196
Α>µ 1

Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

Α>µ 1

Page 2: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

ARDIAN-CHRISTIAN

KYÇYKU

SY (roman)

Sqarim: “... dhe pó atje (në Eden) banojnë shtatë klasat e të drejtëve. [...] Në klasën e katërt janë ata mbi të cilët zbriti reja për t’i mbuluar. [...] Nuk dihet me saktësi për cilët është fjala këtu. Ndofta janë njerëzit që Zoti i zgjodhi, qoftë gjatë jetës, qoftë kur vdiqën, duke i mbështjellë me një ré lavdie. Kur Moisiu u ngjit në Malin Sinai për të marrë Tora-n, Zoti e mbrojti nga zilia e engjëjve, duke ndehur mbi të një re”.

A.Cohen Talmudi

E qeshura e mbledhur (dhe pjesërisht e shpëtuar) në faqet e mëposhtme mbetet dëshmia më e plotë se ata që përmenden këtu dhe ata që s’përmenden askund nuk janë vëllezër binjakë. Ngjashmëritë mes tyre nuk janë krejt të rastit, por nuk kanë, për fat të keq, as ndonjë ndikim të pazakontë mbi forcën e gjërave.

Autori

2

Page 3: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

ARDIAN-CHRISTIAN KYÇYKU Sy Librarium Haemus Botim i ri elektronik ISBN: 978-606-8093-72-7 Copyright: Autori Ballina: Küdesign, sipas A.-Ch. Kyçyku, „Teama de cristal”, 2002 Bukuresht 2015

3

Page 4: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

Zbriti pastaj mbi liqen një ré e ndritshme dhe e pambuktë, që s’dihej nga u ngjiz, dhe malet përreth u dukën dy herë më të zinj. Reja nuk qëndroi gjatë mbi ujra, nuk u pá nga të gjithë. Ata që patën fatin ta shihnin, pandehën se vetë shpirti i dëborërave mijëvjeçare, i zvjerdhur nga bëmat e vdekatarëve dhe nga pafuqia e ngjyrave për të mbetur përjetësisht parajsore, u shndërrua në re, u fanit kalimthi mbi ujra, ndofta sa për të lajmuar dhembshurisht ikjen, dhe u tret. Një grimë kohe para tretjes, buisi mbi qytet një aromë e përzjerë dhe mahnitëse virgjëreshash, shelgjesh, kallamish-tesh, butesh vere dhe gurësh zjarri, që latohen nën ujra. Vezullimet e resë u ndehën anembanë. Një pjesë e tyre, tashmë në trajtë rrezesh jashtëtokësore, përshkuan ujrat gjer në fund. Brendësia e ujrave u tjetërsua. Peshqit u dukën të gjithë njëlloj, shumëngjyrësh. Disa syresh, pak më të uritur a thjesht të frymëzuar nga ajo brofje ngjyrash nënujore, nuk vonuan të kërcenin drejt resë, me gojëzat hapur, me shpresën se mund t'i shkulnin ndonjë copëzë. Nuk dihet ç’pandehnin se është. Kurse peshqit e tjerë, të rëndomtët, përfshi ata pak amurë të zinj që i patën bërë bisht ndëshkimit të koranëve, vallëzuan çmendurisht mes barishteve e shkëmbinjve, duke ëndërruar a duke u lutur të mbeteshin ashtu. Pamja mund të të magjepste edhe po ta shihje me sy prej qelqi. Nuk kisha veçse një sy prej qelqi: të majtin. Syrin e zemrës. Nuk njihen sa duhet të mirat që sjellin vdekjet e dhunshme. Të lashtët njihnin plot nëntëqind e tre lloje vdekjesh. Jo të gjitha ishin të dhunshme. Më e lehta i ngjante shkuljes së shpirtit nga trupi njëlloj si në çastet kur dora nxjerr një fije floku nga qumështi. Më e rënda të kujtonte nxjerrjen e një gjembi nga një turrë leshi dhensh. Vdekja në ujë, para se të ndodhte, llahtariste, mirpo thuhej se qënkej më e këndshmja. Po ta dinin njerëzit sa të mira sjell një vdekje e dhunshme, mbase do të ishin lutur që të mos jepnin shpirt si zakonisht,

4

Page 5: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

por në kushte sa më kafshërore. Historia do të ish këqyrur krejt ndryshe, pa drithma, si me një sy prej qelqi. Do t'i kish ngjasuar, besoj, një dyndjeje dhembshurie të perëndishme, pavarësisht nga mënyrat shpesh lebetitëse të shprehjes. Është si të shquash puthjen hyjnore që struket brenda plumbit, gurit, majës së thikës, përgjatë litarit, apo në shtrëngesën vdekjeprurëse të ujit, zjarrit etj. Kjo e përjashton vetiu vetëvrasjen, sepse ata që e nuhatin mbarësinë e një vdekjeje të dhunshme, asnjëherë nuk synojnë të ikin nga jeta pa leje. Dikur bëja pjesë mes atyre që pandehin se bota mbaron aty ku fiket fuqia e vështrimit. E do të isha fikur ashtu, në hije të historisë, sikur të mos më qe ngritur mendja të arratisesha, ta merrja liqenin me not, e sikur helikat e asaj motobarkës a jahtit të mos m'i kishin bërë rropullitë fërtele gjatë asaj mesnate të paharruar shtatori. Dhembjet më zgjuan tjetërkund dhe zbulova i çmeritur se gjuha ime qe pasuruar ndjeshëm. Më kish mbirë, a mbase më qe rritur, një tjetër gjuhë. Në qiellzë e në qënie. Një gjuhë, e cila me siguri do të më kish sjellë në të kaluarën një krejt tjetër fat, më pak të mefshtë e çakërr. Fjalia e parë që thashë nuk lidhej as me Partinë, as me Enverin, as me demokracinë, madje as me nënën. Ishte pakashumë fjalia e të gjithë atyre që kishin fatin të zgjoheshin tjetërkund. I pata hapur sytë si për brenda, jo për jashtë. Asnjëherë vështrimi nuk më qe dukur aq i rremë dhe i pafuqishëm. Rrallëherë pikëpyetja dhe pikëçuditësja nuk mund të jenë aq të gërshetuara mesveti, duke ngjizur një shenjë pikësimi ende të pashpikur. Prandaj fjalia: - O, Perëndi... mbyllej me një rresht pikash. Kush mund ta maste gjatësinë e atij rreshti?! Ishte pó shtator: një thëllim i beftë i pat qethur brenda një ore të gjitha pemët e qytetit, duke lënë mes degësh vetëm hurmat. Ngjasonin me ca diej të plakur nga malli. Qyteti u gdhi jo aq nën këtë ngutje vegimtare vjeshte, se sa nën një lajm që ngulmonte t'i mjegullonte kokat më gjatë se tri ditënetë,

5

Page 6: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

ndonëse këtu legjendat s’e kishin të gjatë: zitë e mrekullitë zgjasnin sa një e shtënë, sa një ëndërr. Njëra nga varkat e peshkimit qe kapur në breg nga rojet e kufirit. Të tre peshkatarëve u mungonin kokat. Një dorë mjeshtërore, pandehën qytetarët, - duke trashur hije mosbesimi rreth magjistricave, xherahëve, doktorëve e falltarëve, - ua pat prerë kokat gjatë peshkimit. Varka pat marrë verbtazi përgjatë vijës kufitare, duke bërë zigzage mes ujrave tona dhe atyre maqedonase, dhe të dyja palët e rojeve, me tri orë ndarje e zbrazëti në mes, ishin turrur t'i bënin shoshë me plumba. Përjashtohej mundësia që tre peshkatarët të ishin dehur. Shishet që merrnin me vete kontrolloheshin gjer edhe një minutë para se të niseshin për peshk. Nga ana tjetër, siç doli më vonë, të tre peshkatarët kishin lidhje të forta me Sigurimin e Shtetit dhe as që shtrohej çështja të kishin bërë ndonjë marrëzi. Në të gdhirë, pasi erërat e shtynë varkën drejt bregut tonë, plot katërmbëdhjetë ushtarë e oficerë kishin zënë pritë që t'i kapnin e t'i ndëshkonin sipas të gjitha rregullave. Ushtarët ishin të gjithë mahmurë, me sytë si sy peshqsh. Qenë dehur në gostinë e një nate më parë, me rastin e lirimit të pesë prej bashkëvuajtësve, dhe siduket fasulet nuk para u bënin dot ballë rakive të lira e të fisnikëruara me ujë e sheqer. Marrakëmbthi, duke bërbëlitur kabá gjysmë të dënueshme nizamësh, e kishin mbajtur frymën, - për të mos thënë avujt e rakisë, - në restorantin “Familjari”, ku njëra nga shumë dasmat e atyre kohërave e bënte jetën (përkohësisht) më pak kafshërore. Në orën 5.45 varka iu avit majës së Urës Ushtarake. Rastisa atypari dhe, i drithëruar, iu bërtita ushtarëve që po mateshin t'i bënin shoshë me kallashnikovë: "Mosni, djema, se janë të vdekur! Mos i qëlloni, se s'kanë koka!" Mirpo s’ta ve njeri veshin kur e ka mbledhur trurin të vrasë kënd. Oficeri dha urdhërin e stërnjohur: "Zjarr!".

6

Page 7: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

Pesë breshëri u vërsulën të nxehnin sadopak me zjarr trupat tashmë të ftohur të peshkatarëve. Vetëm pasi u shti mirë, oficerit iu kujtua të ngrinte dylbitë. Pasi vuri dylbitë, iu desh t'i hiqte, të fërkonte sytë, t’u fshinte qelqin, të pështynte i çmeritur dhe të thoshte: - T'ëmën e s'ëmës: s'paskan koka... Doli se vetëm dy plumba kishin qëlluar në shenjë. Kjo dëshmonte se edhe tashmë të vdekurit kishin një zot që i mbronte nga përdhosja e kurmeve. Tre peshkatarët ishin ngurosur. Gjaku u qe mpiksur rreth fyteve në trajtë gjerdanësh që duhet të mbajnë medalje trimërie. Dy nga peshkatarët kishin ngrirë më këmbë, me ish-kokat kthyer në drejtime të kundërt, kurse i treti kish ngrirë ulur. Në njërën dorë shtrëngonte lopatën a majtë, kurse në tjetrën: një kokërr qepe të ngrënë përgjysmë. Siduket u pat dhënë lopatave ngeshëm, duke mbllaçitur darkën me bukë, djathë e qepë. Ishte nga të rrallët raste, kur nuk hanin peshk, ndonëse peshku duhej t’u kish ardhur në majë të hundës. I kënaqur, por edhe i habitur që asnjë sgalem i urtuar, asnjë zog grabitqar, apo thjesht i gënjyer nuk i përndiqte kufomat, oficeri, - që kishte ndaj zogjve në përgjithësi një mllef të lindur, - dha urdhër të kontrolloheshin peshqit. Dukej sheshit se zogjtë nuk i shquanin kokat e prera. Para se të kontrolloheshin peshqit dhe gjallesat e tjera, u shqyrtuan shishet, se mos ndonjë i pahajër kish taposur në ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe të parrezikshme. Pastaj u numuruan dhe u shqyrtuan peshqit. Me thika ushtrie, një për një, plot pesë mijë e ca peshq të sojeve të ndryshme: koranë, amurë ende të pajavitur, trofta, një krap vigan, pllashica, skobuzë, çavrokë, tetëmbëdhjetë karavidhe, mërena. Të gjithë me radhë, pa ngut, se paskësh qenë një nga gjuetitë më të mbara të atij viti. Oficeri nuk para ua kishte besën këtyre birbove që ishin tanët, mirpo që, megjithatë, jetonin më shumë në ujë, se në tokë.

7

Page 8: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

Barqet e peshqve nuk përmbanin ndonjë gjë të rrezikshme. Përjashto një kutërbim nga ata që u nxitin të vjellën edhe të vdekurve. Një erë që ish në gjendje të prishte sahatët e të të bindte se pjesa tjetër e kësaj jete a mbase gjer edhe ferri kundërmonin era ajazmë. - Pthu! - u përvoll oficeri. Kjo erë do t’i ketë marrë më qafë... Nuk u gjend ndonjë bashkëqytetar, madje as ndonjë nga ata që i qenë blatuar muzës së bejteve të ndaluara, që t'i krahasonte tre të pakokët me shtatoret e pavetëdijes së këtyre trevave. Pyesja veten se si mund të të zinte malli për një jetë të tillë?! Trupat e peshkatarëve u mbështollën me batanije të gërdhira ushtarësh dhe u çuan fshehtas në spitalin e qytetit. Sapo qe gdhirë. Për çudi, ndonëse të bërë dru nga vdekja e beftë dhe nga bryma e mëngjesit, trupat nuk ishin rënduar tri a katërfish, siç u ndodh kufomave në përgjithësi. Vallë kjo dëshmonte se gjithë lehtësinë e natyrshme trupave ua fal prania e shpirtit?! Mjeku i rojes, si zakonisht në këtë vakt, ishte xurxull. Dukej sikur pat marrë hua kalimthi, gjer në kthimin me këmbë në tokë, dy kokërdhokë delesh. Aq fort të dëshpëronte vështrimi i tij tashmë pa bosht. Oficerit ende nuk i qe shqitur gjuhe ajo shija prej plehu e dehjes së dasmës, dhe doktori i dukej dy herë më i përbuzshëm. Mirpo doktori kishte zinë e fatit të vet, si me thënë. E duronte qysh prej njëzet vjetësh tiraninë e hapësirës ku qe zgjedhur a mallkuar të shërbente. Në të majtë gjendej salla e të pashpresëve. Në të djathtë: salla e të vajturve. Kurse mes tyre, një hap larg tryezës së punës, ndehej shtrati i bujtësve. Ishte vetëm një shtrat. Për këtë arsye, njërin nga peshkatarët e shtruan mes të pashpresëve, tjetrin - mes të vajturve, kurse të tretin, - që nuk ishte as më i gjallë e as më i vdekur se dy të tjerët, - e vendosën në shtratin e vetëm të dhomës. - Hape! - e urdhëroi oficeri.

8

Page 9: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

- Kë? - pyeti doktori, duke pandehur se bëhej fjalë për dollapin ku fshihte damixhanen e rakisë lehonë. - Tradhtarin, kë?! - iu hakërrye oficeri. Hape sa hap e mbyll sytë, që të marrim vesh si rrinë punët. Përndryshe, do të të dalë pija në qeli. Gërdallë! Gërdalla humbi disa minuta për t’ia gjetur anën tradhtarit që duhej hapur. Tek i zbërthente kopsat e pantallonave dhe të gozhupit që kutërbonte era përç, thërriste me zë të zvargur e në rrokje njëfarë "Xha-biri", që nuk kthente përgjigje. Xhabiri ishte ndihmësi i autopsive dhe e kish pranuar kaherë emrin e ri: Xha Biri. Ishte bërë edhe ai furtunë, një kat më poshtë, duke qarë me shtatë palë lotë e duke ngjëruar tri palë raki me gjysmën e epërme të një minatori fatzi, mëdyshur mizorisht nga një minë. Mos ik, aman, i përgjërohej minatori, se kur kam tjetër njeri afër, nuk më mungon asnjë krah... Doktori dhe Xha Biri u dukën tri herë më të dehur, ngaqë peshkatarët ishin tashmë tri herë më esëll. - Do shpikur një fjalë e re, - qeshte Doktori nëpër dhëmbë. Të mos themi më: Vdiq, Ndërroi jetë e ku-e-di-unë, po: I doli pija, U bë esëll... Ata lanetër ishin aq esëll, sa nuk i priste bisturia. Doktori u ngut të shtronte një pyetje nga ato që mbushin burgje. - Ç'kuptim ka t'u hapim barkun, - tha, - kur në trup s'kanë asnjë plagë?! Tjetër muhabet do të qe po të kishim në dispozicion kokat... Oficeri iu qep nga pas me mllefin e një hiene dhe desh ia gëlltiti veshin e dehur. Mor qelbësirë, i shfreu zëulët. Po t'i kishim kokat, nuk merreshim me ju. Ngaqë s'kemi kokat, ju duhet t’u nxirrni të dhëna nga barqet. Ha shqip, apo jo? Doktori hante shqip, mirpo hante tashmë një shqipe mjaft të koklavitur e plot metafora me përshkënditje fetare. Oficerit i qe bymyer gjaku dhe avujt e mbramë të rakisë në kokë. Pas dafrungës me ushtarët dhe dasmës, kish ndenjur këmbëkryq në kuzhinë, rrethuar nga dosjet e fshehta, dhe kish rilexuar dromca kujtimesh të rinisë së hershme, shkruar gjatë

9

Page 10: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

epokës së ndëshkimit në Sazan. Telefoni i zëvendësit të vet, Jaho Myneverit, i pat ushtuar timpanësh me bujën e një gjyleje. Nga ajo plasje, majë kokës, në lug të kurorës së martesës, i kish hipur një e krruajtur e tmerrshme. Gati kish rrëmbyer thikën, thepin e kobures, apo ndonjë pirun, që të platitej. Mirpo e krruara nuk shqitej. Do të ishte fjala për ndonjë morr të marrosur, morr ushtrie, ose për ndonjë damblla që paralajmëronte mbërritjen me të krruara. I qenë marrë mendtë, i qenë errur sytë, dhe s’dihej pse qe bindur që, në mes të kurorës po i çelte një syth. Një syth vështrimi, syri. Do të bëhej me tre sy. Me syrin e tretë, me atë çapkën të paftuar, do të shquante qënie e ngjarje që zor t’i gëlltiste vdekatari i rëndomtë. Zilja e Jaho Myneverit mezi e kish nxjerrë nga pellgu i përfytyrimeve. Sythi ia përshfaqi ndryshe të shkuarën. Po, po: nusja e asaj nate e kish pasur fajin! Ajo nuse e mbështjellë me mjegull, erëmirë, me ato buzëqeshje të muzgëta që premtonin ëndje të ndaluara. Rrëfenjat nga Sazani i qenë dukur të pashëndetshme, ndonëse atykëtu mund të peshkoje edhe ndonjë perlë poetike. Qenë shkruar nën zjarrminë e mallit dhe dashurisë me yllin e atyre kohërave, Melihanë, e cila tani gërrhiste në dhomë të gjumit dhe ngjante tmerrësisht me një dosë, apo me një derrkuckë shpirtkatran. Nganjëherë, oficerit i dukej se, falë atij shpirti, - që duket e pat shtënë në kthetër njëheresh me angushtitë e menopauzës, - ish-Meli, ajo që dikur ua bënte gjakun ujë e ujin shurrë djelmoshave e thinjoshëve të kryeqytetit, mbante era zift. Dhe e kishte hak plotësisht pjesëzën ha të emrit, se, veç mëlçive të stërmunduara të bashkëjetesës, po i hante edhe shpirtin. Punë muti, shoku Themi, pat thënë Jaho Myneveri. Ishte ora kur Melihaja ngrihej ushtarakisht nga shtrati, përshkonte symbyllur korridorin, hapte frigoriferin, kapte me një dorë prej rrëqebulli një gjoks pule të gatuar me përkushtim qysh në drekë, dhe e bënte pluhur pa i hapur sytë. Ishte një vakt të cilin nuk e shmangte dot as e vdekur. Mos ha si e babëzitur, i hakërrehej ai jo rrallë, se do të të ngrenë minjtë folé në plënc. Por ajo s’donte t’ia dinte.

10

Page 11: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

Lajmi për peshkatarët që sikur po ktheheshin në breg pa koka, nuk e kish rrënqethur. I qe bërë shollë tashmë lëkura e zemrës. Qe ngritur nga rrëfenjat e rinisë i pështirosur, duke i dhënë sërish të drejtë Teto Artës, që i lexonte filxhanin çdo mëngjes. Një ditë më parë, plaka i kish kumtuar se i qe fanepsur një qen lebetitës, me kokën sa një saç, ja: zinte tërë filxhanin dhe na shikonte me ca sy prej maçoku. Ishte hera e parë që i bujtte në filxhan një qen i atillë. E kish shquar edhe vetë, mpiksur në llum, gati për të lehur a shqyer. Lere, Teto Artë, se do t’ia bëjmë vaksinën, kish qeshur. Ndofta, në gjuhën e filxhanëve, një qen i atillë maskonte neverinë ndaj dashurive të përdhosura nga bashkëjetesa e stërgjatë, shoqëruar me hije peshkatarësh që kthehen në breg pa koka. Kish nuhatur se gjërat, në një mëngjes të atillë, mund të merrnin rrokullimën. Për hiçmosgjë. Ashtu thjesht: nga neveria. I kish ardhur disa herë për të vjellë; ngjarjet dukej sikur rridhnin jo në të vërtetë, por në kokën e ndonjë katragjyshi. - Nuk... nuk hapen, - rënkoi Doktori. Kish zbardhur. - Vetëm dera e varrit s'hapet, - ia preu oficeri. - Po shikoji vetë, shoku Themistokli, - vijoi Doktori. U është bërë lëkura si lëvozhgë rrapi. S'ka burrë nëne ta presë... - Burrë nëne ndofta s'ka, - tha shoku Themistokli. Po ka sëpatë, hanxhar, sqepar. Në barqet e tradhtarëve nuk u gjet ndonjë gjë për t'u shënuar. Në fakt, as që pritej të gjendej ndonjë xhevahir, ndonëse ata të tre peshkonin qysh të vegjël e s'përjashtohej mundësia që, duke marrë shembullin e peshqve, të kishin fshehur në stomak ndonjë gur të vyer a kushedi ç'monedhë nga të anijeve të lashta që duhej të ishin fundosur në liqen. Ose mund të kishin kapur vetë Peshkun e Artë1.

1 Kjo mundësi, - gjykuar nga përsiatjet e mëvonshme të shokut Themi, - duhej përjashtuar, se ishte e pagëlltitshme që dëshira e të treve, ose qoftë edhe e njërit syresh, të kish qenë prerja dhe zhdukja e kokave.

11

Page 12: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

Njëri nga ushtarët që ruante pavionin, erdhi e njoftoi se dy burra ngulmonin të hynin. Shoku Themistokli pandehu se kish mbërritur mjeku i posaçëm nga kryeqyteti. Doli vetë tek dera dhe i erdhi ta shkundte Haki Ujerën për cullufesh. Si gjithmonë, duke u djegur vullnetarisht në altarin e internacionalizmit proletar, pa e zbuluar burimin nga i vinin lajmet, ngatërrestari poetuc Haki Ujera kish vajtur turravrap në shtëpinë e Misto Fotografit, e kish tmerruar me ca trokama prej xhebrahili, e kish ngutur të rrëmbente aparatin e të shkonin vetëtimë në spital, se nuk u dashkej humbur një pamje vërtet e rrallë, epike. Xha Mistoja përhihej para derës i veshur me po atë kostum dhëndërie, i ligur, ujë në djersë nga monopati i thiktë që çonte në ngrehinën e spitalit, me xhaketën e zbërdhylur të pizhamave në vend të këmishës. - Jo, jo, - tha shoku Themistokli me të butë. Na fal, shoku Misto, që ky pyzevengu ju shqetësoi. Haki Ujerës iu bë fytyra lulëkuqe. Puçrrat e dashurisë, - që nuk iu ndanë tërë jetën, - përngjanë me ca sy peshqsh të tërbuar. Kish një shprehje të paharrueshme saherë detyrohej ta gëlltiste poshtërimin me buzëqeshje. Gurmazi i mufatej me shpejtësi; bullçitë dhe nofulla e poshtme i ndeheshin përpara, në një ngrefosje foshnjarake e musoliniane, dhe bindeshe se rrënjët e gjuhës nguteshin t’i bllokonin fytin. Nganjëherë të dukej se do të shtinte me atë kokë, do të villte furishëm ciflat e ndonjë predhe. - Janë ca gjëra që s’kemi pse t’i fotografojmë, - vijoi shoku Themistokli. Janë gjëra që vetëm duhen mbajtur mend. Misto Fotografi nuk u fye. Përshëndeti plot hijeshi, si në kohë të mbretit, dhe mori udhën teposhtë drejt shtëpisë. Thuhej se kishte një arkiv përrallor me fotografi, një nga më të pasurit në Evropë. Dijetari Afrim Katrahura, shpikës e zhbirues i pazakontë vegimesh i atyre trevave e kohërave, besonte se, po të ndodhte, Zot na ruaj, që qyteti të zhdukej ndonjëherë nga faqja e dheut, renditja e pozave të Misto Fotografit sipas një mënyrë treçerek hyjnore, do të ishte në gjendje të rikrijonte javë për javë, të paktën për sytë e breznive që vinin, jetën e

12

Page 13: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

këtij qyteti, qysh nga çasti kur Mistoja qe kthyer nga Evropa (nga e Padukshmja) në qytet me atë kutizë mrekullibërëse varur supit, që të zëvendësonte mbiemrin e vet me emrin e zanatit. Gjendeshin në arkiv fytyrat e të gjitha foshnjave që kishin ardhur në jetë para e pas ndërtimit të maternitetit, fytyrat e të gjithë njerëzve që ishin varrosur aty, veshur shik, shtrirë paqshëm në qivur, deri në fund të viteve ’60, kur fotografimi i të vdekurve u ndalua në heshtje, por rreptësisht. Mund të gjeje në arkiv gjer edhe fotografi nga jeta e fisit Morti, fytyra udhëtarësh, hafijesh, vrasësish me porosi, të huaj të të gjitha racave, ngjyrave, gjuhëve e feve, albanologë e etnologë, gjuetarë thesaresh e bytharë, gjer edhe kafshë shtëpiake, përfshi tre qenushkat e vdekura të Lasgush Poradecit, shkëmbinj, gurë, pemë të çuditshme, tempuj, varre të lashtë, vende të shenjtë, gjer edhe shtjella të dyshimta dritash, ré vegimtare, pikla shkëlqimtare, trajta flatrash engjëllore, që ishin shfaqur heraherës mbi liqen, nëpër tubimet e ndryshme njerëzore, ende të pashpjeguara nga askush. Javë për javë, theksonte Afrim Katrahura, sepse ishte patologjikisht kundër copëzimit të sahatit në orë, minuta e sidomos sekonda - shkas vendimtar i rrënimit të ngadaltë, por të pashmangshëm, të njerëzisë. Shoku Themistokli i hodhi Haki Ujerës një vështrim nëpërkëmbës, që do të kish mllefosur edhe langoin e brejtur nga zgjebja. - Thyej qafën, - ia preu. Dhe hap sytë se mos të shuhen thëngjijtë. - Cilët thëngjij, shoku Themi? - u kruspullos Haki Ujera. - Ata të mangallit ku digjesh për njerëzimin! Haki Ujera u largua me bisht ndër shalë. Nuk e vriste fort mendjen për sharjet e komandantit, se me to ish rregjur tashmë. I dhimbte shpirti, gjuha, vetëm që i ndalohej ta përhapte më tej lajmin për atë ngjarje. Aty nga ora njëmbëdhjetë, mbërriti më në fund edhe një mjek me grada të fshehta nga kryeqyteti. Pasi shqyrtoi më nge të përbrendshmet e atyre që ndodheshin tashmë jashtë, arriti në

13

Page 14: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

përfundimin se Doktori dhe Xhabiri nuk kishin gënjyer. Vdekja e peshkatarëve ishte shkaktuar nga prerja e kokave, në kushte ende të paqarta. Nuk para mbetej kohë që enigma të shoshitej. Qivuret e metaltë të morgut nuk mund të mbaheshin zënë gjersa të merrej vesh e vërteta. Ishte më e udhës që trupat fillimisht të varroseshin. Pastaj shihnim e bënim. Përgjegjësia e varrosjes ndahej barabar, vllazërisht. Pas ikjes së mjekut, shokut Themistokli i shkëndijuan sytë. Nuk ishte ndonjë humbameno dhe as që kish ëndërruar ta humbte kokën falë kokave të humbura të tre peshkatarëve, qofshin edhe peshkatarë nga ata që kapin njerëz. Ai kish përcjellë në botën tjetër edhe koka më të rënda, të cilave dikur u puthte këmbët. E pat nuhatur me të parën se fati po e vinte në sprovë. Në një nga sprovat më të mbrapshta. Më të mbrapshta edhe se sprovat e shtratit pas një moshe të caktuar. Ishte një mallkim i kulluar të të vdiste kush në zonë në këtë farë feje. Më mirë të kishte vrarë veten, të qe mbytur me gur lidhur pas qafe, të qe bërë shoshë me plumba në kufi, sesa të mardhte një qytet të tërë duke dalë në breg pa kokë. Kokat ishin të numuruara gjer në fijen e fundit të flokut. - Hm, - tha si me vete shoku Themistokli. E morëm vesh. Tashti silljuani kokat! Qelia e doktorit u zbraz në grimë të grimës. I pakoku që dergjej mbi shtrat sikur nënqeshi. Mbase kish ëndërruar në të gjallë të mbante apo të ikte nga kjo botë me kokën e tjetërkujt mbi supe. - Po, po, - tha shoku Themistokli. Gjejani secilit kokën që i takon. Përndryshe: fap, iu ik koka! Kurse doktorit kish nisur t’i rritej me shpejtësinë dhe mbrothtësinë e sinapit nofka Doktori i Kokave. Kokat duheshin gjetur atje ku qenë humbur: në sallën e të vajturve. Koha nuk priste, se katër të vajturit që kishin bujtur në sallë mund të nisnin të prisheshin dhe ishte e natyrshme që

14

Page 15: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

mezi të prisnin të kalleshin në varr. Gropat i kishin gati ç'prej tri ditësh. Pritej vetëm të paraqitej ndonjë i afërm që t'i njihte. Xhabiri vajti të merrte në krahë të vajturin e parë dhe u shtang. Pija, në vend t'i dilte me shpejtësinë e një kollitjeje, gati e la pa frymë. I vajturi përskaj derës rënkonte. Një shqipërues i mprehtë, pasi të sitte mirë grahmat, do të kish nxjerrë fjalitë: - O, nëna ime... U robtove një jetë të tërë... As një varr për të qënë s'të dhanë... Ky shkërdhatë nuk paskësh cofur. Sekush e pat lënë dergjur në të gdhirë, te pragu i morgut, kur Doktori i Kokave dhe Xhabiri përkryenin gjakun e kapitur me raki, dhe qe llogaritur i vajtur. Ushtarët kyçën dyert e katit dhe morën sërish qëndrim gatitu. Shoku Themistokli vajti vetë në sallën e të vajturve dhe shqyrtoi çështjen. I vajturi i rremë (ose: i shtirë) nuk qe ndonjë lapangjoz. Ishte gurëthyesi Koço Puthja. Po u avitej të dyzetave, qe martuar e ndarë tri herë, shkurt, dhe në këta dhjetë vjet e ca as Perëndia nuk e kish takuar ndonjëherë esëll e pa varé në dorë. Edhe një natë më parë ishte bërë thumb te klubi i pagëzuar "Bunkeri" bashkë me dy vëllamë rakie, pastaj qe fanepsur si lugat gazmor në dasmën e Verës me Agimin e Zukut të Vdekjeve, në lokalin “Familjari”. Me të dalë nga dasma, qe turrur vagëllimthi drejt varrezës, që të vajtonte të ëmën, të ndjerën Vanthie. Nga dehja e nga kushedi ç’vegime tërë avuj, qe orvatur sërish të vriste veten, duke prerë venat. Fat që, në vend të gjakut, rrugës për spital, i kish rrjedhur jashtë vetëm ponçi e konjaku. Sa pa i vdekur e ëma, Koço Puthja njihej si Koçua i Vanthies. Mirpo Vanthia dha shpirt nga hidhërimi, dhe Koçua mbeti vetëm Koço, i bindur se qyteti ia kish prerë emrin e nënës nga mbiemri për shkak të hidhërimeve që ai i pat shkaktuar mbiemrit të vet. E vajtonte çdo natë, i shkalafitur nga pamjet shajnitëse të fëminisë e nga helmi i fjalëve të vrazhda që i pat thënë së ëmës. E vajtonte njëlloj sikur ajo sapo të kish vdekur. Ose: e ëma i vdiste përnatë. Mbase kështu ndodh: pasi vdes, nëna vdes përditë.

15

Page 16: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

- Hë, mor dordolec, - e mikloi shoku Themistokli. Kishe bërë plan të plakeshe pa kokë?! Koço Puthja qe lindur mendjendritur. Kish një dhunti të rrallë për të kaptuar kufirin mes dehjes dhe të qënit esëll. Fliste një nga shqipet më të hijshme, më befasuese të qytetit, dhe i përtypte me burrëri e pa mbetje pezmi të gjitha shakatë e farmakosura. - Kam vendosur të ankohem më lart, - qeshi Koço Puthja. E hoqën zvarrë mes korridorit, hapën derën e katit, e lëshuan te pragu i shkallëve, mbyllën derën e katit. Ushtari mori qëndrim gatitu. - Herë tjetër, më mirë pri gurmazin, - i tha shoku Themistokli. Ndofta na hyn në punë jot kokë... Nuk kaluan më shumë se dhjetë dekika dhe Koço Puthja u përhi tek pragu i "Bunkerit" për t'u dhënë një mësim të mirë rropullive, që desh e kishin lënë pa vena e pa kokë. Azganët e pagjumë, stërnipër të vigjilencës, siç i quante, dhe me të cilët mbyste hallet në raki, e prisnin gatitu rreth tryezës. Dinte vetëm që gati kish humbur kokën, por të vërtetën do ta merrte vesh nja dhjetë vjet më vonë, nga goja e tashmë zotit Themistokli. - Oburra, trima! - qeshi. T'i mbytim hallet në ponç, megjithëse sikur kanë mësuar not! Afërmendsh, qivuret e tre peshkatarëve nuk u hapën. Tre të vajturit që dhuruan kokat nga bota tjetër u dërguan pa temenara në kryeqytet, që të shqyrtoheshin mbareprapë prej studentëve të mjekësisë. Tkurrja e gjymtyrëve dhe teshat e zbërdhylura dëshmonin se ata bënin pjesë në ushtrinë e kundërshtarëve të regjimit. Vetëm armiqtë i mbante shtrënguar makthi edhe në botën tjetër. - O, Parti! - kish ulërirë pa zë shoku Themistokli, me fytyrën e ndritur si në prani të Perëndisë. O, Parti, shyqyr që ishin tre e jo më pak, se kushedi kë do kishim lënë pa kokë!

16

Page 17: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

Varrimi i peshkatarëve u zhvillua në heshtje, pa fjalime lamtumire, pa siklete. Varreza dukej prej tjetër planeti. Kryqet dhe gjysmëhënat e varreve të hershëm qenë brejtur, ose gërvishtur. Muranave u mungonin copëza mermeri, numura, gërma. Ndërtesa e Drejtorisë së Shërbimeve Mortnore ngrihej në qendër të fushës, larg gështenjave që ndanin të shumtët nga shtëpitë e para të qytetit, dhe kish filluar të ngjante aq fort me muranat pa trajtë të asaj kohe, saqë varret dukeshin si fëmijë të gjymtë, binjakë, të Drejtorisë. Përveç Agimit të Zukut të Vdekjeve dhe drejtorit, - emri: Ymer, zeja: ish-atentator me nam, shëndeti: gjysmë i ngrirë, se duhej të qe pshurrur në vend të lig, sipas qytetarëve, - në varrezë punonin edhe dy pastruese, një lulishtar dhe një roje. Të afërmit e peshkatarëve ishin bërë kallkan, jo aq nga thëllimi që frynte mes muranave, se sa nga makthi. Nuk dinin ende nëse të ndjerët kishin qenë tradhtarë të fëlliqur, apo dëshmorë. S'kishin qenë as tradhtarë, as dëshmorë, po vetëm të rënë. Të rënë jo në krye të detyrës, por thjesht të rënë. Ishin të parët thjesht të rënë që varroseshin në qytet qysh nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore. - Qajini, sigurisht, - dha leje Sekretari i Parë i Rrethit, shoku Bexhet. S'ka ndonjë gjë të keqe... Dhe hoqi shapkën legjendare të ish-luftëtarit për liri e nisi t’u shkundte zbokthin vetullave të paqethura. Kurse të afërmve u erdhi gjaku në vena e lotët nën qepalla, dhe u përmbysën mbi qivure t'i qanin, se s'kish ndonjë gjë të keqe. Veç tri kokave, ajo ditënatë i solli shokut Themistokli edhe një ankth nga ata që mezi mund të ngucen në një kokë të vetme. Shejtani dhe një kurreshtje pothuajse erotike, e shtynë të thërriste në zyrë, me urdhër të posaçëm, aty nga ora dhjetë e mbrëmjes, mendjelartin Afrim Katrahura.

17

Page 18: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

- Shko më sill urgjent Katrahurën! - tha. Po s’e gjete te Klubi i Shahut, e ke në kinema. E gjen kollaj, se tërë kohën kërcet gishtat, ose ve baste me dërdëllashët që i le treni... Urdhëri u nis pas Katrahurës. Ky nuk e kishte mbiemrin Katrahura. Nofka ia pat gërditur mbiemrin e vërtetë në vjeshtën e vitit 1969, pasi qe nisur të ngjizte tashmë të famshmen Folezë të Shpirtit. Me ndihmën e një vegimi shajnitës, dhuruar nga qiejt në një gjuhë kryekëput liturgjike, siç thosh, i prirë nga një kasnec yjor, me të cilin ishte miqësuar, në bashkëpunim të ngushtë me shtatë pasqyra trashësish të ndryshme dhe një kodre çikërrimash që, në pamje të parë, dukeshin krejt të braktisura nga shpirti e kuptimi, Afrim Katrahura pat vënë në prizë shpikjen, apo, më saktë: zbulimin e vet zulmëmadh, duke iu afruar si ndonjë rrufé trikokëshe, njëherazi, tri majave të atyre që shihen, s'shihen e as që mund të përfytyrohen. Pra: hedhjes në erë të mëhallës, vetëmohimit të skajshëm në emër të progresit, dhe arratisjes në një përmasë tjetër (njëfarë udhëtimi në kohë). Foleza e Shpirtit, po t’ia kish dalë mbanë, - por, ah, fati i mbrapshtë e kish në gjak të hapte telashe! - do ta kish aftësuar njerëzimin të shihte burimin e kohërave, pjesë të rëndësishme ngjarjesh historike e shpirtërore, fate vetjakë; qënia njerëzore do të bëhej më pak vdekatare, ose thjesht më jetëgjatë, më jetëplotë, më syhapur, duke shquar qoftë edhe një javë përpara ngjarjet që i kishin zënë pusí. Veç këtyre, lulëzimi i plotë i vështrimit, shqyrtimi i njëkohshëm i të gjitha përmasave të qënësisë, do të zgjonte brenda secilit gjuhët dhe hieroglifet e lashta, dhe me atë rast, si një mozaik i groposur e i mbajtur peng nga shtresat e ndryshme të dheut e mineraleve, do të ringjallej Historia e Historive të njerëzimit, më e vërteta e mundshme. Gjithsesi, Fati i epërm, ai që ngrihej mbi zëvendësit e vet përjetë grindavecë, pat qenë zemërgjerë, si një bablok i zvjerdhur e buzëqeshës ndaj bëmave të çiliminjve çamarrokë: i pat rrënuar vetëm shtëpinë. Pastaj iu pat shtënë nga pak mjegull mahnitjeje zyrtarëve, duke ia zëvendësuar shokut Afrim çerekshekullin e burgut për tradhti të lartë ndaj

18

Page 19: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

atdheut me një vit në këmishën e forcës në spitalin e njohur të Elbasanit dhe me nofkën Katrahura. Ishte besimtar i madh e nuk u step t'u pohonte haptas miqve të afërt, - të këmishave e vuajtjeve, - se shtimi i kaq nofkave në jetën shqiptare ishte një shprehje e dashurisë së Hyut ndaj nesh. Në këto troje, vetëm Hyut nuk i kishin lidhur ende ndonjë llagap, përjashto rastet kur ndokush, në çaste bajalldish me prejardhje qiellore, e quante në heshtje Xhaxhi, Usta etj, emërtime që, me kalimin e kohës, i përvetësoi Enveri. E pra, duke ditur Hyu sa mëkate të pavullnetshme bënim, na ngjiste nga një nofkë kuptimplote dhe pastrimtare, na mbante mbështjellë me të si me ndonjë gunë të leshtë, si me ndonjë folezë kashte apo si me ndonjë ré të vockël. Kjo ndodhte që të na ruante nga syri i keq, nga gojët e liga dhe me qëllim që, në Gjyqin e Mbramë, të mos jepnim llogari krejt të vetmuar. Qe si me punën e zbuluesve dhe kundërzbuluesve. Kur urdhëri i posaçëm po gurgullonte në gurmazin e të dërguarit të posaçëm të shokut Themi, shoku Katrahura po bënte noçkat e duarve mavi në sallën e errët të kinemasë. Jo rrallë ndjente përdhunshëm se qe lindur vetëm për hir të kinematografisë. Filmat, qofshin edhe kinezë, koreanë, vietnamezë, arabë, të lejuar e të palejuar, ishin ushqimi kryesor, me të cilin ia mbante frymën gjallë Hyu, përveç sekondave, dekikave apo orëve të Vegimit, kur miku i vet, kasneci, i kumtonte ndonjë zbulim a shpikje. I dërguari i posaçëm mezi e shqoi mes turmës së fërgëlluesve që i kishin bërë sytë nëntë para një skene të pavdekshme të filmit "Mamluku". Një grua e varfër, lidhur pas një trau, e ndershme dhe pa pikë fuqie ndaj fatit të zi, si shumica e të ndershmëve të kësaj historie, priste t'i ngulej në sisën e majtë shigjeta e ca pushtuesve barbarë. Afrim Katrahura pat vënë re se qeska me gjak të rremë, e fshehur në sisë, plaste pak para nguljes së shigjetës. Dhe pat vënë bast me nja dy shoferë kamionësh dhe tre fshatarë të pispillosur, të cilët s’e kapërdinin dot të vërtetën se gjaku i gruas ishte i sajuar. Budallallëku i tyre desh e kish ngutur Afrim Katrahurën të

19

Page 20: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

çohej më këmbë mes errësirës së laryshitur të sallës e të ulërinte gjer t’i ngjirej fyti se edhe gjaku i grave të vërteta ishte i sajuar, jo më ai i personazheve. Urdhëri i rodhi në veshë si një helm i ëmbël, që e nxori faqebardhë nga ndërkryerja e mundshme. Nuk ia bëri fjalën dy atdheut. - S’më bëjnë sytë dritë, shoku Katrahurë, - i tha shoku Themistokli në zyrë. Edhe bufi e sheh se po ndodhin gjëra të çuditshme... Çfarë po ndodh, në fakt?! Shoku Katrahura po merrej asokohe në fshehtësi të plotë me hulumtimin e gjërave dhe qënieve që pasqyrojnë, ose që ndërmjetësojnë takimin e diçkaje a të dikujt me vështrimin. Sipas tij, dhurata më e madhe e Hyut, zbulimi më lumnues i vdekatarëve gjatë kësaj epoke të errët, të cilën indianët e quanin me të drejtë Kali Yuga, nuk ishte zjarri, rrota, gjilpëra, varka etj, por Shkëlqesia e Tij Qelqi. Jo qelqi në përgjithësi, por qelqi që mund të përdorej për prodhimin e dylbive dhe të pasqyrave. Jo të dylbive që vinin nga jashtë, gatuar me thelb vështrimesh të huaj ndaj syrit pellazgjik, por të dylbive që ky komb duhej, më në fund, t'i prodhonte vetë. Se mundësitë dhe talentin i kishte. E tek rropatej shoku Katrahura në botën mrekulluese e vrastare të qelqit, herë me hidhërimin e një të verbëri, herë me mllefin e një çakërri e herë të tjera me drithërimat e një qënieje me shtatë palë sy, kish arritur që ato kohë të mos shihte fort mirë nga sytë. - Si është puna, shoku komandant? - pyeti. Hapma zemrën si biri atit... Shoku komandant i qëmtoi dhe i qëroi fillimisht fjalinë. Atdheu kish pasur, kishte dhe do të kishte në jetë të jetëve vetëm një Komandant me k-ë të madhe. - T’u drejtova me k-ë të vogël, shoku komandant. Nejse. Punët nuk ishin fort të kthjellta. Këtu e themi - këtu e lemë, përndryshe: fap, na ik koka! I qënkëshin avitur anës së gjolit sot në të gdhirë tre peshkatarë pa koka. Duró! Ushtarët tanë kishin shtënë me breshëri, mirpo qe zbuluar se të tre peshkatarët ishin pa koka, pra, të vdekur. Të tjerat s'kanë

20

Page 21: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

rëndësi. Nuk të vinte në mendime fakti që ishin pa koka, por mënyra si iu qenë prerë kokat. Mund të vije dorën në zjarr se qenë pjellë pa koka. Betoheshe se nuk u hynte koka në punë për asgjë. - Mos more-e-e! Po, po. Nuk qe parë e dëgjuar gjëkundi një prerje aq e pastër kokash. As greku, as turku me shokë, as xhelati më gjenial nuk dinte të priste ashtu. Si thua ti, mor Katrahurë: ç'të ketë ngjarë?! Shoku Katrahura qe pushtuar nga një katrahurë e vërtetë hamendjesh. Gjersa ky ateist i tërbuar dhe i gjorë po më hapet mua, - do të shkruante atë natë në ditar, - kjo tregon se një tjetër ushtri i ka marrë frenat e betejës në duar!". Besimi gjysmak e fëminor i shokut Themistokli, frika e papërmbajtshme, si ndonjë shkulm përcëllues sperme, e fshehur nën një kurreshtje zyrtaro-ushtarake dhe nën qarjen e halleve gju më gju me popullin (e çmendur, e çuditshëm, shpikës etj) - duheshin vlerësuar lart. Dhe shokut Katrahura nuk ia bënte syri tërr në raste të tilla. Prandaj ia tha copë në sy: - Jemi të rrethuar2, shoku komandant! - Këtë e dinë edhe pulat e ngordhura, - ia preu tjetri. Ama, ne hedhim valle në gojë të ujkut. - Mirpo është ndërruar ujku, shoku komandant. - Mirpo s'është ndërruar vallja.

2 Në shënimet e mëvonshme të A. Katrahurës, mes një grumbulli vërtet shajnitës metaforash, - ende të papërkthyera në asnjë gjuhë të qarkullimit ndërkombëtar, - u gjet hamendja sipas së cilës po vihej në jetë premtimi i hershëm i Jezu Krishtit: „Eja me mua dhe do të të bëj peshkatar njerëzish”. Njerëzit duheshin kapur njëri pas tjetrit, në krye ata më të paftuarit, të fjeturit, të mënjanuarit, sidomos në kushtet kur vendi ishte aq i rrethuar dhe i kërcënuar nga jashtë, saqë nuk qe çudi të kish zgjuar edhe lakminë e forcave jashtëtokësore. Këto forca, të përkushtuara ndaj Shpirtit, nuk flinin. Njëlloj si lumi, njëlloj si hasmi. Për të mbetur të paprekshme nga sytë e vdekatarëve, besa e të cilëve mbetej gjithnjë e lëkundshme, forcat përkatëse mund të merrnin trajta nga më të beftat: trajta shkëmbinjsh, resh, trumbash zogjsh a fluturash, hijesh, peshqsh e ashtu me radhë.

21

Page 22: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

Shoku Katrahura u trishtua befas. Thellë. I dukej sikur biseda e tyre zhvillohej nën ujë, apo më thellë akoma: nën ujin e një liqeni ëndrre. - Nuk e keni haberin kundër kujt po luftoni, shoku komandant, - shtoi. Do të përpiqem të të sqaroj nesër. - Jo, s'kam kohë, - u ngut komandanti (me k-ë të vogël). Të më sqarosh tashti! - Tashti as Perëndia s'të sqaron dot. Rrezik as Partia... E gdhinë të dy vetëm me nga një lëvozhgë gjumi mbi sy. Shoku Themistokli nuk pa në ëndërr as shkitazi koka të çakërdisura të vdekurish që i kërkonin trupat, e as trupa të vdekurish që i kërkonin koka. Kurse shoku Katrahura u detyrua të pinte raki të përzjerë me hi duhani, që të mund të pranohej sa më shpejt në botën e vegimeve. Mori përgjigje të rrufeshme ndaj të gjitha hamendjeve që kishin ca pikëpyetje vigane, si çengelë, ku përpëlitej egërsisht, varur për së gjalli. Pse nuk ishin gjendur kokat pa trupa e jo trupat pa koka; pse ishin lejuar të ktheheshin sërish në breg; pse nuk u qe thënë qytetarëve e vërteta; pse po ndodhnin këto gjëra; si i bëhej hallit në këtë fazë të zhvillimit të misterit; cilët ishin mjetet më punëmbarues në këtë çast etj. Pak para se të gdhinte, bota mrekulluese e qelqit i përvodhi në kafkë një shkëndijë vendimtare. E kur shoku Themistokli po vigjëlonte me sytë e buhavitur tek maja e Urës Ushtarake, - se mos fanepseshin trupa të tjerë, ose koka që mund të vozitnin në ajër, - shoku Katrahura renditi në një fletë të bardhë pikat kryesore të masave që duheshin marrë. Lista e hartuar në atë kohë të turbullt, tingëllonte pjesërisht si më poshtë vijon: 1. Të paralajmërohen me kujdes të madh, - me një gjuhë të metaforizuar mirë, me shëmbëlltyra të përtypshme, që të mos marrin kot, - qytetarët; 2. Të shpiket sa më shpejt një dylbi e rrallë, mbrojtëse, me të cilën të shihen gjërat dhe qëniet e gjalla anembanë, d.m.th.:

22

Page 23: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

lart, poshtë, majtas, djathtas, çerek-lart, gjysmë-majtas e ashtu me radhë; 3. Të kërkohet ndihma e një fallxhoreje të besuar, e ndonjë plake që vërtet ia thotë në punët e çmësyshjeve, sepse duket sheshit që qyteti është marrë më sysh e bile ka fjetur i mësyshur, pa marrë parasysh lidhjet shkatërrimtare të mësyshjeve me pijet, rehatin dhe thashethemet; 4. Të lexohen poezi të të madhit Lasgush, me zë të ulët, anës gjolit; 5. Të jepen më shumë filma francezë, anglezë, italianë në kinema dhe të rrallohen ca filmat kinezë, koreanë, vietnamezë, rusë e egjiptianë, të cilët njerëzia tanimë i di përmendësh; 6. Të lihen në mëshirë të fatit ata peshqit shkretues, amurët a Zoti e di si e kanë emrin; 7. Të kihen kujdes si drita e syve mjellmat, koranët, lulet, ujrat e gjolit dhe shtëpitë e moçme të qytetit; 8. Të jepet më shumë djathë, gjalpë, ullinj, mish derri e pule, ëmbëlsira; 9. Të riparohet materniteti dhe varreza; I çmeritur, në pikën ku kërkohej "Të mos u bëhet asgjë e keqe të krishterëve, katolikëve, myslimanëve e bektashinjve, kur luten në fshehtësi", shoku Themistokli mezi e mbajti mllefin: Po unë kam dëgjuar se ti je çifut, mor mut, desh i shfreu. Ç'të ha vëra ty me lutjet dhe temjanisjet?! Ne mezi e shpëlamë opiumin e popullit - ti na dashke helmime në masë... Por menjëherë u zbut dhe premtoi të mendohej. Ai nuk kishte edhe aq pushtet sa pandehte shoku Katrahura me shokë. Hëpërhë, shoku Katrahura le të niste punën me atë dylbinë dhe të hapte sytë mos prashiste në bahçe të huaj. Se hasmi i çdo lloji përgjonte.

Vjeshta e dytë nuk solli shira. Mund të bëje bé se përkushtimi i shokut Katrahura për të zbuluar qelqin që i nevojitej dylbisë shpëtimtare, e pat zbutur zemrën e Qelqit në përgjithësi dhe copëzat e tij, të kudondodhura, të dukshme e të padukshme,

23

Page 24: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

përfshi ato që pasuan shpërthimin e Folezës së Shpirtit, mblidhnin purpurin e perëndimeve gati hyjnore, e frymëtonin, e ringjallnin tejdukshëm mes të ftohtës, e shumëfishonin të shenjtëruar. Ta kishte ënda, siç po thuhej, të jepje shpirt në ditë të tilla. Domethënë të vdisje, jo t’i jepje hua apo t’i dhuroje shpirt ndokujt tjetër, se njerëzve mezi u dilte për vete dhe, përndryshe, shpirti s’ishte gjak a raki. Mirpo meqë nuk vdisej me dëshirë e meqë vetëvrasjet ndaloheshin dyfish me ligj, - edhe nga qielli, edhe nga shteti, - ata që dhanë shpirt ato ditë u llogaritën të zgjedhur, engjëllorë. Dhe ndodhi ato ditë një vdekje, që trandi më fort se fanitja e peshkatarëve pa koka, më fort se djali i gjetur me mbi dyzet plumba në trup anës gjolit, më fort se hedhja e së ndjerës Afërditë nga ballkoni, më fort se helmimi me glasa të thara gushkuqësh i Nënë Roksanit, më fort se mjellma kokëpërgjakur dhe e shpupluar, më fort edhe se mësuesi tiranas i shqyer në një gropë mali nga shtazët, apo më fort edhe se coftinat e diversantëve të dikurshëm që tërhiqeshin zvarrë me zetor mespërmes bulevardit. Dha shpirt xha Raqi i Mjellmave. Vdekja e tij u shtjellua në përputhje me të gjitha rregullat e hershme, të bëra me kohë lanét, si prapanike, nga Epoka jonë e Lavdishme. Po mbusheshin njëzet vjet që kur xha Raqi ushqente mjellmat me thërrime nga paninet e lëna përgjysmë në restorantin buzë liqenit. Siç patën njoftuar të pagabueshmet gojë të liga, atë natë, pasi piu dy dopjo konjak duke kundruar si i shushatur ujrat e hirta e mendimtare nga dritarja e klubit, xha Raqi qe ngritur dhe kish marrë torbën me thërrime në dorë. Kur mbërriti në zemër të pistës së vallzimit, u shajnit. Brenda vetëm një minute, pa marrë vesh në endej në ëndërr, në zhgjëndërr a mes rrjetave të një jete tashmë tepër të koklavitur për vështrimin e tij, xha Raqi vuri re se era e shtatorit (a mbase fryma e ndonjë fuqie të epërme), i shkretoi plepat, mollët, hurmat, dardhat dhe të gjitha pemët e tjera, përfshi ferrat, duke lënë vetëm degë të thara, fluturat e bardha që përdoreshin për të kapur peshk, fshikëzat me krimba mëndafshi, pilivesat e vona, frutat dhe një ré të stërmadhe, të

24

Page 25: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

pabesueshme. Hurmat qënkëshin pjekur para kohe, çukitur urishëm nga zogjtë. S’mbajti mend sa mbeti ashtu i shituar në zemër të pistës. Me torbën në duar. Me thërrimet e panineve në torbë. Nuk dinte në ç’muaj e stinë ndodhej, se rënien e beftë të gjetheve sikur e pat parë edhe në shtator. Kur u mat të çapitej drejt bregut të liqenit, shqoi pesë mjellmat e tij tek shkisnin ngadalë, vagëllimthi, drejt bregut fqinj. - O, Perëndi, - rënkoi me vete, - po ikin edhe këto... Ato iknin përvit, pakashumë në këtë kohë, mirpo xha Raqi, s’dihet pse, qe lutur që këtë vit mjellmat të mos iknin. Qe mbrehur një varfëri e madhe, dëshpëruese, pas qytetit, por ai qe betuar t’i ushqente gjer edhe me bukë nga buka e vet, nga e fëmijëve, nga e nipërve dhe mbesave. Sikur po i iknin pesë zemra qytetit, pesë shpëtime të mundshme. Ikja e tyre do t’i kish dhembur xha Raqit edhe sikur qyteti të kish pasur më shumë se pesë zemra. Ndruhej se mos mjellmat e tij nuk do të ktheheshin më, nuk do ta bekonin për thërrimet e panineve, teksa ai nuk do të lumturohej si çilimi duke lëçitur unazat që ato mbartnin në kiska pas çdo kthimi. Tri mjellmave më të moshuara, këmbët u qenë veshur tashmë në argjend e metale të tjerë. Unazat u viheshin nga shkencëtarë të huaj që i kapnin përkohësisht dhe i studionin. Xha Raqit i bëhej zemra e vetme mal saherë vërente se asnjëra nga unazat që u vinte edhe ai përvit, nuk mungonte. I sajonte vetë ato unaza me limë hekuri, duke iu gdhendur sipas rastit nga një vizatim të vockël: një koran, një hënë të ngrënë, një sy të malluar shqiptari, një papion, një plep, një bredh Vitesh të Rinj, gërma të ndryshme... Aty iu kujtua se ato po iknin pa unazat e këtij viti. Iu ngjeth mishi, deshi të bërtiste, t’ua bënte me dorë, mirpo zemrat ishin bërë tashmë ngjyra muzgu, ré të vockëla që shpinin rrezëllime të buta drejt pafundësisë së ujrave. - Po kë do ushqej unë tashti?! - pyeti ai me zë, duke ngritur sytë përpjetë. Edhe zogjtë, përfshi stërqokat, qenë pakësuar, ndofta nga hija e shokut Themi, që nuk i honepste hiç ‘gjërat që fluturonin’.

25

Page 26: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

Lotonte pa e ndjerë. Dhe nuk i shkulte dot sytë nga qiejt vezullues, thua se tani i kish mbetur të ushqente engjëjt. Por ndofta engjëjt lindeshin të ngopur. Mori udhën përgjatë bregut, me torbë në dorë, duke kënduar nën buzë «Perëndeshë e bukurisë më je / unë për ty, moj, do t’pëlcas... »; u këmbye me patrullën e ushtarëve që kontrollonte bregun, dhe e mbajti frymën në anën e pasme të maternitetit. Gojëdhanat i patën mësuar qysh në të ri, - kur qe themeluar Materniteti, - se dritaret e ngrehinës dalëboje, nga ku dilnin në jetë pinjollët e së ardhmes, ushtronin një pushtet të rrallë, të cilin nuk kish arritur t’ua rrëmbente as Partia e Punës. Në drejtimin e atyre tri dritareve, nëntoka e liqenit kishte një të çarë në trajtë lugine. Nëse ia hyje me not dhe ruaje drejtimin e syve që shihnin nga dritaret, nuk të dallonte dot askush, as nga e majta, as nga e djathta. Fuqia e kufitarëve dhe e hafijeve aty cofte. Ishte vendi më i përshtatshëm për t’u arratisur. Xha Raqi dhe veteranët e tjerë me të cilët luante përditë domino, qenë bindur kaherë se atë mrekulli jo thjesht gjeografike e shkaktonte dhe e mbante gjallë vështrimi i grave shtatzëna. Ato ëndërronin me gjithë shpirt një shteg hyjnor, përmes të cilit të mbërrinin në truallin gjysmë-tokësor e gjysmë-qiellor, ku foshnja mbushej me fat, apo ëndërronin thjesht një rrugëdalje nga ky ferr i stërgjatë për foshnjat. Ata që merrnin vdekjen në sy e ia hynin luginës, duhej të luteshin vetëm që shtatzana e natës përkatëse të mos ishte çakërre, me një sy, apo krejt e verbër. E u nis edhe xha Raqi i Mjellmave të mbushej me fat. Ndofta kishte fatin ta gjente atë truall aq të dëshiruar nga gratë. E ndiqnin fshehtas vetëm njëpalë sy gruaje me barrë. Sytë e Afërditës. Xha Raqi la torbën mbi guriçkat e bregut, u zhvesh, i futi teshat në frëngjinë e një bunkeri, pastaj hyri në gjol, stërkiti me ujë krahët, gjoksin, qafën, ballin, dhe nisi të notonte. - Seç më mungon, o, Perëndi, falmë, - belbëzonte me vete. Po ç’të më mungojë mua në këtë vërstë, o, Perëndi, ë?!

26

Page 27: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

Iu fanit parasysh qyteti i kahershëm, pa asnjë pallat të ndërtuar me punë vullnetare, pa minierë të mallkuar e minatorë të kuqërremtë, qyteti me zjarret ndezur anës gjolit, me peshqit që piqeshin në zgarë, me aromën drithëruese të verës së butit, me shijen e kurmit të gruas, me aromën e frutave, me flokët e borës që uleshin ngadalë mbi ujra, mbi çatitë e mykura dhe oxhaqet si kullëza ngujimi. Iu fanitën udhët e ndritshme të vjeshtave pa shira, fluturat e bardha, shkëlqimet e koranëve pak para se të jepnin shpirt nga marazi që kishin rënë në grep e të shndërroheshin në krejt të tjerë peshq. Iu fanitën nuset e reja që vinin për muaj mjalti në qytet, dhëndurët me fraqe, llandonët me kuaj gjakrubin, buzëqeshjet e turpëruara të vashave nëpër sofatet anës bulevardit, buzët e nemitura nga zjarri i puthjeve të një nate më parë; magjia e netëve të Vitit të Ri, në kohë të Mbretërisë, kur mblidheshin me shokët në qilar, mes buteve me verë, e luanin kumar që të shihnin si do t’u ecte viti i ardhshëm. Sapo qe ulur mbrëmja dhe varkat e peshkimit po ndiznin fenerët. Afërdita ishte e vetmja grua shtatzanë që pritej të lindte ato ditë. Nga mërzia dhe sikletet e barrës, e kishte këqyrur aq shpesh nga dritarja, ditenatë, dëshpërimisht, atë fashë aq të përfolur ujrash, saqë tani i dukej e rreme, si copëzë nga ato bezet e qëndisura a të pikturuara prej të paaftëve dhe që shiteshin fshehurazi përbri kasaphanës, tek Pazari i Gomerëve, njëheresh me mëllenjat, trahanin, derrat e ligur, gomerët dhëmbëlimuar apo biçakët me myll kocke. Foshnja duhej të kish dalë në dritë të paktën para dy javësh. Doktor Rexhepi qe trandur nga ajo vonesë. Pse pikërisht femrës më të bukur të krahinës t’i vonohej foshnja?! Dukej sikur ai kolopuçi synonte të lindej në një atdhe tjetër. Ose: në një kohë tjetër. Po kush mund të thoshte me siguri se ku e gjer kur e anasjelltas shtriheshin kufijtë e vërtetë?! Vallë ata kufij pat synuar të gjente e të maste Afrim Katrahura kur ngujohej në Folezën e Shpirtit? Stepjen e foshnjës nuk e shpjegonte dot njeri.

27

Page 28: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

Nga njëra anë, kjo vonesë ia mbushte shpirtin e plasaritur me nektar ëndjeje falas doktor Rexhepit. Nuk ishte gjë e vogël të kujdeseshe në vetmi ndaj yllit të qytetit. Fati nuk do ta kish tepruar sikur foshnja të vonohej edhe ca kohë në barkun e asaj zane. Mirpo foshnjat nuk shquheshin për shumë mirëkuptim e mëshirë ndaj burrave të moshuar. Doktor Rexhepi pat vënë re njëfarësoj i shtangur se foshnjat që bujtnin këtej gjatë dhjetë vjetëve të fundit, kishin ca shprehje mbresëlënëse fytyrash. Dukej sikur vinin nga të paktën dy herë më larg, në kohë e hapësirë, në krahasim me prindërit e tyre. Afërdita qe shajnitur. Nuk ishte në gjendje të bëzante as me shenja. Nuk ia kish ndarë sytë trupit të rreshkur të xha Raqit, - që ngulmonte të fundosej në renë vigane të mbrëmjes, - kur diçka i plasi në bark, mbyturazi, dhe foshnja u turr me tërbim t’i dilte mamit jo nga foleza mes kofshëve, po nga mushkëritë e nga gryka. Dhimbjet therëse ia errën sytë. Pyeti veten se mos, në vend të foshnjës, pat rritur në bark, si në furrë, ndonjë qyp me gjellë të vyera, që tani nguteshin të dilnin jashtë, se ishin gati, e të lumuturonin të uriturit e qytetit. I erdhi për të vjellë. Gjak. Pamundësinë për të vënë kujën e për të vjellë gjakun e prishur sikur ia lehtësoi pak një metaforë që do t’i kish shkuar më për shtat Koço Puthjes. Pati përshtypjen se vetë gjuha shqipe, mes therrjesh e piskamash të bëra nyje, përvëluese, e kruspullosur përfund barkut të saj, ngulmonte t’i dilte gryke. Arriti të ulërinte me sa kish në kokë, në bark e në të kaluarën e vet prej ylli, që vetëm ajo e dinte. Doktor Rexhepi iu dynd nga pas me shkathtësinë e një langoi të përkushtuar. - Si është puna, moj shpirtkë? - pyeti. - Po më del shpirti, - rënkoi ajo. Po më del... sh... - Shshsht, qetësohu, mblidhe veten, s’je e para...

28

Page 29: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

Afërdita nuk diti ta ndante shpirtin nga gjuha, nga foshnja dhe nga shshsht-i. Ndihej si të kish gëlltitur një grepç të madh, sa një kosore, dhe po i binte të fikët nga një hamendje e çartur. Po sikur xha Raqi, tek tretej në terr, të tërhiqte me vete një fill të padukshëm, njëfarë grepi ku ish kapur foshnja e saj?! Ku donte t’ia shpinte fëmijën plaku?! Gjysmë e ikur matanë, Afërdita vuri shuplakat mbi gojë dhe i shtrëngoi që të mos humbte as foshnjën, as shpirtin, as shqipen. - Lëvizni, moj, buallica! - klithte Doktor Rexhepi. Fjetshi të madhë, fjetshi! E kur infermieret buçkane, që ishin rregjur me rrëmujat e pjelljes, hynë në sallë, siduket filli i xha Raqit u këput, se foshnja u kthye në bark, i platitur, i mardhur, me një paqe të dyshimtë. Dasma qe caktuar një javë më vonë, kur Afërditës ende nuk i qe fashitur tmerri i përfytyrimeve me qyp gjellësh e shpirt e gjuhë shqipe që turret të pillet në vend të foshnjës. Kushedi pranë varrit të cilit pengmadh kish filluar ta thante faqoren Agimi ato kohë. Kapërthimet e çiftit të ri ishin të koklavitura, jo fort kënaqëse, e ndonëse foleza e saj ishte mjaft e bymyer, Agimi nuk ia dilte mbanë të përmbahej gjer edhe kur i shkonte mendja se me ato dyndje mund t’ia shtypte kokën të birit. Kushedi ç’inate të vjetra ia kishin trefishuar burrërinë. Afërdita e pat shkundur lulen e vajzërisë nja dhjetë vjet para dasmës dhe kish mbetur me barrë dhjetë vjet pas zhvirgjërimit. Agimi i Zukut të Vdekjeve i pat dalë në udhë tamam siç të del mortja. Ia pat mbyllur të gjitha udhët kur ajo sapo qe ndarë nga njëri prej dashnorëve, me të cilin ish stërmunduar të arnonte zgavrën e mbetur nga ikja e zhvirgjëruesit. E pat dashuruar aq shumë mashkullin e parë të jetës, saqë spermat e pasardhësve të tij të mangët i qenë dukur gjithnjë si ca pështyma me të cilat ata ia mbushnin fatin e mirë

29

Page 30: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

me ndoht dhe me ndihmën e të cilave ajo hakmerrej ndaj fatit të mbrapshtë. Pat shpresuar që të lindte rreth një muaj para dasme, që të mos qepte fustan nusërie me porosi. Thashethemet pa të drejtë korrigjimi të bashkë-qytetarëve, ose: Syri i Botës (ky fanar shkëlqimtar e verbues) e kishin detyru-ar ta caktonte ditën e dasmës sa më shpejt, sepse pikla mbarsëse e Agimit të Zukut të Vdekjeve ua kish bërë surretërit shoshë fatit të mbarë e të mbrapshtë, mirpo gjërat kishin rrjedhur mjegullimthi e nuk merrej vesh nëse foshnja i qe rritur tri herë më shpejt, apo dita e dasmës, si ndonjë bukë e ardhur, u rëndohej përsipër halleve të pafundme prej femre të bukur shtatzanë. Femër që tashmë betohej se ish më mirë të lindeshe zhabë, se sa yll, në një qytet aq të bukur e megjithatë kaq angushtues. Dasma u çel në orën shtatë të mbrëmjes, në lokalin «Familjari». Shtatëdhjetë të ftuar kishin përveshur mëngët para pjatave dhe dukej sheshit se patën ndenjur dy ditë pa ngrënë, që t’ia rrufitnin gjer edhe palcën gostisë. Menyja ishte e thjeshtë, si jeta dhe arritjet tona: një supë me fide, pesë cironka, një fetë limoni, një glasë salce kosi, një tjetër glasë salce specash, çerek trofte, një copë bisht amuri, një qofte, dy rrotka kastraveci, gjysmë domateje, një dopjo raki për dollitë, një shishe verë «Tokai» për dy veta, një copë bukë me qiqra, një felë keku me kakao, tre «Jua shpërblefshim në gëzime!», “Në shtëpinë tuaj!” e një shpurë me “Në kokën tënde!” që, atë natë, kishte një tingëllim rrënqethës. Dhëndrri, shpatullgjerë, ish futbollist, idhtar i fshehtë i American Dream, me më shumë muskuj se qime floku, shofer i vetëm i Zukut të Vdekjeve, dukej si ndonjë princ në kostumin e posaçëm. Kish një hije fisnikërie të veçantë, huajtur në vite mbase nga qëndrimi i shpeshtë në krye të të vdekurve. Të motrat ia mbanin nusen në mes, se mos i vinte ligsht nga barra. Ishin aq të majmura kunatat, saqë Afërdita dukej kockë e lëkurë mes tyre, si e prekur shkarazi nga malarja, apo si e dënuar të mbante gjer në ditën e lindjes barrën e tjetërkujt.

30

Page 31: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

Në bash të tryezës, pranë krushqve, nderonin llogoren: shoku Themi me të shoqen, Melihanë; shoku Bexhet, vejan; zëvendësi i shokut Themi, Jaho Myneveri me të shoqen, Myneverin; katër vëllezërit kinezë, me në krye shokun Go Mo Neng; Dhori dhe Saliu i Doganave me gratë; dy kalecët dhe një polic që mbanin përgjegjësi për kuadrot atë natë, pa gratë; drejtori i fabrikës së Përpunim Drurit me bashkëshorten; drejtori i gurores, beqar; drejtoresha e spitalit, lëneshë; rapsodi popullor dhe hapësi i duartrokitjeve të furishme Haki Ujera; Gjergj Trashëgimtari (i pranuar njëzëri si mashkulli më i pashëm që pat lindur ndonjëherë një nënë shqiptare, pas Enverit); Afrim Katrahura, xha Misto Fotografi, dhjetë veteranë të luftës e të punës, si dhe një turmë zyrtarësh nga ata pa moshë e pa gjuhë, që vdesin pa u vënë njeri emra, mbiemra a nofka. - Mungon njeri? - pyeti shoku Themi para se të ngrihej. - Po, shoku Themi, - pëshpëriti Haki Ujera. Mungon sh... Milivoje dhe Vollodja Mihajlloviç... - Vafshin në të s’ëmës! - shfreu shoku Themi. Sikter! Atje e kanë vendin tërë tradhtarët e komunizmit. - Vafshin! - e përforcoi Haki Ujera, që e dinte se E S’ëmës po bëhej me kalimin e kohës një planet më vete, më i gjerë se burgjet e atdheut dhe varrezat, duke trembur gjer edhe baraspeshën e botës tjetër. Sazexhinjtë jevgj ia kishin marrë një kabaje jugore, që të kujtonte edhe rrjedhën e përrenjve, edhe vajtimin e tyre, edhe tharjen. Dasmën e hapi shoku Themi. - Të dashur shokë e shoqe, - tha shoku Themi. Jemi mbledhur sonte këtu për të marrë pjesë në një gëzim të madh e pikërisht në martesën e shumëpritur të shoqes Afërdita me shokun Agim të Zukut të Vdekjeve. Para se t’iu uroj jetë të lumtur e arritje të reja, dua të ngre një dolli për komandantin tonë legjendar, për prijësin e popullit tonë, shokun Enver Hoxha, dhe një dolli për Partinë tonë të Punës, që e paçim sa malet! - Ju lumtë ajo gojë, shoku Themi! - ia mbajti Haki Ujera. Flori e keni, të shkretën!

31

Page 32: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

Pasuan dollitë për Komitetin Qëndror, për Ushtrinë Popullore, për Policinë dhe Sigurimin e Shtetit, për lavdinë e heronjve, dëshmorëve, heronjve të heshtur. Pasuan munxosjet ndaj superfuqive dhe tradhtarëve të çdo ngjyre e natyre. E mbase falë kreshmës a ramazanit të atyre dy ditëve, dopjoja e rakisë i mjegulloi trutë njëlloj sikur të kish qenë një litër, dhe dy nga veteranët e pranishëm ia morën valles mbi tryezën kryesore. U ndje befas mungesa e një daulleje dhe e një gajdeje dhe u porositën sazexhinjtë që t’i bënin ballë me nder situatës. Mirpo dukej e pamundur që të nxirrje nga klarineta tingujt si prej vaji kandilësh të gajdes dhe nga xhezi - rropamat e një daulleje shkrepash. Agimi i Zukut të Vdekjeve i ish qepur «si Skënderbeu» shokut Themi, - që pat qenë skëndërbegas i dalluar, - dhe po ia hidhte fjalën rreth emrit të foshnjës. Siç na mësonte Partia, populli ynë po ecte ngadhnjimtar e me hapa viganë në rrugën e komunizmit. Ne nuk ishim të prapambetur e as jashtë dynjasë. Agimi i Zukut të Vdekjeve besonte se kish ardhur koha që fëmijëve tanë, luleve të Partisë, t’iu vihej edhe ndonjë emër i veçantë, më ndërkombëtar, si fjala vjen: Ronald, Izabela, Nensi etj. Truri i shokut Themi ishte vërtet i frymëzuar në ato çaste, sidomos ngaqë i takonte jo një dopjo, po një shishe e tërë, mirpo në trurin e shokut Themi gjallonte edhe një zonë e patundur, një truall si puna e atdheut mes ujqve, që nuk e humbte për asnjë grimë torruan. - More djalë, - i pëshpëriti dhëndërrit. Të qënka mërzitur koka, më duket. Po gomerë jemi ne, që t’u vemë luleve të Partisë emrat e armiqve tanë për jetë a vdekje?! Jo, mor djalë, nuk jemi gomerë! Jemi vigjilentë. Dhe jemi vigjilentë, se armiku s’fle dhe se hedhim valle në gojë të ujkut. Prandaj të këshilloj si baba që të hapësh sytë katër e të mos bësh gafa të këtilla. S’ka vend gjuha shqipe për ronaldë, xhimër, nensi e ku-e-di-unë ç’llagape dekadente! Mos kujto se ilirët vdiqën më të kotë. Ke ilirë, ergysë, arbër, teuta, enkelej, taulantë, dardanë etj sa të hanë qentë. Ke pastaj emra të ndritshëm, si Enver, Stalin, Lenin,

32

Page 33: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

Partizan, Fitore, Vendime, Gëzim për të dyja gjinitë, Bashkimë e Trima sa të duash... More vesh?! Dhëndërri mori vesh. Vazhdoi të pinte me shokun Themi, që të mos tirrte njeri llafe se i qe vardisur për përfitime vetjake. Pastaj u ngrit të hidhte vallen e beqarit, të digjte shaminë e beqarit. I ati ia lagu shaminë me raki nga dopjoja e vet. Agimi i Zukut të Vdekjeve iu shkeli syrin sazexhinjve dhe ata nuk ia bënë shkeljen dy. Tingujt mezi e mposhtën zukamën e zërave të dehur, pastaj ranë përfund tyre, dhe dukej sikur dhëndërri hidhte valle mes një dëgjimi të rremë. Duke çarë me zor nëpër pllajën plot gjemba të duartrokitjeve e fishkëllimave, Agimi i Zukut të Vdekjeve iu avit karrikes së shokut Themi dhe i tha në vesh: - Po sikur t’ia vemë Kongres, shoku Themi? Shokut Themi iu zbeh ngjyra e syve. - Jo po Plenum, - qeshi vëngër. Pilleni juve njëherë, pa ka Partia emra...

Premtimin e shokut Themi e vulosi një klithmë. Sytë u kthyen drejt klithmës, por nuk e panë. Panë vetëm Afërditën që u shemb me gjithë karrike mbi parmakun e dritares dhe që i hapi këmbët përpjetë, sikur përpëlitej të shpikte një lutje jo me duar e krahë, po me kofshë. - Oji, mama-a, po pjell! - ulëriu. Ishte e pamundur të gjeje kujt iu drejtua dhe i thirri mama-a, se sytë i kishte drejt tavanit, duart - drejt sallës, buzët - drejt qoshkës së sazexhinjve, këmbët - përpjetë. Gratë brofën nga të katërmbëdhjetë anët, me në krye Teto Artën, dhe e rrethuan. S’dihet kush ia hoqi mbathjet, por nuhatej me të parën se shumica mezi kishin pritur të shikonin si e kishte piçkën bukuroshja që ua bënte pagjumësitë verem. - Ej, - thirri Agimi i Zukut të Vdekjeve. Ia morët frymën, mo-o-oj!

33

Page 34: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

Frymën dhe shpirtin do t’ia merrnin po të ishte nevoja. Kohë për të lajmëruar Doktor Rexhepin, apo për ta shpënë nusen në maternitet, nuk kishte. Dhëndërri iu afrua nuses, duke hapur me bërryla kurreshtarët, dhe zuri vend mes kofshëve të saj. - Dil, biri i babit, - tha. Dil, se të ka babi shpirt! Mirpo biri a shpirti ngurronte. Njëra nga gratë solli një mbulesë tryeze të njomur me ujë të vakët nga tenxherja ku zjeheshin vezët. - Mos e shikoni si të babëzitura, - iu hakërrye grave Agimi i Zukut të Vdekjeve. Do ta merrni më sysh. - Pa qërrohu ti që këtu, - i thirri e ëma. Mos i fut hundët këtu! Biri a shpirti a të dy bashkë të shartuar dolën në dritën e dasmës dhjetë minuta më vonë, pasi nuses i kishin dhënë të frynte me sa i mbanin bronket në një shishe të zbrazët rakie, teksa Teto Arta i rrëshqiste për barku, nga gjinjtë e poshtë, një perde të shndërruar në litar. Mirpo foshnja paskësh vendosur të dilte me kokë - dhe Yjori i pat gatuar një kokë aq të madhe, e ngjante aq fort me të atin, sa dukej sikur nga barku i nuses po dilte pas një ngujimi të padrejtë vëllai binjak i dhëndërrit. - Oh, Beni, të keqen... mami... - rënkoi nusja. U hap një zgavër përthithëse në sallë. Një heshtje që gati po ua përpinte dëgjimin, rrahjet e zemrave, vështrimin të pranishmëve. Ato tri pikat mes Oh, Beni, të keqen dhe mami ia bënë zemrën dhe nderin copë Agimit të Zukut të Vdekjeve, që e dinte se Beni quhej me lazdrim ai që i pat zhvirgjëruar vite më parë të shoqen. - Ç’Beni, moj, - tha. Ç’mut Beni?! Qe betuar mbi varret e mbi njëqind burrave të zamanit se do t’ia bënte bolet rosto, me duart e veta, me varenë e Koço Puthjes, atij spurdhjaku që pat përfituar nga vetmia e Afërditës. E do ta përcillte me zukun legjendar, madhnueshëm, drejt varrezave. Ia kish gatitur edhe një gropë sipas meritave. Një gropë që të zilepste, mes varreve të dy lypsave evgjitë, përbri halesë së gjedhëve, pranë një përroi nëntokësor, që do të kujdesej t’ia lante atij horri kokallat në pafundësi...

34

Page 35: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

Afrim Katrahura, mbirë befas në krah të mamasë së nuses, ia rrëmbeu të paemrin nga duart dhe i futi ca shpulla. I paemri ia plasi vajit. - E paçi me jetë! - thirri Haki Ujera. Atëhere ajo heshtja e babëzitur u shndërrua në erë. Një erë që ua zbardhi kokërdhokët e syve të gjithëve dhe që ia vodhi fuqinë nga gishtat Afrim Katrahurës. Zor të gjeje a të shpikje ndonjë ushqim të thartuar, apo stomak të përbindshëm, që të shpërndante asi kutërbimi. Të nevojitej një qelizë e veçantë në tru, me veti bërthamore, - do të shprehej më vonë Afrim Katrahura, - që t’u bëje ballë ca erërave. Foshnja, për fat, ra kokëposhtë në prehërin e së gjyshes. Rrethi i kurreshtarëve u zgjerua si gropë predhe. Gjyshja u shemb nga krahu i zemrës, e alivanosur, kurse i paemri, lakuriq, u rrokullis nën tryezë, duke përsëritur një lemzë gjakatare. Po gromësinte?! Afërditës i ra të fikët nga kutërbimi që pat nxjerrë në dritë foshnja. Dhimbja krejt e panjohur, zhgënjimi nga vetja dhe pafuqia i kishin pllakosur në fytyrë tiparet e një shtrige. Bukuria e epërme nuk qënkej fort larg shëmtisë tmerruese. Era nuk shkulej. Mund të bëje bé se kish shpërthyer ndonjë pucetë shekullore, apo se anamesi i nuses paskësh qenë tapa e një hullie ku duronte heroikisht prej vitesh një gaz helmatisës, shkatërrimtar. Betoheshe se, një orë më vonë, do ta humbje përjetë nuhatjen. - Një kundragaz, more, se u shojtëm! - u skërmit shoku Themi. Një kundragaz, vrap, se do na vdesë nën tavolinë... - Ose një kobure, - thirri Agimi. Kjo erë do vrarë... Era shpëtoi pa vrarë. Të paemrit ia shpëtuan jetën pas dhjetë minutash. U dëshmua më fuqishëm se kurrë, çnjerëzisht, se ditëgjati s’bëhej ditë-shkurtër.

35

Page 36: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

Kundragazi arriti me vonesë, mirpo Afrim Katrahurës i shkëndijoi trush qëndresa e veçantë e picetave të bukës, rrëmbeu dy piceta, i bëri vetëtimthi kaushë, i nguli në të çarat e hundës dhe kërceu pupthi nën tryezë me shkathtësinë e një rrëqebulli. - Në djall vaftë, po të jetë helm, - tha me një zë të huaj, mëse hundor, si nga fundi i kënetës. Era nuk doli helm. Foshnja kish pushuar së qari. Afrim Katrahura, ngadhnjimtar mbi katrahurën e krijuar, e mbështolli me mbulesën e tryezës, e shtriu butë në pjatancën me mollë e hurma të papjekura dhe kërkoi një fije shkrepse. Sekush ia hodhi nga qoshja tjetër e sallës. Afrim Katrahura ndezi një fije, e vërtiti rreth kokës së foshnjës, ndezi një fije tjetër, e endi përgjatë kurmit të foshnjës, ndezi mbi dhjetë fije. Afërdita erdhi në vete me shpulla. Gjyshja - me të tjera shpulla, dhënë në të njëjtën kohë. Njëra nga kamarieret hapi dritaret e restorantit kanat më kanat dhe nisi të dëbonte erën me një fshesë të madhe. Disa nga dasmorët kishin hequr xhaketat dhe mundoheshin të tëharrnin mallkimin. Disa të tjerë ndiznin e fiknin fije shkrepësesh, sipas shembullit të Afrim Katrahurës. Kutërbimi u zhduk sa hap e mbyll sytë, bashkë me lebetinë e dasmorëve. U bor bashkë me kujtimin që pat ngjallur, si të gjitha gjërat që e kapërcejnë të paktën me një gram peshën e të vërtetave. Nuk volli askush. Uria i kish dhënë “bukës së gojës” shijen e mbase edhe thelbin e shpirtit, dhe nuk e villte njeri shpirtin as para murit të pushkatimit, jo më para një ere të qelbur. Se mos kjo jetë mbante erë më të mirë... Foshnjën e mori në krahë njëri nga gjyshërit, hipën në xhipsin e shokut Themi dhe e çuan në maternitet. S’ishte mirë ta shpinin me Zukun e Vdekjeve.

36

Page 37: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

- Domethënë ti paske qënë, - u shpreh Doktor Rexhepi kur ndeshi në vështrimin e kuqëluar të të sapolindurit. Thua se kishte thëngjij të ndezur në zgavra, jo kokërdhokë. - E njihke? - ia ktheu me mllef i gjyshi. - Qënka plumb, sa një predhë, mashallah, - shtoi Doktor Rexhepi tek ia merrte nga duart. - Pështy, se mos e marrësh më sysh, pusht! - Pthy, pthy, pthy... Beni i mundshëm i mamit kishte një shëndet budallallepsës. Kish ardhur i ngopur nga bota tjetër, ose thjesht i kishte kockat prej metali. Peshonte diçka më tepër se një kallashnikov. Doktor Rexhepi haste për herë të parë një foshnjë të këtij lloji. Mjaftonte ta peshoje dy minuta në krahë, ta shihje në ato syçkat gjakndezura, t’i mbaje erë, t’i prekje nofullën e tultë - dhe bindeshe se ky bir i së ardhmes mund të përdorej si dëshmi në ndonjë gjyq ndërkombëtar që do të turrej ta padiste shtetin për genocid. - Të vazhdojë dasma, - thirri dhëndërri. Si ndjehesh, moj shpirtkë? - Si mos më keq, - rënkoi nusja. E ngritën më krahë, duke ia mbështjellë këmbët me fustanin që tani i rrinte tri herë më i gjerë, dhe e hipën në «Fiat»-in e komitetit të rrethit. Fustani i nusërisë qe përgjakur sa për tre zhvirgjërime. - Hapni sytë: mos e nxirrni me këmbët para! - porositi Afrim Katrahura. Mirpo në sallë kish mbetur vetëm velloja. - Haj, të vazhdojë dasma! - përsëriti dhëndërri. S’po martohemi për hallet, po për veten tonë. - Të lumtë, goja, bir! - e uroi Teto Arta. Flori e ke, të shkretën! Dhe dasma vazhdoi sikur të mos kish kutërbuar asgjë. U ngritën dolli për djalin e fisit, iu urua fat, punë e mbarë, shkollë e lartë, bashkëshorte e mirë, fëmijë si kokrra e mollës, medalje të panumurta e pension i majmë.

37

Page 38: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

- Shyqyr që mblodhi mendtë e doli, - i tha shoku Themi dhëndërrit në vesh. Qarkullonin zëra që hidhnin hije dyshimi mbi tët bir... - Hije dyshimi? - u çmerit Agimi i Zukut të Vdekjeve. S’marr vesh... - Po ja, - qeshi shoku Themi dhelpërisht. Sikur s’i pëlqente ky atdhe, pushteti popullor... Agimit të Zukut të Vdekjeve i iku ngjyra e syve dhe zëri nga mushkëritë. Gëlltiti një kupë raki dhe falenderoi fatin që nuk e la të klithte si i çmendur: O, Zot i madh, ki mëshirë-ë! - Por jam i qetë, - vazhdoi shoku Themi. Jam i qetë që ajo era... nuk ishte ndonjë sulm biologjik... Vetëm kur u qetuan pak dallgët e dollive, u vu re se magjypët ia kishin marrë një gazelke të huaj dhe vajtonin Sagapo, sagapo-o, si ca lypsa me sytë tërë sklepa. - Ç’mut muzike është kjo, more?! - brofi Jaho Myneveri. Doli se qënkej muzikë greke. - Do marr nga një grusht miell, - premtoi shoku Jaho, - dhe do t’ua tapos këtë muzikë që në zorrë! Apo s’hani shqip? - Hamë, usta, - tha kryesazexhiu. - Mirë e ka shoku Jaho, - ndërhyri shoku Themi. Mos merrni si pushka e jevgut. S’mjafton që na e vodhën “Iliadën” e “Odisenë”, po t’u këndokemi edhe këngët tashti. Hajt, pirdheni atë këngë! Shqip të këndoni! Shqip, që të zbardheni... Qeshën me të madhe. Në të gdhirë, pasi nja tre nënburra letuan zorrët mbrapa ngrehinës, - në atë ré terri ku zakonisht zbrazeshin fshikëzat e ku hidheshin mbeturinat e kokave truhelmuara të amurëve, - tek nxirreshin më krahë të rënët, te pragu i restorantit u përhi gurëthyesi jetim Koço Puthja. Sikur s'ishte i plotë, sikur s'ishte aty. Treçereku i dasmorëve e shihnin në tre vende njëheresh, kurse çereku gërrhiste. - Janë gjetur tre peshkatarë pa koka në gjol! - belbëzoi. Pa koka, ore, hani shqip, apo s'hani?! - Pa të mëdhatë, apo pa të voglat? - u kurresht një zë.

38

Page 39: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

- Pa të mëdhatë. - Prandaj s'po më fryhet mua, - u tall Agimi i Zukut të Vdekjeve. Më 16 tetor të atij viti, me rastin e ditëlindjes së Udhëheqësit Legjendar, në gatishmëri numur 1, në katin e epërm të kullës së shokut Afrim Katrahura, u themelua në fshehtësi shoqata "Mbrojtja e Kufijve të Shenjtë dhe e Udhëheqësve" (MKSHU). Rreth emërtimit të saj pati debate. Nismën e kish marrë shoku Themi, pasi qe këshilluar kokë më kokë e sy më sy me shokun Katrahura lidhur me ecurinë e dylbisë shumëpamëshe. Edhe kjo e fundit duhej emërtuar ndryshe. Jo dylbi, po tejqyrë. Ishte një dallim thelbësor. Tubimet e kësaj natyre ishin rreptësisht të ndaluara dhe gjithnjë t’i lironin rruazat e qafës e ta nisnin kokën për fluturim, mirpo siguria e jetës së Komandantit tonë legjendar, e udhëheqësve në përgjithësi dhe e kufijve, veçanërisht pas fanitjes së peshkatarëve pa koka, e bindi shokun Themi se bunkerët, topat, tanket, motobarkat ushtarake, besnikëria dhe vigjilenca e popullit, përkushtimi i komunistëve etj ishin të domosdoshme, por nuk mjaftonin. Shoku Themi nuk themelonte për herë të parë një qelizë shpëtimtare. Edhe në Shkollën “Skënderbej”, gjatë një sesioni provimesh, pat vënë në vijë krijimin e një grupi që do të ruante nga glasat bustin e Skënderbeut dhe të shokut Enver. Në vetvete, qëllimi i grupit kishte qenë i kulluar, në përputhje me vijën, mirpo gjesti i themelimit ishte i dënueshëm. Prandaj shokun Themi e patën dërguar për mbledhje trush, si ushtar të thjeshtë, në ishullin e Sazanit, ku e pat ngrënë bukën e syrgjynit me vaj armësh, si të thuash, dhe ku pat mësuar ujë, si gjuhë amtare, gjuhën e lepujve të egër. Pastaj fati i kish nxjerrë në udhë një grup sabotatorësh, i kish plagosur, i kish lidhur mbareprapë me spango, dhe qe kthyer ballëlart në Tiranë që të merrte diplomën dhe dekoratën e rastit. Tani gjërat qëndronin disi më ndryshe. Rreziku nuk qe i vogël, nuk bënte shaka, dhe duheshin marrë masa të rrepta, që shokët e Byrosë të mos pësonin asgjë të keqe.

39

Page 40: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

Legjendari nuk duhej ta merrte vesh menjëherë mbrojtjen e dyfishtë që synonte të kryente shoqata. Mbrojtja do të ishte jo vetëm e prekshme, e përditshme, e njohur, por edhe e padukshme, metafizike, magjike. Teksa në botën e dukshme, kufijtë e shenjtë të atdheut dhe jeta e udhëheqësve mbroheshin nga oficerët dhe ushtarët tanë, në pjesën e padukshme të botës, fuqitë e njohura nën pseudonimet “engjëj”, “kerubinë”, “serafimë” e ashtu me radhë s’pushonin së thurruri komplote. E kur ndonjë ujdi e atillë e skëterrshme do të asgjësohej, Legjendarit do t’i raportohej pikë për pikë veprimtaria e lavdërueshme e shoqatës. Afrim Katrahura po shtjellonte mendimin që të punohej me Numur të Artë e askush të mos i padiste dot as për zell të tepruar, as për gjëra të bëra me kokën tuaj, kur i trandën trokamat e pangatërrueshme të Haki Ujerës. - Bah, zarbahana! - u nxeh shoku Themi. Na ngriu gjakun. - Shko shiko si e ka punën, - urdhëroi shoku Jaho të zotin e shtëpisë. Afrim Katrahura zbriti ato shkallët e ngushta e të përdredhura që sikur rrinin pezull dhe hapi portën. Haki Ujera qe bërë ujë në djersë. Nofulla epike gati po i kullufiste hundën; duart i dridheshin purtekë. - Si e ke punën, Haki? - e pyeti Afrim Katrahura. - Ta them brenda... - Ma thuaj këtu, se brenda kam një punë. - Bëmë derman, - iu përgjërua Haki Ujera duke dihatur. Ka filluar të më fryhet gju... gjuha. S’e marr vesh hiç. Më fryhet kur s’e pret e gati më ze frymën. - Dhe mbetet ashtu e fryrë? - Jo, shfryhet. Mirpo, që të shfryhet, duhet më parë të flas. - Çfarë të thuash? - E, këtu është e keqja. Jam si mes një mjegulle, si mes një reje. Flas përçart, siduket, se e di që flas, mirpo më vrafshin në marr vesh se ç’them. Më kupton? - Sa s’ta pret mendja, - e ngushëlloi Afrim Katrahura. Tjetrit po i mufatej gurmazi si ndonjë misroku.

40

Page 41: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

- Ty mund të ta hap zemrën, - pëshpëriti. Ndjehem i poshtëruar, Afrim vëllai. I marrë nëpër këmbë. Dhe ngutem të hakmerrem ndaj atyre që nuk më çmojnë sa e meritoj... Afrim Katrahura shpërvoli buzët me hidhërim. Ky çapaçul i pafajshëm që rronte me bindjen se ishte jo vetëm gjení i lënë mënjanë nga smira, por edhe babë e nënë i gjuhës shqipe, pararendës i Buzukut me shokë, lypte një melhem për t’i vënë gardh marrëzisë. E pyeti zëulët se ç’kish bërë me gjuhën. Si e kish përdorur, ku e kish futur, - në e kish futur në ndonjë vrimë të ndaluar, - a kish mallkuar me të, si e qysh. Tjetri betohej se nuk e kishte futur askund, me përjashtim të një rasti, që s’mund të quhej futje, por lëpirje. Në fakt, ishte fjala jo për një, po për dy lëpirje. E para, si të thuash, lidhej me njëpalë mbathje. Nuk i pat bërë dot ballë tundimit dhe kish lëpirë breçkat e asaj syshkruarës së Uranit, Fluturës. Vetëm një herë, në bahçe. Vareshin atje, majë telit, mes dëborës, e të vinte t’i përpije. Mbanin era manushaqe. Kurse herën e dytë, hm, pat lëpirë një okitë, në vegjëli, dhe okita i qe ngjitur për gjuhe, ndofta nga të ftohtit, aq sa, mëma e ndjerë, gati ia kish futur kokën në vrimën e sobës, që t’ia shkrinte. Afrim Katrahurës i kishin ardhur zorrët në fyt. Ia shponte hundët era e gruas në atë muhabet. Tjetri e gënjente duke përzjerë mangët kreninë e çilimiut që hiqej qehlibar me përdëllimin e një të pjekuri që njihet si mishërim i moralit të kulluar. Kushedi ç’baxhelle do t’i kish ligjëruar si bilbil gjyzar në veshin e poshtëm, e tani mëkati po i luante një reng vërtet të mba-mendshëm, nëpërmjet ndërrimit të vendeve. Gjuha sillej si ai miku, e mbase anasjelltas. Haki Ujera priste fjalën e dijetarit siç pret koka e falur tehun e jataganit. - Hm, të nevojitet një papagall i zgjedhur, - e këshilloi Afrim Katrahura. - Papagall?! U fika! Ku ta gjej unë papagallin?! U fika... Po zogjtë e tjerë: kanarinat, shtërgjet, gardelinat, s’bëjnë punë?

41

Page 42: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

- Ncuk, - ia preu tjetri. Të duhet një papagall, bile një papagall i zgjedhur, që të t’i thithë para se të hapësh gojën ato përçartjet. Më merr vesh? Haki Ujera qe bërë dyllë. - Aman, - iu lut. Lermë të hyj në korridor, se po më vjen... po më vjen... e të flas brenda, jo këtu në mes të udhës... - Po të vjen?! - u habit tjetri. Afroje pak veshin këtu! - Ç’mutin donte? - pyeti shoku Themi, kur Afrim Katrahura i vuri llozin portës dhe u ngjit në dhomën e themelimit. - Një fjalë të butë, - u gjegj. - Ia bëre të qartë ta mbyllë sqepin? - Mora përsipër ta stërvit, domethënë ta shëroj... - Pse, ç’e ka zënë? - Hm, ka një sëmundje për Zot na ruaj. Fillon i fryhet gjuha që në rrënjë e nuk i shfryhet po nuk mbajti ca ligjërata. Dy bashkëthemeluesit vunë buzën në gaz. - Nuk tallem, jo, - vazhdoi Afrim Katrahura. Nuk më duket për të qeshur, se Hakiu njihet në qytet si njeri që të sjell mbarësi po ia qave hallin. Kush e di sa vetë venë i qajnë hallet?! Po s’u stërvit t’i verë gjuhës fre, mund të shkaktojë trazira. Shokët Themi dhe Jaho Myneveri i dhanë plotësisht të drejtë. Shoku Themi, madje, pranoi se e kish nënçmuar djegorin Haki Ujera, poetucin që ma kish atë emër si pseudonim të ndonjë pordhe, por tani e tutje do të bënte kujdes. Afrim Katrahura premtoi se do ta shëronte të gjorin Haki, që ta shmangte edhe nga burgu, edhe nga turpërimi. Ia kish gjetur ilaçin. Do t’i besonte nga një të fshehtë saherë gjuha e kërcënonte me fryrje e përçartje. Kjo e fshehtë do të shndërrohej brenda Haki Ujerës në njëfarë strumbullari dhe do t’ua ulte zjarrminë fjalëve të tjera. E kur të binte në jerm, le ta përsëriste të fshehtën përkatëse derisa gjuha t’i vinte në vete. E pyetën se çfarë të fshehte i pat besuar sot. - I besova një parrullë, - buzëqeshi plot hir Afrim Katrahura. Partia e Punës do të na udhëheqë në jetë të jetëve, gjersa të jetë jeta - jetë e bota - botë!

42

Page 43: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

Kryetar i shoqatës, me shumicë dërrmuese votash, u zgjodh shoku Themi. Zëvendëskryetar, me shumicë drobitëse votash, u zgjodh shoku Jaho. Gjer në atë mbrëmje vjeshte, shoku Themi dhe shoku Jaho gradoheshin mesveti në heshtje si “skura” e përkatësisht "kauri i qenit", “turk i pabesë” e “lepitkë grekësh”, “skuramendo” e “këlysh çobani”. Mirpo hallet e kombit, mbrojtja e atdheut, e prijësave, duhej të ngriheshin mbi çdo dasi fetare e mëri vetjake. Ushtar kryesor i shoqatës u zgjodh njëzëri shoku Afrim Katrahura. Meqenëse dështimi i Folezës së Shpirtit (mbase fajin e kish pasur mungesa e një flije femërore në themele) pat shkaktuar rrënime të ndjeshme e shpesh të pandreqshme në banesën e vjetër të ushtarit Katrahura, ky i fundit ia kish dalë mbanë me vullnet e përkushtim që tullat dhe trarët e shtëpisë së shkatërruar t’i përdorte në krahun tjetër të oborrit, duke ndërtuar në vend të dy-tri dhomave përdhese tre kate të një kulle nga ato të malësisë. Kulla ngrihej si ndonjë tempull pa fé, krahinë e ide mbi të gjitha çatitë e tjera të mëhallës. Ishte e fortë, shkëlqente si fener, dhe mund të mbulonte me vështrim të katër horizontet e mundshëm (lexo: tokësorë) të qytetit. Veç këtyre dhe kthinave, qoshkave, bodrumeve e dhomëzave të fshehta, - që u zbuluan vetëm pas vdekjes së dijetarit, - përmes një të çare trekëndëshe në katramanë e mbulesës, nga kulla mund të këqyrej tërë qielli (lexo: tokësor) i qytetit. Prandaj shoqata "Mbrojtja e Kufijve të Shenjtë dhe e Udhëheqësve" zgjodhi njëzëri për shtab të përgjithshëm kullën e shokut Katrahura. Veç revolverëve Bereta dhe Golt të shokëve Themi e Jaho, përveç biçakut me myll eshtre të ushtarit Katrahura dhe një pasqyre vezake e magjike vetëmbrojtjeje, armët e shoqatës kishin të bënin kryesisht me mënyrën e të parit të gjërave e ngjarjeve, me stilin e të menduarit, të përfytyruarit, të shpresuarit.

43

Page 44: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

Kryearma e fshehtë e shoqatës, në fakt, ishte tejqyra e shpikur/zbuluar nga shoku Katrahura, i cili kishte dhunti e njohuri të rralla jo vetëm në lëmin treçerek hyjnor të qelqeve, por edhe në fushën e lëngjeve të mistershëm, jetëdhënës a jetëmarrës, në lëçitjen dhe shqipërimin e ëndrrave, në të fshehtat e folklorit, në jetën, bëmat dhe mendësinë e peshqve të gjolit, në pilivesa, miza muti, lakuriqë nate, flutura peshkimi etj. I bindur në fuqinë fatnore të gjërave të shkruara, ushtari Afrim Katrahura ngulmoi që betimi të shkruhej me gërma të mëdha në murin lindor të dhomës. Betimi i themelimit të shoqatës u shkrua mbi murin lindor dhe mbetej nga më të thjeshtët: - U zëntë! Dhe u zu. Kur ia hynte me përkushtim të lartë punës për shpikjen / zbulimin e tejqyrës, Katrahurës ende nuk ia merrte mendja se bëhej fjalë për një-lbinë, jo për tejqyrën shumëpamëse. E kjo ngaqë një tejqyrë mund të ishte e shumta shumë-pamëse, ndërsa një njëlbi i kishte të gjitha shanset të bëhej gjithë-pamëse. Kur i shkruante shokut Themi se duhej shpikur sa më shpejt një tejqyrë e rrallë, mbrojtëse e profetike, me të cilën të shiheshin gjërat dhe qëniet e gjalla anembanë, d.m.th.: lart, poshtë, majtas, djathtas, çerek-lart, gjysmë-majtas e ashtu me radhë, Afrim Katrahura pat kuptuar se një gjë të tillë mund ta arrinte vetëm një lente në trajtë topi ping-pongu, sa më e ngjashme me kokërdhokun e syrit njerëzor. Hamendjet ia kishin mësyrë trurin dhe shpirtin. As të rënat me dorë, - që, sipas tij, shkundnin bërsitë e tepërta të ankthit nga qënia, - nuk i patën dhënë ndonjë ndihmë të vyer. Qe rraskapitur me aq pak përgjigje të ardhura nga Yjori, - përgjigje të metaforizuara gjer në hieroglif, gjer në palcë, dhe të cilat i qenë dukur të mjaftueshme para se të niste shpikjen. Qe bërë si i ograisur, duke e matur qytetin pash më pash nga tetë herë në

44

Page 45: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

ditë, duke ngrënë thonjtë në një cep të Sallës së Bilardos apo te Klubi i Shahut, duke vështruar ngultaz, urishëm, kokërdhokët e bashkëqytetarëve, që mbase kishin filluar ta damkosnin syrofil. Një pasditeje të vranët, udhët e panumurta të hamendjeve ishin lidhur nyje dhe ia patën ndalur hapat tek “Bunkeri”, ku Koçua i Vanthies, roje i paepur i kufirit mes botës esëll dhe asaj përjetë të frymëzuar, veshur me kominoshet prej gurëthyesi, me varenë mbështetur pas banakut dhe me gotën e ponçit në dorë, seç i kumtonte shqiponjës dykrenore të flamurit. Po afrohej njëra nga festat e panumurta të atdheut dhe flamuri qe ndehur e mbërthyer një pëllëmbë nën portretin e Legjendarit, pak mbi sahatin e murit. “Bunkeri” ishte e vetmja strofull pijetarësh me sahat muri. Nuk patën munguar mysafirët dhe të pajaviturit që qenë ngutur ta shkërmoqnin atë sahat të hershëm, t’ia shkulnin akrepat apo zemberekun nga kutia. Koçua i Vanthies dora vetë i pat dalë zot. Ky sahat rri atje sipër, u kumtonte shokëve, jo për të na kujtuar edhe sa na ka mbetur, por sa kohë kemi mundur gjer tashti. Me vete, duke vërejtur se, kur pushteti i qepet dikujt apo diçkaje, s’ka mënyrë tjetër për t’ia ndërruar mendjen përveç durimit dhe pijes, Koçua i Vanthies e pat pagëzuar sahatin “Enver”. - Hë, Afrim mendjelarti, - ia kish pritur Koçua i Vanthies pa kthyer kokën. Ke nja dhjetë vjet që s’më je afruar. Apo më pandeh edhe ti kartë të djegur? - Jo, bre, Koço, - kish belbëzuar Afrim Katrahura. - Kisha harruar që mban era katragjysh, - qe gjegjur tjetri. Ç’e mirë të solli në folezën time? - E, kam ca halle të ngatërruara. - Kurrë! - kish thënë Koçua i Vanthies, duke u rënë rebrave të kraharorit me grusht. Kurrë, asnjëri s’ka halle më të koklavitur se kjo kockë! Ha shqip, apo s’ha? - Ha. - Të bëftë mirë. Dje në darkë, mor djalosh, këtë kockë e ka lënë yllka, shpirtka, Afërdita, ha shqip?! E ka lënë vetëm se kjo

45

Page 46: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

kockë thyen gurë, s’ka lekë, pi ponç e kështu me radhë. Ha shqip? - Ha, Koço. Dhe Koçua i Vanthies i kish ngulur njëpalë sy të kuqëluar, si thëngjij në agoni, dhe kish tharë tri dopjo me ponç pa ia ndarë thëngjijtë, aq sa Afrim Katrahura, - që mbante kreshmë tërësore për të shpejtuar shpikjen e njëlbisë, - qe trembur se mos e shëndërkonte diabeti. Koçua ia kish hapur zemrën me fund, njëlloj sikur të ndodhej i ngujuar në Folezën e dikurshme të Shpirtit. E kish dashuruar Afërditën si në libra, si në filma. E ke parë filmin «Gruaja e panjohur»? Po «Më fal»? Po «Nuk ka paqe nën ullinj»? Aferim! Kish thyer gurë pesë vjet në emër të asaj dashurie. Ia kish bërë jetën farmaq së ëmës, që ngulmonte se çupkat e bukura janë pasuri e përbashkët, ngjajnë me lumturinë, që ta dredh e të le në baltë kur s’ta pret mendja. Kuptohet, - këtu e themi, këtu e lemë, - kishin bërë dashuri si në filma e si në libra. Mirpo më vonë, gjeratorja e ngjarjeve gati e kish nxjerrë mendsh këmbësorin e fytyrës së vrerosur, Koçon e Vanthies, ngaqë Agimin e Zukut të Vdekjeve, alias viktimën tjetër të Shpirtkës, e kishte shok fëminie, vëllam, mirpo s’kish arritur t’ia vriste macen e zezë që ia kish prerë përfundimisht rrugët e së ëmblës beqarí. Po të kish shkalluar, do ta kishin shpikur bashkë Folezën e Shpirtit, si thua? Afrim Katrahura s’thoshte. - Po ti ç’halle të ngatërruar ke, mor Afrim, se ta mora medjen? - E, lere tashti... S’ta them dot... - Po pse, mor Afrim, s’ma thënke dot?! - kish kërcyer tjetri. As Afërdita s’ma thoshte dot. S’paska pjellë nëna ndonjë tjetër veç meje që ta thotë dot, siç po ta them dot unë tashti?! Ë?! Afrim Katrahura qe kapur ndër leqe. Gurëthyesi kishte një magji krejt të veçantë, një gjuhë që të hidhte në dhjetë minuta jo vetëm trutë e gomarit, por edhe cicërimën e mbrame të të torturuarit. Dhe i qe kujtuar Afrim Katrahurës se po mbusheshin nja tridhjetë vjet qysh kur nuk e kish shembur në

46

Page 47: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

dru ndonjë polic, si në qelinë e rinisë, e nuk ia kish hapur zemrën me fund ndokujt. - E mora vesh, - ia kish prerë Koçua i Vanthies. Thuaji xhaxhit tashti që kur s’ke qirë zotrote? Mos u ndruaj. Zere se jam urata, hoxha, rabini... Afrim Katrahura qe orvatur t’ia mbathte nga sytë këmbët. Mirpo qe gjendur si brenda një veze vigane të mbushur me terr. Kushedi ç’kalvar i pat zënë pusí dhe tani e kishte shtënë paq në dorë. Pëshpëritej se nga ky bunker dilej o i frymëzuar për vdekje, o me këmbët para, hipur mbi katër drurë... Dhe ia kish hapur zemrën tjetrit njëlloj si para shpikjes gjithëpamëse e gjithëdëgjuese, aq sa, pas tri pikave përmbyllëse, pat besuar se s’kish më trup e rëndesë, po vetëm vështrim e flatra. Atëbotë Koçua i Vanthies kishte zënë kokën e pluhurosur me duar, i kish kthyer shpinën dhe i qe afruar flamurit. Kish thënë një fjali që do t’ia ndërronte mbiemrin dhe nofkën e lindur. - Do puthemi njëherë në buzë, moj shqipe, - kish thënë, - jo për gjë tjetër, po vetëm për kënaqësi! Dhe kish puthur njërën nga kokat e shqiponjës. Pastaj tjetrën. Dhe qe dëshmuar tashmë se edhe aty muret kishin sy e veshë të panumurt, mirpo Koço Puthja s’donte t’ia dinte nga askush, nga akund, nga askënd. Më ferr se aq nuk ishte as ferri, as pisa e arbëreshëve, as honet e krupshëm të përrallave me kuçedra e katallanë. Ha shqip, apo s’ha?! Dhe qenë dyndur të hanin shqip me ponç si dy vëllezër binjakë, të rigjetur pas vitesh, dhe Koço Puthja i pat dhënë atëhere një ide gjeniale. Që të mund ta shpikte atë gjënë tërëpamëse, kish ngulmuar, Afrim Katrahura duhej të hulumtonte syrin e vetëm të ndonjërit që kishte vetëm një sy. Sepse, për shkak të syrit të humbur, në syrin e mbetur, Hyu duhej të kish mbledhur tërë dhuntitë dhe fuqitë e syrit të vdekur. E tek ushqeheshin me shqip dhe shuanin etjen me ponç, Afrim Katrahurës i qe kujtuar se në qytet kishin dy të verbër, një shurdhmemec dhe mbi njëzet shurdhër të plotë a të pjesshëm, por kishin vetëm një gjysmë-sy. Ishte fjala për një minator të ri, - Iliri me një sy, - që s’dihej ku e pat humbur njërin sy.

47

Page 48: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

Thuhej se ia kish ngrënë një korb i çartur urie, kur flinte i kapitur anës gjolit. Syri i tij ende i gjallë ishte zgjidhja. Anëtarëve të shoqatës nuk iu duk aspak rastësi që fati i mbarë i gjithëpamëses u vulos në mbrëmjen e ditëlindjes së Udhëheqësit, një vit më vonë. Më thirrën fillimisht në zyrën e shokut Themi, që të mblidhja trutë e të mos e humbja edhe syrin tjetër gjatë ndonjë të rrahure katërcipërisht të merituar. M’u drodhën leqet derisa arrita para derës së zyrës. Pastaj drithmat m’u ngjitën gjer në cipën e kokës dhe nisi të më mbahej goja. Shoku Themi thithte një cigare «Rozafa» dhe më kundronte me njëfarë buzëqeshjeje babaxhane që përtej tymrave. - Hë, - tha. Si ma ke syçkën? - Mirë, falemnderit, - iu gjegja. Ishte fjala për tri syçka njëheresh: atë prej deleje, atë të mbeturën gjallë dhe sidomos për syçkën e së ardhmes sime. Troç: a kisha ndërmend të bashkëpunoja në të mirë të atdheut, apo të bëja hak ndonjë valle shkopash gome rreth kokës së madhe e të voglës, si qëmoti. - Ulu, - më urdhëroi shoku Themi. Të sqaron shoku Katrahura për se është fjala... Afrim Katrahura erdhi nga kthina e zyrës, ku rrinte soba dhe varsja e rrobave. Ishte plakur ndjeshëm, qe i parruar, dhe çakërritja e brendshme prej shpikësi tani kish marrë shkëlqimin e një dhembshurie mbitokësore. E adhuroja Katrahurën, sepse më qe gjendur pranë gjatë ditëve kur shkopi i gomës ma kish plasur syrin e majtë. Ai kish bërë sebep syrin e deles që mbaja me përulësi në zgavrën dikur të zbrazur. Ai më pat këshilluar t’ia hapja zemrën sa më shpejt derdimenit Haki Ujera, se ndillte mbarësi. Kur e shpje dhimbjen tek shejtan-budallai, më pat thënë Katrahura, lehtësohesh, se ai e shpërndan si shkrumbin atje ku s’ta pret mendja.

48

Page 49: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

Nuk e zgjati me fjalë të kota. Ma plasi syve: atdheut i nevojitej jashtë mase përvoja ime si qytetar me një sy. Vetëkuptohej që nuk ish fjala për syrin e deles. Atdheu ishte në rrezik dhe kërkonte ndihmën time. Atdheu i pat zgjedhur fshehtas si zëdhënës. Kjo shihej qartë në qepallat e rënduara të të dyve, në atë hije zyrtarësh të lartë ushtarakë që e dinë mirë sa të kushton lëkura dhe grami i shpirtit. Kjo hije ishte e re dhe ende e pashkrirë mirë në tiparet prej lakuriqi nate të Afrim Katrahurës. Isha çmeritur, se as gjer edhe ndonjë bishtdredhur me ferman, apo ndonjë plakëruqe e verbër, nuk kishin kërkuar ndonjëherë ndihmën time. Mirpo gjërat nuk ishin aq të thjeshta. Për arsye që tani për tani s’mund të shpjegoheshin, qytetit i qe shtuar një forcë ushtarake e një natyre krejt të veçantë. Ish kërkuar edhe ndihma e nënokeve të lagjes së moçme, - atyre që thuhej se këndonin, ta këndonin e të këndonin për të nxjerrë e futur xhinde, - dhe ishin çmësyshur tanimë në fshehtësi gjoli, plepat, mjellmat, koranët, ngrehinat anës gjolit: Materniteti, Muzeu i Luftës Nacional-Çlirimtare, Kinemaja, klubet, gjelltoret, berberanat, nevojtoret, Varrezat, kam-pet e puntorëve dhe të pionierëve. - Të ka zënë syri ndonjë gjë të veçantë këto kohë? - më pyeti befas shoku Themi. - Hm, po, - belbëzova. - Shprehu! - Një... një si ré mbi ujrat e gjolit... Ata u panë syndërsy me një ngazëllim të maskuar. - E sheh, pra?! I shihja, si zakonisht, përgjysmë. Afrim Katrahura më sqaroi shkurtimisht. Numuri i armiqve që na kërcënonin këto ditë të lumtura qe shtuar. Arritjet tona kishin zgjuar smirën e forcave të errëta metafizike, domethënë të padukshme, dhe të gjitha, me në krye jetën e Udhëheqësit tonë Legjendar, ishin në rrezik. E kisha bërë në vogëli atë betimin me do të luftoj gjer në pikën e fundit të gjakut? E, pra: tash e mbrapa duhej të luftoja edhe gjer në kokërdhokun e

49

Page 50: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

fundit të syve. Domethënë: gjer në shkëndijën e fundit të vështrimit. - E qartë? - E qartë. Gjatë hulumtimeve dhe endjeve shpirtërore drejt një zgjidhjeje, shoku Katrahura kishte bërë një shpikje. Kish zbuluar një tub në trajtë monokli, me të cilin mund të shihje në disa përmasa radhazi, ose edhe njëherësh. Tubi ishte punuar me dorë, në bronx. Në brendësi të tubit qe përgatitur një zgavër si ato të syve, dhe në atë zgavër na duhej një sy i rrallë. M’u bë mishi kokërr. Vetëtimthi m’u vegua vetja lidhur pas një shtrati në Sallën e të Vajturve, me kokën në fasho, në mëshirë të takëmeve lebetitëse të Xha Birit. - Sy... syri im? - pyeta. - Sy i rrallë, more djalë! - hovën ata duke më rrahur krahët. Syri yt është një sy i zakonshëm prej deleje. Sy delesh kemi sa të hanë qentë. Kupton? Neve na duhet përvoja e syrit tënd prej njeriu. Na duhen të dhëna sa më të hollësishme... Si të duket filan gjë, si të duket filan qytetar, filan peisazh... Rashë në të thella. - Kam gjetur një dokument mëse të rëndësishëm, - shtoi Katrahura me pëshpëritje. Bekuar qofshin sëndukët dhe çinglaminglat e stërgjyshërve! Kam gjetur të dhëna se një biçimsëz mesjetar, për t’ia prishur gjakun, i dërgonte prijësit tonë Gjin Bue Shpatës nga një shportë jo me vezë, po me sy shqiptarësh. Ha shqip, apo s’ha? Sy Shqiptarësh! E pra, qysh nga ai çast, vështrimit kombëtar i mungon një sasi dhe një cilësi e madhe metaforash. Shikimi kombëtar është i mangët. Këtu e themi - këtu e lemë: nuk kemi aq sy sa na nevojiten në këtë fazë të zhvillimit tonë... Kokën e kisha tym. Të nevojitej një qelizë e veçantë në tru, me veti bërthamore, që t’u bëje ballë ca ngjarjeve. - Po mirë, - desha të dija (se për një sy rron njeriu). Ti thua se s’kemi aq sy sa na nevojiten, e nga ana tjetër më zgjidhni mua që kam vetëm një sy. Ky sy që kam është lodhur nën tokë. Nuk

50

Page 51: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

do të ishte më mirë të gjendej ndokush me tre sy, apo ndonjëri që nuk e kalon gjysmën e jetës nën tokë?! - A-a, ti qënke profan fare, more djalë, - ma preu shoku Themi. Nuk e kupton se je ndërmjetësi mes nesh dhe të gjithë atyre shqiptarëve që u janë nxjerrë sytë apo që tashmë kanë vdekur? Po më zhgënjen thellë, ta dish... Afrim Katrahura më rrahu supet me një ritëm që mund të shqipërohej edhe si «po hodhe vickla, të piu bolla!». Dhembshuria e tij e njohur cofte në pragun e shkencës së epërme. Kur ishte duke shpikur a zbuluar gjë, nuk njihte nënë e babë. - Është e tepërt të kërkoj ta mbyllësh sqepin, - tha shoku Themi. Ne jemi nga të paktët që e dimë se syrin s’ta ka ngrënë asnjë korb apo shpend tjetër grabitqar. Ishin nga të paktët. E nuk më kërkuan veçse të dhëna të rëndomta: si më duket qyteti në të gdhirë, gjoli, mjellmat, verdhashkat, gushkuqët, sgalemët, pëllumbat, stërqokat, hijet, pemët, qyteti në vjeshtë, nën dëborë, në shi, gjatë festave e përkujtimoreve; si më dukej Materniteti, Varrezat, galeritë e nëntokës, Pazari, Mëhalla e Vjetër, Shtëpia e Kulturës, Gjimnazi, Salla e Bilardos, Klubi i Shahut, Kinemaja; si më duken gratë e bukura, po shëmtaket, po lavirat, po nuset e reja, po gratë me barrë, po pijanecët, po mjegulla, po zërat? Iu thashë se zërat nuk i shihja. Nuk dija si do të isha ndjerë po të më kishin detyruar të spiunoja ndokënd, përfshi veten time, por gjatë kohës kur u jepja ato të dhëna të rëndomta sikur isha strukur në një kafaz me mure hekuri të tejpashëm (njëfarë kopje përdhosëse, djallëzore, e vegimtares Folezë e Shpirtit) dhe fjalët e tyre më vinin me të paktën një sekondë vonesë, kurse fjalët e mia u mbërrinin, siç vura re i habitur, me dy sekonda vonesë. Thua se nuk isha gjallë, apo se isha arratisur nga kjo botë. Afrim Katrahura do të më rrëfente më vonë, pas hapjes së Depove të Kinezit, se Gjithëpamësja më detyrohej edhe mua, po aq sa atij.

51

Page 52: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

Tek mbante shënim përgjigjet e mia, i qe veguar trush thelbi i Gjithëpamëses. Qënkej e domosdoshme që syri i qelqtë brenda tubit të lëvizte, të lëvrinte. Si foshnja në bark të nënës. Të tundej, të rrotullohej, të gërvishtej. Me një fjalë: të vuante. Se, pa vuajtje, asgjë e askush s’të hapej para vështrimit. Renditja dhe shkrirja mesveti e copërave të pamjes, ngjizte disa sekonda më pas pamjen e vërtetë, shumëpërmasore të realitetit. E kuptoja? Njëfarësoj. Kishin hedhur rrënjë pastaj majë kullës së tij, një mbrëmje pas ditëlindjes së Prijësit Legjendar, dhe qenë përqëndruar me mish e shpirt që të shihnin. Katrahura tundte heraherës tubin mrekullues - dhe ishin mahnitur atje majë kullës, tre burra të thyer, por të pathyeshëm, u qe ngjethur mishi, jo nga tmerri i zakonshëm, po nga tmerri që zgjon bukuria. Bukuria e epërme, hyjnore. Betoheshin nëpër dhëmbët e vënë se as në ëndërr s’kishin parë një qytet kaq të bukur, me aq ngjyra e aroma, me aq dritëza që endeshin në ajër si yjëz të dashuruar. Në të gdhirë, sytë u qenë mjegulluar nga mahnitja, nga llahtara marrëzisht e ëmbël e aq bukurie, nga malli për jetën që u ish dukur si njëfarë rrjedhe ngjarjesh të palidhura, ose mëse të lidhura, e që, në fakt, nuk paskësh qenë veçse një vegim, një aromë, një shajni. Frëngjia e kullës qe zmadhuar njëheresh me përgjumjen fëminore që po i kaplonte. Ishin ndjerë befas krenarë që po e mbronin atë parajsë, bashkë me atin, birin dhe trashëgimtarin e saj, Legjendarin, po e mbronin nga murtaja e huaj. Dhe e dinin që Legjendari ndodhej në Tiranë, ai vinte vetëm gjatë beharit, kapte peshk para Vilave, ose në Drilon dhe shkruante kujtimet, mirpo atyre iu dukej sikur ai ndodhej prore tek Vilat në të dalë të qytetit, shëtiste me bastun përgjatë urës së mbuluar me qelq, bluante e përsoste vizione, teksa motobarkat ushtarake, topat, mitralozët, ushtarët e Gardës Kombëtare e mbronin pa vënë gjumë në sy. Pak para lindjes së diellit, një ré e ndritshme dhe e pambuktë qënkej ulur mbi

52

Page 53: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

liqen. Një ré që s’dihej nga u ngjiz. Malet përreth u dukën dy herë më të zinj. - More, more-e, - qe mahnitur shoku Themi. Tubin e mbante në sy Afrim Katrahura, mirpo vetitë e tij çudibërëse u qenë përcjellë fshehtësisht të treve. Reja nuk qëndroi gjatë mbi ujra, nuk u pá nga të gjithë. Të vinte keq për gjithë ata të verbër dhe të vdekur që patën humbur një pamje të atillë. Tre anëtarët e jashtëzakonshëm e fuqiplotë të shoqatës pandehën se vetë shpirti i dëborërave të rozta, mijëvjeçare, i zvjerdhur nga bëmat e vdekatarëve dhe nga pafuqia e ngjyrave për të mbetur përjetësisht parajsore, qe shndërruar në ré, qe fanitur kalimthi mbi ujra, ndofta sa për të lajmuar dhembshurisht ikjen, dhe qe tretur. Tubi u përqëndrua në thellësitë kristaline të ujrave. Një grimë kohe para topitjes së resë, vezullimet e saj u ndehën anembanë dhe një pjesë e tyre, tashmë në trajtë rrezesh jashtëtokësore, përshkuan ujrat brinjë më brinjë. Brendësia e ujrave u tjetërsua. Peshqit u dukën të gjithë njëlloj, laramanë. Disa syresh, pak më të uritur a thjesht të frymëzuar nga ai shpërthim ngjyrash nënujore, nuk vonuan të kërcenin drejt resë, me gojëzat hapur, me shpresën se mund t'i shkulnin ndonjë copëzë. Nuk dihet ç’pandehnin se është. Kurse peshqit e tjerë, të rëndomtët, përfshi ata pak amurë të zinj që i patën shpëtuar ndëshkimit të koranëve, apo që kishin tradhtuar racën nga frika dhe hiqeshin si peshq të tjerë, vallzuan çmendurisht mes barishteve e shkëmbinjve, duke ëndërruar a duke u lutur të mbeteshin ashtu. - Kjo të magjeps edhe po ta shikosh me sy prej qelqi, - kish belbëzuar shoku Katrahura. Kishin vetëm një sy prej qelqi: të tubit. Copëzat e tretura të resë kishin shkitur si ca varka ëndërre drejt Vilave të Legjendarit. Nën varka, toga e mbrame e ushtarëve po mblidhte çadrat. Anëtarët e shoqatës kishin kthyer tubin drejt atyre varkave.

53

Page 54: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

- Për atë Zot, si ndonjë ushtri e padukshme, shoku komandant, - kish belbëzuar Katrahura. - Ushtri, por pa armë, - ia kish prerë serbes shoku Themi. - Ç’uniforma kanë? - qe kurreshtur shoku Jaho. Nuk para shikoj mirë pa gjyzlykë. - Nuk para i dalloj qartë, - qe përgjegjur Katrahura. Uniforma që këmbe-hen. Tashti janë gri, më pas të kaltra. Pastaj - të verdha, të florinjta, jeshile, ngjyrë hiri, laramane... Kishte zbardhur krejt, kur vendosën njëzëri ta shqyrtonin mbareprapë këtë çështje. Ishin drobitur nga aq gjumë i vrarë në kurreshtje e sipër. Dukej se kishin zbuluar, më në fund, armikun e vërtetë të këtyre trevave. Ata të pabesë të padukshëm do t’ua kishin prerë kokat atyre peshkatarëve të ngratë. Duheshin sqaruar gjërat. Duheshin marrë masa menjëherë. Duheshin njoftuar shokët e Partisë, mbase edhe vetë shoku Komandant. Mirpo fati nuk e kish parë të udhës t’u jepte mjaft kohë, në vend të ca të shtënave të mbytura. - A do kenë edhe ata gjeneralë, kolonelë, kapterë? - po përsiatte shoku Themi si me vete. Apo i kanë hequr gradat?! Të shtënat trembën skutat e kullës së Katrahurës, zgjuan merimanga, minj, akrepë e hardhuca pikaloshe, por trandën edhe skutat e frikës së tyre të përzjerë me etje për lavdi. Ç’po bëhej ashtu dhe vetë shoku Themi nuk ish njoftuar?! Po shtihej. Një kompani ushtarësh nga më besnikët, mbështetur me bërrylat mbi rërën e bregut, maskuar me kulpra e ferra, po qëllonin renë. Po e bënin shoshë me plumba. Siduket kishte edhe mendje të tjera të ndritura, që e kishin nuhatur rrezikun e asaj reje. Ata ishin ngurosur tek frëngjia që shihte drejt Vilave. I mbante shtangur zhgënjimi që nuk paskëshin qenë të vetmit shpëtimtarë të Komandantit. - Ndofta po bëjnë vetëm stërvitje, - kish belbëzuar shoku Themi. Megjithëse... në këtë orë...

54

Page 55: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

Afrim Katrahura gati ia kish përflakur sysh të vërtetën. Por edhepse tani ishin miq dhe i lidhte një e fshehtë që mund t’ua mbushte gjoksin me dekorata, por edhe me saçma, rrëzë ndonjë skërke, ende i ndruhej. - Mprehtësia e syrit tënd, megjithatë, duhet dekoruar, usta Afrim, - kish vazhduar shoku Themi. Gjynah që s’ke bërë shkollë të lartë... Kushedi sa herë pyesim veten me time shoqe se nga të vjen tërë kjo aftësi, xhanëm? Afrim Katrahura rrezik e priste këtë pyetje qysh kur ishte lëng në venat e t’et. - Nga vetmia, shoku komandant, - qe përgjigjur. Për herë të fundit kam qirë në tetor të vitit 1969! Saherë më vinte të vrisja veten, dilja për peshk. Zija një vend buzë gjolit, në njërin nga stolat e gjelbër mbi bordurë, shkoja krimbin e tokës, ose fluturën e bardhë në grep dhe rrekesha ta hidhja fildispanjën sa më larg. Shumë herë më zuri gjumi në pritje. Si në të gjitha fushat e tjera, as në peshk nuk më kish bekuar ndonjë hyjni. Me kalimin e kohës dhe me shtimin e pafatnisë, edhe forca fatndjellëse e Haki Ujerës qe zbutur. Qe ligavitur. Teksa Katrahura me shokë përtypnin e pështynin hamendje rreth “Ushtrisë pa ngjyra” (siç e patën pagëzuar), unë prisja të më hidhnin prangat, ndonëse nuk gjeja kurrfarë arsyeje bindëse. Hija e burgut më llahtariste. Më dukej sikur, me të shkelur në qeli, një tufë barbarësh do të më hidheshin përsipër të më hollonin zërin, të më bënin soprano, apo korist kishe. Për t’i dëbuar përfytyrimet e helmët që më mësynin kokën, sillja ndërmend çastet më të zinj të jetës së deriatëhershme. Plasja e syrit të majtë. Më qe zvjerdhur gjithçka, mbitoka e nëntoka, kutërbimi i galerive dhe i këmbëve të minatorëve, avujt e mencës dhe aroma e kurmit të Afërditës. Më qe tekur të bëhesha njëherë tapë, të merrja fluturimin, dhe isha dehur në mes të pistës së vallzimit me një shishe rakie lehonë, e Zoti e di si isha gjendur në fushën e pasme të Kampit të Puntorëve duke

55

Page 56: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

luajtur kumar me monedha. Pas ca kokapilash të pafat, sytë më kishin nxjerrë shkëndija, isha zgjuar në qelinë e Degës së Brendshme. Sapo kishin ardhur nga jashtështetit shkopat e gomës. Një nga ata shkopa, me një zell krejt të natyrshëm, ma kish plasur syrin e majtë. Dhe kënaqësia që ai shkop nuk më kish zmadhuar vrimën e bythës, por vetëm sa më kish gjysmuar vështrimin ishte aq e madhe, sa mund të betohesha që syri i plasur nuk më pat qenë i domosdoshëm, e aq më pak do të më vlente në të ardhmen. Nga ana tjetër, mrekullitë që na rrethonin, vepra të djersës e mundit të popullit, mund të këqyreshin edhe me një sy, madje edhe symbyllur. Pasi ma plasën syrin e tepërt, më dhanë edhe rrëfenjën: kisha qenë mëse i dehur, që të mund ta dija përmendsh se ç’kish ngjarë. Domethënë: pata qenë pak çakërqejf, i lodhur nga shtyrja e vagonëve me minerale, isha shtrirë të merrja një sy gjumë anës gjolit, e befas një korb i uritur, ardhur fshehurazi nga dherat e huaj, - se pushteti popullor e pat shfarosur racën e korbave dhe të zogjve të tjerë vendalinj që majmeshin me mërsha, - një korb i huaj, pra, ma kish gërditur syrin e majtë, duke më lënë të marr vetëm gjysmë syri gjumë. Ishin shkrimtarë të lindur. Ditëve kur mundohesha të përshtatesha me shikimin tim të ri, kur më dhimbte shpirti, por edhe provoja një lumturi të çuditshme që shihja vetëm njërën pjesë të botës, një nga ata barkalecët mjeranë që prinin fatet tona, pati një ide lidhur me mbrothtësinë e qytetit. Përveç premtimit se Partia do ta shndërronte qytetin tonë në një sy ndriçues në zemër të Evropës, na kumtoi se shokët kishin zbuluar një peshk të hatashëm në ujrat e pafundme të motrës sonë të madhe, Kinës. Peshku quhej amur. Kishte ngjyrë të zezë dhe peshonte midis 50 e 70 kilogramë. Ushqehej vetëm me barishte dhe nuk kërcënonte kënd. S’kaluan dy muaj dhe legjioni i parë me amurë u zhyt në ujrat tona. S’u mbushën as dy muaj dhe toka nënujore, përfshi shkëmbinjtë, u shkretuan. Atëhere ndodhi të kapja një amur dhe të më shihte me njëpalë sy aq përgjërues, sa m’u bë se po shihja veten me sytë e tij. Më lutej në gjak të

56

Page 57: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

zemrës ta nxirrja jashtë, ta thekja, t’ua hidhja maceve, ta bëja ç’të doja. Nuk qe përpëlitur fare në grep. Rrezik mezi kish pritur të kapej. Më mirë në grep të një njeriu të rëndomtë, do të kish vendosur me vete, se sa në çatanjtë e koranëve. Duhet të kenë një egërsi të rrallë qëniet e hijshme siç janë koranët, sidomos kur kërcënohen nga qënie më të ulëta. Ia fala jetën barngrënësit tim dhe nuk di a veprova mirë. M’u desh të vigjëloja mbi dy muaj pa pikë gjumi në pritje të arrestimit. Ti, këlysh sabotator, do të ulërinin ata. Ti, që po na pakëson peshqit e zgjedhur... Me ata peshq ushqehej populli. Ata peshq hanin barishtet e këqija nënujore. Ku ta dija unë se koranët do t’u vërsuleshin amurëve e do t’i bënin fërtele brenda dy javëve?! Bimët e liqenit ishin pakësuar, mjellmat nuk para gjenin me se të ushqeheshin, thërrimet e panineve nuk u mjaftonin, moti po merrte tatëpjetën. E atëhere koranëve iu kishte vajtur në majë të dhëmbëve. Me siguri amuri im do të kish qenë më i lumtur të hahej prej meje, se sa të përfundonte në dhëmbët e pamëshirshëm të koranëve. Siduket bënte pjesë në amurët me bindje e nuk kish pranuar si shumë të tjerë, të tradhtonte racën dhe të hiqej si krap i zi. Se edhe të paftuarit kishin kreshnikët e tyre. E kur pashë se asnjëri s’po më arrestonte, askush nuk më shihte shtrembër veçse si gjynahqar me një sy njeriu e një sy deleje, vendosa të arratisesha. Gjatë një mbrëmjeje shtatori u lyeva me graso, - që të mos ngordhja së ftohti në ujë, - zgjodha luginën e padukshme që zgjatej nga dritaret e pasme të Maternitetit, prita derisa patrulla e radhës mori kthesën tek gjiri, dhe u nisa. Isha i hidhëruar se shumë nga ne po detyroheshin të lypnim mëshirë, pakëz liri e bukë goje tek hasmët e gjithëhershëm, në vend që të gjenim një jetë sadopak të durueshme në trojet tona. Mirpo fati sërish ma bëri me hile. Ndofta atë natë e bekonte luginën me sy ndonjë shtatzanë e verbër, ose me vështrim të kthyer sëprapthi. Se dy vajza dhe një djalë nga Tirana ia kishin dalë mbanë të kapërcenin kufirin me not, të lyer me graso

57

Page 58: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

njëlloj si unë, të hidhëruar njëlloj si unë, shumë më fatlumë se unë. Shoqata "Mbrojtja e Kufijve të Shenjtë dhe e Udhëheqësve" do t’ia kish arritur qëllimit e madje do të kish siguruar autorësinë e mbrojtjes nga “ngjarjet ende jo krejt të shpjegueshme që na kërcënonin” sikur Udhëheqësi Legjendar të mos qe gdhirë befas, më 11 prill, I Paharruar. Ngaqë bëhej fjalë për dy njësha para prillit, anëtarët e përbetuar të shoqatës bënë bé e rrufe, - duke shpërdoruar koka të gjallësh e të vdekurish, - se ishte fjala dy herë njëheresh për ditën e gënjeshtrave. Mirpo kjo ishte një gënjeshtër që s’e kapërdinte dot as qielli. Udhëheqësi na kish lënë. Udhëheqësi kish vdekur. Udhëheqësi kish ngordhur. Si një qen. Me këmbë të prera. Duke ulërirë në kupë të qiellit të vet. Kupë mjaft e ngushtë, që e trefishonte ngjethmën e ulërimave. Shoku Themi e mori vesh i pari. Në lug të Pazarit, kotkë e zgjidhur e spangos së gjëmave, Haki Ujerës i hodhën prangat, tek shkulte furishëm cullufet dhe ulërinte: - Jo-o! S’rroj dot më pa Fluturën, pa shpirtkën time! S’dua t’ia di kush vdes e kush mbetet gjallë, vetëm Fluturën ta kem... Shoku Themi vendosi të shkonte në kryeqytet. I qe bërë barku zgavër, i qe enjtur zemra. Duhej medoemos të gjendej vetë pranë qivurit, ta prekte me duart e veta viganin e kësaj toke, përndryshe as me plumb ballit nuk do ta besonte atë vdekje. Ish mësuar ta takonte çdo behar Legjendarin, t’ia përpinte si thithlopa qumështin, fjalët tërë nektar e mençuri. Ish rinuar aq herë, në një fshehtësi engjëjsh mbrojtës e begatues, kur, veshur me kostum të shtrenjtë polumbari, zhytej me një koran treçerek të vrarë në dorë dhe endej nën ujra derisa gjente grepin e Legjendarit. Grep që ia ngulte gjer në mëlçi peshkut të ngratë. Kushedi sa koranë kishte kapur ashtu, në bashkëpunim të heshtur me Legjendarin. Si do ta mposhtte tani e tutje blozën e të jetuarit në këtë skaj të kujtesës?! Kë do të mbronin

58

Page 59: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

që nga shtabi i shoqatës?! Tani sikur kish mbetur nën ujë, i dënuar të plakej kafshërisht, me një peshk treçerek të qelbur në duar, pa një grep ku ta ngulte, pa i shkaktuar dot asnjë gazmend, sado fëminor a kalimtar, Të Paharruarit... Afrim Katrahura mbërriti në zyrën e shokut Themi pas njëçerek ore (të përzishme) dhe hapi krahët me shprehjen e një pasunari të batërdisur nga varfëria. I ngjante një lakuriqi nate të parë me lupë. - S’po qan, mor maskara?! - i shkrofëtiu shoku Themi. - Hm... - Të qash me shtatë palë lotë, mor qen bir qeni, - shtoi shoku Themi, - se tashti do ta shohim të s’ëmës! Mirpo Katrahura nuk qante dot. Nuk qante dot, se ende nuk mund ta besonte. Makthi i rrënjosur nga hija e udhëheqësit tashmë të paharruar ishte aq i plotë brenda tij, saqë ndofta as në botën tjetër nuk do të besonte se ia kish arritur kësaj dite. - Ka qenë një shkërdhatë, shoku komandant, - shfreu. Ka qenë një gjakpirës, një... - Mbylle-e-e-e! - kujisi shoku Themi. T’i hedh trutë në erë, tradhtar i fëlliqur! Si guxon ta përbaltësh Komandantin?! Dhe nxori koburen. - Mor bukëshkalë! S’prite as t’i treten kockat... Afrim Katrahura mendoi se pikërisht kjo tokë s’ia treste dot, po as kish ndërmend t’ia treste kockat Legjendarit. Puthiti ballin me mllef pas tytës dhe: - Kur isha i ri, - tha, - në një ditë tetori, më kish ardhur në majë të hundës. Na shkatërroi fe e atdhe, lapërdhari. Na mbajti mbyllur si minjtë në but. S’kisha si hakmerresha, prandaj ia nxora fotografinë nga korniza, i hoqa një të dhjerë, dhe u fshiva me të. Ha shqip, shoku Themi, apo s’ha? Mirpo, pasi u fshiva dhe ia bëra fytyrën shuk, kisha frikë ta hidhja. Se do ta gjejnë në kanalet e ujrave të zeza, thosha me vete, do t’i bëjnë analizat mutit, do të zbulojnë se bëhet fjalë për mutin tim dhe do të më pijë e zeza... Dhe shtoi me një zë foshnje të gazmendur: - Tashti hidhmi trutë në erë, po deshe...

59

Page 60: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

Pas këtij dialogu të përndezur, kryesia e shoqatës e taksi njëzëri se nuk ish koha të përçaheshin e t’ia hidhnin trutë në erë shoshoqit. Ishte koha të shtrëngonin radhët. Lajmet dhe ngjarjet nuk qenë fort frymëzuese. Ushtria pa ngjyrë e strukur reve qe fanitur disa herë mbi liqen dhe kish zënë gjithnjë tjetër pritë. Siduket ishte në dijeni të vdekjes së Udhëheqësit. Vallë ç’kishin ndërmend të bënin tani?! Po sikur vdekja e Udhëheqësit të kish qenë vepër e pakuptueshme e tyre?! Po sikur të na urrenin siç na urrenin fqinjët dhe mbase vetë Fati?! Dasma ku qenë ftuar atë natë u shty pas përshpirtjeve të Udhëheqësit, ndonëse Sorra e Zezë (ashtu ia patën vënë nofkën vejushës së të Paharruarit) ngulmoi në radio e televizor se duhej ta shndërronim dhembjen në forcë. Udhëheqësi kishte vetëm ditë lindjeje. Ai do të rronte përjetë në zemrat tona, në këngët dhe gojëdhanat e popullit. Gjatë njërit prej këtyre fjalimeve mallëngjyes, Koço Puthja, duke u dridhur purtekë nga zjarrmia e ngjarjes, e vidhosi shishen e ponçit në grykë dhe e thau me një gllënjkë të zgjatur, të dhunshme, njëlloj sikur po etej të merrte jo frymë, po lëng. Shishen e zbrazur e bëri copeçikë pas murit të kuzhinës. Duke shpërndarë këmbëzbathur ciflat, rrëmbeu varenë me të cilën thyente gurë dhe iu qep vetë murit. Vdekja e Udhëheqësit sikur ia kish ngushtuar dhomëzën. Dhe doli me tri-katër goditje në oborr, duke rrëzuar mbetjet e qerpiçit me shkelma, dhe e flaku varenë drejt qymezit të anuar të pulave, që kërcyen të lebetitura e vajtuan në gjuhën e tyre. Dhe ra në gjunjë Koço Puthja nën retë e hirta të atij prilli, dhe qau si fëmijë që e ndjera Vanthie nuk ia kish arritur dot kësaj dite. - Ra Enveri3, mami, - gulçonte pa zë. Ra, për shpirt të babit, ra... Sot fillon historia e Shqipërisë, sot, sot, so-ot! Zoti e dinte se ç’do të bëhej tash e mbrapa, por pak vetë e vrisnin mendjen. Më e keqja ishte se do të mbeteshin pa filmat e televizioneve italiane, që bujtnin në qytet çdo behar,

3 Nuk është fjala për sahatin legjendar të „Bunkerit” - sh. a.

60

Page 61: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

njëheresh me Xhaxhin. Se, ai që do t’i zinte vendin, mbase mund të parapëlqente televizione popujsh të tjerë. Vdekja e Legjendarit mori me vete përtej edhe një shpurë legjendash të tjera më vocrrake, krahinore, por po aq të gjalla e befasuese sa edhe hija e Tij. S’thuhej kot: lisi bje bashkë me hijen e vet. Mirpo hijet nuk ishin të gjitha të besuara. Hijet paskëshin bartur në vete, me përkushtim e fshehtësi të patrazueshme, edhe krimba tradhtie. Ato hije-shushunja, tek ngjireshin e çaprashitnin dikur në kor: “Marrsh nga ditët tona!” e ashtu me radhë, ndër-kohë qenë ushqyer me kohë e jokohë, kishin gllabëruar në fshehtësi kohë nga jetëgjatësia e mundshme e Legjendarit, i cili, në heshtje, me butësinë që e pat karakterizuar gjithmonë, u pat dhënë nga ditët e tij. Afrim Katrahurës i ra era hapësirë e mallkuar, ose të paktën e-marrë-më-sysh, kur vuri re se si gati-legjendari shoku Themi nuk po i ndalte dot as me valiume, as me çajra teto artash, të qarat. Qante edhe në gjumë, edhe në zgjim, edhe në të shkuarën e vet të vështirë, edhe në të ardhmen e paqartë. Duhej parë ndonjë mundësi që mjekët t’ia thithnin apo t’ia thanin me ndonjë melhem depon e lotëve, përndryshe kish rrezik të zbulohej se ca njerëz kanë më shumë lot në vena, se sa gjak. Mirpo truri i Afrim Ktrahurës gati bëri harakiri kur mori vesh ç’i bëri vaki sivëllait tjetër të tij: shokut Jaho Myneveri. Mesnatën kur lajmi i zi po përshkonte hapësirën që ndante kryeqytetin nga qyteti, Jaho Myneverit kishin filluar t’i dridheshin flegrat e hundës. Ai s’kishte kurrgjë prej qeni a prej kali, që t’i shkonte ndërmend avitja e ndonjë tërmeti. Ishte burrë i ndershëm, gjallonte kryesisht me shpirtin dhe fjalorin e të tjerëve. Flegrat kishin nisur t’i dridheshin për shkak të xhelozisë. I qe ngulitur në kokë se e shoqja, Mynevere Myneveri, ia dridhte. S’kish rëndësi ku e me kë, si e sa, pse e pse, që kur e gjer kur. Ajo ia dridhte dhe pikë! Një pikë sa trëndafili kuqalosh i plumbit në lule të ballit. Ajo ia dridhte

61

Page 62: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

sidomos kur aviteshin shirat e vjeshtës. Dhe një xhind memec hidhte spirancën në brendësi të shokut Jaho dhe ia mbërçelte gojën. Kthehej në shtëpi me koburen ngrehur, i bindur se do t’ia hidhte xhadisë trutë në erë, mirpo, me ta hasur në shtratin bashkëshortor, gjaku i përmjaltej nër deje, kujtesa i treste në hiç ato hollësirat që e bëjnë bashkëjetesën ferr, ai zhvishej, i kërcente sipër dhe ia merrte hakun kësaj jete të pabesë. Shpesh, kopsat e xhaketave ushtarake përplaseshin mureve apo mbi qelqurina si brumbuzhelë patatesh. Jo rrallë, shoku Jaho e shalonte bashkëshorten me pantallonat në gjunjë, pa hequr çizmet e aq më pak kambalet. E shoqja kishte vërtet një seks përvëlues dhe ca rënkime që të zgjonin në kokë gjuhë të huaja. Mirpo kafshimet e përbindshme të xhelozisë, me gjithë togfjalëshat e gjuhëve të huaja që anonin diku mes osmanishtes, hitishtes dhe hinduishtes, duheshin përballuar kryesisht gjatë ditëve e mbrëmjeve në zyrë. Shoku Jaho s’mund të rrinte oreçast kaluar mbi të shoqen, e as mund t’ia merrte pjeshkën me vete, që ta përdorte saherë përfytyrimet ia bënin zorrët pleh. Për fat, me kalimin e kohës, befas, i qe veguar ilaçi. Të lexonte! Shoku Jaho pat qenë barí me dhen e nuk para i pat honepsur librat. Pat jetuar mes shkrepash e ujrash të kripura bashkë me farefisin që numuronte mbi dyqind azganë e burrnesha. Patën gjalluar për vite me radhë, në uri e tym kandili, si brenda një reje të errët, gjersa njëfarë tejqyre, ndriçuese, pat përshkuar renë e errët ashtu siç përshkon burri gruan, dhe iu pat fryrë hyjnisht në veshë: - Oburra! Hallet tuaja morën fund... Zbrisni në qytet! Zbrisni si reja nga mali, si orteku e dyfeku! Do të lindeni nga e para... Brenda resë përmallëse patën mbetur ngujuar dhentë, bukitë dhe napat e djathit, lopët, qentë e stanit dhe kafshët e tjera më fort a më pak shtëpiake. Të cilat, më vonë, tejqyra largpamëse i pat tufëzuar, që të mos përçaheshin. Gjatë studimeve ish detyruar të lexonte. Dhe nuk kish lexuar, po përpirë. Kur të tjerët shkalafitnin trutë mbrëmjeve të vallzimit, ose endeshin përgjatë falluseve e ndryshknin kyçet e dorës, i ardhshmi shoku Jaho lexonte. Librat që pat lexuar gjer

62

Page 63: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

në ditën e vdekjes së Legjendarit peshonin pakashumë sa dosjet e qytetarëve. Nja gjysmë ore para se të mbërrinte lajmi i zi, shokun Jaho e kaploi njëfarë zvjerdhjeje në përgjithësi. Kjo zvjerdhje u shndërrua në ndërkryerje. Ngjyra e lajmit, për habi, u zbeh. Ai e lexoi lajmin me sytë e mufatur dhe i erdhi të varrosej për së gjalli. Jo që Legjendari kish vdekur, por që s’dinte kujtimet e kujt do të lexonte tash e mbrapa. Se shoku Jaho u qe përkushtuar vëllimeve me kujtime të Legjendarit. Ndërkryerja ia qorrollepsi kokën me një pyetje të paktën djallëzore: - Po sikur të mos kish qenë Myneveri, a do t’ia kishe lexuar kujtimet Komandantit?! E mori e qeshura dhe u bind se po luante mendsh. Nuk ishte hera e parë. Ndreqi uniformën, kapelën, rripin, këllëfin e kobures, doli para ngrehinës përdhese të Degës së Brendshme dhe kundroi liqenin. Ishte sterrë. Yjet e prillit vononin të puliteshin mbi qytet. Më vonë, sekush tha se shoku Jaho kish dashur ta përshkonte rrugën deri në Qafë Thanë me Zukun e Vdekjeve. Madje kish pasur kohë ta urdhëronte drejtorin e Varrezave që t’ia niste zukun bashkë me një qivur të ri. Mirpo Agimi i Zukut të Vdekjeve qe bërë kallkan mbi qenefin ku s’arrinte t’i nxirrte zorrët dhe avujt e dasmës së një nate më parë, dhe zuku s’dihej kur vinte, ndërsa durimi i kryengritësit të qeshur Jaho Myneveri qe sosur. E kish marrë udhën më këmbë. Buzëqeshte me vete, dhe askush nuk i kushtoi ndonjë vëmendje të veçantë, ngaqë ishin mësuar ta shihnin vetëm të vrenjtur, kërcënues. Dukej i rremë. Minatorët që hipnin në autobuzin e linjës, fshesaxhinjtë, shitësit e ndryshëm dhe policët e përshëndetën dyshueshëm me grushtin në tëmth, duke pandehur se ishte ndonjë hero i heshtur, që pat huajtur gjer në kryerje të detyrës fytyrën dhe shtatin e shokut Jaho. Kur mbërriti në pikën e fshehtë ku mbaheshin dosjet e bashkëqytetarëve, ushtarët po koteshin. Shoku Jaho zgjoi kapterin që mbante çelësat, hapi kapakun e sallës së nëndheshme, zbriti shkallët dhe nisi të çapitej mes rafteve të

63

Page 64: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

lartë ku vigjëlonin kujtimet e përditshme të katër brezave e ca. E qeshura mendjemarrëse nuk i shqitej buzësh. - Hm, - tundte kokën. Na paskan shitur pas shpine, zuzarët... Hm... Rrezik kanë dashur t’i bëjnë karshillëk në kujtime Komandantit... Lëvrinte një dorë e zezë aty, e ndjente. Një dorë që pat mbledhur fletë pas flete kujtimet e të paemërve, një dorë që do t’i përpunonte, korrigjonte, skaliste, e, së fundi, do t’i botonte. E tek shfletonte kalimthi dosjet e të njohurve dhe të panjohurve, vuri re se shumica e autorëve ende të pabotuar, ishin disi më të shkathët në qorrsokakët e të shkruarit se sa i Paharruari. Nuk mund të hamendësonte kush se ç’fjalë, ç’fjali, ç’kujtim ia jermi të qeshurën shokut Jaho. Ushtarët rrinin mbi tokë gatitu dhe lotonin për vdekjen e Legjendarit. Qanin si përtej gjumit. Shoku Jaho doli nga nëntoka duke qeshur me vete, pastaj u rrahu krahët dhe u besoi një të fshehtë: - Më ka zënë malli, djema, - u tha. Më paska grirë fare... Dhe qe ngjitur përpjetë monopatit që mbërrinte para klonit. Rojet e tjerë nuk e patën ndalur. E ndiqnin me sy e me shtjekëzat sikur të qënkej ndonjë fantazmë. Dhe shoku Jaho ishte tashmë një fantazmë. Shtat-lartë, i hijshëm, me një buzëqeshje fëminore, vezulluese, në tiparet e thepisu-ra, me sytë e qeshur e plot lot. Pak para se të jepte shpirt, pandehu se ajo mbushje sysh me lot, ajo krejt tjetër pamje që i pat zënë pritë qysh në mal e det, pranë dhenve e fyellit, lidhej drejtpërdrejt me vdekjen e Legjendarit, por edhe me marrinë e atyre çasteve. E kish zënë malli, e kish grirë fare. Malli për Zoti e di çfarë e pse e sa, dhe kish marrë udhën qysh në të gdhirë të çmallej me Shqipërinë e tij. Me Shqipërinë e moçme. Të çapitej si engjëll e të hante edhe bar, edhe veten, po të ish nevoja, por të hante edhe bar tetove, bar kosove, bar çamërie, bar mërgate, bar qiejsh. Kur e mori plumbi i parë, pamja u gjysmua, ose u dyfishua. Plumbat qënkëshin sy. Dhe shqoi disa dhjetra kufitarë, në

64

Page 65: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

uniforma larushe, me tejqyrat ngrehur drejt tij, duke u ngutur ta mbushnin me sy, dhe nisi t’i përshëndeste me grusht në tëmth, kurse ata seç i britnin në gjuhë të huaj, në një gjuhë të cilën klithmat në shtrat të së shoqes nuk ia kishin mësuar. Pastaj një sy më i madh se të tjerët, një trëndafil përshpirtjesh, i çeli vrikthi në lule të ballit, aty ku e patën uruar qysh të vogël që ta merrte plumbi, dhe shqoi një si mjegull vigane, një ré të butë e shkëlqimtare, që e përthithi lart. Shqipëria e tij nuk mbaronte aty ku ra. Atje fillonte. Dhe i hapi të gjithë sytë i paharrueshmi Jaho Myneveri, tashmë i lehtë pendë, që ta shihte tërë Shqipërinë, gjer në skajet ku ajo shndërrohej në qiell, dhe i lau të gjitha mëkatet e qëllimshme e të pashmangshme me një fjali të vetme, në shqip: - O, Perëndi, kundër kujt paskemi luftuar... Varrimi dhe përshpirtjet që iu bënë Legjendarit, përfshi muzikën funebre që sikur rrekej t’ia pakësonte dritën e padukshme dëgjimit dhe, mundësisht, të verbonte lajmet e mira, i zgjuan Koço Puthjes mallin për murgën nënë. Një varrim të tillë pat ëndërruar për të. Po kurrë s’ishte vonë. E priti lajmin e vdekjes së gjarprit Jaho Myneveri në oborr, rrëzë murit të shembur të kolibes. Pasi e pat shembur, qe dridhur si brenda lëkurëve të ndonjë qeni të plevitosur, se mos i hidhnin prangat. Ç’ishte kjo shembje muri natën e vdekjes së Komandantit?! Kush ia kish fryrë në vesh atë metaforë tërë vrer?! Pastaj sytë i qenë ngulur në vijat e trasha e mavi të parakrahut - dëshmi të orvatjeve për t’ia mbathur nga kjo botë. Nuk vajti në punë. Qyteti përgatitej ethshëm të varroste të parin tradhëtar të Epokës së Vazhdimësisë, poliagjentin Jaho Myneveri. Që i humbtë fara e farefisi, jarebi! Do ta shihte të s’ëmës edhe në botën tjetër, kur Legjendari bashkë me heronjtë t’ia zhvoshknin lëkurët për tradhti të lartë ndaj atdheut. E kishte hak të pushkatohej edhe në atë botë, maskarai!

65

Page 66: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

Koço Puthjen e kaploi një ndjesi neverie në përgjithësi. Mendonte se ditët Legjendarit ia kishin shkurtuar, veç të tjerash, aq rroftë e marrtë nga ditët tona e rroftë sa malet, të cilat, me heshtjen që u rritej nën gërma e tinguj, e kishin bërë më tokësor edhe se një gur, por duke i hequr fshehtësinë e njohur të gurëve. Mëlçinë e kishte qymyr nga zbavitja e stërnjohur e një nate më parë. Kësaj here nuk pat ngulmuar të priste venat. Vijat e trasha e mavi, si tegela makine qepëse, i ngjasuan me vizat që gdhend në shkop një ushtar gjatë ditëve të mbrame të shërbimit. Vallë, sa vija e ndanin nga dita e pritme e ngadhnjimit?! Sa vija e mbanin akoma të ngucur në zhgunin e një gurëthyesi të rëndomtë?! S’e dinte. Koha rodhi mes hamendjesh e ëndrrash të çartura, që sikur ia frynte në vesh e në tru tjetërkush. Aty nga dreka, Beni i Afërditës, - të cilin e donte veçmas, njëfarësoj priftërisht, se qe bërë me hallatet e Agimit, por me dashurinë e fshehtë e tragjike të tij, - ia behu me një frymë në oborr, fshiu qurrat me shuplakën e djathtë, dhe i thirri: - Xhaxhi Koço, xhaxhi... babi.. Më tha babi... ke fituar! - Ç’kam fituar, mor biri i xhaxhi babit? - ia ktheu Koço Puthja me gjysmë zëri. - Llo-lloton maqedonase! Dhe ia nguli atë pikëçuditëse hyjnore si ndonjë peronë, në çaçkë të ballit, aty ku e marrin plumbin trimat. Nuk e humbi torruan, por kujtesa nuk e ndihmoi të merrte vesh sa kohë ndenji pa frymë. Thua se priste të mbushej me një tjetër lloj fryme. Vite më parë, kur rrëmbente bukuroshka fshati, kur u vinte kurorë e i kthente mbrapsht, se nuk ishin çupa, e ndjera Vanthie ofshante duke i thënë se ai e kish kokën në vend të lig. Derisa pa u puthur në buzë, jo për gjë tjetër, po vetëm për kënaqësi, me shqiponjën dykrenore, Koço Puthjes as që i pat shkuar ndërmend ta kthente kokën në vend të mirë. Ditën thyente gurë, pasdrekeve luante bixhoz e bilardo, vinte baste e sajonte barcaleta, mbrëmjeve bëhej furtunë tek

66

Page 67: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

«Bunkeri», ose në dasmën a përshpirtjen e radhës, pastaj vërsulej plot pendesa tek varri i varfër i së ëmës dhe priste venat. I dukej sikur vetëm kish prerë venat gjer atë çast. Me të holla nuk ia kish çuar asnjëherë fort keq, se Zoti e mbronte ushtarin dhe pijetarin. Mirpo të fitoje llotarinë maqedonase, domethënë lekët e qindra bashkëqytetarëve që tuboheshin para Shtëpisë së Kulturës, ose te Salla e Bilardos, fshehtësisht, e kridheshin me gjithë lecka në ethet e llotarisë, nuk ishte gjë e vogël. Mirpo ngadhnjimi nuk iu duk fort i pastër, se, në fund të fundit, kish fituar lekët e aq shokëve, të njohurve, varfanjakëve të dëshpëruar. Prandaj nuk e zgjati më dhe, me të shtënë në dorë çantën e sportit me lekë, që ia solli Gjergj Trashëgimtari, u fanit te pragu i dashur i «Bunkerit» dhe thirri pa marrë parasysh veshët që s’ia donin të mirën askujt: - Oburra, - thirri. Ju kisha thënë që jam pjellë me këmishë. Ju kisha thënë që më ndjek leku e dyfeku. Nuk ngjajnë me dy monedha e me dy vëra plumbi dy o-të e emrit tim?! Ha-ha-ha! Të gëzojmë, se sot më kapi leku... Dhe prishi të tërë, bëji pluhur, i gulçonte vetes, se do ta marrin vesh që jam pasuruar dhe do më pijë e zeza, jo po: ku i gjete, jo po: pse në këto ditë zije, e do ta qaj me shtatë palë lotë guroren pastaj... Dafrunga vazhdoi në një heshtje morti, me qëllim që të mos i binte njeri hilesë. Për fat, të gjithë anëtarët e «Bunkerit» ishin të besës. Banakierja u ngut t’i sillte në klub të dyja arkat e ponçit që mbante në magazinë. Kur akrepat e Enverit po i afroheshin dhjetës së mbrëmjes, Koço Puthja i ra më të se ari i strukur në aq kartëmonedha kombëtare nuk dilte aq lehtë në sipërfaqen e shkatërrueshme të gjërave. Iu shpështoll në stomak një kutërbim i vjetër, mjaft i njohur, dhe rendi përjashta, gjeti qenefin ku lehtësohej zakonisht, dhe ra rob i një të dhjere shkalafitëse. - O, Zot, - rënkoi kur u kthye në bunker. Edhe pak e rrezik do kisha dhjerë edhe shtyllën kurrizore...

67

Page 68: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

E duke u lutur pa zë që, ndërkaq, banakierja e të tjerët ta kishin rrjepur sa më paq, hapi krahët si ndonjë shkabë alpesh dhe tha: - S'ka atdheu aq ponç sa mund të paguaj unë tashti, djema! Mirpo kush mund t’ia dinte depot e fshehta atdheut?! Endej gojë më gojë e vesh më vesh hamendja se pasuritë e atdheut ishin vërtet përrallore, përderisa vidhej tash një mijë e ca vjet, me mijëra duar breznish të ndryshme, nga jashtë, nga brenda, nga poshtë e lart e ashtu me radhë, e kamja s’kish të sosur. Atdheu nuk qe krijuar të bëhej pluhur e hi pa i nxjerrë në dritë pasuritë. Nuk i mbante dot, se i dhimbte toka e shpirti për dëshpërimin e atyre që e mbronin dhe e mbanin pezull, mes qiellit e tokës, si ndonjë ré të shenjtë, duke e ngritur në qiell me çdo fjalim, me çdo këngë. E meqë zakonisht, bashkë me të kaluarën e lavdishme, thesaret e kësaj toke ruheshin nën tokë, nja dy javë pasi portokallisi gjakun me ponç tek “Bunkeri” me rastin e afrimit të dyzetvjetorit, Koço Puthja qe gati të bënte bé e rrufé se i përvëlonin shputat e këmbëve. Luste Zotin që pasuria nëntokësore të mos ishte ndonjë llavë vullkani apo ndonjë lëng i panjohur nga ata që shërbenin për të ngjizur bomba shkretuese. Mendonte, gjithashtu, se përkapja e kohës brenda të gjorit mëkatar varej kryekëput nga gjaku në vena. E ngaqë pat pirë aq shumë gjatë viteve të mbramë të Legjendarit, gjaku ia kish trullosur sahatin shpirtëror, si të thuash, e tani duhej hyrë në bisedime vegimtare me ponçin, që të merrte vesh ç’muaj ishte. Por iu desh vetëm një natë, që t’i vinte kohës e kokës bosht, si i thonë. Një natë e larë në ar lumturie të pashprehshme. Se mos lumturia e një jete të tërë, në këto e ato treva, zgjaste më shumë... Po avitej behari ose dimri. Po dallgëzonin butë mbi qytet aromat e nuseve që vinin për muaj mjalti, ose aroma e dëborërave të para. Mbi parqe binin flokë bore, ose flutura të bardha peshkimi. Ishte behar, ose dimër, po kurrsesi jo

68

Page 69: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

pranverë, ose vjeshtë. Koço Puthja e kishte gdhirë këmbëkryq në një skaj të plazhit, nën plepat e kërrusur përbri klubit “1 Maji”, me sytë përhumbur në horizont. Një varkë peshkimi, vetmitare, me fenerin ende të pafikur, shkiste drejt Urës Ushtarake. Dukej sikur lëronte ujin. Retë endeshin mjaft ulët. Tre peshkatarët mezi shquheshin. Hanin mëngjes më këmbë, mbllaçiteshin, shuanin etjen me një shishe qumështi a dhalli, si tri shtatore të uritura nga lavdia dhe rëndomtësia. Një ré e bardhë, më e madhja nga të gjitha, gati po zhytej në ujë nja dyqind metra larg bregut, dhe peshq të veckël, të uritur edhe ata, kërcenin dhemshurisht t’i shkulnin ndonjë copëzë. Reja ngajnte me një mafishe vigane. Koço Puthjes nuk i bënin kokallat të ngrihej. Qe mpirë gjer në limfë. E kish kapluar papritmas një mall i mjegullt për fëmininë, për kohërat e varfëra e të shenjtëruara kur dilte me shokë mbrëmjeve, hidhte grepat për ngjala e, në të gdhirë, pasi i nxirrnin, ngrohnin venat me nga një ponç aty buzë gjolit. Ofshau me vete, duke tundur kokën hidhur: qe shkretuar dynjaja. Përditë haste udhëve surretër të huaj, njëfarësoj të palatuar. Edhe nëpër klube nuk dije më me kë pije, kujt ia hapje zemrën. - Hë, usta i pijeve dhe i vajeve, si ma ke syçkën sot? Si të eci livadhisja? Shoku Themi dhe nja dy kalecë veshur në kostume ngjyrë hiri se nga i paskëshin mbirë pas. Shoku Themi i kishte sytë ende të buhavitur nga vajtimi kushtuar Legjendarit, mirpo thuhej se Afrim Katrahura i kish sajuar një lëng shpëtim-tar a një pluhur që i ndalte lotët. Se ajo e qarë e pambaruar mund t’i hapte telashe shokut Themi. Mund ta paditnin për dobësi, për pafuqi a mosdëshirë që ta kthente dhimbjen në forcë. - Hiç, - u gjegj Koço Puthja. Po mendohesha... - Për se, në kemi nderin ta dimë? - Për... për kripën që kanë lotët... Shokut Themi iu mbush lukthi me zeher.

69

Page 70: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

- Epo duhet të kesh bërë zbulime të mëdha, usta, - ia ktheu. Se, me aq sa vajton zotrote... Koço Puthja e kish marrë vesh nga të pavdekshmet gojë të liga, - që kishin veshë edhe në thelb të gurëve, - se ndërprerja e vajtimeve të shokut Themi nuk u detyrohej vetëm dhuntive lëngore të Katrahurës, por edhe botës së ëndrrave. Pak para se i ati, i ndjeri Gaqo, t’i fanepsej në ëndërr e t’i hiqte nja dy flakurima ndërgjegjësuese, ndërdijes dhe pavetëdijes së shokut Themi i pat klithur bashkëshortja, shoqja Meliha. Po del mendsh, o korb, i pat thënë, mblidhe veten, se s’të vdiq yt atë! Atij i kish ardhur ta ndante më dysh me satër. Më mirë ta kish bërë amur, qelbak, zagar kasaphane, se sa korb apo çdolloj zogu tjetër. Ia kish thënë haptas qysh ditën e dasmës se qe lindur t’i kishte zët gjërat dhe gjallesat që fluturonin. I dukeshin si ca përqeshje të paturpshme, çnjerëzore. E kish mbërthyer Melihanë për jake, në qosh të ringut të kuzhinës, dhe ia kish bërë kurrizin vurratë pas druve të renditur në depo. Ai po dilte më fort sysh, se mendsh. Po dilte mendsh e sysh, por po dilte edhe burrërie, se siduket kripa e lotëve i hynte në pjesë edhe spermës. Qe ligur shoku Themi si të kish rënë dëshmor për së gjalli, e s’dihej sa lëkurë do t’i kishin mbetur rreth kockave, po qe se i ndjeri Gaqo nuk do t’i ish turrur i poshtëruar nga bota tjetër. Mos më shiko si ndonjë buf kënete, i qe hakërryer. As për tët ëmë s’je qurravitur kështu. Mblidh trutë! Dhe shoku Themi kish mbledhur trutë. Me trurin tashmë të mbledhur grusht nga inati, Koço Puthja po matej t’ia kripte atë kokën si sahat i shkelur, kur një trumbë sorrash, tepër të shëndetshme për kohën, krokatën mbi kokat e tyre, fërfëlluan e kujisën mes degëve e kulprave, u ngritën si ndonjë ré bloze përpjetë, u ulën sërish, dhe ia morën drejt Vilave të Legjendarit. Po këto nga u bënë sebep, po pyeste veten Koço Puthja, teksa ushtria e sorrave nisi të pushtonte çatinë e vilës kryesore, ku thuhej se Legjendari prehte rëndom kokallat e lodhura nga lufta e klasave dhe shkruante kujtimet. - Hm, - shtoi shoku Themi si për vete. I pe, shoku usta? - Kë, shoku Themi?

70

Page 71: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

- Zogjtë. - Them se po. - Thua se po. Dhe çfarë thua se janë? - Si çfarë them se janë?! Sorra janë... Sorra si tërë sorrat. Shoku Themi iu bëri shenjë dy ndihmësve ta ngrinin ustanë e ponçit dhe të gdhirjes mes varresh, dhe ia kthetroi zverkun me shuplakën e vet të madhe, prej zyrtari të përkushtuar. - Ti thua se janë sorra, - i shkrofëtiu pranë hundës. Sorra si tërë sorrat, thua. Kurse unë, si burrë më i vjetër, më i rrahur me vaj e me uthull, të them se s’janë sorra. Ha shqip?! Po qe se janë sorra, sonte nuk do të pimë ndonjë teke në dasmë, sepse ti duhesh kalbur në birucë... Prandaj unë të them se nuk janë kurrsesi sorra, por pëllumba. Pëllumba që mbajnë zi! Apo s’të duket me vend? Koço Puthjes desh i fluturoi nofka nga fati. Shoku Themi kishte nganjëherë shkëndija gjeniale në lëmin e metaforave. - Po, patjetër, - ia ktheu. Janë pëllumbat e paqes që mbajnë zi për Komandantin. Të nevojitej një qelizë e veçantë në tru, që të mund t’u bëje ballë ca metaforave. Dhe iu bë se e qeshura që po ia batërdiste rropullitë e të cilën nuk e nxirrte dot jashtë nga frika e rrënjosur në vite falë hijes së pushtetit, po i bëhej fekale, se vetëm ashtu mund të dilte, nga prapanica. Dhe era kutërbuese që do të pasonte vërtet mund t’ua zbardhte pendët atyre pëllumbave. Në mbrëmje, pak para se të zinte vend buzë derës së lokalit «Familjari», shoku Themi i shkeli syrin me shejtanllëk. - Ka rrezik të të caktoj t’i mbash me bukë ata pëllumbat, - i tha. Martohej Vera e Afërditës me Bashkimin e Hasanit. Reja e pamposhtur e Syrit të Botës, - që ushtronte në qytet një pushtet më finok e shumë më të hershëm se Partia, - i pat gëlltitur kur sapo kishin rënë në dashuri, i pat bluajtur e ripërtypur mirë, dhe i kish nxjerrë sërish jashtë, disi më të pranueshëm, më tanët. Prandaj Vera ishte zhvirgjëruar nja

71

Page 72: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

dhjetë vjet para dasmës së vet dhe kish mbetur me barrë dhjetë vjet pas zhvirgjërimit. Për shkak të hijeshisë së saj dhe pamjes prej dordoleci të Bashkimit, njerëzia kish hequr dorë nga e vërteta e dukshme dhe askush nuk donte ta vinte dorën në zjarr për atësinë e foshnjës. Sa të vije dorën në zjarr, më mirë i bije njëherë me dorë. Apo jo? Mirpo Vera dhe Bashkimi duheshin tejmase, në heshtje, duke rikrijuar mallëngjyeshëm një motërzim të legjendës me të Bukurën dhe Shtazën, e siduket këto soj pleksjesh zgjojnë ca zjarre vërtet të rrallë në shtrat, se Vera mbeti me barrë sa hap e mbyll sytë bota. Vera ishte rrobaqepëse. Mjeshtre e mbaruar në fustane grash të pjekura, grash me barrë, mbathjesh plazhi, sytjenash magjistarë për femrat me sisë të kursyera, Vera shkëlqente veçanërisht në riparimin (kthimin disa herë mbrapsht) e jakave të këmishëve. S’kish mashkull në qytet, përfshi ca dhëndurë të ardhur për muaj mjalti, shkrimtarë e veteranë, deputetë e ushtarë me leje, jakat e të cilëve të mos i kish kthyer e përndritur dorarta Vera. Ishte e bukur si pakkush, e dashur, syshkruar, gojëmjaltë. Shumë tipare të saj lypnin fjalë të përngjitura, që të mund të përshkruheshin besueshëm. Pat shpresuar dhe madje qe lutur në gjak të zemrës që të lindte rreth një muaj para dasme e të mos qepte fustan nusërie me porosi, se atllasi e tyli qenë rralluar e kushtonin sa qimet e kokës. Ndrojtja ndaj farefisit dhe bashkëqytetarëve në përgjithësi e kishin detyruar ta caktonte ditën e dasmës sa më shpejt, mirpo gjërat kishin rrjedhur mjegullimthi e nuk merrej vesh nëse foshnja i qe rritur tri herë më shpejt, apo dita e dasmës nuk pat dashur të vinte para asaj të lindjes, duke ia zymtuar dyfish mendimet dhe hallet e pafundme prej femre të bukur shtatzanë. Femër që tashmë betohej se ishte më mirë të lindeshe zhabë, se sa yll në një qytet kaq të vogël, parajsor, e megjithatë frymëzënës. Fatmirësisht, një fuqi e mbinatyrshme, përfshi shkathtësinë e Doktor Rexhepit, ia kishin dëgjuar Verës përgjërimet dhe tani “Beni i mamit dhe i babit” merrte pjesë në dasmë, në krye të

72

Page 73: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

tryezës kryesore, mbështjellë me pelena e duke thithur biberonin. Vera rrinte si mbi gjemba. Shumë gjemba ia errnin oreçast vështrimin, sepse javën e mbrame të bashkëjetesës së paligjshme, dhëndërrit të ardhshëm i pat hipur një epsh prej shurdhmemeci, domethënë që s’hante as shqip e as hieroglife lidhur me fatin e brishtë trupor të lehonave. Të hijshmes Vera ende nuk i qe mbyllur plaga, mirpo kjo ishte një stërkalë benzine më shumë në zjarrin e Bashkim përçorit, që s’kish plagë e penjë të pahequr ta platitnin. I mallëngjyer nga lëvizjet e lezeçme të Benit të Bashkimit, Bashkimi i Hasanit, dhëndërri, dukej më pak polic se zakonisht. I kishte rrënjët e lashta diku në skajin e kundërt të staneve ku qe pjellë tradhtari (alias: i ndjeri) Jaho Myneveri, i marrë më qafë djallëzisht nga trysnia e ushtruar prej “kaurëve të qenit”. Krushku i madh, Hasani i Meros, pat luftuar me pushkë në krah kundër të gjitha lukunive që qenë turrur të çarvalitnin trupin e shenjtë të mëmëdheut. Ndërkaq ish martuar dhe kish lindur plot njëmbëdhjetë kreshnikë dhe një trimëreshë. Tamam si në balada. Tek vërenin se e shoqja sikur mbetej me barrë edhe nga tri herë brenda vitit, shokët e Partisë e kishin marrë ëmbëlsisht mënjanë demin e ndërkryer Hasan të Meros. Duhet të jesh ca më i përmbajtur, shoku Hasan, i patën kumtuar. Partia e ka thënë që atdheut i nevojiten trima e trimëresha, mirpo gjërat kanë një masë. E, pra, këtë masë, ti nuk po jep shenja se di ta mbash. Jo për gjë, por po qarkullojnë ca hamendje. Kë ke ndërmend të lindësh ti me kaq mbarsje, Mbinjeriun e Niçes?! Partisë e popullit nuk i mungon askush, që të këmbëngulësh ta lindësh ti me tët shoqe. E qartë? Dhe xha Hasani qe detyruar ta sqaronte fallusin e vet e t’ia hapte zemrën si rrallëherë më parë. E sheh, mor bir, i pat thënë. S’po na lenë tashti as të shtojmë radhët. Kemi bërë Leninin, Stalinin, Enverin, Mehmetin, Kreshnikun, Fitimin, Gjergjin, Luftëtarin, Partizanin, Yllin, Bashkimin dhe Fitoren, e tashti na e presin hovin. Hë?! Biri nuk bëzante, por dukej sheshit se qe tronditur, madje i kish mbetur hatëri. E si

73

Page 74: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

me urdhër të drejtpërdrejtë nga lart, ndofta nga trishtimi e marazi bashkë, Hasani i Meros u sëmur me prostatë dhe ra pré e bisturisë. Për të mos e paditur si servil ndaj kryeqytetit, xha Hasani i Meros u robtua që t’i shpërndante pjellat anembanë vendit, mundësisht në pika kyçe. Lenini, Enveri, Kreshniku, Gjergji, Partizani dhe Bashkimi ndoqën studimet për policë dhe arritën të siguronin, me nder e përkushtim, ca «hejbe». Jo fort të mëdha e të patundshme, por as të vogla sa për t’ua hedhur qenve. Stalini, Mehmeti, Fitimi, Luftëtari dhe Ylli u bënë oficerë të lartë të Ushtrisë Popullore. Kurse vajza e fisit dhe e pleqërisë, e kolmja Fitore, u bë mësuese letërsie dhe poeteshë. Kur rastiste që të gjithë tuboheshin në shtëpi, - ndonëse vatra mërgonte nga një krahinë e atdheut në tjetrën, në varësi të sherreve të plakut me anëtarët e togës, - dukej sikur qenë mbledhur të kapnin me presh në duar vetë Shpirtin. Pas rropatjesh të gjata, kur xha Hasani kuptoi qartë se mllefi për vdekjen e parakohëshme të birit nuk u duhej shfrehur bijve, pleqtë u shpërngulën e hodhën rrënjë të trasha në shtëpinë e Bashkimit, i cili u caktua para tre vjetësh të mbronte depon e armëve të këtij qyteti. Dasma u hap në orën shtatë të mbrëmjes, në lokalin «Familjari». Plot pesëdhjetë e dy të ftuar kishin përveshur mëngët e mezi frenonin jargët para pjatave. Dukej sheshit se e patën argasur stomakun me dy ditë pa ngrënë, që t’ia rrufitnin palcën dafrungës si në rrëfenja. Menyja ishte e thjeshtë, si jeta dhe arritjet tona: tre cironka, një fetë e hollë limoni, një glasë salce kosi, një tjetër glasë salce specash, çerek trofte, një copë bisht amuri, një qofte, një rrotkë kastraveci, gjysmë domateje, një teke raki për dollitë, një shishe verë «Tokai» për dy veta, një copë bukë me qiqra, një felë keku me kakao, tre «Jua shpërblefshim në gëzime!», “Në shtëpinë tuaj!”, si dhe një breshëri me “Në kokën tënde!”, e cila, qysh pas gjetjes së peshkatarëve pa koka, kishte një shkëlqim rrënqethës. Anembanë tryezës, si rreth një zjarri katror e partizan, veç krushqve, nderonin llogoren: shoku Themi me të shoqen,

74

Page 75: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

Melihanë; shoku Bexhet, vejan; zëvendësi i shokut Themi, Munir Sahaja me të shoqen, Burbuqen; Dhori dhe Saliu i Doganave me gratë; dy kalecët dhe një polic që mbanin përgjegjësi për kuadrot atë natë, pa gratë; drejtori i fabrikës së Përpunim Drurit me bashkëshorten; drejtori i gurores, beqar; drejtoresha e spitalit, e pamartuar; rapsodi dhe hapësi i duartrokitjeve të furishme Haki Ujera; Gjergj Trashëgimtari (i palëkundur nga pjedestali i mashkullit më të pashëm që ish lindur ndonjëherë këtej); Afrim Katrahura, xha Misto Fotografi, dhjetë veteranë të luftës e të punës, si dhe një turmë zyrtarësh nga ata pa moshë e pa gjuhë, që vdesin pa u vënë njeri emra, mbiemra a nofka. - Mungon njeri? - pyeti shoku Themi. - Po, shoku Themi, - pëshpëriti Haki Ujera. Mungojnë bukëshkalët Milivoje, Vollodja Mihajlloviç... dhe kinezët... - Vafshin në të s’ëmës! - shfreu shoku Themi. Sikter! Atje e kanë vendin tërë tradhtarët e komunizmit. - Vafshin, - e përforcoi Haki Ujera, që s’kish ç’të shtonte rreth Të S’ëmës, ku tashmë skutat qenë zënë edhe për dhjetëvjetshin e ardhshëm. Sazexhinjtë ia kishin marrë një kabaje jugore, që të kujtonte edhe rrje-dhën e përrenjve, edhe vajtimin e tyre, edhe tharjen. E kush tjetër mund të hapte një dasmë?! - Të dashur shokë e shoqe! - theksoi shoku Themi me zërin e tij luftarak. Jemi mbledhur sonte këtu për të marrë pjesë në një gëzim të madh e pikërisht në martesën e shumëpritur të shoqes Vera me shokun tonë Bashkimin. Para se t’i urojmë çiftit jetë të lumtur e arritje të reja, dua të ngremë një dolli për komandantin tonë legjendar e të paharruar, për prijësin e popullit tonë, shokun Enver Hoxha, një dolli për shokun Ramiz Alia dhe një dolli për Partinë tonë të Punës, që e paçim sa malet! - Të lumtë ajo gojë, shoku Themi! - ia mbajti xha Hasani. Flori e ke, të shkretën!

75

Page 76: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

Pasuan dollitë për Komitetin Qëndror, për Ushtrinë Popullore, për Policinë dhe Sigurimin e Shtetit, për lavdinë e heronjve, dëshmorëve, heronjve të heshtur. Pasuan munxosjet ndaj superfuqive dhe tradhtarëve të çdo ngjyre e natyre. E mbase falë kreshmës a ramazanit të atyre dy ditëve, tekja e rakisë i mjegulloi trutë njëlloj sikur të kish qenë litër, dhe dy shokë lufte të xha Hasanit, përqafe me shokun Bexhet, - që do të jepte shpirt pas kafshimit të një qeni pa zot, plaga e të cilit do t’i rriste me shpejtësi një çiban vdekjeprurës e të madh sa koka, - ia morën valles mbi tryezën kryesore. Ishte vallja e fundit që hidhte shoku Bexhet. Tringëllima e mefshtë e dekoratave ftonte për duartrokitje. U ndje befas mungesa e një daulleje dhe e një gajdeje dhe u porositën sazexhinjtë që t’i bënin ballë me nder situatës. Mirpo dukej e pamundur që të nxirrje nga klarineta tingujt si prej vaji kandilësh të gajdes dhe nga xhezi - rropamat e një daulleje malesh. Në harmoni të plotë me doket e vendit, shoku Bashkim u ngrit të hidhte vallen e beqarit, të digjte shaminë e beqarit. Xha Hasani ia lagu shaminë me raki nga tekja e vet. Bashkimi u shkeli syrin përzemërsisht sazexhinjve dhe ata nuk ia bënë shkeljen dy. Tingujt mezi i mposhtën gumëzhimat e zërave të dehur, pastaj ranë përfund tyre, dhe dukej sikur dhëndërri hidhte valle mes një dëgjimi të rremë. Mes duartrokitjesh e fishkëllimash, iu avit tryezës së shokut Themi dhe i tha në vesh: - Të na rrojë Partia, shoku Themi! Ky i fundit do t’ia kish mbajtur ison fuqishëm, mirpo ia përthithi zërin që në rropulli një piskamë gruaje. Sytë u kthyen drejt piskamës, por nuk e panë. Panë vetëm Verën që u shemb me gjithë karrike mbi parmakun e dritares dhe që i hapi këmbët përpjetë, sikur përpëlitej të shpikte një lutje jo me duar e krahë, po me kofshë. - Oji, mama-a, tmerr! - ulëriu.

76

Page 77: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

Ishte e pamundur të gjeje kujt iu përgjërua mama-a, se sytë i kishte drejt tavanit, duart drejt sallës, buzët drejt strofullës së sazexhinjve, këmbët përpjetë. Gratë brofën nga të katërmbëdhjetë anët, me në krye Teto Artën e Filxhanëve, dhe u orvatën ta ndihmonin, por mbetën të mermerosura dy hapa pranë tryezës. - Uh, Beni, të keqen... mami... - rënkoi nusja. U hap një zgavër përthithëse në sallë. Një heshtje që gati po ua përpinte dëgjimin, rrahjet e zemrave, vështrimin të pranishmëve. Ato tri pikat mes «Oh, Beni, të keqen » dhe «mami» ia bënë zemrën dhe nderin fërtele Bashkim Policit, që dyshonte se Ben duhej të quhej ai që i pat zhvirgjëruar vite më parë të shoqen. - Ç’Beni, moj, - tha. Ç’mut Beni?! Afrim Katrahura, fanitur befas në krah të vjehrrës së madhe, nxori një kundragaz dhe e rrasi në kokë. - Hapuni, - zukati nga brenda, - se ia kam marrë dorën! Atëhere ajo heshtja e babëzitur u shndërrua në erë. Një erë që ua zbardhi kokërdhokët e syve të gjithëve dhe që desh ia thithi krejt fuqinë nga gishtat Afrim Katrahurës. Zor të shpikje ndonjë ushqim të prishur, apo stomak të përbindshëm, që të sajonte asi kutërbimi. Beni i Bashkimit paskësh çelur kindat e shpërgënjve dhe i kish hequr një të dhjerë që hyri në legjendë brenda tri minutash. Të nevojitej një qelizë e veçantë në tru, që të mund të kapërdije ca legjenda lehona. Duke e bekuar kutërbimin me një kujë të papërkthyeshme, Beni u rrokullis mbi tryezë, u hodh pupthi, kokëposhtë, në prehërin e së gjyshes, pastaj e mbajti frymën në dysheme. Rrethi i kurreshtarëve u zgjerua si gropë predhe. Njëra nga gjyshet u shemb nga krahu i zemrës, e alivanosur, kurse foshnja, lakuriq, vazhdoi të bënte kollotumba nën tryezë, duke ngulmuar me një lemzë gjakatare. Po gromësinte?! Verës i ra të fikët nga kutërbimi që pat nxjerrë në dritë foshnja. Dhimbja krejt e panjohur, zhgënjimi nga vetja dhe pafuqia i

77

Page 78: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

kishin tiposur në fytyrë tiparet e një shtrige. Bukuria e epërme nuk paskësh qenë fort larg shëmtisë tmerruese. Era nuk shkulej. Betoheshe se bythka e foshnjës pat qenë tapa e një damixhaneje a kutie Pandore, ku ngucej duke shkumëzuar nga padurimi, prej vitesh, një gaz shfarosës. Mund të betoheshe edhe se, një orë më vonë, do ta humbje përjetë nuhatjen. E le ta pushtonte pastaj rruzullin mbarë ai mallkim! - More, duhet ta kem kapërcyer kufirin me të pirë, - u çmerit Koço Puthja, duke shqyrtuar faqoren. Më bëhet sikur e kam jetuar nja dyzet vjet me radhë këtë dasmë... Disave, kutërbimi ua kish asgjësuar nuhatjen me pak vonesë. U qe zhytur nëpër zorrë e deje si ndonjë gjyle në shpërthim e sipër, e asnjë gjyle s’ka ndërmend të bashkëjetojë me ushqime dasme a përshpirtjesh. I kish dëbuar marrakëmbthi përjashta, në anën e pasme të restorantit, në atë zonë të errët ku flakeshin mbeturinat e kokave helmuese të amurëve dhe që fare lehtë mund të pagëzohej “Muri i Nxjerrjes së Zorrëve” dhe i kish renditur si për t’i pushkatuar. Me duart mbështetur dëshpërimisht pas murit, Lenini, Stalini, dy kalecë, një gazetar kryeqytetas dhe klarinetisti ia kishin marrë njëfarë kënge bretkosash nga ato të ëndrrave të liga, një “ku-aaa-oh” i zgjatur e përdëllimtar, duke çakarritur sytë mbi aq ushqime të çmuara, me të cilat po detyroheshin të plehëronin tokën. - Po na nxjerrin zoçka klasikët, - qeshte mbyturazi Koço Puthja. Mos harroni të vini gurë në xhepa kur të mbaroni, ore-e! Lenini dhe klarinetisti nuk e lanë dot me aq. E braktisën murin të kapur përkrahu, u dyndën në sallë, gjetën qorrazi halenë dhe, siç shtoi Koço Puthja: qeshën njëcopëherë me të madhe, me kokat në qenef. Paskësh qenë tjetër dasmë.

78

Page 79: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

Era, për fat, nuk doli helm. Foshnja kish pushuar së qari. Afrim Katrahu-ra, ngadhnjimtar mbi katrahurën e krijuar, e mbështolli me një mbulesë tryeze, e shtriu butë në pjatancën me oshafka mollësh e pestilkash, dhe kërkoi një fije shkrepse. Sekush ia hodhi nga qoshja tjetër e sallës. Afrim Katrahura ndezi një fije, e vërtiti rreth kokës së foshnjës, ndezi një fije tjetër, e endi përgjatë kurmit të foshnjës, ndezi mbi dhjetë fije. Vera erdhi në vete me stërkala uji. Njëra nga kamarieret hapi dritaret e restorantit kanat më kanat dhe nisi të dëbonte erën me një fshesë të madhe. Disa nga dasmorët kishin hequr xhaketat dhe mundoheshin të tëharrnin mallkimin. Disa të tjerë ndiznin e fiknin fije shkrepësesh, nën shembullin e Afrim Katrahurës. Kutërbimi u zhduk menjëherë, bashkë me lebetinë e dasmorëve. U bor bashkë me kujtimin që pat ngjallur, si të gjitha gjërat që e kapërcejnë me të paktën një gram peshën e të vërtetave. Përveç Leninit, Stalinit, dy kalecëve dhe klarinetistit, nuk volli askush tjetër. Uria i kish dhënë “bukës së gojës” shijen e mbase edhe thelbin e shpirtit, e nuk e villte njeri shpirtin as para murit të pushkatimit, jo më para një ere të qelbur. Se mos kjo jetë mbante erë më të mirë... Në të gdhirë, dasmorët qenë bërë gërmadhë. Tavolinat ishin zbrazur, gratë dhe fëmijët qenë degdisur matanë vështrimit, kurse burrat e zamanit ishin tubuar si gjedhë në katër tryeza dhe hapnin zemrat. E ngaqë për treçerekun e gjërave nuk e hapje dot gojën, se të fluturonte koka, të gjithë përjetonin trefish ëndjen e të folurit për punët e piçkës. Por edhe kjo me masë. Të mos e konkurronte piçka Partinë e të ardhmen e ndritur të popullit. Ishte çasti kur Koço Puthjes sikur ia krisi kafkën një rrufé. Një rreze dielli hyjnor, më saktë: një rreze e ëmbël, trallisëse. U ngrit si vetiu më këmbë, me faqoren në dorë, dhe iu avit shokut Themi. Ky po përpilonte rrëzë veshëve të qenëruar të

79

Page 80: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

Bashkimit një plan vetjak vigjilence lidhur me depon e armëve, ngaqë çprej tre muajsh e ca po i binte era trazira. Koço Puthja zuri vend bri tyre dhe e kapi shokun Themi për qafe. - Prite kur ta ftojë për ndonjë puthje në buzë, - qeshi Agimi i Zukut të Vdekjeve. Mirpo Koço Puthja s’kish ndërmend të puthte. - I dashur shoku Themi, - belbëzoi. Desha ta pi një teke me ty, ë, dhe, si të them, shoku Themi, të të siguroj se jemi njerëz, apo jo, dhe dihet që sot jemi-nesër s’jemi, ashtu, domethënë: sot jemi këta që jemi, nesër a pasnesër jemi ata që s’kemi qënë... - Këto janë vargjet e vajit të sotëm? - i qeshi tjetri me një ton prindëror. - Hm, si të them, shoku Themi, - vijoi Koço Puthja. Seç kam një zgavër këtu në gjoks sonte, një si mall, si hurmë të shtrydhur... - Gëzuar, - tha shoku Themi. Pa zarar. Do të të kalojë. - Po deshe, ma qaj hallin mua, - e ftoi Haki Ujera. - Do vete të qaj murgën mama tashti, - shtoi Koço Puthja pa ia varur. Mos ma merrni për ters, por sonte... si të them... kam si më shumë lotë... Domethënë... po të dojë njeri medoemos, po ta shohë të arsyeshme, si i thonë llafit, unë jam gati të qaj edhe për mamanë e tij... Jam i aftë të qaj për të tëra murgat nëna që nuk janë më... E do të kish plasur grushti, ose vaji, po të mos qe fanepsur te pragu i lokalit tradhtari Jaho Myneveri dora vetë, ky thyes i paskrupullt i kufijve tanë të shenjtë. - Bah! - u lebetit njëri. Të tjerët, me në krye shokun Themi, falë mençurisë së Afrim Katrahurës, e dinin tanimë se një sasi e caktuar a e pacaktuar pijeje mund të bënte çudira në vështrimin e brendshëm të njeriut, përfshi njeriun e ri, dhe nuk e prishën terezinë. - Erdha t’ju raportoj, shoku Themi, - shqiptoi Jaho Myneveri, - se dhjetë minuta më parë, hipur në varkën e peshkimit të mbiquajtur «Reja e bardhë», peshkatarët e quajtur Hamdi, Nikolin dhe Kristo janë parë pa koka anës gjolit. Hipur në varkë, si të gjallë. Vetëm se s'kanë më koka...

80

Page 81: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

Fliste shqip, nuk ngjasonte kurkund me ndonjë hije a lugat. Mbase e kish bërë hak me tradhtinë e lartë këtë rimishërim - që të ndëshkohej dy herë me radhë. Pa i shqitur sytë nga gota e verës, shoku Themi shqiptoi jo krejt pa vrer: - Po sa mirë të rrikan dekoratat, mor sharlatan! Ta paskan ngjitur edhe në ballë njërën... Jam si me flatra sonte, për atë Zot, i përsëriste Koço Puthja Agimit të Zukut të Vdekjeve, tek ecnin përkrahu drejt varrezave. Jam jo si, po me flatra. Vetëm me flatra. Tjetri, ndonëse sythëngjillur nga pija, pat shquar një hije të verdheme në ballin e argasur të Koço Puthjes dhe i qe tekur ta shoqëronte. E dinte se Puthja s’qe nga ato kocka që vrasin veten, por rrokullima e ngjarjeve mund të bënte çudira. Sidomos që, në dasmë, Puthja kish shprehur gatishmërinë të qante edhe për nënat e vdekura të të gjithëve. Rrugës drejt varreve, duke u përleshur me gjethet e egërsuara të gështenjave, të cilat tufani ua përplaste syve si të ishin shuplaka, Agimit të Zukut të Vdekjeve i qe kujtuar të hidhte një sy andej nga depoja e qivurëve. Para një muaji, një dorë e zezë, e cytur nga një frymëzim ende i panjohur, pat vjedhur një kapak qivuri, të gdhendur madje me të dhënat e një merhumi. Jo qivurin e plotë, as shtratin, as çarçafët e nënkrejsen, por kapakun. Duhej të kishe një tru me vegla të arta, që të mund të përfytyroje pse dora e zezë kish vjedhur vetëm kapakun. Mbase e pat vjedhur shtratin dhe të tjerat në depot e varrezave të ndonjë qyteti tjetër a fshati, dhe kapakun e kish dashur me patjetër prej këtush. Agimit të Zukut të Vdekjeve nuk i dilnin hesapet që ta shlyente atë kapak. Kish rrezik t’ia vinin në ngarkim, e do t’i duhej të përcillte mbi dyzet mjeranë, që të mund të shlyente çmimin e kapakut. E kjo - vetëm po qe se vdisej me zellin e deritanishëm. Në të kundërt, nuk gjehej dot sa kufomave duhej t’u printe deri në shlyerjen e kapakut.

81

Page 82: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

Koço Puthja po shpëlante sytë, - tri herë, sipas bestytnisë së kahershme të pleqve, - tek çezma e Varrezës. Tufani qe platitur. Deri atë çast, tek ndesheshin me gjethet e gështenjave, kishin folur secili për hesap të vet dhe Agimi i Zukut të Vdekjeve kish dëgjuar vetëm një fjali të mikut: - More, sikur na është turrur të na nxjerrë sytë ndonjë ushtri dallën-dyshesh të lojtura! Por s’kish mundur të gajasej së qeshuri, se mos ndonjë dallëndyshe i hynte në grykë. Koço Puthja shkundi shuplakat dhe u ul buzë një varri. Kështu bënte saherë vinte për të vajtuar Vanthien e ndjerë. Mblidhte veten, sikur merrte këshilla nga bota e të shumtëve. - Shko, shko, - i tha Agimit. Takohemi më vonë. - E, po vete njëherë nga depoja, - tha Agimi. S’më ze gjumi nga ai kapak i mallkuar. - As mos e prish gjakun, - i dha zemër tjetri. Po s’u gjet, do ta gdhendim një. E tek e përfytyronte veten në qilar, duke i hequr lëvozhgën me zdrukth një trungu, e duke e lëmuar kapakun e parë mortnor të jetës së vet, Koço Puthja ndjeu njëfarësoj i tromaksur se nuk i qahej. Nuk kishte më lot. Më! U zvarris përdhunshëm drejt pamjeve të dhembshura të fëminisë, me prindërit pranë vatrës, duke ndarë kafshatën e vetme më trish; solli nga mjegulla e vuajtjeve fytyrën e të atit në qivur, buzëqeshjen me njëfarë pendese të së ëmës në qivur, por lotët e kishin lënë. E kishin bërë lanet. Qe çmeritur, ngaqë nuk i pat tradhtuar me askënd, me asgjë. Nuk kish derdhur asnjë pikë loti për Legjendarin, për merhumët e farefisit, për vajzat që i dilnin të gjitha “të shpuara”. - O, Perëndi! - rënkoi. Dhe shtyu veten drejt varrit të së ëmës, duke lutur Hyun e Lotëve që të mos e linte ashtu të zbrazur e pa pikë vlere mbi tokë. U ngjit me lehtësi tek varri i së ëmës. Ai varr, si të donte ta përtallte jetemot, ndodhej dikur majë një kodrine. Duart e

82

Page 83: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

errëta të fshatarëve, në bashkëpunim me duart e zeza të lopçarëve dhe të drejtorit të varreve, e kishin grryer kodrinën e mamasë me shkathtësi urithësh, e kishin vjedhur dheun për të bërë qerpiç, dhe varri i mamasë kish filluar të rroposej. Tani i ngjante lugut të një krateri. E Koço Puthjes i duhej të bëntë dyfish rrugë: për t’u ngjitur deri tek bregu i kraterit dhe për të zbritur në qendër të tij. Kur u gjend mbi varrin e murgës mama, vuri re se barërat e këqia ishin shtuar shumë. Këto sikur ecin me një bje - mijëra ngrihen, shfreu. Nisi t’i shkulte duke menduar se asisoj ia shkulte flokët mallkimit të gjatë të fisit dhe se, në fund të fundit, ikja e lotëve nuk kish synuar veçse ta mbronte. Se nja dy dasma a varrime më parë, i mistershmi Afrim Katrahura i pat besuar një të fshehtë përvëluese. Kanë dalë ca llafe, i pat pëshpëritur, që ti, gjoja duke vajtuar mamanë, në të vërtetë vajton Shqipërinë... Prandaj, hap sytë! Në fillim Koço Puthjes desh i patën dalë sytë gogla nga kutërbimi i njërës prej gojëve të absurdit, mirpo më pas, duke hulumtuar ethshëm tekstet e disa vajtimeve, gati kish dyshuar për veten. - Mos more, - tha duke qeshur në terr. Dhe do të kish shkulur turra të tëra flokësh sikur dora e djathtë, ajo e varesë, të mos niste t’i rridhte gjak. Gjaku, si asnjëherë më parë, ndikoi mbi përqindjen e lëngjeve brenda venave të Koço Puthjes dhe e bëri xurxull. Nuk kishte qenë kurrë aq i dehur. Gjuha i qe trashur befas, - njëlloj si të kish huajtur vetitë e gjuhës së Haki Ujerës, - në kokalla ndjente një ëmbëlsi lektisëse; qielli nuk i dukej plot me yje, por me syçka vajzash të dashuruara, të tëra virgjëresha; i vinte të puthte tokën, të hante nja tre grushte mëmëdhe, t’i bënte përshesh me biçak a me ndonjë qelqurinë venat e zhgënjyera, e zëri i Agimit të Zukut të Vdekjeve, që kish gjetur për mrekulli kapakun e humbur, erdh’ e u trash minutë pas minute, se

83

Page 84: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

ngjyra dhe vezullimi i gjakut ia kishin mekur Koço Puthjes edhe dëgjimin. Duke pandehur se dorën ia kish gërvishtur ndonjë qime floku nga të mallkimit, Koço Puthja u përgjunj rrëzë varrit të murgës mama dhe rrëmoi me gishta për të gjetur fijen gjakatare. Mirpo ndeshi në një si myll shpate. Mirpo nuk ishte as myll shpate, as kondak pushke, as spaletë ushtarësh të huaj, as nofull, as copë kafke, as dorezë dere. Ishte një dorëzë valixheje, ose kutie të stërmadhe. Nuk ia rrëfeu kujt ndjesitë dhe përfytyrimet që ia mësynë trurin gjatë atyre çasteve të paharruara. Për vite me radhë përsëriti si kukull vetëm fjalitë njëfarësoj të kundërta: Më lëshonin sytë shkëndija dhe S’më bënin sytë dritë. Agimi i Zukut të Vdekjeve do të dëshmonte të njëjtën gjë, duke shtuar se ato shkëndija kishin qenë tamam prej stralli, aq sa mund të ndizje cigaren e ndofta edhe pyllin e gështenjave. Tek orientohej pas shkëndijave të syve dhe pas dritës që s’i bënin sytë, Koço Puthja shqeu valixhen a kutinë e stërmadhe që fshihej nën tokë, duke i vënë jetës së vet të deriatëhershme një kapak, të cilin e pandehte përjetë të humbur. Dërrasa u përmbys mbi pllakën e gurtë të së ëmës, dhe një trumbë topthash të bardhë, si prej pambuku, u dyndën rreth varrit. Për një grimë, zbuluesi i thesarit mendoi se qe shtangur para një depoje vezësh, sysh njeriu apo mbiemrash kinezë. E mblodhi veten vetëtimthi e zbuloi se ishin toptha ping-pongu. - Ueh! - u zgërdhi. Agimi i Zukut të Vdekjeve e thërriste që nga gryka e vullkanit. - Jam mirë, - iu gjegj Koço Puthja. Ulu rrëzë ndonjë varri e më prit. E një çast më vonë: - Se kemi punë sonte... Do të kish qenë e përbindshme që thesari të mbaronte me ata toptha ping-pongu. Pasi i nxori të gjithë topthat e mundshëm, Koço Puthja rrëmbeu varenë dhe shembi anën e pasme të kutisë.

84

Page 85: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

Priti burrërisht që ndonjë nga ata qenat shumëkokësh të botës tjetër t’i vërvitej tani në fyt e ta bënte pastërma, mirpo s’qe e thënë. Paskësh qenë e thënë që matanë kutisë të shtrihej një hapësirë e nëndheshme sa një fushë futbolli. Mbante era burg. Sallën e ndante më dysh një bulevard i ngushtë shtruar shkeleshko me çimento. Koço Puthja nuk e gjeti me vështirësi çelësin e dritave. Nga të gjitha anët e sallës u përhinë me një buzëqeshje nusërore shishe, shishe, shishe ponçi, fërneti, vere, rakie rrushi e kumbulle, shishe vaji e qumështi, kutiza me qumësht “Panda”, rafte druri e metali, të lartë gjer në tavan, dollapë hekuri, biçikleta, frigoriferë, televizorë, radio, pallto, kostume, kanatiere, mbathje, qese me sheqer, oriz, thasë me miell, thasë me pastërma, me oshafka, me kërpudha, kuti me bojë vaji, kuti mishi, konserva, rrotka peri, litari e fitilësh, topa basketbolli e futbolli, të shfryrë e të rinj fringo, pallaska, sëpata, hanxharë, thika, lugë, pirunj, hapëse birre e vere, kandarë e peshore, dru zjarri e biblioteka ende të pamontuara, stivosur e mbështjellë me qese si ca qivurë, varse rrobash e mijëra palë këpucë grash e burrash, me taka e pa taka, atlete e kokore, kapela ushtarësh e çizme, letra për të shkruar e për të mbështjellë mallra, lidhëse këpucësh, gjilpëra, kominoshe, kaska minatorësh, brisqe, çorape, lapsa me ngjyra e bardhezi, goma erëmira, garza për gratë, shkrepse suedeze e zjarri, çakmakë, pambuk, llampa e fenerë. Nuk mungonte asgjë që të mund të ndërtoje një botë, - apo: këtë botë, - nga e para. Në një sallë të tillë duhej të qe gjendur befas edhe Krijuesi, pak para se t’ia hynte ngjizjes së Tokës dhe të Kohës. Vetëm armë s’kishte. As plumba. As bomba. Koço Puthja nuk kishte ndonjë adhurim kushediçfarë ndaj armëve, - rroftë pija dhe vareja! - mirpo, ngaqë ndihej si

85

Page 86: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

rrallëkush fatmadh e i zgjedhur i Zotit, në ato çaste do t’ia kish hedhur vetes një granatë në grykë. Që lumturia të merrte përmasë ndërplanetare. Kështu u hapën të ashtuquajturat Depo të Kinezit, të cilat ishin depo në fuqi të disatë, sepse fshihnin brenda mureve edhe pjesë nga depot e italianit, grekut, frëngut, gjermanit, jugosllavit, rusit, arabëve etj. Kur Agimi i Zukut të Vdekjeve mbërriti në qendër të thesarit, i kreshpëruar dhe i lebetitur, - se aq mallra, në një vend të vetëm, në një riskë të vetme kohe, nuk pat hasur kurrë, - Koço Puthja kish filluar të hapte ca shishe me verë të kuqe, duke ua thyer grykën mureve, e t’i shijonte. Pinte një gllënjkë, flakte shishen pas murit. Dhe qeshte me të madhe. Qeshte, se mbi mure, në të katër horizontet, qe shkruar me të kuqe një këshillë e vyer, dhe pikërisht: «Hap sytë! Armiku përgjon...» E qeshura shndërrohej në uturimë, aq sa dukej si habia e ndonjë toge të shumtësh. Qytetarët që erdhën të kameshin gjatë e pas tri orëve të mëvonshme, ishin gati të betoheshin se vetë kodrina, nëpërmjet vrimës së hapur pranë varrit të Vanthies, po gromësinte. Se kish mbajtur në stomak, për kushedi sa vite rresht, aq bollëk. I pari që mbërriti në thesar ishte Afrim Katrahura, që nuk falte pamje qyteti pa e shtënë në rrjetën e tejqyrës çudibërëse. Fillimisht, kjo e fundit kish bërë një shaka të lehtë. Pranë kraterit të Vanthies, patën qenë dikur gropat e anëtarëve të fisit Morti, si dhe të nja dy fetarëve të ardhur me mision nga shkretëtirat e Egjiptit. Tejqyra i kish fryrë në sy pandehmën se mos mileti po rrëmonte për ndonjë talisman apo thjesht për të siguruar hajmalitë e nevojshme që të zbuste sadopak bëmat e këtyre kohërave. Qe sulur ta shihte ngjarjen në vend, me sytë e ballit. Tek dilte këmbadorazi nga mjegullina e shakasë së tejqyrës, nuk e pat mbajtur dot brenda gurmazit e

86

Page 87: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

kokordhokëve të vet zjarrminë e trandjeve të pritme shoqërore dhe kish lumturuar udhës nja dhjetë djelmosha çakërqejf, me në krye Haki Ujerën, që i pat zënë pritë muzës para ngrehinës së Postës. Sihariqin e kishin bastisur në ajër edhe nja katër fshatarë që pinin duhan të dredhur tek Agjencia, në pritje të autobuzit të parë. Afrim Katrahura kish sjellë me vete edhe një thes, që të mos bënte disa rrugë kot. Mirpo fati shkëlqimtar i Koço Puthjes dhe i Agimit të Zukut të Vdekje-ve, gjersa mbërritën ata me llokume dinamiti, kazma, lopata, prashajka etj, i kish kamur të zgjedhurit e vet me tri orë të lira. Tri orë nga ato që të kallin në varr e të ngjallin sëvdekuri. - Agim, - pat ulërirë Koço Puthja ndërkaq. Sa qivure të lirë ke? - Nja dymbëdhjetë. - Aq kemi edhe apostuj. Shko merr zukun, ngarko qivurët dhe hajde! Mos më shiko si buf kënete! Sill qivurët, ndryshe na piu e zeza! Agimi i Zukut të Vdekjeve e kish tretur me vështirësi të mëdha metafo-rën e së ardhmes. Lëkura e Koço Puthjes ishte verdhane dhe e ndritshme, dhe Agimit i qe veguar e vërteta. Jo vdekjen ngulmonte të pasqyronte ajo ngjyrë, jo vetëvrasjen, po arin. Arin që tashmë kish nisur të lakmonte xhepat e jetëve të tyre me urdhër të posaçëm nga Qielli. Kish rendur si pa kokë deri tek Zuku i Vdekjeve, e kish ngarkuar me dymbëdhjetë qivurët e lirë, dhe qe kthyer në thesar. - Agim, - pat ulërirë Koço Puthja. Sa gropa të lira ke? - Nja tridhjet-dyzet. - Të paça! Unë mbush qivurët - ti vrap t’i varrosësh. Ha shqip, apo s’ha? - Ha, të paça. - Mbulon një qivur, merr një gur varri ia ve sipër. E qartë? - Po, po. - Dhe gurët i mban shënim.

87

Page 88: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

- Po, po. - Hap sytë, Agim, të paça. Se mos na bën vaki nesër-pasnesër e, në vend të thesarit, gjejmë ndonjë skelet. - Po, po. - Në sulm ahere! Dhe kish çatisur Agimi i Zukut të Vdekjeve nën qiellin vezullues dhe i qe ngjethur mishi, se mijëra yjëzit i ngjanin ato çaste me ca mijëra sy të ngjallur lugetër, a me ca vezë që mezi prisnin të kriseshin e të çelnin zogj, a me ca toptha ping-pongu të magjespur nga ato që po i ndodhnin. Nuk do ta shpjegonte dot as vite më vonë, kur do ta therrnin si berr, se si ia kish dalë mbanë të ngrinte peshë, të groposte e të mbulonte me plisa, plot dymbëdhjetë qivurë, pesha e të cilëve do të kish përbaltur edhe krenarinë e divave të eposit. Pak para se të pështynte shuplakat e t’ia hynte varrimit të fshehtë të “apostujve”, një metaforë e artë e kish lakmuar, duke e ngutur të ndihej dy herë i zgjedhur. Kaq sy të hapur, kish menduar, e s’flasin me kërkënd. Kurse qytetarët s’kishin në ballë as një të dhjetëmijtën e tyre dhe s’guxoje as të pirdhje pa leje. Xha Misto Fotografi u ndje aq i pafuqishëm t’i pavdekësonte ngjarjet e mëvonshme, sa ç’pat qenë i paaftë edhe të pavdekësonte kutërbimet e befta të dasmave. Erërat e rralla dhe ngjarjet e këtilla i bishtonin syrit të aparatit. Xha Misto Fotografi dha shpirt disa ditë pas hapjes së depove dhe as që e njoftoi njeri që kish humbur ca pamje vërtet të mbamendshme. Sytë kishin nisur t’i fryheshin, aq sa qepallat kishin dalë papritmas tepër të ngushta. Si xhepat e Koço Puthjes etj. Plakat thoshin se xha Mistoja do të vdiste syhapur. Afrim Katrahura nuk habitej nga fryrja e syve të fotografit. Ai e pat ditur gjithmonë se xha Mistoja, në kohën kur kryente një fotografi, qoftë në dasmë, qoftë në ditëlindje, qoftë në sallën e gjyqit e ashtu me radhë, një pjesë të padukshme dhe të pashprehshme të secilit çast e ndrynte vetiu në vështrimin e vet. E pra, kish sosur çasti kulmor, kur tërë ajo botë e ndryrë në vështrim

88

Page 89: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

përngrihej të dilte jashtë, t’i bashkohej pjesës tjetër të vetes, asaj që mund të shihej nëpër aq dhjetëra mijëra fotografi. Gjatë orëve të mbrame të kësaj jete, xha Mistos i ngrinë sytë si dy gurë bilardoje, mbuluar me një beze të qullur në ujë të ftohtë, kurse gjuha nisi të përmendte emra qytetesh, të cilët nëntëdhjetë e nëntë për qind e syve të shqiptarit nuk i kishin parë çprej të paktën gjysmë shekulli. Roma, thërriste, Venecja! Vjena, shtonte, Graci, Madridi, Berlini, Stambolli! Moska, Athina, Pekini, Beogradi, Bukureshti, Budapesti! Dhe i mbyllte përçartjet me qytetin e qyteteve, me më të hijshmin ndër ta, me qytetin që quhej E Ashtu Me Radhë! E varrosën me dy ditë vonesë, për dy arsye. E para: sepse Varrezat ishin pushtuar nga mbeturinat e depove, dhe kortezhit të përmortshëm me pleq e plaka iu desh të priste gjersa sundimtarët e rinj të varrezës, Agimi i Zukut të Vdekjeve dhe Koço Puthja, me nja dhjetë zezakë4, të hapnin njëfarë rrugine mes kukumaleve me plehëra. E dyta: ngaqë kurmi i xha Misto Fotografit kish filluar të kundërmonte era borsilog, aq sa nuk munguan hamendjet me prejardhje katrahurjane që ngulmonin të bindnin se brenda atij kurmi kishin filluar të çelnin ngjyrat, lulet e kahershme dhe vezullimet e dëborërave, të cilat ai pat qenë i detyruar t’i pavdekësonte vetëm bardhezi. Për të vonuar njëfarësoj kalbjen e kufomës, - e cila shqetësonte gjer edhe me aromën e fortë të borsilogut, - të afërmit ia bënë dy herë me radhë shërbesën mortnore të ndjerit xha Misto. Dhe fituan kohë me bollëk, se bariu i grigjës, Fortlumturia e tij Janaqis Spitallatos, e dinte shqipen po aq kulluar sa edhe në ditën kur qenë shpërthyer dyert e kishës e kur, që mes buteve me bulmetra dhe rrota kamionësh, deleve të urtuara për një kothere qiell ua pat uruar me një temena të përdëllyer mirseardhjen vetë prijësi i ardhshëm shpirtëror i më shumë se gjysmës së qytetit. Rrinte përulshëm dhe i ngratë atje, bërbëliste Theos, Theos dhe Janaqis, Janaqis, dhe njerëzia besoi se ai murg i priste aty brenda qysh kur qe mbyllur kisha, pa

4 Nën këtë emër vepruan punëtorët e parë me mëditje të Epokës së Vazhdimësisë - sh. a.

89

Page 90: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

pasur kurrfarë mundësie për të nxënë shqip, por duke përsosur greqishten dhe himnet bizantine. E morën sërish uratën me të butë, si të ishte prej mëndafshi, dhe urata ia lehtësoi shpirtin xha Misto Fotografit dy herë me radhë, në dy greqishte njëheresh, si me thënë, ndonëse rropatej të kallte atykëtu edhe ndonjë syth a burbuqe shqipeje, teksa plakat i pëshpëritnin hë, tunde temjanicën, këndo një psallm, stërkite me ujë të bekuar, tunde prapë temjanicën, temjanicën, uratë, temjanicën, amiiin. E ashtu me radhë. Njerëzit e çmonin në heshtje Fortlumturinë e Tij, sepse e dinin greqishten aq sa dinte ai shqipen, dhe i rrëfeheshin pa kokëçarjet e pendesat që do t’u kish shkaktuar rrëfimi në gjuhën amtare. I hapeshin në një gjuhë, i dëgjonte nga një gjuhë tjetër, i falte në gjuhën që dinte, iknin më tej të lehtësuar, në gjuhën ku jetonin e mëkatonin. Ishte e para përshpirtje e rëndësishme ku Koço Puthja s’arriti të kthente ndonjë kupë në kujtim të të ndjerit. Ndalohej fotografimi i të ndjerit shtrirë në qivur, me gojën lidhur me fjongo. As me gojën zgjidhur. Rrjedha e ngjarjeve që i shpëtuan qelqit dhe dritëhijeve të xha Mistos, u gjet pjesërisht e shkruar dhe u lëçit me vëmendje të lartë, vite më vonë, nga shoku Themi, në një dosje. Asokohe shokun Themi e pat bërë mavi thundra e ëmbël dhe vrastare e Muzës së letrave dhe ia kish hyrë me zjarr e vegime fillestari ndreqjes dhe plotësimit të dosjeve. Ngjarja prehej pikërisht në një dosje. Nuk dihej me saktësi cili ia pat vjedhur dorëshkrimin autorit, për ta dërguar atje ku duhej. Autori, - njëri nga shkrimtarët e panumurt të këtyre trevave, që firmoste me pseudonimin S’, - i paskësh vënë asaj ngjarjeje titullin: “Nuk u vonuan më shumë se 99 vjet”. Qyteti ishte gdhirë më i shkretë se një natë më parë, - dëshmonte autori. (...) Darka të gjeti rrugëve, nuk binte më shi, nuk ishte më shkreti; shiu dhe ajri qenë penduar, dhe rrugët

90

Page 91: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

ishin plot. Njerëzit ecnin kuturu, në grupe, në drejtime të ndryshme, me një ngut që nuk të sillte as për së largu ndërmend shëtitjen e mbrëmjes. Ecnin me hapa të mëdhenj, me bila ndriçimi në duar, me fenerë të ndryshkur, disa madje edhe me pishtarë. Për disa minuta, mendove me një të qeshur të dylltë se ndofta koha ish marrosur, ish ngatërruar me veten dhe kish nxjerrë njëheresh mbi qytet njerëz brezash të ndryshëm5. Në disa lagje nuk kishte drita dhe, bashkë me rrymën elektrike, qe shterur edhe vëmendja e njerëzve ndaj veshjeve. Të gjithë nguteshin për diku dhe të gjithë pyesnin ç’po bëhej, të gjithë përgjigjeshin se nami, të gjithë e ndiqnin namin mbrapa, ku ta shihnin, ku të pandehnin se e shihnin. Pas nja dy orësh, drejtimet e shumicës u bashkuan në një lumë të vërtetë, me dhjetra degë, dhe rodhën vrrullshëm drejt varrezave6. Nuk shihje ndonjë arsye për këtë harakiri në tufë, mes aq gulçimesh urie dhe ngutjeje. Marshonin drejt varrezave, dilnin nga parqet, me pishtarë e fenerë në duar, disa madje edhe me helmeta minatorësh në kokë, kaptonin gardhet, kopsiteshin, thërrisnin shoshoqin, ulërinin, fishkëllenin, s’të zinte syri asnjë polic. Shumë më vonë u mor vesh se qyteti, njëfarësoj i trefishuar nga zallamahia, qe dyndur të shpërthente Depot e Kinezit. Sepse në qosh të varrezave, si përtej vdekjes, - ku s’mund të bëhej fjalë veçse për një pasuri jo krejt kalimtare, - pó nën tokë, ndodheshin depot e mbushura nga vllazërimi jetëshkurtër me kinezin. Për kushedisa orë me radhë kishin rrëmuar, gërmuar e mallkuar rreth portave të hekurta, pastaj kishin gjetur hyrje të tjera, i kishin shpërthyer me dinamit nga ai i minierës dhe i

5 „Afrim Katrahura këmbëngulte gjithnjë se, rreth këtij qyteti kaq të bukur, s’kish si të mos ndodhej një portë që del (çon) në botën tjetër, ose të paktën në një përmasë tjetër të realitetit” - nga shënimet e shokut Themi. 6 „Po sikur, mos o Zot, të kish ngjarë e kundërta, dmth të qenë dyndur udhëve të vdekurit?!” / Sh. Themi, po aty.

91

Page 92: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

peshkimit të ndaluar, dhe ishin vërsulur brenda mes tymrave, thua se po dilnin nga mallkimi apo nga varfëria. Depot paskëshin qënë më të hapësirshme edhe se ferri. Paskësh pasur boll vend për të gjithë. Le të mbushej secili me ç’të donte, sa të donte, pa sherre të kota, se ishim tanët, kishte vend për të tërë! Bollëku nëntokësor u përurua me brohorima e me nja dhjetë dollí me verë, ponç, raki, fërnet etj. Meqë s’ishte ngeja e hapëseve të shisheve, etja për dollí ua theu shisheve grykat, dhe luftëtarët që vejevinin pinë dhe uruan sa më s’e njihnin njëri-tjetrin, ama duheshin si vëllezër gjaku e hardhie bashkë, derisa ua hynë shisheve me lopata, sëpata, kazma, gurë e grushta dhe i bënë thërrime. Pushtimi i plotë i depove u zhvillua në një terren të vështirësuar, por edhe të bekuar nga vera që arrinte gjer tek gjunjët. Ata që djersiteshin, freskoheshin me verë; ata që nxeheshin, zjarrmiteshin me verë; ata që kishin ftohtë, vinin në vete me verë; edhe diabetikët pinin, se vera ishte falas. Disa qytetarë, për të ruajtur pastërtinë e gjakut të hardhisë, që të mos pinin zgjyrën e duarve a buzëve të të tjerëve, thjesht hiqnin çizmet apo këpu-cët dhe pinin me to. Mjerë ata që patën ardhur zbathur! Ata më shkurtabiqët dhe fëmijët llapashiteshin, kolliteshin nga vera e pirë pa dashje dhe ia merrnin me një not që mund të quhej not pangopjeje. Sheshi u zbraz vetëm kur njerëzit u qepën pas rafteve, buteve me gjalpë, djathë, kaçkavall, pas frigoriferëve, biçikletave, motoçikletave, sobave, tenxhereve, pjatave, televizorëve. Kapeshin pas tyre me thonj e me dhëmbë, ndonëse kishte mall për të gjithë, kishte sa të mos i mbanin dot. Hapësira e depove ua kalonte varrezave. Njerëzit filluan të dilnin jashtë, si nga një pus me verë, madje një pjesë e tyre, me kazmat e vjetra e të reja, hapën edhe dy dalje të tjera, të dyja përnga varrezat. Dukej sikur po shtetëzonin pasuritë e tundshme të të vdekurve, ose sikur stërgjyshërit, duke i parë për aq vite më ditë të hallit, ishin shndërruar në mallra.

92

Page 93: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

Plot dyzet e tetë orë e ca vazhdoi nxjerrja e të parëve nga depot, nga ato varreza që patën mbajtur fshehur mallra, me të cilët qyteti do të kish mundur të jetonte e luftonte për ngadhnjimin e komunizmit e të demokracisë plot dhjetë vjet pa zënë punë me dorë. Një valë tjetër qytetarësh, e përbërë kryesisht nga gra, fëmijë, pleq dhe ulokë, prisnin jashtë, mes varreve, dhe kalonin dorë më dorë, deri në bulevard, pasuritë përkatëse. Ishin mbi dyqind rripa të tillë transmisioni; secila familje kishte të vetin. Fëmijët e tepërt i kishin caktuar të shtrëngonin mirë pllakat e mermerit, kryqet apo statujëzat e të afërmve të vdekur, se mos, Zot na ruaj, në dalldi e sipër, njerëzit e humbnin torruan dhe i lehtësonin të ndjerët nga pesha munduese e mermerit, e kryqeve të sapombjellë, e qirinjve, e kurorave të fishkura etj. Papushim, mes uturimash e grahmash heroike, Xhipsat, ZUK-ët, ARO-t dhe të gjitha makinat e tjera të këtij muzeu ballkanas u vjetëruan gjatë atyre dy ditënetëve aq sa ç’ishin frruajtur për gjysmë shekulli endjesh të padobishme. Rrugët ishin plot me njerëz që mbanin në kurriz frigoriferë, televizorë, thasë me mish, thasë me grurë, thasë me misër, thasë me topa plazhi, thasë me çadra, atlete, biçikleta të çmontuara, arka me raki, arka me ponç, arka me shishe bosh për t’i shitur, thasë me bimë mjekësore, kuti me ilaçe, me paketa cigaresh e me shkrepse, qivurë të rinj fringo, me e pa kapakë, tablo e pankarta, buste klasikësh e prijësish të marksizëm-leninizmit, përfshi Maon bashkë me librushkat e veta plot mençuri, rrota kaçkavalli të lidhura me tel, flamuj, stema e medalje të ndryshme, rrota teli të lidhura me llastik, rrota llastiku të lidhura me spango, rrota spangoje të lidhura me lidhëse këpucësh, tufa lidhësesh këpucësh të zgjidhura; gjynah që në depo nuk qënkëshin mbajtur edhe gomerë, lopë, dhi, qena stani, qena kufiri, qena besnikë etj! Ditët rastisën me shi, me një shi të imët nga ata që të hollojnë gjakun, kurse netët - të akullta. Por mundi dhe djersa e paqtuan motin.

93

Page 94: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

Një pjesë qytetarësh, të dashuruar pas gjërave elektrike, hoqën edhe llampat e depove dhe puna vazhdoi tamam si në varr. Thuhej me krenari se, pasi të zbrazeshin këto qene (depot), e të mbusheshin shtëpitë, çmimi i varreve do të bëhej i pranueshëm, madje ishte hedhur edhe mendimi që depot të shërbenin më vonë si një sallë ndarjeje mes të ndjerëve të freskët dhe të afërmve të pikëlluar. Asgjë, me përjashtim të një frigoriferi që sekush e hodhi nga kati i tretë i një pallati, nuk doli tepër. Si mbas një murtaje, fisnikëria e kahershme e qytetit mori një të çarë që s’dihej kur do të mbyllej, por që s’para jepte shenja të mbyllej. Evgjitët dhe kurbetët i lëshuan udhëve gomerët dhe kuajt, sepse ranë në manjetofonë e televizorë. Në shkollën e qytetit mbeti vetëm pastruesja, e cila shiste fara kungulli, sepse mësuesit u ngulitën në katër qoshet e tregut dhe nisën të shisnin përkatësisht: brekë burrash e grash, çitjane dhe mullinj kafeje, biçikleta dhe tenxhere me bilbil, fustane nusërie, lule të rreme, statujëza të Legjendarit, të klasikëve, shqiponja e zogj të tjerë më pak të fisëm prej balti e qeramike, çorape najloni, leshi e pambuku, llampa, stilografë, shamiçka, pirunj, pjata, kravata, kostume të gatshme dhe copa për perde, biçakë, dorashka, pinca, ora dore e muri, qypka festive argjile për fëmijë, tullumbace, qindra mijëra kopsa, këllëfë k., kaska, kapuçë kuzhinierësh, varé të madhësive të ndryshme, çizme, dërrasa, napa e kuti me djathë, porta hekuri si ato të depove, dryna si ata të depove, copa suvaje e tullash, tuba bakri e alumini, cifla shishesh për maja muresh rrethues, majá birre, kryqe varresh si ata të varreve, fenerë dhe pishtarë dhe lopata dhe çekiçë si ata të dy ditënetëve më parë etj. Gjithashtu, në tregun e ri (ish i zi) të qytetit, mund të gjeje paterica, lidhëse këpucësh, këpucë, tel me ose pa gjemba, telefona, darë dentisti, bisturi, beze, sfungjer, dyllë, salcra të shumllojshme, zemberekë e lavjerësa sahatësh, rroba dimri e behari. Shitej çdo gjë, duke filluar me vendin e shitjes, me mallin për shitje, me lekët e nxjerrë nga shitja e vendit të

94

Page 95: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

shitjes apo mallit, deri tek vetë shitja. Shitja shitej në formë këshillash për tregti”. Në përputhje me të dhënat e shokut Themi, mendjendriturit Afrim Katrahura i mbetën vetëm nja dhjetë rrotulla me filma kinezë, koreanë, vietnamezë, rusë e arabë. Nuk i hodhi. Kishte një kult ndaj gjërave që tepronin pas vjedhjeve të të tjerëve. Ishin gjëra që nuk mbërrinin qorrazi në dorën e tij. Asgjë s’të vinte qorrazi në dorë. I vendosi me dhembshuri në njërin nga sëndukët e kullës, duke sjellë ndërmend me mall kohërat e varfëra kur strukej në një qosh të Kinemasë dhe udhëtonte në kohë bashkë me filmat dhe banorët e tyre. Pazari qe tjetërsuar krejt. Tek endej nga një tezgë në tjetrën, Afrim Katrahura u ndje njëfarësoj i munxosur nga fati, i poshtëruar, se tani vetëm filma kinezë e ashtu me radhë s’blinte njeri. Por hidhërimi i kaloi shpejt. Në qendër të tezgave shqoi Haki Ujerën, që jepte e merrte me duar, duke u rrekur t’i shpjegonte diçka Gjergj Trashëgimtarit. Ky dukej më i hijshëm se kurrë. Në mes të aq mallrave e çikërrimave, mes tellallëve që shisnin gjithçka, gjer edhe mendtë që s’i kishin, Gjergji dukej vërtet mishërimi i shqiptarit të gjithëkohshëm, me këmbët në tokë e me kryet në qiej. Afrim Katrahurën e ndanin vetëm disa hapa prej tyre, kur befas, Haki Ujera kërceu pupthi, kapi kokën treçerek të shogët me duar, i nguli thonjtë dhe nisi të ulërinte. - E dua Fluturën! - klithi. S’rroj dot më pa Fluturën, shpirtkën time! E kam dhjerë më të Partinë dhe të ardhmen! I hodhën prangat sa hap e mbyll gojën. Dhe Afrim Katrahura kuptoi jo krejt pa hidhërim se nuk ishte i vetmi që merrej me shërimin e gjuhëmadhit. Ra dëborë. Të vinte të qaje. Nga përmallimi. S’mbahej mend që kur s’pat rënë dëborë për Vit të Ri. Fëmijët ngjiteshin përpjetë, në pllajën perëndimore të qytetit, dhe lëshoheshin teposhtë hipur mbi koleshka. Gjimnazistët flladitnin hormonet, duke

95

Page 96: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

rrëshqitur mbi ca farë skish të sajuara nga hekurishtet që hidheshin rrethinave të minierës. Erdhi dëbora e dytë. Me flokë të mëdhenj, sylëbyrës. Pashë në ëndërr sikur më binin dhëmballët. S’kisha parë ndonjë ëndërr qysh nga dëbora e fundit. Katrahura më tha se, sipas të moçmëve, një dhëmballë e rënë në ëndërr ishte baraz me një rrugë të mbyllur. Duke gjykuar nga mbarësia ime në lëmin e arrative, i binte të isha lindur pa dhëmballë në të vërtetë dhe në ëndërr. - Po kur të bje ndonjë sy? - e pyeta. - I vërtetë apo i vënë? Miniera u mbyll dhe m’u desh të dilja për gjah pas ndonjë pune tjetër. Si për t’i shtuar ca helm gazmendit të pashpresë që më kish kapluar, atë ditë mora vesh nga Haki Ujera se Ilir me një sy kishin filluar të emërtonin atë (ar)mikun që hanin nuset. Më hipën nervat. Kishte aq nofka gjuha e qytetit, aq kokorroçë e dështakë që e kishin hak ta ndanin vllazërisht thelbin e qënies me fallusin. Por nofkat s’vareshin nga ne. Për fat, gjërat sikur u ëmbëlsuan aty nga dreka. Madhëria e tij, Koço Stërputhja, më kish dërguar disa herë haber të shkoja ta takoja. Vajta kur i humba të gjitha shpresat për punë, pasi krahun tim të lirë nuk u ngut ta blinte kush dhe pasi nofka e re, me pështirën e vet, sikur po më sillte ca mbarësi. Isha gati të më quanin si të donin, vetëm të mos vdisja urie. Ishte, si gjithnjë, e martë. Nuk e kisha takuar Koçon qysh kur s’pat rënë dëborë për Vit të Ri. Patëm qenë shokë të ngushtë gjatë shkollës fillore. Ndofta e njëjta kryeneçësi fati na kish degdisur të dyve që të rropateshim vite me radhë rreth gurëve: ai në gurore, unë - në minierë. Kisha dëgjuar se atë javë martohej. S’ma kish varur hiç gjatë këtyre viteve, por besoja se nuk kish pasur kohë. Kush ka nge të ruajë miqësitë e vjetra kur pasurohet?! - Hë, mor Ilir, si të venë punët? - më pyeti kur hyra në zyrën e tij, pasi gorillat që e ruanin nga të papriturat më patën kontrolluar gjer edhe në vrimë të bythës. - Ashtu, - thashë.

96

Page 97: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

Ishte nga të rrallët që nuk e përdorte pyetjen Si ma ke syçkën? Kishim qenë bashkë në kumar e në qeli atë mbrëmje kur ma plasën syrin me shkop gome. Nuk do ta harroja as në ndonjë botë tjetër ditën kur befas kjo botë e kjo jetë, ngjyrat e fytyrat m’u gdhinë të pjestuara më dysh, duke e humbur, ose thjesht duke e fshehur ndaj meje gjysmën e tyre. Me gjithë ngjyra, me gjithë peshë. Vetëm hidhërimin e kishin dyfishuar. Këto llogaritje të një aritmetike hartuar pjesërisht për të verbërit m’i lehtësoi njëfarësoj hamendja se, në anën e humbur të botës nuk duhej të ishte krejt dritë, as terr i plotë, por mjegull. Isha përgjysmë i murosur në një ré. Gjysmat përpëliteshin të hiqeshin si e Tërë, por e nuhatja se e Tëra më pat braktisur qysh para se të lindesha. Nuk më mbetej veçse ta mashtroja veten me bindjen se, tash e mbrapa, isha zgjedhur të përballoja vetëm gjysmën e halleve dhe mbrapshtive të kësaj jete. Të kësaj jete e bote, që anuan majtas a djathtas, lart e poshtë si puna e partive, dhe që cënuan përjetë baraspeshën, pa lënë të kuptohej nëse anuan nga syri i shpëtuar apo nga ai që ma vranë. - Zerë vend, zerë vend, - më ftoi. Nuk më ftoi si zakonisht Ulu, se e kish pikasur që unë isha lindur e vazhdoja të mbetesha i pa vend, pezull. Zyra ishte e tëra ar, mermer, qelq kundër plumbit dhe dru arre i shtrenjtë. Në skajin ku gjysma e vështrimit tim arrinte, ngrihej Vegla e Mamasë, e pastruar, e lyer me llak, pa jetë. Pjesa e padukshme për mua e zyrës qe e stërngopur me trofé të vetat fotografike: syshkruara Flutura në mbi njëqind pamje, tokje duarsh të tij me qeveritarë nga e gjithë bota, me tregtarë e themelues korporatash, buzëqeshje nga maja e Tour Eiffel-it, nga Binjaket, buzë liqenesh e detrash me famë, mbështetur pas shtatoresh të lashta greke, romake... Të gjithë e dinin se ish-Koçon e Vanthies, ish-Koço Puthjen, tani: Koço Stërputhjen kaherë e pat ndjekur gropave leku e dyfeku. Dyfekut i kish bërë bisht me burrëri e dinakëri të rrallë, kurse leku e kish kapur keqas për zverk të fatit e s’kish

97

Page 98: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

ndërmend ta lëshonte, ndofta gjersa mania për t’u hekurosur mbi letra t’i kalonte... - Do një puro Havane? - Falemnderit. Ndezëm nga një puro Havane. - Do edhe një ponç a fërnet “Puthja”? Mohova me mirësjellje. - Të kujtohet, mor Ilir, - vijoi Koço Stërputhja, - kur ishim të veckël? Të kujtohet kur vinim fshehurazi natën te kazanët e maternitetit që të shikonim si janë kopilët? - Patjetër, - qesha. - Po kur zhgërryheshim te plepat e Maternitetit, që të shikonim piçkë? - Patjetër. - Po kur ika në kurbet, të kujtohet ç’të thashë? - Ncuk. Koço Stërputhja bëri një shenjë me gishta dhe shërbëtorja solli në tryezë një pjatë me rrathë ari. Në pjatë ishte vetëm një gjysmë patateje e zjerë dhe pak kripë. - Të thashë se ti, mor Ilir, nuk je lindur kot e jo më kot nuk ia mbath dot nga këto troje. Të thashë se ke një mision të rëndësishëm për të kryer, - shtoi Koço Stërputhja. Prandaj rri këtu e stërvitu, të thashë, e kur të vij unë llafosim. Apo s’të thashë kështu? - E drejtë, - iu gjegja. Por meqë kur u ktheve nuk më the asgjë, pandeha se kishte folur ponçi... - Jo, more Ilir, jo, - qeshi Koço Stërputhja me ngrohtësi partizanësh të vjetër. E shikon këtë gjysmë patateje? - Po. - Është gjysma jote. - Si imja?! - Domethënë: gjysmën e kësaj patateje e kam ngrënë unë. - Të bëftë mirë. - Haje edhe ti tashti gjysmën tënde. - Gjysmën që shoh, apo atë që s’duket? - qesha. E hëngra gjysmën e patates i habitur. S’dija ku donte të dilte.

98

Page 99: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

Mirpo ai e dinte mjaft mirë. - Sikur kjo patate të kish qenë e helmuar, - tha, - unë do të kisha vdekur. Ha shqip? Po të mos kisha qenë unë, që të vdisja për të të paralajmëruar, ti do ta haje këtë patate të helmuar e do të vdisje... - S’marr vesh. - S’merr, se s’ke bërë kurbet, - ma ktheu ai. Unë po të ftoj të punosh për mua. Po të ftoj vllazërisht të bësh pjesë në rrethin e njerëzve të mi më të besuar. Të kam shok të vjetër e s’të dërgoj dot të bësh punë krahu a të merresh me çinglamingla nëpër dogana e depo mallrash. As me hua s’dua të të mbaj, që mos të të humb si mik... Heshti sa hap e mbyll sytë. Më ftonte të bëhesha roja i ushqimeve të tij. Të shijoja gjellët, pijet, ëmbëlsirat, ilaçet e mbase edhe duhanin, pak para se të hante, pinte e tymoste. Rroga ishte pa të sharë. Edhe rreziku po ashtu. Se kish hasmër të panumurt zoti Stërputhja, në të pesë kontinentet. Shumica e tyre, në fakt, qenë tubuar në qytetin tonë. S’dihej ku fshiheshin, nga të dilnin, me çfarë synonin të të hiqnin qafe. Ai frikë nuk kishte, por nuk qe keq të hapte sytë. Dhe kish menduar t’i bënte sytë katër në këtë fushë përmes meje. - Po pse më zgjodhe mua? - u kurreshta. Ka të tjerë sa të duash që jetojnë kot. Ose që s’kanë pse jetojnë. - Ka, - tha punëdhënësi. Po asnjëri s’matet dot me hidhërimin që ke ti. Një hidhërim i epërm, si të them, i vetëdijshëm. E ke dëgjuar atë muhabetin e mbretit të lashtë Mitridat? Atë që stërvitej përditë me nga njëçikë helm, që, po t’ia hidhte njeri helmin, të mos donte t’ia dinte... Tek thoja «po» me një harlisje të qeshure të dëshpëruar në stomak, më vinin ndërmend vargjet që thuhej se i kish recituar gjatë dasmës së kaluar. - Smira juaj më ep nder, - kish thënë, - më ep emrin shqipëtar! Këmbëngulte se ishte i pari në Evropë që pat zbuluar ç’ishte urrejtja dhe smira. Urrejtja nuk na qënkësh veçse dashuria e

99

Page 100: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

atyre që s’rriten dot. Kurse smira - dashuria e atyre që s’duan të rriten për inat të të tjerëve. A mund t’i thoshte ndokush Jo?! Para se të bënte atë dasmë zulmëmadhe, - që kërcënoi të ndryshkte me bujën dhe luksin e saj faqet e arta të historisë së qytetit, - zoti Koço Stërputhja kish ngadhnjyer mbi fatin e një gurëthyesi jetim dhe qe ngritur si ndonjë shtatore hyjnie në lug të adhurimit dhe smirës vrastare të bashkëqytetarëve. Ndjesia e tyre ndaj fatmirësisë së tij mund të përkthehej si një kërcëllim i dyfishtë dhëmbësh: edhe nga silla e lavdisë së tij dhe e qënies së epërme në përgjithësi, - çka ua zjente gjakun në damarë, - edhe nga brejtjet kafshërore të zilisë. Me një mirësjellje të papërfytyrueshme, duke ua shkërmoqur përjavë zemrat që u ngurtësoheshin përditë jo me varé, por me fjalë të ëmbla e ndihma të befta (ishte mjeshtër në thërrmimin e gurëve), i hatashmi Koço Stërputhja nuk e fshehu të shkuarën e tij, as prejardhjen, as mënyrën si kish bërë pare. Mbetej djali i vetëm i një ish-partizani, Maqos. Aty nga fundi i viteve ’50 Maqo Partizani kish pësuar nja dy zhgënjime nga pushteti popullor dhe kish rrëkëllyer shpejt nja dy kupa. Pastaj qe shtuar një zhgënjim dhe një kupë. Partizani kish marrë tatëpjetën, si i thonë, duke u shqyer nga ajo betejë mes numurit të zhgënjimeve kundër numurit të kupave dhe anasjelltas. Një natë, ajo goja që, menjëherë pas çlirimit të atdheut, kish nisur të hante më shumë se gopi e se topi, ia kish hapur gropën. Po villte rastësisht anës «Familjarit» përkrah shokut të vet të luftës, shokut Bexhet, asokohe Sekretar i Parë i Rrethit. Po villnin aty ku, vite më vonë, shoku Bexhet do të lehtësohej nga të vjellat dhe, me shkuesinë e dhëmbëve të një qeni, do të niste të shndërrohej në kujtim. Maqo Partizani nuk po villte rastësisht, por rastësisht po villte krah për krah, si dikur në llogore, me ish-shokun e çetës. Nuk e pat marrë vesh njeri se ç’kishin folur shokët, qenë zënë për flokësh a thjesht kishin këmbyer nga një gëlbazë ndëshkimore. Dihej vetëm se,

100

Page 101: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

me sytë zgurdulluar, shoku Bexhet, mes të tjerash, i pat shfryrë: Po ku paske ngrënë kaq shumë, mor brekëgrisur, ëh? Përgjigja e Maqo Partizanit, e lëngët a e fortë si guri, nuk u mor vesh, sepse qysh të nesërmen në të gdhirë, të ndjerin Maqo e kishin degdisur në një fshat të thellë (tamam në gojë të ujkut, thosh i biri me përmallim), që të hidhte valle mes dhenve e bujqve analfabetë gjer t’i vinin trutë e sytë në vend. Shoku Bexhet, i pyetur me ustallëk nga xha Raqi i Mjellmave, qe përgjigjur me ndjenjë të lartë përgjegjësie. “Sosi atje, se i këqyri shokët e Partisë me ca sy prej maçoku!” Aq. Kurse atje thellë në gojën e ujkut, i gjori Maqo i trashi ndjeshëm radhët e kupave dhe gjeti një shok tjetër lufte, që drejtonte fatet e zonave të thella malore. Ndofta rastësisht volli edhe përkrah tij, se në qytet bujti një nga shumë fjalët e mençme që u përcolli brezave derisa ra në një humnerë, apo dha shpirt në çatanjtë e ujqve të malit. “Kur pihen këta, u shpreh, thonë: shoku filan paska ardhur në qejf. Kurse kur pimë neve, të thjeshtët, thonë: ç’qënki dhjerë më këtë ditë...” Për këto arsye, mendjendrituri Koço Stërputhja, biri i babit pa trup, për vite me radhë, u detyrua të thërrmonte gurë me varé e tokmak në guroren ndanë qytetit. Shpesh gurët i ngjanin me koka katragjyshërish dhe i thyente duke iu kërkuar falje. Herë të tjera, siduket nga rraskapitja dhe vapa e tmerrshme, priste që nga gurët e thërrmuar të brofnin sy paraardhësish, qypa me florinj, me unaza e stoli të lashta, apo edhe ndonjë kuti me shkrime profetike. Kurse pjesën tjetër të burgimit e kalonte me Magji të Bardhë. Sot do bëjmë thërrime anëtarët e Byrosë Politike, vendoste. Nesër kemi çerekun e Komitetit Qëndror. Kurse pasnesër do të bëjmë pluhur drejtuesit e Policisë dhe të Sigurimit të Shtetit. I thërrmonte pa u ngutur, përtej mllefit të rëndomtë, aq sa habitej mbrëmjeve kur i shihte tek mbanin prapë fjalime, apo prisnin shirita të kuq përurimesh në televizor. Vetëm Legjendarin nuk e kish skalitur ndonjëherë, pa kuptuar nëse kish qenë muhabet frike apo bindje se ai mbetej më i pafajshmi ndër të gjithë mamuthët trupasqyrë që e rrethonin.

101

Page 102: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

Pat rrëmbyer tri vajza fshati, ish martuar me to pa bujë, në qoshkën e vet të «Bunkerit», dhe të nesërmen i kish kthyer mbrapsht, hajt sikter!, se nuk i kish gjetur çupa. Gjatë një sherri me të ëmën, i çartur nga dëshpërimi, ia pat prerë shkurt: “Mama, ti dhe im atë ishit pjellë vetëm që të më nxirrnit mua në dritë!” Prandaj, pas vdekjes së saj të parakohëshme, kish nisur ta vajtonte me aq përkushtim. Por kulmi ishte se, sa më tepër kohë kalonin nga vdekja e prindërve dhe nga përvëlimet e pendesave, aq më e vërtetë bëhej ajo fjali. Lumenjtë e të hollave që i vaditnin llogaritë bankare, e bindnin se i ati dhe e ëma, të ngratët, nuk ishin shfaqur në këtë botë përveçse për të lindur shqiptarin Koço Stërputhja. Të përbrendshmet e «Apostujve» i kishte ndarë vllazërisht me Agmin e Zukut të Vdekjeve. Kishin shitur për një vit pa pushim që nga lidhëset e këpucëve deri tek dylli që shfaros leshin e grave. Me atë dyllë i kishin vënë zjarrin varfërisë. Mirpo u qe fanepsur në udhë një bajloz i vërtetë, miku i vjetër, që tani ish zbuluar kundërshtar për jetë a vdekje. Ponçi. Vetëm Zoti i Madh që është në qiej mund t’i sqaronte se si dy vdekatarë janë në gjendje të shndërrojnë në ponç, në puro e kërcimtare të huaja një sasi aq të madhe të hollash. Për të mos e lënë fatin t’u ikte duarsh kishin dhënë kushtrimin ndër miq e shokë të vjetër ushtrie, se të këtillët thuhej se ta mbanin besën gjer në varr dhe s’donin t’ia dinin nga para- e prapagjykimet. Ishin tubuar plot dymbëdhjetë kreshnikë, - aq patën qenë edhe qivuret me kamje, - dhe kishin rrahur mendime e hamendje si të dilej nga moçali. Se varfëria durohej, po varfërimi i tipit i papari mos paftë paskësh qenë me gjithë mend llahtarë. Pastaj qenë shtruar të luanin kumar, - rrëzë Veglës së Mamasë, pranë një qilimi të lënë përgjysmë, - për t’i rënë pas gjurmëve e rretheqark, si qena me erë (kufiri), planeve të fshehtë sipas të cilëve synonte të lëvizte Leku... Që të përfitonin edhe nga zemërgjerësia e hapësirave të padukshme (ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i të cilave ishte Afrim Katrahura dora vetë), qenë bërë thumb me ponçin e firmës «Puthja», që s’para po i joshte më si në ditët e para të

102

Page 103: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

demokracisë as ustallarët e as qorrlemetë e pijes. Shuma që ish vënë në mes, papritur qe ngritur në mbi pesëdhjetëmijë dollarë. Zërat qenë trashur, gjestet qenë tendosur, trutë qenë fundosur në mjegull. Dikur, një xhind shakatar i kish marrë si më krahë aty nga mesnata, të bërë dru nga ponçi dhe dalldia e planeve, teksa njëri nga shokët e kazermës kish ngulmuar t’i sillte në vete, t’ua tëharrte mjegullën e pijes me një shiringë, me një melhem të shpikur jashtë, se shamija e qullur rreth fallusit nuk u bënte dot derman. Melhemi ia kish pesëfishuar ngjyrat dhe parfumet kësaj jete jallane. Qenë gjendur befas sipër një qilimi fluturues, të cilin murga Mama sikur e kish mbaruar rrëmbimthi nga bota tjetër, rrinin mbi atë qilim, më këmbë, vozitnin drejt lartësish e thellësish të përndritura dhe nuk harronin t’u bënin shurrën gjërave tejet tokësore. Në fakt, parë me një sy tjetër, qilimi nuk ishte veçse Zuku i Vdekjeve, me një grahës tjetër në vend të të zot, dhe Zukut të Vdekjes, stërvitur të mbante brenda vetëm kufoma dhe vdekje, nuk pat guxuar t’ia priste njeri udhën, madje as vdekja, as ndonjë zgrip gremine, as ndonjëra nga gropat e panumurueshme përgjatë anës sonë të kufirit. E kur ca kufitarë të krisur qenë ngutur të merrnin ndonjë dekoratë a ndonjë javë lejë, - duke vrarë sa për të mos ndenjur kot ca ushtarë të vjetër që vazhdonin të çmalleshin, - një pjesë e udhëtarëve ishin hedhur nga Zuku i Vdekjeve, kurse fluturuesit e shfrenuar Koço Puthja dhe Agimi i Zukut të Vdekjeve e kishin mbajtur frymën matanë kufirit, duke u gdhirë me pranga në duar e me përzemërsinë tashmë të famshme të kufitarëve grekë. Askush s’ua vinte veshin kur përpëliteshin t’i bindnin se as u kish kaluar nëpër mend të arratiseshin nga atdheu, ata ishin të pasur, të thyenin kokën me flori, me ar të fituar ndershmërisht. Një nga duart e zeza të fatit i ndau veç e veç, që të mos thurrnin komplote, nëpër qeli të mbushura me hajdutë xhepash, vrasës, përdhunues, bytharë e bythsa ndërballkanas. Duke e nuhatur shkitjen e marrë të fatmirësisë, me t’u gjendur mes dihatjeve të shthurrura të bashkëvuajtësve, Koço Puthja kish ndërmarrë një fjalim të frymëzuar rreth mirëkuptimit, vllazërimit e qëndrimit në burg,

103

Page 104: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

duke ngulmuar se jo, djema, këtu nuk na kanë mbledhur t’ia futim shoshoqit, se, po të ishte për t’ia futur, kemi hapsanat e mëmëdheut etj. Mirpo fjalimin e kish nisur në shqip, dhe asnjë nga përçorët nuk qënkej shqiptar, - gjë që e habiti pa masë, - dhe të gjithë e dinin shqipen pakashumë sa Fortlumturia e tij Janaqis Spitallatosi, kurse Koço Puthja s’dinte asnjë gjuhë tjetër, me përjashtim të ca gjethurinave pa lidhje në maqedonisht, greqisht e anglisht. E për të mos u gdhirë nga bariton në soprano, nuk ia bëri fjalën dy burrërisë. S’kish ndërmend që, pas lirimit, të shihte më mirë, të dhiste më kollaj e të vraponte më shpejt. Bytharët që s’i bindka fjala shqipe, i dha kushtrimin vetes, do t’i bindë vareja. Mirpo s’e kishte varenë me vete. Ishte hera e parë që s’e kishte me vete. Mirpo e kishte tanimë në vete. Jam lindur me varé në gjak, more fundërrina, ulëriu. Dhe u shtoll mes tyre, rreth tyre e mbi ta si ndonjë gjeratore grushtesh, thonjsh e shkrofëtimash, sa thua se ua përpiu përfundimisht trashësinë e zërave, tendosjen e falluseve dhe guximin e errët që zgjojnë hapësirat e nd(r)yra. Se përqindja e bythsave dhe e shërbëtorëve u përmbys, dhe qirie Koçomu The Kiss nuk pati më shqetësime deri në fund të tetorit, kur leku erdhi ta kapte që nga vendlindja, duke ia taposur grykën dyfekut të huaj. Po bëhej gati të kthehej në qytet, kur Haki Ujera, - që asokohe digjej vullnetarisht në altarin e shqiptarizmës nën pseudonimin “Skifteri i Ilirisë së Poshtme”, - i dërgoi dorazi përmes bashkëqytetarit Ben Kallauzi një kartë me të cilën ia hapte sytë dhe i çaplonte mëlçitë duke i raportuar rreth “pushtuesve”, domethënë: të pangjyrëve, malokëve, haramsëzëve, të pafytyrëve, të shiturve gjer në palcë, që paskëshin shtënë qytetin në dorë. S’ia kish parë surratin Haki Ujerës qysh kur ai pat dalë nga hapsana herën e fundit, i qethur si kalë qyqeje. Me kartën e tij në dorë, tani dridhej nga tërbimi, se s’ia kapte truri ku e si Ujera ia dinte gjithnjë

104

Page 105: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

adresën. Por tani nuk para i hynte në punë Ujera. Tani donte të merrte vesh vetëm ato që kishin ndodhur në mungesë. S’kishte marrë ndonjëherë nga atdheu ndonjë gjë më të helmët se ajo kartë. E kish lexuar kartën mbi dhjetë herë, me lotë në sy e me pështyma të furishme në gojë. E si të mos bindej pas aq trazirash e ndyrësish se vetë ai, Koço Puthja, përfaqësonte fatin e mbarë, ose sadopak të pranueshëm, njerëzor, të qytetit?! Ja ç’bënte vaki kur ai mungonte! Karta e Haki Ujerës e njoftonte se barbarët kishin përfituar nga mungesa e tij, i kishin prishur bahçen, i kishin bastisur e shembur vilën, që nga tjegullat e deri tek letrat higjenike e gjilpërat me kokë e pa kokë, i kishin përdhosur vreshtin, i kishin djegur gjer në themele fabrikën e pijeve, madje i paskëshin vënë mbi dhjetë gjoba në mungesë. Por mbi të gjitha, - e këtu fjalitë e Haki Ujerës vezullonin nga ligësia dhe smira e stërnjohur e provincialëve, - ata, si ndëshkim vërtet të padurueshëm, i kishin shkatërruar Veglën qindvjeçare të murgës mama, pjesë përbërëse e thesarit tonë kombëtar. Po ta kish pasur atëbotë afër Haki Ujerën, do t’ia kish ngrënë gurçmanë, si i thonë, do t’ia kish thërrmuar eshtrat e gishtave prej poetuci e hafijeje. Koço Puthja i pat neveritur e urryer shumë më fort ata që sillnin lajme të mbrapshta, ata merr-e-shpjer-llafe-t, se sa keqbërësit e mirëfilltë, cubat e kriminelët. E mbase, siç besoi më vonë, tërbimi i atyre çasteve ia ktheu përgjigjen Haki Ujerës me disa vjet vonesë, jo në trajtë karte e haberi gojor, por në trajtë fati. Gjatë punës në gurore, Koço Puthja e pat rregjur vështrimin mes damarëve e hieroglifeve që fshiheshin në asht të gurëve, dhe nuk e kish fort të vështirë t’i dërgonte kujtdo me mend nga një falmeshëndet rrënues si ajo që kërkonte me qiri Ujera. Nuk kaluan veç disa vjet e nëpër qytet, njëheresh me plehurinat kishin nisur të endeshin fletë të verdheme nga dosjet e Sigurimit, qëndisur me dorë a me makina të vjetra shkrimi. Haki Ujera pat harxhuar kuintalë boje e pluhur plumbi në ato fletë. Si do ta kish mbajtur ndryshe

105

Page 106: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

shakullin e panginjur me lot të aq halleve që i pat qarë ditenatë dynjaja?! Pakkush e dinte tradhtinë e madhe përveç tij. Askush nuk e kërkoi ta vriste apo ta tridhte, por ai çau ferrën. Jo për të shpëtuar lëkurën, po për të shpëtuar kryeveprat poetike që i gëlonin në gji. Nuk e përcolli njeri. Plehërat shtoheshin, ai ikte. Iku Haki dhe u kthye pas ca kohësh Alberto. Askush nuk e kërcënoi me vdekje, por ai iku sërish. Heraherës dërgonte karta. Po digjem në Romë. Po digjem në Milano. Po digjem në Vjenë. Kish ikur Alberto dhe u kthye për disa ditë si Hans. Pastaj iku Hans e u kthye Habib. Iku Habib e u kthye Alqiviadh. Ndërkaq, pati kohë e përkushtim të digjej therrorisht në Stamboll, Sofje, Bukuresht, Riad, Bon e ashtu me radhë. Pastaj iku Alqiviadh e u kthye John. Iku John e s’po kthehej. Do t’i jetë mbaruar ajo lafsha sa një fustanellë, qe zgërdhirë atëhere Saliu i Doganave. Askush s’e priste më Haki Ujerën, por ai, dikur, u kthye. I thinjur, i mençuruar, veshur shik, me një tog diplomash e medaljesh, i përvëluar për fatin e kombit e të shqiptarizmës, me dhjetë vëllime poetike në torbë, me celular e unaza floriri, me gjuhën që kish mësuar tanimë të mos fryhej verbtazi, me vend e pa vend, - falë papagallit Tarzan, blerë me çmimin e një krokodili nga ca kinezë, - por edhe me një pullë pakashumë të qelbëzuar në çip të ballit, njëfarë ylli cepashkrirë, të cilin e ngjyente ditenatë me një pomadë xherahësh indo-kinezë dhe që siduket ishte shortcut-i i të pamposhturit pediculis pubis, që ia kish vënë vulën e përjetshme në ndonjë nga kuplaratë e panumurta të rruzullit. Nuk habitej më njeri që s’ndalej së shituri, ku t’ia zinte. E ndiqte valuta gropave, si i thonë. Por kish ca smirëzinj që vinin në dyshim trutë e atyre që ende e blinin, qoftë edhe për dy aspra. Pas kthimit të parë, smirëzinj e dashamirë u bindën se, pas çdo shitjeje jashtë, e blinin mbrapsht këta tanët. Ose e thithte magneti i dasmave e përshpirtjeve, ku nuk mungonte dot e ku, për çudi, mungoi vetëm kur lëngonte në ndonjë spital të huaj, apo kur vuante ndonjë dënim gjuhe të nxituar në qelitë e rruzullit. Mirpo prapë s’ia varte njeri ashtu siç meritonte, nuk e pyesnin si qëndronin punët jashtë, nuk i merrte njeri

106

Page 107: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

intervista, thua se s’kish ikur e s’ish kthyer kurrë, me përjashtim të Afrim Katrahurës, që dikur nuk e frenoi dot vrerin dhe pështirosjen, duke deklaruar hapur në Sallën e Internetit, - pronë e Gjergj Trashëgimtarit dhe e Xha Birit të Autopsive, - se Haki Shkrumbehija qe shitur e stërshitur tashmë gjer në simbol, si të thuash, dhe, po ta mbante me pó atë zell e me pó ato çmime, kish rrezik të turbullonte Bursën e Wall Street-it. Kurse Haki Shkrumbehija nuk pat synuar veçse ta vriste ndonjë hundëlesh, ose t’ia ngjisnin nofkën Altari. I dërrmuar dhe qytetpushtuar, Koço Puthja nuk u kthye menjëherë në atdhe. Kur s’është Perëndia, shfrente me vete, xhindet hedhin valle. Por do të kthehet një ditë Ustai dhe do ta shohin të s’ëmës gjer t’u plasin xërxallat! Nga ana tjetër, rrugët e mërgimit nuk i dukeshin krejt të shkreta e pa magji. As pijet, shtojzovallet shumëgjuhëshe, as valuta. Madje nuk iu duk fort e hidhur as buka e kurbetit, të cilën, duke gjykuar nga librat, lexues e shkrimtarë të panumurt e paditnin si të gatuar fundekrye me helm. Dhe përtypi për tre vjet me radhë Koço Puthja bukën e grekut, të italianit, të frëngut, të spanjollit, të gjermanit dhe të ca trevave e popullatave të shkartisura. Ato kohë u shty të gjente ndonjë mënyrë mbrojtjeje ndaj helmit shqiptar, që thuhej se s’kishte pikën e humorit. Buka e syrgjynit ia mprehu shqisat, e largoi përkohësisht nga pija dhe i zbuloi fuqitë e pashtershme të miellit. Në fund fare, hëngri për ca muaj edhe bukën e amerikanit, nga tryeza e të cilit u kthye me kockat e të gjyshit nga ana e Vanthies, i cili sapo kish mbushur 61 vjet burgim nën tokën e bekuar. U fanit në aeroportin e Rinasit me tri gjuhë të huaja që i fliste ujë, me sy disi të zbutur e më të papërkthyeshëm, i veshur si princ gjysmë-hyjnor, që vjen të vendosë drejtësinë e përdhosur, plot unaza e gjerdanë ari të kulluar. Me të kaptuar kufirin që ndante qytetin nga tërë pjesa tjetër e universit, zbriti nga “Mercedesi” i blinduar, u përgjunj dhe puthi tokën. Me atë puthje nisi t’i dendësohej e t’i ngrihej në katror e më tej

107

Page 108: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

nofka e vjetër. Sepse u end qosh më qosh në qytet, ndali veturën, zbriti, puthi tokën, hipi sërish në veturë, eci më tej, u ndal, zbriti nga vetura, puthi tokën, pa ua hedhur sytë syve të çakërritur, përtallës a përçmues të bashkëqytetarëve, derisa ia vunë Stërputhja. Gjatë konferencës së shtypit, që u mbajt në mjediset e kaltër të motelit “Blue Eyes” në breg të liqenit, mes të tjerash, zoti Stërputhja nuk u tut të thoshte se: - Të dashur miq e armiq të betuar! Ç'putha sot, do ta ble nesër, se na griu i huaji, na griu... Dhe dihej tashmë se zoti Stërputhja nuk gënjente, njëlloj sikur të kish në kokë trurin e një vareje. Prandaj zoti Stërputhja bleu troje në të gjitha pikat ku pat puthur tokën mëmë pas kthimit nga syrgjyni. "Puthja jote si puthja e Hyut" - u harlis vargu i zjarrtë i njërit prej dishepujve të Haki Ujerës, djalosh që sapo kish kapur muzën për fustani. Blerjet ndoqën njëra-tjetrën zinxhir, dhe vetë Afrim Katrahura u gjend ngushtë, në pamundësi për të çnyjëtuar fitilin e planeve të zotit Stërputhja, gjë të cilën e pranoi haptas, me tejqyrë në dorë. Ishte një fitil që mund të hidhte në erë kafkën e çdo matematikani të ndershëm a të pandershëm. Puthjet e zotit Stërputhja do të ishin zgjeruar si ca zambakë viganë uji edhe mbi fshatrat përreth, po të mos ua kish prerë përkohësisht kërcijtë tirania tregtare e Stalinit të Bunkerëve, që ndërkohë, në heshtje, duke shitur kamionë me tesha të përdorura të vdekurish perëndimorë e ilaçe, paskësh blerë me dollarë në dorë nga një grek a italian i panjohur 99,99% të bunkerëve të krahinës. 0,01% të tyre e pat blerë, nga po ai amerikan a grek, shoku Themi, që të mbrohej gjatë pasurimit nga çakërdisjet ritmike të dynjasë. Zoti Stërputhja nuk ngurroi t’i blinte trojet me gjithë nëntokë e mbitokë, pastaj vajti vetë në zyrën e Stalinit të Bunkerëve dhe e shtrëngoi t’ia shiste bunkerët me gjysmë çmimi, ose t’i paguante qira meqë ai ia mbante brenda trojeve të veta, përndryshe nuk i mbetej veçse të shëtiste nga njëra vezë

108

Page 109: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

betoni në tjetrën si puna e gjinkallës, me helikopter a me parashuta. E s’përjashtohej mundësia që, gjatë atyre çmalljeve, ndonjë pushkë e ligë ta pandehte z. Stalin zog. Stalini i Bunkerëve s’pati nga t’ia mbante. Shiti vezët prej betoni dhe desh e zuri tartakuti nga zilia, se ato kohë qe rritur tejmase kërkesa e çifteve të huaja për të bërë dashuri hajdutçe, në bunkerët e përmutur e kutërbues, si të rinjtë e pastrehë në kohë të komunizmit. Kërkesë, të cilën zoti Stërputhja e plotësoi mbareprapë. Në pak muaj qyteti ndërroi faqe dhe nisi të gdhihej çdo mëngjes e më faqebardhë. Me urdhër të posaçëm të zotit Stërputhja, me varenë e dollarit në dorë, u fshinë nga faqja e qytetit disa nga ngrehinat e hershme që prisnin të zinin sa më shumë varfanjakë nën rrënoja. U tretën edhe nga kujtesa, njëlloj sikur të mos kishin qenë kurrë. Lapidarit kryesor të qytetit, atij që ngjasonte me një bash gjemie, iu shkul ylli i kuq me pesë cepa dhe, në vend të yllit, iu vendos një kokë vareje, punuar mjeshtërisht nga një skulptor kryeqytetas. Përveç një varri madhështor, me dy luanë graniti anës, me katër engjëj mermeri jeshil e me tetë kthinëza për qirinj përkujtimorë, me kokë e kryq mermeri të kuqërremtë plot damarë fisnikërie, e shenjta Nënë Vanthie hodhi rrënjë që të bekonte përjetësisht qendrën e qytetit, mes tri xhamive, tri kishave greke, dy kishave katolike, katër tempujve sektarë dhe tyrbes së bektashinjve, falë një shtatoreje të titulluar “Monumenti i Nënës së Panjohur”7. Ata që guxonin të mos e njihnin, mund të drejtoheshin në zyrat e Fondacionit “Mamaja”, afër zyrave të Holdingut “Maqo”. Mirpo vëllezërit Shella nuk mund të mbeteshin pas, në hije të historisë, dhe paguan një grup skulptorësh të huaj, që skalitën të vetmin monument që na përfaqësonte: një varkë bronzi me tre peshkatarë që kishin hedhur rrjetat. Nënë kishin të gjithë popujt, kurse varka e peshkatarë - jo. Gjatë përurimit të Varkës

7 Nënë Vanthia e Valutës - e pagëzoi gjysma e gojëve të liga.

109

Page 110: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

me Peshkatarë, vëllezërit Shella shpërndanë falas në shesh nga dy qofte dhe nga një krikëll birre për qytetar, dhe urina që pasoi përurimin, për fat të mjerë, përuroi edhe shkatërrimin e Varkës me Peshkatarë. Këta të fundit u gdhinë pa koka. Kurse Varkës i qe hapur gjatë natës një vrimë, rreth së cilës lodronte dielli i së nesërmes, pasi përthyhej ëmbël në tytat e tankeve që ruanin kokën e Nënës së Panjohur. Një teveqel pati guximin dhe paturpësinë t’i thoshte ato ditë zotit Koço Stërputhja se do të kish qenë më me vend po të kish paguar ndonjë shtatore të Lasgushit apo Mitrushit, mirpo zoti Koço Stërputhja ia solli mendësinë në binarë duke iu hakërryer se atë nuk e kish pjellë Lasgushi e Mitrushi, po e ndjera Vanthie e Agllaisë të Kolit, dhe, për më tepër, Nëna e Panjohur përfaqësonte në vetvete edhe nënën e Lasgushit, të Mitrushit dhe të viganëve të tjerë që pat pjellë e do të pillte ky truall. Apo jo?! E për të shuar zjarrin e çdo mullari pallavrash, zoti Stërputhja themeloi Shtëpinë Botuese “Puthja”, Festivalin e Poezisë “Puthja e Nositit” dhe rëndoi me medalje “Qëndresa e Nositit Klasi I, II dhe III” gjokset e eshkur të ca martirëve të demokracisë - pleq që befas arratiseshin e rimishëroheshin këtejpari nga mjegulla e vranët mes nesh dhe së padukshmes e që shkumëzonin, mallkonin, apo thjesht synonin me gjithë shpirt pajtimin kombëtar. Medaljet ishin të lara në ar, por aq kalimthi të lara, sa mund t’i merrje vetëm si të lara-e-të lyera. Sipas zotit Stërputhja, nuk ishte hiç e lehtë të mbijetoje dhjetra vite me radhë larg apo jashtë këtij qyteti, e ata që ktheheshin gjallë nga syrgjyni, pavarësisht nga arsyet që i patën detyruar të iknin, e meritonin 100% gradën martir i demokracisë e, për rrjedhojë, medaljen shoqëruese. Në zjarrmi shpërblimesh e sipër, i premtoi edhe Ilirit me një sy që t’i varte për kraharori një medalje të veçantë, Martir i Vështrimit Kombëtar, por s’pati nge ta mbante fjalën. Vetëm “Bunkerin” nuk e preku. E bleu me gjithë dy katet e sipërm, me gjithë murin e grryer nga shurra, me zorrkat e

110

Page 111: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

breznive të përvuajtura dhe mbeturinat e kokave të amurëve racëmohues, por nuk ia ndërroi flamurin që pat lutur dikur të puthte, as gotat, as xhezven e kafesë, as tryezat e rjepura, as banakieren. As Enverin nuk e ndreqi. Ai kishte një kohë krejt të vetën, që rridhte jashtë fateve tona të përditshme. Nuk e zbriti nga muri as Enverin tjetër, atë që na kish mbajtur për gjysmëshekulli jashtë të gjitha kohërave. - Ja, - iu qeshte të dyve kur hynte për ndonjë dopjo ponç. Po të kishte vdekur Legjendari dhjetë vjet më herët, nuk do të kisha qenë sot dyzet e kusur vjeç... Do të qemë zbavitur dhjetë vjet më shumë... I përndershmi Koço Stërputhja nuk e bëri dasmën në konakun që sapo kish përuruar, por në lokalin e dashur “Familjari”. Dasma nisi në orën shtatë të mbrëmjes. Plot dyzet e shtatë të ftuar, ajka e atyre kohërave, kishin përveshur mëngët e këmishave të shtrenjta mbi tryezat e mbushura me çudira ushqyese ndërkombëtare, dhe dukej sheshit se kishin ndenjur, gjithsesi, dy ditë pa ngrënë, që ta shijonin dafrungën gjer në palcë. Ishte një dasmë e rrallë, të cilën e nderonin me pjesëmarrjen e tyre të pazakontë edhe tre bablokë të miqësive jetëshkurtra të regjimit të shkuar: shoku Milivoje Grbiç, shoku Vollodja Mihajlloviç Shukashvili dhe shoku Go Mo Neng. Ishin kthyer njëfarësoj të rrëgjuar, por po aq të pamposhtur sa dikur nga E S’ëmës, që të shuanin mallin e stërgjatë. Më i zhurituri nga malli ishte shoku Milivoje, që gjithmonë, gati pavullnetshëm, e pat ndjerë këtë tokë si vazhdim të atdheut të vet. Por as dy të tjerët nuk binin më poshtë. Shpirti rus, për shembull, siç ligjëronte shoku Shukashvili, kishte qenë vazhdimisht i pranishëm në trevat shqiptare, qoftë edhe vetëm nëpërmjet automatikut Model 56. Dihej që ky popull tani kishte më tepër kallashnikovë, se sa të vdekur. Kurse shoku Go Mo Neng, që kishte ngrënë ca vjet orizore për shkak të dashurisë së brishtë ndaj shqiptarëve, ngulmonte, pa

111

Page 112: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

hequr dorë nga ajo farë nënqeshje e epërme dhe e pazbërthyeshme aziatike, se fryma kineze ishte gjallë edhe sot e kësaj nate qoftë edhe përmes hidrocentraleve, fabrikave, tankeve, kominosheve prej doku dhe qindra stemave të dhuruara nga Motra e Madhe, si pajë, me qëllim që Motra e Vogël, por sypatrembur ndaj dallgëve dhe acareve të globalizimit, të mos ndihej as për nga larg jetime. Menyja ishte e begatë, si jeta dhe arritjet e disave: kikirikë, kavjar, cironka, limona, portokalle, mandarina, kiwi, ananase, banane, një pjatë me salcë kosi, një tjetër pjatë me salcë specash, dy trofta, një gjysmë korani dhe një tas me ikra amuri për kokë dasmori, shtatë qofte, tre kastraveca turshi, tre kastraveca të gjallë, tri domate, një shishe raki rrushi për dollitë, tri shishe verë «Bordeaux», teke e dopjo konjaku, whisky, tekila, fërnet, shampanjë, likere, një copë bukë me qiqra, një xupë, feta torte, tetë «Jua shpërblefshim në gëzime!» dhe një numur i papërcaktuar prej “Në kokën tënde!”, që e kapërcente disa herë numurin e kokave të pranishme. Pranë krushqve dhe të sapokthyerve nga E Sëmës, qenë ulur: zoti Themi me zonjën Meliha; zëvendësi i tij, zoti Munir Sahaja me bashkëshorten; zotërinjtë Dhori dhe Saliu i Doganave me gratë; nëntë truproje që mbanin përgjegjësi për «bosat» atë natë; shkëlqesia e tij Angelo Futurini, pronar i fabrikës së Përpunim Drurit; shkëlqesia e tij Leonidas Tartiris, pronar i gurores; aristokratja Nensi Both, pronare dhe drejtoreshë e spitalit; komandanti i trupave speciale të kufirit; zoti Bashkim i Hasanit bashkë me ndihmësin e tij, zotin Llesh Shella; albanologu, arkeologu, përkthyesi, numizmati dhe ndihmëtari i shquar gjerman, Ulrich von Miele; i dërguari i posaçëm i «Universal Oil», zoti Hafëz Al Qibari; urata i qytetit: Janaqis Spitallatos; hoxha i qytetit: Mulla Hasan al Kabr’i, Gjergj Trashëgimtari, bashkëpronar i Internet House; përfaqësues të pushtetit vendor e zgjedhor, një numur i pacaktuar martirësh të demokracisë, gazetarë, shkrimtarë, shkencëta-rë, tregtarë, agronomë, qebaptarë, roje, të afërm dhe shumë sy

112

Page 113: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

kurreshtarësh të të gjitha moshave e ngjyrave, zgërlaqur pas xhamave të lokalit. Mungonte vetëm Afrim Katrahura, të cilin zoti Themi e kish caktuar të vigjëlonte me tejqyrë nga maja e kullës së vrojtimit, ngaqë ashtu kam një si parandjenjë sonte... Bënin përshtypje të veçantë dy karriket e zbrazëta anës nuses e dhëndërrit, karrike nga ku e ndiqnin dasmën me përmallim hijet e shenjta të Nënë Vanthies dhe Babi Maqos tonë. - Mungon njeri tjetër veç Katrahurës? - pyeti zoti Themi. - Xha Misto Fotografi, - i dha xhevap Haki Shkrumbehija, të cilin zoti Stërputhja e kish pranuar në dasmë vetëm për hir të lutjeve të posaçme të zotit Themi. Sazexhinjtë ia kishin marrë një kabaje, që të kujtonte edhe rrjedhën e përrenjve, edhe vajtimin e tyre. Dasmën e hapi i domosdoshmi zoti Themi. Nuk qe plakur fare. Ndoshta jo më kot thuhej se ata që merreshin me politikë kishin një jetëgjatësi kreshpëruese. Thoshin se ua zgjaste jetën pafytyrësia, bashkëjetesa e pandërprerë me gënjeshtrën e sidomos lëngu i veçantë që shtonin nër deje “arsyet shtetërore”. - Të nderuara zonja e zotërinj, - tha zoti Themi. Jemi mbledhur sonte këtu për të marrë pjesë në një gëzim të madh e pikërisht në martesën e shumëpritur të çiftit Koço e Flutura Stërputhja. Para se t’i urojmë çiftit jetë të lumtur, bollëk e shumë fat, më lejoni të ngre një dollí për demokracinë tonë, një dollí për popullin tonë, për burrat tanë të shtetit, për të rinjtë tanë të talentuar, e sidomos për pluralizmin tonë partiak, që e paçim sa malet! - Ju lumtë ajo gojë, zoti Themi! - e bekoi Haki Shkrumbehija. Flori e keni, që e paçi sa malet! - Rroftë zoti Tanas Thano! - brohoriti ana e djathtë e sallës. Poshtë horrat dhe hajdutët e Bahri Selishës! - Rroftë zotnia e tij Bahri Selisha! - brohoriti ana e majtë e sallës. Poshtë rrugaçi, pjaneci dhe mafiozi Tanas Thano!

113

Page 114: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

Zoti Stërputhja bëri shenjë të mos i plaknin grykët kot, me një nënqeshje nga ato që mund të linden vetëm në ferr. Sipas tij, ishte njëlloj po të ngjireshe duke thirrur: rrofshin vrimat e kanatieres, poshtë tegelat, ose diçka e ngjashme. Pasuan dollitë për ambasadoren amerikane, për sjellësit e ndihmave dhe të ilaçeve, për misionarët e të gjitha feve e fondacioneve, për OKB-në, për Policinë dhe Shërbimin Informativ Shqiptar, për lavdinë e heronjve të demokracisë, të të përndjekurve, dëshmorëve, mërgimtarëve. Pasuan munxosjet ndaj paragjykimeve dhe pengesave të çdo ngjyre e natyre për integrim. E mbase falë kreshmës së atyre dy ditëve, teket e para të dollive i mjegulluan trutë njëlloj sikur të kishin qenë qeska kokaine, dhe dy ish të dënuar të ndërgjegjes, tri selishtaj dhe katër thanoistë hapën ca ishuj vallesh në mes të sallës. Tringëllima e mefshtë e medaljeve dhe e karficave të kravatave ftonin për duartrokitje. U ndje befas mungesa e një daulleje dhe e një gajdeje dhe u porositën sazexhinjtë që t’i bënin ballë me nder situatës. Mirpo dukej e pamundur që të nxirrje nga klarineta tingujt e zjarrtë të tranzicionit dhe nga xhezi rropamat e një daulleje integrimi. Në harmoni të plotë me doket e vendit, aty nga ora tetë e gjysmë zoti Stërputhja u ngrit të hidhte vallen e beqarit, të bënte shkrumb e hi shaminë e aq brengave. Ai që thuhej se e mbronte nga helmimet e mundshme (shok fëminie i dhëndërrit, ish-minator, i njohur edhe si “Iliri me një sy”, ngaqë njërin sy e kish pasur prej deleje, kurse tani z. Stërputhja ia kish blerë një prej qelqi, me porosi) ia lagu shaminë me raki dhe ia zgjati në heshtje. Dhëndërri u shkeli syrin përzemërsisht sazexhinjve dhe ata nuk ia bënë shkeljen dy. Tingujt e “shamisë së beqarit” mezi i mposhtën gumëzhimat e zërave të dehur, pastaj ranë përfund tyre, dhe dukej sikur dhëndërri hidhte valle mes një dëgjimi të gënjeshtërt.

114

Page 115: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

Duke çarë ballëlart mes duartrokitjeve, zoti Koço Stërputhja, me shaminë e beqarit ndezur, iu avit tryezës së zotit Themi dhe i tha në vesh: - Erdhi çasti i erës së qelbur, kolega. Era e vllavrasjes së fshehtë - e kam quajtur unë... Zoti e di nga do na dalë, se as fëmijë s’kemi, as... Zoti Themi qeshi nën buzë. - Erërat e qelbura u varrosën bashkë me komunizmin, - tha. Tashti kemi vetëm parfume. Atëhere ajo heshtja e babëzitur u shndërrua në parfum. Një parfum që ua zbardhi kokërdhokët e syve të gjithëve dhe që desh ia thithi fuqinë nga gishtat Ilirit me një sy, që ish stërvitur të zëvendësonte Afrim Katrahurën në ndërhyrjet me kundragaz e me fije shkrepsesh të ndezura. Zor të gjeje a të shpikje ndonjë ushqim të shenjtëruar, stomak hyjnor, apo kurm femre të dashuruar, që të prodhonte asi parfumi. Ishte njëfarë lumturie hundore e shpirtërore që i kish kapërcyer caqet e durueshëm nga qënia njerëzore. - Nuk është parfum i gënjeshtërt, - vijoi Koço Stërputhja. Është aroma e sime shoqeje. - Të hapësh një fabrikë parfumesh, - ia ktheu zoti Themi. Ia vlen. Dhe ktheu kokën ndaj nuses syshkruar, për t’u mekur. S’mbante mend sa vite të thinjur patën rrjedhur qysh kur hijeshia e një femre nuk ia kish zgjuar shpirtin me aq mizori e poshtërim të mbinatyrshëm. Po ku e gjete këtë hyjni, mor fundërrinë, që të shqefshin korbat, të shqefshin! - filloi t’i çirrej me vete Koço Stërputhjes që shkëlqente nga lumturia. Si iu hodhe qiejve trutë e gomarit e ta bënë dhuratë këtë tulipan, këtë kaprollkë, këtë flutur, këtë pjeshkë... Zoti Themi s’kish parë asnjëherë më parë një femër aq syshkruar, domethënë: me sy aq të shkruar. Të shkruar aq bukur. Zonjës syshkruar Flutura gati po i binte zalia nga aroma e vet. Dhimbja krejt e panjohur, mahnitja nga virtytet e fshehta të vetvetes dhe pafuqia për të pranuar në sy të botës se ishte

115

Page 116: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

vërtet një qënie femërore e rrallë, i kishin shtruar në fytyrë tiparet e një shtrige. Bukuria e epërme nuk qënkej fort larg shëmtisë tmerruese. Parfumi nuk shkulej. Betoheshe se kurmi i nuses paskësh qenë një sfungjer, ku strukej me padurim, prej vitesh, aroma e një breznie grash të bukura e të përndjekura nga pafatnia - njëfarë Martiresh të Hijeshisë, klasi I, II dhe III. Betoheshe se, një orë më vonë, do ta humbje përjetë nuhatjen dhe kujtesën. Ia vlente. Mirpo fakti që Haki Shkrumbehija ftoi me zë të lartë zotin Themi dhe shokët Milivoje, Vollodja dhe Go Mo Neng t’ia merrnin një herë “Internacio-nales”, tregonte se... Aty nga mesnata, me kujtesën mëse të përkorë, zoti Themi u ngrit turbull nga karrikja dhe ngulmoi të shprehte ca mirënjohje. - Të na rrojë demokracia, shokë!- tha, - Poshtë këlyshët e kuq! - Kujton se je bojëqielli, mor deledash, - ia preu xha Hasani nga cepi tjetër i tryezës dhe i mendësisë. - Mbylle zgavrën, xha Hasan, - ia ktheu zoti Themi i kaltëryer. E kisha llafin tjetërkund. - E kishe tek jot ëmë, - ia preu një zë. Jezit! - Më urreni, - ofshau zoti Themi. Më urreni me gjithë shpirt, dhe s’keni faj. Ato që kam arritur me djersë e gjak nuk janë të vogla... Po as shpirt s’para keni, kështuqë më urreni pa rrezik. Apo s’hani shqip?! Desha t’ju them, tamam me këtë gromësimë, ashtu, se ju kam dhjerë me një mut! E qartë?! Jo të tërëve, por ju kam dhjerë. Me një mut. Kur unë bëja ligjin këtu, juve ma hanit mutin dhe më ishit mirënjohës. Apo gaboj?! E, pra, ju vazhdoni të ma hani mutin me garuzhde - që të mos them se pó unë e bëj ligjin këtu. - A, shoku Themi e ndyve muhabetin, - i qeshi Koço Stërputhja. Të qënka mbaruar garuzhdja, më duket. Apo gaboj?! Zo...kut Themi iu mbushën sytë me lot.

116

Page 117: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

- Ma bëj hallall, zo...ku Koço, - tha. Edhe Homerin e madh e ze gjumi nganjëherë... Xha Hasanit i kish vajtur në majë të hundës dhe kish nxjerrë nga brezi patllaken. - Poshtë këlyshët e kuq, kopilët e Stalinit! - ulëriu shoku Themi. Poshtë edepsëzët, se na zunë frymën për gjysmë shekulli, na vranë e prenë, na ndanë nga njëri-tjetri, na shtinë farën e vllavrasjes. Rroftë demokracia! Rroftë Amerika! Rrofshin të burgosurit e ndërgjegjes, të internuarit dhe të afërmit e tyre! Xha Hasani, me mbështetjen e djalit të madh, Leninit (që tani kish çifutëruar synetin dhe quhej Lenny) u vërsulën të dy njëgojazi dhe e bënë qelpaze në sy të aq të huajve që s’dinin shqip dhe të aq shqiptarëve që ende hanin nga pak shqip. - Ti, mor zarbahanë kërmëzi, - i ulërinte xha Hasani i Prostatës. Ti që shkele idealet... Duke u kujdesur që shpirtka e tij, Flutura, të mos lebetitej nga fjalori e sidomos nga xixat që brofnin prej gojëve të sivëllezërve, zoti Stërputhja mori frenat e zallamahisë në duar dhe i solli ngjarjet në binarë. E mori Themin për dore, xha Hasanin - për krahu, dhe i nxori jashtë, në murin e pasëm të “Familjarit”, aty ku vite më parë patën vjellë krah për krah Babi Maqoja dhe shoku Bexhet. - Pëgëruni, mor qelbësira, - u shfreu. - Si, si?! Nuk... nuk na bëhet. - Atëhere, prisni të pshurrem unë. Pritën. Me duart e palara, ai ua mori kokat në shuplaka, ua tërhoqi veshët pranë gojës së vet dhe u shfryu zëulët: - More gërdalla, more kufoma të çakërdisura! Mos më çani trapin pikërisht sonte, natën e dasmës sime me Shpirtkën. E qartë? S’është kollaj ta shkatërrosh këtë vend, e qartë? Prandaj ata që na kanë prirë e na prijnë s’duhen trajtuar si ca dështakë... - Padyshim, - gromësiu shoku Themi.

117

Page 118: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

- E shikon, pra? Sa herë duhet të të them se pushteti është si puna e kurvave? Një herë ti, një herë tjetri. E qartë? Vetëm trurin ta përdorni me karar. Dhe gjuhën. - Paskan qenë shkërdhata fare! - i tha Shpirtka kur u kthye brenda i xhindosur. Në të gdhirë, pak para se zoti Stërputhja të përvidhej nga “Familjari” me syshkruarën në krahë, teksa zoti Themi kuvendonte ballë më ballë me xha Hasanin e Prostatës dhe me djemtë e tij të quajtur Lenny, Steel, Bashkim etj, në prag të restorantit u shfaq xha Raqi i Mjellmave. - Shprehu, xha Raqi, - i tha Iliri me një sy. - Hamdi peshkatari, Nikolini dhe Kristua janë gjetur pa koka anës gjolit, - belbëzoi xha Raqi i Mjellmave. Hipur në varkë, si të gjallë. Vetëm se s'kanë më koka... Koço Stërputhja ktheu kryet dhe e pyeti me qerratallëk: - Nga ç'vit po na e jep këtë lajm, mor xhaxha?! - Sa mirë që erdhe, xha Raqi, - ndërhyri njëri nga sazexhinjtë jevgj, - se na qenë mbaruar paninet... Dhe u vërsulën si langonjtë mbi torbën e tij me thërrime paninesh për mjellmat e kushedisa viteve më parë. Kurse dhëndërri me nusen përshkuan qendrën e hershme të qytetit duke dëgjuar të përmallur trokun e takave të dhëndërrit dhe të truprojeve. Koço Stërputhja kish përshtypjen se po çapitej drejt parajsës. E pat ëndërruar këtë ecje qysh në kohërat kur duhej të hynte në gjimnaz. Mirpo pat qenë bir tradhtari dhe nuk e patën lënë të hynte në gjimnaz. Tani i qe krijuar bindja se ishte aq i plotë, aq pa mangësi e vrima, sa ndruhej mos ndokush i ngulte ndonjë gjilpërë dhe i fikte derën. Dashuria e tij e parë, përkundër ëndrrave engjëllore që desh i patën përzhitur lëkurën e duarve dhe çarçafët, pat dalë e shpuar. Qysh atëçast kish nisur t’i rrënjosej në kokë ideja se të gjitha vajzat që ti do të synoje t’i merrje për nuse janë zhvirgjëruar fiks dhjetë vjet para dasme. Prandaj nuk pat synuar veçse të zhvirgjëronte atë që do të

118

Page 119: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

martohej me tjetërkënd. Le të martohej më pas Shpirtka me kë të donte! Gjatë pritjes së stërgjatë për ta hasur në udhë të jetës, Koço Stërputhjes i qe hapur diku në qënie a në trup një zgavër e vockël e përvëluese, sa dhe si një top ping-pongu. Kish filluar të dyshonte se prania e asaj zgavre të zbrazët e mbante të ngujuar në fat të zi dhe nuk e linte të kish baraspeshën dhe plotninë e kerubinëve. - Sa herë kam dashur ta mbush me tul buke, - rënkonte. - Kë, shpirt? - E sa herë kam dashur t’i ve zjarrin, siç u vihet pordhëve. - Kujt, zemra ime? - E sa herë kam ëndërruar të gdhihem pa të në gjoks, si sonte... - Pa kë, ylli im? Koço Stërputhja, hyu i këtyre trojeve të dyfishta, kënetore e hyjnore, ra atëbotë në gjunjë bashkë me fluturën e vet dhe qau. Qau me gjithë shpirt, pa u trembur se mos shpirti i thahej vetëtimthi, si gjatë natës kur zbulonte thesarin. Qau me grahma, me lot fëminie, dhe iu kujtua se Flutura ishte e para femër, të cilën e gjente të virgjër, e para femër, së cilës mund t’ia hapte zemrën e shpirtin gjer në fund, gjer në skaj të sallave me mallra, gjer në skaj të hapsanave të greqive, italive, francave, spanjave, gjermanive e amerikave. Kish zbuluar një dallim thelbësor mes vajzave të dikurshme dhe atyre të tanishmeve. Atëhere duhej t’u shqyeje brekët për t’u gjetur bythën, kurse tani duhej t’u shqyeje bythën që të mund t’u gjeje breçkat. - Të dua, - i pëshpëriste Flutura. Dhe Koço Stërputhja po mendonte se do ta zhvirgjëronte pas rreth gjysmë ore, në vilën ku dikur ngrihej e dhemshur dhe e bekuar kolibja e përjetshme e fisit të tij; do të bënte dashuri me të si me ndonjë flutur të madhe e mahnitëse, që sapo kishte marrë flakë, kur hija e kreshpëruar e Afrim Katrahurës kaloi ngutshëm mes rrënojave, tezgave të shkreta dhe plehërave të Pazarit të Vjetër, me tejqyrën në sqetull, duke vajtuar nëpër dhëmbë: - Morëm fund, morëm fund... Janë shpërthyer depot e armëve...

119

Page 120: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

- S’morëm fund, po fillim, - i thirri Koço Stërputhja teksa i vinte llozin vilës. Njerëzinë e ka zënë malli për armë, e ka grirë fare... Dhe po bënte gati armën, me të cilën do të siguronte përjetësinë e fisit. Pak para se të binte në gjunjë para shtatores së Nënës së Panjohur e të shkrehej në vaj, shoku im i koklavitur, sheik e viktimë fati lindor e mortnor, shqipo gjer në fijen e mbrame të flokut, Koçoja i Vanthies, ktheu kokën nga unë e më tha: - Mund të ikësh, Ilir. Piçka e sime shoqeje s’besoj se është e helmuar... Pastaj ua preu rojeve shkurt: - Pa pirdhmuni tashti! Kam aq dollarë, sa mund t’ia err sytë edhe fatit të zi. Gjynah që s’kisha kaq dollarë edhe para tridhjetë vjetësh... Atëhere u ndjeva aq i vetmuar, sa më erdhi të qaja edhe me syrin prej xhami. Kuptova se jo aq trandjet dhe padrejtësitë që ishin dyndur në këto troje më mbanin vetmitar si zog korbi, se sa fakti që asnjë femër e lindur për mua nuk më kish dashur, nuk më qe kushtuar, nuk më priste sidomos kur dilja nga nëntoka, apo nga shtëllunga e vakët e anonimatit. As dashuritë e shkurtra me Afërditën, me Verën, apo me gratë e tjera, që kalonin fshehtas e dëshpërimisht nga një Ilir me një sy në tjetrin, sa më s’dije cili ishe, nuk më kishin ndihmuar të ndihesha më pak i vetmuar, i lënë pa vend, pezull. Asnjë femër, me përjashtim të murgës nënë, nuk qe kurreshtur të dinte si ia çoja, si më dukeshin njerëzit, pamjet, gjërat, kur dilja mbi tokë. Si ishte të kaloje gjysmën (lexo: çerekun) e vështrimit mbi tokë dhe gjysmën (shih: çerekun tjetër) nën tokë?! Qënkëshin shpërthyer depot e armëve. Domethënë, veç depove të kinezit, paskëshim pasur rretherrotull edhe depo armësh. Zoti e di se ç’depo të tjera prisnin të hapeshin e ta mbushnin jetën tonë me çudira. Po sikur të kishim edhe ndonjë depo me qënie jashtëtokësore, nga ato që ndiqte me tejqyrë syri i Afrim Katrahurës?! Po sikur nesër-pasmesër

120

Page 121: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

rrugët e qytetit të mbusheshin papritur me banorë edhe më të panjohur, me fytyra të vranëta e njëfarësoj të qorrollepsura, si gjatë këtyre viteve, e depoja e emrave dhe nofkave tona të pasuroheshin, siç ishin pasuruar disa herë deri më tash me: Goni i Nëntorit, Fatosi i 93-shit, Saliu i 97-ës, Doda i Bananeve, Rroku i Hekurishteve, Koli i Limonave të Korrikut, Bashkimi i Pasaportave, Muniri i Patllakeve, Erjoni i Cigareve të Majit, Xhabiri i Rropullive, Nikua i Nallaneve, Çomja i Pllakave Majolike, Enveri i Leshit, Çimi i Gjyleve, Rexhepi i Aborteve, Kiçua i të Vrarëve, Nduja i Duhanit të Dredhur, Zoi i Bazukave, Lenini i Vizave, Urani i Uresë, Caci i Djathit me Krimba, Pandi i Sallamit Grek, Osmani i Ikrave, Leonidha i Hashashit, Stalini i Bunkerëve, Merja i Gomoneve, Fran Amfetamina, Trashëgimtari i Reve, Agimi i Qivurit, Dhori i Doganave, Tiku i Ndihmave, Kozmani i Saçeve e ashtu me radhë?! Dukej të ishte çështje kohe që, një qytetërim i ri të ngrihej mbi rrënojat e të vjetrit. Një qytetërim i themeluar nga famije të fuqishme, ngjizur me zhivë e ar historie në vena, si: Nëntorajt, Gomonajt, Rropullarët, Doganajt, Hasha-shajt, Skafërët, Bananajt, Kallashajt, Bazukajt, Cigarjanët, Gjylajt, Vizajt, Ndihmallarët e ashtu me radhë. M’u mbush mendja prapë (për të satën herë?!) të arratisesha. Më mbushej siç mbushet një armë. E kurrë s’qëlloja në shenjë. Koço Stërputhja më kish shpërblyer me një sy qelqi në vend të syrit tim të hershëm prej deleje, por nuk qe ngutur të më bënte apo të më blinte nën dorë një pasaportë. Shpenzimet e syrit kishte nisur pastaj parimisht të m’i mbante nga rroga, dhe së shpejti do t’i isha borxhli gjer në grykë, se syri kushtonte çdo muaj e më shtrenjtë falë rritjes kafshërore të çmimeve. Gjatë udhëtimeve të veta qeveritare për jashtë shtetit, frika se mos e helmonte kush, i davaritej. Jashtë shtetit, siç përsëriste jo krejt pa mburrje, nuk të helmonte njeri, se e dinin sa të stërvitur ishim ne me helmin e gazetave e të propagandës kremlinologjike. Kurse rrogën e gjysmuar dinte të ma jepte e të ma coptonte në mënyrë të atillë, që asnjëherë të mos kisha aq valutë sa lypte një pasaportë.

121

Page 122: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

Prandaj vendosa t’i trokisja në portë Bashkimit të Hasanit, që thuhej se bënte pasaporta të lira, me emra të vdekurish. I vëllai, Lenny, kish bërë emër tashmë si mjeshtër i pakalueshëm pasaportash e vizash. Kish ndodhur që kufitarët e huaj të kthenin mbrapsht ikanakë me viza të rregullta, dhënë nga ambasadat përkatëse, e të lejonin familje të tëra me viza të qëndisura nga duart e arta të Leninit. Bashkimi i Hasanit ishte vllazëruar në tregti me Agimin e Zukut të Vdekjeve, i cili qe kujdesur të shtinte në dorë regjistrin e varrezës, dhe të dy bashkë, në emër të ngujimit të detyruar gjysmëshekullor, kishin nisur t’i nxirrnin për një flladitje shpirti të gjithë ish-qytetarët që s’patën parë botë me sy. Me sytë e kujt, vallë, do të shihja tani botë me sy?! Me sytë e kujt në ballë; për llogari të cilëve sy do të jetoja tash e mbrapa?! Më doli shpirti derisa mbërrita para portës së Vizajve. Monopati ngjitej përbri rrugicës së dikurshme të spitalit dhe ishte plot gropa e gunga, që dukeshin si mina. Trokita në portën e blinduar pak pasi nisën të shtënat e para. Nuk mbanin zile, se ndruheshin mos telat iu luanin ndonjë reng e i hidhnin në erë. Breshëritë e plumbave përngjanë me një shtjellë sysh të mllefosur që brofën qiejsh për të verbuar engjëjt apo për të vrarë zogjtë që fshiheshin në terr. Ma hapën portën dhe më shoqëruan përmes mbretërisë, deri tek zyra, tre azganë malesh, nga ata që heshtin aq shumë, sa duken si përfaqësues të një race të zhdukur. Kopështi ishte plot me shtatore. Renditeshin qysh nga lashtësia në kohërat moderne: kopje e Apollonit, kopje e Afërditës, kopje e Davidit, kopje e Moisiut, kopje e Skënderbeut, kopjet e disa kuajve e dhenve, kopja e një lope sa një biná, kopja e Legjendarit veshur ushtarak, kopje e xha Hasanit dhe e familjes, ulur rreth një vatre, pranë një mullari, mbi bar. E dija se në bodrumet e vilës mbanin gati, për kohëra më të mbara, statujëza të klasikëve dhe të atyre që hëpërhë

122

Page 123: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

historia kombëtare i përmendte si nëpër lemzë, ose nuk ua zinte emrat në gojë. - Ka mbetur vetëm xha Raqi i Mjellmave, - më stepi Bashkimi pa lajlelule. Dhe ca gra. Afërdita që u hodh nga ballkoni, nënë Vanthia e Koços, Teto Arta e Filxhanëve dhe ca të tjera... Zgjidh vetë. Për gratë, firma bën një ulje prej 25 %. - Po si të bëhem grua, mor zoti Bashkim? - i thashë. U ngrefos me stilolapsin në çip të gojës. - Të tëra rregullohen, o Iliri me një sy, - ma preu. Dollari e bën jo vetëm burrin grua e gruan burrë e ashtu me radhë... Kush kujton ti se e bëri majmunin njeri, lutja? - Po im atë dhe ime ëmë? - pyeta duke u dridhur. - Aha, ka vite që janë jashtë, - gjegji zoti Bashkim, duke shfletuar me gisht të pështyrë regjistrin. Yt atë është si kokrra e mollës në Paris. Ëhë. Kurse jot ëmë - në Stamboll. Por edhe mund të jenë zhvendosur gjëkundi tjetër. Me emra të gjallësh e të vdekurish, me pasaporta në gji, kallur në tesha e këpucë të huajsh, njerëzit ecnin kuturu, në grupe, në drejtime të ndryshme, me një ngut që nuk të sillte as për së largu ndërmend shëtitjen e përnatëshme. Ecnin me hapa të mëdhenj, me pila ndriçimi në duar, me fenerë të ndryshkur, disa madje edhe me pishtarë. As i shkonte njeriu ndërmend se koha ndofta qe marrosur, ish ndërkryer ndaj përsëritjes gjer në neveri të ngjarjeve dhe kish nxjerrë njëheresh mbi qytet njerëz brezash të ndryshëm, vendas e të huaj. Në disa lagje nuk kishte drita dhe, bashkë me korrentin, kishte rënë shumë edhe vëmendja e njerëzve ndaj veshjeve. Të gjithë nguteshin për diku dhe të gjithë pyesnin ç’po bëhej, të gjithë përgjigjeshin se nami i zi, të gjithë e ndiqnin namin nga mbrapa, ose nguteshin t’i bënin bisht, ku ta shihnin, ku të pandeh-nin se e shihnin. Pas nja dy orësh, drejtimet e shumicës u bashkuan dhe rodhën drejt Depove. Nuk shihje ndonjë arsye për këtë harakiri në tufë, për t’u mbytur në gjol a për t’u arratisur nga kjo kohë.

123

Page 124: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

Marshonin drejt Depove, dilnin nga parqet, në tufa, me pishtarë e fenerë në duar, disa madje edhe me helmeta xhenierësh, artilerësh, minatorësh, kaptonin gardhet, kopsiteshin, thërrisnin shoshoqin, ulërinin, fishkëllenin, s’të zinte syri asnjë polic. Shumë më vonë u mor vesh se qyteti, njëfarësoj i trefishuar nga zallamahia, qe dyndur të shpërthente Depot e Armëve. Sepse në një qosh të errët të qytetit dhe të vetë historisë, pó nën tokë, ndodheshin depot e mbushura nga makthi i stërgjatë se mos goja e ujkut që rridhte jargë rreth valles sonë ngadhnjimtare na shkatërronte arritjet. Portat e Depove u gjetën të hapura, mirpo turma nuk mund të dyndej e gjitha menjëherë brenda, secili dëshironte hyrje më vete, dhe, për këtë arsye, nuk munguan llokumet e dinamitit, që u hapën mureve porta të tjera. Ishin vërsulur brenda mes tymrave, thua se po dilnin nga mallkimi apo nga varfëria. Depot paskëshin qënë më të hapësirshme edhe se ferri. Paskësh pasur boll vend për të gjithë. Le të armatosej secili me ç’të donte, sa të donte, pa sherre të kota, se ishim tanët, kishte vend e armë për të tërë! Bollëku mbi- e nëntokësor u përurua me brohorima dhe me nja dhjetë breshëri mitralozi. Një pjesë e luftëtarëve kishin ardhur drejt-e nga klubet, qebaptoret, mejhanet dhe gjenin kohë e kënaqësi t’i uronin „Pushka top!” shoshoqit, duke i zëvendësuar urimet e mundshme „Topi... çë?!” me një zgërdheshje çmendurake, klithma, fishkëllima. Pushtimi i plotë i Depove dhe armatosja gjer në dhëmbë u zhvilluan në një terren të vështirësuar, por edhe të bekuar nga ai pushtet i pazakontë që fal arma. Rrugët, sheshet dhe klubet u zbrazën krejt vetëm kur njerëzit shembën portat e brendshme të Depove dhe u turrën serbes pas tankeve, arkave me granata, plumba, bomba dore, kapota, helmeta, kambale, mortaja e mortareta, çizme, mitralozë, topa 76 pa zmbrapsje, topa 85 me zmbrapsje, topa 122 mm, 152 mm dhe 252 mm, kobure të markave Beretta 7,62 dhe 9 mm,

124

Page 125: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

TT sovjetike, me mulli: Golt, karabina, - që asgjësonin armikun me zjarr, bajonetë e me tytë, me të shtëna një nga një e me breshëri, - stanokë, gaveta, lugë, pirunj e pjata alumini, rripa, qafore, pece këmbësh, këmisha, fasho, qillota, kopsa, kokore, shalle, harta të shkallëve të ndryshme, dylbi, thika, bajoneta, monokle e binokle, kuti tavlle, shahu e dominosh, mina kundërtank e kundranjerëz, predha blindshpuese, bazuka, pagure, flakëhedhëse, topa kundërajrorë, si dhe një numur trrallisës kallashnikovësh, yjesh të kuq me pesë cepa, portretesh të Legjendarit e flamujsh kombëtarë. Kapeshin pas tyre me thonj e me dhëmbë, ndonëse kishte mall për të gjithë, sa të mos i mbanin dot. Dikur njerëzit filluan të dilnin jashtë, si nga mitra vigane e vënies së paqes mbi botë, dhe t’u kumtonin qiejve, çative, pemëve dhe njëri-tjetrit, se aha!, tash e mbrapa s’bëhej më shaka. Dukej sikur sapo kishin marrë pronat dhe pasuritë në dorëzim. Plot dyzetetetë orë vazhdoi armatosja e popullit të nëpërkëmbur, që, më në fund, qe rigjetur, pas gjysmëshekulli gjymtie, domethënë: pa pjesën thelbësore të qënies, armën. Çdo lloj arme. Papushim, mes të shtënash, jehonash, ushtimash e grahmash heroike, Mercedesët, Audi-t, Xhipsat, ZUK-ët, ARO-t, kamionët, ish-karrocat e qumështit dhe të gjitha sajesat e tjera me rrota u vjetëruan gjatë atyre dy ditënetëve sa ç’ishin frruajtur për gjysmë shekulli endjesh të padobishme. Rrugët ishin plot me njerëz që mbanin në sup kallashnikovë, bazuka, uniforma, flamuj, thasë me plumba, thasë me predha, thasë me yje të kuq pesëcepësh, thasë me kambale, thasë me qafore, dylbi, rripa, çanta lëkure, mortaja të çmontuara, arka me shishe helmesh të ndryshëm ushtarakë, tabun, zarin, zaman, bar miu, arka me karikatorë, arka me letra e blloqe për t’i shitur, thasë me bimë mjekësore, kuti me ilaçe, me paketa cigaresh e me shkrepse, buste klasikësh e prijësish të marksizëm-leninizmit, rrota kaçkavalli të lidhura me tel, stema e medalje të ndryshme, rrota teli të lidhura me llastik, rrota

125

Page 126: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

llastiku të lidhura me spango, rrota spangoje të lidhura me lidhëse këpucësh, tufa lidhësesh këpucësh të zgjidhura; gjynah që në depo nuk qënkëshin mbajtur edhe gomerë, lopë, dhi, qena stani, qena kufiri, qena besnikë etj! Ditët rastisën me shi, me një shi të imët nga ata që të hollojnë gjakun, kurse netët - të ftohta. Por mundi dhe djersa e paqtuan motin. Një pjesë qytetarësh, të dashuruar pas gjërave elektrike, hoqën edhe llampat e Depove dhe puna vazhdoi tamam si në varr. Thuhej me krenari se, pasi të zbrazeshin këto qene (depot), e të mbusheshin shtëpitë, padrejtësitë e panumurta që ishin ushtruar djallëzisht ndaj këtij kombi do ta shihnin të s’ëmës. Asgjë, me përjashtim të një shtize flamuri, që sekush e hodhi nga kati i tretë i një pallati, nuk doli tepër. Si mbas një murtaje, fisnikëria e kahershme e qytetit në lëmin e pushtetit dhe të trimërisë, mori një të çarë që s’dihej kur do të mbyllej, por që s’para jepte shenja të mbyllej. Rromët i lëshuan udhëve gomerët dhe kuajt, sepse ranë në mortaja e mitralozë. Frutat, çinglaminglat dhe ushqimet në përgjithësi, përfshi cigaret, pijet, qoftet etj, përjashto miellrat e ndryshëm frymëzues, ngritën një pirg kutërbues në skaj të Pazarit, sepse tani shiteshin vetëm e vetëm brekë ushtarësh e ushtaresh, kambale e qafore, kallashnikovë e kobure, topa e mitralozë, harta e kuti tavlle, shahu, dominosh, çorape ushtarake leshi, fanella ushtarake pambuku, llampa ushtarake me karbit, stilografë ushtarakë, flamuj ushtarakë, shamiçka ushtarake, pece ushtarake këmbësh, pece këmbësh ushtarake, thika ushtarake dhe biçakë ushtarakë, pinca ushtarake, granata, bomba, mina, orë ushtarake dore e muri, prezervativë ushtarakë, dërrasa e copa tullash e tjegullash ushtarake, qyta, porta hekuri si ato të depove, dryna si ata të depove, kryqe varresh si ata të varreve, fenerë dhe pishtarë dhe lopata dhe çekiçë si ata të ditënetëve e viteve më parë etj.

126

Page 127: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

Gjithashtu, në Pazarin e rinuar të qytetit, mund të gjeje paterica, lidhëse këpucësh, këpucë, tel me ose pa gjemba, telefona, darë dentisti, bisturi, rroba të ndryshme. Shitej çdo gjë, duke filluar me armët e ndryshme, me ngastrën ku kryhej shitja, me mallrat plotësues e shoqërues, me kokat e atyre që synoje të mbushje me erë, me lekët e nxjerrë nga shitja e vendit të shitjes, mallit, kokave e ashtu me radhë, e duke mbaruar me vetë shitjen. Kjo, siç qe bërë zakon, shitej në formë këshillash për tregti. Edhe Afrim Katrahurës, gjatë orëve kur zbrazeshin Depot e Kinezit, yjet i qenë dukur si mijëra sy të ngritur lugetër që ndiqnin me kërshëri e me njëfarë nënqeshjeje të dhemshur mbitokësore pasurimin e qytetit. Sy të ngritur zgavrash, ashtu si shpirtrat që dalin trupash pas vdekjes. Të shtënat që pasuan hapjen e depove të armëve e tronditën dhe ia pluhurosën pak metaforat. Deri atë çast, për gati pesë vjet, qe ngarkuar nga zoti Themi me detyrën që të shqyrtonte lëvizjet e ushtrisë së neo dhe stërkomunistëve. E kur dera e kullës kumboi, e mbështjellë nga krismat dhe shpërthimet që rrënonin qytetin, Afrim Katrahura u bind se hasmi i tij i padukshëm, ai që ia ndiqte lëvizjet e mbase edhe metaforat me një tejqyrë edhe më të përsosur, kish bujtur t’i shtonte në kokë një vrimë. Atë vrimën që vulos përfundimisht metaforën «i mori koka erë». Mirpo, megjithëse i përskuqur nga hamendjet dhe shpikjet e pritme, truri i Afrim Katrahurës nuk kish nevojë për freski. Nami u bëftë, tha me vete, një herë vdes burri! Dhe thirri: - Hyrë, kolega! Paskësh qenë Iliri me një sy. Për fat. - Hë, Ilir, si e ke hallin? - Si mos më keq, - u gjegj ky. Bëmë derman, se nuk më rrihet më këtu. Hidh një sy përreth e thuamë nga t’ia mbath. Ose shpik ndonjë lëng që të ndihmon të arratisesh... - Iksh nga lëkurët! - u nxeh Afrim Katrahura, që shfrente më fort nga zhgënjimi për mirë, se sa nga paniku i tjetrit. Si s’të

127

Page 128: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

vjen rëndë, xhanëm?! Je si zotni. Punë të mirë, rrogë të mirë, pse kërkon të braktisësh atdheun? - Nuk erdha të më bësh gargarë, - ia preu tjetri. Hidh një sy anembanë e më thuaj nga të arratisem, se s’rroj dot më këtu. Të paguaj në dorë. Për një grimë, dijetarit i feksi trush hamendja se mos Iliri me një sy, për arsye ende të paqarta, mbante në brez edhe ndonjë armë, me të cilën... I pikoi në shpirt. Dynjaja qe përmbysur brenda natës dhe çmimi i lëkurës kish rënë më poshtë se ai i lëkurës së dhenve a të qenve. I njohuri i dikurshëm, miku, apo krejt i panjohuri, për dy aspra, me një koqe plumbi, të dërgonin sa hap e mbyll sytë në vathën e martirëve të pavullnetshëm. Apo jo? Iliri me një sy ishte nga të paktët që s’kishte armë. Biseda zhvillohej si dyfish: nën ujë e mbi ujë, në dëgjim e në shurdhërí, ngaqë jashtë shtihej furishëm. Kur Iliri me një sy hapte gojën, jashtë shpërthente një bombë. Njërit i vinte goja - tjetrit i ikte dëgjimi. Pastaj njërit i vinte dëgjimi - tjetrit i ikte goja. Kur Afrim Katrahura hapte gojën, zhurmat heshtnin, mirpo kur Iliri me një sy niste ta pyeste apo t’i përgjigjej, tavanet dhe tabanet e kullës shoshiteshin të ndërkryera si nga tërmeti. Dhe anasjelltas. Afrim Katrahura ishte qetësuar. Inatin nuk e kishte pasur aq me syrin e vetëm, - prej qelqi a prej vërteti, - të Ilirit me një sy, se sa me sytë e babëzitur të aq minatorëve që mbushën udhët pas mbylljes së minierës. Sipas Afrim Katrahurës, ata sy, të uritur për vite me radhë nën tokë, u qenë bashkuar tanimë syve të tjerë të zilepsur, që e merrnin mësysh pa mëshirë këtë skaj parajsor, të bekuar nga Zoti e të brejtur dhunshëm, me epsh termitesh, nga sytë e vdekatarëve. Sytë e atyre nëntokasve dhe fakti që, në qytet, gjatë atyre viteve ishin ngrënë aq amurë të zgjebosur, përbënin për Afrim Katrahurën shkaqet kryesore të zbehjes së ngjyrave, të ftohjes së shpirtrave, të rritjes së frikshme të shpërfilljes njerëzore në përgjithësi e në veçanti, e ashtu me radhë.

128

Page 129: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

Ngriti tejqyrën drejt liqenit dhe zhbiroi të dukshmet për të mbërritur tek të padukshmet. Mijëra sy vezullues turreshin drejt liqenit, drejt reve që preheshin mbi ujra. Mijëra sy të tjerë shkëlqimtarë vërsuleshin drejt vilave të zotit Themi, pastaj fikeshin, ndizeshin prapë, ngarendnin drejt «Agjencisë», ktheheshin drejt varrezave, merrnin përpjetë drejt shtëpive të reja të Pashallarëve të Panjohur, endeshin rreth maternitetit të ri, zbrisnin drejt Pazarit të Vjetër, drejt parkut me bust heroi në mes, drejt bregut tjetër, atij me guriçka, të gjolit, bëheshin gjeratore në truallin e shkretë ku dikur ngrihej magjepsëse Kinemaja, kërcenin përpjetë, përplaseshin mureve e oxhaqeve, coptonin lëvozhgë plepash, shkrumbosnin flutura peshkimi e krimba mëndafshi, humbnin sysh. Numuri i banorëve sikur qe trefishuar. Afrim Katrahura e pat vënë re atë shpërthim demografik menjëherë pasi atje tutje, në Berlin, qe shembur ai muri famëmadh. Hija e dendur që pat rrethuar zakonisht qytetin befas qe bymyer, qe mbushur si me mitra të padukshme nënash të padukshme, por edhe me kohë të harxhuar fëminie, dhe fap, sa hap e mbyll sytë, me urdhër të kushedi ç’Peshku, i kish mbushur udhët me bashkëqytetarë krejt të panjohur, që merreshin vesh fillimisht me shenja e me zanore bebesh, derisa u lulëzonte gjuhësh nga një e folme. - Në fakt, ke vetëm dy rrugëdalje, - tha dijetari. Ose me kallauz, nga ajo rrugica ku vranë Jaho Myneverin, ose me not, nga lugina prapa Maternitetit. Iliri me një sy nisi të peshonte udhët. Dinte se materniteti i vjetër qe blerë nga zoti Themi dhe, për nja tre vjet, lugina u qe dhënë me qira ikanakëve si puna e Ilirit me një sy, domethënë atyre që s’kishin lekë për pasaporta e viza e që suleshin dëshpërimisht, si në kohë të Legjendarit, të arratiseshin me not. Lugina kushtonte 100 dollarë për notar. Mirpo ndodhi që rojet tona, apo të të tjerëve, bënë shoshë dy të dëshpëruar (me gjasë nuk patën shlyer përqindjen e kufitarëve) dhe Afrim Katrahura zbuloi se lugina s’kishte pikë fuqie të të mbronte nga sytë e rojeve, po qe se në atë drejtim nuk mpihej vështrimi

129

Page 130: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

ëndërrimtar i ndonjë gruaje shtatzanë. Kurse arkitekti që pat përpiluar planin e maternitetit të ri, pat vendosur që dritaret të ishin në trajtë vezake, si sy murgeshash, hapur në tavan, drejt qiellit. E kush mund të arratisej në atë drejtim, shtronte pyetjen Afrim Katrahura. Tejqyra e Afrim Katrahurës dha shpirt disa javë pasi të shtënat kishin rreshtur e pasi çdo qytetari i binte të kishte nga të paktën dy kallashë në shtëpi. Paskësh qenë e vërtetë bindja e zotit Shukashvili rreth numurit të kallashnikovëve dhe të të shumtëve në këto troje. Qyteti qe zhytur sërish në paqen e dikurshme, atë mashtruesen që të merrte sytë e ku dukej sikur asgjë s’lëvrinte veç thashethemeve. Kufijtë e dikurshëm ishin zbërthyer, shqyer e përdhosur në atë farë feje, saqë as mallkimi, as bekimi nuk ia zinte. Ishuj të vranët mbijetese, populluar nga njerëz me gjysma emrash e gjysma nofkash, por që mbarështonin një etje ngurosëse për të hedhur rrënjë sa më thellë anës gjolit, kishin shkrirë kufijtë mes qytetit të kahershëm dhe fshatrave, mes të folmeve e metaforave, mes të sharave e të qarave, mes pendesave e ankesave, mes një ashtu-je me radhë e një ashtu-je tjetër me radhë, e tani trojet e shartuara e të mjegulluara dukeshin pezull, si puna e reve, mes tokës e qiejve. Po qe se ndokujt do t’i merrte koka erë (baruti, plehërash a parfumi) e do të shkruante për këto troje, me të gjitha hollësitë e mundshme, me të dhënat historike, zakonore apo me të gjithë emrat e përveçëm dhe llagapet, mund të flinte i qetë e të shpëtonte përjetë pa lagur. Askush nuk do të mund ta padiste për shpifje a sajesa, askush nuk do t’i jepte dot ndonjë çmim, diplomë, dekoratë a titull nderi, për arsyen e thjeshtë se vërtet bëhej fjalë për troje krejt të tjera, larg, në kohë e hapësirë, ose që gjallonin vetëm në Përfytyrim. Njëri nga qytetarët e fundit që zbrazi disa karikatorë me radhë drejt yjeve a syve të çapluar të qiellit, kish qenë Xha Hasani i

130

Page 131: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

Prostatës. Me kallashin varur supit, mes shtatoreve që dyndnin me fisnikëri oborrin e vilës, mbante këmbëzën tërhequr dhe ia merrte erzin mekanizmit shkrepës-goditës, teksa me njërën prej duarve trazonte heraherës qendrën e potureve prej shajaku. Që të shihte nëse numuri i të shtënave luante ndonjë rol në ngrehjen e llozit. Kurse tre qytetarët e fundit që shkrehën mitralozë deri në shkrehjet e dy javëve më vonë, ishin tre kreshnikët Shella, me zotin Llesh në krye, që u ndalën para lëndinës së Shtëpisë së Beqarëve dhe e bënë shoshë me plumba. Vijnë nga larg, të shkretët, mendonte Afrim Katrahura. Vijnë nga larg, nga shkrepat, e gdhihen këtu, mes kaq ngjyrash e parfumesh, pa vendlindje. S’kanë faj, se, pa vendlindje, s’rron dot robi i Zotit... Duke qeshur nëpër dhëmbë, me atë gjuhën që jo rrallë merrte vetitë e hithrës, Afrim Katrahura kish nisur t’ia bënte kokën dhallë Ilirit me një sy. Qe pushtuar befas nga një optimizëm që ia merrte në kthesë atij të komunizmit. Duhej bekuar mbareprapë kjo periudhë tranzicioni. Duhej falenderuar Perëndia për këtë periudhë, sepse, në të vërtetë, tranzicioni kishte shtyrë për nja tridhjetë a më shumë vite më vonë, një luftë që dukej e pashmangshme dhe që do ta kish bërë Evropën pluhur e kujtim. - Po ish-Jugosllavia? - kish pyetur tjetri. - Shleu borxhin, - ia preu dijetari. E shleu të tërin menjëherë. Kurse ne të tjerët kemi filluar ta shlyejmë me këste. Qysh në kohë të katragjyshërve... - Po ata që, edhe pas luftrave, janë prapë në tranzicion? - E, atyre siduket u duhet të shtyjnë edhe një luftë! Iliri me një sy qe larguar i zhgënjyer. I dukej sikur të gjithë bënin çmos për të mos e lënë të ikte. Përdornin të gjitha marifetet vetëm që ai të ngordhte aty, si merimanga në vrimë të qenefit. Pa ia ndjerë mungesën, me gjithëpamësen në sy, Afrim Katrahura kish marrë befas përgjigje nga Yjori për pyetjen më madhore të asaj periudhe që pat shtyrë luftën. I qe veguar

131

Page 132: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

pseja vigane e kokave të peshkatarëve. Njerëzit që jetojnë pranë ujrave, i kish kumtuar kasneci qiellor, miku i tij i kahershëm, falë fosforit të peshqve që hanë, ajrit, aromave, por edhe thashethemeve, kanë një tru krejt të veçantë. Në jetën tonë ndodh një proces tejet i rëndësishëm dhe i pakapshëm për syrin e vdekatarit të rëndomtë. Ndodh shkëmbimi i qënieve mesveti, nga njëri trup në tjetrin, ashtu siç e kanë vërejtur kinezët e lashtë. Prandaj ndodh që, një femër, ta zemë, të cilën e ke dashuruar si i marrë për disa muaj a për disa vite, papritur të zbulohet krejt e huaj, e flashkët, pa pikë shije e arome. Njëlloj ndodh edhe me ca të vërteta a zbulime të natyrës politike, fetare, shoqërore, shkencore, letrare e ashtu me radhë. Ha shqip, apo s’ha? - Ha, bile me kënaqësi! - qe përgjigjur Afrim Katrahura. - Mërgimi i paprerë i qënieve, - kish vazhduar kasneci, - bën të mundur shndërrimet e lëngjeve dhe të elementeve kimikë brenda jush. E, pra: në kokat tuaja përqëndrohet një sasi e pazakontë lëndësh bërthamore. Shpesh-herë, mos u çudit, kjo lëndë fshihet brenda kokërdhokëve... Përndryshe, kjo botë s’do të kish marrë tatëpjetën. Na keni hapur telashe të mëdha. Na keni detyruar që disave prej jush, atyre të mbështjellëve me renë e anonimatit, t’u presim kokat e, përmes kokave të tyre, të thithim dalngadalë nga kokat e të gjithë të tjerëve lëndën e tepërt bërthamore. Atë të zezën, që tundohet vetëm të rrënojë. S’mund t’i kesh besë njeriu në këto kohëra... - Mos more-e, - kish brofur Afrim Katrahura i ofenduar. Po juve po na fikkeni derën! Ku ta dimë ne se, bashkë me atë lëndën që thua, nuk po na thithkeni edhe kujtesën, lëngun e fatmirësisë e ku-e-di-unë-se-çfarë... Kasneci qe mekur. - Po pse s’thënke ti se, falë eksperimenteve tuaja, ne po përpëlitemi si peshku në fuzhnjë baltovinave të Ballkanit. Juve u dashki vrarë, mor qafira... Kasneci siduket qe penduar që i kish besuar Afrim Katrahurës më tepër të fshehta nga sa mund të përtypte dhe qe tretur në ajrin plot tymra e barut të mbrëmjes. Harronte se miku i tij, që

132

Page 133: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

ende mbante veshur trup, nuk qe pleksur me ndonjë femër qysh në tetorin e 1969-ës. Miku i fyer kish ulur e ngritur pastaj disa herë, i nevrikosur, tejqyrën dhe qe rrekur ta shquante kasnecin, ose thjesht vezullimin e shpirtit të tij, mes yjeve që ishin afruar mbi çatitë e qytetit e mbi pemë njëlloj sikur të donin të shihnin jo vetëm ç’të mbante koka, barku e bardhaku, por edhe e ardhmja. Kasneci duhej të qe fshehur në, ose pas ndonjë ylli. Ishte një truk i vjetër i kasnecëve. Ashtu fshiheshin edhe zyrtarucët pas shefave. Dale, se të gjen ustai ty, mor zogth, i qe drejtuar Afrim Katrahura. Dale, dale - dhe e kish gjetur me të parën, mes aq mijëra yjesh, tek pulitej e fërgëllonte gëzueshëm sikur të mos kish ndodhur asgjë. Syri prej qelqi brenda tejqyrës qe rrotulluar disa herë, për ta afruar e për ta zhbiruar paq atë yll që ishte njëfarë bartësi mikrobesh, dhe Afrim Katrahurës kish filluar t’i dhimbte zverku, ngaqë detyrohej ta mbante kokën vetëm përpjetë. Pastaj ylli e mori vesh kumtin dhe nisi të afrohej i penduar, me mirëkuptim e lutje për pajtim, dhe Afrim Katrahura do të kish dhënë shpirt me dy sy në ballë, si shumica dërrmuese e bashkëqytetarëve, sikur ylli të mos ia kish ndezur çaçkën e ballit e të dhuntive, duke i hyrë pikërisht në tejqyrë. Kur e hapi syrin e vetëm në spital, menjëherë pas fytyrës si patate grirë rrudhash të Doktor Spiros së Kokave, shqoi një rrugë me kalldrëm që ndante njëfarë pazari më dysh dhe zbriste më nge gjer në breg të një liqeni. Ai liqen, apo moçal, ishte i murrmë. S’dukej pikë reje mbi ujra. Po ç’janë retë, pyeti ai me vete. Ç’është, më në fund, një ré? Po unë... nga e di fjalën ‘ré’?! Rrugët ishin të shkreta, plot me pirgje plehërash, me gëzhoja, gropa predhash, mure të plasaritur, xhama të thyer e të ciflosur. Lëndina para Shtëpisë së Beqarëve ishte bërë shkrumb e hi. Po ku të kishin qenë fshehur aq plehëra, o Zot?!

133

Page 134: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

Sgalemët e paktë, siç do të mësonte të pasnesërmen, kishin braktisur peshkimin; korbat kishin lënë mërshat në mëshirë të fatit dhe ishin trajnuar në fushë të plehërave. Paskemi ngrënë më shumë amurë nga sa duhet, rënkoi Afrim Katrahura pa zë. Në të dyja anët e kalldrëmit ngriheshin murana, kryqe e gurë të mëdhenj, mbi të cilët gdhendeshin ca të vërteta trandëse, si për shembull: këtu pushon Goni i Nëntorit, Fatosi i 93-shit, Saliu i 97-ës, Doda i Bananeve, Rroku i Hekurishteve, Koli i Limonave të Korrikut, Muniri i Patllakeve, Erjoni i Cigareve, Nikua i Nallaneve, Çomja i Pllakave Majolike, Enveri i Leshit, Çimi i Gjyleve, Kiçua i të Vrarëve, Nduja i Duhanit të Dredhur, Zoi i Bazukave, Osmani i Ikrave, Leonidha i Hashashit, Fran Amfetamina, Dhori i Doganave, Drita e Çupkave, Tiku i Ndihmave, Skifteri i Manjetofonave, Myzaferi i Dylberëve e ashtu me radhë, në përputhje me një radhë të kuptueshme vetëm nga Perëndia. Preheshin secili në ngastrën e vet, pa hapur më telashe e andrralla, pa prishur gjaqe e llogarira, atje ku leku ia pat shitur secilin dyfekut e ku dyfeku s’kish dashur të pranonte rryshfete. Tërë ky pushim, tha Afrimi me një sy. Zaten, prandaj po fundosemi, se të tërë pushojnë, asnjë s’punon si duhet... E ditkam shqipen edhe kur qënkam tjetërkush... Po kush të jem unë, o Perëndi, ë?! Hodhi syrin përgjatë bregut të liqenit dhe, për një çast, pandehu i lumtur se vetitë afruese të syrit të humbur i qenë shtuar këtij të shpëtuarit. E kjo ngaqë shqoi si të ndodheshin vetëm një hap larg: pistën e shkretë të vallzimit, rruginën nga ku i ndjeri xha Raqi i Mjellmave shkonte të hidhte thërrime paninesh në ujë, shkëmbinjtë me lëmyshk jeshil, qilimat e resnjeve, sgalemët që s’kishin marrë vesh se qenë shpikur plehërat dhe ende ngarendnin pas peshqve, renë vezulluese që vejevinte mbi ujra, dëborën e roztë majë maleve. Kur po kthehej në gjysmën e sallës së spitalit, syri iu ndal mbi një muranë buzë gjolit, pikërisht mbrapa maternitetit të vjetër,

134

Page 135: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

në prag të Luginës së Arrative. Ishte një muranë e thjeshtë, mbase e prerë nga ndonjë varr i pazot, apo nga ndonjë shkallë. Afrim Katrahura picërroi syrin duke ofsharë dhe lexoi si me lupë: «O, ç mendje e lartë u fundos këtu!» S’pasonte asnjë emër, asnjë datë. Një daltë e mbrapshtë, megjithatë, kish pasur frymëzimin të mos përdorte, ose të fshinte, apostrofin mes ç-së dhe mendje-s. Janë çmendur fare, tha me vete. Po ku është lindur këtu ndonjë mendje më e lartë se e imja?! Dhe kjo mendje është gjallë, si kokrra e mollës, megjithë syrin e humbur... Doktori i Kokave po i paraqiste dhembshurisht, mbi një tavë prej teneqeje nga ato ku mbahen gërshërët, bisturitë dhe veglat e tjera të shërimit me dhunë, mbeturinat e tejqyrës. - Sa kohë kam ndenjur matanë? - pyeti Afrim Katrahura. - Nja dy javë. - Jam përçartur gjë në gjumë? - Sa të duash. Por të vumë roje xha Teki Shurdhin, që të mos të priste njeri në besë. Afrim Katrahura kishte dhimbje të tmerrshme koke dhe s’para kurreshtej të dinte ç’xhevahire mistike mund t’i kishin dalë goje pa leje. Ish-syçka mrekullibërëse prej qelqi qe shndërruar në njëfarë glase e ngurosur. - Po të kishte shpëtuar, - tha Afrim Katrahura me mallëngjim, - do ta kisha vënë në vend të syrit që humba. - Ç’t’i bësh, - e ngushëlloi Doktori i Kokave. I ka jeta këto... Atëbotë ia ndjeu zeherin Ilirit me një sy. Ishin si dy pjesë të së njëjtës kokë, të të njëjtit vështrim. Ishin, si të thuash, siamezë në të parë. Çka nuk kish si t’i vinte për mbarë. Ai ishte më fort siamez me vetë Fatin. Ishte vëlla binjak, synor, vetëm i Fatit. Mbase prandaj i pat blatuar aq jetë e shkëndija përfytyrimi shpikjes/zbulimit të Gjithëpamëses: që ta kishte në vend të Fatit. Afrim Katrahurës iu vegua në syrin e vetëm një ngjarje e rrallë e historisë së qytetit: varrimi i një tejqyre. Duhej ta kisha bërë

135

Page 136: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

jo vetëm tejqyrë, mendonte, por edhe këtejqyrë. Shpenzimet e varrimit i përballonte zoti Themi, ose zoti Stërputhja. Këtu pushon tejqyra e jetës sime. Ndalu para saj me nderim, o kalimtar, dhe mos harro se të gjithë shkojmë një ditë në botën e pasqyrave dhe të tejqyrave. Nënshkrimi: Afrim Tejqyra. Mirpo fati s’t’i ndërronte nofkat sipas dëshirës. Ishallah s’ia ngjisnin Katrahura me një sy. Por mbase ish dashur ta humbte njërin sy, që të mund të shihte se, ç’prej disa vjetësh, qiejt nuk e shihnin më të udhës të harxhonin mbi qytet më shumë se dy stinë. Dimrin e lagësht, pa dëborë, dhe beharin saharian, pa magji. Zoti Koço Stërputhja u kthye nga muaji i mjaltit disi më i ligur dhe me një vështrim prej njeriu që ka parë vdekjen me sy. Nuk ishte hera e parë e as e fundit që ndeshte në vështrimin batërdisës të Zonjës Mortje, ose thjesht në shkëlqimin e tehut të kosës, mirpo kësaj here ankthi se mund t’ia linte shëndenë një fati e një jete aq të kamur i qe dukur një padrejtësi me përmasa ndërplanetare. Zonja Flutura qe hijeshuar. Ishte bërë t’ia haje syçkën, siç qeshte i shoqi. Kishte mbetur me barrë gjatë muajit të mjaltit, diku në një ishull grek të rregjur në dëngla e paranoja të ndritshme VIP-ash, dhe tani e kalonte kohën në dhomën e foshnjës së pritme, mes kukullash Bambi, arushkash, topthash e lodërzash që kushtonin sa një e teta e lëkurës së njeriut copa, duke u eglendisur me një tejqyrë të vogël, larë në ar, dhuratë e posaçme e dorartit Katrahura. Koço Stërputhja tallazitej mes ca ndjesish të kundërta, që ia shndërronin të shoqen herë në një gërzhetë mahnitëse e herë në një qënie nervaçjerrëse. Ishin vërtet të pahonepsëshme gratë shtatzana. Ishin kapitëse e zevzeke, gati gjakpirëse, plot lutje e grindje të pakuptueshme, ngaqë ishin, si të thuash, dy në një. Kushedi ç’qënie strukej si ndonjë cub, diversant a plangprishës i lindur brenda barkut sa një daulle të syshkruarës Flutura, e cila tani, ç’është e drejta, i dukej më fort

136

Page 137: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

sykopjuar, se syshkruar. Po të qe e vërtetë shprehja se nga trëndafili dilte gjemb e anasjelltas, i binte që trashëgimtari i Koço Stërputhjes të ngjante si dy pika uji, në shpirt, në tru e sidomos në fat me ndonjë nga ata mungesorët e pataksur, si puna e Ilirit me një sy. E ndonëse qe ngjirur në betime e blatime se s’do të vinte më pije në gojë, nuk u bëri dot ballë viteve të shkuara dhe u ngujua për tri ditënetë tek “Bunkeri” bashkë me Ilirin me një sy dhe me truprojen më besnik. Këtij i ndalohej rreptësisht e pira. Prandaj zoti Koço Stërputhja dhe Iliri me një sy u bënë kaike të dy, njëri: duke dëbuar helmin e mundshëm të gotave, tjetri: duke tharë i babëzitur pjesën e pahelmuar të ponçit. Zoti Stërputhja përsëriste oreçast se gruaja ishte një qënie e koklavitur dhe mbytëse, si ndonjë turrë leshi tërë kotka dhe se burrat me gra grindavece, sipas dijetarëve, do të zinin vend në kolltukët e parë të Parajsës. Jo se Flutura kishte ndonjë mangësi të pandreqshme, jo se jepte shenja të merrte kot, t’ia dridhte e ashtu me radhë, mirpo atykëtu, krejt papritur, rrufé në qiell të hapur, nxirrte ndonjë kthetër, ndonjë plesht të babëzitur, ndonjë fjalë të ndyrë, dhe ia bënte zemrën fulltakë. E kishte shpënë edhe në një kishë të zgjedhur në Greqi, që të betohej se s’do ta përdorte më atë fjalën shkërdhatë bashkë me lakimet e zgjedhimet e veta, dhe Flutura ish betuar, kishin ndezur edhe qirinj, mirpo hop, me t’ia prishur gjakun ndonjë vogëlimë, ia plaste. Shkërdhatë këtej, shkërdhatë andej, shkërdhatë më të katër anët... Kur trokiti mesnata e mbrame e atij ripagëzimi të brendshëm, siç e quajti zoti Stërputhja, Ilirit me një sy iu desh ta ndante vetëm me veten helmin e një vendimi nga lart. - Kam vendosur të të pushoj nga puna, - tha shkoqitur bosi. U bë tërkuzë ky muhabet. Iliri me një sy e kish pyetur «po pse», me syrin prej qelqi a prej njeriu. - Hm, sepse kam dyshime të patundshme! Kam dyshime se ti, duke më mbrojtur nga helmi, në fakt, më ha nga fati e nga fuqia ime. Ha shqip, apo s’ha? Kur ti ha, për shembull, një copkë patateje, ha edhe një copkë nga fati dhe fuqia ime. Kurse unë

137

Page 138: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

s’kam guxim ta ha atë copkë, se mund të jetë e helmuar. Pra-a-a: ajo copkë fati e fuqie që mua mund të më shkaktojë vdekjen, ty s’të bën asgjë... Dhe ia vuri vulën fatit të mëtejshëm të Ilirit me një sy duke përplasur grushtin mbi tryezë. Pastaj gjuha iu trash dhe urdhëroi truprojen të shkonte t’i sillte aty Afrim Katrahurën, se ashtu ishte një çështje. Afrim Katrahura ndodhej në kullën e vrojtimit dhe ndiqte majën e stilografit të zotit Themi, i cili, në vilën e vet buzë gjolit, pakashumë aty ku dikur trashte vëllimet me kujtime e me beteja ideore Legjendari, rahmet pastë, seç shkruante. Nuk ia bëri fjalën dy zotit Stërputhja, se, përveç ca hulumtimeve shkencore dhe tre vëllimeve me mendime të thella, ai i pat bërë dhuratë edhe një jelek kundër plumbave dhe nja dy mijë dollarë për mbajtjen e frymës gjallë. - Po i bje shkurt, Afrim, se kam një takim me rëndësi parësore, - kish thënë zoti Stërputhja. Gjërat janë koklavitur ca. Këtu e themi, këtu e lemë: ka filluar të mos më ngrihet më si qëmoti. Dyshoj se leku dhe smira duan të më çburrërojnë. Veçanërisht tashti që kam një bashkëshorte me barrë. Është edhe si zanë përrallash, edhe si shtrigë përrallash. Nuk e marr vesh këtë punë. Kalojnë ditë e netë që më rri si kërmill i shkelur, pastaj, me të dhënë ndonjë ndihmë në kishë a xhami, me të bërë ndonjë sponsorizim, hop: dru më bëhet... - Epo, duhet zgjidhur qesja saherë ta ndjesh veten ngushtë, - e këshilloi Afrim Katrahura. - Hm, kollaj ta thuash, - ia preu tjetri. Me kalimin e viteve do më duhet ta shkri pasurinë për hir të këtij timit... Bëmë derman me ndonjë zgjidhje tjetër, se na mori lumi, na mori... Afrim Katrahura i kishte ende të dy sytë në ballë, kështuqë i vezulluan të dy. - Bëhet, - tha. Por me një kusht. - Shprehu! - Po të më japësh një nga ato kërcimtaret. Koço Stërputhjes i vajti goja gjer tek rrëza e veshit.

138

Page 139: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

- Tri, - tha. Nga tri çdo natë. Pa llogaritur ato që vigjëlojnë ferrave. Dhuratë nga unë. Dhe ndjeu se fallusi iu bymye në çast. - Futju punës sa s’është vonë! - shtoi. Pa ditur sa e pamëshirshme ishte ajo vonesë për dijetarin. Duhej të kalonin edhe nja tre vjet deri në hapjen e depove të armëve, por zoti Themi kish gjetur kohë të armatosej gjer në dhëmbë. Me letër. Njëheresh me armatosjen, filloi edhe shpërngulja nga shtëpia e përhershme, apartamenti me dy dhoma e një kuzhinë, që ndodhej në katin e pestë të njërit prej pallateve tek «Rruga e Rinisë». Zonja Meliha s’do ta kish braktisur atë shtëpi as sikur t’i falnin ndonjë kështjellë të fildishtë sheikësh, mirpo armët e të shoqit dolën më të forta. Nëse më parë, në kohë të Merhumit e më vonë, i shoqi sillte nga baritjet e shpeshta ndonjë pulë, ndonjë gjeldeti, ndonjë veshul me kremviçe e salçiçe, dyllë për lesh të tepërt, ndonjë unazë a varse floriri, kafe, cigare të jashtme etj, sekush i hodhi trutë e gomarit, ose të gjeniut, dhe filloi të kthehej në shtëpi, mbrëmjeve, me letra. Sillte vetëm e vetëm letra. Dhe sytë i qenë mjegulluar, rrudhat i qenë lëruar më thellë rreth syve, anës qeskave poshtë tyre, rreth hundës shqiponjore dhe buzëve të mençme. Madje pritej t’i hapej edhe një gropëz mes mjekrës. Letra. Përdorte gjithnjë vetëm një dosje ngjyrë jeshile, marrë nga zyra, e zbrazte me kujdes në kuzhinë, i rendiste letrat në dollapin e rrobave, nxirrte përnatë veshje që nuk u duheshin më e ashtu me radhë. Gjersa e mblodhi lukthin Melihaja e u turr ta kthente në udhë të mbarë, zoti Themi kish kaluar nga dosja në çantë sporti e në një valixhe druri nga ato studentoret, dhe pat zhvendosur në ballkon e në dhomë të gjumit të gjitha orenditë dhe teshat e tepërta, duke lënë vetëm stivat me letra të verdheme, mbushur me rreshta makine shkrimi e korrigjime të panumurta me

139

Page 140: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

kalem të zi dhe shtratin tek prej hekuri. Dukej si i dërguari i posaçëm e fuqiplotë i Letrës në luftë kundër çdo orendie e rrobash shtëpiake. Nuk ngutej më të flinte në dyshekun dopjo e as t’i hipte sipër si në kohërat e përndezura të pjekurisë së vonë, kur një orë dashurie vlente sa dhjetë përpushje rinore. Avitja dihatëse dhe frymëzënënëse e menopauzës ia kishte dhjetëfishuar Melihasë të ngrënat e syfyrit, shushunjën e grindjes në gurmaz, ia kish qindfishuar ato pyetjet sherrndezëse e shkatërrimtare të bashkëjetesës së gjatë, dhe ai e kish pagëzuar me vete Partia e Punës. S’kishte kohë për sherre grarisht. Ikte në të gdhirë, e pinte kafen në zyrë, ia hipte xhipit dhe ndalej diku në rrethinat jashtë qytetit, andej nga ku patën vrarë dikur idealistin e nxituar Jaho Myneveri e ku shoku/zoti Themi u strehua gjatë të gjitha trazirave të qytetit. E kur zonja Meliha gati po e nuhaste zejen e re të të shoqit, ai gjeti kohë ta merrte mënjanë e t’ia thoshte shqeto: - Dëgjo këtu, Meli, - i hungëroi. Siç e shikon edhe vetë, këtu s’para ka vend për ne të tërë. Kam shumë punë dhe duhet të punoj në vetmi. Më je bërë si burri i nënos. - S’të marr vesh, Themi, - iu gjegj bashkëshortja. Ti seç ke këto kohë, s’je më ai i pari... - S’jam më as i pari, as i nënti, - ia kish prerë zoti Themi. Më nevojitet edhe fare pak kohë, një muaj-dy, e pastaj do të jemi të parët jo vetëm këtu, por në tërë krahinën. E më gjerë, bile. Ha shqip, apo s’ha? - Ncuk. - Ncuk-u i sat ëme! Ku të fluturon kjo kokë, xhanëm?! Rri shullëhesh tërë ditën e Perëndisë e pastaj unë s’jam më ai i pari. Je bërë si gjyshja e Kësulëkuqes. Jo: si ujku që hëngri gjyshen. Duhet të ikësh ca kohë me pushime. - Me pushime?! - qe trembur ajo. Po ku të vete unë, mor burrë? Ku të të le vetëm? - Këtu të më lesh vetëm! Që të mbaroj punë e të marrim atë që na takon. Të kam bërë gati një muaj në Paris, në Romë, a ku të

140

Page 141: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

duash. Zgjidh vetë. Të shkosh të çlodhesh e të bësh plane për të ardhmen. Dhe zonja Meliha i kish grahur një avioni vjeshte dhe kish zbarkuar në kryeqytetin e dritave, që të thurrte triko e plane, të bënte ca pazar, të stërkitej ca me parfume të shtrenjtë, e t’i rinonte ca tulet nën duart e bekuara të të verbërve aziatikë, që qënkëshin me nam për masazhe. Kurse zoti Themi qe ngujuar në kullën e letrave, siç e pagëzoi Koço Stërputhja, dhe i kish nxjerrë në oborrin e pallatit të gjitha orenditë dhe plaçkat e një epoke të tërë në shërbim të së ardhmes. Për të plasur syrin e keq, me një ëndje gati erotike, pas mobiljeve, hodhi nga ballkoni dhe bëri thërrime mbi asfalt një buf prej qeramike, një kiç tersndjellës, që herë merrte pamjen e një kali qyqeje të gërbulur e herë të një papagalli. Qenë përleshur aq herë burrë e grua, - sidomos kur s’u ndizte në shtrat, - për hir të atij qeni me pupla, se ai ia kish bërë të qartë qysh natën e parë të martesës që i kishte zët zogjtë edhe kur ishin të balsamosur, edhe të gdhendur në dru, edhe prej balti, kurse ajo e kishte kujtim nga mamaja. Ia dërgova sat ëme të çmallet, do t’i thoshte pas kthimit nga Parisi. E që të ruante baraspeshën mes dhembjeve e gëzimeve të vocërra, flaku pas dromcave të bufit edhe uniformën ushtarake. Kjo as që arriti të prekte tokën, se e veshi që në ajër, si me thënë, një zhelan udhësh. Nuk iu nevojitën më shumë se tre muaj që t’ia dilte mbanë atij pirgu me të fshehta të bëra letër. Megjithëse të pakta në krahasim me dosjet që pat qëmtuar, letrat thelbësore të bashkëqytetarëve dhe të të tjerëve mjaftonin të mbushnin cit dy dhomat, kuzhinën, ballkonin, banjën dhe depon e druve. Po nga ish gjendur tërë ajo letër, o, Perëndi?! E tërë ai zell për të nxirë faqe e faqe. Dukej sikur qytetarët, ja, ata të dhimbsurit, leshkot, syleshët, të hallakaturit, varfanjakët kishin synuar ta mbaronin tërë letrën e vënë mënjanë për shekullin në kalim dhe kishin qenë gati të merrnin zgjerim edhe mbi gjethet e rrugës, edhe mbi petat e byrekut e të bakllavave, edhe mbi teneqetë e ndryshkura, e padyshim mbi tërë muret e rinj e të vjetër të krahinës...

141

Page 142: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

Veç letrës, në atë hapësirë kishte vend vetëm për kurmin gjithnjë e më të ligur të zotit Themi, për takëmet e kafesë, për filxhanin vegimtar, për koburen dhe për vrimën e halesë allaturka. Zoti Themi hante mbi letra, pinte mbi letra, flinte mbi letra dhe shkruante mbi letra. Zonjës Meliha iu zgjat çlodhja me dy muaj, kohë e cila i mjaftoi zotit Themi që të shoshiste kujtesën e shkruar të qytetarëve. Ashtu filloi përzgjedhja, sitja e madhe e kujtesës. Letrat e tepërta mblidheshin në banjë dhe u vihej flaka. Mbi to piqej kafeja, ose thekej mishi. Kafenë ia lëçiste Teto Arta, binjake e panjohur dhe e pavlerësuar sa duhet e lavdimadhit Nostradamus. Asnjëherë në këta tridhjetë e ca vjet nuk kish gabuar. Qen ke në filxhan, thoshte, qen i dilte zotit Themi në jetë. Grua e bukur me një dhuratë - grua e bukur me një dhuratë. Jep ca letra, merr ca lekë - shiste kujtime, merrte dollarë. Hiri i letrave shpërndahej natën vonë në ujrat e gjolit. Koha u nda më trish: kohë përzgjedhjesh, kohë shitjesh, kohë shpërndarjeje hiri. Më e gjata ishte koha e parë. Mes saj dhe kohës së shitjes shtrihej një luginë e vërtetë mortjeje e shtylysh rreziqesh, të cilën s’kish sy gruaje me barrë ta bekonte. Ajo luginë duhej përshkuar i vetëm, burrërisht, derisa dollarët të të lejonin të merrje me qira ca zezakë. Shënimet, letrat që s’kishin arritur kurrë, anonimet, raportet, spiunllëqet e të njohurve dhe të panjohurve, të pushuesve dhe të dërguarve me shërbime të fshehta, në shqip e në gjuhë të tjera, lëçiteshin me ndjenjë të lartë përgjegjësie, me sytë e së ardhmes, si të thuash, dhe ndaheshin. Për ndonjë tekst të turbullt dhuronte nga pak dritë mendimi edhe Teto Arta. Letrat që do të mund të përdoreshin më vonë për ndërgjegjësimin e këtyre shkërdhatave, paloheshin në dhomën e gjumit. Të tjerat - zjarri. Mirpo ndodhi të kapitej, madje të kollitej në mënyrë të dyshimtë, dhe fajin s’mund ta kish tjetërgjë veç zjarrit, tymrave me pluhur plumbi të letrave dhe hirit që sikur ia shtonte grinë e së përditshmes. - A shiten më letra gjëkundi, mor Afrim? - pyeti një ditë Katrahurën.

142

Page 143: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

- Jo, zoti Themi, - i qe gjegjur tjetri. Nuk shiten më as letra, as shishe, as mëllaga, as lule kamomili. Zotit Themi i qe bërë mishi kokërr. Gati kish bërë një gafë të pafalshme. Desh ia kish falur për hiçmosgjë fletët e thesarit ndonjë birboje. Se edhe kur nuk përmbanin të dhëna të pagueshme, fletët e shkëputura nga dosjet ruanin të dhëna të tjera, të dorës së dytë, të cilat nesër-pasnesër, pasi të shitej dora e parë, mund të fitonin rëndësi të dorës së parë. Në letra të tilla flinin nganjëherë tullat me dollarë. Prandaj vendosi të kryente edhe dy përzgjedhje të tjera para se të lypte ndihmesën e zjarrit. Faqet e pavdekshme të aq shkrimtarëve të fshehtë kushtonin, sipas rastit, nga 10 deri në 100 dollarë copa. Më lirë as Perëndia nuk i jepte dot. Zoti Themi e dinte mirë se faqja që rrezikonte të përbaltej nuk i kursente dollarët për të ruajtur bardhësinë. Ndihej si prijësi i një hordhie flatrash vigane, që, në rast kurnacërie apo mospërfilljeje nga ana e të interesuarve, mund të shndërroheshin në kuçedra të vërteta, në qefinë, në ca si fletërrufé me mijëra kokë, me mijëra fletë, me dhjetra rrufé e me disa fe. Veçanërisht u mbush me gjallëri ky përfytyrim kur zoti Themi themeloi pa dalë nga kulla e letrës gazetën e parë krejt të pavarur të qytetit, gazetë që mbante titullin kuptimplotë “Grepi”. Shumë peshq me dy këmbë e paguan nxjerrjen nga grepi me dollarë në dorë. Kur parizjania e magjepsur u kthye ta skërmiste më tej në këto skërka të shkreta bukën prej thekri të jetës dy herë bashkëshortore njëheresh, - me të shoqin dhe me fatin kryeneç e kokëgdhë, - zoti Themi i ngjante hijes thinjoshe e të përvajshme të një shkrimtari të burgosur pa faj. Kish hequr kokë nga kapela ushtarake me yll të kuq pesëcepash dhe kurora e martesës i qe zgjeruar sa gryka e një ibriku kafeje, por të paktën nuk i krruhej më si qëmoti. Rënia e flokëve nuk i bënte përshtypje. Po të kishin pasur vlerë të vërtetë, thoshte, nuk mbinin edhe në bythë. Lëkura i kish huajtur ngjyrën e letrave.

143

Page 144: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

- Tashti të më shohësh, grua! - i kish thënë ai si me zërin e një lugati. Të nevojitej një sy vërtet i gatuar me lëndë bërthamore, që të mund ta shihje qartë. Melihaja kish filluar të përdorte një buzëqeshje që atij i dukej prej bythsi. Qe trashur; ngjante e kallur në allçi. Mirpo ia tëharri shpejt mjegullën e dyshimeve pasi hoqi fustanin dhe shpështolli nga kurmi plot 14 metra perde tyli, të cilën e pat marrë badjava në një treg refugjatësh dhe të cilën e pat fshehur asisoj që të mos i hapnin telashe në doganë. Pak para se të zbulonte në çfarë shkretie eremitësh pat zbarkuar, - mes zëvendësmuresh letre të zverdhur, ku pat dhënë shpirt në kushte të dyshimta bufi i mamasë, - ajo mori frymë gjer në palcë, si i thonë. Ndoshta e parandjeu që do të villte ca ulërima prej vajtojce të shkalluar. Fjalët e para që shqiptoi Partia e Punës, ngrirë tek pragu i mbretërisë prej letre, ishin: - Pashë Kadarenë, Themi, më plaçin sytë! Pashë gjeniun e letrave shqipe! Pika që s’të bje, i shkrofëtiu ai me vete. Ku ke sy ti që ta shohësh gjeniun e vërtetë të letrave shqipe?! Gjeniun e vërtetë s’e njeh as e shoqja... Mes qindra qelqurinave të çmuara, veshjeve dhe aq drogash e shitjesh trupi të përkthyera në stoli, Zonja Flutura iu përkushtua tejqyrës. Ishte dhurata që e joshi më fort, sidomos pasi dështoi fëmijën e parë. Nuk qe kopja e ndonjë tejqyre tjetër, se dijetari qe lodhur, siç thosh, nga aq shpikje e zbulime të pazakonshme, dhe tani synonte të kthehej në folezë (kështu e quante hapësirën dhe kohën e parme, adamike, të ngjizjes së Njeriut). Tejqyra i mbërriti në vilë shtatë orë pasi qe shndërruar në grua dhe kur dhëndërri Stërputhja po mbyllte në një valixhe diplomat, palosur plot nderim e mallëngjim, çarçafin e njollosur nga gjaku i vajzërisë së saj. Valixhja mund të hapej pasi të formoje numurat 999. Stërputhja po ia

144

Page 145: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

dërgonte babait të saj, Uranit, në kahun tjetër të qytetit, bashkë me një llullë të shtrenjtë dhe një kuti duhani prej ari, në shenjë falenderimi që ish kujdesur ta mbante të bijën qehlibar, të paprekur as nga dora e huaj, as nga gishtat e vet e as nga ndonjë aksident adoleshence. Kur Stërputhja kish dalë të pinte një ponç në vetmi tek “Bunkeri”, Flutura qe ulur në verandën e vilës dhe i kish hedhur një sy qytetit, skaj më skaj, për të parë ç’bëhej. Siduket rrjedhja e aq gjaku ia shndërronte njeriut, sidomos gruas, vështrimin e brendshëm, sepse sytë e Fluturës, përmes asaj tejqyre që s’kish si të mos qe kënduar njëfarësoj nga Afrim Katrahura, kishin filluar të shquanin copëza ngjarjesh që dinte se patën rrjedhur ditë e muaj më parë, madje edhe copëra bëmash që ende nuk ishin dyndur mbi qytet. Në fillim kish parë turma qytetarësh, me sëpata e shkopinj në duar, tek tuboheshin e marshonin herë drejt varrezës, herë drejt Vilave të zotit Themi, herë drejt kazermave, duke ulërirë në kor: “Duam lekët tanë! Duam lekët tanë!” Qe një thirrje e pakuptimtë, sipas Fluturës, sepse leku përfaqësonte tashmë një fosile kohërash të cofura. Njerëzia kish humbur dollarë nëpër firmat piramidale e tani kërkonte lekë. Askush nuk iu jepte përgjigje, askush nuk u kthente mbrapsht ndonjë kacidhe. Atëhere, sup më sup si malet, qytetarët ishin dyndur mbi kazermat, kishin shpërthyer dyer e dritare, mirpo kishin gjetur brenda vetëm mure të leskruar dhe parrulla. Armiku përgjon, ç’do populli, bën Partia, diktaturë për pakicën, demokraci për shumicën, populli shqiptar e ka çarë rrugën e historisë me shpatë në dorë. Rruga e historisë paskësh dalë e rreme. Njerëzit kishin dalë të mllefosur nga kazermat dhe qenë turrur marrakëmbthi, duke shkrofëtirë e sharë sa për dy dhjetëvjetsha bashkë, drejt rrethinave lindore të qytetit. Ishte një popull tejmase i egërsuar, shprehej Afrim Katrahura, duke ndjekur rrjedhën e ngjarjeve nga maja e kullës së vet. Nuk qe çështja tek humbja e aq dollarëve të disafishuar, sepse as kjo jetë nuk ndryshonte fort nga një firmë piramidale. Jo. Populli ishte i egërsuar pa masë, ngaqë ishte tejmase i çarmatosur.

145

Page 146: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

Dhe populli kish zbuluar depot e armëve dhe qe habitur shumë, sepse portat paskëshin qenë të hapura kanat më kanat. Edhe tubat e ajrosjes kishin qenë të hapur, dhe, kur kishin hyrë në depo ushtarët e parë të fundit të mijëvjeçarit II, qenë shtangur. Uniformat rrinin varur në kremastarë, të mufatura nga ajri, si nga fryma qiellore, që u vinte nga tubat, tamam një kompani ushtarësh të padukshëm. Qelqi i tejqyrës qe mbushur me avull, nga brenda, dhe Flutura qe detyruar ta shpëlante me ujë, se nuk dinte si hapej. Me lupën e përlotur, pas aq orësh të zhurmshme, mes breshërish e ushtimash, pat shquar vetëm Ben Kallauzin, që dilte nga një tunel, hipur majë një tanku të frikshëm, me kokore minatori në kokë, me automatik në krah, me tri bomba dore lidhur për beli, kreshnik filmash vizatimorë japonezë, dhe që diç ulërinte me sytë zgurdulluar, me damarët e grykës gati për plasje: - Erdhi dita, erdhi dita-a-a! - kish ulërirë. Tashti do ta shohë të s’ëmës mallkimi-i-i-i! Kështu pat ulërirë, sipas shënimeve të përpikta të Haki Ujerës. Mirpo derisa të arrije tek strofulla e mallkimit u dashkej të asgjësoje ushtarët e tij të përbetuar, domethënë të gjithë hasmët e jetës sate, me shtëpi e katandi, me soj e sorollop. Pasi qenë armatosur i madh e i vogël, tek endeshin kuturu udhëve, drejt spitalit, drejt Shtëpisë së Kulturës, drejt farmacive, drejt varrezës, kopështeve të fëmijëve, çerdheve, drejt zyrave të partive, shoqatave e fondacioneve të ndryshme, drejt bankave, drejt Depove të Kinezit, drejt vilave a kasolleve të shoshoqit, duke pulitur sytë nën blicet verbues të dhjetra fotografëve të huaj, - që se si ishin gjendur aty, - Flutura kish shquar dy pjesë të ndryshme të së njëjtës ditë: nga njëra anë disa hije që dyndeshin në shtëpinë e të ndjerit xha Misto Fotografit, dhe: Afrim Katrahurën, i vetëm në qosh të Pazarit, mes tezgave të shtrembra dhe lëvozhgave të kalbura të bananeve e mandarinave, tek hulumtonte një kuti të drunjtë mbushur me takëme kurimi: njëpalë gërshërë të mëdha, një qese me bisturi - të vetmet thesare që i kishin rënë në hise pas

146

Page 147: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

bastisjes së spitalit. Pak më tutje, i çoroditur, veshur me pizhama e me një triko leshi hedhur supeve, Haki Ujera ulërinte me grushtin lart: - Rroftë Enver Hoxha! Rroftë jetemot Partia e Punës! Ajo do të na prijë mes furtunave, duke e çarë rrugën e historisë me shpatë në dorë! Gjer të jetë jeta jetë! Qe rrëmujë e papërshkrueshme në qytet, shtihej si për të shurdhuar zogjtë mishngrënës dhe djajtë e kontinentit mbarë, e megjithatë dikush vigjëlonte mbi mbarëvajtjen e kohërave brenda e jashtë nesh dhe gjente kohë t’i hidhte prangat Haki Ujerës. Kur zoti Munir Sahaja, i pagjumë, ia qethte zero kokën gjuhëfryrë Haki Ujerës dhe e degdiste për një gjysmë muaji mjalti nga ata të qelive, ca hije dilnin nga shtëpia e xha Mistos me dy sëndukë në shpinë, bënin zigzage nga pesha e sëndukëve, me njërën dorë në sënduk e me tjetrën në këmbëzën e kallashnikovit, ecnin me ngut drejt një rrugice, dilnin në qosh të një rrugice tjetër, kapërcenin kodrinat me plehëra dhe tanket që jepeshin me qira, zhdukeshin nga rrethi i tejqyrës, faniteshin sërish, zhdukeshin sërish, nuk faniteshin më. I tronditur dhe i fyer, Afrim Katrahura i ftonte në njëfarë referendumi qytetarët që akoma s’kishin ikur nga fiqiri dhe themelonte bashkë me një grup intelektualësh paparti Shoqatën Joqeveritare e Jofitimprurëse „Mbledhja e Fotografive”. Shprehej se vjedhja e aq pamjeve të qytetit do ta cënonte keqas vështrimin tonë dhe do të kërcënonte me gjysmë-verbim, ose me verbim të plotë trunor fëmijët që do të lindeshin në fillim të mijëvjeçarit III. Po kush e dëgjonte mes aq të shtënash e shpërthimesh?! Mes aq padëgjimi, binte si ndonjë murtajë vesi i vjedhjes së kokave. I kokave të gurta, të bronxta, të drunjta. Dhe shpimi i kokave prej vërteti. Veç varreve të kamur, vidhej barbarisht, duke përfituar nga mungesa e tankeve, koka e Nënë Vanthies. Zotit Stërputhja i ik gjumi dhe i mbushen sytë me xixa. Del në qendër të qytetit, para shtatores pa kokë të Nënës, - që tani vërtet ishte e panjohur, - dhe gajaset.

147

Page 148: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

- Po ju jeni gati t’ia këputni kokën edhe Nënës Shqipëri, mor fundërrina, - thërret, - jo më murgës nënës sime. Po aha, s’ju ndezi. Keni vjedhur vetëm kopjen. Origjinalët di unë ku i ruaj... Kërkimet nuk arrijnë të zbardhin asgjë. Koka e Nënës endet nga një dorë e zezë në tjetrën, nga një thes në tjetrin, nga një veturë në tjetrën, nga një bodrum në tjetrin, derisa Haki Ujera arrin ta shtjerë në dorë, ta mbështjellë me xhybe të vjetër e t’ia shesë zotit Themi nën dorë. Burgaxhinjtë shpërthenin katinarët e qelive, dyndeshin udhëve, e ndonëse secilit qytetar i takonin nga të paktën tre kallashnikovë, bazuka, mitralozë etj, kishte qytetarë që kishin zgjedhur nëntokën, domethënë llagëmet e hapura qysh në kohë të luftës italo-greke, e me atë rast merrnin nga një avdes historie të lavdishme. Burgaxhinjtë, cubat, hajdutët e lindur e të krijuar njëheresh me Njeriun e Ri, por edhe coftina e viktima të tjera, kur zbulonin se, në çdo skutë të artë, paskëshin kaluar të tjerë më parë, pushtonin shtëpitë e banorëve që thithnin ajër lavdie nën tokë, e nuk gjenin, fatkeqësisht, veçse rroba të përdorura, kuleta të zbrazëta, velenxa, këpucë të zgajdura, si dhe qindra pjata, kana, shishe, globe, qelqurina nga ato që qarkullonin dikur si dhurata nga njëra dasmë në tjetrën. Mes asaj zallamahie, Gjergj Trashëgimtari, - i njohur ndryshe edhe si Trashëgimtari i Reve, - gjente një shteg të lirë dhe vinte për vizitë në vilën e fisit Stërputhja, dhe u kumtonte me një frymë, i rrënqethur, vdekjen e papritur e të dhunshme të Agimit të Zukut të Vdekjeve. Siç dihej, kohët e fundit, ky qe bërë ortak me Afrim Katrahurën, me synimin që të krijonin Qivurin e Mijëvjetshit të Ri, më të rehatshmin ndër qivurë. Mirpo, nga ana tjetër, qe bërë ortak edhe me Xhabirin e Rropullive, i cili, për arsye të pashpjegueshme, i kish tërhequr aksionet e veta nga e famshmja Internet House dhe kish vendosur t’i përkushtohej zejes së vet të shpirtit: rropullive. Dhe ç’na bën vaki, i joshte Trashëgimtari i Reve që matanë tejqyrës. Na vdes në një fshat të Elbasanit një kryeplak i pasur evgjitësh. E qajnë me oji, oji, gjersa i bjenë më të që s’e ngjallin dot. Ahere vendosin t’i

148

Page 149: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

ngrenë një varr që s’harrohet. Marrin vesh se dijetari Agim i Zukut të Vdekjeve kishte shpikur një qivur të rrallë, që i kish vënë gjer edhe japonezët në mendime. E sjellin kryeplakun këtu, studiojnë qivurin dhe projektin e varrit, bëjnë pazar me shpikësin, bjenë dakort, marrin një sy gjumë në Hotelin me katër yje „Blue Eyes”. Mirpo, pasi kryeplaku nis të flerë të madhë brenda qivurit si folezë dhe brenda varrit në formë minareje a rakete, sekush kujtohet se i ndjeri nuk është varrosur i plotë. Shkurt llafi: Babagjyshi qënkej groposur me një veshkë mangut! E gjersa u bë gati shpikësi t’i sqaronte e t’u dëshmonte se kish bërë roje vetë te koka e të vdekurit dhe se s’ekzistonte asnjë mundësi që ndokush t’ia bastiste Babagjyshit të përbrendshmet, jevgjit e fyer e kishin trajtuar si të ishte keç pa zot dhe ia kishin bërë veshkat e mushkëritë fërtele, ndje, o Zot... Ia kishte qëndisur secili gjithë të tjerëve pa pikë mëshire. Kujt mund t’ia kish marrë mendja se këtu paskësh ndenjur e groposur, e stivosur mjeshtërisht dhe me heshtjen e një pasurie të patundshme një sasi e cilësi talenti që ia kalonte disa herë sasisë e cilësisë së letrës?! Po ku kishin gjetur aq kohë për të shkruar, mor Usta, (kështu përkëdhelej gjatë bisedave të shkurtra me Zotin) ë?! - habitej jo krejt pa adhurim zoti Themi. Nuk kishin lënë gjë pa shkruar, pa zhbiruar, pa pavdekësuar në letër. Nuk duhej të kalonte shumë, që pesha e qëndismave të barazohej me peshën e shkruesve sëbashku, të atyre mbi e nën tokë. Sepse me gjithë ndryshimet shoqërore rrënjësore, qarqe të caktuara zyrtarësh nga ata që s’u ve emër, mbiemër a nofkë askush, vazhdonin të mbanin shënime, të dorëzonin fletë, në pritje kohërash më të qeta. Nuk mund të hiqnin dorë, sepse vetëm për atë punë ishin lindur. Vetëm për atë punë rronin, vetëm për atë punë do të vdisnin. Nëse do të vdsinsin ndonjëherë.

149

Page 150: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

Me diçka më pak se çerekun e flatrave, zoti Themi bleu nga një albanolog i huaj Vilat e Legjendarit. Gëzimi ishte i papërshkrueshëm, ndonëse i heshtur. Melihaja qe bërë me flatra. Riparimi i Vilave, blerja e orendive të shtrenjta, mbërritja e tyre nga jashtë, vendosja e sistemit mbrojtës, - nga zogjtë, njerëzit dhe mendimet grabitqare, - përurimi i Vilave, birësimi i tre qenve të kufirit, i dy maceve të racës Angora, - të gjitha përkuan me një vendim mëse të mençur të zotit Themi, që tashmë e kishte hak emrin e ri: zoti Bëri. Meqë toka e themeleve të Vilës doli më e shkrifët dhe e lagët nga sa lejonte ndërtimi i ca bodrumeve, tuneleve dhe një strehimi kundër sulmit atomik8, zoti Bëri u detyrua t’u gjente një vend sa më të sigurtë letrave të dorës së dytë, - alias: pjesa e pashlyer e faqes së zezë, - por edhe kopjeve të letrave që kish shitur gjer atë ditë. Largpamësia e pat ndihmuar që, me dollarët e parë të sjellë nga fletërrufetë ngadhnjimtare, të blinte një shumëfishues Xerox të përdorur, të palarë, mirpo që ishte në gjendje të kopjonte pa të sharë. Fillimisht i vajti në mend t’i mblidhte si libra, t’i lidhte, me kapakë e ballina ku të shënoheshin vitet, emrat, fushat për të cilat bënin fjalë, t’i mbyllte në ca arkivole prej metali dhe t’i fshihte në gjol, para Vilave, në ngastrën ujore që pat blerë bashkë me truallin dhe Vilat. Iu fut punës dhe e bëri. Por më vonë ndërroi mendje. S’dihet pse. Dihet vetëm se, pas ca kohësh, u zhgënjye thellë nga vetja. As fati nuk të zhgënjente në atë farë feje. Ashtu sikurse budallai godet nganjëherë në shenjë, do të thoshte, ashtu gjeniu vepron nganjëherë si debili. Mirpo koha nuk t’i hapte sytë parakohe. Prandaj nuk e bëri të gjatë zoti Bëri, por i vajti vetë në zyrë Agimit të Zukut të Vdekjeve, pa shoqërues, në mes të natës, dhe e pyeti pa e përshëndetur, pa mirëmbrëma, pa të plasnë a të dualën: - Sa qivure të lirë kemi, mor Agim?

8 „Kjo i dhembi tejmase Tiranit të pashpirt, se ëndërronte edhe ai, si gjithë tiranët, të kishte një folezë betonarmeje dhe ca tunele, që të dilnin, në rast rreziku, në Rusi, në Kinë a gjetkë!” - shkëputur nga site-i mbarëkombëtar i Haki Shkrumbehisë www.haku.al

150

Page 151: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

Nuk qe fjala për shumësin helmatisës që sundonte këtyre trojeve, por për mallin e përbashkët të huadhënësit me huamarrësin. - Nja dymbëdhjetë, - i qe gjegjur huamarrësi. - Aq kemi edhe apostuj. Shko merr zukun, ngarko qivurët dhe hajde! Mos më shiko si buf kënete. Sill qivurët, përndryshe na piu e zeza! Agimi i Zukut të Vdekjeve e kish tretur me vështirësi të mëdha metaforën e së ardhmes. Kish pandehur se tjetri vinte t’ia shkulte me kobure ballit ata dy mijë dollarët që i pat dhënë borxh pas një humbeje të paharrueshme në bixhoz. Mirpo lëkura e zotit Bëri ishte e verdheme si letra, dhe Agimit i qe veguar e vërteta. Jo borxhet, jo vdekjen pasqyronte ajo ngjyrë, po plumbin e artë. Një ré e artë plumbi, e hekurosur mbi letra dhe që doli më e fisme edhe se ari i vjelë nga mallrat e kinezit, nga armët, nga miellrat, nga mishi i kërcimtareve dhe i dylberëve - ré që tashmë ia kish bymyer zotit Bëri xhepat edhe këtu në tokë, edhe atje lart në qiell. Kish rendur si pa kokë deri tek zuku, e kish ngarkuar me dymbëdhjetë qivurët e lirë, dhe qe kthyer në zyrë. Kishin vajtur pastaj si uragani në hyrjen e pasme të Vilave, kishin ngarkuar qivuret prej metali të saponxjerrë nga gjoli dhe qenë tretur në terr, duke i lënë pa gojë rojet dhe zonjën Meliha që pandehu se i shoqi kish shkalluar e po bastiste banesën e vet. Në bodrum, zbuluar, kish mbetur vetëm koka prej bronxi e Nënës së Hasmit. - Agim, - pat folur zoti Bëri në varrezë. Sa gropa të lira kemi? - Nja tridhjetë-dyzet. - Të paça! Fillo t’i varrosësh! Ha shqip, apo s’ha? - Ha, shoku Themi. - Mbulon një qivur, merr një gur varri ia ve sipër. E qartë? - Po, po. - Dhe gurët i mban shënim. - Po, po. - Të hapësh sytë, Agim, dakort? Përdor gurë nga varret e atyre që janë harruar, që të mos zgjohen dyshime. Se mos na bën

151

Page 152: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

vaki nesër-pasnesër e, në vend të kujtesës së njerëzve, gjejmë ndonjë skelet. - Po, po. - Në sulm ahere! Na priftë e mbara! Dhe kish dalë Agimi i Zukut të Vdekjeve nën qiellin vezullues dhe i qe ngjethur mishi, se mijëra yjëzit i ngjanin ato çaste me ca mijëra sy të ngjallur lugetër, me ca vezë që mezi prisnin të kriseshin e të çelnin zogj, a me ca toptha ping-pongu të magjespur nga ato që po i ndodhnin. Pak para se të niste varrimin e fshehtë të “apostujve”, një metaforë e hershme e kish lakmuar sërish trurin e Agimit të Zukut të Vdekjeve, duke e ngutur të ndihej të paktën i zgjedhur. Kaq sy të hapur, kish menduar, e s’flasin me kërkënd. Kurse qytetarët s’kishin në ballë as një të dhjetëmijtën e tyre dhe prapë s’guxoje as të pirdhje pa leje. Puna rodhi fjollë. Varrimin e përfunduan sëbashku, duke grahur secili për hesap të vet. Gjatë punës, zoti Bëri ia bëri hallall ortakut huanë, në këmbim të betimit se do ta mbyllte sqepin në jetë të jetëve. Ortaku u betua për shpirt të të tërëve. Zoti Bëri qe kthyer në Vilë i lehtë si zogu, i fuqishëm si shqiponja e flamurit, dhe kish nisur të hollonte helmin e pluhurit të plumbit me një shishe whisky. - O, Usta! - u lut pas shishes së dytë. Më bëj më të pasur edhe se ata që do të trashëgojnë pasuritë e mia! Atë natë kuptoi gjer në palcë se Ustai nuk i kishte dhënë fëmijë, ose ai nuk i njihte. Qysh atë natë iu bë sebep e fjetura me gojë hapur. E ndonëse goja e hapur nuk e shqetësonte, ia vuri fajin plumbit të gërmave dhe asaj zjarrmie të fshehtë, që buronte largas nga shpirtrat e hafijeve. I ngarkoi detyrë shtëpie Afrim Katrahurës që të llogariste pakashumë sa dhe cilat gërma nevojiteshin për peshën e një plumbi kobureje. Asisoj do të dinte me sa plumba kraharorit e pat paguar tërë atë ngadhnjim.

152

Page 153: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

Gjatë një muzgu vjeshte të parë, shoku Themi iu dorëzua edhe ai me mish, me shpirt e me eshtra muzave. Ndofta qëndresa që pat synuar t’u bënte ia kish harxhuar fuqitë, por edhe dyndja e librave që shkruheshin e dilnin nga shtypi me një shpejtësi shajnitëse. U pahuan sërish lidhjet tona të fshehta e stërgjyshore me Plumbin (Pb). Vallë, sa plumb në trajtë gërmash duhej të kishim ende brenda nesh, përderisa edhe pas aq të shtënash parakrahët, mollëzat e gishtave, makinat e shkrimit dhe letrat nuk platiteshin?! Shkruhej tri herë më shumë se më parë e lexohej tri herë më pak. Gjer edhe Afrim Katrahura botoi tre vëllime me kujtime, të titulluara: “Qyteti i gëlltitur nga sytë”, “Syri i së ardhmes” dhe “Dëshmi e hamendje rreth peshkatarëve pa koka”. Gjer edhe Doktori i Kokave e çmësyshi të shkuarën dhe të ardhmen e vet me një vëllim kujtimesh të titulluar «Tridhjetë vjet mes kokash të prera e të plagosura». Gjer edhe Koço Stërputhja botoi një vëllim me parabola, titulluar thjesht e paharrueshëm «!». Nuk mbetën pas zonja Meliha (“Jeta ime me Themin”), zonja Vera (“Si të gatuajmë qullnik, byrek me spinaq, me hithra, petanik dhe pispili”), zonja Fitore e Hasanit (“Roli i qebaptoreve në fazën e parë të vendosjes së ekonomisë së tregut në shoqërinë shqiptare të viteve ‘90”), prifti Janaq Spitalla (“Përbashkësi dhe dallime në sistemin filozofik të Nastradinit dhe Nostradamusit”), një morí autorësh («Lasgushi buzë Lumit të Trahanit», «Lasgushi duke qëruar arra me thiçkë», «Unë dhe Lasgushi», «Ne dhe Lasgushi», «Urrejtja e Lasgushit kundër regjimit gjakatar e të fëlliqur të E. H.-së», «Lirika lasgushiane dhe tranzicioni», «Vargjet e Lasgushit nën shenjën e parakes dhe vetanakes» etj), një mori tjetër autorësh: «Vetitë shëruese të barit të miut», «Jo, or jo, nuk shitem kurrë!», «Loti bën gurin copë», «Perversi i ndajnatës», «Kaltërsi e përdhosur», «Moj syshkruara - pallua», «Jaho Myneveri - fatos i Shqipërisë moderne në rrugën e integrimit në strukturat euro-atlantike», «Rakia e manit dhe glikoja e ftonjve», «Pendohu, mëkatar, sa nuk është vonë!», «Mjeshtra të prodhimit të xhezveve, saçeve dhe mullinjve të kafesë», «Terrori psikollogjik i të

153

Page 154: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

ashtuquajturave media të pavarura», «Bisedë e çiltër me zotin Bahri Selishta - mishërim i demokracisë evropiane», «Paranojaku dhe shantazhisti neokomunist Th. - skicë për një biografi tronditëse», «Vizioni jashtëzakonisht i avancuar i zotit Tanas Thano në kontekstin socio-historik juglindor», «Shpirtna t’lënduem», «Pse të mos kemi edhe ne një shenjt», «Kuvendim gju më gju me ilirët», «Komandant, na zuri malli!», «Genocidi i kuq», «Genocidi i kaltër», «Holokausti i murrmë», «Isaf!», e shumë të tjerë e të tjera. Zoti e dinte kur gjenin kohë të shkruanin, se tërë ditën e natën shullëheshin klubeve. Ose ndofta qe zbuluar në gjirin e kohës ndonjë orë e shenjtë e tipit mrekullia e shumëfishimit të fjalëve. Zoti e dinte edhe se me ç’kohë punonin rrotkat, rripkat, bojërat dhe veglat e tjera të tipografive, se trumbat me libra rrezikonin të pushtonin hapësira jetike nëpër dyqane e shtëpira. Pakkush lexonte, pothuajse askush s’blinte libra, por dallga e botimeve, - që llogaritej vetëm si një e katërta e asaj që mufatej e gatitej për botim, nuk ndalej. Ia dërgonin pastaj shoshoqit kryeveprat, me urime të stërgjata, vargje të posaçme, fjalë të urta, epitete, komplimente mbigjinore, vulosur me nga një «përzemërsisht» batërdisës dhe me ca firma të pazbërthyeshme, që s’ishin firma, po vetëtima të zeza. Pastaj, ndofta gjatë një ore tjetër të shenjtë, - se prapë plakeshin ditenatë klubeve, mejhaneve e qebaptoreve, - i futeshin kërkimit të vetvetes në librat e të tjerëve. Mes aq tullave që nguteshin të rrethonin si mes ca muresh të shenjtëruar tërë bëmat e jetës së dikurshme, tullat e Afrim Katrahurës dhe të skotës së vegimtarëve në përgjithësi ishin për t’u puthur në ballë po t’i krahasoje me dyqind e ca vëllimet me poezi të të gjitha ngjyrave e kaheve, me vëllimet e kujtimeve të aq banorëve “mungesorë”, siç i pagëzoi zoti Themi. Dhe ndjeu qartë se muzat po përgjëroheshin për Ustanë e Madh. Për shkrimtarin vigan që nuk kish dashur të përzjehej në gjeratoren e të pandërgjegjshmëve, që pandehnin se lavdia ishte pronare kuplaraje e me dy aspra të jepte shtojzovallen dhe strofullën që doje. Mjaft më! Qe neveritur

154

Page 155: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

kjo tokë duke mbuluar shtylysh shkrimtarësh të mirënjohur, të spikatur, të dëshmuar, të pëndjekur, të diplomuar, të paharruar, mjeshtra të fjalës e të ngjalës, kopukë, dallkaukë e spurdhjakë... Jo, mor dystabanë, u qe hakërryer zoti Themi tërë mllef. Ka një usta në këto gjëra, ashtu siç ka një usta në punë të dosjeve, të pushtetit, të tregtisë. Dhe, pa hedhur më vickla metafizike, me gjestet e atij që detyrohet të shtjerë në dorë lavdinë ngaqë ah, s’ka të tjerë të zgjedhur, Ustai rrëmbeu stilografin dhe pjesën e pashkruar të fletëve që pat zgjedhur nga dosjet dhe iu fut shkrimit të kujtimeve. Ndihej i mbushur gjer në grykë me dritën e bëmave dhe të metaforave që pat bartur e mbartur për kaq vite me përkushtim dhe tani e shihte veten të detyruar t’ua përcillte breznive. Në vend të bojës, i bëhej se kish rënë në ujdi me venat e qiejve dhe përdorte një lëng hyjnor. I nisi kujtimet me thjeshtësi prej fetari e dijetari të dëshmuar. «Ja, të dashur lexues, - shkroi, - së shpejti do të mbush edhe unë shtatëdhjetë pranvera mbi këtë tokë të vyer dhe synoj t’ju dhuroj të fshehtat e mia më të vyera. Ka mjaft arsye që më shtyjnë ta bëj këtë. Në radhë të parë: shpifjet. Në qytetin tonë të bukur, siç thoshin pleqtë: po të kesh bisht, ta shkulin e, po të mos kesh, ta ngjitin. Ka qarqe të caktuara smirëzeza, që duan ta bindin njeriun e thjeshtë se unë qënkam një tiran, një vrasës, gjakatar, një manipulues vetëdijesh. Vërtet kam bërë edhe unë ndonjë dëm të detyruar nga rrethanat, mirpo betohem me zemër në dorë, betohem në emër të kryesisë së Shoqatës për Mbrojtjen e Kufijve të Shenjtë të Shqiptarisë, në emër të familjes, nipërve e mbesave, në emër të dëshmorëve e gjenive të kësaj toke se nuk kam vrarë njeri, nuk kam vjedhur njeri, nuk kam spiunuar njeri as me shkrim, as me gojë. Aaa, fakti që u vranë dhe u shkatërruan ca njerëz të pafajshëm, apo që kishin bindje politike të kundërta me ato të regjimit, kjo s’do të thotë se ne të tjerët nuk e duam këtë tokë, nuk i duam njerëzit, nuk ëndërrojmë ditë të lumtura, në gjirin e familjes

155

Page 156: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

evropiane e amerikane e më gjerë, për popullin tonë të shumëvuajtur. Përherë sjell ndërmend me nderim fjalët e prekura nga flatra e engjëllit të priftit tonë të dashur, At Jani Spita, që na thotë se «S’bëni dot ju aq mëkate sa është në gjendje të falë kisha», si dhe fjalët, po aq të cikura nga flatra e engjëllit, të hoxhës sonë të dashur, Mulla Hasan Kabriut, i cili na përcjell fjalinë inkurajuese: «S’bëni dot ju aq të këqia sa mund të falë xhamia». Ju lutem nga gjaku i zemrës, të dashur lexues, të më besoni. Pyetja që më ka munduar gjatë gjithë këtyre viteve të tranzicionit, por edhe më parë, ka qenë: - Vallë sa sy kam bërë të qeshin - sa sy kam bërë të qajnë? Kjo pyetje është zgjuar brenda meje me shumë vrull qysh kur nisa të përhapja gojëdhanën me peshkatarët që arrinin në breg pa koka. Më dhimbte shpirti për jetën e varfër të këtij qyteti. Më zhuritej xhani që aq njerëz të mençur, të vuajtur, s’kishin me çfarë t’i mbushnin orët e tyre. Kuptohet që, gjatë kësaj periudhe kaq të ngarkuar, kanë ngjarë edhe gjëra të pahijshme. Shqisa e miradijes, e besës, dhe ca virtyte të tjera të gjithëhershme shqiptare janë dëmtuar rëndë. Pati nga ata bukëshkalë që më damkosën e mallkuan si komunist të përbetuar, neobolshevik, dinosaur, mafioz e kështu me radhë. Harrohet sa vetë kapa duke vaditur fshehurazi, duke shitur mollë, ftonj e veshulë rrushi nën dorë, duke luajtur ilegalisht në llotarinë maqedonase, duke vënë baste në kampionatin italian të futbollit, apo sa vetë kapa duke zjerë raki pa leje, sa plaka e gra kapa me vezë të kuqe, sa trimoshë kapa duke vjedhur peshq e ngjala nga gjelltoret dhe kuzhinat e mencave, duke luajtur kumar pa leje, duke shkruar parrulla e trakte kundër regjimit në fuqi, duke kapërcyer gjolin me not - e nuk i burgosa, nuk u bëra asnjë të keqe. Harrohet ndihmesa ime e vyer në lëmin e çrrënjosjes së komunizmit dhe të mbjelljes së farave begatuese të kapitalizmit. Harrojnë se kush e themeloi dhe e nxori fitimtare në zgjedhje Partinë për Mbrojtjen e Kufijve të Shenjtë, me aq

156

Page 157: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

antarë e simpatizantë anembanë vendit, madje edhe në gjirin e mërgatës. Përfitoj nga rasti të sqaroj, përkundër thashethemeve e shpifjeve, se partia jonë nuk ka qenë, nuk është e nuk do të jetë kurrë as parti e majtë, as e djathtë, por Parti Kyçe. - Rroftë jetë e mot Partia Kyçe Shqiptare! Harrojnë këta mosmirënjohës diskotekën dhe klubin dhe hotelin aq të vlerësuar «Blue eyes». Harrojnë gazetat e para të pavarurua në qytet, harrojnë radio-televizionin e parë privat, anashkalojnë ndihmat e ndryshme në të holla e në këshilla, që iu dhashë gjatë këtyre viteve. Kush ishte i pari që përshëndeti bombardimet e NATO-s mbi Sërbi; kush dha kushtrimin i pari, në një emision të posaçëm të MeliTV-së, me shprehjen tashmë proverbiale: - “Bjerini qenit të urgjisur!” Oh, janë të shumtë e të shumëllojshëm sulmet që u ndërmorën kundër meje, të dashur lexues. U synua shkatërrimi im dhe i familjes sime. Shkatërrimi shpirtëror e material, mendor e gjuhësor. Pati nga ata që deshën të abuzonin me ndonjë bestytni të hershme timen, duke rritur e stërvitur trumba të tëra zogjsh grabitqarë, të cilët i ndërsenin çdo tre muaj mbi pronat e mia. Pati nga ata që m’i mbushnin muret me parrulla keqbërëse9, të cilat, - dhe e them me bindje të plotë, - u përkisnin të tjerëve, apo që shkelën mbi të drejtat elementare të njeriut modern, siç është kapja e lirë e peshkut, ose edhe moskapja e tij, duke dhunuar ujrat e mia territoriale e duke më vendosur në grep djallëzisht gjëra të pështira10.

9 Si p. sh.: “Feja e shqiptarit është valuta”, “Poshtë këlyshët e kuq të maskuar!”, “Poshtë vjedhësit e dosjeve dhe të pareve tona!”, „Djemtë e shefave tanë janë bërë shefa të bijve tanë!” - shih, nëse ka drita, site-in: www.haku.al 10 Herë një bust të diktatorit famëkeq E. Hoxha, herë një kapotë burgaxhinjsh, herë një gëzhojë gjylesh, herë një rosë të ngordhur, herë një arush me daullkë, herë një helmetë me vrimë, herë shishe të mbushura me fletë nga Manifesti i Partisë Komuniste etj - idem.

157

Page 158: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

U jap të gjithëve burrërisht e ballëlart të vetmen përgjigje që meritojnë: Sikter! Po nejse. Po i shkruaj këta rreshta me një qëllim fisnik e prindëror. Që të dihet ç’jetë na u dha të kishim ne bijve të varfër e të përkushtuar të kësaj toke. Të dihet sa hoqëm e vuajtëm, sa u zbavitëm, sa punuam, sa na gënjyen, sa na morën Të Mëdhenjtë e fqinjët ziliqarë nëpër këmbë. Se ne vetëm u hoqëm si qorra. Se nuk ishim qorra asnjëherë. Se kishim edhe shkollën e lartë, edhe shkollën e mbledhjeve, edhe të mejhanes, edhe të burgut, edhe të sallës së bilardos, edhe të kuplarasë...» Flutura kish parë se si Afrim Katrahura u shndërrua brenda natës në Katrahurë me një sy, duke rilidhur fijet e një farefisnie mbase gjenetike me Ilirin me një sy. Në vilën e fisit Stërputhja kishte bujtur aty nga mesnata vetë Agimi i Zukut të Vdekjeve. Dukej sheshit se kish ardhur t’i kërkonte Bosit ndonjë sponsorizim për atë qivurin a varrin e paparë, se pat përdorur qimet e kokës dhe, hall mbi halle, kishte një dynja borxhe për të larë. E kërkonte ndihmën në emër të Kohës së Apostujve, e dinte vetë Bosi për çfarë bëhej fjalë. Kish mbetur pó ai Agim i Zukut të Vdekjeve, por disi më i ftilluar, më i ngrohur nga idetë e vllazërimit të përbotshëm. Pushimet në Amerikë e kishin veshur me ndriçimin e butë, lëbyrës, të misionarëve. Para se t’u rrëfente se ç’i pat bërë vaki Gjergj Trashëgimtarit të Reve, ia kish hedhur llafin me një dinakëri të falshme Koço Stërputhjes rreth ca të paparëve mos pafshin, por edhe ca njerëzve të shkëlqyer që, pasi binin në të holla, u hynte vetja në qejf, miqësoheshin me qarqe të caktuara qeveritare dhe flaknin në harresë a në plehëra miqësi të vjetra, ideale, kujtime të vyera e s’gjenin më kohë as për shtëpi, për grua e katandi. Dhe dihet, kish përfunduar Agimi i Zukut të Vdekjeve, se vendin që lemë ne bosh, e mbush armiku! Fjalë e urtë që ia kish hidhëruar veçanërisht xhanin zotit Stërputhja.

158

Page 159: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

Jashtë po afrohej Eklipsi. Shumë vetë ngulmonin se Eklipsi ishte një nga shenjat e panumurta që lajmonin Apokalipsin. Mirpo Afrim Katrahura nuk e shihte Apokalipsin si gjithë të tjerët. Ai nuk priste të hapeshin varret apo ndonjë nga llagëmet e ferrit dhe besimtarë e jobesimtarë të shkoheshin në hunj, brirë e kthetra demonësh. Ai e këtejqyrte Apokalipsin thjesht si zbulesë, si ngritje të perdes, të perçes, të ferexhesë, të vellos, që na e mbante vështrimin peng, ndarë nga pamjet e vërteta, primordiale, të botës. Vërtet do të hapeshin ca porta, ca tunele, mirpo këto ishin vetëm të brendshme. E mbase shumë prej nesh do të shkoheshin në hu e në bri nga të vdekurit dhe demonët që strukeshin brenda nesh si puna e djajve në shishe. Në njëfarë mënyre, ishte një çështje tapash. Në vend të shampanjës do të derdheshin jashtë pengjet e jetëve tona, vegimet e papërmbushur, ëndrrat e vjetra e të mpira me zeher propagandash, dëshirat, epshet, uritë e fëminisë dhe pisllëqet e ndrydhura. Ndofta do të shtohej numuri i femrave kryesisht të përdala, se ato ishin mjeshtre në mbylljen e djajve në shishe. Po kush kishte nge të hallakatej në përfytyrimet e Afrim Katrahurës?! Njerëzia i jepej me mish e me shpirt vetëm gjetjes dhe renditjes së shenjave, jo zhbirimit e shqipërimit të tyre. Njerëzia kish nevojë për makthe, jo për qetësira filozofike. Njerëzia digjej të vuante, të përpëlitej, të humbte shpresë, jo të gjente rrugëdalje. Një shenjë tjetër, që bënte mu-u, për shembull, ishte zbulimi i Internetit. Pat shqyer kufij e mendësi, i kish vënë minat nga brenda, si i thonë, qënies njerëzore. Interneti kish arritur të ngjizte një rruzull tjetër, paralel, ku flitej shumë më tepër anglisht, indisht, kinezçe e arabisht, për t’i bërë karshillëk vetë Perëndisë. Prandaj sallën e hapur nga Trashëgimtari i Reve njerëzia e quanin herë Infërnet, herë Infernet, duke nxjerrë në pah thelbin drogues dhe keqbërës të Internetit. Mirpo Zoti nuk rrinte duarkryq. Zoti nuk i duronte dot gjatë padrejtësitë. Nuk e duronte dot bjerrjen e ngadaltë të gjuhëve të vogla, anësore, siç ishte shqipja, sepse pikërisht në ca gjuhë të tilla AI mbante

159

Page 160: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

fshehur kodet e rruzullit të ardhshëm. Për këtë e të tjera arsye, pasi Gjergj Trashëgimtari qe përpjekur t’u shpjegonte qytetarëve se Interneti ngjante me një ré vigane, të padukshme, njëfarë botë e brendshme e jona, Zoti i kish ngjitur nofkën përqeshëse Trashëgimtari i Reve. E duke vërejtur i çmeritur Zoti se pinjolli i reve ngutej ta zgjeronte pushtetin e tij edhe ndër tempuj, duke futur kompjutera nëpër kisha e xhamira, për t’ia mbushur mendjen se asnjë ré e kësaj bote, e dukshme a e padukshme qoftë, nuk mund të barabitej për nga jeta me kurorën e krijesave të Zotit, siç quhej rëndom vdekatari, Zoti e kish ndëshkuar Trashëgimtarin e Reve duke i hequr nja tridhjetë gram mish nga trupi. Kuptohet, nuk i kish shkulur ndonjë vesh, ndonjë veshkë a ndonjë sy. I kish hequr nga përdorimi njërën bole, mender jush. Koço Stërputhja ia kish plasur një të qeshure nga ato të depove. Po, po, kish vazhduar tjetri duke qeshur me lotë në sy. Misioni qe kryer me ndërmjetësinë e Xhabirit të Rropullive, që ishte dëshmuar mjeshtër i rrallë, i nivelit botëror, në lëmin e organeve. Ta hiqte veshkën, copkën e mëlçisë, të mushkërisë e ashtu me radhë pa të hapur fare, si i thonë. S’qe leqendisur më kot për aq vjet mes kufomave dhe të përgjysmuarve. Qysh kur dehej me gjysmën e sipërme të një minatori, shumë kohë më parë, kish nisur t’i binte në gjurmë njëfarë të çare, vrime të padukshme, që u gjendkej në trupin e njeriut. Ishte si puna e një xhepi me zinxhir. Nuk rrinte tërë kohën në një vend. Njërit ia gjeje pranë grykës, tjetrit rrëzë gjoksit, një tjetri në vrimë të bythës. Siduket Xhabiri i Rropullive kish mbetur gjëkundi borxh me një bole dhe nuk kish ku gjente dhurues më të shëndetshëm se djali më i bukur që pat lindur nëna shqiptare. Puna qe kryer pa dhembje, pa gjak. Ishin bërë tapë me rastin e ndarjes me mirëkuptim dhe të nesërmen Trashëgimtari i Reve qe gdhirë me një bole mangut. Nuk qeshnin më ha-ha-ha apo ho-ho-ho si zakonisht. Qeshnin hu-hu-hu, me grahmat e ca kukuvajkave të rrahura, duke u lutur pa fjalë që ajo e qeshur të mos i plakte dhjetë vjet brenda ditës. I lebetitur, Trashëgimtari i Boles së Vetme, e kish mbajtur frymën në kullën e Afrim

160

Page 161: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

Katrahurës, që kish bërë kryqin, gjysmëhënën dhe Ylllin e Davidit nga habia. Po ç’më mbetet të bëj tani, mor Afrim, ish qarë Trashëgimtari. Ç’mund të bëj unë vetëm me një bole?! Afrim Katrahura i kish dhënë një nga këshillat më të vyera që mund të shqipëronte: - Të ruash bolen tjetër! Shanset që bolja të zëvendësohej, qoftë edhe me një bole tjetër, rrëmbyer nga ndonjë i vdekur akoma i ngrohtë, apo nga ndonjë varfanjak që ishte gati të bënte fli, në këmbim të dollarëve, edhe vite nga qirjet e veta, ishin zero. Se shqiptari jepte jetën, po bolen kurrë. Trashëgimtari i reve ia kish plasur vajit. Supi i Afrim Katrahurës qe bërë qull. I kish ardhur ndoht ta shihte simbolin e hijeshisë mashkullore në atë farë feje. Prandaj edhe ia kish prerë shkurt: - Mblidh trutë, Trashëgimtar! Ç’të të bëjmë?! Të të vemë ndonjë kokërdhok syri në vend të loqes, do?! Po mbyllej njëri nga shumë shtatorët e kësaj jete, kur kreu i azganëve që ruanin Vilat erdhi ta njoftonte zotin Bëri se shumica e çunave do qenë sëmurur nga trutë. - Shprehu, si është puna, - ia preu zoti Themi. Mos më rri kështu si i shitur i pablerë! Kryeroja përcillej me zor. Fjala ishte për ata që bënin roje netëve. Siduket e tepronin me ponç e fërnet nëpër qoshet e oborrit e nëpër bunkerë dhe pastaj flisnin përçart që në pikë të sabahut, se gjoja kishin parë Legjendarin anës gjolit, duke baritur i heshtur poshtë dritareve të dhomës ku flinte zoti Bëri. Në fakt, njerëzia kish kohë që çuçuritnin. Thoshin se Xhaxhit nuk i shkulej shpirti nga këto troje. Se në Gjirokastër e gjëkund tjetër ndruhej mos e merrnin me gurë e me romuze (e në botën tjetër, thuhej, ndjeshmëria e shpirtkazmave qindfishohej). Kurse këtu mileti ishte i butë, harronte shpejt. Këtu Xhaxhi i kishte të tëra: dhuntinë e të shkruarit, bukuritë e natyrës, ajrin e pastër, parfumet e unapëve e të shelgjishtave,

161

Page 162: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

hirin e perëndishëm, peshqit, grepat, ç’t’i donte e pangjyra zemër. - Mos more, - u tall zoti Bëri. E ç’na bëka madhëria e tij në trojet e mia?! - Po ja, - belbëzoi kryeroja. Shëtit, lexon gazetat, hedh grepat... - Hapni sytë se mos ze ndonjërin prej jush! I erdhi në mendje plot hidhërim e mllef gati të shenjtë koha kur e pat qarë atë zuzar me dyzet palë lotë, si i thonë, e kur ia përpinte si thithlopa stërkalat e qumështit ato shakarat e kripura me zor, nga makthi. Atëbotë kuptoi thelbin e vajtimit të dikurshëm, e të qarave që dukeshin të pafundme. Nuk qe shkrehur në vaj, papërmbajtshëm, vetëm se Legjendari qe bërë dru dhe kish taposur një nga vërat e panumurta të trevave shqiptare. Kish vajtuar edhe se Legjendari, tash e mbrapa, nuk do t’ua bënte shpirtin pleh me ankthe e lebetira të parrëfyeshme. Askush nuk do të rrinte më këmbëkryq mbi fatin e të hershmit shoku Themi. Ishte vetë zot e vetë njeri i fatit të vet. Iu veguan sërish, shkurt e vagëllimthi, kohërat kur pandehte se rinohej, në një fshehtësi engjëjsh mbrojtës e begatues, kur, veshur me kostum të shtrenjtë polumbari, zhytej me një koran treçerek të vrarë në dorë dhe endej nën ujra derisa gjente grepin e Legjendarit. Grep që ia ngulte gjer në mëlçi peshkut të ngratë. Kushedi sa koranë kishte kapur ashtu, në bashkëpunim me Legjendarin. Në njërin prej koranëve madje, shoku Bexhet pat propozuar të futnin një monedhë të lashtë. Dhe Legjendari kish zbuluar një monedhë pellazgësh. Pastaj kish gjetur edhe një pusullë ku shkruhej “Rroftë shoku Enver sa malet dhe ujrat tona!”. Nuk e pat lëçitur dot menjëherë, se po verbohej. Nuk pat qenë e vetmja gjë që kapnin e zbulonin sëbashku. Edhe këto troje, këto hapësira, këto vila, këtë pushtet, pó sëbashku i kishin kapur. I pari pat dhënë ndihmesë duke thyer zverkun matanë - një bashkëpunim i denjë për t’u mbajtur mend. Le të endej tani sa të donte nëpër pasuritë e veta të qëmotit. Le të endej në qiell e tokë, të vishej me kostum polumbari a me tesha që të bënin të

162

Page 163: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

padukshëm, e t’i ngulte në grep nga një koran, nga një amur, apo t’i dërgonte pusulla me direktiva nga bota tjetër. Bëri shenjë t’i sillnin kafenë. U ul ta pinte në shezlongun ku, saherë ai vetë mungonte, hija e Legjendarit ulej të lexonte gazetat e një dite më parë dhe të kapte ndonjë gurneckë. Legjendari lexonte vetëm gazetat e një dite më parë, ndofta asisoj ndihej më pak i verbër dhe më pak larg kohës kur mbretëronte. Kurse ish-vartësi i tij dikur aq i përhimtë, tani ndihej i pavdekshëm. Vetëm dhëmbët e vënë, shumica prej floriri, e mundonin tinëz, ngaqë nuk fishkëllente dot si në fëmini. Ishte e pështirë të fishkëlleje me dhëmbët e botës. - Hë, Usta, si ma ke syçkën sot? - iu drejtua Perëndisë. Si ma ke atë ushtrinë pa ngjyra?! Kështu këndellej çdo mëngjes, duke rrufitur kafenë e duke thithur llullën. Pastaj vinte Teto Arta dhe i shqipëronte filxhanin. Falltarja po vonohej. Zoti Bëri s’kishte pikë qejfi të lexonte ato paçavuret e mëngjesit. Natën e kaluar kishte nxjerrë nga sarkofagu i kujtimeve të qytetit një fletë vërtet të rrallë: listën e hartuar vite më parë nga i ndjeri Afrim Katrahura, që ish arratisur tek të shumtët duke e tepruar me lëng burrërie. Zoti Bëri hapi listën dhe e rilexoi njëfarësoj i mallëngjyer. Sikur ishte më pak fëmijë, më pak i pastër se zakonisht. Listës nuk i qe ndryshuar as presja: 1. Të paralajmërohen me kujdes të madh, - me një gjuhë të metaforizuar mirë, me shëmbëlltyra të përtypshme, që të mos merrnin kot, - qytetarët; 2. Të shpiket sa më shpejt një dylbi e rrallë, mbrojtëse, me të cilën të shihen gjërat dhe qëniet e gjalla anembanë, d.m.th.: lart, poshtë, majtas, djathtas, çerek-lart, gjysmë-majtas e ashtu me radhë; 3. Të kërkohet ndihma e një fallxhoreje të besuar, e ndonjë plake që vërtet ia thotë në punët e çmësyshjeve, sepse duket sheshit që qyteti është marrë më sysh e bile ka fjetur i

163

Page 164: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

mësyshur, pa marrë parasysh lidhjet shkatërrimtare të mësyshjeve me pijet, rehatin dhe thashethemet; 4. Të lexohen poezi të të madhit Lasgush, me zë të ulët, anës gjolit; 5. Të jepen më shumë filma francezë, anglezë, italianë në kinema dhe të rrallohen ca filmat kinezë, koreanë, vietnamezë, rusë e egjiptianë, të cilët njerëzia tanimë i di përmendësh; 6. Të lihen në mëshirë të fatit ata peshqit shkatërrimtarë, amurët a Zoti e di si e kanë emrin; 7. Të kihen kujdes si drita e syve mjellmat, koranët, lulet, ujrat e gjolit dhe shtëpitë e moçme të qytetit; 8. Të jepet më shumë djathë, gjalpë, ullinj, mish derri e pule, ëmbëlsira; 9. Të riparohet Materniteti dhe Varreza; I çmeritur, në pikën ku kërkohej "Të mos u bëhet asgjë e keqe të krishterëve, katolikëve, myslimanëve e bektashinjve, kur luten në fshehtësi", zoti Bëri shpërvoli buzët. - Po i shikojmë tashti, - tha me vete. Luten sa mend plasin, asnjeri s’i trazon, e prapë zi e më zi venë punët... Befasia më e madhe gjatë shqyrtimit të kamjes që la pas kulla e Katrahurës pat qenë njëri prej vëllimeve të ditarit, apo, më saktë: jetarit të fshehtë të mendjendriturit. Fletët qenë bërë kaush dhe ishin rrasur në tubin e tejqyrës së zhvarrosur nga qentë rrugaçë, të cilët uria i kish bindur se në tejqyrë do të gjenin edhe ndonjë gjë për të ngrënë. Por kish qenë fjala vetëm për erën e papërsëritshme të Katrahurës. Vëllimet e tjerë, - s’mund të llogaritej sa, - i kish përpirë zjarri. Zotin Bëri nuk e habiste më kurrgjë. As sharjet, as mallkimet, as shpifjet që jo rrallë mund t’ua bënin gjakun ujë edhe të vdekurve. U zhyt symbyllur në të thella dhe përsëriti me vete një nga të fshehtat e kohës kur i ndjeri Afrim përpëlitej në këmishën e forcës. Të fshehtën, si zakonisht, ia pat besuar miku i vet kasnec, të cilit nuk i merrej kurrë nëpër këmbë autorësia. “Po të dhuroj një të fshehtë, - i pat pëshpëritur kasneci gjatë një mbërmjeje shtatori me shumë yje. Mbaj vesh: asgjë, askush nuk

164

Page 165: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

i trallis peshqit e mëdhenj, - ata që dalin gjithnjë e më rrallë nga hija, - më fort se sytë e peshqve të vegjël. Pilivesat, fluturat e bardha të plepave, krimbat e tokës (e të qiellit?!), copërat e kurmit të gaforreve etj - as që mund të krahasohesn me sytë e peshqve të njomë. Me t’i shquar mes aq gjallesash e bimësh nënujore, pra, peshqit e mëdhenj, u turren syve të vegjël të shkuar në grepa dhe i gëlltisin sa hap e mbyll sytë. Ndonjë poet, por mbase edhe vetë peshqit e mëdhenj, mund të besojnë se, duke u ushqyer me sy, bëhesh i aftë të shohësh më shumë, më larg, më gjatë... Ti ç’mendim ke?” Afrim Katrahura s’qe përgjigjur. As me gojë, as me shkrim. Pasoi dyndja e -logëve. Trenat, shinat, treçereku i hekurudhës qenë hedhur në erë, por ata vinin parreshtur. Shtigjet dhe hendeqet rretheqark qytetit ishin nën pushtetin e Maskave, të minave, të plumbave qorrë, por ata s’i ndalte dot askush, asgjë. Flutura Stërputhja qe mahnitur. I njihte me të parën, nga shprehja binjake e fytyrave. Kishin fytyra mëse të rëndomta, por të ardhura nga jashtë. Mes fytyrave të parruara, të zvetënuara nga varfëria dhe pashpresa të qytetarëve, fytyrat e -logëve, të paktën në tre muajt e parë të përshtatjes me terrenin, shndrisnin. Gjatë tre muajve të parë cicëronin butë, plot buzëqeshje e temenara, se ishin albanologë, etnologë, psikologë, fotografë, gazetarë, regjisorë filmash e teatri, aktorë, varrmihës (në kuptimin: hulumtues e urithë varresh të lashtë e mesjetarë) e ashtu me radhë. Aty nga mesi i muajit të katërt, nën trysninë e ndryshimeve të paprera vendore, gdhiheshin gjuetarë perlash folklorike, mirpo shumë shpejt guackat u dilnin të qelbura dhe hiqnin dorë nga gjuetia. I futeshin me gjithë lecka nxjerrjes së këtij vendi nga këneta e prapambetjes, lartimit të tij në qiejt e kontinentit në bashkim e sipër, kundër dallgës së terrorizmit, që dyndej të gëlltiste planetin e të villte nga goja e qelibartë një planet të ri, të bekuar e të pagëlltitshëm. Në periudhat e rigjetjes së vetvetes, të gjithë pa përjashtim, pavarësisht nga kostumet, kravatat dhe ato aë të

165

Page 166: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

zgjatura e trullosëse, ngjanin me ca ushtarë të huaj. Kish gojë që ngulmonin se qenë kthyer sëprapthi varret e breznive me ushtarë të huaj, që nga romakët e gjer tek diversanti i mbramë, dhe të rënët qenë vërsulur udhëve për të shqyrtuar më mirë ku e flinin të madhë. Kish gojë të tjera që ngulmonin se, në fakt, ushtarë të huaj të veshur teptil, si -logë të shumllojshëm, endeshin në kërkim të katragjyshërve e djemve që flinin të madhë nën këto troje që mezi kishin pritur t’i coptonin, - e s’e bënin këtë veçse për të ndihmuar që të vrarët ta kishin varrin në atdhe, nën parimin ku kam një të vrarë, është toka ime, - në kërkim të një populli shumëgjuhësh e shumëfatësh që ish shfarosur pjesë-pjesë, togë pas toge, në kohëra të ndryshme, në një histori që nuk ishte veçse një shtesë më pak e errët e harresës. Nuk takoheshin dot. Nuk binin dot në ujdi. Atëhere, të parët, ose të dytët, ose të dyja palët bashkë, përngjitur si puna e gjysmagjel-gjysmapallua pallonin vështrimin e kalimtarëve të përjetshëm të këtyre trojeve duke u gdhirë këshilltarë për integrim, vizionarë të ekonomisë së tregut, pajtues gjaqesh e bindjesh politike me mëditje, prijës vetëdijesh të hallakatura, idhtarë të Ideologjisë së Epërme, këmbyes gjelash floriri me manjetofonë, me tesha dhuruar si ndihma nga mëshirëmëdhenjtë e kontinentit e më gjerë, dhuronin rroba e zilka, vilnin gjela e stoli të hershme punuar në ar, argjend e filigran, falnin zemërgjerësisht karamelka e blinin vepra argjendarie me kile e kuintalë, promovonin libra, mbështesnin talentet e reja, ngushëllonin talentet e vjetra, sillnin ndonjë grup valltaresh e teatrosh nga larg, shtronin dreka e darka, jepnin brisqe e disqe me këngë, merrnin gjela floriri, jepnin gjela floriri e merrnin toka, jepnin toka me qira, ose i shisnin apo ndërtonin mbi to shtëpiza zbavitjeje me orë, dhe përthithnin rishtas turma të pafundme gjelash, aq sa s’merrej më vesh se cilët kishin qenë vendas në këto troje, cilët ishin të ardhur, cilët ishin zotër e cilët skllevër. Por ndofta të gjithë ishin vetëm gjallë. Zelli i tejqyrës për t’i hapur vrima perdes e vellos që na mbante të ndarë nga pamja e vërtetë e botës, ishte i

166

Page 167: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

admirueshëm. Flutura mbushej me morrnica qëniesh të zgjedhura, kur shihte, për shembull, si shkurtohej koha e përshpirtjeve, por edhe ajo e dasmave. Njerëzit pinin një teke raki, një kafe të zezë pa sheqer, bërbëlitnin një „Miqtë shëndoshë”, një „Të rroni vetë” dhe iknin. Numuri i miqve ishte pakësuar aq shumë, sa ata s’kish si të mos rronin. E kur ndodhte që ndonjëri nga miqtë e paktë gjendej i vrarë gjëkundi, apo kur mbeturinat e ndonjë miku mblidheshin nga disa bunkerë e kazanë plehërash, përshpirtjeve as nuk u shtohej e as nuk u pakësohej ajo „Miqtë shëndoshë”. Shëndoshë në botën tjetër, se, siç po kapërtheheshin gjërat, jetëgjatësia ishte e kërcënuar edhe matanë. Nëpër dasma hahej e pihej disafish. Urimet shoqëroheshin me të shtëna. Ndonjë urim i trazuar bënte varavinga mes mureve të sallës, thyente ndonjë qelqurinë, shponte ndonjë kokë a ndonjë gji, ikte më tutje. Qe rralluar ndjeshëm urimi „Në kokën tënde” dhe „Të trashëgohen”, ndoshta ngaqë trashëgimia qe shndërruar në njëfarë pllaje të shkitshme, si tokë e huaj, dhe s’ishte koha të shpërdoroje kohë me urime të kota. Tejqyra nuk jepte shpjegime. Plehërat ndërkryheshin, votimet pasonin krisma e gargara llafofilësh që s’i njihte kush, mirpo që mbushnin faqet e gazetave, zgjedhjet përfundonin gjithnjë me vonesë, në kohë e hapësirë, e ardhmja nuk hidhte dot më shumë se një hap larg hundëve të të zgjedhurve, lavira e murgesha e ndihmëtare të huaja vejevinin mes gjullurdisë së shfrenuar, Afrim Katrahura bënte lanét vegimet dhe zbulimet, binte në dashuri me shikim të parë me ruspijen ruse Katjusha, valltare e mjeshtre në gëlltitje peshqsh pa skelet (emërtim i vodkës - sh. a.), Katjusha mbërmjeve kërcente sisëjashtë në klubet e qytetit, kurse në të gdhirë nxirrte peshq pa skelet nga shishet, e lazdronte plakushin e zjarrmitur Jefrem me këngë balalajkash, qypash arabie e gojore që, të paktën, falë alkoolit, e mbronin nga ndonjë sëmundje grash. I zgjedhuri Jefrem, pas dalldive hedoniste që e ndihmonin të shihte vende e popuj për të cilët vetëm kish dëgjuar e lexuar, ngrinte ndonjëherë krye ndaj rënies së vetvetes, si i thonë, mbante ca fjalime nëpër klube, në

167

Page 168: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

Sallën e Internetit, bënte ca ftesa me gojë, rraskapitej të shtrëngonte radhët e intelektualëve që grindeshin edhe me leckat e trupit, dhe ia dilte mbanë, më në fund, të themelonte Shoqatën Mbledhja e Fotografive. Po ku kish aparat që të mblidhte në letër trutë e zonjës së zjarrtë Meliha, që, ashtu si me të qeshur, një të diele prilli a tetori, ndjente se truri i gurtë prej bashkëshorteje nis e i bëhet grusht thëngjijsh, mandej lëng, më pas helm, e helmi ia mbush kurmin me marramendje, e s’kish ujë gjoli ta freskonte, prandaj gjente një qoshe në breg të gjolit, ulte mbathjet, mbështetej pas një bunkeri të harruar, si mbi një rruzull të braktisur nga ëmbëlsia e dashurisë, dhe ngulej sëprapthi në Ilirin me një sy të bajlozit e klamorozit Ben Kallauzi, që nuk ngurron ta bëjë mavi një herë, dy herë, pesë herë, për inat a për nder të megapronarit Themi, që tani qe pasuruar edhe me njëpalë brirë nga ata të drerëve të malit, për nder e inat të kinezëve, srilankezëve, kurdëve e racave të tjera që i kalonte nga një kufi i paqënë në tjetrin. Qelqi i tejqyrës mbushej me avull nga ofshamat e mëpasme të manares Meliha, që shgrehej në vaj natë për natë, me kokën brenda frigoriferit, duke mbllaçitur syfyret e qyfyret e zeza ndaj bashkëshortit brimadh, duke u ngashëryer e duke futur gishtat në grykë, me qëllim që lëngjet dhe shtëllungat e gromësimave të shtatzanisë të mos e vrasin pa pjellë. Tejqyra mban qëndrim ndaj kafshërisë së Ben Kallauzit, që, siç thuhet me të drejtë, pidhin e do, por hallet s’ia do. Ben Kallauzi s’ka kohë për fëmijë të tjerë. I mjaftojnë ata që rrit e ata që s’do t’i njohë kurrë. Ben Kallauzi e braktis të vluarën pikërisht para bunkerit, mirpo ajo është grua e pjekur dhe s’mund të rrojë dot pa atë dashuri, pa ato shpime çakërdisëse, prandaj nuk tutet të hyjë me gjithë plaçka në gjol, në një muzg fërmues maji a dhjetori, nuk e ka për gjë të mbytet, do të mbytem, Beni, të betohem, e do më qash pastaj me shtatë palë lotë. Mirpo Ben Kallauzi nuk para orientohet dot në trojet plot përrenj e palë lotësh, dhe nuk ka kohë të tepërt, se çdo qurravitje e saj kushton sa një bashkëkohës i kaluar në botën e lirë, dhe nuk mëton t’i japë përgjigjen e merituar se:

168

Page 169: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

- Po ta kesh mbledhur mendjen të mbytesh për një si puna ime, vafsh në të sat ëme! Mirpo në të s’ëmës vendet janë zënë gjatë gjysmës së shekullit të kaluar dhe e vluara nuk ka një folezë, një strofkë të butë, një nënë ku të mbledhë veten, prandaj detyrohet të kthehet në krahët e vjetruar, por po aq të pathyeshëm sa edhe brirët e të shoqit, kurse foshnjën e zënë tek bunkeri detyrohet, me dhimbje të parrëfyeshme, ta lëshojë prapë në qiej, si ndonjë pëllumb zhgënjimesh e pafuqish, me ndihmën e pakursyer të Rexhepit të Aborteve, i cili, megjithëse në prag të lajthitjes, bënte ca abvorte të paharrueshme. Jo sikur shkëlyhesh e mallkon ditën kur je pjellë, dëshmonin ato që e kishin provuar, po sikur, mender, dhjet. Ikjen e atij pëllumbthi e përshëndeti Eklipsi. Po avitej me hapat e një vullkani, nga larg, nga lart, nga hapësirat ku ngjizen e çnyjëtohen fatet. U hap fjala se nuk duhej ndjekur me sy të gjallë, drejtpërdrejt, se mund të verbonte, ose mund të shtypte si miza ca nga ato qelizat trunore ku çmenduria ende s’ish afruar. E atëbotë Afrim Katrahurës, që fërgëllonte me kundragazin e kutërbimeve në kokë e me fallusin e kuqëluar në gojën si shishe vodke të Katjushës, i vijnë vetëtimthi në mend gërshërët që pat shpëtuar nga depot me armë dhe rrotullat me filma kinezë, koreanë, vietnamezë e arabë që pat shpëtuar nga depot e kinezit, këlthet ngadhnjimtar, heq kundragazin nga koka, heq Ilirin me një sy nga shishja e mishtë e vodkës, rrëmben gërshërët, hap rrotullat e filmave, dhe pret e qep me pe të zi e të bardhë, e pret e qep e ngjit me mastiç e me rrëshirë, por edhe me straqkë, dhe nxjerr nga duart në një kohë rekord disa qindra palë syzesh të posaçme për të parë i parrezikuar Eklipsin. Në Pazar, veç syzeve të Katrahurës, shiteshin edhe kaska minatorësh, helmeta, damixhane me raki dëllinje, heroinë dhe uniforma ushtarake, teksa Petraq Berberi, në kthinën prapa qebaptores së vet, qethte kokë pas koke zero. Të gjitha kryheshin nën yllin e bestytnisë së lashtë, sipas së cilës ushtarin dhe pijetarin i mbron Zoti! E gjersa mbërriti kamioni i zotit Go Mo Neng me syzet e jashtme të prodhuara

169

Page 170: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

në vapor, qytetarët ishin çmallur me copëza nga filmat kinezë, koreanë, vietnamezë, rusë e arabë, përtej të cilëve hëna dhe gjysmëdiejt buzëqeshnin e trembnin ëmbël, fëmijërisht. Ishte mrekulli. Me atë rast shumë qytetarë nxorën mallin e mrekullive të kahershme, ngjëruar në kinemanë që ish bërë pluhur e hi para disa vjetësh. E kuptohet që Afrim Katrahura nuk pati nge të llogariste se cilat rrotulla filmash u shitën më mirë. Paskësh rënë një diell përgjumës. Zoti Bëri ndehu mirë shezlongun dhe i mbylli sytë për së dyti. Mbi murin majtas, një dorë e pështirë, sërish pat vizatuar zogj. Pëllumba e sorra. Nga ligësia apo nga mungesa e theksuar e talentit, pëllumbat dukeshin të xhindosur, kurse sorrat - të rjepura. Ose anasjelltas. Mbi ato shkarravina, me qymyr druri, qe gërvishtur: [Rr]of[të] [z]oti Ben[i] [kallau]zi [drejt] t[ë] [ar]dhmes [evro]piane! [!]! Milet i pagdhendur, shfreu zoti Bëri pak para se të merrte një sy gjumë. Edhe një dhëmb po ju mbeti në gojë, kafshoni. Edhe një sy po ju mbeti në ballë, merrni mësysh. Edhe një gisht po ju mbeti në trup, vizatoni e shkruani parrulla... Pas atij muri qe mbështetur për të mos vdekur nga zemra kur pat zbuluar tradhtinë e Agimit. Tradhtinë që s’kish fjalor ta pranonte. Mbi atë mur pat synuar t’ia pikturonte atë kokën e pabesë. Besa, për shkak të asaj tradhtie e kishin therrur si kedh. Iu hynte një ditë thika në brinjë të gjithë dredharakëve. Po si kish arritur, xhanëm, t’i zhvarroste qivurët me fletë e t’i fshihte gjëkundi tjetër?! Për muaj me radhë, pjesa e pashlyer e faqes së zezë, qe mbajtur e stivosur në arkivole inoksi, sjellë nga jashtë, që përdoreshin për të sjellë trupa mërgimtarësh nga jashtë, apo për të kthyer në atdhe trupa Logësh, ushtarësh të huaj paqeruajtës, tregtarë e anonimë. Qivuret ishin zhytur nën ujë, në fshehtësi të plotë, njëqind metra para portës së Vilave. Ajo pllajë uji, përfshi avullimin dhe shiun, ishin pasuri e

170

Page 171: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

patundshme e zotit Bëri. Pothuajse çdo natë, pa shoqërues, i veshur me kostumin e shtrenjtë të polumbarit, armatosur me një pushkë peshkimi me shigjetë, zoti Bëri shkonte tek qivurët, i kontrollonte, i numuronte, u hiqte me duart e veta llumrat, guriçkat dhe barishtet. Nganjëherë nuk e zinte gjumi, se i dukej sikur ca të dërguar të posaçëm nga jashtë, ose nga pronat ujore të hasmëve, vinin ia rrëmbenin. Në fakt, nuk e shqetësoi kush, me përjashtim të një amuri, të cilit i futi një shigjetë gjer në rrëzë të kërbishteve, duke u dhënë një mësim kuptimplotë të gjithë peshqve që mund të tundoheshin të hanin letër. Vrasja e amurit dhe meditimet rreth peshqve në përgjithësi, sidomos kur lexoi në një fjalor se peshqit harronin gjithçka vetëm pas dhjetë minutash, për fat, i kishin qartësuar bindjen e thjeshtë se ujrat, po s’i rrethove me gardhe të fortë edhe poshtë, mund t’i sundoje vetëm lart, në pjesën e dukshme. Nënujrat ishin pasuri e të gjithëve. Prandaj kish vendosur t’i nxirrte qivuret nga uji dhe t’i fshihte sërish në varret e ndoca të shumtëve që kaherë nuk i qante më njeri. Nuk i dukej blasfemi, sepse të paktë ishin bashkëqytetarët e këtyre tre-katër brezave që nuk ishin marrë me shkrimin e kujtimeve, apo që nuk përmendeshin në kujtimet e të tjerëve. Asisoj, kur qaje mbi letrat ku përmendej dikush, qaje dhe vendosje lule a ndizje qirinj edhe mbi të poshtëpërmendurin. Mirpo, për fat të zi, Agimi i Zukut të Vdekjeve i pat dalë tradhtar. Dhe të mendoje sa e pat dashur atë djalë! Me ndihmën e ponçit dhe të uiskit, nja dy herë kish menduar ta birësonte, t’ia përcillte të fshehtat e mbajtjes së pushtetit, madje edhe t’i jepte nga pak pushtet të kulluar mbi qytet. E, pra: biri i ardhshëm i kish dalë më shumë se plangprishës. I kish dalë i qelbur. I kish zhvendosur qivuret me kujtesë dhe i kish rivarrosur tjetërkund, Zoti e dinte ku, e nuk qe stepur t’ia shiste pjesën e vet të varrezës mamuthit Koço Stërputhja, që s’lëshonte pëllëmbën as sikur t’i jepje dollarë sa për çerekun e Evropës. Vërtet nuk mund të dihet sa do të kish rrojtur zoti Bëri sikur një pyetje të mos niste t’ia hollonte cipën e zemrës thua se ngutej ta bënte fletë cigaresh. Pyetja ishte e thjeshtë:

171

Page 172: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

Po sikur i paudhi t’ia kish besuar Stërputhjes vendin e qivureve?! Zoti Bëri nuk mori vesh asnjëherë, të paktën në këtë botë, sa vëllime me dollarë humbi nga zhvendosja e kujtesës së qytetit, por nuk iu dukën edhe aq shumë, sepse faqja e njerëzve qe bërë rrogoz e s’para e plakte më njeri ndërgjegjen me duhmat e së kaluarës. Të gjitha dukeshin shpifje në këto kohëra. Të gjitha dukeshin stisje smirëzeza. Gërrhitja gojëhapur e zhyti në ca ujra vezulluese, ku hynte ngadalë, përmallshëm, duke mbajtur kokën e vet nën sqetull, me një heshtje të zymtë e gjithëditëse kreshnikësh. E shkumoste atë kokë të dashur, e shpëlante, i fuste gishtat në grykë, thua se ngutej të bërtiste «Liri! Demokraci!» me gishta edhe brenda qiellzës së vet, mirpo, në të vërtetë, ai ngutej t’ia nxiste kokës së vet të vjellën, se e paskej fytin zeher dhe ai zeher sikur ia mbante lidhur nyje fjalimin që kish ëndërruar vite me radhë ta mbante. Ta mbante nën ujë. Jemi mbledhur sonte këtu, të dashur shokë e shoqe amurë, stërvitej me vete, që t’u japim një mësim të mirë koranëve mishngrënës. Koranëve dhe peshqve të tjerë pa emra, pa mbiemra e vetëm me nofka. I kemi pasur e i kemi sërish mes nesh, mirpo një si ré verbuese, një ideologji e helmët, mund të themi, na i ka fshehur e na i fsheh sysh, na i fanit nën ca fytyra të tjera, nën fjalë e tinguj të tjerë. Hidhërimi iu shtua menjëherë pasi sytë e kokës u hapën, tashmë të shpëlarë, dhe ndeshën në një trup të capaluar. Trupi notonte ngadalë, me paqen që kanë të gjithë të mbyturit kur notojnë. Sytë e njihnin atë trup. Ishte i Ilirit me një sy, që siduket prapë qe përpjekur të arratisej e s’ia kish dalë dot mbanë. Ose ia kish dalë mbanë të arratisej matanë. S’mbetej gjë për t’u bërë. E tek lutej që koka ta nxirrte jashtë atë zeher, - që ishte gjithsesi më i vogël në krahasim me pabesinë e çbirit dhe të Melit kur qe marrosur pas atij edepsëzit Ben Kallauzi, - trupi i zotit Bëri ndjente se si humbte peshë, humbte mëkate.

172

Page 173: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

Ajri mbante era pishë, pyllnajë djalërie, unap, but vere e hurmash që piqeshin varur në tavane, era rini, dashuri me shikim të parë. Pastaj, me shpejtësinë e një plumbi qorr, një lëng i vakët i taposi fytin, ia ngjiti kokën majë rrashtës kurrizore dhe e bindi se ndodhej sërish i shtrirë në shezlong. Vetëtimthi iu kujtua kutërbimi helmatisës i foshnjës gjatë njërës prej dasmave të panumurta ku pat mbajtur fjalime dhe nuk i erdhi të besonte. Rrezik Stërputhja pat pasur të drejtë kur thoshte se ashtu mbante erë vllavrasja e padukshme. Dhe lufta e nëndheshme e brezave. Dhe fitorja e atyre që fitonin, por edhe humbja e atyre që humbnin. Ndërkaq, ai pëllumb paqeje që s’dihej për çfarë mbante zi më, ose ajo sorrë që s’dihej për ç’shkak gazmendej ashtu çmendurisht, u tret mes shtijëzave të dritës, me një glasë më pak, me një kufomë më shumë. Njëri nga makthet e ëmbël që ruanin dëshpërimisht atë pak pastërti të qytetit lidhej me pshurrjen në natyrë, ferrave. Kish dalë madje, me të drejtë, një fjalë e urtë: “Tani ke frikë të pëgëresh ferrave, se ta merr në gojë ndonjëra nga kërcimtaret e Stërputhjes”. Bëhej fjalë për trupat e vallzimit, që vinin me urdhër të ish-punëdhënësit tim kryesisht nga trojet sllave, ku thuhej se kushtonin një dollar çeta. Njëri nga të paktët që nuk ngurroi ta vadiste qytetin skaj më skaj, ishte dhe mbeti Afrim Katrahura. Kish arsye t’u bënte shurrën të ligave, se, siç përsëriste me krenari, gjer i gatoi lëngun burrërues zotit Stërputhja, nuk kish prekur mish gruaje me dorë qysh nga tetori i vitit të shenjuar 1969. E pat shpikur më në fund edhe një lëng çudibërës, - një përzjerje e gjakut të lakuriqëve të natës, shtrydhur në kushte sa më të përshtatshme, përzjerë me ikra të bardha e të zeza, me fosfor, palcë dashi, kanellë, arra, krahë fluturash peshkimi, verë të kuqe buti, sy troftash, fërnet, hudhra, lëng qepujkash etj - kokaisur përfundimisht me një këngë të moçme magjie, dhe nuk i bënte syri tërr. Lëngun e

173

Page 174: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

ndante përmuaj vllazërisht me dy miqtë e vet, që ishin bërë armiq për jetë a vdekje mesveti: zoti Stërputhja dhe zoti Themi (alis “zoti Bëri”). Aty nga mesi i muajit rashë sërish në kthetrat e vesit të vjetër: vajta u këshillova me Afrim Katrahurën. Hallethithësi Haki Ujera ndodhej jashtë shtetit. Dijetari i pafan i trevave tona qe ligur. Zbulimet, lëçitjet e stërgjata, shkrimet, teprimi në lëngje gjithfarësh, pshurrjet dhe dafrungat gjer në të gdhirë me kërcimtaret ia kishin prishur jo vetëm çehren, por edhe të folmen. Në fakt, e tërë gjuha qe çartur. Zanore e bashkëtingëllore të zgjatura, të çapluara, të dhëmbëzuara, të lakuara, të mbytura, frymëzënëse, të kapër-thyera, - në një ngadhnjim të përbindshëm të onomatopesë, - qenë dyndur padukshëm, nga të njëmijë e një qoshet e ajrit që quhet e folme, mbi qënie, sende e ngjarje të epura ndaj përshkrimeve dhe u kishin lojtur fenë, siç thuhej. U kishin luajtur jo vetëm fenë dhe boshtin, por i ngucnin t’i dëbonin krejt nga lëkura e shenjtë e Fjalës. As komunizmi s’kish bërë dot një batërdi të tillë. As thonjtë e latinishtes, të greqishtes, osmanishtes, italishtes, amerikançes, rusishtes me shoqe. As kalimi rrokapjekthi nga komunizmi në korrupsion. Prandaj sendet, qëniet dhe ngjarjet rronin njëfarësoj të ndara nga tingujt që u takonin me tapí, përpëliteshin, përgjumeshin, tereshin, të plagosura për vdekje e të pakallura. Gjallonin me shpirt ndër dhëmbë, siç më kumtoi Afrim Katrahura, në Epokën e Onomatopesë. Ta puthje në ballë Apokalipsin! As vetë dijetari nuk bënte dot përjashtim. E kishin marrë më qafë grahmat epshore, ledhatimet, klithmat dhe rrëfimet e kërcimtareve. Ia kishin pirë lëngjet e përkorë shqipes ato thithlopa të babëzitura e shumëgojëshe. Tani fliste si ndonjë mërgimtar i rritur mes muzhikësh, ose si ndonjë muzhik i rritur mes mërgimtarësh. Këshillat që më dha, nuk më pasuruan. - Ke rrugëdalje sa të duash, - i tha Ilirit me një sy. E para është të vrasësh veten. Të mbytesh në gjol. E dyta është të merresh me ndonjë tregti të vogël. Të shesësh miell, për shembull, të shkruash, t’i futesh poezisë, kujtimeve, të spiunosh. Mos më

174

Page 175: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

shiko si ndonjë amur, se spiunllëku nuk vdes. Është zanat i moçëm, njëlloj sa prostitucioni. Por mund të bëhesh edhe vrasës me porosi, se të ndihmon syri i mbyllur e mund të na dalësh nishanlli i mbaruar. Po mund të shërohesh edhe me internet. Ke hyrë ndonjëherë në Sallën e Trashëgimtarit? E, pra... Pleqtë qenë bërë disa herë më të pafytyrë edhe se dy-tre vjet më parë. As në këtë lëmë Afrim Katrahura nuk mund të bënte përjashtim nga brezi. Më erdhi t’ia thyeja turinjtë. Më tha se tani, domethënë qysh kur edhe ai kishte vetëm një sy, më kuptonte më mirë. Ishim si pjesë e së njëjtës kokë, e së njëjtës mendësi... Aty kuptova se humori i qashtër, ai falas, i pavaruri, kish braktisur kaherë njerëzit dhe kish pushtuar gjer në palcë vetë jetën. Si puna e fjalëve, njerëzit ishin ndarë de facto nga humori, nga hija më e ndritshme e shpirtrave, por dukeshin të njësuar me të vetëm ngaqë ende s’kishin vdekur. Menjëherë pas vdekjes, vendi i secilit në humor mbetej bosh, dhe pakësimi i përditshëm i humorit shtohej. Pastaj Afrim Katrahura ngulmoi të më bindte se ai (domethënë: KY!) ishte fati im. I atillë ishte. Të rropatesha tërë jetën e jetës për t’u arratisur e pó aty të mbetesha. E dinte që më ishin zvjerdhur të gjithë e të gjitha. Nuk pranova të shkruhesha në partinë e zotit Themi e as të pshurresha bashkë me Afrim Katrahurën sa më shpesh. E di si je ti, më tha kur po ikja. Kur të tërë ulërijnë, çirren, shajnë e mallkojnë, dëgjohet vetëm ai që hesht. E, pra: ti je ai që hesht. Prandaj s’ke të ardhme. Nuk shitesh dot gjëkundi, ose s’të ble njeri, vijoi. Kur ishe akoma nën hyqmën e Stërputhjes, m’u tek të ta shqyrtoja ca horoskopin. Ta them haptas se më la pa mend. Yjet ishin tamam si në një tavolinë bilardoje. Të tëra vrimat ishin të lira. Të tëra rrugët e bilave drejt vrimave ishin të hapura. S’ke asnjë kundërshtar, që të trembesh. Mirpo... s’ke as bilë të bardhë!

175

Page 176: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

Para se të zgjidhja ujrat, bëra edhe një përpjekte me tokë. Ai që e mbaronte këtë punë, siç mora vesh tek “Bunkeri”, ishte Ben Kallauzi. Kishte çmime të arsyeshme dhe shërbente mirë. Arrita ta bindja të më kalonte përtej pa të holla, duke i firmosur një fletë, ku merrja përsipër t’ia shlyeja nderin brenda tre muajve të parë të mërgimit, madje me përqindje. Ramë në ujdi dhe u nisëm një të marte në të gdhirë. Ben Kallauzi këndonte i frymëzuar vargjet: Malit-o përpjetë / i çuditëm retë... Mirpo çudia e reve nuk mbajti anën e fatit tonë dhe, pak para se t’i aviteshim klonit, na rrethuan "Maskat". M’u bë sikur më kishin shtënë në kurth amurët e dikurshëm, arratisur nga ujrat e të shndërruar tashmë në banditë nga pamundësia për t’u bërë ballë koranëve. Ndofta e dinin se njerëzit, të mbarë a të pagdhendur, janë më pak të pamëshirshëm kur vjen fjala të mbrosh bukurinë e parme të tokave, ujrave, qiejve. Ishin të zinj, me sy të kuqëluar, me një të folme ngjethëse. Përdornin vetëm një sasi të patundshme fjalësh e shprehjesh, tamam sikur të kishin mësuar shqip nën ujë. Na kontrolluan me një hetues të sofistikuar, nga ata që përdoreshin për gjetjen e metaleve të çmuara. Se ndodhte të kishim flori, platin a uranium të fshehur nëpër stomakë, apo të bartnim pa e ditur, qysh në fëmini, ndonjë vëth gjysheje a mamaje, gëlltitur gabimisht, nga kurreshtja. Ishim të këputur fare. Dy kinezëve dhe iranianit ua prenë gishtat e unazave dhe i lehtësuan nga pesha a mallkuar e dollarëve. Mirë që s’mbanin gjerdanë. Mua më futën vetëm nja dy shkelma turinjve dhe më shitën me zor një kallashnikov pa karikator. Ndjeva se kisha më tepër frikë që mbaja armë, se sa që mund të më vrisnin aty si ndonjë langua të zgjebosur. Ben Kallauzi qe zhdukur. Vendosa të arratisesha me not, nga lugina mbrapa maternitetit të vjetër. Do të më mbronte vështrimi i dhembshur i së Dashurës së Përkorë që s’e pata pasur kurrë. I gruas që nuk e pata mbarsur kurrë. I foshnjës sime të palindur, por që, me siguri, në një qosh të kësaj bote, më priste t’i bëhesha babë, më priste në barkun e së ëmës. Ose që, thjesht, kur të mbushte moshën, do të udhëtonte për të parë botë me

176

Page 177: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

sy falë çertifikatës sime të lindjes. Mbase takonte e çmallej në Paris me tim atë e në Stamboll me murgën mama. Flutura Stërputhja, duke dyshuar sërish se kish mbetur shtatzanë, me një dopjo whisky në të majtën dhe me tejqyrën e artë në të djathtën, ndiqte nga veranda çapitjen e Ilirit me një sy përmes Pazarit. I pat mbrojtur për një kohë të gjatë nga helmimi Iliri. Pastaj makthet e të shoqit qenë davaritur dhe Iliri me një sy kish mbetur prapë pa punë. Shkaku ishte mëse i thjeshtë. Në këtë vend, shprehej zoti Stërputhja, po të mos kishe ndonjë smirë tejet vetjake, po të mos kishe fyer a koritur drejtpërdrejt dikë, nuk të helmonte kush. Për parime e çështje të larta, - për arsye pushtetore, - nuk i bëhej vonë njeriu. Iliri me një sy po zbriste tatëpjetë bregut të liqenit. Ndaloi para një murane. Një nga ata zgjebarakët e shtirur që lypnin në tri a katër gjuhë të huaja, diç i tha duke i zgjatur dorën. Një dorë të qelbur. Iliri me një sy nuk e shihte, ngaqë tjetri i lypte nga ana pa sy. Duke ia njohur mangësinë, lypësit iu tek ta vinte pak në lojë, - se goxha i pahalle dukej, - dhe, kur Iliri përpiqej të kthente drejt tjetrit syrin e mirë, ky i dilte në anën tjetër. Nuk do ta kishte shquar sikur lypësi të mos kish nxjerrë nga gjoksi një revolver e sikur të mos kish ngulmuar t’ia mbështeste në lule të ballit. Ilirit me një sy i qe kujtuar se atë jelek kundër plumbash, që tani e ndynte lypësi, kohë më parë e mbante veshur Afrim Katrahura. Nuk dëgjohej çfarë i kërkonte lypësi e çfarë nuk ishte në gjendje t’i jepte Iliri me një sy, por ishte e qartë se lypësi mund t’i lypte ç’t’i tekej e Iliri me një sy të mos i jepte dot kurrgjë veç hidhërimit dhe etjes për t’u arratisur. Flutura solli ndërmend me një ëmbëlsi lektisëse paraditen e vranët kur e pat ftuar Ilirin me një sy në vilë, gjoja për t’i kërkuar ndihmë në një muhabet. I shoqi ndodhej jashtë me një delegacion qeveritar. Tregomë për ndonjë vdekje, për ndonjë

177

Page 178: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

gjë të lemerisur, i qe lutur. Ose thuamë ca qyfyre, se po luaj mendsh këtu, njeri pa njeri... I dukej se ai e shihte me njërin sy mbyllur, si Perëndia. Kishte një dëshpërim të skajshëm ai djalë, të denjë. Fluturës i qe dukur sikur bënte dashuri me një femër, ose me një sekspërzjerë. Pat ndjerë drithërimat që i zgjonte heraherës, pas një dopjoje liker, kujtimi i Afërditës nuse. I qe dhënë Ilirit me një sy pa duar, si i thonë. I qe dhënë siç nuk besonte se do t’i jepej më ndokujt: me të qara, ulërima, kafshime, dhe dinte se ishte ndofta rasti i vetëm kur mund t’i dëshmonte një qënieje vërtet të gjallë, të pafat e të dhimbsur, se ajo nuk ishte nga ato bukuroshet mendjefyçka, nuk ishte prej guri e balte, dhe se jo tiparet epshore e mbështillnin me një hije të zbehtë zgjuarsie, po anasjelltas. Ishte një djalë i rrallë Iliri me një sy. I pashëm, me një humor të veçantë, pa të keq, me shumë mirëkuptim e durim, shihte vetëm atë gjysmë të përsosur tënden, atë që vetë ti doje të shihte. Gjynah që ishte, siç thuhej, i pafat sa s’bëhet. Iliri me një sy qe dalldisur nga kënaqësia. Në dehjen e tij përzjeheshin kafshërisht, - ose shenjtërisht, - hakmarrja ndaj fatit dhe bosit të dikurshëm me çjerrjet e mëkatit ndaj një shoku fëminie. Stërputhja pat ngjëruar të njëjtat ndjesi ndaj Agimit të Zukut të Vdekjeve. Iliri me një sy nuk qe dukur më në vilë. Qe terur skutave të asgjësë si ndonjë play-boy vegimesh. Kurse të tjerët, ata që s’i hynin në punë as vdekjes, vazhdonin t’iu gërdhinin lëkurën e kolltukëve dhe ta detyronin të gogësinte gjer edhe me veshë, aq sa, jo rrallë, Flutura detyrohej të shponte fshesën me një gjilpërë, t’i hidhte kripë e të përsëriste mantrën e vjetër të rehatit shtëpiak: Shpoje, moj gjilpërë, në bythë! Shpoje, që të ikë, se na mbeti këtu! I shoqi ndodhej shpesh jashtë shtetit me delegacione qeveritare, shoqëronte çdo tre muaj shpurën e kryeministrit të sapozgjedhur, s’bënte asnjë telefon, s’dërgonte asnjë telegram, ndonëse bisedat dhe dërgesat shlyheshin nga shteti, ndërsa kur kthehej në perandori vetëm fliste në celular, luante si kalama me zilkat e telefonit, shëtiste nëpër ishujt e rremë të Internetit, gajasej me bëmat e freskëta që ishin dyndur mbi ne në mungesë (të tij - sh. F.) dhe ia hante shpirtin

178

Page 179: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

me hetime. Nuk e përsëriste më atë shprehjen e famshme se Parajsa janë të tjerët. Të dy e dinin se të gjithë meshkujt që u zinin derën e nganjëherë edhe frymën, me vizita të befta, gjoja për punë që s’prisnin, jashtëzakonisht të rëndësishme, vinin, në fakt, që t’i merrnin erë Fluturës. Vetëm shoku Themi nuk ua shkeli ndonjëherë pragun. Ai i mbante erë nga larg. Vjedhja e erës nuk e bezdiste fort Stërputhjen, mirpo, me shtimin e kryqëzatave jashtë shtetit, aroma hyjnore e së shoqes u bor ndjeshëm. E kur nuhatja i mpihej, ose kur Flutura vërtet nuk kundërmonte era parfum qëniesh të zgjedhura, bosi bëhej tufan dhe e merrte në pyetje. Kaq i dërgon sat ëme, aq tyt vëllai, aq sat motre, kaq leprozëve, aq të prekurve nga oftika, aq sidasve, aq grave me sisë të vogla dhe shterpave... Kish filluar të dyshonte se e shoqja mbante me midhje e whisky nga larg, në fshehtësi, dy a më shumë lapangjozë si puna e Haki Shkrumbehisë në emër të një shqiptarizme që nuk ishte veçse trajta më trrallisëse e ulërimës: Jam fellah / Jam jesmen / Jam karafillak! Hej, Lady, i gërthiste shpesh. Mblidh trutë, mblidh, se ke marrë si pushka e jevgut. Kë ke ndërmend të vrasësh?! Nuk më bje bretku mua që të shesin dëngla dështakët. Sidomos atij kaubojsit, tyt vëllai, që shëtit pordhët nëpër Evropë, si ta ketë stërputhur fati në ballë, - në vend që të robtohet në punë si tërë refugjatët - atij të mos i dërgosh më asnjë grosh! Ndonjë ditë do të vete t’ia këput duart e ta rrah me to gjersa t’i dalin sytë gugullame! E as qirje Urani të mos shtrojë dreka e darka e të bëhet hovardha me dollarët e kësaj kocke, se s’ka dhënë prova për ndonjë mrekulli! E qartë?! Gjëja më e hajrit e jetës së tij është që të ruajti çupë. Po kaq i çmuar të paskësh qenë ai gjaku yt, xhanëm?! Kaq! Depua e Stërputhjes u mbyll! Tani e tutje: asnjë kacidhe! Asnjë qin-darkë! Ha shqip, apo s’ha?! Dhe sykopjuara Flutura hante, se ai e mbante edhe me shqip. Gjatë aq udhëtimeve pas kryeministrave e këshilltarëve, për të cilët thuhej se ishin o qenër bij qensh, o kukullakë buzëqumësht, o hajdutë të dorës së pesëmbëdhjetë, zoti Stërputhja fitoi shumë dollarë dhe humbi vetëm dy dhunti, të

179

Page 180: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

themi, të cilat shpejtuan pashmangshëm humbjen e zonjës Stërputhja. Kulmi u arrit pas një vizite në Athinë, në fund të gushtit, gjatë së cilës tha se pati një vegim dhe hoqi dorë përfundimisht, në jetë të jetëve, nga pija. Flutura më kollaj do të kish besuar se, në vend të vegimit të shenjtë, atë dorëheqje e pat vënë në vijë ndonjë shiringë qeveritarësh, mirpo i zgjedhuri filloi të mbyllej gjithnjë e më shpesh në një skaj të vilës dhe të lutej më zjarrshëm se murgu Gjergj Trashëgimtari. Dilte nga qela me sy të perënduar, të habitur, dhe të shikonte ngultas, se, drejt me thënë, nuk të kish parë asnjëherë, nuk kish parë askënd, - çprej më shumë se njëzet vjetësh, - esëll. Tani po i shihte të gjithë me radhë, të gjallë e të vdekur, ca në rrugë, ca në televizor, ca nëpër fotografi - dhe qe i shtrënguar t’i kapërdinte, t’i pranonte siç paraqiteshin tani. Nuk e pati fort të lehtë të përshtatej me rruzullin e ri. Ethet e pendesës i kaluan shpejt, por pije nuk vuri më në buzë, as për ditëlindje, as për votime, as për ndonjë përshpirtje, ndonëse kjo e ftohu edhe nga gjysma e atyre pak miqve të kohës së gurores. Ndoshta i qe zvjerdhur mjegullina me të cilën e pranonte botën para se të linte pijen. E folmja e tij qe vjeshtuar, shakatë kishin marrë një si zymti zyrtarësh që vërtet besojnë se kanë fatin e planetit në duar dhe nuk i shqiteshin gjuhe ca konsensuse, integrime, vizione, obsesione, koordinime, situata, okeje, komisione e ashtu me radhë. Nuk e joshnin më shëtitjet e natës, as endjet nëpër liqen, hipur majë jahtit, në terr, e, kur ndodhte t’i tekej për shkitje mbi ujra, ia hipte jahtit fillikat, pa ia varur asaj, dhe Flutura as që mund të ëndërronte se, në një të ardhme, falë ndonjë vegimi bashkëshortor, ai do ta ftonte sërish në kuvertën e jahtit, do të lazdroheshin e lajthiteshin me whisky e do të bënin dashuri në kabinë, lopthi, ajo: duke klithur e ulërirë nga kënaqësia, me duart në timon, thua se i ulërinte së ardhmes. Kishin ar, qenër e mace race sa për tre breza pasunarësh, mirpo ari i romanit të tyre dashuror qe gërbulur dhe asnjë foshnjë nuk shquhej në horizont.

180

Page 181: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

Nuk dihej si do t’i kish vajtur fati syrit të mirë të Ilirit me një sy, ose gjithë kokës së tij, po të mos qe shfaqur në krye të rrugicës Ilo Postjeri. Lypësi ia mbathi nga sytë këmbët, dhe m’u dëgjua sikur thirri: Hsha qi qu ën! - Hsha qi qu ën ëme! - ia ktheu Ilo Postjeri me mllef. Të ta shpëtojë jetën një postjer, mendova. - Hu i hki hum he hija?11 - Në pjesën qiellore të qytetit, - iu gjegja. Pse, si është puna? - Muh? Qesha. - I ka ardhur një kartolinë nga Amerika, - ma ktheu Ilo Postjeri, - dhe adresën e ka vetëm Shkëlqesisë së Tij, zotit Haki Ujera, haku@al. As qytet, as rrugë, asgjë... Më mori e qeshura. Shpjegimet ishin të tepërta dhe mund të ma përdhosnin çastin metaforik. Rrugët e kartolinave dhe mënyrat se si ato mbërrinin atje ku duhej, ishin po aq të pazhbirueshme sa edhe rrugët e Perëndisë. M’u fanit në mendje fytyra vërtet e paharrueshme, prej rosaku të shartuar me mëz, e Ujerës, fytyrë që, s’di pse, më zgjonte njëfarë malli. Edhe fundërrinat mbajnë më pak erë të qelbur kur i sheh të gërshetuar në nyjen e madhe të një jete që ka qenë edhe e jotja. Nuk e kishte vrarë askush. Kish ikur Haki dhe qe kthyer pas ca kohësh Alberto. Askush nuk e kërcënoi me vdekje, por ai iku sërish. Heraherës dërgonte karta. Po digjem në Romë. Po digjem në Milano. Po digjem në Vjenë. Kish ikur Alberto dhe qe kthyer për disa ditë si Hans. Pastaj kish ikur Hans e qe kthyer Habib. Kish ikur Habib e qe kthyer Alqiviadh. Ndërkaq, pati kohë e përkushtim të digjej therrorisht në Stamboll, Sofje, Bukuresht, Riad, Bon e ashtu me radhë. Pati kohë të kthehej herë i rrasur në raso, - e të shpërndante Biblën në ca zona të thella, ku kishte më shumë kisha e famulli, se banorë, - herë i fundosur në xhybe, - e të përhapte Kur’anin Glorioz në ca zona të thella, ku kishte më

11 Domethënë: „Di gjë ku rri këto kohë Hakiu i Shkrumbehiajve?”

181

Page 182: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

shumë muezinë, xhami, tyrbe e dervishë, se sa besimtarë, - herë në kostume ngjyrash e trajtash të ndryshme, me jakat plot stema shoqërish bamirëse, okulte, aristokratike, blerë nëpër tregjet me vjeturina. Pastaj kish ikur Leonidhë e qe kthyer John. Kish ikur John e s’po kthehej. U gjysmua numuri i pleqve, u trefishuan plehërat - ai hiç. As karta, as habere, as të fala, as ndonjë fjollë hiri nga altari ku, logjikisht, duhej të digjej ato kohë. Ca sehirxhinj të realiteteve historike kishin vënë baste të majmë se, po të kthehej, kësaj here do të vinte si Yamamoto, Prishnamurti, Ha Ki Neng, ose diçka e ngjashme. Do t’i jetë mbaruar ajo lafsha sa një çitjane, qe zgërdhirë atëhere njëri nga nëpunësit pa emër të Doganave. E përethur, e pashtershmja gurrë popullore, nisi atëbotë në kërkim të tij një përrua plot flluska të ylberta: Të nisëm Haki / Prisnim Yamamoto / Shpirti na u mpi / Na dërgo një foto // O, Hakiu i nënës / Ku e le vatanë / Dhe dritën e hënës / Horrat po e hanë // Po vaji dhe loti / Kot s’na vajtën, jo / Kur të pyesë Zoti / Ne mos na harro! Përroi e kërkoi gjer në bythë të dreqit, si i thonë, e kërkoi gjer i plasën flluskat, por s’i ra që s’i ra dot në gjurmë. Qe ngujuar atje ku as plumbi, as loti, as syri i vdekatarit dhe i jetëmëdhenjve s’të gjen. E kur vërtet askush s’e priste më Haki Ujerën, kur askush s’kish ndërmend t’i zinte pusí, u kthye. Cullufet e iriqta anës veshëve dhe rrëzë qafës i kishin marrë ngjyrën e një zjarri të butë, mençurak, huajtur nga altari. Krenar dhe i vetëdijshëm për vlerat e veta si gjeldeti për gushën e mbushur me popla bukëmisri, veshur shik, me një tog diplomash e medaljesh në trastë, i përvëluar për fatin e kombit e të shqiptarizmës, por edhe për fatin e mërgatës së përçarë si mos më keq, me dhjetë vëllime poetike në një tjetër torbë, me celular e unaza floriri, nismëtar, krijues dhe pronar i vetëm i një perandorie të vërtetë internetike, me gjuhën që kish mësuar tanimë të mos fryhej verbtazi, me vend e pa vend, - ndonëse papagalli Tarzan i pat lënë pendët me kohë, - por edhe me një pullë pakashumë të qelbëzuar në çip të ballit, njëfarë ylli cepashkrirë, të cilin e ngjyente ditenatë me një

182

Page 183: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

pomadë xherahësh dhe që siduket ishte shortcut-i i të pamposhturit pediculis pubis, që ia kish vënë vulën e përjetshme në ndonjë nga kuplaratë e panumurta të rruzullit. E prapë s’e vranë. Por të paktën i kishin thurrur një këngë. Atëhere, i zvjerdhur dhe i helmuar nga shpërfillja e trutharëve të shitur që mbanin mëmëdheun peng, Shkrumbehija u turr ta bënte shkrumb e hi vetë fatin nëpërmjet Internetit. Ishte i thyer në moshë tani, mbështjellë nga ajo suvá e rreme rinie të pambarueshme e një pjese të mirë meshkujsh që s’kanë kaluar mes tirës së skëterrshme të martesës. Por mosha dhe pamja nuk e stepën të mësonte një anglishte mjaftueshëm të çalë, por edhe pleshtane, të padënueshme, dhe të bëhej usta i rrallë në lëmin e internetit, në atë rruzull hiri vezullues, aromatik e magjepsës, ku nuk ngurroi të sajonte njërën nga më të fuqishmet kështjella-shtet të internetit. Ishte po aq e fuqishme, sa ç’ishte edhe e rreme. Po të ikte korrenti, ose po të çartej kompjuteri, kështjella-shtet të linte shëndenë. www.haku.al - kështu ia vuri emrin. Po të mos kishte qenë gjithaq i rremë sa edhe në mëshirë të korrentit dhe të babëzisë së viruseve, shteti i Shkrumbehisë do të ishte bërë mishërim i ëndrrave të gjithëkohëshme të njerëzimit. Kishte themele të pamatshëm, mure të trashë, të patundur, flamur mbarëkombëtar, stemë, kuvend popullor, parlament, presidencë, komitete, komisione, ngrehina të panumurta, tempuj fetarë, ushtri dhe disa zgjoje shërbimesh të fshehta. Kishte dalje të fshehta, depo armësh nga më të koklaviturat, përfshi ato baktereologjike dhe me kufoma kafshësh të helmuara, depo mallrash, depo ushqimesh, si dhe një rrjetë tunelesh, daljesh të fshehta, bunkerësh nëntokësorë e qiellorë, që vetëm ai dinte ku dilnin. Të gjitha i drejtonte dhe i popullonte i vetëm. Kishte përvojë sa të gjithë ata që i patën qarë hallet gjatë jetës dhe që i pat përjetësuar nëpër dosje. Shteti kishte edhe agjencinë e vet të lajmeve, e cila ndëshkonte në anglisht bashkatdhetarët që s’dinin gjuhë të huaja dhe përbaltte në shqip mërgimtarët që kishin harruar gjuhën amtare dhe të huajt që e mbanin me bukë të farmakosur kurbeti. Tashmë kishte bindjen e hekurt se në

183

Page 184: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

ekranet e NASA-s, që s’linin gjë pa parë mbi e nën tokë, njeriu-shtet Haki.Al kishte trajtën e një yllke shkëndijuese. Po cila të jetë, vallë, kjo yllkë, habiteshin Nasaistëst e rregjur dhe iu vinte të bënin kryqin apo shenja të tjera mahnitjeje. Duhet të jetë ndonjë togë engjëjsh, apo njerëzish mjaft të përkorë. Se aq dritë, aq dritë e kësaj natyre, s’ka ndodhur gjer më sot të burojë nga një qënie e vetme. Dhe emrat e nofkat brenda tetë lëkurëve të rrogozta të Hakiut kërcenin e kërcisnin si gështenjat mbi mangall. Kartolinën ia dërgonte Shkëlqesisë së Tij, kongresmeni i shquar, dashamirës i shqiptarëve të kudondodhur, burri i shtetit, filozofi dhe humanisti me famë ndërkontinentale, Shkëlqesia e Tij, John K. Fennedy. Drejt-e nga Uashingtoni. Një kartolinë mirënjohjeje dhe urimesh të përzemër-ta, për dijeni truve të shkalafitur e mosmirënjohës të bashkëqytetarëve e më lart. Një kartolinë në gjuhën shqipe. Përmbajtjen e kartolinës duhej ta kish shqipëruar ndonjë mërgimtar i moçëm, ose ndonjë doktorand i ri që ndiqte studimet në Amerikë. Kartolina e madhe sa një hartë, e palosur më dysh, me t’u hapur, na i hapte sytë, - përfshi ata prej qelqi, apo prej deleje, - se, si më poshtë vijon: Shkëlqesisë së Tij Patriotit të flaktë, poetit, atdhetarit, mecenës, viganit të filozofisë e sociologjisë postmoderne, akademikut e doktorit të shkencave (magna cum laudae), Sh. T. Haki Ujera haku@al Tokë Fort i nderuar Shkëlqesi, Dua t’ju bëj të ditur që në krye të herës, se takimet me Ju kanë qenë vegimtare për mua. Mendimet Tuaja të thella, plot mençuri e tolerancë, vizionet Tuaja befasuese, përkushtimi ndaj atdheut e popullit Tuaj të lavdishëm, më bindën edhe një herë se kombi Juaj duhet ta ndjejë veten të nderuar që Ju ka lindur. Ju ia përkujtoni kujtdo modelin e një jete të shkrirë për atdheun, mu

184

Page 185: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

posi rilindasit e Shqipërisë trupvogël e hallemadhe, e për këtë arsye gëzoni lavdi e respekt të sinqertë anembanë planetit tonë. Po Ju shkruaj me kënaqësi të veçantë dhe përfitoj nga rasti t’ju njoftoj se jeni propozuar të zgjidheni Njeriu i Shekullit në kuadrin e Biografisë Ndërplanetare Gjithëkohore, kryetar i së cilës kam nderin të jem. Ju lutemi ta pranoni ftesën tonë modeste. Në këtë kontekst, pasi të merrni pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit dhe të medaljes prej ari, shoqëria e famshme kinematografike BBY do të vijë në Shqipëri, por edhe në vendet ku keni vepruar e veproni, me qëllim që të xhirojë një dokumentar kushtuar jetës dhe veprës Suaj madhore. Synimi i BBY-së, pas një këshillimi të hollësishëm me stafin drejtues të BNGJ-së, është që, pjesa e parë e dokumentarit të përjetësojë pamje nga qyteti juaj i lashtë, nga mëhallat ku keni kaluar fëmininë, nga materniteti ku nëna juaj fatlume ju nxori në dritë; t’i bëjë të njohur botës shkollën Tuaj fillore, gjimnazin, vendet ku keni punuar, mundësisht qelitë ku ju torturoi e planifikoi t’ju thyente regjimi, e ashtu me radhë. Do të ishte me vend që të ftoheshin të flisnin për Ju shokë fëminie, shkrimtarë, bashkëqytetarë, të rinj, gazetarë, përfaqësues të pushtetit vendor etj. Në pritje të një përgjigjeje afirmative nga ana e Shkëlqesisë Suaj, Ju lutem të pranoni konsideratat e mia më të larta, Juaji me respekt e përkushtim J. K. Fennedy (firma dhe data) Tejqyra e Fluturës u ngrys papritmas njëlloj sikur të kish qenë ai syri, të cilin Iliri po e shkulte, - O, Zot i madh! - nga balli dhe po e linte mes guriçkave. Ra errësira. Ajo ku mëkatet kafshojnë më pranueshëm, kurse mendimet e qashtër i gëlltit mjegulla e harresës dhe e pendimeve të vonuara. U fërkova dy herë me graso, duke u lutur të më ecte qoftë edhe vetëm kësaj here mbarë, si për shpirt të aq dështimeve, dhe u

185

Page 186: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

nisa. Ujrat qenë të vakëta. Nuk isha gjendur edhe unë atë natë pranë Koço Stërputhjes, Agimit të Zukut të Vdekjeve dhe shokëve të ushtrisë, që i kishin droguar dhe i kishin hedhur matanë kufirit. Nuk isha gjendur në Durrës kur iknin anijet. Nuk kisha pasur kurrfarë mundësie të paguaja arratinë me ndonjë gomone, me fuçi a me trape. Ishte pó shtator: një thëllim i beftë i pat qethur në vetëm një orë të gjitha pemët e qytetit, duke lënë mes degësh vetëm hurmat. Ngjasonin me ca diejth të plakur nga malli. Ujrat ishin të kafta, thua se isha zhytur të notoja në vetë jetën e atyre kohërave. S’dukej gjëkundi pikë reje. Preka me gishta, dhembshurisht, muranën ku shkruhej: O, çmendje e lartë u mbyt këtu! Dihej për kë qe fjala. S’mund të qe fjala për askënd tjetër. Një dorë e stërnjohur dhe e pandryshueshme ia kish fshirë apostrofin, mbase për t’u përcjellë breznive me hordhi të trashura analfabetësh të vërtetën se çfarë sasi mençurie kish dalë në shesh njëheresh me fundosjen e Afrim Katrahurës. Ai nuk jepte përgjigje në kësi ngatërresash. Pat ardhur me këmbët e veta të ikte në botën tjetër pikërisht që këtu, rrëzë mureve të pasëm të ish-maternitetit. Zoti e di sa botë ndjente në vete dhe sundimtar i sa botëzave duhej të kish qenë. Trupin nuk ia kishin gjetur. Teshat mund t’ia shihje tani të shpërndara vllazërisht mbi lëkurë të zgjyrosura lypësash. Thuhej se pat lënë një trashëgimtar gjysmë-rus në barkun e rregjur të kërcimtares Katjusha. Por edhe po të mos ishte krejt i veti, trashëgimtari mbetej bir kryekëput i Katrahurës, sepse ati pat qenë aq i mençëm, aq poetik, sa duhej të ngjizte disa fëmijë në të njëjtën kohë, me disa gra, ose të ngjizte brenda së njëjtës grua vetëm një fëmijë, me ndihmën e bashkëqytetarëve të panumurt. Qenë dyndur t’ia bastisnin kullën vetëm dy ditënetë pasi nuk u kthye nga bregu i gjolit. Kushedi sa kishin pritur. Mirpo nuk pushtoheshin kollaj tempujt, nuk përdhoseshin dot pa flijime. Katër cubat e parë ishin bërë copë e fërtele me të kaptuar pragun. Në harmoni të plotë me një arkitekturë që s’ia besoi kujt, - disi e ngjashme në thelb me Gjithëpamësen e

186

Page 187: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

zhvirgjëruar, - Afrim Katrahura pat vendosur brenda kullës, radhazi, larteposhtë, nën-e-mbi: një kallashnikov me një karikator gjysmëmetrosh (prodhim i veti), një mitraloz (në tavan, pranë llampadarit), një flakëhedhëse (te kryet e shkallëve spirale), për ta kurorëzuar me një kalldrëm minash kundërtank puthitur në pjesën e poshtme të shkallinave. Pasi kapërceje këto pengesa, i shndërruar në njëfarë lotusi mishrash, gjakrash e lëngjesh të tjerë, me syçkat e hapura tjetërkund, mund të lëçitje një parrullë, e cila të bënte të ditur me thjeshtësi se: - Kështu të shfaros shqiptari edhe nga bota nga ku ti po lexon tashti! Pas rrënimit të kullës dhe gjetjes së gjynahqarëve të vrarë nga bota tjetër, u zbulua se kjo kullë e ndërtuar dorazi nga vetë dijetari paskësh pasur në themele jo vetëm gurë, por edhe libra. Dy gurë - një libër; dy libra - një gur. Gurë të zakonshëm mali dhe libra të hershëm, qitapë, dosje të trasha të mbledhura me vetmohim nëpër sëndukët e pleqve. Pas çthemelimit të kullës, kërcimtarja vejane Katjusha i dhuroi muzeut të ardhshëm të qytetit një kundragaz të rrjepur, kurse Doktor Spiroja i Kokave i besoi kujtesës sonë një nga perlat e përçartjeve të Afrim Katrahurës tek stërmundohej të kthehej në vështrimin e kësaj bote me një sy të vetëm. Perla, e lehtësuar nga tripikat e shumta e turbulluese, tingëllonte si më poshtë vijon: - Sytë tanë të brendshëm janë si të ngujuar në një ré. Edhe gjuha jonë e brendshme. Filani më thotë një gjë - unë kuptoj tjetër gjë. Plas sherri. Populli e ka thënë mirë: Ku pjerdh unë e ku do të ma futë ai! Ata me të cilët nuk plas sherri, i pandeh e më pandehin mik. Ka njerëz që më duken krejt të rremë, të kotë, e megjithatë kaloj me ta kohën më të çmuar të jetës sime. Ka të tjerë, që i shoh vetëm një minutë, ashtu shkarazi, si nëpër mjegull, e kuptoj se atyre u takonte koha ime e shenjtë, ajo e vjedhura pabesisht, prapa krahëve, nga të rremët. Sa kish duruar pa grua, vallë, habitesha me vete. Sa e sidomos si. Vallë, si durohej më lehtë: pa grua, apo pa fat?!

187

Page 188: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

I vetmi që iu gjend pranë, nëpërmjet vegimeve, Afrim Katrahurës, - tanimë të ndarë më dysh: çereku në botën tjetër e treçereku në adhurimin e butë, të lindur, të kujtesë sonë, - qe Gjergj Trashëgimtari, që ishte mbyllur për disa vjet në një manastir të Greqisë dhe ish kthyer t’i merrte vendin uratës Jani Spita. Këtij kishin filluar t’i shkëlqenin currilat e rrjedhjes së truve dhe fliste çapraz gjer edhe në gjuhën amtare, jo më në shqipen që, me përjashtim të krasitjes së pjesëzave -aqis nga Janaqis dhe -llatos nga Spitallatos, nuk e pat parë të udhës t’ia pasuronte glosën me ndonjë gjë më shumë. Gjergj Trashëgimtari ia kreu për dyzet ditë me radhë shërbesat Afrim Katrahurës, ndonëse askush nuk ishte i sigurtë për vdekjen e tij. Dilte në breg të gjolit, me kryqin e madh në qafë dhe me një buqetë najazmash në dorë dhe këndonte psallme. Kovën me ujë të shenjtëruar nuk ia mbante ndonjë dhiak, apo ndonjë zëvendësprift me mëditje, por xha Hasani i Prostatës dora vetë. Je që je, bir, i përdëllehej ky. Je që je (pa një topth, ose vetëm me një topth - sh. xh. H.) nëma mua atë koqiskën e bekuar, a qepujkën, si i thoni këtej, se ty s’ka ç’të duhet. Ti je i Perëndisë, birkë, s’ke nge të merresh me pocaqitë e vdekatarëve. Je që je - e do bëhesh edhe më i shenjtë... Urata nuk jepte xhevap. Kuptohej që xha Hasani nuk e kishte aspak hallin te shkallët e shenjtërisë së kaurit, por tek një shamiçkë e mbledhur shuk në xhepin e majtë të brekusheve, ku mbante si në një haznë tri kokrra viagre. U mbajtën mend për një kohë të gjatë, me respekt në rritje e sipër, kërcimtaret e atij viti, që nuk harruan të hidhnin në ujë mbi njëzet tufa lulesh të freskëta e t’i këndonin një romancë stepash dashnorit të madh e të paharrueshëm Jefrem K. Gjesti i gocave u cilësua njëzëri si tejet shembullor e i guximshëm. Mjafton të dije se, vetëm për të mbledhur lulet, kërcimtaret, ndonëse jo të gjitha, kishin vënë në rrezik mirëfilli lëkurën, sepse varreza, - i vetmi truall ku ende rriteshin lule, - ishte

188

Page 189: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

pronë e patundshme e zotit Stërputhja, dhe ish-drejtori i saj, Ymeri, nishanlliu me nam i çetave të treçerek shekulli më parë, i mbështetur edhe nga ekipi i zgjedhur i rojeve, pastronin e vajosnin nateditë çiftet me kripë e me saçma, të gatshëm t’ua plasnin puçrrat dhe syçkat shkelësve të kufirit. ....... Si mos të të zinte malli për një jetë të atillë?! Vështrimi i sime shoqeje më mbrojti deri pranë vijës së kufirit. Hija e zezë e një si varke të madhe ngutej të më priste udhën. Ose më ndiqte me kast. Para se të hidhja hapin e parë drejt një toke tjetër, m’u bë sikur futa gishtat nën njërën nga qepallat, shkula syrin, - nuk mbaj mend cilin, - dhe e vendosa mes guriçkave. Kishte qenë dhe duhej të mbetej pjesë e tyre. Nuk rrjedhkej shumë gjak pasi shkulje syrin. Fundita nën ujë, duke shpresuar të mos më shqyente ndonjë koran i uritur, ndonjë amur i shndërruar në mishngrënës, a ndonjë kafshë tjetër nënujore e panjohur. Jemi mbledhur sonte këtu, të nderuar zotërinj koranë, mendova, që t’u japim dërrmën amurëve kokëhelmuar e barngrënës. Amurëve e peshqve të tjerë pa emra, pa mbiemra e vetëm me nofka. I kemi përjetë mes nesh, gjer në mbarim të kësaj epoke, mirpo një ré verbuese na i fsheh sysh, na i fanit nën ca fytyra të tjera, nën fjalë e tinguj të tjerë. Hija e varkës shkiti një hap larg kokës sime. M’u bë se dëgjova ca të shtëna. Hija e fenerit të hijes së varkës ngjante me një kokërdhok të madh të zhubrosur. Shqova tri hije peshkatarësh. Asnjëri s’mbante mbi supe hijen e ndonjë koke. Tri hije pa hije kokash, mendova nën ujë. Duken krejt të gjallë, vetëm se s’kanë koka. Po më erreshin sytë. Mbase malli drobitës që po i lija këto ujra, ato troje të ëmbla e vrastare, atë jetë pa mbiemër e vetëm me nofka, më bënin të mos mbushesha dot me ajër aq sa më falte kallami. Vendosa ta nxirrja kokën jashtë. Dhe e nxora. Dhe më erdhi të qaja, se

189

Page 190: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

ishin tre bashkatdhetarët e mbramë që shihja para se të gëlltitesha nga ujrat dhe trevat e pambarimta ranore të kurbetit. Pyeta veten se në ëndrrën e kujt kishin ndodhur e po ndodhnin të gjitha këto. Në ëndrrën e cilit katragjysh a stërnip të ograisur nga muzat? Afrim Katrahura dhe të tjerë mendjendritur tashmë qenë arratisur nga kjo botë të paktën e dyzuar, që të mund të na jepnin ndonjë përgjigje bindëse. Një përgjigje që s’para i hynte më në punë njeriu, se jeta jonë dhe e gjërave, e pamjeve dhe e ngjyrave, ishte në kalim e sipër dhe përpëlitej të zgjaste më pak se një ëndërr. Mendova se, po t’i kisha pasur sytë në rregull, të gjitha ato që po lija pas e po merrja me vete duheshin shumëzuar me dy. Mjerë ata që i kishin sytë në rregull, thashë. Lum të verbërit, të vdekurit dhe, hëpërhë të palindurit... Erdhi një çast i paharruar, vendimtar, në jetën time. Një pyetje e lartë. - Po sikur edhe andej matanë të më priste e njëjta jetë, i njëjti ritëm shkatërrimtar vogëlimash, të njëjtat qënie, e njëjta pafatësi, por tashmë në një gjuhë tjetër?! Ku kisha më unë moshë, durim e dëshirë të mësoja gjuhë të huaja vetëm për të jetuar të njëjtën jetë?! Ndodhesha në njëfarë pllaje ujrash, ku s’mund të përcaktoje as kohën, as vendin. Isha si në qendër të një trullosjeje. Mbase nuk thuhej kot që, më lehtë dilej nga varri, se sa nga Ballkani. Pyeta veten: po mirë, kjo varkë peshkimi a jaht i zi, po vozit drejt ujrave të huaja, apo drejt tonave?! E kisha më të lehtë se dysyshët që të zgjidhja drejtimin nga mund të arratisesha, sepse nuk më shtinin në ngasje katër kahe të hapësirës, por vetëm dy. Domethënë: dy x dy. Prandaj nuk m’u duk tragjike që, për të zgjedhur, më duhej të përdorja dy herë me radhë të njëjtën sasi e cilësi kohe. Zgjodha njërin prej dy herë dy drejtimeve që më kishin kryqëzuar në mes, pjestova katër drejtimet me katër, tashmë

190

Page 191: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

me një ofshamë lehtësimi, si në fund të një hedhjeje zaresh apo monedhe në kumar. Një tafti-bafti frymë-zues. Nisa të notoja më me shpejtësi, mirpo një hije tjetër e zezë, disa herë më e gjatë dhe e gjerë se varka me peshkatarë pa koka a jahti me pasunarë të dalldisur nga pija, seç më nguli dhunshëm në bark, ndonjë grep a çengel, arrita të mendoja, dhe, tek kuptoja se bëhej fjalë për helikën e motorrit dhe për rropullitë e mia, - që u ngjanë menjëherë rropullive të tepërta që flakeshin nga dera e pasme e kasaphanës, - vura re nga larg se peshkatarët a pasunarët a kufitarët i kishin kokat në vend, vetëm mjegullat e mëngjesit, coprat e reve, apo varfëria, pengjet e panumurt të jetës sonë, nguteshin të mos ua shihnin. Një sy tjetër më krisi kreje si ndonjë vezë me barut dhe shqova bregun përballë, nga lart, hipur si majë një reje të mufatur. Një turmë e madhe njerëzish, të gjithë me tejqyra e dylbi në sy, pa asnjë fije floku të thinjur a të rënë, më vështronin. S’merrja dot vesh cilët ishin gjallë e cilët - hije. Xha Raqi i Mjellmave, Afërdita, Vera, Agimi i Zukut të Vdekjeve, Koçua i Vanthies, shoku Themistokli, xha Hasani i Meros me farefisninë, sazexhinjtë, anëtarët e “Bunkerit” dhe të sallave të shahut, bilardos, internetit, një kryq i stërmadh druri, Xha Biri i autopsive, doktor Rexhepi, një minare, prindërit e mi, Gaqo Partizani, një qiparis, shoku Bexhet, shoqet Meliha dhe Mynever, nënë Vanthia me kokën e vet prej bronxi te këmbët, një muranë pa mbishkrime, shoku Jaho, nëpunësit e doganave, ca ushtarë të liruar, sgalemë, pëllumba mistrecë e sorra të padëmshme, një bust i Legjendarit, një dajre, shoku Go Mo Neng, tri pankarta me ftesa për votime, një mullar me kallashnikovë, helmeta, bulmetra, tre portrete burrash shteti nga këta të sotmit, gozhdë, tre qena stani, një gajde, çekiçë, kavanozë me reçelra të mykur, sapllake alumini e bakri, shoku Milivoje Grbiç, kominoshe doku, kuti plumbash, duaj me rripa pushkësh e pantallonash, minatorë, një tank që jepej me qira, qeleshe, dy bute vere, një zuk lindjesh, dasmash e vdekjesh, me tri rrota, tri hyrje deposh, disa albanologë e drejtues firmash ndërtimi, tre qivurë madhësish të ndryshme, urata Jani Spita i

191

Page 192: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

mbajtur për krahu nga mulla Kabria, një kalldrëm shishesh të zbrazura, mbeturina fustanellash, shumë flamuj të lagur, një kalldrëm tjetër dosjesh, librash, dorëshkrimesh, fletëvotimesh, traktesh, letrash pa firma, fletësh të zverdhura, një lopë e moshuar, një kalldrëm gëzhojash e prezervativësh, një kalldrëm dromcash nga paninet e shekullit të shkuar, një turmë qëniesh e gjërash të mbështjella me mjegull, një hyrje apo dalje shpelle, një daulle, një kec i bërë kurban, disa peshkatarë, tri koka bronxi të prera me sharrë hekuri, një kalldrëm tjegullash të hershme, dy rrjeta të kuqërremta peshkimi, tapa, grepa madhësish të ndryshme, një varkë e madhe e shpuar, një gjysmë oxhaku, një vatër prej guri, e sidomos shumë, shumë gjethe të thara pemësh të ndryshme, skeletë amurësh, ngjalash, koranësh e peshqsh të tjerë. Vetëm fëmijë s’kishte. Në krye të asaj ushtrie, e plakur dhe e kërrusur, me gishtat si degëza hardhie mbushur me unaza ari e diamante, me fytyrën e rreshkur e me tejqyrën e artë, po tërë zgjyrë nga ajo e mullinjve të kafesë e të piperit, vepër e Afrim Katrahurës, krekosej pleqërisht dhe plot teka, Flutura Stërputhja. Vinin nga një dasmë, ose nga një varrim. Gatiteshin të shkonin në ndonjë varrim, ose në ndonjë dasmë. Por mbase nuk vejevinin nga askund, për askund, e thjesht vetëm ishin gjallë. Por mbase vetëm ishin gjallë dhe kishin nxjerrë secili tejqyrën e vet, dylbinë, syzet e zakonshme dhe ato të eklipsit dhe qenë tubuar në breg për t’u çmallur me retë që faniteshin nganjëherë mbi ujra. Aty e kuptova se kisha gabuar orën kur varkat iknin e ktheheshin, kisha gabuar edhe drejtimin dhe po kthehesha andej nga pata ikur. Ose po shkoja atje ku s’pata qenë kurrë. Më buisën brenda kafkës ca vargje, që nuk di si mund të më kishin tingëlluar para se të zhytesha për arratisje: Ti më rrije në kufi Syfloriçkë, moj E më pyesje me dylbi:

192

Page 193: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

Do rroj, a do shkoj... Më këqyrnin ngultas, të gjithë pa përjashtim, jo krejt pa dhimbsuri, por asnjëri s’bënte me dorë, asnjëri s’fishkëllente, asnjëri s’e jepte veten se ndodhesha vetëm nja dyqind metra larg bregut. Ose ndofta u kisha ikur sysh. Mund të bëja bé se nuk e kishin parë as reagimin trandës të Shkëlqesisë së Tij, Haku.Al-it. Nuk kishin si ta parandjenin thjeshtësinë e tij prej profeti, prej themeluesi dinastish. Jo vetëm që s’kish pranuar kurrsesi medaljet e nderimet e tjera që e ndiqnin hap pas hapi si ndonjë ré karkalecësh njeri-ngrënës të çakërdisur për mish të pavdekshmi, por kish vendosur e vulosur mbylljen përfundimtare të shtetit të vet. Qe mbyllur në godinën e Komitetit Qendror të kështjellës-shtet, kish dhënë urdhër të kyçeshin përjetë portat, deriçkat, vërat, të çarat e mureve, llagëmet, shpellat, strehimet antiatomike e ashtu me radhë, të hidheshin çelësat në greminën e asgjësë, e le të mbeteshin jashtë, në acarin e thëllimin e në moçalet me serë përvëluese të historisë bashkëkohore, le të thaheshin si minj gjirizi të tërë pa përjashtim: gabelët, vllehët, pakicarët e çdo ngjyre, gjuhe e natyre, sahan e bythëlëpirësit, hafijet e mafiozët, gërdallat e lapangjozët, bytharët e sumçarët, pedofilët, katilët e xhahilët, nellat, kuçkat e baxhellat, rroçkat e proçkarët, halldupët e mynafi-kët, zagarët, zuzarët e kritikët, zullumqarët, shtatanikët e qukapikët, papagajtë e bullarët, krimbat e gjynahqarët, pjellat e breznive të ndryshme me soj e sorollop, si dhe të gjithë -arët, -istët, -logët, -ofët, -ikët, -anët, -errët, -enët, -akët, -tarët, madje edhe tërë skota e zvarranikëve, sakatëve, ulokëve, gjysmakëve, hyzmetqarëve e batakëve shpirtërorë, por edhe taborët me analfabetë, fshehtomanë e ngujimtarë që s’dinin t’i nderonin të shkrumbosurit mbi altarin e shqiptarizmës. Nuk iu dëgjua më zëri mbi trevat që po rroposeshin në honet e shkatërrimit përfundimtar vetëm ndofta ngaqë patën humbur një bir si ai. Nuk ia përmendi kush nofkat, emrin, mbiemrin dhe bëmat, e, të paktën mund të

193

Page 194: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

hamendet se nuk e shkundi më lemza. As gurra e pashtershme popullore nuk dërgoi më pas gjurmëve të tij ndonjë përrua, ngaqë nuk kishte flluska të ylberta me tepricë, por sidomos ngaqë Haku.Al i kishte mbyllur edhe lyfytet e shtetit. Në çdo thërrime katror e rrethor të perandorisë Haku.Al, tani e përjetë, po të bije pré e kurreshtjes, të flakëritej sysh vendimi i profetit të shpërfillur nga fati smirëzi: - Definitively closed! Ku të mbyteshe? Me një sëmbim në zemër, por edhe i lehtësuar, zbulova se e folmja ime shpesh aq e rëndomtë, vetë gjuha ime, po mbushej me rrokje, fjalë, metafora, tinguj e nyje shkëlqimtare, një grimë larg të paharrueshmeve. Vetëm me atë gjuhë mund të rrëfeheshin ato që pata parë e përjetuar gjatë jetës me dy e një sy. Ndoqa me një pafuqi lektisëse mbirjen a mbase thjesht rritjen e asaj gjuhe, në qiellzë e në qënie. Një gjuhë, e cila me siguri do të më kish sjellë një krejt tjetër fat, më pak të mefshtë, në të kaluarën. Mendoja se, sido që të vinte puna, të gjitha pamjet e asaj jete, ose vetëm hidhërimi që pat vetuar në lotoren e shpirtrave tanë pikë pas pike, të paktën në rastin tim, duheshin shumëzuar, ose pjestuar me dy. Fjalët e para që thashë pasi u zgjova tjetërkund ishin: - O ...

194

Page 195: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

... Perëndi! Presja mungonte. Shenjat e tjera dhe pikëçuditësja ishin shqip. Nga mund ta kisha ditur se vdekja e dhunshme sjell të mira njëlloj sikur të kish qenë vdekje e paqme, engjëllore!? Reja nuk dukej gjëkundi. Patën rrjedhur shira të panumurt qysh nga fanitja e saj. Brendësia e ujrave qe tjetërsuar. Peshqit u dukën të gjithë njëlloj, shumëngjyrësh. Disa syresh, pak më të uritur a thjesht të frymëzuar nga ai shpërthim ngjyrash nënujore, nuk vonuan të kërcenin drejt resë që e patën harruar pas çdo dhjetë minutash, - se aq e ka të gjatë kujtesa e peshqve, - u hepuan me gojëzat hapur, duke shpresuar se mund t'i shkulnin ndonjë copëzë. Siduket patën kaluar dhjetë minuta tokësore, se askush s’mbante më mend ç’po ndodhte. Kurse peshqit e tjerë, të rëndomtët, përfshi ata pak amurë të zinj që i patën shpëtuar ndëshkimit të koranëve, vallëzuan çmendurisht mes barishteve e shkëmbinjve gjithnjë e më të zymtë, duke ëndërruar a duke u lutur të mbeteshin ashtu. Pamja ende mund të të magjepste edhe po ta shihje pa sy. E nuk mbaja më në qënie sy njerëzish, gjedhësh a qelqesh. Sy të trashëguar a të humbur në një të kaluar që tani më dukej vërtet e lakmueshme, e lavdishme dhe magjiplotë.

Ardian-Christian Kyçyku

Dimër 2003

195

Page 196: Ardian-Christian Kyçyku Ch. Kycyku... · 2017. 1. 26. · ndonjë shishe ndonjë pusullë nga ato që lypin ndihmë. Nuk kish dërguar askush pusulla. Bëhej fjalë vetëm për shishe

196