10
Buletini Informativ Shkurt 2014 SHOQATA KOMBËTARE E GRAVE PROFESIONISTE, AFARISTE DHE ZEJTARE Pranvere dhe vere te shendetshme per te gjithe

Buletini Informativ

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Shkurt 2014

Citation preview

Page 1: Buletini Informativ

Buletini Informativ Shkurt 2014

SHOQATA KOMBËTARE E GRAVE PROFESIONISTE, AFARISTE DHE ZEJTARE

Pranvere dhe vere te shendetshme

per te gjithe

Page 2: Buletini Informativ

Faqe 2

AKTIVITETET E SHGPAZ - SHKURT 2014

1 shkurt , Takim i kryetares se SHGPAZ me zevendes ministeren e ekonomise, znj.Bunilda Paskali

3-5 Shkurt, Konference e gave sipermarrese “Praktikat me te mira”, ne Stamboll 6 shkurt , Takim me perfaqsuesin e EBRD ne Shqiperi Fabio Serri.

7 shkurt , Takim me drejtuesin e qendres kulturore Turke –Junus Emre

9-10 shkurt, Takim i bizneseve Maqedonase dhe Shqiptare ne Shkup te Maqedonis

17-19 shkurt, seminar informues, TELLMEMORE ONLINE , Aftesimi i komunikimit ne gjuhe te huaj

17 shkurt, Perurim i Farmacise Franceze—BIO Para Farmacia

18 shkurt, takim i berthames se Mobiliereve

20 shkurt , diskutim i draft strategjis per zhvillimin e biznesit 2014-2020

20 shkurt, takim me Bizneset Italiane

20 shkurt,diskutim i projektligjit per gjykaten administrative

24 shkurt, takim i berthames se artizaneve

24 shkurt, gjuha e intelektualeve organizuar nga Qendra e Kultures Turke Junus Emre

25 shkurt, takim i berthames se restoranteve, tek Retorant Wintergarden

26 shkurt, takim i berthames se Hoteliereve, tek Vila Alba

26 shkurt, Premiere e Filmit “Palme”, ne kinema Milenium

27 shkurt, nenshkrim i nje marveshjeje bashkepunimi ndermjet SHGPAZ dhe Shoqates se Fasonisteve Shqiperi.

Page 3: Buletini Informativ

Shqiperi – Maqedoni: hapa konkrete per rritjen e investimve

Gjate dy diteve (9-10 Shkurt 2014), ne Shkup te Maqedonise, nen kujdesin e veçante te drejtuesit te Zyres Nderkombetare Invest Macedonia-Tirana & Prishtina, Fatos Mustafa do te realizohen takime dypaleshe per te percaktuar ne vijimesi projekte konkrete ku do te mund te shtrihet bashkepunimi.

Keshtu takimet do te realizohen mes perfaqesuesve te Ministrise se Zhvillimit Ekonomik, Tregtise dhe Sipermarrjes te Republikes se Shqiperise, Agjencise Shqiptare se Zhvillimit te Investimeve (AIDA), Bashkimit te Dhomave te Tregtise dhe Industrise se Shqiperise (UCCIAL), Dhomes se Tregtise dhe Industrise se Tiranes (CCI), Dhomes se Tregtise dhe Industrise se Durresit (CCIDR), Keshillit te AgroBiznestit Shqiptar (KASH), Agjencise Rajonale te Zhvillimit Durres, Dhoma e Fasonisteve te Shqiperise

(CFA), Shoqates se Vajit te Ullirit, Shoqates Shqiptare se Teknologjise se Informacionit (AITA), Shoqates se Grave Profesioniste Afariste dhe Zejtare (SHGPAZ), afaristeve Shqiptare dhe drejtuesve te Agjencise per Investime te Huaja dhe Promovimin e Eksportit te Republikes se Maqedonise (Invest Macedonia), Drejtorise se Zonave te Zhvillimit Industriale Teknologjike (DTIDZ), Odes Ekonomike te Maqedonise Veriperendimore (OEMVP), Odes Ekonomike te Maqedonise (OEM), Unioni i Odave Ekonomike te Maqedonise (UOEM), TIK Dhoma e Tregtise (MASIT), Federates se Farmereve te Republikes se Maqedonise (FFRM).

Gjate vizites perfaqesuesit e institucioneve Shqiptare, nder te tjerash do te kene mundesi qe te njihen nga afer me nje nga modelet e rendesishme te Qeverise se Maqedonise per thithjen e investimeve te huaja, siç jane Zonat e Zhvillimit Industriale Teknologjike (TIDZ). Per te pare nga afer menyren se si ato funksionojne, avantazhet qe ofrojne dhe lehtesite qe kane krijuar, per kete qellim eshte parashikuar vizita ne zonat zhvillimore industriale teknologjike Shkupi 1 dhe Tetove. Maqedonia ka shtate zona prioritare per investime ku kane ngritur aktivitetet e tyre kompani prestigjioze europiane, por edhe amerikane.

Permend ketu ”Johso Cotols”, ”V Hool”, ”Potek Group”, etj. Avantazhet e zonave zhvillimore industriale teknologjike (TIDZ) jane: sigurojne ne menyre te vazhdueshme: energji elektrike, rrjet modern telekomunikacioni, ngrohje qendrore, sistem te larte te sigurise dhe monitorimit, avantazh perben edhe regjimi fiskal, pasi iniciativat per investime ne keto zona perjashtohen per nje periudhe 10 vjeçare nga taksa 10% e korporatave, te ardhurave personale, nga TVSH-ja dhe detyrimet doganore. Ato ofrojne akses te shpejte drejt tregjeve evropiane etj. Zonat te tilla (TIDZ) ndodhen edhe ne Bunarxhik dhe Shtip.

Zyra Nderkombetare Invest Macedonia-Tirana & Prishtina shpreh bindjen se te tilla nisma qe vijne ne bashkepunim edhe me AIDA-n, ne Tirane do te sherbejne qe te krijohen urat te shumeta bashkepunimi jo vetem insitucionale, por edhe mes bizneseve private te dy vendeve.

Faqe 3

Page 4: Buletini Informativ

“Praktikat me te mira te grave sipermarrese”

Ne date 2-5 Shkurt 2014 u organizua Konferenca e parë e Evropës Juglindore “Praktikat me te mira te grave sipermarrese” ne kuader te projektit rajonal “WE”, organizuar nga Task Forca Gjinore Kroaci(GTF), me mbështetjen e KAGIDER - Shoqata e Grave Sipërmarrësve të Turqisë , nën kujdesin e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) , dhe financuar nga Agjencia suedeze për zhvillim (SIDA).

Kjo konferencë kishte nje rendësi të veçantë për Europën Juglindore, duke ofruar mundesinë per te krijuar nje “rregull te arte” ne politikat e rajonit rajonit , strategjitë, bazat e të dhënave , krijimin e rrjeteve dhe bashkepunimeve e tjera per grate sipermarrese te 9 vendeve qe marrin pjese.

Konferenca u ndoq nga Koordinatore Kombetare, perfaqesues te shoqatave te biznesit, tregtare dhe eksperte te fushave te ndryshme. Shoqata e grave profesioniste afariste dhe zejtare u perfaqesua ne kete takim rajonal nga kryetarja e saj Znj.Flutura Xhabija, dhe dy eksperte te SME-ve perfaqsuese te SHGPAZ Znj.Tefta Demeti dhe Znj.Linda Dhima.

Znj.Flutura Xhabija, ishte perzgjedhur ne panelin e rrjetezimit te grave ne biznes dhe shoqatave te tyre.Ajo beri nje prezantim te situates se grave sipermarrese ne Shqiperi, si dhe te praktikave me te mira te grave sipermarrese ne Shqiperi.

Ne konkluzion te ketij takimi u arrit ne perfundimin se grate sipermarrese duhen mbeshtetur dhe promovuar kudo, pasi jane nje burim per krijimin e vendeve te reja te punes kudo ne bote.

Faqe4

Page 5: Buletini Informativ

Faqe 5

Takim i berthames se Mobilereve Gjate takimit te Berthames se Mobiliereve ne daten 18.02.2014 u diskutuan problemet si me poshte vijon: Trajnime në: Design Marketing Trajnim personeli Trajnim per teknologji te reja Pjesemarrje ne panaire brenda e jashte vendit pervec panaire ve te mobilierise edhe ne panaire te tjera te turizmit,desing, etj. Trajnim per Tendencat e reja, Inovacioni Mbeshtetje nga GIZ per blerje te pajisjeve te perdorura Informacion per makinerite e perdorura dhe blerje te makinerive te perdorura. Kataloge online.

Takim i berthames se Restoranteve Gjate takimit te Berthames se Restoranteve ne daten 25.02.2014 u diskutuan problemet si me poshte vijon: Mungojne produktet BIO Mungesa e standarteve ne cmime Ndryshimi i çmimit te produkteve Trajnimi i stafit dhe edukata e punes(trajnim ne komunikimin me klientet) Mungese promovimi Mungon mbrojtja e markes se restoranteve Veprimtari konkrete per gjetjen e shijeve te klienteve

Takim i berthames se Hoteliereve Gjate takimit te Berthames se Hoteleve ne date 26.02.2014 u diskutuan problemet e meposhtme: Mungesa e stafit te kualifikuar dhe mungesa ne gjuhet e huaja Mungesa e pergjegjshmerise, iniciatives ne mungese te “pronareve ose menaxherit” Administratoret e hoteleve shpesh jane pa pervojen e duhur. Trajnim i stafit ne marredheniet me klientet Update te marketingut,teknikat e reja te marketingut Mungese promovimi

Page 6: Buletini Informativ

Faqe 6

STRATEGJIA E ZHVILLIMIT TË

BIZNESIT DHE INVESTIMEVE TE HARTUR NGA MINISTRIA E EKONOMISE DHE SIPERMARRJES NE SHQIPERI

(2014- 2020) Zhvillimi i Sipërmarrjes dhe i SME-ve

Gjatë viteve të fundit qeveria Shqiptare ka ndërmarrë reforma të rëndësishme për ta kanalizuar ekonominë Shqiptare brenda sektorit formal. Hyrja në fuqi e taksës së sheshtë, vendosja e kasave fiskale, reforma në sis-temin e TVSH-së, përmirësimet e procedurave të autoriteteve tatimore, suksesi i Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të bizneseve dhe thjeshtimi i procedurave të licencimit kanë qenë reforma shumë të suksesshme nga të cilat Shqipëria ka treguar rritje ekonomike pavarësisht krizës globale. Shqipëria, gjithashtu, në 5 vitet e fundit ka bërë kapërcim në shumicën e rendit-jeve globale mbi reformat dhe konkurueshmërinë. Megjithatë, një pjesë domethënëse e ekonomisë vazhdon të mbetet në sektorin informal.

Qeveria Shqiptare me mbështetjen e komunitetit të donatorëve ka qenë lider në rajon për sa i përket përpjekjeve lidhur me qeverisjen elektronike dhe sistemi i përhapur kudo i prokurimit on line në funksionim në Shqipëri është një histori suksesi për të cilën Shqipëria është përshëndetur edhe në arenën ndërkombëtare. Përpjekje të mëdha janë duke u bërë në fushën e tatimeve, zba-timin dhe transparencën me bazën e të dhënave on line të pronave si dhe përpjekje të ngjashme janë duke u bërë në sektorin e shëndetit dhe arsimimit.

Situata Aktuale e Zhvillimit të Sektorit të SME-ve

Sipas INSTAT, numri i sipërmarrjeve aktive në fund të 2012 ishte rreth 104.2753 Krahasuar me sipërmarrjet

aktive në vitin 2005 ka një rritje prej 72%. Numri i sipërmarrjeve që drejtohen apo janë

pronare femrat është 27.4%.

Sipas strukturës së sipërmarrjeve aktive në vitin 2012 është vënë re që SME-të më së shumti dominohen nga mikro-ndërmarrjet me 1 deri në 9 punonjës, që për-bëjnë rreth 95.3% të numrit të përgjithshëm të sipër-marrjeve aktive.

Nese jeni te interesuar per draft strategjine e plote te

zhvilli mit te biznesit mund te na shkruani !

Page 7: Buletini Informativ

5 rregulla si të sillesh në një mbrëmje pune

Faqe 7

Mbrëmja e punës nuk është as punë, por as festë;është një takim për një rast të veçantë me drejtuesit e kompanisë, partnerët a kolegët. Këto janë raste tepër të rëndësishme, ku ju jepet mundësia të tregoni një pjesë tjetër tuajën që mund të ndikojë pozitivisht në karrierën tuaj, por nga ana tjeter bëni ku-jdes- edhe një gabim i vogël, një sjellje e papërshtatshme a një fjalë e thënë pa vend mund t’ju kushtojë gjithë karrierën. Çdo gjë varet nga mënyra se si do të silleni.

Ja 5 këshilla praktike për ju për t’ia dalë mbanë në ceremonitë korporative.

Rregulli 1. Pjesëmarrja është e detyrueshme Mos mendoni se në këto raste pjesëmarrja është “me dëshirë”, pasi prania juaj është tregues i respektit dhe besimit që ju keni ndaj kompanisë ku punoni. Prandaj ju këshillojmë mos ta çoni ndër mend shprehjen “ a duhet të shkoj”, “atje do jetë mërzitshëm” etj, pasi mospjesëmarrja juaj do të fiksohet si një minus i madh për ju.

Rregulli 2. Imazhi vendos për gjithçka Mbrëmja është një shkas shumë i mirë qe ju të dukeni ndryshe nga ditët e zakonshme të punës. Veshja juaj du-het të jetë e veçantë e mos të ngjajë me veshjen rutinë të zyrës, pasi ndryshe do të duket se për ju ky event nuk ka rëndësi dhe se keni ardhur si me detyrim. Por bëni kujdes që mos ta teproni me veshjen e të ruani stilin tuaj, pasi nëse zgjidhni të vishni për shembull një dekolte të ekzagjeruar mendimi që kolegët mund të krijojnë për ju mund të jetë me pasoja jo të mira për karrierrën tuaj.

Rregulli 3. Tabuja për bisedat e punës Nuk këshillohet që në mbrëmje të tilla të vazhdoni të flisni për punën, pasi të tjerët do të mendojnë se ju s’keni asnjë interes tjetër përveç punës dhe do të dukeni tepër e mërzitshme. Mundohuni të shijoni momentin e të përf-shiheni në biseda. Mund të flisni për çështje pune në momentin nëse do të jetë e nevojshme, nëse do të flitet për arritjet e kompanisë dhe për objektivat e së ardhmes.

Rregulli 4. Asnjë negocim me shefat Në mbrëmje të tilla, duke marrë parasysh se të gjithë duken si të barabartë, mos bëni gabim që të përfitoni nga situata e të hapni me shefin tuaj, meqënese duket në humor të mirë, çështje të tilla delikate, si: rritja në pozicion, rishikimi i pagës etj, pasi në 99% të rasteve do të ketë një efekt krejt të kundërt dhe mbase do të humbisni për një kohë shumë të gjatë shansin për të diskutuar për këto tema me qetësi dhe në momentin e duhur.

Rregulli 5. Respektoni kufijtë Çdo lëvizje juaja në mbrëmje është tejet e rëndësishme, prandaj kini kujdes që mos ta teproni në asnjë drejtim. Kontrolloni pijen, në asnjë mënyrë nuk duhet të deheni a të bëni çmendurira të tilla si: kërcim mbi tavolinë, të qeshura me zë tepër të lartë etj. Gabime të tilla do të bënin që të ktheheshit në temën kryesore të thashetheme ve të zyrës e në rastin më të keq mund t’ju pushojnë edhe nga puna e mund të largoheni me një reputacion që mund t’ju kushtojë gjithë karrierën tuaj.

Nëse ia arritët të dilni mirë dhe t’i kini parasysh këto rregulla, atëhere rrini e qetë. Për mbrëmjen e rradhës ju keni fituar eksperiencën se ku mund të keni gabuar, do të keni mundësi t’i çoni sërish gjërat në vendin e duhur.

Page 8: Buletini Informativ

Faqe 8

Nëse ju doni të keni performancë të lartë në punë dhe të kini një rritje në karrierën tuaj, shpesh herë ju ndodh të punoni me orare të zgjatura edhe jashtë zyrës, gjë që merr kohë nga shtëpia, familja, miqtë apo të afërmit tuaj.

Kjo situatë sigurisht që është e vështirë, por ama jo e papërballueshme. Në këtë gjendje janë sot shumë femra edhe në vendin tonë, të cilat nuk heqin dot dorë nga puna e tyre, por nuk duan as të lënë pas dore familjen.

Atëherë, cilat janë rregullat e arta për të ruajtur ekuilibrin dhe për të pasur sukses në të dyja këto drejtime kaq të rëndësishme?

1. Akumuloni rreth vetes energji pozitive. Kjo gjë fillon që nga mëngjesi, prandaj mundo-huni të bëni një gjumë sa më të qetë dhe të zgjoheni gjithë energji në mëngjes, pasi që nga zgjimi fillon dita juaj. Mëngjesin mundojuni ta konsumoni me familjen pasi do të ndikojë tepër pozitivisht si tek ju ashtu edhe tek pjesëtarët e tjerë të familjes.

2. Kërkoni ndihmë nga familja dhe të afërmit tuaj. Pa ndihmën e tyre ju nuk ja dilni dot mbanë, prandaj shikoni mundësinë që ti ndani detyrat me bashkëshortin tuaj apo të afër-mit e tjerë.

3. Përdorni teknologjinë në shërbimin tuaj. Teknologjia dhe sidomos pajisjet elek-troshtëpiake janë një ndihmë shumë e madhe për femrën në kohërat moderne. Ju mund të kaloni disa orë me familjen, në vend që të lani enët, rrobat apo të gatuani pa fund. Për-dorni pjatalarëset, lavatriçet për ti lehtësuar punë vetes. Në lidhje me gatimin, kur të jeni më e lirë, si për shembull në fundjavë, gatuani disa lloj recetash dhe ruajini ato në frigori-for për ti konsumuar më vonë. Gjithashtu, përfshini edhe pjesëtarët e tjerë të familjes tju ndihmojnë në punët e shtëpisë, duke vendosur rregullin që gjithkush të kujdeset për detyrat dhe pjesën e vet të pastërtisë.

4. Gjeni zgjidhjen e duhur për fëmijët tuaj. Nëse keni fëmijë të vogël dhe puna juaj nuk ju lë hapësira që të kujdeseni vet për të gjatë ditës, atëherë gjeni një çerdhe ose kopësht të përshtatshëm për fëmijën tuaj, apo në rast se fëmija është shumë i vogël dhe nuk keni ndonjë të afërm pranë kujt tia besoni fëmijën gjatë orarit të punës, atëherë punësoni një dado. Do ta shihni se do të jeni më e qetë, ndërkohë pasditeve, pas punës mund të kaloni orë të tëra me fëmijën tuaj.

5. Organizoni fundjava dhe pushime me familjen. Duke pasur parasysh axhendën tepër të ngarkuar që mund të keni gjatë javës, fundjava është koha ideale për të qenë sa më pranë familjes. Në fundjavë mos mendoni më për punën por përkushtojuni tërësisht famil-jes: organizoni piknike në natyrë, udhëtime jashtë qytetit dhe zgjidhni vendet e duhura për argëtim e do ta shihni se sa do të forcohen lidhjet dhe harmonia në familjen tuaj.

Sigurisht, që zgjidhjet janë gjithnjë të ndryshme në varësi të rastit tuaj, por ajo që nuk ndry-shon asnjëherë është se s’duhet ti trembeni vështirësive dhe të kërkoni ndihmën dhe mirëk-uptimin nga pjesëtarët e familjes. Vetëm kështu, ju do të mund të arrini një ekuilibër mes karrierës dhe familjes.

5 Këshilla të arta për ekuilibrin midis familjes dhe karrierës

Page 9: Buletini Informativ

Që në kohët antike, tempulli i 14 Marsit, festa e Ditës së Verës, ka qenë në qytetin e Elbasanit. E quajtur ndryshe si dita e largimit të dimrit, kjo festë ka krijuar tashmë tra-ditën e saj jo vetëm tek banorët e qytetit të Elbasanit, por edhe në qytete të tjera të vendit, veçanërisht në Tiranë.

Zanafillën, “Dita e Verës” e ka në faltoren Zana e Çer-menikës, e ndërtuar në rrethinat e qytetit të Elbasanit, e cila ishte perëndesha e gjuetisë, pyjeve dhe e të gjithë natyrës. Sipas gojëdhënës, kjo zanë dilte nga faltorja e vet ditën e 14 marsit. E trashëguar brez pas brezi, kjo festë popullore është një ditë, e cila sot identifikon edhe vetë qytetin e Elbasanit, i njohur në Shqipëri për tradita të veçanta kulturore.

Por festa e verës, që kremtohet në qytetin e njohur ndryshe “qyteti në kërthizë të Shqipërisë”, nuk është vetëm për elbasanasit. Shumë miq vijnë nga të gjitha zonat e vendit për të festuar ardhjen e verës, por edhe për të shijuar gatimet karakteristike të kësaj zone, si ballokumet dhe revaninë, të cilat në këtë ditë, sipas vendasve, “goditen” ndryshe nga herët e tjera, gjelin e detit, arrat apo palat e fikut, të cilat tradicionalisht iu dhurohen fëmijëve të vegjël, të cilët janë të parët që bëjnë vizita mbarësie nëpër shtëpitë e të afërmve dhe të fqinjëve.

Të parët tregojnë se një natë para Ditës së Verës, njerëzit mblidheshin më shpejt në shtëpitë e tyre, për të festuar së bashku me të afërmit epilogun e kësaj feste. Zgjimi bëhej në të gdhirë dhe të moshuarit, herët në mëngjes, hapnin derën e shtëpisë për bujari, merrnin shtamën për ta mbushur me ujë të freskët dhe sillnin në shtëpi një plis bari të gjelbëruar, ndërkohë që të rinjtë plehronin portokallet dhe ullinjtë. Dreka e kësaj dite ishte një rit plot humor dhe shijim për të gjithë elbasanasit, të cilët, zakonisht, e kalonin këtë drekë në natyrë, ku organizoheshin lojëra popullore.

Në Elbasan festohet edhe nata e verës, nata para ardhjes së saj, me mish, raki, gjel deti, ballo-kume, ëmbëlsira. Në këtë ditë, elbasanllinjtë urojnë njëri-tjetrin për një jetë sa më të gjatë dhe të lumtur, kanë gjithnjë diçka më shumë. Sepse Elbasani ka një “element” plus në recetën e ballokumeve. Kjo është dashuria. Ballokumet e Elbasanit kanë brenda shumë, shumë dashuri.

Sikurse vetë Dita e Verës në Elbasan është një ditë e vërtetë dashurie. Dashuri për njeriun, për natyrën, për jetën. Le të përpiqemi që t’i afrohemi Elbasanit në dashurinë që jep ai në Ditën e Verës. Sado vështirë që është.

Faqe 9

Dita e Veres ne Elbasan

Page 10: Buletini Informativ

Redaktim & përgatitje përfundimtare msc.Flutura XHABIJA Mblodhi materialet & draftoi Jur.Marjeta MAZNIKU Gazetare. Silvi SINAJ Ndihmoi.Silvana BARCI

Rr.Bogdani, pallati 10 katesh”4 Bimo”, kati 7, ap.45, Tirane-Albania

Tel/+355 4 235 726

[email protected]; [email protected] [email protected]

www.shgpaz.al