Upload
bekim-baliqi
View
1.163
Download
1
Embed Size (px)
Citation preview
Bekim BALIQI
Permbledhje Analizash dhe
Refleksionesh Politike
1
PERMBAJTJA
2
Banorët dhe Qytetarët
„Pa shtet nuk ka qytetari, pa qytetari nuk ka demokraci” 1
Mbi demokracinë, si koncept dhe doktrinë politike, ekzistojnë përkufizime te shumta
dhe të ndryshme, mirëpo për të gjitha këto është e përbashkët roli i patjetërsueshëm
i qytetarëve. Sigurisht se demokracia dhe zhvillimi i mirëfillte shoqërorë nuk arrihet
vetëm me fjalë romantike dhe me fjalime politike. Një parakusht qenësor për
zhvillimin, apo thjesht funksionimin demokratik të një shteti (siç le të kuptohet nga
citati i mësipërm) është formimi i vetëdijes se ngritur qytetare si dhe përgjegjësia që
ka çdo qytetar në shkallë të barabartë si anëtar i atij komuniteti në shfrytëzimin dhe
mbrojtjen e principeve demokratike. Si shembull i fundit dhe me konkret, mund te
merret referendumi francez dhe holandez për kushtetutën e BE-se, që flet shumë
qartë për “dënimin” që i bën këta qytetare institucioneve (burokratike) evropiane.
Nëse asnjë shembull tjetër deri tani se paku ky do të duhej të ishte leksion i
mjaftueshëm, si për stafin e UNMIK-ut ashtu edhe për pretendentet tanë politike, se
vendimet e rëndësishme politike duhet te vijnë nga qytetaret dhe te përputhen me
interesat e tyre. Mirëpo fatkeqësisht, si nga bashkësia ndërkombëtare (te cilët
vetdefinohen si “International´s”) ashtu edhe nga politikanet vendore (që nga të parët
me cinizmin latent kolonialist emërohen si “Local´s”) konsiderohen kosovarët banorë
e në asnjë mënyrë si qytetarë të Kosovës. Në këtë mënyrë roli i qytetareve (pra i
banoreve) kosovar kufizohet e me këtë perceptohet vetëm si përcjellës - spektator të
rrjedhave shoqërore-politike, e në asnjë mënyrë si pjesëmarrës- legjitimues të këtyre
proceseve. Dhe kjo çështje është pika thelbësore e çdo demokracie, që si rrjedhim
ka dështimin e një nomenklature politike, në rastin tonë të politikes UNMIKiane të
“internacionalëve” dhe “lokalëve”.
Po të e shqyrtojmë këtë fenomen edhe nga një prizëm tjetër, del se në politiken dhe
marrëdhëniet ndërkombëtare, kur flitet për popujt ose kombet në rend të pare
1 “Without a state, there can be no citizenship; without citizenship, there can be no democracy“ ne: Juan J. Linz/Alfred Stepan(Hrsg.): Problems of Democratic Transition and Consolidation. Southern Europe, South America and Post- Communist Europe, Baltimore, 1996 fq. 28 cituar ne Wofgang Merkel: Systemtransformation. Eine Einführung in die Theorie und Empirie der Transformationsforschung, Opladen, Leske+Budrich, 1999 fq.383
3
nënkuptohen nënshtetasit respektivisht qytetarët. Gjithashtu në dokumentet zyrtare
të OKB-së dhe të BE-së, termi nationality (kombësi) paraqitet si sinonim për
citizenship (qytetari) dhe ngërthen kështu në vete anëtarin e një subjekti te caktuar
politik. Ne përputhje me këtë logjik po edhe sipas së drejtës ndërkombëtare
kosovareve iu mungon përfaqësimi dhe ushtrimi politik si ne rrafshin ndërkombëtare
e në mënyre paradoksale edhe në atë të brendshëm. Edhe pse politikanët por edhe
disa kuauzi-intelektuale tanë dhe te huaj do të na përgjigjeshin se kjo çështje lidhet
me statusin e Kosovës, prapëseprapë nuk do te mund te na kënaqin me këso lloj
shpjegime sipërfaqësore. Sepse gjatë gjithë këtyre viteve “Statusi” i qytetarit është
lënë anash, duke e anashkaluar me qëllim nga diskursi politik dhe publik. Formimi i
identitetit kosovar që në fakt do të duhej të ishte formues dhe bartës i shtetit u bë
pjesë e lojës së egër partiake dhe klanore. Kalohej dhe ende kalohet, sipas nevojës
së trendit propagandistik nga një debat dhe diskurs i hapur si p.sh: mbi rezolutën
1244, pastaj mbi standardet, tash mbi statusin etj., në tjetrin, duke mos pasur në
asnjërën nga këto ndonjë ndikim serioz e aq më pak sukses, por më shumë një
kalkulim parazgjedhor. Por oponentët politik e kanë atë hapësirë (mediale) që të u
japin “argumenteve” të tyre karakterin ose formën e dëshiruar për përfitime vetjake
dhe partiake. Ata ne fund te fundit- ne frazën hegeliane-, bien vete pre e këtyre
mashtrimeve. Por edhe banori kosovar detyrohet të e durojë ketë gjendje mizore, ai
ne fakt ka të drejtë të shqetësohet për skandale të përditshme, për korrupsionin, për
nepotizmin, për padrejtësitë që i bëhen në çdo hap dhe vend por ankesa e tij nuk do
te jete konsekuente sepse të drejtat e tij janë drejta të një banori e jo te qytetari.
Ngase puna e qytetarit (ne kundërshtim prej banorit) është që të ju mos krijoj
audience dhe mundësi që mashtrime të tilla të bëhen në emër të tyre apo të
interesave të tyre. Andaj demokracia në Kosove do të jetë vetëm atëherë funksionale
kur të gjithë NE të akceptohemi dhe të veprojmë si QYTETARE me të gjitha të
drejtat, liritë por edhe obligimet dhe detyrimet që kemi ndaj shoqërisë dhe vendit
tonë.
01.09.2005 (botuar ne nr. 7 te gazetes “Vetevendosje!“)
4
In medias res?
Atë rëndësi që e kishin dikur juristët në politikë dhe në udhëheqjen e shtetit, sidomos
gjatë dy shekujve të fundit në Evropën perëndimore-, siç na e dëshmon këtë edhe
sociologu Max Weber-i në ligjëratën e tij te famshme >Politika si profesion<, sot
mund të themi lirishte se këtë rol e kanë përvetësuar gazetarët, ani pse në një
dimension dhe nga një pozicion tjetër i veprimit. Dhe asgjë të keqe në këtë
transformim profesionesh nuk do të kishte, sikur gazetarët të e kryenin detyrën e tyre
si duhet. Mirëpo çka është në te vërtetë puna e gazetarit? Ajo është në fakt për një
shoqëri aq e rëndësishme dhe e gjerë saqë në një shkrim të këtillë s´do te mund te
përkufizohej dot. Ndoshta më mirë do të ishte sikur të përgjigjemi në atë se çka s
´duhet të jetë gazetari. Në rend të parë gazetari s´duhet assesi të jetë lajmërues,
kasnec apo me një theks banal të themi vetëm “spiker”. Por në kuptimin e gjerë të
fjalës informues i opinionit, i cili gjatë pasqyrimit të realitetit të jetë në gjendje
përmbajtjen e saj edhe ta verifikoj, gjë që në gazetarin e sotme kosovare shumë
rrallë ndodhë. Gjithashtu gazetarët gjate intervistave nuk duhet në asnjë mënyre te
jenë vetëm në pozitën e bartësve të mikrofonit apo kamerës, por që të intervistuarin
në mënyre permanente e përballin me fakte objektive dhe reale. Edhe nga kjo
simptomë vuan gazetaria jonë.
Një pjesë e madhe e gazetarëve kosovarë, në vend të opinionit krijojnë “myshteri” të
tyre, në vend të lexuesit kane “shfletues”, në vend se të jenë kritikë dhe hulumtues
ata janë më shume oportunistë dhe konformistë, në vend se të jenë garant të fjalës
së lirë ata bëhen servil të mendimit njëdimensional. Dhe për fatkeqësi më të madhe
ata vihen (thuaja vullnetarisht) në shërbim të politikës ditore, të ndonjë partie apo te
grupi të caktuar interesash. Për një vend në transicion demokratik, siç është Kosova,
kjo gjë është e mjerë dhe njëkohësisht tragjike.
Formula e njohur e shkencëtarit amerikan Harold D. Lasswell nga viti 1948; “Kush
thotë çka, në cilin kanal (medium), kujt dhe me çfarë efekti”, e cila përkundër kritikës
5
për mungesë të një feedback-u nga recipientët, përbën akoma bazën e analizës
komunikatave, sot tek ne kjo është reduktuar në vetëm “Kush dhe çka tha”. Për të e
argumentuar këtë pohim, ia vlen që të i analizoni gazetat e shumta ditore e të i
ndjekeni lajmet e medieve elektronike dhe do te bindeni se kemi të bëjmë me tituj
gati identik që kanë burimin e njëjte informate dhe që fokusohen vetëm në deklarata
personash. Kështu mediumet e ndryshme ( të vetëquajturat; të pavarura) e humbin
rolin dhe funksionin e tyre përcaktues duke u bërë në këtë mënyrë zëdhënëse të
qarqeve të caktuara interesash, qofshin politike, ekonomike apo klanore. Gazetari
nuk e kryen punen vetem nese arrin tek informata, por me rendesi eshte qe edhe
transmetimin dhe interpretimin e permbajtjes te e kryeje si duhet, te i jep pra nje
kuptim. Mirëpo në anën tjetër, edhe aktoret politik kalojnë shumë më shumë kohë
nëpër Konferenca për shtyp dhe i kushtojnë rëndësi më të madhe deklaratave për
media sesa të punojnë në përmbushjen e obligimeve të duhura-, për shembull në
shqyrtime ligjesh, tatimesh, në programe apo koncepte politike. Ky fenomen i
simbiozës reciproke ndërmjet Politikes dhe Medieve është definuar nga politologu
gjerman Thomas Meyer si “Mediokraci”, mirëpo në hipotezat e tij bëhet shumë më
pak fjalë për një “blerje” ose instrumentalizim të gazetarëve nga politikanet, sesa për
shtimin e prezencës se politikaneve ne media dhe varësisë mediale të politikës.
Megjithëse kjo nuk do të thotë se gazetaria e humb rolin e saj objektiv dhe kritik që e
ka ne shoqëri. Duke e imituar këtë tendencë globale të profesionalizmit medial të
politikës, qoftë përmes PR- stafit, zyrave për informim apo veshjes dhe paraqitjes sa
me “artistike” para kamerave, politikanët kosovare jo vetëm që dalin në këtë mënyre
si gjynahqar por bëjnë kot edhe harxhime të dyfishte. Sepse janë gazetaret e
medieve të “pavarura” që do kryenin këto pune dhe te propagandonin për të
lartpërmendurit edhe falas. Duhet thënë se jo vetëm në regjime totalitare dhe
autoritare, por edhe në ketë demokracinë tonë të brishtë gazetari ka filluar gjithnjë e
më tepër të bëhet një lloj postieri i politikes dhe politikaneve. Nëse vazhdohet me
këto tendenca, të rrezikshme për demokraci, koha kur do të na imponohen mendimet
politike nga një politikë dhe gazetari e tillë nuk do te jete edhe aq e largët. Nuk do të
ishte gjithashtu larg mendsh se do të mund të mbanim ditar të fshehtë sikur
personazhi fiktiv Winston Smith në satirën e njohur “1984” te Georg Orwellit.
(Botuar ne Express me 17. Prill. 2007)
6
Demokracia e Rrejshme
7
Kushdo që merret përnjëmend me studime politike, mund të vërtetoj se sa vështirë
është të përkufizohet demokracia. Aq më tepër, sa vështirë është të jetësohet ajo.
Përveç tjerash, edhe për arsyen se ajo perceptohet nga vendi në vend ndryshe dhe
praktikohet nga politikanët në forma të ndryshme. Veçanërisht vendet në tranzicion,
e kane shumë vështirë të konsolidojnë demokracinë, e sidomos atëherë kur klasa
politike nuk është aq e përgjegjshme dhe e zellshme. Për të mos teoretizuar dhe
elaboruar më gjerësisht në këtë teme aq komplekse, na duhet veç një vështrim i
shkurtë analitik i kampanjës parazgjedhore. Kjo fushatë ilustron më së miri nivelin e
demokracisë sonë kosovare.
Le te kuptohemi, fushata parazgjedhore kudo ne bote është një lloj cirkusi politik me
shumë inskenime, vetëlavdërime dhe show-a partiake. Por në krahasim prej tyre, kjo
në Kosovë ka “ëmbëlsira” parazgjedhore që janë vetëm te imagjinuara dhe me
premtime të hiperbolizuara. Kandidatët premtojnë thuaja njëzëri, çudira ekonomike,
ulje radikale të papunësisë, rrugë nga më të modernet, arsim shumë të avancuar etj.
Por askush prej tyre nuk sqaron konkretisht dhe në mënyre të besueshme se si vallë
do ti arrinin të gjitha këto. Si do ta financonin infrastrukturën rrugore në vlerë
miliardësh, aq me tepër si do ta luftonin korrupsionin ata që ndërtuan vila
marramendëse brenda një mandati të vetëm! Këto dhe shume dilema të tjera
neveritëse, kane rezultuar nga një mendësi hipokrizie dhe nga një demokraci e
rrejshme në protektoratin e quajtur Kosovë. Se me çfarë ofertash kane hyrë partitë
politike në këto zgjedhje flasin vet sloganet e tyre më së miri. Pjesa më e madhe e
parullave dhe thirrjeve të tyre janë jo vetëm futuristike, por edhe shumë ironike për
vendin më të varfër në Evropë, siç është Kosova. Bile disa parti, e shohin veten në
një lloj misionimi kuazi-hyjnor, kur na dëftojnë se cila është rruga e drejtë dhe se sa
afër parajsës do jemi me ta. Me ata qe po e sjellin dalëngadalë ketë vend para një
lufte qytetare, do te jemi në fakt me afër ferrit. Të tjerët, mundohen që t´ia kthejnë
krenarin një shoqërie e cila edhe këtë vit mbetet pa pavarësinë aq shume të
premtuar, një shoqërie të lodhur nga një politik shterpe, një shoqërie të gërditur nga
atdheu i vet sherri i një politike të keqe. Partitë tjera gjithashtu demonstrojnë
kreativitetin e tyre artistik duke thurur vargje me dëshira të panumërta dhe ëndrra të
ëmbla për qytetarët. Gjëra që nga perspektiva e tashme (pa rrymë, ujë dhe ndoshta
edhe pa bukë) mbetet një sarkazëm i llojit të vet.
8
Derisa ajo pjesë e së ashtuquajturës “shoqëri civile”, u shit për ndonjë pozitë të
premtuar, për inate të ngushta politike apo thjeshte për lakmi të pushtetit. Pjesa tjetër
po ballafaqohet ende me dilemën e bojkotit apo pjesëmarrjes në këto zgjedhje dhe
po demonstron pafuqinë reale të saj për të përmirësuar politikën në vend dhe për
demokratizimin e shoqërisë. Sepse varësia e tyre nga donatorët, frika nga
“pozicionimi” i gabueshëm dhe dominimi i medieve nga partitë politike, e ngulfaten
gati çdo iniciative të mirëfillte deri në margjina qesharake. Sidoqoftë, çka na duhet
vërtete neve sot, nuk janë parajsat e premtuara, as dyfishime buxheti ne letër, por
ofertë të realizueshme dhe me plan konkret siç bëhet gjithkund në botën normale. Të
debatohet e diskutohet me argumente për ngritje-ulje tatimore, për reforma
administrative, për sistemin gjyqësorë, për politiken sociale etj. Dhe vetëm atëherë
mund te flitet për një fillim te demokracisë dhe për zhvillim të mirëfilltë të politikbërjes.
Sepse, nëse demokracia nënkupton sundimin e popullit, deri sot këta politikan kane
ikur prej tij si prej dreqit. E neve na mbetet vetëm të shpresojmë se afërsia dhe hapja
e partive nuk do të ndodh veç gjatë fushatave parazgjedhore. Dhe se vota jonë do të
e ndryshoj vërtete këtë trend negativ të deritashëm në politik.
(Botuar ne Express me 31.Tetor. 2007)
Rënia e maskave politike.
9
Tashmë dihet botërisht se zgjedhjet e para në Kosovën e pasluftës janë shtyrë nga
komuniteti ndërkombëtar, për aq kohë sa ishin ata të sigurt se partitë politike ose
thënë më mirë partia e moderuar- e për këtë merrej LDK- ja, mund të fitonte
shumicën e votave në zgjedhjet e lira. Dhe LDK-ja jo vetëm që doli e para por i bëri
zgjedhjet e ardhshme si një lloj rutine periodike, ku vërtetohej mandati i tyre ose
zgjedheshin me pak mund përsëri. LDK-ja e tashme nuk është më lëvizje e
disidenteve, me frymë intelektuale dhe me maturi të respektueshme politike. Sot
ajoështë më tepër një parti populliste (po jo popullore!) pa ndonje platformë
programore apo pikënisje ideologjike. Krejt çka i bashkon anëtaret e saj është
dëshira e tyre e flakët për pushtet.
Në këto zgjedhje LDK-ja hyn jo vetëm pa Ikonën e vet dhe garantuesin e fitores së
saj, por edhe me shumë më pak vetëbesim dhe orientim të duhur.. Gjëra të cilat
shihen qartazi nëpër këto fushata parazgjedhore, ku në mungese të ndonjë oferte
reale, premtimi te besueshëm ose thjeshtë të ndonjë arsye të arsyeshëm për ri-
votimin e tyre, ata akuzojnë me paragjykime më të ulëta rivalet e tjerë politik. Kjo në
një demokraci të vërtete nuk do të duhej të ndodhte assesi. Por, frika nga e ardhmja
dhe pasiguria qon domosdo në neurozë, madje në kontekstin kosovar deri edhe në
agresivitet. Kjo duhet të jetë shkaku kyç pse anëtaret e tashëm dhe ata të dikurshëm
të LDK-së i kanë humbur nervat dhe përdorin një diskurs të ashpër. Arsyeja tjetër e
kësaj pakorrektësia politike qëndron gjithashtu në faktin se humbja e pushtetit do të
mund të qonte LDK-në në opozitë, që për një pjesë të qeverisë së sotme do të ishte
politikisht fatale, sepse në mungesë të ndonjë profesionit, atyre do t´iu rrezikohej
edhe mundësia e punësimit. Sigurisht, gjate këtyre viteve në pushtet një pjese e tyre
e ka “siguruar” të ardhmen edhe për një kohe të pacaktuar, kështu që ndonjë motel
apo restorant luksoz do te mund te zbukuronte Prishtinën në një të ardhme jo fort të
largët. Kurse ata që ishin dikur në LDK-e dhe sot veprojnë në partitë e tjera, bëhen të
zhurmshëm dhe padurueshëm pasi këto zgjedhje paraqesin shansin e fundit për një
Comeback të tyre, andaj ata me çdo kusht donë të jenë pjese e lojës politike. Si një
satisfaksion i egos së tyre dhe nga inati politik ndaj ish-kolegeve.
Sidoqoftë, frustrimi parazgjedhor në këtë Parti e ka bazën edhe në kalkulimet e
ndryshme elektorale, pasi qe po hetohet atmosfera jo fort e kënaqshme për ta.
Llogaritjet se një parti tjetër do të mund të ishte e para dhe se ajo eventualisht do të
mund të bënte koalicion me ndonjë parti tjetër i lëne shumë anëtarë të LDK-së pa
gjumë, e ndoshta shpejt edhe pa karrierë politike. Të gjitha partitë e mëdha në
10
vendet Paskomuniste, kane pas nga një humbje që rrjedh në mungesë të
dezorientimit total dhe mos-reflektimit të tyre. A do të ndodhë kjo me LDK-në, nuk
mund te thuhet saktësisht akoma. Por dihet fare mire që kjo parti, dikur e
pathyeshme, ka nevojë shumë të madhe të ndërmerr patjetër reforma rrënjësore dhe
të hapet për forca të reja, sepse me këtë konservim ajo është ndryshkë krejtësisht.
Prandaj, ndoshta dalja në opozitë do te iu bënte pak mirë atyre zotërinjve të
nervozuar në LDK-ë që të marrin kohë për një fazë meditim. Atyre iu duhet vërtet një
periudhë që të mendojnë për lëshimet, të metat dhe gabimet e bëra, si dhe te
mbledhin energji për një ri-konsolidim të radhëve, ideve dhe vizioneve të reja. Tash
radhën e kanë partitë tjera, të cilat nuk guxojnë të përsërisin gabimet e partive ne
pushtetin e sotshme. Sepse, pushteti nuk është i përjetshëm e edhe vota e merituar
mund të jetë e dhimbshme.
(Botuar ne Express me 4. Nentor. 2007)
Demokraci light
11
Pasi në demokraci është qenësore se sovraniteti vjen nga populli, ekziston ajo
rregulla e lojës që pas çdo periudhe të caktuar kohore ky popull del në votime për të
zgjedh përfaqësuesit e vet politik. Në këtë mënyrë forcat politike që qeverisin iu
nënshtrohen një lloj notimi. Zgjedhjet e lira dhe demokratike janë në thelb për të
legjitimuar një pushtet qeverisës, apo thënë më mirë për të vlerësuar strukturat
politike si në nivelin lokal edhe në atë qendror. Mirëpo në një vend ku më pak se
gjysma e popullit nuk e shprehin vullnetin e vet e me këtë as nuk zgjedhin të
deleguarit e tyre, atëherë këtu ka një krizë të thellë demokratike. Për një vend pa
traditë të duhur institucionale, kjo është krizë e dyfishtë. Pasi përveç mungesës së
legjitimitetit të mirëfilltë politik, kjo dëshmon se Kosova po mbjell farën e shtet-
dështimit ende pa u bërë shtet. Arsyetimi se edhe në vendet tjera ka mjaft abstenime
gjatë zgjedhjeve, nuk qëndron krejtësisht. E para pasi ato vende nuk krahasohen me
Kosovën gati në asnjë aspekt, dhe e dyta sepse mosinteresimi dhe mospjesëmarrja
në ato zgjedhje nuk kishte rrënje kaq drastike. Shumica e vendeve paskomuniste
kishin probleme të ngjashme në periudha të vështira transitore. Të shqetësuar nga
kjo dukuri të gjitha vendet kishin bërë çmos që të i gjejnë shkaqet për këtë dhe të i
evitojnë gabimet. Ndërsa në Kosovë, kjo duket se nuk e shqetëson askënd, pasi
edhe zgjedhjet e kaluara nuk kishin përfshi gati gjysmën e popullatës. Bile për
pjesëmarrjen e diasporës apo të shpërngulurve as që bëhet fjalë fare. Duke harruar
se edhe numerikisht por edhe në aspektin demokratik është shumë me rendësi që
çdo qytetar i Kosovës, pa marrë parasysh vendbanimin, duhet të ketë të drejta të
barabarta. Ku janë gjithë ato alamet organizata ndërkombëtare e lokale që
promovojnë demokracinë ne Kosove me vite? A mos nënkupton demokracia se dalja
në zgjedhje është diçka krejt relative dhe se participimi i ulët i qytetareve është pjesë
përbërëse e saj? Këto zgjedhje ishin përveç tjerash shpullë gojës edhe për të huajt
vendimmarrës në Kosovë. Abstenimi i lartë në këto zgjedhje është indikatori më i
qartë i mjerimit politik e shoqëror.
Në anën tjetër, partitë politike të cilat humbin në këtë mënyrë përkrahjen dhe
elektoratin e tyre vazhdimisht, nuk e shohin të arsyeshme t´i analizojnë shkaqet për
këtë dhe t´i korrigjojnë gabimet. Kjo çka i ndodhi LDK-së tash mund fare lehtë t´i
ndodhë edhe partive tjera në zgjedhjet tjera nëse nuk ballafaqohen si duhet dhe me
kohë me gabimet e veta. E në rend të pare janë arroganca, korrupsioni dhe
nepotizmi që ishin bërë sikur kriter kyç partiak, duke lënë anash shumë figura te
çmuara dhe kompetente. Çka është edhe më e keqe, as shoqëria jo-partiake (mos të
12
themi civile) nuk paraqiti akoma ndonjë interesim të veçantë të angazhohet në këtë
aspekt apo se paku problemin e pjesëmarrjes së ultë të e diskutoj.
Ne këtë mënyrë nga “shkyçja” e më shumë se gjysmës së elektoratit, nuk humbin
vetëm partitë, por humb shtylla kryesore e një shteti, e kjo është participimi i
qytetarëve në institucione shtetërore dhe në sferën publike. Me më pak se gjysmën e
popullsisë këto zgjedhje sikurse edhe ato te kaluara ishin definitivisht gjysmake,
prandaj kjo është demokraci e rrejshme, një demokraci light.
(Botuar ne gazeta JAVA me 14. Dhjetor. 2007)
Mungesa e modernizimit dhe korrupsioni politik
13
Gjatë transformimit të shteteve ish-komuniste dhe veçanërisht gjatë kalimit nga një
gjendje lufte në atë stabilizuese e prosperuese, një ndër sfidat më të mëdha ka qene
procesi i modernizimit të formave shoqërore si dhe demokratizimi i strukturave politike.
Mënyra tradicionale e jetesës dhe përpjekja e institucioneve shtetërore, që këto
strukura të i modernizoj dhe të i instuticionalizoj, është dëshmuar si një vështirësi e
madhe që shkakton edhe fërkime të shumëllojshem brenda shoqërisë. Në anën tjetër
edhe procesi i demokratizimit, që varet në mase të madhe nga forma dhe përbërja e
strukures sociale, është ballafaquar me probleme të natyrave të ndryshme. Shkalla e
ulet e zhvillimt ekonomik, shkencor dhe teknologjik bëri që në shumicën e këtyre
vendeve shëndrimi i shoqërise nga ajo tradicionale në atë moderne dhe nga një
popullate rurale në atë urbane të jetë i pjesërishem apo edhe minimal.
Kosova në këtë kontekst, ka specifikat e veta të pakrahasueshme për shkak të
kaluarës së saj të hidhur dhe të problemeve të trasheguara nga kjo e kaluar. Mungesa
e institucioneve vetanake politike e publike është një ndër shkaqet e legjitimitetit të tyre
të dobët. Por, edhe mungesa e përvojes dhe traditës institucionale është arsyeja tjetër
e kredibilitetit të tyre të manget karshi qytetarëve. Pushtetarët dhe elita politike në
Kosovë këtyre problemeve qenësore, jo vetem që nuk iu ndesh me seriozitet dhe
përkushtueshmeri të plotë, por thuaja se vetëm i thelloj edhe më tepër këtë krize
sociale. Duke mos pasur strategji të duhur për zgjidhjen e tyre dhe duke mos orfuar,
së paku një vizion të qartë për të ardhmën, krijuan kështu një depresion kolektiv dhe
krizë morale që reflektohet sot në të gjitha sferat e jetës. Dhe kjo duket të jetë vetëm
fillimi i korruptimit të tyre etik e qytetar. Pjesa më e errët e tërë kësaj është se krijuan
bindjën e arsyeshme tek qytetaret se „politika është mënyra më mirë dhe e shpejtë e
pasurimit vetjak“. Çka është edhe më ironike „modernizimi“ i tyre përmes xhipave
zyrtar, villave, celularëve dhe veshjës është madje tepër i avancuar për një vend ku
një denim i ulët i policisë së trafikut rrugor është sa një penzion mujor dhe ku në
spitale publike mjetet elementare mungojnë.
Aq më tepër, ekziston një frike reale që kriza ekonomike e sociale, si rezulatat i
paaftësise qeveritare dhe keqpërdorimit të mjeteve shtetërore, vetëm sa shkon e
thellohët më tepër. Dhe se në kombinim me deshpërimin nga shtyrja e pambarueshme
e statusit politik, fare lehtë mund të gjeneroj në eskalim të situatës. Dalja nga një
qorrsokak i këtillë politik e social, kërkon një frymë dhe vizion të ri politik që ka aftësi
dhe mundësi të përballet me sfidat e reja, që ia kthen dinjitetin qytetarëve të vet dhe
ofron shanse të reja për një zhvillim të gjithëmbarshem shoqëror. Stagnimit të procesit
14
të zhvillimit, repektivishte të modernizimit dhe demokratizimit në Kosovë, i duhet
kundërvenë një udhëheqësi që shohin me larg se hundët e tyre dhe që punojnë për
nevojat e qytetarëve e jo të interesave të tyre të ngushtë. Vetëm atëhere shteti i
Kosovës do të ishte i denjë për ekzistence dhe do të kishte një vlere e kuptim për të
gjithë ata që sakrifikuan aq shumë për lirinë e këtij vendi. Dhe kjo do të ishte fillimi i një
Kosove të re, një Kosove që s`do të ishte shembull i korruptimit dhe abuzimesh te
shumta.
Sa shumë politikë durohet?!
15
Shumica e qytetarëve sot në Kosovë mezi presin që fushata e zhurmshme dhe për
rrethana kosovare bile edhe shtrenjtë të mbaron më në fund. Një pjesë e së cilëve të
indinjuar nga monotonia e vetëlavdërimeve, nga poshtërsia e sharjeve të ndërsjella
dhe nga shumë premtime fantazme, me gjasë as që do të dalin fare në zgjedhje. Kjo
fushatë, nuk po i ngjason aspak një gare të mirëfilltë demokratike, në fakt po duket si
ato ndeshjet e ligës futbollistike ku nuk dihet a fitoj një ekip për shkak lojës së mirë,
ose për arsye se ekipi kundërshtar ishte tejet i dobët apo edhe sepse loja ishte e
shitur paraprakisht. Ndoshta ky krahasim është pak banal, por me siguri jo edhe sa
këto zgjedhje!
Pyetjes; pse kjo shoqëri është bërë politikisht e dezorientuar dhe e kontaminuar nga
partitë, nuk është aspak lehtë t´iu përgjigjët. Sepse ne këtë pyetje ka shume
përgjigje, secila e arsyeshme në mënyrë të vet. Sigurisht për një shpjegim më të
denjë, do te duheshin studime të thella shkencore, por zakonisht përgjigjet më të
thjeshta janë edhe ato më të shpeshtat e nganjëherë edhe më të drejtat. Kështu, me
se shpeshti dëgjohet indinjata politike përmes fjalisë, se të gjithë politikanët janë
njësoj dhe se s´ka kurrfarë zgjedhje, apo pak më sqaruese se s´ka kandidat dinjitoz
dhe kompetent për të cilët ia vlen votuar. Natyrisht këso lloj mendime të
gjeneralizuara ngërthejnë në vete shumë paragjykime. Mirëpo, sido që të jetë
arsyetimi i dëshpërimit, një gjë shumë të rëndësishme e venë qartë në pah kjo. Se
politika në Kosovën e sotme është zhveshur nga përmbajtja dhe qëllimi i ekzistencës
së vet. E kjo do të duhej të ishte mirëqenia dhe zhvillimi shoqëror, pastaj siguria,
barazia dhe të drejtat qytetare. Por si të i arrin këto qëllime bazike politika kosovare,
kur nuk ka as suaza për këtë, pra s´ka shtet ende por protektorat. A nuk janë këta
politikan ata që sa here dalin në zgjedhje premtojnë se janë “krushqit” e pavarësisë?
Politikani tradicional në Kosovë e ka humbur kapitalin kryesor që e ka, prej së cilit
varet edhe çdo politikan në mbarë rruzullin tokësor, pra kredibilitetin e tij. Përkundër
kësaj, kjo klasë politikanësh vazhdojnë karrierën e tyre politike edhe pas zgjedhjeve,
me apo pa shumë ndryshime në vota. Dhe kjo është ai përçudnimi tipik kosovar i
politikës që askund në literaturën shkencore si e tillë dhe gati në asnjë vend tjetër të
botes në këtë formë nuk gjendet.
Çka duhet të jetë shkaktar i kësaj “abnormaliteti demokratik”?
Në rend të parë duhet vështruar konstelacionin e sistemit politik kosovar,
respektivisht politikbërjen e partive politike. Programet e pjesës dërmuese së cilëve
nuk dallojnë edhe shumë nga fushatat e tyre elektorale. Ato janë gjithëpërfshirëse,
16
pa ndonjë veçanti organizative apo pa diskurs të theksuar politik. Përkundër
emërtimeve të tyre përkëdhelëse, ato në esence s´janë edhe aq demokratike. Vetëm
formalisht janë ato demokratike, sepse secila prej tyre nuk ka pas zhvillim të duhur
politiko-ideologjik. Pa hyrë në detaje të historikut të tyre, atyre iu mungon thjesht
tradita demokratike, ngase nuk janë formuar në bazë të vlerave apo botëkuptimeve
politike, të ndonjë ideologjie ose pikëpamje të veçante por në bazë të vullnetit,
dëshirës dhe interesave të kryetarit të saj apo edhe grupit të ngushte përreth tij. Ky
Lider është i plotfuqishëm dhe në një mënyrë pronar i partisë me të drejta të
pakufizuara. Mandati i tij zakonisht nuk rregullohet sipas statutit të partisë apo ndonjë
akti juridik por vazhdohet sikur në kongreset komuniste, në mënyrë të votimeve
unanime me një apo asnjë votë kundër, sa here që ka nevojë formale për këtë.
Gjithashtu kritikat kundër politikës së tij i kushtojnë secilit anëtar të partisë me
përjashtime ose në raste optimale me degradim pozite. Fakti që u deshtë me u rrahë
dhe me u sha gjatë “testit demokratik”, vetëm sepse kishte fraksione që mendonin
ndryshe brenda partisë e sqaron perceptimin “demokratik” të politikaneve kosovar.
Që nëse do të e parafrazonim Weberin në kontekstin tonë, ky lloj i politikanit do të
duhej të ishte një Super-despot. Ky sistem partiak dhe mënyra e mobilizimit të tyre ka
ndikuar në anën tjetër, që edhe pjesa e tjetër e shoqërisë, përtej asaj që te ne quhet
gabimisht elita politike, të rreshtohet dhe të vrapoj pas tyre qoftë në formën e
kinse-“spin doktorëve” si këshilltar, zëdhënës pa zë , si “diçka qaty” apo edhe të e
provojnë fatin e tyre me ndonjë kandidaturë. Prandaj ky lëmsh, ku çdokush është pas
dikujt dhe pa e ditur mirë pse e në çfarë cilësie ka shkaktuar një deformim të
shoqërisë, duke ia larguar mundësinë e kritikes objektive dhe të votimit racional pa e
“shitur” votën për premtime dhe shpresa të përfitimit personal e familjar.
Dhe fakti i tretë që kontribuon në hutimin e zgjedhësit janë mediet, që kanë influencë
të madhe në vendimin e elektoratit dhe në krijim e atmosferës pro- dhe kundër- një
ose më shumë subjekteve politike. Afërsia apo edhe varësia e tyre- qoftë e hapur
qoftë latente, me ndonjë parti ose me grupe të interesit qe i përkasin një partie të
caktuar ka quar në favorizimin apo disfavorizimin e një spektri politik apo edhe deri
në fanatizmin partiak. Bile edhe sondazhet elektorale janë bërë sikur me parapagim
dhe vështirë se mund të jenë objektive në këtë vend ku çdo gjë shitet dhe blihet me
pare.
Këto rrjedha të brendshme politike e sidomos tash para zgjedhjeve kanë bërë të
qartë shumë anomali në këtë shoqëri dhe e kanë degraduar politikën deri në
17
demagogji të thatë. Kjo jo veç që tregon më së miri për mjerimin politik por ilustron
qartë se politika e tanishme kosovare në fakt është një parapolitikë dhe se kjo
shoqëri deri në vetëdijesimin e saj të plotë dhe emancipimin demokratik do të duron
ende këtë lloj (para-) politike.
(Botuar ne Express me 12. Nentor. 2007)
Shtetëformimi fiktiv.
18
Shumë vite kanë kaluar prej që Kosova përcjellët nga të njëjtët figura dhe të njëjta
probleme politike, që dominojnë edhe diskursin e gjerë shoqërorë. Sikurse te disa
programe kompjuterike ku për çdo vit del nga një version i ri i produktit të njëjtë, edhe
në skenën tonë politike fati i vendit merr çdo vit nga një variant tjetër e tjetër. Me fjalë
të tjera politika kosovare në vend që t´i krijon parakushtet për tranzicion të mirëfilltë,
ajo dilte kohe pas kohe me ideja që përkufizoheshin si vendimtare për fatin e vendit.
Dhe kështu për një kohë bukur të gjatë, idetë e importuara dhe të imponuara nga
jashtë bëheshin busull e procesit politik, me të cilat “programe” pretendohej të
inskenoheshin të arriturat dhe sukseset politike. Si të tilla ato bëheshin paradigma
dhe tema dominuese të diskursit publik në tërësi, qoftë në media, në muhabete
kafenesh apo edhe në punime të pakta nga ndonjë OJQ-ë.
Të pagëzuar me tituj modern, këto “programe”, duke filluar nga standardet e
Steinerit, Holkerit, Petersenit, pastaj me privatizim, me decentralizim dhe deri ne këto
negociata nuk sollën për këtë shoqëri asgjë me shume sesa varfërim, harxhim të
kotë të energjisë dhe largim të vëmendjes nga problemet qenësore. Nevojat e vendit
u përqendruan qëllimisht në gjera dhe fusha të cilat tekembramja as që ishin në
kompetenca vendimmarrëse të tyre. Shumë më lehtë ishte të mbaheshin p.sh.
mbledhje të panumërta për decentralizim sesa të gjendej një zgjidhje te aplikueshme,
bie fjala, për reformat e njëmendta universitare. Në këtë mënyrë politikanët bëheshin
kinse po punojnë diçka për vendin, kurse pjesa tjetër e shoqërisë se po diskuton për
veprime jetike.
Duke u habitur kështu se veprime vendimtare mund të merren vetëm atëherë kur
ekziston një hapësire e lirë për këtë. Gjë që as legalisht por as politikisht këto
institucione dhe kjo politikë e “Përkohshme” nuk është në gjendje akoma të e arrije.
Një sistem i këtillë politik vështirë e ka t´i zgjidhe problemet e rënda sociale (si në
shëndetësi, arsim, infrastrukturë etj.) e që janë domosdo dhe nevojë imediate e
veprimeve konsekuente politike. Sfidat e tilla një qeveri e ardhshme jo që s´do të
mund të i zgjidhe si duhet por as që do të mundohet të ballafaqohet seriozisht me
këto. Ndoshta edhe do t´i fut në “listën e prioriteteve” dhe të i potencoj në programin
qeveritar. Mbase edhe do të i promovoj, nën petkun e modernizimit, si angazhim i
qeverisë sa herë që mundet. Mirëpo, në realitet vetëm se do t´i akumulojnë
problemet e shtuara sepse me një qasje të deritashme politike është e pamundur të
gjendet një strategji që lufton efektivishte korrupsionin, krimin e organizuar dhe
pabarazinë. Është e pamundshme një gjë e tillë, ngase sistemi udhëhiqet nga
19
strukturat klanore, grupet e ngushta interesi dhe pjesërisht nga nëntoka. Prandaj këto
formacione parapolitike s´janë të interesuara për diçka të tillë, përkundrazi veçse do t
´i çimentojnë këto trende.
Sigurisht që tingëllojnë ashpër këto tone kritike, por kritika e mirëfilltë kurrë s
´ledhaton, ajo si një vlerësim i cilësisë dhe mangësisë, s´na lejon kurrsesi të jemi fort
optimist në Kosovën e tashme. Të dhënat e fundit statistikore nga raporti i
paralajmërimeve të hershme, si në rrafshin e mosbesimit ndaj institucioneve ashtu
edhe ato ekonomike janë jo veç shqetësuese, por na bëjnë qartë me dije se në këtë
vend diçka vërtetë po kundërmon. Edhe atë jo vetëm në politikë. Po kundërmon në
shëndetësi, ku spitalet dhe ambulancat janë bërë që të krahasohen me kampe
përqendrimi dhe ku disa mjeke pa kurrfarë kontrolle vazhdojnë të i furnizojnë
ordinancat e tyre private. Po kundërmon në arsim, ku po shkatërrohen gjenerata të
tera dhe ku universitetet private janë bërë shtypshkronja diplomash të pavlera dhe pa
merita. Gjithashtu rënd kundërmon i tërë procesi i privatizimit, gjyqësia, doganat dhe
të gjitha ato Agjensione administrative ku bëhen malverzime nga më të ndryshmet.
Në përgjithësi politika e qeverive të deritanishme përveç që ka dëshmuar se ka
keqqeverisje, e ka bërë të qartë se sistemi politik pa një konceptim të shëndosh ndaj
shtetit si e mirë publike e qytetarëve dhe garanci e drejtësisë, barazisë dhe sigurisë
vetëm se do ta thellojë krizën ekonomike e shoqërore dhe do ta minojë ardhmërinë e
këtij vendit tërësisht.
Shetetëformimi i deritashëm ishte një fiksion politik i kësaj udhëheqësie, që nuk din
më si të kthehet në realitetin e përditshmërisë se hidhur kosovare, pa e fituar epitetin
si “triumfuesit e pavarësisë”! Mirëpo për këtë historia kurdoherë më së miri do të flasë
vet.
Cila do parti që del e para pas zgjedhjeve dhe çfarëdo qeverie që formohet, do të
përballet me sfida nga më të ndryshmet. Me rendësi krruciale do të jetë që pasiviteti,
gabimet dhe keqpërdorimet eventuale të mos kufizohen vetëm si artikuj skandaloz
gazetash, e as si “lista të padenjëve” për kandidime të ardhshme, por të jenë edhe
veprime aktive e të guximta qytetare. Sepse shtetëformimi nuk është diçka që i takon
vetëm një strukture politikanësh (p.sh. Ekipit të Unitetit) por të gjithë qytetarëve. Ose
duhet jetësuar vërtetë atë idenë e revolucionarëve amerikanë se ; “S´ka tatim pa
përfaqësim” ( të interesave dhe drejtave të qytetarëve) në kuptimin kosovar se s´ka
shtetformim nëse s´ka drejtesi dhe barazi për të gjithë qytetarët.
20
Në sistemet demokratike s´duhet pritur që “denimi” të jetë vetëm gjatë zgjedhjeve
dhe veç përmes votës, por përfshin forma dhe mundësi të ndryshme të shprehjes së
pakënaqësisë, e që ne rrethana tona mund të ketë lehtë implikime edhe të dhunës.
Prandaj, sido që të punoj qeveria e ardhshme duhet të ketë përherë para sysh faktin,
se populli kësaj here ndoshta s´duron më deri në zgjedhjet tjera!
(Express, 19. Nentor.2007)
21
Votimet dhe Zgjedhjet
Kushdo që ka votuar së paku njëherë në zgjedhjet e mëparshme në Kosovë nuk ka
se si të mos jetë i zhgënjyer nga dalja në to, nga partitë dhe kandidatët e votuar dhe
definitivisht i dëshpëruar nga premtimet e harruara menjëherë pas votës së marrë.
Nëse nuk ju kujtohen të gjitha ato premtime s´është aspak çudi. Ngase na janë
premtuar shume, gati edhe sa mrekullira hyjnore. Realishtë mjafton veç të e pyesim
vetën; A kemi më shumë rrymë, më shumë vende pune, më shumë shëndetesi,
shkencë dhe kulturë sesa me parë, apo mos kemi më pak gropa ne rrugë, më pak
ndërtime të egra, më pak korupsion dhe nepotizëm sesa para zgjedhjeve të fundit?
Përgjigja e sinqertë do të jetë sigurishtë dhe kategorikishtë mohuese. Në lidhje me
demagogjine për pavarësinë e monotonshme, as që ia vlenë të diskutohet më
gjerësisht, sepse në “njohjen formale” të saj, më nuk besojnë as vetë ata që e
propagandonin këtë ditë e natë.
Nëse tashti lidershipi kosovar arsyetohet se institucioneve iu duhet legjitimiteti dhe
kjo arrihet përmes zgjedhjeve, atëherë vërtetë politika kësaj here ia kalon edhe
parodisë më të rëndë. Është kjo një farsë e llojit të vet. Edhe një zhvleftësim tjetër i
jetës politike në Kosovë. Pyetja qenësore është; çka mund të ofrojnë kandidatët e
propozuar konkretisht për këtë elektorat të stërlodhur nga arroganca e pushtetarëve?
Dhe, në fakt; sa do të ishin reale dhe të realizueshme premtimet e tyre. Këta
pushtetarë e kane diskualifikuar vetvetën nga mundësia e rizgjedhjës dhe nga një
votim i merituar. Abstenimi shumë i lartë i elektoratit në zgjedhjët e kaluara është
indikator i qartë se partitë politike në Kosovë kanë probleme serioze me kredibilitetin
e tyre karshi shoqërisë kosovare, me kandidatët e futur në liste në baza jaranie dhe
servilzmi, si dhe probleme me konfuzitetin programorë e ideologjik. Aq më shumë kur
populli reduktohët në elektorat të dëgjueshëm dhe në votues lojal, në menyrë që pas
zgjedhjeve të shendrohet prapë në spektator pasivë të një politike të keqe. Ishin ata
pak zgjedhës deri tani, që votonin por nuk zgjedhnin askënd. Ishin ata partizanë
besnik që sybullur votonin për partinë (lexo: klanin) e "tyre".
Në esencë zgjedhjet s´janë thjeshte për të legjitimuar institucionet e as vetëm për të
zgjedhur parlamentin e ri, siç spjegohet shpesh në media nga përfaqesuesit ose
“analistët” politik. Zgjedhjet jane me shume, qe permes votebesimit nje politike e
22
caktuar- zakonishte e perfaqesuar nga ndonje parti ose koalicion partiak, të i ofrohet
mundesia për realizimin e projekt-propozimeve dhe programeve të ardhshme
qeveritare brenda mandatit të dhënë. Dhe në anën tjetër zgjedhjet janë një
mekanizëm demokratik që mundëson qytetarëve zgjedhjën e përfaqesuesit të tyre
politik me qëllim që ky i fundit t´i mbroj dhe përfaqëson interesat e tyre. Thënë edhe
ndryshe, zgjedhësit përmes votës zgjedhin të deleguarit që do të ishin pastaj në
shërbim të qytetarëve.
Mirëpo për fat të keq, në rastin tonë zgjedhjet ishin deri tani vetëm zgjatje e afatit
kohor për malverzime dhe keqpërdorime të mëtutjeshme si dhe përseritje të nje
politike të dështuar.
Përkundër të gjitha këtyre fakteve, krahasuar me votimet e mëparshme, një risi
ofrojnë këto zgjedhje megjithatë, një grimcë shprese se megjithatë mund të
ndryshojmë diçka me votën tonë, se zgjedhja jonë është një mundësi për një
ndryshim pozitiv. Ndoshta ky optimizëm është edhe naivitet i imi, por ia vlenë që të
dilet në këto zgjedhje dhe të votohet për atë dhe ata kandidatë i cili respektivisht të
cilët e meriton/ meritojne vërtetë për të iu dhënë një shansë e re. Edhe pse lista e
kandidatëve nuk ndryshon aq shumë prej zgjedhjeve të tjera, e me këtë edhe politika
s´do të ndryshojë sa dhe siç duhet, megjithatë këto zgjedhje mund të ndikojne
pozitivishte në zbutjen e gjendjës së rënd socio-ekonomike dhe të e dinamizoj sado
pak ketë amulli politike në Kosovë. Për fat të keq shumë opsione s´kemi në
dispozicion; ose të mendojme mirë kë do ta zgjedhim, duke shpresuar se kësaj here
politikanet s´do të shëndrohen në kriminele ordinere me kravata. Apo mos të dalim
fare në votime dhe të presim ndonje çudi që të ndodhë vetvetiu në këtë vend ku dita-
ditës nëntoka mafiose merr pushtet gjithnjë e më të fuqishëm.
Shumë alternativa për ndryshime nuk kemi, ose përmirësim të politikbërjes përmes
zgjedhjeve demokratike ose përmbysje të pushtetit përmes revoltës së dhunshme.
Për vete, me shpresë se kësaj here në vend të Votimit me të vërtete do të Zgjedhim,
preferoj të parën.
23
Pse Prishtinës do t´i mungoj një “Edi Rama”?
Kryebashkiaku i Tiranës ka krijuar një lloj dhe format të ri politikani, i cili është i njohur
për këtë edhe përtej kufijve shqiptarë. Vendosmëria e tij politike, guximi qytetar dhe
kreativiteti i tij urbanistik prej një artisti, ka bërë që Edi Rama t´ia jep Tiranës pamjen
e një qyteti modern evropian. Megjithëse edhe politika e tij s´është krejtësisht pa
gabime, pretenduesit për kryetar të Komunës së Prishtinës, mund vetëm të i
fantazojnë dhe ëndërrojnë të arriturat e tij në Tiranë.
Arsyeja e parë dhe kryesore për këtë është se kandidatet e Prishtinës, por edhe të
Komunave tjera, janë dhe do të jene të influencuar e madje edhe të dirigjuar nga
shefat e tyre partiak si dhe nga grupet e interesave brenda partisë, sa që asnjë
vendim s´do të mund të arrihet pa “konsultime” me këta të fundit. Do të thotë, se
Kryetari i ardhshëm do të varet për çdo gjë dhe gjatë tërë mandatit të tij nga interesat
politiko-ekonomike jashtë komunale, e kjo s´do të lejoj as që të kryej punën si duhet
e as sa duhet, prandaj s´do të mund të jetë në shërbim të qytetareve por grupeve të
caktuara.
Çështja tjetër pse Prishtina s´do të ketë Kryetar të duhur, është se duke qenë me
duar të lidhura nga partia, ai s´do të mund të fokusohet në evitimin e gabimeve të
deritashme (lexo: kaosit urbanistik) dhe të veproje fuqishëm në këtë drejtim, pa pasur
nevojë që paraprakisht të i balancoj kërkesat dhe interesat e njerëzve që e sollën aty.
Kështu që politika komunale do të jete qysh në start e hendikepuar dhe e
instrumentalizuar nga qarqet e ndryshme partiake e të biznesit. Qarqe të cilat realisht
janë pushtetmbajtës të padukshëm në Kosovë dhe janë bërë si të tillë të
pakapërcyeshme edhe për faktorin ndërkombëtar.
Kandidatet për Prishtinë nuk kanë guxim e as do të kenë vendosmëri për të u
përballur me dukuritë negative që po e fundosin një qytet të tërë. Ata deri tani aspak
s´kane dëshmuar se mund të kundërshtojnë gjëra të tilla, së paku ajo pjesë e
kandidatëve që kishte hapësirë politike për të ndërmarrë diçka në këtë drejtim.
Problemet e akumuluara në qytet vite me radhë kërkojnë veprime të shpejta dhe
vendime të duhura. Këta kandidat s´ta mbushin fort syrin se kanë atë aftësi
menagjeriale që të koordinojnë punët dhe të bashkëpunojnë me të gjithë faktorët
relevant. Kalkulimet politike që do të i bëjnë në të ardhmen s´do të ia mundësojnë një
gjë të tillë. Kjo s´do të thotë assesi se këta s´janë të aftë apo se nuk e meritojnë për
të qenë Kryetar komune, por vetëm që hapësira e veprimit të tyre politik do të jetë e
kufizuar, gjë e cila do të ndikoj shumë në punën e tij të ardhshme. Kurse Prishtinës i
24
duhet më shumë se gjithçka tjetër një Udhëheqës komunal në shërbim të qytetarëve
dhe që është punëtor e i guximshëm në veprime të drejta. E në asnjë mënyrë aso
Kryetarësh që do të i kënaqin interesat e partive dhe miqve të vet. Prishtina s´ka
nevoje për rruge graniti, së paku jo tash kur uji, rryma, trotuaret, dritat, parqet,
nevojtoret-publike dhe çdo gjë tjetër qe e përbën një qytet na mungojnë.
(Express 06.10.2007)
25
Korrupsioni dhe lutja kundër korrupsionit.
Është mjaft ironike, bile në fushën e marrëdhënies me publikun edhe
kontraproduktive, përkujtimi i ditës ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit, nga
drejtori i një Agjensioni, vendi i së cilit është ndër më të korruptuarit në botë. Edhe
atë vetëm një ditë pas publikimit të shifrave alarmante për këtë fenomen famëkeq.
Agjencioni Kosovar Kundër Korrupsionit nuk ka aspak shkas të kremtoj ose përkujtoj
këtë ditë. Përkundrazi, më shume do të duhej vajtuar për pamundësinë apo
paaftësinë e saj që të e përmirësoj gjendjen në këtë aspekt. Nuk e di si definohet
suksesi sipas kësaj Agjensioni, por kur 67% të anketuarve kosovar kanë deklaruar se
kanë dhënë ryshfet apo janë ndeshur me raste të korruptimit, kjo do të duhej patjetër
t´ i brengoste agjentet e Antikorrupsionit. Gjithashtu, kur sektoret publike si
Administrata, Shëndetësia, Gjyqësia etj. marrin notën më të dobët (si në shkolle 1- e
pamjaftueshme!) sipas hulumtimeve te fundit te “Transpareny International”, atëherë
del paksa cinike vet ekzistenca e një mekanizmi të tillë, që sipas rezultateve të
deritashme del se ka për detyrë vetëm të mbikëqyr korrupsionin nga distanca ose
edhe të shpërndaj çmime gazetareske.
Bilanci i korrupsioni është tejet negativ, skandalet dhe rastet e korrupsionit janë bërë
një dukuri e përditshme dhe e pandashme e jetës shoqërore, kurse pikërisht Organi
që duhet ta luftoj atë më së shumti del dhe apelon në opinion. Sikur ajo të ishte një
OJQ-ë apo iniciativë qytetare, e jo një institucion shtetëror që paguhet nga tatimi ynë.
Korrupsioni sikurse edhe krimi nuk luftohen me apele, e as me fjalime patetike. Apo
mos ndoshta edhe AKK-ja është në pritje të pavarësisë, në mënyrë që pastaj të
zhduket vetvetiu ky virus e kancer shoqëror. Rezultatet flasin për vete më se mire,
ndërsa 9. Dhjetori në Kosovë do të duhej të ishte festë e dështimit në luftën kundër
korrupsionit. Deri në festën tjetër mos harroni ju të nderuar nga Agjensioni, se veç
edhe tre vende na duhen që të bëhemi kampion botëror. Shumëçka varet nga ju, se
a do të jemi më të korruptuarit në botë deri atëherë! Dëshmoni më rezultate pra.
(Redaksia e Expressit nuk e botoi kete shkrim, nga frika, rreziku apo mosinteresimi, mbetet e panjohur ende pasi nuk dhane asnjë përgjigje)
26
Partitë pa ideologji?
Një (ish-)kryeministër dëshiron të formoj parti të vetën dhe mund të thuhet lirisht se s
´ka asgjë të keqe në këtë dhe se është pjesë përbërëse e demokracisë. Mirëpo
shtrohet pyetja a ka në të vërtetë nevojë Kosova për parti të reja? Të shohim nga një
prizëm tjetër këtë problematikë. Kosova ka në përgjithësi një të kaluar traumatike
sidomos në aspektin politik, gjë që vështirësoj tej mase, mos të themi pamundësoj
zhvillimin e mirëfilltë të një tradite dhe kulture pluraliste politike. Për këtë arsye edhe
spektri politik ishte pak a shumë homogjene, si për kah qëllimi poashtu edhe për kah
drejtimi e qëndrimi. Zgjedhjet e fundit e ilustrojnë një hendikep të këtillë demokratik,
ku të gjitha partitë tingëllonin njësoj si të ishin një kakofoni e pandalshme. Në
mungesë të shtetit duket se gara elektorale ishte njëlloj performanse artistike
që pretendonte dëshmimin e një pjekurie demokratike para faktorit ndërkombëtar.
Por në fakt kjo ishte më shumë një garë në mes të establishmentit politik
respektivisht kryetarëve partiak e jo ndërmjet programeve dhe ofertave konkrete.
Prandaj skena politike ka nevojë për profilizim shoqëror dhe orientim ideologjik, në
mënyrë që krizën e legjitimitetit dhe të identitetit mos të thellojë më shumë. Në
perceptimin e shumicës së kosovarëve ideologjia ka konotacione negative, ajo
nënkuptohet si një nostalgji komuniste apo si diçka që është e panjohur, e
rrjedhimisht edhe e panevojshme për këtë vend. Sigurisht që ideologjia vazhdon të
ekzistoj edhe atëherë kur shoqëria kosovare nuk është e vetëdijshëm për këtë, dhe s
´ka preferenca të qarta ideologjike.
Prandaj kur dikush deklaron se partia e tij s´është ideologjike dhe ai s´ka kurrfarë
ideologjie, bën gabim të dyfishtë. E para sepse çdo politikë niset a priori nga një
ideologji, si grumbull idesh me qëllime të caktuara, dhe e dyta sepse me këtë
dëshmon se ai nuk e përfill esencën e vet politikës. Përfaqësuesit politik por edhe
partizanët e ndryshëm mendojnë se të jesh demokrat mjafton, prandaj demokracia
zëvendëson çfarëdo ideologjie. Edhe kjo është gabim i radhës, edhe atë i dyfishtë,
pasi që demokracia nuk është baras me ideologjinë dhe e dyta sepse ata as që janë
vërtetë demokratë. Ndoshta deklarativisht, por sipas teorisë politike e aq më pak në
bazë të praktikës ata janë shumë larg demokracisë.
Në çka dallohen partitë politike sot në Kosovë, janë vetëm kryetarët e ndryshëm. Sa i
përket konkurrencës ato kanë vlera snobiste dhe tërësisht formale. Kjo do të thotë,
se ajo parti cila ka më shume të holla e ka edhe fuqinë realpolitike më të madhe. Për
27
këtë ekziston një qark i çuditshme, ku vota qon partinë ose partitë e caktuara në
pushtet, pushteti i qon disa në pasurim të shpejtë material, e kjo në fuqi dominuese
dhe gjithëpërfshirëse mbi shoqërinë. Partitë që hyjnë në koalicion, nuk i ndajnë
vetëm ministritë, programet dhe postet zyrtare, por i ndajnë qartë edhe sferat e
interesit ekonomik. Kështu bie fjala një parti kontrollon me partizanët e vet një
ndërmarrje shtetërore fitimprurëse, ndërsa tjetra parti një degë të tërë biznesi. Kjo
është çka momentalisht i bashkon në thelb secilën parti dhe çka është qëllimi i
përbashkët i tyre.
Votimi si një instrument demokratik nuk përbën legjitimitetin final e as të vetëm politik.
Prandaj është e nevojshme që partitë politike në Kosovë të reformohen përkatësisht
vërtetë të demokratizohen. Pikë së pari dhe urgjentisht partitë duhet bërë
përmirësime kualitative në kuadrot dhe strukturat e tyre udhëheqëse, pastaj të
marrin orientime të qarta ideologjike dhe të përpunojnë programet e tyre partiake në
atë mënyrë që do të korrespondonin me atë pjesë të shoqërisë për të cilën
veprojnë dhe nga e cila e marrin votëbesimin për përfaqësim politik. Në anën tjetër
edhe në shoqëri do të duhej të kishte një vetëdijesim më të ngritur, për atë se cila
parti çka përfaqëson. Në mënyrë që aderimi politik dhe votimi mos të bëhet sipas
tekave momentale e as simpative/antipative ndaj kryetareve partiak.
Nuk është aspak iluzore të arrihet një gjendje e tillë. Kjo vetëm do të dëshmonte se
politikisht jemi të pjekur dhe se zgjedhjet tjera s´do të jenë “lojë matematikore” pa
sens politik si këto të fundit. Me këtë do të krijohej një hapësirë e veprimit të
njëmend politik e demokratik. Me çka edhe roli dhe funksioni i saj do të përmirësohej
dukshëm. S´do të votohej për kultin e liderit (lexo pronarit) të partisë por për
përmbajtjen dhe ofertën, s´do te shikohej në numër por në substancë . Kjo edhe do
të konsolidonte identitetin e vërtetë të partisë e jo të kenë imazhin përherë të
ndryshueshëm. Do të mundësonte që partitë të krijojnë traditë politike, e jo që për
çdo palë zgjedhje të formohen parti të reja apo të ndahen të vjetrat.
Politika pa ideologji është sikur autobusi pa relacion, prandaj edhe votimi për partitë
pa preferenca të dallueshme programi dhe pa një orientim të qartë ideologjik, do të
thotë se kemi prerë biletën për një udhëtim që s´ka destinim. Prandaj ata që
mendojnë se partitë s´kanë nevojë për ideologji, do të duhej të kenë të qartë që me
arritjen e pavarësisë secilës parti në Kosovë do të iu zhvlerësohet programi partiak
dhe se do të detyrohen të gjejnë vetën në kuadër të spektrit djathtë -majtë e
konservativ-social. Partitë do të hyjnë herët a vonë në këtë proces. Kështu që
28
profilizimi ideologjik sa më herët të arrihet aq më mirë do të jete për demokracinë,
sistemin politik dhe sigurisht për elektoratin kosovar. Me këtë liderizmi, klientelizmi
dhe servilizmi në partitë dhe në politikën kosovare do të mund të merrnin fund. Dhe
kjo do të ishte fillimi i një demokracie të vërtetë, ku me siguri më shumë se gjysma e
popullatës do të shprehnin vullnetin e tyre politik në zgjedhjet e ardhshme.
(Express 29.12.2007)
29
Miti i Pavaresise dhe ideja e shtetit.
Është e dhimbshme fakti, që Winston Churchill- it duhet të japim të drejtë kur
pohonte se Ballkani më shume ka histori sesa që mund ta përpunoj. Madje me qenë
edhe më alegorik dhe më aktual, Ballkani ka mbete një depo e madhe mbeturinash
historike, ku çdokush i mbledhë veç ato stereotipa ndaj tjerëve. E kaluara ndërsa
behet një fontan deshirash kolektive dhe e tashmja reprize permanente e saj. Cka
eshte me e keqja, kujtesa kolektive mbetet senile dhe ndergjegja e shoqerise e
kritika racionale e intelektulave behen po aq komformiste sikur pafytyresia e atyre qe
luajne me pervojat e hidhura dhe sakrificat e dhimbshme te ketyre popujve. Fjalimet
politike i ikin realitetit te tashem, qe eshte i mjere per te u ballafaquar, ne menyre per
te glorifikuar te kaluren, per shtremberimin e historise dhe per mitizimin e
ardhmerise. Miti paraqitet si nje besim i parsyeshem kolektiv qe s´ka nevoje te
argumentohet e as te vërtetohet. Ai ekziston sikur nje tregim, realiteti i se ciles eshte
ceshtje perhere e hapur.
Duke u bazuar ne kete sqarim shtrohet pyetja; A ka mit ma te perhapshem dhe me te
embel ne Kosove se ai i pavaresise? Jo pavaresia si nje vullnet i popullit, por ajo
pavaresi si enderr perallore, si kompleks psikologjik i udheheqjes politike kosovare
dhe si nje shperlarje truri masiv prej gjeneratash.
Fillimisht ajo ishte nje eufemizem per liri dhe per demokraci. Pavaresia eshte nje
politike abstrakte qe meton krijimin e nje utopie, te nje vendi qe i takon banoreve (e jo
qytetareve) te vet amorfe. Pavaresia s´eshte apo s´paraqet nje projekt kombetar te
rilindasve surreal kosovar, por eshte nje kuazi- besim, nje pritje dhe nje deshire e
flakte per nje gjendje dhe kohe te perkryer, ku cdo durim cdo sakrifice do te
shpaguhet. Ajo ne esencen e vet nuk shihet si nje vetevendosje politike dhe jetesim i
vullnetit te popullit, madje as qe perceptohet si vendim per shtetesim ne kuader te
shperperjes se nje ish-federate ose si lufte per sovranitet. Jo pavaresia, paraqet me
shume, ajo merr permasa transdencentale sa here qe shqiptohet ngaq goja e ndonje
politikani. Madje ajo nga monotonia kaloj ne fascinim. Ata nuk munden pa te, sepse
ajo eshte vete pasioni i tyre. Analiza e diskursit te perditshem politik flet mjaft per
kete. Sa here qe mbahet ndonje fjalim nuk mungon fjala pavaresi sikurse cfaredo
mbledhje qe mbahet ne fakt mendohet qe te realizohet pas paveresise. A nuk duket
perverze ligjerimi mbi pavaresine gjate vizitave neper arra, derisa asnjelloj
30
subvencioni s´ekziston per bujqesi? A nuk duket ironike shpjegimi per frutat e emebla
te pavaresise para nje rinie, gjysma me shume e te cileve behen gati me emigru nga
ketu.? Keso absurditeti ke ne cdo sfere te jetes dhe ne cdo skute te Kosoves, sa
here qe fjala pavaresi permendet. Jo vetem ne kuptimin semantik del e pakuptimte
pavaresia kur per shembull kemi nje privatizim total te cdo ndermarrje shoqerore, pa i
shqyrtu konsekuencat sociale dhe ekonomike, paveresia merr trajten urdheruese, ajo
behet nje lloj pushteti superliberal qe qet ne ankand dhe shet krejt cka mundet.
Madje as radikalet me neoliberal nuk e zhveshin shtetin kaq lakuriq sic behet kjo tek
ne. Ndoshta pikerishte per arsyen se ketu mungon shteti teresishte dhe ne vend te
saj kemi nje protektorat ne pritje te kahmotshme per pavaresise. Dhe prape
pavaresia del si nje lloj mesim teologjik, ku arsyeja e dyshimi behen lajthitje. Per te
sqaruar keto masakrime ekonomike qe i behet prones shoqerore, mjafton te sqarohet
se me pavaresi do te ndryshohet kjo teresishte. As atehere kur cdo parti politike ne
rend te pare e bazon forcen dhe vullnetin e vet ne te huajt, qe perkufizihen si aleat,
nuk mungon fjala magjike; pavaresi.
Kultura dhe mendesia politike ne keto dy dekadat e fundit ka qene jo vec e dominuar
nga tema e pavaresise por cdo veprim dhe deklarim eshte nisur nga ajo apo bere ne
baze te saj. Prandaj edukimi politik s´ishte asgje tjeter pos nje pavaresimim duke u
perkrahur nga postulatet mbi demokracine dhe lirine. Prandaj paversia ne fakt nuk
perben ate cka na duhet me se shumti, pra lirine. Bile ne thelb ajo s´permban as
demokracine, ajo eshte dicka me teper. Ishte nje mit i vertete me te gjitha elementet
qe e percjellin ate. Me sakrifice, me krenari, me ri-kthimin e lavdishme te ideales.
Pavaresia duhej te ishte nje shanse qe do te na shpiente drejte lavdise dhe
kenaqesise. Do te na mundesonte te gjithe durimin dhe sakrificen para dhe pas luftes
te e kompenzojme me nje begati te lakmueshme. Per ne nuk kishte neser, kishte vec
pavaresi, sepse pavaresia ishte vet ardhmeria. Dhe mitet e kane nje karaktersitik ne
pergjithesi, se e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja behen te pakuptimta. Ato
shendrohen ne gjendje ambivalente ku koha dhe hapesira jane ne sherbim te
qellimit, e qellimi arsyeton cdogje tjeter.
Miti vazhdon te ekzistoj per aq kohe sa realiteti behet virtuel dhe i pakapshem per
shumicen, dhe nuk ballafaqohet mungesen e rezultateve momentale. Sepse miti i
pavareisise i ik me aq mjeshtri perballjes me perditshmerine e mjere kosovare. Ajo
nuk flet per shtetin, e as nevojat dhe funksionet e saj. Perkundrazi miti i pavaresise i
ik idese se vertete te shtetit. Ata qe propagojne ate nuk kane ide e as botekuptime
31
per shtetin, ata e njohin vec pavaresine. Tekefundit kur paten me perjetu ata shtetin,
se paku jo ate shtet qe e projektonin ne ligjermin publik tere kohen. Nese historikisht
shiquar, shtetet krijoheshin nga elitat intelektuale e politike qe kishin „huazuar“ e
pershtatur idene e shtetit nga perandoria apo shteti pushtues i meprashem. Elita jone
as s´ka kontinuitet te tille e as qe ka ndonje se duhet dukur dhe vepruar shteti. Duke
iu munguar nje konceptim i tille shteteformues iu mungon edhe perceptimi i
shendosh mbi qytetarin. Qytetari ne syte e tyre paraqet ne forme latente asgje me
shume se elektorat, tatimpagues dhe banor. Perndryshe do ta respektonin vertete
qytetarin dhe nuk do ta perulnin aq shume cdo dite e me teper.
Tash kur cdo gje eshte thene mbi dhe per pavaresine dhe ajo prape mbetet aq
mistike dhe e pakapshme si ne momentim kur inspironte ideatoret e rezistences
paqesore dhe clirimitaret e rinj te transfomuar ne negociator gati professional, na
duhet te largohemi nga kompleksi kolektiv i Pavaresise. Ishte LDK-ja me Rugoven ne
krye, qe e ngriti nje mit te ketille, qe ishte natyrishte vullnet i popullit. Mirepo sot kur
as Presidenti por as LDK nuk perfaqesojne politiken kosovare, eshte koha qe te
Estabishmenti i ri te ngul kembe ne shtetezimin e vendit.
KJo nuk eshte vetem ceshtje termesh dhe eufemizem, por ceshtje e qasjeve realiste
dhe te efektshme. Pasi dihet boterisht se Pavaresia kurdo qe te ndodhe, do te jete si
ne aspektin e te drejtes nderkombetare ashtu edhe per sigurine dhe ne sfera te tjera
tejet e kufizuar. Keshtu qe realishte, pavaresimi mund te ishte vec nga Beogradi por
jo edhe nga fuqite dhe organizatat nderkombetare. E me kete edhe sovraniteti do te
ishte participativ, duke e ndare me faktor te huaj. Pavaresia s´ka ndonje rendesi
esenciale pos si nje termin tjeter per shtetformim. Por kjo bllokon qasjen ndaj
projektimit dhe konceptimit te shtetit funksional. Nese ajo ishte fjale tjeter per liri, si e
tille ajo as sot nuk nënkupton siguri, barazi, mirëqenie e te gjitha ato elemente
politike e shoqerore tjera qe perbejne shtetin.
Populli i Kosoves s´ka nevoje per ide abstrakte sic eshte pavaresia, por per kushte
dhe standard normal jetesore, ndersa keto mund t´i mundesoj vetem shteti. Prandaj
eshte shume me rendesi qe qasja ndaj shtetit te jete e tille qe do te ishte ne te mire
dhe ne sherbim te qytetarit e jo si nje repertoar permanent politiko-diplomatik.
Rrjedhimisht, mitit te pavaresise duhet dhene fund per t´i hapur rrugen idese se
shtetit.
(Gazeta Express 26.Janar. 2008)
32
Nevoja e demokratizimit të partive politike
Demokracia në Kosovë është një shembull, apo një rast adekuat për studimin e
anomalive të shumta që kanë shoqëritë në tranzicion. Në këtë kontekst sidomos
sistemi politik, që dominohet nga subjektet hibride politike dhe partitë totalisht
oportuniste, është një rast që demonstron mangësitë evidente të kësaj demokracie
formale. Për mungesën e orientimeve ideologjike dhe vizioneve programore të së
cilave parti ka kohë që flitet e debatohet në dhe nga qarqet e shoqërisë civile.
Kërkesa të cilat jo që s´përfillen si duhet por as që diskutohen seriozisht nëpër partitë
e shumta kosovare. Bile as në media që dirigjohen shpesh nga vetë partitë, nuk
ofrohet hapësirë sa duhet për një debatim të tillë. Arsyet për bllokimin e procesit të
transformimit ideologjik apo profilizimit të partive siç emërohet shpesh, janë sa të
shumta aq edhe banale. Por në esencë klanizimi apo klientelizmi i tyre nga njëra anë
dhe nga ana tjetër komformizmi dhe oportunizmi i funksionarëve të lartë partiak janë
barrierat kryesore të një procesi të tillë. Madje nganjëherë flitet për “reforma”
brendapartiake, që në fakt në mungesë të botëkuptimeve dhe konceptimeve
demokratike në këto parti, më shumë do të ishte një farsë sesa reformim real.
Gjithashtu çdo lloj i profilizimit të spektrit politik që nuk përcillet me ndryshime
cilësore kadrovike dhe me përcaktime të qarta të qëndrimeve dhe qëllimeve politike,
është më shumë deklarativ sesa afatgjatë e përmbajtjesor. Nuk ia vlen të thuhet
vetëm: Partia i takon “qendrës” së majtë apo “qendrës” së djathtë (sic!), një
pozicionim eventual politik e ideologjik të tillë duhet edhe jetësuar. Kjo dëshmohet në
praktike më pak duke shkruar manifeste apo rishkruar programet partiake por duke
ndjekur politika të caktuara në fushat dhe temat përkatëse politik e shoqëror. Bie fjala
në qëndrimet për politikat sociale, fiskale apo për politik të jashtme. Tash kur procesi
i shtetëformimit ka hyrë në fazën e konsolidimit të brendshëm, është e nevojës
imediate që partitë mos të fshihen pas arsyetimeve të paqëndrueshëm dhe të bëjnë
politikë folkloristike-populliste duke u bazuar në figura të mitizuara. As partia s´duhet
të jetë pronë private apo kompani politike e kryetarit të saj. Duke e perceptuar partinë
si “pronë” të kryetarit të caktuar i cili e sjell dhe e largon nga partia këdo dhe kurdo,
reduktohet skena politike në një grusht të ngushtë akterësh, nga vullneti i të cilëve
varet organizimi i jetës politike në vend. Për disa njerëz në Kosovë, politika dhe fusha
e veprimit të saj paraqet njëlloj sporti kolektiv ku partia barazohet me klubin sportiv
33
dhe selektori apo trajneri me kryetarin e partisë, i cili si i tillë zgjedhë ekipin e
lojtarëve dhe e menaxhon lojën. Mirëpo çka s´përfillet fare në këtë thjeshtësim dhe
stereotipizim është masa e spektatorëve, publiku që nuk krahasohet në asnjë
mënyre me funksionin dhe rolin e qytetarëve në një sistem demokratik. Sepse
politikani nuk është lojtar por përfaqësues dhe s´është qytetari një fans pasiv që e
përcjell thjeshtë lojën. Prandaj demokratizimi i partive duhet të i paraprijë çfarëdo
profilizimi ideologjik, sepse do t´ishte e kotë ndarja në të djathtë apo të majtë pa
pasur një qasje më të shëndosh ndaj partisë dhe ndaj politikës në përgjithësi. Kjo do
të thotë se si kryetar ashtu edhe kryesia e partisë duhet të jenë më të hapura, më
vetëkritik dhe pozita të jenë në bazë të punës dhe rezultateve të dëshmuara, jo në
bazë të lojaliteteve të verbra klanore apo lidhjeve nëntokësore. Gjithashtu edhe
qytetarët duhet të e braktisin mendësinë politike ku simpatia apo antipatia personale
përzihet me votëbesimin dhe preferencat politike. Kjo me siguri s´do të ndodhë
brenda natës por është një proces i domosdoshëm që do të forconte shtetin tonë të ri
dhe do të favorizonte qytetarin kosovar karshi politikës dhe politikanëve oportuniste.
Seps parakusht i demokracisë është që politikbërësit të jenë së pari vetë demokrat të
vërtetë. E kjo do të thotë, që të ketë përgjegjësi të lartë, profesionalizëm dhe sukses
në punë, si dhe forca e tij politike të matet me forcën e elektoratit, pra të votës së lirë.
Se sa dhe kur do të ndodhe vërtete, varet në këtë aspekt edhe nga kontributi jonë se
çfarë politike dëshirojmë dhe si e konceptojmë atë, si lojë sportive apo si mundësi
për rregullim shoqëror.
(Express, 25 Prill. 2008)
34
Për një Politikë të hapur
Në kohën kur në politikën kosovare tash e sa muaj dominon një temë e vetme, ajo se
si do të duket statusi i ardhshëm i Kosovës, opinioni i gjerë publik çdo ditë e më
shumë i është ekspozuar një hipokrizie të thellë. Dhe një krize të rëndë socio-
ekonomike, që buron nga një udhëheqësi, të cilët lëshimet e tyre dhe keqpërdorimet
e shumta me pretekstin e përqendrimit në çështjen e statusit, mundohen t’ i
arsyetojnë. Po, çka kanë lidhje, bie fjala, zyrtarët komunal apo përgjegjësit e
ministrisë së shëndetësisë, që krijuan një kaos të vërtetë, me negociata për status?
Dhe, deri kur do të na shitet kjo përrallë monotone? Përgjigja në këto pyetje do ishte
sa e thjeshtë aq edhe banale, pra deri sa vetë qytetarët nuk ngopen nga këta bartës
institucional dhe nga kjo situatë politike. Se në çfarë mënyre dhe si do të mund të
reagojnë masat popullore, mbetët të shihet në të ardhmen jo fort të largët. Mirëpo
forma më e dëshirueshme dhe me optimale, do te ishte natyrisht ajo demokratike,
pra me forcën e votës.
Në mënyrë që të kuptojmë më mirë shmangien nga një gjendje e këtillë dhe e
padurueshme, do të ishte mirë që të iu referohemi koncepteve politike të Karl R.
Popperit, një mendimtari të madh, që me idetë dhe veprat e tij ndikoj dukshëm në
mendimin politik bashkëkohor. Sikurse, që kontribuoj mjaft në rrëzimin e regjimeve
dhe mendësise totalitare. Reflektimet e tij politike ishin produkt i kohës në të cilen ai
jetoj. Si deshmitarë i gjallë i dy luftërave botërore dhe i “luftës së ftohtë” shkruan
kryevepren “Shoqëria e hapur dhe armiqtë e saj” rëndesia e së cilës në filozofine
politike është e pakontestueshme. Ai kishte një bindje të thellë, se që nga Platoni si
një ndër filozofet e parë politik e deri më sot, bëhet një gabim esencial politik, që
shpeshë shoqërohet me pasoja shumë të rënda për shoqërinë.
Kështu dilema dhe njëkohësisht brenga “Kush duhet qeverisur?”, është në fakt
konceptualisht e gabuar, sepse neve shumë më tepër duhet të na intereson çështja
“Si të qeveriset një shoqëri, dhe veçanërisht si të shmanget një qeverisje e keqe?”.
Asnjë parti, grupim apo lëvizje politike sado që të jetë e legjitimuar apo e besuar tek
përkrahesit e tyre apo tek masa e gjerë nuk mund të jetë në gjendje, që jetën e
qytetarëve në atë masë të e përmirësojnë, siç munden individët si subjekte vepruese
me vetëdije të lartë dhe përgjegjësi kolektive këtë vetë të arrijnë. Poashtu, çdo
ideologji politike që pretendon njerëzit apo shoqerine përmes programeve të
caktuara (gjë që s` do të thote assesi se nuk duhet pasur plane politike) t` i bëjë të
lumtur është i gjykuar të dështoj, ishte i bindur Popperi. Të cilën pohim dështimi i
“Standardeve për Kosovën” mjaft mirë e argumentonë. Ngase funksionimi i sistemit
shoqerore është tepër kompleks e shumëdimensional, andaj është e pamundur nga
35
aspekti vertikal të planifikohet zhvillimi i gjithëmbarshëm shoqëror. Përkundrazi, çdo
politikë demokratike si dhe çdo strategji zhvillimi duhet të mbështetet në nevojat dhe
kerkesat themelore të shoqërise, të cilës kjo politikë duhet t`i shërbejë. Më shumë se
për një shoqëri të hapur, për të cilën apelonte vetë Popperi, si një premisë për
demokraci, Kosova para së gjithash, ka nevojë imediate për një politikë të hapur.
Sepse kjo politikë e deritanishme, është aq larg qytetarëve dhe aq e konzervuar, sa
që ndryshku i saj çdo ditë e më shumë po e helmon këtë shoqëri.
36
PER NJE DEMOKRACI SOCIALE
Ne perceptimin e shumices se kosovareve ideologjia ka konotacione negative, ajo
nenkuptohet si nje nje nostalgji komuniste apo si dicka qe eshte e panjohur, e
rrjedhimishte edhe e paduhur per kete vend. Sigurishte qe ideologjia vazhdin te
ekzistoj edhe atehere kur shoqeria njerezore nuk eshte i vetedijshem per kete, dhe s
´ka preferenca te qarta ideologjike.
Prandaj kur dikush deklaron se partia e tij s´eshte ideologjike, ai ben gabim te
dyfishte. E para sepse cdo politike niset a priori nga nje ideologji, si grumbull idesh
me qellime te caktuara, dhe e dyta sepse me kete deshmon se nuk njeh esencen e
politikes. Perfaqesuesit politik por edhe partizanet e ndryshem mendojne se te jesh
demokrat mjafton, prandaj demokracia zevendeson cfaredo ideologjie. Edhe kjo
eshte gabim i rradhes, edhe ate i dyfishte, pasi qe demokracia nuk eshte baraz me
ideologjine dhe e dyta sepse ata as qe jane vertete demokrate. Ndoshta
deklarativisht, por sipas teorise politike e aq me pak ne baze te praktikes ata jane
larg demokracise shume.
Ne cka dallohen partite politike sot ne Kosove, jane vetem kryetaret e ndryshem. Sa
i perket konkurences ato kane vlera snobiste. Kjo do te thote, se cila parti ka me
shume te holla ka edhe fuqi reale me te madhe. Per kete ekziston nje qark i
cuditshem, ku vota qon partine ose partite e ckatura ne pushtet, pushteti ne pasurim
te shpejte material, e kjo ne fuqi dominuese dhe gjetheperfisherese mbi shoqerine.
Partite qe hyjne ne koalicion, nuk i ndajne vetem ministrite dhe postet zyrtare, por i
ndajne qarte edhe sferat e interesit ekonomik. Keshtu bie fjala nje parti kontrollon me
partizanet e vet nje ndermarje shteterore fitimprurese, ndersa tjetra parti nje dege te
tere biznesi. Kjo eshte cka momentalishte i bashkon ne thelb secilen parti dhe cka
eshte qellimi i perbashket i tyre.
Votimi si nje instrument demokratik nuk perben legjitminitetin final e as te vetem
politik. Prandaj eshte e nevojshme qe partite politike ne Kosove te reformohen
perkatesishte vertete te
demokratizohen. Se pari dhe urgjentishte partite duhet bere permiresime kualitative
ne kuadrin e vet udheheqes, pastaj te marrin orientime te tilla ideologjike dhe te
perpunjne progarmet partiake ashtu qe do te korrespondinin me ate pjese te
shoqerise per te cilen veprojne dhe nga e cila e marrin votebesimin per perfaqesim
37
politik. Ne anen tjeter edhe ne shoqeri duhet te kishte nje vetedijesim me te ngritur,
per ate se cila parti cka perfaqeson.
Nuk eshte aspak iluzore te arrihet nje gjendje e tille. Kjo vetem se do te deshmonte
se politikisht jemi te pjekur dhe se zgjedhjet tjera s´do te jene monotone si keto te
fundit. Me kete do te krijohej nje hapesire e veprimit te njemendt politik e demokratik.
Me cka edhe roli dhe funksioni i saj do te permiresohej dukshem. S´do te votohej per
kultin e liderit (lexo pronarit) te partise por ne permbajtjen, jo ne numer por ne
substance. Kjo edhe do te konsolidonte identitetin e vertete te partise e jo imazhin e
ndryshueshem. Do te mundesonte qe partite te krojojne tradite politike, e jo qe per
cdo zgjedhje te formohen parti te reja apo te ndahen te vjetrat.
Politika pa idelogji eshte sikur autobusi pa relacion, prandaj edhe votimi per partite
pa preferenca te dallueshme programi dhe pa nje orientim ideologjik, do te thote se
kemi prere bileten per nje nje udhetim qe s´ka destinim.
Kosova ka ne pergjithesi ka nje te kaluare traumatike sidomos ne aspektin politik, gje
qe veshtiresoj tej mase, mos te themi pamundesoj zhvillimin e mirefillte te nje tradite
dhe kulture politike plurale. Pe kete arsye edhe spektri politik ishte pak a shume
homogjene, si per ka qellimi poashtu edhe drejtimi e qendrimi. Zgjedjet e fundit e
ilustrojne nje hendikep te ketille, ku ato ishin si nje kakfoni e pandalshme. Ne
mungese te shtetit duket se gara elektorale ishte nje performanse qe pretendonte
deshmimin e pjekurise demokratike. Por ishte nje gare ne mes te estabishmentit
politik respektivishte kryetareve partiak e jo ndermjet programeve dhe ofertave
konkrete. Prandaj skena poltike ka nevoje per profilizim shoqeror dhe orientim
ideologjik ne menyre qe krizen e legjitimitetit dhe te identitetit mos te thelloje me
shume. E me shume se kete Kosova ka nevoje qe ne mesin e spektrit partiak te kete
parti qe kane program, qasje dhe anagazhim social, ne menyre qe te mbrojne
shtresen me te rrezikuar shoqerore dhe te jene ne sherbim te kosovarit te „thjeshte“.
38
Frika irracionale
Pyetjës se çka i bashkon njerëzit, thuhet se Napolen Bonaparta iu ishte përgjigjur
njëherë shkurtë dhe konkret; se vetëm frika dhe interesi e bashkon një popull. Duke
pasur në të kalurën një pervojë mjaft të hidhur, ku frika nga persekutimi, diskriminimi
dhe rrezikimi ekzistences ishin të pandashme nga jeta e këtyre njerëzve, dukej se
populli i Kosovës ishte më i bashkuar dhe më solidar si rrallë ndonjë popull tjetër.
Fundi i luftës, paraqiste edhe fundin e nje unifikimi dhe solidariteti të tillë, por jo edhe
të vet frikës. Frika kishte tash një rol tjetër dhe ishte zëvendësuar nga personazhe
tjerë. Frika s´ishte e nxitur aq shumë nga dallimet etniko-nacionale, sa nga ato
partiake e politike si dhe nga përfaqësimi i „vlerave“ të reja. Por frontet dhe armiku
ishte tashti i padukshëm, ishte gjithëmonë ai tjetri. Në diskursin politik “lufta” s´kishte
mbaruar akoma dhe me të lidhej edhe një lloj kapitali politik që akumulohej në suaza
te mbrojtjës së këtyre "vlerave". E që bënin të heshte shpeshhere arsyeja e
shëndoshë e shoqërisë, e me të edhe morali edhe drejtësia. Me këtë u formua një lloj
mendësie politike që demokracinë e përcepton gati totalisht në sensin darwinian, ku i
forti e han të ligun. Dhe u formua një klasë politike e cila përjetoj një transformim
marramendës politik e ideologjik. Ajo nomenklaturë e re mirëpo kishte pushtet më
shumë virtual sesa real. Këta në fakt ishin një zëvendësim i qeverisjës, e cila i
takonte juridikisht dhe faktikisht UNMIK-ut dhe zyrave të huaja. Derisa politika
rrjedhimisht reduktohej në deklarata dhe takime diplomatike, drejtësia gjatë këtyre
viteve ishte gati veç formalisht prezente duke u ngatëruar shpesh me të
ashtuquajturën “sundim i ligjit”, që në fakt varej më shumë nga përfitimet dhe
konvenimet politike, sesa nga obligimet ligjore apo kërkesat reale të qyteterave.
Gjithashtu në vend të llogaridhënies dhe luftës efektive kundër korrupsionit bartësit e
pushtetit- si lokal ashtu edhe qëndror, ishin përnjëherë njëzëri të gjithë “transparent”.
Edhe pse pikerisht organizata Transparency e rendit Kosovën në rendin e dhjetë
vendeve më te korruptura në botë. Në anën tjetër për zgjidhjen e problemeve të
shumta shoqërore dhe ekonomike ishin këta pushtetarë vazhdimisht një adresë e
gabuar, duke u arsyetuar me mungesë kompetencash. Sidoqoftë, me kalimin e
kohës frika nga luftimi i padrejtësive të shumta- që nga mega-korrupsioni, dallaveret
me tendera, plagjiaturat e vet profesorëve, abuzimet e llojllojshme e deri te
ozurpimet e ndryshme, - u përshkuan nga një apati dhe indiferencë e thellë e
opinionit dhe e asaj që çuditërisht quhet tek ne shoqeri civile. Një nga arsyet e
39
shumta për këtë gjendje është se zgjidhja e statusit ishte ajo Pritja e Madhe dhe
shpresa se edhe ngjyra e gjetheve do të ndryshon me ardhjen e pavarësisë.
Arsyeja e dytë e unifikimit sipas Napoleonit është pra interesi i përbashkët, e që në
shumicën e rasteve rezulton me shkallën e ngritur të legjitimitetit. Qysh dijetari i
shquar Jean-Jacques Rousseau ishte i mendimit se participimit aktiv të qytetarit nuk
as shtete as atdhedashuri. Gjithashtu edhe në kuptimin Weberian legjitimiteti i
autoritetit shtetëror përmes qytetarëve është i rendesisë jetike.
Shpallja e pavarësisë do të duhej të përbënte një kthesë paradigmatike në këtë
drejtim. Me shtetësimin e Kosovës do të duhej pra që kjo shoqëri më shumë të
sajohet përmes interesit për një mirëqenie dhe jetë më të mirë sociale, ekonomike
dhe politike sesa nga frika për këto. Kjo frikë shkakton edhe mungesën e vetedijës së
duhur qytetetare dhe të legjitimetit të instituticioneve shtetërore. Shteti nuk është
vetëm shuma e institucioneve administrative, ajo në masë të madhe varet se sa i
konsiderojnë qytetarët këto organe si të vetat dhe i përkrahin ato aktivisht.
Legjitimiteti por edhe lojaliteti si elementet përbërëse dhe të pakontestueshme të
shtetit deri më tash kanë qenë në Kosovë diçka inekzistente. Qytetarët kishin prandaj
raporte ambivalente ndaj instituticioneve sepse ato de fakto ishin ose institucione të
huaja ose të përkohshme. Përzihej popullariteti ose simpatia e një udhëheqësi me
vet instituticionin, e që ngritej dhe binte edhe ashtu për çdo sondazh. Kështu shteti i
ri kosovar vazhdon paradoksalisht ende të personifikohet me një apo disa
udhehëqes të lartë qeveritar.
Kosova tashti jo vetëm që ka probleme sovraniteti e legjitimiteti në një pjesë të
konsiderushme të territorit dhe nga një numër i qytetarëve të vet, që e kundërshtojnë
këtë në çdo mënyrë. Por për shkak të strukturës së krijuar sociale, ky shtet do të ketë
telashe të mëdhaja që të legjitimohet nga ato shtresa shoqerore që janë shpërfillë
krejtësisht nga institucionet kosovare. Legjitimiteti nënkupton edhe marrjen e
obligimeve ligjore dhe tatimore dhe respektimin e organeve shtetërore. Legjitimiteti i
pushtetit merr tre forma të ndryshme; një në atë juridike, (sa i përmbahen pushtetarët
dhe qytetarët procedurave ligjore dhe kushtetutës së vendit) pastaj ajo subjektive
(ku preferencat individuale dhe ato politike e definojn raportin e personit apo grupit
përkates karshi shtetit) dhe së fundi ajo demokratike (ku përfaqësuesit politik përmes
zgjedhjeve të lira mandatohen apo edhe në rast abuzimeve të vërtetuara nga
40
pakënaqësia e qytetarëve detyrohen shkarkohen nga postet zyrtare, pra e bazuar në
konsensin e gjërë popullor).
Se sa dhe si do të përforcohet legjitimiteti i duhur në Kosovë, mbetet të shihet në te
ardhmen. Por, është e qartë se me 15 qershor, kur edhe hyn në fuqi kushtetuta dhe
mbaron faza tranzitore, ndikimi dhe kontrolli nga ana e shtetit do të jetë i cungur mjaft
shumë. Gjë që s´është vetëm çështje imazhi negativ apo zhgënjimi politik, por edhe
problem qenësor që kërkon zgjidhje rrënjësore. Në të kundërten Kosova ahtisaariane
edhe për një kohë bukut te mirë do të qëndrojë në një inkubator, që drejtohet nga
kushedi çfarë organizate ndërkombëtare. Prandaj legjitimiteti ka të bëjë me vet
funksionalitetin e institucioneve dhe organeve shtetërore; sa më efektiv dhe stabil që
është shteti aq më i pranueshem dhe i respektueshem edhe tek populli, sikurse edhe
e kundërta; sa më shumë që kanë besim dhe përkushtim qytetarët ndaj shtetit aq më
i forcuar del edhe shteti. Gjera të vetkuptueshme janë ndoshta këto, por të cilat në
fakt deri tani i mungojnë shumë këtij shteti.
(Express 8. Qershor. 2008)
41
Sovraniteti i kontestueshëm
Këto ditë kur pritet që kushtetuta të fuqizohet dhe me këtë edhe zyrtarisht të starton
jetësimin e vet Republika e Kosovës si shtet i pavarur, po lindin edhe dilemat serioze:
se a mundet vërtetë Prishtina autoritetin e vet shtetëror të e shtrijë dhe forcojë në
tërë territorin dhe për tërë popullatën e vendit. Kështu sovraniteti i Kosovës qysh në
fillim të zhvillimit vihet në sprovën e parë dhe mjaft të rënd.
Para se të e shqyrtojme këtë dilemë, duhet parë evoluimin e qasjës ndaj konceptit të
sovranitetit. Sovraniteti siguron mbrojtjen e qytetarëve brenda dhe përfaqësimin e
interesave jashtë vendit. Sidomos tashti në kohën e globalizimit, kur mallërat dhe
kultura i tejkalojnë kufijtë nacional, duket se roli i shtetit bëhet çdoherë më i
rëndesishëm. Marrëdhëniet ndërkombëtare bazohen në prinicipin e shteteve
sovrane, sovraniteti i të cilëve varet nga njohja e shteteve tjera. Kështu sovraniteti
përkufizohet edhe si pranim nga akteret e jashtëm dhe të brendshëm, që shteti në
fjalë paraqet autoritetin më të lartë dhe të vetëm brenda kufijve të territorit të vet.
Mirëpo karakteri absolut i shtetit ka pësuar ndryshime të mëdha gjatë kohës.
Koncepti i sovranitetit është një koncept dinamik që iu përshtatet rrethanave
shoqërore-politike dhe kështu vazhdimisht pëson ndryshime. Sipas Roland Parisit
transformimi i nocionit të sovranitetit fillon qysh me revolucionet franqeze dhe
amerikane në shekullin e XVIII-të, dhe pas Luftës së Parë Botërore mbështetet në të
drejtën për vetëvendosje ndërsa sot sovraniteti bazohet në legjitimimin përmes
përqafimit të vlerave liberalo-demokratike. Kështu sovraniteti nuk nënkupton veç
kontrollë dhe pushtet të pakufizuar por edhe përgjegjësi ndaj qytetarëve të vet dhe
karshi bashkësisë ndërkombëtare. Kjo do të thotë se p.sh. të drejtat e njeriut s´janë
veç çështje e brendshme e një shteti për një obligim e lidhur me norma dhe kriterie
ndërkombëtare. Në kontekst të ndryshimeve radikale pas fundit të “luftës së ftohtë”
dhe bipolaritetit, e veçanërishte pas sulmeve terroriste të 11. Shtatorit kundër
Sh.B.A-ve u bë një rikonceptim definitiv i nocionit të sovranitetit, si shkak i sigurisë
globale dhe nacionale. Kështu në ketë kontekst politologu amerikan Stephen Krasner
sqaron se një ndryshimi radikal i përceptimit të shtetit kërkon që edhe zgjidhja të jete
esenciale, duke ofruar vetë formulën e quajtur “sovraniteti i ndarë” (Krasner: 2004).
Kjo do të nënkuptonte involvimin e shteteve të huaja në strukturat e shtetit të caktuar
dhe në qeverisjën e saj për një kohë të pacaktuar. Një rast i tillë dhe klasik i
“ndarjës” së sovranitetit është edhe Kosova. Madje sovraniteti është jo vetëm
42
ndërmjet vendorëve dhe ndërkombëtaëeve pra në dy, por në fakt tash me praninë e
më shumë aktereve të jashtëm (Eulex dhe ICO) madje edhe në tre e duke llogaritur
Serbinë edhe në katër pjesë i ndarë. Pra një sallatë sovranitetesh, që në esencë e
konteston sovranitetin e Kosovës. Ndërsa sovraniteti s´mundet kurrë të jetë i
kontestuar, ai ose pranohet ose luftohet. Ose mund të jesh pronar ( apo edhe qiraxhi)
ose mund të jesh uzurpator, sidoqoftë zoti i shtëpise duhet të dihet.
Duke qenë për rreth nëntë vjet një Protektorat i UNMIK-ut dhe duke mos pasur gjatë
gjithë kësaj kohe kurrfare ndikimi në pjesën veriore të vendit, Kosova ka vështirësi të
përcaktoj faktikisht se cfarë shteti është dhe deri ku shtrihet sovraniteti i saj. Nëse
nuk arrihet një zgjidhje e pranueshme për të gjitha palët brenda një kohe të shkurtër,
Kosova jo vetëm që mbetet “konflikt i ngrirë”, por me kontestimin e sovranitetit dhe
rrezikimin e qeniës së saj, humb kuptimin intergriteteti territorial e me këtë edhe vet
shteti i Kosovës. Kështu që qeverisë do të i duhet të dëshmohet me veprim aktiv
para opinionit se a janë udheheqës të merituar shtetëror, a mund të shpëtojn vërtetë
Kosovën nga një shkëputje apo janë vetëm burokrat fjalëplot që do t´i gjykoj historia.
Sidoqoftë, koha është që të ndërrmerret diçka konkrete, se të gjithë po dijnë të
këndojnë për Mitrovicën, por si të bashkojnë atë, deri tash asnjëri. Kontestimi i
sovranitetit prandaj është nje provim i lidershipit kosovar se a do të rrumbullakojnë
procesin e shtetëformimit apo me injorimin e këtij problemi do të na sjellin para një
konflikt të përgjakshëm. Edhe pse këtu ndikojnë shumë faktor, në rend të parë
mbetet në aftesitë dhe mundësite e tyre, se a do të zgjidhin dhe si do ta zgjidhin këtë
hendikep, përndryshe Kosova do të mbetet e paralizuar tërësisht.
( Express 12. Qershor. 2008)
43
Politika si punësim!
Kur sociologu i njohur gjerman Max Weber, më 1919 në Universitetin e Mynihut
mbajti ligjeratën e shkëlqyeshme, të emëruar „Politika si profesion“ , u vunë në pah
disa njohuri dhe koncepte të reja mbi organizimin e shtetit. Kështu ai identifikoi disa
kriterie bazë, që e karakterizojnë shtetin modern. Përveç sovranitetit dhe legjtimitetit
brenda një teritori të caktuar (që ai e përshkruante edhe si monopol i dhunës fizike),
element tjetër përbërës i shtetit është edhe burokracia- term i cili për të i ikë
konotacionit negativ, sot zakonisht quhet administratë publike. Administrata sipas tij
ishte bartës kyq i shtetit, dhe ajo duhej të ishte profesionale dhe politikisht e
paanshme. Tash, gati 90-vejt më vonë, kur disa shtete tashmë janë duke aplikuar të
ashtuquajturën “e-qeverisje” (pra administrim dhe shërbime administrative qytetareve
përmes teknologjisë informative), administrata shteterore merr formë dhe funksion të
ri. Mirëpo në vendet sikur Kosova, ku shteti është ende në fazën fillestare, roli i
adminstratës është i rëndesis së veçantë, sepse pasqyron vet funksionimin apo
mosfunksionimin e një shteti.
Weberi e përshkruan administraten në përgjithësi si një organizim me rregulla
specifike dhe e specializuar ne njësi të veçanta dhe detyra te caktura. Personeli
administrativ është i ndarë nga qeveritarët politik. Autoriteti politik është vertikal, i
organizuar në një hiearki dhe e rekrutuar nga pozita, merita ose forca politike.
Ndërkaq zyrtarët e administratës zgjedhen zakonisht në formë të hapur, përmes
konkurseve dhe në bazë të ekspertizës (përvojës dhe përgaditjes profesionale). Keta
të fundit s´janë vendimmarrës por i zbatojnë vendimet dhe uredherat e marra nga
institucionet shteterore.
Pjesa dërmuese e administratës në shumicën e shteteve perendimore është
krejtsisht e profesionalizuar dhe e zhveshur nga përkatesia partiake. Një praktike e
cila nganjëherë përshkruhet edhe si teknokraci. Problemi qenësor i së ciles qëndron
në dilemën, se kush e kontrollon kë, dhe me çfarë motivesh. Një dilemë e cila u
potencua në Kosovë në formë të zbehtë, vetëm në rastin e formimimt të Shërbimit të
Intelegjencës. Në fakt administrata duhet të mbikqyret nga instancat e larta, por jo të
sundohet dhe të varet nga interesat e pushtetit.
Në shtetet me traditë të dobët demokratike siç është Kosova administrata është e
politizuar skajshmërisht, duke iu nënshtruar autoritetit politik verbësisht, dhe para së
gjithash duke iu shërbyer interesave partiake e klanore. Ky fenomen socio-politik jo
44
vetëm që është i dëmshëm për demokracitë fillestare por mund të jetë për një shtet
edhe faktor vendimtar për zhvillimin si dhe për vet ekzistencen e mëtutjeshme. Për
shembull shtetet e dështuara, lëngojne në masë të madhe nga uzurpimi dhe
keqpërdorimi i institucioneve shtetërore nga ana e grupeve të ngushta politiko-
ushtarake.
Një klientelizëm i këtillë pamundëson zhvillimin e mirëfilltë shoqëror e politik, pasi
puna e shërbyesve civil më shumë duhet të përputhet me interesat e partisë dhe
klaneve të ndryshme sesa me detyrat e deleguara apo nevojat e duhura. Kjo tashmë
është bërë një traditë e keqe në politikën ballkanase, që për pasojë ka një
administrim të tmershëm në nivele dhe struktura të ndryshme. Nëse administrata,
njejtë sikur gjyqësia, vazhdon të jetë komplet e varur nga interesat e ngushta
partiake dhe të jetë në shërbim të tyre, atëherë do të jetë tejet vështirë që të
konsolidohet demokracia dhe ky shtet të jetë stabil e funksional. Gjithashtu, nëse nuk
çrrënjoset një trend i tillë, duhet të presim që pas çdo zgjedhjesh do të kemi edhe
nga një administratë të re. Një administratë e përbërë kryesisht nga partizan dhe
aktivista partiak, aftesitë profesionale dhe eksperienca e të cilëve veç se mund të
paramendohet. Andaj s´duhet të çuditemi, pse për çdo palë zgjedhje aq shumë bie
nurmi i votuesve, dhe pse dita-ditës qytetarët po zhgënjehen nga shteti i tyre.
( Express 6. Korrik 2008)
45
„Shtet i poshtër- shtet pasiv!“: Qasjet postmoderne mbi shtetin kosovar.
Shteti është shumë i rëndësishëm dhe mjaft i ndërlikuar që t´i lihet vetëm në duart e
politikanëve, prandaj historia e mendimit politik është po aq e lashtë sa edhe vet
organizimet e para shoqërore. Bie fjala, Platoni shkruante për shtetin qysh në kohën
antike dhe pjesa dërmuese e mendimtarëve evropian që nga koha e iluminizmit e
këndej nuk mund t´i shmangeshin kësaj teme dot. Nësë do të bënim një krahasim
alegorik mund të thuhet se, shteti për shkencat humane e sidomos ato politike
nënkupton atë çka trupi perfaqëson per mjekësin; pra edhe një objekt studimi por
njëkohesisht edhe një burim dilemash e problemesh që duhet zgjidhur.
Për një kohë të gjatë rëndesia e teoretizimeve mbi shtetin ishte margjinalizuar, duke
konsideruar pjesëriste se për shtetin është thënë në shekujt e kaluar mjaft, dhe se
tani, forma e organizimi i tij mbetet në esencë pa ndryshime të mëdha. Pasi që
ekzistonin studime, libra, ese dhe përkufizime të bollshme, supozohej se tashmë
dihet çka është, si funksion dhe si duhet të funksionoj një shtet i vërtete. Në fillim të
viteve 1980 David Easton pohonte se ekzisojnë mbi 140 definicione shkencore të
ndryshme për shtetin. Por shpjegimet Weberiane sipas të cilit shteti, është shuma e
instituticioneve publike brenda një teritori të caktuar më qellim te formimit të rendit
publik, duke poseduar monopolin e forcës fizike, është një ndër kuptimet më të
shpeshta dhe më të diskutueshme mbi shtetin. Në këtë kontekts sidomos legjitimiteti
si dhe sovraniteti i brendshëm dhe i jashtëm bëhen parakushte të stabilitetit dhe
zhvillimit të shtetit.
Megjithese teorite e zhvillimeve te shoqerise kah mesi i shekullit te kaluar ishin te
shumta dhe te ndryshme, pjesa e madhe e tyre anashkalonin ne kete kontekst rolin
dhe rendesin e shtetit. Por qështja me relevante nder studiesit, ne rend te pare tek
politologet, qendronte ne dilemen; Pse disa shtete jane me te zhvilluara se tjerat, kur
dihej se madhesia gjeografike dhe masa demografike nuk jane vendimtare per nje
gje te tille. Ne vitet 50-ta dhe 60-ta, ishte forcuar teza se modernizimi i shoqerise e
forcon shtetin sikurse edhe qe konsolidimi i strukturave shteterore e shtyen shoqerin
kah modernizimi. Kalimi prej nje shoqerie tradicionale ne ate moderne do te
mundesohej, sipas teorise se modernizimit, permes industrializimit dhe urbanizimit.
Kjo dhe mjaft teorie tjera nuk mund te i rezistonin ndikimeve ideologjike te kohes se
46
>Luftes se ftohte<. Derisa shtetet komuniste pretendonin me forcimin e shtetit
„njeriun e ri socialist“ te e formonin, shtetet perendimore e perdornin forcimin e shtetit
ne sensin liberalo-kapitalist si nje doktrine sigurie dhe strategj te politikes se jashtme
per te parandaluar influencen komuniste dhe shtrire interesat e tyre nacionale ne
vendet e se ashtuquajteres botes se trete.2
Perkunder epokes se dekolonizimit dhe krijimit te shteteve te reja, shteti dhe raport i
shtetit me shoqerine nuk ishte ne qender te vemendjes akademike e as politike.
Anipse shkencat politike ne rend te pare jane te interesuara qe te studiojne
marredheniet e shoqerise me autoritetin dhe pushtetin politik, qe ne fakt paraqet
shtetin, kishte perqendrim te interesit me shume ndaj sistemit politik dhe idelogjise.
Derisa ne lindje mesohej per socializmin dhe komunizmin si nje sistem ideal politiko-
shoqeror qe duhej mbrojtur edhe teoritikisht ne cdo menyre, perkundrazi ne
perendim ishte demokracia teme e studimit dhe diskusit qendror ne lemit e ndryshme
shkencore. Keshtu antagonizmi mes dy fuqive te atehershme boterore kishte venë
per nje kohe debatin per institucionet dhe politiken shteterore ne rend te dyte duke i
japur asaj ngjyrime ideologjike. Me renien e bipolaritetit jo vetem qe u krijua nje rend
boteror unipolar qe qoj ne fenomenin kompeks te njohur me vone me tremin
pergjithesues- globalizim, por u krijuan edhe vatra te reja krizash qe sollen edhe
rreziqe te shumta ne sigurine nderkombtare. Keshtu lufterat dhe konfliktet e
armatosura nuk zhvilloheshin aq shume ndermjet shteteve, sa perbrenda shtetit dhe
ndermjet aktereve dhe me motive te ndryshme. Keto luftera karakterizohen me
zhdukjen e monopolit te pushtetit dhe kontrollit teritorial nga ana e shtetit. Tendencat
e privatizimit te shtetit nga individe (te njohur edhe si „Warlord“) apo grupe te ngushta
klanore jane fenomene qe perhapen kah vitet 1990-ta, sidomos ne disa vende
afrikane.3
Qe nga Paqja e Vestfalise nga viti 1648 e qe fuqizohet edhe permes Konventes se
Montevideos nga viti 1933, percaktohen elementet qe perbejne shtetin, e ato jane
territori i perkufizuar, populli i caktuar dhe pushteti i centralizuar. Nese njera nga keto
elemente si dhe funksionet qe dalin nga keto si: siguria, mireqenia dhe legjitimiteti
2 Keshtu argumenton historiani amerikani qe qeverite e atehershme amerikane kishin zhvilluar politike te jashtme dhe Strategji te tille qe te iu ndihmohet qeverite te vendeve afrikane dhe lationoamerikane ne perpjekjet e tyre per modernizim e demokratizim. Shihe. Michael. M. Latham: Modernisation as Ideology. American Social Science and “Nation-Building“ in the Kennedy Era. University of North Carolina Press, Chapel Hill- London, 20003 Filmat e fundit si „Mbreti i fundit i Skotlandes“, dhe „Diamantet e pergjakur“ paraqesin nje pjese te ketyre problemeve, edhe pse natyra e ketyre fenomeneve eshte shume me komplekse sesa qe mund nje film holivudian te i ve ne pah.
47
mungojne atehere shteti behet faktikisht shtet i deshtuar.4 Sidomos pas sulmeve
terroriste te 11 Shtatorit doli ne pah edhe aspekti i sigurise globale, si rezultat i kesaj
problematike. Mungesa e nje autoriteti shteteror mundeson grupimeve te ndryshme
terroriste qe aktivitetet e tyre te i shtrijne lirshem brenda nje territori te pakontrolluar.5
Keshtu brenda nje kohe te shkurter qeshtja e “shteteve te deshtuara” u be
interesante dhe e pashmangshme per qarqe te ndryshme anembane rruzullit
tokesor. Shume studies e analiste politike- sidomos ata amerikane, kerkonin nje
konceptualizim te ri ndaj shtetit. Gjithashtu shkeljet e rende te drejtave te njeriut,
vecanerisht pastrimet etnike dhe gjenocidet paraqisnin nevojen qe qasja ndaj shtetit
te ndryshoje dukshem ne bashkesine nderkombetare. Shteti behet si pjese e
problemit ashtu edhe si enisje e zgjidhjes se saj. Keshtu ne kete kontekst politologu
amerikan Stephen Krasner sqaron se nje ndryshimi radikal i perceptimit te shtetit
kerkon qe edhe zgjidhja te jete esenciale, duke ofruar vete formulen e quajtur
“sovraniteti participativ”: Kjo do te nenkuptonte involvimin e aktereve te jashtem ne
strukturat e shteti te caktura dhe qeverisjen e saj per nje kohe te pacaktuar.6
Nje rast i tille i “ndarjes” se sovranitetit eshte edhe Kosova. Madje sovraniteti eshte jo
vetem ndermjet vendoreve dhe nderkombetareve pra ne dy, por ne fakt tash me
pranine e me shume aktereve te huaj madje edhe ne tre e kater pjese i ndare. Duke
qene per rreth nente vjet nje Protektorat i UNMIK-ut, Kosova ka ende veshtiresi te
percaktoj teresisht se cfare shteti eshte dhe deri ku shtrihet sovraniteti i saj. Vete fakti
se Kosova eshte nje rast sui generis ne te drejten nderkombetare dhe qe si shtet u
krijua ne rrethana unike e sigurisht te paperseritshme, eshte veshtire te klasifikohet
ne rendin e atyre shteteve postkomuniste qe kaluan tranzicionin apo jane akoma ne
ate proces. Pervec problemeve te natyres legale dhe funksionale me te cilat
ballafaqohet ky vend, eshte edhe qeshtja e legjitimiteit te institucioneve,
respektivishte perceptimi “postmodern” i shtetit nga ana e qytetareve ajo qe e ben
kete shtet te ri, si nje femije te padeshiruar, ku secili grupim dhe entitet politik e don
per vete dhe ndryshe nga te tjeret. Keshtu derisa serbet e kane veshtire te ndahen
nga e kaluara kur sundonin si kolonizator ne gjendje gati apartheidi, shqiptaret e
kane gjithashtu veshtire te pajtohen me ate se a duhet dhe si munden te e
4 Shihe per me shume. Ulrich Schneckener: States at Risk. Fragile Staaten als Sicherheits- und Entwicklungsproblem,Diskussionspapier, Stiftung Wissenschaft und Politik (SWP) Berlin 20045 Krahaso. Stuart Eizenstat/John Edward Porter/ Jeremy Weinstein: Rebuilding Weak States, ne: Foreign Affairs, Vol. 84, No. 1, 20056 Stephen D. Krasner: Sharing Sovereignty. New Institutions for Collapsed and Failing States, in: International Security. Vol. 29, No. 2 : 2004 fq. 108
48
shendrojne nacionalizmin etnik ne patriotizem shteteror apo patriotizem kushtetues
sic e quan Jürgen Habermas.
Shpesh pohohet ne shtypin e vendit se vetedija qytetare eshte e ulet ne Kosove, se
raport i shendosh ndermjet strukturave shteterore dhe shoqerise nuk ekziston si i tille
dhe se shteti personifikohet me shume me pushtetmbajtesit dhe politikberesit sesa
me vlera te ghera shoqerore.
Por cka mungonte deri tash ne kete spekter sqarimesh ishte ekzistenca reale dhe
faktike e shtetit. Tash kur edhe formalishte ne cdo dokument zyrtar figuron
nenshetesia kosovare, pastaj edhe te gjitha atributet nominale te nje shteti te
pavarur, shtrohet pyetja si qendron kosovari karshi institucioneve, si e sheh shtetin e
vet dhe cfare ndjenja ka ne kete kontekst? Megjithese shteti perfaqeson edhe idealet
e nje shoqeri per liri, ne Kosove kjo shume lehte mund te behet nje “burg kolektiv”, ku
skamja ekonomike e sociale, presionet psikologjike nga kaosi urbanistik,
komunikacioni i sterngarkuar, nga mungesa dhjetevjeqare e rrymes dhe drites,
padrejtesite dhe abuzimet e shumta te nomenklatures dhe shume mjerime te tjera e
shtyen njeriun te zhveshet nga perkatesia dhe obligimet qytetare, dhe kete shtet fillon
te e urrej. Nje urrejtje e lindur nga zhgenjimi dhe perzierjie e politikes ditore me vet
shtetin. Nje banalizim i lirise qe ven sprova te reja, sprova qe jo ralle behen deshtime
te renda.
Ne nje vend ku pushteti ishte aparat i dhunes dhe ku shteti ne gjuhen popullorçe
quhej ose hyqymet (nga turqishtja) apo edhe drzhava ( nga serbishtja), pasqyron
shume qarte se cfare raporte kishte kjo shoqeri me nje shtet te cilin jo vetem qe e
njihte si te huaj por edhe bukvalishte e pershkruante si te tille.
Prandaj shtetit kosovar do te i duhet bukur kohe dhe mund qe te fitoj besim te plote
tek qytetaret e vet. Sikurse edhe permes nje pune me te intesifikuar te krijoj
identifikimin e kosovarit me shtetin. Por per ndodhe kjo duhet qe se pari vet
udheheqesit te perceptojne veten si kosovare, gje te cilen deri tani jo aq shume dhe
aq shpeshe mund te verehej nga ana e tyre. Sigurisht kjo s´do te jete hapi i vetem
dhe i duhur, jane dhe nje mori faktoresh tjere qe ndikojne ne perceptimin pozitiv te
shtetit. Duke u nisur qe nga standarti jetesor, shkalla e punesimit, raportit te politikes
me shoqerine dhe deri te situtata e sigurise jane faktore te rendesishen ne
percaktimin se sa neser do te jemi krenar ne shtetin dhe shtetesine tone kosovare.
49
Nga ana tjeter perderisa gati nje e katerta e territorit nuk kontrollohet nga Prishtina
sovraniteti eshte jo vetem i kontestueshem por ne fakt eshte sovranitet nominal, pasi
shteti mbetet i kufizuar dhe i hendikepuar ne kontrollin e plote brenda kufijve te vet.
Kjo mangesi reflektohet ne syte e qytetareve pa medyshje negativisht dhe le pasoja
serioze ne qeshtjen e legjitimitetit.
Nëse shteti përkufizohet ne baze te territorit, popullit dhe pushtetit atëherë duhet
pyetur; a mjaftojnë vetëm këto kritere qe një shtet ne këtë kohe te globalizmit te
ekzistoj. Përgjigja është sigurisht se jo! Shteti duhet te ofroj edhe një perspektive për
qytetaret e vet, e cila nënkupton një ardhmëri te sigurte. Përkundrazi sarkazmi i
humoristëve tanë, se kemi një shtet të poshtër dhe pasiv, do të përkojë vërtet dita-
ditës më shumë me realitetin në Kosovë.
(Express 13. Korrik. 2008)
50
Sfidat e vërteta të shtetit.
Gjatë viteve të kaluara, çështja e sovranitetit ishte temë diskutimi në qarqe të
ndryshme, veçanërisht në ato shkencore. Sidomos, në kontekts të shteteve të
dështura, adresimi i problematikës së kontrollit efektiv të hapesirës shtetërore dhe
kapacitetit të ushtrimit dhe shtrirjës së pushtetit, sfidonte drejtpërdrejt qasjen dhe
kuptimin e deri atëhershëm të sovranitetit. Madje, u zbuluan një grumbull konceptesh
e nocionesh, të cilat kishin për detyrë të përshkruanin fenomenin me të cilin
ballafaqohej shteti. Kështu disa situatën në të cilën gjendej tashmë shteti e
karakterizonin me termin post-sovraniteti. Në këtë perfundim arrinin sidomos në
baze të indikacioneve që tregonin shumë shtete anembanë botës, shtete të cilat jo
vetëm që nuk përmbushnin kërkesat e nevojat e qytetarëve për një mirëqenie
ekonomiko-sociale dhe administrim të duhur, por nuk arrinin as lirinë dhe sigurinë
fizike të ju ofronin.
Duke u këndellur dalëngadalë nga euforia e proklamimit të pavarësisë, duket se
shoqëria kosovare gjithnjë e më shumë po kalon në ekstremin tjetër, në atë të
depresionit dhe defetizmit kolektiv. Për çka institucionet shtetërore jo vetëm që
kritikohen, por thuaja ritualishtë demonizohen, njekohesisht duke bërë tradicionalisht
gabimin e ngatërrimit të institucioneve me bartësit e tyre, që gjithësesi kanë mandat
të kufizuar kohor. Në anen tjetër, qeveritarët dhe politikanët e të gjitha ngjyrave, në
vend që të fokusohen në zgjidhjen e vërtetë të problemeve evidente merren me
opinionet publike duke komunikuar me qytetarin shpeshë me frazeologjine e thatë
për kohën e ardhshme të dëshirueshme.
Mirëpo, sfidat me të cilat konfrontohet Kosova sot janë të shumëanshme dhe të
rënda, duke mos lejuar kështu fort kohë e hapësire për shpenzim të energjisë në
çështje të cilat nuk do të kishin momentalisht ndonjë prioritet të veçantë. Kontrolli apo
thënë më qartë, monopoli i dhunës fizike brenda territorit shtetëror përbën bërthamën
e sovranitetit, pa të cilën gjë Kosova mund të hyjë fare lehtë në listën e atyre
shteteve të dështura që zakonisht janë shtete afrikane. Prandaj nuk duhet të
çuditemi shumë; pse aq « pak » shtete na njohën deri tash ose pse nuk po emërohet
ndonjë ministër apo zyrtar, shumë më shumë duhet të na brengos fakti; pse akoma
nuk kemi pika kufitare dhe dogana në tërë vendin, pse nuk jemi në gjendje të
furnizojmë me ujë banorët e fshatërave të Mitrovicës apo pse kontrabanda e krimi i
organizuar po lulëzojne anembanë?
51
Përkundër të gjitha këtyre problemeve e sfidave, që në shikim të parë mund edhe të
ta humbin optimizmin, duhet theksuar se zgjidhja e tyre është dhe tekefundit duhet të
jetë e mundshme. Por zgjidhja e tyre në fakt nuk varet vetëm nga qeveria, por me
anzgazhimin e vet secili nga ne mund të kontribuojmë në tejkalimin e këtyre
sprovave. Sprova që mund të vulosin përfundimisht fatin e këtij shteti, si në aspektin
e zhvillimit të gjithëmbarshëm ashtu edhe në aspektin e dështimit, që detyrimisht do
të hapte kapituj të ri të tragjedive ballkanase.
( Express 5.Gusht.2008)
52
Politika e jashtme kosovare- realitet apo mit?
Politika kosovare në dy dekadat e fundit ka qenë në parim improvizuese, me më
shumë veprim taktik sesa strategjik. Prandaj edhe ajo çka mund të e quajmë me këtë
rast politikë e jashtme, ishte rezultat i rrethanave të jashtëzakonshme që
mbizotëronin në të kaluarën. Duke u nisur nga fakti se një ndër prioritet e politikës
sonë gjatë viteve 1990-ta ishte internacionalizimi i çështjës së Kosovës, politika e
jashtme ishte a priori politikë e brendshme dhe anasjelltas. Në fakt politika e
“jashtme” zhvillohej në Prishtinë dhe “diplomatët” kosovarë vepronin nga Prishtina
duke takuar delegacione dhe zyrtarë të huaj, të çfarëdo niveli dhe vendi. Kështu që
një dallim esencial mes këtyre dy fushave të veprimit në fakt s´kishte hiç. Kjo dukuri
kaloi në një - kushtimisht thënë, traditë të pashkruar në politikën e vendit, duke patur
për pasojë mungesën e zhvillimit të mirëfilltë të diplomacisë dhe të politikës së
jashtme në përgjithësi. Ajo çka deri para periudhës së luftës me frazën “sensibilizim”
të opinionit botëror për zgjidhjen e çështjes së Kosovës përshkruhej, tani përkthehet
me termin “lobim” për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Në të dyja rastet, formimi
dhe fuqizimi i politikës së jashtme nuk përceptohej respektivisht nuk shihet ende si
një sferë e veçantë politike dhe të një rëndesie jetike për afirmimin e interesave
nacionale në sistemin ndërkombëtarë të shteteve sovrane. Politika e jashtme është
pjesë përberëse e politikës së përgjithshme të një shteti, por reduktimi i saj në “pritje-
përcjellje” të diplomatëve dhe zyrtarëve të huaj apo edhe vetëm në lobim,
pamundëson krijimin dhe zhvillimin e kapaciteteve, strategjive dhe traditës
diplomatike për një politikë vërtete të jashtme. Sa për ilustrim, departamenti amerikan
i shtetit i kishte në kohën e themelimit vetëm pesë bashkëpunëtor, megjithekëtë
kishte një strategji të hartuar të politikes së jashtme amerikane.
Nëse përfaqësimi i duhur i interesave të vendit në arenën ndërkombëtare ishte
penguar për shkak të rrethanave specifike politike, kushteve të kufizuara materiale
apo çfarëdo arsye tjetër, tash kur konturat e shtetformimit kanë marrë formën finale,
ky lloj i deritashëm i politikbërjës së jashtme dhe kjo lloj diplomacie duhen të i takojnë
përfundimisht së kaluarës. Përndryshe ministria e jashtme dhe ambasadat e para
mbesin sa për sy e faqe nëse vazhdohet me një konceptim të tillë të politikës së
jashtme.
Ministria e punëve të jashtme s´duhet të jetë sikur agjension për marrëdhënie me
publikun që propagon te oponentet e huaj për kuazën tonë- pra njohjën e Kosovës
53
përmes asaj që po quhet lobim. Por detyrë primare e ministrisë së jashtme është
përpilimi i politikes se jashtme dhe zbatimi i saj, duke identifikuar interesat vitale dhe
qëllimet parësore si dhe mënyrën e jetësimit të tyre. Në anën tjetër mirëpo lind
dilema: Cilet aktorë dhe faktorë vendosin dhe si vendosin për përpilimin e politikës së
jashtme? Në çka bazohen këto vendime dhe kush i vlerëson apo konrollon ato? Këto
janë disa nga dilemat që duhet vështruar jashtë politikës ditore dhe interesave
partiake e klanore. Sepse, koha e humbur me politik të jashtme improvizuese s´do të
kompensohet, aq më keq, rrezikohet trashegimia e një tradite diplomatike e karakterit
protokolar, ku ekspertizat, studimet shkencore-hulumtuese, vlerësimet kompetente e
profesionale dhe planifikimet afatgjata nuk ekzistonin thuaja fare. Dhe këto çeshtje
nuk janë as detyrë e as fushë veprimi i shoqërise civile ose mediave por e shtetit.
Nëse politikës së jashtme kosovare nuk i vihen themelet e shëndosha tani, duke mos
e politizuar dhe nepotizuar por profesionalizuar dhe funksionalizuar atë, vështire do
të jetë që në të ardhmen do të mburremi me ambasadat dhe perfaqësimin tonë
jashtë vendit, vështire do të jetë që investimet e huaja të i fitojme për vete, vështirë
do të jetë që të kemi shkëmbim studentësh, shkenctarësh, artistësh apo punëtoresh,
vështirë do të jetë që të kemi eksportim te shtuar mallrash dhe shumë vështirë do të
jetë që të dihet se a ka Kosova në të vërtetë politike të jashtme.
( Express 22.Shtator. 2008)
54
Beteja diplomatike
Epidemisë së bastoreve në Kosovë iu është shtuar edhe një dimension i ri, ajo me
lojën e numrit të shteteve që e njohin Republikën më të re në botë. Në këtë bastore
kolektive bëhen spekulime dhe kalkulime të llojllojshme se cili shtet dhe kur do të na
pranojë. Largë kësaj loje kolektive virtuale në arenën ndërkombëtare lëvizin gjërat
ndryshe dhe me një dinamizëm tjetër. Në këtë kontekst, anëtarësimi i Kosovës në
OKB paraqet një sfidë të vërtetë për Kosovën dhe veçanërisht për politiken e saj të
jashtme, ngase një pranim i tillë nuk varet vetëm, siç supozohet gabimisht, nga numri
i shteteve që e pranojnë atë, por edhe nga disponimi i anëtarëve të Këshillit të
Sigurimit. Implikimet politike në të drejtën ndërkombëtare, respektivisht në
anëtarësimin e një shteti të ri zakonisht janë determinuese në këtë aspekt.
Neni i 4-të i Kartës së Kombeve të Bashkuara e rregullon pranimin e anëtarëve
respektivisht shteteve të reja në këtë Organizatë botërore, gjë që automatikisht e
legjitimon atë si shtet sovran dhe të pranuar ndërkombëtarisht. Sipas paragrafit të
dytë të këtij neni, anëtare i ri i OKB-së mund të bëhen ato shtete, propozimi për të
cilën vjen nga Këshilli i Sigurimit dhe e cila miratohet me 2/3 të votave nga
Asambleja e përgjithshme. Problemi i cili del me këtë rast, e që nuk tematizohet fare
në opinionin kosovar, është se pranimi bëhet vetëm nëse që të pesë anëtaret e
përhershëm pajtohen dhe së paku nëntë nga 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit
votojnë për një anëtarësim të tillë ( Neni 27, Paragrafi 3).
Kështu që anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë është një sfidë jo vetëm në
rrafshin e të drejtës ndërkombëtare sa është në dimensionin politik, duke marrë
parasysh faktin që në Këshillin e Sigurimit janë të përfaqësuara përveç Federatës
Ruse dhe Kinës (me të drejte veto) edhe shtetet si Meksika, Uganda, Libia dhe
Vietnami të cilat nuk e kanë pranuar Kosovën si shtet. Prandaj përllogaritjet e
shpeshta që bëhen në „analizat politike“, duhet te kenë të qartë se as 2/3 e shteteve
sa duhet në Asamblenë e Përgjithshme për pranimin e një shteti të ri, nuk mund të
hyjnë në punë, pa u propozuar paraprakisht nga Këshilli i Sigurimit, i cili siç u cek,
mund të bllokohet nga e drejta e vetos nga njera prej anëtarëve të përhershëm apo
thjeshtë nëse nuk votohet nga shumica e thjeshtë. Përbërja e KS-së nga shtetet
anëtare prandaj ka ndikim të drejtpërdrejtë në vendimmarrje dhe me këtë në fatin e
këtij vendi.
55
Një shansë e mirë iu eshte ofruar Kosovës megjithatë këto ditë, me zgjedhjen e
anëtarëve të ri në Këshillin e Sigurimit për dy vjetet e ardhshme si; Turqia, Austria,
Japonia të cilat e kanë njohur, si dhe Uganden dhe Meksikon të cilat se kanë njohur
Kosovën por një gjë të tille nuk e përjashtojnë decidivisht. Mirëpo, problemi kryesor
qëndron te qëndrimi i dy shteteve, anëtare të rregullta me të drejtë vetoje, të cilat
edhe e kanë kundërshtuar kategorisht shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Edhe pse
qëndrimi i tyre ka pësuar nje evoluim që nga koha e pavarësimit duke u bërë me
elastik dhe komform realpolitikës, është vështirë të pritet një ndryshim i kursit karshi
çështjes së Kosovës. Në fakt, që nga invazioni ushtarak i Rusisë në Gjeorgji diskursi
zyrtar ka pësuar ndryshime të dukshme. Tonet e ashpra ruse kundër „shkeljes se të
drejtave ndërkombëtare“ siç propagoheshin me rastin e Kosovës, tash ndërlidhen me
interesat e tyre në Osetinë Jugore dhe Abkazinë. Përkundër mosnjohjës Moskva
vazhdon të ketë përfaqësim diplomatik në Prishtinë, anipse jo në nivel ambasade,
prania e saj nënkupton se Prishtina zyrtare është megjithatë një pikë referuese për
Rusinë. Kështu që një abstenim eventual i Rusisë në KS të OKB-së do të varet nga
raporti i shteteve perendimore në lidhje me çështjen e Gjeorgjisë, por edhe të
Ingushisë dhe Çeçenisë si dhe me kompromisin gjeopolitik me NATO-n.
Në anën tjetër Kina e cila e kundërshtonte shtetësinë e Kosovës duke e ndërlidhur
me rrezikun nga shkëputja e provincës së Tibetit, e ka kuptuar tashmë se Kosova s
´është Tibet e as që Kina s´është Jugosllavia. Mirëpo pozicionimi i tyre për Kosovën
do të varet në masë të madhe nga interesat e saj ekonomike, sidomos në relacion
me Bashkimin Evropian dhe Sh.B.A-të.
Megjithëse njohja nga këto dy shtete të fuqishme nuk duhet pritur në një kohë të
afërt, levizja e qëndrimeve të tyre dhe eventualisht pozicionimi neutral karshi
Kosovës nuk duhet përjashtuar krejtësisht. Kjo natyrisht do të mbetet diçka hipotetike
nëse politika e jashtme kosovare nuk lufton fuqishëm në betejën e pambaruar
diplomatike e politike ku pala serbe është jashtëzakonisht aktive madje edhe
agresive.
Njohja e shtetit është hapi i parë i legjitimitetit ndërkombëtarë, interesat vitale të
shtetit mirëpo nuk mbarojnë por ato fillojnë aty. Prandaj politika e jashtme kosovare
duhet të ketë të qartë, se bashkësia ndërkombëtare, e para së gjithash organizata
më e rëndesishme botërore OKB-ja, është më shumë se numri i përgjithshëm i
shteteve sovrane dhe në këtë sens, secilin shtet duhet të e trajtojë si partnerë dhe
përkrahës të mundshëm në këtë betejë.
56
(Express 24.Tetor. 2008)
Si do të ndryshojë me Obamën edhe politika e jashtme amerikane?
Pasi planet e detajuara dhe strategjitë konkrete të politikes së jashtme, të administratës së
ardhshme të presidentit të sapozgjedhur amerikan Barack Obama nuk janë ende të njohura,
është definitivisht vështirë të parashihet se cfare ndryshimesh do te pesoj politika e jashtme
amerikane. Por sipas programit elektoral dihet botërisht se në politiken dhe sigurinë e jashtme
janë paralajmëruar ndryshime të ndjeshëm të kursit, si në rrafshin ushtarak, diplomatik ashtu
edhe në raportet bilaterale me disa nga shtetet jo aq miqësore (si p.sh dialogu me Iranin,
rikonfigurimi i forcave ushtarake ne Irak dhe përforcimi ne Afganistan etj.).
Megjithëse Presidenti nuk është i vetmi faktor qe përcakton politiken e jashtme, një rol
jashtëzakonisht te madh luan Kongresi, përzgjedhja e stafit nga ana e tij supozon se ai është
vendimtar ne këtë aspekt.
Politika e jashtme amerikane në përgjithësi karakterizohet me dy faza kryesore: me ate
unilaterale- qe nënkupton përqendrim me te madh ne forca dhe interesa vetjake, si dhe me
multilateralizem- pra tendenca te shtura te partneritetit dhe bashkëpunimit me aleatet tjerë.
Gjithashtu, dallohen dy doktrina kryesore ne te cilat bazohen politika e jashtme amerikane: e
para është shkolla teorike e realizmit dhe ajo e neokonzervatizmit. Nw tw dy rastet interesi
kombëtar është pikënisja e politikbërjes se jashtme, dallimi qendron mirëpo ne përkufizimin e
saj dhe ne mënyrën e jetësimit tw ketyre interesave. Politika e jashtme e viteve te kaluara ishte
ne frymën e neokonzervatizmit, ndersa ajo e ish-presidentit Kllinton veçohej me një
multilateralizem me te larte dhe konceptimit me te gjere te interesave kombëtare amerikane.
Prandaj fakti se bashkëpunëtoret dhe këshilltarët për politike të jashtme të Obames vijnë në
kryesisht nga administrata e mëparshme e presidentit demokratit Bill Klinton sugjeron, që
parimisht politika e jashtme e ardhshme do të pësojë ndryshime si ne qasje ashtu ne mënyrën
e veprimit. Mirëpo, ne Ballkan dhe ne veçanti për Kosovën kjo s´do te ndikoj dukshëm ose do
të ketë reflektim pak e hiç, ngase qe nga presidenti Klinton e deri me tani ekziston një
kontinuitet dhe qartësi e preferencave te politikes se jashtme amerikane. Tendencat eventuale
mund te jene, siç edhe vërehen qe një kohë, qe ky regjion te ketë me shume nen mbikëqyrje
nga BE-ja dhe te jete nen ndikimin me te madh te evropianeve. Një zhvillim i cili shihet ne
Kosove me skepticizëm dhe me një frike te theksuar, pasi qe BE-ja nuk flet me zë te
përbashkët dhe nuk ndjek një politike të jashtme konsekuente, siç edhe demonstron edhe
dezorientimi dhe pafuqia e misionit të saj Eulex. A eshte frika e kosovareve e arsyeshme apo
jo, do te mund te konstatohet tek pas këtij viti, kur fillon mandati katervjecar i presidentit
57
Obama. Gjithesesi politika e jashtme e Obames pritet te fokusohet sidomos ne lindjen e
mesme, ne ceshtjen e Iranit, Afganistanit eventualisht edhe Pakistanit, ne konventat
ndërkombëtare si e Kjotos, etj. Por, ne anën tjetër ne Ballkan do te ketë sigurisht edhe një
“rikthim” te qasjes si dhe stafit nga koha e Klintonit, te cilët janë njohës te mire te rrethanave
këtu dhe ne ceshtjen e Kosovës kane qene mjaft aktiv. Kështu mbetet te shpresohet se i
ardhshmi sekretar i jashtëm amerikan, do te jete njeri nga ata te cilët e shpëtuan dhe e
përkrahin fuqimisht Kosovën gjate kohës së administratës të Klintonit.
58
Mandati i misionit dhe çështja e sovranitetit.
I. Mandati kundërthënës thelbi i problemit.
Ditëve të kaluara është shkruar e përfolur mjaft rreth gjashtëpikëshit, duke
anashkaluar jo rrallë vet mision e ardhshëm që do të jetë një lloj mutacioni mes
UNMIK-ut dhe Eulex-it. Kështu jo veç në Kosovë por në përgjithësi, misionet
ndërkombëtare, të njohura edhe si misione paqeruajtëse, kanë një histori të
çuditshme, që rrjedh nga një objektivë humane për shmangie të konflikteve të
armatosura, por që në fakt zgjidhjen dhe mënjanimin e shkaqeve të tyre pak e hiç
arrijnë t´i realizojnë. Të krijuara si rrjedhojë e pasojave të tmerrshme dhe çështjeve të
pazgjidhura nga Lufta e Parë Botërore, ato synonin arritjen e një kompromisi mes
palëve kontestuese për territore me kufij dhe status të papërcaktuar. Lidhja e
Kombeve kishte marrë përsipër idenë që rastet dhe vendet e kontestuara t´i zgjidhë
përmes ndërmjetësimit dhe krijimit të ashtuquajturave protektorate ndërkombëtare,
duke filluar që nga qytetet Dancig, Villna e deri te rajoni i Leticies mes Perusë dhe
Kolumbisë. Mirëpo, ky lloj intervenimi ishtë dëshmuar së shpejti si i dështuar, për të
vazhduar pas Luftës së Dytë Botërore me misionet paqësore në kuadër të Kombeve
të Bashkuara, koncepti i së cilët ishte që palët në konflikt të ndahen përmes zonës së
demilitarizuar me shpresë se me kalimin e kohës do të arrihet ndonjë marrëveshje
paqësore. Që nga ajo kohe këto misione janë zhvilluar si në aspektin operacional
ashtu edhe në atë konceptual, duke iu përshtatur rrethanave të krijuara dhe rasteve
të reja.
Misioni i UNMIK-ut dhe pak muaj më vone ajo e Timorit Lindor (UNTAET) shënojnë
edhe “gjeneratën” e re të misioneve, duke administruar këto vende për një kohë
transitore. Qëllimi parësor ishte arritja e paqes përmes konsolidimit te strukturave
shtetërore qe do te garantonin një paqe te qëndrueshme. Mirëpo, përderisa në rastin
e Timorit Lindor mandati ishte i qartë- formimi i parakushteve për një referendum
rreth statusit- pra shtetformimi, në Kosovë, në pamundësi që të arrihet një
kompromis në Këshillin e Sigurimit, ajo me rezolutën 1244 e la gjendjen qëllimisht të
paqartë, duke lënë për pasojë një konfuzitet juridik e politik, që sot e kësaj dite nuk
po mund të mënjanohet. Prandaj, bashkësia ndërkombëtare e në rend të parë
59
UNMIK-u , sado që te kenë bere përparime në institucionalizimin e përgjithshëm dhe
avancime në sfera të ndryshme për Kosovën, vete diskrepanca mes mandatit të tyre
dhe realitetit në terren, iu ka pamundësuar atyre që të kenë suksese të
qëndrueshme. Ky mandat me një fjalë nuk përfill parimet demokratike dhe është
anakronik. Kundërthënia mes qëllimit apo mandatit te saj dhe zhvillimeve politike
gjatë nëntë viteve paraqesin esencën e problemit, në të cilën gjendet sot Kosova.
II. Sfidat e sovranitetit.
Kur bashkësia ndërkombëtare hyri në Kosovë, ajo de jure ia pezulloi Jugosllavisë se
mbetur sovranitetin por në anën tjetër ia garantoj asaj integritetin territorial. Kosova
megjithatë u bë shtet i pavarur. Gjithashtu, sot kur “rikonfigurohet” Misioni i UNMIK-
ut, duke e ndryshuar akronimin por jo edhe mandatin, sigurohet tërësia territoriale e
Kosovës por nuk respektohet edhe sovraniteti i saj. Kështu pohohet se Eulex-i do ta
mbroj sovranitetin tonë, gjë që le të kuptohet se shteti kosovar s´qenka sovran pasi
sovranitetin duhet t´ia mbroj dikush tjetër. E kjo s´do të ishte ndoshta aq tragjike sikur
misioni i ri të kishte mandatin e qartë qe strukturat paralele serbe dhe pjesën e
Kosovës të pakontrolluar nga qeveria ne Prishtinë, vërtetë të e integroj në një sistem
të vetëm shtetëror. Siç ishte për shembull mandati i administrimit të përkohshëm të
Sllavonisë lindore, Baranjës dhe Sremit perëndimor gjatë viteve 1996-1998 nga
misioni i Kombeve të Bashkuara (UNTAES), për ribashkim te këtyre trevave në
Kroaci. Por pikërisht nga kjo paqartësi e mandatit lind edhe frika, se në vend të
integrimit dhe konsolidimit të tërësishëm shtetëror, serbët do të aspironin krijimin e dy
njësive politike e administrative në Kosovë përmes ndonjë lloj federalizmi (që njihet
nga Beogradi edhe si plani i Kantonizimit) apo do të synonin shkëputjen e kësaj
pjese nga Kosova (duke ndjekur strategjinë e së ashtuquajturës ndarje funksionale).
Prandaj Kosova duhet që të funksionalizohet sa më shpejt si shtet, duke ngritur dhe
forcuar kapacitetet institucionale. Pastaj duhet të ketë raporte të qarta dhe
konstruktive me bashkësinë ndërkombëtare dhe me Eulex-in, si dhe duhet që sa më
energjik të luftojë në betejën diplomatike me qëllim që sa më parë të kyçet në
organizmat ndërkombëtare ku do të mund të mbronte interesat dhe qëndrimet
kombëtare. Sfida e politikes dhe diplomacisë kosovare duhet të jetë shfuqizimi i
rezolutës 1244 dhe jetësimi i sovranitetit te saj ne tere Kosovën. Sepse çdo vonim
60
apo dështim në këtë aspekt do të thotë edhe një zhgënjim kolektiv më tepër dhe një
hap më afër destabilitetit të tërë rajonit.
61