15

Bachelor (BA) në: Informatikë Ekonomikeaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Planetari/RVJ Bsc Informatike... · Hyrje Ky raport është hartuar në bazë të dokumentacionit të vënë

  • Upload
    others

  • View
    4

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Bachelor (BA) në: Informatikë Ekonomikeaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Planetari/RVJ Bsc Informatike... · Hyrje Ky raport është hartuar në bazë të dokumentacionit të vënë

1

RAPORTI PERFUNDIMTAR

I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM

PËR

VLERËSIMIN E JASHTËM TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT

TË PARË:

Bachelor (BA) në: Informatikë Ekonomike

SHKOLLA E LARTË PRIVATE: “UNIVERSITETI PLANETAR I

TIRANËS”

Grupi i vlerësimit të jashtëm

Dr. Ezmolda Barolli

Tiranë, Qershor 2012

Page 2: Bachelor (BA) në: Informatikë Ekonomikeaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Planetari/RVJ Bsc Informatike... · Hyrje Ky raport është hartuar në bazë të dokumentacionit të vënë

2

Hyrje

Ky raport është hartuar në bazë të dokumentacionit të vënë në dispozicion nga APAAL,

Universiteti Planetar i Tiranës, informacionet e marra gjatë vizitës në UPT si dhe takimet dhe

intervistat që u zhvilluan gjatë vizitës në atë institucion.

Përbërja e GVJ

Dr. Ezmolda Barolli

Parimet e Punës së GVJ

- Besimi

- Vlerësimi i mbështetur në dokumenta të paraqitura nga GVB, Institucioni etj.

Të dhëna për programin e studimit Bachelor në Informatikë Ekonomike

Shkolla e Lartë Private “Unversiteti Planetar i Tiranës” (SHLP UPT) është insitucion arsimor privat I

liçensuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) në zbatim të Vendimit të Këshillit të

Ministrave, nr. 911, date 26.06.2009: “Për liçensimin e Shkollës së Lartë Private: UNIVERSITETI

PLANETAR I TIRANËS”, i botuar në Fletoren Zyrtare nr.142, datë 06.10.2009. ULP UPT filloi

veprimtarinë në vitin e parë akademik 2009-2100 me 8 programe studimi të Ciklit të Parë dhe

aktualisht ka 14 programe të Ciklit të Parë dhe 4 programe të Ciklit të Dytë.

Programi i studimit të ciklit të parë “Bachelor” në Informatikë Ekonomike është i atashuar në

Fakultetin e Shkencave të Zbatuara – Dekan Prof. Dr. Luan Memushi. Kohëzgjatja e programit të

studimeve është 3 vjet/6 semestra, forma e studimit është studime me kohë të plotë dhe

studentët për tu diplomuar duhet të realizojnë 180 ETC. Diploma me të cilën pajisjen studentën

në përfundim të programit të studimit ka emërtesën: “Diplomë Universitare “Bachelor” në

Informatikë Ekonomike”.

Tabela format për vlerësimin e jashtëmtë programit të studimit Bachelor në Informatikë Ekonomike,

mbështetur në Standardet shtetërore për programet e studimit të Ciklit të Parë

Standardet/kriteret Mendimi i GVJ për përmbushjen e

standardit/kriterit1

I - OFRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE

Standardi I. 1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij.

Kriteri 1 Institucioni ofron programe të akredituara

të studimeve, të organizuara në module dhe të

vlerësuara në kredite, sipas Sistemit Europian të

Transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve (ECTS);

Rregullorja e programittë studimit Informatikë Ekonomike përcakton se ky program studimi përshin 42 njësi lëndore të cilat janë të modularizuara në 22 lëndë duke përfshirë praktikën në institucion, praktikën profesionale dhe tezën e diplomës. Për çdo njësi lëndore është përcaktuar numri i ECTSqë grumbullohet nga studenti pas përfundimit të saj.

1GVJ duhettëshprehen me shkrimpërtëgji thakri teret.Në fund tëkri tereveduhettëjapëmendimin e ti jpërpërmbushjen e s tandarditnëtërës i .

Page 3: Bachelor (BA) në: Informatikë Ekonomikeaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Planetari/RVJ Bsc Informatike... · Hyrje Ky raport është hartuar në bazë të dokumentacionit të vënë

3

Kriteri 2 Sasia mesatare e krediteve të grumbulluara

gjatë një viti nga një student që ndjek një program

studimi me kohë të plotë është 60 kredite;

Sipas rregullores së programit të studimit Informatikë Ekonomike studentët që ndjekin me kohë të plotë programin e studimit Informatikë Ekonomike, në përputhje me planin me mësimor në fund të çdo viti akademik grumbullojnë 60 kredite.

Kriteri 3 Programet e studimeve hartohen në

përputhje me qëllimet dhe misionin e institucionit;

Qëllimi dhe misioni i programit të studimit Informatikë Ekonomike, të shprehura në rregulloren e programit të studimit, pasqyrojnë misionin dhe qëllimet e Institucionit për të siguruar arsim cilësor dhe ofrojë përgatitje profesionale për studentët .

Kriteri 4 Programet e studimeve kanë objektiva të

përcaktuar qartë për formimin e studentëve në atë

program, të cilët përfshijnë dijet, aftësitë dhe

kompetencat profesionale që duhet të fitojnë

studentët në përfundim të programit të studimit dhe

që karakterizojnë profilin e programit;

Në programin e studimit Informatikë Ekonomike përcaktohet si objektiv, “Përgatitja me përgjegjësi e specialistëve në fushën e Informatikës Ekonomike me standardet më të larta profesionale si dhe aftësi për t’u përshtatur me sistemin ekonomik gjithnjë në ndryshim....”. Objektivat, të materializuara në kurrikulën e programit të studimit synojnë pajisjen e studentëve me dije bashkohore në fushën e informatikës ekonomike, aftësimin e tyre në identifikimin e problemeve dhe zhvillimin e kompetencave profesionale në zgjidhjen e problemeve .

Kriteri 5 Programet e studimeve hartohen në

përputhje me nevojat e tregut të punës;

SHLP UPT nuk mund të na vinte në dispozicion një studim të mirëfilltë për tregun e punës të cilin synon programi i studimit Informatikë Ekonomike, megjithatë në takim me drejtuesit e SHLP UPT u informuam se ata kanë marrë në konsideratë informacione të ndryshme mbi këtë treg, kërkesat dhe nevojat e tij.

Kriteri 6 Programet e studimeve hartohen në

përputhje me zhvillimin ekonomik të vendit.

Programi i studimit merr në konsideratë zhvillimin ekonomik të vendit duke ofruar module të veçanta me karakter të mirëfilltë profesional me njohuri nga fusha të ndryshme, gjë e cila duket në kurrikulën e programit të studimit.

Konkluzione: Programi i studimit informatikë ekonomike në SHLP UPT është hartuar brenda kuadrit të misionit dhe qëllimeve të institucionit duke marrë në konsideratë nevojat dhe kërkesat e tregut të punës për specialistë të fushës së informatikës të pajisur me njohuri bazë edhe nga fusha e ekonomisë.

Standardi I.2 - Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të

institucionit.

Kriteri 1 Programet e studimeve janë përshtatur me strategjinë për zhvillim të institucionit

Platforma strategjike e SHLP UPT parashikon krijimin e programit të studimit të ciklit të parë në Informatikë Ekonomike. Nga evidencat e paraqitura nga stafi i SHLP UPT rezulton se programi i studimit Informatikë Ekonomike ka filluar rregjistrimet e studentëve dhe rrjedhimisht edhe funksionimin e tij që në vitin e parë akademik 2009-2010

Page 4: Bachelor (BA) në: Informatikë Ekonomikeaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Planetari/RVJ Bsc Informatike... · Hyrje Ky raport është hartuar në bazë të dokumentacionit të vënë

4

Kriteri 2 Programet e studimeve të ciklit të parë synojnë pajisjen me njohuritë bazë, mbi metoda e parime shkencore të përgjithshme;

Bazuar në kurrikulën e programit të studimit Informatikë Ekonomike si dhe programet e njësive të lëndëve për këtë program studimi, në ciklin e parë të studimeve temat dhe njohuritë e përcaktuara mund të klasifikohen përgjithësisht si njohuri bazë.

Kriteri 3 Programet e studimeve të ciklit të parë

synojnë dhe formimin e shprehive të veçanta në një

llojshmëri të gjerë profesionesh e specialitetesh.

Kurrikula e programit të studimit Informatikë Ekonomike përveç lëndëve që janë pjesë e formimit të përgjithshëm mbi metoda dhe parime shkencore përfshin gjithashtu një sërë lëndësh të cilat së bashku me praktikat profesionale krijojnë mundësi që studentët të fitojnë shprehi profesionale në fushën e informatikës në një konteks të lidhur ngushtë me aplikimin e saj në ekonomi.

Konkluzione: Programi i studimit informatikë ekonomike në SHLP UPT është hartuar brenda kuadrit të misionit dhe qëllimeve të institucionit në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit, me synimin që studentët që ndjekin këtë program të fitojnë njohuri bazë mbi metoda e parime shkencore sikurse shprehi të veçanta në fushën e informatikës dhe ekonomisë. Megjithatë në kurrikulën është e nevojshme të rishikohet shpërndarja e njësive lëndore në lëndë p.sh IE-SDH-SHI-110 Strukturë të Dhënash të mos jetë bashkë me IE-POO-SHI-112 Programim i orientuar me objekte C++ por me IE-A-SHI 109 – Algoritmikë.

II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE

Standardi II.1 - Programet e studimeve synojnë të plotësojnë nevojat e tregut të punës.

Kriteri 1 Programet e studimeve synojnë të plotësojnë nevojat e tregut të punës, në përputhje me synimet strategjike të zhvillimit ekonomik kombëtar

Në raportin e vlerësimit të brendshëm, sikurse edhe në dokumentin e programit të studimit Informatikë Ekonomike përcaktohet tregu i punës që synohet të furnizohet nga studentët e diplomuar në programin e studimit Informatikë Ekonomike. Ky treg përfshin si sektorin publik ashtu edhe atë privat me fokus kompanitë që operojnë në fushën e shërbimeve, duke u përshtatur me faktin që Shqipëria akoma nuk ka zhvilluar industritë ë prodhimit dhe përpunimit.

Kriteri 2 Institucioni, për vlerësimin e nevojave të tregut të punës, kryen një studim tregu, i cili përfshin:

a. mundësitë e punësimit të studentëve në tregun vendas ose atë rajonal, kombëtar e ndërkombëtar;

b. kërkesat e punëdhënësve; c. një parashikim të përafërt për numrin e

pritshëm të studentëve që mund të regjistrohen në këtë program;

d. numrin e të regjistruarve në programe të ngjashme në institucionet simotra.

SHLP UPT nuk mund të na vinte në dipozicion një studim tregu të mirëfilltë por megjithatë në bisedat me drejtuesit e institucionit u informuam se ata rregullisht vlerësonin informacionet e marra nga tregu nëpërmjet studimeve të ndryshme të botuara si në periodikë shkencorë ashtu edhe profesionalë, sikurse nga pjesëmarrja në aktivitete të ndryshme që kanë të bëjnë me punësimin siç janë panairet e punës. Një formë tjetër indentifikimi për kushtet e tregut ishte edhe analiza e kërkesave të studentëve për rregjistrim në degë të ngjashme në insititucione të tjera.

Konkluzione: ULP UPT në hartimine programit të studimit Informatikë Ekonomike ka vlerësuar mundësitë që ofron tregu i punës për të akomoduar studentët e diplomuar në këtë program studimi duke synuar të plotësojë nevojat e tregut në përputhje me synimet strategjike të zhvillimit ekonomik kombëtar.

Standardi II.2 - Programet e studimeve synojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare dhe

Page 5: Bachelor (BA) në: Informatikë Ekonomikeaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Planetari/RVJ Bsc Informatike... · Hyrje Ky raport është hartuar në bazë të dokumentacionit të vënë

5

interesave kombëtare.

Kriteri 1 Institucioni ofron programe studimesh që nuk bien ndesh me interesat kombëtare;

Programi i studimit Informatikë Ekonomike në kurrikulëm e tij nuk përmban elementë të cilët bien ose mund të bien ndesh me interesat kombëtare, që nxisin fobi ose diskrimin. Gjithashtu nga bisedat me drejtuesit, stafin akademik dhe mbështetës sikur se edhe me studentët nuk u evidentua ndonjë shqetësim në lidhje me këtë çështje.

Kriteri 2 Programet e studimeve synojnë të ndihmojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare.

Programi i studimit Informatikë Ekonomike, nga bisedat e zhvilluara gjatë proçesit të vlerësimit, për shkak të fokusit që ka nuk ka ndonjë ndikim apo angazhim specifik në ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare. Ruajtja e vlerave kulturore kombëtare në këtë program sipas raportit të vlerësimit të brendshëm fokusohet në shkëmbimet e përvojave më të mira me institucionet e tjera në vend.

Konkluzione: Programi i studimit Informatikë Ekonomike nuk përmban elementë që bien ndesh me interesat kombëtare. Ky program nuk ka ndonjë ndikim apo angazhim specfik në ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare.

Standardi II.3 - Institucioni, për akreditimin e programeve të studimeve, përdor metodologji

vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e tyre.

Kriteri 1 Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e programeve të studimeve;

Bazuar në raportin e vlerësimit të brendshëm për programin e studimit Informatikë Ekonomike si dhe bisedat e zhvilluara gjatë vizitës në SHLP UPT,ky institucion metodologjinë e vlerësimit të ecurisë së këtij programi studimi e bazon në vlerësimin e raporteve të monitorimit të prodhuar nga Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë (NJSBC), raporteve të prodhurara nga pedagogët pas përfundimit të lëndës dhe të dhënave të mbledhura nga studentët. Raporti përfundimtar vjetor prodhohet nga NJSBC në koordimin me departamentin përkatës.

Kriteri 2 Institucioni e përfshin këtë informacion në vetëvlerësimin institucional;

Raporti i vetëvlerësimit të brendshëm për programin e studimit Informatikë Ekonomike evidenton që rezultat e raportit të prodhuar nga NJSBC për ecurinë e programit të studimit përfshihen në raportin e vetëvlerësimit institucional.

Kriteri 3 Institucioni publikon rezultatet e pritshme, rezultatet e vlerësimit dhe rezultatet që synon të arrijë;

Institucioni na mundësoi aksesin në rezultate e disa raporteve të prodhuar bazuar në të dhënat e mbledhura nëpërmjet instrumentave të ndryshëm për monitorimin e ecurisë së programit të studimit. Bisedat me grupe të ndryshme në SHLP UPT dhe raporti i vetëvlerësimit sqarojnë se shpërndarja e informacionit mbi rezultatet e raportit të ecurisë së programit të studimit tek studentët realizohet nga NJSBC dhe Seksioni i Programit. Për shkak se faqja e interntetit të institucionit është akoma në zhvillim këto raporte nuk janë akoma të aksesueshme nëpërmjet internetit por mund të

Page 6: Bachelor (BA) në: Informatikë Ekonomikeaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Planetari/RVJ Bsc Informatike... · Hyrje Ky raport është hartuar në bazë të dokumentacionit të vënë

6

aksesohen vetëm me kërkesë të të interesuarit. Gjatë bisedave nuk u evidentuan shqetësime perj ndonjë grupi të caktuar në lidhje me aksesin për këtë lloj informacioni.

Kriteri 4 Institucioni, për kryerjen e vlerësimit, përdor metoda të tërthorta ose të drejtpërdrejta: Të tërthorta:

a. Sondazhe: të studentëve që ndjekin programet e studimeve, të të diplomuarve;

b. Sondazhe të vlerësimit të didaktikës, kurrikulës, të mësuarit;

c. Pyetje konceptuale; d. Intervista; e. Etj.

Të drejtpërdrejta:

a. Teste të standardizuara kombëtare/ndërkombëtare (p.sh. provimi i shtetit për profesionet e rregulluara);

b. Dëgjime në auditor; c. Vlerësimi me nota/pikë; d. Testime paraprake dhe përfundimtare; provime

për module, praktikë; e. Vlerësimi i detyrave të kryera nga studentët

(detyra kursi për të analizuar të kuptuarit konceptual, provimet, referatet);

f. Vëzhgime gjatë kryerjes së ushtrimeve/praktikës;

g. Etj.

Për kryerjen e vlerësimit raporti i vlerësimit të brendshëm për programin e studimit Informatikë ekonomike raporton përdorimin e metodave të tilla si:

- Pyetsorët - Intervistat - Rezultatet e studentëve në detyrat e kursit,

në testimet gjatë vitit dhe provimet përfundimatare

- Vëzhgime gjatë kryerjes së orëve praktike - Feedback nga pedagogët.

Konkluzione: SHLP UPT në raportin e vetëvlerësimit të programit të studimit informatikë ekonomike evi denton rëndësinë që i kushton përmirësimit të vazhdueshëm të programit të studimit Informatikë Ekonomike. Në funksion të kësaj metodologjia e përdorur bazohet në grumbullimin e të dhënave nëpërmjet instrumenetave të ndryshme. Raporti përfundimtar prodhohet nga NJSBC në koordim me departamentet përkatëse dhe rezultatet e tij përfshihen në raportin e vetëvlerësimit insitucional sikurse u vihen në dipospozicion studentëve.

Standardi II.4 - Programet e studimeve të ciklit të parë janë të detajuara dhe informuese.

Kriteri 1 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi të ciklit të parë, japin informacionet e nevojshme për përmbajtjen e programeve të studimeve;

Departamenti i Informatikës dhe Shkencave Ekonomike-Inxhinierike, si strukturë përgjegjëse për programin e studimit Informatikë Ekonomike ka dokumentuar përmbajtjen e programit të studimit, dokument i cili na u mundësua gjatë proçesit të vlerësimit.

Kriteri 2 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi të ciklit të parë, japin informacionet e nevojshme për lëndët me zgjedhje apo të detyruara për semestër;

Dokumenti mbi përmbajtjen e programit të studimit ofron një evidentim të detajuar mbi lëndët që janë të detyruara apo me zgjedhje.

Page 7: Bachelor (BA) në: Informatikë Ekonomikeaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Planetari/RVJ Bsc Informatike... · Hyrje Ky raport është hartuar në bazë të dokumentacionit të vënë

7

Kriteri 3 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi të ciklit të parë, japin informacionet e nevojshme për ngarkesën mësimore, orët në auditor, frekuentimin/ ndjekjen e programit;

Rregullorja e programit të studimit Informatikë Ekonomike, sikurse dokumenti mbi përmbajtjen e programit të studimit ofron informacion të detajuar për ngarkesën mësimore, orët në auditor, frekuentimin e programit.

Kriteri 4 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi të ciklit të parë, japin informacionet e nevojshme për syllabuset e detajuara për secilën lëndë, për praktikat, ushtrimet apo orët e laboratorit, etj.

Dokumenti mbi përmbajtjen e programit të studimit ofron syllabuse të detajuar për secilën nga lëndët apo praktikat e përfshira në programin e studimit informatikë ekonomike.

Konkluzione: Struktura përgjegjëse për programin e studimit Informatikë Ekonomikë ka dokumentuar në mënyrë të detajuar përmbajtjen e programit të studimit, duke evidentuar lëndët e detyrueshme dhe ato me zgjedhje. Informacion i plotë mbi ngarkesën mësimore dhe frekuentimin jepen edhe në rregulloren e programit të studimit. Shumica e informacioneve në lidhje me përmbajtjen e programit të studimit informatikë ekonomike nuk janë të aksesueshëm në faqen e internetit.

Standardi II.5 - Institucioni vlerëson dhe dokumeton gjendjen e tij financiare.

Kriteri 1 Institucioni bën një auditim të përvitshëm (të jashtëm ose të brendshëm) të situatës financiare të tij;

Në raportin e vetëvlerësimit evidentohet displina financiare në menaxhimin e Institucionit por nuk përmendet fakti i auditimit të përvitshëm të situatës financiare.

Kriteri 2 Në raportin e auditit paraqiten të gjitha detyrimet financiare, pagat e personelit, shpenzimet operative, etj.;

Raporti i vetëvlerësimit paraqet një pasqyrë të detajuar të detyrime financiare të institucionit por nuk përmend nëse këto përputhen me të dhënat e raportit të auditit financiar të institucionit.

Kriteri 3 Raporti i auditit përmban një pasqyrë të qartë të granteve të huaja të përfituara dhe kontratave të shërbimeve të lidhura në funksion të realizimit të programeve të studimeve të ciklit të parë.

Në raportin e vetëvlerësimit nuk përmendet që institucioni të ketë përfituar ndonjë grant të huaj në realizimin e programit të Informatikës Ekonomike, sikurse nuk përmend që kjo reflektohet ose jo në raportin e auditit finaciar të Institucionit.

Konkluzione: Raporti i vetëvlerësimit paraqet situatë të detajur mbi gjendjen financiare të institucionit, duke evidentuar disiplinën financiare. Megjithatë nuk evidenton nëse të dhënat e paraqitura në këtë raport janë të pasqyruara në raportin e auditimit fianciar sikurse nuk evidenton nëse auditi financiar është i brendshëm apo i jashtëm.

III - PERSONELI I INSTITUCIONIT

Standardi III.1 - Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të rekrutimit dhe vlerësimit të personelit.

Kriteri 1 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të rekrutimit të personelit në përputhje me statutin dhe rregulloren;

Në raportin e vetëvlerësimit raportohet proçedura e rekrutimit e cila fillon me publikimin e kritereve (edhe në faqen e internetit) dhe me intervistat e komisionit të posaçëm për vlerësimin e kandidaturave. Komisionet përbëhen nga pedagogë me tituj dhe drejtuesi i strukturës përkatëse është gjithashtu pjesë.

Page 8: Bachelor (BA) në: Informatikë Ekonomikeaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Planetari/RVJ Bsc Informatike... · Hyrje Ky raport është hartuar në bazë të dokumentacionit të vënë

8

Kriteri 2 Personeli akademik i punësuar me kohë të plotë përbën së paku 70% të personelit akademik të angazhuar për realizimin e programeve të studimeve të ciklit të parë;

Dokumenti mbi përmbajtjen e programit të studimit dhe syllabuse të detajuar për secilën nga lëndët apo praktikat e përfshira në programin e studimit informatikë ekonomike dhe raporti i vetëvlerësimit evidentojnë se 70% e ngarkesës mësimore në programin e studimit Informatikë Ekonomike realizohet nga stafi i punësuar me kohë të plotë.

Kriteri 3 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të vlerësimit të personelit;

Vlerësimi i punonjësve, raportohet të kryhet në përputhje me përshkrimin e vendit të punës i cili i bëhet i ditur çdo punonjësi.

Kriteri 4 Institucioni mban një bazë të dhënash të raporteve të rekrutimit të personelit, të njoftimeve për punë, etj.

SHLP UPT mban evidenca të të gjitha raporteve të rekrutimit të personelit si dhe njoftimeve për punë.

Konkluzione: SHLP UPT në proçesin e rekrutimit të personelit ndjek proçedura që nxitin rekrutimin e personelit të kualifikuar shkencor, duke dokumentuar proçesin.

Standardi III.2 - Institucioni disponon një bazë të dhënash për personelin e tij.

Kriteri 1 Institucioni disponon një bazë të dhënash të hollësishme për anëtarët e personelit akademik të përfshirë në program dhe të personit përgjegjës për organizimin e programit të studimit;

Gjatë vizitës në inistitucion u evidentua që insitucioni zotëron një bazë të dhënash të hollësishme për të gjithë personelin akademik, përfshirë edhe personin përgjegjës, të përfshirë në programin e studimit Informatikë Ekonomike.

Kriteri 2 Institucioni disponon listën e plotë të personelit akademik për secilin semestër, të personelit ndihmës mësimor-shkencor dhe atij administrativ;

Gjatë vizitës në ambjentet e institucionit u konstatua se institucioni disponon listën e plotë të personelit akademik, të atij ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ për secilin semestër

Kriteri 3 Institucioni publikon kriteret dhe procedurat e rekrutimit të personelit akademik;

Në faqen e internetit janë të publikuara kriteret për rekrutimin e personelit akademik.

Kriteri 4 Institucioni angazhon si titullarë të lëndëve/moduleve për programet e studimeve të ciklit të parë, personel akademik që ka së paku gradën shkencore “Doktor„ ose titul lin akademik “Docent„.

Dokumenti mbi përmbajtjen e programit të studimit dhe syllabuse të detajuar për secilën nga lëndët apo praktikat e përfshira në programin e studimit informatikë ekonomike evidentohet që rreth 50% e lëndëve/njësive lëndore kanë titullar lënde personel akademik me gradë shkencore “Master”

Konkluzione: SHLP UTP disponon një bazë të dhënash të detajur për të gjithë personelin akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe atij administrativ. Në lidhje me titullarët e lëndëve u evidentua që afërsisht 50 % e lëndëve/njësive lëndore të zhvilluara kanë si titullar staf akademik me gradë shkencore “Master”.

Standardi III.3 - Institucioni angazhon personel ndihmës mësimorshkencor dhe administrativ për përmbushjen e misionit të tij.

Kriteri 1 Institucioni dëshmon një angazhim optimal

të personelit ndihmës mësimor-shkencor për

realizimin e orëve laboratorike dhe për mirëmbatjen

e laboratorëve e mjediseve shkollore;

Në raportin e vlerësimit të brendshëm evidentohet se kryesisht është zbatuar politika e angazhimit të studentëve që nuk paguajnë tarifë shkollimi në mirëmbajtjen e laboratorëve dhe mjedisve shkollore.

Page 9: Bachelor (BA) në: Informatikë Ekonomikeaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Planetari/RVJ Bsc Informatike... · Hyrje Ky raport është hartuar në bazë të dokumentacionit të vënë

9

Kriteri 2 Institucioni dëshmon një angazhim optimal

të burimeve njerëzore për përmbushjen e

objektivave të programeve të studimeve të ciklit të

parë;

Në vizitën në inistitucion gjatë bisedave me përfaqësues të grupeve të ndryshme të interesit nuk u evidentuan probleme në lidhje me angazhimin e burimeve njerëzore.

Kriteri 3 Institucioni vë në dispozicion personel të

mjaftueshëm për instruktimin, udhëheqjen dhe

mbikëqyrjen e studentëve në praktikën profesionale

(së paku 1 tutor/instruktor për 12 studentë).

Stafi i punësuar me kohë të plotë në programin e studimit informatikë ekonomike përbëhet nga 7 punonjës, ndërkohë që numri i studentëve të rregjistruar në këtë program studimi është 16. Bazuar në këto të dhëna siç është evindetuar edhe në raportin e vetëvlerësimit institucioni ka angazhuar në instruktimin, udhëheqjen dhe mbikqyrjen e studentëve në praktikën profesionale të paktën 1 instruktor/ 12 – 16 studentë.

Konkluzione: SHLP UPT në përmbushjen e misionit të të ka angazhur staf ndihmës mësimor – shkencor dhe administrativ, duke ndjekur politika të angazhimit të studentëve të cilët përjashtohen nga tarifa e shkollimit,me qëllim optimizimin e përdorimit të burimeve njerëzore dhe financiare.

Standardi III.4 - Institucioni angazhohet për kualifikimin e vazhdueshëm dhe të mëtejshëm të personelit të tij.

Kriteri 1 Institucioni organizon programe specifike

për kualifikimin e mëtejshëm profesional të

personelit akademik e të personelit mësimor-

shkencor;

Në intervistat me grupet e interesit dhe raportin e vetëvlerësimit evidentohet se SHLP UPT në funksion të kualifikimit të mëtejshëm të personelit akademik SHLP UTP organizon botimin e një buletini shkencor, konferencave shkencore sikurse nxit personelin akademik të përfaqësohet në të gjitha aktivitetet shkencore që zhvillohen në vend dhe jashtë tij.

Kriteri 2 Institucioni disponon një bazë të dhënash të

programeve të studimeve të ofruara.

Një pjesë e mirë e të dhënave mbi programin e studimit informatikë ekonomike janë të publikuara në internet, sikurse një bazë të dhënash më e detajuar mbi programet e studimit mund të gjendet pranë fakulteteve përkatëse.

Konkluzione: Për të ndihmuar dhe nxiturkualifikimin e mëtejshëm të stafit akademik SHLP UPT angazhohet në organizimin e konferencave shkencore dhe botmin një buletini shkencor. Megjithatë në tërësi kualifikimi i mëtjeshëm shkencor konsiderohet përgjegjësi individuale e stafit akademik. Nuk ka ndonjë politikë të mbështetjes financiare të kërkime ose kualifikimeve shkencore.

IV - INSTITUCIONI MBRON TË DREJTAT E STUDENTËVE Standardi IV.1 - Institucioni ndjek një politikë të mirëpritjes së studentëve të rinj. Kriteri 1 Pranimi në ciklin e parë tё studimeve bëhet në përputhje me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore në fuqi.

Proçedura e pranimit të studentëve, siç evidentohet nga raporti i vetëvlerësimit, njoftimit në internet dhe vizitës në institucion ndjek rregullat e përckatuara në aktet ligjore përkatëse.

Kriteri 2 Institucioni i Arsimit të Lartë propozon kritere të veçanta për përzgjedhjen e kandidatëve, të cilët kanë mbaruar Maturën Shtetërore, për t’u pranuar në ciklin e parë të studimeve.

Në pranimin e studentëve në programet e studimit, përfshi edhe Informatikën Ekonomike, në përputhje edhe me njoftimet e bëra në faqen e internetit përmban edhe një intervistë me studentët që kanë aplikuar. Kjo për shkak të numri të kufizuar të studentëve që pranohen.

Page 10: Bachelor (BA) në: Informatikë Ekonomikeaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Planetari/RVJ Bsc Informatike... · Hyrje Ky raport është hartuar në bazë të dokumentacionit të vënë

10

Konkluzione: SHLP UTP në pranimin dhe rregjistrimin e studentëve në programet e studimit, përfshi edhe Informatikën Ekonomike, bazohet në intervistat me studentët që kanë aplikuar dhe në rregullat e përcaktuar në aktet ligjore përkatëse.

Standardi IV.2 - Institucioni informon studentët në lidhje me politikat e punësimit.

Kriteri 1 Studentët informohen në mënyrë të detajuar për programin e studimit, organizimin dhe kohëzgjatjen e programit të studimeve;

Gjatë vizitës në SHLP UPT, në takimin me studentët u evidentua që ata ishin të informuar mbi programin e studimit, organizimin dhe kohëzgjatjen e tij. Këto informacione të thjeshtëzuara mund të gjenden edhe në faqen e internetit.

Kriteri 2 Studentët vlerësojnë pedagogun e çdo lënde, në përfundim të semestrit;

Gjatë vizitës në SHLP UPT, në takimin me studentët ata pohuan faktin që në përfundim të semestrit realizojnë vlerësime të pedagogëve të lëndëve në mënyrë të rregullt.

Kriteri 3 Studentëve u ofrohet shërbimi i këshillimit të karrierës;

Në SHLP UPT, si pjesë e strukturave është ngritur Zyra e Këshillimit të Studentëve funksionimi i së cilës përcaktohen në rregulloren e universitetit cila ka si qëllim të ndihmojë studentët në zhvillimin e karrierë profesionale.

Kriteri 4 Studentët informohen mbi mundësitë për punësim pas diplomimit në këtë program studimi.

Gjatë vizitës në SHLP UPT, në takimin me studentët prej tyre u informuam se zyra e këshillimit të të karrrierës ofronte informacione mbi mundësitë e punësimit në përfundim të programit të studimit.

Konkluzione: SHLP UTP ka ngritur zyrën e këshillimit të karrierës, si pjesë përbërëse e strukturave të saj, funksionimi i të cilës përcaktohet në rregulloren e univeristetit dhe që ka në fokus të saj orientimin e studentëve në lidhje me programet e studimit dhe mundësitë e punësimit.

Standardi IV.3 - Institucioni disponon statistika në lidhje me numrin e studentëve që ndjekin programet e studimeve të ciklit të parë.

Kriteri 1 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e të diplomuarve, në ciklin e parë;

SHLP UPT ka filluar aktivitetin në vitin akademik 2009-2010 dhe për rrejdhojë gjatë vizitës në institucion akoma nuk kishte përfunduar cikli i studimeve për studentët që do të diplomoheshin për herë të parë në këtë institucion. Për rrjedhojë statistikat mbi numrin e të diplomuarve nuk ishin të mundura të realizoheshin.

Kriteri 2 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e studentëve të regjistruar në programet e studimeve të ciklit të parë, tërheqjet nga programi, si dhe largimet para përfundimit të programit apo mospërfundimin me sukses të vitit akademiknë të cilin zhvillohet programi i studimeve;

Gjatë vizitës në insititucion na u mundësuan statistika të detajuara në lidhje me rregjistrimet dhe lëvizjet e studentëve.

Kriteri 3 Institucion disponon të dhëna për ecurinë e studentëve gjatë zhvillimit të programit të studimeve që nga pranimi, deri në diplomim.

Gjatë vizitës në insititucion na u mundësua aksesi për evidentimin e të dhënave që ruhen për studentët gjatë ciklit të tyre jetësor të studimeve në këtë institucion. Këto të dhëna evidentojnë ecurinë e studentëve gjatë zhvillimit të programit

Page 11: Bachelor (BA) në: Informatikë Ekonomikeaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Planetari/RVJ Bsc Informatike... · Hyrje Ky raport është hartuar në bazë të dokumentacionit të vënë

11

të studimeve që nga pranimi deri në diplomim.

Konkluzione: Gjatë vizitës në SHLP UPT vërejtëm se insititucioni disponon statistika në lidhje me numrin dhe ecurinë e studentëve gjatë ciklit të tyre jetësor të studimeve.

Standardi IV.4 - Institucioni angazhon personelin e tij për përkujdesjenndaj studentëve.

Kriteri 1 Institucioni u ofron këshillim karriere studentëve, ndjek progresin e tyre dhe i ndihmon ata në çështjet që kanë të bëjnë me procesin mësimor;

Gjatë vizitës në SHLP UPT, në takimin me studentët dhe grupet e tjera të interesit konstatuam se institucioni nëpërmjet zyrës së këshillimit të karrierës u ofron studentëve këshillim karriere, ndjek progresin e tyre dhe i ndihmon ate në çështje që kanë të bëjnë me proçesin mësimor.

Kriteri 2 Institucioni (nëpërmjet zyrës për këshillimin e karrierës) ndihmon studentët në përzgjedhjen e institucionit në të cilin ata do të zhvillojnë praktikën profesionale, në rastet kur parashikohet një e tillë.

Raporti i vetëvlerësimit, të dhënat në faqen e internetit dhe vizita në SHLP UPT konfirmojnë se zyra e këshillimit të karrierës ndihmon studentët në përzgjedhjen e institucionit në të cilin ata dëshirojnë të kryejnë praktikën profesionale të parashikuar në programin e studimit Informatikë Ekonomike.

Konkluzione: SHLP UPT nëpërmjet angazhimit të personelit të zyrës së këshillimit të karrierës u ofron asistencë studentëve në lidhje me proçesin mësimor dhe praktikat profesionale.

V - INSTITUCIONI OFRON SHËRBIME DHE VË NË DISPOZICION TË STUDENTËVE BIBLIOTEKA DHE BURIME TË TJERA INFORMACIONI

Standardi V. 1 - Institucioni vë në dispozicion të studentëve bibliotekën e tij.

Kriteri 1 Institucioni vë në dispozicion të studentëve tekste mësimore dhe literaturë ndihmëse të mjaftueshme në sasi dhe cilësore;

Aksesi në literaturën e biblotekës së SHLP UPT për studentët është i lirë, përkundrejt rregjistrimit të tyre. Në fondin e biblotekës përfshihen të gjithë titujt e literaturës bazë të përdorur në syllabuset e lëndëve.

Kriteri 2 Në bibliotekë ka literaturë të mjaftueshme që e ndihmon studentin për realizimin me sukses të programit të studimit;

Gjatë viztës në SHLP UPT konstatuam se bibloteka përmban një numër të madh botimesh. Në raportin e vetë vlerësimit ky numër raportohet 4500 libra për 2000 tituj të ndryshëm. Në këtë fond bilioteke janë të përfshirë të gjithë tekstet mësimore bazë që përcaktohen në syllabuset e lëndëve.Megjithatë lliteratura për programin e studimit Informatikë Ekonomike paraqiste mangësi përsa i përket literaturës së përfshirë në fondin e biblotekës.

Kriteri 3 Në bibliotekë ka botime periodike dhe programe kompjuterike, si libraritë elektronike, të cilat përmbajnë libra apo revista shkencore të nevojshme për realizimin me sukses të programit të studimit;

Pavarësisht se bibloteke ishte e organizuar mirë dhe ofronteambjente dhe shërbim cilësor u vunë re mangësi në titujt e periodikëve shkencore në lidhje me programin e studimit Informatikë Ekonomike.

Kriteri 4 Përgjegjësit e programit hartojnë një plan të Raporti i vetëvlerësimit evidenton që në SHLP UPT

Page 12: Bachelor (BA) në: Informatikë Ekonomikeaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Planetari/RVJ Bsc Informatike... · Hyrje Ky raport është hartuar në bazë të dokumentacionit të vënë

12

detajuar për shtimin e zërave të bibliotekës në mbështetje të programit, përfshirë edhe buxhetin e planifikuar për të;

në mënyrë të vazhdueshme në buxhetin e insititucionit parashikohet si zë më vete fondi për biblotekën, ndërkohë që drejtuesit e programeve të studimit duhet të paraqesin listën e detatjuar të titujve me të cilët duhet të pasurohet bibloteka.

Kriteri 5 Biblioteka shpall oraret e shërbimit në përshtatje me oraret e programit të studimit dhe nevojat e studentëve.

Oraret e shpalluara të biblotekës janë 8:00 – 19:00

Konkluzione: SHLP UTP ka një bibliotekë e cila përmban një fond me 4500 libra të 2000 titujve të ndryshëm. Aksesi në bibliotekë për studentët dhe stafin është pa pagesë. Fondi i bibliotekës është i informatizua. Gjatë vizitës në institucion u evidentua që biblioteka në lidhje me literaturën e programit të studimit Informatikë Ekonomike paraqiste mungesa në tituj.

Standardi V. 2- Institucioni vë në dispozicion të studentëve laboratorë dhe mjedise të përshtatshme mësimore dhe për formimin praktik. Kriteri 1 Institucioni dëshmon se ka në sasi të mjaftueshme: laboratorë, klasa, zyra, studio e mjedise të tjera me pajisje elektronike dhe të teknologjisë së informacionit, për realizimin e programit tëstudimeve;

Institucioni zotëronte 3 kabinete informatike të pajisur me rreth 60 kompjutera (20 për secilin) të lidhur në rrjet dhe të pajisur me internet.

Kriteri 2 Pajisjet e mjediseve mësimore janë të përshtatshme për mësimdhënie në përputhje me qëllimet e programit;

Sutendët e programit informatikë ekonomike zhvillon mësim vetëm në kabinetet e informaitkës.

Kriteri 3 Laboratorët përmbajnë aparaturat dhe mjetet e nevojshme për plotësimin e kërkesave të programeve të studimeve;

Kabineti i informatikës u mundësonte studentëve të programit informatikë ekonomike të kishin secili në dispozicion një kompjuter.

Kriteri 4 Institucioni, në varësi të programeve të studimeve që ofron, ka së paku një laborator.

Institucioni kishte në dipozicion të studentëve të programit informatikë ekonomike 3 kabinete informatike.

Kriteri 5 Institucioni, në varësi të programeve të studimeve, disponon kompjutera në laboratorët e teknologjisë së informacionit, të pajisur me programe profesionale si programe për statistikë, linguistikë, arkitekturë, inxhienieri, ekonomi, mjekësi, programestimulimi për shkencat sociale etj.

Kabineti i informatikës u mundësonte studentëve të programit informatikë ekonomike të kishin secili në dispozicion një kompjuter.

Kriteri 6 Institucioni garanton, me kapacitetet që zotëron ose në bashkëpunim me institucione dhe subjekte të tjera, që mjediset janë të mjaftueshme për zhvillimin e praktikave profesionale.

Infrastruktura e teknologjisë së informacionit që SHLP UPT vinte në dipozicion të studentëve ishte e mjaftueshme për realizimin e praktikave profesionale.

Konkluzione: SHLP UTP për programin e studimit Informatikë Ekonomike vinte në dipozicion të studentëve dhe proçesit mësimor një infrastrukturë të majftueshme.

VI - BURIMET FINANCIARE DHE VLERËSIMI FINANCIAR

Standardi VI.1 - Institucioni harton një raport financiar të kostove të programeve të studimeve. Kriteri 1 Institucioni harton një raport financiar që përmban një pasqyrë tëhollësishme financiare të të ardhurave nga tarifat e shkollimit dhe kontributeve të tjera financiare për studentët ose ndarjen e burimeve financiare;

Në raportin e vetëvlerësimit dhe dokumenta të tjera të vëna në dispozicionin tonë është paraqitur një raport i hollësishëm financiar në lidhje me të ardhurat nga tarifat e shkollimit dhe kontributet e tjera financiare.

Kriteri 2 Institucioni dokumenton raportet financiare për tri vitet e kaluara akademike;

Raporti i vetëvlerësimit raporton për ekzistencën e raporteve financiare të hartuar dhe çertifikuar nga ekspertë të jashtëm (në përputhje me legjislacionin

Page 13: Bachelor (BA) në: Informatikë Ekonomikeaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Planetari/RVJ Bsc Informatike... · Hyrje Ky raport është hartuar në bazë të dokumentacionit të vënë

13

përkatës) për tre vitet e kaluara financiare.

Kriteri 3 Institucioni dëshmon një qëndrueshmëri financiare përgjatë kohës së zhvillimit të programit të studimit dhe se ka kapacitete financiare të mjaftueshme për përmirësimin e situatës financiare dhe gjenerimin e të ardhurave të domosdoshme në të ardhmen.

Analiza financiare e paraqitur në raportin e vetëvlerësimit dhe dokumenta të tjera të vëna në dispozicionin tonë argumentojnë një qëndrueshmëri financiare të institucionit

Konkluzione: Analiza financiare e paraqitur në raportin e vetëvlerësimit paraqet në situatë financiare të qëndrueshme duke evindentuar të ardhurat dhe shpenzmet e institucionit.

VII - INSTITUCIONI GARANTON MARRËDHËNIE BASHKËPUNIMI, TË BRENDSHME DHE TË JASHTME Standardi VII.1 - Institucioni garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi mes personelit të vet.

Kriteri 1 Institucioni, për hartimin dhe mbikëqyrjen e programit, nxit bashkëpunimin ndërmjet personelit brenda institucionit nëpërmjet shkëmbimit të informacionit;

Në takim e zhvilluar me pedagogët konstatuam se proçesi i hartimit të syllabuse ishte proçes individual.

Kriteri 2 Institucioni, nëpërmjet ndarjes së detyrave mes personelit brenda institucionit, marrjes së përgjegjësive respektive dhe analizës së vazhdueshme të punës së tyre, garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi.

Gjatë takimit me pedagogët u vu re se kishte një frymë bashkëpunimi si në nivel horizontal, midis pedagogëve, ashtu edhe në drejtimin vertikal midis drejtuesve dhe pedagogëve.

Konkluzione: Në SHLP UPT ekziston një bashkëpunimin midis stafit si në nivel horizontal ashtu edhe në atë vertikal. Institucioni në fuknsion të këtij bashkëpunimi u mundësonte stafit akademik infrastrukturën për lehtësimin e komunikimit dhe ndarjes së informacionit midis tyre.

Standardi VII.2 - Institucioni garanton marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj. Kriteri 1 Institucioni për realizimin e objektivave të programeve të studimeve dëshmon se ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj;

Në raportin e vetëvlerësimit raportohet se SHLP UPT tashmë ka të formalizuar marrëveshje me Universitetin e Tiranës, Albanian University, Universitetin e Prishtinës dhe Universitetin e Katolit në Milano.

Kriteri 2 Institucioni ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me punëdhënësit për kryerjen dhe mbikëqyrjen e praktikës, në varësi të programeve të studimeve që ofrojnë;

Nga të dhënat e publikuara në faqen e internetit dhe raportit të vetëvlerësimit zyra e këshillimit të studentëve është struktura që kuron marrëdhëniet me punëdhënësit në funksion të kryerjes dhe mbikqyrjes së praktikave profesionale.

Kriteri 3 Institucioni organizon trajnime profesionale të mëtejshme në bashkërendim me punëdhënësit;

Nga vizita në institucion nuk u evidentua ndonjë praktikë për organizimin e trajnime profesionale të mëtjeshm me punëdhënësit.

Kriteri 4 Institucioni bën një raport analitik të përfitimeve nga marrëveshjet kontraktuale në funksion të realizimit të programeve të studimeve.

Në raportet finaciare të institucionit paraqiten të gjitha të ardhurat e përfituara nga institucioni duke evidentuar edhe burimin e tyre.

Konkluzione: SHLP UPT ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi të formalizuara në marrëveshje me institucione të tjera homologe. Ndërkohë nuk mundëm të evidentonim marrëveshje të formalizuara me punëdhënësit privatë, megjithëse zyra e këshillimit të karrierës si struktura përkatëse dëshmon se është në kontakt të vazhdueshëm me ta.

VIII - INSTITUCIONI GARANTON SIGURIMIN E CILËSISË Standardi VIII.1 - Institucioni garanton sigurimin e cilësisë në realizimin e programeve të studimeve.

Kriteri 1 Institucioni ka plotësuar standardet institucionale dhe është akredituar në nivel

Institucioni është në proçes të akreditimit institucionale paralelisht me proçesin e akreditimit

Page 14: Bachelor (BA) në: Informatikë Ekonomikeaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Planetari/RVJ Bsc Informatike... · Hyrje Ky raport është hartuar në bazë të dokumentacionit të vënë

14

institucional përpara aplikimit për akreditimin e programeve të studimeve;

të programeve.

Kriteri 2 Institucioni përdor instrumentet e duhura për sigurimin e cilësisë;

Në SHLP UPT për menaxhimin e cilësisë janë ngritur dhe funksionojnë strukturat e Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë dhe Këshilli i Sigurimit të Cilësisë.

Kriteri 3 Institucioni harton një politikë të qartë dhe ndjek procedurën e vlerësimit periodik të efikasitetit të veprimtarive që kryen për sigurimin e cilësisë dhe standardeve të programeve të studimeve që ofron;

Në SHLP UPT ekziston rregullorja për menaxhimin e cilësisë e cila pasqyron edhe politikat e Institucionit në këtë drejtim.

Kriteri 4 Institucioni përdor mekanizma formalë për shqyrtimin, miratimin dhe mbikëqyrjen e herëpashershme të programeve të studimeve që ofron;

Në rregulloren e menaxhimit të cilësisë janë të përcaktuara mekanizmat formalë që përdor insitucioni gjatë proçesit të vlerësimit.

Kriteri 5 Institucioni synon ndërgjegjësimin e personelit të vet dhe të studentëve që ndjekin programet e studimeve që ofrohen për rëndësinë e cilësisë dhe sigurimin e cilësisë në to;

Institucioni në vazhdimësi organizonte takime informuese me pedagogët dhe studentët në lidhje me proçesin e sigurimit të cilësisë duke synuar ndërgjegjësimin e tyre për rëndësinë e këtij proçesi.

Kriteri 6 Institucioni harton dhe zbaton një strategji për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë. Strategjia, politika dhe procedurat janë publikuar.

Strategjia për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë është përfshirë në strategjinë e institucionit. Ky dokument na u vu në dispozicion por në faqen e internetit të institucionit nuk ishte e pranishme.

Konkluzione: Në SHLP UPT për menaxhimin e cilësisë funksionojnë dy struktura bazë: Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë dhe Këshilli i Sigurimit të Cilësisë, puna e të cilëve bazohet në rregulloren për menaxhimin e cilësisë.

Analiza SWOT për implementimin e programit të studimit

Pikat e forta

1. Infrastrukturë shumë e mirë në kabinetët e Informatikës, duke krijuar kushte optimale për

zhvillimin e orëve të mësimit dhe praktikave profesionale.

2. Eksperienca drejtuese e Dekanit

Pikat e dobëta

1. Mesataret e Ulëta të Studentëve të Rregjistruar

2. Mungesa e informacioneve të hollësishme në faqen e internetit.

3. Rreth 50 % e lëndëve në programin e studimit informatikë ekonomike kanë titullar me

gradë “Master”

Kërcënimet

1. Rritja e kuotave të pranimit në universitetet shtetërore të studentëve në degë të

ngjashme si dhe hapja e degëve të ngjashme në shumë universitete të tjera.

Oportunitetet

1. Tregu i punës në zhvillim për informaticienë

Page 15: Bachelor (BA) në: Informatikë Ekonomikeaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Planetari/RVJ Bsc Informatike... · Hyrje Ky raport është hartuar në bazë të dokumentacionit të vënë

15

Rekomandimet

1. Pasurimi i biblotekës më literaturë, tekste dhe periodikë shkencorë, për programin e

studimit Informatikë Ekonomike.

2. Pasurimi i faqes së internetit me informacione me të detajuara mbi programet e studimit

dhe kurrikulat e SHLP UPT për studentët e interesuar që të aplikojnë për vazhdimin e

studimeve të larta në këtë institucion.

3. Përmirësimi i raportit pedagog-staf ndihmës

4. Kualifikimi i mëtejshëm i stafit akademik në marrjen e gradave shkencore

5. Rishikim i kurrikulës për riorganizimin e njësive lëndore në module p.sh IE-SDH-SHI-110

Strukturë të Dhënash të mos jetë bashkë me IE-POO-SHI-112 Programim i orientuar me objekte

C++ por me IE-A-SHI 109 – Algoritmikë.

6. Realizimi i studimeve të tregut bazuar në metoda dhe instrumenta të provuar për të identifikuar

pritshmëritë e punëdhënësve për aftësitë që studentët duhet të zotërojnë në përfundim të

studimeve në programin e studimit Informatikë Ekonomike. Përshtatja e kurrikulave në harmoni

me misionin e institucionit dhe kërkesat e tregut.

7. Krijimi i marrëveshjeve me insititucione të ngjashme brenda dhe jashtë vendit për shkëmbime të

ndërsjellta studentësh dhe pedagogësh.

8. Krijimi i marrëveshjeve me Universitete/Qëndra të Kërkimit Shkencor brenda dhe jashtë

vendit për rritjen e kërkimit shkencor të stafit akademik.

9. Krijimin e mekanizmave për nxitjen e përfshirjes së studentëve në mënyrë individuale ose

në bashkëpunim me pedagogët në kërkime të mirëfillta shkencore.

Grupi i Ekspertëve të Jashtëm

1. Dr. Ezmolda Barolli