166
Dimitar Eftimoski Slavica Kovaçevska Velkova Zoran Zlatkovski BAZAT BAZAT E E BIZNESIT BIZNESIT PËR VITIN E PARË drejtimi ekonomik, juridik dhe tregtar

BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

  • Upload
    donga

  • View
    237

  • Download
    1

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

Dimitar Eftimoski Slavica Kovaçevska VelkovaZoran Zlatkovski

BAZAT BAZAT E E

BIZNESITBIZNESITPËR VITIN E PARË

drejtimi ekonomik, juridik dhe tregtar

Page 2: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

Autorë:Dimitar Eftimoski Slavica Kovaçevska Velkova Zoran Zlatkovski

Recensentë:Dr. Kiril Postolov – kryetarVesna Trajkovska Gikovska - anëtare Sonia Ilieva – anëtare

Redaktor i botimit në gjuhën shqipe:Doc. dr. Afrim Alili

Lektor i botimit në gjuhën shqipe:Abdulla Mehmeti

Përkthyes:Mr. Solidar Sulejmani

Përgatitja kompjuterike:Zoran Zlatkovski

Dizajni i kopertinës:Datapons

Botues:Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë

Shtypi:Qendra grafi ke shpk, Shkup

Tirazhi:1.300 copë

Më vendim të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë, nr. 22-4323/1, të datës 29.07.2010, lejohet përdorimi i këtij libri.

CIP - Каталогизација во публикацијаНационална и универзитетска библиотека “Св.Климент Охридски” , Скопје658.1(075.3)ЕФТИМОСКИ, ДимитарОснови на бизнисот за прва година економска, правна и трговска струка / Димитар Ефтимоски, Славица Ковачевска Велкова, Зоран Златковски. - Скопје : Министерство за образование и наука на Република Македонија, 2010. - 166 стр. : илустр. ; 25 смБиблиографија: стр. 165ISBN 978-608-226-069-31. Ковачевска Велкова, Славица [ автор ] 2. Златковски Зоран [ автор ]COBISS.MK-ID 84237322

Page 3: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

3

PARATHËNIE

Të dashur nxënës, ky libër është dedikuar për nxënësit e vitit të parë të shkollave të mesme të drejtimit ekonomik, juridik dhe tregtar. Me këtë do t’ju orientojmë në konceptet themelore të biznesit, do t’ju njohim me kategoritë dhe parimet themelore ekonomike, format e organizimit të biznesit dhe me mënyrën si menaxhohet biznesi në mënyrë efi kase.

Ky libër është shkruar në standardet dhe trendët e rinj për përgatitjen e teksteve shkollore. Qëllimi i tij kryesor dhe objektiv është për t’ju ndihmuar të fi toni njohuri themelore të biznesit, për t’i identifi kuar marrëdhëniet që i rregullojnë çështjet ekonomike, për t’i analizuar llojet e ndryshme të bizneseve, për ta rimëkëmbur ekonominë përmes njohurive të planit të biznesit dhe të gjykohet në bazë të biznesit në mjedis dhe të fi toni njohuri themelore në lidhje me procesin e menaxhimit të biznesit.

Përmbajtjet përmblidhen në shtatë tema, kurse tituj kanë emra të veçantë. Çdo titull është i ndarë në pjesë, të cilat përfaqësojnë njësi të lidhura mes tyre. Konceptet kryesore janë të ndara dhe të shqyrtuara qartë. Nëpërmjet pjesës ilustruese – fi gurave, tabelave skemave dhe grafi këve do t’i thelloni dhe zgjeroni njohuritë tuaja, ose më me sukses dhe në mënyrë të pavarur do ta kuptoni rëndësinë thelbësore të koncepteve dhe objekteve të studimit.

Teksti ka karakter pune. Ai mundëson të nxënit gradual përmes të menduarit, njohjes, përfundimit dhe përgjithësimit, me çka Ju duhet të merrni pjesë aktive dhe me vëmendje t’i ndiqni dhe t’i përvetësoni përmbajtjet e reja. Vëmendje e posaçme i kemi kushtuar vëllimit dhe matjes së përmbajtjeve dhe sqarimit të tyre me shembuj. Në fund të çdo teme është dhënë një përmbledhje, si dhe pyetjet për diskutim dhe kontrollim të njohurive.

Shpresojmë që sinqerisht ky libër do t’ju krijojë çaste të këndshme gjatë mësimit.

Autorët

Page 4: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

4

Page 5: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

5

PËRMBAJTJA fq.

TEMA 1. Karakteri i biznesit ............................................................................. 9Nocioni për biznesin ............................................................................................. 11Ekonomia e burimeve të kufi zuara .................................................................... 12Rëndësia e biznesit .............................................................................................. 13

Biznesi ndikon në rritjen e ekonomisë ....................................................... 13Bizneset e nxitin konsumin -konsumi i nxit ndërmarrjet ..............................14Bizneset në konkurrencë reciproke i nxisin kushtet e jetesës ...................... 15

Ndarja e biznesit ……………………………………........…………………...…. 16Sektori publik dhe privat ............................................................................ 16Sektori primar, sekondar dhe terciar ............................................................ 18Prodhimi - sektori industrial dhe tregtia ...................................................... 19

Karakteristikat e bizneseve të mëdha dhe të vogla …………....……………… 21Madhësia e biznesit ..................................................................................... 21Përparësitë dhe mangësitë e bizneseve të mëdha ....................................... 23Përparësitë dhe mangësitë e biznesit të vogël ............................................ 25

Fushat e veprimtarisë së biznesit të vogël .......................................................... 27Bizneset e vogla në tregti ............................................................................ 27Bizneset e vogla në bujqësi dhe industrinë përpunuese .............................. 28Bizneset e vogla dhe shërbimet ................................................................... 29

Arsyet për dështimin e biznesit të vogël .............................................................. 30

TEMA 2. Biznesi dhe mjedisi ............................................................................... 35Nocioni i mjedisit .................................................................................................... 37Klasifi kimi i mjedisit ............................................................................................. 38Mjedisi i brendshëm .............................................................................................. 39Mjedisi i jashtëm .................................................................................................... 41

Mjedisi i përgjithshëm ................................................................................ 42Mjedisi i veçantë (biznesi) .......................................................................... 44

Rëndësia e mjedisit së biznesit ............................................................................. 47

Page 6: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

6

TEMA 3. Subjektet ekonomike ........................................................................... 53Nevojat .................................................................................................................. 55

Nocioni për nevojat dhe llojet e nevojave .................................................. 55Mallrat dhe shërbimet ................................................................................. 56

Prodhimi ................................................................................................................ 56Nevoja për prodhimin ................................................................................ 56Përcaktimi i termit prodhimi ...................................................................... 57Çfarë, kurse për kë prodhohet .................................................................... 58

Faktorët e prodhimit ............................................................................................ 59Puna si faktor i prodhimit .......................................................................... 59Kapitalit si faktor i prodhimit ..................................................................... 59Toka si faktor i prodhimit ........................................................................... 60Ndërmarrësia si faktor i prodhimit ………………….....................……… 60

Subjektet ekonomike ............................................................................................ 61Qëllimet e formimit të ndërmarrjeve ................................................................. 62Ndërmarrja, tregtari dhe shoqata tregtare ........................................................ 65

Tregtari sipas veprimtarisë – Tregtari individual ....................................... 66Tregtari sipas formës – Shoqatat tregtare ................................................... 67

Ndërmarrje publike tregtare ............................................................ 67Shoqata me përgjegjësi të kufi zuar ................................................. 69Shoqata aksionare ........................................................................... 71Shoqata komanduese ....................................................................... 72Ndërmarrje e kufi zuar nga aksionet ................................................ 73

TEMA 4. Ekonomia e biznesit .............................................................................. 77Mjetet dhe rëndësinë e tyre ................................................................................... 79Llojet e mjeteve ...................................................................................................... 80

Mjetet konstante (fi kse) – kapitali fi ks ......................................................... 80Shpenzimi i mjeteve fi kse – amortizimi ...................................................... 80Ndarja e mjeteve fi kse ................................................................................. 82Mjetet rrjedhëse (qarkulluese) – kapitali qarkullues .................................... 83Ndarja e mjeteve rrjedhëse .......................................................................... 84

Burimet dhe metodat e fi nancimit të biznesit ...................................................... 85Koncepti dhe thelbi i fi nancimit të biznesit ................................................. 85

Page 7: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

7

Burimet vetanake të fi nancimit ................................................................... 86Burimet e jashtme të fi nancimit ................................................................... 87

Tregu dhe elementet e tregut ................................................................................ 90Oferta .......................................................................................................... 90Kërkesa ........................................................................................................ 91Çmimi ekuilibrues ...................................................................................... 93Formimi i çmimit ........................................................................................ 95Përkufi zimi dhe thelbi i tregut .................................................................... 97Llojet e tregjeve .......................................................................................... 99Funksionet e tregut ...................................................................................... 101

TEMA 5. Shpenzimet ............................................................................................ 105Koncepti dhe thelbi i shpenzimeve ...................................................................... 107Klasifi kimi dhe llojet e shpenzimeve .................................................................. 108

Shpenzimet në bazë të vëllimit të prodhimit .............................................. 108Shpenzimet margjinale ............................................................................... 113Ndarja e shpenzimeve natyrore ................................................................. 114Shpenzimet e vërteta, të planifi kuara dhe standarde .................................. 115

Rëndësia e shpenzimeve ....................................................................................... 115

TEMA 6. Menaxhimi ............................................................................................ 119Nocioni i menaxhimit ............................................................................................. 121

Ku praktikohet menaxhimi? ........................................................................ 121Defi nimi i menaxhimit................................................................................. 123

Menaxhimi në biznesin e vogël dhe të madh ........................................................ 124Funksionet drejtuese ............................................................................................. 126Funksionet e menaxhimit ....................................................................................... 127

Planifi kimi ................................................................................................... 128Organizimi dhe ekipimi ............................................................................... 129Udhëheqja .................................................................................................... 131Kontrolli ...................................................................................................... 132

Organet e menaxhimit ........................................................................................... 133Marrja e vendimeve .............................................................................................. 136

Vendimi dhe vendim-marrja ......................................................................... 136

Page 8: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

8

Thelbi i procesit të vendim-marrjes .............................................................. 137Llojet e vendimeve .................................................................................................. 139

TEMA 7. Parimet themelore ekonomike të punës ............................................. 145Produktiviteti në punë .......................................................................................... 147

Nocioni i produktivitetit ............................................................................... 147Thelbi i produktivitetit .................................................................................. 147Produktiviteti në aspektin e ekonomisë kombëtare ...................................... 148Matja e produktivitetit të punës .................................................................... 149Faktorët nga të cilët varet produktiviteti i punës ......................................... 152

Ekonomizimi në punë ............................................................................................ 154Thelbi i ekonomizimit .................................................................................. 154Nocioni i ekonomizimit ............................................................................... 155Ekonomizimi dhe produktiviteti i punës ...................................................... 155Matja e ekonomizimit .................................................................................. 156Faktorët e ekonomizimit ............................................................................... 159

Rentabiliteti (profi ti) .......................................................................................... 160Koncepti dhe esenca e rentabilitetit ............................................................. 160Matja e rentabilitetit ..................................................................................... 161Faktorët e rentabilitetit ................................................................................. 162

Literatura ................................................................................................................ 165

Page 9: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

9

Tema 1 - Karakteri i biznesit

KARAKTERIKARAKTERIII

BIZNESITBIZNESITPËRMBAJTJA E TEMËS:

Nocioni për biznesin Ekonomia e burimeve të kufi zuara Rëndësia e biznesit

Biznesi ndikon në rritjen e ekonomisë Bizneset e nxitin konsumin - konsumi i nxit ndërmarrjet Bizneset në konkurrencë reciproke i nxisin kushtet e jetesës

Ndarja e biznesit Sektori publik dhe privat Sektori primar, sekondar dhe terciar Prodhimi - sektori industrial dhe tregtia

Karakteristikat e bizneseve të mëdha dhe të vogla Madhësia e biznesit Përparësitë dhe mangësitë e bizneseve të mëdha Përparësitë dhe mangësitë e biznesit të vogël

Fushat e veprimtarisë së biznesit të vogël Bizneset e vogla në tregti Bizneset e vogla në bujqësi dhe industrinë përpunuese Bizneset e vogla dhe shërbimet

Arsyet për dështimin e biznesit të vogël

QËLLIMET E MËSIMITPas leximit të kësaj teme Ju duhet të jeni në gjendje:

■ të kuptoni se çfarë është ekonomia e tregut;■ të defi noni nocioni biznesi;■ të vlerësoni rolin dhe rëndësinë e biznesit;■ të kryeni ndarjen e biznesit të vogël dhe të madh;■ të njihni dhe përshkruani karakteristikat e biznesit të vogël dhe të madh;■ të shihni arsyet për dështim në biznes;■ të shqyrtoni mundësitë e hapjes së një biznesi të vogël.

TEMA 1TEMA 1

Page 10: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

10

Tema 1 - Karakteri i biznesit

Page 11: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

11

Tema 1 - Karakteri i biznesit

1. NOCIONI PËR BIZNESIN

Termi biznes vjen nga fjala anglishte business, që do të thotë aktivitet për të fi tuar përfi time ekonomike. Biznesi, në fakt, është përdorim i faktorëve në dispozicion të prodhimit në mënyrë që të arrihet efekt maksimal ekonomik. Për këtë arsye, mund të thuhet se nën termin biznes nënkuptohet përpjekja të biznesit të organizuar nga individi ose grupi i njerëzve për të prodhuar dhe shitur një mall ose shërbim, i cili do të kënaqë dëshirën apo nevojën, e me këtë rast për të realizuar fi tim. Defi nicioni i biznesit përfshin këto tri parakushte: Së pari, për të arritur nevojat e biznesit nevojiten të bashkohen faktorët kryesorë të prodhimit: puna, kapitali, burimet natyrore dhe ndërmar-rësia.

Puna (burimet njerëzore) i përfshin aftësitë fi zike dhe men-dore të njerëzve të cilat janë përdorur për të prodhuar mallra dhe shër-bime.

Kapitali përfaqësohet në forma të ndryshme të mallrave kapi-tale me anë të të cilëve zhvillohen aktivitetet, siç janë objektet, maki-

nat, veglat, burimet fi nanciare, pajisjet, mjetet e transportit etj.

Toka (burim natyror) është një formë të patjetërsuar, një dhuratë nga natyra ndaj të cilës janë të drejtuara veprimet e punës dhe kapitalit.

Së fundi, në faktorët bën pjesë edhe ndërmarrësia, si një cilësi e veçantë e aftësive të njeriut për të krijuar, administruar, vendosur dhe për të marrë rrezikun. Kushti i dytë ka të bëjë me qëllimin e mallrave dhe shërbimeve të shitura. Bizneset prodhojnë dhe shesin mallra dhe shërbime për të plotësuar nevojat specifi ke të dikujt tjetër. Në fakt, ekzistimi i biznesit

është rezultat i mundësisë për të prodhuar për të tjerët, kurse si një lloj kompensimi për prodhimin e shitur ose për shërbimin e kryer të arrihet fi timi. Kushti i tretë në defi nicion ka të bëjë me mundësinë e fi timeve nga shitja e mallrave dhe shërbimeve.

Faktorët e prod-himit janë: puna, kapitali, burimet natyrore dhe ndër-marrësia.

Të hollat – mjete fi nanciare

Page 12: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

12

Tema 1 - Karakteri i biznesit

Faktorët e prodhimit janë: puna, kapitali, burimet natyrore dhe ndërmarrësia.

Biznesi varet nga fi timi. Nëse ka mundësi për fi tim, do të ketë mundësi për biznes.

Fitimi është diferenca midis të ardhurave totale nga malli i shitur dhe shërbimet dhe shpenzimeve të përgjithshme që janë bërë për prod-himin e tyre.

Të ardhurat e përgjithshme – Shpenzimet e përgjithshme = Fitimi

Për shembull, një prodhues i pajis-jeve audio-video pati sukses që për një vit të prodhojë dhe të shesë në treg 15.000 DVD pleerë, me çmim prej 12.000.00 denarë. Ndërmarrja ka arritur të ardhura të përgjith-shme prej 180,000,000.00 denarë. Shpenzi-met e bërjes së një DVD-pleeri arrijnë 5.000 denarë, ose gjithsej 60 milion den. për prod-himin e përgjithshëm. Kështu, ndërmarrja ka arritur fi tim prej 120 milionë den. për një vit, si diferencë midis të ardhurave totale nga shitjet dhe shpenzimet e përgjithshme e prod-himit të DVD-pleerëve.

2. EKONOMIA E BURIMEVE TË KUFIZUARA

Në bazën e ekonomisë gjendet oksudiviteti, respektivisht kufi zu-eshmëria e burimeve. Njerëzit duan dhe mund të shpenzojnë më shumë mallra dhe shërbime nga ajo që prodhimtaria botërore mund të krijojë. Dëshirat dhe nevojat e njerëzve janë të pakufi zuara. Kur do të jetë e mundur të prodhohen sasi të pakufi zuara të të gjitha mallrave dhe shërbi-meve në kuadër të ekonomisë ku dëshirat e njerëzve do të ishin kënaqur plotësisht, atëherë nuk do të kishte nevojë për mbajtjen e një përdorimi të arsyeshëm dhe të efektshëm të burimeve të kufi zuara. Gjithashtu, kur ndërmarrjet do të jenë në gjendje të prodhojnë sasi të pakufi zuar të mall-rave dhe shërbimeve, atëherë ato nuk do të kujdesen për përdorimin efi -kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte të tilla të disponimit të të gjitha burimeve, prodhimeve dhe shërbimeve në sasi të kufi zuar, ekzistimi i ekonomisë nuk do të kishte kuptim.

DVD pleerë

Page 13: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

13

Tema 1 - Karakteri i biznesit

Ekonomia është e përhapur në të gjitha ato vende ku ndje-het mungesa e burimeve, duke përfshirë familjet, bizneset dhe madje edhe shtetet.

Ekonomia shpesh kuptohet si sistem i marrëdhënieve ndër-mjet njerëzve të cilët prodhojnë mallra dhe shërbime në një treg të caktuar, duke marrë parasysh kufi zimet e burimeve. Prandaj, studimi i problemeve ekonomike ka rëndësi të madhe për çdo shoqëri.

Ngase burimet janë të pakta dhe të kufi zuara, ka nevojë për shfrytëzimin e tyre racional të alternativave të mundshme për t’u për-dorur. Për shembull, një njeri i cili ka kursyer shumën prej 100.000 den., mund ta investojë atë shumë në bankë dhe të marrë kamatë ose mund ta investojë këtë shumë në biznes dhe të realizojë fi tim. Duke zgjedhur një nga këto alternativa, pronari i parave automatikisht do të humbasë mundësinë e përdorimit të alternative të tjera, që në eko-nomi sillet lidhur me kategorinë e shpenzimit oportunitet. Shpenzimi oportunitet paraqet fi tim të humbur nga përdorimi alternativ i buri-meve.

3. RËNDËSIA E BIZNESIT

3.1. BIZNESI NDIKON NDAJ RRITJES SË EKONOMISË

Një nga karakteristikat më të rëndësishme të ekonomisë së tregut është liria e individëve për të fi lluar biznesin e tyre, kurse pa-varësia e pronarit të ndërmarrjes që të zgjedhë se çka do të prodhojë. Rritja dhe zhvillimi i biznesit në ekonominë e tregut inkurajon rritjen ekonomike dhe zhvillimin e vendit, kurse zhvillimin e shoqërisë në tërësi.

Rritja e bizneseve, e me këtë edhe të ekonomisë ka ndikim në përmirësimin e mirëqenies së njerëzve (standardit të jetesës), duke ulur shpenzimet e prodhimit, duke rritur eksportet, fuqizimin e aftë-sisë konkurruese të ekonomisë etj.

Ekonomia është sistem në të cilin prodhohen dhe shpërndahen mallra dhe shërbime, duke marrë parasysh ku-fi zimet e burimeve.

Shpenzimi oporti-nitet paraqet fi tim të humbur nga për-dorimi alternativ i burimeve.

Bruto prodhimi i vendit përfaqëson vlerën totale të tregut të të gjitha prodhi-meve dhe shërbi-meve përfundimtare të prodhuara në vend për një periudhë prej një viti.

Page 14: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

14

Tema 1 - Karakteri i biznesit

Rritja e ekonomisë matet përmes Bruto prodhimit të vendit (BPV), që është masë e vlerës së aktivitetit ekonomik në vend.

Bruto prodhimi i vendit paraqet vlerën e përgjithshme të tregut të të gjitha mallrave dhe shërbimeve përfundimtare të prod-huara në vend për një periudhë prej një viti.

Ekonomia është sistem që të prodhojë dhe të shpërndajë mall-ra dhe shërbime, duke marrë parasysh kufi zimet e burimeve.

3.2. BIZNESET E INKURAJOJNË KONSUMIN – KONSUMI I INKURAJON BIZNESET

Konsumi na tregon sasinë totale të mallrave dhe shërbimeve fi nale të cilat sektorët në ekonomi (ndërmarrjet, familjet dhe shteti), mund t’i blejnë dhe shpenzojnë, me çmime të ndryshme. Konsumi mund të jetë konsum investues, familjar dhe publik.

Konsumi investues. Bizneset në prodhimtari shpenzojnë të mira investuese: ndërtesa, makineri, pajisje etj. Ky lloj i kon-sumit është i njohur si investim i shpenzi-meve të biznesit. Përmes shpenzimeve të investimit bizneset vendosin bashkëpunim reciprok me çka e ndihmojë rritjen e tyre dhe zhvillimin e ekonomisë në përgjithësi.

Shpenzimi i amvisërive. Përkundër shpenzimit investues, ekziston edhe kon-sumi me të cilin njerëzit i kënaqin nevojat e tyre (individuale). Ngase njerëzit d.m.th. popullsinë e përbëjnë familjet e sektorit, ky konsum quhet edhe konsum i amvisërive. Kjo është kategori shumë e rëndësishme

ekonomike sepse i inkurajon bizneset që të fi llojnë prodhimin e ri. Ky lloj i konsumit jep kontribut të fortë për rritjen dhe zhvillimin e bizneseve.

Blerja e prodhimeve për kënaqjen e nevojave personale

Page 15: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

15

Tema 1 - Karakteri i biznesit

Prandaj, mund të konstatojmë se pa prodhim nuk ka konsum, sepse nuk mund të shpenzohet ajo që është prodhuar. Nga ana tjetër, pa konsum nuk ka prodhim, për shkak se për të fi lluar prodhimin e ri është e nevojshme të furnizohen materiale të lëndëve të para.

Konsumi publik. Konsumi publik paraqet konsumin e shtetit. Shteti nëpërmjet buxhetit ble të mira materiale dhe shërbime nga bi-zneset, me çka e simulon rritjen dhe zhvillimin e vet.

Shpenzimet e investimeve, konsumi i ekonomive shtëpiake dhe shpenzimet publike e stimulojnë zhvillimin e sektorit të biznesit në ekonomi. Thjesht, bizneset, ekonomitë familjare dhe shteti nëpër-mjet rritjes së shpenzimeve të veta, “kërkojnë” nga sektori i biznesit që ta rritin prodhimin e vet. Nga ana tjetër, ndërmarrjet me rritjen e prodhimit, përmirësimin e cilësisë së prodhimit dhe zgjerimin e asor-timentit të prodhimeve, do të stimulojnë konsumin në përgjithësi.

3.3. BIZNESET NË KONKURRENCË RECIPROKE I PËR-MIRËSON KUSHTET E JETESËS

Një nga karakteristikat më të rëndë-sishme të ekonomisë së tregut është konkurren-ca. Bizneset konkurrojnë me njëri-tjetrin, duke prodhuar mallra dhe shërbime të njëjta ose të ngjashme, duke ofruar kushte të ndryshme dhe duke shpresuar se blerësit do t’i blejnë prodhi-met e tyre. Për shkak të betejës konkurruese mid-is ndërmarrjeve, konsumatorët paguajnë më pak, bizneset prodhojnë më shumë, punëtorët gjejnë punë, kurse pronarët e bizneseve arrijnë fi time të larta. Për shembull, në tregun botëror për telefona celularë bëjnë gara një numër i madh i prodhuesve konkurrues. Ato në luftën konkurruese përpiqen për të ulur çmimet e telefonave celularë dhe i bëjnë ato në dispozicion për të gjithë konsumatorët, për të prodhuar

Komunikimi nëpërmjet telefonit celular

Page 16: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

16

Tema 1 - Karakteri i biznesit

telefona celularë me karakteristika deri tani të panjohura, duke për-dorur materiale të cilësisë së lartë në prodhim, ofrojnë modele të ndryshme që mund të kënaqin shijet e ndryshme të konsumatorëve, etj. Përfi tim më të madh nga lufta konkurrues kanë konsumatorët, sepse ato marrin prodhime më të mira, çmimet më të lira për prod-hime të qëndrueshme dhe përdorim të sigurt të prodhimeve, kushte më të mira për pagesë, etj. Konkurrente janë ato ndërmarrje që prodhojnë mallra të njëjta ose të ngjashme, ose shërbime apo prodhime të tyre për të ofruar konsumatorëve të njëjtë. Ato, në konkurrencë, vazhdimisht kërkojnë forma të reja të veprimit. Për shembull, ato:

■ Ofrojnë prodhime të reja, deri tani të panjohura, me çka pa-surohet llojllojshmëria e prodhimeve të dedikuara për treg;

■ Ofrojnë prodhime dhe shërbime me çmime të ulëta;■ I ulin shpenzimet e prodhimit, me çka kursehen burimet e

kufi zuara;■ Ofrojnë mënyra të reja të shitjes, duke bërë të mundur që

prodhimi të bëhet më i kapshëm për konsumatorët;■ Shfrytëzojnë materiale më cilësore në përpunimin e prodhi-

meve, me çka e rritin nivelin e kënaqësisë së konsumatorëve;■ Ndihmojnë dhe reagojnë shpejt për kërkesat dhe nevojat e

tregut, respektivisht konsumatorëve etj.

4. NDARJA E BIZNESI

4.1. SEKTORI PUBLIK DHE PRIVAT

Nga aspekti i asaj se kush i formon, kush i menaxhon dhe kush i fi nancon, bizneset mund të ndahet në biznese me karakter pub-lik dhe privat. Në ekonomitë e tregut paralelisht ekzistojnë biznese që gjenden në sektorin publik dhe privat, kurse bizneset që kanë kara-kter publik-privat, të njohura si partneritete publike-private. Sektori publik përbëhet nga bizneset që janë themeluar, organizuar dhe fi nancuar nga shteti apo nga ndonjë organ i tij, siç janë agjencitë qeveritare, ministritë, njësitë e qeverisjes vendore (komuna) etj. Gjithashtu, institucionet shtetërore kanë nivel të lartë të

Konkurrente janë ato ndërmarrje që prodhojnë mallra të njëjta ose të ngjashme, ose shërbime apo prodhime të tyre për të ofruar konsumatorëve të njëjtë.

Page 17: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

17

Tema 1 - Karakteri i biznesit

kontrollit të drejtpërdrejtë në funksionimin, menaxhimin dhe operimin e ndërmarrjeve publike. Bizneset e sektorit publik kanë rol të veçantë në jetën ekonomike të vendit, sepse kujdesen për prodhimin, shitjen dhe shpërndarjen e mallrave dhe shërbimeve me interes publik. Sektorin publik kryesisht e përbëjnë bizneset në infrastrukturë, siç janë: posta, telekomunikimet, naftëpërcjellësit, gazpërcjellësit, elektroekonomitë, hekurud-hat, ujësjellësi, aeroportet, portet e anijeve etj.

Ndërmarrjet private nuk janë të intere-suara të investojnë në këto biznese për shkak të nevojës për investime të numrit të madh të mjeteve kapitale, për shkak të përfi timit të ulët të biznesit ose për shkak të periudhës së gjatë të kthimit të mjeteve të investuara.

Sektori privat përbëhet nga bizneset që janë themeluar dhe organi-zuar si rezultat i iniciativave private, shtyllë kryesore e të cilit është prona private. Pronësia mbi faktorët e prodhimit i japin liri pronarit që lirisht të

Aerodrom

Naftësjellësi

Aeroporti

Mëso më tepër!

Shteti formon biznese të cilat kujdesen për fi nancimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve, ndërmarrjet që kanë të bëjnë me transportin e energjisë, siç janë gazpërcjellësit, ndërmarrjet për prodhimin e energjisë elektrike etj. Biznese me karakter publik gjenden edhe në degët strategjike ekonomike, siç është prodhimi i pajisjeve dhe teknikës ushtarake.

Page 18: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

18

Tema 1 - Karakteri i biznesit

disponojë me ato dhe t’i drejtojë atje ku për atë ekziston interesi ose fi timi. Lirisht të vendosë si të përdoret prona private, ose si të ketë tokë, ndërtesa, para, etj., është pjesë e rëndësishme e çdo ekonomie të tregut.

Për të krijuar kushte në të cilat normalisht do të zhvillohet biznesi, është e domosdoshme njohje dhe mbrojtje e të drejtës së pro-nës private nga shteti.

Bizneset nga sektori privat janë tipari kryesor i çdo ekonomie të tregut, nëse është fjala për bizneset e mëdha apo të vogla kapitale. Sektori privat është bartësi i aktivitetit ekonomik në ekonomi nga i cili varet rritja ekonomike dhe zhvillimi i çdo vendi. Këto biznese janë të përhapura atje ku ka mundësi për realizimin e fi timit.

4.2. SEKTORI PRIMAR, SEKONDAR DHE TERCIAR

Në lidhje me shkallën dhe mënyrën e përpunimit të lëndëve të para, kurse me natyrën e punës që e kryejnë bizneset, ato mund të ndahet në biznese në sektorin pri-mar, sekondar dhe të terciar.

Sektori primar përfshin ato biznese që janë të orientuara në procesin e nxjerrjes së materies së parë nga natyra dhe përgatitjes së tij për përpunim të mëtejshëm. Materia e përgatitur më tej i dorëzohet bizneseve të sektorit sekondar. Të tilla janë minierat, bi-zneset e naftës, bizneset në industrinë e pyll-tarisë, bizneset e bujqësisë etj. Sektori sekondar ka të bëjë me ato biznese që merren me trajtimin, përpunimin,

formësimin dhe aftësimin e materies së parë të papërpunuar (lëndët e para dhe materialet) kah prodhimi i mëtejshëm, ose si prodhime të gatshme të dedikuara për konsumatorët e fundit. Këtu përfshihen ndërmarrjet e përpunimit të ushqimit, fabrika kimike, fabrikat për aparate shtëpiake etj.

Punëtori në industri

Bizneset nga sektori privat janë tipari kryesor i çdo ekonomie të tregut.

Page 19: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

19

Tema 1 - Karakteri i biznesit

Sektorin terciar e përfaqësojnë ato biznese aktiviteti kryesor i të cilave është ofrimi i shërbimeve dhe tregtia. Ato paraqiten si va-zhdimësi dhe si ndërmjetës midis bizneseve të sektorit sekondar dhe konsumatorëve të fundit. Ato gjithashtu paraqiten si dhënës të shër-bimeve për njerëzit që nuk janë në gjendje ta bëjnë për veten e tyre. Këtu janë serviset për mirëmbajtje të pajisjeve teknike, bizneset për ruajtjen e higjienës, shërbimet për mirëmbajtje të instalimeve, bankat etj.

Sektori primar Sektori sekondar Sektori terciar

Nxjerrja e materies nga natyra

Përpunimi i lëndëve të para në gjysmë prodhime

Prodhimi i mallrave dhe shërbimeve fi nale për konsumatorët e fundit

Shërbime, servise dhe tregtia

Figura nr. 1 Ndarja sektoriale e një biznesi

Mëso më tepër!

Ekzistojnë shumë ndërmarrje, aktivitetet biznese të të cilave janë të përhapura në të gjithë sektorët primarë, sekondarë dhe terciarë, duke funksionuar në mënyrë të barabartë edhe në tri nivele.Për shembull, ndërmarrja Britishgaz (British Gas) merret me nxjerrjen e gazit nga toka, përpunimin dhe me shpërndarjen e gazit përmes instalimeve të gazit, si prodhim përfundimtar për ekonomitë familjare dhe bizneset. Gjithashtu, ajo sigurojnë servisim të vazhdueshëm dhe mirëmbajtje të linjave gazpërcjellëse.

4.3. SEKTORI PRODHUES-INDUSTRIAL DHE TREGTAR

Në aspektin e asaj vallë merren me prodhimin e të mirave materiale ose furnizimin dhe shitjen e mallrave dhe shërbimeve, bi-zneset mund të ndahet në dy kategori, edhe atë: biznese të sektorit prodhues-industrial dhe bizneseve të tregtisë.

Page 20: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

20

Tema 1 - Karakteri i biznesit

Industria është përfaqësuar nga ato biznese që merren me prodhimtari mekanike, kimike dhe termike dhe përpunim të lëndëve të para me origjinë bimore, shtazore, minerale dhe sintetike. Rezul-tatet përfundimtare të prodhimit të tyre janë prodhimet fi zike. Këto

biznese e modifi kojnë materialin e gjysmë prodhimit, të cilat si lëndë të parë dhe materiale janë të destinu-ara për përpunim të mëtejshëm në biznese të tjera. Ato gjithashtu prodhojnë prodhime të gatshme që i kanë kaluar të gjitha fazat e prodhimit dhe janë të destinu-ara për konsum fi nal.

Karakteristika kryesore e bizneseve të sektorit industrial është përdorimi i pajisjeve dhe proceseve të ndryshme tekniko-teknologjik për të prodhuar prod-hime në sasi të mëdha.

Bizneset e sektorit të tregtisë janë të anga-zhuara në furnizimin dhe shitjen e prodhimeve për konsumatorët e fundit. Për dallim nga bizneset indus-triale, bizneset tregtare nuk krijojnë kurrfarë prodhimi fi zik. Por, kjo nuk do të thotë se roli i tyre është më

pak i rëndësishëm në jetën ekonomike të vendit. Përkundrazi, bizne-set nga sektori tregtar mundësojnë: së pari, bizneset nga industria më shpejt të vinë te mjetet fi nanciare që janë të nevojshme për fi llimin e prodhimit të ri dhe së dyti, ua lehtësojnë njerëzve dhe bizneseve të tjera që pa vështirësi të furnizohen me mallra të kërkuara.

Prodhime nga bizneset në sektorin industrial

Biznese nga sektori i tregtisë

Konsumatorët:- amvisëritë- bizneset- shteti

Figura nr. 2. Roli ndërmjetësues i biznesit nga tregtia

Kapaciteti industrial

Page 21: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

21

Tema 1 - Karakteri i biznesit

Mëso më tepër!

Sipas nomenklaturës aktuale të veprimtarisë së R. Maqedonisë, aktiviteti i përgjithshëm ekonomik në vendin tonë është ndarë në:

1. Bujqësi, gjueti dhe pylltari;2. Peshkim;3. Xehetari dhe nxjerrje të gurit;4. Industri përpunuese;5. Furnizim me energji elektrike, gaz dhe ujë;6. Ndërtimtari;7. Tregti me shumicë dhe pakicë, riparim të automjeteve motorike, motoçikletave dhe

mjeteve për përdorim personal;8. Hotele dhe restorante;9. Trafi k, magazinim dhe komunikim;10. Ndërmjetësim fi nanciar;11. Marrje me qira dhe kontakte afariste;12. Administratë publike dhe mbrojtje, sigurim të detyrueshëm social;13. Arsimim;14. Shëndetësi dhe përkujdesje sociale;15. Aktivitete të tjera komunale, kulturore, të përgjithshme dhe personale;16. Ekonomi shtëpiake private me persona të punësuar;17. Organizata dhe trupa eks-territoriale;

Nomenklatura e veprimtarive1

5. KARAKTERISTIKAT E BIZNESEVE TË MËDHA DHE TË VOGLA

5.1. MADHËSIA E BIZNESIT

Sigurisht se fl oktaria, ëmbëltorja, mishtorja dhe të ngjashme me ato, janë biznese të vogla, kurse fabrikat, ndërmarrjet e telekomunikacionit, bankat e kështu me radhë, janë biznese të mëdha. Bizneset e mëdha dallohen në ndërmarrjet që kanë karakteristikat e mëposhtme:

1 Burimi: Gazeta zyrtare e RM nr. 9/2006 – Vendimi për miratimin e klasifi kimit nacional të veprimtarisë – KMD/ref.1

Page 22: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

22

Tema 1 - Karakteri i biznesit

- realizojnë të ardhura të mëdha vjetore;- kanë shumë të punësuar;- proceset e prodhimit janë komplekse dhe të automatizuara;- kanë vëllim të lartë të prodhimit;- mbulojnë treg të madh;- prodhojnë prodhime komplekse dhe specifi ke;- realizojnë fi tim të madh;- merren me aktivitete eksportuese-importuese, etj.

Bizneset e tjera mund të trajtohen si të mesme dhe të vogla, varësisht nga madhësia e lokaleve dhe objekteve e tyre punuese, çfarë është aktiviteti që e kryejnë, sa është numri i të punësuarve, madhësia e kapitalit që kanë, madhësia e të ardhurave të realizuara

dhe fi timit etj.Por çka është ajo që i bën disa biznese të mëdha dhe disa të

vogla? Ku është kufi ri ndërmjet bizneseve të mëdha dhe të vogla?Nëse fi llohet nga kriteri i automatizimit, llojet e ndryshme

të laboratorëve apo hidrocentraleve private të cilat kanë të punësuar më pak punëtorë dhe kanë pajisje shumë të shtrenjta për punë, do t’i numëronim midis bizneseve të mëdha. Ndërsa fabrikat e vogla të tekstilit, të cilat kanë makina relativisht e thjeshta të qepjes e kështu me radhë, edhe pse kanë një numër të vogël të të punësuarve, do t’i numëronim midis bizneseve të vogla. Një përfundim i tillë do të jetë krejtësisht i gabuar dhe imazhi do të jetë i kundërt nëse fi lloni nga kriteri - numri i të punësuarve. Një analizë e ngjashme mund të bëhet nën kritere të tjera. Në të vërtetë, ajo që është biznes “i vogël” në aspektin e vëllimit të shitjes, për pajisjet ose të punësuarit mund të jetë biznes “i madh” në lidhje me madhësinë e fi timeve, vlerës së objektit, apo diçka të ngjashme2. Nga këtu mund të konkludohet se nuk ka ndonjë kriter të pranuar në përgjithësi dhe përkufi zim të saktë të madhësisë së biznesit. Megjithatë, nevoja për analizë imponon që bizneset të dallohen sipas madhësisë së tyre.

Fabrika – biznes i madh

2 B. Shuklev “Menaxhimi”, Fakulteti Ekonomik, Shkup 1998. (fq. 375)

Page 23: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

23

Tema 1 - Karakteri i biznesit

Në mënyrë që të mos vihet në përfundime të gabuara në përcaktimin e madhësisë së biznesit, zakonisht kufi zimi duhet të kryhet me zbatimin e kritereve dhe treguesve të shumtë varësisht nga qëllimet e analizës që do të duhet të arrihet.

Mëso më tepër!

Shumë njerëz fi llojnë biznese të vogla si fi rma individuale. Nëse biznesi është i suksesshëm, pronari mund të kërkojë mjete shtesë për të zgjeruar ndërmarrjen e tyre. Të shpeshtë janë shembujt kur bizneset e vogla të mbështetura nga organizimi i mirë dhe përpjekja e madhe nga pronarët, arrijnë të rriten në biznese të mëdha. Për shembull, ndërmarrjet e mëdha të sotme siç janë Microsoft, McDonald, Lewis, Mercedes dikur kanë fi lluar si biznese të vogla nga themelimi i tyre: Bill Gates, Ray Kroft, Levi Straus, Dajmler-Benc etj.

5.2. PËRPARËSITË DHE MANGËSITË E MADHËSISË SË BIZNESEVE

Bizneset e mëdha kanë një rol të rëndësishëm në rritjen ekonomike dhe zhvillimin e secilit vend për shkak se ato janë bartësit kryesorë dhe forcë lëvizëse e aktivitetit ekonomik.

Për bizneset e mëdha lidhen sasitë më e madhe të eksporteve dhe importeve të mallrave, kurse sasitë nga vendi. Ato janë të lidhura me pagesat e mëdha që shkaktojnë hyrjen dhe daljen e këmbimit valutor.

Për shkak të vëllimit të madh të punës, bizneset e mëdha punësojë një numër të konsiderueshëm të punëtorëve që shprehet në strukturën dhe nivelin e punësimit të çdo ekonomie. Ky rol veçanërisht vjen në shprehje në rastet kur gjatë hapjes së ndërmarrjeve të mëdha, për një periudhë të shkurtër punësojnë shumë punëtorë, me çka në mënyrë të konsiderueshme zvogëlohet papunësia dhe anasjelltas, kur ndërmarrjet e mëdha mbyllen, shumë punëtorë mbeten pa punë. Atëherë, papunësia në rritet shpejt

Bizneset e mëdha janë bartësit kryesorë dhe forcë lëvizëse e aktivitetit ekonomik në një vend.

Page 24: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

24

Tema 1 - Karakteri i biznesit

Shpesh bizneset e mëdha (ndërmarrjet) kanë rol integrues në disa sektorë dhe degë të ekonomisë, duke përfshirë shumë biznese të vogla dhe të mesme (ndërmarrje), si bashkëpunëtorë ose kooperues (satelit). Ato për nevojat e veta i përfshijnë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në prodhimtari të produkteve të gatshme ose në prodhimtari të një pjesë të produkteve që nuk kanë interes për t’i prodhuar për shkak të shpenzimeve të larta ose për shkak të thjeshtësisë së prodhimit. Për shembull, në realizimin e programit të prodhimit të fabrikës së makinave Mercedes-Benz, marrin pjesë rreth 15.000 biznese të vogla si ndërmarrje bashkëpunëtore d.m.th. ndërmarrjeve satelitore3.

Përparësitë e bizneseve të mëdha janë si më poshtë:1. Realizimi i shpenzimeve më të ulëta mesatare gjatë punës.

Bizneset e mëdha blejnë lëndë të para në sasi të mëdha që kryesisht ndikojnë në uljen e çmimeve me të cilat furnizohen. Gjithashtu, shpenzimet sipas njësisë së prodhimit zvogëlohen kur prodhohen sasi të mëdha të prodhimeve.

2. Janë furnizuar me pajisje moderne teknike. Bizneset e mëdha vazhdimisht modernizohen dhe përsosen. Ato pothuajse gjithmonë janë në gjendje të ndajnë mjete të tyre për zhvillimin dhe përsosjen e tyre tekniko-teknologjik.

3. Ato kanë një rrjet të degëzuar të menaxhimit dhe përgjegjësisë. Për shkak të vëllimit absolut të aktiviteteve të biznesit, bizneset e mëdha kanë nevojë për rritjen e specializimit të personelit dhe të menaxherëve. Çdo menaxher ose punonjës ka pikërisht një detyrë dhe përgjegjësinë të caktuar për kryerjen e saj të duhur.

4. Bizneset e mëdha thuajse rregullisht kanë në disponim mjete të mëdha fi nanciare me të cilat e sigurojnë kredibilitetin e tyre. Kjo u mundëson që më lehtë të vijnë në mjetet shtesë nga bankat. Bankat shohin në ato në partnerë të biznesit të sigurt dhe të përhershëm.

5. Për shkak të fuqisë së vet të madhe ekonomike, shpesh bizneset e mëdha janë shpërndarë në zonë të gjerë të tregut dhe i mbulojnë nevojat dhe kërkesat e tregut të gjerë të brendshme dhe ndërkombëtar.

3 T. Fiti V.H. Vasileva-Markovska - Ndërmarrësia dhe menaxhim i ndërmarrësisë, Shkup 1994. (fq. 109)

Page 25: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

25

Tema 1 - Karakteri i biznesit

Mangësitë e biznesit të madh janë:1. Për shkak të vëllimit absolut dhe kompleksitetit të

aktiviteteve, bizneset e mëdha shpesh përballen me probleme dhe vështirësi organizative.

2. Kontrolli mbi të punësuarit është më i ulët.3. Në bizneset e mëdha humbet iniciativa personale e individit.4. Ngarkesat tatimore të cilat i sjell shteti janë më të mëdha

sipas vëllimit të vet për bizneset e mëdha në raport të bizneseve të vogla etj.

5.3. PËRPARËSITË DHE MANGËSITË E BIZNESIT TË VOGËL

Bizneset e vogla prodhuese, kurse bizneset e vogla në sektorin e shërbimeve gjithmonë kanë qenë subjekte tipike ekonomike të ekonomisë së tregut. Ekonomia e tregut, prona private dhe liria e iniciativave private janë mjedise më natyrore për veprimin4 e tyre

Bizneset e vogla, sipas numrit të vet janë të përfshira në strukturën e përgjithshme të ndërmarrjeve në çdo ekonomi moderne. Ato janë të përhapura pothuajse në të gjithë sektorët e ekonomisë. Kështu, në zejtari, tregti, hoteleri dhe në prodhimtarinë e vogël, janë të ashtuquajturat mikro bizneset familjare që punësojë disa njerëz, të cilët kryejnë shërbime në një numër të kufi zuar të shfrytëzuesve ose prodhojnë sasi të vogla të mallrave të cilat janë të mjaftueshme për të përmbushur nevojat lokale të popullsisë. Ato paraqiten në rolin e ndërmarrjeve të shërbimit të vogla, sikurse janë ndërmarrjet për riparime, mirëmbajtje, pastrim etj.

Bizneset e vogla japin kontribut të madh në hapjen e vendeve të punës, veçanërisht me parimin e vetëpunësimit. Me siguri mund të thuhet se biznesi i vogël ofron më shumë shanse për punësim në drejtim të ndërmarrjeve të mëdha. Kjo do të thotë se bizneset e vogla ndikojnë dukshëm në uljen e papunësisë, duke i dhënë kontribut zhvillimit të ekonomisë në përgjithësi.

Bizneset e vogla prodhuese dhe bizneset e vogla në sektorin e shërbimeve kanë qenë gjithmonë subjekte tipike ekonomike të ekonomive të tregut.

4 T. Fiti V.H. Vasileva-Markovska - Ndërmarrësia dhe menaxhim i ndërmarrësisë, Shkup 1994. (fq.103)

Page 26: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

26

Tema 1 - Karakteri i biznesit

Bizneset e vogla kanë ndikim të madh në zhvillimin e viseve të pazhvilluara. Një investim relativisht i vogël dhe nevoja e vogël për fuqi punëtore profesionale janë kushte të mjaftueshme për nxitje të zhvillimit të rajoneve të tilla.

Përparësitë e biznesit të vogël janë këto:1. Përparësia më e dallueshme e biznesit të vogël është

përshtatshmërinë e tij ndaj ndryshimeve të tregut. Kjo do të thotë se biznesi i vogël pa vështirësi mund ta zvogëlojë ose ta rritë prodhimin në mënyrë që t’i plotësojnë nevojat dhe kushtet e tregut5. Gjithashtu, bizneset e vogla mund t’i përshtatin lehtë çmimet e mallrave dhe shërbimeve të tyre në këtë furnizimi dhe kërkesë duke u përshtatur shpejt me kushtet aktuale të tregut. Aftësia për adaptim të shpejtë nuk haset në biznesin e madh. Kjo karakterizohet nga inercioni i ndryshimeve në mjedis.

2. Përparësia e biznesit të vogël është aftësia që lehtë të fi llojë të punojë, ose të regjistrohet pa vështirësi të posaçme. Për këtë çështje nuk ekzistojnë tregje të rëndësishëm apo kufi zime institucionale.

3. Në bizneset e vogla fi timin e posedojnë pronarët. Kështu, fi timet që janë realizuara nga aktivitetet plotësisht i takojnë pronarit.

4. Duke pasur parasysh faktin se pronari i ndërmarrjes njëkohësisht është edhe menaxher, procesi i vendim-marrjes është i shpejtë dhe i thjeshtë.

5. Sipas vëllimit, bizneset e vogla kanë ngarkesë më të ulët tatimore se bizneset e mëdha.

Mangësitë e biznesit të vogël janë në vijim:1. Bizneset e vogla janë të ballafaquara me problemin e

sigurimit të mjeteve fi nanciare. Të hollat që pronari mund t’i sigurojë për të fi lluar një biznes shpesh janë të kufi zuara dhe të pamjaftueshme në drejtim të nevojave për realizimin e një ideje të biznesit.

2. Bizneset e vogla nuk gëzojnë besimin e bankave sikurse bizneset e mëdha për shkak të jostabilitetit dhe zgjatjes së tyre të shkurtë. Bankat vështirë vendosin për të fi nancuar bizneset e vogla.

Përparësia më e dallueshme e biznesit të vogël është ajo se pa vështirësi nuk mund ta zvogëlojë ose ta rritë prodhimin për të përmbushur kushtet e tregut.

5 B. Shuklev “Menaxhimi”, Fakulteti Ekonomik, Shkup 1998. (fq. 384)

Page 27: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

27

Tema 1 - Karakteri i biznesit

3. Bizneset e vogla shpesh kanë menaxhim joadekuat. Në vitet e para të punës pronari mbështeten në vetvete. Ai i kryen të gjitha aktivitetet, si: shitës, organizues, kontabilist etj. Me fjalë të tjera, ai është “punëtor universal” i cili tani është i orientuar me problemet e përditshme. Ai nuk është në gjendje të punësojë specialistë dhe t’i përdorë njohuritë e tyre. Kjo mungesë është shprehur në ato ndërmarrje që janë të organizuara sipas parimit të vetëpunësimit ose “amvisërive familjare”.

4. Bizneset e vogla mbulojë një treg të vogël dhe të kufi zuar.

6. FUSHAT E VEPRIMTARISË SË BIZNESIT TË VOGËL

6.1. BIZNESET E VOGLA NË TREGTI

Përshtatshmëria për nevojat e konsumatorëve si një karakteristikë thelbësore e biznesit të vogël, refl ektohet veçanërisht në sektorin e tregtisë. Bizneset e vogla janë shumë aktive në furnizimin e qytetarëve dhe bizneseve me prodhime për konsum të amvisërive dhe për konsum investues. Pothuajse 90% e bizneseve ekzistuese në ekonomitë me karakter të tregut janë themeluar si biznese të cilat veprimtarinë kryesore e kanë tregtinë. Kjo është për shkak të paaftësisë natyrore dhe inercisë së ndërmarrjeve të mëdha komerciale të cilat janë të angazhuara me shumicë dhe pakicë, pa e ndryshuar vendndodhjen e supermarketeve, apo bizneset e mëdha prodhuese të hapin rrjetin e tyre komercial të shitoreve.

Sipas kësaj, as ato e as tjerat që nuk mund të jetë më afër konsumatorëve ose t’i rregullojnë çmimet e ofruara në mënyrë shumë të mirë dhe në mënyrë të shpejtë, ashtu sikurse bizneset e vogla tregtare. Ato paraqiten atje ku mund të jenë të afërta me blerësit duke ofruar mallra që janë të nevojshme për jetën dhe për punën e përditshme, si për njerëzit ashtu edhe për bizneset.

Bizneset e vogla e posedojnë karakteristikën më të rëndësishme, kurse ky është fl eksibiliteti i tyre.

Page 28: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

28

Tema 1 - Karakteri i biznesit

6.2. BIZNESET E VOGLA NË BUJQËSI DHE NË INDUSTRINË E PËRPUNIMIT

Shumë biznese të vogla operojnë në bujqësi, si prodhues të regjistruar ose të paregjistruar individualë. Ngase struktura e pronësisë së tokës bujqësore që i përket një numër relativisht të madh të pronarëve të vegjël, bizneset e mëdha në industrinë e përpunimit të prodhimeve bujqësore nuk mund ta organizojnë prodhimin të tyre bujqësor në sipërfaqe të mëdha. Për këtë arsye, ata nuk janë në gjendje të sigurojnë sasi të nevojshme të prodhimeve të përpunuara bujqësore. Kështu, ndërmarrjet për përpunimin e prodhimeve bujqësore janë të detyruara të lidhin marrëveshje bashkëpunimi me fermerët (kooperuesit). Në të njëjtën kohë, ata janë të detyruar t’i blejnë prodhimet e tyre bujqësore gjatë një periudhe të caktuar, kurse t’i japin kooperuesve profesionalë, materiale dhe ndihma të tjera për të arritur rendimente më të larta të kulturave bujqësore. Me një bashkëpunim të

tillë në bujqësi, bizneset e vogla e zvogëlojë rrezikun dhe pasigurinë në punën e tyre, duke siguruar plasman të prodhimit bujqësor dhe stabilitet në punën e tyre. Shembuj për aktivitetin e biznesit të vogël në bujqësi janë marrëdhëniet kooperuesve të bodrumeve të verës dhe vreshtarëve, kombinateve dhe prodhuesve të duhanit, fabrikave të sheqerit me prodhuesit e panxharit të sheqerit etj. Në mënyrë të ngjashme si në bujqësi, bizneset e vogla sigurojnë prodhime për nevoja të bizneseve të mëdha dhe të industrisë. Nuk janë të rralla rastet kur prodhimi i pjesëve të caktuara të një prodhimi kompleks për prodhimin që e prodhojnë ndërmarrjet e mëdha industriale iu “jepet” bizneseve të vogla prodhuese. Ato përfshihen në

Prodhimi i verës – biznesi familjar

Page 29: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

29

Tema 1 - Karakteri i biznesit

një fazë të prodhimit të produktit me përbërje komplekse, ose vetëm në prodhimin e një pjese mbi bazë kooperative. Efektet e bashkëpunimit në mes bizneseve të mëdha dhe të vogla në industri janë të përbashkëta. Bizneset e mëdha i zvogëlojnë shpenzimet mesatare dhe e rritin produktivitetin në njërën anë, kurse nga ana tjetër, bizneset e vogla e sigurojnë plasmanin e prodhimeve, të ardhurat dhe fi timet, duke reduktuar kështu rrezikun e shkatërrimit.

6.3. BIZNESET E VOGLA DHE SHËRBIMET

Sektori i shërbimit në ekonomi është fushë e rëndësishëm dhe e gjerë e veprimtarisë së bizneseve të vogla. Bizneset e vogla ekzistojnë në të si servis i mirëmbajtjes së shërbimit, si ndërmarrje për shërbime personale etj. Zhvillimi dinamik i industrisë së automobilave dhe elektronike, kurse industrisë për prodhimin e pajisjeve elektrike shtëpiake, kërkojnë ekzistencën e bizneseve në shkallë të vogla të cilat janë të obliguara të kujdesen për mirëmbajtjen e mjeteve teknike të përdorura nga bizneset dhe familjet e tjera. Në këtë mënyrë, bizneset e vogla i kënaqin nevojat e atyre tregjeve të cilat bizneset e mëdha nuk janë në gjendje ose nuk kanë interes që t’i mbulojnë. Madje edhe nëse përpiqen që ta bëjnë këtë, do të kushtojë shtrenjtë. Për shembull, fabrikat për televizorë dhe bizneset e vogla që janë të angazhuara në riparimin e televizorëve. Formimi i njësisë për riparimin e aparateve televizive në fabrikën amë do të kushtojë shumë shtrenjtë në lidhje me vëllimin e punës.

Kujdesi për shëndetin personal dhe për pamjen e bukur të trupit është vazhdimisht në fokus të interesit të njerëzve. Me shfaqjen e televizionit, fi lmit dhe revistave të modës janë krijuar mundësitë e tregut për shfaqjen e një numri të madh të klubeve aerobike dhe të fi tnesit, sallonit kozmetik për bukuri etj.

E shpeshtë është paraqitja e kopshte private për fëmijë në lagjet ku jetojnë çiftet e reja bashkëshortore, në të cilat mund t’i lënë fëmijët e tyre deri sa janë në vendet e tyre të punës.

S bSalloni për bukuri – shërbime kozmetike

Page 30: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

30

Tema 1 - Karakteri i biznesit

Rritja e përhershme e interesit dhe nevojës për mësimin e gjuhëve të huaja është një sinjal i mirë për shumë njerëz të cilët mund të japin orë mësimore. Ata hapin mini-shkolla për fëmijët dhe të rriturit, në të cilat mësohen gjuhët e huaja.

7. ARSYET PËR DËSHTIMIN E BIZNESIT TË VOGËL

Kur është fjala për dështimet e biznesit të vogël të cilat të çojnë në mbylljen dhe ndërprerjen e punës, mund të thuhet shpesh se përmenden dy grupe të arsyeve: ekonomike dhe fi nanciare.

Arsyet ekonomike për dështimin me të cilat ballafaqohen bizneset e vogla janë të shumta dhe të ndryshme, kurse në mesin e tyre më të rëndësishme janë këto:

Fitimi i vogël. Arsyeja kryesore për fi llimin dhe drejtimin e një biznesi është realizimi i fi timit. Prej këtu, arsyeja kryesore ekonomike për mbylljen e një biznesi është fi timi i vogël. Në momentin kur nuk do të jetë në gjendje të gjenerojë fi time dhe t’i mbulojë shpenzimet e punës së vet, biznesi i vogël bie. Në këtë rast pronari i ndërmarrjes, i motivuar për fi tim më të madh, lehtë mund të vendosë për mbylljen e biznesit aktual dhe kapitalin e vet ta orientojë në aktivitete që ofrojnë fi time më të mëdha.

Lokacioni i gabuar. Kur planifi kohet hapja e biznesit, sidomos në tregti dhe industri, çështja e lokacionit është shumë e rëndësishme. Zgjedhja e lokacionit duhet të plotësojnë kërkesat për infrastrukturë të duhur, lëvizje të njerëzve, në afërsi të qendrës për furnizim, përdorim të trafi kut, vend parkim, pozitë të favorshme të objekteve në mikrohapësirë etj.

Neglizhenca e ndonjë nga këto elemente mund të krijojë shumë vështirësi në funksionimin e pronarit të biznesit të vogël. Menaxhimi i gabuar me rezervat. Rezerva është sasia e prodhimeve të gatshme ose të lëndëve të para të cilat ruhen në depo. Edhe pse rezerva e lëndëve të para siguron furnizim të papenguar të prodhimit, megjithatë ruajtja e sasive të pamjaftueshëm të rezervave mund të jetë shkaku për dështimin e biznesit. Ruajtja e rezervave të

Arsyeja kryesore ekonomike për mbylljen e një biznesi është fi timi i vogël.

Rezerva është sasia e prodhimeve të gatshme ose të lëndëve të para të ruajtura në depo.

Page 31: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

31

Tema 1 - Karakteri i biznesit

mëdha të prodhimeve të gatshme ose të lëndës së parë jo vetëm që e rrit shpenzimin e punës, por i “lidh” mjetet e rëndësishme që mund të jenë të angazhuara në mënyrë më të dobishme në aktivitete të tjera të ndërmarrjes. Gjithashtu, rezervat e ndalojnë rrjedhën e mjeteve nga shitjet e nevojshme për të fi lluar një cikël të ri të prodhimit.

Konkurrenca. Lufta konkurruese e tregut mund të kontribuojë në dështimin e biznesit të vogël. Nëse nuk përcillen sjellja e konkurrencës, cilësia e mallrave dhe shërbimeve të ofruara, kushtet e shitjes, etj, atëherë kërcënohet ekzistenca e biznesit. Nëse konkurrentët neglizhohen dhe nuk marrin veprime të cilat do të synojnë në reduktimin e efektit konkurrues, ekziston rreziku i braktisjes së tërësishme të tregut të konkurrentëve, duke rezultuar në reduktimin gradual të fi timit dhe ndërprerjes së biznesit.

Shitja joadekuate. Pamundësia për të njohur nevojat dhe dëshirat e konsumatorëve, sjell në furnizimin e mallrave dhe shërbimeve për të cilat nuk ka kërkesa të mjaftueshme.

Mungesa e përvojës. Për të qenë i suksesshëm, për shembull në tregti, duhet pasur eksperiencë në shitje. Ekzistojnë shumë raste kur fi llohet një biznes i vogël, kurse eksperienca është arritur nëpërmjet punës, që shpesh është arsye për dështimin e biznesit të vogël.

Shpenzimet e larta. Rritja e shpenzimeve për arritjen e veprimtarisë afariste dhe zvogëlimin e saj shkakton uljen e fi timeve më të ulëta, me çka e vë në dyshim ekzistencën e biznesit të vogël.

Grupi i dytë i arsyeve për dështimin e biznesit të vogël janë arsyet fi nanciare. Rëndësi më e madhe kanë me sa vijon:

Mungesa e mjeteve. Bizneset e vogla thuaja rregullisht përballen me mungesën e mjeteve.

Burimi kryesor i mjeteve fi nanciare për biznesin e vogël janë mjetet në të holla të cilat shpesh janë të vogla dhe të pamjaftueshme për të realizuar idenë e biznesit. Qasja deri te mjetet e të hollave nga bankat është e kufi zuar, sepse ekzistojnë shumë barriera që e pengojnë qasjen e biznesit të vogël nga këto burime. Bankat dhe institucionet e tjera fi nanciare në lidhje me kthimin e mjeteve ndaj bizneseve të vogla e shikojnë me dozë të madhe të mosbesimit.

Rezerva paraqet sasinë e prodhimeve të gatshme ose lëndëve të para të cilat ruhen në depo.

Page 32: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

32

Tema 1 - Karakteri i biznesit

Borxhet ndaj shtetit. Obligimet tatimore ndaj shtetit mund të jenë problem i madh sepse ato përfaqësojnë përpjekje shtesë fi nanciare për biznesin e vogël.

Vështirësitë gjatë pagesës. Duke pasur parasysh faktin se ndërmarrjet e vogla disponojnë nivel të ulët të mjeteve dhe burimeve jo stabile të fi nancimit, paaftësia për të paguar prodhimin e shitur ose shërbimin e kryer do të rrezikonte më tej funksionimin e biznesit të vogël.

KONCEPTET KRYESORE:

BIZNESI FAKTORËT E PRODHIMIT FITIMIEKONOMIA SHPENZIMET OPORTUNENTEBRUTO PRODHIMI I VENDIT KONKURRENCASHPENZIMET INVESTUESESHPENZIMET E AMVISËRIVE BIZNESI I MADHBIZNESI I VOGËL

PËRMBLEDHJA 1.

Prodhimi, mënyra e shitjes dhe format e ndryshme të shkëmbimit e përbëjnë ekonominë e tregut.

Shpenzimi oportunet paraqet fi timin e humbur nga shfrytëzimi alternativ i burimeve. Të menaxhohet një biznes do të thotë në një vend të organizohen dhe të kombinohen

faktorët e prodhimit në mënyrë që të bëjnë fi time. Zhvillimi i biznesit tërësisht varet nga liria e njeriut dhe motivi për sukses. Për të ekzistuar një biznes, patjetër duhet të ekzistojë fi timi. Biznesi i vogël ka një rol të rëndësishëm në ekonominë e tregut, sepse ai ofron mundësi të mëdha për punësim ose për zvogëlimin e papunësisë.

Biznesi i vogël ka aftësi të madhe për të kënaqur të ashtuquajturat tregje të veçanta të cilat bizneset e mëdha nuk janë në gjendje t’i mbulojnë.

Biznesi i vogël ka forcë të madhe të përshtatjes së ndryshimeve që ndodhin në mjedis.

Page 33: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

33

Tema 1 - Karakteri i biznesit

Biznesi i vogël jep një mundësi për zhvillimin e aftësive inventive të njerëzve. Që të mos vijnë në një vlerësim të gabuar për atë se cili është biznesi i vogël, e cili

është biznes i madh, duke përdorur kritere të ndryshme, varësisht nga qëllimi që duhet arritur. Për shkak të riaftësisë dhe specifi kës së vet, biznesi i vogël ka një diapazon shumë

të gjerë të aktivitetit. Ai përhapet në të gjitha segmentet e ekonomisë duke njohur nevojat e konsumatorëve dhe duke aplikuar mënyra të reja të prodhimit.

Pyetjet për diskutim:

1. Çka nënkuptohet me termin ekonomi? 2. Shpjego konceptin e biznesit nëpërmjet komponentëve të defi nicionit. 3. Përshkruaj se si biznesi e realizon fi timin. 4. Çka është shpenzimi dhe çfarë mund të jetë? 5. Numëro cilat biznese e përbëjnë sektorin privat. 6. Trego çka bën pjesë në sektorin primar, sekondar dhe terciar. 7. Dalloji bizneset të cilat konsiderohen si biznese prodhuese-industriale. 8. Shpjego dallimin ndërmjet bizneseve të vogla dhe të mëdha. 9. Cilat janë përparësitë dhe mangësitë e biznesit të madh? 10. Cilat janë përparësitë dhe mangësitë e biznesit të vogël? 11. Trego dhe shpjego cilat janë fushat e veprimtarisë së biznesit të vogël. 12. Shpjego konceptin e kooperimit dhe trego një shembull të përshtatshëm.

Page 34: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

34

Tema 1 - Karakteri i biznesit

Page 35: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

35

Tema 2 - Biznesi dhe mjedisi

TEMA 2TEMA 2BIZNESI DHE BIZNESI DHE

MJEDISIMJEDISI

PËRMABAJTJA E TEMËS:

Nocioni i mjedisit Klasifi kimi i mjedisit Mjedisi i brendshëm

Mjedisi i përgjithshëm Mjedisi i veçantë (biznesi)

Rëndësia e mjedisit së biznesit

QËLLIMET E MËSIMIT:Pas leximit të kësaj teme Ju duhet të jeni në gjendje:

■ të defi noni dhe shpjegoni se çfarë është mjedisi i biznesit;■ të bëni klasifi kimin e faktorëve në mjedis;■ të njihni mjedisin e intern;■ të vlerësoni ndikimin e mjedisit ekstern;■ të mund të shqyrtoni mjedisin e veçantë;■ të njihni konkurrencën;■ të bëni ndarjen e mjedisit të biznesit dhe të kuptoni ndikimin e tij.

Page 36: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

36

Tema 2 - Biznesi dhe mjedisi

Page 37: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

37

Tema 2 - Biznesi dhe mjedisi

1. NOCIONI I MJEDISIT

Fjala mjedis i referohet faktorëve dhe kushteve që janë jashtë ndërmarrjes, të cilat kanë ndikim potencial në punën e saj. Nuk ka asnjë ndërmarrje (biznes) që mund të ekzistojnë në mënyrë të pavarur nga mjedisi i saj. Si një sistem të hapur, biznesi para së gjithash përdor burime nga mjedisi. Në fakt, mbijetesa dhe zhvillimi i tij varet nga natyra e mjedisit. Prandaj, gjatë kryerjes së biznesit është shumë me rëndësi të njihen dhe të përcaktohen faktorët vendimtarë të mjedisit të cilat dukshëm ndikojnë në aktivitetet e biznesit.

Mjedisi paraqet hapësirë në të cilën vepron ndërmarrja. Ndërmarrja në çdo moment ka nevojë të dijë se çfarë ndodh në mjedis duke mbledhur informacione për ndërmarrjet konkurrente, furnizuesit, konsumatorët, kushtet ekonomike, ligjore dhe politike, pastaj kushtet ndërkombëtare, socio-kulturore etj. Secili nga këta faktorë mund të ketë ndikim të fortë në suksesin e ndërmarrjes.

Në mjedis ekzistojnë shumë kërcënime të cilat e rrezikojë suksesin e biznesit, prandaj ato duhet të njihen dhe të shmangen në zgjidhjet dhe veprimet e vërteta. Në të njëjtën kohë në mjedis gjenden mundësitë për sukses të cilat shpejt duhet të zbulohen dhe të përdoren.

Fjala mjedis i referohet faktorëve dhe kushteve që janë jashtë ndërmarrjes, të cilat kanë ndikim potencial në punën e saj.

Mëso më tepër!

Mjedisit mund të kuptohet si një det i gjerë, kurse biznesi si anije e cila lundron nëpër sipërfaqen e tij. Era e fortë, stuhia, humbja e orientimit, etj., janë rreziqe (kërcënime) të fuqishme për ekzistencën e anijes. Megjithatë, peshqit e mëdhenj, të cilët mund të zbulohen dhe të gjuhen në det, janë mundësi për të arritur pasuri që i ofron mjedisi i njëjtë. Për peshkim të pasur dhe lundrim të sigurt është e nevojshme të lundrohet me anije moderne dhe të pajisur mirë në të cilën punon një ekip i specializuar dhe me përvojë.

Suksesi ose dështimi i biznesit është rezultat i ndikimeve të jashtme dhe të brendshme.

Page 38: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

38

Tema 2 - Biznesi dhe mjedisi

Kështu, nëse ndikimet e jashtme i përcaktojnë mundësitë (shanset) dhe kërcënimet, ndikimet e brendshme i japin përparësitë dhe mangësitë e ndërmarrjes.

Nëse një ndërmarrjeje do të jetë e suksesshme, duhet t’i nxisë përparësitë e veta, kurse t’i njohë dhe t’i mënjanojë dobësitë dhe të metat e veta.

2. KLASIFIKIMI I MJEDISIT

Mjedisi i jashtëm (ekstern) mund të klasifi kohen në mënyra të ndryshme. Një nga klasifi kimet e mundshme të mjedisit të jashtëm është në përgjithësi dhe në mënyrë specifi ke.

a) Mjedisi i përgjithshëm i jashtëm i përfshin të gjitha ndikimet e jashtme të ndërmarrjes, si për shembull kushtet ekonomike, politike, shoqërore, teknologjike, sociale-kulturore, madje edhe funksionimin e natyrës. Këto kushte (faktorë) janë dhënë objektivisht. Biznesit nuk mund të ndikojnë mbi to, por ndaj tyre vetëm mund të përshtatet.

b) Mjedisi të veçantë gjithashtu është pjesë e mjedisit të jashtëm. Ai ka ndikim të drejtpërdrejtë në arritjen e qëllimeve te biznesit. Ky mjedis përmban faktorë të cilët pozitivisht apo negativisht mund të ndikojnë në suksesin e ndërmarrjes. Mjedisi i veçantë është mjedis i vetëm d.m.th. i ndryshëm për çdo biznes. Zakonisht, ai përfshin furnizuesit, blerësit dhe konkurrentët.

Vëmendja e menaxherëve është drejtuar kryesisht drejt këtij mjedisi. Mjedisi i veçantë dhe i përgjithshëm quhen edhe mjedise të jashtme (eksterne).

Mjedisi i brendshëm (intern) përfshin elementet (faktorët) e mjedisit që ekzistojnë brenda në ndërmarrje. Ky mjedis është i përbërë nga punonjësit, teknologjia e prodhimit, atraktiviteti i prodhimeve të veta, vendndodhja etj. Këta faktorë i përcaktojnë pikat e forta dhe të dobëta të ndërmarrjes në raport me konkurrencën.

Mjedisi punues ka të bëjë me kushtet nën të cilat punonjësit punojnë në ndërmarrje. Ky mjedis mund të jetë mjedis fi zik dhe mendor. a) Mjedisi fi zik përbëhet prej kushteve fi zike të punës, siç janë temperatura në lokalet e punës, zhurma, drita, ventilimi, metodat

Mjedisi i përgjithshëm i jashtëm i përfshin të gjitha ndikimet të cilat janë jashtë ndërmarrjes.

Mjedisi i veçantë ka ndikim të drejtpërdrejtë në arritjen e qëllimeve te biznesit.

Mjedisi intern i përfshin elemente brenda kufi jve të tij.

Mjedisin fi zik e përbëjnë kushtet fi zike të punës.

Page 39: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

39

Tema 2 - Biznesi dhe mjedisi

e punës etj. Këto elemente duhet të vendosen dhe të përdoren në përmasa optimale për të bërë një mjedis fi zik të përshtatshëm për nevojat e punës.

b) Mjedisi mendor në të vërtetë është atmosfera punuese të cilën e krijojnë menaxherët bashkë me punonjësit e tjerë, që është me rëndësi të madhe për suksesin e biznesit. Ky mjedis duhet t’i bëjë punonjësit të kënaqur. Menaxherët me shfrytëzimin e mbështetjes dhe besimit personal të njerëzve, duhet të kontribuojnë në ndërtimin e qëndrimit pozitiv ndaj punës. Për shkak të mjedisit të papërshtatshëm mendor, disa punëtorë mund të largohen nga ndërmarrja ose të mos kontribuojnë sa duhet për realizimin e detyrave.

Mjedisi mendor në të vërtetë është atmosfera punuese të cilën e krijojnë menaxherët bashkë.

Mjedis të përgjithshëm

TEKNOLOGJIK EKONOMIK

Mjedisi i veçantë

KONSUMATORËT

Mjedisi intern

FURNIZUESIT

NDËRKOMBËTAR

SOC

IO-K

ULT

UR

OR JU

RID

IK-PO

LIT

IK

KO

NK

UR

RE

NC

AOFE

RTA

E

FOR

S SË

PU

S

Figura nr. 3. Në përgjithësi, mjedisi i veçantë dhe intern1

1 B. Shuklev “Menaxhimi”, Fakulteti Ekonomik, Shkup 1998. fq. 104

Page 40: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

40

Tema 2 - Biznesi dhe mjedisi

3. MJEDISI INTERN

Mjedisi intern (i brendshëm) i përfshin karakteristikat e brendshme ose faktorët e brendshëm të biznesit. Këta faktorë janë të fortë dhe të dobët me të cilët ballafaqohet ndërmarrja në kryerjen e aktiviteteve afariste.

Faktorët - përparësi i përfaqësojnë anët e forta të ndërmarrjes, pra mundësitë pozitive në drejtim të konkurrencës. Prandaj ata duhet të përdoret maksimalisht. Faktorët - dobësi i tregojnë mangësitë për shkak të të cilave ndërmarrja nuk mund të “mbahet” me konkurrencë, kështu që ato duhet të zbulohen ose të njihen, që të mund të përmirësohen ose mënjanohen.

Mjedisin intern të biznesit e përbëjnë inputet e tij, d.m.th. faktorët e prodhimit, kurse me rëndësi të madhe në fi timin e përparësisë konkurruese është kapitali njerëzor.

Inputet janë madhësi hyrëse në biznes. Ato janë burim i rëndësishëm themelor për ruajtjen e aftësisë konkurruese të ndërmarrjes. Nga inputet, në kombinim me faktorë të tjerë, varet arritja e qëllimeve te biznesit.

Inputet në biznes (faktorët e prodhimit) mund të ndahen në burime natyrore, burime njerëzore dhe kapital.

a) Burimet natyrore janë pjesë e pandryshueshme e natyrës, siç janë xehet, mineralet, druri, uji, dielli dhe ajri.

b) Burimet njerëzore janë të aftësitë fi zike dhe mendore të njerëzve për krijimin e prodhimeve dhe shërbimeve.

c) Kapitali përfshin ndërtesat, makinerinë, veglat dhe pajisjet që i krijojnë njerëzit me qëllim që të shërbejnë për prodhimin e mallrave dhe shërbimeve të tjera.

Gjithashtu, inputet mund të klasifi kohen si të dukshme dhe të padukshme.

Mjedisi intern (i brendshëm) i përfshin karakteristikat e brendshme ose faktorët e brendshëm të biznesit.

Naftata - priroden resurs

Nafta – burim natyror

Arsimimi – cilësi e burimeve njerëzore

Page 41: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

41

Tema 2 - Biznesi dhe mjedisi

a) Inputet e dukshme janë ato të madhësi hyrëse në biznes të cilat mund të numërohen, të maten dhe të preken, kurse kanë të bëjnë me numrin e të punësuarve, makinat, veglat, investimet, materiale, burimet fi nanciare e të tjera.

Në çdo biznes duhet të kuptohet vlera e inputeve të dukshme (faktorët e prodhimit), që të përcaktohet deri në çfarë mase mund të kontribuojnë për rritjen e aftësisë e vet konkurruese. Në kohën më të re inputet e padukshme fi tojnë rëndësi shumë të madhe në drejtim të fi timit të përparësisë konkurruese.

b) Kontributet e padukshme nuk mund të maten, të preken dhe të vërehen lehtë, por kanë të bëjnë me të drejtat e ngjashme pronësore të biznesit dhe aftësitë personale të të punësuarve. Të drejtat pronësore përfshijnë të drejtën për patentë, të drejtën e licencës, të drejtën e autorit, dizajnin e regjistruar, etj. Në aftësitë personale të të punësuarve bëjnë pjesë kualifi kimet, mendimet, aftësitë, përvoja, kultura, aftësitë e tyre organizative etj.

Kapitali njerëzor është me rëndësi të veçantë për arritjen e përparësive konkurruese të ndërmarrjes. Ai paraqet “pronë” të rëndësishme të padukshme të ndërmarrjes. Kapitali njerëzor është shumë e njohurive, shkathtësive, aftësive dhe talenteve prodhuese të njerëzve.

Baza e përparësisë konkurruese të ndërmarrjes janë dituritë e të punësuarve dhe menaxherëve, si dhe gatishmëria e tyre për të kryer detyra të caktuara. Prandaj, shpejtësia me të cilën punonjësit arrijnë dhe zhvillojnë njohuri, aftësi dhe aplikim të njohurive të aftësive të reja paraqet faktor kyç në biznes në luftën me konkurrencën.

4. MJEDISI EKSTERN

Në kuptimin më të gjerë të fjalës, mjedisi ekstern (i jashtëm) është i pafund dhe përfshin çdo gjë që është jashtë ndërmarrjes dhe që ka ndikimin e mundshëm ndaj saj. Këtë mjedis mund ta ndajmë në ambientin ekstern në përgjithësi dhe në ambientin ekstern në veçanti (të a.q. mjedis të biznesit). Çdo gjë që për ndërmarrjen paraqet veprim

Mjedisi ekstern përfshin çdo gjë jashtë ndërmarrjes dhe që ka ndikim potencial ndaj tij.

Page 42: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

42

Tema 2 - Biznesi dhe mjedisi

nga jashtë, praktikisht është e paparashikueshme, por shprehet ndaj punës së saj në formë të:

a) mundësive, shanseve;b) kërcënimeve, rreziqeve.Në qoftë se veprimi i mjedisit është në aspektin e dëshirueshëm

të biznesit, kjo paraqet mundësi për rezultate pozitive. Nëse “fryn erë e volitshme” kjo është e mirë për velat, respektivisht jep një shans për të punuar mirë. Gjithsesi, ky veprim i mjedisit, si mundësi e favorshme duhet të shfrytëzohet. Përkundër kësaj, nga mjedisi vinë edhe “erëra të këqija”. Këto janë kërcënime. Këto janë rreziqe të cilat ndikojnë në rezultatet e punës. Ato duhet:

- të identifi kohen me kohë;- plotësisht të shmanget ndikimi ose- të amortizohen “goditjet”.2

4.1. MJEDISI PËRGJITHSHËM

Mjedisi i përgjithshëm është pjesë e mjedisit ekstern dhe përfshin faktorët që kanë ndikim indirekt në punën e biznesit. Ky lloj mjedisi ndikon në të gjitha ndërmarrjet në ekonomi. Ndërmarrjet nuk mund të ndikojnë ndaj faktorëve që e përbëjnë këtë mjedis, por duhet të monitorojnë dhe të përshtaten me ndryshimet e tyre. Këtu përfshihen këto grupe faktorësh: faktorët ekonomik, teknologjik, juridik, politik, demografi k, socio-kulturor dhe veprimi i natyrës.

- Faktorët ekonomik ndikojnë ndaj mënyrës se si funksionon biznesi, sepse ata krijojnë mundësi apo kufi zime ndaj punës. Ata përfshijnë: zhvillimin e tregut,, infl acionin, kursin e këmbimit, politikën monetare, kreditore dhe doganore të shtetit, politikën fi skale, normat e interesit, të ardhurat e popullsisë, papunësinë etj. - Faktorët teknologjik përfshijë të arriturat shkencore dhe teknologjike si dhe risitë që të krijojë mundësi apo kufi zime për bizneset. Shfaqja dhe zbatimi i mundësive të reja, teknologjia laserike, rrjetet satelitore, fi jet

Mjedisi i përgjithshëm është pjesë e mjedisit ekstern dhe përfshin faktorët që kanë ndikim indirekt në punën e biznesit.

2 T. Kralev - “Bazat e menaxhimit”, CIM, Shkup 1996. (fq. 455)

Teknologjia në biznes

Page 43: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

43

Tema 2 - Biznesi dhe mjedisi

optike, përdorimi i pajisjeve robotike, automatizimi, etj., mund të kenë ndikim të fortë në suksesin e biznesit. Gjithsesi, ndryshimi teknologjik mund të krijojë përparësi të reja konkurruese dhe ta përmirësojë përfi timin, nëse zbatohet në biznes.

- Faktorët juridik përbëjnë ligjet dhe rregulloret të cilat krijojnë mundësi dhe kufi zime të fi rmave. Ato kanë të bëjnë me natyrën e sistemit juridik dhe me rregullativën ligjore të qeverisë (p.sh. Ligji tatimor; Ligji i Marrëdhënieve të Punës, etj). Ngase ligjet dhe rregullat ndryshojnë, kurse ndërmarrjet patjetër duhet t’i respektojnë, është e nevojshme që të përcillen dhe studiohen.

Mëso më tepër!

Nëse qeveria nxjerr ligj për të ndaluar importet apo për rritjen e detyrimeve doganore për importet e prodhimeve të caktuara, ndërmarrjet vendase të cilat i prodhojnë këto prodhime do ta përjetojnë këtë si mundësi (shans të mirë) për të shitur sa më shumë që të jetë e mundur. Edhe përkundër kësaj, nëse qeveria sjell vendim për të ndërhyrë në treg me vajin për ushqim nga rezervat e mallrave me një çmim më të ulët, ky është një kërcënim (rrezik) për prodhuesit dhe shitësit e vajit për ushqim.

- Faktorët politik shpesh janë të lidhur me zhvendosjen e forcës politike e cila krijon mundësi apo kufi zime për ndërmarrjet. Çdo ndryshim i qeverisë, sidomos të partive politike në pushtet, do të thotë ndryshim të mjedisit dhe krijim të kërcënimeve dhe shanseve.

- Faktorët demografi k kanë të bëjnë me burimet njerëzore të cilat gjithashtu krijojnë mundësi dhe kufi zime në biznes. Këtu bëjnë pjesë edhe popullsia, shkallët e lindjes dhe të vdekshmërisë, përbërja etnike, përqendrimi i popullsisë në qytete etj. Këta faktorë janë bazë sipas të cilave ndërmarrjet e kryejnë analizën e tregut, duke kërkuar për vete mundësi dhe kërcënime. Kjo vlen për ato ndërmarrje që janë të lidhura me konsumin e mallrave dhe shërbimeve fi nale. - Faktorët socio-kulturorë kanë të bëjnë me qëndrimet, vlerat, të kuptuarit dhe pritjet e njerëzve në shoqëri (p.sh., stili i jetesës,

Page 44: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

44

Tema 2 - Biznesi dhe mjedisi

tradita, psikologjia e konsumatorëve, etj.), të cilët krijojë mundësi apo kufi zime për ndërmarrjet.

- Ndikimet natyrore kanë veprim ta paparashikueshme. Në prodhimtarinë bujqësore, në turizëm dhe hoteleri e kështu me radhë, ky aspekt i mjedisit ka kuptim të veçantë.

Mëso më tepër!

Nëse në vend realizohet fushata kundër pirjes së duhanit dhe nxirret ligj përkatës për të ndaluar pirjen e duhanit dhe reklamave të tyre, kjo do të ndikojë negativisht në punën e ndërmarrjeve të cilat merren me prodhimin dhe tregtinë e cigareve. Qëndrimet sociale ndryshojnë me shpejtësi, ashtu që ato janë manifestuar përmes kërkesave të stileve të ndryshme të veshjes, leximit të librave e kështu me radhë, që për disa biznese paraqet shans, kurse për disa kërcënim.

4.2. MJEDISI I VEÇANTË (MJEDISI I BIZNESIT)

Faktorët të cilët e përbëjnë këtë mjedis kanë ndikim të drejtpërdrejtë në organizimin e punës. Këtu bëjnë pjesë blerësit, furnizuesit dhe konkurrenca. Ndikimi i këtyre faktorëve në punën e ndërmarrjes është manifestuar në formën e: a) mundësisë, pra rrethanave të favorshme dhe b) kërcënimeve, d.m.th. rreziqeve.

Blerësit, ose konsumatorët janë njerëzit dhe bizneset në mjedis të cilët kërkojnë mallra ose shërbime nga ndërmarrja.. Ato drejtpërdrejt ndikojnë në suksesin e punës së biznesit, për shkak se rritja e numrit të kërkesës së konsumatorëve për prodhimet e ndërmarrjes rritet, rritet shitja dhe me këtë edhe fi timi.

Dëshirat dhe nevojat e konsumatorëve janë të mëdha dhe të llojllojshme. Në këtë larmi të nevojave të mallrave dhe shërbime të llojllojshme që i kërkojnë konsumatorët, gjendet suksesi i çdo biznesi. Për të punuar me sukses, bizneset duhet të përpiqen që t’i mbajë blerësit ekzistues dhe të përfi tojnë konsumatorë të rinj. Gjithashtu, duhet t’i kushtohet vëmendje nevojave apo kërkesave, dëshirave dhe pritjeve të domosdoshme të konsumatorëve (shfrytëzuesve, klientëve), të cilët nuk kanë përgjegjësi.

Blerës janë njerëzit dhe bizneset në mjedis të cilët kërkojnë mallra ose shërbime nga ndërmarrja.

Page 45: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

45

Tema 2 - Biznesi dhe mjedisi

Mëso më tepër!

Në thelb, ekzistojnë tri aspekte të ndikimit të konsumatorëve ndaj aktiviteteve të ndërmarrjes: segmentimi (grupimi) i konsumatorëve, motivimi i konsumatorëve për blerje dhe nevojat (dëshirat) e paplotësuara. Lidhur me segmentimin duhet dhënë përgjigje në pyetjet e mëposhtme: 1. Kush janë blerësit apo shfrytëzuesit e prodhimeve tona? 2. Kush janë blerësit (klientët) tanë më të mëdhenj? Cilët do të ishin blerësit (klientët) potencialë? Për shembull, nëse ndërmarrja ka disa blerës të mëdhenj, atëherë gjatë negociatave ata kanë fuqi të madhe negociuese, për shkak se puna e ndërmarrjes varet nga ata. Këto pyetje duhet të përgjigjen për të ditur nëse këto janë shanset ose kërcënimet (rreziqet). Për motivimin e konsumatorëve parashtrohen një sërë çështjesh: - Çfarë i motivon ata për të blerë te ne (duke përdorur shërbimet)? - Cilat atribute të prodhimit janë të rëndësishme për blerësit? - Çfarë ndryshimesh ndodhin në motivimin për blerje?

Furnizues janë njerëzit dhe ndërmarrjet të cilët u ofrojnë biznesit lëndë të para dhe materiale të cilat përdoren në procesin e prodhimit ose nga ana tjetër e furnizojnë biznesin me të prodhime të gatshme të destinuara për shitje. Në treg ekzistojnë shumë furnizues, por kushtet e shitjes që i ofrojnë janë të ndryshme. Në ato dallime fshihet mundësia e biznesit për realizim të fi timit.

Në të vërtetë, biznesi duhet t’i ndjekë ndryshimet e çmimeve të tregut të lëndëve të para, materialeve dhe mallrave dhe shërbimeve tjera të nevojshme, në mënyrë që në çdo moment të bëjë furnizimin e tyre nga furnizuesi më i volitshëm.

Zgjedhja e furnizuesit më të mirë nuk kryhet vetëm në bazë të çmimit të mallrave të ofruara, por edhe në bazë të kushteve të tjera të shitjes, sikurse janë mënyra e dërgesës, afati i dorëzimit, metoda e pagesës, periudha e pagesës etj. Me këtë rast, ndërmarrja nuk mund të varet vetëm nga një furnizues gjatë furnizimit të lëndëve të para dhe materialeve të nevojshme. Gjithsesi, duhet t’i kultivojë lidhjet e mira afariste edhe me furnizues të tjerë.

Furnizues janë njerëzit dhe ndërmarrjet të cilët u ofrojnë biznesit lëndë të para dhe materiale të cilat përdoren në procesin e prodhimit ose nga ana tjetër e furnizojnë biznesin me të prodhime të gatshme të destinuara për shitje.

Page 46: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

46

Tema 2 - Biznesi dhe mjedisi

Kërcënim për çdo ndërmarrje prodhuese është kur furnizuesit e saj të përhershëm do të hyjnë në treg me blerësit e vet të deriatëhershëm. Në këtë rast, shansi i tyre është se në vend të shitjes së lëndës së parë, ata fi llojnë të formojnë dhe të shesin prodhime fi nale.

Konkurrentë janë madje edhe ndërmarrjet e tjera në të njëjtën industri ose në sektor, të cilët ofrojnë mallra apo shërbime për konsumatorët e njëjtë. Çdo industri (sektor) karakterizohet me konkurrencë të veçantë.

Për të fi tuar sa është e mundur më shumë blerës ndërmarrjet konkurrojnë me njëra-tjetrën

duke ulur çmimet e prodhimeve të ofruara në treg. Përveç përmes çmimeve, bizneset konkurrojnë dhe përmes shumë mënyrave të tjera. Disa bëjnë reklamimin e prodhimeve të tyre, disa përqendrohet në shërbime të veçanta që ato i kryejnë. Të tjerat kanë theksuar materiale dhe metoda më të mira të prodhimit që ofrojnë cilësi më të mirë të prodhimeve të veta në krahasim me ato të konkurrentëve të tyre.

Konkurrenca nuk duhet të nënvlerësohet. Kjo është forca që e mban të zgjuar pronarin e ndërmarrjes derisa e udhëheq biznesin, duke e nxitur që të jetë më i mirë sa është e mundur.

Mëso më tepër!

Është e qartë se veprimi i konkurrencës është shumë i rëndësishëm për përcaktimin e shanseve dhe të gjitha kërcënimeve të ndërmarrjes. Këtu parashtrohen disa detyra:- të njihet konkurrenca;- të përcaktohen qëllimet e konkurrencës;- të identifi kohen mënyrat me të cilat konkurrentët kërkojë të fi tojnë konsumatorët;- të vlerësohen përparësitë dhe dobësitë e çdo biznesi konkurrues; Ato ndërmarrje, të cilat dëshirojnë të depërtojnë në ndonjë treg, përballohen fuqishëm me një sërë pengesash (rreziqesh), gjenden në kushte të veprimit të dyfi shtë;- për ndërmarrjet “e vjetra”, të cilat tashmë janë në treg, ndërmarrjet e reja janë kërcënim dhe rrezik, për shkak se duan të marrin me vete një pjesë të tregut;- çdo hyrje në ndonjë treg të ri për ndërmarrjet e reja është një shans për sukses.

Furnizuesi

Page 47: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

47

Tema 2 - Biznesi dhe mjedisi

5. RËNDËSIA E MJEDISIT PËR BIZNESIN

Ndërmarrja e suksesshme dhe e dështuar. Secili prej nesh në mjedisin e vet mund të shikojë ndërmarrje apo biznese që nuk shkojnë mirë. Çfarë është ajo që e bën një ndërmarrje të jetë e suksesshme dhe të tjerat jo?

Te ndërmarrjet që punojnë me pa sukses mbizotërojnë mangësi (anë të dobëta), kurse përparësitë (anët e mira) janë të pranishme në një masë më të vogël. Në ndërmarrjet e suksesshme, megjithatë, raporti është i kundërt. Për të punuar me sukses, biznesi duhet t’i nxisë përparësitë e veta. Dhe e kundërta, duhet t’i eliminojë dobësitë apo mangësitë.

Suksesi dhe dështimi i ndërmarrjeve varet nga kombinimi i ndikimeve të brendshme dhe të jashtme, dhe kështu ndërmarrjet e suksesshme i njohin mundësitë dhe me ndihmën e anëve të veta të fuqishme i shfrytëzojnë ato, kurse kërcënimet i shmangin. Ndërmarrjet që nuk reagojnë në këtë mënyrë me kalimin e kohës bëhen gjithnjë më të pa suksesshme, që në fund të dështojnë.

Kur një biznes punon me sukses, kjo do të thotë se i ka përdorur mirë përparësitë, respektivisht anët e forta. Megjithatë, patjetër duhet të dihet se edhe në këtë biznes ka dobësi apo defekte, edhe pse ato janë të vogla. Të shohim se çfarë mund të jetë mungesa apo dobësia e një ndërmarrjeje të suksesshme?

Mungesa e hapësirës dhe e mundësive të prodhimit. Shpesh ndodh që ndërmarrjet të cilat punojnë me sukses të përballen me mungesa të hapësirës apo mungesa të tjera të prodhimit. Për shembull, një fabrikë e vogël konfeksioni cila punon me sukses, përballet me mungesën e magazinimit të hapësirës. Ose, e njëjta ndërmarrje nuk mund të pranojë porosi të reja të mëdha, sepse nuk ka makina të mjaftueshme.

Vjetërsia e burimeve. Birimet që vjetrohen janë njerëzit, godinat, makineria, pajisjet etj. Për një ndërmarrje të suksesshme, është dobësi në qoftë se punoni në një ndërtesë të vjetër, për mirëmbajtjen e të cilëve bëhen të dhëna më të larta për të shkaktuar rritjen e shpenzimeve të prodhimit. Në qoftë se bëhet fjalë për një shitore ose kafene, kjo mund t’i kthejë konsumatorët, p.sh. blerësit. Përparësia e objekteve të tilla (ndërtesave) janë qiraja më të vogël, që është më e vogël në krahasim me mangësitë.

Suksesi dhe dështimi i ndërmarrjeve varet nga kombinimi i ndikimeve të brendshme dhe të jashtme.

Page 48: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

48

Tema 2 - Biznesi dhe mjedisi

Kur është fjala për njerëzit, mangësi shumë e madhe është nëse struktura e moshës së të punësuarve është e pafavorshme (të mendojnë për një numër më të madh të punëtorëve më të vjetër). Struktura ideale e të punësuarve do të ishte ajo e cila shumica e punëtorëve janë në moshën e mesme. Megjithatë, nuk ka asnjë rregull në lidhje me atë moshë të të punësuarve që do të konsiderohet më e mirë për shkak se ajo është e ndryshme për ndërmarrjet me aktivitete të ndryshme (p.sh., fi rma konsultuese përkundër shkollës për minibasket).

Mungesa e personelit të kualifi kuar. Madje edhe ndërmarrjet më të suksesshme e konsiderojnë si mungesë atë që të gjithë menaxherët ose punonjësit nuk janë “më të mirë” apo nuk janë me kualifi kime më të mira. Prandaj, detyra e menaxherëve është që t’i identifi kojnë këto dobësi dhe të përpiqen që t’i mënjanojnë ato. Për shembull, të punësojnë punëtorë të rinj për ato vende pune në të cilat nuk janë me kualifi kime të duhura, ose të bëjnë rikualifi kimin e tyre.

Atraktiviteti i prodhimit. Shumë ndërmarrje janë të suksesshme, sepse prodhojnë mallra dhe shërbime për të cilat konsumatorët konsiderojnë se janë tërheqëse. Por, askush nuk mund të presë një prodhim tërheqës në një periudhë të njëjtë të gjatë, për shkak se në treg gjithmonë paraqiten prodhimeve të reja. Gjithashtu, dëshirat, nevojat dhe interesat e konsumatorëve vazhdimisht ndryshohen. Prandaj, si mungesë apo anë të dobët për një biznes mund të konsiderohet nëse prodhon dhe ofron prodhime për të cilat interesi i konsumatorit është në rënie.

Problemet fi nanciare. Shumë ndërmarrje (të suksesshme dhe të pasuksesshme) kanë vështirësi fi nanciare në drejtim të mungesës së mjeteve fi nanciare për pagesën e detyrimeve ndaj shtetit, furnizuesve e të ngjashme. Kjo është dobësia kryesore, por ndërmarrja atë mund ta mënjanojë, për shembull nëse merr kredi nga një bankë, në qoftë se merr hua nga një ndërmarrje tjetër etj.

Lokacioni i pa përshtatshëm. Lokacioni i ndërmarrjes mund të jetë mungesë në qoftë se është vendosur larg nga burimi i lëndëve të para apo nga tregu i cili ofron prodhime fi nale. Në këtë rast, ndërmarrja do të bëjë shpenzime të larta gjatë blerjes së lëndëve të para ose gjatë dërgimit të prodhimeve të gatshme deri te vendet e shitjes.

Këta shembuj tregojnë se ekzistenca dhe zhvillimi i biznesi varen nga faktorët e mjedisit. Domethënë, ato ndërmarrje të cilat nuk i dinë pikat e tyre të forta dhe të forta, si dhe ato që nuk i ndjekin ndryshimet në mjedis, duke injoruar mundësitë dhe rreziqet, ballafaqohen me rrezikun që për një kohë të shkurtër ta ndërpresin punën.

Page 49: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

49

Tema 2 - Biznesi dhe mjedisi

Mëso më tepër!

SWOT analiza - analiza e anëve të forta dhe të dobëta, e mundësive dhe kërcënimeve

SWOT analiza është një nga metodat më efektive për përcjelljen e situatës dhe ndryshimeve në mjedis. Ai është një mjet që bën vlerësimin e ndikimit të faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm të mjedisit ndaj suksesit të biznesit. SWOT është akronim i fi tuar nga shkronjat e para të fjalëve:a) Strengths - forcëb) Weaknesses - dobësic) Opportunities - mundësid) Threats - kërcënime Pas analizave të brendshme me të cilat janë zbuluar anët e forta dhe të dobëta, si dhe analiza e jashtme dhe zbulimi i mundësive dhe rreziqeve të biznesit, një nga detyrat e rëndësishme është që ato të vijnë së bashku, kurse kjo është arritur me anë të SWOT matricës. Në të sipas horizontales vendosen anët e forta dhe të dobëta, kurse sipas vertikales mundësitë dhe kërcënimet.

SWOT matrica Anët e forta – S1.

2.

3.

Anët e dobëta – W1.

2.

3. Mundësitë – O SO – strategjitë

Të përdoren anët e forta për të shfrytëzuar mundësitë.

WO – strategjitë Të përvetësohen dobësitë nëpërmjet shfrytëzimit të mundësive.

Kërcënimet – T ST – strategjitë Të përdoren anët e forta për të shfrytëzuar kërcënimet.

WT – strategjitë Të minimizohen dobësitë dhe të shmangen kërcënimet.

Figura nr. 4. Shembulli i analizës SWOT

Në bazë të bashkimit të matricës horizontale dhe vertikale, d.m.th. caktimit të anëve të forta dhe të dobëta, të mundësive dhe rreziqeve, shqyrtohen strategjitë (mënyra për të vepruar) e ndërmarrjes si në vijim: SO strategjia – forcat të përdoren për shfrytëzim të mundësive; WO strategjia – të shfrytëzohen mundësitë për të përmirësuar dobësitë; ST strategjia – të përdoren forcat për të shmangur kërcënimet; WT strategjia – të qetësohen ose të shmangen kërcënimet pa u varur nga dobësitë.

Page 50: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

50

Tema 2 - Biznesi dhe mjedisi

KONCEPTET KRYESORE:

MJEDISIMJEDISI EKSTERNMJEDISI INTERNIMPUTETKAPITALI NJERËZORMJEDISI I BIZNESITBLERËSITFURNIZUESITKONKURRENCAT

PËRMBLEDHJA 2

Mjedisit ka ndikim vendimtar ndaj suksesit të bizneseve, prandaj ato duhet të bëjnë përpjekje që t’i njohin të gjitha forcat (faktorët) në mjedis të cilat ndikojnë në punën e tyre. Mjedisi është hapësira në të cilën ndërmarrja vepron dhe pëson ndikimet prej saj.

Për organizimin e funksionimit të biznesit me rëndësi të veçantë është i ashtuquajturi mjedisi punues, i përbërë nga dy pjesë: mjedisit fi zik dhe mendor.

Nën emrin mjedisi i brendshëm nënkuptohet mjedisi i drejtpërdrejtë, pra faktorët në kuadër të ndërmarrjes. Ndaj këtij mjedis biznesi mund dhe duhet të ndikojë në mënyrë që të mund ta përdorë dhe ta përsosë. Këtu përfshihen inputet për biznesin dhe kapitalin njerëzor.

Mjedisi ekstern është hapësira, pra faktorët të cilët janë jashtë biznesit, kurse ai i pëson ndikimet dhe presionet e tyre. Ky mjedis mund të ndahen në mjedis të përgjithshëm dhe mjedis të veçantë. Mjedisi i përgjithshëm përbëhet prej faktorëve ndaj të cilëve biznesi nuk mund të ndikojë, por duhet të aftësohen: faktorët ekonomik, juridik, politik, teknologjik, socio-kulturorë etj.

Mjedisi i veçantë i biznesit është i ndryshëm dhe specifi k për çdo biznes dhe është i përbërë nga blerësit, furnizuesit dhe konkurrenca. Biznesi mund të veprojë mbi faktorët e këtij mjedisi në mënyrë që do të përpiqet t’i përfi tojë dhe t’i përshtatë me nevojat e veta.

Në mjedisin intern janë anët e forta dhe të dobëta të biznesit, kurse më mjedisin ekstern janë mundësitë dhe kërcënimet. Për të qenë të suksesshme, çdo biznes duhet të përdorë anët e forta, t’i përmirësojë anët e dobëta, të shfrytëzojë mundësitë dhe t’i shmanget rreziqeve.

Për përcjelljen e gjendjeve dhe ndryshimeve në mjedis përdoret SWOT analiza. Ai është një mjet që kryen vlerësimin e ndikimit të faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm në suksesin e biznesit dhe që ndërton strategjitë (mënyrat e veprimit) të ndërmarrjes.

Page 51: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

51

Tema 2 - Biznesi dhe mjedisi

Pyetjet për kontrollimin e njohurive dhe pyetjeve për diskutim:

1. Çfarë është mjedisit dhe çfarë rëndësie ka mjedisi për biznesin?2. Në çka shihen kërcënimet dhe shanset kur në biznesin tuaj do të hyjë një ndërmarrje të re?3. Disa faktorë të brendshëm në kushte të caktuara a mund të jenë të fortë, kurse në raste të tjera të dobët?4. Si ndryshimi i qeverisë mund të jetë veprim nga ana e i mjedisit?5. Pse lokacioni i papërshtatshëm mund të jetë anë e dobët?6. Çfarë kërcënime shihni nga ndërmarrjet të cilat janë blerësit e prodhimeve tuaja dhe nga ndërmarrjet nga të cilat ju blini lëndë të para (furnizuesit tuaj)?7. Në thëniet e mëposhtme dalloji anët e forta dhe të dobëta, mundësitë dhe kërcënimet e një ndërmarrjeje të shërbimit:

■ hapësirë e rregulluar mirë për shfrytëzuesit (hapësirë e rregulluar keq);■ gjatë realizimit përdoren kompjuterët (nuk përdoren);■ objekt i ri dhe kushte të mira për punë (kushte të këqija të punës);■ shërbimi është kërkuar (shërbimi nuk është kërkuar);■ stafi punues është i trajnuar dhe i kualifi kuar (nuk është i trajnuar dhe i kualifi kuar);■ lokacioni i mirë (lokacioni i keq);■ aplikohen lloje të reja të shërbimeve (zvogëlohet shumëllojshmëria e shërbimeve);■ ekziston sistem i mirë (motivues) për shpërblimin e punonjësve (nuk ekziston);■ rritet aftësia e pagesës për konsumatorët (bie);■ rritjet numri i popullsisë (zvogëlohet);■ ndryshon struktura e moshës së popullsisë (nuk ndryshon);■ ekziston konkurrencë (nuk ekziston konkurrencë);■ situatë e qëndrueshme politike (e paqëndrueshme);■ kushte të favorshme shoqërore-ekonomike (të pafavorshme);■ arritjet teknike janë të pranishme (jo të pranishme);■ trajnimi në dispozicion për menaxherët dhe punonjësit (jo në dispozicion).

Page 52: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

52

Tema 2 - Biznesi dhe mjedisi

Page 53: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

53

Tema 3 - Subjektet ekonomike

TEMA 3TEMA 3 SUBJEKTETSUBJEKTETEKONOMIKEEKONOMIKE

PËRMBAJTJA E TEMËS:

Nevojat Prodhimi Faktorët e prodhimit Subjektet ekonomike Qëllimet e formimit të ndërmarrjeve Ndërmarrja, tregtari dhe shoqata tregtare

Tregtari sipas veprimtarisë – Tregtari individual Tregtari sipas formës – Shoqatat tregtare

Ndërmarrje publike tregtare Shoqata me përgjegjësi të kufi zuar Shoqata aksionare Shoqata komanduese Ndërmarrje e kufi zuar nga aksionet

QËLLIMET E MËSIMIT:Pas leximit të kësaj teme Ju duhet të jeni në gjendje:

▪ të njihni nevojat e ndryshme të njerëzve; ▪ të kuptoni konceptin e prodhimit; ▪ të kuptoni faktorët e prodhimit; ▪ të shqyrtoni subjekteve ekonomike; ▪ të shqyrtoni qëllimet e krijimit të ndërmarrjeve; ▪ të bëni dallimin midis tregtarit sipas aktivitetit dhe tregtarit sipas formës; ▪ të shqyrtoni karakteristikat e llojeve të ndryshme të ndërmarrjeve.

Page 54: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

54

Tema 3 - Subjektet ekonomike

Page 55: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

55

Tema 3 - Subjektet ekonomike

1. NEVOJAT

1.1. NOCIONI PËR NEVOJAT DHE LLOJET E NEVOJAVE

Njeriu vazhdimisht duhet të kënaqë nevoja të shumëllojshme: nevoja për ushqim, veshje, mbathje, mobilie dhe pajisje shtëpiake për ngrohje, për ndriçim, higjienë, arsimim, argëtim, udhëtim etj.

Nevoja paraqet ndenjën e mungesës së prodhimi ose shërbimit dhe përpjekje që të mënjanohet kjo ndjenjë e pakënaqësisë. Nga kjo del se jeta dhe zhvillimi i njeriut është proces i plotësimit të vazhdueshëm të nevojave të ndryshme. Ngase, nevojat e njeriut janë të shumta dhe të ndryshme, nuk mund t’i përmendim të gjitha, por do të mund t’i grupojmë.

Nevojat shpesh janë të grupuara në nevoja natyrore (materiale) dhe kulturore (jo materiale).

Nevojat natyrore janë ato nevoja të njeriut të cilat i imponon vetë natyra, si qenie e gjallë e civilizuar, kënaqësia e të cilave është e domosdoshme për të siguruar ekzistencën. Në këtë lloj të nevojave bëjnë pjesë: ushqimi, veshja, banesa, mbathja, etj.

Nevojat kulturore janë ato nevoja të cilat njeriut ia imponon mjedis shoqëror në të cilin jeton. Kënaqja e tyre është e nevojshme që jeta e njeriut të jetë me cilësi më të mirë. Nëpërmjet këtyre mund të përcaktohet kultura e jetesës së njerëzve: leximi, dëgjimi i muzikës, vizita e shfaqjeve teatrale, shfaqjeve të fi lmave dhe ekspozitave, arsimi, shëndetësia, sporti, udhëtimit, etj.

1.2. PRODHIMET DHE SHËRBIMET

Gjërat me të cilat kënaqen nevojat e njeriut quhen të mira (mallra). Varësisht se si janë krijuar, ato janë të ndara në të mira materiale natyrore dhe të mira materiale të cilat janë rezultat i punës

Nevoja paraqet ndenjën e mungesës së prodhimi ose shërbimit dhe përpjekje që të mënjanohet kjo ndjenjë e pakënaqësisë.

Plotësimin e nevojave kulturore

Page 56: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

56

Tema 3 - Subjektet ekonomike

së njeriut. Njerëzit përdorin mallra të caktuara materiale të cilat i ka dhënë vetë natyra duke përdorur mallrat e papërpunuara. Por, për

shkak të pakënaqësive dhe numrit të madh të nevojave, ata patjetër duhet të ndërmarrin aktivitete prodhuese për t’i modifi kuar dhe aftësuar materiet natyrore kah nevojat e veta. Ato mallra të cilat njerëzit i përdorin për të përmbushur nevojat e tyre pa i ndryshuar dhe përpunuar quhen të mira natyrore. Në këtë lloj të të mirave janë të përfshirë potencialet në det, liqen apo lumë, uji i pijshëm burimor, ajri etj.

Të mirat prodhuese ekonomike janë prodhimet të cilat janë fi tuar përmes procesit të prodhimit dhe përpunimit (prodhimit):

veshje, mbathje, kompjuterë, benzinë, etj.Numri i madh i nevojat të njeriut kënaqen me shfrytëzimin

e shërbimeve. Shërbimet janë prodhime të cilat njeriu nuk mund t’i prekë, por mund t’i ndjejë. Këtu bëjnë pjesë: kontrollimet mjekësore, riparimi i makinave, vozitja me taksi, etj.

2. PRODHIMI

2.1. NEVOJAT NGA PRODHIMI

Shoqëria njerëzore është bazuar në konsumin e vazhdueshëm të të mirave materiale. Por për t’i shpenzuar ato, njeriu duhet t’i ripërtërijë vazhdimisht sasitë e mallrave të cilat ai vetë i krijon. Shpesh, nevojat e njerëzve kënaqen me përdorimin e të mirave materiale, me përdorimin e të cilave ato zhduken plotësisht. Nga ana tjetër, nevojat e njeriut jo vetëm që paraqiten për njëjtën të mirë materiale, por ato shfaqen në rritjen e vëllimit dhe të llojllojshmërisë. Prandaj, për të kënaqur nevojat, ai është i detyruar vazhdimisht të prodhojë të mira materiale, e me këtë të sigurojë ekzistencën e vet.

Duke vepruar ndaj natyrës, njeriu e ndryshon dhe e aftëson kah vetja.

Patikat - produkte të prodhuara

Page 57: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

57

Tema 3 - Subjektet ekonomike

Nëpërmjet procesit të shfrytëzimit së materialeve nga natyra dhe transformimit të tyre, njeriu hyn në marrëdhënie të përhershme me natyrën. Duke vepruar në natyrë, ai e ndryshon dhe e përshtat ndaj vetes. Njerëzit organizohen në grupe të cilat janë të përshtatshme për prodhimin e një numrit të madh të apo të vogël të prodhimeve, të një prodhimi apo të pjesëve të prodhimeve.

2.2. PËRKUFIZIMI I TERMIT PRODHIM

Tashmë kemi përmendur se shumica e nevojave të veta njerëzit i kënaqin nëpërmjet të mirave ekonomike, për shkak se të mirat natyrore, të cilat mund të përdoren ashtu sikurse i ka dhënë natyra, ekzistojnë në një numër të vogël. Pra, njerëzit për të përmbushur nevojat e tyre, duhet t’i ndryshojnë ose t’i përpunojnë, respektivisht t’i prodhojnë mallrat. Për t’ kënaqur nevojat e njeriut për mobilie, është e nevojshme së pari të priten drurë nga pyjet, të transportohen dhe të përpunohen në fabrika për mobilie, kurse prodhim i fi tuar përmes rrjetit të tregtisë të ofrohet për konsumatorët.

Buka, e cila përdoret për çdo ditë në ushqimin e njeriut, gjithashtu kalon nëpër një proces të gjatë të krijimit. Në të vërtetë,

procesi i prodhimit fi llon me përgatitjen e tokës për mbjellje, mbjelljen e grurit, plehërimin e tokës, pastaj nëpërmjet korrjes së grurit, transportit të grurit në silose, përpunimit në mullinj dhe përfi timit të miellit. Mielli i përfi tuar përdoret si lëndë e parë për bukë në furrat e bukës. Në fund, buka e gatshme mund të blihet në shitore. Për këtë arsye mund të konkludojmë si vijon: Procesi për fi timin e materialeve të dobishme nga natyra (nga toka, deti dhe ajri), kultivimi i bimëve dhe rritja e kafshëve, si dhe ndryshimi i mëtejshëm i përbërjes dhe formës së materialeve tashmë të fi tuara, në mënyrë që të bëhen

të përshtatshme për të plotësuar nevojat dhe dëshirat e njerëzve, quhet prodhim.

Prodhimi i bukës

Page 58: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

58

Tema 3 - Subjektet ekonomike

2.3. ÇKA, SI DHE PËR KË PRODHOHET

Ekonomia nuk është diçka e ndarë nga njerëzit. Përkundrazi, njerëzit jo vetëm që janë pjesë përbërëse e saj, por ata e krijojnë atë. Nevojat individuale, nevojat e konsumatorëve, punëtorëve, menaxherëve, pronarëve të bizneseve e tjera, vendosin çka do të prodhohet, si do të prodhohet dhe për kë do të prodhohet. Në fakt, përgjigjet për këto pyetje vazhdimisht i kërkojnë dhe i gjejnë ndërmarrjet (bizneset), duke gjurmuar pas fi timit, përmes sistemit të shkëmbimit të ndërsjellë të burimeve dhe informacioneve.

Çka duhet të prodhohet - Bizneset janë në kërkim të vazhdueshëm të mallrave dhe shërbimeve të cilat mund t’i prodhojnë dhe t’i ofrojnë në treg. Zbulimi i “prodhimit të vërtetë” i cili më së miri i plotëson nevojat e njerëzve (në përputhje me atë të cilën duan dhe mund ta blejnë), paraqet përgjigje të vërtetë për pyetjen: Çfarë duhet të prodhohet? Bizneset duhet të jenë të kujdesshme në atë që të përdorin kombinimin e duhur të faktorëve të prodhimit, të cilët do të sigurojë shpenzime minimale dhe fi time maksimale.

Si të prodhohet - Gjithmonë ekzistojnë mënyra për të ndërtuar një shtëpi, për të prodhuar prodhime furre, për të bërë automobil etj. Vallë shtëpia do të ndërtohet nga tullat apo drutë? Vallë prodhimi i furrës do të jetë me kripë apo me sheqer? Vallë automobili do të jetë i shpejtë ose i ngadalshëm? Mënyra e zgjedhur e prodhimit duhet të përmbushë kritere për cilësinë dhe dobishmërinë e prodhimit i cili është prodhuar.

Për kë duhet të prodhohet – Duke pasur parasysh faktin se nuk mund të ketë mallra dhe shërbimeve të mjaftueshme për të përmbushur nevojat e të gjithëve, mallrat dhe shërbimet e prodhuara duhet të caktohen për kategori të ndryshme të njerëzve në aspektin e fuqisë së tyre ekonomike, pra varësisht nga asaj se sa ata janë të gatshëm të paguajnë për to.

3. FAKTORËT E PRODHIMIT

3.1. PUNA SI FAKTOR I PRODHIMIT

Faktori i parë i prodhimit është puna e njeriut, pra njeriu me përvojën e tij të prodhimit dhe shprehive të punës. Puna është proces midis njeriut dhe natyrës. Ajo është tërësi e arsyeshme

Page 59: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

59

Tema 3 - Subjektet ekonomike

e veprimtarisë së njeriut me çka ai e ndryshon dhe e përshtat me nevojat e veta. Puna si aktivitet manifestohet në krijimin e forcës dhe energjisë së njeriut, në përdorimin e aftësive dhe shkathtësive të tij me qëllim që të prodhojë një prodhim. Pra, njerëzit që mund të prodhojnë, duhet të kenë njohuri, aftësitë dhe përvoja të duhura. Përveç kësaj, këtu bën pjesë edhe shkathtësia dhe disiplina e punës, si dhe aftësia që në një periudhë të caktuar pa ndërprerë të ndihmohet në procesin e prodhimit (një kohë tetorëshe të punës).

3.2. KAPITALI SI FAKTOR I PRODHIMIT

Faktori i dytë i prodhimit është kapitali. Kapitali llogaritet ai që njeriu e vë në mes vetes dhe burimeve natyrore në procesin e kryerjes së aktiviteteve të biznesit, respektivisht gjithë atë me të cilën njeriu e përpunon ose përshtat materialeve natyrore ndaj nevojave të tij. Këtu përfshihen të gjitha llojet e veglave, makinat, pajisjet, ndërtesat, mjetet transportuese, instalimet, strukturat, mjetet etj. Disa forma të kapitalit nuk marrin pjesë në veprimin e drejtpërdrejtë ndaj materialeve natyrore, por roli i tyre primar është të krijojë kushte për zhvillimin normal të procesit të prodhimit. I tillë është kapitali fi nanciar (paratë). Ato shërbejnë që të furnizohen të gjithë faktorët e prodhimit, të cilët do të krijojnë kushte për prodhimin e papenguar.

3.3. TOKA SI FAKTOR I PRODHIMIT

Faktori i tretë i prodhimit është toka. Ajo është burim natyror në të cilin njerëzit veprojnë me të mirat kapitale për të prodhuar. Toka është lëndë e përpunimit në bujqësi për të prodhuar prodhime bujqësore, si dhe në xehetari – që të fi tohen xehe dhe minerale. Megjithatë, është e

Që të ndërtohet një godinë duhet punë e shkathët fi zike

Faktorët e prodhimit janë: puna, kapitali, toka dhe ndërmarrësia

Page 60: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

60

Tema 3 - Subjektet ekonomike

vështirë të vërehet se toka nuk është vetëm burim natyror në të cilin vepron njeriu, por se rezultatet specifi ke të punës njerëzore sërish

bëhen objekt i përpunimit. Një burim i tillë natyror që u krijua si rezultat i përpjekjeve të njeriut në proceset e mëparshme të prodhimit quhet lëndë e parë. Për shembull, toka si burim natyror është përdorur për përfi timin e drithërave. Drithi nuk është e mirë natyrore, por është rezultat i punës, pasi për prodhimin e tij është përfshirë puna e njeriut. Kur drithi dërgohet në mulli për të fi tuar miell, ai në atë proces shërben si burim natyror, respektivisht ka rolin e lëndës së parë.

3.4. NDËRMARRËSIA SI FAKTOR I PRODHIMIT

Faktori i katërt i prodhimit është ndërmarrësia. Prodhimi nuk mund të paramendohet pa udhëheqjen dhe frymën inovatore nga “drejtuesit” e biznesit, që konkurrojnë me njëri-tjetrin dhe reagojnë në ndryshimin e kushteve të tregut. Këta njerëz janë quajtur ndërmarrës, kurse i tërë procesi ndërmarrësi. Ndërmarrësia nënkupton njohjen e aftësive dhe mundësive dhe reagimin në kohën e duhur, me qëllim që të futen prodhime të reja në treg ose të përmirësohen ato të vjetra. Ndërmarrësit aplikojnë metoda të reja të menaxhimit dhe organizimit, duke shpresuar se në mënyrë më efi kase do të mund t’i shfrytëzojnë burimet me të cilat disponojnë se sa konkurrentët e tyre. Ndërmarrësit zhvillojnë prodhime dhe teknologji të reja. Shkurt, ndërmarrësit sigurojnë energji dhe ide që t’i ndihmojë bizneseve për t’u zhvilluar. Edhe pse ndërmarrësi, faktor njerëzor i prodhimit, mund të numërohet në kuadër të faktorit të parë (të punës), ai veçohet si një faktor i vetëm i katërt, për shkak se statusi dhe

Ndërmarrësia nënkupton njohjen e aftësive dhe mundësive dhe reagimin në kohën e duhur, me qëllim që të futen prodhime të reja në treg ose të përmirësohen ato të vjetra.

Toka – faktor i prodhimit

Page 61: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

61

Tema 3 - Subjektet ekonomike

roli i ndërmarrësve në mënyrë qenësore dallohet nga roli i punonjësve të tjerë.

Ndërmarrësi jo vetëm se e inicion, e drejton dhe e organizon punën në ndërmarrje, por ai e investon kapitalin e vet me qëllim që të realizojë fi tim dhe e bart rrezikun e dështimit në biznes (humbjen e mundshme të kapitalit të investuar).

4. SUBJEKTET EKONOMIKE

Aktiviteti ekonomik i secilit vend realizohet për të vendosur marrëdhëniet ekonomike midis një numri të madh të subjekteve ekonomike. Subjektet ekonomike konsiderohen të gjitha ato subjekte në ekonomi të cilat me aktivitetet e tyre zënë një vend të veçantë në proceset ekonomike, duke vepruar ndaj dinamikës dhe zhvillimit të tyre. Ndikimi i subjekteve ekonomike në proceset ekonomike varet nga madhësia, aktiviteti, lloji i tyre e të tjera.

Si subjekte ekonomike paraqiten amvisëritë (konsumatorët individualë), bizneset (ndërmarrjet), organet dhe institucionet qeveritare, shoqatave ekonomike (odat ekonomike), sindikatat etj.

Amvisëritë (konsumatorët individualë) si njësi ekonomike i përfshijë njerëzit të cilët me konsumin e tyre i plotësojnë nevojat personale (individuale) dhe me atë ndikojnë në rritjen dhe zhvillimin e bizneseve.

Bizneset si subjekte ekonomike, i përfshinë të gjitha ndërmarrjet (shoqatat tregtare), pavarësisht nga veprimtaria, madhësia, pronësia, struktura dhe orientimi i tyre organizativ në treg. Ndikimi i tyre në lëvizjet ekonomike është shumë i madh. Në të vërtetë, bizneseve ndikojnë në prodhimin dhe furnizimin e përgjithshëm të mallrave dhe shërbimeve, ndikojnë në kërkesën e përgjithshme të eksportit dhe importit ndaj punës etj.

Organet dhe institucionet shtetërore, si subjekte ekonomike, luajë rol të rëndësishëm në ekonominë e çdo vendi. Ato, përmes pagesës së tatimeve në njërën anë dhe shpenzimeve publike në anën tjetër, ndikojnë në prodhimin dhe konsumin e përgjithshëm në ekonomi. Në këtë mënyrë e stimulojnë rritjen dhe zhvillimin e ekonomisë si tërësi. Gjithashtu, organet shtetërore kanë ndikim të fortë mbi zhvillimet ekonomike me nxjerrjen e ligjeve dhe rregullave.

Page 62: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

62

Tema 3 - Subjektet ekonomike

Shoqatat ekonomike si subjekte ekonomike përfshijnë organizatat e biznesit siç janë odat ekonomike, shoqata sektoriale të prodhuesit, shoqatat e tregtarëve, fermerët, shoqatat e zejtarëve, shoqatat e konsumatorëve etj. Këto subjekte ekonomike, edhe pse nuk kanë ndikim të drejtpërdrejtë në prodhim, shpërndarje, shkëmbim dhe konsum në kuadër të ekonomisë, megjithatë kanë rol të rëndësishëm në krijimin e strategjive, duke dhënë sugjerime dhe propozime, krijim të kushteve e kështu me radhë, duke kontribuar në nxitjen dhe zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike në vend.

Sindikatat si subjekt ekonomik kanë vend të veçantë në çdo në kuadër të çdo ekonomie. Sindikatat si organizata të cilat i mbrojnë interesat e punonjësve, kanë ndikim të fuqishëm mbi përcaktimin e nivelit të rrogave, mbi shkallën e papunësisë, politikën ekonomike të qeverisë etj.

5. QËLLIMET E FORMIMIT TË NDËRMARRJEVE

Qëllimet për të cilat ekzistojnë bizneset janë të shumta. Për të themeluar dhe drejtuar një ndërmarrje, nëse është biznes i vogël ose të madh, është një proces i rëndësishëm dhe kompleks. Suksesi i ndërmarrjes varet nga shumë elemente, sikurse janë fryma e ndërmarrësisë dhe aftësitë e pronarit, iniciativa dhe vullneti punues i atyre të cilët e drejtojnë biznesin, gatishmëria për të hyrë në rrezik kur marrin vendime të biznesit etj. Megjithatë, gjasat për përparim shtohen në qoftë se para atyre që formojnë ndërmarrje në mënyrë të qartë dhe të përcaktuar vendosen qëllimet të cilat duan t’i arrijnë.

Ekzistojnë qëllime të shumta për shkak të të cilave formohet një ndërmarrje. Varësisht nga formës juridike dhe nga ajo se kush e formon ndërmarrjen, qëllimet të cilat tentohen të arrihen mund të grupohen në tri grupe, edhe atë:

• qëllimet individuale-ekonomike; • qëllimet kolektive-ekonomik;• qëllimet për shkak të të cilave shteti formon ndërmarrjet

publike.

Gjasat për përparim shtohen në qoftë se para atyre që formojnë ndërmarrje në mënyrë të qartë dhe të përcaktuar vendosen qëllimet të cilat duan t’i arrijnë.

Page 63: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

63

Tema 3 - Subjektet ekonomike

Qëllimet individuale-ekonomikeQëllimet individuale-ekonomike në thelb janë qëllimet e

pronarëve, d.m.th. themeluesve të bizneseve të vogla të cilat shpesh veprojnë si biznese familjare. Si qëllime më të shprehura individuale-ekonomike mund t’i përmendim këto:

a. Të krijohet fi timi është qëllimi dhe motivimi kryesor për të formuar ndërmarrje. Që të fi tohen të holla do të thotë të sigurohet ekzistenca personale dhe ekzistenca e familjes;

b. Pavarësia personale do të thotë të sillen vendime në punë pa u ndjerë ndikimi dhe presioni prej anësh;

c. Të punohet ajo që dëshirohet. Njerëzit investojnë shumë në arsimimin e tyre dhe kërkojnë që pas shkollimit të punojnë diçka që do t’i plotësojë;

d. Të sigurohet sukses dhe kontroll ndaj karrierës së tyre në biznes etj.

Qëllimet kolektive-ekonomikeQëllimet kolektive-ekonomike janë karakteristike për të

gjitha ndërmarrjet, pavarësisht nga madhësia dhe struktura e tyre organizative. Qëllimi kryesor për të cilin ndërmarrja është formuar, prona e së cilës është grupore-private, si edhe te fi rmat individuale, është krijimi i fi timit. I vetmi ndryshim është se krijimi i fi timeve të biznesit të vogël është rezultat i kapitalit të investuar nga një ose dy pronarë me përdorimin relativisht modest të faktorëve të prodhimit, krahasuar me ndërmarrjet e mëdha ku ka disa pronarë, kapitali i investuar i të cilëve është bashkuar në ndërmarrjen aksionare. Pra, qëllimi kryesor është fi timi kolektiv-ekonomik. Qëllime të tjera kolektive-ekonomike të cilat pronarët dëshirojnë t’i arrijnë janë këto:

a. Të zvogëlohen shpenzimet e prodhimit. Kur prodhohet në sasi të mëdha, zvogëlohen shpenzimet për njësi të prodhimit;

b. Të rritet shitja;c. Të mbulohet tregu i madh për të siguruar shitjen e

prodhimeve;d. Të rritet vëllimi i prodhimit që mund të përdoret sa është

e mundur mënyrë efi kase makineria, pajisjet, objektet etj.

Page 64: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

64

Tema 3 - Subjektet ekonomike

Qëllimet për të cilat shteti formon ndërmarrje publike Ndërmarrje mund të formojë edhe shteti, ndonjë organ apo

institucion i tij. Për dallim nga ndërmarrjet private, pronarët e të cilëve i kanë formuar për shkak të realizimit të fi timit, shteti ndërmarrjet e veta i formua kryesisht për të siguruar mallra dhe shërbime të interesit publik. Pra, qëllimi kryesor i themelimit të ndërmarrjeve nga

ana e shtetit është prodhimi dhe shpërndarjen e mallrave dhe shërbimeve që do t’i plotësojnë nevojat kolektive dhe kërkesat e qytetarëve dhe bizneseve.

Realizimi i fi timit nga shitja e mallrave dhe shërbimeve është i rëndësishëm, por jo faktor vendimtar për ekzistencën e një ndërmarrjeje publike. Të shpeshtë janë shembujt kur shteti ka formuar ndërmarrje publike për qëllime specifi ke, sikurse janë qendrat shkencore-hulumtuese dhe institutet, stacionet meteorologjike, agjencitë për zhvillim etj. Qëllimi i tyre kryesor është të sigurojnë mallra dhe shërbime për qytetarët dhe bizneset, respektivisht mbulimin e shpenzimeve në punë që kryhet përmes mjeteve publike.

6. NDËRMARRJA, TREGTARI, SHOQATA TREGTARE

Më shpesh, atë që njerëzit e dinë për ndërmarrjet janë emrat e tyre, pamja e objekteve të tyre, stafi i tyre, reklamat, aktivitetet me të cilat merren etj. Por nëse hyjmë më thellë në analizën e një ndërmarrjeje, atëherë do të zgjerohen njohuritë sepse do të zbulohen një numër i madh i aktiviteteve të biznesit që ndodhin në të. Në të vërtetë, në ndërmarrje vazhdimisht paraqiten aktivitete të reja në lidhje me furnizim e materialeve të papërpunuara, organizimin e prodhimit,

Stacioni meteorologjik

Page 65: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

65

Tema 3 - Subjektet ekonomike

zhvillimin e transportit të brendshëm dhe të jashtëm, shpërndarjen e detyrave punuese, shitjen e prodhimeve etj. Nëse e gjithë kjo merret parasysh, atëherë mund të themi se çdo ndërmarrje është një sistem i përbërë nga shumë elemente të ndërlidhura. Kjo do të thotë se nuk janë në pyetje vetëm emrat në fjalë, ndërtesat, makineria, e kështu me radhë, por se njëkohësisht ekzistojnë shumë procese nëpërmjet të cilave zhvillohet biznesi dhe një numër i madh i marrëdhënieve të cilat ndërmarrja i themelon me punonjësit, blerësit, furnizuesit, institucionet e shtetin etj . Pra, ndërmarrja, pavarësisht nga atributet formale të lidhura me “pamjen e tyre të jashtme”, në vete përmban edhe marrëdhënie themelore që dalin nga veprimtaria që e kryen.

Pjesa më e madhe e aktiviteteve të biznesit në një vend kryhen nga ndërmarrjet që veprojnë të regjistruara si subjekte juridike. Ato përbëjnë pjesën formale të biznesit në ekonomi.

Defi nicioni për termin ndërmarrje buron nga thelbi dhe qëllimi i ekzistencës së saj. Kështu, në Ligjin për shoqatat tregtare të Republikës së Maqedonisë, ndërmarrja është defi nuar si shumë e të drejtave, gjërave dhe marrëdhënieve faktike të cilat kanë vlera të pronësisë cilat i përkasin tregtarit.1 Termi tregtar defi nohet sipas dy kritereve, edhe atë:

a) Tregtar sipas aktivitetit. Tregtar sipas veprimtarisë është personi i cili në mënyrë të pavarur gjithmonë në formë të profesionit kryen veprimtari tregtare për arritjen e fi timit (profi tit) me prodhim, tregti dhe ofrim të shërbimeve.2

b) Tregtari sipas formës. Tregtari sipas formës janë të gjitha llojet e shoqatave tregtare.3 Shoqatë tregtare është një person juridik në të cilin një apo më shumë njerëz investojë të holla, mallra ose të drejta në pronë që e shfrytëzojnë për punë të përbashkët dhe bashkë e ndajnë fi timin (profi tin) dhe humbjen nga puna.4

Sipas Ligjit për shoqatat tregtare, ekzistojnë këto lloje të ndërmarrjeve:5

1 “Ligji për shoqatat tregtare” – Dispozitat e përgjithshme, neni 3, neni 40 dhe neni 5.2 “Ligji për shoqatat tregtare” – Dispozitat e përgjithshme, neni 4.3 “Ligji për shoqatat tregtare” – Dispozitat e përgjithshme, neni 5.4 “Ligji për shoqatat tregtare” – Dispozitat e përbashkëta për shoqatat tregtare, neni 10.5 “Ligji për shoqatat tregtare” – Dispozitat e përbashkëta për shoqatat tregtare, neni 20, pika 1.

Page 66: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

66

Tema 3 - Subjektet ekonomike

1. Shoqata tregtare publike (ShTP);2. Shoqata me përgjegjësi të kufi zuara (ShPK);3. Shoqata aksionare (ShA);4. Shoqata komanduese (ShK); dhe5. Shoqata komanduese me aksione (ShKA).

Mëso më tepër!

Në kryerjen e aktiviteteve të biznesit, midis dy ndërmarrje vendosen marrëdhëniet ekonomike dhe marrëdhënie juridike. Për këtë arsye, ekziston nevoja rregullimin e të drejtave dhe obligimeve ndërmjet ndërmarrjeve në procesin e shkëmbimit, si dhe marrëdhëniet e vendosura ndërmjet ndërmarrjeve dhe institucioneve shtetërore dhe autoritetet për rregullimin funksionimin (marrjen e lejeve, lejeve, fl etëparaqitjeve etj). Për këtë arsye, termi ndërmarrje përmban dy lloje të elementeve:

1. elementet ekonomike të cilat dalin nga realizimi i aktiviteteve të biznesit të ndërmarrjes: fi timet, shpenzimet, të hollat, të ardhurat, etj.; dhe

2. elementet juridike të cilat e përcaktojnë pozitën juridike të ndërmarrjes. Ndërmarrja që të mund të jetë bartëse e të drejtave dhe detyrimeve, duhet të jetë regjistruar formalisht si subjekt juridik përmes procedurës së përcaktuar ligjore, që do të thotë, aktivitetin e vet ekonomik mund ta kryejë si person juridik.

6.1. TREGTARI SIPAS VEPRIMTARISË – TREGTARI INDIVIDUAL

Nëse një individ i caktuar ka shkathtësi të zejtarit dhe ka dëshirë të punojë si një zejtar i shkallës së vogël, mund ta regjistrojë organizatën e vet të biznesit si zejtar-tregtar individual. Organizata e biznesit zejtar-tregtar është formë e organizimit të pronarit individual i cili si person fi zik kryen aktivitet ekonomik6. Forma të tillë mund të krijojë ndonjë person i aftë për biznes me

Tregtari individual është formë e organizimit të pronarit individual i cili si individ fi zik kryen një aktivitet ekonomik.

6 “Ligji për shoqatat tregtare” – Pjesa e dytë, Tregtari,, neni 12, pika 1.

Page 67: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

67

Tema 3 - Subjektet ekonomike

banim të përhershëm në shtetin tonë, përveç personit ndaj të cilit është realizuar procedura e falimentimit dhe i cili me qëllim ka rënë nën falimentim, kështu që kreditorët nuk mund t’ia paguajnë kërkesat e tyre.

Pronari është i merituari më i madh në suksesin e një organizate të biznesit, por njëkohësisht është fajtori edhe më i madh për mossuksesin e tij.

Kjo formë e organizimit punon kryesisht me kapitalin e pronarit. Kapitali i huazuar është i parëndësishëm dhe afatshkurta, kurse angazhohet nga partnerët e biznesit ose bankat lokale.

Pranimi i këtyre organizatave nga kreditorët është i kufi zuar për shkak të besimit të pamjaftueshëm që e kanë te kreditorët, që është pasojë nga disa arsye: së pari, sasia e vogël e kapitalit të vet; së dyti, mungesa e obligimeve për kufi zimin e pjesës së pronës të futur në ndërmarrje nga ai i cili shërben për përdorim personal në amvisëri; së treti, jetëgjatësia relativisht e shkurtër e kësaj forme të organizimit që rrjedh nga ndryshimi i kushteve të tregut; e katërta, depërtimit relativisht i lehtë në aktivitetet e ndërmarrjeve konkurruese, si dhe faktit se me vdekjen e pronarit ndalohet puna dhe organizata e tij.

Si përparësi të kësaj forme të biznesit mund të dallohen si më poshtë:

• Nuk ka pengesë të veçantë për formimin e biznesit si tregtar-individual;

• Detyrimet dhe kufi zimet minimale ligjore të drejtuara kah themeluesi;

• Pronësia individuale e kapitalit me të cilat formohet dhe zhvillohet biznesi si tregtar-individual;

• Liria maksimale në vendim-marrje;• Fitimi i realizuar plotësisht i takon pronarit.

6.2. TREGTARI SIPAS FORMËS – LLOJET E SHOQATAVE TREGTARE

6.2.1. SHOQATA TREGTARE PUBLIKE (SHTP)

Defi nimi - Ndërmarrja publike është shoqatë e dy ose më shumë personave fi zik apo juridik - partnerët, të cilët para të besueshmëve

Page 68: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

68

Tema 3 - Subjektet ekonomike

ShTP është shoqatë e dy ose më shumë personave fi zik apo juridik – partnerëve, të cilët përpara të besueshmëve për obligimet e ndërmarrjes përgjigjen personalisht bashkërisht dhe bashkërisht me të gjitha pronat e tyre.

për obligimet e ndërmarrjes përgjigjet personalisht dhe bashkërisht me të gjitha pronat e tyre.7

Deponimi në SHTP – Deponimi e përbën vlerën e pasurisë së partnerit që e jep për ndërmarrjen. Secili nga partnerët siguron deponimin e vet i cili mund të jetë i barabartë ose i ndryshueshëm. Prona është formuar nga deponimet e partnerëve para themelimit të shoqatës. Deponimet mund të jenë në të holla, mjete, të drejta, punë dhe shërbime. Nuk ka asnjë detyrim të ndonjë partneri për të rritur deponimin e vet mbi atë që është përcaktuar nga marrëveshjen e arritur midis atyre gjatë themelimit të shoqatës.

Deponimi i partnerëve në shoqatë është i përhershëm dhe ai mund të tërhiqet vetëm në rast të shkëputjes së marrëveshjes së partneritetit në shoqatë.

Pjesëmarrjet në SHTP - Pjesëmarrja e partnerit në ndërmarrjen publike është e përbërë nga të gjitha të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga aksionet e partnerit. Kështu, për shembull, pjesëmarrja e partnerit i siguron të drejtë (investim) në shpërndarjen e fi timit të ndërmarrjes publike, në menaxhimin e ndërmarrjes, por edhe detyrim për të mbuluar humbjen.

Pjesëmarrja në ndërmarrje publike partneri mund t’ia transferojë një pale të tretë vetëm në pajtim me të gjithë partnerët.

Menaxhimi dhe përgjegjësitë e partnerëve – Çdo partner ka të drejtën të menaxhojë me ndërmarrjen publike. Këtë të drejtë partneri mund ta realizohet direkt ose ta transferojë në një ose më shumë partnerët. Të drejtën për të menaxhuar me shoqatën publike partnerëve mund ta transferojnë në një person të tretë, nëse kjo lejohet me kontratë të shoqatës. Partnerët janë përgjegjës për punën e ndërmarrjes. Partneri nuk guxon pa pëlqimin e partnerëve të tjerë të ndërmarrë punë që janë në kuadër të aktiviteteve të SHTP, as edhe të jetë partner në një ndërmarrje tjetër. Për detyrimet e shoqatës secilit i besueshëm përgjigjet para partnerëve me pasurinë e tij, e jo vetëm me investimin e tij. Përveç kësaj, detyrimi i partnerëve është solidar,

7”Ligji për shoqatat tregtare” - neni 110, pika 1.

Page 69: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

69

Tema 3 - Subjektet ekonomike

që do të thotë se të gjithë partnerët përgjigjen për detyrimet që i ka marrë çdonjëri prej tyre.

Ndalimi i punësi së SHTP – Shoqata tregtare publike mund ndalohet së punuari për disa arsye, pra, në raste të ndryshme. Në të vërtetë, nëse është formuar në kohë të kufi zuar, shoqata ndalohet së punuari me kalimin e kohës për të cilën është formuar. Ajo mund të ndalohet së punuari në bazë të vendimit që do ta sjellin vetë partnerët. Përveç në ato raste, në të cilat ndalimi i punës është bërë me pëlqimin e partnerëve, shoqata mund ta ndërpresin punën edhe në raste të tjera, si: hapja e procedurës së falimentimit për shkak të vdekjes së një prej partnerët ose përfundimit të ekzistencës së partnerit – personit juridik; me hapjen e procedurave të falimentimit të ndonjë partneri; anulimin e ndonjë partneri në shoqatën publike, me vendimin përfundimtar të gjykatës për ndalimin e punës dhe në raste të tjera.

6.2.2. NDËRMARRJA ME PËRGJEGJËSI TË KUFIZUAR (SHPK)

Defi nimi – Shoqata me përgjegjësi të kufi zuara është forma më e zakonshme e organizimit të biznesit, që haset te ne, por në shumicën e vendeve evropiane. Arsyeja kryesore për këtë është siguria që e jep kjo formë e shoqatës, kryesisht përgjegjësia e themeluesit është në lartësinë e deponimit të tij në shoqatë ose pasuria e tij jashtë shoqatës nuk do të përdoret për shlyerjen e detyrimeve ndaj të besueshmëve.

Shoqata me përgjegjësi të kufi zuara është shoqatë në të cilën partnerët marrin pjesë me një deponim të madh që mund të shprehet në para, objekte dhe të drejta (licenca) në një investim kryesor të shoqatës.8 Si partner i shoqatës mund të paraqiten persona fi zik ose juridik. Për detyrimet e shoqatës nuk përgjigjen partnerët. Rreziku i partnerëve është i kufi zuar në lartësinë e deponimit në shoqatë.

ShPK është shoqatë në të cilën partnerët marrin pjesë me një investim themelor që mund të shprehet në të holla, objekte dhe të drejta të kontraktuar prej përpara të pjesës kryesore të ndërmarrjes.

8 “Ligji për shoqatat tregtare” – neni 166, pika 1

Page 70: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

70

Tema 3 - Subjektet ekonomike

Themelimi i SHPK - Shoqata me përgjegjësi të kufi zuara, sipas rregullës, themelohet me bashkimin e dy ose më shumë personave - partnerëve. Pavarësisht, si themelues i një shoqate me përgjegjësi të kufi zuar mund të paraqitet edhe një person, zakonisht kur puna pret të përfi tojë edhe partnerë të tjerë. Një person fi zik mund të paraqitet si partner - themelues në më shumë se një shoqatë me përgjegjësi të kufi zuar.

Shoqata me përgjegjësi të kufi zuara themelohet me marrëveshje me shkrim. Kjo shoqatë mund të krijohet së paku me një, e më së shumti me 50 partnerë. Nëse numri i partnerët e tejkalon këtë shifër, fi rma mund të organizohet në formën e shoqatës aksionare.

Me ligj është rregulluar obligimi për të siguruar një sasi minimale të kapitalit të shoqatës, si dhe investimi minimal i partnerit. Sipas rregullave pozitive kapitalit minimal themelor i një shoqate me përgjegjësi të kufi zuar është 2.500 euro në kundërvlerë të denarit.

Nëse shoqatën e themelon një person, në vend të marrëveshjes, themelohet me deklaratë të themeluesit të dhënë te noteri.

Të drejtat dhe obligimet e partnerëve – Çdo partner në shoqatë me përgjegjësi të kufi zuara ka të drejtat dhe detyrat e caktuara. Kështu, partneri ka të drejtë të marrë pjesë në menaxhimin e shoqatës dhe shpërndarjen e fi timeve, të jetë informuar për punën e shoqatës, të ketë qasje në libra dhe listat e shoqatës, si dhe të drejtën për të marrë pjesë në shpërndarjen e mjeteve të mbetura (masë të falimentimit ) në rast se shoqata e ndërpret punën.

Pjesëmarrja në shpërndarjen e fi timeve është në proporcion me pjesëmarrjen në kapitalin kryesor.

Pjesëmarrjet në SHPK – Në shoqatë mbahet evidenca në librin e pjesëmarrjes në të cilin, ndër të tjera, tregohen shumat e investimeve themelore të partnerëve, pagesat shtesë eventuale, si dhe të drejtat dhe detyrat e veçanta që janë të lidhura me pjesëmarrjen. Partner konsiderohet vetëm ai i cili është regjistruar në librin e pjesëmarrjes.

Page 71: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

71

Tema 3 - Subjektet ekonomike

Pjesëmarrjet janë të transferueshme dhe të mund të trashëgohen. Pjesëmarrja themelore për transferim të pjesëmarrjes në personin e tretë është që partneri të ketë paguar investimet e tij themelore. Të drejtë për prioritet në blerjen e pjesëmarrjes, kur si themelues shfaqet një partner kanë partnerët tjerë, shoqata me përgjegjësi të kufi zuara dhe personi i cili do ta përcaktojë shoqatën.

Transferimi i pjesëmarrjes sipas mënyrës së trashëgimit nuk është i kufi zuar. Pjesa e një partneri mund të jenë ndarë, me çka kërkohet pëlqimi nga të gjithë partnerët. Partneri mund ta zotërojë pjesën e tij.

6.2.3. SHOQATA AKSIONARE (SHA)

Koncepti dhe thelbi i shoqatës aksionare - Sipas ligjit të shoqatave tregtare, një nga format e organizimit të subjekteve ekonomike është shoqata aksionare. Shoqata aksionare është shoqatë e cila është e përcaktuar me statut dhe pjesë të barabarta (aksione) të kapitalit të ndarë, i cili quhet kapitali kryesor, në të cilin aksionarët marrin pjesë në një ose më shumë aksione dhe detyrimet e të cilëve janë të siguruara me të gjithë pasurinë e shoqatës. Aksionarët kanë detyrime të caktuara për sigurimin, përcaktimin me statut të shoqatës, kështu që nuk përshtaten me detyrimet e shoqatës aksionare.

Themelimi i ShA - Themeli i ShA fi llon me aktin e themelimit, respektivisht me emërimin e statusit edhe të anëtarëve të organeve të shoqatës. ShA mund të themelojnë së paku dy persona fi zik apo juridik.

Themelimi i shoqatës aksionare mund të jenë në mënyrë simulante dhe suksesive.

Themelimi simulant i shoqatës aksionare është kur themeluesi vetë ose bashkë me të tjerët, personalisht ose nëpërmjet një përfaqësuesi, në një ose më shumë deklarata i marrin pa publikim publik të gjitha aksionet dhe japin deklaratë se themelojnë shoqatë (25.000 euro në kundërvlerë të denarit).

Themelimi suksesiv i shoqatës aksionare është me regjistrimin e të gjitha aksioneve ose një numër të caktuar të aksioneve në bazë të shpalljes e cila është përgatitur në përputhje me

ShA është shoqatë e cila me statut ka pjesë të caktuara të barabarta (aksione) kapitalit të ndarë, që quhet kapitali kryesor, në të cilin aksionarët marrin pjesë me një ose më shumë aksione dhe detyrimet e të cilëve janë të siguruara me tërë pasurinë e shoqatës.

Page 72: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

72

Tema 3 - Subjektet ekonomike

dispozitat e aktit të themelimit. Shuma minimale e themelimit në këtë rast është 10.000 euro në kundërvlerë të denarit. Sasia më të vogël nominale e aksioneve nuk mund të jetë më pak se 1 euro. Aksioni paraqet vërtetim për përcaktimin e pjesës së pronës së ShA.

Ndërprerja e punës së ShA – Shoqata aksionare mund të pushojë së ekzistuari për arsye të ndryshme. Ndërprerja e punës së shoqatës mund të realizohet për shkak të rrethanave të mëposhtme: kalimit të kohës të caktuar me statut nëse shoqata ishte themeluar në kohë të caktuar; vendimit përfundimtar të gjyqit me të cilin përcaktohet se regjistrimi i shoqatës në regjistrin tregtar ishte i paligjshëm, shkëputjes së shoqatës nga shoqata tjetër dhe bashkimin me shoqatë tjetër, zbatimin e procedurës së falimentimit.

6.2.4. SHOQATA KOMANDUESE (SHK)

Komplementuesit dhe komanduesin ShK - është shoqatë në të cilën janë bashkuar dy ose më shumë persona - partnerë, midis të cilëve të paktën një partner është komplementues, kurse të paktën një partner përgjigjet për obligimet e shoqatës vetëm nga shuma e investimit të regjistruar dhe quhet komandues.9

Menaxhimi, të drejtat dhe përgjegjësitë në ShK – Për shkak të përgjegjësive të pakufi zuara për detyrimet e shoqatës ndaj personit të tretë, rreziku në punën që e marrin komplementuesit është më i madh se ajo e komanduesit.

Për shkak të punës së pasuksesshme, ekziston mundësia që komplementuesit të humbasin të gjithë pronën e tyre, ndërsa komanduesit mund të humbasin vetëm një pjesë të pronës, sikurse këtë investim e kanë regjistruar në shoqatë. Komplementuesit personalisht janë të detyruar të marrin pjesë në punën e shoqatës, për çka vijon shpërblimi gjegjës (rroga).

Me shoqatën drejtojnë vetëm komplementuesit, që është mjaft e kuptueshme duke marrë parasysh se përgjegjësia e tyre për obligimet e shoqatës është më e madhe (e pakufi zuar).

ShK është shoqatë në të cilën janë bashkuar dy ose më shumë persona - partnerë, midis të cilëve të paktën një partner është komplementues, kurse të paktën një partner është komandues.

9 “Ligji për shoqatat tregtare” – neni 148, pika 1

Page 73: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

73

Tema 3 - Subjektet ekonomike

Prandaj, nga ana tjetër, komanduesit kanë të drejtë të jenë të informuar për gjendjen e shoqatës, me shkrim të referojnë pyetje për ata që drejtojnë dhe nga ata të kërkojnë përgjigje me shkrim.

Pjesët e tyre partnerë mund t’ia transferojnë palëve të treta, vetëm me pëlqimin e të gjithë partnerëve të shoqatës komanduese. Komanduesi ka të drejtë të marrë pjesë në shpërndarjen e fi timeve të paguara në proporcion me të aksionet në shoqatë dhe detyrimin për të marrë pjesë në mbulimin e humbjeve deri në shumën e aksioneve të regjistruara.

Ndërprerja e punës së ShK - Shoqata komanduese mund ta ndalë punën në qoftë se nga ajo dalin të gjithë komplementuesit; nëse në një komplementues realizohet procedura e falimentimit; nëse çdo komplementues e humb kapacitetin afarist, në qoftë se trashëgimtarët e komplementuesit të vdekur janë të miturve apo nuk është e mundur të zëvendësohet me një komplementues të ri si dhe në raste të tjera. Duhet theksuar se shoqata komanduese nuk ndalet së punuari me vdekjen e komanduesit (personit fi zik) ose me likuidimin e komanduesit i cili është person juridik.

Nëse nga shoqata komanduese dalin të gjithë komanduesit, ajo bëhet shoqatë tregtare publike. Ndryshimi i statusit të shoqatës regjistrohet në regjistrin tregtar.

6.2.5. SHOQATA KOMANDUESE ME AKSIONE (SHKA)

Defi nimi i shoqatës komanduese me aksione – Shoqatën komanduese me aksione e themelojnë një ose më shumë komplementues të cilët përgjigjen në mënyrë të pakufi zuar dhe solidare për obligimet e shoqatës me të gjithë pronën e tyre dhe komanduesit të cilët kanë cilësinë e aksionarëve dhe nuk përgjigjen për obligimet e shoqatës. Kapitali themelor është ndarë në aksione dhe numri i komanduesit nuk mund të jetë më pak se tre.

Për shoqatën komanduese me aksione zbatohen dispozitat e Ligjit për shoqëritë aksionare, përveç dispozitave që e rregullojnë menaxhimin e shoqatës aksionare. Firma e shoqatës aksionare me aksione i ka fjalët “shoqata komanduese me aksione” ose shkurtesa “ShKA”.

Themelimi i ShKA – Shoqata komanduese me aksione themelohet me marrëveshje. Marrëveshjen e lidhin së paku 5 persona

Page 74: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

74

Tema 3 - Subjektet ekonomike

me verifi kimin e noterial nga ana e nënshkruesve të kontratës. Marrëveshja përfshin: shumën nominale të kapitalit kryesor; shumën në të cilën aksionet janë dhënë; llojin dhe tipin e aksioneve me të dhëna mbi personat dhe me emërimin e llojit të aksioneve që janë marrë.

Komplementuesit patjetër duhet të marrin pjesë në lidhjen e kontratës. Në regjistrin tregtar shkruhet emrat e komplementuesit. Komplementuesit në Kuvendon e SHKA kanë të drejtë të votojnë në proporcion me pjesëmarrjen e tyre në kapitalin kryesor.

Menaxhimi me SHKA – Me shoqatën komanduese me aksione menaxhojnë komplementuesit. Menaxhimi me shoqatën komplementuesit mund t’ia besojnë një ose më shumë kreditorëve.

Kuvendi i shoqatës komanduese me aksione emërton këshillin mbikëqyrës të përbërë të paktën nga tre aksionarë në të cilin nuk mund të emërohen aksionarë nga radhët e komplementuesit. Këshilli mbikëqyrës bën kontrollin ndaj menaxhimit komandues me aksionet e shoqatës.

Këshilli mbikëqyrës do t’i dorëzojë Kuvendit raport të rregullt vjetor në të cilin tregon parregullsi dhe pasaktësi, sidomos në llogaritë vjetore, kuptohet, në qoftë se janë përcaktuar. Këshilli mbikëqyrës mund ta thërrasë Kuvendin e shoqatë komanduese të aksioneve.

KONCEPTET KRYESORE:

NEVOJATË MIRAT (PRODHIMET) DHE SHËRBIMETPRODHIMTARIAPUNAKAPITALIBURIMET NATYRORE NDËRMARRËSIATREGTARI-INDIVIDUALSHOQATAT TREGTARE SHOQATAT TREGTARE PUBLIKESHOQATAT ME PËRGJEGJËSI TË KUFIZUARSHOQATA AKSIONARE SHOQATA KOMANDUESE

Page 75: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

75

Tema 3 - Subjektet ekonomike

PËRMBLEDHJA 3.

Për ta lehtësuar jetën e tyre, njerëzit vazhdimisht i kënaqin nevojat e tyre. Ka dy grupe të nevojave: natyrore dhe kulturore.

Procesi i marrjes së të mirave materiale për të përmbushur nevojat e njeriut quhet prodhim.

Për zhvillimin normal të procesit të prodhimit njëkohësisht nevojitet prania e katër faktorëve të prodhimit: puna, kapitali, burimet natyrore dhe ndërmarrësia.

Biznesi, themeluesi i të cilit është personi fi zik i cili kryen veprimtari ekonomike, quhet tregtar individual.

Shoqata tregtare publike është bashkim i dy ose më shumë personave juridik ose fi zik - partnerëve.

Shoqata me përgjegjësi të kufi zuara është formë e tillë, në të cilën partnerët marrin pjesë me nga një investim të madh në kapitalin kryesor të shoqatës të kontraktuar prej më parë.

Shoqëria aksionare është shoqatë e cila është themeluar nga personat juridik dhe fi zik me regjistrimin e aksioneve të cilat paraqesin një pjesë të vlerës së shoqatës aksionare.

Shoqata komanduese është shoqatë në të cilën bashkohen dy ose më shumë persona - partnerë: komplementuesit dhe komanduesit.

Pyetje për diskutim dhe kontrollim të njohurive:

1. Cilat janë nevojat natyrore, e cilat nevojat kulturore të njeriut?2. Çka nënkupton nën termin të mirat ekonomike?3. Defi no termin prodhimtaria?4. Numëroji dhe shpjegoji faktorët e prodhimit.5. Trego disa nga qëllimet individuale për të cilat është formuar ndërmarrja.6. Defi no termin ndërmarrja tregtare?7. Çfarë nënkupton nën termin tregtari-individual?8. Shpjego dallimin ndërmjet ndërmarrjeve publike dhe ndërmarrjeve me përgjegjësi të kufi zuara?9. Cili është dallimi ndërmjet pjesëmarrjeve dhe deponimeve të partnerëve?10. Çfarë forme e shoqatës tregtare është shoqata aksionare?11. Çka është aksioni?12. Shpjego dallimin ndërmjet komplementuesit dhe komanduesit.

Page 76: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

76

Tema 3 - Subjektet ekonomike

Page 77: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

77

Tema 4 - Ekonomia e biznesit

TEMA 4TEMA 4 EKONOMIA E EKONOMIA E BIZNESITBIZNESIT

PËRMBAJTJA E TEMËS:

Mjetet dhe rëndësinë e tyre Llojet e mjeteve

Mjetet konstante (fi kse) – kapitali fi ks Shpenzimi i mjeteve fi kse – amortizimi Ndarja e mjeteve fi kse Mjetet rrjedhëse (qarkulluese) – kapitali qarkullues Ndarja e mjeteve rrjedhëse

Burimet dhe metodat e fi nancimit të biznesit Koncepti dhe thelbi i fi nancimit të biznesit Burimet vetanake të fi nancimit Burimet e jashtme të fi nancimit

Tregu dhe elementet e tregut Oferta Kërkesa Çmimi i ekuilibrit Formimi i çmimit Përkufi zimi dhe thelbi i tregut Llojet e tregjeve Funksionet e tregut

QËLLIMET E MËSIMIT:Pas leximit të kësaj teme Ju duhet të jeni në gjendje:

■ të kuptoni çka janë mjetet dhe ta kuptoni ndarjen e tyre;■ të kuptoni cilat janë mjete fi kse dhe cilat janë mjete rrjedhëse;■ të kuptoni burimet e fi nancimit të biznesit;■ të kuptoni thelbin e kërkesës dhe ofertës;■ të kuptoni formimin e çmimeve të prodhimeve;■ të kuptoni konceptin e tregut dhe t’i dalloni llojet e tregjeve;■ të kuptoni funksionet e tregut.

Page 78: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

78

Tema 4 - Ekonomia e biznesit

Page 79: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

79

Tema 4 - Ekonomia e biznesit

1. MJETET DHE RËNDËSINË E TYRE

Mjetet janë baza materiale në punën e bizneseve dhe kusht për ekzistencën dhe zhvillimin e tyre. Bizneset kanë lloje të ndryshme të mjeteve. Për shembull, bizneset kanë të holla të cilat përdoren për blerjen e materialeve, veglave, pajisjeve, për pagesën e rrogave të punëtorëve, për pagimin e shpenzimeve për energji elektrike, reklama etj. Gjithashtu, bizneset kanë edhe ndërtesa, makineri, automjete e të tjera, ato shërbejnë për të arritur qëllimet në punë. Madhësia dhe struktura e mjeteve të nevojshme gjithmonë varen nga lloji dhe

karakteri i biznesit.Tërësia e burimeve me të cilat disponon

biznesi, në mënyrë sasiore dhe cilësore duhet t’i përshtaten detyrave të tyre. Kur thuhet sasiore, atëherë mendohet për vëllimin dhe kohëzgjatjen e detyrave të biznesit dhe përputhshmërinë e detyrave me to. Për detyrat dhe vëllimin më të madh të punës, nevojiten mjete të “mëdha”.

Sa ka të bëjë me përputhjen cilësore të mjeteve me detyrat, kjo do të thotë se mjetet duhet të përputhen në veprimtarinë e biznesit. Kështu, lloji dhe sasia e mjeteve dallohen varësisht nga ajo vallë biznesi merret me

veprimtari prodhuese ose tregtare. Nëse bëhet fjalë për veprimtari të prodhimit, lloji i mjeteve ndryshon në varësi nga ajo a bëhet fjalë për prodhim industrial, ndërtimor, bujqësore ose lloj tjetër të prodhimit. Lloji dhe sasia e mjeteve dallohen madje edhe kur është fjala për të njëjtën veprimtari, sepse çdo ndërmarrje (biznes) ka specifi kat e veta të cilat krijojnë nevojën për disponimin me lloje të ndryshme të mjeteve.

Mjetet me të cilat disponon ndërmarrja sipas kohës që e kalojnë në të dhe mënyrës në të cilën shpenzohen, ndahen në mjete të konstante (fi kse) dhe mjete rrjedhëse (qarkulluese).

Mjetet janë baza materiale në punën e bizneseve dhe kusht për ekzistencën dhe zhvillimin e tyre.

Prodhimi i akullores

Page 80: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

80

Tema 4 - Ekonomia e biznesit

2. LLOJET E MJETEVE

2.1. MJETET KONSTANTE (FIKSE) – KAPITALI FIKS

Mjetet konstante (fi kse) janë ato mjete të cilat pas blerjes së tyre biznesit i shërbejnë më gjatë se një vit, respektivisht biznesi i përdor shumëfi sh në procesin e prodhimit. Këto mjete nuk harxhohen tërësisht dhe menjëherë, por pjesërisht, në mënyrë që përmes procesit të prodhimit barten pjesë pas pjese nga vlera e vet e çdo prodhimi të ri. Mjetet konstante (fi kse) përdoren vazhdimisht në procesin e prodhimit. Por, edhe pse gjatë kohë janë në përdorim, ato duken të pandryshuara dhe të qëndrueshme. Kjo konstantë nuk është dhënë njëherë e përgjithmonë, sepse ato megjithatë shpenzohen fi zikisht dhe vazhdimisht. Kjo do të thotë se mjetet konstante (fi kse) pas një periudhë të caktuar do të konsiderohen si të harxhuara dhe do të duhet të zëvendësohen me të reja.

Mjete konstante (fi kse) në ndërmarrjen e prodhimit do të ishin: reparti i prodhimit, magazina për deponimin të lëndëve të para, konstruksionet dhe instalimet, të gjitha pajisjet, makineria, veglat, mjetet e transportit etj.

2.2. SHPENZIMI I MJETEVE FIKSE - AMORTIZIMI

Pas përfundimit të çdo procesi të prodhimit, apo pas shitjes së produkteve të prodhuara, ndërmarrja patjetër duhet të ndajë mjete për zëvendësimin e pjesës së shpenzuar të mjeteve të përhershme (fi kse). Këto mjete të cilat janë ndarë për llogari të veçantë, quhen mjete për amortizim.

Amortizimi paraqet humbjen e vlerës së mjeteve fi kse, kur ato shpenzohen ose vjetrohen. Domethënë, amortizimi është shprehje në të holla e shpenzimeve të mjeteve fi kse. Amortizimi mund të llogaritet për një vit dhe një muaj. Pas skadimit të periudhës së caktuar të përdorimit të vazhdueshëm të mjeteve, në llogarinë për amortizim duhet të mblidhen aq mjete, sa janë të nevojshme për blerjen e mjeteve konstante.

Mjetet konstante (fi kse) janë ato të cilat pas blerjes së tyre mbeten në ndërmarrje një periudhë më të gjatë kohore.

Amortizimi është shprehje në të holla e shpenzimeve të mjeteve fi kse.

Page 81: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

81

Tema 4 - Ekonomia e biznesit

Si edhe shpenzimet e tjera gjatë punës në biznes, ashtu edhe shpenzimi i amortizimit ndërtohet në çmimin e një prodhimi të ri.

Amortizim mund të jenë:- Amortizimi kohor dhe- Amortizimit funksionalAmortizimi kohor e merr parasysh vetëm kohën nga furnizimi

i mjeteve deri te lëshimit (harxhimi) i tyre i tërësishëm. Për shembull: Në qoftë se vlera e blerjes së makinës është 850.000 den., kurse kohëzgjatja e saj punuese është 10. vjet, amortizimi është e përcaktuar si më poshtë:

A = 850 000 : 10 = 85000 den. Në vjet duhet të ndahen nga 85.000 den., që pas 10. vjetësh të mund të blihet një makinë e re.

Amortizimi funksional është bazuar në llogaritjen e amortizimit në varësi nga përdorimi i mjetit. Për shembull, amortizimi funksional i makinave të ndërtimit dhe atyre bujqësore mund të shprehet nëpërmjet numrit të orëve të kaluara në prodhim, ndërsa amortizimi funksional i automobilave nëpërmjet numrit të kilometrave të kaluara.

Mëso më tepër!

Teknika dhe teknologjia përparojnë në mënyrë të shpejtë. Në treg vazhdimisht shfaqen makina të reja dhe moderne. Për këtë arsye, për të aplikuar teknologjia moderne në prodhimin e saj, ndërmarrja do të duhet të blejë makinë të re para skadimit të periudhës për amortizim të makinës së vjetër. Për këtë qëllim, çdo vit duhet të ndahen më shumë mjete për amortizimin, se sa është rrjedha vjetore e makinës. Ky amortizim quhet amortizim i përshpejtuar.

Page 82: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

82

Tema 4 - Ekonomia e biznesit

2.3. NDARJA E MJETEVE FIKSE

Mjetet fi kse ndahen në tri grupe, edhe atë:- deponime jomateriale,- deponime materiale dhe - deponime afatgjata fi nanciare.

Deponimet jomateriale janë formë e deponimeve të mjeteve të cilat kryhen në një periudhë më të gjatë kohore. Këtu bëjnë pjesë investimet themelore, patentat, licencat, koncesionet etj.

Deponimet themelore nuk janë mjete materiale, por vetëm shpenzime për përgatitjen e dokumenteve për marrjen e mjeteve fi kse, para se të fi llojnë të përdoren. Këtu bëjnë pjesë, për shembull, shpenzimet për përgatitjen e projekteve dhe dokumentacionit tjetër, shpenzimet e trajnimit profesional dhe përsosjes së të punësuarve etj. Patentat, licencat, koncesionet paraqesin të drejta.

Patenta paraqet shpike të regjistruar, kurse të gjitha shpenzimet rreth marrjes së saj, si e drejtë për aplikim e përfaqëson marrjen e saj, sipas të cilës llogaritet si mjet konstant (fi ks).

Leja paraqet të drejtë të blerë që të shfrytëzohet shpikjen e dikujt tjetër.

Koncesioni paraqet autorizim për përdorimin e mallrave publike dhe shërbimeve komunale, për shfrytëzimin e pasurisë së xeheve, për përdorimin e hapësirën ajrore etj.

Deponimet materiale janë grupi më i madh dhe më i rëndësishëm i mjeteve të përhershme (fi kse). Ato mund të paraqiten si burimet natyrore (tokë ndërtimi apo tokë bujqësore, pyje, kullota, etj.) ose si objekte ndërtimore, makineri, pajisje, automjete transportuese, plantacione afatgjata, kope të bagëtisë e të tjerët.

Deponimet afatgjata fi nanciare janë mjete në të holla të cilat biznesi i deponon në biznese të cilat bashkëpunojnë me të, pastaj mjete të investuara në banka, në letra me vlerë si dhe kredi të ndara në vend dhe jashtë vendit. Këto deponime në biznes kanë karakter afatgjatë.

Patenta paraqet shpike të regjistruar.

Leja paraqet të drejtë të blerë që të shfrytëzohet shpikjen e dikujt tjetër.

Koncesioni paraqet autorizim për përdorimin e mallrave publike dhe shërbimeve komunale, për shfrytëzimin e pasurisë së xeheve, për përdorimin e hapësirën ajrore etj.

Page 83: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

83

Tema 4 - Ekonomia e biznesit

2.4. MJETET RRJEDHËSE (QARKULLUESE) - KAPITALI QARKULLUES

Mjetet rrjedhëse (qarkulluese) janë ato mjete të cilat në ndërmarrje qëndrojnë një periudhë të shkurtër kohore, deri në një vit. Këto mjete në mënyrë afatshkurtër, materiale dhe të vlerës ndërtohen në prodhimin e ri. Çdo ndërmarrje që ta kryejë biznesin e saj, njëkohësisht duhet të ketë mjete të përhershme (fi kse) dhe mjete rrjedhëse (qarkulluese). Për dallim nga mjetet e përhershme (fi kse), të cilat kanë karakter afatgjatë, mjetet rrjedhëse (qarkulluese) kanë karakter afatshkurta, sepse shpenzohen menjëherë ose në intervale të shkurtra. Për shembull,

stofi i përdorur njëherë bëhet veshje dhe nuk mund të përdoret si stof. Për veshje të re do të nevojitet një pjesë e re e stofi t. Këto mjete kanë karakter qarkullues, që do të thotë se të paktën një herë në vit e ndryshojnë formën e vet. Për shembull, mjetet mund të përdoren për blerjen e lëndëve të para, për të paguar pagat e punëtorëve etj. Lëndët e para dhe materialet e furnizuara përdoren në prodhimtari ku tërësisht shpenzohen për prodhimin e mallrave dhe shërbimeve. Pastaj, prodhimet dhe shërbime një kohë të gjatë ekzistojnë në ndërmarrje në formë të rezervave të prodhimeve të gatshme deri në kohën e shitjes apo shndërrimit në mjete fi nanciare. Domethënë, së pari mjetet rrjedhëse (qarkulluese) kanë formën e të hollave dhe shërbejnë për blerjen e lëndëve të para. Pas blerjes së lëndëve të para mjetet rrjedhëse (qarkulluese) marrin formë materiale. Ato e mbajnë formën materiale edhe në momentin kur nga lëndët e para bëhet prodhimi i gatshëm, që përfundimisht pas shitjes së tyre sërish të pranojnë formën në të holla.

Mjetet rrjedhëse (qarkulluese) janë ato mjete të cilat në ndërmarrje qëndrojnë një periudhë të shkurtër kohore dhe vazhdimisht transformohen nga një formë në një tjetër.

Stofi i përdorur në prodhimtari bëhet veshje

Page 84: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

84

Tema 4 - Ekonomia e biznesit

2.5. NDARJA E MJETEVE RRJEDHËSE

Mjetet rrjedhëse ndahen në katër grupe:- mjete në të holla dhe letra me vlerë,- kërkesat afatshkurta të punës,- investimet afatshkurtra fi nanciare,- rezervat.Në mjete në të holla bëjnë pjesë mjetet e llogarive të

transaksionit, mjetet në arka (të hollat e gatshme), devizat dhe llogaritë e devizave etj. Ndërsa në letrat me vlerë bëjnë pjesë: çeqet, aksionet, obligacionet dhe letrat e tjera me vlerë.

Kërkesat afatshkurtra të punës kanë të bëjnë me kërkesat e blerësve të cilat formohen për shkak të pagesës së anuluar të prodhimeve të shitura, ose për shkak të shitjes së realizuar në këste.

Deponimet afatshkurtra fi nanciare përbëjnë investimet në ndërmarrjet e lidhura, investimet në banka, investimet afatshkurta në letrat me vlerë, kreditë afatshkurta të dhëna në vend dhe jashtë vendit etj.

Rezervat përbëhen nga lëndët e para dhe materialet, pjesët rezervë, inventari i imët, prodhimet e gatshme e tjera, të cilat ruhen në magazina si rezervë.

MJETET

Mjetet e përhershme

Kapitali qarkullues

Ndërtesat, shitoret, makineria, veglat

Të hollat e gatshme, rezervat e lëndëve të para, rezervat e prodhimeve

Figura nr. 5. Mjetet e ndërmarrjes

Page 85: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

85

Tema 4 - Ekonomia e biznesit

3. BURIMET DHE MËNYRAT E FINANCIMIT TË BIZNESIT

3.1. KONCEPTI DHE ESENCA E FINANCIMIT TË BIZNESIT

Çdo ndërmarrje vazhdimisht ka nevojë për përdorimin burimeve fi nanciare. Kjo do të thotë se në ndërmarrje realizohet proces i vazhdueshëm i fi nancimit, i cili ndryshon varësisht nga ndryshimit të kushteve të përdorimit të kapitalit në dispozicion.

Financimi paraqet përpjekje për të siguruar mjete të mjaftueshme fi nanciare të nevojshme për punë dhe zhvillim normal të biznesit. Me fjalë të tjera, nën fi nancim nënkuptohet një lloj përpjekjeje për pronarin e ndërmarrjes, për ofrimin dhe përdorimin e duhur të mjeteve të veta dhe të huaja fi nanciare të nevojshme për të arritur qëllimet.

Në defi nimin e fi nancimit janë përfshirë segmentet e mëposhtme kryesore: Së pari, pronari i biznesit në fi llim ndërmerr një sërë të aktiviteteve për gjetjen e mjeteve të nevojshme për të fi lluar biznesin. Segmenti i dytë ka të bëjë me mënyrën e drejtë të shfrytëzimit të mjeteve fi nanciare për shkak të arritjes së dobisë ekonomike dhe segmenti i tretë, ka të bëjë me mënyrën dhe dinamikën e kthimit të mjeteve fi nanciare, nëse ndërmarrja, përveç mjeteve të veta, shfrytëzon edhe mjete të huaja fi nanciare.

3.2. BURIMET VETANAKE TË FINANCIMIT

Financimi nga burimet vetanake është bazuar në mjetet e pronarëve të ndërmarrjeve për të cilat nuk ekziston detyrim për t’u kthyer.

Burimet vetanake të fi nancimit shpesh janë burime primare për të siguruar funksionimin e ndërmarrjes. Themeluesit e ndërmarrjes, (nëse janë në pyetje një ose më shumë persona fi zik ose juridik) përmes investimeve të veta e sigurojnë vëllimin e mjeteve të nevojshme për fi llimin e biznesit.

Financimi nga burimet vetanake është bazuar në mjetet e pronarëve të ndërmarrjeve për të cilat nuk ekziston detyrim për t’u kthyer.

Page 86: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

86

Tema 4 - Ekonomia e biznesit

Financimi nga burimet vetanake është i bazuar në pasuritë e pronarëve të objekteve për të cilat nuk ka asnjë detyrim për t’u kthyer.

Ekzistojnë shimë lloje të burimet vetanake të fi nancimit të cilat mund të ndahet në dy grupe edhe atë:

a) Mjetet në formën e deponimeve të pronarëve gjatë themelimit të ndërmarrjes:

Kapitali i pronarit të ndërmarrjes është burimi kryesor i fi nancimit të biznesit. Për të fi lluar një biznes duhet të sigurohen burime fi nanciare (shuma minimale e përcaktuar me Ligj) në sasi dhe struktura të tillë që do të përputhen me aktivitetin dhe madhësinë e ndërmarrjes. Mjetet fi nanciare të pronarit mund të rrjedhin nga disa burime: kursimet, të hollat, nga shitja e pasurisë personale, të hollat nga shitja e letrave me vlerë, trashëgimia, dhuratat etj.

Deponimet e përbashkëta. Ndërmarrjet të cilat janë formuar nga shumë themelues (siç janë: shoqatat me përgjegjësi të kufi zuar, shoqatat tregtare publike etj.) fi llojnë me punë duke përdorur deponimet e themeluesit. Ky kapital është formuar mbi bazën e marrëveshjes ndërmjet investitorëve, themelues të ndërmarrjes. Me marrëveshje përcaktohet lartësia e investimit të cilin themeluesi duhet ta investojë. Deponimi i secilit partner është vënë në funksion të arritjes së aktivitetit të ndërmarrjes, kurse efektet e operacionit i

përkasin të gjithë partnerëve në varësi nga mjetet e investuara.

b) Mjetet nga kursimet të cilat krijohen në punën e ndërmarrjes. Në këto mjete numërohen:

Fitimi është burimi më i rëndësishëm i fi nancimit për ndërmarrjen. Aftësia për të fi nancuar punën e vet është më e madhe, në qoftë se ndërmarrja realizon fi time më të mëdha.

Amortizimi është një nga mënyrat në të cilat pronari i ndërmarrjes mund të fi nancojë një pjesë të punës. Amortizimi si formë e fi nancimit vjen në shprehje tek ato biznese në të cilat mjetet

ekzistuese (fi kse) kanë vlerë të lartë dhe e ndjejnë presionin e zhvillimit teknik-teknologjik. Edhe pse ky burim nuk e rrit kapitalin e ndërmarrjes,

Kapitali i pronarit të ndërmarrjes është burim kryesor i fi nancimit të biznesit.

Deponimet e përbashkëta – kapitali i cili formohet në bazë të marrëveshjes ndërmjet investitorëve, themelues të ndërmarrjes

Fitimi – burim themelor i fi nancimit të biznesit

Page 87: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

87

Tema 4 - Ekonomia e biznesit

megjithatë paraqet sasi të ,rëndësishme të mjeteve për shkak të faktit se e kompenson vlerën e shpenzuar (fi kse) të mjeteve.

Nëse burimet e tyre nuk janë të mjaftueshme, atëherë biznesi është i detyruar të përdorë burime shtuese (të huaja) të mjeteve të ofruara nga tregu fi nanciar.

Kursimtarët Tregjet fi nanciare

Tregjet fi nanciare

Kursimet Kursimet

Furra e madhe

Biznesi rritet

Investimi

Furra e vogël

Biznesi para investimit të ri

Figura nr. 6. Ndërmarrja para dhe pas investimit

3.3. BURIMET E HUAJA TË FINANCIMIT

Puna e ndërmarrjes pavarësisht veprimtarisë që kryen, duhet të mbështetet në sasinë e nevojshme të burimeve fi nanciare. Përkundër përparësisë së madhe që e ka fi nancimi nga burimet vetanak, praktika tregon se është i pashmangshëm përdorimi i mjeteve nga burimet e huaja. Burimet vetanake të mjeteve shpesh janë jo të mjaftueshme për investime fi llestare ose për investime në zgjerimin e punës së ndërmarrjes.

Forma më e shpeshtë e fi nancimit të punës së ndërmarrjes nga burime të huaja janë kreditë afatshkurtra dhe kreditë afatgjata, si dhe grumbullimi i mjeteve nëpërmjet emetimit të aksioneve.

Kredi afatshkurtra janë ato kredi periudha e kthimit e të cilave është një vit. Ato kanë për qëllim fi nancimin e nevojat rrjedhëse të ndërmarrjes, sikurse janë furnizimi i materialeve të papërpunuara, furnizimi me karburante, mirëmbajtja e makinerisë dhe pajisjeve etj. Ato kanë për qëllim të sigurojnë vazhdimësinë e punës së ndërmarrjes.

Kreditë afatshkurta janë dedikuar për fi nancimin e nevojave rrjedhëse.

Page 88: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

88

Tema 4 - Ekonomia e biznesit

Me kreditë afatshkurtra në të vërtetë fi nancohen shpenzimet e përditshme të punës. Ato kthehet menjëherë në një periudhë të vitit aktual.

Burimet e kredive afatshkurtra janë: kreditë komerciale, kreditë nga institucionet fi nanciare dhe kreditë nga ndërmarrje të tjera.

Kredi tregtare formohen kur ndërmarrja furnizon prodhime të caktuara nga furnizuesi, kurse borxhin e kthen më vonë. Detyrimet e papaguara (të hollat) ndaj furnizuesit paraqesin kredi afatshkurtra për ndërmarrjen. Për shembull, ndërmarrja e prodhimit të miellit furnizon miell nga

mulliri, kurse e paguan me kontratë pas 3 ose 6 muajve.Kredi nga institucionet fi nanciare formohen kur ndërmarrja

merr kredi me afat kthimi prej një viti nga bankat, fondet, ndërmarrjet e sigurimit e të tjera. Kjo kredi ka për qëllim të sigurojë mjete rrjedhëse (qarkulluese) siç janë: lëndët e para, materialet ose prodhimet e gatshme të destinuara për shitje në tregti.

Kredi nga ndërmarrjet e tjera - Si burim i fi nancimit (kreditimit) të ndërmarrjes mund të paraqitet edhe ndërmarrje tjetër – partneri i saj afarist. Partneri afarist e krediton ndërmarrjen me qëllim që të arrijë përfi tim ekonomik për vete, për shembull, furnizimin e materialeve të papërpunuara, shitjen e prodhimeve të gatshme etj. Kështu, përpunuesit e frutave dhe perimeve i kreditojnë ndërmarrjet bujqësore, që ata të mund të arrijnë prodhimtari më të madhe bujqësore, e cila është e nevojshme për përpunim.

Kredi afatgjata janë ato kredi mandati i kthimit i të cilave është më shumë se pesë vjet. Ato i lejojnë bankat për investime të cilat kanë për qëllim të zgjerojnë ose të përmirësojnë kapacitetin ekzistues të ndërmarrjeve. Ato janë dedikuar për sigurimin e mjeteve të përhershme (fi kse) siç janë: makineritë, pajisjet, mjetet bartëse, ndërtimi apo blerja e objekteve komerciale, ndërtimi i strukturave dhe instalimeve etj.

Banka – institucion fi nanciar

Kreditë afatgjata janë dedikuar për zgjerimin ose përsosjen e kapacitetit ekzistues të ndërmarrjes.

Page 89: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

89

Tema 4 - Ekonomia e biznesit

Kthimi i kredive afatgjata bëhet nga fi tim i realizuar ose nga mjetet e dedikuara për amortizimin. Duke pasur parasysh se kreditë afatgjata kanë karakter të investimeve, për lejimin e tyre bankat nga ndërmarrjet zakonisht kërkojnë biznes plane për mënyrën e shfrytëzimit ë mjeteve fi nanciare.

Obligacione korporative mund të japin ndërmarrjet e mëdha me qëllim që të vinë deri te mjetet plotësuese të nevojshme për të fi nancuar punën e vet. Obligacionet i blejnë njerëzit nga kursimet e tyre. Ato pronarëve të tyre u sjellin kompensim adekuat në formë të kamatës. Ndërmarrjet të cilat japin obligacione janë të obliguara që pas një kohe pas kalimit të kohës së caktuar ta kthejnë shumën e obligacionit së bashku me kamatën. Obligacionet janë letra me vlerë, ose certifi kata që tregojnë borxhet e ndërmarrjes ndaj bartësve të obligacioneve. Obligacione mund të japë edhe shteti.

Aksioni është vërtetim me shkrim të pronësisë së një pjese të ndërmarrjes (shoqatës aksionare).

Gjatë themelimit të shoqatës aksionare mbledhja e mjeteve fi nanciare bëhet me transmetimet primare të aksioneve. Por, aksione të e reja mund të transmetojnë edhe ndërmarrjet ekzistuese me qëllim të mbledhjes së mjeteve të nevojshme për të zgjeruar punën e tyre. Kështu, në vend që të marrin hua nga bankat, ndërmarrjet aksionare mund të sigurojë kapital nëpërmjet transmetimit të aksioneve. Personat që do të blejnë aksione bëhen pronarë të ndërmarrjes dhe kanë të drejtën për të menaxhuar në ndërmarrje dhe të drejtë për

dividendët (varësisht nga numrit të aksioneve që i posedojnë).

Dividendi është pjesë e fi timeve të ndërmarrjes dedikuar për shpërndarje të poseduesve të aksioneve (aksionarët). Dividendi paraqitet si kompensim që e marrin pronarët e aksioneve të kapitalit të investuar në ndërmarrje. Pronari i aksioneve,

Obligacionet korporative janë letra me vlerë, ose certifi kata të cilat e tregojnë borxhin e ndërmarrjes ndaj mbajtësve e obligacioneve.

Aksioni është vërtetim me shkrim të pronësisë së një pjese të ndërmarrjes (shoqatës aksionare).

Bursa në Nju-Jork

Page 90: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

90

Tema 4 - Ekonomia e biznesit

nëse dëshiron t’i kthejë mjetet investuara mund t’i shesë aksionet në treg si letra me vlerë ose në bursë.

5. TREGU DHE ELEMENTET E TREGUT

5.1. OFERTA

Nën ofertë nënkuptohen sasitë e ndryshme të mallrave dhe shërbimeve të cilat bizneset duan dhe mund t’i prodhojnë dhe shesin për çmime të ndryshme në një kohë të caktuar.

Dallojmë ofertë individuale dhe të tregut. Oferta individuale është sasi e caktuar e prodhimit të caktuar

të cilën një ndërmarrje dëshiron dhe është në gjendje ta prodhojë dhe shesë me çmime të ndryshme për një periudhë të caktuar kohore. Për shembull, sasi e çokollatës të cilën një ndërmarrje dëshiron dhe mund ta prodhojë dhe ta shesë.

Oferta e tregut paraqet sasinë kumulative nga të gjitha ofertat individuale në treg. Për shembull, ofertën e tregut të çokollatës e përbëjnë sasia e çokollatës të cilën të gjitha ndërmarrjeve konditore dëshirojnë dhe janë në gjendje ta prodhojnë dhe shesin.

Çmimet ndikojnë në furnizimin e mallrave dhe shërbimeve. Bizneset dëshirojnë të jenë në gjendje të ofrojnë më shumë mallra dhe shërbime kur çmimet rriten. Domethënë, çmimi më i lartë i një prodhimi në treg, paraqet nxitje për prodhuesit për rritjen e prodhimit ose furnizimin e prodhimit. Një tendencë e tillë, kur si rezultat i rritjes së çmimit të një prodhimi ose shërbimi të veçantë rritet çmimi i tij, në teorinë ekonomike njihet si ligji i furnizimit. Kjo është paraqitur në

tabelën nr. 1 dhe në fi gurën 7.Përveç çmimit, ekzistojnë

faktorë të tjerë nga të cilët varet oferta, si për shembull, fi timet e ndërmarrjes, përparimi në teknologji, vëllimi i prodhimit, lëvizja e çmimeve të faktorëve të prodhimit, çmimet e prodhimeve në lidhje me prodhimin tonë etj.

Nën ofertë nënkuptohen sasitë e ndryshme të mallrave dhe shërbimeve të cilat bizneset duan dhe mund t’i prodhojnë dhe shesin për çmime të ndryshme në një kohë të caktuar.

Ligji i ofertës manifestohet atëherë kur prodhuesit janë të gatshëm të ofrojnë shumë prodhime në treg me çmime më të ulëta dhe e kundërta.

Nr. rendor

Çmimi i prodhimit të

caktuar

Sasia e ofruar

1 1 102 2 203 3 304 6 405 10 50

Tabela nr. 1

Page 91: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

91

Tema 4 - Ekonomia e biznesit

Çmimi i elasticitetit të ofertës paraqet ndikimin e çmimeve të ofruara ndaj sasisë së caktuara të prodhimit.

Në qoftë se ndryshimi në çmimin e një prodhimi ka ndikim në ofertën e tij, thuhet se çmimi i ofertës është elastik. Për shembull, nëse rritet çmimi i zogjve, pronari i një fermë të pulave do të dëshirojë të prodhojë dhe të shesë sasi më të madhe të zogjve.

Në rastin e kundërt, kur ndryshimi i çmimeve ka pak ose aspak ndikim ndaj çmimit të ofruar, bëhet fjalë për ofertë jo elastike. Për shembull, në qoftë se rrite çmimi i bukës bukës,

prodhuesit nuk do të tentojnë që në treg të ofrojnë sasi më të madhe të bukës, për shkak të kërkesës relativisht të qëndrueshme për bukë nga ana e popullsisë.

5.2. KËRKESA

Ana tjetër e tregut, pavarësisht nga oferta, quhet e kërkesë. Kërkesa nënkupton sasinë e mallrave dhe shërbimeve e cila i duhet konsumatorëve (biznesit, shtetit dhe amvisërive) që ta blejnë për të përmbushur nevojat e tyre, në kohë të caktuar, nën kushte dhe çmim të caktuar.

Dallohen dy lloje të kërkesës, siç janë: kërkesa individuale dhe kërkesa e tregut.

Kërkesa individuale paraqet sasinë e prodhimit ose shërbimit të cilën një person (ose një biznesi) dëshiron dhe është në gjendje të paguajë çmimin e tij brenda një periudhe të caktuar kohore.

Kërkesa e tregut paraqet përmbledhje të të gjitha kërkesave individuale për mallra ose shërbimeve të caktuara të cilat janë të nevojshme në moment të caktuar të tregut.

0

2

4

6

8

10

12

10 20 30 40 50

rcena

Sasia e ofruar

Çmimi i tregut

Figura nr. 7. Lakorja e ofertës për prodhim të caktuar

Kërkesa nënkupton sasinë e mallrave dhe shërbimeve e cila i duhet konsumatorëve që ta blejnë për të përmbushur nevojat e tyre, në kohë të caktuar, nën kushte dhe çmim të caktuar.

Page 92: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

92

Tema 4 - Ekonomia e biznesit

Nr. rendor

Çmimi i prodhimit të

caktuar

Sasia e kërkuar

1 25 102 14 203 5 304 3 405 1 50

0

10

20

30

10 20 30 40 50

dobroto

Tabela nr. 2

Çmimi i prodhimit

Sasia e kërkuar

Figura nr. 8 Lakorja e kërkesës për një prodhim të caktuar

Kërkesa nuk është madhësi konstante. Ajo ndryshon me kalimin e kohës varësisht nga shumë faktorëve. Faktorët më të rëndësishëm të cilët përcaktojnë madhësinë dhe strukturën e kërkesës janë: lartësia i çmimeve të mallrave dhe shërbimeve si dhe fuqia blerëse e konsumatorëve, d.m.th. lartësia e të ardhurave të tyre. Është e kuptueshme se kur do të rritet çmimi i një prodhimi, sasia që kërkohet në treg nga ai prodhim do të ulet dhe anasjelltas (shih tabelën nr. 2 dhe fi gurën nr. 8.). Ky raport i kërkesës dhe i çmimeve është i njohur gjithashtu si Ligji i kërkesës.

Sa ka të bëjë me ndikimin e lartësisë së të ardhurave të konsumatorëve ndaj kërkesës, është e qartë se nëse të ardhurat rriten, njerëzit do të kenë më shumë para për të shpenzuar. Në këtë rast, ato do të dëshirojnë dhe do të mund të jenë në gjendje të blejnë sasi më të mëdha të mallrave ose shërbimeve përkatëse.

Kërkesa për një prodhim në treg mund të ndryshojë si pasojë e ndryshimit të çmimit të një prodhimi (substitutit). Për shembull, në qoftë se

rritjet çmimi i puterit, kërkesa e tij do të bjerë, por do të rritet kërkesë e substitutit të tij - margarinës. Ndikimi i ndryshimit në çmim mbi shumën e kërkuar të një prodhimi të veçantë quhet elasticitet i çmimit të kërkesës. Varësisht prej kategorisë së prodhimit, respektivisht a është e nevojshme për ekzistencë ose jo, elasticiteti i çmimit është i ndryshëm. Te prodhimet që janë përdorur për të përmbushur nevojat elementare, elasticiteti i çmimi të kërkesës është shumë i vogël, ndërsa për prodhimet luksoze është i madh. Për shembull, ndryshimi i çmimit të bukës

Page 93: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

93

Tema 4 - Ekonomia e biznesit

nuk do të ketë ndikim të madh në sasinë që do të kërkohet në treg (kërkesa për ushqim do të mbetet e njëjtë). Por, në qoftë se çmimi i benzinës shënon rritje, atëherë njerëzit më pak do t’i përdorin automjetet e tyre dhe do të tentojnë të përdorin alternative të tjera të mjeteve të transportit (autobus, biçikletë etj.), që do të rezultojë me reduktim të kërkesës për benzinë.

Intensiteti i ndryshimit të kërkesës nën ndikim të ndryshimeve në sasinë e të ardhurave quhet elasticitet i të ardhurave të kërkesës.

Intensiteti i ndryshimit të kërkesës të një prodhimi të preken nën ndikimin e çmimit të një prodhimit quhet elasticitet i kryqëzuar i kërkesës.

5.3. EKUILIBRI I ÇMIMIT

Çdo prodhim ose shërbim që ofrohet në treg ka çmimin e vet. Çmimi është i shprehur numerikisht në valutë (denar, euro, dollar etj). Për shembull, një libër kushton 250 denarë. Çmimi është shuma e të hollave të cilën shitësi e pret ta marrë nga blerësi në shitjen e mallrave ose shërbimeve. Për blerësin, çmimi paraqet shumën në të holla që duhet të paguhet për njësi të mallrave ose shërbimeve.

Me çmimin shprehet vlera e prodhimit ose të shërbimit, ose vlera tregtare e faktorëve të prodhimit që janë përdorur për të prodhuar një njësi të mallrave dhe shërbimeve. Sipas kësaj, mund të thuhet se çmimi paraqet shprehjen e vlerës në të holla të prodhimit ose të shërbimit. Shpenzimet e bëra për prodhimin e mallrave dhe shërbimeve janë shprehur nëpërmjet çmimeve të tyre. Çmimet japin informacione të cilat i ndihmojnë prodhuesve dhe konsumatorëve për të marrë vendime. Çmimet e larta, për shembull, i inkurajojnë konsumatorët për të reduktuar blerjet, apo për të gjetur një zëvendësim të përshtatshëm, kurse prodhuesit për të rritur prodhimin. Çmimet e ulëta kanë ndikim të kundërt. Derisa çmimi i lartë ndikon ndaj prodhuesve për të prodhuar më shumë, ai ndikon ndaj blerësve të blejnë më pak. Nga ky aspekt, me sa duket blerësit dhe shitësit nuk do të bien dakord mbi sasinë e mallrave dhe shërbimeve që ata dëshirojnë t’i blejnë ose shesin. Por në realitet ka një çmimi me të cilin shitësit dëshirojnë të shesin sa më shumë se sa konsumatorët dëshirojnë të blejnë. Ky është çmimi ku priten lakoret e

Page 94: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

94

Tema 4 - Ekonomia e biznesit

ofertës dhe kërkesës për një prodhim të caktuar, pra pika ku furnizimi i një prodhimi të përputhen me kërkesën e tij në treg. Këtë pikë ekonomistët e quajnë ekuilibër të çmimeve (çmim i balancimit, ose çmim për pastrimin e tregut). Në fi gurën nr. 9, kjo është pika A me çmim prej 3 p.e..

çmimi i prodhimit / çmimi i tregut

oferta kërkuar

çmimi i ekuilibruar

sasia e ofruar dhe e kërkuar

Figura nr. 9. Pastrimi i tregut

Gjatë çdo çmimi tjetër, ekuilibri i tregut çrregullohet, atëherë themi se tregu ka mungesë ose tepricë të prodhimit.

Mungesa ndodh kur blerësit duan të blejnë më shumë se sa shitësit duan të shesin, respektivisht kërkesa është më e madhe se oferta e prodhimit të caktuar. Në kushte të tilla, ngase ekziston konkurrencë ndërmjet blerësve, çmimi shkon deri në nivelin e ekuilibrimit.

Teprica ndodh kur prodhuesit duan të shesin më shumë se sa blerësit duan të blejnë ose oferta është më e madhe se kërkesa. Në këtë rast, konkurrenca ndërmjet prodhuesve i shtyn çmimet dhe i vendos deri në nivelin e vet ekuilibrues.

Page 95: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

95

Tema 4 - Ekonomia e biznesit

5.4. FORMIMI I ÇMIMEVE

Çmimi i bazuar ndaj shpenzimeve. Kjo mënyrë e përcaktimit të çmimeve niset nga supozimi themelor se niveli i çmimeve duhet të mbulojë shpenzimet e punës së biznesit. Këtyre shpenzimeve i shtohet shuma e caktuar (përqindja) e fi timit, që paraqet shpërblim për punën e shpenzuar të pronarit, që konsiderohet si optimal në kushte të dhëna në të cilat punon biznesi. Për shkak të përcjelljes relative

të shpenzimeve në evidencën e bizneseve, formimi i tillë i çmimeve mund të aplikohet mjaft në praktikë.

Në praktikë aplikohet norma e fi timit elastik, që do të thotë, shpenzimeve i shtohet përqindja e fi timit, varësisht nga kushtet e tregut (llogaritet përqindja më e vogël ose më e madhe e fi timeve varësisht prej konkurrencës dhe çmimet e tregut).

Çmimi i themeluar në bazë të parimit të tregut. Baza për përcaktimin e çmimeve në kushte të ekzistimit të marrëdhënieve të tregut konkurrues, është raporti në mes kërkesës dhe ofertës, me

ç’rast mund të ndodhin situatat e mëposhtme:1. Në kushtet e ekzistimit të ofertës fi kse të prodhimeve në

treg, me zvogëlimin e kërkesës dhe ofertës (kërkesa mbetet e njëjtë), zvogëlohet çmimi i prodhimit;

2. Ndryshimi i ofertës gjatë kërkesës fi kse gjithashtu ndikon edhe në ndryshimin e çmimeve. Në të vërtetë, rritja e ofertës çon në zvogëlimin e çmimeve dhe anasjelltas.

3. Në ndryshimin e kërkesës dhe ofertës mund të ndodhin raporte të ndryshme varësisht prej intensitetit të ndryshimeve. Kështu, si tipike mund të merren katër raporte themelore:

- gjatë rritjes së barabartë të ofertës dhe kërkesës së prodhimit çmimi i prodhimit mbetet i pandryshuar;

Ndryshimi i çmimit të benzinës

Page 96: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

96

Tema 4 - Ekonomia e biznesit

- rritja më e madhe e kërkesës nga oferta të një prodhimi të caktuar çon në rritje të çmimit të tij;

- intensiteti më i madh i rritjes së ofertës se sa kërkesës së prodhimit çon në zvogëlim të çmimit të tij dhe

- reduktimi i kërkesës dhe ofertës së prodhimit me të njëjtin intensitet nuk shkakton ndryshim në çmimin e prodhimit.

Politika e çmimeve - Bizneset shpesh zhvillojnë politikat e tyre për çmimet për arritjen e vëllimit të lartë të shitjeve, e me këtë edhe fi time më të mëdha.

Nën politikën e çmimeve nënkuptohet gjetja e kritereve të cilat do të bazohen në qasjen konkrete të biznesit ndaj sjelljes së vendimeve mbi çmimet. Me politikën e çmimeve para së gjithash duhet të përcaktohet procedura në procesin e sjelljes së vendimeve mbi çmimet. Për shembull, që të bëhet ndikim në psikologjinë e blerësve për të blerë prodhime të caktuara janë përdorur të ashtuquajtura çmime psikologjike. Çmimet e tilla janë çmimet udhëheqëse, çmimet tërheqëse, çmimet prestigje, çmimet tek etj.

a) Çmimet udhëheqëse - Shumë biznese, sidomos supermarketet, përkohësisht i lirojnë çmimet e disa prodhimeve (të cilat janë të njohura, të renomuara dhe shpesh të blera), me qëllim që t’i tërheqin blerësit. Prodhimet, çmimet e të cilave janë ulur, quhen çmime udhëheqëse (lidere). Ideja është që me çmime të ulëta të prodhimeve të tërhiqen blerësit që të hyjnë në dyqan për të blerë të ashtuquajturit “liderë”, por me këtë rast të blejnë prodhime të tjera me “çmime të rregullta”. Rezultati të cilin e pret shitorja është të rritet vëllimi i shitjeve, e në këtë mënyrë fi timi.

b) Çmimet tërheqëse - Zgjedhet një prodhim atraktiv dhe në mënyrë drastike i ulet çmimi. Qëllimi nuk është që të rritet shitja e këtij prodhimi, por të tërhiqet vëmendja e blerësit që të hyjë në dyqan dhe dalë nga ai duke blerë prodhime të tjera, çmimi i të cilave nuk është zvogëluar.

c) Çmimet prestigjioze - Janë çmimet të cilat formohen në nivel të lartë. Aplikohen te prodhimet te të cilat konsumatorët e

Page 97: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

97

Tema 4 - Ekonomia e biznesit

vërtetojnë statusin e tyre. Më shpesh përdoren në shitoret që shesin prodhime me marka prestigjioze, kurse konsumatorët tërhiqen me çmim mjaft të lartë.

d) Çmimet tek – Këto janë çmime të cilat shpesh përfundojnë me numrin 9, me çka krijojnë iluzion të çmimeve të ulëta. Këto çmime vlejnë për të gjitha prodhimet, me përjashtim të prodhimeve luksoze dhe të natyrës të qëndrueshme.

Çmimi tek

5.5. DEFINIMI DHE ESENCA E TREGUT

Termi treg do të thotë shkëmbim i organizuar i mallrave, shërbimeve, parave, kapitalit, letrave me vlerë, informacionit etj, midis subjekteve ekonomike në një ekonomi.

Ai paraqet unitetin e pandashëm të kërkesës dhe ofertës. Tregu ndodh çdo herë kur do të takohen oferta dhe kërkesa e aftë pagesore. Termi tregu nuk ka të bëjë vetëm me vendin ku bëhet shkëmbimi i prodhimit dhe shërbimit, sikurse janë shitoret, restorantet, tregjet për pemë dhe perime etj., por me të gjitha mënyrat dhe format e tjera të shkëmbimit siç janë: porosia me telefon, blerja nëpërmjet katalogut, blerja nëpërmjet internetit, blerja duke shfrytëzuar makinën automatike etj.

Në këmbim formohen çmimet si rezultat i bilancit të krijuar midis kërkesës dhe ofertës. Nga këtu kemi ardhur në përfundim se termi tregu i referohet katër aspekteve. Së pari, tërësia e akteve të këmbimit midis subjekteve ekonomike në një ekonomi. Së dyti, marrëdhëniet konkurruese midis subjekteve ekonomike. Së treti, ekzistenca e tregut integral nën të cilin nënkuptohet: tregu i mallrave dhe shërbimeve, tregu i parave, tregu i punës, tregut i kapitalit etj., dhe së katërti, formimi i lirë i çmimeve nën ndikimin e kërkesës dhe ofertës.

Termi treg do të thotë shkëmbim i organizuar i mallrave, shërbimeve, parave, kapitalit, letrave me vlerë, informacionit etj, midis subjekteve ekonomike në një ekonomi.

Page 98: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

98

Tema 4 - Ekonomia e biznesit

Kur tregu respektivisht oferta, kërkesa dhe çmimet e zgjidhin problemin qendror ekonomik: çka, si dhe për kë prodhohet, themi se ekziston ekonomi e tregut, karakteristika kryesore e së cilës është shkëmbimi vullnetar. Lëndë e këmbimit vullnetar ndërmjet njerëzve të tregut janë mallrat dhe shërbimet.

Jeta jonë varet nga shumë njerëz të cilët kurrë nuk i takojmë, por të cilët prodhojnë e ushqim, veshje dhe mallra e shërbime të tjera të cilat janë të domosdoshme për ne. Si një ekip i madh, këta njerëz kryejnë detyra të veçanta dhe e bëjnë së bashku atë që askush nuk mund ta bëjë. Përveç kësaj, tregjet u mundësojnë ndërmarrjeve dhe individëve (amvisërive), të cilët i posedojnë burimet (punën, kapitalin, tokën dhe ndërmarrësinë) vullnetarisht t’i këmbejnë, me çka të dyja palët, bizneset dhe individët, realizojnë fi tim. Në fi gurën nr. 10. është paraqitur se si amvisëritë u sigurojnë punë dhe faktorë të tjerë ndërmarrjeve prodhuese në njërën anë, dhe i blejnë prodhimet dhe shërbime e prodhuara nga bizneset, në anën tjetër. Domethënë,

njerëzit janë të punësuar në biznese, duke ia dhënë punën e tyre bizneseve, kurse këto nga ana tjetër iu paguajnë rroga. Disa amvisëri ua shesin bizneseve dhe faktorëve të tjerë të prodhimit, për çka bizneset gjithashtu bëjnë pagesa. Për shembull, amvisëritë bujqësore e përpunojnë tokën, kurse kulturat e fi tuara: rrushi, gruri, duhani etj., ua shesin bizneseve të cilat i përpunojnë në prodhime përfundimtare siç janë vera, buka, cigaret etj. Në këtë rast, amvisëritë e përbëjnë furnizimin e tregut të faktorëve të prodhimit. Kur amvisëritë i blejnë mallrat dhe shërbimet nga bizneset (veshje, ushqim, cigare, etj.), ato e përbëjnë kërkesën

e tregut për mallra dhe shërbime. Bizneset, nga ana tjetër, kur do të furnizohen me punë dhe me faktorë të tjerë të prodhimit, prodhojnë dhe shesin mallra dhe shërbime të cilat u nevojiten amvisërive, që paraqet ofertë të tregut për prodhime dhe shërbime.

Tregu i prodhimeve bujqësore

Page 99: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

99

Tema 4 - Ekonomia e biznesit

Tregu i prodhimeve dhe shërbimeve

Prodhimet dhe shërbimet

Konsumi i

amvisërive

Prodhimet dhe shërbimet

Të ardhurat e biznesit

Amvisëritë – konsumatorë/pronarë të

burimeve

Biznesi/ prodhimi i mallrave dhe

shërbimeveTë ardhurat e amvisërive

Puna dhe burimet e tjera

Rrogat

Puna dhe

burimet e tjeraTregu i faktorëve

të prodhimit

Figura nr. 10. Rrjedha e parave, burimeve dhe prodhimeve

Siç mund të shihet në fi gurën nr. 10, paratë drejtohen prej amvisërive kah bizneset për këmbim të mallrave dhe shërbimeve. Bizneset u paguajnë rroga punëtorëve dhe faktorë të tjerë të cilët i përdorin në procesin e prodhimit.

5.6. LLOJET E TREGJEVE

Në shkencën ekonomike ekzistojnë klasifi kime dhe ndarje të shumta të tregjeve në bazë të kritereve të ndryshme, e prej këtu dallohen edhe lloje të ndryshme të tregjeve.

Varësisht nga lloji i shitjes në treg dhe qëllimin e tij, dallojmë:- tregun e prodhimeve dhe shërbimeve; - tregun e faktorëve të prodhimit (tregun e parave,

kapitalit dhe punës).Tregu i prodhimeve dhe shërbimeve është shkëmbimi vullnetar

ndërmjet konsumatorëve dhe bizneseve. Konsumatorët bëjnë shkëmbimin e parave të tyre për mallra dhe shërbime të prodhuara

Ndarja kryesore e tregut: tregu i prodhimeve dhe shërbimeve; tregu i faktorëve të prodhimit (tregu i parave, kapitalit dhe punës)

Page 100: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

100

Tema 4 - Ekonomia e biznesit

nga ana e bizneseve. Ky treg quhet edhe tregu i konsumit individual, sepse konsumatorët, individët dhe amvisëritë blejnë mallra dhe shërbime për të plotësuar nevojat e tyre individuale.

Tregu i faktorëve të prodhimit është shkëmbimi vullnetar midis pronarëve të burimeve dhe bizneseve. Bizneset i këmbejnë paratë për birimet e amvisërive (punën, kapitalin, tokën dhe ndërmarrësinë). Ky treg është i njohur edhe si shërbim i konsumit në treg, pra biznes i konsumit. Tregu i faktorëve të prodhimit mund të paraqitet në shumë lloje, varësisht nga cili burim është subjekt i shitjes.

Llojet e tregjeve sipas madhësisë së rajonit, respektivisht ndarja nga aspekti rajonal, në thelb fi llon nga supozimi se prodhime të caktuara janë realizuar në rajon më të vogël apo në rajon më të madh. Nga ky aspekt, konsiderohet se ekzistojnë këto lloje (tipa) të tregjeve:

a) Tregu lokal, paraqet rajon të kufi zuari cili zakonisht i referohet një vendbanimi të vogël të tregut, qytetit ose komunës.

b) Tregu rajonal përfshin disa tregje lokale të cilat kanë karakteristika të ngjashme dhe janë të lidhura territorialisht. Për shembull, rajoni i Ohrit dhe Strugës është karakteristik për shkak të karakterit hotelier-turistik.

c) Tregjet kombëtare janë të përcaktuara nga kufi jtë kombëtarë të shtetit. Në të vërtetë ato përfaqësojnë tregje të një shteti në të cilat shitja realizohet nën ndikimin e ofertës dhe kërkesës kombëtare.

d) Tregu ndërkombëtar – Në këtë treg shitblerja zhvillohet midis subjekteve të vendeve të ndryshme. Tregu ndërkombëtar mund të ketë karakter rajonal dhe global. Në tregun rajonal ndërkombëtar marrin pjesë blerësit dhe shitësit nga disa vende në rajon, kurse në tregun global marrin pjesë shumë vende të botës. Sipas dimensionit kohor kur realizohen marrëdhëniet në treg, ekzistojnë këto lloje të tregjeve: tregu në kaluarën, tregu i tashëm dhe tregu i ardhshëm. Gjithsesi, marrëdhëniet midis kërkesës dhe ofertës në një periudhë të caktuar kohore janë të rëndësishme për shqyrtimin e

Page 101: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

101

Tema 4 - Ekonomia e biznesit

analizave të cilat janë të nevojshme për të përcaktuar lëvizjet e ardhshme të veprimtarive të subjekteve ekonomike (bizneseve).

Ekzistojnë edhe kritere të tjera për ndarjen e tregut. Kështu, për shembull, sipas mënyrës së organizimit të shitjes, dallojmë disa llojeve të ndryshme të tregjeve të organizuara: panairet, bazaret, ankandet, tregjet me shumicë etj.

5.7. FUNKSIONET E TREGUT

Pra, sa është një treg i dobishëm, mund të konstatojmë nëpërmjet funksioneve të tij:

Tregu në mënyrë objektive i kontrollon: prodhimet, shërbimet, kapitalin, punën etj. Në qoftë se një prodhues bën shpenzime shumë të larta të prodhimeve ai nuk mund t’i shesë, sepse konsumatorët do të blejnë prodhime të lira nga prodhues të tjerë.

Tregu inkurajon prodhuesit që të kujdesen për rritjen e cilësisë së mallrave dhe shërbimeve me çka konsumatorët do t’i kënaqin nevojat e tyre në një nivel më të lartë, d.m.th. të rritë cilësinë e jetës. Nëpërmjet zgjerimit të asortimentit rritet liria e zgjedhjes së konsumatorëve. Dëshirat dhe shijet e konsumatorëve janë thellësisht subjektive, kurse konkurrenca e tregut që ekziston në të, me ofertë të larmishme dhe të pasur, arrin tek ata.

Forcë kryesore lëvizëse në treg është konkurrenca. Që të kenë sukses në treg, bizneset përpiqen për të rritur efi kasitetin e tyre: aplikojnë teknologji të reja, i përsosin mënyrat se si në mënyrë efi kase të arrijnë te konsumatorët duke përmirësuar cilësinë e prodhimeve dhe shërbimeve.

Tregu inkurajon bizneset që të kujdesen për punë më ekonomike. Edhe ky funksion është i lidhur me funksionimin e konkurrencës, duke ndikuar në bizneset për të reduktuar konsumin e materialeve dhe të energjisë, për të kujdesur në zvogëlimin e mbeturinave, për zvogëlimin e ndotjes së mjedisit.

Në treg paraqiten edhe disa dukuri negative: monopolizimi, konkurrenca jo lojale, ngjeshja e çmimeve etj.

- Kur një biznes është ofruesi i vetëm i mallrave ose shërbimeve, ose e formon pjesën më të madhe të ofertës dhe imponohet ndaj konsumatorëve me çmime të formuara monopoliste në nivel

Page 102: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

102

Tema 4 - Ekonomia e biznesit

më të lartë, thuhet se biznesi ka monopol të tregut (konsumatorët janë sjellë në një situatë që të pranojnë çmime të tilla për shkak të lirisë së kufi zuar të zgjedhjes). Kjo dukuri pengohet me kontroll të çmimeve të ndërmarrjeve të monopolit nga shteti (ligje anti monopolistike).

- Konkurrenca jolojale midis bizneseve në të vërtetë është konkurrencë e pandershme: përhapja e informacioneve jo të sakta në lidhje me cilësinë e mallrave dhe shërbimeve të konkurrentëve, kurse madje edhe mashtrimi i konsumatorëve në mënyrë që të “njolloset” konkurrenca.

- Oferta e çmimeve është fenomen negativ që ndodh kur disa biznese me zvogëlimin e përkohshëm të ofertës ose përdorimit të disa përparësive momentale në treg, bëjnë rritjen artifi ciale të çmimeve.

Kur ndodhin çrregullime më të mëdha në treg, ndërhyn shteti për të rivendosur marrëdhëniet normale në treg.

KONCEPTET KRYESORE:

MJETET FIKSE MJETET RRJEDHËSEAMORTIZIMIKREDITË AFATSHKURTRAKREDITË AFATGJATEAKSIONIOBLIGACIONI KORPORATIVOFERTAKËRKESA ÇMIMIÇMIMI I EKUILIBRUARTREGU

Page 103: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

103

Tema 4 - Ekonomia e biznesit

PËRMBLEDHJA 4.

Mjete fi kse janë ato të cilat mbesin në ndërmarrje në një periudhë më të gjatë kohore duke u shpenzuar gradualisht. Mjete rrjedhëse janë ato mjete të cilat në ndërmarrje qëndrojnë një periudhë të shkurtër dhe vazhdimisht transformohen nga një formë në një formë tjetër.

Amortizimi e përfaqëson vlerën e humbur të mjeteve fi kse kur vjetrohen ose kur harxhohen.

Forma më e shpeshtë e fi nancimit të ndërmarrjes me mjete nga burime të huaja janë kreditë afatshkurta dhe afatgjata, por rrallë edhe me grumbullimin e mjeteve nëpërmjet emetimit të aksioneve ose lëshimit të obligacioneve.

Shpenzimet fi kse gjithmonë mbeten të njëjta, pa marrë parasysh numrin e mallrave dhe shërbimeve të prodhuara. Ato ekzistojnë edhe atëherë kur ndërmarrjet nuk punojnë. Për dallim nga shpenzimet fi kse, shpenzimet variabile ndryshojnë me ndryshimin e vëllimit të prodhimit.

Shpenzimet e përgjithshme paraqesin shumën ndërmjet shpenzimeve fi kse dhe shpenzimeve variabile, ndërsa shpenzimet e përgjithshme për njësi (shpenzimet mesatare) fi tohen kur shpenzimet e përgjithshme do të realizohen në raport me sasinë e produkteve të prodhuara.

Çmimi është shuma e parave kur blerësi duhet t’ia paguajë shitësit për njësi mallrash ose shërbimesh.

Tregu realizohet kur njerëzit dhe bizneset vullnetarisht bëjnë këmbim me njëri-tjetrin. Më e rëndësishme është ndarja e tregut në treg të mallrave dhe shërbimeve dhe treg të faktorëve të prodhimit.

Pyetjet për diskutim:

1. Shpjegoni cilat janë mjeteve fi kse, e cilat janë mjetet rrjedhëse?2. Shpjegoni si llogaritet amortizimi?3. Përshkruani funksionimin e biznesit nga burimet vetanake.4. Përshkruani fi nancimin e biznesit nga burimet e huaja.5. Bëni dallimin mes shpenzimeve fi kse dhe shpenzimeve variabile.6. Shpjegoni çfarë është çmimi i ekuilibruar?7. Shpjegoni si formohen çmimet?8. Çka nënkuptoni me termin tregu dhe cilat lloje të tregjeve ekzistojnë?

Page 104: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

104

Tema 4 - Ekonomia e biznesit

Page 105: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

105

Tema 5 - Shpenzimet

TEMA 5TEMA 5 SHPENZIMETSHPENZIMET

PËRMBAJTJA E TEMËS:

Koncepti dhe thelbi i shpenzimeve Klasifi kimi dhe llojet e shpenzimeve

Shpenzimet në bazë të vëllimit të prodhimit Shpenzimet margjinale Ndarja e shpenzimeve natyrore Shpenzimet e vërteta, të planifi kuara dhe standarde

Rëndësia e shpenzimeve

QËLLIMET E MËSIMIT:Pas leximit të kësaj teme Ju duhet të jeni në gjendje:

■ të defi noni konceptin shpenzimet;■ të përcaktoni shpenzimet variabile;■ të përcaktoni shpenzimet fi kse;■ të kuptoni rëndësinë e shpenzimeve;■ të llogaritini shpenzimet e përgjithshme në punë;■ të përcaktoni karakterin e shpenzimeve;■ të kuptoni shpenzimet margjinale

Page 106: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

106

Tema 5 - Shpenzimet

Page 107: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

107

Tema 5 - Shpenzimet

1. KONCEPTI DHE THELBI I SHPENZIMEVE

Çdo ndërmarrje, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për ndërmarrje të vogël, të mesme ose të madhe, ose çdo ndërmarrje e cila merret me prodhimtari ose me tregti, për realizimin e aktivitetit të vet angazhon faktorët e prodhimit (inputet): punën, kapitalin, tokën dhe ndërmarrësinë. Kjo nga ana e vet shkakton shpenzime, respektivisht të dhëna në të holla, të cilat ndërmarrja patjetër duhet t’i bëjnë për të prodhuar prodhime fi nale dhe shërbime për treg. Kështu, për shembull, fabrika për prodhimin e këpucëve bën shpenzime në të holla për rrogat e punëtorëve, për shfrytëzim të energjisë, furnizim të lëndëve të para dhe materialeve (lëkurë, gomë, pëlhurë, ngjitëse, ngjyrë etj.). Megjithatë, përveç këtyre shpenzimeve të cilat kanë të bëjnë me prodhimtarinë e drejtpërdrejtë, siç janë: shpenzimet e shitjes, shpenzimet për magazinim të lëndëve të para

dhe materialeve, për deponim të prodhimeve të gatshme, shpenzimet e organizimit së biznesit, për propagandë dhe reklama, për kamata, sigurim, qira etj. Edhe pse këto shpenzime janë të lidhura drejtpërdrejt me procesin e prodhimit, megjithatë ekzistimi i tyre është i domosdoshëm, sepse e sigurojnë funksionimin normal të biznesit.

Mund të thuhet se shpenzimet paraqesin harxhime të paraqitura në të holla, makina, vegla, pajisje, lëndë të para, harxhime të energjisë, shërbimeve të marra nga bizneset e tjera, të punës së punëtorëve etj. Ky në të

vërtetë është shpenzim i bërë për prodhimtari të një sasie të caktuar të prodhimeve dhe shërbimeve. Sipas kësaj, të gjitha shpenzimet e bëra për prodhimtarinë e prodhimeve dhe shërbimeve, së bashku me shpenzimet e transportit e formojnë çmimin e tyre të kostos.

Shpenzimet janë dhëniet e parave respektivisht pagesa të cilat ndërmarrja i bën për angazhimin e faktorëve të prodhimit.

Llogaritja dhe analiza e shpenzimeve

Page 108: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

108

Tema 5 - Shpenzimet

2. KLASIFIKIMI DHE LLOJET E SHPENZIMEVE

2.1. SHPENZIMET SIPAS VËLLIMIT TË PRODHIMTARISË

Shpenzimet fi kse janë ato shpenzime të cilat mbeten të pandryshuara, pa marrë parasysh programin e vëllimit të prodhimtarisë. Karakteristika themelore e shpenzimeve fi kse është ajo se ato janë të pavarura nga shkalla e angazhimit të kapacitetit, respektivisht nga ajo se vallë prodhimtaria e prodhimeve dhe shërbimeve rritet ose zvogëlohet. Shpenzimet fi kse ekzistojnë madje edhe atëherë kur ndërmarrja nuk punon. Shpenzime të tilla janë marrja me qira e tokës dhe e objekteve, shpenzimet për mirëmbajtje, amortizim, kamatat e kredive të marra afatgjata, sigurimi i mjeteve, shpenzimet për shitje, shpenzimet për hartimin e planeve e tjera. Për shembull, nëse biznesi nuk disponon me hapësirën e vet afariste, mund të marrë me qira një ndërtesë afariste për të cilën duhet të paguajë qira prej përpara, si kompensim mujor ose vjetor fi ks. E njëjta gjë ndodh edhe me makinën ose mjetin transportues të marrë me qira.

Kur shuma e shpenzimeve të përgjithshme fi kse do të pjesëtohet me sasinë e prodhimeve, fi tohen shpenzimet mesatare fi kse, respektivisht shpenzimet për njësi të prodhimit. Shpenzimet mesatare fi kse llogariten sipas kësaj shprehjeje:

SHMF – shpenzimet mesatare fi kseSHPF – shpenzimet e përgjithshme fi kseVP- vëllimi i prodhimtarisë

Kur rritet vëllimi i prodhimtarisë, do të thotë se shpenzimet fi kse shpërndahen në sasi të mëdha të prodhimeve të përfi tuara. Madhësia e tyre është në proporcion të kundërt me ndryshimet në vëllimin e prodhimtarisë. Nëse vëllimi i prodhimtarisë rritet, vëllimi i shpenzimeve fi kse për njësi të prodhimit zvogëlohet. Nëse vëllimi i prodhimtarisë zvogëlohet, vëllimi i shpenzimeve fi kse për njësi të prodhimit rritet. Shpenzimet fi kse mund t’i ilustrojmë në mënyrë tabelare dhe grafi ke sipas shembullit në vijim (Tabela nr. 3).

SHMF = SHPF

VP

Shpenzimet fi kse mbeten të njëjta, në shuma të pandryshuara, pa marrë parasysh a zmadhohet ose reduktohet madhësia e prodhimit të të mirave dhe shërbimeve.

Page 109: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

109

Tema 5 - Shpenzimet

Shpenzimet fi kseSasia e prodhimeve Shpenzimet e përgjithshme

fi kseShpenzimet mesatare fi kse

0 12 ---1 12 122 12 63 12 44 12 35 12 2,4

Tabela nr. 3

0

5

10

15

20

0 1 2 3 4 50

5

10

15

20

0 1 2 3 4 5

Shpenzimet Shpenzimet

vëllimi i prodhimit vëllimi i prodhimit

Figura nr. 11 Shpenzimet e përgjithshme fi kse

Figura nr. 12 Shpenzimet mesatare fi kse

Shpenzimet variabile - Shpenzimet variabile janë shpenzime të cilat tërësisht varen nga ndryshimi i vëllimit të prodhimit. Ato rriten me rritjen e produktivitetit, kurse zvogëlohen me zvogëlimin e tij. Shpenzime të tilla janë shpenzimet e lëndëve të para dhe materialeve, të karburanteve dhe energjisë, shpenzimet për pagat e punëtorëve etj. Për shembull, në qoftë se për prodhimin e 1.000 kg çokollatë janë të nevojshme 600 kg kakao, atëherë për prodhimin shtesë të 500 kg çokollatë do të do të shpenzohen edhe 300 kg kakao. Shpenzimet variabile drejtpërdrejt janë të lidhura me prodhimtarinë

Page 110: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

110

Tema 5 - Shpenzimet

dhe si të tilla marrin pjesë në vlerën e tyre të përgjithshëm në prodhimin e ri.

Kur shpenzimet variabile do të ndahet nga e sasia e prodhimeve të mallrave dhe shërbimeve, fi tohen shpenzimet mesatare variabile, ose shpenzimet variabile për njësi të prodhimit (shiko Tabelën 4).

ShMV – shpenzimet mesatare variabileShPV – shpenzimet e përgjithshme variabileVP- vëllimi i prodhimtarisë

ShMV = ShPV

VP

Shpenzimet e përgjithshme dhe mesatare variabileShpenzimet e përgjithshme

variabile Shpenzimet e përgjithshme

variabile Shpenzimet e përgjithshme

variabile 0 0 ---1 150 1502 240 1203 300 1004 380 955 550 110

Tabela nr. 4

0

50

100

150

200

1 2 3 4 50

100

200

300

400

500

600

0 1 2 3 4 5

shpenzimet shpenzimet

vëllimi i prodhimit vëllimi i prodhimit

Figura nr. 13 Shpenzimet e përgjithshme variabile

Figura nr. 14 Shpenzimet mesatare variabile

Page 111: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

111

Tema 5 - Shpenzimet

Nga tabela shihet se shpenzimet e përgjithshme variabile rriten me rritjen e vëllimit të prodhimit, nga 150 p.e. për sasinë e parë të prodhimeve deri në 550 p.e. për sasinë e pestë të prodhimeve, ndërsa shpenzimet mesatare variabile në fi llim kanë tendencë të uljes, kurse pastaj kanë tendencë të rritjes, që ndodh për shkak të mbingarkesës së kapacitetit të prodhimit (ky fenomen quhet Ligji për rënie e të ardhurave).

Shpenzimet variabile mund të reagojnë në mënyra të ndryshme në vëllimin e prodhimit, respektivisht mund të rriten me dinamikën e njëjtë si edhe rritja e vëllimit të prodhimit, mund të rriten më shpejt ose më ngadalë se rritja e vëllimit të prodhimit. Sipas kësaj, ato mund

të jenë proporcionale, progresive dhe degresive. Shpenzimet variabile proporcionale

janë ato shpenzime variabile të cilat ndryshojnë në mënyrë proporcionale me ndryshimet në vëllimin e prodhimit. Çdo rritje e prodhimit shkakton rritje proporcionale të shpenzimeve variabile dhe anasjelltas, çdo zvogëlim i vëllimit të prodhimit çon në ulje proporcionale të shpenzimeve variabile. Për shembull, në qoftë se vëllimi i prodhimit është rritur 20%, edhe shpenzimet variabile do të rriten 20%. Këto shpenzimet për njësi të prodhimit (shpenzimet proporcionale mesatare variabile) mbeten të njëjta.

Shpenzimet variabile progresive janë ato shpenzime të cilat janë rritur më shpejt se rritja e vëllimit të prodhimit. Për shembull, në qoftë se

vëllimi i prodhimit është rritur 20%, këto shpenzime do të rriten 25%. Shpenzimet variabile progresive për njësi të prodhimit (shpenzimet mesatare progresive variabile) rriten në mënyrë progresive, për shkak të barrës së kapacitetit.

Shpenzimet duhet të zvogëlohen

Page 112: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

112

Tema 5 - Shpenzimet

Shpenzimet variabile degresive janë ato shpenzime të cilat rriten më ngadalë në raport me rritjen e vëllimit të prodhimit. Për shembull, nëse prodhimi është rritur 20%, këto shpenzime do të rriten 15%. Shpenzimet variabile degresive për njësi të prodhimit (shpenzimet mesatare variabile degresive) zvogëlohen me rritjen e përfshirjes së kapaciteteve dhe rritjen e vëllimit të prodhimit.

Shpenzimet e përgjithshme janë shuma e shpenzimeve fi kse dhe variabile (shih Tabelën 5.). Shpenzimet e përgjithshme mesatare do të fi tohen kur shpenzimet e përgjithshme do të vihen në lidhje me numrin e mallrave të prodhuara dhe të shërbimeve. Në këtë mënyrë, vihet te shpenzimet për njësi të prodhimit, respektivisht shpenzimet e përgjithshme bien në një prodhim.

SHM - Shpenzimet mesatare SHP - Shpenzimet e përgjithshme SP - Sasia e prodhimit SHPF - Shpenzimet e përgjithshme fi kse SHPV – Shpenzimet e përgjithshme variabile

Shuma mes shpenzimeve fi kse dhe variabile jep shpenzimet e përgjithshme.

SHP = SHPF + SHPV SHM = SHPSP

Lëvizja e shpenzimet fi kse, variabile dhe të përgjithshme

Sasia e prodhimeve

Shpenzimet fi kse Shpenzimet variabile Shpenzimet e përgjithshme

Totale Mesatare Totale Mesatare Totale Mesatare

0 12 — 0 — 12 —1 12 12 150 150 162 1622 12 6 240 120 252 1263 12 4 300 100 312 1044 12 3 380 95 392 985 12 2,4 550 110 562 112,4

Tabela nr. 5

Page 113: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

113

Tema 5 - Shpenzimet

2.2. SHPENZIMET MARGJINALE Shpenzimi margjinal ose i kufi zuar është shpenzim i

domosdoshëm për të prodhuar çdo njësi shtesë. Shpenzimet margjinale i matin ndryshimet në shpenzimet e përgjithshme si rezultat i njësisë së prodhuar shtesë. Për shembull, në Tabelën numër 4 janë paraqitur shpenzime në shumën e përgjithshme të tyre. Kolona 1 tregon vëllimet e ndryshme të prodhimit, kolona 2 tregon shpenzimet fi kse, kurse shpenzimet variabile janë paraqitur në kolonën e tretë. Shpenzimet e përgjithshme janë shprehur si vlerë e shumës së shpenzimeve fi kse dhe variabile në kolonën 4. Siç mund të shihet në kolonën 5, gjatë ndryshimit të vëllimit të prodhimit nga zero sasi të një copë të prodhuar A janë paraqitur shpenzime shtesë prej 150 p.e. (ndryshimi në shpenzimet e përgjithshme prej 12. p.e. në 162 p.e.). Gjatë ndryshimit të vëllimit të prodhimit prej një në dy prodhime, paraqiten shpenzimet e reja shtesë prej 70 p.e. Pastaj, për të prodhuar një njësi shtesë të prodhimit A duhet të bëhen shpenzime shtesë në shumën prej 80 p.e. Për të prodhuar katër prodhime duhet të llogaritet në faktin se ato do të jenë shpenzime shtesë të lindura në shumën prej 80 p.e. Së fundi, për të arritur prodhimin voluminoz prej 5 prodhimeve, pronari i biznesit prodhues duhet të bëjë shtesë 170 p.e. si shpenzim margjinal ose kufi tar (shih Tabelën nr. 6)

Shpenzimet margjinale i matin ndryshimet në shpenzimet e përgjithshme si rezultat i njësisë së prodhuar shtesë.

Lëvizja e shpenzimeve margjinaleSasia e

prodhimit АShpenzimet e

përgjithshme fi kseShpenzimet e

përgjithshme variabileShpenzimet e përgjithshme

Shpenzimet margjinale

1 2 3 4 50 12 — 12 —1 12 150 162 1502 12 220 232 703 12 300 312 804 12 380 392 805 12 550 562 170

Tabela nr . 6

Page 114: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

114

Tema 5 - Shpenzimet

Prandaj, pronarët e bizneseve, duke ndjekur trendin e shpenzimeve anësore, mund të vendosin mbi vëllimin e prodhimit që do të sjellë fi time më të larta. Në fakt, nëpërmjet shpenzimeve margjinale përcaktohet cila është vlera më e ulët e shpenzimeve të përgjithshme e cila sjell fi tim të mundshëm maksimal të punës.

2.3. NDARJEN NATYRORE E SHPENZIMEVE

Duke marrë si kriter për ndarjen e shpenzimeve faktorët e prodhimit të cilat shfrytëzohen në punën e çdo biznesi, shpenzimet mund të jenë:

Shpenzime të kapitalitShpenzimet e kapitalit janë të rëndësishme për biznesin,

sepse pjesa madhe e shpenzimeve të përgjithshme shkon për to. Ato paraqiten në formën e:

- kamata e cila duhet të paguhet për kreditë e marra nga banka;- amortizimi i objekteve, makinerive, pajisjeve etj., mjete fi kse të cilat janë shpenzuar me përdorimin e tyre në procesin e prodhimit dhe- qiraja e cila duhet të paguhet për përdorimin e hapësirës afariste në të cilën biznesi i kryen aktivitetet e veta.Shpenzimet e punësShpenzimet e punës kanë të bëjnë me pagat e paguara për

punëtorët, të cilat i marrin si kompensim për punën e bërë. Madhësia e shpenzimeve të punës përcaktohen nga shuma e pagave dhe numri i punëtorëve të angazhuar.

Shpenzimet për tokënShpenzimet për tokën janë shpenzime të cilat paraqiten

në strukturën e shpenzimeve në formë të marrjes me qira të tokës bujqësore dhe urbane, varësisht nga qëllimi dhe natyra e aktivitetit ekonomik të biznesit. Këto shpenzimet u paguhen pronarëve të tokës si kompensim për përdorimin e tokës dhe pasurive të tyre natyrore.

Page 115: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

115

Tema 5 - Shpenzimet

2.4. SHPENZIMET E VËRTETA, TË PLANIFIKIMIT DHE STANDARDE

Shpenzimet e vërtetaKëto shpenzime paraqesin shumën e shpenzimeve të vërteta

të shkaktuara gjatë një periudhe të caktuar të punës.Shpenzimet e planifi kimitKëto shpenzimet janë planifi kuar paraprakisht dhe kanë të

bëjnë me punën në një periudhë të ardhme. Shpenzimet e planifi kimit mund të llogariten në bazë të shpenzimeve që janë bërë në periudhën e mëparshme.

Shpenzimet standardeShpenzimet standarde gjithashtu janë parashikuar edhe më

parë, por në bazë të standardeve të përcaktuara nëpërmjet analizave dhe studimeve, me përdorimin e kritereve të caktuara dhe metodave shkencore.

3. RËNDËSIA E SHPENZIMEVE

Shpenzimet paraqesin një nga treguesit më të rëndësishëm për suksesin e biznesit. Ato janë kategori e rëndësishme ekonomike e cila është e lidhur drejtpërdrejt me ekzistencën dhe punën e çdo ndërmarrjeje. Shpenzimet paraqesin interes të rëndësishëm të

pronarëve të bizneseve, kur i sjellin vendimet afariste, siç janë për shembull: vendimi i furnizim të lëndëve të para, vendimi mbi shumën e çmimit të shitjes së prodhimeve dhe shërbimeve, vendimi për investime etj. Kjo ka të bëjë me atë se të gjitha aktivitetet e ndërmarra në organizimin e punës, duke fi lluar nga furnizimi i lëndëve të para dhe materialeve, organizimi i procesit prodhues ose kryerja e shërbimit, e deri te shitja e plotë e prodhimeve, ndikojnë në lartësinë e shpenzimeve të punës, d.m.th. e caktojnë lartësinë dhe strukturën e tyre.

Mbajtja e evidencës dhe përcjellja e shpenzimeve

Page 116: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

116

Tema 5 - Shpenzimet

Çdo rritje e shpenzimeve të ndërmarrjes, gjatë kushteve të tjera të pandryshueshme, e zvogëlon diferencën midis të ardhurave të përgjithshme të ndërmarrjes dhe shpenzimeve të përgjithshme, domethënë i zvogëlon fi timet e ndërmarrjes. Prandaj, çdo ndërmarrje nëpërmjet kontabilitetit në mënyrë pedante i evidenton të gjitha shpenzimet që lidhen me operacionet, i analizon në hollësi dhe përpiqet që të arrijë efektet e mundshme të mëdha (prodhim më të lartë dhe të ardhura të përgjithshme më të larta) sa është e mundur me shpenzime më të vogla1. Shpenzimet e mëdha të bëra për krijimin e një prodhimi, do të thotë çmim më të madh, e bëjnë prodhimin (shërbimin) më të shtrenjtë, e me këtë më pak konkurruese në treg. Shpenzimet janë në lidhje të drejtpërdrejtë me hapjen e rentabilitetit të brendshëm të ndërmarrjes. Prandaj, një nga mënyrat për të rritur fi timet në kushte të tregut, është të zvogëlohen shpenzimet e punës. Kjo arrihet me përdorimin e duhur të lëndëve të para, materialeve, karburanteve, energjisë, angazhimit maksimale të përdorimit të orëve të punës nga punëtorët, përdorimit të kapacitetit të mjeteve fi kse etj.

Me zvogëlimin e shpenzimeve të punës, angazhohen më pak mjete në të holla për vëllimin e punës së njëjtë, përshpejtohet lëvizja e mjeteve, rritet diferenca mes shpenzimeve dhe çmimit shitës, e si rezultat i kësaj realizohen fi time më të mëdha Në anën tjetër, kur shpenzimet për vëllimin e njëjtë të punës do të rriten, angazhohen më shumë mjete, e me këtë zvogëlohet shpejtësia e lëvizjes së mjeteve, zvogëlohet diferenca mes shpenzimeve dhe çmimit shitës, gjë që rezulton në fi time të zvogëluara.

KONCEPTET KRYESORE:

SHPENZIMETÇMIMET E SHITJESSHPENZIMET FIKSESHPENZIMET VARIABILESHPENZIMET E PËRGJITHSHMESHPENZIMET MESATARESHPENZIMET MARGJINALE

1 T. Fiti - “Bazat e mikroekonomisë”, Fakulteti Ekonomik - Shkup 1999 fq.135

Page 117: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

117

Tema 5 - Shpenzimet

PËRMBLEDHJE 5

Ngase gjithmonë kërkohen mënyra si në mënyrë më efi kase prodhohen mallra dhe shërbime, i kushtohet vëmendje e madhe për shpenzimet në punë. Shpenzimet zakonisht ndryshojnë kur ndryshohet niveli ose shpejtësia e prodhimit.

Shpenzimet fi kse gjithmonë mbeten të njëjta, pa marrë parasysh numrin e mallrave dhe shërbimeve të prodhuara. Ato ekzistojnë edhe kur ndërmarrjet nuk punojnë.

Për dallim nga shpenzimet fi kse, shpenzimet variabile ndryshojnë me ndryshimin e vëllimit ose shpejtësisë së prodhimit.

Shpenzimet e përgjithshme paraqesin shumën e shpenzimeve fi kse dhe variabile, ndërsa shpenzimet e përgjithshme për njësi të prodhimit (shpenzimet mesatare) fi tohen kur shpenzimet e përgjithshme vihen në raport me sasinë e mallrave të prodhuara dhe shërbimeve.

Shpenzimet margjinale ose të kufi zuara paraqesin shpenzime të nevojshme për të prodhuar çdo njësi shtesë të prodhimit.

Shpenzimet paraqesin një nga treguesit më të rëndësishëm në suksesin e biznesit dhe janë kategori e rëndësishme ekonomike e cila në mënyrë të drejtpërdrejtë është e lidhur me ekzistencën dhe punën e çdo ndërmarrjeje.

Pyetje për diskutim dhe kontrollim të njohurive:

1. Defi noni termin shpenzimet.2. Numëroni dhe shpjegoni shpenzimet fi kse?3. Si llogariten shpenzimet e përgjithshme?4. Çka nënkuptoni me termin shpenzimet margjinale?5. Cilat janë shpenzimet e kapitalit, punës dhe tokës?6. Cili është kuptimi i shpenzimeve për pronarët e bizneseve?7. Plotësoni tabelën dhe të dhënat paraqisni në grafi kone:

Numri i prodhimeve

Shpenzimet fi kse Shpenzimet variabile Shpenzimet e përgjithshmeGjithsej Mesatarisht Gjithsej Mesatarisht Gjithsej Mesatarisht

0 30010 300 90020 300 1.60030 2.10040 2.00050 2.50060 4.800

Page 118: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

118

Tema 5 - Shpenzimet

Page 119: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

119

Tema 6 - Menaxhimi

TEMA 6TEMA 6 MENAXHIMIMENAXHIMI

PËRMBAJTJA E TEMËS:

Nocioni i menaxhimit Ku praktikohet menaxhimi? Defi nimi i menaxhimit

Menaxhimi në biznesin e vogël dhe të madh Funksionet drejtuese Funksionet e menaxhimit

Planifi kimi Organizimi dhe ekipimi Udhëheqja Kontrolli

Organet e menaxhimit Marrja e vendimeve

Vendimi dhe vendim-marrja Thelbi i procesit të vendim-marrjes

Llojet e vendimeve

QËLLIMET E MËSIMIT:Pas leximit të kësaj teme Ju duhet të jeni në gjendje:

■ të kuptoni ku praktikohet dhe kush e praktikon menaxhimin;■ të shqyrtoni thelbin e funksioneve të menaxhimit;■ të kuptoni rolin e organeve qeverisëse;■ të njihni dhe të dalloni llojet e vendimeve;■ të kuptoni thelbin e procesit të vendosjes.

Page 120: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

120

Tema 6 - Menaxhimi

Page 121: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

121

Tema 6 - Menaxhimi

1. NOCIONI I MENAXHIMIT

1.1. KU PRAKTIKOHET MENAXHIMI?

Me atë që do të formoni biznesin tuaj dhe kështu do të “ndërtoni” qëllimin që dëshironi ta realizoni (prodhimin e mallrave ose shërbimeve të caktuara), është realizuar hapi i parë. Biznesi është formuar dhe tani pritet që të funksionojë, e me këtë krijohen kushtet për fi timin e mallrave ose shërbimeve të cilat u nevojiten njerëzve. Qëllimet që i keni vendosur para jush mund t’i realizoni vetëm nëse

biznesi (organizata) funksion. Nëse nuk punon, do të thotë se keni gabuar në formësimin. Ajo se biznesi i ri i formuar pas kësaj duhet të “funksionojë” është diçka që funksionon vetë në vete. Por a është kjo e mjaftueshme? Ndërmarrja nuk guxon të punojë si e tillë si do qoftë, e me këtë të arrijë ndonjë rezultat, por nevojitet funksionimi i saj i duhur, që do ta rezultojë në arritjen e qëllimeve. Vallë funksionimi i biznesit është një

veprimtari që “zhvillohet” në vetvete? Përgjigje të vërtetuar për këtë pyetje fi tohet vetëm kur biznesi është barazuar me makinën automatike që ka aftësi të rregullohet vetë, prej përpara ka programin e vendosur dhe vetë në vete mund të funksionojë siç është planifi kuar. Ngase bizneset nuk janë makina automatike (edhe pse ato mund të përmbajnë makina automatike), vetë në vete parashtrohet pyetja: Si duhet të rregullohet funksionimi i biznesit?

Që të mund të funksionojë dhe të arrijë qëllimet për të cilat është themeluar, biznesi duhet të menaxhohet. Prej këtu një ndërmarrje do të menaxhohet varet a ajo do të funksionojë si duhet, kurse masë e saj “korrektësie” është arritja e qëllimeve (qëllimi themelor i biznesit është fi timi).

Rregullimi i funksionimit të biznesit drejt arritjes së qëllimeve nuk është asgjë tjetër, por menaxhim.

Mbledhja

Page 122: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

122

Tema 6 - Menaxhimi

Për çdo sistem të organizuar (ndërmarrje, ministri, institucion etj.) menaxhimi është një çështje e ekzistencës së tij. Nëse menaxhimi nuk është i mirë, në qoftë se me të nuk arrihen qëllimet, ekzistenca e këtij sistemi bëhet e kotë.

Funksionet komplekse në një organizatë janë përgjegjëse për përcaktimin e objektivave dhe “drejtimin” drejt realizimit të tyre, respektivisht drejtimi është menaxhim.

Drejtimi i sistemit (biznesit) kontribuon për transformimin efektiv dhe efi kas të madhësive (burimeve) hyrëse në madhësitë dalëse (prodhime, shërbime).

Modeli i Sistemit

“Feedback” nga mjedisi

Imputet

Proceset e transformimit

Auptutet

Teknologjia

Burimet njerëzore Burimet fi zike Burimet Burimet e informacionit

Prodhimet /shërbimetSjelljetFitim/humbja

Figura nr. 15. Modeli i sistemit

Page 123: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

123

Tema 6 - Menaxhimi

1.2. PËRKUFIZIMI I MENAXHIMIT

Në biznesin modern nuk ka asnjë faktor aq të rëndësishme sa është menaxhimi. Menaxhimi është aktivitet dominues në punën e çdo ndërmarrjeje. Menaxhimi paraqet aktivitet universal i cili realizohet në të gjitha format dhe llojet e organizatave duke fi lluar nga ndërmarrjet, shkollat, universitetet, spitalet, kishat, qeveritë etj. Për menaxhim sot ekzistojnë shumë përkufi zime, prej të thjeshtave deri te ato më komplekse. Përkufi zimet më të thjeshta për shembullin janë në vijim:

- Menaxhim do të thotë të inkurajohen të tjerët për të bërë atë që ne mendojmë se është e drejtë;

- Menaxhim do të thotë diçka të punohet me duart e të tjerëve;- Menaxhim është realizimi i diçka që dëshirohet të bëhet

përmes njerëzve.Përkufi zimet më komplekse të menaxhimit zakonisht

sugjerojnë midis tjerash edhe funksionet që e bëjnë atë. I tillë është përkufi zimi në vijim: Menaxhimi është proces i planifi kimit, organizimit, drejtimit dhe kontrollimit të aktiviteteve në kuadër të një organizate për shkak të arritjes së qëllimeve të saj në mënyrë efi kase.

Ekzistojnë përkufi zime të cilat nisen nga vendi dhe roli i individëve:

- Menaxhimi është procesi i krijimit të kushteve në të cilat individët, duke punuar së bashku me të tjerët në grupe në mënyrë efektive, i arrijnë qëllimet e zgjedhura.

Në disa përkufi zime theksi është vënë në burimet:

- Menaxhimi është realizim i aktiviteteve të caktuara në shfrytëzimin e burimeve (njerëzore, fi nanciare, fi zike, teknologjike, informative etj.).

Edhe pse përkufi zimet e menaxhimit janë të ndryshme, megjithatë është e mundur të tregohet në atë se çfarë është e përbashkët:

Menaxhimi paraqet aktivitet i cili është kryer në të gjitha format dhe llojet e organizatave duke fi lluar nga shoqatat tregtare, universitetet, spitalet, qeveritë etj.

Menaxhim - të bësh diçka me duart e të tjerëve

Page 124: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

124

Tema 6 - Menaxhimi

• Bëhet fjalë për proces (aktivitet) në lidhje me vendosjen dhe arritjen e qëllimeve të organizatës;

• Bëhet me dhe nëpërmjet njerëzve;• Funksionet e menaxhimit janë planifi kimi; organizimi dhe ekipimi;

drejtimi, kontrolli;• Puna e menaxherit duhet të rezultojë me shfrytëzimin efi kas dhe

efektiv (të suksesshme) të burimeve1.

2. MENAXHIMI NË BIZNESIN E VOGËL DHE TË MADH

Në ekonominë e tregut bizneset janë të organizuara në forma të ndryshme, nga ndërmarrjet më të vogla individuale (pronar i vetëm) në ndërmarrje të mëdha apo shoqata aksionare. Por, pa marrë parasysh se cilës kategori i takon, biznesi që të funksionojë duhet të menaxhohet. Për këtë arsye, bizneset kanë nevojë për menaxherë. Menaxhimin e biznesit në ndërmarrjet e vogla private, zakonisht e merr pronari i vet. Pra, shpesh pronari i biznesit është edhe drejtori i tij, pra menaxher i lartë. Por me rritjen dhe zgjerimin e biznesit dhe me krijimin e të ashtuquajturve sektorë dhe njësi, në mënyrë të pashmangshme krijohen të ashtuquajtura hierarki në menaxhim respektivisht, përveç top-menaxherit, marrin pjesë edhe menaxherë të nivelit të mesëm dhe privat të menaxhimit. Prandaj, me bizneset (e mëdha dhe të mesme) drejtojnë tri lloje të menaxherëve:

- menaxheri kryesor (top menager);- menaxherë të nivelit të mesëm (middle leve managers)- vija e parë e menaxherëve (frist line menagers).

Punonjës të tjerë nuk marrin pjesë në menaxhim, kështu që mund të quhet “jo menaxherë”.

Niveli i menaxhimit i determinon qëllimet e organizatës. Praktikisht, për secilin nivel ka qëllime përkatëse. Menaxheri i lartë kujdeset për qëllimet e nivelit të tërë organizatës, kurse nga aspekti kohor, ato janë qëllime afatgjata. Menaxherët e nivelit të mesëm kujdesen për sektorë të caktuar (funksione) të cilat nga aspekti kohor janë qëllime afatmesme, kurse vija e parë e menaxherëve (supervizorët

1 Kralev T., (1996): Bazat e menaxhimit,Qendra për menaxhimin internacional, Shkup, fq.6

Menaxhimin me biznesin në ndërmarrjet e vogla individuale, zakonisht e merr pronari i tij.

Nivelin e menaxhimit e determinojnë qëllimet e organizatës. Praktikisht, për çdo nivel ka qëllimet e veta.

Page 125: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

125

Tema 6 - Menaxhimi

d.m.th. mbikëqyrësit) kanë qëllime të orientuara të cilat nga aspekti kohor janë afatshkurta, d.m.th. qëllime rrjedhëse.

QËLLIMET E NDËRMARRJES

QËLLIMET E FUNKSIONEVE INDIVIDUALE APO SEKTORËVE

QËLLIMET E ORIENTUARA NË PUNËS

AFATSHKURTË

AFATMESËM

AFATGJATË

Menaxhmenti i lartë

Menaxhmenti i mesëm

Niveli i parë i menaxhmentit

Qëllimet e menaxhimit Koha Niveli

Figura nr. 16. nivelet e menaxhimit dhe qëllimet e organizatës (biznesi)

Funksionet e menaxhimit nuk janë me “peshë” identike për të gjitha nivelet e menaxhimit. Për menaxhmentin e lartë planifi kimi është me intensitet më të theksuar. Te niveli më i ulët më i përfaqësuar është funksioni i menaxhimit. Funksioni i planifi kimit bie kur “zbritet” në strukturën hierarkike piramidale të menaxhimit të lartë për të ashtuquajturit menaxherët e linjës (mbikëqyrësit). Përkundër kësaj, menaxhimi rritet kur “shkon” nga menaxhmentin i lartë kah mbikëqyrësit. Kontrollimi për menaxherët e lartë dhe të mesëm është me rëndësi të njëjtë (të vogël), kurse te mbikëqyrësit është me rëndësi më të lartë. Funksioni i organizmit dhe ekipimit në mënyrë të barabartë është përfshirë më pak në të gjitha nivelet e menaxhimit.

Përgjegjësitë e kryemenaxherit Duhet theksuar se në procesin e menaxhimit përgjegjësitë e

biznesit të menaxherit të përgjithshëm janë të gjera dhe të shumta, detyrat shpesh janë të vështira, kurse përgjegjësia dhe dituria e nevojshme ndryshojnë. Puna e top-menaxherit është mjaft komplekse dhe kjo është një sfi dë. Përgjegjësitë e top-menaxherit mund të jenë të sistematizuara në gjashtë kategori:

Puna e top-menaxherit është mjaft komplekse dhe kjo paraqet sfi dë.

Page 126: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

126

Tema 6 - Menaxhimi

1. Top-menaxheri është përgjegjës për vendosjen e qëllimeve afatgjata të ndërmarrjes të cilat njëkohësisht janë sfi duese dhe të arritshme. Ai duhet të ketë vizion dhe t’i inspirojë të tjerët;

2. Top-menaxheri është përgjegjës për hartimin e planeve për të arritur qëllimet.

3. Top-menaxheri është përgjegjës për zgjidhjen e konfl ikteve të cilat dalin nga aktivitetet në organizatë.

4. Top-menaxheri si lider i organizatës është përgjegjës për seleksionimin, promovimin, motivimin dhe trajtimin e drejtë të të punësuarve.

5. Menaxheri i përgjithshëm është përgjegjës për kryerjen e përgjithshme të aktiviteteve të biznesit.

6. Së fundi, ai i zbaton vendimet e këshillit drejtues, kujdeset për ligjshmërinë në punë dhe për punën e tij do të paraqesë raport vjetor.2

Puna e top-menaxherit është komplekse, përmban shumë elemente, kështu që është e dëshirueshme që të ketë karakteristikat e mëposhtme të njeriut:

30,3% 18,7% 13,2% 11,6% 7,4% 4,7% 3,1%

11,0%

1. Siguria2. Kooerativiteti3. Ndershmëria 4. Aftësitë organizative 5. Autoriteti6. Afarizmi 7. Vendosmëria 8. Tjetër

ambiciakëmbëngulja objektivitetin ndikimidinjiteti

Figura nr. 17. Karakteristikat e dëshirueshme të drejtorit (sipas Jates E. Mogdap) Burimi: Përshtatur sipas Jates E Mogdap. Principles of administrative and supervisory management, Prentice-Hall, Inc.,Englewood Clifts, New Jersey, 1973

2 B. Shuklev: Menaxhimi; Fakulteti Ekonomik, Shkup; 1999. (fq. 82-83)

Page 127: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

127

Tema 6 - Menaxhimi

3. FUNKSIONET E MENAXHIMIT

Roli i menaxhimit në ndërmarrje dhe më gjerë është që ta udhëheqë punën. Menaxhimi në secilin vendimi duhet të ketë

lidhje me funksionimin efi kas apo efektiv të kryerjes së aktiviteteve. Me fjalë të tjera, puna e menaxhimit është të udhëheqë punën, të udhëheqë menaxherët dhe punonjësit drejt arritjes së qëllimeve. Kjo është arritur nëpërmjet funksioneve të mëposhtme:

• Planifi kimi; • Organizimi dhe ekipimi; • (Udhë) heqja • Kontrollimi.3

Menaxheri

MENAXHMENT

PLA

NIFIK

IM

OR

GA

NIZ

IM

KO

NT

RO

LL

IM

DR

EJT

IM

QËLLIME ORGANIZATIVE

Figura nr. 18. Funksionet e menaxhimit

3 Njësoj, fq. 8 (sipas R. J. Aldag, T. M.Stear ns: Management; Second Edition; South-Wester nPublishingCo.,Cinicinnati; Ohio; 1991 (fq.13)

Page 128: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

128

Tema 6 - Menaxhimi

3.1. PLANIFIKIMI

Planifi kimi është faza e parë e administrimit të biznesit dhe mund të konsiderohet si përgjegjësi themelore e menaxherëve. Ai paraqet seleksionimin e qëllimeve dhe gjetjen e mënyrave më të volitshme se si të njëjtat të realizohen (qëllimi përfundimtar i çdo biznesi është fi tim). Rezultat i planifi kimit janë planet. Ato mund të aplikohen për intervale të ndryshme kohore dhe për këtë arsye dallojmë:

Plane strategjike (afatgjata) - hartohen për një periudhë më të gjatë kohore, pra për pesë, dhjetë ose më shumë vjet të ardhshëm. Këto plane mund të përfshijnë: përvetësimin e tregjeve të reja; aplikimin e prodhimeve të reja; ndryshimet sasiore dhe cilësore në baza teknike dhe teknologjike të punës së ndërmarrjes; ndryshimet organizative etj.

Planifi kimi paraqet seleksionimin e qëllimeve dhe gjetjen e mënyrave më të volitshme se si të njëjtat të realizohen.

Çfarë lloj strukture organizative ekziston?

Çfarë njerëz nevojiten dhe kur?

Si janë rezultatet e udhëheqjes?

Të sillen normativa për kontrollim të kryerjes

Dom

osdo

shm

ëria

e v

endo

sjes

Planet, qëllimet dhe si të arrihen

organizimi

ekipimi

drejtimi

kontrollimi

Figura nr. 19. Planet si bazë për menaxhimin

Planet taktike (operative) – kanë të bëjnë për një periudhë të shkurtër kohore, zakonisht deri në një vit dhe kanë të bëjnë me realizimin e prodhimit, furnizimit, shitjes, fi nancimit, mirëmbajtjes së vazhdueshme etj.

Page 129: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

129

Tema 6 - Menaxhimi

Në plane janë implikuar ide dhe mendime të reja në përputhje me ndjeshmërinë e vendeve të punës, si dhe në përputhje me mundësitë dhe kushtet në mjedis. Në fakt, plani është mjet për aksion dhe mënyrë për të arritur qëllimin. Nëse planifi kimi është efi kas, mund të pritet që edhe në mënyrë efektive të arrihen qëllimet. Planifi kimi është proces i cili vazhdueshëm zgjat, d.m.th. nuk përfundon me përpunimin e çdo plani të veçantë.

3.2. ORGANIZIMI DHE EKIPIMI

Gjatë veprimeve të përbashkëta të shumë njerëzve, çdo njeri patjetër duhet ta dijë rolin e tij. Kjo e mundëson funksionin e menaxhimit – organizimin dhe ekipimin. Pra, kur vëllimi dhe kompleksiteti në punë në organizatë do të rritet, ekziston nevoja për

ndarje të punës dhe krijimin e një strukture organizative. Organizimi është funksion i cili drejton rolin e individit në strukturën organizative. Ai është instrument i menaxhuesit që mundëson të defi nohen detyrat të cilat duhet të kryhen në bazë të aftësive dhe motivimit të njerëzve.

Organizimi është proces strukturor në të cilin individët bashkëpunojnë për të arritur qëllimet.

Organizimi është si një orkestër muzikore në të cilën çdo anëtar luan në një

instrument të ndryshëm dhe një melodi të ndryshme. Dirigjenti ka vështrim të përgjithshëm dhe drejtim të unifi kimit të grupit për të arritur zëri i dëshiruar dhe për të arritur qëllimin. Kështu instrumentet dhe meloditë e ndryshme bashkohen në një kompozicion muzikor.

Në lidhje të ngushtë me organizimin është ekipimi i cili nënkupton sigurimin e njerëzve (menaxherëve dhe punëtorëve) d.m.th. sigurimin e stafi t, pa të cilin nuk mund të paramendohet kryerja e punës. Ekipimi (ekipimi i personelit), është funksion i menaxhimit që duhet të identifi kojë nevojat e punës, të ketë pasqyrë në profi lin dhe

Organizimi është një funksion i cili drejton rolin e individit në strukturën organizative.

Shpërndarja ditore e detyrave të punës

Ekipimi nënkupton sigurimin e njerëzve (menaxherëve dhe punëtorëve) d.m.th. sigurimin e personelit.

Page 130: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

130

Tema 6 - Menaxhimi

cilësinë e stafi t që është në dispozicion, që të bëjë punësime të punëtorëve të rinj nëpërmjet përzgjedhjes dhe zgjedhjen e kandidatëve më të mirë, të bëjë trajnimin dhe zhvillimin e punës, vlerësimin e performansës, transferin e personelit (përparimin, zhvendosjen prej një vendi në vendin tjetër të punës), si dhe pensionimin, shkarkimin dhe largimin nga puna.

Smenovoditel II

Sektor (menaxer) za marketing

Sektor (menaxer) za finansii i kadri

Sektor (menaxer) za proizvodstvo

{ef na pogon

Smenovoditel I

{ef na smetkovodstvo

Top menaxer

Sektor(menaxer) za logistika i razvoj

rabotnici

{ef na nabavka i proda`ba

{ef na transport

rabotnicirabotnici

Administrativen i finasiski referent

rabotnici

Sre

dno

nivo

V

rvno

niv

o P

rvo

nivo

N

ivel

i i la

rtë

Niv

eli i

mes

ëmN

ivel

i i p

arë

Top-menaxheri

Sektori (menaxher) për logjistikë

Sektori (menaxher) për fi nanca dhe kuadro

Sektori (menaxher) për marketing

Sektori (menaxher) për prodhim

Shefi i kontabilitetitShef i furnizimit dhe

shitjesShefi i repartit

Kontabilisti IReferent administrativ dhe

fi nanciar Shef i transportitKontabilisti II

punëtorë punëtorë punëtorë punëtorë

Figura nr. 20 Një shembull i strukturës organizative

Page 131: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

131

Tema 6 - Menaxhimi

3.3. UDHËHEQJA

(Udhë)heqja ka për qëllim të ndikojë ndaj kontributit të njerëzve në punë dhe mbi të gjitha, ka të bëjë me harmonizimin e marrëdhënieve midis njerëzve. Çdo menaxher do të pajtohej me atë se problemet më të mëdha rrjedhin nga njerëzit – dëshirat e tyre të ndryshme, kërkesat dhe sjelljet si individë apo grupe. Prandaj, funksioni i udhëheqjes ka për detyrë të harmonizojë punën, të koordinojë aktivitetet e caktuara dhe ta udhëheqë punën për arritjen e qëllimit të përbashkët. Menaxhimi është mjet efektiv për motivimin e bartësve, zgjedhjen e një kanali për komunikim efektiv dhe zgjidhjen e konfl ikteve në aksionet e menaxhimit. Ky funksion shpesh quhet “udhëheqje” d.m.th lideritet.

Nga të gjitha funksionet e menaxhimit (udhë)heqja i lidh menaxherët drejtpërdrejt me bartësit. Në të vërtetë, udhëheqja përfshin punën me bashkëpunëtorë të tjerë për të arritur qëllimet organizative. Në masë të madhe aftësia e menaxherit për udhëheqje do të thotë aftësi që të motivojë bartësit, të ndikojë, t’i orientojë dhe të komunikojë me bartësit.

Menaxherët duhet të motivojnë bartësit e tyre që të rritet performansa e tyre në punën dhe kënaqësinë e tyre. Menaxherët nuk mund të menaxhojnë në qoftë se bartësit nuk janë të motivuar që t’i ndjekin.

Faktorët motivues janë ata faktorë të cilët shkaktojnë, drejtojnë dhe mbështetin sjelljen e njeriut. Menaxherët, sipas përkufi zimit punojnë me dhe nëpërmjet njerëzve. Ngase njerëzit janë të ndryshëm, motivimi i tyre nuk është gjithmonë i lehtë që të zbulohet. Shumë menaxherë të suksesshëm nga përvoja e tyre kanë mësuar se njerëzit në përgjithësi janë shumë mirënjohës për lëvdata dhe inkurajim dhe ndjejnë nevojën për sukses në punën e tyre duke dhënë gjithçka prej tyre. Shumë njerëz motivohen vetë dhe kërkojnë liri për të kryer punë në mënyrën e vet. Menaxherët të cilët do ta zbulojnë çelësin e motivimit të brendshëm të të punësuarve mund të llogarisin në burim të pashterur të produktivitetit. Disa autorë motivimin e trajtojnë si funksion të veçantë në menaxhim.

Udhëheqja ka për qëllim të ndikojë ndaj kontributit të njerëzve në punë dhe mbi të gjitha, ka të bëjë me harmonizimin e marrëdhënieve midis njerëzve.

Faktorët motivues janë ata faktorë të cilët shkaktojnë, drejtojnë dhe mbështetin sjelljen e njeriut.

Page 132: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

132

Tema 6 - Menaxhimi

Mëso më tepër!

Që në fi llim të vitit 1944, Levin (Alan H. Levine) ka defi nuar tri stilet e udhëheqjes sipas kritereve të “përdorimit të pushtetit”, edhe atë: autokratike, demokratike dhe liberale.

- Menaxherët me stil autokratik të udhëheqjes shfrytëzohen më së shumti nga pushteti që ua jep pozicionin e tyre. Ata “komandojnë” dhe presin dëgjueshmëri.

- Menaxherët me një stil demokratik të udhëheqjes konsultohen me bartësit në lidhje me vendimet dhe veprimet që duhet ndërmarrë.

Lloji i tretë i menaxherëve shumë pak e përdorin pushtetin, duke i dhënë liri të madhe bartësve. Këta udhëheqës u lejojë bartësve të parashtrojnë detyra dhe në mënyrë të pavarur t’i zgjidhin. Menaxherët u ndihmojnë bartësve në realizimin e detyrave, u japin informacione dhe u sigurojnë kushte pune.

3.4. KONTROLLI

Ky funksion krijon masat dhe aktivitetet për të siguruar realizimin e planit. Këtu kryhen aktivitete grupore dhe të planifi kuara për të parë ku kanë ndodhur disa devijime (shmangie) të planit dhe çka mund të merret për riparimin (korrigjimin) e tyre. Ky funksion është instrumenti kryesor për vlerësimin e suksesit në arritjen e planeve.

Funksioni i kontrollit është instrumenti kryesor për vlerësimin e suksesit në arritjen e planeve.

Hyrje

Materiale PunëPajisjet Planet

PROCESI Kontrolli dhe zbbulimi i devijimit QËLLIMI

Procesi i korrigjimit

Aksioni korrigjues

Dalje

Figura nr. 21. Kontrolli 4

4 B. Shuklev: Menaxhimi; Fakulteti Ekonomik, Shkup; 1999. (fq. 310)

Page 133: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

133

Tema 6 - Menaxhimi

Kontrolli i bën planet efi kase. Nëse nuk ka matje të kryerjes, nuk do të ketë informacione kthyese, e me këtë nuk do të ketë edhe përpjekje për drejtimin e aktiviteteve ndaj planit. Në këtë rast, plani do të realizohet dhe ndërmarrja do të përballet me dështim. Ai gjithashtu vendos kontroll mbi veprimet e zbatimit. Nëse procedurat nuk ekzistojnë, mjetet me të cilat do të kontrollohen aktivitetet, do të kryhen rastësisht. Kontrolli mundëson që ndërmarrja t’i realizojë qëllimet dhe planet e veta duke i përcjellë aktivitetet dhe rezultatet. Kontrolli e mundëson vendim-marrjen. Procesi i kontrollit i jep informata menaxherëve nëse aktivitetet zhvillohen në drejtimin e dëshiruar (sipas planit) dhe në rast të shmangies jep sinjal për nevojën e aksionit korrigjues. Të gjitha këto karakteristika vetë në vete do të kenë efekt pa koordinimin e tyre të përbashkët. Koordinimi i mirë i lejon çdo individi që me punën e tij të japë kontributin maksimal për arritjen e qëllimeve në organizatë (biznes).

4. ORGANET E MENAXHIMIT

Në menaxhimin e bizneseve të mëdha të cilat shpesh janë të organizuara si shoqata (kompani) aksionare, përveç menaxherëve, marrin pjesë edhe disa organe të menaxhimit, edhe atë:

- Këshilli i aksionarëve- Këshilli drejtues- Këshilli mbikëqyrës- Këshilli i drejtorëveKuvendi i SHAAksionarët të drejtave dhe interesa

e tyre në shoqatën aksionare i realizojnë në kuvendit të ndërmarrjes. Në kuvend, vendimet miratohet sipas mënyrës së votimit

nga aksionarët. Çdo aksion mbart nga një votë në vendim-marrje, ashtu që aksionarët marrin pjesë në vendim-marrje, në proporcion me numrin e aksioneve që i posedojnë. Anëtarët e Këshillit drejtues dhe mbikëqyrës mund të marrin pjesë në punën e kuvendit të aksionarëve,

Kuvendi i aksionarëve

Page 134: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

134

Tema 6 - Menaxhimi

por nuk kanë të drejtë të votës. Kuvendi i aksionarëve vendos për këto gjëra:

- emërton dhe shkarkon anëtarët e organeve të shoqatës;- miraton llogaritë vjetore;- vendos për përdorimin e fi timit të pastër;- vendosur për transformimin e shoqatës;- vendos për rritjen ose zvogëlimin e kapitalit;- vendos për dhënien e aksioneve, për ndryshimin e statutit

etj.Kuvendi i shoqatës vendos me shumicën e votave të pranishëm

apo përfaqësuesit e tyre, kurse vendimet janë të plotfuqishme. Pas përfundimit të çdo viti mbahet mbledhja e aksionarëve në të cilën diskutohet për punën e ekipit të menaxherëve.

Këshilli drejtues i SHAKëshilli drejtues është i përbërë nga anëtarë të cilët zgjidhen

nga ana e aksionarëve. Për punën e tyre, ata janë ligjërisht përgjegjës para aksionarëve. Këshilli drejtues zakonisht ka 8-13 anëtarë. Mund të jetë i përbërë nga anëtarë të brendshëm dhe të jashtëm. Në shumicën e ndërmarrjeve, shumicën e Këshillit drejtues e përbëjnë anëtarët e jashtëm. Anëtarët e Këshillit drejtues takohen prej 4-7 herë në vit. Këshilli drejtues ka kompetenca më të gjera për të vepruar në të gjitha rrethanat në emër të shoqatës. Ai është përgjegjës para aksionarëve për gjërat e mëposhtme:

1. Të sigurojë vazhdimësinë e menaxhimit në organizatë (zëvendësim ose pensionim të menaxherëve joefi kas);2. Të sigurojë përdorimin e duhur të mjeteve të aksionarëve;3. Të kontrollojë nëse menaxherët ndërmarrin aksione në përputhje me qëllimet e ndërmarrjes;

Mbledhja e këshillit drejtues

Page 135: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

135

Tema 6 - Menaxhimi

4. Të miratojë vendime kryesore dhe operative fi nanciare të menaxhimit;

5. Të vendosë mbi ndryshimin organizativ;6. Të përfaqësojë shoqatën përpara personave të tretë;7. Të verifi kojë dhe revidojë dokumentet dhe rregulloret e

shoqatës;8. Të paraqesë raport vjetor për aksionarët për vitin afarist.Këshilli i drejtorëve në SHAKëshillin e drejtorëve e përbëjnë drejtorët jo-ekzekutiv dhe

ekzekutiv. Numri i drejtorëve jo-ekzekutiv duhet të jetë më i madh se numri i drejtorëve ekzekutiv. Kuvendi zgjedh drejtorë jo-ekzekutiv, kurse ata i zgjedhin drejtorët ekzekutiv.

Drejtorët ekzekutiv menaxhojnë me shoqatën dhe kanë të drejta dhe obligime të ngjashme si anëtarë të Këshillit drejtues. Ashtu si edhe anëtarët e Këshillit drejtues, edhe anëtarët e Këshillit të drejtorëve kanë kompetenca të gjera në kuadër të detyrave të tyre. Ata e përfaqësojnë shoqatën tregtare në raport me personat e tretë dhe e udhëheqin atë.

Këshilli mbikëqyrës i SHAKëshilli mbikëqyrës përbëhet nga së paku tri, dhe më shumë

njëmbëdhjetë anëtarëve. Këshilli mbikëqyrës do të kryejë aktivitetet e mëposhtme:

- zgjedh anëtarët e Këshilli mbikëqyrës;- zgjedh kryetarin e Këshilli mbikëqyrës;- mbikëqyr punën e Këshilli mbikëqyrës;- mund të kontrollojë punën materiale-fi nanciare;- mund të konvokojë mbledhje të aksionarëve, nëse për atë

ka nevojë.Ligji për shoqata aksionare parasheh se Këshilli mbikëqyrës

mund të vendosë, nëse në mbledhje ka të pranishëm së paku gjysma e anëtarëve. Vendimet merren me shumicën e votave të të pranishmëve në mbledhje.

Page 136: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

136

Tema 6 - Menaxhimi

5. MARRJA E VENDIMEVE

5.1. VENDIMI DHE VENDIM-MARRJA

Parakusht i parë për të arritur qëllimet është që ndërmarrja (biznesi) të funksionojë, ndërsa për funksionimin e duhur të ndërmarrjes, nevojitet menaxhimi. Menaxhimi është “përgjegjës” për vendosjen e qëllimeve dhe “drejtimin” e biznesit për të arritur këto qëllime. Në fakt, ky do të thotë rregullim i drejtë të funksionimit të biznesit (ndërmarrjes). Për këtë qëllim, menaxherët vazhdimisht duhet të marrin vendime. Kështu thuhet se: Marrja e vendimeve paraqet instrument për rregullimin e funksionimit të biznesit. Vendimi është rezultat i vendim-marrjes. Pra, marrja e vendimeve është një proces i cili ka për qëllim të sjellë vendim.

Marrja e vendimeve paraqet instrument për rregullimin e funksionimit të biznesit.

Ndryshimet Problemet Zgjidhjet

Figura nr 22. Qëndrueshmëria e ndryshimeve

Domosdoshmëria e vendosjes rrjedh nga ndryshimet të cilat shkaktojnë probleme, kurse problemet kërkojnë zgjidhje. Isak Adizhes e jep shpjegim në vijim: “Ndryshimi është i përhershëm. Bota po ndryshon në mënyrë fi zike, shoqërore, ekonomike. Edhe njerëz ndryshojnë. Ndryshimi krijon probleme. Problemet kërkojnë zgjidhje. Zgjidhjet krijojnë ndryshime të reja. Sa më të mëdha janë cilësia dhe shpejtësia e ndryshimit, aq më të mëdha janë cilësia dhe kompleksiteti i problemeve të cilat janë krijuar.5

Shumë shpesh, sjellja e vendimeve (Decision making) lidhet me procesin e planifi kimit. Por, a do të thotë se menaxherët kur i kryejnë funksionet e tjera (organizimin, ekipimin, menaxhimin dhe kontrollin) nuk marrin vendime? A vendosin vetëm menaxherët, kurse punëtorët e zakonshëm (jo menaxherët) jo? Dhe në fund: marrja e vendimeve a është diçka që e bëjnë vetëm njerëzit në ndërmarrje?

5 Isak Adizhes, Mbisundimi me ndryshimet; Detra, Shkup; 1998 (fq. 5)

Page 137: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

137

Tema 6 - Menaxhimi

Përgjigja e të gjitha pyetjeve është JO! Merren vendime edhe kur kruhen funksione tjera menaxhimi, e jo vetëm planifi kimi, vendosin edhe menaxherët, por vendos edhe njeriu i zakonshëm në jetën e tij private.

Në të gjitha këto raste, vendimet merren në mënyrë që të zgjidhen problemet. Por problemet nuk janë arsyeja e vërtetë për sjelljen e vendimeve. Para se të ndodhin ndryshimet, respektivisht problemet ndodhin si pasojë e ndryshimeve. Ekzistojnë dallime ndërmjet sjelljes së vendimeve dhe zgjidhjes së problemeve. Zgjidhja e problemeve është koncept më i gjerë. Në të vërtetë, vendimi i marrë për të zgjidhur problemet, vetë në vete nuk do ta zgjidhë problemin. Është e nevojshme që ai të zbatohet, pra të realizohet në praktikë.

Vendimet merren kur zgjidhjes së problemeve do t’i shtohet përgjegjësia dhe autorizimi. Për shembull: “Vendosëm se reparti i ri të ketë...“, “Është sjellë vendim për prodhimin e vitit të ardhshëm...”, “Në mbledhjen e vet këshilli drejtues ka marrë vendim që të...” etj. Këto janë fragmente të veprimtarisë së përditshme në çdo ndërmarrje. Në jetë dhe në komunikim të ndërsjellë, njerëzit gjithashtu i përdorin edhe termat “vendimi”, “vendim-marrja” etj. Por, vallë ndërmarrja dhe të gjithë ne do të kemi dobi nga vendimet nëse ato nuk zbatohen në praktikë?

5.2. THELBI I PROCESIT TË VENDIM-MARRJES

Që të sillen vendime të drejta të cilat do të zgjidhin problemin e ndodhur, procesi i vendim-marrjes duhet të shkojë nëpër disa faza:

1. Defi nimi dhe analiza e problemit;2. Krijimi i zgjidhjeve alternative;3. Vlerësimi i zgjidhjeve alternative;4. Zgjedhja e vendimit;5. Zbatimi i vendimit;6. Kontrolli i vendimit.

Page 138: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

138

Tema 6 - Menaxhimi

Sjel la e vendimit

Defi nimi dhe analiza e problemit

Krijimi i zgjidhjeve alternative

Vlerësimi i zgjidhjeve alternative

Zgjedhja e vendimit

Zbatimi i vendimit

Kontrolli i vendimit

Zgjidhja e problemit

Figura nr. 23. Sjellja e vendimit b përbërje të zgjidhje së problemeve

Pra, problemi fi llon nga problemi, formohen dhe vlerësohen zgjidhjet alternativat për këtë problem, zgjedhet zgjidhja më e mirë në të cilën në atë moment mbetet vendim, zbatohet d.m.th. aplikohet vendimi dhe në fund kontrollohet zbatimi i tij.

Nëse biznesit do të jetë i suksesshëm, ai patjetër duhet të ketë njerëz të cilët janë të gatshëm dhe të aftë të përgatisin vendime të cilat do të jenë më e mira për të. Vendimet e biznesit duhet t’i miratojnë personat profesionalë. Menaxheri profesional është person në të cilin në mënyrë efi kase janë integruar teoria dhe puna praktike.

Procesi marrjes së vendimeve duhet të konsiderohet si truri dhe sistemi nervor i një ndërmarrje. Menaxherët e vëzhgojnë mjedisin ekstern, i zbulojnë mangësitë në kryerjen e punës, i angazhojnë alternativat dhe i ndjekin rrjedhat e reja të veprimeve. Gjatë marrjes së vendimeve menaxherët janë nën ndikimin e mjedisit ekonomik, politik dhe social.

Vendimet ndërmerren në qoftë se duam që gjërat të jenë të ndryshme në të ardhmen. Prandaj, vendimi është një aspekt i fushës së zgjeruar në zgjidhjen e problemit. Nga ky aspekt thelbi i vendimit është i bazuar në identifi kimin dhe zgjidhjen e problemit. Identifi kim kemi kur merren informacione për atë se vallë kryerja është në nivel të kënaqshëm. Zgjidhja e problemit është kur analizohen zgjidhjet alternativat dhe kjo realizohet, pra kryhet. I gjithë procesi i vendim-marrjes varet nga qëllimet e ndërmarrjes. Alternativa është vetëm zgjidhja më e mirë nën rrethana të caktuara.

Procesi i marrjes së vendimeve duhet të konsiderohet si truri dhe sistemi nervor i një ndërmarrje.

Zgjidhja e problemit është kur analizohen zgjidhjet alternative dhe kjo realizohet, pra kryhet.

Page 139: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

139

Tema 6 - Menaxhimi

Marrja e vendimeve është veçori për njerëzit, si në jetën private ashtu edhe në punën e organizatave. Në jetën e zakonshme dhe në punën e organizatave vazhdimisht ekzistojnë ndryshime të cilat krijojnë probleme, kurse problemet kërkojnë zgjidhje. Për zgjidhje duhet të miratohet vendime të cilat do t’i zgjidhin problemet e krijuara nga ndryshimi. Për shembull, menaxheri merr informacion se reparti prodhon prodhime jostandarde. Ai dëshiron ta ndryshojë këtë situatë dhe duhet të marrë diçka. Ai mund t’i aftësojë makinat, të blejë pajisje të reja ose sërish t’i trajnojë punëtorët. Përzgjedhja e një ose më shumë prej këtyre alternativave është vendim-marrja.

6. LLOJET VENDIMEVE

Në botën e sotme moderne të cilën e karakterizojnë ndryshimet e shpejta, vendim-marrja përfaqëson sfi dë të madhe për menaxherët. Duke i kryer funksionet e menaxhimit: planifi kimin, organizimin, koordinimin, motivimin dhe kontrollin, menaxherët marrin vendime. Marrja e vendimeve është proces i cili si rezultat ka vendimin. Vendimi është përzgjedhje e bërë nga alternativat e disponueshme. Marrja e vendimeve e rregullon funksionimin, kurse ky patjetër duhet ta marrë parasysh situatën në periudhën e mëparshme në mënyrë që me vendim të mund të përcaktojë drejtimin kah i cili do të synojë në periudhën e ardhshme. Konkretisht, çdo vendim është nxjerrë në bazë të asaj që po ndodh në mjedis. Menaxherët në punën e përditshme marrin vendime të ndryshme. Vendimet janë klasifi kuar në bazë të kritereve të ndryshme:

Vendimet organizative dhe personaleLidhur me rolin që e ka një menaxher në punën e organizatës,

ose si individ i cili nuk është anëtar i organizatës, vendimet ndahen në organizative dhe personale. Vendimet organizative kanë të bëjnë me biznesin, punonjësit etj. Ata mund të jenë të deleguar në persona të tjerët (menaxherë apo punëtorë). Vendimet personale janë ato vendime të cilat menaxherët i sjellin si individë, jo si një anëtarë të ndërmarrjes. Si vendime personale mund të paraqitet vendimi i menaxherit që ta ndryshojë ndërmarrjen, të tërhiqet nga anëtarësimit i një klubi etj.

Menaxherët në punën e tyre të përditshme sjellin vendime të ndryshme.

Page 140: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

140

Tema 6 - Menaxhimi

Vendimet themelore dhe rutinoreSipas kriterit se vendimet a përsëriten ose nuk përsëriten,

ndahen në vendime themelore dhe rutinore. Vendimet themelore janë më të rëndësishme se ato rutinore. Vendime të tilla janë për shembull zgjedhja e lokacionit për fabrikë të re, futja e prodhimit të ri në programin e prodhimit, përvetësimi i tregjeve të reja etj. Vendimet rutinore janë të përsëritura sipas natyrës së vet dhe nuk kanë ndikim të madh në organizatë. Prandaj, në shumë biznese janë krijuar procedura për udhëheqje të menaxherëve në situata të tilla (të përsëritura). Shembuj të vendimeve rutinore janë vendimet për promovimin e personelit, vendimi për punësim të personelit me arsim të lartë, vendimi për nivelin e rezervave, vendimi për nivelin e pagave të të punësuarve të rinj etj.

Vendimet strategjike dhe taktikeEkziston ndarja e vendimeve në strategjike dhe taktike. Kriteri

për ndarje është koha e nevojshme për realizimin e tyre.Vendimet taktike janë të rëndësishme për ndërmarrjen në një

afat të shkurtër. Ato nga natyra e tyre janë komplekse, sepse kushtet për menaxhimin në afat të shkurtër janë relativisht të qëndrueshme dhe në përgatitjen e këtyre vendimeve nuk përfshihen shumë faktorë.

Vendime strategjike janë vendimtare për biznesin në një afat të gjatë. Ato kryejnë koordinimin e aktiviteteve të mjedisit të biznesit, koordinimin e aktiviteteve me burime të disponueshme, kanë ndikim vendimtar ndaj burimeve, ndikojnë në drejtimin afatgjatë të organizatës dhe janë shumë komplekse, sepse angazhojnë një numër të madh të faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm.

Vendimet e programuara dhe jo të programuaraNë përpjekjet për të krijuar një tipologji të përgjithshme të

vendimeve, bëhet dallimi midis këtyre dy llojeve të vendimeve: vendime të programuara dhe të paprogramuara.

Vendimet e programuara janë ato të cilat bëhen në përputhje me ndonjë traditë, politikë apo procedurë. Këto vendime janë të përsëritura, të përcaktuara qartë dhe rutinore. Çdo ndërmarrje e thjeshton sjelljen e vendim-marrjes në situata të cilat përsëriten. Informacione në lidhje me problemin (situatën) ka mjaft, alternativat janë të sakta dhe ekziston siguri relative se alternativa e zgjedhur do të jetë e suksesshme.

Vendimet e programuara janë ato të cilat janë miratuar në përputhje me ndonjë traditë, politikë apo procedurë.

Page 141: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

141

Tema 6 - Menaxhimi

Vendimet e programuara janë ato të cilat përgatiten për situatë të vetme dhe të pa përsëritur, respektivisht kanë të bëjnë me probleme të pazakonshme dhe të jashtëzakonshme.

Vendimet e programuara në një farë mase e kufi zojnë lirinë tonë, për shkak se organizata është ajo që të vendosë se çfarë të bëjë, e jo individi. Politikat, rregullat dhe procedurat me të cilat sjellim vendime të programuara nuk e kufi zojnë kohën për të marrë vendime të reja mbi problemet e vjetra. Në këtë mënyrë e kthejnë vëmendjen tonë për aktivitete të tjera të rëndësishme. Për shembull, zgjidhja e ankesave të konsumatorëve do të ishte një humbje kohe, por ekzistimi i mbishkrimit “mallrat e blera nuk mund të zëvendësohen brenda tetë ditësh,” e thjeshton gjithë punën. Gjithashtu, këto vendime janë më të lehta për përgatitje, sepse për to ekziston politikë afariste. Parimet dhe rregullat e marrjes së vendimeve bazohen në supozime dhe kushte të caktuara. Nëse ndryshohen kushtet në të cilat ato janë formuluar, parimet dhe rregullat duhet të ndryshohen.

Vendimet e paprogramuara janë ato të cilat përgatiten për një situatë të vetme dhe të sigurt, respektivisht kanë të bëjnë me probleme të pazakonshme dhe të jashtëzakonshme. Vendimet e paprogramuara përfshijnë angazhime të rëndësishme në organizimin dhe janë bazë për suksesin e ardhshëm. Hartimi e politikave, rregullave ose parimeve për zgjidhjen e problemit nuk ekzistojnë.

Vendimet e paprogramuara janë vendime jo të parregullta dhe të përcaktuara jo saktë. Informacionet në lidhje me problemin vështirë mblidhen, kriteret për zgjidhje nuk ekzistojnë, alternativat janë të pasigurta. Vendimet për futje të prodhimit të ri, për ndërtimin e një fabrikë të re, kërkimin dhe zhvillimin e prodhimeve të reja, për përvetësimin e tregjeve të reja, për mbylljen e fabrikës për shkak të humbjeve, etj., janë shembuj të vendimeve të paprogramuara. Këto vendime nga natyra e tyre janë komplekse, të rëndësishme dhe relevante për menaxherin.

Menaxheri i lartë sipas rregullës i sjell vendimet e paprogramuara, ndërsa në nivel themelor duhet të miratohen vendime të programuara. Kjo do të thotë se duke lëvizur gjithnjë e më lart nëpër hierarkinë e organizatës, aftësia për sjellje të vendimeve mbetet gjithnjë më e rëndësishme.

Page 142: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

142

Tema 6 - Menaxhimi

Llojet e tjera të vendimeveNë lidhje me funksionimin e biznesit, vendimet mund të

ndahet në vendime rregullative (me të cilat rregullohet vendosja e sistemit, nënsistemeve, lidhjet e tyre etj.) dhe vendimet korrigjuese (me të cilat intervenohet për të korrigjuar devijimet dhe funksionimi).

Sipas qëllimeve të cilat duhet të arrihen, vendimet mund të jenë investuese, personale, tregtare, fi nanciare, etj.

Sipas mënyrës së ekzekutimit, vendimet ndahen në strategjike, operacionale, të përgjithësuara, parimore, kushtimore etj.

NOCIONET E RËNDËSISHME

MENAXHIMIHIERARKIA MENAXHUESEPLANIFIKIMIORGANIZIMIEKIPIMI(UDHËHEQJA) MBAJTJEN E KONTROLLITMARRJA E VENDIMEVE DHE LLOJET E TYRE

6 Është marrë: B. Shuklev; Menaxhimi; Fakulteti Ekonomik, Shkup; 1999 (fq. 338)

Llojet e vendimeve

nivelet e manaxhimit llojet e problemeve

të programuara të paprogramuarakryesor

mesatar

të ulët

të ndërlikuara

të thjeshta

Figura nr. 24 Nivelet e menaxhimit dhe llojet e vendimeve6

Page 143: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

143

Tema 6 - Menaxhimi

PËRMBLEDHJE 6

Nën menaxhim nënkuptohet rregullimi i funksionimit të ndërmarrjes për të arritur qëllimet. Menaxhimi është procesi i planifi kimit, organizimit, udhëheqjes dhe kontrollit të veprimtarive në një organizatë për arritjen e qëllimeve të saja në mënyrë efi kase.

Planifi kimi paraqet seleksionim të planeve dhe objektivave dhe gjetje të rrugës më të përshtatshme për arritjen e tyre.

Organizimi është një funksion i cili drejton rolin e individit në strukturën organizative. Në lidhje të ngushtë me organizimin është ekipimi, që do të thotë sigurim të njerëzve (menaxherëve dhe punëtorëve).

(Udhë)heqja ka për qëllim që të ndikojë ndaj kontributit të njerëzve në punë dhe mbi të gjitha, ka të bëjë me harmonizimin e marrëdhënieve midis njerëzve, d.m.th. sigurimin e personalit.

Kontrolli është funksion që krijon masat dhe veprimet për të siguruar realizimin e planit.

Marrja e vendimeve paraqet instrument për rregullimin e funksionimit të biznesit. Vendimi është rezultat i vendim-marrjes. Pra, marrja e vendimeve është një proces i cili ka për qëllim që të sjellë një vendim.

Vendimet mund të klasifi kohen sipas kritereve të ndryshme, prandaj sipas kësaj dallohen: vendimet organizative dhe personale; vendimet themelore dhe rutinore; vendimet strategjike dhe taktike; vendimet e programuara dhe të paprogramuara; vendimet rregullative dhe korrektuese etj.

Pyetjet për diskutim:

1. Çka nënkuptoni me menaxhimin dhe çfarë është dallimi ndërmjet menaxhimit të biznesit të vogël dhe të madh?

2. Numëroni funksionet menaxhuese dhe shpjegoni thelbin e çdo funksioni!3. Shpjegoni rolin e organeve qeverisëse!4. Çka është vendimi dhe cila janë faza në procesin e vendim-marrjes?5. Bëni klasifi kimin e vendimeve dhe jepini shembull për të gjitha llojet e vendimeve!

Page 144: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

144

Tema 6 - Menaxhimi

Page 145: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

145

Tema 7 - Parimet themelore ekonomike të punës

TEMA 7TEMA 7PARIMET PARIMET

THEMELORE THEMELORE EKONOMIKE TË EKONOMIKE TË

PUNËSPUNËSPËRMBAJTJA E TEMËS:

Produktiviteti në punë Nocioni i produktivitetit Thelbi i produktivitetit Produktiviteti në aspektin e ekonomisë kombëtare Matja e produktivitetit të punës Faktorët nga të cilët varet produktiviteti i punës

Ekonomizimi në punë Thelbi i ekonomizimit Nocioni i ekonomizimit Ekonomizimi dhe produktiviteti i punës Matja e ekonomizimit Faktorët e ekonomizimit

Rentabiliteti (profi timi) Koncepti dhe esenca e rentabilitetit Matja e rentabilitetit Faktorët e rentabilitetit

QËLLIMET E MËSIMIT:Pas leximit të kësaj teme Ju duhet të jeni në gjendje:

■ të përcaktoni dhe kuptoni termin produktiviteti;■ të dini se si mund të përmirësohet produktiviteti i biznesit;■ të llogarisni produktivitetin e punës;■ të defi noni dhe të kuptoni termin ekonomizimi;■ të përcaktoni faktorët që ndikojnë në ekonomi;■ të defi noni dhe kuptoni termin rentabiliteti;■ të kuptoni faktorët që ndikojnë ndaj rentabilitetit.

Page 146: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

146

Tema 7 - Parimet themelore ekonomike të punës

Page 147: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

147

Tema 7 - Parimet themelore ekonomike të punës

1. PRODUKTIVITETI NË PUNË

1.1. NOCIONI I PRODUKTIVITETIT

Produktiviteti mund të defi nohet në mënyra të ndryshme. Kështu, nën produktivitet mund të nënkuptohet raporti midis sasisë së prodhimeve dhe shumës së çdo faktori (punës, kapitalit dhe burimeve natyrore) që marrin pjesë në prodhimtari. Në këtë kuptim do të mund të dallohet produktiviteti i makinave, produktiviteti i lëndëve të para, produktiviteti i punës etj. Megjithatë, pavarësisht nga ajo që secili prej këtyre faktorëve të prodhimit ka kontribuar për prodhimin, vetëm me funksionin e punës së njeriut të gjithë faktorët e tjerë të prodhimit mund të jetë vënë në funksion, të cilët do të prodhojnë mallra ose shërbime. Prandaj, shpesh fl itet për produktivitetin e punës, kurse termi ‘produktiviteti’ përdoret vetëm si sinonim për prodhimtarinë e punës.

Nën termin produktiviteti nënkuptohet aftësia e punës së angazhuar në procesin e prodhimit për të krijuar një sasi të caktuar të prodhimeve për njësi të kohës (zakonisht 1 orë).

1.2. THELBI I PRODUKTIVITETIT

Kur fl asim për produktivitetin, mendohet për kapacitetin e ndonjë makine, d.m.th. aftësinë e saj për të prodhuar një sasi të prodhimeve për një kohë të caktuar. Por për produktivitetin bëhet fjalë edhe atëherë kur mendohet në atë sa disa lëndë të para ose materiale japi prodhim të pastër, si për shembull: Sa ar të pastër mund të merret nga xehja për ar e gërmuar në tokë? Pra, mund të dallohen aq lloje të produktivitetit, sa edhe eksitojnë lloje të ndryshme të faktorëve të prodhimit të cilët marrin pjesë në prodhimtari. Në ekonomi dhe biznes, për produktivitetin bëhet fjalë në kuptim të asaj se si një punonjës ose një grup i punëtorëve mund të prodhojë për një kohë të caktuar. Në të vërtetë, produktiviteti pothuajse gjithmonë është i lidhur për punën dhe për aftësinë e saj që të krijojë prodhime. Së këndejmi, për produktivitetin bëhet fjalë atëherë kur me shpenzim të njëjtë të punës së punëtorëve në njësi të kohës do të mund të prodhohet sasi

Produktiviteti është masa e sasisë së prodhimeve dhe shërbimeve të cilën një punëtor mund ta prodhojnë për një orë.

Kapaciteti paraqet aftësinë e një makine për të prodhuar një sasi të caktuar të prodhimeve për kohë të caktuar.

Page 148: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

148

Tema 7 - Parimet themelore ekonomike të punës

më e madhe e prodhimeve dhe shërbimeve ose kur sasia e njëjtë e mallrave dhe shërbimeve punëtorët do ta prodhojnë për një kohë më të shkurtë. Mund të konkludohet se produktiviteti i punës është shprehur në sasinë e produkteve të prodhuara për njësi kohe, gjatë angazhimit normal të forcës së punës.

1.3. PRODUKTIVITETI NË KUSHTET E EKONOMISË KOMBËTARE

Produktiviteti mund të konsiderohet si kategori mikro dhe makro ekonomike. Kur shqyrtohet raporti në mes faktorëve të prodhimit të angazhuar në procesin e prodhimit dhe numrit të produkteve të prodhuara në kuadër të një biznesi, bëhet fjalë për produktivitetin nga mikro-aspekti. Kur analizohet raporti ndërmjet faktorëve të përgjithshëm të shpenzuar të prodhimit dhe prodhimit të përgjithshëm të realizuar në një ekonomi kombëtare, produktiviteti në të vërtetë trajtohen si kategori makro-ekonomike. Prej këtu del se rritja e produktivitetit është e lidhur me rritjen e prodhimit të ekonomisë kombëtare, ose me rritjen e prodhimit të brendshëm bruto (PBB), të shprehur për frymë (per capita).

Prodhimi i brendshëm bruto përfaqëson vlerën totale të tregut të të gjitha mallrave të prodhuara fi nale ose shërbimeve për një vit në një ekonomi kombëtare. PBB-së është shprehje e vlerës që matet me rritje vjetore të ekonomisë në një vend.

Rritja e produktivitetit në ekonominë e vendit ndikon në përmirësimin e mirëqenies njerëzore (standardit të jetesës), zvogëlimin e shpenzimeve të prodhimit, forcimin e aftësisë eksportuese dhe konkurruese të ekonomisë etj.

Shkalla e arritur e zhvillimit të një ekonomie më së miri mund të shprehet përmes suksesit të arritur në produktivitet.

Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) përfaqëson vlerën e përgjithshme të tregut të të gjitha mallrave të prodhuara fi nale ose shërbimeve për një vit në një ekonomi kombëtare

Page 149: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

149

Tema 7 - Parimet themelore ekonomike të punës

1.4. MATJA E PRODUKTIVITETIT TË PUNËS

Si matet produktiviteti? Gjatë defi nimit të konceptit të produktivitetit të punës e

përmendim edhe formulën e përgjithshme për matjen e produktivitetit të punës. Nocioni i defi nuar në këtë mënyrë i produktivitetit të punës mund të shprehet me formulën e përgjithshme.

Produktiviteti i punës =

Sasia e prodhimeve Sasia e shpenzuar e punës

Produktiviteti i punës = Sasia e shpenzuar e punës

Sasia e prodhimeve

A.

B.

Nga kjo del se produktiviteti i punës është raporti ndërmjet sasisë fi zike të shprehur të produkteve të prodhuara në kohë të caktuar, dhe sasitë së shprehur fi zike të shpenzuar në punë. Duke përdorur shprehjen A fi tohet treguesi i produktivitetit të punës i cili tregon se sa sasi të prodhimeve janë prodhuar në njësi të punës së shpenzuar. Përveç kësaj, treguesi i produktivitetit të punës mund të fi tohet me llogaritjen e vlerës reciprok të vlerave të përdorura më parë, të treguara në shprehjen B, rezultati i së cilës do të tregojë se sa sasi e punës është e nevojshme për të prodhuar një njësi të prodhimit. Në mënyrën e parë të llogaritjes, sasi më të madhe e prodhimeve për njësinë e sasisë së shpenzuar tregon produktivitet më të lartë të punës, kurse mënyra e dytë e llogaritjes, sasia më e vogël e punës së përfshira për njësi të prodhimit, tregon produktivitet më të lartë të punës.

Me shprehjen A) fi tohet treguesi i produktivitetit të punës i cili tregon se sa sasi të prodhimeve janë prodhuar në njësi të punës së shpenzuar.

Page 150: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

150

Tema 7 - Parimet themelore ekonomike të punës

Nëse nevojitet që të matet produktiviteti i ndonjë faktori të prodhimit, mund të përdoret raporti i njëjtë, por në vend të vlerave për shpenzimin e sasisë së punës do të merren parasysh vlerat e faktorëve të prodhimit me të cilat matet produktiviteti. Koefi cientët-tregues që do të përfi toheshin me llogaritjet e raporteve mes madhësive të tyre mund të jenë interesant, sepse tregojnë shkallën e shfrytëzimit të secilit prej faktorëve të prodhimit.

Zbatimi i matjes së produktivitetit të punës Produktiviteti për prodhimin e përgjithshëm

Te ndërmarrjet që prodhojnë një ose më shumë prodhime homogjene të cilat mund të gjurmohen të njëjtin tregues, përdoret formula e mëposhtme:

Produktiviteti = Sasia e prodhimeve

Puna e shpenzuar në orë pune

Produktiviteti i disa prodhime të rëndësishme Produktiviteti i punës për prodhime të caktuara të rëndësishme

do të fi tohet nëpërmjet treguesit që vijon:

Produktiviteti = Sasia e prodhimeve (prodhimeve të caktuara)

Orët e shpenzuara efektive

Faktori “Orët e shpenzuara efektive” në këtë rast duhet të përfshijë të gjitha orët efektive vetëm për ata punëtorë të cilët janë të angazhuar direkt në prodhimin e produkteve të caktuara nëpër të gjitha fazat e prodhimtarisë të këtij prodhimi.

Page 151: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

151

Tema 7 - Parimet themelore ekonomike të punës

Produktiviteti sipas një punëtori të punësuar në prodhim Te ndërmarrjet që prodhojnë një ose më shumë prodhime

homogjene, produktivitetit fi tohet kur sasia e prodhuar pjesëtohet me numrin e punëtorëve (vetëm ata punëtorë të cilët janë direkt të përfshirë në prodhim). Kjo është shprehur si më poshtë:

Produktiviteti = Sasia e prodhimeve

Numri i punonjësve të prodhimit

Faktori “numri i punonjësve të prodhimit” duhet të shprehë numrin mesatar të punëtorëve të punësuar gjatë vitit.

Përveç këtyre udhëzimeve praktike për llogaritjen e produktivitetit të punës, mund të themi se llogaritja zgjerohet në të gjithë ato vende ku puna krijon ndonjë prodhim, për shembull: produktiviteti i vendit të punës, produktiviteti i përdorimit, produktiviteti i makinave etj.

Produktiviteti i punës ndikon ndaj vlerës

Produktiviteti i punës ndikon në vlerën e prodhimit. Me rritjen e produktivitetit, zvogëlohet vlera e prodhimit. Duhet pasur parasysh edhe këtë: Si ndikon produktiviteti në vlerën e prodhimit të përgjithshëm? dhe Si ndikon produktiviteti në vlerën e njësisë së prodhimit? Produktiviteti gjithmonë e ul vlerën e njësisë së prodhimit që nuk është e thënë se e zvogëlon edhe vlerën e prodhimit. Për shembull, për prodhimin e 10. palë këpucëve janë të nevojshme 100 orë të punës. Nëse një ore është me vlerë një dollar, atëherë ne kemi vlerat e mëposhtme: 100 dollarë të vlerës së prodhimit të përgjithshëm prej 10. dollarëve të vlerës së njësisë (një palë këpucë). Në qoftë se produktiviteti rritet 50%, kjo do të thotë se do të rritet prodhimi prej 10. në 15 palë këpucë, atëherë do të ketë vlerën e mëposhtme: 100 dollarë vlerë të prodhimit të përgjithshëm dhe rreth shtatë dollarë vlerë të njësisë së prodhimit (sepse 100

Page 152: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

152

Tema 7 - Parimet themelore ekonomike të punës

dollarë = 15 palë këpucë). Prandaj është e qartë se produktiviteti i rritur nuk ka ndryshuar në vlerën e prodhimit të përgjithshëm, por duke rritur sasinë e produkteve të prodhuara, zvogëlohet vlera e një prodhimi. Duke aplikuar mjete të përsosura për punë, rritja e produktivitetit do të ndikojë në rritjen e prodhimit me shpenzim të reduktuar pune. Ky në të vërtetë është thelbi i produktivitetit të punës për të zvogëluar vlerën e njësisë, e me këtë edhe vlerën e prodhimit të përgjithshëm që arrihen dy rezultate: së pari, lirohen prodhimet e tregut dhe, së dyti, lehtësohet prodhimi i tyre.

1.5. FAKTORËT NGA TË CILËT VARET PRODUKTIVITETI I PUNËS

Të gjithë faktorët që marrin pjesë në procesin e punës, më shumë ose më pak ndikojnë në produktivitetin e punës, në mënyrë që ata paraqiten si faktorë të saj. Të tillë janë faktorët në vijim:

Kapitali njerëzor (përvoja, njohuria, shkathtësitë dhe aftësitë) Faktori njerëzor është faktor shumë i rëndësishëm i cili

varet nga niveli i produktivitetit të punës. Për shembull, në saje të përvojës më të madhe të prodhimit, njohurive, shkathtësive dhe aftësive, këpucari do të jetë i aftë që për një të kohë sa më të shkurtër të prodhojë një palë këpucë, në krahasim të një punëtori të ri. Me fjalë të tjera, mjeshtëri i kësaj zeje për shkak të nivelit më të madh të kapitalit njerëzor do të jetë në gjendje që për një kohë të njëjtë të bëjë më shumë palë këpucë përkundër një punonjësi të ri. Përkundër kësaj, mund të thuhet se produktiviteti i tij në punë është më i lartë.

Zhvillimi i prodhimeve kapitale Produktiviteti i punës, më tej, varet nga zhvillimi i prodhimeve

kapitale siç janë makineria, veglat, pajisjet etj. Kështu, për shembull, rrobaqepësi i cili përdor makinë qepëse, për një kohë shumë të shkurtër do të qepë kostum, në krahasim me atë rrobaqepës i cili qep me dorë. Prandaj, zhvillimi i prodhimeve kapitale të cilat shfrytëzohen në

Faktorët e produktivitetit:

- Kapitali njerëzor (shuma e njohurive, shkathtësive, aftësive dhe përvojës prodhuese të punëtorëve);

- Shkalla e përsosmërisë së mallrave kapitale;

- Kushtet natyrore;

- Shkalla e zhvillimit të shkencës e teknikës dhe aplikimi i arritjeve shkencore.

Page 153: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

153

Tema 7 - Parimet themelore ekonomike të punës

procesin e prodhimit është faktor shumë i rëndësishëm i cili ndikon në rritjen e produktivitetit të punës.

Kushtet natyrore Kushtet natyrore në të cilat zhvillohen proceset e prodhimit,

gjithashtu paraqesin faktor i cili mund të ndikojnë në nivelin e produktivitetit të punës. Për shembull, në bujqësi, në qoftë se krahasojmë rezultatet e punës së dy parcelave të ndryshme të tokës, njëra prej të cilave është më e pasur e tjera më e varfër nga përbërësit e nevojshëm për vegjetimin e bimëve, ose gjendet në një rajon ku ka më shumë reshje, renditja e të cilës është më e mirë gjatë vit, atëherë do të vërehet se sasia e njëjtë e punës së dhënë në parcelën e parë do të japë rendimente më të larta se në parcelën e dytë. Mund të thuhet se kushtet natyrore janë shkak për produktivitet më të madh të punës në parcelën e parë se sa në të dytën. Në mënyrë të ngjashme është edhe në xehetari. Në qoftë se supozohet se minatorët nga dy miniera në të njëjtën kohë mund të gërmojnë sasi të njëjtë të xehes, atëherë produktiviteti i punës do të jenë më i lartë se ato të minatorëve që punojnë në minierë e cila është më e pasur me materie të dobishme (metal). Këta shembuj tregojnë se kushtet natyrore ndikojnë në mënyrë të konsiderueshme në produktivitetin e punës.

Zhvillimi i shkencës Për rritjen e produktivitetit të punës mund të ndikojë edhe

zhvillimi i shkencës dhe mundësia që rezultatet e saja të përdoren në prodhim. Të marrim shembullin e përgatitjes së lëkurës për përpunim të mëtejshëm. Që lëkura të mund të përpunohet, duhet së pari të thahet. Në të kaluarën, procesi i tharjes ka zgjatur disa javë për të arritur një shkallë të përshtatshme e përpunimit së lëkurës. Megjithatë, me zhvillimin e shkencës, është krijuar mundësia që i njëjti proces të zgjasë shumë më shkurt duke përdorur mjete kimike. Pra, në saje të zbatimit të rezultateve të kërkimit shkencor në prodhim, është arritur që për një kohë të shkurtë të bëhen të njëjtat operacione prodhuese ose për të njëjtën kohë të prodhohen sasi të mëdha të mallrave dhe shërbimeve.

Page 154: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

154

Tema 7 - Parimet themelore ekonomike të punës

Faktorët e produktivitetit:

- Organizimi i punës, respektivisht organizimi i prodhimtarisë;

- Marrëdhëniet ndërnjerëzore;

- Motivimi i punonjësve etj.

Organizimi i punës, marrëdhëniet ndërnjerëzore dhe motivimi si faktorë të produktivitetit

Organizimi i punës (organizimi i prodhimtarisë) gjithashtu mund ndikojë në produktivitetin e punës. Në të vërtetë, varësisht nga ajo vallë një proces i prodhimit është realizuar nga ndarja e operacioneve të prodhimit, në mënyrë që punëtorë të veçantë prodhojnë pjesë të veçanta të një prodhimi apo një punonjës prodhon një prodhim nga fi llimi në fund, produktiviteti i punës mund të jetë më i ulët ose më i lartë. Rezultat i njëjtë do të arrihet edhe si pasojë e bartjes së mirë ose të keqe të lëndës së parë, përdorimit profesional ose joprofesional me makinat dhe pajisjet etj. Marrëdhëniet e prishura ndërnjerëzore në shoqëri dhe mungesa e motivimit të punonjësve, rezultojnë në produktivitet të ulët të punës, për çka menaxherët kanë merita më të mëdha.

2. EKONOMIZIMI NË PUNË

2.1. ESENCA E EKONOMIZIMIT

Kur prodhimi bëhet me shpenzim të ulët të faktorëve të prodhimit, thuhet se puna është ekonomike, kurse kur prodhimi bëhet me shpenzime më të larta të faktorëve të prodhimit, thuhet se punohet në mënyrë joekonomike.

Me fjalën “ekonomizim” shprehet raporti i njerëzve ndaj punës në drejtim të shpenzimeve të faktorëve në procesin e prodhimit. Nëse krahasohet prodhimtaria e një ndërmarrjeje të njëjtë në dy vite të ndryshme dhe nëse shihet se gjatë sasisë së njëjtë të shpenzimeve të prodhimit në atë viti janë më të ulëta me ato të vitit të kaluar, do të thotë së janë realizuar kursime në drejtim të shpenzimeve të bëra, me çka arrihet ekonomizim më i madh. Nëse shkohet më tej me analizën dhe nëse konstatohet se pagat e punëtorëve në atë vitin janë më të ulëta në mënyrë që të kursehet në pagesën e punës, në krahasim me një vit më parë, atëherë edhe këtu është arritur ekonomizim më i madh. Gjithashtu, ekonomizimi më i madh në punë arrihet edhe atëherë kur përfi tohet sasi e njëjtë e produkteve të prodhuara,

Me fjalën “ekonomizim” shprehet raporti i njerëzve ndaj punës në drejtim të shpenzimeve të faktorëve në procesin e prodhimit.

Page 155: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

155

Tema 7 - Parimet themelore ekonomike të punës

por çmimi në atë vit është më i ulët në krahasim me vitin e kaluar. Madhësia e shpenzimeve, lartësia e pagave të punëtorëve, çmimet etj., janë tregues nëpërmjet të cilëve mund të përcaktohet ekonomizimi i biznesit, si në aspektin e vlerës së parave, ashtu edhe në njësi natyrore: m3, kg, KW orë etj.

Në fakt, puna ekonomike e çdo biznesi arrihet në dy mënyra: 1. Me shfrytëzimin e faktorëve ekzistues të prodhimit, me

çka arrihen efekt më të larta (vëllimi i prodhimit, të ardhurave e përgjithshme, etj.) dhe

2. Qëllimi i caktuar arrihet me shpenzime më të ulëta, respektivisht me çka është e mundur me përdorimin më të vogël të faktorëve të prodhimit.

2.2. NOCION PËR EKONOMIZIM

Produktiviteti i punës do të thotë se me pak përpjekje të krijohen sa më shumë prodhime të jetë e mundur. Tek ekonomizimi, megjithatë, mendohet me sa vijon: me më pak punë; me më pak materiale dhe lëndë të para; me më pak shpenzime të prodhimeve kapitale, të krijohet sa është e mundur efekt më i madh (prodhim, të ardhura të përgjithshme). Ekonomizimi do të thotë kursim i të gjithë faktorëve që i shërbejnë prodhimit, duke përfshirë edhe punën e punëtorëve. Por, nuk bëhet fjalë për kursime të çdo çmimi, sepse është e nevojshme të mbahet llogari për: • cilësinë e prodhimeve të cilat prodhohen dhe• dobinë nga prodhimet.

Sipas kësaj, mund të përfundojmë se parimi i ekonomizimit e paraqet përpjekjen e njeriut me kursim më të vogël të faktorëve të prodhimit për të arritur vëllimin më të madh të mundshme të prodhimit, duke marrë parasysh cilësinë dhe dobinë e prodhimeve.

2.3. EKONOMIZIMI I PRODUKTIVITETIT TË PUNËS

Produktiviteti i punës ishte defi nuar si raport i sasisë së produkteve të prodhuara dhe sasisë së punës së shpenzuar. Ekonomizimi, nga ana tjetër, defi nohet si raport midis sasisë së

Ekonomizimi paraqet angazhimin e njeriut që me shpenzim më të ulët të faktorëve të prodhimit të arrihet vëllimi më i madh i mundshëm i prodhimit.

Page 156: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

156

Tema 7 - Parimet themelore ekonomike të punës

së prodhimeve dhe sasisë së çdo faktori të prodhimit veçmas ose sasisë së të gjithë faktorëve të prodhimit të marrë së bashku. Së këndejmi, del se në rastet kur bëhet fjalë për raportin midis sasisë së produkteve të prodhuara dhe të punës së dhënë, produktiviteti i punës barazohet me ekonomizimin. Në të vërtetë, edhe ekonomizimi ka të bëjë me shfrytëzimin (shpenzimin) e faktorëve të punës, me atë dallim se kur bëhen fjalë për produktivitetin e punës, gjithmonë mendohet në aftësinë e punës për të krijuar sasi të caktuar të prodhimeve, e kur bëhet fjalë për ekonomizimin, gjithmonë mendohet në kursimin e punës për krijimin e prodhimeve. Rritja produktivitetit të punës do të thotë edhe rritje e ekonomizimit të punës, por njëkohësisht edhe të ekonomizimit në përgjithësi, ndërsa shpenzimi i faktorëve të tjerë ka mbetur i pandryshuar, është zvogëluar ose nga ana tjetër është rritur në masë më të vogël nga zvogëlimi i shpenzimit të punës.

2.4. MATJA E EKONOMIZIMIT

Matja e ekonomizimit nëpërmjet faktorëve të shpenzuar të prodhimit (shprehja natyrore e ekonomizimit)

Nga defi nicioni i ekonomizimit del edhe matja e përgjithshme e ekonomizimit në formën që vijon:

Koefi cient natyror i ekonomizimit = Sasia e produkteve të prodhuara

Sasia e faktorëve të shpenzuar

Varësisht nga sasia dhe shumëllojshmëria e produkteve të prodhuara në ndërmarrje, si dhe nga numri i faktorë të cilët janë marrë parasysh gjatë matjes së ekonomizimit, instrumentet e ekonomizimit mund të tregohen edhe në formë të modifi kuar.

Page 157: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

157

Tema 7 - Parimet themelore ekonomike të punës

Nëse matet niveli i ekonomizimit të punës në raport me shpenzimin e vetëm një faktori të prodhimit, kjo mund të bëhet thjesht nëse vëllimi i produkteve të prodhuara tregohet në njësi natyrore, me çka tregohet edhe sasia e faktorit të shpenzuar. Për shembull, për prodhimin e 20.000 m2 parket druri, është përdorur 1000 t3 dru i papërpunuar. Nga këto të dhëna fi tohet:

Koefi cienti natyror i ekonomizimit të shpenzimit të drurit të papërpunuar për parket

=20.0001.000

= 20

që do të thotë se prej 1t3 të drurit të papërpunuar prodhohen 20 m2 parket. Gjithsesi, ndërmarrja përpiqet që prej 1t3 të drurit të papërpunuar të prodhojë sa është e mundur sasi më të madhe të parketit.

Matja e ekonomizimit përmes çmimeve (shprehja e vlerës së ekonomizimit)

Nëse ndërmarrja prodhon lloje të ndryshme të prodhimeve të cilat mund të tregohen si vlerë e përgjithshme e prodhimit të shprehur në të holla, atëherë për matjen e ekonomizimit të përgjithshëm të punës në ndërmarrje mund të shfrytëzohen çmimet. Për të llogaritur këtë, duhet të shumëzohet vëllimi i përgjithshëm i prodhimit të destinuar për treg me çmimet e shitjes, dhe të vihet në prodhim në aspektin e shumës së shpenzuar për faktorët e prodhimit dhe çmimet e tyre. Me shfrytëzimin e çmimeve të tanishme të shitjes së prodhimeve dhe të çmimeve të tanishme të faktorëve të prodhimit, me vëllimin e produkteve të prodhuara dhe vëllimin e faktorëve të shpenzuar të prodhimit shprehet vlera, me çka edhe treguesi i ekonomizimit ka shprehje të vlerës. Vlera e matjes së shprehjes së ekonomizimit e ka formën në vijim:

Koefi cienti i vlerës së ekonomizimit =

Sasia e prodhimeve X Çmimet e shitjesSasia e faktorëve të shpenzuar të prodhimit

Çmimi i faktorëve të prodhimitX

Page 158: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

158

Tema 7 - Parimet themelore ekonomike të punës

Koefi cienti i ekonomizimi, kur shfrytëzohet për një ose më shumë prodhime, mund të marrë formën më të thjeshtë, si vijon:

=Koefi cienti i vlerës së ekonomizimit

Të ardhurat nga shitja e prodhimit

Shpenzimet për prodhimtarinë e prodhimit

Elementet Viti aktual 2009

Vëllimi i prodhimit në kg 900Çmimi shitës i prodhimit 80Shpenzimet për materiale 1000 kg x 20 denarëShpenzimet e punës 2000 orë x 19 denarëAmortizimi 1000 denarë

Shembull:

Eo(2009) =

900 x 80

(1.000 x 20) + (2.000 x 19) + 1.000= 1,22

Nga llogaritjet del se përqindja e ekonomizimit në vitin 2009 është 1,22.

Për shkak të përdorimit të çmimeve të tanishme në llogaritjen e ekonomizimit, ndaj koefi cientit të ekonomizimit mund të ndikojë jo vetëm raporti i ndërmarrjes ndaj shpenzimeve të faktorëve të caktuar të prodhimit, por edhe faktorët e jashtëm respektivisht lartësia e çmimeve shitëse dhe lartësia e çmimeve furnizuese të faktorëve të prodhimit. Në mënyrë që të fi tohet pasqyrë e duhur për ndikimin e faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm ndaj ekonomizimit të punës, gjatë llogaritjes së ndryshimeve të ekonomizimit shfrytëzohen çmimet ekzistuese, me çka përjashton ndikimi i çmimeve ndaj ndryshimit të ekonomizimit.

Page 159: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

159

Tema 7 - Parimet themelore ekonomike të punës

2. 5. FAKTORËT E EKONOMIZIMIT

Prej ku dalin faktorët të cilët ndikojnë ndaj ekonomizmit?Për prodhimin e një njësie produkti është i domosdoshëm

shpenzimi i caktuar i punës, materialeve, prodhimeve kapitale etj. Kështu, si faktorë të ekonomizimit para së gjithash paraqiten edhe faktorët e prodhimit. Prandaj, ndërmarrja e masave për rritjen e ekonomizimit kanë të bëjnë së pari me ato, respektivisht me të gjitha ato veprime dhe aktivitete të cilat do të kontribuojnë për shpenzime më të vogla dhe më efi kase.

Niveli i ekonomizimit përcaktohet nga sasia e prodhimeve dhe shuma e shpenzuar e faktorëve të formimit të tyre. Megjithatë, në të dy madhësitë ndikojë dy grupe faktorësh: interne, të cilat kanë ndikim në shpenzimet e faktorëve të veçantë të prodhimit, dhe eksterne, të cilat e ndryshojnë vlerën si prodhime fi nale, si edhe faktorët e prodhimit.

Faktorët ekstern të cilët ndikojnë në ekonomizimFaktorët ekstern të cilët ndikojnë në ekonomizim janë:

ndryshimet në çmimet e prodhimeve fi nale të dedikuara për shitje dhe ndryshimet në çmimet e faktorëve të prodhimit që do të furnizohen për prodhim. Kështu, shuma e çmimeve të shitjes së prodhimeve dhe niveli i çmimeve të faktorëve të furnizimit të prodhimit ndikojnë në vlerën e vëllimit të produkteve të prodhuara (shprehur në të ardhurat nga shitja e prodhimeve dhe shpenzimet e produkteve të prodhuara). Kështu, çmimet më të larta të prodhimeve dhe çmimet më të ulëta me të cilat “furnizohen” faktorët, ndikojnë pozitivisht në rritjen e ekonomizimit të punës, ndërsa çmimet më të ulëta të prodhimeve dhe çmimet më të larta të furnizimit të faktorëve shkaktojnë zvogëlimin e ekonomizimit të punës.

Page 160: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

160

Tema 7 - Parimet themelore ekonomike të punës

Faktorët intern të cilët që ndikojnë ndaj ekonomizimitNdërmarrjet përpjekjet e veta për rritjen e ekonomizimit

të punës i orientojnë kah mënyra e shfrytëzimit të faktorëve të brendshëm edhe atë përmes:

• Përmirësimit të organizimit të punës - strukturës organizative të punës në të cilën ka detyra të përshtatshme ndërmjet punësuarve, futjen e standardeve të punës, kontrollin e punëve të kryera, përmirësimin e kushteve të punës, sigurimin e vazhdimësisë dhe renditjen në punë etj.

• Rritjes së diturive dhe aftësive të punës të punonjësve – dituritë, aftësitë dhe shkathtësitë në punë (kapitali njerëzor) të cilat janë arritur përmes procesit të arsimimit dhe përvojës në punë, kontribuojnë në përmirësimin e ekonomizimit.

• Raportit të punëtorëve ndaj shpenzimeve të mjeteve – rritja e motivimit të punonjësve dhe përmirësimi i qëndrimit të tyre ndaj shpenzimeve të mjeteve, përdorimi i drejtë dhe i kujdesshëm i lëndëve të para, karburanteve, energjisë, zvogëlimi i mbeturinave, etj., çon kah rritja e ekonomizimit. Gjithashtu, me përdorimin e duhur, ruajtjen dhe mirëmbajtjen e makinerisë, mjeteve dhe pajisjeve, respektivisht me zgjatjen e periudhës së tyre të përdorimit, kontribuon kah ekonomizimi i punës.

3. RENTABILITETI (PROFITIMI)

3.1. KONCEPTI DHE ESENCA E RENTABILITETIT

Me konceptin rentabiliteti shënohet kërkesa apo përpjekja për të arritur sa më shumë fi tim me më pak angazhim të mjete (fi kse dhe rrjedhëse). Ky koncept në fakt është i lidhur me konceptin e fi timit dhe tregon përqindje të caktuar të fi timit (profi tit) i cili është arritur në raport të mjeteve të përdorura në punë. Duke pasur parasysh se qëllimi përfundimtar i punës së ndërmarrjes është maksimizimi i fi timeve, atëherë shkalla e rentabilitetit të arritur në fakt tregon shkallën e suksesit të punës së ndërmarrjes ose shkallën e arritur të qëllimit të saj kryesor.

Me konceptin rentabiliteti shënohet kërkesa apo përpjekja për të arritur sa më shumë fi tim me më pak angazhim të mjete.

Page 161: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

161

Tema 7 - Parimet themelore ekonomike të punës

Realizimi i shkallës së caktuar të rentabilitetit gjatë punës është kusht për ekzistimin e ndërmarrjes. Me punën rentabile krijohen kushte që një pjesë e fi timit të dedikohet për rritjen e kapitalit të ndërmarrjes, e me këtë të sigurohet zhvillimi i saj i mëtejshëm. Një ndërmarrje me punë jo rentabile, d.m.th. ndërmarrje e cila një kohë të gjatë punon me humbje për shkak të zvogëlimit të një pjese të mjeteve të saj (kapitalit), nuk siguron kushtet për punë të përhershme dhe do të jetë e detyruar të ndalojë punën. Prandaj, parimi i rentabilitetit duhet të jenë kriter themelor gjatë sjelljes së të gjitha vendimeve të biznesit.

3.2. MATJA E RENTABILITETIT

Shkalla e rentabilitetit të punës paraqet përqindje e cila është fi tuar nga raporti ndërmjet fi timit të realizuar dhe madhësisë mesatare të mjeteve të përdorura në punë. Ajo mund të llogaritet duke aplikuar shprehjen e mëposhtme:

Shkalla e rentabilitetit =Profi ti

Mjetet e shfrytëzuara mesatare (fi kse rrjedhëse)

x 100

Edhe pse zbatimi i kësaj shprehjeje është i thjeshtë, gjatë llogaritjes së rentabilitetit paraqiten disa dyshime në lidhje me përmbajtjen e fi timeve dhe përdorimin mesatar të mjeteve.

Është e ditur se ndërmarrja, përveç kapitalit të vet (pasurisë), përdor edhe mjete të huaja (të huazuara në afat të shkurtër apo të gjatë), për të cilat ka obligim të paguajë kamatë. Prej këtu del edhe dallimi ndërmjet ndërmarrjeve të cilat plotësisht i përdorin burimet e tyre dhe atyre të cilat pjesërisht i shfrytëzojnë mjetet e veta dhe pjesërisht mjetet e huaj. Në qoftë se supozojmë se fi timet e përgjithshme të të dy ndërmarrjeve në aspektin e vlerës së mjeteve të përgjithshme të shfrytëzuara janë të barabarta, për shkak të ndarjes së një pjese të fi timit për pagim të kamatës për mjetet e huazuara, fi timet e ndërmarrjes e cila përdor mjete të huazuara në të vërtetë janë më të vogla. Sipas kësaj, për matje më reale të rentabilitetit, fi timet e

Page 162: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

162

Tema 7 - Parimet themelore ekonomike të punës

ndërmarrjes duhet të vendosen në raport me vlerën mesatare të mjeteve të përgjithshme (mjeteve të veta dhe të huaja) ose nga ana tjetër fi timi i zvogëluar në raport të kamatës së mjeteve të huaja, të vihet në raport me vlerën mjeteve të veta.

3.3. FAKTORËT E RENTABILITETIT

Nga parimi i rentabilitetit del se lartësia e fi timit dhe të vlerës së mjeteve të punës janë determinanta themelor e shkallës së rentabilitetit të ndërmarrjes. Fitimi paraqitet si rezultat ndërmjet të ardhurave të krijuara nga shitja e prodhimeve me çmime të caktuara dhe shpenzimeve të bëra për krijimin e këtyre prodhimeve. Nëse kihet parasysh se fi timet në tërësinë nuk i përkasin ndërmarrjes, por vetëm një pjesë e cila mbetet pas pagimit të kamatës nga mjetet e huazuara, atëherë si faktorë të rëndësishëm të rentabilitetit (efektivitetit) të ndërmarrjes mund të merren parasysh si vijon:

- sasia e prodhimeve të shitura;- çmimet e shitjes së prodhimeve;- shpenzimet e prodhimit të produkteve;- vlera e mjeteve të përgjithshme (mjeteve të veta dhe të

huazuara në punë);- niveli i shkallëve të kamatave.

KONCEPTET KRYESORE:

PRODUKTIVITETIEKONOMIZIMIRENTABILITETIPROFITIMI

Page 163: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

163

Tema 7 - Parimet themelore ekonomike të punës

PËRMBLEDHJE

Produktiviteti i punës në kuptimin më të gjerë të fjalës paraqet raportin midis vëllimit të prodhimit dhe sasisë së punës së shpenzuar për atë prodhim.

Duhet ditur se çdo rritje e produktivitetit është arsyetuar dhe është pranuar ekonomikisht në aspektin e suksesit global të ndërmarrjes, veçanërisht në qoftë se ai është arritur me shpenzime më të mëdha njerëzore dhe materiale se shpenzimet normale.

Produktiviteti është faktor themelor në rritjen e ekonomizimit.Ekonomizimi si parim ekonomik i punës nënkupton prodhimin e mallrave dhe

shërbimeve me shpenzime sa të jetë e mundur më të vogla të mjeteve, punës dhe kohës.Për rentabilitetin thuhet se është rezultat i zbatimit të plotë të dy parimeve të

mëparshme, respektivisht nënkupton realizim të fi timit më të lartë me angazhim më të vogël të mjeteve të veta (fi kse dhe rrjedhëse).

Pyetjet për diskutim:

1. Defi noni termin produktiviteti?2. Shpjegoni si pasqyrohet produktiviteti i ekonomisë kombëtare?3. Tregoni faktorët më të rëndësishëm të produktivitetit.4. Shpjegoni si ndikon përparimi teknologjik ndaj produktivitetit?5. Përshkruani si është lidhja midis ekonomizimit dhe produktivitetit të punës?6. Tregojnë si mund të llogaritet ekonomizimi.7. Tregoni faktorët e jashtëm të ekonomizimit dhe përshkruani ndikimin e tyre.8. Numëroni disa faktorë të cilët ndikojnë ndaj ekonomizimit.9. Përshkruani si ndikon ndaj ekonomizimit raporti i të punësuarve në prodhimtari dhe faktorëve organizativë?10. Çka nënkuptoni nga termi rentabiliteti?

Page 164: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

164

Tema 7 - Parimet themelore ekonomike të punës

Page 165: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

165

LITERATURA:

1. B. Jaqoski - “Marketingu”, Shkup 1994. 2. B. Shuklev- “Menaxhimit”, Shkup, 1998. 3. GA Cole “Menagement - Theory and Practice”, Londër, 1996.4. David Campbell - “Business”,, Londër, 1994.5. D. Eftimovski “Ekonomia e tregut” - Shkup 2003. 6. Sekston D., N.B. Apton, C. Smileski, D. Jankoski - “Ndërmarrësia”, Shkup 1994,7. Gj. Filipov - “Menaxheri gjeneral nr 1. “, Shkup 1994. 8. Ligji për shoqatat tregtare - Gazeta zyrtare e R.M. 4/28;9. Ligji për kontabilitet - Gazeta zyrtare e R.M. 42/93;10. Isak Adizhes -” Autorizimi me ndryshime “, Shkup 1998. 11. Junior Achivement - “Ekonomia aplikative”, Shkup 1996. 12. K. Axhi Mitrevski, V. Taleska - “Ekonomia e organizatave të punës së bashkuar, Shkup 1983. 13. Zyra ndërkombëtare e punës, Gjenevë – “Përmirësoni biznesin tuaj“, 1998. 14. M. Zarezankova-Potevska - “Perspektivat e ekonomisë së vogël”, Shkup 2000.15. M. Milisavljeviq - “Marketingu” Beograd 1990. 16. S. K. Velkova, D. Eftimovski, Z. Zlatkovski - “Biznesi dhe ndërmarrësia“. Shkup 2009. 17. T. Fiti V. H. Vasileva-Markovska - “Ndërmarrësia dhe menaxhimi i ndërmarrësisë “, Shkup 1994. 18. T. Kralev - “Bazat e menaxhimit”, Shkup 1999. 19. T. Rusevski, S. Tvrtkoviq - “Kontabiliteti fi nanciar”, Shkup 2002. 20 T. Fiti V. Filipovski - “Bazat e mikroekonomisë”, Shkup 1999. 21. W. Pride, R. Hughes and J. Kapoor - “Business”,, U.S.A., 1996.

Page 166: BBAZAT AZAT EE BBIZNESITIZNESIT - e-ucebnici na biznisot-1_PRINT_ALB.pdf · kas të inputeve të prodhimit, siç janë puna, kapitali, mjetet etj. Në kushte Në kushte të tilla

166