2
-- G. F. Haddad -- Shejh Gibril Fuad Hadad është shfaqur si një prej zërave më të qartë të Islamit tradicional në Perëndim dhe është duke fituar respekt shumë shpejt si një përkthyes i respektuar dhe interpretues i teksteve të shenjta Islame. I lindur në 1960 në një familje Libaneze katolike e klasës së mesme në Beirut, Liban, ai deklaroi Shehadetin në vitin 1991 si një student i diplomuar në Universitetin e Kolumbisë në New York. Po atë vit, ai takoi mësuesin e tij, Mevlana shejh Nazim el-Hakani nga Çipro, prej të cilit ai morri tarikatin Nekshbendi. Më 1997 ai u zhvendos në Damask ku ka qëndruar me familjen e tij prej atëherë. Prej mësuesve me të cilët ai ka qenë i nderuar të lexoj (studioj) janë: Dr. Nur ed-Din `Itr, Shejh Edib Kelas, Shejh Wehbi el-Gawxhi, Shejh Muhamed el-Ja`kubi, Shaykh Adnan el- Mexhd, Shejh Mu`tez el-Subejni, Dr. Semir en-Nas, Dr. Wahba el-Zuhejli, Shejh `Abd el-Hadi Harsa, dhe shejh Muhamed Mutij el-Hafiz. Ai po ashtu ka Ixhaze nga Dr. Muhamed ibn `Alewi el-Maliki dhe Shejh Husejn `Usejran, i fundit prej nxënësve të afërt të të devotshmit, Kadiut Shejh Jusuf en- Nebheni – Allahu i shpërbleftë të gjithë ata dhe vazhdoftë të na sjell dobi përmes tyre. Prej veprave të tij të botuara janë "Emrat dhe Atributet e Allahut" nga Imam Bejhekiu, "Udhëtimi i Natës i Pejgamberit dhe ngjitja qiellore" nga Ibn `Alewi el-Maliki, "Albani dhe miqtë e tij: Një udhëzues konciz i lëvizjes selefite," "Mevludi: Përkujtimi i lindjes së Pejgamberit, paqe dhe shpëtim mbi të," shkruar si përgënjeshtrim i fetvasë së Mufti Taki Usmanit kundër celebrimit (të mevludit), veprën "Pejgamberët në Berzah" të Ibn Alewiut, "Jezu Krishti dhe nëna e tij e bekuar" nga Habib `Ali Xhifri, "Sunna Notes vëllimi 1: Historia e Hadithit dhe Principet (parimet)," dhe "Sunna Notes vëllimi 2: Risitë e shkëlqyeshme në Kur’an dhe Sunet." Të ardhshmet: "Katër Imamët dhe shkollat e tyre," Refuzimi i Fatawa Hamawijje i Ibn Tejmijes nga Kadi Ibn

Biografia e Gibril FUad Haddad (GF Haddad) ne shqip

Embed Size (px)

DESCRIPTION

-- G. F. Haddad -Shejh Gibril Fuad Hadad është shfaqur si një prej zërave më të qartë të Islamit tradicional në Perëndim dhe është duke fituar respekt shumë shpejt si një përkthyes i respektuar dhe interpretues i teksteve të shenjta Islame. I lindur në 1960 në një familje Libaneze katolike e klasës së mesme në Beirut, Liban, ai deklaroi Shehadetin në vitin 1991 si një student i diplomuar në Universitetin e Kolumbisë në New York. Po atë vit, ai takoi mësuesin e tij, Mevlana shejh Nazim el-Hakani

Citation preview

Page 1: Biografia e Gibril FUad Haddad (GF Haddad) ne shqip

-- G. F. Haddad --

Shejh Gibril Fuad Hadad është shfaqur si një prej zërave më të qartë të Islamit tradicional në Perëndim dhe është duke fituar respekt shumë shpejt si një përkthyes i respektuar dhe interpretues i teksteve të shenjta Islame.

I lindur në 1960 në një familje Libaneze katolike e klasës së mesme në Beirut, Liban, ai deklaroi Shehadetin në vitin 1991 si një student i diplomuar në Universitetin e Kolumbisë në New York. Po atë vit, ai takoi mësuesin e tij, Mevlana shejh Nazim el-Hakani nga Çipro, prej të cilit ai morri tarikatin Nekshbendi. Më 1997 ai u zhvendos në Damask ku ka qëndruar me familjen e tij prej atëherë.

Prej mësuesve me të cilët ai ka qenë i nderuar të lexoj (studioj) janë: Dr. Nur ed-Din `Itr, Shejh Edib Kelas, Shejh Wehbi el-Gawxhi, Shejh Muhamed el-Ja`kubi, Shaykh Adnan el-Mexhd, Shejh Mu`tez el-Subejni, Dr. Semir en-Nas, Dr. Wahba el-Zuhejli, Shejh `Abd el-Hadi Harsa, dhe shejh Muhamed Mutij el-Hafiz. Ai po ashtu ka Ixhaze nga Dr. Muhamed ibn `Alewi el-Maliki dhe Shejh Husejn `Usejran, i fundit prej nxënësve të afërt të të devotshmit, Kadiut Shejh Jusuf en-Nebheni – Allahu i shpërbleftë të gjithë ata dhe vazhdoftë të na sjell dobi përmes tyre.

Prej veprave të tij të botuara janë "Emrat dhe Atributet e Allahut" nga Imam Bejhekiu, "Udhëtimi i Natës i Pejgamberit dhe ngjitja qiellore" nga Ibn `Alewi el-Maliki, "Albani dhe miqtë e tij: Një udhëzues konciz i lëvizjes selefite," "Mevludi: Përkujtimi i lindjes së Pejgamberit, paqe dhe shpëtim mbi të," shkruar si përgënjeshtrim i fetvasë së Mufti Taki Usmanit kundër celebrimit (të mevludit), veprën "Pejgamberët në Berzah" të Ibn Alewiut, "Jezu Krishti dhe nëna e tij e bekuar" nga Habib `Ali Xhifri, "Sunna Notes vëllimi 1: Historia e Hadithit dhe Principet (parimet)," dhe "Sunna Notes vëllimi 2: Risitë e shkëlqyeshme në Kur’an dhe Sunet." Të ardhshmet: "Katër Imamët dhe shkollat e tyre," Refuzimi i Fatawa Hamawijje i Ibn Tejmijes nga Kadi Ibn Xhehbeh el-Dimeshki, në të cilin ky i pari (Ibn Tejmije) i atribuon lartësi dhe drejtim sipër Allahut të Madhërishëm, dhe fjalorin e Haditheve të shpikura nga Mulla Ali el-Kariu.

---Përktheu: Fatih Ibrahimi© Ehli-Suneti.com