24
CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected] Shqipëria drejt shembullit kroat, zbresin në Tiranë ekspertët e Europol, përgatitet terreni për të luftuar krimin e korrupsionin Avramopoulos me urgjencë në zyrën e Metës, BE-Greqi rrisin presionet Tirazhi 10000 kopje E Premte 5 Tetor 2018 Meta-Bushati sherr të ashpër për paktin me Greqinë, palët ndërpresin totalisht kontaktet, socialistët akuza presidentit se kërkon pazare & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Morali i medias pa moral Nga Prof. Dr. Ago NEZHA Nga Sokrat NDREÇKA Shqiptarët e duan anti- korrupsionin si shpëtim nga SHBA dhe BE Nga Qemal SHEHU Reforma administrative dhe sfidat e vetë- qeverisjes vendore Ç m i m i 2 0 l e k ë Mazhoranca qeverisëse miratoi dje e vetme tre projektvendimet për rritjen e stafit dhe fondeve për komisionet e vetingut. Ashtu siç ka ndodhur gjatë këtij sesioni të ri parlamentar... Opozita vijon bojkotin e Parlamentit, PS rrit stafin dhe fondet për komisionet e vetingut, përshpejtohet procesi i rivlerësimit Faqe 6 Banka Botërore vlerëson si të suksesshëm emetimin eurobondit nga qeveria shqiptare. E pyetur nga mediat, kryeekonomistja e zyrës së Bankës Botërore nëTiranë, Hilda Shijaku, tha dje gjatë prezantimit të Raportit... BB vlerësim pozitiv për eurobondin, kërkon zgjerimin e bazës tatimore, përmirësimin e shpenzimeve publike dhe kujdes me PPP Faqe 10 Ish-kryeministri Sali Berisha duket se nuk distan- cohet dot nga dhuna, kërcënimet, madje edhe kaosi. Në mënyrë të përsëritur, Berisha në çdo dalje të tij publike por edhe në rrjetet sociale... Sali Berisha: Do krijojmë lëvizje popullore për ta fshirë nga faqja e dheut qeverinë, jemi më të fortë se bandat Faqe 4 Kreu i grupit parlamentar i PS,Taulant Balla ka dhënë dje alarmin se PD-LSI po tentojnë të bllokojnë reformën në drejtësi. Nga foltorja e Kuvendit, Balla duke u ndalur tek... PS jep alarmin: PD-LSI po tentojnë të bllokojnë SPAK dhe BKH, duan pakt për të rrëzuar reformën në drejtësi Faqe 4 Myslim Pashaj: Ja ku janë fokusuar negociatat me Greqinë për detin, hezitimi i Krisafit për të firmosur eksplozion brenda grupit Faqe 2,3 Atentat mafioz në zonën e ish Bllokut, plagoset Ervis Martinaj dhe miku i tij, vritet një tjetër, ja detajet e ngjarjes Kryeqyteti është tronditur mbrëmjen e djeshme nga një atentat, në të cilin mbeti i vrarë një person, ndërsa u plagosën dhe 2 të tjerë. Personat mësohet se kanë qëlluar brenda ambienteve të një lokali në zonën e Ish-Bllokut. Viktima është identifikuar si personi i quajtur Rigers Gaxha, ndërsa dy të plagosurit janë Ervis Martinaj, një emër i njohur ky për policinë si dhe miku i tij Redi Popesku, pronari... Skandalet e Veliajt me urbanët, zhduken nga qarkullimi abonetë e linjës dhe të studentëve, abonetë e përgjithshme alternativa e vetme për qytetarët Arkiva e CIA, operacionet për rrëzimin e regjimit komunist eksperimente të SHBA, ja si nisën përplasjet në Uashington për rekrutimin e agjentëve shqiptarë F. 12,13 Faqe 9 Faqe 5 Rama: Nuk ka nevojë të pritet Kushtetuesja për paktin detar, ja çfarë pres nga Meta për kreun e ri të KLSH, PD jashtë binarëve Faqe 14 Faqe 7 SQARIM Gazeta “SOT” sqaron të gjithë lexuesit mbi një lapsus në shkrimin me titull: “Vetingu rinis me furtunë, gjyqtari që futi në sherr qeverinë me KLD s’justifikon pasur- inë, Sotiraq Lubonjës i dhuroi nëna 40 mln lekë”, datë 03.10.2018. Lidhur me shifrën e përdorur në titull mbi shumën që ka marrë dhuratë gjyqtari Sotiraq Lubonja, gazeta sqaron se bëhet fjalë për 4 milion lekë të reja.

Avramopoulos me urgjencë në zyrën e Metës, BE-Greqi rrisin ... · se ‘do te ndjekim këmba këmba mor horr’. Nëse vajza ka gënjyer pse djali i deputetit është në burg?

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected]

Shqipëria drejt shembullit kroat, zbresin në Tiranë ekspertët e Europol, përgatitet terreni për të luftuar krimin e korrupsionin

Avramopoulos me urgjencë në zyrën e Metës, BE-Greqi rrisin presionet

Tirazhi 10000 kopje E Premte 5 Tetor 2018

Meta-Bushati sherr të ashpër për paktin me Greqinë, palët ndërpresin totalisht kontaktet, socialistët akuza

presidentit se kërkon pazare

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Morali i medias pa moral

Nga Prof. Dr. Ago NEZHA

Nga Sokrat NDREÇKA

Shqiptarët e duan anti-korrupsionin si shpëtim

nga SHBA dhe BE

Nga Qemal SHEHU

Reforma administrative dhe sfidat e vetë-

qeverisjes vendore

Çmimi 20 lekë

Mazhoranca qeverisëse miratoi dje e vetme tre projektvendimet për rritjen e stafit dhe fondeve për komisionet e vetingut. Ashtu siç ka ndodhur gjatë këtij sesioni të ri parlamentar...

Opozita vijon bojkotin e Parlamentit, PS rrit stafin dhe fondet për komisionet e vetingut, përshpejtohet

procesi i rivlerësimit

Faqe 6

Banka Botërore vlerëson si të suksesshëm emetimin eurobondit nga qeveria shqiptare. E pyetur nga mediat, kryeekonomistja e zyrës së Bankës Botërore në Tiranë, Hilda Shijaku, tha dje gjatë prezantimit të Raportit...

BB vlerësim pozitiv për eurobondin, kërkon

zgjerimin e bazës tatimore, përmirësimin e shpenzimeve publike dhe kujdes me PPP

Faqe 10

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se nuk distan-cohet dot nga dhuna, kërcënimet, madje edhe kaosi. Në mënyrë të përsëritur, Berisha në çdo dalje të tij publike por edhe në rrjetet sociale...

Sali Berisha: Do krijojmë lëvizje popullore për ta fshirë nga faqja e dheut qeverinë, jemi më të fortë se bandat

Faqe 4

Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla ka dhënë dje alarmin se PD-LSI po tentojnë të bllokojnë reformën në drejtësi. Nga foltorja e Kuvendit, Balla duke u ndalur tek...

PS jep alarmin: PD-LSI po tentojnë të bllokojnë SPAK dhe BKH, duan pakt për të

rrëzuar reformën në drejtësi

Faqe 4

Myslim Pashaj: Ja ku janë fokusuar negociatat me Greqinë për detin, hezitimi i Krisafit për të firmosur eksplozion brenda grupit

Faqe 2,3

Atentat mafioz në zonën e ish Bllokut, plagoset Ervis Martinaj dhe miku i tij, vritet një tjetër, ja detajet e ngjarjes

Kryeqyteti është tronditur mbrëmjen e djeshme nga një atentat, në të cilin mbeti i vrarë një person, ndërsa u plagosën dhe 2 të

tjerë. Personat mësohet se kanë qëlluar brenda ambienteve të një lokali në zonën e Ish-Bllokut. Viktima është identifikuar si personi i quajtur

Rigers Gaxha, ndërsa dy të plagosurit janë Ervis Martinaj, një emër i njohur ky për policinë si dhe miku i tij Redi Popesku, pronari...

Skandalet e Veliajt me urbanët, zhduken nga qarkullimi abonetë

e linjës dhe të studentëve, abonetë e përgjithshme

alternativa e vetme për qytetarët

Arkiva e CIA, operacionet për rrëzimin e regjimit komunist

eksperimente të SHBA, ja si nisën përplasjet në Uashington për

rekrutimin e agjentëve shqiptarë

F. 1

2,1

3

Faqe 9

Faqe 5

Rama: Nuk ka nevojë të pritet Kushtetuesja për paktin detar, ja çfarë pres nga Meta për

kreun e ri të KLSH, PD jashtë binarëve

Faqe 14

Faqe 7

SQARIM Gazeta “SOT” sqaron të gjithë lexuesit mbi një lapsus në shkrimin me titull: “Vetingu rinis me furtunë, gjyqtari që futi në sherr qeverinë me KLD s’justifikon pasur-inë, Sotiraq Lubonjës i dhuroi nëna 40 mln lekë”, datë 03.10.2018. Lidhur me shifrën e përdorur në titull mbi shumën që ka marrë dhuratë gjyqtari Sotiraq Lubonja, gazeta sqaron se bëhet fjalë për 4 milion lekë të reja.

2 GAZETA SOTE Premte 5 Tetor 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Kundërshtitë brenda grupit negociator duket se kanë qenë për pikat themelore. Shpejtësia dhe kërki-mi i firmave ka sjellë një situatë të pazakontë, mbasi edhe firmat janë marrë shtresa shtresa, (këtë e thonë jo vetëm burimet e këtueshme…) se nuk ka pasur mbushmendje të plotë. Kemi një asgjësim pjesë-pjesë

të grupit negociator, ç’ka kanë çuar në “firmë politike “ e cila po të jetë e vërtetë, siç mund të hamendojmë ne, është aq e turpshme dhe aq tradhëtare se sa e para, Si t’i besosh këto firma? Kur kanë lidhje me fatin e detit Jon të Shqipërisë? Pra: duket se Negociata të vërteta nuk ka pasur”, tha Myslim Pashaj.

PASHAJ: JA ÇFARË KA NDODHUR NË GRUPIN NEGOCIATOR

“Me kryeministrin Rama kemi patur një dakordim të plotë. Kemi pas-ur disa mosmarrëveshje me Ministrin Bushati për këtë çështje. Dhe ia kam bërë të qartë kryeministrit që ai, në rast se ai është i bindur se është tërësisht e mundur për t’u finalizuar një marrëve-shje e tillë, ai do ta ketë autorizimin nga ana ime, si kryeministër, por edhe si shef

i mazhorancës, sepse është një marrëve-shje që duhet të kalojë në parlament. Por, natyrisht ia kam bërë të qartë dhe më duhet ta them edhe këtu, se është shumë e rëndësishme që një marrëveshje e tillë duhet të ratifikohet në parlament në një moment kur Shqipëria të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale”, tha presidenti Meta dy ditë më parë.

JA MESAZHI I METËS PËR PAKTIN DETAR

Kliti TOPALLI

Koloneli i Detit, Myslim Pashaj ka ngritur një sërë pikëpyetjesh mbi nego-ciatat që po zhvillohen

me Greqinë për ndarjen e detit. Të mërkurën ishte presidenti Ilir Meta, ai i cili paralajmëroi se pakti mund të mbetet i bllokuar deri në ngritjen e Kushtetuese. Por në një prononcim për gazetën “SOT, zoti Pashaj ka shprehur mendimin e tij dhe ka dhënë detaje nga ajo se çfarë po ndodh realisht. Sipas tij, ka shumë çështje që nuk kanë marrë zgjidhje. “Nga analiza që i bëj informacioneve të marra nga shteti fqinj mund tu kumtoj se shteti grek nuk ka pranuar të negociojë problemet themelore të marrëve-shjes. Kështu nuk është pranuar: Të negociohet metoda kriteret dhe parimet, nuk është negociuar për hapësirën e vetme Ekonomike Ek-skluzive përballë ishullit Othonoi duke projektuar për pushtim rreth 250 km2, nuk ka pranuar për të negociuar për shkëmbin Barketa, i cili i takon Shqipërisë, nuk është negociuar (se nuk është pranuar" të drejtat historike për Gjirin e Sa-randës. A e shihni pra se në cilën klimë janë zhvilluar mosnegociatat, prej të cilave vijnë diktatat e palës Greke që janë shumë të dukshme? Opinioni shqiptar kërkon urg-jentisht transparencë se ç'është bërë”, tha profesor Pashaj. Gazeta e ka deklaruar prej kohësh se një ndër ngërçet është se një prej nego-ciatorëve, Ksenofon Krisafi nuk e firmos draftin. Por sipas Pashajt, ky është një eksplozion brenda grupit të negociatorëve. “Hartimi i një draft-marrëveshjeje, e cila i është dërguar palës tjetër është një nga shqetësimet më të mëdha që e ka shoqëria civile, i gjithë opinioni për një problem me kaq ndjeshmëri të lartë. Mosfirma e Krisafit është një eksplozion brenda Grupit Negocia-tor. Ky veprim nuk duhet trajtuar si i dërguar i Presidentit, por si anëtar i Grupit. Është njeriu që ka drejtuar negociatat me Italinë. Pavarësisht se ai për etikë dhe rregullsi ruajtje të informacioneve brenda grupit, duket se ka probleme shume të ren-da, të cilat Paktin 2 e rëndojnë dhe

Monika Kryemadhi shton sulmet ndaj qeverisëKryetarja e LSI-së Monika

Kryemadhi ka sulmuar ashpër qever-inë ‘Rama’, ndërsa është ndalur sërish tek rasti i Xhisiela Malokut. Gjatë një takimi me strukturat e LSI-së në Prren-jas, Kryemadhi tha se qytetarët duhet t’i drejtohen bandave që të zgjidhin hallet. “Sot qytetarët për të zgjidhur një hall duhet t’i drejtohen bandave, ashtu si rasti në Nikël. Vajza denoncoi tre herë në polici e prokurori dhe pasi u zbulua nga nën oficeri, kryeministri tha se ‘do te ndjekim këmba këmba mor horr’. Nëse vajza ka gënjyer pse djali i deputetit është në burg? Kryeministri është i qetë kur krimi mbulohet dhe shqetësohet kur denoncohet. Ne nuk kemi më kohë të presim që ky kryem-inistër të ndryshojë, sepse nuk mund të ndryshojë, është koka e meduzës së krimit të organizuar që ka emrin e Edi Ramës. Rraja kërcënoi nga gjykata ‘do të shihemi në votime’, kjo është logjika që ky kryeministër ka ndërtuar në funksion të bandave e krimit. Ka me qindra raste si Xhisiela Malokut, që sot nuk kanë autor”, tha Kryemadhi.

Siguria, rritet bashkëpunimi mes BE dhe Ballkanit

PerëndimorMinistri i Brendshëm, Fatmir Xha-

faj ka përshëndetur fillimin e punimeve të Ministerialit të vendeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor për Drejtësinë dhe Punët e Brendshme. Në prag të fillimit të Ministerialit, Ministri Xhafaj ka takuar ministrin e Brendshëm të Austrisë, vend që e ka mbështetur Shqipërinë dhe aspiratat e saj europi-ane. “Në prag të Ministerialit të vendeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor për Drejtësinë e Punët e Brendshme, që zhvillohet në Tiranë, pata kënaqësinë të pres kolegun e mikun H. Kickl, ministër i Brendshëm i Austrisë, vend që ka mbështetur Shqipërinë e aspiratat e saj evropiane. Biseda me Ministrin u fokusua në thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, pritshmëritë e Ministerialit, i cili po zhvillohet nën kujdesin e Presidencës austriake. Faleminderit partnerëve tanë për mbështetjen e bashkëpunimin në përballjen me sfidat e mëdha të për-bashkëta!”, shkruan Xhafaj

Kryeministri Rama paralajmëron furtunë në radhët e drejtorëve të shkollave: Jo të gjithë janë në nivelin e duhur

Kryeministri Edi Rama mori pjesë dje, në ceremoninë e inaugurimit të Shkollës së Drejtorëve të institucioneve të arsimit parauni-versitar. Shefi i qeverisë tha se qëllim është që të rritet niveli arsimor në vend. Por nga ana tjetër ai dha dhe një mesazh të qartë, duke deklaruar se ka shumë drejtorë dhe e nëndre-jtorë shkollash që nuk janë në nivelin e duhur. “Kemi shumë drejtorë dhe nëndrejtorë që nuk janë për atë punë. Shkolla e drejtorëve nuk do jetë thjesht një institucion, por do jetë një vend ku Fondi ka siguruar ekspertizën më të mirë ndërkombëtare, metodologjitë dhe prak-

tikat më të mira të trajnimeve të drejtorëve të shkollave, sepse këtë që ne bëjmë sot, bota e ka bërë shumë kohë më parë”, tha ai. Kryeministri deklaroi se pavarësisht punës së qeverisë, ka ende shumë boshllëqe. Por ai u shpreh e PS ka ndryshuar tërësisht imazhin e arsimit. “Pa diskutim që ka në çdo aspekt shumëçka për të përmirësuar ende. Pa diskutim që ka ende boshllëqe, të meta dhe pasoja të të shkuarës që janë aktive, por pa diskutim nuk ka të krahasuar shkolla sot me atë që ishte 5 vite më parë. Këtu filloi, nga sistemi i rekrutimit të mësuesve, një sistem tërësisht i korruptuar

dhe i kalbur me pasoja dramatike, në cilësinë e mësimdhënies që është transformuar në një sistem transparent dhe të pa korruptueshëm, si rezultat i dixhitalizimit të të gjithë procesit të testimit dhe të rekrutimit të mësuesve, çka ka sjellë që rekrutimi i mësuesve të mos jetë i lidhur më me politiken, të mos jetë më një proces që zhvillohet në interes të partive, në funksion të kushërinjve, apo nën diktatin e ryshfetit, por të jetë i bazuar tek dija”, tha ai. Rama kujtoi dhe situatën gjatë qeverisjes së PD. Sipas kryeministrit, pesë vite më parë, në sis-temin tonë shkollor ishte një situatë dramatike

me tekstet e shkollës. “I ashtuquajturi altertekst kishte krijuar një mal librash shkollorë, në funksion të një sistemi korrupsioni dhe klien-telizmi të jashtëzakonshëm, që, falë angazhimit të ministres së Arsimit dhe përfshirjes së gjithë mësuesve, filloi të pastrohej. Fillimisht duke lar-guar 600 tekste me votë të mësuesve në gjithë territorin e Shqipërisë, si tekste pa asnjë cilësi dhe si tekste të dëmshme për procesin dhe duke nisur procesin e zëvendësimit të teksteve tona shkollore me tekstet e Oxford, Cambridge dhe të Pearson. Tekste të afirmuara botërisht për nivelin e tyre cilësor, në çdo aspekt”, tha ai.

Koloneli i Detit: Të zhvillohen konsulta brenda vendit për paktin detar

Myslim Pashaj zbardh prapaskenat: Ja ku janë fokusuar negociatat me Greqinë për detin, hezitimi i Krisafit për të firmosur eksplozion brenda grupit

më shumë”, tha ai në një prononcim për gazetën “SOT”.

Deklaratat e MetësGazeta e pyeti Kolonelin e

Detit dhe sa i takon deklaratës së Presidentit Ilir Meta. Presidenti u shpreh se pakti duhet të miratohet nga Parlamentit vetëm kur të jetë gati Gjykata Kushtetuese. Sipas Pashajit, duhet që të ketë një pro-ces të gjatë konsultimi për paktin, në mënyrë që të mos përsëritet ajo që ndodhi në vitin 2009. “Lidhur me kumtin që ka dhënë Presidenti kam mendimin se së pari duket të bëhen dëgjesa publike siç u bënë

marrë Shqipërisë 354 km2 kur nuk kishte një njohje si kjo e sotmja dhe jo tani, kur i tërë opinioni dhe Sho-qëria Civile është në këmbë për të mbrojtur Integritetin Territorial të hapësirës detare të Shqipërisë në Detin Jon. Kini besim për këtë”, tha dje Pashaj. Ai theksoi disa herë se duhet të bëhet sa më shumë trans-parencë, me qëllim që të kemi një marrëveshje të drejtë.

edhe për marrëveshjen e parë. Du-hen ekspozuar Vendimet e Gjykatës Kushtetuese të cilat janë si Ylli Polar për negociatat e tanishme, se ato nuk mund te kapërcehen dot lehtas. Shqetësimi dhe zgjidhja që i ka dhënë tanipërtani presidenti është e arsyetueshme dhe shumë e dobishme. Si një histori shumë e veçantë, mund të thuhet se mar-rëveshja e parë nuk ia arriti t'i

Nga anali-za që i bëj informa-cioneve

të marra nga shteti fqinj mund tu kum-toj se shteti grek nuk ka pranuar të negociojë problemet themelore të mar-rëveshjes. Kështu nuk është pranu-ar: Të negociohet metoda kriteret dhe parimet, nuk është negociuar për hapë-sirën e vetme Ekono-mike Ekskluzive...

3,5,9,10,11,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Premte 5 Tetor 2018 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

Hapja e negociatave, Austria kërkon përmbushjen e kushteve: Kriteret e KE duhet të mbahen gjallë, rrisni bashkëpunimin

Austria shprehu ditën e djeshme edhe një herë mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Ministrja Federale për Ev-ropën e Austrisë, Karin Kneissl në një konferencë të përbashkët me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, kërkoi nga shteti shqiptar që të përm-bushë kushtet e lëna nga Komisioni Evropian. Për plotësimin e kritereve dhe kushteve, Austria kërkon edhe bashkim të të gjithë kombit. “Kriteret që janë shprehur nga KE duhet të mbahen gjallë, janë disa kushtet që ne duhet t’i përmbushim të

gjithë si shtete anëtare. Kur përmbushet një kriter, plotësohet ai, atëherë ndiqet hapi tjetër. Ju inkura-joj që të vazhdoni në këtë rrugë dhe ju përgëzoj për punën e arritur në fushën e sundimit të ligjit, pavarësisë së gjyqësorit. Për çështjet e interesit kombëtar gjithë kombi duhet të jetë i bashkuar. Në 2019 do kemi zgjedhje në BE dhe këtu dhe nuk duhet harruar që ky interes kombëtar të jetë në fokus të punës”, tha Karin Kneissl. Nga ana tjetër, ministrja shtoi se Austria gjatë Presidencës së BE mbetet e angazhuar për të çuar përpara

dosjen e Ballkanit Perëndimor e për të mbështetur Shqipërinë. “Pozicioni ynë si Presidencë e BE-së, ka qenë ndër që të vazhdojmë të mbështesim plotësisht në përpjekjet e saj dhe do vazhdojmë po ashtu që jo vetëm të mbështesim Shqipërinë përgjatë 9 muajve të fundit. Në fund të fundit duhet të kemi vëmendjen e partnerëve të tjerë në këtë pjesë të botës. Gjeografia është një faktor i gjithmonshëm në histori. Kur je në anën tjetër të kontinentit evropian nuk e ndjen veten kaq afër kësaj pjesë të botës thjesht për arsye gjeografike,

historike apo demografie. Vjena është më afër Shqipërisë edhe për shkak të pranisë së madhe të diasporës shqiptare. Unë kam pasur shumë studentë shqiptarë. Gjithë kjo shton interesin dhe përkujdesin. Ne e kemi shumë të rëndësishme në axhendën tonë për të vazhduar në mënyrë të suksesshme atë që ka bërë Presidenca bullgare, për ta lëvizur edhe më përpara këtë dosje të Ball-kanit Perëndimor, nocion i KE. Pasi për mua kjo pjesë është pjesë e Evropës Juglindore”, u shpreh ministrja Federale për Evropën e Austrisë.

Meta-Bushati sherr të ashpër për paktin me Greqinë, palët ndërpresin totalisht kontaktet,

socialistët akuza presidentit se kërkon pazareMimoza IBRA

Pakti i detit mes Shqipërisë dhe Greqisë ka acaruar së tepërmi marrëdhëniet midis ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati me

Presidentin e Republikës, Ilir Meta. Që në fillim me dhënien e autorizimit ndihej një tendosje e marrëdhënieve mes tyre, por gjatë dy muajve të fundit sherri është acaruar akoma më shumë. Sipas burimeve të sigurta të gazetës, nëpër takimet e zhvilluara në korrik midis Bushatit dhe Metës, ka pasur edhe momente të cilat janë shoqëruar me tone të forta zëri. Për këtë arsye që prej korrikut, ministri i Jashtëm nuk ka shkelur më në zyrën e presidentit. Meta shpesh shprehej në daljet mediatike se kërkonte më shumë të dhëna për dis-kutimet me grekët, por burimet i thanë gazetës se pas vendimit për negociatat në qershor, Ministria e Jashtme i ka dërguar Presidencës dosjen e plotë, ku përfshihej çdo detaj. Pas dorëzimit të dosjes, kontaktet mes Metës dhe Bushatit janë ndërprerë totalisht. Nga ana tjetër, gazeta ka mësuar se negoci-atat me Greqinë për paktin e detit janë mbyllur dhe tashmë në tavolinën e Metës ndodhet drafti paraprak, por ky i fundit refuzon të shprehet. Ndryshe nga ç’deklarohet në media se nego-ciatat me Greqinë vijojnë, në fakt ato vijojnë për çështje të tjera teknike, por jo për detin. Problemi tani qëndron tek Meta, i cili nuk po shprehet për draftin që qëndron në tavolinë prej kohësh. Sipas burimeve, një ndër faktorët që ka ndikuar në këtë përplasje është ne-gociatori Ksenofon Krisafi. Në të gjitha rastet ai ka kundërshtuar negociatat dhe ka informuar Presidentin. Kjo nuk është pëlqyer nga Bushati dhe përplasjet mes tij e Metës kanë qenë shumë të forta. Edhe vetë kreu i shtetit në intervistën e së mërkurës e tha se kanë pasur shumë mosmarrëveshje. Për këtë arsye Meta nuk preferon të negociojë me Bushatin, por ka preferuar që për çdo gjë të flasë me Ramën.

Reagimi i BushatitDje ministri Bushati iu kundërpërg-

jigj deklaratave të kreut të shtetit në lidhje me paktin e detit. Në një konferencë me ministren austriake, ai u shpreh i zhgënjyer nga ndryshimi i qëndrimit të presidentit, ndërsa nuk kurseu as ironinë. “Do të ishte e pamatur nga ana ime që të ndaja me ju opinione në lidhje me mosmarrëveshje apo qëndrime të ndrys-

Manjani: Meta të na sigurojë se s’do e

firmosë marrëveshjenIsh-ministri i Drejtësisë, Ylli Man-

jani reagoi dje për deklaratën e Pres-identit të Republikës, Ilir Meta se për marrëveshjen me Greqinë duhet të pritet Gjykata Kushtetuese. Në rrjetet sociale, Manjani e cilësoi marrëvesh-jen skandaloze dhe i kërkoi kreut të shtetit që t’i sigurojë të gjithë që nuk do e nënshkruajë. “Është shqetësuese deklarata e Presidentit të Republikës që: marrëveshja e detit me Greqinë të kalojë pas krijimit të Gjykatës Kushtetuese”. Presidenti si kryetar i shtetit, nuk ka pse të presë Gjykatën Kushtetuese për të denoncuar një proces fallso negociatash, totalisht të diktuar nga qeveria greke! Ai proces diktati, i pranuar paturpësisht nga qeveria jonë, ka prodhuar një draft marrëveshje dhe një hartë skandaloze që është shkëmbim i pastër territori. Presidenti, duhet të na sigurojë se nuk do të autorizojë nënshkrimin e asaj marrëveshje, pavarësisht ka apo jo Gjykatë Kus-htetuese!”, tha Ylli Manjani.

Meta me ministren austriake: Mbështesin

ShqipërinëPresidenti i Republikës, Ilir Meta

zhvilloi ditën e djeshme një takim me ministren e Jashtme të Austrisë, Karin Kneissl. Një gjë të tillë e bëri të ditur vetë kreu i shtetit përmes një postimi në rrjetet sociale. Ilir Meta u shpreh se gjatë takimit fokusi i bisedimeve ka qenë procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. “Mirëprita me kënaqësi ministren e Jashtme të Austrisë, Karin Kneissl. Austria është nga avokatet më të mira të Shqipërisë. Mirënjohës për vëmendjen e madhe dhe mbështetjen e fuqishme të Pres-idencës austriake të BE në procesin e integrimit dhe çeljen sa më shpejt të bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, deklaroi Ilir Meta. Kujtojmë që më herët vetë ministrja austriake doli në një konferencë të përbashkët me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, ku kërkoi plotësimin e kushteve të vëna për hapjen e ne-gociatave. Një nga këto kushte është edhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve historike me Greqinë.

hme që mund të kemi për këtë çështje me Presidentin e Republikës. Nëse do të përdorim një shprehje popullore nuk mund të bëjmë dasmë nëse nuk kemi çiftin. Në momentin që do të përfundojë e gjithë puna teknike që po zhvillohet nga ekspertët dosja natyrisht do të dorë-zohet pranë Presidentit të Republikës. Pikëpamje të ndryshme kanë liri të plotë institucionale për t’i trajtuar vetëm në mënyrë institucionale dhe në asnjë mo-ment në kanale të tjera informative. Më habit që Presidenti i Republikës në këtë pikë ka ndryshuar qëndrim, por në fund të ditës kush jam unë të gjykoj të parin e

shtetit, unë jam thjesht një ministër”, tha Ditmir Bushati.

Akuzat e socialistëveDeputetët e Partisë Socialiste shpër-

thyen në akuza dje ndaj presidentit Meta në lidhje me qëndrimin që po mban për çështjen e detit. Bujar Çela tha në një pro-noncim për gazetën “SOT” se kreu i shtetit po tenton të bëjë pazare dhe po punon kundër interesit kombëtar. “Është Meta ai që po e pengon paktin e detit. Qëndrimi i Metës është i atillë për shkak të interesave personale. Unë e kam thënë që ai ka hal-lin e koncesionit të kolaudimit të mjeteve, i cili është drejt përfundimit e zoti Meta po

bën presion që të mos ia heqim. Ka edhe shumë e shumë çështje të tjera. Reforma në drejtësi është tjetra. Ju tashmë e dini që vetingu dhe reforma në drejtësi, e cila nuk ka asnjë shans të ndalet pavarësisht tentativave do të ketë si material të parë Ilir Metën. Metën tashmë nuk po e njohin më vetëm qytetarët, të cilët ka vite që i thërrasin Like floriri, por po e njohin edhe ata matanë kufirit. E kujtoni që edhe ministri i Jashtëm grek u shpreh se është Meta ai që po e mban peng paktin historik mes dy vendeve. Sepse Meta punon kundër interesit kombëtar”, tha deputeti Bujar Çela.

Komisioni Evropian për Emigracionin, Punët e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avromopoulos ka zhvilluar ditën e djeshme një takim me Presidentin e Republikës, Ilir Meta. Avromopoulos ndodhet në Tiranë së bashku me Komisioner-en e BE për Drejtësinë, Barazinë Gjinore dhe Konsumatorin, Vera Jourova për një forum ndërministror dyditor BE-Ballkan Perëndimor. Gjatë qëndrimit të tij, ai i ka vajtur në zyrë Metës

për të diskutuar midis të tjerash për marrëveshjen me Greqinë e për t’i dhënë ultimatum që ky pakt të finalizohet sa më shpejt. “Një takim i shkëlqyer me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, një partner kyç për BE-në sa i përket sfidave tona të përbash-këta mbi emigracionin, kufijtë dhe sigurinë”, tha Avramopoulos pas takimit me Metën. BE ka kërkuar gjithmonë që konfliktet ndërkufitare duhet të zgjidhen me qëllim hapjen e negociatave.

AVRAMOPOULOS ULTIMATUM METËS PËR PAKTIN ME GREQINË

1.Pakti i detit me Greqinë ka futur në sherr të madh ministrin Bushati me presidentin Meta.2.Takimet midis tyre janë ndërprerë që prej gushtit, ndërsa Bushati i ka dërguar Metës draftin paraprak për paktin detar, por kreu i shtetit nuk po shprehet.3.Kjo pikë ka shkaktuar edhe një përplasje të fortë mes palëve.

4.Bushati dje u shpreh i habitur që Meta ka ndryshuar qën-drim, pasi në intervistën për “Zërin e Amerikës” deklaroi se bie dakord me kryeministrin Edi Rama. 5.Nga ana tjetër, deputeti i PS, Bujar Çela e akuzoi Ilir Metën se po lufton kundër interesave kombëtare duke penguar paktin detar me Greqinë.

PIKAT KRYESORE TË PAKTIT TË DETIT4

Sipas informacion-eve të gazetës, nëpër takimet e zhvillu-ara në korrik midis Bushatit dhe Metës, ka patur edhe mo-mente të cilat janë shoqëruar me tone të forta zëri. Për këtë arsye që prej korrikut, ministri i Jashtëm nuk ka shkelur më në zyrën e presidentit...

Avramopoulos me urgjencë në zyrën e Metës, BE dhe Greqia rrisin presionet për paktin detar

4 GAZETA SOTE Premte 5 Tetor 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

Qordja rezulton punonjës i Gardës që prej Marsit të vitit të kaluar, ndër-sa prej 8 muajsh shërbente si shofer

i Ministrit të Brendshëm. Shkëlzen Qord-ja, shoferi i Fatmir Xhafës i gjetur i vdekur mëngjeset e djeshme në garazhin e Gradës së Republikës më herët ka punuar edhe si shofer i Ëngjëll Agaçit, sekretarit të përgjith-shëm të Kryeministrisë. Ndërkohë që ai iku...

“Por ama po ju them sot se Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste javën e kaluar ka nxjerrë prova të qarta se si Lulzim Basha duke shfrytëzuar foltoren e Kuvendit apo atë të Partisë Demokratike ka shantazhuar bizneset në këmbim të parave për kompaninë e kunatit të tij. Si mund ta besojnë shqiptarët një njeri që nga njëra anë zotohet se do të bëjë Vettingun e oligarkëve dhe nga ana tjetër pasdite oligarkëve u merr faturën për kompaninë e kunatit të tij. Deputetët e Partisë Socialiste, Bushati, Spiropali, Bushka,

publikuan javën e kaluar fakte konkrete. Unë do i kërko-jë ministrit të Financave, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve të bëjnë publike të gjitha këto të dhëna që ne i kemi siguruar. Dhe sigurisht ti bëjmë me dije të gjithë shqiptarëve se si ka mundësi që një kompani që në dy vite të njëpasnjëshme deklaron xhiro mbi 2 miliardë lekë në vit, në njërin vit paguan tatim mbi fitimin 10% dhe në vitin tjetër paguan tatim mbi fitimin vetëm 2%”, deklaroi dje nga foltorja e Kuvendit, kreu i grupit të PS, Taulant Balla.

BALLA: BASHA KA SHANTAZHUAR BIZNESET

“Këtu është dallimi përsëri mes atyre që duan të gjejnë alibinë për të ikur nga Kuvendi i Shqipërisë dhe pse jo, ndoshta për të ikur nga zgjedhjet lokale, sepse nuk kanë as lidership, as ekip dhe as program për t’u përballur. Sot halli i opozitës është halli i Lulzim Bashës! Një njeri që nuk fiton dot zg-jedhjet. Një njeri që nuk di të drejtojë një parti, sot jo vetëm që mori në qafë partinë e tij, por edhe partinë e Mon-

ikës. Të bashkuar pa asnjë arsye (PD-LSI) dhe sot mungojnë për t’i dhënë mbështetje Vettingut të drejtësisë. Janë këto tre vendime të cilat na ndajnë qartë të dashur kolegë, mes nesh që e kemi bindje, seriozitet, gatishmëri për ta çuar deri në fund Reformën në Drejtësi. Këtu do doja të bëja një kro-nologji të gjithçka ndodhi në muajin shtator”, u shpreh dje kreu i grupit parlamentar i PS,m Taulant Balla.

Kreu i grupit të PS: Opozita nuk ka lidership

Endri ARIZI

Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla ka dhënë dje alarmin se PD-LSI po tento-jnë të bllokojnë reformën në

drejtësi. Nga foltorja e Kuvendit, Balla duke u ndalur tek nisma e opozitës për veting në politikë, deklaroi se nëpërmjet këtij akti po synohet të bllokohet SPAK dhe BKH, duke konfirmuar dhe atë që shkruante dje gazeta “SOT”. Duke sjell nëpër mend modelin Rumun, Balla tha se do të jenë organet e reja që do bëjnë vetingun e politikanëve. “Por këtë Partia Demokratike nuk e do! Partia Demokra-tike ka sjellë në Kuvend dy faqe letër me të cilat jo vetëm që i ngrihet një trung me ferra para Vettingut të drejtësisë, por që synohet të bllokohet Prokuroria Speciale Anti-Korrupsion dhe Byroja Kombëtare e Hetimit. Në këtë kontekst më lejoni t’ju them se mjafton të marrim shembullin e një vendi si Rumania ku Byroja Kombëtare e Hetimit të tyre dhe njësia Anti-Korrupsion ka çuar përpara drejtësisë dhe ka ndëshkuar 13 ministra, 38 deputetë e senatorë të vendit përkatës. Ja, ky është modeli më i mirë i Vetingut të politikës. Nuk bëhet vetingu i politikës duke ndenjur nëpër hotele apo në mungesë të kryetarit të Partisë Demokratike nuk dihet ku ka shkuar opozita. Nuk bëhet Vetingu i politikës duke mbajtur një fjalim krye-tari i opozitës në hotelin e radhës. Thirrja ime është që PD dhe LSI duhet të jenë sot këtu për të votuar këto tre vendime që çojnë përpara Reformën në Drejtësi dhe Vetingun në drejtësi”, tha ai.

Balla: Opozita pazare për të rrëzuar reformën

Gjatë fjalës së tij, kreu i grupit par-lamentar i PS, Taulant Balla u shpreh se opozita kërkoi Pazar për të ndryshuar ligjin e vetingut. Balla tha se pavarësisht indiceve të opozitës për të bërë pazare me reformën në drejtësi, mazhoranca nuk do të pranojë kurrë një veting të politikës pa u hetuar pasuritë e famil-jarëve. “Kur ne filluam këtë sesion Partia Demokratike kërkoi pazar për të ndryshuar shtatë ligjet e Vetingut. Ne nuk e ofruam sepse nuk bëhemi kurrë pjesë e një pazari për të ndryshuar ligjin e Vetingut, sepse ne nuk do bëjmë kurrë pazar në kurriz të Vetingut në drejtësi. Pasi nuk morën 'kurrë' përgjigje për pazarin e kërkuar hynë në një diskutim, i cili ka përfunduar që ditën e parë që kemi miratuar Reformën në Drejtësi.

Ligji për sportin, Braçe nxehet me AhmetajnNë nisje të seancës së djeshme

të Kuvendit, fjalën e ka marrë i pari deputeti Erjon Braçe, i cili kërkoi me urgjencë një interpelancë me minis-trin e Financave dhe Ekonomisë, Ar-ben Ahmetajn. Kërkesë kjo e përsëri-tur siç tha ai, pas një korespondence disa mujore me shkresa mes tyre. “Kërkoj interpelancë për një çështje konkrete me interes publik. Kanë kaluar 2 javë dhe unë akoma pres. Është neni 80 i Kushtetutës jo pika 80 e dëshirave të mia. Kemi 6 muaj që komunikojmë me shkresa, me lejoni të them se përgjigjet që kam marrë janë tallje. Bëhet fjalë për lig-jshmërinë fiskale të një institucioni të caktuar, për detyrimet që përcakton ligji për sportin që duhet të ishin arkëtuar në buxhetin e shtetit prej vitesh”, tha Erjon Braçe. Ndërkohë kërkesës së Braçes iu përgjigj krye-parlamentari Gramoz Ruçi, i cili e justifikoi ministrin Ahmetaj. “Është kthyer mbrëmë vonë ministri. Ka qenë jashtë shtetit për Eurobondin, ka qenë i ngarkuar. Kërkesa juaj do reflektohet”, tha Ruçi.

Bushati: Bizneset do kenë avantazh normën e interesit

Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati renditi dje disa përmirësime të pritshme në lidhje me nismën ligjore për investimet strategjike. Në emër të grupit parlamentar të Partisë Social-iste, Ervin Bushati, u shpreh se duke filluar nga nesër kompanitë e mëdha do të shikojnë normën e interesit dhe besueshmërinë në tregje por të bërë investime në Shqipëri. Sipas tij, duke filluar nga nesër, bizneset shqiptare që janë në treg kanë si avantazh normën e interesit që është 3.50%. “1. Nesër, kompanitë e mëdha do të shikojnë normën e interesit, besueshmërinë në tregje, për të bërë investime strategjike në Shqipëri. 2. Përfitimi i kostove të ulëta të efektivitetit të menaxhimit të borxhit publik. 3. Ky operacion financiar ndihmon në mënyrë spek-takolare tregjet e brendshme të parasë në Shqipëri. Nesër në treg bizneset shqiptare kanë një avantazh në krah tyre, që është një normë interesi 3.50 %”, u shpreh deputeti i Partisë Social-iste, Ervin Bushati.

Sali Berisha nuk u ndahet kërcënimeve: Do krijojmë lëvizje popullore për ta fshirë nga faqja e dheut qeverinë, jemi më të fortë se bandat

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se nuk distancohet dot nga dhuna, kërcënimet, madje edhe kaosi. Në mënyrë të përsëritur, Berisha në çdo dalje të tij publike por edhe në rrjetet sociale ka bërë thirrje për dhunë, si e vetmja mënyrë që kryeministri Edi Rama të rrëzohet nga pushteti. Por ditën e djeshme, ish-kryeministri ka lëshuar një sërë kërcënimesh dhe akuzash të forta në adresë të kreut të ekzekutivit dhe qeverisë që ai drejton. Gjatë një interviste televizive, Berisha zbuloi skemën e tij për të përmbysur Ramën, duke deklaruar se opozita do të krijojë një lëvizje populluare për ta

fshirë nga faqe e dheut qeverinë. Sipas tij, përmes kësaj lëvizje opozita do t’i tregojë Ramës se është më e fortë se ai dhe gjithë bandat që qeverisin dhe jetojnë në simbiozë me të. “Unë e thashë që ne nuk krijojmë çeta. Ne krijojmë lëvizje popullore e cila e fshin nga faqja e dheut këtë pushtet shumë herë më shpejt dhe fuqishëm se të gjitha bandat e Shqipërisë të marra së bashku dhe çdo forcë tjetër. Rumania është rast tjetër sepse zgjedhjet nuk janë kontestuar. Këtu këtë betejë shqiptarët e kanë për jetë a vdekje për votën e tyre. Në lëvizje nuk merr pjesë kurrë totaliteti i popullatës, merr ajo

pjesë që ka arritur pikën e vlimit. Fillimisht mund të jenë 200 dhe brenda pak ditësh mund të bëhen 3 mijë. Thirrja ime është pikërisht kjo; një lëvizje popullore nuk ka nevojë të jetë gjigante, por të jetë e vendosur”, deklaroi ai. Më tej, ish-kryeministri Sali Berisha theksoi se qeveria aktuale duhet mposhtur para zgjedhjeve të ardhshme, nëpërmjet sipas tij, të një zgjidhjeje politike. “Së pari më duhet të bëj një vërejtje substanciale. E hape emisionin duke e krahasuar të pakrahasueshmin, sepse kemi të bëjmë me dy pole diametralisht të kundërt. Njëri pol i paskrupullt dhe poli tjetër që përpiqet të thotë

të vërtetat. Së pari nuk kam hequr dorë kurrë nga parimi i marrjes së pushtetit me votën e lirë, këtu jam i palëkundur por siç kanë provuar zhvillimet e dy zgjedhjeve me radhë, 2015-2017, institucioni i votës këtu ka vdekur. Ai zgjidh problemin e votave me qytën e revoleve. Votat dhe votimet nuk duhet t'i përcaktojnë bandat kriminale. Zgjidhja është një përballje. Ky pushtet duhet mposhtur para zg-jedhjeve, për një zgjidhje politike që t'u mundësojë shqiptarëve për të votuar të lirë. Bajrat, Rrajat, Lul Berisha, bandat e Elbasanit, nuk duhet t'u numëro-jnë votën shqiptarëve”, deklaroi ai.

Kreu i grupit i PS: Nuk do të pranojmë kurrë një veting të politikës pa u hetuar pasuritë e familjarëve

PS jep alarmin: PD-LSI po tentojnë të bllokojnë SPAK dhe BKH, duan pakt për të rrëzuar reformën në drejtësi

Sepse për të gjithë ata shqiptarë, njerëz të thjeshtë e të zakonshëm të këtij vendi, më lejoni ta them shumë qartë se Reforma në Drejtësi ka pasur dhe ka thelb të vet objektivin fundor dhe kryesor atë të Vetingut të politikës. Ne kurrsesi nuk kemi pranuar dhe nuk do të pranojmë kurrë një Veting të politikës pa u hetuar pasuritë e familjarëve, pa u hetuar korrupsioni 27-vjeçar i politikës”, u shpreh Balla. Deputeti i PS: Prokuroria të zbardhë

ngjarjen në Fushë-Krujës Deputeti i PS, Taulant Balla u ndal

edhe tek çështja e Fushë-Krujës. Ai i bëri thirrje prokurorisë që ta zbardh sa më shpejt çështjen dhe të mos vijojë më të zgjasë hetimet. Sipas Ballës kjo ngjarje do të jetë historia e turpit e radhës e Lulzim Bashës. “Sa për çështjen tjetër atë të baltës dhe shpifjes ne e kemi bindje që nuk bëhet më politikë në vitin 2018 me baltë e me shpifje. Thirrja ime sot për shpifjen

garantoj kolegë deputetë që kjo histori do të jetë një histori e radhës e turpit të Lulzim Bashës të përfshirë në një shan-tazhim të deputetëve, të kryetarit të grupit parlamentar të shumicës këtu në Kuvend, ku garantoj që nuk shantazhohem kurrë, nga Lulzimi jo e jo, se të të shantazhojë Lulzimi është turp”, tha Balla.

më të fundit të serisë së radhës “Babale 2”, Prokurorisë i kërkoj të hetojë menjëherë. Mjaft më me muaj për të zbardhur një çështje. Një çështje që është tërësisht e zbardhshme brenda pak ditësh. Unë, Rrahman Rraja apo Artur Bushi kemi qenë apo jo në komisariatin e Fushë Krujës. Ka plot prova për ta vërtetuar. Ju

Por këtë Partia Demokra-tike nuk e

do! Partia Demokra-tike ka sjellë në Ku-vend dy faqe letër me të cilat jo vetëm që i ngrihet një trung me ferra para Vet-tingut të drejtësisë, por që synohet të bllokohet Prokuroria

3,5,9,10,11,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Premte 5 Tetor 2018 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ndërkombëtarët në Tiranë për reformën në drejtësi, kërkojnë pastrimin e gjyqësorit nga të korruptuarit

Ndërkombëtarët janë të vendosur për të mbështetur reformën në drejtësi. Për këtë ar-sye dje ka nisur në Tiranë Ministeriali ndërmjet Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor për çështjet e drejtësisë dhe punëve të brendshme. Shqipëria është zgjedhur si vend organizator i këtij eventi për shkak të vlerësimit që i është bërë nga partnerët ndërkombëtarë reformës në drejtësi që tashmë është duke u zbatuar në vend dhe përpjekjeve për forcimin e shtetit ligjor. Në ditën e parë të Ministerialit, kushtuar çështjeve të drejtësisë kanë marrë pjesë komisionerja për Drejtësinë, Konsumatorin dhe

Barazinë Gjinore në Komisionin Evropian, Vera Jourova, Ministri i Drejtësisë së Austrisë, Josef Moser, edhe në cilësinë e përfaqësuesit të vendit që ka presidencën e Këshillit të BE, Presidenti i Eurojust, ministrja e Drejtësisë së Bullgarisë si dhe ministrat e vendeve të rajonit. Gjatë fjalës së tij, ministri i Drejtësisë së Austrisë, Josef Moser u shpreh i bindur se procesi i vetingut që po zba-tohet në Shqipëri është një shembull pozitiv që duhet të ndiqet edhe nga vendet e tjera. Në këtë kontekst, Moser u ndal edhe te rezultatet konk-rete që po jep zbatimi i kësaj reforme në sistemin gjyqësor shqiptar, duke sjellë si fakt largimin e

22 gjyqtarëve dhe prokurorëve nga ky sistem. “Procesi i vetingut që u përmend këtu, është një proces i cili është shoqëruar nga ndërkombëtarët në Shqipëri. Një projekt i cili ka filluar në shtator të vitit 2017 dhe është një projekt shumë i suk-sesshëm dhe nëpërmjet këtij projekti synohet që të luftohet korrupsioni në sistemin e drejtësisë në mënyrë që qytetarëve t’u kthehet besimi te institucionet e drejtësisë. Kështu që një prej rezultateve të procesit të vetingut, është fakti që 22 gjyqtarë apo prokurorë tashmë nuk janë konfirmuar më në detyrën e tyre dhe është e rëndësishme që në këtë proces të kihet parasysh

që drejtësia duhet të funksionojë në mënyrë të tillë”, tha ai. Edhe eurokomisionerja, Jurova gjatë fjalës së saj kërkoi pastrimin e gjyqësorit nga të korruptuarit, në mënyrë që qytetarët të kenë një sistem drejtësie të pastër. “Kemi 28 shtete anëtare dhe katër vende për anëtarësim dhe secili prej tyre ka sisteme unike që do të garantojnë shtetin e së drejtës dhe kjo është e para e garantimit të ekuilibrit të pushteteve dhe gjyqësorit të pavarur. Kjo është ajo që ne diskutuam sot, pasi secili nga sistemet ka specifika e veta dhe në praktikë po rritet përmes traditave specifike të vendeve konkrete”, tha Jurova.

Shqipëria drejt shembullit kroat, para ngritjes së SPAK zbresin në Tiranë ekspertët e Europol, përgatitet terreni për të luftuar krimin e korrupsionin

Shkon në Kuvend marrëveshja me Europol

Kliti TOPALLI

Shqipëria duket se po shkon drejt shembullit kroat në luftën ndaj krimit të or-ganizuar dhe korrupsion-

it. Kroatët kanë dërguar pas hekurave me mijëra zyrtarë, përfshirë kryeministra, ministra, deputetë, kryebashkiakë, etj. Por për të arritur deri këtu, një rol të rëndësishëm pati bashkëpunimi me agjenci ndërkombëtare lig-jzbatuese. Kroacia firmosi mar-rëveshje me Europol, Eurojust, FATF, Edmond Group, Carin, Aro, etj. Por dhe vendi ynë është në gjurmë të saj. Pak ditë më parë gazeta publikoi marrëveshjen me Eurojust, ndërsa dje në Kuvend ka shkuar një marrëveshje, ku i hapet rruga Europol-it të sjellë në Tiranë agjentë. Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunimin në Zbatimin e Ligjit (Europol) ka në fokus krimin e organizuar dhe terrorizmin, pasi heton krimet kur dalin përtej një shteti. Por në Kroaci, Rumani, etj., jep asistencë dhe për korrupsionin apo lidhjet e politikës me krimin. Fakti që pak javë më parë u arrit pakti me Eurojust dhe tani Europol do sjellë një agjent ndërlidhës, tregohet se po përgatitet terreni para ngritjes së SPAK.

Marrëveshja me EuropolProjektligji i dërguar në Ku-

vend synon ratifikimin e mar-rëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Bashkimit Evropian për Bash-këpunimin e Zbatimit të Ligjit, për vendosjen e oficerit ndërlidhës të Europol-it, e cila është miratuar në parim me vendimin nr.403, datë 4.7.2018, të Këshillit të Min-istrave, dhe është nënshkruar nga palët. Ky draft i hap rrugë Europol-it të sjellë një oficer ndërlidhës në vendin tonë. Ai do ketë askes në të dhënat e in-stitucioneve ligjzbatuese dhe do ndihmojë këto të fundit dhe për informacione nga jashtë. Neni 3 përcakton statusin e oficerit ndërlidhës, ku parashikohet se Shqipëria, brenda territorit të saj, do t'i japë zyrtarit ndërlidhës

Sqarim mbi vetingun e gjyqtarit Sotiraq Lubonja

Gazeta “SOT” sqaron të gjithë lexuesit mbi një lapsus në shkrimin me titull: “Vetingu rinis me furtunë, gjyqtari që futi në sherr qeverinë me KLD s’justifikon pasurinë, Sotiraq Lubonjës i dhuroi nëna 40 mln lekë”, datë 03.10.2018. Lidhur me shifrën e përdorur në titull mbi shumën që ka marrë dhuratë gjyqtari Sotiraq Lubon-ja, gazeta sqaron se bëhet fjalë për 4 milion lekë të reja. Gjyqtari në fjalë doli ditën e mërkurë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për t’iu nën-shtruar procesit të verifikimit. Gjatë diskutimit relatorja dha dhe detaje mbi verifikimin që është bërë në aspektin e pasurisë. “Subjekti i rivlerësimit zotëron një shtëpi banimi me dy kate papafingo, fituar nga kontrata dhurimi në 2002 dhe 2007. Vlera e saj është 2 milionë e 500 mijë lekë”, tha KPK. Komisionerët bënë të ditur gjithashtu se zoti Lubonja ka marrë 4 milionë lekë dhuratë nga pensioni i nënës së tij. Shifra prej 40 milionë e përdorur në titull, ishte një lapsus i gazetës, pasi bëhet fjalë për 4 milionë lekë.

KPA hedh shortin për prokurorin e “21 Janarit”

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka hedhur ditën e djeshme shortin për cak-timin e trupit gjykues për rivlerësimin e prokurorit të Tiranës, Adriatik Cama. Shorti vendosi që ndaj prokurorit të shkarkuar më 11 korrik, trupa gjykuese të kryesohet nga Ardian Hajdari, rela-tore: Albana Shtylla dhe anëtarë: Ina Rama, Luan Daci dhe Sokol Çomo. “Sot, në datën 04.10.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesues: Ardian Hajdari; Relatore: Albana Shtylla. Anëtarë: Ina Rama, Luan Daci, Sokol Çomo”, thuhet në njoftim. Sipas KPK-së, Adriatik Cama, ish-prokuror i disa dosjeve me rëndësi, mes tyre “21 Janari” nuk justifikonte pasurinë, ishte i korrup-tuar dhe ishte vënë në presion nga struktura kriminale, pra ishte i papër-shtatshëm për të vazhduar detyrën.

të Europol-it të njëjtat privilegje dhe imunitete si ato të akorduara nga Shqipëria për shtetet anëtare, me gradë të krahasueshme të stafit të misioneve diplomatike të vendosura në Shqipëri. Neni 4 përcakton metodat e punës, ku parashikohet se gjatë shkëmbimit të informacionit oficeri ndërlidhës i Europol-it do të komunikojë me pikat kombëtare të kontaktit dhe me autoritetet kombëtare kom-petente, siç është përcaktuar në marrëveshje ose në ndonjë entitet tjetër specifik brenda Shqipërisë,

1. Oficeri (ët) Ndërlidhës i/të Europolit konsidero-het/en si përfaqësues/ë formal/ë i/të Europolit në lidhje me Shqipërinë. Shqipëria do të lehtësojë qëndrimin e oficerit ndërlidhës në territorin e Shqipërisë.

2. Shqipëria, brenda territorit të saj, i jep oficerit/(ëve) ndërlidhës të Europolit të njëjtat privilegje dhe imunitete si ato që Shqipëria u jep pjesëtarëve të stafit të misioneve diplomatike në Shqipëri, me gradë të

ngjashme, në përputhje me Konventën e Vjenës mbi Marrëdhëniet Diplomatike, 18 prill 1961

3. Arkivat e oficerit (ëve) ndërlidhës të Europolit janë të paprekshme nga çdo ndërhyrje e shtetit shqiptar. Këto arkiva duhet të përfshijnë të gjitha shënimet, ko-rrespondencën, dokumentet, dorëshkrimet, të dhënat dixhitale, fotografitë, filmat dhe regjistrimet që i përka-sin ose që mbahen nga oficeri (ët) ndërlidhës.

STATUSI I OFICERIT NDËRLIDHËSNENI 3

i dedikuar për këtë qëllim. Neni 5 parashikon çështjet adminis-trative për vendosjen e zyrës së oficerit ndërlidhës në Shqipëri, si dhe parashikohet përjashtimi nga të gjitha detyrimet dogan-ore, ndalimet dhe kufizimet në importin e eksportin në lidhje me mallrat për përdorim zyrtar. Neni 6 përcakton mënyrën për

zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe përgjegjësive në rast konflikti. Neni 7 përcakton modalitetet për ndryshimet që mund t’i bëhen marrëveshjes. Ndërsa neni 8 për-cakton modalitetet për përfundi-min e marrëveshjes nga palët. Pra duket se ndërkombëtarët po bëjnë gati terrenin dhe sapo SPAK të jetë gati, pritet reprezalje.

Kroatët kanë dërguar pas hekurave me mijëra zyrtarë, përf-shirë kryeministra, ministra, deputetë, kryebashkiakë, etj. Por për të arritur deri këtu, një rol të rëndësishëm pati bashkëpunimi me ag-jenci ndërkombëtare ligjzbatuese. Kroacia firmosi marrëveshje me Europol, Eurojust, FATF, Edmond Group, Carin, Aro, etj. Por dhe vendi ynë është në gjurmë të saj...

Do të jetë detyra e oficerit (ëve) ndërlidhës të Europolit për të mbështetur dhe bashkëren-duar bashkëpunimin ndërm-jet Shqipërisë, Europolit dhe Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian. Në veçanti, oficeri

(ët) ndërlidhës i/të Europolit do të jetë/në përgjegjës për mbështetjen e kontakteve ndërm-jet Shqipërisë, Europolit dhe Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian dhe për lehtësimin e shkëmbimit të informacionit.

DETYRAT E OFICERIT NDËRLIDHËS

6 GAZETA SOTE Premte 5 Tetor 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

Parlamenti miraton vendimin, hapet gara për 3 anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të BSH, ja kriteret për aplikantët

Kuvendi i Shqipërisë miratoi dje me 72 vota pro projektvendimin “Për miratimin e procedurës paraprake për përzgjedhjen e tre anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”. Ndërkohë që menjëherë pas këtij vendimi dje Parlamenti hapi edhe garën për 3 anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të BSH. Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, Kuvendi njoftoi shpalljen e 3 vendeve vakante për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Aplikantët duhet të plotësojnë disa kritere, si ai i arsimit të lartë ekonomik ose juridik, përvojë pune mbi 5 vjeçare në admin-

istratën publike ose në institucione financiare e bankare. Ndërsa afati i fundit i dorëzimit të dokumenteve është data 19 tetor 2018. “Kuvendi i Shqipërisë, në seancën plenare të datës 4 tetor 2018, miratoi vendimin nr. 103, dt. 4.10.2018 “Për procedurën paraprake të përzgjedhjes së tre anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”( bashkëlidhur këtij njoftimi). Bazuar në këtë vendim, Kuvendi i Shqipërisë fton të gjithë personat që përmbushin kriteret që përcakton Ligji nr. 8269/1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të aplikojnë për tre vendet vakante të shpallura, me afat deri më

datë19 tetor 2018,ora 16.00. Aplikanti duhet të ketë në vëmendje plotësimin e kritereve ligjore në përputhje me nenin 44 të ligjit të Bankës së Shqipërisë si dhe të mos ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë dhe papërshtatshmërisë së funksionit të përcaktuar në nenin 46 dhe 47 si më poshtë cituar: shtetas të Republikës së Shqipërisë, persona që gëzojnë ndershmërinë dhe pastërtinë morale, si dhe kanë: arsimin e lartë ekonomik ose juridik; përvojë profe-sionale në çështje financiare dhe bankare; kualifikime profesionale të profilit; përvojë pune mbi pesë vjet në administratën publike

ose në institucionet financiare dhe bankare; të mos kenë pengesa të parashikuara në nenin 47”, thuhet në njoftim. Më tej, në njoftim Kuvendi ka vënë në dispozicion të të interesu-arave edhe dokumentet që duhet të dorëzojë aplikanti, dëshmi e penalitetit dhe diplomat e ndryshme. “Dokumentet që duhet të dorëzohen janë: Shprehje interesi; Kopje e letërnjoftimit; Curriculum Vitae në gjuhën shqipe të firmosur në çdo faqe; Dokumente të diplomimit dhe të kualifikimeve profesionale të kërkuara; Do-kument që të provojë vjetërsinë në profesion”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Kuvendit.

seanca mbylli punimet në orën 12:20.Reagon PD

Rritja e stafit dhe pagave për tre organet e vetingut nga ana e mazhorancës qeverisëse nuk është kapërdirë dot nga opozita, e cila reagoi dje menjëherë sapo Kuvendi i miratoi me 72 vota pro. Përmes një deklarate për mediat, Partia Demokratike vuri në dukje faktin se Partia So-cialiste miratoi me një vit vonesë amendamentin që PD i kishte kërkuar që një vit më parë për të mos iu shkurtuar fondet organeve të vetingut.

“PS miraton me një vit vonesë amendamentet e opozitës për të mos iu shkurtuar fondet organeve të vetingut. Partia Socialiste refuzoi një vit më parë amendamentet e opozitës për të miratuar pa asnjë shkurtim kërkesën e organeve të vetingut për burime njerëzore. Ishte vendim i Edi Ramës që të shkurtonte me 40 % numrin e këshilltarëve dhe stafit ndihmës të organeve të vetingut. Sot, një vit më vonë Edi Rama u kthye tek amen-damentet e opozitës”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Partisë Demokratike.

Rigels SELIMAN

Mazhoranca qeverisëse miratoi dje e vetme tre projektvendimet për rritjen e stafit dhe fondeve për komisionet e vetingut. Ashtu siç

ka ndodhur gjatë këtij sesioni të ri parlamentar, edhe ditën e djeshme opozita e bojkotoi seancën e Kuvendit, edhe pse mes shumë çështjesh ishte edhe miratimi i kërkesave të bëra nga tre organet e vetingut. Megjithatë, pavarësisht mungesës së opozitës, Partia Socialiste është e vendosur për të mbështetur reformën në drejtësi. Fillimisht, ligjvënësit socialistë me 72 vota pro miratuan kërkesën e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për një shtesë stafi prej 14 personash midis të cilëve dhe 8 këshilltarë ekonomikë, si dhe kërk-esën për riklasifikimin e pagave të strukturës për këtë institucion. Po ashtu, Kuvendi me 72 vota pro miratoi shtim fondesh dhe personeli edhe për Kolegjin e Posaçëm të Kualifikimit, teksa ky institucion përfitoi 6 punonjës të rinj mes të cilëve 4 këshilltarë, 2 juridikë dhe 2 ekonomikë. Ndërkohë, po dje me 72 vota pro të deputetëve të mazhorancës, Kuvendi gjithashtu miratoi shtim fondesh dhe personeli edhe për Komisionerët Publikë, të cilëve iu shtuan 4 këshilltarë, numër ky i barabartë me kërkesën e bërë nga dy komi-sionerët Florian Ballhysa dhe Dariel Sina.

Përshpejtohet procesi i rivlerësimitShtimi i personelit dhe fondeve për tre organet

e vetingut nga ana e Kuvendit, i ka hapur rrugë edhe përshpejtimit të procedurat sa i takon zbulimit të aferave të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kështu që me vendimin e djeshëm të Kuvendit me shtim fondesh dhe personeli për të tre komisionet, duket qartë se këto organe janë të vendosura për të përm-bushur në një kohë reale dhe me sukses misionin e tyre kushtetuese, zbardhja sa më shpejt e çdo aferë që kanë bërë gjyqtarët dhe prokurorët. Kujtojmë që vendimi i djeshëm nga Kuvendi u mor pas kërkesës së vetë organeve të vetingut për shkak të fluksit të lartë të çështjeve që duhet të gjykojnë. Pra në total, ditën e djeshme Kuvendi miratoi një shtesë prej 24 personash staf shtesë për tre organet e vetingut, me një kosto në buxhet rreth 50 milionë lekë. Më tej, seanca plenare, me 72 vota pro miratoi edhe projektvendimin “Për miratimin e procedurës para-prake për përzgjedhjen e tre anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”. Po ashtu, Kuvendi e miratoi me 72 vota pro projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr.55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë””. Ndërsa, me kërkesë të kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, projektvendimi i përfshirë në rendin e ditës së seancës plenare, “Për zgjedhjen e një anëtari të Bordit të Institutit për Stu-dimet e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri” u shty për mungesë kuorumi. Ndërkohë

Shtimi i stafit për vetingun, reagon PD: Rama iu kthye pas një viti amendamenteve tona

Opozita vijon bojkotin e Parlamentit, PS rrit stafin dhe fondet për komisionet e vetingut, përshpejtohet procesi i rivlerësimit

Gjylameti: Në Shqipëri ka progres, vetëm

PD nuk e shehDeputetja e Partisë Socialiste, Ble-

rina Gjylameti ka hedhur dje akuza në adresë të Partisë Demokratike sa i takon gjendjes ekonomike në të cilën ndodhet vendi. Nga foltorja e Kuvendit, Gjyla-meti deklaroi se progresin që ka arritur Shqipëria në drejtimin e PS, nuk i sheh vetëm Partia Demokratike. “Jemi sot, në fund të vitit të parë të mandatit tonë të dytë dhe ashtu siç e kemi thënë shpesh efektet e reformave që bëmë në mandatin e parë po japin dukshëm rezultatet e tyre. Ekonomia shqiptare tashmë ka marrë një certifikatë në tregjet botërore të kapitaleve duke mirëpritur emetimin e Eurobondit. E kjo tregon se reformat e kësaj qeverie janë mirëpritur, ashtu siç në fakt e kanë deklaruar mjaft institucione ndërkom-bëtare. Vetëm opozita në Shqipëri nuk ka sy të shohë ato çfarë janë arritur në këto 5 vite, pas një shkatërrimi total që qeveria e tyre i la buxhetit të shtetit dhe shqiptarëve. Ka qenë jo e lehtë në këto vite të ndërmerren këto reforma”, deklaroi ajo.

Siguria, dy komisionet parlamentare vizitojnë

pikat doganoreDeputetë të Komisionit parlamentar

të Sigurisë Kombëtare dhe deputetët e Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, dhe kryetarët e komisioneve përkatëse, Ermonela Felaj dhe Eduart Shalsi, vizituan dje pikën e kalimit kufitar të Qafë -Thanës dhe Qendrën e përbashkët për Shërbim In-formacioni. Kjo vizitë është në kuadër të disa takimeve që Komisioni parlamentar i Sigurisë, me mbështetjen e prezencës së OSBE-së, do të zhvillojnë edhe në pika të tjera të kalimit kufitar dhe port/aeroporte brenda këtij sesioni parlamentar. Depu-tetët panë nga afër punën e personelit, morën informacion të dorës së parë për procedurat dhe diskutuan për vështirësitë dhe sfidat që duhen adresuar për të ard-hmen. Kryetari i degës doganore të Pikës Kufitare të Qafë-Thanës, Gentian Berberi, bëri një prezantim të punës, duke njohur parlamentarët me arritjet dhe problema-tikat, që hasnin në punën e tyre.

Kuvendi miratoi dje dy projektligje dhe katër projektvendime. Për të tre projektven-dimet “Për një shtesë personeli në KPK”, “Për disa ndryshime të organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të KPA” dhe “Për sht-esë të numrit të punonjësve dhe riklasifikim të pagave të Komisionerëve Publikë”, përm-bledhur në një diskutim të vetëm, në emër të grupit parlamentar të PS u shpreh deputeti Bashkim Fino. Gjatë fjalës së tij, Fino theksoi

se roli dhe performanca e tre institucioneve të veting-ut, përbëjnë faktor kyç për çeljen e negociatave.“Procesi i vetingut është një proces që shkon i tëri në pritshmërinë e qytetarit shqiptar, në interesin e publikut dhe shoqërisë shqiptare për të garantuar funk-sionimin e duhur të drejtësisë së cunguar, apo të munguar, dhe kthimin e besimin e tij në funksionimin e shtetit të së drejtës dhe vlerave të tij demokratike”, deklaroi ai.

RRITJA E STAFIT DHE FONDET, REAGON FINO

Partia Demokratike i është përgjigjur dje kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili tha se PD kërkoi pazar pak javë më parë për të ndryshuar ligjet e vetingut. Në një deklaratë të shpërndarë në media, selia blu theksoi se nuk ka kërkuar kurrë pazar me qeverinë për vetingun, dhe se platforma e propozuar ka patur si qëllim, vetëm respektimin e Kushtetutës. “Për të mbuluar faktin se u bë pengesë qëllimisht për funksionimin e shpejtë të organeve të vetingut, nxiti Taulant

Ballën të shpifë kundër opozitës. Qeveria e Edi Ramës nuk mund të mbulojë lidhjet me krimin e organizuar me përbetimet e dashurisë ndaj re-formën në drejtësi, zbatimin e të cilës po e vonon prej 2 vjetësh. Opozita nuk ka kërkuar dhe nuk do të kërkojë kurrë pazar me Edi Ramën! 7 pikat e platformës së opozitës kishin për qëllim vetëm zbatimin e Kushtetutës. Edi Rama nuk e do këtë, sepse është përkrah bandave dhe është armiku kryesor i shtetit ligjor”, thuhet në reagimin e PD.

VETINGU, PD: NUK KËRKUAM PAZAR ME RAMËN

3,5,9,10,11,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Premte 5 Tetor 2018 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Drejtësia do shkojë deri në fund për rastin e Krujës”

Edi Rama: Për paktin detar me Greqinë nuk ka nevojë të pritet Kushtetuesja, ja çfarë pres nga Meta për kreun e ri të KLSH, PD jashtë binarëve

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur dje akuzave të opozitës sa i takon debat-eve për rastin “Xhisiela”. Në

një intervistë për “Real Story” të Sokol Ballës, Rama deklaroi se drejtësia do shkojë deri në fund për të zbardhur të plotë ngjarjen. Më tej ai deklaroi se të gjithë këto janë skenarë të opozitës dhe Lulzim Bashës për të mos pësuar disfatë në zgjedhje. Rama e cilësoi Bashën si një subjekt që nuk ka më interes. Madje sipas tij, PS ka rritur mbështetjen në publik dhe nuk e ka humbur atë pavarësisht akuzave të opozitës. Kryeministri foli dhe për çështjen e paktit me Greqinë, ku deklaroi se nuk është e nevojshme të pritet Gjykata Kushtetuese, duke ju përgjigjur në këtë mënyrë presidentit Meta.

-Po nis me çështjen më të fundit që ka dominuar më shumë se një javë skenën politike? Çështja e Krujës.

Unë mund të përgjigjem vetëm me aspektin që ka të bëjë me sjelljen e institucioneve që kanë të bëjnë me këtë rast dhe nuk preferoj të hyj në këtë vorbullën e kazanit për këtë çështje. Mendoj që vajza është marrë peng për llogaritë e tregut politikë dhe mediatik. Është mbajtur peng për ditë të tëra në mënyrë brutale ndërkohë që ajo meriton vetëm drejtësi dhe drejtësinë asaj do ja japi vetëm rruga e institucioneve të drejtësisë. Të tjerat unë ja kamë lënë atyre që nuk mund të jetojnë dot pa llapur.

-Pengmarrjen e ka kryer djali i de-putetit të PS, ndonëse dhe krahu tjetër bën të vetën unë them se pengmarrja ka nisur prej disa muajsh dhe atë e ka bërë i përzgjedhuri i deputetit që ju e keni zgjedhur.

Ky fjalimi jot më kujton një nga fjalimet që një nga këta anëtarët e by-rosë mbajti para Mehmet Shehut edhe pse...Mos më ndërprit të lutem. Por versioni im është që duke më kërkuar ju mua llogari për djalin e deputetit, versioni im është se djali i deputetit është në burg sot e para. Unë nuk e di në jeni ju në nivelin e kronologjisë. Por ta marrim kronologjinë unë nuk do i shkoj nga 21 korriku deri në fund, por do qëndroj tek kronologjia. Dhe ajo thotë që më 21 korrik vajza shkon në komisariat në orën 17:00, në orën 21:40 ajo thirret për të dëshmuar në stacionin e policisë Fushë-Krujës, nga një oficer policie i cili vepron jo kon-form ligjit dhe procedurës pasi thërret dhe personin që ishte i akuzuar dhe që të nesërmen shkarkohet nga detyra ky oficer policie dhe po të nesërmen policia bën komunikatën dhe çështja i referohet prokurorisë. Që do të thotë se në këtë moment ka mbaruar roli i Policisë së Shtetit dhe gjërat kanë qenë pjesë e prokurorisë.

-Z. kryeministër kush është opin-ioni juaj për çështjen e Xhisielës dhe sa besoni ju tek videopërgjimi i preten-duar nga ish-oficeri i policisë?

Besoj se Partia Demokratike e ka dhunuar çështjen përpara se ta nxirrte dhe ta bënte publike. Kështu që të besosh tek ky komplot i dytë i

opozitës për këtë çështje është si të besosh tek seriali i parë i “Babales”. Pra të besosh tek ky konspiracioni tjetër ose je i vetëdijshëm që i shërben verbërisht qëllimeve të një partie që e thotë me zërin e liderit të saj legjendare që: “ne Edi Ramën nuk e mundim dot me votë”. Atëherë çfarë do të thotë kjo, hajde ta bëjmë lesh e li këtë vend duke u turrur me baltë krimi, krime dhe me video-përgjime e skandale sikundër bën opozita e sotme, në mënyrë që shqiptarët do të çoroditen. Por jeni tërësisht gabim. Jemi në një vend të lirë dhe duke iu rikthyer tek çështja “Babale” di t’u them se shumë shpejt do të dalë përgjigja për Babalen e parë. Do të habiteni, madje i madh e i vogël nga përgjigjia. Do të shihni surpriza nga përgjigja, ju dhe ata, pasi unë e kam marrë vesh përgjigjen qysh 24 orë që kur doli.

-Si i përgjigjeni argumentit të opozitës që rasti Rraja imponon një ligj siç është ai për vetingun në politikë?

Opozita sot në Shqipëri është një forcë politike që ka marrë fund. E dëshpëruar, e dështuar që e pranon me gojën e liderit të saj historiko dhe leg-jendar që nuk fiton dot zgjedhjet. Dhe nxjerrin justifikime të kota duke thënë se nuk fitojmë dot se është krimi, është blerja e votës, etj. Dhe gjëja që unë kam kërkuar dhe kërkoj nga të gjithë ju dhe ata, se përse nuk e ndihmoni këtë popull. Përse nuk e ndihmon këtë vend shumë thjeshtë. Ju media. Merrni more vëlla bëni sondazhe. Sondazhet nuk manipulohen. Në qoftë se zgjedhjet u manipuluakan, sondazhet nuk manip-ulohen. Nëse ju media, secila media bëni një sondazh dhe pyesni opinionin publik, do shikoni atë që shikoj unë çdo muaj, që shoqëria nuk është e thyer në besimin e vetë karshi neve. Ne si Parti Socialiste e pyesim opinionin publik rregullisht. Po ua them me bindje se nëse zgjedhjet mbahen sot, Partia Socialiste fiton më shumë deputetë se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Dhe kush është arsyeja. Arsyeja është shumë e thjeshtë. Shqipëria nuk ka asnjë alternativë tjerë, përveçse Partisë Socialiste. Ore zotëri unë ju them bëni sondazhe dhe do të shikoni dhe ndjeni atë gjë që shikoj dhe ndiej unë.

-Kryetari i opozitës tha se ju më keni gënjyer një herë për mar-rëveshjen, por s’do

më gënjeni dy herë. A do ketë një marrëveshje të dytë me opozitën dhe nëse po, për çfarë do të jetë?

Me thënë të drejtën, besoj që do na bjerë shumë audienca nëse flasim për Lulzim Bashën dhe opozitën sepse opozita është jashtë binarëve të një politike ku të sfidon. Opozita është kthyer në një i mbytur që po përpiqet të mbysë duke përdorur format më ek-streme të mbytjes, të bajgës, të shpifjes. Askush nuk ndihmon për të vënë për-para faktet. Si e kam gënjyer unë? Ai thotë ashtu, unë nuk them ashtu. Kjo bisedë s’ka interes sepse s’ka patur asgjë tjetër përveç asaj që është bërë publike. U ngrit alibia e manipulimit për një palë zgjedhje më të qeta dhe më të qarta. Ju nuk e keni besuar që PD do të fitonte në ato zgjedhje.

-Çfarë ndodh nëse opozita kësaj radhe i qëndron bojkotit të zgjedhjeve sepse ka thënë se nuk do të kthehen nëse nuk pranohet vetingu në poli-tikë?

Hera e parë ishte dramë për opozitën, hera e dytë do të ishte ko-medi pastaj. Ne jemi këtu për të bërë detyrën tonë. Debati për opozitën është shterpë dhe nuk i duhet asnjërit. Ne duhet të shfrytëzojmë intervistën dhe qeverisjen për të bërë punë për njerëzit. Do na ikë audienca.

-Si ndiheni vetëm në drejtim të qeverisë? Si e shihni ritmin e punës së kësaj qeverie?

Së pari, më mirë të fillosh një punë nga fillimi sesa të fillosh një punë që është nisur mbprasht, Ka pasur inau-gurim, por jo fonde për të bërë ato puni-me. Ne trashëguam një kolaps të atij sistemi dhe mandati i parë ishte shumë i vështirë sepse na duhej të mos lejonim rënien në humnerë, ne kërcënoheshim të binim realisht. FNM në tha ulni rrogat dhe pensionet. Nga ana tjetër duhet të mbanim edhe premtimet tona. Nga ana tjetër ishin projektet. Rruga e Pogradecit kishte një projekt skandaloz dhe praktikisht kemi ndërtuar nga e para të gjitha gjërat. Nuk bëhen rrugët sot për nesër. Nuk kemi pasur asnjë qël-lim dhe arsye që të pengojmë punimet dhe nuk ka asnjë vonesë. Vonesat në

punime ndodhin kur duhet të gjejmë një financim tjetër, kur ndryshon

projekti, kur ka një rrëshqitje të paparashikueshme. Kështu për Pogradecin, kështu për Tiranë-Elbasanin, kështu për Bypassin e Vlorës. Ne kemi një projekt infrastrukture që është më i madhi si program infrastrukture që ka patur ky vend dhe

në fund të mandatit do të kemi një ndryshim rrënjësor. Rruga e Arbrit do të përfundojë brenda mandatit, do të ketë komplet ndryshim. Programi i mirëmbajtjes është komplet ndryshe nga ç’ishte.

-Kjo si qeveri, në raport me ekonominë, veçanërisht me infrastruk-turën nuk ka ende bilance.

Ne kemi paguar në mandatin e parë koston e marrëzive dhe paditurisë së qeverisë në 8 vite. Morëm një mal me borxhe dhe u detyruam të bëjmë gjithçka nga e para. Vlorë-Levan u la në mes dhe për të hyrë në Vlorë duhet të hyje nga një xhep fallso. E mban mend apo jo? Nuk ka asnjë rrugë të përfunduar, por Rruga e Kombit është e vetmja rrugë që mund të thuash se ka një pjesë të mirë, por e kemi përfunduar ne. Qeveria nuk bën rrugë, financon projekte, bën kontrata, monitoron dhe paguan. Rrugët i bëjnë kompanitë. E mbani mend ju ku ishte ky vend? E mbani mend që ne kemi marrë qever-inë edhe Berisha thoshte ju pret skenari grek sepse realisht vendi ishte drejt rrënimit. Kemi bërë ne më shumë seç kanë bërë ata. E morëm ekonominë zero, sot e kemi plus katër. Ekonomia ishte aty si rezultat i një rrumpalle dhe mania për të hapur rrugë sa më shumë pa projekte dhe pa lekë për t’i thënë popullit shikoni se ne po bëjmë rrugë. Ne do ta çojmë ekonominë shqiptare mbi pesë. Kemi marrë përsipër një gjë të tillë.

-Si ka mundësi që ju turreni me të njëjtin pasion ndaj teatrit dhe tregoheni shumë të kujdesshëm ndaj Shtëpisë me Gjethe, Bunkart, etj?

Unë besoj shumë që komunizmi dhe egërsia e thellë e komunizmit nuk mund të tregohet për fëmijët tanë nëse nuk kanë mundësinë e një eksperience fizike. Ama, kur shohin nga afër dhe

prek bunkerin kupton realisht se çfarë ndodh në Shqipëri. Godina e teatrit nuk ka asnjë vlerë dhe nuk mund të jetë për teatër. Ndërtimi i teatrit të ri me standarde krejt të reja është mirë edhe për historinë edhe për të gjithë. Në tokën publike ku sot do të ndërto-het teatri do të ndërtohet vetëm teatri. Ju thoni do të ndërtoni edhe 7 kulla. Ju mund të thoni edhe 17, por ai do të jetë trualli i Teatrit kombëtar. Mbrapa Teatrit Kombëtar ka një truall privat që e zotëron të drejtën ta zotërojë kompania që ka ardhur me të drejtë. Juve nuk ju interesojnë faktet, ky është problemi.

-Më thuaj një investim serioz në Shqipëri.

Ju nuk jeni njerëz të caktoni çfarë është serioz dhe çfarë jo në Shqipëri. Për këtë gjë është hedhur baltë në mënyrë të vazhdueshme. Këta njerëz që sot janë të pasur paguajnë më shumë apo më pak taksa, janë më të shumtë apo më të paktë në numër? Bëni shpifje si një provberbë latinisht që klientët e qeverisë që marrin PPP janë të korruptuar.

-Ju keni marrë një letër nga një prej anëtarëve të komisionit ku ju kërkohet që të mos shkohet përpara me marrëveshjen e detit sepse nuk është pozitive për vendin tonë. A është e vërtetë?

Nuk e mohoj. Kini parasysh që një grup negociator me 12 a 15 veta, nuk është e thënë të ketë konsensus nga të gjithë për gjithçka. Ajo që përbën syn-imin tonë dhe besoj se do të sqarohet do të jetë që ne të dalim nga kjo negociatë me një marrëveshje më të mirë se ajo e mëparshme. Kjo është sensitive dhe nuk dua të flas më tepër. Në fund do të dalim me sukses dhe do të realizo-hen objektivat. Sa i përket Gjykatës Kushtetuese, ai është një opinion i Presidentit, Parlamenti është sovran në këtë pikë. Gjykata Kushtetuese vërtetë sot nuk gjykon, por është e hapur për të depozituar çështje. Nuk krijon asnjë problem. Kushdo mund ta çojë në Kushtetuese, pasi asaj nuk i është vënë dryni. Pra nuk krijon asnjë problem në kalimin e afateve.

-A po e pengon Meta paktin?Presidenti nuk po pengon. Presi-

denti nuk është pengesë, kemi pasur vazhdimisht komunikim për këtë çështje. Është i fokusuar shumë dhe i interesuar për çdo detaj që të kemi një marrëveshje sa më pozitive. Ai ka ndi-hmuar çështjen sepse duke kërkuar shumë ka arritur që nesër pasnesër për historinë dhe arkivat të ketë gjithçka të dokumentuar.

-Presidenti vijon të mendohet për kreun e SHISH dhe në fund të këtij viti mbaron mandati i kryetarit të KLSH.

SHISH është në funksion të plotë, s’ka asnjë problem. Zoti Meta ka të gjithë kohën e nevojshme në dispozi-cion. KLSH është propozim i Presiden-tit dhe pastaj e voton Parlamenti. Unë kam shumë besim tek Presidenti që do të më ofrojnë mbase një propozim që të jetë i pranueshëm nga ana jonë. Nuk është çështja ta ketë kush ta ketë. Janë shumë gjëra që janë parë sikur i ka opozita.

Opozita sot në Shqipëri është një forcë politike që ka marrë fund. E dëshpëruar, e dështuar që e pranon me gojën e lideri të saj his-toriko dhe legjen-dar që nuk fiton dot zgjedhjet. Dhe nxjerrin justifiko të kota duke thënë se nuk fitojmë dot se është krimi, është blerja e votës, etj...

8 GAZETA SOTE Premte 5 Tetor 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

Mimoza IBRA

Dita e djeshme ishte e mbush-ur nga kallëzimet penale të politikanëve. Fillimisht ish-in Partia Demokratike dhe

Lëvizja Socialiste për Integrim, të cilat përmes kryetarëve të grupeve parlam-entare respektive, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili depozituan në Prokurorinë e Tiranës një padi kundër kryeministrit Edi Rama. Padia e opozitës lidhet me denoncimin e ish-oficerit të Fushë Kru-jës, tashmë në arrati, Emiljano Nuhu, se është kërcënuar me jetë në zyrën e tij nga të afërm të deputetit socialist, Rrahman Rraja dhe në prani të kryeta-rit të grupit parlamentar, Taulant Balla. Sipas opozitës, kryeministri ka kërcën-uar Nuhun duke promovuar dhunë dhe duke i dalë në mbrojtje deputetit socialist Rrahman Rraja. “Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet deklarimit të tij publik, ka patur për qëllim jo vetëm manipulimin e opinionit publik mbi çështjen, por mbi të gjitha intimidi-min dhe paracaktimin e rezultatit të hetimit nga organet ligjzbatuese, me synimin për të penguar zbulimin e të vërtetës. Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet deklarimit të tij publik, ka patur për qëllim kanosjen mafioze ndaj nënkomisarit Emiljano Nuhu, me synimin për ta frikësuar që të mos flas më tej. Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet deklarimit të tij publik, ka patur për qëllim kanosjen mafioze ndaj çdo punonjësi të Policisë së Shtetit që ka dijeni mbi rrethanat e ngjarjes, me synimin që ato të mos dëshmojnë dhe të mos tregojnë të vërtetën, por të heshtin”, thuhet në padinë e PD-LSI. Sipas opozitës, Edi Rama ka kryer 3 vepra penale për të cilat dënohesh deri në 4 vite burg: “Kanosje për shkak të detyrës”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Kanosja për të mos-kallëzuar”. Pas padisë së opozitës, reagoi edhe Edi Rama në rrjetet sociale, i cili u shpreh i gatshëm për tu hetuar e nuk kurseu ironinë. “Dy gjysmagjela të opozitës së shpërndarë më paskan kallëzuar në prokurori në emër të heroit të filmit Babale 2. I falën-deroj dhe plotësisht gati të hetohem, duke pritur me durim që prokuroria t’iu nxjerrë fundin të dy Babaleve, ndërkohë që puna për Paketën Antish-pifje vazhdon”, tha Rama.Balla padi për Alibeajn dhe Palokën

Valën e kallëzimeve penale e

“Babalja”, Prokuroria e Krimeve të Rënda thërret për të dytën herë për të dëshmuar Ervin Salianjin, reagon demokrati

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji do të duhet të paraqitet ditën e sotme tek ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Dosja e “Babales” dhe audio-përgjimi ndaj vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj “dety-roi” Prokurorinë e Krimeve të Rënda që të thër-rasë për herë të dytë për të dëshmuar Salianjin në lidhje me këtë çështje. Në thirrjen që Krimet e Rënda i kanë dërguar demokratit, thuhet se ai duhet të paraqitet në orën 09:30. Sapo u bë pub-lik lajmi se Prokuroria e Krimeve të Rënda do të

kërkojë sot edhe një herë dëshminë e Salianjit, erdhi edhe reagimi i këtij të fundit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ervin Salianji u shpreh i gatshëm për të dëshmuar, ndërsa shtoi se kësaj çështjeje duhet t’i shkohet deri në fund me qëllim që të ndahet qeveria nga krimi. “Të vendosur për të shkëputur lidhjet e qeverisjes me krimin e organizuar, kudo, kurdo, me çdo formë. Nesër, ne orën 9.30, do jem në Prokuror-inë e Krimeve të Rënda, me vendosmërinë për ti shkuar deri në fund të vërtetës për Familjen

Mafioze Xhafaj!”, tha Salianji. Kujtojmë që kjo lëvizje e Prokurorisë së Krimeve të Rënda vjen vetëm pak ditë pasi nga Anglia erdhi përgjigja e ekspertizës së audiopërgjimit të pretenduar mes Albert Veliut dhe Agron Xhafajt. Nga të dhënat e para mësohet se ekspertët anglezë kanë mbërritur në përfundimin se përgjimi nuk është autentik dhe se zëri i personit në video nuk mund të thuhet me siguri se është i Agron Xhafajt. Prokuroria e Tiranës regjistroi procedimin penal pasi mori një kallëzim nga

Agron Xhafaj, i cili u vetëdorëzua tek autoritetet italiane për të vuajtur dënimin. Deputeti Salianji është vënë nën hetim për kallëzim të rremë. Kjo është hera e dytë që demokrati do të shkojë për të dëshmuar për rastin që denoncoi pak muaj më parë së bashku me deputetin Alibeaj dhe Gazmend Bardhin. Risjellim në vëmendje që për herë të parë Prokuroria e Krimeve të Rënda thirri për të dëshmuar për këtë çështje në datën 21 mars tre demokratët: Ervin Salianji, Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi.

Padia e opozitës, reagon Rama: Gati të hetohem

Shpërthejnë kallëzimet penale në politikë, Vasili e Spaho padisin Ramën, Balla çon

në prokurori Palokën dhe AlibeajnAlibeaj: Qeveria fsheh pamjet e kamerave

të komisariatitDeputeti i Partisë Demokra-

tike, Enkelejd Alibeaj vijoi dje me akuzat ndaj qeverisë sa i takon çështjes së Xhisiela Malokut. Në një dalje për mediat ai tha se qever-ia po fsheh pamjet e kamerave të sigurisë të Komisariatit të Krujës. “Inflacioni me padi apo shou në prokurori nuk e shpëton dot Taulant Ballën nga përgjigja: pse qeveria e tij nuk shfaq çfarë përmbajnë kamerat e Policisë së Fushë-Kru-jës. Përsa kohë qeveria mbulon të vërtetën, Taulant Balla nuk ka pse të ndjehet i fyer, kur ne i kujtojmë se ai ka marrë pjesë në kërcënimin me pistoletë në kokë të nën komisar Emiljano Nuhut. Qytetarët e kanë parë sesi ai po sillet si anëtar i bandës së Fushë-Krujës në mbrojtje të Rrahman Rrajës dhe djalit të tij përdhunues. Qytetarët nuk kanë harruar se ditën e parë të reagimit të tij, Taulant Balla quajti “idiotizëm” përdhunimin e vajzës nga djali i ko-legut të tij. Loja me padi është e dalë boje”, tha Enkelejd Alibeaj.

Strazimiri: Rama po tenton të tërheqë vëmendjen nga BallaDeputeti i Partisë Demokratike,

Gent Strazimiri deklaroi dje se ako-ma nuk dihet se çfarë po ndodh me kamerat e sigurisë të Komisariatit të Krujës. Gjatë një daljeje media-tike, Strazimiri u shpreh se Rama po vijon propagandën për të hequr vëmendjen nga akuzat ndaj Taulant Ballës. “PD kërkoi dje të dinte çfarë ishte bërë me kamerat e komisariatit. Në vend të një përgjigje, Rama ka angazhuar makinën e propagandës, për të tërhequr vëmendjen nga fakti se Balla, Rraja dhe Bushi ishin aty kur Nuhut iu vu pistoleta në kokë. PD njohu dje me denoncimet e oficerëve dhe punonjësve të SHKB, se drejtori Ardi Veliu kanë fshirë të gjithë kam-erat e komisariatit të Fushë-Krujës, dhe ato të bizneseve përreth. Ata u kërcënuan me tatimorë, banditë dhe armë. Sa herë u kapet një deputet në komisariat, kamerat ose fshihen ose prishen. Megjithëse u vunë në dijeni nga Nuhu, shërbëtorët e Ramës, nuk reaguan”, theksoi Gent Strazimiri.

vijoi dje kreu i grupit të PS, Taulant Balla. Ai depozitoi në prokurori padi për dy deputetët e PD, Edi Paloka dhe Enkelejd Alibeaj. Kjo lëvizje e Ballës erdhi sepse sipas tij, demokratët kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë fyer përmes akuzave në lidhje me rastin e Emiljano Nuhut. Dy deputetët e PD e kanë akuzuar Ballën si të përfshirë në mbrojtjen e djalit të deputetit të PS. Kujtojmë që këto padi vijnë pas

kallëzimeve penale të bëra edhe ndaj Lulzim Bashës, Emiljano Nuhut dhe gazetarit Basir Çollaku po për çështjen e Xhisiela Malokut. Në lidhje me këto kallëzime penale, Taulant Balla ishte i pranishëm pasditen e djeshme për rreth dy orë në Prokurorinë e Tiranës, ku edhe është marrë në pyetje nga prokurorja Elsa Miha. Pas daljes nga organi i akuzës kryeqytetase, Balla u shpreh në një prononcim për mediat se

“Prokurorja Elsa Miha që dëshmova u informua prej meje për rrethanat në ngarkim të këtyre shtetasve dhe kam depozituar të gjitha provat që plotësojnë kallëzimin tim penal në krye të të cilëve është Basha. Unë e garantoj publikun, që do ta fitoj këtë betejë jo në interesin tim por të shqiptarëve që nuk duan më këtë lloj politike, që një budalla si Basha hedh një gurë në lum, ndërsa tani ka detyrimin që

të vijë këtu dhe të thotë se çfarë provash ka për t’u mbrojtur në kallëzimin ndaj tij. Ne politikanët çdo ditë bëjmë edhe shpërdorim detyre nëse duam, Basha është akuzuar edhe për shpërdorim detyre. Unë kam ardhur për të depozituar një dosje provash që justifikojnë kallëzimin tim. Unë kam bërë kallëzim, nëse është i rremë unë mbaj përgjegjësi”, tha dje Balla pas marrjes në pyetje në Prokurorinë e Tiranës.

BALLA: DO TA FITOJ BETEJËN KUNDËR POLITIKËS SHPIFËSE

është pyetur për të gjitha paditë e bëra. Sipas kryetarit të grupit të PS, proku-rorja është informuar për rrethanat në ngarkim të shtetasve të paditur, ndërsa mësohet se ka depozituar edhe të gji-tha provat që plotësojnë kallëzimin e tij. Përmes kallëzimeve, Balla kërkon të hedhë poshtë akuzat se ka qenë i pranishëm në Komisariatin e Krujës në momentin që pretendohet se Emil-jano Nuhu është kërcënuar.

Padia e opozitës lidhet me denoncimin

e ish-oficerit të Fushë Krujës, tashmë në ar-rati, Emiljano Nuhu, se është kërcënuar me jetë në zyrën e tij nga të afërm të deputetit so-cialist, Rrahman Rraja dhe në prani të kryetarit të grupit parlamentar, Taulant Balla. Sipas opozitës, kryeministri ka kërcënuar Nuhun duke promovuar dhunë dhe duke i dalë në mbro-jtje deputetit socialist Rrahman Rraja...

“Nëpërmjet veprimeve aktive, kryeministri Edi Rama ka kryer kanosje serioze ndaj një ish-punon-jësi që kryen një detyrë shtetërore, i cili për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore ka bërë publike fakte të rënda që implikojnë zyrtarë pub-likë në veprimtari kriminale dhe që është detyruar të largohet nga

Shqipëria për shkaka të veprimeve kriminale të individëve me rekorde kriminale, që gëzojnë mbështetjen e deputetit Rrahman Rraja. Or-ganet ligjzbatuese duhet të vepro-jnë pa asnjë hezitim të mëtejshëm dhe me profesionalizëm të lartë”, thuhet në padinë e PD-LSI ndaj kryeministrit Edi Rama.

PD-LSI: Rama ka kryer kanosje serioze ndaj një ish-punonjësi

3,5,9,10,11,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Premte 5 Tetor 2018 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

Kryemadhi: Po më përndjekin strukturat kriminale, Ramën e pret një fund i hidhur, nëse prokuroria nuk e heton reforma ka dështuar

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim kërcënoi ditën e djeshme kryeministrin Edi Rama me dhunë. Gjatë një interviste të dhënë në studion e “Opinion”, Kryemadhi iu kundërpërg-jigj deklaratës së Ramës pas padisë së opozitës, duke quajtur Petrit Vasilin dhe Edmond Spahon dy “gjysmagjela”. Por Kryemadhi u shpreh në mënyrë figurative se Vasili dhe Spaho do të krijojnë një gjel të madh dhe do t’i nxjerrin sytë Ramës. “Gjysmagjeli tek përralla bënte flori. E dinë të gjithë shqiptarët. Edhe këta gjymsagjelët,

plotësojnë njëri-tjetrin dhe bëjnë një gjel që ka për t’ia nxjerrë sytë Edi Ramës. Po të ishte Edi Rama i pafajshëm nuk e bënte atë status. Ai ka ndërtuar një realitet të vetin virtual ku në fakt, viktimat e këtij realiteti janë shqiptarët, dëmin më të madh të cilëve ua bën duke ndenjur çdo ditë dhe më shumë. Sigurisht përralla e tij nuk do të ketë fundin e lumtur, pasi gjithmonë fiton populli dhe jo mbreti dhe për hir të së vërtetës, përralla e tij do të ketë një përfundim shumë të hidhur për të kur të fitojë populli. Do të ketë kosto, sigurisht

që do të ketë kosto”, tha ajo. Në vijim, Kryema-dhi shtoi se opozita vendosi të depozitojë padi edhe pse e di që organi i akuzës është degëzim i Kryeministrisë, madje sulmoi edhe reformën në drejtësi duke deklaruar se ka vdekur. “Pavarësisht se jemi të vetëdijshëm se çfarë përfaqëson sot prokuroria, ne zgjodhëm të padisim kryeministrin për t’iu treguar qytetarëve se çfarë bëjnë këta. Por Prokuroria e Përgjithshme sot është një degëzim i Kryeministrisë. Nëse prokuroria do hap hetim për Edi Ramën do ta besoj reformën në drejtësi.

Nëse prokuroria nuk do ta hetojë Edi Ramën, kjo reformë ka dështuar”, tha Kryemadhi. Një tjetër pikë që tërhoqi në vëmendje gjatë intervistës ishte deklarata e kryetares së LSI, teksa diskutohet rasti i Xhisiela Malokut. Ajo deklaroi se ndiqet nga struktura të shtetit dhe struktura kriminale, sidomos gjatë fushatave zgjedhore. “Ndiqem, ka ndodhur që të ndiqem. Mua më ndjekin struktura të shtetit, struktura kriminale. Edhe gjatë fushatës zgjedhore më ka ndodhur të përndiqem”, u shpreh Monika Kryemadhi.

Skandalet e Veliajt me urbanët, zhduken nga qarkullimi abonetë e linjës dhe të studentëve, abonetë

e përgjithshme alternativa e vetme për qytetarët

Veliaj nuk mban premtimet për urbanët

Endri ARIZI

Skandalet e kryebashkiakut të Tiranës me urbanët duket se nuk kanë fund. Pak kohë më parë, kryebashkiaku

Erjon Veliaj vendosi të rriste çmim-in e biletës së autobusëve me 10 lek. Edhe pse u kundërshtua kjo nismë pasi favorizonte kompanitë e transportit publik urban, Veliaj u argumentua me faktin se rritja e çmimit të biletës sot të rriste cilësinë në urbane. Argument ky që edhe pse kanë kaluar 3 vjet nga kjo nismë, situata e udhëtimit në urbane vijon të jetë në kaos. Kjo për faktin se deri më sot, kompanitë e urbanëve veç përfitimit nuk kanë marrë asn-jë veprim për të rritur shërbimin e udhëtimit. Por teksa këto elementë do t’i cilësojmë më poshtë, ajo ç’ka e skandalizon akoma më shumë sit-uatën është çështja e aboneve. Gjatë muajit gusht kompanitë e urbanëve, pas miratimit të ligjit nga Ministria e Financave, vendosën përdorimin e abonesë të personalizuar. Detaj ky që favorizon hapur kompanitë e urbanëve dhe jo qytetarët. Kjo për faktin se çdo pjesëtar i një familjeje u detyrua të blinte na një abone. Por nëse ndalemi tek rasti i një familjeje me ndihëm ekonomike apo me një rrogë të minimumit jetik, asaj do t’i kushtonte të shpenzonte më shumë për abonetë sesa për t’u ushqyer. Por nga ana tjetër skandali me ab-onetë u thellua akoma më shumë gjatë këtij muaji kur bashkia dhe kompanitë vendosën që të përfshi-jnë dhe fëmijët në çmimin e biletës. Me aprovimin e këtij vendimi, nga qoskat e zyrtarizuara ku shiten abone, bashkia ka ndërmarrë një veprim duke zhdukur nga qarkul-limi si fillim abonetë studenti dhe më pas duke reduktuar abonetë e linjave të veçanta. Veprim ky po de-tyron të gjithë përdoruesit e linjave të urbanëve të blejnë vetëm abone të përgjithshme. Pra veprim ky që tregon hapur se bashkia dhe kom-panitë me përfshirjen në çmim të fëmijëve nga mosha 7 vjeç e lartë, po i shtyjnë qytetarët që të blejnë vetëm abone të përgjithshme me qëllim që të përfitojnë sa më shumë. Madje veprim ky dhe në shkelje të hapur me ligjin, pasi Veliaj nuk po u ofron alternativa qytetarëve, sidomos fëm-ijëve dhe studentëve që të përfitojnë

NATO, Xhaçka: Deri në 2024, buxheti 2% e GDP

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ishte dje në Bruksel, në kuadër të Ministerialit të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s. Në fjalën e saj drejtuar Ministerialit, Xhaçka, ka përsëritur angazhimin e qeverisë shqiptare për të përcak-tuar 2% të GDP për mbrojtjen deri në vitin 2024. Ndërkohë që nga ana tjetër, Xhaçka garantoi vendet aleate, se Shqipëria do të vijojë angazhimin në misionet paqeru-ajtëse. “Deri ne viti 2024, buxheti për mbrojtjen do të jetë 2% e GDP. Pak ditë me parë u certifikuan 1 mijë efektivë të këmbësorisë nën monitorimin e NATO. Çertifikimi i grup batalionit, përmbushje e standardeve dhe detyrimeve si anëtar të Aleancës. Shqipëria do të vijojë angazhimin në misionet paqeruajtëse”, deklaroi Xhaç-ka. Gjatë Ministerialit, Ministrja Xhaçka u takua me sekretarin amerikan Mattis dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, të cilët vlerësuan angazhimin e Shqipërisë në operacionet e NATO-s.

Nikolla: Shkolla e drejtorëve moment i rëndësishëm

Emërimi i drejtorëve të shkol-lave nga politika do të marrë fund, pasi nga sot do të kalojnë përmes një shkolle të dedikuar, ku edhe do të specializohen e certifikohen për punën e tyre. Në një aktivitet të zh-villuar dje për të prezantuar ngritjen e shkollës së drejtorëve që do të nisë funksionimin nga dita e sotme, ishin të pranishëm figura të rëndësishme të jetës politike e sociale. Për ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lin-dita Nikolla reformat e ndërmarra do të ishin të paplota nëse nuk do të ishin sistematike. Kështu, duke folur rreth themelimit të shkollës së drejtorëve, ajo e cilësoi këtë të fundit një moment kthese, me rëndësi për emërimin e drejtorëve. “Ne kemi ndërmarrë një reformë sistematike në sistemin arsimor, që do të ishte e paplotë nëse nuk do të ndodhte në mënyre graduale. Shkolla e drejtorëve që bashkëthemelojmë sot, është një moment të rëndë-sishëm për përmirësimin e shkol-lave”, tha Nikolla.

abone të veçanta me gjysmë çmimi për faktin se gjatë gjithë javës kjo kategori është në lëvizje për shkak të procesit mësimor.

Kryebashkiaku Veliaj pak kohë më parë ka shpjeguar dhjetë rregullat që urbanët duhet të respektonin pas rritjes së çmimit të biletave të urbanëve. “Të respektojnë oraret dhe vendqëndrimet. Inspektor në çdo stacion, Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorëve do të jenë në të gjitha linjat si higjienën, mënyra e sjelljes dhe dhënia e biletës. Ata që flasin nëpër Fuoristrada i them që periferitë e Tiranës e kanë

akoma më të rëndë çmimin, Bërzhita, Baldushku. Ky vendim është marrë në vitin 2008, edhe për sheshin “Italia” edhe për parkun “Rinia”. Më duket qesharake protesta e dhëndrit të Berishës, i cili me Furoistradë, bashkë me shokët bllokon bulevardin. Zgjidhja është parkim nëntokësor. Këta që thërrasin shkojnë jashtë çdo fundjavë dhe i parkojnë mjetet e tyre në parkingje nëntokësore”, deklaroi Veliaj.

JA ÇFARË PREMTOI VELIAJ

Skandali me abonetë u thellua akoma më shumë gjatë këtij muaji kur bashkia dhe kom-panitë vendosën që të përfshijnë dhe fëmijët në çmimin e biletës. Me aprovimin e këtij vendi-mi, nga qoskat e zyrtari-zuara ku shiten abone, bashkia ka ndërmarrë një veprim duke zh-dukur nga qarkullimi si fillim abonetë studenti...

1.Skandalet e Veliajt me urbanët, kryebashkiaku nuk mban premtimet

2.Zhduken nga qarkullimi abo-netë e linjës dhe të studentëve

3.Abonetë e përgjithshme alter-

nativa e vetme për qytetarët4.Veliaj mashtroi me biletën

elektronike5.Kryebashkiaku favorizon

hapur kompanitë e urbanëve

SKANDALET E VELIAJT ME URBANËT 5

Mashtrimet e Veliajt Kryebashkiaku Veliaj u premtoi

qytetarëve të Tiranës se me rritjen e çmimit të biletave do të rritej dhe cilësia e transportit. Por pavarësisht kësaj deklarate një gjë e tillë nuk ka rezultuar e vërtetë. Veliaj premtoi se do fuste biletën elektronike në ur-banët e Tiranës, por një gjë e tillë nuk është bërë. Por krahas këtij premtimi, situatë në urbanët e Tiranës është kaotike, pasi gjatë verës kompanitë nuk i ndezin kondicionerët. Por krahas kësaj shkeljeje, kompanitë e urbanëve nuk respektojnë as rreg-ulloren për të qenë çdo pesë minuta në një stacion. Ç’ka sjell mbipopullim në urban dhe një situatë kaotike. Por

edhe pse të vetmet që kanë përfituar nga rritja e çmimit të biletës së ur-banëve, janë kompanitë, ato vijojnë të përfitojë dhe në mënyra të tjera. Kjo për faktin se sa herë që blloko-hen akset rrugore në kryeqytet për shkak të aktiviteteve që organizon bashkia, autobusët nuk e përfun-dojnë linearin e tyre. Urbanët i lënë njerëzit në stacione të posaçme dhe i detyrojnë që të hipin në një stacion tjetër për të nisur rrugëtimin e tyre. Ç’ka i detyron qytetarët e Tiranës që të paguajnë dy herë pasi edhe pse është e njëjta linjë, kompania nuk ua njeh biletat e udhëtimit qytetarëve. Detaj ky që tregon qartë Veliaj po favorizon hapur kompanitë e urbanëve.

10 GAZETA SOTE Premte 5 Tetor 2018

3,5,9,10,11,14,18,19,20,21,24

e k o n o m i www.sot.com.al

“ALUIZNI: Mbi 80% e objekteve në Shkodër e Lezhë, të legalizuara

TAP drejt përfundimit , mbyllen 80 për qind të punimeve në Shqipëri

Duke qenë se legalizimet kanë hyrë në fazë përmbyllëse, ALUIZNI ka filluar të bëjë bi-lancin e këtij procesin 5 vjeçar për secilin qark. Në qarkun e Shkodrës dhe Lezhës, mbi 80 për qind e banesave janë legal-izuar në 5 vitet e fundit. Qarqet Shkodër dhe Lezhë janë qarqe që për nga struktura sociale dhe trashëgimia historike kanë qenë nga më të vështirët përsa i takon procesit të legalizimit. Në Shkodër nga viti 2009 deri në 2013 në Shkodër janë le-galizuar vetëm 1403 objekte.

Shifrat zyrtare tregojnë se, 2014 deri në 2018 dhënia e lejeve të legalizimit arrin shifrën 6871, që është 83% e numrit total prej 8274 legalizime të kryera në këtë qark. Viti me më pak legalizime është 2009 kur janë realizuar 131 leje, ndërsa viti që shënon më shumë është viti 2016 me 3166 leje legalizimi për objekte informale. Në Lezhë, që prej vitit 2006 deri më sot janë legalizuar 9597 objekte informale, nga të cilat 85% objekte janë legali-zuar në 5 vitet e fundit, kur janë dhënë 8170 leje legalizimi.

Të dhënat zyrtare nga pro-jekti i gazsjellësit Trans-Adri-atik tregojnë se ndërtimi i kësaj vepre madhore po ecën sipas planifikimit, e pse jo të përfundojë edhe përpara afatit përfundimtar. Konsorciumi thotë se, në territorin shqiptar janë mbyllur 80% e punimeve, që nga kufiri me Greqinë e deri në detin Adriatik, ku do të ndërtohet edhe segmenti nën-ujor, pjesëza e fundit e gazsjellësit 878 kilometra të gjatë. TAP konfirmon kështu se, gjurma e gazsjellësit në

vendin tonë është pastruar në masën 100% ndërkohë që shtrimi i tubacioneve dhe saldimi i tyre ka përfunduar në mbi 90%. Stacioni i Fierit dhe ai i Ballshit duket se do të jenë faza finale e projek-tit në vendin tonë. Paçka se gazsjellësi përkthehet në përfitime të mëdha të ekon-omisë shqiptare nëpërmjet gazifikimit të vendit, në terma afat-shkurtër, përfundimi i kë-tyre punimeve përkthehet në largim të investimit kryesor të huaj në vendin tonë.

Hetimi tatimor nis zbatimin e planit operacional për tetorin

Drejtoria e Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve njofton se ka nisur zbatimin e Planit Operacional përmes strukturave të saj, për periudhën 1-31 Tetor 2018. Qëlli-mi i zbatimit të këtij plani është parandalimi, ndërgjegjësimi, evidentimi dhe goditja e palig-jshmërisë në fushën e tatim-tak-save. Objektivat kryesorë të tij janë: Garantimi i përmbushjes vullnetare dhe zbatimi i legjis-lacionit tatimor; Identifikimi i tatimpaguesve që përdorin pajisje jo-fiskale në vendbiznes;

Kontrolle në subjektet që ushtrojnë aktivitet si pika shitje karburanti; Arkëtimi i borxhit nga tatimpa-guesit debitorë. Plani operacional do të zbatohet në qendrat e qytet-eve kryesore në të gjithë territorin e vendit dhe më konkretisht, në : Ti-ranë, Fier, Durrës, Elbasan, Korçë, Shkodër, Berat, Lezhë, Gjirokastër, Vlorë, Kukës, Dibër, Sarandë. Administrata Tatimore, në asnjë rast nuk ka si qëllim ndëshkimin e tatimpaguesve, por ndërgjeg-jësimin e tyre për vetëdeklarimet dhe përmbushjen me korrektësi të detyrimeve tatimore.

BB vlerësim pozitiv për eurobondin, kërkon zgjerimin e bazës tatimore, përmirësimin e shpenzimeve publike dhe kujdes me PPP

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraBanka Botërore ka prezantuar dje Raportin Ekonomik për Ballkanin Perëndimor

Banka Botërore vlerëson si të suksesshëm emetimin eurobondit nga qeveria shqiptare. E pyetur nga me-

diat, kryeekonomistja e zyrës së Bankës Botërore në Tiranë, Hilda Shijaku, tha dje gjatë prezantimit të Raportit Ekonomik për Ballkanin Perëndimor, se tregjet financiare po tregojnë një besim në rritje te ekono-mia shqiptare. Sipas saj, ky emetim ishte në përputhje me strategjinë e menaxhimit të borxhit, përmes sigurimit të interesave më të ulët, me një maturitet më afatgjatë. Në daljen e tretë në tregjet financiare ndërkombëtare, Shqipëria emetoi me sukses eurobondin në vlerën e 500 milionë eurove. Maturiteti i eurobon-dit të emetuar arriti në 7 vjet, nga pesë vjet që kishte qenë në emetimet e mëparshme, ndërsa kuponi ishte 3.55% në rënie të ndjeshme krahasu-ar me dy emetimet e mëparshme.

Raporti i BBBanka Botërore ka prezantuar

dje Raportin Ekonomik për Ball-kanin Perëndimor. Në qëndrimet për Shqipërinë, BB renditi një sërë perspektivash pozitive ekonomike. BB raportoi se rritja ekonomike në Shqipëri pritet të jetë 4 për qind këtë vit. Prodhimi i Energjisë Elektrike nga burimet hidrike u dyfishua në gjysmën e parë të vitit 2018, ndërsa tu-rizmi po u jep një shtysë eksporteve të shërbimeve. Ndërkohë që investimet

Në vitin 2018, defici-ti fiskal i Shqipërisë parashikohet të ruajë nivelin 2% të PBB-së. Të ardhurat fiskale pritet të rriten me 0.3% të PBB-së. Rrit-ja e të ardhurave nga kontributet e siguri-meve shoqërore dhe taksave kombëtare po kompensojnë arkë-timet më të ulëta se parashikimi i të ard-hurave nga TVSH-ja...

Komisioni i Prokurimeve Publike ka pezulluar tenderin, që ka në objekt dhënien me koncesion te privati të shërbimit të kontrollit të pompave të karbu-ranteve, shërbim që aktualisht kryhet nga institucio-net shtetërore. Mësohet se bëhet fjalë vetëm për pezullim dhe jo për anulim të tij, teksa ai është kthyer për më shumë informacion te Ministria e Financave, i cili është autoriteti kontraktues. Financat janë urd-hëruar nga KPP që të mos kryejnë asnjë veprim deri sa të japë informacion për domosdoshmërinë e këtij shërbimi. Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në datën 18 shtator ka hapur garën për një koncesion 20-vjeçar që lidhet me kontrollin e matësve të karbu-rantit dhe gazit në të gjithë territorin e vendit. Aktu-alisht, lidhur me koncesionin e kontrollit të pompave

ka një ofertë të pakërkuar nga shoqëria “Noa Contol” e cila është shpërblyer me një bonus 10% të pikëve në një vendimi të veçantë nga qeveria. Tregtuesit e kanë shprehur shqetësimin për koncesionin ende në procedurë prokurimi duke argumentuar se ai bie ndesh me ligjin “Për metrologjinë” nga njëra anë dhe se mënyra se si është bërë pikëzimi nuk favorizon ata që do të ofrojnë çmim më të ulët për shërbimin pasi ky kriter nuk është përfshirë. Ndërkohë, një tjetër ankesë ka ardhur në Komisionin e Prokuri-meve Publike nga zviceranët e Penzoil Trading SA. Ata pretendojnë se kushtet për tenderin shfaqnin diskriminim për kompanitë e interesuara sidomos për ato ndërkombëtare. Në bazë të kësaj ata kanë kërkuar që autoritetet kompetente (Komisioni i

Prokurimit Publik) të vendoste tenderin në baza më të barabarta. Shoqata Impetus, që mbron të drejtat e shoqërive të tregtimit të hidrokarbureve, është ankuar në Komisionin e Prokurimit Publik dhe në Ministrinë e Financave lidhur me këtë ten-der. Sipas Shoqatës, dhënia e bonusit prej 10% për propozimin e pakërkuar është e paligjshme. Edhe vetë koncesioni është i paligjshëm, pasi në të drejtën ekskluzive për të operuar në këtë fushë e ka vetëm Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë dhe s’mund t’i jepet operatorëve të tretë. Shoqata ka kërkuar nga autoriteti kontraktues të anulohet kjo garë dhe të ndërpritet rruga e dhënies se këtij koncesioni dhe kjo praktike t’i nënshtrohet një diskutimi paraprak më të gjitha grupet e interesit.

Ankimimi, pezullohet koncesioni i pompave të karburanteve

rriten me 0.3% të PBB-së. Rritja e të ar-dhurave nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe taksave kombëtare po kompensojnë arkëtimet më të ulëta se parashikimi i të ardhurave nga TVSH-ja. Borxhi publik pritet që të ulet nga 71.6% në 69.5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Mbiçmimi i kursit të këmbimit pritet të mbajë raportin e borxhit publik ndaj PBB-së në një nivel pak më të ulët se vitin e kaluar. BB vlerëson se, ritmi i rritjes ekono-mike të Shqipërisë parashikohet të

ngadalësohet në rreth 3.5% më 2019-2020. Ndërkohë, varfëria pritet të bjerë më shpejt gjatë dy viteve të ardhshme duke pasur parasysh performancën e tregut të punës. Perspektiva e rritjes ekonomike të Shqipërisë sipas BB mbetet pozitive. Por, pavarësisht të dhënave, konsolidimi fiskal, rritja e efikasitetit të shpenzimeve publike dhe reformat strukturore janë shumë të rëndësishme për të siguruar një rritje ekonomike të qëndrueshme dhe që sjell barazi.

private po ngadalësohen me përfun-dimin e dy projekteve të mëdha të energjisë të financuara nga investimet e huaja. Rritja ekonomike është sho-qëruar me krijimin e vendeve të punës. Politika monetare ka mbështetur rrit-jen, duke ndjekur krahun lehtësues. Në vitin 2018, deficiti fiskal i Shqipërisë parashikohet të ruajë nivelin 2% të PBB-së. Të ardhurat fiskale pritet të

Kërcënimet Perspektivat pozitive për

ekonominë shqiptare kërcënohen sipas BB Nga disa rreziqe të jashtme dhe të brendshme me ndikim negativ. “Rreziqet e jashtme përfshijnë një shtrëngim të mundshëm të kushteve të financimit për tregjet në zhvillim, si dhe perspektivat e rritjes ekono-mike dhe anëtarësimit në BE, të cilat gjithashtu varen nga diskutimet aktu-ale në Bashkimin Evropian. Në anën e brendshme, progresi i palëkundur në konsolidimin fiskal dhe zgjerimin e bazës tatimore është i nevojshëm për të ruajtur stabilitetin makro-fiskal si një bazament për për të mbështetur rritjen ekonomike. Qeveria gjithashtu duhet të menaxhojë në mënyrë ak-tive rreziqet fiskale nga PPP-të dhe ndërmarrjet shtetërore dhe të vijojë përmirësimin e efikasitetit të shpenzi-meve publike”, deklaroi përfaqësuesja e BB, e cila vuri në dukje rreziqet që lidhen me kontratat koncesionare me Partneritet Publik Privat (PPP) që ka përdorur së fundmi qeveria. “Qëndrimi ynë ka qenë në lidhje me përdorimin e propozimit të pakërkuar me këtë intensitet. PPP është një mënyrë për të ekzekutuar një investim publik. Ne mendojmë se përdorimi i propozimeve të pakërkuara është më i lartë se duhet të jetë. Ky ka qenë dialogu me Minis-trinë e Financave që ta përdorim sa më mirë këtë instrument”, tha ekono-mistja e BB në Shqipëri, Hilda Shijaku.

3,5,9,10,11,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Premte 5 Tetor 2018 11

C M Y K

r a j o n & b o t e www.sot.com.al

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraGjermania dhe Izraeli pajtohen për objektivat, por jo për rrugën e arritjes së tyre

Andi LAMKO

Kancelaria gjermane An-gela Merkel tha dje në një konferencë për media me kryeministrin izraelit

Benjamin Netanyahu, në Jerusalem, se Gjermania dhe Izraeli pajtohen se Irani nuk duhet lejuar kurrë të ketë armë bërthamore, mirëpo dy palët kanë pikëpamje të ndryshme për arritjen e këtij qëllimi. Pas polemi-kave të vjetra mbi politikat e ashpra të Izraelit për ndërtimin e kolonive në Palestinë, Gjermania ka rinisur konsultimet bilaterale dhe pranon se Izraeli përballet me kërcënim serioz nga Irani. “Ne jemi shumë të bindur dhe pajtohemi me pozicionin e Izraelit se duhet bërë gjithçka që të parandalohet Irani në posedimin e armëve bërthamore. Mirëpo ne nuk pajtohemi gjithmonë në rrugën e arritjes së këtij qëllimi”, ka thënë Merkel, duke shtuar se prezenca e ushtrisë iraniane në Siri dhe Liban përbën kërcënim për Izraelin. Forcat izraelite kanë thënë ditë më parë se nuk do të zmbrapsen nga hapat e tyre për të luftuar pjesëtarët e ushtrisë iraniane në Siri, ndërsa Gjermania ashtu si dhe vendet e BE, vazhdojnë të jetë pjesë e paktit bërthamor që ka Teherani me fuqitë botërore.

Merkel: Izraeli të mbrohet nëse sulmohet

"Në këtë aspekt, ne e kuptojmë presionin dhe mjedisin ku ju jetoni këtu, i cili mund të jetë ndryshe nga situata ku ne jetojmë në Bashkimin Evropian, prandaj unë shpreh qartë se Izraeli duhet të mbrojë veten e tij nëse sulmohet”, pranoi Merkel, duke i qëndruar gjithsesi versionit evro-

Holanda: Rusia, sulm kibernetik agjencisë bërthamore të OKB

Zvicra pranon sistem të pagesave bankare të pavarur nga SHBA

Shërbimet e sigurisë së Holandës deklaruan sot se kanë dëbuar nga vendi katër qytetarë rusë që po komplotonin për një sulm kibernetik kundër agjen-cisë ndërkombëtare të mbikëqyr-jes bërthamore. Operacioni që pretendohet se është komanduar nga inteligjenca ushtarake ruse GRU ka goditur në prill agjencinë e ndalimit të armëve kimike në Hagë, i cili po hetonte sulmin kimik ndaj ish-agjentit rus në Britani. Megjithëse nuk është bërë asnjë zyrtare apo arrestim, në një deklaratë të përbashkët

kryeministrja britanike Theresa May dhe homologu i saj holan-dez Mark Rutte thanë se sulmi demonstronte se "përçmimin e GRU për rregullat dhe vlerat globale që ruajnë sigurinë e të gjithëve". Ministri i Jashtëm i Britanisë, Jeremy Hunt tha se po diskutonte me vendet aleate shtimin e sanksioneve ndaj Ru-sisë. Rusia ndërkohë ka refuzuar akuzat duke i quajtur një fiksim të Perëndimit për demonizimin e saj. "Mania e Perëndimit për spi-unazh.... po merr vrull përsëri", tha ministria e jashtme e Moskës.

Ambasadori i Zvicrës në Moskë, Yves Rossier Bern ka thënë dje se vendi i tij do të marrë pjesë në çdo sistem të ri botëror pagesash elektronike, si një alternativë ndaj atij ameri-kan Society for Worldwide Inter-bank Financial Telecommunica-tion (SËIFT). Qëndrimi zviceran mbi çështjen e kanaleve të reja të pagesave të pavarura nga SHBA nuk pritet të ndryshojë nga ai i vendeve të tjera, tha Rossier për agjencinë RIA, duke shtuar se vendi i tij kërkon të marrë pjesë në krijimin e një alternative ndaj

SWIFT. “Nëse ka zhvillime të reja në sektorin financiar ne do t’i monitorojmë ato nga afër, por kjo është sigurisht një çështje reflektimi në BE. Ne gjithsesi nuk kemi kundërshtime”, tha ai. SWIFT është rrejti financiar që siguron transferuat ndër-shtetërore në të gjithë botën. I bazuar në Belgjikë por me bord drejtues amerikan, ai ka fuqi të plotë mbi bankat dhe rregullatorët në të gjithë botën. Me anë të mesazheve interbank, ai lidh më shumë se 11,000 institucione financiare.

Zoran Zaev: Kërkesat e OBRM-PDUKM, të papranueshme

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev tha dje se kërkesat e OBRM-PDUKM për qeveri teknike me mandat prej 100 ditëve sipas modelit të Përzhines, për Prokuror Publik të ri dhe Komision anketues për ref-erendum, janë absolutisht të papranueshme. “As nuk ka arsye, as nuk ka nevojë që të diskutohet për këto punë. Vetë institucionet kanë dhënë komentet e tyre. Të kërkohet komision i cila do ta rishikoj referendumin se a ka qenë i ligjshëm, se a ka lig-jshmëri në zbatimin dhe kushte

të ngjashme, ku kryetari i KSHZ është nga OBRM-PDUKM, ku në udhëheqjen e gjykatës nuk është ndryshuar asnjë anëtarë. Kërkesat e tilla i duan vetëm për vete”, tha Zaev. Ai deklaroi se ka ngelur që në ditët në vijim të bisedojë me deputetët në Ku-vend, siç tha, në një atmosferë normale dhe shoqërore. “Kjo do të jetë për vendin sepse gjithsesi ekziston mundësia që kjo situatë të zgjidhet nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat nuk është se i dëshiroj”, shtoi kryeministri.

pian se akordi bërthamor me Iranin është mënyra më e sigurtë për të ulur tensionet dhe parandalimin e arritjes së armëve bërthamore nga republika islamike, e cila është armiku kryesor i Izraelit dhe nuk njeh ekzistencën e shtetit hebre. Ndërsa Netanyahu i bëri homazh miqësisë mes dy ven-deve dhe përsëriti kundërshtimin e tij ndaj marrëveshjes bërthamore ndërkombëtare me Iranin, duke thënë se ajo kishte çuar miliona dolarë drejt qeverisë së Teheranit, e cila sipas Netaniahut sponsorizon terrorizmin islamist.

Gjermania kundër shkatërrimit të vendbanimeve

Para ardhjes së Merkel në Tel Aviv, fëmijët dhe banorët e fshatit beduin palestinez Khan al-Ahmar kishin vendosur postera ku i luteshin

kancelares të ndalonte shkatërrimin e shtëpive të tyre. Kancelaria Merkel kishte shprehur më parë kundër-shtimin e saj ndaj planeve izraelite për sheshimin e fshatit të Bregut Perëndimor, me argumentimin është ndërtuar ilegalisht dhe është i rrezik-shëm për arsye të afërsisë me rrugën automobilistike. Merkel i tha kryemi-nistri hebre Netanyahu se Gjermania është gjithmonë në favor të zgjidhjes me dy shtete për konfliktin me Pal-estinën, por politikat aktuale izraelite të ndërtimit të pandalur të kolonive në tokat palestineze, e kompliko-jnë problemin. Mergel ka thënë se do të kontaktoje me presidentin e autoritetit palestinez Mahmoud Abbas për të diskutuar situatën në Gaza, dhe se do të përpiqet të bindë Palestinën t’i bashkohet negociatave

Putin, në Indi për marrëveshjen

ushtarake 5 mld USDPresidenti rus Vladimir Putin

mbërriti dje për një vizitë dyditore në Indi, gjasë së cilës, ai do të takohet me kryeministrin Narendra Modi për nënshkrimin e marrëveshjes 5 mil-iardë dollarëshe të blerjes së sistemit raketor rus S-400, të cilën Delhi e aprovoi në kundërshtim me kërcëni-met per sanksione nga SHBA. Bash-këpunimi ushtarak ndërmjet Rusisë dhe Indisë është rritur pasi Nju Delhi i ka rezistuar presionin nga SHBA sipas mediave ruse, dhe ka vendosur të blejë sistemin.

Debati, Ukraina e Hungaria dëbojnë diplomatët Marrdhëniet mes Ukrainës e

Hungarisë fqinje pësuan dje një tjetër goditje pasi Kievi dëboi konsullin hungarez të një qyteti lindor ukrain-as, duke e akuzuar se fshehtësisht i ofronte qytetarinë hungarezëve etnikë që jetonin atje. Kievi urdhëroi që kreu i konsullatës hungareze në Berehove të largohet brenda 72 orëve për arsye të "aktiviteteve të papajtueshme m sta-tusin e një zyrtari konsullar", njoftonte ministria e jashtme ukrainase, duke shtuar se gjithsesi Kievi nuk kërkon përkeqësim të lidhjeve me Budapestin.

Britani, hetim për ndërhyrjet ruse mbi Brexit

Një nga figurat e opozitës la-buriste në Britani ka kërkuar dje hetim të stilit amerikan mbi ndë-rhyrjet e mundshme të Rusisë në referendumin britanik të Brexit në 2016, duke thënë se ka ardhur koha të ndjekim paratë dhe gënjeshtrat. Deputeti Tom Watson, i ka shkruar ministrit të jashtëm për të kërkuar hetim mbi aktivitetet e inteligjencës ruse për sabotimin e “demokracive perëndimore”, siç po bën SHBA me hetimin e prokurorit special Robert Mueller për ndërhyrjet ruse.

Shefja e Zyrës së BE në Kosovë, Natalia Ap-ostolova, ka kërkuar dje që zyrtarët e akuzuar për korrupsion të largohen nga institucionet. Në kon-ferencën rajonale kundër korrupsionit Apostolova ka bërë thirrje për miratimin e një sërë ligjesh, përf-shirë edhe atë për largimin e zyrtarëve të akuzuar nga institucionet. “Është me rëndësi të ketë ligje me standard të lartë dhe të realizohen kontrolle të brendshme. Lufta kundër korrupsionit mbetet prior-itet kyç për BE në rajon”, ka deklaruar Apostolova, duke shtuar se luftimi i korrupsionit lidhet direkt me çështjen e liberalizimit të vizave. Veglat e BE në Kosovë kohët e fundit kanë bërë gjithashtu thirrje për transparencë në financat e partive politike, me qëllim fuqizimin e procesit zgjedhor.

Forca e Sigurisë së Kosovës është në kërkim të plotësimit të vendeve të lëna bosh nga pjesëtarët e komunitetit serb, të cilët dy-tre muajt e fundit kishin braktisur radhët e saj. Ministri i FSK, Rrustem Ber-isha, tha dje se ka interesim te të rinjtë serbë për të qenë pjesë e ushtrisë së Kosovës. “Realisht, interesi-mi është shumë i madh për plotësimin e vendeve të punës, dhe ne si FSK, unë si ministër dhe stafi im, jemi shumë të përkushtuar që sa më parë t’i plotëso-jmë këto vende dhe sa më parë të hapim konkursin për plotësimin e vendeve të punës nga komunitetet jo-shumicë, realisht nga komuniteti serb. Mendoj se me vendimin për tranzicion të FSK-së, serbët nuk do të kenë më presion për ta lëshuar Forcën e Sigurisë së Kosovës”, thotë Berisha.

Apostolova në Kosovë: Të largohen zyrtarët e akuzuar për korrupsion FSK fton serbët t’i bashkohen procesit të transformimit në ushtri

të paqes me Izraelin. Merkel i konfir-moi gjithashtu kryeministrit izraelit përgjegjësinë e vendit të saj për të ar-dhmen e Izraelit dhe pranoi se kohët e fundit në Gjermani kishte pasur raste të sjelljeve anti-semite. Kance-laria gjermane më tej ka vizituar dje Memorialin e Holokaustit dhe mori një doktoraturë ceremoniale nga Universiteti i Haifa. Merkel shkroi në librin e shënimeve të Memorialit se "Kristallnacht" (Nata e Xhamit të Thyer) pogrom, bashkë me tmerret e Holokaustit i kanë dhënë Gjermanisë përgjegjësinë e përjetshme për luftën kundër anti-Semitizmit, ksenofobisë, urrejtjes e dhunës".

Merkel-Netanjahu: Irani nuk duhet të ketë kurrë armë bërthamore

Në këtë aspekt, ne e kuptojmë presionin dhe mjedisin ku ju jetoni këtu, i cili mund të jetë ndryshe nga sit-uata ku ne jetojmë në Bashkimin Evropian, prandaj unë shpreh qa-rtë se Izraeli duhet të mbrojë veten e tij nëse sulmohet. Gjermania është gjithmonë në favor të zgjidhjes me dy shtete për konfliktin me Palestinën...

12 GAZETA SOTE Premte 5 Tetor 2018

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

d o s s i e r www.sot.com.al

Operacionet e CIA për të rrëzuar regjimin komu-nist ishin një eksperiment i dështuar i amerikanëve.

Në një dokument të deklasifikuar, ku jepen detaje të artikujve që kanë bërë mediat amerikane në 1982, tregohet se si SHBA u dorëzua për-ballë regjimit komunist. Po ashtu tregohen dhe përplasjet për shkak të bashkëpunimit me shqiptarët e arratisur nga regjimi.

20 qershor 1982New York Times

Shqiptarët dhe spiunët e tjerë të Ballkanit në SHBA

Shqiptarët e emigruar, të cilët gjatë luftës kanë bashkëpunuar me ushtritë pushtuese të Aksit nazist, janë ndihmuar për të hyrë në SHBA në kuadër të përpjekjeve për përmbysjen e regjimit komunist të Hoxhës, sipas dokumenteve të deklasifikuara të Departamentit të Shtetit. Dokumentet janë riku-peruar nga arkivat shtetërore prej Mark Truit, i cili po punonte në një material mbi mobilizimin politik të emigrantëve shqiptarë gjatë Luftës së Ftohtë. Dokumentet e zbuluara kanë nxitur hetime mbi fshehjen e mundshme të prejardh-jes së kriminelëve nazistë të luftës dhe dhënien e azilit në SHBA të kolaboracionistëve. Ato thuhet se tregojnë se fillimisht DASH refuzoi të pranonte disa nga emigrantët shqiptarë për arsye të disa kar-akteristikave të aktivitetit të tyre, por çështjet aktuale të fushatës së inteligjencës kundër Shqipërisë sollën më vonë kthimin e vendim-it. Disa nga emigrantët shqiptarë kishin luajtur rol në fushatën amerikane të pasluftës kundër qeverisë së Hoxhës. Këto përpjekje përfshinin lëshimin e agjentëve në Ballkan me parashutë në fillim të viteve 1950, për të nxitur revolta, të cilat dështuan dhe përkeqësuan marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA. Një zyrtar i departamentit të Shtetit, Ron Nitzke, thotë se nuk i ka parë dokumentet dhe nuk mund të komentojë, por zëdhënësi Alan Remberg tha se nuk ka pasur asnjë përpjekje për të fshehur rastet e krimeve të luftës. Ai shton se mi-jëra shqiptarë të tjerë kanë ardhur ndërkohë në të njëjtën periudhë si emigrantë të rregullt. Shqipëria në detin Adriatik mes Jugosllavisë dhe Greqisë ishte pushtuar nga ushtritë italiane e naziste prej vitit 1939 deri në 1944, para se të ç’lirohej nga par-tizanët e drejtuar nga komunistët. Ajo është nga vendet më të izoluara të botës dhe prishur me ish-aleatët e saj Bashkimi Sovjetik dhe Kina, por vetëm kohet e fundit ka nisur të tregojë interes në lidhjet me Ev-ropën perëndimore.

Zhvillimet politikeMë 18 dhjetor kryeministri

shqiptar Mehmet Shehu u vra me armë ose vrau veten në Tiranë. Hetuesi i krimeve të luftës John Loftus akuzoi muajin e kaluar se inteligjenca e SHBA ka futur fshe-hurazi në vend kriminelë lufte për t’i përdorur në fushatat e agjitacion-it kundër BRSS dhe për spiunazh në vendet e Evropës Lindore. Ai ka parë dhe dokumentacioni për individët shqiptarë, të cilat ia kaloi degës investigative të Kongresit, me argumentimin se bashkëpunëtorët e aksit nazist nuk mund të hyjnë në SHBA. Zoti Truit zotëronte një dokument ku përshkruhej vizita e Mit’hat Frashrit, drejtuesit të grupit

Amerikanët përplasje për mbështetjen që ju dha Mit’hat Frashrit dhe Hasan Dostit

Reagimet Në një intervistë telefonike

Dosti i refuzoi si propagandë ko-muniste pretendimet se kriminelë shqiptarë lufte kishin ardhur në Shtetet e Bashkuara, duke thënë se ai kishte luftuar kundër gjer-manëve, të cilët madje kishin vrarë anëtarë të familjes së tij. Ndërsa zoti frashri ka ardhur në SHBA me ndihmën e zyrtarit të Depar-tamentit të Shtetit, Robert Joyce. Xhafer Deva është gjithashtu një nga personazhet e dyshuar si kolab-oracionistë të Komitetit Shqipëria e Lirë i cili është bërë përgjegjës nga shumë shqiptarë për masakrat e një numri shqiptarësh në Tiranë në shkurt 1944, si dhe akte të tjera të rëndë të kryera nga Gestapo në bashkëpunim me xhandarmërinë shqiptare. Ai ka vdekur në Kaliforni në 1978. Një udhëheqës i kohës së luftës është Abaz Kupi, mbështetës i ish-mbretit Zog, i cili ka vdekur në Freeport në 1976. Komiteti Shqipëria e Lirë ka luajtur rolin e tij në politikat e SHBA, thotë ish-ministri i jashtëm britanik Er-nest Bevin, i cili shton se Anëtarët e Komitetit konsultoheshin dhe oper-acionet e CIA në Shqipëri. Por par-ashutimet e agjentëve u sabotuan nga agjenti i dyfishtë sovjetik Kim Filbi dhe shumica e të infiltruarve u kapën dhe u vranë. Një nga agjentët e inteligjencës amerikane ka qenë Michael Burke, i cili në një interv-istë tha se fund të viteve 1940 u ngarkua nga CIA për të krijuar një revolucion në Shqipëri. “Në fakt kjo ishte hera e parë që qeveria e SHBA kryente një operacion të këtij lloji dhe nuk ishim të sigurt nëse mund të rrëzonim një qeveri komuniste pa ndërhyrje të hapur ushtarake. Ishte një rast eksperimental në të cilin unë punova për një vit e gjysmë dhe më në fund vendosëm se nuk ishte

e mundur të kryhej pa mbështetjen ajrore dhe ushtarake të Britanisë, nga ku erdhi dhe dekonspirimi”, thotë Burke.

11 mars 1988New York

Departamenti i DrejtësisëKonsolidimi i pushtetit nga

sekretari i parë i partisë Ramiz Alia dhe rrjedhimisht vendosja e marrëdhënieve diplomatike me vendet perëndimore. Burimi ynë që është një studiues dhe njohë si mirë i çështjeve shqiptare, ka informacion të dorës së parë mbi

liderët politikë shqiptarë, përfshi dhe liderin aktual Ramiz Alia, me të cilin ka qenë në një shkollë. Në disa raste në të kaluarën ai i ka dhënë FBI informacione të besueshme, ndërsa informacioni i mëposhtëm është dhënë prej tij më 25 shkurt 1988: Ramiz Alia, sekretari i parë i Partisë Komuniste të Shqipërisë, president dhe komandant i forcave të armatosura, po konsolidon me sukses pushtetin e tij në Shqipëri. Përveç mbajtjes së postit të parë në vend ai ka mbushur tre postet e tjera më të rëndësishme me të besu-arit e tij. Këta njerëz kanë qenë miq të ngushtë që prej viteve 1944-1945, teksa kanë shërbyer së bashku në Brigadën e Shtatë Partizane gjatë luftës së Dytë Botërore, ku Alia ishte komisar politik.

Njerëzit e Ramiz AlisëAdil Çarçani, kryeministri

shqiptar (posti numër dy në vend) ka qenë komandant i Brigadës së Shtatë Partizane. Hekuran Isai, ministër i brendshëm e zëvendës krye-ministër (posti numër tre në vend) ka qenë oficer në Brigadën e Shtatë. Ndër përgjegjësitë e Isait është drejtimi i policisë dhe shër-bimeve të inteligjencës, të njohura si Sigurimi. Prokop Murra, ministri i drejtësisë (posti numër katër në vend) ka qenë gjithashtu oficer në Brigadën e Shtatë partizane. Të gjithë këta njerëz u ngritën në pushtet nga ish-lideri Enver Hox-

Arkiva e CIA, operacionet për rrëzimin e regjimit komunist eksperimente të SHBA, ja si nisën përplasjet në Uashington për rekrutimin e agjentëve shqiptarë

shqiptar të kohës së luftës Balli Kombëtar, te ambasadori amer-ikan në Romë, të cilit i kërkonte pranimin e rreth 50 ndjekësve të tij në SHBA. I pari në listë ishte Hasan Dosti, ministri i Drejtësisë së Shqipërisë gjatë kohës së push-timit italian. Disa muaj më vonë pas hetimit të biografisë së zotit Frashri departamenti tha se nuk e shihte të drejtë të lejonte hyrjen e 50-shes, me argumentimin: “Është e qartë se origjina politike e shumë prej emigrantëve shqiptarë në Itali është e dyshueshme dhe prezenca e tyre në SHBA mund të rezultojë herët a vonë një siklet për qeverinë tonë”. Por deri në prill 1949 Dosti ishte vendosur në SHBA dhe i kërkonte zyrtarëve tanë të mbështesnin një komitet kombëtar shqiptar në ek-zil. Dosti më vonë u bë president i Komiteti Kombëtar Shqipëria e Lirë, i sponsorizuar nga SHBA. Ndërsa tani ai është 87 vjeç dhe jeton Los Angeles.

Shqiptarët e emigru-ar, të cilët gjatë luftës kanë bashkëpunuar

me ushtritë push-tuese të Aksit nazist,

janë ndihmuar për të hyrë në SHBA në

kuadër të përpjekjeve për përmbysjen e reg-jimit komunist të Hox-hës, sipas dokument-eve të deklasifikuara të Departamentit të Shtetit. Dokumentet janë rikuperuar nga arkivat shtetërore

prej Mark Truit, i cili po punonte në një material mbi mobi-

lizimin politik të em-igrantëve shqiptarë

gjatë Luftës së Ftohtë. Dokumentet e zbuluara kanë nxitur hetime mbi fshehjen e mundshme të pre-

jardhjes...

GAZETA SOT E Premte 5 Tetor 2018 13

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

d o s s i e r www.sot.com.al

Amerikanët përplasje për mbështetjen që ju dha Mit’hat Frashrit dhe Hasan Dostit

ha përpara vdekjes së tij. Hoxha dëshironte të mbante këtë klikë për të ruajtur hegjemoninë e tij dhe atë të të vesë së tij Nexhmije Hoxha.

Kuanti i Ramiz AlisëPas ardhjes në fuqi, Ramiz Alia

ngriti edhe kunatin e tij Reiz Malile në postin e fuqishëm të ministrit të jashtëm. Malile përshkruhej si njeri inteligjent, serioz dhe besnik ndaj Alias, dhe që postin e mori jo vetëm për aftësitë e tij por edhe prej mar-rëdhënies mes tyre. Diku para vitit 1973, Malile ishte ambasador në Kinë, kur gruaja e tij (motra e Alias)

bashkë me dy fëmijët u vranë në një aksident ajror teksa po udhëtonin nga Pekini drejt Moskës. Malile pas kësaj pësoi një tronditje të rëndë psikologjike dhe humbi mendjen për disa kohë. Por megjithëse u rekuperua dhe u rimartua, ende vuan kriza të herëpashershme. Rreth vitit 1981 apo 1982 trupat e familjes së tij erdhën në Shqipëri dhe Malile i izolua për rreth dy javë duke mos folur e mos takuar askënd.

Me konsolidimin e pushtetit të Alias, kanë nisur zhurmat e një prishjeje mes tij dhe të vesë së

e vjetër të regjimit do të kalohen mënjanë, teksa Alia po krahasohet me një figurë të tipit Gorbaçov, pra të moderuar.

Të drejta e njeriut Burimi ynë e njeh personal-

isht Alian, për të cilin thotë se kur ishte i vogël ishte i dashur dhe i butë, ndryshe nga pararendësi i tij Hoxha. Megjithse në Shqipëri ka ende abuzime të shumta me të drejtat e njeriut, burimi ynë thotë se arrestimet e natës dhe ekzeku-timet janë reduktuar shumë. Kjo duket se ka lidhje dhe me sigurinë e brendshme teksa raportohet se numri i shqiptarëve që largohen nga Shqipëria është rritur nd-jeshëm. Në muajt e fundit thuhet se një kolonel i ushtrisë me 17 ushtarë kanë dezertuar, ashtu si dhe një rast i largimit të rreth 35 fshatarëve së bashku. Qeveria i ka mbajtur të fshehta informacionet. Të kapurit e kohëve të fundit që ten-

tojnë largimin nga vendi nuk janë ekzekutuar, dhe burimi ynë beson se kjo ka të bëjë me shqetësimin për opinionin botëror, ashtu si dhe me vetë temperamentin e Ramiz Alisë.

Me përjashtim të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Soviet-ik, burimi ynë beson se Shqipëria do të vazhdojë të distancohet nga izolacionizmi i të kaluarës dhe shpejt do të vendosë marrëdhënie diplomatike me Britaninë. Hapja ndaj Perëndimit po nis të sjellë shqetësime mbi reputacionin e Shqipërisë për të drejtat e njeriut. Abuzimet me të drejtat janë ende të shumta por është duke u bërë progres, edhe pse ai është shumë i ngadaltë.

12 tetor 1967 Mesazh sigurie

Në dosjet tona mundëm të gjenim vetëm informacione të cekëta mbi personat e përmendur në paragrafit 1, por që duket se konfirmojnë përfshirjen e tyre në masa të ndryshme në aktivitetet kundër shtetit të Shqipërisë. Nuk ka informacione se ata punonin me Destan Berishën por duket se shu-mica e agjentëve të këtij aktiviteti e njihnin njëri-tjetrin. Nuk ka tregues se këta persona punojnë kundër Ju-gosllavisë por kanë kaluar aty pas lëshimit me parashutë në Shqipëri, dhe gjatë rrugës për në Greqi. Ata kanë qenë në dorë të autoriteteve jugosllave prandaj autoritetet janë me siguri në dijeni të misioneve të tyre, dhe gjithashtu të faktit se nuk kanë si objektiv Jugosllavinë.

Dokumentet mbi Berishën tregojnë se ka nivel të ulët intelig-jence, dhe ka qenë i interesuar për krijimin e grupeve të rezistencës në Shqipëri. Për një periudhë kohe ai ka qenë psikiatrisht i papërshtat-shëm për t’u pranuar në programin e emigrantëve.

Të dhëna mbi subjektetHajredin Vuçiterna, i njohur

ndryshe si Qerim Zymeri, ka lindur më 10 gusht 1915 në Beliç, Shqipëri. Është larguar nga Shqipëria në gusht 1946 pë të shkuar në Greqi, dhe në 1948-ën për në Itali. Ai është rekrutuar nga CIA dhe është par-ashutuar në Shqipëri në vitin 1949. Misioni ishte i pasuksesshëm dhe ai u arratis për në Jugosllavi, ku e vendosën në arrestim mbrojtës. Më tej u rekrutua nga UDB dhe pasi ar-riti në Trieste u bë gjithashtu agjent i CIAs dhe u drejtua kundër Mihailo Popoviç, në ambasadën jugosllave atje. Pas shtatorit 1954 nuk ka më të dhëna për të.

Shaqir Kabashi, i lindur më 14 maj 1927, në Gjilan të Kosovës. Ai është rekrutuar në kampin grek të refugjatëve shqiptarë në Lavrion në maj 1951. Është trajnuar si op-erator radio dhe ka marrë pjesë në tre misione tonat në Shqipëri. Ka përfunduar misionin në dhjetor 1952 dhe tani jeton në Nju Jork si shtetas amerikan.

Baqir Bajgora, i lindur në 15 korrik 1915 në Prishtinë të Kosovës. Shkoi në Shqipëri nga Jugosllavia në vitin 1930 për të punuar si fermer në zonën e Fierit. Hyri në Itali si refugjat në vitin 1949. U rekrutua prej nesh në Romë në nëntor 1950 dhe u par-ashutua në Shqipëri në 25 qershor 1951. Mbaroi mmisionin në 1952.

Ahmet Kabashi, vëllai i Sha-qir Kabashit, i lindur në 1925 në Kosovë. Nuk ka të dhëna të jetë përdorur nga CIA në Shqipëri por është trajnuar për misione të tilla.

Hoxhës. Nexhmija dhe fraksioni i saj kërkojnë të ruajnë politikat izolacioniste të ish-diktatorit, kurse Alia kërkon një hapje më të madhe ndaj Perëndimit. Për momentin Alia raportohet se nuk kërkon hapje ndaj Shteteve të Bashkuara apo Bashkimit Sovietik. Në javët e fundit Ramiz Alia ka bërë disa gjeste pozitive ndaj Britanisë, duke përfshirë dhe një citim në shtypin vendas, ku ka thënë: “Nëse ne dhe Britania e Madhe ulemi për të diskutuar, ne mund të zg-jidhim problemet tona”. Alia ka njoftuar gjithashtu se një skuadër futbolli shqiptare do të udhëtojë drejt Britanisë për disa ndeshje në vjeshtën 1988 apo në 1989.

Marrëdhëniet me BritaninëBurimi ynë mendon se këto zh-

villime janë pararendëse të vendos-jes së marrëdhënieve diplomatike me Britaninë e Madhe. Gjatë vitit të fundit Shqipëria ka vendosur marrëdhënie me Kanadanë, Gjer-maninë Perëndimore dhe Greqinë. Për arsye të problemeve urgjente të brendshme, burimi ynë men-don se qeveria shqiptare e pranon nevojën e zhvillimit të ekonomisë me anë të tregtisë me Perëndi-min, veçanërisht me Gjermaninë Perëndimore. Këta të fundit kanë ngritur gjatë bisedimeve çështjen e të drejtave të njeriut, dhe për herë të parë qeveria shqiptare po pranon njëfarë ndjeshmërie ndaj opinionit botëror për të dhënat e saj mbi të drejtat e njeriut. Në një fjalim të kohëve të fundit të raportuar nga shtypi i brendshëm, Foto Çami, sekretari i komitetit qendror të partisë komuniste (një tjetër njeri zgjedhur nga Ramiz Alia) përmendi faktin se Shqipëria po detyrohet të përmirësojë të dhënat e saj për të drejtat e njeriut. Çami mohoi të ishte probleme për këtë temë, duke përmendur se Shqipëria kishte liri shtypi dhe fjale dhe se Shqipëria i kishte bërë një shërbim të madh popullit të saj duke e çliruar atë nga paragjykimet e fesë. Megjithëse fjalimi i Çamit mohonte problemet dhe abuzimet e qeverisë, ishte i pari që diskutonte në një nivel të lartë dhe publikisht për punët e të dre-jtave të njeriut. Përveç ndryshimeve të personelit të rangut të lartë, Ram-iz Alia soli gjithashtu njerëz më të rinj, më të arsimuar në të gjitha strukturat e administratës, të cilët rrjedhimisht do të ishin besnikë ndaj tij. Ka pasur rezistencë për këtë nga anëtarët e vjetër të par-tisë, dhe veçanërisht nga besnikët e Hoxhës, por raportohet se këta janë duke u reduktuar në numër. Burimi ynë parashikon se në tre apo kaur vjet të gjtihë besnikët

Arkiva e CIA, operacionet për rrëzimin e regjimit komunist eksperimente të SHBA, ja si nisën përplasjet në Uashington për rekrutimin e agjentëve shqiptarë

Më 18 dhjetor kryem-inistri shqiptar Meh-met Shehu u vra me armë ose vrau veten

në Tiranë. Hetuesi i krimeve të luftës John Loftus akuzoi muajin e kaluar se

inteligjenca e SHBA ka futur fshehurazi në vend kriminelë

lufte për t’i përdorur në fushatat e agjita-cionit kundër BRSS dhe për spiunazh në

vendet e Evropës Lindore. Ai ka parë dhe dokumentac-ioni për individët

shqiptarë, të cilat ia kaloi degës investi-gative të Kongresit, me argumentimin

se bashkëpunëtorët e aksit nazist nuk mund të hyjnë në

SHBA...

14 GAZETA SOTE Premte 5 Tetor 2018

3,5,9,10,11,14,18,19,20,21,24

k r o n i k e www.sot.com.al

Rreth orës 21:50,

në zonën e “Bllo-kut” në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri dy shtetas dhe një tjetër ka mbetur i vrarë. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifi-kimin dhe kapjen e autorit/ve...

Atentat në ish Bllok, plagoset Ervis Martinaj dhe miku i tij, vritet një tjetër

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraNgjarja në orët e mbrëmjes brenda një lokali në ish Bllok

Hetimi për 3.4 mln euro, merren në pyetje 4 të arrestuarit

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë dje në pyetje të dyshuarit e arrestuar në lidhje me rastin e bllokimit të 3.4 milionë eurove të fshehura në “Toyota Yaris”, në fund të muajit qershor, në Portin e Durrësit. Ata janë marrë në pyetje për të disatën herë, ndërsa 4 të ndaluarit, Edi Lika, Klevio Cani, Agim Çekaj, si dhe Alban Mollaymeri, kanë këmbëngulur sërish se për eurot e bllokuara në makinë, nuk kanë pasur asnjë dijeni. Ata kanë pranuar transportin e makinave, por jo atë të eurove. Nga ana tjetër, dy kushërinjtë Elvis dhe Alfred Vladi, të cilët janë porositësit e makinave dhe dyshohen si të përfshirë në rastin në fjalë, janë të shpallur prej tre muajsh në kërkim. Por pavarësisht se autoritete po punojnë për lokalizimin dhe arrestimin e tyre, ata ende nuk janë vënë në pranga. Për ekzistencën e eurove të sekuestruara, autoritetet shqiptare kishin marrë dijeni para se ato të mbërrinin në portin e Durrësit, ndërsa aksioni për bllokimin e tyre u finalizua me 24 qershor.

Lëvizte me armë në mes të qytetit, arrestohet 35 vjeçari

Policia e Shkodrës arrestoi dje një 35-vjeçar, pasi u kap me armë pa leje. Në prangat e uniformave blu të qyteti veriorë për-fundoi, Fatjon Boshnjaku. Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi dhe armën e zjarrit që posedonte i riu. Kontrollet janë zhvilluar në lokalet e natës nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt dhe policia lokale, ndërsa janë shoqëruar për verifikim edhe 10 persona të tjerë. “Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, nga strukturat e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në D. V. P. Shkodër në bash-këpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër të mbështetur dhe nga FNSH Shkodër, u arrestua në flagrancë shtetasi Fatjon Boshnjaku, 35 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa” Shkodër. Arrestimi i tij u bë pasi nga shërbimet e policisë gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e këtij shtetasi, në një çantë dore iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip Glock, me krehër dhe fishekë”, njoftoi policia.

Goditja e klanit kriminal në Itali, asnjë shqiptar i arrestuar

Policia e Shtetit reagoi dje në lidhje ekzekutimin e disa urd-hër arresteve në Itali, për një klan kriminal që trafikonte drogë nga Shqipëria, kryesisht nga qyteti i Vlorës, duke thënë se deri më tani nuk është arrestuar asnjë shtetas shqiptar. “Sot më datë 4 tetor 2018, Karabinierët e Barit të drejtuar nga Drejtoria e Rrethit Antimafia (DDA) e Barit kanë ekzekutuar disa urdhër arreste në kuadër të operacionit "Velluto" për shkatërrimin e një grupi kriminal italian që operonte në fushën e trafikimit të narkotikëve në zonën e Pulias. Hetimi që ka filluar në vitin 2016 ka sjellë në goditjen e dy rasteve të trafikimit me gomone në muajin tetor 2016. Gomonet e nisura nga Pulia me shtetas italianë në bord, dy-shohet se ishin ngarkuar në Shqipëri në atë periudhë”, shkruhet në njoftimin zyrtar. Referuar të njëjtit njoftim, grupi kriminal me eksponentë edhe të organizatës mafioze "Sacra Corona Unita", përbëhej nga shtetas italianë dhe në urdhër arrestet e djeshëm, nuk ka asnjë shtetas shqiptar të përfshirë.

Elvis MYRTA

Kryeqyteti është tronditur mbrëm-jen e djeshme nga një atentat,

në të cilin mbeti i vrarë një person, ndërsa u plagosën dhe 2 të tjerë. Personat mësohet se kanë qëlluar brenda ambienteve të një lokali në zonën e Ish-Bllo-kut. Viktima është identi-fikuar si personi i quajtur Rigers Gaxha, ndërsa dy të plagosurit janë Ervis Martinaj, një emër i njohur ky për policinë si dhe miku i tij Redi Popesku, pronari i lokalit ku ndo-dhi ngjarja. Policia është mjaftuar me një njoftim të shkurtër, pa dhënë detaje mbi ngjarjen e rëndë, apo qoftë dhe emrat e protago-nistëve. “Rreth orës 21:50, në zonën e “Bllokut” në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri dy shtetas dhe një tjetër ka mbetur i vrarë. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njoftoi Policia e Tiranës në një njoftim paraprak për mediat. Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka shkuar Eduard Merkaj drejtori i policisë kriminale. Ndërsa forca të shumta policie kanë ngritur postblloqe për kapjen e autorëve. Gru-pi hetimor ka shkuar në lokalin ku ndodhur ngjarja e rëndë në Tiranë mbrëm-jen e djeshme, me një të vdekur dhe dy të plagosur. Ekipet e posaçme kanë nxjerrë nga lokali trupin e pajetë të viktimës për ta transportuar në morg. Burime paraprakë thanë se viktima është Rigers Gax-ha, megjithatë policia nuk ka dhçnç njç konfirmim zyrtar. Ndçrkohç, mësohet se Martinaj dhe Popesku janë plagosur por jashtë rrezikut për jetën.

Kush janë protagonistët Po kush janë personat

e përfshirë në këtë ngjarje të rëndë, 2 prej të cilëve shpëtuan nga vdekja? Ervis Martinaj, për të cilin paraprakisht thuhet se ishte dhe objektivi i autorëve, është në fakt një person mjaft i njohur për policinë. Ervis Martinaj me origjinë nga Burreli është përfshirë në disa ngjarje mes të cilave ajo në loka-lin “Muraga” në zonën e Linzës në 2016. Së fundi, ai është dënuar me 1 vit e 4 muaj si i përfshirë në vrasjen e Enton Nikës dhe plagosjen e Ismet Gaxher-

rit në vitin 2015. Po ashtu emri i tij ka dalë edhe në dosjen e bujshme gjyqësore kundër Emiljano Shullazit. Ishte biznesmeni Ylvi Be-qaj, i cili në dëshminë e tij ka deklaruar se Ervis Mar-tinaj e ka kërcënuar dhe i ka ofruar 7 milionë euro, në mënyrë që ai të mbyllë gojën në gjyqin kundër Shullazit. 36-vjeçari nga Burreli, i cili është rritur në Laç dhe jeton në Tiranë, është dënuar edhe me burg dhe disa herë me gjobë për organizim të palejuar të lotarive në Tiranë. Martinaj dyshohet gjithashtu se ka kërcënuar me jetë në vitin

Vrasja e gjyqtares Fildes Hafizi, fëmijët rrëfejnë raportet mes çiftitNjë vit nga vrasja e gjyqtares Fildeze

Hafizi, nga bashkëshorti i saj, përpa-ra Gjykatës së Krimeve të Rënda, janë thirrur si dëshmitarë dy fëmijët e tyre të mitur. Ata kanë pranuar të dëshmojnë përpara togave të zeza, por me kush-tin që mos përballen me babanë e tyre. Në një seancë që u zhvillua në orët e vona të pasdites, me qëllim që t’i krijo-hej mundësia fëmijëve të mitur të mos humbnin edhe shkollën, ata kanë treguar për marrëdhënien që kanë pasur dy prindërit dhe detaje të tjera, që i shërbe-jnë zgjidhjes së çështjes. Ndërkohë që si dëshmitare, pritet që të merret edhe nëna e gjyqtares Fildeze Hafizi, e cila nëpërm-jet avokatit të saj, kërkon që dëshmia të

merret në ambiente të tjera, për shkak të problemeve që ka me shëndetin. Ndër-kohë, në seancën e djeshme në Gjykatën e Krimeve të Rënda, u paraqitën dy fëmijët të shoqëruar me psikologen e caktuar nga gjykata dhe tezen e tyre, e cila ka marrë kujdestarinë e dy fëmijëve të motrës, me vendim gjykate. Në sallë u paraqitën njëri pas tjetrit, ndërsa nuk pranuan të përballen me babanë, duke bërë që ai të largohet nga ambientet ku po zhvillohej gjyqi, në momentin që ata kanë dëshmuar. Në prani të psikologes dhe avokatit të tyre, Fran Dashit, ata i janë përgjigjur prokurorit të çështjes, Dritan Prençit në lidhje me rrethanat për të cilat i ka pyetur. Seanca e djeshme u

zhvillua me dyer të mbyllura, kjo pasi dy dëshmitarët janë në moshë të mitur dhe duhet të ruhet anonimati. Ndërkohë, seanca e djeshme u shty për në datën 11 tetor, në orën 13:30, kur pritet që të bëhet diskutimi mbi provat shkresore të prokurorisë. Pas debatimit të provave shkresore, do të bëhet përballja e dësh-mitarit që pretendon se Fadil Kasemi e ka rrëmbyer ditën e vrasjes dhe dy oficerëve të policisë në Komisariatin nr.1, pasi ka kontradikta midis dëshmive të tyre. Gjithashtu, në seancën e djeshme, gjykata bëri me dije se në seancat në vazhdim do të merret edhe dëshmia e një tjetër punonjësi të policisë, i cili për mo-mentin nuk ndodhet në Shqipëri. I pan-

dehuri Fadil Kasemi, rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm, ndërsa mbi të rëndojnë 3 akuza, "Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare", "Rrëmbim ose mbajtja peng e personit, si dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit". Deri më tani në Gjykatën e Krimeve të Rënda, kanë dëshmuar pesë dëshmitarë, të cilët kanë treguar për ngjarjen, mënyrën se si është arrestuar i pandehuri dhe mënyrën se si ka marrë peng një 24-vjeçar, për tu arratisur. Fakt të cilin Kasemi e mohon, pasi sipas tij, ai nuk është përpjekur të arratiset, por të dorëzohet në polici.

2013, shefin e repartit spe-cial “Shqiponja”, në kulmin e operacionit të lojërave të fatit. Ndërsa Redi Popesku është biznesmen i njohur në Tiranë, njëherësh mik i Vis Martinit, me aktivitete edhe në ish-Bllok.

Ervis Martinaj

GAZETA SOT E Premte 5 Tetor 2018 15

k r o n i k e www.sot.com.al

Bënin kërdinë me vjedhje në Vlorë, arrestohet “skifteri”, në kërkim një tjetërNjë operacion i policisë i koduar “Four” ka vënë

në pranga një 18-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një tjetër të dyshuar për një sërë vjedhjesh në qyte-tin bregdetar të Vlorës. Në prangat e uniformave blu përfundoi, adoleshenti me inicialet K.K., 18 vjeç. Krahas tij u shpall në kërkim dhe 22-vjeçari me ini-cialet Xh. Q., si bashkëpunëtor i të riut të arrestuar. Gjithashtu nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin me inicialet I. T., banues në Vlorë. Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e djeshme në lagjen “Bashkimi” dyshohet se kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit me inicialet Xh. Q.. Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se tre të

rinjtë dyshohet të jenë autorë të disa vjedhjeve të tjera të kryera në qytetin e Vlorës, për të cilat policia ka bërë zbardhjen dhe dokumentimin e këtyre rasteve. Sipas policisë tre të rinjtë më 3 tetor kanë kryer katër vjedhje. Në vendin e quajtur “Omonia” dyshohet se ata kanë vjedhur motorin tip “Sprinter” në pronësi të shtetasit me inicialet D. N.; banesën e shtetasit me inicialet Gj. Q.; motorin e shtetasit me inicialet A. A., si dhe vjedhjen e dy 2 motorëve “Su-zuki” dhe “Sprinter”, ne lagjen “24 maj”. Gjithashtu sipas policisë tre të rinjtë dyshohet se në datë 1 tetor kanë kryer tre vjedhje, në lokalin në pronësi të shtetasit me inicialet A. M., kanë marrë 20.000 lekë

të rinj; më pas kanë vjedhur një dyqan me materiale ndërtimi në pronësi të shtetasit me inicialet A. A., si dhe dyshohet se kanë vjedhur një piceri në lagjen “29 Nëntori”. Ndërkohë më 20 shtator, në lagjen “Bashkimi” dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasit me inicialet Y. Q., si dhe më 12 gusht, të rinjtë kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit me inicialet V. D.. Nga kontrollet e ushtruara nëpër banesat e këtyre personave, konkretisht në lagjet “Partizani” “1 Maji” “Bashkimi”, shërbimet e policisë kanë sekuestruar një sërë materialesh të vjedhu-ra. Më konkretisht gjatë kontrollit në banesat e këtyre personave policia gjeti dhe sekuestroi një

makinë tip “Benz ML” ngjyrë gri, katër motora, Spinter, Suzuki dhe dy Honda; targa të ndryshme automjetesh; bizhuteri me vlerë si varëse, unaza, byzylykë, vëthë; vegla pune për ndërtim, troko, trapan; vegla pune për kryerjen e vjedhjeve trança për prerjen e hekurave, kaçavida, pinca, çelësa; Veshje për maskim xhupa, maska, doreza; Litarë për tu ngjitur dhe zbritur për vjedhjen e banesave dhe çanta për mbajtjen e sendeve të vjedhura etj. Ndaj të rinjve hetimet janë në vijim, ndërkohë që për ndjekje të mëtejshme materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Elvis MYRTA

Katër persona janë vënë në prangat e policisë gjatë ditës së sotme në Tiranë,

të dyshuar si të përfshirë në një skemë mashtrimi prej 1 milionë dollarësh. Si pasojë e zbulimit të kësaj skeme mashtrimi është dhënë masa e arrestit për administratorin e subjektit “kristirina shpk”, si dhe 3 arreste shtëpie për një kontabiliste, një agjente doganore dhe administra-toren e kompanisë së ndërti-mit “areni albania”. Burime nga organi akuzës thonë se këto subjekte kanë zbatuar skemën “carusel”, përmes të cilës prisnin fatura furnizimi me mallra dhe shërbime mes njëra-tjetrës duke rritur në mënyrë fiktive shpenzimet, që në fund të rezultonin si debitorë në marrjen mbrap-sht të tatimit mbi vlerën e shtuar. Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg për biznes-menin Gjergj Fela, 43 vjeç. Ndërkohë, gjykata vendosi “Arrest Shtëpie”, për shteta-set me inicialet H. M., 50 vjeçe me detyrë kontabiliste, shtetases me inicialet T. K., 53 vjeçe me detyrë agjente doganore dhe Elsa Biba, 32 vjeçe me detyrë adminis-tratore dhe ortake e vetme e shoqërisë “Areni Albania”. Burime nga organi i akuzës së kryeqytetit thonë se ske-mat e mashtrimit me TVSH-në janë një fenomen tejet i shtuar kohët e fundit, ku shumë subjekte abuzojnë me këtë skemë. Të njëjtat burime thonë se hetimet janë duke u fokusuar edhe në kompani të tjera që në bashkëpunim me firmën e ndërtimit kanë përfi-tuar nga skema e mashtrimit. Ndërkohë, në lidhje me këtë abuzim ka reaguar edhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, duke dhënë detaje mbi skemën e mashtrimit. “Drejtoria e Hetimit Tatimor ka zbuluar një skemë mash-

trimi me TVSH-në të kryer nga disa subjekte private në Tiranë, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 1 milionë dollarësh. Në këtë skemë janë përfshirë një numër i konsiderueshëm subjektesh tregtare, kryesisht në fushën e ndërtimit. Sipas provave të mbledhura nga policia e kryeqytetit, rezulton se shtetasit e mësipërm kanë regjistruar subjekte tregtare në mënyrë fiktive, pa asn-jëlloj aktiviteti me qëllim tërheqjen e blloqeve të TVSH. Ata kishin lëshuar fatura për subjekte të treta, që më pas rimbursoheshin nga shteti. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për afat më të gjatë se 1 vjeçar të prangosuri kishin krijuar një skemë mashtrimi, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit 1 milionë dollarë”, është shprehur drejtoria Tatimoreve për këtë skemë mashtrimi. Ndërkohë një nga të arrestuarit për këtë skemë mashtrimi është edhe Elsa Biba. Kujtojmë që bash-këshorti i saj u gjet i vrarë dhe i groposur në vitin 2016 në malin e Dajtit. Ngjarja

Belgjika: Ja sa vite burg duhet të vuajë Safet Bajri

Ministri i Drejtësisë së Belgjikës, Koen Geens, është shprehur se Safet Bajri, i njohur edhe si Safet Rustemi do të qëndrojë të paktën 9 vite në burg për llogari të dënimit të marrë në këtë shtet. Lajmin e ka bërë të ditur ‘De Morgen’ duke sjellë në vëmendje se Shqipëria dhe Belgjika nuk kanë marrëveshje ekstradimi mes tyre dhe për këtë arsye Safet Bajri do ta vuaj dënimin në Shqipëri. “De Morgen” thotë në shkrimin e saj se Rustemi (Bajri) ishte në listën e kriminelëve më të kërkuar të policisë, derisa ai u dëbua vitin e kaluar nga Zyra e Imigracionit sepse ai qëndronte ilegalisht në Belgjikë. “Në fillim të vitit të kalu-ar, Gjykata e Apelit e Brukselit e dënoi me pesë dhe katër vjet burgim (9 në total). Ai e kundërshtoi atë dënim në Kasacion, por ai e hodhi poshtë ankesën e tij në maj 2017. Disa javë më vonë ai u lirua me kusht. DVZ e dëboi atë nga vendi, edhe pse kishte një gjykim të ri penal kundër tij. Këtë vit ai u dënua në mungesë deri në 13 vjet burg”, thuhet në shkrimin e “De Morgen”.

Mes të akuzuarve, edhe gruaja e ndërtuesit të vrarë për mashtrim

Tatimet zbulojnë skemën e mashtrimit me 1 milion euro, arrestohet biznesmeni, “arrest shtëpie” për doganieren dhe 2 gra

Pezullimi disaditor, rikthehet në detyrë Gentian Çitozi

Gentian Çitozi, oficeri i Policisë Gjyqësore që u pezullua nga detyra për rastin e Xhisiela Malokut është rikthyer në detyrë. Çitozi u pezullua më 22 korrik të këtij viti me urdhër të drejtuesit të komisariatit të Krujës, për shkak se mori në pyetje 25-vjeçaren në prezencë të Rrexhep Rrajës edhe pse ky i fundit ishte person nën hetim. Edhe pse zhurma për dhunën ndaj 25-vjeçares vazhdon ende, pezullimi i Oficerit Çitozi zgjati vetëm tre ditë. Ndërkohë, SHÇB referoi materialet në prokurorinë e Krujës për shpërdorim detyre dhe ndaj Çitozit ka nisur hetim penal. Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se, Çitozi do të vazhdojë të qëndrojë në detyrë dhe pse është person nën hetim dhe në rast se do të konstatohen shkelje për rastin ndaj tij do të merren masa. Nga ana tjetër Çitozi ka deklaruar përballë oficerëve të SHÇBA-së në Durrës se palët pretendonin se ishin pajtuar dhe për këtë ka vazhduar marrjen në pyetje. Ka qenë Xhisiela Maloku që ka denoncuar pranë SHÇBA-së në Durrës se Çitozi ka marrë deklarimin e saj dhe nuk kishte vepruar sipas ligjit.

Grabitën tabakinon, vritet në makinë shqiptari

Një grabitje përfundoi me gjakderdhje rreth orës 04:00 të mëngjesit të djeshëm në Itali, ndërsa viktima është një shqiptar. Një bandë grabitësish vodhën një dyqan duhani në rrugën "Cairoli" në Ponte Felcino. Banditët ikën në bordin e një Audi me cigare dhe kartela gërvishtëse lotarish. Gjatë ndjekjes, roja e objektit mbeti i dëmtuar nga makina e autorëve. Pak momente më vonë, karabinierët u futën në aksion për arrestimin e tyre. Gjatë ndjekjes, pati të shtëna me armë, ku një nga grabitësit mbeti i vdekur. Viktima u gjet në pjesën e pasme të një “Audi”, të braktisur në rrugicat e një fshati jo shumë larg dyqanit të duhanit ku ndodhi vjedhja. Anëtarët e tjerë të bandës arritën të iknin pasi braktisën veturën me kufomën brenda në rrugën “Via Radiosa”. Si pasojë e të shtënave, "Audi" kishte dritaren e pasme të shkatërruar, ndërsa në pjesën e bagazhit u gjetën kutitë e grabitura me cigare. Brenda mjetit nuk u gjetën armë zjarri.

bëri bujë atë kohë, ndërsa viktima Vasil Biba dyshohet se u vra për mashtrime në fushën e ndërtimit. Ai ishte i dënuar dy herë nga gjyka-ta shqiptare për evazion fiskal dhe për drejtim mjeti pa patentë. Ndërkohë mbi të vazhdonin hetimet pasi dyshohet se Biba si agjent imobiliar kishte mashtruar disa njerëz duke u shitur të njëjtin apartament disa personave. Pikërisht për një skemë mashtrimi me ndër-timet akuzohet dhe e shoqja e tij. Më 15 shkurt të vitit 2016 qeni i një bariu zbuloi një kufomë të groposur në fshatin Priskë të Dajtit. Pas ekzaminimeve të shenjave të gishtave nga mjekësia ligjore, viktima rezultoi të jetë Vasil Biba. 36-vjeçari nga Pogradeci dhe me banim në kryeqytet, ishte denoncuar i zhdukur nga bashkëshortja e tij në 16 dhjetor 2015.

Skema e mashtrimitPasi ra në gjurmët e abuz-

imeve me TVSH-në, proku-roria e kryeqytetit në bash-këpunim me krimin ekono-mik nisën hetimet dhe verifi-

kimet për këtë skemë. Sipas provave të mbledhura nga ky hetim, rezulton se shtetasit e mësipërm kanë regjistruar subjekte tregtare në mënyrë fiktive, pa asnjë lloj aktiviteti me qëllim tërheqjen e bllo-qeve të TVSH, duke lëshuar fatura për subjekte të treta, që më pas rimbursoheshin. Burime nga organi i akuzës thonë se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kanë kr-ijuar këtë skemë mashtrimi, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 1 milionë dollarësh. Për këtë arsye po vijojnë hetimet edhe jashtë kufijve të Shqipërisë, pasi dyshohet se një pjesë e mirë e parave mund të jenë trans-feruar në rajonin e Ballkanit. Ndaj të proceduarve rëndon akuza për veprat penale të “Krijimit të skemave mash-truese lidhur me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar” dhe “Fshehja e të ardhurave” të kryera në bashkëpunim. Strukturat He-timore, kanë krijuar dyshime të arsyeshme se skema mash-truese në fushën e ndërtimit është më e gjerë dhe për këtë arsye po vijojnë hetimet.

16 GAZETA SOTE Premte 5 Tetor 2018

Nga Sokrat NDREÇKA

Reforma në drejtë-si është shembulli tipik që tregon se politikanët shqiptar

nuk merren dot vesh me njeri -tjetrin për të instaluar shtet ligjor dhe për ti dhënë popullit drejtësinë e munguar. U bënë vite që midis politikanëve nuk po gjendet konsensusi i duhur për të finalizuar vetingun, aq shumë të kërkuar dhe të nevojshëm për të luftuar krimin, për të ndëshkuar njerëzit që kanë kryer vepra penale. Të gjithë thonë se e duan këtë instrument mag-jik, të gjithë i duan në qelitë e ftohta peshqit e mëdhenj, ata që kanë kryer vjedhje masive. Kur vjen puna nxjerrin yçkla për të sabotuar ecurinë, madje s`gjejnë dakordësi me ndërkombëtarët. Politika në Shqipëri nuk arrin të merret vesh brendapërbrenda sepse aktorët nuk dinë të bëjnë politikë, por zhvillojnë luftë klasash, menaxhojnë shkëlqyeshëm interesat e xhepave tyre, duke “akuzuar” njeri-tjetrin. Kështu ka ndodhur për më shumë se një çerek shekullin e demokracisë që duam ta formatojmë, por për fat të keq kemi nge-lur akoma copë-copë. Politika shqiptare nuk ia ka dalë dot vetë ndaj ka thirrur ndërkombëtarët për ti dhënë një dorë, për t’i ndihmuar se nuk janë të zot ti shërbejnë popullit të vet. Shqiptarët e kanë të freskët në kujtesë se si e kanë shpërdoruar besimin e popullit. E kujtojmë farë mirë se si e kanë masakruar tempullin e ligjeve, të drejtën e deputetëve për të përfaqësuar denjësisht in-teresat e popullit. Kemi parasysh bojkotimet e

Nga Besi BEKTESHI

Si nuk dënohet shpifja në botën e qytetëruar!? Absolutisht dënohet dhe absolutisht luftohet

ashpër nga ligjet e shteteve demokratike! Një kapërcim që ju bë në raport me lirinë e shtyp-it në kohë të Sali Berishës, nuk kishte të bënte me "dashurinë e Saliut" për të pasur një shtyp të lirë, fare të lirë dhe pavarur! Jo, sepse ai është shem-bulli mbas Enverit për metodat e tij të shtypit aspak të lirë (djegur, gjobitur dhe dhunuar) dhe aspak të pavarur, por u bë që në Shqipërinë e medemek demokracisë "Alla Berisha" të fillonte shpifja dhe abuzimi me të!? Sot iniciativa e kryeministrit është diçka që të bën të qeshësh, kur kodet, nenet dhe bota e qytetëruar, kanë të qartë sidomos shpifjen dhe difamazionin! Po, që ne nuk i ndajmë mirë nga njëra tjetra! Po të dënueshme dhe në media, rrjete sociale e FB! Nuk është duke shpikur ndonjë gjë kaq të madhe KM-ja i cili sigurisht lëshon si fjalitë e tij në Twiter dhe FB dhe nganjëherë dhe përballë njerëzve në mënyrë jo vetëm aspak "apropriate" por dhe afër abuzimit me fyerjen dhe difamacionin! Sot e kanë gjetur atë batutën "horr" opozitarët e fam-shëm tonët, që me shpifjen kanë në oborrin e tyre makinën më gjigande të shqiptarëve si model pune ciklike të tyre! Lartësitë demokrate janë shpesh herë fare pa punë, por pa shpifje - jo! Sigurisht që shpifja e qëllimshme është më e ndyra, më e keqa në fakt! Është shumë e keqe se sa sharja! Ajo (pra sharja horr) e KM-së për policin e larguar, ikur jashtë tashmë! Shpifja e qëllimshme është atëhere kur e di mirë se kush është fajtori, kush është rasti,

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Shqiptarët e duan antikorrupsionin si shpëtim nga SHBA dhe BE

Shpifja e qëllimshme, një kategori "morale" e politikës sot!

Kuvendit, përjashtimet nga Parlamenti, debatet e ashpra, fyese e ofenduese në sy të publikut që kanë bërë të zgjedhurit nga populli. Kemi parë me figurë e dëgjuar se si politikanët shqiptarë janë treguar të ultë në etikën parlamentare e qytetare të shprehur, janë treguar me mungesë të theksuar qytetarie e profesionale. Dhe të gjitha këto kanë ndodhur në sy të shqiptarëve, në sy të ndërkombëtarëve. Ndërkohë politikbërësit i kanë cilësuar normale këto xheste të ulta, sepse, sipas tyre, “e lejon etika e deputetit”. Politika shqiptare në shumë raste ka dështuar keq. Aq keq saqë për-faqësues partish, njerëz me pushtet kanë shkuar në dyert e ndërkombëtarëve si lypës dhe kanë kërkuar ndihmë për të shpëtuar nga katrahura që kanë ndërtuar vetë. Konfliktet banale kanë arritur deri aty sa liderë politikë e kanë kërkuar shpëtimin tek të huajt, në vend që të ulen e të de-batojnë me njeri-tjetrin si shqiptarë për të mirën e popullit të tyre dhe të Shqipërisë së përbashkët.

Konfliktet e ndezur midis partive politike, nuk kanë njohur konsensus kombëtar për ti dhënë njerëzve lirinë dhe mirësinë e kërkuar. Aq të ash-pra kanë qenë problematikat sa kanë provokuar iniciativa boshe duke i humbur kohë rrugëtimit tonë për t`iu bashkuar popujve me qytetërim modern. Ky shqetësim është parë si çështje seri-oze edhe nga përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Europian, ndaj dhe i kanë qëndruar shumë afër politikës dhe Parlamentit të këtij vendi me shumë halle. Në Shqipëri kanë ardhur krerët më të lartë nga Brukseli, siç është kreu i Këshillit Europian Donald Tusk, Presidenti i Komisionit Europian Jean Claude Juncker, Komisioneri për Zgjerimin Europian Johanes Han, Përfaqësuesja për punët e Jashtme dhe zv/Presidente e Komisionit Europian,

BE shohin partnerë serioz dhe kanë besim se vetëm ndërhyrja e tyre do mund të realizoi këtë mision të madh dhe do e integroi Shqipërinë në familjen me vlera të madha europiane. Ekspertëve ndërkombëtar u është dashur shumë punë për të bindur njerëzit e politikës së çdo zgjidhje duhet të realizohet këtu në Shqipëri. Politika është e ndarë, e përçarë. Mungesa e gjuhës së zgjidhjes së problemeve të lindura brenda shtëpisë nuk është rruga e duhur për ti nxjerrë zënkat, sherret, shamatat, gërr-mërret, në tregun e komenteve dhe analizave që shpesh herë më shumë prish-in punë se rregullojnë. Kështu ka ndodhur tek ne ndaj dhe ndërkombëtarët gjetën zgjidhje të tjera, që qasen me pritshmëritë e njerëzve të zakonshëm. Lufta ndaj korrupsionit galopant, pandëshkueshmërisë, trafiqet, shkatërrimi i shtetit kërkoi ngritjen e strukturave antikorrupsion me përfaqësim nga SHBA dhe BE. Pritshmëri të lartë kanë funksionimi i SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit. Vetingu po jep rezultate perfekte në spastrimin e sistemit të drejtësisë dhe ngritjen e një administrate të re ku të korruptuarit të gjejnë vendin që u takon. Ish ambasadori amerikan në Shqipëri Donal Lu ka dhënë ndihmesë të çmuar në krijimin e një sistemi drejtësie me njerëz të rinj të pakorruptuar, që do të dinë të japin barazi e drejtësi për të gjithë. Për të patur një qytetari aktive ne na duhet një demokraci funksionale. Në rast se politika në Shqipëri këtë nuk e arrin dot, janë ndërkombëtarët ata që udhëheqin me demokracinë e tyre. Ndërkombëtarët janë treguar të gatshëm të na ndihmojnë, ndaj dhe shqiptarët e zakonshëm, njerëzit të mbytur në halle e pengje, e kërkojnë antikorrupsionin si shpëtimin nga SHBA dhe BE. Edhe kështu nuk është keq.

dhe kush është e vërteta, dhe akuzon një tjetër pa kurrfarë faji! Sa e sa ballafaqime të shpifjeve të tilla kanë bërë vaki në Kuvendin e Shqipërisë dhe kudo në saj të gojës së lëshuar të PD-së, lidershipit të saj dhe të tjerëve përballë dhe anash e pas tyre! Pastaj në mjetet e komunikimit dhe përballë apo në rrjete sociale! Në portale që nuk identifikohen (duhet ligj detyrues për identifikim) akoma se të kujt janë, ose kush i drejton etj., etj! Shpifja e qëllimshme është loja më e madhe e klasës tonë politike! Është llafazanëria më e madhe dhe më e ndytë që ato bëjnë për të larguar mendjen e njerëzve nga krimi ekonomik e nga korrupsioni tragjik kudo pozitë, opozitë, drejtësi e çdo kolonë të shtetit! Duke e bërë shpifjen diçka të lehtë dhe të pa "dënueshme" qëllimi i tragjikomikëve të politikës tonë, është të bëhen gjithë njësoj! Po të dalin të gjithë mafiozë dhe kriminelë! Të bëhet e moralshme dhe asgjë fare për moralin qënia - mafioz! Në fakt "shpifja" është ose konsiston, kur bën me faj në falsitet një person për kryerjen e një krimi edhe pse e di se ky person është i pafajshëm! Këtë gjë tani duhet të mundohet dikush tja shpjegojë dhe KM-së! Tjetër gjë është kur akuzon, duke mos ditur asgjë dhe del e vërteta e cila hedh poshtë akuzën! Kjo është shpifja e pa qëllimshme! Kurse politika shqiptare shpif me qëllim! Poshtërsisht! Duke ditur shumë mirë se nuk është ai për të cilin shpifin ose nuk ka ndodhur asgjë nga ai person! Biles shpifin dhe në shumicë, grup dhe shoqëri të zgjeruara! Në një shumicë rastesh, duke abuzuar realisht! Sigurisht ka akuza të cilat përkojnë, dhe që vërtetohen të cilat nuk kanë lidhje me shpifjen! E kush është vendi për të ndarë shpifjen nga jo shpifja apo akuza e drejtë!? Vendi që ndan shpifjen e qëllimshme nga efendimi e fyerja apo defamacioni mediatik etj., etj!?

Drejtësia dhe askush tjetër! Cila drejtësi, kjo e

Frederica Mogherini. Drejt SHBA-ve kanë shkuar me një frymë përfaqësues politikë, shefa të shtetit shqiptar, jo thjeshtë si vizitor, por prej tyre kanë kërkuar ndihmë për të dalë nga situatat e vështira të krijuara enkas nga mungesa e një konsensusi për ti shpëtuar shqiptarët nga korrupsioni dhe vjedhjet, gati tridhjetë vjeçare, që kanë ndodhur masivisht nga njerëzit me pushtet në Shqipëri. Nuk besoj se do ketë ndonjë vend në botë ku të kenë mbërritur kaq shumë delegacione nga odat e larta për t̀ i bindur shqiptarët të ulen në tavolinën e bisedimeve për çështje parimore. Lufta ndaj korrupsionit ka qenë përherë rendi ditës për të ardhurit nga Brukseli. Nuk ka patur rast ku të mos jetë shtruar për zgjidhje çështja e vjedhjes së pronave publike, vjedhja përmes tenderëve, grabitja e pasurive kombëtare e deri tek mungesa e shërbimeve publike. Temë e antikorrupsionit ka ngelur si prioritet i vetëm, si detyrë e ditës për politikën dhe shtetin shqiptar, por duket se edhe këtë herë kjo çështje nuk e ka marrë ashtu si duhet rëndësinë e vet për zbatim. Ata e kanë kuptuar se tjetër gjë janë premtimet, ndryshe rezulton në praktikë ky detyrim, si provë e ndërkombëtarëve për ta pranuar Shqipërinë në familjen e përbash-kët europiane.

Ndërkombëtarët janë mërzitur me reagimin nopran të politikanëve tanë, të cilët në shumë raste kanë shfaqur naivitet në bisedime,janë tre-guar aguridhë. Vitet e fundit miqtë nga Amerika dhe Europa kanë ardhur si partnerë strategjikë për të kuptuar se çdo zgjidhje realizohet midis shqiptarëve dhe nuk importohet nga jashtë. Shqiptarët e njohin mjaftë mirë mefshtësinë e deputetëve, ndaj dhe nuk janë të bindur se luftës ndaj korrupsionit do t`ia dalin. Tek SHBA dhe

Në këtë vend janë për akuzë penale një pjesë e madhe e klasës politike! Llafazanëria politike është maksimalisht mbi gjithçka dhe te gjithçka! "Paketa anti shpifje" le të vazhdojë, por jam i sigurtë që dhe shpifja do të vazhdojë dhe do të tentojë të prodhojë dhe "të persekutuarit politik të fjalës së lirë"?! Ajo do të mund të ketë të drejtën e madhe të dënimit të shpifjes, por këtu në këtë vend dhe nga kjo klasë politike përfshi dhe partinë e KM-së, do ta kthejnë në një "kryevepër" të luftës së kundër medemek fjalës së lirë, dhe duke harruar, jashtë nxjerrë dhe degraduar, qëllimin e vërtetë të dënimit të shpifësit e ndyrë politik shqiptar! E kush ka për ta ngrënë? Sigurisht njerëzit poshtë, ndonjë njeri pa mbrojtje dhe padyshim ndonjë medie që nuk do të përkulet nga njëra apo tjetra anë dhe që do të vërtetën! Po po, këto do ta "mbajnë në kurriz" dhe "paketën anti shpifje", e cila nuk duhet të ishte "paketë" por ligj e realizuar si në vendet e qarta në demokraci!

Sot klasa politike në Shqipëri është një "shpifëse" e denjë për kulturën arsimore dhe edukatën që ka si origjinë dhe si shtresë e "veçantë" që është! Kudo është e tillë! Shpifja e qëllimshme pastaj është talent i saj dhe "primatin" e ka për fat të keq me forcën dhe urrejtjen e deritanishme PD dhe lidershipi i saj! Nuk ka "gentelmen" në klasën politike shqiptare! As që bëhet fjalë! Ka shumë gojë ndyrë që duhen ndalur! Por nuk ndalen thjesht me ligjin ose paketën e KM-së! Ato ndalen nga shoqëria e cila nuk duhet të votojë individë të tillë llapaqenë dhe gojë ndyrë e qëllim keq në politikë dhe përfaqësim! Kjo është mënyra më e mirë dhe jo paketa! Sepse prapë kryetarët e partive, horra ( sikundër është vërtetuar) do katapultojnë, prapë gojëndyrë dhe të keq edukuar! E ky është problemi! Paketat janë pastaj alibi, për të rivazhduar dhe për të dënuar me gjobë apo me burg, ndonjë fakir!

jona sot? Kjo është e pa mundur, por shpifja duhet dënuar dhe mediat kanë ligje që dënohen, duke filluar nga botuesi dhe drejtuesi e kryeredaktori deri më poshtë?! Po në botën demokratike dhe në shtetin fqinj italian dhe atë grek! Nuk të lë askush të shpifësh qëllimshëm! Biles dhe shpifja që vjen nga mos dijenia është e dënueshme dhe ka rregulla!

Ka ligje në Itali bie fjala për të përcaktuar apo dhënë madhësinë e duhur, fajit në dënim! Po dhe sigurisht mund të lexohet dhe për shtypin e median! Në sitin: https://www.professionegiustizia.it/docu-menti/notizia/2018/come-quantificare-il-danno-da-diffamazione-a-mezzo-stampa-criteri-di-calcolo! Sipas dëmit të shkaktuar i vogël, i mesëm, i madh dhe i tepërt! Po, por dënimet janë me fillim 1000 euro dhe përfundojnë me 50.000 euro!

Kurse për "shpifjen e qëllimshme" fillon dhe faji penal dhe ka burg sigurisht! Por sot janë mësuar të gjithë të shpifin, të fyejnë, të reagojnë si me qëllim dhe pa qëllim ose fare kot! Këtë iniciativë do ta fusin në kanalet e "shtypjes së medias" dhe humbjes së lirisë së saj etj., etj! Asnjë prej ish KM-ve dhe atij të sotmit, nuk janë "dashnorë të medias të lirë real-isht"?! Sigurisht dhe nuk kanë si të jenë dhe pse nuk jetojnë asnjë ditë, orë dhe minutë pa to! Po po, as që bëhet fjalë, por po kaq e ndyrë është dhe mania për të shpifur, për të bërë me faj pa të drejtë dhe me qëllim gjithçka dhe gjithkënd! Në këtë vend pa drejtësi, pa institucione drejtësie, me institucionin e shpifjes më të madh se atë të drejtësisë - edhe "ligji shpifjes" atë impakt, si atë të mos pirjes duhanit në vendet e ndaluara dhe faturës tatimore do të ketë! Kot fare, asgjë nuk ndodh në këtë vend ku mungon në mënyrë tragjike drejtësia dhe respekti për ligjin nga vetë klasa politike e inkriminuar! Tani dhe shprehja ime " e inkriminuar" është për "tutelë" por që në fakt, të gjithë e dinë se është e vërtetë!

GAZETA SOT E Premte 5 Tetor 2018 17

Nga Prof. Dr. Ago NEZHA

Morali është gjë-ja më e rëndë-sishme në jetën e një njeriu,

institucioni, apo shoqërie njerëzore. Kur kërkon të bësh moral publik për përfitime vetjake apo për leverdi të pronarit të institucionit, i ke vënë minat qysh në koncept, arsyetim, botëkuptim dhe interpretim idesë së moralit. Një shoqëri e kriminalizuar, dep-ersonalizuar dhe degjeneruar politikisht dhe moralisht është e destinuar të dështojë në misionin e saj. Varfëria, kaosi, pasiguria, pabe-sia, makutëria për të përfituar pa merita, duke bërë viktima njerëz të pafajshëm është bërë motua e një grupi politikanësh dhe mediash të pamoralshme. Njerëzit e liq lëvizin si meteor në politikë, në pushtet, në media dhe në drejtësi. I ligu i vendosur në një pozicion publik, mund të dëmtojë në mënyrë të dyfishtë, edhe kur kërkon të bëjë keq, edhe kur kërkon të bëjë mirë. Seneka i riu, thotë se: “Kushti kryesor i moralit është dëshira të jesh i moralshëm”.

Etja e disa politikanëve dhe mediave për të përfituar sa më shumë kapital politik dhe mediatik, u shfaq në një hapësirë pa fre, si një garë hipizmi kush të vrapojë më shumë të sa-jojë, shpifi e krijojë episode të qenë e të paqena duke viktimizuar një vajzë nga Fushë Kruja,që ishte pre e kontradiktave të dashurisë që

Nga Qemal SHEHU*

Zbatimi i reformës administrative, ku pushteti vendor u organizua në 61 bashki, aktualisht ndeshet me një sërë sfidash, ku më e rëndësishme është kri-

jimi i burimeve financiare, nevoja për shërbime publike dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Reforma Administrative, ka si qëllim rritjen e zhvillimit ekonomik të NJVQV, nëpërmjet poli-tikave dhe strategjive afat shkurtra e afatgjata dhe rritjen e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Nisur nga realitet ekonomiko-financiar ku sot ndodhen financat vendore, rezulton se drejtuesit e bashkive presin më shumë financime nga qeverisja qendrore, duke mos vënia në eficencë pasuritë e paluajtshme që çojnë në rritjen e të ardhurave dhe burimeve ekonomike.

Vetëqeverisja Vendore ka si objekt të saj legjitim, të bëjë gjithçka për qytetarët për të sig-uruar të mira publike në hapësirën territoriale të saj. Kjo përveç përkushtimit kërkon aftësi pro-fesionale e menaxheriale të drejtuesve vendore dhe njëkohësisht kërkon si domosdoshmëri decentralizimin e kompetencave të qeverisjes vendore. Kuadri ligjor në fuqi përcakton kompe-tencat e pushtetit vendor për vendosjen e bazës dhe nivelit të taksave vendore, mbledhjen dhe administrimin e tyre.

Çdo bashki, sipas fushave të veprimtarisë që menaxhonë, duhet të bëjnë identifikimin, evidentimin dhe menaxhimin për vënien në eficencë të resurseve dhe të pasurive të pal-uajtshme me qëllim realizimin e të ardhurat dhe rritjen e shërbimeve ndaj qytetarëve. Qeverisjes vendore në raport me burimet që zotërojnë, i lind si nevojë hartimi i planeve strategjike mbi të cilët do të reflektohet dhe hartohet një buxhet real, duke përcaktuar qartë objektivin themelore të tyre. Këtu du-het të përqendrohen menaxherët (kryetarët e

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Morali i medias pa moral

Reforma administrative dhe sfidat e vetëqeverisjes vendore

ndodh rëndomtë në jetën e sotme shqiptare. Rasti i Xhisiela Malokut, duke e politizuar dhe mediatizuar, u kthye në fenomenin Xhisiela, që ka pushtuar opinionin publik. Meqenëse ish i dashuri i Xhisiela Malokut, Rexhep Rra-ja, pa folur për personalitetin e tij njerëzor dhe karakterial, është djali i një deputeti të Partisë Socialiste, sjellja e tij ndaj të dashurës ka marrë përpjesëtime të karakterit, politik, mediatik dhe shoqëror. Më është dhimbsur pa masë se si u keqpërdor nga politika dhe media personaliteti i një vajze të pambrojtur, e përvuajtur që qëndronte e tronditur, e trembur dhe e dyzuar para ekraneve televizive në stu-diot e gazetarëve Blendi Fevziu dhe Eni Vasili, e që vazhdon odisea e këtij rasti flagrant për të mbushur ekranet e televizioneve maratonë në ditët në vazhdim. Te të “ndershmit” drejtues të emisioneve thirreshin dhe politikanë nga Partia Demokratike dhe LSI-ja, jurist me përvojë por të nxirë me bojë nga ngjyrat par-tiake, opinionist oportunist, që për moral kanë paranë dhe jo parimet morale të një shoqërie të shëndoshë. Rasti Rraja, pa humbur kohë, u përdor si gjithmonë nga kryetari i Partisë Demokratike Lulëzim Basha, duke e politizuar dhe interpretuar në standardet më banale si një aset të Edi Ramës, që i ka shërbyer dhe do i shërbejë në zgjedhje për të fituar pushtetin. Nëse pushteti varet nga një deputet, vajme-det ç’na pret. Mendime kaq foshnjarake dhe banale, mund të prodhojë një mëndje e tipit Babale. Partia Demokratike, falë moralit të saj të lartë politik, për të mbrojtur moralin

skuqur, (e Xhisielës) se sa zemra e njollosur”, e gazetarëve të televizioneve publike.

Rastet e keqtrajtimit mes çifteve të reja fatkeqësisht sot në vendin tonë janë bërë të modës, që fillojnë me konflikte, fyerje, kontradikta, e që përfundojnë me arrogancë mesjetare, derisa përfundojnë në divorce, ku familja është tronditur esencialisht nga pikëpamja e vlerave dhe unitetit shpirtëror e moral. Mjerisht, marrëdhëniet mes të rinjve në shumicën e rasteve kanë humbur karakterin social, moral dhe tradicional. Janë bërë krye-sisht dukuri liberale, që ekzistojnë për çështje interesi, pozite shoqërore apo bukurie fizike. Familja dhe shoqëria kanë humbur kujdesin ndaj miredukimit të fëmijëve dhe po shfaqin një qëndrim indiferent dhe neglizhent ndaj përgjegjësisë prindërore. Pavarësisht pozitës shoqërore, prindi është përgjegjës për vep-rimtarinë e fëmijës, që nuk duhet të humbas kujdesin për sjelljen e tij në shoqëri.

Politika dhe media në Shqipëri, me agre-sivitetin e tyre të frikshëm, po vrasin mor-alin, po shkatërrojnë familjen, ekonominë, qetësinë sociale dhe po vetëshkatërrohen e deformohen në misionin e tyre për triumfin e demokracisë. Është koha të kujtojmë një thënie të Koletës, se: “Drejtësia i nevojitet një populli më tepër mbase edhe se qytetërimi”. Situata kontraverse ku ka arritur politika dhe media në vendin tonë, mund të rregullohen vetëm po të ndëshkohen si një e keqe e madhe, që ka prekur shoqërinë tonë në tranzicionin e zgjatur e të rraskapitur, në çdo qelizë të jetës.

bashkive), duke përsosur metodologjinë për të shmangur evazionin fiskal.

Sfida e së ardhmes në menaxhimin e buri-meve financiare në NJVQV është decentral-izimi fiskal, kërkesë e cila lind nga zbatimi i Kartës Evropiane të Autonomisë Vendore, pasi ndryshimi i vlerave sociale dhe i presioneve konkurruese, diktojnë ndryshime thelbësore social-ekonomike. Këto fenomene të reja dhe kjo dinamikë për qeverisjen vendore, paraqet një sfidë, prandaj është e rëndësishme që në këtë realitet të dimë dhe të krijojmë hapësirat e nevojshme për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm. Decentralizimi i pushtetit ven-dor, sjell rritjen e eficencës dhe efektivitetin, stimulon krijimin e një baze të qëndrueshme me zhvillim ekonomik dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje.

Megjithë zgjerimin e autonomisë për shfrytëzimin e burimeve natyrore, ecuria e Reformës është e ngadalë. Rritja e autonomisë dhe decentralizimi i pushtetit vendor janë në lidhje të drejtë lineare me decentralizimin fiskal, pra me rritjen e të ardhurave nga taksat dhe tarifat vendore. Sfidat e reja në pushtetin vendor dhe qendror, është thellimi i decentral-izmit fiskal, dhënia e kompetencave pushtetit vendor, pasi financat publike nuk mbrohen duke i centralizuar, përkundrazi ato janë më të mbrojtura kur decentralizohen dhe kur ndërtohet një kuadër ligjor me përgjegjshmëri financiare vendore.

Rishikimi i kuadrit ligjor për taksat ven-dore dhe në mënyrë të veçantë për taksën mbi pasurinë, e cila në vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim është taksa kryesore e të ar-dhurave për pushtetin vendore, kërkon përg-jegjshmëri financiare. Kjo taksë do ishte me vlerë nëse, do të shoqërohej me transparencë publike, por kjo kërkon një qasje pro-aktive në analizën, monitorim dhe mbledhjen e saj gjatë vitit fiskal në raportet e menaxhimit. Rritja e

e Xhisielës (që ndiej keqardhje që ja për-mend emrin), kanë përzgjedhur dhe dërguar në studio deputet, papagaj që shquhen për “ndershmëri”. Ndaj këtij fenomeni antimoral të shoqërisë tonë të “virgjër” nuk munguan të dalin para ekranit dhe liliputët e LSI-së, të kryetares së “madhërishme”, Monika Kryema-dhi, që s’e suporton dot imoralitetin dhe dele-goi Kryetaren e Lëvizjes së gruas për Integrim, Klajda Gjoshën, që shprehu qëndrimin kritik në studion e “ Top Talk”. Këto dy qëndrime të përfshirjes së politikanëve opozitar në inter-pretime politike në rrjetet mediatike, tregojnë qartazi për mjerimin e demokracisë, që lirinë politike e përdorin për përfitime politike, duke përdhosur moralin. Ata, përfitojnë nga mungesa e fuqisë së drejtësisë. Shqiptarët nuk mund të ndihen të lirë kur media mashtron, trillon, përpunon, parafabrikon të paqena dhe penalizon sipas përfitimeve të gazetarit, si besnik i pushtetit të pronarit. Shoqëria civile, mediave kopile, duhet tu thotë ndal. Është fatkeqësi që gjuajnë të gjejnë ndonjë viktimë si Xhisiela, që e ka humbur busullën e orientimit dhe s’ka besim te drejtësia dhe e marrin në studio e telendisin, e tellallisin, e përgojojnë dhe shpërdorojnë naivitetin apo sinqeritetin e saj, për ta bërë shou mediatik. Ajo, u paraqit në profile të ndryshme me imazhin e saj të frikësuar, herë e nxirë, herë e skuqur dhe herë e zverdhur, që të ngjallte një mëshirë e keqard-hje biblike. Duke e ndjekur i trishtuar si prind sjelljen e saj dhe lojën e mediave, mu kujtua një thënie e Servantesit, “ Më mirë fytyra e

lidhura për pronat e transferuara si troje dhe kullota të dhëna me qira, etj., të lidhur në kundërshtim me ligjin dhe të vënë para përg-jegjësisë ligjore personat që kanë kryer këto veprime. Në mjaft bashki dhe ish-komuna, është konstatuar se nuk janë të regjistruara në kontabilitet detyrimet nga taksat vendore, nuk janë mbartur saktësisht nga viti në vit, si dhe sistemet janë pa elemente sigurie dhe lehtësisht të manipulueshme.

Me risk të lartë është mos pagesa në vite e taksës së tokës bujqësore, si pasojë e mos hartimit dhe mbajtjes të një regjistri të saktë e transparent dhe mos azhurnimi i ndryshimeve të fondit të tokës dhe pronarëve të saj. Taksa e tokës bujqësore është një burim i konsid-erueshëm të ardhurash, por e vështirëson punën e drejtuesve, pasi Zyrat e Adminis-trimit dhe Menaxhimit të Tokave në bashki e ish-komuna, nuk kanë mirë funksionuar, duke sjellë probleme në ndjekjen dhe rivlerësimin e detyrimeve. Menaxherët (kryetarët e bash-kive), duhet të marrin masa të menjëhershme, duke krijuar regjistrat fiskal progresive dhe arkëtimin e kësaj takse.

KLSH nga auditimet e kryera në NJVQV, pasi ka vlerësuar situatën, ka dalë me reko-mandime, ku mund të përmendim: marrja e masave ligjore për saktësimin, korrigjimin dhe inventarizimin e gjendjes për pasuritë (asetet), si dhe vendosjen e tyre në administrim. Çdo bashki duhet të ndërtojë database për asetet, si dhe duhet të kryhet inventari i plotë i fondit pyjor e kullosor dhe i objekteve ndihmëse. Gjithashtu për përmirësimin e gjendjes, do të këmbëngulim fort në zbatimin e rekomandi-meve tona të sigurt se, prania e vizionit dhe e një strategjie për menaxhimin e aseteve, do të ishte një qasje e duhur dhe afatgjatë në shfrytëzimin me efektivitet dhe eficencë të aseteve vendore.

*Drejtor i Departamentit të Auditimit të Njësive të Vetëqeverisjes Vendore, në KLSH

transparencës nga qeverisja vendore, mbi ven-dimmarrjen dhe përdorimin e taksave, mbetet një sfidë, pasi dëgjesa me qytetarët janë mjet i rëndësishëm i komunikimit në përdorimin e parave në të mira publike.

Politikat zhvillimore që kryhen në terri-torin e bashkisë, duhet të lidhen direkt me politikat fiskale vendore, pasi kjo është një nga recetat fiskale më të dobishme në rritjen e të ardhurave dhe krijon mundësi për një zh-villim të qëndrueshëm vendor. Duke u njohur me problematikat dhe realitetin me të cilin po përballen NJVQV, veçanërisht në mbledhjen dhe administrimin e taksave vendore, vlerëso-jmë se është i nevojshëm kontributi i gjithë secilit, pasi mbledhja e taksave është një sfidë për qeverisjen vendore, ku të ardhura janë burim i rëndësishëm për rritjen e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Kryetarët e bashkive, nuk duhet të kenë prioritet vetëm “sistemimin e qendrave të qyteteve”, por përgjegjësia e tyre menaxheriale është i gjithë territori i bashkisë, si për shër-bime publike dhe në mbledhjen e të ardhurave vendore, por kjo kërkon rritjen e përgjegjësisë menaxheriale dhe vënien në punë të Admin-istratorëve, të cilët nuk po përçojnë një frymë të re menaxhimi e administrimi në Njësitë Administrative, pasi nuk kanë një strategji të mirëfilltë menaxhimi në punën e tyre.

Zhvillimi i politikave të qeverisjes qen-drore në drejtim të lehtësimit të barrës fiskale për biznesin e vogël (tatimin e thjeshtuar) është i mirëpritur, por kjo për pushtetin ven-dor duhet të shoqërohet me paketë shtesë financimi, pasi cenon drejtpërdrejtë burimet e të ardhurave për të ushtruar funksionet e për-caktuara me ligj, dhe mos përmbushja e këtij detyrimi cenon decentralizimin fiskal vendor.

Kryetarët e Bashkive, për vlerësimin e ligjshmërisë dhe burimet e të ardhurave, duhet të ngrenë grup pune për kontratat e

18 GAZETA SOTE Premte 5 Tetor 2018

3,5,9,10,11,14,18,19,20,21,24

k u l t u r e www.sot.com.alk u l t u r e www.sot.com.al

Vepra “Volpone” së shpejti në teatrin “Skampa” në qytetin e Elba-sanit. Një premierë teatrore, që hap dhe sezonin artistik të shfaqjeve në teatër. Regjisori Adonis Flipi me një kastë aktorësh të njohur, por dhe emra të rinj sjell premierë veprën nga Ben Johnson. Kjo vepër ka bërë bashkë jo vetëm aktorët e trupës së teatrit të Elbasanit, por dhe artistë të tjerë. Në role janë aktorët teatrit të Elbasanit si Mario Elezi, Ilirda Bejleri, Antoneta Doka, por dhe aktorë të tjerë që sipas regjisorit veshin shumë mirë kostumin e shfaqjes si Helidon Fino, Ligoraq Ruiza, Xhuliano Briskaj, Muharrem Hoxha, etj. Vepra trajton depersonalizimin e njerëzve nga lakmia. Dëshira për t’u pasuruar lehtësisht grabitqarët i shndërron në pre. Është dramë, satirë, ko-medi, pra ndërthurje zhanresh, si vetë jeta. Regjisori Filipi shprehet për autorin e veprës se Ben Johnson që është një drama-turg i njohur në lit-eraturën botërore. “Vepra është ndër më të spikaturat në repertorin e dram-aturgjisë botërore. Një vepër, që është adaptuar, por që në origjinal është e au-torit Ben Johnson bashkëkohës i Shek-spirit, një dramaturg tepër me vokacion në literaturën botërore”, tre-gon regjisori Adonis Filipi. Kostumet dhe skenografia po përgatiten nga Blagoj Micevski. Më herët, Kliti Kapaj drejtor në Qendrën e Artit Elbasan, ku përfshin dhe teatrin “Skampa”, tregoi se kjo ishte premiera e tretë që vjen këtë vit në skenë si dhe e para këtë sezon artistik që do të nisë në vjeshtë. Vepra teatrore premierë nuk do të mungojë në edicionin e 20 të festivalit teatror “Skampa”, që pritet të nisë në Elbasan. Regjisori Adonis Filipi tregon se puna për këtë vepër është një impenjim goxha serioz. “Vepra është në formatin e një komedie klasike, por me nuancimet e një drame satirë”, pohon regjisori. Një vepër që vjen në vijim të projekteve të regjisorit Adonis Filipi për në skenën e teatrit dhe ai tregon se vepra për problematikën që trajton, idetë që ajo mbart paraqet shumë interes për kohën dhe i flet shumë bukur asaj. “Një impenjim jo i vogël për mua. Është një vepër që vjen për herë të parë dhe ne po përpiqemi që të kemi një qasje sa më bashkëkohore dhe vizionare, e cila të transmetojë idetë dhe të përcjellë emocion”, shprehet mes të tjerave regjisori Filipi.

Flasin Kliti Kallamata, Lida Miraj dhe Pavlo Shkarpa

të bëjë dhurata kaq të shtrenjta, që më shumë dëmtojnë pasurinë e tij kulturore, se sa përfiton. Si rregull i përgjithshëm në diplomaci, të shpër-dorosh pasurinë tënde kulturore duke e falur perceptohet si një gjest vulgar?”, vijon më tej arkitekti dhe restauratori Kliti Kallamata.

Nuk po kuptojnë vlerat e trashëgimisë

Por arkitektit Kliti Kallamta, nëse qeveria shqiptare nuk kup-ton vlerat, edhe nga UNESCO kjo dhuratë nuk duhet pranuar. “Në se qeveria shqiptare nuk arrin të kup-tojë vlerat që ajo trashëgon dhe që është e ngarkuar ti ruajë, është në nderin e UNESCO-s që këto dhurata të mos i pranojë dhe të gjejë format për ti kthyer përsëri në strehën e tyre”, nënvizon arkitekti Kallamata, duke shtuar se është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës që të ruajë veprat e trashëgimisë. Me të njëjtin mendim janë dhe specialistët e tjerë, të cilët kundërshtojnë dhurimin e ikonës. Arkitektja dhe arkeologia Lida Miraj pohon se nuk mund të falen objektet pasuri kombëtare. “Nuk mund të falen pasuritë kom-bëtare. Ikona duhet të vendoset tek kisha, ku ka qenë. Pasuritë kom-

bëtare janë të vendit, ku janë gjetur. Normalisht UNESCO nuk duhet ta pranojë një gjë të tillë”, shprehet Miraj. Inxhinieri dhe restauratori Pavlo Shkarpa njëkohësisht dhe drejtues në shoqatën “Antipatrea” pohon se kjo që po ndodh me ikonën është turp. “Ikona është vlerë e trashëgimisë së një populli. Minis-tria e Kulturës për mua ka vepruar shumë gabim. Kush je ti ministre, që e bën këtë propozim? Pse je ministre Kulture dhe të marrësh e të çosh një vepër me vlera në UNESCO? Për mua ajo duhet të kthehet, nuk ka kuptim kjo që po bëjnë. Kanë qenë ministra Kulture dhe para saj, por pse duhet që kjo të marri një ikonë dhe ta çojë në UNESCO? Përse e çon? Për hir të kujt?”, pohon Shkarpa. Sipas tij, kjo mund të bëhet nëse janë kopje, por jo veprat origjinale. “Nuk janë ikonat fond personal, por janë të qytetit, dhe të marrësh një ikonë pse je ministre Kulture me autoritetin që ke mua më duket e papranueshme. Nëse do të ishte një kopje, një imitacion i saj jam dakord sepse shteti bën politikën, por nëse është origjinale kjo nuk duhet bërë”, vijon në reagimin e tij inxhinieri dhe restauratori Shkarpa.

Shfaqja “Volpone”, së shpejti premierë

në “Skampa”

Specialistët kundër vendimit të qeverisë për dhurimin e ikonës “Ngjallja e Llazarit”: Është

pasuri kombëtare, UNESCO ta kthejë mbrapshtJulia VRAPI

Me propozim të Minis-trisë së Kulturës qeveria vendosi ti dhurojë një ikonë UNESCO-s nga

fondi i Muzeut të Artit Mesjetar Shqiptar në Korçë, me rastin e 60 vjetorit të pranimit të Shqipërisë në këtë organizatë. Vendimi për ikonën “Ringjallja e Llazarit”, ka sjellë re-agimet e specialistëve të fushës së trashëgimisë kulturore. Specialistë të ndryshëm pohojnë se veprat që janë pasuri kombëtare nuk mund të dhurohen, duke pohuar se Minis-tria e Kulturës ka përgjegjësinë për ikonën. Sipas tyre, UNESCO nuk duhet ta pranojë këtë dhurim, që i bëhet nga pala shqiptare. Arkitekti restaurator Kliti Kallamata pohon se nuk duhet të prishet koleksioni i e ikonave. “Nga burimet tona konsta-tojmë se nuk kemi të bëjmë me një ikonë të fillimit të shek. 19, kur arti ikonografik ishte në degradim, por me një ikonë të shek. 18, dhe për më tepër përfaqësuese të artit cilësor dhe mjeshtëror të ikonografisë sonë në këtë periudhë të ndritur të saj. Ikona e përzgjedhur është vepër e një prej mjeshtrave më të mirë të shek. 18 Konstandinit nga Korça, i mbiquajtur “Zografi”. A është e nevojshme që për një eveniment të tillë, për te cilin kjo qeveri nuk ka asnjë meritë dhe asnjë detyrim moral e ligjor, të prishë kol-eksionin e vyer e të rrallë të ikonave që zotëron Shqipëria nga dora e njërit prej piktorëve më të famshëm të shekullit 18 në Ballkan?”, pohon Kallamata. Duke shtruar pyetjen se çfarë fiton vendi ynë me këtë dhurim, sipas tij po UNESCO ku do ta mbajë këtë ikonë. “Çfarë fiton Shqipëria? Çfarë humbet? Kush fiton më tepër? Kush përfiton nga kjo? Nga ana tjetër shtrohen pyetje të tjera, si: ku do ta mbajë UNESCO këtë ikonë? Në cilën zyrë të UNESCO-s do të dhurohet, apo ekspozohet ikona? Në zyrat qendrore të UNESCO-s në ndërtesën e OKB në New York? Në zyrat e UNESCO-s në Paris? Apo në zyrat e UNESCO-s në Venecia, ku flitet se do të fillojë punë një ministre? Pse duhet që shteti i vogël shqiptar

Specialistët e IMK, studime në Bazilikën Paleokristiane

Alban Muja, përfaqësimi i Kosovës në Bienalen e Venecias

Specialistë të Institu-tit të Monumenteve të Kul-turës, bashkë me studiuesen franceze Marie-Patricia Ray-naud, njëherazi bashkëautore e librit “Korpusi i Mozaikëve të Shqipërisë” dhe me Agron Islamin, përgjegjës i sektorit të artit pranë IMK, ndodhen në terren për mbledhjen e infor-macioneve rreth mozaikëve në Shqipëri. Përgjatë kësaj jave, grupi i specialistëve është duke studiuar dhe dokumentuar të gjitha të dhënat e nevojshme rreth mozaikut të Bazilikës Paleokristiane. E pozicionuar

fare pranë qendrës së qytetit të Elbasanit, Bazilika është një ndër monumentet më me vlerë të qytetit. Zbulimi i mozaikut u bë i mundur në gjysmën e parë të vitit 2007, gjatë gërmimeve të bëra në këtë bazilikë në një thellësi rreth 3 metra. Publiku duhet ta vizitojë sa më parë se dhe pak ditë do të qëndrojë hapur. Bazilika i përket shekullit të 6-të në periudhën paleokristi-ane dhe aty mendohet se shtrihej një lagje e pasur romako-bizan-tine. Zbulimi i bazilikës është pjesë e projektit për rregullimin e qendrës historike të Elbasanit.

Pas propozimit të komi-sioneres së pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias, Arta Agani, njëherësh drejtoreshë e Galerisë Kombëtare të Kosovës, ministri i Kulturës Kujtim Gashi, ka marrë vendim që artisti Alban Muja të prezantojë Kosovën në edicionin e 58-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit në Bien-alen e Venecias, që do të mbahet në vitin 2019 nga 11 maj deri më 24 nëntor, ka konfirmuar MKRS. Me këtë rast, Gashi pohon se prezantimi i Kosovës në këtë ng-jarje përmes Alban Mujës, është tejet i rëndësishëm dhe Kosova

do të ketë një prezantim të suk-sesshëm në këtë edicion të vitit të ardhshëm. Ministri po ashtu tha se e vlerëson pjesëmarrjen e Alban Mujës në ekspozita dhe festivale të ndryshme jashtë ven-dit. “Artisti Alban Muja, i cili do të prezantojë Kosovën në Bienale, është emër i afirmuar edhe në skenën botërore të artit. Puna e Mujës është ekspozuar gjerësisht në festivale të ndryshme, panaire arti, ekspozita grupore dhe solo”, pohon Gashi. Muja përmes profilit të tij në Facebook ka thënë se është i nderuar që do të përfaqësojë Kosovën në Bienale.

Kumbaro: Rikthimi i publikut në teatër e muze, emergjencë

Ministrja e Kulturës, Mire-la Kumbaro në fjalën e saj në Kuvend tha se rikthimi i publikut në teatër dhe muze është emergjencë. “Rikthimi i publikut në teatër, në muze është detyra jonë është emerg-jencë kombëtare dhe kjo nuk bëhet as me një ditë as me një mandat, por ka gjithmonë një ndërgjegjësim të politikës për këtë gjë”, tha Kumabro. Në fjalën e saj në Kuvend, Kum-baro vijoi se e gjithë vëmendja është kthyer tek kultura, tek trashëgimia kulturore. “Për të forcuar identitetin tonë kultu-

ror, ndërgjegjen tonë kulturore, si përkatësi europiane, por edhe sepse jemi sot më shumë se kur-rë dëshmitarë që luan ky sektor në ekonomi dhe turizëm” cilësoi ministrja. Sipas Kumbaros, Muzeu Historik Kombëtar i hapur që në 1982, që atëherë nuk kishte parë më investim me sy. “Tashmë kemi nisur punën për dy projekte të rëndësishme, për-gatitjen e projektit për rehabiliti-min e MHK dhe për përgatitjen e projektit për rehabilitimin e Muzeut të Arteve të Bukura, ose siç njihet ndryshe Galeria Kombëtare e Arteve”, vijoi ajo.

3,5,9,10,11,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Premte 5 Tetor 2018 19

k u l t u r e www.sot.com.al

“Opera “Carmen” për dy mbrëmje me radhë në skenën e teatrit të

Korçës. Vepra e George Bizet pas Pallatit të Kongreseve do të jetë në teatrin “Andon Zako Çajupi” mbrëmjen e së premtes dhe të shtunës. Kjo shfaqje ka angazhuar një kastë të njohur artistësh, bashkëpunim mes Teatrit të Operës dhe Baletit dhe Teatrit të Beogradit. Më herët në një reagim të saj, drejtoresha e TOB Zana Çela shprehej se “Carmen” është ndër veprat operistike më të prodhuara në botë. “Zgjodhëm për të filluar bashkëpunimin midis Operës së Shqipërisë dhe Te-atrit të Operës së Serbisë, operën “Carmen” të Bizet, sepse është vepra operistike më e prodhuar në botë, që do të thotë vepra më e pëlqyer, më popullore për publikun, jo vetëm sa i përket historisë, me personazhe shumë interesante, që i përkasin shtresave të thjesh-ta të shoqërisë, por veçanërisht muzikës së jashtëzakonshme”, shkruan Çela. Dre-jtoresha e TOB vijon se që nga premiera në vitin 1875, ariet, koralet, uvertura, pjesë të ndryshme të muzikës së “Carmen” janë kthyer në melodi për të gjithë njerëzit, që nga gondolieret që vozitin varkat e i kthyen menjëherë në këngët e tyre, dhe deri tek producentët e reklamave, që i për-dorin si kolonë zanore në spote të ndryshme televizive, apo krijuesit e këngëve të pop-it, që shpesh i kanë huazuar ato. Vepra dirigjohet nga Dejan Savic dhe me regji është nga Gëzim Myshketa. Në role po ashtu vijojnë solistë të njohur të TOB, por dhe të operës së Beogradit, Serbi. Libreti i operës u përgatit nga Henri Meilhac dhe Ludovic Halevy, të cilët u bazuan në një novelë të Prosper Merimesë. Novela "Carmen" është mjaft e këndshme dhe tërheqëse. Ajo mbetet në mendjen e çdo lexuesi për një kohë të gjatë. Megjithëse opera "Car-men" përshkruhet si " opera komike" (për shkak të pasazheve të të folurit), ajo në përfundim është një tragjedi. Nga autorë të ndryshëm janë bërë adaptime instrumentale, kryesisht si fantazi mbi temë të operës “Carmen”. Pablo de Sarasate, më 1883, adaptoi për violinë dhe orkestër pjesën "Carmen Fantasy". E tillë është dhe "Carmen Fantasie"e vitit1946, adaptuar nga Franz Waxman për violinë dhe orkestër, e ekzekutuar me mjeshtri dhe virtuozitet nga violinistët Leonid Kogan, Maksim Vengerov dhe Jascha Heifetz.

Vepra e Kristo Floqit vjen premierë në skenën e Teatrit Metropol

me asnjë detyrë të tijën. Ndërkohë që krahinari pret inspektorin, një kaçak mali i lë në shtëpi të dashurën e tij të rrëmbyer. Krahinari e di fare mirë se, përveç dasmave, asgjë tjetër nuk ka bërë në krahinë, por, në shpëtoftë këtë herë pa u lagur, doemos do vërë rregull dhe disiplinë. A do ta zbulojë inspektori vajzën e rrëmbyer në shtëpi të krahinarit? Krahinari do t’i qëndrojë besnik mikut të tij e do ta fshehë vajzën? A do të dënohet krahinari për zullumet që ka bërë gjatë kohës në detyrë? Po kaçaku i maleve a do të përplaset me inspek-torin? Të gjitha këto do të zbulohen në komedinë “E mbesa e krahinarit” me pjesëmarrjen e veçantë të Luftar Pajës, si dhe në rolet e tjera aktorët Xhino Musollari, Donald Shehu e Alba Shtëmbari. Komedia “E mbesa e krahinarit” është vënë në skenë më 1934 nga shoqëria “Puna” në Korçë,

më 1939 nga shoqëria “Dragoi” në Pogradec, më 1937 nga grupi teatror i Lushnjës, dhe më 1938 nga grupi teatror “Rinia korçare”. Kristo Flo-qi i lindur 1872. Njihet si avokat, gjykatës, nëpunës, ministër, botues dhe dramaturg. Veprimtaria e tij artistik është e njohur me vepra “Zi e më zi” apo edhe vepra të tjera të tij. Është autor i "Himn mbi flamur" me muzikë të Thoma Nasit u luajt kur më 1928 u shpall mbretëria dhe u quajt "Marshi i Zogut". Aldi Hys-otoçi, angazhimin e tij në shfaqje teatri e fillon si as. regjisor i shfaqjes "Riverside Drive", me pas në opera me shfaqjet “Opera për tre grosh” dhe “Berberi i Seviljes” duke kaluar pastaj si regjisor i “Bota e hënës”, "Makbeth" (fragment i trajtuar si teatër alternativ), "Udha e gjatë e kthimit”, “Më e vërtet se e vërteta” apo “Jashtë bie borë”.

Opera “Carmen”, dy mbrëmje në teatrin e Korçës

Paaftësia dhe korrupsioni, në komedinë “E mbesa e krahinarit”

Julia VRAPI

“E mbesa e krahinarit” vepër e autorit Kris-to Floqi, e shkruar rreth viteve ’30 do të

jetë premierë në skenën e teatrit Metropol. Kjo komedi vjen në skenë edhe si pjesë e festivalit “Metrofest” në edicionin e dytë me regjisor Aldi Hysotoçin. Është një komedi ku Kristo Floqi, doket dhe zakonet, ligjet dhe rregullat, njerëzillëkun dhe burrërinë, e përshkruan shumë bukur, duke na sjell në pah jo vetëm realitetin e 1930, i cili përkon edhe me ditët e sotme. Sipas teatrit Metropol, komedia shqiptare “E mbesa e kra-hinarit” trajton problemin e abuzimit me postin zyrtar, paaftësisë dhe ko-rrupsionit, gërshetuar me skena të këndshme humori. Në qendër të saj është vendosur krahinari i një fshati të largët, të cilin e ka zënë paniku nga vizita e inspektorit që do të nxjerrë në shesh gjithë abuzimet e tij. Në këtë komedi shqiptare vepër e arkivit, in-terpretojnë aktorët Xhino Musollari, Donald Shehu, Alba Shtëmbarin, me pjesëmarrjen e veçantë të aktorit Luftar Paja. Skenografia në vepër përgatitur nga Klaid Ymeri dhe ko-stumet nga Suzana Bodinaku. Kra-hinari (Luftar Paja) akuzohet se ka përvetësuar paratë, që janë dhënë për rregullimin e rrugëve, ka lejuar kon-trabandën, nuk ka dënuar njerëzit që kanë shkelur ligjin, nuk ka mbajtur qëndrim të paanshëm në zgjedhjet e bashkisë, siç e kërkonte pozicioni i tij, e kështu me rradhë. Krahinari është një njeri i mirë, përgjithësisht merret me martesat në fshat dhe me punë të rëndomta institucionale. Është natyrë babaxhane ndaj për këtë arsye, shumë detyra të tij të ngelen pa bërë. Por përgjegjshmëria e këtij individi si njeri bën që në fund çdo gjë të shkojë në më të mirën e mundshme. Komedia në skenën e teatrit do të shfaqet mbrëmjet e datave 6 dhe 10 tetor.

Komedia në skenëNë një fshat të Myzeqesë vjen

për inspektim nga shteti Inspektori i lartë Myfetish Beu, një nga inspek-torët më të rreptë të asaj kohe. Kjo vizitë nuk është e rastësishme, pasi kanë ardhur shumë ankesa për kra-hinarin e krahinës, i cili nuk merret

Në restaurim ura e Golikut, monument kulture 200 vjeçar

Emigrimi në epokën e Skënderbeut trajtohet në konferencë

Ministrja e Kulturës Mire-la Kumbaro në faqen e saj shkruan se kantieret e kul-turës po restaurojnë këtë vit pesë ura. Në profilin e saj në Facebook, Kumbaro ka publi-kuar dhe foto nga inspektimi i restaurimit të urës së Golikut. Ura është vepër arti e rrugës së vjetër "Via Egnatia", dhe klasifikohet si monument kulture i kategorisë së parë. “Kantieret e kulturës restau-rojnë këtë vit 5 ura që kanë statusin monument kulture. Ura e Golikut në Mokër, gër-ryer në dekada në themel të

këmbëve nga të paudhë që një zot e di çfarë kërkojnë, kanë rrezikuar ndjeshëm stabilitetin e saj. Falë kontrib-uteve dhe bashkimit të fuqive, Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe Drejtoria Ra-jonale e Kulturës Kombëtare Korçë po restaurojnë këtë urë 200 vjeçare një trashëgimi e rrallë. 33 kantiere restaurimi kemi në proces, nuk është pak por edhe shumë mbetet për të plotësuar mungesën 25 vjeçare të vëmendjes në trashëgiminë kulturore”, shkruan ministrja Mirela Kumbaro.

Konferenca Ndërkom-bëtare Albanologjike u zhvillu edhe me një kumtesë nga juristi italian Giancarlo Vallone, i cili solli për studiuesit dhe publikun e pranishëm, këndvështrimin e tij juridik mbi emigrimet e popujve në Itali gjatë epokës së Skënderbeut. Juristi italian Giancarlo Vallone u shpreh se në kumtesën e tij vinte në dukje dhe rrugën e vështirësitë në integrimin e shoqërisë italiane. "Unë jam jurist dhe kumtesa ime ka të bëjë me kushtet juridike në epokën e Skënderbeut, sllavëve, grekëve, të cilët emigruan në

Itali gjatë kohës së Skënderbeut, por edhe në shekullin më pas në vitet 1500, dhe do të vë në dukje rrugën shumë të vështirë të integrimit dhe vështirësitë në shoqërinë italiane”, tha ai. Më tej ai shtoi se Skënderbeun e shikonte si simbol të perëndimit. “Unë studiova vitet 1400, dhe e konsideroj Skënderbeun një simbol të perëndimit, dhe kul-turës perëndimore, dhe është një pikë shumë e rëndësishme për ndërtimin e një ideje të një Europe më të gjerë, që nuk përg-jigjet me Europën perëndimore klasike”, tha ai.

Qendra në Butrint, Kumbaro: Nga barakë, në pikë pushimi

Ministrja e Kulturës, Mire-la Kumbaro për ringritjen e qendrës në Butrint u shpreh se ishte barakë dhe u bë pikë pushimi dhe informacioni për turistët. Reagimi i ministres Kumbaro erdhi gjatë fjalës në ceremoninë për lidhjen e kontratës me studion britani-ke, e cila do të hartojë Planin e Integruar të Menaxhimit të Butrintit. “Që të jem e qartë, e kam fjalën për qendrën e vogël funksionale që, nga një barakë plehrash, e kthyem në një pikë pushimi dhe informacioni, e që çuditërisht, pas gjithë britmave

e klithmave me baltë të një viti më parë nga ata që Butrintin e shohin si mollë sherri dhe jo si pasuri kulturore dhe akses për publikun, askush nga 200 mijë vizitorët që kanë frekuentuar parkun nga 1 janari 2018, nuk u ankua e nuk anatemoi. Përkun-drazi! Por për këtë do të ishte mirë, që çdokush, para se të flasë, të shkojë ta vizitojë. Dhe këtu e quaj të mbyllur atë histori të mejhaneve politike banale dhe të makinës së baltës me të cilën përballemi tashmë prej 5 vjetësh, sa herë ndërmarrim një nismë të re për ndryshim”, tha Kumbaro.

“E mbesa e krahinarit” trajton problemin e abuzimit me postin zyrtar, paaftësisë dhe kor-rupsionit, gërshetuar me skena të këndshme humori. Në qendër të saj është vendosur kra-hinari i një fshati të largët, të cilin e ka zënë paniku nga vizita e inspektorit që do të nxjerrë në shesh gjithë abuzimet e tij...

20 GAZETA SOTE Premte 5 Tetor 2018

3,5,9,10,11,14,18,19,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

Dueli mbyllë i javës së tetë në Ipko Superliga e Kosovës mes Fl-amurtarit dhe Gjilanit u mbyll në barazim 1-1. Në kryeqytet dy nga skuadrat surprizë të këtij fillim sezoni ndanë nga një pikë në një ndeshje deri diku të barabartë. Iu deshën vetëm 6 minuta Flamurtarit për të zhbllokuar shifrat dhe kuqez-injtë e bënë me këtë një supergol të sulmuesit të tyre kryesor Alban Shillova. Megjithatë miqtë nga Gjilani nuk u demoralizuan aspak dhe arritën të barazonin shifrat në minutën e 40-të me Trevin Ceaser i cili realizoi me kokë pas krosimit të Ansi Nikës. Me këtë rezultat u mbyll ndeshja dhe pas javës së 8-të Flamurtari mban vendin e 4-t me 15 pikë, ndërsa Gjilani një pozicion më poshtë me 3 pikë më pak.

SULMUESI

TALENTI

KOSOVË

Skënderbeu mundi Kukësin 1-0 me golin e Gripshit, Partizani mbetet i vetëm në krye të Superiores

Skënderbeu “kockë” shumë e fortë për Kukësin, korçarët rimarrin vendin e dytëAdriatik BALLA

Java e 7-të e Kategorisë Supe-riore u mbyll dje me ndeshjen Skënderbeu-Kukësi, e cila për-fundoi me fitoren e korçarëve

1-0. Ishte një superduel, midis kam-pionëve në fuqi dhe nënkampionëve të sezonit të shkuar, e cila u fitua nga vendasit që kapërcejnë dy vende në renditje dhe tani klasifikohen të dytët pas Partizanit kryesues. Kurse Kukësi mbetet në vend të tretë në kuotën e 13 pikëve, po kaq sa Laçi në vend të katërt. Superiorja më shumë se kurrë sheh katër rivalë për titull të eviden-tuar qartë, të cilëve mund t’u shtohen në javët në vijim edhe Tirana e Teuta, por që deri tani nuk kanë dhënë pro-va të qarta se janë në nivelin e katër kryesuesve. Në kryendeshjen e javës së 7, mes Skënderbeut dhe Kukësit, skuadra e drejtuar nga Orges Shehi arriti të fitojë me rezultatin minimal 1-0, falë një goli të shënuar nga Grip-shi që në minutën e 16-të të sfidës. Korçarët zhvilluan një takim mjaft të mirë, veçanërisht në pjesën e parë ku Oto Xhohn goditi traversën e portës së kuksianëve, ndërsa Mu-zaka humbi një penallti të akorduar me shumë zemërgjerësi nga arbitri kryesor. Nga ana tjetër, kuksianët e Armando Cungut bënë shumë pak për të shmangur humbjen, teksa u zgjuan vetëm në 15 minutat e fun-dit dhe arritën t’i afrohen zonës së Skënderbeut, por pa vënë seriozisht në provë portierin Teqja. Me këtë rezultat Skënderbeu kalon Kukësin e Laçin dhe shkon në vendin e dytë, në kuotën e 14 pikëve, dy më pak se Partizani që kryeson i vetëm me 16 pikë, pas vetëm 7 javëve të para të kampionatit.

Shehi entuziast, elozhe ekipit të tijTrajneri i Skënderbeut, Orges

Shehi, tha pas ndeshjes se kjo fi-tore ishte me vlera për ekipin në këtë fazë të kampionatit dhe se trepikëshi ishte i merituar. “Sigur-isht që është një fitore me vlera, vjen në një moment jo të mirë për rezultatet, se me lojërat kemi qenë të kënaqur. Fitore që të mbush me besim e të bën optimist. Kemi qenë shumë mirë sidomos në fazën mbro-jtëse, nuk i kemi lënë asnjë mundësi kundërshtarit, përveç disa minutave që u tërhoqëm pak më shumë se sa duhej të tërhiqeshim. Penalltia? Nuk flas për gjyqtarët, e kam thënë që në fillim. Sigurisht në çdo ndeshje e studiojmë rivalin dhe shohim ku kanë pikat e dobëta dhe të forta. Jo më kot bëmë shumë ndryshime, edhe Bregu filloi ndeshjen në kra-

hun tjetër. Çdo kundërshtar e studi-ojmë për t’u mbrojtur e sulmuar”, tha Shehi. Më pas tekniku i Skënderbeut komentoi më në detaje lojën, duke u fokusuar tek të dy elementët e saj, pra sulmin e mbrojtjen, por pa lënë pas dore objektivat e skuadrës. “Ishte një moment që u tërhoqëm më shumë se sa duhet, ndoshta edhe për çështje fizike se sulmuam shumë. Nuk duhej të tërhiqeshim ashtu, nuk ishte strategji, vetë loja të çon në ato situata. Po na vinin probleme në krahun e majtë ndaj nxorëm Bregun. Sa i përket objektivave, do i mëshoj fort asaj që kam thënë, është vetëm ndeshja e radhës. Kampionati është maratonë e gjatë, janë shumë skuadra, me të gjitha mund të lësh pikë. Nuk janë vetëm Partizani e Kukësi, janë edhe skuadra të tjera shumë pranë”, shtoi Shehi. Ndërkohë, trajneri i Kukësit, Armando Cungu, nuk e fshehu zhgën-

Trajnerët e shumë skuadrave që rrezikon të ngeleshin në vend të fundit kanë gjetur qetësi pas javës së shtatë, me përjashtim të njërit i cili është në “fije të perit”. Kështu, skuadra e Kastri-otit nuk po kalon një moment të qetë. Humbja me Tiranën është shoqëruar me situata të pakëndshme në radhët e kësaj skuadre pasi fillimisht është vendosur pezullimi i tre futbollistëve, e më pas ishte trajneri Plori ai që njoftoi se ishte pranë largimit. Para ndeshjes, lojtarët Kuka, Lila dhe Atsina u pezul-

luan nga klubi për paraqitjen e tyre në ndeshjen ndaj Flamurtarit të pak ditëve më parë. Sipas klubit, lojtarët janë pa-raqitur nën nivel në atë sfidë dhe nuk u grumbulluan për duelin ndaj Tiranës. Pritet ende të mësohet se deri kur do të zgjasë ky pezullim, në një moment kur krutanët po kalojnë momente aspak të mira dhe gjenden në fundin e tabelës së klasifikimit. Kjo situatë me shumë mundësi do të sqarohet nesër, në mbledhjen që drejtuesit e klubit do të mbajnë me trajnerin Elvis Plori. Ky

i fundit ka bërë të qartë se është gati të japë dorëheqjen, por gjithçka do ta diskutojë me drejtuesit e skuadrës për të marrë një vendim bashkërisht. Ndaj mbledhja e nesërme do të jetë ajo që do të përcaktojë si fatin e trajnerit, ashtu edhe të lojtarëve që u pezulluan për duelin e të mërkurës. Të tre lojtarët kanë qenë pjesë e rreshtimit bazë të Kastriotit në periudhën e drejtimit të Plorit, ndaj nëse trajneri vazhdon në detyrë, me siguri do ët kërkohet edhe kthimi i tyre në skuadër.

Stabilizohen pankinat në Superiore, në udhëkryq vetëm Plori i Kastriotit

Ka paqe në duelin mes Flamurtarit e Gjilanit

Gripshi thumbon Dajën: Tani është momenti im te Skënderbeu

jimin e tij nga rezultati. Ai kujtoi se ekipi i tij gaboi në një moment kur erdhi goli i Skënderbeut, por në fund u dorëzua duke thënë se në futboll ka dhe humbje. “Kishim ardhur për një rezultat pozitiv, duke menduar pse jo edhe fitoren, duke parë edh momentin e mirë të ndeshjeve të fundit në lojë e rezultat. E nisëm mirë, qarkulluam topin dhe po mundoheshim ta mbanim në presion kundërshtarin, por një pakujdesi, na rrezikuan dhe pretenduan për penallti dhe aty ekipi hyri në presion. Aty kundërshtari mori aspekt psikologjik të madh, i mbështe-tur nga tifozeria. Duhet kuptuar që Kukësi eshët ekip i ri, me lojtarë që vijën për herë të parë në ndeshje të tilla, nuk e përballuan psikologjikisht, në pjesën e dytë luajtëm më mirë, krijuam situata, patëm mundësi të bënim edhe barazimin, por nuk ia dolëm. Në futboll ka dhe humbje”, tha Cungu.

E vetmja skuadër që nuk ka pësuar humbje deri tani në Kategorinë Superiore është Laçi, një grup fantastik që funksionon si kolektiv dhe ku vepron me mjaft zgjuarsi në garë, duke qenë ekipi i vetëm deri tani në shtatë javë garë që nuk ka pësuar humbje. Edhe ky fakt është domethënës për ta përfshirë Laçi në kuotën e 13 pikëve si një skuadër pretendente. Të ndërtosh një fizionimi që të dërgon tek triumfi është ndoshta misioni më i vështirë, edhe skuadra të rangut botëror vuajnë për të krijuar një mënyrë loje që të fab-rikojë rezultate pozitive. Laçi prej disa sezonesh mund të krenohet se është nga të paktat ekipe ku mund të largohen futbollistë të kalibrit të lartë për kampionatin

shqiptar dhe fjala sukses të mbetet e paprekur. Rex-hinaldo edicionin e shkuar realizoi 18 gola, ndërsa 10 herë e gjetur rrjetën në kampionat Myrto Uzuni. Të dy sulmuesit kryesor i thanë lamtumirë kurbinasve së bashku me një tjetër element të rëndësishëm si qendërmbrojtësi Harallamb Qaqi. Në një moment të parë çdo kush do mendonte se skuadra bardhezi do ta vuante tej mase, në fakt nuk e ka ndjerë aspak goditjen psiko-teknike largimeve, përkundrazi. Nëse bëhet një krahasim, në sezonin 2017-2018 pas javës së 7-të Laçi kishte 10 pikë në renditje dhe në 7 takime kishte regjistruar 3 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje, në të njëjtën periudhe të këtij edicioni kurbinasit kanë 13

pikë, nuk e kanë provuar asnjëherë të dalin të trishtuar nga fusha duke koleksionuar 3 fitore dhe 4 barazime. Të kuptohemi askush nuk po nënvlerëson potencia-lin e dy lojtarëve tejet cilësor si Uzuni e Rexhinaldo, madje fakti që dy sulmuesit zotërojnë talent të konsid-erueshëm bën që të vlerësohet edhe më shumë Laçi i këtij sezoni që edhe pa dy futbollistë të tillë arrin të kryej hapa gjigandë përpara. Skuadra nuk e ndryshon mënyrën e lojës, agresive brenda kufijve sportive dhe më motivimin maksimal për të mos u dorëzuar kurrë. Edicionin e kaluar Laçi shkoi sërish në Europë, këtë edicion ky është objektivi, dhe me këtë ecuri që ka ekipi kurbinas mund t’ia dalë me sukses.

Laçi “macja e zezë” e Superiores, e vetmja pa humbje në 7 javë garë

Trajneri Kristian Panuçi ftoi shumë të rinj në përfaqësuese këtë herë, plot katër të tillë, por disa pikëpyetje janë ngritur për elementët cilësorë të kampionatit, ku klubet kanë ushtruar presion në federatë që stafi i Kombëtares t’i ketë në vëmendjen e tij. Jasir Asani dhe Lor-enc Trashi mund të jenë dy kandidatë të denjë për të qenë pjesë e kuqez-injve. Asani që ka edhe pasaportë shqiptare dhe që ka luajtur për U-21 ia ka çuar sinjalin Panuçit. “Trashi është nën vëzhgimin e trajnerit, para dy-tri javësh Panuçi ka qenë në tribunë për të ndjekur kampionatin. Kështu që janë të gjithë në vëzhgim. Përveç Trashit, janë edhe një apo dy lojtarë të tjerë”, tha zv/trajneri Bulku për emisionin “Gol pas Goli”.

Asani, elementi i munguar në skuadrën e Panuçit

Autori i golit të vetëm në takimin mes Skënderbeut dhe Kukësit, Nazmi Gripshi tha për “Supersport” pas ndesh-jes se ishte shumë i lumtur që goli i tij i dha fitoren skuadrës, por më e rëndë-sishme është fitorja dhe ruajtja e ecurisë. “Ne e kishim përgatitur mjaft mirë këtë ndeshje, e kishim studiuar Kukësin dhe falë Zotit e fituam ndeshjen. Besoj se me mbështetjen e skuadrës dhe tifozët, nuk duhej të gabojmë këtë sezon në fushën e tonë. Ka qenë një periudhë e keqe për shkak se nuk kam luajtur asnjë minutë, falënderoj stafin dhe presidentin dhe do të bëj çmos që ta justifikoj 100%. Në çdo ndeshje hyjmë të marrim tre pikët. Duhet të bëjmë lojën tonë, për titullin”, tha Gripshi.

NDESHJET, JAVA 7TË MËRKURËN

Kastrioti-Tirana 2-3Luftëtari-Kamza 1-0Laçi-Flamurtari 1-0Partizani-Teuta 3-0

TË ENJTENSkënderbeu-Kukësi 1-0

RENDITJAPartizani 16Skënderbeu 14Kukësi 13Laçi 13Flamurtari 10Tirana 8Teuta 8Luftëtari 6Kamza 6Kastrioti 4

3,5,9,10,11,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Premte 5 Tetor 2018 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

Të fitosh ftesën në Kombëtaren tënde është dëshira e madhe e çdo fut-bollisti dhe për mesfushorin që luan me Lokomotivën e Zagrebit, Myrto Uzuni kjo ëndërr është realizuar me sukses, sepse për herë të parë ai mori ftesë nga trajneri Kristian Panuçi. Kombëtarja për 23-vjeçarin ishte një miks mes hori-zontit të largët dhe besimit se me punë gjithçka mund të arrihet. Kuqezinjtë do të përballen në miqësore me Jordaninë e më pas do të luajnë kundër Izraelit në një takim zyrtar të vlefshëm për UEFA Nations League. Debutimi do të ishte qershi mbi tortë, por është Panuçi ai që do të vendosë dhe Uzuni është i gat-shëm sa herë të kërkohet ndihma e tij. Uzuni shpreson të bëhet golashënues i spikatur në Kroaci.

EUROPA LEAGUE

NDESHJA

SULMUESI

Llullaku s’është i vetmi që shpreh pakënaqësi, trajneri prej kohësh po eksperimenton me emrat

Nis rebelimi kundër Panuçit, sulmuesit të pakënaqur nga lista e Kombëtares

Adriatik BALLA

Trajneri Kristian Panuçi shpalli pak ditë më parë listën e em-rave të ftuar për dy ndeshjet e radhës, atë ndaj Jordanisë më

10 tetor dhe pak ditë më pas ndeshjen zyrtare në kuadër të Ligës së Kombeve kundër Izraelit. Kjo e fundit një ndeshje në transfertë që ka shumë vlerë për përfaqësuesen, sepse nga rezultati i saj varet dhe e ardhmja në këtë aktivitet. Pretendimet janë për vend të parë në grup, kështu që përfaqësueses tonë i duhet me patjetër fitorja më 14 tetor kundër izraelitëve. Theksojmë se në kuadër të këtyre dy ndeshjeve, Panuçi ka ftuar për herë të parë katër lojtarë, midis të cilëve spikat edhe Myrto Uzuni, i dalë nga U-21 dhe njëherësh nga klubi i Laçit, p0or që aktualisht është pjesë e Lokomotivës së Zagrebit në kampionatin kroat. Është e qartë tashmë që lista e futbollistëve të Kom-bëtares kuqezi që zbardhi Panuçi ka ngjallur debat të fortë, nisur dhe nga mungesa e disa emrave që kanë qenë pjesë e grupit në vazhdimësi dhe ku gishti shkon pikërisht tek kapiteni Ansi Agolli. Lojtari ishte ftuar në shtator, por nuk u aktivizua, ndërsa tani nuk është ftuar fare. Mungesa e aktivizimit në shtator mund të kenë bindur dhe vetë Agollin të tërhiqet, pasi nuk po merr më prioritet. Vendin e tij duket se e ka zënë Egzon Binaku, një lojtar që luajti mjaft mirë me Izraelin, por bëri mjaft gabime ndaj Skocisë. Por nuk është vetëm Agolli, pasi një tjetër kapiten ndaj Izraelit, Jahmir Hyka, i cili bëri një

ndeshje të mirë, nuk u ftua këtë herë në përfaqësuese. Së fundmi mësojmë se lojtarë të ndryshëm të repartit sulmues janë rebeluar kundër Panuçit. Bëhet fjalë për futbollistët që nuk janë ftuar këtë herë nga tekniku italian dhe midis tyre spikat Azdren Llullaku. I kthyer në kampionatin rumun, ai është bërë pjesë e Astra Gjiurgjiu dhe ka nisur të luajë rregullisht, ku ka shënuar dhe gol, por Llullaku nuk u pa i arsyeshëm për Panuçin që të ftohej në dy duelet e radhës. Si të mos mjaftonte kjo, Panuçi ka ftuar të rinj si Uzuni e Manaj e ka lënë jashtë lojtar me eksperiencë si Shkëlzen Gashi dhe Sokol Cikalleshi, të cilët mund të bënin gjëra të mira në duelin e radhës. Madje Panuçi nuk ftoi këtë herë as sulmuesin e ri e premtues Sindrit Guri, i cili në 45 minutat e para kundër Izraelit në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena” bëri një duel të mirë e u vlerësua mjaft mirë.

Duke u kthyer tek Llullaku, sulmuesi me origjinë nga Kosova është shprehur se e meritonte ftesën dhe për faktin e ai luan rregullisht. Natyrisht, rebelimi i Llullakut dhe jo vetëm ka lidhje me fte-sat që u është bërë disa lojtarëve të tjerë që nuk kanë minuta në këmbët e tyre. Minutazhi është shumë i rëndësishëm për çdo lojtar, por edhe niveli i kampi-onatit ku luan. Për futbollistët që vijnë nga kampionati italian ka gjithmonë privilegje, pasi trajneri kuptohet më mirë me ta dhe taktikisht janë më të disiplinu-ar. Por Panuçi ka bërë dhe një herë tjetër zgjedhje sipas dëshirës dhe intuitës së tij, duke u dhënë besim lojtarëve me të cilët është “i dashuruar”, sikurse ndodh me Mërgim Mavrajn, i cili vjen në Kom-bëtare edhe kur nuk ka ende ekip e nuk luan prej pesë gjashtë muajsh, e nuk fton në skuadër një futbollist të kampionatit shqiptar që luan rregullisht në nivel të lartë si Trashi i Partizanit, apo dhe futbol-

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur me mbrojtësin e përfaqësueses tonë, Naser Aliji. Pas rrëzimit të Virtus Entellas nga Serie B në Lega Pro verën e kaluar, Naser Aliji mbrojtësi i kombëtares shqiptare është kthyer në Zvicër te skuadra modeste e FC Baden ku hodhi hapat e parë në karrierë. Alijit i përfundoi kontrata me Entellan por interesimi për mbrojtësin nga klube të ndryshme nuk ka munguar. Fakti që Aliji është te FC Baden nuk do të thotë që në drejtim të

tij nuk ka patur oferta më të mira, por gjithçka ka të bëjë me jetën e tij personale dhe një ngjarjeje të rëndë që i ka ndodhur së fundmi, pasi Naser Aliji ka humbur babain e tij i cili është ndarë nga jeta ditë më parë. E ka zbuluar gjithçka vetë, përmes një prononcimi të dhënë për “Blick” në Zvicër. “Kisha disa oferta, por u ktheve te FC Baden për të qëndruar pranë familjes. Babai im u diagnostikua me kancer dhe vendosa që muajt e fundi të jetës së tij t’i qëndroja pranë”, thotë

fillimisht Aliji. Fatkeqësisht i ati i është ndarë nga jeta pak ditë më parë, të dielën. “Nuk isha i zhgënjyer gjatë verës vetëm se nuk kisha një klub. Papritur e kuptova që duhet të kaloja kohë me babanë tim. Ishte në muajt e fundit të jetës së tij”, shtoi Aliji. Tanimë mbrojtësi i majtë po stërvitet te FC Baden, klubi ku edhe ku ka hedhur hapat e para në futboll. Në pritje të një kontrate dhe më i fortë se kurrë për të përballuar sfida të tjera që do t’i paraqesë jeta.

Naser Aliji zbulon pse mbeti pa skuadër, shkak humbja e njeriut të dashur

Uzuni: Kombëtaren e arrita me punë, tani

dua të jem titullar

Panuçi e la jashtë Kombëtares, Agolli

luan kundër Arsenalit

listë që luajnë në kampionatin zviceran. Madje dhe një nga prurjet e reja, Kastriot Dermaku, ka ardhur me mjaft debate pasi futbollisti ka qenë më parë pjesë e përfaqësueses së Kosovës. Sa i takon Gurit, ai nuk bën debat dhe nuk ka pre-tendime, megjithëse i takonte këtë herë ta merrte sërish një ftesë. Ndoshta një vëmendje meritonte dhe Cikalleshi që po e humb përfaqësuesen, por si duket trajneri Panuçi po u kushton gjithmonë e më shumë vëmendje lojtarëve të rinj, të tillë si Uzuni, Manaj e ndonjë tjetër. Në sulm pikë reference, sidoqoftë, këtë herë është Bekim Balaj.

Shqipëria merr pjesë në të gjitha aktivitetet futbollistike ndërkombëtare, kualifikuese apo të tjera qofshin këta dhe e bën me të gjitha ekipet kombëtare të moshave. Kështu, pas pak ditësh kombëtarja shqiptare e 19-vjeçarëve që drejtohet nga ish bomberi kuqezi Erjon Bogdani do të nisë aventurën e saj në eliminatoret e kampionatit euro-pian. Shqipëria bën pjesë në të njëjtin grup me ekipe shumë të forta si Ukraina, Sllovakia e Norvegjia, megjithatë dëshira për të bërë mirë dhe për të marrë rezultate pozitive nuk mungon te kuqezinjtë e vegjël. Sot në konferencë për shtyp dolën lojtarët Enes Isufi dhe Marsel Ismailgeci, të cilët u shfaqën optimistë

para eliminatoreve. “Kemi disa ditë që po stërvitemi, shokët e skuadrës janë gati, të gjithë mezi i kemi pritur këto ndeshje dhe në çdo seancë stërvitore po japim 100 % nga vetja, në mënyrë që në këto ndeshje eliminatore të dalim sa më mirë. Shpresojmë shumë të dalim të parët në grup. Ende nuk jemi grupi i plotë pasi presim edhe disa shokë të tjerë që ti bashkohen skuadrës përfaqësuese. Sa i përket kundërshtarëve ne e dimë që ato janë ekipe të forta, por ne kemi objektivat tona. Kemi disa grumbullime me të njëjtin grup shokësh dhe kemi ndërtuar marrëdhënie shumë të mira”, u shpreh në fjalën e tij mbrojtësi Enes Isufi. Ndërsa mbrojtësi tjetër Ismailgeci u shpreh i lumtur

për praninë në skuadër dhe beson se përfaqësuesja U-19 mund të arrijë shumë në këtë edicion të ri kual-ifikues për Europianin e kësaj moshe. “Grumbullimi po shkon shumë mirë, jemi stërvitur fortë dhe të gjithë po japim maksimumin dhe shpresoj që do të ecim mirë. Në fakt u bënë disa grumbullime që jemi të gjithë sëbashku dhe mendoj se jemi përshtatur me lojën e njëri tjetrit. Gjatë gjithë kohës rrimë bashkë dhe jemi të afërt si në fushë dhe jashtë saj”, tha Ismailgeci. Duhet thënë se pretendimet e skuadrës kombëtare U-19 është kualifikimi në Elite Round, një fazë e dytë kualifikimi për në finalet e Europianit të kësaj moshe.

U-19 e Bogdanit rrit pretendimet, kuqezinjtë e vegjël duan Elite Round

E vetmja skuadër shqiptare që merr pjesë në Ligën e Kampioneve U-19 është Vllaznia. Megjithatë, Astana e Kazakistanit ishte shumë e fortë për Vllazninë e 19-vjeçarëve. Të rinjtë shkodranë e nisën me një humbje 3-1 aventurën në UEFA Youth League (ndryshe Champions League i të rinjve) ndaj Astanas, skuadër në Kazakistanin e largët. Vendasit e dominuan takimin dhe realizuan tre gola në harkuan e 53 minutave por finalizimi në fund i kuqebluve me anë të Qardakut mban gjallë shpresat e kampionëve të Shqipërisë në këtë grupmoshë për të kaluar këtë raund. Vllaznisë tashmë do t’i nevojitet një fitore 2-0 në ndesh-jen e kthimit që do të zhvillohet pas 20 ditësh në Shkodër.

Astana mund Vllazninë në Champions U-19

Ka gjasa që lënia jashtë Kombëtares e Ansi Agollit nga trajneri Panuçi t’i kthehet këtij të fundit në një makth. Kjo pasi kapiteni kuqezi luan titullar në Europa League, madje kundër Arsenalit. Pra, është rasti i Ansi Agollit, i mbetur jashtë listës së trajnerit Kristian Panuçi, por dje ai luajti titullar me Karabakun ndaj Arsenalit në Europa League. Është e qartë se vendimi i fundit nga trajneri i Kombëtares është marrë për shkak të kritikave të Agollit për mënyrën e lojës së Shqipërisë në ndeshjet e fundit. Panuçi e riktheu Agollin për dy ndeshjet e para të Ligës së Kombeve me Izraelin dhe Skocinë, por kapiteni “luajti” vetëm në konferencat e shtypit, sepse në fushë nuk zbriti asnjë sekondë.

“Ndoshta një vëmend-je meritonte dhe Cikalleshi që po e humb përfaqësuesen, por si duket trajneri Panuçi po u kusht-on gjithmonë e më shumë vëmendje lojtarëve të rinj, të tillë si Uzuni, Manaj e ndonjë tjetër. Në sulm pikë reference, sidoqoftë, këtë herë është Bekim Balaj...”

22 GAZETA SOTE Premte 5 Tetor 2018

k u l t u r e www.sot.com.al

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Nicki Minaj rrëfen dhunën, me dokumentarin “Queen”

1- Aktori Ymer... 2-Ndjenjë e mungesës së ushqimit 3-Kontrolli i botimeve apo letrave të ndryshme para se të dorëzohen nga organi zyrtar 4-Kripë ital-iane 5-Njëlloj si nr.38 horizontalisht 6-Ish akademiku Popa në inc 7-Oficer i kohës së Sulltanit 8-Një shtet gjiton me Iranin 9-Ndodhet në kalendar, pa fund 10-Mamaqi e letrave në inc 11-Një shtet në jug të europës 13-Figurë tek gurët e shahut 14-Detyrim apo taksë që i paguhet një shteti tjetër që e kish mundur në luftë 16-Tepsi 17-Personazh tek filmi “Komisari i Dritës” pa fund 18-Këngëtarja sllave...Brema 20-Ish futbollisti shkodran ...Ragmi 21-Per-sonazh tek komedia “Pallati 176” 22-Politikani Ridvan... 23-Sëmundje e rëndë e mushkërive 24-Segmenti që bashkon dy skajet e harkut të rrethit 25-Gjoja 26-Bashkëpunëtor 27-Kali me qime të kuqe dhe të kuqërremtë 29-Nofkë e aktorit italian Antonio Dekurti 30-Një ndër shfaqet e para të baletit shqiptar 31-Këngëtarja Babaramo 33-Romani “...Ulenshpiegel” 34-Fuç për bulmet 35-“Mbreti” i Shekspirit 36-Repart industrial 37-Karaçi i ka në fund

1-Qeni femër 4-Atje rrinë bagëtija gjatë verës dhe ku bëhet edhe përpunimi i qumështit 7-Zinedin...ish tranjeri i Realit, i shquar 12-Ngastër e mbjellë 13-...Çutra, ish futbollist i amerikës, u vra më 15 Prill 1865 17-Ka për kryeqytet Marokun 18-Notë në pentagram 19-Janë Kapitujt e Kuranit 20-Shtëpia e pulës 21-Aktori amerikan..Gibson 22-Piktori Kujtim ... 23-Kokona e letrave , njihet edhe si for-muluesi i fjalorit frengjisht 24-Vendosja e germave mbi njëra tjetrën 25-Një shtet gadishull në lindjen e largët 26-I vogli i gomaricës 27-Filmi artistik “...e ngrohtë” 28-Ndryshe për mendimin 29-Një qytet në veriperëndim të italisë, i pashquar 30-...kafe 32-përemër vetor 33-Qytet spanjoll në jug të Madridit, i pashquar 34-Shtëpi publike 36-Lëvizje që kryhet në mënyrë të njëtrajtshme 37-Diana shkrimtare 38-Kompani e telefonave celularë në itali 39-Pjesa përmbyllëse e një vepre letrare 40-Zamira e skenës 41-Eli e këngës

Nicki Minaj ka ndarë me fansat disa nga përvojat e saj nga dhuna në familje. Reperja ka publikuar dy video në medat sociale nga dokumentari i saj i ardhshëm "Queen". Në një nga videot, Nicki rrëfen sesi kur ishte e vogël mb-ulonte nënë e saj me krahë që ta mbronte nga dhunimi i babait të saj. "Ndoshta disa njerëz më konsiderojnë si të bezdisshme dhe gërnjare apo çfarëdo, sepse unë u betova që nga ajo moshë se asnjë njeri nuk do të abuzonte kurrë me mua, të thërriste emrin tim apo të më trajtonte ashtu. Dhe papritur kjo ishte jeta ime”, tha Minaj. Në një video tjetër reperja foli për mënyrën sesi përfshirja në një mar-

rëdhënie dashurie abuzive ndikoi në aftësinë e saj për të bërë muzikë. "Si do të mund të inspiroja të tjerët kur nuk kisha asgjë për të dhënë. E lashë atë që të më ulte aq shumë saqë nuk mund të kujtoja madje se kush isha. Kisha frikë të shkoja në studio. Nuk besoja tek vetvetja" tregon ajo. Por në rrëfimin e saj Minaj nuk e tregon emrin e personit që e dhunoi. Zhvendosja në Miami e ndihmoi dhe më pas u kthye në Neë York për të realizuar hite si "Coco Chanel" dhe "Good Form", që janë pjesë e albumit të saj "Queen" të lëshuar në gusht. Por Minaj nuk ka zbuluar një datë se kur do të dalë dokumentari i saj me titullin “Queen”.

Kirurgjia plastikeNjë grua i thotë burrit të saj:- I dashur, dëshiroj të bëj një

operacion plastik!.Ndërsa burri vazhdon të lexoj

i qetë gazetën. Pas pak minutash përgjigjet:

- E dashur, të bësh operacion plastik, është njësoj si të ndërrosh pllakat e shtëpisë; ndërro pllakat, por kuzhina mbetet e njëjtë.

Gruaja e bukurDy burra janë përballë njëri-

tjetrit tepër të shqetësuar në një qendër tregtare:

- Më falni, pse jeni kaq i shqetësuar? Çfarë po kërkoni?

Burri që i përgjigjet:- Po kërkoj gruan time, po ju

çfarë po kërkoni?Tjetri:- Edhe unë gruan time po

kërkoj.Burri i parë- Po si është gruaja juaj?I dyti:- Është 1 metër e 75 e gjatë, me

flokë të kuq, me këmbët perfekte të gjata, me gjoks të bukur. Po gruaja juaj si është?

Burri i cili kishte mbetur i mah-nitur nga ky përshkrim i thotë:

- Lëre fare le të kërkojmë gruan tuaj.

Martesa Një çift në momentin e mar-

tesës. Burri i ardhshëm shkon në studion e një arkitekti për të bërë prenotimin e mobilimit të shtëpisë:

- Më dëgjoni me vëmendje. Dua një shtëpi me të gjitha orenditë e saj në formë harku.

Arkitekti mbetet i çuditur:- Po, si gjithçka të rrumbul-

lakosur.Burri konkretizon dëshirën e tij:- Mobiljet, muret dhe gjithçka, i

dua të rrumbullakosura.Arkitekti:- Por, më thoni të paktën arsyen

e kësaj dëshire.Dhe burri i ardhshëm i përg-

jigjet:- Sepse, vjehrra ime më ka

thënë: në shtëpinë e re do të keni një cep edhe për mua.

9 1 8

6 1 4 7

8 6

5 7 9 6

4 6 1 2

2 7 5 8

1 4

8 5 9 2

2 6 5

4 5 7 1

1 8 4

4 2

8 3 9 7

2 1 6 9

6 8 2 1

7 5

5 7 3

1 8 2 7

6 1 9 3

3 6 1 4

4 2 9

3 9 2

7 2 9

1 6 5

4 7 1

4 8 1 9

7 8 1 6

GAZETA SOT E Premte 5 Tetor 2018 23

k u l t u r e www.sot.com.al

20 shkurt - 20 marsPeshqit

22 nëntor - 21dhjetor 22 dhjetor - 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar - 19 shkurtUjori

23 tetor - 21 nëntorPeshorja Akrepi

Propozimet tuaja do vlerësohen, siç e meritojnë nga kolegët. Në dashuri sqaroni çdo paqartësi, ose ndryshe do të ndodheni në telashe.

23 shattor - 22 tetor

Duhet të dëgjoni me durim një person të rëndësishëm. Lini pas humorin e keq dhe mërzitjen, ju pret një mbrëmje harmonike me partnerin tuaj.

Virgjëresha 23 korrik - 22 gusht

Luani 22 gusht - 22 shtator22 maj - 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Përpiquni të mos zhgën-jeni personat që deri më tani kishin krijuar besim tek ju. Nuk duhet të tregoni shumë gënjeshtra.

Ambienti ku jetoni ju shtyn drejt humorit, dhe kjo ju shton më tepër problemet. Kush ju qëndron pranë përpiqet të bë-het pjesë e fantazisë suaj.

Jo të gjithë rreth jush gjatë kësaj dite do të vënë re përmirësimet tuaja apo hapat që ju keni bërë drejt së ardhmes.

Dashi Demi

Përgjigjet që ishit duke pritur do të mbërrijnë dhe do t’ju dhurojnë ju shumë gëzim. Gjatë kësaj dite gjendja juaj ekonomike do të jetë e mirë.

21 mars - 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Do të lindin telashe në jetën private sapo partneri juaj do t’ju kërkoj angazhimin maksimal, nëse ju do të hiqni dorë, ai do të bëhet xheloz.

Nëse dëshironi të ndjeheni “të qetë” deri në mbrëmje. Shp-jegoni me hollësi çdo gjë dhe do të ndjeheni më mirë dhe humori juaj do të ndryshojë.

Vertikal

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor - 22 korrik21 prill - 21 maj

Do të vazhdoni me tepër kurajë rrugën më origjinale, gjithçka do të shkoj mirë, ndaj rrini të qetë. Shfaqni ndjenjat tuaja pa asnjë problem.

“Alarmi presidencial”, për paralajmërimin

e fatkeqësive

Humori juaj nuk do të jetë në maksimum, ndaj do të jetë e vështirë për personin e zemrës t’ju gëzojë. Fiziku juaj do t’ju ndihmojë në punë.

Horizontal

Personi që keni pranë do të përpiqet t’ju përziej në diçka që nuk ju bind 100 përqind. Partneri me qetësinë e tij di të qetësojë shpirtin tuaj.

Kujdes: një problem që e mendonit të zgjidhur, sot do të shfaqet e dikush do të vërë në dyshim fjalët tuaja. Duhet të harroni të kaluarën.

Më shumë se 200 milionë telefona celu-larë të SHBA kanë marrë një mesazh "Alarmi presidencial". Testi është dizajnuar për të kon-trolluar, që një sistem komunikimi i emerg-jencës i papërdorur më parë të funksionojë siç duhet. Ndryshe nga alarme të tjera të tilla si paralajmërimet e fatkeqësive natyrore nuk kishte asnjë mënyrë për t'u përjashtuar, përveç kalimit të një pajisjeje ose bllokimit të lidhjes së tij celulare. Disa e kanë përshkruar testin si "Alarmi Trump", por udhëheqësi amerikan nuk ishte i përfshirë personalisht në test. Qëllimi i këtij testi është të paralajmërojë kërcënime si: sulme me raketë, akte terrorizmi dhe fatkeqësi natyrore. Ngjarja mbarëkom-bëtare udhëhiqet nga Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave (FEMA).

Përgjigjet e fjalëkryqit

Fjalëkryq i shifruar

1- Një titull shkencor 6-Lëng me erë të rëndë që përdoret në raste asfiksie 7-Qytet i madh në Gjermani 8-Vend i cekët ku mund të kalohet lumi 9-Industri Tekstili 10-Mbrojtër në futboll 11-Goli në Olimpikun e Romës 12-Shejtan 16-Ato mund të jenë edhe elektromagnetike 17-Gjini letrare në formë tregimi apo vargje për herojtë, i paashquar 18-Humoristi Kruja 19-Sinjal i koduar për ndërhyrje emergjente 20-Çallma e hoxhës 22-Partia Socialiste 23-Jam në hall në mëdyshje apo në... 24-Zotëron 25-Mezi duket, nis të duket diçka , nis të zbardhë 26-Spencer 27-Një fshat i Vlorës 29-I thonë maçokut italianët 30-I vërtetë, konkret 31-Mihail... ish shahist rus kampion, i shquar 32-Vendqëndrimi i anijeve 33-Dhi e egër shumë e shkathët që rron në shkretërirën e afrikës dhe në azi 35-Letra e parë me vlerë 36-Njëlloj si nr.16 horizontalisht 37-Gëlltit ose... 38-Ultësira të pafund në Kinën Qëndrore 39-Mamaqi e letrave në inc. 40-Lloj gjarpëri i madh pa helm 41-Stacioni ndërplan-etar rus në hapsirë 42-Stone... aktore amerikane 43-Stadiumi...Dovano

Njeri i mëfsheht që s’para mbush 2-Nofkë e humoristit italian Antonio Dekurti, mbrapsh 3-Njeri me të meta trupore dhe mendore 4-Ele-ment Radikal 5-Është mjet lundrimi 8-Një film i ynë me R.Arben protagonist 10-Pronë shtetërore 11-Pikë turistike në zonën e Mlësisë së Madhe 12-Titull i lartë në hierarkinë feudale 13-Tërësia e krijimeve për kreshnikët 14-Vajza më e bukur 15-Okej 16-Sëmundje e rëndë e mushkërive 18-Ulje mbi gjunjë 20-Një kompani sigurimesh 21-Kujdestare fëmijësh 23-Diskutim i zjarrtë dhe i ndërsjellë 24-Vrasës, barbar, i pamëshirshëm 25-Lëngu i hidhur që prodhon mëlçia 26-Arti i të kërcyerit me me figura në skenë 28-Perëndesha e dashurisë 29-Është organ periodik 31-Veti e veçantë natyrore për të përvetësuar diçka natyrore, pa të fundit 32-Aktore amerikane me origjinë greke Irena... 33-Shtet në afrikën perëndimore me kryeqytet Librevill 34-E hidhur për italianët 36-...Juvara tek filmi “Gruaja më e bukur ” me D.Moundjen 38-Automjet i transpor-tit Ndërkombëtar 39-Më shumë se shok 40-Ish akademiku Popa në inc. 41-Notë muzikore

Uiski i vitit 1926 shitet mbi 1 milion dollarëNjë shishe uiski e vitit 1926 është

shitur në ankand për 1.1 milionë dollarë. “Macallan” është shishja më të shtrenjtë e uiskit, që është shitur ndonjëherë në ankand. Uiski u shit në ankandin Bonhams në Edinburg dhe u ble nga një koleksionist privat në Azi me anë të telefonit. Pija alkoolike është distiluar në vitin 1926 u fut në shishe më 1986. Arsyeja pse shishja është kaq e kërkuar është etiketa e saj pasi është projektuar dhe nënshkruar nga piktori italian Valerio Adami. Uiski, i quajtur ndryshe uji i jetës, është një distilat që prodhohet nga drithëra të llojeve të ndryshme. Bota e madhe e tyre mund të ndahet të paktën në dy grupe të mëdha, ku në të parin hyn uiski skocez, si për shembull "Glen Grant" apo "Jameson".

24 GAZETA SOTE Premte 5 Tetor 2018

3,5,9,10,11,14,18,19,20,21,24

C M Y K

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTORE/ Anila DODAJ; ZV/KRYEREDAKTOR/ shef politike: Kliti TOPALLI; KRONIKË/ Elvis MYRTA; KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected]

STAFI /

SOTSOT sport www.sot.com.al

Adriatik BALLA

Liga e Europës luajti dje ndeshjet e xhi-ros së dytë të saj në fazën e grupeve, ku

padyshim ra në sy fitorja e skuadrave të mëdha dhe pretendente. Natyrisht, pas shumë vitesh në Europë po rikthehet fuqishëm Milani, kjo skuadër e madhe e fut-bollit europian. Në kuadër të grupit F, Milani theu Ol-impiakosin në “San Siro” me rezultatin 3-1, në një ndeshje ku përmbysi rezultatin. Be-tis në të njëjtin grup mundi modestët e Dudelanzh me shifrat 3-0, duke siguruar të dyja sukses dhe kryesim. Padyshim që fitorja e ndih-mon Milanin të marrë kreun dhe tani i duhet dhe një fitore tjetër që të sigurojë kalimin e grupit. Në fillim shënuan grekët e Olimpiakosit me anë të Guerros në minutën e 14-të dhe pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat. Në pjesën e dytë Milani shpërtheu me gola dhe këtu ishte dora e Gatuzos që vendosi, pasi futi në fushë dy lojtarë që sollën diferencën. Bëhet fjalë për Kutronen dhe Calhanoglu.

DEKLARATA/ Uinks: S’kam parë lojtar më të kompletuar se Leo Mesi

FAKTI Klubet italiane po kthehen pas më shumë se një dekade në majën e futbollit europian. Që prej 13 vjetësh, katër skuadra të Serisë A nuk fitonin të gjitha ndeshjet e tyre në fazën e grupeve të Champions League. Në sezonin 2005-2006 të kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube, ishin Milani, Interi, Juventusi e Udineze që cilat fituan ndeshjet e tyre, ndërkohë këtë mesjavë flamurin italian e mbajtën lart Juventusi, Roma, Interi

dhe Napoli. Nëse bardhezinjtë e kryeqytetasit arritën fitore të pas-tra, përkatësisht 3-0 kundër Jang Bojs e 5-0 kundër Viktoria Plzen, zikaltrit e napolitanët arritën pa dyshim fitoret më të vështira. Për të dytën ndeshje radhazi në Champi-ons, ekipi i Spaletit ktheu rezultatin nga 1-0 në 1-2, ndërkohë të kaltrit e Ançelotit mundën 1-0 nënkam-pionët e Evropës, Liverpulin, me golin e Insinjes në minutën e 90-të. Prej vitesh skuadrat e Gadishullit

Apenin kanë vuajtur në Europë, ku pas fitores së Interit në 2010-ën, rezultatet më të kënaqshme kanë qenë finalet e humbura nga Juventusi, kundër Barcelonës në 2015-ën e Realit në 2017-ën. Dikur, Seria A konsiderohej si kampionati më i fortë në botë, ku skuadrat shkëlqenin jo vetëm në Itali. Në atë kohë luanin kampionë si Vieri, Shevçenko, Del Piero apo Toti, lojtarë të cilët ishin të aftë të ndrys-honin të vetëm fatin e një ndeshjeje.

TEKNIKU VOLEJBOLL TRAJNERI

Hoze Murinjo drejt largimit, projektohet rivali i tij në Premier

Rekord ndeshjesh, Tabarez hyn në librin “Guiness”

Kombëtarja e femrave të SHBA thyen Rusinë pas 5 setesh

Trajneri Hoze Murinjo nuk do të jetë më gjatë trajner i Mançester Junajtid. Pas problemeve që po kalojnë “Djajtë e kuq”, vetë klubi po projekton ta zëvendësojë teknikun portugez me traj-nerin aktual të Totenhemit, Mauricio Poçetino, që sipas raportimeve të mediave an-gleze ka dalë në vend të parë si kandidat i mundshëm, duike zbritur në vend të dytë e të tretë respektivisht Zida-nin dhe Konten. Por bordi i klubit ka dyshime për përsh-tatjen e francezit në Premier League, për këtë arsye është duke ndjekur situatën e arg-

Në grupin C të Kampion-atit Botëror të volejbollit për femra, takimi mes Rusisë dhe Amerikës ishte dueli direkt për kreun e këtij grupi dhe u deshën pesë sete për të përcaktuar fi-tuesin. Seti i parë foli në favor të ruseve të cilat e mbyllën setin e parë në shifrat 25-19. Rezultati bëri që amerikanet të reagonin fort dhe të fitonin setin e dytë 25-20. Ndërsa ne setin e tretë rivaliteti ishte shumë i madh, por ishin amerikanet që ia dolën të fitonin 26-24. Ruset ishin të papërmbajtshme në setin e 4-t duke mposhtur kundërshtaren me rezultatin e thellë 25-12. Gjithsesi, në

71-vjeçari Oskar Tabarez, trajner i Uruguajit, ka hyrë në librin e famshëm të rekordeve Guiness, falë 185 ndeshjeve në të cilat ai ka qenë në drejtim të Kombëtares së tij, e katër pjesëmarrjeve në Botëror. Pavarësisht sëmundjes, prej së cilës ai lëviz me vështirësi, Tabarez para pak kohësh vendosi të mos dorëzohet, duke rinovuar kontratën me federatën edhe për katër vitet e ardhshme. Kur të luhen miqësoret e radhës në mes të tetorit, ai do të nisë ciklin e pestë në drejtim të të kaltërve, e gjithashtu të katërtin rresht. Me 185 ndeshje si trajner i

jentinasit Poketino në radhët e Totenhemit, ku nuk ka pasur ecurinë e duhur në Champi-ons. Mbetet të shihet kush do të jetë zgjedhja e Totenhem.

amerikanojugorëve, “Il Maes-tro”, siç njihet në Uruguai ka pas tij gjermanët Sep Herberg-er dhe Joakim Lwv, me nga 167 ndeshje secili.

Ky i fundit dha dy asiste dhe njërin nga golat e shënoi sulmuesi Gonzales Higuain, kurse Kutrone shënoi dy gola. Ishin tre gola që erdhën në pak minuta, por në kohën e duhur, për t’i dhënë Milanit një tjetër trepikësh me vlerë në këtë fazë të Ligës së Eu-ropës. Pranohet që Milani është një nga kandidatët për ta fituar trofeun e këtij kom-peticion të UEFA-s, i dyti më i rëndësishëm për klubet pas UEFA Champions League. Theksojmë se Milani është kthyer fuqishëm në këtë kompeticion, duke dëshmuar

Milani përmbys Olimpiakosin në Europa League, Arsenali mund Karabagun e Agollit

Lionel Mesi shkëlqeu dhe një herë në Champions, duke “pushtuar “Uemblin”. Ndër-kohë, talenti i Totenhemit, Harry Uinks, ka thënë se ishte një nder për të që të luante përballë Leo Mesit, për të cilin thotë se e kompletuar futbollin. Totenhemi u mposht nga Barcelona në shtëpi me rezultat prej 2-4, në kuadër të Champions League, ku dy gola i shënoi Mesi. “U kënaqa shumë, ishte nder të luaja

kundër tij. Rezultati largon shumë gjëra të mira që pati ndeshja, por në vitet e ard-hshme kur të shikon prapa do të them, për mendimin tim, se kam luajtur kundër lojtarit më të mirë që ka pasur futbolli, do të jetë një moment krenarie. Mënyra e vetme për ta për-shkruar Mesin është se ai ka kompletuar futbollin. Ai e di se ku është secili, pesha e pasimit të tij është e jashtëzakonshme, ai është special”, tha Uinks.seriozitet, potencë dhe natyr-

isht një triumf që e ndihmon shumë trajnerin Ivan Xhena-ro Gatuzo dhe skuadrën e tij të kapë kreun e grupit dhe të besojë vendin e parë. Natyr-isht, tani Gatuzo është i qetë për sfidat në kampionat, ku i duhet të marrë fitore radhazi që të përmirësohet në rendit-je. Ndërkohë, një paraqitje shumë serioze dhe të suk-sesshme pati dje dhe Arsena-li në grupin, E, pasi mundi në transfertë në Azerbajxhan, Karabagun, me rezultatin e thellë 3-0. Në fakt, ata që vulosën rezultatin ishin të

Futbolli italian po kthehet në majë, katër fitore në grupet e Champions

gola ka realizuar Lionel Mesi në dy përballjet e para në grupin B të Ligës së Kampioneve. Fillimisht i shënoi një tregolësh PSV Eindhovenit, ndërsa të mërkurën

në mbrëmje i shënoi edhe Totenhemit në Londër 2 gola nga katër të Barcelonës. Një start i mrekullueshëm.

5

Skuadra italiane e nisi keq duelin me grekët, duke pësuar gol në pjesë të parë, por në të dytën me Kutronen ia doli të fitojë 3-1. Sukses dhe për Arsenalin që fitoi 3-0

setin 5-të amerikanet fituan 15-11. SHBA e mbyll fazën e grupeve në vendin e parë me 13 pikë, ndërsa Rusia në të dytin me 12 pikë.

rinjtë, kryesisht lojtarë që janë rezervë tek “Topçinjtë” e Londrës. Në pjesën e parë shënoi Sokratis Papastathop-ulos, kurse në pjesën e dytë shënuan Emile Smith Rou në minutën e 53-të, si dhe Mateo Guenduzi në minutën e 80-të. Ndërkohë, në ndeshjet e tjera në grupe, spikatën edhe Leverkuseni që shkatërroi 4-2 grekët e AEK-ut, ndërsa Betis fitoi pastër 3-0 kundër modestëve të Dudelanzh. Salcburgu përmbysi Sellti-kun, duke fituar 3-1. Fituan gjithashtu edhe Leipzigu kundër Rozenborgut, Ko-penhageni kundër Bordosë, si dhe Fenerbahçesë që fitoi 2-0 Spartak Tërnavën. Fitore me vlerë dhe e Zenitit të Shën Petersburgut 1-0 kundër Slavias së Pragës. Dinamo e Zagrebit korri gjithash-tu një fitore domethënëse në këtë xhiro, pasi mundi belgët e Anderlehtit 2-0, por ish-skuadra e Besnik Hasit mbeti me 10 lojtarë në këtë ndeshje. Së fundmi, një tjetër fitore e rëndësishme me përmbysje ishte dhe ajo e Sportingut të Lisbonës, që mundi ukrainasit e Vorskla Poltavës 2-1.