136
Bujar Plloshtani Mbi arsyen e fjalës 1

Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Bujar Plloshtani shfaqet së fundi në fushën e letrave shqipe me një kombinim të ideve të tij tashmë të mirënjohura në fushën e filozofisë poetike. Shfaqet si një pikëtakim me artin e fjalës poetike, duke na prurë qashtër diapazonin kumtues që stilon “Mbi arsyen e fjalës”. Kështu ai nuk emërzon apo shton thjesht një libër në sfondin bibliotekar, por dhuron një vëllim poetik për artin e të lexuarit në poezi.Fatmir Terziu

Citation preview

Page 1: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Bujar Plloshtani

Mbi arsyen e fjalës

1

Page 2: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

2

Page 3: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Bujar Plloshtani

Mbi arsyen e fjalës

poezi

Pushkin

3

Page 4: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Kolana “Poezi”Bujar PlloshtaniMbi arsyen e fjalës

Përgatiti botiminBujar PlloshtaniRecensuesFatmir Terziu (HD, BA, MA, PhD)Redaktor letrar Dhimitër PojanakuKonceptimi i kopertinësKushtrim ArifiAsnjë subjekt privat apo shtetëror, nuk ka të drejtë të riprodhojë, të përdorë dhe të botojë, në mënyrë të plotë, tekstin e këtij libri, pa miratimin adekuat të autorit apo botuesit.

© copyright PUSHKIN

Ky botim u mundësua me mbështetjen financiare të Ministrisë së Kulturës së 4

Page 5: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Republikës së Maqedonisë për bashkëpunimin kulturor dhe shkencor.Fatmir Terziu

E qashtra poetike dhe perceptuese e vargut

Bujar Plloshtani shfaqet së fundi në

fushën e letrave shqipe me një kombinim të

ideve të tij tashmë të mirënjohura në fushën e

filozofisë poetike. Shfaqet si një pikëtakim me

artin e fjalës poetike, duke na prurë qashtër

diapazonin kumtues që stilon “Mbi arsyen e

fjalës”. Kështu ai nuk emërzon apo shton

thjesht një libër në sfondin bibliotekar, por

dhuron një vëllim poetik për artin e të lexuarit

në poezi.

Rreth njëqind poezitë e këtij vëllimi

ngasin në kohë, moshë, hapësirë, diferencë

dhe në gjeografi të ndryshme. Poeti e nis

vëllimin e tij me poezinë e bukur “Këngë

hungareze” të cilën ia përkushton stërgjyshes,

Jolanda dhe përfundon me poezinë “Qyteti i

vjetër”. E vjetra, që nënshkruan memorjen e

kulturës, po ashtu edhe identitetin, shfaqet

mes këtyre ngarjeve si një dëshmi mes

mesazhit poetik. Tek “Këngë hungareze” poeti

sheh se “…rrënjët kanë të njëjtin emër,/e

5

Page 6: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

qielli me të vetmin shpirt ndryshon…”, ndërsa

tek “Qyteti i vjetër” ai dikton se si ky qytet i

vjetër “… si manastiret antike hesht,/" dhe

ashtu, pra ky qytet, "i vendosur në gji të malit

t’lartë." jep e pikëtakon dhe sheh me syrin e

tij: "Përjashta ka pak njerëz,/në rrugët me

kalldërma mund të shohësh,/fëmijë dhe pleq

me kapela…”.

E ndërsa në të parën është lumi ndarës,

pra “Danubi mbrëmjeve të vona po të

ndan,/ku dritat si kupë qiellore poshtë qytetit

lëshohen."; në poezinë e dytë është qyteti që

e ka rritur dhe ai qytet që e thërret: “Qyteti i

vjetër,/mua më thërret./Shikimin të hedh drejt

kësaj arkitekture të gurtë,/që kureshtjen t’ma

shuajë./Qytetin e Tetovës së vjetër,/s’do

harroj unë të mburrem nesër dhe

kurdoherë…” Më tej poeti zgjedh gjuhën dhe

nënshkruan me metaforë "Kjo qetësi gjithë

Hungarinë do kaplojë, qytetet emrin tënd do

shqiptojnë./Një gjak të ngjizur kemi të

dy,/edhe pse të ndarë./Ti s’më njohe kurrë,/as

unë ty,/ose shumë pak.”; duke plotësuar

kështu atë që Eliot e quan

“ndërlidhje” estetike të fjalës poetike mes

ngasjeve. Më pas këto ngasje të filozofisë

poetike ndajnë emocionalen që realizohet

mes dedikimit për “A. S. Pushkin", rishfaqin

gjeografinë e detajuar artistikisht mes vargut

tek “Në Ohër”, udhëtojnë në mënyrë

6

Page 7: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

imagjinare mes fjalës dhe artit të dallgëzuar

tek “Anija”, ndjekin mesazhin e përhimtë

muzikor mes muzikës tek “Pianoja e

bardhë” derisa autori rishfaqet me arsyen

filozofike tek “Kontesha”; “Pallati

mbretëror” për të na dhuruar

“Buzëqeshja”; “Poetit”; “Violinë e zezë”...

Në këtë vëzhgim dhe prurje poetike shfaqet

qartë dhe ndjeshëm koncepti filozofik. Dhe

më tej si një stacion i ndikuar ndalet tek

“Dashuria”.

Dashuria për poetin “…zbret.../ Hëna

feks magjishëm, / plotësisht e argjendtë. /

Qielli simpatik, / paksa i trishtë. / Toka e

mërzitur, /më e errët se nata e qelisë. / Një

qiri ndrit dhomën, / frymëzimin shpirtëror

lajmëron. / Skaji i dritares që ngrin nga

copëzat e akullit, / harxhohet një pendë mbi

letër / duke zbardhur gjurmët e saj. / Dashuria

zbret, edhe njohja, / në kohë të padrejtë, /

tepër të hidhur. / Udha gjer te unë e shtruar

me lotë, / nuk mbërrij dot në kohë. / Dashuria

zbret, / ne jemi verbuar, / nuk shohim asgjë

tek zbret.”

Dashuria duket kështu, tejet tipike. Edhe

pse në pak vargje, ajo mbetet, si një nga

frymëzimet  e mëdha mes filozofisë së poetit

Bujar Plloshtani. Ajo është një dashuri e

mbajtur mes vargut dhe ngasjeve filozofike të

poezisë. E tillë për ta depërtuar edhe atë

7

Page 8: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

pjesë të strukur në lëvizje dhe në zhvillim. Ajo

është dashuri që nduket nga termi “i hutuar”

dhe e kthyer nga vetë struktura e kompozuar

e vargut në një lidhje të ngushtë me atë

mesazh të gatuar  për të reflektuar. Ajo është

dashuri që e thyen gjeografinë dhe të vjetrën

dhe i bën ato “të vajtojnë” mes vargut

shpërthyes.

Përvojën e tij në vargun me dashuri e shohim të pasur edhe me përmbushjen, si edhe me frustruesen dhe shkatërruesen forcë metafizike të jetës. Në poezi të tilla si “Natë vjeshte në kryeqytet”; “Një natë dimri”; “Letra e Perlës  Eduartit”; “Natyrë boshe”; “Dashuria zbret...”; “Botë e ngathët”; “Qytezë e zbrazur”; “Nga shpirti femëror”; “Një fluskë e kristaltë prej vere”; “Vjeshta filloi...”; “Dëshpërim i hidhur”; “Dimri i këtij dhjetori”; Trishtim dhjetori”; “Oksigjen shkurti “; “Imazh shpirtëror”; “Imazh intim”; “Pak për sytë jeshile” apo “Aromë jodi” dhe “Trup gruaje” poeti duket sikur jep një pamje të ngushtë realiteti të peneluar në fraktura postmoderne pikturash që dedikojnë dashurinë dhe elementët e saj me ngjyra të fuqishme. Kështu me këto ngjyra perceptimet dhe konceptet e dashurisë mund të identifikohen më lehtë edhe në poezi të tilla si “Këngë dëshpërimi”; “Trishtim”; “Gjethe vjeshte”; “Vjeshtë e plogësht”; Ne do

8

Page 9: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

të heshtim”; Mirupafshim”; “Lirisë”; Relikë” etj.

Për më tepër, ne mund të identifikojmë një zhvillim edhe në përshkrimin e dashurisë në poezinë e tij. Gjithashtu në këto poezi ne diktojmë edhe lëvizjen dialektike mes palëve të ndryshme të fiksuara si simbolika të dashurisë në poezi. Në disa poezi, ai e përshkruan atë si një fuqi pothuajse hyjnore. Në poezi të tjera, ai fillon të jetë dyshues, pra, nëse dashuria është e vërtetë dhe se ajo është apo jo një element në përmbushjen apo jo të misionit të saj. E ndërsa në këtë rast ai mbetet tejet perceptues dhe filozofik, në poezitë e tij më tej, fokusohet edhe në anët e errëta dhe destruktive të dashurisë. Këto koncepte të ndryshme të dashurisë do të jenë në fakt pikasja model që vjen nga e përshkruara në këtë vëllim poetik nëpërmjet analizës së poezive të zgjedhura që ne morëm në konsideratë.

E qashtra poetike dhe perceptuese e vargut të Bujar Plloshtanit nuk vjen si një eksperiment mes ngasjeve filozofike të vargut dhe fjalës së tij. Ajo është një prezencë logjike që karakterizohet nga shumëkuptueshmëria, dimensioni dhe dialektika e mesazhit që prodhohet në poezi. Në vetvete është e lidhur edhe me vetë kronologjinë në rritje të aktivitetit poetik të poetit, por edhe me vetë

9

Page 10: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

strukturën filozofike të poezisë së tij. Një strukturë që nuk diferencohet nga “e zakonshmja”. Një e zakonshme që vjen si një retrospektivë e hershme e Kadaresë. Pra vetë shkrimtari Ismail Kadare na vjen në ndihmë kur thekson “e zakonshmja nuk na duket kurrë heroike. Kurse shpesh qëllon që është ashtu” (Kadare: “Emblema e dikurshme”; 1977:355). Shkrimi i Kadaresë u shfaq në fillim tek “Uzina që ka lidhje me bukën...”, ndërsa më vonë u përdor nga kritiku Adriatik Kallulli në vitin 1978, kur ai analizoi romanin “Vëllezërit” të shkrimtarit Agim Cerga. François Maspéro (1932), shkrimtar dhe editor francez do të shkruante më vonë në vitin 1996, kur “Onufri” i Bujar Hudhrit do të botonte ekskluzivisht romanin “S.P.I.R.I.T.U.S” të Kadaresë: “Nën pushtetin e kësaj bote shtypëse, lexuesi endet mes kurtheve, mashtrimeve dhe maskave të shumëfishta. Gjestet e përditshme të çojnë drejt tragjedisë së lashtë, tiparet e njohura shndërrohen në ngërdheshje.”

 

10

Page 11: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Bujar Plloshtani

Mbi arsyen e fjalëspoezi

11

Page 12: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

12

Page 13: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Këngë hungareze  stërgjyshes, Jolanda

Atje ku rrënjët kanë të njëjtin emër,e qielli me të vetmin shpirt ndryshon. 

Danubi mbrëmjeve të vona po të ndan,ku dritat si kupë qiellore poshtë qytetit lëshohen.

Kjo qetësi gjithë Hungarinë do kaplojë,qytetet emrin tënd do shqiptojnë.

Një gjak të ngjizur kemi të dy,edhe pse të ndarë.

Ti s’më njohe kurrë,as unë ty, ose shumë pak. 

Natën kur qielli të takohet me heronjtë katrore,unë do të hedh shikimin përtej, që ti t’më shohësh.

Në varrin tënd tek prehesh ti e qetë, do të mburresh përjetë atje në Bratisllavë.

Dhe vetmi s’ke për të ndier kurrë;Të betohem nënë!

Ti do më kesh kaq afër,e do të kem. 

Në galeritë e arteve plastike Rembrandi zbret,sytë po më ndizen me lot nga këto pamje

13

Page 14: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

që janë ftesë ngushëllimi për ne.

Unë jam dhe do jem këtu, ndoshta pa ty,me të njëjtin emër t’bukur ty të kujtoj.

Pak prej shpirtit tënd,sot unë jam kudo. Paçka se ti nuk më vëren, as s’më sheh,besomë se ti do më ndiesh prej vërteti.

Nënë prej vetmisë frikë mos ki,të qëndrosh krenare dhe përkulur mos rri.

Unë do jem pranë teje,dashurinë time përkrah do ta kesh.

Budapest, Brno, Bratisllavë,jeni brenda një shpirti të panjohur kurrë,ku eshtrat e saj ndryshe dua t’ia frymëzoni. Jolanda,brenda imazhit tënd, jam unë.

14

Page 15: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Ti këtu do gjesh fjalën time,e unë ty: në të bukurën parajsë.

A. S. Pushkin

S’mund të të harroj as dhe për një çast, si rrënjë e motçme ke mbirë kudo, dhe te unë.

Sërish s’mund të të harroj, kurrë,se për gurët e tokës, për të vobektët, për të shtypurit liri kërkove.

Tiraninë si asnjë poet tjetër nuk e deshe,guxove deri në ditën e fundit të jetës, sa gjer në duel shkove.

S’u mposhte lehtë, as nga hierarkia cariste, pushteti, oficeri.

Sot dhe gurët mërzi kanë,ty të kërkojnë.

S’je më në mesin e Rusisë, botës,por ndër vite krenar do qëndrosh në të, me ne.

As trishtimi s’t’u hoq dot nga sysh,pos dashurisë që kenar me ty mbeti.

15

Page 16: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Pushkin dhe Natalya Goncharova.

Në Ohër

Në liqenin e qetë era e veriut tërbohet,sipër nesh një zë i frikshëm ndihet mefshtë.

Dallga të vogla,përplasen brigjeve të murit të ftohtë.

Në k’të janar pa borë,një shtresë e ftohtë mbi liqen ka zënë.

Hëna lakuriqe sikur fshihet,ndërmjet reve plumb të zeza.

Erë e veriut fryn, mbi fytyrat e çjerrur, mbi shpirtrat e dëshpëruar, mbi trupin e zhveshur të hënës.

Hëna mërdhihet,trishtimi i saj buzagaz tek ne hidhet.

Trishtim i ri, i njomë,krejt i gjorë tek ne ka mbirë.

Liqeni,tek buçet fillim brigjeve në mur.

16

Page 17: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Mërzinë e vjetër, edhe më na ndez,e shpirti ynë gjithë vrer.

Natë melankolike,kundrejt këtij fati të mpirë.

Të revoltuar, hidhëruar, dëshpëruar.

Veç një varkë pa vela,përkundet e vetmuar në këtë liqen.

Kjo varkë e shkretuar,atje në skaj duke u përkundur vështron qytetin ëndërronjës të Ohrit.

Prej larg, nga teatri antik,liqeni me pamje antike Ohrin shfaq.

Bukuria e tij tek shpon të ftohtin e zi,nata brenda natës trishtimin e nxit përmbi ne.

Ajër i rëndë, dallgë e orëve të vona,17

Page 18: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

tek buçet fillim brigjeve në mur.

Një dallgë godet fuqishëm bregun,është trishtim i ri që poetët thërret.

Ohri në këtë janar, me shpirtin e trishtë po na ngushëllon!

Anija

Në këtë liqen melankolik,anija e shkretë udhës po ndriçon.

Nata krejt e qetë,gjurmët e saj i ndrit.

Edhe hëna mezi duket,nga qielli i stresuar me re.

Heshtje mistike,frymëzimi bashkë me trishtimin sa vjen e shtohen.

Dëshpërimi më ngjitet në shpirt,

18

Page 19: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

kur liqeni prej syve t’mi anijen e largon.

Anija humbet përtej dallgave,ndihem i vetmuar si hëna e mërdhihur.

S’më beson askush,veç anijes tek humbet në horizont.

Pianoja e bardhë

Duket elegante,në teatër edhe më.

Mbi dërrasat e gështenjta,seç zbardh teatrot sikur bora.

Tingujt e saj,të bardhën me delikatesë imitojnë.

Pianoja e bardhë,një vajzë nga duart e njoma e shquan.

I jep tjetër nur,tjetër pamje, më të bardhë.

Kjo muzikë e trishtë,në k’të dimër të zymtë të mbytur krejt në gri romancë shpirtërore shpërndan.

19

Page 20: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Melankolia trishtimin ma trazon,humbjen ma kujton.

Pianoja e bardhë më zgjon plot melankoli,në k’të qytet të borës.

Oh, sikur të më rrëmbente pianoja e bardhë,e të mos më kthente më kurrë!

Kontesha

Tek pallati mbretëror,pranë pasqyrës prej floriri ajo vathët luksoze në vesh i vë.

Përjashta oborri prej gjelbërimit bleron,ujërat krejt të qetë rrjedhin.

Konti nga xhami,një tufë flokësh të saja t’arta që ndrisin verdhë si kashta i vëzhgon.

Ajo ecën përplot hijeshi, pelerina deri poshtë vitheve i valëvitet,kokën lart mban plot krenari.

Kontesha ndrit si floriri,flokët dhe sytë e saj janë porsi kalliri.

Kapela e madhe prej stilit spanjoll,

20

Page 21: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

hijedritën njërës qepallë sikur ia zë.

Përjashta dielli sa ka zbardhur,natyrën plot mbretëri e grish.

Kontesha hedh shikimin me sytë plot vezullim,nga pajtoni që kuajt e bardhë oborrit ta kalërojnë.

Konti e vështron,me plot elegancë.

Pallati mbretëror

Me ngjyrën e arit zverdh qytetin, qiellin.

Edhe hëna e argjendtë,tejpërtej dritares i jep pak dritë.

Korridore të gjera, të shtrira,abazhuret poshtë ndrisin

21

Page 22: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

tavolinave mbretërore.

Kolltuqe baroke, napoleone,me plot stil muret antike hijeshojnë.

Biblioteka, stil baroku,me pikturat e renditura nëpër mure,dhe librat nëpër vitrina diktojnë fjalën.

Ky pallat mbretëror,njëjtë shpirtit tim i ngjan!

Buzëqeshja

As hëna të buzëqeshë nuk di,as dielli me siguri.

I kam parë ndonëse rrallë,format e buzëve që më eksitojnë.

Kur buzët me simpati i tërheqin,shoh një pjesë të bukur të tyre

22

Page 23: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

që me kohë si mister e fshehin.

Kur buzëqeshja u ngrin buzëve, më duken naive, të ftohta porsi hëna.

Buzëqeshja e saj është eksituese, më hyn brenda në gjak, më jep sharm e më tërbon krejt.

Buzëqeshja femërore,si dy toptha të bashkuara qershie, pranë njëra-tjetrës.

Poetit

Ëndrrat e mia u zverdhën,humbën ndriçimin e nevojshëm.

Dëshpërimi më shpoi si thikë e ftohtë,plot hidhërim i tërhoqi shpirtit tim.

Fjalën time si shtizë gjahtari,e mallkoi kjo botë, ky njerëzim.

Fjalën e poetit do ta hedh si shtizë,

23

Page 24: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

edhe përkundër smirës, drejt të vërtetës.

Ky dëshpërim përvëlues,nuk më tremb, më lartëson.

Vdekjes, dëshpërimit, përçmimit,shpirti im nuk u përkulet kurrë, pos lirisë.

Poet, fjala jote më tremb, më dhemb!

U postua

Violinë e zezë

këngë ruse

Qiriri po soset,e shpirti im ngadalë digjet.

Të desha ty me plot mall e dashuri,24

Page 25: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

si një yll i largët për ty ndizesha plot zjarr.

Natën vonë buzë lumit,lirikat gjer në hava i ushtonim.

Një gjeth vjeshte bie poshtë këmbëve tona,drejt vjeshtës së vonshme po na fton.

Trishtimin tim nga humbja të mos e kesh,ti qofsh plot afsh përherë.

Ai tjetri, ndofta,dhëntë zoti të të dojë sa unë.

U postua

Natë vjeshte në kryeqytet

Afrohu, dhe shtrihu mbi supe, ndieje këtë puhizë të trishtë të kësaj vjeshte.

Sonte qielli dhe kordelja hënore, feksin me gjithë bindje shpirtërore.

Është vjeshtë e flladshme,nuk ka asnjeri nëpër udhë, pos nesh.

Të gjitha janë për ty.

Pamja jote e veshur me fund t’bukur, 25

Page 26: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

e me papion blu sikurse sytë e tu ndrit qiellin e kësaj vjeshte të bronztë.

Gjethin e vyshkur ne vëzhgojmë,dashuria që ndizet porsi diell ne e pushtojmë, pushojmë.

Dashuria është delikate,saqë shpirtrat binjak i shuan në heshtje.

Natë vjeshte në kryeqytet,dashuria humbet porsi gjethi i vyshkur.

Vjeshtë melankolike,ai gjeth formë arti valëvitet mbi trotuar.

Një poet me arsye e vështron.

Një natë dimri

Ajër i plogësht,rëndon mbi këtë natë dimri.

Qielli mërdhihet,nga ky janar i ftohtë.

26

Page 27: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Hapësirë e shtrirë, tepër e ftohtë,brenda një nate dimri si kjo.

S’mbahet mend!

Natë dimri,rrugët ngrica kanë zënë.

Nuk takohemi më, ose rrallë,ti e dashur me ata sy të mëdhenj, pse nuk vjen sonte nga i ftohti të mos ngrijmë?

Eja, nxito,po afron i ftohti polar.

Një natë dimri si kjo, ti veç do kujtohesh e s’do jesh më.

Letra e Perlës Eduartit

Qiellin e adhuroj,se muzë qiellore përfitoj.

Ndjenjat drejt arsyes i shpenzoj,bota si një kordele më vihet mbas.

Hënën e adhuroj me gjithë shpirt,aty me ndjenjat më lirë mund të kuvendoj.

27

Page 28: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Jam ndiesore,emocionet dua t’i mbështes tek ti,të ndihem e triumfuar.

Me intuitë dua ta kuptoj botën,dhe dashurinë ta shquaj. Besomëni se pëlqej, poezitë që janë vetë perla dehëse.

Bota jonë është sikur treni që udhëton,drejt meditimit dhe dashurisë.

Kam emocione të vazhdueshme,por s’marr dot guxim ta shpreh.

E adhuroj njeriun e poezisë dhe të mendimit, ai mundet të të ndiejë e të t’kuptojë.

28

Page 29: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Poezia shpirtin ma frymëzon,në qiellin e bekuar atje na ngre.

Këtu jeta është kaq e brishtë,saqë dhe mendimet tona brishten mefshtë.

Dhe s’kanë ku të dalin vetmish të krijojnë,si në ato pamjet e polit të veriut.

Sikur të kridhemi me ata sy bojëdielli,e akujt me ne të përziheshin pa xhelozi?!

Ku më pas gjithë dashurinë, njëjtë ta përçojmë.

Por fundi ynë shpeshherë është i trishtë,pa dashuri, pa arsye poetike brenda, pa formë.

29

Page 30: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Natyrë boshe

Hëna ka rënë në hon,ndrit plogësht përmbi ne.

Nata zbardhet nga llambushkat e poetëve, nga fjala.

Të tjerët vështrojnë se ç’ndodh,natyrë xheloze, pa ndritje shpirtërore.

Nganjëherë,kjo natyrë më duket krejt bosh!

+U postua

Dashuria zbret...

Hëna feks magjishëm,plotësisht e argjendtë.

Qielli simpatik,paksa i trishtë.

Toka e mërzitur,më e errët se nata e qelisë.

Një qiri ndrit dhomën,

30

Page 31: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

frymëzimin shpirtëror lajmëron.

Skaji i dritares që ngrin nga copëzat e akullit,harxhohet një pendë mbi letër duke zbardhur gjurmët e saj.

Dashuria zbret, edhe njohja,në kohë të padrejtë, tepër të hidhur.

Udha gjer te unë e shtruar me lotë,nuk mbërrij dot në kohë.

Dashuria zbret, ne jemi verbuar, nuk shohim asgjë tek zbret.

U postua

Botë e ngathët

Përballë dhomëzës ku shkarravis,një turmë drite e zbehtë mbi rafte librash bie.

Botë e ngathët,31

Page 32: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

elipsoide prej një sistemi mistik- gjurmët t’i dikton.

E ndërtuar prej një thelbi negativ,ku njeriu është përballë ekzistencës së tij.

Mirësia që mbytet në llumin e kësaj bote,është shkaku i egoizmi drejt të keqes.

Bota, një lojë e hidhur,edhe njeriu drejt forcës për pushtet, që fundja relative është.

Turmë që përhapin tinëz,egoizmin mbi të tjerë njerëz.

Botë deshtake prej misteri,kundrejt realitetit njerëzor.

Qytezë e zbrazur

Yjet e natës mbajnë ndezur qiejt,edhe trotuaret nga heshtja nisin të pushojnë.

Matanë udhës,liqeni puth plazhin.

32

Page 33: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Nuk ka njerëz, natyrë e virgjër,veç një pelikan i bukur mbi rrërë rri.

Vetmi e trishtë, një horizont i vogël,një qytezë krejt e zbrazur.

Liqeni shtrin dallgët,përmbi syprinën e tij, buzë rrërës.

Ai sheh pelikanin e bardhë,në këtë qytezë që ngjiz plot intimitet.

Njerëz që mungojnë trotuareve, udhëve të ngushta, dhe liqenit të shkretuar.

Qytezë e zbrazur, ndoftae shtrirë veç për dy poetë.

Dojran, gusht 2008

33

Page 34: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Nga shpirti femëror

Sytë e tu të mëdhenj prej jeshili,ndrisin si perla të zinkta prej thesari.

Mbi buzët e tua grishet një shpirt i njomë, si hënë e ngrënë sterrë e zezë ku duket se mistershëm po vezullon.

Heshtje gati dhelpërake kjo e jotja,si vera e kuqe e thatë të deh.

Prej një shpirti sensual a mistik,si kjo mesditë e ftohtë dhjetori më ngjan.

Ndjeshmëri femërore, t’i kthen sytë drejt formës së saj.

Pak prej shpirtit femëror, ndiej dashurinë.

Një fluskë e kristaltë prej vere

Një fluskë e kristaltë prej vere,nga gota prej qelqi më rrëshqet.

34

Page 35: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Nuk është aspak mister,është ves i verës së thatë italiane.

Botën shpirtërore ngado në sytë e saj e shoh,kjo fluskë prej kristali sikur për paqe më fton.

Je larg, përballë të kam, gumëzhin brenda meje si një shpirt i huaj.

Tavolina mbretërore,në res extens na bashkon, në res cogitans na largon.

Një pendë e hirtë e mbështetur në karrige,zbulon hiret e saj.

Zhvishet,pluskon në syprinën e verës si oqean.

Pamja femërore zbret, dashuria, të gjithë-Unë dhe ti një mister i pakuptimtë!

35

Page 36: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Vjeshta filloi...

Në diskun e ngurtë të Hënës,ndihet mërdhihja e natës.

Një pikë e vogël e territ mezi po hyn,nga dritarja që fytyrën paksa ia mbulon.

Në tavolinën përballë saj,një hark i drunjtë rri i ngulur në mur; Shigjeton fjalën.

Qiriri digjet plot zjarr,ndrit emocionin e saj që e fsheh nën buzë.

Ata qerpik të hirtë nën ndritjen e qiririt,vezullojnë hiret e virgjëra që tekat e gjenive provokojnë.

Gotat me zili përgjojnë,nuancat intime që mund të fsheh një femër si ti plot hijeshi.

Përjashta,vjeshta ka filluar.

36

Page 37: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Dëshpërim i hidhur

Dielli perëndoi,bashkë me pasditën.

Re të tërbuara,si shtëllunga heliumi duken në qiell. 

Gjithçka si meteorë u shua,nga qiejt e vrenjtur u këputën yjet edhe dashuria. 

Fjala ngriu nën buzë,edhe mendimi mbeti pezull. 

Qiejt nga humbja u dëshpëruan, edhe Zoti përnjëherësh humbi, s’u ndie më. 

M’u duk një vjeshtë e vetmuar,një vetmi e verbër.        

                    

Një dëshpërim i hidhur!

37

Page 38: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Dimri i këtij dhjetori

Dhe yjet s’janë më në qiellin dimëror,kanë përfunduar tej largësisë.

Atje kanë shtegtuar melankolitë e shpirtrave poetë.

Hëna mjegullohet nga trishtimi i poetëve,si një tym i pureve kubaneze.

Nga vështrimi duket e plotë, e argjendtë, si një kurorë mistike e vënë mbi netët e dhjetorit.

I ftohti na kall tmerr,edhe ne të dyve në k’të dimër.

Por ne s’e ndiejmë dot,acarin e këtij dhjetori!

38

Page 39: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Trishtim dhjetori

Dimër dhjetori,më krijon ndjesinë e një trishtimi të gjorë.

Një ajër i ftohtë, gati veriorka rënë mbi letrën e mërdhihur.

Veç asaj,askush s’e merr guximin ta lexojë.

Të vërtetën vështron,ku trishtimi lexohet si artikull i vjetër mbi dorën e poetit.

Kohë e padrejtë,dashuria njëjtë si brendia e guackës mbyllet.

Natë e frikshme,Hënës i verbohet i gjithë shikimi.

Pak nga pak në vetmi ajo tretet, përmes reve udhën humb.

Në çdo dhjetor me violinë atë ne e kujtojmë,megjithëse tashmë telat si kambanë e largët bien.

Trishtimi i këtij dhjetori,si vesa e njomë djeg.

39

Page 40: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Oksigjen shkurti

Oksigjen shkurti,tejngop mushkëritë.

Edhe qiejt përjashta,duken si bombë atomike.

Njerëzit, krejt në mërzi janë zhytur.

Paqa dhe dashuria,sot në çhumanizëm.

E drejta,si mjet i padrejtë.

Një perlë antike,të vetmin ndriçim në shkurt e humb.

I ftohti i ngrysur,mbyt brenditë e gjithçkaje të bukur.

Oksigjen shkurti,përmbi nesh, frymën na zë.

Oksigjen shkurti,plumb i rëndë.

40

Page 41: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Imazh shpirtëror

Brenda teje ngjan krejt një shpirt hyjnor,me fund dlirësie tek ngjizesh.

Duken se fjolla imazhesh bien në ty,e fundin e shpirtit ta hijeshojnë.

Gjymtyrë mistike,të josh gjersa ta ndiesh.

Zbardh portretin,ndrit vetitë e brendshme.

Enigmatike,stil franceskane.

Gjysmerrësira e mbulon, hijedritë, fton natën për romancë.

Vjeshta këtë vit është më e ftohtë, pamja e saj mistike e ngjitur me faqet e Hënës.

Imazh shpirtëror,përtej të bukurës!

41

Page 42: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Imazh intim            Rreze blu në ty bien,brenda teje kaltërsi misterioze. 

Gjysmëdrita të mbulon, përjashta pamje dimri bën.

Sytë e tu të mëdhenj ndrisin blu,një imazh intim ngritet si hon.

Mister shpirtëror fshehin,një rrëfim tëndin që rrallë kush di ta vërejë. 

Nga ky acar dhjetori,as dielli i dimrit nuk të jep siguri. 

Ky udhëtim në kohë të vrenjtur,përngjet shpirtin tënd femëror.

Ç'të ngjanka ky udhëtim?! 

Një këngë po ta zbut të ftohtin e dimrit,e cila të shoqëron mbase për Rusi! 

42

Page 43: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Pak për sytë jeshile

Mëngjes i flladshëm,Është nëntor i vjeshtës së vonshme.

Gjethet nisin të pakësohen,disa gjethe era e veriut i shtyn drejt.

Trotuare të boshatisura,gjethet e këtij nëntori fluturojnë nëpër trotuare.

Shenja të vetmisë polare ndiej,veç meditimit s’ka kush t’më shoqërojë.

Nuk shikoj,veç sytë e tu jeshile që ndizen porsi yje un’ i kujtoj.

Figura gjethesh të jeshilta mbi ajër,sa nis t’i shkel tutje më ikin.

Këto gjethe vjeshte më kujtojnë dashurinë që ishte veçse një ëndërr,një vetmi dritash që më tërbonin në brendi.

Dhjetori po afron, unë dhe ti jemi larg, na ndan një vij në mes këtij horizonti të mjegullt, pa drita në mes.

Terr i verbër.

43

Page 44: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Aromë jodi

Aromë jodi, në këtë verë përcëlluese.

Det i gjerë,për prehje shpirtërore na fton.

Sa herë shkelim buzëdetit, pamja e tij gjer në qiej tërbohet.

Dallgët shkumbuese nga era e jugut,në gumë deti fuqishëm i përplas.

Një kokërr rrëre shquan erën e këmbëve tona, si në kohërat romantike na puth.

44

Page 45: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Trup gruaje

Një ajër pa atome më hyn në mushkëri,më mbyt si një trishtim i panjohur.

Nuk ka gjuhë, as gojë të ma thotë,trishtimin nëpër sytë e saj e lexoj.

Më hyn nëpër ndjenjë, një trup gruaje që më ndrit si llambë nate.

Prek trup gruaje, vajzë bojallie,formë delikate, tepër sensuale.

Trup gruaje,që mund edhe të të çmendë.

45

Page 46: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Këngë dëshpërimi

Sa herë shkoj te qiejt e vrenjtur,më shtyn në vobektësi, ky dëshpërim.

Nuk kuptoj asgjë nga ky llum që mvishet si ato misteret që e fshehin hënën natën vonë.

Këngë dëshpërimi në gjak më qarkullon,s’ma heq dot melankolinë, as muzika, as dashuria.Askush!

46

Page 47: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Trishtim

Paqe shpirtërore,nuk ndihet askund.

Bota si provë mistike,t’i hedh idetë në absurd.

Turmë,drejt shndërrimit të vlerës.

Trishtimi në mua,stil i vjetër antik!

47

Page 48: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Gjethe vjeshte

Gjethe vjeshte prej bakri,lëshohet duke u çarë në asfaltin e këtij nënqielli.

Dhe dashuritë ndiesore, çahen.

Gjethe vjeshte,unë vështroj.

Gjethe vjeshte, e vyshkur si vjet në këtë vjeshtë melankolike.

48

Page 49: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Gjethe vjeshte,ndihet tani në shpirtin tim.

Vjeshtë e plogësht

Errësirë mbi qiej,gati asgjë nuk shquhet.

Shtëllungat sterrë të zeza,ndritjen e hënës kanë zënë.

Drunjtë janë zhveshur,në mërzi kanë rënë.

Gjethet nëpër udhë të shkreta, hënën mezi presin ta shohin.

Pak dashuri,me shpresë që vjeshta të frymëzohet.

E vërteta duket pa përvojë,nuk i përgjigjet as arsyeja.

Gjethet bien,nëpër trotuare gjithë potere fshikullojnë.

49

Page 50: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Në këtë vjeshtë të plogësht,një poet ka dëshpërim të thellë.

Ne do të heshtim

Ne do të heshtim,përgjithmonë.

Do të jemi larg,dhimbja do na bashkojë e do na tretë. Ti s'do të heshtësh nga humbja,ke për ta ndier humbjen dhe triumfin bashkë.

50

Page 51: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

 Tashmë ne jemi bërë dy anti substanca,ku në dhjetor mund të kujtohemi ndonjëherë.

Mirupafshim

Mirupafshim ndjenjë,s’do të shihemi më si më parë.

As pellgjet, as liqenet s’do jenë intimiteti ynë, por largësia.

Trishtimi do trokasë,shpirtin tonë.

Ne do të mundemi,të jetojmë edhe me trishtimin edhe me humbjen.

Krenar do qëndrojmë,gati të tillë ne do jemi përherë.

51

Page 52: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Atje ku yjet këputen qiejve të largët,ne sërish si hënë do të ndriçojmë.

Mirupafshim ndjenjë,mbase mund të shihemi ndonjëherë, shumë rrallë.

Lirisë

Në këtë botë të shtypur nga padrejtësitë,ka shpirtra të drejtë.

Njerëz të murgët,që drejtësinë e botës shtrembërojnë.

Duken se janë me fat,por nuk gëzojnë autoritet,gjyqi i një zoti suprem kurdoherë do t’i thërret.

Qielli i vrenjtur gati për dënim shi të lëshojë,dhe ti shi i vrullshëm do pendohesh një ditë.

52

Page 53: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Rigo sa të mundësh,gjersa tokën ta mpish.

Gjithë ky vështrim melankolik,padrejtësitë m’i kujton.

Përballë padrejtësisë;drejtësia s’ishte asgjë, veçse vrer, sfilitje dhe gjak i mpirë.

Relikë

Një varkë e shkretë bojëqielli, e humbur pushon në brigjet e Shën Naumit, shpirtin e fsheh në atë muzg ku qiellin rrotullon.

53

Page 54: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Një vajzë syjeshile,hedh shikimin mbi varkën, ku buzët e liqenit i shpon porsi teh.

Errësira ka rënë në fundin e varkës,sytë e saj të mëdhenj me vëmendje vështrojnë.

Një zë pëshpëritës në vesh i thotë: “Unë s’kam dashuruar, pos një dashurie t’përjetshme, që realisht nuk ekziston”.

Vjeshtë e ftohtë

Një shi i turbullt e i lagësht si poli i veriut më ftoh,e shpirtin lakuriq ma zhvesh.

Një gjeth vjeshte e tetorit me këmbë e shkela,gjethin e ftohtë nga ky shi unë e ndjeva.  Një vajzë symëdhenj e desha me plot afsh,kudo un’ e vështroja atë plot hijeshi. 

54

Page 55: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Shi i turbullt po rigon, gati me vlerë melankolike, e trishtimi në mua ndizet porsi zjarr. Larg meje, dikush tjetër atë e përjeton,  të ftohtin as që e kujtoj, as e ndiej më. Shpirti më është bërë shi i trishtueshëm,me plot mall e dëshpërim sot atë e kujtoj. Tashmë nxihem e shuhem si qiri,duke e parë si të huaj shpirtin tim, tashmë dhe atë.

vjeshtë, 7 nëntor 2009

55

Page 56: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Hënë e ngrënë mbi liqen

Trishtimi më hidhet mbi sytë e shkruar,një pamje hënore më rrëzohet mbi lëkurën esmere.

Kam ftohtë,më ngrin i ftohti porsi akull.

Mërdhihem,streh nuk kam ku të ngrohem, përballë liqenit i vetëm jam.

Vjeshtë e ftohtë,shpirti im si hënë e ngrënë mbi liqen.

56

Page 57: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Dhjetor

Nëpër borë hedh shikimin e vrenjtur,tek përpiqem të shoh hënën e ngrënë në qiej.

Në këtë dhjetor, pamja jote plumb e rëndë në mua kish rënë.

Veç një mall i shkretë po m'i nxë sytë,e mushkëritë mezi oksigjen më pompojnë.

Mendoj, hedh psherëtimë poeti brenda gjithçkaje,sot në këtë dhjetor vjetori nuk jemi më.

Ti je në vlimet e tua,e mua më tretën kotësia.

57

Page 58: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Dëshpërim absolut

Roj pa ngjyrë, pa ndjenja,as Zotin s’e ndiej, më tërhoqi hidhërim.

Ti mund të heshtësh,ndërsa unë jo.

Roj pa shpirtin e lirë,pa qeverisjen inteligjente.

Gjithë të mirat, o qiej, o tokë, o njerëzim!

Shpirti im i zverdhur,i mërdhihur atje në moçal i vetëm ka mbetur.

58

Page 59: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Një fundgotë

Një fundgotë e hedh mbi thembrat e tua, bëhen pis të kuqërremtë brenda poreve frikshëm depërtojnë. Afrohem t'u marr erë, më dehin si verë e kuqe, bëhem krejt xurxull.

Thembrat e saj,gjurmë gjaku nëpër korridor.

59

Page 60: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Violina e kuqe                        Të vështroj, ti më shfaqesh sikur hëna e zvenitur,të vështroj sërish, ti më shfaqesh si akujt polar,ku i ftohti nga brenda mushkëritë t’i ngrin.

Edhe ti më vështron me ata pak sy të frikshëm, një pjesë të trishtë që shpirtin më kish zënë.

Të ndiej vezullueshëm, por më kot, tashmë jemi larg.

Ti më vështron ende si një femër e tërbuar,ku vetmish më kujton tek po tretem porsi shpirt i mallkuar.         Sytë e tu brenda kupës sime përnatë i shoh,tek dehen mureve të qelqta të gotës si një verë e thatë.                                                        Ne duhemi, ia themi njëri-tjetrit, nëpërmjet telegrameve hënore.

Humbja na mund, dhe na mbyll sytë,dhe me shallin e zi qafën na e mbulon.

Veç violina e kuqe këtë ndjenjë mund t’na e shërojë,

60

Page 61: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

duke i dhënë në këtë janar tingullin e duhur.

Violina e kuqe,rri ndezur ende plot zjarr.

                      Dimër, 21 Janar 2010

Ftohtë

I ftohti nga brenda të djeg,shiu edhe më e trishton këtë natë.

Erë e ftohtë mbi trotuaret e qytetit fryn,asgjë nuk frymon,pos dëshpërimit dhe humbjes.

Edhe hëna ka mërdhihur,qielli duket i vrenjtur.

I ftohti po na mbyll sytë si shpellë baroke,dhe ndjenjat i vrasim në kohë krize.

I ftohti nga brenda të djeg prore,një melankoli drejt mërzisë po na shtyn.

Kohë e pakuptimtë,

61

Page 62: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

njerëz të krisur, pa dashuri.

I ftohti i Rusisë, siç duket në këtë natë paska rënë.

Fund i trishtë

Fund i trishtë,tërhiqet zvarrë në tokë.

Kohë e ngrysur, ftoj pjesën mistike të hënës,për një letërkëmbim të vetme dashurie.

Shkel faqeve të saj me melankoli,në kujtesë po ndiej humbjen e takave të një femre hijeplotë.

Këtu, besoj se do ta takoj,për një fund të ri e të hidhur.

Se ç'magji melankolike e mallëngjyese 

62

Page 63: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

shpërthen herë pas here këtu pa ty?!

Këtë veç shpirti im e di.

Një fund i trishtë,ngritet për mua në qiell.

Një zë i fuqishëm kijimtar

Një zë i fuqishëm krijimtar,më zgjon vrullin e brendshëm shpirtëror.

Fjalën si prush i nxehtë e ndiej,e shpirtin një vajzë plot hirësi ma tërbon.

Veç psherëti, veç ngashëroj,

63

Page 64: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

bashkë me humbjen atë e kujtoj.

E vërteta është çmendurisht e hidhur!

Një zë i fuqishëm krijimtar,më hedh në fundin e shpirtit tim të gjorë.

Shtegtimeve të dikurshme

Qiriri digjet si ylli polar,ndjenjën nuk di t’ma lexojë.

E shterrur nga mërzitë,asnjë sylarushe s’vezullon më.

Asnjë shtegtim s’përjeton më,ku hëna ahere zhvishej lakuriq.

Ndjenja ku është fshehur? Shfaqu, paçka se nuk ke të njëjtin vezullim!

Shtegtimet kanë rënë në humbëtirë,edhe përmbi atë qiell të lavdëruar,

64

Page 65: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

e mbi atë tokë të shkretuar.

Ku është ajo vajzë leshverdhë,që shpirtin ma vidhte përherë?

Ç’i ka ndodhur shpirtit tim,që kaq i gjorë po rri?!

Qiriri

Qiriri digjet ngadalë,

65

Page 66: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

fshehurazi trupin e shkrin.

Digjet,lëbardh dhomën, përjashta natën për paqe e fton.

Digjet në vetmi, besnikërisht,gjersa të harxhohet fjala e poetit.

Odë gëzimi  Schiler and Beethoven Liqen i qetë, kullosat e virgjëra tehu i varkës i pret.

Liqeni pa njerëz,i vetëm hidhet drejt rrërës. Në Shën Naum,si poet i fundit i njerëzimit un’ shtegtoj. Vështroj,varka puth liqenin dhe shkurret. Mesditë e kthjellët,kurorë hëne e fshehur ndër supe. Një vajzë plot hire,tjetër nur udhëtimit i jep.

66

Page 67: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

 Mbështetet, hidhet në krah si fëmijë dhelpërak,mbështetet, pushon, mediton, edhe hëna njëjtë. Me varkë nëpër liqenin e zbrazur,unë e shoh përtej të bukurës.   

Për femrat

Në botë,s’kam parë e përjetuar ende femër të përkorë.

67

Page 68: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Kam njohur,por të përkorë, jo!

Femër, botë naive, tepër delikate.

Nuk ka askund, femra të përkora, as dashuri të pafundme.

Mesditë e vrenjtur

Dielli ka hyrë përmes mjegullave,mezi ndrit qiejt e largët.

Mesditë e vrenjtur,vjeshtë poetësh të trishtë.

Thuamë, ç’ndjen ti, e dashur:

68

Page 69: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Mbrëmjeve kur hëna zbardh tokën, e qiejt farfurisin fytyrën tënde në dritare?

Mesditë e vrenjtur,në këtë vjeshtë poetësh të trishtë,ti kujton me admirim një gjeth vjeshte që na shoqëronte përherë bashkë.

Thuamë, ti, e dashur,ku ndodhet më ai gjeth vjeshte?

Gjeth i zverdhur

Vështroj një gjeth të zverdhur,në mesin e gjithë gjetheve në degë.

Gjethi i zverdhur,matanë dritares rri gjithë mllef.

69

Page 70: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Gjeth i heshtur, i thelluar në mërzi,krejt indiferent përballë diellit rri.

Gjeth i zverdhur,inteligjent, por i mynxyrshëm.

Njerëz nga mendja muf,tallen, përbuzin, përqeshin gjethin.

Gjeth i zverdhur,njerëz të zverdhshëm.

Kaproll i sedeftë

I veshur sedeftë, kaprollinë lëndina të blerta vrapon.

Vështron i qetë natyrën,krenar shikimin e tij hedh në fusha t’blerta.

70

Page 71: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Si aristokrat,zbulon hiret gjithandej.

Ec kryelartë,dashurinë di ta çmojë.

Në mëngjes, herët i veshur në të sedeftë.

Kaprolli ballëlartë,në lëndina të blerta vrapon.

Depresion

Asnjë shpirt nuk dhemb aq shumë,sa një shpirt krijues melankolik.

71

Page 72: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Në netët e vona, dëshpërimi më lexohet si artikull i vjetër, nëpër fytyrë.

Asnjë qiri nuk ndrit bollshëm, asnjë llambushkë poeti nuk farfurin më bukur; sesa dëshpërimi im që s’e njeh askush.

Në mua,dëshpërim i ri, krejt i panjohur ka mbirë.

Pak për shiun

Topth i rrumbullakët me ujë.

72

Page 73: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Kristal, ndrit dhe gjallëron tokën.

Topth i vogël, formë pasioni për qiellin, për tokën.

Rrjedh, si pasojë natyrore, fuqizon fjalën, natyrën dhe poetin.

Shi, mesditë e vrenjtur, melankoli prilli ngado.

U postua

Bora

Fjolla të bardha prej kristali,që zbukurojnë male e sheshe.

73

Page 74: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Qyteti im, kryeqyteti merr tjetër pamje,sheshet ngado nga dëbora rrezëllejnë.

Fjollë e imët, e ftohtë brenda,vezullon prej larg.

Fëmijët buzëqeshin, kridhen në hare,natyra stoliset, panoramë e bukur porsi magji.

Bora, pemët i tërbon, uji shushurin fshatit.

Poetët vështrojnë, dashurojnë natyrën si art.

Guximi

Asgjë nuk më tremb,as fjala, as tirania, madje as humbja.

Ndihmë askujt s’kam ndërmend t’i kërkoj,veç në qiell unë shpresoj.

Shi të rigojë gjithë natën,

74

Page 75: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

e qyngjet muzikë të bëjnë.

Frikë s’kam për të patur kurrë!

Trup gruaje, vajzë e hollë,nuk i hedh sytë kurrsesi.

Dua guximin,fjalën të ma prijë në urtësi.

Asgjë nuk më tremb,madje as Zoti, as vdekja.

Përpos vetvetes,njerëzve të zverdhshëm.

Pranvera e hershme

Bora sapo është shkrirë,e dielli lind matanë.

Pranverën e ka zënë shiu i vjeshtës,lulet, frythet e pemëve kanë mërdhihur.

75

Page 76: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Kopshtet një re burg po i kaplon,e terri gri i mbulon.

Pranverë e hershme,zogu këndon atje në male.

Lulëzo tej,hidhe gjelbërimin mbi ne.

Dhe qytetin tonë të vogël,me pranverë na e shtro.

Që udhëve të qytetit plot hare,ne lumin ta vështrojmë.

76

Page 77: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Brigjeve t’liqenit

Atje në mjegulla hëna mbeti e ngrënë,ndrit fytyrën e saj krejt pa kuptim.Manteli i saj dukeshte e kuqe më e theksuar,nga trishtimi i kësaj nate ngjyrëar.

Ajo porsi konteshë,brigjeve t’liqenit mendueshëm ecën ngadalë.Dhe sodit këtë mbrëmje,që mërzinë ia dikton nën buzë.

Vështron hënën që mbeti në mjegulla,dhe dashurinë që perëndoi në qiell ajo sheh.Atje në mjegulla hëna mbeti e ngënë,sikurse dashuria.

77

Page 78: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Jam errur

Më zihet fryma,shiu rigon pa pushim mbi parmak.

Hëna feks trishtueshëm qiellin,dhe në sytë e saj shoh tek humbem unë.

Edhe ajo është humbur trishtueshëm,edhe hëna.

Një terr kapakun e syve na zë,natën vonë, edhe dashuria ndër mjegulla hyn.

Ata sy bojëqielli

Syve të tu, unë u këndova.Vezullonin ata sy porsi hëna.

Si shtizë të depërtonin,

78

Page 79: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

ti nuk i vëreje, pamja jote ish bërë si greminë.

Dukej errët, trishtueshëm,si ato kaprojtë e natës që lëvizin drejt errësirës së poshtme, ku terri i verbër të kall tmerr.

Sytë e tu blu,më tërbojnë, kur tinëzisht më vështrojnë.

Në buzët e tua,frymëzohem e rebelohem duke i parë sytë e tu si hëna të ndrisin. I mendoj ata sy bojëqielli,brenda gotës me verë që lundrojnë të qetë.

Në sytë e tu blu, unë mundem edhe të çmendem.

79

Page 80: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Gurët

Gur i rëndë.

Nuk lëviz prej vendit,gjoja bën inat.

Pasion i rrumbullakët,i përhimtë, egoist i pashoq.

Brendësinë me xhelozi e ruan,e ka mbështjell si të jetë me vakum.

Gur i rëndë,i fortë, me formë enigmatike.

Mbrëmjeve në tokë,fytyrën zbulon, zbardhet paksa.

Gur i rëndë,një inatçor i rrallë mistik.

80

Page 81: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Kohës

O kohë e çmuar,që përçmon lart njerëzit, dijen.

Kohë e vlefshme,ti sjell ndryshimin e duhur.

Kohës që na sjell hare, meditim dhe muzë, unë i falem.

O kohë,ndonjëherë je e padrejtë, e pakuptimtë.

O kohë,na ndihmo ta themi fjalën e drejtë!

Detit

I shtrirë gjer në qiell,i madh,

81

Page 82: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

pasqyrë e sheshtë.

Aromë jodi,pafund duket bojëqielli.

Të mahnit, t’i gllabëron të gjitha vetitë shpirtërore.

Det i gjerë,elegancën shpirtërore ta frymëzon.

Madje di të hesht, sidomos natën,edhe të të shpirtërojë ndonjëherë.

Mbi gumë deti,një femër me flokë të verdha e vështroj.

Ajo shkel rrërën,kaltërsinë e detit tek ajo unë e shoh.

Me këmbët e zbathura në det,shpirtin e ka lënë të lirë, si për mua.

82

Page 83: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Akt

Meditimi s’hyn te dashuria,as te dëshpërimi.

S’kanë skelet,pasione mistike janë.

Portrete misterioze,megjithëse në gjak të depërtojnë.

Të pushtojnë, u bindesh.

S’kanë pamje,por, megjithatë, shpirtin arrijnë ta shprehin.

Ku jam, ku ndodhem?

Ku jam, ku ndodhem?Mos vallë po shkoj e s’kthehem më?

83

Page 84: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Sapo kam dalë nga vetja,nuk di as vet se ç’bëj.

Jam errur,si rrumbullakja e lajthisë.

Kohë e keqe,nuk i besoj askujt, as vetes.

Ku jam, ku ndodhem?Kush di të ma thotë: në botë apo në pirg dhembjeje?

Natë e trishtë,pa hënë, pa shpirt.

Shi,krejt e mbytur natyra në melankoli.

U përgjërohem, më thoni në keni një zot-ku jam, ku ndodhem?

84

Page 85: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Padrejtësisë

Nuk e dua më atë,as ajo mua.

Dashuria nuk ekziston,as shpirti i saj.

Në botë,vetëm dëshpërim, dhe humbje ka.

Më kot u përpoqa,të gjeja udhën time në këtë tokë.

Udha ime paska qenë atje, në qiell!

85

Page 86: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Shiu i prillit

Prilli me shi,gjethet në zi.

Lagësht në oborr,shiu kullosën ka ngopur.

Qiell i vrenjtur,gurët sa janë zbardhur.

Ajri më i kthjellët,edhe toka më e pastërt.

Prilli me shi,dashuria porsi hi.

Edhe jeta jonë,një iluzion i mpirë.

U postua

86

Page 87: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Çafkës

Një turmë me çafka fluturuan tej qiellit të largët.

Kënga e tyre më mërziti,më shkoqiti pesimizëm.

Zëra të trishta ende mbaj në kujtesë,edhe pse turma larg syve të mi ka ikur.

Turmë me çafka,qielli im me ato u mbush.

Tokë e shkretë.

Disa njerëz, për fajin e askujt,më ngjajnë, nganjëherë, si çafka e përhime.

87

Page 88: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

U postua

Dielli

Atje nga hapësirë e largët, ndrit këtë tokë të ftohtë.

Formë e paskajshme, protuberancaqë ngrohin dhe ndrisin gjithë botën.

Nga errësira qiellin kthjellon,Tokën në gëzim dhe hare e zhyt.

Dielli që ndrit,jetën Tokës ia zgjat.

88

Page 89: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Vdekjes

Këtu perëndon gjithçka,dielli, hëna, yjet, madjeedhe bindjet edhe mendimet.

Mbyllesh sikurse fruti i lajthisë, arrësdhe harron për një çast botën, njerëzit.

Sheh veprën, mendimin tënd të dikurshëm.

Duket e frikshme, gati e pabesë,por domosdoshmëria e saj të kthen drejt të vërtetës.

Vdekjes,unë s’i kundërshtoj,por as i bindem.

Lirinë dhe drejtësinë brenda meje, përherë unë e kam kërkuar.

Vdekja nuk më tremb, veçseëndrrat m’i fashit njëherë e përgjithmonë.

89

Page 90: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Manastiret

Heshtin!Por jo dhe kambanat! Mure me gurë antike,me figura të lashta mistike.

Brenda nuk hyn dielli,ngrohen me zjarrin e qirinjve.

Betohen për mëkatet,kryqëzohen përballë profetit të kryqëzuar.

Kube e lashtë, e ngritur në formë vezake sipër qiellit.

Njerëzit kryejnë ritualet,përgjërohen mureve, dhe figurave brenda.

90

Page 91: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Mendjes

Drejt vlerës së përgjithshme sistemi ynë inteligjent.

Njohjen brenda saj e kërkojmë,ndriçimin shpirtëror e përfitojmë.

E shpejtë prej pamjes së zotit,pamje mistike,tek ne fshihet prej kohësh.

Fjalën e shtrin gjer në qiej,zotësinë e saj tani un’ e besoj.

91

Page 92: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Virgjëreshat

Kanë plot pamje femërore,stil sensual u mbinë në fytyrë.

Intuitë, me botë të madhe shpirtërore,kuptojnë, ndiejnë me mburrje të bukurën dhe hyjnoren.

Trup vajze, eleganteecin kryelartë,trotuaret nga gjumi i motçëm i zgjojnë.

Lëkurë e mëndafshtë, pamje femërore që më deh, më jep gjak të dashuroj.

Si natyrë mistike un’ i admiroj,ata kanë bindje, arsyetë kuptojnë karaktere, ndjenja, shpirt.

Po sikur t’i trajtoj,do më shfaqen edhe më të bukura, më hyjnore se kurrë.

92

Page 93: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Sharm

Çmenden t’i dashurosh,sharmi u jep bekimin e plotë.

Duken elegante,tepër femërore.

Buzëqeshin me stil të hershëm,hipnotizojnë karaktere dhe shpirt.

Vështrojnë me ata sy të mëdhenj,ne harlisemi, tërbohemi.

Sharmi i femrës,të hyn si xhinde nëpër gjak, të gllabëron pafund.

Sharmi femëror të josh, larg të zakonshmes.

Femër me sharm,dashuri lukse, xheloze.

Çmenden t’i dashurosh,sharmi u jep hijeshinë e plotë.

93

Page 94: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Nga poli i veriut

Nga shterpësi e vendit, me zemrën e gjorë,u nisa vetë në polin e veriut.

Më lehtë t’i shoh kontinentet, botën,si shtegtar i mërzitur këngës t’ia filloj.

I ftohti gjersa të më hyjë në dej,e me shpirtin e mpirë lirisë t’i jap shpresë.

Gurëve të tokës mallin do t’ua shuaj,e zemrën e gjorë nga i ftohti atje do e dërgoj.

Premtimin të mos e harrojnë,as zemra, as gurët e tokës.

Sipas të ftohtit të veriut,botës shpirt dhe melankoli do t’i dhuroj.

Atje në stepat e veriut,veç emri im do më kujtojë.

94

Page 95: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Edhe pak jetë na ka mbetur

Edhe pak jetë na ka mbetur,e tillë është vet e shkreta jetë.

Tani është momenti,dëshirat në realitet ne t’i kthejmë.

Koha përditë kalon,dhe vallë ne ç’përjetojmë - dëshpërimin apo harenë?

Atje në qiell hëna e ngrysur rri,me retë e bardha ajo qetë kuvendon.

Koha dhe njeriu i turmës,një çast i mallkuar vjen dhe gjakun na ngrin.

Edhe pak jetë na ka mbetur,eja, edhe ti e dashur të nxitojmë drejt

95

Page 96: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

këtyre çasteve t’fundit.

Pluhur

Trotuaret me pluhur,sikurse tozi i duhanit.

Kudo ne shkelim,me këpucët plumb të rëndë me pluhur ecim.

Tavolinat, dritaretme shtresë të hollë pluhuri, gati frymën të na e zënë.

Jeta jonë, me pluhur përplot.

96

Page 97: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Më kot jemi endur,krejt pluhur kish qenë jeta jonë, pis!

Molit

Në fund të udhës me kalldërma,liqenin e ndan një pendë me mur të lashtë.

Përballë i sheh anijet që natën pushojnë,dhe ndonjë dallgë e vogël herë-herë i përkund.

Kur hëna ndrit natën vonë,anijet buzë liqenit pushojnë.

Mure të lagështa,fshehin tehun e anijeve nga nata.

97

Page 98: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Nesër kur mëngjesi të zbardh,anijet nuk janë më aty.

Moli,pendë që fsheh anijet, apo liqenin zbukuron natën?

Forcë e ligë

Si skrapth të kafshon gjakun në vena,e mëshirë aspak nuk ka.

Dhimbja peng i natës,nuk ka udhë ajo ku të shpërthejë, të dalë.

Mërzi e plogësht,vërehet gjer në qiell.

Edhe durimi mungon, ka ikur,shpirti gjer në skorie është shndërruar.

Veç brengat na kanë mbetur,të shëtisin të lira nëpër trup e gjak.

Kohë e padrejtë, njerëz të pafre,

98

Page 99: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

më të ligë se diktatorët monist.

Liri nuk ka,as shpirt, as ndjenja, gati asgjë.

Unë po e shmang tashmë,këtë forcë të ligë.

Kontrast

Dhëmbët e saj kanë rënë, nuk kanë kalcium të nevojshëm.

Dhëmbët e saj ndrisin si tehu i shpatës,vezullojnë si dëbora e parë, e njomë.

Kanë humbur formën, janë kërrusur,ku vetminë pa fjalë e tretin ngadalë.

Shtathedhura, plot hijeshi,sa dhe trotuaret zili i kanë.

Nisin të zverdhen, gati miope bëhen,dorëzohen,

99

Page 100: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

lënë gjithë vobektësinë në tokë.

Liria në dorë u kthehet,pasuria, dashurojnë dhe thesaret i hedhin ngado, pa i menduar fundin ndonjëherë.

Do të plaken, zveniten, pos shpirtit të shenjtë.

Drejt paqes së përhershme

Sonte me grushta shi dua të bjerë,në qytetin tim të kritikuar shumë.

Edhe muzikë me zë të lartë,gjersa të buçasin veshët e qiellit.

Dua të pi,dua hidhëtirë, verë të pi.

100

Page 101: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Këto i dua sonte të shtruara tavolinës sime,njerëz nuk dua, as hënën, as diellin, asgjë.

I vetëm dua të pi me aristokraci,të harroj padrejtësitë, çmenduritë, sherret.

Të shkoj te ndonjë planet si për mua,në një tjetër qiell ku kurrkush s’rron.

Atje ku sherr nuk bën askush,veç në paqe të jem vetë.

Për sytë

Janë tepër të bukura,mahnitëse.

Ndrisin si perlat e fund detit,krejt thesar janë brenda.

Nuk kanë çmim,jo se vezullojnë, por se shenjtëri kanë.

Të ndjeshme porsi femrat janë,

101

Page 102: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

nga vezullimi i tepërt brenda tyre të tërheqin.

Të magjepsin,një pjesë të shpirtit të vjedhin.

Me ëndje kur i sheh,shfaqen si dy toptha sensuale, të virgjëra.

Nëpërmjet tyre ne vështrojmë,gjithçka që bota na rrethon.

Dy toptha hënore,krejt botën rrotullojnë.

Buzët e tua

Sikur kanë pamje vezulluese,

102

Page 103: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

fshehin thesare amorfe.

Në skaje janë të përngjitura,dhe errësirën palojnë.

Dy vija që përshkojnë formën e tyre,fshehin ironinë nën buzë.

Buzët e tua dinë të buzëqeshin natën nën llambat e qytetit.

Buzët e tua porsi qershi, të buta, të mëndafshta për t’i puthur.

Qyteti i vjetër

Si manastiret antike hesht,i vendosur në gji të malit t’lartë.

Përjashta ka pak njerëz,në rrugët me kalldërma mund të shohësh, fëmijë dhe pleq me kapela.

Shtëpi të vjetra, gati të harruara,heshtin nëpër kohë.

103

Page 104: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Kush di t’i lexojë -përpos vet kalldërmave të qytetit të vjetër?

Zhurmat këtu nuk vijnë,pos hënës së argjendtë që vërshëllen ndonjëherë.

Poetët natën vonë tentojnë,ta vështrojnë e ta kapin me dorë.

Qyteti i vjetër,mua më thërret.

Shikimin të hedh drejt kësaj arkitekture të gurtë,që kureshtjen t’ma shuajë.

Qytetin e Tetovës së vjetër,s’do harroj unë të mburrem nesër dhe kurdoherë.

104

Page 105: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Tryeza e punës

E qashtra poetike dhe perceptuese e vargut......................................................................5Këngë hungareze..............................................13A. S. Pushkin........................................................15Në Ohër.................................................................16Anija........................................................................18Pianoja e bardhë................................................19Kontesha...............................................................20Pallati mbretëror................................................21Buzëqeshja...........................................................22Poetit......................................................................23Violinë e zezë......................................................24Natë vjeshte në kryeqytet.............................25Një natë dimri.....................................................26Letra e Perlës Eduartit....................................27Natyrë boshe.......................................................29Dashuria zbret...................................................30Botë e ngathët....................................................31Qytezë e zbrazur...............................................32Nga shpirti femëror..........................................33Një fluskë e kristaltë prej vere.....................34Vjeshta filloi........................................................35Dëshpërim i hidhur...........................................36Dimri i këtij dhjetori..........................................37Trishtim dhjetori................................................38Oksigjen shkurti.................................................39Imazh shpirtëror................................................40

105

Page 106: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Imazh intim..........................................................41Pak për sytë jeshile...........................................42Aromë jodi............................................................43Trup gruaje..........................................................44Këngë dëshpërimi.............................................45Trishtim.................................................................46Gjethe vjeshte....................................................47Vjeshtë e plogësht............................................48Ne do të heshtim...............................................49Mirupafshim.........................................................50Lirisë.......................................................................51Relikë.....................................................................52Vjeshtë e ftohtë..................................................53Hënë e ngrënë mbi liqen................................54Dhjetor...................................................................55Dëshpërim absolut............................................56Një fundgotë........................................................57Violina e kuqe.....................................................58Ftohtë.....................................................................59Fund i trishtë.......................................................60Një zë i fuqishëm kijimtar..............................61Shtegtimeve të dikurshme............................62Qiriri........................................................................63Odë gëzimi...........................................................64Për femrat............................................................65Mesditë e vrenjtur.............................................66Gjeth i zverdhur.................................................67Kaproll i sedeftë.................................................68Depresion.............................................................69Pak për shiun......................................................70Bora........................................................................71

106

Page 107: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Guximi...................................................................72Pranvera e hershme.........................................73Brigjeve t’liqenit.................................................74Jam errur...............................................................75Ata sy bojëqielli..................................................76Gurët......................................................................77Kohës.....................................................................78Detit........................................................................79Akt...........................................................................80Ku jam, ku ndodhem?......................................81Padrejtësisë.........................................................82Shiu i prillit...........................................................83Çafkës....................................................................84Dielli........................................................................85Vdekjes..................................................................86Manastiret............................................................87Mendjes.................................................................88Virgjëreshat.........................................................89Sharm.....................................................................90Nga poli i veriut..................................................91Edhe pak jetë na ka mbetur..........................92Pluhur.....................................................................93Molit........................................................................94Forcë e ligë..........................................................95Kontrast.................................................................96Drejt paqes së përhershme...........................97Për sytë.................................................................98Buzët e tua...........................................................99Qyteti i vjetër....................................................100

107

Page 108: Bujar Plloshtani - Mbi arsyen e fjalës (Poezi)

Bujar Plloshtani

Mbi arsyen e fjalës

poezi filozofike

Botues:SHA PUSHKIN

Shtypur në shtypshkronjën:ArbëriaDesign

© PUSHKIN, 2010

CIP – Katalogimi në botim Biblioteka popullore dhe universitare “Sv. Kliment Ohridski“, Shkup

821.18 (497.7) -1

PLLOSHTANI, BujarMbi arsyen e fjalës: poezi / Bujar Plloshtani; Redaktor:

Dhimitër Pojanaku. - Tetovë: Pushkin. 2010. – 104 fq. ; 21 cm.

E qashtra poetike dhe perceptuese e vargut. fq. 5 – 9 ; Fatmir Terziu

ISBN 978-9989-2813-8-9

COBISS. MK – ID 82460426

108