220

Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et
Page 2: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

1

PASQYRA E LËNDËS

PARATHËNIE ..............................................................................................................2

HYRJE faqe 8-22Shkodra kryeqëndra e veriut dhe trashëgimia kulturore e saj ..............................8

Kapitulli I faqe 23-47Vështrim mbi gjendjen politiko shoqërore në Shkodër 1912 fi llim i vitit 1920 ...23

1. 1. Shkodra në qerthullin e luftës ballkanike dhe të pushtimit serbo malazez ........231. 2. Shkodra nën qeverisjen ndërkombëtare .............................................................281. 3. Shkodra përgjatë Luftës së Parë Botërore ..........................................................351. 4. Shkodra pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore ..............................................42

Kapitulli II faqe 48-75Shkodra qendër e publicistikës shqiptare (1912-1920) .........................................48

2. 1. Shtypshkronjat e Shkodrës .................................................................................482. 2. Shtypi fetar ..........................................................................................................562. 3. Shtypi laik dhe pikëpamjet politiko shoqërore në faqet e tij (1912-1920) .........63

Kapitulli III faqe 76-107Arsimi në vitet 1912-1920 .........................................................................................763. 1. Shkolla shqipe në Shkodër dhe raportet me qeverinë e Ismail Qemalit ............763. 2. Lëvizja arsimore në kuadrin e institucioneve fetare. (myslimane dhe katolike) 803. 3. Politika arsimore dhe Komisia Letrare gjatë pushtimit Austro Hungarez .........903. 4. Zhvillimet arsimore gjatë viteve 1919-1920 .....................................................102

Kapitulli IV faqe 108-155Kultura dhe artet në Shkodër në vitet 1912-1920 ................................................1084. 1. Klubet dhe shoqëritë kulturore .........................................................................1084. 2. Veprimtaria e bibliotekave dhe muzeumeve .....................................................1164. 3. Lëvizja muzikore ..............................................................................................1234. 4. Zhvillimi i teatrit amator dhe fi llesat e kinematografi së ...................................1314. 5. Shkolla fotografi ke Marubi ..............................................................................1454. 6. Arti fi gurativ ......................................................................................................151

Përfundime ........................................................................................................156Foto dhe materiale arkivore ...................................................................162Burimet dhe literatura ...............................................................................210

Page 3: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

2

PARATHËNIE

Studimi “Lëvizja Arsimore-Kulturore në Shkodër, gjatë viteve 1912-1920”, që po paraqesim më poshtë, ka ardhur si përmbushje e një detyrimi që çdokush në vendin tim, ia ka borxh qytetit të vet të lindjes.

Zgjedhja ime për t’u përqëndruar në këtë temë ka të bëjë me intrigimin dhe interesin që kjo periudhë ka zgjuar gjithnjë tek unë për faktin se Shkodra gjendej në një pozicion krejt të veçantë politik e historik në raport me pjesën tjetër të Shqipërisë. Punimi me sukses i temës së Masterit: “Lëvizja arsimore kulturore në Shkodër në vitet 1912-1914” më krijoi mundësinë të shfrytëzoj e të njihem me materiale që do të më mundësonin zgjerimin e temës në fjalë në një hark kohor më të gjatë.

Ndonëse kishte kontribuar me forcë në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, kjo ngjarje e rëndësishme e gjeti Shkodrën të rrethuar nga ushtritë serbo-malazeze, rrethim gjatë të cilit ajo shkroi faqe të lavdishme historie në përpjekje për të mos iu dorëzuar malazezëve.

Më pas, vëndosja e Shkodrës nën një qeverisje ndërkombëtare, specifi ke për të gjithë Shqipërinë, mund të krahasohet në njëfarë mënyre me vendosjen në Kosovë të forcave ndërkombëtare, në kohën tonë.

Gjatë këtyre viteve Shkodra, edhe pse e shkëputur nga Vlora, paraqitet ngushtësisht e lidhur me të. Kështu, nëse muajt e rrethimit serbo-malazez mund të quhen me plot gojë muaj mbijetese, vitet që pasuan nën administrimin ndërkombëtar, mund të konsiderohet si vite ringjalljeje, mbushur me shpresa e dëshira për të përfi tuar sa më shumë nga ombrella e perëndimorëve, vizionet e mënyrat e reja të tyre drejt të cilave shpirti shkodran kishte qenë i prirur prej kohësh.

Edhe pse e ndodhur në këtë pozicion të veçantë, edhe pse në ato vite të para të lirisë shtrohej për zgjidhje detyra imediate siç qe kurimi i plagëve pas atyre muajve të tmerrshëm bombardimesh, Shkodra nuk e ndërpreu jetën arsimore e kulturore. Pikërisht ky është edhe një prej qëllimeve të punimit që po paraqitet, për të treguar se këta vite kanë çfarë dëshmojnë në vazhdimësinë e lëvizjes arsimore-kulturore.

Ndonëse jo në majat e veta të ndritshme të disa viteve më parë, historia e Shkodrës, e kur themi historia kemi parasysh se atë nuk e përbën veç luftrat, u zhvillua në funksion të çështjes kombëtare, si një feniks që rilind nga hiri i vet.

Brënda një harku kohor të ngushtë 1912-1920, Shkodra njohu dhe u përball me pushtues të ndryshëm që zëvëndësuan njeri-tjetrin. Thyerjet e shpeshta politike që karakterizojnë këtë periudhë, patën ndikimin e tyre në çdo aspekt të jetës. Është objekt i punimit tonë, paraqitja e një kuadri sa më të plotë të lëvizjes arsimore e kulturore, në kushtet e mungesës së një autoriteti shtetëror të qëndrueshëm, në pamundësi të bashkimit me shtetin e ri shqiptar, atë shtet të krijuar, njohur e më pas të mosnjohur nga fuqitë evropiane.

Në studimin e letërsisë historiografi ke që është konsultuar, kam vënë re se edhe kur ka trajtim të lëvizjes arsimore-kulturore, për vitet 1912-1920, ajo anashkalohet apo trajtohet fare shkurt, si pjesë brënda studimeve që kanë tjetër temë për qëllim, që trajtojnë segmente shumë të gjëra kohore. Pra, në përgjithësi, studimet për këtë temë janë të pakta e të fragmentizuara.

Megjithatë, disa punime, të botuara në kohë të ndryshme kanë trajtuar historinë e periudhës në fjalë, apo aspekte të veçanta të saj. Prej tyre, ndonëse këndvështrimi

Page 4: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

3

im ka qënë tjetër, kam grumbulluar materiale dhe të dhëna me interes që besoj i kanë ndihmuar objektit të punimit.

Për realizimin e punimit jam mbështetur në shfrytëzimin e dokumenteve të Arkivit Qëndror Shtetëror, ku kam shfrytëzuar mjaft fonde si: Gjergj Fishta, Hilë Mosi, Luigj Gurakuqi, Ndre Mjeda, Ndoc Nikaj, Kol Idromeno, Terenc Toçi, Kel Marubi, Sotir Peci, Kristo Floqi, Përlimtare Shkodër (apo Bashkia Shkodër) , Ministria e Arsimit, Shoqëria “Rozafat”, Shoqëria “Vllaznia” Shkodër, Shoqëria“Bogdani”, Shoqëria “Komisia letrare” Shkodër, Klubi “Lidhja Kombëtare” në Shkodër, Komiteti “Gruaja Shqiptare” Shkodër, Shoqëria “Djelmnia Shqiptare” në Shkodër, Urdhri “Jezuit” (Kolegji Saverian Shkodër), Arqipeshkvnia e Shkodrës, si dhe një sërë fotografi sh të marra nga fondi i këtij arkivi.

Me vlerë për punimin kanë qënë edhe dokumentet arkivore të Muzeut Historik të Shkodrës, si fondet “Dokumente të Konsullatës Austro-Hungareze në Shkodër 1912-1913”, “Dokumente të Konsullatës Austro-Hungareze në Shkodër 1914”, “Raporte të Konsullatës së përgjithshme Austro-Hungareze në Shkodër-drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme në Vjenë, mbi gjendjen politike, ekonomike dhe shoqërore në Shkodër gjatë viteve 1915-1916”, “Pushtimi austriak i Shkodrës 1916-1918”, “Pushtimi i trupave aleate në Shkodër, 1918-1920”, me dokumente pak ose aspak të shfrytëzuara. Është shfrytëzuar arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, në disa fonde të tij, si fondi nr.1, nr.2, nr.26, nr.71. Janë shfrytëzuar dokumentet arkivore angleze të P.R.O. (Public Record Offi ce), Arkivi shtetëror i Mbretërisë së Bashkuar, Foregn Offi ce (Sektori i Ministrisë së Jashtme) të depozituara në Arkivin e Bibliotekës së Departamentit të Historisë së Universitetit të Shkodrës. Gjithashtu janë konsultuar edhe shumë burime të tjera të pasura në këtë qytet me një dokumentacion të admirueshëm si: arkivat e bibliotekat e shkollave prestigjioze të klerit katolik, si të jezuitëve dhe të françeskanëve; arkivi aq i pasur i Fototekës “Marubi”, ku janë shfrytëzuar nga ana jonë foto e materiale të panjohura deri më tash; Arkiva personalë si dhe kujtime të shumë qytetarëve dhe familjarëve të tyre, etj.

Mbështetje themelore për realizimin e punimit ka qënë shtypi lokal shumë i pasur i atyre viteve. Shkodra në këtë periudhë ishte në pararojë të shtypit në gjuhën shqipe. Mjafton të përmendim gazetat laike që dilnin asokohe në Shkodër, si: “Besa Shqiptare”, “Taraboshi”, “Shqypnia e Re”, “Atdheu”, “Drita e Popullit”, “Populli”, “Lidhja Kombëtare”, “Shkodra” dhe “Posta e Shqypnisë” (në dy gjuhë: shqip dhe gjermanisht). Nga ana jonë është konsultuar një vëllim i konsiderueshëm i materialit të këtyre organeve, çka na ka mundësuar të krijojmë një imazh pak a shumë të qartë dhe shumëplanësh të jetës kulturore dhe artistike të Shkodrës në këta vite. Janë shfrytëzuar edhe gazetat e revistat fetare, me traditë të hershme në qytetin e Shkodrës.

Gjithashtu nga ana jonë është konsultuar një literature e gjërë studimore ku do të veçonim disa autorë dhe botime, si: Hamdi Bushati, “Shkodra dhe motet”,vëll.I, Shkodër 1998 dhe vëll.II, Shkodër 1999 ; Hamit Beqja, “Në themelet e arsimit tonë popullor”, Tiranë 1976; Hamit Boriçi, “Një shekull e gjysëm publiçistikë shqiptare”, Lezhë 1997; Muin Çami, “Shqipëria në marrëdhëniet ndërkombëtare”(1914-1918),Tiranë 1987, “Shqipëria në rrjedhat e historisë”,Tiranë 1999; Valentina Duka, “Historia e Shqipërisë 1912-2000”, Tiranë 2007, “Qytetet e Shqipërisë në vitet 1912-1924”,Tiranë 1997; Romeo Gurakuqi, “Shqipëria dhe çështja shqiptare pas Luftës së Parë Botërore”,Shkodër 2007; Murat Z.Geca, “Nëpër udhët e shkollës

Page 5: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

4

shqipe”, Tiranë 2001; Iliaz Gogaj, “Ndërhyrja arsimore italiane në Shqipëri dhe qëndresa kundër saj”, Tiranë 1980; Vehbi Hoti, “Luigj Gurakuqi për shkollën shqipe dhe arsimin kombëtar”, Shkodër 2002; Xhevat Rrepishti, “Lufta për mbrojtjen e Shkodrës në vitet 1918-1920”, Shkodër 1998; Ilir Kanini, “Arsimi në Shqipëri në vitet e Luftës së Parë Botërore (zona e pushtimit austro-hungarez 1916-1918)”, Tiranë 2001; Instituti i Studimeve pedagogjike, “Historia e Arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar”; Hajrullah Koliqi, “Historia e arsimit dhe mendimit pedagogjik shqiptar”, Tiranë 2003; “Mendimi shqiptar dhe shkolla shqipe”(Qëndra e Studimeve Albanologjike), Prishtinë 2002 ; Dom Ndoc Nikaj, “Kujtime të një jetës së kalueme”, Shkodër 2003; Rita Tocci, “Terenzio Tocci mio padre”, Cozenca: Arti Grafi che Joniche- coriliano Colabro; Ludovik Shllaku, “Shkollat klerikale”, Shkodër 2002; Andrea Skanjeti, “100 vjet teatër në Shkodër”,Tiranë 2002; Mikel Prendushi, “Kolë Idromeno”, Tiranë 1984, si dhe shumë studime e artikuj ndër buletine shkencore, revista, periodikë e gazeta të ndryshme, materiale në dorëshkrim etj.

Teza është ndërtuar me një parathënie, hyrja “Shkodra - kryeqendra e veriut” dhe trashëgimia kulturore e saj dhe katër kapituj. Kapitulli i parë: “ Vështrim mbi gjëndjen politike shoqërore në Shkodër, në vitet1912 - fi llimi i vitit 1920; kapitulli i dytë “Shkodra- qendër e publicistikës shqiptare, (1912-1920)”; kapitulli i tretë “ Arsimi në vitet 1912-1920”; kapitulli i katërt “Kultura dhe artet në Shkodër në vitet 1912-1920”. Ai mbyllet me përfundimet përkatëse, një shtojcë me dokumenta dhe foto origjinalë, si dhe me bibliografi në e shfrytëzuar.

Dhënia e një sfondi apo tablloje të ambientit ku do të zhvillohej lëvizja arsimore dhe kulturore, është bërë gjithnjë me synimin për të treguar se kjolëvizje nuk gjeti një truall bosh, por përkundrazi vazhdoi jetën mbi një truall të begatë, por në kushte të reja të veçanta të cilat herë iu bënë pengesë e herë e favorizuan këtë zhvillim. Trajtesa jonë argumenton pozitën e dallueshme të Shkodrës krahasuar me qytetet e tjera, si qendër e shkrimit me germa latine,si qendër e ngritjes arsimore, e kultivimit të gjuhës, shkrimit dhe traditës kulturore shqiptare. Tek kapitulli i parë janë trajtuar katër çështje: 1.Shkodra në qerthullin e luftës ballkanike dhe të pushtimit serbo-malazez; 2.Shkodra nën qeverisjen ndërkombëtare; 3.Shkodra përgjatë Luftës së Parë Botërore; 4.Përfundimi i Luftës së Parë Botërore dhe situata në Shkodër. Përmes fakteve është dhënë një panoramë e plotë e vështirësive, sakrifi cave dhe heroizmit që Shkodra tregoi gjatë luftës më shumë se gjashtë mujore me forcat serbo-malazeze, kur iu desh të përballonte rrethimin, bombardimet e urinë, për mbrojtjen e dinjitetit nacional e qytetar. Me vëmëndje të veçantë është analizuar moment historik i vendosjes së Shkodrës nën një kontroll fi llimisht të Komisionit Ndëkombëtar të Admiralëve dhe më pas të Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit. Analiza përfshin, mënyrën e administrimit krejt të veçantë, specifi k për Shkodrën, vështirësitë ekonomike, fi nanciare, mungesat, përpjekjet për vëndosje të ekuilibrave të një jete normale qytetare. Brënda saj trajtohen përpjekjet e dyanëshme të Qeverisë së Vlorës si dhe të vet forcave intelektuale e patriotike të Shkodrës për inkuadrimin e Shkodrës brënda saj, si pjesë e shtetit shqiptar. Studimi analizon mëtej , një faze shumë të rëndësishme të histories së qytetit, atë të pushtimit austro-hungarez (1916-1918). Evidentohen anët pozitive të këtij pushtimi dhe nxirren në pah edhe anët negative të tij. Punimi mbron tezë se kjo periudhë e shkurtër qe një nxitje zgjimi për popullsinë e këtij qyteti, për hapjen e një horizonti të ri, ngjalljen e interesimit për tregëtinë me rrugët e Vjenës e të Hungarisë, por sidomos për një progres

Page 6: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

5

nga ana social-kulturore si rrjedhojë e rënies në kontakt me Evropën, qytetërimin dhe kulturën e saj. Nga ana tjetër, janë vlerësuar anët negative, që përbëjnë edhe shkaqet e reagimit popullor. Të tilla janë: rëndimi i situates ekonomike prej kushteve të luftës, politika e grabitjes sistematike ekonomike, fi nanciare e tatimore, politika monetare, zhvleftësimi i koronës, dhe qarkullimi i llojeve të ndryshme të monedhave, urdhri për t’i vënë shqiptarët nën discipline ushtarake e për t’i dërguar në frontin e luftës. Pjesë e studimit është analiza e situates politike, shoqërore dhe ekonomike të Shkodrës pas largimit të trupave austr-hungareze dhe gjatë internacionalizimit të dytë të saj. Veçimi për herë të dytë i Shkodrës pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore me fi toren e fuqive të Antantës,ardhja sërishmi e pushtuesve të huaj dhe rivendosja nën administrimin ndërkombëtar të tre fuqive Italisë, Francës dhe Anglisë, janë një pjesë e konsiderueshme së cilës i kushtohet kapitulli. Punimi nxjerr në pah luftën shumëplanëshe që zhvilluan qytetarët e Shkodrës për të ndikuar në vendimet e Konferencës së Paqes së Parisit që do të përcaktonin të ardhmen politike të tij. Teza që mbron punimi është se veçantia e pranisë në qytet të tre shteteve të Fuqive të Mëdha, që sillte tendencën për të pasur Shkodrën nën kontroll e nën infl uencat respective të secilës, ishte krejtësisht në kah të kundërt me vullnetin, dëshirën dhe aspiratat e popullit të këtij qyteti, për të qenë nën të njëjtin administrim me pjesët e tjera të Shqipërisë.

Kapitulli i dytë “Shkodra- Qendër e publicistikës shqiptare”, i kushtohet një lëmi shumë të rëndësishëm në të cilin Shkodra bëri emër në këtë periudhë. Ai është i ndarë në tri çështje: 1.Shtypshkronjat e Shkodrës; 2.Shtypi laik dhe pikëpamjet politiko shoqërore në faqet e tij; 3.Shtypi fetar. Mbështetje e rëndësishme për realizimin e këtij kapitulli ka qënë shtypi lokal i bollshëm i atyre viteve si dhe dokumentet e Arkivit Qëndror Shtetëror e të Arkivit të Muzeut Historik të Shkodrës. Studimi analizon të gjitha shtypshkronjat që ekzistuan të Shkodër në këtë hark kohor të viteve 1912-1920. Përmes fakteve, provohet kush ishin pronarët dhe kush ishin fi nancuesit e tyre, baza materiale me të cilën punonin, veprimtaria me të cilën merreshin, vështirësitë fi nanciare e teknike që ato hasën gjatë këtyre viteve, arsyet e mbylljes së tyre të përkohshme ose të përhershme, çensurat, ndëshkimet etj. Punimi nxjerr në pah faktin se, Shkodra mbante një pozitë të dallueshme nga qytetet e tjera sa i takon fushës së shtypshkrimit duke mbajtur vendin e parë për nga numri, deri në vitin 1921. Kjo përbën një ndikim themelor në faktin se, Shkodra në këto vite u bë qendër e shtypit në shkallë kombëtare. Studimi përmes parimit problemor-kronologjik, trajton shtypin fetar dhe atë laik shumë të pasur të Shkodrës. Është pasqyruar kohëzgjatja e këtyre gazetave e revistave, kush i fi nancoi, stafet editorial, opinionet dhe idetë e tyre që herë i bashkonin e herë i ndanin në problematikat e ndryshme që ato trajtonin.Janë bërë analiza integrale, krahasime e ballafaqime mendimesh për të njëjtat çështje apo për probleme të kohës. Dukshëm është evidentuar shërbimi madhor që ata i bënë Atdheut dhe çështjes kombëtare. Një problem tjetër i vënë në dukje në punim është se, në atë kohë kur pushtuesit zëvëndësonin njeri-tjetrin, seicili duke ia ditur rëndësinë e madhe që shtypi kishte në drejtim të infl uences së popullit, u mundua me forma të ndryshme ta shfrytëzonte në dobi të vet.

Në kapitullin e tretë mbi arsimin kemi trajtuar katër çështje:1.Shkollat shqipe në Shkodër dhe raportet me qeverinë e Ismail Qemalit. 2. Lëvizja arsimore në kuadrin e institucioneve fetare myslimane dhe katolike. 3. Politika arsimore dhe Komisia Letrare gjatë pushtimit Austro-Hungarez. 4. Zhvillimet arsimore gjatë viteve 1919-1920. Në punim është vënë në dukje fakti që Shkodra edhe pse ndodhej jashtë juridiksionit të

Page 7: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

6

qeverisë së Vlorës, ajo e mbështeti politikën arsimore kombëtare e demokratike të saj. Janë evidentuar përpjekjet dhe arritjet për ta zbatuar këtë program arsimor, me frymë kombëtare. Studimi vë theksin tek fakti që,shkollat e klerit katolik, por edhe mysliman të kohës, qenë vatra të përhapjes së dijes e të kulturës, vatra të formimit të intelektualëve të ardhshëm që aq shumë i kontribuan çështjes kombëtare. Vënd të veçantë në studim zë “Komisia Letrare Shqipe”. Përmes burimeve arkivore, janë evidentuar një sërë faktorësh, social-kulturorë dhe arsimorë që ndikuan në organizimin e saj.Është evidentuar roli mbështetës, nxitës e ndihmues i Austro-Hungarisë në krijimin dhe mbarëvajtjen e aktivitetit të saj, po aq sa është vënë në pah angazhimi dhe përkushtimi i forcave intelektuale të qytetit që vepruan në këtë institucion. Si çështje e rëndësishme është trajtuar politika arsimore gjatë pushtimit Austro-Hungarez. Është evidentuar pozita e veçantë që kishte Vjena në Shkodër në kuadrin e politikës së Kultusprotektoratit, si dhe është vënë në dukje fakti që ajo e përdori këtë eksperiencë të vjetër në kondita të reja të Luftës së Parë Botërore. Studimi analizon punën e madhe të bërë nga forcat përparimtare intelektuale të qytetit, që ditën të përfi tojnë nga kjo klimë liberale e krijuar.

Zhvillimet arsimore gjatë viteve 1919-1920 janë parë në disa aspekte. Është analizuar organizimi i ri arsimor në këtë kohë të pushtimit ndëraleat, krijimi i Drejtorisë së arsimit, rihapja e një sërë shkollave, vështirësitë e pengesat, protestat e mësuesve patriotë, intelektualëve dhe qytetarëve të thjeshtë kundër hapjes së shkollave sllave etj.

Ndihmë për këtë kapitull kanë qënë dokumentet arkivorë si dhe disa studime që ekzistojnë për arsimin në Shkodër, ndonëse të shtrira në një hark kohor më të madh si studimet e Njazi Kazazit, Hajrullah Koliqi, Ilir Kanini, Ludovik Shllakut, Islam Dizdarit, etj.

Kapitulli i katërt i këtij punimi titullohet “Kultura dhe artet në Shkodër në vitet 1912-1920”. Ai ndahet në gjashtë çështje: 1. Klubet dhe shoqëritë kulturore; 2.Veprimtaria e bibliotekave dhe muzeumeve; 3.Lëvizja muzikore; 4. Zhvillimi i teatrit amator dhe fi llesat e kinematografi së ; 5.Shkolla fotografi ke Marubi dhe 6. Arti fi gurative. Përsa i takon klubeve dhe shoqërive kulturore, jeta dhe veprimtaria e tyre eshtë dhënë e plotë, duke nxjerrë në pah rolin që ato luajtën në drejtim të çështjes kombëtare ashtu dhe atë kulturore. Studimi fokusohet në drejtim të arritjeve në fushën e muzikës, teatrit, fotografi së, kinematografi së e pikturës. Ideja e dhënë është përqëndruar në faktin se, këto gjini të artit njohën arritje cilësore të reja, duke u mbështetur thellësisht mbi truallin e begatë pararendës. Shkodra vazhdonte të mbetej e pakrahasueshme me shoqet e saja brënda Shqipërisë: me bandat muzikore, grupet korale, lëvizjen teatrore, vazhdimin e dinastisë Marubiane, shfaqjet kinematografi ke, pikturat realiste etj.

Punime të veçanta mbi disa prej këtyre gjinive, dokumentat e Arkivit Qëndror të Shtetit, si dhe shfrytëzimi i arkivit të fototekës “Marubi” kanë shërbyer për kthjellimin dhe pasurimin e ideve në këtë kapitull.

Punimi mbyllet me disa konkluzione të arritura pas shtjellimit të kapitujve të mësipërm.

Mendojmë se arritja kryesore e punimit qëndron në faktin se duke synuar të jepet një imazh i saktë, i bazuar në dokumentacionin e burimeve të sipërpërmëndura, ndonëse jo në mënyrë shterruese, lëvizja arsimore kulturore në këto vite trajtohet për herë të parë në një punim të vetëm, si një e tërë e jo brenda temave të tjera, ose e ndarë në aspekte të veçanta, duke plotësuar një hallkë, dhe njëkohësisht duke krijuar premisat e duhura për të vazhduar më tej. Gjithashtu, si arritje do të veçonim analizat e plota

Page 8: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

7

të zhvillimeve arsimore, ato në lëmin e muzikës, të teatrit, të evidentimit të industrisë së shtypshkronjave dhe analizave më të plota të problematikës që trajtoi shtypi i këtyre viteve.

Për aspekte të tjera si piktura, kinematografi a, fotografi a, etj., duke u mbështetur në punimet e realizuara, kemi evidentuar të dhëna të tjera interesante nga arkivi, shtypi i kohës, nga kujtime të bashkëkohësve etj, që i thellojnë dhe i plotësojnë ato më tej.

E quaj detyrim të falenderoj përzemërsisht Departamentin e Historisë të Universitetit të Tiranës, që më mundësoi realizimin e këtij punimi, pedagogët e kolegët në Universitetin e Shkodrës, me të cilët jam këshillua shpesh, dhe të gjithë ata specialistë që më ndihmuan me këshilla e materiale.

Në mënyrë të veçantë shpreh mirënjohje për udhëheqësen shkencore time, Prof.Dr. Fatmira Rama, që është treguar e pakursyer në ndihmën e saj, me vërejtjet, sugjerimet e këshillat e vlershme gjatë gjithë kësaj kohe dhe e ka trajtuar punën e saj drejtuese si një bashkëpunim të vërtetë midis nesh.

Shpresoj që ky punim të shërbejë e të jetë një ndihmesë në pasurimin e historisë së qytetit të Shkodrës.

Page 9: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

8

HYRJE

SHKODRA KRYEQËNDRA E VERIUTDHE TRASHËGIMIA KULTURORE E SAJ Shkodra, mbi dymijëvjeçare, të mrekullon me historinë e saj. Ajo gjithmonë është

konsideruar si kryeqyteti moral i Shqipërisë1. Duke gëzuar një pozitë gjeografi ke të lakmueshme, me një ndërthurje madhështore të raportit mes maleve, fushave, kodrave, lumenjve, liqenit e detit, ajo mbetet e pakrahasueshme me qytetet e tjera. Por Shkodra mbetet e pakrahasueshme, mbi të gjitha, për faktin e pamohueshëm se ajo, në të gjitha kohërat, qoftë e lirë e qoftë nën pushtim, ka qenë një kryeqendër me rëndësi të madhe jo vetëm brenda territorit shqiptar, por edhe më gjerë në Ballkan e Evropë.

Gjurmët arkeologjike dhe të dhënat historike e radhitin Shkodrën ndër ato qytete ku jeta ka vazhduar pa ndërprerje që nga fi llimet e shoqërisë njerëzore në Shqipëri e deri në ditët tona.

Ky territor ka qenë i banuar nga fi si ilir i Labeatëve, lundërtarë e tregtarë të zotë. Shkëmbimet tregtare me zonat e tjera u bënë shkak për themelimin e qytetit të Shkodrës, si një treg e vendbanim ilir, që e fi lloi jetën si qytet që në shekullin e IV p.K.

Shkodra ka qenë kryeqendra e fi sit ilir të labeatëve, të cilët i dhanë edhe emrin liqenit (Palus labeatis). Qendër e njohur e mbretit ilir Agroni e më pas Teuta, në mesin e shek. të III p.K. ajo qe kryeqyteti i Mbretërisë Ilire. Në vitin 230 para Kr. ajo pret monedhën e saj në emër të bashkësisë qytetare, e cila, nga njera anë, mbart mbishkrimin Skodreion e, nga ana tjetër, një helmetë.2 Edhe kur Shkodra u pushtua nga Roma, gjë që shënon edhe shkatërrimin përfundimtar të mbretërisë ilire3, ajo mbeti kryeqendër e Labianisë në organizimin e ri.

Me ndarjen e Perandorisë Romake, shek. IV pas Kr., ajo bën pjesë në Perandorinë Romake të lindjes (Bizanti), por gjithmonë si kryeqendër e provincës Prevalitane, ku futeshin Dalmacia Jugore e Shqipëria Veriore. Shkodra hyri në Mesjetë me një zhvillim ekonomik e shoqëror të përparuar. Qytetërimi i kësaj periudhe tregon për një unitet kulturor e për tradita të forta ilire.

Nga 1355 e deri në vitin 1396 qyteti qe nën zotërimin e feudalëve Balshaj, të cilët e bënë Shkodrën qendër të principatës së tyre. Gjatë kohës së sundimit të Balshajve, ata vunë në qarkullim monedhën me stemën e qytetit në formën e një skudeje argjendi dhe në brëndësi një rrjetë me rombe blu.

Në gjysmën e dytë të shek. XIV, Shkodra mesjetare njohu pikën më të lartë të zhvillimit politik, shoqëror e kulturor që mundi të arrijë para fi llimit të invazionit osman4. Nga viti 1396 e deri në vitin 1479, Shkodra ra në duart e venecianëve. Kohët e fundit, në Venecia janë zbuluar Statute të Shkodrës Mesjetare që fl asin qartë për

1 Hamdi Bushati, Shkodra dhe motet, vëll.I, Shkodër, Idromeno 1998, f.37.2 Shkodra, vlera tingëlluese, grup autorësh, Shkodër, Camaj-Pipa 2012, f.10.3 Mithat Dibra, Shkodra-Guidë-Album, Shkodër, Idromeno 2003, f.20.4 Po aty, f.22.

Page 10: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

9

zhvillimin e qytetit. Ato janë të hartuara sipas modeleve të qyteteve më të përparuar të asaj kohe, si Venecia, Milano, Ankona dhe përmbajnë shumë parime perëndimore. Satatutet e Shkodrës përbëjnë një dokument historiko-juridik me shumë rëndësi për historinë e Shkodrës dhe të Shqipërisë.

Deri para pushtimit turk qyteti ka pasur një organizim të plotë administrativo-juridik, njëlloj si të gjith qytetet e tjera të Adriatikut. Ai kishte formën e vetëqeverisjes, statusin e tij, monedhat e veta dhe eksportonte mallëra në Venedik, Raguzë e Aleksandri.

Kur Shkodra u rrethua për herë të parë nga osmanët, në vitin 1474, nuk u pushtua dot. Rrethimi i dytë, 1478-1479, megjithë mbrojtjen heroike të bërë nga shkodranët, përfundoi me dorëzimin e qytetit nga ana e komandës veneciane, palës osmane. Ky pushtim zgjati plot 434 vjet.

Pushtimi i qytetit nga turqit osmanë u shoqërua me asgjesimin masiv të trashëgimisë kulturore dhe qytetare si dhe me shpopullimin e qytetit, por pa mundur të shkëpusë përfundimisht lidhjet stërgjyshore iliro-arbërore. Edhe pse fi llimisht e humbi shkëlqimin e vet, kjo nuk zgjati shumë. Pushtuesit osmanë e zgjodhën Shkodrën qendër të sanxhakut, e kjo bëri që ajo ta rimarrë veten në rrugë të zhvillimit, bile të krijojë epërsi ndaj qyteteve të tjera. Fundi i shek. XVI e fi llimi i shek XVII fl et për Shkodrën si qendër e rëndësishme, jo vetëm administrative por edhe ekonomike. Në këtë periudhë ajo kishte 1800 shtëpi. Ja si shkruan udhëtari turk i gjysmës së dytë të shek. XVII, Evlia Çelebiu (1661): “Shkodra ka njëmijë e tetëqind shtëpi muslimane me nga dy kate..., ka pesëmbëdhjetë lagje...,dhjetë xhami...dhe për çdo xhami ka edhe nga një medreze...”. 5

Në shek. XVIII Shkodra vazhdon të zhvillohet duke pasur tregti dhe artizanat shumë të avancuar, kishin lindur esnafet e para, ishte një qytet tranzit me tregti ndërkombëtare, në mes të Perëndimit dhe Lindjes.

Një pikë kulmore të zhvillimit të vet ekonomik e politik, qyteti e jetoi nën sundimin e familjes feudale vendase të Bushatlijve, të cilët, për 75 vjet me radhë, e qeverisën Pashallëkun e Shkodrës në mënyrë të pavarur.

Në dallim nga qytetet e tjera, Shkodra kishte funksionin e një qëndre graviteti ekonomiko-shoqëror për të gjithë vendin. Që në shek. XVIII njohu një zhvillim të madh dhe të gjithanshëm. Si një nga qytetet më të zhvilluara zejtaro-tregtare të vendit, Shkodra ishte kryeqendër e Shqipërisë së Veriut. Në strukturën e qytetit, bënte pjesë Pazari i cili konsiderohej si një nga më të mëdhenjtë e vendit. Por Shkodra, me epërsi të dukshme ndaj qendrave të tjera të vendit, kishte krijuar marrëdhënie të ngushta ekonomike me krahinat veri-lindore të vendit. Gjithashtu, ajo “qe lidhur ngusht me Ulqinin, sidomos me agallarët e pasur që ishin pronarë të një numri të madh anijesh dhe që luanin prej kohësh një rol të posaçëm në tregtinë detare të Shqipërisë”. 6

Në kohën e Bushatlinjve, Shkodra kishte rreth 2000 dyqane, aq sa kishin në këtë kohë Tirana, Durrësi, Elbasani, Kavaja, Korça, Vlora, Kruja, Lezha e Saranda, të marra së bashku. Studiues të shumtë kanë vënë në dukje faktin që Shkodra, qendër e madhe

5 Agim Parruca, Shkodra, bastion i qytetërimit shqiptar, Tiranë, Ilar, 1998, f.5.6 Zija Shkodra, Qyteti Shqiptar gjatë Rilindjes Kombëtare, Tiranë: 8 Nëntori 1984, f.24-25.

Page 11: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

10

administrative e dinastisë feudale të Bushatlinjve, e cila që në shek XVIII kishte arritur një zhvillim të madh dhe të gjithanshëm, kishte një epërsi të dukshme ndaj qendrave të tjera të vendit.7Ajo ishte e barabartë me shumë qytete të Ballkanit. Konsulli francez në Shkodër, Mark Bryer, më 1810, shkruan se ky është tani një qytet i madh që përmban 40.000 banorë. Shkodra, vazhdoi të rritet ekonomikisht dhe nga numri i popullsisë edhe pas rënies së Pashallëkut.

Qyteti u zhvillua nga ana urbanistike, duke rritur dhe numrin e dyqaneve në Pazarin e Vjetër e brenda në lagjet kryesore të qytetit. Në këtë periudhë ajo ishte një qendër politike e patriotike. Këtë e dëshmojnë shkrimet e të gjithë ballkanologëve që e vizituan në këtë periudhë. Duke shkruar për Pazarin e Shkodrës, konsulli i Austrisë Th.Ipen shkruante se aty vërshonin nga të gjithë fshatrat e fushës, si dhe nga bjeshkët e larta, burra e gra, jo vetëm për të blerë e për të shitur, por edhe për të biseduar e për të mësuar të rejat e kohës.8 Dyqanet e zejtarëve e të tregtarëve shkodranë, gjatë viteve të Lidhjes së Prizrenit e deri në 1912, u shndërruan në vatra të zjarrta të veprimtarisë patriotike e të çdo gjëje që kishte të bënte me fatin dhe interesat e atdheut dhe të arsimit kombëtar.

Edhe në një fushë tjetër, Shkodra mbante pozitë të dallueshme krahasuar me qytetet e tjera; ajo ishte qendër e shkrimit të shqipes me germa latine.

Tradita e shkrimit në përgjithësi shkon deri në thellësitë e shekujve. S’është për t’u habitur që Shkodra është qyteti ku kanë lindur, jetuar, punuar e krijuar më shumë shkrimtarë se në çdo qytet tjetër shqiptar, nga Mesjeta deri në mesin e shekullit XX. Jo rastësisht, ishin bij të Shkodrës, si Marin Barleti (1460-1513), Marin Beçikemi (1468-1526), që u përfshinë në epokën e Rilindjes Evropiane, në lëvizjen humaniste. Në këtë shtegëtim të tyre drejt kulturës Evropine, ata morën shumë por edhe dhanë shumë nga shpirti i tyre shqiptar, të cilin ata asnjëherë nuk e mohuan, por duke u ndjerë thellësisht të tillë edhe në veprat e tyre, i dha shkëlqim të veçantë veprës dhe emrit të tyre.9 Në këtë mënyrë, humanizmi shqiptar ishte partner i denjë i atij evropian dhe jo periferi e këtij të fundit. “Panegjeriku (1503): i Marin Beçikemit”, “Rrethimi i Shkodrës (De obsidione Scodrensi, Venedik 1504) dhe Histori e Skënderbeut (Historia de vita et gestis Scanderbegi, Epirotarum Principis, Romë 1508-1510) të Marin Barletit, janë pagëzimet e para të autorëve të Shkodrës. Si projeksione të frymës humaniste ato vepra do të ishin për shqiptarët model i madh i prirjes për të ndërlidhur natyrshëm atdheun kombëtar me botën e madhe universale njerëzore. Në veprën e tij “Rrethimi i Shkodrës”, Barleti na informon se për historinë e këtij qyteti kishte shfrytëzuar disa shkrime që ishin në gjuhën popullore (In lingua vernacula). Nuk është rastësi që libri i parë shqip, i njohur deri tani, “Meshari” i Gjon Buzukut, 1555, mendohet të jetë shtypur diku në trevën e Shkodrës.

Shumë shkencëtarë shqiptarë e të huaj janë shprehur për qënien e një tradite

7 Po aty.8 Th .Ippen, Scutari und die Nordalbaniche kustenebe,Sarajevo, 1907. (cituar sipas Z.Shkodra,

Qyteti...., vep. e përmend., f.68.)9 Shkodra, vlera tingëlluese, vep. e përmend., f.16.

Page 12: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

11

të tillë të shkrimit në periudhën paraosmane (albanologu i njohur Norbert Jokli, arbëreshi Gaetano Pettrota, gjuhëtarët tanë të shquar Eqerem Çabej, Mahir Domi, Shaban Demiraj). Robëria shekullore osmane nuk arriti t’i asimilojë shqiptarët e as t’i shkëpusë ata nga Bashkësia evropiane. Këtë e shpjegon edhe dalja e një plejade të tërë humanistësh brënda trojeve shqiptare. Mes tyre, emrat e Buzukut, Budit, Bardhit e Bogdanit janë të lidhur me Shkodrën ose qarkun e saj, e ky është një fakt me rëndësi. Ata, duke e bërë të vetën poetikën evropiane të shkrimit të gjuhës amtare, shkëlqejnë si nismëtarë të shkrimit të shqipes. Liturgjia dhe letërsia kishtare shqipe e atyre shekujve, me autorët e sipërpërmendur, e shpëtoi gjuhën shqipe jo vetëm nga rreziku i asimilimit dhe i bastardimit tërësor, por edhe fi toi një rëndësi më të madhe, sepse hyri përsëri në rrugën e zhvillimit të një gjuhe të shkruar.

“Ndër materialet e pakta shkruar me alfabetin latin për shqipen, në dorëshkrim janë edhe 19 mallkime të shqipëruara nga italishtja” 10 që i takojnë mesit të shek.XVIII.

Në përpjekjet e saj për të hyrë në jetën e popullit, shqipja e shkruar në shek XVIII- XIX, gjeti forma e rrugë të reja. E tillë ishte edhe forma e letërkëmbimit. Në fi llimet e shek.XIX, borgjezia shkodrane, sidomos ajo tregtare, përveç letërkëmbimit në gjuhë të tjera, lidhjet i mbante edhe në gjuhën amtare. “Shkrimi i shqipes në letërkëmbimin privat, ishte më i theksuar në Shkodër edhe për vetë qënien e një tradite të shkrimit shqip me shkronja latine, prej 3-4 shekujsh”.11 Duke fi lluar nga vitet ‘20-‘30 e sidomos nga mesi i shek.XIX, shkrimi shqip po bëhej përherë e më tepër një nevojë e dorës së parë, jo vetëm për marrëdhëniet ekonomike –shoqërore të shtresës së tregëtarëve të pasur, por edhe të borgjezisë kombëtare. Shkodra, si qendra më e zhvilluar e vendit, e cila kishte krijuar prej kohësh marrëdhënie ekonomike me trevat e tjera të Shqipërisë, ishte djepi i korrespondencës tregëtare në gjuhën amtare. Të tilla letërkëmbime në gjuhën shqipe, borgjezia shkodrane mbante edhe me fi lialet e veta tregtare në vise të huaja, si në disa qytete të Dalmacisë, me Raguzën, Venedikun, Triesten, Ankonën, Brindizin, Korfuzin, Maltën etj.12

Gjuha shqipe, ndonëse e palëvruar, megjithëse e rrethuar dhe e ndodhur nën ndikimin e gjuhëve të mëdha të përparuara, si turqishtja, greqishtja, italishtja etj., e ruajti burimin e saj të lashtë amtar, i mbajti të gjalla lidhjet shoqërore në gjirin e popullsisë, si dhe i zhvilloi ato më tej duke e pasuruar kështu thesarin e madh të kulturës kombëtare.

Në këtë mënyrë të vijueshme erdhi duke u përdorur alfabeti i autorëve të vjetër, i cili që prej 1555 vazhdoi me ndryshime të vogla. “Ky alfabet (i shkodranishtes së vjetër, B.K),- sipas studiuesit Justin Rrota,- zotnoi në gjuhën e shkrueme ndër mardhanje familjare të kësaj krahine djeri ndër vjetët e vona, kur shqipja fi lloi me u këqyrë ma dhimshëm prej së bijsh, e me ba kambë në mësimin e shkollave, në mos si zojë shtëpijet, si shërbëtore e përvujtë”. 13

10 Tomorr Osmani, Tradita e shkrimit të shqipes në Shkodër, “Shkodra në shekuj”, vëll.III, Shkodër: Rozafa “1”, 2004, f.30.

11 Po aty, f.31.12 Z.Shkodra, Qytetet shqiptare gjatë Rilindjes Kombëtare Shqiptare, vep. e përmend., f.23613 Justin Rrota, Për historinë e alfabetit shqyp, Shkodër 1936, f.71.

Page 13: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

12

Fillimi i Rilindjes sonë Kombëtare solli përpjekje të reja edhe nga feudalët vendas për përdorimin e shqipes në administratë. Dokumentet fl asin se : “Më 1830, në një mbledhje që organizoi Mustafa Pashë Bushati me parinë kundër reformave, u ngrit zëri për një administratë të brëndshme shqiptare në gjuhën e vendit, kërkesë që do ta bëjë më vonë të sajën Rilindja”. 14

Duke folur mbi përdorimin e shqipes në mbajtjen e dokumentacionit tregtar, në letërkëmbimin privat, në disa dorëshkrime të kohës, gjë që erdhi si nevojë dhe domosdoshmëri komunikimi, studiuesi Zija Shkodra rendit disa dokumente të tilla, si: korespondencën Çoba- Bianki 1865, letrën e Jak Biankit drejtuar fi rmës tregtare me të njejtin emër në Venedik 1865, letrën e Ejll Curanit për Jak Biankin në Shkodër 1865, testamentin shqip të një tregtari shkodran në 1867, letër nga Venediku e Stefan Biankit drejtuar tregtarit Ejll Çoba në Shkodër 1876, letër shqip e Gaspër Çobës në Korfuz, drejtuar vëllait të vet në Shkodër 1874, letra të tregtarëve Gjokë Rraboshta, Reshit Hoti, Zef Luli, Pashko Kraja, Tereza Bianki e plot të tjerë.15

Në gjysmën e dytë të shek. XIX, si gjithë Evropa dhe Ballkani, edhe trojet shqiptare përfshihen në lëvizjen kombëtre që frymëzoi një letërsi të fuqishme. Janë një plejadë e tërë krijuesish potencialë, si: Zef Jubani, Leonard de Martino, Pashko Vasa, Ndre Mjeda, Filip Shiroka, Luigj Gurakuqi, Ndoc Nikaj, Hilë Mosi, Risto Siliqi e të tjerë që formojnë atë që me të drejtë mund të konsiderohet “Shkollë e Shkodrës”.

Në mënyrë logjike, tradita e shkrimit vërteton traditën e shkollave të kategorive të ndryshme, si vende ku hidheshin themelet e mësimit të lexim-shkrimit të gjuhës shqipe.

Përpjekjet e para të arsimimit ilegal në gjuhë amtare u dukën në Shkodër që në vitet 40 të shek XIX, si nevojë e vetë zhvillimit ekonomik-shoqëror të kësaj qendre, u krijuan disa shkolla të fshehta shqipe në të cilat mësonin deri në moshën 11-12 vjeçare fëmijët e familjeve të pasura.16 Shkolla të tilla private, të njohura që prej vitit 1836, të ngritura në lagje të ndryshme të qytetit, por kryesisht në ato katolike17ishin: e Geg Kodhelit, Gjon Shkrumit, Zef Kamsit, Jak Krajës apo Jak Specit, siç njihej në popull prej ashpërsisë së tij në komunikim. Këto shkolla mbaheshin me ndihmat e vetë qytetarëve shkodranë, ndërsa mësuesit ishin vendas, ish tregtarë të falimentuar dhe intelektualë përparimtarë.18

Me ndihmat e qytetarëve katolikë, por edhe me shpërblime fi nanciare nga Austro-Hungaria, mbaheshin edhe tri shkolla femërore ku jepnin mësim tri mësuese shkodrane: Kushe Micja (1859), Tereza Bërdica (1862), Tina Nikë Gjergji (1869).

Edhe elementi mysliman i qytetit kishte mejtepet si qendra shkollimi fi llestar, ku jepte mësim vetëm një hoxhë që paguhej prej nxënësve, me përjashtim të ndonjërit nga

14 Dh.S.Shuteriqi, Përdorimi i shkrimit të shqipes në prag të Rilindjes Kombëtare për nevojat e jetës së përditshme, Autorë dhe tekste, Tiranë 1977, f.107.

15 Z. Shkodra, Qytetet shqiptare gjatë Rilindjes Kombëtare Shqiptare, vep. e përmend., f.237.16 Zija Shkodra, Çështje të tregut shqiptar gjatë Rilindjes Kombëtare, “Studime historike”, Nr.2, Tiranë

1978,f.83.17 Hamdi Bushati, Shkodra dhe motet, vëll.II, Shkodër: Idromeno, 1999, f.40.18 Mikel Prennushi, Vështrim historik mbi zhvillimin e arsimit në Shkodër në shek.XIX, “Studime

hist.” 1974, nr.3, f.66-67.

Page 14: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

13

mësuesit që paguhej nga shteti. Këtu mësonin fëmijë të vegjël e të rinj deri në 13-14 vjeç. Këto mejtepe njiheshin me emrat e hoxhëve që jepnin mësim dhe ishin të vendosur në Pazarin e Vjetër, por edhe në qytet. Mejtepe të njohura në Pazar ishin: Mejtepi i Molla Ferhatit (1830), i Mulla Halil Boriçit, i Mulla Mustafës, i Mulla Kamberit, i Mulla Abdylit, i Mulla Abdullahit të Vogël, i Mulla Hysein Shazit, i Mulla Sylos dhe i Mulla Jakupit. Mbasi kryenin mejtepin për një periudhë katër-pesë vjeçare, disa nga djemtë ndiqnin mësimin në medreze, e disa bëheshin shegertë pranë ndonjë mjeshtri zanatçi apo tregtari. Kur qyteti nisi të përparojë me shkolla fi llore të rregullta, mejtepet e Pazarit e humbën rëndësinë dhe që nga viti 1910 e më pas erdhën duke u mbyllur. Një varg mejtepesh të këtij lloji vepronin edhe brënda në qytet, ku më i përmenduri qoftë për nga disiplina, qoftë për nga frekuentimi, ishte ai i Molla Medos (1892) në qendër të qytetit. Ai grumbullonte afro 500 fëmijë, me moshë 6-14 vjeç. Që në çerekun e fundit të shek.XIX, në lagje të ndryshme të qytetit u hapën 11 mejtepe , në disa prej të cilave mësohej Mevludi në shqip.19

Një prej mejtepeve me emër, i hapur për herë të parë në Pazar, por i transferuar më pas në qytet, ishte Mejtepi Ruzhdije. Në vitin 1859, këtë mejtep e gjejmë të shënuar në selnametve të Stambollit, ku përmendet mësuesi i parë, haxhi Hysejn Efendia.20 Mejtepi Ruzhdije përmendet nga bashkëkohësit si shkolla më e lartë dhe më moderne në Shkodër, për kohën. Nxënësit që mbaruan këtë shkollë, pasi iu nënshtruan provimeve të rregullta, morën diploma (që njihen si i pari dokument shkollor në këtë kohë) dhe më pas shumë prej tyre u emëruan nëpër detyra të rëndësishme, nëpër zyra shtetërore. Studiuesi Hamdi Bushati, në veprën e tij “Shkodra dhe motet” ka botuar një diplomë të tillë, ku shohim se zhvilloheshin lëndët: arabisht, persisht, dituri-matematikë, kaligrafi të ndryshme, gjeografi , të vlerësuara me sistem pikësh.

Ekzistenca e një klime dhe e një tradite arsimdashëse, bëri që edhe nën pushtimin turk të vazhdonin përpjekjet për hapjen e shkollave të kategorive të ndryshme.

Vetë qeveria turke kishte hapur në Shkodër në vitin 1902, shkollë ushtarake, me inisiativën e valiut e komandantit të Shkodrës, Shaqir Pasha. Dita e inaugurimit të saj, përshkruhet si një ngjarje e jashtëzakonshme për qytetin e Shkodrës, me praninë e autoriteteve qeveritare, trupit konsullor, autoriteteve fetare, parisë së popullit nga të tri besimet dhe, të një shumice populli dhe ushtarësh.21 Shkolla u quajt “Mejtepi Ruzhdije i Asqerie” dhe kishte si qëllim të përgatiste kuadro ushtarakë shqiptarë, edhe pse jodetyrimisht, mbas mbarimit të saj, duhej të ndiqej karriera ushtarake. Trupi mësimor përbëhej prej 12-13 kuadrove të Akademisë Ushtarake të Stambollit, ndërsa tre hoxhallarë dhe një mësues civil ishin shkodranë, të diplomuar nga medrezet e Stambollit. Shkolla në fjalë dallohej për disiplinë e rregull, mënyrën e organizimit të saj, ndarjen e çmimeve përmes aktiviteteve ku përfshihej edhe banda muzikore e shkollës, organizimin e festimeve me lojëra e me argëtime muzikore, etj. Këtë shkollë e ndoqën edhe disa të rinj katolikë shkodranë.19 Ludovik Shllaku, Shkollat klerikale, Shkodër: Camaj-Pipa 2002, f.62.20 H.Bushati, Shkodra dhe motet, vëll.II, vep. e përmend., f. 28-29.21 Po aty, f.33.

Page 15: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

14

Një sistem shkollash shtetërore, duke nisur nga fi llorja katër klasëshe (iptidaije), qytetësja tri klasëshe (ruzhdije), dhe gjimnazi (idadije) ku mësimi zhvillohej në gjuhën turke, vepronin në qytet që në fund të shek XIX, por sidomos pas vitit 1909. Ndër këto shkolla shtetërore turke, si në Shkollën e mesme Normale (Darul-Mual-liminë), apo në Shkollën Model (Namuni kebir), Shkolla “Darul-yrfan” (Shtëpia e kulturës), Shkolla fi llore e vajzave (Inath meqtepi), përdoreshin programe shkollore të adaptuara nga shkollat pedagogjike evropiane.

Një kontribut të rëndësishëm me ndihmën e Austrisë (nga viti 1867 Austro-Hungaria) dhe të Vatikanit dhanë urdhrat fetarë: jezuitët, françeskanët, Motrat e Mëshirës, salezianet, etj. “Ata dhanë kontribut me vlerë për hapjen dhe veprimtarinë e shkollave shqipe”. 22 Më 1859, urdhri i jezuitve kish çelur Kolegjën Papnore Shqiptare. Më pas, në 1877, themeluan shkollën “Kolegja e Françesk Saverit”, që më pas u kthye në një gjimnaz klasik. Fillimisht fi nancimet mbuloheshin nga vetë familjet katolike, që formuan edhe një komision me emra të njohur të qytetit për t’iu bërë krah drejtimit të këtij instituti. Në vitin 1888, Austro-Hungaria i lidhi një ndihmë prej 4000 frangash në vit, fond të cilin ia shtoi në vitin 1900, kjo bëri që mësimi tashmë të merrej pa pagesë nga nxënësit. Shkolla u shqua për metodën tradicionale edukative e fetare. Nga bankat e saj dolën të rinj të aftë, si: Mati Logoreci, Luigj Gurakuqi, Kol Kraja, Kolë Thaçi, Ndoc Çoba, etj., që u bënë në të ardhmen mësues të denjë e personalitete të shquara të arsimit dhe jetës politike të vendit.

Për të tërhequr brënda saj edhe atë pjesë të rinisë joshkollore katolike, që kryesisht ishin shegertë e të zënë me punë, drejtuesit jezuitë gjetën forma e mënyra të reja. Në vitin 1885, u vendos që pranë Kolegjës të krijohej Oratoro-ja, që organizonte lloje të ndryshme aktivitetesh në oborrin e shkollës si, lojëra, shfaqje teatrale, ndarje çminesh, etj.

“Prej vitit 1800 deri në vitin 1861, në Shkodër ekzistonin 12 shkolla fi llore (8 për djem e 4 për vajza)”.23 Nga ana e tyre, edhe françeskanët më 1861, hapën “shkollën e parë popullore”.24 “Gjuha shqipe në këtë shkollë dhe në shkollat e tjera katolike në Shkodër fi lloi të mësohej që nga 1871”.25 Ardhja në krye të drejtimit të shkollës e Gjergj Fishtës, më 1902, ndikoi pozitivisht në përparimin e saj dhe bëri që në themel të mësimit të vendoseshin ndjenjat kombëtare. Pesë klasave fi llore që pati deri në vitin 1909, iu shtuan edhe tri klasa qytetëse, duke e plotësuar kështu ciklin mësimor me tetë vite shkollore.

Në vitin 1877 u themelua gjithashtu seminari i motrave Stigmatine. Françeskanët ua besuan atyre shkollën femërore. Sipas burimeve të shkruara, kjo shkollë pati tri mësuese dhe 200 nxënëse. Në vitin 1898, u themelua Azili i motrave Servite ku mësuan më shumë se 300 nxënës nga 4-6 vjeç, dhe ku u dallua mësuesja shkodrane Bonfi lja

22 Hajrullah Koliqi, Historia e Arsimit dhe e Mendimit Pedagogjik Shqiptar, Prishtinë: Libri Shkollor, 2002, f.78.

23 “Hylli i Dritës”, Nr.5, Shkodër 1933, f.242.24 Hamdi Bushati, Shkodra dhe motet, vëll.II, Shkodër: Idromeno, 1999, f.46.25 H. Koliqi, Histori e Arsimit dhe e Mendimit Pedagogjik Shqiptar, vep. e përmend., f.147.

Page 16: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

15

Zorba. Megjithëse vepruan në kushte të vështira dhe patën si funksion primar mbrojtjen e

kultivimin e fesë katolike, këto shkolla luajtën rol të rëndësishëm në ngritjen arsimore e kultivimin e gjuhës, shkrimit dhe traditës kulturore shqiptare, duke ruajtur në mënyrë të natyrshme “fytyrën e Shkodrës, drejtuar nga Perëndimi”.

Fillimi i shekullit XX solli si rrjedhojë e rivalitetit italo-austrak, hapjen e një sërë shkollash që mbaheshin me ndihmën e konsullatës italiane. Të tilla ishin: Shkolla Teknike Tregtare (Tecnico-Comerciale), Shkolla e Arteve dhe e Zanateve (Arte e Mestieri) si dhe një sërë shkollash fi llore.

Ndonëse dallueshëm në minorancë, elementi ortadoks i qytetit, pati shkollën e vet, të hapur në 1835 dhe të fi nancuar nga Mali i Zi. Ajo kishte karakter fetar, ku mësimet bëheshin serbisht prej mësuesish sllavë.26 Por tendenca e forcave intelektuale shkodrane ishte që arsimi dhe kultura të zhvilloheshin në rrugën e pavarur kombëtare. Shprehësi dhe luftëtari më i gjallë i aspiratave popullore të kulturës dhe të arsimit kombëtar, në këtë qendër, u bë rilindasi i shquar, Zef Jubani. Si iluminist i shquar, Zef Jubani mendonte se një rol të rëndësishëm për zhvillimin e aftësive të popullit shqiptar, për forcimin e ndjenjave kombëtare dhe për përparimin e tij, duhej të luante shkolla kombëtare laike.27 Si shprehës i kërkesave të borgjezisë së re shqiptare, për reforma ekonomike, shoqërore dhe politike, ai i formuloi idetë e tij në dy studimet që botoi në vitin1871: “Gjendja aktuale e Shqipërisë së Veriut” dhe “Kundrime mbi gjendjen morale dhe mbi kulturën intelektuale të popullit shqiptar”. Mbledhës i kujdesshëm i folklorit shqiptar, duke vënë në dukje traditat pozitive të së kaluarës, Zef Jubani, shprehte besimin në aftësitë e shqiptarëve për të ecur përpara dhe bënte thirrje për bashkim në shërbim të atdheut të robëruar.28

Ndër njerëzit e mëdhenj të Rilindjes, që hodhën themelet e ideologjisë së saj dhe u shqua në fushën e mendimit e të veprimit politik, ishte Pashko Vasa. Ai zhvilloi një veprimtari të dendur, kryesisht në vitet ’70, kur bashkë me Kostandin Kristoforidhin u përpoqën për krijimin e një shoqërie për përhapjen e shkrimit shqip dhe për zgjimin e vetëdijes kombëtare. Pashko Vasa është ndër politikanët e diplomatët e parë shqiptarë që i bëri të pranishëm opinionit ndërkombëtar faktin se “po lind një çështje e re, çështja shqiptare” . Kërkesat themelore të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, janë parashtruar me një forcë të rrallë, përmes veprave me karakter politik e historik të tij. I përket penës së Pashko Vasës vepra “E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët”, botuar në Paris më 1879, si dhe shumë vepra të tjera që i shërbyen mbrojtjes së çështjes shqiptare. Në vargun e gjatë të debateve për çështjen e alfabetit, Pashko Vasa dha kontributin e vet konkret përmes disa veprave, që tregonin përpje shkencore për shkrimin e shqipes dhe për mësimin e saj. Forca e ideve dhe e artit të tij, shkëlqyen përmes veprës poetike “Mori Shqypni”, e krijuar në çastet historike të Lidhjes së Prizrenit, më 1888. Për vitin kur u krijua ajo qe një manifest poetik i Rilindjes, ndërsa vazhdon të mbetet një nga 26 H.Bushati, Shkodra dhe motet, vëll.II, vep. e përmend., f.49-50.27 Zef Jubani, Vepra të Zgjedhura, Tiranë 1966, f.52, 62, 71-72.28 Histori e Popullit Shqiptar II, Botimet Toena,Tiranë, 2002, f.122.

Page 17: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

16

kryeveprat e poezisë shqipe të kohës.Përparimi në lëmin e shkrimit ndikoi që Shkodra të vijojë edhe traditën e hershme

në fushën e veprimtarisë botuese. Në rang kombëtar, kjo veprimtari botuese deri në 1700 përmblidhet në 12 vepra, gjë që për kushtet e atëhershme përbënte një ngjarje me rëndësi, si në jetën kulturore dhe në atë arsimore të vendit.

Kjo veprimtari pasohet me botimin e 11 veprave në shek. XVIII, dhe pasurohet ndjeshëm në shek. XIX me 81 vepra. Rritje kemi në këtë drejtim edhe gjatë viteve të fundit të sundimit osman. Siç njoftohemi nga Donat Kurti “gjatë viteve 1900-1912 botohen 31 vepra nga 16 autorë (të elementit katolik-B.K.)” .29 Më 24 qershor të vitit 1879, botohet si organ zyrtar i Vilajetit të Shkodrës, gazeta e parë “Iskodra”, një e përjavshme në shqip dhe turqisht. Ajo u bë organ i Degës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në vitin 1880, kur dhe mori emrin “Shkodra”.30 Në shekullin e XIX, në mesin e të cilit promovohet gazetaria shqiptare në diasporë, në vitin 1891 fi llon botimi i revistës “Elçija e zemrës së Jezu Krishtit”, pranë Kolegjit të jezuitëve në Shkodër. Ajo ishte një e përkohshme mujore, fetare që shtypej në shtypshkronjën e Zojës së Papërlyeme.

Kjo shtypshkronjë, u themelua në Shkodër më 1871 me ndihmën e Austro-Hungarisë. “Kjo është shtypshkronja e parë në Shqipëri, pas asaj të Voskopojës (1720)”.31 Mendimet mbi shtypshkronjën e parë në Shkodër shkojnë edhe më në brendësi të viteve. Po t’u referohemi të dhënave, mësojmë se “…qysh në vjetët ma të parat kjenë prue shtypshkronjat në Shqypni. Përmendet ajo e Obotit në vjetin 1493 e ajo e Shkodrës në vjetin 1563”.32

Rol të spikatur luajti gjithashtu shtypshkronja “Nikaj” 1909, ku shtypeshin gazeta, revista e libra po në gjuhën shqipe. Ajo ishte një shtypshkronjë publike, edhe pse pronari i saj ka qenë prifti katolik dom Ndoc Nikaj. Ky rilindas fi lloi më 1 janar 1910 botimin e fl etores “Koha”.

Me veprat e tyre spikatnin klerikë e patriotë të shquar si At Gj. Fishta, Dom Ndoc Nikaj, At A. Xanoni, At Sh. Gjeçovi, etj., veprimtaria botuese e të cilëve u zgjerua veçanërisht pas shpalljes së Pavarësisë. Një pamje me vlerë që e plotëson mozaikun kulturor e krijues të Shkodrës paraqet edhe historia e publicistikës që e kapërcen shekullin.

Përfaqësues të shquar, si: Zef Jubani, Pashko Vasa, Daut Boriçi, Luigj Gurakuqi, Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Isuf Tabaku, Filip Shiroka, Risto Siliqi, Kel Marubi, Kolë Idromeno, Mati Logoreci etj, të cilët u vunë në shërbim të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, e bënë Shkodrën, në mesin e shekullit të XIX, një qendër të rëndësishme kulturore.

Nën ndikimin e ngjarjeve të mëdha historike që po ndodhnin në vendin tonë, edhe lëvizja kulturore në gjirin e klubeve dhe shoqërive të kohës po pasurohej me

29 Donat Kurti, Vepra kulturore e elementit katolik në Shqypni, “Hylli i Dritës”, Nr.1, Shkodër 1935, f.20.

30 Tomor Osmani, Komisia Letrare Shqipe në Shkodër (1916-1918), Shkodër, Camaj-Pipa, 2004, f.16.31 H. Koliqi, Histori e Arsimit dhe e Mendimit Pedagogjik Shqiptar, vep. e përmend., f.149.32 D. Kurti, Vepra kulturore e elementit katoli në Shqypni, artikull i përmend., f.149.

Page 18: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

17

forma pune e veprimtari të larmishme që u bënin jehonë këtyre ngjarjeve me peshë për fatet e Atdheut. Në gjysmën e dytë të shek.XIX, lëvizjet kombëtare të Europës, fi torja e pavarësisë prej shumë popujve të Ballkanit, patën jehonë edhe në Shqipëri, duke sjellë një rritje të ndërgjegjes politike të shqiptarëve. Kjo u shfaq edhe në fushën kulturore të veprimtarisë. Me rëndësi të veçantë ishte formimi i shoqërive gjuhësore-letrare si “Bashkimi” (1899), “Agimi” (1901), klubi “Gjuha shqipe” (1911). Në radhët e këtyre shoqërive milituan disa nga personalitetet më të shquara të letrave, dijes dhe kulturës shqiptare. Ndër anëtarët kryesorë të shoqërisë “Bashkimi” përmendim Preng Doçin (abatin e Mirditës), Jak Sarreqin, Lazer Mjedën, Gjergj Fishtën, Ndoc Nikajn, Dodë Kolecin, Luigj Gurakuqin, Nikollë Sheldinë, Pashk Bardhin, etj. Në kushtet kur vepronin disa variante alfabetësh, u bë i domosdoshëm hartimi i një alfabeti të ri, çka e realizoi shoqëria “Bashkimi”, e cila na dha një alfabet mbështetur në dyshkronja. Veç këtij, shoqëria botoi edhe një gramatikë, libra shkollorë si dhe një fjalor shumë të vlefshëm që qarkulloi në vitin 1908. Ky trinom alfabet-gramatikë-fjalor ishte një nga idealet e rilindasve tanë, që u përpoqën ta realizojnë individualisht.33Veprimtaria e shoqërisë “Bashkimi” i dha një shtysë zhvillimit të gjuhës, letërsisë dhe arsimit në gjuhën shqipe.

Në vitin 1901 Ndre Mjeda, së bashku me të vëllanë, themeluan shoqërinë gjuhësore, por edhe letrare e kulturore, “Agimi”. Kjo shoqëri bëri një punë mjaft të çmueshme në lëmin e gjuhës shqipe dhe në lëvrimin e saj. Ajo hartoi mbi baza shkencore një alfabet duke u nisur nga parimi “një tingull-një shkronjë” si dhe botoi shumë tekste shkollore. Është i njohur dhe i vlerësuar fakti që këto shoqëri i dhanë tonin gjithë veprimtarive kulturore dhe arsimore jo vetëm brënda qytetit, por edhe jashtë tij. Kontribut të veçantë dhanë shoqëritë “Bashkimi” dhe “Agimi” në zgjidhjen përfundimtare të çështjes së alfabetit të përbashkët të shqipes. Delegatët e Shkodrës në Kongresin e Manastirit të nëntorit 1908, ishin Gjergj Fishta dhe Luigj Gurakuqi si përfaqsues të Shoqërisë “Bashkimi” dhe Ndre Mjeda e Mati Logoreci, që përfaqsonin shoqërinë “Agimi”. Në mbledhjet e atyre ditëve kur u zhvilluan punimet, spikatën me diskutimet e tyre plot kulturë e mëndje të mprehtë, me formimin e tyre shkencor, logjikë e oratori, personalitetet e dy shoqërive të Shkodrës. Edhe pse dy shoqëritë e Shkodrës mbronin dy variantë të ndryshme alfabetësh, nga tre që u shqyrtuan në Kongres, delegatët shkodranë mbi të gjitha u shfaqën me bonsens prej atdhetarësh në të mirë, për një çështje kaq madhore.

Nuk është e rastësishme që pikërisht në Shkodër lindën institucionet e para kulturore të vendit tonë. E ndodhur në një pozitë gjeografi ke të volitshme, e vendosur në skaj të Perandorisë Otomane, Shkodra ishte një pikë ndarëse e njëkohësisht lidhëse mes saj dhe pjesës tjetër të botës që tregoi një dëshirë të madhe për të qenë e hapur. Shkodra është qyteti ku u ndje pak më fort shkëputja nga përvojat ikonoklaste e dekorative të artit të Perandorisë Turke dhe atij bizantin e postbizantin. Me dobësimin dhe copëtimin e Perandorisë Turke, këto ndryshime bëhen më të ndjeshme. Fillon kështu një periudhë e hapjes së Shkodrës drejt Perëndimit, ripërtërihet një lidhje e hershme jo vetëm me

33 T.Osmani, Komisia Letrare Shqipe në shkodër (1916-1918), vep. e përmend., f.17.

Page 19: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

18

mbarë Ballkanin, por edhe me Austrinë, Italinë, etj., duke sjellë jo vetëm lulëzimin e tregëtisë, por edhe një qëndrim të ri ndaj kulturës e në veçanti ndaj artit.

Më 1856 fi llon historinë e saj Dritëshkroja Marubi, lindur njëkohësisht me simotrat e tjera nëpër botë. Italiani Pietro Marubbi, në arratinë e tij prej vendlindjes, zgjedh Shkodrën si strehë për të jetuar e punuar. Nisi kështu punën familja e fotografëve Marubi. Në vigjilje të diskutimeve mbi zgjedhjen se cila do të ishte gjuha që do të komunikonin, do të shkruanin, do të dokumentonin shqiptarët, cili do të ishte alfabeti dhe gramatika, Marubbi ofroi një gjuhë të re, e jo vetëm për ne shqiptarët, një gjuhë të përbotshme, atë pamore të fotografi së. Fotografi a e parë shqiptare, ajo e Hamza Kazazit e vitit 1858, mban vulën e Shkodrës dhe përbën hapin e parë në artin e fotografi së. Institucioni “Dritëshkronja Marubi”, pati një rëndësi të madhe në dokumentimin e gjithë jetës politike, sociale dhe kulturore të Shkodrës e më gjërë se kaq. Ai vuri themelin e një shkolle të vërtetë shqiptare të këtij arti, që u krijua falë Pietër Marubit dhe pasardhësve të tij shkodranë.

Edhe artet e tjera pamore, pësojnë zhvillim e fi tojnë tipare të reja pikërisht në këtë kohë. Ndryshe nga më parë, në Shkodër shfaqen artistë, me përvoja të fi tuara nga shkollat e përtej detit, Italisë apo Francës. Ata sollën në pikturën shqiptare një frymë të re, qytetare dhe profesionale. Të tillë ishin Kol Idromeno dhe Ndoc Martini. Gjatë viteve të Rilindjes, falë punës së mirë dhe inkurajuese që bëhej ndër shkollat e asaj kohe (kryesisht të klerit katolik), zhvilloheshin konkurse dhe ekspozita pikture me punimet e nxënësve. Përkrah temës historiko-atdhetare, vihen re prirjet gjithnjë në rritje, për jetën e përditshme të njeriut, për botën e brëndshme dhe tiparet shoqërore të tij. U tregua një interes i veçantë për krijimtarinë e pasur dhe origjinale të popullit shqiptar, përmes trajtimit të temave etnografi ko-folkloristike.34 Një vepër tipike e këtij lloji, dhe ndër më të hershmet është “Dasma shkodrane“ e Kolë Idromenos. Përveç vlerave në fushën etnografi ko-folklorike, ajo mbart vlera të theksuara piktoreske, për koloritin e veçantë dhe atmosferën e ngrohtë, gazmore që përcjell. Tipar tjetër dallues i pikturave të Rilindjes, është zbërthimi psikologjik e shoqëror i portreteve, duke mos mbetur vetëm në paraqitjen e jashtme të tipareve konkrete. Pikërisht e kësaj kohe (1883) është piktura e parë realiste, kryevepra e artit tonë fi gurativ “Motra Tone”, e shkodranit Kolë Idromeno. Në Shkodër nuk vonoi të merrte jetë edhe arti i kinematografi së. Kujtimet e të moshuarve tregojnë se Idromenoja ka shfaqur fi lma pa zë që në 1908. “Në vitin 1912, në bazë të një marrëveshjeje me shpikësit e kinematografi së, vëllezërit Lymierë, ai dha shfaqjet e para kinematografi ke në Shqipëri”. 35

Ndërsa në fund të shek. XIX, jezuitët e françeskanët ngritën muzeumet dhe arkivat e para, 36që i shërbyen së tepërmi ngritjes cilësore të përgatitjes së nxënësve të shkollave të tyre. Në shkollën Saveriane, jezuitët kishin themeluar një muze mjaft të pasur në 1880. Falë kujdesit të krijuesve të tij, punës së gjatë dhe pasionante të mësuesve të kësaj

34 Historia e popullit Shqiptar II, vep. e përmend. , f.367.35 “Historia e Artit Shqiptar 2”, Instituti i Lartë i Arteve, Tiranë:Shtëpia Botuese Libri Shkollor 1988,

f.11.36 Mithat Dibra, Shkodra-Guidë-Album, vep. e përmend., f.25.

Page 20: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

19

shkolle, por edhe shpenzimeve të bëra, ai arriti të bëhej një muze i shkëlqyer. Vetëm me pak vite diferencë, edhe françeskanët nuk vonuan në ngritjen e një muzeumi. Ai daton në vitin 1890. Ky muzeum i kushtoi vëmëndje të veçantë mbledhjes së objekteve të kulturës ilire. Në këtë drejtim një rol themelor luajti i mirënjohuri dijetar i arkeologjisë, At’Shtjefën Gjeçovi.

Traditë të hershme kishte Shkodra edhe përsa i përket themelimit të bibliotekave. Që në fundin e shek.XVIII, sundimtari bushatli, Mehmet Pashë Plaku, themeloi bibliotekën e madhe që ia kushtoi Vakëfi t të Shkodrës. Biblioteka erdhi duke u pasuruar ndër vite prej pasardhësve të tij, me mijëra volume në gjuhë të ndryshme, si: në arabisht, persisht, turqisht, frëngjisht, etj. Në bibliotekën e Vakëfi t kishte afro 300 volume teologjie, jurisprudencë e libra të ndryshëm fetarë, tekste shkollore, si dhe disa ekzemplarë që ishin të rrallë edhe në botën orientale. Biblioteka ruante si pasuri edhe disa libra të shkruar në shqip. Të gjithë librat ishin të vulosur me vulën personale të Mustafa Pashës.37 Për nga vjetërsia, mbas Bibliotekës së Vakëfi t, vinte ajo e e jezuitëve që përbënte një pasuri të paçmuar si për nga numri i vëllimeve, ashtu edhe për nga lloji i tyre i pasur në fushën e studimeve albanologjike, historike, gjeografi ke, etnografi ke, në gjuhë të huaj, etj. Por, deri në mbarim të Luftës së Dytë Botërore, si biblioteka më e pasur në Shkodër konsiderohej ajo e françeskanëve. Të dhënat fl asin për mbi 30. 000 volume, përveç fl etoreve e revistave.38

Ndonëse jo në atë stad zhvillimi si letërsia, që lulëzoi vrullshëm duke u pasqyruar me botime të shumta në libra, revista e gazeta lokale; arti i muzikës pësoi rritje duke fi tuar një pozitë të re. Formimi në prag të viteve ’80 të shek.XIX, i grupeve korale dhe orkestrale në qytetin e Shkodrës, duhet konsideruar si një domosdoshmëri në stadin e ri të zhvillimit të shoqërisë shqiptare dhe kalimit nga shfaqjet spontane, në format e kultivuara të artit muzikor. Krahas veprimtarisë së grupeve artistike muzikore të “Kongregacionit të Zojës Nunciatë”, në fi llim të vitit 1900, veprimtari të larmishme artistike zhvilluan edhe nxënësit e Kolegjës Saveriane.39 Shkollat dhe institucionet fetare, të drejtuara dhe të administruara nga kleri katolik, dhanë një kontribut të rëndësishëm në këtë drejtim.Vazhdimisht shtypi i kohës u referohet këtyre manifestimeve që mirëpriteshin dhe çmoheshin nga publiku për disiplinën artistike dhe nivelin e interpretimit. Duke folur për muzikën instrumentale shkodrane, konsulli francez Hekard thotë se orkestrinat popullore në Shkodër, që në 1858, përdornin violinën (qemanen) evropiane, të cilën, duke qëndruar ulur e mbështesin mbi kofshë, mandolinën me katër ose dymbëdhjetë tela, fyellin me dy pipëza, klarinetën, fl autin, dairen baske dhe kastanjetat metalike.40 Këngët e ahengut këndoheshin me shoqërim instrumental dhe kishin një strukturë muzikore të zhvilluar, e cila përbëhej nga intruduksioni, strofa dhe refreni. Falë marrëdhënieve

37 H.Bushati, Shkodra dhe motet, vëll.II, vep. e përmend., f.97-98.38 Po aty, f.100.39 Në Arkivin e Muzeut Historik të qytetit të Shkodrës ndodhen fl etë programet origjinale të

mbrëmjeve letraro-muzikore zhvilluar në sallonin e Kolegjës Saveriane me datat 23 Nëntor 1906 dhe 16 Nëntor 1908.

40 Sipas Zija Shkodra, Qyteti shqiptar gjatë Rilindjes Kombëtare, vep. e përmend., f.97.

Page 21: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

20

tregtare, ekonomike, politike e kulturore që Shkodra ka pasur me qytete të rëndësishme të Lindjes dhe të Perëndimit, u zhvillua me ritme të shpejta edhe muzika instrumentale e vokale, sipas përvojave më të mira të këtyre vendeve. Në Shkodër dokumentohen që në vitin 1877 pianofortet e para. Disa familje shkodrane i gëzoheshin një pasurie të tillë.41Muzika e kultivuar e ka zanafi llën në lëvizjen kulturore që shpërtheu pas krijimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, më 1878. Çdo të djelë pasdreke, në lulishten kryesore të qytetit, jepte rregullisht koncerte që ndiqeshin me shumicë nga banorë të qytetit, orkestra e parë frymore e ngritur nga mjeshtri Giovanni Canale më 1878. Kjo orkestër që është e para e këtij lloji, hodhi themelet për zhvillimin e një muzike të re në Shqipëri. Në fi llim ajo u administrua nga kleri, më pas u shfrytëzua nga Dega e Lidhjes Shqiptare për Shkodrën.42 Vetë mjeshtri Canale kompozoi edhe marshin e Lidhjes. Ky formacion i parë orkestral frymor në vendin tonë kishte në përbërie 31 pjesëmarrës. Në fund të vitit 1880, me largimin nga Shqipëria të mjeshtrit Canale, drejtimin e orkestrës frymore e mori njëri prej instrumentistëve më të shquar të këtij kolektivi muzikantësh, Palokë Kurti. I përket krijimtarisë së këtij artisti, kompozimi i marshit “Bashkimi i Shqipërisë”, si vepër muzikore e parë shqiptare, kompozuar në 1881.43Me urdhër të autoriteteve turke, në vitin 1900, orkestra frymore u shpërnda, por në 1901 u formua një tjetër orkestër frymore me të rinjtë e Shkollës së Artizanatit. Po kështu, me mbështetjen e imzot Jak Sarreqit, atëherë famullitar i qytetit të Shkodrës, në vitin 1898, formohet orkestra frymore e Kishës Katedrale, të cilën populli shpejt e pagëzoi me emrin e drejtuesit të saj “daulla” e Frano Ndojës.

Në çerekun e fundit të shek. XIX, zë fi ll zhvillimi i veprimtarisë teatrore në Shkodër. Është e përmendur në Shkodër familja e Fishtorëve në lagjen „Arra e Madhe“. Ajo hapte dyert e oborrit të vet për dëfrimin e lagjes. Përveç shtregullave tradicionale, në këtë oborr lindën shfaqjet e para muzikore, pantomimat humoristike, bejtet, etj. Lëvizja e vërtetë e teatrit diletant dramatik në Shkodër, zanafi llën e vet e ka nga gjysma e dytë e shek. XIX, dhe lulëzoi me veprimtari e me përhapje më të gjerë se në çdo qytet tjetër të Shqipërisë.44 “Shkodra, epiqendra ekonomike e kulturore e Shqipërisë së Veriut, u bë në vitet ’80 të shek. XIX kryeqyteti kryesor i skenës amatore.” 45 Shfaqja e parë teatrore, e dokumentuar jo vetëm për Shkodrën, por për gjithë vendin, qe farsa “Macco“ e Jul Cesari-t, luajtur më 20 shkurt nga nxënësit e Kolegjës Saveriane në vitin 1879.46

Nuk është rastësi që pikërisht në Shkodër u dha shfaqja e parë teatrore. Afrimi i politikës së Portës së Lartë, më parë me Francën e më vonë me Austro-Hungarinë, i siguroi kultit të krishterë disa liri, të cilat e zbutën shumë klimën e brëndshme të qytetit e rretheve të tij. Duke fi lluar nga gjysma e shek. XIX, kleri katolik kishte hapur në Shkodër, me ndihmën e qeverisë Austro-Hungareze që kishte fi tuar ndërkohë të drejtën

41 Zija Shkodra, Kultura e pianofortes në Shkodër në gjysmën e dytë të shek. XIX-1912, Seminari i dytë ndërkombëtar “Shkodra në shekuj”, vëll.I, Shkodër. 1998, f.53.

42 Shih L’arpa d’un italo-albanese, Leonardo de Martino, Venezia 1881, f.284.43 Historia e Popullit Shqiptar II, Vep. e përmend., f.370.44 Andrea Skanjeti, 100 vjet teatër në Shkodër, Tiranë: KAD 2002, f.14.45 “Histori e letërsisë shqipe”, vëll. II, Tiranë 1960, f.514.46 “Leka”, v.VII, 1936, nr.11, f.514.

Page 22: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

21

e protektoratit të kultit në Shqipërinë e Veriut me qendër në Shkodër, shkollat dhe institucionet e veta. Ato ishin të vetmet qendra që u toleruan nga pushtuesi osmanë, që të zhvillonin krahas mësimit edhe veprimtari të larmishme kulturore-artistike. Pikërisht kjo krijoi premisat për një zhvillim të mëtejshëm të tyre gjatë periudhës së pavarësisë.

Françeskanët, në shkollën e tyre të hapur në Shkodër që në vitin 1861, zhvillonin veprimtari të ndryshme kulturore. Françeskani arbëresh, rilindasi Leonard de Martino, shkroi një melodramë baritore me titull “Nata e Kërshndellave“, që u shfaq në gjysëm ilegalitet në të zbardhur të datës 25 dhjetor 1880.47 Autori shqiptar, origjinaliteti i melodramës e recitimi në shqip, interpretër e spektatori shqiptar, kanë bërë që ajo të konsiderohet edhe si shfaqja e parë e dokumentuar e teatrit shkodran e shqiptar.48

Në vitin 1902, drejtor i kësaj shkolle u zgjodh At‘ Gjergj Fishta, i cili vuri gjuhën shqipe si gjuhë mësimi për të gjitha lëndët që zhvilloheshin në shkollë. Duke fi lluar nga ky vit, edhe shfaqjet teatrore, pa përjashtim, jepeshin në gjuhën shqipe. Në vitin 1907 u rikonstruktua edhe skena e teatrit të shkollës. Mes pjesëve teatrore që u shfaqën ndër vite aty, mund të veçojmë: “Dashtnija për Atdhe“ (1902), “Shqiptari ngadhnjyes“ dhe “Princi i dy Dibrave“ (1904), “Kushtrimi“ (1905), “Mjek përdhuni“ e Molierit (1905), përshtatur nga Fishta sipas ambientit e zakoneve të vendit, “Gjuha e mësimit“ (1907), “I ligu për mend“ (1908), “Vëllazënija“ (1909), “Shqiptari i qytetënuem“ dhe “ Dredhitë e Patukut“ (1911).

Duke folur mbi pozitën e dallueshme të Shkodrës nga qytetet e tjera, si dhe mbi zhvillimin e gjithanshëm të saj gjatë Rilindjes Kombëtare, studiuesi Zija Shkodra shprehet: “Në tregtinë e jashtme, sikurse në atë të brendshme, Shkodra zinte vendin e parë në krahasim me qendrat e tjera të vendit. Si qendër e Vilajetit me të njëjtin emër, Shkodra kishte në vartësinë e vet shtatë sanxhaqe të mëdha; ...veç skelës së Obotit... kishte në vartësi të saj edhe tri skela të tjera të vogla: Tivarin, Ulqinin e Shëngjinin... deri në vitet 70-80, mbante lidhje shumë të rregullta me Rrafshin e Dukagjinit dhe Kosovën. Tregtinë kryesore e zhvillonte me Austrinë.. dhe me vende të tjera të huaja, si me Turqinë, Greqinë, Italinë, Maltën, Tunizinë, Francën, Dalmacinë Jugore, me Malin e Zi...”.49

Kështu pra, Shkodra, qyteti më i madh e me më shumë popullsi: me numrin më të madh të dyqaneve, me 8 farmaci, shtypshkronjat, bezistenin, dy banjo publike, me bandën muzikore, grupet e para korale, grupet teatrore, institucionet e ndryshme publike, shoqërore e shtetërore, me 9 konsullata të fuqive të huaja, kishte gjatë Rilindjes një zhvillim që ia kanë pasur zili, e ia kanë vënë në dukje shpeshherë udhëtarët e huaj që i tërhiqte kjo qendër tregtare ndërballkanike. Ajo ishte metropol i Shqipërisë deri në kohën e rrethimit serbo-malazez.

Pozita gjeografi ke, zhvillimi saj, rëndësia e pesha që Shkodra kishte si brenda dhe jashtë trojeve shqiptare, i ka “detyruar” pushtuesit, që ta kenë kryeqendër të njësive

47 Shkodra vlera tingëlluese, grup autorësh, Shkodër: Camaj-Pipa, 2012, f.134.48 Melodrama e kronika e shfaqjeve u botuan në Venecia në vitin 1881 tek “Harpa e një italo-

arbëreshi”, fq.404, shënim 4, viti 1881.49 Z. Shkodra, Qyteti Shqiptar gjatë Rilindjes Kombëtare, vep. e përmend., f.249-250.

Page 23: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

22

politiko-administrative të krahinave përreth.Mikja e madhe e shqiptarve, e dashuruar me Shkodrën, Edith Durham, shkruante

kështu në fi llim të shek. XX tek “Brenga e Ballkanit” : “...Sidoqoftë, për një pikë unë kam të njëjtën ndjenjë të përbashkët me shqiptarët, Shkodra më mrekullon. Kur nuk jam atje, po jua rikujtoj që vetëm atëhere, jam thuaj gati të betohem bashkë me shqiptarin se ajo është qyteti më i mirë në botë”.50

50 Edit Durham, Brenga e Ballkanit, Tiranë: 8 Nëntori 1991, f. 568.

Page 24: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

23

KAPITULLI I

VËSHTRIM MBI GJENDJEN POLITIKO-SHOQËRORE NË SHKODËR 1912- FILLIM I VITIT 1920.

1. 1. SHKODRA NË QERTHULLIN E LUFTËS BALLKANIKEDHE TË PUSHTIMIT SERBO-MALAZEZ

Shpallja e pavarësisë me 28 nëntor 1912, si kurorëzim i luftës shekullore të popullit shqiptar, i dha fund vetëm “de jure” sundimit turk në Shqipëri, sepse Shkodra për të cilën fl asim, vazhdonte luftën mes garnizoneve turke dhe ushtrive të aleatëve ballkanas.

Periudha që shtrihet nga 1912-1914 ngërthen ngjarje dhe fakte të shënuara, si në shkallë vendi ashtu edhe atë lokale. Prandaj është me vend të shtrohet pyetja: si u gjend Shkodra pas shpalljes së pavarësisë?

Në këtë kohë, Shkodra kalonte ditë ndër më të vështirat të historisë së saj por njëkohësisht edhe ndër më heroiket, sidomos për një qëndresë të pashoqe në luftë për mbrojtjen nga shovinistët fqinjë, të tërësisë së saj territorjale.

Dihet se, që nga tetori i vitit 1912 deri në prill 1913, u bë rrethimi i Shkodrës. Ky erdhi si rrezultat i marrëveshjeve të kryera prej marsit deri në shtator 1912 midis fuqive ballkanike: Serbisë, Bullgarisë, Greqisë dhe Malit të Zi, për ndarjen e territorit turk në Evropë ku përfshihej edhe Shqipëria.

Kështu nuk qe rastësi, por e pritshme data 8 tetor 1912 kur Mali i Zi fi lloi veprimet luftarake kundër Turqisë.

Që në ditët e para të fi llimit të kësaj lufte, ushtritë malazeze, e më vonë ato serbe rrethuan Shkodrën, pasi këtu ndodhej garnizoni turk i komanduar nga Hasan Riza Pasha. Për të kuptuar gjëndjen ekonomiko-shoqërore e politike te Shkodrës në këto vite, patjetër duhet bërë një tabllo e ngjarjeve tetor 1912 - prill 1913, sepse falë një qëndrese të jashtëzakonshme, u bë e mundur që Shkodra të mbetej pjesë e pandarë e shtetit të ri shqiptar.

Lufta e fundit që bënë shqiptarë e turq së bashku, kundër fuqive serbo-malazeze ka mbetur në kujtesën e gjithë popullit të Shkodrës. Vuajtjet që u perballuan me durim e vetëmohim, kujtojnë atë heroizëm që dikur Shkodra për mbrojtjen e kështjellës së saj tregoi përballë hordhive të Sulltan Fatihut. 1

Komandanti e valiu i Shkodrës, Hasan Riza Pasha, duke parashikuar një rrethim të mundshëm, më 1911 e në vazhdim, fortifi koi qytetin. Kështu Ura e Bunës u rindërtua me fondet e qeverisë osmane. Për çdo eventualitet lufte, dilte nevoja e një ure strategjike të mekanizuar, prandaj ajo u ngrit mbi këmbë çimentoje, të lidhur me trarë e hekur, të shtruara në dërrasa, dhe e mekanizuar gati për t’u hapur për varka e vaporë. Në kohën e luftës Shkodra ishte e mbrojtur prej shtatë zonave kryesore të fortifi kuara që ishin: Taraboshi, Bërdica, Dervish Tepe, Fusha e Shtojit, Zona e Kirit, ajo e Liqenit dhe Bardhanjorët.

Fuqia mbrojtëse e Shkodrës formohej prej 15. 000 ushtarësh (5. 000 aktivë e 10. 000 rezervistë). Ushtria sulmuese serbo-malazeze, sipas të dhënave të kolonelit Emanuel (vëzhgues lufte gjerman në anën e malazezëve) përbëhej prej 25. 000 trupash, 1 H. Bushati, Shkodra dhe motet, Vell. I, Shkodër: Idromeno 1998, f. 446.

Page 25: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

24

kurse bashkë me serbët, forcat e përbashkëta kapnin shifrën 55. 000 vetë2. Ultimatumi që Mali i Zi i dha Turqisë, pati në Shkodër jehonën e topave, që

dëshmonin se ndeshja kish fi lluar furishëm. Sipas informatave të veprës “Ishkodra Mudafaasi” 3, bombardimi i parë kundër fortesave fi lloi në Tarabosh më dt. 11 tetor 1912. Bombardimet e luftimet vazhduan deri me 22 prill 1913, pra 183 ditë.

Kur erdhi në Shkodër Qazim Pashai, me një mesazh prej Stambollit dhe e pyeti Valiun se, në rast lufte a do të mund ta mbronte Shkodrën, ky iu përgjigj pozitivisht pyetjes. Atëherë Qazim Pashai i dha urdhër të bënte mbrojtjen me çdo kusht, e në rast nevoje, kur gjëndja të ishte e dëshpëruar, urdhëroi: “sill topat mbi qytet e shkrime faret, por kurrë mos ia lësho Mali të Zi”. 4

Për hir të së vërtetës duhet nënvizuar se trimëria e vetëmohimi i shkodranëve, të cilët ishin gati të sakrifi konin gjithçka, u lidh fort me madhështinë e artit strategjik ushtarak të Hasan Rizasë, i cili bëri mbrojtjen më të mirë të mundshme. Kjo është vlerësuar lart nga ushatrakët e asaj dhe të kësaj kohe. Nderin e armëve të ushtrisë osmane ai e lidhi me fatin e Shkodrës, me shpëtimin e saj, “Me vullnetin e pathyeshëm të H. R. Pashës u ndalue turri i ushtrive të besëlidhuna ballkanike, që kishin mujtë me i paraqitë Evropës një “fait complie”, që kishte me pasë rëndësi të madhe, ndërsa kur Shkodra ra prej ûjet mbas një rrethimi shtatë muejsh, Konferenca e Ambasadorëve kishte dhënë vendimin e vet dhe Mali i Zi u gjindte i bllokuem prej Fuqive të Mëdha për me u shtërngue të hiqte dorë nga Shkodra”. 5

Luftimet e datave të para, përveç shumë të vrarëve e të plagosurve, sollën edhe dyndjen drejt qytetit të banorëve të Anës së Malit e të Bregut të Bunës, megjithë bagëtitë, duke lënë pas shtëpitë e djegura, që u shoqërua me përkeqësim të gjendjes ekonomike, konfuzion e pasiguri për fatin që i priste. “Shkodra e pasigurt, mblidhte në gji plagët e trupit të vet”. 6

Ajo çka po përjetonte Shkodra në ato ditë të furishme bombardimesh, mban vulën e vuajtjes, urisë dhe vdekjes. Qeveria dha tri ditë kohë, për këdo që donte të largohej nga qyteti. Në të vërtetë nuk u lejua asnjë shkodran të ikte por me këtë masë, kërkohej të bëhej një presion i butë mbi të huajt, mbasi dëshirohej largimi i këtyre dëshmitarëve të padëshruar, si dhe i konsujve të tyre, “me qëllim që të vihej dorë mbi shtëpitë e pasuritë e tyre të nevojshme për ushtri”. 7

Konsujt e huaj vendosën të gjithë të qëndronin. Kjo pati anën e vet pozitive sepse ata u bënë dëshmitarë të ngjarjeve tragjike që kaloi Shkodra, dëshmitarë të bombardimeve pa kurrfarë kriteri e logjike (edhe ndërtesat e tyre u gjuajtën). Përveç interesave politike të vendeve që përfaqësonin, mbase një arsye tjetër që konsujt ngritën zërin dhe patën efekt, ishte mbase edhe fakti i të qënit prezent për afro shtate muaj, në një luftë vetmohuese, prezent ndaj mizorive e vuajtjeve që hoqi mbi supe një popull, si e si mos t’i dorëzohej armikut. Protestat e konsullatave për bombardimet e ndërtesave të tyre, të ndërtesave fetare dhe institucioneve bamirëse, morën këtë përgjigje nga Krajli i Malit të Zi: sipas tij i vinte keq për vuajtjet e popullatës paqedashëse “por nevojat ushtarake

2 Po aty, f. 447. 3 Po aty, f. 447. 4 Ndoc Kamsi, Rrethimi i Shkodrës, Almanaku “Shkodra” 1961, Nr. 1, f. 260. (Botim i shtëpisë së

Kulturës dhe Krijimtarisë Popullore Shkodër) 5 Revista “Cirka” 1936, Nr. 4, Shkodër, f. 62. 6 N. Kamsi, Rrethimi i Shkodrës, artikull i përmendur, f. 261. 7 AMH, Shkodër (AMH), Fondi: Dokumente të Konsullatës Austro-Hungareze në Shkodër

(DKAHSH), viti 1912-1913. VJ. 22. 12-1273; f. 227.

Page 26: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

25

në kso rastesh i kalojnë ndjenjat njerëzore, ndërtesat qe kanë ngrehë fl amurin nuk bombardohen me qëllim, por nganjëherë predhat dredhojnë e bien mbi ato ndërtesa”.

Gjëndja ekonomike që nga nëntori u rëndua deri në mjerim. Për nevojat e luftës u dha urdhër që banorëve t’iu sekuestrohej mielli, drithi, elbi, misri, orizi, fasulet, sheqeri si dhe çdo ushqim për kafshët. Për të lidhur plagët e 5. 000 të plagosurve që ishin shtruar nëpër spitale, valiu urdhëroi të kërkohej pa pushim për të gjetur pëlhurat. 8

Nevojat e ushtrisë për dru, bënë të priteshin rrënjë të tëra ullinj, fi q, pemë të tjera ndër vreshta të Bardhejve si dhe në qytet. Relacioni i hollësishëm që jezuitët i dërgonin eprorëve të vet na mëson se vetëm prej sendeve ushqimore, iu rrëmbye popullit një sasi me vleftë një milion e dyqindmijë franga. Por ajo që ndihej më tepër ishte mungesa e bukës. Urdhri i Valiut i lejonte furrat të piqej bukë vetëm për ushtrinë. (Për popullin s’kish as miell as kohë). Kështu popullsia e cila kur hyri në këtë luftë kishte rezerva ushqimore (sipas shtresave shoqërore që u përkisnin) tashti, me kalimin e gati dy muajve rrethim ndodhej në skamje. “Ishte një mund i madh të shihje popullin e uritur, sesi rrinte përqark furrës për të marrë një bukë prej miellit të konfi skuar…dhe megjithëse nuk merrte gjë ata ktheheshin tek furrat ditë për ditë”. 9

Shumica e familjeve nuk hanin bukë, të paktën jo çdo ditë, ose alternoheshin duke ngrënë një ditë njëra gjysëm e ditën tjetër gjysma e mbetur. Kjo mund të thuhet edhe për familjet e pasura që në rastin më të mirë hanin bukë një herë në ditë. Mishi, që deri atëherë nuk kish munguar (meqë dyndja e fshatrave përreth kish sjellë në Shkodër edhe bagëti të shumta) tashti fi lloi të pakësohej së tepërmi, ndaj dhe çmimi i tij u rrit në 11 grosh për kg. ose dy franga, e pamundur kjo për shumicën e popullatës me xhepa bosh.

Të njohura prej shumë kujt janë skena të tilla kur turma njerëzish drejtoheshin nga thertorja në fushë të Bunës, e mblidhnin gjak bagetish për ta përdorur si ushqim. Ja si e kujton Teofi k Gjyli: “njerëzit u vrisnin për të marrë një safë gjaku ose një kockë… Sesi vlonte gjaku në kusi dhe si nxihesh e u mblidhte tue vlue, aty e pashë dhe e shijova”. 10

Ngarkesa me detyrime prej qeverisë osmane rëndoi situatën. Kristianët duhej të paguanin mijëra lira turke për nizamijtë, dmth për përjashtimin nga detyrimi ushtarak, kurse myslimanët ngarkoheshin me tatim gjaku në formën e një mobilizimi të përgjithshëm të meshkujve të moshës15-70 vjeç. Burrat, pasi u bëhej një instruksion i vogël dhe pajiseshin me gjërat më të nevojshme, drejtoheshin në front. Qëllimi kryesor i Hasan Riza Pashës ishte largimi me dinjitet i ushtrisë së tij, duke parandjerë atë çka e priste Shkodrën në rast të një disfate të ushtrisë osmane. Por ai mendoi një plan të detajuar që do të vihej në zbatim, dhjetë ditë para se të mbaronte ushqimi për ushtrinë. 11 Këtij plani do t’i shërbente edhe ngjallja e një kryengritjeje të përgjithshme nga rrethinat e Shkodrës.

Në ato ditë të vështira, kur 28 furrxhinj e lanë punën, të uriturve, qytetarë e fshatarë, iu gjenden pranë priftërinjtë jezuitë, të cilët që nga gjysma e nëntorit e më pas gjithë dhjetorin ushqyen me bukë 400 të vobektë ditë për ditë. Për shpirtin e madh u shquan edhe disa familje, si ajo Rrepishti, që duke qënë në gjëndje ekonomike më të mirë se masa dërrmuese, mbajtën gjallë duke ushqyer me bukë pjesëtarët e një çadre në lagjen Dudas. Për ndihmën e dhënë të varfërve përmenden edhe Kuvendi i Gjuhadolit që kish oragnizatën bamirëse “Buka e Shna Ndout”, apo shoqërinë “Te bijat e Marisë” pranë

8 AMH, Shkodër, Fondi: DKAHSH, v. 1912-1913. Vj. 22. 12-1273, f. 228. 9 AMH, Shkodër, Fondi: Relacioni i prift ërinjve të Shkodrës, v. 1912-1913, f. 22910 Almanaku “Shkodra” 1962, Kujtime, Nr. 1, f. 30. 11 H. Bushati, Shkodra dhe motet, vëll. I, vep. e përmendur, f. 454.

Page 27: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

26

Motrave Stigmatine. Lufta dhe urija, u shoqëruan me shira të furishëm që bënë të shpërthenin ujrat

e Drinit anë e mbanë. Që nga gjysma e shek. XIX Shkodra nisi të pësojë efektet e përmbytjeve, sepse lumi Drin fi lloi të lëshonte degëzime të reja e i zuri rrugën rrjedhës së Bunës. Uji i këtij lumi, duke u ngjitur përpjetë hapej nëpër Pazar e shpesh herë arrinte deri afër qytetit.

Gjëndja ekonomike veçse përkeqësohej. “Në fi llim të muajit dhjetor nuk kishte më as vaj, as vajguri, as qymyr, kështu një pjesë e mirë e familjeve nuk kishte dritë tjetër veç asaj të ditës”. 12 Mullinjtë e blojes nuk kishin se ç’të përtypnin, aq më tepër në mullirin publik askush nuk bluante se, sipas praktikës së administratës turke, të paktën një e dhjeta e sasisë mbahej në favor të saj.

Deri në fund të janarit 1913, në qytet kishin rënë 360 gjyle. Një ngjarje e rëndë tronditi mbarë qytetin, natën e 30 janarit, kur një dorë tradhëtare vrau Valiun e Shkodrës, komandantin e ushtrisë turke, dashamirësin e shqiptarëve, Hasan Riza Pashën. Opinioni shkodran pati bindjen se kjo ishte vepër e Esat Pashë Toptanit. Si gjurmues i thellë, populli kishte arritur të kuptonte me kohë papajtueshmërinë e karaktereve, qëllimeve dhe ambicieve mes dy pashallarëve. “Besohej se Esati ishte marrë vesht tinëz me shkjaun për me i dorëzue Shkodrën, tue e sigurue përkrahjen e tij që të bëhej ai vetë sundimtar i Shqipnisë së mesme”. 13

Por qëllimet e Esatit nuk shkonin në kahun e qëllimeve të Valiut Hasan Riza Pashës, i cili, duke parë se Shkodra për Turqinë ishte e humbur, mendoi dhe u perpoq ta lidhte Shkodrën me qeverinë e Vlorës, duke propozuar që Shkodra të shpallej qytet shqiptar e mbi kala të valonte fl amuri kuq e zi, duke i vënë serbo-malazezët para një fakti të kryer.

Marrja e komandës nga Esat Pasha u shoqërua me ardhjen gjithnjë e më shpesh të negociatorëve prej Malit të Zi. Bisedat zgjateshin me orë të tëra, por mesa dukej “gjuha e duhur” nuk po gjendej.

Ndërkaq, pamja e qytetit ishte e mjerueshme. Bombardimet pa pushim, urija e të ftohtit që u shoqëruan me dëborë, jepnin panoramën e mëposhtme: “shume ecnin me vështirësi tue u mbështetë për mure, sikur të dilnin prej ndonjë sëmunjeje, herë pas here shihej ndonjë që binte pa ndjenja …, aty këtu mure të shpartallueme, gurë të shpërndamë nëpër rrugë, çati të zbulueme, shtëpi të kthyeme në grumbuj gërmadhash”14

Pas një epidemie kolere ndër më të rëndat (1911), tashmë kushtet higjieno-sanitare të qytetit ishin larg normales (deri në muajin maj shumë të vdekur mbetën pa varrosur). Spitali më i madh (ndërtesa e prefekturës), ku qenë vendosur 800 të plagosur me katër kirurgë në dispozicion, paraqitej i mbingopur. Tashti si spitale funksiononin ndërtesa shkolle, shtëpi, ambjente të ndryshme të adaptuara. Kaq i madh u bë numri i të plagosurve sa autoritetet lokale u detyruan të kërkojnë ndihmën e priftërinjve françeskanë, jezuitë dhe të murgeshave. 15 Pamjet ishin rrënqethëse. Të plagosurit ndodheshin të shtrirë në tokë mbi rrogoza ose thasë e të veshur vetëm me mantelin e tyre si mbulesë, të uritur e

12 “Sette mesi di terrore in Scutari”- Relazione Dell’assedio di Scutari in albania dall’Ottobre 1912 al 14 Maggio 1913 mandata dai P. P della Compania di Gesu dimoranti in Scutari, ai loro Superiori, Benefattori e Amici, Padova-1913, f. 32-33.

13 Tajar Zavalani, Histori e Shqipnis, Tiranë: Phonix, 1998, f. 232. 14 “Sette mesi di terrore in Scutari”, vep. e përmendur, f. 50-51, f. 54-55. 15 Murgeshat e spitaleve duke mos dashur t’i lënë për asnjë cast vetëm të sëmurët e tyre, iu lutën

arqipeshvit që natën t’ju lejohej nxjerrja jashtë e sakramentit, gjë e cila iu lejua me kënaqësi.

Page 28: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

27

duke u dridhur në katër gradë nën zero. “…Në këto ditë ra borë. Nuk është e vështirë të përfytyrohet gjendja po të merren parasysh përmasat e mjerimit e të urisë të popullit, të ngrirë nga të ftohtit ”. 16

Duke menduar se ishte një vënd më i sigurtë, mijëra kristianë kishin gjetur strehë brenda kishës Katedrale. Por edhe ajo u gjuajt “pa prâ”. Është e njohur përgjigja që i dha Esat Toptani, Plamenacit (ministër i jashtëm malazez) kur ky i fundit u shfajësua se gabimisht ishte gjuajtur Katedralja, se në realitet kërkohej të bombardohej Tepja: “artilierë të tillë që gabojnë tash e parë nga 3000 metra larg shenjës, unë do t’i kisha pushkatuar”.

Një pjesë e madhe e popullit tani ushqehej me barëra, kërmilla, fara lini. Ushtarët e mbetur pa bukë fi lluan të thernin kuajt e artilerisë. Çmimet u bënë të papërballueshme. Rrugët ishin mbushur me të vdekur e të plagosur.

Esat Toptani mendoi se ky ishte momenti më i mirë për të provokuar një mbledhje të parisë së Shkodrës, në zyrën e doganave, me 23 prill 1913 për t’i njoftuar ata se qytetin do ta dorëzonte mbasi ushqime nuk kishte më dhe qëndresa qe e kotë. Shpresa e Esat Pashës për t’u dorëzuar “me dëshirën e popullit”, dështoi. Shumica e këshillit ishin gati për sakrifi ca të mëtejshme, veç dorëzimi të mos bëhej.

Mbi 300 predha e sharapnela u hodhën atë natë mbi qytetin e Shkodrës. 17 Dorëzimi i qytetit tashmë ishte punë e kryer. Esat Pasha e dorëzoi Shkodrën pasi nënshkroi me princin Danilo, 15 pikat e kushteve të dorëzimit. Me 24 prill princi Danilo hyri në Shkodër në krye të ushtrisë malazeze, dhe më 25, dorëzimi u realizua plotësisht. Kjo datë koinçidoi me pushtimin e qytetit nga ushtritë osmane të Mehmet Fatihut, 25 prill 1479. Mbas 443 vjetësh turqit ia dorëzuan Shkodrën Malit të Zi duke e lënë atë përgjithmonë. Malazezët zbrazën 21 topa në kala. Esat Pasha gjithashtu u përcuall me të shtime topi dhe nga një bataljon nderi. Shkodra nuk e ndjente veten të mundur, veç të tradhëtuar.

Fatmirësisht, fakti i kryer i pushtimit nuk i ndihmoi Krajl Nikollës. Tratativa diplomatike zhvilloheshin për çështjen e lirimit të Shkodrës. Qeveria

austriake, e bindur të veprojë energjikisht, bënte demarshe pranë kryeqyteteve të Evropës, për një ndërhyrje kolektive, me qëllim që t’i detyronte ushtritë serbe e malazeze, të tërhiqeshin menjëherë nga tokat që Konferenca e Ambasadorëve të Londrës i kishte njohur Shqipërisë. Këmbëngulja e Krajl Nikollës për t’a marrë Shkodrën i kalonte kufi jtë e arsyes, mbasi as Cari i Rusisë nuk e përkrahte më. Komunikata zyrtare e Ministrisë së Jashtme njoftonte publikun: “Rusia pranon që Shkodra t’i mbetet Shqipërisë mbasi asht një qytet thjesht shqiptar dhe selia e një kryepeshkopate katolike”.

Kjo tërheqje e Rusisë nga mbrojtja e inrteresave të satelitit të vet ballkanik e dëshpëroi pa masë mbretin Nikolla, i cili i dërgoi këtë mesazh personal Carit të Rusisë: “Zemra e madhe sllave e Madhnisë Tuej do të jetë krenua me triumfi n e ushtarëve të mij, por duket se Madhnia e Juej duhet të marri vendime të cilat janë kundër interesave ma të shenjta të vendit tem”.

Përfaqësuesit diplomatikë të Rusisë, Francës e të Anglisë, më 4 maj 1913, bënë një hap pranë Krajl Nikollës, që të vendoste sa më shpejt lirimin e Shkodrës. Kjo qe e vetmja mënyrë për të shmangur agresionin ushtarak qe premtonte të bënte Austria në rast të mos lirimit të Shkodrës.

16 AMH, Shkodër, F: DKAHSH, v. 1912-1913, Vj. 22. 12-1273, f. 243, 245. 17 Gino Berri, L’assedio di Scutari, Tiranë: Toena, 1997, f. 247.

Page 29: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

28

Austria qëndroi e patundur në vendimin e saj dhe Fuqitë e Mëdha ngulën këmbë këtë herë që vendimi i tyre të zbatohej pa u “impresionuar nga triumfi i armëve malazeze”.

Duke mos pasur asnjë rrugë tjetër veç asaj të përuljes para vullnetit unanim të fuqive evropiane, Krajl Nikolla konfi rmoi vendimin për lirimin e Shkodrës. Duhet thënë, për hir të së vërtetës, se fati i keq do të kish vazhduar më tej për Shkodrën, sikur të mos kurorëzohej me sukses ndërhyrja energjike dhe e prerë e Austrisë, në këtë çështje “prestigji” për të. Me këtë zgjidhje, fuqitë evropiane evituan një konfl ikt evropian për shkak të Malit të Zi.

Natën e 7 majit, kur mendohej se vuajtjeve u kishte ardhur fundi, malazezët plaçkitën, e më pas i vunë zjarrin, Pazarit të Shkodrës. Dëmi ishte shumë i madh. Qindra dyqane, sidomos ato më të pasurat, të mbushura me drithë e pelhura u dogjën. Ai vuajti më shumë se çdo treg tjetër në Shqipëri pasojat e ngjarjeve politiko-luftarake, 1911-1913. Për shtatë muaj ishte ndërprerë çdo komunikim i qytetit me botën e jashtme dhe tregëtia ishte pezulluar krejtësisht. Rekuizimet e bëra, si nga osmanët e më pas nga malazezët, dëmtuan shumë tregëtarët e vegjël. Shumë prej tyre humbën një pjesë të mirë të pasurive të tyre. 18

Shkëlqimi i dikurshëm, që e kish bërë të njohur Pazarin në gjithë botën, u venit (Në fi llim të shek. XIX pazari më i rëndësishëm i vëndit ishte ai i Shkodrës që numëronte 2. 500 dyqane). 19Afro 400 dyqane pësuan dëme nga zjarri, 200 nga të cilat u rrënuan krejtësisht duke mbyllur aktivitetin e shumë tregëtarëve të vegjël e të mëdhenj. Në kështjellën e Rozafës ruheshin shumë antikitete të ndryshme, si topa të vjetër (Baba Hajdar, Ball-Jemes), fl amuj të kohës veneciane, çengela e shpata, mjete që kanë përdorur në rast ekzekutimi të të dënuarve. Të gjithë këto materiale historike u rrëmbyen.

Për dëmet dhe shkaktarët e vërtetë të grabitjes e të vënies së zjarrit është shprehur edhe gazetarja dhe etnologia e njohur Edith Durham. Ja si shkruan ajo: “Pazari qëndronte gjithmonë i mbyllur natën, pasi të gjithë, tregtarë e zejtarë, ktheheshin si zakonisht në qytet. Një natë maji ushtarët malazezë i vunë zjarrin pjesës më të pasur të tij. Ishte e pamundur të pengohej fl aka deri sa gjysma e pazarit u shkretue. Turma malazezësh, ofi cerë e ushtarë qeshnin kur dyqanxhinjtë afër zjarrit përpiqeshin të shpëtonin mallrat e tyre, pjesa më e madhe e të cilave ishte rrëmbyer prej malazezëve”. Më vonë, Edith Durham kish parë vetë se si shiteshin në pazaret e ndryshme të Malit të Zi, rrobat e vjedhura në Pazar të Shkodrës. 20

1. 2 SHKODRA NËN QEVERISJEN NDËRKOMBËTARE

Sipas propozimit të Ministrit të jashtëm britanik Edward Grey, një ditë pas pranimit nga ana e Malit të Zi për lënien e fatit të Shkodrës në duart e Fuqive, më 5 maj 1913, këto të fundit morën vendimin dhe instruktuan forcat ushtarako-detare respektive për të bërë përgatitjet për marrjen e Shkodrës. Gjithë admiralët e fl otave që kishin bllokuar bregdetin e Malit të Zi, morën udhëzime nga qeveritë e tyre për zbarkimin e detashmenteve ushtarake ndërkombëtare, që do të zinin vendin e trupave malazeze.

18 V. Duka, Qytetet e Shqipërisë në vitet 1912-1924, Tiranë: Toena 1997, f. 23. 19 Z. Shkodra, Qyteti Shqiptar gjatë Rilindjes Kombëtare, Akademia e Shkencave, Instituti i Historisë,

Tiranë. 8 Nëntori, 1984, f. 200. 20 Edith Durham, Th e struggle for Scutari, London, 1914, f. 228-229.

Page 30: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

29

Komisioni Ndërkombëtar i Admiralëve, duhej të sistemonte të gjitha modalitetet e tërheqjes së materialeve të luftës dhe detajet e tjera të evakuimit.

Meqë Mali i Zi, kishte në Shkodër rreth 10. 000 trupa dhe një material të konsiderueshëm ushtarak, evakuimi i tyre do të kërkonte deri në 5 ditë.

Marrja e Shkodrës në dorëzim do të kryhej nga një komision i përbërë prej ofi cerësh të caktuar prej komandantëve të fl otave dhe do të shoqërohej prej një detashmenti ndërkombëtar. U vendos që fuqitë ndërkombëtare do të mbeteshin në zotërim të qytetit të Shkodrës deri sa të organizohej një qeverisje autonome krahinore. 21

Mbërritja e forcave ndëkombëtare po pritej me padurim nga popullsia e qytetit, e cila ndodhej në kushte ankthi dhe pasigurie, për shkak të mungesës së një autoriteti shtetëror të qëndrueshëm dhe në pamundësi të bashkimit me shtetin e ri shqiptar.

Lëvizja e trupave ushtarake ndërkombëtare nga grykëderdhja e lumit Buna, fi lloi që në orët e hershme të mëngjesit, kur avullorja “Yolanda” me 250 trupat e saj iu drejtua Shkodrës. Më pas, në orën 6: 00 të atij mëngjesi, u nis trupi kryesor ushtarak i përbërë prej 500 ofi cerësh e ushtarësh me avulloren “Scutari”. I tërë ky formacion u plotësua me nisjen, në orën 8. 30 pasdreke, të Komisionit të Admiralëve me stafi n e vet, hipur në avulloren lumore “Mafalda”. Flamuj të shteteve respektive por edhe fl amuj të bardhë valëviteshin mbi këta anije.

Sipas përshkrimeve të nën- admiralit Cecil Burney, që ishte edhe komandant i Komisionit Ndërkombëtar të Admiralëve, udhëtimi i kësaj trupe nëpër Bunë, u përshëndet me manifestime gëzimi nga pala shqiptare.

Në Shkodër, tek ndërtesa e Doganës ku do të bëhej zbarkimi i Komisionit Ndërkombëtar, të gjithë konsujt e akredituar në qytet kishin dalë në pritje. Përballë Doganës një numër i madh banorësh ishin grumbulluar për të parë mbërritjen, ndërsa fëmijët të rrjeshtuar në kolona tundnin lulet. Sipas Burney, “sjellja e popullsisë shqiptare ishte korrekte”. Komisioni i ofi cerëve të fl otës ndërkombëtare që përfaqësonin Fuqitë e Mëdha, e mori në dorëzim Shkodrën më 14 maj 1913, në orën 2. 30 pasdreke. 22Ai u prit nga një ofi cer kryesor në shtabin e gjeneralit malazez.

Vendosja e kontrollit të Komisionit Ndërkombëtar të Admiralëve23 pas më shumë se gjashtë muajsh bombardimesh, e gjeti qytetin e Shkodrës në një situatë të shkatërruar, ekonomiko-fi nanciare, sociale dhe morale. Këto Fuqi sollën në Shkodër ushqime, ilaçe, infermierë etj. , por gjëndja ishte e rëndë. Qyteti nuk kishte asnjë lloj fondi për të përballuar shpenzimet e administratës, ndriçimin e rrugëve të qytetit, për të përballuar emergjencën shëndetësore dhe shërbime të tjera serioze. 24

Mbi të gjitha qyteti dilte nga një pushtim i tejzgjatur që kishte mbarsur në vetvete struktura institucionale krejt të pangjashme dhe të papranueshme për drejtimin e ri të qytetit të përfaqësuar nga Komisioni Ndërkombëtar i Admiralëve. Natyrisht që nuk ishte detyra e këtij Komisioni të çrrënjoste brënda një mandati të tillë të shkurtër atë që ishte ngritur në shekuj, por ama ky Komision do të riparonte aq sa mundësonte situata, për të rifi lluar një ecuri pak a shumë pozitive drejt vendosjes së ekuilibrave të një jete

21 R. Gurakuqi, Vendosja e Shkodrës nën kontrollin e autoriteteve ndërkombëtare, maj 1913-dhjetor 1913, “Shkodra në shekuj”, sem. IV, vëll. I, Shkodër: Rozafa 1, 2002, f. 217-237.

22 Po aty, f. 220. 23 Duhet të bëhet dallimi me Komisionin Ndërkombëtar të Kontrollit. 24 Sipas dokumenteve të Public Record Offi ce-P. R. O (pranë Departamentit të Historisë, Universiteti

“Luigj Gurakuqi” Shkodër), Foreign Offi ce- F. O. -371 1819, doc. No. 22724, Vice Admiral Mediterranean>Admiralty>Vice Admiral Burney, 11. 0701913.

Page 31: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

30

normale qytetare. Fillimisht u morën nën kontroll postëblloqet e qytetit. Sipas një plani paraprak,

qyteti u nda në rajone dhe seicili prej tyre do të kontrollohej prej trupave ushtarake të vendeve të ndryshme. Në mëngjesin e datës 15 maj fl amuri malazez u hoq dhe fl amujt e pesë Fuqive u ngritën mbi kështjellë. Me 20 maj, siç duket për të mos krijuar probleme me malazezët, Komisioni Ndërkombëtar i Admiralëve, mori vendimin për ndalimin e ngritjes së fl amurit shqiptar. 25

Problemi kryesor mbetej ai i gjetjes së fondeve për arkën bashkiake. Për këtë Komisioni instaloi një mbledhës të taksave doganore së bashku me një staf, që zëvëndësoi ofi cerët malazezë. Më pas u formua një komision shëndetësor i përbërë nga mjekë shkodranë dhe ata të misioneve të ndryshme të Kryqit të Kuq, të cilët vepronin ende në qytet. Këshilli Bashkiak ishte orientuar të fi llonte punën menjëherë për pastrimin e rrugëve dhe përmirësimin e ndriçimit. Paralelisht me këto, fi lluan përgatitjet për krijimin e një force të vogël policore krahinore të përbërë nga 20 vetë për të ushtruar autoritetin e Këshillit Bashkiak.

Për vënien në veprim të administratës problem përbënte gjetja e shumave të mjaftueshme monetare. U ra dakort me Bankën Otomane që vepronte në qytet për dhënien në avancë të një shume prej 1000 lira turke. Shuma do të shlyhej më pas nga të ardhurat e taksave doganore, kur tregëtia të rivendosej plotësisht.

Vlen të themi dy fjalë mbi qëndrimin e Austrisë në këtë moment të parë lirie për Shkodrën. Shkodra dhe hinterlandi i saj, qenë zona kryesore ku Austria ushtronte Protektoratin e Kultit, ndaj kishte bërë edhe investime të rëndësishme në arsim, kulturë, në institucionet e Kishës katolike. Vetë lënia e Shkodrës brënda Shqipërisë, ishte para së gjithash vepër e kësaj fuqie. Kësisoj, Austro-Hungaria, nëpërmjet përfaqësuesve të saj, bëri përpjekje që në fi llim të shpaloste ndikimin e saj në qytet. Por, ky qendrim i Austrisë binte ndesh me parimet mbi të cilat Fuqitë kishin vendosur pushtimin ndërkombëtar të qytetit dhe administrimin e mëtejshëm të tij. Austria bëri çmos të demonstronte, para se Konferenca e Ambasadorëve në Londër të merrte një vendim përfundimtar, se një qeverisje e kombinuar ndërkombëtar në një Shqipëri autonome ishte i papraktikueshëm, ndaj dhe bënte gjithçka ishte e mundur për ta paraqitur pushtimin ndërkombëtar të Shkodrës një dështim. 26

Gjithsesi pulsi i jetës fi lloi të rrahë me ritme më të shpejta nën qeverisjen ndërkombëtare. Pas një muaji të vendosjes së Komisionit Ndërkombëtar të Admiralëve, situata në qytetin e Shkodrës po jepte shënjat e përmirësimit. Shpresat për të rikuperuar çka ishte humbur nga muajt e rrethimit, u ringjallën. Situata fi nanciare pati një lloj rritjeje si rezultat i gjallërimit të aktivitetit tregtar dhe prodhues, vënies në funksion të sistemit doganor e gjyqësor dhe të administratës në përgjithësi.

Shkodra, e cila luante një rol të rëndësishëm si qëndër e tregëtisë tranzite (meqë këtu grumbulloheshin mallra që vinin nëpërmjet detit e prej këtej në rrugë liqenore ose karvanesh kalonin në Mal të Zi) zhvilloi një tregëti fi timprurëse. Vetëm në vitin1913 u sollën 10. 430 kv. mallra me vlerë 447. 358 korone. 27

25 Ky vendim mësohet indirekt nga një vendim që mban datën 11 korrik 1913 dhe bën fj alë për kërkesën e kundërt, atë të shfuqizimit të paraqitur këtë date nga përfaqsuesi austriak. P.R.O.F.O., 3711819 doc. No. 31973, Admiralty>Vice Admiral Burney, 11. 0701913.

26 P. R. O. F. O. 3717819 doc. No. 22971, Admiralty>Foreign Offi ce, Enclosure No. 3/1 Vice Admiral, Mediterranean>Admiralty, Scutary, 18. 05. 1913.

27 V. Duka, Qytetet e Shqipërisë në vitet 1912-1924, vep. përmend. , 1997, f. 33.

Page 32: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

31

Më 1913 pranë ndërtesave qeveritare e në rrugën kryesore u ngulën ca shtylla hekuri me lartësi 5-6 m, në të cilat u vëndosën llampa me gaz, që bënin një dritë pothuaj sa llampa elektrike. Nevoja e ngutshme për rindërtimin e banesave të shkatërruara dhe për përmirësimin e peisazhit urbanistik (që ishte dëmtuar rëndë), bëri që të krijohej një shoqëri ndërtuesish shkodranë, AEDES. 28 Me fi llimin e Luftës së Parë Botërore kjo shoqëri i ndërpreu punimet.

Një vëmëndje të veçantë ndërkombëtarët i kushtuan rikompozimit të marrëdhënieve ndërqytetare dhe vëndosjes së bazave të administrimit të përbashkët të bashkësisë qytetare nga të gjithë shkodranët. Me këtë synim, në qershor 1913, u ftuan të gjithë burrat më në zë, muhamedanë e të krishterë, nga qyteti dhe rrethinat, për t’u takuar me Burney-n. Atyre iu kërkua asistencë e bashkëpunim për themelimin e disa klubeve, si klubi social, klubi i gjimnastikës, i letërsisë, klubi ku do të mësoheshin gjuhët e huaja etj. Në këtë takim reagimi i parisë së Shkodrës ishte mjaft pozitiv.

Përpjekjet e qeverisë së Vlorës për të inkuadruar edhe Shkodrën brënda saj, nuk reshtën. Më 30 gusht 1913, në një letër që Luigj Gurakuqi i drejton Ismail Qemalit, theksohet se mbarë popullsia e Veriut do të mblidhet në Shkodrë ose në Lezhë, që t’i japin besën Qeverisë së Përkohshme: “Të gjithë kanë dëshirë për paq e për bashkim”. 29 Nga korespondenca e konsullit të Austro-Hungarisë me Vjenën mësojmë se Luigj Gurakuqi, që ndodhej në Romë, i kishte dorëzuar një memorandum Markezit San Xhuliano, ku bëhej fjalë, për të njohur në heshtje ose gjysëm zyrtarisht, qeverinë provizore të Vlorës, “e të favorizohej udhëtimi i Ismail Qemalit dhe i Preng Bib Dodës në Shkodër, të cilët dashkan që të bashkëpunojnë me komandantin e trupave internacionale në Shkodër”. 30 Në vazhdën e këtyre përpjekjeve është edhe telegrami që më 20 tetor 1913 Ismail Qemali i dërgon Klubit “Lidhja Kombëtare” në Shkodër, ku i fton të japin mendimin për marrëveshje e bashkim. 31

Hapësira shqiptare kontrollohej përgjithësisht nga autoritete të ndryshme politiko-ushtarake dhe forcat e ushtrive ballkanike vazhdonin të mbanin nën pushtim territore të caktuara shqiptare. Sikur dhe dihet, Fuqitë e Mëdha nuk e njohën qeverinë e Vlorës që drejtohej nga Ismail Qemali veçse si autoritet lokal, ashtu si edhe disa autoritete qeverisëse krahinore. Në vend të tyre ato morën gradualisht masa për ta shtrirë pushtetin e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit në të gjithë territorin e njohur prej shtetit të porsaformuar shqiptar.

Shkodra vazhdoi të ishte në qendër të këtij procesi, dhe një objekt rreth të cilit do të vazhdojnë të përplasen interesat e Fuqive. Më së pari Shkodra, do të jetë një prej qyteteve të para ku mendohej të instalohej Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit, jo vetëm se ishte qyteti më i madh i Shqipërisë, por edhe pse një prej detyrave të para të këtij Komisioni, do të ishte marrja në dorëzim e administrimit nga Komisioni Ndërkombëtar i Admiralëve.

Në shkëmbimin e pikëpamjeve mes Fuqive të Mëdha, kandidatura e Shkodrës nuk fi toi; me opinionin e shumicës u vendos që K.N.K. të instalohej në Vlorë.

Juridiksioni i këshillit municipal të Shkodrës kapte një rreze deri në 10 km. Ndërsa

28 “Taraboshi”, Shkodër 20-30 nëntor 1913, nr. 63, f. 3. 29 Ismail Qemali (përmbledhje dokumentash), Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shtetit, Tiranë,

“8 Nëntori”, faqe 314.30 AMH, Shkodër, Fondi DKAHSH, v. 1912-1913. Vj. 23. 1. 109, nr. 3936, Vjenë 24. 05. 1913. 31 Ismail Qemali (përmbledhje dokumentash), Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shtetit, Tiranë,

“8 Nëntori”, faqe 339.

Page 33: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

32

postin e guvernatorit të qytetit dhe të komandës së trupave ndërkombëtare pas Burneyt, e mori përkohësisht koloneli Philips. Komisionerët kishin rënë dakord në parim për caktimin e drejtëpërdrejtë të guvernatorit civil të Shkodrës nga K.N.K. Meqë diskutimet rreth kësaj fi gure po shtyheshin mjaft, kuptohet se një guvernator evropian i qytetit të Shkodrës, përfaqësues i një fuqie që nuk kishte interesa të drejtëpërdrejta në Shqipëri, përfaqsues i një vendi me demokraci të zhvilluar e me përvojë në ndërtim e një mënyrë të re dhe të ndryshme të administratës qeverisëse, përbënte zgjidhjen më optimale të mundshme në atë kohë, shansin e vetëm për një zhvillim fi llestar përparimtar të qytetit.

Në fund të vitit 1913, K.N.K. organizoi zgjedhjet e Bashkisë së Shkodrës. Ndërkombëtarët u treguan të kujdesshëm që të zgjedhurit të ishin njerëz me ndikim në radhët e popullsisë qytetare, të dy besimeve kryesore që ekzistonin.

Me rastin e mbushjes së vitit të parë të pavarësisë së Shqipërisë, Shkodra vendosi të festojë e të ngrejë fl amurin kuq e zi. “Guverna një herë ngurroi, -shkruante gazeta “Drita”, -por ma vonë e dha pëlqimin”. Populli u mblodh para Bashkisë së vjetër. Pesë Fuqitë e Mëdha dërguan nga një togë ushtarësh për të përshëndetur ngritjen e fl amurit. Trupi konsullor i vendit, me në krye guvernatorin Filips e kryetarin e Bashkisë Muharrem Gjylbegu, dolën në ballkonin e ndërtesës. Mes brohoritjesh: “Rroftë Shqypnija”, fl amuri u valëvit në ajër.

Me ndërkombëtarizimin e Shkodrës u vu re fenomeni i ndryshimit të emrave të rrugëve të qytetit. Siç dihet, pagëzimi i rrugëve me emra përkujtimorë ka rëndësi historike e politike. Tradicionalisht pushtuesit e huaj ndryshuan emrat e rrugëve, duke u munduar të lënë kështu gjurmët e tyre. Të njëjtën gjë bënë edhe Fuqitë e Mëdha. Në planin e qytetit të vitit 1914, hartuar prej organeve të forcave internacionale, shohim se vetëm emrat e xhamive e të kishave nuk kanë ndryshuar. Sipas “Plan von Scutari” gjejmë në vend të lagjes “Haslikaj”- “Rue Ernest Renan”; Rruga “Hadrej” shënohet “Rue Leon Gambeta”, e me radhë, “Rue Mossena”, “Rue Boelier”, “Rue Dorthmouth”, “Rue Internationale”, “Rue de admirals” etj. etj. Të njëjtin fat pësuan edhe emrat e sokaqeve të Pazarit, ato u caktuan me emra të huaj, ndoshta për të lehtësuar kontrollin mbi organet e tyre. 32

Veç këtyre fenomeneve negative, ndërkombëtarizimi i Shkodrës solli edhe mjaft anë të mira. Kështu tregëtia rifi toi sigurinë dhe po ecte me ritme të mira, jeta artistike dhe kulturore u gjallërua, korrektësia dhe serioziteti i marrjes së vendimeve dhe zbatimi i tyre nga ana e ndërkombëtarëve ishte një shkollë e mirë për vendësit në drejtim të përfi timit nga standardet e perëndimorëve. Kështu, kur u nënshkrua marrëveshja për riparimin e Urës së Bahçallekut, shoqëria fi tuese “Comerciale D’Oriente” duhej t’i mbaronte punimet 120 ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe për çdo ditë vonesë më tepër, parashikohej gjobë prej 50 napolonash.

Me inisiativën e Kolonelit Filips u hartua një projekt fi skal për Shkodrën dhe Veriun (nga fundi i shkurtit 1914). Ky projekt u kundërshtua nga klasa e tregëtarëve që nuk ishin dakord me tatimet e reja.

Ndërsa kuronte plagët e Luftës Ballkanike, popullsia shpresonte shumë që Shkodra të bëhej kryeqytet i Shqipërisë. Këtë shpresë ajo e lidhte jo vetëm me të qënit qyteti më i madh e më i populluar, por edhe me motive politike. Caktimi i Shkodrës kryeqytet, sipas saj do të ishte përgjigje mjaft e mirë për synimet serbo-malazeze. Bartës të kësaj ideje kishte jo vetëm në Shkodër. Kështu, në një telegram të Dedë Zogut prej Lezhe

32 H. Bushati, Shkodra dhe Motet, vëll. II, vep. përmend. , f. 246.

Page 34: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

33

thuhej: “Leshi dhe lokalitetet e varura prej tij, iu shpreh falënderimet Fuqive të Mëdha për dizenjimin e princit Vid si mbret të Shqipërisë, duke shfaqur lutjen…e dëshirën që Shkodra të zgjidhet për kryeqytet”. 33

Siç mësojmë nga gazeta “Besa Shqiptare” edhe qeveria e Vlorës ishte pro këtij projekti, madje Ismail Qemali, me anë të një telegrami, ia kishte konfi rmuar këtë parisë së Shkodrës. Një fakt i tillë mbështetet edhe nga dokumentet austro-hungareze, ku sipas një relacioni të Petroviçit, dërguar MPJ në Vjenë, duken hapur përpjekjet e Ismail Qemalit që të zgjidhet Shkodra si rezidencë për Princ Vidin. Për këtë ai i kishte shruar edhe një telegram shkodranëve. 34

Ndërsa imzot Serreqi (arqipeshkvi i qytetit në atë kohë) mbante qëndrim pritës për formimin e dërgimin e një delegacioni në Potsdam, konsulli austro-hungarez në Shkodër i raportonte kështu Vjenës: “.. ka fi lluar të ndihet një lloj pakënaqësie në rrethet katolike të këtueshme kundër arqipeshkvit, mbasi në bazë të lajmeve të gazetave, duke u vërejtur aktiviteti i Esat Pashës në Durrës për të meremetuar pallatin për princ Vidin, kanë frikë se ky hezitim ka për të dëmtuar plotësimin e dëshirës së banorëve të këtueshëm për të vënë Shkodrën kryeqytet të Shqipërisë”. 35Me 5 mars 1914, pas një metingu ku morën pjesë rreth 30. 000 vetë, iu dërgua një rezolutë Fuqive të Mëdha me 8 pika apo arsye pse Shkodra duhej të ishte kryeqytet.

Por, megjithë mitingjet e protestat e bëra, princi gjerman zgjodhi Durrësin për kryeqytet. Përpjekjet dhe shpresat e shumta që ushqenin banorët për caktimin e Shkodrës kryeqytet, patën anën e tyre pozitive në drejtim të gjallërimit të tregtisë së brëndshme. Fuqia blerëse ishte rritur qoftë nga stabilizimi deri diku i gjëndjes politike, qoftë nga vendosja e trupave të shumta ndërkombëtare. “Tregtarët shkodranë i mbushën depozitat e tyre me mallra dhe bënë porosi të mëdha tregtare në kohën kur u përhap ideja se Shkodra do të bëhej kryeqytet”. 36 Princi kundërshtoi me forcë, si prezantimin e parë në Shkodër, apo qëndrimin atje, për shkak të afërsisë së saj me kufi rin me Malin e Zi. 37 Shkodra gjithashtu, ishte sipas Vidit jo e përshtatshme, pasi aty kishte: fi se të trazuara që refuzonin të bëheshin malazeze, me të cilat do të ishte e pamundur të arrinte të negocionte në mënyrë të kënaqshme, qysh prej fi llimit. 38

Ndërkohë tregtia nëpërmjet skelave më 1914, arriti në 7. 169. 294 franga ari; kështu Shkodra vazhdonte të luante rolin kryesor përsa i përket tregtisë. Padyshim, një nga ngjarjet madhore, gjatë qeverisjes ndërkombëtare ishte ngritja në kalanë e Rozafës, e fl amurit kombëtar. Revista “Hylli i Dritës” e përshkruan kështu atë ditë: “... mija e mija vetësh hin n’ Shkodër, për me kremtue at ditë t’lumnueme... vargu i njerzve mrrite prej Fushës Çelës deri n’Kala pa u këput aspak..”. 39 Edhe gazeta “Drita” e komentonte gjatë këtë ngjarje historike: “ në Rozafat mungonte fl amuri i Shqipnis. Me anën e Bashkisë u organizuen mitingje e u bane lutje;mbas sa kohe u dha pëlqimi... I madh e i vogël, burra e gra, bashkë me fëmijët e shkollave iu veshën Rozafatit; gjithë

33 AMH, Shkodër, Fondi DKAHSH, v. 1912-1913, radiogramë shifër nr. 3405, Vj. 23. 4. 453, Shkodër 23 dhjetor 1913. Si dhe AMH, Shkodër, Fondi DKAHSH, v. 1914, Vj. 24. 8. 889, 14 janar 1914.

34 Ismail Qemali (përmbledhje dokumentash), Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shtetit, Tiranë, “8 Nëntori”, faqe 371.

35 AMH, Shkodër, Fondi DKAHSH, v. 1912-1913. Vj. 43. 4. 465, nr. 582, Shkodër 30 dhjetor 1913. 36 V. Duka, Qytetet e Shqipërisë në vitet 1912-1924, vep. e përmendur, f. 31. 37 V.Duka, Dokumente britanike për Shqipërinë dhe shqiptarët (janar-dhjetor 1914) II, botimet Toena,

Tiranë 2012, f.53. 38 Po aty, f.76.39 “Hylli i Dritës”, Shkodër, vj. I, prill 1914, nr. 7, f. 227.

Page 35: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

34

populli bashkë me autoritetet civile e ushtarake ishin të rreshtuem para vendit ku do të ngrihej fl amuri... Guvernatori i Shkodrës e mbaron fjalimin tue thanë: “Shqiptarë na kemi ardhun në këtë vend si miq e si mbrojtës të atdheut tuej. Shqipria asht shteti ma i ri në Evropë, i njoftun zyrtarisht prej gjithë shteteve të botës. Flamuri që ngrihet sot asht i garantuem prej të gjitha Fuqive të Mëdha. Këtë fl amur nuk ka fuqi kërkush t’a losë vendit”.

Që nga muaji maj e në vazhdim u bënë përpjekje nga ana e ndërkombëtarëve për të realizuar gradualisht organizimin e administratës shqiptare mbi baza nacionale shqiptare. 40 Për mënyrën si do të bëhej ky organizim, si do të organizohej ndarja e pushteteve administrative dhe ushtarake, për rolin që do të luanin paskëtaj forcat ndërkombëtare, sipas dokumenteve të konsullatës austro-hungareze të Shkodrës, vërehet se vetë këto forca të Komisionit Ndërkombëtar, ishin krejt të paqarta. 41

Gjatë gjithë muajit korrik, koloneli Filips ka diskutuar para trupit konsullor për projektin e krijimit të një force ushtarake shqiptare. Sipas këtij projekti, trupat shqiptare do të formoheshin nga 5 batalione shqiptarësh (çdo batalion do të përbëhej nga 50-100 vetë). 42 Ofi cerët ndërkombëtarë do të ngarkoheshin në stërvitjen dhe përgatitjen e këtyre forcave.

Megjithatë, situata politike ndërkombëtare bëri që ngjarjet të rrokulliseshin shpejt. Lufta e Parë Botërore ishte konfi guruar, ndaj ishte e vështirë të mendohej një administrim i Shkodrës, si një pjesë e Shqipërisë së neutralizuar, nga konsujt e Fuqive të Mëdha, shumica e të cilëve ishin në luftë njeri me tjetrin.

Kështu me 1 gusht u imbarkua detashmenti austro-hungarez; me 8 gusht detashmenti francez, e me radhë.

Me largimin e detashmenteve ushtarake për shkak të situatës që do të krijohej, fi lluan të merreshin masa urgjente, si nga paria vendase, ashtu edhe nga përfaqësitë konsullore, për të siguruar ruajtjen e rendit e të rregullit, si dhe qytetin.

Situata paraqitej e komplikuar sepse bashkë me detashmentet ushtarake do të largoheshin nga detyra edhe mjaft ofi cerë drejtues, shefa, drejtori i burgut, kontrollorë, drejtues të xhandarmërisë e të policisë etj.

Konsullata austro-hungareze në Shkodër i raportonte kështu kontit Berhtold: “Administrata dhe drejtësia kanë për të vuajtur prej kësaj dhe kanë për të pasur një ç’organizim të ndjeshëm kur nuk u muarën masa që në fi llim për një nacionalizim të administratës së Shkodrës”. 43

Shtatori i vitit 1914 e gjeti Shkodrën me këshillin administrativ lokal të formuar, me një mal me probleme e një varg sfi dash, që dilnin para banorëve të këtij qyteti.

Sipas analizës së mësipërme, mund të konkludojmë se vitet 1912-1914 ishin ndër më të vështirat në historinë e këtij qyteti. Ato vite mbartin në vetvete suksese dhe revanshe. Në aspektin politik, suksesi më i madh ishte mbetja e Shkodrës brënda kufi jve të Shqipërisë. Në aspektin e zhvillimit ekonomik, të rolit ekonomik të saj, Shkodra njohu një rënie, sidomos në tregëti, por megjithatë ajo vazhdoi të ishte qyteti më i madh e më i populluar i Shqipërisë, e po shkonte drejt stabilizimit.

Zhvillimi i Shkodrës me ritme të ngadalshme lidhet me një sërë faktorësh objektivë e subjektivë, të brëndshëm e të jashtëm. Në kushtet e stuhive politike që përfshinë

40 AMH, Shkodër, Fondi DKAHSH, v. 1914. Vj. 24. 10. 1036, nr. 91/p, f. 106. 41 AMH, Shkodër, Fondi DKAHSH, v. 1914. Vj. 24. 10. 1039, nr. 277, f. 110-111. 42 AMH, Shkodër, Fondi: DKAHSH, v. 1914, f. 45, 47-48. 43 AMH, Shkodër, Fondi: DKAHSH, v. 1914, Vj. 24. 3. 364, nr. 168/p, f. 20.

Page 36: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

35

Ballkanin, sigurisht që ato u bënë pengesë e s’mund të pritej më mirë. Sidoqoftë, vendosja e Kontrollit Ndërkombëtar në Shkodër dhe në Shqipëri, sipas

mendimit tonë, përbënte një zhvillim pozitiv, një hap të rëndësishëm në shkëputjen me të kaluarën, një garanci për forcat e brëndshme përparimtare ende të dobëta, dhe për vetë procesin e ri mëvetsues dhe qytetërues që do të duhej të kalonte shteti i ri shqiptar.

1. 3. SHKODRA PËRGJATË LUFTËS SË PARË BOTËRORE

Për pak kohë, mbas tërheqjes së forcave ndërkombëtare, qytetin e administroi nënkoloneli italian Viliani, e me largimin e tij mbeti nën kontrollin e konsujve. 44 Së bashku me këshillin e konsujve, vepronte edhe Komisioni Qeveritar i qytetit, në përbërje të të cilit ishin 6 përfaqsues myslimanë e 6 të besimit katolik. Ata përfaqësonin personalitete të spikatura të qytetit, në fushën politike e shoqërore, mbiemra të shquar nga paria e Shkodrës si: Preng Pasha, Sylço Bushati, Shuk Serreqi, Muharrem Kazazi, Shan Deda, Isuf Golemi, Filip Kraja, Myrto Llazani, Ndoc Çoba, Haxhi Hafi zi, Alush Lohja. 45 I tërë ky staf, me aq sa qe e mundur në atë situatë tejet të rënduar, u përpoq ta mbajë jetën e Shkodrës në një gjendje deri diku të pranueshme.

Fillimi i Luftës së Parë Botërore e gjeti Shqipërinë në përgjithësi dhe Shkodrën në veçanti, në një gjendje të vështirë e të turbullt. Ajo i ngjante një lëmshi ngatërresash, fi jet e të cilit shkonin nëpër disa kryeqytete të shteteve ndërluftuese, e në mënyrë të veçantë, fi je dyfi she shkonin në Cetinë, Romë, Vienë.

Aspirata e vjetër e mbretit Nikolla të Malit të Zi, “ëndrra e tij e shënjtë e gjithë jetës”, Shkodra, bëri që ai të nisë drejt saj forcat më të zgjedhura ushtarake, anipse ato ishin aq të domosdoshme në frontin kundër Austro-Hungarisë. Kur tre vendet fqinje (Greqia, Italia e Serbia) i kishin shkelur vendimet e Londrës për Shqipërinë, edhe shteti i vogël malazez, vendosi të merrte pjesën që “i takonte”. 46 Me gjithë statusin e veçantë të administrimit ndërkombëtar që gëzonte Shkodra, pas një rrethimi disaditor, ajo u pushtua nga malazezët me 27 qershor 1915. Mbreti Nikolla deklaroi se ishin shkodranët që i kishin kërkuar të futej në qytet. Në të vërtetë, disa ditë më parë shkodranët i drejtuan një thirrje Eduard Grejit, ministrit të jashtëm anglez ku i luteshin t’i mbronte nga hordhia e padisiplinuar malazeze që po turrej mbi ta. 47 Natyrisht që administrimi i qytetit nga Këshilli i Konsujve në të cilin përfaqësoheshin shtetet e dy grupimeve tashmë në luftë njeri me tjetrin, ndikoi që popullsia e mbetur pa ndonjë drejtim dhe e pakthjellët për çka po ndodhte, të mos organizonte dot qëndresë të armatosur ndaj agresorëve. Gazeta “Populli” që dilte në Shkodër shprehej: “ Një popull i pakrye, i parregull e organizim, i patop e mitraloz, i pambrojtje e mbështetje, i ngatërruem me propaganda gjithfarësh, s’mund t’i qëndronte një ushtrie të rregullt”. 48Puna e parë që bënë malazezët, ishte marrja e armëve popullatës shqiptare, pastaj përpiqeshin të vendosnin administratën e tyre. 49Ata vendosën menjëherë regjimin e tyre civil të pushtimit, me në krye një

44 Shqipëria e ilustrueme, kalendar i vitit 1928, Shkodër. 45 Sejfi Vllamasi, Ballafaqime politike në Shqipëri (1897-1942), Tiranë: 1995, f. 93. 46 Historia e Popullit Shqipëtar III, Periudha e Pavarësisë, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Toena,

Tiranë 2007, f. 81. 47 V. Duka, Histori e Shqipërisë, 1912-2000, “Kristalina-KH”, Tiranë 2007, f. 8648 “Populli”, Shkodër, nr. 93, 30 qershor 1915. 49 Xh. Repishti, Luft a për mbrojtjen e Shkodrës në vitet 1918-1920, Shkodër, Camaj-Pipa, 1998.

Page 37: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

36

guvernator malazez. Regjimi ndërkombëtar i Shkodrës, i përfaqësuar nga Këshilli i Konsujve, pushoi së funksionuari si i tillë. 50

Në kuadrin e masave të rrepta që pushtuesi mori për shtypjen e lëvizjes kombëtare e qëndresës së armatosur në vend, duhen parë edhe zëvendësimi i fl amurit kombëtar me atë malazes, mbyllja e klubit “Lidhja Kombëtare”, 51 ndalimi i shtypjes së gazetës “Populli” dhe “Lidhja Kombëtare”, të cilat me luftën e tyre përmes faqeve të këtyre organeve, ishin kthyer në tribuna të mendimit më të përparuar patriotik, idetë e të cilave për pavarësinë kombëtare e moscopëtimin e Shqipërisë, shkonin në kah të kundërt me synimet e pushtuesit. Edhe lejimi i gazetës së Ndoc Nikës “Besa Shqyptare” u bë me një sërë kushtëzimesh. Së pari, iu ndërrua titulli, u quajt “Zani i Shkodrës”52, e së dyti, gjatë gjithë pushtimit malazez ajo jepte njoftime të pushtuesit pa mundur të bëjë ndonjë shërbim kombëtar. Në qytet fi lloi një valë arrestimesh, ndjekjesh, internimesh e vrasjesh të aktivistëve të lëvizjes atdhetare shqiptare. Shkodra që ishte në këtë kohë qyteti ku kishin gjetur strehë fi gura të njohura politike e atdhetare nga gjithë Shqipëria, ishte kthyer në një qendër të lëvizjes mbarëkombëtare, në një kryeqytet politik të vendit. 53 Shumë prej këtyre patriotëve ranë prè e ndëshkimeve ekstreme. Ndër të internuarit ishin Luigj Gurakuqi, Sotir Peci, Aqif pashë Elbasani, Eshref Frashëri etj. U pushkatuan në verën e 1915 Mehmet Shpendi, Çerçiz Topulli e Mustafa Qulli, për të vijuar me vrasjen në Podgoricë, në janar 1916, të Isa Boletinit me djemtë e tij dhe disa përkrahës.

Përveç këtyre ndëshkimeve u morën edhe masa për t’i dhënë administratës së tyre pamje civile. Në të gjitha hallkat e administratës u vëndosën njerëz të ardhur nga Mali i Zi si dhe u ndërruan anëtarët e Këshillit Bashkiak. 54 Në shërbim të synimit për të realizuar shfrytëzimin ekonomik të Shkodrës, u vendos kursi i monedhës që i caktonte një vlerë shumë të lartë, tërësisht fallso koronës së Malit të Zi, çka ishte krejt jashtë realitetit dhe nuk u prit mirë nga tregëtarët e shitësit. Gjoba të shumta u vendosën për ata që nuk pranonin pererat (monedhën malazeze) dhe u kërcënuan se do t’i kalonin gjyqit të shtetrrethimit. 55 Kjo politikë e grabitjes fi nanciare nga Mali i Zi, solli rritjen e çmimeve, duke u bërë një barrë e rëndë për popullsinë.

Të nxitur e të mbështetur nga Cetina, shumë nënshtetas malazezë erdhën në Shkodër për një veprimtari të mirëfi lltë ekonomike; kështu një malazez bleu taksat e bashkisë, të tjerë hapën zyra avokatore. 56Më së miri gjendjen kritike në të cilën ndodhej Shkodra, na e bën të ditur shtypi lokal që jep ato ditë këto komente: “Mungesa

50 Historia e Popullit Shqipëtar III, vep. e përmend. , f. 82. 51 Klubi “Lidhja Kombëtare” ishte krijuar në Shkodër në 1913. Ai kishte në përbërje të tij elementë

patriotikë nga të dy besimeve dhe erdhi duke e rritur frymën e shëndoshë kombëtare qoft ë me mbledhej e protesta, qoft ë nëpërmjet organit ttij “Lidhja Kombëtare”.

52 Emërtimi “Zani i Shkodrës” shkonte në analogji me gazetën që dilte në Mal të Zi “Glas Crnegore” (Zëri i Malit të Zi), kështu edhe zhvishej nga elementët tipikë kombëtar të titullit fi llestar siç qe “Besa Shqiptare”. (Xh. Repishti, Luft a për mbrojtjen e Shkodrësn në vitet 1918-1920, vep. e përmend. , f. 27)

53 Nikolla Ivanaj jep këtë renditje për fi gurat politike në Shkodër: “Preng Bibdod -pasha, prijës i Mirditës, Aqif Pashë Biçakçiu i Elbasanit, Lef Nosi, Mehmet Pashë Derhalla i Tetovës, Kara-Sait Pasha Kosova, Sotir Peci, Idhomene Kosturi, Isa Boletini, Bajram Curri, Rrok e Luigj Berisha, Çerçiz Topulli me vllazni, Mustafa Qulli, Rexhep Mitrovica, Bedri Pojani, Qerim Begolli, Sejfi Vllamasi, Koço Kota, Fejzi Alizoti, Vesel Efendia, Kadija i Gjirokastrës, Kristo Floqi, Sali Nivica, Mustafa Pipa, Ilija Koto, Duro Guri, etj”.

54 “Populli”, Shkodër, dt 29. 06. 1915. 55 “Besa Shqyptare”, Shkodër, dt. 06. 07. 1915. 56 Xh. Repishti, Luft a për mbrojtjen e Shkodrës në vitet 1918-1920, vep e përmend. , f. 31

Page 38: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

37

e bukës ma e randë se në kohë të rrethimit”57, “Shumë familje binë e çohen pa bukë”58, “Nuk gjendet asgja në dugajë”59, “Asht gjithë ky niri pa punë, po nuk gjen punë”60. As “Shkolla Popullore”, e para dhe e vetmja me nxënës të besimeve të ndryshme, nuk u shpëtoi masave të pushtuesit. Ato vunë të detyrueshme gjuhën serbe në këtë shkollë.

Edhe pse jashtë çdo logjike, i dehur nga ethet e shovinizmit, Mali i Zi, përdori metoda tipike koloniale, për ta bërë fakt të kryer aneksimin e Shkodrës. Gjithësesi e tërë kjo politikë e egër dështoi përballë besimit e vetëdijes së lartë kombëtare që ekzistonte në popull se “Shkodra është shqiptare e do të jetë gjithmonë shqiptare”. 61

Afrimi i ushtrive austriake në kufi të Shkodrës, zgjoi shpresat e shkodranëve për liri nga sundimi i urryer malazez. Të bindur, nga sa kishin provuar, mbi synimet aneksioniste të Malit të Zi, popullsia e Shkodrës po e priste me padurim ndryshimin e situatës, edhe pse kjo do të thoshte të prisje një pushtues të ri. Para se të vinin në Shqipëri, austriakët nxorën një shpallje ku deklaronin se vinin në Shqipëri vetëm për të dëbuar serbët dhe italianët dhe u bënin thirrje shqiptarëve, të krishterë dhe myslimanë, të bashkoheshin me ta. 62

Krahasuar me pushtuesin malazez, ato austro-hungarezë hynin në Shkodër me një “kapital” mjaft pozitiv, lidhur kjo me kontributin e madh që Austria dha në Konferencën e Ambasadorëve në Londër (1912-1913) si arkitektja kryesore e krijimit të shtetit shqiptar dhe mbrojtëse e qytetit të Shkodrës, por edhe investimet e mëdha në kuadrin e Kultusprotektoratit, ku pika kyçe dhe kryesore kishte qënë Shkodra. Vjena u përpoq të “vilte” përfi timet politike nga kjo atmosferë e favorshme ndaj saj, që fi llimisht dha disa suksese për të. 63

Hyrja e austriakëve në Shkodër, më 23 janar 1916 u shoqërua me një jehonë gëzimi e entuziasmi jashtëzakonisht të madh, pa dallim feje e përkatësie. 64 Që me datën 21 guvernatori i Shkodrës Bozho Petroviqi i kishte kaluar administrimin e vendit Kryetarit të Bashkisë, Muharrem Gjylbegu, ndërsa komandanti i xhandarmërisë major Malo Beg Bushati u vendos në krye të pushtetit ekzekutiv.

Sipas organizimit të ri që i bëri administratës civile të vendit, monarkia dualiste krijoi katër distrikte, një prej tyre ishte Shkodra dhe periferia e saj. Ajo u caktua qendër administrative e gjithë zonës së pushtimit austro-hungarez, ku u vendos edhe Komanda e Korparmatës XIX me kryekomandant IgnacTrollman. Pushtuesi ngriti edhe një administratë civile të përbërë nga shqiptarë, por kjo do të ishte nën vartësinë dhe kontrollin total të Komandës Ushtarake. Në përbërje të kësaj administrate u ngritën tri drejtori: Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit, drejtuar nga Luigj Gurakuqi; Drejtoria e

57 “Populli”, Shkodër, dt 2. 07. 1915. 58 “Besa Shqyptare”, Shkodër, 13. 07. 1915. 59 Po aty, dt. 15. 07. 191560 “Zani i Shkodres”, Shkodër, dt 7. 11. 191561 Në dhjetëditëshin e fundit të janarit 1916, një vëzhgues nga Shkodra raportonte: “Një shqiptar

i madh nga trupi shkonte kaluar nga Pazari në qytet e thonte gjithnjë duke përsëritur: ‘Shkodra është shqiptare e do të jetë gjithmonë shqiptare’” (Xh. Repishti, vep. e përmend. , f. 32)

62 V. Duka, Historia e Shqipërisë, 1912-2000, vep. e përmend. , f. 90. 63 Muin Çami, Hyrja në Shqipëri e pushtuesve austro-hungarezë dhe qëndrimi i Lëvizjes Kombëtare

Shqiptare, “Studime historike”, n. 2, v. 1976, f. 45. 64 Ndikoi mjaft në këtë atmosferë edhe thirrja që i drejtuan shqiptarëve, fi gura të shquara politike

si Luigj Gurakuqi, Aqif Pashë Elbasani, Preng Bib Doda, Hasan Prishtina, Fejzi Alizoti etj, ku i kërkohej t’i prisnin austro-hungarezët si “rojtës dhe çlirimtarë” pasi këta kishin “mbrojtur në çdo rast qënien... dhe të drejtat e shënjta të kombësisë sonë”. (Historia e Popullit Shqiptar III, vep. e përmend. f. 84).

Page 39: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

38

Financave, drejtuar nga Fejzi Alizoti; Drejtoria e Drejtësisë, drejtuar nga Avni Dabulla. Përparësi i dha pushtuesi, drejtorisë së fi nancës për të grumbulluar para për maqinën e luftës, prandaj drejtori i fi nancave drejtonte mbledhjet e drejtorëve. 65 Në qytet u ngritën xhandarmëria vëndase, zyrat e gjyqit, të doganës, të tatimeve, të kadastrës, të Këshillit të Lartë të Sheriatit. Secila zyrë punonte nën mbikqyrjen e një ofi ceri austro-hungarez.

Në prillin e vitit 1916, me funksionin e Komisarit Civil të Ministrisë së Punëve të Jashtme, u atashua pranë kryekomandës, konsulli i përgjithshëm austriak në Shkodër, August Ritter von Kral. Ai kishte nën juridiksionin e vet problemet civile si ato të kultit, të sheriatit, të arsimit, të nëpunësve, të bankës etj. A. Kral ishte njohës i mirë i problemeve shqiptare, i zakoneve, traditave të popullit tonë dhe luajti një rol me rëndësi në zbatimin e politikës arsimore në zonën e pushtimit. 66 Ndihma e tij në drejtim të organizimit të sistemit arsimor dhe të administratës shqiptare është e vyer. Duke besuar në aftësitë e personaliteteve shqiptare ai “... jo rrallë u la fushë të lirë veprimi”. 67 Gjithsesi të drejtën e marrjes së vendimeve përfunditare, si për emërime, shkarkime, ndëshkime disiplinore, shpërngulje e pushime nga puna e kishte vetëm Komanda ushtarake. 68 Shpesh ndodhi që pikëpamjet e Kral, si përfaqsues i Ministrisë së Jashtme Austro-Hungareze, dhe Komandës Ushtarake të Vjenës, të mos ishin në unison. Veprimet e ashpra të ushtarakëve austro-hungarezë dhe rruga që po ndiqte Komanda e Korpusit XIX që niseshin “nga teza se janë në një vend të pushtuar e mund të veprojnë sipas dëshirës së tyre”69 shikoheshin nga A. Kral si të rrezikshme, për punën e bërë prej shumë vitesh nga Perandoria. Kështu, si përfaqsues i një dikasteri që ushqente iluzione të mëdha në këtë drejtim, ai e vlerësonte rrugën e ushtarakëve me rrjedhime të dëmshme, çka nuk mund të bënte për vete shqiptarët.

Austriakët, duke e gjykuar Shqipërinë, aq më tepër Shkodrën, si pronë të tyre, fi lluan të përdornin metoda e praktika të një nënshtrimi defi nitiv të shqiptarëve. Sundimi austro-hungarez fi lloi të marrë ngjyrat e një diktature ushtarake. 70 Gjithsesi, për të shmangur reagimet e vendasve, në kuadrin e dhënies së autonomisë kulturore kombëtare që u kishin dhënë edhe popujve të tjerë të Perandorisë shumëkombëshe, ato i njohën disa të drejta e liri. U lejua ngritja e fl amurit shqiptar, 71 u lejua të festoheshin me ceremoni të lira e të plota festat dhe datat e rëndësishme përkujtimore si 28 nëntori, përvjetori i Skënderbeut, u lejua vendosja ndër zyra e portretit të Skënderbeut, krahas atij të perandorit austro-hungarez. Mbi të gjitha u hapën në Shkodër shkolla në gjuhën shqipe me mësues shkodranë, u hapën kurse normaleje arsimtarësh, u formua “Komisia

65 Xh. Repishti, Luft a për mbrojtjen e Shkodrës në vitet 1918-1920, vep. e përmend. , f. 35. 66 V. Hoti, Luigj Gurakuqi, për shkollën shqipedhe arsimin kombëtar, Shkodër: Camaj-Pipa, 2002, f.

194. 67 Ilir Kanini, Arsimi në Shqipëri në vitet e Luft ës së Parë Botërore (zona e pushtimit austro-hungarez),

Tiranë 2001, f. 27. 68 AMH, Shkodër, Fondi Pushtimi austriak, dosja nr. 2, Shkresë e Luigj Gurakuqit, nr. 171/III, janar

1918. 69 Raportim i konsullit Kral për Ministrin e Punëve të Jashtme, Baronin Stefan Burian, Vjenë, dt. 25.

05. 1916, sipas Xh. Repishti, vep. e përmend. , f. 36. 70 Nëpër rrugët e qytetit, në kthesa e në pemë u vendosën shpallje me kërcënime më të rrepta të

ligjeve ushtarake. 71 Fan Noli, shkroi nëdisa numra në gazetën “Dielli” mbi çështjen e ngritjes së fl amurit shqiptar

në Shkodër. (dt. 29. 01. 1916, dt. 30. 03. 1916). “Një gjë na çudit, -shkruan Fan Noli, -Shkodra ra të hënën që shkoi në duart e austriakëve. Në qoft ëse Austria ngriti në Shkodër afër fl amurit të saj edhe fl amurin tonë, përse la të shkojnë kaq ditë pa na lajmëruar një ngjarje të tillë, që ka rëndësi kryesorew për botën shqiptare”.

Page 40: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

39

Letrare” për lëvrimin e gjuhës shqipe, u mbështetën botimet e librave dhe gazetave në gjuhën shqipe, studentë shqiptarë u dërguan në shkollat austriake etj. Një tjetër drejtim ku u ndje kontributi i austriakëve ishte ai i ndërtimit të rrugëve të reja, shtrimit të atyre ekzistuese nga rrugë kalldremesh në rruge-shosè, ndërtimi i dekovilit dhe disa vepra të tjera urbanizimi. Është e vërtetë që shumë prej këtyre ndërtimeve e riparimeve bëheshin me qëllimin primar plotësimin e nevojave të luftës, por “.. në fund të fundit ato shënuan një kontribut serioz për rimëkëmbjen e infrastrukturës rrugore në Shqipëri”. 72 Gazeta “Posta e Shqypniës” që dilte në atë kohë në dy gjuhë, në Shkodër shkruante se Austro-Hungaria “ ç’me ditë që vuni kambë n’Shqypnië, kujdesi ma i parë i saj kje t’çilunit e rrugëve, e porosia ma e forta kje, t’hapunit e shkollave”73 Vlerësime pozitive japin bashkëkohësit e atyre viteve, veçanërisht në drejtim të progresit të elementit mysliman të qytetit të Shkodrës. Hamdi Bushati jep këtë gjykim: “Myslimanëve të Shkodrës, më të prapambetur, përveç të tjerave edhe në degën e tregtisë, iu hapën sytë, me një horizont të ri në pikëpamje të fi timit, iu ngjall interesimi për tregtinë, lanë mbanësh shërbimin zyrtar. Myslimani shkodran preferoi të ndiqte rrugët e Vjenës e të Hungarisë, ndonëse “me krye në gërshanë” nga zhvillimi i luftimeve. Edhe nga ana social-kulturore ky faktor ndikoi mirë për myslimanin, i cili ra në kontakt me Evropën, qytetërimin dhe kulturën e saj dhe kështu i lindi dëshira të sillte atë frymë këtu dhe të ndryshonte mentalitetin e vjetër anadollak ngarkuar me zakone e paragjykime”. 74 Pavarësisht nga konsideratat politike e ushtarake, kjo periudhë e shkurtër për Shkodrën qe një nxitje zgjimi për popullsinë e këtij qyteti.

Sa i takon situatës ekonomike te qytetit, duhet theksuar se pushtimi u shoqërua me pasoja të rënda në drejtim të gjendjes dhe jetës ekonomike që u vështirësua së tepërmi. Kushtet e luftës dhe dislokimi i trupave të shumta ndikuan negativisht. Politika e grabitjes sistematike ekonomike, fi nanciare e tatimore rriti reagimin popullor që në fazën fi llestare u shfaq nëpërmjet ankesave, për të kaluar më pas në forma më të organizuara protestash masive. Këtij realiti i bëri jehonë “Posta e Shypniës” e cila përshkruante duart që zgjateshin drejt furrave të bukës, njerëzit që shtyheshin e ziheshin, e përgjigjia ishte “s’ka bukë”75. Konsulli Kral nëpërmjet një raporti tepër sekret theksonte: “Që nga ardhja jonë na mbytën ankesat”76. Në vijimësi ai raportonte tek funksionarët më të lartë se “Qarjet dhe ankimet e popullit shqiptar, sidomos asaj të Shkodrës dhe të rrethit të saj, kishin marrë formën e një lumi, që vinte duke u fryrë”77. Gjendja shqetësuese detyroi pushtuesit të gjenin forma për ta zbutur atë. Mbasi dështuan në ndihmën që i kërkuan parisë së qytetit për të ndihmuar të vobektit, ata u detyruan të merrnin masa të menjëhershme për ndryshimin e situatës. 78Bashkia e qytetit fi lloi të ushqente rreth 1365 vetë që po vdisnin urie me një ushqim minimal prej rreth 300 gr bukë, ndërsa 6300 të tjerëve ua shiste misrin me çmim të ulët. sepse përndryshe edhe ata rrezikoheshin prej urisë. 79

72 V. Duka, Histori e Shqipërisë, 1912-2000, vep. e përmend. , f. 94. 73 “Posta e Shqypniës”, Shkodër, nr. 2, dt. 9 dhetuer 1916, fq. 1-2. Udha që do të ndjekim. 74 H. Bushati, Shkodra dhe Motet, vëll. II, vep. përmend. , f. 360. 75 “Posta e Shqypniës”, Shkodër, nr. 7, dt. 30 dhjetor 1916, f. 1. 76 AMH, Shkodër, Fondi Raporte të Konsullatës së Përgjithshme Austro-Hungareze në Shkodër

drejtuar M. P. J. në Vjenë mbi gjendjen politike, ekonomike e shoqërore në Shkodër në vitin 1916, Vj. 26. 9. 986, Shkodër, më 2 mars 1916, telegram Nr. 2585, f. 112.

77 Xh. Repishti, vep. e përmend. f. 37. 78 Shih V. Duka, Qytetet e Shqipërisë në vitet 1912-1924, vep. e përmend. , f. 44. 79 V. Duka, Qytetet e Shqipërisë në vitet 1912-1924, vep. e përmend. , f. 44.

Page 41: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

40

Pakënaqësia e qytetarëve u shpreh me 14 prill 1916, me formën e saj tipike, mbylljen e Pazarit. Qytetarët u grumbulluan tek Xhamia Plakë80 dhe hartuan një memorandum proteste që ia dorëzuan August Kral-it dhe komandantit të qytetit, gjeneralit Drihtl. Pasi jepeshin arsyet e pakënaqësisë, në memorandum shtroheshin 6 pika si vendime e kërkesa bashkë. 81Shqetësuese për shkodranët ishte urdhëri i okupatorëve për të vënë shqiptarët nën disiplinën ushtarake të stërvitjes, me synimin për ta dërguar atë në frontin e luftës. Fillimisht, me lloj lloj premtimesh u mendua se shqiptarët do të shkonin vullnetarisht në ushtri. Kur u pa qartë se shqiptarët e bojkotuan këtë e nuk po paraqiteshin në sheshet e stërvitjes, u vendos të shpallej proklamata për të shkuar ushtar. Në memorandum shtrohej me shqetësim të madh problemi i okupimit të banesave “për t’u strehuar përdhunisht ushtarë”82 gjë që u prit keq në popull. Zënia nga ushtarët e kullave dhe depozitave të barit, për të strehuar kafshët e tyre, cënoi ekonominë e brishtë të shumë familjeve. 83 Lufta e Perandorisë Habsburgase ishte e huaj për shkodranët. Ato që kishin sakrifi kuar aq shumë në luftë për mbrojtjen e qytetit të tyre, e shihnin krejt jashtë arsyes të derdhnin gjakun e bijve të vet në frontet e Austrisë. Nga ana tjetër, pushtimi austriak konsiderohej kalimtar, dhe objektivi i forcave qytetare ishte që sa më shpejt të krijohej qeveria civile në shkallë kombëtare, drejt rikrijimit të Shtetit Shqiptar të pavarur. Pikërisht kjo synohej në pikën 4 të memorandumit ku thuhej se deri sa të formohej qeveria e përgjithshme civile, autoritetet ushtarake lidhur me kërkesat e tyre të shumta t’i drejtoheshin këshillit bashkiak, i cili pastaj konform ligjit do të vepronte me popullin. Revolta popullore u shtyp, me arrestimin brënda një dite të rreth1000 qytetarëve. Me propozimin e Konsullit Kral u ngrit një komision hetimor mbi të ardhmen e të arrestuarve, të cilët morën dënime të rënda deri edhe internime.

Ngjarje të tilla si revolta e prillit 1916, treguan qartë se tashmë “kishte një ndryshim të opinionit të popullatës”84 lidhur me politikën e Vjenës, që në momentet e para të pushtimit ishte konsideruar si “mbrojtëse” e “mike”. Tashmë besimi i shqiptarëve tek Austro-Hungaria qe tronditur nga themelet dhe ishin ngjallur dyshime të forta për qëllimet e saj. 85 Me të drejtë konsulli Kral konstatonte këtë fakt: “Ai opinion i mirë në fi llim gjithkund miqësor i gjithë popullatës, ka rënë. Do të ketë nevojë për shpenzime të konsiderueshme e mundime të gjata për të zhdukur pasojat e këqija”. 86

80 Xhamia Plakë shërbentë ndër kohëra si vend kuvendesh e grumbullimesh politike e shoqërore. Ajo ishte qendra e lagjeve myslimane dhe çdo mbledhej e rëndësishme popullore provokohej aty.

81 AMH, Shkodër, Fondi Raporte të Konsullatës së Përgjithshme Austro-Hungareze në Shkodër drejtuar M. P. J. në Vjenë mbi gjendjen politike, ekonomike e shoqërore në Shkodër në vitin 1916, Vj. 26. 17-1776, Nr. 47/P, f. 490-491.

82 H. Bushati, Shkodra dhe Motet vëll. II, vep. e përmend. , f. 361. 83 Telegrami tepër sekret nga Shkodra që i drejtohej Vjenës thekson: “Rekuizicionohen sende

ushqimore e mjete ushqimore për kafshë, kafshë bartëse e tërheqëse pa ndonjë plan. Shpesh herë nuk janë lënë kafshët bujqësore më të nevojshme për kultivim. Pagesa bëhet shumë rrallë dhe jo për vlerën përkatëse, zakonisht lëshohen vetëm dift esa. Ushtarë të disa reparteve rrëmbejnë orendi shtëpiake, rroba e stoli. Pa mëshirë priten pemë frutore e drunj të tjerë të dobishëm... Strehime trupash e kualsh nëpër shtëpira shpesh pa sistem..”. AMH, Shkodër, Fondi Raporte të Kons. Përgj. A-H në Shkodër drejtuar M. P. J. në Vjenë, Vj. 26. 9. 986, Shkodër, më 2 mars 1916, telegram Nr. 2585, f. 112

84 Krali mendonte se masat e rrepta ndaj revoltës, do të kishin efekte të dëmshme për tërë politikën e perandorisë në lidhje me Shqipërinë. (Letër e një shqiptari pa emër drejtuar MPJ; Xh. Repishti, vep. e përmend. , f. 41. )

85 V. Duka, Histori e Shqipërisë 1912-2000, vep. e përmend. , f. 93. 86 AMH, Shkodër, Fondi Raporte të Konsullatës së Përgjithshme Austro-Hungareze në Shkodër

drejtuar M. P. J. në Vjenë mbi gjendjen politike, ekonomike e shoqërore në Shkodër në vitin 1916. Vj. 26. 9. 986, Shkodër, më 2 mars 1916, telegram, f. 112

Page 42: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

41

Qëndresa ndaj pushtuesit gjeti shprehjen e vet me 28 nëntor, kur populli i Shkodrës manifestoi rrugëve me fl amurin kuq e zi në krye, pa u stepur nga mosdhënia e lejes prej autoriteteve austro-hungareze për ta festuar këtë ditë. 87 Përshkallëzimi i pakënaqësisë së shqiptarëve dhe rritja e protestave me karakter politik, i imponuan Vjenës gjetjen e formave të reja për të qetësuar situatën, përmes manovrave politike.

Mbasi u arrit një kompromis mes autoriteteve të larta ushtarake dhe përfaqsuesve të Ministrisë së Punëve të Jashtme austro-hungareze rreth pikëpamjeve të ndryshme që këto dy palë kishin në drejtim të së ardhmes politike të Shqipërisë, u hartua një shpallje politike që përfaqësonte qëndrimin e Vjenës mbi këtë çështje. Që me datën 15 dhjetor, Komandës së trupave austro-hungareze në Shkodër si dhe përfaqësisë konsullore i erdhi një urdhëresë mbi direktivat e politikës që duhej ndjekur ndaj Shqipërisë dhe urdhëronte shprehimisht: “.. se vendimi i qeverisë imp. dhe mbr. është që populli shqiptar hap pas hapi me anë të administratës ushtarake të edukohet për autonominë për të ndërtuar më vonë shtetin e pavarur shqiptar nën protektoratin efektiv të Austro-Hungarisë sapo të jenë krijuar premisat për këtë”. 88 U shfrytëzua 23 janari 1917, përvjetori i parë i hyrjes së ushtrive austro-hungareze në Shkodër, për ta bërë publike këtë qëndrim. Nga ballkoni i godinës së prefekturës, I. Trolman, para popullit të tubuar, lexoi gjermanisht një deklaratë ku premtohej dhënia e autonomisë në të ardhmen, pa përcaktuar ndonjë afat, por, –siç ai shprehej “kur shqiptarët të bëheshin të aftë”. Ndërkohë shqiptarët ftoheshin të kishin besim tek administrata ushtarake e Perandorisë, misioni i së cilës, sipas Vjenës ishte ta nxirrte popullin shqiptar nga prapambetja, të përkrahte përparimin e tij ekonomik e kuturor e ta bënte atë të “aftë” për një regjim autonom. 89 Indinjata e popullit ndërsa dëgjonin fyerje të këtij lloji nga goja e një gjenerali të lartë, qe tepër e madhe. Kishin kaluar 4 vjet që ishte shpallur pavarësia dhe ne s’e merituakëshim as autonominë sipas gjeneralit?! –kujton Hamdi Bushati, pjesmarrës në ceremoni, -Ky sinjal na dha të kuptonim se pushteti i asaj perandorie do të vepronte edhe këtu sikurse ndër vendet e tjera të robëruara, -vazhdon ai90.

Me përjashtim të gazetës “Posat e Shqypniës”91, që bënte propagandën e pushtuesit dhe trumbetoi me të madhe frymën e idetë e proklamatës, i gjithë opinioni i mbarë popullatës pa tek kjo deklaratë thelbin e politikës së Vjenës, që shkonte krejt në kah të kundërt me aspiratat kombëtare.

Sa i përket politikës monetare që pushtuesi ndoqi, me grumbullimin e arit në Shqipëri dhe zhvleftësimin në rritje të koronës letër, kjo solli pasiguri dhe konfuzion në tregëti që rridhte nga qarkullimi i llojeve të ndryshme të monedhave (të gjitha llojet e monedhave turke, monedhat e arit të Unionit monetar latin, kartmonedhat serbe e malazeze). 92 Në vazhdën e kësaj politike u hap në Shkodër në qershor 1916, një degë e Bankës Vjeneze (Wiener Bankverein) e cila u pasua me hapjen në tetor 1917 edhe

87 AQSH, Fondi nr. 44, kutia 1, dosja nr. 9, dok. nr. 630362. 88 AMH, Shkodër, Fondi Raporte të Konsullatës së Përgjithshme Austro-Hungareze në Shkodër

drejtuar M. P. J në Vjenë mbi gjendjen politike, ekonomike e shoqërore në Shkodër në vitin 1916, Vj. 26. 12-1219, Shkodër, më 28 dhjetor 1916, Nr. 203/ pol. , f. 169-171.

89 Historia e Popullit Shqiptar III, vep. përmend. , f. 87. 90 H. Bushati, Shkodra dhe motet, vell. II, vep. e përmend. , f. 361. 91 Komenti i gazetës e vlerëson proklamatën: “me një randsi të madhe politike, mbasi asht nji akt me

të cillin Austro-Ungeria dishmon se e njef zyrtarisht tagrin që Shqipnia kaa për autonominë”. “Posta e Shqypnisë”, Shkodër, 24 kallnduer 1917, nr. 14, Kryeartikull: Proklamata e kryekomandantit Trollman.

92 V. Duka, Qytetet e Shqipërisë në vitet 1912-1924, vep. e përmend. , f. 54.

Page 43: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

42

të një tjetër degë banke, asaj “Preste hungarische commerciale”. Kërkesa e tregtarëve shkodranë për të krijuar një institucion bankar shqiptar u konsiderua jo oportune, sipas një letre shumë rezervat, që përfaqsuesi i Ministrisë së Jashtme pranë kryekomandës së ushtrisë, Stork, i dërgoi A. Kralit me 5 tetor. 93

Kur ushtritë austro-hungareze po tërhiqeshin nga Shkodra, në mbarim të Luftës së Parë Botërore ato morën nga depozitimet në Drejtorinë e Përgjithshme të Financave, në degën e Bankës së Vjenës, shumën prej 26 milionë koronash austriakë94. Tërheqja e trupave austro-hungareze u shoqërua edhe me dëmtime të mëdha të rrjetit të komunikacionit, të ndërtuar për nevojat e ushtrisë, e tashmë të shkatërruar, po për nevoja të tilla. “Besa Shqyptare” njoftonte se “ ushtrija austro-hungareze për me pengue fuqitë armike të vetat... at natë që duel prej Shkodre rrënoj me bume 3 urat e qytetit të Bahçallekut, të Bunës e të Kirit, e disa dit ma parë dogj edhe kishllahet e barakat të përdoruna për smûtore”95. Rrjeti i dekovilit që lidhte veriun e vendit me Shqipërinë e mesme u bë i papërdorshëm për vitet në vijim.

1. 4. SHKODRA PAS MBARIMIT TË LUFTËS SË PARË BOTËRORE

Mbarimi i Luftës së Parë Botërore me fi toren e fuqive të Antantës, solli sërishmi pushtues të huaj për Shqipërinë. Edhe pse e kishte fi tuar pavarësinë më 1912 dhe i ishte njohur me akt kolegjial prej Fuqive të Mëdha më 29 korrik 1913, shtetet fi tuese të luftës e ndanë Shqipërinë në 4 zona të ndryshme pushtimi. Nuk ka pasur tjetër vend me një territor kaq të vogël që të jetë ndarë atëherë midis fuqive kaq të shumta. 96 Kur u arrit armëpushimi, u vendos që trupat aleate do ta mbanin Shqipërinë të pushtuar deri sa fati i saj të përcaktohej nga Konferenca e Paqes. Të parat që pushtuan Shkodrën qenë trupat serbe, por ky pushtim zgjati pak. Këshilli Suprem i fuqive Aleate, që mblidhej në Versajë në nëntor 1918, përcaktoi evakuimin e të gjithë territorit të Shqipërisë prej trupave serbe dhe pushtimin prej një trupe ndërkombëtare të qytetit të Shkodrës. 97 Inisiatorja që doli me propozimin për veçimin e Shkodrës ishte diplomacia franceze. Ideja e pushtimit të Shkodrës nga trupat ndërkombëtare synonte të shmangte pushtimin e këtij qyteti nga forcat italiane, por edhe i siguronte Francës prezencën e vet në këtë qytet të rëndësishëm në Veri të Shqipërisë. Qeveria italiane e pranoi propozimin francez mbasi e trembte rreziku i pushtimit të Shkodrës nga trupat serbe. Me një marrëveshje të veçantë mes ministrit të jashtëm të Mbretërisë së Italisë, Sonnino98, dhe ministrit të jashtëm francez, Pichon, u ra në një mëndje për ta vendosur Shkodrën nën pushtimin e përbashkët italo-franko-anglez, si dhe një rivendosje e përkohëshme e administratës

93 Po aty, f. 55. 94 Historia e Popullit Shqiptar III, vep. e përnend. , f. 98. 95 “Besa Shqyptare”, Shkodër 7 Nanduer 1918, nr. 2, f. 2, Lajme vendit. 96 Muin Çami, “Studime historike”, v. 1978, nr. 4, f. 61. Armëpushimi i vitit 1918 dhe Shqipëria. 97 Romeo Gurakuqi, Shqipëria dhe çështja shqiptare pas Luft ës së Parë Botërore, “Camaj-Pipa”,

Shkodër 2007, f. 16. 98 Sonnino në ditarin e vet vinte në dukje se ai pranoi okupimin e përzier anglo-frako-italian për

Shkodrën, por vuri katër kushte: 1-në një okupim të tillë të përjashtohej elementi serb, madje edhe si pjestar i kontigjentit francez, 2-që kontigjentët e trupave të pushtimit të Shkodrës të ishin të barabarta për të tre vendet okupuese, 3-që për çdo okupim të ardhshëm që do të bëhej në Mal të Zi, duhet të merrnin pjesëtrupat italiane, 4-Që pushtimi i Lezhës e Shëngjinit e i pjesës tjetër të Shqipërisë, t’u rezerohej italianëve. (Xh. Repishti, Luft a për mbrojtjen e Shkodrës në vitet 1918-1920, vep. e përmend. , f. 63)

Page 44: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

43

ndërkombëtare të përcaktuar nga protokolli i Londrës i vitit 1913. 99 Kështu, Shkodra u internacionalizua prej detashmenteve franceze, britanike dhe italiane nën komandën e kolonelit francez De Furtu, kurse më e shumta e trupave serbe u larguan nga qyteti më 3 nëntor. 100 Kronologjia e pushtimit të Shkodrës ka qenë e tillë: trupat serbe hynë të parat në qytet më 30. 10. 1918101, të nesërmen më 31 tetor arritën trupat italiane, më 5 nëntor hynë ushtritë franceze që vinin nga Gjakova, 102 komandanti i tyre Bardi de Furtu arriti më 16 nëntor, 103 ndërsa në dhjetor mbërriti edhe kontigjenti anglez. Garnizoni ndëraleat që u vendos në Shkodër, do të kishte një kohëzgjatje të përkohshme, derisa Konferenca e Paqes të përcaktonte të ardhmen politike të qytetit e të Shqipërisë së Veriut. 104 Në Shkodër u vendos gjithashtu gjenerali Filips, një mik i shqiptarëve e i Shkodrës në veçanti (ish komandant i trupave të Fuqive të Mëdha në 1913-1914, pushtimi i parë ndërkombëtar i Shkodrës), si Përfaqësues Ushtarak Britanik në Shqipëri dhe Kryetar i Misionit Inteligjent Britanik.

Guvernatori i Shkodrës gjatë pushtimit të dytë ndërkombëtar të Shkodrës (1 nëntor 1918-mars 1920) ka qënë koloneli francez Bardi de Fortu. Sa i takon periudhës që Shkodra kaloi nën këtë qeverisje, në planin e brëndshëm ndërshqiptar, punët rrodhën në një linjë më normale sesa në shumë periudha pararendëse. 105 Në të mirë të kësaj gjëndjeje kontribuan veçanërisht forcat intelektuale të qytetit, që shfrytëzuan hapësirat e mundëshme për të marrë vetë në dorë fatin e vendit.

Në fund të nëntorit 1918, koloneli Bardi de Fortu bëri ndryshime në administratën qeverisëse lokale, duke rivendosur atë të para Luftës së Parë Botërore. Edhe pse kjo masë kishte marrë miratimin e fuqive aleate, shihej qartë se u përzgjodhën elementë të pëlqyer nga francezët. Ministër lokal i punëve publike u caktua inxhinieri francez Briand, kurse kunati i tij, Micalcam Sbalaci u caktua si ministër lokal i thesarit. Këto lëvizje të komandës franceze, siç duket, kryheshin për t’u dalë para përgatitjeve që po bëheshin nga shqiptarët për vendosjen e Shkodrës nën një qeveri të vetme me Shkodrën si kryeqytet. 106

Në krye të Bashkisë së Shkodrës u emërua Musa Juka. Në bashkëpunim me shumë fi gura të shquara të qytetit, si Mati Logoreci, Gasper Beltoja, Karl Gurakuqi etj, pasi morën edhe miratimin e gjeneralit Bardi de Fortu, u fi llua puna në drejtim të krijimit të një drejtorie arsimore të qytetit, hapjes së një shkolle normale si vazhduese e shkollës qytetëse me dy klasë mbi pesë fi llestare, që u pat krijuar nën pushtimin austriak. Drejtoria e Arsimit u pajis me një shtypshkronjë që iu sekuestrua ish-ushtrisë austriake. Ato u vendosën tek Dugajët e Reja, kurse shkolla Normale nën drejtimine Ndue Palucës, u vendos në Fushë Çelë tek godina e shkollës qytetëse.

U vendos të riformohej Komisija Letrare. Ajo do të drejtohej nga Mati Logoreci. Në shërbim të punës së saj u vendos shtypshkronja e Drejtorisë së Arsimit, meqenëse

99 Pietro Pastorelli, L’Albania nella politica esterna italiana, 1914-1920, Napoli 1970, f. 69. 100 Në qytet mbeti vetëm një forcë prej 220 vetësh si dhe spitali ushtarak. (R. Gurakuqi, Shqipëria

dhe çështja shqipëtare pas Luft ës së Parë Botërore, vep. e përmend. , f. 89; Xh. Repishti, Luft a për mbrojtjen e Shkodrës në vitet 1918-1920, vep. e përmend. , f. 66)

101 AQSH, Fondi “Hoxha Kadriu”, dosja nr. 2, dok. nr. 708197. 102 “Besa Shqyptare”, Shkodër, nr. , dt 7. 11. 1918. 103 Xh. Repishti, Luft a për mbrojtjen e Shkodrës në vitet 1918-1920, vep. e përmend. , f. 65. 104 Historia e Popullit Shqiptar III, vep. e përmend. , f. 97. 105 R. Gurakuqi, Shqipëria dhe Çështja shqipëtare pas Luft ës së Parë Botërore. vep. e përmend. f. 90106 Po aty, f. 91.

Page 45: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

44

edhe ndodheshin brënda të njejtës godinë. 107 Si qëllim i punës së Komisisë do të ishte vazhdimsia e punës për përpilimin e rregullave ortografi ke, skajeve shkollore për gjeografi e gramatikë, por edhe mbledhja e folklorit, fjalë të rralla, përralla, ninulla, fjalë të urta, këngë kreshnikësh e dashurie.

Krijimi i administratës në Shkodër dhe kompozimi i pushtetit lokal, refl ektuan veçantinë e pranisë në qytet të tre shteteve të Fuqive të Mëdha, të cilat kishin këtu trupat e tyre ushtarake. Kjo u shpreh në mekanizmin e funksionimit e të ushtrimit të kontrollit të Komandës Ndëraleate mbi pushtetin lokal. Kështu, pranë çdo drejtori zyre në Shkodër, asistonte një ushtarak me gradën e kapitenit, “si këshilltar e censuror (kontrollor) ” 108 Ndarja që ato bënë qe e tillë: drejtorinë e fi nancave, postë telegrafës e të doganës, e morën në ngarkim ofi cerët anglezë; kadastrën dhe zyrën e punëve botore, italianët; ndërsa drejtorinë e arsimit dhe të gjyqit do t’i kishin ofi cerët francezë. Në vartësi të drejtëpërdrejtë të komandantit të ushtrive ndëraleate Bardi de Fortu ishin Bashkia, policia dhe xhandarmëria. Secila komandë e tre trupave aleate, kishte caktuar një ofi cer përfaqësues, pranë komisionit që vepronte nën drejtimin e gjeneralit të Parisit B. de Fortu, dhe mblidhej me datë 24 të çdo muaji.

Në të kundërt të kësaj tendence për ta pasur Shkodrën nën kontroll e nën infl uencat respektive të secilës prej tri fuqive ndëraleate, qëndronte vullneti e dëshira e vetë popullit të këtij qyteti për të qenë nën të njëjtin administrim me pjesët e tjera të Shqipërisë. Aspirata e përgjithshme dhe e patundur ishte “Pavarësia” dhe në shërbim të kësaj aspirate u dërguan apele pranë kancelarive perëndimore, në datat 2, 5 dhe 8 nëntor 1918. Këto memorandume u nënshkruan prej dhjetra fi gurave të njohura muslimane e katolike të qytetit e në themel të kërkesave shprehej dëshira që Shkodra të ishte kryeqytet i një Shqipërie të pavarur (autonome). 109Përpjekjet e Shkodrës dhe të krahinës së saj për të qenë pjesë e Shqipërisë, u shprehën qartasi edhe në mbledhjen e 9 dhjetorit 1918 që u zhvillua në Lezhë nën kryesinë e Preng Bib Dodës, qëllim i së cilës qe të shpallej një qeveri e përkohshme dhe të protestohej kundër situatës ekzistuese në Shkodër. 110

Problemi i veçimit të Shkodrës nga pjesa tjetër e Shqipërisë, përveç përmbajtjes dhe rrjedhimeve politike, çka ishte dhe primare, sillte edhe pasoja negative në drejtim të interesave ekonomike të qytetit. Si një qytet që për vite të tëra i kishte prirë tregtisë shqiptare, Shkodra aspironte të ishte pjesë e rëndësishme e tregut unik shqiptar, prandaj kërkonte që Shkodra të ishte me shtetin shqiptar. Gjithsesi në këtë dualitet interesash politike dhe ekonomike, që formonin një unitet të vetëm, përparësi për shkodranët pati aspekti politik i problemit të veçimit të Shkodrës. Në mënyrë të vazhdueshme dhe në rritje e vërejmë kërkesën e shkodranëve, përmes protestave e memorandumeve që ato nënshkruan që nga nëntori 1918 e gjatë gjithë vitit 1919. Në themel të këtyre kërkesave qëndronte ajo për pavarësinë e Shqipërisë dhe tërësinë tokësore shqiptare, bazuar në parimin etnografi k, “sikurse edhe karakteristikë e veçantë e gjuhës, e rrnesës (jetesës),

107 Komisija Letrare dhe Drejtoria e Arsimit, bashkë me shtypshkronjën, u vendosën në katin e parë të shtëpisë së Kolë Kakarriqit.

108 Xh. Repishti, Luft a për, mbrojtjen e Shkodrës gjatë viteve 1918-1920, vep. e përmend. , f. 67. 109 R. Gurakuqi, Shqipëria dhe Çështja Shqiptare pas Luft ës së Parë Botërore, vep. e përmend. , f. 97-98. 110 Në mbledhjen e datës 9 dhjetor 1918, në Lezhë nën kryesinë e Preng Bib Dodës, morën pjesë rreth

160 persona. Pika kryesore ku u përqëndruan diskutimet qe Shkodra, qyteti kryesor i Shqipërisë së Veriut fortesa e kufi rit, duhet të mbesë pjesë përbërëse e Shqipërisë. (R. Gurakuqi, Shqipëria dhe Çështja Shqipëtare, vep. e përmend. , f. 96.

Page 46: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

45

e adeteve (zakoneve), e lypë e danë (veçon) prej të gjithë të tjera kombësive”.111 Ky qëndrim politik u shpreh edhe në kërkesën që këshilli bashkiak i Shkodrës i paraqiti ushtarakut të lartë francez F. D’Esperej, komandant i ushtrive të Antantës në Ballkan kur ky vizitoi Shkodrën. Nëpërmjet tij kërkohej “që t’i shfaqin botës mbarë qi shqiptarët dëshirojnë e kërkojnë lirinë e veturdhnimin për të gjitha krahinat e Atdheut të vet, për gjithë Shqipëninë”. 112 Në mbrojtje të interesave kombëtare, rryma e gjërë e Lëvizjes Kombëtare me pjekuri politike po shprehej gjithnjë e më qartë për shpëtimin e atdheut e të Shkodrës nga vetë shqiptarët, pa iu nënshtruar ndonjë fuqie të huaj. Përkundrejt përpjekjeve të pareshtura të italianëve e serbëve për të blerë apo bërë për vete shqiptarët, patriotët shqiptarë ditën të organizoheshin dhe t’i shërbenin interesave të atdheut. Letrat që i drejtoheshin Luigj Gurakuqit, pjesëmarrës në Kongresin e Durrësit, shprehnin dukshëm shqetësimin që ndjehej në Shkodër ndaj politikës antishqiptare të Italisë, ndaj dhe i kërkoheshin shpjegime ndaj qëndrimit të tij kundrejt kësaj politike, “... e tue pritë për nji të kryeme mbi njatë vepër të madhnueshme që z. Juej ka marrë barrë mbi vedi çështjen e unjisimit (bashkimit) të gjitha viseve të Shqipërisë.”113 Patrioti Kel Marubi, përreth të cilit ishin grumbulluar një shumicë e të rinjve të qytetit, nga të dy krahët e besimeve, në letrën që i dërgon Gurakuqit, vëndos si përparësi politike dhe si shqetësim të shkodranëve, protektoratin italian dhe Vlorën. 114 Pjesë e këtyre përpjekjeve u bënë edhe organet e shtypit në Shkodër. Mendimi politik e përparimtar, i shprehur me forcë e në mënyrë të argumentuar nëpërmjet këtyre tribunave, bëri që ato të kishin efekte të rëndësishme për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare. Në janar të 1919 u përuruan dy organe me të tillë frymë: “Koha e Re”, doli më 1 janar dhe “Populli” që doli me 18 janar 1919. Demaskimi i politikës antishqiptare, ngritja e problemeve të mprehta të ditës duke sugjeruar edhe rrugët e zgjidhjes së problemeve, karakterizoi faqet e këtij shtypi. “Shqiptarët e bashkuem do ta bajnë Shqipninë”, -shkruante “Koha e Re” më 19 janar 1919, -“ nuk mund të pranojmë kurrë që fati i atdheut të mbrohet vetëm prej një mbretërie”-thekson ajo. Gazeta tjetër “Populli” ngre pyetjen: “A ka me u ba e si ka me u rregullue Shqipnia?”, pa asnjë mëdyshje ajo i përgjigjet kësaj pyetje: “Shqipnia pa hall ka me u ba... duhet të vihet në rregull vetëm prej nesh”. 115

Në një situatë të tillë u formua në Shkodër me 16 shkurt 1919 shoqëria “Vllaznija”, ndër më të rëndësishmet shoqëri kulturore të kohës, që ndonëse në rrethanat e pushtimit deklaroi se nuk do të merrej me politikë, ndikoi në mënyrë të efektshme në ngritjen lart të moralit dhe ndjenjave kombëtare të popullit. Problemet që shqetësonin shoqërinë qytetare shkodrane dhe atë krejt shqiptare, e detyruan të lëvizte edhe në pikëpamje atdhetare kombëtare. Kremtimi i festës së 28 Nëntorit 1919, nëpërmjet një manifestimi madhështor ku populli shfaqi bindshëm dëshirën për vetvendosje, ishte punë e organizimit serioz që bënë anëtarët patriotë të kësaj shoqërie, shumica rini e të dy besimeve dhe mësues të qytetit.

Pas Luftës së Parë Botërore, Shkodra u bë vatra kryesore ku gjetën strehim

111 “Besa Shqiptare”, Shkodër 15. nëntor 1919, nr. 4. Letra dërguar ministrave të jashtëm të Italisë, Francës, Anglisë e SHBA, mban datën 9 nëntor. Ka 99 nënshkrime të fi gurave të shquara politike si: Luigj Gurakuqi, Hil Mosi, Sali Nivica, Muharrem Gjulbegu, Sylço Bushati, Muharrem Kazazi, Musa Juka.

112 “Koha e Re”, Shkodër 31. 01. 1919, nr. 8 dhe “Populli”, Shkodër 01. 02. 1919, nr. 4. 113 “Luft a e popullit shqiptar për çlirim kombëtar 1918-1920”, Tiranë 1975, vëll. II, dok. 40, f. 78. Letër e

K. Krajës per Luigj Gurakuqin. 114 Po aty, dok. nr. 39, f. 72-73. Letër e Kel Marubit-Luigj Gurakuqit. 115 “Populli”, Shkodër 14. 02. 1919, nr. 2.

Page 47: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

46

shqiptarët nga Shqipëria Verilindore (Kosova), dhe ajo Veriperëndimore (Malësia). Në Shkodër kishte qëndrën e aktivitetit të saj organizata në mbrojtje të çështjes shqiptare: Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”. Shkodra gjatë muajit mars 1919, ishte ndër qëndrat kryesore ku vërshuan refugjatë nga Peja, Gucia e Plava, si rezultat i terrorit serb. Në situatën e brëndshme politike në Shkodër ndjehej fort edhe rivaliteti mes Italisë dhe Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene për dominim në Adriatik. E gjendur padashur në mes të këtij rivaliteti “ Shkodra ka qenë pjesë e një sistemi të tërë ballafaqimesh dhe intrigash që këto dy fuqi të Adriatikut ushtruan në Veriun e Shqipërisë”. 116 Ky rivalitet, shoqëruar nga përplasjet dhe tensionet ushtarake italo-serbe në rajonin e Shkodrës patën pasoja që u ndjenë në jetën social-politike të vëndit. Një varg incidentesh serioze ndodhën mes popullatës dhe trupave italiane gjatë muajve korrik, gusht, shtator, gjë që fl iste për një armiqësi të shtuar. Grumbullimi i grurit, nga komanda e regjimentit të Beltojës, vuri në pozitë të vështirë ekonomike popullsinë dhe u pa si një mjet për të ushtruar presionin e urisë në Shkodër. “Si po mundohen miqtë tanë me na lanë pa bukë në Shkodër”-ishte titulli i një artikulli botuar tek “Populli” më 2 gusht 1919. Qartasi italianët bënë diferencime në masën e tregëtarëve shkodranë duke iu dhënë lehtësi të shumta atyre që ishin pro protektoratit italian e në të kundërt u refuzohej dhënia e pashaportave atyre që ishin shfaqur kundër mandatit italian. Nga sa përmëndëm, por dhe nga politika monetare franko-italiane në Shkodër, situata ekonomike në qytet u bë mjaft serioze. Bardi de Furtu e raporton në fund të korrikut kështu gjëndjen: “Populli shihet tani më keq se në ditët më të këqia të luftës”, “Varfëri e madhe”-thekson në fund të shtatorit, “Gjëndje ekonomike shumë serioze”-shprehet në mesin e dhjetorit, “Familje të tëra gjenden pa asnjë burim”-theksohet në raportimin në fund të vitit. 117 Në fakt, acarimi i marrëdhënieve midis serbëve dhe italianëve, situata e vështirë e krijuar nga kriza e refugjatëve, si dhe presioni në rritje i patriotëve shkodranë, nga ana tjetër, krijuan për komandën franceze në Shkodër një situatë të rëndë.

Lëvizja Kombëtare në Shkodër, qe e detyruar të ishte në gadishmëri për të goditur sa planet italiane aq edhe ato serbe. Në fund të korrikut 1919, trupa të rregullta jugosllave kapërcyen kufi rin në Qafë të Morinës dhe pushtuan zonat e Krasniqes, të Gashit, Nikajt e Mërturit118duke iu afruar krahinës së Shkodrës. Intrigat dhe propaganda jugosllave arritën të vënë në veprim fanatikët e mbështetësit e tyre. Beogradi zhvilloi një veprimtari të shumanëshme e intensive, politike e ushtarake për Shkodrën. Është meritë e Lëvizjes Kombëtare në Shkodër që planet e tyre arritën të paralizoheshin dhe të demaskoheshin qëllimet armiqësore të Beogradit si dhe të Italisë. Protesta me 130 nënshkrime të përfaqsuesve të qytetit e të rretheve të Shkodrës, që i drejtohej kryetarit të Konferencës së Paqes vlerësonte njëlloj të rrezikshëm si aktin agresiv jugosllav kundër krahinës së Shkodrës, ashtu edhe deklaratën e bërë nga ministri i Punëve të Jashtme të Italisë në Parlament, mbi të drejtën e “kontrollit”, që i ishte njohur Italisë në Shqipëri.

Me gjithë zhvillimet e mësipërme, situata në Shkodër paraqitej mjaft optimiste. Në këto momente historike, kur asgjë nuk ishte përcaktuar sa i takon statusit përfundimtar të Shqipërisë dhe shtrirjes territoriale të shtetit të ri, një bërthamë e fuqishme intelektuale dhe patriotike po kuptonte e po bindej përherë e më tepër se kishte ardhur koha që të merrte në dorë fatet e vendit. Dëshira dhe përgjegjësia historike e shqiptarëve për të ndërtuar një platformë të përbashkët për të ardhmen e vendit gjeti shprehjen e vet në

116 R. Gurakuqi, Shqipëria dhe çështja shqiptyare pas luft ës së Parë Botërore, vep. e përmend. , f. 105. 117 Sipas Xh. Repishti në Luft a për mbrojtjen e Shkodrës në vitet 1918-1920, vep. e përmend. , f. 114. 118 AQSH, Fondi nr. 846, viti 1919, dosja 13, f. 1.

Page 48: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

47

mbledhjen e Kongresit të Lushnjës. Për kurorëzimin me sukses të Kongresit të Lushnjës ka ndikuar lidhja e “Besës”

në krahinën e Shkodrës e cila forcoi planin e brëndshëm patriotik , garantoi qetësin dhe bashkimin e shqiptarëve. Ajo u bë në një kohë vendimtare jo vetëm për fatet e Shkodrës por të gjithë Shqipërinë. Në fi llimin e marsit 1920 u krijua bindja se Franca do t’ia lëshonte Shkodrën Shqipërisë dhe se qeveria e Tiranës do ta merrte atë në dorëzim. Trupat serbe vazhdonin të përqendroheshin në kufi rin e Shqipërisë Veriore, me synimin për t’a pushtuar Shkodrën. Më 11 mars 1020 gjenerali francez Bardi de Fortou e lëshoi Shkodrën, duke ia dorëzuar Administratën Civile të Qytetit, autoriteteve bashkiake. Falë veprimit të shpejtë e të vendosur të Ahmet Zogut, e forcave që ai drejtonte, Shkodra u muar prej tyre para se të hynin trupat serbe. Qeveria shqiptare e caktoi Ahmet Zogun guvernator të qytetit. Kështu u vendos në qytet autoriteti i qeverisë së përkohshme të dalë nga Kongresi i Lushnjës, përmes ngritjes së prfekturave dhe xhandarmërive anekënd vendit, dhe u parandalua që qyteti më i madh i shqipërisë të binte në duart e serbëve. Ardhja e Zogut për të marrë qytetin në dorëzim, u kthye në një festë të vërtetë, ku populli vërshoi rrugëve për t’i dalë përpara, tek Ura e Bahçallekut, me në krye bandën e shoqërisë “Vllaznia” dhe autoritetet vëndase.

Page 49: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

48

KAPITULLI II

SHKODRA-QENDËR E PUBLICISTIKËS SHQIPTARE (1912-1918)

2. 1. SHTYPSHKRONJAT E SHKODRËS

Shkodra kishte një traditë edhe në fushën e shtypit. Shpikja e rëndësishme e shtypshkrimit (shek. XV), si një nga më të mëdhatë e njerëzimit, ishte refl ektuar shumë shpejt në Shkodër. Nevoja e mëkëmbjes së shkollave eci paralelisht me nevojën e madhe për shtypshkrim. Të parët që sollën shtypshkronjat në vendin tonë ishin elementët e klerit katolik.

Do të përpiqemi të bëjmë një pasqyrë të plotë të shtypshkronjave që zhvillonin aktivitetin e tyre në qytetin e Shkodrës gjatë viteve 1912-1918.

Ndër shtypshkronjat më të njohura e të vjetra është shtypshkronja e jezuitëve. Kjo shtypshkronjë njihet ndryshe edhe me emrin “Shtypshkronja e Zojës së Papërlyeme”. Për punën e madhe botuese që ajo bëri, të bind ajo çka shkruhet në broshurën “Kolegja Saveriane ndër vjetët e para”. Sipas të dhënave, brënda viteve 1871-1928 në këtë shtypshkronjë janë shtypur mbi 412 libra, mesatarisht 8-9 libra në vit. 1

Në një botim të para Luftës II Botërore, fl itet për një listë të përgatitur nga Alexandro Fraccioni, drejtor i shtypshkronjës më 1928, në të cilën përfshiheshin te gjithë botimet me titujt përkatës, por kjo nuk gjendet në asnjë bibliotekë apo arkivë. 2

Në realitet, shtypshkronja ishte e lidhur me autoritetin e Arqipeshkvnisë. Aty nuk mund të shtypej dhe as të botohej ndonjë libër, që i binte ndesh klerit ose nuk ishte në favor të kishës katolike.

Me anë të kësaj shtypshkronje jezuitët dhanë një kontribut me vlera të pamohueshme, sidomos përsa i përket letërsisë shqipe në përgjithësi. Përveç botimeve të rregulloreve, udhëzimeve, botimeve në fund të vitit shkollor, fi tuesve të çmimeve etj. , vend të veçantë në punën e kësaj shtypshkronje zënë botimet shkollore për lëndët të ndryshme mësimi, që nga klasat më të ulëta fi llore, deri në më të lartat. Informacion të saktë për këtë problem kemi gjetur tek “Katalogu i librave të shtypshkronjës “Zoja e Papërlyeme”. 3 Në katalog gjejmë një detajim të plotë të teksteve të shtypura aty, sipas fushave dhe lëndëve. Duke mos pasur qëllim të ndalemi në analizën e tyre, po përmendim vetëm disa lloje. Në zërin: libra për shkolla gjimnaziale, tregtare dhe fi llore, lexojmë: besimi, gjuhësie e letërsie, në gjuhë të huaj, matematike, dituri e histori natyre, gjeografi , histori, libra kulture dhe leximi të këndshëm, libra teatri, biblioteka popullore, si dhe botime të kalendarëve e të gazetave.

Në fund të vitit 1913, shtypshkronja “Zojës së Papërlyeme” shtypi një kalendar për vitin 1914. Revista “Hylli i Dritës”, shkruante për këtë: “Shoqnia e “Vepërs Pijore” e ndërtueme n’Shkodër nën hije t’Atënve t’vlert Jezuit ka botue nji Kalendar për vjetë 1914”4. Pak më të plotë e përshkruante këtë botim “Lajmëtari i Zemres Jezu Krishtit” 1 Kolegja Saveriane ndër vjetët e para, Shkodër 1928, f. 22. 2 Njazi Kazazi, Zhvillimi i arsimit të mesëm në Shkodër, temë disertacioni, f. 143, vënë në

dispozicion nga autori. 3 Katalogu i librave të shtypshkronjës “Zoja e Papërlyeme”, Shkodër 1940. 4 Rev. “Hylli i Dritës”, Shkodër, Nr. 4, Vj. I, janar 1914, f. 136.

Page 50: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

49

ku shkruhej, se ky kalendar kishte 68 faqe, ishtë i zbukuruar me 30 fi gura dhe fl iste mbi ngjarjet e Luftës Ballkanike. 5

Për të kuptuar më mire se sa i madh ishte numri i librave që botoheshin në këtë shtypshkronjë, po rendisim më poshtë titujt e librave që gjendeshin në shtypje e gati për shitje në shtypshkronjën “Zojës së Papërlyeme” vetëm për muajin janar 1914: Jeta e Sheitit Stanislao Kostka; Jeta e Shna Ndout Abat; Elementi gramm. della lingua Albanese (Jungg) ; Kulshedra e Shpirtit (Jungg) ; Jeta e Sh’Luigj Gonzogës (Jungg) ; Fialori i vogël shqyp-talian (Jungg) ; Vakinat e t’Shkruemit Shêjt (Jungg) ; Jeta e Sh’Filip Nerit; Muji i Qeshorit t’vogël; Doktrina e vogël; Msimet mâa t’parat e Doktrinës t’krishtêne; Sh’Eustali (tragedia). 6

Në ambientin qytetar shkodran, një rëndësi e veçantë i kushtohej përvetësimit të gjuhëve të huaja, e veçanarisht italishtes që nevojitej si për shkollim, ashtu edhe për tregti. Për këtë qëllim shpesh në shtypshkronjën “Zoja e Papërlyeme” u shtypën fjalorë apo gramatika të ndryshme, ndër të cilat edhe për gjuhën shqipe. Shtypi njoftonte se në mbarim të korrikut do të shihte dritën e botimit një libër i vogël shqip-italisht me 158 ushtrime dhe shoqëruar me një fjalor të vogël “Libri âsht nja treqind faqe”. 7

Botime të tjera të kësaj shtypshkronje qenë edhe 36 numra me 576 faqe të revistës “Përparimi” (1914-1916) ; u shtypën pranë kësaj shtypshkronje edhe 27 numra të së përkohshmes françeskane “Zani i Shna Ndout” (shkurt 1915-prill 1917), meqë në këto vite françeskanët akoma nuk kishin themeluar shtypshkronjën e tyre. Për tre vite, nga prilli 1917-1919 këtu u botua dhe e përkohshmja kishtare “Zoja e Shkodres” me lëndë fetare, shoqërore, kulturale e lajme të kohës në gjuhën shqip.

Si autorë të teksteve apo artikujve në faqet e shtypit ishin emra të tillë të njohur si: Gjergj Fishta, A. Xanoni, Ndre Mjeda, Gaspër Mikeli, Mati Logoreci, dom Ndoc Nikaj, etj. Shpesh here në faqet e gazetave, periodikëve, librave etj. , gjejmë reklama që botuesit e “Zojës së Papërlyeme” bënin për punën e saj, apo edhe thirrje ndaj lexuesve për ndihma material e në drejtim të forcimit të shtypshkronjës.

Shtypshkronja turke, ishte një tjetër shtypshkronjë e hershme e qytetit e sjellë nga qeveria osmane. Nuk dihet me saktësi viti, por duke u mbështetur në datën e fl etores “Ishkodra” që ajo botonte, duhet të jet sjellë mes viteve 1870-1880. Shtypshkronja u shërbente interesave të qeverisë osmane. Ajo “ka qënë e vendosur në një ndërtesë para konakut të atëhershëm të qeverisë”. 8 (aty ku sot ndodhet Bashkia e qytetit-B. K).

Pavarësisht se i përkiste pushtuesit osman dhe botonte në gjuhën e tyre, ajo mbetet një shtypshkronjë jo pa rëndësi. Falë ekzistencës së saj na kanë mbërritur disa selname dhe një seri gazetash “Ishkodra”, që paraqesin interes e vlerë për historinë tonë kombëtare. 9

Pikërisht në vitin 1913, me pushtimin e Shkodrës nga ushtritë malazeze, mes shumë materialeve të grabitura, malazezët morën edhe shtypshkronjën qeveritare turke. Prej saj shpëtuan vetëm germat arabe, meqenëse nuk u korespondonin atyre të gjuhës sllave. Më pas, në vitet 1913-1914, me këto shkronja punoi stafi i gazetës me prirje

5 Rev. “Lajmëtari i Zemres Jezu Krishtit”, Shkodër, Nr. 1, Vj. XXIV, janar 1914, f. 16. 6 Po aty. 7 Rev. “Lajmëtari i Zemres Jezu Krishtit”, Shkodër, Nr. 7, Vj. XXIV, korrik 1914, f. 112. 8 H. Bushati, Shkodra dhe motet, Vëll. II, Shkodër: Idromeno, 1999, f. 116. 9 Rëndësi të veçantë ka një numër i gazetës “Ishkodra”, 24 qershor 1879, që sipas Jup Kastratit, ka

dalë si organ i Degës së Lidhjes së Prizrenit, e me 7 maj 1880, aty është botuar thirrja e krerëve të lëvizjes për liri e autonomi. Jup Kastrati, artikull në gazetën “Jeta e Re”, Shkodër, Nr. 2, 1967.

Page 51: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

50

turkomane “Sedai Millet”, midis të cilëve si teknik ishte shkodrani Abdyl Djepaxhia, i cili më parë kishte qenë teknik i shtypshkronjës turke.

Shtëpia ku u vendos më pas kjo shtypshkronjë, disa herë u bë pre e kontrolleve të imta nga ana e autoriteteve të ndërkombëtarëve, meqë gazeta që shtypej aty nuk përputhej me propagandën e tyre. Për këtë arsye, veprimtaria e saj u dënua disa herë me mbyllje të përkohshme, gjë që shkaktoi tronditje në rrethet muslimane që e mbështetnin atë.

Materialet e kësaj shtypshkronje do të shërbenin më vonë, më 1920, për ngritjen e shtypshkronjës “Ora e Shkodrës”. 10

Shtypshkronja tjetër “Nikaj” e ka të lidhur gjithë jetën e saj me emrin e klerikut të shquar, shkrimtarit, atdhetarit, rilindasit të palodhur, dom Ndoc Nikaj. Qëllimi i sjelljes së shtypshkronjës që në vitin 1909, ishte “për të botuar revista dhe libra shqip”. 11 Edhe pse pronari i saj, siç kuptohet ishte prift, shtypshkronja “Nikaj” ishte e para shtypshkronjë publike në qytet, “ pse porsi shtypshkronjë private ajo e Jezuitve të Shkodërs gjindej e ngrehun disa vjet më parë”. 12 (Shtypshkronja e Jezuitëve funksiononte qysh prej vitit 1870).

Fillimisht punohej me një makineri të vogël dore, me një pakicë germash e me një punëtor të marrë nga Shtypshkronja e Jezuitëve. Më vonë u soll nga Milano një makineri e re prej fabrikës Zini&C. , por edhe madhësia e saj ishte e ngushtë dhe germat e pakta nuk mjaftonin veç për ndonjë reklamë tregtie. Së fundi, me ndërmjetësinë e Atë Gjergj Fishtës, u soll nga Budapesti një makineri dhe shkronja të mjaftueshme. Aty u botuan si gazeta, por edhe vepra letrare e tekste shkollore.

Moto frymëzuese për të gjitha fl etoret e shkrimet e kësaj shtypshkronje qenë fjalët: “Shqypnija e shqyptarëve”.

Në faqet e gazetës “Besa Shqyptare”, lexuesit informoheshin mbi çka ishte në shtypje e sipër apo çfarë mund të gjenin për blerje pranë shtypshkronjës. 13Tek “Nikaj” u botuan libra me vlera të mëdha historike, për faktet e vërteta e të jetuara, siç qe “Zêmër nanet’a se Tivari i marrun”; “Fejesa n’Diep a se Ulqini i marrun”; “Tak-Tuk. Tak-Tuk a se Shkodra e rrethueme”. Siç e komentonte vetë autori dhe botuesi: “janë tre diftime t’ kandshme ku diftohen trimnitë e shqyptarëve ndër t’ndeshuna me anmiq t’kombit t’onë”14, e më poshtë njoftimi: “Gjindet në të shtypun: Tak-Tuk-pjesa e dytë”. 15

Ndër veprat më të rëndësishme të shtypura gjatë viteve 1912-1918 ishin: “dëftime të natyrshme”-1912; “Bleta e re”-1912; “Shkodra e rrethueme I”-1913; “Shkodra e rrethueme II”-1913; “Abetari i vogël për mësonjëtore”-1914; “Abetari i madh”-1914, “Shqypja”-1915, “Historija e Shqypnijes ç’me kohë të vjetra e deri n’tashmet”-1917 (220 faqe).

Vetëm në datën 18 nëntor 1913 në gazetën “Besa Shqyptare” gjejmë të reklamuara këto botime: “Abetari me ftyrime”, 120 faqe; “abetari pa ftyrime”, 120 faqe; “Kndime t’Para”, 136 faqe; “Diftime t’Natyrshme”, 202 faqe; “Nollmet e Kishës2, 276 faqe; “Kalendari Vierrcë Tregtar”. 16

10 Paolin Perja, Shtypshkrimi dhe shtypshkronjat e Shkodrës, Shkodër 1979, Material dorëshkrim. Muzeu Historik i Shkodrës, f. 13.

11 Dom Ndoc Nikaj, Kujtime të nji jetes së kalueme, Shkodër: Phenix, 2003, f. 5. 12 Po aty, f. 153. 13 Gaz. “Besa Shqyptare”, Shkodër, Nr. 34, dt. 15 korrik 1913, art. “ Abetari i vogël”. 14 Gaz. “Besa Shqyptare”, Shkodër, Nr. 1, dt. 18 maj 1913, f. 315 Po aty. 16 Gaz. “Besa Shqyptare”, Shkodër, Nr. 82, dt. 18 nëntor 1913, art. “Njoft ime”.

Page 52: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

51

Në shtypshkronjën “Nikaj”, që nga janari 1914, Agjensia Telegrafi ke italiane botoi në italisht dhe shqip lajme telegrafi ke, të destinuara për të informuar publikun mbi ngjarjet më të rëndësishme që kishin interes të veçantë për Shqipërinë dhe shpërndarja bëhej gratis. “Nikaj” shtypi dhe botoi edhe vepra letrare të autorëve të njohur të Shkodrës me rrezatime kombëtare si Atë Gjergj Fishta, Shtjefën Gjeçovi etj. Më 1912 u shtyp dhe u botua teksti i dramës “Shën Françesku” e Gjergj Fishtës.

Gjatë viteve 1912-1920 në këtë shtypshkronjë u botuan 39 tituj: 1912 (7) ; 1913 (5) ; 1914 (4) ; 1915 (6) ; 1917 (3) ; 1918 (7) ;1919 (1) ; 1920 (6). Në këtë shtypshkronjë u shtypën edhe disa gazeta jetëshkurtra si “Shkodra” më 1915, “Lidhja Kombëtare” më 1915, “Atdheu” më 1914, me redaksi në Durrës (nga nr. 37-67), 25 numra të së përkohshmes françeskane “Zani i Shna Ndout” (deri në janar të vitit 1915), revista aq e njohur, që dilte që nga 1 tetori 1913 “Hylli i Dritës”. 17 Deri në vitin 1916, për llogari të françeskanëve tek “Nikaj” u shtypën 10 libra. 18

Pronarit të shtypshkronjës nuk i munguan edhe inisiativa të tilla si ajo e botimit të një Kalendari “Shqypja”, në janar 1915, ku: “.. ka me u përmbledhë landë prej ma të mirve shkrimtar të dy dialekteve, gegënis e toskënis..”. e qëllimi ishte i lartë “... afrimi i të dy dialekteve... me goditë nji gjuhë letrare të bashkueme.”. . 19

Në 1920, shumica e bazës teknike dhe një pjesë e punëtorëve të shtypshkronjës u transferua në Tiranë ku me rastin e hapjes të së parës shtypshkronjë aty, shkuan për ta vënë atë në punë shtypshkrues nga Shkodra dhe Korça. U vendosën aty makina e shtypit që sillej me dorë, germat e reja, banakët me arka, nji makinë shtypi me këmbë (pedalinë). Në Tiranë shtypshkronja “Nikaj” e shtoi mjaft prodhimin si dhe rriti numrin e punëtorëve deri në rreth 50. 20 Dega e Shkodrës, e mbetur me një makinë të vogël shtypi që rrotullohej me dorë, e blerë nga shtypshkronja “Tarabosh” ndihmohej nga ajo e Tiranës, duke ia sjellë asaj një pjesë të porosive që merreshin në Tiranë. Duhet theksuar se dom Ndoc Nikaj, pronari i shtypshkronjës, një klerik dhe tregëtar njëkohësisht (pronar i së parës fabrikë alkooli në Shkodër), bëri që shtypshkronja e tij të kthehej në një ambient ku gjeje edhe sende kinkalerike, si: letër shkrimi, zarfa, shishe boje, lapsa, por edhe një zyrë informimi për probleme të ndryshme (ku mund të blije një shtëpi, ku mund të blihej lirë fara e mëndafshit etj. )

Shtypshkronja u angazhua edhe në shërbim të punëve që jepte Bashkia e qytetit, si: tefterë buke, blloqe, tefterë për arkë, letra makinet, artikuj kinkalerie. 21 Në arkivin e Muzeut Historik Shkodër gjinden disa vërtetime me siglën e shtypshkronjës “Nikaj” me të cilët vërtetohen marrjet e pagesave nga Bashkia për punë të ndryshme që kjo kryente pranë kësaj shtypshkronje.

“Nikaj” mund të përmendet edhe për faktin se ishte e vetmja shtypshkronjë në atë kohë ku punonin edhe gra e vajza. Në vitet që kemi objekt studimi, këtu punuan deri në 6 vajza, njëra nga të cilat arriti përsosmëri në këtë zanat. 22

Me gjithë se me vështirësi të mëdha, si nga ana fi nanciare, ashtu edhe nga ndëshkimet e herëpashershme, shtypshkronja vazhdoi punën deri më 1921.

Shtypshkronja “Taraboshi” i përkiste italo-shqiptarit Terenc Toçi. Veprimtaria e

17 P. Perja, Shtypshkrimi dhe shtypshkronjat e Shkodrës, vep. e përmëndur, f. 14. 18 Po aty. 19 Gazeta “Besa Shqyptare, Shkodër, Nr. 1, dt. 1 janar 1915, art. Kalendari “Shqypja”. 20 P. Perja, Shtypshkrimi dhe shtypshkronjat e Shkodrës. Vep. e përmëndur, f. 16. 21 AMH, Shkodër, Dosja “Bashkia e Shkodrës”, Dok. nr. 1317, dt. 10. 8. 1918. 22 P. Perja, Shtypshkrimi dhe shtypshkronjat e Shkodrës, vep. e përmëndur, f. 15.

Page 53: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

52

saj botuese fi lloi më 1913 me botimin e të parës gazetë të përditshme, të shkruar shqip e italisht, “Taraboshi”.

Prejardhja e shtypshkronjës mendohet të jetë e lidhur me një dhuratë që princi i Egjiptit Fuad ia bëri Terenc Toçit. Ky i fundit bëri një propagandë të madhe në drejtim të caktimit të Fuadit si princ i Shqipërisë, pikërisht në atë kohë kur opinioni ishte ndarë në disa rryma që përkrahnin variante të ndryshme. 23

Në fi llim shtypshkronja nuk ishte e kompletuar me germa siç duhet. Në shtatorë 1913 doli një numër i jashtëzakonshëm ku lexojmë: “në lidhje me disa mangësi gjindena edhe sot me shtypshkronjë që s’ban për gjuhë t’onë”24. Për këtë arsye gazeta vazhdoi të botohej me këto mangësi deri tek numri 63. Më pas vërejmë se shtypshkronja u kompletua me të gjitha germat e nevojshme. 25 Ja si njoftohemi nga faqet e gazetës “Taraboshi”në tetor të 1913: “Sa ma shpejt kena me pasë sendet e nevojshme për me ba e me qitë ftyra dy herë n’javë”. 26

Ashtu si edhe shoqet e saj bashkëkohëse, shtypshkronja e Toçit u përball me vështirësitë e atyre viteve, mori gjoba e ndëshkime nga autoritetet e fuqive të huaja që administronin Shkodrën, si rezultat i botimeve që shkonin në kah të kundërt me interesat e ndërkombëtarëve. Megjithatë, origjina italiane e pronarit të kësaj shtypshkronje shpesh e ndihmoi atë. Botuesi e pronari i shtypshkronjës tjetër “Nikaj”, ankohej se për të njëjtat “faje”, ai si shqiptar dënohej më rëndë nga ç’dënoheshin kolegët e vet. Në faqet e gazetës “Shqypnija e Re” lexojmë: “Taraboshi” u gjykue prej gjyqit të naltë pesë napolona gjobë, sepse shkroi një artikull kundra krajl Nikollës”. 27

Në shtypshkronjën “Taraboshi”, janë shtypur edhe nga një numër i gazetës “Drita e Popullit” e Muço Qullit (25 tetor 1914), si dhe një numër i gazetës satirike “Grethi” (qershor 1914). Duhet të jetë botuar edhe gazeta “Populli” (1914), mbasi në fund të gazetës shihen të shtypura krahas inicialeve të shtypshkronjës “Populli”, edhe ato të “Taraboshi” (C. T. R. ). Inicialet C. T. R. i përkasin së shoqes së Terenc Toçit, Caterina Toçi Romaniolo. Aty u shtypën edhe libra artistikë të huaj, përkthyer nga veprat e autorëve si Viktor Hygo, siç janë “Vjeta 93” etj. që gazeta “Taraboshi” e vlerësonte si një romancë fort e vleftshme për edukimin e popullit. 28

Në një rubrikë të veçantë të gazetës së këtij botuesi, shtypshkronja “Taraboshi” u bënte reklamë shërbimeve të shumta të saj për çmimet e lira dhe cilësinë e lirë, gjithashtu klientëve u jepej e drejta “... me e kthye punen n’kjoftë se s’âsht bâ si dishiri e n’kjoftë qi kâ edhe nji gabim i qortuem..”. . 29

Shtypshkronja u la në ruajtje për dy vjet, deri kur në 1919-1920 u muar me qera nga Inspektoria e Arsimit e Shkodrës, që e shfrytëzoi për botimet e veta. Gjatë kësaj periudhe ajo u njoh me emrin shtypshkronja “Arsimi”. Më pas, siç vërejtëm më sipër, u ble nga Ndoc Nikaj për degën e tij të Shkodrës. Është kjo arsyeja që kur gazeta “Taraboshi” rifi lloi botimin 1921, u detyrua ta bënte shtypjen tek shtypshkronja

23 Gaz. “Taraboshi”, Shkodër, Nr. 10, dt. 4 tetor 1913, art. “Princi Wied”; Nr. 26, dt. 22 tetor 1913, art. “Veprime e jo përralla”, Gaz. “Shqypnia e Re”, Shkodër, Nr. 31, dt. 19 tetor 1913, art. “Taraboshi” e Ahmed Fuadi”.

24 Gaz. “Taraboshi”, Shkodër, Numër i jashtëzakonshëm, dt. 13 shtator 1913, f. 225 P. Perja, Shtypshkrimi dhe shtypshkronjat e Shkodrës, vep. e përmëndur, f. 17. 26 Gaz. “Taraboshi”, Shkodër, Nr. 26, dt. 22 tetor 1913, f. 3. 27 Gaz. “Shqypnia e Re”, Shkodër, Nr. 43, dt. 7 dhjetor 1913, art. “Rasat të vendit”. 28 Gaz. “Taraboshi”, Shkodër, Nr. 71, dt. 11-12 dhjetor 1913, art. “Reklama”. 29 Gaz. “Taraboshi”, Shkodër, Nr. 78, dt. 18-19 dhjetor 1913, art. “Reklama”.

Page 54: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

53

“Françeskane”. 30

Shtypshkronja “Vllaznia”e fi lloi aktivitetin e saj në mesin e vitit 1913. Ishte koha kur pas rrethimit të gjatë, e më pas pushtimit malazez, një dritare e re shprese u hap për Shkodrën me vendosjen e saj nën ndërkombëtarët. Premisat e reja politike bënë që të ndërmerreshin disa inisiativa me vlerë për jetën ekonomike. Këtyre inisiativave i takonte edhe montimi i shtypshkronjës për të cilën po fl asim. Që me 15 qershor 1913, “Vllaznia” fi lloi të shtypte rregullisht dy herë në javë gazetën “Shqypnia e Re”, që vazhdoi edhe gjatë vitit 1914.

Shtypshkronja në fi llim pati vështirësi përsa i takonte kompletimit të saj me shkronja. “I lutena këndojsve të gazetës s’onë, - shkruante gazeta “Shqypnia e Re” në qershor 1913, - me na e falun fajin që për mungim të disa shkronjave jena të shtërnguem shkrojen ë mos me e përdorue derisa t’na vijn disa shkroja të reja që kena porositun”. 31

Faqet e gazetës u shfrytëzuan nga drejtuesit e shtypshkronjës edhe për t’u bërë reklamë botimeve të ndryshme të gatshme për treg. Ja një prej tyre: “Prîsi n’rrugë të njerzis”, ky âsht êmni i një libri që Z. Kol Kodheli ka botue. Libri ka 130 faqe e shkruen mbi mënyrën që duhet m’û sjell me shoqni e me njerzi e në fund ka edhe disa rregula të shëndetit... Shitet në zyre të shtypshkrojes s’onë”. 32

Të tilla reklama janë të shpeshta dhe kryesisht bëhej fjalë për libra me frymë patriotike, si p. sh. “Zân’i Atdheut”, i cili ishte një libër 100 faqesh mbushur me vjersha patriotike prej poetit të njohur Hil Mosi. “... andaj lypet t’a ket seicili Shqyptar..”. shkruante gazeta “Shqypnia e Re”. 33

Shpërthimi i Luftës së Parë Botrore, frenoi në përgjithësi investimet në fusha të ndryshme. Për këtë arsye, edhe ato pak përparime që u bënë në fushën e industrisë tipografi ke, siç ishte montimi i dy shtypshkronjave të vogla “Taraboshi” dhe “Vllaznia” në Shkodër, për arsyet e përmendura më lart, patën jetë të shkurtër. 34

Shtypshkronja “Françiskane”. Jezuitët ishin treguar pionierë në sjelljen e një shtypshkronje në Shkodër, kuvendi françeskan deri në muajin e fundit të vitit 1916, të gjitha nevojat e veta për botime i kryentë ndër shtypshkronjat e tjera të qytetit. Nën pushtimin austro-hungarez, përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme në Shqipëri August Kral, në bashkëpunim me patër Gjergj Fishtën fi lluan të trajtojnë në 1916 themelimin e një gazete, ku Gj. Fishta u tregua i gatshëm të ishte kryeredaktori i saj. Gazeta do të ishte gjysëm zyrtare. Artikujt e saj do të botoheshin si në shqip ashtu edhe në gjermanisht si dhe do të shërbente për botimin aty të të gjitha shpalljeve e komunikatave të Komandës së Korparmatës XIX. Meqë do t’i shërbente nevojave të tyre kjo gazetë do të subvencionohej nga Korparmata me 600 korona në muaj si dhe në furnizimin me letër. Për blerjen e shtypshkronjës në Sarajevë, Atë Gjergj Fishta u ndihmua nga Drejtoria e Përgjithshme e Financave me 5000 korona argjendi, të cilat do t’i shlyente brënda dy vjetësh me shtypshkrime e njoftime, që do të bënin zyrat shtetërore (në fakt i shleu brënda 5 muajve). Kështu, disa makina të blera në Sarajevë, një tjetër më e madhe e blerë në Budapest bashkë me një pedalinë e një makinë për prerje leter me dritë 70 cm. , germat e të tjera materiale të sjella nga Vjena e plotësuan shtypshkronjën. 35

30 Gaz. “Taraboshi”, Shkodër, Nr. 1, dt. 13 mars 1921, f. 2. 31 Gaz. “Shqypnia e Re”, Shkodër, Nr. 1, Moti I, dt. 15 qershor 1913, art. “ Nji mungim”. 32 Gaz. “Shqypnia e Re”, Shkodër, Nr. 3, Moti I, dt. 29 qershor 1913, art. “ Bibliografi ”. 33 Gaz. “Shqypnia e Re”, Shkodër, Nr. 5, Moti I, dt. 13 korrik 1913, art. “Zan’i Atdheut”. 34 Valentina Duka, Qytetet e Shqipërisë në vitet 1912-1924, Sh. B”. Toena, Tiranë 1997, f. 26-27. 35 P. Perja, Shtypshkrimi dhe shtypshkronjat e Shkodrës, vep. e përmëndur, f. 18

Page 55: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

54

Për ambientet e vëndosjes së saj mendoi Komanda e Korparmatës, e cila në një qoshe të shkollës françeskane ndërtoi dy dhoma. Gjithashtu kjo komandë vuri në dispozicion të gazetës si çensurues dhe kryeredaktor për pjesën e gjermanishtes togerin doktor të fi lozofi së Vukiç. Tipografët ishin shqiptarë, austriakë e çekë gjermanishtfolës. Pas rregullimit të të gjithë detajeve e pengesave më 5 dhjetor 1916 doli numri i parë i gazetës “Posta e Shqypniës”. Në fi llimet e saj ajo dilte dy herë në javë dhe kryeredaktor ishte Atë Gjergj Fishta. Në disa raste për shkak të mungesës së letrës gazeta doli me faqe dhe format më të vogël se zakonisht. Me rastin e 1 vjetorit të daljes së gazetës, edhe pse e vlerësonte si arritje botimin deri në 2000 copë për numër të saj, Fishta shkruante: “... Si për të gjitha punët edhe për shtampë kan ardhë kohë të vshtira.. , kërkush nuk e kupton sa duhet, përpos njatyne që e kan sprovue se sa punë e vështirë asht..”. 36

Po në këtë shkrim njihemi edhe me faktin se shtypshkronja françeskane: “... asht një ndër ma të mirat e Shqypnies..”. 37

Të tilla vështirësi e sidomos zhvleftësimi i koronës bënë që çmimi i gazetës të ritej nga 1 shtatori i vitit 1918. “Shpenzimet për botim t’sajin janë ba aq të randa, sa po i duhet marështrimit me çue çmimin..”. 38 -njoftonte lexuesin gazeta.

Puna në shtypshkronjë nuk qe e lehtë, ndaj kërkonte qoftë forcë fi zike, qoftë njohuri të gjuhës e cilësi morale. Në kërkesën për dy shegerta që bën shtypshkronja në gazetën e saj, lexojmë kështu: “... lypen dy djem 14 der’17 vjetsh... të jen t’shndosht, të dijn me këndue e me shkrue shqyp, të jen të urt e të ndershëm”39

Veç gazetës “Posta e Shqypnies” në këtë shtypshkronjë u shtypën edhe rreth 80 numra të gazetës “Populli” të Sali Nivicës gjate viteve 1919-1920; 328 numra të “Zani i Shna Ndout” (328 numra me rreth 8000 faqe, nga maji 1917-tetor 1944), 10 numra me rreth 80 faqe të gazetës “Gruaja Shqiptare” (1920-1921), si dhe shumë libra me lëndë nga feja, letërsia, historia, folklori e pedagogjia.

Shtypshkronja “Arsimi”. Me mbylljen e gazetës “Taraboshi” me 1914, shtypshkronja me të njëjtin emër iu la për ruajtje Kolë Gjinajt40, i cili, me urdhër të pronares (një arbëreshe nga Shën Kozmo Albaneze), ia kaloi me qera Financës së Shkodrës. Tashmë ajo njihej me emrin “Arsimi”, deri më 30 qershor të vitit 1920, kur u ble nga shtypshkronja “Nikaj”. Bazën materiale të saj e përbënin një makinë shtypi me vegla ndihmëse, germa, një makinë për prerjen e letërs etj. Edhe kjo shtypshkronjë u ndesh me vështirësitë e kohës. Kështu ajo erdhi duke e ngushtuar numrin e punëtorëve radhitës nga 3, që kishte më 1 shkurt 191941, në 2, pesë muaj më vonë, ku njeri nga të cilët ishte grua. 42 Administrata Shtetërore e përdorte shtypshkronjën për plotësimin e nevojave të veta, por siç e vërejmë në dokumentacion ajo u ndesh me vështirësi fi nanciare të mëdha43, aq sa shpesh qe e detyruar të vonojë në pagesën e rrogave të punëtorëve deri në 5 muaj44. Gjëndja e keqe ekonomike dhe pagat krejt të ulëta që merrnin, u refl ektuan në kërkesën e përsëritur të Drejtorisë Arsimore të Shkodrës,

36 Gaz. “Posta e Shqypniës”, Shkodër, Nr. 104, Vjeta I, dt. 5 dhjetor 1917. f. 1, art. “Nji motmot jet”. 37 Po aty. 38 Gaz. “Posta e Shqypniës”, Shkodër, Nr. 78, Vjeta II, dt. 4. shtator 1918, art. “P. t. lexuesve t’onë”. 39 Gaz. “Posta e Shqypniës”, Shkodër, Nr. 9, Vjeta II, dt. 9 janar1918, fq. 3, art. “Lypen dy shegerta”. 40 AMH, Shkodër. Dok. pa numër. 41 AMH, Shkodër, Fondi: Pushtimi i trupave aleate në Shkodër (1918-1920), Dosja nr. 1, Dok. nr.

1762. 42 Po aty, Dosja nr. 2, Dok. nr. 1856/143 Po aty, Dosja nr. 4, Dok. nr. 2040. 44 Po aty, Dosja nr. 4, Dok. nr. 2035.

Page 56: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

55

drejtuar asaj të fi nancave me shkresën nr. 258/XIII dt. 3 shtator 1919: “Tue qenë se punëtorët e shtypshkronjës, të vorfën, s’munden me prit marimin e mojit, edhe zoti Ndoc Lezhja qi gjindet i smuet e në nevojë të madhe, lutemi me pasë mirasin me na dërgue si avancë për shtatuer Frank 470. 45 Kjo kërkesë shohim se përsëritej edhe një muaj më pas.

Nga 1 janari i vitit 1919, doli gazeta “Koha e re”, që u drejtua nga Nikollë Ivanaj dhe që u shtyp në shtypshkronjën “Arsimi”. Mes Ivanajt dhe Gaspër Beltojës, që ishte drejtor i arsimit të Shkodrës, u nënshkrua më 12 janar 1919 një kontratë me 5 pika, në bazë të së cilës Ivanaj kishte të drejtë të shtypte aty gazetën “Koha e re” pa shpenzime. Rrogat e dy punëtorëve do të fi nancoheshin nga fi nanca (400 franga) dhe qeraja e shtypshkronjës (150 franga), do të furnizohej me letër për 2800 gazeta në muaj falas. Drejtoria e Arsimit kishte të drejtën të shtypte lajme, libra, shkresa etj. pa pagesë, gjithashtu kjo drehtori kishte të drejtën të kontrollonte përmbajtjen e gazetës para se ajo të shtypej. 46Kjo kontratë dhe kërkesa e drejtorit të Arsimit për një përkthyes në gjuhën frënge, për gazetën “Koha e re”, u aprovua nga komandanti i trupave aleate Bardi de Fortu. 47 Në ndonjë rast emrin e shtypshkronjës e hasim edhe “Republika”, apo “Koha e re”, deri kur në fund të qershorit 1920 ajo i bashkangjitet shtypshkronjës “Nikaj”.

Në përfundim mund të themi se Shkodra ka qënë pioniere në përqafi min e shpikjes së shtypshkrimit. Ngritja e shtypshkronjave ishte pasojë e një sërë rrethanave historike. Deri me shpalljen e Pavarësisë, qyteti i Shkodrës ishte më i zhvilluari ndër qytetet e tjera të Shqipërisë, ishte qëndër vilajeti dhe qëndër e katolicizmit shqiptar. Është për këtë arsye që për shtypshkronjën e vilajetit u interesua Porta e Lartë, kurse për atë të Jezuitëve Vjena. E para u bë me dekret perandorak, kurse e dyta me ndërhyrjen e qeverisë austro-hungareze që siç dihet gëzonte të drejtën e mbrojtjes së populsisë katolike të Shqipërisë.

Shpallja e Pavarësisë i dha mundësi ngritjes së shtypshkronjave qoftë edhe publike. Vështirësitë e shumta fi nanciare, teknike, censura e ndëshkimet e shumta, bënë që shumë prej tyre të kishin jetë të shkurtë. Gjithsesi pati edhe disa shtypshkronja që jetuan disa dhjetëvjeçarë si “Zoja e Papërlyeme”, “Nikaj”, “Françeskane”. Nuk kemi trajtuar këtu ato shtypshkronja që vetëm emrin kishin të tillë, pasi një pjese u mungonin germat dhe përdornin klishe të sjella nga klientët dhe bënë botime të vogla e pa rëndësi.

Është domethënës fakti që nga 7 shtypshkronja që kishte Shqipëria në shkallë vendi në vitin 1914, katër ishin në Shkodër. 48 (nga një kishin Durrësi, Korça e Vlora). Shkodra vazhdoi ta mbajë vendin e parë edhe për 14 vite të tjera, deri kur Tirana kryesoi tashmë. Edhe pse numri i shtypshkronjave erdhi duke u rritur si në gjithë Shqipërinë, ashtu edhe në Shkodër, baza materiale e shtypshkronjave, inventari i tyre mbetej i varfër, me pak mjete teknike e numër të kufi zuar punëtorësh. Disi mund të dallojmë këtu shtypshkronjat jezuite e françeskane për pajisjet më të mira të tyre.

Kryesisht tri kanë qenë drejtimet e aktivitetit të shtypshkronjave: në drejtim të shtypjes së gazetave e revistave; në drejtim të shtypjes së librave; në drejtim të kryerjes së porosive të zyrave shtetërore apo të privatëve. Po të shohim se çka është botuar shtypin periodik të viteve tona të studimit, vërejmë se shtypshkronjat e Shkodrës kanë

45 Po aty, Dosja nr. 2, Dok. nr. 1883. 46 AMH, Shkodër, Fondi: Pushtimi i trupave aleate në Shkodër 1918-1920. Dosja nr. 1, Dok. nr.

1724. 47 AMH, Shkodër, Fondi: Pushtimi Austriak 1916, 1917, 1918. Dosja nr. 1, Dok. nr. 1737. 48 P. Perja, Shtypshkrimi dhe shtypshkronjat e Shkodrës, vep. përmëndur, f. 5.

Page 57: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

56

pasur ngarkesë më të madhe, për shembull në vitet 1914-1915, nga 31 periodikë që dilnin në të gjithë Shqipërinë, 11 shtypeshin veç në Shkodër.

Në lëmin e botimit të librave shtypshkronjat bënë një punë mjaft të lavdërueshme. Ato shtypën letërsi artistike, fetare apo shkollore. Mundësitë që u krijuan pas shpalljes së pavarësisë bënë që të rritej numri i shkollave duke u dhënë mundësi edhe shtypshkronjave për shtypjen e teksteve.

Drejtimi i tretë në punën e shtypshkronjave ka të bëjë me plotësimin e porosive administrative të zyrave apo personave privatë. Kryesisht Bashkia e qytetit, zyrat e saj bënin kërkesa për kupona, rregjistra, blloqe, dëftesa, urdhër -pagesa, stema, bordero rrogash etj. Zakonisht këto i jepeshin shtypshkronjës që i merrte përsipër me shumën më të vogël të pagesës. Nuk mungonin edhe porositë e tregëarëve të ndryshëm për aktivitetin e tyre privat, ftesat e ceremonive, reklamat e shoqërive apo të dyqaneve etj.

Ekzistenca e këtyre shtypshkronjave në Shkodër, dhe shërbimet që ato kryen mbetën të një rëndësie shumë të madhe. Ato luajtën një rol të ndjeshëm në zhvillimin e letërsisë dhe kulturës së kombit tonë. Si shtypshkronjat e institucioneve fetare, ashtu edhe ato publike, u shquan për frymën e tyre patriotike në drejtim të botimeve. Ato mundësuan faktin që, Shkodra u bë në këto vite, qëndër e shtypit në shkallë kombëtare.

2. 2. SHTYPI FETAR

Që gjatë gjysmës së dytë të shek. XIX, u botuan një sërë gazetash fetare. Disa prej tyre vazhduan të botoheshin edhe në vitet që kemi objekt studimi. Një ndër to është edhe “Elçija e Zemers T’Jezu Krishtit”, (mars të viti 1891- dhjetor 1913).

Revista në fjalë ishte botim i Etërve Jezuitë, të cilët, megjithëse u ballafaquan me diktaturën osmane, duke pasur edhe mbështetjen e Austrisë, ia dolën mbanë në nxjerrjen e saj. Sigurisht një rrethanë mjaft lehtësuese për etërit jezuit ishte fakti se ata kishin pranë Kolegjit të tyre edhe shtypshkronjën e vet “Zoja e Papërlyeme”.

Kjo revistë pati një jetëgjatësi të madhe. Nuk u botua vetëm gjatë viteve të diktaturës komuniste. Me botimin e kësaj reviste zë fi ll botimi i periodikut katolik shqiptar, i cili në vitin 2011 mbushi 120 vjet të jetës së tij.

Ajo u botua në gjuhën shqipe (gegërisht) me alfabetin e autorëve të vjetër të Veriut. Ndërsa e veçantë në këta vite (1912-1918), ishte se ajo u botua e shkruar sipas alfabetit të miratuar në Kongresin e Manastirit, në variantin latin.

Gjatë viteve 1912-1914, ky organ u drejtua prej P. Anton Busettit (1911-1914) dhe prej P. Anton Zanoni (1914-1915). Si shtojcë e kësaj reviste vazhdonte të dilte, që prej vitit 1908, edhe pjesa e dytë, ajo kulturale e letrare me format 11. 5x17. 3 cm.

1912, Viti XXII, Nr. 1-12 + pjesa e dytë. 1913, Viti XXIII, Nr. 1-12 + pjesa e dytë. Gjatë vitit 1913, kur shumë përfaqësues të opinionit publik kërkonin hapjen e

shkollave laike, “Elçija e Zemres T’Jezu Krishtit” nuk e mbështeti këtë problem, sikurse shtypi laik i asaj kohe. Kjo duket qartë në shkrimin “Ç’ka âsht shkolla asnjëanëse?” ku shkruhet: Ku nuk mësohet e as s’i bihet kundra, asnjë fesë. Mos t’fl itet për fe as mirë e as keq. 49 Konkluzioni i Jezuitëve është i pritshëm “Shkollë laike, - vinte në dukje ajo,

49 Rev. “Elçija e Zemres T’Jezu Krishtit”, Shkodër, Nr. 12, Vjeta XXIII, f. 186-189, art. “Çka asht shkolla asnjanëse?”.

Page 58: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

57

- don me than t’çoroditunit e djelmnisë marë”. 50 Në vitin 1914, organi i mësipërm doli me titullin “Lajmëtari i Zemres Jezu

Krishtit” (janar 1914-nëntor 1944), duke zëvëndësuar fjalën turke “Elçi” me atë shqipe “Lajmëtar”. Numri i parë doli në janar 1914. Drejtor përgjegjës ishte Atë Ndoc Naraçi. U botua pa ndërprerje çdo muaj. Pati 16 faqe me format 11. 3x17 cm. Kurse shtojca kulturore-letrare, që mori emrin “Përparimi”, nga viti 1914 doli si botim më vete, me drejtor A. Gjon Bazhdari (1914-1916), kurse nga 1916 e drejtoi P. Frano Gjenoviçi.

Ajo ishte revistë e përmuajshme fetare, kulturore, historike, letrare, pedagogjike, shoqërore, etj. e klerit katolik të Shkodrës. Botohej gjithnjë në shqip, prej 16 faqesh me format 14. 2x21. 6 cm. 51

1914, Viti VII, Nr. 1-12. 1915, Viti VIII, Nr. 1-12. 1916, Viti IX, Nr. 1-12. Mendimi i botuesve të saj, qysh në fi llim kishte qënë, që revista të ishte shumë më

tepër se një revistë fetare. Kështu ajo “t’mos kishte fare t’përpjekun me Elçi t’Zêmers s’Krishtit”. Këto qëllime nuk u realizuan për shkak të rrethanave jofavorizuese “të atyne kohëve të zeza”, prandaj botuesit deri në 1914 e kryen qëllimin e tyre “mshehtas e nën hije t’Fees”52.

Ndër detyrat që i vuri vetes kjo e përkohshme është edhe demaskimi i përpjekjeve të armiqve të Shqipërisë që nëpërmjet shkrimeve ndër libra e gazeta të veta mes të pavërtetash shtrembëronin opinionin publik sikur “ Shqipnia as nuk kaa pasë, as nuk mund të ken kurr nji histori..”. 53.

Etërit jezuitë me botimin e Elçis dhe të Përparimit mendonin të punonin në dy drejtime që plotësonin njeri tjetrin përsa i takon asaj çfarë duhej t’i jepnin popullit. Njëri do të ishte besimi, feja, kurse tjetri dija, ndriçimi i mëndjes. “I pari temel i përparimit âsht besimi”54 dhe këtë e realizonin përmes revistës “Elçia e Zêmers t’Jezu Krishtit”, kurse nëpërmes pjesës së dytë, “Përparimit” synohej “me ndritë mendjen e kombit”. 55Për hartimin e këtij programi, si dhe për të miratuar shkrimet e ndryshme, “Përparimi” u ndihmua nga “shkrimtarët e Hyllit t’Drits, qi kah shkrimi e kah fjala kan kên paranikë n’Shqypni”56.

“Përparimi” botoi në faqet e tij një rubrikë të veçantë mbi fi gura të shquara shqiptare të fushave të ndryshme, Gjeto Çoku, Jeronim De Rada, Ahmet Begun e Mats etj. Nuk munguan poezitë patriotike si dhe artikujt mbi rëndësinë e shkrimit shqip e të shkollave shqipe. 57

Në numrin e dhjetorit 1916, “Përparimi” lajmëroi lexuesit e vet për pamundësinë e vazhdimit të botimit të kësaj reviste. Arsyet shpjegoheshin me situatën e vështirë, prandaj: “deer saa t’jet lufta m’kamë, s’kaa per t’u botue”58-shkruan njoftimi. Gjergj

50 Po aty. 51 P. Daka, Bibliografi retrospektive e shtypit periodik shqiptar e mbi Shqipërinë 1848-1944,

“Studime historike”1971, nr. 4, f. 200. 52 Rev. “Përparimi”, Shkodër, Vjeta VII, 1914, f. 2, art. “Emni i ksaj t’Përkohshme”. . 53 Rev. “Përparimi”, Shkodër, Vjeta VII, 1914, f. 4, art. “Elçia i ynë”. . 54 Po aty. 55 Po aty, f. 3. 56 Po aty, f. 47, art. “Falnderje”. . 57 Rev. “Përparimi”, Shkodër, Vjeta VIII, 1915, f. 125. art. “ Mii shkrim t’giûhes a ortografi i”, si dhe f.

120, art. “ Nevoja e shkollave t’ reja neper Shqypni”. 58 Rev. “Posta e Shqypniës”, Shkodër, Vj. I, dt. 12 janar 1917, f. 4, art. “ Literatyrë e Arte”.

Page 59: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

58

Fishta, mbasi lavdëron punën me vullnet e me mëndje të hollë që kishte bërë deri në atë kohë kjo e përkohshme, theksonte se merita e madhe e “Përparimit” është “qi ky kaa kênë shkrue shqyp po, tamand shqyp e jo në nji gjuhë ibride t’përbâame prejë blegrimesh t’saa djalektave”. 59

Qoftë “Elçija e Zemres T’Jezu Krishtit”, qoftë “Lajmëtari i Zemres Jezu Krishtit” apo “Përparimi”, u shtypën në shtypshkronjën e “Zojës së Papërlyeme”.

“Kalendari i Vjetës” (1911-1927) ishte gjithashtu botim i klerit jezuit të Shkodrës. Kalendari vjetor-Vepra Pijore, përmbante festat fetare dhe kishte gjithashtu përmbajtje kulturore, letrare, historike, fetare, kronologji ngjarjesh, kuriozitete, etj. Ai dilte në shqip (gegërisht) dhe kishte karakterin e një almanaku me rubrika interesante, shoqëruar me klishe. Shoqëria kulturore “Vepër Pijore” që përbëhej nga laikë e katolikë nën drejtimin e jezuitëve, pati si synim për të mbledhur fonde dhe botuar letërsi fetare e artistike. Në këtë seri bënte pjesë edhe “Kalendari i Vjetës” me format 13. 5x20. 5 cm (Numri i parë i tij doli më 191160; 1912, fq. 59; 1913, fq. 60; 1914, fq. 46, 1915, fq. 71; 1916, fq. 83; 1917, fq. 87; 1918, fq. 110). Mjaft të pëlqyeshëm e bënin Kalendarin rubrikat kushtuar fi gurave historike e personaliteteve te kohës, kronikat, ngjarjet historike etj61

Dalja e këtij kalendari në fi llim të çdo viti e “begati literatyren e gjûhës shqype”, siç e komenton Fishta tek “Posta e Shqypniës”: âsht nji libër i kendshem n’t’cillin, posë saa sêndeve t’vjefshme e t’bukra…ka edhe nji dramë me êmen Skanderbegu, dalë prej durve t’msueme t’letrarit t’paharrushëm A. Xanonit. 62.

Kalendari shtypej në shtypshkronjën e Zojës s’papërlyeme, ku edhe mund të blihej me nji çmim 2 korona. “Të hollat për kyt kalendar nuk janë të djerruna, por të fi tueme”-vlerësonte gazeta “Populli”63.

“Sh’na Ndou i Padues” (1912-1944) ishte një fl etë e përmuajshme fetare e kulturore, botuar nga Kuvendi i Fretërve. Ajo doli së pari në vitin 1912, u shtyp në shtypshkronjën “Zoja e Papërlyeme”, në katër faqe në drejtimin e P. Zef Gicit. Po kjo fl etë e përmuajshme, që nga janari 1913, doli me titullin “Zani i Sh’na Ndout”. Më 1913-1914 u drejtua nga P. Marjan Prela. Ndër vite, shtypshkrimi i saj kaloi tek “Nikaj” e kur françeskanët patën shtypshkronjën e tyre, vijoi aty botimin. Me ardhjen në krye të drejtimit të Vinçens Prendushit, më 1918 e tutje, numri i faqeve u rrit në 32, mbasi ai krijoi edhe rubrikën Histori-Letërsi-Art. Shkruhej në gjuhën shqipe (gegërisht).

1913, Viti I, Nr. 1-121914, Viti II, Nr. 1-121915, Viti III, Nr. 1-121916, Viti IV, Nr. 1-121917, Viti V, Nr. 1-121918, Viti VI, Nr. 1-12Në vijimësi të viteve ky botim shtoi numrin e faqeve nga 1 deri më 32. Ajo ndryshoi

edhe formatin: 11. 5x17. 7 cm; 15. 2x22. 8 cm; 14x19. 5 cm; 14. 6x22 cm. Ndër faqet e “Postës së Shqypniës”, At Fishta ia reklamonte këtë të përkohshme

59 Po aty. 60 P. Daka, Bibliografi retrospektive e shtypit periodik shqiptar e mbi shqipërinë 1848-1944, “Studime

historike” 1971, nr. 4, f. 200. 61 H. Bushati, Shkodra dhe motet, Vëll. II, Shkodër: Idromeno, 1999, f. 123. 62 Gaz. “Posta e Shqypniës”, Shkodër, Nr. 11, Vj. I, dt. 12 janar 1917, f. 4, art. “Kalendari 1917”. 63 Gaz. “Populli”, Shkodër, Nr. 3, Viti I, dt. 29 janar 1919, art. “Dije dhe literaturë”. .

Page 60: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

59

“gjithë njatyne qi dojnë me pasë ndonji send sikush n’gjuh shqipe”64. Por organi më prestigjoz i kësaj periudhe ishte “Hylli i Dritës” (1913-1944). Dalja

për herë të parë e kësaj reviste, më 1 tetor 1913, përkon me vendosjen e Shkodrës nën kontrollin e ushtrive ndërkombëtare. Kjo ngjarje u përjetua nga stafi i revistës si “mbarim i natës së errshme të robërisë e si fi llim i agimit të dritës së bardhë të lirisë”. Ja si prezantohej revista para lexuesve: “E kemi quejt “Hylli i Dritës” pse asht tuj le nëpër ag t’qytetnisë s’Shqypnisë,... ne do t’përkujdesna që edhe e Përkohshmja jonë t’mrrijë me ngjall shpresen nder zemra t’Shqyptarve, se prej Hyut dit mâ t’mira kanë me ju reshë Shqypnies”. 65

Ishte revistë e klerit katolik me përmbajtje fetare, kulturore, fi lozofi ke, juridike, letrare, shoqërore, gjuhësore, folkloristike etj. Drejtori i revistës, ndonëse i vetëdijshëm për përmbajtjen fetare të revistës, u mundua ta lidhë ngushtë shërbimin në drejtim të fesë, me qëllimin madhor: shërbimin ndaj Atdheut. Ja si shprehej ai në faqet e revistës: “... programi i Perkohshmes s’onë, i cilli s’âsht tjetër, veç t’orvatun për lulzim t’Fees e t’Atdheut; për t’marë t’Familjes e zhdrivillim t’Dijes n’Shqypnië”66

“Hylli i Dritës” dilte në shqip (gegërisht), pjesërisht edhe italisht, frëngjisht, gjermanisht e latinisht (kryesisht dokumente), prej 18-68 faqe. U shtyp në shtypshkronjën “Nikaj”

1913 Viti I Nr. 1-3 1914 Viti II Nr. 4-10Formati ndryshoi 15. 5x22. 5 cm; 16. 5x24. 5 cm dhe pati 32 fq. Në vitin 1913 në revistë u botua një shtesë me titull “Fletë e përmuejshme për

terciarë” (Vj I, nr. 1-3, X-XII). Në vlerësimet që janë bërë për revistën gjejmë edhe të tilla si: “Në artikujt politikë

e shoqërorë u mbajtën shpesh herë qëndrime jotolerante ose ekstreme”. Gjithsesi ajo mbetet revista më e kompletuar e më cilësore për kohën.

Përveç Fishtës aty botuan shkrimet e tyre Faik Konica, Vinçens Prennushi, Justin Rrota, Salih Nivitza etj.

Por në faqet e revistës nuk munguan as opinionet politike. Kështu, Gj. Fishta në shkrimin “A janë t’Zot Shqyptarët me u majtë shtet n’vedi?” kritikonte ashpër disa shkrime në gazetat franceze, “sipas të cilave shqyptarët janë një racë barbare, e u duhen lëshue sllavëve të Ballkanit për me i qytetnue ”67. Është e qartë se në këtë çështje, revista mbante të njëjtin qëndrim sikur edhe shtypi laik, “Besa Shqyptare” apo “Taraboshi”, të cilët gjithashtu ngrinin zërin kundër armiqësive dhe urrejtjeve etnike e fetare, kundër intrigave, shpifjeve e shtrembërimeve që e paraqisnin popullin shqiptar si të egër, të paqytetëruar, pa ndërgjegje kombëtare dhe të paaftë të vetëqeverisej. 68

Kur e gjithë Shkodra shpresonte se me ardhjen e princ Vidit do të bëhej kryeqytet, edhe “Hylli i Dritës” e mbështetse këtë kërkesë duke e argumentuar në mënyrë origjinale: “n’kurr nji qytet t’Shqypnis nuk asht ndjekë as nuk ndiqet sot mâ tepër shkolla, se n’qytet të Shkodrës. Zhdrivillimi i mendjes s’popullit âsht cilësia mâ e mira

64 Gaz. “Posta e Shqypniës”, Shkodër, Nr. 13, Vjeti I, dt. 20 janar 1917, f. 4, art. “ Zani i Shna Ndout”. .

65 Rev. “Hylli i Dritës”, Shkodër, Nr. 1, Vjeti I, dt. 1 tetor 1913, f. 8. 66 Po aty. 67 Rev“Hylli i Dritës”, Shkodër, Nr. 2, Vjeti I, dt. 1 nëntor 1913, f. 42. 68 Fatmira Rama, Shtypi shqiptar rreth copëtimit të Shqipërisë në Konferencën e Londrës të vitit 1913,

“Studime historike”, nr. 3-4, 1999, f. 50.

Page 61: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

60

e nji vendit, për me kênë kryeqytet”. 69

Me vlerë të veçantë është botimi pjesë-pjesë i veprës “Visari Komtar”, përmbledhje këngësh e vallesh popullore të Gegnis, shkruar nga V. Prennushi, apo vepra tjetër madhore që u botua numër pas numri në faqet e kësaj reviste “Kanûni i Lekë Dukagjinit” i P. Sh. Gjeçovit. 70 Me këto forma, përmes shtyllave të saj, revista i dha shkas zhvillimit të mendimit shkencor. 71

“Hylli i Dritës” në tetor 1933, mbushi njëzet vjet nga data e daljes për herë të parë. Fakti që ndër këto njëzet vite, revista doli vetëm gjatë nëntë viteve, ishte dëshmi e qartë e peripecive, e vështirësive, e vargut të stuhive “qi u shkrepen e qi s’paten si mos me randue mi jetën e së Përkohshmes”72. Kërcënimet e pengesat, ndikuan, por nuk arritën ta zhduknin, “edhe n’i ra së Përkohshmes s’onë me u përkul ndonjiher përballë stuhive, sigurisht që nuk u thye”. 73 Revista aq e dashur për popullin, u detyrua ta pezullonte botimin e saj mbas daljes së numrit X. Arsyeja ishte botimi i kryeartikullit “Nji komedi e pandershme e XX shekull” që nuk u shkoi për shtat autoriteteve të at’hershme. Ja si e shpjegonte vet “Hylli i Dritës” arsyen e mbylljes së Revistës: “.. qeverimi ndërkombëtar, qi në Shkodër bate si dote vet, i fyem prej se e Përkohshmja nuk pritote me ja than ndër sy, e mylli”74. Luftëtare e programit të saj që bazohej në binomin Fè e atdhe, ajo “foli pa u tremë gjithkund ku e lypi puna e u ndal vetëm at herë kur fuqija e egër, që dronte rrezet e së vërtetës lypi që mos të delte ma për do kohë.”. 75Edhe gazeta “Populli” jepte në shkrimin e saj të njëjtat arsye: “.. kje myllë, për shkak se kritikote në nji mënyrë sa t’ashpër aq të drejtë, pa-rregullimin e pa-drejtsin e shteteve të mëdhaja në Shqypnië”. 76

Për shkak të shkrimeve të tija “që qitnin në shesh qëllimet e t’interesuemve për ngatrresa”, Patër Fishta u dënua me mërgim në Troshan. Populli i Shkodrës, si myslimanë ashtu dhe kristianë, që gëzonte respekt e afeksion të madh për Atë Gjergj Fishtën, u përpoq mjaft për lirimin e tij, si dhe mundësinë e rimëkëmbjes së periodikut “Hylli i Dritës”, por “nuk bâne dobi as shkrimet as protestimet e të gjith nji populli, tuj fi llu te Beledija, argjipeshkvi e deri te ma i vorfni puntuer”. 77

Në Arkivin Qendror ruhen dy dokumente të protestave të ndryshme, njëra drejtuar arqipeshkvit nga një komision qeveritar, me anë të të cilit kërkohej të ndërhynte pranë Superiorit të përgjithshëm të françeskanëve në Romë, që Gjergj Fishta të lejohej të vazhdojë punën e tij me revistën “Hylli i Dritës”78. Ndërsa në dokumentin tjetër kemi të bëjmë me nji letër të komisionit të popullsisë katolike të Shkodrës, drejtuar gjeneralit suprem të françeskanëve në Romë, përsëri mbi kthimin e At Fishtës pranë revistës periodike “Hylli i Dritës” tek e cila për shumë kohë ai shpalosi virtytet e tija religjioze dhe morale, patriotike dhe letrare. 79Kjo kërkesë mban edhe emrin e fi rmën e Luigj

69 Rev. “Hylli i Dritës”, Shkodër, Nr. 4, Vjeti I, dt. 5janar 1914, f. 106. 70 Rev. “Hylli i Dritës”, Shkodër, Nr. 2, Vjeti I, dt. 1 nëntor 1913, f. 47. 71 H. Bushati, Shkodra dhe motet, Vëll. II, vep. e përmëndur, f. 121. 72 Rev. “Hylli i Dritës”, Shkodër, Nr. 1, Vjeta X, janar 1934, f. 373 Po aty. 74 Rev. “Hylli i Dritës”, Shkodër, Nr. 1, Vjeti III, maj 1921. 75 Rev. “Hylli i Dritës”, Shkodër, Nr. 1, Vjeti X, janar 1934. 76 Gaz. “Populli”, Shkodër, Nr. 56, Vit’i II, dt. 20 maj 1915, art. “. Andej e kndej”. 77 Po aty. 78 AQSH, Fondi: Arqipeshkvnia e Shkodrës 132/A; viti 1913-1924, nr. i kutisë 72, xhaketa 1751; prill 1915. 79 AQSH, Fondi: Arqipeshkvnia e Shkodrës 132; viti 1913-1924, nr. i kutisë 44, xhaketa 1585, prill

1915

Page 62: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

61

Gurakuqit. Shtypi i kohës si për ironi, botoi nji vjershë satirike që një shok i Fishtës, shkrimtar, ia shkruante në formë këshille se si duhej të sillej tani e tutje për të mos u dënuar më:

Kqyr ndoj rrèn për me trillu, se ta dish, qi ty pariaPrej mërgimit ka me t’lshu!Kqyr e gjej do rrèna t’shpejtaLevdo ke asht për tu shaSe ta dish, qi sot e drejtaAsht marrii në ket dyrnja!80

Në vlerësimet që janë bërë për revistën gjejmë edhe kritika për qëndrime jo tolerante ose ekstreme, që u mbajtën në artikujt politikë e shoqërorë të saj. Gjithsesi ajo mbeti revista më e kompletuar e më cilësore për kohën.

“Seda-i-Millet” (Zëri i Popullit), (1913-1914) ishte një tjetër gazetë fetare, politike, shkencore, letrare me pikëpamje të pavarura, që botohej një herë në javë. Ajo drejtohej nga Ymer Lutfi . Qëndra e botimit të saj ishte një zyrë e veçantë në lagjen Zdralej, të Shkodrës. Për herë të parë gazeta doli më 1913 dhe vazhdoi deri në vitin 1914.

Gazeta botohej nën drejtimin e një grupi xhonturkofi l. Interesant është fakti që edhe në këtë kohë u lejua një gazetë në gjuhën turke. Kjo fl et për këndvështrimin e ndërkombëtarëve, për një lloj tolerance që ata treguan ndaj pjesës që e mbështeste këtë gazetë, për raportet e krijuara mes institucioneve fetare dhe mes tyre e qeverisjes ndërkombëtare. Në këtë kontekts, edhe për të evituar acarimet e panevojshme, u lejuan tre institucione të grupit xhonturkofi l: gazeta në fjalë, shtypshkronja me të njëjtin emër, si dhe shkolla “Darul Yrfan”.

“Seda-i-Millet” bënte propagandë kundër qeverisë së Vlorës, që kryesohej nga Ismail Qemali, si dhe bënte agjitacion në popull për të kërkuar një mbret nga dinastia e Ali Osmanëve të Stambollit.

Edhe ndër faqet e shtypit lokal të atëhershëm vihet re se “Seda-i-Millet” ishte jo e pëlqyeshme. “Besa Shqyptare” në artikullin “Fletorja n’giuhë Turçe” shkruante: “Kjo fl etore e ree e qitun m’nji giuhë t’huej e m’nji giuhë qi lypet mu lanë saa ma parë n’harrim.. Drejtori i fl etores âsht Turkoshak, tierët rreth tij janë Shqyptarë. Për ç’vatan praa do t’fl asin fl etorja? A për vatan Drejtorit, a t’pjestarve?” 81

Siç e vlerëson Hamdi Bushati, shtyllat e kësaj gazete ishin vënë krejtësisht në shërbim të propagandës antikombëtare. Duke denoncuar një akt të tillë “Shqypnia e Re” botonte artikullin e Nikolla Ivanajt, “Letër e hapët-Sedai Miletit në Shkodër”, ku në mbyllje ai shtronte pyetjen: “Si të kuptohet pra ky bashkëpunim i mizorëve të liris së vërtetë të Shqypnies popullore: Stambollës-Durcit-Sedai Miletit të Shkodrës? Gjykimin e përgjigjen ja lâ lexuesve atdhedashës”. 82

Polemika u botuan disa herë në faqet e “Shqypnisë së Re” dhe anasjelltas “Sedai Millet”. Kështu mund të përmendim shkrimin “Lëpushkës Sedai Milet”83 apo “Smunt

80 Gaz. “Populli”, Shkodër, Nr. 56, dt. 20 maj 1915, art. “ Andej e kndej”. 81 Gaz. “Besa Shqyptare”, Shkodër, Nr. 38, dt. 22 korrik 1913, art. “ Fletore n’giuhë Turçe”. . 82 Gaz. “Shqypnia e Re”, Shkodër, Nr. 57, dt 1 shkurt 1914, aut. N. Ivanaj, art. “ Letër e hapët Sedai

Miletit në Shkodër”. . 83 Po aty, nr. 68, dt. 15 mars 1914, autori O. Ruzhdi, artikulli “ Lëpushkës “Sedai Millet””.

Page 63: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

62

duroj dot”. Gjatë qeverisjes ndërkombëtare, gazeta në fjalë u mbyll disa herë për shkak të

propagandas që ajo bënte në dëm të princ Vidit. Në dokumentet e konsullatës Austro-Hungareze të Shkodrës gjejmë të tilla lajme: “Gazeta turqishte e këtueshme “Seda-i-Milet” e cila në numrin e fundit botoi një artikull kundër princit Vid, u mbyll sot sipas urdhrit të komandantit të qytetit”84. Vetëm pas disa ditësh, mbas një kontrolli të shtëpisë ku bëhej botimi, koloneli Filips anullonte urdhërin e mbylljes së gazetës. Por, sipas relacioneve të konsullit Halla, problemet me botuesit e gazetës do të vazhdonin: “Koloneli Filips thirri rishtazi krerët myslimanë dhe... mori prej tyre sigurimet më strikte se që sot gazeta nuk do të bëjë asnjë publikim që të jetë në kundërshtim me qëllimet e Fuqive të Mëdha”. 85

Ne mund të gjykojmë mbi qëndrimet që mbante kjo gazetë, nëpërmjet replikave të ashpra që shkruhen në gazetat e tjera ndaj saj. Dom Ndoc Nikaj i quante artikujt e “Sedai-i-Millet”, “mushë me gabime historiake tuj mohue deri fi sin e komin t’onë”. 86Habija e Ndoc Nikës bëhet më e madhe mbasi kur ndër faqet e artikullit të “Sedai-i-Millet” ai lexonte se: “kush asht Shqyptaar asht i paa fee e i paa diin!”. Edhe teza e “Sedai Millet” mbi shqiptarët e ardhur, gjen këtë përgjigje nga “Besa Shqyptare”: “Shqyptari kaa kenë vendasi ma i pari i Sinisiis Balkane. Prandaj shkruesi i Sedai Milletit t’mos kapet me çashtje e sende qi nuk i din se masandej s’ka për me mujt me u dhanë fund”. 87

Në harkun kohortë viteve 1917-1919 pa dritën e botimit një tjetër e përkohshme kishtare e quajtur “Zoja e Shkodrës”. Dalja e saj lidhet me rastin e kremtimit të 450 vjetorit të zhdukjes së fi gures së Zojës së Këshillit t’Mirë. Qëllimi i revistës ishte: “me përhapë përkushtinë e popullit shqiptar ndaj Zojës së Shkodrës, me zellue shqiptarët qi me lmoshët e kushte t’veta t’përkujdesen me ja ngreh Pajtores s’Shqypnisë, Zojës së Shkodrës nji kishë t’hijshme”. 88Mendimi i popullit katolik të Shkodrës ishte që kisha të ngrihej nën Kala, aty ku kishte qënë edhe kisha e vjetër.

Botimi i kësaj reviste u bë tek shtypshkronja e Zojës së Papërlyeme. Dalja e numrit të parë, prej 8 faqesh, u prit mirë e u përshëndet nga gazetat e tjera. “Posta e Shqypnisë” i uronte jetë e përparim kësaj motre të re dhe shprehte bindjen se: “posë interesave fetare, mundet me i baa nji shërbim t’madh kombit kahë t’përhapunit s’vërtetës, e sidomos kahë përparimi e zhdrivillimi i gjuhës shqipe”. 89

Luigj Gurakuqi, ndërsa i dërgonte një letër përshëndetëse me rastin e daljes kësaj reviste, e shikonte kontributin e saj edhe në nji drejtim tjetër: “... t’i kushtohet e t’i bajë gardh sidomods shnjerzimit që ka nisë të përhapet nëpër popull t’ënë e qi po dhunon jo vetëm zakonet e mira të të parëve tënë.”. 90. Si shumë të tjerë edhe Gurakuqi kontribuoi me “nji dhunti të voglë 20 kr”. 91

Në dokumentet e Arqipeshkvnisë së Shkodrës për vitin 1917, vërejmë se pati disa

84 AMH, Shkodër, F. : DKAHSH, v. 1914, Vj. 24. 33. 3382, Shkodër 14 janar 1914, f. 360. 85 Po aty, f. 36186 Gaz. “Besa Shqyptare”, Shkodër, Nr. 63, Vjeta III, dt. 3 qershor 1915, art. “ Shënime Historike”. 87 Po aty. 88 Gaz. “Posta e Shqipnisë”, Shkodër, Nr. 42, Vjeti I, dt. 2 maj 1917, f. 3, art. “ Nji e përkohshme e ree

n’Shkodër”. . 89 Po aty. 90 AQSH Fondi: Arqipeshkvnia Shkodër, 132/A, viti 1917, numri i kutisë 44, xhaketa 1618, dt. 21

qershor 1917. 91 AQSH, po aty.

Page 64: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

63

donacione nga individë të ndryshëm92, si dhe shohim se e përkohshmja i kaloi caqet e Shkodrës. Pajtime të saj gjejmë në Gjakovë, Tiranë, Pulaj, Kçirë, Bushat, Gomsiqe, Prizren. Këto ndihma, falenderime e pajtime vinin në drejtim të Zotni Dom Pjetër Gjurej, famullitar i Shkodrës. Lazër Mjeda, arqipeshkv në Prizren dërgonte këtë letër: “.. me gzim i kam marr 50 copat e përkohshmes “Zoja e Shkodrës”. E lumja Zojë ju dhashtë ndihmë e fuqi!.. për ndihmë të shtypshkrimit po ju çoj 200 kr”. 93

Ndër botimet e klerit katolik duhet përmendur edhe fl etorja satirike “Grêethi” me drejtor Zef Skanjetin. Ajo doli në vitin 1914, dy numra, në gjuhën shqipe (në variantin gegërisht). Numri i parë i kësaj gazete humoristike u konfi skua nga koloneli Filips, për sulmet që i bënte Italisë94.

2.3. SHTYPI LAIK DHE PIKËPAMJET POLITIKO- SHOQËRORE NË FAQET E TIJ, NË VITET 1912-1918

Në raport me qytetet e tjera të Shqipërisë, Shkodra kishte numrin më të madh të gazetave laike, që shihnin dritën e botimit gjatë viteve 1912-1918. Konkretisht ishin nëntë të tilla: “Besa Shqyptare”, “Taraboshi”, “Shqypnia e Re”, “Atdheu”, “Populli”, “Drita e Popullit”, “Lidhja Kombëtare”, “Shkodra” dhe “Posta e Shqypnisë”. Vetëkuptohet se ato ishin një balancë mjaft e vlefshme në një ambient ku prej vitesh vepronte shtypi fetar i të dy krahëve. Aq më tepër rëndësia e tyre rritet për faktin se përgjithësisht botuesit e tyre qenë njerëz patriot që duke afruar pranë gazetave të veta penda të tilla si Gj. Fishta, R. Siliqi, H. Mosi, K. Suma, M. Gramano, N. Nikaj, M. Kakarriqi etj. i bënë një shërbim të madh çështjes kombëtare. Në situatat e ndërlikuara të krizës ballkanike e të shtetit të brishtë shqiptar, kur Shkodra kalonte çaste specifi ke krahasuar me pjesën tjetër të atdheut, “shtypi pasqyroi prirjet themelore e mbizotëruese të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, duke luajtur kështu rolin e një “partie” nacionaliste”95. Në faqet e këtij shtypi u shprehën jo vetëm ndjenjat, bindjet, analizat e kërkesat e elitës politike, por edhe të gjitha masave, pak ose aspak të shkolluara.

E para gazetë laike shqip që u botua në Shkodër dhe për një periudhë kohore e vetmja, ishte gazeta “Besa shqyptare” (1913-1921), vijim i fl etores “Koha” që u botua më 1 janar 1910 nën drejtimin e dom Ndoc Nikajt. Gazeta përmbante shkrime politike, shoqërore, kulturale, letrare, ekonomike etj. Botohej në gjuhën shqipe në gegërisht, pjesërisht edhe gjermanisht e italisht. Numri i parë doli me 18 maj 1913. Nga numri 9 i datës 1. 06. 1913 doli 4 herë në javë. Nga numri 62 i datës 2. 09. 1913, tre herë në javë; nga nr. 1 i dt 5. 11. 1913 - dy herë në javë. Natyrisht kjo luhatje e botimit nga katër në tre e në dy, por edhe luhatja e formatit të gazetës që ndryshoi vazhdimisht, kanë të bëjnë me vështirësitë e shumta përmes së cilave ecte në ato kohra puna për botimin e gazetës, vështirësi si të karakterit teknik, fi nanciar e material, por edhe çensurues e ndëshkues nga sunduesit. Fletorja pati 4 faqe, që u shtypën në shtypshkronjën e të njëjtit pronar e botues “Nikaj”.

1913, Viti I, Nr 1-16, 18-23, 25, 31, 34-35, 38-40, 42-44, 46-50, 52, 54-56, 58-59,

92 AQSH, po aty. 93 AQSH, po aty, dt 6. qershor 1917. 94 AMH, Shkodër, F. : DKAHSH, v. 1914, Vj. 24. 34. 3413, nr. 136/B, Shkodër 22 qershor 1914, f.381-

382. 95 F. Rama, art. përmend. , f. 44-45.

Page 65: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

64

61-63, 65-66, 68, 70, 73-74, 81-88. 1914, Viti II, Nr 12-14, 16-26, 28, 30, 34, 36-37, 41, 46-51, 56, 64, 67, 71. 1915, Viti III, Nr. 1-88 (këtu duhen shtuar edhe 61 numra, pra 89-61, kur doli nën

titullin “Zani i Shkodrës”. ) 1916, Viti IV, Nr. 7, 11, 15. 1917, Viti V, Nr. 1-11. 1918, Viti VI, Nr. 1. “Shqypnia e Re” (1913-1914), ishte një gazetë tjetër e paanshme që doli dy herë

në javë dhe që mbronte të drejtat kombëtare96. Drejtor i saj i parë ishte Hilë Mosi. Nga numri 70 i viti 1914 ishte Karlo Suma, dhe si kryeshkrojës, Risto Siliqi. Brenda katër faqeve të saj, me format 27. 5x38 cm, gjejmë artikuj politikë, letrarë, shoqërorë, kulturalë, lajme të kohës etj. U shkrua në gjuhën shqipe (gegërisht) dhe u shtyp në shtypshkronjën “Vllaznija”. Numri i parë i saj doli më 15 qershor 1913.

1913, Viti I, Nr. 1-9, 11, 13-14, 16-38, 41-48. 1914, Viti II, Nr. 49-60, 62-63, 70, 74, 76-82, 84-85, 89-92. Që në numrin e parë “Shqypnia e Re” falenderonte ato atdhetarë që kishin

ndihmuar botimin e saj97. Ky falenderim (që e takojmë shpesh gjatë viteve 1913-1914) të bind edhe një herë për faktin se gazetat e patën të vështirë mbijetesën pa mbështetjen e qytetarëve të ndryshëm.

Ndër gazetat më të rëndësishme të kohës ishte “Taraboshi” (1913-1914). Po kaq e rëndësishme mbetet edhe sot kjo gazetë për informacionin e shumllojshëm e të bollshëm që mund të gjesh ndër faqet e saj në lidhje me vitet kur ajo u shtyp. E veçanta e kësaj gazete, që drejtohej nga Terenc Toçi, qëndronte në faktin se ajo ishte një fl etore e përditshme. “Çka s’mujtne me bâ dy fl etoret, “Besa Shqyptare” e “Shqypnia e re” as veçmas as t’dyja bashkë, - theksonte “Besa Shqyptare”, - e bani fl etorja e re Taraboshi. Me pas nji fl etore t’perditshme n’gjytet âsht punë shumë e ndershme” 98. Moto e saj qenë fjalët: “Thehem por s’perkulem”. Numri i parë i jashtëzakonshëm doli me dy faqe, më 19 shtator 1913. Më pas me katër faqe, e shtypur në shtypshkronjën me të njëjtin emër “Taraboshi”.

1913, Viti I, Nr. 1-89+ 1 nr. i jashtëzakonshëm1914, Viti II, Nr. 1-179Botuesi i gazetës, Terenc Toçi, me prejardhje italo-shqiptare, mendoi që gazeta e

tij, përveç se në gjuhën shqipe (gegërisht), të shtypej edhe në italisht. Përveç kësaj kjo gjuhë në qytetin e Shkodrës ishte mjaft familjare, për të shkuarën historike, për lidhjet e vazhdueshme tregtare me qytetet italiane dhe shkollimin në masë në universitetet italiane të shumë të rinjve shkodranë. Por kjo u vendos në bazë të një referendumi që vetë gazeta zhvilloi me lexuesit. “Na duket e nevojshme, - theksonte ajo, - me e botue edhe Italisht çka t’jenë n’leverti ndërkomtare... Ftojmë t’tânë me na bâ me ditë n’kohë t’15 ditve n’qoft se e pëlqejnë a jo n’dy gjuhë” 99.

Pikëpamjet politike të Toçit, apo edhe sulmet e tij kundër organeve të administratës internacionale të Shkodrës, por edhe shpesh kundër politikës italiane në Shqipëri, sollën edhe ndëshkimet e armiqësitë e këtyre fuqive. Toçi u thirr për t’u paraqitur në konsullatën italiane më 26 nëntor 1914, ku edhe u arrestua “për motive të rendit

96 P. Daka, art. përmend. , f. 205. 97 Gaz. “Shqypnia e Re”, Shkodër, Nr. 1, Moti i I, dt. 15 qershor 1913, art. “Ndihma për gazetën t’onë”. 98 Gaz. “Besa Shqyptare”, Shkodër, Nr. 71, dt. 4 tetor 1913, art. “Taraboshi”. 99 Gaz. “Taraboshi”, Shkodër, Nr. 1, dt. 26 shtator 1913, art. “Referendum”.

Page 66: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

65

publik”. Më pas u nxorr jashtë vendit, u çua në Shëngjin prej ku u internua në Kozenca të Italisë. 100 Ndër relacionet e konsullit austro- hungarez Halla njoftohemi edhe mbi një propozim që konsulli francez i bënte Këshillit të Konsujve mbi qëndrimin e nënshtetasit italian Terenc Toçi, “.. i cili me anën e botimeve dhe intrigave të tij, është duke prishur qetësinë dhe rendin publik”101, ndaj dhe kërkonte të merreshin masat e nevojshme. Kjo kërkesë është kundërshtuar nga konsulli austro-hungarez të cilit akuzat iu dukën “ të padokumentueshme e të formuluara në mënyrë të përgjithshme”. Konsulli Halla e vlerësonte në relacionin e tij qëndrimin e “Taraboshit” si të moderuar, si gjatë turbullirave që Shkodra duhej të përballonte fi ll pas fi tores së kryengritësve kundër princit Vid ku “Taraboshi e ka folur fjalën gjithnji për bashkim midis kristianëve dhe myslimanëve”. Ajo çka më tepër ngrohte diplomatin austro-hungarez është fakti që: “në çdo rast ai ka folur në gazetën e tij në favor të një fi tores së fuqive qëndrore aleate, në të cilën vetëm ai shikonte mundësinë e një të ardhmes për Shqipërinë”. 102Me sa na njofton relacioni, edhe pse i dëbuar, ai e vazhoi sulmin edhe më ashpër ndaj politikës së Italisë në Shqipëri. 103 E vërteta është se Toçi gëzonte shumë simpati në rrethet me ndjenja kombëtare, simpati të cilën ia dha “qëndrimi i tij i pafrikshëm, patriotizmi i tij i zjarrtë, dhe gjuha e tij e hapur me të cilën ai mbronte pikpamjet e tija”-siç vëren konsulli Halla.

Interesant është fakti se në mjedisin tolerant të qytetit të Shkodrës u krijua hapësirë edhe për botimin e dy gazetave në dialektin e toskërishtes. Dalja e këtyre gazetave pikërisht në Shkodër, përbën një vlerë në drejtim të afrimit të dialekteve drejt një gjuhe letrare, afrimin mes krahinave të ndryshme etj. E tillë ishte gazeta “Atdheu” (1912-1914). Ajo kishte dalë për herë të parë në 1912 në Durrës, dhe u botua atje deri në numrin 36 të vitit 1914. Pas këtij numri meqë atje u ndalua prej Esad Pashë Toptanit, “Atdheu” u shtyp në Shkodër në shtypshkronjën “Nikaj” duke e rritur botimin e vet nga dy herë në muaj (në Durrës), në dy herë në javë (në Shkodër) 104. Ajo ishte një gazetë politike, shoqërore, kulturale, folkloristike, etj. Dilte në gjuhën shqipe (toskërisht), herë dy e herë katër faqesh, me një format 38. 2x54 cm. “Atdheu” me editor Mihail Lehovën, nuk qëndronte në nivelin e tre gazetave të mësipërme. Pesha e saj në qytetin e Shkodrës nuk mund të krahasohet me atë që kishin gazetat vëndase.

Në shtypshkronjën “Taraboshi” e C. T. R. u shtyp një tjetër gazetë prej 16 faqesh, po në toskërishte. Quhej “Drita e Popullit” (1914), si drejtor kishte Mustafa Qullin, redaktor Sali Nivicën. Numri i parë i saj doli me 25 tetor 1914 (i vetmi numër që gjindet në B. K. -T)

Si organ i klubit me të njëjtin emër, që ishte krijuar qysh në 1913 në Shkodër, dilte edhe “Lidhja Kombëtare” (Nr. 1, 29 mars 1915). Fryma e shëndoshë kombëtare kishte ardhur duke u forcuar vazhdimisht. Klubi që përfshinte në gjirin e tij elementë të dy besimeve, kishte zhvilluar dukshëm veprimtari patriotike me mitingje, mbledhje dhe me organin e tij “Lidhja Kombëtare”. 105

100 AMH, Shkodër, F. Dok. VJ. 25. 2. 271, Nr. 36/P, f. 67-68, dt. 2 shkurt 1915. 101 Po aty. 102 AMH, Shkodër, F. : DKAHSH, v. 1915, Vj. 25. 2. 271, Nr. 36/P, Shkodër 2 shkurt 1915, f. 67-68, 103 Në një trakt të titulluar “La politica italiane in Albania, note per gli deputati al parlamento”, prej të

cilit disa ekzemplarë arritën deri në Shkodër, Toçi proteston një herë kundër trajtimit që iu bë prej autoriteteve italiane, dhe sulmon rishtazi me ashpërsi politikën e Italisë në Shqipëri.

104 AMH, Shkodër, F. : DKAHSH, v. 1914, Vj. 24. 21. 21046, Nr. 106/P, Shkodër 6 qershor 1914, f. 261.

105 N. Ivanaj, Historia e Shqipnis, Shkodër, 1917, f. 216.

Page 67: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

66

Mbas rregullimit të shumë detajeve e kalimit të shumë pengesave më 5 dhjetor 1916 doli në Shkodër numri i parë i gazetës “Posta e Shqypnies” (1916-1918).106 Siç edhe e kemi trajtuar tek pjesa për shtypshkronjat, kjo do të ishte një gazetë gjysëm zyrtare, që subvencionohej nga austro-hungarezët, ndaj dhe është i kuptueshëm ndikimi që ata patën mbi atë çka botohej aty. Nga ana tjetër, fakti se në krye të gazetës qëndronte një atdhetar si Atë Gj. Fishta, bëri që pozitat e saj në përgjithësi të ishin të shëndosha. Mbajtja e kësaj gazete nga Austro-Hungaria, vuri në dilemë ekzistencën e një tjetër gazete që subvencionohej po nga Perandoria Dualiste, gazetës “Vllaznia” që botohej në Vjenë. Mbas debatesh të shumta, sipas përfaqsuesit të Ministrisë së Punëve të Jashtme A. Kral. i cili ishte një përkrahës i zhvillimit të kulturës shqiptare, “ nuk ishte e nevojshme lënia pas dore e njërës në favor të tjetrës pasi shumë mirë mund të ekzistonin të dyja duke krijuar një pasuri të çmueshme të publiçistikës shqiptare”107. Bindja e tij theksohet më tepër teksa shprehet: “për mua themelimi i kësaj gazete shqipe në Shkodër dhe zgjidhja e problemeve të ndryshme lidhur me këtë si teknike, ashtu dhe linguistike, është njëfarë suksesi”. 108

Gazetat me shkrimet e veta u munduan të ishin të pavarura dhe të trajtonin probleme nga më të ndryshmet. Ja si shprehej botuesi i “Besa Shqyptare” në datën e parë të daljes së kësaj gazete: “Nji fl etore qi mos t’mundet me folë lirshëm nuk mundet kurr me çfaqë t’dreten e âsht e ndrydhun ndër mësime e ndër fi alë t’nevojshme për mirsime”. 109 Mirpo jo gjithmonë gazetat e këtyre viteve ia arritën këtij qëllimi. Në këtë kohë kur njëri pushtues zëvëndësonte tjetrin, seicili duke ia ditur rëndësin e madhe që ai kishte në infl uencën e tij në popull, u mundua me forma të ndryshme ta shfrytëzonte e ta kalonte në anën e vet. Kështu kur në 1915 në Shkodër u vendosën trupat pushtuese malazeze, gazetat “Populli” dhe “Lidhja Kombëtare”, të cilat me shkrimet e tyre patriotike kishin qëndruar në pozitë të drejtë, si tribuna të lëvizjes kombëtare dhe të mendimit politik në Shkodër e më gjërë, u mbyllën. 110Të dy këto organe këmbëngulnin për pavarësinë e Shqipërisë dhe ruajtjen e tërësisë tokësore nga një coptim i ri. 111E rreptë paraqitej veçanarisht gazeta “Populli” që godiste synimet serbo-malazeze ndaj vëndit tonë. Artikujt e saj “Lufta europjane dhe Italija”112, “Ku po shkojm?”113, tregojnë qartë pozitën e shëndoshë atdhetare në të cilën qëndronte ajo, çka e tregojnë edhe thirrjet: “.. të bashkohemi për nderin e Atdheut e për hatër të Zotit, t’mos e lamë vedin t’bahemi kashata e tjetër kujt.”. . 114

Ndër dokumetet e Konsullatës Austro-Hungareze në Shkodër gjejmë një raportim të konsullit Halla, ku ai theksonte se botuesit e gazetës “Populli” i kanë kërkuar atij një ndihmë, që sipas preventivit që ato vet i kishin bërë, kishin nevojë për një shumë mujore prej afërsisht 300 korona. 115Konsulli Halla ishte dyshues nëse gazeta mund të vazhdonte të dilte pa këtë ndihmë, meqë “.. të dy editorët nuk disponojnë asnjë mjet.”. . Por ai nuk nguron t’i propozojë ministrit të jashtëm Burian në Vjenë: “Në qoftë se

106 U botuan gjithsejt 194 numra, me nga 4-8 faqe, në ditët e mërkurë dhe të shtunë. 107 AMH, SH. , F. : Arkivi i Vjenës, Dok. Vj. 26-19-1965, nr. 1154\res, f. 726. 108 Po aty. 109 Gaz. “Besa Shqyptare”, Shkodër, Nr. 1, dt. 18 maj 1913, art. “Fjala e lire”. . 110 AMH, Shkodër, F: DKAHSH, Dok. VJ. 25. 1. 133, dt. 1. 3. 1915, f. 3. 111 Xh. Repishti, vep përmend. , f. 26. 112 Gaz. “Populli”, Shkodër, Nr. 51, Vit’i II, dt. 14 maj 1915, art. “ Luft a Europjane dhe Italia”. . 113 Po aty, Shkodër, Nr. 53, Viti i II, dt. 17 maj 1915, art. “Ku po shkojm?”. 114 Po aty. 115 AMH, Shkodër, F: DKAHSH, Dok. VJ. 25. 1. 150, dt. 18 mars 1915, f. 17-18.

Page 68: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

67

do të bëhet akordimi i ndonjë ndihme, konsullata e përgjithshme do të merrte përsipër për të kontrolluar drejtimin politik të gazetës”. 116 Një deklaratë e tillë na vërteton se gazetat e tjera, që subvencionoheshin apo merrnin ndihma nga ato, vareshin nga Vjena. Në mënyrë të përsëritur pushtuesit që ndërronin njeri tjetrin u munduan t’i vënë nën survejimin e tyre gazetat që dilnin.

Tjetër metodë u përdor me gazetën “Besa Shqyptare” e Ndoc Nikës. Autoritetet malazeze nuk mund të lejonin në Shkodër një organ titulli i së cilës shprehte një veçori kombëtare të shqiptarëve siç ishte besa, por në anë tjetër meqë qëndrimi i kësaj gazete nuk ishte i atij rangu si i dy gazetave që përmëndëm më sipër, u lejua të vazhdojë nën titullin “Zani i Shkodërs” emërtim më tepër krahinor, që nuk shprehte diçka të veçantë nga Shqipëria. Ky emërtim ishte në analogji me gazetën “Glas Crnegore” (Zëri i Malit të Zi), që dilte prej dekadash dhe kishte mbajtur gjithnjë korespondentë në Shkodër. Gazeta “Zani i Shkodërs”, që nga numri i parë 29 korrik 1915, vazhdoi të dilte tërë kohën e pushtimit malazes, por “më tepër dha njoftime të autoriteteve pushtuese sesa bëri ndonjë shërbim në lëmin kombëtar”117. Gjatë kësaj kohe ajo u botua pjesërisht në serbisht e italisht. Gjatë pushtimit austro-hungarez, konsulli Halla vërente se gazeta “përdor karshi nesh një gjuhë me një ton pak miqësor”, ndaj për këtë arsye ai edhe e qorton me anë të kryeabatit të Mirditës, “pas së cilës gazeta e ndryshoi qëndrimin e saj”118. Më pas, administrata ushtarake austro-hungareze edhe pse e përkrahu zhvillimin e shtypit në vend, vuri kusht që botimi i artikujve të bëhej në gjuhën shqipe dhe gjermane. Kjo duket në urdhrin e nxjerrë nga kryekomanda e ushtrisë imperiale dhe mbretërore për gazetën “Besa Shqiptare”, e cila lejohej të botohej n. q. s. do të dilte në shqip dhe gjermanisht si dhe të botoheshin në të, të gjitha njoftimet dhe komunikatat zyrtare.

E vërtetë është që administrata ushtarake i ka ndihmuar mjaft këto organe me anë të subvencioneve të shumta. Kështu konsulli Kral ka ndërhyrë në Byronë e Korespondencës që të kontribuonte në mbulimin e shpenzimeve telegrafi ke të gazetës “Posta e Shqypnis”. Por kjo politikë e ndjekur edhe për interesat e veta, bënte pjesë në të ashtuquajturën “Shërbim i shtypit në Shqipëri”, material i cili trajtohet nga kjo administratë. 119

Mes redaksisë së “Postës së Shqypnis”, “Korespondencës Shqiptare” dhe redaksisë së “Vllaznisë” u arrit një marrëveshje mbi ndihmën reciproke në zbatimin e detyrave publicistike të këtyre tre organeve gratis. 120 Duke qenë se udhëheqja ushtarake e gazetës “Posta e Shqypnisë” do të mundësonte shërbimin e lajmeve, nga redaksia e saj kërkohej që korespondenca të shkëmbehej me atë të “Korespondencës Shqiptare”. Por ky shërbim i bërë nga ana e komandës së ushtrisë në Shkodër, kërkonte shumë vëmëndje dhe shpenzime të mëdha për transmetimin, pasi dhe vetë Byroja Telegrafi ke e korespondencës imperiale dhe mbretërore ishte e detyruar t’i paguante tarifën e plotë të këtyre shpenzimeve Ministrisë së Tregëtisë. Konsulli Kral duke dashur të ndihmonte “Postën e Shqypnis” mbi problemin e telegrameve kolektive të dërguara nga Byroja Telegrafi ke e Korespondencës, e cila kërkonte prej këtij organi që t’i paguante këto shërbime, ndërhyri tek konsulli i përgjithshëm von Rappaport në Vjenë, për të bindur

116 Po aty. 117 Xh. Repishti, Luft a për mbrojtjen e Shkodrës në vitet 1918-1920, vep. e përmëndur, f. 27. 118 AMH, Shkodër, F. : DKAHSH, Dok, Vj. 25. 1. 150, dt. 18 mars 1915, f. 17-18. 119 AMH, Shkodër, F. : Arkivi i Vjenës, Dok. Vj. 27-10-1023, dt. 1. 3. 1917, f. 830. 120 AMH, Shkodër, F. : Arkivi i Vjenës, Dok. Vj. 27-10-1028, nr. 276\res, dt. 24. 04. 1917, f. 836.

Page 69: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

68

Byronë t’i tërhiqte kërkesat për pagimin e këtyre pagesave. Një zgjidhje e dhënë prej tij ishte dhe dërgimi i këtyre telegrameve atij rregullisht si përfaqsues i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Shqipëri.

Kontradiktore janë të dhënat që marrim nga vetë gazeta “ Posta e Shqypnies” mbi përhapjen dhe pëlqimin e saj në Shkodër, Shqipëri e më gjerë, me të dhënat që raportonte konsulli Kral. “Posta e Shqypnies”, - shkruante redaksia e gazetës, - jo vetëm lexohet sot, t’thush ndër të gjith vendet e Shqypnies, por asht tuj u lypë edhe ndër dhena t’përjashtme, në Germanie kemi shumë pajtimtarë.”. 121 Kur fl etoria mbushi një vjetorin e daljes së saj në artikullin “ Një motmot jetë” njoftohemi se ajo: “a përhapë në Berat, Tiranë, Durrës, Prizren, Kotorr, Gjakovë, Mitrovicë, Pejë”. 122 Në të kundërt të kësaj ideje Kral shprehej: “.. të gjithë shqiptarët përveç shkodranëve, e cilësojnë gjuhën e saj si të pakuptueshme e jo simpatike, gjithashtu edhe mënyrën e shkrimit. Edhe vija e njëanëshme kishtare e gazetës dënohej, prandaj përveç pjesës katolike të Shkodrës gazeta s’fi tonte miq të tjerë”. 123Vetë lajmet e gazetës na e vërtetojnë këtë mendim: “na shkruejn prej Lushnjet se për fat të keq nuk shijojnë këndimin e saj (“Postës së Shqypnies”), se nuk kuptojnë djalektin”. 124

Edhe vonesa e futjes së ortografi së së re paraqitet ndryshe nga të dy palët. “Megjithëse komanda e korparmatës kishte urdhëruar që të përdorej ortografi a e re, At Gjergj Fishta përdorte akoma dhe lejonte të përdorej me këmbëngulje ortografi në e vjetër”125. Në fakt, refl ektimi në shkrim i ortografi së së re të vendosur nga Komisia Letrare dhe të miratuar prej kryekomandës ushtarake, vihet re që në numrin e datës 7 nëntor 1917, por mënyra e re e shkrimit nuk mund të vihej në zbatim plotësisht menjëherë, për arsye të mungesës në shtypshkronjë të disa germave. Gjithsesi Fishta shprehet optimist se: “ kjo mungesë kena uzdaj se ka me u ndreqë sa ma shpejt prej nesh”126.

Ngjarjet politike ndër të cilat kalonte Shqipëria në përgjithësi, dhe Shkodra në veçanti, me specifi kat e saj, thyerjet e shpeshta politike që u shoqëruan me ndërrime të njëpasnjëshme të pushtuesve, shpresat e mëdha, zhgënjimet tragjike, ngjarje të komplikuara, me veprime diplomatike të fshehta, me rivalitete të egra për pushtime, copëtimet drastike të trojeve shqiptare, syminet për të mos njohur më pas atë shtet që vetë e njohën, në kufi jtë që vetë i vendosën padrejtësisht, përjetimi dhe reagimi mbarëpopullor, të gjitha këto, gjetën pasqyrim gjërësisht dhe denjësisht në shtypin laik të kohës. Kështu, në rrethanat aq të ndërlikuara e me pasoja tragjike për Shqipërinë e për gjithë Ballkanin, kur shteti i ri shqiptar ishte në qendër të punimeve të Konferencës së Londrës, shtypi i Shkodrës bëri shumë për të shprehur aspiratat e popullit, por dhe për të sensibilizuar opinionin publik botëror e për të ushtruar presion aq sa mundej mbi fuqitë evropiane për zgjidhjen e drejtë të çështjes.

Analistët e shtypit parashtruan shpesh argumentet tekniko-shkencor dhe argumentuan krijimin e një Shqipërie të pavarur në kufi jtë e saj natyrorë. Shpesh herë në faqet e gazetave u botuan artikuj, ku krahas falenderimeve për Austro-Hungarinë dhe Italinë, që mbështetën krijimin e shtetit shqiptar, me kufi j sa më natyrorë, bëhen

121 Gaz. “Posta e Shqypnies”, Shkodër, Nr. 26, Vjeti I, dt. 7 mars 1917, art. “Prejë redakcionit”. . 122 Po aty, Shkodër, Nr. 104, Vjeti I, dt. 5 dhjetor 1917, art. “Një motmot jetë”. . 123 AMH, Shkodër, F. : Arkivi i Vjenës, Dok. Vj. 27-10-1033, nr. 78\res, f. 841-842. 124 Gaz. “Posta e Shqypnies”, Shkodër, Nr. 8, Vjeti II, dt. 5 janar 1918. Art. “Lajme vendit”. 125 AMH, Shkodër, F. : Arkivi i Vjenës, Dok. Vj. 27-10-1033, nr. 78\res, f. 841-842. 126 Gaz. “Posta e Shqypnies”, Shkodër, Nr. 96, Vjeti I, dt. 7 nëntor 1917, art. “Orthografi a e re”.

Page 70: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

69

edhe analiza e kritika ndaj tyre. 127 Analizat synonin të sqaronin opinionin publik edhe për shkaqet e kësaj “dashamirësie” e “proteksioni”. Ato ishin të qartë mbi faktorët gjeostrategjikë dhe gjeopolitikë që ndikuan në politikën e diplomacisë evropiane, ndaj Shqipërisë, për t’iu kundërvënë shtrirjes së pansllavizmit dhe të Rusisë në Ballkan dhe për të dominuar “në valët e kaltra të detit Adriatik”, “trashëgimi që na lanë stërgjyshit tanë”128.

Shtypi ngriti gjithashtu zërin kundër urrejtjeve etnike e fetare, shpifjeve e intrigave, tendencave pa baza për ta paraqitur popullin tonë të paaftë për vetqeverisje, të egër, pa ndërgjegje kombëtare. “Besa Shqiptare” shkruante: “ Fletoret e Evropës janë të mbushura me fjalë të thata e të ithta, e mbarojnë me nji fjalë të vetme: “se shqiptarët nuk mund të rrijnë n’vedi e se asht nevoja me i nda”129. E si për t’i dhënë përgjigje këtyre teorive, po në këtë numër kjo gazetë botonte poezinë e fl akët patriotike të R. Siliqit, “Valo o Flamur”. Kritika të forta nëpërmjet analizave bëri edhe gazeta “Taraboshi” e cila e dënonte politikën e Evropës ndaj Shqipërisë, “ku gjithnji ka pasë t’shame”, “ngatërresat në Shqipëri janë një rrjedhë e ngatërresave të armiqve tanë”130, -vërente me të drejtë gazeta. Në të njejtat pozita qëndronte në pikpamjet e saj edhe gazeta “Shqypnia e Re”. Interes të veçantë paraqet kryeartikulli “Në kjosh nâna mbëlou”, ku kritikoheshin Fuqitë e Mëdha me fjalët: “Pra Evropë! Që po thue se je nâna e jonë e na fëmija jot, vepro, se me detyrë e ke, mohoji heshtat e gjakpirsave armiq prej trupit foshnjes tande, e mos na mbyll gojen!”. 131

Vendimet e padrejta të Konferencës së Londrës i shokuan shqiptarët. Këtë “gjëmë e mynxyrë” shqiptarë e përjetuan si një tragjedi. Shtypi pasqyroi situatën aq të dyzuar dhe tragjike të kombit shqiptar i cili ishte i hutuar, i trishtuar dhe nuk dinte si të bënte: t’i gëzohej krijimit të shtetit të vet pas qindra vjetësh robërimi... apo të vajtonte përgjysmimin e tij. 132 “Shqipnija e shqyptarëve, do me thanë Europa”, -shkruante “Besa Shqiptare”, - por e latueme, e preme, e coptume, e gati e përgjysmueme. Këngët e gëzimit u përzien me vaje e ankime, e kush pshtoi, në gaz të vet ndin idhnimin e atyne që mbetnë të shkëputuna prej vllazënve t’ vet”133.

Gjëndja shpirtrore e dyzuar e shqiptarëve, gazi i ngrirë dhe dhimja e pashoqe, jepen si më poshtë tek “Besa Shqiptare”: “ Me kqyrë në katër anët e Shqypnis, ndihet nji mërzi mendimesh, një t’ dridhun zemre, një shtërngim dejsh, në kohë të lume, që mrrini çasti me u njohë të lirë, nuk del gazi as nuk shpërthen gëzimi i plotë prej zemret..”. 134

Një nga temat më të rrahura nga shtypi i Shkodrës ishte ajo mbi qëndrimin e Esat Pashës në rapor t me Shqipërinë në përgjithësi e me Shkodrën në veçanti. Figura e Esatit paraqitet e urryer, fi gurë e një tradhëtari që shiti interesat kombëtare, shiti Shkodrën. “Besa Shqiptare”, në kryeartikullin e saj “Gjarpni në gji” gjen lidhje mes politikës aneksioniste të Italisë dhe faktit që Esati gjeti strehë pikërisht në Itali më

127 Të njëjtin qëndrim gjejmë edhe tek gazeta “Atdheu”, dt. 8 shkurt 1913, aut. H. Glina, art. “Austria dhe Shqipëria”.

128 Gaz. “Atdheu”, dt. 28 prill 1913, aut. A. Gurra, art. “Ç’gjë na shpëtoi”. 129 Gaz. “Besa Shqiptare”, Shkodër, Nr. 10, dt. 3 qershor 1913, art. “Flasin keq për ne”. . 130 Gaz. “Taraboshi”, Shkodër, Nr. 24, dt. 22 korrik 1913, f. 2. 131 Gaz. “Shqypnia e Re”, Shkodër, Nr. 43, Mot’i I, dt. 7 dhjetor 1913, aut. R. Siliqi, art. “Në kjosh edhe

nâna mbëlou.. !”132 F. Rama, Shtypi shqiptar rreth copëtimit të Shqipërisë në Konferencën e Londrës të vitit 1913,

“Studime Historike”, Nr. 3-4, 1999, f. 52. 133 Gaz. “Besa Shqiptare”, Shkodër, Nr. 25, dt. 29 qershor 1913, art. “ Punë”. 134 Po aty.

Page 71: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

70

1914. 135Në një relacion që konsulli austro-hungarez i Shkodrës i dërgonte kontit Berhtold në Vjenë, shkruantë kështu: “ “Besa Shqiptare” është në shfaqjen e opinionit të saj shumë më e matur, për shkak të relacioneve të editorit të saj dom Nikaj dhe të njerëzve që ka pas, emzot Doçin me kapitenin italian Vismara-administrator i Mirditës. Ajo shfaq kënaqësinë e saj që më në fund, pas nderimeve që i bënë në Austro-Hungari dhe pas lavdatave deri në qiell gazetat italiane, Esadi mundi të demaskohej e të bëhej i padëmshëm”. 136 Në një linjë me këto mendime qëndronte edhe “Shqypnia e Re” që u kishte bërë kritikë të rreptë qysh më parë marrdhënieve të pretenduara intime të Esad Pashajt ndaj Italisë dhe kishte marrë qëndrim kundër përpjekjes së Italisë për të tërhequr ekskluzivisht për vehte simpatitë e myslimanëve137. Në kryeartikullin e shkurtit 1914, “ “ Komedija Austro-Italiane”, mbasi trajtohej çështja e Esat Pashës, N. Ivanaj shkruante: “ Kjo sjellje e qeverisë italiane zbloj shumë punë, që vetëm tash po duken në ngjyrë të vet... Tash u pa sheshit se Italija zyrtarishte nuk e don Shkodrën për kryeqytet, sepse si po duket don me e rujt për vjehrrin”. 138.

Analiza e politikës së “dy potencave Adriatike” në lidhje me Shkodrën është e imët. Ashtu si motoja e gazetës që ishte “Të mproj të drejtat kombëtare”, kryeartikulli tërhiqte vëmëndjen: “Italija sot po përpiqet që t’i marrin në projtje të vet, të gjith shqiptarët mysliman, ashtu si Austrija shqiptarët katolik. Punë shumë e damshme dhe e rrezikshme për vetqeverimin e Shqypis e bashkimin kombëtar. Kjo gja, po të bahet do të ngatërrojnë, poshtnojnë, e ndalojnë Shqypënin në të gjithë punët e saj, aq sa nuk kishte me mujtë me përparue aspak e sidomos në udhë të bashkimit kombëtar pa të cilin s’ka vetqeverim të vërtet”. 139 Tone të ashpra e shoqërojnë shkrimin deri në fund: “Ky dëshirë e qëllim i protektorëve t’onë (larg kjoshin prej nesh), nuk do të pranohet kurrë prej popullit shqipëtar”. 140

Është e kuptueshme se artikuj të tillë, të shpeshtë, bënë që gazeta të ndëshkohej disa herë nga autoritetet ndërkombëtare të Shkodrës. Ndër dokumentet e konsullatës Austro-Hungareze të Shkodrës 1914 lexojmë: “Sipas kërkesës së konsullit të përgjithshëm Gali, koloneli Filips pezulloi për 14 ditë gazetën “Shqypnia e Re”, pse në nr. 93 datë 1 i këtij muaji, ajo kishte botuar rishtazi sulme kundër Italisë”141. Gjoba e dënime mori edhe “Taraboshi” për artikujt e tij të guximshëm si “Mprojtja komtare” ku haptasi shfaqej mosbesimi tek dashamirsia e Austrisë dhe Italisë. 142Gjithsesi gazeta nuk reshti në rrugën e saj, ajo nuk e mbylli gojën kur ishte puna për të kërkuar që Shkodra të përfshihej brënda shtetit shqiptar. “Shkodra a bân a jo pjesë me shtetin e Shqypnis? A e ka t’drejten e organizimit qytetnuer? Cilat janë arsyenat që ligjtarisht e mâjnë t’dame prej Atdheut?, - vinte ajo në dukje, -Por na s’mund t’kuptojmë në ç’mënyrë pse Shkodra t’ken ligj t’posaçëm e mos t’bajë pjesë me trung ligjtar t’Komsis”143.

Një problem ku nuk përputheshin bindjet dhe preferencat e gazetave, ashtu si edhe

135 Gaz. “Besa Shqyptare”, Shkodër, Nr. 14, dt. 3 qershor 1914, art. “ Kryeartikull Gjarpni në gji”. . 136 AMH, Shkodër, F. : DKAHSH, v. 1914, Vj. 24. 21. 2104, nr. 106/P, Shkodër 6 qershor 1914, f. 261. 137 AMH, Shkodër, v. 1914, Vj. 24. 33. 3300, nr. 97/P, Shkodë 29 maj 1914, f. 370-371. 138 Gaz. “Shqypnia e Re”, Shkodër, Moti i II, dt. 22 shkurt 1914, aut. N. Ivanaj, art. “Komedija Austro-

Italiane”. 139 Po aty. 140 Po aty. 141 AMH, Shkodër, F. : DKAHSH, v. 1914, Vj. 24. 34. 3414, nr. 126/B Shkodër 22 qershor 1914, f. 381-

382. 142 Gaz. “Taraboshi”, Shkodër, Nr. 88, dt. 2-3 prill 1914, aut. Terenc Toçi, art. “ Mprojtja komtare”. 143 Po aty, Shkodër, Nr. 89, dt. 3-4 prill 1914, aut. Terenc Toçi, art. “Vepra katolike”.

Page 72: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

71

midis shqiptarëve në përgjithësi, ka qënë ai i zgjedhjes së një princi për Shqipërinë. “Taraboshi” ishte përkrahëse e një princi mysliman në Shqipëri. Konkretisht mbështeste princin Fuad, ndaj dhe shkroi artikuj të shumtë në favor të tij. Ndërsa ndërkombëtarët reklamonin ardhjen e Vidit, gazeta “Taraboshi” përgjigjej: “Jo zotnit e diplomacijes. Na e dina se për çka kena nevojë”. 144Ky qëndrim ngjalli polemikën e gazetave të tjera që dilnin po në Shkodër, të cilat nuk i munguan kritikat në këtë drejtim. Mihail Grameno tek “Shqypnia e Re”, botonte kryeartikullin: “Taraboshi e Ahmed Fuadi” në të cilin theksohej se: “ vetëm me një Princ Evropian mund të sigurohet Shqipëria dhe të përparonjë, se Evropa s’mund të pranojë një princ Muhamedan”145. Duke dashur t’i japë një mbështetje logjike preferencës për princin Fuad edhe duke dashur të fashiteshin kritikat e shumta të gazetave të tjera për këtë çështje, argumentimi i “Taraboshit” ishte që princi të ishte i besimit të shumicës së popullit, “d. m. th. mysliman”146. Sidoqoftë, kur V. Vidi u caktua princ, ardhja e tij u përshëndet edhe nga gazeta me fjalë të zjarrta, duke u rrjeshtuar më në fund në kampin e shumicës, që shpresonin aq shumë tek kjo zgjedhje e Fuqive të Mëdha. Ja si i drejtohej fl etorja “Mbretit”: “Nuk e ke gjakun t’onë, nuk e ke gjuhën t’onë, jo istorin, jo zakonet e Shqypnis, por ti je Mbreti jonë. Ti tuj vue kamën n’ tok t’onë po bahesh babë e vlla, mësues e mik i seicilit nesh... Atdheja jote e re e Jotja e lir e veturdhnume, po t’ uron mirë se kjosh i ardhun shpresë e besë që ti ke me e ba t’madhe, t’dashtun, e t’drashtun”. 147

Shpërthimi i Luftës së I Botërore, solli largimin e forcave ndërkombëtare, që ndodheshin në Shkodër. Gjëndja ishte shumë e turbullt. Ajo i ngjante një lëmshi ngatërresash, fi jet e së cilit shkonin nëpër disa kryeqytete të shteteve ndërluftuese, e në mënyrë të veçantë, fi je dyfi she shkonin në Cetinë, Romë, Vienë. 148Ky pështjellim shprehej në shtyp: “Qysh gjindena sod, nuk dimë a mundet me u thanë përnjimend se ka Shqipni m’vedi! Italia n’Vlonë! Esadi n’Durrcë! Elikiami n’Tiranë! Po thohet se edhe Ahmet Begu n’Mat me sundim t’veçant! Na n’Shkodër t’paa Qeveri, t’paa bashkim, me komita t’përditshëm”. 149

Intrigat e Esat Pashës ndiheshin në Shkodër, pasi gjatë viteve 1912-1913, kur ai kishte qëndruar këtu, kishte patur rastin të afrohej me disa krerë duke bërë çmos të fi tonte mbështetjen e tyre. Esati konsiderohej si pararojë e politikës serbe në Shqipëri, kjo mund të thuhet edhe për Malin e Zi.

Gazetat “Besa Shqiptare” dhe “Populli”, shkruanin për një telegram që ministri i punëve të jashtme të Italisë, Sonnino, i dërgonte Shkodrës, ku i jepte dy alternativa: ose të pranonte sundimin e Esat Pashës ose pushtimin malazes150. Italia mbështeste Esatin, mbasi u pa si rruga më e mundshme për ta vënë Shkodrën nën kontrollin e saj në këtë kohë. Përkundrazi, në mbledhjen e Këshillit të Konsujve, përfaqësuesi i Austro-Hungarisë kundërshtoi fort alternativën Esat dhe “u shpreh më tepër për Malin e Zi”151.

144 Po aty, Shkodër, Nr. 10, dt. 4 tetor 1913, art. “Princi Wied”. 145 Gaz. “Shqypnia e Re”, Shkodër, Nr. 31, Moti i I, dt. 19 tetor 1913, aut. Mihail Grameno, art.

“Taraboshi” e Ahmed Fuadi”. 146 Gaz. “Taraboshi”, Shkodër, Nr. 26, dt. 22 tetor 1913, art. “ Veprime e jo përralla”. 147 Po aty, Shkodër, Nr. 62, dt. 7-8 mars 1914, art. “Dita e madhe”. 148 Xh. Repishti, Luft a për mbrojtjen e Shkodrës në vitet 1918-1920, vep. e përmëndur, f. 24. 149 Gaz. “Besa Shqiptare”, Shkodër, Nr. 62, Vjeta III, dt. 1 qershor 1915, f. 2, art. “A do t’na lâan

kështu?”150 Po aty, Shkodër, Nr. 67, Vjeta III, dt. 12qershor 1915, f. 2, art. “Mbledhja e popullit”. 151 Sh. Gurakuqi, Ditar, dorëshkrim, mbajtur ditë për ditë në Shkodër në vitet 1915-1918. Sipas Xh.

Repishtit, vep e përmdur, f. 25.

Page 73: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

72

Gazeta “Populli” na njofton se propozimi për t’iu nënshtruar E. Toptanit nuk u pranua nga një pjesë e konsiderueshme e Komisionit Qeveritar të Shkodrës dhe nga shumica e personaliteteve politike shqiptare, që ndodheshin këtu. 152Gjithsesi duke e ditur se pushtimi malazez i trembte fort shkodranët, Italia ia arriti të lëkundë logjikën e analizës qoftë edhe ndër pikpamjet e shtypit. “Nuk e dimë a mund të gjindet nji shqiptar qi t’kenë dyshim për t’zgiellun ndërmjet t’Italis e t’Slavit e qi të pëlqejn ma par Slavin se Italianin. Dihet çiltas se Slavt dojn me na përpi e me na shqymë me kom e me fi s... Ndër dy të kqija a s’asht për tu xgjellë ma e leta?”153Me dhimje, meqë as vet nuk e pëlqente një zgjidhje të tillë shtypi i kohës shkruan: “.. kush nuk asht i zoti i vedit, domosdo ka për të met në sundim të tjetrit”154Ndërsa e patundur në pikpamjet e saj gazeta “Populli” përgjigjet: “Nji Shqipni e lirë e vetqeverimtare kurrë nuk mundet mu bâ me fl amur t’ huej qi s’i përgjigjet as nji shenjs t’shqiptarizmit”. 155

Duke i nuhatur dhe analizuar ngjarjet e situatat, ashtu siç edhe i kishte paraprirë nëpërmjet shkrimeve të ndryshme, gazeta “Populli” me intuitën e analistit një ditë para se trupat Malazeze të pushtonin Shkodrën hedh pyetjen: Për mbi çështjen e Shqipnis a ka ndonji marrëveshje ndërmjet Romës, Belgradit e Cetinës?156Ishte pikërisht kjo situatë në Shkodër, tepër e ngarkuar me konfuzion politik, “shpërnda çetash e hutue”, “pa mik e dashamir”157, sepse asnjëra nga Fuqitë e Mëdha nuk iu përgjigj apeleve të përsëritura të shkodranëve për mbrojtje, që ndihmoi Cetinën të pushtonte qytetin.

Shtypi pasqyroi me realitet gjëndjen e rëndë ekonomike, pasojë e politikës grabitqare fi nanciare që ndoqi Mali i zi në Shkodër. “Nuk gjendet asgja në dugajë”158, “Shumë familje bijnë e çohen pa bukë”159, “Mungesa e bukës ma e randë se në kohë të rrethimit”160 (krahasimi bëhet me rrethimin e 1912-1913). Çmimi i sheqerit u dyfi shua brënda javës së parë të pushtimit. 161Ndërsa në lidhje me papunësinë shkruhej: “Asht gjith ky niri pa punë, po nuk gjen punë”162, “tregu ka vdekë”163.

Ky pushtim, siç edhe e kemi përmendur solli pasojat e veta tek shtypi i Shkodrës. Autoritetet pushtuese ndaluan gazetat “Populli” dhe “Lidhja Kombëtare”, arrestuan e pushkatuan drejtorin e “Populli”, Musafa Qullin, “Besa Shqiptare” u shndërrua në “Zani i Shkodrës”, zëdhënëse e administratës qeveritare etj.

Hyrja e trupave austro-hungareze në Shkodër, më 23 janar 1916 u shoqërua me një qëndrim pritës nga ana e popullit të Shkodrës, që ishte shumë i interesuar të largonte nga qyteti ushtritë malazeze. Por edhe pasojat e këtij pushtimi u ndjenë shumë shpejt, mbasi polika e grabitjes sistematike ekonomike, fi nanciare e tatimore preku rëndë popullin. Memorandumet e revoltat deri në përleshje e burgosje, nuk munguan.

Masat shtypëse ushtarake, pushtuesi i shoqëroi me një propagandë të fortë në favor të tij, duke ndikuar me anë të disa organeve të shtypit në Shkodër, që u bënë zëdhënëse të

152 Gaz. “Populli”, Shkodër, Nr. 81, Viti II, dt. 16. qershor 1915, art. “Zjerm e duhi”. 153 Gaz. “Besa Shqiptare”, Shkodër, Nr. 65, Vjeta III, dt. 8 qershor 1915, art. “Kush mund e dojn vendin

e vet n’dorë t’tjetër kuej?!”154 Po aty, Shkodër, Nr. 66, Vjeta III, dt 10 qershor 1915, art. “Zjermi n’shpii”. 155 Gaz. “Populli”, Shkodër, Nr. 85, Vit’i II, dt. 22 qershor 1915, art. “Çështja e Esad Pashës”. 156 Po aty, Shkodër, Nr. 89, Viti i II, dt. 26 qershor 1915, art. “Italia, Serbia e Mali i Zi”. 157 Gaz. “Lidhja Kombëtare”, Shkodër, Nr. 3, dt. 14 qershor 1915. 158 Gaz. “Besa Shqiptare”, Shkodër, Nr. 79, dt. 10 korrik 1915, art. “Buk!Buk!”159 Po aty, 13 korrik 1915. 160 Gaz. “Populli”, Shkodër, Nr. 90, dt. 2 korrik 1915. 161 Po aty. 162 Gaz. “Zani i Shkodrës”, Shkodër, Viti I, dt. 7 nëntor 1915. 163 Gaz. “Zani i Shkodrës”, Shkodër, Viti I, dt. 14 tetor 1915.

Page 74: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

73

pikëpamjeve se Shqipëria nuk ishte akoma gati për një vetqeverisje. Gazeta “Vllaznia” zëdhënëse e qarqeve sunduese të Vjenës e trajtonte kështu situatën: “.. le t’i lamë në nji anë o vllazen politiken e poshtërsinat tjera”. 164 Nuk munguan në shtyp edhe artikuj si: “Pamvarsia t’prin në barbarizëm” ku jepej “këshilla”: “Pra, shqiptar, ruju fort prej msimit t’mrapsht të pavarsisë, n’daç me përparue me t’vërtet”165.

Kushtet e luftës bënë që ushtritë pushtuese të kërkonin në mëmyrë të përsëritur e kërcënuese rekrutimin e të rinjve shqiptar në ushtri. Refuzimi në masë nga ana shqiptare u bë objekt tensioni bile provokoi edhe ndeshje e konfl ikte mes palësh. “Posta Shqiptare”, zëdhënëse e pushtuesit, i binte gjithnjë çekanit të paraqitjes në shërbim ushtarak ashtu siç kishte bërë edhe revista “Përparimi”166.

Një manovër politike e Vjenës, për të qetësuar shpirtin e qëndresës shqiptare, ishte dalja para tubimit të popullit të Shkodrës e Ignat Trollmann-it, komandantit më të lartë të ushtrive austro-hungareze në Shqipëri, që nga ballkoni i prefekturës lexoi gjermanisht një deklaratë (më pas në shqip e lexoi komisari civil, August Kral) ku premtohej dhënia e autonomisë në të ardhmen, pa dhënë afat, por siç ai vet shprehej: “kur shqiptarët të bëheshin të aftë”. Kjo deklaratë antishqiptare befasoi dhe mbushi me indinjatë popullin e mbledhur. E vetmja ndër gazetat që e propagandoi atë deklaratë ishte “Posta e Shqipërisë”, zëdhënëse e pushtuesit, që subvencionohej nga ai167. Sipas komentit të gazetës proklamata kishte një rëndësi të madhe politike, “mbasi dishmon se Austro-Ungerija e njef zyrtarisht tagrin qi Shqypnia kaa për autonominë”168.

Pas fi tores së revolucionit bolshevik më 7 nëntor 1917, për të parën herë u botua nga qeveria sovjetike teksti i Traktatit të Fshehtë të Londrës. Shtypi i Shkodrës u tregua koherent me shtypin botëror në ribotimin e tij. Shumë nga dyshimet e vëna në pah nga ky shtyp, shumë nga parashikimet e tij, tashmë u vërtetuan. Ai ishte një grusht për Italinë dhe vuri në lëvizje gjithë patriotët shqiptarë për të mos lejuar ricopëtimin e vëndit. 169

Në muajt e fundit të sundimit të Monarkisë Dualiste, kur disfata e saj ishte e afërt, zona e Shkodrës u përfshi në një kryengritje të armatosur. Koha kishte sjellë shtimin e aksioneve kundër pushtuesve austro-hungarezë. Në shtypin e fi nancuar nga Vjena kishte raste që botoheshin fragmente të këtyre ngjarjeve, fl itej për prerjen e linjave telefonike në Fan të Mirditës170, për kryengritje në Dibër e Malësi171. “Posta e Shqypnisë” nuk shikonte këtu pakënaqësinë e revoltën e përgjithshme, por dallonte “dorën e shitun”, “shqiptarët e lujtun mendsh”172, që ia vinin pushkën ushtrisë austro-hungareze e cila nga fundi i luftës kishte vendosur në Shqipëri 40 batalione. 173

Dalja e trupave austro-hungareze nga Shkodra u shoqërua me një veprim tejet të rëndë për jetën e qytetit. Tre urat me rëndësi aq jetike për Shkodrën e zonat përreth “

164 Gaz. “Vllaznia”, Vjenë, dt 16. prill 1916. Sipas Xh. Rrepishti, Luft a për mbrojtjen e Shkodrës në vitet 1918-1920, vep. e përmëndur, f. 51.

165 Rev. “Përparimi”, Shkodër, Nr. 2, 1916, f. 1, art. “Pamvarsia t’prin në barbarizëm”. 166 Gaz. “Posta e Shqypnis”, Shkodër, Nr. 35, Vjeti I, dt. 7 prill 1917, f. 3; si dhe 13 qershor 1917. Rev.

“Përparimi”, Shkodër, Nr. 5, viti 1916, f. 67. 167 Gaz. “Posta e Shqypnis!”, Shkodër, Nr. 14, Vjeti I, dt. 24 janar 1917, f. 1, art. “Proklamata e

kryekomandantit Trollmann”. 168 Po aty. 169 V. Duka, vep. përmend., f. 100. 170 Gaz. “Posta e Shqypnis”, Shkodër, Nr. 58, Vjeti I, dt. 27 qershor 1917, f. 3. 171 Po aty, Shkodër. Nr. 28, Vjeti II, dt. 20 mars 1918, f. 3. 172 Po aty. 173 Xh. Repishti, Luft a për mbrojtjen e Shkodrës në vitet 1918-1920, vep. e përmendur, f. 54.

Page 75: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

74

u rrenun me bume”174 e disa ditë më parë ishin djegur edhe disa baraka që shërbenin si spitale të vogla. Ja si i përshkruan pasojat e këtij veprimi gazeta tjetër “Posta e Shqypnis”: “Gjith pazari e me te krejt populli i qytetit e i katundeve për rreth âsht tue ndie dâmin e të prishunit t’urës së Bahçallekut e të Bunës; pazari âsht prishë, katundarët nuk mund të hijnë aspak në Pazar e kështu vunë vendi jonë”. 175

Vëndosja e Shkodrës nën pushtimin ndëraleat solli rrethana të reja edhe për shtypin e qytetit. Ja si shkruan “Besa Shqyptare”: “Masi qi Fletorja para se të shtypet do të çohet në komandë para çensuret, punë qi na ep ngurrim, nuk mundena kshtu kndej me caktue diten qi mund të dalin as sa herësh në javë botohet”176.

Situatat e reja gjetën reagim në faqet e shtypit i cili u mundua t’i paraprinte asaj që mund të ndodhte, por edhe të nuhaste me intiligjencë nga kush mund të pritej ndihma. “Vilsoni nuk mundet me lypë nji Shqipni të ndrydhët e të shëmtueme, nji Shqipni të pakrye e të pakrahë, por të unjishme, të gjallë, të madhe aq sa përfshin gjithë rrethi i saj e sa përmbledh gjith gjinden e gjuhës amtare e me liri të plotë”. 177Shpresat e shtypit ishin se: “Kena për të pas nji Shqypni jo sikur e ndau mbledhja e Londonit, por nji Shqypni mas orakullit t’Amerikës”.

Rivaliteti italo-serb për sundimin e Adriatikut Lindor, u shfaq me tërë ashpërsinë e tij për Shqipërinë e Veriut e veçanarisht për Shkodrën. Ishte kjo arsyeja që shtypi nëpërmjet analizave e protestave kërkonte që Shkodra jo veç të mos shkëputej nga Shqipëria por të shpallej kryeqytet i saj. “Shkodra nuk mundet me durue pa neveri e lëvizje të madhe të shpirtit nji mënyr tjetër qi e dan prej Shqipnijet”178. Përmes studimeve mbi “rranjët e rrjedhën e kombit tonë” u argumentua në shtyp pseja e kësaj kërkese: “.. n’emër t’Drejtësis s’Njerzimit e të parimit të komsis.. për me rrnue vetqeverimisht e të bashkuem mbrenda sinoreve të veta të natyrshme, sikurse edhe karakteristika e veçantë e gjuhës e rrnesës edhe e adeteve e lypë edhe e ndanë prej të gjitha komsinave të tjera që e rrethojnë, e lypë qi Shkodra të jenë e bashkueme ende administrativisht me tjetrat pjest e Shqipnis tue e çpallë për kryeqytet”. 179

Kontributi dhe efekti që shtypi pati në masat e popullit, jo vetëm të qytetit të Shkodrës por edhe më gjërë, është evident. Kur ministri i Bullgarisë Rizov botoi një libër ku përfl iste “ me u nda Shqipnija trashigim ndër shtete të Ballkanit”, “Posta e Shqypnis” botoi një artikull mbi këtë libër, ku Gjergj Fishta protestoi fort dhe me argumenta. Në shënjë mirënjohje por dhe përkrahje mbi çështjen e integritetit të Shqipëris, qyteti i Beratit i dërgoi një pendë ari në formën e puplës, të punuar me mjeshtëri nga argjendarët e Beratit, dhuratë drejtorit të gazetës, Atë Fishtës, i cili mbasi i falënderonte nëpërmjet gazetës shprehej: “Gëzohena që në Shqipni po gjinden jo veç njerz të veçantë, por marë qytete të cilat kuptojnë randësin e çështjes komtare”. 180

Rreziku që paraqiste për interesat dhe kauzën shqiptare, vënia e Shkodrës nën mekanizmin e pushtetit nderkombëtar, shkodranët iu përgjigjën duke kërkuar të kremtonin ditën e fl amurit, festën e pavarësisë së tyre. Shtypi i kontribuoi duke i paraprirë ardhjes së kësaj dite nëpërmjet artikujsh që vinin në pah rëndësinë e kësaj

174 Gaz. “Besa Shqyptare”, Shkodër, Nr. 2, Vjeti VII, dt. 7 nëntor 1918, f. 2, art. “Lajme vendit”. 175 Gaz. “Posta e Shqypnisë”, Shkodër, Nr. 89, Vjeti II, dt. 23 nëntor 1918, art. “Ura e Bahçallekut”. 176 Gaz. “Besa Shqyptare”, Shkodër, Nr. 6, Vjeti VII, dt. 23 nëntor 1918, f. 2. 177 Po aty, Shkodër, Nr. 2, Vjeti VII, dt. 7 nëntor 1918, art. “Vilsoni e Shqypnija”. 178 Gaz. “Besa Shqyptare”, Shkodër, Nr. 4, Vjeti VII, dt. 15 nënto1918, art. “Na dhe Gjuha e jonë”. 179 Po aty. 180 Gaz. “Posta e Shqypnis”, Shkodër, Nr. 34-35, Vjeti II, dt. 20 prill 1918, f. 4, art. “Një pendë arit

drejtorit të “Postës s’ Shqypniës”.

Page 76: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

75

dite fatlume. Përpjekjet serbe për të infl uencuar tek komanda franceze që të mos lejonte festimin e kësaj dite, dështuan. Koloneli Bardi de Fourtou, komandant i ushtrive aleate, botoi këtë shpallje në gazetë: “Shqyptarë! Më keni lypun autorizimin me kremtue nji festë që e keni fort për zemër. Ket liri jau kam dhanun me gëzim të madh, pshtetun urtiis suej për qi mos të ndodhin asnji trazim e qi festa juaj të zhvillohet me ma të madhen qetësi”. 181

Shtypi i këtyre viteve, ishte kështu një tribunë prej nga u ngrit zëri për problemet me rëndësi jetike për jetën e kombit. Ai nuk qe thjesht një pasqyrues, ai ishte një zëdhënës i reagimit mbarëpopullor, i parapriu ngjarjeve, sensibilizoi opinionin vëndas e të huaj, analizoi, gjeti shkaqe e arsye, gjeti aleatë, si parashikues e kritikues i rreptë, ai shprehu në faqet e tij aspiratat dhe kërkesat e mbarë një populli, “shprehu ndjenjat e fuqishme spontane kombëtare jo vetëm të elitës politike, por edhe të gjithë masave të pashkolluara”, 182duke ndërthurur në artikujt e tij redaksionalë e analitikë kërkesat në ndërveprim të gjithë shtresave sociale në Shkodër e në mbarë vëndin. Duke u munduar të kryej sa më mirë rolin e tij, por edhe të mbijetojë ndaj ndëshkimeve, çensurimeve, gjobitjeve deri edhe mbylljeve e internimeve, shtypi ia doli mbanë në misionin e tij.

Na duket me vënd të citojmë Terenc Toçin, njërin prej botuesve që u dënua në disa lloje formash nga pothuajse të gjitha llojet e pushtuesve, teksa shprehet: “Dua të kthej për pesë minuta në mjeshtrin teme të dashtun me mallë të fort e të padukshëm: në gazetarin! Dua të kthej n’ket mjeshtri e me rrokë pendën me të cilën e për të cilën kam vuajtun shum, por kam provue edhe se katër rreshta të shkrueme me nderë e me gjykim, vrasin ma tepër se katër mijë pushkë dhe i fusin tmerrin zemrës së të keqit”. 183

181 Gaz. “Besa Shqyptare”, Shkodër, Nr. 7, Vjeti VII, dt. 28 nëntor 1918, f. 4, art. “Komanda e Ushtrive Bashklidhuna të Shkodërs”.

182 F. Rama, artikull i përmëndur, tek Studime Historike, nr 3-4, 1999, f. 45. 183 AQSH, Fondi: 77, Titulli: veprimtari krijonjëse, dosja nr. 184, pa vit.

Page 77: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

76

KAPITULLI III

ARSIMI NË VITET 1912-1920

3. 1. SHKOLLAT SHQIPE NË SHKODËR DHE RAPORTET ME QEVERINË E ISMAIL QEMALIT

Sigurimi i pavarësisë kombëtare, shënoi një kthesë të rëndësishme edhe për arsimin kombëtar.

Dalja e Shqipërisë si shtet i pavarur krijoi premisa themelore për organizimin mbi baza më të përparuara të jetës së brëndshme të vendit, për një zhvillim arsimor e kulturor në gjuhën amtare.

Shpallja e Pavarësisë kishte zgjuar dëshirën shekullore për arsim kombëtar. Në këtë aspekt, forcat më përparimtare intelektuale, duke u mbështetur në atë traditë të begatë që Shkodra kishte pasur ndër shekuj në drejtim të arsimit, rritën kërkesat dhe përpjekjet e tyre për shkollën dhe gjuhën shqipe. Tashti një epokë e re zgjimi fi lloi për Shkodrën.

Lëvizja kulturore shqiptare si gjatë Rilindjes ashtu edhe në vitet e para të Pavarësisë, ishte pjesë e pandarë e gjithë Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe e konceptoi vetë kulturën dhe arsimin, si një mbështetje të fuqishme për të përballuar sulmin shovinist, për të mbrojtur pavarësinë dhe tërësinë tokësore shqiptare, si dhe për futjen e vendit në rrugën e përparimit evropian. 1

Rruga e shkollës shqipe edhe në etapën e re nuk ishte e lehtë. Ajo kaloi përmes vështirësive e pengesave të shumta. Por tashmë, për herë të parë në historinë tonë, arsimi dhe shkolla shqiptare drejtohej nga një qeveri kombëtare. 2 Programi arsimor i saj i kushtoi që në fi llim vëmëndje hapjes së shkollave shtetërore shqiptare, por Shkodra ndodhej jashtë juridiksionit të saj. Megjithatë, masat popullore edhe këtu e mbështetën politikën arsimore kombëtare e demokratike të qeverisë së Vlorës. 3

Kontributi i Shkodrës në zhvillimin e arsimit kombëtar nuk mungoi as në këto situata. Kryeqëndra e Veriut, ndërsa vazhdonte përpjekjet dhe luftën e vështirë ndaj shkollave të huaja e fetare, ndaj qëndrimit të lëkundur të ndërkombëtarëve, ruante lidhje të vazhdueshme me Luigj Gurakuqin, ministër i parë i arsimit në shtetin e ri shqiptar. Në gjysmën e parë të vitit 1913, ai zhvilloi një veprimtari të gjerë për çështjen shqiptare. Me 25 korrik 1913 arriti në Veri për të siguruar: “ që krahinat e Shkodrës të hynin në marrëveshje me Qeverinë e përkohshme”. Me 15 gusht u kthye në Vlorë dhe i raportoi kryetarit të Qeverisë për punën e bërë. 4 Në një letër që Luigj Gurakuqi i dërgonte mikut të tij Kel Marubi, mbasi e përgëzonte për kremtimin që Shkodra i ka bërë ditës së Pavarësisë, i bën të qartë se “.. po përpiqemi që Qeveria e jonë të vijë në Shkodër... por mbasi kjo punë nuk u ba gjer më sod, duhet domosdo të bahet pas sodit.. Si shqiptarë e si shkodranë, le të mundohemi që Shkodra të marrë fl amurin në dorë e të themelojë bashkimin e Shqipniës!”5.

1 Historia e arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar, vëll. 1, Grup autorësh, Tiranë: ISP. “Nënë Tereza”, 2003, f. 264.

2 Ilir Kanini, Arsimi në Shqipëri në vitet e Luft ës I Botërore, Tiranë: Nerajda, 2001, f. 11. 3 Po aty, f. 12. 4 Historia e arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar, vep. përmend., f. 266-267. 5 AQSH, Fondi: 34, Dosja 34. Letër e Luigj Gurakuqit drejtuar Kel Marubit, me 14 decembre 1913.

Page 78: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

77

Ismail Qemali e konsideronte si një hap pozitiv ndryshimin e mësipërm në qytetin e Shkodrës. Ai nuk i reshti përpjekjet me anë të kontakteve që pati me personalitete të larta të qytetit të Shkodrës, duke synuar “lehtësimin e bashkimit të të gjithë qytetevet të Shqypëtarëvet”. Në një telegram të tetorit 1913, që i dërgonte arqipeshkvit Jakë Sarregji, i kërkonte të merrnin bashkarisht masat “për një afrim, një marrveshtje e një bashkim të plotë... Ju lutem të mundoheni me gjithë fuqiën e dituniën tuej për marrveshjen e bashkimit”6. Kjo politikë e qeverisë së Vlorës në drejtim të unifi kimit e të bashkimit të qyteteve, natyrshëm gjeti shprehjen e vet edhe në drejtim të unifi kimit të politikës arsimore.

Kështu Shkodra, si pjesë e Shqipërisë nuk ngeli prapa në përpjekjet për të hyrë në lidhje e marrëveshje me qeverinë e Vlorës, si dhe për të zbatuar programin e saj arsimor, me frymë kombëtare, duke vënë në epiqendër shkollat në gjuhën shqipe. Duke e vlerësuar shkollën fi llore si themeli i diturisë, organet lokale që dilnin në Shkodër, u bënë nxitës kryesorë, në këtë drejtim, me pjekuri e guxim, i kërkuan ndërkombëtarëve e Bashkisë (Përlimtares) të vepronte më shpejt në këtë drejtim. “Besa Shqyptare” në fi llimin e qershorit 1913, në artikullin: “Shqyptar, a dona giuhen t’onë?” bënte thirrje: “Mos t’rrijmë në gjumë mâ o vllazën, mjaft kena fjetë”7.

Vetëm pak ditë më vonë një tjetër artikull “Tepër nguçem”e vlerëson kështu rëndësinë e shkollës kombëtare: “Kjo punë âsht e padyshim, gjalltia e jeta e komsis”8. “Msojtore lyp mrendë Shkodra, msojtore komtare, ku për fi llesë msimit giuha shqype e veç shqypja do t’mësohet”. 9

Të njëjtin qëndrim, mban edhe gazeta “Shqypnia e Re” në shkrimin e datës 15 qershor 1913, ku theksohet: “Gjithicili prej nesh e din sesa nevojë kena për shkolla shqype... sot ma fort se kurr”. 10

Kësaj fushate në drejtim të përhapjes së shkollës kombëtare, iu bashkua edhe “Hylli i Dritës” i cili në artikullin e botuar në maj të 1914-s, vlerësonte se: “pa nji shkollë me gjûhë e me ndjesi kombëtare, kurr nuk mundet nji popull me u majtë shtet m’vedi”. “Ka me hupë Shqypnia, po kje qi ndër shkolla t’ona s’vêhet shqypja për gjûhë msimit!”. 11

Shtypi lokal përmes shkrimeve të vazhdueshme u bëri jehonë problemeve arsimore, hapjes së shkollave, mësimdhënies, lëvrimit të gjuhës shqipe, drejtshkrimit të saj etj.

Ardhja në Shqipëri e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit (KNK) në tetor 1913, solli largimin nga Shkodra të Komisionit Ushtarak Ndërkombëtar, i kryesuar nga Sesil Bërnej. Veç një numër i vogël forcash të armatosura mbetën në qytet, në drejtimin e anglezit G. Filips, i cili u vu nën urdhrat e KNK-së. Administrimi civil i qytetit do të bëhej nga një guvernator shqiptar, i emëruar nga KNK-ja (pushteti i tij shtrihej vetëm në Shkodër e Zadrimë).

Ishte si rezultat i presionit të gjithë faktorëve të mësipërm, por veçanërisht përpjekjet dhe interesimi i disa intelektualëve arsimdashës shkodranë dhe me inisiativën e bashkisë së vendit, të kryesuar nga Muharrem Gjylbegu, hapja e shkollës së parë shqipe në Shkodër në tetorin e vitit 1913, me lejen e Komisionit Ndërkombëtar të

6 AQSH, F. 132, viti 1913, D. 5, fl . 7-8. 7 “Besa Shqyptare”, Shkodër, 1 qershor 1913, nr. 10, art. Ida, Shqyptarë a dona giuhen tonë?8 “Besa Shqyptare”, Shkodër, 10 qershor 1913, nr. 14, art. Tepër nguçem. 9 “Besa Shqyptare”, Shkodër, 13 korrik 1913, nr. 33. Kryeartikull: Mesojtoret. 10 “Shqypnija e Re”, Shkodër, 15 qershor 1913, nr. 1, art. Shkolla e mbrames. 11 “Hylli i Dritës”, Shkodër, maj 1914, nr. 8, f. 232, art. Gjûha e msimit.

Page 79: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

78

Kontrollit. Ajo mori emrin domethënës “Shkolla Popullore” dhe u vendos në Fushë Çelë apo

tek Rruga e Madhe. Ishte shkolla e parë kombëtare në Shkodër pas Luftrave ballaknike. 12 “Si më e para shkollë shqipe laike që u hap në qytetin tonë, -thekson Hamdi Bushati, -u bë baza edukative e shoqërore e bashkimit të rinisë për tre elementët: muslimanë, katolikë e ortodoksë”. 13 Shkolla pati si drejtor mësuesin atdhetar, veteranin e arsimit tonë kombëtar14, profesorin Gaspër Mikeli e si mësues Kolë Margjinin, Gjon Gugën e Simon Prendin.

Në vitin e parë të jetës së saj, ajo pati tri klasë fi llore. Klasa e parë kishte 40 nxënës, e dyta 28-30 nxënës, dhe e treta 12-14 nxënës. Gjithsejt pati 80-85 nxënës. Programi arsimor bazohej në atë të shkollave austriake, por në zbatimin e tij nuk kishte unitet. Tekstet mësimore që u përdorën në këtë periudhë ishin hartuar nga atdhetarë të shquar të Rilindjes e të fi llimit të Pavarësisë dhe dalloheshin për përmbajtjen e shëndoshë kombëtare. Ato janë dëshmi e krijimit të një tradite të mendimit arsimor pedagogjik, që vijon në ngjitje dhe fl asin për aftësinë dhe forcën krijuese të këtij mendimi që edhe në situata të vështira politike, diti t’u përgjigjet (brënda mundësive) kërkesave të ngutshme të shkollës fi llore. 15

Tekste mësimi kishte pak. Si abetare u përdor ajo e dom Ndoc Nikajt, ndërsa si libra leximi, pjesa e parë, e dytë dhe e tretë të shoqërisë “Agimi”, dhe aritmetika, pjesa e parë, e dytë dhe e tretë, po e kësaj shoqërie. Është hedhur mendimi, se meqë aty nuk mësohej mësimi i besimit, ajo ishte e para dhe e vetmja shkollë në Shqipëri ku nuk mësohej feja, pra pati karakter laik. 16

Ishte kjo arsyeja që kësaj shkolle iu bë një luftë e ashpër nga fanatikët, të cilët e reklamuan atë si shkollë afetare. Prè e kësaj propagande ranë disa prindër naivë, të cilët i tërhoqën fëmijët e tyre mbas regjistrimit apo fi llimit të mësimeve. Sidoqoftë, “Shkolla Popullore” i rezistoi intrigave dhe qëndroi e patundur në rrugën e saj të arsimit në gjuhën shqipe. Meqenëse mësimi që zhvillohej ishte i një niveli më të lartë se në të gjithë shkollat e tjera private e të huaja të qytetit, në vitin e dytë mësimor 1914-1915 asaj iu shtuan edhe dy klasa të tjera (e katërta dhe e pesta), duke arritur numri i përgjithshëm i nxënësve deri në 100. 17

Ngjarjet politike të kohës ndikuan edhe tek “Shkolla Popullore”. Kështu pushtimi malazez i fundit të qershorit 1915, në vargun e masave të ashpra kundër çdo gjëje me frymë kombëtare, bëri që në këtë shkollë të vihej e detyrueshme gjuha serbe. 18

Kështu megjithëse u luftua si nga fanatikët e elementit mysliman, ashtu dhe nga shkollat e subvencionuara nga Austria e Italia apo Mali i Zi, “Shkolla Popullore” vazhdoi me sukses rrugën për përhapjen e arsimit laik e kombëtar.

Me programin e vet arsimor, Ministria e Arsimit, krahas zgjerimit të rrjetit të shkollave fi llore dhe përmirësimit të punës mësimore në to, i kushtoi kujdes hapjes së kurseve për mësimin e shpejtë (shkrim e lexim) të gjuhës shqipe. Kjo frymë dhe këto masa të qeverisë së Vlorës ndikuan edhe në Shkodër. Etja e madhe e qytetarëve

12 H. Koliqi, Historia e arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar, vep. e përmend. , f. 320. 13 H. Bushati, Shkodra dhe motet, vëll. II, vep e përmënd. , f. 52. 14 Murat Gecaj, Nëpër udhët e shkollës shqipe, Tiranë: B. Erik, 2001, f. 18. 15 I. Kanini, Arsimi në Shqipëri në vitet e Luft ës i Botërore, vep. e përmend. , f. 12. 16 Ragip Gjyli, Shkolla Popullore e Shkodrës, “Arsimi Popullor”, nr. 5, f. 12. 17 Halim Shpuza, Arsimi në Shkodër që nga vitet e para të pavarësisë kombëtare, “Arsimi Popullor”, nr.

10, 1961, f. 5218 Xh. Repishti, Luft a për mbrojtjen e Shkodrës në vitet 1918-1920, vep. përmend., f. 27.

Page 80: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

79

shkodranë për të mësuar gjuhën shqipe, përpjekjet e patriotëve dhe të mësuesve, si dhe detyrimi i nëpunësve për të ditur shkrimin e gjuhës shqipe, sollën hapjen e shkollës së mbrëmjes, më 23 qershor 1913.

Gazetat lokale që dilnin në maj –qershorin e vitit 1913 në Shkodër, i bënë jehonë kësaj ngjarje. “Klubi Gjuha Shqipe, ka marrë me çelun një shkollë për disa mësues në gjuhën shqipe”. 19 Gazeta “Besa Shqyptare” lajmëron kështu në artikullin “Msojtorja e mrames”: “T’marten masdite u çilne nënshkrimet për Msojtore t’mrames e u shkrune 50 vetë muhamedan qi kanë pë t’shkue përnatë me u msue n’giuhë Shqype, qi asht e nevojshme për me gjetë punë n’qeveri. Mrapa si t’bahen do meremetime t’nevojshme e dlirtime që lypen, që kanë për t’u krye deri t’hanen, kanë për t’u fi llue mësimet e përnatshme”. 20 Shkolla e mbrëmjes erdhi duke i shtuar vazhdimisht radhët e nxënësve të rritur që me dëshirë e zell po përparonin në shkrimin e leximin e gjuhës shqipe. Me të njëjtin zell e përkushtim punuan edhe mësuesit të cilët këtë punë e bënin falas. Ja si shkruante “Besa Shqyptare” më 13 qershor 1913: “Ep shum gzim mukajeti i Msojsave t’cillët për shërbim komtar... iu shtrune mûndit me msue kâ nji sahat për gjith mrame, e edhe çalltia e shum gjindve që tuj ngâa me u shkrue mâ t’parët diftojnë ândjen që janë tuj ndi për giuhën e vet komtare”. 21 Ajo vazhdonte: “Deri tash janë 120 vetë... që shkojnë në msojtore t’mrames për me xanë gjuhën shqipe e janë tue mësue kaq mirë sa në dy tri javët e para kanë mujt me këndue e me shkrue sa për nevojat e para”. 22

Hapja e këtyre kurseve pati rëndësi dhe rezultate. Krahas fëmijëve mësonin gjuhën shqipe, me shkrim e lexim edhe të rriturit, sidomos ata që punonin ose do të punonin si nëpunësa, që duhej ta shkruanin shqipen sipas alfabetit të caktuar në Kongresin e Manastirit.

Qeveria e Vidit, me ministër arsimi Thoma Turtullin, për shumë faktorë që lidhen me vështirësitë e mëdha të brëndshme, me kohën e shkurtër në të cilën veproi, nuk arriti të vazhdonte atë punë të mirë të fi lluar në organizimin e arsimit kombëtar.

Gazeta “Shqypnia e Re” botoi shkrimin me titull “Lexim për turkomanët”, i cili shoqërohej me një ironi të fortë dhe paraqet interes: “Këto ditë një shkodran zbriti nga avullorja në limanin e Durrësit. U fut në doganë. Atje nëpunësit shkruanin turqisht. Ai u thotë i habitur: -Mos kam zbrit në ndonjë liman të Turqisë?... Sepse un desha të zbres në Durrësin e Shqypnisë, atëher po largohem... -Jo zotri, ju në Durrës gjindeni, -thonë ata. -Unë kujtova se n’Durrës asht Shqypni dhe nëpunësit janë shqyptarë, -foli ai i dëshpëruar..”. . 23

Nga sa u tha më sipër arrijmë në konkluzionin se arsimi kombëtar në Shkodër, për vitet 1912-1914, eci përmes vështirësive të mëdha. Këto vështirësi lidheshin me arsye të ndryshme. Mbi të gjitha, vitet 1912-1914 qenë vite të mbarsura me një ngarkesë shumë të madhe problemesh politike, ekonomike e shoqërore, sa edhe mund t’a kishin eklipsuar fare problemin e arsimit dhe të shkollës.

Por, edhe pse në këto shkolla mungonte baza materiale didaktike e nevojshme, tekstet mësimore ishin të pakta, programet thuajse mungonin ose ishin të huaja, lokalet shkollore ishin të papërshtatshme dhe siguroheshin me vështirësi, personeli mësimor ishte i pakët dhe shkollat rivalizonin me njera tjetrën; ato mbijetuan. Ka rëndësi të

19 “Besa Shqyptare”, Shkodër, 27 maj 1913, nr. 6, art. Klubi “Gjuha Shqype”. 20 Po aty, 19 qershor 1913, nr. 19, art. Msojtorja e mbrames. 21 Po aty. 22 Po aty, 20 korrik 1913, nr. 37, art. Mesojtoret e Mrames. 23 “Shqypnia e Re”, Shkodër, nr. 84, 10 maj 1914, art. Lexim për turkomanët.

Page 81: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

80

nënvizohet fakti se Shkodra, edhe pse jashtë juridiksionit të qeverisë së Vlorës, duke e përqafuar (me aq sa ishte e mundur) në shumë drejtime politikën e saj arsimore, ndihmoi nëpërmjet shkollave shqipe në zhvillimin e arsimit tonë kombëtar.

3. 2. LËVIZJA ARSIMORE NË KUADRIN E INSTITUCIONEVE FETARE. (MYSLIMANE DHE KATOLIKE)

Shpallja e pavarësisë e gjeti Shkodrën me një numër shkollash të karakterit fetar, qoftë për elementin mysliman, qoftë për atë katolik.

Që nga çereku i fundit i shek. XIX, në lagje të ndryshme të qytetit ishin hapur 11 mejtepe. 24 Disa nga këto mejtepe vazhduan të qëndronin të hapura edhe në vitet për të cilat fl asim (gjithnjë me emrat e themeluesve të tyre ose të mësuesve që jepnin mësim). Ndër më të përmendurit për kohën janë: mejtepi i Mulla Medos, i Mulla Faslisë, ai i Hafi z Jusuf Kelmendit, i Hafi z Harapit, etj.

Ai që frekuentohej më shumë dhe ka ngelur më tepër në kujtesën e popullit ishte mejtepi i Mulla Medos që vazhdoi i hapur deri në 191625. Ai ndodhej në qendër të qytetit dhe mendohet se ka qenë një vepër bamirësie. Preferohej nga prindër myslimanë për emrin e mirë që gëzonte mësuesi, sidomos për përdorimin e gjuhës shqipe në mësimin e Mevludit26 në gjuhën shqipe. Gjithashtu edhe shpjegimet bëheshin në gjuhën shqipe. 27

Si në të gjithë mejtepet e atij tipi, puna edukative e mësimore vazhdonte me të njëjtën metodë: fëmijët rrinin ndënjur, të shtruar në dysheme, të ndarë në rreshta që korrespondonin me klasë. Veç një perde dërrase ndante vajzat nga djemtë. Në këtë mejtep ishin të grumbulluar rreth 500 fëmijë, në moshën 6-14 vjeç. 28

Në formë të ngjashme funksiononte edhe mejtepi i Mulla Fasli Zyles, vendosur në Parrucë. Që në mbarim të vitit shkollor 1911-1912, si dhe në atë të Mulla Medos, ishin zhvilluar për herë të parë provimet e fundit të vitit, zhvilluar para komisioneve përkatëse29 dhe nxënësit fi tues kishin të drejtë të pranoheshin në shkollën qytetëse ushtarake “Ruzhdije i asqerije” ose në gjimnazin civil, pa provim paraprak (siç qe rasti i të mirënjohurit “Mësues i Popullit” Hamdi Bushati).

Në Fushë Çelë, në një ndërtesë më vete, që konsiderohej si pjesa fi llore e shkollës Ruzhdije, ndodhej mejtepi i Hafi z Jusuf Kelmendit. I veçantë në llojin e vet ishte edhe mejtepi i Hafi z Abdullah Harapit (quhej i tillë sepse mësuesi ishte zezak). Në krahasim me mejtepet e tjera, ai vlerësonte lëndët jofetare si arithmetika, historia e gjeografi a. Meqë nuk e njihte shqipen, ai mësimin e jepte në gjuhën turke, duke aplikuar një metodë të re që nuk mbeti pa u vënë re nga inspektori i arsimit si metodë shumë praktike. Kur osmanët u larguan përfundimisht nga Shkodra, u largua edhe Hafi z Harapi.

Nga qëllimi dhe mënyra si e praktikonin mësimin, mejtepet e tjera ngjasonin shumë

24 L. Shllaku, Shkollat klerikale, Shkodër: Camaj-Pipa, 2002, f. 62. 25 Mejtepi vazhdoi të funksionojë më se 30 vjet me redhë. Mulla Medoja vdiq në shtator të 1917,

afro 80 vjeç. U varros me një ceremoni të madhe nga populli i Shkodrës, ku morën pjesë edhe autoritete të larta, siç qe Luigj Gurakuqi, drejtor i përgjithshëm i arsimit asokohe. (Për më gjërë shih H. Bushati, Shkodra dhe motet, vëll. II, f. 31)

26 Mevludi, vepër letrare artistike me subjekt fetar islam. 27 Po aty. 28 H. Bushati, Shkodra dhe motet, vëll. II, vep. përmend., f. 21. 29 Historiku i arsimit të rrethit Shkodër (periudha para çlirimit), përgatitur nga bërthama shkencore e

historisë, pranë kabinetit pedagogjik, seksioni i arsimit dhe i kulturës. Shkodër, 1980, f. 27.

Page 82: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

81

me këto që analizuam më lart, prandaj nuk po ndalemi në veçanti veç po përmendim me emra vargun e atyre që ekzistuan në fund të periudhës osmane e vazhduan deri në 191630:

Mejtepi i Mulla Ahmet Ulqinit, në lagjen Tepe. Mejtepi i Hafi z Kasemit, në lagjen Zdralej. Mejtepi i Hasan efendisë e Mulla Salihit, në Xhaminë e Kuqe. Mejtepi i Mulla Abdyl Kadrisë, pranë xhamisë Ndocej. Mejtepi i Hafi z ali Ulqinit, në lagjen Dudas. Mejtepi i Hafi z Ibrahim Dibrës, në xhaminë Plakë. Mejtepi i Muhamet Kastratit, në rrugën Hadrej të Rusit të Naltë. Mejtepi i Hafi z Ramadan Grizhes, në Kiras. Mejtepi i Hafi z Jakupit, në Ajasëm. Në një studim për mësuesit e hershëm të Shkodrës, që mendohet se është bërë nga

Z. M. Harapi, botuar në katër numra të revistës “Përparimi” (nr. 6-10) viti 1915, thuhet: “Muslimanët janë përkujdesë për mejtepet e veta e zell të madh kanë pasë që fëmijët të xejshin posë punëve të fesë së vet, sado pak me këndu, me shkru, e me ba hesap”. Duhet theksuar se niveli i tyre ishte i ulët, dhe kjo lidhej, qoftë me synimin që kishin, qoftë me nivelin e hoxhallarëve që shërbenin në to.

Qeveria turke kishte hapur gjithashtu në Shkodër një sistem shkollash shtetërore fi llore katër klasëshe (iptidaije), qytetëse tri klasëshe (ruzhdije) dhe gjimnaz (idadije). Mësimet zhvilloheshin në gjuhën turke. 31 I njohur ishte në Shkodër Gjimnazi apo mejtepi Idadije, katër klasësh. Kjo shkollë, e hapur që në 1909, me profesorë universitarë, të gjithë të lauruar, ardhur nga vise të ndryshme të Turqisë dhe mes tyre një apo dy mësues shqiptarë, ishte ndër më të preferuarat e kohës. Gjimnazi në fjalë arriti të kthehej në një lice 8-vjeçar. Si pagesë vjetore për mësimin jepeshin dy lira ar. Me një program të kompletuar lëndësh shkencore e gjuhësh të huaja, gjimnazi erdhi duke e rritur cilësinë e tij edhe në drejtim të pajisjes me orendi e vegla fi zike, me harta gjeografi ke e trupa gjeometrikë. Për të krijuar kushte për studentët e jashtëm, funksiononte edhe një konvikt, nxënësit e të cilit mbanin një uniformë të veçantë. Fatkeqësisht gjimnazi nuk i rezistoi Luftës Ballkanike. Disa muaj pas fi llimit të saj, pikërisht kur u hap edhe klasa e gjashtë, ai u mbyll përgjithmonë.

Në Shkodër funksiononte si shkollë shtetërore turke edhe një shkollë tjetër e mesme e quajtur shkolla normale apo Darul-mual-limine (1909-1913). Ajo drejtohej nga Mustafa Bej, i ardhur nga Stambolli. Si njeri mjaft i zoti, i lauruar në Paris, në fakultetin histori-gjeografi , ai drejtoi shkollën në mënyrë të shkëlqyer. Shkolla u pajis me mjete moderne didaktike, harta, objekte botanike, zoologjije, fi gura gjeometrike, etj. Duke i shtuar këtyre pajisjeve edhe një program shkollor të adaptuar nga shkollat pedagogjike evropiane, mund të kuptohet se ajo u bë vatër e përgatitjes së një brezi djemsh të rinj, që pasi morën diplomat, u bënë kuadrot e parë arsimorë të periudhës pas Pavarësisë. 32

30 H. Bushati, Shkodra dhe motet, vëll. II, vep. e përmend. , f. 31. 31 Historiku i arsimit të rrethit Shkodër, vep. e përmend. , f. 2732 Një ide më të qartë për planin mësimor të klasës së fundit na e jep punini i Nj. Kazazit “Zhvillimi

i arsimit të mesëm në Shkodër nga fi llimet deri në vitet ‘20 të shek XX”, ku thuhet se “zhvilloheshin këta lëndë: besim, turqisht, arabisht, frëngjisht, matematikë, gjeometri, histori natyre, fi zikë, histori, gjeografi , muzikë, vizatim, punë dore, por i kushtohej kujdes edhe metodikës”. Temë dizertacioni, Shkodër 1992, f. 40.

Page 83: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

82

Shkolla e mbylli aktivitetin e saj kur pushtuesit osmanë u larguan përgjithmonë nga Shkodra. Në kohën kur qyteti u shkel nga pushtuesi malazez më 1913, ajo u bë pre e grabitjeve. Pajisjet e saj shkollore e mobilerie përfunduan në shkollat malazeze.

Paralelisht me shkollën normale ushtronte aktivitetin e saj Shkolla model (Numuni Kebir). E hapur në pragun e shpalljes së Hyrietit si rrjedhojë e reformave të turqve të rinj, ajo ishte një shkollë fi llore ushtrimore. Shkolla shërbente si vend praktikimi për studentët e Normales. Pikërisht në godinën e kësaj shkolle do të hapej e para shkollë fi llore popullore në Shkodër në vitin 1913.

Shkolla fi llore e vajzave (Inathe Mektebi) e vendosur në sheshin Rus –Haslikej u çel njëheri me shkollën model. Drejtimi i ishte besuar një mësueseje turke bashkë. Dy mësueset e tjera ishin gjithashtu jo shqiptare. Meqenëse frekuentohej vetëm nga vajza, rëndësi iu kushtua edhe punës së dorës. Pas shpalljes së pavarësisë, kryemësuese e kësaj shkolle u bë një ish nxënëse, që dikur e kishte ndjekur shkollën në fjalë.

Ndonëse me programe turke, në shkollat e sipërshënuara, të gjithë nxënësit ishin shqiptarë dhe pjesa më e madhe e mësuesve gjithashtu. 33 Kjo përbënte një vlerë që dëshmonte shkallën e arsimimit të popullsisë shkodrane, dhe të elementit mysliman, që i jepte shkollave në gjuhën turke, një frymë e fi zionomi shqiptare.

Që pas shpalljes së pavarësisë ishte krijuar në Shkodër grupi “Sedai Milet” (i fanatikëve myslimanë). Kur Shkodra fi lloi të qeverisej nga forcat ndërkombëtare, detashmenti austriak u vendos në ndërtesën e shkollës turke “Mejtepi ruzhdije i askerije”. Meqënëse fëmijët e elementit myslimanë mbetën pa shkollë, grupi në fjalë, duke përdorur si mjet edhe gazetën me të njëjtin titull “Sedai Milet”, kërkoi nga guvernatori anglez hapjen e një shkolle qytetëse.

Kërkesa të tilla u bënë edhe në faqet e shtypit jofetar, siç qe gazeta “Shqypnia e re” ku Omer Ryshdi në artikullin “Asht koha m’u kujdesë për nji mësojtore populore”shkruan: “Nxënësit qi ishin ndër mësojtore t’Turqis në rallë t’dyta e t’treta e normale (ryshdije, idadije, e darel-myal liminë) mbetën pa i marrë mësimet e tash gjithnji presim se do të hapet nji mësojtore”. 34

Inisiator për të realizuar këtë qëllim u bë kadiu i qytetit Xhemal Naibi, i cili arriti të nxirrte lejen në 1913, dhe më pas edhe të lirontë ndërtesën e shkollës ushtarake turke duke e transferuar aty shkollën e re të quajtur “Darul Yrfan” (shqip-Shtëpia e Kulturës). Mësimi këtu zhvillohej në turqisht, kurse shqipja mësohej si gjuhët e huaja, frëngjishtja dhe italishtja.

Ja si e paraqet lajmin e krijimit të kësaj shkolle konsulli austro-hungarez në Shkodër, në relacionin dërguar eprorëve të vet në fi llimin e vitit 1914: “ Prej kadiut u çel para disa ditëve këtu një shkollë myslimane triklasëshe, e quajtur “Darul Yrfan”, e cila tërheq prej administratës internacionale një subvencion mujor prej 30 lirave turke. Mësuesi i gjuhës italiane është L. Kodheli, i cili ka kryer studimet në Itali. Ai jep mësim njëkohësisht edhe në shkollën italiane të këtueshme. Flitet se edhe kjo shkollë do të tërheqë prej Italisë një subvencion të lartë”. 35

Personeli mësimor paguhej nga fi nancat e vendit, por hynte në fondet e ndihmës që i akordoheshin zyrës së kadiut. Kjo shkollë në fi llimet e veprimtarisë së vet ishte gjysëm e mesme. Drejtori i shkollës ishte Hafi z Abaz Golemi, ndërsa si mësues punonin:

33 Jup Kastrati, Disa të dhëna për arsimin në Shkodër, “Arsimi popullor”, Shkodër, 1964, Nr. 3, f. 67. 34 “Shqypnia e Re”, moti I, 13 korrik 1913, nr. 5. Omer Ryshdi, art. Asht koha m’u kujdesue për nji

mësojtore popullore. 35 AMH, Shkodër, F: DKAHSH, v. 1914, Vj. 24. 33. 3386, nr. 52/P, f. 363.

Page 84: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

83

Ismail Anamali, Rrustem Lopçi, Jonuz Bulaj, Shefqet Muka, Jusuf Puka, H. Shefqet Boriçi, etj. Konsiderata të ndryshme janë dhënë për këtë shkollë, ku dokumentacioni mbahej në gjuhën turke, por “ mësimet jepeshin në gjuhën shqipe, me mësues të gjithë shqiptarë e me nxënës po shqiptarë”. 36 Edhe mësuesi Sheuqet Muka shprehej kështu ndaj atyre që e kritikonin këtë shkollë: “nuk a mirë me than për pa e pa me sy se mejtepet (shkollat) i kemë si të Asiakës, pse në shkolla të Asiakës nuk fl itet shqyp”37.

Për hir të së vërtetës, duhet thënë se shkolla “Darul Yrfan” apo “Shkolla e Kadisë”, siç e quajti populli, nuk i shërbeu çështjes kombëtare. Kjo jo se mësimi nuk jepej në shqip, por duke qenë vepër e një grupi veprimtarësh të politikës së xhonturqve, në realitet ata luftuan qeverinë e përkohshme të Vlorës. Ata nuk e përkrahën arsimin laik e kombëtar si bashkëkohsja e tyre, “Shkolla Popullore”, dhe siç e kërkonte e mira e atdheut. Bile po atë luftë që i bëri “Darul Yrfan”-i Shkollës Popullore Kombëtare, i bënë edhe shkollat e subvencionuara nga Austria, Italia e Mali i Zi. 38

Shkolla e Kadisë, me pushtimin austriak në Shqipëri, u mbyll. Drejtoria e arsimit me në krye patriotin Luigj Gurakuqi e likuidoi atë me organizimin e ri që bëri. Në po atë ndërtesë në fi llim të vitit shkollor 1916-1917, u ngrit shkolla shtetërore nën emrin Shkolla e Parrucës.

Megjithë konsideratat e mësipërme, kësaj shkolle nuk mund t’i mohohet gjithçka. Fakti që aty zhvillohej aktivitet mësimor e kulturor, në një kohë kur s’kishte asnjë qendër tjetër shkollore për elementin mysliman, mjafton për të bërë një vlerësim realist.

Problematike mbetej edhe nën qeverisjen e ndërkombëtarëve, gjendja e mjerueshme e arsimit në gjuhën amtare, e vajzave myslimane. Ja si shkruante gazeta “Shqypnija e re” në fi llim të vitit 1914: “Të çilen nja dy mësojtore shqype për varzat tona e sidomos për myslimanet, të cilat kanë mbetun si me kênë në midis t’Afrikës pa asnjë shkollë e pa asnjë mësim punet e gjuhet amtare”. 39

Ka patur raste që si drejtorë apo mësues të profi leve të ndryshme me qëllim që të ngrihej niveli i mësimeve, janë marrë edhe mësues e pedagogë të huaj që kanë mbaruar universitete jo vetëm në Orient, por edhe në Evropën Perëndimore. Në radhët e këtyre shkollave, veçanërisht atyre të mesme, fi lloi të krijohej një grup intelektualësh në një mjedis të pashkolluar, i cili më vonë luajti një rol jo pak të rëndësishëm në zhvillimin e arsimit e në përparimin e kombit.

Në programet e këtyre shkollave, veç edukimit fetar dhe edukates qytetare në përgjithësi, jepeshin edhe dije të fushave të ndryshme shkencore, të lëndëve shoqërore e matematiko-natyrore. 40 Përvetësimit të gjuhëve të huaja i kushtohej kujdes i veçantë, mbasi shikoheshin si rrugë e si mjete për tu vënë në kontakt me kulturën e vëndeve të Lindjes e të Perëndimit.

Disa prej këtyre shkollave nuk u frekuentuan vetëm nga nxënës myslimanë, por edhe të besimeve të tjera, ashtu edhe në shkollat e klerit katolik ka pasur nxënës të familjeve myslimane.

36 Islam Dizdari, Shkolla e Parrucës në 80 vjetorin e saj, referat i mbajtur në mbledhjen plenare të 80 vjetorit të kremtimit të themelimit të shkollës 8-vjeçare “Ismail Qemali” te qytetit të Shkodrës, viti 1993. (dorëshkrim në arkivën e shkollës).

37 Sheuqet Muka “Mësues i Popullit”, Përmbledhje kumtesash, Shkodër: “Rozafat”, 1997, f. 3438 H. Bushati, Shkodra dhe motet, vëll. II, vep. e përmend. , f. 3939 “Shqypnia e Re”, moti II, 1 shkurt 1914, nr. 57, art. Një shkollë e re në Shkodër. 40 Nj. Kazazi, vep. e përmend. f. 41.

Page 85: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

84

Arsimi katolik, vatër cilësore e arsimit. Meqenëse qyteti kishte si specifi kë të tij përqëndrimin e popullsisë myslimane dhe katolike në lagje të veçanta, të pastra për nga besimi, shumë shkolla private katolike qenë hapur nga persona të ndryshëm nëpër lagjet katolike të Shkodrës (ashtu si edhe mejtepet ndodheshin në lagjet myslimane). Këta persona privatë, herë me origjinë italiane e herë shqiptare, shpesh kërkonin ndihma fi nanciare nga qeveria austro-hungareze për të subvencionuar shkollat.

Pë vitet që studjojmë, urdhri i jezuitëve vazhdonte të mbante çelur në Shkodër që nga viti 1859, Kolegjën Papnore Shqiptare (Collegium Pontifi cium Albaniese). Ky kolegj kishte si qëllim përgatitjen e klerikëve katolikë për shërbesa fetare. Në këtë seminar përfshiheshin tri kategori shkollash: fi llore, të mesme, dhe kursi i lartë i teologjisë dhe i fi lozofi së. Aty mësonin nxënës jo vetëm nga Shkodra. Stafi mësimdhënës përbëhej kryesisht nga klerikë jezuitë.

Është me rëndësi të vëmë në dukje se pamvarësisht se në planin mësimor të saj ndër vite ka patur ndryshime, çka e mësojmë nga broshura e botuar me rastin e 50 vjetorit të Kolegjës, që nga fi llimi në këtë shkollë eshtë mësuar edhe gjuha shqipe. Mësues të tillë të nderuar të saj, kanë qenë At Justin Rrota, Ndre Mjeda, Xanoni, Jak Jungu, punëtor të zellshëm të shqipes, gjuhëtarë, autorë tekstesh që me përkushtim edukuan tek nxënësit dashurinë për gjuhën amtare. Prandaj na duket i drejtë vlerësimi i studiuesve të ndryshëm që kanë theksuar se “në këtë seminar krahas punës fetare, bëhej edhe një punë kombëtare”41.

Shtypshkronja “Zoja e Papërlyeme”, e ngritur pranë këtij seminari bëri një punë të madhe botuese. 42 Jezuitët nxorën periodikë të ndryshëm të njohur gjatë këtyre viteve, si “Elçija e Zemres t’Jezu Krishtit”, pas vitit 1914 do të titullohej shqip “Lajmëtari i Zemres t’Jezu Krishtit”, si dhe revistat e mirënjohura “Përparimi”, “Kalendari vjetor” etj.

Seminaristët e përgatitur këtu qenë një numër i madh, po të mendojmë se Seminari e vazhdoi jetën pandërprerje deri në 1945, mund të themi se të pakët ishin ata priftërinj që nuk kanë kaluar në bankat e kësaj shkolle, duke vazhduar më pas studimet në Itali, Austri, Gjermani, Jugosllavi, Spanjë etj. 43

Etërit Jezuitë kishin themeluar që në 1877 një shkollë, “e parë e vogël për popull”44. Shkolla quhej kolegji i Shën Françesk Saverit ose shkurt “Kolegja Saveriane”. Stema e shkollës përbëhej nga “shqypja kombëtare”, ku në anë të saj shkruhej programi: “Për Zot, për Atme e Përparim”. 45 Kjo shkollë zë një vend të rëndësishëm në historikun e shkollave të mesme të Shkodrës. Ajo është vlerësuar si shkolla më e organizuar dhe më e kompletuar që kishte Shqipëria e asaj kohe. 46

Qytetarët e Shkodrës, duke u nisur nga pozicioni gjeografi k i qytetit, nga prirjet dhe interesat tregtare, këmbëngulën që shkolla të kishte karakter tregtar, që bijëve të tyre t’u mësoheshin gjuhë të huaja, veçanërisht ajo italiane, që në klasat e ulëta të fi llores. Përveç gjuhëve klasike dhe dy gjuhëve të gjalla, deri në vitin 1913 është mësuar edhe turqishtja.

Që në fi llimet e punës së saj, shkolla synoi të kthehej në një gjimnaz klasik. Me

41 Jup Kastrati, Disa të dhëna për arsimin në Shkodër, Arsimi popullor, 1964, nr. 3, f. 66. 42 Vetë numri prej 471 botimesh, shifër e arritur deri në vitin 1928 të bind për këtë fakt. (sipas L.

Shllaku, Shkollat Klerikale, vep. e përmend. , f. 72) 43 Lec Zadeja, 135 vjetori i Seminarit papnor Shqiptar. “Rrezja jonë”, nr. 10, Shkodër, 1994, f. 1-2. 44 H. Bushati, Shkodra dhe motet, vëll. II, vep. e përmend. , f. 43. 45 Kolegja Saveriane ndër 50-vjetët e parë (1877/78-!927/28), Shkodër, 1928, f. 3. 46 V. Hoti, Luigj Gurakuqi për shkollën shqipe dhe arsimin kombëtar, Shkodër, Camaj-Pipa, 2002, f. 45

Page 86: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

85

kalimin e viteve ajo pësoi ndryshime si në drejtim të përmbajtjes dhe të organizimit. Deri më 1914 ajo kishte gjashtë klasë, nga të cilat tri teknike e tri tregtare të epërta (të larta). Nga viti 1914-1916 u bë ndarja në 4 klasë (reale e sendesh praktike) dhe 2 klasë tregtare sipas programit të mëparshëm. Në vitet 1919-1925 përbëhej prej 4 ose 6 klasësh tregëtare e normale me mësime pedagogjie. 47 Mësimi për nxënësit jepej falas. Vetëm në fi llim të vitit shkollor nxënësit paguanin një taksë shkollore, kurse vetë kolegji subvencionohej nga Austria që nga 1888 e deri më 1919. Më pas me shkatërrimin e Perandorisë Austro-Hungareze, vendin e saj e zuri Italia.

Shkolla e jezuitëve, u kushtonte rëndësi më të madhe lëndëve humanitare. Si qëllim kryesor i këtij kolegji, por jo i vetmi, ishte: “trajtimi besimtar i nxënësve.. , qëllimi më i shenjtë e më i parë i veprimit të kolegjës, e njiherit... mjet i fuqishëm për edukatën civile e për trajtimin shpirtnuer të tyne”. 48

Shkolla synonte gjithashtu t’u jepte nxënësve metodat dhe rrugët e përvetsimit të njohurive, drejt formimit të gjithanshëm të tyre, edukimit mendor, moral, estetik e fi zik. Faik Konica, ish nxënës i kësaj shkolle vlerëson: “.. të gjithë ata që kanë parë shkollat e Francës e përgjithësisht të Europës mundet të dëshmojnë se ajo e Shkodrës është e zonja për shumë punë për t’u vënë në një me to”. 49

Metodat për të realizuar synimet mësimore edukative, ishin të shumëllojshme. Ajo ishte ndërtuar mbi bazën e parimeve të sistemit jezuit të edukimit, si dhe shkollat e tjera evropiane të këtij urdhri. Kështu shkolla gëzonte një bazë materiale të pasur, kabinete të fi zikës e të kimisë, si dhe një shtypshkronjë e cila realizonte mesatarisht 8-9 botime në vit. Kishte një muze të ndarë në seksione, dhe një sallë shfaqjesh, ku zhvilloheshin aktivitete të ndryshme teatrale. Me qëllim nxitjeje, nxënësit ndaheshin në grupe e bëheshin konkurse e provime të hapura, më të dalluarit nderoheshin para prindërve, nxënësve dhe qytetarëve. 50

Me te vërtetë që shkolla e madhe e Jezuitëve “ishte si një ishull diturie në mjedis të padijes që mbretëron rreth e rrotull në Shqipëri”, por veç kësaj si njeri me frymë kritike, Faik Konica dallonte edhe anën negative kur theksonte se, “ është e vërtetë se në këtë shkollë të vlefshme bie pakëz erë italianësie. Dua të thom që gjuha italisht mban vendin e parë në të gjitha mësimet. Nga ana tjetër etërit Jezuitë janë mëndjemëdhenj. Prandaj e përdorin italishten si mjet mësimi”. 51

Në këtë shkollë morën maturën djem të tillë si Mati Logoreci, Luigj Gurakuqi, Faik Konica, Kolë Kraja, Ndoc Çoba, etj. që u shquan më pas në lëmin e letrave të gjuhës shqipe, apo si mësues të denjë e personalitete politike. Kjo fl et qartë në të mirë të këtij kolegji, që sipas dokumentacionit përkatës shkollor, për degët tregëtare dhe gjimnaziale, ndiqnin programet ma të mira të kombeve të huaja”. 52

Në muajt e rrethimit malazez, shkolla vuajti pasojat e bombardimeve, urisë e mjerimit si i gjithë qyteti. Ajo u detyrua t’a ndërpresë mësimin për nxënësit e saj shpeshherë. Në relacionin që jezuitët shkodranë përgatitën për eprorët e tyre të Vjenës, gjatë muajve të rrethimit serbo malazez lexojmë: “Megjithëse kohët ishin të trishtueshme,

47 Po aty, f. 11. (Më në fund, në vitin 1926 ajo kishte kaluar shkallë shkallë në një gjimnaz modern, pra në një shkollë gjimnaziale-klasike)

48 L. Shllaku, Shkollat Klerikale, vep. e përmend. , f. 75. 49 Jup Kastrati, Faik Konica (monografi ), Gjonlekaj Publishing Company New York, 1995, f. 49. 50 L. Shllaku, Shkollat Klerikale, vep. e përmend. , f. 75. 51 Jup Kastrati, Faik Konica, vep. e përmend. , f. 49. 52 Rregullorja e Kolegjës së Shën F. Saverit, Shkodër 1922, f. 4.

Page 87: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

86

me 28 të muajit (dhjetor 1912-shënimi im B. K) u festua sipas zakonit të vjetër “festa e fëmijëve të pafajshëm”. Nxënësit e kolegjit Saverian u ftuan në një shfaqje muzikore... Që prej kësaj ditë, nxënësit e jashtëm patën mundësi që të frekuentonin shkollën përsëri dhe vetëm më vonë u bë e domosdoshme që të pezullohej përsëri frekuentimi”. 53 Më pas, në janarin e 1913-ës, në relacion shkruhet: “ne vepruam dhe në ndarjen e çmimeve midis nxënësve tonë, që nuk patëm mundësi ta kryenim në muajin nëntor”. 54

Në ato kohë të vështira bombardimesh është e kuptueshme se mësimi nuk mund të zhvillohej rregullisht, por duke përfi tuar nga ndonjë situatë e favorshme, shkolla mbushej me nxënës. Kështu gjatë muajit shkurt të vitit 1913, në relacion thuhej: “në kolegj fi lluan që të jepeshin mësimet me zell të madh. U paraqitën jo më pak se 310 nxënës, mes tyre nuk ishin të paktë edhe bijtë e ofi cerave e të funksionarëve të tjerë turq”. 55 Por situata ndryshonte me orë e çast. Dy ditë më vonë paraqitej kështu: “Shumë bomba ranë mbi qytet, në orën 11 neve nuk na mbetei gjë tjetër veçse të lironim nxënësit tanë që të shkonin në shtëpi”. 56

Në ato ditë, nuk mungoi as vullneti i etërve jezuitë, as dëshira për arsim e nxënësve shkodranë. Ishte pikërisht ky vullnet e kjo dëshirë për dije e për kulturë që sfi duan gjylet, urinë, mjerimin e gjithçka tjetër. “U bëmë një thirrje nxënësve tanë, -theksohej në relacion, - që të fi llojnë përsëri.. me qëllim që të mos humbasin vitin shkollor. Prej tyre vijnë 120 vetë. Ky bombardim i papritur ishte shkaku pse të premten erdhën vetëm 70 nxënës, -vazhdohej më tutje, - por shumë nga ata nuk mund të vijnë dot,... pse prej urisë nuk mund të qëndrojnë dot në këmbë”. 57

Kur Shkodra gjendej nën administrimin ndërkombëtar, dëshira e popullit për të treguar përkatësinë e vet etnike, shpërtheu vrullshëm në kushte të reja të lirisë. Gazetat lokale të asaj kohe pasqyrojnë një incident mes nxënësve jezuitë e mësuesve të tyre, për mbajtjen në shkollë të shenjave kombëtare. Kur në shkollën e jezuitëve u paraqitën disa fëmijë që ndër kraharoret e tyre mbanin shenja kuq e zi, mësuesit e tyre reaguan keq duke i urdhëruar t’i hiqnin. Kjo hasi në solidaritetin e nxënësve të tjerë që pranuan të dilnin nga mësimi, e shenjat të mos i hiqnin. “A ndoshta për mos me u pa n’msojtore sheji i Shqyptarizmit kanë për tu mbydhë msojtoret e Jezuitëve?”. 58

Pavarësisht këtij rasti, nuk mund të themi se fryma e shkollës Jezuite ishte antikombëtare. Përkundrazi, kujdesi që iu kushtua zhvillimit e përvetësimit të gjuhës amtare, shfaqjet muzikore e teatrale të dhëna me rastin e ngjarjeve kombëtare të atdheut, si shpallja e Pavarësisë, pjesët e ekzekutuara nga banda e shkollës ndër ceremoni e raste solemne, i shërbyen rritjes së patriotizmit, jo vetëm në radhët e nxënësve, por të mbarë qytetit.

Kolegji Saverian mbetej një shkollë me tradita që mbështetej në përvojën evropiane të kohës, ndaj edhe pëlqehej si një shkollë e fortë që jepte kulturë të përgjithshme dhe u hapte mundësi nxënësve për të vazhduar shkolla të larta evropiane, meqë i kushtonte rëndësi përvetsimit të gjuhëve të huaja. Kolegji Saverian mori rëndësi të veçantë edhe për faktin se aty u arsimuan jo vetëm nxënësit e besimit katolik, por edhe nxënës të besimit mysliman e ortodoks. Aty gjithashtu dhanë mësim edhe arsimtarë të besimit

53 AMH, Shkodër, F: DKAHSH, v. 1912-1913, VJ: 22. 12. 1273, f. 23654 Po aty, f. 238. 55 Po aty, f. 239. 56 Po aty, f. 240. 57 Po aty, f. 264. 58 “Besa Shqyptare”, Shkodër, 29 maj 1913, nr. 7, art. Pse?

Page 88: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

87

mysliman. 59

Ashtu si jezuitët, edhe françeskanët, vazhdonin veprimtarinë e tyre në Shkodër. Ata kishin krijuar “Kolegjën Serafi ke” për të edukuar e formuar françeskanë vendës. Por ajo me të cilën krenoheshin françeskanët ishte se ata hapën Shkollën e Parë Popullore në 1861, për të edukuar e për të mësuar rininë katolike, mbasi deri në atë vit nuk ka pasur shkollë (me kritere pedagogjike të kohës) për katolikët. 60

Shkolla erdhi duke e kompletuar sistemim e saj mësimor ndër vite. E themeluar fi llimisht vetëm me pesë klasa fi llore, më 1909 iu shtua edhe shkolla civile prej tre klasësh. Pra edukimi i nxënësve tashmë plotësohej me tetë vite. Mbarëvajtja e përparimi i shkollës është i lidhur ngushtë me drejtimin e saj që nga 1902, prej Gjergj Fishtës. Patriotizmit dhe vizionit të tij i dedikohet edhe fakti i rëndësishëm i vëndosjes që nga 1902, të shqipes si gjuhë mësimi dhe “mësimet janë dhënë përhera ndë themele të ndjenjave kombëtare shqipëtare”. 61

Me rastin e ngritjes së fl amurit kombëtar në qytetin e Shkodrës, në majin e vitit 1913, nxënësit e shkollës françeskane zbukuruan rrugët e qytetit. Shtypi e pasqyroi këtë ngjarje gjërësisht. “Flamuri i msojtoreve t’Fretneve, -shkruante gazeta “Besa Shqyptare”, -kishte për krye dy ngjyrat e Shqypnis, me dy rrypa kuq e zi”. 62

Vjena krijoi edhe fonde fi nanciare dhe mundësi materiale me qëllim që të gjithë klerikët, të cilët i kishin përfunduar studimet dhe noviciatën e tyre në Shkodër, të mundeshin të studionin në Austri për teologji, fi lozofi , histori, arkeologji, matematikë, fi zikë, kimi, farmaci etj. Në sajë të këtij programi të Monarkisë u formuan në këtë kohë personalitetet më në zë nga kisha, politika, shoqëria dhe arsimi, të cilët do të luanin më pas një rol të rëndësishëm në historinë e kombit shqiptar. Historiani austriak Helmut Shvanke shkruan: “Kontigjentet e përkthyesve dhe zyrtarëve vëndas, në të cilat mund të mbështetej administrata ushtarake austro-hungareze në vitet 1916-1918, rridhnin nga kjo shkollë fi llore françeskane, ku që nga fi llimi i shek. XX përdorej shqipja pranë gjermanishtes si gjuhë mësimi”. 63

Shkolla françeskane më 1914 pati 128 nxënës (5 klasë fi llore dhe 1 qytetëse), kurse shkolla fi llore e tyre gjashtë klasëshe kishte 178 nxënës. Përveç françeskanë kjo shkollë ka pasur edhe 6 mësuesa shekullarë.

Gjatë Luftës së Parë Botrore, fëmijët e prindërve katolikë vazhdonin mësimet në shkollën françeskane për djem dhe në atë të motrave stigmatine për vajza. Shkolla françeskane në këto vite mbetej e ndarë në: 1-shkollë fi llestare me 5 klasë dhe 2-shkolla qytetnore (Burgeschula) me 3 klasë. Ajo ndiqte programin austriak të përshtatur dhe mësim e jepnin 11 mësues, 4 françeskanë e 7 shekullarë. Mësimi jepej në gjuhën shqipe dhe, për 6 vjet duke fi lluar nga klasa e tretë, mësohej gjermanishtja. Në vitin shkollor 1916-1917 këtë shkollë e ndoqën 302 nxënës. 64

Në historinë e shkollave për vajza, vënd të rëndësishëm zë shkolla e Motrave

59 H. Koliqi, Historia e arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar, Prishtinë: Libri shkollor, 2002, f 148.

60 H. Bushati, Shkodra dhe motet, vëll. II, vep. e përmend. , f. 46. 61 Ilo Mitkë Qafëzezi, Dhaskal Gjoka apo shkolla korçare e qemoçme, viti 1826, Korçë 1936, f. 144. 62 “Besa shqyptare”, Shkodër, 27 maj 1913, nr. 6, kryeartikull: Dita e djeshme. 63 Cituar sipas: Kurt Gostentschnigg, Kontributi i Austrisë (Austro-Hungarisë) për Shqipërinë e Veriut

në fushën arsimore, Seminari V ndërkombëtar Shkodra në Shekuj, Shkodër 2005, Rozafa, 2001, f. 169.

64 I. Dizdari, Karakteri kombëtar socialist i shkollës sonë, Buletini Shkencor, Shkodër, nr. 1, 1980, f.116.

Page 89: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

88

Stigmatine, apo shkolla femërore françeskane. E çelur qysh në 1880, ajo në fi llim veproi si një shkollë fi llore e më pas si fi llore e qytetëse bashkë. Këtë shkollë e pati ndjekur edhe ndonjë muslimane.

Shkolla ishte mjaft e suksesshme edhe në drejtim të aktiviteteve kulturore, si shfaqje teatrale e veprimtari të ndryshme. Kjo rëndësi rritet më shumë po të kujtojmë se ajo veproi në kushtet e mentalitetit shqiptar e të gjendjes së vajzës shqiptare në përgjithësi. Ja si përshkruhet tek gazeta “Besa shqyptare” pjesëmarrja e këtyre nxënseve në ditën e ngritjes së fl amurit në Shkodër: “rresht mas rreshtit pritshin varzat e shkollave me fl amuj t’vet e tubë e varzave t’vogla që rrethonin fl amurin e msojtores t’Stigmatineve, t’veshuna si engjëj, me krahë fl etësh e duke hedhë lule jepnin paraqitje t’kandshme”65.

Në shkollën e motrave stigmatine, sipas të dhënave, gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore mësonin 304 vajza, të ndara në 6 klasë, me 10 mësuese, 8 klerikale e dy shekullare. Mësimi jepej në gjuhën shqipe dhe mësohej edhe gjermanishtja në vend të italishtes që jepej më parë.

Mësueset jo të gjitha ishin murgesha. Ndër mësueset jo murgesha në vitet 1918-1920 njihen: Anji Çurçija, Pavlina Mirdita, Modesta Naraçi, Roza Ndrekaj, Gizeta Gjinaj, Adelajde Dragusha, Xhorxhia Garxhiolia. 66 Ndonëse arsimi që jepej këtu ishte i kufi zuar, ajo luajti një rol të rëndësishëm arsimor, pedagogjik e atdhetar, për mësimin e përhapjen e gjuhës shqipe edhe në elementin femëror të Shkodrës.

Shkollat që përmendëm më sipër, fatkeqsisht, jo rrallë janë denigruar apo lënë në heshtje. Kështu disa herë është shkruar se ishin “shkolla me frymë fetare, klerikale, reaksionare dhe antikombëtare” ose “ishin ngritur mbi parime konservatore që u shërbenin interesave të të huajve” apo “mësimet në to bëheshin të shkëputura nga problemet e arsimit dhe nevojat e kohës” etj.

Një studim i thelluar i këtyre shkollave, lë të kuptohet lehtë se sa pa baza, joreale, dhe të politizuara janë këto përcaktime. Shumë atdhetarë e burra shteti, klerikë të devotshëm dhe qytetarë model, mësues të apasionuar e profesorë të shquar, shkrimtarë e publicistë të njohur kanë dalë nga bankat e këtyre shkollave. Një pjesë mbaruan studimet e larta jashtë Shqipërisë duke dhënë më pas ndihmesën e tyre për përparimin e kombit në fushat e ndryshme, duke lartësuar emrin e Shqipërisë. Kjo dukuri të krijon bindjen se sa shumë këto shkolla kanë bërë për arsimin e Shkodrës e të Shqipërisë në përgjithësi.

Rivaliteti italo-austriak në Shqipëri, gjeti shprehjen e vet edhe në drejtim të propagandës arsimore. Kjo u duk qartë në fi llim të shek. XX dhe erdhi duke u thelluar më pas gjithnjë e më shumë. Me kohë konsullata italiane në Shkodër, në marrëveshje me vëllezërit e familjes së njohur Çoba, hapën dy shkolla fi llore, një për djem e një për vajza. Këto shkolla nisën të frekuentoheshin prej fëmijëve kristianë e në mënyrë të pakët prej atyre myslimanë. Në vitin 1913, shkolla italiane hapi edhe një kurs të veçantë për djelmosha myslimanë, që dëshironin të mësonin gjuhën italiane”67. Tekstet dhe mjetet mësimore jepeshin falas për të gjithë nxënësit. Krahas gjuhës italiane, jepej mësim edhe në gjuhën shqipe.

Të gjithë nxënësit që kryenin shkollën fi llore italiane (elementare), sipas dëshirës, mund të vazhdonin në shkollën teknike-tregtare (Tecnico-Comerciale). Pati raste kur edhe djemtë muslimanë e ndoqën këtë shkollë. Mësuesit që jepnin mësim këtu ishin

65 “Besa Shqyptare”, Shkodër, 27 maj 1913, nr. 6, kryeartikull: Dita e djeshme. 66 H. Bushati, Shkodra dhe motet, vep. e përmend. , vëll. II, f. 47. 67 Po aty, f.50.

Page 90: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

89

profesorë të zgjedhur italianë. Në mes tyre gjejmë edhe ndonjë shqiptar si prof. Simon Rrota për lëndën e vizatimit. 68

Shkollat italiane, në fund të semestrave, organizonin aktivitete, ceremoni e festime të ndryshme. Por duke dashur që krahas proçesit mësimor të bënin edhe politikën e shtetit të tyre, ata zgjidhnin apo kombinonin ceremonitë me festa të ndryshme italiane. Ja si i raportonte konsulli Halla, ministrit të jashtëm Berhtoldit: “Me rastin e përvjetorit të ditës së kushtetutës, u zhvillua në shkollën tregtare italiane të këtushme, si në çdo rast pas mbarimit të vitit shkollor, ceremonia e zakonshme e shpërndarjes së çmimeve, në të cilën asistonin koloneli anglez Filips dhe Muharrem Begu, kryetar i Bashkisë. Konsulli Gali ndau çmimin e parë dhe koloneli Filips, çmimin e dytë”69. Më 1914, kur fi lloi Lufta Botërore, shkolla u mbyll.

Në kuadrin e shkollave italiane, vazhdonte aktivitetin e saj që prej vitit 1904, shkolla e arteve dhe e zanateve (Arte e mestieri). Aty mësoheshin zanate të ndryshme si: zdrukthëtari, farkëtari, gdhendje, mekanike, etj. Shkolla ishte ndër më të frekuentuarat. Në të zhvilloheshin edhe aktivitete të ndryshme kulturore. Me nxënësit e kësaj dege ishte formuar edhe një bandë muzikore nën drejtimin e Palokë Kurtit.

Përveç këtyre pati edhe shkolla të tjera që njihen me emra personash si: “Andrea Skanjeti” apo “Instituti Hamidije” i Xhacinto Simini-t krijuar që në 1886. Këto shkolla mbaheshin falë ndihmës që u jepte konsullata italiane. Ato u mbyllën përfundimisht mbas vitit 1944. 70

Sipas studimeve të bëra, çka përkon edhe me materialin e dokumentuar tek “Historikut të arsimit të rrethit Shkodër” 71, kishte shtatë shkolla e institucione në gjuhën italiane të njohura si shkolla shtetërore italiane. Në këtë kuadër vepronin edhe një azil pleqsh, një jetimore (orfanotrof) dhe një klinikë mjekësore.

Konsulli austro-hungarez në Shkodër, vërente i shqetësuar se nga një fuqi dominuese që kishte qenë deri atëherë Austria, përsa i përket infl uencës në arsim e kulturë, tashmë ajo ishte zbehur në krahasim me Italinë rivale që kishte dalë në plan të parë.

Ja si raportonte konsulli Halla: “Supremacia që ka Italia, prej aksionit të saj shkollor në Shqipërinë e Veriut, prej dërgimit të shumë shqiptarëve për të vazhduar studimet në Itali dhe prej propagandës së ndryshme, po fi ton çdo ditë një proporcion të tillë, që ajo ka pakësuar infl uencën tonë”72.

Përsëri mbështetur në dokumentet e konsullatës austro-hungareze të Shkodrës më 1914, informohemi se konsullata e përgjithshme italiane kishte zhvilluar në fi llim të vitit shkollor një propagandë të madhe midis myslimanëve, me qëllim që këta të dërgonin fëmijët e tyre në shkollat italiane. “Numri i fëmijëve që frekuentojnë këto shkolla, -theksohet në to, -arriti ditët e fundit shifrën aproksimative njëqind”. 73

Brenda kuadrit të shkollave klerikale, zhvillonte aktivitetin e saj edhe shkolla Ortodokse. Si qytetarë të Shkodrës, ndonëse në përqindje të vogël krahasuar me dy besimet e tjera, ortodoksët vazhdonin të mbanin çelur shkollën e tyre të subvencionuar

68 H. Bushati, Shkodra dhe motet, vëll. II, vep. e përmend. , f. 50. 69 AMH, Shkodër, F: DKAHSH, v. 1914, Vj. 2434. 3407, nr. 108/P, Shkodër 8 qershor 1914. 70 H. Bushati, Shkodra dhe motet, vëll. II, vep. e përmend. , f. 51. 71 Historiku i arsimit të rrethit Shkodër (periudha para çlirimit), përgatitur nga Bërthama Shkencore e

Historisë, pranë Kabinetit Pedagogjik, Seksioni i Arsimit dhe i Kulturës. Shkodër 1980, f. 38. 72 AMH, F: DKAHSH, V. 1914, Vj. 24. 33. 3386, nr. 52/P, shkodër 1mars 1914, f. 365. 73 Po aty.

Page 91: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

90

nga Mali i Zi. Ajo kishte karakter fetar, siç ishin mejtepet foshnjore fetare të myslimanëve dhe fi lloret e klerit katolik. 74 Mësimet në këtë shkollë zhvilloheshin në gjuhën serbo-kroate. Administrativisht shkolla varej nga konsullata serbe në Shkodër.

Fatkeqësisht shkolla infl uencohej shumë nga politika malazeze, gjë që në ndonjë rast solli edhe incidente në mes të banorëve. Në dokumentet austro-hungareze fl itej për icidente mes nxënësve të kësaj shkolle dhe të tjerëve. Në një prej tyre, në janarin e vitit 1914 theksohej se, “ me rastin e festës së djeshme të Savos, u zhvillua një konfl ikt midis ortodoksëve, të bashkuar me nxënës të shkollës malazeze të këtushme të cilët të zbukuruar me kokarda dhe duke kënduar këngët e tyre kombëtare kaluan nëpër rrugën kryesore, dhe një grupi shqiptarësh, të cilët protestonin kundër kësaj demonstrate. Incidenti prodhoi këtu një bujë të madhe”. 75 Gazeta “Shqypnia e re” me 29 janar 1914, e paraqet kështu këtë ngjarje: “ortodoksët e këtushëm me priftin e tyre në krye e me fëmijët e shkollës, tuj këndue kangë kombëtare serbe e me shirita qiell-bardh-kuq, harruene se gjinden në një qytet shqiptar”. 76

Me sa duket vijimsia e kësaj shkolle ka patur edhe ndërprerje. Në vitin e fundit të pushtimit austro-hungarez ajo rihapet nën nxitjen e klerit ortodoks dhe të forcave shoviniste serbe, për fëmijët shqiptarë të besimit ortodoks. Kjo shkaktoi dëme në mbarëvajtjen e shkollave që ishin hapur nga Drejtoria Arsimore. Sipas të dhënave nga klasa e I e shkollës fi llore pranë Normales u larguan 23 nxënës; nga klasa e II 5, nga qytetsja 3, nga shkolla e vajzave 11 nxënëse. 77 Në arkivin e Muzeut historik të Shkodrës, njihemi me një protestë të mësuesve të Normales, drejtuar Drejtorisë së Arsimit Shkodër, kundër hapjes së shkollës sllave, gjoja fetare. Ata e quajtën atë shkollë propagande dhe kërkuan të mos lejohej largimi i fëmijëve që “s’ janë sllav, as s’dijnë sllavisht”. 78

Shkolla në fjalë mbeti e hapur deri në okupacionin fashist, kohë në të cilën u mbyll e nuk u hap më. 79

Me sa trajtuam më sipër, vlen të theksohet edhe një herë se, në veçanti shkollat katolike ishin e mbetën vatra cilësore të përhapjes së arsimit, kulturës e gjuhës shqipe. Edhe pse funksioni parësor i tyre ishte mbrojtja dhe kultivimi i fesë katolike, ato njëkohësisht luajtën rol të rëndësishëm në ngritjen arsimore dhe kultivimin e gjuhës, shkrimit dhe traditës kulturore shqiptare, si dhe në ruajtjen e lidhjeve tradicionale dhe të natyrshme të popullit shqiptar me qytetërimin perëndimor.

3. 3. POLITIKA ARSIMORE DHE KOMISIA LETRARE GJATË PUSHTIMIT AUSTRO-HUNGAREZ.

Më 23 janar 1916 ushtria austro-hungareze hyri në Shkodër. Vjena solli në Shqipëri korpusin e XIX, të përbërë prej tre divizionesh. Krahasuar me pushtuesit serbë e malazezë, që gjykoheshin si armiqtë e jashtëm më të rrezikshëm për lirinë, pavarësinë

74 L. Shllaku, Shkollat Klerikale, vep. e përmend. , f. 6375 AMH, Shkodër, F: DKAHSH, v. 1914, Vj. 24. 33. 3384, nr. 61. Shkodër 20 janar 1914. 76 “Shqypnia e re”, Shkodër, 29 janar 1914, nr. 56. Nji demonstracion serbo-malazes në Shkodren

Shqyptare. 77 I. Dizdari, art. i përmend. f. 117. 78 AMH, Shkodër, Fondi PA, nr. Inventari 1810, shkresa nr. 4, dt. 24. 3. 191779 Të dhëna nga Jasho Beroviqi. (Sipas H. Bushati, Shkodra dhe Motet, vëll. II, vep. e përmemd. , f.

50.)

Page 92: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

91

e të drejtat kombëtare të popullit shqiptar, pushtimi austro-hungarez shikohej si e keqja më e vogël, si më pak i rrezikshëm dhe si i përkohshëm. 80 Edhe vetë Luigj Gurakuqi, kur e kujtonte këtë periudhë në Parlamentin shqiptar, Serbinë e Malin e Zi, i quante pushtues të një fuqie armike, ndërsa pushtimin ushtarak të Austro-Hungarisë si “pushtimin e ndonjë fuqie mikneshë”. 81 Qeveria e Vjenës ishte fuqia kryesore e bllokut të Aleancës Tripalëshe që e kishin mbështetur më parë, më 1912-1913, krijimin e shtetit shqiptar në përgjithësi e Shkodrën në veçanti. 82 Marrja në mbrojtje e Esat Toptanit, siç kishte fi lluar të bënte qeveria italiane qysh nga viti 1914, urreheshin nga lëvizja kombëtare shqiptare dhe populli në përgjithësi. Kjo ishte një minus i madh për Italinë, si dhe për Serbinë e Malin e Zi, tek qeveritarët e të cilëve Esat pashë Toptani kishte gjetur gjithashtu mbështetje, natyrisht për qëllimet e tyre antishqiptare. Elementë të tillë si pashai Toptanas urreheshin për qëndrimin e tyre antikombëtar në plan politik, edhe për shtypjen e tyre në plan ekonomik e shoqëror. 83

Kur ushtritë austro-hungareze u shtrinë në Shqipëri, situata ishte në favor të tyre për një sërë avantazhesh që ky pushtues gëzonte krahasuar me pushtuesit e tjerë. Shumë personalitete politike shqiptare kishin iluzione për politikën e Perandorisë Danubiane ndaj vendit tonë. 84Veçanarisht kleri katolik e brohoriti menjëherë ardhjen e ushtrive të perandorit katolik Franc Jozefi t. Ai bëri thirrje që ata të përkraheshin pa rezerva dhe vetë kleri u dha atyre mbështetje fetare. 85 Rrethanat historike ndihmuan pushtuesit austro- hungarezë që të paraqiteshin si forca miqësore, që kishin ardhur të luftonin armiqt e përbashkët dhe se misioni i tyre gjoja nuk kishte karakter pushtues, por kulturor e civilizues.

Mbasi ndër vite Vjena kishte siguruar një sërë konçesionesh, të drejtash të fi tuara me një sërë traktatesh ndërkombëtare lidhur me të drejtën e mbrojtjes së kultit e të kishës së Krishterë në Perandorinë Osmane, ishte përvijuar me kohë ajo që njihet si politika e Kultusprotektoratit. Në kuadër të saj, Vjena zhvilloi një veprimtari të gjërë kulturore-arsimore, shkencore, fetare dhe propagandistike. 86 Kështu që me pushtimin e Shkodrës, më 23 janarit 1916, Austria u përpoq të përdorte eksperiencën e vjetër në

80 Arben Puto, Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e fuqive të mëdha (1912-1914), Tiranë, 1978, f. 498-499. Muin Çami, Shqipëria në marrëdhëniet ndërkombëtare 1914-1918, Tiranë, 1987.

81 Bisedimet e Këshillit Kombëtar “Senati”, mbledhja 63, datë 19 tetor 1921, f. 551. 82 Prej kohësh Vjena bënte bujë me propagandën e saj si mbrojtëse e tokave shqiptare nga coptimi

serbo-malazez, veçanërisht si mbrojtëse e qytetit të Shkodrës në Konferencën e Ambasadorëve të Londrës (1912-1913). Është i njohur presioni i fuqishëm i Vjenës ndaj Malit të Zi në pranverën e vitit 1913, për t’u larguar nga Shkodra.

83 Muin Çami, Hyrja në Shqipëri e pushtuesve Austro-Hungarezë dhe qëndrimi i lëvizjes kombëtare shqiptare, “Studime historike”, nr. 2, Tiranë: Mihal Duri, 1976, f. 46-47.

84 Më 28 janar 1916 u lëshuan dy shpalljenga Shkodra, të nënshkruara nga Preng Bib Doda, Seit Pasha, Fejzi Alizoti, Luigj Gurakuqi dhe Aqif Pashë Elbasani, në të cilat nënshkruesit u bënë thirrje bashkëatdhetarëve të tyre t’i prisnin austro-hungarezët si çlirimtarë e të bënin ç’ishte e mundur për t’i ndihmuar ata. (V. Duka, Histori e Shqipërisë 1912-2000, Kristalina-KH, Tiranë 2007, f. 90).

85 Xh. Repishti, Revolta e masave të Shkodrës në pranverën e vitit 1916 kundër pushtuesit Austro-Hungarez, “Studime historike”, nr. 1, Tiranë: Mihal Duri. 1973.

86 Duke ndjekur frymën e Kultusprotektoratit, Vjena ndërmori një numër masash që morën emrin “Programi i Veprimit”. Ky program parashikonte masa që synonin ta përmirësonin aparatin kishtar, sistemin shkollor, dhe ta zgjeronin propagandën politike kulturale në Shqipëri. Një levë e fortë e këtij programi dhe e politikës auatriake në përgjithësi, konsiderohej arsimi. (shih Zef Prela, “Studime historike”, nr. 3, 1965, Problemi kombëtar shqiptar dhe kultusprotektorati Austro-Hungarez, f. 143-152.

Page 93: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

92

konditat e reja të Luftës së Parë Botërore. Fillimisht ajo lejoi të vazhdonin vitin shkollor 1915-1916 shkollat e pakta

shqipe që funksiononin dhe disa shkolla të tjera, që subvencionoheshin nga ajo ose nga propaganda të tjera të jashtme. 87 Mbasi u stabilizua gjendja dhe u forcua vija e kufi rit, komanda ushtarake vijoi me hartimin e projekteve për realizimin e synimeve të veta. Duke njohur mirë aspiratat dhe përpjekjet e shqiptarëve për arsim e kulturë, me organizimin e një administrate shqiptare, pushtuesit austriakë dhanë direktiva e udhëzime për organizimin e shkollave shqipe, duke futur si gjuhë të dytë gjermanishten, atje ku do të kishte mundësi. Austro-Hungarezët lejuan përdorimin e simboleve kombëtare: fl amurin, njohën gjuhën shqipe si gjuhë mësimi e krahas saj gjermanishten, pranuan kremtimin e 28 Nëntorit si festë kombëtare dhe stimuluan përpunimin e terminologjisë shqipe të administratës (përfshirë këtu edhe atë arsimore), marrjen e nëpunësve shqiptarë në administratë etj. 88

Por rrethanat e zhvillimit arsimor në periudhën 1916-1918, nuk duhet të shpjegohen vetëm me shkaqe fetare e kulturore. Rol primar kanë pasur faktorët ekonomikë, politikë e ushtarakë. Austro-Hungaria ishte e interesur për të siguruar rrugën detare të Adriatikut, për të hedhur një këmbë të sigurtë për zgjerimin në Ballkan e drejt Lindjes. Zhvillimet luftarake ia kërkonin të kishte siguri e qetësi në prapavijë, dhe mundësisht të tërhiqte shqiptarët në luftë përkrah vetes.

Prandaj zhvillimet arsimore në periudhën 1916-1918 janë, nga njera anë shprehje e synimeve politike, ushtarake, fetare e kulturore të monarkisë Austro-Hungareze dhe nga ana tjetër, shprehje e dëshirave dhe e kërkesave të popullit shqiptar që të shkollohej në gjuhën e vet amtare.

Komanda e Korparmatës XIX, me në krye gjeneralin Ignac Trollman që kishte në dorë gjithë pushtetin civil e ushtarak, ishte e vëndosur në Shkodër. Pranë saj, në prill 1916, me funksionin e Komisarit civil u atashua konsulli i përgjithshëm ausriak në Shkodër, August Ritter von Kral. Ai kishte nën juridiksionin e vet problemet civile si të kultit, sheriatit, të arsimit, të nepunësve, të bankës etj. A. Kral dha një ndihmë të madhe në organizimin e sistemit arsimor shqiptar, bashkëpunoi me Drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit duke nënshkruar edhe shumë urdhëresa e qarkore për shkollat, besonte në aftësitë e personaliteteve shqiptare për zhvillimine drejtimin e arsimit dhe jo rrallë u la atyre fushë të lirë veprimi. 89

Të drejtën e marrjes së vendimeve për problemet e jetës civile, për hapjen e shkollave, për emërimet e gjithë nëpunësve, për transferimet e ndëshkimet, e kishte komanda ushtarake. Në vendimine Kryekomandës, datë 17 shkurt 1917 thuhet se: “ Emnimet përfundimtare e provizore bahen në emër të Kryekomandës së Naltë. E drejta e ndëshkimit disiplinor për të gjithë nëpunësit si dhe e drejta e shpërnguljes dhe e hequnit nga puna i përket vetëm Komandës Mb. Rr”. 90

Për organizimin e arsimit dhe çeljen e shkollave, u krijua në Shkodër Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit. Ajo do të luante rolin e institucionit më të lartë në fushën e

87 Siri Shapllo, Arsimi në Shqipëri gjatë luft ës së parë botërore, “Arsimi Popullor”, nr. 6, Tiranë 1965, f. 112.

88 Historia e arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar, vëll. I, vepë. përmend., f. 325. 89 I. Kanini, Arsimi në Shqipëri në vitet e Luft ës Parë botërore (zona e pushtimit austro-hungarez 1916-

1918), vep. përmend., f. 27. 90 AMH, Shkodër, Fondi i Pushtimit austriak, dosja nr. 2, Shkresë e Luigj Gurakuqit, nr. 171/III,

janar 1918.

Page 94: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

93

arsimit, pra do të luante rolin e një ministrie. Titullar i saj u emërua Luigj Gurakuqit. Më pas u ngritën edhe tri drejtori arsimore të varura nga Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit: në Shkodër, Tiranë dhe Berat me detyrën për të ngritur shkolla fi llore dhe për t’i udhëhequr ato nga afër në të gjithë zonën e pushtuar nga Austria. Drejtor i arsimit për qarkun e Shkodrës ishte mësuesi atdhetar Mati Logoreci e inspektor publicisti Sali Nivica. 91 Pushtuesi bëri kujdes që në krye të institucioneve arsimore të caktonte autoritete me reputacion në fushën e arsimit dhe që njëkohësisht ishin fi gura të shquara të politikës dhe kulturës së vendit. 92

Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit kishte për detyrë “me hapë shkolla, me gjetë mësues, me ba libra, me u kujdesë për gjithshka që pas gjendjes së vendit e të kohës mund t’i api shkasë zhvillimit të mësimit ndër ne”. 93

Që në muajt e verës 1916 u muarën masa përgatitore për çeljen e shkollave, u përshtatën e u përkthyen programet e shkollave austriake dhe sistemi i tyre arsimor. Këto u zbatuan në vitin shkollor 1916/1917 dhe 1917/1918. Me këtë punë u muar didakti Gaspër Beltoja. Adaptimi në kushtet e pushtimit nuk qe i lehtë, në mënyrë të veçantë për frymën që do të përshkonte shkollën, fi zionominë që do të merrte ajo, rolin që do të luante gjatë luftës dhe pas mbarimit të saj. 94

Një varg urdhëresash, udhëzimesh e qarkoresh dolën lidhur me arsimin, si për: ndjekjen e detyrimit shkollor, duke u mbështetur në zbatimin e rregulloreve, frekuentimin e shkollës nga nxënësit, plotësimin e nevojave të shkollave, kontrollin e punës mësimore të mësuesve etj. Dokument i rëndësishëm me karakter normativ për organizimin e rrjetit shkollor, zbatimi i neneve të të cilit ishte i detyrueshëm për mbarëvajtjen e shkollave, ishte qarkorja “Organizimi i përkohshëm i shkollave shqipe” (Rregullorja e shkollave). 95 Ajo ishte hartuar nga Luigj Gurakuqi, dhe u miratua me pak ndryshime me datë 20. 09. 1916 nga Korpskomanda XIX, fi rmosur nga kolonel Myrdac. Më pas vijon miratimi i disa dokumentave si “Programi i mësimeve për pesë rendet e shkollave fi llore shqipe” (18 tetuer 1916), “Parashtesë provizore për inspektorë të shkollave shqipe” (7 gusht 1917), “Programi për rendin pregadituer të një shkolle normale” (26 qershor 1918), “Detyrë e mydyrëve në çashtje të arsimit botuer”; “Përparimi i arsimit në Shqipni” (26 janar 1918), etj.

Ndër hartuesit kryesorë të këtyre dokumenteve me rëndësi për shkollën dhe krijimin e traditës shqiptare në këtë fushë, ishte Luigj Gurakuqi. Këto dokumente, që sot ruhen në arkivë, shoqërohen me fi rmën e tij dhe me korigjimet me shkrim të tij. 96Si qëllim të shkollës fi llore ai përcakton “... të rritunit e djelmëniës n’urtië e në besim e zhvillimin e zgjanimin e fuqiëvet mendore të nxanësvet të njomë, tuej u dhanë ato mësime e njohësië, të cilat, të shtuera e të përmirësuara ma vonë, do të munden të përbajnë prej sish burra të ndershëm e qytetas të vlefshëm”. 97

91 Për Shkodrën si drejtor i arsimit fi llimisht qe Gjergj Pekmezi, i cili dha dorëheqjen sepse u zgjodh kryetar i Komisisë Letrare.

92 Shtypi i kohës njoft onte se si drejtor u emërua “ i ndershmi Luigj Gurakuqi i cili në lamë të literaturës si dhe në dashtni të atdheut, anë e kand asht i njoft un në Shqipni, e qi asht edhe pjestar i vlert i Komisionit Letrar”, në gazetën “Posta e Shqipniës”, Shkodër, 24 fruer 1917, Gjuha shqipe.

93 V. Hoti, Luigj Gurakuqi për shkollën shqipe dhe arsimin kombëtar, Camaj-Pipa, 2002, f. 197. 94 Historia e arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar, vëll. I, vep. e përmend. , f. 331. 95 Ilir Kanini, Platforma pedagogjike e drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit (1916-1918), “Revista

Pedagogjike”nr. 1, Tiranë, 1995. 96 AQSH, Fondi: 34, dosja 2, viti 1917, f. 1-12. 97 AQSH, Fondi: 34, dosja 2, dok. nr. 65.

Page 95: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

94

Sipas platformës arsimore, prindërit ishin të detyruar t’i çonin fëmijët e tyre në shkollë. Arsimi i obligueshëm në ato vende ku do të hapeshin shkolla shqipe, parashikohej të ishte për fëmijët nga 7-12 vjeç. 98 Parashikohej që gjuhë mësimi të jetë shqipja, kurse gjermanishtja parashikohej në kl. IV. Mësimi i fesë parashikohej një herë në javë. Për përgatitjen profesionale të mësuesve do të hapeshin dy normale, në Shkodër dhe Elbasan. U bë edhe kategorizimi i mësuesve në tri kategori: me shkollë normale, pa shkollë normale por me aftësi profesionale, dhe pa shkollë normale e pa aftësi profesionale. 99 Sipas modelit austriak të sistemit arsimor, përshtatur në kushtet shqiptare, u hapën shkolla fi llore 5 klasëshe në qytete, 3 klasëshe në katunde dhe shkolla qytetëse me 3 klasë pas shkollës fi llore me 5 klasa. Qytetëset që u çelën në Shkodër punuan me programe të përkohëshme. 100

Për të ndihmuar në problemet organizative, administrative e fi nanciare të rrjetit shkollor u krijuan “Këshillat shkollore”, me detyra të përcaktuara në qarkoren e 20 shtatorit 1916. Kjo formë organizimi ndihmoi shumë për të vepruar me një farë autonomie në mbajtjen dhe organizimin e rrjetit arsimor. 101

Krahasuar me pjesën tjetër të Shqipërisë, që ndodhej para vështirësive të mëdha nga mungesa e arsimtarëve të përgatitur, Shkodra bënte një farë dallimi, pasi këtu ndodheshin mjaft mësues të përgatitur nga ana profesionale në shkollat pedagogjike të Austrisë si dhe në të tjera shkolla të huaja. Këta kuadro të arsimit, profesionistë dhe me eksperiencë qenë një mbështetje e madhe për fi llimin e arsimit nën pushtimin austro-hungarez. Megjithatë, për mungesë mësuesish laikë, në disa krahina të Shkodrës, u çelën shkolla me pak nxënës që drejtoheshin nga priftërinjtë e famullive përkatëse.

Regjistrimet për vitin shkollor 1916-1917, nisën në shtator 1916. Drejtoria arsimore u angazhua në piketimin e mësuesve që do të shërbenin në shkollat e reja, në sigurimin e lokaleve shkollore, në pajisjen e klasave me orenditë e nevojshme. Viti shkollor, megjithë mungesat e të metat u çel më 1 tetor 1916. Që në vitin e parë shkollor, duke përfi tuar nga toleranca e okupacionit austro-hungarez, u mëkëmbën në Shkodër disa shkolla kurani ku duhej të mësohej edhe gjuha shqipe. U çel edhe një medrese për përgatitjen e klerit mysliman ku duhej mësuar edhe gjuha shqipe. 102 Në seminarët e klerit katolik dhe shkollat e tjera fetare, vazhdonin të vepronin klerikët katolikë. Nga të 11 mësuesit që punonin në shkollën françeskane të Shkodrës, fi llore e qytetëse, 7 ishin mësues laikë dhe 4 klerikë, kurse në shkollën femërore të motrave stigmatine, i gjithë personeli ishin murgesha të atij rregulli. Në fi llim të vitit shkollor 1916-1917, përveç shkollave private, si shkolla shtetërore qenë hapur:

1. Shkolla Popullore, me drejtor prof. Gasper Mikelin2. Shkolla e Parrucës, me drejtor Haxhi Hafi z Abaz Golemin3. Shkolla Rus-Haslikej, me drejtor prof. Gasper Beltojen4. Shkolla e Dudasit, me drejtor prof. Ismail Anamalin5. Shkolla femërore, me drejtoreshë Albina Mileta, e cila më vonë u transferua si

98 AMH, Shkodër, Fondi i Pushtimit Austriak, Organizimi i përkohshëm i shkollave shqipe. Kryekomanda e M e R e të XIX Trup ushtrie, 20 shtator 1916, nr. 991 (Detyra e të ndjekunit të shkollës fi llon prej 7 vjetësh e zgjat deri në të 12-tin vjet)

99 I. Kanini, Platforma pedagogjike e Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit (1916-1918), Revista pedagogjike, nr. 1, Tiranë, 1995.

100 S. Shapllo, Arsimi në Shqipëri gjatë luft ës së parë botërore, art. i përmend. , f. 112. 101 Historia e arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar, vep. e përmend. , f. 327. 102 S. Shapllo, Arsimi në Shqipëri gjatë luft ës së parë botërore, art. i përmend. , f. 113.

Page 96: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

95

shkollë te “Xhamija Begas”103. Kjo listë dëshmohet edhe nga pasqyra më e plotë që gjendet në Arkivin e Shtetit,

ku theksohet se Shkodra kishte 9 shkolla mes të cilave një e mesme (pra i janë shtuar edhe shkollat private) 104, si dhe nga shtypi i kohës, që thekson se në Shkodër deri në dhjetor 1916 ishin hapur shkolla në lagjet Perash, Parrucë, Rus i Vogël, Dudas, Ajasëm, shkolla e vajzave në Rrugë të Gjanë e shkolla qytetëse. 105

Shkolla e Vajzave, e hapur në vitin 1916, drejtohej nga Albina Mileta dhe si mësuese shërbenin Çile Tonja e Marije Mazi. Kjo shkollë në fi llim pati tri klasa fi llore, në vitin 1920 u bë me 5 klasë. 106

Shkolla Popullore frekuentohej nga nxënës të tre besimeve, kurse të tjerat vetëm nga nxënës myslimanë. Në “Shkollën Popullore”qe hapur edhe një klasë qytetëse, kurse në shkollën Rus-Haslikej, më 23 mars 1917, u hap shkolla normale me drejtor Gaspër Beltojen. Po në këtë shkollë, në pushimet verore korrik-gusht të vitit shkollor 1916-1917, qe hapur kursi pedagogjik për mësonjësit e fshatrave e për të tjerë mësonjës të rinj. 107 Gjatë vitit shkollor 1917-1918, në qytetin e Shkodrës qenë hapur edhe dy shkolla të tjera: Shkolla e Perashit, me drejtor Rustem Lopçi dhe ajo e Ajasmës me drejtor Musa Tabaku.

Plani mësimor i shkollave fi llore, u emërua “Landë mësimi”. Detyrimisht në pesë rendet e shkollave fi llore shqiptare do të mësoheshin këta lëndë:

Lëndë mësimi Rendi I orë Rendi II orë Rendi III orë

Rendi IV orë

Rendi V orë

1. Besim 3 3 3 2 2

2. Gjuhë mësimi 12 10 8 8 6

3. Gjuhë gjermanishte - 2 4 5 5

4. Aritmetikë e gjeometrië 4 4 4 4 4

5. Historië natyre e ditunitë e natyrës

- - 1 2 3

6. Historitë e gjeografi së - - 1 2 3

7. Kaligrafi - 2 2 1 1

8. Vizatim e trajta gjeometrike - 1 1 1 2

9. Kangë 1 1 1 2 2

10. Gjimnastikë e punë dore 1 1 2 2 2

Numri i orëve të mësimit* 21 24 26 28 29

* Vehbi Hoti, vep. e përmend. , f. 201.

Ky program u shtri në rreth 200 shkolla dhe vazhdoi të zbatohej deri më vitin shkollor 1918-1919. Ai ndikoi pozitivisht pasi disiplinoi orën e mësimit, vendosi shkallët formale në ecurinë e mësimit, përdori metodën e bisedës dhe në shumë raste shfrytëzoi konkretizimin.

Luigj Gurakuqi e konsideronte parësore mbajtjen e shkollave me forcat e veta

103 Halim Shpuza, Arsimi në Shkodër që në vitet e para të pavarësisë kombëtare, “Arsimi popullor”, nr. 10, 1961, f. 52.

104 Historia e arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar, vep. e përmend, f. 329. 105 “Posta e Shqypniës”, Shkodër, nr. 4, dt. 16 dhjetor 1916, art. Shkollat në Shqipëni. 106 H. Bushati, vep e përmend. , f. 78. 107 H. Shpuza, Arsimi në Shkodër që në vitet e para të pavarësisë kombëtare, art. i përmend. , f. 53.

Page 97: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

96

fi nanciare. “Duhet që shqiptarët të mësohen të paguajn për mësimin e djemvet të vet, - shkruan ai më 1917, - pse sot e mbrapa shkolla të huaja nuk do të ketë, të cilat për sa vjet e helmuan kombin tonë me mësime e libra pa të holla”. 108Ai luftoi për realizimin e karakterit shtetëror të shkollës sonë dhe konsolidimin e saj me bazë mësimi gjuhën shqipe. “ duhet domosdo që arsimi të varet vetëm për së drejti prej shtetit” - porosiste ai. 109

Edhe shtypi i kohës e vlerësoi punën e mirë të bërë me arsimin, në drejtim të hapjes së shkollave në gjuhë amtare. Me gjithë mungesat e ndjeshme shprehej kënaqësia për përparimin e bërë. Në kryeartikullin e datës 20 janar 1918 tek “Posta e Shqypniës” shprehej bindja se pa faktorin e gjuhës amtare, asgjë nuk mund të ishte arritur në fushën e arsimit, sa “kurrë nuk kishte mujtë me u ba farë përparimit për kahë ana e mësimit, po mos të ishte dhanë mësimi në gjuhën shqipe”. 110Mbasi kishte inspektuar vetë shkollat e hapura në gjuhën shqipe, Gurakuqi porosiste prerë që “... ndër të gjitha shkollat fi lltare, pa farë ndërlikimi mësimi të epet në gjuhën shqipe”. 111

Me gjithë këtë rritje të menjëhershme të arsimit, para Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit, dilte detyra e përgatitjes dhe kualifi kimit të mësuesave. Udhëzimi i drejtorit Gurakuqi ishte që “përveç të diplomuarve, ata që kishin arsim të mjaftueshëm e qi mbas një provimi të bamë, jepshin shpresë se mund të rritshin praktikën e nevojshme për detyrën e tyre,.. të pranoheshin mësues të përkohshëm, me kusht që të ndjekshin rendet e shpejta që do të hapeshin në pushimet e verës”. 112

Me vendimin nr. 683/III, datë 23. 3. 1917, u vendos që të hapen dy shkolla normale një në Shkodër e një në Elbasan113. Drejtor i normales në Shkodër do të ishte mësuesi i shquar Gasper Beltoja. Në këto shkolla kanë “.. me u përgatitë djem për zyra mësuesish ndër shkolla popullore të Shqypnisë,... në këto shkolla të sigurohet mirë mësimi i gjuhës shqipe, pse pa gjuhë shqipe... shqiptari s’del shqiptar”. 114 Për hapjen e shkollës normale në Shkodër, u hap një fushatë e gjërë ndihmash në popull. Shtypi i përditshëm njoftonte me gëzim se nga shumë qytete e shumë banorë po jepeshin ndihma të konsiderueshme. Kjo provon qartë se për çështje të shkollës kombëtare në gjuhën shqipe, populli ishte gati të sakrifkonte.

Gurakuqi ishte dakord të bëhej një lëshim në pranimin e nxënësve të rritur në moshë, por që domosdo të kishin mbaruar shkollën fi llore me 5 rende. Nga ana tjetër i porosiste drejtuesit e arsimit që të bënin kujdes në përzgjedhjen e nxënësve të rritur, sepse kishte prej tyre që nuk vinin në shkollë nga dëshira për të mësuar, por thjesht për të përfi tuar bursën e për t’i shpëtuar detyrimit ushtarak.

Në Shkodër meqenëse kandidatët që kishin mbaruar qytetësen ishin të pakët, u pa e arsyeshme të hapej një klasë përgatitore me 7 nxënës, e cila do të ishte e barazvlefshme

108 AQSH, Fondi: 34, dosja 34, f. 146. 109 Po aty. 110 Përparimi i arsimit në Shqipni, kryeartikull në “Posta eShqypniës”, Shkodër, nr. 14, 20 kallnuer

1918. 111 Po aty. 112 “Posta e Shqypniës”, Shkodër, nr. 14, 26. 1. 1918, Kryeartikull i Luigj Gurakuqit: “Përparimi i

arsimit në Shqipëri”. 113 Për daten e hapjes së Normales në Shkodër, Halim Shpuza na jep datën 27, ndërsa “Posta e

Shqypniës”, më 24 mars shkruan: “së shpejti ka me u çel një shkollë e re. Qëllimi i kësaj shkolle do të jetë ky që në atë shkollë me u përgatit djem për zyra mësuesish”.

114 Islam Dizdari, Historiku i shkollës së mesme pedagogjike “Sh. Juka” (dorëshkrim), pjesa e II, f. 16.

Page 98: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

97

me qytetësen e do të rriste numrin e nxënësve të rendit të parë të normales. 115

Në Shkollën Normale u hapën kurse pedagogjike me mësues provizorë. Siç theksonte Gurakuqi, “.. fi timi që u nxor prej sish qe mjaft i pëlqyshëm”. 116 Puna e drejtuesve të arsimit ishte e përqendruar në disa drejtime për përgatitjen e kuadrit mësimor: 1- në hapjen e rendeve të shpejta të shkollave normale dhe shkollave normale të plota. 2- në kurse kualifi kimi për mësuesit provizorë. 3- në dërgimin e nxënësve shqiptarë në shkolla jashtë shtetit. Siç njoftonte shtypi 60 djem shqiptarë u dërguan në Austri, nga të cilët 33 vazhduan mësimet në shkollat pedagogjike, 10 në gjimnaze e 20 për tregti e zanatë. Këto do të mbaheshin me fondet shtetërore, krahas 13 vajzave, që do vazhdonin shkollën pedagogjike në Austri. 117

Fillimisht shkolla shërbeu si rend i shpejtë i Normales për përgatitjen e mësuesve në formën e një kursi pedagogjik, që vazhdoi deri në 13. 9. 1917. Në muajt korrik-gusht 1917 shkolla shërbeu si kurs pedagogjik për aftësimine mësuesve të fshatrave të Shkodrës dhe të Krujës dhe u ndoq nga 40 mësues.

Me 15 shtator 1917 u hap klasa gatimore e normales. Çdo nxënës duhej të kishte kryer një shkollë fi llore të plotë me pesë klasë, shkollën qytetëse me tre klasë dhe mbi bazën e dëftesës së shkollës qytetëse pranohej në klasën gatimore të normales.

Klasën e parë gatimore të hapur me 15 shtator 1917 e deri me 15 qershor 1918 e ndoqën 26 nxënës, nga të cilët tre u larguan brënda vitit. Kaluan vitin 17 nxënës e mbetën 6. 118 Programi i klasës gatimore synonte në përgatitjen fi llestare, të domosdoshme të nxënësve për të vazhduar normalen. Ky rend përgatitor kishte rëndësi për faktin se në Shqipëri nuk kishte pasur qytetëse të plota e të rregullta. “Për të hedhur themelin e kësaj shkolle duhet të nisim sivjet me një rend përgatitor”-theksonte L. Gurakuqi. 119

Shkolla Normale e Shkodrës varej direkt nga Drejtoria e Arsimit te Bezirkut (rrethit) dhe për probleme të veçanta nga Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit. Normalja që në fi llim e deri me 1920 i zhvilloi mësimet në Shkollën Popullore të lagjes Rus dhe Gasper Beltoja ishte drejtor për të dyja. Gjatë gjithë periudhës shkolla u njoh me emrin Shkolla Normale (Rruga e Madhe). Vitin e parë, nga 23 marsi 1917 deri në 13 shtator 1917, u quajt Rend Normal i Shpejtë; më vonë Shkollë Normale deri në vitin 1920, kur kishte një klasë gatimore dhe dy klasë (rende) normale. 120

Me 19 qershor 1917, Kryekomanda i bën të ditur Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Shkodër, se e quante të arsyeshme kërkesën për të ndihmuar nxënësit normalistë. Për nxënësit e varfër caktoheshin 60-70 korona në muaj e për normalistët e ardhur nga krahinat e tjera 80-100 korona. Premisë për vazhdimin e bursës do të ishte ecuria e mirë në studime si dhe sjellja shembullore. Si kusht për kandidatët që ndiqnin Normalen e që njëkohësisht merrnin bursë në të holla, ishte nënshkrimi një deklarate ku zotoheshin se pas mbarimit të shkollës do të shërbenin në arsim së paku për tre vjet. Në të kundërt ato do të kthenin të hollat e shpenzuara për to. 121

115 Sipas një liste të nxënësve të kësaj shkolle, dalin të rregjistruar me 28 qershor 1917 këta nxënës: Abdullah Çango 15 vjeç, Beqir Sykniqi 16 vjeç, Gani Dizdari 18 vjeç, H. Bushati 18 vjeç, Hamdi Ymeri 12 vjeç, Muhamet Rrepishti 13 vjeç, Qazim Ulqinaku 14 vjeç.

116 Luigj Gurakuqi, art. i cituar tek “Posta e Shqypniës”. 117 “Posta e Shqypniës”, Shkodër, nr. 87, 6. 10 1917, fq. 3. 118 Halim Shpuza, Shkolla Normale e Shkodrës, në gazetën “Mësuesi”, viti 12, nr. 22, 22 mars 1972, fq.

8. 119 AMH, Shkodër, F. P. A. , Dosja 1, Fleta 1669/1. 120 Nj. Kazazi, vep. e përmendur, f. 111. 121 AMH, Shkodër, “Raporte të konsullatës së përgjithshme austro-hungareze në Shkodër, drejtuar

Page 99: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

98

Gjendja e mjeruar e popullit u konstatua edhe nga komandanti i ushtrive pushtuese gjenerali Trollman i cili vizitoi shkollat popullore të Shkodrës dhe vuri re se “... një shumicë nxënësish ishin veshë fort vorfnisht e se edhe për kah maja (ushqimi, B.K.) dukeshin mjaft nevojtarë”122. Ishte vetë ushtaraku i lartë që me këtë rast fi lloi një fushatë në popull për të grumbulluar ndihma për fëmijët e varfër, por edhe u dha “porosi zojave Auguste von Kral dhe Elizabetës Halla që ta ndërtojshin një komitet për qëllim t’naltushëm”, çka edhe u realizua. Komiteti i Zojave, siç njijej, mblodhi brenda pak muajsh nepërmjet bamirësive 16 773 Koronë ndihma që ua shpërndau nxënësve të varfër në veshje e ushqime. 123

Është e kuptueshme se pse nuk u arrit gjithmonë që të zbatohej urdhri mbi arsimin e detyrueshëm. Shkaku duhet kërkuar në gjëndjen e keqe ekonomike, mungesën e bukës, veshmbathjes, bile edhe të urisë. Këtë mendim na e përforcon edhe shtypi i kohës me anë të analizave të tij. Ja si shkruan në maj të vitit 1917, “Posta e Shqypnisë”: “... por ka edhe asi prindsh që kishin me dashtë me i çue fëminë e vet me rend e me rregull ndër shkolla, veçse prej skamit, ke nuk kan me i veshë e me i mathë, e ke u duhet me dalë në shtëpi për nevojë të bukës, nuk mund t’i bajnë me ndjekë shkollën ashtu si kishte me u dashtë”. 124

Kjo gjëndje e vështirë për arsimin e atyre viteve, rëndohej më tepër mbasi forcat ushtarake të pushtuesit kishin zënë godinat shkollore, shumë prej të cilave u dëmtuan rëndë, u dogjën, u prishën, dhe humbën shumë mjete mësimore e orendi shkollore.

Me inisiativën personale të drejtorit të përgjithshëm të arsimit Luigj Gurakuqit, më 1 shtator 1916 fi lloi punën në Shkodër “Komisia Letrare Shqipe” e cila në fund të vitit 1917 kaloi nën vartësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit. 125

Ajo përfaqësonte, në vetvete, një komision gjuhëtarësh të krijuar me qëllim që të çonte më tej zgjidhjen e problemeve të gjuhës së njësuar shqipe pas Kongresit të Manastirit. Një sërë faktorësh, social-kulturorë dhe arsimorë ndikuan në organizimin e këtij institucioni shkencor që do të punonte për zgjidhjen e çështjeve madhore të kulturës sonë. Programi arsimor i qeverisë së Vlorës, që bënte të detyrueshëm përdorimin e gjuhës shqipe në administratë, nuk arriti të realizohej si pasojë e ngjarjeve politike që rrodhën. Ndryshimet e shpeshta të pushtuesve, veçanërisht në Shkodër e paraqisnin qytetin me dy pamje: një qytet i kuturës së hershme dhe një qytet i pushtuar. 126Edhe në rrethana të tilla botimet e shtypit periodik qenë të bollshme (në vitet 1913-1920 në Shkodër dilnin 16 gazeta, revista, vjetarë a buletinë). Ky shtyp që para pushtimit austro-hungarez shtronte domosdoshmërinë e krijimit të një akademie për studimin e dialekteve, vendosjen e gjuhës së përbashkët, hartimin e gramatikës e të fjalorit të gjuhës shqipe. 127

Krijimi i Komisisë Letrare, erdhi si përmbushje e dëshirave që zienin dhe e nevojave të ngutshme për lëvrimin e gjuhës shqipe dhe për konsolidimin e saj, por

MPJ në Vjenë”, Vj. 26. 2. 213, Nr. 113/P, dt. 23 mars 1917. , f. 187. 122 “Posta e Shqypniës”, Shkodër, nr 18, dt. , 7. 2. 1917, f. 4, si dhe “Posta e Shqypniës, Shkodër, nr. 52,

dt 6 qershor 1917, f. 3123 AQSH, F. 81, viti 1917, D. 475, fl . 2. Ne këtë dokument kuptojmë që Komiteti i Zojave u kthye më

pas në Shoqëri të përhershme, e organizuar në shoqe vepruese dhe shoqe nismëtare. 124 Po aty, Shkodër, nr. 49, dt. 26. 5. 1917, vj. I, f. 1. 125 H. Koliqi, Historia e Arsimit dhe e Mendimit Pedagogjik Shqiptar, Prishtinë: Shtëpia botuese Libri

Shkollor, 2002, f. 328. 126 T. Osmani, Komisia Letrare në Shkodër (1916-1918), Shkodër 2004, Camaj-Pipa, f. 18. 127 “Populli”, Shkodër, nr. 30, dt. 31. 05. 1915, art. Një detyrë patriotike.

Page 100: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

99

edhe e favorizuar nga mbështetja austro-hungareze. Patriotët shqiptarë shfytëzuan me zgjuarsi dhe shumë shpejt atë konçesion që bënë autoritetet ushtarake austriake për hapjen e shkollave në gjuhën shqipe. Konsulli austriak në Shkodër, August Ritter von Kral, njohës i mirë i kulturës shqiptare, por edhe mbështetës i shumë aspiratave në këtë fushë, luajti një rol pozitiv edhe për formimin e Komisisë. Ai i sugjeroi më 1916, Luigj Gurakuqit, Ndre Mjedës, Mati Logorecit dhe Gjergj Fishtës për të vendosur “ në lidhje me çështjen e përdorimit zyrtar të drejtshkrimit, si dhe për të nxitur botimin e teksteve shkollore në gjuhën shqipe”. 128

Vendimi për miratimin e “ Komisisë” u muar më 30 korrik 1916, sipas vendimit nr. 737 të dokumenteve ushtarake austriake. Aty thuhej se “Komisia” do të mblidhej në selinë e korpskomandës austriake në Shkodër. 129 Mbas një pune përgatitore përgjatë gjithë muajit gusht, që konsistoi në lajmërimin e intelektualëve më në zë me ndihmesë në fushën e kulturës, dhe miratimin e legalizimin nga Komanda ushtarake, më 1 shtator 1916 u bë mbledhja e parë e saj. Në procesverbalin e K. L. SH. në Shkodër që fi llon më 1 shtator 1916 deri më 22 maj 1918 e që ruhet në Arkivin e Shtetit, të cilin e kemi konsultuar, janë protokolluar 64 mbledhje. Ndër pjesëtarët më aktivë siç shohim dhe nga proçesverbalet, kanë qenë Luigj Gurakuqi, Luigj Naraçi, Mati Logoreci, Sotir Peci, Ndue Paluca, Gjergj Pekmezi, Hilë Mosi, NdreMjeda, Gjergj Fishta, Josif Haxhimima, dhe Maksimilian Lamberc. Nga 17 pjesëmarrës, dy qenë albanologë: Rajko Nahtigal që vjen në Shkodër më 26 prill 1917 dhe M. Lamberc që erdhi në janar 1917. Ata kanë luajtur një rol të rëndësishëm në mendimin shkencor të K. L. SH. 130

“Komisia” ka pasur të pëcaktuar qartë qëllimin e punës së saj, Statutin, rregulloren, misët (anëtarët) e rregullt dhe korespondentë, kryesinë (Kryetar, n/kryetar, sekretar), bibliotekën dhe zyrën e përkthimeve me përgjegjësit përkatës. Ajo kishte organin e vet periodik “Laimet e Komisisë Letrare Shqipe në Shkodër”, është mbledhur rregullisht tri herë në javë dhe ka angazhuar edhe specialistë të huaj, nga më të njohurit, në studimin e problemeve gjuhësore që i dolën. 131 Ajo veproi si një institucion i mirëfi lltë shkencor. Vlerësimet e konsideratat e studiuesve e çmojnë atë si Instituti i parë shkencor i Shqipërisë në fushën e gjuhësisë, të letërsisë e të tekstologjisë, si pararendëse e Kongresit të drejtshkrimit, si i pari Kongres drejtshkrimor i shqipes apo e krahasojnë me kongreset arsimore të mbajtura në Shqipëri. 132Bile ekziston edhe vlerësimi si e para Akademi e Shkencave të Shqipërisë. 133

“Komisia” u mor me çështje të ndryshme kulturore dhe arsimore si, me lëvrimin e gjuhës shqipe dhe me letërsinë shqipe, me botimin e teksteve shkollore. Ajo punoi si komision gjuhësor e si këshill shkencor pedagogjik, me një veprimtari shumë dimensionale. Komisia hartoi plane dhe mori vendime për gjuhën e përbashkët, për

128 R. Elsie, Historia e letërsisë shqiptare, Tiranë-Pejë, 1997, f. 285. 129 Die Verwaltung Albaniens an der Hand der ergangenen Befehle, Wien, 1918, f. 248, sipas T.

Osmani, Komisia Letrare shqipe në Shkodër, vep. e përmend. , f. 20. 130 T. Osmani, vep. e përm. , f. 34. 131 AQSH, F. 447, viti 1916-1918, D. 170, fl . 1, 2, 3. 132 Vlerësime të tilla jepen në: I. Ajeti-E. Lafe, Njëzet vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit, “Studime

Filologjike”, nr. 1-2, 1998, f. 8; T. Osmani, Komisia letrare Shqipe në Shkodër (1916-1918), Shkodër 1997, f. 23; A. Haxhi-T. Topalli, Vështrim historik nga KLSH tek Kongresi i Drejtshkrimit, në përmbledhjen “Komisia..”. , f. 62, V. Hoti, Luigj Gurakuqi për shkollën shqipe dhe arsimin kombëtar, Shkodër 2002, f. 130.

133 Wili Kamsi, Komisia Letrare Shqipe dhe veprimtaria e saj atdhetare në historinë kombëtare, Seminari i V-të nderkombëtar “Shkodra në Shekuj”, tetor 2002, f. 162.

Page 101: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

100

termat (skajet) shkollore, administrative, gjyqësore, për ngritjen e institucioneve kulturore, për botimin e organeve periodike dhe të literaturës artistike, për përgatitjen e teksteve mësimore etj. 134

“Komisia” përpiloi dokumente të rëndësishme siç qe ai i drejtshkrimit të përbashkët, “Parime e rregulla mbi orthografi n e gjuhës shqipe të shkrueme”, që çoi përpara njësimin e shqipes së shkruar. Parimet u miratuan në mbledhjen e datës 31 janar 1917. Pasi u pëlqyen nga Kryekomanda, më 24 shkurt 1917, ato u botuan në gazetën “Posta e Shqypniës”, dhe u shtypën edhe në një botim të veçantë me këtë titull135. E përkohshmja “Laimet e Komisisë Letrare Shqipe në Shkodër” saktëson se tashmë ato rregulla drejtshkrimore ishin të detyrueshme për t’u zbatuar: “Që prej datës së këtij urdhëni, -kjo mënyrë shkrimi e diftueme me anë të atyne rregullave do të ketë fuqi zyrtare edhe do të shtihet përdorimi i kësaj, pa kurrnji jashtërregullimi, në të gjitha aktet, në të përgjegjunit e në të kryemit e këtyneve n’urdhnimet, në botimet, etj”. 136 Për herë të parë në historinë e gjuhësisë shqiptare u hartua një kod drejtshkrimor i konsideruar si “pikënisje e normalizimit të shqipes së shkruar të përbashkët”. 137

Debate të shumta e diskutime të forta mes intelektualësh e shkencëtarësh të shquar u zhvilluan në mbledhjet e “Komisisë” për rregullat e shkrimit të emrave femëror, drejtshkrimit të termave teknikë, përkthimit të termave të administratës e të gjyqeve, por sidomos për problemin themelor atë të ortografi së së përbashkët për të dy dialektet dhe përcaktimin e variantit të përbashkët letrar të gjuhës shqipe. Komisia vëmëndjen nuk e pëqëndroi vetëm tek intelektualët shkodranë, por i dha një hapsirë më të gjërë. “Ndonse shumica ishin prej Shkodre, asnjeni nuk kërkoi që të vihet në bazë të gjuhës letrare e folmja e Shkodrës”. 138 Bindemi akoma në shumë për këtë klimë pozitive edhe nga shkrimi në shtyp i P. Vinçens Prendushit që deklaron: “Për çka i përket t’avitunit t’dy dialekteve, âna e Gegnies mundena me kenë siguri se kaa me lshue pêe, ndoshta edhe ma fort se t’a kujtojnë edhe vetë Toskët”. 139Vetë Luigj Gurakuqi shprehej: “Komisija Letrare ka nevojë të zgjedhi një djalekt qi të jetë si urë në mes të dy djalekteve, i cili âsht për t’u kërkuem në Shqipni të mesme; përandaj mund të merret djalekti i Elbasanit”. 140 Pozitive ishte pikëpamja që sundonte tek misët e Komisisë, në lidhje me gjuhën kombëtare, se kjo “nuk âsht me i shtyp e me i farue djalektat tjera shqip”. 141Përcaktohej kështu qartë karakteri kombëtar, i paanshëm e shkencor i vendimeve të Komisisë Letrare.

Një kujdes të veçantë Komisia i kushtoi hartimit të teksteve shkollore, përcaktimit të kritereve për këtë qëllim, diskutimit dhe përgatitjes së tyre për botim. Autorët do të hartonin tekstet në mënyrë të lirë, bazuar mbi studimet e veçanta. Më pas ato kalonin për qortim e miratim ndër nënkomisione të posatshme. Në rastin kur tekstet ishin përkthime ose përshtatje, duhej mbajtur gjithnjë parasysh zbatimi i ortografi së së miratuar nga Komisia dhe të mos binin ndesh me tri fetë që praktikoheshin në Shqipëri.

134 Shefi k Osmani, Refl ekse etnopedagogjike I, Tiranë 1998, f. 343135 AQSH, Fondi “Drejtoria e pëgjithshshme e Arsimit Shkodër”, dosja 66, viti 1917, broshurë e

shtypur në shtypshkronjen françeskane Shkodër. 136 “Lajmet e Komisisë letrare Shqipe në Shkodër”, nr1, kallënduer 1918, Vjet I, f. 17. 137 Jup Kastrati, Kontributi i Luigj Gurakuqit për gjuhësinë shqiptare, në “Pashko Vasa-Luigj

Gurakuqi”, Shkodër, 1997, f. 38. 138 W. Kamsi, art. i përmend. , f. 164. 139 “Posta e Shqypniës”, Shkodër, vj. I, Nr. 7, 30 dhetuer 1916, f. 5-6, Nji vendim i Komisionit letraar. 140 Lajmet e Komisisë letrare Shqipe”, Shkodër, nr. 1, kallënduer 1918, Vjet I, f. 9. 141 “Lajmet”, Nr. 2, I/1918, f. 50.

Page 102: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

101

Për hartimin dhe ecurinë e punës me tekstet u angazhuan forcat më të kualifi kuara pedagogjike, shkencore e didaktike të vendit, disa prej të cilëve ishin anëtar të Komisisë. 142Kështu morën përsipër hartimin e teksteve të ndryshme: N. Paluca -përgatitjen e abetares dhe të librit të pestë të këndimit; S. Peci -librin e arithmetikës pë të pesë rreshtat e parë; Gj. Fishta dhe G. Mikeli -librin e tretë të këndimit; A. Xhuvani -hartimin e gramatikës; Gj. Pekmezi -librin e parë për gjermanishten; H. Mosi dhe L. Naraçi- librin e parë të këndimit për shkollat qytetnore; G. Beltoja -librin e dytë të këndimit; H. Mosi -librin e këngëve për shkollat fi llore, etj.

Në kuadrin e një veprimtarie shumëplanëshe është edhe ngritja e bibliotekës së Komisisë për të cilën do të fl asim në një çështje të veçantë më pas.

Komisia botoi organin e saj, revistën “Lajmet e Komisis Letrare Shqipe në Shkodër”. Ajo ishte një e përkohshme kryesisht me karakter gjuhësor e letrar. Si qëllim të sajin kishte të pasqyronte tërë veprimtarine e Komisisë dhe procesverbalet e mbledhjeve të saj, por do të botonte edhe ligjerata, vepra, dorëshkrime, folklor etj. Në numrin e parë të saj, revista i bënte thirrje të gjithë shkrimtarëve “ të cilët e kanë për zemër zhvillimin e gjuhës shqipe e përparimin e lulëzimin e letërsisë së saj” të mos e kursejnë ndihmën e tyre me shkrime që do të stolisnin fl etët e të përkohshmes. Për këta shkrime do të jepej edhe “një shpërblim i arsyeshëm”.

Për botimet në këtë të përkohshme, u caktua redaksia e përbërë nga M. Lambertc, M. Logoreci dhe L. Naraçi. Numri i parë u shtyp në Vjenë më 1918, nën kujdesin e albanologut M. Lambertc. Ky numër kishte 41 faqe dhe pasqyron veprimtarinë e Komisisë nga 1 shtatori 1916 deri më 4 qershor 1917. Lënda e saj përbëhet nga një parathënie drejtuar “Kënduesvet”, “Punisia e Komisisë Letrare” për vitin e parë, “e kallëzueme mbas proçesverbaleve të Komisisë”, “Statuti i përkohshëm”, “Parimet e rregullat mbi ortografi në e gjuhës shqipe të shkrueme”, një rradhua me 104 fjalë që shkruhen me mb dhe 173 me nd si dhe një fjalorth me 355 terma “për gjyqe e administrata”. Pjesa e parë e veprës së Fishtës “Juda Makabeu” mbyllte lëndën.

Numri i parë pati gabime gjuhësore, ndaj iu kërkua komandës ushtarake që ai të korigjohej e të botohej në Shkodër, qoftë edhe me shpenzimet e anëtarëve të KLSH. 143 Në vitin 2002, në Seminarin “Shkodra në shekuj”, studiuesi Willy Kamsi njoftoi për eksistencën e numrit të dytë të Lajmve të Komisisë. Ai iu dërgua i fotokopjuar nga Vjena studiuesit nga Erika Camaj, e shoqja gjermane e shkrimtarit Martin Camaj. “Ky numër i dytë i përket, si numri i parë, mojit kallnor 1918”144. Ashtu siç pasqyrohet edhe në procesverbalet e mbledhjeve, organi ishte parashikuar të dilte një ose dy numra në vit. Numri i dytë ka 40 faqe dhe sjell punën e bërë nga 4 qershori deri në gusht 1917 “tuj dhanë të plota ndërhymjet e Lambertz-it”. Ky numër fi llon me faqen 42, si vijim i të parit, e deri në faqen 83. Janë përfshirë aty “Punësija e Komisisë Letrare”, “Rregullorja e përmbrendshme e Komisis Letrare”, “Rregullorja e mbledhjevet” etj. Botohen 135 skaje (terma) që i përkasin gramatikës dhe shkollës, jepet njoftimi se ishin gati 500 terma për gjyqet e administratës si dhe 200 terma matematikore. Numri i dytë përmban edhe një sërë diskutimesh rreth promemorjes së Nachtigalit mbi studimin gjuhësor të kryer në Shqipëri të Mesme, e përkthyer nga N. Mjeda. Ka botime mbi ortografi në e përbashkët si dhe pjesën e dytë e të fundit të veprës së Gj. Fishtës “Juda Makabeu”.

142 V. Hoti, vep. e përmend. , f. 135. 143 T. Osmani, Komisia Letrare Shqipe në Shkodër (1916-1918), vep e përmend. , f. 71. 144 W. Kamsi, Komisia Letrare Shqipe dhe veprimtaria e saj atdhetare në historinë kombëtare”, art. i

përm. , f. 164.

Page 103: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

102

Pranë Arkivit Qendror Shtetëror ruhet protokolli i mbledhjeve të Komisisë Letrare Shqipe në Shkodër, që përfshin harkun kohor 1 shtator 1916-22 maj 1918. 145 Aty jepen momentet më me rëndësi të mbledhjeve dhe vendimet e marra. Ato janë mbajtur nga një dorë e kujdesshme, me një kaligrafi të admirueshme, të njëtrajtshme, që të lë të mendosh se protokolli nuk është mbajtur gjatë mbledhejve por është plotësuar më pas146. Nuk shënohet përfundimi i punës së Komisisë Letrare Shqipe, ndaj na duket e drejtë ideja e hedhur se KLSH në Shkodër ka vepruar për disa kohë edhe pas 22 majit 1918. Ky protokoll paraqet vlera të mëdha historike dhe shkencore. Puna që ai paraqet, na përforcon bindjen se Komisia në vetvete përfaqson një veprimtari të mirorganizuar të një organi shkencor, dhe jo spontane.

Me plot gojë mund të themi se KLSH e Shkodrës ka qenë një ngjarje shumë e rëndësishme në rrugën e gjatë të planifi kimit të shqipes. Puna e bërë nga Komisia Letrare Shqipe në Shkodër dha një ndihmesë tepër të vyer për gjuhën shqipe e kulturën tonë kombëtare. Vendimet e saj ishin shprehje e erës së re kombëtare, të tolerancës së dialekteve, të teksteve unike shqipe. Ato ndikuan në stabilizimin e punës mësimore-shkencore, në stabilizimin e gjuhës në shkollat shqipe. 147 Shumë vendime të saj mbetën në fuqi në vitet që pasuan. Kongresi Arsimor i vitit 1920 miratoi vendimet e saj për gjuhë të përbashkët, ndërsa rregullat e drejtshkrimit të vendosura prej saj u zbatuan gjatë gjithë periudhës së Pavarësisë. 148

3. 4. ZHVILLIMET ARSIMORE GJATË VITEVE 1919-1920.

Ditët e fundit të tetorit 1918 shënojnë edhe tërheqjen përfundimtare të pushtuesve austro-hungarezë nga Shkodra, Luftës së Parë Botërore i kishte ardhur fundi, por kjo nuk solli lirinë për vendin tonë.

Në kohën e armëpushimit, Shqipëria u nda në 4 zona të ndryshme pushtimi. Nuk ka patur tjetër vend me një territor kaq të vogël që të jetë ndarë atëherë midis fuqive kaq të shumta. 149Shkodra u vendos nën pushtimin ndëraleat. Ministria e Punëve të Jashtme të Francës, qe iniciatorja që doli me propozimin për veçimin e Shkodrës. Të parët pushtues që hynë në qytet ishin serbët, më 30 tetor. Një ditë më pas ushtrija italiane, më vonë ajo franceze e angleze. Të gjithë këta trupa ishin nën komandën e gjeneralit frëng Bardi de Fortu.

Pushtuesit e rinj gjetën në Shkodër një arsim të paralizuar në muajt e fundit. Kjo për arsyen se forcat austro-hungareze që po shkonin drejt shkatërrimit të plotë, varfëruan, dogjën e plaçkitën zonat e pushtuara prej tyre. Sikur mos të mjaftonte kjo, ushtritë e reja pushtuese që erdhën, sekuestruan, uzurpuan a dëmtuan shumë nga ajo çka mbeti.

Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit u prish. Sipas organizimit të ri në kohën e pushtimit francez, qe krijuar Drejtoria e Arsimit, me drejtor Gaspër Beltojën e me inspektor, Gaspër Mikelin. Ndërkohë për vitin shkollor 1918-1919 qenë rihapur shkollat që ekzistonin edhe më parë. 150 Edhe gjatë viteve shkollore 1918-1919 si dhe

145 AQSH, fondi 447, viti 1916-1918, dosja 170. 146 T. Osmani, Komisia Letrare Shqipe nëShkodër, vep. e permend. , f. 77. 147 H. Koliqi, Historia e Arsimit dhe e Mendimit Pedagogjik Shqiptar, vep. e përmend. , f. 328-329148 Historia e arsimit shqiptar 1, ISP, Tiranë 2002, f. 288. 149 Muin Çami, Armëpushimi i vitit 1918 dhe Shqipëria, “Studime historike”, v. 1978, nr. 4, f. 61. 150 H. Shpuza, Arsimi në Shkodër që nga vitet e para të pavarësisë kombëtare, art. i përmend. , f. 53.

Page 104: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

103

1919-1920, kanë vazhduar të zbatohen programet e Austrisë, hartuar e përpiluar nga drejtori i arsimit të athershëm, prof. Gaspër Beltoja. Pikërisht në vitet për të cilat fl asim, mësuesi në fjalë botoi programet sintetikë dhe analitikë për pesë klasat e fi llores, në tre vëllime: vëllimi i I, klasa e parë dhe e dytë; vëllimi i II, klasa e tretë dhe e katërt dhe vëllimi i III, klasa e pestë, me disa tema të zhvilluara metodikisht. “ Programet e prof. Gaspër Beltojës u kanë pas vlejtë e shërbyer atëherë të gjithë arsimtarëve e sidomos atyre pa arsim përkatës”. 151

Në rrethanat e ndërlikuara të ndryshimit të shpeshtë të pushtuesve, segmente të klerit në Shkodër, të shtyrë nga interesat e të huajve, po aktivizoheshin gjithnjë e më shumë në fushën e arsimit. Kleri mysliman fi lloi përpjekjet “ me zellë të nxet, për me temelue nji medreze”. Shtypi njoftonte se, për këtë u mblodhën për pak kohë mbi 400 mijë korona. 152Mejtepet e lagjeve vazhdonin punën e tyre duke grumbulluar fëmijët e besimit mysliman. Për këtë Drejtoria e Arsimit kërkoi që nxënësit që kishin mbushur 8 vjet të dërgoheshin ndër shkollat shtetërore. 153

Sipas studimit të burimeve arkivore, kuptojmë se, një periudhë e vështirë fi lloi për shkollat shtetërore, që u gjëndën të pambrojtura nga Drejtoria e Arsimit dhe të rrezikuara nga shkollat e klerit. Kadia i gjyqit të Sheriatit i drejtohet me një vërejtje Drejtorisë së Arsimit se në shkollën e vajzave, mësimi i besimit jepej një orë në ditë, prandaj kërkonte të veprohej si në shkollat e tjera, me nga dy orë në ditë. Gjyqi i Sheriatit në Shkodër dërgonte programin (Plani mësimor) për mësimin e besimit mysliman në shkollat shtetërore: klasa e parë, 10 orë; e dyta 8 orë; e treta dhe e katërta 6; e pesta 5 orë; gjithsej 35 orë mësim feje. 154Ky plan u miratua nga Drejtoria e Arsimit.

Vështirësitë e krijuara bënë që Shkolla e Dudasit të rrezikojë të mbyllej dhe kërkohej të hapej në Rus Katolik (lagjia e madhe Rus, ndahet në Rus mysliman dhe Rus katolik, sipas besimit të banorëve të saj) një shkollë e rregullt për fëmijë të vegjël nën drejtimin e motrave stigmatine. 155Në këtë kohë fi lloi edhe ndërhyrja e Kryqit të Kuq Amerikan, nëpërmjet disa masave të bamirësisë. Në këtë kuadër u hap një konvikt për 200 fëmijë si dhe një kopësht miks, me fëmijë të besimeve të ndryshme, si për djem dhe për vajza. Ai hapej për fëmijët jetimë dhe të varfër dhe fi lloi të veprojë më 11 nëntor 1919. 156 Nuk u prit aspak mirëprej kishës katolike hapja e këtij kopështi. Ajo shfrytëzoi ditën e djelë, më 16 nëntor 1919, për të predikuar para besimtarëve të vet se e shihte fort të dëmshëm këtë kopësht. Në tekstin e këtij predikimi, që ndodhet në AQSH, lexojmë kështu: “.. janë dy sende që e prishin kryekëput qëllimin bâmirsuer t’ktii temelimit, t’përziemt djem me varza çfarëdo besimit e t’shporrunit e msimit t’Fees”. 157

Nën nxitjen e forcave shoviniste serbe, kleri ortodoks hapi në Shkodër shkollën e vet në gjuhën serbe, për fëmijët shqiptarë të besimit ortodoks. Pasojat negative i refl etoi Shkolla Normale nga e cila fi lluan të largoheshin disa nxënës. (nga kl. I u larguan 23 nxënës, nga kl. II u larguan 5, nga qytetësja 3, nga shkolla e vajzave 11nxënëse). Mësuesit atdhetarë e konsideronin këtë shkollë si “shtyllën e kombësisë”. Sipas tyre,

151 Po aty, f. 55. 152 “Populli”, Shkodër, vj. I, nr. 23, dt. 22. 6. 1919, f. 4. 153 AMH, Shkodër, Arkivi numër inventarit 1938, shkresa nr. 338/IX, dt. 2 10. 1919. 154 AMH, Shkodër, Fondi “Pushtimi i trupave aleate 1918-1920”, dosja 1, numër inventari 1706, dok.

nr. 22, dt. 26. 12. 1918. 155 AMH, Shkodër, Fondi “Pushtimi i trupave aleate 1918-1920”, D. 4, numër inventari 2068, shkresa

nr. 48/XIV, dt. 16. 2. 1920. 156 “Populli”, Shkodër, vj. I, nr. 41, dt. 13. 11. 1919, f. 3. 157 AQSH, fondi 132, viti 1919, dosja 16, f. 12-13.

Page 105: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

104

atje gjuha shqipe do të marrte një trajtë e një fytyrë të përbashkët. “ Këtej do të dalin shqiptarë, vetëm shqiptarë”-shkruante Gurakuqi më janar 1918. Porosia e tij e madhe për shkollën Normale ishte: “... për këtë shkollë nuk duhet të na dhimsen as puna, as mundi, as gjaja, as jeta”. 158

Të shqetësuar për rrezikshmërinë e kësaj situate, ku punës së mirë të bërë gjatë pushtimit austro-hungarez po i tundeshin themelet, mësuesit patriotë reaguan me anë protestash kundërshtuese. Në krye të tyre, vetë Luigj Gurakuqi formuloi tekstin e protestës drejtuar komandantit të fuqive aleate. “.. Të merrni në kujdes se po dokan me u hapun do shkolla private, këtu në Shkodër, shkolla me program të veçantë e të mbajtuna ndoshta me të holla të huaja-i shkruante Gurakuqi, Bardi de Fortusë. “Të tilla shkolla, -vazhdon ai, -janë kundra njësimit etnuer të kombit tonë, të rrezikshme për karakterin shqiptar e të zeza për zakonat tona... Duhet domosdo që arsimi të varet vetëm për së drejti prej shtetit”. Ai kërkonte të mos lejohej hapja e tyre për të mos bërë “... një përshtypje të ligë në popull”, e më poshtë paralajmëronte se populli, “.. ngacmue e pezmatue mund të shtyhej në ndonjë punë të papëlqyeshme”. 159

Protestat e mësuesve patriotë vazhduan më tej, siç ishte ajo e mësuesve të Normales kundër hapjes së shkollave sllave, gjoja fetare, që ata e quanin shkollë propagande, dhe kërkuan të mos lejohej largimi i fmijëve, “që as nuk janë sllav, as nuk dijnë sllavisht”. 160 Ndërhyrjet e klerit të huaj qenë aq fl agrante, saqë Drejtoria e Arsimit Publik të Shkodrës u detyrua t’i drejtohej më 26 mars 1919 Komandantit të trupave Aleate, me kërkesën që të ndalonte përpjekjet e arkimandritit serb në dëm të frekuentimit të Shkollës Normale të Shkodrës nga nxënësit e besimit ortodoks. 161

Kundërshtimi i një shkollë të tillë, vinte në një moment kritik historik për Shkodrën dhe shikohej si pjesë e një lufte më të gjërë se kaq. Ndjenjat kombëtare të qytetarëve u trazuan tepër kur forcat serbe, që kishin hyrë në qytet pas kapitullimit të Austro-Hungarisë, ngritën fl amurin serb në Bashki. Një protestë e ashpër u hartua nga Luigj Gurakuqi, në emër të 99 personaliteteve, përfaqësues të qytetit të Shkodrës. Mes tyre shohim nënshkrimet e Hil Mosit, Luigj Gurakuqit, Sali Nivicës, Nikoll Ivanajt etj. Protesta i dërgohej fuqive të mëdha të Antantës, në Romë, Paris, Londër, Uashington. “Ne shpresonim, -theksohej aty, - se nuk do të shihnim mbi zyrat tona kombëtare fl amurët e këtyre kombeve që kanë lakmuar hapur pushtimin e Shqipërisë”. 162

Me gjithë vështirësitë e pengesat jo të vogla që përmëndëm, shkollat në Shkodër i mbijetuan situatës. Kështu me urdhrin e komandantit të ushtrive të Antantës z. Bardi de Fortu, me 7 dhjetor1918, komunikuar nga Drejtoria e Arsimit të Shkodrës u rihap “Shkolla e Vajzave”. 163 Në dokumentacionin që gjendet në Arkivin e Muzeut Historik të Shkodrës, shihet qartë se sa mund u desh për hapjen e kësaj shkolle, duke fi lluar nga lirimi i godinës së zënë, sigurimi i të gjitha mësueseve femra etj.

Në Kongresin e Durrësit 25 dhjetor 1918, mori pjesë edhe Luigj Gurakuqi që u zgjodh Delegat (Ministër) i Arsimit. Këtë detyrë ai e ushtroi vetëm për pak kohë.

158 Histori e arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar, ISP, vep. e përmend. , f. 370-371. 159 AQSH, Fondi: 347, viti 1918, Dosja 104, dt. 20 dhjetor 1918. (po këtë dokument në frëngjisht dhe

të përkthyer shqip, e kemi hasur në AQSH; Fondi: 34, Dosja 34, dok. 146, dhjetor 1918. 160 AMH, Shkodër, idem, nr. inventari 1810, shkresa nr. 4, dt. 24. 3. 1919. 161 Historia e arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar, ISP, Tiranë 2003, vep. e përmend. , f. 369. 162 AQSH, Fondi: 34, Dosja, nr. 7, dok. 1, dt. 9. XI. 1918. 163 AMH, Shkodër, Fondi Pushtimi i trupave aleate 1918-1920, Dosja nr. 1, dt 3 dhjetor 1918, dt. 9

dhjetor 1918,. dt. 1 kallndor 1919, fl . 1689, 1695, 1715.

Page 106: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

105

164 Programi i qeverisë së Përkohshme të Durrësit, i miratuar më 24 janar 1919, nuk përmban asgjë për arsimin. Vetëm në marrëveshjen e datës 20 gusht 1919 mes qeverisë Italiane dhe asaj të Durrësit, thuhej se të gjitha shkollat në Shqipëri do të ishin kombëtare; se mësimi do të bëhej në gjuhën shqipe; se në shkollat e mesme do të futej si lëndë e detyruar italishtja dhe se në qëndrat kryesore të vendit do të hapeshin kurse për të mësuar italishten me qëllim që nxënësit të ndiqnin shkollat italiane. 165

Delegatësia (Ministria) e Arsimit në Durrës, tërhoqi gjithë dokumentacionin e Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit në Shkodër me anë të një shkrese të datës 11 shkurt 1919 ku ato vlerësoheshin si“... shumë të nevojshme për me vazhdue punën e fi llueme t’asaj Drejtorie”. 166

“ Shkolla e Vajzave” kishte si drejtoreshë Albina Mileta, mësuese Çile Tomja e Mari Mazi, si mësuese besimi Seher Fejzullahu dhe shërbëtore shkolle Pina Çoçja. Gjatë vitit mësimor 1918-1919 kjo shkollë pati 132 nxënëse, që nuk vazhduan edhe aq me rregull. Ndërsa në vitin 1919-1920 ishte me tre mësueset e sipërpërmendura, por numri i nxënseve ishte 111. 167

Programi i Shkollës së Vajzave, për vetë specifi kën e vet, ishte pak i veçantë. Puna e dorës, të arnuarit, të qepurit ishin të detyrueshme, ndërsa gjimnastika lihej jashtë. Parashikoheshin 2-3 orë mësim feje në javë dhe ishte bërë kujdes që edhe këtë lëndë ta jepte një mësuese femër.

Me gjithë përpjekjet e bëra për arsimimin e elementit femër, kjo çështje mbeti një ndër problemet që çalonin edhe gjatë vitit 1920. Shtypi i kohës tërhoqi disa herë vëmëndjen në këtë drejtim. Në artikullin “Nevoja e arsimit për femna” të revistës “Agimi” thuhet: “... n. q. s. do të vijojmë ndër mësime e zakone të deritashme qi mos me u kujdesë për mësimin e femnave, s’kemi për të mundun me u vû kurr’i herë n’udhë të mbarë as si njerëz as si kom”. 168

Ndërkohë, vazhdonte punën shkolla fi llore Rus- Haslikej. Sipas burimeve arkivore në shkurtin 1919, drejtor i saj ishte Ismail Anamali dhe mësues Hamdi Bushati e Gani Dizdari, me mësues besimi Hafi z Isa Anamali dhe Molla Idriz Domni. Gjatë vitit pasardhës 1919-1920, shohim se këtij stafi i është shtuar edhe një mësues, Kel Ujka.

Ajo çka vërehet nga materiali i konsultuar i Drejtorisë Arsimore të kësaj periudhe, është fakti se baza materiale e këtyre shkollave qe tejet e varfër, aq më shumë që gjatë ikjes së ushtrisë austro hungareze, “.. ku bane mu zhdukë, diku djegë, diku edhe shitë” bankat e orenditë e shkollave. Veç nga shkolla e Rusit u morën mbi 60 banka. 169Në arkivin e Muzeut Historik Shkodër, ruhet inventari i orendive të shkollave të qytetit për vitin 1918-1919. 170 Ky informacion na fl et qartë mbi kushtet e mjetet e pakta me të cilat operonin mësuesit, të cilët bënë një punë të lavdërueshme jo vetëm si mësimdhënës por edhe si autorë tekstesh e programesh. Më poshtë po tregojmë bazën materiale të shkollës së Dudasit, nxjerrë nga inventari i saj i bërë më korrik të 1919, ku lexojmë: banka 22,

164 Luigj Gurakuqi u nis për në Paris, në përbërie të delegacionit shqiptar për në Konferencën e Paqes, duke qëndruar larg Shqipërisë për rreth 14 muaj.

165 Luft a e popullit shqipëtar për çlirim kombëtar, 1918-1920 (përmbledhje dokumentesh), vëll. I, Tiranë, f. 109, dok. nr. 58.

166 AQSH, fondi 295, kutia 5, dosja 70, f. 2. 167 Fiqiret Hoxha, Fletët e jetës (historiku i shkollave në Rus sot Skënderbej), Camaj-Pipa, 2010, f. 34-

35. 168 “Agimi”, Shkodër, vjeti II, nr. 1, maj 1920, f. 3-4. art. Nevoja e arsimit për femna. 169 AMH, Shkodër, Fondi Pushtimi i trupave aleate 1918-1920, dosja nr. 1, dt. 11 dhjetor 1918, f.1698. 170 Po aty, dosja nr. 2, dt. 17. 7. 1919, fl . 3841.

Page 107: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

106

tryezë 1, ndejce 1, kartë gjeografi ke 3, ftyra mësimi shikimi 6, germa kuti 1. 171

Pushtuesit e forcave aleate nuk treguan atë ndjeshmëri që patën austro-hungarezët për problemin e shkollave e të arsimi. Kaq të vështira paraqiteshin kushtet sa në një inspektim të bërë në shkurt të vitit 1919 në shkollën e Dudasit, nga inspektori i arsimit përshkruhet një gjëndje e pazakontë. Ai fl et për shkolla me dy rende, ku bënin mësim njëherësh dy mësues, në një dhomë: “Një send për tu bindë e për tu çuditë”. 172 Lehtësisht mund të kuptohet se çfarë përfi timi kishin ato fëmijë ku njëri rend kishte rreth 40 nxënës e tjetri rreth 90, e ku djemtë rrinin ndër banka ngjeshur, kurse vajzat ndër rrogoza përtokë. Me të drejtë inspektori shprehet “Punë kjo që i kundërshton në të tana pikpamjet ligjeve pedhagogjike e rregullavet të didhaktikës”. 173

Në të tilla kushte punuan shtatë shkolla që kishte në varësi Drejtoria e Arsimit: 1. e Dudasit2. e Parrucës3. e Perashit4. e Rusit5. e Ajasmës6. Rruga e Madhe (Normale) 7. Shkolla e VajzavePlanet e programet u bënë nga mësuesit me përvoje e dije në këtë drejtim dhe u

shoqëruan me tema të zbërthyera, gjë që ka luajtur një rol me rëndësi për njësimin e punës në shkollë.

Në vitin 1919-1920 në vend të gjermanishtes, si gjuhë e huaj u përfshi frëngjishtja me nga tre orë mësimi, në klasën e 4-t dhe të 5-të.

Me krijimin e shoqërisë “Vllaznija” u bënë përpjekje të mira edhe në drejtim të hapjes së shkollave. Këto përpjekje sollën hapjen e një Shkolle të Natës “për me msue, me këndue e me shkrue gjuhën shqype”174Shtypi i qytetit na informon se ajo do të kishte dy rende. Rendi i parë, për analfabetë, ndahej në dy: për 12-16 vjeç dhe për 16 vjeç e sipër. Ky u quajt rendi fi llestar. Në rendin e dytë, futeshin ata që pak a shumë kishin njohuri në gjuhë. Ky quhej rendi i përparuar. Fillimisht mësohej shkrim, lexim, numëratore. Aty jepnin mësim 7 mësues që fi lluan nga puna me 5 prill 1919. Shkolla ishte pa pagesë. Njoftimi në shtyp mbyllej me thirrjen: “Pra djem e burra shqyptarë, mos bjerrni kohen, as mos kini marre pse msoni gjuhen tuej”. 175

Drejtoria e Arsimit me në krye Gaspër Beltojën hartuan dhe shpërndanë ndër shkolla edhe “Rregulloren shkollore për shkollat shqiptare” më 1 mars 1919. 176Aty përcaktoheshin detyrat e mësuesve, detyrimet e tyre, dokumentet e shkollës, kompetencat e drejtorëve dhe detyrat e tyre. Të gjitha shkresat zyrtare dhe urdhëresat e Drejtorisë së Arsimit do të zbatoheshin pikë për pikë dhe sa më shpejt. Sipas Rregullores: “Asnjë mësues nuk falet që ka marrë dijeni për urdhërat e Drejtorisë së Arsimit”. 177 Po sipas saj, drejtori do të organizonte për çdo muaj një konferencë me mësuesit. Ata duheshin për diskutimet e natyrës pedagogjike dhe administrative, për të përmirësuar gjëndjen e

171 AMH, Shkodër, Fondi Pushtimi i Trupave Aleate 1918-1920, dosja 2, dt 17. VII, 1919, fl . 3841. 172 AMH, Shkodër, Fondi Pushtimi i Trupave Aleate 1918-1920, dosja 1, dt. 6 fruer 1919, fl . 1771. 173 Po aty. 174 “Populli”, Shkodër, nr. 17, dt 7 prill 1919, f. 4, art. Shoqnija Vllaznija. 175 Po aty. 176 AMH, Shkodër, Fondi Pushtimi i Trupave Aleate 1918-1919, dosja 1, nr. 179, origjinali në

frëngjisht, Rregullore shkollore për shkollat shqiptare, dt. 1 mars 1919. 177 Po aty.

Page 108: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

107

arsimit, të disiplinës dhe të rregullit shkollor duke paraqitur seicili mësues mendimin e tij, për të gjetë kështu një rrugë të vetme mësimi dhe unitet të përgjithshëm për të vepruar. 178

Gjatë viteve 1919-1920, Shkodra me rrethinat e saj notonte në një gjëndje pasigurie të plotë. Lëvizjet e pandërprera të ushtrive të bllokut të Antantës, që kishin fi tuar luftën e shkaktonin këtë situatë. Për pasojë, forcat e bllokut fi tues, që aspironin aneksimin e territoreve shqiptare, shestonin në prapaskenë plane që pengonin çdo nismë të normalizimit të shtetit shqiptar që po dilte nga lufta. Duke u ndodhur në pozitat e fi timtarit, ato i shtuan pretendimet në shumë drejtime, duke u përzier edhe në çështje publike –arsimore, që preknin drejtpërsëdrejti jo vetëm interesat qytetare, por që shkelnin vendimet e marra në tryezat ndërkombëtare, duke u bërë pengesë për normalizimin e vendit. 179

Periudha e sundimit të Shkodrës nga trupat e tri fuqive aleate, solli një gjëndje të vështirë, penguese, për zhvillimin e arsimit. Krahasuar me periudhën pararendëse, që në popull njihet si “koha e Austrisë”180, kjo e pas luftës, nuk ndoqi ato ritme të mira as në drejtim të hapjes së shkollave të reja, as në drejtim të përgatitjes e kualifi kimit të mësuesve, apo hartimit të teksteve. Gjithsesi është falë punës së mirë e përvojës së madhe të fi tuar gjatë sundimit austro-hungarez, falë rrugës së hapur tashmë e tabanit të shëndoshë në të cilin u vu arsimi kombëtar në atë kohë, falë përpjekjeve të fuqive intelektuale e atdhetare me në krye Luigj Gurakuqin, që u përballuan vështirësitë e mëdha të krijuara gjatë 1919-1920. Edhe pse fl asim për vështirësi e pengesa, si të karakterit administrativ, pedagogjik, ekonomik, fi nancues, mungesa të theksuara në kuadrot arsimore dhe në objekte e pajisje shkollore, prapseprapë kësaj periudhe nuk mund t’i mohohen edhe disa arritje.

Lufta për t’i mbajtur në këmbë shkollat, dha rezultat. Vitet shkollore nuk u ndërprenë dhe programi shkollor u realizua. Kurset e kualifi kimit të mësuesave, rendet parapërgatitore të hapura që në 1917, dhanë kuadrot e parë, që duke qënë tashmë më të aftësuar, ndikuan pozitivisht në mbarëvajtjen më cilësore të mësimit. Tekstet e hartuara nga Komisia Letrare, punë kjo e fi lluar që në 1916, dhanë frytet e tyre në shërbim të cilësisë dhe unifi kimit të arsimit. Proçesi mësimor dhe arsimi në përgjithësi kishin hyrë në një stad të ri, bazat e tija ishin më shkencore, më pedagogjike, pasi në shërbim të tij ishin programe të studiuara e të përshtatura mirë, mësues më të përgatitur, tekste më të mira e metoda mësimdhënëse më të frytshme, dokumentacioni i përcaktuar shkollor (regjistri, tregues, ditari shkollor, inventari, protokolli, katalogu i bibliotekave, regjistri ditor e regjistri i amzës), përgjeqësitë e përcaktuara për mësuesit e drejtorët, e mbi të gjitha fakti që mësimi bëhej në gjuhën shqipe, bëri që i tërë ky sistem të japë fryte pozitive.

178 Po aty. 179 Historia e arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar, ISP, vep. e përmend. , f. 368-369. 180 Në një artikull të gazetës “Populli”, Vjeta I, Nr. 24, 28 qershuer 1919, f. 3, titulluar “Shkollat

shqiptare nkohë të Austrisë” kujtohet me nostalgji e vlerësohet lart ajo periudhë. “Rregjimi austriak degës së arsimit i kishte daa nji pjesë trë madhe të aktivitetit qi pat dift ue në organizimin e zyrave civile. Pika ma e kërkueshme ishte të shtuemt e numrit të shkollave. Numri arriti të kapte deri në 200 e kushedin deri ku do të kapte të mos ishte shkatërru ai rregjim. Le të vijë sundimi ma shqiptar qi mund të mendohet, prapëseprap në një pëllëmbë vend si ndodhemi na, nuk kishte mund me ngreh kaq instituta që nuk i mban mend historija ndër ne”.

Page 109: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

108

KAPITULLI IV

KULTURA DHE ARTET NË SHKODËR NË VITET 1912-1920

4. 1. KLUBET DHE SHOQËRITË KULTURORE

Formimi i shoqërive letraro-kulturore dhe artistike në Shkodër e ka zanafi llën herët. Qyteti u bë qendër e skenës amatore që në vitet 80 të shek. XIX. Veprimtaria artistike, letrare e muzikore, pikësëpari, u zhvillua ndër shkolla e më vonë nga shoqëritë fetare e laike të ngritura aty.

Pas Shpalljes së Pavarësisë, kanë funksionuar e kanë zhvilluar veprimtarinë e tyre disa grupe kulturore. Këto grupe të vogla, si: Rrethi i Shën Jozefi t1, Oratoria e Zemres së Krishtit2, Grupi i nxënësve të Kolegjit Saverian, “Bijat e Marisë”3e motrave Stigmatine, shoqëria “Vepra Pijore”4 më pas u përqëndruan duke formuar klube e shoqëri me aktivitet kulturor.

Klubet e shoqëritë kulturore që u ngritën në qytetin e Shkodrës në këtë hark kohor, qenë të shumta, dhe veprimtaria e tyre, me periudha, qe mjaft e pasur. Sipas radhës së themelimit të tyre, mund të përmëndim: Klubi “Gjuha Shqipe” (1912), Klubi “Lidhja Kombëtare (1913), Shoqëria “Vaso Pasha” (1914), Shoqëria “Mustafa Pasha” (1914), Shoqëria “Nji tubë djelmni shkodrane” (1915), Shoqëria “Rozafat” (1918), Shoqëria “Vllaznija” e Shoqëria “Bogdani” (1919). Të gjitha këta shoqëri e klube u formuan në një kohë kur Shkodra ndodhej e pushtuar dhe kalonte nga njëri sundim në tjetrin, ndërsa shteti i pavarur shqiptar rropatej në hapat e para të organizimit të tij.

Për vetë kushtet tejet të vështira në të cilat punuan, disa nga këto klube e shoqëri ose nuk patën jetë të gjatë, ose iu desh të mbylleshin në periudha të caktuara për t’u rithemeluar e riorganizuar në rrethana më të përshtatshme. I tillë është rasti i Klubit “Gjuha Shqipe” që e kishte fi lluar veprimtarinë e tij në fshehtësi në vitin 1909. Klubi u riorganizua tri here: një herë me emrin “Bashkimi”, më pas u ringjall me të njëjtin emër “Gjuha Shqipe”, kur u lejua me vendim të Guvernës Turke. 5 Edhe statuti i këtij Klubi ndryshoi sipas situatave. Qëllimi i tij primar me të cilin u mor dhe për të cilin luftoi,

1 Ky rreth ishte krijuar që në 1909 për qëllime bamirësie. Në përbërje të tij ishin intelektualë nxënës që kishin mbaruar shkollën në Kolegjin Saverian. Përveç ndihmave të tjera të vetë anëtarëve, edhe të ardhurat e shfaqjeve shkonin për ndihmë të të varfërve të qytetit.

2 Oratoria e Zemres së Krishtit drejtohej nga Anton Xanoni dhe kishte për qëllim argëtimin e shegertëve të pazarit, djemve të rinj që s’kishin mundësi me ndjekë mësimet “në një oborr të haptë me lojna të gjalla bëheshin shfaqje teatrore gazmore..”. Jup Kastrati, Almanaku Shkodra 1962, Nr. 1, Anton Xanoni, f. 86

3 Shkolla e murgeshave Stigmatine i dha arsimit e kulturës kombëtare një kontribut të madh për më se një gjysëm shekulli. “Megjithë kushtet e vështira pengesat e here pas herëshme, ‘Bijat e Marisë’ pakursim iu dedikuan lëvrimit tëkujdesshëm e të pandarë të artit të bukur argëtues dhe edukues, duke u bërë pioniere në lëmën e kultures shqiptare”, A. Skanjeti, 100 vjet teatër në Shkodër, Tiranë: KAD 2002, f. 92.

4 U themelua në 1907 si shoqëri kulturale e gjuhësore nga Shtjefën Zadrima e Frano Gjenoviçi. “Kjo shoqëni i bani një shërbim të mirë çështjes sonë kombëtare... e varfër për nga mjetet, dhe jo fort e pasun për nga kultura, por e fuqishme për nga ndikimi që ushtroi në popull..”. Jup Kastrati, Almanaku Shkodra 1962, Nr. 1, Anton Xanoni, f 91.

5 “Raport i Konsullatës Austro-Hungareze në Shkodër dt 20. 2. 1911, mbi themelimin e Klubit ‘Gjuha shqipe’ më 1. 2. 1911 e qëllimet e tij”. Cituar nga A. Skanjeti, vep. e përmend. f. 58.

Page 110: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

109

ishte gjuha shqipe, ashtu si edhe emri që iu vu, së pari, si shënjë kombësie dhe, së dyti, si vegël e përparimit dhe e qytetërimit.

Klubi “Gjuha Shqipe” luajti rol të rëndësishëm në lëmin e gjuhës shqipe. 6 Nga ky klub u hapën kurset e para të gjuhës shqipe për nëpunësit shqiptarë, të cilët kishin shërbyer në administratën e zyrave turke. Me anëtarët e këtij klubi, arsimtarë, pedagogë, shkrimtarë, si Mati Logoreci, Ndoc Lezhja etj; u hap shkolla e parë laike shqipe, Shkolla Popullore për të cilën kemi folur në kapitullin e arsimit. Nga elementi i klubit “Gjuha Shqipe” në 1917-ën u formua “Komisia Letrare” e Shkodrës.

Në korrik të viti 1913, u themelua klubi “Lidhja Kombëtare”. Momenti historik, pas Shpalljes së Pavarësisë, bëri që patriotët shkodranë të përpiqen për bashkim kombëtar, të orvaten për të bashkëpunuar për normalizimin e gjëndjes së qytetit, që kishte kaluar vuajtje të mëdha nga rrethimi serbo-malazez, nga bombardimet e urija.

Ky klub i zhvillonte mbledhjet e tij në shtëpinë e Loro Kodhelit, ku më parë kishte qenë gjimnazi turk e më vonë ai françeskan. 7 Komisioni i përkohshëm shpërndau disa thirrje ndër persona të mirënjohur në qytetin e Shkodrës ndër të dy besimet. Ato ishin të shkruara disa turqisht e disa shqip. Siç kuptohet nga thirrja, ditën e dielë më 29 qershor janë bërë zgjedhjet e kryesisë së Klubit. Nga dokumentet e botuara nga Hamdi Bushati tek “Shkodra dhe motet”, shohim emra të njohur e të respektuar të të dy besimeve në qytetin e Shkodrës. 8

Në Arkivin Qendror Shtetëror, janë kryer hulumtime me “Programin dhe kanonizmin e klubit “Lidhja Kombëtare në Shkodër, 1914”. Ai përbëhet prej 8 nenesh. “ Shoqnija do të vështrojnë me shtue me anë të mësojtoreve, msimin e gjuhës shqipe e qi të dërgohen djemt ndër shkolla t’nalta t’evropës, për me xanë njata dituni qi kaa ma tepër nevojë vendi”-thuhet në nenin IV, kurse neni V vazhdon “Shoqnija ka mu përpjekë për përparimin e letërsisë”. 9

Nga programi i detajuar me hollësi, ku janë përcaktuar qartë detyrat e anëtarëve të shoqërise, mënyra e zgjedhjes së kryeparisë dhe detyrat e saj, detyrat e kryetarit, arkëtarit, shkrimtarit, ndërtimi i shoqërisë etj, vërehet se, është parashikuar edhe ngritja e një biblioteke (hollësisht tek nenet 31-36).

Kohët e vështira sollën pamundësi e pengesa në vazhdimësinë e mbajtjes së Klubit. Me sa duket ai i është drejtuar për ndihmë e bashkëpunim shoqërisë së mirënjohur “Vasa Pasha”, së cilës i drejtohet “…me pasë mirësinë me çue n’Klub të diel masdite …dy delegatt e vet, për me kuvendue përmbi qindresë të Klubit “Lidhja Shqiptare”. 10

Fryt i bashkëpunimit të këtyre dy shoqërive është edhe vënia në skenë e dramës “Besa”, të Sami Frashërit që u shfaq në janarin e 1914-ës, duke triumfuar kështu mbi presionin që i bëri reaksioni fanatik i cili ngulte këmbë të mos vihej në skenë. 11

Klubi në fjalë në 1915 bëri një riorganizim të tij. Me këtë rast shpërndau ftesa dërguar kryetarit të Përlimtares dhe Komisionit qeveritar. 12Vëmë re në fund të ftesave vulën që ka vënë në përdorim tashmë Klubi, me emrin e tij, si dhe me një shqiponjë

6 A. Skanjeti, vep. e përmendur, f. 59. 7 H. Bushati, Shkodra dhe motet II, Shkodër: Idromeno, 1999, f. 126. 8 Po aty, f. 126-127. 9 AQSH, Fondi: 447, dosja nr. 161, viti 1914. Programi dhe kanonizmi i Klubit “Lidhja Kombëtare në

Shkodër, 1914”. 10 Po aty, dosja 308, viti 1914, dt 8 maj 1914. Njoft im i Klubit “Lidhja Kombëtare në Shkodër”, drejtuar

shoqërisë “Vaso Pasha”. 11 A. Skanjeti, vep. e përmend. , f. 58. 12 AQSH, Fondi: 447, dosja Nr. 162, viti 1915, dt. 23. I. 1915.

Page 111: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

110

dykrenore në mes. Aktivitetet e saj nuk munguan sidomos në ditët kur kremtoheshin ngjarje e festa të

rëndësishme kombëtare. Kështu me rastin e 7 marsit, që ishte dita e ardhjes së mbretit dhe e “ bashkimit të Shkodrës me nënën Shqipëni”, festoi e priti vizita. 13

Pranë këtij klubi vepruan intelektualë e njerëz në zë të qytetit. Kel Marubi është zgjedhur si anëtar nderi14, kurse Luigj Gurakuqi dha ndihmesën e vet qoftë edhe duke konceptuar në frëngjisht kërkesat apo lutjet që klubi i drejtonte Këshillit të Konsujve në Shkodër. 15

Prej grindjeve të brendshme, të nxitura nga propaganda e huej, Klubi “Lidhja Kombëtare” u shpërnda në fundin e vitit 1915. 16

Në vitin 1914, u krijuan në Shkodër dy shoqëri të tjera, Shoqëria “Vaso Pasha” dhe shoqëria “Mustafa Pasha”. Ndonëse qëllimi primar i tyre ishte lëvizja teatrore dhe muzikore, ato patën edhe përmbajtje politike. Çdo aktivitet a ngjarje e shënuar në Shkodër u bë me prezencën aktive të këtyre dy shoqërive. E vaçanta e këtyre dy shoqërive qëndron në faktin se tek “Vaso Pasha” ndonëse e shpallur si shoqëri laike ishte grumbulluar elementi katolik i qytetit, nën kryesinë e patriotit Hilë Mosi. 17 Nuk kaloi shumë kohë, edhe ana myslimane e qytetit ndoqi shëmbullin e katolikëve dhe themeloi edhe ajo shoqërinë “Mustafa Pasha”, me inisiativën e zotërinjve: Taip Hilmia, Visho Bushati, Ali Borshi, Kol Krajni, Muhamet Reçi etj. Duhet thënë se elementi mysliman ishte më mbrapa idesë së krijimit të shoqërive kulturore, prandaj mbas shumë përpjekjesh mundën ta mëkëmbnin atë. Shoqëria në fjalë përdori fl amurin kombëtar, në raste festash kombëtare ai mbahej nga fl amurtari Muhamet Reçi. Ky simbol artistik ishte një dhuratë që populi i Shkodrës, me ndihmat e veta, ia pat bërë shoqërisë së mësipërme. 18

Pushtimi austriak i qytetit më 1916, jo vetëm që shkatërroi shoqërinë e përmendur, por grabiti edhe fl amurin e saj. Edhe veprimtaria e shoqërisë tjetër “Vaso Pasha” u paralizua.

Në vitin 1915 nis veprimtarinë shoqëria “Nji tubë djelmni Shkodrane”. Ajo nuk pati rregullore, as statut, as një vend të caktuar, por nisi aktivitetin me qëllim bashkimi e veprimtarie patriotike. Veçanërisht gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore shoqëria i intensifi koi përpjekjet dhe mbledhjet. Gjatë këtyre viteve ajo mori një karakter më të disiplinuar. Shtypi i kohës disa herë pasqyroi veprimtarinë artistike të kësaj shoqërie, e cila shpesh për shfaqjet e saj shfrytëzoi sallonin e Shkollës Jezuite si dhe ndihmën e etërve jezuitë për përgatitjen e shfaqjeve. Kështu shfaqja me rastin e 450 vjetorit të vdekjes së Skenderbeut u dha në sallonin e Sh. Françesk Saverit. Kjo bëri që ambienti të mbushej“me gjind fund e maje”. Shtypi e vlerësoi përpjekjen e tyre “me argëtu njerëzit e në dobi të madhe për popullin e këtij qyteti”aq më shumë kur ishin të vetëdijshëm se “Veç kush e ka sprovue e din, se shka don me thanë me përgatitë t’faqunit e nji dramit

13 AQSH, Fondi: 580, dosja Nr. 10, Viti 1915, dt. 6. III. 1915, ft ese: I ndershmi zotni... 14 AQSH, Fondi: 580, dosja nr. 10, viti 1915, dt, 1. 3. 1915. Klubi “Lidhja Kombëtare” tuj e çmue

atdhedashurinë e Z. J.. ka nderen me ju emrue për antar të nderit. 15 AQSH, Fondi: 34, dosja nr. 5, viti 1915, dt 17. III. 1915. Koncept-lutje e klubit të Lidhjes Kombëtare

të Shkodrës, korigjuar prej Luigj Gurakuqit, që i adresohet presidentit të këshillit të konsujve të fuqive të mëdha të Shkodrës, në lidhje me intrigat e Esat pashë Toptanit ndër krahinat e Shëngjinit e Lezhës.

16 H. Bushati, vep. e përmend. , f. 129. 17 Po aty, f. 128. 18 Po aty, f. 128.

Page 112: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

111

ndër nee”. 19

Si kryetar i saj ishte atdhetari e fotografi i njohur Kel Marubi, ndërsa si kryetar nderi Luigj Gurakuqi, i cili qe aktiv ndër mbledhje e manifestime të shoqërisë. Është veçanti e kohës që emrat më të njohur intelektualë e patriotë të qytetit i shohim të angazhuar njëkohësisht në shumë sfera të punës arsimore e kulturore, bile dhe politike. Të njëjtët emra të shquar i ndeshim si kontribues e mjaft aktive ndër disa shoqëri apo klube, ndër shumë veprimtari shoqërore dhe politike. Si atdhetarë të mirë, në kushtet kur fi gura të tilla nuk gjindeshin aq me shumicë, ata nuk ia mohuan ndihmën këtyre shoqërive në të mirë të çështjes kombëtare.

“Nji tubë djelmni shkodrane” u bë promotore e pothuaj të gjithë manifestimeve politike të kohës, për çështje kombëtare. Ajo shfaqet si organizuese e kremtimeve të 28 nëntorit të vitit 1917, megjithëse autoritetet ushtarake pushtuese nuk i toleruan ato. Në gjirin e kësaj shoqërie u grumbulluan anëtarë të shoqërive e grupeve të shkrira. Më vonë, nga bashkimi i tyre u krijua shoqëria “Vllaznija”.

Ndër të gjitha shoqëritë kulturore e artistike që zhvilluan aktivitetin e tyre në harkun kohor 1912-1920, u dalluan për veprimtari të gjithanshme dhe të pasur shoqëritë “Rozafat”, “Vllaznija” dhe “Bogdani”. Ato u krijuan mbas mbarimit të Luftës së Parë Botrore, më 1919, në pragun e organizimit të ri shtetëror. Prej këtyre shoqërive, “Vllaznia” pati një jetë më të shkurtër (1919-1922), ndërsa dy të tjerat e vazhduan veprimtarinë e tyre pa ndërprerje, deri më 1939.

Këto shoqëri bashkuan rreth vetes pjesën më të madhe të shoqërive pararendëse. Duhet pasur parasysh fakti se shoqëritë e mësipërme e zhvilluan punën e tyre në

lëmin e kulturës dhe të artit pa pasur as ndihmën më të vogël materiale e fi nanciare nga ana e shtetit.

Në mesin e disa shoqërive të tjera muzikore- teatrale e të bandave të Shkodrës, në vitin 1918, një grup të rinjsh të mjeshtrive të ndryshme, të edukuar me këngët e vallet e bukura shkodrane dhe muzikën bashkëkohore, muarën nismën për të krijuar një shoqëri muzikore teatrale. Ajo do të pagëzohej me emrin e kështjellës së Shkodrës, “Rozafat”. Sipas historikut të saj hartuar nga kompozitori i njohur Tish Daija: “Emri Rozafat u propozua dhe u pranua me entuziazmin djaloshar ma të madh”. 20 Nismëtarë për formimin e saj qenë këpucarët Simon Rranxi (Gurakuqi) e Shuk Paloka, marangozët Cin e Nush Daija, prestari Gjon Laca, mekaniku Luigj Dajçi, berberi Ton Dajçi, mësuesi Kolë Kosmaçi dhe nëpunësit Kel Luka e Gegë Gurakuqi. 21.

Shoqërija u formua me 13 shkurt 1918 dhe ishte nga shoqëritë kulturore -artistike kryesore të Shkodrës gjatë viteve që kemi në studim. Numri i anëtarëve të shoqërisë, nga 100 që ishte vitet e para, arriti deri në 220. Në Statutin e vitit 1919, paragrafi 3, thuhet: “Qëllimi i shoqënis asht për me përmirësue shijen artistike të popullit për muzikën”. 22Siç shihet fi llesat i ka kryesisht si një shoqëri muzikore, por me kalimin e kohës veprimtari të lavdërueshme zhvilloi edhe dega letrare e teatrore. Vlerë e shoqërisë ishte fakti se ajo mblodhi në gjirin e saj elementë të tre besimeve. Ja si shkruan fl etorja “Posta

19 “Posta e Shqypniës”, Shkodër, nr. 13, dt. 20 kallnduer 1917, f. 4, art. Nji argtim teatral. 20 AQSH, Fondi: 447, dosja 415, pa vit. Statuti dhe rregullorja e shoqërisë së arteve të bukura “Rozafat.

Një historik i shkurtër mbi veprimtarinë e saj gjatë viteve 1918-1939. 21 AQSH, po aty. Tek historiku i dhuruar AQSH, nga Tish Daija, duket se ka pasur edhe foton e

anëtarëve themelues, e cila tashmë mungon, por emrat e tyre dhe profesionet janë shënuar, nga e majta në të djathtë, rreshti parë, rreshti dytë, përpara ndenjur.

22 AQSH, po ajo dosje, po ai material.

Page 113: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

112

e Shqypniës” në 23 shkurt 1918, në artikullin “Një vepër qytetënije”: “... në shtëpi të Simon Gurakuqit, ku natë për natë mblidhen do djem shkodranë pa ndërlikim besimi: muhamedanë, katolikë e ortodoksë për me xanë vegla muzikore... , këta djelmoça e mbajnë dhe e paguejnë vetë mësuesin.”. . 23

Shoqënija “Rozafat” kishte fl amurin e vet me fushë në ngjyrë të kaltër. Në njërën anë, në mes, ishte stema e shoqërisë me pamje të kështjellës së Rozafës, me emrin e shoqërisë përreth; kurse në anën tjetër simbolet e muzikës. 24 Statuti e rregullorja e shoqërisë përcaktonte që pamja e kështjellës Rozafat të ishte marrë në anën kah perëndimi.

Kryesia e zgjedhur me votim të lirë, në mbledhjen e përgjithshme të anëtarëve ishte si më poshtë: Kel Luka -kryetar, Simon Gurakuqi-nënkryetar, Cin Daija, Luigj Dajçi e Gjon Lacaj-këshilltarë, Ton Dajçi- arkëtar, Shuk Paloka-ekonomat.

Duke qenë se shoqëria e porsakrijuar nuk kishte ndonjë lokal të vetin, Simon Gurakuqi i lëshoi një sallon të shtëpisë së tij në lagjen “Gjuhadol”. Qysh në mbledhjen e parë të kryesisë, me 20. 2. 1918, u vendos hapja e një kursi teoriko-muzikor, për formimin e orkestrës. Kursi përbëhej nga 30 vetë, i drejtuar nga kompozitori Frano Ndoja, me ndihmës Gegë Gurakuqin. Anëtarët bënë sakrifi ca të mëdha me të holla, për blerjen e veglave muzikore etj. Kryesia e shoqërisë vendosi që orkestra të jepte 5 shfaqje në vit në rastin e këtyre kremtimeve: natën e vitit të ri; më 28 nëntor; ditën e karnevaleve; të kremten e përvjetorit të shoqërisë (13 shkurt) ; në kujtim të ngritjes së fl amurit në kalanë e Rozafës, 19 mars të vitit 1914.

Shoqëria ishte e pajisur edhe me një bibliotekë të vogël ku grumbulloheshin anëtarët, që të lexonin dhe të kalonin orë të lira në mënyrë të kulturuar. 25

E pajisur me ndjenja patriotike, shoqëria e pavarur mbahej me kuotacionet e 100 anëtarëve, që derdheshin çdo muaj. Shqiptarët e Bukureshtit në shenjë mirënjohje-je për punën e madhe që bëhej nga Rozafat-i, dërguan në vitin 1919 si dhuratë një klarin dhe një fl aut për orkestrën. Ishin vetë anëtarët e saj që kontribuan me ambjentet e shtëpive të tyre, si lokale për aktivitetin e shoqërisë, që vinte duke u zgjeruar. Shoqëria ndërroi lokale: në shtëpinë e Kel Marubit në Fushë Çelë, të Lazër Kodhelit e të Kolë Kujunxhisë dhe në fund në ndërtesën e Tish Bufl it.

Moment i veçantë për shoqërinë ishte data 13 shkurt, kur kremtohej përvjetori i themelimit të shoqërisë. Autoritetet lokale si dhe gjithë anëtarët e shoqërisë, bënin vizita e priteshin nga anëtarët e kryesisë. “Në mbrëmje anëtarët e disa miq u ftonin për mbrëmje vallëzimi që zgjaste deri në orët e vona të natës”. 26

Përveç veprimtarisë artistike, shoqërija “Rozafat”, zhvilloi edhe veprimtari atdhetare, siç qe rasti në luftën e Koplikut 1920 kundër trupave jugosllave që donin të pushtonin Shkodrën. Anëtarët e shoqërisë Simon Gurakuqi, Kel Luka e Luigj Dajçi organizuan grupin çiklistik, për të sjellë nga fronti lajme për tek komisioni i luftës që ishte vendosur në prefekturë të Shkodrës, dhe nga ky për në front. Çiklistët që i shërbyen në këtë rast atdheut ishin: Loro Nika, Gjon Shllaku, Smajl Shurdha, Kolë Bufl i, Ali Haveri, Lodovik Saraçi, Ejell Ljarja, Ndoc Tivari, Gjoko Lezhja, Matish

23 “Posta e Shqypniës”, Shkodër, 1918, dt 23 shkurt 1918, art. Nji vepër qytetënije. 24 AQSH, Fondi: 447, dosja nr. 348, viti 1914-1934. Vizatime të vulave të shoqërive të ndryshme

artistike në Shkodër. 25 AQSH, po aty. 26 AQSH; Fondi: 447, dosja 415, Një historik i shkurtër mbi veprimtarinë e shoq. Rozafat, gjatë

1918-1939.

Page 114: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

113

Prendushi, Simon Gurakuqi etj. 27

Shpërndarja e forcave intelektuale dhe qytetare ndër shoqëri të besimeve të ndryshme, kur duhej të ishin të bashkuar para rrezikut të pushtimit, nuk ishte një gjë e mirë. “Nuk më pëlqente qenja e këtyne dy shoqnive, n’antagonizëm njena me tjetren”-shkruan Karl Gurakuqi. 28 Dy shoqëritë që formalisht i ndante përkatësia fetare, por jo identiteti kombëtar, vendosën të bëjnë një mbledhje të përgjithshme, ku të diskutohej ideja për bashkim. Përfaqsuesit e të dy krahëve u treguan të gatshëm për shkrirjen e dy shoqërive në një. Mbledhja u zhvillua me 16 shkurt 1919, në shtëpi të zotit Hys Draçini. 29 Inisiator për formimin e shoqërisë “Vllaznia” ishte poeti Hilë Mosi, një personalitet shumë i njohur dhe shumë popullor në qytetin e Shkodrës, prandaj dhe njëzëri u zgjodh kryetar i saj (me 52 vota). Nënkryetar u zgjodh Hys Draçini, kurse në kryesinë e shoqërisë bënin pjesë Kel Marubi, Taip Hilmia, Kristo Flloqi, Jonuz Tafi laj, Mati Logoreci, Sali Nivica, Ndue Paluca, Ali Borshi, Kolë Margjini etj. Mbledhja zgjodhi një komision për përpilimin e statutit të shoqërisë, që “me zane të përbashkëta të gjith pjestarëve”mori emrin kuptimplotë “ Vllaznija”. Vula e shoqërisë kishte në mes dy duar që shtërngoheshin. 30 Komisioni u përbë nga Hilë Mosi, Kristo Flloqi, Ymer Rushdija, Ali Borshi dhe Karl Gurakuqi. 31 Mbasi u nëshkrua programi prej komitetit, u vendos që, sipas rregullit, një kopje e tij t’i dërgohej policisë “ Për me muejt kështu mandej me pasë lejen për me ba lirisht mbledhjet e nevojshme”. 32 Policia ktheu një përgjigje negative “mbasi ishte kohë lufte e s’mund t’u jepte leja për formim të një të tillë shoqnije”. Atëherë komiteti drejtues iu drejtua drejtpërdrejt, komandantit të ushtrive aleate, i cili dha lejen e nevojshme me shkresën N. 585/2F. Datë 1 mars 1919, “ me kusht mos me u përzië me politikë”.

Duke konsultuar Regjistrin e protokollit të shoqërisë “Vllaznia”, Shkodër, shohim një veprimtari të pasur e të mirorganizuar të saj, e mbajtur me kujdes dhe me një kaligrafi të admirueshme nga sekretari Jonuz Tafi laj. Si qëllim i formimit të saj përcaktohej “Zgjimi i djelmënis shqyptare, në fushën theatrale, letrare, muzikale e gjimnastike”. 33Më tej në protokoll janë mbajtur të shënuara me kujdeset, programi dhe rregullorja, zgjedhjet e kryetarit dhe të anëtarëve të kryesisë, mbledhjet e zhvilluara të kryesisë e të zakonshme, vendimet e dala për shqyrtimin e çështjeve të ndryshme prej viteve 1919-1923 etj.

Shoqëria kishte edhe shtypin e vet, të përmuajshmen letraro-politike “Agimi”, një ndër fl etoret më të mira dhe luftarake të kohës. Shpenzimet e botimit do t’i përballonin anëtarët. Drejtor i revistës u caktua Kristo Floqi dhe redaktor Karl Gurakuqi. 34 Numri i

27 AQSH, po aty. (Ndodhet edhe fotoja me nr. 4, ku kryetari i çiklistave, Simon Gurakuqi, mban nji kartelë të shkruar: Në shërbim të Atdheut. )

28 Karl Gurakuqi, “Qi të mos harrohen”, ditar në dorëshkrim, ruhet në arkivin privat të R. Gurakuqi. 29 AQSH, Fondi: 447 Shkodër, dosja nr. 163, viti 1919-1923. Regjistër protokolli i shoqërisë “Vllaznia”

Shkodër. (Th uhet aty, se mbledhja e parë është bërë me 9 Fruer 1919, në shtëpi të Luigj Mjedës, ku u diskutua edhe mbi emrin e shoqërisë, pa arrit ta caktonin).

30 Në AQSH, ruhen vizatime të vulave të shoqërive të ndryshme artistike në Shkodër, si shoqërisë “Rozafat”, “Vllaznia”, “Bogdani”, Klubi “Gjuha Shqipe”, “Nji tubë djelmni shkodrane”, etj. Fondi: 447, dosja 348, viti 1914-1934.

31 AQSH, Fondi: 447 Shkodër, dosja nr. 163, viti 1919-1923. Regjistër protokolli i shoqërisë “Vllaznia” Shkodër.

32 AQSH, po aty. 33 AQSH, po aty. 34 R. Gurakuqi, Shqipëria dhe çështja shqipëtare pas Luft ës së Parë botërore, Camaj-Pipa, Shkodër

2007, f. 137.

Page 115: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

114

parë doli në maj 1919 në shtypshkronjën “Nikaj”. Në vitin e dytë drejtimi iu ngarkua Karl Gurakuqit (maj 1920), ndërsa redaktor ka qenë Ali Borshi. Në shoqërinë e sapoformuar aderuan edhe pjesa më e madhe e shoqërisë “Një tubë djelmni shkodrane”. Sipas Librit të Protokollit, vetëm më 9 mars 1919, në mbledhjen e përgjithshme të shoqërisë ishin prezentë “100 e mâ djelmoça shkodranë”.

Baza shoqërore e shoqërisë ishte mjaft e gjërë. Në të bënin pjesë profesorë e juristë, shkrimtarë e gazetarë, nëpunës e zanatçij, sportistë e shkollarë. Veprimtaria e shoqërisë qe e gjithanshme dhe e dendur. Ajo pati degët e saj, letrare, muzikore, teatrore dhe sportive. Dega letrare e shoqërisë trashëgoi bibliotekën e “Komisisë Letrare Shqipe”, që së bashku me fondin e librave të dhuruar apo të blerë kohë pas kohe, i vuri në dispozicion të lexuesve. Në krye të degës letrare fi llimisht qe Sali Nivica e pas tij Kristo Floqi, 35si drejtor i degës teatrore Kolec Deda e për degën muzikore Lec Kurti. Shoqëria kishte edhe orkestrën e saj frymore që fi llimisht e drejtoi mjeshtri Zef Kurti e me largimin e tij për në Vlorë, u drejtua nga mësuesi i nderuar Gjergj Prela. Shoqëria “Vllaznia”, kishte marrë lejen e themelimit nga autoritetet ndërkombëtare aleate të krijohej si shoqëri kulturore shoqërore e jo politike. Mirëpo u detyrua të lëvizte edhe në pikëpamje atdhetare-kombëtare, sepse ushtria serbe nuk po dilte nga Shkodra, duke pretenduar ta mbante për vete. 36 Në të tilla rrethana jetike për kombin, kur nga një anë mbahej Konferenca e Paqes e Parisit, nga ana tjetër nënshkruhej marrëveshja Titoni-Venizellos, Shoqëria gjykoi të organizonte një demonstratë popullore. Meqë këto ndaloheshin nga autoritetet ndërkombëtare në Shkodër, udhëheqësit e Shoqërisë “Vllaznia” panë si moment të përshtatshëm festën e 28 Nëntorit 1919. Që gjithçka të ishte e organizuar mirë, iu kërkua ndihmë edhe shoqërisë tjetër “Rozafat” dhe djelmënisë shkodrane. 37 “U ba nji thirrje të gjithë shokëve të shoqnisë qi të duken e mos të mungojnë ndër orët e caktueme në kremtim të ditës kombëtare 28 Nanduer, qi tue marrë parasysh rrethanat kritike t’atdheut, të dalë kremtimi ma i lumnueshëm”. 38 Kremtimi qe madhështor, populli manifestoi dëshirën e vet për vetëvendosje. Siç kujton Karl Gurakuqi, rreth 30 aktivistë u burgosën atë mbrëmje nga autoritetet ndërkombëtare aleate, mes tyre edhe ai vetë. 39 Kjo tregon se përmes sa vështirësive e sakrifi cave zhvilloi veprimtarinë e saj shoqëria “Vllaznija”.

Në prag të përvjetorit të shtatë të shpalljes së pavarësisë, u themelua shoqëria “Bogdani”, me 23 nëntor 1919. Nismën për formimin e shoqërisë e muarën një grup të rinjsh të cilët, duke u shkëputur nga “Oratori i Zemres së Krishtit”, vëndosën të krijonin një shoqëri më vete që mori emrin dhe u udhëhoq nga idetë atdhetare të Pjetër Bogdanit, prozatorit të njohur të letërsisë së vjetër shqipe.

Në dokumentin programatik të shoqërisë, datë 27 maj 1920, mes të tjerash thuhet edhe se shoqëria u formua “... nga dashuria për të lulëzue kombin tonë shqiptar.”. . 40Siç shprehet edhe në statut, shoqëria do të kishte fl amurin e saj dhe stemën e vet (pika 2 e statutit). Kemi pasur rast të shohim stemën e shoqërisë ku shquheshin fjalët “Për Atdhe të punojmë”. 41 Në kryesinë e parë të shoqërisë u zgjodhën: Luigj Mjeda-

35 A. Skanjeti, vep. e përmend. f. 60. 36 R. Gurakuqi, vep. e përmend. , f. 137. 37 AQSH, Fondi Shoqëria “Vllaznija”, Shkodër, dosja nr. 163, viti 1919-1923, dt. 5 tetuer 1919. 38 AQSH, Fondi Shoqëria “Vllaznija”, Shkodër, dosja nr. 163, viti 1919-1923, dt. 19 nanduer 1920. 39 Karl Gurakuqi, “Qi të mos harrohen”, vep. e cituar. 40 AQSH, Fondi: 134, dosja nr. 56, viti 1920, fl . 2. Kopje e kërkesës drejtuar rektorit të shoqërisë “Jezus”

të Shkodrës, për formimin e Shoqatës “Bogdani” në 1920 dhe normat e statutit të saj. 41 AQSH, Fondi Shoqëria Rozafat, Shkodër, dosja 348, viti 1914-1934. Vizatime të vulave të shoq. të

Page 116: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

115

kryetar, Luigj Thaçi- nënkryetar, Ndoc Guga- sekretar, Nush Paci-arkëtar, Shtjefën Çefa e Gjon Kurti- këshilltarë. Në grupin nismëtar për themelimin e shoqërisë bënin pjesë edhe Kolë Guga, Kolë Mirashi, Gjush Spathari, Rrok Zadeja, Pjetër Zef Bushati dhe Nush Mirashi.

Ishte koha kur ndasitë shqiptare qenë bërë objekt i fshikullimit nëpërmjet satirës së mprehtë të poetit të madh Gjergj Fishta i cili shkruante: “ sod ma shpejt nji thes me pleshta i ban bashkë se dy shqiptarë”. Në pjesën më të madhe anëtarët e shoqërisë “Bogdani”, ishin zanatçij të profesioneve të ndryshme, bashkimi i tyre në një shoqëri ishte një tregues patriotizmi, mbasi pati për qëllim ndihmën për një art progresist me ngjyra kombëtare dhe demokratike. 42 Formimi i një shoqërie të tillë do të kishte si parim argëtimin, kulturën dhe edukatën kombëtare. Duke kapërcyer kundërshtimet politike dhe vështirësitë ekonomike 160 anëtarët e ndanë punën e tyre në këtë shoqëri në katër degë: teatrore, letrare, muzikore, gjimnastikore. Fillon kështu një veprimtari e dëndur e shoqërisë rreth së cilës u grumbulluan punëtorë, zanatçinjë dhe intelektualë të ndershëm.

Ndër katër degët që pati shoqëria, më tepër u shquan në veprimtari dega teatrale dhe ajo muzikore, ndërsa dy degët e tjera sidomos ajo e gjimnastikës vepruan dobët. Pamvarsisht se në statut përcaktoheshin në detaje detyrat për seicilën degë, bile dhe mënyra se si këto detyra do të realizoheshin, veprimtaria letrare mbeti në kuadrin e funksionimit të bibliotekës, kurse ajo gjimnastikore me organizimin e ndonjë gare atletike apo futbolli. Pjesëmarrja në shoqëri ishte mbi baza vullnetare. Shoqëria ndahej në shokë nderi, shokë themeluesa, shokë vepruesa dhe shokë ndihmëtarë, detyrat e secilës kategori ishin të përcaktuara në statut. 43Ato zgjidhnin në fund të çdo viti kryesinë e re të përbërë nga kryetari, nënkryetari, sekretari, arkëtari dhe këshilltarët. Duhet theksuar se në këto detyra u vunë gjithmonë njerëz të sprovuar në punë dhe që gëzonin simpati në popull, si shkrimtari Zef M. Harapi, Ndoc Vasia, Cin Çapeli etj. Ndihmesë në mbarëvajtjen e veprimtarisë së shoqërisë dhanë edhe personalitete artistikë të qytetit si Kol Idromeno e Simon Rrota, që u morën shpeshherë me skenografi në e pjesëve teatrale.

Krijimi i një kryesie të rregullt, komision kontrolli, arka dhe statuti, të çon në konkluzionin se kemi të bëjmë me një shoqëri të rregullt dhe me program plotësisht të caktuar që, megjithëse të krijuar në kushte të vështira, në sajë të vullnetit dhe qëllimit të anëtarëve u rezistoi më së miri stuhive të kohës (deri në 1939).

Shoqëria “Bogdani” ka një rëndësi mjaft të madhe për kohën, mbasi, ndonëse në kushte veprimi shumë të vështira “u bë djep i një arti të kultivuar, me ngjyra plotësisht kombëtare dhe me ide përparimtare e liridashëse”. 44

ndryshme... 42 AQSH, Fondi Shoqëria “Bogdani” Shkodër, dosja 413, viti 1919. Bogdani-shoqëri përparimtare

kulturore-artistike. Informacion i shkruar nga Stefan Çapaliku, janar 1983. 43 AQSH, Fondi Urdhëri Jezuit, dosja Nr. 56, viti 1920. Shoqëria “Bogdani”, normat e statutit të saj. 44 Stefan Çapaliku, material i cituar, në AQSH, Fondi: Shoqëria “Bogdani” Shkodër, dosja 413, viti

1919, fq. 7

Page 117: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

116

4. 2. VEPRIMTARIA E BIBLIOTEKAVE DHE E MUZEUMEVE

Shkodra ruante një lidhje të hershme shekullore me librin në përgjithësi e bibliotekat në veçanti. Natyrisht që diçka e tillë nuk ishte rastësi. Shkodra kishte qenë “votër e kulturës dhe e librit”45. Mbështetur në traditat e saj kulturore dhe të shkrimtarëve të saj, pamvarësisht vështirësive që u hasën, rrënimeve që ndodhën qoftë nga trazirat e kohës, pushtimet e njëpasnjëshme, qoftë edhe nga faktorë natyrorë; vazhduan të eksiztonin disa biblioteka.

Është veçanti e viteve që po trajtojmë 1912-1920, që tendenca e krijimit të tyre, të shkonte në rritje. Trendi i kësaj kohe ishte që pranë çdo klubi a shoqërie kulturore që krijohej, të ngrihej edhe një bibliotekë. Kështu ato u panë si një armë e dytë që do t’i kontribuonte arsimit e kulturës. Në fakt nuk mund të kuptohet jeta dhe veprimtaria e shkollave pa libra, pa biblioteka. Po as nuk mund të kuptohej, që në një qytet me traditë në këtë lëmë, ku libri dhe bibliotekat shikoheshin si tregues qytetërimi qysh prej shekujsh më parë46; të mos vijohesh akoma më me intensitet ajo punë e mirë e ardhur në formë trashëgimie.

Krahas bibliotekave personale, vlen të përmenden biblioteka e Vakëfi t të Shkodrës, bibliotekat e institucioneve fetare si biblioteka e Jezuitëve, biblioteka e Françeskanëve, biblioteka e klubit “Gjuha Shqipe”, biblioteka e klubit “Lidhja Kombëtare”, biblioteka e “Komisisë Letrare, e shoqërisë “Rozafat”, e shoqënisë “Vllaznia”, e shoqënisë “Bogdani” etj.

Biblioteka e Vakëfi t, ishte ndër më të vjetrat “si institut i përgjithshëm në Shqipëri, themeluar që nga fundi i shek XVIII, për të parën herë, prej Mehmet Pashë Plakut”. 47Biblioteka kishte ardhur duke u pasuruar nga pasardhësit e tij. Me mijëra volume, të sjella nga jashtë, ndër gjuhë të ndryshme: arabisht, persisht, turqisht e frëngjisht. Studiuesit theksojnë se biblioteka e Vakëfi t ka pasur afro 3000 volume teologjie, jurisprudence e libra të ndryshëm fetarë, tekste shkencore mbi fi zikën, shkenca natyrore, matematikë, gjeometri, fi lozofi , astronomi, histori etj. 48 Ndërtesa e bibliotekës, ndodhej përballë Medrezes së Kara Mahmut Pashës, në krah të djathtë të hyrjes së Xhamisë së Madhe. Ajo ishte ngritur posaçarisht për ndërtesë biblioteke. Në të gjindeshin libra të ndryshëm të rrallë e të zgjedhur që ishin blerë nga Pashai “pa pyetur për çmimin e tyre”.

Nuk kemi arritur të gjejmë ende ndonjë detaj, por biblioteka ka vazhduar të funksionojë gjatë atyre viteve edhe shumë vite më pas. Për këtë na bind fakti që jep Hamdi Bushati tek Shkodra dhe Motet, ku shkruan: “Në vitin 1929 disa orientalistë gjermanë patën ardhur në bibliotekën e Vakëfi t... e dalluan disa libra të rrallë shkencorë të shkruar arabisht, që atyre u nevojiteshin e që nuk kishin mundur t’i gjenin në ndonjë vend tjetër. Deshën t’i paguanin me çmime shumë të larta, por kujdestari i bibliotekës që ishte administrator i Zyrës së Vakëfi t (ishte vetë Hamdi Bushati- B. K. ) nuk pranoi

45 Grup autorësh, Kontribut për historinë e bibliotekave të Shkodrës, Almanaku “Shkodra”, 1961, f. 95. 46 Ndër studime të ndryshme të autorëve, përmendet biblioteka e Bogdanit, i cili tregon vetë

shkatërrimin e saj në 1683; biblioteka e Mustafa Pashë Bushatit; ajo e Myft iut të Tabakëve (Këllyçi) etj. Shih këto studime: Bardhyli (Llukë Karafi lit), Historija e Bibliotekave në Shqipëri, “Hylli i Dritës”, Vj. XVIII, 1942, Nr. 5-10, f. 314-315; Jup Kastrati, Biblioteka e Isauf Tabakut, Buletin për shkencat Shoqërore, 1955, Nr. 2, f. 218-219; Gjovalin Çuni, Kontributi i Fishtës në fushën bibliotekare, dorëshkrim, Shkodër 2001, Shefi k Osmani, Kompleksi mësimor-kulturor i Pashallëkut të Bushatlinjëve të Shkodrës, Shkodra në shekuj, Shkodër 1994, fq. 337.

47 H. Bushati, Shkodra dhe motet, vëll. II, vep. e përmend. , f. 97. 48 Po aty, f. 98.

Page 118: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

117

një veprim të tillë”. 49

Kolegja Papnore Shqiptare, qysh me krijimin e saj, kish themeluar edhe një bibliotekë, që me kohë “ erdhi tuj u zgjanue në biblioteka të tjera ma të vogla njoftë nën emri gjenerik Biblioteka e Jezuitëve”50. Biblioteka e madhe e urdhrit kishte prej 12-13. 000 vëllime, ajo kishte një seksion të librit shqip, që ndodhej në sallën e drejtimit të Kolegjës Saveriane dhe ndahej në dy dhoma të posaçme. Në njërin ambjent gjindeshin librat e botuar në gjuhën shqipe në të gjitha shtypshkronjat si brënda Shqipërisë ashtu edhe jashtë saj. Në dhomën e dytë ndodheshin librat e botuar në shtypshkronjën e jezuitëve “çë prej vitit 1870 e gjer më sot (1942) ”. 51 Biblioteka ishte e pasur me libra të ndryshëm në gjuhë të huaj por që fl itnin mbi Shqipërinë, të cilët ndodheshin të sistemuar sipas rregullit ndër rafte. Të tjera armoare (rafte-B. K) mbanin kopje dokumentash historikë të mbledhura nëpër arkiva të shteteve të ndryshme, apo fotografi të rralla e me vlera historike. 52 Gjithashtu në dhomën e dytë, gjendeshin rafte me revista të ndyshme në gjuhën shqipe si dhe fl etore të brëndshme e të jashtme.

Kompleksi bibliotekar i jezuitëve, përveç këtyre dy bibliotekave, ka pasur edhe katër biblioteka të tjera: atë qarkulluese, të xhakojve, të jetimëve dhe të Misionit. Kjo e fundit mbante 6000 vëllime. 53 Në koleksionin e madh të fondit të librave që ruante kjo bibliotekë, ishin shumë botime të vjetra (sipas të dhënave në 1943, kishin arritur 1800), mes të cilave edhe shumë harta gjeografi ke të Shqipërisë, arkiv letrar ku futeshin dorëshkrime të tre profesorëve të shqipes Jungut, Zanonit dhe Mjedës, koleksione fotografi shë historike e artistike, hemerotekë shqiptare. Me vlera të rralla paraqiteshin libra të tillë si Çeta e Profetënve e Bogdanit, Jeta e Skenderbeut prej një anonimi (Jeta anonime e Skanderbeut, Venedik 1646), Historia e Bizantit (Paris 1680), Gramatika të vjetra të shqipes, hartuar prej F. M. Da Leçes (1716), A. Rossit (1866), Illiricum Sacrum e Ferlatit, letra të albanologëve të njohur si Majer, Askoli, Hani, Jokli, Kristoforidhi etj. 54Biblioteka kishte edhe 10 revista të huaja që vinin periodikisht. Pjesë e saj ishte edhe ajo që quhej “biblioteka argëtimore” me rreth 300 vëllime. 55

Edhe etërit Françeskanë, në shkollën e tyre, me inisiativën e Gjergj Fishtës e të At Shtjefën Gjeçovit, kishin themeluar bibliotekën (më 15 shkurt 1907). 56Organizimi i bibliotekës ishte i tillë që ndahej ndër dy seksione. Seksioni i parë përmblidhte të gjithë librat e shkruar prej shqiptarësh dhe prej të huajsh, vepra gjuhësie, letërsie, folklori, etnografi e etj. Në këtë seksion të albanologjisë, ruheshin edhe fotokopja e “Mesharit” të Gjon Buzukut (1555) nxjerrë prej Justin Rrotës, dorëshkrime të Gjergj Fishtës e të Kostandin Sh. Gjeçovit si dhe dorëshkrimet muzikore të kompozitorit Martin Gjoka.

Në seksionin e dytë të bibliotekës françeskane, përfshiheshin librat në gjuhë të huaj me lëndë letrare, fetare dhe shkencore. Shumë vepra të rëndësishme për kohën

49 H. Bushati, Shkodra dhe motet, vëll. II, vep. e përmend. , f. 9950 Kontribut për historinë e bibliotekave të Shkodrës, artikull i përmendur, f. 101. 51 Bardhyli, Historija e bibliotekave në Shqipëri, “Hylli i Dritës”, Vj. XVIII, 1942, Nr. 5-10, f. 314-315. 52 AQSH, Fondi: 134, dosja Nr. 163, pa vit, Historiku i Kolegjit Saverian të Shkodrës, shkruar nga

jezuitët dhe daktilografuar në dy kopje (1841-1937), italisht. 53 Kontribut për historinë e bibliotekave në Shkodër, artikull i përmënd. , f. 102. 54 Nj. Kazazi, Vep e përmend. , f. 142, si dhe Kontribut për historinë e bibliotekave në Shkodër, art. i

përmend. , f. 102. 55 L. Shllaku, Shkollat Klerikale, Camaj-Pipa, Shkodër 2002, f. 153. 56 Si bibliotekar ishte Serafi n Mazrreku. Vetë konsulli i Austro-Hungarisë i dha dhuratë kësaj

biblioteke 58 vepra shqip dhe 16 gjermanisht. (Gjeto Kola, Shkolla shqipe françeskane e Gjergj Fishta, në “Gjergj Fishta”, Tiranë 1941, f. 133).

Page 119: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

118

përfshiheshin aty të plota. Mund të përmendim enciklopeditë “Treccani” (37 vëll. ), “Larousse” (17 vëll. ), “Revue General de l’Architecture” (42 vëll. ), “Statslexikon” (27 vëll. ) etj. Një përmbajtje e tillë e bënte bibliotekën fraçeskane pa dyshim “një ndër bibliotekat më të mira të Shqipërisë”. 57

Që nga themelimi e në vijimsi në të gjitha vitet që studiojmë, duhet theksuar se është kontributi i Gjergj Fishtës ai që bëri që biblioteka françeskane të organizohej në mënyrën e duhur e mbi të gjitha të pasurohej vazhdimisht. Në punën e tij pati parimin e Konicës, sipas të cilit duhet formuar njeriu i ditur para atij atdhetar, krijoi dhe ruajti për brezat e ardhshëm visaret e çmuara të këtij kombi, shumica të krijuara nga bashkëvëllezërit e tij dhe të huaj.

Me pëlqimin e Austro-Hungarisë në vitin 1916, Fishta solli në Shkodër “Votrën e Kulturës”, shtypshkronjën, që me botimin e librave të shumtë në gjuhën shqipe, e më pak në gjuhë të huaj, kontribuoi në pasurimin e bibliotekës. Të përkohshmet dhe fl etoret françeskane të drejtuara nga ai, vlerësohen si fonde të çmuara albanologjike. 58

Si tek bibliotekat e jezuitëve, ashtu edhe tek françeskanët, është për t’u vënë në dukje, pasuria e tyre me disa vepra të rralla të shekujve XV, XVI, XVII, botime të bëra në Francë, Zvicër, Gjermani e Itali. Kryesisht lënda e veprave të mësipërme ishte në shumë gjuhë të Evropës, por dhe të Lindjes. Përmbajtja është teologjike, fi lozofi ke dhe historike. Ndër to ka dhe një numër të konsiderueshëm letërsie klasike greko-romake dhe të tjera vepra ndihmëse në këto gjuhë, si fjalorë, leksikona, enciklopedi etj.

Që nga themelimi i vet, Klubi “Gjuha Shqipe” lajmëronte se klubi do të kishte një lokal të vetin, do të botonte një gazetë shqipe dhe brënda mundësive do të dilnin libra “.. qi mund të vijnë (vlejnë- B. K) për zhvillim t’ mendes dhe përmirësim t’zemres t’popullit t’onë”. Kështu njoftonte parija e Klubit “Gjuha Shqipe” e përbërë nga 12 anëtarë. Pa kaluar shumë kohë, Klubi i drejtoi një thirrje pjesës intelektuale dhe asaj më në zë të qytetit, për pasurimin e Klubit me libra “për krijimin e bibliotekës së Klubit”. Ja si shkruhej në një thirrje të tillë që paria e klubit ia drejton Kel Marubit: “... klubi “Gjuha Shqipe” âsht tuej mbledhë gjithë farë librash qi i përkasin gjuhës e Kombsies s’onë për me përbâa nji bibliotekë t’dobishme për msim t’popullit. Për ket qëllim shpresojmë se Z. Juej do t’na përkrahin tuej i dhurue kësajë biblioteke ndoj libër”. 59 Edhe ndër dokumentat e Konsullatës Austro-Hungareze të Shkodrës, e gjejmë të pasqyruar aktivitetin e Klubit për të mbledhë lloj lloj veprash që kishin lidhje me gjuhën e kombësinë, me qëllim krijimin e një biblioteke “duke komtribuar në këtë mënyrë për çështjen e ngritjes së ndjenjave patriotike të popullit”. 60 Për vetë kohën të shkurtër dhe me disa ndërprerje të këtij klubi, mund të themi se biblioteka e tij nuk përmendet shumë në vazhdim, gjithsesi shëmbulli i saj i dha një shtytje shoqërive në vitet më pas, për të parashikuar në programet e tyre edhe ato, ngritjen e bibliotekave.

Kështu Klubi “Lidhja Kombëtare” e kishte të parashikuar tek “Programi dhe kanonizmat e Klubit “Lidhja Kombëtare”në Shkodë 1914”61 themelimin e një biblioteke. Tek ky program, neni 31-36 ishin të shënuar nën emërtimin “Bibljoteka”

57 L. Shllaku, Shkollat klerikale, vep. e përmend. , f. 153. 58 Gjovalin Çuni, Kontributi i Fishtës në fushën bibliotekare, dorëshkrim, Shkodër 2001. 59 AQSH, Fondi: 580, dosja nr. 29, viti 1912, Shkodë 15 kallnduer 1912, Th irrje e Klubit “Gjuha

Shqipe”. 60 AMH, Shkodër, FDKAHSH, viti 1912, VJ. 22. 21. 2198, dt. 15 kallnuer 1912, f. 297. 61 AQSH, Fondi “Lidhja Kombëtare Shkodër”, dosja nr. 161, viti 1914, Programi dhe kanonizmi i

Klubit “Lidhja Kombëtare” në Shkodër 1914.

Page 120: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

119

ku mes të tjerash lexojmë: “Në Klub ka për të pasur nji bibljotekë, ku kanë për t’u përmbledhun gjithë farë librash në nji odë të veçantë”. 62. Parija e Klubit kishte caktuar edhe një kujdestarë për këtë bibliotekë. Pranë bibliotekës ishte menduar edhe një “sallë leximi ku s’ka për t’u ba kurrë nji farë zhurmet”.

Në dallim nga këto biblioteka klubesh e shoqërisë, të cilat qëllimin e patën të mirë, por lanë për të dëshiruar nga funksionimi në praktikë i tyre, një hop cilësor vërejmë kur u themelua në Shkodër “Komisia Letrare”. Në kuadrin e veprimtarisë së saj në shumë drejtime të kulturës shqiptare, është edhe ngritja e bibliotekës së Komisisë.

Në disa mbledhje të Komisisë u trajtuan çështje rreth organizimit, fondit, pasurimit, dhe administrimit të bibliotekës. Në proçesverbalin e datës 16 prill 1917 thuhet se “u themelue bibliotheka e Komisisë Letrare, d. m. th. bibliotheka e Shqipnis”. 63 Siç njoftohemi edhe nga organi i Komisisë, që me 28 mars të vitit1917, Kryekomanda i kishte çuar Komisisë një letër: “ përmbi trajtimin e Bibliothekës të Komisisë”. Drejtimi i bibliotekës iu besua Hil Mosit. Atij iu ngarkua si detyrë edhe “me marrë listen e libravet, qi kanë shtypshkronjat “Nikaj”e “Zoja e Papërlyeme”. 64 Mbledhjet që pasuan në qershor dhe dhjetor 1917, trajtuan çështje rreth rregullores dhe pasurimit të bibliotekës me një sasi librash të blerë, që fl isnin për Shqipërinë, apo rreth përkujdesjes për të krijuar një bibliotekë popullore shqipe të lirë. Në mbledhjen e 1majit 1917, u vendos se “... për me mbajtë në rregullim bibliothekën duhet të mbahet regjistër inventar etj”. 65

Lidhur me pasurimin e Bibliotekës iu kërkua Kryekomandës austro-hungareze që të urdhëronte çdo autor apo botues për t’i dhënë falas nga dy ekzemplarë66 të çdo botimi që do të bënin, kjo për faktin se biblioteka funksiononte me një numër të kufi zuar librash, gazetash dhe revistash në gjuhën shqipe dhe të huaj që ishin blerë ose ishin siguruar nga dhuratat. Sipas inventarit të orendive të Drejtoris së Arsimit e të Komisisë Letrare, që gjindet në arkivin e Muzeut Historik të Shkodrës, dhe mban të shënuar vitin 1919, Biblioteka e Komisisë kishte 430 libra. 67

Mbi përbërjen e bibliotekës kanë lënë kujtime të shkruara edhe bashkëkohës intelektualë të kohës. Sipas përshkrimit të Teufi k Gjylit, kjo bibliotekë e Komisisë Letrare Shqipe përbëhej nga dy rafte me libra, revista e gazeta në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të hueja. 68

Në kuadrin e studimeve që janë bërë mbi aktivitetin shumëplanësh të Komisisë Letrare, ka pasur edhe vlerësime të tilla mbi bibliotekën e kësaj shoqërie sipas të cilave Biblioteka Kombëtare e Tiranës, nuk është themeluar kurrsesi në Tiranë me 1920, por në Shkodër me 1917 nga Komisia. 69

Ish pjesëtarët e nëpunësit e Komisisë Letrare Shqipe, bibliotekën e saj ia kaluan

62 Po aty. 63 Willy Kamsi, Komisia Letrare shqipe dhe veprimtaria e saj atdhetare në historinë kombëtare,

Seminari i V Ndërkombëtar Shkodra në Shekuj tetor 2002, Vëll. I, Rozafa, 2005, f. 16664 AQSH, Fondi: 847, Shkodër, Dosja, nr. 170, viti 1916-1918, Rregjistër protokolli i shoqërisë

“Komisia Letrare” në Shkodër. 65 “Lajmet e Komisis Letrare Shqipe në Shkodër”, I/1918, kallnduer 1918, f. 27. 66 Një fakt i tillë është një risi për bibliotekat e Shkodrës. Kjo është një praktikë që ndiqet sot në

Bibliotekën Kombëtare. 67 AMH Shkodër, Fondi “Pushtimi i trupave aleate 1918-1920”, Dosja nr. 2, arsimi, Inventar i

orendivet të drejtorisë t’Arsimit dhe Komisisë Letrare. F. 3841. 68 Kontribut për historinë e bibliotekave... , artikull i përmend. , f. 105. 69 W. Kamsi, Komisia Letrare shqipe dhe veprimtaria e saj atdhetare në historinë kombëtare. Shkodra

në shekuj, tetor 2002, vëll. I, Shkodër 2005, f. 166.

Page 121: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

120

një shoqërie të re kulturore, që u krijua në vitin 1919 “Vllaznia”, nën drejtimin e Hilë Mosit. Siç e kemi trajtuar më sipër, shoqëria “Vllaznia” kishte degën letrare të saj me drejtues Kristo Floqi. Ai i drejtohej, nëpërmjet shtypit me një thirrje “çdo atdhetari të ndershëm që dëshiron me i ba një të mirë kesaj shoqnije”, që të japë ndihmën e vet, “... mbasi shoqnija ka ngrehë në salon të saj nji bibliotekë... me gjithfarë librash shqip ose të gjuhëve të huaja, qi bajnë fjalë për Shqipni e për Shqiptarë... , tuj i ndihmue kshtu shoqnis i ndihmon popullit shqyptar edhe Shqypnis mare”. 70 Shpallja e shoqërisë “Vllaznia” përfundon me fjalët: “çdo dhunti ka me kenë e mirpritun me mirë njoftje”. Pra biblioteka, ishte tashmë pjesë e degës letrare. Ajo fatmirësisht, gjatë kohës së ndërrimit të pushtuesve, kur ende ishte pjesë e “Komisisë Letrare”, kishte arritur të ruante fondin e saj. Karl Gurakuqi, dëshmitar i ngjarjeve të asaj kohe e përshkruan kështu hyrjen e trupave serbe në Shkodër: “Unë po kthejshim në shtëpi nga Drejtoria e Arsimit, ku kishim shkue për të shpëtue arkivin e zyrës e të Komisisë Letrare, me nji karrocë dore. Kur mërrita te Fusha e Qelës, takova ushtarët serbë, që po hyjshin në qytet”. 71

Siç duket numri i librave erdhi duke u reduktuar, pas shpërbëries së Komisisë Letrare Shqipe që u shpërnda me pushtimin e forcave aleate më 1918. Kur kryetari i Shoqërisë “Vllaznia” ishte Tush Kakarriqi, sipas një fl ete shënimesh që ai vetë ka vënë në dispozicion të studiuesve thuhet: “... anëtarët e saj (shoqëris-B. K), nuk u kursyen të sjellin libra, të cilët vendoseshin në një raft në formë kredence. Posë librave që na u falshin apo blejshim prej ndo’i anëtari të zellshëm, mbajshim edhe gazeta në gjuhë shqipe. Ndër këto lokale mbedhej djelmënia”. 72

Me gjithë kontributin e zellin e anëtarëve të shoqërisë, për t’a pasuruar atë, shohim se numri i vëllimeve të saj arrinte te 300. Pra nuk e arriti fondin prej 430 vëllimesh që pati në fund të ekzistencës së saj “Komisija Letrare”. 73 Gjithsesi, sqarimet e dhëna nga Tush Kakarriqi në fl etën e tij të shënimeve, fl asin për një qetësi shembullore në sallën e leximit të bibliotekës dhe për rregullin e lexuesve të saj.

Edhe dy shoqëritë e tjera që vepruan gjatë viteve 1919-1920, shoqëria “Rozafat” dhe shoqëria “Bogdani” kishin ngritur pranë tyre nga një bibliotekë. Kështu sipas historikut mbi veprimtarinë e shoqërisë “Rozafat”, shoqëria ishte e pajisur dhe me një bibliotekë të vogël ku “ grumbulloheshin shokët që të lexonin dhe të kalonin disa orë të lira në mënyrë të kulturuar”. 74

Shoqëria “Bogdani”, nga veprimtaria e saj në degën letrare, e mbështeti punën kryesisht tek biblioteka e funksionimi i saj. 75

Duhet theksuar se me fondet e bibliotekave të shoqërive të mësipërme, me rreth 3000 vëllime të trashëguara nga Biblioteka e Komisisë Letrare dhe e shoqërisë “Vllaznija” do të krijohej më vonë, më 1922, Biblioteka Kombëtare e Tiranës. 76 Po ashtu Biblioteka e Shtetit në Shkodër, e themeluar në 1931 fi llesat e saj i ka në fondet e

70 “Populli”, Shkodër, Nr. 17, dt. 7 prill 1919, f. 4, art. Shoqnija “Vllaznija”, Dega letrare. Kristo Floqi. 71 R. Gurakuqi, Vep. e përmend. , f. 88. 72 Kontribut për historinë e bibliotekave të Shkodrës, artikull i përmend. , f. 106. 73 AMH, Shkodër, Fondi pushtimi i trupave aleate në 1918-1920, dosja nr. 2. Inventar i orendivet

t’Drejtoris t’Arsimit e Komisisë Letrare. f. 834174 AQSH, Fondi “Rozafat” Shkodër, dosja 415, pa vit, Një historik i shkurtër mbi veprimtarinë e saj,

gjatë 1918-1939. 75 AQSH. Fondi Urdhëri Jezuit, dosja nr. 56, viti 1920, Normat e statutit të Shoqërisë “Bogdani”

Shkodër 1920. 76 T. Osmani, Komisia Letrare shqipe në Shkodër 1916-1918, vep. e përmend. , f. 91.

Page 122: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

121

Bibliotekës së shoqërisë së shpërndarë “Vllaznia”. 77 Bashkia e qytetit, që kishte marrë në dorëzim gjithë materialet e shoqërisë “Vllaznia”, me librat e saj hapi bibliotekën e parë të qytetit në “Rrumbullakun e Lulishtes Popullore”. 78 Është për këtë arsye që ato mund të vlerësohen si pararendëset e Bibliotekës Kombëtare.

Në Shkodër, kishte dy muze private klerikale. Ato ishin ngritur prej etërve Jezuitë dhe Françeskanë e funksiononin pranë shkollave që ata mbanin. Në shkollën Saveriane, jezuitët kishin themeluar një muze mjaft të pasur më 1880. Ai luante një rol të rëndësishëm në edukimin e nxënësve. Falë kujdesit të krijuesve të tij, punës së gjatë dhe pasionante të mësuesve të kësaj shkolle, por edhe shpenzimeve të bëra, ai arriti të bëhej një muze i shkëlqyer. Muzeu ishte konceptuar i ndarë në disa seksione. Seksioni etnografi k përmblidhte objekte të ndryshme të grumbulluara ndër vise të shumta të Shqipërisë. Interes paraqisnin disa skelete e kafka të tumave të hershme të Komanit. Ndër seksionet më me vlerë ishte ai i Numizmatikës, i cili kishte në posedim më shumë se 1000 copë monedha të vjetra, të shumë vendeve e të gjitha kohrave. Kështu: 45 ishin greke e barbarike, 259 të kohës konsullore, 91 të periudhës së mesme, sidomos venedikase, bizantine e ballkanike. Interes të madh paraqisnin monedhat e vjetra shqiptare, të cilat ishin edhe mburrja e muzeut. Ato i takonin kohës së mesme, 33 copë. 79 Mes tyre kishte monedha epirote, të Durrësit, Pojanit, Shkodrës, Drishtit, Tivarit etj. 80

Shumë i pasur e me objekte të rralla, paraqitej seksioni i historisë së natyrës. Ai përmbante koleksione kafshësh të balsamosura, fl uturash, guaskash deti, madreperlash, gurë mineralë, qëngj me dy krerë, gjarpër me dy krerë (lloj helmues i Indisë, gjetur në Zadrimë). 81Në sektorin e merceologjisë, ishin përfshirë kampionë shumë llojesh sipas degëve të ndryshme të industrisë, dhe kombeve të ndryshme.

Vetëm me pak vite diferencë, edhe françeskanët nuk vonuan në ngritjen e një muzeumi. Muzeumi i françeskanëve, daton që në vitin 1890. Ai pati si themelues të mirënjohurin diletant të arkeologjisë, At Shtjefën Gjeçovi. Vëmëndjen kryesore, muzeu i françeskanëve ia kishte kushtuar mbledhjes së objekteve që përbënin kulturën ilire. Vetë Gjeçovi kishte bërë një sërë gërmimesh ndër varre ilire, dhe materiali arkeologjik i mbledhur, ishte me vlera. Sidomos periudha e sundimit romak, paraqitej më e plotësuar.

Është më se i vërtetë konstatimi se muzeumet në fjalë ishin të destinuar vetëm për një rreth të ngushtë dhe për studentët e shkollave të tyre, 82 por po kaq i vërtetë është edhe fakti që këto muzeume i dhanë vlera të madha shkollave përkatëse, krijuan mundësinë që nxënësit të kuptonin lashtësinë e popullit tonë, kulturën e tij, mardhëniet tregtare, luftrat e pushtimet e huaja, përpjekjet për liri, e për rrjedhojë ngjallnin krenari kombëtare.

Duke qenë i bindur se territori i Shqipërisë mbarte në vetvete shumë objekte arkeologjike më vlerë dhe se shumë nga ato ishin të pazbuluara, Konsulli i përgjithshëm Kral sugjeronte në majin e viti 1917, që në Shkodër të emërohej një arkeolog permanent për Shqipërinë. Gjatë një takimi në verën e 1917-ës, në Shkodër me arkeologun dr. Karl Patschi-n, që vinte nga Sarajeva, vendosën të bëjnë një udhëtim në të gjitha ato

77 Kontribut për historinë e bibliotekave në Shkodër, art. i përmend. , f. 108. 78 A. Skanjeti, vep. e përmend. , f. 65. 79 H. Bushati, vep. e përmend. , vëll. II, f. 105. 80 Nj. Kazazi, vep. e përmend. , f. 48. 81 H. Bushati, vep. e përmend. , vëll. II, f. 105. 82 Po aty, f. 102.

Page 123: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

122

vende që kishin mbetje të periudhës së antikitetit duke bërë një hetim mbi to, dhe grumbullimin e një materiali me vlera shkencore. Sipas Konsullit Kral dhe dr. Patschi u konstatua se, ishte e nevojshme prezenca e një arkeologu për drejtimin e punimeve dhe për të konservuar e siguruar nga ana shkencore materialin e gjetur ndër zona arkeologjike. Komisioni qëndror perandorak mendoi që t’i akordojë një subvencion prej 3000 koronash Drejtorisë së Muzeumit “Kaiser Kral” për botimin e një libri mbi “Monumentet e artit popullor shqiptar”. Arkeologu Karl Patsch ndihmoi shumë në publikimet e ndryshme në Shqipëri dhe veçanërisht në botimet ne lidhje me Shqipërinë e Veriut. 83 (me këtë material të grumbulluar dhe këtë punë të bërë, më pas gjatë viteve 1920-1924 ai punoi në Shqipëri si organizator kryesor në ngritjen e Muzeut Kombëtar Shqiptar. )

Më 23 mars 1918 në Shqipëri erdhi docenti i arkeologjisë klasike të Universitetit të Vjenës, nëntogeri i artilerisë dr. Kamilo Praschniker, i cili qysh prej vitit 1917, i përkiste një komisioni studimesh. I dërguar nga Akademia e Shkencave, ai gjatë punës së tij kishte konstatuar se ishte e nevojshme marrja e një sërë masash sigurie për këto objekte. 84 Dr. K. Praschniker erdhi në Shqipëri më urdhër të Kryekomandës së ushtrisë, ai i kish vënë vetes qëllim hulumtimin arkeologjik të zonës Mali i Zi dhe Shqipërisë, të vlerësuara paraprakisht se mbartnin një kulturë materiale prehistorike, antike dhe mesjetare të pasur me vlera historike dhe shkencore. Falë angazhimit shkencor të tij në fotografi min, rilevimin dhe disa gërmime në terren, shënohet një fazë e re në kërkimet shkencore në zonën e Shkodrës. Për një periudhë të shkurtër arriti të realizojë mbledhjen e një numri të madh objektesh antike, duke i vëndosur këta në një vend të sigurtë.

Monumentet më të rëndësishme ju dorëzuan për t’i ruajtur stacionkomandës së Fierit e të Ballshit, kurse rreth 80 copë që mund të transportoheshin kollaj, dr. Praschniker i dërgoi në Durrës ku edhe i klasifi koi sipas prejardhjes së tyre, duke i vënë edhe nga një numër. Më pas u vendosën në pallatin e princ Vidit. 85

Disa vazo të gjetura nën kalanë e Shkodrës, me rastin e hapjes së themeleve për ndërtimin e kishës së Zojës, së bashku me objektet antike të gjetura në Shqipërinë e jugut, do të formonin bazën për formimin e Muzeut Kombëtar Shqiptar. Konsulli Kral kishte ndërmend t’a realizonte këtë. Ky ishte një objektiv pak i largët, mbasi operacionet ushtarake dhe kalimi i trupave i rrezikonte shumë objektet me vlerë. Por puna në vija të përgjithshme kishte fi lluar. Sipas konsullit Kral derisa gjendja politike nuk ishte sqaruar plotësisht, nuk mund të bëhej fjalë as për ndërtimin e një godine për muzeun, as për masa të tjera. 86Gjithsesi u pa e udhës, gjetja e një arkeologu të ri aktiv, austriak ose hungarez i cili të qëndronte gjatë gjithë kohës së pushtimit me detyrën e mbledhjes dhe rregullimit si të objekteve antike dhe atyre që kanë rëndësi për historinë e kulturës dhe folklorin e Shqipërisë.

Të gjitha këto masa të marra nga administrata ushtarake austro-hungareze, sollën ndalimin e nxjerrjes jashtë vendit të objekteve antike, monumenteve artistike, artizanale, të periudhave të ndryshme historike. Me këto masa u hodhën bazat për

83 Shqipëri-Austri, Refl ektim Historiografi k (Aktet e Konferencave Shkencore Shkodër, maj 2012; Tiranë, tetor 2013), Qëndra e Studimeve Albanologjike, Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, Botimet Albanologjike: Tiranë 2013, f. 209.

84 AMH, Shkodër, Fondi Arkivi i Vjenës, dok. Vj. 28-3-367, nr. 72\pol, fq. 345-347, dt. 23. 03. 1918. 85 Kamilo Praschniker dhe Arnold Schober i përmblodhën rezultatet e gjurmimeve të tyre në veprën

“Kërkime arkeologjike në Shqipëri dhe Mal të Zi”, Vjenë 1919. 86 AMH, Shkodër, Fondi Arkivi i Vjenës, dok. Vj. 28-3-368, nr. 72\pol, fq. 348-349, dt23. 03. 1918.

Page 124: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

123

krijimin e Muzeut Kombëtar Shqiptar, mbi një material të mjaftueshëm për krijimin e tij si dhe për mbrojtjen e tyre si nga faktorët natyrorë dhe ata njerëzor.

Në kuadër të këtij kujdesi që treguan austriakët në drejtim të krijimit të një muzeu lokal, duhet parë edhe sensibilizimi që ato bënë gjatë festimeve për “Javën e Karlit”për të paraqitur në formë ekspozite “ disa sende të vjetra”. Për këtë u lirua në sallën e këshillit të Përlimtares ajo që quhej “oda e madhe”. Që nga data 19 maj 1918 e për një javë rrjesht kjo ekspozitë qëndroi e hapur për vizitorët e shumtë. 87 Nga komentet e “Postës së Shqipniës” mësojmë se “Ekspozicioni ka me dalë interesant fort... porsi nji muzeum gjytetit, mbasi gjith familjet prej të cilave Përlimtarja lypi ndonji send, dhanë me gzim gjithçka mujten.”. 88. Mbi këtë ngjarje që kaloi jo pa u vënë re në qytet, dëshmojnë edhe burimet arkivore, si një lajmërim i Përlimtares mbi hapjen “ e një ekspoziciomi gjânash fort t’interesantshme e të vjetra”, ndërsa dokumenti tjetër është një urdhëresë e Komandës Ushtarake mbi ndalimin e shitjes së këtyre antikiteteve. 89

4. 3. LËVIZJA MUZIKORE

Në gjeografi në e kulturës shqiptare, Shkodra ka mbajtur gjithmonë majat. Ajo ka vulën e saj në artin gojor e të kultivuar, në poezi e prozë, në muzikë, pikturë e teatër, në arkitekturë e etnografi , në mënyrën e jetesës e në histori. Nga ky mozaik i larmishëm i saj, mbetet gjithnjë për të shkruar apo për të ndriçuar diçka. Vlerat materiale e shpirtërore të këtij qytetërimi e kanë bërë atë të nderuar, jo vetëm brënda trojeve shqiptare por edhe përpara botës. Studiuesja angleze, e mirënjohura Edith Durham shprehej kështu: “Shkodra më bëri për vete menjëherë. Kishte ngjyrë, jetë, art”. 90

Nën ndikimin e ngjarjeve të mëdha historike që ndodhën gjatë viteve 1912-1920, edhe lëvizja kulturore u zhvillua duke fi tuar vizione të reja. Duke u bërë jehonë ngjarjeve të rëndësishme për fatet e atdheut, kjo lëvizje u vu në funksion të çështjes sonë kombëtare.

Kështu, krahas hapjes së shkollave, botimit të librave dhe nxjerrjes së gazetave e revistave në gjuhën shqipe, veprimtarët atdhetarë punuan me përkushtim edhe për ngritjen e grupeve të para vokale dhe instrumentale, me qëllim jo vetëm vazhdimësinë e trashëgimisë kulturore, edukimin e shijes artistike në popull, por edhe forcimin e mëtejshëm të vetëdijes së tij kombëtare.

Në këtë etapë të riafi rmimit të fuqishëm të identitetit shpirtëror kombëtar, duhet pranuar se rolin primar e ka luajtur veprimtaria botuese-propaganduese e mjaft atdhetarëve, veprat e shquara letrare, e në përgjithësi veprimtaria krijuese artistike. Por, ndërsa letërsia mori zhvillim, kultura muzikore në krahasim me të ishte ende e zbehtë dhe dukshëm e vonuar. 91Ky zhvillim jo i barabartë lidhet me qëndrimin jo tolerant që mbajti pushtuesi osman ndaj këtij të fundit.

Lëvizja e mirëfi lltë artistike-muzikore në Shkodër, është e lidhur ngusht me

87 “Posta e Shqypniës”, Shkodër, 11 maj 1918, nr. 42, f. 4, art. Ekspozicion Antikitetesh shqiptare. 88 “Posta e Shqypniës”, Shkodër, 15 maj 1918, nr. 43, f. 3, art. Java e Karlit. 89 AQSH, Fondi: 347, Dosja 107, viti 1918, dt. 18 maj 1918. 90 Edith Durham, Twenty years of Balkan Tangle, London, 1920, f. 101. 91 Sidoqoft ë, ajo që na bën të ditur konsulli francez Hekar në veprën “Histoire et description de

la Haute Albanie” për përdorimin në orkestrinat popullore në shkodër, që në 1858, të violins, klarinetës, fl autist etj, është dëshmi e pozitës më të re për kulturën muzikore të Shkodrës. (sipas Z. Shkodra, Qyteti shqiptar gjatë Rilindjes Kombëtare, Tiranë 1984, f. 79.

Page 125: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

124

veprimtaritë artistike- muzikore që zhvilluan shkollat e institucionet fetare të drejtuara dhe të administruara nga kleri katolik. Ato qenë të vetmet veprimtari që u lejuan nga autoritetet qeveritare turke.

Grupe artistike muzikore të “Kongregacionit të Zojës Nunciatë” kishin vepruar që në gjysmën e dytë të shek. XIX. Në fi llim të shek. XX, veprimtari të tilla artistike në këtë lëmë zhvilluan edhe nxënësit e Kolegjës Saveriane. Duhet theksuar se këta institucione patën edhe ndihmën fi nanciare e materiale të Austro-Hungarisë. Nga dokumentacioni austro-hungarez mësojmë se Austro-Hungaria ishte e interesuar të mbështeste lëvizjen kulturore të institucioneve të tilla fetare. Ministria e Jashtme e këtij shteti, më 1913 i kushtonte rëndësi propozimeve të konsullit të saj në Shkodër për nevojat e saj kulturale, duke e porositur që të parashtroheshin ato sa më parë për vitin e ardhshëm. 92Në subvencionin që Austro-Hungaria i bëri veçanërisht bandës, fl et edhe kjo letër që konsulli i këtij vendi i drejton arqipeshkvit të Shkodrës Jakë Sarreqi, “... subvencioni për daullen e Shkodres për vjetën 1915, prej koronë 600, gjendet n’ ket Korcullade për hesap të Z’suej”. 93

Madje, edhe gjatë viteve të rrethimit serbo-malazez, nën kujdesin e jezuitëve, nga nxënësit e shkollave të tyre, u dhanë disa shfaqje muzikore. Edhe në dokumentet e Konsullatës austro-hungareze të Shkodrës hasim mjaft njoftime për të tilla shfaqje. Në relacionin e etërve jezuitë, në fund të dhjetorit 1912, vihej në dukje se, megjithëse kohët ishin të trishtueshme, me 28 të muajit (dhjetor, B. K. ), nxënësit e Kolegjit Saverian ishin ftuar në një çfaqje muzikore pranë shpellës së krishtlindjeve, ku kishte qenë i pranishëm edhe konsulli austriak. 94

Në janarin e vitit 1913, në festën e organizuar për ndarjen e çmimeve mes nxënësve, ndërsa qyteti bombardohej, nxënës e prindër të shumtë nuk munguan. “ Megjithëse nuk kishim shpërndarë ftesa, -shkruanin mësuesit klerikë, -ne patëm gëzimin që të shihnim si pjesmarrës në këtë festë të lidhur edhe me një çfaqje muzikore, përveç prindërve të nxënësve edhe konsullin austriak”. 95

Të njohura për qytetarët e Shkodrës ishin mbrëmjet letraro-muzikore, që zhvilloheshin në ambjentet e këtij kolegji, të cilat mirëpriteshin dhe çmoheshin nga publiku për disiplinën artistike dhe nivelin e ngritur të interpretimit. Çdo të diel pasdreke, në lulishten kryesore të qytetit vazhdonte të jepte rregullisht koncerte orkestra e parë frymore e ngritur që në 1878 nga mjeshtri Giovani Canale. Është pikërisht kjo orkestër frymore që me 28 nëntor 1913, pas një udhëtimi plot rreziqe, do të gjindej në qytetin e Vlorës, ku së bashku me të gjithë popullin shqiptar, i këndonte përvjetorit të parë të shpalljes së Pavarësisë. 96

Lëvizja muzikore në qytetin e Shkodrës është ngushtësisht e lidhur me punën e palodhur të disa emrave të përvetshëm, si: Palokë Kurti, Frano Ndoja, Atë Martin Gjoka, etj.

Mjeshtri Palokë Kurti, në vitin 1901 formoi me të rinjtë e Shkollës së Artizanatit një orkestër frymore me 50 instrumentistë, e cila e gjallëroi jetën muzikore të qytetit.

92 AMH, Shkodër, F: DKAHSH; v. 1912-1913, Vj. 22. 12. 1264, Nr. 3361, Vjenë 18 gusht 1912, f. 207. 93 AQSH, Fondi Arqipeshkvnia e Shkodres, dosja 132/A, viti 1913-1924, dt 23. 1. 1915, numri i

kutisë 72, xhaketa 1752. 94 AMH, Shkodër, F: DKAHSH; v. 1912-1913, Vj. 22. 12. 1273, f. 236. 95 AMH, Shkodër, F: DKAHSH; v. 1912-1913, Vj. 22. 12. 1273, f. 238. 96 Historik i shkurtër i aktivitetit të orkestrës frymore të qytetit të Shkodrës, material dorëshkrim,

pranë Qendrës Kulturore “Pjetër Gaci”, Shkodër.

Page 126: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

125

Ndërsa Frano Ndoja, kishte krijuar më herët orkestrën frymore të Kishës Katedrale, që populli në respekt të mjeshtrit të palodhur, e pagëzoi me emrin e drejtuesit të saj “Daulla” e Frano Ndojës. 97 Periudha në të cilën veproi kjo orkestër frymore është e ngjeshur me ngjarje dhe data që fl asin për një rritje cilësore të luftës së popullit tonë për liri e pavarësi. Pikërisht këtyre ngjarjeve u bëri jehonë repertori i kësaj orkestre. Temat patriotike zënë vendin kryesor në materialin muzikor. Këngë të tilla si: “O moj Shqypni”, “Gjama e Tomorrit”, “Erdhi koha”, “Të japim besën”, “Ç’u fi llue”, “Si nji shqipe e moçme”, e shumë të tjera, u pëlqyen e gjetën përkrahje në popull. 98

Rëndësia që populli i Shkodrës i jepte bandës, apo “Daulles” siç quhej në gjuhën popullore, ishte mjaft e madhe, për patriotët shkodranë, banda ishte një lloj fl amuri. Në çdo aktivitet që zhvillohej, qoftë kulturor, fetar apo politik, qoftë moment gëzimi apo hidhërimi, madje edhe kur protestonte e bënte demonstratë, prezenca e “Daulles” shërbente si mjet për t’ia rritur më shumë rëndësinë atij çasti. Për shembull, në mitingun e madh që u zhvillua me 13 dhjetor 1913, ku u kërkua që Shkodra të zgjidhej kryeqytet, sipas gazetës “Taraboshi”. “... populli me në krye muzikën popullore, shkoi ndër konsullata t’shteteve të Mëdha”. 99 Të njëjtën ngjarje e përshkruan edhe “Shqypnia e Re”, pa harruar në asnjë çast prezencën e muzikës e cila në mes të tingujve të “Daulles” e të këngëve kombëtare, i priu popullit në drejtim të konsullatës, atje ku gjendej edhe koloneli Philips. “ Ma në fund, -shkruan gazeta, - dimostrantët u kthyen në Klub “Lidhja Kombëtare”... , e Daulla ndej edhe pak kohë, e mbas disa ramjeve, shkoi edhe ajo.”. 100

Vështirësitë e mëdha që hasi kjo orkestër frymore për t’u mbajtur në këmbë, ndeshen shpesh në faqet e shtypit lokal të asaj kohe

Ja me ç’dëshpërim të madh, por njëkohësisht edhe me fjalë nxitëse, janë shkruar në korrik 1913 rrjeshtat e mëposhtëm në gazetën “Besa Shqyptare”: “Po ndihet me shumë idhnim, e si nëpër dhamë andej e kendej se Daulla e Shkodres asht gadi n’shkatrrim. Ndër kohë shum ma t’vështira Kshtenimi i Shkodres ka ba gajret e ka majtë Daullen qi i ka dhanë gjith herë gzim e madhni vendit tonë”. 101

Fatmirësisht, vështirësitë u superuan dhe vetëm një muaj më vonë me rastin e kremtimit të përvitshëm të lindjes të Franc Jozefi t, po kjo gazetë jepte një pamje optimiste: “M’9. 30 Kisha e Madhe u mush me gjind, Daulla e Kshtenimit t’Shkodrers me t’rrahuna t’kandshme priste kohen e Meshes. 102 “Daulla shkoi tuj rrahë për anë... Gzimi e dyzeni, dritat e shetinat ngiatne deri mas mesnate”. 103

Instrumentet muzikore që përdorte “Daulla” e Frano Ndojës, deri në 1914 ishin në varësi të Kishës, por siç mësojmë nga gazeta “Shqypnia e Re” për blerjen e tyre kishin dhënë ndihmesën edhe shumë qytetarë shkodranë. 104 Pas krijimit nga ndërkombëtarët të komisionit të përbashkët me myslimanë e katolikë shkodranë, “Daulla” kaloi në varësi të këtij komisioni dhe instrumentet iu falën shoqërisë muzikore të Frano Ndojës.

Një nga ngjarjet më të shënuara për Shkodrën është ngritja e fl amurit shqiptar, me

97 Me mbështetjen e Imzot Jakë Sarreqit, atëherë famullitar i qytetit të Shkodrës, në vitin 1898 formohet orkestra frymore e Kishës Katedrale me 27 instrumentista.

98 Histori e muzikës shqiptare, vëll. I, Tiranë: 8 nëntori, 1983 (përgatitur nga Instituti i Lartë i Arteve), f. 63.

99 “Taraboshi”, Shkodër, dt. 13-14 dhjetor 1913, nr. 73, art. Bri Taraboshit. 100 “Shqypnia e Re”, Shkodër, dt. 14 dhetuer 1913, nr. 44. 101 “Besa shqyptare”, Shkodër, dt. 8 korrik 1913, nr. 30, art. Daulla e Shkoders. 102 “Besa shqyptare”, Shkodër, dt. 19 gudht 1913, nr. 54, art. Kremtimi i përvjeshëm i Franc Jozefi t. 103 “Besa Shqyptare”, Shkodër, dt. 19 gusht 1913, nr. 54, art. Kremtimi i përvjeshëm i Franc Jozefi t. 104 “Shqypnia e Re”, Shkodër, dt. 21 maj 1914, nr. 87, art. Muzika e qytetit.

Page 127: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

126

leje të ndërkombëtarëve. Kësaj atmosfere festive, mes lulesh, fl amujsh, nxënësish, nuk kishte si të mos i bashkohej edhe “Daulla”. “Afër ndandësh (ora nëntë-BK), - theksonte shtypi, - daulla tuj marrë këngët e përmallshme t’Shqypnis u gjet n’oborr t’Kishës... Masi Daulla maroi t’ramet, n’oborr t’Kishës, erdhi para Kafes Madhe me përshëndet me t’rrahuna t’veta fl amurët e Shqipnis”. 105

Ardhja në Durrës e princit V. Vid, u përshëndet gjithashtu me festime të mëdha në Shkodër. “Muzhika katolike edhe kësaj here u diftue e palodhun”. 106

Në vitin 1917, okestra frymore e Kishës Katedrale, drejtuar nga mjeshtri Frano Ndoja, kalon në vartësi të Bashkësisë së qytetit. Po në këtë vit, Frano Ndoja u caktua mësues i parë i muzikës, në shkollën Normale të Shkodrës. Pushtimi austriak krijoi kushte të reja, pozitive, që duheshin shfrytëzuar për një frymëmarrje të re në drejtim të zhvillimeve kulturore. Frano Ndoja i vihet punës për të çuar më tej nivelin e ekzekutimit të orkestrës frymore, jo vetëm duke pasuruar me pjesë të reja repertorin ekzistues, por duke synuar edhe freskimin e këtij formacioni orkestral me elementë të rinj. Kur në Shkodër kremtohej 450 vjetori i vdekjes së Skenderbeut, kronika e shtypit na njofton: “.. nade duel daulla e përtrime në kët rasë prej nji tubë djelmoçave shkodranë... e tuj këndu kangë atdhetarie”. 107

Aktiviteti i saj u rrit gjatë viteve 1917-1918. E udhëhequr me dashuri dhe pjekuri artistike nga mjeshtri i sprovuar Frano Ndoja, banda i juftifi koi shpejt shpresat dhe dëshirat e qytetarëve shkodranë. 108 Ajo jepte tashmë dy herë në javë koncerte dhe me tingujt e saj gjallëronte çdo manifestim me karakter patriotik e popullor që zhvillohej aso kohe në qytet. Kremtimet që u bënë në Shkodër me rastin e 28 Nëntorit 1917, patën në çdo çast prezencën e “Daulles”. Ja si shkruan shtypi: “N’orë 6 e ½ qyteti u zgju me muzikë... nxanësit e shkollave do të bajnë nji sjellje nëpër qytet të përcjellun prej muziket”109

Tashmë ambjenti i Shkodrës ofronte elementë të përgatitur nga ana profesionale muzikore. Kur në Gjakovë, në janar të 1918 kishin përtëri Daullen e qytetit, mjeshtrin për ta drejtuar atë, e kërkonin në Shkodër, ku rubrika e shtypit shkruante: “... mungon mjeshtri i muzikës e prandaj Përlimtarja e kërkon në Shkodër.”. . 110

Nga ana e tyre, shkodranët kërkonin rritjen e cilësisë dhe tentonin të sillnin në Shkodër njerëz të shkolluar, në mënyrë që të mësonin mbi baza profesioniste, vegla të shumta muzikore. Për këtë arsye ata me pagesat e tyre sollën nga Mali i zi, Aleks Ivanoviqin, i cili kishte kryer mësimet e veta muzikore në Pragë në Konservator. “Tash dy javë gjindet në Shkodër e jep mësimet e veta në shumë vegla muzikore për djem shkodranë pa ndërlikim besimi”111, -njoftonte shtypi i kohës.

Siç dihet, fuqitë aleate që dolën fi tuese pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, vazhduan të mbanin forcat e tyre në një pjesë të vëndit tonë. Përpjekjet grabitqare të shovinistëve serbo-malazezë, bënë që i madh e i vogël të ngrihej përballë këtij rreziku serioz për integritetin e pavarësinë e shtetit shqiptar. Pjesë e këtyre përpjekjeve, ishte edhe orkestra frymore, e cila dha ndihmesën e vet për mobilizimin e popullit në këtë

105 “Besa Shqyptare”, Shkodër, dt 27 maj 1913, nr. 6, art. Dita e djeshme. 106 “Taraboshi”, Shkodër, Vj. II, 8-9 mars 1914, nr. 63, art. Dita e madhe. 107 “Zani i Shna Ndout”, e përmuajshme, shkurt 1918, f. 3. 108 Bandat muzikore në qytetin e Shkodrës, Tonin Zadeja, në Almanaku Shkodra, nr. 1, 1968, f. 265. 109 “Posta e Shqypniës”, Shkodër, dt 28 ndanduer 1917, nr. 102, art. Lajme vendit. 110 “Posta e Shqypniës”, Shkodër, Nr. 8, dt. 4-5 kallnduer 1918, art. Mjeshtër muziket për Gjakovë. 111 “Posta e Shqypniës”, Shkodër, Nr. 22, dt. 23 fruer 1918, art. Vepër gjytetënije.

Page 128: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

127

luftë. Është për t’u përmendur pjesëmarrja e orkestrës frymore në manifestimin e madh popullor me rastin e Luftës së Koplikut, në gusht të vitit 1920. Ja si e përshkruan e përmuajshmja letraro-politike “Agimi”, një ngjarje të tillë: “Serbët ia behën në Koplik... , tuba- tuba djelmoçash, gjithfarë moshet, por edhe burra e pleq të thijt rreshtohen ndën fl amurin shejt kuq e zi e hecin përpara me kangë e brohori. Këtyne legjioneve iu prin muzhika kombëtare e qytetit aty në ball të luftës.”. 112

Në vjeshtën e vitit 1912 u kthye në Shqipëri dhe u emërua mësues në shkollën fi llore Françeskane, At Martin Gjoka. Ai ishte kompozitor, organizator dhe drejtues i veprimtarive muzikore në qytetin e Shkodrës gjatë dy dhjetëvjeçarëve të parë pas shpalljes së pavarësisë. Shkollën fi llore e kishte bërë në qytetin e tij të lindjes Tivar, ndërsa të mesmen në Kolegjin Françeskan të Shkodrës. Në vitin 1908 eprorët e dërguan në Salzburg (Austri) për të ndjekur studimet e larta.

Si shumë atdhetarë të tjerë, ndoqi me entuziazëm dhe ankth fatet e atdheut. Ai e kuptoi më së miri se për zhvillimin e përparimin e vëndit, që sapo kishte fi tuar lirinë dhe të drejtën për t’u quajtur i pavarur, një rol vendimtar do të luante veçanërisht ngritja muzikore. Puna e tij fi lloi me riorganizimin e korit dhe të orkestrës së Kishës Françeskane. Më 1917, Atë Martin Gjoka, arriti të formojë me nxënësit e shkollës françeskane një orkestër më të kompletuar dhe një kor, me afro 90 vegla muzikore, që u bë ansambli koral-orkestral më i njohur i qytetit. 113

Më 1914 ai formoi Korin e vajzave të Shkollës së Motrave Stigmatine. Deri më sot, ky njihet edhe si kori i parë femëror në vendin tonë. Në përgjithësi nuk ka veprimtari muzikore që u zhvillua në qytetin e Shkodrës në këtë hark kohor ku të mos ndihej dora e mjeshtrit Atë Martin Gjoka. Duke patur një përgatitje profesionale shumë më të avancuar se ajo e paraardhësve në qytetin e Shkodrës, apo e muzikantëve të tjerë bashkëkohës, Atë Martin Gjoka, paraqitet si një muzikant profesionist me një interes të madh për folklorin muzikor. 114 Muzikologu i njohur Tonin Zadeja e vlerëson si “një studiues dhe përpunues të vëmëndshëm të traditës folklorike”. Falë punës së tij si krijues, mbledhës, përpunues, sot në Arkivin Qendror Shtetëror, ndodhen të arshivuara shumë nga veprat e tij. 115

Si risi për ambjentin shkodran, gjatë viteve 1917 – 1920 mund të përmendim edhe lëvrimin e melodramës. Si të tilla ndër këto vite mund të përmendim: “Barit e Betlehemit” më 1917, “Juda Makabe” e Gj. Fishtës, më 1920, “Ora e Shqipnis” më 1920, “Hijet e zeza” e N. Zadejës, më 1920. Kompozimin muzikor të këtyre dy të fundit e bëri dom Mikel Koliqi. Të tilla forma të reja ku ndërthurej teatri me muzikë u bënë shumë tërheqëse për popullin. Kështu, melodrama “Ora e Shqypnisë” që u shfaq nga nxënësit e Kolegjës Saveriane në 1920 pat një sukses të bujshëm, sepse i përshtatej kohës dhe frymës kombëtare, “pat aq sukses sa tronditi zemrat e spektatorëve aq sa njerëzit u përlotën nga entuziazmi”. 116

Në qytet nuk mungonin edhe grupet e “ahengxhijve”, aq popullorë e aq të dashur për të gjithë. Në vitet 1913-1914, mjaft i njohur e i pëlqyeshëm ishte grupi “Xhoxha me shokë” që zakonisht bënin muzikë shkodrane në ambjentin e “Kafe Sarajevo” në

112 “Agimi”, e përmuajshme Shkodër, shtator 1920. 113 Donat Kurti, Vepra kulturale e elementit katolik në Shqypni, “Hylli Dritës”, Shkodër, 1935, f. 26. 114 Veprat kryesaore të At Martin Gjokës janë të arshivuara në Arkivin Qëndror Shtetëror, Fondi

Martin Gjoka. 115 Në AQSH, Fondi Martin Gjoka, ka të ruajtura veprat kryesore të këtij mjeshtri. 116 A. Skanjeti, vep. e përmend. , f. 31.

Page 129: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

128

Parrucë. 117 Në faqet e gazetave lokale gjënden shpesh njoftime për shfaqje të këtij grupi. Ja një i tillë: “Eheng Komtar: Xhoxha me shokë. Sande e ejte, nesër mrama e t’djelën prej sahati 7-n’11 frengisht”. 118Apo: “Të djelën mrama asht i ftuem sejcili me urdhnue në Eheng Komtar”. 119Të tilla grupe i gjejmë prezent gjatë gjithë harkut kohor të viteve1912-1920, veçanërisht në data të shënuara siç ishte festa e fundvitit, kur shfaqjet e tyre zgjasnin gjithë natën. Një e tillë ishte Shoqnia Hengtare, që i drejtohej Z. Kel Marubit me një ftesë “për të kalu pak kohë me gzim... nga ora 7 e kaa për të ngjatë deri në orë 2”. 120

Siç e kemi përmendur edhe më sipër, kur trajtuam shoqëritë e ndryshme kulturore që u krijuan në Shkodër, theksuam se ato i dhanë një impuls pozitiv, rritjes së jetës kulturore artistike të qytetit. Në vitin 1914 u krijuan në Shkodër dy shoqëri kulturore, që ndonëse si qëllim primar patën lëvizjen teatrore, ndihmuan dhe ndikuan edhe në pasurimin e lëvizjes muzikore të qytetit. Këto ishin shoqëria “Vaso Pasha” dhe shoqëria “Mustafa Pasha”.

Çdo aktivitet a ngjarje e shënuar në Shkodër u bë me praninë aktive të këtyre dy shoqërive. “Një pjesë e popullit, -shkruante gazeta “Shqypnia e re”, - qarkoi muzikën që s’prate tuj ra e Shoqërisë Vaso Pasha që e zbukuronte me kangë”121, apo komenti tjetër: “N’orë 5 muzika e Shoqërisë Vasa Pasha, Shoqërisë Mustafa Pasha dhe nji pjesë e popullit mori udhën teposhtë për me shkue n’gjytet”. 122

Në ditët e festimeve për ardhjen e mbretit, në marsin e vitit 1914: “ma tepër iu shtua madhnimi e lulzimi kur behi shoqnia shqyptaro-myslimane “Mustafa Pasha” tuej këndue kangë kombëtare”. 123

Ishte bërë zakon që mes akteve të shfaqjeve teatrale, të ekzekutoheshin pjesë të ndryshme orkestrale, duke ndërthurur kështu veprimtarinë teatrore dhe atë muzikore bashkë. “Ndër pushime – informonte gazeta “Shqypnia e re”, - një fanfarë e daullës popullore drejtue prej Z. Frano Ndojës ka me i ra disa pjesëve muzikale të zgjedhuna”. . 124

Pothuajse në të gjitha këto shoqëri u zhvillua edhe veprimtari muzikore. Shumë prej tyre e kishin të parashikuar që në statut zhvillimin e degës muzikore dhe drejtuesin e kësaj dege. Kështu shoqëria “Rozafat” theksonte në nenin 2 të statutit se “qëllimi.. kryesor i shoqnisë asht me zhvillu hartet e bukura në popullin shqiptar, sidomos muziken..”. 125. Që në mbledhjen e parë të kryesisë me 20 shkurt 1918, ndër të tjera u vendos hapja e një kursi teorik-muzikor “me qëllim që t’i forconte në nota anëtarët, për formimin e orkestrës”. 126 Me sakrifi ca nga vetë anëtarët e shoqërisë u blenë veglat muzikore. Kursi përbëhej nga 30 vetë, nën mësimet e mjeshtrit Frano Ndoja me ndihmës

117 “Taraboshi”, Shkodër, 26-27 mars 1914, nr. 81. Autori: Kol Ashiku, art. Kafe Sarajevo n’Parrucë. 118 “Taraboshi”, Shkodër, 26-27 mars 1914, nr. 81. Autori: Kol Ashiku, art. Kafe Sarajevo n’Parrucë. 119 “Taraboshi”, Shkodër, 23-24 prill 1914, nr. 107. Autori: Kol Ashiku, art. Kafe Sarajevo n’Parrucë. 120 AQSH, Fondi: 580, dosja Nr. 8, viti 1914-1916, dt 28 dhetuer 1916. Shoqnija Hengtare. 121 “Shqypnia e re”, Shkodër, 19 mars 1914, nr. 69. Autori: L. Karboja, art. E shkuemja në kështjellë

t’Shkodres. 122 “Shqypnia e re”, Shkodër, 19 mars 1914, nr. 69. Autori: L. Karboja, art. E shkuemja në kështjellë

t’Shkoders. 123 “Shqypnia e re”, Shkodër, 15 mars 1914, nr. 68. Autori: R. Siliqi, art. Festime në Shkodër për ardhjen

e Mbretit. 124 “Shqypnia e re”, Shkodër, 1 shkurt 1914, nr. 57, art. Shoqëni Th eatrale “Vasa Pasha”. 125 AQSH, Fondi Shoqëria Rozafat, dosja 415, pa vit, Statuti dhe rregullorja e shoqnis Harteve të bukra

Rozafat. 126 AQSH, po aty.

Page 130: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

129

Gegë Gurakuqin. Mbasi u ushtruan mbi katër muaj mbi notat, u vendos të jepej një koncert i parë. Si datë u zgjodh 28 Nëntori 1918, e si vënd salloni i teatrit. Shfaqja me këngë kombëtare e pjesë të ndryshme pati mjaft sukses, ndaj kryesia e shoqërisë vendosi që orkestra të jepte 5 shfaqje në vit për popull. Të entuziazmuar nga puna e madhe që bëhej për përhapjen e muzikës, shqiptarët e Bukureshtit, dërguan si shenjë përgëzimi, një klarin dhe një fl aut për orkestrën. 127 Duke fi lluar nga viti 1920, kjo shoqëri fi lloi të festojë ditën e 1 majit. Me këtë rast, në pikniqet e zhvilluara, prezent ishte gjithmonë edhe orkestra. 128

Edhe shoqëria “Vllaznia” si një ndër qëllimet e saj kishte zgjimin e djelmënisë shqyptare në fushën muzikore129. Një ndër katër seksionet e saj qe edhe muzika, e cila pati si drejtues Lec Kurtin. Në krye të orkestrës frymore të shoqërisë u vendos mjeshtri Zef Kurti. Siç lexojmë në revistën e përmuajshme “Agimi”, organ i kësaj shoqërie, me 12 qershor 1920, Zef Kurti u nis për Itali për të blerë veglat e nevojshme muzikore, “me të hollat që u mblodhën prej qytetasve të Shkodrës për ket qëllim”. 130 Në muajt në vazhdim, anëtarët e degës muzikore u ushtruan me veglat e reja e sipas shtypit: “Daulla jonë âsht tue bâa dit’e për ditë përparime”. 131

Ishin këto shoqëri kulturore, si “Rozafat”, “Vllaznia”dhe shoqëria “Bogdani”, që i dhanë tonin jetës artistike të qytetit të Shkodrës. Ato i bënë një shërbim të madh popullit në çështjen e forcimit të patriotizmit, përveçse në drejtim të përmirësimit të shijeve të tyre muzikore. Është meritë e tyre që ditën të përdorin artin muzikor si mjet të përshtatshëm, për të realizuar qëllimet e tyre patriotike e kulturore. Gërshetimi i veprimtarisë kulturore artistike me atë politike, është një element i ri i sjellë nga veprimtaria e këtyre shoqërive.

Vlen të theksohet se prania e ndërkombëtarëve në Shkodër pati ndikimin e vet edhe në këtë fushë. “Milet Bahçja” apo lulishtja popullore u kthye në një skenë të hapur, ku orkestrat frymore të fuqive të ndryshme jepnin shfaqje shpesh herë. Pritja e ngrohtë që i bënin banorët e Shkodrës këtyre debutimeve pasqyrohej dhe vlerësohej në faqet e shtypit të asaj kohe. Kështu, në gazetën “Taraboshi”, me gëzim njoftohej mbarë populli i qytetit se: “Sande prej sahatit 4. 30 deri n’7 muzika e Italis ka me ra n’ lulishte popullore tuj marrë përsëri ato kangë që mramë ka marrë me shumë shkëlqim”. 132

Shpeshherë shkodranët përfi tuan për të bërë aktivitete muzikore të përbashkëta me grupet muzikore të njësive ushtarake të ndërkombëtarëve. Kjo u dha larmi e hijeshi mbrëmjeve në Shkodër, duke u krijuar mundësi qytetarëve të shijonin edhe forma të reja shfaqjesh të panjohura më parë për ata. E tillë ishte balloja e parë në Shkodër, që u zhvillua në fund të dhjetorit të vitit 1913. 133 Kjo ballo u zhvillua më 26 dhjetor, në prag të festave të fundvitit. Ishte një ballo familjare që u organizua në Kafe të Madhe. Roli i muzikës së ushtarëve italianë, të cilët pa u lodhur ekzekutuan deri në orën 4 pas mesnate, u vlerësua nga qytetarët e Shkodrës. “Ky kje ma i pari kërcim që u luajt në

127 AQSH, Fondi Shoqëria Rozafat, dosja 415, pa vit, Historik i shkurtër mbi veprimtarinë e shoqërisë Rozafat, (dhuroi Tish Daija në 2003).

128 1 maji i vitit 1920 u festua nga anëtarët e shoq. Rozafat në Bardhej. Eshtë e njohur fotoja e asaj dite ku dallon në rresht të parë Kel Marubi, Luigj Gurakuqi, Kel Luka etj.

129 AQSH, Fondi: 447 Shkodër, dosja nr. 163, viti 1919-1923. Rregjistër protokolli i shoqërisë “Vllaznia”Shkodër.

130 “Agimi”, e përmuajshme Shkodër, qershor 1920, f. 48. 131 Po aty, f. 94-95. 132 “Taraboshi”, Shkodër, 28 shtator 1913, nr. 3, art. Muzika. 133 “Shqypnia e Re”, Shkodër, 1 janar 1914, nr. 49, art. I pari ballo n’Shkodër.

Page 131: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

130

Shqipri të lirë.”. , -njoftonte gazeta “Shqypnia e Re”. 134

Duhet pranuar se ndërkombëtarizimi i Shkodrës solli një përmirësim të ndjeshëm të jetës artistike si dhe rritje të nivelit e të shijeve në popullin artdashës shkodran. Në një rubrikë të vogël të gazetës “Taraboshi”, në tetor 1913 shkruhet: “Jemi shumë të knaqun për mirësinë të Muzikës t’Austries e cila na ka nderue me ardhë në kohë të mramjes mbas darket në Lulishte Popullore e i falena nders... Tesh sa kohë zemrat tona e dishroshin, me shpresë që edhe e Inglizit e Italisë kanë me na nderu tuj shku mbas dishirit t’popullit”. 135

Ushtritë e pesë Fuqive të Mëdha në raste të festave te tyre kombëtare organizonin lloj-lloj festash të hapura, si për ushtarët ndërkombëtarë, ashtu edhe për artdashësit vendas. Të tilla mund të përmendim aktivitetet e zhvilluara me rastin e ditëlindjes së Mbretit të Gjermanisë Wilhem II. “Të hânen edhe të marten mrâma, - shkruante gazeta “Shqypnia e re” në janar 1914, - në salon të Kafes së Madhe kjenë dhânun prej ushtarëve gjermanë disa të çfaquna muzikale gjimnastikale e teatrale, me nji bukuri aq të madhe sa mu çuditun”. 136

Për një rast të ngjashëm por me protagonistë ushtrinë franceze, fl et njoftimi i mëposhtëm: “Dje me shumë nderim u bâ kremtimi i Republikës Franceze. Rreshtimet ushtarake e ramja e muzikave kjenë shumë të kandshme e lanë nji kujtim t’mirë e t’marë në gjytet”137.

Dita e mbërritjes së mbretit V. Vid në Shqipëri, siç edhe kemi shkruar më sipër, u festua me një gazmend të veçantë. Ajo ditë mbetet në kujtesën popullore shkodrane edhe për një detaj tjetër, tepër domethënës. Pas 500 vitesh robërie për të parën herë në Katedralen e Shkodrës, pas meshës, orkestra e ushtarëve të Austro-Hungarisë luajti zyrtarisht hymnin kombëtar të Shqipërisë. 138

Në periudhën e Luftës së Parë Botërore, dhtee fi ll pas saj, nga ushtritë ndërluftuese që pushtuan Shkodrën, u dhanë disa shfaqje argëtuese ku ndërthurej muzika me teatrin, por edhe të mirëfi llta muzikore. Repartet ushtarake të trupave austro-hungareze, franceze, italiane nuk i munguan Millet Bahçes. “Posta e Shqypniës” lajmëron në kronikën e saj të datës 7. 4. 1917 se në 6 prill 1917, ora 4: 30 u dha në lulishten popullore një argëtim, “në të cilin mujt me marrë pjesë çdo civil tue pagu për të hymit 2 korona.”. . 139 Pikërisht këtë shfaqje e ka fi ksuar në foto edhe Marubi, ku mund të shihet edhe një palkoskenë e ndërtuar për këtë qëllim. Për shfaqje të tilla shkruan shpesh dhe gazeta gjysëm zyrtare “Posta e Shqypniës”. Ajo njoftonte se, duke fi lluar nga 11 shkurti, “kur t’majë moti, kaa me raa muzika e garnizonit prej 11 sahati deri n’12 paradite”140, lajmëronte për një koncert simfoniet që “muzika e garnizonit ka me majtë n’Salon t’Jezujtve”141 etj. Orkestra e trupave ushtarake u bë shpesh pjesë e shfaqjeve që jepnin nxënësit e shkollave, sidomos e shkollës françeskane, por nga ana tjetër edhe shfrytëzuan sallonin e kësaj shkolle, me 300 vende, për të dhënë koncertet

134 Po aty. 135 “Taraboshi”, Shkodër, dt. 14 tetor 1913, nr. 19, art. T’faluna nderës. 136 “Shqypnia e Re”, Shkodër, dt. 29 janar 1914, nr. 56, art. Ditëlindja e L. M. T. mbretit të Gjermanies

Wilhem II. 137 “Besa shqyptare”, Shkodër, dt. 15 korrik 1913, nr. 34, art. Kremtimi i motmotshëm i Republikës

Françeze. 138 “Hylli i Dritës”, Shkodër, Vj. I, prill 1914, nr. 7, f. 225-226, art. Lajme. 139 “Posta e Shqypniës”, Shkodër, v. 1917, nr. 35, dt. 7. 4. 1917, f. 4, art. Argtim. 140 “Posta e Shqypniës”, Shkodër, v. 1917, nr. 18, dt. 7 fruer 1917, f. 4, art. Muzika n’gjytet. 141 “Posta e Shqypniës”, Shkodër, v. 1917, nr. 19, dt. 10 fruer 1917, f. 3, art. Koncert symfoniet.

Page 132: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

131

e tyre. Kështu me 23 qershor 1917, në ambjentin e sipërpërmendur, “katër mjeshtra vjolinet, dhanë nji koncert me nji program t’zgjedhun e t’përpjekun me shije fort të mirë”142. Shtypi e vlerësonte si një lojë me shumë mjeshtëri e në fund i përgëzonte.

Më vonë, në korrik të vitit 1917 trupat austriake, morën me qira për qëllime të veta, prej Bashkisë së qytetit, lulishten popullore bashkë me qoshkun e kafes. Ai vënd u bë arenë e shfaqjeve të tyre, por “tue mendu me shku mirë me vendas, trupi i ofi cjeravet e përshendet me gzim nëqoftëse populli i kërpitun i Shkodrës vjen në ket Lulishte”. 143 Me raste të veçanta, nuk munguan as koncertet e përbashkëta me pjesëmarrjen e orkestrës së ushtrisë e me këngëtarë vëndës, siç ndodhi për festën e Bajramit144, apo gjatë festimeve që u zhvilluan për “Javën e Karlit” ku u dha një koncert me këngë gjermane e këngë shqiptare. 145 Lovcengarden (siç u quajt nga austriakët Lulishtja Popullore) mirëpriti me duartrokitje këtë koncert ku, sipas shtypit, mjeshtri muzikor Maden kishte bashkuar me zotësi këngët më të bukura shkodrane, duke krijuar një potpuri aq të këndëshme, “ sa me i lan nam vedit”. 146

Repertori dhe cilësia e shfaqjeve të shumta që organizonin ushtritë e fuqive ndërkombëtare, ndikoi edhe mbi kulturën vëndase, e cila për shkak të afërsive gjeografi ke, ishte infl uencuar disi edhe nga ajo sllave. Kështu, e vendosur në pozicion kyç, mes erërave të Lindjes e të Perëndimit, Shkodra s’ka pushuar së qëni fryt i atij realiteti shumëformësh e të trazuar që quhet Evropë, duke ndërthurur edhe në lëmin muzikor një art sa origjinal aq dhe me integrime interesante me kulturat fqinje apo ato evropiane.

Ndër të gjitha formacionet apo grupet muzikore, përfundimisht vlen të nënvizohet roli i dallueshëm i bandës apo “Daullës”, që i dha tonin jetës artistike të qytetit. Koncertet publike të bandës ishin për kohën, një moment shumë i mirëpritur në jetën e qytetarëve dhe ngjarja më e shënuar në analet e aktivitetit muzikor.

Mjeshtra të tillë si Frano Ndoja, megjithëse pa arsim përkatës, zanatçinj, rrobaqepës, violinistë amatorë, por me pasion e dëshirë të zjarrtë, organizuan e kultivuan muzikën tonë popullore duke e ngritur atë në një stad të ri.

4. 4. ZHVILLIMI I TEATRIT AMATOR DHE FILLESAT E KINEMATOGRAFISË.

Zhvillimi i veprimtarisë teatrore në Shkodër zë fi ll në çerekun e fundit të shek XIX. Ajo ishte një nga veprimtaritë më të kultivuara dhe që gëzonte një popullaritet shumë të madh në qytet. Lëvizja teatrore u zhvillua natyrshëm në stadin e ri të emancipimit të shoqërisë shqiptare në përgjithësi, dhe në veçanti, në përputhje me kushtet e veçanta të Shkodrës në raport me pjesën tjetër të Shqipërisë.

Ceremonitë e fejesave, dasmave, shtregullave e lojrave të gazit, ishin bërthamat më të hershme të teatrit të ardhshëm. Shfaqjet e sajuara në oborre të shtëpive, në ndonjë

142 Po aty, f. 4, art. Argtim. 143 “Posta e Shqypniës”, Shkodër, v. 1917, nr. 64, dt. 18 korrik 1917, f. 4. Lajmim për të marrunit e

lulishtes popullore. 144 “Posta e Shqypniës”, Shkodër, v. 1917, nr. 66, dt. 25 korrik 1917, f. 3. Një argëtim i bukur me qëllim

bamirësijet. 145 “Posta e Shqypniës”, Shkodër, v. 1918, nr. 45, dt. 22 maj 1918, f. 3. Festime për “Javën e Karlit”. 146 “Posta e Shqypniës”, Shkodër, v. 1918, nr. 44, dt. 18 maj 1918, f. 3. Koncert ushtarak në

Lovcengarden.

Page 133: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

132

vend të rrethuar me qylyma e batanije, ndër odat e mëdha me trapazanë e çardakë, shpesh ishin shndërruar në skena dhe aktorët e improvizuar merrnin edhe duartrokitje. Kuptohet që nën pushtimin osman që e ndalonte dhe e shikonte shtrëmbër teatrin, ishte mjaft e vështirë të bëhej teatër, prandaj janë edhe kuptimplotë fjalët e Elena Kadaresë: “Mos harroni... 500 vjet robëri turke është përveç të tjerash edhe 500 vjet urrejtje për teatrin”. 147

Lëvizja e vërtetë e teatrit diletant dramatik në Shkodër, që zanafi llën e vet e ka nga gjysma e dytë e shek. XIX, lulëzoi në vitet në vazhdim me veprimtari e me përhapje më të gjërë se në çdo qytet tjetër të Shqipërisë. 148

Një hap shumë i rëndësishëm është fakti që mbas vitit 1912, në Shkodër lëvizja teatrore bëhej vetëm në gjuhën shqipe, dhe u ndërpre plotësisht në shkolla çdo shfaqje në gjuhë të huaj. Kjo vëtetohet nga shfaqjet e shumta që jepeshin pa ndërprerje në gjini të ndryshme skenike, si nga shkollat, organizatat e shoqëritë e ndryshme. Vlerësimi i dhënë se: “Shkodra, epiqendra ekonomike e kulturore e Shqipërisë së Veriut, u bë në vitet ’80 të shek. XIX kryeqyteti i skenës amatore”149 vazhdon të mbetet i saktë edhe për vitet 1912-1920, ku siç do ta shohim më poshtë, lëvizja teatrore fi toi cilësi të reja gjithmonë në rritje.

Në vitet e fundit të shek. XIX, e deri në pavarësi, pra gjatë më shumë se 30 vjetëve, lëvizja fi lodramike e organizuar u kufi zua vetëm me shfaqjet që jepnin shkollat private e shoqëritë fetare. Ndërsa hovin më të madh priste ta merrte me krijimin e shtetit të ri. Zhvillimi e vërtetë i lëvizjes teatrore në qytetin e Shkodrës në formë fi lodramike, sipas disa studiuesve nisi me përmirësime të dukshme që në fi llim të dekadës së dytë të shek. XX. 150

Kleri katolik, me ndihmën e qeverisë austro-hugareze, e cila prej kohësh gëzonte të drejtën e Protektoratit të Kultit në Shqipërinë e Veriut me qendër Shkodrën, kishte ngritur me kujdes e shije pranë shkollave e institucioneve të veta, salla e ambiente të ndryshme të pajisura me dekore e mjete të tjera, që shërbyen kryesisht për zhvillimin e veprimtarive të larmishme kulturore-artistike.

Nën pushtimin osman e deri me hyrjen e ndërkombëtarëve në Shkodër, ato qenë qendrat e vetme që u lejuan të zhvillonin, krahas mësimit, edhe veprimtari teatrore e të këtij lloji, që krijuan premisa për një zhvillim të mëtejshëm të tyre gjatë periudhës së pavarësisë.

Ky aktivitet i gjerë u zhvillua kryesisht pranë lokaleve teatrore si: Salloni i Kolegjit Saverian, me 450 vende151; Salloni i Shkollës Françeskane, me 300 vende; Salloni i Shkollës Stigmatine, me 250 vende.

Shkodra mund të mburret se edhe gjatë muajve më të tmerrshëm të historisë së saj, atyre të rrethimit serbo-malazez, sfi doi bombardimet, urinë, sëmundjet e të ftohtit, duke ndjekur shfaqje teatrale në ambjentet e mësipërme. Në relacionin e tyre jezuitët mbajnë këto shënime: “2 shkurt. Në pasdreke, për t’i vënë nxënësit tanë në punë ne dhamë në

147 “Drita”, Tiranë, 1984, nr. 27, Elena Kadare. 148 A. Skanjeti, 100 vjet teatër në Shkodër, vep. e përmend. , f. 14. 149 Historia e letërsisë shqipe, vëll. II, Tiranë: 8 Nëntori 1960, f. 553. 150 A. Skanjeti, 100 vjet teatër në Shkodër, vep. e përmend. , f. 21. 151 “... ngritja e teatrit të ri pranë Kolegjit Saverian në vitin 1890... ishte modern për atë kohë, me sallë

e galeri, me rreth 450 vende, i pajisur me skenar të mirë, të punuar artistikisht nga Kolë Idromeno, F. Zanoni etj. , kishte kostume nga Italia... e më vonë hyri edhe kostumi ynë kombëtar” - marrë nga “Skena dhe Ekrani” nr. 4, 1983, f. 48.

Page 134: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

133

sallën e festave të kolegjit një shfaqje teatrale”. 152

Arti siç dihet, merr spunto nga ngjarjet e shënuara. Kështu, në dramaturgji, fi ll pas pavarësisë dilte në pah tradita luftarake, dëshira për të qenë i lirë, e kjo pati ndikimin e vet si një mjet mjaft frytdhënës në forcimin e lartësimin e ndërgjegjes kombëtare.

Veç pjesëve në gjuhën shqipe, të shkruara nga pena të forta si At’Gjergj Fishta apo At’Shtjefën Gjeçovi, u vunë në skenë edhe vepra të përkthyera e të përshtatura nga dramaturgjia botërore, të cilat të përpunuara sipas vendit e zakoneve tona, iu përshtatën aq mirë aktualitetit dhe përhapnin kulturë dhe art. 153

Shkolla Françeskane jepte rregullisht shfaqje teatrore ose të kombinuara me veprimtari të ndryshme kulturore. Që nga koha kur drejtor i saj ishte Gjergj Fishta në 1902, të gjitha shfaqjet e shkollës pa përjashtim, u dhanë në gjuhën shqipe.

Kështu, për vitet që trajtojmë, mund të përmendim mes të tjerash, këto pjesë teatrore: drama “Atil Regoli” e P. Metastasio-s, përkthyer lirisht nga Shtjefën Gjeçovi, që është shfaqur disa herë në sallonin e shkollës gjatë dhe pas vitit 1912; operetat me një akt, “Shkolla e muzikës”dhe “Darka në konvikt” (1912), të dyja të përkthyera nga At’Gjergj Fishta; vodevili “Patat” me dy akte, muzikuar nga Martin Gjoka, dhe drama fetare “Sh’Aleksi” (1914), përkthime apo përshtatje nga repertori i huaj teatror; melodrama “Jerina” (1914) e Gjergj Fishtës me muzikë të adaptuar nga Martin Gjoka, “Juda Makabe” (1917) e Fishtës, drama “Kusart” (1918), “Nata e Këshëndellave “ (1919) nga A. Skanjeti.

Po gjatë viteve 1912-1920, u shfaqën komeditë e Molierit: “Dredhitë e Patukut” (1912, 1919), ndërtuar në tre akte, përkthyer e përshtatur nga Gjergj Fishta, që u shfaq me rastin e karnavaleve, “I ligu për mend” (1912, 1920) si dhe “Tartufi ” (1914), përpunuar nga At Gjergj Fishta. Momente nga komedia “Dredhitë e Patukut” mbetën të fi ksuara në negativët e fotografi t Marubi.

Lëvizja teatrore e Shkollës Françeskane u mbajt gjallë prej punës plot dashuri e përkushtim të At’ Gjergj Fishtës, të cilit i takojnë edhe veprat teatrore që po radhisim më poshtë: “Gjuha e Mësimit”, shfaqur në salonin e teatrit françeskan e botuar më “Mrizi i Zanave”, më 1913; “Nevoja e mësimit”, shfaqur në të njëjtin salon e botuar në “Mrizi i Zanave”1913; “Përpara derës së Parrizit”, skeç, i botuar edhe tek “Hylli i Dritës”, më 1914; “Triumfi i virtyteve mbi veset”, melodramë e shfaqur më 1912. Zakonisht shfaqjet teatrore gërshetoheshin me pjesë të ndryshme vokale apo instrumentale që luheshin mes akteve, apo pas shfaqjes së pjesës teatrore.

Kolegji Saverian ishte një qëndër tjetër e rëndësishme e veprimtarisë teatrore. Shfaqjet nën drejtimin e jezuitëve, dallojnë sidomos për sa i përket organizimit të interpretimit me diksion, kostumeve të pasura, dhe një dekori skenografi k të përshtatshëm me kohën.

Duhet vënë në dukje roli i madh që luajtën këto qendra të jezuitëve dhe të fretërve, sepse aty u formuan shumë amatorë të shoqërive laike, të cilët më vonë e zhvilluan këtë art në një shkallë më të lartë. Institucionet fetare në atë kohë, me shkollat e tyre dhe lëvizjen e dëndur artistike, ishin vatra të vërteta arti dhe kulture që i krijuan Shkodrës traditën e mirënjohur.

Tre grupe teatrore kryesore drejtoheshin nga jezuitët: grupi i nxënësve të Kolegjit Saverian, ai i rrethit të Shën Jozefi t dhe grupi i Oratores së Zemrës së Krishtit.

152 AMH, Shkodër, Fondi DKAHSH, v. 1912-1913, Vj. 22. 12. 1273, Shkodër 1912, f. 236. 153 A. Skanjeti, 100 vjet teatër në Shkodër, vep. e përmend. , f. 27.

Page 135: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

134

Nxënësit e Kolegjit Saverian, patën fatin të kishin sallonin më të mirë me 450 vënde, që njëkohësisht ishte edhe salla më e vjetër teatrale e qytetit. 154Nga nxënësit e këtij Kolegji u dhanë shfaqje si: “Llogoret e mullinjve”, të Lemoyene-it, përkthyer nga A. Xanoni. U dha premierë me 2 shkurt 1914 dhe u përsërit disa herë: më 11. 2. 1914, 10. 2. 1915, 26. 11. 1920. Ata dhanë edhe shfaqjen “Skënderbeu”, dramë në pesë akte, punuar nga A. Xanoni e vënë në skenë për herë të parë më 27. 11. 1914. Për sa dihet, kjo ishte edhe drama e parë e heroit tonë kombëtar që u shfaq në Shqipëri. 155Interpretuan Nush Topalli, Rrok Gjonej, Tef Biba, Tef Gjoka, Kel Koçobashi, Lin Luka etj. Kjo dramë u luajt edhe më 1915 dhe shpesh herë më vonë me sukses të plotë.

Një tjetër dramë e titulluar “Skënderbeu”, e përkthyer nga frëngjishtja prej Gjon Bazhdarit, u dha premierë më 27. 2. 1914. Edhe kjo pati pesë akte. “Profesor Llapa” e “Lejleku në Shkodër” të dyja komedi e lojë gazi të shkruara nga Anton Xanoni, u vunë në skenë me 27. 11. 1914 dhe 10. 2. 1915. “Juli”, dramë katër aktesh e përkthyer nga Kolë Mirdita, u dha premierë me 1916. Po këtë vit, vihet në skenë edhe komedia me tre akte “Dy nipat e Kontit Kavur”e u rishfaq me 1917.

Autori me pseudonimin Helenau (Kolë Mirdita) shkroi dramën me pesë akte “Vdekja e Skënderbeut”, që u shfaq suksesshëm në 1916. Një vit më vonë, me 17 janar 1917, me rastin e 450 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, drama u përsërit nga një tubë djelmoçash shkodranë. Regjizor i saj qe vetë autori i cili mori pjesë edhe si aktor. “Salloni ishte mbushëme gjind fund e majë, ma fort se kurrë një herë tjetër, -shkruante “Posta e Shqypniës”. “U lumtë djelmoçave të Shkodërs, vazhdonte gazeta, -. veç kush e ka sprovue e din se shka don me thanë me përgatitë t’faqunit e nji drame ndër nee”. 156Suksesi që drama pati, bëri që ajo të jepej tri herë brënda javës.

Temat dhe personazhet patriotike, të vëna në skenë me mjeshtri, krijonin në shfaqje atmosferën e mëposhtme siç na e përshkruan shtypi: “Një entuziazëm i gjallë përshkoi zemrat e të gjithëve e marë gjindja rrahen shplakë kaq me brohori, sa u desh me u thanë disa herë me e lanë.”. . 157Po kështu është mirpritur edhe drama me pesë akte “Mois Golemi”, shkruar nga A. Xanoni, që u dha premierë me 1917, me regjizor Gj. Pantalia; “Fernando Kortez” dramë historike me 1919; “Ora e Shqypnisë” që u shfaq me 1920 dhe “pati një sukses të bujshëm sepse i përshtatej kohës dhe frymës kombëtare”. 158

Regjizorët që punuan për vënien në skenë të pjesëve teatrore qenë jezuitët Gjon Marini edhe Gjon Pantelia, kurse dekoret u punuan nga piktorët Moskeni, Artur Sala (jezuit) dhe sidomos Kolë Idromeno. Salloni i teatrit ishte i pajisur me një palkoskenë, me mjete ndriçimi e efekte të tjera. 159Pjesët e vëna në skenë, kryesisht ishin pjesë kombëtare, komedi a farsa, ndonjë origjinale, dhe të tjera të përkthyera dhe të përshtatura si në personazhe, kostume etj. Përkthimet kryesisht bëheshin nga literatura italiane e franceze, nga autorë të njohur. Vetëkuptohet se pjesët ishin të ripunuara për meshkuj, ku morën pjesë një mori diletantësh, nxënës të kolegjit.

Vetëm disa drama ishin me temë fetare, si nga jeta e shënjtorëve etj; pjesët e tjera dhe më të shumta merreshin me probleme të edukimit moral, duke çmuar virtytin, duke dënuar veset dhe veprat e këqia. Tendencë e kohës ishte rritja e numrit të dramave me

154 Fillimet dhe zhvillimi i lëvizjes teatrale në Shkodër, Vangjel Moisiu, “Nëntori”, nr. 4, 1981, f. 194. 155 Almanaku “Shkodra” 1962, Anton Xanoni, Jup Kastrati, f. 103. 156 “Posta e Shqypniës”, Shkodër, v. 1917, nr. 13, dt. 20 kallnuer 1917, f. 4. 157 Po aty. 158 A. Skanjeti, 100 vjet teatër në Shkodër, vep. e përmend. , f. 29. 159 A. Skanjeti, Zhvillimi i teatrit drematik në Shkodër, Almanaku “Shkodra”, 1961, f. 159.

Page 136: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

135

temë patriotike, çka i shërbente rritjes së ndjenjave kombëtare. Këto drama patën edhe suksesin më të madh.

Rrethi i Shën Jozefi t, i krijuar që me 1909, kishte qëllime bamirësie. Ai vinte në skenë pjesë teatrore me diletantë, amatorë të rrethit. Aty merrnin pjesë intelektualë dhe nxënës që kishin mbaruar Kolegjin Saverian. Të ardhurat e shfaqjeve shkonin për të varfrit e qytetit, jetimët, të sëmurët e spitalit etj. Këtij rrethi i përkasin shfaqje të tilla si: “Atraksersi”, dramë nga P. Metastasi, punuar lirisht nga Gjergj Fishta. U dha premierë me 1912; “Një natë në Firence”, dramë me tre akte, e përkthyer nga Ndre Plani, që u shfaq me 15, 18, 20 shkurt 1912; “Kont Maria Viskonti” u shfaq më 1915, u përkthye nga italishtja nga Anton Xanoni dhe u interpretua nga Zef Haxhia, Lin Luka, Kel Naraçi, Nush Topalli etj; “Sofroni ose Robi i ikur” dramë në pesë akte e përkthyer nga italishtja, u vu në skenë më 1918, “Lugetnit” farsë me një akt e përkthyer nga italishtja, u luajt pas dramës Sofroni. Shtypi që ndër faqet e tij i pasqyroi e komentoi rregullisht këto shfaqje, shprehet kështu: “Të djelën me 10 të frorit më 2. 30 masdite shfaqet.. drami 5 aktesh “Sofroni a Robi i ikur” dhe një lojë gazi një akti “Lugetnit”. Në lojë të gazit lot Zefi i Hilë Gegës që është i prerë për lojë gazi e komedi.”. 160Sidomos gjatë vitit 1918, njoftimet për shfaqje teatrale janë të shpeshta. “Kush punon gëzon”ishte një komedi me 3 akte e përkthyer nga italishtja prej Angjelin Lukës që u dha “T’prenden me 26 t’ktii moji, n’oren 5 masdite në Kolegj t’Jezuitve, n’Salon... Kjo e çfaqme shkon gjysa për bamirësi t’jetimve e gjysa për t’vorfen t’qytetit tonë”. 161Gjithmonë nga shtypi, marrim informacion se shfaqja “pat sukses të plotë e u përsërit”. 162Një tjetër farsë me një akt, e përkthyer nga Angjelin Luka, u dha premierë me 1918. Ajo titullohej “Krajli çagjshijetar e çagjshijetari krajl” me interpretimet e dalluara të Zef Hilës e Gjon Krajnit.

Veprimtari teatrore zhvilloi edhe “Oratori i Zemrës së Jezu Krishtit”, formuar nga etërit jezuitë e drejtuar nga A. Xanoni. Qëllimi i grupit ishte argëtimi i shegertëve të pazarit, djem të rinj që kohën e lirë e kalonin në lokalet e Oratorit. Ata vunë në skenë disa farsa apo komedi si “Profesor Llapa”, komedi me dy akte, shkruar nga A. Xanoni dhe shfaqur me 1914; “Një natë në Firence”, dramë në tre akte e përkthyer nga Kolë Laca, shfaqur me 1916;”Beomondi i Altemburgut”, dramë gjermane e përkthuer nga Ndre Plani, u shfaq me 1919 dhe me 1920; “Jetimi i Zvicrës”, dramë në katër akte përkthyer nga Tef Çefa, u shfaq më 1919. 163 Të gjitha shfaqjet e “Oratoria e Zemres së Jezu Krishtit” u drejtuan nga Gjon Pandelia dhe u dhanë në salonin e teatrit të Kolegjës Saveriane. Aktiviteti i Oratorit nuk reshti, ndonëse për nga niveli mund të vlerësohet si modest. Ai zhvillohej zakonisht në një oborr të hapët me lojra të gjalla, ku bëheshin shfaqje teatrore gazmore. 164

Motrat Stigmatine mbanin të hapur një shkollë vajzash. Ata prej kohësh organizonin veprimtari të larmishme kulturore, si argëtime ku gërshetoheshin recitime poezish, dialogje, këngë shkollore, ekspozita etj. Me kalimin e kohës këto veprimtari u zgjeruan dhe morën forma të përcaktuara me krijimin e grupeve korale dhe teatrore.

Pranë kësaj shkolle, në vitin 1914, u themelua shoqëria “Bijat e Maris” ku bënin pjesë nxënëset më të rritura të shkollës si dhe disa ish nxënëse të saj. Viti 1914, përkon

160 “Posta e Shqypniës”, Shkodër, nr. 26, dt. 9. 2. 1918, f. 4, art. Lajme vendit e gjithfarësh. 161 “Posta e Shqypniës”, Shkodër, nr. 36 e 37, dt. 20 prill 1918, f. 4, art. Argtim bamirësije. 162 “Posta e shqypniës”, Shkodër, nr. 38, dt. 27 prill 1918, f. 4, art. Argtim. 163 A. Skanjeti, 100 vjet teatër në Shkodër, vep. e përmend. , f. 42. 164 Almanaku “Shkodra” 1962, Anton Xanoni, Jup Kastrati, f. 103.

Page 137: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

136

me vënien në skenë të dramës “Prej robnijet në liri”. Drama u përkthye nga italishtja prej poetit të mirënjohur françeskan Vinçens Prendushi, dhe u shfaq në salonin e përgatitur për këtë qëllim. Drama u ndoq me interes të madh, dhe pati mjaft sukses. 165 Shoqëria u pajis tashmë me një sallë të rregullt teatri prej më se 250 vëndesh, ku publiku i gjërë nuk mungoi herë pas herë të ndiqte shfaqjet tetrore që jepnin amatoret e kësaj shoqërie. Vajzat e para që iu qasën skenës amatore teatrore në qytetin e Shkodrës ishin: Pina Pistulli, Lezina Muzhani, Liza Dema, Liza Fishta e Roza Shiroka. Nga një aktivitet modest, fi llestar, lëvizja teatrore erdhi duke marrë hov, çka na e tregojnë shfaqjet e dhëna ndër vite si “Barijtë e Betlemit” melodramë në tre akte nga Gjergj Fishta, që u dha premierë në vitin 1915 në sallonin e shkollës françeskane dhe u përsërit në dhjetor 1917. Nga recensioni i gjatë që i bënte gazeta “Posta e Shqypniës”, kuptojmë se gjithçka ishte përgatitë me shumë kujdes e zell nga autorët e murgeshat Stigmatine. 166

“E tradhëtuemja” është drama që pati suksesin më të madh. Ajo u dha premierë në vitin 1919 dhe u përsërit shumë herë. 167 Drama ishte përkthyer dhe vënë në skenë nga Vinçens Prennushi. Në kujtimet e tij të botuara, Andrea Skanjeti shkruan kështu: “Premiera e kësaj drame më kujtohet mirë që e pashë duke u luajtur në salonin e teatrit të shkollës së fretënve. U shfaq 6 herë rresht me një publik të dëndur. U përsërit pas katër vjetsh, mbasi kishte lanë një përshtypje të thellë... ka njerëz edhe sot, sikurse un që e kujtojnë me admirim”168

Në vitin 1920 u përurua ndërtesa e re e teatrit të Shkollës Stigmatine, me vënien në skenë të dramës “Motra për vlla”.

Veprimtaria teatrore e shoqërisë “Bijat e Marisë” meriton vlerësim, mbasi ajo është pjesë e kontributit që kjo shkollë dha për kulturën kombëtare. Megjithëse vepronte në një ambjent ku femra diskriminohej, ku kushtet ekonomike ishin të vështira, niveli kulturor i ulët e herë pas here krijoheshin rrethana penguese, vajzat e shoqërisë “Bijat e Marisë” iu dedikuan me pasion artit të bukur, argëtues dhe edukues, duke u bërë pioniere në lëmën e kulturës shqiptare.

Veprimtari teatrore zhvilluan edhe Motrat Saleziane e Servite, por ajo qe mjaft e kufi zuar.

Pas pavarësisë, kur Shkodra administrohej nga fuqitë internacionale, u krijuan disa shoqëri që kishin për program zhvillimin e artit dramatik. Të tilla janë shoqëritë “Vaso Pasha” e “Mustafa Pasha”. Gazetat lokale të asaj kohe tërhoqën vëmëndjen dhe i bënë jehonë veprimtarisë së këtyre shoqërive. Në dhjetor të vitit 1913, shoqënia teatrale “Vasa Pasha”, në mbledhjen e saj të përjavëshme, mbasi diskutoi rreth disa çështjeve që i përkisnin shoqërisë, zgjodhi një dërgatë 5 vetësh për t’i paraqitur kolonelit Philips, qeveritarit të Shkodrës programin, në mënyrë që shoqëria të njihej zyrtarisht. Themelimin e kësaj shoqërie u prit mirë nga koloneli Philips, i cilishtoi se: “shoqnia për çdo nevojë që t’ketë mund t’sillet (t’i drejtohet-B. K) atij dhe ka me gjetun pshtetje kurdoherë”. 169

Mesa duket, vështirësitë fi nanciare përbënin një problem shqetësues për shoqërinë. Gazetat lokale bënë një punë jo të vogël në drejtim të sensibilizimit të qytetarëve për

165 Po aty, f. 86. 166 “Posta e Shqypniës”, Shkodër, nr. 6, dt. 29. 12. 1917, art. Një argëtim bamirësije. 167 A. Skanjeti, 100 vjet teatër në Shkodër, vep. e përmend. , f. 87. 168 A. Skanjeti, 100 vjet teatër në Shkodër, vep. e përmend. , f. 88. 169 “Taraboshi”, Shkodër, nr. 48, dt. 25 dhjetor 1913, f. 4.

Page 138: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

137

këtë çështje: “mbasi kjo shoqni ka për qëllim të parë themelimin e nji theatros këtu në qytet t’onë, âsht detyra e çdo shqyptari t’i përkrahet kësaj shoqnie e cila ka nji program e nji qëllim aq të bukur, -tërhiqte vëmëndjen gazeta “Shqypnia e Re”, -ndihmat mund të çohen drejtpërdrejtë te arkëtari i shoqnies Karlo Suma”. 170

Ndonëse ambjenti qytetar i Shkodrës shquhej si artëdashës, nuk munguan as pengesat nga elementët konservatorë. Kështu, kur shoqëria “Vaso Pasha” u përgatit të vinte në skenë dramën “Besa”, dhe koloneli Philips caktoi si vend për shfaqjen e saj, sallën e Shkollës Popullore, Kadiu i qytetit protestoi, duke thënë se: “në atë vênd i cili âsht kênë vakuf, nuk guxohen të bahen asi lojësh... !Vallë si kështu!.. , -vazhdonte komenti i shtypit, -deri kur pengimet në përparim? Deri kur pengimet në çashtjen kombëtare? Zotni Kadiu don që të jetojmë si egërsinat... ! Vërtet kështu thot besa islame?”171

Fatmirësisht shoqëria “Vasa Pasha”, e ndihmuar edhe nga klubi “Lidhja Kombëtare” ia dolën mbanë në luftën kundër reaksionit fanatik, që ngulte këmbë të mos vihej në skenë drama “Besa” e S. Frashërit. Arritën ta shfaqnin në janar të vitit 1914 në sallonin e Kafes së Madhe. 172 Pas rrethimit 7 mujor serbo-malazez, kur Shkodra sundohej nga një komision i Fuqive të Mëdha dhe priste të bashkohej me Shqipërinë, kjo shfaqje, një fi llim i mbarë për teatrin laik të kryeqëndrës veriore, që u përsërit edhe në shkurt 1914, bëri përshtypje të madhe në popullin artëdashës të qytetit.

Veprimtaria e “Vaso Pashës” erdhi gjithnjë në rritje, me pjesë cilësore qoftë nga përmbajtja, qoftë nga interpretimi. Në sallonin e Kafes së Madhe u luajt komedia “Dredhinat e Patukut”, mbas Goldonit të Molierit, prej At Gjergj Fishtës. Rolin kryesor e luante i talentuari Zef Hila. Shtypi njoftonte se: “kjo copë ka mu lujtun edhe të shtunden mbrama”. 173Më pas nga shoqëria “Vaso Pasha” u shfaqën dramat “Cubat”e Shilerit dhe “Filja” e F. Kornerit.

Po në vitin 1914 u krijua shoqëria “Mustafa Pasha”, me pjesëmarrës dashamirës të artit nga pjesa e popullsisë myslimane të qytetit. Ndonëse në program pati edhe lëvizjen teatrore, ajo nuk mundi të jepte qoftë edhe një shfaqje të mirëfi lltë teatri, mbasi u shkri shumë shpejt. Gjithsesi veprimtaria e saj si pjesëmarrëse aktive në aktivitete të ndryshme të asaj kohe, të cilat ajo i gjallëronte e hijeshonte duke ndihmuar në përgatitjen e dekoreve, tribunave etj, përmendet dendur nga gazetat lokale. “Ma tepër i shtohet madhënimi e lulëzimi kur behi shoqnia shqyptaro-myslimane “Mustafa Pasha”, -vinte në dukje gazeta “Shqypnia e Re”, -... hije t’madhe i jepte fl amuri i mëndafshtë kombëtar i rrethuem me tufa arit,.. që valonte në ballë të shoqënies”. 174 Të njëjtën atmosferë përshkruan edhe “Besa Shqyptare”: “Te Klubi ja behi me kohë shoqnia “Mustafa Pasha” e njiherit edhe nji shumicë shkodranësh me nji “Skanderbeg” t’zbukuruem, e të dy Shoqninat me Flamur t’vet, tuj këndue kangë kombëtare morën rrugën e Pazarit”. 175

Kështu pra, nga viti 1914 e më pas, veprimtaria teatrore shpërtheu kudo, jo vetëm në institucione fetare si: jezuite, françeskane, stigmatine etj. , por edhe në shoqëri laike

170 “Shqypnia e Re”, Shkodër, nr. 57, dt. 1 shkurt 1914, art. Ndihmoni të gjithë shoqërinë teatrale “Vasa Pasha”.

171 “Shqypnia e Re”, Shkodër, nr. 40, dt. 1 dhjetor 1913. Autori: Karlo Suma, art. Deri kuer?172 A. Skanjeti, 100 vjet teatër në Shkodër, vep. e përmend. , f. 58173 “Shqypnia e Re”, Shkodër, nr. 57, dt. 1 shkurt 1914, art. Shoqëria Th eatrale “Vasa Pasha”. 174 “Shqypnia e Re”, Shkodër, nr. 68, dt. 15 mars 1914. Autori: R Siliqi, art. Festime në Shkodër për

ardhjen e mbretit. 175 “Besa Shqyptare”, Shkodër, nr. 32, dt 12 mars 1914, f.2.

Page 139: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

138

të elementëve të krishterë e myslimanë si “Vaso Pasha” e “Mustafa Pasha”. Sidomos gjatë dimrit, çdo të dielë e ditë feste shikoje të varura rrugëve nëpër shtylla dy-tre reklama teatri. Shoqëritë teatrore laike e tërhiqnin shikuesin me lojën e tyre gjithë frymëzim e pasion të fl akët, kurse ato të jezuitëve e tërhiqnin me mjetet e tyre teknike, me kostumet e bukura të përgatitura me kujdes, me skenat e ndriçimet e realizuara plot mjeshtri. 176

Edhe klubi “Lidhja Kombëtare” i krijuar 1914 veç të tjerash u angazhua edhe në shfaqjen e disa pjesëve për teatër. Në salonin e Kafes së Madhe shfaqi dramën kombëtare “Besa” si dhe komedinë me dy akte “Dy shurdhana në Përlimtare”. U shfaq edhe komedia me një akt “Shurdhanët”. Shfaqjet e komedisë u bënë në datat 4 e 5 prill 1915. 177

Tendenca drejt aktivitetit teatral pati edhe shoqëria “Një tubë djelmni shkodrane”. Ajo u bë promotore e çdo manifestimi politik të asaj kohe për çështjen kombëtare dhe organizuese e kremtimeve të 28 nëntorit. Prej saj u vunë në skenë dramat e përshtatura e të përkthyera të Hil Mosit “Cubat” dhe “Filja”; komedia e Molierit “Mjek Përdhuni” e adaptuar nga Karl Gurakuqi dhe drama “Vetmitari i provincës”, komedia “Dy gungaçat” (1916), “Pulla Orëzezë” etj.

Natyrisht që për vetë kushtet e mundësitë e pakta, jo gjithmonë shfaqjet meritonin lavdërime. Ashtu siç dinte të bënte komente pozitive, shtypi i kohës pati raste kur bëri edhe kritika të forta. I tillë ishte rasti kur amatorët e shoqënisë “Një tubë djelmni shkodrane”, në 1917 në një kremtim të veçantë të 28 nëntorit, luajtën dramën “Mois Golemi” të shkruar nga Kolë Mirdita. “Posta e Shqypniës” shkruan: “Drami nuk kje gja.. Shkruesi para se me u vu me shkru dramë a me grishë zotnitë e parë të gjytetit sidomos t’përjashtmit për me e pa, ka nevojë të madhe me i xe edhe për shumë do kohë bankat e shkollës”. 178

Kësaj atmosfere i shërbeu edhe prania e ndërkombëtarëve në Shkodër. Ashtu si në lëmin e muzikës, edhe në fushën e artit teatror ato dhanë përvojën e tyre, çka shërbeu si shkollë për grupet e shoqëritë e Shkodrës. “N’mbrame Ushtarët e Germanies dhanë një argëtim... dramatik n’Kafe t’Madhe ku meten t’gjith t’knaqun prej burrnijet e mjeshtriet me t’cilat populli gjerman i kryen punët e veta”. 179, -shkruante “Hylli i Dritës”.

Edhe pse lëvizja teatrore në 1912-1914 nuk ishte risi për Shkodrën, ajo në këta vite mori hov e fi toi cilësi të reja. E ndodhur në kushte të favorshme që solli çlirimi nga osmanët fanatikë e më pas pushtimi malazez, ajo u zhvillua tashmë lirshëm, falë klimës inkurajuese që krijuan ndërkombëtarët, falë propagandës së madhe që bëri shtypi i kohës duke kërkuar jo vetëm të shkruhej për teatër, por edhe të krijonin shoqëri teatrore e të bëheshin sa më shumë shfaqje, kjo edhe falë ndihmës së pakursyer që dhanë qytetarë të ndryshëm, atdhetarë e dashamirës të teatrit. Qytetari shkodran Filip Beni, për t’i ardhur në ndihmë shoqërisë teatrore “Vaso Pasha” vendosi t’i jepte asaj pak të holla, një lokal për të bërë prova dhe mbledhje. 180Nga ana tjetër, në mënyrë të organizuar fi lluan të bëheshin konferenca për popullarizimin e dramaturgjisë dhe teatrit në përgjithësi. Kështu, lëvizja teatrore që si promotore të veten kish patur shkollat private, fetare, tashmë me shoqërinë “Vaso Pasha”, hyri në një stad të ri më të përparuar, qoftë nga

176 “Skena dhe Ekrani”, nr. 4, viti 1983, 177 “Besa Shqyptare”, Shkodër, nr. 35, dt. 30. 3. 1915, art. Klubi “Lidhja Kombëtare”. 178 “Posta e Shqyp Shkodër, nr. 103, dt. 1. 12. 1917, art. Kremtja e vetqeverimit. 179 “Hylli i Dritës”, Shkodër, Vj. I, shkurt 1914, nr. 5, f. 163, art. Lajme. 180 “Shqypnia e Re”, Shkodër, nr. 50, dt. 3 janar 1914, f.2.

Page 140: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

139

niveli cilësor krijues, ashtu edhe nga mjeshtria artistike. Është fakt se nuk mund të bëhej fjalë për një skenografi të vërtetë, ndriçim të

përshtatshëm, garderobë të pasur, për mjete makiazhi të plota, për mjete që kërkonte skena. Vetëm talenti aktoresk i asaj “ushtrie” diletantësh, aftësia regjizoriale, mbështetur në pjesët e bukura të përkthyera, përshtatura apo shkruara nga penda të forta si Fishta e Gjeçovi, e bënë spektatorin të kënaqej, aq sa çdo premierë e veçanërisht pjesët kombëtare ktheheshin në një festë të vërtetë për të gjithë qytetin.

Hovin më të madh në lëvizjen spontane diletante, veprimtaria teatrore e mori me krijimin e shoqërive laike “Vllaznia”, “Rozafat” dhe “Bogdani”.

Shoqëria “Vllaznia”, siç kemi trajtuar kishte qëllime jo vetëm teatrore, por ajo gjatë tre vjetëve të jetës së saj i dha qytetit të Shkodrës një seri shfaqjesh të bukura. Shfaqja e parë teatrore e saj që u dha me 29 e 30 qershor 1919, qe komedia ne tre akte “Shërbëtori i dy zotnive” e Goldonit në variantin e përkthyer prej Hilë Mosit. Interpretuesit e saj qenë Kolë Gurakuqi, Hilë Mosi, Gjon Krajni, Jonuz Tafi li, Tefë Leka, Ali Borshi, si sufl er Karl Gurakuqi. Në mes të akteve, orkestra e shoqërisë “Rozafat” ekzekutoi pjesë të ndryshme muzikore. 181Dy shoqëritë bashkëpunuan frytshëm edhe në shfaqjet e ardhëshme. Si vënd për shfaqjen u gjend salloni i shkollës së Parruces (ndërtuar për kinema-teatër nga njësitë ushtarake austro-hungareze gjatë Luftës së Parë Botërore, me 400 vende), kurse për sigurimin e lëndës për skena, e përmuajshmja “Agimi”, organ i shoqërisë “Vllaznia”, falënderonte: “... kuvendin e fretënve françeskanë, për mirësinë që patën me na dhanë lëndën e nevojshme për skena”182

Në morinë e komedive apo dramave që u shfaqën nga kjo shoqëri, sigurisht ajo që pati jehonën më të madhe e krijoi diskutime, ishte shfaqja e dramës “Erminia e vogël”. Kjo dramë u shkrua lirisht prej Kolë Gurakuqit,183 sipas subjektit të një fi lmi austriak. Regjizor i shfaqjes qe Luigj Kakarriqi, kurse dekoret i punoi Gaspër Simoni. U dha në skenë me 10 gusht 1919 me pjesëmarrjen për herë të pare të një femre si aktore bashkë me burra. Ky ishte një hap i madh e i guximshëm për atë kohë kur femra nuk merrte pjesë pothuajse në asnjë aktivitet shoqëror e artistik dhe bënte një jetë të mbyllur larg çdo zhvillimi qytetar.

Pengesa e polemika të shumta u vunë re edhe nga kleri, i cili bëri zhurmë të madhe dhe u përpoq me të tëra mënyrat ta ndalonte dramën. Arqipeshvi i Shkodrës Jak Sarreqi me anë të një qarkoreje ankohet kështu: “... po marrim vesht se po gatohet në teatro të Shoqnisë “Vllaznia” nji vepër teatrore. Njajo qi na shtërngon me e dënue ket vepër teatrore asht t’përzimit e djemve me varza... kanë me u ndi fjalë dashnijet, shtërngime duersh.”. 184 Kleri shihte në këtë shfaqje elementë që shkonin kundër moralit të kohës, kundër sundimit të të parit të familjes. Protestën e Arqipeshkvit, komandanti i trupave aleate, Bardi de Fortu ia paraqiti Bashkisë, e cila mbasi e lexoi tekstin e dramës, me votim, dha lejen për t’u shfaqur (10 nga 15 anëtarët votuan pro). 185 Emri i aktores u mbajt i fshehur edhe nga vetë revista “Agimi” që theksonte se: “Rolin e Magdalenës

181 “Agimi”, e përmuajshme Shkodër, 1919, nr. 3, f. 46, art. Argëtime teatrore. 182 Po aty. 183 Kolë Gurakuqi, shkruan sipas ortografi së së vendosur nga Komisia Letrare Shqipe, dhe mund të

quhet një nga zbatuesit më të përpiktë të këtyre kodeve që hartuan missët e Komisisë. Gjuha e veprave dramatike është një gegërishte mjaft e përparuar, pa forma arkaike, madje edhe me variante të dialektit toskë. Tefë Topalli: rev. “Phoenix”, nr.3-4, Shkodër 1999, f.305-308.

184 AQSH, Fondi Arqipeshvnia e Shkodrës, viti 1913-1924. Fondi 132\A, dok. 1756. 185 AQSH, Fondi 347, viti 1919, dosja nr. 66. (dokumenti në frëngjisht mban datën 9 gusht 1919)

Page 141: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

140

e luajti Kolë Gurakuqi”.186 Në fakt, dihet me siguri se rolin e Ermines e luajti Roza Kakarriqi (Shoshi), më vonë mësuese. Për guximin që ajo pati, shoqëria i dhuroi një makinë qepëse, e blerë nga Kolë Mjeda. 187 Amatorët e tjerë që luajtën këtë dramë ishin Lin Deda, Kolë Mjeda, Omer Ruzhdija, Zenel Broja, Ali Borshi, Jonuz Buliqi, Jonuz Tafi laj, Muhamet Reçi.

Shfaqja e kësaj drame dhe buja e madhe që ajo bëri, gjeti pasqyrim në faqet e shtypit. Kryeartikulli i “Agimit” shkruan gjatë mbi elementët kundërshtarë të kësaj drame me një aktore femër. Në morinë e komenteve e të polemikave, gjejmë edhe vlerësime pozitive siç është ai i Gazetës “Populli”: “.. ka lanë të habitun gjinden e teatrit vajza që luajti rolin e Erminies, pse aq bukur e ka kry rolin e saj, sa mendohet që ajo do të ishte ndonjë artiste e stërvitun kush e di sa kohë me punë teatri e jo nji shkodrane.”. 188 Dalja e gruas dhe vajzës shkodrane në skenë plotësoi një boshllëk artistik, i hoqi skenës atë notë artifi ciale që sundonte kur rolet e femrës i interpretonin burrat, çka shpesh kishte sjellë shpërthime në gaz kur teksti të ofronte dhimbje.

Kjo shoqëri e vuri në skenë prap në 14 dhjetor 1919 dramën “Erminia e varfër”. Të tjera shfaqje të shoqërisë “Vllaznia” përmendim: “Dy shërbëtorët” dhënë me 21 dhjetor 1919; “Karl Topia” më 27 nëntor 1919; “Pulla orëzezë” komedi e Molierit dhënë premierë më 1919. Pas largimit nga Shkodra të autoriteteve franceze, “Vllaznia” fi lloi të zhvillojë një veprimtari akoma më të gjërë dhe me tematikë më të përcaktuar. Kështu gjatë vitit 1920 u shfaqën “Filja”189, “Shqipnia”me 5 prill 1920, “Bija e bankierit” prill 1920, “Vllazni e interesë” dhe “Do të vras veten” komedi me një akt të shfaqura me 6 qershor 1920, “Lufta e Silistrës” ose “Atdheu” në maj 1920, “Mjek përdhuni” komedi me 3 akte u shfaq me 26 dhjetor 1920, “Andromaka”, “Pirro Neoptolemi”, “Nder e qytetari”, “Reklamë e blofe”, “Nusja e Pela”etj. Kryetarë të degës teatrore të shoqërisë qenë Salih Nivica dhe Mati Logoreci (për vitet 1919-1920), kurse si drejtues artistikë (regjizorë), kanë punuar vetë autorët, përkthyesit apo përshtatësit e pjesëve teatrore Hilë Mosi, Kolë Gurakuqi, Luigj Kakarriqi etj.

Nga bilanci vjetor i shfaqjeve që u bë në shoqërinë “Vllaznia”, në mars 1920, u pa se brënda një viti ishin dhënë 12 shfaqje. 190Një aktivitet i tillë tregon jo vetëm për punën e madhe të diletantëve që i përgatitën ato, por edhe për etjen për art e kulturë nga ana e popullit.

Shoqëria “Rozafat” më tepër u muar me aktivitet muzikor, por dhe në fushën e teatrit pati një farë kontributi. Kujtohet nga shumë bashkohës, shfaqja muzikore-letrare që dha kjo shoqëri në ditët e para të formimit të saj, më shkurt 1918. Vajza Lajde Gurakuqi doli në skenë e recitoi plot frymëzim poezinë patriotike “Nëna dhe bija shqiptare”. Ajo qëndronte ulur në një stol duke qëndisur fl amurin e kuq me shqipe të zezë. Në kujtimet e tij Andrea Skanjeti, për këtë shfaqje shkruan: “Duke dëgjuar fjalët poetike që shprehte vajza e re me një diksion të zjarrtë të dalë nga shpirti, shumë lot u derdhën nga dëgjuesit. Unë nuk kam si të mos kujtoj Luigj Gurakuqin që shpesh fshinte sytë”. 191 Veprimtarisë teatrore të kësaj shoqërie i përket edhe dhënia e farsës me një akt

186 “Agimi”, e përmuajshme Shkodër, shtator 1919, nr. 5, art. Për një kundërshtim. 187 A. Skanjeti, 100 vjet teatër në Shkodër, vep. e përmend. , f. 60. 188 “Populli”, Shkodër, 1919, nr. 31, dt. 15 gusht 1919. 189 U dha premierë me 19 mars 1920, kur kremtohej gjashtë vjetori i ngritjes së fl amurit në kështjellën

Rozafat. 190 A. Skanjeti, 100 vjet teatër në Shkodër, vep. e përmend., f. 62. 191 Po aty, f. 95.

Page 142: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

141

“Tre cubat”, me 5 tetor 1919. Gazeta “Populli” e komentonte si shumë të bukur lojën e amatorëve Shuk e Lazër Gurakuqi, Gjon Gajtani etj. 192

Shoqëria “Bogdani” që kishte si moto të saj “Për Atdheun të punojmë” doli me një program letrar-artistik e kulturor. Ajo u dallua veçanërisht në degën e teatrit, ku fi toi edhe popullaritet të madh me pjesët e saj origjinale kombëtare. “Ferdinand Kortez” dramë në tre akte e përpunuar në shqip sipas romanit me të njëjtin titull nga Ndoc Vasia, qe vepra e parë me të cilën hapi veprimtarinë e saj dega teatrore e shoqërisë “Bogdani”, me 15 shkurt 1920 në sallonin e Kolegjit Saverian, me regji të Gjon Pantalisë. Pas një muaji, me 15 mars 1920, po në sallonin e Kolegjit Saverian u shfaq melodrama “Ora e Shqipnisë” e dom Ndre Zadejës. Ajo u dha në emër të “Djelmnisë Shkodrane” për nder të delegacionit qeveritar që kishte ardhë nga Tirana për të marrë në dorëzim qytetin e Shkodrës. Ajo pati një frymë kombëtare të theksuar dhe përkonte me Kongresin e Lushnjës e me Luftën e Koplikut. Me shumë vështirësi, kryesisht të karakterit ekonomik, shoqëria e vazhdoi pandërprerje për gati 20 vjet, veprimtarinë e vet teatrore të pavarur.

Gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore, qytetarët e Shkodrës patën rastin të ndiqnin edhe disa shfaqje argëtuese teatrore-muzikore, që u dhanë nga repartet ushtarake austro-hungareze, franceze dhe italiane. Marubi e ka dokumentuar përmes fotos një shfaqje të tillë të dhënë nga austriakët në vitin 1917 në lulishten popullore të qytetit, mbi një palkoskenë të ndërtuar për këtë rast. Gazeta “Posta e Shqypniës” na njofton se “.. në argtim mujt me marrë pjesë çdo civil tue pague për të hymit 2 korona... fi timi shkoi për ndihmë të të vorfënve e të vejave të njatyne fatosave, që lanë jetën nëpër shkrepat e Lovcenit.”. 193 Në vijimsi shtypi i kohës lajmëronte për shfaqje të tilla përgjatë gjithë muajit maj 1918. Kjo javë qe mjaft e ngjeshur me aktivitete gjithëfarësh që u organizuan me rastin e Javës së Kralit (Perandorit Austro-Hungarisë). 194 Gjatë kësaj jave u dhanë edhe “.. disa lojë gazi.. teatër.”. . Shtypi lajmëronte për një program “fort të hijshëm..”. ... ku bamirësit që do të merrnin pjesë: “.. kanë me pasë rast me kalue kohën me gzim.”. . 195

Edhe pushtuesit francezë që pasuan, dhanë disa shfaqje teatrore në qytetin e Shkodrës. Në korrikun e vitit 1919, forcat aleate festuan Festën Kombëtare të Francës. Ato shfrytëzuan lulishten popullore, ku ndërtuan dhe një palkoskenë, vendosën fl amujt e fuqive aleate, por edhe fl amurin e Shqipërisë. Gazeta “Populli” e përshkruan kështu atë festim: “Në miletbahçe qenë vënë llampa elektrike e qe stolisë me gjithfarë fl amujsh, më midis ishte ndërtue një skenë për lojë. Ora 9, bahçja ishte e mbushun plot me popull e në pjesë të parë ushtarakët paraqitën komedinë një akti “La paix chez soi”. 196

Në lulishten popullore u shfaq edhe komedia “Asil de Nuit”, ndërsa ndermjet pjesëve luante orkestra e shoqërisë “Rozafat”. Nga shfaqjet e trupave italiane mund të përmendim dramën “L’orfanello spagnolo” (Jetimi spanjoll) që u dha në vitin 1919 në salonin e shkollës Saveriane. 197

Lëvizja teatrore në Shkodër, gjatë viteve 1912-1920 vijoi e thelloi në kushte të reja,

192 “Populli”, Shkodër, 1919. nr. 36, dt 10. 10. 1919, f. 3, art. Koncert e Teatër. 193 “Posta e Shqypniës”, Shkodër, 1917, nr. 35, dt. 7. 4. 1917, art. Një argtim në lulishten popullore. 194 “Posta e Shqypniës”, Shkodër, 1917, nr. 44, dt. 18. 5. 1917..., art. U bahet me dijtë të gjithëve se

sot masdite në orën 4, kanë me u fi llue argtime bamirësie për “Javën e Karlit” që do të bahen në xhandarmërinë e këtueshme, në shtëpinë e jetimave “Karl Topia”..

195 “Posta e Shqypniës”, Shkodër 1918, nr. 45, dt. 22. 5. 1918, art. Festimet e Javës së Karlit. 196 “Posta e Shqypniës”, Shkodër 1919, nr. 27, dt. 19. 7. 1919, art. Festa 14 korrik. 197 A. Skanjeti, 100 vjet teatër në Shkodër, vep. e përmend., f. 56.

Page 143: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

142

punën e nisur që pasqyronte idealet e larta të Rilindjes Kombëtare. Me punën e tyre të palodhur dhe pa kurrfarë pretendimi apo fi timi material, anëtarët e këtyre grupeve e shoqërive që më sipër trajtuam, e kthyen teatrin në një tribunë të mendimeve dhe të aspiratave të popullit. Populli i Shkodrës, gjeti tek ky lloj arti një mjet të fuqishëm për të shprehur ato ndjeshmëri dhe ato cilësi shpirtërore që ishin karakteristike të tija, që e shquanin atë. 198 Sensibiliteti i shquar artistik, temperamenti artistik që ngërthente në vetvete edhe dramën edhe komedinë edhe farsën edhe satirën fshikulluese, përbënin një karakeristikë për banorët e këtij qyteti.

Vërtet që nuk mund të bëhet fjalë për një lulëzim të madh të dramaturgjisë. Kjo është e kuptueshme në kushtet e lëvizjes amatore, mungesës së një teatri profesionist, apo në mungesë të përkrahjes dhe nxitjes të një shpërblimi material. Veprat teatrore të kësaj periudhe patën kush më shumë e kush më pak, të meta artistike, por nuk mund të mohohet kurrsesi roli i tyre patriotik e edukues. Veprimtaria e gjerë teatrale e grupeve të ndryshme të Shkodrës, pati kryesisht një karakter përparimtar, demokratik dhe patriotik. Të bindur në misionin e rëndësishëm që ka teatri, kjo “ushtri” e madhe diletantësh, nuk u step as para sakrifi cave fi zike apo materiale, as para kontraditave me autoritetet pushtuese apo para injorancës e fanatizmit të kohës. Ato i karakterizoi solidariteti i fortë dhe harmonia mes tyre, dashuria për artin dhe besimi që bënin diçka të dobishme. Siç shprehet Hilë Mosi: “Shkolla asht vegla e parë për ta ba njeriun si duhet; padyshim se masandej janë shumë vegla të tjera, e ndër to teatroja asht ndër të parat”. 199

Shkodra, si qyteti që thithte ndër të parat arritjet më të reja të botës perëndimore, nuk vonoi të bënte të veten edhe artin e shtatë, kinematografi në.

Ky art (ashtu si piktura për të cilën do të fl asim më vonë) lidhet me emrin e Kolë Idromenos, i cili është i pari që solli në vendin tonë aparate kinematografi ke, dhe provoi detyrën e kinomekanikut. 200

Por, në ndryshim nga vitet e mëparshme, kur qytetarët mblidheshin në sallonin e Klubit “Gjuha Shqipe” që ndodhej në rrugën Gjuhadol, për të parë shfaqje diapozitivash, tashmë gjatë viteve 1912-1920, Kolë Idromenoja, falë pasionit të madh në këtë fushë, improvizoi në pjesën e poshtme të shtëpisë së tij, një sallë për shfaqje fi lmash. Kjo gjini e artit, tërhoqi gjithnjë e më shumë njerëz të cilët ndiqnin me pasion shfaqje të tilla.

Veprimtaria e tij kinematografi ke, që synonte në zhvillimin kulturor të popullit, hyri në një fazë të re në vitin 1912. Pikërisht në këtë vit, Kolë Idronemoja lidh një kontratë me austriakun Jozef Shtauber, në bazë të së cilës, i dyti do të furnizonte të parin me fi lma. 201Kontrata do të funksiononte për periudhën nga 1 shtatori 1912 deri më 31 gusht 1913. Aty parashikohej qeraja e lokalit (48 napolona ar) ; në ndërtesë nuk mund të bëhej asnjë ndërtim, dhoma e projektorit duhej të ishte e veshur me llamarinë (për t’u mbrojtur nga ndonjë zjarr i mundshëm) ; shfaqjet mund të jepeshin jo më vonë se dy orë pas perëndimit të diellit, etj. Ishin marrë masa edhe për të siguruar energjinë elektrike. Për këtë ishte blerë një gjenerator që punonte me benzinë.

Kuptohet që në kushtet e Luftës së Parë Ballkanike, zhvillimi i këtij arti u pengua,

198 Ato sollën në skenë humorin aq të shquar të shtresave qytetare të Shkodrës. 199 Nasho Jorgaqi, Antologji e mendimit estetik shqiptar, 1504-1944, Tiranë 1979, f. 297. 200 Të moshuarit kujtojnë se Kolë Idromeno ka shfaqur fi lma pa zë që në vitin 1908. Ato nuk ishin

fi lma me subjekt por tregonin pamje të ndryshme të botës. 201 AQSH, Fondi: 71, dosja nr. 8, viti 1912, dok. nr. 1, dt. 1. 9. 1912. (Kontrata në italisht përbëhet nga

10 pika dhe përcakton detyrimet e palëve dhe janë shënuar edhe garantët)

Page 144: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

143

por jo se u ndërpre. “Ndërsa qyteti bombardohej egërsisht, u shfaq edhe ndonjë fi lm”202, -theksonin gazetat lokale të asaj kohe. Kjo qe mënyra më e mirë e banorëve për të injoruar vdekjen.

Gjatë vitit 1913, edhe shtypi i bëri propagandë shfaqjeve të kinemasë. Kështu, në faqet e gazetës “Besa Shqiptare”, lexojmë: “Franc Kinosoptiku-Teatër elektrik, shfaq fi lmin “Mirase taksiratesh”, apo “Shpirtra të këqinj” etj”. 203

Falë këtyre reklamave kuptojmë se kontrata me austriakun shkoi mjaft mirë, furnizimi me fi lma ishte i rregullt, shfaqjet u dhanë dy herë, edhe tre herë në ditë. “Prej 16-22 qershuer t’faqet (shfaqet-B. K. ) nji program qi kaa mrrii (ka ardhur-B. K. ) tesh. I cili âsht fort i çuditshëm”204; apo “Prej t’martes janë t’lujtunat e përditshme n’6. 30 e n’8 sahati frangisht n’mrame. T’dielë n’5, n’6. 30 e n’8 sahati. Në javë tjetër kaa nji program t’rii”. 205

Por kinamaja e Kolës nuk ishte e vetmja në Shkodër. Kleri katolik i Shkodrës, që ende mbante monopolin në jetën kulturore-artistike të qytetit, solli në qytet një aparat kinematografi k. Aparati i projektimit, i instaluar në Kolegjin e Shën Saverit, jepte fi lma me përmbajtje fetare. 206

Edhe gjatë muajve të rrethimit, etërit jezuitë dhanë disa herë të tillë fi lma. Ja si shkruhet në ditarin e rregullt që ato mbajtën gjatë atyre ditëve të paharrueshme: “Për konviktorët dhe për të rinjtë, të cilët frekuentojnë oratoriumin, ne dhamë më 4 të muajit (shkurt 1913- B. K. ) një çfaqje kinematografi ke, duke qenë të pranishëm kleri dhe të ftuarit e tjerë”. 207

Edhe pse u mundua ta rivalizojë Idromenon, edhe pse në organet e shtypit të tij fetar shprehej shqetësimi “për kinematografët e këqinj që po i bëjnë një dëm të madh masës së re”208 (ku nënkuptohej rinia), gjithsesi shfaqjet e fi lmit të Kolë Idromenos mbeteshin më të pëlqyerat. “... Kështu në ket mënyrë, -informonte shtypi, - shkuen varg e vistër në kinematograf të Kol Arsenit (thirrej shpesh kështu duke ia bashkangjitur emrin e të atit-B. K. ), ku çfaqeshin luftrat rreth Shkodret!”209

Gazetat e ndryshme që dilnin në Shkodër, reklamonin papushim shfaqjet e kinemasë në një sallë që quhej “theatër elektrik”. Kështu u quajt kinemaja fi llimisht në disa vende të botës. 210 “Besa Shqyptare” jepte reklamën si vijon: “ Grand Kinosoptiku (Teatër elektrikut) shfaq fi lmin “Gratë m’donë mue.”. . Reklama është e shkruar edhe në gjermanisht përveçse shqip. Filmi është pa zë dhe shfaqej dy herë në ditë në shtëpinë e Kolë Idromenos. Njoftimet e tipit lajmërim-reklamë tregojnë se bëhet fjalë për program të rregullt e të stabilizuar që ndërrohej çdo javë. Bile janë njoftimet e shtypit lokal që na tregojnë se çdo të ejte e të shtunë ka program “ të posaçëm për graa e varza”. 211 Kinemaja e Kolës frekuentohej shumë edhe prej ushtarëve të trupave të huaja, të cilët shkonin aty grumbuj grumbuj. Ja si shkruante “Shqypnia e Re” me 31 gusht 1913,

202 P. Perja, Qëndresa e popullit të Shkodrës gjatë rrethimit serbo-malazez, Kumtari 5, Shkodër 1992, f.49.

203 “Besa Shqyptare”, Shkodër, 1913, nr. 71, dt 4 tetor 1913. 204 “Besa Shqyptare”, Shkodër, 1913, nr. 19, dt. 15 qershor 1913. 205 “Besa Shqyptare”, Shkodër, 1913, nr. 19, dt. 15 qershor 1913. 206 Kolegja Saveriane që në 1911 kishte të instaluar në ambjentet e veta një aparat kinematografi k. 207 AMH, Shkodër, Fondi DKAHSH, v. 1912-1913, Vj. 22. 12. 1273, f. 239. 208 “Përparimi”, Shkodër, Vj. VII, nr. 6, qershor 1914, f. 81. 209 “Shqypnia e Re”, Shkodër, nr. 56, dt. 29 janar 1914. 210 Abaz Hoxha, Arti i shtatë në Shqipëri, vep. e përmend. , f. 12. 211 Po aty, f. 13.

Page 145: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

144

pikërisht në datën që mbaronte kontrata njëvjeçare me austriakun Jozef Stauber: “... Zotnitë Offi ciert e din mirë boll se “Kinematografa”nuk asht veç nji vend qefi t por edhe nji vend ku mundet nieri me xanë ndonji send, për ket shkak i çojnë ushtarët tuba tuba aty”. 212 Duket që kinemaja tërhoqi shumë njerëz e pati frekuentim të madh. Këtë e kuptojmë nga njoftimet e shtypit ku thuhet se biletat për shfaqje ishin shitur që një javë para. Salla tepër e vogël freskohej me ventilator elektrik. 213

Siç kemi patur rast ta vërtetojmë nga gazetat, por edhe nga kujtimet e të moshuarve, ky lloj aktiviteti vazhdoi dendur edhe në vitin 1914, megjithëse kontrata me Jozef Shtauberin kishte mbaruar. “E çfaquna kinematografi ke ngjati edhe nji gjys oret mâ shumë se ishte në program”214, -shkruante gazeta “Shqypnia e Re”, në 1914. Mbështetur në të dhëna gojore, studiuesi Abaz Hoxha vëren se: “piktori me nipin e tij, në verën e vitit 1914, kreu një turne në bregdetin e Dalmacisë, ku shfaqi fi lma që bënë jehonë në publikun e atjeshëm”. 215

Ishte koha kur në shkallë botërore kinemaja u gëzohej arritjeve të reja. Duke qenë të bindur se në Shkodër gjithnjë kishte njerëz që interesoheshin në këtë fushë, edhe shtypi konkludonte se: “një shpikje të re, Kinematograf qi fl et (Kinetofon), ka bamun me çuditun njerzien. Ftyrat mas tashit janë të gjalla, fl asin, këndojnë, edhe i bien muzikës. Të gjitha vendet e qytetet e Ballkanit, e sidomos të Shqypniës që duen t’a kenë këtë çudie të shkruejn në adresë..”. 216

Kështu, kinemaja e parë e Shqipërisë që sipas shtypit, “është edhe ndër të parat në gjithë Ballkanin”217, eci me ritëm të mirë në rrugën e progresit duke u favorizuar nga kjo klimë artëdashëse, por edhe nga kushtet e reja të krijuara mbas ndërkombëtarizimit të Shkodrës. “Gjendja më e favorshme për të tërhequr publikun u krijua pas Luftës Ballkanike, - shkruan Hamdi Bushati, - ndërsa me ardhjen e ushtrive të huaja, austriake dhe franceze, u bënë hapa të mëdhenj në këtë drejtim, ndonëse mungonin lokalet e mirëfi llta”. 218

Me pushtimin austro-hungarez, janar 1916, kinemaja njohu një zhvillim të madh. Në qytet fi lloi nga puna Kinema “Lovcen” (Lovçen Kino), pa lënë në harresë se vepronte edhe e ashtuquajtura Kinema Fushore e destinuar për efektivat ushtarake, por që në vonë dha shfaqje edhe për publikun. 219

Dhënia e shfaqjeve kinematografi ke, ishte një ngjarje e dashur për popullin. Vdekja e Franc Jozefi t, detyroi për shkak të zisë, mbylljen e kinemasë për pak kohë. “Posta e Shqypnisë” njofton me këto nota: “... kinematografi , t’cilin e kan ndjek shum shkodranë, mjerisht.. ka me ndej mbyllë, der qi mos t’epet ndej urdhën tjetër me u çilë”.220

Trupat austro-hungareze, në vitin 1917, çelën në Shkodër edhe një teatër fushor (veror) që kryesisht shërbente për garnizonet ushtarake. Ky teatër i projektuar nga inxhinieri Farago, thirrej me emra të ndryshëm, si “Fronttheater Lovçen”,

212 “Shqypnia e Re”, Shkodër, nr. 17, dt. 31 gusht 1913. 213 Abaz Hoxha, Arti i shtatë në Shqipëri, Tiranë: ALBIN, 1994, f. 14214 “Shqypnia e Re”, Shkodër, nr. 56, dt. 29 janar 1914. 215 Abaz Hoxha, Arti i shtatë në Shqipëri, vep. e përmend. , f. 10. 216 “Shqypnia e Re”, Shkodër, nr. 43, dt. 7 dhjetor 1914. 217 Qerim Vrioni, Kolë Idromeno-fi gurë e shquar e fotografi së shqiptare, gazeta “55”, 12 dhjetor 2004,

f.18218 H. Bushati, Shkodra dhe motet, vëll. II, vep. e përmend. , f. 132. 219 Gjergj Dinelli, Shfaqjet e para kinematografi ke, Shkodër: ”Rozafa 1”, 2007, f. 9. 220 “Posta e Shqypniës”, Shkodër, nr. 2, dt. 9 dhetuer 1916, f. 3, art. Kinematografi .

Page 146: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

145

“Sommertheater” (teater veror) ose “Freiluftheater” (teatër në ajër të lirë) 221. Shpesh në këtë lloj teatri u dhanë edhe shfaqje kinematografi ke. Kështu, gjatë majit të vitit 1918, thuhet në shtypin e kohës se: “Me rastin e “Javës së Karlit” janë dhënë dy t’faquna kinematografi në Lovçengarden..”. Të tilla shfaqje të kësaj kinemaje verore në Lovçengarden, organet e shtypit i njoftojnë shpesh dhe se spektatorët mund ta ndiqnin edhe në këmbë shfaqjen, me çmime më të ulëta. 222

Ajo çka shqetësonte opinionin qytetar shkodran, që u shpreh edhe në faqet e shtypit të kohës, ishte mungesa e një limiti të moshës së personave që mund të hynin për të parë shfaqjet, duke ndaluar kështu “fmi e zansa shkollash tue shku orë e çast në “Kino”. Disa herë shtypi i indinjuar ngriti zërin për këtë problem si mëposhtë: “.. kjo liri për fmi nuk âsht tjetër veç se nji maskarallek... , mbasi qortimet nuk bajnë dobi, lypet policija t’a marrë punën nën kujdes”. 223

Saloni i Kinos, u shfrytëzua shpesh edhe për konferenca të ndryshme apo shfaqje të tjera teatrale apo muzikore, zhvillimin e mbledhjeve të karakterit politik etj. Në vitin 1919, kur u krijua shoqëria “Vllaznia”, në procesverbalet e mbledhjeve lexojmë se, “... z. Zef Kraja, Nush Dabërdaku e Eles Kastrati që e kanë në zotërim “Kinematografi n”, kanë tregue dishirin e tyne qi shoqnija “Vllaznija” mundet gjithsaherë të duen, pa të holla, me bâ çfaqtime në salon të Kinos kur ky mos t’jetë i xanun me çfaqtime kinematografi ke”. 224 Në qytetin e Shkodrës edhe në vitet 1919-1920 pati një vazhdimësi në shfaqjen e fi lmave. Por ajo që vërejmë në këto vite është rritja e çmimit të biletave.225

Në rrjedhën e viteve kinemaja në Shkodër ndërroi emërtim, qoftë edhe në vartësi të pushtuesit që pasonte tjetrin. Kështu në janar të vitit 1920 atë e gjejmë me emrin Cinema Massimo, në Parrucë. 226 Mendohet se kjo kinema të ketë qënë vazhduesja e “Lovçen Kino” që funksiononte në periudhën e pushtimit austro hungarez. Ajo ishte pronë e një të huaji. 227Gjithsesi qëllimi argëtues i saj si dhe dëshira e qytetarëve për të ndjekur shfaqje kinematografi ke, nuk ndryshuan asnjëherë.

4. 5. SHKOLLA FOTOGRAFIKE MARUBI.

Arti i fotografi së u zbatua në Shkodër në vitin 1858, pothuaj menjëherë pas zbulimit të tij (1839). Shpikjet e njëpasnjëshme që u bënë gjatë shek. XIX, nuk kishin si të mos preknin a të mos bëheshin prezent edhe në Shqipëri. “Fotografi a qe produkt i një epoke që prodhoi edhe hekurudhën e telegrafi n, epokë e një sistemi të ri komunikimi. Ishte për t’i shërbyer një shoqërie tregtare e borgjeze”228 Kjo është edhe arsyeja pse zuri fi ll pikërisht në Shkodër. Të etur për të renë, të zgjuar nga natyra, shkodranët qenë të parët

221 “Posta e Shqypniës”, Shkodër, nr. 43, 10 qershor 1917. 222 “Posta e Shqypniës”, Shkodër, 2, 11, 19, 21, 23, 26 maj, 1918. (“Java e Perandorit Karl” u shpall

si festë zyrtare nga 19-27 maj 1918 dhe kishte për qëllim mbledhjen e ndihmave për invalidët e luft ës, fëmijët dhe vejushat e të rënëve në luft ë. )

223 “Posta e Shqypniës”, Shkodër, nr. 33, dt. 3 prill 1918, f. 4, art. Për moral të popullit. 224 AQSH, Fondi: 447, Shkodër, dosja nr. 163, viti 1919-1923, f. 9. Regjistër protokolli i shoqërisë

“Vllaznia” Shkodër. 225 Vendi i parë kushtonte 15 korona, i dyti 10 korona, ndërsa një lozhë bënte 60 korona. 226 “Populli”, Shkodër, V. II, nr. 47, dt. 1 janar 1920, f. 2. Cinema Massimo. Në Parrucë. Për të kremten

e motmotit të ri. 227 A. Hoxha, Arti i shtatë në Shqipëri, vep. e përmend. , f. 18. 228 Zef Paci, Fotografi a si ritual: Marubi, Tiranë: Princi 2012, f. 66.

Page 147: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

146

që iu gëzuan këtij arti. Më vonë fotografi a u përhap në të gjithë qytetet e Shqipërisë, duke krijuar një plejadë të tërë fotografësh të apasionuar e të talentuar, por padyshim “profesorët” e këtij arti në Shqipëri mbetën Marubët.

Është tashmë e njohur historia e djaloshit të ri nga Piacenza e Italisë, Pietro Marubi, që u vendos në Shkodër ku edhe mori me qera një “dugajë” në qëndër të qytetit. Në një tabelë të varur mbi derën e “dugajës” me germa latine shkruhej: “Dritëshkronja Marubi”. 229 Ky emërtim që siç e shpjegonte mjeshtri i madh do të thoshte: “të shkruash me dritë do me thënë të fotografosh”, mbeti i palëvizur mbi portën e studios edhe gjatë 1912-1920, kur dinastia Marubi përfaqësohej nga mjeshtri me emrin Kel Kodheli (Marubi).

Keli e kishte fi lluar punën pranë Pjetër Marubit si asistent, së bashku me të vëllanë Matinë. Matia vdiq i ri, por Keli, arriti të bëhej pasardhës i denjë i mjeshtrit italian. Në moshën 15 vjeçare, kur i vdiq i vëllai i madh, Keli u bë bir në shpirt i Pjetër Marubit.

Fillimi i aktivitetit të Kelit si fotograf koincidonte me aplikimin e metodës së re të fotografi mit, asaj me xhelatinë bromuri të thatë. Aplikimi i kësaj metode shumë më ekonomike e të shpejtë, si dhe rritja e kërkesave të qytetarëve për të fi ksuar kujtimet, çoi në rikonstruksionin e studios dhe pajisjen me teknologji të reja të kohës. 230

Keli i viteve që studiojmë, ka bërë hapa të rëndësishëm në drejtim të perfeksionimit si artist. Vetë maestroja (ustai) u kujdes për aftësimin e Kelit si artist, ndaj e dërgoi të bënte një kurs specializimi në Trieste, pranë studios së famshme italiane “Sebastianuzzi”. Keli u kthye nga ky kurs, jo vetëm me plot aparate të sofi stikuara por edhe me shumë ide të reja të guximshme. 231

Studioja u zgjerua dyfi sh për nga sipërfaqja. Dhoma e fotografi mit u plotësua me ndriçim natyror përmes vetratës prej xhami në anën verilindore të saj, si dhe me çatinë me sopraluçe, me perde të lëvizshme që siguronin ndriçim të butë dhe të mjaftueshëm për ekspozimin e pllakave të reja me bromur argjendi. Vite më vonë, në një qytet tjetër të zhvilluar shqiptar, në Korçë, këtë ndriçim do ta përdorte edhe “Foto Venediku”.

Aparatet e vjetra u zëvëndësuan nga ato me stativa. Sfondi i fotografi mit u dekorua me fondale të vizatuara, ku paraqiteshin dekore me detaje karakteristike të mjedisit qytetar apo rural sipas rasteve, stola apo shkëmbenj, parmakë, armë, makina qepëse. Studioja u pasurua me garderoba me kostume nga më të spikaturat e kohës. 232

Kel Kodheli, me vdekjen e mjeshtrit Pjetë Marubi, trashëgoi studjon së bashku me fondet, sikurse çdo gjë tjetër nga pasuria e tij, ndaj dhe shkodrani në shenjë mirënjohje mori mbiemrin e mësuesit dhe “babait” Marubi. “I mënçuri Keli mendonte se kështu trashëgimia bëhej edhe më e merituar, edhe më e plotë, -thekson regjizori i njohur Viktor Gjika, - e nga ana tjetër i kthente një borxh nderi italianit Pietro Marubi”. 233 Këtej e tutje çdo foto e dalë nga duart e tij mbajti emrin “Foto-Marubi”.

Të tilla foto ilustronin shpesh faqet e gazetave lokale që dilnin në Shkodër. Kështu, në gazetën “Taraboshi”, gjatë vitit 1914 botohej një rubrikë e veçantë, titulluar “Galeri Kombëtare”-Shqyptarë e shqyptarofi l. 234 Nëpërmjet kësaj rubrike, lexuesi kishte

229 Marubi, Shqipëria-Albania 1858-1950, Album fotografi k 4, M. K. R. S; I. G. E. R. Srl. Roma 2003, f.10.

230 Stefan Çapaliku, material dorëshkrim në Fototekën “Marubi”. Shkodër. 231 Keli përdorte një aparat me lente Karl Zeiss. (Zef Paci, Fotografi a si Ritual: Marubi, Tiranë 2012, f.

67) 232 S. Çapaliku, material i përmend. 233 Marubi (1858-1950) album, Viktor Gjika, vep. e përmend. , f. 13. 234 “Taraboshi”, Shkodër 2-3 prill 1914, nr. 88.

Page 148: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

147

mundësi të njihej me personlitete të shquara të kombit tonë. Shkrimi shoqërohej me fotografi të realizuara me mjeshtëri në studion “Marubi”, në një cep të të cilave gjejmë nënshkrimin: “Dritëshkroje Marubbi”, apo “Foto-Marubi”. Të tilla janë fotot “Emzot Luigj Bumçi”, “At Luigj Paliqi O. F. M”, “Zef Ndoci-Prenk MarkaPrenka” apo “Emzot Jakë Serreqi (Arqipeshkvi i Shkodres) ”. 235

Veprimtaria e dokumentuar e Kelit në vitet 1912-1920 tregon qartë se ai, jo vetëm e vazhdoi denjësisht rrugën e nisur nga themeluesi, por e ngriti në një stad më të lartë. Ai shquhej jo vetëm për cilësinë e punimit, por edhe për nivelin artistik. “Dugaja-Studio” në këto vite u pasurua me rekuizitë të ndryshme, u shtuan fotografi të në exterior të evenimenteve historike brenda dhe jashtë Shkodrës. Janë të papërsëritshme e me vlera unikale, ngritja e fl amurit në Bashki (1913), ngritja e fl amurit në Kala të Shkodrës (1914), fotografi mi i mbërritjes së Vidit në Durrës (1914), fotografi mi i të parës ndeshje futbolli ndërkombëtare që u zhvillua mes skuadrës së djelmoçave shkodranë dhe përfaqsuesve të trupave ushtarake të ndërkombëtarëve (1913) 236etj.

Nuk kaloi pa u vlerësuar e çmuar puna plot art e Kel Marubit edhe nga personalitete të huaja. “Posta e Shqypnies” në shkrimin me titull “Një nderim” të datës 25 prill 1917, fl et mbi vlerësimin që Arqiduka Maks, “.. i ka bâ zejes s’z. Kel Kodhelit (Marubi), fotografi t të Shkodërs, tu i dergu n’dhanti nji gjylpanë arit me brilante e me monogram t’vedin.”. 237

Figura e Kel Marubit nuk mund të reduktohet thjesht në atë të një pionieri fotograf. Pikërisht në vitet 1912-1920 ai ka zhvilluar një aktivitet të gjërë patriotik. Emrin e tij e gjejmë në anëtarët e Klubit “Gjuha Shqipe”, në kryesinë e shoqërisë “Vaso Pasha”238, si kryetar të shoqërisë “Një tubë djelmni shkodrane”239, në bandën muzikore, në këshillin shkollor të Bashkisë240, fi rmëtar memorandumesh dhe protestash dërguar përfaqsuesve të fuqive të mëdha në Konferencën e Paqes në Paris241, fi rmëtar i protestës drejtuar fuqive aleate në Shkodër kundër ngritjes së fl amurit serb në Bashki242 etj. Punishtja e Kelit në atë kohë ishte kthyer pothuaj në një zyrë informative për veprimtari kombëtare e patriotike. Sipas studiuesve shkodranë, Keli luante rolin e një zelltari të guximshëm, “prandaj meriton të konsiderohet një prijës i përkushtuem i atdhetarëve që grumbulloheshin në atelienë e tij”. 243 Është edhe meritë e personalitetit që kishte fi tuar në qytet fotografi –patriot, fakti që prania e tij në ambiente nga më të ndryshmet ishte e mirëpritur, aq sa njerëzit jo vetëm nuk e refuzonin, por edhe e ftonin të përjetësonte

235 “Taraboshi”, Shkodër 16-17 prill; 26-27 prill;30 prill-1 maj, 1914, nr. 102, nr. 112, nr. 116. 236 Ndeshja e parë miqësore në mes skauadrës së ushtrive ndërkombëtare dhe skuadrës

“Indipendenca” të Shkodrës u zhvillua në 1913 në një fushë larg qytetit. Kjo ndeshje ka vlera të mëdha jo vetëm se është e para ndeshje ndërkombëtare, por edhe se për herë të parë u zhvillua në bazë të rregullit ndërkombëtar me kohën 90’, e ndarë në dy pjesë nga 45’. Enver Bushati, Ibrahim Dizdari “Kultura fi zike dhe sportet në Shkodër 1900-1944”, f. 97-98. (Botim i Komitetit të kulturës fi zike e të sporteve të rrethit Shkodër. )

237 “Posta e Shqypniës”, Shkodër, 25 prill 1917, nr. 40, f. 4, art. Nji nderim. 238 “Taraboshi”, Shkodër 26-27 mars 1914, nr. 81, art. Shoqëria “Vasa Pasha”. 239 AQSH, Fondi: 580, dosja nr. 14, viti 1914, datë 28 nëntor 1914, art. Telegram urimi libruesve të

Vlonës. 240 AQSH, Fondi: 580, dosja nr. 10, viti 1915-1929, datë 7 sept. 1919241 AQSH, Fondi: 580, dosja nr. 18, viti 1919-1921. Kopje memorandumi e proteste nga paria e

Shkodrës... 242 AQSH, Fondi: 580, dosja nr. 15, viti 1918, Kopje proteste drejtuar fuqive aleate kunder ngritjes së

fl amurit serb në bashki. 243 H. Bushati, Shkodra dhe motet, vëll. I, Shkodër: Rozafa, 1998, f. 559.

Page 149: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

148

fi gurën e tyre me gjithë atributet që ato mbartnin. “Prej fotove, - shkruan studiuesi Zef Paci, - ndjejmë se Marubi, diti të ruante e të nxirrte në pah, fenomene të ndryshme njerëzore të asaj kohe, që kishin të bënin me situatën, pozitën shoqërore, institucionet (publike e private), besimin, profesionin etj. 244 Binomi patriot-fotograf e shoqëroi fi gurën e Kelit e të familjes së tij gjatë gjithë aktivitetit. Na bind për këtë një përgjigje që e bija e Kelit, Benardina, i kthen Komitetit të grave që ishte krijuar në Shkodër në 1920, në ndihmë të vullnetarëve luftëtarë. Aty B. Marubi shkruan ndër të tjera se: “.. nder këto ditt... Apa (babai, Keli-shënimi im B. K) shkon pa prâ në mjedis t’ushtris vullndetare.”. në vazhdim ajo shpreh edhe gadishmërinë e saj për të marrë përsipër ndonji punë, por që nuk e pengon “prej punëve të dugajës”245

Një ndër vlerat e mëdha ishte fakti se fotografët Marubi, mbi të gjitha Keli, duke punuar e jetuar në një vend ku dominonte feja islame bënë një revolucion të vërtetë kulturor dhe etiko- moral në Shqipëri dhe në mbretërinë osmane246.

Arti i Marubit çmohej edhe ndër qytetet e tjera të Shqipërisë. Edhe pse fotografi a ishte për kohën mjaft e kushtueshme, tregu nuk mungonte për të. Në Arkivin e Shtetit, në fondin e posaçëm Kel Marubi, ruhen disa porosi të bëra nga Vlora, Korça e Elbasani për mijëra copë kartolina. 247Asokohe këto fotografi kishin një vlerë komerciale, por sot provojnë të jenë regjistrime historike të zakoneve e veshjeve kombëtare e rajonale.

Marubët kanë fotografuar me mijëra musylmane, bile edhe gra të mbuluara, me byrde e pa byrde, duke u futur në skutat më intime të jetës musulmane, në shtëpitë e tyre të rrethuara nga muret mesjetare, bile edhe muftitë, imamët, babatë bektashinj, jeniçerët fanatikë, pashallarët, vezirët gjenden në fototekën e tij. Marubët fotografuan prostitutat, ekzekutimet me varje në shesh të qytetit, xhelatët e rrufjanët, lypës gjysëm të vdekur, lebrozët, tërmetet, përmbytjet e qytetit, ceremonitë martesore e të vdekjeve. Pra, gjithë jeta e qytetit. Jeta e përditshme politike, ekonomike, sociale dhe kulturore, jo vetëm në Shkodër, jo vetëm në Shqipëri (ngritja e fl amurit në Vlorë është përjetësuar nga Marubët), por edhe në Mal të Zi, ku fotografi zyrtar i oborrit mbretëror, për çdo ngjarje të rëndësishme ishte përsëri Kel Marubi. Në pjesën më të madhe të tyre, fotot e muzeut të Cetinës (mbretëror) mbajnë vulën e Marubit. Një ndër fotot është domethënëse. Ajo ka fi ksuar martesën e vajzës së Knjazit me Viktor Emanuelin e III të Italisë. Duke qënë më i shkurtër se Elena, Marubi, në një gjetje artistike e ka vendosur burrin në karrige, ndërsa e shoqja rri në këmbë, me dorën mbi supin e mbretit italian.

Lufta e Parë Ballkanike, i ofroi objektivit të Kelit komandantë e gjeneralë, ofi cerë e ushtarë të ushtrive malazeze, serbe, por edhe pamje të paharrueshme si ato të rrethimit e luftës 7 mujore, kur kazanët e mëdhenj me oriz u vendosën në mes të rrugëve për të uriturit, kur si spitale shërbenin lloj lloj ambjentesh. Të tilla fotograf, i të njohura e të panjohura, ruan me shumicë fototeka “Marubi” në Shkodër. Keli, pati një impostim të dyfi shtë: ai fotografonte me porosi, por edhe i zgjidhte subjektet “edhe në rastet kur e dinte se nga kuleta e këtyre të fundit nuk do të dilte gjë”. 248

I pari ndër Marubët që ka mbajtur një regjistër negativash, duke shënuar datën e

244 Z. Paci, Fotografi a si ritual: Marubi, vep. e përmend. , f. 67. 245 AQSH, Fondi: 580 (F. 580), v. 1914-1920, D. 14, fl . 6. Letër me kokën e fototekës “Marubi”shkruar

nga Bernardina Marubi. 246 Fadil Kraja, Një trashëgimi që nuk njeh kufi j, në gazetën “Besa Sot”, Prishtinë, 25 korrik 2004, f. 23. 247 AQSH, Fondi: 580, dosja nr. 11, viti 1911-1926, datë 19. 2 1913. Porosi për 4-5 mijë copë kartolina

për t’i shitur në Toskëri, nga Mihal Xoxe, direktor i shtypshkronjës dhe librëshitjes Korçë. 248 Z. Paci, Fotografi a si ritual: Marubi, vep. e përmend. , f. 67.

Page 150: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

149

ditën, gjeneralitetet, përmasat e numrit të kopjeve bile edhe çmimin, ishte Kel Marubi. Sipas një dokumenti që ruhet në Arkivin e Shtetit, Keli që më 1janar të vitit1919, ka fi lluar për të parën herë të regjistrojë negativat (xhamat) në regjistra të vegjël, “ tue i vu me datë e me ditë sikurse i kena na sot të rujtun”249 Kemi gjetur në Arkivin e Muzeut të Shkodrës, fl etë nga ky regjistër, i titulluar “Njerëz në zâ”250. Në formë të plotë e në gjendje krejt të mirë, ky regjistër nën titullin “Njerëz në zâ e sênde të kujdesshme” ruhet pranë Arkivit të Fototekës “Marubi”, ku edhe e kemi konsultuar. Aty lexojmë emrat e shumë personaliteteve të shquara të fushave të politikës, artit, kulturës dhe ekonomisë. Keli në këto regjistra të rregullt ka renditur alfabetikisht emrat e të fotografuarve. Në disa raste, pranë rubrikës së çmimit të fotografi së, është mbajtur shënim edhe sa është paguar nga klienti dhe sa i është mbetur borxh. Kjo tregon se çmimi i fotove nuk ishte i përballueshëm për të gjithë, e prandaj praktikohej edhe metoda “me këste”.

Hapsira gjeografi ke e objektivit të tij është tepër e gjërë, ajo i kalon caqet e krahinës. Marubi është mjeshtër i mizanskenës. Me inisiativën e një arkivisti dhe të një

historiani, ai shfrytëzonte edhe ilustrimet e shtypit e të fotoreporterëve të huaj. Kjo sidomos për ngjarje të rëndësishme politiko-ushtarake, në vende ku nuk mund të ishte prezent.

E gjithë dinastia Marubi, por veçanërisht Keli, shquhet për një nuhatje të thellë profesionale, për të fi ksuar sa më shpejt në colodium personazhe historike. Në fototekën e ngritur prej tij mund të gjesh: Komisionin Ndërkombëtar të Kontrollit për caktimin e kufi jve, përfaqësitë e pesë Fuqive të Mëdha, skelat detare me anije të ankoruara të shoqërive tregtare si “Llojd” apo “Yolanda”. Aty janë realizuar me cilësi edhe riprodhime me dimensione të mëdha, kryesisht portrete.

Interesant është qëndrimi profesional ndaj fi gurave të larta shtetërore. Puna është gjithnjë serioze, e bërë me dashuri e respekt. Ishte pikërisht ky nivel i lartë artistik i “Foto-Marubit” që i bënte vizitorët e huaj në Shkodër të ndalnin hapin para “Dritëshkronjës Marubi”, për të blerë kartolina me pamje të bukura tipike shqiptare. Fotografi i njohur Roland Tasho, që ka realizuar një prej albumeve “Marubi” shprehet: “Duke parë fotot e Marubëve, shikon historinë e një kombi që zhvillimin e tij e shihte të lidhur me Evropën.. Ata shkruan historinë e këtij vendi, jo rastësisht, por duke parashikuar e peshuar rëndësinë e çdo shkrepje fotografi ke... Kjo përsosmëri e tyre qe shtysa dhe premisa që ushqeu ëndrrën time.”. 251 Këtë dinasti të fi lluar nga Pjetër Marubi, të pasuar nga Keli (i cili punoi gjatë viteve që po studiojmë), e Gega, do ta vazhdojnë më pas emra të njohur si Shan Pici, Ded Jakova, Pjetër Rraboshta, Angjelin Nënshati, etj. Por mbi të gjitha ngrihet vlera e jashtëzakonshme historike e artistike e trashëgimisë marubiane.

Njohuritë e tij në artin e fotografi së Kel Marubi i pasuronte vazhdimisht me anë të leksioneve që i vinin nga “Sosiete Francaise De Photographie, Paris”. Disa të tilla leksione i kemi gjetur në arkivin e Muzeut Historik Shkodër. Ajo që të bën përshtypje, është fakti se këto dije të tyre Marubët nuk ua kursyen edhe të tjerëve të interesuar, nxënës të fotografi mit që morën prej tyre njohuri mbi këtë art. Në arkivin e Muzeut Historik Shkodër, gjetëm disa mësime (leksione) të shkruara nga Keli, në formë pyetje- përgjigje, të cilat duhet të jenë përgatitur për nxënës të kësaj fushe. Mendojmë se ato

249 AQSH, Fondi: 580, dosja nr. 20, viti 1920-1945. Letërkëmbime të Kel Marubit dhe institucioneve e personave.

250 AMH, Shkodër, Fondi Pushtimi i trupave aleate 1918-1920, dosja nr. 1, fl . 234-235-236. 251 Roland Tasho, Marubi, Tiranë 2003, album, f. 142.

Page 151: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

150

janë përkthime të Kelit nga frëngjishtja, por të pasuruara nga dijet e tij. Thesari që përfaqson fototeka Marubi, është një “perlë” e vërtetë kulturore, jo

veç për ata që merren me artin fotografok. Ajo është vlerësuar edhe si burim autentik, për të njohur më mirë shumë aspekte të mënyrës së jetësës, rryma kulturore që kanë ndikuar në jetën e përditshme të njërit prej qyteteve më të rëndësishëm të vëndit siç ishte Shkodra, gjatë një periudhe kohore prej gati 100 vjetësh, mbushur me ngjarje historike e transformime shoqërore që patën prekur së afërmi edhe mënyrat e veshjes e të paraqitjes në shoqëri”. 252Autorët e mbi 200.000 xhama e fi lma, të apasionuar e të lindur si artistë, lanë pas një shkollë të vërtetë fotografi ke e cila ka ç’t’u mësojë brezave të rinj. Fotografi a është të vësh në të njëjtën linjë të shënjestrës, mëndjen, syrin dhe zemrën. Pikërisht këtë art të shkrirjes në një shkrepje “fl uturake” realizuan mjeshtrisht Marubët.

Hyrja e ushtrive të Fuqive të Mëdha bëri që të rriteshin lëvizjet jashtë Shqipërisë e të silleshin kështu aparate fotografi ke.

Në kuadrin e një projekti që bankieri i famshëm francez Albert Kahn krijoi, të quajtur “Arkivat e planetit”, në vitin 1913 edhe Shqipëria u bë pjesë e dokumentimit të historisë nëpërmjet fotografi ve dhe fi lmimeve. 253Më 16 tetor 1913, mbërrin në Shqipëri gjeografi Jean Brunhes dhe fotografi me shumë famë famë August Leon, për një mision pesë ditor. Në itinerarin e tyre ata vizituan edhe Shkodrën, ku realizuan shumë foto me ngjyra, gjë që ishte shumë e rrallë për atë periudhë. Në ato kohë të rëndësishme të historisë, kur ishin në diskutim në nivele ndërkombëtare si pavarësia ashtu edhe kufi jtë e ndarja territoriale e Shqipërisë, reportazhet e realizuara me këto fotografi , shërbyen si dëshmi, si një avokati e mirë në favor të Pavarësisë së Shqipërisë. 254

Por arti fotografi k në Shkodër, që nga fi llesat duke përfshirë edhe vitet 1912-1920, pati edhe një përfaqsues tjetër, po aq të denjë sa Marubët, artistin e shumanshëm, Kolë Idromeno. Ai, ndonëse punoi më shumë si piktor, në vjetarin (salnamet) e vilajetit të Shkodrës është regjistruar me profesion fotograf. 255

Idromenoja ishte nxënës i Pjetër Marubit në fotografi , por shpejt ai e arriti mjeshtrin e vet. 256 Në historinë e fotografi së shqiptare, ai zë një vend të nderuar, sepse edhe në këtë fushë, është në krye të plejadës sonë të parë, që e përbëjnë fotografë pak a shumë bashkëkohës të tij, apo më të rinj në moshë si: Kel Marubi, Petro Korçari, Gjon Rrota etj.

Si njeri me shije të holla, Idromenoja fotograf, paraqitet një artist i vërtetë. Sipas specialistëve përkatës, punonte në kushte shumë të vështira, pa mjetet e përshtatshme, pa dritë elektrike, por puna e tij qe një punë e vyer, artistikisht e ngritur dhe pa të meta nga ana profesionale. 257

Korespondenca e dendur me fi rmat e huaja si austriake, franceze, zvicerane e italiane, 258 puna e palodhur e tij dhe mjeshtria artistike e bënë Idromenon më të njohurin fotograf shqiptar jashtë atdheut në shek XIX. Kështu në botimet ndërkombëtare të lëmit

252 Andromaqi Gjergji, Marubi, Tiranë 2003, album, f. 141. 253 “Mapo”, dt 20 tetor 2012, f. 10-11. Christine Moro: Zbuloj fotot e panjohura të Shqipërisë së 1913. 254 Këto fotografi dhe fi lmime të këtij arkivi krej të veçantë të fi lantropit francez Albert Kahn, u

shfaqën shoqëruar me një dokumentar, më 24 tetor 2012 në Tiranë, nga Ambasada Franceze me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

255 Kahreman Ulqini, Gjurmë të historisë kombëtare në fototekën e Shkodrës. Tiranë: 8 Nëntori, 1982, f. 2.

256 Mikel Prendushi, Kolë Idromeno, Tiranë: 8 Nëntori, 1984, f. 37257 Po aty, f. 38. 258 AQSH, Fondi 71, dosja nr. 2, Porosi të Idromenos për material fotografi k nga jashtë.

Page 152: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

151

të tregëtisë, shtypur në Paris, Londër, Stamboll, etj. , Kolë Idromeno njihet si fotograf i parë në Shkodër dhe emri i tij përmendet para mjeshtrit të vet Pjetër Marubi. 259

Në studion e Kolë Idromenos kanë pozuar jo vetëm qytetarë, por edhe fshatarë e malësorë, vizitorë të huaj, diplomatë, etj. Studioja e tij, e pajisur me disa objekte karakteristike të fshatit apo të malësisë (si fyell, trung, dorë kashte, armë) jo vetëm u hyri në zemër malësorëve e fshatarëve që vinin nga larg ptë pozuar para tij, por edhe bëri që të rritej niveli artistik i fotografi ve. Ndonjë prej fotografi ve të tij është bëre edhe kartolinë jashtë shteti.

Ndër fotografi të më të bukura dhe më me vlerë historike, janë ato të bëra me malësorët e kryengritjes së Malësisë së Madhe më 1911260; fotografi të e ngritjes së fl amurit kombëtar në Shkodër, në kështjellën Rozafat në mars 1914, kur Shkodra pas administrimit të Komisionit të Pesë Fuqive të Mëdha, u bashkua përfundimisht me Shqipërinë e rilindur (fotografi a më e përhapur e këtij mitingu ku morën pjesë mbi 20. 000 veta, burra e gra, qytetarë e malësorë, është ajo e Foto Marubi-t).

Shumë vizitorë të huaj, vëzhgues politikë, studiues, etj. që shkelën Shqipërinë e fundit të shek. XIX, fi llimit të shek. XX, botuan më pas libra për vendin tonë. Në ilustrimet e këtyre librave, krahas fotografi ve që ata bënë vetë, janë edhe shumë të tjera të marra nga studiot e vendit (siç rezulton nga tematika dhe nga teknika e punimit të fotografi ve). “Është për të ardhur keq, -shprehet studiuesi Mikel Prendushi, -që në këto fotografi të botuara nuk kemi fi rmën e Idromenos, ashtu siç ngjet me fototekën Marubi, që ka kërkuar të shënohet autorësia”. 261

Ndonëse arriti majat në artin e fotografi mit, interesi i Kolë Idromenos qe më i gjerë se kaq. Ai mbetet një artist i shumanshëm, kudo cilësor e askund mediokër.

4. 6. ARTI FIGURATIV

Arti i pikturës, në vitet e Pavarësisë, hyri në një fazë mjaft interesante të historisë së tij, jo vetëm për veçoritë e papërsëritshme të formimit artistik, por edhe për evenimentet e rëndësishme që ndodhën në kohën kur u krijuan këto vepra arti.

Një punë mjaft të mirë inkurajuese me nxënësit zhvillonin shkollat e asaj kohe, kryesisht të klerit katolik. Konkurset dhe ekspozitat me punimet e nxënësve, ishin kthyer në një praktikë të njohur tashmë. Kështu, në shkollën italiane të “Mjeshtrive dhe të arteve” në vitet për të cilat fl asim, punoi si mësues vizatimi Saverio Polaroli i cili i kushtoi mjaft kujdes zhvillimit të aftësive artistike tek të rinjtë. 262

Në shkallë kombëtare, dy janë fi gurat më të fuqishme, të vlerësuara nga kritikët e sotëm të artit, për aftësinë dhe përgatitjen e gjithëanshme në disa gjini të arteve, me ndikim të ndjeshëm te bashkohësit dhe pasardhësit: Kolë Idromeno dhe Odhise Paskali. 263

Kolë Idromeno (1860-1939) siç e kemi përmendur ishte një artist i gjithanshëm. Dëshmi janë gjurmët e veprimtarisë së tij të gjerë, të dukshme e shumë të dobishme për

259 M. Prendushi, Kolë Idromeno, vep. e përmend. , f. 39. 260 Mendohet se edhe një fotografi që botoi shtypi i huaj nga fronti i kryengritjes 1911 në Malësi të

Madhe, është e Idromenos. 261 M. Prendushi, Kolë Idromeno, vep. e përmend. , f. 40. 262 Po aty, f. 58. 263 Ferid Hudhri, Arti i Rilindjes Shqiptare 1883-1945, Tiranë: Onufri 2000, f. 7.

Page 153: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

152

formimin dhe forcimin e ndjenjës qytetare e artistike. Megjithatë kryesore mbeti arti i pikturës, që ai e ushtroi gjatë gjithë jetës, duke na lënë një trashëgimi të pasur krijimesh prestigjoze si “Motra Tone” (1883), “Dy rrugët” (1886), “Dasma shkodrane” (1920), “Harapi i Beledijes”, “Portret fshatari”, “Autoportret”, “Plaku i Postrribës”, “Portret burri me kapele” etj.

Idromenoja me të drejtë është vlerësuar lart nga historianët e artit. “I vetmi artist shqiptar, - vlerëson Ferid Hudhri, - që na kujton mjeshtrin e Rilindjes Evropiane, Leonardo da Vinçi, jo vetëm për krijimin e “Mona Lizës” shqiptare (Motra Tone- B. K.), por edhe për gjithanshmërinë e tij (Idromenoja ishte piktor, skulptor, arkitekt, urbanist, muzikant, fotograf, etj. ), për risitë që solli në kohën kur jetoi si dhe për ndikimin e pazëvëndësueshëm në përgatitjen e gjithë artistëve pasardhës”. 264

Pikturat e Idromenos, edhe kur bëhej fjalë për vepra fetare të befasonin e të çuditnin prej penelatave që shprehnin jetë, ku në ndryshim nga fryma mistike e mëparshme, nuk të linin ndjesinë e botës ireale të fesë. Mjafton të kujtojmë pikturën “Rrugë e jetës”, një kompozim masiv, shumëplanësh, me fragmente realiste, që mrekulloi konsullin August Degrand, ndaj e fotografoi për ta botuar më pas në librin “ Kujtime nga Shqipëria e Epërme”.

Pas kësaj tablloje të bukur me temë fetare, Idromenoja krijoi kryesisht vepra laike, duke u bërë themelues i shkollës realiste shqiptare. “Motra Tone” është tablloja e parë realiste e vlerësuar si kryevepër arti.

Edhe pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë më 1912 (deri nga viti 1920) vazhdoi të shfaqej arti i ri shqiptar i Rilindjes Kombëtare, laik e me përmbajtje patriotike, me veçanësitë e tij stilistike, në të cilin shpreheshin iealet estetike të shtresave shoqërore përparimtare të kohës, por që tani merrnin një shprehje ideo-artistike më të përcaktuar.

Dihet se periudha e Rilindjes dhe e Pavarësisë janë periudha kur kanë humbur më shumë vepra arti. Kohët e turbullta bënë që fati i tyre të ishte gjithmonë në rrezik. Sidoqoftë, koha gjithmonë bën surpriza. Vitet e fundit në një familje në Durrës u zbulua vepra “Rrobalarësja” e Idromenos.

Blloku i xhepit, ku skicoheshin aspekte të ndryshme nga jeta e njerëzve e natyra, i shërbente artistit si hap i parë për të kaluar më pas në fl etë vizatimi, dhe në fund, në pelhurën e telajos. Shumë të tilla ruhen në Galerinë Kombëtare të Arteve, në fondin e Kolë Idromenos, në Muzeun Historik në Shkodër, apo si relike pranë familjeve të ndryshme.

Gjatë viteve 1912-1920 në Shkodër zhvillohej një veprimtari e shumtë kulturore kombëtare dhe një lëvizje e gjallë teatrore amatore. Edhe këtu, ndër të tjera, Kolë Idromenoja dha ndihmesën e tij si skenograf. Ai pikturoi sipare për grupet amatore, më vonë krijoi fondale, disa nga të cilat ruhen edhe sot265. Në këtë kuptim, aktiviteti artistik i tij në drejtim të realizimit të dekoreve për teatro e shfaqje të ndryshme, mbetet mjaft i rëndësishëm. Edhe këtu, ai e vuri artin e tij në shërbim të ideve patriotike të kohës. Në periudhën kur në Shkodër sundonin përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha (1913-1914), në një sipar teatri me përpjestime të mëdha ai pikturoi gjithë frymëzim patriotik fl amurin tonë kombëtar të kuq me shqiponjën e zezë dy krenore. Ishte pikërisht koha kur populli i qytetit në demonstrata të zjarrta patriotike, në verën e 1913, kërkonte ngritjen zyrtare të fl amurit tonë kombëtar266. Shikuesve dhe artdashësve u ka lënë mbresa të mëdha ky veprim patriotik i piktorit tonë.

Në një ekspozitë ndërkombëtare në Vjenë, nga fi llimi i shek. XX, Idromenoja

264 Po aty, f. 64. 265 Histori e Artit Shqiptar, vep. e përmend. , f. 11266 M. Prendushi, Kolë Idromeno, vep. e përmend. , f. 56.

Page 154: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

153

u paraqit me dy punime. Njeri nga këto ishte portreti i Skenderbeut. Siç duket, këtë punim, Galeria e Arteve të Vjenës e vlerësoi dhe e mbajti në fondin e saj, sepse kur më 1914 erdhi në Shqipëri Princ Vidi, në pallatin e tij në Durrës, pikërisht në sallën e pritjes bashkëkohësit kanë parë të ekspozuar veprën në fjalë, me përmasa të mëdha, dhe në fund me mbishkrimin e Kolë Idromenos. Sipas studiuesit Mikel Prendushi, Perandoria Austro-Hungareze, me vendim të veçantë, e pati pajisur princ Vidin me një portret të Skenderbeut pasi: “me këtë mendonin t’i bënin për vete shqiptarët duke i prekur në krenarinë kombëtare”267.

Përgjithësisht Idromenoja, veprat e tij në pikturë i ka përfunduar brënda një kohe të shkurtër. Por pati raste, kur një vepër kërkoi disa vite pune ose mbeti e papërfunduar, si “Furra e bukës Serreq”, 268 fi lluar pikërisht më 1912. E punuar gjatë muajve të rrethimit serbo-malazez, sadoqë e papërfunduar, vepra shpreh qartë gjendjen e trishtuar në qytet. E ndodhur në një kryqëzim udhësh, në një lagje të njohur të qytetetit, Serreq, furra e bukës e mbyllur dhe pa asnjë njeri në mesin e ditës, shpreh e tregon aq shumë nga ato ditë të vështira, urije, lufte e mbijetese. Mbase duke e jetuar një situatë të tillë, si dhe duke qenë i detyruar të shpërngulej nga një lagje në tjetrën për arsye bombardimesh, vepra në fjalë nuk u përfundua kurrë. Piktori tjetër Simon Rrota, kujton kështu për bashkëkohësin Idromeno: “Prodhoi shumë vepra pikture e mos t’ishte kapë me punë tjera, do kishte dhanë edhe mâ tepër”. 269

Veprat e tij në pikturë, përgjithësisht zbukuronin muret e shtëpisë së tij, të ndonjë shoku a miku, pa arritur të kishin ndonjë popullaritet më të gjërë, meqë mungonte një galeri arti. Por në një aspekt tjetër mjeshtëria e tij artistike, frymëzuar nga shpirti atdhetar, nuk mbeti pa u vënë re në ambjentin qytetar, bile ka arritur deri sot edhe e dokumentuar. Bëhet fjalë për përgatitjet e kujdesshme që Idromeno u bëri dekoreve të manifestimeve të ndryshme qoftë të karakterit politik apo të atyre kulturore e festive. Me 28 nëntor 1913, u festua me një kremtim të veçantë Pavarësia e Shqipërisë. Në bashkinë e qytetit u ngrit fl amuri kombëtar, u mbajtën fjalime e përshëndetje. Me këtë rast u dha edhe një shfaqje në qytet, ku Kolë Idromeno kishte përgatitur dekorin skenik “Festa e Vetqeverimit të Shqipërisë”. 270 Veç kësaj Kolë Idromeno dha kontributin e tij edhe me përgatitjen e skenave e dekoreve për shfaqjet teatrale të shumë prej shoqërive kulturore të kohës. Një ndër veprat e tij më të bukura pas „Motrës Tone“, në gjininë e portretit është „Portret i Gjuzefi nës“, 1920.

Piktura realiste e Idromenos, tematika dhe idetë që përcillte, e bënë atë shembull për piktorët më të rinj të traditës. Kontributi i madh i Idromenos qëndron në faktin se ai është jo vetëm autori më i rëndësishëm i Rilindjes dhe Pavarësisë, por u bë edhe mësues i madh për piktorët e ardhshëm si Ndoc Martini, Simon Rrota, Zef Kolombi, etj. Kështu, personaliteti kompleks i Idromenos, ndikoi në formimin e artistëve pasardhës të periudhës së Pavarësisë. Një respekt i veçantë për mjeshtrin përshkon kujtimet e shumë nxënësve të tij. Nuk mund të themi se Kola kishte një shkollë të tij ku mësonte artin e pikturës, por nga sa është shkruar nga studiuesit apo jetëshkrimet e piktorit, sigurisht ai ndihmoi me kurse të ndryshme në mësimin e këtij arti. Idromeno udhëhiqte një shkollë, ose më mirë një rreth pikture, në të cilin, përveç Simon Rrotës e Ndoc

267 Po aty, f. 57. 268 Vepra, vaj, 30x40 cm ruhet në familjen Skanjeti, Shkodër. (sipas M. Prendushi, Kolë Idromeno,

vep. e përmend. f. 65) 269 Simon Rrota, Disa piktorë shkodranë, Almanaku “Shkodra” 1961, nr. 1, f. 203. 270 AQSH, Fondi 71, dosja nr. 13, dok. nr. 1, fl . 19. Kolë Arsen Idromeno, jetëshkrim, 1961, Lec L. Çoba.

Page 155: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

154

Martinit Camaj, kanë qënë edhe mjaft piktorë të tjerë të talentuar. 271 Simon Rrota e vlerësonte mësuesin e tij si një njeri optimist, që shpresonte në zhvillimin e pikturës në vënd në vitet në vazhdim. “Simon, qëndro i fortë, mos u demoralizo se do të vijë zamani një ditë edhe për punën tonë”272. Me të njëjtat konsiderata është shprehur edhe Odise Paskali ndërsa kujtonte takimin me të në Shkodër: “Unë isha tepër i ri në moshë dhe në krijimtari përpara Idromenos, - ka shkruar ai, -por ai u interesua shumë për punimet e mia dhe më inkurajoi që të vazhdoja punën. Kishte zemër njeriu dhe artisti që kërkon të ketë pasues të rinj në artet e bukra aq pak të zhvilluara në vendin tonë”. 273

Në vitet 1912-1917, një tjetër emër i fuqishëm bënte pjesë ndër piktorët e njohurnë Shkodër, Ndoc Martini (1880-1916). Jeta e tij si piktor u zhvillua në një kohë kur në këtë qytet ishte krijuar një mjedis i pasur artistik. Talenti i tij spikati që në shkollën italiane që vepronte në Shkodër. Në formimin ideo-artistik të tij, ndikoi drejtëpërdrejtë Idromenoja, i cili këmbënguli që Ndoci të vazhdonte shkollimin jashtë vendit, në Itali, në rrugën e pikturës.

Studimet i vazhdoi në Kolegjin Arbëresh të Shën Dhimitër Koronës (1902). Tavani i njërës sallë të shkollës është pikturuar me afreske të Martinit, që paraqesin pamje qytetesh, fi gura të shquara të kulturës botërore si dhe një autoportret interesant. Një punë e tij “Dy malsore” u vendos në sallën e pritjes të Drejtorisë së Përgjithshme të shkollave italiane. 274 Më pas, në vitin 1907, në Akademinë e Arteve të Bukura të Parisit, vazhdoi studimet e larta për dy vjet, të cilat nuk arriti t’i përfundonte. Ndoc Martini, ndonëse bënte një jetë shumë të vështirë, është quajtur “Princ i Akademisë” si dhe një “Rafael i dytë”.

Ndonëse jetonte larg atdheut, temat e tija të preferuara mbeteshin në mjediset shqiptare. Mund të përmendim punimet: “Nusja Shkodrane”, “Peisazh i malit të Polinit” apo “Arbëreshja”. Lidhjet e forta shpirtërore me vendlindjen i shpreh në një letër që ai shkroi në vitin 1914, dy vjet para vdekjes: “M’ka marrë malli jo vetëm për vllazni e miq e dashamirës të mij por edhe për gurë t’ mjerës Shqypni të tradhëtueme”. 275Megjithëse krijimtaria e Martinit është e gjerë dhe e shumëanshme, fatkeqësisht shumë pak ruhet dhe njihet nga kjo krijimtari.

Ndër kryeveprat e Ndoc Martinit që përkojnë me vitet 1912-1914, mbetet “Skenderbeu” dhe “Portreti i Doktor Prelës”. Vepra e parë, e punuar gjatë viteve1912-1913, u paraqit në një ekspozitë të Stambollit me përmasa natyrale. 276 Për këtë punë mjeshtërore folën gazetat e kohës “Revue des deux monds” dhe “Hebdo Domaidaire”. 277 Kompozimi “Skenderbeu” është vlerësuar si i veçantë nga të gjithë punët e tjera kushtuar heroit tonë kombëtar. Ai e paraqet Skenderbeun në këmbë, me qëndrim burrëror dhe me një vështrim tepër krenar. Në dorën e djathtë mban shpatën, ndërsa në të majtën mburojën ku është gdhendur shqiponja dykrenare. Kali i heroit mbush sfondin e tërë tabllosë. Fatkeqësisht, kjo vepër e tij u dogj bashkë me punime të tjera që u paraqitën në Stambollë, nga një zjarr i madh që ra në ekspozitë.

Siç duket, fi gura e heroit tonë kombëtar ka qenë mjaft e dashur për Ndoc Martinin.

271 V. Jani, Simon Rrota, monografi e shkurtër, Tiranë: Naim Frashëri, 1963, f. 21. 272 AQSH, Fondi 71, dosja nr. 13, dok. nr. 1, fl . 20273 AQSH, Fondi 71, dosja nr. 15, dok. nr. 2, fl . 1. 274 Hasan Ulqini, Ndoc Martini, rev. “Nëntori” 1/1980, f. 277. 275 “Posta e Shqypniës”, Shkodër, v. 1917, nr. 83, f. 4. (sipas Hasan Ulqini, Ndoc Martini, 276 Gjush Sheldija, Pak fj alë mbi piktorin Ndoc Martin Camaj, Almanaku “Shkodra”, 1966, f. 319277 H. Ulqini, art. i përmend. , f. 282.

Page 156: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

155

Një gravurë të Ndoc Martinit e njohim nga një riprodhim në gazetën “Dielli”, të shqiptarëve të Amerikës, e punuar në Paris 1912. Ajo paraqet një skenë të gjerë e masive nga historia e Skenderbeut. Heroi Kombëtar mbi kalë dhe luftëtarët e tij me fustanella të gjatë më këmbë, të gjithë bashkë dalin me vrull nga një pyll i errët e i dendur për të sulmuar turkun. Gravura është e punuar me një vijë të qartë e të lidhur dhe ka një lëvizje shprehëse të të bardhave dhe të zezave. Ajo cilësohet nga studiuesit si “një vepër militante për çështjen e lirisë”. 278

Vepra e dytë, ndër më të bukurat, mbetet “Portreti i Doktor Prelës”, 46x52 cm, e realizuar me ngjyra vaji dhe punuar në Shkodër më 1914. 279 Sipas studiuesit Ferid Hudhri, “ pikturimi i saj, të kujton përfytyrime më të qarta për kohën e realizimit, duke dhënë atmosferën dhe psikologjinë e intelektualit shqiptar, në fi llimin e shekullit të kaluar. “Doktor Prela” është piktura më e bukur që njihet deri tani nga Martini dhe një nga portretet më të realizuara në artin shqiptar të Rilindjes”. 280

Për shkak të jetës së vështirë, i munduar nga sëmundja dhe varfëria, ai vdiq më 1916, i braktisur në një spital të Parisit. Në këto rrethana thuhet se kanë humbur edhe shumë vepra të piktorit, të shitura sidomos në Zvicër.

Ndoc Martini pati një jetë të shkurtër por të vrullshme. Ndonëse pikturat e vizatimet që njohim prej tij janë të pakta, ato mjaftojnë për të treguar se kemi të bëjmë me një artist me nivel profesional. Ai mbetet ndër të paktët piktorë shkodranë të këtyre viteve, që e bënë të njohur vendin e tyre edhe jashtë kufi jve.

Shkodra e qeverisur nga ndërkombëtarët, siç duket, i dha siguri edhe piktorëve të huaj që e zgjodhën atë në këto vite, si vend për të zhvilluar aktivitetin e tyre. Shtypi i kohës jepte, ndër të tjera, të dhëna rreth tyre. Kështu gazeta lokale në qershorin e vitit 1913 “Besa Shqyptare” njoftonte se kishte ardhur nga Vjena piktori, Jozef Steiner, që ishte vendosur në dugaj të Shan Dedës në Serreq. 281 Edhe në vitet e pushtimit austriak, piktorë të ndryshëm u frymëzuan për punime në këto anë dhe hapën ekspozita disaditore në qytet. Ndoshta edhe në mes të ushtarëve, ndonjë me prirje e aftësi në këtë fushë të artit mund të ketë qenë autori i këtyre ekspozitave. “Posta e Shqypniës” e reklamoi “nji ekspozicion pikturash” që qëndronte hapur në godinën e Korpskomandës me “piktura luftet”. 282 Gjithashtu në vitin 1918, shtypi i kohës por dhe studiuesit e ditëve tona, përmendin hapjen në Shkodër të një ekspozite me punime të tre piktorëve austro-hungarezë, Horovits, Provotincki dhe Bescedes, ku ranë në sy peizazhet. 283

Në vitet 1912-1920 në Shkodër u evidentuan edhe piktorë të tjerë si Simon Rrota, Anton Xanoni, Zef Puka, Zef Kolombi, Gjergj Fishta, Gaspër Saraçi etj. Por ata nuk arritën nivelin artistik, as teknikën e pikturimit si dy emrat e mëdhenj, Kolë Idromeno e Ndoc Martini. Ekspozita e parë, në rang qyteti, me punimet e këtyre artistëve të mësipërm i takon vitit 1923.

278 Historia e Artit Shqiptar, vep. e përmend. , f. 21. 279 Siç duket për këtë vepër kritikët e artit e kanë patur të vështirë përcaktimin me saktësi të vitit kur

u punua, pasi literatura të ndryshme ofrojnë vite të ndryshme. Ne jemi bazuar tek Ferid Hudhri. (Sipas studiuesit tjetër Fatmir Juka, kjo vepër i përket vitit 1916, Visare të pikturës shkodrane, Shkodër: ILAR, 2010. )

280 Historia e artit Shqiptar, vep. e përmend, f. 206. 281 “Besa Shqyptare”, Shkodër, 19 qershor 1913, nr. 19. 282 “Posta e Shqypniës”, Shkodër, 1 maj 1918, nr. 39, f. 3. si dhe 4 maj 1918, nr. 40, art. Ekspozicion

pikturash në Shkodër. 283 F. Juka, Visare të pikturës shkodrane, vep. e përmend. , f. 10.

Page 157: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

156

PËRFUNDIME

• Trashëgimia kulturore në Shkodër, me krijimin e shtetit shqiptar, është tepër e vyer, e rëndësishme dhe me rrezatime për viset e tjera të shtetit shqiptar dhe trojeve shqiptare jashtë atdheut. Ky kontribut qëndron në arsimimin qoftë në gjuhë të huaj dhe në gjuhë shqipe që u kushtëzua nga disa veçori që pati qyteti i Shkodrës në fushën fetare, me ndikimet e Perandorisë Osmane, ato Austro-Hungareze apo Italiane, nëpërmjet të cilave depërtuan në këtë qark kultura të ndryshme si ajo orientale por edhe ajo perëndimore. Institucione të tilla si kolegjet, mejtepet, shtypshkronjat, bibliotekat, muzeumet, gazetat, fototeka, lanë gjurmë të pashlyeshme në formimin e inteligjencës së këtij qyteti dhe më tej. Këto ishin një bazament i shëndoshë për zhvillimet e mëtejshme arsimore-kulturore.

• Shkodra, përgjatë harkut kohor 1912-1920, pati një sërë veçorish në zhvillimet politiko-sociale. Këto veçori qëndrojnë në faktin që Shkodra, me shpalljen e Pavarësisë, mbeti e shkëputur nga ana administrative dhe funksionoi me një qeverisje ndërkombëtare të pesë shteteve. Gjatë Luftës së Parë Botërore mbeti më të shumtën e kohës në zonën e pushtimit Austro-Hungarez, vënd me të cilin Shkodra dhe zona të tjera të Veriut kishin trashëguar lidhje të veçanta e të hershme që nga Kultusprotektorati, simpatinë e krijuar për ndihmat në arsim, studimet në universitetet e tyre, në kulturë, mësimin e gjuhës shqipe, ndihmesën në shtypshkrim pranë institucioneve katolike të jezuitëve dhe françeskanëve. Këto lidhje të hershme u shoqëruan gjatë këtij pushtimi me një politikë më liberale, që u zbatua në qytetin e Shkodrës krahasuar ndaj zonave të tjera të vendit. Trashëgimia dhe këto veçori të politikës Austro-Hungareze, me gjithë vështirësitë e mëdha, që solli ky pushtim, krijuan një klimë që ndikoi për mirë në vazhdimësinë e zhvillimeve kulturore-arsimore dhe në disa raste në shfaqjen e kulmeve të saj, siç ishte veprimtaria e Komisisë Letrare më 1916. Gjithashtu edhe në fund të Luftës I Botërore, Shkodra u gjend përsëri nën një qeverisje ndërkombëtare me përfaqsues ushtarakë që mbështetën e favorizuan zhvillimet kulturore, bile edhe ndërvepruan elemente të kulturës së tyre me zhvillimet kulturore në këtë qytet.

• Shtypshkronjat që vepruan në Shkodër, shtatë të tilla, e dallonin këtë qytet nga qytetet e tjera të Shqipërisë. Rrethanat historike ndikuan dukshëm në këtë përparim në fushën e industrisë tipografi ke. Si qendër e vilajetit, Porta e Lartë u interesua për shtypshkronjën këtu; nga ana tjetër si qendër e katolicizmit shqiptar, Vjena ndërhyri dhe kontribuoi për shtypshkronjën jezuite. Kushtet e krijuara pas Shpalljes së Pavarësisë, nxitën ngritjen e shtypshkronjave publike. Mbi këtë bazë të mirë ekzistente, vazhduan rrugën e vet me ngritje e ulje shtypshkronjat e Shkodrës (Shpërthimi i Luftës së Parë Botërore, frenoi disi përparimet në këtë fushë). Shtypshkronjat përgjatë këtyre viteve u ndeshën me një sërë vështirësish fi nanciare, teknike, baza materiale e varfër, numri i kufi zuar i punëtorëve, censurimet e ndëshkimet që sollën mbylljen e ndonjërës prej tyre, ose gjetjen e formave të reja që impononte koha për mbijetesë. Si gjatë

Page 158: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

157

pushtimit Austro-Hungarez, ashtu edhe pas tij nën sundimin e trupave aleate, u vu re një tendencë bashkëpunimi me interes të ndërsjelltë, të pronarëve të këtyre shtypshkronjave me këta qeverisës të Shkodrës.

• Shtypshkronjat bënë një punë të lavdërueshme në drejtim të botimit të letërsisë shqipe dhe të huaj, të teksteve shkollore, gazetave fetare e laike, revistave, fjalorëve e gramatikave, kryeveprave të letërsisë artistike të huaj e vëndëse, duke i bërë kështu një shërbim të madh kulturës shqiptare. Shtypshkronjat e Shkodrës në përgjithësi, si ato fetare ashtu edhe ato publike, u shquan për frymën e tyre patriotike, si dhe mundësuan faktin që Shkodra të bëhej në këto vite, qendër e shtypit në shkallë kombëtare.

• Në vitet 1912-1914 në Shkodër gjalluan 16 gazeta laike dhe fetare në gjuhën shqipe dhe pjesërisht edhe në gjuhë të tjera, duke zënë vendin e parë në krahasim me gjithë pjesët e tjera të vëndit. Si i tillë, shtypi shërbeu për emancipimin politik, social dhe kulturor jo vetëm të popullsisë së Shkodrës me rrethina, por edhe në shkallë kombëtare. Njëkohësisht ai shërbeu si një burim informacioni shumëplanësh jo vetëm për atë periudhë, por edhe për sot në fushën e studimeve albanologjike. Analizat dhe trajtesat e bëra në këtë shtyp, u shoqëruan me alternativa të ndryshme për çështje të shumta, por si një fi ll të përbashkët patën riafi rmimin e shtetit të pavarur shqiptar dhe ruajtjen e tërësisë tokësore. Shtypi shërbeu si një zëdhënës i reagimit mbarëpopullor ndaj copëtimit të Shqipërisë, duke sensibilizuar opinionin vëndës dhe ndërkombëtar për padrejtësitë ndaj shqiptarëve. Ai, në situatën kur Shkodra u administrua veçmas nga pjesët e tjera të vendit, e pa veten të lidhur ngushtë me to, duke trajtuar dhe analizuar jo vetëm problemet lokale, por lidhur ngushtësisht edhe me ato në rang kombëtar. Shtypi i Shkodrës u paraqit tepër i larmishëm përsa u përket zhanreve që ai lëvroi, që nga kryeartikujt, analizat politike, sociale dhe kulturore, lajmet dhe korespondencat nga krahina të ndryshme, si dhe hapi faqet e veta edhe për krijimtarinë artistike të një numri autorësh të njohur apo edhe të rinj, qofshin këta shkodranë, apo nga krahina të tjera të vendit. Në faqet e këtij shtypi u angazhuan publicistë të njohur, si: Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Risto Siliqi, Ndoc Nikaj, Terenc Toci, Kristo Floqi, Luigj Gurakuqi, Mustafa Qulli, Sali Nivica, etj. Shtypi paraqitet me të gjithë zërat dhe zhvillimet jo veç në Shkodër, por edhe në rang kombëtar, duke e parë veten të pandarë nga shteti shqiptar. Në faqet e këtij shtypi, më 1913 gjatë zhvillimit të Konferencës së Londrës, por edhe gjatë Konferencës së Paqes çelur në dhjetor 1918, u pasqyrua vullneti i shqiptarëve për të jetuar së bashku në shtetin e tyre.

• Organet laike që u botuan në Shkodër, përgjatë viteve 1914-1920, përbënin numrin më të madh. Shtypi laik ishte një balancë mjaft e vlefshme, në një ambient ku prej vitesh vepronte shtypi fetar i të dy krahëve. Këto organe shquhen për pikëpamjet politiko-shoqërore thellësisht progresive e në shërbim të çështjes kombëtare, por me një frymë më perëndimore e bashkëkohore. Kjo cilësi, duke i bashkangjitur edhe faktin që në faqet e tij shkruanin pena të fuqishme intelektualësh, e bëri shtypin të dashur dhe një mjet të fortë ndikues. Publicistika, duke evidentuar si arritjet pozitive, ashtu edhe ato mangësi të

Page 159: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

158

elitës politike vendëse, por edhe të Fuqive të Mëdha Evropiane, doli në disa raste jashtë tabuve dhe klisheve të deriatëhershme, përtej “protekcioneve” , “dashamirësive”, apo paragjykimeve të ndryshme.

• Polemikat e shpeshta, analizat, opinionet e kritikat e ndryshme kanë një vlerë të veçantë, për të kuptuar më mirë ambientin shkodran e më gjerë, atë shqiptar, në drejtim të preferencave, përkrahjeve dhe interesave të ndryshme në vitet e vështira pas Luftës Ballkanike, në prag e gjatë Luftës së Parë Botërore në raport me njërën apo tjetrën fuqi fqinje, apo në shkallë evropiane si dhe në mbarim të saj. Shtypi i këtyrë viteve, me një intuitë largëpamëse, duke analizuar ngjarjet e situatat aktuale, u parapriu ngjarjeve dhe asaj çka kurdisej në fshehtësi dhe arriti në konkluzione që koha i vërtetoi, siç ishte rasti i Traktatit të Fshehtë Londrës në prill 1915, i paralajmëruar prej kohësh nga shtypi shkodran.

• Shkollat klerikale, si dhe shkollat private të drejtuara apo fi nancuara nga kleri, zënë një vend të rëndësishëm në historinë e arsimit kombëtar e të mendimit pedagogjik shqiptar dhe kanë dhënë ndihmesën e tyre të shquar në përgatitjen e të rinjve shkodranë dhe në rang kombëtar, jo vetëm katolik por edhe të besimeve të tjera. Kategoritë e ndryshme të arsimit nga parashkollori, fi llorja e deri tek ai i mesëm, krijuan mundësitë për një shkollim të plotë, profesional dhe të përgjithshëm, në gjuhë të huaj dhe atë shqipe, veçanarisht gjatë viteve 1912-1920, kujdes i veçantë e përparësi iu kushtua gjuhës shqipe. Në përputhje me kushtet konkrete ekonomike, vendin dhe kohën kur ato funksionuan, veprimtaria e këtyre shkollave, sidomos e atyre të klerit katolik, si vatra cilësore të arsimit e kulturës, nga popullsia e Shkodrës dhe nga një varg studiuesish janë vlerësuar lart si një kontribut me vlerë dhe me rrezatime të mëvonshme, deri në ditët tona.

• Shkollat klerikale u shquan për një cilësi të lartë në nivelin arsimor, atë kulturor dhe metodik, duke u mbështetur në arritjet bashkëkohore evropiane. Kjo u evidentua në programet mësimore, në organizimin dhe disiplinën e procesit mësimor, në bazën materialo-didaktike dhe në organizimin e veprimtarive jashtëshkollore. Pajisja e këtyre shkollave me shtypshkronja, botimi i librave, revistave e gazetave, veprimtaria e bibliotekave, muzeumeve, shoqërive kulturore, artistike e sportive, i dhanë gjallëri jetës shkollore, shoqërore e kulturore të qytetit, duke ndikuar fuqishëm për përhapjen e kulturës, dijes e përparimit. Shkollat klerikale dhe ato private, të mbajtura, të drejtuara e të subvencionuara nga kleri, nga të huajt, nga shteti ose nga populli, përgjithësisht kanë pasur kuadër të përgatitur nga ana shkencore, kulturore, fetare e profesionale.

• Edhe pse jashtë juridiksionit të Qeverisë së Vlorës, në vitet 1913- mars 1914, në Shkodër u mbështet Qeveria e Vlorës si dhe hapat e saj në të gjithë programin, përfshirë edhe atë arsimor. Gjithashtu u bënë përpjekje për krijimin e lidhjeve me këtë qeveri. Si rezultat, veproi në gjuhën shqipe, më 1913 “ Shkolla Popullore” dhe “Shkolla e Mbrëmjes”. Lufta për arsimin kombëtar u

Page 160: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

159

konceptua si një mbështetje qoftë për t’u bërë ballë veprimtarive shoviniste, apo për të mbrojtur pavarësinë e tërësinë tokësore të vendit, ashtu edhe për futjen e vëndit në rrugën e përparimit evropian.

• Zhvillimi i arsimit kombëtar në Shkodër, në vitet 1912-1914, eci përmes vështirësish të shumta. Shkolla shqiptare laike tani ishte një realitet i lindur dhe arritjet në administrimin e saj, në nivelin e mësuesve, në programet dhe metodikat e mësimdhënies qenë një bazë e mirë edhe për punën në të ardhmen. Në këto shkolla u aktivizuan edhe mësues e pedagogë të huaj, dashamirës të shqiptarëve, të përgatitur në universitete prestigjoze si në Orient ashtu dhe në ato evropiane. Krahas depërtimit të të rejave shkencore, vënd i veçantë iu dha edhe përvetësimit të gjuhëve të huaja, për t’u vënë në kontakt me kulturën e vendeve të lindjes dhe perëndimit. Kjo veprimtari dha frytet e veta në përgatitjen e një mase të rinjsh që i thelluan me sukses studimet e tyre jashtë vëndit, që u evidentuan në fusha të ndryshme të kulturës dhe arsimit, apo dhe në lëmin e politikës.

• Zhvillimet arsimore njohën arritje të reja dhe patën veçoritë e tyre gjatë Luftës Botërore, kur Shkodra në pjesën më të madhe mbeti nën pushtimin Austro-Hungarez. Ndërthurja e politikave të mëparshme Austro-Hungareze në fushën e nxitjes së mësimit të gjuhës shqipe në këtë krahinë, me politikat e njohura të saj liberale ndaj popujve të ndryshëm në këtë perandori, me interesat aktuale politike të kohës, ndikuan në veçoritë e zhvillimeve arsimore- kulturore në Shkodër. Këto politika u shfrytëzuan mjeshtërisht nga elita politiko-kulturore atdhetare shkodrane, që të kombinuara çuan në vazhdimësinë e shkollimit në gjuhën shqipe dhe jo vetëm kaq, por dhe në disa arritje kulmore në këtë lëmë. Vepruan në këtë sfond, institucione të tilla si: Drejtoria e Përgjithshme Arsimore brënda administratës, nën drejtimin e Komandës Ushtarake Austro-Hungareze, por me specialistë të njohur të arsimit në Shkodër si: Luigj Gurakuqi, Mati Logoreci, etj. Veprimtaria e saj u shtri në disa plane si në fushën e hartimit të dokumenteve të rëndësishme për shkollën, si rregullore, plane, programe shkollore, etj., në fushën e kontrollit të veprimtarisë mësimore, të kualifi kimit të mësuesve, etj.

• Një kulm i zhvillimeve arsimore e kulturore gjatë kësaj periudhe, është krijimi dhe veprimtaria e Komisisë Letrare (1916-1918) me një ekip drejtues ku u shqua përsëri Luigj Gurakuqi. Veprimtaria e saj u përqëndrua në lëvrimin e gjuhës shqipe në nivele më të larta, dhe në konsolidimin e saj. Ajo u zhvillua nën klimën mbështetëse të Austro-Hungarisë, për faktorët e analizuar më lart.Vendimet e saj u përqëndruan në krijimin e normave themelore të një gjuhe letrare shqipe, shoqëruar me hartimin e një sërë teksteve mbështetur në dialektin elbasanas, si një urë lidhëse mes dialekteve të tjera, mbi bazën dhe frymën e vlerësimit të tyre. Me vlerë të veçantë, jo vetëm në këtë lëmë, por në një rrafsh kulturor të përgjithshëm, është organi i saj “Laimet e Komisise Letrare Shqipe në Shkodër” që paraqet vlera sa historike, aq edhe shkencore.

Page 161: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

160

• Në fazën e qeverisjes së dytë ndërkombëtare, në fund të luftës (1919-1920), në lëmin arsimor u ndjenë vështirësi për zhvillimin e arsimit në gjuhën shqipe, përballë një trysnie të përfaqësuesve ushtarakë të shteteve të ndryshme, kur në mbështetje të Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene të krijuar në Konferencën e Paqes së Parisit, u nxit hapja e shkollave në gjuhë sllave, kjo nën petkun fetar, apo depërtimi i gjuhëve të tjera në shkollat aktuale në gjuhë shqipe. Një politikë e tillë solli kundërshtime në segmente të shumta të popullit të Shkodrës, deri në protesta dhe në kërkesa të njëpasnjëshme pranë ndërkombëtarëve. Kjo solli rezultate, siç ishte marrëveshja e 20 gushtit 1919, sipas së cilës arsimi në Shkodër do të ishte mbi baza kombëtare dhe mësimi do të zhvillohej në gjuhën shqipe. Arritje të këtyre përpjekjeve dhe marrëveshjes së mësipërme, janë mosndërprerja e viteve shkollore, jo vetëm vazhdimësia e tyre, por dhe realizimi cilësor për kohën i programeve mësimore, përgatitja e kuadrove, përmirësimi i mëtejshëm i dokumentacionit, etj.

• Zhvillimi i arteve në Shkodër, në rrethanat e vështira dhe me ndryshime të shpeshta, u mundësua nga një taban i përgatitur prej kohësh, në veçoritë dhe arritjet kulturore të institucioneve katolike dhe të veçorive të sipërpërmendura të praktikave kulturore Austro-Hungareze, apo të ndërkombëtarëve. Shkollat e klerit katolik patën në vazhdimësi infrastrukturën përkatëse për veprimtari të spikatura kulturore e artistike, si salla të teatrove dhe shfaqjeve muzikore, biblioteka, muzeume, etj. Ato u bënë vatra të veprimtarisë në këto fusha. Në teatrot e Kolegjës Saveriane, apo të Shkollës Françeskane, u vunë në skenë pjesë që shquan për origjinalitet, mbizotrim të kostumeve popullore, kolorit të veçantë, gjuhë e diksion të përparuar, shpesh me disiplinë artistike dhe organizim regjizorial. Lëvizja kulturore nën ndikimin e ngjarjeve të rëndësishme historike u zhvillua duke fi tuar vizione të reja. Kjo lëvizje krahas theksit fetar, u bëri jehonë gjithashtu, ngjarjeve dhe momenteve historike që kalonte vendi.

• Në vitet 1912-1920, në Shkodër u krijuan dhe vepruan disa shoqëri dhe klube kulturore, me kohëzgjatje të ndryshme, mbi baza vullnetare, kombëtare dhe laike, si: “Gjuha Shqipe”, “Vaso Pasha”, “Mustafa Pasha”, “Nji tubë djelmni shkodrane”, “Vllaznija”, “Rozafat”, “Bogdani” , etj. Veprimtaria e tyre u shtri kryesisht në lëvrimin e gjinive të muzikës dhe të teatrit amator, duke shënuar nota të reja dhe cilësore në lëvrimin e artit laik shqiptar, me elemente qytetare dhe profesioniste, në mbështetje të traditës popullore dhe të asaj perëndimore. Këto shoqëri shënuan gjithashtu nota të reja cilësore me rrezatime mbarëkombëtare. Ato treguan vëmendje që në kuadër të kësaj veprimtarie, të bashkojnë dhe harmonizojnë komunitetet e ndryshme fetare në këtë qytet dhe të ngrejnë në një stad më të lartë veprimtarinë kulturore- artistike spontane, aq të spikatur të popullsisë së Shkodrës. Është me interes të evidentojmë organizimin në një shkallë të lartë të këtyre shoqërive dhe kësaj veprimtarie; sipas përvojës së diasporës shqiptare dhe asaj perëndimore, duke vepruar në bazë statutesh, rregulloresh, komisionesh sipas degëve të veçanta, me arkën e tyre, bibliotekën, shtypin e vet, stemën dhe fl amurin përkatës. Baza shoqërore e anëtarëve që bënin pjesë në këto shoqëri kulturore ishte e gjërë,

Page 162: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

161

çka u dha jetë dhe masivitet veprimtarive të tyre.

• Një hov të veçantë i dhanë krijimtarisë kulturore- artistike në Shkodër, formacionet orkestrale frymore, të krijuara që para Pavarësisë së Shqipërisë, si orkestra e parë frymore e mjeshtrit Giovani Canale (1878), banda e Palokë Kurtit (1900 ), Frano Ndojës ( 1898), bandat shkollore të Kishës Katolike, etj., ku u përfshinë dhjetëra instrumentistë, kryesisht nga rradhët e rinisë shkollore, të zanatçijve të qytetit, etj. Në vitet 1912-1920 ato shënuan nota të reja cilësore, mbi baza profesioniste, në përpunimin e muzikës popullore shkodrane, me ngjyra kombëtare dhe laike. Koncertet e shpeshta në qytet ishin të mirëpritura dhe kultivuan më tej shijet e popullsisë. Një dukuri e re, sidomos nën qeverisjet e ndërkombëtarëve, ishte bashkëpunimi me formacione muzikore të fuqive të huaja përkatëse, apo me pjesë muzikore të autorëve të huaj, që ishin të mirëpritura nga opinioni artëdashës shkodran. Në nivele të larta, në shkallë kombëtare, por edhe ballkanike e më tej, ishin drejtuesit e këtyre formacioneve si Frano Ndoja, Palokë Kurti, Martin Gjoka, etj., të cilët lanë mbresa të thella në popullësinë shkodrane, veprimtari që rrezatoi më gjerë se qyteti i Shkodrës. Kështu, Shkodra vazhdoi të mbetej fryt sa i një trashëgimie të çmuar të mëparshme, aq edhe me integrime interesante të kulturave fqinje, apo ato evropiane.

• Zhvillimi i fotografi së dhe arteve të tjera pamore në këto vite hyri në një fazë të re interesante, duke krijuar një art me elemente të mirëfi llta origjinale. Arti fotografi k njohu arritje të reja, që konsistojnë jo vetëm në cilësinë e punimit, në nivelin artistik, në qëndrimin profesional ndaj fi gurave të veçanta, por mbi të gjitha në konsolidimin e një shkolle të vërtetë fotografi ke në shkallë kombëtare. Studiot fotografi ke të njohura me emërtimin “Dritëshkronja Marubi” dhe ajo “Idromeno”, pasqyruan në celuloid, me teknika të reja bashkëkohore, aspekte të shumta të jetës sociale, kulturore, politike dhe ekonomike, jo vetëm të qytetit të Shkodrës me rrethina, por dhe të shumë krahinave të tjera të vendit, duke lënë një pasuri të çmuar sot edhe në shumë vende të tjera ballkanike e më tej. Sidomos një arritje e rëndësishme në këtë lëmë ishte mbajtja e një regjistri të rregullt negativësh (1919), sipas rendit alfabetik, me datën, gjeneralitetet, përmasat e numrin e kopjeve, si dhe çmimin. Kjo përbënte një stad të ri për artin fotografi k, shumë të rëndësishëm deri në ditët e sotme dhe më tej.

• Krahas artit të fotografi së zhvillim të mëtejshëm morën artet fi gurative.

Përfaqësues të tillë të shquar si Kolë Idromeno, autor i të parës vepër kombëtare laike të arteve fi gurative në Shqipëri, me portretin “Motra Tone” 1883, vazhduan të jenë të pranishëm në vitet 1912-1920. Ky tregues hyri në një stad të ri, me vështrime sociale dhe të karakterit psikologjik të fi gurave artistike njerëzore, me teknika të reja, etj. Kolë Idromeno në këtë periudhë zhvillon më tej talentin e tij të gjithanshëm, ku përveç lëvrimit të artit fi gurativ dhe atij të fotografi së, u shqua edhe në arkitekturë, si instrumentist i bandës muzikore dhe në fi llesat e shfaqjeve të para kinematografi ke në Shkodër dhe në shkallë kombëtare. Krahas tij, në artet fi gurative shquhen dhe të tjerë artistë, si Ndoc Martini, Simon Rrota, etj.

Page 163: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

162

FOTO DHE MATERIALE ARKIVORE

Page 164: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

163

Faksimile e “Rregjistër protokolli i Komisisë Letrare Shqipe Shkodër”, 1916-1918

Page 165: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

164

Faksimile e “Rregjistër protokolli i Komisisë Letrare Shqipe Shkodër”, 1916-1918

Page 166: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

165

Page 167: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

166

Faksimile e letrës së Arqipeshkvit Jak Sarreqi drejtuar popullsisë katolike të Shkodrës, ku shprehet kundër hapjes së një shkolle laike.

Page 168: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

167

Faksimile e letrës së Arqipeshkvit Jak Sarreqi drejtuar popullsisë katolike të Shkodrës, ku shprehet kundër hapjes së një shkolle laike.

Page 169: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

168

Faksimile e letrës së Komitetit të Zojave drejtuar një shqiptareje për ndihmë

Page 170: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

169

Faksimile e letrës së Filip Krajës dhe e Kristo Flloqit drejtuar markezit San Giuliano

Page 171: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

170

Faksimile nga historiku i Kolegjit Saverian Shkodër

Page 172: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

171

Faksimile e protokollit të Shoqërisë “Vllaznija”

Page 173: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

172

Faksimile e protokollit të Shoqërisë “Vllaznia”

Page 174: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

173

Faksimile e protokollit të Shoqërisë “Vllaznia”

Page 175: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

174

Faksimile e protokollit të Shoqërisë “Vllaznia”

Page 176: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

175

Faksimile e protokollit të Shoqërisë “Vllaznia”

Page 177: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

176

Page 178: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

177

Leksione fotografi e nga “Shoqëria

Franceze e Fotografi së” në adresë të Kel

Marubit

Page 179: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

178

Shpjegimi të Kel Marubit mbi procesin e fotografi mit

Page 180: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

179

Shpjegimi të Kel Marubit mbi procesin e fotografi mit

Page 181: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

180

Fletë nga regjistri “Njërëz në zâ”

Page 182: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

181

Page 183: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

182

Page 184: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

183

Page 185: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

184

Page 186: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

185

Page 187: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

186

Page 188: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

187

Page 189: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

188

Page 190: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

189

Page 191: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

190

Page 192: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

191

Page 193: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

192

Page 194: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

193

Page 195: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

194

Page 196: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

195

Page 197: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

196

Page 198: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

197

Fletë nga regjistri “Njerëz në zâ dhe sende të kujdesshme”

Page 199: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

198

Page 200: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

199

Page 201: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

200

“Nji tubë djelmni shkodrane” manifestim ditën e pavarësisë, 28 Nëntor 1915

Page 202: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

201

Shoqnia “Bogdani”

Shoqnia “Rozafat”

Page 203: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

202

Anëtarët e degës teatrore të Shoqërisë “Bogdani”

Page 204: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

203

Trupa amatore e Kolegjit Saverian, që në vitin 1916 vuri në skenë dramën “Vdekja e Skenderbeut”

Autori Kolë Mirdita (Helenau)

Page 205: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

204

Banda e Marinës

Banda muzikore e forcave ndërkombëtare në Shkodër, 1914

Page 206: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

205

Banda muzikore e trupave austrto-hungareze në Shkodër

Page 207: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

206

Dëft esë e pagesës së anëtarësisë së Shoqnisë “Vllaznia”

Page 208: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

207

Flamujt internacionalë në Kështjellën “Rozafat”, 26 mars 1914

Ngritja e fl amurit shqiptar në Kështjellën “Rozafat”, 19 mars 1914

Page 209: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

208

Festimet e 28 Nëntorit 1916, Gjuhadol, Shkodër

Ngritja e fl amurit në Bashkinë e Shkodrës, 1913

Page 210: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

209

Ngritja e fl amurit në Bashkinë e Shkodrës, 1913

Page 211: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

210

BURIMET DHE LITERATURA KRYESORE I. BURIMET ARKIVORE

• Arkivi Qëndror Shtetëro i Republikës së Shqipërisë (AQSH), Fondet: “Lidhja Kombëtare Shkodër”; “Shoqëria Komisia Letrare Shkodër”; “Urdhri Jezuit (Kolegji Saverian Shkodër)”; “Perlimtare Shkodër”; “Bashkia Shkodër”; “Sotir Peci”; “Kel Marubi”; “Gjergj Fishta”; “Dom Ndoc Nika”; “Luigj Gurakuqi”; “Kol Idromeno”; “Terenc Toci”; “Koleksioni i partive, organizatave dhe shoqërive pas 1912”; “Firma tregtare Çoba”; “Ministria e Arsimit”; “Përlimtare Shkodër”; “Bashkia Shkodër”; “Shoqëria “Vllaznia” Shkodër”; “ Shoqëria “Djelmnia Shqiptare” në Shkodër”; “Komiteti “Gruaja Shqiptare” Shkodër”; “Shoqëria “Rozafat””, “Shoqëria “Bogdani” Shkodër”; “Arqipeshkvnia e Shkodrës”.

• Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ), Fondi nr.1; Fondi nr.2; Fondi nr.26; Fondi nr.71.

• Arkivi i Muzeut Historik të Shkodrës (AMHSH), Fondet: “Dokumente të Konsullatës Austro-Hungareze në Shkodër, 1912-1913”; “Dokumente të Konsullatës Austro-Hungareze në Shkodër, 1914”; “Raporte të Konsullatës së përgjithshme Austro-Hungareze në Shkodër, 1915-1916”; “Pushtimi Austro-Hungarez, 1916-1918”; “Pushtimi i trupave aleate, 1918-1920”; “Dorëshkrime”.

• Arkivi Qendror i Mbretërisë së Bashkuar, Public Record Offi ce, Sektori i Ministrisë së Jashtme Angleze: Foreign Offi ce ( (Në Departamentin e Historisë, Universiteti i Shkodrës)

• Arkivi dhe Biblioteka e Seminarit Ndërdioqezian, Shkodër, Fondi: vitet 1912-1920.

• Arkivi dhe Biblioteka e Kishës Françeskane të Gjuhadolit, Fondi: vitet 1912-1920.

• Arkivi i Fototekës “Marubi”, Shkodër, Fondi: vitet 1912-1920.

• Arkivi privat i Prof.Dr. Jup Kastratit

• Arkivi privat i shkrimtarit Fadil Kraja.

II. DOKUMENTE TË BOTUARA

• Lufta e popullit shqiptar për çlirim kombëtar, 1918-1920 (përmbledhje dokumentesh), vëll.I, Tiranë 1975, vëll.II, Tiranë 1976.

• Dokumente Britanike për Shqipërinë dhe Shqiptarët (tetor- dhjetor 1913), vëll.I, Botimet Toena, Tiranë 2012.; (janar- dhjetor 1914), vëll.II, Valentina Duka, Botimet Toena, Tiranë 2012.

Page 212: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

211

• Dokumente Britanike për çështjen shqipëtare në Konferencën e Ambasadorëve në Londër 1912-1913, Muhamet Shatri, Botimet “Toena”, Tiranë, 2012.

• Ismail Qemali, (Përmbledheje dokumentesh), përgatitur nga Teuta Hoxha, Shtëpia Botuese “8 Nëntori”, Tiranë, 1982.

• Ismail Kamal Bey Vlora, Il pensiero e l’opera attraverso i documenti italiani, renzo Falaschi, Bardi Editore, Roma.

III.GAZETA E REVISTA

• “Agimi”, e përmuajshme, Shkodër, 1919- 1921.

• “Atdheu”, Durrës, 1914.

• “Besa Shqyptare”, Shkodër, 1913-1920.

• “Cirka”, Shkodër, 1936.

• “Drita e Popullit”, Shkodër, 1914.

• “Elçija e Zemres së Jezu Krishtit”, Shkodër, 1913.

• “Gruaja Shqiptare”, Shkodër, 1920.

• “Hylli i Dritës”, Shkodër, 1913-1914,1924, 1933, 1935.

• “Kalendari i vjetës”, Shkodër, 1912- 1920.

• Kalendari “Shqypja”, Shkodër, 1915.

• “Koha e re”, Shkodër, 1919- 1920.

• “Koha”, Shkodër, 1920.

• “Kombi”, Shkodër, 1919.

• “Lajmëtari i Zemres së Jezu Krishtit”, Shkodër, 1914- 1920.

• “Lajmet e Komisisë Letrare Shqipe”, Vjenë, 1918.

• “Përparimi”, Shkodër, 1914- 1916.

• “Populli”, Shkodër, 1915, 1919- 1920.

• “Posta e Shqypniës”, Shkodër, 1916- 1918.

• “Shkodra”, Shkodër, 1915.

• “Shqipëria e Ilustrume” (Kalendar), Shkodër, 1928.

• “Taraboshi”, Shkodër, 1913- 1914.

• “Zani i Shna Ndout”, Shkodër, 1915- 1920.

• “Zani i Shkodrës”, Shkodër, 1915.

• “Zoja e Shkodrës”, Shkodër, 1917- 1919.

Page 213: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

212

IV.LITERATURA HISTORIOGRAFIKE

• Ago, Saide, Portreti në pikturën shqiptare, Tiranë, 1990.

• Beqja, Hamit, Në themelet e arsimit tone popullor, Tiranë: SHBLSH, 1976.

• Berri, Gino, L’assedio di Scutari, Milano: Fratelli Treves, Editori, 1913.

• Boriçi, Hamit, Një shekull e gjysëm publiçistikë shqiptare (1848-1997), Lezhë, Gjergj Fishta, 1997.

• Bushati, Hamdi, Shkodra dhe Motet, Vëllimi i I, Shkodër, 1998 dhe vëllimi i II, Shkodër, 1999.

• Bushati, Muhamet, Në gjurmët e veprimtarisë së fotografi t patriot Kel Marubi, Gaz. “Jeta e re”, dt.17 maj, Shkodër, 1980.

• Bushati, Enver- Dizdari, Ibrahim, “Kultura fi zike dhe sportet në Shkodër 1900-1944”, Botim i Komitetit të Kulturës Fizike e të sporteve në Shkodër, 1985.

• Cani, Xhyher, Kontribut atdhetar i fotografi t Kel Marubi, Gaz. “Jeta e re”, Shkodër, dt.4 gusht, 1990.

• Çami, Muin, Lufta çlirimtare antiimperialiste e popullit shqiptar në vitet 1918-1920, Tiranë, 1969.

• Çami, Muin, Shqipëria në marrëdhëniet ndërkombëtare, 1914-1918, Tiranë: Shtypshkronja e re, 1987.

• Çami, Muin, Shqipëria në rrjedhat e historisë, Tiranë: Onufri, 1999.

• Çami, Muin, Hyrja në Shqipëri e pushtuesve Austro-Hungarezë dhe qëndrimi i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, “Studime historike”,1976, Nr.2.

• Çami, Muin, Armëpushimi i vitit 1918 dhe Shqipëria, “Studime historike”, 1978, Nr. 4.

• Daka, Palokë, Bibliografi respektive e shtypit periodik shqiptar e mbi Shqipërinë (1848-1944), “Studime historike”, 1971, Nr.3-4 dhe 1972, Nr.1-2.

• Dibra, Pranvera, Shqipëria dhe diplomacia angleze 1919-1927, Tiranë, Nerajda, 2005.

• Dibra, Mithat, Shkodra-Guidë, Album,Shkodër, 2003.

• Denelli, Gjergj, Shfaqjet e para kinematografi ke,Shkodër, Rozafa1, 2007.

• Dizdari, Islam, Karakteri kombëtar socialist i shkollës sonë, “Buletini shkencor” i ILPSH,1979, nr.2 dhe 1980, nr.2.

• Dizdari, Islam, Historiku i shkollës së mesme pedagogjike “Shejnaze Juka”, Pjesa e I, 1917-1920, Shkodër, 1987. Dorëshkrim.

• “Drita”, nr.27, 1984, Tiranë

• Duka, Valentina, Qytetet e Shqipërisë në vitet 1912-1924,Tiranë, Toena,1997.

• Duka, Valentina, Historia e Shqipërisë 1912-2000, Tiranë, Kristalina-KH, 2007.

• Duka, Valentina, Shqiptarët në rrjedhat e shek.XX, Tiranë, SHBLU, 2003.

Page 214: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

213

• Durham, Edith, Brenga Ballkani dhe vepra të tjera për Shqipërinë dhe Shqiptarët,Tiranë, 1991.

• Durham, Edith, The struggle for Scutari, London, 1914.

• Durham, Edith, Twenty years of Balkan Tangle, London, 1920.

• Elsie, Robert, Historia e letërsisë shqiptare, Dukagjini,Tiranë-Pejë, 1997.

• Elsie, Robert, Dritëshkronja, Fotografi a e hershme nga Shqipëria dhe Ballkani, Prishtinë, ATV Media Company&Arbi Ltd, 2007.

• Fishta, Iliaz, Historia e Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë, Shkodër, Tiranë 2001.

• Fishta, Iliaz- Toçi, Veniamin, Gjendja ekonomike e Shqipërisë në vitet 1912-1944, prapambetja e saj, shkaqet e pasojat, Tiranë: 8 Nëntori, 1983.

• Gokaj, Iliaz, Aspekte të arsimit në Shqipëri, 1912-1939, “Revista pedagogjike”, Tiranë 1972, nr.3.

• Gokaj, Iliaz, Ndërhyrja arsimore italianë në Shqipëri dhe qëndresa kundër saj deri në vitin 1939, Tiranë: 8 Nëntori, 1980.

• Gecaj, Murat, Nëpër udhët e shkollës shqipe, Tiranë, B.Erik, 2001.

• Gostentschnigg, Kurt, Kontributi i Austrisë (Austro-Hungarisë) për Shqipërinë e Veriut në fushën arsimore, Seminari V Ndërkombëtar “Shkodra në Shekuj”, Vëll.I, Shkodër, Rozafa 1, 2005.

• Gurakuqi, Romeo, Vendosja e Shkodrës nën kontrollin e autoriteteve ndërkombëtare, maj 1913-dhjetor 1913, “Shkodra në Shekuj”, Sem.4, Vëll.I, Shkodër, Rozafa1, 2003.

• Gurakuqi, Romeo, Shqipëria dhe çështja shqipëtare pas Luftës së Parë Botërore, Shkodër: Camaj-Pipa, 2007.

• “Gjurmime Albanologjike”, Nr.1, 1969.

• Gjyli, Ragip, Shkolla Popullore e Shkodrës, “Arsimi popullor”, nr.5.

• Historia e Popullit Shqiptar I, Tiranë, Toena, 2002.

• Historia e Popullit Shqiptar II, Tiranë, Toena, 2002.

• Historia e Popullit Shqiptar III, Tiranë, Toena, 2007.

• Histori e Shqipërisë dhe e Shqiptarëve, Prizren, SIPRINT, 2001.

• Historia e Arsimit Shqiptar, Instituti i Studimeve Pedagogjike, Maket I, Tiranë, 1990.

• Historia e Arsimit dhe e Mendimit Pedagogjik Shqiptar, Vëll.I, Tiranë: ISP “Nënë Tereza”, 2003.

• Historia e Artit Shqiptar 2, Instituti i Lartë i Arteve,Tiranë, SHBLSH, 1988.

• Historia e arsimit, 1, ISP, Tiranë, 2002.

• Historia e Letërsisë Shqipe, vëll.II, Tiranë: 8 Nëntori, 1960.

Page 215: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

214

• Histori e Muzikës Shqiptare, vëll.I, Tiranë: 8 Nëntori, 1983. (Përgatitur nga Instituti i Lartë i Arteve).

• Hoti, Vehbi, Luigj Gurakuqi për shkollën shqipe dhe arsimin kombëtar, Shkodër, Camaj-Pipa, 2002.

• Hoti, Vehbi, Qeveria e Vlorës për arsimin dhe kontributi i Luigj Gurakuqit në këtë fushë, Kumtesë në Sesionin shkencor në Shkodër, 24 nëntor 1992.

• Hoti, Vehbi, Luigj Gurakuqi personalitet i shquar i jetës politike- shoqërore dhe kulturore- arsimore, Phoenix, nr.2 (10), Shkodër, 1999.

• Hoxha, Abaz, Arti i shtatë në Shqipëri, Tiranë, ALBIN, 1994.

• Hoxha, Fiqiret, Fletët e jetës (Histori Pedagogjike ndër vite), Shkodër, Camaj-Pipa, 2010.

• Hudhri, Ferit, Arti i Rilindjes Shqiptare 1883-1945, Tiranë, Onufri, 2000.

• Jani, Vladimir, Simon Rrota, monografi e shkurtër, Tiranë: Naim Frashëri, 1963.

• Jorgaqi, Nasho, Antologji e mendimit estetik shqiptar, 1505-1944”, Tiranë 1979.

• Juka, Fatmir, Visare të pikturës shkodrane, Shkodër, ILAR, 2010.

• Kanini, Ilir, Arsimi në Shqipëri në vitet e Luftës së Parë Botërore (zona e pushtimit Austro-Hungarez 1916-1918),Tiranë, Nerajda, 2001.

• Kanini, Ilir, Të vërteta të pashkruara për Komisinë Letrare Shqipe, “Mësuesi”, 14 shtator 1991.

• Kanini, Ilir, Platforma pedagogjike e Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit 1916-1918, “Revista Pedagogjike”, nr.1, Tiranë, 1995.

• Kamsi, Ndoc, Rrethimi i Shkodrës, “Shkodra” Almanak, Shkodër, 1961.

• Kamsi, Willy, Katalog i shtypit shqiptar e për Shqipërinë, Shkodër, 1989.

• Kamsi Willy, Komisia Letrare Shqipe dhe veprimtaria e saj atdhetare në historinë kombëtare, Seminari V Ndërkombëtar “Shkodra në Shekuj”, vëll.I, Shkodër:Rozafa1, 2005.

• Karafi li, Llukë (Bardhyli), Historija e bibliotekave në Shqipëri, bibliotekat e bibliotekarët, “Hylli i Dritë”, nr.4,5,6,7-8, 1938; 8-10, 11-12, 1939; 1-2, 1940; 1-3, 1943.

• Kastrati, Jup, Faik Konica (monografi ), NewYork: Gjonlekaj Publishing, 1995.

• Kastrati, Jup, Anton Xanoni, “Shkodra”, Almanak, Shkodër, nr.1, nr.2, 1961.

• Kastrati, Jup, Disa të dhëna mbi historinë e arsimit në Shkodër, “Arsimi popullor”, nr.2, 1964.

• Kastrati, Jup, Kontribut për historinë e arsimit në rrethin e Shkodrës deri në vitin 1912, “Arsimi popullor”, nr.2, 1963.

• Kastrati, Jup, Disa të dhëna për historinë e arsimit në Shkodër, “Arsimi popullor”, nr.3, 1964.

• Kashari, Qazim, Qeveria e përkohshme e Vlorës për arsimin e shkollën shqipe,

Page 216: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

215

“Revista Pedagogjike”, nr.4, Tiranë,1982.

• Katalogu i librave të Shtypshkronjës “Zoja e Papërlyeme”, Shkodër, 1940.

• Katalogu i ri i librave të Shtypshkronjës françeskane, Shkodër, 1938.

• Koci, Kolë, Arsimi gjatë Luftës së Parë Botërore në zonën e pushtimit Austro-Hungarez, rev “Arsimi popullor”, korrik-gusht, 1965.

• Kolegja Saveriane ndër 50 vjetët e parë (1877/78-1927/28), Shkodër, 1928.

• Koliqi, Hajrullah, Historia e arsimit dhe mendimit pedagogjik shqiptar, Prishtinë, Shtëpia botuese “Libri shkollor”, 2002.

• Kraja, Fadil, Një trashëgimi që nuk njeh kufi j, Gaz.“Besa Sot”, dt. 25 korrik 2004, Prishtinë.

• Kurti, Donat, Vepra kulturale e elementit katolik në Shqipni, rev. “Hylli i Dritës”, 1935, Shkodër.

• Lufta e popullit shqiptar për çlirim kombëtar 1918-1920, Vëll.II, Tiranë 1975.

• Marubi, Shqipëria-Albania 1858-1950, Album fotografi k 4 M.K.R.S.; I.G:E.R. Srl Roma 2003.

• Marubi, Shqipëria-Albania 1858-1950, Album fotografi k 5, Fototeka Marubi, Gent Grafi k, 2008.

• Marubi, Shqipëria-Albania 1858-1950, Album fotografi k 6, Fototeka Marubi, Gent Grafi k.2009.

• Nivica, Sali, Shkollat shqiptare në kohë të Austrisë, Gaz. “Populli” 1919, nr.24, dt. 28 qershor 1919 dhe nr.25, dt. 4 korrik 1919, Shkodër.

• Osmani, Shefi k, Komisia Letrare Shqipe, Gaz.“Drita”, dt.15 gusht 1976, Tiranë.

• Osmani, Shefi k, Refl ekse etnopedagogjike 1, Tiranë, 1998.

• Osmani, Tomor, Udha e shkronjave shqipe, Shkodër, Idromeno, 1999.

• Osmani, Tomor, Tradita e shkrimit të shqipes në Shkodër, “Shkodra në Shekuj”, Sem.4, vëll.III, Shkodër, 2004.

• Osmani, Tomor, “Çështja e gjuhës letrare shqipe gjatë viteve 1916-1920, “Buletini shkencor” i ILPSH,nr.1, 1987 dhe nr.1, 1988.

• Osmani, Tomor, Komisia Letrare Shqipe në Shkodër, “Rilindja”, dt.16 janar 1997.

• Osmani, Tomor, Komisia Letrare Shqipe në Shkodër (1916-1918), Shkodër, Camaj-Pipa, 2004.

• Paci, Zef, Fotografi a si rual: Marubi, Tiranë, Princi, 2012.

• Parruca, Agim, Shkodra-Bastion i qytetërimit shqiptar, Tiranë, 2002.

• Pastorelli, Pietro, L’Albania nella politica esterna italiana, 1914-1920, Napoli, 1970.

• Papagjoni, Josif, Teatri i Shkodrës, Shkodër, Enti Botues “Gjergj Fishta”, 2009.

Page 217: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

216

• Perja, Paulin, Qëndresa e popullit të shkodrës gjatë rrethimit serbo-malazez. Kumtari 5, Shkodër, 1992.

• Pipa, Feime, Një shekull shkolla shqipe (1861-1961), Romë, Shejzat, 1962.

• Prennushi, Mikel, Kolë Idromeno, Tiranë, 1984.

• Prennushi, Mikel, Shkolla shqipe në Shkodër në vitet e para të Pavarësisë, Gaz. “Jeta e Re”, dt.18 nëntor 1986, Shkodër.

• Prennushi, Mikel, Normalja e Shkodrës në vitet e para të hapjes së saj. “Revista pedagogjike”, nr.3, 1978, Tiranë.

• Prela, Zef, Problemi Kombëtar shqiptar dhe kultusprotektorati Austro-Hungarez, “Studime historike”, nr.3, 1965, Tiranë.

• Puto, Arben, Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e fuqive të mëdha, 1912-1918, Tiranë, 1987.

• Qafëzezi, M.Ilko, Dhaskal Gjoka, Korçë, 1936

• Rama, Fatmira, Shtypi shqiptar rreth copëtimit të Shqipërisë në Konferencën e Londrës të vitit 1913, “Studime historike”, Nr.3-4, 1999, Tiranë.

• Rama, Fatmira. Shtypi shqiptar i vitit 1913 për të ardhmen historike të shqiptarëve, “Studime historike”, Nr.1-2, 2000, Tiranë.

• Rrota, Justin, Për historinë e alfabetit shqyp, Shkodër, 1936.

• Rrota, Simon, Disa piktorë shkodranë, “Shkodra” Almanak, nr.1, 1961, Shkodër.

• Rrota, Simon, Shkollat e vjetra të Shkodrës, Muzeu Historik Shkodër, F. Dorëshkrime, D.1, doc.nr.738/1.

• Repishti, Xhevat, Revolta e masave të Shkodrës në pranverën e vitit 1916 kundër pushtuesve Austro-Hungarez, “Studime historike”,Tiranë, Mihal Duri, nr.1, 1973.

• Repishti, Xhevat, Lufta për mbrojtjen e Shkodrës në vitet 1918-1920, Shkodër, Camaj- Pipa, 1998.

• Repishti, Xhevat, Shtypi pedagogjik në vitet ’20, “Revista pedagogjike”, nr.3, 1973, Tiranë.

• Rexhepi, Përparim, Mbrojtja e Shkodrës 1912-1913, Tiranë, Globus R, 2001.

• Skanjeti, Andrea, 100 vjet teatër në Shkodër, Tiranë, KAD, 2002.

• Skanjeti, Andrea, Zhvillimi i teatrit dramatik në Shkodër, “Shkodra” Almanak, Shkodër, 1961.

• “Skena dhe Ekrani”, nr.4, 1983, Tiranë.

• Shpuza, Halim, Arsimi në Shkodër që nga vitet e para të Pavarësisë Kombëtare, “Arsimi popullor”, nr.10, 1962, Tiranë.

• Shpuza, Halim, Shkolla Normale e Shkodrës, “Buletin shkencor”, nr.2, 1972, Shkodër dhe “Mësuesi”, 22 mars, 1972, Tiranë.

• Shpuza, Halim, Kujtime nga e para shkollë normale në shkodër, “Arsimi

Page 218: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

217

popullor”, nr.6, 1962, Tiranë.

• Shpuza, Gazmend, Kuvendime për Historinë Kombëtare, Tiranë, Dituria, 2000.

• Shllaku, Ludovik, Shkollat Klerikale, Shkodër, Camaj-Pipa, 2002.

• Shapllo, Siri, Arsimi në Shqipëri gjatë Luftës së Parë Botërore, “Arsimi popullor”, nr.6, 1965, Tiranë.

• Sheldia, Gjush, Shkollat e vjetra të Shkodrës, Muzeu Historik Shkodër, dorëshkrim, D.1, nr.1, dok. 743.

• Sheldia, Gjush, Pak fjalë mbi piktorin Ndoc Martin Camaj, “Shkodra” Almanak, Shkodër, 1966.

• Tocci, Rita, Terenzio Tocci mio padre (ricordi e pensieri), Cosenza: Arti Grafi che Joniche-Coriliano Calobro (CS).

• Topalli, Tefë, Veprimi letrar i Kolë Gurakuqit, rev. “Phoenix”, nr.3-4, Shkodër, 1999.

• Ulqini, Kahreman, Bashkimi i Shkodrës në administratën e shtetit shqiptar, mars 1914, “Buletin shkencor”, nr.2 (12), 1972.

• Ulqini, Kahreman, Bashkimi i Shkodrës në administratën e shtetit shqiptar, mars 1914, “Buletin shkencor”, nr.2 (12), 1972.

• Ulqini, Kahreman, Gjurmë të historisë kombëtare në fototekën Marubi, Tiranë: 8 Nëntori, 1982.

• Ulqini, Hasan, Ndoc Martini, rev.“Nëntori”, nr.1, 1980, Tiranë.

• Vrioni, Qerim, Kolë Idromeno, fi gurë e shquar e fotografi së shqiptare, Gaz.“55”, dt.12 dhjetor 2004, Tiranë.

• Vrioni, Qerim, 150 vjet fotografi shqiptare, Sarandë, Milosao, 2009.

• Vrioni, Qerim, Fotografi a- një grusht diell, Tiranë: Logoreci, 2005.

• Von Zambaur, Hortense, Rrethimi i Shkodrës 10 tetor 1912-22 prill 1913, Shkodër, Camaj-Pipa, 2006.

• Vlora, Eqerem, Kujtime 1885-1925,Tiranë, Shtëpia e Librit & Komunikimit, 2003.

• Vllamasi, Sejfi , Ballafaqime politike në Shqipëri (1897-1942), Tiranë, 1995.

• Zadeja, Tonin, Bandat muzikore në qytetin e Shkodrës, “Shkodra” Almanak, Shkodër, nr.1, 1968.

• Zadeja, Tonin-Daija, Tonin, 250 këngë qytetare shkodrane, Shkodër, 2001.

• Zavalani, Tajar, Historia e Shqipnis, Tiranë, Phoenix &ShLK, 1998.

• Zadeja, Lec, 135 vjetori i Seminarit papnor shqiptar, rev. “Rrezja jonë”, nr. 10, 1994, Shkodër.

• Xhafa, Bajram, Historia e Shqipërisë, Periudha e Pavarësisë 1912-1939, Shkodër, Rozafa1, 2006.

Page 219: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

218

V. DORËSHKRIME

• Historiku i arsimit të rrethit Shkodër, (Nga fi llimet deri 1980), në dy vëllime. Grup autorësh, Kabineti Pedagogjik Shkodër. (Dorëshkrim).

• Perja, Paulin, Shtypshkronjat e Shkodrës, dorëshkrim, Shkodër, 1993.

• Sheldia, Gjush, Shkollat e vjetra të Shkodrës, Muzeu Historik Shkodër, dorëshkrim, D.1, nr.1, dok. 743.

• Rrota, Simon, Shkollat e vjetra të Shkodrës, Muzeu Historik Shkodër, F.Dorëshkrime, D.1, doc.nr.738/1.

• Kazazi, Njazi, Zhvillimi i arsimit të mesëm në Shkodër (nga fi llimet deri në vitet ’20 të shek.XX), Shkodër, 1992. (Disertacion, dorëshkrim).

• Historik i shkurtër i aktivitetit të orkestrës frymore të qytetit të Shkodrës, Dorëshkrim, pranë Qëndrës Kulturore “Pjetër Gaci” Shkodër.

• Historiku i arsimit të rrethit Shkodër, (Nga fi llimet deri 1980), në dy vëllime. Grup autorësh, Kabineti Pedagogjik Shkodër. (Dorëshkrim).

• Gurakuqi, Karl, Qi të mos harrohen, ditar, dorëshkrim.(Ruhet në arkivin personal të Romeo Gurakuqit).

• Çuni, Gjovalin, Kontributi i Fishtës në fushën bibliotekare, material i referuar, Shkodër 2001.

Page 220: Bendis doctorat Kraj, Fakulteti dans l'histoire-Filologjise, Ministère et

219

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË

DEPARTAMENTI I HISTORISË

LËVIZJA ARSIMORE - KULTURORE NË SHKODËR NË VITET 1912-1920

BENDIS KRAJATezë doktorature

Specialiteti: Histori

Udhëheqës shkencor Prof.dr. Fatmira Rama

Mbrohet me datë ...............................................

Juria:

1................................................... kryetar

2................................................... anëtar (oponent)

3................................................... anëtar (oponent)

4................................................... anëtar

5................................................... anëtar