192
BULETINI SHKENCOR “REALD”

BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

  • Upload
    others

  • View
    8

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

1

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

BULETINI SHKENCOR “REALD”

Page 2: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

2

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Page 3: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

3

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

BULETINI SHKENCOR “REALD”

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

Numër 2, Vëllimi 1, 2016

ISSN 2411-5592

Page 4: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

4

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

BuletINI ShkeNcor reAlDAKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

Numër 2 Vëllimi 1, 2016ISSN 2411-5592

KryeredaktorDr. Përparim FAKAJ

Redaktor letrarDr. Niazi XHAFERAJ

Redaktore e gjuhës angleze:Msc. Aurela Lamepetro

Editor:Msc. Aurela Lamepetro

Msc.Erina Zykaj

Bordi shkencor Prof. As.Dr. ëngjëll Liçaj (Kryetar)

Prof. Dr. sabit Brokaj (Anëtar) Prof. Dr. spiro Caushi (Anëtar)

Prof. Dr. skënder Durrësi (Anëtar)Prof. Dr. Antonio Pica (Anëtar)Prof. Dr. Bilal shkurtaj (Anëtar)

Prof. As.Dr. sotiraq Vangjeli (Anëtar)Prof. As. Dr. Vitori Hasani (Anëtar)Prof. As. Dr. Petrit Kotori (Anëtar)

Prof.As.Dr.Dudi suli (Anëtar)Dr. Mirko Perano (Anëtar)

Dr. Përparim Fakaj (Anëtar)Dr. Niazi Xhaferaj (Anëtar)

Dr. Arqile Apostoli (Anëtar)Dr. Ylli shehu (Anëtar)

Dr. spiro Panajoti (Anëtar) Dr. Fejzi Alushi (Anëtar)

Buletini shkencor / Akademia e Studimeve të Aplikuara “reald”

Page 5: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

5

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Buletini Shkencor “Reald” boton punime shkencore të stafit akademik të Akademisë së Studimeve të Aplikuara “Reald” dhe punime origjinale të studiuesve të tjerë, brenda dhe jashtë vendit. Punimet pranohen nga të gjitha fushat. Ato duhen të jenë të redaktuara mirë, pa gabime drejtshkrimore e pikësimi dhe me abstrakt në shqip e anglisht. Çdo punim duhet të përmbajë gjetje e përvoja të reja në fushën përkatëse, përfundimet ose rekomandimet dhe literatura e përdorur. Autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për çdo lloj plagjiature dhe për gabimet gramatikore në shqip e anglisht. Autorët duhet t’i ruajnë të dhënat eksperimentale dhe t’ia paraqesin Bordit botues, nëse u kërkohen. Shkrimi duhet të jetë i qartë, i kuptueshëm, konciz dhe korrekt nga ana gjuhësore. Rëndësia e botimit të buletinit 2 herë në vit qëndron në dhënien e mundësisë për të gjithë kërkuesit akademikë dhe jo vetëm të bëjnë të njohura gjetjet më të reja në fushat përkatëse të tyre si dhe në përditësimin në kohë të gjetjeve të mëparshme.

Të gjithë autorët e interesuar për të botuar në Buletinin Shkencor të Akademisë së Studimeve të Aplikuara “Reald”, Vlorë mund të na kontaktojnë në adresën email: universitetireald@yahoo. com

INFORMACION

Page 6: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

6

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Page 7: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

7

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

PërmBAjtjA

ePIDemIoloGjIA e INFekSIoNIt NGA helIkoBAkter PIlor. reZultAtet krAhASueSe të mjekImIt me NeXIum 11Prof. dr. Sotir Vangjeli, mSc. rezarta Petani, PhD. Donika Zyberaj

PërDorImI I ArtroceNteZëS Në PAcIeNtë me DISFuNkSIoN të ArtIkulAcIoNIt temPoro mANDIBulAr 19jakup Vrioni DmD, PhD, erion Shehu DmD, PhD, Suela Ismalaja DmD, PhD, Vojsava rama mD, PhD

koleDokolItIAZA 22mSc. elsid Sulaj

herNIA DISkAle Dhe trAjtImI FIZIoterAPeutIk I SAj 37mSc. Iris Çaçani, Prof. Asoc. Çeljana toti, erion Shehu Dmd, PhD

cBct-Një metoDë INoVAtIVe Për DIAGNoStIkImIN Dhe trAjtImIN e ImPAktImIt DeNtAr 47erion Shehu DmD, PhD, Prof. Dr. Spiro caushi, Donika Zyberi PhD, Votim Shehu DmD

NDArjA e PërGjeGjëSIVe mjek- INFermIer 53mSc. erina Zykaj, mSc. Fjoralba tangu

DeBAtI mBI QelIZAt BurImore 59mSc. entela Shkurtaj, Av. mSc. Blerina Dhrami

koNSIDerAtA Dhe VlerëSIme të rADIoAktIVItetIt të BreNDShëm Në

orGANIZmIN e NjerIut ShkAktuAr NGA IZotoPI K0451 63

Prof. as. dr. engjëll liçaj, mSc. Fako Fakaj

oPortuNItetet ekoNomIke të koNkurreNcëS Për rrItjeN e eFIceNcëS Në ProDuktIN e QumëShtIt 67Prof. as. dr. Dudi Suli

VArGjeVe SINoNImIke Në FjAlorë të ShQIPeS 72Dr. Përparim Fakaj, mSc. Suela Fakaj, mSc. julian Fakaj

QArku I VlorëS – PoPullImI Dhe VeNDBANImet Në PrehIStorI Dhe ANtIkItet 80Dr. Fatlinda Shkurti, msc. enkelejda Billa

VlerAt etNolINGuIStke të lekSIkut të PASQYruAr Në FjAlorët DIAlektorë 88Dr. Përparim Fakaj, mSc. Suela Fakaj, mSc. julian Fakaj

VëShtrIm hIStorIk mBI AStroNomINë ShQIPtAre 95 mSc. Alma Golemaj, mSc. Aurora Shehaj

Page 8: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

8

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

rolI I mëSueSeS Për eDukImIN e FëmIjëVe Në ArSImIN PArAShkollor 101mSc. Valentina Fakaj

korruPSIoNI, NDIkImI Dhe eFektet e tIj Në ekoNomINë ShQIPtAre 105mSc. Arlinda Dalipaj

rëNDëSIA e eDukImIt INtelektuAl Në ArSImIN PArAShkollor 111mSc. Valentina Fakaj

orGNANIZAtA e komBeVe të BAShkuArA Dhe BAShkImI euroPIAN NëN Një VëShtrIm krAhASueS 115Av. mSc. marjola muhaj, mSc. mirjeta hoxhaj

komuNIkImI I mëSueSeS me FëmIjët Në ArSImIN PArAShkollor 120msc. Valentina Fakaj

tekNoloGjIA, FAktor Që NXIt GloBAlIZImIN, eFektet PoZItIVe Dhe NeGAtIVe 123mSc. klarida Grabova

mëSueSIt PërBAllë NXëNëSVe të VëShtIrë 131mSc. Fako Fakaj

trAFIkImI I PerSoNAVe ëShtë SkllAVerIA e kohëVe moDerNe. lIDhjA meS DhuNëS Dhe trAFIkImIt 135mSc. Stela tanellari caushi, mSc. mariana meshi muslia

mjetet krYeSore të ShNDërrImIt të toGFjAlëShIt të lIrë Në NjëSI FrAZeoloGjIke(krAhASImI, hIPerBolA, metAForA) 139Dr. Përparim Fakaj, mSc. Suela Fakaj, mSc. julian Fakaj

lIrIA e ShPrehjeS SI Një e Drejtë kuShtetueSe Dhe mjetet Për reAlIZImIN e SAj 146mSc. Fjoalda rrokaj, mSc. kozeta halili

NDIkImI I AlkoolIt Dhe lëNDëVe NArkotIke Në krImINAlItet 150mSc. lorela Fakaj

DAllImet mIDIS StuDeNtëVe meShkuj Dhe FemrA Në PërjetImIN e StreSIt NëN NDIkImIN e FAktorëVe AkADemIkë 153Dr. Petrit taraj

tërmetI SI Forcë VePrueSe Në NDërteSA 165mSc. eng. Bledar Shatri

Page 9: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

9

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

mBrojtjA e DëShmItArëVe Dhe rëNDëSIA e tYre 170mSc. lorela Fakaj

SeNSIBIlIZImI I FermerëVe Në ShQIPërI lIDhur me ProceSet INteGrueSe 175mSc. marjeta Balaj

rISItë e koDIt PeNAl të rePuBlIkëS Së ShQIPërISë PërSA I Përket AlterNAtIVAVe të DëNImIt me BurGIm 180mSc. orgent Nazaj, Drnt. Dafina Nazaj

meNAXhImI I trAShëGImISë kulturore: “Një FokuS mBI muZetë” 190mSc. Aurela lamepetro

DrejtueSI Dhe rolI I tIj SI meNAXhueS I PuNëS Në Shkollë 194Dr. Përparim Fakaj, mSc. Suela Fakaj, mSc. julian Fakaj

ShoQërItë Dhe eVolucIoNI humANISt I tYre Në QYtetIN e BerAtIt 202Dr. marela Guga, mSc. marjeta Balaj

Page 10: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

10

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Page 11: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

11

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Historia natyrale e ezofagitit. Nga refluksi dhe përvoja jonë në trajtimin bashkëkohor të sëmundjes

Prof. as. dr. Sotiraq Vangjeli

Hyrje

Refluksi gastroezofagial simptomatik është shkaku i manifestimeve klinike më frekuente që ndeshen si nga mjekët e përgjithshëm ashtu edhe nga gastroenterologët. Ndërsa studimet epidemiologjike të kësaj sëmundje janë minimale dhe plotësisht inkomplete. Është shumë e vështirë të përftohen shifra të sakta mbi prevalencën e shenjave klinike të sëmundjes mbasi një numër i madh të sëmurësh nuk konsultohen e nuk kryejnë vizita mjekësore. Prandaj edhe prevalenza e saktë e sëmundjes mbetet ende e panjohur. Kjo edhe si pasojë e mungesës së simptomave klinike specifike si edhe të refuzimit të ekzaminimit endoskopik të sëmundjes. Sëmundja e Refluksit gastroezofagial , me apo pa ezofagit, është një sindromë mjaft e shpeshtë, për nga frekuenca dhe format klinike si edhe të formave tipike dhe atipike. Sëmundja shfaqet me simptomatologji që shpesh e venë në vështirësi diagnozën, veçanërisht ato atipike që përbëjnë një problem të rëndësishëm klinik duke simuluar sëmundje të caktuara të aparatit respirator e ato të ORL si edhe ato me natyrë kardiake. . Sëmundja e refluksit gastroezofagial është një patologji që shfaqet në forma kronike, madje edhe më kronike se sa vet sëmundja ulceroze gastroduodenale, për pasojë është një patologji me potencial të lartë për komplikime, disa herë që cenojnë rëndë edhe cilësinë e jetës së pacientëve. Kjo dukuri pasqyrohet kryesisht në mungesën e kontrollit mjekësor të personave me forma të lehta të sëmundjes, forma që përsëriten për periudha të zgjatura kohore e që shpesh konsiderohen si ”funksionale”e për rrjedhojë mbeten jashtë vëmendjes e pa trajtim mjekësor.

Historia natyrale

Historia natyrale e sëmundjes së refluksit gastroezofagial dhe të faktorëve që favorizojnë shfaqjen e simptomave klinike, të erozioneve mukozale e më pas të ndërlikimeve, praktikisht është e panjohur. Ndërkaq, ezofagiti nga refluksi, një term i përdorur nga

Allison rreth vitit 1951 si shprehje e një inflamacioni ezofagial, kohët e fundit ka njohur një interes në rritje të studiuesve të fushës. Historia natyrale e sëmundjes ende është a panjohur apo pak e njohur. Evolucioni i sëmundjes, veçanërisht në mungesë të një trajtimi adeguat, siç ndodh në shumë raste, mbetet i paqartë. Kërkuesit e fushës bëjnë përgjegjës njohuritë e pamjaftueshme mbi faktorët që ndikojnë në ecurinë dhe prognozën e sëmundjes. Bazuar mbi këtë fakt është e pamundur të vendoset se cili do të jetë përfundimi i sëmundjes, në sensin e zhvillimit ose jo të lezioneve ezofagiale dhe nevojës së një trajtimi medikamentoz. Historia natyrale e refluksit si edhe faktorët që e favorizojnë atë shpien në një refluks patologjik. me erozione ezofagiale e më tej edhe në ndërlikime të çdo lloj karakteri. Nga vëzhgimet tona shumëvjeçare, por edhe nga studime të ndryshme të specialistëve, këto erozione lindin vetëm në një përqindje të vogël të sëmurësh, dhe vetëm pas një periudhe kohore 4-10 vjeçare. Pra, kemi të bëjmë me një gjendje klinike komplekse, herë tipike e herë atipike, me një ecuri kronike, dhe me karakter recidivant, me prirje të dukshme për të dhënë ndërlikime të mundshme. Gjithsesi, refluksi gastroezofagial është një fenomen sa i karakterit fiziologjik aq edhe atij patologjik.

Qëllimi i studimit

Frekuenca e lartë e Refluksiz gastroezofagial, simptomatologjia klinike, herë tipike dhe herë atipike ku simulohen sëmundje serioze që kërcënojnë shëndetin e të sëmurit shtrojnë para studiuesve detyrën e një studimi të mirëfilltë shkencor për hartimin e një strategjie mjekimi afatshkurtër e afatgjatë. Studimi ynë bazohet në të dhëna reale, është një studim prospektiv e korrent dhe ka për qëllim: Të ndriçojë sado pak historinë natyrale të kësaj

sëmundje, Të sjellë të dhëna të sakta të morbozitetit në grup-

mosha të ndryshme

Page 12: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

12

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Nëpërmjet depistimit aktiv të popullsisë të evidentojmë disa prej faktorëve riskantë e favorizues si edhe disa faktorë etiologjikë principal që marrin pjesë në lindjen e sëmundjes.

Të hedhim dritë mbi paraqitjen klinike të sëmundjes në format tipike dhe veçanërisht ato atipike.

Në këtë studim do sjellim edhe rezultatet e një studimi korrent e të kontrolluar mbi trajtimin medikamentoz të ndërmarrë në kabinetin e gastroenterologjisë të rrethit të Vlorës, të formave atipike me çrregullime respiratore dhe në ata me dhimbje pseudoanginoze, të karakterit jokardiogjen.

Në rrafshin farnakologjik studimi merr përsipër të përpunojë një strategji mjekimi në stade të ndryshme të sëmundjes, por edhe në format atipike të saj

Materiali dhe metoda e punës

Studimi që publikojmë mbështetet në materialin e grumbulluar gjatë një periudhe kohore shumë-vjeçare, 2011-2015. • Gjatë kësaj periudhe janë diagnostikuar e trajtuar 228

të sëmurë nga refluksi gastroezofagial• Studimi bëhet me të dhëna reale e korrente dhe ka

karakter jo të randomizuar• Diagnoza është vendosur nga kritere të njohura

anamnestike, klinike e endoskopike për të gjithë të sëmurët.

• Risia e këtij studimi është evidentimi e trajtimi i të sëmurëve atipikë, me çrregullime respiratore (Laringite, ashpërsim dhe ngjirje të zërit në persona pa patologji të këtij regjioni.

• Për të sëmurët që janë përfshirë në këtë studim janë ndjekur tre kritere bazë:

• Për studim janë pranuar të sëmurët me një histori persistente për një periudhë kohore mbi tre muaj të simptomatologjisë ezofagiale• Janë pranuar për studim të sëmurët që kanë

patur efektshmëri të ulët të mjekimit dhe që kanë eleminuar më tej përdorimin e alkoolit, duhanit etj si edhe të gjitha masat antirefluks

• Rastet jo tipike janë përfshirë në studim gjatë konsultës me specialistë të tjerë, kryesisht pneumologo e alergologu, të cilët gjatë trajtimit nuk patën asnjë efekt terapeutik.

• Janë përjashtuar nga studimi të sëmurët që kishin në përdorim mediamente që ndikonin në tonusin e sfinkterit inferior të ezofagut ( teofilinë, inhibitorë kalcikë, derivate të nitruar etj), si edhe të sëmurët që ishin nën mjekimin me kortikoide dhe antiinflamatorë jo sreoidë.

• Për një përqasje studimore sa më pranë realitetit u përcaktuan grupet me risk të lartë si edhe grupet më pak të rrezikuara përtëevidentuarshkaqetetiologjiketëmundshmetësëmundjes.

Rezultatet Struktura e popullsisë së depistuar gjatë periudhës 2010-2015

Grup-mosha Gjithsej M F Deri 15 vjeç 295 192 103 16-20 vjeç 842 457 385 21-30 vjeç 1400 781 619 31-40 vjeç 1920 1027 893 41-50 vjeç 1893 916 97751-60 vjeç 1200 589 611>61 vjeç 820 412 408 Gjithsej 8267 4285 3982

Prevalenca e sëmundjes nga Refluksi Gastroezofagial

Grup-mosha M F 21-30 vjeç 6 4 32-40 vjeç 14 12 41-50 vjeç 28 22 51-60 vjeç 36 34>61 vjeç 33 39 Gjithsej 117 111

• Studimet epidemiologjike sugjerojnë që fillimisht të identifikohen grupet me risk të lartë apo jo të lartë deri në përcaktimin e shkaktarëve të sëmundjes. Gjithsesi, bazuar në përvojën tonë mund të pohojmë me siguri se në rastin e sëmundjes ezofagiale nga refluksi, si në shumicën e sëmundjeve kronike jo infektive është shumë e vështirë të jepen përqindje të sakta, si pasojë disponohen të dhëna të pakta mbi etiologjinë e sëmundjes.

• Shpeshtësia e simptomave klinike, sipas studimit epidemiologjik të realizuar nga ana jonë, rezulton, rreth 36 % e popullsisë vuajnë nga pirosis të paktën një herë në muaj dhe kjo simptomë është e përditshme në rreth 7 % e të sëmurëve.

• Shpeshtësia e saktë e ezofagiteve mbetet e panjohur, por ajo mbetet e mbivlerësuar për shkak të të dhënave të sakta epidemiologjike.

• Prevalenca e ezofagiteve në një grup individësh që kanë kryer një endoskopi ezofagogastroduodenoskopi në spitalin e Vlorës rezulton në 11 % , një shifër e përafërt edhe me autorë të tjerë të kësaj fushe.

Bazuar në rezultatet e studimit tonë konstatojmë se ezofagitet ndeshen më tepër në dëmtimet ulcerative e errozive të mukozës ezofagiale, e më pas në të sëmurë që vuajnë nga hernia hiatale me rreth 10, 1 e 11, 8 % të rasteve. Është interesant fakti se të sëmurët me ulcer

Page 13: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

13

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

duodenale e gastrike vuajnë nga ezofagit në rreth 6. 2 % dhe 4. 4 %, respektivisht. • Në studimin tonë epidemiologjik evidentohet një

përqindje më e lartë e ezofagiteve në seksin mashkull se sa në seksin femër. Kjo dukuri, sipas mendimit tonë, vjen si pasojë e uljes së rezistencës së mukozës ezofagiale në personat e seksit mashkull për shkak të përdorimit të alkoolit, duhanit dhe kafesë, ndërkaq autorë të tjerë pohojnë se nuk kanë gjetur ndryshime të dukshme të shpeshtësisë në të dy sekset.

• . Në të njëjtën kohë dakordësojmë se ndryshimet motore të lidhura me moshën janë në shpeshtësi të njëjtë për të dy gjinitë. Shprehim konsideratën tonë se në moshat e treta mund të kemi edhe një ndikim të një reduktimi të sekrecioneve salivare në shfaqjen e ezofagiteve.

• Rreth 2/3 e të sëmurëve tanë me ezofagitis nga refluksi janë të seksit mashkull. Pra, ekziston një ndërlidhje pozitive midis shfaqjes së sëmundjes dhe përdorimit e konsumimit të alkoolit e duhanit nga meshkujt.

• Faktorët gjenetikë, në dallim me sëmundjen ulceroze gastroduodenale në shfaqjen ezofagiteve nga refluksi nuk kanë ndikim të dukshëm.

• Edhe faktorët mjedisorë nuk kanë ndonjë rol favorizues në shfaqjen e ezofagiteve.

• Faktorët alimentarë kanë një ndikim specifik mbi mukozën ezofagiale.

• Një sëmundje nga refluksi gastroezofagial mund të konstatohet nga përdorimi i të gjitha atyre ushqimeve që shkaktojnë stimulimin e sekrecionit gastrik.

• Midis faktorëve alimentarë veçojmë përdorimin me tepricë të dhjamrave dhe alkoolit të cilat provokojnë një ulje të presionit të sfinkterit ezofagial inferior të ezofagut, ndërsa ushqimet pikante mund të akuzohen për pirosis nga efekti irritant që zhvillojnë mbi mukozën ezofagiale

• Duhani, përdorimi i tiji shpeshtë, shpesh shoqërohet me një rritje të frekuencës së sëmundjes së refluksit dhe mund të jetë i lidhur me një pakësim të presionit të sfinkterit ezofagial inferior dhe në të njëjtën kohë edhe me një alteracion të klerancës së acidit. Gjithsesi, përdorimi i duhanit dhe efektet e tij lezive mbi mukozën ezofagiale mbetet ende për tu sqaruar përfundimisht. Duhani gjithashtu ul përqindjen e cikatrizimit të lezioneve epiteliale të mukozës ezofagiale që ndodhin nën efektin e acidit klorhidrik të refluuar.

• Ndër faktorët shoqërues përmendim hernien hiatale, rolin e saj në refluksin ezofagial, por gjithashtu duam të theksojmë edhe rëndësinë kontroverse të saj mbi lidhjen me refluksin gastroezofagial. Autorë të ndryshëm janë të mendimit se hernia hiatale nuk luan rol të rëndësishëm, ose të paktën luan rol minimal në refluksin gastroezofagial. Por, hernia hiatale mund të ketë një funksion precipitant në

lindjen e refluksit gastroezofagial dhe ezofagiteve erozive.

• Sëmundjet sistemike, kryesisht ato autoimune mund të jenë shkaktarë të dëmtimeve të rënda të mukozës ezofagiale, deri në shfaqjen e stenozës ezofagiale.

• Shtatzënia shënon një incidencë sinjifikative të refluksit dhe shfaqjen e simptomave, kryesisht pirosis gjithditore, . por nuk kemi asnjë studim mbi shfaqjen e erozioneve tek gratë shtatzëne.

• Obeziteti, përgjithësisht konsiderohet si një faktor që ndikon fuqishëm në rritjen e shpeshtësisë së refluksit gastroezofagial. Dobësimi e ulja në peshë konsiderohet si një mjekim efikas i sëmundjes

• Ulcerat gastroduodenale dhe refluksi kanë lidhje të padiskutueshme. Edhe të dhënat e studimit tonë konfirmojnë këtë lidhje, por gjithashtu edhe faktin se përqindja e të sëmurëve me sëmundje ulceroze me refluks nuk është aq i lartë sa mendohej më parë. Një hipersekrecion acid gastrik duhet të merret në konsideratë në shfaqjen e simptomatologjisë së refluksit gastroezofagial.

Klinika

Tabloja klinike e sëmundjes dominohet nga pirosis, regurgitacioni dhe disfagia. Shfaqja e shenjave të tilla si odinofagia , hemorragjia apo dispepsisë joulceroze dëshmon për një përparim të sëmundjes dhe kërkon kujdes në përcaktimin e saktë të diagnozës së sëmundjes. Kështu odinofagia ka të bëjë me një dhimbje gjatë gëlltitjes së bolusit alimentar. Dhimbja torakale jpkardiogjene përbënë një problem jo vetëm për mjekun e përgjithshëm, por edhe për specialistët gastroenterolog. Por, refluksi në vetvete mund të provokojë edhe simptoma atipike. Këto shenja klinike mund të marrin karakterin e një faringiti apo laringitit kronik. Lidhja e tyre me refluksin gastroezofagial konstatohet në afro 6 % të personave të marrë për studim. Shenjat respiratore si kolla dhe dispneja astmatiforme nocturne, krizat e astmës pa ndonjë shkak të dukshëm, infeksionet pulmonare recidivante etj janë evidentuar në rreth 4-24 % të rasteve . Këto simptoma respiratore lidhen, ndoshta me aspirimin apo inhalimin e përmbajtjes gastrike. Pra mund të pohojmë për një ekzistencë të një refleksi ezofago-bronkial pozitiv. Autorë dhe ekipe të ndryshme kanë treguar për një incidencë të lartë të refluksit gastroezofagial në të sëmurët astmatikë në raport me popullsinë e shëndosh. Nga ana tjetër është evidentuar një incidencë e lartë e astmës bronkiale në grupet e marra në studim të individëve me refluks gastroezofagial, duke vërtetuar një lidhje midis refluksit dhe astmës bronkiale. Kjo lidhje duhet të ketë të bëjë kryesisht me inhalacionin e përsëritur të përmbajtjes gastrike, kryesisht gjatë orëve të natës

Page 14: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

14

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Dhimbjet torakale pseudoanginoze përbëjnë gjithashtu një simptomë atipike që kërkon kujdes si në procesin e vënies së diagnozës, por edhe të trajtimit adeguat të tyre. Të sëmurët mund të përshkruajnë një dhimbje retrosternale shtrënguese ose rënduese që irradiohet në qafë, nofull, shpatullën e majtë dhe duke zbritur në krahun e majtë. Pothuaj gjysma e të sëmurëve me refluks gastroezofagial ankojnë për dhimbje torakale që simulojnë krizat anginoze kardiake.

Mjekimi

Në praktikën tonë strategjinë e mjekimit e kemi ndërtuar mbi bazën e përfshirjes së një trajtimi të përgjithshëm jomedikamentoz e të trajtimit medikamentoz. Të trajtimit të formave tipike dhe të formave atipike.

A-Trajtimi jomedikamentoz

Këtu kemi përfshirë masa të përgjithshme si edhe normat higjienodietetike:

Normat higjenike: Të sëmurët këshillohen të ngrenë kokën e krevatit me

rreth 10-15 cm gjatë gjumit Të evitojnë klinostatizmin menjëherë pas ushqimit Reduktim dhe ulje të mbipeshës trupore Mënjanim i plotë i konsumit të duhanit dhe pijeve

alkoolike.

Norma dietetike Ushqyerja me porcione të vogla e të shpeshta. Evitimi i mbingopjes dhe ushqimeve të rënda gjatë

darkës. Eleminimi i pijeve alkoolike, veçanërisht pijeve me

përmbajtje të lartë alkooli. Evitimi i ushqimeve me përmbajtje të lartë yndyrash

shtazore, pijeve me gaz, ushqimeve të nxehta apo të ftohta.

Mënjanimi ose ndalimi i medikamenteve me efekte lezive të mukozës ezofagiale, e që janë në gjendje të dëmtojnë sfinkterin ezofagial inferior.

B-Trajtimi medikamentoz

Në përvojën tonë të gjatë, mjekimi medikamentoz ka qenë kompleks e ka synuar përmirësimin dhe ngritjen e cilësisë së jetës të të sëmurëve me refluks gastroezofagial, me apo pa ezofagitis.

Trajtimi gjithashtu ka synuar të minimizojë apo të eleminojë në një kohë sa më të shkurtër refluksin e përmbajtjes gastrike si faktorin principal të sëmundjes dhe pasojave ndërlikuese potenciale të saj.

Në këtë kuadër terapia medikamentoze ka synuar gjithashtu të reduktojë apo eleminojë recidivat, si edhe të parandalojë ndërlikimet që shkakton

sëmundja. Një trajtim të veçantë kanë patur të sëmurët me

infeksion nga helikobakter pilori duke përdorur antibiotikë specifikë. Një përvojë pozitive ka qenë edhe përdorimi i Levofloxacinës te këta të sëmurë.

Në këtë punim kemi synuar të sjellim përvojën tonë në mjekimin e formave atipike të sëmundjes, veçanërisht format respiratore e astmatike dhe atyre me dhimbje pseudoanginoze me natyrë jo kardiogjene.

Së fundi, por jo nga rëndësia, sjellim në vëmendje edhe eradikacionin e Helikobakter pilori, si një faktor deklanshant i refluksit, veçanërisht në rastet e sëmundjes ulceroze helikobakter pozitiv.

Trajtimi i formave atipikeNë këtë punim do të ndalemi në mënyrë të veçantë në trajtimin medikamentoz të formave atipike, kryesisht të çrregullimeve respiratore dhe të dhimbjeve torakale me natyrë jokardiake. Kritere të veçanta që janë ndjekur në trajtimin e këtyre formave janë:• Së pari , mjekimi intensiv i sëmundjes bazë, shkaktare

e refluksit G/ E, • Terapia e këtyre formave së pari konsiston në

reduktimin e aciditetit gastrik, si një faktor i rëndësishëm deklanshant.

• Përdorimi i frenuesëve të pompës së protoneve me një kohë-zgjatje tre mujore, pra më shumë se trajtimi i sëmundjes ulceroze duodenale.

• Trajtimi i çrregullimeve respiratore

• Një sërë ekipesh studimi, së bashku me ta edhe autori i këtij punimi, kanë vërtetuar rritjen e incidencës së sëmundjes së refluksit në të sëmurë që vuajnë nga astma bronkiale si edhe nga sëmundje kronike obstruktive bronkopulmonare. Por, ndër të tjera theksojmë edhe faktin e konstatuar nga ana jonë të rritjes së incidencës të astmës bronkiale në grupet që kanë vuajtur nga shpërthime persistente të refluksit ezofagial. Kjo e dhënë sugjeron që tek këta të sëmurë të kemi inhalacione të përsëritura të përmbajtjen gastrike, veçanërisht natën.

• Trajtimi me inhitorë të receptorëve H-2 histaminikë ( Ranitidinë 150 mg X 2) i të sëmurëve ka patur një efektivitet të lartë, veçanërisht në individë të sëmurë me astmë bronkiale e me shenja klinike të qarta të refluksit G/ E . Ky mjekim ka reduktuar në minimum shenjat klinike të refluksit ( pirosis, djegia retrosternale, dhimbjet torakale etj). Të sëmurët kanë përmirësuar gjumin dhe nuk kanë patur akcese astmatike të shpeshta.

• Përdorimi i frenuesëve të pompës së protoneve ( ne kemi përdorur kryesisht Nexium 20 mg X 2 ka reduktuar krizat astmatike. duke përmirësuar cilësinë e jetës së të sëmurëve.

Page 15: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

15

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

• Të sëmurët me kollë kronike të pashpjegueshme, të sëmurët me laringitis dhe ashpërsim e ngjirje të zërit i kemi futur në trajtimin me antisekretorë madhorë e me prokinetikë të llojit Domperidone 2X 10 mg në ditë. Rezultatet me të vërtetë kanë qenë befasuese, kolla është lehtësuar shpejtë dhe ngjirja e zërit është eleminuar.

• Duhet të vlerësojmë bashkëpunimin me mjekët pneumologë dhe alergologë për përjashtimin e çrregullimeve respiratore të natyrës pulmonare apo alergjike.

Trajtimi i dhimbjeve torakale me natyrë jokardiogjene

Dhimbjet torakale me natyrë jokardiogjene përbëjnë një problem të përhershëm diagnostik. Në të sëmurët tanë të përfshirë në studim i kemi konstatuar në rreth 95 % të rasteve me Hernie Hiatale. Është interesant fakti se këto dhimbje kanë lidhje direkte me acidin klohidrik gastrik të refluuar. me koncentrimin dhe pH e tij, me volumin dhe kohën e kontaktit me mukozën ezofagiale. Konsultat e domosdoshme me kardiologun, përjashtimi i plotë i patologjive kardiake janë kusht i përfshirjes së tyre në mjekimin e sëmundjes së refluksit G/ E. Vlerësimi maksimal dhe dignostikimi në kohë i këtyre formave atipike pseudoanginoze ka mënjanuar një mjekim të gabuar të të sëmurëve dhe vënien e tyre nën një mjekim adeguat me antisekretorë dhe prokinetikë. Në përvojën tonë klinike kemi patur edhe të sëmurë që në orët e para të shtrimit janë trajtuar si dhimbje me origjinë kardiake ( në kushte ambulatore si edhe atospitalore). • Fillimi i trajtimit me Nexium 20mgX 2 dhe

Domperidone 10 mg X 2 ka dhënë një efekt të menjëhershëm në lehtësimin e dhimbjeve torakale në të sëmurë me shenja klinike të qarta të sëmundjes nga refluksi si edhe me dhimbje pseudoanginoze torakale.

• Reduktimi i shenjave klinike si pirosis, dhimbjet retrosternale, regurgitacioni etj tek këta të sëmurë mund të konsiderohet edhe si një test diagnostik për këto raste.

• Edhe ezofagu acidosensibël është i aftë të shkaktojë refluksin G/E me simptomatologjinë klasike, prandaj duhet të vihet nën mjekimin me antisekretorë madhorë të tipit Ranitidinë apo frenues të pompës së prptoneve ( Essomeprazol).

• Të sëmurët që kanë qenë nën mjekimin me preparate kortikoide, apo me antiinflamatorë jo steroidë, para fillimit të mjekimit detyrimisht kanë ndërprerë marrjen e kësaj terapie e më pas të fillojnë trajtimin me antisekretorë madhorë ( inhibitorë të receptorëve të H-2 histaminikë apo me frenues të pompës së protoneve) në mjekimin klasik .

Resume dhe konkluzione

Ezofagiti nga refluksi është përgjegjës për simptomat klasike, (pirosis, dhimbjet torakale dhe epigastrale, regurgitacionin etj. ), është një sëmundje mjaft e shpeshtë

Në popullsinë e përgjithshme prevalenca e simptomave që kanë lidhje me refluksin gastroezofagiale ( pirosis, djegiet epigastrike, dhimbjet torakale me origjinë jokardiake) ndeshen në rreth 11 %. Ezofagitet erozive konstatohen në afro 8 % të popullsisë të konsultuar nga specialistët gastroenterologë dhe me endoskopi. Sipas të dhënave tona në popullsisë e depistuar ezofagitet janë më të shpeshta , rreth 11 % , se sa sëmundja ulceroze duodenale ( 9. 6 % ).

Ekziston një predominancë mashkullore e sëmundjes, por ndikimi favorizues i konsumit të alkoolit dhe duhanit mbetet i diskutueshëm.

Një hernie hiatale rrëshqitëse mbetet një faktor i rëndësishëm i refluksit.

Stenoza ezofagiale është e rrallë, në materialin tonë përshkruhet rasti i një pacienteje të moshës rreth 60 vjeçare që vuante nga Sklerodermia.

Ende nuk njihen faktorët etiologjikë që shpien refluksin në erozione ose edhe në stenozë ezofagiale. Kemi mendimin se procesi i plakjes natyrale mund të jetë një prej faktorëve rëndues të refluksit.

Strategjia e mjekimit përpilohet duke marrë në konsideratë një sërë faktorësh, etiologjike, riskantë, ekzistencën e ndërlikimeve ose jo, praninë e çrregullimeve atipike respiratore, të dhimbjeve torakale me origjinë jo kardiake etj.

Në mjekimin afatgjatë trajtimi medikamentoz synon të parandalojë dhimbjet dhe diskonfortin, është me rëndësi të madhe për shumicën dërrmuese të të sëmurëve sëmurët të kemi një incidencë të ulët ndërlikimesh dhe një incidencë të lartë remisionesh të sëmundjes pas trajtimit me antisekretorë.

Stenoza ezofagiale, si formë e rrallë, në materialin tonë përshkruhet vetëm në një rast, tek një e sëmurë të moshës 60 vjeçare që vuante nga “Sklerodermia”

Në shumicën e rasteve trajtimi medikamentoz shoqërohet me masa profilaktike që synojnë të pakësojnë refluksin duke lejuar zhdukjen e shenjave klinike, por në përgjithësi errozinet ezofagiale persistojnë ose recidivojnë.

Trajtimi i të sëmurëve me refluks gastroezofagial, me apo pa ezofagit, synon të kontrollojë simptomat klinike në një kohë sa më të shpejtë, të eleminojë dëmtimet erozive endoskopike ezofagiale, të mënjanojë agravimin dhe ndërlikimet e mëtejshme të tyre dhe të përmirësojë cilësinë e jetës së pacientëve të vënë nën trajtim.

Page 16: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

16

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Rekomandime

• Përcaktimi i prevalencës dhe incidencës së Sëmundjes nga Refluksi gastroezofagial domosdoshmërisht kërkon një depistim masiv të personave me rrezikshmëri të lartë e të prirur për një patologji të tillë.

• Të merren në konsideratë grup-sëmundjet që shoqërohen më shpesh me refluks gastroezofagial.

Bibliografia

Bianchi P. et col. : Reflusso gastro-rsofageo. Fisiopatologia clinica e terapia. Padova, 2007.

Bigard M. And al. :Strategie therapeutique dans l-oesophagite par reflux. ”Control de la secretion acide”. Paris, 1998, 309.

Collen M. J and al. :Gastric acid hypersecretion in refractary gastroesophageal reflux disease. Gastroenterology, 1990, 98, 654-661.

Fass R. Epidemiology and pathophysiology of symptomatic gastroesophageal reflux disease. Am. J. Gastroenterology, 2003, 98.

Kahrilas P. J. : Diagnosis of symptomatic gastroesophageal reflux disease. Am. J. Gastroenterology, 2003, 98.

Morelli A. Et col. : Mallatia da reflusso gastroesofageo et esofagiti. Manuale di Gastroenterologia, 2006, 142-158.

Pace F. : La mallatia da reflusso gastro-esofageo. Milano, 1998.

Pace Fet col. : Natyral history of gastro-esophageal reflux disease without oesophagitis. Gut. 32, 845-848.

Romano M et col. : Disordini motori dell esofago. Manuale di Gastroenterologia, 2006, 139-146.

Roncoroni L. : Reflusso gastro-esofageo et esofagite. “ Mallatie dell apaparato gastrointestinale. Milano, 2005, 57.

Page 17: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

17

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Pakësimi i masës së veshkës si shkak i SRC (CKD)

Abstract

Speaking of chronic diseases affecting the human organism all over the life , the chronic kidney diseases share their oën part, having also a significant importance into the group of human pathologies as a whole. Prevention and cure of chronic kidney diseases ( CKD. ) is undoubtedly an important problem and mission of nephrology, nowadays, because as the old medicine postulate predicts – it is easier to prevent the disease than to cure it. Prevention and correct cure of primary nephropathies, secondary nephropathies and cardiovascular complications, the last ones considered as a tierce cause of nephropathies, it is obviously a target of the contemporary medicine, aiming at both the utmost reduction of renal morbidity and the budget cost of cure and treatment e. g. patients under substitute therapy, dialysis and transplant. Duhet theksuar fakti se SRC janë sëmundje shumë shkakësore por se një vend me rëndësi në grupin e shkaqeve pa dyshim e zënë edhe pakësimi i masës së veshkës, që në këtë studim përfshihen vetëm raste me nefrektomi dhe jo rastet me agenezi apo atrofi renale të lindur.

Key Words: Chronic, Kidney Disease, Nephropathies, Prevention, Dialysis, Transplant, SRC, CKD.

Duke qenë se SRC janë sëmundje kronike të veshkave në themel të të cilave qëndrojnë shumë shkaqe kërkohet që së pari të njihen mirë dhe të parandalohen apo të mjekohen në mënyrë korrekte të gjitha shkaqet parësore, dytësore si dhe ato që sot konsiderohen faktorë të riskut që shpesh sillen si shkaqe terciare të SRC. Duhet theksuar fakti se faktorët e riskut duke u anashkaluar shpesh dëmtojnë veshkën heshturazi prandaj dhe me të drejtë i kanë quajtur “Killer silenciozë”. Një nga këto shkaqe pa dyshim që është edhe pakësimi i masës së veshkës. Në një studim të bërë në rrethin e Vlorës mbi epidemiologjinë e SRC rezulton se shkaku më i shpeshtë i SRC mbetet akoma të jenë PNK të cilat zënë gati 60% të rasteve dhe se në këtë kuadër pra në kuadrin e PNK futen edhe rastet me pakësim të masës së veshkës. Kurse nga të dhënat e literaturës rezulton se në Amerikë si dhe pothuajse në të gjitha vende e Europës perëndimore

vendin e parë si shkaktare e SRC e zë diabeti i sheqerit dhe pas tij renditen HTA, sëmundjet kardiake e me radhë të gjitha shkaqet e tjera. Në këto vitet e fundit po vërehet një rritje significative e rasteve me SRC të shkaktuara nga diabeti i sheqerit dhe HTA. Fundi i zakonshëm i të gjitha sëmundjeve renale kronike (SRC) është uremia e më pas uremia terminale me pasojat e saj të rënda. Në stadin e uremisë gjendja e të sëmurit rëndohet, keqësohet, prishet kështu cilësia e jetës dhe jo vetëm kaq por se në çdo ditë mundet që të sëmurit ti kërcënohet edhe jeta nga ndërlikimet e rënda që bën sëmundja në ecurinë e saj. Në këto vitet e fundit në të gjithë botën por edhe tek ne po vërehet një rritje significative e rasteve me SRC aq sa SRC-të sot po konsiderohen si sëmundjet më problematike të shëndetit publik. Sipas të dhënave të literaturës botërore rezulton se sot në SHBA mendohet se rreth 11% të popullsisë ose 19 milion Amerikanë. Shifra të larta të SRC publikohen kështu në Hollandë dhe në Spanjë ku rreth 12% e popullsisë adulte vuajnë nga SRC. Në vendin tonë është në ngritje e sipër regjistri themeltar i nefrollogjisë dhe se për hartimin e këtij regjistri kanë kontribuar studimet epidemiologjike të përfunduar në disa rrethe të vendit si në Shkodër, Tiranë, Elbasan, Durës, Gjirokastër rrethe këto me qendra Dialize. Një studim i tillë epidemiollogjik ka përfunduar edhe në rrethin e Vlorës por se në këtë reth nuk bëhet hemodializë. SRC janë sëmundje multishkaktare dhe se në themel të tyre qëndrojnë shkaqe parësore, shkaqe dytësorë si dhe faktorët e riskut që konsiderohen si shkaqe terciare. Një problem tjetër i rëndësishëm në të sëmurët me SRC në stade të avancuara të uremisë është edhe mjekimi i cili në këto stade është zëvendësues me Dializë, Dializë peritoneale dhe Transplant kostoja e të cilit është mjaftë e lartë dhe që bën që të shpenzohen shumë lekë nga buxheti i shtetit. Prandaj dhe trajtimi korrekt i sëmundjeve renale parësore, trajtimi korrekt i sëmundjeve dytësore si dhe eleminimi i faktorëve të modifikueshëm të riskut bëhet domosdoshmëri imperative. Duhet theksuar fakti se zbulimi i SRC është mjaftë i thjeshtë dhe se në një pjesë të mirë të rasteve vetëm një analizë e thjeshtë urine të orienton drejtë diagnozës. Shkaqet e SRC grupohen si me poshtë:

Shkaqet primare të SRC janë: Pyelonefritet kronike, Glomerulonefritet kronike, Polikistoza renale dhe kistat

Dr. Fejzi ALUSHI, Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë

Page 18: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

18

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

medularë, Stenoza bilateral e arteries renale, Nefropatitë obstructive, Gurët e aparatit urinar, Pakësimi I masës së veshkës, Insuficenca renala acute, Tumoret, Nefritet interstiziale.

Shkaqet sekondare të SRC janë: Nefropatia diabetike, Nefropatia lupike, Nefropatia nga acidi urik, Nefropatia nga amiloidoza.

Shkaqet terciare të SRC ose faktorët e riskut.

HTA në shifra të larta, Sëmundjet e aparatit kardio-vaskular, Diabeti i sheqerit, Sëmundjet autoimune, ITU, Obstruksionet urinare, Gurët, Pakësimi i masës së veshkës, Ekspozimi ndaj barnave, Obeziteti, Lindjet nën peshë, Mosha në rritje, Duhanpirja, Njerëzit me të ardhura të pakta dhe me nivel të ulët.

Përveç analizës së urinës shumë vlerë kanë edhe të dhënat anamnestike, ankesat, paraqitja klinike, ekzaminimet klinike-biokimike, ekzaminimi radiologjik, shintilografia Renale. Në praktikën klinike në ndihmë të diagnozës së këtyre sëmundjeve padyshim një vlerë të madhe kanë edhe ekografia e aparatit urinar, funksion biopsia Renale, ekzaminimet imunologjike të cilat bëjnë një vlerësim të saktë diagnostik të pothuajse të gjitha patologjive renale kombinuar këto të dhëna edhe me shenjat patognomonike të prekjes së veshkave që janë proteinuria (albuminuria ), hematuria dhe leucocituria. Në praktikën e përditshme pakësimi i masës së veshkës përfaqësohet nga nefrectomia dhe më rrallë mundet të jetë një anomali e lindur. Sëmundja është zbuluar pra diagnostikuar nga të dhënat si ANAMNEZA, ANKESAT, BAKTERIURIA, HEMATURIA, TË DHËNAT IMAZHERIKE. Një nga objektivat e studimit mbi Epidemiologjinë e SRC në rrethin e Vlorës veç të tjerash është edhe zbulimi pra evidentimi i shkaqeve të SRC. Nga të dhënat e studimit rezulton se shkaktari më i shpeshtë i SRC në rrethin e Vlorës vazhdon akoma të qëndrojnë PNK të cilët takohen në më shumë se 60% të rasteve me SRC dhe se pas tyre rreshtohen me radhë në vartësi të frekuencës së tyre si Nefropatia Diabetike me 42 raste ose 13. 6% e tyre, GNK me 33 raste ose 10. 6% e tyre, Polikistoza Renale me 17 raste ose 5. 5% e tyre, po me 17 ose 5. 5% e tyre janë edhe shkaqet e panjohura, HTA si dhe Sëmundja Renovaskulare janë gjetur 7 raste ose 2. 5% e tyre dhe së fundi gjendet Nefropatia Lupike me 6 raste ose 2% e tyre. Gjetja dhe eleminimi i shkakut të sëmundjes pa dyshim që nuk ka rëndësi vetëm didaktike por së pari e domosdoshme është parandalimi dhe më pas mjekimi korrekt i sëmundjes me qëllim që të mos cënohet jeta e të sëmurit ose të vonohet sa të jetë e mundur instalimi i Uremisë apo aq më keq i Uremisë terminale me pasojat e saj të rënda. Tabela e mëposhtme shpjegon me se miri vendin qe zënë PNK si shkak i SRC ( CKD ).

Fig. Shkaqet e SKV

χ2= 567. 4 p<0. 01

Shpërndarja e SRC sipas sëmundjes shkaktare dhe seksit. Sipas të dhënave vërejmë se nga 310 të sëmurë gjithsej 189 prej tyre ose 67 % kanë si shkak PNK. Kështu që prevalenca e PNK është 124 të sëmurë për 100 mijë banorë. Duke i ndarë PNK edhe sipas seksit rezulton se nga 189 raste gjithsej 111 janë femra ose 58. 8% e rasteve dhe 78 raste janë meshkuj ose 41. 2 %. Pra, siç shihet nga më sipër nefropatia bazë më e shpeshtë e raportuar nga ky studim është PNK patologji infeksioze me tendencë kronicizimi. PNK është një patologji infeksioze e veshkave diagnoza e të cilit vendoset lehtë pa qënë nevoja për të bërë biopsi renale pra ekzaminim histopatologjik. Diagnoza e sëmundjes vendoset nga të dhënat anamnestike, klinike, laboratorike, ekzaminimi radiologjik si ai Ekografik. Ekografia e aparatit urinar është një ekzaminim komod, i pa dëmshëm dhe që mund të aplikohet lehtë në çdo moshë si dhe te gruaja me barrë. Nëpërmjet ekografisë zbulohet mjaft mirë madhësia, pozicioni, vendosja e veshkave dhe në tërësinë e tij aparati urinar por se njëkohësisht zbulohen po mjaft mirë kalkulozat renale dhe të aparatit urinar dhe se mund të ndiqen në dinamikë ecuria e kalkulozave renale të cilat shpesh herë bëhen shkak i PNK. Zbulimi Ekografik nga njëra anë si dhe futja në praktikën klinike i litotripsisë dhe së fundi ndërhyrja kirurgjikale për heqjen e gurëve nga veshkat në kohën e duhur pa u instaluar akoma dëmtimet e pakthyeshme ka bërë

Page 19: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

19

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

të mundur parandalimin e PNK, pakësimin e masës së veshkës e për pasojë edhe të SRC( IRK ). Një shkak tjetër shumë i rëndësishëm që duhet evidentuar është edhe pakësimi i masës së veshkave nga nefrektomitë e imponuara për shkak të dëmtimeve të avancuara të veshkave nga kalkulozat renale apo edhe nga shkaqe të tjera. Deri para pak vitesh heqja e njërës veshkë nuk konsiderohej patologji sepse veshka që mbetej bënte hipetrofi kompensatore duke kompensuar edhe nga pikëpamja funksionale. Mirëpo është parë se kompensimi është përgjithësisht relativ (sepse normalisht me heqjen e një veshke pakësohen normalisht gjysma e nefroneve) dhe se pakësimi masës së veshkës në pjesën më të madhe të rasteve bëhet shkak i instalimit të SRC tek këta të sëmurë. Kështu nga të dhënat e studimit rezulton se nga 189 raste gjithsej me PNK 57 prej tyre ose 30. 3% janë raste me nefrektomi pra me pakësim të masës së veshkës (kështu që prevalence e tyre shkon në 38 raste për 100 mijë banorë) nga të cilët 39 janë femra ose 68. 5% dhe 18 raste janë meshkuj ose 31. 5% e rasteve. Në këtë studim përparësi i është dhënë nefrektomisë dhe jo shkaqeve të tjera si agenezisë së njëanshme, aplazisë dhe hypoplazisë apa atrofisë së njëanshme renale. Siç edhe shihet SRC ( sëmundjet renale kronike) janë sëmundje shumë shkakësore dhe se në morinë shkaqeve PA DYSHIM QE duhet përmendur edhe pakësimi i masës së veshkave që konsiderohet si faktorë risku por se jo gjithmonë sillen si shkaktare. Sipas të dhënave të këtij studimi rezulton si më poshtë tabela. Në një kohë që duhet të theksohet se me pakësim të masës së veshkës janë konsideruar vetëm rastet që kanë bërë nefrektomi.

• Nga tё dhёnat e studimit rezulton se afёrsisht 62% e tё sёmurёve me SKV kanё si shkak tё tyre PNK dhe se pakёsimi i masёs sё veshkёs ёshtё gjetur nё 57 rasteose 30% tё sёmurёve nga tё cilёt 62% janё femra dhe38% meshkuj.

Parandalimi i PNK-veFejzi Alushi

30%

70%

PNK GJITHESEJ 189

62%

38%

SKV GJITHESEJ 310

189 PNK PMV 57

PNK-te SHKAK PARËSOR I SKV-ve

PNK janë sëmundje infeksioze mikrobiale kronike qe jo vetëm që zbulohen lehtë por edhe mund të parandalohen dhe mund të mjekohen po lehtë, duke mos përfunduar kështu në uremi e më pas në uremi terminale gjendje këto që imponojnë për mjekim terapinë zëvendësuese (Hemodializë, dializë dhe Transplant). Duhet theksuar fakti se edhe PMV( Pakësimi i masës së Veshkës) konsiderohet sot si një nga shkaqet e rëndësishme të SRC (Semundjes renale kronike) dhe se siç edhe shihet edhe nga të dhënat e studimit të mësipërm

rezulton se nga 189 raste me PNK 57 prej tyre ose 30 % janë me pakësim të masës së veshkës.

Nga të dhënat e këtij studimi pa dyshim që veç të tjerash vërehet edhe trendi në rritje i Diabetit të sheqerit, HTA dhe Insuficencës cardiake si shkak i SRC. Një pjesë e rasteve me pakësim të masës së veshkës zbulohen rastësisht gjatë një ekzaminimi echografik rutine, raste këto që përbëjnë majën e ajsbergut por se më shumë raste janë të fshehura në bazën e ajsbergut.

Konkluzion

Në grupin e Pyelonefriteve si shkaktarë të SRC përveç të tjerash një vend me rëndësi zënë edhe pakësimi i masës së veshkës. Sipas të dhënave të studimit të bërë në rrethin e Vlorës mbi epidemiollogjinë e SRC rezulton se pakësimi i masës së Veshkës ( dhe që konkretisht flitet për rastet me nefrektomi) gjendet prezent në 57 raste nga 189 gjithsej me PNK ose 30% të rasteve, nga të cilët 62 % janë femra dhe 38 % janë meshkuj. Siç edhe shihet nga të dhënat e këtij studimi pa dyshim duhen vlerësuar shumë rastet me pakësim të masës së veshkës e sidomos ato nga nefrectomia për dy arsye:** Së pari për shkak të frekuencës së lartë që ato kanë( gati 30% të rasteve me PNK ). ** Së dyti për faktin se një pjesë e konsiderueshme e nefrektomive mundet të parandalohen në se kapen dhe korrigjohen në kohë shkaqet e tyre. Këtu përmendim korrigjimin në kohë dhe sa na lejojnë mundësitë të të gjitha anomalive të lindura të veshkave apo trajtimi dhe ndjekja në dinamikë e të gjitha kalkulozave renale rast pas rasti me litotripsi apo kirurgji (Nefrolitotomi) për t’i shpëtuar këta të sëmurë nga dëmtimet e mëtejshme renale të cilat mundet ta çojnë të sëmurin në nefrektomi të imponuar, e më pas në pakësim të masës së veshkës.

Page 20: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

20

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Referime bibliografike

Structure and organisacion for renal patient assistance in Italy. Nefrol Transpl. 2007. Alloati S, Strippoli GFM, Buccianti G, Conte F, Schena FP. Current.

Center for Disease Control and Prevetion ‘USA’. nce of Prevale Chronic Kidney Disease and Associated Risk Factors-United-States, 1999-2004, MM R 2007;56, 161-165.

Czaja, CA, Scholes D, Hooton, Stamm(2007)”Population-based epidemiollgic analisis of Pyelonephritis Chronica”

Ang CH, Fang CC, Chen NC ED AL (2012) “Crambery-containing products for prevencion of urinary tract infections in susceptibile populacions”. Arch intem Med 172(13). 988-996.

Pietro, PK, Karellas ME(2006)” Medical Managament of Cammon Urinary Calculi” American Famjly Physician 74(1) , 86-94.

Eiss, M, Liapis, H, Tomaszeski, JE, Arend LJ(2007) Chapter 22: Pyelonephritis and other infections, reflux nephropathy, hydronephrosis, and Nephrolithiasis” in Jennette, JC, Olson, JL;Schëartz, MM et al. Heptinsttalls Pathology of the Kidney 2 Philadelphia pp 991-1082.

Simeoni PG, Bonomini M, Brigante M et al. Censimento 2004 dei Centri di Nefrologia e Dialisi. Simeoni PG, Bonomini M, Brigante M et al. Censimento 2004 dei Centri di Nefrologia e Dialisi Italiani. Abruzzo, Lazio, Marche, Molise, Umbria. G Tal Nefrol 2006;25

Chadban SJ, Briganti EM, Kerr PG et al. Prevalence of kidney damage in Australian adults;the AusDiab kidney studi. JAm Soc Nephrol 2003;14;S131-s138.

Hallan SI, Coreshj, Astor BC et al. International comparison comparison of the relationship of the chronic kidney disease prevalence and ESRD risk. J Am Soc Nephrol 2006.

Trattato di Nefrologia. Antonio Vercellone, Giuseppe Piccoli, Giuseppe P. Segoloni, Piero Stratta. 1995.

Goda, A. Nzerne, C, Pyelonephritis chronic e Medicine. Com 2008.

An KS, Lin CK, Chen LH, Primary urinary jnfection in infants: prothylaxis for uncomplicated pyelonephritis. Nephrology (Cariton). 2007 Apr, 12(2): 178-181.

Arren J. , Muncie H. L, Jr, Hebel JR et al. Long-term uretral catheterizacion inclearer risk of chronic pyelonephritis and renal inflammation. J. Am1994. 42, 1286-1290.

Page 21: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

21

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Karikimi i menjëhershëm nëpërmjet sistemit “Flat One Bridge”

Abstract

Summary: Flat One Bridge is a final fixed prosthetic rehabilitation of dental arch provided by the Intra-Lock International®Company. Materials and methods: Follow-up Study:Sabbatini Bucci et al. In the frame time study 2005-2007, received 48 consecutive patients (24 women-24 males) at average of 45 years old . All they needed rehabilitation of a complete dental arch. 42 in the upper jaw, lower jaw 1 and 5 in both jaws. All patients were treated with the technique Flat One Bridge. Patients were divided into 4 groups based on oral health conditions and jaw structure. 24 with edentule alveolar crests but suitable for implants, were included in the group of patients with natural bone (Nbg). 8 suffer from a severe form of parodonthosis (Peg) . 2 who were in need of a sinus lift, split-crest and techniques in bone regeneration (GBRg ) . 14 in the group of post removing the teeth (FEG). The aims of this study are: Identify the advantages of using Flat One Bridge system in oral prosthetic rehabilitation. Results: No complication or disturbing phenomenon at the time of leaving the ambulatory. All patients were checked every 3 months during the first year, and every 6 months from the second year. All patients were followed for a period ranging from 6 to 9 years (range: 8). The general success and survival of implants appeared in 95. 8% of cases. The failure was signaled in only 2 cases (4. 2%), both ones at the group with parodonthosis( Peg. )

Key words:Flat One Bridge, loading, GBR, implant, abutment.

Abstrakt

Permbledhje: Flat One Bridge është një protezë fikse përfundimtare për rehabilitimin e harkut dentar ofruar nga kompania Intra-Lock International®. Materiale dhe metoda: Studim me Follow-up:Bucci Sabbatini et al. në harkun kohor 2005-2007 morën në studim 48 pacientë të njëpasnjëshëm (24 femra-24 meshkuj). Mosha mesatare

45 vjeç. Të gjithë kishin të nevojshme rehabilitimin e një harku dentar të plotë, 42 në nofullën e sipërme, 1 në nofullën e poshtme dhe 5 në të dyja nofullat. Të gjithë pacientët u trajtuan me teknikën Flat One Bridge. Pacientët u ndanë në 4 grupe në bazë të kushteve shëndetësore të gojës dhe të nofullave. 24 me kreshta alvoelare edentule, por të përshtatshëm për implante, u përfshinë në grupin e pacientëve me kockë natyrale (Nbg). 8 që vuanin nga një formë e rëndë parodontoze në grupin e parodontitëve (Peg). 2 të cilët kishin nevojë për një sinus lift, split-crest dhe teknika rigjenesuese në grupin e rigjenerimit kockor të kontrolluar (GBRg). 14 në grupin post heqjes së dhëmbëve (Feg). Qëllimi i studimit: Të identifikojë avantazhet e përdorimit të sistemit Flat One Bridge në rehabilitimin oral protezik. Rezultatet: Asnjë komplikacion ose fenomen shqetësues në momentin e largimit nga ambulatori. Të gjithë pacientët janë kontrolluar çdo 3 muaj përgjatë vitit të parë, dhe çdo 6 muaj nga viti i dytë. Të gjithë pacientët janë ndjekur për një kohë që varion nga 6 në 9 vjet (mesatarja: 8). Suksesi i përgjithshëm dhe mbijetesa e implanteve u paraqit ne 95, 8% të rasteve. U sinjalizuan vetëm 2 raste dështimi (4, 2%), të grupit me parodontopati Peg.

Fjale kyçe: Flat One Bridge, karikim, GBR, implant, kult.

Flat One Bridge është një protezë fikse përfundimtare për rehabilitimin e harkut dentar ofruar nga kompania Intra-Lock International®. Elementi kyç përfaqësohet nga Flat abutment. Kjo është një platformë e sheshtë me një bazë rrethore që e shndërron lidhjen ekzagonale të brendshme të implantit në një lidhje të jashtme pa elemente interferimi. Falë karakteristikave të saj përbërëse, bën të mundur menjëherë dhe lehtësisht përftimin e pasivizimit (fiti) reciprok e absolut të implanteve dhe puthitjen maksimale të strukturës me këta të fundit. Flat Abutment ofrohen në dy variante dhe secila prej tyre në tri masa, për t’iu përshtatur çfarëdolloj situate anatomike dhe për të arritur rezultatin më të mirë estetik.

Erion SHEHU, DMD, DDS, Prof. Asoc. Dr. Gafur SHTINO, Drant. Lauren MuhametajVotim SHEHU, DMD, DDS, Tenie SHEHU, DMD

Page 22: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

22

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Flat One

Flat One është një pjesëz qendrore që grumbullon forcat jo në drejtim të vidave lidhëse, por mbi platformë, pa krijuar stres mbi strukturën. Pas vidhosjes deri në 35 N/cm, bëhet një me implantin sepse morfologjia e tij e pjerrët krijon një “saldim në të ftohtë” me qafën e vetë implantit, edhe ajo e pjerrët.

Lartësitë e Flat (abutment) në bazë të biotipit indor përreth implantit janë:

1 mm2 mm3 mm

Në dispozicion ekzistojnë dy forma dhe përmasa të platformës:Universal, formë konike me bazë më të gjerë se diametri i implantit dhe që përdoret për implantet posteriore. Narrow, formë cilindrike , baza e të cilit respekton diametrin implantar. Përdoret në implantet frontale dhe duke pasur bazë më të ngushtë përmirëson profilin e emergjencës të manufaktit protetik.

Tapat e shërimit mbi flat pas ndërhyrjes kirurgjikale kanë gjatësi dhe diametra të ndryshme. • Lartësia: 3 mm 4, 5 mm 6, 4 mm

• Diametër: 3, 9 mm mbi flat narrow 5, 5 mm mbi flat universal

Protokolli Flat One Bridge

Protokolli Flat One Bridge parashikon përdorimin e tetë implanteve në rehabilitimin e harkut dentar të nofullës së sipërme dhe gjashtë implante për mandibulen . Pasi inserohen implantet me një torque mbi 35 N/cm deri ne 50 N/cm, mbi çdo implant vidhoset Flat abutment me 35 N/cm. Më tej merret masa dhe në takimin e radhës fiksohet proteza e vidhosur me një torque prej 25 N/cm.

Avantazhet e protokollit flat one bridge

• Trajtim joinvaziv • Reduktim i kohës së ekzekutimit dhe shqetësimeve • Rezultate të shkëlqyera estetike, fonetike dhe

funksionale • Eliminim i interferencave të shkaktuara nga pjerrësitë

e ndryshme të implanteve • Rezulton në një pasivitet të përkryer të strukturës • Përftohet një saktësi e vetë strukturës • Saldaturat janë të panevojshme

Protokolli klinik hap pas hapi

• TC Cone Beam ofron informacione radiografike, protetike dhe kirurgjikale shumë të rëndësishme për planifikimin implantar.

• Ndër to përfshihen: trajektorja, shpërndarja, thellësia dhe afërsia e strukturave anatomike kritike: si kanali mandibular, sinusi maksilar, kocka kortikale alveolare, foramen mentale etj.

Profilaksia para ndërhyrjes konsiston në:

• 2 g Amoxicilline, 1 orë para ndërhyrjes;• shpëlarje të gojës me 10 ml Clorexidine 0, 20% të

paholluar për 1 minutë 3 herë në ditë• 1, 5 g Amoxicilline, 6 orë pas ndërhyrjes • Për 5-6 ditët në vijim, duhet të merret 1 g Amoxicilline

2-3 herë në ditë • Pas kontrolleve radiografike vijohet me anestezinë

lokale (pleksike). • Përfunduar inserimi i implanteve kërkohet të

përftohet një stabilitet prej një torque të ushtruar nga 35 N/cm deri në 50 N/cm

Page 23: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

23

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

• Më tej në secilin nga implantet vendosen lidhjet e duhura protetike “Flat” duke i shtrënguar deri me 35 N/cm.

• Dhe si hap i fundit i fazës kirurgjikale vidhosen “transferts”, për të marrë masën dhe raportin okluzal ndermjet harqeve dentare.

• Pasi kemi bllokuar si një trup të vetëm të gjithë “transferts” e harkut dentar, procedojmë me marrjen e masës duke përdorur polieteret (siç është Impregum™ Penta™) që ofrojnë stabilitet dhe saktësi maksimale.

• Menjëherë pas ngurtësimit të materialit të masës zhvidhosen të gjithë “transferts” dhe vendosen tapat e shërimit mbi secilin nga implantet që do të ruajnë hyrjen e implantit dhe orientojnë rritjen e gingives përreth këtij të fundit.

• Pas 48-72 orësh pozicionohet proteza e vidhosur me një torque prej 25 N/cm.

• Procesi i shkrirjes realizohet sipas protokollit, në Cr-Co pa shtuar molibden.

Avantazhet e strukturës në Cr-Co janë të numërta:

• Si në aspektin fizik dhe në atë kimik, është shumë e ngjashme me Ti, duke limituar kështu rreziqet nga bimetalizmi

• Ka peshë specifike të ulët • Mes metaleve dhe aliazheve është me biokompatibel • Ka një kosto ekonomike të ulët • Ka një ngurtësi maksimale

Page 24: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

24

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Proteza e përkohshme e vidhosur realizohet falë modelimit manual të kompozitit mbi, dhe për secilin dhemb, duke ofruar kështu estetike dentare maksimale.

Avantazhet e Karrikimit të Menjëhershëm “Full-Arch”

1. Avantazhe prej protokollit implantar të realizuar në një fazë të vetme:

• Eliminimi i fazës së dytë kirurgjikale dhe i stresit të lidhur me të

• Reduktim i numrit dhe entitetit të komplikacioneve post-kirurgjikale, si edemës, gjakderdhjes dhe hematomave

• Reduktim i kohëve të shërimit • Shërim i indeve të buta perimplantare me një integrim

të mirë të protezës në arkitekturën morfo-funsionale të indeve

2. Avantazhe që rrjedhin nga rehabilitimi protetik i menjëhershëm:

• Impakt psikologjik tejet pozitiv në sferën emotive të pacientit

• Rifitim i menjëhershëm i funskioneve përtypës dhe fonetik

Dizavantazhet e Karrikimit të Menjëhershëm

• Vështirësia menaxheriale dhe organizative në funksionalizimin e menjëhershëm të implanteve.

• Programim logjistik kompleks. • Kohë më e gjatë e takimeve.

Kunderindikacionet ne Karikimin e Menjehershem

1. Kunderindikacionet e përgjithshme absolute:

• Mungesa e një sasie minimalisht të mjaftueshme të kockës alvoelare.

• Mosha nën 16 vjeç. • Sëmundje onkologjike të rënda (pacientë nën terapi

me rreze ose terapi me bifosfonate me doza të larta janë më të ekspozuar ndaj rrezikut të osteonekrozës

• Sëmundje të rënda mendore

2. Kundërindikacionet në Karrikimin e Menjëhershëm

A. Kundërindikacionet e përgjithshme :

• Diabeti insuline-vartës → Pacientë me aftësi shërimi të indeve të limituar

• Osteoporoza → Densitet kockor i reduktuar, i cili nuk garanton stabilitetin e implantit

• Kardiopati • Shtatëzani dhe dhënia e gjirit • Reumatizëm artikular akut • Nevralgji të trigeminit • Bruksizem → Ekziston rreziku që pacienti të shkarkojë

forca tepër të mëdha mbi implantet • Kundërindikacionet në Karrikimin e Menjëhershëm

B. Kundërindikacionet lokale:

• Piorrhea: vetëm nëse është në fazën akute dhe e pa trajtuar.

• Duhani: ndikon në aftësinë e shërimit post-kirurgjikal dhe vepron negativisht në qarkullimin periferik të gjakut duke penguar osteointegrimin.

• Higjiena e pamjaftueshme e gojës: flora bakteriale mund të shkaktojë; inflamacionin e indit gingivar dhe kockor, riasorbimin e këtij të fundit dhe si rrjedhim humbjen e implantit.

Studim me Follow-up

Bucci Sabbatini et al. në harkun kohor 2005-2007 morën në studim 48 pacientë të njëpasnjëshëm (24 femra-24 meshkuj. Mosha mesatare 45 vjeç. Të gjithë kishin të nevojshme rehabilitimin e një harku dentar të plotë. 42 në nofullën e sipërme, 1 në nofullën e poshtme dhe 5 në të dyja nofullat. Të gjithë pacientët u trajtuan me teknikën Flat One Bridge. Pacientët u ndanë në 4 grupe në bazë të kushteve shëndetësore të gojës dhe të nofullave. 24 me kreshta alvoelare edentule por të përshtatshëm për implante, u përfshinë në grupin e pacienteve me kockë natyrale (Nbg). 8 që vuanin nga një formë e rëndë parodontoze në grupin e parodontiteve

Page 25: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

25

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

(Peg). 2 të cilët kishin nevojë për një sinus lift, split-crest dhe teknika rigjeneruese ne grupin e rigjenerimit kockor të kontrolluar (GBRg). 14 në grupin post heqjes së dhëmbëve (Feg).

Rezultatet:

• Asnjë komplikacion ose fenomen shqetësues ne momentin e largimit nga ambulatori.

• Të gjithë pacientet janë kontrolluar çdo 3 muaj përgjatë vitit të parë dhe çdo 6 muaj nga viti i dytë.

• Të gjithë pacientet janë ndjekur për një kohe që varion nga 6 në 9 vjet (mesatarja: 8).

• Suksesi i përgjithshëm dhe mbijetesa e implanteve u paraqit në 95, 8% të rasteve.

• U sinjalizuan vetëm 2 raste deshtimi (4, 2%), të grupit me parodontopati Peg.

Grupi me kockë natyrale dhe grupi GBR kanë arritur nivele të suksesit ne 100%.

Diskutime:

Por ky studim paraqet dhe disa limite. Së pari mungesa e një grupi kontrolli, por kjo nuk është diçka e rrallë për të dhënat e para në lidhje me një metodë apo teknike të re. Limit tjeter eshte popullata e vogël e marre ne konsiderate, gjë që ka bërë të duken shumë të varfër disa nëngrupe. Në vitin 2003 Bucci-Sabbatini ka realizuar një studim klinik që përfshinë shumë qendra, 20 klinika dentare ne Itali. Rastet klinike te ndjekur ne total 251, prej së cilëve 213 në harkun dentar të sipërm dhe 38 në atë te poshtmen. Thirrje periodike te pacienteve për një kontroll çdo 6 muajsh. Aktualisht rezultati i përftuar është i barabarte me një përqindje suksesi prej 98, 13% mbi një numër total prej 1932 implanteve të vendosur.

Përfundime:

Karikimi i menjëhershëm nëpërmjet sistemit Flat One Bridge garanton sukses klinik në rehabilimin oral protetik, për këtë arsye shihet si një mundësi e cila duhet të gjejë zbatim të gjerë ne praktiken e përditshme klinike. Rast Klinik, DENTIMAX, Vlore. Operator Erion SHEHU DMD, DDS Kirurg Oro-Maksilofacial, 2015Pc. C. M Femër, vjeç 60

Proteze fikse e sipërme tashme e vjetër, jo me e përshtatshme dhe me dëmtim te kulteve.

• OPT para trajtimit

• 48 h pas ndërhyrjes kirurgjikale, vidat(tapat) e shërimit te vendosura.

• Shërimi i indeve përreth flate-ve

• Vidhosja e strukturës me fit pasiv

Page 26: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

26

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

• Elemente të ndarë të çimentuar mbi strukturën e vidhosur

• OPT P pas ndërhyrjes

Referenca

Lambert FE, Weber HP, Susarla SM, Belser UC, Gallucci GO. Descriptive analysis of implant and prosthodontic survival rates with fixed implant-supported rehabilitations in the edentulous maxilla. J Periodontol. 2009;80(8):1220-30.

Esposito M, Grusovin MG, Willings M, Coulthard P, Worthington HV. The effectiveness of immediate, early, and conventional loading of dental implants: a Cochrane systematic review of randomized controlled clinical trials. Int J Oral Maxillofac Implants. 2007;22(6):893-904.

Branemark PI, Hansson BO, Adell R, Breine U, Lindstrom J, Hallen O, Ohman A. Osseointegrated implants in the treatment of the edentulous jaw. Experience from a 10-year period. Scand J Plast Reconstr Surg Suppl. 1977;16:1-132.

Alfadda SA. A Randomized Controlled Clinical Trial of Edentulous Patients Treated with Immediately Loaded Implant-Supported Mandibular Fixed Prostheses. Clin Implant Dent Relat Res. 2013; In Press.

Sabattini VB, Mascolo A, Patel PB. Solving complex full-arch cases with simple solutions. Dent Today. 2013;32(4):86, 8-9.

Covani U, Orlando B, D’Ambrosio A, Sabattini VB, Barone A. Immediate rehabilitation of completely edentulous jaws with fixed prostheses supported by implants placed into fresh extraction sockets and in healed sites: a 4-year clinical evaluation. Implant Dent. 2012;21(4):272-9. [7]

Bucci-Sabattini V, Cassinelli C, Coelho PG, Minnici A, Trani A, Dohan Ehrenfest DM. Effect of titanium implant surface nanoroughness and calcium phosphate low impregnation on bone cell activity in vitro. Oral Surg Oral Med Oral Pathol Oral Radiol Endod. 2010;109(2):217-24.

Frost HM. Vital biomechanics: proposed general concepts for skeletal adaptations to mechanical usage. Calcif Tissue Int. 1988;42(3):145-56.

Ilizarov GA. The tension-stress effect on the genesis and growth of tissues. Part I. The influence of stability of fixation and soft-tissue preservation. Clin Orthop Relat Res. 1989;238:249-81.

Esposito M, Grusovin MG, Maghaireh H, Worthington HV. Interventions for replacing missing teeth: different times for loading dental implants. Cochrane Database Syst Rev. 2013;3:CD003878. [11] Akca K, Eser A, Eckert S, Cavusoglu Y, Cehreli MC. Immediate versus conventional loading of implantsupported maxillary overdentures: a finite element stress analysis. Int J Oral Maxillofac Implants. 2013;28(2):e57-63.

Javed F, Romanos GE. Impact of diabetes mellitus and glycemic control on the osseointegration of dental implants: a systematic literature review. J Periodontol. 2009;80(11):1719-30.

Collaert B, De Bruyn H. Immediate functional loading of TiOblast dental implants in full-arch edentulous

Page 27: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

27

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

maxillae: a 3-year prospective study. Clin Oral Implants Res. 2008;19(12):1254-60. POSEIDO. 2013;1(3) Flat One Bridge for full-arch edentulism 185 ISSN 2307-5295, Published by the POSEIDO Organization & Foundation under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-NoDerivs 3. 0 Unported (CC BY-NC-ND 3. 0) License.

Horwitz J, Machtei EE. Immediate and delayed restoration of dental implants in patients with a history of periodontitis: a prospective evaluation up to 5 years. Int J Oral Maxillofac Implants. 2012;27(5):1137-43.

Malo P, Nobre Mde A, Lopes A. Immediate rehabilitation of completely edentulous arches with a fourimplant prosthesis concept in difficult conditions: an open cohort study with a mean follow-up of 2 years. Int J Oral Maxillofac Implants. 2012;27(5):1177-90.

Pomares C. A retrospective study of edentulous patients rehabilitated according to the ‘all-on-four’ or the ‘all-on-six’ immediate function concept using flapless computer-guided implant surgery. Eur J Oral Implantol. 2010;3(2):155-63.

Fischer K, Stenberg T. Prospective 10-year cohort study based on a randomized controlled trial (RCT) on implant-supported full-arch maxillary prostheses. Part 1: sandblasted and acid-etched implants and mucosal tissue. Clin Implant Dent Relat Res. 2012;14(6):808-15.

Gotfredsen K, Berglundh T, Lindhe J. Bone reactions adjacent to titanium implants subjected to static load of different duration. A study in the dog (III). Clin Oral Implants Res. 2001;12(6):552-8.

Manfredini D, Bucci MB, Sabattini VB, Lobbezoo F. Bruxism: overview of current knowledge and suggestions for dental implants planning. Cranio. 2011;29(4):304-12.

Albrektsson T, Zarb G, Worthington P, Eriksson AR. The long-term efficacy of currently used dental implants: a review and proposed criteria of success. Int J Oral Maxillofac Implants. 1986;1(1):11-25.

Page 28: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

28

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Ndikimi i forcave torsionale dhe lodhjes ciklike ne instrumentat kanalar me aliazh prej nikel-titaniumi

Erion SHEHU DMD, DDS, Prof. Dr. Spiro CAUSHI, Prof. Asoc. Dr. Engjell Licaj, Drant. Lauren MUHAMETAJ DMD, DDS, Tenie SHEHU DMD, DDS

Abstract

Summary: In recent years, Ni-Ti instruments, by the point of view have evolved as the design, as well as the mode of usage. Continuous mechanical rotation sets instruments under larger “stress” compared to those affecting the means of steel, which are used by a manual techniquel. This component of the high stress leads more often to the breaking of instruments into root channel, thanks to two types of forces, torsional forces (torque) and cyclic fatigue. Objectives: The aim of the present study was to evaluate the fatigue resistance of FlexMaster and MTwo used in continuous rotation and in alternate movement, and the influence of various parameters on this. Materials and methods: Forty FlexMaster and 20 MTwo were used, and subjected to fatigue test. Results:Statistically significant differences were found among all groups. Conclusions:Lower taper leads to increased resistance to cyclic fatigue of the instrument. Alternate rotation increases the average life of the instrument, and gives greater resistance to cyclic fatigue to those with similar taper.

Key words: Fatigue, Ni-Ti, rotation, resistance, taper

Abstrakt

Përmbledhje: Në vitet e fundit, instrumentet prej Ni-Ti kanë evoluar si nga këndvështrimi i projektimit, ashtu edhe nga mënyra e përdorimit. Rrotullimi mekanik i vazhdueshëm i vendos instrumentet nën “stres” më të madh në krahasim me ato që ndikojnë te mjetet prej çeliku, të cilat përdoren me një teknikë manuale. Ky komponent i lartë stresi çon shumë shpesh në thyerjen e instrumenteve të kanaleve të rrënjëve, në sajë të dy lloj forcash: forcat torsionale (çift rrotullues) dhe lodhjes ciklike. Objektivat: Qëllimi i këtij studimi është të vlerësojë rezistencën ndaj lodhjes të FlexMaster dhe MTwo të përdorura në lëvizje rotatore të vazhdueshme dhe të alternuara, si edhe influencë e parametrave të ndryshëm

ndaj saj. Materiale dhe metoda: 40 FlexMaster and 20 MTwo u përdoren për t’ju nënshtruar testeve të lodhjes. Rezultatet: Diferenca statistikisht thelbësore u vërejtën ndaj te gjitha grupeve. Konkluzione: Koniciteti i ulët çon në rritje të rezistencës së instrumentit ndaj lodhjes ciklike. Lëvizjet e alternuara rrisin jetëgjatësinë mesatare të instrumentit dhe çojnë në rritje të rezistencës ndaj lodhjes ciklike, krahasuar me ata me konicitet të njëjtë.

Fjalë kyçe: Lodhje, Ni-Ti, rrotullim, rezistencë, konicitet

Në vitet e fundit, instrumentet prej Ni-Ti kanë evoluar si nga këndvështrimi i projektimit, ashtu edhe nga mënyra e përdorimit. Rrotullimi mekanik i vazhdueshëm i vendos instrumentet nën “stres” më të madh në krahasim me ato që ndikojnë te mjetet prej çeliku, të cilat përdoren me një teknikë manuale. Ky komponent i lartë stresi çon shumë shpesh në thyerjen e instrumenteve të kanaleve të rrënjëve, në sajë të dy lloj forcash: forcat torsionale (çift rrotullues) dhe lodhjes ciklike. Forcat torsionale janë ato që mjeti në rrotullim ju nënshtrohet brenda kanalit. Ato varen nga veprimi i prerjes që lamat e instrumentit ushtrojnë në murin e kanalit. Një bllokim aksidental i majës mund të shkaktojë një stres të papritur torsional, që mund të kalojë kufirin elastik të materialit, duke shkaktuar më parë deformimin e instrumentit dhe pastaj thyerjen. Faktor tjetër që mund të përcaktojë thyerjen e instrumentit është lodhja ciklike, që është shkaku kryesor i ndarjes së instrumenteve në praktikën klinike. Bëhet fjalë për një fenomen të zakonshëm për të gjitha lidhjet metalike te nënshtruara ‘’ stresit ‘’ mekanik të përsëritur. Kur një mjet punon në një kanal të lakuar, i nënshtrohet edhe “stresit” fleksor të madhësive të ndryshueshme sipas kurbës së kanalit. Duke futur një instrument në një kanal të lakuar, sipërfaqja që është e vendosur në pjesën e jashtme të kurbës i nënshtrohet tendosjes, ndërsa ajo që gjendet në pjesën e brendshme i nënshtrohet një ngjeshjeje. Alternimi i forcave të tendosjes dhe ngjeshjes përcakton,

Page 29: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

29

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

në brendësi të aliazhit, shfaqjen e ndërprerjes, që mund të shkaktojnë thyerjen e favorizuar edhe nga fakti se rezistenca e materialit mund të jetë që në fillim e përberë nga të çara dhe nga defekte të prodhimit që kontribuojnë në shkaqet e lodhjes ciklike. Shpesh, thyerja ndodh pa ndonjë shenjë të dukshme dobësie ose ndryshimi të morfologjisë sipërfaqësore të instrumentit. Studimet eksperimentale të Malentacca kanë treguar se në qoftë se instrumentit nuk do t’i behet një rrotullim i plotë, mund të kufizohet rreziku i dështimit nga lodhja ciklike. Një lëvizje rrotulluese e alternuar (sipas akrepave të orës dhe në të kundër të akrepave të orës), megjithatë, do të lejonte të reduktoheshin “streset” e instrumenteve dhe në këtë mënyrë rrezikun e thyerjes. Me një lëvizje të alternuar, ekzaktësisht simetrike në të dy drejtimet e rrotullimit, mbeturinat dentinale grumbullohen në kanal pa asnjë shans për të dalë nga hyrja e kanalit të rrënjës. Një zgjidhje për këtë problem ka qenë ajo për të përdorur kënde rrotullime, sipas akrepave të orës dhe rrotullime kundër akrepave të orës, të ndryshme (edhe për pak), për t’i lejuar instrumentit të nxjerrë jashtë kanalit mbeturinat dhe në të njëjtën kohë të favorizoj përpjekjet e operatorit për të zhbllokuar instrumentin në rastin e bllokimit të majës. Lëvizja reciproke e aplikuar në një instrument të vetëm rrotullues prej NiTi u propozua nga Yared në teknikën e përgatitjes së kanalit të rrënjës. Përdorimi i një lëvizje reciproke, sipas Yared dhe Franco, do të prodhonte dy avantazhe kryesore: nga njëra anë, një mundësi më e vogël për një vidhosje të instrumentit, nga ana tjetër, avancimin e lehtësuar të instrumentit brenda kanalit. Citojmë këtu një studim që ka për qëllim të vlerësoj rezistencën ndaj lodhjes të instrumenteve në aliazh Nikel-Titanium (Ni-Ti) të tipit Flexmaster (VDW, Dentsply, Gjermani) dhe Mtwo (Suedia dhe Martina, Padova, Itali), që punojnë me dy lloje të ndryshme lëvizjesh: të vazhdueshme dhe reciproke.

Figura 1. Mould (kallëp) metalik

Rezistenca ndaj lodhjes e të gjitha instrumenteve është analizuar me një pajisje të krijuar ad hoc (posaçërisht për këtë) (kallëp metalik), të përbëre nga një bazë mbështetëse tek i cili është lidhur një sistem bllokimi i ngurtë për dorezën dhe nga një shufër të rregullueshme të përbëra nga dy shina në të cilët instrumenti futet.

Ky mjet është futur në shinë, duke bërë të përputhen maja me fundin e kurbës, në mënyrë që e gjitha të përfshihet në pajisjen pa dalë jashtë; duke vepruar në këtë mënyrë, pjesa e çdo instrumenti të testuar që do të gjendet në shinë që merr emrin nga pajisja e punës është prej 13 mm.

Figura 2. Sektori fabrikues prej 13 mm të instrumentit futur në kallëpin metalik.

I njëjti operacion është kryer me të gjitha markat dhe instrumentalizimi është kryer me anë të një motori endodontik EndoPocket (ATR, Pistoia, Italy) me kontra-angel Sirona VDW 6: 1, i programueshëm në mënyrë që të kryej lëvizje në rrotullim si të vazhdueshëm ashtu dhe të alternuar ; për këtë të fundit, këndi i rrotullimit është fiksuar në 140 ° për rrotullimin në sensin e orës dhe në 70 ° për rrotullimin në të kundërt të akrepave të orës (parametrat e përdorura nga Yared në studimin e tij). Shpejtësia ishte vendosur në vlerat standarde prej 350 rpm dhe ishte pozicionuar në vlerën maksimale të çiftit rrotullues (torque) që mundet të realizohet nga pajisja. Mjeti u rrotullua deri në thyerje dhe kjo bëri të mundur të vëzhgohej gjithçka, sepse pajisja lejonte dukshmërinë e sektorit punues të instrumentit gjatë testit. Koha e nevojshme për paraqitjen e frakturave është regjistruar duke përdorur një kronometër dixhital në 1/100 sek, i aktivizuar në kohën e aktivizimit të makinës dhe është ndalur në shfaqen e thyerjes të instrumentit. Instrumentet, të gjithë të gjatësisë 25 mm, janë ndarë në katër grupe:- Grupi 1:10 instrumente 25. 06 Flexmaster (Grupi 1a), 10 instrumente 25. 04 FlexMaster (Grupi 1b), 10 instrumente 25. 02 FlexMaster (GrupI 1c) të përdorur me

Page 30: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

30

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

një lëvizje reciproke. - Grupi 2:10 instrumente 25. 06 FlexMaster duke i transferuar instrumentit, më parë një lëvizje rrotullimi të vazhdueshëm për 70% të kohës mesatare e rezistencës dhe për kohën e mbetur me një lëvizje reciproke. - Grupi 3:10 instrumente 25. 06 Mtwo në lëvizje reciproke- Grupi 4:10 instrumente 25. 06 Mtwo në rrotullim të vazhdueshëm për 70% të kohës mesatare të rezistencës dhe për kohën e mbetur me një lëvizje reciproke.

Të dhënat e raportuara me vlera të rezistencës ndaj lodhjes ciklike për instrumente të përdorur në rrotullim të vazhdueshëm (tashmë të njohur) janë përdorur për të krahasuar të dhënat e marra; instrumentet e përdorura ishin FlexMaster 25. 06 ( Grupi 0a), FlexMaster 25. 04 ( Grupi 0b), FlexMaster 25. 02 (Grupi 0c) dhe Mtwo 25. 06 (Grupi 0d). Rezultatet e marra nga studimi janë analizuar statistikisht me Software SigmaStat 3. 5 (free version). Analiza statistikore është bërë me ANOVA ne një mënyrë, ndërsa për post-hoc është përdorur testi i Tukey.

Nga studimi doli se ka dallime të mëdha në përdorimin e instrumenteve rrotullues në aliazh Ni-Ti në rrotullim të vazhdueshëm ose të alternuar. Testet e lodhjes ciklike studiojnë rezistencën ndaj thyerjes in vitro e përcaktuar nga akumulimi i cikleve të tension / presionit deri në pikën maksimale të përkuljes së instrumentit. Është e vështirë, megjithatë, të raportohen rezultatet e përftuara në laborator me veprime konkrete, sepse në instrumentalizimin e kanalit në realitet thyerja mund të ndodhë nga disa faktorë të njëkohshëm, duke përfshirë “stresin” torsional. Testi i miratuar në këtë studim merr në konsideratë vetëm një problem, i cili ka të bëjë me dështimin e instrumentit nga lodhja ciklike. Meqenëse instrumentet në aliazh Ni-Ti janë të përdorur gjerësisht sot, do të ishte e nevojshme të standardizohen testet që të ketë një metodologji uniform dhe të krahasueshme. Megjithatë, nuk është një objektiv i lehtë për t’u kryer, për të gjithë kohën në të cilën është përdorur aliazhi Ni-Ti janë propozuar në literature metoda të ndryshme, të cilat marrin në konsideratë shkaqet e ndryshme që kontribuojnë në thyerjen e instrumentit individualisht, por jo në përgjithësi. Grupi 1 tregoi se forma konike e instrumentit, që i nënshtrohet një lëvizjeje rrotulluese të alternuar, ndikon rezistencën e tij ndaj lodhjes ciklike. Kjo tregon se zvogëlimi i formës konike shton kohën e rezistencës, me një rritje të ndjeshme për instrumente në formë konike 0. 02, që janë ato me një pritshmëri të kohëzgjatjes më të madhe. U vu re, për më tepër, se forma konike e instrumentit ndikon statistikisht shumë rezistencën ndaj lodhjes edhe me lëvizje të alternuara rrotulluese: kohë më e lartë është regjistruar në fakt për formën konike prej 0. 02 (Grupi 1c)

dhe koha më e ulët për formën konike 0. 04 (Grupi 1b). Statistikisht dallime të mëdha janë gjetur (p <0. 05) midis Grupit 1c dhe Grupit 1a dhe 1b, ndërkohë që nuk ka pasur dallime të tilla ndërmjet Grupeve 1a dhe 1b. Kjo ndodh për shkak se instrumentet me formë konike më të ulët (25. 02, Grupi 1c) janë edhe më fleksibël dhe kjo karakteristike u jep atyre një rezistencë më të madhe ndaj lodhjes. Me formë konike konstante, pra, rrotullim i alternuar përcakton një rezistencë më të madhe ndaj lodhjes së instrumentit në krahasim me rrotullimin e thjeshtë të vazhdueshëm; për instrumente me formë konike 0. 06, në rrotullim të alternuar koha e thyerjes është pothuajse e trefishtë krahasuar me atë të regjistruar për rrotullimin e vazhdueshëm, për ato me 0. 04 më pak se dyfishi dhe për ato me 0. 02 pothuajse dyfish. Në rrotullimin e vazhdueshëm, gjithashtu, për të ulur formën konike rritet në mënyrë progresive rezistenca ndaj lodhjes (ndjekin në rend kohe në rritje 0. 06, 0. 04 dhe 0. 02); në rrotullim të alternuar, janë ato në 0. 04 që regjistrojnë kohën më të vogël dhe është parë se midis këtyre 0. 06 nuk ka ndryshime statistikisht të mëdha. Për Grupin 2 është dashur të verifikohet rezistenca ndaj lodhjes ciklike e instrumenteve 25. 06 FlexMaster, duke i vendosur ato në një lëvizje rrotulluese të vazhdueshme, për një kohë të barabartë me 70% të kohës mesatare të rezistencës dhe pastaj në një lëvizje në alternuar rrotullimi, duke zbuluar kohen totale të thyerjes. Kjo arriti mesatarisht 127. 6 sek (me një devijim standard prej 38. 4); pra, në krahasim me kohën e rezistencës, me lëvizje vetëm në rrotullim të vazhdueshëm kemi një vlerë praktikisht dyfish. Statistikisht janë zbuluar ndryshime të mëdha (p <0. 05) midis Grupit 2 dhe Grupit 0a, nga të cilat u konkludua se lëvizja reciproke shton rezistencën ndaj lodhjes ciklike të instrumentit, edhe kur ndjek një lëvizje të vazhdueshme rrotullimi dhe kështu edhe për mjetet tashmë shumë të lodhur. Përveç kësaj, ka pasur ndryshime statistikisht të mëdha (p <0. 05) ndërmjet Grupeve 2 dhe 1a. Për Grupin 3 është kryer i njëjti test, kryer në Grupin 2; koha e prishjes ishte e barabartë, mesatarisht, për 107 sek. (me një devijim standard prej 22. 1); pra, në krahasim me kohën e rezistencës me lëvizje të vetme në rrotullim të vazhdueshëm regjistrohet një vlerë më e lartë prej rreth 30 sek. Janë, në fakt, ndryshime statistikisht të mëdha (p <0. 05) midis Grupeve 3 dhe 0d; ndërkohë edhe për MTwo vlejnë konkluzionet e bëra për Grupin 2. FlexMaster 25. 06 kanë dhënë rezultate më të mira edhe për këtë lloj testi. Për Grupin 4 është kryer i njëjti test i kryer në Grupin 2; koha e prishjes ka qenë e barabartë, mesatarisht, për 107 sek. (me një devijim standard prej 22. 1); pra, në krahasim me kohën e rezistencës vetëm me lëvizje në rrotullim të vazhdueshëm kemi një vlerë më të lartë prej rreth 30 sek. Në të vërtetë, ka dallime statistikisht të

Page 31: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

31

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Ky studim ka lejuar të pranohet se instrumentet me formë konike më të vogël kanë një rezistencë më të madhe ndaj lodhjes ciklike në krahasim me instrumente me formë konike më të madhe; duke ndjekur lëvizjen e vazhdueshme rrotulluese ai me rrotullim të alternuar ka një rritje të jetës mesatare të instrumentit; instrumentet me dizajn strukturor të ndryshëm, me formë konike të barabartë tregojnë rezistencë të ndryshme ndaj thyerjes.

rëndësishme (p <0. 05) ndërmjet Grupeve 4 dhe 0d dhe ndërmjet Grupeve 4 dhe 3; ndërkohë edhe për MTwo vlejnë konkluzionet e bëra për Grupin 2. FlexMaster 25. 06 kanë dhënë rezultate më të mira edhe për këtë lloj testi. Siç konfirmohet nga De-Deus, me formë konike konstante lëvizja me rrotullim të alternuar i ofron instrumentit një rezistencë më të lartë ndaj lodhjes ciklike dhe kështu përcakton një rritje të jetës së tij mesatare.

Bibliografia

Inan U, Gonulol N. Deformation and Fracture of Mtwo Rotary Nickel-Titanium Instruments After Clinical Use. J. Endod. 2009; 35:1396-9.

Bahia MG, Martins RC, Gonzalez BM, Buono VT. Physical and mechanical characterization and the influence of cyclic loading on the behaviour of nickel-titanium wires employed in the manufacture of rotary endodontic instruments. Int Endod J. 2005; 38:795-801.

Thomsons SA. An overview of nickel-titanium alloys used in dentistry. Int Endod J 2000; 33:297-310

Peña J, Solano E, Mendoza A, Casals J, Planell JA, Gil FJ. Effect of the M(s) transformation temperature on the wear behaviour of NiTi shape memory alloys for articular prosthesis Biomed Mater Eng. 2005;15:289- 93.

Ruddle CJ. The ProTaper endodontic system: geometries, features, and guidelines for use. Dent Today 2001; 20:60-67

Pruett JP, Clement DJ, Carnes DL. Cyclic fatigue testing of nickeltitanium endodontic instruments. J Endod 1997; 23:77–85.

Sattapan B, Nervo GJ, Palamara JE, Messer HH. Defects in rotary nickeltitanium files after clinical use J Endod 2000 Mar; 26:161-5.

Schilder H, Corso teorico-pratico di endodonzia di base. Isinago. Firenze, 1988

Ruddle CJ. The ProTaper endodontic system: geometries, features, and guidelines for use. Dent Today 2001; 20:60-

Inan U, Gonulol N. Deformation and Fracture of Mtwo Rotary Nickel-Titanium Instruments After Clinical Use. J Endod. 2009; 35:1396-9.

Bahia MG, Martins RC, Gonzalez BM, Buono VT. Physical and mechanical characterization and the influence of cyclic loading on the behaviour of nickel-titanium wires employed in the manufacture of rotary endodontic instruments. Int Endod J. 2005; 38:795-801.

Thomsons SA. An overview of nickel-titanium alloys used in dentistry. Int Endod J 2000; 33:297-310

Peña J, Solano E, Mendoza A, Casals J, Planell JA, Gil FJ. Effect of the M(s) transformation temperature on the wear behaviour of NiTi shape memory alloys for articular prosthesis Biomed Mater Eng. 2005;15:289-93.

Pruett JP, Clement DJ, Carnes DL. Cyclic fatigue testing of nickeltitanium endodontic instruments. J Endod 1997; 23:77– 85

Peña J, Solano E, Mendoza A, Casals J, Planell JA, Gil FJ. Effect of the M(s) transformation temperature on the wear behaviour of NiTi shape memory alloys for articular prosthesis Biomed Mater Eng. 2005;15:289-93.

Schilder H. : Corso teorico-pratico di endodonzia di base. Isinago. Firenze, 1988

Ruddle CJ. The ProTaper endodontic system: geometries, features, and guidelines for use. Dent Today 2001; 20:60-67

Ruddle CJ. The ProTaper endodontic system: geometries, features, andguidelines for use. Dent Today 2001; 20:60-

Handan Ersev, DDS, PhD; Bülent Yilmaz, DDS, PhD; Elif Çiftçioğlu, DDS, PhD; Şükrü Fatih Özkarslı, DDS, PhD, Istanbul, Turkey; OOOOE 2010; 109: e86-e93.

Gandhi R, University of health Sciences, Karnataka, India; Ramaiah MS, Dental College, Ramaiah Nagar MS, MSRIT Post, Bangalore; J Conserv Dent 2010 Jan-Mar;13(1):16-22.

Zarrabi MH, dep of Endo, Member of dental Research Center, Dental School, Teheran, Iran; Vatanpour N, dep of Endo, Islamic Azad University, Dental School, Teheran, Iran; Esmaeili H, dep of Community Medicine, Mashhhad University of Medical Sciences, Mashhad, Iran. Indianj Dent Res 2010, 21:107-11

Quality guidelines for endodontic treatment: consensus report of the European Society of Endodontology. Int Endod J 2006;39(12): 921-30.

Page 32: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

32

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Taschieri S, Necchi S, Rosano G, Del Fabbro M, Weinstein R, Machtou P. Advantages and limits of nikel-titanium instruments for root canal preparation. A review of the current literature. Schweiz Monatsschr Zahnmed 2005; 115(11):1000-5.

Plotino G, Grande NM, Cordaro M, Testarelli L, Gambarini G. A review of cyclic fatigue testing of nikel-titanium rotary instruments. J Endod 2009; 35(11):1469-76.

Schafer E, Burklein S. Impact of nikel-titanium instrumentation of the root canal on clinical outcomes: a focused review. Odontology 2012; 100(2):130-6.

Sjogren U, Hagglund B, Sundqvist G, Wing K. Factors affecting the long-term results of endodontic treatment. J Endod 1990; 16(10):498-504.

Schulte A, Pieper K, Charalabidou O, Stoll R, Stachniss V. Prevalence and quality of root canal fillings in a German adult population. A survey of orthopantomograms taken in 1983 and 1992. Clin Oral Investig 1998; 2(2):67-72.

Weiger R, Hitzler S, Hermle G, Lost C. Periapical status, quality of root canal fillings and estimated endodontic treatment needs in an urban German population. Endod Dent Traumatol 1997; 13(9550033):69-74.

Liang YH, Li G, Wesselink PR, Wu MK. Endodontic outcome predictors identified with periapical radiographs and cone-beam computed tomography scans. J Endod 2011;37(3):326-31.

Carratu P, Amato M, Riccitiello F, Rengo S. Evaluation of leakage of bacteria and endotoxins in teeth treated endodontically by two different techniques. J Endod 2002;28(4):272-5.

Yared G. Canal preparation using only one Ni-Ti rotary instrument: preliminary observations. Int Endod J 2008;41(4):339-44.

De-Deus G, Brandao MC, Barino B, Di Giorgi K, Fidel RA, Luna AS. Assessment of apically extruded debris produced by the single-file ProTaper F2 technique under reciprocating movement. Oral Surg Oral Med Oral Pathol Oral Radiol Endod 2010;110(3):390-4.

Varela-Patino P, Ibanez-Parraga A, Rivas-Mundina B, Cantatore G, Otero XL, Martin-Biedma B. Alternating versus continuous rotation: a comparative study of the effect on instrument life. J Endod 2010;36(20003957):157-9.

Franco V, Fabiani C, Taschieri S, Malentacca A, Bortolin M, Del Fabbro M. Investigation on the shaping ability of nikel-titanium files when used with a reciprocating motion. J Endod 2011;37(10):1398-401.

De-Deus G, Barino B, Zamolyi RQ, Souza E, Fonseca Jr A, Fidel S, et al. Suboptimal debridement quality produced by the singlefile F2 ProTaper technique in oval-shaped canals. J Endod 2010;36(11):1897 900.

Qualtrough AJ, Whitworth JM, Dummer PM. Preclinical endodontology: an international comparison. Int Endod J 1999; 32(10551115):406-14.

Hayes SJ, Gibson M, Hammond M, Bryant ST, Dummer PM. An audit of root canal treatment performed by undergraduate students. Int Endod J 2001;34(7):501-5.

Cheung GS. Survival of first-time nonsurgical root canal treatment performed in a dental teaching hospital. Oral Surg Oral Med Oral Pathol Oral Radiol Endod 2002;93(5):596-604.

Barrieshi-Nusair KM, Al-Omari MA, Al-Hiyasat AS. Radiographic technical quality of root canal treatment performed by dental students at the Dental Teaching Center in Jordan. J Dent 2004;32(4):301—7.

Elsayed RO, Abu-Bakr NH, Ibrahim YE. Quality of root canal treatment performed by undergraduate dental students at the University of Khartoum, Sudan. Aust Endod J 2011;37(2):56-60.

Eleftheriadis GI, Lambrianidis TP. Technical quality of root canal treatment and detection of iatrogenic errors in an undergraduate dental clinic. Int Endod J 2005;38:725-34.

Lynch CD, Burke FM. Quality of root canal fillings performed by undergraduate dental students on single-rooted teeth. Eur J Dent Educ 2006;10:67-72.

Pettigrew LK, Jauhar S, Lynch CD, Savarrio L, Carrotte P, Hannigan A. An audit of the quality of root canal treatments performed by undergraduate dental students on single-rooted teeth in Glasgow dental hospital and school. Eur J Prosthodont Restor Dent 2007;15(2):72-6.

Moussa-Badran S, Roy B, Bessart du Parc AS, Bruyant M, Lefevre B, Maurin JC. Technical quality of root fillings performed by dental students at the dental teaching centre in Reims, France. Int Endod J 2008;41(8):679-84.

Rafeek RN, Smith WA, Mankee MS, Coldero LG. Radiographic evaluation of the technical quality of root canal fillings performed by dental students. Aust Endod J 2012;38(2):64-9.

Khabbaz MG, Protogerou E, Douka E. Radiographic quality of root fillings performed by undergraduate students. Int Endod J 2010;43(6):499-508.

Gekelman D, Ramamurthy R, Mirfarsi S, Paque F, Peters OA. Rotary nikel-titanium GT and ProTaper files for root canal shaping by novice operators: a radiographic and micro-computed tomography evaluation. J Endod 2009;35(11):1584-8.

Berutti E, Paolino DS, Chiandussi G, Alovisi M, Cantatore G, Castellucci A, et al. Root canal anatomy preservation of WaveOne reciprocating files with or without glide path. J Endod 2012;38(1):101-4.

Berutti E, Chiandussi G, Paolino DS, Scotti N, Cantatore G,

Page 33: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

33

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Castellucci A, et al. Canal shaping with WaveOne Primary reciprocating files and ProTaper system: a comparative study. J Endod 2012;38(4):505-9.

Dummer PM, Lyle L, Rawle J, Kennedy JK. A laboratory study of root fillings in teeth obturated by lateral condensation of gutta-percha or Thermafil obturators. Int Endod J 1994;27(7806409): 32-8.

Dummer PM, Kelly T, Meghji A, Sheikh I, Vanitchai JT. An in vitro study of the quality of root fillings in teeth obturated by lateral condensation of gutta-percha or Thermafil obturators. Int Endod J 1993;26(8330941):99-9105.

Ng YL, Mann V, Rahbaran S, Lewsey J, Gulabivala K. Outcome of primary root canal treatment: systematic review of the literature - Part 2. Influence of clinical factors. Int Endod J 2008; 41(1):6-31.

Paque F, Zehnder M, De-Deus G. Microtomography-based comparison of reciprocating single-file F2 ProTaper technique versus rotary full sequence. J Endod 2011;37(10):1394-7.

Er O, Sagsen B, Maden M, Cinar S, Kahraman Y. Radiographic technical quality of root fillings performed by dental students in Turkey. Int Endod J 2006;39(11):867-72.

Boucher Y, Matossian L, Rilliard F, Machtou P. Radiographic evaluation of the prevalence and technical quality of root canal treatment in a French subpopulation. Int Endod J 2002; 35(11985674):229-38.

Serene TP, Adams JD, Saxema A. Nickel-Titanium instruments-applications in endodontics. St. Louis: Ishiyaku Euro-America Inc; 1995. p. 35-46.

Sattapan B, Palmara J, Messer H. Torque during canal instrumentation using rotary nickel-titanium files. J Endod 2000;26: 156-60.

Haikel Y, Serfaty R, Wilson P, Speisser JM, Allemann C. Cutting efficiency of nickel-titanium endodontic instruments and the effect of sodium hypochlorite treatment. J Endod 1998; 24:736-9.

Kuhn G, Tavernier B, Jordan L. Influence of structure on nickeltitanium endodontic instruments failure. J Endod 2001;27: 516-20.

Fife D, Gambarini G, Britto LR. Cyclic fatigue testing of ProTaper NiTi rotary instruments after clinical use. Oral Surg Oral Med Oral Pathol Oral Radiol Endod 2004;97:251-6.

Haikel Y, Serfaty R, Bateman G, Senger B, Allemann C. Dynamic ad cyclic fatigue of engine-driven rotary Nickel-Titanium endodontic instruments. J Endod 1999;25:434-40.

Chaves Craveiro De Melo M, Guiomar De Azevedo Bahia M, Lopez Buono VT. Fatigue resistance of engine-driven rotary nickel-titanium endodontic instruments. J Endod 2002;28:765—9.

Martin B, Zelada G, Varela P, Bahillo JG, Magan F, Ahn S, et al. Factors influencing the fracture of nickel-titanium rotary instruments. Int Endod J 2003;36:262-6.

Malentacca A, Lalli F. Rotazione alternate nell’uso degli strumenti in nichel-titanio. G It Endod 2002;16(2):79-84.

Yared G. Canal preparation using only one Ni-Ti rotary instrument: preliminary observations. Int Endod J 2008;41(4):339-44.

Franco V, Fabiani C, Taschieri S, Malentacca A, Bortolin M, Del Fabbro M. Investigation on the shaping ability of nickeltitanium files when used with a reciprocating motion. J Endod 2011;37(10):1398-401.

Varela-Patin˜o P, Iban˜ez-Pa´rraga A, Rivas-Mundin˜a B, Cantatore G, Otero XL, Martin-Biedma B. Alternating versus continuous rotation: a comparative study of the effect on instrument life. J Endod 2010;36(1):157-9.

Plotino G. A review of cyclic fatigue testing of Nickel-Titanium rotary instruments. J Endod 2009;35(11):1469-76.

De-Deus G, Moreira EJ, Lopes HP, Elias CN. Extended cyclic fatigue life of F2 ProTaper instruments used in reciprocating movement. Int Endod J 2010;43(12):1063-8.

Page 34: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

34

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Prevalenca e kariesit dhe indeksi i përkujdesjes në grupmoshën 18-21 vjeç

Erion SHEHU DMD, DDS, Prof . Asoc. Dr. Engjell LICAJ, Tenie SHEHU DMD, DDS

Abstract

Summary: As a disease that damages the hard structure of the tooth, causing pain, infection and tooth loss later, dental caries is back in “. . . a pandemic infection and greater public problem in the whole world”. Even in our country, studies conducted show a very high prevalence of dental caries. Materials and methods:To make an assessment of the situation in miniature undertook a study on the prevalence of caries in 58 students ages 18-21. The aims of this study are: To determine the prevalence of caries, DMFT index and the care index (CI) to students aged 18-21 To determine the prevalence of caries, DMFT index and the care index (CI) by gender (male-female )Results: As expected, our study showed the high prevalence values dashboard with an index of 96. 6% over the average DMFT DMFT = 5:46. However it is noted that the components D, M, T account for about 20% of all dental patients, which means that 80% of the teeth are healthy, untouched by decay. Component F (teeth filled) 12%, has the largest contribution in the prevalence of caries, also in Index of Care, which is worth 62% and shows a care adult to dental caries, therefore, and an awareness of self individuals for oral care. From the calculation of the results by age groups note that the DMFT index, ie the prevalence of dental caries is above average in all age groups, but with a critical index in the age group of 20 years, ie 6. 6%. The level of care is high in all age groups, but with a small difference in age groups 19 and 20 years, respectively 63 and 64%. Also note that the results of DMFT index, ie caries prevalence is higher in males than in females 5. 6 to 5. 3, while the level of care is higher in women compared with 65% in men 58%. It is well documented that the best predictor of future caries is caries in the past. Indicating that if the prevalence of caries will be high at the age child, it will be high even when these children grow up.

Key words: Caries, prevalence, DMFT, CI(care index) Abstrakt

Përmbledhje: Si një sëmundje që dëmton strukturën e fortë të dhëmbit,

duke shkaktuar dhimbje, infeksion dhe më pas humbje të dhëmbit, kariesi dentar është kthyer në “. . . një infeksion pandemik dhe problemin më të madh publik, në të gjithë botën”. Edhe në vendin tonë, studimet e bëra tregojnë një prevalencë mjaft të lartë të kariesit dentar. Materiale dhe metoda: Për të bërë një vlerësim në miniaturë të situatës ndërmorëm një studim mbi prevalencën e kariesit në 58 studentë të grupmoshave 18-21 vjeç. Qëllimet e këtij studimi janë: Të përcaktojë prevalencën e kariesit, indeksin DMFT dhe indeksin e përkujdesjes (CI) në studentët e grupmoshës 18-21 vjeç. Të përcaktojë prevalencën e kariesit, indeksin DMFT dhe indeksin e përkujdesjes (CI) sipas gjinisë (meshkuj-femra). Rezultatet: Ashtu siç pritej edhe studimi ynë tregoi vlera të larta të prevalencës pikësore 96. 6% me një indeks DMFT mbi mesataren DMFT = 5. 46. Megjithatë vërehet se komponentët D, M, T zënë rreth 20 % të të gjithë dhëmbëve të pacientëve, çka do të thotë se 80% e dhëmbëve janë të shëndetshëm, të paprekur nga kariesi. Komponentja F (dhëmbët e mbushur) 12%, ka kontributin më të madh në prevalencën e kariesit, gjithashtu edhe në Indeksin e Përkujdesjes, i cili është në vlerën 62 % dhe tregon një përkujdesje të rritur ndaj kariesit dentar, pra dhe një ndërgjegjësim të vetë individëve për kujdesin oral. Nga llogaritja e rezultateve sipas grupmoshave vërejmë se indeksi DMFT, pra prevalenca e dhëmbëve me karies është mbi mesataren në të gjithë grupmoshat, por me një indeks kritik në grupmoshën 20 vjeç, përkatësisht 6. 6%. Niveli i përkujdesjes është i lartë në të gjitha grupmoshat, por me një diferencë të vogël në grupmoshat 19 dhe 20 vjeç, përkatësisht 63 dhe 64%. Po ashtu nga rezultatet vërejmë se indeksi DMFT, pra prevalenca e kariesit është më e lartë te meshkujt sesa te femrat përkatësisht 5. 6 me 5. 3, ndërsa niveli i përkujdesjes është më i lartë te femrat 65% në krahasim me meshkujt 58%. Është mjaft mirë e dokumentuar se parashikuesi më i mirë i kariesit në të ardhmen është kariesi në të kaluarën. Gjë që tregon se nëse prevalenca e kariesit do jetë e lartë në moshën fëminore, ajo do të jetë e lartë edhe kur këta fëmijë të rriten.

Fjalë kyçe: Karies, prevalence, DMFT, CI (indeksi përkujdesjes).

Page 35: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

35

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Studimi transversal (cross-sectional)

Metoda e përdorur është studimi transversal përshkrues, i cili studion një popullsi në një pikë të vetme kohore. Qëllimi kryesor i këtij studimi është gjetja e prevalencës për sëmundjen që interesohemi. Studimet transversale zakonisht janë relativisht të lira dhe lejojnë studiuesit të mbledhin një sasi të madhe informacioni mjaft shpejt. Të dhënat shpesh përftohen duke përdorur sondazhe vetë-raportuese dhe studiuesit janë në gjendje të grumbullojnë sasi të mëdha informatash nga një grup i madh pjesëmarrësish. Studiuesit mund të mbledhin të dhëna për disa variabla të ndryshme për të parë se si dallimet në gjini, moshë, statusit arsimor dhe të ardhurat mund të lidhen me variablën e interesit. Zakonisht nuk ka hipoteza pasi qëllimi i studimit është përshkrues, shpesh në formën e një sondazhi dhe bëhet për të treguar lidhjen e një rezultati me një sërë faktorësh rreziku në një popullsi apo një nëngrup brenda saj.

Avantazhet

Të dhënat për të gjitha variablat mblidhen vetëm një herë. Mund të llogarisin prevalencën e sëmundjes të interesit për shkak se kampioni zakonisht është marrë në të gjithë popullatën. Janë në gjendje të matin prevalencën e të gjithë faktorëve nën studim. Nuk kërkojnë ndjekje (follow-up) dhe për këtë arsye janë më të shpejta, të lira dhe të lehta për t’u kryer. U lejojnë hulumtuesve të studiojnë shumë sëmundje dhe faktorë rreziku në të njëjtën kohë (mosha, gjinia, të ardhurat, etj.). Janë një mjet i mirë për analiza përshkruese, mjaft të dobishme në planifikimin e shëndetit publik për të kuptuar etiologjinë e sëmundjeve dhe për të gjeneruar hipoteza.

Disavantazhet

Vështirë për të bërë konkluzione shkakësore, për të përcaktuar nëse sëmundja vjen si rezultat ekspozimin në kohë ose ekspozimi ka ndodhur pas instalimit të sëmundjes. Vetëm një fotografi situata mund të japë rezultate të ndryshme, nëse do ishte zgjedhur një tjetër korniza kohore. Nuk janë të përshtatshme për studimin e sëmundjeve të rralla apo sëmundjeve me një kohëzgjatje të shkurtër. Nuk mund të matin incidencën. Shoqërimet e identifikuara mund të jetë e vështirë për t’u interpretuar. Të ndjeshëm të gabimeve.

Prevalenca

Prevalenca, tregon përqindjen e personave në një popullsi që kanë një sëmundje të veçantë në një pikë kohore (prevalenca pikësore), ose në një periudhë të caktuar kohe (prevalenca periodike). Prevalenca matet nga raporti i personave të prekur ose jo nga sëmundja në një periudhë të caktuar kohe, me numrin e popullatës në studim në të njëjtën periudhë kohore. Prevalenca = numri i rasteve /numrin e popullatës x 10n ku vlera e 10n

është 1, 100 ose shumëfisha të tyre në varësi të numrit të popullatës së përzgjedhur.

Indeksi DMFT

Përcakton prevalencën e kariesit për çdo individ në veçanti dhe në mënyrë numerike ai përftohet nga mbledhja matematikore e komponentëve të mëposhtën: D (Decayed) – tregon gjendjen e dhëmbëve të prekur nga kariesi, M (Missing) – tregon dhëmbët e hequr, F (Filled) – tregon numrin e dhëmbëve të mbushur, T (Teeth) – dhëmbët. Këto vlera llogariten për 28 dhëmbë, sepse 8 (dhëmballa e pjekurisë) nuk merret në studim. Vlera më e lartë e DMFT është 28, atëherë kur çdo dhëmbë në gojë është i kariuar, i mbushur ose i hequr. DMFT është 0 ose “caries free”, ku asnjë dhëmb nuk është i kariuar, i mbushur ose i hequr për çdo individ.

Care index (indeksi i përkujdesjes)

Indeksi i përkujdesjes (Care index) jep të dhëna mbi përqindjen e dhëmbëve të prekur nga kariesi, të cilët janë mjekuar (mbushur). Ai është përcaktuar si raporti i dhëmbëve të mbushur me DMFT totale dhe mund të përdoret për të treguar dhëmbët e trajtuar në një popullatë. CI (%) = FT/DMFT x 100. Andersen e ka gjykuar raportin e lartë FT/DMFT, si vlerësim të lartë të kujdesit ndaj dhëmbëve.

Kampioni i studiuar

Ky studim është bërë me studentë të vitit I, II, dhe III të degës Stomatologji dhe me nxënës të shkollës së mesme. Numri total i personave të ekzaminuar ishte 58 nga të cilët: 30 vajza dhe 28 djem të moshës nga 18 deri në 21 vjeç.

Përkatësisht:

21% i takojnë moshës 18 vjeç. 17% mosha 19 vjeç. 24 % mosha 20 vjeç. 38 % mosha 21 vjeç.

Ekzaminimi dhe mjetet e përdorura

Për diagnostikimin e kariesit u përdor ekzaminimi intraoral. Mjetet e përdorura në ekzaminim ishin sonda dhe pasqyra të sterilizuar në autoklavë, si dhe doreza e maska. Grumbullimi i të dhënave u bë me anë të kartelave të përgatitura posaçërisht për studimin. Ekzaminimi u bë sipas sistemit të emërtimit të FDI (Federata Dentare Internacionale), ku kaviteti oral ndahet në 4 kuadrante dhe çdo dhëmb paraqitet me një numër 2 shifror. Numri i parë tregon kuadratin (nofullën) që ekzaminohet dhe numri i dytë tregon dhëmbin.

Page 36: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

36

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Vendosja e diagnozës

Ekzaminimi është bërë me anë të sondës dhe pasqyrës dhe prania e kariesit është përcaktuar sipas kritereve të mëposhtme.

a) Kriteret për identifikimin e kariesit dentar

Lezioni është klinikisht i dukshëm dhe i qartë. Sonda mund të depërtojë në materialin e dentinës së

zbutur. Ka ndryshim të ngjyrës dhe humbje të tejdukshmërisë

tipike të dhëmbit, smalt të dëmtuar ose të demineralizuar.

Sonda ngecet në një gropë apo fisurë pas një presioni të lehtë edhe pse nuk ka ind të zbutur në bazë.

Parimet dhe rregullat e numërimit sipas komponentëve DMFT:

- Asnjë dhëmb nuk duhet të numërohet më shumë se një herë (një dhëmb mund të ketë shumë mbushje, por numërohet si një i vetëm). - Dhëmbët me karies, dhëmbët e hequr apo të mbushur duhet të regjistrohen veçmas.

a) Komponentja D përshkruan dhëmbët me karies dhe përfshin:

- dhëmbët me aries. - dhëmbët e mbushur ku është shfaqur karies rekurrent. - dhëmbë të cilëve u ka mbetur vetëm rrënja .- dhëmbët e indikuar për ekstraksion. - dhëmbë të cilët mund të kenë mbushje në një sipërfaqe dhe karies në një sipërfaqe tjetër. b) Komponentja M përshkruan dhëmbët e hequr, duke llogaritur vetëm ato dhëmbë të cilët janë hequr për shkak të kariesit dhe përjashton:

- dhëmbët e paeruptuar - dhëmbët e humbur për shkak të aksidenteve.- dhëmbët e hequr për arsye ortodontike. - mungesa kongenitale e dhëmbëve. - dhëmbët e retinuar .- dhëmbët e humbur për shkak të sëmundjeve periodontale. c) Komponentja F përshkruan dhëmbët e mbushur

Dhëmbët konsiderohen të mbushur pa karies, kur janë të pranishëm një ose më shumë restaurime permanente dhe nuk ka karies sekondar (rekurrent), ose karies primar në sipërfaqe të tjera të dhëmbit. Po ashtu një dhëmb të cilit i është vendosur kurorë, për shkak të dëmtimit nga kariesi, futet në këtë kategori. Nga kjo kategori përjashtohen: - kurorat e vëna për shkak të dëmtimeve traumatike. - restaurimet për qëllime estetike. - mbushjet për qëllime parandaluese (mbushja e fisurave me silante).

Rezutatet e studimit

Prevalenca pikësore e sëmundshmërisë karioze Nr. individëve të prekur nga kariesi / nr. total të individëve x 100

Përfundim: Edhe studimi i mësipërm, ashtu si studime të mëparshme në vendin tonë, tregon se kemi një prevalencë mjaft të lartë të sëmundjes karioze, pra 96. 6 % e individëve të përfshirë në studim janë të prekur nga kariesi, ndërkohë që 3. 4 % e grupit janë të paprekur (caries free). Llogaritjet e indekseve dhe paraqitja grafike e tyre

Indeksi DMFT (individual) = D+M+F. Indeksi DMFT (i grupit) = DMFT totale / nr total të

subjekteve të ekzaminuar. Dhëmbë të prekur nga kariesi % = numri total i

dhëmbëve me karies / nr total të dhëmbëve të ekzaminuar.

Dhëmbë të hequr% = numri total i dhëmbëve të hequr / nr total të dhëmbëve të ekzaminuar.

Dhëmbë të mbushur % = numri total i dhëmbëve të mbushur / nr total të dhëmbëve të ekzaminuar.

Indeksi i përkujdesjes (care index) = F/DMFT (numri total i dhëmbëve të mbushur / DMFT totale.

Page 37: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

37

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Përfundim: Ashtu si dhe prevalenca pikësore, rezultatet tregojnë një indeks DMFT mbi mesataren. Pra për një prevalencë të rritur të dhëmbëve me karies grupit. Megjithatë vërejmë se komponentet D, M, T zënë rreth 20 % të të gjithë dhëmbëve të pacientëve, çka do të thotë se 80% e dhëmbëve janë të shëndetshëm, të paprekur nga kariesi. Komponentja F (dhëmbët e mbushur) 12%, ka kontributin më të madh në prevalencën e kariesit, gjithashtu edhe në Indeksin e Përkujdesjes, i cili është në vlerën 62% dhe tregon një përkujdesje të rritur të individëve ndaj kariesit dentar.

Përfundim: Nga rezultatet vërejmë se indeksi DMFT, pra prevalenca e dhëmbëve me karies është mbi mesataren në të gjithë grupmoshat, por më e lartë në moshat 19 dhe 20 vjeç, përkatësisht 5. 7 dhe 6. 6%. Përqindja më e lartë e dhëmbëve të ekstraktuar është në grupmoshat 19 dhe 21 vjeç, përkatësisht 3 dhe 3. 4%. Përqindja e dhëmbëve të prekur nga kariesi është më e lartë në grupmoshat 18 dhe 20 vjeç, përkatësisht 6 dhe 5. 6 %. Përqindja e dhëmbëve të mbushur është më e lartë në

grupmoshat 19 dhe 20 vjeç, përkatësisht 12. 9 dhe 15%. Niveli i përkujdesjes është i lartë në të gjitha grupmoshat, por me një diferencë të vogël në grupmoshat 19 dhe 20 vjeç, përkatësisht 63 dhe 64%.

Përfundim: Nga rezultatet vërejmë se indeksi DMFT, megjithëse me një ndryshim jo shumë të madh, është më i lartë te meshkujt sesa te femrat, përkatësisht 5. 6 me 5. 3. Përqindja e dhëmbëve të ekstraktuar është e njëjtë për të dy grupet 2. 7 %. Përqindja e dhëmbëve të prekur nga kariesi është më e lartë te meshkujt 5. 7% dhe më e ulët te femrat 3. 8 %. Përqindja e dhëmbëve të mbushur është më e lartë te femrat 15. 3% dhe më e ulët te meshkujt 14. 5 %. Po ashtu edhe niveli i përkujdesjes është më i lartë te femrat 65% në krahasim me meshkujt 58%.

Rezultate

Ashtu siç pritej, edhe studimi ynë tregoi vlera të larta të prevalencës pikësore 96. 6% me një indeks DMFT mbi mesataren DMFT = 5. 46. Megjithatë vërehet se komponentet D, M, T zënë rreth 20 % të të gjithë dhëmbëve të pacientëve, çka do të thotë se 80% e dhëmbëve janë të shëndetshëm, të paprekur nga kariesi. Komponentja F (dhëmbët e mbushur) 12%, ka kontributin më të madh në prevalencën e kariesit, gjithashtu edhe në Indeksin e Përkujdesjes, i cili është në vlerën 62 % dhe tregon një përkujdesje të rritur ndaj kariesit dentar, pra dhe një ndërgjegjësim të vetë individëve për kujdesin oral. Nga llogaritja e rezultateve sipas grupmoshave vërejmë se indeksi DMFT, pra prevalenca e dhëmbëve me karies është mbi mesataren në të gjithë grupmoshat, por me një indeks kritik në grupmoshën 20 vjeç, përkatësisht 6. 6%. Niveli i përkujdesjes është i lartë në të gjitha grupmoshat, por me një diferencë të vogël në grupmoshat 19 dhe 20 vjeç, përkatësisht 63 dhe 64%. Po ashtu nga rezultatet vërejmë se indeksi DMFT, pra prevalenca e kariesit është më e lartë te meshkujt sesa te femrat përkatësisht 5. 6 me 5. 3, ndërsa niveli i përkujdesjes është më i lartë te femrat 65% në krahasim me meshkujt 58%. Është mjaft mirë e dokumentuar se parashikuesi më i mirë i kariesit

Page 38: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

38

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

në të ardhmen është kariesi në të kaluarën. Gjë që tregon se nëse prevalenca e kariesit do jetë e lartë në moshën fëminore, ajo do të jetë e lartë edhe kur këta fëmijë të rriten.

Rekomandime

Studimet e herëpashershme mund të luajnë një rol mjaft të rëndësishëm në identifikimin e moshave në risk dhe përfshirjen e tyre në programet e parandalimit. Në këto kushte është tepër e rëndësishme që jo vetëm enti publik, por edhe ai privat që zë pjesën më të madhe të shërbimit dentar në vend, të luajë rol në parandalimin e kariesit

dentar, nëpërmjet metodave të ndryshme të promocionit shëndetësor, fletëpalosjeve të ndryshme, për pasojat që sjellin në organizmin e njeriut problemet e sëmundjeve orale dhe veçanërisht kariesit dentar. Kjo, me siguri, do të shoqërohej me një ndërgjegjësim akoma më të lartë të individëve të të gjitha grupmoshave për kujdesin oral vetjak. Gjithashtu është e shumë e rëndësishme që programet e parandalimit apo ndërgjegjësimit të fillojnë me edukimin e prindërve për kujdesin ndaj fëmijëve, që në daljen e dhëmbëve të parë, pasi shumë studime tregojnë se fëmijët janë pjesa më e neglizhuar e popullsisë, për sa i përket kujdesit oral.

Bibliografi

P. E. Petersen, D. Bourgeois, H. Ogawa, S. Estupinan-Day, C. Ndiaye The global burden of oral diseases and risks to oral halth Bull World Health Organ. , 83 (9) (2005), pp. 661-669

R. H. Selwitz, A. I. Ismail, N. B. Pitts . Dental aries Lancet, 369 (9555) (2007), pp. 51-59

M. A. Peres, K. G. Peres, A. J. de Barros, C. G. Victora. The relation between family socioeconomic trajectories from childhood to adolescence and dental caries and associated oral behaviours. J Epidemiol Community Health, 61 (February (2)) (2007), pp. 141–145

WHO. Maternal, newborn, child and adolescent health. Adolescent health; Global Standards for quality health-care services for adolescents (October 2015) Available from: http://www. who. int/maternal_child_adolescent/topics/adolescence/en/

American Academy of Pediatrics. Healthy Children > Ages & Stages > Teen > Stages of adolescence. (October 2014) Available from: http://www. healthychildren. org/English/ages-stages/teen/Pages/Stages-of-Adolescence. aspx

T. W. Grace. Health problems of late adolescence. Prim Care, 25 (March (1)) (1998), pp. 237–252

J. Barton, W. Parry- Jones. Adolescence. R. Detels, J. McEven, R. Beaglehole, H. Tanka (Eds. ), Oxford textbook of public health: the practice of public health. (4th ed. ), Oxford University Press, Oxford (2000), pp. 1623–1638

World Health Organization. Oral health surveys basic methods. (4th ed. )World Health Organization, Geneva (1997)

D. Bratthall. Introducing the Significant Caries Index together with a proposal for a new global oral health goal for 12-year-olds. Int Dent J, 50 (December (6)) (2000), pp. 378–384

E. Rooney, G. Davies, J. Neville, M. Robinson, C. Perkins, M. A. Bellis. NHS Dental Epidemiology Programme for England Oral Health Survey of 12-year-old Children 2008/2009. Summary of caries prevalence and severity results. (November 2010)

J. Aleksejuniene. Dental caries and caries determinants in 7, 12 and 15-year-old Lithuanians. [Master of Science Thesis in Dentistry] Faculty of Dentistry, Oslo (1995), pp. 31–34

Page 39: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

39

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Dhimbja Lumbo-Sakrale dhe rehabilitimi i saj

MSc. Luisiana Memushaj

Abstract

There are numerous etiologies to low back pain. Low back pain, affect millions of individuals, and is a very usual topic of concern. Frequently is associated with sciatica. Two different low back pain groups are reported: 1-Unspecific low back pain; 2-Organic low back pain. Unspecific low back pain: two considerations must be present: a) Absence of clinical or radiological signs of concrete disease, and b) Presence of a psychological profile defined by a personality unable to live together with pain. Different pathogenic mechanisms have been invoked to explain the unspecific low back pain: disc herniation irritating the posterior disc ring and the common posterior vertebral ligament, arthritis of small and real--have synovial--, interapophyseal joints, trigger zones of local spasm in the spinal muscles, postural changes after having remained a long time in the same position, and for some few ones, ligament instability in the sacroiliac joint. Organic low back pain: characterized like congenital diseases, acquired diseases--discal herniation, spondylosis, lumbar spine stenosis--, And systemic diseases affecting the spine: aortoiliac chronic vascular disease and abdominal processes causing lumbar and buttocks pain. The therapeutic alternative is either conservative or surgical. The physical therapy programmes, consist in education and skill programmes supervised by a physical therapist trained in back rehabilitation.

Key words: low back pain, acute, chronic, simptomes, sciatica, hernia, disc degeneration.

Abstrakt

Dhimbja e shpinës prek miliona individë, dhe është një term sa i zakonshëm aq edhe i shpeshtë. Më së shumti është i lidhur me shiatikun. Dy lloje të saj janë: 1- Dhimbja e paspecifikuar lumbare, 2- Dhimbja lumbare organike. Në dhimbjen lumbare të paspecifikuar merren në konsideratë dy faktorë prezent: a) Mungesa e shenjave radiologjike ose klinike konkrete të patologjisë dhe b) prezenca e një faktori psikologjik si pasojë e prezencës së dhimbjes. Mekanizma të ndryshëm patologjikë

shpjegojnë dhimbjen lumbare të paspecifikuar si hernia diskale dhe prekja e ligamentit posterior vertebral, artriti, lidhjet interapofizare, zonat triger të spazmave lokale të muskujve spinal, qëndrimi në një pozicion të caktuar duke dhënë një posturë patologjike, si dhe instabiliteti i ligamentit në artikulacionin makro-iliak. Shkaqet organike të dhimbjes lumbare janë: çrregullimet kongenitale, hernia diskale, sondilolisteza, stenozat spinale lumbare, si dhe sëmundjet që prekin shpinën. Terapia e përdorur është konservative ose kirurgjikale, si dhe fizike ku konsiston në një grup ushtrimesh rehabilituese të udhëhequra nga terapisti.

Fjalët kyçe: dhimbja lumbare, akute, kronike, simptomat, ischiatiku, hernia, degjenerimi i diskut.

“. . . WE DO KNOW THAT THE MAJORITY OF THE PATIENTS WITH CHRONIC BACK DISABILITY NEED NOT TO BE CARED FOR THE SURGICALLY. WHAT ARE THE ALTERNATIVES?”

Lumbalgjia karakterizohet nga një përhapje shumë e gjerë në popullatë, qoftë e shpeshtë, kronike apo që shpesh çon në invaliditet apo sakatllëk. Ajo merr një kuptim të veçantë edhe në planin terapeutik.

Është e vështirë, pothuajse e pamundur, të trajtosh Low-Back Pain në mënyrë të izoluar, pa hyrë në ambientin e gjerë në të cilin ai bën pjesë, të sindromave lumbo-radikulare. Kjo mund të përkufizohet si “dhimbje në regjionin lumbar ose shqetësime të gjymtyrëve të poshtme të tipit radikular, me vijueshmëri, irritim ose komprimim të një ose më shumë radiksi nervor lumbo-sakral”.

Page 40: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

40

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Dhimbja lumbare mund te kategorizohet në disa lloje:

Lombalgjite:

• Statike• Inflamatore• Viscerogjene• Osteogjene• Neurogjene• Psikogjene

Receptorët sensitiv, janë prezent në kapsulat fibroze të artikulacioneve, në ligamentet vertebrale, në strukturat e bashkuara të palcës, në indin lidhor epidural, ose peridural, në muret e enëve të gjakut. Në vetvete disku intervertebral, nuk përmban mbaresa nervore.

Vërejtje historike

1764: Domenico Cotugno dalloi një schiatik antik nga një schiatik postural, ai të parën ia atribuoi një lezioni artrik të kordhokulës dhe të dytën komprimimit të trungut nervor, të cilat dalin nga foramen e konjugimit. 1853: Kilian përshtati termin Spondilolistezë.1864: Lasegue dalloi një schiatik beninj (nevralgji e thjeshtë) nga ai malinj (neurit i vërtetë).1893: Lane, autor amerikan, paraqiti përgjegjësinë për komprimimin e nervave, duke përdorur elementët kockor. 1928: Jacques Forestier vërejti në mënyrë të qartë se schiatiku është një sëmundje e foramen konjuguese.1934: Mixter dhe Barr identifikoi hernian e diskut intervertebral lumbar si shkak Low Back Pain dhe të schiatikut. 1975: Williams vlerësoi mundësinë e një qasjeje mikro-kirurgjikale të hernias së diskut lumbar, sëmundje e foramen konjuguese.

Shkaqet anatomike

Disku intervertebral i prolabuarStenoza e kalanit lumbarSpondilolistezaSpondiloza dhe osteoartroza apofizareFrakturatTë tjera

Shkaqet inflamatore

Spondiliti ankilozant dhe spondiliti inflamatorArtriti reumatoidInfeksionet

Shkaqet tumorale

Tumoret primitiveMetastazat

Shkaqet metabolike

Sëmundja kockore e PagetOsteoporozaOsteomalaciaHiperparatiroidizmi

Dhimbje e referuar Përmbledhje anatomike dhe fiziologjike

Disku është i ndërtuar nga një nukleus qendror gelatinoz, i pasur me ujë, i ashtuquajturi nukleus polpozus, i rrethuar nga përbërje kartilaginoze, më të shumta në pjesën e përparme sesa të pasme, e ashtuquajtura anulus fibrosus. Disku është në kontakt të ngushtë me ligamentet vertebrale të përbashkëta. Disku ka një funksion të trefishtë:1. Të realizojë lidhjen ndërmjet vertebrave.2. Të lejojë lëvizshmërinë e kolonës.3. Të amortizojë dhe transmetojë forcat nëpërmjet nukleus polpozus.

Anatomia funksionale

Në pozicionin drejt kolona vertebrale luan një funksion mbështetës, pesha trupore transmetohet nga njësia skapolare në njësinë pelvike, nëpërmjet sistemit hidraulik i përbërë nga brendësia e toraksit dhe kavitetit abdominal. Një posturë jokorrekte, sidomos në hiperlordozë dhe së bashku me hipotoninë abdominale, alternojnë funksionalitetin e këtij sistemi hidraulik, duke përcaktuar mbingarkesë në disa segmente dorso-lumbare. Të gjitha pozicionet e marra gjatë qëndrimit në këmbë, të ndryshme nga ato fiziologjike në aks vertikal, provokojnë një rritje të trysnisë në diskun intervertebral dhe në ligamente. Ndër të tjera, funksioni stabilizues i zhvilluar nga muskulatura, rezulton më pak i vlefshëm gjatë lëvizjeve, sidomos nëse këto kryhen në mënyrë të menjëhershme, apo lidhen me ngritjen e një peshe. Me shumë mundësi veset posturale që përcaktojnë një disekuilibër në shpërndarjen e forcave dhe ngarkesës dhe lëvizjet e menjëhershme të pa balancuara janë shpesh përgjegjëse për lindjen e dhimbjeve lumbare.

Strukturat e përfshira në lidhje me prezencën e dhimbjeve lumbare janë:

1. Trupat vertebralë që mund të paraqesin, mikrofraktura ose fraktura shtypjeje si në rastin e osteoporozës.

Page 41: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

41

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

2. Spondiloza që i atribuohet procesit të plakjes. 3. Disqet intervertebrale, një zvogëlim i lartësisë së diskut, lidhet me ndryshimin e raportit ndërmjet fashava të artikulacioneve posteriore. 4. Artikulacionet intervertebrale posteriore, lezionet degjenerative, sinoviti dhe tendosja e kapsulës artikulare. 5. Ligamentet longitudinale posteriore, tërheqja dhe irritimi i një prolabimi diskal. 6. Strukturat nervore, irritimi ose komprimimi i radikseve të nervit spinal, për hernian e diskut.

Anamneza

Anamneza na jep të dhëna të rëndësishme si më poshtë:

- lloji i dhimbjes, inflamatore ose mekanike.- faktorë shpërthyes si traumat, lëvizjet jashtë normave, ngritja e peshave të rënda.- episodë precedentë lombalgjik, me ose pa përfshirje të artikulacionit inferior.- topografia e dhimbjes dhe mundësitë e përfshirjes së saj.- shqetësime të ndryshme të tipit motorrik, sensitiv ose sfinkterial referuar nga pacienti.- lloji i aktivitetit të punës, një pune që lidhet me ngritjen e peshave, postura e mbajtur gjatë ngritjes se peshave.

Ekzaminimi objektiv

Me pacientin e pozicionuar drejt vërejmë:

-posturat anormale si: asimetria e trungut, skolioza, hiperlordoza lumbare, hiperkifoza dorsale, zhdukja e kurbave fiziologjike, hipotonia e muskulaturës abdominale.-pozicionet antalgjike si pseudo skoliozat dhe disekuilibri në shpërndarjen e ngarkesës, me çekuilibrimin e njërës anë si dhe devijimet antalgjike.-pikat e dhimbjes paravertebrale.-rigiditeti vertebral në fleksion dhe extension, dhe në inklinim lateral pasiv të trungut të pjesës së prekur të kolonës.-shqetësime motorrike si hipotonia muskulare, amiotrofia, në pjesën e pasme të kofshës dhe në pulpë, si dhe shqetësime sensitive si hipoestezia ose disestezia.

Ndër të tjera është e rëndësishme të kryhen disa teste funksionale si:-matja e ekspansionit torakal

-vlerësimi i rigiditetit total ose segmetar gjatë mobilizimit

-metoda e Lasegue, dhimbja shfaqet kur ngrihet gjymtyra e poshtme, ndonjëherë edhe ngritja e gjymtyrës së kundër lateral, zgjon dhimbjen. -prova e Roch-it, këmba flektohet pasivisht në këmbën e shtrirë dhe dhimbja shfaqet në maleolin intern dhe në pulpë. -prova e Neri-it, flektohen përpara trungu dhe koka me pacientin në qëndrim drejt, me gjymtyrët e poshtme të shtrira, dhe fillon të shfaqet dhimbja në kofshë dhe në legen. Pacienti instiktivisht flekton këmbën për të evituar dhimbjen. -reflekset osteotendinoze.

Reflekset

Rrotullues Radikset L3 dhe L4

Akilian Radikset S1, pjesërisht S2

Rrotullues Nuk mungon kurrë në ischiatik, më e rrallë hiporefleksia.

Akilian

Inekzistent ose shumë i dobësuar në ischiatikun ose hernian e L5-S1

Në 16-35% të ischiatikut mungon

Cruralgjia - dhimbje në regjionin inguinal, sipërfaqja e përparme e kofshës, ekstremi proksimal i këmbës. Hernie L2-L3 dhe L3-L4.

Page 42: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

42

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Ischiatiku L5 - fascia posteriore e kofshës, poplitea, pjesa superficiale e jashtme e këmbës, dorsum piedis.

L4-L5, nervi peroneal i thellë - forca e muskulit tibial anterior vlerësohet duke ecur pacienti mbi thembra.

Ischiatiku S1 - fascia posteriore e kofshës, këmba dhe ndonjëherë shputa e këmbës.

S1-S2, nervi tibial - Nëse pacienti arrin të qëndrojë drejt në majën e njërës këmbë dhe më pas të ngrihet në vazhdimësi për 10 herë mbi majat e gishtave të këmbës, tregon që muskulatura e këmbës nuk është prekur.

Diagnoza diferenciale

Diagnoza diferenciale është shumë e thjeshtë për tu bërë pasi të sigurohemi se nuk kemi konfonduar simptoma, dhe pasi jemi treguar të kujdesshëm në mbledhjen e anamnezës në ekzaminimin objektiv dhe në vlerësimin e rezultateve laboratorike dhe instrumentale. Në fushën e diagnozës diferenciale duhen marrë parasysh dhimbjet me origjinë arterioze dhe venoze dhe ato, që vijnë nga komprimimi i kordhokulës ose gjurit. Po në praktikë, gabimi më i shpeshtë që bëhet është konfuzioni që ndodh mes lumbalgjisë dhe kolikës renale akute, e evitueshme me analizat e urinës dhe e dallueshme për shkak se shpërndarja e dhimbjes është në pjesën e përparme drejt genitaleve. Diagnoza radiologjike makro-iliake, nuk është gjithmonë e thjeshtë sidomos nëse bëhet nga një ekzaminues i pa trajnuar. Lumbosakralgjitë që vijnë nga sakroileiti nuk duhen harruar. Nëpërmjet shintigrafisë makro-iliake, është evidentuar sakroileiti me etiologji të papërcaktuar në 40% të rasteve të një grupi grash, që e kanë vuajtur për më shumë se 3 muajsh lumbalgjinë, në 30% të tyre, d.m.th në 3 gra, 1 kishte sakroileit. Çdo ischiatik bilateral duhet të na zgjojë dyshimin për një ischiatik simptomatik. Dhimbjet lumbare rrallë i atribuohen një patologjie gjinekologjike. Këto raste janë vetëm kur bëhet fjalë për tumore të lokalizuara në hapësirën rekto-vaginale, si tumoret e vezoreve dhe tubave. Dhimbja lumbare nuk është e shpeshtë në fëmijët nën 10 vjeç. Në rast persistimi të simptomatologjisë së dhimbshme duhet përjashtuar, sindroma neoplastike. Me rritjen e moshës, panorama etio-patogjenike zgjerohet në mënyrë të konsiderueshme. Nuk vlen të ndalemi më gjatë në diagnozën diferenciale, por më tepër duhet tërhequr vëmendja mbi nevojën që mjeku të mos ndalet në diagnozën e lombalgjisë ose sindromës lumbo-radikulare, por të mundohet të parandalojë një diagnozë sa më etiologjike të mundshme. Për këtë qëllim, e quajmë të nevojshme listën e mëposhtme, që përfshin shkaqet kryesore të Low Back Pain dhe sindromës lumbo-radikulare:

• Protruzion i diskut intervertebral• Strapo muskulare• Tërheqje e tendinit ose të muskujve• Spondilolistezi• Stenoza e kanalit lumbar

• Fraktura të trupave vertebralë ose të apofizave vertebrale

• Osteoporoza• Osteomalacia• Sindroma e muskulit piriform• Stimulimi i sëmundjes • Tumori i palcës kurrizore, i radikseve nervore ose i

nervit ischiatik• Proceset infektive që përfshijnë hapësirën

intervertebrale• Tumoret e kockave si osteoma, tumori malinj primitiv,

tumor malinj metastatik, myeloma multiple• Koksartroza• Neurit, në rastet e neuriteve diabetike• Psikoneuroza• Artriti septik i artikulacionit makro-iliak• Proces okluziv i aortës ose i vazave iliake• Lumbartroza• Osteomielit bakterial ose fungial• Obeziteti dhe osteoporoza

Dekursi dhe prognoza

Kushtet negative që influencojnë kohëzgjatjen e lumbalgjisë mund të përmendim :• Lëvizjet e shpeshta në fleksion, torsion, qëndrimet

fikse gjatë punës• Veprimtaritë përsëritëse dhe monotone• Lodhja vertebrale në fund të ditës së punës

Në rastin e diagnostikimit në kohë, pas një muaji 35% të rasteve përmirësohen, pas dy muajsh këto ezaurohen deri në masën 70% dhe pas 3 muajsh në masën 85%. Për sa i përket trajtimit terapeutik gabimet më të zakonshme janë:• Aksion false “dhimbje lumbare = dhimbje reumatike”.

Në bazë të kësaj thënieje të shpërndarë gabimisht ekziston në realitet fakti që do të thotë, shpeshtësia e madhe e lumbalgjive, qofshin këto banale ose fibromialgji lumbare me zhvillim të shpejtë drejt shërimit dhe drejt lumbartrozës.

• Atribuimi sistematik i çdo dhimbjeje lumbare, ekzistencës së një spondiloartroze, vetëm pasi të jetë dokumentuar radiologjikisht.

• Tendenca për të vendosur gjithsesi një terapi, pavarësisht formulimit ose jo të një diagnoze korrekte.

• Përdorimi i barnave ose mjeteve të tjera terapeutike i justifikuar më shumë nga tradita sesa nga efikasiteti i tyre i provuar.

• Tendenca për dozime më të vogla në barnat e rënda që administrohen në mënyrë autonome.

• Mungesa e integrimit të farmakoterapisë me masa terapeutike të tjera shumë më të rëndësishme sesa barnat ndonjëherë.

Page 43: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

43

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Trajtimi medikametoz i Low Back Pain

a) Pushim absolut në shtrat për lumbalgji akute, më pas pushim relativ sipas terapisë ushtrimore.

b) Anti inflamatorë josteroid si acid acetilsalicilik, fenilbutazon, indometacina. Më pak të indikuar diclofenac, indoprofen, ketoprofen, naproxen.

c) Kortizonikët si infiltrate epidurale të metilprednizolonit.

d) Për miorelaksanët në kësij rastesh nuk është vërtetuar efikasiteti.

e) Benzodiazepami është më shumë i vlefshëm si qetësues sesa si miorelaksant.

f) Antiseptikët në rrugë epidurale janë të vlefshëm në format hiperalgjike.

Rehabilitimi fizioterapeutik

Modalitet e indikuara në low back pain janë: ultratingulli, radarterapia, elektroterapia, të cilat gjejnë një përdorim të gjerë në praktikë. Meritat më të mëdha, në këtë trajtim i ka terapia me ultratinguj. Fizioterapia ka rolin e bashkudhëtares në trajtimin e sindromës lumboradikulare. Disa nga teknikat e përdorura që gjejnë indikim janë:1. Pushimi në shtrat2. Imobilizimi segmentar lumbo-sakral3. Vertebroterapia (kujdesi postural, traksioni vertebral, manipulimet)4. Kinezimasoterapia5. Të mësuarit e një higjiene vertebrale (të evituarit e forcimeve, evitimi i ngritjes dhe transportit të peshave të rënda, shmangia e fleksioneve anteriore traumatizuese)6. Riedukimi proprioceptiv në fazat post akute të lumbalgjisë ose ischiatikut. Ky riedukim ka për qëllim evitimin e anomalive të qëndrimit në hiperlordoze, përmirësimin e kushteve dinamike të funksionimit të organizmit, tonifikimin e muskujve abdominal, hidroterapia.

7. Disa nga tipet e ushtrimeve të rekomanduara në low back pain janë:

• Respirimi diafragmatik (në inspirim shoqërohet me fryrje të barkut, gjatë ekspirimit nxirret ajri me gojë dhe shoqërohet me shfryrjen e barkut. Shpatullat duhen mbajtur drejt dhe shpina e mbështetur në mënyrë korrekte)

• • Mobizimi i segmentit lumbar (përsëritet 10 herë, duke

inspiruar sillet lart bacini, dhe ushtrohet shtypje për poshtë sacrumit. Gjatë ekspirimit zbret bacini poshtë, dhe sacrumi ngrihet për lart, gjatë kësaj lëvizjeje shpatullat duhet të jenë të mbështetura)

• • Stretching i segmentit lumbar (përsëritet 5 herë, në

inspirim qëndrohet pa lëvizur, gjatë ekspirimit sillet njëri gju afër gjoksit dhe shtrëngohet afër trupi, në fund të ekspirimit flektohet koka në drejtim të gjurit dhe qëndrohet pa lëvizur për 10 sek. Rikthimi në pozicionin fillestar, pa shkëputur regjionin lumbar nga dysheku. Përsëritet me gjurin tjetër dhe më pas me të dy gjunjët.

• Riforcimi i muskulaturës abdominale (përsëritet 10 herë në ditët e para, më pas rritet 10x2, 10x3 dhe kështu me radhë) Kryqëzohen duart pas kokës. Gjatë ekspirimit ngrihet koka, shpatullat dhe trungu i sipërm, mbahet ky pozicion për 2- 3 sek. dhe rikthehet gradualisht në pozicionin fillestar. Gjithmonë me duart të kryqëzuara pas kokës, ngrihet qafa , shpatullat dhe trungu i sipërm, duke afruar shpatullën e majtë mbi gjurin e djathtë, mbahet ky pozicion 2 sek. dhe rikthehet në pozicionin fillestar. Përsëritet në krahun tjetër.

• Zgjatja e muskulaturës laterale të shpinës ( në gjunjë, me glutealët të mbështetur mbi talon me krahët e shtrirë përpara, zgjatet njëra dorë përpara duke shtyrë me hemitoraksin e prekur derisa të ndihet një tension në nivel lombar.).

Page 44: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

44

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

• Ekstensioni i kolonës vertebrale ( për të reduktuar dhimbjen në fazën akute, përsëritet 10 herë).

• Fleksioni i kolonës vertebrale

Studim

Në një periudhë 6 mujore, janë marrë në studim 20 persona, me moshë mesatare 40 vjeç, me dhimbje lumbare, me shkaqe të ndryshme të specifikuara. Terapia e përdorur në këto raste ka qenë ajo konservative, jo kirurgjikale. Shumica e dhimbjeve lumbare kanë ardhur si pasojë e posturave patologjike gjatë orarit të punës, hernies si dhe irridimit të nervit ischiatik. Terapia fizike e ndjekur në këto raste, është ajo e sipër përmendur më lart si ushtrime rehabilituese dhe aparatura si Tens dhe ultratingull. Efektet e terapisë kanë qenë: zgjatja dhe përforcimi i muskulaturës, ulja dhe qetësimi i dhimbjes, përmirësimi i posturës. Terapia fizike ka qenë e shoqëruar me analgjezike dhe antinflamatorë. Kombinimi i tyre tregon një funksionim të gjendjes së pacientëve, në 80 % të rasteve ka dhënë përmirësime të dukshme, duke na treguar rëndësinë e procesit fizioterapeutik. Në 20% të

rasteve të mbetur, përmirësimi ka qenë më i ngadaltë për shkak të mos përfundimit të terapisë.

Konkluzion

Qëllimi i këtij kërkimi është ai i informimit të popullatës dhe ndërgjegjësimit të saj në lidhje me lumbalgjinë dhe shkaqet e saj, me njohjen e diagnozës dhe trajtimin e saj. Koncepti qëndron në analizën e simptomatologjisë, dhimbjes dhe faktorët shkaktarë që mund ti hasim në jetën e përditshme. Kur një pacient prezanton një lombalgji, pyetjet që duhet të parashtrohen janë:• Çfarë duhet të mendojë mjeku?• Cilat janë testet e nevojshme diagnostikuese të

patologjisë?• Çfarë plani terapeutik duhet ndjekur?

Të tilla pyetjeve u japim përgjigje në këtë kërkim të shkurtër që synon të ndërgjegjësojë dhe informojë në vija të përgjithshme lexuesin, duke furnizuar me plane të thjeshta diagnostikimi dhe terapie.

Bibliografia

“Il dolore lumbare”, Tomas L. Vischer e Pierre Reust

“Il dolore lombo sacrale”, Claudio Cervini

“Low back pain e sindromi lombo -radicolari”, Claudio Cervini

“Ocupational aspects of loë-back pain”, Clin. rheum. Dis. 6

“Les lombalgies”, un vol. di 181 pagg, Masson

“Dolore cronico e reumo -artropatie”, Atti Accademia Lancisiana di Roma

“Il dolore in reumatologia”, Cervini C.

“A critical look at the treatment for low-back pain”Nachemson A. Med. 2

Page 45: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

45

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Studim klinik mbi trajtimin kanalar me instrumenta NI-TI të aktivizuar me levizje reciproke

Erion SHEHU DMD, DDS, Dr. Edlira DEDAJ DMD, DDS, Drnt. LaurenMUHAMETAJ DMD, DDS, Votim SHEHU DMD, DDS, Tenie SHEHU DMD, DDS

Abstract

Summary:Ni-Ti engine driven instruments used by reciprocating motion motors: a new perspective in root canal shaping. The evolution of Nickel-Titanium (Ni-Ti) instruments has been, since a couple of decades, continuous: new alloys technology, new shapes of the blades and, at last, the reciprocating motions of the instruments. Using in a reciprocating motion, clockwise and counterclockwise at different amplitude, has recently proposed, even though it had utilized long time ago, with the main purpose to lower the ciclic fatigue on the Ni-Ti instrument in order to obtain, as consequence, a higher resistance during root canal instrumentation. Several manifacturers put in the market such a kind of systems: Reciproc, Wave-One and TF. In all these systems the instruments are dedicated to the specific technique, but, it’s well known that a great part of the previous literature reported favourable results using reciprocating motion of Ni-Ti instruments utilizing regular Ni-Ti instruments available on the market. Objectives: The aim of this paper is to examine and review the advantages of the reciprocating motion. Materials and methods:Students of The Departament of Stomatology, ASAR, were included to this study for two consecutive years. Conclusions: The opportunities to have a better root canal shaping and to give a rough perspective to the possible evolution of these type of systems. Key words: reciprocating motion, root canal instrumentation, endodontics

Abstrakt

Përmbledhje: Instrumentet rrotulluese prej Ni-Ti të vënë në punë nëpërmjet mikromotorëve me lëvizje reciproke, kanë hapur një perspektivë të re në përpunimin mekanik radikular. Prej disa dekadash instrumentet prej Ni-Ti kanë qenë në evolucion të vazhdueshëm në drejtim të aliazhit, formës, teheve prerës dhe së fundmi në drejtim të lëvizjes reciproke të tyre. Duke përdorur një lëvizje reciproke

në kah orar dhe anti-orar me momente të ndryshme, megjithëse është menduar të jetë përdorur para shumë kohësh, synohet të ulet lodhja ciklike e instrumenteve Ni-Ti, me qëllim të përftohet një rritje e rezistencës së tyre gjatë instrumentimit të kanalit të rrënjës. Kompani të ndryshme kanë hedhur në treg këto lloj sistemesh: Reciproc, Wave-One dhe TF. Në të gjitha këto sisteme instrumentat janë dedikuar për teknika specifike, por është i ditur fakti nga burime të ndryshme të literaturës për avantazhet e lëvizjes reciproke të përftuara edhe nga instrumente të zakonshëm Ni-Ti, të cilët janë hedhur në treg. Objektivat: Qëllimi i këtij studimi është të vërë në dukje avantazhet e lëvizjes reciproke. Materiale dhe metoda: Studentë të Departamentit të Stomatologjisë, ASAR, janë përfshirë në këtë studim për dy vite të njëpasnjëshme. Konkluzione: Mundësitë për të pasur një të mirë kanal rrënje sa më të mirëformuar dhe për të dhënë një perspektivë të përafërt në evolucionin e mundshëm të këtyre lloj sistemeve.

Fjalë kyçe: lëvizje reciproke, instrumentim i kanalit të rrënjës, endodonci

Hyrje

Instrumentet rrotulluese te llojeve të ndryshme Nikel-Titanium (NiTi) janë futur në treg për më shumë se njëzet vjet dhe një pjesë e madhe e studimeve ka treguar se procedurat e modelimit të kanalit radikolar mund të jenë më te lehta, më të shpejta dhe më të parashikueshme kur krahasohen me ato të marra nëpërmjet përdorimit të instrumenteve prej çeliku inoksidabel. Është raportuar se gjatësia e mbushjes së kanalit në lidhje me apeksin radiografik mund të bëjë të pavlefshëm rezultatin e trajtimit endodontik dhe të përcaktojë një shërim të dobët për mbushjen e kanaleve radikolar të shkurtër (më shumë se 22 mm në lidhje me apeksin radiografik) dhe për mbushjet e gjata (ato që kanë dalë përtej apeksit).

Page 46: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

46

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Është provuar se mungesa e hapësirave boshe në mbushjen e rrënjëve është e lidhur me një rrezik të vogël të sëmundjeve periapikale. Dihet pak për instrumentet prej Ni-Ti të aktivizuar me lëvizje reciproke nga një pikëvështrim klinik edhe pse shumë studime in vitro kanë treguar rezultate pozitive, studime të tjera kanë evidentuar probleme. Studimet që janë përballur me problemin e cilësisë së trajtimeve endodontike të kryera nga studentë të stomatologjisë kanë regjistruar një normë suksesi në trajtimet e kanaleve të rrënjëve që lëviz nga 45 dhe 70%. Në shumë prej këtyre studimeve, trajtimi i kanalit radikolar është kryer duke përdorur instrumente manuale prej çeliku inoksidabel, me instrumente manuale prej NiTi dhe vetëm disa janë kryer me file mekanik NiTi. Përveç kësaj, teknika e mbushjes e përdorur më shpesh ishte kondensimi vertikal në të nxehtë te guta-perkes. Studimi që po citojmë ka për qëllim të vlerësojë nëpërmjet analizave me rrezeve X cilësinë e trajtimeve endodontike të kryera nga studentët e Stomatologjisë në ASAR, ndërmjet përdorimit të mjeteve prej NiTi të aktivizuar me lëvizje reciproke për teknikën e mbushjes me guta-perka të parangrohur.

Pamje e zmadhuar: detaj i majës së një Reciproc R25

Pamje e zmadhuar: seksion në formë S italike i një Reciprok R25

Analizë përmes MicroCT i molarit të poshtëm i modeluar me sistemin Reciprok

Materiale dhe metoda

Programi mësimor i Endodoncise klinike

Gjatë vitit të katërt të kursit të studimeve në Departamentin e Stomatologjise te ASAR, 24 studentë janë zgjedhur për një program mësimdhënie të Endodoncise klinike duke përdorur një stimulues, me qëllim për të kryer modelimin e kanalit radikolar me instrumente NiTi të aktivizuar me lëvizjen reciproke (Wave One, Dentsply Maillefer, Baillegues, SUI) dhe mbushjen e kanalit të rrënjës me guta-Percha të parangrohur (Thermafil, Dentsply Maillefer, Baillegues, SUI). Në të njëjtin Universitet vitin e ardhshëm (i pesti) 3 nga 24 studentë u zgjodhën rastësisht për një ndërhyrje klinike tek pacientë. U është kërkuar atyre të kryejnë një trajtimin endodontik nën mbikëqyrjen e tutorëve ekspertë në endodonci. Operacioni i testimit është kryer në pacientë që kishin nevojë për terapi endodontike, të zgjedhur në bazë të kritereve të caktuara: gjendje të mirë shëndetësore, dhëmbët pa sëmundje pulpare ose inflamacion periapikal në faze klinike akute; dhëmbët pa sonde periodontale më të madhe se 5 mm; dhëmbë pa asnjë terapi të mëparshme endodontike, dhëmbët me një anatomi të kanalit të rrënjës të gjykuar të trajtueshme gjatë një takimi të vetëm. Numri i pacientëve të përfshirë 6 gra dhe 12 burra, në një total prej 18 subjektesh, me moshë mesatare rreth 62 vjeç. Pas anestezisë lokale me articaine 4% dhe epinephrine 1: 100. 000 dhe izolim të përshtatshëm me konferdam, ndërhyrja në kanalin radikolar është kryer sipas procedurave. Hyrja në dhomën pulpare është kryer me një freze diamante me ane te turbines (Endo Access Bur, Wave One, Dentsply Maillefer, Baillegues, SUI) dhe përfundoi me një frezë tungstein të kontra-anglit të mikromotorit (Endo Zekria Bur, Wave One, Dentsply Maillefer, Baillegues, SUI). Gjatësia që do të operohet është përcaktuar nga një

Page 47: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

47

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

lokator elektronik të apeksit (Propex II, Wave One, Dentsply Maillefer, Baillegues, SUI) dhe konfirmuar nga një analize X-ray kryer me një teknikë me rreze paralele me një membrane suporti. Glide-path dhe preflaring u kryen me k-file manuale (10, 15 dhe 20 ISO)23. Janë përdorur file prej NiTi (Vala One, Dentsply Maillefer, Tulsa, OK 74135, U. S. A. ) me motorë reciprok (Wave One Motor, Wave One, Dentsply Maillefer, Baillegues, SUI) për modelimin e të gjitha kanaleve radikolare. Instrumenti i parë prej NiTi u zgjodh për të analizuar formën dhe anatominë e dhëmbëve, nëpërmjet taktilitetit të glide path (rrugës së kaluar). Në fund të procedurës së eksplorimit, në qoftë se një ISO K-files arrinte kulmin pa ndonjë rezistencë, zgjidhej një Primary file (ISO 25 at D1). Në të kundërt, nëse do të kishte disa pengesa, për modelimin fillestar ishte e preferueshme small file (ISO 20 at D1). Në fund të kësaj faze, bëhej një matje e kalibrit apikal me anë të një file prej çeliku inoksidabel, 02 kon. Më pas llogaritej masa e saktë ISO dhe nëse më e madhe se 20 ISO, përdorej një file Primary në rast të apeksit 25 ISO, një file Large për apekset 40 ISO dhe file Protaper F3 të aktivizuara me lëvizje reciproke për masa ISO 30. Në të njëjtën kohë në përdorimin e instrumenteve, procedohej me irrigime të bollshme me 5% NaOCl gjatë gjithë trajtimit të kanalit radikolar dhe në fund të procedurës së modelimit, kryhej një irrigim përfundimtar me 17% EDTA. Mbushja është kryer me guta-perke me nxehje (Thermafil, Dentsply Maillefer, Baillegues, SUI) të shoqëruar nga një pastë të kanalit radikolar të përbërë nga rezinat epoxy (Top-Seal, Dentsply Maillefer, Baillegues, SUI). Të gjitha trajtimet janë kryer në një takim të vetëm; në fund është vendosur një mbushje e përkohshme dhe është kryer një X-ray post-operative. Janë marrë në konsideratë rezultate të ndryshme, midis të cilëve koha e trajtimit dhe thyerja ose lodhja e instrumenteve për çdo terapi të kanalit radikolar, duke iu nënshtruar gjykimit të paanshëm të ekspertëve, të cilët nuk ishin në dijeni të studimit dhe që analizuan radiografitë para dhe post-operative. Cilësia e trajtimit të kanalit të rrënjës në gjatësi për çdo kanal radikolar, është klasifikuar në 5 klasa:

- më i shkurtër se 2 mm nga apeksi radiografik; - midis 2 mm dhe apeksit radiografik; - në lartësinë e apeksit radiografik; - në lartësinë e apeksit radiografik me nxjerrjen e pastës kanalare; - më i gjatë se apeksi radiografik.

Është llogaritur gjithashtu edhe cilësia e mbushjes se kanaleve me anë të një variable dichotomous, në përputhje me praninë apo mungesën e boshllëqeve përgjatë përgatitjes së kanalit radikolar.

Rezultate

Rezultatet treguan se gjatësia e mbushjeve të rrënjës ishte e përshtatshme në 26 nga 28 kanaleve të vlerësuara (92, 86%). Nga këto 26 kanale, 19 (73, 08%), paraqisnin nxjerrje të pastës endodontike. Në 4 kanale (15, 38%) mbushja përfundonte midis 2 mm dhe apeksit, dhe në 3 kanale (11. 54%), mbushja përfundonte në lartësinë e apeksit. Vetëm mbushja e një kanali (3, 57%) ishte më e shkurtër se 2 mm në krahasim me apeksin radiografik dhe atë të një kanali tjetër ka rezultuar më i gjatë se apeksi radiografik. Nuk janë hasur boshllëqe në kanalet e trajtuar dhe vetëm një file Primary ka treguar ndryshimet të lehta strukturore; nuk është verifikuar thyerje e asnjë instrumenti. Për sa i përket sinkronizimit, janë përllogaritur 75 minuta për dhëmbët multiradikolare, ndërsa dhëmbët monoradikolare ishin operuar në 32 minuta. Procedurat e modelimit te kanali radikolar janë mjaft të popullarizuara në klinika, por janë ende larg zbatueshmërisë neper shkolla. Nga ana tjetër, një nivel gjithnjë e më i lartë kompetencash u është kërkuar studentëve te stomatologjisë, gjatë kursit te diplomimit te tyre. . Disa studime kanë treguar rezultate të mira klinike dhe paraklinike në modelimin e kanalit radikolar të kryer nga studentët e Stomatologjisë duke përdorur instrumente prej NiTi, por shumica e tyre i referohet ndërhyrjeve të kryera me file manuale prej NiTi (non-engine driven rotary Niti instruments).

Diskutime Cilësia e mbushjeve të kanalit të rrënjës të kryera nga studentët universitare të padiplomuar akoma në Stomatologji ka qenë gjithashtu e regjistruar edhe në vende të tjera. Për shembull, në Jordani, 61% e mbushjeve të rrënjës ka qenë e pranueshme në gjatësi, por përqindja ka rënë në 47%, kur gjatësia, dendësia dhe forma konike janë marrë në konsideratë së bashku. Në Turqi, 69% e rasteve paraqiste një gjatësi të mjaftueshme, por vetëm 33% kishin një nivel kënaqshmërie të përgjithshme të pranueshëm. Në Greqi, 55. 2% të mbushjeve është klasifikuar si e pranueshme në lidhje me gjatësinë dhe boshllëqet, dhe kohët e fundit në Francë është regjistruar se 69% e kanaleve kishte gjatësinë e duhur, por vetëm 30, 3% ishin të pranueshme në kushtet e gjatësisë dhe boshllëqeve. Në Cork, te Irlandës, 63% e dhëmbëve monoradikolare janë vlerësuar me gjatësi të pranueshme, pa boshllëqe, vrima ose thyerje të instrumenteve. Një studim në Cardiff, Uells, raportoi një nivel prej vetëm 13% te nivelit të kënaqshmerise. Në këtë studim nuk është konsideruar koni në matjen e rezultateve, pasi që

Page 48: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

48

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

i njëjti mjet mund të sigurojë një kon të vazhdueshme në kanalin radikolar për formën konike të tij nuk janë regjistruar boshllëqe , ndoshta për llojin e teknikës se zgjedhur për mbushjet. Gjatësia e mbushjes është konsideruar më e kënaqshmja në krahasim me studimet e tjera, por shumica e tyre është bërë me anë të teknikës së kondensimit lateral dhe vetëm në disa raste, me kondensim vertikal në të nxehtë. Për këto arsye është e vështirë për të krahasuar rezultatet e këtij studimi me gjithë të tjerët.

Konkluzione

Trajtimi i kryer nga studentët e Stomatologjisë me instrumente reciproke prej NiTi dhe guta perka e paranxehur me karrier mund të konsiderohet si një teknikë e të favorshme e trajtimit endodontik dhe të gjejë aplikim në programet e kurseve pasuniversitare për suksesin e lartë të trajtimit të përftuar dhe për paraqitjen shumë të ulët të efekteve anësore .

Raste klinike

Figura. 1. 1 Molar i poshtëm me pulpit irreversibel.

Figura 1. 2. Trajtim kanalit radikolar i kryer me instrumente reciprok prej NiTi

Figura 2. Molar i sipërm me pulpit kronik

Figura 2. 1. Rezultati përfundimtar i trajtimit.

Page 49: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

49

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Bibliografia

Bahia M. G. , Martins R. C. , Gonzalez B. M. , Buono V. T. - Physical and mechanical characterization and the influence of cyclic loading on the behaviour of nickel-titanium wires employed in the manufacture of rotary endodontic instruments. Int Endod J. 2005;

Barrieshi-Nusair K. M. , Al-Omari M. A. , Al-Hiyasat A. S. - Radiographic technical quality of root canal treatment performed by dental students at the Dental Teaching Center in Jordan. J Dent 2004;

Berutti E. , Paolino D. S. , Chiandussi G. , Alovisi M. , Cantatore G. , Castellucci A. , et al. - Root canal anatomy preservation of WaveOne reciprocating files with or without glide path. J Endod 2012;

Boucher Y. , Matossian L. , Rilliard F. , Machtou P. - Radiographic evaluation of the prevalence and technical quality of root canal treatment in a French subpopulation. Int Endod J 2002;

Carratu P. , Amato M. , Riccitiello F. , Rengo S. - Evaluation of leakage of bacteria and endotoxins in teeth treated endodontically by two different techniques. J Endod 2002;

Chaves Craveiro De Melo M. , Guiomar De Azevedo Bahia M. , Lopez Buono V. T. - Fatigue resistance of engine-driven rotary nickel-titanium endodontic instruments. J Endod 2002;

Cheung G. S. - Survival of first-time nonsurgical root canal treatment performed in a dental teaching hospital. Oral Surg Oral Med Oral Pathol Oral Radiol Endod 2002;

De-Deus G. , Brandao M. C. , Barino B. , Di Giorgi K. , Fidel R. A. , Luna A. S. - Assessment of apically extruded debris produced by the single-file ProTaper F2 technique under reciprocating movement. Oral Surg Oral Med Oral Pathol Oral Radiol Endod 2010;

De-Deus G. , Barino B. , Zamolyi R. Q. , Souza E. , Fonseca Jr A. , Fidel S. , et al. - Suboptimal debridement quality produced by the singlefile F2 ProTaper technique in oval-shaped canals. J Endod 2010;

De-Deus G. , Moreira E. J. , Lopes H. P. , Elias C. N. - Extended cyclic fatigue life of F2 ProTaper instruments used in reciprocating movement. Int Endod J 2010;

Dummer P. M. , Kelly T. , Meghji A. , Sheikh I. , Vanitchai J. T. - An in vitro study of the quality of root fillings in teeth obturated by lateral condensation of gutta-percha or Thermafil obturators. Int Endod J 1993;

Dummer P. M. , Lyle L. , Rawle J. . , Kennedy J. K. - A laboratory study of root fillings in teeth obturated by lateral condensation of gutta-percha or Thermafil obturators. Int Endod J 1994;

Eleftheriadis G. I. , Lambrianidis T. P. - Technical quality of root canal treatment and detection of iatrogenic errors in an undergraduate dental clinic. Int Endod J 2005;

Elsayed R. O. , Abu-Bakr N. H. , Ibrahim Y. E. - Quality of root canal treatment performed by undergraduate dental students at the University of Khartoum, Sudan. Aust Endod J 2011;

Er O. , Sagsen B. , Maden M. , Cinar S. , Kahraman Y. - Radiographic technical quality of root fillings performed by dental students in Turkey. Int Endod J 2006;

Fife D. , Gambarini G. , Britto L. R. - Cyclic fatigue testing of ProTaper NiTi rotary instruments after clinical use. Oral Surg Oral Med Oral Pathol Oral Radiol Endod 2004;

Franco V. , Fabiani C. , Taschieri S. , Malentacca A. , Bortolin M. , Del Fabbro M. - Investigation on the shaping ability of nickel—titanium files when used with a reciprocating motion. J Endod 2011;

Gandhi R. , University of health Sciences, Karnataka, India; Ramaiah MS, Dental College, Ramaiah Nagar MS, MSRIT Post, Bangalore; J Conserv Dent 2010 Jan-Mar;13(1):16-22.

Gekelman D. , Ramamurthy R. , Mirfarsi S. , Paque F. , Peters O. A. - Rotary nickel—titanium GT and ProTaper files for root canal shaping by novice operators: a radiographic and micro-computed tomography evaluation. J Endod 2009;

Handan Ersev, DDS, PhD; Bülent Yilmaz, DDS, PhD; Elif Çiftçioğlu, DDS, PhD; Şükrü Fatih Özkarslı, DDS, PhD, Istanbul, Turkey; OOOOE 2010;

Haikel Y. , Serfaty R. , Wilson P. , Speisser J. M. , Allemann C. - Cutting efficiency of nickel-titanium endodontic instruments and the effect of sodium hypochlorite treatment. J Endod 1998;

Haikel Y. , Serfaty R. , Bateman G. , Senger B. , Allemann C. - Dynamic ad cyclic fatigue of engine-driven rotary Nickel-Titanium endodontic instruments. J Endod 1999;

Hayes S. J. , Gibson M. , Hammond M. , Bryant S. T. , Dummer P. M. - An audit of root canal treatment performed by undergraduate students. Int Endod J 2001;

Inan U. , Gonulol N. - Deformation and Fracture of Mtwo Rotary Nickel-Titanium Instruments After Clinical Use. J. Endod. 2009;

Khabbaz M. G. , Protogerou E. , Douka E. - Radiographic quality of root fillings performed by undergraduate students. Int Endod J 2010;

Kuhn G. , Tavernier B. , Jordan L. - Influence of structure on nickeltitanium endodontic instruments failure. J Endod 2001;

Page 50: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

50

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Liang Y. H. , Li G. , Wesselink P. R. , Wu MK. - Endodontic outcome predictors identified with periapical radiographs and cone-beam computed tomography scans. J Endod 2011;

Lynch C. D. , Burke F. M. - Quality of root canal fillings performed by undergraduate dental students on single-rooted teeth. Eur J Dent Educ 2006;

Malentacca A. , Lalli F. - Rotazione alternate nell’uso degli strumenti in nichel-titanio. G It Endod 2002;

Martin B. , Zelada G. , Varela P. , Bahillo J. G. , Magan F. , Ahn S, et al. - Factors influencing the fracture of nickel-titanium rotary instruments. Int Endod J 2003;

Moussa-Badran S. , Roy B. , Bessart du Parc A. S. , Bruyant M. . , Lefevre B. , Maurin J. C. - Technical quality of root fillings performed by dental students at the dental teaching centre in Reims, France. Int Endod J 2008;

Ng Y. L. , Mann V. , Rahbaran S. , Lewsey J. , Gulabivala K. - Outcome of primary root canal treatment: systematic review of the literature — Part 2. Influence of clinical factors. Int Endod J 2008;

Paque F. , Zehnder M. , De-Deus G. - Microtomography-based comparison of reciprocating single-file F2 ProTaper technique versus rotary full sequence. J Endod 2011;

Peña J. , Solano E. , Mendoza A. , Casals J. , Planell J. A. , Gil FJ. - Effect of the M(s) transformation temperature on the wear behaviour of NiTi shape memory alloys for articular prosthesis Biomed Mater Eng. 2005;

Pettigrew L. K. , Jauhar S. , Lynch C. D. , Savarrio L. , Carrotte P. , Hannigan A. - An audit of the quality of root canal treatments performed by undergraduate dental students on single-rooted teeth in Glasgow dental hospital and school. Eur J Prosthodont Restor Dent 2007;

Plotino G. , Grande N. M. , Cordaro M. , Testarelli L. , Gambarini G. - A review of cyclic fatigue testing of nickel—titanium rotary instruments. J Endod 2009;

Plotino G. - A review of cyclic fatigue testing of Nickel-Titanium rotary instruments. J Endod 2009;

Pruett J. P. , Clement D. J. , Carnes D. L. - Cyclic fatigue testing of nickeltitanium endodontic instruments. J Endod 1997;

Qualtrough A. J. , Whitworth J. M. , Dummer P. M. - Preclinical endodontology: an international comparison. Int Endod J 1999;

Rafeek R. N. , Smith W. A. , Mankee M. S. , Coldero L. G. - Radiographic evaluation of the technical quality of root canal fillings performed by dental students. Aust Endod J 2012;

Ruddle C. J. - The ProTaper endodontic system: geometries, features, and guidelines for use. Dent Today 2001;

Sattapan B. , Palmara J. , Messer H. - Torque during canal instrumentation using rotary nickel-titanium files. J Endod 2000;

Sattapan B. , Nervo G. J. , Palamara J. E. , Messer H. H. - Defects in rotary nickeltitanium files after clinical use J Endod 2000 Mar;

Schafer E. , Burklein S. - Impact of nickel—titanium instrumentation of the root canal on clinical outcomes: a focused review. Odontology 2012;

Schilder H. : Corso teorico-pratico di endodonzia di base. Isinago. Firenze, 1988.

Schulte A. , Pieper K. , Charalabidou O. , Stoll R. , Stachniss V. - Prevalence and quality of root canal fillings in a German adult population. A survey of orthopantomograms taken in 1983 and 1992. Clin Oral Investig 1998;

Serene T. P. , Adams J. D. , Saxema A. - Nickel-Titanium instruments — applications in endodontics. St. Louis: Ishiyaku Euro-America Inc; 1995.

Sjogren U. , Hagglund B. , Sundqvist G. , Wing K. - Factors affecting the long-term results of endodontic treatment. J Endod 1990;

Taschieri S. , Necchi S. , Rosano G. , Del Fabbro M. , Weinstein R. , Machtou P. - Advantages and limits of nickel—titanium instruments for root canal preparation. A review of the current literature. Schweiz Monatsschr Zahnmed 2005;

Thomsons S. A. - An overview of nickel-titanium alloys used in dentistry. Int Endod J 2000;

Varela-Patino P. , Ibanez-Parraga A. , Rivas-Mundina B. , Cantatore G. , Otero X. L. , Martin-Biedma B. - Alternating versus continuous rotation: a comparative study of the effect on instrument life. J Endod 2010;

Weiger R. , Hitzler S. , Hermle G. , Lost C. - Periapical status, quality of root canal fillings and estimated endodontic treatment needs in an urban German population. Endod Dent Traumatol 1997;

Yared G. - Canal preparation using only one Ni—Ti rotary instrument: preliminary observations. Int Endod J 2008;

Zarrabi M. H. , Vatanpour N. , Esmaeili H. , Mashhhad University of Medical Sciences, Mashhad, Iran. Indianj Dent Res 2010, 21:107-11 - Quality guidelines for endodontic treatment: consensus report of the European Society of Endodontology. Int Endod J 2006;

Page 51: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

51

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

SPONDILITI ANKILOZANTRehabilitimi i kolonës vertebrale

Msc. Eda Prifti

Abstract

There is no cure for ankylosing spondylitis (AS). In addition, there is uncertainty as to whether the long-term course of the disease can be altered, but despite this, most patients can be adequately managed. The treatment of AS has changed dramatically over the last few years. The cornerstone of medical management is therapeutic exercise, with the primary objective of maintaining normal posture and activity. Many kinds of physical therapy can be considered for patients with AS: supervised individual therapy, unsupervised self-administered individual exercise, and supervised group therapy. A highly motivated physician and biokineticist or exercise therapist are essential for adherence to an exercise program. In the end, however, the responsibility for exercising regularly must rest with the patient. Key Points • Regular exercise in patients suffering from AS can preserve mobility and prevent further deterioration.

Abstrakt

Nuk ka shërim për Spondilitin Ankilosant (AS). Përveç kësaj, ekziston pasiguria nëse kursi afatgjatë i sëmundjes mund të ndryshohet, por përveç kësaj disa pacient mund të menaxhohen lehtësisht. Trajtimi i AS ka ndryshuar gjatë viteve të fundit. Gur themeli i menaxhimit mjekësor janë ushtrimet terapeutike, me objektivin kryesor për mbajtjen normale të posturës dhe aktivitetin. Shumë lloje të terapisë fizike mund të konsiderohet për pacientët me AS: terapi individuale e mbikëqyrur, ushtrime pa mbikëqyrje të vetadminustuara individualisht dhe terapi grupi e mbikëqyrur. Një mjek shumë i motivuar ose terapisti i ushtrimeve janë thelbësore për aderimin në një program stërvitjeje. Në fund, përgjegjësia e të ushtruarit rregullisht është e pacientit.

Pikat kryesore • Ushtrime të rregullta në pacientët që vuajnë nga AS duhet të ruajnë mobilitetin dhe parandalojnë përkeqësimin e mëtejshëm. Qëllimi i studimitQëllimi i studimit është ndërgjegjësimi i pacientëve në aplikimin e fizioterapisë dhe terapisë medikamentoze. Si ndikon kjo sëmundje në cilësinë e jetës së pacientit. Përmirësimi i cilësisë së jetës së pacientit me AS. Efikasiteti i metodave fizioterapike.

Spondiliti ankilozant

Spondiliti Ankilozant bën pjesë në grupin e spondiloartropative, me një predispozite të lartë gjenetike. Bashkimi i plotë rezulton në një ngurtësi të plotë të kolonës vertebrale, një gjendje e njohur si “shkopi bambusë”. Kjo patologji prek gjithashtu artikulacionet periferike si artikulacioni koksofemoral, artikulacioni skapullo-humeral, artikulacioni i gjurit, etj.

Anatomia

Shtylla kurrizore është e përbërë nga 33-34 eshtra të vogla të vendosura mbi njëra-tjetrën që quhen vertebra. Në çdo vertebër dallojmë trupin e vertebrës, harkun e vertebrës, foramën e vertebrës, proceset spinoze, proceset transversal, proceset artikulare superior dhe proceset artikulare inferior. Kolona vertebrale vendoset në pjesën e pasme të trupit, në vijën mediane dhe zgjatet nga vertebra e parë cervikale deri në majën e koksigeusit. gjatësia e saj përbën 2-3 e gjatësisë së trupit. Në një pamje anterior vëmë re se kolona vertebrale ka formën e shkronjës S pra paraqet luhatje në planin frontal, kurse ato konveksitet nga para quhen lordoza, kurse ato me konveksitet nga pas quhen kifoza.

Page 52: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

52

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Funksionet e shtyllës kurrizore:

Shtylla kurrizore ka tre funksione kryesore:

1. funksioni mbrojtës, mbron palcën e kurrizit dhe organet e tjera që mbështeten mbi të

2. funksionin mbështetës, shërben si mbështetës për trungun dhe bacinin

3. funksioni lëvizës: ajo merr pjesë në lëvizjet e trupit dhe kokës

Etiologjia 1. Etiologjia idiopatike Është ende e paqartë por nga studimet e bëra mendohet

të ketë predispozitë gjenetike. 2. Lidhja FamiljarePër shumicën e pacientëve me spondilit ankilozant, një tjetër anëtar i familjes ka ose ka pasur Spondilitin Ankilozant.

3. AntigjeniHLA-B27HLA - B27 është një antigjen - një proteine që ndihmon trupin për të bërë antitrupa për të luftuar infeksionin dhe në vitin 1973, studiuesit mjekësore gjetën një lidhje midis spondilitit ankilozant dhe

këtij shënuesi gjenetik. Megjithatë, një lidhje nuk nënkupton një lidhje të drejtpërdrejtë; jo të gjithë që ka antigjenin HLA-B27 domosdoshmërisht do të ketë spondilit ankilozant. Gjithashtu, jo të gjithë personat me spondilit ankilozant kanë shënues HLA-B27, por rreth 90% të këtyre pacientëve e kanë si shënues. Hulumtuesit nuk janë të sigurt saktësisht se si HLA-B27 lidhet me zhvillimin e spondilitit ankilozant, por ata besojnë se kjo shkakton këtë sëmundje.

4. Bakteriet Siç u përmend më lart, disa studiues besojnë se lloje të veçanta të baktereve sulmojnë trupin dhe të shkaktojë inflamacion rreth ligamenteve. HLA-B27 potencialisht ka të bëjë me këtë, por duhen më shumë hulumtime për të konfirmuar lidhjen. Ind i fortë mund të ngurtësohet dhe të formojë kocka të reja si rezultat i ndikimit të Spondilitit Ankilozant në trup. Ky proces i formimit të kockave të reja është quajtur osifikim dhe në pacientët me këtë patologji, duke zhvilluar kocka aty ku nuk duhet, duke kufizuar lëvizshmërinë dhe fleksibilitet e shpinës.

Epidemiologjia

Prevalenca e Spondilitit Ankilozant është ndërmjet 0. 1 dhe 0. 2 % e popullatës në tërësi. Prevalence më e madhe e sëmundjes është e shfaqur në shtetet e Evropës Veriore. Është diagnostikuar më shpesh te meshkujt sesa te femrat në një raport 2:1. Shumica e pacientëve më spondilit ankilozant, përfshirë 90% e pacientve të bardhë, shfaqin antigjenin HLA B27 dhe nivele të larta të imunoglobulinës A(IgA) në gjak. Kjo semndje zakonisht prek personat ndërmjet moshës 15 dhe 25 vjeç.

Faktorët risk për Spondilitin Ankilozant janë një predispozitë gjenetike e spondiloartritit, me prezencën e antigjenit HLAB27 në trup, po ashtu ndikojnë edhe kushtet mjedisore. Rreziku i sëmundjes rritet me 16 % në qoftë së personat e diagnostikuar kanë një ose më shumë faktorë rreziku. Progresimi i sëmundjes shkakton osifikim të vertebrave dhe lidhjes sakroiliake, që çon në një fusion të kolonës vertebrale. Kjo pjesë e fund shpinës humb efikasitetin dhe ka një predispozitë të lartë për

Page 53: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

53

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

të shkaktuar fraktura spinale. Në këtë rast nuk humbet vetëm lëvizshmëria, por ndikon në reduktimin e cilësisë së jetës së çdo personi.

Simptomat e Spondilitit Ankilozant (SA) :• Lëvizje e kufizuar e pjesës lumbare• Me progresimin e sëmundjes, pacienti vëren

diskomfortin e lëvizjeve të shpinës. • Pjesa torakale mund të ndikohen nga dhimbje,

ngurtësi, dhe zgjerimin e kufizuar të kafazit të kraharorit gjatë frymëmarrjes.

• Dhimbje, ngurtësi në supet, koksofemoral, gjunjë, dhe këmbë

• Sindromi cauda equina (kompresion specifik nervor mund të zhvillohet, duke shkaktuar mpirje të ekstremiteteve, dobësi, dhe mosmbajtjeje.

• Inflamacioni i diskut intervertebral apo spondylodiscitis është një ndërlikim i përbashkët i shkaktuar nga forcim / trashje e indeve lidhore (skleroza) ndikon pllaka fund vertebrale Deformimet spinale: kyphoza, lordoza

4. Manifestimet klinike •Dhimbje e vazhdueshme edhe gjatë pushimit e cila

mund të përmirësohet nga aktiviteti fizik. •Pacientët kanë ngurtësim sidomos në mëngjes kur

mundohen të përkulen përpara, lateralisht ose gjatë rotacionit të trupit.

•Dhimbja në fazën e hershme të sëmundjes vjen si pasojë e inflamacionit dhe jo nga fuzionimi i kockave.

•Me avancimin e sëmundjes vërehet një zvogëlim i lordozës lumbare.

•Kifoza rritet dhe pacienti bëhet i kërrusur. •Pjesa torakale e shpinës kurrizore rrumbullakoset,

koka dhe qafa zhvendoset përpara dhe pjesa lumbare e kolonës vertebrale përkulet nga përpara.

•Pacientet mund të kenë dhimbje gjoksi dhe kufizim të ekspansionit të kafazit torakal si pasojë e inflamacionit në vendet e inserimit të tendinave në artikulacionin kostosternal dhe kostovertebral.

•Tek pacientët vërehet një frymëmarrje diafragmatike. •Gjatë palpimit të pjesës së përparme të toraksit

pacientët mund të kenë dhimbje. Është e rëndësishme që pacienti të ndaloj pirjen e duhanit në qoftë se ai është duhanpirës për shkak të zgjerimit torakal dhe kapacitetit torakal të limentuar.

•Gjithashtu pacientët mund të kenë dhimbje sipër tuberizitetit iskial dhe në thembër. Kjo mund ta bëjë të vështirë ecjen dhe mund të çalojnë gjatë ecjes.

•Është vënë re gjithashtu Uveitis ( inflamcioni i shtresës së mesme të syrit ) që prek rreth 20% të pacientëve

Shenjat klinike dhe diagnostikimi :

Disa shenja klinike që na bën të mendojmë se pacienti vuan nga spondiliti ankilozant, janë si më poshtë dhe

maten me pikë.

• Dhembje gjatë natës, lumbare ose dorsal, shoqëruar me ngurtësim mëngjesor lumbar ose dorsal. (1 pikë)

• Oligoartriti asimetrik( artriti në artikulacione të ndryshme, kryesisht të mëdha si artikulacioni genus dhe koksofemoral. (2 pikë)

• Dhembja e kofshëve pa ndonjë shkak, (1 pikë) ose dhembje e pasme e bacinit, gluteale dhe të kofshëve në lëvizje lëkundje (2 pikë);

• Gishti i dorës ose gishti i këmbës si “salsiçe” (2 pikë)• Talalgjia (2 pikë)• Iritis (2 pikë) • Uretriti ose cerviciti, në pak muaj para një fillimi të

artritit. (1 pikë)• Diarre më pak se një muaj para fillimit të një artriti

(1 pikë)• Prania ose prejardhja e psoriasisit (1 pikë)• Sakroileiti bilateral(shenja patologjike) (3 pikë )• Prania e antigjenit HLAB27; ose psoriasis; ose

enterokolonopatia; ose prejardhja familjare e pelvisspondilitit (2 pikë)

• Përmirësimi brenda 48 orëve i dhembjeve me antiinflamatorë jo steroidë; (2 pikë)

• Sëmundja quhet spondilit ankilozant kur shumica e pikëve të shenjave të shfaqura nga 12 kriteret e mësipërme është e barabartë me mbi 6 pikë.

Diagnostikimi

Nuk ka një test specifik për të diagnostikuar spondilit ankilozant, në një ekzaminim klinik, Imazhet e Rezonancës Magnetike (RM ) dhe rrezet X studiojnë shpinën, të cilat tregojnë ndryshimet karakteristike të kolonës vertebrale, te kolona vertebrale spikasim alterime të artikulacioneve ndërvertebrale, dhe ligamenteve vertebrale. Karakteristikë e kësaj sëmundje është dhe prania e sidesmofiteve ( urat që lidhin vertebrat me njëra tjetrën). Kjo patologji prek kryesisht legenin dhe artilulacionin sakroiliak, ndërsa në radiografi vërejmë sakroileit bilateral. Ndërsa në analizat serologjike faktori rheumatoid është negative, kurse në aplikimin e rrezeve X vihet re një kalcifikim të ligamenteve në vendin e fiksimit të tyre. Mundësitë për diagnostikimin e hershëm të kësaj patologjie janë të pakta. Tomorografia e Kompjuterizuar dhe Rezonanca Magnetike e artikulacineve sakroiliake. Përdorimi i këtyre testimeve është ende i paqartë. Testi i Shoberit është një test klinik me fleksion të pjesën lumbare që kryhet gjatë ekzaminimit. Gjatë periudhës inflamatore akute, pacientët me Spondilit Ankilozant kanë një rritje të proteinës C-reaktive në gjakun e koncentruar dhe rritje të eritrosedimentit.

Page 54: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

54

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Ekzaminimi fizik:Dhimbje shpine dhe ngurtësim për më shumë se 3 muaj, të cilat përmirësohen me ushtrime por nuk lehtësohen me pushim. Kufizim i lëvizshmërisë në planet sagitale dhe frontale të kolonës në pjesën lumbare. Kufizim i ekspansionit torakal krahasuar me subjektet normale të së njëjtës gjini dhe moshë (< 5 cm= Anormale tek një adult i ri)

Diagnoza diferenciale:Sakroileiti mund të jetë i pranishëm në sëmundjet e mëposhtme: Hiperparatiroidizmin e zgjatur, Ethja Mesdhetare Familjare, Sëmundja wipple, Sëmundja Paget, Paraplegjia, Sëmundja Bechet, Tuberkuloz, Bruceloza, Sakro-ileiti piogjen, Hiperostoza vertebrale mund të jetë e pranishme në

sëmundjet e mëposhtme:

Hiperostoza ankiloze ose hiperostoza skeletike idiopatike difuze (DISH), Sindroma sinovit-akne-pustulozë-hiperostozë-osteit (SAPHO), Okronosis, Sindroma SAPHO

Ekzaminimi fizik, konjitiv. Testet e aplikueshme dhe matjet. Të dhënat kryesore që shërbejnë për të identifikuar rastet, të cilat mund të kërkojnë testet dhe matje të mëtejshme. Dhimbja: Shkalla Analoge Vizuale (VAS). Vendi i lokalizimit dhe natyra e dhimbjes, karakteristikat në mëngjes dhe pasdite, në qetësi dhe gjatë aktivitetit. Pacientët mund të ankohen për zgjime nga gjumi natën dhe nevojën për të ecur, në mënyrë që të lehtësohet dhimbja. Kjo është një ankesë e rrallë e dhimbjes mekanike në fund të shpinës. Performanca muskulore: Duhet të performohen teste specifike për muskujt, bazuar në të dhënat e gjetura gjatë depistimit në kuadrantët e sipërme dhe të poshtme, si dhe në raportimet e vetë pacientit për dobësi muskulare. Të ecurit: Vlerësoni karakteristikat dhe pavarësitë e ecjes. Vlerësoni ngjitjen në shkallë. Neurologjike: Ekzaminoni reflekset e thella, ndryshimet sensorale dhe\ose dobësinë muskulare. Vlerësoni rastet kur raportohenmpirjet dhe\ose parestezi. Vlerësoni lokacionin e simptomave ( përhapjen sipas dematomeve) dhe nivelin e severitetit sipas nivelit të aktivitetit. Kompromentimet më të shpeshta neurologjike lidhen me frakturat spinale sekondare dhe hasen në rreth 1\3 e rasteve. Në pacientët me SA të avancuar mund të zhvillohet sindroma e Cauda Equina. Inspeksioni\Postura: Në rastet me sëmundje të avancuar, vërehet një humbje e lordozës normale lumbare dhe një theksim e kifozës normale torakale.

Ekuilibri: Një numër i konsiderueshëm i pacientëve me SA kanë çrregullime të ekuilibrit me sytë e hapur dhe të mbyllur. Mund të përdoret testi i ekuilibrit Berg, për

vlerësimin objektiv të çrregullimit të ekuilibrit. Funksioni: Vlerësimi BASDAI është përdorur si një indeks për të vlerësuar pacientët në një shkallë analoge vizuale (0-10) duke kuantifikuar:

•Lodhjen•Dhimbjen aksiale•Dhimbjen periferike•Ngurtësimin•Entezopatinë

Palpimi: Manovra të ndryshme ose presioni direkt mbi artikulacionin sakro-iliak mund të përdoren për të vlerësuar këtë artikulacion. Rangu i lëvizshmërisë: Mungesa e lëvizshmërisë spinale është karakteristika tipike e SA. Duhet të vlerësohen të gjitha planet për lëvizjet pasive dhe aktive të shpinës, shpatullave, pelvisit, gjunjëve dhe kyçeve të këmbëve.

Testet vlerësuese:Sipas shoqatës amerikane të spondilitit ankilozant kemi disa teste vlerësuese dhe kritere të diagnostikimit dhe përparimit të sëmundjes. Me anë të këtyre testeve mund të vlerësojmë efektet e sëmundjes dhe progresin e saj në kohë të ndryshme. Këto teste janë:1. BASMI(BATH ANKILOSING SPONDYLITIS METOROLOGY

INDEX)2. BASDAI(BATH ANKILOSING SPONDYLITIS DISEASE

ACTIVITY INDEX)3. BASFI (BATH ANKILOSING SPONDYLITIS FUNXIONALITY

INDEX)4. BAS=G (BATH ANKILOSING SPONDYLITIS PATIENT

GLOBAL SCORE)5. M-SASSS( MODIFIED STOKE ANKYLOSING

SPONDYLITIS SPINAL SCORE)

Testet specifike:6. Rotacioni cervical (CROT): Distanca ndërmjet majës

së hundës dhe artikulacionit akromio-klavikular në një rrotullim neutral dhe maksimal ipsilateral. Diferenca ndërmjet dy pozicioneve llogaritet për anën e majtë dhe të djathtë. Prania e diferencës është indicator për praninë e kufizimit të lëvizshmërisë. Matjet realizohen me metër.

7. Distanca tragus-mur (TWD); Matet distance horizontale ndërmjet tragusit të djathtë të murit, kur qëndrojmë me thembrat dhe fundshpinën të mbështetur në mur, me gjunjët e ekstenduar dhe mjekrën e ulur. Distanca më e madhe është tregues i një posture të keqe cervikale\spinale të pjesës së sipërme. Kjo distancë korrelon me ndryshimet radiografike të kolonës cervikale.

8. Distancë majë gishti-dysheme (FFD): Mat distancën ndërmjet majës së gishtit të mesëm të djathtë dhe dyshemesë, pas fleksionit maksimal lumbar, ndërkohë qe ruhet kontakti i thembrave me dyshemenë, pa

Page 55: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

55

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

rrotullime të trungut. Një distancë e vogël është tregues i lëvizshmërisë së lartë.

9. Indeksi i modifikuar i Schober (MSI): Është i nevojshëm për matjen e fleksionit lumbar. Pacienti qëndron drejt, në shpinë bëhen shenja 5 cm nën dhe 10 cm sipër junksionit lumbosakral ( që identifikohen nga linja horizontale që kalon ndërmjet dy spinave iliake postero-superiore ). Pacienti përkulet përpara maksimalisht dhe matet distance ndërmjet dy shenjave. Në rast se distance ndërmjet dy shenjave rritet 5 cm ose më shumë është tregues i lëvizshmërisë normale. Në rast se kjo distancë është më pak se 4 cm, kjo është treguese e lëvizshmërisë së kufizuar.

10.Fleksioni lumbar lateral (LLF): Distanca ndërmjet majës së gishtit të mesëm ipsilateral dhe dyshemesë, pas fleksionit maksimal lumbar, ndërkohë që thembrat ruajnë kontaktin me dyshemenë dhe trungu nuk rrotullohet. Në literaturë nuk vërehet një korrelacion i rëndësishëm ndërmjet indeksit të modifikuar të Schober dhe matjes së fleksionit lumbar lateral dhe ndryshimeve radiografike në pjesën lumbare të kolonës vertebrale në SA.

11.Ekspansioni i toraksit: Mat diferencën ndërmjet inspirimit maksimal dhe ekspirimit të sforcuar maksimal, në hapësirën e 4 interkostale tek meshkujt dhe menjëherë nën indin mamar tek femrat.

12.Ekspasioni torakal normal është >/5 cm dhe çdo gjetje më e vogël se 5 cm është tregues negativ.

13.Vlerësoni lëvizshmërinë e ijeve dhe shpatullave. Për shkak të kufizimit të lëvizshmërisë së kafazit torakal

mund të alterohet funksioni pulmonary, me një reduktim të lehtë të kapacitetit vital, kapacitetit total pulmonary, dhe kapacitetit normal të difuzionit.

CROT dhe FFD rekomandohen në rastet kur duhet të vlerësohen ndryshimet e përkohshme, të kthyeshme të lëvizshmërisë së kolonës. MSI rekomandohet kur duam të vlerësojmë ndryshimet e përhershme, të parikthyeshme të lëvizshmërisë së kolonës. ASAS rekomandon që ekspansioni i gjoksit, MSI dhe distancë oksiput (tragus)-mur, të përdoren për të vlerësuar ndryshimet në lëvizshmërinë e kolonës. Pas studimeve dhe rishikimeve të literaturës, Haywood rekomandon përdorimin e MSI, CROT dhe FFD për të vlerësuar lëvizshmërinë në SA.

Ndërsa në nivel të artilulcioneve vërejmë: ngurtësim dhe ankiloza në të gjithë boshtin kurrizor, si dhe artikulacionet periferike, si kokso femorali, supir dhe tatalgjia. ndërsa ne nivelin respirator pasojat e ankilozës janë në nivel torakal, ngurtësimi progresiv i artikulacioneve kosto vertebrale dhe kostotranverale nën shfaqet inflamatore të herëpashershme në mënyrë progresive, do të kufizojë ekspansionin e kafazit torakal ose zgjerimin e kafazit të kraharorit. Inflamacioni dhe ngurtësimi fillojnë tek niveli i artikulacioneve sakroiliake dhe ngjitet në mënyrë progresive deri te kolona vertebrale.

Page 56: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

56

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Sakroileiti bilateral

Trajtimi i SA

3. 31. Medikamentoz Përdoret për të ulur dhimbjen dhe për të ngadalësuar avancimin e rendimin e mëtejshëm të sëmundjes. Mund të përdoren medikamente të ndryshme si: Anti-inflamatorët jo asteroid (ibuprofen, diclofenac, indomethacin etj.), Analgjezikët Opioid. Në stade të avancuara të sëmundjes mund të përdoren: DMARDs(Disease-modifying antirheumatic drugs ) si: Sulfalazine, metotroksat, kortikosteroide etj.

Kirurgjikal Në rastet e rënda të spondiliti ankilozant kirurgjia mund të jetë një opsion në zëvendësimin e artikulacioneve veçanërisht artikulacioni i gjurit dhe i kokso-femoralit. Korrigjimi kirurgjikal është i mundur edhe në rastet e deformimeve të rënda të kolonës, me kurvatura shumë të theksuara të shtyllës kurrizore, veçanërisht hiperlordoza cervikale, por megjithatë kjo procedurë konsiderohet me shumë risk. Për më shumë spondiliti ankilozant mund të shfaqë disa manifestime të cilat mund ta bëjnë kirurgjinë më të komplikuar. Ndryshimet në rrugët e sipërme respiratore mund të çojnë në vështirësi në ajrin e intubuar. Anestezia epidurale dhe spinale është e vështirë për shkak të kalcifikimit të ligamenteve dhe një numër i vogël pacientësh gjithashtu mund të kenë insuficienca aortike. Ngurtësia e brinjëve torakale jep problem respiratore dhe ulje të funksionit pulomonar.

Fizioterapia Janë dokumentuar shumë përmirësimi nga trajtimi fizioterapeutik tek këto pacient. Disa ushtrime terapeutike ndihmojnë në menaxhimin e dhimbjes ne pjesen funore te shpinës, në qafe, gju dhe nëshpatull. Nga këto ushtrime mund të përmendim: - Ushtrimet me intesitet të ulët aerobik- Stimulimi transkutan elektik ( TENS)- Termoterapia - Lehtësimi proprioceptive neuromuscular (PNF) • Programe ushtrimesh në shtëpi dhe të supervizuara• Ushtrimet në grup kanë rezultuar më efikase sesa

ushtrimet të bëra vetë në shtëpi • Aplikimi i këtyre ushtrimeve në grup në mënyrë

të rregullt për disa javë në qendra Spa ka dhenë rezultate të mira.

Ushtrimet aerobike me intesitet të ulët kanë dhenë rezultate pozitive në lidhje me funksionin pulmonar, cilësinë e jetës dhe kapacitetet funksionale. Trajtimet Spa duke përdorur banjot termale të kombinuara me frenuesit e faktorëve nekrotik tumoral (TNF) kanë treguar që japin rezultate afatgjata përmirësimi tek këto pacient. Ushtrimet me intensitet të moderuar dhe të lartë si p.sh vrapimi nuk janë të rekomanduara ose janë të rekomanduara në nivel të shumë të kufizuar ushtrimesh për shkak të rigiditet dhe ngurtësisë së vertebrave të cilat mund të rrisin akoma më shumë dhimbjen. Për shkak të uljes së ekspansionit të murit të toraksit, pacientët me SA kanë alterime të funksionit pulmonar, i cili ul më tepër statusin psikologjik dhe cilësinë e jetës së pacientëve më SA. Ekspansioni i toraksit mund të rritet duke çuar në një kapacitet më të lartë funksional, me anë të ushtrimeve të mëposhtme:

• Dyfishoni shkallën normale të inspirimit nëpërmjet hundës dhe ekspirimit nëpërmjet gojës.

• Ekspirim normal nëpërmjet hundës dhe ekspirim normal nëpërmjet gojës.

• Respiracione nëpërmjet gjoksit dhe abdomenit. • Frymëmarrje të thella dhe më pas ekspirime të lehta

nëpërmjet gojës. • Ushtrime rezistence për muskujt inspiratorë

pulmonarë.

Mobilizimi manual përmirëson ekspansionin e toraksit, posturën dhe mobilitetin spinal. Ushtrimet e lëvizshmërisë aktive dhe pasive angular, mund të përdoren në drejtimin fiziologjik të artikulacioneve të kolonës spinale dhe të murit të kafazit torakal, në fleksion, ekstension, fleksion lateral, rotacion dhe pozicione të ndryshme fillimi (të shtrirë me fytyrë, anash, në shpinë dhe në pozicionin ulur). Ushtimet me lëvizje pasive konsistojnë në lëvizje të përgjithshme, këndorë dhe specifike. Krahas ushtrimeve konvencionale ( ushtrimet flektore

Page 57: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

57

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

për kolonën cervikale, torakle, lumbare dhe grupet madhore të muskujve) dhe ushtrimeve respiratore (frymëmarrja me buzët e mbledhura, ekspiracioni i përforcuar abdominal, lëvizjet e sinkronizuara torakale dhe abdominal), rekomandohen dhe ushtrimet aerobike si ecja dhe noti. Studiuesit kanë treguar një rritje sinjifikative të ekspansionit të toraksit pas ndjekjes së programeve të notit, si dhe një rritje të PvO2 dhe distancës së ecjes në 6 min, tek pacientët të cilët praktikojnë notin dhe/ose ushtrimet aerobike. Ushtrimet aerobike rezultojnë në një ekspansion më të madh të torksit dhe në një kapacitet më të madh funksional, duke ulur gjithashtu edhe shanset për një insuficensë respiratore. Terapia në qendrat e llixhave ka treguar një efekt pozitiv afatshkurtër dhe afatgjatë mbi dhimbjen, ngurtësimin, mirëqenien dhe funksionin e pacientëve me SA. Por ky lloj trajtimi është i shtrenjtë dhe duke qenë se kohëzgjatja optimal e kësaj terapie është 4 javë, nuk është e përshtatshme për të gjithë pacientët, sidomos ata të cilët janë në marrëdhënie pune ose kanë familje për t’u kujdesur.

Ndërhyrjet më të përdorura sipas tipit të rastit/diagnozës

Teknikat e mbrojtjes së artikulacionit: mekanika e trupit për metodat e zhvendosjes, ngritjes, transportimit, kujdesi i posturës, këshilla për të mbajtur pelvisin në qëndrim neutral, aktivitet ndihmëse dhe të planifikuara, modifikimi i aktiviteteve, përdorimi i mjeteve asistuese. Ushtrimet terapeutike: një program terapeutik progresiv, me ushtrime ekstensioni, tërheqjeje të muskujve të ngurtësuar, teknika ushtrimi për stabilizimin lumbar dhe të ekstremiteve, forcimi i muskujve të dobësuar, riedukimi postural, aktivitetet shoqëruese ( biçikleta, biçikleta stacionare, program ecjeje, përdorimi i pistës së vrapimit), rikthimi i aktiviteve sportive ( noti duke përdorur pajisje, të cilat shmangin hiperekstensionin e trungut). Duhet të përfshihen gjithashtu edhe ushtrime të frymëmarrjes dhe posturale. Trajtimi i ecjes dhe lëvizshmërisë: ekuilibri, siguria, vendosja e ritmit dhe planifikimi i distancës së toleruar. Duhet të bëhen vlerësimet e nevojshme për nevojën e asistencës me mjete ndihmëse. Merrni në konsideratë përdorimin e 1 ose 2 patericave, ose të karrocave për paraplegjikë, për pacientët të cilët kanë nevojë për asistencë gjatë ecjes. Disa pacientë mund të përfitojnë nga karroca special me opsione. Merrni në konsideratë rregullimin e lartësisë së pajisjes ndihmëse, pak më ulët se zakonisht për të ndihmuar pacientin të arrijë korrigjimin postural të nevojshëm për të menaxhuar simptomat.

Terapia manuale: teknikat e mobilizimit të artikulacioneve dhe indeve të buta përdoren për të

përmirësuar nivelin e simptomave/lëvizshmërisë së pacientit. Mund t’i këshillohen ushtrime të përgjithshme fitnesi, që nuk lejojnë izolimin e segmenteve specifike spinale që kanë nevojë për tu mobilizuara. Trajtimet manual janë dizenjuar në mënyrë specifike për të patur si target një porcion të caktuar të kolonës. Efektet e terapive të ndryshme si terapia manual, elektroterapia dhe informacioni edukativ i programeve, kanë nevojë për përmirësime në pacientët me SA.

Konsiderata mbi ushtrimet: studimet kanë treguar se pacientët me SA ishin disa përfitime afatshkurtra në funksion nga programet individuale të ushtrimeve në shtapi, por programet me grupet e terapisë fizike të supervizuara ishin më të mira krahasuar me programet individuale në shtëpi. Pacientët pjesëmarrës në grupet e ushtrimeve ( të brendshëm dhe të jashtëm) kishin më shumë përmirësime, kjo për shkak të ndikimit të faktorëve jo-fizikë si inkurajimi i njëri-tjetrit, rritja e motivimit dhe shkëmbimi i eksperiencave mes tyre. Kur grupet e ushtrimeve kombinoheshin me një hidroterapi termale 3 javore, ose trajtime në llixha, rezultatet ishin më të larta krahasuar me vetëm terapinë e përjavshme fizike.

Frekuenca dhe kohëzgjatja: 6-8 trajtime për të arritur qëllimet afatshkurtra në një periudhë 8 javore. Pacientët me nivel më të ulët të niveleve të tolerancës, mund të kenë nevojë për ndërhyrje më intensive.

Edukimi i pacientëve dhe familjes: është shumë e rëndësishme të edukohet pacienti rreth situatës së tij, sepse në këtë mënyrë mundësohet që pacienti të menaxhojë në mënyrë më efektive sëmundjen e tij dhe të kërkojë asistencë në kohën e duhur. Edukimi përmirëson motivimin dhe redukton ankthin. Pacienti duhet të kuptojë diagnozën, anatominë e thjeshtë, teknikat për mbrojtjen e artikulacionit, përfshirë këtu dhe posturën, modifikimet në aktivitete, mekanikën e trupit, teknikat e duhura të pozicionimit dhe tërheqjes, përdorimin e mjeteve ndihmëse, të të nxehtit/të të ftohtit, teknikat relaksuese dhe masazhet.

Qëllimet kryesore të fizioterapisë janë: • Të përmirësojë mobilitetin dhe forcën• Të parandalojë ose të reduktojë deformimet e

kolonës vertebrale• Të reduktojë dhimbjen dhe të përmirësojë

funksionalitetin dhe cilësinë e jetës.

Programi dhe protokolli i ushtrimeve bazuar ne evidenca shkencore1. Ushtrimet janë modalitëti më i rëndësishëm dhe

më efektiv fizioterapeutik në trajtimin e Spondilitit Ankilozant

2. Ushtrimet në Spondilitin Ankilozant janë shumë

Page 58: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

58

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

efektive dhe ndihmojnë ne reduktimin e dhimbjes, rritjen e mobiliteti dhe funksionalitetit, ngadalësojnë agravimin e sëmundjes, reduktojnë depresionin, lodhjen dhe ndikojnë në rritjen e cilësisë së jetës dhe kapacitete respiratore.

3. Modalitetet e tjera fizioterapeutike si terapia manual kanë treguar të kenë patur rezultate premtuese zgjerimin e diafragmës, posturë, mobilitetin e shpinës dhe testet vlerësues BASMI(Bath Ankylosing Spondylitis Metrology Index)

4. Megjithatë nevojiten ende studime ne rolin e fizioterapisë në Spondilitn ankilozant.

Disa keshilla per realizimine ushtrimeve: •Realizimi i frymëmarrjeve të thella abdomino-

diafragmatike mund të jenë më të lehta për t’u realizuar pas një dushi apo banjoje të ngrohtë.

•Kontrollo dhe korrigjo posturën gjatë ditës •Mos i realizo këto ushtrime kur je i tensionuar•Gjithmonë duhet filluar me ushtrime të lehta dhe

pastaj rritet intensiteti në mënyrë graduale nëse nuk po ndjen dhimbje

•Frekuenca e ushtrimeve duhet rritur aq sa toleron organizmi

•Nëse dhimbja vazhdon gjatë realizimit të këtyre ushtrimeve atëherë duhen ndërprerë menjëherë dhe duhet konsultuar me mjekun ose fizioterapistin.

Studim mbi efikasitetitn e Fizioterapisë në Spondilitin Ankilozant

Ky studim është i bazuar në evidencë shkencore dhe praktika klinike. Është një studim i cili është realizuar nga Departamenti i Fizioterapise në Universitetitin e Mjekësisë Tiranë, Ky studim ka për qëllim të tregojë efikasitetin e fizioterapisë në Spondilitin Ankilozant dhe krahasimin e metodave të ndryshme të përdorur si: programet ushtrimore, terapitë Spa, elektroterapia dhe terapisa manual.

Metodat e përdorura

Janë bërë studime tek pacientet e paraqitur pranë spitalit të reumatologjisë gjatë muajve nëntor- shkurt (2014- 2015). Në studim është marrë dhimbja e pacientëve, si ka evoluar ajo dhe cila terapi ka qenë më efikase. Pacientëve u janë drejtuar këto pyetje në ditën e parë të terapisë dhe në ditën e fundit të saj:•Si mund ta përshkruani nivelin e lodhjes që ju keni

kaluar javën e fundit?•Me çfarë vlere do ta vlerësoni dhimbjen (1-10) që në

ditën e parë të terapisë dhe në ditën e fundit të saj. •Si mund ta përshkruani nivelin e dhimbjes në qafë,

shpinë, vithe, gjatë Spondilitit Ankilozant që ju keni kaluar javën e fundit?

•Si mund ta përshkruani nivelin e dhimbjes duke e

bashkëngjitur dhe dhimbjen e qafës, shpinës, vitheve në javën e fundit?

•Si mund të përshkruani nivelin e diskomfortit që ju keni patur javën e fundit?

•Si mund ta përshkruani nivelin e ngurtësimit mëngjesor qe keni kaluar javën e fundit që nga moment që jeni ngritur?

•Sa zgjat ngurtësimi mëngjesor që nga momenti që jeni ngritur?

•Veshja e çorapeve pa ndihmën e dikujt tjetër.•Të përkulesh për të marrë një laps në dysheme pa

ndihmën e një mbajtëse.•Të zgjatesh në një lartësi pa ndihmën e dikujt•Të ngrihesh nga një divan pa përdorur dorën tjetër

apo diçka tjetër•Të ngrihesh nga dyshemeja pa ndihmë duke u mbajtur

(mbështetur) në shpinë•Të rrish pa u mbështetur për 10 minuta pa ndonjë

diskomfort•Të ecësh 12-15 hapa pa përdorur patericë•Të shohësh mbi shpatulla pa kthyer trupin•Bërja e aktiviteteve fizike të detyruara•Bërja e të gjitha aktiviteteve të ditës në punë dhe në

shtëpi.

Rezultatet

Fizioterapia ka një ndikim të mirë në reduktimin e dhimbjes tek pacientet me spondilit ankilozant dhe ndihmon në rritjen e fleksibilitetit në aktivitetet e jetës së përditshme.

Konkluzionet e studimit:Pelvispondiliti ankilozanr prek më shumë femrat sesa meshkujt, Për sa i përket moshës ka prirje të shfaqet te adoleshentët dhe adultët e rinj. Piku është në moshën 15-35 vjeçe ndërsa mesatarja është në moshën 26 vjeç. Në 15-20% të pacientëve sëmundja fillon në dekadën e dytë të jetës në 10%, sëmundja shfaqet në pacientët më të mëdhenj se 39 vjeç. Individët më të prekur janë individët nga rrethet. Kjo me Tiranën, që ka më pak pacient të prekur sesa rrethet. Trajtimi medikamentoz dhe fizioterapia janë konsideruar gurët themelor të trajtimit. Nga studimi vihet re se fizioterapia ka një ndikim në reduktimin e dhimbjes tek pacientët dhe ndihmon në rritjen e fleksibilitetit në aktivitetin e jetës së përditshme. Aplikimi i TENSIT dhe ultratingullit kanë reduktuar në mënyrë sinjifikative dhe ngurtësimin menjëherë pas aplikimit më efikas është TENSI. Ushtrimet janë modaliteti më i rëndësishëm dhe më efektiv fizioterapeutik në trajtimin e SA. Ushtrimet janë shumë më efektive dhe ndihmojnë në reduktimin e dhimbjes, rritjen e mobilitetit dhe funksionalitetit, ngadalësojnë agravimin e sëmundjes, reduktojnë depresionin, lodhjen dhe ndikojnë në rritjen e cilësisë së jetës. Terapia manuale ka një ndikim pozitiv, pasi pacientet patën një zgjerim të ndjeshëm në zgjerimin

Page 59: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

59

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

e toraksit, në kapacitetet vitale, në posturë, dhe në mobilitetin e kolonës vertebrale.

Biblografia

Lucien S., Francis B., Joseph C., Christian H., et al: Reumatologjia 1988 ne kapitullin e Artritit Reuamtoid 257-329

Prof. Dr. Ernst Feldtkeller, Munchen, Germany ne bashkpunim Dr. Desiree van der Heijde, Profesor I Reumatologjise, Qendra mjeksore Universitare, Leiden, Hollande. Dr. Walter P. Maksymowwych, Profesor i Reumatologjise, Universiteti i Alberta, Edmonton, Canada Dr. Robert D. Inman, Profesor I Reumatologjise, Universiteti I Torontos, Ontario, Canada. Spondiliti Ankilozant. Shenjat klinike, Klasifikimi dhe diagnostikimi i semundjes.

Van Der Linden S. M., Valkenburg H. A., Cats. : Zhvillimi i kritereve diagnostikuese per Spondilitin Ankilozant: Nje propozim per modifikimin e kritereve te Neë York.. Arthritis Rheum 1984; 27:361-368

Goethe H. S., Steven M. M., van der Linde S., et

Jal: Zhvillimi I kritereve diagnostikuese per Spondilitin Ankilozant : krahasimi me Romen,, Neë York dhe modifikimi I kritereve te Neë York me pacient me histori klinike positive te testit me Spondilit ankilozant.. Br J Rheumatol 1985; 24:242-249.

Eduart F. Goljan, Rapid revieë pathology, forth edition

Lynn S. Bickley, Guide per ekzaminimin fizik dhe historine e semundjes.

Braun J, Spondiliti Ankilozant. Lancet 2007; 369: 1379–1390..

Zochling J, van der Heijde D, Burgos-Vargas R, Collantes E, Davis JC Jr, Dijkmans B, et al. rekomandimet ASAS/EULAR per menaxhimin e spondilitit Ankilozant. Ann Rheum Dis 2006; 65: 442–452.

Page 60: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

60

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Abstract

Dialectal lexicography is a new branch of our linguistics. It is connected with the story itself almost 400-year-old Albanian lexicography. But the intensity of publications in this area increased significantly only the last 100 years, who stand for a flow of large and varied vocabulary and a significant increase of their level of scientific, becoming an expression of the efforts of lexicography for t ‘ responding rapidly and directly related to the requirements of multilateral development of deep, he faced with the Albanian language. The subject of our article is dialectal lexicography whose birth marks officially published in the 40s of the last century the two dictionaries district, which begins with the history of this type: “New glossary” of Nicholas Gazulli (1941), with rare words used in northern Albania and “New Glossary” of Pano Tases (1941), ie, mainly the province’s Bazaar, and some expressions, congratulations, curses, etc. , related to those words. But as a first dialectal dictionary can be “new Albanian dictionary” Society “Union” (Fjaluer of Rii of Shcypes), published in 1908 in Shkoder. He is a bilingual dictionary, English-Italian with about 11, 000 words and is based on the dialect of the North. This dictionary includes a somewhat selected cases. Today we use many Albanian dialect dictionaries. Inside and outside the country in a span six decades, are dialect dictionaries published over sixteen, who occupy a special place in the Albanian lexicography.

Keywords: dialect dictionaries, lexicography, flow, diversity, east district.

Abstrakt

Leksikografia dialektore është një degë e re e gjuhësisë sonë. Ajo është e lidhur me vetë historinë gati 400-vjeçare të leksikografisë shqiptare. Por intensiteti i botimeve në këtë lëmë rritet ndjeshëm vetëm 100 vjetët e fundit, të cilët shquhen për një prurje të madhe e të larmishme

SEKSIONI I SHKENCAVE NATYRORE DHE SHOQËRORE Mbi leksikografinë dialektore të shqipes

Dr. Përparim Fakaj

fjalorësh dhe për një ngritje të dukshme të nivelit të tyre shkencor, duke u bërë shprehje e përpjekjeve të leksikografisë për t’iu përgjigjur në mënyrë të shpejtë e të drejtpërdrejtë kërkesave të lidhura me zhvillimet e shumanshme e të thella, me të cilat është përballur gjuha shqipe. Objekt i artikullit tonë është leksikografia dialektore lindjen e së cilës zyrtarisht e shënon botimi në vitet ’40 të shekullit të kaluar i dy fjalorëve krahinorë, me të cilët fillon historia e këtij tipi: “Fjalorthi i Ri” i Nikollë Gazullit (1941), me fjalë të rralla të përdorura në Veri të Shqipërisë dhe “Fjalorth i Ri” i Pano Tases (1941), me fjalë, kryesisht të krahinës së Përmetit, si dhe disa shprehje, urime, mallkime etj. , që lidhen me këto fjalë. Por, si një fjalor i parë dialektor mund të merret “Fjalori i ri i shqipes” i Shoqërisë “Bashkimi” (Fjaluer i Rii i Shcypes), botuar në vitin 1908 në Shkodër. Ai është një fjalor dygjuhësh, shqip-italisht me rreth 11000 fjalë dhe është mbështetur në dialektin e Veriut. Ky fjalor përfshin një lëndë deri diku të zgjedhur. Sot në shqipe kemi në përdorim shumë fjalorë dialektorë. Brenda dhe jashtë vendit në një hark kohor gjashtëdhjetëvjeçarë, janë botuar mbi gjashtëmbëdhjetë fjalorë dialektorë, të cilët zënë një vend të veçantë në leksikografinë shqiptare.

Fjalë kyçe: fjalorë dialektorë, leksikografi, prurje, larmi, lindje, krahinor.

*** Leksikografia dialektore është një degë e re e gjuhësisë sonë. Ajo është e lidhur me vetë historinë gati 400-vjeçare të leksikografisë shqiptare. Por intensiteti i botimeve në këtë lëmë rritet ndjeshëm vetëm 100 vjetët e fundit, të cilët shquhen për një prurje të madhe e të larmishme fjalorësh dhe për një ngritje të dukshme të nivelit të tyre shkencor, duke u bërë shprehje e përpjekjeve të leksikografisë për t’iu përgjigjur në mënyrë të shpejtë e të drejtpërdrejtë kërkesave të lidhura me zhvillimet e shumanshme e të thella, me të cilat është përballur gjuha shqipe. Sipas akademikut J. Thomai, “Leksikografia shqipe është fusha më e hershme dhe më e pasur në gjuhësinë tonë dhe mund të themi madje që vetë historia

Page 61: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

61

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

e gjuhësisë shqipe nis me një vepër leksikografike, me një fjalor. Po të lëmë mënjanë “fjalorthët” e Arnold von Harfit (1497) dhe të Pjetër Mazrekut (1633), - lista me disa dhjetëra fjalë shqipe, - guri i parë në rrugën e gjatë të leksikografisë shqipe mbetet “Fjalori latinisht-shqip” (Dictionarium latino-epiroticum, 1635) i F. Bardhit, vepër leksikografike e mirëfilltë, pavarësisht nga numri i vogël i fjalëve shqipe (rreth 2500 fjalë shqipe përkrah rreth 5000 fjalëve latine)”1. ”Fondi i përgjithshëm leksikografik ngërthen mbi 500 vepra, një trashëgimi e vyer që ka ardhur duke u pasuruar nga shekulli në shekull, pa ndërprerje, me rritje të dukshme jo vetëm në numër, por edhe në cilësi në shumë përbërës. Spektri i këtij fondi shquhet për larmi tipologjike, duke pasur shumë fjalorë, njëgjuhësh e dy- e shumëgjuhësh, tematikë, fjalësorë e frazeologjikë, filologjikë e terminologjikë, shpjegues e enciklopedikë, kombëtarë e dialektorë, të printuar a elektronikë. Është e rëndësishme të theksojmë se e larmishme është jo vetëm llojshmëria e tipologjia e këtyre fjalorëve, por edhe autorësia e tyre. Objekt i kumtesës sonë është leksikografia dialektore lindjen e së cilës zyrtarisht e shënon botimi në vitet ’40 të shekullit të kaluar i dy fjalorëve krahinorë, me të cilët fillon historia e këtij tipi: “Fjalorthi i Ri” i Nikollë Gazullit2 (1941), me fjalë të rralla të përdorura në Veri të Shqipërisë dhe “Fjalorth i Ri” i Pano Tases3 (1941), me fjalë, kryesisht të krahinës së Përmetit, si dhe disa shprehje, urime, mallkime etj. , që lidhen me këto fjalë. Por botimet me lëndë dialektore nuk zënë fill me këta dy fjalorë. Ato janë më të hershme. Kështu ne vërejmë se në Fjalorin e tij latinisht-shqip4 (1635) F. Bardhi ka një lëndë gjuhësore, që edhe pse është e shqipes, ajo lidhet drejtpërdrejt me të folmet gege. Historia e botimeve me lëndë leksikore e frazeologjike nga të folmet e krahinave të ndryshme të Shqipërisë, është e lidhur ngushtë me vetë historinë e dialektologjisë shqiptare, histori që “zë fill në mesin e shek. XIX ”5. Studimet dialektologjike, jo vetëm për gjuhësinë shqiptare, por dhe atë botërore, lidhen me lindjen në shek. XIX të gjuhësisë historiko-krahasuese, e cila i orientoi studimet në këndvështrimin diakronik të gjuhëve. Ndërsa neolinguistika apo gjuhësia hapësinore ishte shkolla gjuhësore me këndvështrim gjeolinguistik, që i studion dukuritë gjuhësore si fenomene të të folurit, të lidhura ngushtë me përhapjen e tyre në hapësirë, përmes marrëdhënieve të vazhdueshme ndërmjet njerëzve. Duke i kërkuar shkaqet e ndryshimeve në gjuhë jashtë realitetit

1 Thomai, J. , Leksikologjia e gjuhës shqipe, Tiranë, f. 3052 Gazulli, N. , Fjalorthi i ri, Tiranë, 1942 / 20053 Tase, P. , Fjalorth i ri, Tiranë, 1942 / 20064 Bardhi, F. , Fjalor latinisht-shqip, Prishtinë, 19805 Gjinari, J. , Gjendja dhe perspektiva e dialektologjisë shqiptare, në “Dialektologjia shqiptare”, I, Tiranë, 1971, f. 9

gjuhësor, për neolinguistët, përcaktuan se faktori jashtëgjuhësor ishte ndër më kryesorët që shkaktonte “inovacionet” në gjuhë6. Prandaj neolinguistika e orientoi drejt zhvillimeve të reja gjuhësinë krahasimtare indoevropiane, duke iu shmangur “ligjeve” të ngurta të drejtimeve të mëparshme gjuhësore dhe shtroi për zgjidhje çështje të tilla, si territori fillestar i shtrirjes së fakteve gjuhësore, shkaqet dhe veçoritë e përhapjes së tyre, përcaktimi i kronologjisë të përhapjes së dukurive gjuhësore. Bartoli shprehet se “normat hapësinore janë mjete praktike, gjithnjë të përdorshme për të gjetur shtresëzimin kohor të dy a më shumë fazave gjuhësore. Kjo mundëson më pas, duke shërbyer edhe si pikënisje, gjetjen e qendrës, ose të qendrave të valëve të përhapjes së risive gjuhësore. Zbulimi i fazave më të vjetra na shpie drejt nxjerrjes së shkaqeve që çuan në këtë inovacion. ”7

Por në këtë periudhë studimet për të folmet e shqipes nuk ishin të organizuara, të planifikuara, të koordinuara dhe sistematike, pasi ato bëheshin nga “dijetarë të veçuar, të cilët për qëllime të ndryshme dhe herë-herë të diktuara nga rasti botuan materiale dialektore, vërejtje e shënime mbi të folme të shqipes dhe aty-këtu edhe disa studime të mirëfillta dialektologjike për një numër të vogël të folmesh”8. Duhet theksuar se shumë nga këta dijetarë, që u morën me studimin e dialekteve të shqipes, ishin të huaj dhe niseshin nga qëllimi që të nxirrnin të dhëna për gjuhësinë historiko-krahasuese. Ata në të shumtën e herës u drejtuan tek të folmet anësore dhe tek të folmet e ngulimeve shqiptare jashtë atdheut. Nga shumë të huaj u botuan materiale dialektore. Përmendim këtu që në vitin 1855 u botua prej K. H. Rajnholdit një gramatikë të vogël me tekste e një glosarë mbi të folmen e arbëreshëve të ishujve të Greqisë. 9 Në fund të shek. XIX H. Pederseni botoi për çamërishten disa tekste dialektore me një glosar e shënime gjuhësore10 dhe në vitet ’40 të shek. XX K. Taliavini, duke përmbledhur të dhëna të pjesshme e të shpërndara në botime të ndryshme, bëri objekt studimi të folmet e Kosovës e Maqedonisë Veriperëndimore11. Për të folmet brenda kufijve të Republikës së Shqipërisë përmendim monografinë e V. Cimohovskit mbi të folmen e Dushmanit

6 Koperaj, E. , metodat neolinguistike dhe të gjeografisë gjuhësore në veprën e prof. Eqrem Çabejt”, në Studime albanologjike, Gjuhë, 1, Tiranë, 2008, f. 1667 Bartoli, M. , Saggi della linguistika spaziale, Torino, 1952, f. 168 Gjinari, J. , Gjendja dhe perspektiva e dialektologjisë shqiptare, në “Dialektologjia shqiptare”, I, Tiranë, 1971, f. 99 Reinhold, G. H. , Noctes Pelasgicae, Athen, 185510 Pedersen, H. , Albanesische Texte mit Glossar, Leipzig, 189511 Tagliavini, C. , Le parlate albanesi di tipo Ghego orientale (Dardania e Macedonia nordocidentale), Roma, 1942

Page 62: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

62

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

(Dukagjin)12. Po kështu përmendim gramatikat e botuara nga disa të huaj, të cilat nuk përshkruanin aq shqipen e përbashkët sa edhe një të folme ose një grup të folmesh të afërta mbi të cilat u mbështetën. Kështu në gramatikën e J. G. Hahn13 gjejmë të dhëna gjuhësore mbi të folmen e Rrëzës së Tepelenës, tek O. Dozoni14 gjejmë të dhëna gjuhësore për të folmen e zonës së Përmetit e të Zagorisë, kurse tek G. Vajgandi15 të dhëna gjuhësore për të folmen për të folmet e Shqipërisë së Mesme, në mënyrë të veçantë për të folmen e qytetit të Elbasanit. Të dhënat e dialekteve konsiderohen si fakte me rëndësi për historinë e gjuhës, sepse siç thotë gjuhëtari i shquar frëng, Antuan Meje “nuk ka histori gjuhe pa dialektologji dhe sidomos pa gjeografinë gjuhësore komplete dhe të zbatuar mirë”16. Dëshmitë që sjellin studimet dialektore kanë atë “peshë apo vlerë të krahasueshme me vlerën që kanë bimët për botanistin apo objektet dhe veshjet (kostumet) popullore për etnografin, si këngët e vallet për folkloristin, si dokumentet arkivore e kronikat e drejtpërdrejta për historianin”. 17

Gjatë Rilindjes Kombëtare, mbledhja e materialeve dialektore u frymëzua nga ideali kombëtar. Ndër gjuhëtarët rilindës u shqua K. Kristoforidhi, i cili në vitin 1904 botoi në Athinë “Fjalori i gjuhës shqipe” (Leksikon tis allvaniqis gllosis)18. Ky ishte fjalori më i mirë i kësaj periudhe dhe konsiderohet si hapi i parë për hartimin e një fjalori shpjegues të gjuhës shqipe, sepse pasurinë leksikore e frazeologjike të mbledhur nga goja e popullit e përfshiu në fjalor jo si pasuri dialektore, por si pasuri të përbashkët të shqipes. Ky fjalor mishëron idenë e Rilindjes sonë mbi gjuhën e kulturën kombëtare. Sami Frashëri e kishte formuluar qartë mendimin se fjalët e të gjitha dialekteve e të të folmeve duhen vlerësuar si pasuri e përbashkët e shqipes: “. . Ca nga frazet dhe nga fjalët e gjuhës, - i shkruan ai De Radës, - janë humburë, me ca anë të Shqipërisë e të kolonivet e janë rojtur në ca anë të tjera;. . . . . . . me të për mbledhurë të gjithë këtyre fjalëve e fraseve bashkë, edhe gjuha shqipe do të bëhetë e begatë e e gjerë, e do të shpëtonjë nga të pasurit nevojë me fjalë të huaja, edhe gjithë dialektatë do të gjendenë të gjitha të bashkuara e të përzjera)”. 19

“Fjalori i gjuhës shqipe” i K. Kristoforidhit (Leksikon tis 12 Cimochowski, W. , Le dialecte de Dushmani, Poznan, 195113 Hahn, J. G. , Albanesische studien II, 185414 Dozon, A. , Manuel de la langue chkipe ou albanaise, Paris, 187915 Weigand, G. , Albanesische Gramatik, Leipzig, 191316 Shih më gjerë Gj. Shkurtaj, Dialektologjia, Tiranë, 2003, f. 1317 Shkurtaj, GJ. , Dialektologjia, Tiranë, 2003, f. 1318 Kristoforidhi, K. , Fjalor shqip-greqisht, Tiranë, 196119 Frashëri, S. , Letër J. de Radës, Stamboll, 20. 02. 1881, cituar sipas Dh. Shuteriqit, Mbi gjuhën letrare kombëtare shqipe, BShSh, 1952, IV, f. 54

allvaniqis gllossis, Athinë, 1904) është në përgjithësi dygjuhësh, shqip-greqisht, por autori synonte të hartonte fjalorin e shqipes për shqiptarët, prandaj edhe titullin e vë “Fjalor i gjuhës shqipe”, kurse greqishten e përdori si mjet shpjegues. K. Kristoforidhi është i pari që ndërmori hartimin e një fjalori të gjuhës shqipe pa ia ngushtuar bazën në një dialekt a të forme, si kishin vepruar hartuesit e fjalorëve të mëparshëm. Fjalori ka një vlerë të posaçme dokumentare, sepse u shërbeu më pas si hartuesve të fjalorëve, ashtu edhe studiuesve krahasimtarë. Vepra e tij, që kaloi dorë më dorë e u botua në Athinë pas vdekjes së autorit, përfundoi në rreth 12. 000 fjalë. Disa fjalët që mblodhi nga goja e popullit, K. Kristoforidhi i shoqëroi me shënimin për vendin ku i mblodhi. Gjithashtu në fjalor janë dhënë edhe burimet etimologjike të disa fjalëve. Ky fjalor, pasi u ripunua dhe u vu në alfabet shqip nga Aleksandër Xhuvani, u ribotua më 1961 me titullin “Fjalor shqip-greqisht”. Si një fjalor i parë dialektor mund të merret “Fjalori i ri i shqipes” i Shoqërisë “Bashkimi” (Fjaluer i Rii i Shcypes)20, botuar në vitin 1908 në Shkodër. Ai është një fjalor dygjuhësh, shqip-italisht me rreth 11000 fjalë dhe është mbështetur në dialektin e Veriut. Ky fjalor përfshin një lëndë deri diku të zgjedhur. Aty fjalët jepen në çerdhen e tyre, domethënë emri, mbiemri, folja, ndajfolja, emrat foljorë etj. nga e njëjta rrënjë; p. sh. , ashpër (i, e, t’), ashprim-i, ashproj, ashpruem (i, e, t’), ashpruemit (t’), ashprueshim (i), ashprueshim. . . Edhe në pjesën shqipe jepen nën një fjalë sinonime shqipe e të huajtura: mersele-ia, prallë-a; meidan-i, shesh-i, patalog-u. . . Fjalori i Shoqërisë “Bashkimi” ka shërbyer si mbështetje për fjalorë të mëvonshëm. Botimet shtohen bashkë me përpjekjet për formimin e një gjuhe letrare të përbashkët, kërkesë kjo e rilindësve që u shtrua me forcë pas Kongresit të Manastirit kur u zgjidh përfundimisht problemi i alfabetit të shqipes, duke vendosur në themel të tij alfabetin latin. Pas shpalljes së Pavarësisë u bë një hap tjetër për njësimin e gjuhës letrare shqipe me Komisinë Letrare të Shkodrës, në vitin 1916. Këtu, një komision gjuhëtarësh e shkrimtarësh, krijuar për të ndihmuar në formimin e një gjuhe letrare të përbashkët përmes afrimit të dy varianteve letrare në përdorim, vlerësoi variantin letrar të elbasanishtes, si një urë në mes të toskërishtes dhe gegërishtes dhe përcaktoi disa rregulla për drejtshkrimin e saj21. Vendimet e Komisionit letrar shqip për gjuhën letrare dhe për drejtshkrimin e saj, u miratuan më vonë dhe nga Kongresi Arsimor i Lushnjes (1920) dhe vijuan të zbatoheshin deri në Luftën e Dytë Botërore. Gjatë kësaj kohe shtohen botimet e gjithanshme, duke i parë në kuadrin e visareve kombëtare. Në faqet e revistave “Shkolla kombëtare” (1937-1939 e 1943) e “Normalisti”

20 Fjaluer i Rii i Shcypes, Shkodër, 190821 Osmani, T. , Komisia letrare shqipe në Shkodër (1916-1918), Shkodër, 2004

Page 63: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

63

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

nga gurra popullore u organizua mbi baza shkencore. Qindra bashkëpunëtorë të jashtëm, mësues, studentë e dashamirës të gjuhës sonë amtare kanë dhënë kontributin e tyre në arkivin e madh kombëtar të gjuhës shqipe, në Kartotekën e leksikut të shqipes. Edhe sot, gjurmimi e zbulimi i vlerave të gjuhës së popullit është një nga drejtimet e gjuhësisë shqiptare, por jo me atë fuqishmërinë e disa viteve më parë. Një pjesë e madhe nga kjo pasuri leksikore e semantike na vjen e botuar në dy rrugë: si botime të pjesshme, që edhe mund të shoqërojnë analizat, shqyrtimet dhe interpretimet teorike, por edhe si fjalorë të mirëfilltë. Gjysma e dytë e shekullit XX veçohet si shumë i begatë në këtë drejtim. Sot në shqipe kemi në përdorim shumë fjalorë dialektorë. Brenda dhe jashtë vendit në një hark kohor gjashtëdhjetëvjeçarë, janë botuar mbi gjashtëmbëdhjetë fjalorë dialektorë23, të cilët zënë një vend të veçantë në leksikografinë shqiptare. Si të tillë përmendim :“Fjalorth i ri” i Nikollë Gazullit “Fjalorth i ri i Pano Tases “Fjalorth i fjalëve të rralla” i Abdullah Zymberit “Fjalorth fjalësh e shprehjesh popullore Sulejman Drinit, Ibrahim Goçit, Mehmet Halimit, Skënder Gashit; “Fjalë popullore nga Myzeqeja” i Jani “Shprehje popullore nga krahina e Korçës” i Niko Mustakës “Fjalor i të folmeve të Malit të Zi” i Mehmet Ahmetaj “Fjalorë i shqipes truallësore të Maqedonisë” dhe “Fjalor i fjalëve të rralla të përdorura në viset shqiptare të Maqedonisëë Qemal Muratit; “Fjalorë me shprehje e fjalë të rralla” i Petrit Zenelit “Visare gjuhësore-kulturore nga Malësia e Gjakovës” në dy vëllime i Abdyl Sulës (vëllimi i parë me leksik e vëllimi i dytë me shprehje frazeologjike); “Faqe nga visari leksikor i Mirditës” i Preng Cub Lleshit “Fjalor i shqipes së Plavës dhe të Gucisë” i Pavli Haxhillazit e Sulejman B. Ahmetit “Fjalë e shprehje të gjuhës shqipe” i Aleksandër Xhuvanitë botuara si fjalor në numrat e “Studime filologjike”, që po pregatiten për t’u botuar si fjalor i veçantë nga Departamenti i leksikologjisë dhe i terminologjisë i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë. Shtojmë këtu se, përveç këtyre, ka edhe disa fjalorë me lëndë leksikore të burimit krahinor, por të specializuar për fusha të caktuara, si “Fitonimia e Kosovës” i Shefki Sejdiut; “Leksiku bujqësor e blegtoral i të folmeve shqipe të Malit të Zi” i Abdullah Zymberitdhe “Emërtime për kafshë e shpendë në Labëri i Valter MemishësNë vitin 2005 u botua “Fjalor fjalësh të rralla të gjuhës shqipe” i At Benedikt Demës, ndërsa në vitin 2006 Mehmet Elezi nxjerr në qarkullim veprën “Fjalor i gjuhës shqipe” me 41. 000 fjalë. Për të folmet arbëreshe përmendim “Fjalor i arbëreshëve të Italisë” i Emanuelo Xhordanos. Këta fjalorë mbartin lëndë leksikografike jo vetëm të pasur, por edhe interesante mbi të cilën mund të ndërmerren studime leksikologjike, semantike, dialektologjike, etimologjike, fjalëformuese, morfologjike, sintaksore,

23 Feka, Th. , Rreth fjalorëve dialektorë të shqipes, në Leksikografi shqipe - trashëgim dhe perspektivë, Tiranë, 2005, f. 204

(1929-1935 e 1945), në “Visaret e kombit” (1941-1944) etj. , vijnë fjalë e shprehje të mbledhura drejtpërdrejt në popull. Duke u zgjidhur problemi i alfabetit, deri diku po përvijohej norma drejtshkrimore, e cila përfundimisht u zgjidh në Kongresin e Drejtshkrimit (1972). Në vitet ’30 të shekullit të kaluar po bëhej gjithnjë e më e domosdoshme hartimi i një fjalori kombëtar shpjegues të shqipes, mungesa e të cilit ishte bërë shqetësim i përgjithshëm. Në këtë kohë kemi dy ngjarje të rëndësishme në fushën e leksikografisë. Pikërisht në faqet e botimeve “Visare të kombit” (1941) botohen dy fjalorët dialektorë të përmendur dhe më lart, Fjalori i ri P. Tases dhe Fjalori i ri N. Gazullit, që shënuan dhe lindjen e leksikografisë njëgjuhëshe dialektore, duke përudhësuar vetë leksikografinë njëgjuhëshe kombëtare dhe fjalorët shpjegues kombëtarë të shqipes. Në vitin 1954, botohet Fjalori i gjuhës shqipe, 22 i hartuar nga Kostaq Cipo (kryetar), Eqrem Çabej, Mahir Domi, Anton Krajni, Osman Myderrizi, botim i Institutit të Shkencave, i pari fjalor shpjegues i mirëfilltë i shqipes dhe arritja më e madhe e kësaj faze të leksikografisë shqipe. Fjalori ka rreth 25. 000 fjalë, me shpjegime dhe me thënie dhe përshkohet në përgjithësi nga një teori shkencore e shëndoshë, jep një pasqyrë të drejtë të leksikut e të frazeologjisë shqipe dhe me fondin e tij ia kalon çdo fjalori të botuar më parë. Megjithëse fjalori u hartua i mbështetur në toskërishten letrare, ai përfshiu fjalë nga të gjitha anët e Shqipërisë, fjalët e shprehjet më të përdorshme, të përbashkëta për gjithë folësit e shqipes, duke e zgjeruar fondin e vet me fjalë e shprehje nga të dy dialektet, për të treguar kështu edhe forcën e madhe të gjuhës sonë. “Fjalori i gjuhës shqipe” është një fjalor i shqipes, kombëtar dhe i tipit shpjegues. Në shumë drejtime ai ka edhe prirje normative ose i ndihmoi mjaft ngulitjes së normës gjuhësore, si në zgjedhjen e fjalëve e të frazeologjisë, në zbërthimin kuptimor, në shpjegimet, në disa vlerësime stilistike dhe, në një shkallë më të madhe, në trajtat gramatikore e në theksin e fjalëve. Tipi i fjalorit, kushtet në të cilat u hartua e qëllimet për të cilat u hartua, i sollën disa kufizime vëllimit të tij. Nga fjalët krahinore u morën ato që kishin një përhapje me të gjerë, si edhe ato që ishin të vlefshme për leksikun e përgjithshëm. Fjalët ndërkombëtare, si fjalët e huaja në përgjithësi, përfshirë këtu fjalët me burim nga turqishtja, që dalin në letërsinë e shkruar, në folklor ose përdoren dendur në të folur, u shtinë në fjalor. Një vend të gjerë, më shumë se në çdo fjalor të mëparshëm, zë frazeologjia, që është zgjedhur e është shpjeguar me kujdes. Gjithashtu fjalori ka merita për zbërthimin kuptimor dhe për shpjegimin e kuptimeve sipas tipit të tij. U mëshuam këtyre të dhënave të përmbledhura te ky fjalor, sepse ai do të shërbente edhe si model për botimet e mëvonshme me lëndë dialektore. Pas Çlirimit, sidomos me ngritjen e Kartotekës së leksikut të shqipes, më 1955, vjelja e fjalëve dhe e shprehjeve

22 Fjalor i gjuhës shqipe, Tiranë, 1954

Page 64: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

64

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

etnolinguistike, sociolinguistike etj. me veçori e teknika leksikografike të ndryshme. Shumica e hartuesve të këtyre veprave nuk kanë qenë dhe leksikografë të mirëfilltë, madje një pjesë nuk pasur as formimin bazë gjuhësor. Gjeografia e këtyre botimeve është e gjerë dhe harta e saj po zgjerohet. Botimet me lëndë dialektore i gjejmë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në trojet etnike, në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, në diasporë, te arbëreshët e Italisë, Greqisë etj. Në këto botime nuk kemi njëtrajtshmëri, por diversitet që buron nga zbatimi i politikave të caktuara shtetërore brenda hapësirave shqipfolëse, kjo ka sjellë që në shumë hapësira të bëhet një punë e organizuar me qëllime të mirëpërcakturara dhe të ketë më shumë botime dialektore, kurse në disa hapësira të tjera puna për mbledhjen e leksikut dialektor të jetë rastësore. Fjalorët e botuar deri tani dhe ata që do të botohen në të ardhmen për të folme që deri tani s’kanë njohur botime të këtij karakteri, jo vetëm po e konsolidojnë leksikografinë dialektore si gjini duke krijuar një traditë të vlerësueshme, por njëkohësisht japin një kontribut me vlerë shkencore dhe atdhetare duke e shpëtuar nga humbja këtë pasuri të krijuar në shekuj. Megjthatë fjalorët dialektorë, edhe pse shfaqen me pasuri dhe vlera të shumanshme, nuk janë bërë mirëfilli objekt studimi shkencor. Ata janë parë në përgjithësi si prurje, tek-tuk kemi për ta ndonjë shkrim më shumë pohues sesa analitiko-shkencor. Ndonjëri prej tyre mund të jetë bërë objekt punimi në tema diplome universitare a në nivel mikroteze. Por mungojnë shqyrtimet e hollësishme dhe përgjithësimet shkencore. Me gjininë e fjalorëve dialektorë jam marrë gjatë në studimin tim “Rreth fjalorëve dialektorë të shqipes”, të cilin e kam paraqitur si punim doktorate, ku kam trajtuar gjerë e në mënyrë shteruese pasurinë e shqipes në këtë gjini, duke shpërfaqur vlerat dhe mangësitë, e duke i mëshuar sidomos rëndësisë dhe rolit të fjalorëve për regjistrimin e për ruajtjen e pasurisë leksiko-semantike, frazeologjike, terminologjike, të shprehjeve popullore që ruhen në të folme e dialekte duke i konsideruar ato si nga gjërat më të shtrenjta të krijuar nga populli ynë në shekuj. Fjalorët dialektorë janë një lloj më vete fjalorësh njëgjuhësh, ku mblidhen e shpjegohen fjalët e dialekteve ose të folmeve të veçanta. Sipas mënyrës së përfshirjes së lëndës leksikore i ndajmë në fjalorë të përgjithshëm dhe tematikë. Karakteristikë kryesore e fjalorëve të përgjithshëm është se hartuesit e tyre pasqyrojnë si leksikun e përgjithshëm, ashtu dhe atë terminologjik të gjithë fushave, të leksikut konkret dhe abstrakt, emërtime të botës njerëzore, të botës shtazore (të bagëtive të imta, të trasha, të shpendëve, të inskteve, të botës bimore, të pemëve frutore, të luleve etj. ), shumica e të cilave kanë vlera të veçanta terminologjike dhe bëhen objekt i fjalorëve tematikë. Fjalorët tematikë pasqyrojnë leksik nga fusha të caktuara, si: bujqësia, blegtoria, ndërtimtaria etj.

Pasuria e fjalorëve dialektorë është e pamatë, pasi në të gjejmë larmi emërtimesh, si : të veglave të punës, të zejeve, të armëve, të stolive, të kuzhinës, të bimësisë, të pemëve frutore, të sëmundjeve, të bagëtive të imëta e të trasha, të peshqve, të shpendëve, të insekteve, të botës mitologjike etj. Për ilustrim përmendim fjalë të tilla , si: femëz, hirman, rrafshor, bare, ballëz, blesë, endcë, hekëz, majuk, krahc, mbrac, sjellc, shtjellcë, shtrëngojcë, bardho, bërdhiskë, bejkë, balo, arapkë, verdhan, kazil, etj. Një nga pasuritë më të mëdha të fjalorëve janë dhe shprehjet popullore, ku veçojmë mallkimet, urimet, ngushëllimet, betimet dhe përshëndetjet. Ato jepen shpesh si lagje të plota ashtu si i ka dhënë autorët, dhe janë interpretuar semantikisht , strukturalisht dhe gramatikisht . Ato paraqesin vlera të shumanshme, veçanërisht historike, etnolinguistike, sociolinguistike, dialektologjike etj. Po kështu fjalorët dialektorë sjellin edhe një lëndë të bollshme frazeologjike, që janë formuar me kohë në gojën e popullit e përcjell brez pas brezi dhe që janë lëmuar me kujdes, me mjeshtëri dhe me shije prej tij. Frazeologjia dialektore e shqipes dallohet për karakterin popullor dhe peshën kryesore e zë frazeologjia e motivuar nga bota bimore e shtazore. Kjo lidhet me pozicionin gjeografik të Shqipërisë, me klimë mesdhetare e natyrë magjepsëse të mbushur me lule shumëllojshe, me kullota alpine që kanë një bimësi mjaft të larmishme, me pyje madhështore, me varietete drufrutorësh, me perime të llojeve të ndryshme, me lloj-lloj kafshësh të egra e të buta etj. Duke jetuar mes botës bimore e gjësë së gjallë e përmes saj, duke njohur nga afër llojet e ndryshme të bimëve, të kullotave, të luleve, të kafshëve a shpendëve, shqiptari ka krijuar një pasuri leksikore të një lloji tjetër, atë që përfshin njësitë frazeologjike të lidhura drejtpërdrejt a tërthorazi me botën bimore a shtazore. Leksiku dialektor e krahinor duke qenë lëndë potenciale pasuruese e gjuhës letrare shqipe është e natyrshme që shumë fjalë dialektore e krahinore për shkak të vlerave që kanë kapërcejnë kufijtë dialektorë dhe bëhen pronë e gjuhës letrare duke fituar të drejtën e qytetarisë e status mbarëkombëtar. Ky kapërcim nuk është thjesht ndërrim mjedisi, por siç argumenton J. Thomai, është një proces që shoqërohet me ndryshime ndërtimore e kuptimore, shprehëse emoconiuese ose lidhjesh sintagmatike e paradigmatike. Ky është një ndryshim në përmbajtje, i cili siç sqaron J. Thomai “shumë herë ndryshimi themelor gjatë mbartjes së njësisë nga dialekti në gjuhën letrare e sidomos në terminologji është ndryshim në përmbajtje, aq sa mund të flitet për një shndërrim semantik. Duke qenë se ky shndërrim semantik bëhet pothuaj përherë në mënyrë të vetëdijshme, të qëllimshme (nga terminologët, shkrimtarët) etj. , ai është po ashtu pothuajse përherë i motivueshëm”24

24 Thomai, J. , Leksiku dialektor e krahinor në shqipen e sotme, Tiranë, 2001, f. 218

Page 65: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

65

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Këto fjalë që kalojnë në shtresën gjuhësore mbarëkombëtare zgjerojnë kuptimin e tyre. Ky zgjerim kuptimi shkakun e ka te zgjerimi i përdorimit të fjalës si rezultat i kapërcimit të pragut dialektor. Pra, kalimi i fjalës nga një sistem gjuhësor më i ngushtë në një tjetër më të gjerë shoqërohet me lëvizje kuptimore. Gjuha letrare ka nevojë për njësitë leksikore që emërtojnë nocionet e reja, sepse me to ajo plotëson zbrazëtitë që ka për njësi emërtuese. Këto fjalë mbulojnë të gjitha fushat ku shtrihet veprimtaria e krijuesve dhe e përdoruesve të tyre. Ato shënojnë nocione që janë karakteristike për jetën e jetesën e bartësve të një të folmeje. Këto njësi pasurojnë gjuhën letrare me emërtime vendësore për nga burimi, por që bëhen gjithëkombëtare nga vlerat. Fjalë të tilla të vjela nga fjalorët dialektorë mund të përmendim: ethacak, -u bimë barishtore…që u jepet lopëve për t’u ethur, farash, -i bimë barishtore me shumë fara në lulesën e saj, fillc, -i bimë barishtore me një kërcell të hollë, të gjatë e të drejtë. Leksiku dialektor e krahinor ka zënë vendin e tij në Fjalorët shpjegues kombëtar. Prurjet e këtyre fjalorëve krahinorë janë përherë një lëndë potenciale edhe për fjalorët shpjegues të shqipes e aq më tepër për fjalorin e madh. Pasqyrimi i tij në fjalorët shpjegues është kushtëzuar nga shkalla e afërsisë së gjuhës së sotme letrare me gjuhën e folur të popullit. Në leksikografinë shqiptare është përcaktuar një qëndrim i drejtë për lëndën leksiko-semantike e frazeologjike me burim krahinor, duke përfshirë në fondin e fjalorëve shpjegues të shqipes shumë njësi të kësaj natyre. Kriteret përzgjedhëse të fjalësit i ka përcaktuar A. Kostallari në studimin e tij, “Parimet themelore për hartimin e Fjalorit të gjuhës shqipe”, i cili ndër të tjera thotë: “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe duhet t’i shohë të gjitha fjalët e fondit leksikor të shqipes, pavarësisht burimit të tyre, si pasuri e përbashkët kulturore të popullit shqiptar………. Vlerësimi i çdo fjale-lekseme (për ta futur ose jo në fjalor) duhet të bëhet, në radhë të parë, jo sipas burimit dialektor, as sipas burimit letrar, por sipas vlerës së saj objektive në strukturën leksikore të shqipes së sotme letrare” Duke qenë gjini e re dhe e pakonsoliduar mirë, fjalorët dialektorë kanë shtruar për zgjidhje një sërë problemesh të përgjithshme teorike lidhur me trajtimin leksikografik të fjalëve dialektore. Trajtimi leksikografik i tyre është problem i vështirë. Botimi në vitet ’80 i Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe bëri që fjalorët dialektorë të botuar pas këtyre viteve të jenë më të arrirë nga pikëpamja leksikografike. Ndërsa me botimin në vitin 2006 të Fjalorit të gjuhës shqipe i autorit Mehmet Elezi u hap një rrugë e re, sepse ai sot shërben si model për hartimin e fjalorëve dialektorë. Por te fjalorët e botuar vihen re shumë mangësi. Kjo ka sjellë për pasojë që asnjë fjalor të mos jetë i arrirë nga pikëpamja leksikografike. Autorët e tyre të nisur nga synimi për të pasqyruar pasurinë leksikore e frazeologjike të një të folmeje të caktuar, shpesh nuk bëjnë diferencim

në futjen e lëndës leksikore në fjalor, duke futur në ta edhe lëndë leksikore që i kalon kufijtë e kësaj të folmeje. Mosmbajtja e një qëndrimi diferencues shfaqet nga vështirësitë që ndeshin hartuesit e tyre në shoshitjen e lëndës leksikore, në diferencimin e saj nga leksiku i të folmeve të tjera fqinje, të kufijve të shtrirjes së fjalëve në të folme, e cila kërkon një punë voluminoze dhe një nivel cilësor leksikor-dialektologjik të hartuesve. Prandaj fjalorët krahinorë të mirëfilltë duhet të përfshijnë vetëm leksikun krahinor, që e dallon të folmen në kohën e sotme ose e ka dalluar atë në të shkuarën nga tipi i normativizuar i gjuhës; këta fjalorë janë në këtë mënyrë në këtë mënyrë diferencues në raport me fjalorët e gjuhës së sotme letrare. Dihet që të folmet kanë një shtrirje hapësinore të caktuar. Nga ana tjetër një numër jo i vogël fjalësh për vlerat e tyre i kanë kapërcyer kufijtë dialektorë dhe janë bërë pronë e gjuhës letrare. Kështu që kriteri i ballafaqimit me normën letrare është relative, sepse fjala nga dialektore bëhet ish-dialektore. Prandaj hartuesit e tyre duhet të kenë formim të gjerë leksikor-dialektologjik, të njohin mire të folmen fjalësin e së cilës mbledhin. Nuk mund të quhen krahinorë të mirëfilltë disa fjalorë, si “Fjalë dhe shprehje nga Myzeqeja” i autorit Jani Nushi etj. , kur një pjesë e fjalëve që ata pasqyrojnë i kalojnë kufijtë e të folmeve. Në këta fjalorë duhet të futen fjalë të zgjedhura si nga ndërtimi, ashtu dhe nga kuptimi ose ndërtimi fjalëformues popullor apo ngjyrime të veçanta emocionuese etj, që fjalorët shpjegues kombëtarë zakonisht nuk i kanë, pra, ato sjellin pasurim për gjuhën tonë letrare kombëtare. Variantet fonetike të thjeshta, që nuk e shfytyrojnë leksemën dhe që nuk e prekin thelbin leksikor të saj, nuk kanë vend në fjalor të këtij tipi. P. sh buxhali (buxhele), cermos (cërmos), cërmosur (cermos), cepëz (cebëz), cimbil (cimbul), ciq (caq, cëq), çukamare (çukumare) etj. Fjalorët dialektorë duhet t’i nxjerrin si fjalë-titull të gjitha fjalët dhe jo disa fjalë të dalin “të fshehura”, siç vihet re në shumë fjalorë. Vendosja e fjalëve në vendin e vet me shpjegimet dhe ilustrimet e nevojshme do ta rriste vëllimin e fjalorëve. Po pasqyrojmë disa fjalë të cilat nuk kanë dalë si fjalë-titull më vete, por që dalin në shpjegimet, shembujt e frazeologjinë e fjalëve të tjera:: tamurk (te karriçe), katlajce (te katlenë)etj. Leksiku dialektor e krahinor gjendet përballë dy kahjeve: së pari, një pjesë e madhe e tij po shkon drejt zhdukjes për shkak të zhvillimeve të fuqishme të shoqërisë shqiptare sot dhe përballë sfidave të globalizimit të kulturave të popujve. Një pjesë e kësaj pasurie po kufizohet e rrudhet edhe si rezultat i veprimit të gjuhës letrare mbi dialektet, sepse siç pohonte gjuhëtari i shquar francez A. Meillet “gjuha nuk mund të trajtohet si produkt industrial, megjithatë, të folmet lokale vdesin ashtu siç zhduken artizanët e vegjël përpara industrialistëve të mëdhenj” Prandaj kjo ka shtruar si detyrë të ngutshme hartimin e fjalorëve krahinorë veçanërisht për ato të folme që

Page 66: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

66

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

nuk kanë ende fjalorë të tillë, sepse gjithë kjo pasuri e paregjistruar rrezikon të zhduket, sidomos me largimin nga jeta të brezit të vjetër. Së dyti, nga ana tjetër ky leksik burim i pashtershëm me të cilin pasurohet gjuha letrare kombëtare dhe ecuria e këtij procesi është një nga rrugët më të frytshme në përballjet e shqipes sot. Fjalorët regjistrojnë këtë leksik dhe mënjanojnë kahjen a parë dhe ndihmojnë të dytën. Krahas vlerësimeve të prurjeve, të marrëdhënieve të leksikut dialektor me standardin, të mundësive për të rishikuar gjithë pasurinë leksikore të shqipes dhe hartimin një fjalori thesar etj. , mendojmë se duhen parë më tej edhe dukuri të tilla:a. Nëse është analizuar mirë leksiku dialektor konkret, gati është anashkaluar ose është parë shkarazi leksiku abstrakt. Shpesh ky leksik shihet si krijim i letërsisë etj. Por mjafton të themi se në popull kemi me dhjetëra mijë njësi frazeologjike, të cilat janë shndërrime të figurshme të togfjalëshave të lirë, çka tregon se shndërrimet e figurshme brenda fjalës apo në struktura semantiko-sintaksore minimale gjallojnë gjerësisht në gojën e popullit. b. Ka ardhur koha e botimeve cilësore me tri mundësi:- botimi i fjalorëve të mirëfilltë dialektorë nga grupe të specializuar specialistësh, duke mos ia lënë këtë fushë ende diletantizmit. Kemi një kontradiktë: në të gjithë hapësirën shqipfolëse (brenda dhe jashtë kufijve shtetërorë të Republikës së Shqipërisë) tashmë kemi

universitete shqiptare me degë të gjuhës shqipe dhe të letërsisë. Këto universitete duhet ta marrin në dorë këtë punë. Shqipja, si institucion kulturor përcaktues, si veçoria më përfaqësuese e kombit shqiptar, përballë zhvillimeve bashkëkohore e përballë sfidave të globalizmit, është e të gjithëve, por kjo nuk do të thotë që në punën shkencore i ka mundësitë të hyjë kushdo. Ndaj po risjellim këtu porosinë e të madhit E. Çabej: “Kurrkush nuk ka të drejtë të shkruajë mbi gjuhë pa u marrë vjet me radhë në studimin e saj. Kurrkush! Se gjuha është sendi më i çmueshëm i një populli dhe për popullin shqiptar është i vetmi thesar!”- Botimi i një fjalori të madh që të përfshijë gjithë lëndën dialektore të mbledhur, duke shërbyer si bazë e fuqishme për të pasuruar fjalorin e shqipes normative. - Botimin e një fjalori thesar të shqipes që të përfshijë gjithë pasurinë leksikore të saj. Por kjo nuk mund të bëhet vetëm në një institucion, duhen krijuar hapësira që të ketë përfshirje sa më të madhe hartuesish për sjelljen, për përzgjedhjen e dhe për pasqyrimin në të një lënde që mund të ekzistojë jo vetëm në KLSH (Kartotekën e Leksikut të shqipes. c. Ka ardhur koha që të ndërmerren studime të plota dhe jo sporadike e të sipërfaqshme për marrëdhëniet e leksikut dialektor në fjalorët shpjegues, duke mënjanuar përfundimisht një mjegull që përhapet shpesh për raportin dhe sasinë e leksikut të njërit apo tjetrit dialekt me leksikun e shqipes normative etj.

Referime bibliografike

Thomai, J. , Leksikologjia e gjuhës shqipe, Tiranë, 2006Thomai, J. , Prejardhja semantike në gjuhën shqipe, Tiranë, 1989 Thomai, J. , Leksiku dialektor e krahinor në shqipen e sotme, Tiranë, 2001Leksikografia shqipe, trashëgimi dhe perspektivë, Tiranë, 2005Osmani, T. , Komisia letrare shqipe në Shkodër (1916-1918), Shkodër, 2004Frashëri, S. , Letër J. de Radës, Stamboll, 20. 02. 1881, cituar sipas Dh. Shuteriqit, Mbi gjuhën letrare kombëtare shqipe, BShSh, 1952, IV, f. 54 Cimochoëski, W. , Le dialecte de Dushmani, Poznan, 1951Hahn, J. G. , Albanesische studien II, 1854

Dozon, A. , Manuel de la langue chkipe ou albanaise, Paris, 1879Weigand, G. , Albanesische Gramatik, Leipzig, 1913Shkurtaj, GJ. , Dialektologjia, Tiranë, 2003, f. 13Kristoforidhi, K. , Fjalor shqip-greqisht, Tiranë, 1961Gjinari, J. , Gjendja dhe perspektiva e dialektologjisë shqiptare, në “Dialektologjia shqiptare”, I, Tiranë, 1971, f. 9Koperaj, E. , metodat neolinguistike dhe të gjeografisë gjuhësore në veprën e prof. Eqrem Çabejt”, në Studime albanologjike, Gjuhë, 1, Tiranë, 2008, f. 166

Page 67: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

67

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Abstract

The language as the main tool of communication plays an important role in the life of human society. Coexisting in simbiosy with each other they condition their existence and their development. The language is inherent feature of a nation, the symbol of joint, a value and its identity. The patriotic Ideal joined the renaissance in the war and in their attempt for the national independence and for the protection of the values of our beautiful language. This is the reason that the Renaissance writers a century ago, being conscious for the role of the language as a feature of the nation, and also for the conditions in which was the Albanian nation and his language where even his existence was doubtful , they wrote “ the Albanian language is done”. As passionate patriots they were, missing so much their their country, they appreciated too much the values of our language, the Albanian language, “ what a beautiful language we have” Naim Frasheri wrote, “ without Albanian language there is no Albanian nation” Sami Frasheri wrote. Apart from that they were conscious that it remained a long way for the Albanian language to become a modern language of the Albanian’s culture, so even the issue of the Albanian language joined all the other forms of the war for national independence. In the beginning of the twentieth century the spread of the Albanian schools and the teaching of the Albanian language, also the development of the national culture in general , gave importance to the need of setting an only alphabet because there were various ones ( about 150) which were a snag for a quick development of the Albanian language and writing. the lack of an alphabet was considered by the renaissance representatives as the most immediate task for the time. They didn’t it only as a linguistic or cultural problem but even as a political issue which stumbled the joint of the Albanians, because its solution would help in the launch of the Albanian language and literature, and in the consolidation of the national union and the political joint of the Albanian people. Those attempts were crowned in the Manastiri’s

Lëvrimi i shqipes dhe alfabeti i përbashkët, shprehje e përpjekjeve për bashkimin kombëtar.

Dr. Përparim Fakaj, Msc. Julian Fakaj, Msc. Suela Fakaj

Congress in 1908, which legally lectured the alphabet of nowadays , supported by the Latin alphabet, and in the same time was reached the proclamation of Independence and the creation of the independent Albanian state.

Keywords: tillage, alphabet, ideal, patriotic, national unity, program.

Abstrakt

Gjuha si është mjeti më i rëndësishëm i komunikimit luan një rol të veçantë në jetën e shoqërisë njerëzore. Duke bashkëjetuar në simbiozë me njëra-tjetrën, ato kushtëzojnë ekzistencën dhe zhvillimin e tyre. Gjatë gjithë shekujve populli shqiptar e ka parë kurdoherë gjuhën në lidhje me vetëdijen etnike, si tipar i qenësishëm i kombit dhe simbol i përbashkësisë. Prandaj shohim se që nga Gjon Buzuku e këtej është zbatuar një politikë gjuhësore, që është rrënjosur gjithnjë e më thellë në mendjet dhe zemrat e njerëzve. Problemi i gjuhës shqipe ishte pjesë përbërëse thelbësore e programit politik e kulturor të Rilindjes. Ideali patriotik bashkoi rilindësit në luftën dhe përpjekjet për pavarësinë kombëtare e për ruajtjen e vlerave të gjuhës sonë të bukur. Propagandimin e gjuhës së përbashkët shqipe ata e cilësuan si elementi i parë tregues i kombit. Është kjo arsyeja që rilindësit duke qenë të vetëdijshëm për rolin e gjuhës, si dhe për kushtet në të cilat ndodhej kombi shqiptar dhe gjuha e tij, ku vihej në dyshim ekzistenca e saj, shkruanin se “shqipja u bë”. Sipas tyre gjuha e përbashkët do të shpjerë tek masat e gjera popullore idetë e mëdha të Rilindjes, prandaj ata ngritën lart vlerat e gjuhës sonë, të gjuhës shqipe, ”gjuha jonë sa e mirë”, shkruante Naimi, “pa gjuhë shqipe, s’ka komb shqiptar”, thoshte Samiu. Megjithatë ata ishin të vetëdijshëm se mbetej një rrugë e gjatë që shqipja të bëhej një gjuhë moderne e kulturës së shqiptarëve, ndaj dhe çështja e gjuhës amtare bashkohej me të gjitha format e luftës e të lëvizjes për pavarësi kombëtare. Në fillim të shek. XX përhapja e shkollave dhe e mësimit

Page 68: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

68

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

të gjuhës shqipe, si edhe zhvillimi i kulturës kombëtare në përgjithësi, shtruan në rend të ditës nevojën e caktimit të një alfabeti të vetëm, sepse ekzistonin një mozaik variantesh (rreth 150 variante dhe nënvariante), të cilët bëheshin pengesë për një zhvillim të shpejtë të gjuhës dhe të shkrimit shqip. Rilindësit mungesën e një alfabeti të njëjtë të gjuhës shqipe e konsideronin detyrën më të ngutshme të kohës. Ata e shihnin atë jo vetëm si një problem thjesht gjuhësor e kulturor, por edhe si një çështje politike, një shenjë ndasie, që pengonte bashkimin e shqiptarëve, pasi zgjidhja e saj do të ndihmonte si në lëvrimin e mëtejshëm të gjuhës e të letërsisë shqipe, ashtu edhe në konsolidimin e unitetit kombëtar dhe të bashkimit politik të popullit shqiptar. Këto përpjekje u kurorëzuan me Kongresin e Manastirit në vitin 1908, i cili ligjëroi alfabetin që kemi sot, mbështetur në atë latin, si dhe me Shpalljen e Pavarësisë e krijimin e shtetit të pavarur shqiptar.

Fjalë kyçe: lëvrim, alfabet, ideal, patriotik, bashkim kombëtar, program.

***

Gjuha është mjeti më i rëndësishëm i komunikimit që luan një rol të veçantë në jetën e shoqërisë njerëzore. Ato, duke bashkëjetuar në simbiozë me njëra-tjetrën, kushtëzojnë ekzistencën dhe zhvillimin e tyre. Kur bëhet fjalë për gjuhën mendohet në radhë të parë për funksionin e saj shoqëror si mjet kumtimi ndërmjet njerëzve, si një sistem i ndërlikuar shenjash, që u shërben njerëzve për t’u marrë vesh ndërmjet tyre. Si e tillë, atë duhet ta shohim me syrin e ndryshimit, zhvillimit, sepse si çdo gjë në botë edhe gjuha pëson ndryshime. Duke ecur përkrah zhvillimit shoqëror, historia e një gjuhe mund të hedhë dritë mbi historinë e popullit që e flet atë, prandaj ajo shërben edhe si dëshmitare e fateve të tij historike. Kështu që në mungesë të një dokumentimi të hershëm historik, që mund të hidhte dritë mbi të kaluarën e largët të popullit tonë, burimi më i sigurt mbetet vetë gjuha, që ka folur populli ynë brez pas brezi dhe që është njëkohësisht një dëshmitare e sigurt e fateve të tij në rrymë të shekujve. Dijetari i shquar, albanologu dhe indoevropianisti i madh Norbert Jokli, ka folur për këtë mjet me të cilin mund të ndriçohet deri diku “muzgu i fillimeve të popullit shqiptar” duke hyrë në kohën “tej dëshmive historike”. “Këtë mjet, - thotë ai, - na e jep gjuhësia”. Gjuha shqipe është mjeti për të zbritur drejt mugëtirave të historisë sonë. Gjuha e çdo populli shpreh kulturën e tij dhe u jep përdoruesve të saj unitet komunikimi, duke lehtësuar edhe njësinë politike e territoriale. Nëpërmjet gjuhës transmetohet në kohë pasuria e përbashkët kulturore e një populli, ruhen traditat dhe zhvillohet më tej kultura kombëtare, duke i dhënë edhe homogjenitetin e duhur bashkësisë etnike e kombëtare përkatëse. Për këtë arsye

gjuha përbën elementin më të përdorur në identifikimin e popujve e të ndarjes së tyre gjeografike. (1). Gjatë gjithë shekujve populli shqiptar e ka parë kurdoherë gjuhën në lidhje të ngushtë me vetëdijen etnike, si tipar i qenësishëm i kombit dhe simbol i përbashkësisë. Prandaj shohim se që nga Gjon Buzuku e këtej është zbatuar një politikë gjuhësore, që është rrënjosur gjithnjë e më thellë në mendjet dhe zemrat e njerëzve. Duke e parë gjuhën si tipar të kombit dhe si element të qenësishëm të tij, në këtë artikull do të trajtojmë punën e atdhetarëve shqiptarë në rrjedhë të kohërave për lëvrimin e gjuhës shqipe dhe për alfabetin e përbashkët, përpjekje këto që çuan në bashkimin e kombit shqiptar e Shpalljen e Pavarësisë Kombëtare në vitin 1912. Dihet se qytetërimi i një populli lidhet ngushtë edhe me traditën shkrimore. Atë e kushtëzojnë shumë faktorë gjuhësorë e jashtëgjuhësorë. Shqipja dhe shqiptarët janë pjesë e Gadishullit Ballkanik, e këtij gadishulli ku jetojnë popuj të ndryshëm, që janë trashëgimtarë kulturash dhe gjuhësh të ndryshme jo vetëm të familjes indoevropiane, por edhe të familjeve të tjera gjuhësore. Prandaj, brenda kësaj hapësire bashkëjetese e fqinjësie historike, në fushën e kulturës materiale e shpirtërore ka edhe ndikime. Megjithatë, shqiptarët kanë trashëguar dhe ruajtur me kohë individualitetin e tyre kulturor dhe gjuhësor. Duke i hedhur një vështrim traditës së hershme të shkrimeve shqip e të shkrimtarëve shqiptarë, të cilët përkthyen vepra fetare ose shkruan vepra të tilla, siç ishte “Meshari” i Gjon Buzukut, del qartë veprimtaria e tyre në favor të shqipes, kundër politikës shkombëtarizuese të pushtuesit osman. Vepra e Gjon Buzukut ka një rëndësi të veçantë për historinë e shkrimit e të letërsisë shqipe. Ajo na bën të njohur me një nga përpjekjet e para më të rëndësishme të lëvrimit të shqipes si gjuhë e shkruar në një periudhë shumë të rëndë të historisë së popullit tonë dhe njëkohësisht na jep një material të pasur për studimin e shqipes së shekullit XVI, të historisë së brendshme të gjuhës sonë dhe të historisë së gjuhës së shkruar. Në shekujt XVI-XVII, siç del në veprat e autorëve të vjetër (të Gjon Buzukut, të Pjetër Budit, të Frang Bardhit, të Pjetër Bogdanit, të Lekë Matrëngës, të Gjon Kazazit etj. ), gjuha shqipe paraqitet në përgjithësi e përpunuar dhe e pasur. Synimi i tërë veprimtarisë së tyre ka qenë të hidhnin në fjalorë tërë pasurinë leksikore e frazeologjike të shqipes, ”për të nxjerrë në dritë fjalë plaka e të harrueme, – siç thoshte P. Bogdani, - që gjuha jonë të mos bdarret e bastardhohet. ”Kjo lidhej ngushtë me luftën që bëhej për gjuhën amtare e kulturën kombëtare, me ruajtjen e vetëqenies së gjuhës, me forcimin e karakterit kombëtar nëpërmjet pasurimit të shqipes me fjalë të brumit të vet, sidomos nga burimet popullore, dhe me pastrimin nga lënda e huaj e panevojshme. Kjo shihet qartë edhe në një letër që Sami Frashëri i shkruan De Radës gjatë Rilindjes, ku ndër të tjera i shkruan se “ ca nga frazet dhe nga fjalët

Page 69: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

69

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

e gjuhës janë humburë, me ca anë të Shqipërisë e të kolonivet e janë rojtur në ca anë të tjera;. . . . . . . me të për mbledhurë të gjithë këtyre fjalëve e fraseve bashkë, edhe gjuha shqipe do të bëhetë e begatë e e gjerë, e do të shpetonjë nga të pasurit nevojë me fjalë të huaja, edhe gjithë dialektatë do të gjendenë të gjitha të bashkuara e të përzjera. ”(2)Duke e krahasuar shqipen me gjuhët e tjera si dhe duke i bërë një prerje diakronike historisë së saj, mbështetur në kontekstin historik të kohës dhe të dhënat e albanologëve të huaj, shqipja hyn në radhën e atyre gjuhëve indoevropiane, që për arsye të ndryshme kanë nisur të lëvrohen vonë me shkrim. Gjuhë të tilla kanë qenë rumanishtja në Ballkan dhe lituanishtja jashtë Ballkanit, sepse teksti më i vjetër i lituanishtes, është ai i vitit 1547. (3). Meshari i Gjon Buzukut konsiderohet vepra e parë monumentale e shqipes së shkruar. Si shkaqe kryesore që penguan shkrimin e hershëm dhe diktuan këtë gjendje të shqipes përmendim: pushtimet e gjata nga shtetet e huaja, të cilat penguan formimin e hershëm të një shteti të bashkuar shqiptar si dhe përdorimi si gjuhë të administratës së tyre një nga gjuhët ekspansive të kohërave (si greqishtja dhe latinishtja, sllavishtja, të cilat ishin dhe gjuhë të kulturës në vende të ndryshme). Patriarku i gjuhës shqipe, prof. E. Çabej, duke vlerësuar shkrimin shqip te “Meshari” i Gjon Buzukut (1555) pohon njëkohësisht, se para tij duhet të ketë pasur libra në shqip. Vetë gjuha e Mesharit tregon se “ajo nuk është një arë e papunuar më parë, se në Shqipëri, që në mesjetën e vonë, ka qenë formuar një traditë letrare me shkrime liturgjike, me një ortografi gjer diku të caktuar”. (4). Këtë pohim të prof. Çabejt e vërtetojnë dokumentet e para të gjuhës shqipe, si: “Formula e pagëzimit” e Pal Ëngjëllit, “Fjalorthi” i Arnold fon Horfit (1497) dhe “Perikopeja e Ungjillit të pashkëve” (shek. XV), si dhe dokumentet e tjera zbuluar kohët e fundit, të cilat flasin në mbështetje të mendimit të Çabejt për hershmërinë e shkrimit të shqipes. . Që shqipja është shkruar para shek. XVI këtë e vërteton në një aspekt edhe alfabeti i Buzukut, që paraqitet mjaft i stabilizuar, që pati jehonë dhe u bë tradicional me disa ndryshime e plotësime, si dhe vetë botimi i veprës së Buzukut dhe dokumente të tjera shkrimore, pasi nuk mund të mendohet botimi i një vepre të gjerë si ajo e Buzukut me një gjuhë të përpunuar dhe me një drejtshkrim pak a shumë të stabilizuar mirë pa njëfarë tradite shkrimi të mëparshme. Stabilizimi i një alfabeti për shkrimin e një gjuhe të palëvruar më parë nuk është punë që bëhet brenda një kohe të shkurtër. Në dobi të hershmërisë së shkrimit shqip flet dhe një fakt drejtshkrimor, ku si te Buzuku dhe te autorët e tjerë verior zanoret e gjata i dallojnë nga të shkurtrat duke ua dyzuar shkronjat përkatëse. Vazhdimësinë e kësaj norme drejtshkrimore e gjejmë te autorët e mëvonshëm, si te Anonimi i Elbasanit, te autorët shkodranë të shek. XIX dhe arbëreshët pas Matrëngës. Gjithë këto fakte flasin

për një traditë shkrimore më të hershme. Mendime të tjera për moshën e shkrimit shqip përmendim Faik Konicën, i cili moshën e shkrimit shqip e shtyn edhe më në thellësi të kohërave. Duke vlerësuar dëshminë e murgut gjerman Brokardi (Brocardos Teutonicus) të vitit 1332 se: “Shqiptarët, ndonëse kanë një gjuhë krejtësisht tjetër nga latinët, në librat e tyre përdorin alfabetin latin”, Konica parashtron se kishte shkrime shqipe para këtij viti. Shfaqjen e tyre ai e lidh me shpalljen e Sharl Anzhuit mbret të Shqipërisë më 1272, ku shqipja si gjuhë popullore shkruhej thjesht për të lehtësuar veprimtaritë shtetërore. Duke përkrahur mendimin e Milan Shuflajit se në këtë kohë Shqipëria ishte më tepër një zgjatje, vazhdim kulturor e tregtar i Italisë, sesa një rajon nën ndikimin bizantin, Konica mendon se shkrimi shqip është shfaqur aty nga fundi i shekullit XII, kur edhe italishtja popullore po i zinte vendin latinishtes. Pas botimit të Mesharit, si vepra e parë e plotë në gjuhën shqipe, botimi i fjalorit latinisht – shqip(1635) të Frang Bardhit konsiderohet si “përpjekja e parë e rëndësishme për të hartuar një vepër që në përgjithësi i kapërcen synimet e një vepre thjesht fetare, sepse Bardhi në fund të fjalorit ka renditur edhe shtatë kapituj të shkurtër për numërorët themelorë e rreshtorë, për emrat farefisnorë, disa emra vendesh , ndajfolje , parafjalë, pasthirrma dhe një varg proverbash në gjuhën shqipe”. (5). Për këtë veprimtari botuese në gjuhën shqipe merren në konsiderate thëniet e vetë autorëve të veriut, e këtyre dijetarëve e atdhetarëve të mëdhenj që njihen si Katër B-të e Veriut: Buzuku Budi, Bogdani e Bardhi, për motivet që i shtyn të hartonin veprat e tyre. Ata vetë pohojnë se i vetmi motiv ka qenë dashuria për gjuhën e për popullin e tyre që vuanin si nga pushtimi i huaj, ashtu edhe nga pesha e rëndë e paditurisë. Sepse kishin përmbajtje fetare, prandaj lejohej botimi i tyre, por libra si vepra e Bogdanit kishte edhe elemente nga dituritë e kohës, si dhe elemente nga historia e popullit shqiptar, elemente të kulturës popullore, këshilla e porosi për të mënjanuar zakonet e vjetra e të këqija, grindjet, përçarjet, shprehjet e hapura të urrejtjes kundër pushtuesve turq, ankesa për mungesën e shkollave për arsimimin e popullit. Kjo lëvizje kulturore është ndikim i drejtpërdrejt i ideve të Rilindjes evropiane, që ndihmoi në lëvrimin e pasurimin e mëtejshëm të shqipes e për të shkruar në një koine të dialektit verior. Si rezultat i këtij zhvillimi të shqipes, i stadit që ajo arriti, si dhe botimit të shkrimeve e veprave të para shqipe u përgatitën kushtet për çeljen e shkollave të para shqip në Veri dhe në Jug të vendit, qysh në shek. XVI-XVII. Këto shkolla janë pionieret e para të arsimit e të shkollës shqipe. Ato krijuan kushtet e përshtatshme për çeljen e shkollave të para në Veri dhe në Jug të vendit me të cilat fillon dhe historia e arsimit në gjuhën shqipe. Tashmë ekzistenca e këtyre shkollave të hershme në viset veriore është një e vërtetë e pamohueshme dhe e dokumentuar. Sipas një studimi të Atë Donat Kurtit, botuar në vitin 1935

Page 70: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

70

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

te “Hylli i Dritës”, shkollat në këto vise janë çelur që në vitin 1638. Ai përmend tri shkolla: shkollën e Pllanës, e Blinishtit dhe të Shkodrës”. Kurse studiuesi amerikan Edvin Zhak në veprën e tij “Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme” i çon shkollat e para shqipe pak më përpara në kohë, në vitin 1632, kur sipas tij është hapur shkolla e Velës në Mirditë. Sipas tij, kjo nuk ishte e vetmja pasi një shkollë tjetër mjaft e hershme ishte hapur në Kurbin më 1632. Përveç shkrimit e leximit aty mësohej gramatika shqipe dhe përdoreshin librat e Bardhit, Budit e Bogdanit”. Gjithashtu ky studiues përmend edhe shkollat e tjera të hapura në Pllanë, një fshat afër lumit Mat, më 1638, në Troshan, më 1639, dhe në vetë qytetin e Shkodrës, më 1698”. Më pas u çelën shumë shkolla të tjera ku sipas tij deri më 1878, në qytetet veriore shqiptare e deri në Durrës kishte 21 shkolla të tjera fillore shqipe, që zhvillonin veprimtarinë e tyre. Ai sqaron se secila prej këtyre shkollave kishte rreth tridhjetë nxënës, përveç asaj të Prizrenit, e cila kishte tetëdhjetë nxënës. Por, siç vërtetohet nga dokumente të ndryshme, shkolla shqipe të kësaj kohe me shkollat e Veriut të vendit ka pasur edhe në Jug. Duke iu referuar “Fjalorit enciklopedik shqiptar” (2008) shohim se shkolla ku mësohej shqipja ka pasur në Himarë më 1627, në Vuno (fshat shqipfolës) e Palasë më 1632 dhe në Dhërmi më 1660. (6). Po kështu edhe studiuesi himarjot Aleko Rrapo thotë se “misionarët bazilianë hapën më 1627 një shkollë në Himarë dhe më pas në fshatra të tjera të Bregut e në thellësi dhe se në to mësohej shkrim e këndim në gjuhën shqipe, duke përdorur si tekst mësimor “Doktrinën e krishterë” të Budit”. (7). Me ndërprerje të shkurtra për shkak të ekspeditave ndëshkimore turke ndaj krahinës, shkollat e Himarës ku mësohej shqipja u mbajtën hapur deri më 1741. Ato i ndoqën fëmijë nga Tragjasi, Tërbaçi, Kuçi dhe fshatra të tjera të Labërisë, madje edhe nga familje myslimane. Siç pohon prof. Rami Memushaj në studimin e tij “Himara në shekuj” se përpara, krahas apo pak më pas shkollës së Kurbinit, shkolla shqipe ka pasur edhe në Himarë. Për këtë ai shfrytëzon edhe të dhënat që jep libri në dy vëllime i Nilo Borxhës “I monaci basiliani d’Italia in Albania” (vëll. I 1935, vëll. II 1942). Dihet se krahina e Himarës qe një nga tri krahinat e vetëqeverisura të Shqipërisë, ku pushtuesi osman mundi ta vendoste administratën e vet vetëm pas shtypjes së kryengritjes së Tanzimatit. Kryengritjet e mëdha në këtë krahinë zgjatën një shekull të tërë (ato të viteve 1432, 1481, 1492 dhe 1537), të cilat bënë të dështonin planet e sulltanëve për pushtimin e Italisë dhe që tërhoqën vëmendjen e Selisë së Shenjtë, e cila dërgoi në Himarë një mision murgjish bazilianë, që e filloi veprimtarinë e vet aty nga viti 1581 e vijoi deri në vitin 1741, kur nga presioni turk dhe i fanarjotëve, misionarëve italianë iu bë i pamundur qëndrimi i mëtejshëm në krahinë. Siç del nga relacionet e kohës të pasqyruar në librin e Nilo Borxhës, misionarët murgj

bazilianë qëndruan në Himarë dhe zhvilluan veprimtarinë e tyre nga viti 1581 e deri në vitn 1741, e bashkëpunuan ngushtë me klerikët shqiptarë të Himarës, në luftë me klerikët grek të Korfuzit e të Janinës, që punonin ethshëm për greqizimin e krahinës. Veprimtaria e tyre është pasqyruar në relacionet për Propaganda Fide-n dhe për gjendjen e krahinës së Himarës, që shtrihej nga Kudhës-Grehoti e deri në Delvinë, si dhe për punën e tyre për përhapjen e katolicizmit dhe nxjerrjen nga injoranca të popullsisë së krahinës. Nga pohimet del se në Himarë ka pasur shkollë të paktën që nga vitet 1630 dhe se qiprioti Neofit Rodine, që qëndroi në Himarë gjatë viteve 1633-1642 “ishte pandërprerë mes malësorëve të tij të dashur i preokupuar me evangjelizmin e tyre. . . , dhe me edukimin e fëmijëve të tyre”. Rodinoi mbante afër një prift vendas, i cili e zotëronte në mënyrë të shkëlqyer gjuhën shqipe, sepse ishte i kësaj kombësie dhe një katolik i vërtetë. Këtij prifti Rodinoja i ngarkoi detyrën delikate të përkthimit në gjuhën shqipe të Katekizmit”, por nga Roma i erdhi përgjigjja se “doktrina e krishterë ishte përkthyer dhe botuar në gjuhën shqipe”. Më tepër mësojmë edhe nga relacioni që sekretari i Kongregacionit të Shenjtë të Propaganda Fide-s u paraqet kardinalëve, në të cilin shtrohet nevoja “për të dërguar një mësues që t’u mësojë fëmijëve të tyre (të himarjotëve) Doktrinën e Krishterë dhe t’u çojë dritën e së vërtetës”. Informacion tjetër me interes jep edhe misionari arbëresh Xhuzepe Skiro, në një relacion të botuar në vitin 1729 ku ndër të tjera shprehet se “puna e misionarëve u prit me të vërtetë mirë dhe kjo shpjegon vërshimin e nxënësve, që u vinin të numërt, madje edhe nga manastiret. Qëndrimi i popullsisë arrinte deri në atë pikë sa t’i lejonte misionarët t’i mësonin doktrinën e krishterë, duke i bërë që ta përsëritnin përmendsh në formë dialogu në sheshet publike në gjuhën greke dhe në gjuhën shqipe; dhe në këtë mënyrë stërviteshin edhe të rriturit, që, të shtyrë nga kurioziteti, vinin të dëgjonin ushtrimin e shenjtë, sidomos të afërmit dhe prindërit e fëmijëve”. (II, f. 140). Prof. Jup Kastrati në veprën e tij “Historia e Albanologjisë”, përmend edhe shkollën e Janievës (Kosovë) 1671, ndërsa akademik Shaban Demiraj mendon se në Kosovë tradita e shkrimit shqip është e “vjetër”. Këtë mendim ai e mbështet në gramatikën latinisht – shqip të Andrea Bogdanit, ungjit të Pjetër Bogdanit, dorëshkrimi i së cilës i humbi këtij të fundit gjatë njërit prej udhëtimeve të vështira, si dhe me pohimin që bën Pjetër Budi në parathënien e veprës së tij të parë lidhur me shkrimet e një farë Pali prej Hasi. Megjithatë ky zhvillim i këtyre shekujve nuk u pasua në shekujt e mëvonshëm me atë ritëm. Po të ndjekësh veprimtarinë botuese në shek. XVIII në Veri, vihet re një pakësim i saj, sepse gjatë tërë atij shekulli u botua vetëm libri i Gjon Nikollë Kazazit, ndërsa në Shqipërinë e Mesme dhe Jugore bie në sy përpjekjet e para për shkrimin e gjuhës amtare. Kjo gjë vihet re sidomos në qytetet, të cilët në shek. XVIII patën njëfarë zhvillimi ekonomik dhe kulturor, si : Elbasani, Voskopoja , Berati etj. , ku

Page 71: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

71

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

zhvilluan krijimtarinë dy grupe shkrimtarësh duke filluar nga Anonimi i Elbasanit, Dhaskal Todri, Daniel Haxhiu, që shkruan me alfabete të ndryshme e deri te shkrimtarët që përdorën alfabetin arab, si: Nezim Frakulla, Hasan Zyko Kamberi etj. Pas traditës treshekullore qysh nga vepra e Buzukut, lëvrimi i shqipes mori një hov të madh gjatë shek. XIX, sidomos në gjysmën e dytë dhe në fillim të shek. XX. Problemi i gjuhës shqipe ishte pjesë përbërëse thelbësore e programit politik e kulturor të Rilindjes. Qysh nga Rilindja Kombëtare mund të flitet për një politikë gjuhësore me synime të qarta kombëtare e shoqërore përparimtare. Ideali patriotik bashkoi rilindësit në luftën dhe përpjekjet për pavarësinë kombëtare e për ruajtjen e vlerave të gjuhës sonë të bukur. Propagandimin e gjuhës së përbashkët shqipe ata e cilësuan si elementin e parë tregues të kombit. Është kjo arsyeja që rilindësit duke qenë të vetëdijshëm për rolin e gjuhës, si dhe për kushtet në të cilat ndodhej kombi shqiptar dhe gjuha e tij, ku vihej në dyshim ekzistenca e saj, shkruanin se “shqipja u bë”. Sipas tyre gjuha e përbashkët do të shpjerë tek masat e gjera popullore idetë e mëdha të Rilindjes, prandaj ata ngritën lart vlerat e gjuhës sonë, të gjuhës shqipe, “gjuha jonë sa e mirë”, shkruante Naimi, “pa gjuhë shqipe, s’ka shkollë shqipe, s’ka komb shqiptar”, thoshte Samiu. Megjithatë ata ishin të vetëdijshëm se mbetej një rrugë e gjatë që shqipja të bëhej një gjuhë moderne e kulturës së shqiptarëve, ndaj dhe çështja e gjuhës amtare bashkohej me të gjitha format e luftës e të lëvizjes për pavarësi kombëtare. Por, kjo politikë gjuhësore, në kushtet kur ende nuk kishim një shtet të pavarur shqiptar, nuk mund të gjente zbatim në veprimtarinë rregulluese të shtetit kombëtar. Thënia e gjermanit te madh G. Lajbnic: ”Më jepni një gjuhë të bukur, t’ju jap një qytetërim të mbaruar “, i vinte përpara përgjegjësisë gjuhëtarët shqiptarë për ta vënë njohjen dhe studimin e shqipes mbi baza shkencore. “Në këtë punë gjigante, - shkruan Jorgo Bulo, – të frymëzuar nga njohja për gjuhën dhe nga patosi i kërkimit shkencor, kanë pjesën e tyre leksikografët, këta qëmtues e “gardianë” të fjalës, që ngulitin fytyrën dhe jetën e saj në veprat e tyre, duke u shërbyer me to përdoruesve të gjerë të gjuhës dhe mjeshtërve të saj, atyre që i japin shpirt e jetë të re fjalës, dhe me anën e saj “i bëjnë të pamundurat të mundura”, siç pat thënë njëri prej këtyre mjeshtërve, M. Kuteli”. (8). Në fillim të shek. XX përhapja e shkollave dhe e mësimit të gjuhës shqipe, si edhe zhvillimi i kulturës kombëtare në përgjithësi, shtruan në rend të ditës nevojën e caktimit të një alfabeti të vetëm, sepse ekzistonin një mozaik variantesh (rreth 150 variante dhe nënvariante), të cilët bëheshin pengesë për një zhvillim të shpejtë të gjuhës dhe të shkrimit shqip. Në asnjë nga alfabetet e gjuhëve të Gadishullit Ballkanik nuk u hartuan aq alfabete sa në shqipe. Ky mozaik variantesh nuk pasqyronte strukturën fonetike të shqipes . Përdorimi i shumë varianteve nuk

ishte diçka e favorshme për kulturën tonë, pasi u bë pengesë për një zhvillim të shpejtë të gjuhës dhe të shkrimit shqip. Vendimi i atdhetarëve shqiptarë për të krijuar një alfabet të përbashkët, që njihet me emrin “alfabeti i Stambollit” (1879), buronte nga nevoja për unifikimin e alfabetit. Megjithëse nuk mundi të përhapej gjithandej e të bëhej alfabeti i vetëm për shkrimin e gjuhës shqipe, sepse në Shqipërinë e Veriut përdoreshin alfabete të tjerë, si ai i shoqërisë “Bashkimi” dhe i shoqërisë “ Agimi” më 1901, hartimi i alfabetit të Stambollit zgjidhi përfundimisht raportin tingull – shkronjë, duke i dhënë fund atij pështjellimi që ekzistonte deri në atë kohë, kur numri i shkronjave për shqipen shpesh i kalonte caqet e tinguj-fonemave të gjuhës sonë, rrjedhojë e mosnjohjes sa duhet të strukturës fonetike të shqipes. Rilindësit mungesën e një alfabeti të njëjtë të gjuhës shqipe e e konsideronin detyrën më të ngutshme të kohës. Ata e shihnin atë jo vetëm si një problem thjesht gjuhësor e kulturor, por edhe si një çështje politike, një shenjë ndasie, që pengonte bashkimin e shqiptarëve, pasi zgjidhja e saj do të ndihmonte si në lëvrimin e mëtejshëm të gjuhës e të letërsisë shqipe, ashtu edhe në konsolidimin e unitetit kombëtar dhe të bashkimit politik të popullit shqiptar dhe vetë zhvillimi i lëvizjes kombëtare në përgjithësi. Për ta mbushur këtë kërkesë atdhetarët shqiptarë shpejtuan të shfrytëzonin gjendjen e krijuar pas shpalljes së Kushtetutës në Perandorinë Osmane (23. 07. 1908). Menjëherë pas kësaj, klubi “Bashkimi” i Manastirit u bë nismëtar për thirrjen e një Kongresi kombëtar, që ka hyrë në histori si Kongresi i Manastirit, i cili ligjëroi alfabetin që kemi sot, mbështetur në atë latin, megjithëse la në përdorim edhe alfabetin e Stambollit. Me këtë vendim iu dha fund kaosit që mbretëronte deri atëherë në çështjen e shkrimit të shqipes. Në vend të alfabeteve të shumta që ishin përhapur në Shqipëri e në kolonitë e mërgimit, tani do të përdoreshin vetëm dy, edhe këta bashkërisht. Përveç kësaj, duke vendosur për dy alfabete, që mbështeteshin në atë latin, Kongresi i Manastirit ripohoi edhe njëherë vendosmërinë e shqiptarëve për të mbrojtur individualitetin e tyre kombëtar, kundër orvatjeve të xhonturqve për t’u imponuar alfabetin arab dhe për t’i identifikuar ata me turqit. Dhe kështu kultura shqiptare sanksionoi përfundimisht emancipimin kulturor drejt Evropës së qytetëruar, u bë faktor i rëndësishëm i individualitetit kulturor. Pjesë përbërëse e kërkesës për njohjen e kombësisë shqiptare dhe e të drejtave të saj, ishte edhe themelimi i shkollës së pavarur shqipe, që do të arrihej duke i kthyer të gjitha shkollat shtetërore turke në Shqipëri, ato fillore, qytetëse e të mesme, në shkolla kombëtare dhe duke vendosur gjuhën amtare shqipe “si gjuhë mësimi në të gjitha këto shkolla shtetërore”, ndërsa turqishtja do të mësohej si lëndë e veçantë, duke filluar nga viti katërt i shkollës fillore. Të lidhura ngushtë me këtë ishin edhe masat që parashikohej të merreshin për kthimin e shkollave në gjuhën greke, që funksiononin për

Page 72: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

72

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

shqiptarët e krishterë, në shkolla kombëtare, me gjuhën shqipe si gjuhë mësimi, duke i hequr ato nga administrimi i klerit dhe duke i shpallur shkolla shtetërore. Këto shkolla do të mbaheshin me të ardhurat nga pasuritë e kishave, të cilat duhej të administroheshin nga shteti dhe me të ardhurat e buxhetit të shtetit osman. Për t’u prerë rrugën ndërhyrjeve të Austrisë, të Italisë e të Greqisë në Shqipëri, kërkohej që klerikët katolikë e ortodoksë të paguheshin nga shteti turk. Me këto masa do të kufizohej ndikimi i propagandave të huaja shkollore e kishtare në Shqipëri, sidomos i asaj greke. Shkolla kombëtare që kërkonin rilindësit e që kishte për qëllim arsimimin në gjuhën shqipe, duhej të ishte laike, të bëhej një vatër kulture, që të plotësonte nevojat e zhvillimit ekonomik e shoqëror të vendit dhe, njëherazi, një vatër e atdhetarisë dhe e bashkimit kombëtar të shqiptarëve. Rrjedhimisht, kërkesat për shkollën dhe për letërsinë shqipe nuk kishin karakter thjesht kulturor. Iluminizmi shqiptar kishte edhe një karakter politik, u bë armë e fuqishme e luftës çlirimtare. Fryma patriotike u ndie edhe në letërsinë artistike, duke i dhënë asaj një angazhim më të madh e më të drejtpërdrejtë në lëvizjet e mëdha politike të kohës, në luftën për çlirimin kombëtar. Duke përhapur në popull arsimin dhe përgjithësisht kulturën në gjuhën shqipe e me frymë atdhetare, rilindësit synonin të shpejtonin zgjimin e tij kombëtar, të ndihmonin në ngritjen e mëtejshme të ndërgjegjes politike dhe të arrinin aftësimin e shqiptarëve për një jetë shtetërore të pavarur. Kjo lëvizje u bë pjesë e pandarë e luftës për çlirimin kombëtar dhe pati dëshmorët e saj. Me

këtë mision të shkollës e të kulturës shqiptare shpjegohet edhe lufta që u bënë atyre dhe atdhetarëve rilindës Porta e Lartë, Patrikana greke e qarqet shoviniste të shteteve fqinje, të cilat shihnin tek ato një pengesë të fortë për politikën dhe për planet e tyre aneksioniste ndaj trojeve shqiptare. Përpjekjet e patriotëve shqiptarë për çështjen kombëtare e gjuhën shqipe sollën rezultatin e dëshiruar me Shpalljen e Pavarësisë Kombëtare dhe krijimin e shtetit të ri shqiptar, i cili çështjen e gjuhës do ta kishte në qendër të veprimtarisë së tij duke hartuar një politikë gjuhësore kombëtare të drejtë e që i shërbeu zhvillimit dhe pasurimit të mëtejshëm gjuhës sonë. Si përfundim mund të themi se gjithë përpjekjet shekullore të atdhetarëve e mësuesve për lëvrimin e shqipes e alfabetin e përbashkët i kanë shërbyer çështjes kombëtare për të mbrojtur vetëqenien, lirinë dhe dinjitetin kombëtar e për të mbajtur gjallë dashurinë për atdheun dhe gjuhën amtare. Ato krijuan kushtet e përshtatshme për çeljen e shkollave të para në Veri dhe në Jug të vendit me të cilat fillon dhe historia e arsimit në gjuhën shqipe. Ideali patriotik i bashkoi rilindësit në luftën dhe përpjekjet për pavarësinë kombëtare e për ruajtjen e vlerave të gjuhës sonë të bukur, sepse, - siç thotë akademik Idriz Ajeti, - gjuha letrare s’është vetëm thesar i kulturës sonë, por edhe mjet i fortë për mbrojtjen e etnisë sonë”(9), apo siç thotë patriarku i gjuhës shqipe, prof. E. Çabej “gjuha është sendi më i çmueshëm i një populli dhe për popullin shqiptar është i vetmi thesar!”(10).

Referime bibliografike

Shkurtaj, Gj. , Shqipja e sotme, Tiranë, 2010, f. 182

Frashëri, S, Leter J. De Radës, Stamboll 20. 02. 1881(cituar sipas Dhimiter Shuteriqit, Mbi gjuhën letrare kombëtare shqipe, BShSh, 1952, IV. f. 54

Demiraj, Sh. , Gjuha shqipe dhe historia e saj , Tiranë, 1988

Meshari i Gjon Buzukut (1555), Rilindja, Prishtinë, (1987), (Tiranë, 1968)

Çeliku, M. , “Fjalor i shqipes së sotme”, 2002 dhe leksikografia shqiptare e ditëve tona” në Seminar Ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare”, 22\1, Prishtinë, 2004, f. 214.

Fjalori enciklopedik shqiptar, Tiranë, 2008, vëll. I, f. 116

Buletin i UT, SSHSH, 1963, 3, f. 169–177

Leksikografia shqipe-trashëgimni e perspektivë, Tiranë, 2005, f. 9.

Kryeziu, B. , Standardi i shqipes dhe disa probleme rreth tij, në “Seminarin Ndërkombëtar të Albanologjisë” , Ohër, 2007, f. 93 10. Çabej, E. , Tekstet e vjetra shqip dhe disa kritere rreth botimit të tyre, në Studime gjuhësore, VI, Prishtinë, 1977, f. 329

Page 73: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

73

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Abstract

Ismail Kadare is one of the greatest writers of European and world literature of the century. XX and XXI. Critics rightly considers it the genius of English letters, and one of the most modern novelists, compared with Gogolin, Kafkёn, Orwell, Márquez, etc. His works are done shkёlqejnё pearl that Albania, a country Minor though geographically Chat and Chat dёgjohej known anywhere in the world. His novels have a tendency to leave the realistic and move towards modernity. Modernity is dissatisfaction with the present and artistic, which we owe the discovery of truths and new phenomena. He is dissatisfaction with yourself today, tomorrow for its own sake and creativity itself is a projection of the created world for tomorrow. His expression is modern for its tissue has artistic, symbols, metaphors, allegories and just reading through them, multiplicity of meanings, is a unique innovation in Albanian literature. Përftesa kadareane time, bears, interweaves, dissolves itself, two or more times: contemporaneity and history, the distant past. Kadare in his deep run in the centuries old history of Albania and are retrospectively VAPO in the contemporary spaces. It is this running in these two dimensions of time constitutes an innovation of this author. Important feature of his style is dual-language code. As a result, his creativity to be seen in a broader perspective symbolic and allegorical. Symbol as a key element of poetry kadareane shows that beyond what the author says, always hidden and meant something else. Symbolic elements we have seen in particular in two of his novels “monster” and “palace of dreams officer. “ The problems that exist in Albania and then can not directly hit, considering the conditions in which the authors create in that period, therefore Kadare chose to strike through symbolic language.

Keywords: symbol, image, modernity, dual code, allegorical gem.

Abstrakt

Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë evropiane dhe botërore të shek. XX dhe XXI. Me të drejtë kritika e vlerëson atë si gjeniun e letrave shqip dhe njё nga romancierët mё modernë, duke e krahasuar me Gogolin, Kafkёn, Oruellin, Markezin, etj. Veprat e tij shkёlqejnё si perla duke bёrё qё Shqipёria, ndonëse njё vend i vogёl gjeografikisht, tё njihej dhe tё dёgjohej kudo nё botё. Romanet e tij kanë një prirje për t’u larguar nga realistja dhe për të shkuar drejt modernes. Moderniteti është pakënaqësia me të sotmen edhe në krijimtarinë artistike, së cilës ia detyrojmë zbulimin e të vërtetave dhe të dukurive të reja. Ai është pakënaqësia me veten sot, për hir të vetes nesër dhe në krijimtari vetvetiu është projeksion i botës së krijuar për nesër. Shprehja e tij është moderne, sepse ka në indin e saj artistik, simbole, metafora, alegori dhe pikërisht leximi nëpërmjet tyre, shumësia e kuptimeve, përbën një risi të veçantë në letërsinë shqiptare. Përftesa kohore kadareane, mbart, gërsheton, shkrin në vetvete, dy ose më shumë kohë: bashkëkohësinë dhe historinë, të kaluarën e largët. Kadare në veprën e tij vrapon thellë në shekujt e lashtë të historisë shqiptare dhe po në retrospektivë vapon në hapësirat e bashkëkohësisë. Pikërisht ky vrapim në këto dy dimensione kohore përbënë një risi të këtij autori. Tipar i rëndësishëm i stilit të tij është kodi i gjuhës së dyfishtë. Si rrjedhim, krijimtaria e tij duhet parë në një këndvështrim të gjerë simbolik dhe alegorik. Simboli si një element kyç i poetikës kadareane tregon se përtej atyre çka thotë autori, gjithmonë fshihet dhe nënkuptohet diçka tjetër. Elementet simbolik i kemi parë në mënyrë të veçantë në dy romanet e tij “Përbindëshi” dhe “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave”. Problemet që ekzistonin në Shqipërinë e atëhershme, nuk mund të goditeshin drejtpërdrejt, pasi dihen kushtet në të cilat krijonin autorët në atë periudhë, prandaj Kadare zgjodhi që t’i godas me anë të gjuhës simbolike.

Moderniteti në romanet e Ismail Kadaresë

Msc. Anxhela Zykaj

Page 74: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

74

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Fjalë kyçe: simbol, shëmbëlltyrë, modernitet, kod i dyfishtë, alegorik, perlë. Hyrje

Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë, disa herë i nominuar për çmimin “Nobel” për letërsi. Dallohet për novela, romane, por ka shkruar dhe poezi dhe kritika. Ai e ka ndarë jetën e tij mes Francës dhe Shqipërisë. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri dhe veprat e tij janë përkthyer në mbi tridhjetë gjuhë. Kadareja që në vitet ‘60 shënoi kthesë në letërsinë shqiptare me poezinë dhe prozën e tij. Brenda potencialit të tij krijues janë mitet dhe legjendat, e shkuara dhe e ardhmja, raportet e përkohshmërisë dhe të përjetësisë, dramat e kaluara dhe ato të tashmet, veset dhe virtytet shqiptare, kullat dhe pallatet moderne, qëndresa dhe humbja, zhdukja dhe ringjallja, të gjitha labirintet e jetës dhe të vdekjes. E gjithë vepra e Ismail Kadaresë, që nga botimi i parë deri te i fundit, ndrit nga mesazhi dhe shpresa për një Shqipëri të barazuar me shtetet më të qytetëruara të botës, sepse ashtu e meriton, pohon autori. Arsyeja pse unë zgjodha këtë temë lidhet me përmasat ndërkombëtare të profilit krijues të Ismail Kadaresë dhe se ky është shkrimtari që më tërheq më tepër se çdo shkrimtar tjetër. Nisur nga fakti se krijimtaria e Kadaresë rrok një problematikë të gjerë, , mendova të trajtojmë këtë temë. Objekt kryesor i kёtij punimi, ёshtё bërë njё vёshtrim kritik i simbolit dhe kohёs nё veprёn letrare tё Kadaresё, konkretisht nё romanet “Përbindëshi” dhe “Nёpunёsi i pallatit tё ёndrrave”. Simboli dhe koha, në mendimin letrar shqiptar, janë përcaktuar si dy nga elementёt më kyç tё poetikës kadareane. Ndërmarrja e kësaj sprove modeste, vihet kryesisht nё funksion tё njё konturimi mё tё plotё tё profilit letrar të Ismail Kadaresё. Risitë dhe cilësitë e shprehjes moderne në veprën e KadaresëNjë vepër letrare vlerësohet më së shumti për ato që thotë, që përcjell tek lexuesi, por ndonjëherë akoma edhe më shumë vlerësohet për ato që nuk i thotë drejtpërdrejtë, që i shpreh në një mënyrë të re, krejt të kundërt me të njohurën. Karakteristikë për këtë lloj të themi është edhe rasti i Kadaresë, i cili siç e vë në dukje studiuesi Robert Elsie është shembulli më i mirë i krijimtarisë dhe origjinalitetit artistik në letrat e sotme shqipe, edhe sot e kësaj dite i vetmi shkrimtar shqiptar me emër e famë të gjerë botërore. Gjatë tri dekadave të fundit, forca novatore e talentit të Kadaresë, si poet e prozator, nuk ka humbur e nuk është dobësuar aspak, kurse guximi i tij për t’u ngritur kundër mediokritetit letrar brenda sistemit ekzistues solli një shkallë të caktuar fleksibiliteti në realizmin socialist, çka i dha mundësi të mbijetojë”1. Pikërisht, kjo forcë e re novatore, e bën atë të

1 Elsie, R. , Një fund dhe një fillim, Tiranë, 1985, f. 17

veçantë, origjinal dhe një nga emrat e mëdhenj që i solli letërsisë shqipe risi të shumta letrare, qoftë në mënyrën e të shprehurit, qoftë në strukturën apo kompozicionin e veprës letrare. Të shkruaje kështu atëherë ishte e pazakontë, e papranueshme. Në praktikën krijuese ky shkrimtar të jepte përshtypjen se me dëshirën e tij po zbatonte rregullat, por në të vërtetë në shumicën e rasteve ndodhte krejt e kundërta. Në rastin e tij është i qartë paradoksi: të jetosh në paliri dhe të jesh i lirë në përjetësinë e artit. Thelbin e kësaj lirie e ka shprehur në mënyrë të veçantë dhe Kadare. Zëri i tij është unik. Nuk e teprojmë po të themi se ta lexosh atë të duket se shikon rrjedhën e shekujve, të shkuarën dhe të ardhmen që shkon sa para mbrapa. Risitë që ai i solli prozës shqipe janë të shumta dhe ajo që të bie në radhë të parë në sy, është mënyra origjinale e trajtimit të tyre. Vlera më e madhe e këtyre risive qëndron tek forca imagjinative krijuese, tek aftësia për të parë shumëllojshmërinë e dukurive që ai trajton në veprën e tij. Po përpiqemi ta përqendrojmë vëmendjen tek disa nga risitë më thelbësore. Së pari, në tërësinë e prozës shqipe romanet e Kadaresë përbëjnë risinë më të madhe në tërësinë e romanit shqiptar. Risitë e tij janë të shumta, por ajo që spikat në mënyrë të veçantë është ndërthurja e shprehjes realiste me atë moderne. Romanet e tij kanë një prirje për t’u larguar nga realistja dhe për të shkuar drejt modernes. Na duket e drejtë të ndalemi pak tek nocioni “modernitet”. Në këtë rast është me interes të përmendim disa tipare të modernitetit:

“1) Moderniteti është pakënaqësia me të sotmen edhe në krijimtarinë artistike, së cilës ia detyrojmë zbulimin e të vërtetave dhe të bukurive të reja.

2)Moderniteti është pakënaqësia me veten sot, për hir të vetes nesër.

3)Moderniteti në krijimtari vetvetiu është projeksion i botës së krijuar për nesër. ”2

Nisur nga çfarë thamë më lart po e hedhim vështrimin tonë në dy vepra të rëndësishme të autorit “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave dhe “Përbindëshi”, tek të dyja shkon për shtat shprehja “projeksion i botës së krijuar për nesër”. Dhe pse letërsia e Kadaresë bashkëjetoi gjatë me diktaturën komuniste, ajo nuk u bë pjesë e saj, dhe pse ka vepra që u është hequr dhe u është vonuar lexuesi për 15-20 vjet si në rastin e “Përbindëshit”, në ditët e sotme janë të pamohueshme vlerat që ato mbartin. Shprehja e tij është modern, sepse ka në indin e saj artistik, simbole, metafora, alegori dhe pikërisht leximi nëpërmjet tyre, shumësia e kuptimeve, përbën një risi të veçantë në letërsinë shqiptare.

2 Vinca, A. , Alternativa letrare shqiptare, Shkup, 2005, f. 296

Page 75: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

75

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Së dyti, në veprën e tij vihen re tipare realiste, epike, klasike, si në rrëfimin, në historinë e rrëfyer dhe në shumë personazhe të tij. Shumë romane të tij e kanë një histori të rrëfyer. Historia e rrëfyer tek Kadare është një tërësi ngjarjesh reale, (e transmetuar me një fantazi fantastike dhe me një imagjinatë të paimagjinueshme), për të shprehur një kohë, një histori të rrëfyer. “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” është ndërtuar mbi një histori të rrëfyer. Mbi këtë histori Kadare ndërton dy kohë; të luftës dhe të paqes ose të pasluftës. “Prilli i thyer” është bazuar mbi një histori të rrëfyer, që ka në qendër të saj gjakmarrjen. Të vendosur në një kohë të caktuar si “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe “Prilli i thyer” kanë një brendi reale dhe historike. Kjo, domethënë se historia e rrëfyer sjell një lëndë karakteristike për prozën realiste. Në të dy rastet është një tërësi ngjarjesh që sjell një kuptim historik të caktuar. Përtej historisë së rrëfyer dhe përtej kuptimit historik, kemi dhe një kohë të tretë të universalizuar. Tek “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” është koha e luftës dhe e paqes dhe tek “Prilli i thyer” është koha e gjakmarrjes. Tek të dy veprat përtej kohës konkrete, lexohen edhe kohë të tjera, se vetë koha e historisë së rrëfyer vendoset në kontekste të ndryshme historike. Historia e “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” për lexuesin shqiptar vendoset në luftë me osmanët, ndërsa për lexuesit joshqiptar vendoset ne kohën e pushtimit të secilit komb. Po ashtu historia e rrëfyer tek “Prilli i thyer” mund të zhvendoset në kohëra të ndryshme, ku ka sunduar koha e hakmarrjes (në situata të ndryshme historike). Për këtë arsye në veprat e tij ka një kohë reale, ashtu siç ka edhe një kohë universale. Në shumë personazhe të Kadaresë dallohen qartë tiparet realiste. Shumë heronj të tij janë mishërim i tipave shoqëror të caktuar. Kjo domethënë se janë figura realiste, mishërojnë psikologji të caktuara të botës shqiptare dhe njerëzore. Së treti, ndër disa nga cilësitë e shprehjes moderne në veprën e Kadaresë vlejnë për t’u përmendur:

1) Përsiatja. Të gjitha romanet e Kadaresë kanë një dozë të caktuar përsiatjesh. 2) Meditimi. 3) Shumëkohësia. 4) Simbolika, e cila ekziston në shumë nivele nga të cilat përmendim: a) simbolika e personazhit dhe e figurave, b) simbolikë e kohës dhe e hapësirës. 5) Grotesku. Në lidhje me groteskun bashkohemi me mendimin e studiuesit Tefik Çaushi, i cili vë në dukje se të flasësh për vendin dhe rolin që luan grotesku në këtë krijimtari, për funksionet që përmbush e veçanërisht për pamjet e shumta të tij, është diçka jo e thjeshtë, sepse kemi të bëjmë me shfaqjet më fantazmagorike që kemi ndeshur deri më sot ne letërsinë tonë. ”3

3 Çaushi, T. , Universi letrar i Kadaresë, Tiranë, 1993, f. 235

Së katërti, vlen të vihet gjithashtu në dukje, fakti se, proza e Kadaresë është moderne në shprehje dhe në strukturë. Kjo shprehje dhe strukturë moderne vihet re në mënyrë të veçantë dhe në disa nga romanet e tij më të rëndësishëm si tek: “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave”, “Përbindëshi”, “Piramida”etj. Këto vepra janë një risi e veçantë në letërsinë shqipe, sepse kanë brenda tyre një shprehje simbolike dhe alegorike, prandaj duhen vlerësuar për shumëkuptimshmërinë dhe porositë e fuqishme të tyre. Duke qënë se shumëkuptimshmëria është një tjetër element i rëndësishëm i shprehjes moderne kadareane, dhe përbën gjithashtu një risi të veçantë të tij, na duket e drejtë të vëmë në dukje mendimin e studiuesit Bashkim Kuçuku, i cili thekson se përftesa kohore, kadareane, mbart, gërsheton, shkrinë në vetvete, dy ose më shumë kohë: bashkëkohësinë dhe historinë, të kaluarën e largët. Kjo përftesë zotëruese, që përbën risinë më të madhe dhe më të fuqishme, është po ashtu edhe mënyra kryesore e gjithësorizmit, universalizmit, sepse paraqet mendimin, dukurinë, problemin, krahason në dy ose më shumë rrafshe: në histori dhe në bashkëkohësi, në largësi dhe afërsi. Për këtë arsye prozat me këtë përftesë kohore madje dhe tregimet e shkurtra shquhen për sintezën dhe shumëkuptimshmërinë”4. Pra, Kadare në veprën e tij vrapon thellë në shekujt e lashtë të historisë shqiptare dhe po në retrospektivë vapon në hapësirat e bashkëkohësisë. Pikërisht ky vrapim në këto dy dimensione kohore përbënë një risi të këtij autori.

Simboli si element kyç i poetikës së Kadaresë

Duke nisur udhëtimin në botën e letrave, vepra e Kadaresë kapërceu çdo kufij dhe u bë pronë, mesazh e retorikë e lexuesve të kulturave të ndryshme. Si lexuesit e sotëm, ashtu edhe ata që nuk kanë lindur ende, do të magjepsen me magjinë kadareane, me mjeshtërinë klasike të fjalës, me fantazinë dhe simbolikën që përdor ai duke shpërndarë në hapësirë dhe kohë mesazhet e përjetshme të historisë së popullit të tij. Kodi i gjuhës së dyfishtë të Kadaresë, që vetëm ai di ta përdorë, (kod i cili shpesh paraqet vështirësi në receptimin e parë), shoqërohet ndonjëherë edhe nga trajektorja e të shkruarit me qëllim të dyfishtë, të dykuptimshëm. Fjala e Kadaresë solli një këndvështrim të gjerë dhe në të njëjtën kohë të detajuar të çiftit Letërsi dhe Tirani. Dueli i përjetshëm u dha në detaje dhe në shembuj. Udhëtimi i tij, ishte udhëtim në një botë të vdekur, por që talenti dhe pasioni i tij e bën të gjallë. Kjo është lufta e letërsisë dhe tiranisë, aty ku tirania sjell vdekje, letërsia sjell jetë. Kjo luftë bëhet në heshtje dhe arma është koha, e cila vendos eleminimin e mediokritetit nga letërsia. Në një intervistë Kadare është shprehur: “Letërsia është mësuar me burgjet e tiranisë. Tirania mund t’i bëjë

4 Kuçuku, B. , Kadare në gjuhët e botës, Tiranë, 2005, f. 25

Page 76: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

76

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

memecë shkrimtarët, por nuk mund të ndryshoj natyrën e letërsisë. Letërsia nuk flet, ajo shkruan me një zë që as diktaturat, as tiranitë më të fuqishme nuk mund ta njohin, zëri i saj është shpirti”. E parë në këtë prizëm arti i Kadaresë duhet parë në këndvështrim të gjerë simbolik, si e tillë ajo ka një mundësi të dyfishtë interpretimi, nga ku rrjedh domodoshmëria e dy mënyrave të të lexuarit. Simboli në veprën e tij bën që gjithmonë të tejkalohet ajo që po përdor, ajo që po bënë, ajo që po thotë e mbi të gjitha ajo që po mendon se po shprehet, sepse përtej atyre ç’ka thotë gjithmonë fshihet diçka tjetër. Është detyra e lexuesit ta zbuloj këtë fshehtësi apo këtë simbolikë. Në këtë drejtim mjeti më i sigurt është t’i futesh veprës në mënyrë të përqendruar që të zbulosh rrjedhat e saj sekrete. Një simbolikë e tillë vihet re në mënyrë të veçantë në dy romanet e tij “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave” dhe “Përbindëshi” në të cilat rrëfehet për dukuri të simbolizuara. Prandaj në këto dy romane ka shumë elementë simbolike të cilët meritojnë një trajtim të gjerë për të zbuluar sekretet e tyre. Tek “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave” në mënyrë të veçantë në letërsinë shqipe shkrihen me njëra-tjetrën, bëhen një realja dhe irealja, e besueshmja dhe e pabesueshmja, e zakonshmja dhe absurdja. Që në titull shohim se ky roman është ndërtuar me anë të dy simboleve universal pallati dhe ëndrra, të cilat shkrihen së bashku për të na dhënë një simbol të ri. Kështu romani që në zanafillë është mjaftë simbolizues dhe intrigues. “Po ngrihej nga gjumi për të shkuar të niste punë në Tabir Saraj, zyrat e famshme që merreshin me gjumin e me ëndrrat, dhe kjo mjaftonte për t’i shkaktuar cilitdo në vendin e tij një lloj të veçantë nënqeshje. Veçse ai kishte shumë ankth për të nënqeshur vërtet. ”5 E sollëm këtë shembull për të treguar se që në fillimin e romanit ndiejmë një ankth i cili vjen gjithnjë duke u rritur, duke i tejkaluar përmasat e zakonshme. Mendimi në këtë roman është simbolizuar, pra është sofistikuar për të kapërcyer censurën ideologjike, njëlloj si dëshirat e papranueshme që shfaqen në ëndërr gjatë gjumit sepse zgjuar i pengon censura e moralit dhe e vetëdijes, prandaj është e vështirë të konstatojmë se cila ka qënë më ndërvepruese në krijimin e tij: vetëdija apo nënvetëdija. Pallati i ëndrrave është një sajesë analogjike e gjedhës: Pallati i Komitetit Qendror, Pallati i Drejtësisë, Pallati i Kongreseve, etj. Megjithëse ëndrra nuk është as koncept dhe as figurë e mirëfilltë surrealiste, në roman ka një mbishtresë surrealiste. Pallati i ëndrrave është një surrealitet i ndërthurjes së realitetit me ëndrrën, veçse ëndrra është simbolizuese më tepër se e njëmendtë. Shumëkuptimshmëria dhe papërcaktueshmëria e këtyre dy simboleve: pallat dhe ëndërr të shkrirë tashmë në një, është burimi kryesor i shumëkuptimshmërisë dhe lakueshmërisë së madhe të romanit, që është cilësi e

5Kadare,I.,Vepra letrare 9,Tiranë,1989,f.177

brendshme e tij. Ëndrra-simbol është objekti i parë rrëfimor. Ndryshe nga ç’ngjet në gjininë e romanit, ku zakonisht rrëfehet për ngjarje e dukuri të jetës, në “Pallati i ëndrrave” rrëfehet për një simbol, prandaj dhe rrëfimi i tij në tërësi është simbolizues. Rrëfimi simbolizues gjithashtu dhe tej të zakonshmes, përfton një rrafsh simbolizues: përkatësisht hiperbolik, grotesk, absurd. Gjithçka në të është ose e panjëmendtë (reale) dhe e pabesueshme ose hiperbolike, groteske dhe absurde, por plotësisht e njëjtësuar në logjikën e vet. Në Perandorinë Osmane, me dyzet kombe të shtrirë në tre kontinente, të gjithë merren me ëndrrën, që nga robi më i humbur i Allahut e deri tek te Veziri. Të hipnotizuar, siç janë, besojnë në fuqinë çudibërëse të asaj që ka zëvendësuar, jetesën, punën, marrëdhëniet e zakonshme njerëzore. Fjala ëndërr është fjala më e përdorur në roman dhe për këtë arsye “Pallati i ëndrrave” fare mirë mund të quhet roman i ëndrrës. Mblidhen miliona ëndrra, por për Pallatin e ëndrrave janë të vlefshme vetëm ato që kanë lidhje me shtetin. Ëndrra është emblemë e këtij lloj shteti, është funksioni, shprehja dhe shfaqja e tij. “Thelbi i punës është të qërohen të gjithë ëndrrat pa vlerë. E para, ëndrrat me motive private që s’kanë asnjë lidhje me shtetin. E dyta, ëndrrat e shkaktuara nga uria, mbingopja, të ftohtët, të nxehtët, sëmundjet, etj, me një fjalë që kanë lidhje me mishin e njeriut. E treta, ëndrrat kllape, domethënë ëndrrat që s’janë parë vërtet, por që janë stisur prej njerëzve për arsye karrierizmi ose të sajuara nga gënjeshtarët, maniaket dhe provokatorët” - thuhet diku, ç’ka na bënë të arrijmë në konkluzionin se në këtë shtet kanë vlerë vetëm ato ëndrra që lidhen direkt me sovranin, më e kundërta s’ka kurrfarë vlere. Ëndrra shënjon shtetin që qëndron mbi të dhe lëviz mbi rolin shtypës të saj, ajo është syçeltësia e masave për të shpëtuar shtetin nga idetë e rrezikshme. Populli paralajmëron sovranin për rreziqet, ndërsa sovrani parandalon të keqen duke i shndërruar njoftimet në dënime kapitale. Ëndrra e simbolizuar kështu, është shkak ndëshkimi, sikurse është edhe mjet integrimi, represioni, frike dhe ankthi, mjet për të përligjur dhunën dhe krimin, veçanërisht një mjet mashtrimi, mjegullim i së vërtetës, sepse disa nga krye ëndrrat sajoheshin në Tabir Saraj nga bashkëndërrorët sipas interesave të grupeve të fuqishme në pushtet. Militantët e ëndrrave mbulojnë luftën për pushtet dhe ndëshkimet e papërligjura të sovranit. Ato janë mjeti më i fuqishëm i pushtetit. Prandaj përbëjnë edhe fajin e përbashkët, fajin kolektiv, ku secili vërtet mbetet anonim, por njëlloj fajtor sikur të ishte identifikuar. Turmat e pafundme vërtet nuk qeverisin, - vazhdoi ai, por kanë një vegël me anë të së cilës ndikojnë në të gjitha punët, aventurat dhe krimet e shtetit dhe ky është Tabir Saraj. 6

Ëndrrat mblidhen si këngët popullore, fjalët dhe shprehjet e rralla. Në mënyrë groteske përngjason me

6 Kadare, I. , Vepra letrare 9, Tiranë , 1989, f. 194

Page 77: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

77

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

prodhimet bujqësore, herë të begatshme, herë të varfra që pëlqehen prej tregtarëve ëndërrmbledhës ose lihen në dorë të prodhuesit ëndrraparës. Si të vjelat në natyrë dhe ato kanë stinët e tyre, që nuk varen nga pozicioni i tokës ndaj diellit, por nga ngjarjet dhe gjendjet shpirtërore të popujve, nga pozicioni i shtetit dhe nga qëndrimi i sovranit ndaj tyre. Prandaj kufijtë dhe ngjarjet në atlasin perandorak varen nga lloji ëndrrave. Ato kanë vetëm dy stinë: gjumin dhe pagjumësinë. Gjumi është stina e ëndrrave, pra, dhe e qetësisë. Pagjumësia është stina e mungesës së ëndrrave, pra, e shqetësimit, lëvizjes, rrezikut. Studiuesi Bashkim Kuçuku vë në dukje se simbolika dhe alegoria historike që janë “mburoja” shumë të forta para censurës të ndërthurura me metaforat, analogjitë apo simbolet e bashkëkohësisë, që janë mjete shprehëse të lëndës kryesore dhe qëllimit, kanë krijuar një përftesë të veçantë kadareane7. Është pikërisht kjo përftesë e veçantë, e cila nxjerr në pah se vjelja e ëndrrës, përzgjedhja, përndarja, interpretimi, përbëjnë simbolikisht si procesin e mbikëqyrjes totale, ashtu edhe hetimin dhe ndëshkimin vetjak. Ëndrra e çdo individi shënohet si një akt juridik i veçantë me datën, orën e përafërt, me emrin e ëndërrparësit, profesionin, pashallëkun, nënprefekturën, qytetin a fshatin ku është parë. Kjo është mbikëqyrja totale e çdo individi në këtë perandori, por edhe identifikimi i plotë i çdo njeriu. Me anë të kësaj mbikëqyrjeje parashenjohet viktima e mundshme, rrjedhimisht dhe krimi i ardhshëm. Pallati i ëndrrave duke qenë simbol i pushtetit totalitar është vetvetiu fryt i harmonisë së tij negative që ka trajtën e kupolës së mbikëqyrjes dhe nënshtrimit. Pallati i ëndrrave cilësohet në roman si një nga institucionet më themeltare të shtetit mbretëror, si një nga bazat e shtetit. Kush ka në dorë Pallatin e ëndrrave ka në dorë çelësin e drejtimit të shtetit. Sipas Kadaresë, diktaturat komuniste si specialiste të terrorit, kanë pasur idenë gjeniale të rizbulonin ferrin antik, jo si një metaforë, por si një vend që realisht ekziston mbi tokë”. 8 Është pikërisht ky ferr dhe ky terror që gjallëron të gjithë faqet e romanit dhe pse i paraqitur simbolikisht përftesa është e qartë. Me të drejtë studiuesi T. Caushi vë në dukje se kur mbaron së lexuari”Nëpunësin” të duket se je zgjuar nga një ëndërr tronditëse, por, megjithatë, pa mbaruar ende se fërkuari kapakët e syve, ke dëshirë t’i kthehesh përsëri kësaj “ëndrre” të bukur dhe domethënëse. 9

“Përbindëshi” është titulli i romanit të Kadaresë, i cili fillimisht u botua në revistën letrare “Nëntori”, por u ndalua menjëherë nga sistemi i atëhershëm, për shkak të gjendjes së ankthit që kishte në përmbajtje dhe të shthurjes kompozocionale, dhe sidomos të përdorimit subjektiv të kohës. Roman i shkruar nën ndikimin e

7 Kuçuku, B. , Kadare në gjuhët e botës, Tiranë, 2005, f. 258 Piet de Moor, Një maskë për pushtetin, Tiranë, 2007, f. 249 Caushi, T. , Universi letrar i Kadaresë, Tiranë, 1993, f. 38

letërsisë dekadente, shkruante sistemi i atëhershëm dhe urdhëroi heqjen nga qarkullimi. Siç e kemi theksuar edhe më sipër koha është arma, e cila vendos eleminimin e mediokritetit nga letërsia, dhe koha, ashtu siç nuk mund të ndalë rrjedhën e saj normale, nuk mund të mos lejonte nxjerrjen në pah të vlerave të këtij romani, i cili në të njëjtën mënyrë si dhe në rastin e “Nëpunësit” dhe në shumë vepra të tjera të Kadaresë mund të receptohet vetëm me anë të leximit simbolik sepse e tillë është vepra e Kadaresë ajo nuk mund të kuptohet jashtë këndvështrimit simbolik. Si rrjedhim, në rastin e Kadaresë, ne si lexues duhet të tregohemi gjithmonë të kujdesshëm, sepse në veprën e tij ndodh shpesh që një motiv, një mit, një legjendë mundë të jetë veçse, një mbulesë, një mburojë e një tjetri, i cili është thelbi i tij i vërtetë. Një gjë e tillë ndodh edhe në rastin e “Përbindëshit”, i cili e ka zanafillën te historia e famshme e mitologjisë greke, tek miti i Trojës duke e sjellë në bashkëkohësi, por ky mit në këtë rast është veçse një mbulesë e një miti të ri, i cili edhe në kohë moderne mund të sjellë më shumë kob dhe zi se në kohët e mëparshme. “Në një mënyrë tejet të gabuar, unë shkrova romanin “Përbindëshi”. Në këtë të fundit, unë përsërita lajthitjen e vjetër se nuk ka rëndësi forma që do të zgjedhë për të shprehur përmbajtjen, mendova. Dhe kështu, duke kujtuar se po shkruaja veprën time të parë kundër rrezikut revizionist historinë e “Kalit të Trojës”që po na kërcënohej, unë nuk bëra gjë tjetër veçse një mish-mash, 10 - shkruan Kadare. E në fakt edhe pse rrëfimi në roman bën fjalë për pushtimin e Trojës, në nëntekstin e tij ai flet për rrezikun që i kanoset Shqipërisë. Simbolika është e qartë Kali i Trojës më shumë se ç’jep idenë e tradhtisë së brendshme, jep mbi të gjitha një ide akoma më të madhe, atë të ankthit e terrorit shtetëror që ekzistonte në Shqipëri. Kali i drunjtë është një trysni, një ankth, një tmerr, një kob që rrinte me vite të tëra në horizont të jetës për të shtypur çdo shpirt e për të dhuruar çdo liri. Me të drejtë studiuesi Tefik Çaushi vë në dukje se: “Përveç faktit se në çdo skenë e kapitull ai, ankthi është i pranishëm në të gjitha pamjet e tij, romani në tërësinë e vetë na kumton pushtetin e paimagjinueshëm të ankthit, përmes kalit të drunjtë që rri në portat e qyteteve të sotme, i gatshëm për të ngjallur ankth dhe tmerr, sepse ka forca të errëta, që i duan këto mjete për të mbajtur njerëzit përjetësisht nën kërcënimin e zhdukjes e të asgjësimit. ”11) I gjithë subjekti shpaloset në dy shtresime kryesore njëri i dukshëm e tjetri i padukshëm, është pikërisht i padukshmi ai që i jep dramacitet romanit. “Disa milje larg qytetit, në rrethinë, në fushën e hapur ishte një furgon i madh i braktisur. Në të vërtet, ai nuk kishte shumë kohë që ishte shfaqur dhe askush nuk e dinte në fillim nga kishte dalë dhe kush e kishte sjellë

10 Sinani, Sh. , Një dosje për Kadarenë, Tiranë, 2005, f. 23911 Çaushi, T. , Universi letrar i Kadaresë, Tiranë , 1993, f. 256

Page 78: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

78

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

në këtë fushë. ”12 Pra, që në fillim autori konsiston një krijim simbolik, sepse në të vërtetë ky furgon i braktisur, nuk ishte vërtet i tillë, ai ka qenë përherë aty, ashtu siç ka ekzistuar Kali i Drunjtë në mitologjinë greke, tashmë ekziston furgoni i braktisur, i cili brenda tij përmban tradhtinë më të madhe, që i kanoset njerëzimit. Ai kalë, ai furgon, nxit ankth dhe tmerr kudo. “Kali që ka ideuar konstruktori është simbol që synon të rrënojë kufirin midis ëndrrës dhe realitetit, të përkohshmes dhe të përjetshmes, tekstit dhe gjenotekstit, mitit të vjetër dhe mitit të ri. ” 13Le ta konkretizojmë me një shembull nga libri këtë ide simbolike: “Unë konstruktova diçka gjeniale, diçka midis realitetit dhe ëndrrës, midis të përkohshmes e të përjetshmes. Kali që unë ngrita ishte një makinë me këmbët në mitet e me kokën në kohërat moderne. Një makinë frike që do të mund t’i përshtatej çdo kohe për të punuar me frikërat e çdo brezi njerëzor”14. Pra, Kadare me kalin e drunjtë krijon një mit të ri, të mbështetur në lashtësi dhe në kohët moderne, ai mbart brenda tij tradhtinë, frikën dhe ankthin tonë të përjetshëm. Romani ka në qendër tradhtinë politike të fshehur. Në të vendosen personazhe të cilët si rezultat i proceseve të shpejta, kapërcejnë shumë epoka derisa bëhen figura të kohës sonë. Diku shfaqet kali i drunjtë klasik, diku tjetër ai shndërrohet në një furgon, në të dy rastet ai mban brenda tij simbolin e pabesisë, tmerrin dhe ankthin. Një gjë e tillë aludohet që në titullin e romanit. Autori zbërthen aty të gjitha anët negative të vërtetën, të cilat vijnë si rezultat i një politike antiatdhetare, e cila i realizon qëllimet e saj me gjithfarëlloj mjeti.

12 Kadare, I. , Përbindëshi, Tiranë, 2005, f. 1113 Çapriqi, B. , Simboli dhe rivalët e tij, Prishtinë, 2005, f. 19014 Kadare, I. , Përbindëshi, Tiranë, 2005, f. 77

Ky roman ka në tërësinë e tij një tërësi fenomenesh politiko-shoqërore ndër të cilat vëmë në dukje: tmerrin politik, tradhtinë e fshehur, dredhinë e madhe, mbytjen e së vërtetës, trysninë, frikën, ankthin, etj. Shumëkuptimshmëria e simboleve të përbindëshit na shfaqet në pamje të ndryshme: herë si kalë i drunjtë, herë si furgon i madh i braktisur, herë si kalë i Trojës, ekzistenca e tij është e njëjtë, cilido qoftë përcaktori që mund t’i japim. Si përfundim, Kadare me prozën e tij i hapi udhë të reja prozës shqiptare, i dha asaj një vizion të ri si nga ana teknike dhe gjuhësore, por mbi të gjitha në tematikë dhe ideshmëri. Proza e tij, përfaqëson një strukturë të re shprehjeje, parime të reja estetike dhe rezultate novatore dhe befasuese duke vendosur një marrëdhënie moderne me lexuesit e të gjitha kohërave. Ajo ka shprehje dhe strukturë moderne e ndërtuar me anë të simboleve dhe alegorisë kërkon një lexim të një lloji të ri, pikërisht një lexim nëpërmjet simbolit dhe alegorisë. Zbërthimi i simbolikës dhe alegorisë është i domosdoshëm, sepse është çelësi i kuptimit të drejtë të këtyre veprave.

Referime bibliografike

Kuçuku B. , Kadare në gjuhët e botës, Onufri, Tiranë, 2005

Çaushi T. , Universi letrar i Kadaresë, Europa, Tiranë, 1993

Elsie R. , Historia e letësisë shqiptare, Dukagjini, Pejë, 2001

Aliu A. , Kërkime, Naim Frashri, Tiranë, 1990

Elsie R. , Një fund dhe një fillim, Globus R, Tiranë, 1995

Pipa A. Subversion drejt komformizmit, Phoenix, Tiranë, 1999

Elsie R. , Letërsia shqipe një letërsi e shkurtër, Tiranë, 2006

De Moor P. , Një maskë për pushtetin, Onufri, Tiranë, 2007

Sinani Sh. , Një dosje për Kadarenë, Omsca-1, Tiranë, 2005

Lloshi Xh. , Figurat letrare dhe simboli, Tiranë, 2002

Çarpiqi B. , Simboli dhe rivalët e tij, Prishtinë, 2005

Page 79: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

79

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Abstract

At the core of today’s society democratic stand of the vast human and social, as contemporary concept of human cultured is associated with the new level of development, which requires people to prepare in the fields of natural and technical, even people with human feelings and national health culture, with a sense of discipline and order. This conditions and great importance should be given to civic education, because every society needs people to contribute more effectively to a healthier community, a better environment and a more sustainable development. Acquisition of rights and social responsibilities, contributing directly to the development of a participatory and decision-making. The fact is that people are more willing to implement a law which gave their contribution, rather than a bill that did not participate. Education of human rights is a comprehensive process, the overall complex, lifelong and developed in many planes, in which teachers and students are the raw material, but also the final product. It implies the democratization of learning by focusing on students and përgjigjësinë his independence in the learning process, implying this and coordinating the process of learning and teaching. Education for democratic principles and human rights and respect them do not come automatically. They learned and practiced posing a challenge for our society and in the center of this challenge lies the schools. This has several reasons:First, because the school has in hand the future of society and investing in children today, it invests for the future. Second, democratic principles involves educating all school space, materials and activities it conducts. Need to constantly updated basic values of human society, it is a challenge for our school element.

Keywords: education, democracy, human rights, future, school, society.

Abstrakt

Roli i shkollës për edukimin e parimeve demokratike dhe të drejtave të njeriut

Msc. Alma Golemaj, Msc. Aurora Shehaj

Në themel të shoqërisë së sotme demokratike qëndrojnë vlerat e mëdha njerëzore e sociale, pasi koncepti bashkëkohor për njeriun e kulturuar është i lidhur me nivelin e ri të zhvillimit, i cili kërkon edhe njerëz të përgatitur në fushat natyrore dhe teknike, edhe njerëz me ndjenja njerëzore dhe kombëtare, me kulturë shëndetësore, me ndjenjën e disiplinës dhe të rregullit. Kjo kushtëzon dhe rëndësinë e madhe që duhet t’i kushtohet edukimit qytetar, sepse çdo shoqëri ka nevojë që njerëzit të kontribuojnë në mënyrë sa më efektive për një komunitet më të shëndoshë, për një mjedis më të mirë dhe një zhvillim sa më të qëndrueshëm. Përvetësimi i të drejtave dhe përgjegjësive sociale, kontribuon direkt në zhvillimin e një shoqërie pjesëmarrëse dhe vendimmarrëse. Është fakt se njerëzit janë më të gatshëm të zbatojnë një ligj për të cilin kanë dhënë edhe kontributin e tyre, sesa një ligj për të cilin nuk kanë marrë pjesë. Edukimi i të drejtave të njeriut është një proces tërësor, kompleks e i përgjithshëm, që zgjat tërë jetën e që zhvillohet në shumë rrafshe, në të cilin mësuesit dhe nxënësit janë edhe lëndë e parë, por edhe produkt përfundimtar. Ai nënkupton demokratizimin e të nxënit duke u përqendruar te nxënësit dhe në pavarësinë e përgjegjësinë e tij në procesin e të nxënit, duke nënkuptuar me këtë dhe bashkërendimin e procesit të të nxënit dhe të mësimdhënies. Edukimi i parimeve demokratike për të drejtat e njeriut dhe respektimi i tyre nuk vijnë vetvetiu. Ato mësohen dhe praktikohen duke përbërë një sfidë për shoqërinë tonë dhe në qendër të kësaj sfide qëndron shkolla. Kjo ka disa arsye:Së pari, sepse shkolla ka në dorë të ardhmen e shoqërisë dhe duke investuar te fëmijët e sotëm, ajo investon për të ardhmen. Së dyti, edukimi i parimeve demokratike përfshin gjithë hapësirën e shkollës, lëndët dhe aktivitetet që ajo zhvillon. Nevoja për të aktualizuar vazhdimisht vlerat bazë të shoqërisë humane, përbën një element sfide për shkollën tonë. Fjalë kyçe: edukim, demokratik, të drejta të njeriut, e ardhme, shkollë, shoqëri.

Page 80: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

80

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Hyrje

Edukimi qytetar është i rëndësishëm, pasi çdo shoqëri ka nevojë që njerëzit të kontribuojnë në mënyrë sa më efektive për krijuar një komunitet të shëndoshë, një mjedis më të mirë dhe një zhvillim sa më të qëndrueshëm. Përvetësimi i të drejtave dhe përgjegjësive sociale, kontribuon direkt në zhvillimin e një shoqërie pjesëmarrëse dhe vendimmarrëse. Është fakt se njerëzit janë më të gatshëm të zbatojnë një ligj për të cilin kanë dhënë edhe kontributin e tyre, sesa një ligj për të cilin nuk kanë marrë pjesë. Është në interes të individit dhe shoqërisë që të drejtat dhe përgjegjësitë qytetare të kuptohen mirë nga të dyja palët, ashtu siç është më mirë që të rinjtë e sotëm të zhvillojnë aftësitë e tyre prej qytetari dhe të kenë mundësinë t’i praktikojnë tani dhe në shoqërinë moderne. Mundësitë e edukimit qytetar në shkolla dhe në universitete janë një kontribut i rëndësishëm i edukimit qytetar, por një rol të rëndësishëm luan edhe familja, shoqëria dhe praktikimi i qytetarisë aktive. Edukimi qytetar demokratik përmbledh në vetvete një tërësi konceptesh ose vlerash themelore, që janë të përbashkëta për të gjithë demokracinë moderne. Të kuptuarit ashtu siç duhet i këtyre koncepteve, vlerave dhe marrëdhënieve të tyre në kushtet e ndryshimeve të shpejta, si dhe i rreziqeve që bartin, është kushti paraprak për një pjesëmarrje dhe përgjegjshmëri e qytetarëve në procesin e rindërtimit demokratik. Edukimi i parimeve demokratike fillon që kur jemi fëmijë dhe vazhdon gjatë gjithë jetës, edhe pse shumë herë zëri i fëmijëve bie në vesh të shurdhër. Kjo na bënë të mendojmë për të kontribuar në edukimin e brezit të ardhshëm, ku mbi të gjitha të rrisin një qytetar demokratik, me të gjitha vlerat, të drejtat dhe parimet që u takon. Shoqëria pret shumë nga mësuesit. Atyre u kërkohet të përgatisin nxënësit e tyre për jetën në një shoqëri moderne, demokratike, prandaj duhet të përgatiten për t’u bërë të ndjeshëm me realitetet sociale, të njohin dhe të jenë të përgatitur të zgjidhin problemet që ndeshin kur ndërveprojnë me grupe të ndryshme siç janë: nxënësit, prindërit dhe kolegët. Shkollat mund të kontribuojnë në mënyrë të dukshme në zhvillimin e demokracisë duke mësuar për vlerat, pikëpamjet dhe sjelljet e shoqërisë demokratike. Ato janë instituticione që mund të ndihmojë në ndërtimin e urave dhe në thyerjen e barrierave në komunitet ku të rinjtë mund jenë duke jetuar jetë paralele. Një aspekt me rëndësi i qytetarisë përfshirëse domosdo përfshin qasjen pozitive dhe aktive ndaj antiracizmit dhe të drejtave të njeriut. Fushat e demokratizimit të shkollës janë të shumta dhe ndërhyrjet që mund të bëhen në funksion të këtij qëllimi janë të larmishme. Janë bërë hapa të rëndësishme të cilat mbështeten dhe nga hartimi i dispozitave të reja

normative të shkollës. Shkolla jonë sot ka vizione mjaft të ndryshme nga ato që kishte dhjetë vjet më parë. Por demokracia është proces, gjë që do të thotë se për funksionimin e saj në shkollë duhet të aplikohen gjithnjë vizione të reja. Kërkimi dhe arritjet që vijojnë janë fryt e një pune afatgjatë mbi literaturën, si dhe rezultat i krijimit të studimeve të arrira në fushën e edukimit demokratik. Arsyeja kryesore pse unë zgjodha këtë temë është mendimi, që të drejtat e fëmijëve ju takojnë të gjithëve. Objekt studimi janë bërë qytetarët demokratikë, por mbi të gjitha fëmijët. Studimi është përqëndruar në vlerësimin dhe kujdesin e mësimeve të parimeve demokratike.

Edukimi i parimeve demokratike në shkollë

Domosdoshmëria e ndryshimit të shkollës lidhet ngushtë me nevojën për të edukuar brezin e ri me edukatën për jetën e një shoqërie të lirë dhe demokratike. Shkolla është institucioni që kryen vetë të gjithë veprimtarinë e edukimit, të gjithë peshën e madhe e të veçantë që ka në këtë fushë. Demokracia moderne është më shumë se një formë qeverisjeje. Ajo është një mënyrë e shoqërimit të jetesës për përmbushjen e idealit të lirisë, drejtësisë dhe barazisë së njerëzve dhe kërkon pjesëmarrjen dhe përgjegjësinë e secilit. Në demokraci, asgjë nuk është e vendosur njëherë e përgjithmonë. Ajo është një proces i ndryshimeve të vazhdueshme. Ideali demokratik përmbushet në mënyrën se si individët dhe grupet veprojnë dhe ndërveprojnë me njeri-tjetrin. 1 Kjo të çon në përfundimin se edukimi për demokraci duhet të jetë i bazuar në përvojat demokratike, prandaj shkolla duhet të krijojë klimën e duhur dhe të përdorë mjetet e duhura demokratike. Largimi nga një sistem i vjetëruar nuk e demokratizon shkollën në mënyrë automatike, për më tepër, që gjatë periudhës së tranzicionit lindin shumë pengesa të karaktereve të ndryshme. Të tilla janë barrierat e krijuara nga mungesa e përvojave demokratike. Shumë shpesh, agjentët kryesorë të edukimit shkollor nuk dinë se çfarë mund të bëjnë dhe si t’i nisin ndryshimet demokratike. Ata kanë probleme me pritjet e vazhdueshme, me kompromiset, me arritjen e marrëveshjeve në çështjet e shkollës dhe të edukimit. 2 Prandaj mësuesit duhet të njohin aktualitetin, por edhe të sugjerojnë zgjidhje në bazë të përvojës shqiptare, praktikave të vendeve të tjera, si dhe vlerave dhe principeve demokratike duke praktikuar kompetencat bazë të qytetarisë në demokraci të cilat shoqërohen me detyrat e mësuesve në një shoqëri demokratike. Këto kompetenca janë ato të komunikimit, të bërjes së 1 Fullan, M, Kuptimi i ri i ndryshimit në arsim, Botim shqip, 2001, f. 342 Fullan, M, Kuptimi i ri i ndryshimit në arsim, Botim shqip, 2001, f. 40

Page 81: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

81

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

gjykimeve dhe marrjes së vendimeve. Kjo detyrë nuk kërkon vetëm veprim, por gjithashtu dhe ekzaminim të sjelljes së vetes dhe të të tjerëve mbi bazën e standardeve demokratike. Është e nevojshme që mësuesit:a. të njohin të drejtat, përgjegjësitë dhe rolin e mësuesit në një shoqëri demokratike;b. të kuptojnë tipe të ndryshme të të drejtave dhe të përgjegjësive të mbartura nga fëmijët në rolin e tyre si nxënës;c. të vlerësojnë të drejtat dhe përgjegjësitë e prindërve në edukimin e fëmijëve të tyre, si dhe për sa i përket zgjedhjes së shkollës që dëshirojnë për fëmijët e tyre;d. të marrin në konsideratë marrëdhëniet midis shkollave dhe komunitetit të tyre lokal brenda kornizës së demokracisë;e. të zbulojnë kuptimin e demokracisë për organizimin dhe funksionimin e shkollës si komunitet;f. të përcaktojnë rolin dhe qëllimet e shkollës në një shoqëri demokratike. g. të ushtrojnë komunikim efektiv me aktorët e tjerë të “skenës shkollore” (nxënës, prindër, drejtues, inspektorë, mësues etj)gj. të praktikojnë bërjen e gjykimeve në bazë të vlerave demokratike;h. të krijojnë përvoja të marrjes së vendimeve në përputhje me standardet dhe parimet demokratike. Roli dhe përgjegjësit e mësuesitShoqëria pret shumë nga mësuesit. Atyre u kërkohet të përgatisin nxënësit e tyre për jetën në një shoqëri moderne, demokratike. Mësuesit duhet të përgatiten për t’u bërë të ndjeshëm me realitetet sociale, të cilat ata i ndeshin në mjedisin shkollor. Ata duhet të njohin dhe të jenë të përgatitur të zgjidhin problemet që ndeshin kur ndërveprojnë me grupe të ndryshme siç janë: nxënësit, prindërit dhe kolegët.

Mësuesit duhet të jenë të aftë: a. të realizojnë një shumëllojshmëri të roleve të mësuesit (veçanërisht të dallojnë ndryshimet midis stileve autokratike dhe demokratike ) b. të kuptojnë çfarë i përcakton preferencat për role të veçanta; c. të njohin pasojat e një roli të veçantë (veçanërisht në marrëdhënien mësues-nxënës) d. të dallojnë se çfarë e përcakton pozicionin e mësuesit në shoqëri; e. të kuptojnë se çfarë i përcaktojnë qëndrimet e mësuesve, nxënësve dhe prindërve përkundrejt shkollës; f. të kuptojnë se cilat janë konfliktet e jetës së përditshme në jetën e shkollës dhe të njohin përfitimet e zgjidhjes konstruktive të konfliktit; g. të njohin se cili është statusi aktual i të drejtave dhe përgjegjësive të mësuesve

Të drejtat e fëmijëve në shkollë

Fëmijët kanë të gjitha të drejtat që kanë dhe të rriturit. Mësuesit duhet t’i njohin këto të drejta si dhe të evidentojnë rastet e shkeljeve të tyre në jetën e shkollës. Një theks i rëndësishëm duhet të vendoset në: 1. Të drejtat personale (e drejta e lirisë së fjalës, e drejta për dinjitet dhe nder, e drejta për jetë private) 2. Të drejtat për mbrojtjen nga abuzimet (probleme që lidhen me dhunën fizike dhe psikologjike, problemet e shfrytëzimit ekonomik të fëmijëve, etj. ) 3. Të drejtat që lidhen me mirëqenien (mirëqenie shëndetësore dhe sociale, kohë të lirë dhe rikrijim) 4. Të drejtat e “fëmijës së vështirë” (gjykimit për aktet kundra kodit dhe rregullave të shkollës; si të zgjidhet një problem me fëmijën që ka kryer një akt kriminal, etj. )

Një mësues së bashku me nxënësit mund të vendosë se në cilat fusha të të drejtave ata duhet të fokusohen, sa thellë duhet të hyjnë në probleme, etj. Në varësi të interesave të nxënësve ndikojnë dhe mjaft faktorë të tjerë si tipi i shkollës në të cilën do të punohet (kopsht, fillore, cikli i lartë i nëntëvjeçares, gjimnaz, shkollë profesionale), pjesa e vendit në të cilën punohet (zonë qendrore, periferi, etj.) dhe lokaliteti shkollor (fshat, qytet i vogël, qytet i madh ). 1. Të drejtat personale. Shumë shpesh këto të drejta nuk janë të njohura dhe mësuesit i shohin këto të drejta si rrezik për disiplinën shkollore dhe rregullin duke dyshuar se ato shërbejnë për mbajtjen e fëmijës në mirëqenie dhe moskokëçarje. E rëndësishme është të evidentohen:a. Çfarë lloj shkeljesh të dinjitetit të fëmijës përballon në

shkollë? b. Si mund të ndihmojë mësuesi nxënësin e tij për të

shpëtuar dinjitetin në një situatë të vështirë? c. Cilët janë kufijtë e lirisë së nxënësve për t’u shprehur

(në fjalë, sjellje, stilin e veshjes etj. si këto) ? d. Në çfarë rrethanash mundet që mësuesi të vendosë

kufij në të drejtat e nxënësve për jetë private? e. Si mundet që mësuesi të ndihmojë “fëmijët e vështirë”

(minoritetet fetare, handikapët, etj. ) për të mbrojtur të drejtat e tyre ?

f. Çfarë duhet të bëhet në situatat e mosrënies dakord për të respektuar të drejtat e nxënësve:

- midis mësuesit dhe nxënësit- midis mësuesit dhe një kolegut të tij- midis mësuesve dhe prindërve g. Si mund të ndikojë kujdesi i mësuesit për të drejtat

personale të nxënësve në procesin e të mësuarit dhe në marrëdhëniet mësues- nxënës?

2. Të drejtat për mbrojtjen nga abuzimi. Mësuesit në raste të tilla duhet: a. të njohë që diçka e gabuar po ndodh me fëmijën. b. të gjejë se çfarë po ndodh me fëmijën duke respektuar

të drejtën e nxënësit për dinjitet dhe jetë private

Page 82: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

82

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

c. Çfarë shërbimesh sociale dhe grupe qytetare mund të ndihmojnë në një rast të tillë?

d. Si mund mësuesi të lidhet me shfrytëzimin fëmijë -fëmijë?

e. Si mund të lidhet mësuesi me prindërit të cilët abuzojnë fëmijët e tyre?

3. Të drejtat që lidhen me mirëqenien. Gjithnjë e më shumë po rritet varfëria në disa grupe shoqërore të vendit, gjë që ndikon në jetën e komunitetit shkollor. Ndonjëherë mësuesit janë vetëm njerëzit që dinë të japin një këshillë se me cilin mund të kontaktojnë kur familja është në kriza të thella ekonomike apo sociale. Ata duhet të kujdesen për fëmijët e varfër në klasë dhe të dinë procedurat përkatëse për ndihma nga fondacionet dhe organizatat bamirëse, për zbutjen e tensioneve midis fëmijëve “të pasur” dhe “të varfër”në klasë, t’i bëjnë nxënësit nga familjet e varfëra të ndihen “të sigurt” në klasë, etj. 4. Të drejtat e “fëmijës së vështirë”. Disiplina arbitrare në shkollë mund të udhëheqë shkeljen e të drejtave të nxënësit në shkollë. Kjo është e vërtetë si për një fëmijë që ka kryer akte kriminale edhe për këdo tjetër në shoqërinë shqiptare. a. Çfarë nënkupton e drejta e “gjykimit” me respekt për

rregullat e shkollës? b. Çfarë nënkuptohet me “dënim të drejtë” në sfondin

shkollor? c. Çfarë duhet të bëjë mësuesi kur është thyer diçka në

klasë? d. Çfarë duhet të bëjë mësuesi kur nxënësit akuzojnë

njeri- tjetrin si vjedhës? e. Çfarë duhet dhe mund të bëjë mësuesi kur një nxënës

dyshohet se u shpëmdanë të tjerëve drogë ose alkool? f. Si supozohet të sillet mësuesi kur një oficer policie

kërkon të pyesë nxënësit e tij? Mësuesit duhet të jenë të aftë : a. të aplikojnë konceptet e të drejtave të shumëllojshme

të nxënësve në sfondin shkollor; b. të dallojnë të drejtat bazë nga privilegjet; c. të bëjnë gjykime rreth shkeljeve të të drejtave të

nxënësve dhe fushave të konfliktit që përfshijnë të drejtat e nxënësve;

d. të dinë si të mbledhin informacion rreth shkeljes së të drejtave të nxënësit;

e. të dinë sesi të gjejnë ndihmë kur të drejtat e nxënësit janë shkelur;

f. të marrin vendime rreth ushtrimit të të drejtave të nxënësit;

g. të ndërtojnë strategji të menaxhimit të konflikteve për situata të ndryshme të shkeljes së të drejtave në sfondin shkollor.

Pjesëmarrja e prindërve në shkollë

Parimi i parë i pjesëmarrjes së prindërve në shkollë është i lidhur me idenë e përgjithshme të demokracisë. Shoqëria demokratike është shoqëri e bazuar në aktivitetin e njerëzve në sferat e ndryshme të jetës publike. Në këtë aktivitet dy dimensionet kryesore të demokracisë janë të dukshme: 1) liria individuale dhe 2) barazia. Për aq sa shkollimi është pjesë e jetës publike, aktiviteti i prindërve në këtë fushë është i domosdoshëm, sepse prindërit si individë kanë të drejtën të drejtojnë edukimin e fëmijëve të tyre sipas kritereve që ata i konsiderojnë të përshtatshme, në përputhje me sistemet individuale të vlerave dhe traditave dhe se prindërit si qytetarë janë përgjegjës për sistemin e shkollimit që do të sjellë rezultate arsimore në përputhje me standardet sociale të pranuara. 3 Përfshirja e prindërve rrit nivelin e arritjeve akademike, sjelljet dhe qëndrimet pozitive, çon në programe më të suksesshme, në shkolla më efektive etj. Prindërit janë ingredientë esencialë për të gjitha programet e shkollave dhe sa më e madhe të jetë shkalla e përfshirjes së prindërve, aq më të suksesshëm do të jenë fëmijët dhe programi që ata ndjekin. Mësuesit duhet të jenë të aftë:

a. të kuptojnë organizimet e pjesëmarrjes së prindërve në shkollë;

b. të njohin funksionet e prindërve dhe ndikimet e tyre në shkollë;

c. të kuptojnë faktorët e ndryshëm që ndikojnë nivelet e angazhimit prindëror në shkollë në kuadër të shoqërisë ku jetojmë;

d. të analizojnë shkaqet e refuzimit të prindërve që nuk dëshirojnë të marrin pjesë në shkollë.

Si mësohen parimet demokratike në shkollë? Me të drejtë lind pyetje se si do t`i mësojnë nxënësit parimet demokratike në shkollë në mënyrë që ata të jenë të përgatitur për të marrë pjesë aktive në shoqërinë demokratike? Mësimi i parë dhe më i rëndësishëm i edukimit qytetar janë për nxënësit njohuritë mbi sistemin e qeverive në vendin e vet. Nxënësit duhet të kuptojnë si vepron qeveria, si zgjidhen udhëheqësit, si qytetarët mund të ndikojnë në qeverinë qendrore apo vetëqeverisjen lokale. Ata duhet informuar mbi situatën politike, njëherazi duhet garantuar mundësinë e diskutimit të plotë për atë që ndodh dhe këtë ta shprehin lirshëm. Duhet t`u tregojmë nxënësve se si të veprojnë nesër si qytetarë që të japin kontributin e tyre në ndërtimin e demokracisë dhe në ekzistencën e saj. Një prej mënyrave efektive të mësimit të fëmijëve mbi sistemin e qeverisjes është ftesa e përfaqësuesve të

3 ISP, Karakteristikat e sistemit arsimor demokratik, Tiranë, 1995, f. 45

Page 83: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

83

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

organeve të pushtetit lokal apo qendror në klasë, ku t’u përgjigjen pyetjeve të nxënësve. Takime të tilla i njohin nxënësit me veprimtarinë e organeve të pushtetit dhe si i marrin ato vendimet e tyre. Anëtarët e parlamentit dhe kandidatët, të cilët përpiqen për ndonjë post a funksion, duhet të ftohen në takimet që të shprehin pikëpamjet e veta. Kjo i ndihmon nxënësit të zgjerojnë njohuritë e tyre mbi çështjet dhe problemet të cilat do të vlejnë në zgjedhjet e ardhshme. Veprimtaria shkollore duhet të jetë e planifikuar në atë mënyrë, që nxënësit të përfitojnë përvojë të drejtpërdrejtë, mbështetur në koncesionet reciproke të procesit demokratik. Një prej metodave më efektive të mësimit të procesit demokratik është krijimi i këshillit të nxënësve. Këshilli i nxënësve rëndom përbëhet nga njëri përfaqësues i çdo klase. Përveç kësaj, çdo moshatar do të zgjedhë presidentin dhe zëvendëspresidentin, të cilët gjithashtu marrin pjesë në këshillin e nxënësve. Këshilli i nxënësve takohet rregullisht, për shembull njëherë në javë. Udhëheqësit e saj do të zgjidhen nga jeta e përditshme, përgjithësisht përmes nxënësve. Pak a shumë një herë në muaj, këshilli i nxënësve do të paraqesë para nxënësve raportin nga veprimtaria e vet duke u konsultuar me ta. Pjesëmarrja në vetëqeverisjen e nxënësve është e rëndësishme në të përfituarit e përvojave , që i përkasin procesit demokratik. Kjo ndihmon në formimin dhe zgjedhjen e nxënësve-udhëheqës dhe i mëson ata udhëheqës në të dëgjuarit e gjithë mendimeve në përgjithësi. Ata i mëson se sa është e rëndësishme zotërimi i rregullave të paanshme e luajale, se si t`u shmangen sjelljeve arrogante dhe diktatoriale e gjithashtu si të humbin pa frikë, sepse kjo i shtyp apo shkatërron. Atyre u mëson ndjeshmërinë në rast të nevojave të të tjerëve, i mëson si të bashkëpunojnë me njerëzit në mënyrë që të arrijnë qëllimin e përbashkët. Fal një modeli të tillë, mësojnë për kompromisin, bashkëpunimin dhe tolerancën, vlera këto të domosdoshme në korrjen e suksesit të demokracisë në jetën politike. Një mënyrë tjetër e rëndësishme e mësimit të demokracisë është mësimi jashtë programit, i organizuar në mbështetje mbi interesimet e vetë nxënësve. Pavarësisht nga kjo, qoftë klubet, grupet apo grupet e të rinjve takohen gjatë programeve mësimore apo pas mësimeve. Ata do të udhëhiqen prej vetë nxënësve, të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë i zgjedhin udhëheqësit dhe marrin vendime të rëndësishme. Metodat demokratike mund t`i mësosh gjithashtu duke krijuar modelin e procesit demokratik në veprim, për shembull: nxënësit e shumë shkollave në terrenin e tërë vendit mund të marrin pjesë sipas modelit të Kombeve te Bashkuara duke debatuar mbi çështjet me të cilat merret ai institucion. Nxënësit e qytetit përkatës apo të rajonit mund të marrin pjesë sipas modelit të parlamentit. Çdo institucion demokratik, i cili ushtron pushtetin mund të përsëritet në shkollë, me të cilin nxënësit do t`i bëjnë

zgjedhjet pranë organeve përfaqësuese, fal së cilës mësohen se si ai institucion vepron dhe si në të duhet marr pjesë. Çështjet e diskutuara dhe të shqyrtuara në kuazi-parlamentin duhet të jenë çështje me rëndësi qenësore dhe urgjente me të cilën merren organet e pushtetit, kështu që nxënësit do të informohen për çështjet e ndryshme dhe mendimet, që ndikojnë në formimin e jetës politike. Në klasat e tyre nxënësit duhet rregullisht të marrin pjesë në votime, në shqyrtimin e çështjeve plotësisht të rëndomta të jetës, që i përket klasës, kur klasa do të shkojë në ekskursion apo si të festojë festën konkrete. Ata duhet të zgjedhin udhëheqësit nga radhët e nxënësve, të cilët udhëhiqen me veprimtarinë dhe obligimet e klasës. Në këtë rast nxënësit mësojnë se mendimi i tyre përfillet. Mësuesit duhet të nxisin dhe formojnë nxënësit në frymën e qëndrimeve demokratike përmes përdorimit të metodave përkatëse të mësimit. Nxënësit duhet të mësojnë se mund të bësh pyetje. Kjo është një mënyrë e përsosur e përfitimit të informatave dhe të shpjegimeve të mosmarrëveshjeve. Mësuesit duhet të inkurajojnë nxënësit në shtruarjen e pyetjeve. Mësuesit kurrë nuk duhet të jenë autoritarë apo dogmatik. Ata duhet të kenë eksperiencë që në çdo mësim t`u shtrojnë pyetje nxënësve: Ju çfarë mendoni? Përse ka ndodhur kështu? Çfarë domethënë kjo? Kush di ndonjë shpjegim tjetër? etj. Mësuesit duhet t’u mësojnë nxënësve se nuk ka njerëz të pagabueshëm, se mes ekspertëve nuk ka pajtueshmëri pikëpamjesh, se historianët e shquar, shkencëtarët dhe kritikët polemizojnë rreth interpretimeve dhe kuptimeve. Shenjë e mirë e të mësuarit duhet të jetë aftësia e angazhimit të nxënësve në diskutimet dhe nxitjet e tyre për të menduar. Nxënësit nuk duhet të frikësohen të shtrojnë pyetje apo të shprehin mendimin e tyre. Ata duhet inkurajuar. Në diskutimet nëpër klasa nxënësit mësohen në të organizuarit e mendimeve të veta, të respektimit ndaj pikëpamjeve të ndryshme dhe shqyrtimit të argumenteve të huaja. Nxënësit duhet të mësojnë jo vetëm argumentimin e mendimit të vet, por gjithashtu edhe të dëgjuarit, njëherazi fal intelektit dhe të mësuarit nga tjerët. Teknikë tjetër me vlerë pedagogjike, që shërben në të mësuarit e sjelljeve dhe aftësive demokratike janë debatet nëpër klasa. Nxënësit duhet të debatojnë mbi ndonjë çështje aktuale të rëndësishme, që i përket tërë popullit apo shoqërisë lokale. Përmes debateve të tilla aktivisht do të interesohen për çështje publike, të të shprehurit e pikëpamjeve të veta si shtrirja e dorës në mënyrë miqësore pas përfundimit të debatit. Mënyrë tjetër e mësimit të demokracisë është organizimi i programeve të historisë dhe të shkencave shoqërore rreth temës së përhapjes së ideve demokratike në botën perëndimore. Nxënësit duhet të hulumtojnë zhvillimin e kuptimeve, të domethënieve sikundër janë: kufizimi i pushtetit, të drejtat e individëve, liria, barazia dhe drejtësia. Këto ide duhet studiuar përmes ngjarjeve sikundër janë: iluminizmi, revolucioni

Page 84: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

84

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

amerikan dhe ai francez, zhdukja e skllavërisë, përhapja e të drejtës së zgjedhjeve dhe evoluimi i sistemeve demokratike të qeverisjes në shekullin e fundit.

Si përfundim mund të themi se edukimi qytetar është i rëndësishëm, pasi çdo shoqëri ka nevojë që njerëzit të kontribuojnë në mënyrë sa më efektive, në rrugë të ndryshme, për një komunitet më të shëndoshë, për një mjedis më të mirë dhe një zhvillim sa më të qëndrueshëm. Përvetësimi i të drejtave dhe përgjegjësive

sociale, kontribuon direkt në zhvillimin e një shoqërie pjesëmarrëse dhe vendimmarrëse. Ai kërkon që nxënësit të njihen e të pranohen si subjekte të drejta nga njëra anë dhe si mbartës të drejtash nga ana tjetër. Për të realizuar edukimin për qytetari demokratike duhet të përdoren metoda të vlefshme e të ndërlidhura të të nxënit, në të cilën ndërthuren lloje të tillë të edukimit, si p. sh. edukimi i të drejtave të njeriut, edukimi ndërkulturor, edukimi për paqe, edukimi global , edukimi nëpërmjet medias, etj.

Referime bibliografike

Kraja, M, Pedagogjia e përgjithshme, Tiranë, 2009Dautaj, A, & Flowers, N, Edukimi i të drejtave të njeriut në shkollë, Tiranë, 1995Musai, B, Metodologji e mësimdhënies, Tiranë, 2003Musaj, B, Psikologjia e edukimit, Tiranë, 1999Instituti i Studimeve Pedagogjike, Probleme psiko-pedagogjike në shkollë, Tiranë, 2004Sinani, M & Dhamo, M, Edukimi qytetar demokratik, Tiranë, 2004Instituti i Studimeve Pedagogjike, Vlerësimi i arsimit, Tiranë, 2004

Mato, E, & Kamani, P, Në kërkim të njohjes, Unicef, Tiranë, 2000Save the children, Krijo, luaj, mëso, Tiranë, 2005Instituti i Studimeve Pedagogjike, Arsimi nëpër botë, Tiranë, 2007Bruner, J, Kultura e edukimit, Tiranë, 2003Meyer-Bisch, P, Kultura e demokracisë- sfidë për shkollat, Tiranë, 2000Save the children, E drejta për zhvillim, Tiranë, 2004ISP, Karakteristikat e sistemit arsimor demokratik, Tiranë, 1995

Page 85: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

85

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Abstract Kokalari Musine personality as creative, politicians, literary scholar, translator, etc. , Was forgotten for decades. When he teaches creative life of this talented, deeply feels the pain of human suffering, deportation and deprivation of liberty which it passed. She left behind a valuable multilateral action. Values her work first in terms of literary, linguistic, ethnographic, etc. , Have been identified by many scholars of her time at home and abroad. The object of this article is to highlight some of its values of creativity and precisely layer dialektalizmave and krahinorizmave of her work. Kokalari Musine work with its many feeds appeared before us that real language, stored in people’s mouth, used in everyday life of the author of that date reset through her work. If we observe layer dialektizmave and krahinorizmave, which have become subject to review in her work from the perspective of lexical fields, we will note that we find words from various fields, such as plants, animals, clothing, construction etc. This lexicon is quite wide and, obviously, significantly enriches the Albanian language.

Keywords: dialectal lexicon, fields, plant, construction, recordkeeping, dialektalizma, krahinorizma.

Abstrakt

Personaliteti i Musine Kokalarit si krijuese, politikane, studiuese e letërsisë, përkthyese, etj. , u la në harresë për dekada të tëra. Kur mëson për jetën e kësaj krijuese të talentuar, ndjen një dhimbje të thellë njerëzore për vuajtjet, internimet e privimin e lirisë që ajo kaloi. Ajo na la si trashëgimi një vepër me vlera të shumanshme. Vlerat e veprës së saj parë në aspektin letrar, linguistikë, etnografikë, etj., janë evidentuar nga shumë studiues të kohës së saj brenda dhe jashtë Shqipërisë. Objekti i këtij artikulli është të evidentojë një pjesë nga vlerat e krijimtarisë së saj dhe pikërisht shtresën e dialektalizmave dhe krahinorizmave të veprës së saj. Vepra e Musine Kokalarit me prurjet e shumta të saj shfaq para nesh atë pasuri gjuhësore, që ruhet në gojën e popullit, përdoret në jetën e përditshme e që autorja e rivë atë në qarkullim përmes veprës së saj. Po ta vështrojmë shtresën e dialektizmave dhe të krahinorizmave, që kemi

bërë objekt shqyrtimi në veprën e saj nga pikëpamja e fushave leksikore, do të vëmë re se në të gjejmë fjalë të fushave të ndryshme, si: botës bimore, shtazore, të veshjeve, ndërtimtarisë, etj. Ky leksik është mjaft i gjerë dhe, padyshim, pasuron ndjeshëm gjuhën shqipe.

Fjalë kyçe: leksik dialektor, fusha, bimore, ndërtimtari, evidentim, dialektalizma, krahinorizma.

***

Personaliteti i Musine Kokalarit si krijuese, politikane, studiuese e letërsisë, përkthyese, etj. , u la në harresë për dekada të tëra. Për nder të saj, Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër, në vitin 2009 organizoi një Konferencë shkencore kushtuar jetës dhe veprës së Musine Kokalarit, e cila ishte një homazh për të dhe rinxjerrje në dritë e vlerave të krijimtarisë, që qëllimisht u denigruan nga sistemi që lamë pas. Kur mëson për jetën e kësaj krijuese të talentuar, ndjen një dhimbje të thellë njerëzore për vuajtjet, internimet e privimin e lirisë që ajo kaloi. Ajo na la si trashëgimi një vepër me vlera të shumanshme. Vlerat e veprës së saj parë në aspektin letrar, linguistikë, etnografikë, etj. , janë evidentuar nga shumë studiues të kohës së saj brenda dhe jashtë Shqipërisë. Vlen të përmendet vlerësimi i prof. Karlio Tagliavini, i cili e konsideron Musine Kokalarin si “një zë i veçantë në letërsi”1. Objekti i këtij artikulli është të evidentojë një pjesë nga vlerat e krijimtarisë së saj dhe pikërisht shtresën e dialektalizmave dhe krahinorizmave të veprës së saj. Çdo vepër letrare mund të konceptohet si ndërtesë dhe si e tillë ajo është para së gjithash një krijim gjuhësor, pasi gjuha është lënda prej së cilës ajo ndërtohet. Kur themi se leksiku është sistem i organizuar mjetesh gjuhësore, kemi parasysh jo vetëm lidhjet e kushtëzimet e ndërsjellta të njësive leksikore, por edhe lidhjet e kushtëzimet e shtresave e klasave të ndryshme të fjalëve që e përbëjnë këtë leksik. Këto shtresa leksikore krijohen për shkaqe të ndryshme, të tipareve të përbashkëta të formës dhe të përmbajtjes, të prejardhjes, të përdorimit a të kufizimeve të ndryshme: burimit, kufijve të përdorimit, truallit ose

1 Cituar sipas Novruz Shehut, në Vepra, vëll. I, Tiranë, 2009, f. 50

Leksiku dialektor në veprën e Musine Kokalarit

Dr. Përparim Fakaj

Page 86: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

86

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

fushës së përdorimit. 2 Prof. J. Thomai, që është marrë drejtpërdrejt me leksikun dialektor, në studimin monografik “Leksiku dialektor e krahinor në shqipen e sotme” si vepra më e plotë për këtë fushë kaq të ndërlikuar, kur kanë munguar studimet tërësore, e përkufizon leksikun dialektor e krahinor si “ një shtresë e kufizuar në përdorim dhe cilësia kryesore e saj është kufizimi sipas territorit, burimi i fjalëve, profesionet dhe klasat leksikore që lidhen me to, veçorinë sociologjike, zakonore, historike etj. ”3

Ky leksik ripërkufizohet në këtë vepër me një përmasë deri tani thuajse të panjohur për gjuhësinë shqiptare, veçanërisht në çështjet e tij themelore që kanë të bëjnë me termat “dialektizëm” dhe “krahinorizëm”, me statusin e tij në sistemin e gjuhës kombëtare, me marrëdhëniet e leksikut dialektor dhe krahinor me leksikun e shqipes standarde, me shtresat kryesore të leksikut dialektor, me vlerat e tij në folklor dhe në letërsinë artistike, etj. Studimet gjuhësore shqiptare, që lidhen me leksikun dialektor e krahinor, kanë pranuar me marrëveshje një kriter dallues të përafërt ndërmjet dialektizmave dhe krahinorizmave sipas të cilit “ kur fjala, që nuk e ka gjuha letrare, gjendet vetëm në një të folme ose në të folmet vetëm të një krahine, të merret si krahinorizëm; kur fjala gjendet në tërë dialektin ose në disa të folme të një dialekti, të merret si dialektizëm; si dialektizëm në kuptim të gjerë të merret edhe çdo fjalë e një dialekti ( dialektore e krahinore) përballë gjuhës letrare. ”4 Në dritën e këtij mendimi teorik kemi trajtuar shtresën leksikore të dialektizmave dhe të krahinorizmave të pranishme në vëllimin e parë dhe të dytë të veprës së Musine Kokalarit. Leksiku krahinor e dialektor përmes veprave artistike vihet në përdorim e shfaq vlerat e tij, pasi letërsia artistike përfaqëson “truallin më të gjerë e më të përshtatshëm për përdorimin stilistik të dialektizmave”. 5

Në letërsinë artistike fjalët dialektore dhe krahinore përdoren me disa vlera e funksione:6

a. Si emërtime të sendeve e dukurive krahinore të panjohura në krahina të tjera.

b. Si mjete për të dhënë mjedisin gjuhësor, ku zhvillohen ngjarjet, situatën ligjërimore, madje dhe kohën (kur përdoret kjo ose ajo fjalë që sot nuk përdoret më).

c. Si mjete për të karakterizuar personazhet nga gjuha, nga përkatësia krahinore, ose nga kultura që kanë.

d. Si mjete për humor a satirë. e. Për larmi gjuhe (sinonimi) e stili ose si mjete pasuruese

me nuanca të veçanta kuptimore, emocionuese e shprehëse.

2 Thomai, J. , Teksti dhe gjuha, Tiranë, 1992, f. 56 3 Thomai, J. , Leksiku krahinor e dialektor në shqipen e sotme, Tiranë, 2001, f. 144 Thomai, J. , Leksiku dialektor e krahinor në shqipen e sotme, Tiranë, 2001, f. 215 Thomai, J. , Leksiku dialektor e krahinor nëshqipen e sotme, Tiranë, 2001, f. 1346 Thomai, J. , Leksiku dialektor e krahinor në shqipen e sotme, Tiranë, 2001, f. 136

Nga një shqyrtim i kujdesshëm dhe tërësor i dialektizmave dhe i krahinorizmave të pranishme në prozën e Musine Kokalarit, të bie në sy një lëndë e pasur dialektore. Këtë lëndë e gjejmë të pranishme si në ligjërimin e autorit, ashtu dhe atë të personazheve. Dialektizmat dhe krahinorizmat e pranishme në vepër janë jo vetëm fjalë, por edhe ekuivalente të fjalëve nga ana e përmbajtjes, shprehje frazeologjike. Prania e këtij leksiku vihet re që në titujt e tregimeve, për të cilët autorja preferon frazeologjizmat e të folmeve të Shqipërisë së Jugut dhe veçanërisht nga e folmja e Gjirokastrës, e qytetit ku ajo kaloi fëmijërinë e që la gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e saj. Vepra e Musine Kokalarit me prurjet e shumta të saj shfaq para nesh atë pasuri gjuhësore, që ruhet në gojën e popullit, përdoret në jetën e përditshme e që autorja e rivë atë në qarkullim përmes veprës së saj. Ky leksik është mjaft i gjerë dhe, padyshim, pasuron ndjeshëm gjuhën shqipe. Në ligjërimin e autorit gjejmë shumë fjalë dialektore, si: anteri, mejtim, hozure, mamaqulle, u daramatisnë, gridhmë, fulltake, zuskë, palastriten, fëllëga, thëllimi, xhamalle, xhiko, vickë, vëlleshë (gruaja e vëllait), etj. Po kështu edhe në ligjërimin e personazheve fjalët dialektore i gjejmë me shumicë. Ato ndihmojnë për karakterizimin, tipizimin dhe individualizimin e karaktereve, të botës së tyre shpirtërore, të veçorive të tyre individuale e shoqërore. Si të tilla në ligjërimin e personazheve përmendim: fëllëga, kanakar, citë, xhumbë, lukuris, bus, hamullit, xërmojë, likoq, barbolla, bullë etj. Por, që raporti i përdorimit të dialektizmave shkon drejt ligjërimit të autorit, kjo nuk do të thotë aspak se ligjërimi i saj është dialektor. Në të dyja këto lloj ligjërimesh gjejmë dialektizma dhe krahinorizma të njëjtë. Kjo i ka shërbyer Musine Kokalarit të afrojë ligjërimin e saj me atë të personazheve. Te një shkrimtar i mirë diktohet kujdesi për të zvogëluar sa më shumë, por pa e zhdukur fare largësinë midis gjuhës së vet dhe gjuhës së personazheve; në përpjekje për t’ia arritur këtij synimi, futen në punë edhe dialektizmat leksikorë. 7

E folmja e Gjirokastrës i dhuron Musine Kokalarit një lëndë të pasur gjuhësore, sepse “dialektet kanë shërbyer e vlejnë kurdoherë si gurra të pasurimit e të larmisë shprehëse të gjuhëve të njësuara”. 8

Po ta vështrojmë shtresën e dialektizmave dhe të krahinorizmave, që kemi bërë objekt shqyrtimi në veprën e saj nga pikëpamja e fushave leksikore, do të vëmë re se në të gjejmë fjalë të fushave të ndryshme. Studimi i leksikut sipas teorisë së fushave e paraqet atë të organizuar në sistem, në grupe semantike, derivative, etj. dhe jep mundësi për të depërtuar në thellësi të semantikës leksikore nëpërmjet një analize përimtuese të elementëve të saj themelorë dhe minimalë. Kemi vënë re se në shtresën e dialektalizmave dhe të krahinorizmave të veprës së Musine Kokalarit përfshihen fjalë që u përkasin fushave të tilla, si:

a) botës bimore, p. sh. : beronjë, -a “ një farë barishte

7 Thomai, Th. , Teksti dhe gjuha, Tiranë, 1992, f. 1408 Shkurtaj, Gj. , Kundrime gjuhësore, Tiranë, 2006, f. 59

Page 87: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

87

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

që bëjnë me sarma në Gjirokastër”; lale “ një farë lule që ziejnë gratë dhe e pinë ditën e martë që të marrin fuqi”; linkoq “ bar grash”, etj.

b) emërtime të veshjeve, rrobave, p. sh: elma, -ja “ gëzof i mirë që vihet në duar dhe anës kondoxhupit në pjesën që duket nga jashtë”; anëlatë “ rroba ose sixhade të ngushta e të gjata që vihen mbi mindere ose anës e anës odës së dimrit”; anteri “ jelek me mëngë të mbledhura pak te supi dhe me kapak një gisht të gjerë ose më shumë në fund e të ngushtë sa dora”; belluz “peliçe”; birixhik “ copë e mëndafshtë që përdoret për çarçafë e për këmishë të grave”; gaz, -i “ shami e mëndafshtë që bëhet anë më anë me huja dhe e lidhin nuset në kokë”; pirpiri, -ja “ një farë pallto me mëngë të hapta e nga fundi me qinda. Është e gjatë dhe e qëndisur me notra të argjendta” etj.

c) emërtime të ndërtimtarisë, p. sh. : baxha, -a “dritare e vogël që është në çati në një odë që nuk mund të ketë dritare në mure”; bosht, -i “një dru jo më i gjatë se 10 centimetra me bark në mes e duke ardhur e duke u holluar në majë. Është i lëmuar. Përdoret për të dredhur mëndafsh. Me të bulla, ditën e shënimit si e ngjyen me mazi i nxin vetullat nuses. ”katarah, -u “një dru që është në një vrimë prapa derës e natën e shpien gjer në anën tjetër duke e futur në një vrimë tjetër. Mbron derën të mos hapet lehtë. Shul i derës. ”

gajtanaq, -i “ një dru i lartë e gjithë shirita që lozin maskat valle nëpër oborre të shtëpive ose nëpër sheshe”

d) emërtime të veglave, të enëve, p. sh. : farfuri “enë e bukur që vihet mbi tryezë për zbukurim”; kaçup, - i “strajcë prej lëkure ku hidhet vera”; llanar, - i “krehër i rrallë”, etj.

e) emërtime të lodrave, p. sh. : lilë, -a “lodër që mbajnë fëmijët në dorë dhe kur e tundin gjëmon. Në Gjirokastër i bën teneqexhiu prej teneqeje të rrumbullakët me gurë të vegjël brenda e me një bisht për ta mbajtur”etj.

f) emërtime të dukurive të natyrës: bulçim “vapë që të zë në grykë e me erë të ngrohtë”; thëllim “të ftohtët”, etj.

g) emërtime të njerëzve sipas tipareve fizike e morale: gjuhustër “grua që flet shumë. Që ka shumë gjuhë. Llafazane. ”; meskalore “ meshollë”; kanakar “djalë i vetëm dhe i përkëdhelur”; gjuvengë “ grua e përdalë”; zuskë “shërbëtore”; zabërhan “rrugaç”; barbolla “ llafazane”; mamaqulle “si qull, njeri i ngathët”; kaço-zinë “leshra-zinë”, etj.

h) emërtime të botës shtazore: bello “qengj”; hamorrillë “uriq”, etj.

i) emërtime të stolive: beng, -u “një varg me florinj që varet në qafë”; sqimë, -a “stoli, zbukurim”; niusëlë “stoli, të zbukuruar”, etj.

Shtresën tjetër të leksikut dialektor e krahinor në veprën e Musine Kokalarit e përbëjnë huazimet nga gjuhë të tjera. Androkli Kostallari pranon se huazimet leksikore “ nëpër të folme kanë mbetur si historizma a arkaizma, duke u

paraqitur në këtë rastin e fundit edhe si krahinorizma. ”9 Huazimet si gjurmë të ndikimit që kanë bërë gjuhët e popujve fqinj si dhe të atyre popujve, që kanë sunduar në Shqipëri në epoka të ndryshme të historisë, kanë rëndësinë e tyre. Asnjë gjuhë nuk mund të gjallojë e të zhvillohet krejtësisht e veçuar dhe e mbrojtur nga depërtimet e jashtme. Historia dhe fatet e popujve në rrjedhë të saj, pushtimet ushtarake, kontaktet, fqinjësia dhe bashkëjetesa e gjatë historike midis popujve, lënë pasojat e tyre në gjuhë. Në veprën e saj gjejmë mjaft greqizma dhe turqizma. Prania e greqizmave në të folmen e Jugut vihet në dukje në shumë punime dialektore, si në punimet e Q. Haxhihasanit10 dhe të M. Totonit. 11 Fjalët e huaja në veprën e saj i përkasin :

a) gjuhës greke, p. sh: agajat, - i “ ai që bie kalin ngarkuar nga fshati”; patai, -ja “ çudi”; dhiapato “ odëzë e vogël që është në fund të odës në pjesën që mbetet e zbrazët nga mbi musëndër deri në tavan”; erimi “vend i shkretë, pa njeri. Vetëm. ”; holas “mërzitem”; kanaqeps “e ushqej mirë, e kënaq në të ngrënë me ato që do”; kollopan “ fëmijë e mbështjellë me çarçaf e me duar brenda lidhur me fashë. Kopanec”; krisaf “ergjënd”; ksepleksur “çthurur”; leros “fëlliq, ndot”; maçalis “ përtyp”; silloisem “ mundohem”, etj. b) gjuhës turke, p. sh. : tahtaposh “ dërrasa mbi shkallë”; berdu “ grua e marrë në gojë për keq”; davet “ gosti”; dizbai “ lidhëse që lidhen për nën gju për të mbajtur kalcat”; elbaze, -ja “ veritës, veri”; fiqir “ mendja”; gjilap, -i “ lëng që nxirret nga petal e trëndafiles. Përdoret për bar dhe shpeshherë për ëmbëlsirë”; gjylaq “ livando shumë e mirë”; hajale “ nëpër mend, si në ëndërr”; zanapa “ shtëpi e vogël jashtë oborrit ose ngjitur me shtëpinë ku rri familja”; samur “ peliçe”; savat “ një loj pluhuri për të larë sendet e ergjëndta”, etj.

Si përfundim mund të themi se në veprën e Musine Kokalarit gjejmë shumë fjalë dialektore që formojnë sinonimi me fjalë të gjuhës letrare duke shërbyer si burim pasurimi për leksikun e gjuhës shqipe. Si fjalë të tilla përmendim: katënxhik për vjehërr, kosë për gërshet, llanar për krehër, fron për stol, çokanisur për trokitur, lukuris për fjalë të kota, etj. Sinonimia dialektore është një nga burimet e tjera të pasurimit të leksikut të shqipes. Interes më të madh paraqesin ato fjalë dialektore, të cilat e pasurojnë gjuhën e sotme në planin kuptimor a të ngarkesave stilistike. Këto lloj sinonimesh, midis fjalës dialektore dhe fjalës së gjuhës letrare, jo vetëm nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën, por mund të bashkëjetojnë në gjuhë, duke i sjellë pasurim të mëtejshëm. 12

9 Kostallari, A. , Gjuha letrare kombëtare shqipe dhe epoka jonë, Tiranë, 1984, f. 3510 Haxhihasani, Q. , Vështrim i përgjithshëm mbi të folmen e banorëve të Çamërisë, Dialektologjia shqiptare I, Tiranë, 197111 Totoni, M. , E folmja e Gjirokastrës, Dialektologjia shqiptare I, 197112 Hidi, A. , Sinonimet dialektore dhe pasurimi i leksikut të gjuhës letrare shqipe, në Studime mbi leksikun dhe formimin e fjalëve në gjuhën shqipe, vëll. III, Tiranë, f. 378

Page 88: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

88

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Fjalëve dialektore të mësipërme krahas kuptimit të tyre të mirëfilltë u shtohet edhe ngjyrimi stilistik, shpesh nuanca sharëse, tallëse apo ndonjë nuancë kuptimi më e përpiktë.

Në planin stilistik-emocional, ajo që i dallon disa fjalë dialektore nga sinonimet e tyre në gjuhën letrare, është ngjyrimi i veçantë shprehës-emocional ose stilistik i tyre. Fjalë të tilla, si honeps në krahasim me duroj, pëlqej; zabërhan në krahasim me rrugaç; fiqir në krahasim me mendje, etj.

Referime bibliografike

Martine, A. , Elemente të gjuhësisë së përgjithshme, Tiranë, 2004

Thomai, J. , Leksiku dialektor e krahinor në shqipen e sotme, Tiranë, 2001

Thomai, J. , Teksti dhe gjuha, Tiranë, 1992

Thomai, J. , Leksikologjia e gjuhës shqipe, Tiranë, 2006

Kostallari, A. , Gjuha letrare kombëtare shqipe dhe epoka jonë, Tiranë, 1984

Shkurtaj, Gj. , Kahe dhe dukuri të kulturës së gjuhës shqipe, Tiranë, 2003

Shkurtaj, Gj. , Kundrime gjuhësore, Tiranë, 2006

Gjinari, J. & Shkurtaj, Gj. , Dialektologjia, Tiranë, 2003

Totoni, M. , E folmja e Gjirokastrës, në “Dialektologjia shqiptare I”, Tiranë, 1971

Haxhihasani, Q. , Vështrim i përgjithshëm mbi të folmen e Çamërisë, në “Dialektologjia shqiptare I”, Tiranë, 1971

Hidi, A. , Sinonimia dialektore dhe pasurimi i leksikut të gjuhës letrare shqipe, në “Studime mbi leksikun dhe formimin e fjalëve në gjuhën shqipe III”, Tiranë, 1989

Page 89: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

89

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Abstract

Changing the system in Albania and uncontrolled population movements contributed to urban transformation of many cities. As a consequence of population growth, some cities, such as Tirana, Vlora, Durres suffered chaotic urban development. Therefore, urban sustainability and strategic planning, is considered as one of the main challenges of architects, which will significantly raduktojnë level of carbon emissions into the atmosphere, always in order to increase wellbeing. Sustainable planning is appearing very important and as a contribution to the challenge of climate change through energy efficiency. The expansion of the urban area, through building networks technical infrastructure and impact, at the same time provokes a greater impact on the environment. These aspects also present on the economic consequences for the costs incurred by the construction of new connections in case densification, resulting smaller compared to those caused by the expansion of new areas.

Keywords: planning, urban transformation, urban sustainability, efficiency, emissions, atmosphere.

Abstrakt

Ndryshimi i sistemit në Shqipëri dhe lëvizjet e pakontrolluara të popullsisë, ndikuan në transformimin urban të shumë qyteteve. Si pasojë edhe e rritjes së popullsisë, disa qytete, si: Tirana, Vlora, Durrësi pësuan zhvillim urban kaotik. Prandaj qëndrueshmëria urbane dhe planifikimi strategjik, po konsiderohen si një ndër sfidat kryesore të arkitektëve, të cilat do reduktojnë ndjeshëm shkallën e emetimit të karbonit në atmosferë, gjithmonë në funksion të rritjes së mirëqenies. Planifikimi i qëndrueshëm paraqitet sot mjaft i rëndësishëm dhe si një kontribut ndaj sfidës së ndryshimit të klimës përmes efikasitetit të energjisë. Zgjerimi i sipërfaqes urbane, nëpërmjet ndërtimit të rrjeteve infrastrukturale dhe impakteve teknike, provokon në të njëjtën kohë një impakt më të madh mbi mjedisin. Këto aspekte paraqesin rrjedhoja edhe në planin ekonomik, sepse kostot e shkaktuara nga lidhjet e ndërtimeve të reja në rast dendësimi, rezultojnë më

Progresi i përshpejtuar në ndërtim dhe planifikimi i qëndrueshëm urban

Msc. Eng. Bledar Shatri

të vogla në krahasim me ato të shkaktuara nga zgjerimi i sipërfaqeve të reja. Fjalë kyçe: Planifikim, transformim urban, qëndrueshmëri urbane, efikasitet, emetim, atmosferë.

Hyrje

Ndryshimi i sistemit në Shqipëri dhe lëvizjet e pakontrolluara të popullsisë, ndikuan në transformimin urban të shumë qyteteve. Si pasojë edhe e rritjes së popullsisë, disa qytete, si: Tirana, Vlora, Durrësi pësuan zhvillim urban kaotik. Prandaj qëndrueshmëria urbane dhe planifikimi strategjik, po konsiderohen si një ndër sfidat kryesore të arkitektëve, të cilat do reduktojnë ndjeshëm shkallën e emetimit të karbonit në atmosfere, gjithmonë në funksion të rritjes së mirëqenies. Planifikimi i qëndrueshëm paraqitet sot mjaft i rëndësishëm dhe si një kontribut ndaj sfidës së ndryshimit të klimës përmes efikasitetit të energjisë. Bashkimi Europian ka përcaktuar për 2020-n objektivat “20/20/20”. Kjo ndër të tjera kërkon:a. Reduktimin e emetimit të gazrave të paktën 20%, krahasuar me nivelet e viteve ’90. b. Zhvillimin e burimeve të ripërtërishme të energjisë në mënyrë që ato të realizojnë sa 20% e konsumit tone energjetik të përgjithshëm. c. Një rritje prej 20% të efikasitetit të energjisë.

Tendenca e përhapjes territorial dhe e shpërndarjes funksionale të aplikuara në projektimin e hapësirës urbane në gjysmën e dytë të shekullit XX, janë në kontradiktë me principin themelor të ekuilibrit jetëgjatë prezent në zhvillimin territorial të qëndrueshëm. Diferencimi funksional i territorit është, gjithashtu, përgjegjës i një degradimi mjedisor të rëndë, shkaktuar kryesisht nga distancat më të mëdha për t’u përshkruar dhe nga përdorimi gjithnjë e më shumë i automjeteve private të transportit. Shpërndarja funksionale ndërmjet zonave të banuara, punës, tregut, bën që një pjesë e mirë e popullsisë të varet nga automjeti i vet, me rrjedhoja mbi konsumin energjetik, problem të bllokimit të trafikut, ndotje akustike dhe atmosferike. Zgjerimi i sipërfaqes urbane, nëpërmjet ndërtimit të rrjeteve infrastrukturale dhe impakteve teknike, provokon në të njëjtën kohë një impakt më të

Page 90: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

90

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

madh mbi mjedisin. Këto aspekte paraqesin rrjedhoja edhe në planin ekonomik, sepse kostot e shkaktuara nga lidhjet e ndërtimeve të reja në rast dendësimi, rezultojnë më të vogla në krahasim me ato të shkaktuara nga zgjerimi i sipërfaqeve të reja. Pavarësisht përpjekjeve të bëra me qëllim zgjerimin e rrjeteve të rehabilitimit, të transportit dhe të shpërndarjes, disa zona periferike vazhdojnë të jenë të varfëra në shërbime, duke krijuar në këtë mënyrë premisat për situate izolimi social, pabarazi të thella sociale dhe kosto menaxhimi më të mëdha. Sot, Shqipëria nuk zotëron ende një teknikë që të favorizojë ndërmarrjen e një qasje globale dhe tërthore në realizimin dhe monitorimin e lagjeve të qëndrueshme të shumë qyteteve. Ky kërkim propozon një vizion që drejton zhvillimin e ardhshëm të territorit dhe anë të aktiviteteve që kanë për qëllim urbanizimin cilësor, përmirësimin e hapësirave industrial të braktisura dhe zhvillimin e qendrave urbane, i kundërvihet rritjes së çrregullt të urbanizimit. Propozimi i ekolagjeve të qyteteve

Për t’u bërë ballë këtyre dinamikave, politikat publike dhe shumica e vendeve Evropiane promovojnë prej më shumë se një dekadë një sërë strategjish territoriale të bazuara mbi dendësimin urban, të përmbledhura nga disa formula aktualisht gjerësisht të përhapura , si p. sh . «urbanizim centripet» ose «ndërtim i qytetit në qytet». Këshillohet përtëritja e lagjeve ekzistuese dhe zhvillimi i burimeve të pashfrytëzuara mirë deri tani në zemrën e zonave tashme të urbanizuara. Lagja shërben si laborator eksperimental dhe ofron mundësi ndërhyrjeje, pasi përfaqëson një pjesë realiteti urban me përmasa të gjera. Pra, lagjet kanë një rëndësi të veçantë në menaxhimin e hapësirave publike, në realizimin e ndërtesave ekologjike dhe në promovimin e integrimit social ndërmjet brezave të moshave të ndryshme. Një projekt ekolagje duhet nënkuptuar si një proces dinamik që përfshin shumë figura dhe që ka nevojë për një kërkim të përbashkët zgjidhjesh për të transformuar çdo procedurë në një kyç të qëndrueshmërisë. Në këtë proces sfidues, për të garantuar mbarëvajtjen e projektit, duhet garantuar qysh në fillim përfshirja e të gjithë subjekteve kyç. Në këtë drejtim, është e nevojshme njohja e thellë e gjendjes fillestare, përcaktimi i objektivave të përbashkët ndërmjet grupeve të ndryshme të përfshira, vendosja e tyre në vlerësim konstant gjatë gjithë procedurës dhe vlerësimi i rezultateve të arritura për të nxjerrë përfundime të bazuara dhe për t’i konkretizuar ato duke ndërhyrë në mënyrat zbatuese ose në vetë projektin. Lagja, e ndodhur në një shkallë ndërmjet qytetit dhe godinës, ofron një qasje të orientuar ndaj problematikave urbane, të cilat tejkalojnë përmasat e një ndërtese të vetme. Nevoja për të ndërhyrë në mënyrë të koordinuar në urbanizim dhe lëvizshmëri, për të krijuar pole mikse e në të njëjtën kohë kompakte, dhe për të garantuar një cilësi jetese më të

mirë në mjedisin urban, janë objektiva të prekshme për t’u realizuar me zgjidhje konkrete. Këto projekte, duke zbatuar mundësitë konkrete për të përmirësuar zonat urbane që nga integrimi i kritereve të qëndrueshmërisë, përveç rezultateve sasiore, tregojnë se si qëndrueshmëria mund të bëjë pjesë mes parametrave themelorë të projekteve arkitektonike pa hyrë në kontradiktë me vlerat cilësore të përshkruara, kryesisht, me nocionet e ekspresivitetit, kënaqësisë dhe urbanizimit. Në këtë kontekst, është zhvilluar nocioni i lagjes së qëndrueshme, që propozon realizimin e poleve urbane të dendura dhe të përziera, cilësia e përgjithshme e të cilave i përgjigjet një vizioni global të qëndrueshmërisë. Edhe pse çdo pjesë e ndërhyrjes përkufizohet Nga kritere specifike, ekzistojnë një sërë parametrash thelbësorë:

-Dendësi, përzierje funksionale dhe lëvizshmëri e qëndrueshme-Cilësi e lartë e mjedisore-Përzierje mes brezave të moshave të ndryshme dhe kohezion social-Mirëqenie dhe bashkëjetesë-Menaxhim i kostove-Proces pjesëmarrës

Vlerësimi i qëndrueshmërisëPër të garantuar cilësinë tërësore të një projekt eko-lagje është i nevojshëm integrimi i një sërë parametrash në procesin vendimtar qysh në fillim të projektit. Suksesi i kësaj strategjie që planifikon bashkëkohësisht miratimin e kritereve mjedisore, ekonomike e social-kulturore duke përfshirë një grup të madh individësh, arrihet duke mos u zbatuar në mënyrë të izoluar ose sipërfaqësore, por duke u bazuar në një reflektim konstant që nxit një “përshtatje” të vazhdueshme dhe përsëritëse të projektit. Kjo sfidë nënkupton zotërim të informacioneve të sakta dhe të strukturuara në afërsinë e projektit për t’iu përgjigjur objektivave dhe rezultateve të pritura. Vlerësimi i projektit mund të bëhet më efikas dhe mund të ripërkufizohet nëse japim udhëzime konstante lidhur me rezultatet e ndërmjetme në dispozicion të ekspertëve dhe autoriteteve vendimtare. Vlerësimi, i themeluar mbi një metodologji koherente me shumëllojshmërinë e sfidave, merr një rol shtesë të larmishëm në lidhje me dinamikën e projektit. -një mjet analize kritike, verifikimi dhe mbështetjeje për vendimet-një mjet mbështetjeje për të zgjidhur problemet-një mjet komunikimiRëndësia e monitorimitProcesi i vlerësimit, idealisht, duhet të jetë i përfshirë që në fillesat e projektit, sepse pikërisht në fazat fillestare, zakonisht, bëhen zgjedhje vendimtare për zhvillimin e projektit. Këto etapa fillestare, në të cilat liria e manovrimit për të përmirësuar projektin është më e madhe, në mënyrë të çuditshme, korrespondojnë

Page 91: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

91

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

me një faze ende të pamaturuar për sa i përket njohjes së parametrave të tij. Me vazhdimin e projektimit dhe realizimit të veprës, njohjet rreth saj rriten në mënyrë progresive, por vendimet e marra në fazat fillestare ushtrojnë një ndikim gjithmonë e më të rëndësishëm duke ngushtuar në këtë mënyrë kufijtë për manovrim dhe duke limituar mundësitë për një ripërkufizim të projektit. Shumë vendime që i përkasin fazës fillestare, meqenëse rrjedhin nga orientimi përkatës ndaj mundësive mbi detaje kohore dhe nga destinacioni i zonave të edifikuara dhe jo, ndikojnë tërësisht zhvillimet e mëtejshme. Kjo nevojë për kontroll (monitorim) është e rëndësishme për projektimet e lagjeve të qëndrueshme, duke pasur parasysh kohëzgjatjen e tyre. Vlerësimi duhet të zhvillohet mundësisht në disa faza kohore:-vlerësimi fillestar-vlerësimi i ndërmjetëm-vlerësimi përfundimtarNjë nga objektivat kryesore të projektit është zhvillimi i një mjeti që mbështet procesin vendimtar dhe të duhur për një vlerësim të përshtatshëm të projektit në nivel lagjeje falë një qasjeje tërthore dhe të ekuilibruar me qëndrueshmërinë. Ky lloj mjeti, për t’i qenë i dobishëm administrative publike që dëshirojnë të projektojnë ex-novo ose rehabilitojnë lagje sipas parimeve të zhvillimit të qëndrueshëm, duhet, përpara së gjithash, të lejojnë një analizë të menjëhershme, të bazuar në kritere cilësore e sasiore, por pa rënë në një qasje thjeshtëzuese. Pas vlerësimit të projektit, përdoruesit e këtij mjeti duhet të kenë aftësi të dallojnë pikat e forta për t’u zhvilluar dhe pikat e dobëta ku të ndërhyhet në mënyrë që masat e nevojshme për perfeksionimin të zbatohen në mënyrë specifike. Rregullimi i tabelës së kritereve, të ideuar falë bashkëpunimit mes një numri të madh partnerësh dhe specialistësh, i ka dhënë jetë një mjeti të aftë të mbartë konceptin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe të bashkëmbledh në mënyrë sintetike kritere të rendit cilësor dhe sasior. Secilit prej këtyre kritereve, u bashkëngjiten një sere pyetjesh, që lejojnë të vlerësohet, nëse ndërhyrjet e ndërmarra dhe mundësitë e zgjedhura për çdo aspekt të trajtuar, mund të përfshihen në një perspektive qëndrueshmërie. Analiza e kritereve të ndryshme, lejon verifikimin e mbarëvajtjes së projektit në lidhje me çdo përmasë të marrë në konsideratë. Një analizë e përbashkët do të lejojë grupimin e rezultateve në bazë të evolimit të etapave(gjeneza, realizimi, përdorimi) dhe do të sigurojë një sintezë të fazave të projektit (projektimi, masterplani, plani i lagjes, realizimi, përdorimi). Me metodën e analizës shumëkriterëshe “Hermione” të propozuar nga mjeti Eko-lagje-Smeo, mund të arrihet një analizë komplete e të dhënave cilësore dhe sasiore të një projekti në mënyrë që asnjë vlerësim, kryesisht, subjektiv të mos ndikojë në gjykim. Një qasje e tillë pragmatike dhe transparente, hedh bazat për një tabelë bazë të ndarë në katër shkallë vlerësimin (i

kënaqshëm, i paqartë, dobët, i pakalueshëm). Vlerësimi i kritereve cilësore bazohet në një sere argumentesh. Çdo ngjyrë i takon një cilësi dhe ai që kryen vlerësimin duhet të jetë në gjendje të justifikojë gjykimin e tij në mënyrë bindëse. Për sa i përket kritereve sasiore, duhen vendosur dy ose maksimumi tre. I pari tregon limitin e mjaftueshmërisë, i dyti mjaftueshmërinë dhe i treti nëse nevojitet, papranueshmërinë. Hermione, i cili bazohet në parimet e Condorcet, vlerëson kriteret e analizës sipas hierarkisë (fusha specifike) dhe transformon rezultatet specifike të përfituara në një ngjyrë (jeshile, e verdhë, e kuqe). Më pas, ribashkon këto vlerësime të pjesshme në një vlerësim global për t’ia paraqitur përdoruesit, një lloj vizioni sintetik dhe i koordinuar i shkallës së qëndrueshmërisë. Në këtë kontekst, teknika i ofron përgjegjësit të projektit, ashtu si dhe gjithë grupeve të tjera pjesëmarrëse, një bazë të përbashkët në mbështetje të procesit vendimmarrës. Aktiviteti i gjithë grupit të kontrollit, që ndjek hap pas hapi zhvillimin e projektit, bën të mundur vlerësimin e rezultateve të arritura, diskutimin mbi aspektet problematike dhe përkufizimin në mënyrë të koordinuar të masave që duhen marrë për rritjen e qëndrueshmërisë. Filozofia e teknikës së përdorurTeknika E. L. S. mundëson vlerësimin e një projekti në bazë të kritereve të shumta të qëndrueshmërisë që përfshijnë dimensione ambientale, social- kulturore dhe ekonomike të ndërhyrjes. Për t’ju përgjigjur nevojës për rritje në numër të pjesëve të përfshira, vlerësimi dhe qëllimet e saj përshtaten herë pas here në funksion të fazave të projektit, tipit të investimit dhe të procedurës së parashikuar. Teknika është strukturuar sipas etapave të ciklit jetësor të lagjes, me qëllim ndjelljen e reflektimit për një kohë të gjatë. Fazat e projektit të vlerësuara për lagjen janë: planifikimi, masterplani, plansistemimi i lagjes, realizimi, përdorimi. Për secilën nga këto faza, është, pra, i mundur vlerësimiidimensioneveqëhyjnënëlojënëfazënpërkatësetëprocesitdhendërlidhjamefazatekaluaradheatotëardhshme.Nëmikrokozmënelagjesdallohen këto faza të ciklit jetësor: origjina, momentifillestar i konceptimit të projektit të lagjes, realizimi, tëgjithazonatelidhuramendërtiminelagjes,përdorimi,fazaejetësnëlagje.Këtodydimensionetëkohëssëprojektit,qëjanëfazateprojektitdhetëciklitjetësor,kanëpërqëllimt’ipërgjigjennëmënyrëspecifikenevojëspërvlerësimtëplanifikuesve,dukeruajturobjektivineqëndrueshmërisënëkohë.Kjoteknikëmundësonrealiziminenjëanalizetëkoordinuarnëdisanivele,dukeintegruarperspektivëne ciklitjetësor,fazateprojektit,dhenocioninenjëekuilibrimes dimensioneve të ndryshme të qëndrueshmërisë.Kështu bëhet imundur një vlerësim tërësor i impaktitmjedisor, socialdheekonomik tënjëndërhyrjeje nëçdofazëtë zhvillimittëprojektit. Tabelaevlerësimitështëestrukturuarnëhapësiratëndryshme(osemakrokritere)qëpërfshijnëdimensioninambiental,social-kulturordheatëekonomiktënjëprojekt-lagjeje.Secilangakëtohapësira

Page 92: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

92

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

mbartmevetenjësërëkriteresh,qëjukorrespondojnëdisakarakteristikavespecifiketëvlerësuaranëperspektivëcilësoreosesasiore.

FAZAT E CIKLIT JETËSOR MAKROKRITERE KRITERE

ORIGJINA Nevoja/MenaxhimiBurime

Sheshi/Arkitektura

Kolektiviteti

Kostot/Financimet

Në përpunim e sipërMaterialet, energjia, lëvizshmëria, terreni, uji. Identiteti i sheshit të ndërtimitKohëzgjatjaPërzierjeSiguri/Komfort/ShëndetKostot/Cikël jetësorFinancimeAspekte lidhur me tokën

REALIZIMI Terreni/Peizazhi

Infrastruktura

Projekti i ndërtimitMaterialetSasia e investimit

Përdorimi i terrenitSipërfaqe të gjelbëruar/biodiversitetiRegjimi i ujëraveBurime energjetikeLëvizshmëriaUjërat dhe mbeturinatKompaktësiaImpakti mbi ambientinNë punim e sipër

PËRDORIMI Bashkëjetesa

IdentitetiRrugët

Siguria

Komfort/Shëndet

Energjia

Uji/Mbeturinat

Kostot e zbatimit

Integrim/KohezionKontaktet socialeSolidariteti/drejtësia socialePjesëmarrjaNdjenja e përkatësisëPërzierja funksionaleLëvizshmëria/Aksesibiliteti/PërdorimiSiguria e individëveSiguria e të miraveZhurma/DridhjeRrezatimeNgrohjaUjë i ngrohtë sanitaryKlimatizimiElektricitetiImpakt mbi ambientinUjëra shiuMbledhje e diferencuar e mbeturinaveNë përpunim e sipër

Filozofia e kësaj teknike përdor nocionet e elasticitetit dhe zhvillimit që garantojnë përshtatshmërinë e tij në mënyrë progresive sipas ritmeve të zhvillimit të njohurive, përvojës dhe aftësive në këtë fushë e pse jo sipas ndryshimit të normave dhe bazave ligjore. Si përfundim mund të themi se të ndërmarrësh një trajtim inovativ për zhvillimin e qëndrueshëm të lagjeve, nënkupton jo vetëm vlerësimin e aspekteve arkitetonike dhe energjetike, por dhe arritjen e një ekuilibri ndërmjet aspekteve sociale, si: integrimi dhe siguria, lëvizshmëria, respekti për ambientin dhe formën urbane. Zbatimi i masave konkrete, që i përgjigjen rritjes demografike dhe fenomenit migrator, kanë si rrjedhojë ruajtjen e cilësisë jetësore, sociale dhe mjedisore. Në qoftë se lagjet do të zhvilloheshin harmonikisht, do të kishte një efekt analog edhe në makrokozmën urbane. Pra, përdoruesi ka mundësinë që të vlerësojë projektin në mënyrë sintetike në bazë të hapësirave (makrokritereve) ose të vazhdojë me një përqasje më të detajuar me analizën e rezultateve

Page 93: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

93

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

të pjesshme të vlerësimeve në funksion të fazave të ndryshme të ciklit të kohëzgjatjes së lagjes a projektit. Pasi janë mbledhur të gjitha rezultatet, përdoruesi mund të identifikojë menjëherë pikat e forta të projektit të tij dhe aspektet që ende kanë nevojë për korrigjime. Në këtë faze të analizës, përdoruesi mund të përfitojë

nga mjeti për të arritur përgjigje të tjera ose për të ndihmuar në bashkëveprimin e rezultateve sintetike me detajin e vlerësimit. Në rast se paraqiten shumë alternative, përdoruesit i jepet mundësia të krahasojë skenarë të ndryshëm, në mënyrë që të përzgjedhë atë që më shumë i përshtatet qëndrueshmërisë.

Referime bibliografikeFouchier, Les densites urbaines et le developpement durable: le cas de I’lle-de-France et des villes nouvelles, Paris, 1997

Peter Newman, Sustainability and Cites: Overcoming Automobile Dependence, Washington;Island Pres, 1999

Hugh Barton, Sustainnable Communities: The Potencial of Eco-neighbourhoods; f. 6-7, 125-126. Earthscan Publications. UK, 2000.

Taoufik Sousami, Ecoquartiers, secrets de fabricacion. Analyse critique d’exemples europeens, Paris, 2009.

Catherine Charlot-Valdieu, Philippe Outrequin, L’urbansme durable, Concevoir un ecoquartier, Le moniteur, Paris, 2009.

Page 94: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

94

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Abstract

Ali Aslan is one of the most prominent personalities of Albanian poetry, especially in the years after the period of national independence. He entered the Albanian literature as a renaissance of late. His voice appeared full of Albanian literary life in the years ‘20 -’30, when still write, Çajupi, Mjeda, Fisher, Asdreni, Noli, etc. In this general framework of our literary life, the poetry of Ali Asllani known for the originality and authenticity of his voice. It was an unusual communication with the reader and critical thinking of the time, bringing a new sensibility and perception. On its part, the poetry of literature continued in the footsteps of renaissance. Ali Asllani distinctiveness is that this motif has direct becoming ubiquitous voice of important events in our history, who, through personal experience, filled his artistic conscience. I devoured entirely on the fate of Albania, he suffered historic fushëngjarjen Albanian poet and patriot, experience that would give his own poetry structural and stylistic features original. No other writer of literature brings not so wide an administrative career, which complemented with durability in the field of creativity and uniqueness give the size of any other personality in “his kin. “ This is Ali Asllani, student of Ioannina School of Istanbul, officials and rebel against her empire, the polyglot diplomat, big patriot against the background of a series of events of major Albanian exceedances. Another rare national prince is that he, more cosmopolitan and more direct than that of poetry.

Keyword: originality, personality, renaissance, brunch, ubiquitous voice, original stylistic.

***Ali Asllani është një ndër personalitetet më të shquara të poezisë shqiptare, sidomos në vitet pas periudhës së pavarësisë kombëtare. Ai hyri në letërsinë shqiptare si një rilindës i vonë. Zëri i tij u shfaq i plotë në jetën letrare shqiptare, në vitet ’20-’30, kur ende shkruanin, Çajupi, Mjeda, Fishta, Asdreni, Noli, etj. Në këtë kuadër të përgjithshëm të jetës sonë letrare, poezia e Ali Asllanit shquhet për origjinalitetin dhe autencitetin e zërit të vet. Ajo pati një komunikim jo të zakonshëm me

Humori dhe satira në veprën poetike të Ali Asllanit (Poemat “Hanko Halla” dhe “Hakërrim”)

Msc. Julian Fakaj, Msc. Suela Fakaj, Msc. Anxhela Zykaj

lexuesin dhe mendimin kritik të kohës, duke sjellë një ndjeshmëri dhe perceptim të ri. Në një pjesë të saj, kjo poezi vazhdoi në gjurmët e letërsisë së Rilindjes sonë Kombëtare. Veçantësia e Ali Asllanit është se këtë motiv e ka të drejtpërdrejtë, duke u bërë zëri i kudondodhur i ngjarjeve të rëndësishme të historisë sonë, të cilët, nëpërmjet një përjetimi personal, tronditën ndërgjegjen e tij artistike. I përpirë i tëri në fatet e Shqipërisë, ai e përjetoi fushëngjarjen historike shqiptare si poet e patriot, përjetim që do t’i jepte vetë poezisë së tij tipare strukturore dhe stilistike origjinale. Asnjë shkrimtar tjetër i letërsisë shqipe nuk sjell një karrierë kaq të gjerë administrative, e cila e përplotësuar me jetëgjatësinë në fushën e krijimtarisë i japin përmasat e pakrahasueshmërisë me asnjë personalitet tjetër në “sojin e vet”. Ky është Ali Asllani, student i shkollave të Janinës e Stambollit, nëpunës perandorie e kryengritës ndaj saj, diplomat e poliglot, atdhetar i madh në sfondin e një sërë ngjarjesh e kapërcimesh të mëdha të Shqipërisë. Rrallë tjetër është më princ kombëtar se ai, më kozmopolit dhe më i drejtpërdrejtë se ai në poezi. Ali Asllani la shumë, vepra e tij zgjeroi frymëmarrjen e poezisë shqipe e cila për herë të parë kapte një gamë aq të gjerë përjetimesh e motivesh intime, të shqiptuara herë me një butësi lirike, e herë me forcë epike, shpeshherë me një humor tipik, e jo rrallë ky humor shoqërohej me ironi të veçantë duke mbjellë një sarkazëm të veçantë. Ishte koha kur poezia po fillonte t’i kthehej më shumë vetes, të kërkonte trajtat e pafundme të së bukurës, të vetëshfaqej me pamje të tjera, me lloje të tjera ligjërimesh, të patrajtuara më parë, duke u përqendruar më fort natyrës dhe kodeve të saj. Ali Asllani, këtë kërkesë të kohës e realizoi më së miri, në mënyrën më të mundshme, duke i kthyer fjalës poetike shqipe një impuls të fuqishëm dhe një vlerë të mrekullueshme estetike; duke i dhënë një fytyrë të veçantë stilit lirik të kësaj poezie. Në këtë mënyrë me talentin e vet i solli letërsisë shqipe një risi të veçantë. Ali Asllani, gjysmë i gjallë e gjysmë i vdekur, shfaqur e mbuluar, i distancuar nga heshtja e harresës, vonesa s’ia ka zbehur vlerat e artit të rrallë poetik, përkundrazi, ia ka shtuar më shumë hiret e heshtura, të cilat u përgjumën, por s’u harruan. Dhe sot prej rizgjimit të këtyre hireve shijojmë lirikën e hollë e gurgulluese, epizmin e spikatur me madhështi, satirën dhe humorin e shëndetshëm,

Page 95: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

95

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

etnopsikologjinë e pasur e gjithçka tjetër, që, ashtu si pa kuptuar, u bënë pjesë e kësaj teme. Në vargjet e Ali Asllanit vërehet, etj. Ai ishte një poet që kishte bazë të krijimeve të tij temën e atdheut dhe të dashurisë, domethënë më drejtë, çlirimin e Shqipërisë dhe përparimin e njeriut shqiptar. Ali Asllani vetiu do të vinte dhe do të trajtonte motivin shoqëror. Dy janë objektet kryesore të tij: kuptimi dhe përsosja e qeverisjes së vendit, shëndoshja dhe rritja morale e njeriut në shoqërinë shqiptare. Kemi këtu dy tendencat, dy forcat që përbëjnë shoqërinë e atëhershme shqiptare, që sidoqoftë, përplaseshin njëra kundër tjetrës. Mbas Çajupit, i cili realizoi kapërcime të guximshme e befasuese duke ironizuar tekstet e shenjta, ku shfaqte ndjesi e pikëpamje jo vetëm antiklerikale, por edhe antifetare, vijnë vitet ’20-’30, me krijime të shkëputura të Asdrenit, me lirikat e Kristaq Cipos dhe me “Gomarin e Babatasit” të Fishtës. Dhe fill pas këtyre, në ambientin shqiptar del e mrekullueshmja “Hanko Halla” me ironinë dhe paradoksin, humorin e fjalorin e pakursyer në shprehje e stilema që e shkallëzon kritikën deri tek ajo e qeshur sarkastike, e që me emrin e saj, biografinë e prejardhjes, veshjen, sjelljen, të folurit dhe etnografinë e veçantë, realizon në shkallën më të lartë karakterin tipik. Ali Asllani thoshte E. Koliqi ka krijuar me Hanko Hallën një tip gruaje që do të mbesë e paharruar në letërsinë shqipe. Pikërisht, këtu, nuk duket asnjë pamje nga satira therëse e përqeshja e fuqishme fshikulluese e Fishtës, apo goditjet zemërake të Çajupit. Ai i fal Hanko Hallës diçka prej Servantesit, por vetëm kaq dhe asgjë donkishoteske, sepse ajo nuk vepron e as nuk i shkon ndërmend të veprojë. Vetëm përmes brengës shpirtërore, ajo ka për të ngelur konstatuese e ndryshimit, aty duke pëlqyer e përbuzur, duke pohuar më pak e duke mohuar më shumë, gjithmonë duke i ngelur besnike pozitës dhe shtresës së saj dhe e atij brezi që përfaqëson. “ Me ironinë e saj ndaj protagonistes, Hanko Halla sillte ndjesinë se mendësi si ajo e saja do të zhdukeshin natyrshëm, përmes të qeshurës që shoqëron zakonisht huqet e brezit që po ikën”. 1

Këtu mungon boshti kryesor i subjektit, nuk ka gërshetim veprimi, shtjellim fatesh, përkundrazi, nëpër gjithë “Hanko Hallën” rrjedh monologu rrëmbyes, i cili është monolog i vetë protagonistes, ku shpalos hallet dhe dertet, brengat e qarjet për “shthurjen” e botës ku nga ndeshja e dy kohëve, të cilat kanë thellësinë më të madhe në poemë, kalohet në ndeshjen e realiteteve shoqërore. Tashmë rendi i mëparshëm është përmbysur dhe Hanko Halla shpreh emocionet dhe qëndrimet e saj për mjedisin rrethues dhe kohën e shkuar. Ali Asllani nuk merr daltën të skalit monumentin e Hanko Hallës apo aparatin e të fotografojë atë, por me bujarinë e tij ka ftuar aty në odën e Labërisë gjithë Hanko Hallat, njërin grup e ka thirrur nga kujtesa historike dhe të tjerat duke i ngritur prej qosheve të realitetit, e në sofrën e shtruar ka lëshuar hejbetë e mbushura me zakone, shije, gjeste e besime. Prej laboratorit të tij krijues sintetizon të shkëlqyerën Hanko Halla, e cila

1 Ali Xhiku, “Letërsia shqipe si polifoni”, Dituria, Tiranë, 2004, f. 205-206

me atë forcë tipizuese grumbullon karakteret, ngjarjet, rrethanat tek individi i protagonistes, të cilën e bën përgjithësim të fuqishëm. Ajo është kështu një karakter simpatik i pranishëm në çdo shtëpi shqiptare nga Vlora në Shkodër, nga Labëria në Malësi, si zonjë shtëpie, pjellë të asaj bote romantike feudale duke i dhënë trajtë të përvitshme, të papërsëritshme në raport harmonizues midis individualizmit dhe përgjithësimit, “. . . duke u futur në thellësinë e zakoneve të mjedisit, që trajtonte e i fliste kaq bukur ambientit shkodran. . . . . sikur ngjarjet shtjelloheshin në Shkodër e jo në Labëri. . . . ”Hanko Halla flet shpirtërisht shqip, ashtu siç flet edhe “Lahuta e Malëcisë”, e shqiptarët kudo që të jenë e kuptojnë një shqipe të tillë”. Dhe me të tillë art, Ali Asllani, si një engjëll në dorën e romantizmit të vonuar ishte i brymosur me atë frymë që sillte epoka e re nëpërmjet krijimtarisë gojore, monumentit e tipit të Hanko Hallës, ku brenda saj arshivohet mentaliteti dhe individualiteti, realiteti jetësor, duke u bërë një prototip, ku në hiret e saj derdhet gjithë koloriteti i klasës që përfaqëson duke tipizuar ambientin e duke individualizuar Hanko Hallën. Në këtë mënyrë Ali Asllani i fali poezisë dhe letërsisë shqiptare atë tip të dashur e simpatik, të latuar e të gdhendur me kujdes, ku rreth saj gjithmonë do enden, përplasen e përpiqen të ndahen e reja nga e vjetra, por asnjëherë nuk do ta braktisin hijerëndën Hanko Hallë, të mbuluar me nur bukurie e lezeti. Ajo e tillë do të ngelet, përherë si tipi më i goditur, ulur aty në fronin konfrontues rrymor universal, të të dy botëve, ku në ndeshjen e ideve do të ngelet duke ruajtur këtë krenari, pavarësisht se stilisti kohë mund t’i ndryshojë vetëm kostumin. Për lexuesin e kohëve të ndryshme, vlerat e tipit të Hanko Hallës me efektin simbolizues, do të ngelen aty në sinorin e konfliktit të përjetshëm midis brezave të krijuar nga moskuptimet, por edhe për të treguar se krahas një Tartufi, që ka pranë një Otello, kemi një Harpagon, që ka pranë një Don Zhuan, mund të kemi dhe një Hanko Hallë, që krahas shumë të tjerëve, krijon atë shumësi personazhesh tipike, që ngelen simptoma të një tërësie fenomenesh. Këtë figurë Ali Asllani e mori nga thellësia e shekujve dhe prej ditarëve të historisë kombëtare, si pjellë të letërsisë gojore, ku artisti popull vazhdimisht i shtonte diçka të re duke e rritur pandërprerë madhështinë e Hanko Hallës.

Hanko pashë, Hanko nure, Moj Hanko, xhube, me lule, Kur del Hankua në bedena, Ndricon gjithë Tepelena, Kur del Hankua në sheher, Gjezdis natën me fener, Bën tevdil nëpër asqer, Hanko mos shko nëpër varre, Se të vdekurit i ngjalle, Të gjallët i vdiqe fare, Hanko mos shko përmbi gurë, Se ngjalle turq e kaurë.

Hanko Halla, d. m. th. motra e babait, e cila sipas traditës përfaqëson personin e gruas më të dashur në një shtëpi. Ajo është gruaja e parë, rrënja e trungut familjar.

Page 96: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

96

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Nëpërmjet këtij personazhi, poeti zbërthen pikërisht atë epokë, të kaluarën, që tashmë është në perëndimi e vet, por që ka akoma dinjitetin e dritareve të botës së dikurshme. Dhe përkundrejt saj, nusja e shtëpisë, e cila vjen si një simbolikë e botës së re të qytetëruar. Nga gjithë elementët përshkrues të Hanko Hallës: nga gjuha, mendimet, veprimet e saj, ajo shfaqet si një grua e rangut të lartë. Ashtu e mban veten ajo, dhe në të vërtetë tërë psikologjia dhe mendimi i saj rrezatohet aty. Po kjo, është bota ku jetohet, apo ka jetuar Hanko Halla, ndërsa në të vërtetë, poeti qysh në pjesën e parë e ul atë në kushtet e një gruaje psikologjikisht të popullit, me të drejtë do ta përcaktonim: të një labeje të vërtetë:

Bukë të thatë në sofër, bukë dhe asgjë tjetër, po agai sa malet edhe zjarr në vatër. . .

Mbasi ka përcaktuar këtë natyrë të psikologjisë së gruas labe, poeti nis me mendimet e jetës, me hallet dhe mendimet që kanë brezat njerëzor në zëvendësimin e njeri- tjetrit:

Fjala e të rinjve çelet me përrallë, brezi ynë po dihet, zëmë e qajmë hallë. . .

Është ky brez që fillon e qan hallet, d. m. th. , që bën rishikim të gjithë asaj që përjeton njeriu si i tillë dhe që më në fund, lë mbas vetes një mall të dhimbshëm. Pikërisht në këto vargje, Ali Asllani edhe pse synon dhe drejtohet drejt rangjeve të larta shoqërore, prapë i kthehet rrugëve të jetës së njeriut të thjeshtë, të fshatarit të thjeshtë, që s’ka miell në thes dhe për të cilin bota është e pabesë. Në të vërtetë, Hanko Halla shkëlqimet i ka në fjalë, në thënie, në mburrkla, kurse ekonomikisht, në të vërtetë, ka rënë nga dynjallëku. Ajo që i ka mbetur dhe nuk bën lëshime është fisi, origjina e pastër, e dlirë prej së cilës ajo rrjedh. Këtu ajo mbahet fort dhe nuk lejon përzierje:

Fët e fët e mora një kongjill nga zjarri, Nxora dhe nga xhepi një gjerdan prej ari, Na i thashë, trazoi, nuk trazohen kurrë, njëri për në gushë, tjetri për në furrë. . .

Pastërtia e fisit, pastërtia e gjakut dhe e familjes janë ato që i japin Hanko Hallës ndjenjën dhe qëndrimin e dinjitetit të dikurshëm të saj, prej të cilit ajo nuk dëshiron të shkëputet. Pas kësaj, poeti shkon në përshkrimin e historisë shqiptare. Është pikërisht kjo ndjenjë e psikologji, që e çon njeriun në të kaluarën e vetë, e bën të rikujtojë kohët dhe njerëzit më të shquar të vendit:

Ku është Labëria, Labëri e parë, vendi i jataganit, vendi i pallës së larë, ku është Fejzo Xhafua, dif i vendit tonë, Rrapua i Hekalit burr’i ler’në hënë!

Gjithë kjo e kaluar e bukur dhe e lavdishme e brezave të shkuar të Shqipërisë, vjen tani dhe materializohet e ringjallet sërish në përfytyrimin e kësaj gruaje labe,

Hanko Hallës së Ali Asllanit. Është gruaja që tek burri heton dhe kërkon bukurinë morale të tij, atë shpirtërore, trimërinë përpara kundërshtarëve dhe armiqve të vendit, burrin e lirë të cilin ajo e dashuron dhe me të cilin ajo kërkon të ndajë fatet e veta në jetë. Kjo grua ngrihet si simbol i gruas shqiptare e lidhur fort me tokën e vetë, me zakonet, traditat e vendit. Dhe pastaj lëviz me mosbesim drejt të ardhmes, e cila në personifikimin e nuses, vjen për Hanko Hallën disi e çliruar dhe e shthurur. Është një moment psikologjik shumë i rëndësishëm i takimit dhe i ndarjes së brezave, i ndarjes së brezit të vjetër, i cili përherë sheh me drithërimë brezin që vjen dhe që u ekspozohet të papriturave sidomos në kuptimin moral. Përpara këtyre të papriturave, Hanko Halla zgjedh atë çfarë ka më njerëzore, më të bukur dhe më të ndershme brezi i kaluar dhe nëpërmjet romuzeve, shakave e qesëndive u lë kështu porosi të tjera brezit që po ikën për brezin që vjen. Mjeshtër i psikologjisë njerëzore, Ali Asllani vë jo vetëm nusen në shtizë të qortimit të Hankos, por, gjithashtu, dhe Hankon vetë, pra, brezin e vjetër e zbërthen me të mirat dhe të këqijat e veta e qorton duke i hapur rrugë brezit të ri:

Mbylle më thanë djemtë, tepër plak njeriu, bëhet mëndje e vogël, m’u si çilimiu. . .

Takohen, pra, fëmijëria me pleqërinë e një brezi, mbyllet qarku i brezit që po ikën dhe hapet koha tjetër e re dhe më e ditur. Poema “Hakërrim” është botuar në vitin 1942. Megjithëse pas njëzet vjetëve, janë po ato kohëra, po ai okupator, tanimë më i egër, fashizmi, po ata shërbëtorë okupatorësh dhe po ajo “Shqipëri e shqiptarëve”. Që në vargun e parë të poemës “Hakërrim”, poeti jep gjendjen dramatike të Shqipërisë: “ Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë. . . ”Por, ndërsa në ciklin e Luftës së Vlorës më 1920 sundon dufi dhe sulmi ndaj armikut, lufta e përgjakshme e mbarë popullit dhe pastaj entuziazmi dhe heroizmi i luftëtarëve shqiptarë, në “Hakërrim”, poeti u vërsulet shërbëtorëve të fashizmit, “çakejve” që presin errësirën për të patur gostitë e veta:

Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepa, mbushni arka, të pabrekë ju gjeti dreka, milioner ju zuri darka. . . . ”. Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjve;hani, pini e rrëmbeni, është bota e maskarenjve. . .

Ky teh i stigmatizimit të fashizmit, të njerëzve pa atdhe, pa dinjitet, që marrin nëpër këmbë shoqërinë shqiptare, është gdhendur me mjeshtëri nga poeti. Futja tashmë në poezinë e Ali Asllanit në përmasa të mëdha e këtij personazhi negativ të botës shqiptare, i jep dimensione të reja, jo vetëm poezisë së Ali Asllanit, por gjithë poezisë shqiptare. Është një nga poemat më të fuqishme të shkruara në vitet e Luftës së Dytë Botërore, kundër kësaj turme njerëzish, të cilët në kohët më të vështira të kombit të vet, mblidhnin aksione, monopole, ktheheshin në ekselenca dhe shkëlqesa, mbanin nëpër kraharorët e tyre dekoratat “Grand cordon”, duke shkelur kështu mbi popullin dhe kombin e varfër. Dhe përmbi të gjitha këto

Page 97: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

97

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

kërkonin të quheshin luftëtarë dhe patriotë. Mbas këtij përshkrimi, të këtij personazhi për fat të keq kronik të historisë shqiptare, poeti kthehet nga populli i tij, nga atdheu i veremosur, nga pështyma e përgjakur e tij:

Dhe kolltuku ku ke hipur duke hequr nderin zvarr, Është trekëndëshi që përdita varet kombi në litar…Dallavera nëpër zyra, dallavera në Pazar, Dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar, Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vendi, Që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dëndi!

Poema “Hakërrim”, më shumë se sa me entuziazëm dhe me dufe fitoreje ndaj armikut, gatuhet me problemet e

jetës së shoqërisë shqiptare e të njeriut shqiptar, me problem të qenies ekzistenciale të njeriut, të vendosura këto, në kuadrin dhe brenda kornizave të shoqërisë shqiptare të asaj kohe. Si përfundim mund të themi se Ali Asllani mbetet ndër personalitetet më të shquara të poezisë shqiptare, që hyri në letërsinë shqiptare si një rilindës i vonë. Poezia e tij shquhet për origjinalitetin dhe autencitetin e zërit të vet, për komunikimin jo të zakonshëm me lexuesin dhe mendimin kritik të kohës, duke sjellë një ndjeshmëri dhe perceptim të ri e duke u bërë zëri i kudondodhur i ngjarjeve të rëndësishme të historisë sonë.

Referime bibliografike

Aliu, A. , Kërkime, në “Studime, kritika, ese”, Tiranë, 1990

Gaçe, B. , Ali Asllani në kujtimet dhe studimet letrare, Tiranë, 1997

Hamiti, S. , Letërsia moderne shqiptare, Tiranë, 2002

Xhaxhiu, M. , Ali Asllani në kujtimet dhe studimet letrare, Tiranë, 1997

Kuteli, M. , Hanko Halla e Ali Asllanit, në “Shqipëria e Re’, nr. 357, Kostancë, 1933

Jorgaqi, N. , Fije kujtimesh për Ali Asllanin, në “Ali Asllani në kujtimet dhe studimet letrare, Tiranë, 1997

Hakiu, N. , Ali Asllani, në “Shkrimtarë shqiptarë, II”, Tiranë, 1941

Page 98: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

98

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Hartimi i një fjalori të madh dialektor dhe roli i universiteteve rajonale

Dr. Përparim Fakaj

Abstract

The dialectal lexican and the regional one make the created pearl for centuries and ages, which cann’t be left without collection and a good sistemation as soon as it won’t be dissolved. It has been done a good job its collection, but even though a considerable part of this treasure still sleeps into the caves waiting for a hand to write it down. Since the 1940 of the last century this content started to be gathered in some special dictionaries which are called dialectal dictionaries. As a new type of explicative dictionaries they are a new kind and not well consolidated. The fact of making a fast documentation of what has still remained alive in the people’s speech is the task of our time, because by doing that we not only enrich the literary Albanian language, but even for the reason that the old generation is gradually leaving our life, so consequently all this lexical-semantis treasure is in danger to decline. But on the other hand the collection and organization of all this lexican is done by non specialist persons, so far this reason the published dictionaries have several deficiencies. Nowdays we are still looking for the publishing of a big dialectal dictionary that incudes all the dialectal content collected for years and those that will be collected in the next years, serving as a powerful basic in order to enrich the Albanian normative dictionary. The publishing of such dictionaries should be done by groups of specialists so that it won’t be left to diletants. Everywhere people speak Albanian, inside and outside of the state borders there are regional universities which should take up seriously this issue, especially the teaching branches in those universities must become important centres for the management of the Topic. A valuable contribution to the region should give Teacher training Regional Universities.

Keywords: big dictionary, dialectal, design, regional universities, centers, lumber.

Abstrakt

Leksiku dialektor e krahinor përbën atë perlë të krijuar në shekuj e mijëvjeçarë, që nuk duhet të shpëtojë pa u

mbledhur e sistemuar, sa është pa u tretur. Është bërë një punë e mirë për vjeljen e tij, por një pjesë e kësaj pasurie fle akoma në guva dhe pret dorën tonë të hidhet në letër e të sistemohet. Që në vitet ’40 të shekullit të kaluar kjo lëndë ka filluar të mblidhet në fjalorë të një tipi të veçantë që quhen fjalorë dialektorë. Si një lloj i fjalorëve shpjegues ata janë një gjini e re dhe e pakonsoliduar mirë. Shpejtimi në dokumentimin e asaj ç’ka mbetur gjallë akoma në gojën e popullit është kërkesë e kohës, sepse me të jo vetëm pasurohet gjuha letrare shqipe dhe është burim për hartimin e fjalorëve të ndryshëm, por edhe sepse brezi i vjetër po ndahet nga jeta dhe bashkë me të rrezikon të zhduket gjithë pasuria leksiko-semantike e frazeologjike që ruhet ende në kujtesën e tij. Por deri më sot mbledhja e këtij leksiku është bërë edhe nga njerëz jo specialist, prandaj dhe fjalorët e botuar kanë një varg mangësish. Koha sot kërkon botimin e një fjalori të madh dialektor që të përfshijë gjithë lëndën dialektore të mbledhur dhe atë që do të mblidhet, duke shërbyer si bazë e fuqishme për të pasuruar fjalorin e shqipes normative. Botimi i një fjalori të tillë duhet bërë nga grupe specialistësh duke mos ia lënë këtë fushë ende dilentantizmit. Në gjithë hapësirën shqipfolëse brenda dhe jashtë kufijve shtetërorë kemi universitete rajonale të cilat duhet ta marrin në dorë këtë punë, sidomos degët e mësuesisë në këto universitete duhet të kthehen në qendra të rëndësishme për drejtimin e kësaj pune. Një kontribut me vlerë për rajonin duhet të japin degët e mësuesisë së Universiteteve rajonale.

Fjalë kyçe: fjalor i madh, dialektor, hartim, universitete rajonale, qendra, lëndë.

***

Popujt në rrugën e zhvillimit të tyre historik kanë krijuar thesare të paçmuara materiale e shpirtërore. Leksiku dialektor e krahinor është një pjesë e këtyre visareve. Fjala shqipe është krijesë e pavdekshme e popullit tonë, është vetë jeta e historia e tij. Ajo vjen nga thellësitë e shekujve me përpjekjet për mbijetesë dhe me qëndrueshmërinë e vet ka regjistruar vlera të shumanshme që i shpërfaq si asnjëherë në ditët e sotme, kur zhvillimi i gjuhës njeh

Page 99: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

99

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

ritme të papara. Gjuha si tipar i qenësishëm i kombit, është vlerë dhe identitet i tij. Prandaj ruajtja, zhvillimi dhe pasurimi i vazhdueshëm i saj, ka qenë dhe mbetet detyrë e përhershme. Gjithë përpjekjet shekullore për të mbrojtur vetëqenien, lirinë dhe dinjitetin kombëtar kanë synuar të mbajnë gjallë dashurinë për atdheun dhe gjuhën amtare. Ideali patriotik bashkoi rilindësit në luftën dhe përpjekjet për pavarësinë kombëtare e për ruajtjen e vlerave të gjuhës sonë të bukur, sepse siç thotë patriarku i gjuhës shqipe, prof. E. Çabej “gjuha është sendi më i çmueshëm i një populli dhe për popullin shqiptar është i vetmi thesar!”1

Që një gjuhë të njihet në gjithë gjerësinë e saj dhe fjalët të gdhenden fort në kujtesën historike të kombit e të mos treten, ato duhet të shkruhen, duke i renditur në libra të veçantë, sipas kritereve të caktuara. Dhe më mirë se cilado vepër apo botim, me karakter popullarizues apo shkencor, me fjalët e mbarë gjuhës apo të një dialekti a të folmeje, me termat e një fushe të caktuar të shkencës, teknikës, etj. , këtë e bëjnë fjalorët, të cilët pavarësisht nga cilësia dhe sasia e lëndës leksikore, frazeologjike dhe semantike që sjellin, kanë vlera të veçanta në rrafshin regjistrues. Si të tillë, fjalorët janë librat e parë dhe një nga shtyllat e gjuhës që mbajnë gjallë memorien e një kombi, aty mund të ndërmarrësh studime të fushave të ndryshme. Një fjalor, në fund të fundit, hartohet për të dhënë informacion. Lloji dhe qëllimi i përdorimit të këtij informacioni, struktura dhe mundësia e shfrytëzimit, jetëgjatësia dhe mundësitë e përditësimit të tij, së shumti, përcaktojnë tipin e fjalorit”2. Franz Jozef Hausmann e përkufizon fjalorin si “një përmbledhje të njësive leksikore, të cilat japin informacione të caktuara për përdorues të caktuar dhe që paraqiten përmes një mediumi të caktuar, duke u radhitur në mënyrë të tillë që për secilin informacion, të jetë e mundshme një qasje praktike dhe e shpejtë”3. Si vepra të vlefshme e të domosdoshme për fiksimin, njohjen dhe vënien në përdorim të pasurisë leksikore të gjuhës, menduam që në këtë artikull të trajtojmë jo gjithë llojet e fjalorëve, por një tip të tyre, fjalorët dialektorë e krahinorë dhe konkretisht domosdoshmërinë e hartimit të një fjalori të madh dialektor ku të përfshihet gjithë lënda dialektore e grumbulluar dhe ajo që do të grumbullohet. Fjalorët dialektorë janë një lloj më vete fjalorësh njëgjuhësh, ku mblidhen e shpjegohen fjalët e

1 E. Çabej, Tekstet e vjetra shqip dhe disa kritere rreth botimit të tyre, në Studime gjuhësore, VI, Prishtinë, 1977, f. 3292 V. Memisha, Rreth një fjalori shkurtesash në gjuhën shqipe, në “Seminarin Ndërkombëtar të Albanologjisë”, Ohër, 2007, f. 2923 Shih më gjerë V. Memisha, Rreth një fjalori shkurtesash në gjuhën shqipe, në “Seminarin Ndërkombëtar të Albanologjisë”, Ohër, 2007, f. 292

dialekteve ose të folmeve të veçanta”4. Shekuj me radhë lëvruesit e gjuhës sonë amtare kanë bërë një punë të madhe për t’i mbledhur e për t’i nxjerrë në dritë fjalët dhe shprehjet e bukura të popullit. Interesimi për mbledhjen dhe sistemimin e leksikut të shqipes është i hershëm, pasi gjurmimi e zbulimi i vlerave të visarit gjuhësor popullor ka qenë vijë e përhershme e dashamirësve të shqipes në rrjedhë të kohërave. Ai filloi me Frang Bardhin me Fjalorin e tij latinisht-shqip5 në të cilin gjejmë një lëndë gjuhësore që edhe pse është e mbarë shqipes, ajo lidhet drejtpërdrejt me të folmet gege dhe me autorët e tjerë të Veriut, të cilët përpiqeshin, siç thoshte P. Bogdani, “për të nxjerrë në dritë fjalë plaka e të harrueme, që gjuha jonë të mos bdarret e bastardhohet”. Kjo punë vazhdoi nga shekulli në shekull, por më intensive ajo qe në periudhën e Rilindjes Kombëtare, ku u koordinua lufta për pavarësinë kombëtare, me luftën për ruajtjen e gjuhës shqipe e të pastërtisë së saj, ku çështja e një gjuhe letrare të njësuar u shtrua me shumë forcë, prandaj filloi puna për hartimin e fjalorit dhe gramatikës së shqipes. E para përpjekje e ndërgjegjshme shkencore për të hartuar një fjalor të gjuhës shqipe (dhe jo vetëm të një dialekti të saj ose një fjalor të zakonshëm dygjuhësh), u bë nga rilindësi i shquar, K. Kristoforidhi, i cili me plot të drejtë e quajti veprën e tij “Fjalor i gjuhës shqipe”6. Puna e tij e lavdërueshme u pasua nga ajo e Aleksandër Xhuvanit, Çabej, P. Tase, N. Gazulli dhe e shumë kërkuesve të tjerë, të cilët me kërkimet e tyre nxorën në dritë shumë fjalë e shprehje të rralla e të bukura shqipe. Por shumë nga këta atdhetarë e lëvrues të gjuhës shqipe, që punuan me zell, dashuri e përkushtim për fjalën shqipe, që mblodhën e botuan në fjalorthë ose në shtypin e kohës shumë fjalë e shprehje të bukura popullore, nuk ishin as gjuhëtarë e as leksikografë, por vetëdija kombëtare i shtyu për t’u marrë me një veprimtari të tillë, kështu që në studimet e tyre ka edhe “dilentatizëm, kritere e parime të marra andej-këndej e nganjëherë të kundërta”7. Lindjen e leksikografisë dialektore e shënon botimi në vitet ’40 të shekullit të kaluar i dy fjalorëve krahinorë, me të cilët fillon historia e këtij tipi: “Fjalorthi i Ri” i Nikollë Gazullit8 (1941), me fjalë të rralla të përdorura në Veri të Shqipërisë dhe “Fjalorth i Ri” i Pano Tases9(1941), me fjalë, kryesisht të krahinës së Përmetit, si dhe disa shprehje, urime, mallkime etj. , që lidhen me këto fjalë. Ndërsa gjurmimi i fjalëve e i shprehjeve popullore në gjysmën e dytë të shekullit XX përfshiu të gjitha trojet shqiptare dhe në ditët e sotme ka merr përmasa gjithmonë e më të gjera. Kjo shihet në fjalorët dialektorë të botuar ku deri më sot numërohen rreth 20 të tillë dhe ata që 4 R. Memushaj, Hyrje në gjuhësi, Tiranë, 2004, f. 1545 F. Bardhi, Fjalor latinisht-shqip, Prishtinë, 19806 A. Kostallari, Parimet themelore për hartimin e Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe , në “Studime mbi leksikun dhe formimin e fjalëve në gjuhën shqipe”, II, Tiranë, 1972, f. 67 J. Thomai, Leksikologjia e gjuhës shqipe, Tiranë, 1999, f. 118 . Gazulli, Fjalorthi i ri, Tiranë, 1942 / 20059 P. Tase, Fjalorth i ri, Tiranë, 1942 / 2006

Page 100: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

100

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

presin dritën e botimit, të cilët po shtohen dita-ditës, duke synuar një pasqyrim dhe një njohje më të plotë të kësaj pasurie të çmueshme, që fshihet në gjirin e popullit dhe që rrezikon të zhduket. Kjo shihet tashmë, jo vetëm brenda kufijve shtetërorë të Republikës së Shqipërisë, por edhe jashtë këtyre kufijve, në trojet shqiptare në Mal të Zi, në Kosovë, në Maqedoni, në Çamëri, në diasporën arbëreshe, si dhe në ishujt gjuhësorë ku shqipja përdoret si gjuhë amtare. Leksiku dialektor e krahinor është një shtresë e kufizuar në përdorim që përfaqëson atë perlë të krijuar në shekuj, që s’duhet të shpëtoj pa u mbledhur. Është bërë një punë e lavdërueshme për mbledhjen e tij, megjithëse mbetet akoma për të bërë, ka akoma krahina, që presin dorën tonë për ta mbledhur e sistemuar në botime të veçanta, sepse, - siç thoshte Çabej, - me zhdukjen e sendeve, zhduken edhe fjalët që shënojnë këto sende ose thënë më shkoqur me zhdukjen e brezave, perëndojnë edhe fjalët, sepse ndërndërrimi i së vjetrës me të renë, shkakton që disa fjalëve t’u humbë fija nëpër stinë motesh, - përfundon ai”10. Ai është një vlerë kombëtare, pasuri e përbashkët kulturore e popullit tonë, prandaj J. Thomai e konsideron “gjurmimin, mbledhjen e studimin e fjalës shqipe si një detyrë jo vetëm shkencore, por edhe atdhetare”11. Të shpejtosh në mbledhjen e kësaj pasurie do të thotë ta shpëtosh atë nga humbja, sepse dialektet tona kanë zënë të treten e bashkë me to edhe pasuria leksikore e frazeologjike e krijuar në shekuj e mijëvjeçarë. Me të drejtë shqetësohen dialektologët kur thonë se “. . . dialektet tona po vdesin. U është sulur atyre shkolla, televizioni, radioja, filmi, gazetat, librat. Dialektet tona po bjerrin bashkë me opingat, jelekët e qendisur, kremtet vjetore, bukën e misrit, votrën e zjarrit dhe me shumë elemente të tjera “primitive”. Nuk është humbje ajo që bjerret “pasuria e pashtershme e të folmeve tona popullore”, por humbje është në qoftë se kjo pasuri bjerret e paregjistruar. Sepse dialektet janë dokumente. Ato janë madje përmbledhja më e pasur me të dhëna për të kaluarën e jetës së popullit. ”Ajo që në matematikë nuk zbulohet sot, do të zbulohet nesër, por në dialektologji jo”12. Në kushtet e sotme kjo detyrë bëhet më emergjente dhe më e domosdoshme, jo vetëm sepse brezi i vjetër po ndahet nga jeta dhe bashkë me të rrezikon të zhduket gjithë pasuria leksiko-semantike e frazeologjike që ruhet në kujtesën e tij, por edhe për faktin se shqipja standarde, si faza më e lartë e zhvillimit të gjuhës po përjeton zhvillim të shumanshme të hovshëm si dhe përballje me sfidat e reja. Vetë kushtet e komunikimit ndërgjuhësor

10 Shih më gjerë A. Zymberi, Fjalorth i fjalëve të rralla, Prishtinë, 1979, f. 511 J. Thomai, Leksiku dialektor e krahinor në shqipen e sotme, Tiranë, 2001, f. 238-23912 Shih më gjerë Q. Murati, Fjalor i fjalëve të rralla të përdorura në viset shqiptare të Maqedonisë, Shkup, 2003, f. 9

dhe të shkëmbimeve ndërkulturore e kanë vënë shqipen përballë gjuhësh të pasura e të lëvruara prej shekujsh. E. Lafe e konsideron shqipen e sotme si autostradën “e zhvillimit kulturor të shqiptarëve, të afrimit dhe të bashkimit të mëtejshëm të vlerave të tyre”. Këto zhvillime të vrullshme që prekin jetën materiale e shpirtërore të popullit tonë, kanë sjellë dyndjen e një numri të madh nocionesh të të gjitha fushave, të cilat i janë drejtuar gjuhës për emërtime. Ne kemi tashmë mbi 500 fjalorë njëgjuhësh dhe dy- e shumëgjuhësh. Por duhet përcaktuar se çfarë do t’u japim nxënësve, studentëve, shkrimtarëve, intelektualëve etj. nga tërë pasuria e shqipes, sepse mungojnë ende disa tipa fjalorësh, si: fjalorë “shkollorë”, fjalorë “moshorë”, për fëmijët, të rinjtë, fjalorë profesionalë etj. Nuk kemi akoma një fjalor të madh e një fjalor “thesaurus”, që do të pasqyronin sa më gjerë pasurinë leksikore e frazeologjike të gjuhës shqipe dhe do të ishin burime të lëndës për shumë fjalorë të tjerë”. Këto nevoja përmbushen ndër të tjera edhe nëpërmjet pasurimit të shqipes me lëndë leksiko-semantike e frazeologjike që ruhet në të folmet e dialektet e që pasqyrohet në fjalorët dialektorë. Gjuha shqipe e njësuar ka nevojë të plotësojë sistemin e vet leksiko-semantik e leksiko-stilistik me njësi të reja, prandaj ajo i është drejtuar ngaherë gjithë hapësirës gjuhësore shqipe, jo vetëm dialekteve që përfshihen në truallin e shtetit të sotëm, por edhe nëndialekteve jashtë këtij trualli, te arbërorët e Greqisë, arbëreshët e Italisë, shqiptarëve të Maqedonisë, Malit të Zi, në shtetin e Kosovës e kudo ku flitet gjuha shqipe. Ajo vazhdon të thithë vlera, pavarësisht se nga cilat troje vijnë ato. I vetmi kriter vlerësues për këto njësi është t’i sjellin diçka të re fjalorit të gjuhës letrare në rrafshin shënues, konotativ dhe stilistikor të saj. Një fjalë hynë në leksikun e gjuhës standarde kur emërton një nocion të ri, kur sjell një nuancë të re kuptimore, kur sjell një kuptim të ri dhe kur sjell një përdorim

Leksiku dialektor e krahinor gjendet përballë dy kaheve: së pari, një pjesë e madhe e tij po shkon drejt zhdukjes për shkak të zhvillimeve të fuqishme të shoqërisë shqiptare sot dhe përballë sfidave të globalizimit të kulturave të popujve. Një pjesë e kësaj pasurie po kufizohet edhe si rezultat i veprimit të gjuhës letrare mbi dialektet. Sepse, siç pohonte gjuhëtari i shquar francez A. Meillet, “gjuha nuk mund të trajtohet si produkt industrial, megjithatë, të folmet lokale vdesin ashtu siç zhduken artizanët e vegjël përpara industrialistëve të mëdhenj”13. Prandaj kjo ka shtruar si detyrë të ngutshme hartimin e fjalorëve krahinorë, veçanërisht për ato të folme, që nuk kanë ende fjalorë të tillë, sepse këta fjalorë do të nxjerrin në dritë ç’ka mbetur në gojën e popullit nga pasuria e madhe

13 Shih më gjerë S. Mansaku, Rreth zhvillimeve të strukturës sintaksore të shqipes së sotme standarde, në “Seminarin Ndërkombëtar të Albanologjisë”, Ohër, 2007, f. 77

Page 101: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

101

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

leksiko-frazeologjike e semantike e ligjërimeve popullore e ç’është krijuar rishtas në atë frymë, si dhe do ta hedhim këtë pasuri në qarkullim”14. Së dyti, nga ana tjetër ky leksik burim i pashtershëm me të cilin pasurohet gjuha letrare kombëtare dhe ecuria e këtij procesi është një nga rrugët më të frytshme në përballjet e shqipes sot. Fjalorët regjistrojnë këtë leksik dhe mënjanojnë kahun a parë e favorizojnë të dytën. Lënda dialektore e mbledhur në gjirin e popullit dhe ajo që do të mblidhet, ka ushqyer e do të ushqejë jo vetëm fjalorët e shqipes (shpjegues, terminologjikë) të hartuar deri tani dhe atyre që do të hartohen në të ardhmen, por edhe studimet gjuhësore shqiptare”15. Ajo është brumi, lënda e parë që edhe gjuha shqipe të ketë një fjalor të tipit të madh me 100-120 mijë fjalë. Në fazën e sotme shqipja e ka të nevojshme hartimin e një fjalori të madh dialektor që të përfshijë gjithë lëndën dialektore të mbledhur, duke shërbyer si bazë e fuqishme për të pasuruar fjalorin e shqipes normative dhe të një fjalori thesar16 të shqipes që të përfshijë gjithë pasurinë leksikore të saj. Por kjo nuk mund të bëhet vetëm në një institucion, duhen krijuar hapësira që të ketë përfshirje sa më të madhe hartuesish për sjelljen, për përzgjedhjen e dhe për pasqyrimin në të një lënde që mund të ekzistojë jo vetëm në KLSH (Kartotekën e Leksikut të shqipes). Çdo gjuhë kombëtare ka fjalorë të tillë me sasi fjalësi prej qindra mijë leksemash. Gjuhët e tjera tashmë e kanë përfunduar procesin e hartimit të fjalorëve të tillë. P. sh. , anglishtja ka një fjalor të tipit të madh me 20 vëllime, botuar në vitin 1989 ( i quajtur ndryshe Fjalori i Oksfordit). Po kështu në rusishte ka shumë fjalorë shpjegues të gjuhës së sotme ruse, për përdorim masiv apo të ngushtë, në një vëllim, në 4 vëllime, madje në 17 vëllime. Por edhe gjuhët me një numër të vogël folësish tash e kanë kapërcyer zbrazëtinë e fjalorëve të mëdhenj. Po përmendim këtu fjalorin e gjuhës sllovene në 5 vëllime që përmban mbi 110 mijë fjalë etj. 17

Fjalorët e mëdhenj shihen sot si “një pasuri me të vërtetë kombëtare, prandaj hartimi i fjalorëve të tillë duhet të jetë në përparësitë tona gjuhësore”18. Këtë e pranon edhe Jani Thomai kur thotë se “detyrë e gjuhësisë në fazën e 14 J. Thomai, Leksikografia shqipe trashëgimi e perspektivë, në “Leksikografia shqipe trashëgimi e perspektivë”, Tiranë, 2005, f. 22 15 A. Kostallari, Vëzhgime mbi disa grupe fjalësh popullore të trojeve verilindore të shqipes, në “ Studime mbi leksikun dhe formimin e fjalëve”, III, Tiranë, 1989, f. 7716 Sh. Rrokaj, Hartimi i fjalorëve dhe gramatikave thesarë, një mundësi më shumë, për pasurimin e gjuhës standarde shqipe, në Konferenca Shkencore. “Shqipja standarde dhe shoqëria shqiptare sot”, Tiranë, 2003, f. 274. 17 Q. Murati, Fjalor i gjuhës shqipe, fondi leksikor dhe probleme standardologjike, në “Leksikografia shqipe, trashëgimi e perspektivë”, Tiranë, 2005, f. 5818 Sh. Islamaj, Për një leksikografi bashkëkohore, në “Leksikografia shqipe-trashëgimi e perspektivë”, Tiranë, 2005, f. 31

sotme është hartimi i fjalorit të madh, disavëllimsh, të gjuhës shqipe, i cili përbën një kërkesë të kahershme dhe një detyrë të një rëndësie të veçantë”19. Fjalorët e mëdhenj janë shprehësit më të plotë të pasurisë, të larmisë, të forcës e të bukurisë së gjuhës, të mundësive që ajo jep për të gjitha fushat e veprimtarisë së gjallë gjuhësore. Hartimi i fjalorit të madh nuk është më një ëndërr, “po një vepër e domosdoshme dhe e mundshme për t’u realizuar”20. Hartimin e një fjalori të tillë e bëjnë të mundshme shumë faktorë, si: mbledhja e gjerë e lëndës leksiko-frazeologjike e semantike e shqipes së shkruar e të folur, studimi i saj në shumë aspekte e përpunimi leksikografik i pjesës thelbësore në fjalor të tipave të ndryshëm, përfitimi i përvojës në hartimin e fjalorëve shpjegues, përdorimi i teknikave e i metodave bashkëkohore në leksikografi etj. ”21 Sot janë në përdorim pesë fjalorë shpjegues, njëzet fjalorë dialektorë e krahinorë, rreth 40 fjalorë terminologjikë, shumë artikuj e monografi dialektore të shoqëruara me nga një fjalorth etj. Këto si dhe ndjekja hap pas hapi e fjalorëve të publicistikës, e të krijimtarisë artistike kanë mundësuar që gjuhësia shqiptare të ndërmarrë një hap të tillë duke hartuar një fjalor të madh që të përfshijë gjithë leksikun e gjuhës, si fjalët e gjuhës standarde, ashtu edhe të dialekteve, në të gjitha sferat e veprimtarisë njerëzore. Shezai Rrokaj i mëshon faktit se “vetë larmia demografike e politike ku gjenden shqiptarët bën të domosdoshme ruajtjen dhe pasurimin e standardit nëpërmjet përfshirjes gjithmonë e më të madhe të njësive dhe të strukturave të mbarë gjuhës sonë dhe të përdorimit të varianteve, të cilat i japin hijeshi mozaikut gjuhësor dhe tregojnë pasurinë dhe vitalitetin e saj”22. Ky fjalor, - siç shkruan J. Thomai, do të pasqyrojë sa më gjerë leksikun e shqipes me të gjithë përbërësit e tij: fjalët, kuptimet, nuanca mbishtresore, lidhje sintagmatike të lira e frazeologjike, lidhje paradigmatike, karakteristikat gramatikore e stilistikore, veçoritë e përdorimit shënimet plotësuese, zhvillimet fjalëformuese, të dhënat etimologjike etj. Në rastin e shqipes, kur mungon një fjalor i tillë, ai do të jetë edhe regjistri i parë i pasurisë më të madhe e më kryesore të fjalëve, të frazeologjisë e të kuptimeve leksikore të gjuhës sonë. Në prerjen e sotme fjalori i madh do të pasqyrojë po ashtu zhvillimet më të fundit të leksikut e të semantikës leksikore të gjuhës shqipe, gjallërimin e fjalëve të kohës

19 J. Thomai, Leksikografia shqipe-trashëgimi dhe perspektivë, Tiranë, 2007, f. 22. 20 J. Thomai, Leksikografia shqipe drejt objektivash madhorë: Fjalori i madh i gjuhës shqipe, në “Seminarin Ndërkombëtare të Albanologjisë”, Ohër, 2007, f. 47 21 J. Thomai, Leksikografia shqipe drejt objektivash madhorë: Fjalori i madh i gjuhës shqipe, në “Seminarin Ndërkombëtare të Albanologjisë”, Ohër, 2007, f. 48 22 Sh. Rrokaj, Hartimi i fjalorëve dhe gramatikave thesarë, një mundësi më shumë, për pasurimin e gjuhës standarde shqipe, në Konferenca Shkencore. “Shqipja standarde dhe shoqëria shqiptare sot”, Tiranë, 2003, f. 274.

Page 102: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

102

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

sonë dhe ngjitjen drejt standardit të leksikut krahinor, lëvizjet në shtresat leksikore e stilistikore, shkallën e kristalizimit të normës gjuhësore etj. ”23 Ilirologu i njohur arbëresh, Aleksandër Stipçeviç, vlerëson me krenari pasurinë e madhe leksikore të gjuhës sonë dhe sipas tij edhe shqipja duhet të kishte një fjalor jo me një e dy vëllime, por më njëzet e tetë vëllime, siç e ka shumica e gjuhëve të tjera. ”24

Ka ardhur koha e botimeve të fjalorëve të mirëfilltë dialektorë nga grupe të specializuar specialistësh, duke mos ia lënë këtë fushë ende diletantizmit. Kemi një kontradiktë: në të gjithë hapësirën shqipfolëse (brenda dhe jashtë kufijve shtetërorë të Republikës së Shqipërisë) tashmë kemi universitete me degë mësuesie e sidomos me degë të gjuhës shqipe dhe të letërsisë. Këto universitete duhet ta marrin në dorë këtë punë. Shqipja, si institucion kulturor përcaktues, si veçoria më përfaqësuese e kombit shqiptar, përballë zhvillimeve bashkëkohore e përballë sfidave të globalizmit, është e të gjithëve, por kjo nuk do të thotë që në punën shkencore i ka mundësitë të hyjë kushdo. Ndaj po risjellim këtu porosinë e të madhit E. Çabej: “Kurrkush nuk ka të drejtë të shkruajë mbi gjuhë pa u marrë vjet me radhë në studimin e saj. ”25

Sot mbledhja e lëndës dialektore duhet të bëhet nga njerëz të specializuar që të pasqyrojnë lëndë të mirëfilltë dialektore, karakteristikë e hapësirës ku flitet, sepse fjalorët e botuar duke u hartuar dhe nga njerëz jospecialistë jo gjithmonë kanë sjellë lëndë të mirëfilltë dialektore, të veçantë për krahinën, ku është mbledhur. Ajo shpesh i kalon kufijtë e të folmes nga e cila sjell materialin kryesor, pasi autorët e tyre të nisur nga synimi për të pasqyruar pasurinë leksikore e frazeologjike të një të folmeje të caktuar, nuk bëjnë diferencim në futjen e lëndës leksikore në fjalor, duke futur në ta edhe lëndë leksikore që i kalon kufijtë e kësaj të folmeje. Mosmbajtja e një qëndrimi diferencues shfaqet nga vështirësitë që ndeshin hartuesit e tyre në shoshitjen e lëndës leksikore, në diferencimin e saj nga leksiku i të folmeve të tjera fqinje, të kufijve të shtrirjes së fjalëve në të folme, e cila kërkon një punë voluminoze dhe një nivel cilësor leksikor-dialektologjik të hartuesve. Rëndësi ka që të përcaktohet mirë përkatësia dialektore a krahinore e fjalëve, gjë që përbën edhe punën më të vështirë, sepse nuk mund të jesh i sigurt për këtë përkatësi, sepse nuk njeh aq mirë leksikun e të folmeve të tjera, sidomos të të folmeve fqinje”26. Prandaj hartuesit e tyre duhet të kenë formim të gjerë leksikor-dialektologjik, të njohin mire të

23 J. Thomai, Leksikografia shqipe drejt objektivash madhorë: Fjalori i madh i gjuhës shqipe, në “Seminarin Ndërkombëtare të Albanologjisë”, Ohër, 2007, f. 46-47 24 Q. Murati, Fjalor i gjuhës shqipe, fondi leksikor dhe probleme standardologjike, në “Leksikografia shqipe-trashëgimi dhe perspektivë”, Tiranë, 2005, f. 5725 E. Çabej, Studime gjuhësore V, Prishtinë, 1977, f. 250-25126 J. Thomai, Leksiku dialektor e krahinor në shqipen e sotme, Tiranë, 2001, f. 231

folmen fjalësin e së cilës mbledhin.

Një ndihmë të jashtëzakonshme në realizimin e kësaj pune të kualifikuar jep botimi i Atlasit Dialektologjik të gjuhës shqipe. Dhe këtë punë të kualifikuar më mirë se kushdo mund ta bëjnë universitetet rajonale, të cilët pothuajse mbulojnë gjithë hapësirën gjuhësore shqipe. Nëpërmjet ekspeditave leksikologjike me studentët të udhëhequr nga pedagogët dhe pyetësorëve të përgatitur posaçërisht për këtë qëllim, universitetet rajonale duhet të bëjnë vjelje shteruese të hapësirës gjuhësore që mbulojnë duke grumbulluar lëndë të mirëfilltë dialektore mbështetur në të dhënat e gjeografisë gjuhësore, sepse është detyrë e fjalorëve dialektorë të nxjerrin në dritë e të hedhin në qarkullim njësi leksikore e frazeologjike, kuptime popullore, karakteristike për dialektin a të folmen të cilat paraqesin interes teorik e praktik për leksikologjinë e leksikografinë, për studimet dialektologjike, për historinë e gjuhës etj. ”27

Si përfundim mund të themi se sistemimi i gjithë materialit dialektor të grumbulluar dhe atij që do të mblidhet në një fjalor të madh dialektor do të lehtësonte mjaft punën për pasurimin e e shqipes standarde dhe hartimin e fjalorit të madh të gjuhës shqipe si dhe hartimin e një fjalori thesar ku shqipja do të përballonte me sukses jo vetëm sfidat e sotme, por dhe ato të së ardhmes. Në këtë kontekst duhet parë dhe roli parësor i universiteteve rajonale si institucionet më të kualifikuara që duhet të prijnë këtë proces.

Referime bibliografike

Çabej, E. , Studime gjuhësore V, Prishtinë, 1977Çabej, E. , Studime gjuhësore, VI, Prishtinë, 1977Thomai, J. , Leksiku dialektor e krahinor në shqipen e sotme, Tiranë, 2001Thomai, J. , Leksikologjia e gjuhës shqipe, Tiranë, 1999 Memushaj, R. , Hyrje në gjuhësi, Tiranë, 2004Murati, Q. , Fjalor i fjalëve të rralla të përdorura në viset shqiptare të Maqedonisë, Shkup, 2003Gazulli, N. , Fjalorthi i ri, Tiranë, 1942 / 2005Tase, P. , Fjalorth i ri, Tiranë, 1942 / 2006Bardhi, F. , Fjalor latinisht-shqip, Prishtinë, 1980Leksikografia shqipe-trashëgimi dhe perspektivë”, Tiranë, 2005Seminarin Ndërkombëtare të Albanologjisë”, Ohër, 2007Shqipja standarde dhe shoqëria shqiptare sot”, Tiranë, 2003Studime mbi leksikun dhe formimin e fjalëve”, III, Tiranë, 1989Studime mbi leksikun dhe formimin e fjalëve në gjuhën shqipe”, II, Tiranë, 1972

27 J. Thomai, Leksiku dialektor e krahinor në shqipen e sotme, Tiranë, 2001, f. 221

Page 103: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

103

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Abstract

Agriculture is one of the most important sectors of the economy and main source of income and employment for more than half of the population in Albania. Population growth led to the need to increase agricultural production, but on the other it also increased the content of toxic waste on land that was associated with degradation. A number of important studies have been conducted in this area to find ecological methods of agricultural production. The aim of this study is the role of organic agriculture in the community healthy food and reduce the negative impact on the environment as a result of not using pesticides. Organic farming will be the trend of development of agriculture in the coming years, which guarantees the establishment of a natural equilibrium between production costs and environmental costs. On the other hand, organic agriculture is an important source of production of organic products, which have good nutritional and biological where production is done using methods and techniques based agricultural ecosystems conservation. Its main objective is to preserve not only soil fertility and biological balance, but also define the conditions of production, processing, transportation, certification and inspection of agricultural products and food with vegetable or animal origin, which are produced, processed and imported or marketed as “Bio” products. On the other hand development of organic agriculture will bring a positive impact on the income of communities in these areas in the development of sustainable tourism as one of the most likely scenarios of their economic growth.

Keywords: Organic farming, BIO products, pesticides, ecosystems, sustainable development, biological balance, environment.

Abstrakt

Bujqësia është një nga sektorët më të rëndësishëm ekonomisë dhe burim kryesor i të ardhurave dhe punësimit

për më shumë se gjysmën e popullsisë në Shqipëri. Rritja e popullsisë solli nevojën e rritjes së prodhimit bujqësor, por nga ana tjetër ajo rriti ndjeshëm edhe përmbajtjen e mbetjeve toksike në tokë që u shoqërua me degradimin e saj. Një sërë studimesh të rëndësishme janë kryer në këtë fushë për të gjetur metoda ekologjike të prodhimit bujqësor. Qëllimi i këtij studimi është roli i Bujqësisë organike në ushqimin e shëndetshëm të komunitetit dhe në uljen e impaktit negativ në mjedis si rezultat i mospërdorimit të pesticideve. Bujqësia organike do të jetë trendi i zhvillimit të bujqësisë në vitet e ardhshme, e cila garanton vendosjen e një ekuilibri natyror midis kostove të prodhimit dhe kostove mjedisore. Nga ana tjetër bujqësia organike është burim i rëndësishëm i prodhimit të produkteve organike, të cilat kanë veti të mira ushqyese dhe biologjike, ku prodhimi i tyre është bërë duke përdorur metoda dhe teknika bujqësore me bazë ruajtjen e ekosistemeve. Synimi kryesor i saj është që të ruajë jo vetëm pjellorinë e tokës dhe ekuilibrin biologjik, por edhe përcaktimin e kushteve të prodhimit, përpunimit, transportit, certifikimit dhe kontrollit të produkteve bujqësore dhe atyre ushqimore me prejardhje bimore ose shtazore, që prodhohen, përpunohen dhe importohen ose tregtohen si produkte“Bio”. Nga ana tjetër zhvillimi i bujqësisë organike do të sjellë një ndikim pozitiv mbi të ardhurat e komuniteteve të këtyre zonave edhe në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm si një nga skenarë më të mundshëm të rritjes së tyre ekonomike.

Fjalët kyçe: Bujqësi organike, produkte BIO, pesticide, ekosisteme, zhvillim i qëndrueshëm, ekuilibër biologjik, mjedis.

Hyrje

Sistemi i bujqësisë organike nuk është një koncept i ri. Zhvillimi i saj është lidhur nevojën e mënjanimit të pasojave jo të dëshirueshme që solli industrializimi i bujqësisë, i cili solli një rritje të prodhimit bujqësor, por nga ana tjetër kjo rritje u shoqërua me shumë

Bujqësia organike dhe sfidat e zhvillimit në Shqipëri

Dr. Dafina Nazaj, Msc. Fako Fakaj

Page 104: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

104

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

pasoja negative në mjedis, si: prishja e ekuilibrit kimik dhe biologjik të tokës, rritje të erozionit, prodhim të paqëndrueshëm, dëmtim të cilësisë së produkteve ushqimore, etj. Sipas studiuesve të ndryshëm bujqësia organike është sistemi i duhur i prodhimit, e cila jo vetëm vendos dhe ruan këtë ekuilibër, por edhe ofron ushqim të shëndetshëm, prodhim të qëndrueshëm dhe mjedis ekologjik pa ndotje. Në shkallë botërorë në formën organike menaxhohen 37 milionë hektarë tokë. Kërkesat e tregut rriten me 25 % në vit. Në vitet e fundit është rritur interesi për bujqësinë organike edhe në vendet e Europës Lindore dhe në ato të Botës së tretë. Në vitin 2009 në BE ishin certifikuar si organikë 8. 2 milionë ha, ndërsa vitet e fundit të gjitha shtetet europiane kishin 9. 2 milionë ha me një rritje vjetore prej 12 %. Për të ndihmuar në zhvillimin dhe zgjerimin e bujqësisë organike në vitin 1972 në Paris u themelua Organizmi Ndërkombëtar i Bujqësisë Organike, IFOAM (International Federation of Organic Agriculture Movements). Ky organizëm deri tani ka si anëtarë të tij mbi 650 shoqata, institute, shkolla dhe njësi të tjera ligjore që shtrihen në mbi 100 vende të botës. Vendet që kanë zhvilluar më shumë bujqësinë organike janë Zvicra, Austria, Danimarka, Italia, Greqia, etj. , por shumica e vendeve po ecin në këtë drejtim, pasi bujqësia organike është një mundësi konkurrence në tregun global. Nga studimet e kryera në mënyrë të vazhdueshme në Amerikë rezulton se Industria e Ushqimit Organik u vlerësua në 29 miliardë $ në vitin 2010, dhe qysh atëherë, ajo është rritur me gati 10% në vit, e cila tregon se kërkesa konsumatore dhe oferta kanë ecur me ritme të kënaqshme. Studimi gjithashtu tregon se ushqimi organik është 47% më e shtrenjtë se ushqimi i rregullt (Consumer Reports). Sipas Crystal Smith-Spangler ushqimet organike janë ushqime të shëndetshme (pa mbetje toksike) dhe eko-miqësore, por ato janë bërë një sinonim “luksi”. Produktet bujqësore organike duke krahasuar me ato konvencionale rezultojnë të jenë më të pasura me antioksidantë dhe me fosfor (P), dhe produktet blegtorale dallohen për përmbajtje më të lartë të Omega-3, ndërsa elementët e tjerë kimikë nuk kanë ndryshime të mëdha. Këto janë gjëra të mira, por diferencat në vlera ushqyese nuk ishin spektakolare, dhe sigurisht nuk e justifikojnë ndryshimin e çmimeve”Studiues te ndryshëm kanë dhënë kontributin e tyre në lidhje me vlerat ushqyese të produkteve organike dhe rolin e tyre në zhvillimin e qëndrueshëm bujqësor. Kështu, John Reganold thotë se: “Kur bujqësia organike ka filluar për herë të parë, ajo ishte përqeshur si një mënyrë idealiste dhe jo efikase e të ushqyerit të njerëzve, por më vonë ky mendim ndryshoi gradualisht duke patur parasysh rolin e saj në qëndrueshmërinë mjedisore, ekonomike dhe mirëqenien sociale. Ajo mbështet ndërveprimet shoqërore mes fermerëve dhe konsumatorëve dhe në disa mënyra, ka praktika, që me të vërtetë janë projekte ideale për ne që të shkojmë në të

ushqyerit më të mirë të botës në të ardhmen. “ Bujqësia organike ka një sërë avantazhesh duke krahasuar me bujqësinë konvencionale, siç janë: përdorim më të vogël të energjisë, të pasura me kalori, vitaminë C, antioksidantë, Omega-3, etj. Por sipas Pedro Sanchez prodhimi organik rezulton më cilësor por rendimenti është më i ulët duke krahasuar me produktet konvencionale kështu “do të duhen më shumë toka të reja dhe kjo do të jetë me pasoja të tmerrshme ekologjike që do të çojë në shkatërrimin e biodiversitetit”. Duke qenë përpara një realiteti të tillë specialistët po vazhdojnë të punojnë për të dy anët e ekuacionit me synimin për të përmirësuar produktivitetin e fermave organike nëpërmjet plehërimit organik duke i dhënë përgjigje hipotezës “të ushqejmë njerëzit dhe të ruajmë botën”(Mishel Cavigelli). Gjithsesi, trendi në rritje i prodhimit organik në botë dhe në Europë do të sjellë edhe rritjen e prodhimit organik edhe në Shqipëri. Zhvillimi i bujqësisë organike në ShqipëriHistoria e bujqësisë organike në Shqipëri është e lidhur me themelimin e Shoqatës së Bujqësisë Organike në vitin 1997, e cila një vit më vonë, u bë anëtare e IFOAM (International Federatoin of Organic Agriculture Movement). Që prej fillimit të saj ajo filloi të nxisë prodhimin e produkteve organike nëpërmjet zbatimit të teknikave organike të prodhimit dhe mbrojtjes së mjedisit si dhe pjesëmarrjes në panairet e konsumatorëve të organizuar në vend. Drejtimi kryesor i fermave organike është përqendruar kryesisht në perime, pemëve frutore, ullinj, vreshta bimë mjekësore dhe produktet blegtorale (qumështi, veza, djathi dhe mishi). Një sërë organizatash ndërkombëtare kanë promovuar në mënyrë të vazhdueshme produktet organike shqiptare, si: ‘BioFach” panairi i organizuar nga USAID, si dhe panaire të tjerë të organizuara në USA e vende të tjera Evropiane. Gjithashtu, BiOL prej më se dy vitesh ka vlerësuar vajrat shqiptarë me çmimin “Gold” dhe “Silver”, përkatësisht “Musaj”, “Shkalla”, “IVAP”. Sipas Strategjisë Sektoriale të Bujqësisë dhe Ushqimit 2007-2013 fushat prioritare mbi bazën e të cilave do të mbështetet strategjia e zhvillimit të këtij sektori janë: hartimi, konsolidimi dhe zbatimi i një politike kombëtare për bujqësinë organike, zbatimi i legjislacionit kombëtar për bujqësinë organike dhe strukturimi i sistemit organik kombëtar, strukturimi i zinxhirit të ofertës organike duke lehtësuar konvertimin në bujqësinë organike dhe rritjen e ndërgjegjësimit publik, inkurajimin e zhvillimit të tregut për inputet dhe produktet organike; mbështetjen e kërkimit shkencor, etj. , me qëllim që të zhvillohet dhe konsolidohet një sistem kombëtar njohurish për bujqësinë organike. Bujqësia Organike në Shqipëri është bërë një nga sektorët me të rëndësishëm të eksporteve të produkteve bujqësore. Duke marrë në konsideratë shkallën e vogël të fermave shqiptare dhe procesin e gjatë të transformimit të fermave në prodhimin organik, sipërfaqja bujqësore organike është ende shumë e vogël. Aktualisht,

Page 105: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

105

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

sipërfaqja e drejtuar në mënyrë organike është 19000 hektarë. Sipërfaqja e saj ka ardhur duke u rritur nga viti në vit si rezultat i aplikimit të skemave mbi të cilat mbështet certifikimi i produkteve bujqësore “Bio” nga bimët e kultivuara, duke bërë të mundur kështu rritjen e sipërfaqes bujqësorë të certifikuar si dhe organizimin grupfermerëve të certifikuar në grup. Fermat organike janë të shpërndara në gjithë vendin. Prodhimet bujqësore dhe blegtorale mbështeten në proceset ekologjike dhe riciklimin. Certifikimi i tyre bëhet në bazë të standardeve ndërkombëtare të vendosura nga Organizata Ndërkombëtare e Standardizimit (ISO). Produktet kryesore që ato prodhojnë janë: bimët mjekësore, vaji i ullirit, frutat, rrushi, perimet, kërpudhat e pyllit, gështenjat, qumështi, vezët, djathi dhe vera. Prodhimet bujqësore dhe blegtorale mbështeten në proceset ekologjike dhe riciklimin. Ushqyerja dhe mirëqenia arrihen përmes ekologjisë së mjediseve të veçanta prodhuese, si: tokës, ekosistemeve tokësore dhe ekosistemeve detare. Numri i operatorëve organikë ka ardhur vazhdimisht duke u rritur, përkatësisht 61 në vitin 2009, 137 në vitin 2013 dhe 200 në vitin 2016. Gjithashtu, në Shqipëri ndodhen: 126 kultivues, 25 përpunues, 14 grumbullues dhe 17 eksportues (burimi MBZHRAU dhe Abinspekt). Mbi 99% e produkteve që vijnë nga mbledhja spontane eksportohen në SHBA, Gjermani, Zvicër, Francë, Belgjikë, Lihtenshtein, Austri, Itali dhe vende të tjera si Bullgaria dhe Turqia. Përveç kësaj, që nga viti 2011 janë zbatuar një sërë projektesh të rëndësishme, që kanë patur si qëllim kryesor ngritjen dhe promovimin e bujqësisë organike në Shqipëri, ku më të rëndësishmit kanë qenë projekti “Sustainable Agriculture Support in Albania” (SASA) në periudhën 2001 – 2011 (zbatuar nga FiBL, Zvicër); projekti PAB-Interreg IIIA zbatuar në vitet 2004 – 2007, “Projekt i Integruar për Përhapje dhe Asistencë Teknike” në zbatimin e metodave të prodhimit organik (zbatuar nga IAM-Bari); projekti “ Bio-84/01” (Balkans provision for the Italian Partecipation in Stabilization), projekti “Reconstruction and Development of the countries of the Balkan area”, për trajnimin e ekspertëve teknikë në bujqësinë organike, në mbështetje të zhvillimit rural dhe emergjencave të ushqimit në rajonin e Ballkanit, etj. Në vijim të politikave të promovimit të Bujqësisë organike janë financuar një sërë aktivitetesh nga agjenci dhe donatorë të huaj, si: Oxfam, GTZ, SNV, FAO, etj. Këta projektet kanë ndihmuar në ngritjen dhe forcimin e shoqatave të prodhuesve dhe organizmit certifikues, njohjen e metodave të prodhimit organik, përmirësimin e shërbimeve dhe strukturave teknike në mbështetje të zhvillimit të bujqësisë organike dhe promovimin e produkteve organike shqiptare në tregjet dhe panairet më të njohur lokalë dhe Europianë. Duhet të theksojmë se në Shqipëri operojnë disa shoqata, ku ndër më aktivet janë: BioAdria dhe SHBO, shoqata EPCA (për bimët mjekësore), shoqata e prodhuesve të

vajit të ullirit, (AOA), etj.

Avantazhet e Bujqësisë Organike dhe sfidat e zhvillimit

Avantazhet janë të lidhura me përfitimet ekonomike, shëndetësore dhe ekologjike, nëpërmjet ofrimit të produkteve me cilësi të lartë të rritura në kushte natyrale dhe pa mbetje toksike. Ajo nënkupton të gjitha format e kultivimit të bimëve dhe të rritjes së kafshëve, të cilat synojnë të vlerësojnë dhe të ruajnë sistemet biologjike prodhuese. Prodhimet “Bio” janë mjaft të shëndetshme, sepse janë bazuar në teknologjinë e prodhimit pa kimikate, të farës së pastër, ruajtjen e pjellorisë në mënyrë natyrore, mbrojtjen e bimëve me metoda kryesisht biologjike etj. Agroteknologjia e prodhimit organik synon në rritjen e prodhimit bimor me sa më pak ndërhyrje në tokë, duke shtuar e ruajtur pjellorinë e saj për një kohë sa më të gjatë në mënyrë natyrore, si dhe në pakësimin apo eleminimin në maksimum të përdorimit të pesticideve të ndryshme. Përveç kësaj rëndësi e veçantë duhet tu kushtohet përzgjedhjes të varieteteve të pastra gjenetikisht dhe të pamodifikuara, tu përshtaten kushteve klimatike si dhe të jenë rezistente ndaj sëmundjeve dhe dëmtuesve. Prodhimi organik blegtoral mbështetet në metoda mbarështimi miqësore ndaj mjedisit duke eleminuar shërbimet veterinare. Bimët e rritura në kushte të shëndetshme dhe të mirëushqyera sigurojë ushqim më të mirë jo vetëm për njerëzit por edhe kafshët. Çmimet e produkteve BIO janë më të larta duke krahasuar me produktet e prodhuara në rrugë industriale. Popullsia e ushqyer me ushqime organike nuk është e predispozuar të preket nga sëmundjet e ndryshme si rezultat i mosekspozimit ndaj lëndë të ndryshme kimike, si: herbicideve, insekticideve dhe fungicideve. Bimët e rritura organikisht janë më shumë tolerante ndaj kushteve klimatike dhe kryesisht ndaj ndryshimit të temperaturave dhe lagështirës. Bujqësia organike realizon ekuilibrin ekologjik përmes konceptimit sistemeve bujqësore, ruajtjes së habitateve dhe larmisë gjenetike dhe bujqësore dhe ruajtjes të mjedisit, mbrojtjes së peizazhit, klimës, habitateve, biodiversitetit, ajrit dhe ujit. Shqipëria futet ndër vendet me pasuri të madhe bimore ku gërshetohen më së miri flora e vendeve mesdhetare me atë kontinentale. Bujqësia “Bio” ka kushte të përshtatshme për të zhvilluar në Shqipëri, sepse niveli i ndotjes është ende më e ulët se në vendet me bujqësi intensive të zhvilluar. Ajo është një vend me klimë tipike mesdhetare ku faktorët klimatikë janë nga më të favorshmit në rajon. Vlerësimi i potencialeve prodhuese për projektimin dhe modelimin e fermave biologjike bujqësore dhe blegtorale është shumë i përshtatshëm, por ende po përballet me shumë sfida, siç janë: mungesa e legjislacionit, kontrolli dhe certifikimit të produkteve, mungesa e tregut, etj.

Page 106: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

106

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Konkluzion

Shqipëri ka kushte të përshtatshme për zhvillimin e Bujqësisë Organike, sepse ajo është një vend me klimë tipike mesdhetare ku faktorët klimatikë janë nga më të favorshmit në rajon dhe niveli i ndotjes është ende në nivele më të ulta duke krahasuar me shtetet e tjera. Vlerësimi i potencialeve prodhuese për projektimin dhe modelimin e fermave biologjike bujqësore dhe blegtorale është shumë i përshtatshëm, por ende po përballet me shumë sfida, siç janë: mungesa e legjislacionit, kontrolli dhe certifikimit të produkteve, mungesa e tregut, etj. Një nga sfidat më të mëdha me të cilat po përballet sot bujqësia organike është mungesën e politikave

qeveritare që të mbështesin këtë model zhvillimi dhe mungesën kërkimeve për bujqësinë organike. Nga ana tjetër ndërthurja e politikave bujqësore me kërkesën e konsumatorit do të sjellë suksesin e zhvillimit me ritme të shpejta të bujqësisë organike në Shqipëri. Përveç kësaj detyra kryesore për nxitjen e prodhimin organik në Shqipëri mbetet edukimi dhe ndërgjegjësimi i konsumatorëve për produktet këto produkte, përmirësimi i legjislacionit për prodhimin organik, mbështetja e fermerëve për marketimin e prodhimeve të tyre, etj. Gjithsesi, ndërthurja e politikave bujqësore me kërkesën e konsumatorit do t’i sjellë suksesin bujqësisë organike në zhvillimin e qëndrueshëm të prodhimit bujqësor në Shqipëri.

Referime bibliografike

Crystal Smith-Spangler, “Little evidence of health benefits from organic foods”, Stanford Medicine, Sep 3, 2012

Ligjin. Nr. 9199, datë 26/02/2004 “Për prodhimin, përpunimin, certifikimin dhe tregtimin e produkteve “Bio”, ligj i cili është miratuar dhe zbatohet që nga ky vit (2004): botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 20/2004, datë 05/04/2004, Faqe:1045;

“ORGANIC HAS BEEN FLOODED WITH SYNTHETIC SUPER GMO’S” . . .

https://www. pinterest. com/pin/376613587559063075/

[HTML] J Bengtsson, J Ahnström… - Journal of applied …, 2005 - Wiley Online Library

“The effects of organic agriculture on biodiversity and abundance”: a meta-analysis.

[BOOK] H Willer, M Yussefi, N Sorensen - 2010, “The world of organic agriculture”: statistics and emerging trends 2008.

V Seufert, N Ramankutty, JA Foley - Nature, 2012, “Comparing the yields of organic and conventional agriculture”.

[BOOK] N Scialabba, C Hattam - 2002, “Organic agriculture, environment and food security”.

A. Sundrum - Livestock Production Science, 2001, “Organic livestock farming: a critical review”.

MS Wolfe, JP Baresel, D Desclaux, I Goldringer… - Euphytica, 2008 -

“Developments in breeding cereals for organic agriculture”.

Mandy Oaklander @mandyoaklander, Feb. 4, 2016, “Why Organic Food Might Be Worth the High Price”.

Vendimi i Këshillit të Ministrave (VKM), Nr. 388, datë 31/05/2005 “Për përbërjen, funksionimin, të drejtat dhe detyrat e Komisionit Shtetëror të Prodhimit Organik” (Fletorja Zyrtare, Nr. 41/2005, datë 13/06/2005);

VKM Nr. 639, datë 14/05/2008 “Për strukturën, funksionimin, kriteret e pranimit të dokumentacionit të nevojshëm dhe të detyrimeve të organizmave Certifikues” (Fletorja Zyrtare, Nr. 82/2008, datë 06/06/2008);

Page 107: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

107

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Abstract

As a literary figure was versatile Faik Konica, pamphleteer, publisher, prose writer, essayist. Faik Konica although the literary path entered in Albanian literature with poetry, he is considered by researchers as one of the very modern best storyteller. At disbursement of prose, he established new relations with the world language, bringing a tangible emotional and original, are outlined in our literature, one of the most specific genres of modern, poetic prose. In the history of literature, prose and poetry of Konica marked a new attitude. The poetic prose of Faik Konica, enough elements intertwine prose and free verse ritmuar giving a clear harmony, thoughts and experiences feelings that marked a new articulation syntax. They were a proof of his skill and talent, who brought in his creations beauty, plastics, delicacy and simplicity of the Albanian language. One of the special values of the prose of this writer is that the story consummate satirist treats life and the Albanian world through allegory, giving an exact description of situations, characters, reports of human society in particular cultural ideas of social his. Keywords: modern prose, poetry, and ritmuar, satire, articulation, new syntax.

Abstrakt

Si figurë letrare Faik Konica ishte i gjithanshëm, pamfletist, publicist, prozator, eseist. Ndonëse Faik Konica në udhën letrare hyri në letërsinë shqipe me poezi, ai cilësohet prej mjaft studiuesve si një prej prozatorëve modernë më të mirë. Në lëvrimin e prozës, ai krijoi raporte të reja me gjuhën duke sjellë një botë emocionale të prekshme dhe origjinale, duke ravijëzuar në letërsinë tonë, një prej zhanreve më të veçanta e moderne: prozën poetike. Në historinë e letërsisë shqipe, proza poetike e Konicës shënoi një qëndrim të ri. Te proza poetike e Faik Konicës, gërshetohen mjaft elementë të prozës së ritmuar dhe vargut të lirë duke dhënë me një harmoni të kthjellët, ndjenja mendime e përjetime që shënohen me një

artikulim të ri sintaksor. Ato ishin një dëshmi e aftësive dhe talentit të tij, i cili solli në krijimet e tij bukurinë, plastikën, delikatesën e thjeshtësinë e gjuhës shqipe. Një nga vlerat e veçanta të prozës së këtij shkrimtari është se tregimi i përkryer satirik e trajton jetën dhe botën shqiptare edhe nëpërmjet alegorisë, jepet përshkrimi i saktë i situatave, personazheve, raportet e njeriut me shoqërinë e në mënyrë të veçantë idetë kulturore e shoqërore të tij. Fjalë kyçe: prozë moderne, poetike, e ritmuar, satirë, artikulim, i ri, sintaksor. Hyrje

Në letërsinë bashkëkohore shqipe emri i Faik Konicës gjithnjë e më tepër po zë vendin e vet, si një nga personalitetet e letërsisë shqipe, i cili në sistemin totalitar ka qenë i mohuar dhe i anatemuar. Por, zëri i tij atdhetar dhe letrar, u ndje fuqishëm, qysh në fillim të shekullit XX, kur Shqipëria luftonte për ekzistencën e saj. Vepra e tij vetëm në fund të viteve `90 doli në dritë edhe kjo vetëm në aspektin publicistik. Në Historinë e Letërsisë Shqipe të Akademisë së Shkencave, Tiranë, 1983, si dhe në lëndën e Letërsisë Shqipe për shkollat e mesme, për këtë autor shënohej vetëm që i përkiste “rrymës reaksionare të Letërsisë Shqipe dhe mendimit reaksionar”. Krahas autorëve të tjerë të ndaluar e të persekutuar si Fishta, Koliqi, Camaj, Pipa, etj. , edhe Faik Konica në procesin e ndryshimit të jetës shqiptare filloi të ndriçohet në mendimin dhe në artin e tij. Si publicist qysh i ri, ai u mbrujt me mbresat nga shtypi europian, sidomos nga elementë eruditë dhe qytetarë të saj. Pjesërisht, duke qenë ndër publicistët e parë shqiptarë të fundshekullit XIX, ai u shfaq në shtypin francez me një varg artikujsh polemik, të cilat e përgatitën që në mars 1897, të themelonte në Bruksel, revistën dygjuhëshe “Albania”, që u bë një nga organet më të rëndësishme të kohës edhe pse, më 1902, u shpërngul në Londër, ai e vijoi publicistikën në revistën “ Albania” deri më 1909. Mendimi ynë kritik e letrar me të drejtë, vë në dukje se, Faik Konica nga publicistika e tharmi i saj, nëpërmjet

Mbi prozën moderniste të Faik Konicës

Msc. Suela Fakaj, Msc. Julian Fakaj, Msc. Anxhela Zykaj

Page 108: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

108

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

përvojës së saj, u bë një nga prozatorët modernë të letërsisë shqipe. Është kjo arsyeja, që pas vjeshtës 1909, kur ai mërgoi në Amerikë së bashku me mikun e tij Fan Noli, themeloi dhe drejtoi gazetën “Dielli” në të cilën gjenden mjaft shkrime publicistike, ese e kritika letrare. Këtë përvojë krijuese, ky autor e vijoi edhe më pas, kur ishte sekretar i përgjithshëm i Vatrës si dhe kur drejtoi revistën “Trumbeta e Krujës”. Jeta e pasur në shërbim të çështjes kombëtare shqiptare e përfshin Faik Konicën edhe në mjaft debate, ku nëpërmjet shkrimeve të tij, ai zbërthen botën dhe kulturën shqiptare, psikologjinë dhe etnokulturën. Pavarësisht se Konica në të shumtën e rasteve ka parapëlqyer t`i lërë të papërfunduara sprovat e tij, mendimi i studiuesve është se: ato përbëjnë modelet e para të suksesshme të disa zhanreve: të kritikës letrare, esesë, prozës poetike dhe sidomos të prozës satirike. Për prozën e Faik Konicës, dekadat e fundit, kanë thënë fjalën e tyre mjaft studiues, si: Rexhep Qose, Nasho Jorgaqi, Sabri Hamiti, Agim Vinca, Ali Aliu, Aurel Plasari, Sali Bashota, etj. , të cilët kanë nxjerrë në dritë pasurinë e madhe poetike të tij dhe mjeshtërinë e tij artistike. Por, sidoqoftë mendimi kritik i Fan. S. Nolit në analizën që i bën prozës së Konicës, kërkon një vëmendje të madhe. Ai, me të drejtë e quan Konicën “krijues i prozës moderne shqipe” dhe “mjeshtër i skalitur i prozës shqipe”. Me këtë analizë të Nolit, nënkuptojmë, atë ndryshim të madh cilësor, që solli proza e tij në letërsinë e kohës. Ashtu si Noli edhe Rexhep Qose e Sabri Hamiti vënë në dukje, raportet e reja që krijoi proza shqipe sidomos me gjuhën dhe stilistikën, me mjetet shprehëse dhe zgjerimin e tematikës së saj. Duke u mbështetur në mendimin e mjaft studiuesve e kryesisht të Sabri Hamitit, Rexhep Qoses, jemi përpjekur të argumentojmë çështjen se si Konica, kultivoi në artin e tij prozën poetike. Pikërisht kjo sprovë e Konicës, solli një qëndrim të ri ndaj kufizimeve, që kishte proza jonë deri atëherë. Duke sjellë paralele me letërsinë europiane kryesisht me autorët europianë, Charles Baudelaire, D`Anuncio, etj. , rruga e re letrare e Konicës do të hapte një faqe të re në letërsinë shqipe, pasi ajo u vijua nga një brez i tërë, si: Koliqi, Migjeni, Lumo Skëndo, Lazër Shantoja, etj. Gjithsesi, prozator i mirëfilltë Konica shfaqet me dy prozat e tij të gjata, “Një ambasadë e Zulluve në Paris” dhe “ Doktor Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit”. Këto proza janë rrëfime të përkryera satirike, që zbulojnë realitetin e hidhur shqiptar të atyre viteve. Në prozën e Konicës do të gjejmë përshkrimin e saktë të situatave, gdhendjen e personazheve, raportet e individit të emancipuar me shoqërinë e kohës, e veçanërisht të gjitha këto të sjella, prej Konicës me një plastikë të përsosur të gjuhës shqipe.

Faik Konica dhe proza moderne shqipe

a.Doktor Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit, roman i (pa)përfunduar i Faik Konicës.

“Dr. Gjilpëra…” është cilësuar prej mjaft studiuesve të letërsisë, si kryevepra në prozë e Faik Konicës. Vepra u shkrua dhe u botua në vitin 1924, 1 në një atmosferë të ndezur politike, kohë në të cilën Shqipëria ndodhej në një udhëkryq. Megjithëse e papërfunduar “Dr. Gjilpëra…” mbetet vepra më cilësore e Faik Konicës dhe çfarëdo mendimi për këtë duhet shkruhet e të thuhet, pasi kjo vepër të jetë lexuar. Me këtë vepër Faik Konica sjell në prozën shqipe për herë të parë shqiptarin e emancipuar, intelektualin që e ka mbërthyer dëshira humane për t`i shërbyer vendit të tij, që po shuhet në obskurantizmin mesjetar dhe oriental. Duke qenë në krye të shoqërisë “Vatra”, e cila për një kohë të gjatë luajti rolin e një kolonie shqiptare në mërgim, Faik Konica ndiqte me vëmendje ngjarjet, që zhvilloheshin në Shqipëri. Ai mbante lidhje me probleme të ndryshme të shoqërisë shqiptare dhe në gazetën “Shqiptari i Amerikës’’ në Korçë botonte artikuj mbi probleme themelore të ditës. Ai bëhet pjesëmarrës, megjithëse larg, në jetën politike, emancipimin e jetës shoqërore, kulturore, shpirtërore, etj. Publicistika e kësaj kohe e korrespodenca me Nolin e bashkatdhetarë të tjerë intelektualë, flasin më së miri se me ç`patos e intensitet e përjetonte Faik Konica jetën politike e shoqërore të kohës në Shqipëri. Pikërisht, te kjo njohje e gjithanshme e jetës shqiptare te shqetësimet, problemet merr jetë dhe kjo prozë e Konicës. Që në titull autori nuk ngurron të bëjë me dije lexuesin për një ngjarje, një personazh i cili na zbulohet që është një intelektual, i arsimuar në fushën e mjekësisë. E gjithë kjo vepër u botua pjesë - pjesë në shtypin e drejtuar nga vetë Faik Konica. Megjithë shfaqjet e personalitetit të tij kontradiktor, ai orientohet vazhdimisht nga demokracia perëndimore dhe integrimi i shoqërisë shqiptare drejt saj. Në këtë klimë politike dhe në një gjendje shpirtërore të ushqyer nga ideale humane dhe iluministe tek Faik Konica ‘ngjarja e Mamurrasit do të zgjonte frymëzimin e tij artistik, duke u bërë pikënisje për krijimin e një vepre letrare, e cila do të hidhte dritë mbi realitetin e errët të kohës 2’’. Në vepër ky realitet përthyej në dy anë: nga njëra anë prapambetje e thellë, mjerim, anakronizëm i aparatit shtetëror nga ana tjetër përthyerja, sjell pak dritë mbi këtë realitet të errët. Është fjala këtu për traditat, vlerat shpirtërore të popullit tonë, bujarinë, mikpritjen, pasuritë dhe bukuritë e natyrës shqiptare, vlera të 1 26 Gusht, 1924, Faik Konica, fillon të botojë në “Dielli”, Doktor Gjilpëra …, një vepër letrare që mundohet të zbuloj se kush i vrau dy turistët amerikanë, më 6 Prill, 1924; në Mamurrras. 2 Bashota, S. , Novela, Dr. Gjilpëra. . ” e Faik Konicës, Filologji, Prishtinë, 1997, f. 89.

Page 109: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

109

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

cilat në atë mjerim dhe injorancë ende mbijetonin. Injoranca kulturore dhe arsimore ishte ulur këmbëkryq në çdo mjedis dhe paradoksalisht kishte prekur edhe aparatin shtetëror. Paradoksalisht, sepse shteti shqiptar, megjithëse pjesë e Europës ishte vetëm gjeografikisht i tillë, nga pikëpamja kulturore, por dhe nga të gjithë këndvështrimet ishte shekuj larg. “Doktor Gjilpëra …” ndahet në dy pjesë: Pjesën e parë autori na njeh me dr. Gjilpërën, formimin e tij kulturor e shpirtëror në Perëndim dhe në pjesën e dytë kthimi i dr. Gjilpërës në atdhe. Me kthimin e tij në atdhe fillon edhe njohja e tij me realitetin. Pjesa e parë përshkruan dhe karakterizon deri-diku dr. Gjilpërën, në pjesën e dytë e cila në të vërtetë është edhe pjesa kryesore për shkak edhe të veprimeve të personazhit kryesor, Faik Konica bën një përshkrim të jetës në Shqipëri në rrafsh humoristik e duke kaluar shpeshherë në satirë. E gjithë vepra ngrihet mbi një antitezë të fuqishme, e cila vë në përballje, realitetin e errët, të zymtë e të prapambetur me dr. Gjilpërën i ri, intelektual, i përparuar, antitezë të cilën Konica e ndërton me një bazë ideo-emocionale, mohuese për realitetin, që çdo ditë, i shfaqet me gjithë shëmtinë e vet, e kritik për shkaktarët e vërtetë të këtij realiteti. Faik Konica lëvroi prozën e shkurtër me temë patriotike si “Malli i atdheut’’, “Flamuri” etj, por duke pasur një përvojë publicistike Konica u mbrujt me një bagazh të tillë jetësor duke u përgatitur si shkrimtar dhe kurorëzimi si i tillë, do të arrihej me “Doktor Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit’’E cilësuar si vepër e papërfunduar, kjo prozë megjithatë është një vepër me përmasa të gjera. Të bie në sy fakti, se pasi lexojmë titullin e veprës “Doktor Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit ’’ poshtë saj lexojmë përrallë. Përrallë, ndoshta për faktin se duke qenë i arsimuar jashtë, duke jetuar në një botë të qytetëruar, Konica nuk mund ta konceptonte dot se në kohën, që ai jetonte mund të vriteshin dy turistë dhe qytetarë amerikanë. Titulli i prozës na njeh që në fillim, se për çfarë bëhet fjalë. Ka ndodhur diçka e rëndë, një ngjarje për të cilën u fol gjatë edhe në shtypin e kohës. Duke qenë një njeri mjaft inteligjent, ku ironia dhe tallja ishin bërë pjesë e natyrës së tij kritike, ai vendos që për ‘skeptikët’’ e kohës të vendosë poshtë titullin ‘përrallë’’ apo ndoshta kishte parasysh një lexues të ardhshëm. Përrallë ? Mund të jetë ose jo e vërtetë ?! Mund të jetë ose jo e besueshme ashtu si një përrallë… !Në parathënien e veprës së Faik Konicës, Nasho Jorgaqi një emër i njohur në fushën e studimeve letrare, shprehet midis të tjerash se « konceptimi i gjerë i veprës, linjat e hedhura, mënyra e prezantimit të personazheve dhe skemave kryesore, ritmi i shtruar i të treguarit, pasuria e hollësive dhe fakti i rëndësishëm se Konica nuk ka hyrë në rrethanat e njerëzit që lidhen me dramën e Mamurrasit, flasin se kemi të bëjmë me një prozë narrative’’. 3

3 Jorgaqi, N. , Parathënie , Vepra, “Dr. Gjilpëra zbulon rrënjët

Një i ri intelektual shqiptar, i cili ka studiuar në fushën e mjekësisë, i nxitur nga rrëfimet e të atit për Shqipërinë dhe ndjenja humanitare për të kontribuar me profesionin e tij, është në dilemë. Të qëndrojë apo të kthehet ? « Ah, se ç`ëndërr sikur të përmblidhte një herë tërë forcat e shpirtit të tij, të shkëputej nga rrethi i qytetëruar e të vente si apostull i qytetarisë në mes të barbarëve!»4. ‘Shkake të mendjes e të shpirtit’’5 e bëjnë atë të kthehet në vendlindje me qëllimin e lartë e fisnik për t`i shërbyer vendit të tij. Dr. Gjilpëra, personazhi kryesor, është një intelektual me shije e formim kulturor e perëndimor në art, letërsi e është dhënë në një plan mediativ, gjendje të ndryshme shpirtërore, të cilat përcjellin më së miri te lexuesi, natyrën dhe karakterin e të riut shqiptar, i cili nuk e ka humbur identitetin e vet, por, përkundrazi. Patriotizmi te dr. Gjilpëra është i vërtetë. Ai mendonte si Sokrati dhe Gëte, të cilët e quanin veten qytetarë të botës, por ndryshe nga ata, ai ndjente nevojën për të kontribuar në vendin e tij. ‘. . bota, atdheu i madh i çdo njeriu të kuptuar si mund të zhvillohet po të mos ndahet puna’’. 6 Përballja me realitetin është zhgënjyese. Ai tronditet nga realiteti i errët me kundërthënie të thella. Faik Konica e sjell gjithë vëmendjen e lexuesit te dr. Gjilpëra, i cili bëhet njëkohësisht objekt dhe subjekt i veprës, duke realizuar kështu qëllimin e tij më të rëndësishëm, atë të zbulimit të jetës shqiptare të kohës. Takimi i parë me realitetin është zhgënjyes. Durrësi me shtëpitë e bardha nga larg duket mahnitës, si një qytet përrallash, por në përballjen me njerëzit në limanin e portit ky imazh prishet në çast. Me vendosjen në kryeqytet nis studimi dhe njohja më nga afër e këtij realiteti tronditës, ku vlerat njerëzore morale dhe shpirtërore janë zhytur në llumin e antivlerave. Shoqëria shqiptare sundohet nga Kamorra vendase, një organizatë hajdutësh ordinerë, të cilët mbikëqyrin çdo mjedis. Minisri Salemboza është në krye të saj. Kamorra me Salembozën ambicioz e dinak vjedhjen dhe mashtrimin e kanë kthyer në kult të jetës. Pseudointelektualët e vendit janë të ashtuquajturit shtresa “elitë” e shoqërisë. Dr. Emrulllahu dhe dr. Protogora të arsimuar në Athinë e Stamboll, janë armiq të së resë, njerëz pa vlera shpirtërore dhe morale, të shkëputur nga jeta, ata paraqiten në antitezë të plotë me dr. Gjilpërën. Tek ata të bie në sy zhbërja nga vlera njerëzore, mungesa e dashurisë për njerëzit e thjeshtë, për atdheun dhe natyrisht paaftësia e tyre intelektuale dhe profesionale. Doktor Gjilpëra në kërkimet e veta tallet me shtresat e shprishura të shoqërisë. Si mjek ai hedh idenë dhe formulon teorinë, se duhet punuar, që njeriu të mos sëmuret duke shtuar, se për këtë është e nevojshme, që njeriu të shijojë bukuritë e natyrës dhe e dramës së Mamurrasit”, f. 424 Konica, F. , Vepra, “ Doktor Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit” f. 2825 Po, aty, f. 2816 Konica, f. , Vepra, “Doktor Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit”, f.

Page 110: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

110

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

vetitë shëruese të saj. Dielli, ajri, uji janë tre komponentët që ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit të popullit. Karakteristikë e prozës së Konicës është se karakterizimi i personazheve bëhet edhe nëpërmjet emërtimit. Doktor Gjilpëra, ashtu si një doktor, që zbulon rrënjët e sëmundjes dhe përpiqet të shërojë, po ashtu ai, zbulon rrënjët e mjerimit të shoqërisë shqiptare dhe përpiqet të sjellë sadopak ndryshime, sidomos në fushën e mjekësisë. Salemboza, emri i tij është një bashkim. jo i rastësishëm termash, salep e bozë. Abd` - el – Katl , rob i gjakpirësit. Ibn –el – Kelb, bir i fundërrinës. Prania e autorit ndjehet dukshëm, në ndërtimin e përsosur të personazhit dr. Gjilpëra, i cili artikulon idetë dhe kulturën e thellë të tij, në komentet e dr. Gjilpërës, në insistimin për të komentuar fenomenet, që shqetësonin shoqërinë shqiptare të kohës. Mund të themi, gjithashtu, se shtresa të tëra të veprës mund të merren si ese për probleme të veçanta. Proza e tij shfaqet me një gjuhë të pasur, të kulluar shqipe që e bën themel të prozës së mëvonshme. Proza “Doktor Gjilpëra …”është një vepër qëllimore ku ballafaqohen dy botë në kundërshtim, “… prandaj figura madhore e tekstit është figura e kontrastit, e cila përshkon gjithë veprën jo vetëm në nivel të ideve, por edhe në nivel të ndërtimit, të thurjes tekstore. ”7 Kontrasti në vepër është mbizotërues e kjo më së miri mund të ilustrohet me shembuj, ku përshkruhen qyteti i Durrësit , njerëzit e tij. *Durrësi me shtëpitë e bardha, me kullat rrumbullake të mbetura nga koha e mesme, me kodrat e murrme prej shkëmbit të prerë maja – maja si nga dora e njeriut që i bëjnë një kurorë të rëndë përmbi krye duket për së largu, për udhëtarin që afrohet nga deti një qytet përralle. 8

*Doktor Gjilpëra shikonte qytetin e varfër, me udhë, të pafshira, me shtëpi të mbajtura ligsht dhe udhëve, njerëz të verdhë e të lodhur dhe pastaj kthente sytë mbi bashkatdhetarët e tij në automobil: edhe këta të lodhur e të verdhë : edhe mendje e tij ringjall në këto vise një popull shqiptar të shëndoshë, të shkathët . 9

Edhe pse jo e përfunduar “ Doktor Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit” është një vepër “sui generis” dhe këtë e dëshmon më së miri, fakti që ajo i ka qëndruar denjësisht kohës e duke dëshmuar fakte e ngjarje reale të asaj kohe, ajo qëndron në kapërcyell të realizmit e kritikës. Në një shkrim të botuar në gazetën “Shqip” Kristaq Jorgo sjell argumente të cilët janë një sprovë për të vërtetuar se romani i Faik Konicës “Doktor Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit” është një roman i përfunduar. Kristaq Jorgo niset në këtë rrugëtim për të vlerësuar këtë vepër si një vepër thellësisht të përfunduar duke kontestuar të thënat e të stërthënat lidhur me këtë vepër si një vepër e papërfunduar, herë e sapo nisur, për

7 Hamiti, S. , Vepra letrare, Faik Konica: jam unë, f. 113 8 Konica, f. , Vepra, “Doktor Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurrrasit” f. 2899 Po, aty, f. 293

shkak se merr përsipër të na njohë me rrënjët e dramës së Mamurrasit, ndërkohë që në gjithë pjesën e shkruar nuk flitet asgjëkund për të. Kristaq Jorgo nënvizon faktin se kjo vepër nuk është përfillur sa duhet në shqyrtimet sintetizuese mbi procesin e evoluimit të gjinive e llojeve letrare në letërsinë shqipe.

b. Personazhi “Doktor Gjilpëra”

Dr. Gjilpëra është personazhi tek i cili mishërohen mendimet, idetë e autorit Faik Konica. Ai është bartës i idealit progresiv, liridashës, armik i prapambetjes dhe i injorancës, i varfërisë dhe i hipokrizisë shoqërore. Doktor Gjilpëra është intelektuali europian, njeriu i mjekësisë moderne me koncepte dhe metoda krejt të reja, që mendon se, helioterapia (dielli, ajri, uji), dhe natyra janë mjeku i parë i njeriut. Elementët autobiografikë i ndeshim përgjatë gjithë romanit. Ashtu si Faik Konica, që studimet e larta i bën jashtë atdheut, po kështu edhe personazhi dr. Gjilpëra, mbas përfundimit të shkollës së mesme studion në shkollat më të mira të botës për mjekësi. Zgjedh mjekësinë në koncept-simbol, gjithçka fillon nga mjekimi psikologjik dhe fizik i qenies së sëmurë, të njerëzve të një kombi i cili është në koma. Babai i dr. Gjilpërës paraqitet nëpërmjet kujtimeve të tij, si një njeri që e do vendin e tij, me një dashuri siç e përkufizojnë francezët “jo të vetëdijshme”, por gjithsesi një njeri, që e donte vendin e tij sipas mënyrës së vet, që donte gjithçka të saj e kjo lidhej natyrisht me mallin e një mërgimtari për vendin e vet. Vdekja e të atit e dëshpëron pa masë. Humbja e të vetmes pikë referimi që kishte, bën që të lindë tek ai një nxitje e madhe për të parë nga afër Shqipërinë dhe të ndërtojë atje, një spital për të gjithë njerëzit. Duke përshkruar karakterin e tij këmbëngulës në fushën e dijes Faik Konica, paralelisht jep edhe një tjetër plan njerëzor të dr. Gjilpërës, planin emocional. Ndjenjat e tij për dy femrat, që shfaqen në jetën e tij, kur jetonte jashtë. Vera koriste në teatër dhe Ingrida një vajzë suedeze, i japin ndjeshmërinë e duhur prozës. Të dyja këto lidhje në vende të ndryshme, zbulojnë jo vetëm anën emocionale, por edhe atë të karakterizimit më mirë të dr. Gjilpërës përkundrejt rrafshit emocional dhe portretizimit të tij fizik. Në planin mediativ përgjatë kujtimeve të tij, Ingrida vjen e dashur, e matur, e tëra e mbërthyer në vullkanin e sensualitetit të tij. Syzi me ball të gjerë, i gjatë, e i hollë, kish një dukje fizike të pëlqyer; dhe veçan fytyra e tij prej mendonjësi kish një gjallësi, që turbullonte edhe shpirtin e qetë të Ingridës. I gjendur vetëm, pa të atin dhe pa dashuritë e tij, ai kthehet në Shqipëri. Faik Konica na e paraqet dr. Gjilpërën në dy plane: në atë të përshkrimit dhe të veprimit. “Në ndërtimin e personazhit të doktor Gjilpërës, ndeshen e zakonshmja dhe e pazakonshmja. Tjetër është formimi i tij dhe mendimi për vetveten dhe tjetër është veprimi i tij në

Page 111: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

111

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

një ambient dhe në marrëdhënie me të tjerë. ”10Proza e “Doktor Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit”, hapet me një përshkrim lirik, që zbulon dhe na jep imazhe të ambienteve shqiptare në vitet ’20. “Jashtë Tiranës mbi një kodër pranë Shkollës së Tujanit, një shtëpi e lyer me gëlqere shkëlqen në diell dhe bardhësia e saj, duket për së largu, posi një njollë prej dëbore në mes të maleve. ”11 Duke vazhduar leximin njihemi me dr. Gjilpërën, i cili paraqitet me “një fytyrë origjinale, një tip i rrallë në Shqipëri”. 12 Duke vërejtur me kujdes figurat që përdor autori, krahasimin“posi njollë prej dëbore”, epitetet: origjinale, i rrallë, menjëherë kupton se brendia do të sjellë mjaft kontraste përballë këtij personazhi. Pra, siç e thamë më lart, do të përballen e zakonshmja me të pazakonshmen. Njeh kollosët e muzikës klasike, letërsinë e antikitetit dhe atë klasike, “këndonte më të mirat libra të ditës. Qëllonte pak pianon, një sonet të Bethovenit, një nocturne të Shopenit, duke interpretuar ligsht, kënaqin shpirtin si një mundim i ëmbël për të hyrë në bashkim ndjenja dhe kuptimi me të mëdhenjtë:”13 Dr. Gjilpëra shfaqet me gjithë vlerat e tij më të mira, ku ndërthuren arsyeja dhe maturia, vlerësimi për të tashmen e tij si mjek të konsoliduar, por edhe mendimi se ç’farë duhet të bëjë në të ardhmen. “Duke e ndërtuar këtë personazh si racional, Konica e ballafaqon me realitetin e kohës, me luftën e madhe më 1918 në Rusi, vdekjen e të atit, me lëkundjet social – psikologjike kur humbet pasuria e fituar. 14 Ai është një i ri intelektual, me sens bashkëkohor, plot vullnet dhe qëllime të guximshme. Është intelektuali shqiptar, që jo vetëm nuk e humbet identitetin kombëtar, por përkundrazi, patriotizmi tek dr. Gjilpëra është i vërtetë. Ai mendon si Sokrati e Gëte, që e cilësonin veten qytetarë të botës, por ndryshe nga ata ai ndjente nevojën të kontribuonte në vendin e tij. “Por bota atdheu i madh i çdo njeriu të kuptuar, si mund të zhvillohet po të mos ndahet puna?”15 Tregimet e të atit, ëndrra dhe dëshira e tij për të ndërtuar një spital në Shqipëri e “shkake të mendjes dhe të shpirtit” bëjnë që dr. Gjilpëra të kthehet në Shqipëri. Përballja me realitetin është zhgënjyese. Ai tronditet nga realiteti i errët me kundërthënie të thella. Doktor Gjilpëra, bëhet kështu objekt dhe subjekt i veprës, duke realizuar kështu qëllimin më të rëndësishëm të autorit, atë të zbulimit të jetës shqiptare të asaj kohe. Takimi i parë me realitetin është tronditës. Durrësi nga larg dukej si qytet përrallash, por njerëzit që jetojnë në të e “prishin” imazhin e tij duke shfaqur kështu, anën

10 Hamiti, S. , Faik Konica: jam unë: VEPRA LETRARE – Prishtinë, 2002, f. 22411 Konica, F. , Vepra, Dr. Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit f. 26812 Po aty f. 26713 Po aty f. 26914 Hamiti, S. , Vepra letrare, Faik Konica: jam unë” – Prishtinë, vit botimi 2002 f. . 22615 Konica, F. : Vepra, Dr. Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit

tjetër të medaljes, realitetin e mjeruar deri në skaj, në të cilin jetonin. Lidhja rastësore me një nga policët, i jep të kuptojë se ç’po ndodh në Shqipëri. Jeta në kryeqytet zbulon para dr. Gjilpërës anët e errëta, të cilat ishin realiteti i shoqërisë shqiptare, një realitet i mbështetur në hipokrizi, gënjeshtra e ryshfete, ku vlerat janë tjetërsuar në antivlera. Autori e vë dr. Gjilpërën, përballë ministrit Salemboza, dr. Emrullahut dhe dr. Dhalla, policëve dhe nëpunësve të tjerë shtetëror dhe jo pa qëllim. Në këtë përballje, ata evidentohen në kundërvënie konceptesh, mendimesh, opinionesh. Mendja e pseudointelektualëve paraqitet si një katror i mbyllur. Dr. Gjilpëra është intelektuali europian, njeriu i mjekësisë moderne, me koncepte e metoda të reja, i cili e do natyrën dhe e cilëson “mjeku” i parë i njeriut. Natyra, gjithçka e mirë dhe pozitive, që trashëgojmë duhet ruajtur, por jo dogma, hapësirë, por çka është e mirë dhe shërben për të shëruar nga prapambetja dhe verbëria, në shërbim të një të ardhme, që do të vinte patjetër. Në përzgjedhjen e jetës së tij, dr. Gjilpëra (Konica) nuk mund të barazohet kurrë me ligjet e jetës së të tjerëve, prè e një tradite tashmë mesjetare, që lipsej kapërcyer me çdo kusht, për shkak se nuk përputhej me kohën. Ai tregon kulturën e tij të gjerë në përballje me ta, duke nxjerrë kështu në pah edhe atë, se nga çfarë pseudointelektualësh drejtohej shteti. Funksioni njohës dhe karakterizues, individualizues, që zbulohet në raportet njerëzore dhe veprimet e dr. Gjilpërës, është përdorur prej Faik Konicës me një qëllim në vetvete. Të zbulojë thelbin e karakterit dhe botëkuptimit të tij. Dr. Gjilpëra është një i ri shqiptar, intelektual, i kulturuar dhe me botëkuptim perëndimor. Ai përdor dijen duke kërkuar një fillim ndërtues, niset nga pranimi dhe pohimi i të mirave origjinale, tradicionale që ka një komb. Ky fillimi i mbarë nis me shëndetin fizik, me simbolikën e vet me trurin, shëndetin mendor të kombit. Në dialogët me personazhet filoturk dhe filogrek, të cilët janë shqiptarë, teksti merr trajtën e traktateve filozofikë në ideimin e Shqipërisë së kohës dhe të projektimit të së ardhmes së saj. Mjedisi dhe mentaliteti oriental plotësohen edhe me figurat e Zylyftar e Muharrem Agait. Fanatikë e injorantë ata dallojnë si karaktere. Kjo panoramë e errët e pikturuar me mjeshtëri prej Konicës, në përballjen, dr. Gjilpëra me parinë e vendit, ndriçohet paksa, nga njerëz të thjeshtë të cilët ngjallin simpatinë e tij si; polici i doganës, plaku nga Martaneshi, Anifeja, vajzat fshatare, Ali Bibiu, të cilët do të mishërojnë vlerat e vërteta njerëzore. Në këtë mënyrë dr. Gjilpëra zbret nga bota e përrallës në realitetin e errët shqiptar, si misionar i shëndetit dhe i kulturës, duke u hedhur në veprim. “Në këtë pikë të jetës së personazhit që është një prerje edhe teksti i prozës së Konicës ndërron kah, nga shkrimi klasik përshkrues karakterizues, nga shkrim i bukur, kthehet në shkrim veprues, ironizues e satirizues. 16

16 Hamiti, H. , Vepra letrare, Faik Konica: jam unë, –

Page 112: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

112

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Doktor Gjilpëra është njeriu që i shpall luftë botës së vjetër në emër të idealeve atdhetare e humane. Atë e karakterizon urrejtja ndaj prapambetjes së thellë kulturore, dëshira për të ndihmuar njerëzit nga pikëpamja shëndetësore. Ai është human e iluminist me idetë e tij dhe megjithëse si personazh shfaq mendimet, idetë e vetë Konicës, në qëndrimet, skepticizmin, gjithsesi, mohimi në sensin e vet të shëndoshë, mbetet një komponent kryesor i realizmit të veprës. Dr. Gjilpëra, është vetë Konica, është i dërguari i fatit, për t`i injektuar, për t`i kaluar në gjak këtij populli, kohën konkrete, kulturën. Konica e përball dr. Gjilpërën në prozë me pacientë nga shtresat më të ulta, e deri te vetë Salemboza, fytyra e shtresës së lartë dhe në të gjitha rastet, doktori përfshihet në situata që të bëjnë të qeshësh e të qash për gjendjen e mjeruar e injorancën e njerëzve, që kanë qenë të mjekuar me metodat “magjike”, që përdoren në xhunglat e Afrikës. “Dr. Gjilpëra e ndjente veten si një kalorës donkishotesk me një botë të çuditshme ku njerëzit jetojnë në varfëri e pisllëk”. 17

Konica heton, vëzhgon dhe kërkon të mos humbë kohë. Ai bëhet Gjilpëra dhe ngulet pa tkurrje deri në palcë për të na dhënë efektin në tru. Zhvesh deri në lakuriqësi çdo gjë e si flamurtar i së resë, ofron e këshillon “diell”, “ajër”, “ujë”. c. Satira dhe ironia në prozë

Proza “Doktor Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit” është një vepër e cila ka ngjallur mjaft diskutime sidomos dhjetë vitet e fundit. Vepra e Konicës mund të shihet në dy dimensione: në atë horizontal dhe atë vertikal. Në dimensionin vertikal zbulojmë individualitetin e trillimit artistik, apo mënyrën se si shfrytëzon raportin simbolik, situatën komike që sjell ironinë, e cila shkon deri në sarkazëm. Eqrem Çabej, më 1936, e cilëson këtë vepër si novelë satirike. 18Namik Resuli, më 1941, e cilëson këtë vepër pjesë satirike. 19Vepra është e ndarë në dy pjesë: në pjesën e dytë, që del si pjesë kryesore, Faik Konica bën një përshkrim të jetës në Shqipëri në një rrafsh ku nuk mungojnë notat e ironisë që shpërthejnë në satirë. Mohimi, gazi tallëse e therës manifestohen ashtu si edhe në publicistikën e tij, por këtë herë me një vërtetësi tragji – komike, cila të trondit. Tema e veprës ngrihet mbi bazën e një antiteze të fuqishme, mes realitetit të zymtë e të errët, të mjeruar e prapambetjes së thellë kulturore e sociale dhe protagonistit, dr. Gjilpërës, një i ri, intelektual, i përparuar, antitezë të cilën Konica e ndërton, mbi një Prishtinë, 2002, f. 229

17 Uçi, A. , Estetika e Groteskut, Libri IV “Nobel”, Tiranë, 2001, f. 33. 18 Çabej, E. , Elementë të Gjuhësisë e të literaturës shqipe, artikulli Faik Konica, Tiranë, 193619 Resuli, N. , Shkrimtarët shqiptarë, artikulli, Faik Konitca (Konica), Tiranë, 1941

bazë ideo-emocionale mohuese të realitetit , tallës për shkaktarët e vërtetë të këtij realiteti. I ushqyer deri në palcë me humorin dhe traditën e shkëlqyer të satirës franceze, leximi i autorëve të mëdhenj si: Pol Verlen ( Poul Verlaine), Sharl Bodler (Charles Boudelaire), Gijom Apoliner (Guillaume Apollinaire), jetesa vite të tëra në Angli në atdheun e humorit e konvertuan në një natyrë ironike e kritike. Inteligjent, i mprehtë, njohës i thellë i botës dhe i psikologjisë së popullit të tij, ai krijon personalitetin e tij si një shkrimtar, ku satira bëhet zhanri i parapëlqyer prej tij, për të goditur dhe fshikulluar fenomene negative të jetës shqiptare. Satira e Konicës realizohet me ndihmën e dr. Gjilpërës, i cili është bartës i një ideali liridashës human, iluminist dhe jo vetëm. Ai është armik i prapambetjes, i injorancës kulturore, i tiranisë dhe i hipokrizisë shoqërore. Duke ndjekur linjën e veprimeve dhe mendimeve të doktor Gjilpërës, vihemi përballë jetës shqiptare, njerëzve dhe problemeve të saj. Ky ballafaqim bëhet me një gaz plot dritëhije, nën shigjetat e një satire “par excellence”. Satira e Konicës gjen shprehjen e vet, në mënyrën sesi përshkruan dukuri e karaktere të ndryshme shoqërore. Satira e tij nuk është e rëndomtë, por me sens e takt artistik, heton situatën, kërkon burimin nga mund të përftohet, duke përdorur detajet që godasin. Vepra është ndërtuar mbi ngjarje që zgjojnë mendime, situata komike që stigmatizojnë e mohojnë të vjetrën. Satira në prozë gjen shprehjen e vet në mënyrën, se si u afrohet dhe paraqet njerëzit e kategorive të ndryshme shoqërore’’20. Mjeshtëria artistike e Faik Konicës shihet në mënyrën se si ka ndërtuar debatet e dr. Gjilpërës me dy pseudodoktorët. Satira e ndihmon për të portretizuar më qartë karakteret e tyre në përballjen me dr. Gjilpërën. Të parë nga këndvështrimi i tij, nxjerrin në pah nivelin e ulët njohës e kulturor. Gjuha shkallëzohet nga tallja, ironia tek satira e mprehtë dhe e hidhur. Dr. Gjilpëra zbulon se ky shtet drejtohet nga njerëz të korruptuar, të paaftë e injorantë. Satira e Konicës është e thellë, rrënjët e saj zhyten thellë në shpirtin njerëzor duke fshikulluar, me të njëjtën përbuzje, naivitetin, thjeshtësinë e madhe të pafajësisë, hipokrizinë dhe pseudointelektualizmin. Faik Konica është një krijues i një magjie sugjestive, që përmban njëherësh objektin dhe subjektin, botën jashtë artistit edhe vetë artistin. Faik Konica përpiqet të mbajë nga vetvetja, dr. Gjilpëra, atë distance, që është e nevojshme për të vëzhguar, për të qenë dy, që në këtë mënyrë të realizojë çlirimin e unit prej unit. Me kthimin e dr. Gjilpërës në Shqipëri ndërron edhe teksti i prozës nga shkrimi klasik përshkrues e karakterizues, nga shkrimi i bukur kthehet në shkrim veprues, ironizues e satirizues. Në këtë pjesë të tekstit artikulohet satira e rreptë e Faik Konicës, përshkrimi gati natyralist i ambientit

20 Galica, Sh. , Konica: Moderniteti, eseistika, kritika, Prishtinë, 1997, f. 220.

Page 113: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

113

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

me ton ironizues. ” 21 Doktor Gjilpëra në Durrës takohet me dy përfaqësuesit e organeve të policisë shqiptare me komisarin dhe policin. Si komisari ashtu edhe polici i përsërisin të njëjtën kërkesë; “Kini mirësinë të më falni ca ilaçe” dhe të njëjtën përgjigje nga ana e dr. Gjilpërës” dhe pa pritur gjatë, mori çantën i numëroi gjashtë bileta 50 lireta njëra”22 Henri Bergson, në fjalitë e shqiptuara prej dy policëve në mënyrë automatike njëri pas tjetrit, flet për ngurtësim të gjuhës, 23 e cila nuk është gjë tjetër përveçse ironia e Konicës. Një ironi e konceptuar për një publik dembel nga mendja të cilit duhet t`i paraqiten modele ironike të tipit elementar për të qenë të sigurt që askush nuk do të gabojë dhe ta marrë për të vërtetë, atë çka ishte menduar si manovër satirike. Diku autori përdor shprehjen franceze, “Les petit cadeaux entretiene l`amitie ’’. 24 Ironia dhe satira arrijnë kulmin. Konica nuk e ka fjalën për dhuratat në kuptimin e tyre të parë, ato marrin konotacion pejorativ, pra, duke thënë e bardhë lexuesi percepton e zezë. Ai stigmatizon kështu hipokrizinë e të huajve karshi vendeve të pazhvilluara, që në vend të sjellin progres, sjellin regres ( mashtrimin, hipokrizinë, veset etj)Ironia dhe komikja, sintetizohen te gjuha e Konicës duke sjellë një veçanti edhe me shkurtësinë e emrave, që Konica u ka vendosur personazheve të prozës. Emrat e personazheve Salemboza, Abdu- el-katli, dr. Emrullahu, dr. Dhalla janë zgjedhur qëllimisht prej tij për të bërë një efekt të menjëhershëm impresionues së pari estetik, për shijen auditive të lexuesit, duke u shqiptuar emrat e tyre lexuesi kupton të gjithë arealin e mendimit të tij. Në mënyrë ironike, Konica radhit tinguj të ‘dashur’’ për bashkëkombësit e tij dhe njëkohësisht funksioni estetik i të shëmtuarës që përcjellin këto emra zbulon dhe njëkohësisht zhvesh, duke u kthyer në estetikë arti, prej tij, dhe në kritikë therëse, për të depërtuar deri në palcë, të një tradite të dalë boje duke e kthyer konceptin e elitës në një rrashtë. Salemboza është ministër dhe i vendosur në krye të Kamorrës vendase. Emri i tij është një kompozitë prej dy termash salep-i (pije e ngrohtë e trashë që përgatitet nga zhardhokët e bluar të kësaj bime) dhe bozë ( pije freskuese që bëhet me miell meli ose misri). Vetëm me anë të emrit Konica na thotë më shumë se do të na thoshte me një fjali të gjatë. Kjo pije orientale është simbol i prapambetjes, injorancës dhe i korrupsionit. Por, të metat fizike të Salembozës e shtojnë më tepër komicitetin që ngjall si personazh. Komiciteti lind, jo aq nga pamja fizike e tij se sa, nga 21 Hamiti, S. , Vepra letrare, Faik Konica : jam unë, Prishtinë, vit botimi, 2002, f. 35622 Konica, F. , Vepra, Doktor Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit, f. 28723 Henri Bergson, Il riso, Saggio sul significato, Laterca, viti i botimit, 1999, f. 72-7324 “Les petit cadeaux entretiene l`amitie”, fr, (dhuratat e vogla e mbajnë miqësinë)

lakuriqësia e shpirtit të tij. “po ju edhe kockat e trupit i keni të buta, prandaj këmbët i keni të kërrusura, se kockat e këmbëve s`kanë pasur forcën të mbajnë rëndesën e trupit tuaj, prandaj edhe janë epur”25. Gjithashtu, me elementët e komikes që kalojnë në satirë Konica, vë në lojë autoritetin e burrit në shoqërinë shqiptare, duke futur në prozë, gruan shqiptare, e cila në një vend si Shqipëria ishte e nënshtruar përpara burrit. Por, gruaja tek Konica ndryshe nga ç`është paraqitur nga shkrimtarët e tjerë nuk pëson, por hakmerret. Autoriteti i burrit mund të vihet në lojë e të bëhet komik. Viktima është Zylfikar Agai, viktimë sepse vendoset në një situatë komike duke e bërë të duket budalla, ai është i tillë, sepse u beson të gjitha gjërave që i thuhen.

Si përfundim mund të themi se Faik Konica në këtë udhë të jetës për gati gjysmë shekulli u bë një emër i njohur në botën shqiptare, një figurë qendrore, për drejtimin e kulturës moderne. Në figurën e tij përfshihet një personalitet i veçantë i letrave shqipe edhe për faktin se ai, duke kapërcyer kufijtë tradicionalë të kohës, qe ndër të paktët shqiptarë, i cili integroi kulturën shqiptare në botën qytetare e në kulturën europiane. Siç thotë Nasho Jorgaqi, bota intelektuale dhe formimi erudit dhe i pasur, kulturor e filozofik i tij, u mbrujtën në kontaktet e vazhdueshme gjatë jetës së tij me mjaft personalitete të njohura të Londrës, Parisit, Vjenës, Bostonit, Romës e të mjaft vendeve të tjera ku jetoi e punoi. Vlerësim për të kanë dhënë Fan Noli, Kostë Çekrezi e të tjerë mendimtarë, të cilët vënë në dukje aftësitë dhe energjitë e tij krijuese e duke e quajtur atë “princin e gjuhës shqipe”, “ kryelëronjësin e gjuhës sonë”. Si figurë letrare Faik Konica ishte i gjithanshëm, pamfletist, publicist, prozator, eseist. Ndonëse Faik Konica në udhën letrare hyri në letërsinë shqipe me poezi, ai cilësohet prej mjaft studiuesve si një prej prozatorëve modernë më të mirë. Në lëvrimin e prozës, ai krijoi raporte të reja me gjuhën duke sjellë një botë emocionale të prekshme dhe origjinale, duke ravijëzuar në letërsinë tonë, një prej zhanreve më të veçanta e moderne: prozën poetike. Në historinë e letërsisë shqipe, proza poetike e Konicës shënoi një qëndrim të ri. Te proza poetike e Faik Konicës, gërshetohen mjaft elementë të prozës së ritmuar dhe vargut të lirë duke dhënë me një harmoni të kthjellët, ndjenja mendime e përjetime që shënohen me një artikulim të ri sintaksor. Ato ishin një dëshmi e aftësive dhe talentit të tij, i cili solli në krijimet e tij bukurinë, plastikën, delikatesën e thjeshtësinë e gjuhës shqipe. Një nga vlerat e veçanta të prozës së këtij shkrimtari është se tregimi i përkryer satirik e trajton jetën dhe botën shqiptare edhe nëpërmjet alegorisë, jepet përshkrimi i saktë i situatave, personazheve, raportet e njeriut me shoqërinë e në mënyrë të veçantë idetë kulturore e shoqërore të tij. Një nga veprat monumentale të prozës së Faik Konicës

25 Po, aty, f. 304

Page 114: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

114

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

është “ Dr. Gjilpëra …”, e cila i hapi udhën prozës moderne, duke ndikuar fuqishëm tek mjaft shkrimtarë të tjerë të kohës së tij dhe jo vetëm. Ajo, ende sot, është objekt i një debati të gjerë kritik e letrar. Faik Konica me veprën “Dr. Gjilpëra…” solli një frymë të re në letërsinë shqiptare të kohës, duke i hapur rrugën krijimeve realiste e ku ndjehet frymëmarrja e thellë satirike, gazi shpotitës e tallës së të metave, të parë në rrafshin social, kulturor e politik, duke u bërë kështu ndër të parët, që i ndryshoi rrugën krijimeve deri në atë kohë me karakter thellësisht kombëtar, e asaj letërsie, që deri në atë kohë, evokonte traditat dhe vlerat më të mira të shqiptarëve. Lartësia nga e cila vështronte dhe aspironte Konica për Shqipërinë dhe shqiptarët, ishte e një kuote europiane. Vepra letrare e Faik Konicës në tërësinë e saj, shënon një faqe të re në zhvillimin estetik të fjalës shqipe, duke sjellë modele e koncepte bashkëkohore, një vizion të ri për konsolidimin e një letërsie kombëtare shqiptare.

Ai, i tregoi botës së qytetëruar, për detyrat e ngutshme, që shtronte lëvizja politike dhe kulturore në Shqipëri. Pikërisht, kjo ndjenjë e lartë atdhetarie, në sytë e shqiptarëve dëshmoi edhe kërkesat e larta ndaj vetes, në përgjithësi ndaj artit dhe letërsisë, por dhe përgjegjësinë dhe përkushtimin e vazhdueshëm për të bërë përpjekje në situata të caktuara. Në tërësi jeta dhe veprimtaria letrare e Faik Konicës, edhe pse në studimet tona letrare kanë qenë të kufizuara, zënë një vend të nderuar në letërsinë tonë shqipe. Në bibliotekën shqiptare, ai meriton plotësisht fjalët e Fan Nolit, i cili e quan Konicën “krijuesi i prozës sonë” dhe “mjeshtri më i skalitur i prozës sonë”. Në këtë botë kulturore e letrare të tij, është edhe fryma e thellë patriotike e cila gjen shprehjen e vet.

Referenca bibliografike

Pipa, A. , Fletore për Konicën, Faik Konica (1876-1942), në “Jeta e re”, Nr. 3 Prishtinë, 1995

Çiraku, Y. , Faik Konica – “i shuguruar”si themelues i kritikës letrare në Shqipëri. SAL, Nr. 1, 1996

Çiraku, Y. , Në zbërthim të kodeve letrare, Tiranë, 1998

Dado, F. , Vepra e Konicës dhe metodat e interpretimit, SAL, Nr. 1, 1996

Galica, Sh. , Konica: Moderniteti, eseistika, kritika, Prishtinë, 1997

Jorgaqi, N. , Parathënie, në: F. Konica, Vepra, Tiranë, 1993

Bashota, S. , Novela Dr. Gjilpëra… e Faik Konicës: Dr Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit, në « Filologji », Prishtinë, Nr 4, 1997

Berisha, A. , Qasje komplekse botës shqiptare: Shqipëria- kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore, në « Jeta e re », Prishtinë, Nr. 3, 1995

Qose, R. , Shkrimtarë dhe periudha, në « Faik Konica », Tiranë, 2005

Page 115: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

115

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Abstract

Children with disabilities are like all other children. Change consists in the fact that their existence in being born of a deficiency or suffered in life, requires care, protection or support particular. It requires an investment of great cultural, spiritual and material from the family, the community that surrounds and improve the decision-making bodies to the maximum possibility of autonomous or independent orientation in normal life. This requires synchronization of activity of many factors that can contribute to improving the standards of psychological psychosocial children with disabilities. It is necessary to take preventive measures to avoid, as far as possible, births of children with special problems. Care for pregnant mother to a creature of her upbringing during pregnancy is a good opportunity for the prevention of birth of children with disabilities. In the study we have focused on autistic children, focusing on the development of their language skills, considering that language is the most important tool of communication and human socialization. Neurobihevioral autism as a disorder characterized by impairments in social interaction, communication and stereotypical performances and repetitive behaviors associated with interests and activities. Symptoms of autikut start before the age of 3 years, with serious disorders of social relations, the irregularities highlighted the development of speech, weakness on the meaning of language, actions routine repetitive complex and answer sensory perceptive not regular. These children have a delay in spoken language development or total lack of it. There are instances where autistic children can manage to create the spoken language, but which are difficult to initiate or sustain a conversation. There are others who use spoken language stereotypical or repetitive. Individualized therapy for evaluation of psychomotor development, the infantile neuropsychiatric can be realized through conversations with family. The level of development of the language is different. Some children are able to communicate only for basic needs, while

others may participate in a conversation whatsoever and lexuarite processes of writing, as well as gaining a certain level of autonomy.

Keywords: therapy, symptom, speech development, autism, disability.

Abstrakt

Fëmijët me aftësi të kufizuara janë si të gjithë fëmijët e tjerë. Ndryshimi konsiston në faktin se ekzistenca në qenien e tyre e një mangësie të lindur apo të pësuar gjatë jetës, kërkon një përkujdesje, mbrojtje apo mbështetje të veçantë. Ajo kërkon një investim të madh kulturor, shpirtëror dhe material nga familja, komuniteti që i rrethon dhe organet vendimmarrëse për të përmirësuar në maksimum mundësinë e orientimit autonom ose të pavarur në jetën normale. Për këtë kërkohet një sinkronizim i veprimtarisë së shumë faktorëve, që mund të kontribuojnë në përmirësimin e standardeve psiko-sociale e psikofizike të fëmijëve me aftësi të kufizuara. Është e nevojshme të merren masa parandaluese për të evituar, sa të jetë e mundur, lindjet e fëmijëve me probleme të veçanta. Përkujdesja për nënën shtatzënë për një mirërritje të krijesës së saj gjatë shtatzënisë, është një mundësi e mirë për parandalimin e lindjes së fëmijëve me aftësi të kufizuara. Në studim ne jemi ndalur te fëmijët autikë, duke u përqendruar te zhvillimi i aftësive gjuhësore të tyre, pasi dihet që gjuha është mjeti më i rëndësishëm i komunikimit dhe shoqërizimit të njeriut. Autizmi si një çrregullim neurobihevioral, karakterizohet nga dëmtime në ndërveprimin social, në komunikimin si dhe në shfaqjet e sjelljeve steriotipike dhe përsëritëse lidhur me interesat dhe aktivitetet. Simptomat e autikut fillojnë përpara moshës 3-vjeçare, me çrregullime të rënda të marrëdhënieve shoqërore, me parregullsi të theksuara të zhvillimit të të folurit, me dobësi për kuptimin e gjuhës, me veprime rutinë të përsëritura e të ndërlikuara dhe me përgjigje shqisore perceptuese jo të rregullta. Këta fëmijë, kanë vonesë në zhvillimin e gjuhës së folur ose

Fëmijët me aftësi të kufizuar në sferën e zhvillimit gjuhësor dhe integrimi i tyre në komunitet

Ana Boçi

Page 116: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

116

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

mungesë totale të saj. Ka raste kur fëmijët autikë mund të arrijnë të krijojnë gjuhë të folur, por vihen re vështirësi për të filluar ose mbajtur gjallë një bisedë. Ka të tjerë që e përdorin gjuhën e folur në mënyrë steriotipike ose përsëritëse. Terapia e individualizuar për vlerësimin e zhvillimit psiko-motor, neuropsikiatrik e infantile mund të realizohet përmes bashkëbisedimeve me familjen. Niveli i zhvillimit të gjuhës është i ndryshëm. Disa fëmijë janë në gjendje të komunikojnë vetëm për nevojat bazë, ndërsa të tjerët mund të marrin pjesë në një bashkëbisedim të çfarëdoshëm dhe në proceset e të lexuarit e të shkruarit, si dhe të përfitimit të një niveli të caktuar autonomie. Fjalë kyçe: terapi, simptomë, zhvillim i të folurit, autizëm, aftësi e kufizuar.

Hyrje

Fëmijët me aftësi të kufizuar janë qenie sociale si gjithë të tjerët. Duke i konceptuar ata si individualitete me cilësi dhe potenciale të mëdha, pavarësisht nga çrregullimet, duhen krijuar mundësi që këta fëmijë të riaftësohen në të gjitha fushat e zhvillimit. Çdo fëmijë me aftësi të kufizuara, duhet të jetojë mes fëmijëve të tjerë që të kuptojë dhe të kuptohet. Asnjë metodë, asnjë teknikë dhe asnjë ushtrim nuk mund të zëvendësojë raportin njerëzor, prandaj duhet mbështetur integrimi dhe gjithëpërfshirja e tyre në arsim. Një fëmijë me aftësi të kufizuara, i integruar apo i gjithëpërfshirë në sistemin arsimor, pikë së pari, është një sfidë, që duhet të përmbushet deri në fund, është një përgjegjësi për të gjithë, sepse ai duhet të shndërrohet në një individ të aftë për t’u rritur, zhvilluar dhe për të patur raporte me të tjerë. Duke e parë zhvillimin e fëmijës shumë dinamik dhe kompleks, çdo fëmijë ka nevojë në mënyrë sistematike dhe të vazhdueshme për edukim, arsimim dhe socializim pranë bashkëmoshatarëve të tij në të njëjtat kopshte e shkolla. Në këtë studim jemi ndalur te fëmijët autikë për të parë shfaqjen e aftësisë së kufizuar në sferën e zhvillimit gjuhësor. Autizmi është një gjendje komplekse në të cilin manifestohen një spektër i gjerë i çrregullimeve të ndryshme, që ndikon në të gjitha fushat e zhvillimit, veçanërisht ndërpersonale, arsimore dhe gjuhësore.

Në këtë punim kemi përdorur termin fëmijë autik, duke nënkuptuar fëmijën që ka të dëmtuar dimensionin social, dimensionin komunikativ dhe që aplikon sjellje përsëritëse apo steriotipike. Fëmija autik është i vështirë që të trajtohet me programe aftësimi të edukimit individual, sidomos nëse ka çrregullime autizmi të llojit Kanner. Fëmija me çrregullime Asperger nuk e ka shumë të dëmtuar vatrën e trurit, që prodhon të folurit. Fëmija Asperger nuk manifeston sjellje josociale me bashkëmoshatarët, përkundrazi, është social, bashkëpunon e ndihmon shokët.

Një tjetër synim i punimit është sensibilizimi i komunitetit se edhe këta fëmijë mund të përparojnë dhe të integrohen në shkolla normale si moshatarët e tyre, me AK, me fëmijët normalë në tipologji të ndryshme loje dhe aktiviteti artistik.

Çrregullimet e autizmit

Autizmi është çrregullim i zhvillimit që shfaqet në tre vitet e para të jetës dhe konsiderohet si një çrregullim neurologjik, që prek funksionin e trurit. Autizmi është katër herë më prevalent te djemtë sesa tek vajzat dhe nuk ka kufij racorë, kohorë, etnikë apo socialë. Të ardhurat e familjes, stili i jetës dhe niveli i edukimit nuk prekin shansin për të ndodhur autizmi. Dhjetë vite më parë autizmi shfaqej 1 në 150 fëmijë të lindur, kurse në ditët e sotme 1 në 100 fëmijë preket nga autizmi (Baldini. S. 1995). Autizmi është një çrregullim neurobihevioral që karakterizohet nga dëmtime në ndërveprimin social, në komunikimin si dhe në shfaqjet e sjelljeve steriotipike dhe përsëritëse lidhur me interesat dhe aktivitetet. Shenjat e para të autizmit vihen re para moshës trevjeçare. Shkalla dhe forma e dëmtimit në fushat e sipërpërmendura ndryshon nga një individ tek tjetri. Zhvillimi psiko-social e psikofizik i fëmijëve autikë përshpejtohet nëpërmjet programeve edukative rehabilituese. Fëmija autik nuk ka vetëm komunikimin gjuhësor të bllokuar. Instrumentet e marrjes së informacionit tek ai shpesh çakordohen dhe sjellin probleme në ndjeshmërinë shqisore. Të dëgjuarit, të parit, të prekurit, nuhatja dhe shija zhvillohen ndryshe nga shqisat e fëmijës me zhvillim normal dhe nuk kompensojnë dëmtimin gjuhësor (Dhamo, M. 2008). Karakteristika të fëmijëve autikë janë dëmtimet në ndërveprimin social që shfaqen në sjelljet joverbale, në shprehjet e fytyrës dhe gjestet. Fëmijët autikë (Leonard, C. M. , Lombardino, L. J. Mercado, L. N. 1996) paraqesin pamundësi për të krijuar një marrëdhënie shoqërore të nivelit të moshës kronologjike me fëmijët e tjerë dhe shprehin mungesë dëshire për të ndarë emocione dhe interesa me të tjerë. Fëmijët autikë kanë mungesë reciprociteti emocional. Një karakteristikë tjetër është dëmtimi në komunikim. Fëmijët autikë kanë vonesë në zhvillimin e gjuhës së folur ose mungesë totale të saj. Ka raste kur fëmijët autikë (Leonard, L. B. and Deevy, P. 2006) mund të arrijnë të krijojnë gjuhë të folur, por vihen re vështirësi për të filluar ose mbajtur gjallë një bisedë. Ka të tjerë që e përdorin gjuhën e folur në mënyrë steriotipike ose përsëritëse. Tek fëmijët autikë vihet re mungesa e lojës imagjinare. Motivimi i fëmijëve me çrregullime të autizmit ndikon në zhvillimin gjuhësor të tyre. Dëmtimet e sjelljes së fëmijëve autikë shfaqen në plotësimin intensiv të interesave, si fiksim për të dëgjuar një muzikë të caktuar në çdo kohë, karakterizimi nga sjelljet rutinë dhe vështirësia për ta ndryshuar këtë zakon (Mundy, P. and Neale, A. 2001).

Page 117: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

117

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Shumica e fëmijëve autikë manifestojnë manierizma motore përsëritëse dhe steriotipike, si p. sh, rrotullimi i duarve, kërcime me të dyja këmbët njëkohësisht, ecje në majë të gishtave, rrotullimi i një çorapeje, kërcitja e dhëmbëve kur heqin tapat e shisheve, kafshimi i të pranishmëve që punojnë me ta, etj. (Lancioni, G. E. , O’Reilly, M. F. , Oliva, D. 2002)

Faktorët e mundshëm mjedisorë

Kërkimet për shkaqet mjedisore të autizmit nuk kanë qenë të suksesshme. Në Nju-Xhersi dhe në Masaçusets u studiua lidhja midis mjediseve me lëndë helmuese e kimikate dhe autizmit. Asnjë lidhje e qartë nuk është përcaktuar deri më sot midis vendeve të tilla dhe rritjes së incidencës së autizmit. Një faktor tjetër mjedisor për të cilin është dyshuar ka qenë vaksinimi në fëmijërinë e hershme, sidomos vaksina FSHR (kundër fruthit, shytave, rubeolës). Disa prindër kanë qenë të mendimit se kombinimi i këtyre tri vaksinave ka qenë një stres shumë i madh për sistemin imunitar. Të tjerë mendojnë se ka qenë komponenti i fruthit ai që ka dëmtuar veshjen e stomakut dhe e ka bërë atë të përshkueshme (kanalin e shpuar). Disa prindër kanë qenë të mendimit se mund të jetë taimersoli, një formë e zhivës, që përfshihet në vaksinë si antiseptik. Studime të kohëve të fundit sigurojnë se vaksinimi nuk ka lidhje me autizmin (Fein, D. , Michelle A. Dunn. D. 2007). Studimi i mijëra fëmijëve në Danimarkë tregoi se te fëmijët e vaksinuar nuk kishte autizëm më shumë se tek fëmijët e pa vaksinuar dhe se heqja e taimersolit nuk e uli numrin e rasteve të autizmit. Sidoqoftë, për këtë çështje debatohet. Ka mendime se disa ushqime me përmbajtje gruri ose bulmeti mund të shkaktojnë ose t’i përkeqësojnë simptomat e autizmit tek disa fëmijë, ndërkohë që shumë fëmijë u janë nënshtruar analizave për një “dietë pa gluten dhe kazeinë”. Shumë prindër njoftojnë përmirësime të sjelljes dhe të funksionimit të stomakut dhe të zorrëve. Për këtë dietë studimet sapo kanë nisur, prandaj na duhet të presim përfundimet e studiuesve. (Juhel, J- Charles. 2010). Teori dhe ide të tjera autizmin e shpjegojnë me ndotjen e ambientit dhe përqindjet e larta të metaleve të rënda, e sidomos të mërkurit në ajër. Ideja më e pranueshme në ditët e sotme për shkakun e autizmit mendohet të jetë një kombinim i faktorëve gjenetikë, neuropatologjikë dhe mjedisorë, dhe këto variojnë nga një fëmijë tek tjetri. Për këtë arsye ngelet e vështirë për t’u përcaktuar se cilët janë shkaqet reale të çrregullimit të autizmit. (Bubb, D. N. 2002)

Grupet më të rrezikuara nga autizmi

Statusi socio-ekonomik dhe prejardhja etnokulturore nuk janë faktorë madhorë për prekjen nga autizmi. Çdo racë

njerëzore, shtresë sociale dhe ekonomike mund të preket nga autizmi. Djemtë kanë probabilitet katër herë më të lartë se vajzat për t’u prekur nga autizmi. Një grup tjetër i rrezikuar janë fëmijët që kanë vëllezër apo motra me autizëm. Ky grup ka 2-5 % probabilitet për t’u prekur nga autizmi (Baron-Cohen, S, Ring, H. A, Bullmore, E. T. 2000). Diagnoza e fëmijëve autikë është në varësi të shteteve dhe politikave qytetare të tyre. Platforma më e mirë mbetet ajo e vendeve perëndimore me vlerësim nga mjeku pediatër, psikologu dhe në disa raste psikiatri. Nga këta profesionistë, psikologu ka njohuritë dhe përshtatjen profesionale për këtë çrregullim dhe për këtë arsye ndodhet shpesh në drejtimin e grupit multidisiplinar për të bërë vlerësimin e diagnozës së autizmit. Testet më të përdorura në vendet perëndimore për vlerësimin e fëmijëve autikë janë testet BLA (Behaviour Language Assessment –vlerësimi i gjuhës dhe sjelljes), ABLLS (Assessment of basic language and learning skills –vlerësim i gjuhës bazike dhe aftësitë e të nxënit), VB-MAPP (Verbal Behavior Milestones, Assesment and Placement Program–vlerësim i stadeve të sjelljesverbale dhe ambientit) (Fein, D. , Michelle A. Dunn. D. 2007). Simptomat e autikut janë identifikuar mjaft mirë. Ato fillojnë përpara moshës 3-vjeçare, me çrregullime të rënda të marrëdhënieve shoqërore me parregullsi të theksuara të zhvillimit të të folurit, me dobësi për kuptimin e gjuhës, me veprime rutinë të përsëritura e të ndërlikuara dhe me përgjigje shqisore perceptuese jo të rregullta. Për të diagnostikuar një sindromë të plotë autizmi duhet që të jenë të pranishme të pesë këto simptoma njëherësh. (Jordan, N. C. Hanich , L. B. 2003)

Programet e trajtimit, instrumente të qenësishme metodologjike studimi

Termi “program” ka të bëjë me planifikimin e tematikave me qëllim zhvillimin e shkallës më të mirë të mundshme të autonomisë në fushën sociale, gjuhësore, fizike praktike, emocionale, konjitive, arsimore, personale. Programi synon organizimin e punës me strategji arsimore, që rritin aftësitë e personit me aftësi të kufizuara. Personi që ka aftësi të kufizuara kalon nëpër të njëjtat etapa zhvillimi si çdo qenie tjetër njerëzore. Ai përshkon të njëjtat faza të jetës, fëmijërinë, adoleshencën, moshën e rritur dhe pleqërinë. Sikurse personat e tjerë edhe personi me aftësi të kufizuara i përshtatet rritjes së trupit të tij si dhe mjedisit rrethues dhe mëson që të zhvillojë potencialin e tij intelektual, fizik dhe social në çastin e duhur. Roli i mediatorit është që ta shoqërojë atë sipas aftësive që ka për ta favorizuar këtë rritje. Për këtë duhet të njihen nevojat e tij, me qëllim që t’i plotësohen sipas një plani të individualizuar të shërbimeve (PSI), pjesë e të cilit është edhe plani edukativ individual i ndërhyrjes (PEI). (Juhel,

Page 118: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

118

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

J- Charles- 2010). Plani i individualizuar i shërbimeve është një instrument integrator, i cili, duke u nisur nga vlerësimi i nevojave të një personi dhe me pjesëmarrjen aktive të tij dhe/ose të familjes, bën të mundur, për aq sa krijon mundësia, planifikimin dhe bashkërendimin e koordinuar të shërbimeve (Qendra e Shërbimeve Sociale e Montrealit metropolitan 1988). Plani i individualizuar i shërbimeve është mjet planifikimi dhe koordinimi, që lehtëson identifikimin dhe integrimin e shërbimeve të individualizuara, që u përgjigjen nevojave të një personi (OPHQ. 1989). Plani i individualizuar i shërbimeve është tendencë që, me pjesëmarrjen aktive të personit ose të përfaqësuesit të tij dhe me koordinimin e ndërhyrjeve, mundëson planifikimin dhe dhënien e shërbimeve për t’iu përgjigjur nevojave të personit me qëllim që të favorizojë dhe të ruajë integrimin e tij social duke siguruar njëkohësisht mbrojtjen e tij (MSS 1994). Parimet e (PSI) mbështeten në parime që e vendosin fëmijën me dobësi mendore në qendër të vendimeve. Ai synon respektimin e fëmijës dhe të zgjedhjeve që ai bën përballë integrimit të tij social. Ky plan nënkupton që vetë fëmija, rrethi i tij dhe edukatorët të bëhen pjesë e këtyre parimeve prej nga rrjedhin një varg parimesh. Çdo fëmijë është i ndryshëm dhe ka të drejtë të zhvillohet sipas karakteristikave të tij origjinale. Përpilimi i një plani të individualizuar shërbimesh (PSI) kalon përmes njohjes dhe pranimit të ndryshimeve në lidhje me kapacitetet, sjelljet apo pamjen e jashtme të fëmijës me aftësi të kufizuara. Njohja e individualitetit të fëmijës me aftësi të kufizuara është e rëndësishme që çdo fëmijë të marrë përgjigjen e duhur në përputhje me situatën, duke respektuar karakteristikat e tij të veçanta dhe ato të mjedisit të tij. Fëmija me aftësi të kufizuara është një i tërë me karakteristikat e tij origjinale, në mjedisin e tij të veçantë. Vetëm me anë të metodës globale fëmija do të arrijë të sigurojë vlerësimin e nevojave të veta dhe ndërhyrjet që do t’i lejojnë të arrijë objektivat e tij. Njohja e potencialit zhvillues të fëmijës, pavarësisht moshës dhe shkallës së aftësisë, duhet të ketë mundësi të përfitojë mjete që favorizojnë zhvillimin më të mirë të kapacitetit të tij. Funksionet e planit të individualizuar të shërbimeve të fëmijëve me aftësi të kufizuara duhen me qëllim që të realizohet sa më mirë integrimi i tij social. Për më tepër, ky plan duhet të na lejojë të sigurohemi që ndërhyrjet janë koherente, që plotësojnë njëra-tjetrën dhe përqendrohen në nevojat e personit dhe të mjedisit të tij rrethues. PSI përmban funksionet kryesore të cilat janë planifikimi dhe koordinimi. Planifikimi ka të bëjë me faktin që të përcaktohen shërbimet, programet, burimet dhe ndërhyrjet e nevojshme për fëmijën, familjen e tij ose për mjedisin e tij rrethues në afat të mesëm dhe të gjatë. Kordinimika të bëjë me faktin që të disponohen shërbime

dhe burime të nevojshme sipas një rendi të caktuar, me qëllim që të arrihen objektivat e përcaktuar në përgjigje të nevojave të përpiluara. Koordinimi kërkon bashkëpunimin e të gjithë profesionistëve. Etapat e një PSI-je kalojnë përmes pesë etapave kryesore. Ato janë referimi, vlerësimi global, përpilimi i planit të shërbimeve, aktualizimi i planit të shërbimeve nëpërmjet planeve të ndryshme të ndërhyrjes, koordinimi dhe ndjekja e planit të shërbimeve. Etapa e pare ka të bëjë me faktin që t’i ofrohet personit porta hyrëse, duke i siguruar mundësinë për t’u përfshirë në një plan shërbimesh, si dhe të japë përgjigjen ndaj nevojave akute. Personit i duhet siguruar pritje e ngrohtë, ndjeshmëri ndaj kërkesës së tij, mbështetje e menjëhershme, vlerësim i përmbledhur i nevojave të tij, marrje e informacioneve të duhura për të përfituar shërbime të menjëhershme dhe për vlerësimin tërësor të këtyre nevojave, me synimin për të përpiluar PSI-në e tij. Etapa e dytë ka të bëjë me vlerësimin tërësor për t’u bërë një “portret” besnik i nevojave të personit, duke mbajtur parasysh karakteristikat e personit dhe të mjedisit të tij rrethues, si dhe pritshmëritë e tij. Disa elemente informative mund të plotësohen edhe nga vlerësimi i specialistëve. Në etapën e tretë të përpilimit të PSI-së bëhet një sintezë e informacioneve të mbledhura dhe përcaktohen nevojat parësore. Këto nevoja do të kthehen më pas në objektiva. Autizmi dhe terapitë rehabilituese. Terapitë alternative

Terapia për të folurit dhe gjuhën. Të gjithë fëmijët autikë kërkojnë ndihmë për të zhvilluar aftësitë për komunikim. Zbatimi i terapisë për të folurit dhe gjuhën mund të shkojë nga gjysmë ore një herë në javë deri në disa herë në ditë. Nga studimet del se fëmijët me ÇSA kërkojnë ndihmë të veçantë për pragmatikën, përdorimin social të gjuhës. Këtyre fëmijëve u duhet mësuar si të qëndrojnë brenda temës, si të marrin fjalën në një bashkëbisedim, sa duhet të zgjatë kontakti me vështrim dhe sa duhet të jetë afërsia me bashkëbiseduesit, si të tregohen të ndjeshëm ndaj reagimeve të të tjerëve për ato që thonë, etj. (Dhamo, M. 2008). Disa veprimtari që janë provuar si terapi alternative janë: të notuarit me delfin, kalërimi, dëgjimi i muzikës, prodhimi i artikujve artizanalë, etj. Këto veprimtari mund të jenë të dobishme për çdo fëmijë më autizëm. Këto veprimtari mund të nxitin krijimtarinë, mund të vendosin lidhje me një kafshë, mund të emocionojnë këndshëm fëmijën, mund të përqendrojnë vëmendjen e fëmijës, mund ta motivojnë fëmijën e ta pajisin me aftësi fizike, por këto aftësi nuk e kurojnë autizmin. Prandaj, mund ta drejtoni më mirë fëmijën në programet përfshirëse mësimore. PPM përshkruan vendosjen e mundshme të fëmijëve me ÇSA në institucione arsimore dhe se si

Page 119: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

119

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

funksionojnë atje proceset speciale të arsimit, përfshirë këtu mekanizmat e përshtatshëm të mësimdhënies dhe strategjitë. PPM aplikohet pasi fëmijës i është bërë vlerësimi i nevojave për tipologjitë e shërbimit që do të zhvillohen me të. (McClelland, J. L. and Elman, J. L. 1986)Zhvillimi psiko-social e psikofizik i fëmijëve autikë përshpejtohet nëpërmjet programeve edukative rehabilituese. Fëmija autik nuk ka vetëm komunikimin gjuhësor të bllokuar. Instrumentet e marrjes së informacionit tek ai shpesh çakordohen dhe sjellin probleme në ndjeshmërinë shqisore. Të dëgjuarit, të parit, të prekurit, nuhatja dhe shija zhvillohen ndryshe nga shqisat e fëmijës me zhvillim normal dhe nuk kompensojnë dëmtimin gjuhësor (Dhamo, M. 2008). Kapja dhe trajtimi i autizmit në rininë e hershme e kufizon atë dhe nuk lejon që elementët autikë të instalohen si mënyra të gabuara të sjelljes (Saqellari, S. 2011).

Aftësimi gjuhësor

a. Komunikon me figura

Kërkuesja e studimit referues edhe në hartimin dhe aplikimin e programeve të edukimit individual të aftësimit gjuhësor iu referua parimeve dhe synimeve të teorisë shkencore Mainstreaming ose integrimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara. Parimi i kësaj teorie është:-Të gjithë fëmijët kanë të drejtën e arsimimit dhe integrimit. Komunikimi është instrumenti kryesor që mundëson arsimimin dhe integrimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara në komunitet (Revista Pedagogjike, 2010). Prandaj çdo rubrikë e sferës së aftësimit gjuhësor ose komunikativ ka realizuar objektivat e programeve të edukimit individual social dhe ka realizuar synimet e filozofisë Mainstreaming. Komunikimi nëpërmjet figurave realizohet mirë nëpërmjet metodës së komunikimit me figura PECS dhe është parapërgatitje e fëmijës për komunikimin verbal. Kërkuesja, në bashkëpunim me grupin multidisiplinar dhe prindërit e fëmijëve, ka mirëorganizuar seancat terapeutike me fëmijët që nuk komunikojnë në mënyrë verbale. Metoda PECS, që ushtron të folurën e fëmijëve me anë të një sistemi kompleks figurash, është përdorur gjerësisht nga stafi dhe prindërit e fëmijëve. Metoda e komunikimit të fëmijëve autikë aplikohet në formë loje (Simpson, R. L. 2005) dhe stimuli për fëmijët, që nuk komunikojnë dot si moshatarët e tyre, që nuk kanë dëmtim të komunikimit. Me anë të kësaj metode Mediatorët (Mar, H. M. , Sall, N. 1999) ushtrojnë fëmijët duke përdorur fruta dhe lodra në një bashkëveprim midis mediatorëve dhe fëmijës. Në seancat terapeutike të trajtimit të fëmijëve u përdor edhe sistemi i komunikimit me foto/vizatime (Skfv). Ky sistem është përdorur edhe në shumë studime në sferën e 167 fëmijëve të llojit Kanner.

Është një sistem bazë komunikimi, që zakonisht krijohet dhe mbikëqyret nga një logopedist për të folurit ose një terapist për sjelljen. Në rastin Skfv, fëmijës i jepen një grup me figura, që janë ose fotografi të objekteve reale, ose një vizatim që paraqet objektin. Fëmijës i mësohet se, pasi zgjedh figurën që mund të jetë mbi tavolinë dhe ia dorëzon atë terapistes ose prindit, merr objektin e dëshiruar. Skfv është shumë i dobishëm (Frackowiak, R. S. J. , Friston, K. J. 1994) për fëmijët që vërtet nuk e kuptojnë ende komunikimin bazë me fjalë. Mediatorët e trajtimit të fëmijëve përdorën edhe Forward–i n që është një teknikë për rritjen e shpejtësisë dhe të efektshmërisë së përpunimit të gjuhës te fëmijët që kanë dëmtime të saj. Fast Forward konsiston në (Thompson, G. 2003) një grup lojërash të kompjuterit, që i shërbejnë fëmijës për të përpunuar gjuhën (p. sh, duke bërë dallimin mes tingujve dhe fjalëve) dhe i përshtaten nivelit gjuhësor të fëmijës, në mënyrë që shpejtësia dhe vështirësia të mund të rriten teksa ai përfton aftësitë që ia mësojnë të tjerët. Ky program shkon mbi një orë në ditë dhe zgjat disa muaj. Nga kërkimet që kanë bërë autorët e programit është vënë re se programi ka pasur sukses në përpunimin e aftësisë së fëmijëve me ÇSA për të kuptuar gjuhën, (Ferrari, P. 2002). Përdorimi i të gjitha këtyre metodave në të gjitha terapitë në formë loje e bën të mundur realizimin e kësaj rubrike nga shumica e fëmijëve që u trajtuan në studimin referues.

Ka rritur të kuptuarit. Edhe gjetja e rubrikës “ka rritur të kuptuarit” pasqyron koherencën me synimet e teorisë Mainstreaming ose integrimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara. Parimi i kësaj teorie është “Të gjithë fëmijët kanë të drejtën e arsimimit dhe integrimit”. Nëpërmjet komunikimit u rrit të kuptuarit e fëmijëve që ndikoi në aftësimin e tyre për t’u integruar në komunitet. Në vitin 2011 ose në përfundim të eksperimentit referues vërehet se fëmijët kanë përparuar edhe në rritjen e nivelit të të kuptuarit të komunikimit të fëmijëve me dëmtim të aftësive komunikuese verbale. 21 fëmijë ose 69. 93% janë në gjendje të njohin kuptimin e pjesës më të madhe të rubrikave që përbëjnë programin e aftësimit gjuhësor të fëmijëve më aftësi të kufizuara. Kjo arritje përbën edhe gjetjen e kësaj rubrike. Rritja e nivelit të të kuptuarit të fëmijëve (Cohen, L. , Dehaene, S. , Chochon, F. 2000) realizohet nëpërmjet aplikimit të metodave, teknikave dhe mjeteve që janë në përputhje me parametrat psiko-socialë të fëmijëve. Procesi i të menduarit të fëmijëve (Caselli. M. , Mariani, C. , Pieretti, E. M. 2003) ndikon në procesin e të folurit. Aftësimi konjitiv i fëmijës me AK përshpejtohet nëse informacioni që i jepet fëmijës është në përputhje me stadet e tij të zhvillimit. Këtu aplikohet teoria e procesimit të informacionit. Trajtimi i fëmijëve për realizimin e programeve individuale të të kuptuarit realizohet (Van Der Lely, H. 1994) në bashkëpunim me të gjithë aktorët

Page 120: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

120

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

që janë të interesuar që fëmijët me AK të përparojnë nëpërmjet aplikimit të metodave dhe mjeteve më të suksesshmet sot në botë. Fëmijët e target-grupit të kërkimit referues sipas testimit me testin SONER me moshë mendore i përkasin stadit të mendimit konkret të zhvillimit. Për rrjedhojë, ata e kanë të vështirë të konceptojnë e të përvetësojnë procesin e të kuptuarit të koncepteve abstrakte me anë të komunikimit verbal. Në këtë kontekst specialistja përdor për komunikim me fëmijët metodat e komunikimit me figura, me muzikë dhe me kompjuter. Janë pothuajse të gjitha studimet aktuale botërore të kësaj fushe, që kanë aplikuar të njëjtat metoda dhe teknika që janë përdorur edhe në studimin referues (Vargha Khadem, F. , Gadian, D. , Copp, A. , Mishkin, M. 2005). Studimi na jep se si përparon të folurit e fëmijës nga niveli i belbëzimit, te fjalët e keqformuara të parashkollorit deri te fjalitë e arsyeshme e të formuara mirë të fëmijës më të rritur. Studime të kësaj natyre në Amerikë fokusohen në përcaktimin e sjelljeve nga zbatimi i programeve. Për të bërë krahasimin e sjelljeve në mosha të ndryshme, studiuesit përdorin tri metoda. Studimi me kohëzgjatje, studimi ndërseksional dhe kombinimi i të dyve (Matson, J. L. , Sevin, J. A. , Boc, M. L. , Francis, K. L. 1993) .

Ka rritur komunikimin verbal

Në studime të ndryshme për komunikimin verbal bie në sy jo vetëm përmirësimi i parametrave konjitivë të fëmijëve, shprehur në përqindje sipas niveleve, por edhe rritja e numrit të fëmijëve nga 49. 95% ose 15 fëmijë në vitin 2008, në 69. 93% ose 21 fëmijë në vitin 2011 që u aftësuan plotësisht të komunikojnë në mënyrë verbale. Kjo është arritje e rëndësishme e studimeve duke u nisur nga fakti se shumica e fëmijëve me aftësi të kufizuara të pa ushtruar kanë vështirësi në komunikimin verbal. Floortime, teoria Mainstreaming ose integrimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara është bërë sunduese dhe ndikon pozitivisht në aftësimin gjuhësor të fëmijëve me qëllim integrimin e tyre në komunitet. Metoda kryesore që përdor Floortime, është një ndërhyrje te zhvillimi. Në qendër të vëmendjes është krijimi i motivimit që fëmija të komunikojë. Floortime e merr emrin nga pozicioni në të cilin kryhet kjo veprimtar i (të ndenjurit ulur në dysheme bashkë me fëmijën, që ai të luajë, në vend që të qëndrojë ulur në tryezë). Gjatë aplikimit të kësaj metode bëhen (Pascoe, M. Stackhouse, J. Wells, B. 2005) përpjekje për të krijuar “rrathë të komunikimit” brenda të cilëve fëmija flet ose bën diçka, i rrituri përgjigjet duke folur, duke luajtur, duke dhënë diçka, duke e prekur fëmijën në mënyrë të këndshme si edhe duke nxitur më shumë komunikimin. Objektivi është (Chomsky, N. 1959) që të rritet kënaqësia e fëmijës duke ndërvepruar me të tjerët dhe, gjatë ndërveprimeve të tij, të nxitet ndërsjellësia. Në disa aspekte Floortime është e kundërta e qasjeve të AAS. Floortime ka në qendër fëmijën dhe drejtohet

nga fëmija, ndërsa AAS drejtohet nga i rrituri. Gjatë Floortime (Shtino, N. Pilika, A. 2001) bëhen përpjekje për të hyrë në botën e fëmijës, ndërsa metoda AAS mund të shihet si një program që e tërheq fëmijën në botën tonë. Mendohet se objektivi kryesor i metodës Floortime është që (Tomblin, J. B. , Records, N. 1997) të krijohet motivimi për të komunikuar dhe se aftësitë vijnë më pas, ndërsa në rastin e përdorimit të metodës AAS mendohet se objektivi kryesor është që fëmijës t’i mësohen aftësi të veçanta dhe se motivimi për t’i përdorur ato vjen me pas. Gjetja e kësaj rubrike përputhet me parimet e teorisë Mainstreaming, sipas së cilës aftësimi i fëmijëve për të komunikuar verbalisht mundëson integrimin e tyre në komunitet.

Ka rritur komunikimin normal

Në bazë të parimeve integruese të teorisë Mainstreaming fëmijët me vështirësi në komunikimin normal nuk mund të integrohen lehtësisht në komunitetin social. Komunikimi normal është i vështirë për një pjesë të fëmijëve me aftësi të kufizuara që kanë shkaqe fiziologjike të mungesës së komunikimit normal (Gehring, W. J. , Knight, R. T. 2000). Ushtrimi i fëmijëve për t’u aftësuar që të komunikojnë drjetpërdrejt realizohet me anë të programeve të aftësimit gjuhësor, nëpërmjet shumë teknikave, instrumenteve, mjeteve dhe metodave aplikative si, TEACCH, DIR. Holding, Metoda etodinamike ka (Grosjean, F. 1980) një rol të dukshëm në aftësimin e fëmijëve për të ushtruar komunikimin e drejtpërdrejtë. Edhe studime të tjera në botë e kanë përdorur me sukses metodën e suksesshme etodinamiko për aftësimin gjuhësor të fëmijëve me aftësi të kufizuara. Qëllimi i kësaj metode është që të aftësohen fëmijët që të kenë një komunikim të drejtpërdrejtë me fëmijët me të cilët, për shkak të sjelljes së tyre të tipit me autizëm, një komunikim i drejtpërdrejtë nuk është pothuajse asnjëherë i mundur. Komunikimi mund të përbëhet nga rituale, argëtim, punë, lojëra dhe më në fund, nga komunikimi i ngushtë, gjithë kjo është e fituar nga metoda e todinamike.

b. Komunikon me etikë

Aftësimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara për të komunikuar me etikë është i vështirë. Në bazë të teorisë Mainstreaming, teori sunduese gjatë fazës së dytë studimore, integrimi i shumë fëmijëve me aftësi të kufizuara është i vështirë, por jo i pamundur nëse ushtrohen me programe të edukimit individual nëpërmjet terapive intensive. Komunikimi me etikë i fëmijëve me aftësi të kufizuara (Goodley, D. 2001) është i vështirë të realizohet në rrugë natyrale. Është e nevojshme të ushtrohen këta fëmijë nga profesionistët. Trajtimi i fëmijëve me programe

Page 121: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

121

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

profesionale nga logopedistja dhe edukatoret për një periudhë trevjeçare bëri të mundur që mbas tre vitesh trajtim intensiv të vihej re një ndryshim progresivë i disa fëmijëve dhe në vlerësimin e vitit 2008 të ketë një rënie të numrit të fëmijëve, që nuk ishin aspak të aftësuar të komunikonin me nivel gjuhësor. Procesi i trajtimit të fëmijëve edhe me programe të aftësimit gjuhësor vazhdon gjatë. Metodat, mjetet e teknikat përmirësohen vazhdimisht në funksion të lehtësimit të terapive ndaj fëmijëve me anë të programeve të përmirësuara, deri sa fëmijët të përparojnë. Terapia për të folurit dhe gjuhën tregon se (Peters, R. 1966) të gjithë fëmijët me ÇSA kërkojnë ndihmë për të zhvilluar aftësitë për komunikim. Zbatimi i terapisë për të folurit, gjuhën mund të shkojë nga gjysmë ore një herë në javë deri në disa herë në ditë. Fëmijët me ÇSA kërkojnë (Vargha-Khadem, F. , Gadian,

D. , Copp, A. , Mishkin, M. 2005) ndihmë të veçantë për pragmatikën, përdorimin social të gjuhës. Këtyre fëmijëve u duhet mësuar si të qëndrojnë brenda temës, si të marrin fjalën në një bashkëbisedim, sa duhet të zgjatë kontakti me vështrim dhe sa duhet të jetë afërsia me bashkëbiseduesit dhe si të tregohen të ndjeshëm ndaj reagimeve të të tjerëve për ato që thonë, etj. Si përfundim mund të themi se fëmijët autikë me aftësi të kufizuar në sferën gjuhësore, nëpërmjet aplikimit të programeve edukative rehabilituese, ndihmohen në progresin psikologjik, social, gjuhësor e fizik të tyre dhe përshpejtohet integrimin i tyre në komunitet. Prandaj është e nevojshme që profesionistët të evidentojnë problemet me të cilat përballet fëmija, të përcaktojnë mundësitë aftësuese dhe impaktin e çrregullimeve të tij.

Referime bibliografike

Strategjia Kombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuara, Tiranë, 2005 f. 6- 9.

Tupe, E. , “Të jetosh me një fëmijë autik”, Shtëpia Botuese “ Pegi”, Tiranë, 2010

Shtino, N. , & Pilika, A. , “Personaliteti dhe çrregullimet e tij”, në Instituti i Shëndetit Mendor, Tiranë, 2001, f. 94-112

Revista Pedagogjike “Instituti i Zhvillimit të Arsimit”, Tiranë, 2010, f. 90-100

Allen, J. , “Foucault and special educational needs: A box of tools for analyzing children’s experiences of mainstreaming”. Disability and Society 11 (2): 219– 233(1996)

Alton, S. , “Children with Down’s syndrome and short term auditory memory”a. Down’s Syndrome Associat ion Journal 95 : 4–9 (2001)

Amundsen, R. , “Disability, handicap and the environment” Journal of Social Philosophy 23 (1): 105–118. (1992)

Anastopoulos, A. D. and Farley. , “S. E. A cognitive-behavioural training program for parents of children with attention-deficit/hyperactivity disorder”, In: Kazdin. a. (2003)

Asperger, A. , Autistischen psychopathen in kindesalter“Archiv fur Psychiatrie und Nervenkrankheiten 177: 76–136. (1944)

Baddeley, A. “Working memory and comprehension”. In: Broadbent D. , McGaug. J. Kosslyn M. etal. (Eds)Working Memory, 33–74. Oxford: Oxford Universit. Press. (1986)

Baillargeon, R. , Spelke, E. S. and Wasserman, S. , “Object permanence in 5-monthold infants”, Cognition 20: 191–208. (1985)

Baldini, S. , “Corpo rubato”. Editore: Armando Tito Srl Ro ma, f. 10 (1995)

Page 122: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

122

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Shkrimi universitar dhe roli i tij në formimin e studentëve

Dr. Përparim Fakaj, Dr. Dafina Nazaj, Msc. Suela Fakaj, Msc. Lorela Fakaj, Msc. Julian Fakaj, Msc. Eng. Bledar Shatri, Msc. Orgent Nazaj

Abstract

Language as the most important mean of communication plays a special role in the life of human society. Cooexisting together it is in the same time a very necessary condition for its existence and development. The language exists in both forms: oral and written forms. The writing indeed is considered as the most important mean for the educational proces toward students which helps learning and thinking abilities for new writing techniques. Its role becomes crucial in nowadays conditions, in a moment where the Albanian universities as the centre of knowledge and science have a lot of tasks and challenges to afford. “Writing” in its broad connotations invalves all the “written works” that are the practice essentials of university life and a very important mean for the exchange and spreading of knowledge and information. “To write” it means own the way of normative expression, to implement the orthographical norms, grammatical and punctuational ones. Learning the writing techniques, it helps clarifying and systeming your thinking in order to give a hanal to the developing of each student and to support their academic gait. As a conclusion we may say that the role of the university writing like a creative process is decisive for the student back ground. It serves as a practical measurer of his general background, expressive abilities and in the same time for opportunities in order to face his challenges in the future.

Keywords: communication, language spoken, written, writing university timetable.

Abstrakt

Gjuha si është mjeti më i rëndësishëm i komunikimit përfaqëson në vetvete një hapësirë pa fund komunikimi me gojë dhe me shkrim, me të lexuar dhe me një shumëllojshmëri mënyrash përdorimi, që realizohen në afri, në distancë, përmes përdorimit të sa më shumë mjeteve komunikative deri tek ato të fundit të teknologjisë së kompjuterit.

Po ta trajtojmë problemin diakronikisht, dihet se historikisht më e hershme është gjuha në trajtën e saj të folur, e cila ka lindur së bashku me mendimin, në të njëjtën kohë edhe si veshje materiale e tij. Por, pas një periudhe relativisht të gjatë të ekzistencës së gjuhës në trajtën e folur, për nevoja të komunikimit më të gjerë, sidomos në largësi(hapësirë) dhe veçanërisht për të bërë të mundur ruajtjen dhe transmetimin e mendimeve dhe të përvojës në plan kohor, d. m. th. nga brezat e vjetër te të rinjtë, nga një epokë në tjetrën, njeriu shpiku edhe një trajtë të dytë të gjuhës, trajtën e shkruar. Kjo fazë i takon shoqërisë primitive, sepse me lindjen e shtetit dhe të administratës së tij, e cila ndryshe nga shoqëritë primitive që kanë si mjet komunikimi vetëm gjuhën e folur, shoqëritë e qytetëruara kanë në dispozicion edhe një mjet tjetër për shkëmbimin e mesazheve: shkrimin. Ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e shoqërisë njerëzore. Prandaj nuk është e rastit që, ndërsa në kohët e lashta ushtrohej dhe vlerësohej kryesisht gojëtaria, në kohët e reja e sidomos në modernizimin e mijëvjeçarit të ri, kujdesi më i madh e përparësia i kushtohet fjalës së shkruar. Duke e analizuar gjuhën në këtë prerje, vetvetiu del nevojë që në përmbajtjen e vet shkollore, ajo të shihet si një lëndë që e gjen vendin ndër më kryesoret përmes të gjitha lëndëve të tjera.

Fjalë kyçe: komunikim, gjuhë e folur, e shkruar, shkrim universitar, plan kohor.

***

Megjithëse gjuha është dukuri shoqërore dhe mjet i pazëvendësueshëm i komunikimit në të dy format e saj: në formën e folur dhe të shkruar, në vijim të artikullit tonë kemi bërë objekt trajtimi rëndësinë që kanë punët me shkrim dhe veçanërisht shkrimi në universitet midis disiplinave të ndryshme shkollore, duke e vlerësuar atë si gur themeli që luan një rol vendimtar në formimin e studentit. Shkrimi me të drejtë konsiderohet si një mjet i rëndësishëm për mbarëvajtjen mësimore të studentëve që nxit të menduarin dhe ngulit shprehitë në përvetësimin e teknikave të të shkruarit. Roli i tij bëhet vendimtar në kushtet e sotme në një kohë kur universitetet shqiptare si qendra të dijes e të shkencës janë përballë detyrash e

Page 123: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

123

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

sfidash të mëdha, ku sfida kryesore është pikërisht ajo që lidhet me përgatitjen shkencore të studentëve. Po ta vështrojmë çështjen historikisht do të vëmë re mënyra të ndryshme përcaktimi të të shkruarit. P. sh. Barti e përkufizon shkrimin si “…një veprimtari historikisht dyfarëshe: në njërën anë ai është objekt i tregtueshëm, mjet i pushtetit dhe i të epërme, i ngjizur prej lëndës më të ashpër të shoqërisë, në anën tjetër, ai është një praktikë e kënaqësisë, i lidhur me thellësitë gjalluese të trupit njerëzor e të veprave më të brishta e lumturisht më të arritura, të artit…”(1) Pra, Barti e ndien thelbin e dyzuar të shkrimit si mjeshtëri e shtetarisë dhe nga ana tjetër si praktikë e kënaqësisë që ndien njeriu përpara krijimit. Shkrimi përfshin ligjërimin e shkruar, i cili në veprimtarinë bashkëkohore të njeriut modern mbetet forma më autoritare e ligjërimit. Të shkruarit si proces krijues është konceptuar gjithmonë si punë e lidhur me detyra të mërzitshme: të shkruash njoftime, raporte, protokolle dhe shënime të ndryshme. Në traditën universitare perëndimore, shkrimtari universitar është një mendimtar, një përdorues i arsyes. Për ne shkrimi në kuptimin e gjerë të fjalës përfshin gjithë punët me shkrim, të cilat përbëjnë thelbin praktik të jetës universitare dhe një mjet shumë të rëndësishëm për shkëmbimin dhe përhapjen e dijes. Të shkruash do të thotë të zotërosh mënyrën e të shprehurit normativ, të zbatosh gjithmonë normën drejtshkrimore, gramatikore, pikësimore, etj. Të shkruash do të thotë gjithashtu të lësh gjurmët e ideve, mendimeve dhe kulturës tënde, si dhe të komunikosh dyfish me veten dhe të tjerët. Të mësuarit e teknikave të të shkruarit ndihmon për të sistemuar e qartësuar të menduarin, për t’i dhënë siguri e drejtpeshim zhvillimit te çdo student dhe për të mbështetur ecurinë e tij akademike. Tradita akademike universitare te ne ka qenë pa tekste cilësore, pa udhëzues që t’i drejtonin studentët në procesin e të nxënit dhe në procesin e të shkruarit profesional. Në traditën e shkrimeve nga studentët në Shqipëri njihen i ashtuquajturi “ shkrim i asistuar”(2), një version i punës kërkimore i kryer nga një student nën drejtimin e afërt të një pedagogu. Hartimi ose të shprehurit rreth një teme të caktuar, qoftë një arsyetim a koment i disa vargjeve poetike, qoftë një temë e lirë, që trajtohej brenda klasës dhe në një kohë të caktuar, p. sh prej 2 orësh bashkë me korrigjimin në një orë të veçantë është një lloj i shkrimit të asistuar, i cili përdorej në shkollë e mesme. Ky lloj shkrimi vlerësohej nga mësimdhënësi mbi bazën e disa treguesve normativë: drejtshkrimi ose të shkruarit pa gabime, norma gjuhësore; aftësia krijuese, aftësia parashtruese dhe organizuese e temës, përfundimi dhe qëllimi, etj. Prandaj shkrimi i asistuar duhet të mbetet edhe në praktikën e mësimdhënies dhe të shkrimeve në universitet. Punimi shkencor është prodhim i veprimtarisë mendore të një njeriu a grupi që synon të paraqesë me gojë ose me shkrim përfundimet e kërkimeve dhe hulumtimeve në një fushë të caktuar, për një çështje të veçantë, duke synuar të sjellë një ndihmesë të re në atë fushë studimi. (3) Kërkimi shkencor, hartimi i një disertacioni është i lidhur ngushtë me një studim këmbëngulës të literaturës që lidhet drejtpërdrejt ose tërthorazi me temën. Llojet e shkrimeve në universitet janë të ndryshme. Në funksion

të tematikës që kemi zgjedhur në këtë artikull ne po rendisim disa. Studimi për të mbrojtur diplomën në çdo universitet përbën edhe ritin e kalimit në botën shkencore. (4) Ka universitete të cilët e kanë sanksionuar në rregullore se “ provimi i diplomës është paraqitja dhe shqyrtimi i një disertacioni të shkruar, që shtjellohet nën drejtimin e një mentori, por në mënyrë origjinale dhe në italishte të mirë. ”Tema e diplomës mund të zgjidhet nga studentët në listën e temave të ofruara nga pedagogët e departamentit mbi bazën e detyrave të kursit dhe student duhet të marrë atë temë që është i aftë ta kryejë. Për ata që i përkushtohen shkencës dhe nisin rrugën e saj me temën e diplomës e vazhdojnë atë duke u futur në shkallën tjetër të kualifikimit Master, si formë kryesore e shkrimit përdoret mikroteza. Ajo konsiderohet si punë me shkrim ku objekti i zgjedhur shqyrtohet më ngushtë. Kurse doktorata është punë me shkrim e kuptuar në tërësi si ndihmesë e veçantë në një fushë të dijes, për zbulime të reja, formulimit të teorive, etj. Në kushtet e sotme kur universitetet po bëjnë ndryshime rrënjësore në programet me synimin që ato t’u përgjigjen më mirë nevojave të sotme dhe atyre të perspektivës, kur kërkohen studentë të formuar e të përgatitur për jetën, në programet e tyre po zë vend gjithnjë e më shumë një lëndë e re: Shkrimi akademik. Por, duhet theksuar se me gjithë përpjekjet e vlerësueshme nga shumë autorë tekstesh akoma nuk është krijuar një traditë e shëndoshë dhe e qëndrueshme që të shërbej si model në këtë drejtim. Kjo gjen shprehje në mënyrë të qartë te mungesa e një program unik që t’u shërbente të gjithëve dhe te shumëllojshmëria e teksteve që janë në përdorim. Sot ende nuk ka akoma në përdorim një tekst të përshtatshëm të nivelit universitar që t’i përgjigjet realitetit shqiptar. Tekstet në përdorim janë akoma larg këtij realiteti, të cilët në shumicën e rasteve janë përkthim nga ndonjë gjuhë e huaj që edhe pse u mësojnë studentëve parimet e përgjithshme të të shkruarit, te ata mungojnë rrugët konkrete të realizimit. Përgjithësisht ata nuk e kalojnë pragun e të shërbyerit vetëm për studentët e një dege të caktuar. Prandaj, megjithëse lënda “Shkrim akademik” po futet në çdo degë, si nevojë urgjente del hartimi i një teksti që realisht do të përçonte te studentët krahas dhënies së parimeve të përgjithshme të të shkruarit si proces krijues edhe specifikat për çdo degë duke sjellë me vete modele konkrete. Me të drejtë lind pyetja: cilat janë këto mangësi që pengojnë tekstet në përdorim të jenë të pranueshëm e të përshtatshëm për të shërbyer për gjithë degët?Sipas mendimit tonë janë shumë faktorë ku midis të tjerëve ne mund të rendisnim:Së pari, si faktor kryesor pengues është mosmbajtja parasysh e specifikave të veçanta që ka çdo fushë apo specialitet i caktuar. Dihet që të shkruarit si proces krijues është i pranishëm në të gjitha sferat. Atë e përdorim jo vetëm në shkencat filologjike, ku dhe shpeshherë e barazojnë me krijimtarinë artistike, por edhe në shkencat e tjera si dhe në të gjitha veprimtaritë. Natyrisht krijimtaria artistike me të cilën do të merren ata që kanë

Page 124: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

124

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

talent përbën një fushë të rëndësishme, por nuk duhet vënë shenja e barazimit. Së dyti, nuk mbahet parasysh gjendja reale e studentit, sasia e njohurive dhe aftësive të fituara në arsimin parauniversitar, me të cilat ata vijnë në universitet. Asnjë tekst nuk merr parasysh këtë sasi njohurish. Nisur nga fakti se të shkruarit kalon në shumë faza duhen marrë parasysh edhe faktorët social-psikologjikë me gjithë rolin dhe rëndësinë e tyre. Të diturit e sasisë së njohurive që zotërojnë studentët do të bënte të mundur dhe përcaktimin e saktë të vëllimit të njohurive që do të përfshihen në tekst. Punët me shkrim kanë filluar herët në shkollë. Ato kanë qenë të llojeve të ndryshme duke filluar që me detyrat e shtëpisë, detyrat e tjera krijuese, hartimet, diktimet, esetë, detyrat me shkrim, etj. Po sa kanë qenë efikase ato dhe sa kanë ndikuar në formimin e nxënësit duhet të mbahen parasysh. Së treti, mosmbajtja parasysh e boshllëqeve të studentëve, që në gjendjen e sotme pothuajse janë uniforme, i ka bërë tekstet e deritanishme të mos jenë shumë efikas. Lëndët gjuhë shqipe dhe lexim letrar të zhvilluara në arsimin parauniversitar synojnë të mësuarit e nxënësve për një të shprehur të qartë sipas normave të shqipes letrare si dhe pajisja e tyre me shprehitë e punës së pavarur. Po a arrihet gjithmonë ky synim? Nisur nga gjendja në të cilën ndodhet arsimi shqiptar në kushtet kur deri para disa vitesh gjendja e kuadrit nëpër shkolla sidomos në fshat vlente për të dëshiruar, ku një pjesë e mësuesve ishin pa arsim përkatës, këto synime nuk mund të realizoheshin kënaqshëm. Kësaj gjendje po t’i shtojmë dhe moszbatimin e konkurseve nga drejtoritë arsimore në përzgjedhjen e kuadrit për shkak të aferave korruptive, shoqëruar kjo me humbjen e interesit për mësimin nga ana e nxënësve, përbëjnë shkakun që studentët vijnë në universitet me boshllëqe. Realisht studentët tanë nuk dinë të shprehen qartë, domethënë nuk dinë që mendimeve të tyre t’u japin një formë shprehje koherente e në vijueshmëri. Mungesa e një boshti logjik në shprehje është treguesi më i qartë i një mendimi të mjegullt. Kjo gjendje është shprehje e një pune të pamjaftueshme dhe pa efikasitet të kryer në arsimin parauniversitar. Së katërti, mangësi të theksuara në formimin gjuhësor sidomos në zbatimin e normës drejtshkrimore e pikësimore. Kjo është nga mangësitë më të theksuara e më të dukshme dhe që evidentohet mjaft lehtë nga pedagogu sapo vë re një shkrim të studentit. Nga përvoja jonë e punës me studentët gjatë zhvillimit të lëndëve të ndryshme, por sidomos gjatë zhvillimit të lëndës Shkrim akademik, studentët kanë mangësi shumë të mëdha në zbatimin e normave të shqipes letrare aq sa në ndonjë rast nuk mund të kuptosh se në ç’gjuhë është shkruar. Prandaj i del detyrë tekstit universitar që të përfshijë krahas njohurive të tjera edhe njohuri nga fusha e drejtshkrimit. Teksti krahas njohurive teorike duhet të japë dhe udhëzime praktike mbi shkrimin në universitet. Ai duhet ta paraqesë të shkruarin si një proces krijues që nis me lindjen e idesë fillestare e deri në përgatitjen përfundimtare të dorëshkrimit. Gjithashtu, ai duhet të përshkruaj me hollësi teknikat, hapat si dhe veprimet

që duhen ndërmarrë në procesin e përgatitjes së një pune studimore apo eseje duke respektuar rregullat drejtshkrimore e gramatikore të gjuhës shqipe, si dhe praktikat e ligjërimit interesant. Procesi i shkrimit ftillohet me caktimin e temës, në formulimin e tezës, në diskutimin e punës së përfunduar nga audienca shoqërore. Rëndësi e veçantë i jepet punës me paragrafin si njësia themelore e shkrimit. Më tej paraqitet e analizohet ndërtimi i brendshëm, përshkruhen teknikat më të përshtatshme për organizimin e paragrafëve funksionalë në situata të ndryshme retorike. Paragrafët duhet të kenë unitet, të jenë të organizuar e koherent. Nuk duhet të pëlqehen paragrafët e gjatë ku duhet të eleminohen fjalët e tepërta e boshe. Shkurtësia dhe qartësia si dhe përdorimi i fjalëve me kuptim të saktë e shumë koncize janë veçori të një shkrimi universitar me nivel. Po kështu teksti duhet të synojë të shpjegojë llojet e ndryshme të shkrimit në universitet, sipas metodologjisë që kushtëzojnë rrethana të ndryshme në disiplina të ndryshme, të drejtojë shfrytëzimin e përdorimin e kujdesshëm të burimeve të ndryshme. Realizimi i këtyre synimeve kërkon nga hartuesit e tekstit edhe ndërtimin e një programi të saktë që do të transmetonte te studentët një vëllim të caktuar njohurish dhe do të ishte i përshtatshëm për përdorimin e tij nga studentët e të gjitha degëve ose hartimi i dy teksteve: një për degët shoqërore dhe një për degët natyrore. Për çdo rast teksti duhet të japë modele praktike sipas degëve përkatëse. Punim shkencor do të bëjnë gjithë studentët pavarësisht nga dega që ndjek. Studenti që ndjek inxhinierin ose ekonomikun në këtë tekst duhet të gjej modele për specialitetin e tij, prandaj del e domosdoshme hartimi i tekstit me grup autorësh. Më poshtë po japim një model të sylabusit të lëndës Shkrim akademik, i cili sipas mendimit tonë ky program duhet të përfshijë këto tema:

Këto mendojmë se do të jenë disa tema orientuese ku do të zbërthehen parimet e përgjithshme të të shkruarit, të cilat hartuesit e tekstit mund t’i shtojnë e t’i përshtatin sipas degëve përkatëse.

Si përfundim nga sa trajtuam në këtë kumtesë mund të themi se roli i shkrimit universitar si proces krijues është vendimtar në formimin e studentit. Ai shërben si matës praktik i formimit të tij të gjithanshëm, i aftësive e shprehive të fituara dhe i mundësisë a pamundësisë së studentit për të përballuar sfidat e ardhshme që e presin. Kërkimi shkencor, i cili zë një vend të veçantë gjatë viteve të shkollimit dhe që e vazhdon atë gjatë jetës i hedh themelet pikërisht në vitet e shkollimit e veçanërisht në universitet. Sa më të forta të jenë këto themele aq më në gjendje është studenti të përballojë me kompetencë detyrat e ardhme kërkimore të çdo specialiteti.

Page 125: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

125

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Nr Temat për çdo orë mësimi

1 Arsimi i lartë i mbështetur në punën kërkimore shkencore. Psikologjia e të shkruarit2 Të shkruarit si praktikë shoqërore. Të qenit në kontakt me të shkruarit3 Procesi i të shkruarit. Gjymtyrët kryesore të shkrimit. 4 Shkrimi i paragrafit. Forma dhe lënda e paragrafit. Njësia e paragrafit. 5 Fantazia dhe ortografia ose nga ideja te realizimi i shprehjes me shkrim. Nga të folurit te shkrimi.

6 Shkrimi akademik ose si hartohet punimi shkencor. Punimi shkencor. Koncepti, llojet. Punimi monografik dhe panoramik

7 Zgjedhja e temës. Parimet. Pikat e mbështetjes8 Karakteri shkencor. Kufizimi i fushës së studimit. Pasaportizimi i materialit, konkretizimi dhe siguria. 9 Punimi me karakter historik apo teorik?10 Etapat në procesin e kërkimit shkencor. Taktika dhe strategjia. 11 Modele dhe rrugë për të realizuar një temë studimore. 12 Struktura formale e një punimi shkencor. Diskutimi i pjesëve përbërëse. 13 Praktikum i një punimi. Përgatitja e punimit në dorë të parë (drafti). 14 Kërkimi i materialit. Burimet. Kërkimi në bibliotekë. 15 Si punohet me bibliografinë. Skedari16 Burimet dytësore në temën kërkimore. Mbajtja e shënimeve mbi burimet dytësore.

17 Shfrytëzimi i burimeve. Udhëzim për skedimin. Shmangia e plagjiaturës përmes dokumentimit të përshtatshëm.

18 Rëndësia e zgjedhjes së metodës. Metoda e vrojtimit, e anketimit dhe e eksperimentimit19 Rregullat e citimeve. Kur dhe si bëhen?20 Treguesi i lëndës i vështruar si plan pune21 Praktikum për plotësimin e skedave dhe shënimet. 22 Rregullat për mbajtjen e shënimeve23 Shkrimi i një teme diplome. Struktura e shkrimit të një teme diplome. 24 Si prodhohen shkrimet profesionale?25 Studimi akademik ( tezë doktoranti, artikull, libër monografik). Treguesi ose indeksi. 26 Drejtshkrimi i disa formave gramatikore më të përdorshme. 27 Disa pika të “kodit” shkrimor të shqipes. Theksi. 28 Zanorja ë e patheksuar

29 Shenjat e pikësimit. Përdorimi i shkronjave të mëdha në gjuhën shqipe. Pastrimi dhe pasurimi i gjuhës shqipe.

Referime bibliografikeBarnet, S. & Bellanca, P. , &Stubbs, M. , Shkrimi akademik, Tiranë, 2000

Shkurtaj, Gj. , Si të shkruajmë shqip, Tiranë, 2008, f. 27

Shkurtaj, Gj. & Çiraku, Y. , Hyrje në metodikën e punës shkencore, Tiranë, 2004, f. 29

Robins, R. , Historia e gjuhësisë, Tiranë, 2007

Hudson, R. A. , Sociolingustika, Tiranë, 2004

Eko, U. , Si të bëhet një temë diploma, Përpjekja, Tiranë, 1997

Rrokaj, Sh. , Gjuhësia e përgjithshme, Tiranë, 2005

Memushaj, R. , Hyrje në gjuhësi, Tiranë, 2004

Memushaj, R. , Shqipja standarde, sit a flasim e ta shkruajmë, Tiranë, 2004

Shkurtaj, Gj. , Sociolingustika, Tiranë, 2009

Shkurtaj, G. j, Etnografi e të folurit të shqipes, Tiranë, 2004

Nishku, M. , Si të shkruajmë, procesi dhe shkrimet funksionale, CDE, Tiranë, 2004

Musai, B. , Si të shkruajmë ese, CDE, Tiranë, 2004

Boce, E. , Si të shkruajmë një punim shkencor, CDE, Tiranë, 200

Page 126: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

126

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Sektori informal dhe problemet etike

Dr. Përparim Fakaj, Msc. Lorela Fakaj, Mswc. Eng. Bledar Shatri, Msc. Orgent Nazaj, Dr. Dafina Nazaj

Abstract After 90 years, the change systems and the transition to a free market economy, Albania entered the difficult path of building a capitalist economy. At the beginning of the transition, it was a rich country with a tradition of centralized economy inherited from the socialist system. But a poor country like ours, with a helpless state, which lacked proper legislation, with the confusing political situation unstable, undoubtedly, created a fertile ground for fraud and speculation. Consequently, it brought the wrong education of people with the motto that capitalism can occur such miracles that rich without working, even for a short time. This led to receive informal sector developing rapidly. The informal sector means that part of economic activity, which takes place wholly or partly outside the scope of the legal authority of the country. Areas may appear unethical actions are: In the field of accounting. To avoid paying tax on income, many businesses avoid the accurate reporting of all profit. in marketing. This area constitutes a problem of ethics in Albanian business. Change too great between the data that appear in the advertisement of a product and what goes into the hands of a consumer, does that often in the market to jump products with poor quality and in the worst case even expired, which put life in each of us. In the field of management. Another dimension of the problem of ethics in Albanian business are managerial decisions. Entrepreneur, with decisions taken in business, directly affects the personal and family life of persons employed in the firm. Issues of justice, fairness and impartiality in the treatment of employees in connection with the recruitment criteria, the salary increase, promotion, modes of dismissal, setting task that will logins, etc. Keywords: informal sector, field, ethics, accounting, marketing, management.

Abstrakt

Pas viteve ’90, me ndërrimin e sistemeve dhe kalimin në ekonominë e tregut të lirë, Shqipëria hyri në rrugën e vështirë të ndërtimit të një ekonomie kapitaliste. Në fillimin e tranzicionit, ajo ishte një vend i pasur me tradita të një ekonomie të centralizuar të trashëguar nga sistemi socialist. Por, një vend të varfër si yni, me një shtet të pafuqishëm, ku mungonte legjislacioni i duhur, me një situatë politike konfuze e të pa stabilizuar, padyshim, u krijua një terren i përshtatshëm edhe për mashtrime e spekulime. Për pasojë, kjo solli edukimin e gabuar të njerëzve me moton se në kapitalizëm mund të ndodhin çudira të tilla që të pasurohesh pa punuar, madje, për një kohë të shkurtër. Kjo bëri që të merrte zhvillim të shpejtë sektori informal. Me sektor informal kuptojmë atë pjesë të veprimtarisë ekonomike, që realizohet pjesërisht ose tërësisht jashtë sferës së autoritetit ligjor të vendit. Fushat ku mund të shfaqen veprimet joetike janë: Në fushën e kontabilitetit, pasi për të evituar pagimin e taksës mbi të ardhurat, shumë biznese shmangin raportimin e saktë të gjithë fitimit. Në fushën e marketingut, e cila përbën problem të etikës në biznesin shqiptar. Ndryshimi tepër i madh midis të dhënave që paraqiten në reklamën e një produkti dhe asaj çka shkon në duart e një konsumatori, bën që shpeshherë në treg të hidhen produkte me një cilësi të dobët dhe në rastin më të keq edhe të skaduara, të cilat vënë në rrezik jetën e secilit prej nesh. Fusha e menaxhimit është një tjetër dimension etikë në biznes, sepse janë vendimet menaxheriale, që merr sipërmarrësi, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt mbi jetën personale dhe të familjes së personave të punësuar në firmë. Çështjet e drejtësisë, ndershmërisë dhe të paanshmërisë në trajtimin e punonjësve në lidhje me kriteret e marrjes në punë, të rritjes së pagës, të promocionit, të mënyrave të pushimit nga puna, të përcaktimit të detyrës që do të kryejë, etj.

Fjalë kyçe: sektor informal, fushë, etikë, kontabilitet, marketing, menaxhim.

Page 127: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

127

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Hyrje

Pas viteve ’90, me ndërrimin e sistemeve dhe kalimin në ekonominë e tregut të lirë, Shqipëria hyri në rrugën e vështirë të ndërtimit të një ekonomie kapitaliste. Historikisht tradita kapitaliste në vendin tonë nuk u arrit të krijohej, pasi vendi ynë trashëgoi një sistem feudo-borgjez, me një ekonomi gjysmëkapitaliste, që nuk e arriti kurrë fazën e kapitalizmit të zhvilluar. Edhe ekzistenca e atyre pak elementëve kapitalistë, që u formuan para Luftës, u eliminuan gjatë sistemit socialist dhe aksesi i tyre nuk u krijua asnjëherë, sikurse ndodhi në vende të tjera. Kjo krijoi një boshllëk jo vetëm institucional, por edhe në mentalitetin e shoqërisë shqiptare. Kështu që, në fillimin e tranzicionit, Shqipëria ishte një vend i pasur me tradita të një ekonomie të centralizuar të trashëguar nga sistemi socialist. Gjatë kësaj kohe institucionet filluan të krijohen me shpejtësi duke synuar standardet evropiane. Ligjet u hodhën në letër, kurse zbatimi i tyre në praktikë ishte i vështirë. Por, qëllimi kryesor i hartimit të legjislacionit të çdo fushe, veçanërisht në fushën fiskale, qëndron jo vetëm në modernitetin e tij, por edhe në zbatueshmërinë e tij në praktikë, që është dhe pjesa më e vështirë. Çështja e hartimit të legjislacionit, lidhet jo vetëm me shkallën e zhvillimit të shoqërisë dhe të respektimit të ligjit nga anëtarët e saj, por edhe me nivelin e kontrollit e të përgjegjësimit të punonjësve të çdo biznesi. Megjithë shfaqjen e një tërësie pengesash, sipërmarrja dhe biznesi privat janë zhvilluar me një ritëm relativisht të shpejtë. Aktualisht numërohen me dhjetëra mijë biznese të shpërndarë në shumë sektorë të ekonomisë, por me predominimin në sektorin e tregtisë, të ndërtimit, fermave të vogla private dhe në sektorin e shërbimeve në përgjithësi. Megjithatë, qysh në fillimet e tranzicionit, nuk ishte e vështirë të kuptohej se në një vend të varfër si yni, me një shtet të pafuqishëm, ku mungonte legjislacioni i duhur, me një situatë politike konfuze e të pastabilizuar, padyshim, që u krijua një terren i përshtatshëm edhe për mashtrime e spekulime. Për pasojë, kjo solli edukimin e gabuar të njerëzve me moton se në kapitalizëm mund të ndodhin çudira të tilla, që të pasurohesh pa punuar, madje, për një kohë të shkurtër.

Ç’kuptojmë me sektor informal?

Me sektor informal kuptojmë atë pjesë të veprimtarisë ekonomike, që realizohet pjesërisht ose tërësisht jashtë sferës së autoritetit ligjor të vendit. Në Shqipëri, tregu informal ka pasur një nivel të lartë zhvillimi. Ndikim në zhvillimin e këtij sektori, ka patur dega e makroekonomisë, e cila është fokusuar gjatë viteve të tranzicionit në ekonominë e tregut. Ndër këto hapa theksojmë ato, të cilat kanë të bëjnë me heqjen dorë të ndërhyrjes së shtetit në ekonomi, liberalizimin e tregtisë dhe çmimeve, si dhe krijimin e kushteve ligjore dhe institucionale për

konkurrencën. Disa mund ta konsiderojnë atë si një burim për rritjen e të ardhurave të popullsisë, por, në të vërtetë, ai përbën një barrierë për zhvillimin e shpejtë ekonomik dhe një terren ku takohen një sërë problemesh të etikës. Po t’i referohemi shpjegimit të termave “tatim” dhe “taksë”, me këto terma kuptojmë çdo pagesë e detyrueshme me ligj, që bëjnë në favor të buxhetit të shtetit, personat fizik e juridik të një vendi, në bazë të të ardhurave ose të pasurisë që ata kanë, të konsumit të mallrave e të shërbimeve që përfitojnë. Ato përbëjnë burimin kryesor të të ardhurave në buxhetin e shtetit (mbi 90%). Në shumicën e rasteve termat “tatim” dhe “taksë” përdoren me të njëjtin kuptim, megjithëse tatimet paguhen më tepër në bazë të të ardhurave ose fitimeve që realizohen dhe mallrave që konsumohen, kurse taksat paguhen për shërbimet e ndryshme që autoritetet shtetërore u bëjnë qytetarëve të tyre. Ekzistenca e sektorit informal, ka bërë që të ulen të ardhurat e buxhetit të shtetit, të sigurimeve shoqërore, pasi të ardhurat e paregjistruara të sipërmarrjes private, përfaqësojnë një vëllim të madh të ardhurash, që i shmangen detyrimeve fiskale, gjithashtu, ka zvogëluar padrejtësisht nivelin e pagave, ka penguar konkurrencën e ndershme ndërmjet sipërmarrësve privatë dhe ka dëmtuar në një masë të caktuar tregun e punës duke krijuar një shtresë njerëzish të pambrojtur. Një nga arsyet e kësaj gjendjeje, është, përveç edukimit të pamjaftueshëm juridik të sipërmarrësve, por edhe të faktit që shumica e tyre janë njëkohësisht pronarë dhe menaxherë të bizneseve, që ata ushtrojnë. Edhe mungesa e eksperiencës së mjaftueshme të administratës fiskale, kontrolli i pamjaftueshëm dhe jofunksional i strukturës shtetërore të saj, si dhe prania në këtë lloj administrate të individëve, të cilët e konsiderojnë vendin e tyre të punës si një pozicion për të fituar të ardhura. Si objektiv kryesor mbetet reduktimi i legalizimit të sektorit informal nëpërmjet formalizmit të ekonomisë, proces i cili ka 3 vjet që po kryhet intensivisht nga qeveria shqiptare dhe një ndërlidhje më e mirë e interesave midis punëdhënësve, punëmarrësve dhe shtetit. Këtu luan një rol edukimi publik dhe zgjerimi i kompetencave të pushtetit lokal në administrimin e të ardhurave fiskale të siguruara nga ushtrimi i veprimtarisë së biznesit.

Faktorët që ndikojnë në ekzistencën e sektorit informal në Shqipëri

Ndër faktorët që influencojnë për ekzistencën e sektorit informal përmendim:Së pari, mbizotërimi i biznesit të vogël në Shqipëri për një kohë të gjatë. Origjinën e këtij fenomeni duhet ta kërkojmë me fillimin e tranzicionit në vendin tonë, i cili solli në ekonominë shqiptare lulëzimin e një sërë biznesesh të vogla dhe të mesme, pa rregulla të qarta të ekonomisë së tregut. Mbizotërimi i bizneseve të vogla në Shqipëri, u krijon atyre mundësi të zgjerimit të së

Page 128: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

128

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

ardhmes së tyre. Shumë njerëz filluan të merreshin me biznes, pa edukimin përkatës për të drejtuar një kompani në kushte të ndryshme nga ekonomia e centralizuar. Si pasojë, shumë prej tyre ishin të destinuar të dështonin. Ky rrezik bëri, që shumë individë në krye të ndërmarrjeve, të shkelnin një sërë rregullash të etikës. Së dyti, megjithëse ky biznes është dominues në ekonominë shqiptare, problemet që ai shfaqi janë të shumta. Ky është një fenomen i njohur jo vetëm për ekonominë e varfër të vendit tonë apo të vendeve të tjera të Europës Lindore, por edhe për vende me një ekonomi tregu të konsoliduar e të zhvilluar. Një gjë e tillë shpjegohet me faktin se gjëra të thjeshta, si kushtet e punës, që ndoshta për biznesin e madh nuk përbëjnë ndonjë problem serioz, për biznesin e vogël mund të jetë një shpenzim i madh që mund t’i rrezikoj “jetën” këtij të fundit. Kjo sjell një shmangie të kontrollit dhe korruptim të nëpunësve shtetëror prej sipërmarrësve. Sjellje të tilla joetike, që përbëjnë një tendencë, ekzistojë edhe për faktin se Shqipëria është një vend, ku të ardhurat për frymë janë më të ulëta se në Europë dhe ku shumica e bizneseve të vogla ekzistojnë sa për të mbajtur familjen. Fenomene këto të hasura jo vetëm në tregun shqiptar, por edhe më gjerë. Ky përbën një problem edhe për firmat e huaja, të cilat kanë investuar kapital për të sjellë në treg produkt cilësor, jo fallco, etj. Veç kësaj, këto firma duhet të tregojnë interes edhe për masat që lidhen me identifikimin e produkteve të tyre në treg, të cilat ofrojnë garanci. Sepse një dallim i produkteve të kompanisë prej konkurentëve, i siguron firmës imazh pozitiv dhe një performancë të lartë. Së treti, biznesmenët shqiptarë të pamësuar me rregulla të reja të lojës, por edhe të joshur nga niveli i lartë i fitimit të arritur në 2-3 vitet e para të tranzicionit, kërkonim me çdo kusht ruajtjen e këtij niveli të lartë fitimi, duke u orientuar në jo pak raste nga konkurrenca e pandershme. Sjellje joetike janë shfaqur edhe në organizatat jofitimprurëse. Këtu mund të përmendim kontributin joligjor në fushatat elektorale. Së katërti, biznesmenët shqiptarë dallohen për një përqendrim të kompetencave dhe përdorimin e një stili menaxhimi autoritar. Por, në firmat e mesme dhe të mëdha, menaxherët janë të detyruar të bëjnë delegim të caktuar të autoritetit. Menaxherët vartës, tek të cilët është transferuar e drejta për të marrë vendime, mund të orientohet dhe të veprojnë në kundërshtim me ligjin. Një situatë e tillë mund të bëhet më e qartë në qoftë se kontrolli i ushtuar prej tyre është i dobët. Kjo ndodh në ato raste, kur menaxherët kanë një besim të tepruar kundrejt vartësve të tyre, gjë e cila është negative për një organizatë. Një tjetër moment ku shfaqet dukshëm një sjellje joetike, është shembulli që tregon menaxheri se të veprosh në mënyrë joetike është diçka relative dhe kur i sjell të ardhura kompanisë, kjo sjellje ka qenë e pëlqyeshme në forma të ndryshme. Ky fenomen ndodh edhe jashtë

territorit të vendit tonë. Zhvillimi kaotik, papunësia masive, shkatërrimi i psikologjisë së punës, patën efekte në etikën aktuale të biznesit në Shqipëri.

Problemet etike të sektorit informal

Duke e përkufizuar etikën si tërësi e parimeve të pranuara të sjelljes, që rregullon bashkëjetesën tonë në komunitet, atë në përgjithësi e identifikojmë me “parimet që drejtojnë sjelljet e një individi ose të grupi të caktuar individësh”. Etika në biznes luan një rol të rëndësishëm, pasi çdo organizatë me përgjegjësi sociale duhet të tregojë interes për atë që konsiderohet e mirë për konsumatorin, shoqërinë, klientët, furnitorët si dhe publikun e gjerë. Nëpërmjet sjelljes etike, menaxherët ose drejtuesit e organizatës i bëjnë ballë një tërësi situatash komplekse dhe influencash të jashtme, duke ndihmuar organizatën të ruajë reputacionin. Por, organizatat e biznesit për t’u siguruar që veprimtaria e tyre e përditshme është një sjellje korrekte ndaj ligjit, punonjësit dhe stafi menaxherial duhet të sillen me integritet në biznesin e përditshëm, të sigurohen që kompania po merr vendime që reflektojnë sjelljen e saj të pavarur nga konkurrentët në treg (nuk abuzon me pozitën dominuese dhe nuk hyn në marrëveshje të fshehta me konkurrentët për fiksim çmimi, ndarje tregu apo përjashtim të konkurrentëve). Ekzistenca e aktiviteteve të ndryshme në vend, përfshiu brenda vetes edhe aktivitete joetike, ilegale. Sesa negative ose jo është një sjellje joetike nuk mund të matet, pasi nuk ekziston një matës i tillë, por është shumë e domosdoshme të realizohen përmirësime për të patur një sjellje etike. Praktikat joetike në biznes, janë të shumta. Por, një rast mjaft i përhapur është fshehja e të ardhurave në një biznes me qëllim mospagim të tatimit ndaj shtetit, i përcaktuar si një detyrim për çdo biznes. Është kjo arsyeja që ne në këtë kumtesë kemi bërë objekt trajtimi “Sektori informal dhe problemet etike”.

Fushat ku shfaqen çështjet etike

Çështjet etike si faktorë, që ndikojnë dukshëm në vendimmarrjen e biznesit, shfaqen në këto fusha:a. Në fushën e kontabilitetit. Për të evituar pagimin e taksës mbi të ardhurat, shumë biznese shmangin raportimin e saktë të gjithë fitimit. Kjo bëhet, pasi shumë biznese janë të etura për fitim. Një fitim më i lartë do të pasohet nga një taksë dhe detyrim i madh ndaj shtetit. Po kështu, në vendin tonë, ka pasur shumë biznese të paregjistruara dhe shumë të tjerë që mbajnë dy palë të kontabilitetit. Në këto biznese, në një prej dokumenteve paraqitet gjendja e kompanisë, të cilën e kanë përdorur për efekt të tatim-taksave dhe dokumentin tjetër, i cili është dhe reali, e përdornin për të gjykuar për pozicionin dhe të ardhmen e biznesit.

Page 129: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

129

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

b. Në fushën e marketingut. Kjo fushë përbën një problem të etikës në biznesin shqiptar. Ndryshimi tepër i madh midis të dhënave që paraqiten në reklamën e një produkti dhe asaj çka shkon në duart e një konsumatori, bën që shpeshherë në treg të hidhen produkte me një cilësi të dobët dhe në rastin më të keq edhe të skaduara, të cilat vënë në rrezik jetën e secilit prej nesh. c. Në fushën e menaxhimit. Një tjetër dimension i problemit të etikës në biznesin shqiptar janë vendimet menaxheriale. Sipërmarrësi, me vendimet që merr në biznes, ndikon drejtpërdrejt mbi jetën personale dhe të familjes së personave të punësuar në firmë. Çështjet e drejtësisë, ndershmërisë dhe të paanshmërisë në trajtimin e punonjësve në lidhje me kriteret e marrjes në punë, të rritjes së pagës, të promocionit, të mënyrave të pushimit nga puna, të përcaktimit të detyrës që do të kryejë, etj. Këto janë fushat, ku mund të shfaqen veprime joetike. Kështu, në shumicën e bizneseve shqiptare, sipërmarrësit nuk nënshkruajnë kontrata pune për punonjësit e tyre dhe nuk derdhin kontribute shoqërore për punonjësit. Të tilla sjellje joetike në biznesin shqiptar lidhen ngushtë me ekzistencën e sektorit informal, i cili në Shqipëri ka qenë është shumë evident, ku sipas shifrave zyrtare ka zënë mbi 40% të ekonomisë. Vendimet dhe veprimet e njerëzve, sidomos ata që janë të implikuar në botën e biznesit, varen shumë edhe nga influenca dhe ndikimi i personave që e gëzojnë rolin e eprorit (menaxherit). Sipas këtyre konstatimeve, mund të themi se punonjës, drejtues ose pronarë të bizneseve, persona, të cilët mund të kenë vlera të larta pozitive morale dhe personale, nuk do të pranonin të merrnin ndonjë vendim jo të ndershëm. Mirëpo, ekziston edhe pjesa e tjetër e njerëzve, që mund të kenë po ashtu nivel të lartë të standardeve dhe vlerave personale, që në rastet kur ndikohen nga drejtuesit ose bashkëpunëtorët, mund të marrin vendime që nuk përkojnë shumë karakterin e tyre personal. Këto veprime mund të manifestohen në aktivitete dhe funksione të ndryshme të biznesit, p. sh. : një kontabilisti mund t’i kërkohet që të manipulojë dhe t’i fsheh të dhënat financiare në mënyrë që biznesi t’i shmanget pagesave të tatimeve, ose mbikëqyrësit të prodhimit mund t’i kërkohet nga menaxheri i tij që të vendos përqindje më të pakët të lëndës së parë në prodhimin final të produktit dhe jo siç reklamohet në ambalazhin e tij (ose mund të kërkohet nga personi, i cili zhvillon testimin e kandidatëve për punësim, ndonjërit ose disave nga kandidatët potencial t’i bëhet plotësimi i testit, në mënyrë që kandidatët të përfitojnë avancim për në fazën e intervistës). Shumë biznese private janë dëmtuar rëndë nga fenomeni i kontrabandës, kryesisht, të cigareve, pije alkoolike, etj. Dhe, për të realizuar futjen e një sasie të konsiderueshme kontrabande, biznesmenit i duhet të korruptojë punonjësit e doganave, duke shkelur në këtë mënyrë një sërë rregullash etike, po mbi të gjitha, duke

kryer një veprim të jashtëligjshëm.

Përmirësimi i etikës së komunikimit në organizatën e biznesit

Shumica e organizatave bëjnë përpjekje për të siguruar sjelljet etike dhe për rrjedhojë komunikimin e moralshëm nëpërmjet përpunimit dhe shpalljes të detyrueshme të rregullave të punës. Megjithatë, kyçi për zhvillimin e komunikimit etik në organizatë mbeten sjelljet individuale të menaxherëve dhe mbikëqyrësve. Në radhë të pare, një menaxher duhet të diskutojë vazhdimisht lidhur me komunikimin etik në biznes ose në organizatën e tij. Kjo do të thotë se mënyra e përcaktuar e komunikimit duhet që të rishikohet herë pas here, për t’u sjellë në pajtim me stadin e zhvillimit moral dhe të nevojave aktuale të shoqërisë. Rishikimi i mënyrave të komunikimit, si një teknikë e përdorur këto vitet e fundit, është një metodë efikase për të kontrolluar politikat e komunikimit, procedurat, rrjetin dhe tërë aktivitetet e tij. Gjuha e ndërlikuar renditet si një ndër problemet më serioze të komunikimit efektiv. Në një komunikim etik, që bazohet në kodet e përpunuara të etikës, në rregullat e adoptuara apo në kuadron të tjerë të pranuar, ka rëndësi, gjithashtu, që të zgjidhet forma e dhënies së informacionit. A duhet që ky informacion të jepet në mënyrë të drejtpërdrejtë, me gojë (në telefon, radio , etj. ) apo me shkrim ( letra, libra, gazeta , reklama, etj. ). Si shembull mund të merret komunikimi me shkrim, i cili mund të shoqërohet nga përdorimi i shumë prej individëve, pavarësisht shkallës së inteligjencës apo edukimit të tyre, i një zhargoni teknik dhe strukturave fjalish të papërshtatshme, të cilat fshehin, ose e japin të paqartë përmbajtjen apo konkluzionet kryesore të informacionit. Për ta përmirësuar këtë lloj komunikimi do të ishin efektive disa nga rregullat udhëzuese: - Përdorimi i fjalëve të shkurta e të njohura, si dhe fjalive dhe frazave të thjeshta;- Mënjanimi i fjalëve të tepërta dhe të pakuptueshme;- Zgjedhja e një stili të shkruari, i cili t’i përshtatet situatës dhe efektit që dëshiron të arrijë dërguesi i mesazhit. Mënyra gojore e komunikimit mund të përmirësohet nëse respektohen rregullat që vijojnë: -Informacioni duhet të dërgohet në një gjuhë që është e thjeshtë për t’u kuptuar duke përdorur shembuj konkretë ose ngjarje të ndryshme, ku përforcojnë shkallën e të kuptuarit të mesazhit;- Të tregohet qartë rëndësia që ka informacioni për arritjen e objektivave konkrete;- Përdorimi edhe i anës emocionale, kur dëgjohet informacioni, me qëllim që të përforcohet kuptimi dhe rëndësia e tij, etj. Pra, rëndësia e një komunikimi efektiv lidhet ngushtë me përpunimin e gjykimeve etike dhe me vendimmarrjen, e cila duhet të jetë moralisht e drejtë. Në fund të fundit

Page 130: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

130

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

etike mbetet veçse një kulturë, ku në një menaxher ose në një lider përcaktohen si baza ose themele të komunikimit në biznes, ku etika edhe komunikimi janë një e vetme.

Si përfundim mund të themi se në lulëzimin e sektorit informal dhe të problemeve të shumta etike që e shoqërojnë atë, veç faktorëve të tjerë, ka ndikuar

në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthorazi jo vetëm mungesa e një tradite të shëndoshë për ekonomin e tregut, por edhe dobësia, pafuqishmëria e shtetit, veprimet korruptive, madje edhe ndërhyrjet e politikës për çështje elektorale të mbajtjes së pushtetit.

Referime bibliografike

Kërçini, D. , Sipërmarrje drejtimi të biznesit të vogël, Tiranë, 2004

Canco, G. , Menaxhimi i burimeve njerëzore, Tiranë, 2002

Banka botërore, Iniciativa antikorrupsion në Shqipëri, Tiranë, 2003

Çela, H. , Etika e biznesit, Tiranë, 2006

Demo, E. , Dollani, P. , Komunikimi në biznes, Tiranë, 2007

Thill, J. , Bovee, C. , Excellence in Businnes communication, 7th editon, Prentice Hall, 2007

Roebuck, D. , Improving business communication skills, 4th edition, Pearson education, 2006

Page 131: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

131

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Rritja e efektivitetit të punës në shkollë kërkon një drejtim më të kualifikuar

Msc. Fako Fakaj, Msc. Valentina Fakaj, Msc. Julian Fakaj, Msc. Suela Fakaj, Ana Boçi

Abstract

Any company primarily finances for the school. Investing is the most valuable investment and a safe investment, because education is one of the most important areas of every society and every system. Through it, companies and nations broadcast their members knowledge, culture, heritage, values, through which society moves forward. Education is also one of the areas that not only leads the society, but also of its powerful influence and social change. The fact that education systems are in permanent change, not paqendrushmëri shows, on the contrary, they serve to better adapt to changing society. As has happened in our educational system, frequent changes made these last 20 years have shown that education is trying to fit enough to beat the social changes in our country, but also global ones. These changes not been much studied and as made in rough less favorable than the situation in which our educational system come from a politicization of the extreme, they have not always come to fruition right and are perceived often as experiments. School is what makes the difference. When we talk about change parasyshreformim, Endurance challenges, recognition of problems and their solution by finding appropriate ways, which all aim to improve the quality of education. Quality education requires a service to all, so an education gjithëpërfshirës. që means recognition and acceptance of mobility among students. Recent reforms in education and the debates that have accompanied it show a growing awareness in society about the problems of education and school. These problems seem to belong to the whole society and not just a part of it. Although a number of reforms have been undertaken to evaluate undergraduate education it can meet the principles of quality and equity of education challenges still remain in place. Although they have included legislation, curricula, infrastructure, but unfortunately still no reform or has

not yet been put into effect a reform of human resources, ie. , Resources and appointments arsim. Vënia disabled people in teaching, but primarily and in leadership positions, staff with political support, teacher dismissals for political reasons are other important issues and the importance of specific problematic.

Keywords: : Education system, reform, political bias, effectively, change, political appointments.

Abstrakt

Çdo shoqëri financon në radhë të pare për shkollën. Investimi për të është investimi më i çmuar dhe një investim i sigurt, sepse arsimi është një nga fushat më të rëndësishme të çdo shoqërie dhe të çdo sistemi. Përmes tij, shoqëritë dhe kombet u transmetojnë pjesëtarëve të tyre dijen, kulturën, trashëgiminë kulturore, vlerat, nëpërmjet të cilave shkon përpara shoqëria. Arsimi është edhe një nga fushat që jo vetëm i prin shoqërisë, por edhe ndikohet fuqishëm prej saj dhe ndryshimeve shoqërore. Fakti që sistemet e arsimimit janë në ndryshim të përhershëm, nuk tregon paqëndrueshmëri, përkundrazi, ato shërbejnë për t’iu përshtatur sa më mirë ndryshimit të shoqërisë. Ashtu siç ka ndodhur edhe në sistemin tonë arsimor, ndryshimet e shpeshta të bëra këto 20 vitet e fundit, kanë treguar se arsimi është munduar të përshtatet sa të mundë me ndryshimet sociale në vendin tonë, por edhe me ato globale. Këto ndryshime duke mos qenë shumë të studiuara dhe duke qenë se bëheshin në një terren shumë pak të favorshëm nga gjendja në të cilën sistemi ynë arsimor vinte dhe nga një politizim i tejskajshëm, jo gjithmonë kanë dhënë frytet e duhura dhe janë perceptuar shpesh si eksperimente. Shkolla është ajo që sjell ndryshimin. Kur flasim për ndryshim kemi parasysh reformim, përballim sfidash, njohje problematikash dhe zgjidhja e tyre duke gjetur rrugët e përshtatshme, të cilat synojnë të gjitha në përmirësimin e cilësisë së arsimit. Cilësia e arsimit kërkon një shërbim për të gjithë, pra një arsim gjithëpërfshirës.

Page 132: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

132

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

që do të thotë njohje dhe pranimin e ndryshueshmërisë mes nxënësve. Reformat e fundit në arsim dhe debatet që i kanë shoqëruar atë dëshmojnë për një rritje të ndërgjegjësimit të shoqërisë për problemet e arsimit dhe shkollës. Këto probleme duket se i përkasin gjithë shoqërisë dhe jo vetëm një pjese të saj. Edhe pse një sërë reformash janë ndërmarrë në arsimin parauniversitar vlerësohet se përmbushja e parimeve të cilësisë dhe barazisë mbeten ende sfida të arsimit në vend. Megjithëse ato kanë përfshirë legjislacionin, kurrikulat, infrastrukturën, por për fat të keq ende nuk ka një reformë ose ende nuk është vënë në zbatim një reformim i burimeve njerëzore, d. m. th. , i kuadrit dhe emërimeve në arsim. Vënia e njerëzve të paaftë në mësimdhënie, por kryesisht dhe në poste drejtuese, stafi me përkrahje politike, largime të mësuesve për arsye politike janë çështje të tjera të rëndësishme dhe problematike të rëndësisë së veçantë.

Fjalë kyçe: sistem arsimor, reformim, politizim, efektivitet, ndryshim, emërime politike.

Çdo shoqëri financon në radhë të pare për shkollën. Investimi për të është investimi më i çmuar dhe një investim i sigurt, sepse arsimi është një nga fushat më të rëndësishme të çdo shoqërie dhe të çdo sistemi. Përmes tij, shoqëritë dhe kombet u transmetojnë pjesëtarëve të tyre dijen, kulturën, trashëgiminë kulturore, vlerat, nëpërmjet të cilave shkon përpara shoqëria. Arsimi është edhe një nga fushat që jo vetëm i prin shoqërisë, por edhe ndikohet fuqishëm prej saj dhe ndryshimeve shoqërore. Fakti që sistemet e arsimimit janë në ndryshim të përhershëm, nuk tregon paqëndrueshmëri, përkundrazi, ato shërbejnë për t’iu përshtatur sa më mirë ndryshimit të shoqërisë. Ashtu siç ka ndodhur edhe në sistemin tonë arsimor, ndryshimet e shpeshta të bëra këto 25 vitet e fundit, kanë treguar se arsimi është munduar të përshtatet sa të mundë me ndryshimet sociale në vendin tonë, por edhe me ato globale. Këto ndryshime duke mos qenë shumë të studiuara dhe duke qenë se bëheshin në një terren shumë pak të favorshëm nga gjendja në të cilën sistemi ynë arsimor vinte dhe nga një politizim i tejskajshëm, jo gjithmonë kanë dhënë frytet e duhura dhe janë perceptuar shpesh si eksperimente. Shkolla është ajo që sjell ndryshimin. Kur flasim për ndryshim kemi parasysh reformim, përballim sfidash, njohje problematikash dhe zgjidhja e tyre duke gjetur rrugët e përshtatshme, të cilat synojnë të gjitha në përmirësimin e cilësisë së arsimit. Cilësia e arsimit kërkon një shërbim për të gjithë, pra një arsim gjithëpërfshirës. që do të thotë njohje dhe pranimin e ndryshueshmërisë mes nxënësve. Reformat e fundit në arsim dhe debatet që i kanë

shoqëruar atë dëshmojnë për një rritje të ndërgjegjësimit të shoqërisë për problemet e arsimit dhe shkollës. Këto probleme duket se i përkasin gjithë shoqërisë dhe jo vetëm një pjese të saj. Edhe pse një sërë reformash janë ndërmarrë në arsimin parauniversitar vlerësohet se përmbushja e parimeve të cilësisë dhe barazisë mbeten ende sfida të arsimit në vend. Megjithëse ato kanë përfshirë legjislacionin, kurrikulat, infrastrukturën, por për fat të keq ende nuk ka një reformë ose ende nuk është vënë në zbatim një reformim i vërtetë i burimeve njerëzore, d. m. th. , i kuadrit dhe emërimeve në arsim. Vënia e njerëzve të paaftë në mësimdhënie, por kryesisht dhe në poste drejtuese, stafi me përkrahje politike, largime të mësuesve për arsye politike janë çështje të tjera të rëndësishme dhe problematike të rëndësisë së veçantë. Duke qenë se problematikat që qëndrojnë para arsimit shqiptar janë të shumta, ne menduam që në këtë artikull të bëjmë objekt trajtimi jo kompleksitetin e tyre, por vetëm një hallkë të tij që ne na duket shumë e rëndësishme për situatën aktuale, atë të përmirësimit të drejtimit të shkollës si një problem mjaft i mprehtë dhe kompleks që ndikon fuqishëm në efektivitetin dhe rritjen cilësore të punës së saj. Po të shprehemi ndryshe drejtimin e shkollës mund ta konsiderojmë art më vete, ku drejtuesi është krijuesi dhe realizuesi i këtij arti. Janë të njohura modelet e menaxhimit ose drejtimit të shkollës, ku ne po rendisim më poshtë tre koncepte që kanë pasuar, ose bashkëjetuar me njeri- tjetrin:a-Koncepti i “Menaxhimit Shkencor” me autor Frederik Taylor. Sipas këtij koncepti menaxhimi është më shumë shkencë se sa art. Mësuesit përbëjnë “mjetet” e përdorura nga administratorët, për të përftuar”produktin”, që nënkupton arsimimin. b-Koncepti i “Menaxhimit Burokratik” me autor Max Weber. Thelbi i këtij koncepti është menaxhimi nga lart – poshtë. Nga zgjerimi i këtij modeli rezultuan 5 funksione:

1-Planifikimi2-Organizimi3-Komandimi4-Bashkërendimi5-Vlerësimi, që njihen ndryshe si 5 funksionet bazë të Fayol-it.

c-Koncepti i “Menaxhimit Kolegjil apo Demokratik”. Sipas këtij koncepti autoriteti, detyrimet dhe përgjegjësitë lëvizin më shumë horizontalisht se sa lart –poshtë. Të tre këto koncepte ose modele të menaxhimit dhe administrimit të shkollës kanë vlerat e tyre të padiskutueshme dhe rëndësinë e tyre në historinë e zhvillimit të arsimit. Ne i mëshojmë faktit se drejtimi duke qenë një element

Page 133: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

133

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

i rëndësishëm i punës së shkollës, kërkon përgjegjshmëri nga organet drejtuese, të cilat duhet t’i kushtojnë vëmendjen e duhur përzgjedhjes së drejtuesve duke u mbështetur në profesionalizmin e tyre larg emërimeve partiake. Arsimi është sektori ku politika duhet të qëndrojë larg tij. Por, duke e trajtuar në parim artin e të drejtuarit, si dhe duke vëzhguar praktikisht si veprohet në emërimin e drejtuesve të shkollave, vëmë re se ai nuk është i imunizuar nga emërimet e pamerituara dhe jashtë kritereve konkurruese. Kjo ka sjellë për pasojë një jetë të vaktë në shumë shkolla, mungesë kompetence drejtuese, cilësi e ulët mësimdhënie e nxënie. Ne mbështetemi te parimi i përgjithshëm se nëse duam të kemi drejtues efektivë, atëherë duhet t’i ndihmojmë ata të zhvillojnë kapacitetet e nevojshme për të kryer me sukses punën e tyre, si edhe të hartojmë politika adekuate për ta bërë këtë punë plotësisht të mundshme dhe kënaqësidhënëse. Një filozofi e tillë ka në themel punën me njerëzit dhe rezultatet. Ajo kërkon delegim kompetencash, ndarje ngarkesash, përgjegjësish, autoritetesh, kompromis dhe jo uzurpim i gjithçkaje në shkollë vetëm në një dorë. Cfarë rezultatesh mund të presësh nga një drejtues shkolle me nivel të ulët, që sapo ka mbaruar studimet e larta e që s’është bërë akoma mësues dhe s’e ka idenë e drejtimit ? Drejtues të tillë nuk mund ta kthejnë shkollën në vendin, ku duhet të ziejë mendimi shkencor e pedagogjik duke e realizuar mësimin me një nivel të lartë shkencor bashkëkohor, për të pajisjen e nxënësve me dije e njohuri të gjera nga fusha të ndryshme të shkencës, hartimin e një plani vjetor real drejtimi të shkollës, përpjekjet për ta menaxhuar dhe realizuar atë, prandaj dhe nuk mund të presim ndryshime cilësore në shkollat ku ata drejtojnë. Nga paaftësia lind fryrja dhe autoriteti i rremë. Realizimi i detyrave komplekse dhe me drejtime të reja, të panjohura nga shkollat tona, kërkon një drejtim shkencor dhe më të kualifikuar të shkollës që të karakterizohet nga një metodë dhe stil i zhdërvjelltë në punë, nga një efektivitet i lartë për studimin edhe zgjidhjen e problemeve, me qëllim që në çdo hap të ballafaqohemi me rezultatet e arritura. Zgjidhja e problemeve në kompleksitetin e tyre, vlerësimi dhe përgjithësimi i përvojës së përparuar, kryerja e studimeve dhe e eksperimenteve me drejtime të caktuara nëpërmjet grupeve të caktuara studimore të mësuesve, si një element i ri në jetën shkencore të shkollës, duhet të jenë problemet kryesore të drejtorisë së shkollës. Për punën studimore-shkencore e pedagogjike drejtuesi duhet të bëjë një planifikim të kujdesshëm, me kërkesa të larta për cilësinë e studimeve në mënyrë që tematika e punës studimore t’i shërbejë ngritjes së vazhdueshme të procesit mësimor. Ne mendojmë se për të patur një shkollë të tillë duhet që puna e drejtimit të jetë me objektiva dhe në çdo rast me tregues të matshëm duke u përqendruar në këto drejtime kryesore, si: në administrimin e shkollës, i cili të ketë besimin e nxënësve, mësuesve dhe prindërve;

në trajnimin e pandërprerë të mësuesve për çështje specifike të shkollës për të rritur treguesit profesionalë të mësuesve, përshtatjen e kurrikulës, ekstrakurrikulës me nevojat e nxënësve duke mos ju devijuar objektivave të programit; zbatimin me përgjegjshmëri institucionale për të minimizuar braktisjen shkollore dhe të orëve mësimore; ndihmën e vazhdueshme për mësuesit në gjetjen e formave të reja të motivimit të vazhdueshëm të nxënësve; në rritjen e rolit të shkollës për të qenë jo vetëm vendi ku merren konceptet dhe shprehitë, por në qendër të saj të jetë ndryshimi; evidentimi i problematikave të shkollës dhe gjetja e zgjidhjeve me të gjithë të interesuarit; puna me mësuesit për t’i mësuar ata të jenë sensibël dhe të hapur për të pranuar praktikat pozitive. Vlerësimi i diversitetit të nxënësve duke krijuar një komunitet gjithëpërfshirës do të thotë një punë me rezultate. Kjo kërkon njohjen e kulturës së komunitetit shkollor, përbërjen sociale, psikologjinë e mjedisit ku jetojnë nxënësit, traditat dhe kulturat e tyre. Punën me mësuesit duhet realizuar nëpërmjet: trajnimeve të ndryshme rreth përdorimit të teknikave, strategjive, llojeve të vlerësimit dhe motivimit të nxënësve, shkëmbimet pozitive mes rajoneve, në trajnimet rreth punës me komunitetin dhe përfshirjen në procesin mësimor- edukativ, në aplikimet e vëzhgimeve në orët mësimore duke sugjeruar teknika dhe metodologji të suksesshme, ku nxënësi zë vendin kryesor të orës mësimore. Në punën me nxënësit duhen përdorur forma dhe metoda të larmishme për edukimin e punës në grup, për hapje dhe sjellje të shqetësimeve, në qenien aleat me praktikat pozitive etj. Një punë e madhe duhet bërë me prindërit, në bashkëpunimin me shoqata, në fuqizimin e rolit të Qeverisë së nxënësve; në takimet me Bordin e shkollës, në klasat ekstrakurrikulare, një gjetje kjo e duhur për përparimin e fëmijëve, në veprimtaritë e shumta shkollore që të realizohen me programe të qarta dhe të vijueshme gjatë gjithë vitit shkollor.

Shkolla shqiptare ka hyrë në fazën e një zhvillimi shumëdimensional, në të cilin, për sa i takon përmbajtjes, mund të përmblidhen në 4 drejtime ose fusha kryesore :

1- Menaxhimi dhe Administrimi2- Mësimdhënia dhe të nxënit3- Kujdesi për nxënësit4- Rezultatet e nxënësve

Siç dihet shkolla i nënshtrohet dy lloj vlerësimeve: vlerësimit të jashtëm dhe vlerësimit të brendshëm. Me qëllim, që të dy vlerësimet të arrijnë në konkluzione sa më të afërta të mundshme, së pari, është e domosdoshme, që të përdorin të njëjtat instrumente dhe indikatorë vlerësimi. Kjo do t’i shërbente sa një planifikimi më afër realitetit, aq edhe një korrigjimi të treguesve të cilët vlerësohen mjaftueshëm, ose dobët. Një nga problemet, që ka qenë temë diskutimi është çështja e standardeve, ose kritereve të vlerësimit, të cilat tashmë janë përcaktuar dhe përfshijnë të gjitha fushat dhe treguesit. Synimi është që drejtuesit duke u njohur

Page 134: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

134

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

me kërkesat e vlerësimit të mund të planifikojnë dhe të zbatojnë standarde të arritjes sipas fushave, si në fushën e planifikimit, organizimit, monitorimit, vlerësimit, ku ndër kryesoret mund të përmendim: përcaktimi i objektivave për standardet që do të arrihen në shkollë, cilësinë e arsimit që do të ofrojë shkolla, përcaktimi i rezultateve që priten nga realizimi i veprimtarive, sigurimi i një klime të mirë shkollore e ndarja e detyrave në drejtori, ku secili anëtar i saj i njeh, planifikon, monitoron dhe vlerëson arritjet në linjën e tij, ndjek dhe dokumenton gjetjet nga vëzhgimet në mësim, mbi bazën e arritjeve nxit mësuesit për punë, etj. Tërë këto kritere orientuese në çdo rast janë pika referimi për drejtuesin në planifikimin e drejtë të gjithë punës në shkollë. Këto synime kërkojnë që brendia shkencore e procesit mësimor të lidhet në mënyrë organike me rendimentin konkret të këtij procesi për të patur një efektivitet më të lartë në përvetësimin e dijeve, duke krijuar kështu një unitet të qëndrueshëm midis dhënies dhe përvetësimit të njohurive. Një punë e madhe dhe e gjatë duhet të zhvillohet për të shoqëruar dokumentacionin e ri me punën e gjatë mësimore në atë nivel që e kërkon koha, me forcimin e momenteve kryesore të orës së mësimit, sidomos me punën për rritjen e vëmendjes dhe të aktivizimit të nxënësve në mësim, pa harruar punën e pavarur që kërkon nivel të ri zhvillimi. Të gjitha këto objektiva arrihen nëse puna nis mbarë. E një gjë e tillë realizohet nëse drejtuesit e njohin mirë gjendjen e shkollës që drejtojnë, hartojnë drejt planin vjetor të punës në shkollë duke e parë atë si një proces që realizohet nga shumë aktorë dhe nuk mbetet vetëm pronë e tyre, por e të gjithëve mbështetur në formatin e dërguar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Për këtë proces kaq të rëndësishëm, që do të udhëheq shkollën

për një vit shkollor, drejtuesi duhet të angazhojë këshillin e mësuesve, Bordin e shkollës, prindërit, nxënësit dhe gjithë grupet që janë të interesuar dhe që do të punojnë për realizimin e tij. Plani vjetor se ka vendin në sirtarin e drejtuesit , siç ndodh në shumë raste, por duhet të jetë në dorën e të gjithëve, të jetë udhërrëfyesi i tyre për atë vit shkollor. Këto qëllime realizohen duke përsosur më tej drejtimin dhe organizimin e punës mësimore e shkencore dhe duke iu referuar e ballafaquar rezultateve konkrete të arritura. Vetëm kështu ajo që planifikohet kthehet në rezultat, vetëm kështu duhet të presim rritje cilësore dhe efektivitet të punës në shkollë. Si përfundim mund të themi se koha dhe zhvillimet e sotme kërkojnë një drejtim më të kualifikuar dhe për mendimin tonë një drejtues shkolle që të jetë në sinkron me këto zhvillime duhet të jetë i aftë e të ketë disa cilësi, të cilat mund t’u shërbejnë organeve që e kanë në kompetencë emërtesën e drejtuesve të shkollave edhe si kritere për të bërë emërimet e përshtatshme. Si të tilla mendojmë se mund të jenë:

a-Profesionalisht i ngritur dhe specialist në fushën e tijb-Administrator dhe menaxhues i mirë i problemevec-Artist në komunikimd-Moderator i zotie-Kërkues ndaj vetes dhe të tjerëvef-Paraqitje të këndshme dhe përvojë praktike, e pakta 5 vjet në mësimdhënieg-Vizione të qarta dhe kulturë të gjerëgj-I paanshëm, tolerant, korrekt, i dashur me mësuesit dhe nxënësit, i qetë , ipalodhur. h-Psikolog i vërtetë

Referime bibliografike

Alickaj, J. , Për një konceptim të ri të drejtimit të shkollës, Tiranë, 1995

Hamza, M. , Spahiu, H. , Kurrikula në bazë shkolle, IKS, 2007

Drejtimi i shkollës, Instituti i Kurrikulës dhe i Trajnimit, Tiranë, 2008

Menaxhimi efektiv i shkollës, Instituti i Studimeve Pedagogjike, Tiranë, 2002

Strategjitë e të mësuarit, Eureka ‘95

Standardet e arritjeve, Tiranë, 2003

Standardet e përmbajtjes, Tiranë, 2003

Manuali i Drejtorit të Shkollës, ADEP, 2001

Manual Inspektimi i Plotë i Shkollës, MASH & Save the Children, 2005

Manual Vetëvlerësimi i Shkollës, Save the Children, 2007

Page 135: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

135

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Roli i IHD-ve në zhvillimin ekonomik dhe në turizmin shqiptar

Msc. Arlinda Dalipaj

Abstract

Tourism is seen as a mechanism to support and stimulate strategic economic development of a vendi. Turizmi is a volatile industry. Demand for tourism may be affected by external factors and internal, political and climateForeign direct investment in the economy of a country gives its effects not only on the technical structure of production, but also in the management and organization of the activity that it is a phenomenon ndërmerr. Turizmi new and always changing, but is sure that the lines of future development of tourism are linked to a new culture, deep, able to carry the man to the recovery of the roots and identity and to make its relations with the natural environment, human and social, less unpredictable and more conscious and organized. An alternative tourism is ecotourism. Ecotourism is a model of sustainable development of tourism. The development of the tourism sector in Albania faces a number of challenges. These are challenges for the overall development of tourism, faced by all countries to enter international markets and specific challenges associated with creating successful tourism, destinations based on nature and culture. The study aims to provide recommendations for building a model for attracting HID’s in tourism based on the best practices of other countries

Keywords: tourism, IHD, ecotourism, UNCTAD, . ekomonik sustainable development.

Abstrakt

Turizmi shihet si një mekanizëm për të ndihmuar dhe stimuluar zhvillimin strategjik të ekonomisë së një vendi. Turizmi është një industri e paqëndrueshme. Kërkesa për turizëm mund të ndikohet nga faktorë të jashtëm dhe të brendshëm, politik dhe klimaterik. Një investim i huaj direkt në ekonominë e një vendi jep efektet e veta jo vetëm në strukturën teknike të prodhimit, por edhe në atë të menaxhimit dhe të

organizimit të aktivitetit që ajo ndërmerr. Turizmi është një dukuri gjithmonë e re dhe e ndryshueshme, por është e sigurt që linjat e zhvillimit të ardhshëm të turizmit janë të lidhura me një kulturë të re, të thellë, të aftë për ta çuar njeriun drejt rikuperimit të rrënjëve dhe identitetit të tij dhe për t’i bërë raportet e tij me mjedisin natyror, njerëzor dhe social, sa më pak të paparashikuara dhe më shumë të vetëdijshme dhe të organizuara. Një alternativë e turizmit është ekoturizmi. Ekoturizmi është modeli i një zhvillimi të qëndrueshëm të turizmit. Zhvillimi i sektorit të turizmit në Shqipëri ndeshet me një numër sfidash. Këto janë sfida për zhvillimin e përgjithshëm të turizmit, me të cilat ndeshen të gjitha vendet që hyjnë në tregjet ndërkombëtare si dhe sfida specifike të lidhura me krijimin e turizmit të suksesshëm, me destinacione të bazuara tek natyra dhe kultura. Studimi synon të ofroj rekomandime për ndërtimin e një modeli për tërheqjen e HID-ve në turizëm duke u mbështetur në praktikat më të mira të vendeve të tjera.

Fjalët kyce: Turizmi, IHD, ekoturizmi, UNCTAD, zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik.

Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe turizmi

Ndoshta përkufizimi më i njohur është: “zhvillim që plotëson nevojat e së tashmes pa kompromentuar aftësinë e brezave të ardhshëm për të plotësuar nevojat e tyre “. Zhvillimi i qëndrueshëm integron tre faktorë të rëndësishëm të qëndrueshmërisë: problemet ekonomike, sociale dhe mjedisore. Këto shtylla mund të përshkruhen si tre rrathë të mbivendosura në një diagram Venn, për të përcjellë idenë se këto aspekte të qëndrueshmërisë nuk janë reciprokisht ekskluzive por reciprokisht të ndërvarura. Ky model tregon se shoqëritë dhe ekonomitë janë të varura nga bota natyrore. Sipas autorit të mjedisit Jonathon Porrit, “Ekonomia është, në radhë të parë, një subsistem i shoqërisë njerëzore . . . i cili është në vetvete, në radhë të dytë, një subsistem i tërësisë së jetës në Tokë (biosferë). Dhe

Page 136: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

136

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

nuk ka subsistem që mund të zgjerohet përtej kapacitetit të sistemit të përgjithshëm që ajo është pjesë”, ose ekonomisti i Bankës Botërore Amerikane Ekologjike Herman Daly i cili pyeti: “Çfarë është një sharrë pa një pyll?” Turizmi nuk është një aktivitet i vetëm, por është një grumbullim i shumë aktiviteteve të veçanta dhe të ngjashme që përfshijnë: transportin, strehimin, ushqimin, shërbimet, pijet, argëtim kulturor, konventat dhe panaire tregtare, sport dhe rekreacion. Përveç kësaj, aktivitetet që janë kritike për suksesin e turizmit përfshijnë shërbimet financiare, telekomunikacionin, shërbimet shëndetësore dhe të tjera, të tilla si: energjinë, ujin, sigurinë, rendin dhe ligjin. Të gjitha këto aktivitete të gjera vijnë së bashku në prodhimin dhe konsumin e turizmit, duke filluar me akomodimin në hotel si një veprimtari kryesore e turizmit dhe e konsumit, e duke vazhduar më tej me furnizuesit e inputeve që janë të nevojshme për konsum të menjëhershëm, të tilla si mish dhe peshk, prodhimet e qumështit, të perimeve dhe të pijeve. Gjithashtu, turizmi përfshin një gamë të madhe të ndërmarrjeve, nga ato mikro deri tek ato transnacionale, sepse turizmi është një sektor me efekte të gjera ndërsektoriale. Pikëpamja se turizmi mund të përbëj një kontribut thelbësor në zhvillimin ekonomik dhe social të vendeve në zhvillim po fiton vrull për shkak të asaj që është përshkruar si një “ linje e qetë, por e rëndësishme”, për shkak të potencialit që mund të ketë në rritjen ekonomike dhe uljen e varfërisë. (ODI, 2006). Për shembull, në një letër të kohëve të fundit nga Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Afrikën (UNECA) është deklaruar, “Si një industri, [turizmi] është labourintensive; është më pak e rrezikuar se sektorët tradicionalë, por është jo ciklik, ka një efekt katalitik në pjesën tjetër të ekonomisë, por ka pengesa të ulëta të hyrjes dhe krijon më shumë punë gjinore në fjalë se sa në sektorët e tjerë. Më e rëndësishme është se duke u ndërtuar mbi pasuritë natyrore dhe kulturore, ajo mund të arrijë të ul varfërinë në zonat rurale ku varfëria është e ashpër. “(Gerosa, 2004). 1 Roli i IHD-ve në fushën e turizmit

Shqipëria ndodhet në vendet e pellgut të Mesdheut, në pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik me një dalje të konsiderueshme në detet Adriatik dhe Jon. I gjithë vendi ka një vijë bregdetare prej 450 km, e cila është mjaft e larmishme. Shqipëria është një vend me një klimë mesdhetare dhe është vendi i dytë pas Spanjës me numrin më të madh të ditëve me diell ( mbi 200 ditë ). Shumëllojshmëria dhe ndryshueshmëria e burimeve natyrore dhe trashëgimia e pasur kulturore, mundësojnë

1SOME ASPECTS OF FINANCIAL CRISIS INFLUENCE ONTOURISM INDUSTRY IN WEST BALKAN COUNTRIES ∗UDC 338. 124. 4:338. 4 Igor Mladenović, Aleksandar Zlatković

zhvillimin e formave të ndryshme të turizmit. IHD- të shpesh konsiderohen si një nga motorët më efektiv për shfrytëzimin e këtyre elementëve të turizmit. Për këtë arsye shumica e vendeve në zhvillim i japin një prioritet të lartë, shpesh më të lartin e të gjithë prioriteteve, tërheqjen e investimeve të tilla, me një shumëllojshmëri të politikave. Megjithatë, roli i investimeve të huaja në turizëm është më i rrezikuar sesa në disa sektorë të tjerë të ekonomisë, për shkak të asaj që mund të sigurojë, por është i rrezikuar edhe për ndikimin e tyre mbi pavarësinë ekonomike dhe kulturore, dhe dëmin e tij potencial për komunitetet dhe mjedisin. Në disa vende, përpjekjet për të tërhequr investimet e huaja në turizëm janë ulur sepse investitorët e huaj dominojnë sektorin dhe nuk i kalojnë përfitimet e turizmit në ekonominë e brendshme dhe shumë analistë argumentojnë se turizmi i drejtuar nga investimet e huaja private, nuk çon në eleminimin e varfërisë. Prandaj, nuk është e drejtë që turizmi në vendet në zhvillim karakterizohet nga” varësia e lartë e kapitalit të huaj dhe e menaxhimit të huaj” (UNCTAD). Investimet e shumta për përmirësimin e rrugëve, kanalizimeve, rrjetit ujësjellës, rrjetit telefonik, njohja e të drejtës mbi pronën etj, përbëjnë bazën për zhvillimin e sektorit të turizmit. Sipas strategjisë së zhvillimit të turizmit, prirja e rritjes së të ardhurave nga turizmi do të jetë më e vogël për një periudhë afatshkurtër dhe afatmesme dhe pritet të rritet shumë në një periudhë afatgjatë. Mendohet që numri i të huajve që do të hynë në Shqipëri do të jetë rreth 1. 2 milionë turistë në vit, të ardhurat që do të sigurohen nga ky sektor do të jenë rreth 420 milionë dollarë në vit dhe do të hapen rreth 100. 000 vende pune deri në vitin 2015.

E ardhura e turizmit në GDP, llogaritet në 3. 8 - 4% ose rreth 45 miliardë lekë

Kontributi i turizmit në ekonominë shqiptare është rreth 11%

Numri i të punësuarve në industrinë e turizmit është rreth 138. 000

Në tregun turistik të Europës Qëndrore dhe Lindore Shqipëria zë rreth 0. 6% të kërkesës totale për turizëm

Eksporti i vizitorëve zë rreth 50% të eksporteve shqiptare

Numri i agjencive turistike të udhëtimit ka arritur në 116 në vitin 20162

2 Strategjia Sektoriale e Turizmit 2007 – 2015

Page 137: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

137

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Njësitë akomoduese turistike në Shqipëri

Nr. i hoteleve

Nr. i shtretërve në hotele

Nr. i njësive akomoduese turistike

Nr. i shtretërve në njësitë akomoduese turistike

Nr. i hoteleve të licensuar

Nr. i hoteleve të klasifikuara

627 22743 908 33943 36 28

80 % e hoteleve janë me 1-20 dhoma, 13 % me 20-40 dhoma , 7% me më shumë se 40 dhoma, 14. 29% të klasifikuar me 1 yll25% të klasifikuar me 2 yje, 35. 71% të klasifikuar me 3 yje14. 29% të klasifikuar me 4 yje, 10. 71% të klasifikuara me 5 yje25% të klasifikuar me 2 yje, 35. 71% të klasifikuar me 3 yje14. 29% të klasifikuar me 4 yje, 10. 71% të klasifikuara me 5 yje3

Por, pak investime janë bërë në hotele të mëdhenj sipas standardeve europiane, sepse vlefta e investimit kap shifra të larta prej disa milionë dollarësh dhe ato nuk mund të realizohen vetëm me investimet e vetë pronarëve, por kërkojnë financime të mëdha, të cilat mund të sigurohen nëpërmjet institucioneve financiare. Industria turistike shqiptare ka ndihmuar me 4. 7 % në GDP , në vitin 2008 ose 374. 4 milionë dollarë dhe parashikohet të rritet në 2015 me 4. 9 % ose 691. 1 milionë dollarë. Ndihmesa e turizmit dhe udhëtimeve në ekonominë shqiptare nga 14. 1 $ në vitin 2005 parashikohet të rritet në 14. 7 % në vitin 2017. Gjithashtu punësimi në ekonominë shqiptare për shkak të zhvillimit të turizmit është vlerësuar afro 164. 577 vende pune në vitin 2005 ose 11. 4 % të punësimit të përgjithshëm. Në vitin 2017 parashikohen 195. 267 vende pune në turizëm. Industria e turizmit në Shqipëri pritet të gjenerojë nga 42. 1 % të shumës së eksporteve në vitin 2005 ose 726. 7 milionë dollarë me 35. 9 % të shumës së eksporteve në vitin 2017. Vlerësimet e kapitalit të investuar në industrinë e udhëtimeve dhe turizmit shqiptar në vitin 2005 ishin 7 % ose 104. 5 milionë dollarë, në vitin 2017 kjo shifër pritet të shkojë 7. 8 % ose 214. 8 milionë dollarë.

Stoku i IHD-ve hyrëse si % ndaj GDP-së dhe % e vendeve të tjera të Europës juglindore

Shteti 2011 2012 2013 2014 2015 2016Shqipëri 11 12 15 23 21 29Sebi 17 22 34 33 40 49Mali i Zi 11 29 51 69 72 110Kroaci 31 33 56 77 46 58Bosnje - Hercegovina 28 28 34 45 40 46

Çfarë është një investim i huaj direkt në turizëm?

IHD ndodh kur një banor investitor në një vend (vend burimi) fiton pronësinë dhe një ndikim të rëndësishëm mbi menaxhimin e një ndërmarrjeje ose ndonjë pasurie produktive në një vend tjetër (host). Kjo mund të përfshijë krijimin e një ndërmarrje të re (greenfield investimi) ose ndryshimin e pronësisë së një ndërmarrjeje ekzistuese (nëpërmjet një shkrirje / ose blerje) Përmes hulumtimeve të UNCTAD është zbuluar një problem praktik se ka një numër të madh të të huajve që banojnë në vendet pritëse ku ata vet dhe drejtojnë hotelet. Kjo mund të jetë një burim i rëndësishëm i investimeve kapitale për një vend në zhvillim, por në mënyrë rigoroze nuk është IHD. Në të njëjtën mënyrë, kjo përjashton operatorët turistikë të huaj nga analiza, sepse në shumicën e rasteve ata kanë prani të vogël të të huajve në vendin pritës, përveç ndoshta të ndonjë agjenti lokal, por edhe kjo nuk është IHD. IHD –të maten në dy mënyra të ndryshme: nëpërmjet stoqeve dhe flukseve të investimeve të huaja direkte, si dhe të operacioneve dhe aktiviteteve të filialeve të huaja në vendet pritëse. Logjika që drejton IHD-të në të tjera aktivitete është më pak e dukshme në turizëm. Sipas një teorie një firmë do të krijojë një degë në një vend pritës nëse tre faktorë vijnë së bashku në të njëjtën kohë (Dunning, 1993): 1-Në qoftë se ka pronësi të veçanta teknologjike ose avantazhe të cilat e lejojnë atë që të konkurrojë në mënyrë

efektive me kompanitë lokale (të cilat kanë avantazh duke qenë se janë në terrenin e tyre ), 2-Nëse ka ndonjë përfitim në vendin pritës si: krahun e lirë të punës, apo pasuri lokale të tilla si “diell, rërë dhe det

“( ose 3S, për disa destinacione të turizmit), 3-Nëse përfitimet neto të transaksioneve brenda kompanisë, d.m.th. midis kompanisë dhe degëve të saj të huaja

3 MKRTS

Page 138: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

138

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

janë më shumë se ato të një transaksioni ekuivalent të tregut midis kompanisë dhe një firme në vendin pritës.

Korniza analitike në të cilën ky përshkrim bazohet është i njohur në fushën e turizmit si kombinim i tre faktorëve: pronësia, vendndodhja, internacionalizmi. Nëse janë plotësuar vetëm kushti i parë dhe i dytë, firma do të përdorë kontratat e menaxhimit ose të licensimit / franchising në shërbim të tregut. Kjo situatë vlen shpesh për hotelet, sepse shumë nga asetet qendrore të një firme në drejtim të reputacionit global dhe përvojës menaxhuese mund të sigurohet me anë të një kontrate menaxhimi, në mënyrë që pronësia e kapitalit nuk është thelbësore (krijimi i një filiali). Por në qoftë se dhe kushti i tretë do të ekzistoj në të njëjtën kohë, atëhere investimi në kapital bëhet i preferuar. Për shembull, kapitali, intensiteti dhe rëndësia menaxheriale e burimeve në industrinë e hotelit janë faktorët më të rëndësishëm për të inkurajuar investimet e huaja në hotele, në të kundërt, restorantet janë për pronësi në nivel lokal sepse kostot kapitale janë më të ulëta dhe nëse ata i takojnë një zinxhir të huaj, franchising, disiplina është normalisht e mjaftueshme për të ruajtur cilësinë. Edhe pse IHD-të në turizëm janë dyfishuar ose trefishuar për vendet e zhvilluara, si dhe ato në zhvillim, rezervat e brendshme ende përbëjnë më pak se 2 për qind të investimeve të huaja totale për të gjitha vendet. Rezervat e brendshme me IHD janë përqendruar kryesisht në hotele dhe restorante.

Reformat e marra nga qeveria shqiptare për nxitjen e IHD-ve

Reforma në procesin e regjistrimit të biznesitQë nga viti 2007, një biznes i ri mund të regjistrohet brenda një dite, nuk ka më burokracira në hapjen e një biznesi. Nr i hapave për hapjen e një biznesi ishte 10, ndërsa sot është 5.

Lëshimi i licensave. Janë lehtësuar procedurat e lëshimit të licensave në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Bazuar në ligjin nr 10081, datë 23. 02. 2009, nisi nga puna Qëndra Kombëtare e Licensimit ( QKL ) në Tiranë dhe me degët e saj në Korçë, Vlorë dhe Shkodër.

Kodi tregtarLigji i ri nr 9901, datë 14 Prill 2008 “ Për sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare”, e sjell legjislacionin shqiptar në të njëjtat linja me atë të Bashkimit Europian.

Politika tregtareJanë marrë hapa për harmonizimin e legjislacionit shqiptar me rregullat e tregtisë ndërkombëtare dhe me Politikën e Përbashkët Tregtare Europiane. Me anëtarësimin e saj

në OBT në shator të vitit 2000, Shqipëria ka liberalizuar plotësisht regjimin e import eksportit të mallrave. Marrëveshja e MSA me Bashkimin Europian e nënshkruar në dhjetor 2006, përmban një marrëveshje të tregtisë së lirë me BE-në, parashikohet të hap mundësi të reja për zhvillimin e vendit. Tarifat e aplikuara nga Shqipëria për importet jashtë Bashkimit Europian janë shumë të ulta rreth 2. 3 %.

Privatizimi dhe IHD -te

Privatizimi është pjesë e rëndësishme e reformave të vendit dhe instrument për thithjen e IHD-ve. Strategjia e re e privatizimit synon tërheqjen e investitorëve strategjik, nxitjen e ekonomisë nëpërmjet përdorimit efikas të burimeve natyrore dhe njerëzore. Privatizimi në Shqipëri kaloi në dy faza:Faza e parë vitet 1990-2000: Ishte faza e privatizimit masiv të brendshëm me letra me vlerë. Kjo fazë e privatizimit dështoi sepse u shoqërua me një mungesë strategjie afatmesme dhe afatgjatë, me pjesëmarrje të vogël të investitorëve të huaj, me mungesë të tregut financiar dhe me praktika ligjore të vjetra. Faza e dytë vitet 2000-2010. Kjo fazë që përfaqëson një strategji të re të privatizimit është e lidhur me privatizimet strategjike dhe me futjen e IHD-ve në procesin e privatizimeve strategjike. Por edhe kjo fazë nuk është e suksesshme sepse shquhet për: shpejtësi të ulët në implementimin e strategjisë, për fokusim në objektiva afatshkurtra, për vonesa në ristrukturimin e ndërmarrjeve, për vonesa në sektorët e tjerë. Viti 2009 shënon pikën më të lartë të të ardhurave nga privatizimet. Rreth 25 miliardë lekë shërbyen për financimin e defiçitit dhe padyshim që shitja e 76% e aksioneve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes sh. a. ishte ngjarja kryesore e vitit.

Shpërndarja e IHD-ve sipas sektorëve të ekonomisë

Tendencat e zhvillimit të turizmit në vendet e Ballkanit Perëndimor

Turizmi tradicional “diell dhe rërë” po humbet terren ndaj

Page 139: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

139

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

ekoturizmit, turizmit kulturor dhe turizmit të aventurës. Ndërsa turizmi “diell dhe rërë ” mbetet segmenti më i madh në turizmin ndërkombëtar, ai ka një normë rritje jo më shumë se 2 deri 4 përqind në vit. 4 Ndërkohë besohet se tregjet për turizmin kulturor përfaqësojnë më shumë se 60 milion turistë për vit, me një normë rritje vjetore të projektuar prej 15% deri më 2011. 5 Turizmi i aventurës është një segment tjetër i vogël me rritje të shpejtë, me afërsisht 5 milion turistë vjetorë dhe me një normë rritje 20%. 6 Në vartësi të përkufizimit, gama e plotë e turizmit të orientuar në natyrë, do të përfaqësonte rreth gjysmën e të gjithë turizmit dhe ka treguar një normë rritje fantastike për më shumë se një dekadë. Vendet fqinje si Greqia, Turqia dhe Kroacia i kanë fokusuar përpjekjet e tyre në turizmin e diellit dhe rërës, duke rënduar më tej një treg turizmi tashmë tejet të ngarkuar (i cili përfshin gjithashtu Afrikën Veriore, bregdetin e Spanjës, Karaibet, ishujt e oqeanit Indian dhe shumë të tjerë). Shqipëria ka një mundësi unike për të diferencuar veten nga fqinjët dhe për të mënjanuar një treg të mbipopulluar me të ardhura dhe përfitime në rënie. Tendencat Afat-Gjata të Turizmit (si % ndaj Totalit të GDP -së).

Për fat të keq Shqipëria nuk ka alternativa për pozicione reale. Destinacionet individuale të saj janë tërheqëse, por jo unike. Turistët ndërkombëtarë mund të gjejnë rrënoja antike të një cilësie më të mirë në Greqi, Itali dhe Turqi. Turizmi “diell dhe rërë”, konkurron me një shumicë vendesh dhe ka sfida lidhur me çmimet në rënie dhe me kontributin e pakët në ekonominë lokale. Tendencat në vizitat turistike në mbarë botën, identifikojnë qartë turizmin natyror dhe kulturor si një segment me rritje shumë të shpejtë dhe me një numër të madh turistësh potencialë. Shqipëria duket se ndodhet në një situatë ideale për të plotësuar kërkesat në ndryshim të një tregu turistik në rritje i orientuar në turizmin natyror e kulturor.

Konkluzione dhe sygjerime:

4 Organizata Botërore e Turizmit (WTO)5 WTO, Travel and Tourism Analyst, No. 4, 2001 by Travel and Tourism Intelligence6 Travel and Tourism Intelligence (TTI)

Turizmi nuk është një aktivitet i vetëm, por është një grumbullim i shumë aktiviteteve të veçanta dhe të ngjashme që përfshijnë: transportin, strehimin, ushqimin, shërbimet, pijet, argëtimin kulturor, konventat dhe panairet tregtare, sportin dhe rekreacionin.

Edhe pse turizmi në shumë vende është industria më e madhe, ai është më pak i globalizuar. Në kundërshtim me perceptimet, UNCTAD konstaton se IHD-të në turizëm janë ende mjaft të ulta – në vendet e zhvilluara si dhe në vendet në zhvillim - në krahasim me nivelet e IHD-ve në aktivitetet e tjera ekonomike.

Ndërtimet e paplanifikuara dhe të pakontrolluara, urbanizimi i shtrembëruar dëmton infrastrukturën joadekuate, mjedisin natyror dhe kafshët e egra, dhe shkaktojnë ndotjen e ajrit dhe ujit.

Përdorimi i tepruar ose keqpërdorimi i vendeve mjedisore arkeologjike dhe historike të brishta sjell dëmtimin e mjedisit natyror.

Turizmi është një industri e paqëndrueshme dhe tepër sezonale. Punësimi turistik shpesh karakterizohet si një profesion i ulët, i paguar pak dhe i mungon një qëndrueshmëri afat-gjatë.

Një vend në zhvillim është shumë i varur nga turizmi. Por industria e turizmit është veçanërisht e ndjeshme politikisht. Ato vende që janë të rrezikuara politikisht, një incident i vogël ndikon shumë mbi turizmin, ndërsa ato vende që janë të konsoliduara politikisht, këto lloj ngjarjesh i kalojnë më lehtë.

Turizmi me IHD është përqendruar kryesisht në vendet e zhvilluara. Kjo është e dukshme në drejtim të hoteleve që janë pjesë e zinxhirëve hoteliere ndërkombëtare. Rreth 85 – 90 për qind e hoteleve janë të vendosura në vendet e zhvilluara dhe vetëm një pjesë e vogël në vendet në zhvillim.

Faktorët kryesorë që ndikojnë në flukset e ulëta të IHD – ve në vendet në tranzicion janë reformat e ngadalta ekonomike, klima politike, korrupsioni, konfliktet rajonale, krizat ekonomike periodike, distancat e mëdha nga tregjet botërore si dhe mangësitë në legjislacionin vendas.

Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë tërhequr shume më pak IHD krahasuar me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore.

Shqipëria ka stokun më të ulët të IHD-ve kundrejt GDP-së krahasuar me vendet e Europës Juglindore.

Sektorët më të zhvilluar në këndvështrimin e IHD-ve në Shqipëri janë sektorët prodhues të veshjeve dhe lëkurë-këpucëve.

Sot nuk bëhet fjalë për vende turistike konkurruese, por për produkte konkurruese që ofrojnë.

Page 140: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

140

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Bibliografia

Ana Beban, Huseyin Ok “Contribution of Tourism to the Sustainable Development of the Local Community”, 2010

Britton, S. (1989), Tourism, dependency and devel- opment: a mode of analysis, in Singh, T. , Theuns, H. and Go, F. (Editors), Towards Appropriate tourism: the Case of Developing Countries. Frankfurt: Peter Land, 93±116.

Buhalis, D. (1991), Strategic marketing and management for the small and medium tourism enter- prises in the periphery of the European Community. a case study for the Aegean islands in Greece. Guildford: University of Surrey, MSc Dissertation, Department of Management Studies.

Dimitrios Buhalis “Tourism on the Greek Islands: Issues of Peripherality, Competitiveness and Development”

Governance and FDI in Albania By: Engjell Skreli

Greek tourism: the planning process

Hobdari, A. dhe Frashëri, A. (2005): “Investime të Huaja Direkte. Shënime metodologjike”, Banka e Shqipërisë.

Igor Mladenović, Aleksandar Zlatković “Some aspects of financial crisis influence on tourism industry in west balkan countries “, 2008.

Marco Ranieri “Foreign Direct Investment in the Western Balkans”, 2014

Page 141: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

141

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Prof. Shaban Demiraj rreth historishkrimit të shqipes

Dr. Përparim Fakaj

Abstract

Prof. Shaban Demiraj is a great scholar contribution in several areas of linguistics. Continuous road as his teacher, prof. A. Xhuvani and prof. E. Çabej, he made a criminal offense after the highest scientific quality. It is striking in this activity versatility of his scientific interests. Besides editing, transcripts, translations and adaptations made by him, it attracted issues such as: the history of the alphabet, the problems of orthography and literary language, the history of written language Albanian, lexicology and phonetics, terminology, issues historical grammar and balkanology. The object of our article is about his contribution to Albanian historishkrimit. Even in this field, with its multi-year studies, he has provided a valuable contribution. The contribution of prof. Shaban Demiraj about the Albanian historishkrimit activity is a part of his extensive scientific. It has entered the golden fund of the Albanian national culture is the nation’s pride, the pride of Vlora for her son.

Keywords: input, orthography, historishkrim, fund, gold, scholar, versatility.

Abstrakt

Prof. Shaban Demiraj është një dijetar i madh me kontribut në disa fusha të gjuhësisë. Si vazhdues i rrugës së mësuesve të tij: prof. A. Xhuvanit dhe prof. E. Çabej, ai ka dhënë vepër pas vepre një cilësi më të lartë shkencore. Të bie në sy në këtë veprimtari shumanshmëria e interesave të tij shkencorë. Përveç redaktimeve, transkriptimeve, përkthimeve e përshtatjeve të bëra prej tij, atë e kanë tërhequr edhe çështje të tilla, si: historia e alfabetit, problemet e ortografisë dhe të gjuhës letrare, historia e gjuhës së shkruar shqipe, leksikologjia dhe fonetika, terminologjia, çështje të gramatikës historike dhe të ballkanologjisë. Objekti i artikullit tonë është ndihmesa e tij rreth historishkrimit të shqipes. Edhe në këtë fushë, me

studimet e tij shumëvjeçare, ka dhënë një kontribut të vyer. Kontributi i prof. Shaban Demiraj rreth historishkrimit të shqipes është një pjesë e veprimtarisë së gjerë shkencore të tij. Ajo ka hyrë në fondin e artë të kulturës kombëtare shqiptare, është krenari e kombit, krenari e Vlorës për birin e saj.

Fjalë kyçe: kontribut, ortografi, historishkrim, fond, i artë, dijetar, shumanshmëri.

Prof. Shaban Demiraj është një dijetar i madh me kontribut në disa fusha të gjuhësisë. Si vazhdues i rrugës së mësuesve të tij: prof. A. Xhuvanit dhe prof. E. Çabej, ai ka dhënë vepër pas vepre një cilësi më të lartë shkencore. Të bie në sy në këtë veprimtari shumanshmëria e interesave të tij shkencorë. Përveç redaktimeve, transkriptimeve, përkthimeve e përshtatjeve të bëra prej tij, atë e kanë tërhequr edhe çështje të tilla, si: historia e alfabetit, problemet e ortografisë dhe të gjuhës letrare, historia e gjuhës së shkruar shqipe, leksikologjia dhe fonetika, terminologjia, çështje të gramatikës historike dhe të ballkanologjisë. Objekti i artikullit tonë është ndihmesa e tij rreth historishkrimit të shqipes. Edhe në këtë fushë, me studimet e tij shumëvjeçare, ka dhënë një kontribut të vyer. Ajo nis me një varg punimesh, si: “A ka pasur një traditë shkrimi para Buzukut”, “Shkrimtarët e vjetër të veriut”, “Dëshmi e qëndresës”, “Rilindësit dhe gjuha e tyre”, “Historia e gjuhës së shkruar shqipe, shekujt XVIII – XIX ”, etj. , ku autori ndjek në mënyrë kronologjike shkrimin e shqipes nga shekulli në shekull, si dhe vlerëson ndihmesën e shumë figurave që lëvruan shqipen në të kaluarën. Merita e prof. Shaban Demirajt qëndron në faktin se në punimet e tij ai hedh dritë edhe për periudhën para Buzukut, e cila për shkak të mungesës së dokumenteve është quajtur “periudhë e errët” dhe argumenton shkencërisht shkrimin e shqipes shumë kohë para Buzukut. Dihet se qytetërimi i një populli lidhet ngushtë edhe me traditën shkrimore . Atë e kushtëzojnë shumë faktorë

Page 142: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

142

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

gjuhësorë e jashtëgjuhësorë. Shqipja dhe shqiptarët janë pjesë e Gadishullit Ballkanik, e këtij gadishulli ku jetojnë popuj të ndryshëm, që janë trashëgimtarë kulturash dhe gjuhësh të ndryshme jo vetëm të familjes indoevropiane, por edhe të familjeve të tjera gjuhësore. Prandaj, brenda kësaj hapësire bashkëjetese e fqinjësie historike në fushën e kulturës materiale e shpirtërore ka edhe ndikime. Megjithatë, shqiptarët kanë trashëguar dhe ruajtur me kohë individualitetin e tyre kulturor dhe gjuhësor. Duke e vendosur shqipen në kontekstin historik të kohës, mbështetur në të dhënat e albanologëve të huaj, prof. Shaban Demiraj pohon se shqipja hyn në radhën e atyre gjuhëve indoevropiane, që për arsye të ndryshme kanë nisur të lëvrohen vonë me shkrim (1). Gjuhë të tilla kanë qenë rumanishtja në Ballkan dhe lituanishtja jashtë Ballkanit, sepse teksti më i vjetër i lituanishtes, është ai i vitit 1547 (2). Prof. Shaban Demiraj nuk mjaftohet vetëm me konstatime për lëvrimin e vonë të shqipes, por hyn më në thellësi duke zbuluar shkaqet ku ndër të tjera ai përmend pushtimet e gjata nga shtetet e huaja, të cilat penguan formimin e hershëm të një shteti të bashkuar shqiptar si dhe përdorimi si gjuhë të administratës së tyre një nga gjuhët ekspansive të kohërave (si greqishtja dhe latinishtja, sllavishtja, të cilat ishin dhe gjuhë të kulturës në vende të ndryshme. (3)Për këtë ai mbështetet në të dhënat që sjell albanologu dhe indoeuropiani i madh Norbert Jokli, i cili kur bën fjalë për shkronjat th dhe dh të Buzukut pohon se në vendet e Shqipërisë Veriore ishte shkruar që shumë kohë para Buzukut. Traditën shkrimore para Buzukut e vinte në dukje dhe prof. E. Çabej “ se vetë gjuha e Mesharit tregon se ajo nuk është një arë e papunuar më parë, se në Shqipëri, që në mesjetën e vonë, ka qenë formuar një traditë letrare me shkrime liturgjike, me një ortografi gjer diku të caktuar”. Për të provuar një tezë të tillë prof. Shaban Demiraj vë në dukje se shkrimtarët e vjetër shqiptarë përkëtej dhe përtej Adriatikut kanë zbatuar të njëjtën normë drejtshkrimore në shënjimin e zanoreve të gjata . (5) Në punimet e tij merren në analizë si të dhënat që flasin në të mirë të ekzistencës së një tradite shkrimore, ashtu dhe ato që flasin kundër. Si dëshmi që flet kundër kësaj tradite përmendet thënia e kalorësit gjerman Arnold von Harf, i cili aty nga viti 1496 u ndal në Durrës, ku mblodhi një sasi fjalësh e shprehjesh shqipe që sipas tij: “ata(shqiptarët) kanë një gjuhë të tyren, të cilën njeriu nuk mund ta shkruaj mirë, pasi ata nuk kanë shkronjat e veta …. ”. (6)Edhe pohimin e Buzukut që libri i tij ishte “më e para vepër dhe fortë e vështirë për t’u trajtuar në gjuhën tonë” nuk merret prej tij si provë që para tij asnjë s’kishte shkruar në gjuhën amtare . (7) Të mos harrojmë se janë kohë pushtimesh të huaja dhe luftërash që shkatërronin çdo vlerë kulturore, ku humbja

e veprave të ndonjë autori s’ishte e vështirë. Kështu ka humbur gramatika latinisht-shqip e Andrea Bogdanit, për të cilën i nipi, Pjetër Bogdani, në parathënien e veprës së vet pohon se “ntreti si krypa nd’ ujët gjatë shpërnguljeve të detyruara për shkak të trazirave dhe të përndjekjeve nga turqit. Kjo është arsyeja që dëshmia e kalorësit gjerman fon Harf të mos merret si dëshmi e sigurt, sepse siç thekson prof. Shaban Demiraj “ kur Durrësi i shkatërruar nga turqit, ndodhej në sundimin e venecianëve, një udhëtar i huaj e ka pasur të vështirë të informojë për shkrimin e gjuhës së banorëve të vendit në Durrës dhe jashtë Durrësit”. (8)Prandaj, sipas tij, edhe vepra të tjera më të hershme kanë humbur si gramatika e Andrea Bogdanit, sepse një fat të tillë do të kishin pasur edhe shkrimet e një farë Pali prej Hasi, që Pjetër Budi i gjeti dhe i përfshiu në veprën e tij “Doktrina e krishterë” e vitit 1618. Praninë e një tradite shkrimi më të hershme se shekulli i Buzukut dhe Matrëngës prof. Shaban Demiraj e argumenton me fakte të karakterit gjuhësorë dhe jashtëgjuhësorë. Si argument i karakterit jashtëgjuhësorë shërben dëshmia e murgut gjerman Brokard, kryepeshkop i Tivarit, i cili në veprën e tij latinisht të vitit 1332 pohon: “Sadoqë shqiptarët kanë një tjetër gjuhë krejt të ndryshme nga latinishtja , megjithatë ata kanë në përdorim dhe në të gjitha librat e tyre shkronjat latine”. Dëshminë e dytë e jep Marin Barleti në veprën “Rrethimi i Shkodrës”, ku thuhet se njëfarë Roza me motrën e vet Fa, kishin qenë themeluesit e parë të qytetit të Shkodrës: prandaj kështjella e saj quhej Rozafa. Vetë botimin e veprës së Buzukut prof. Shaban Demiraj e merr si dëshmi e një tradite shkrimi më të vjetër, sepse nuk mund të mendohet botimi i një vepre të gjerë si ajo e Buzukut me një gjuhë të përpunuar dhe me një drejtshkrim pak a shumë të stabilizuar mirë pa njëfarë tradite shkrimi të mëparshme”. (9)Se shqipja duhet të jetë shkruar para shek. XVI, e vërteton në një aspekt edhe alfabeti i Buzukut, që paraqitet mjaft i stabilizuar, që pati jehonë dhe u bë tradicional me disa ndryshime e plotësime. Ai shërbeu si urë në mes asaj që ishte shkruar më parë, por ende e pavërtetuar dhe shkrimeve të mëvonshme . Ai u bë pikëmbështetje për pasardhësit, gur themeli në historinë e shkrimit shqip . Stabilizimi i një alfabeti për shkrimin e një gjuhe të palëvruar më pare, nuk është punë që bëhet brenda një kohe të shkurtër, (10) – përfundon prof. Shaban Demiraj. Në dobi të hershmërisë së shkrimit shqip flet dhe një fakt drejtshkrimor, ku si te Buzuku dhe te autorët e tjerë verior zanoret e gjata i dallojnë nga të shkurtrat duke ua dyzuar shkronjat përkatëse. Vazhdimësinë e kësaj norme drejtshkrimore e gjejmë te autorët e mëvonshëm, si te Anonimi i Elbasanit, Dhaskal Todri dhe te autorët shkodranë të shek. XIX dhe te arbëreshët pas Matrëngës, janë dëshmi për një traditë shkrimore më të hershme. Në shumë shkrime vlerësohen figurat e autorëve tanë të

Page 143: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

143

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

vjetër Frang Bardhit, Pjetër Bogdanit, Pjetër Budit, etj. , duke çmuar punën e tyre për lëvrimin e shqipes. Pas botimit të Mesharit, si vepra e parë e plotë në gjuhën shqipe, botimi i fjalorit latinisht–shqip(1635) të Frang Bardhit, konsiderohet prej tij si “përpjekja e parë e rëndësishme për të hartuar një vepër që në përgjithësi i kapërcen synimet e një vepre thjesht fetare, (11) sepse Bardhi në fund të fjalorit ka renditur edhe shtatë kapituj të shkurtër për numërorët themelorë e rreshtorë, për emrat farefisnorë, disa emra vendesh, ndajfolje, parafjalë, pasthirrma dhe një varg proverbash në gjuhën shqipe. Për këtë veprimtari botuese në gjuhën shqipe merren në konsiderate thëniet e vetë autorëve të Veriut, për motivet që i shtynë të hartonin veprat e tyre. Ata vetë pohojnë se i vetmi motiv ka qenë dashuria për gjuhën e për popullin e tyre që vuanin si nga pushtimi i huaj, ashtu edhe nga pesha e rëndë e paditurisë. Sepse kishin përmbajtje fetare, prandaj lejohej botimi i tyre, por libra si vepra e Bogdanit kishte edhe elemente nga dituritë e kohës, si dhe elemente nga historia e popullit shqiptar, elemente të kulturës popullore, këshilla e porosi për të mënjanuar zakonet e vjetra e të këqija, grindjet, përçarjet, shprehjet e hapura të urrejtjes kundër pushtuesve turq, ankesa për mungesën e shkollave për arsimimin e popullit. (12)Këtë lëvizje kulturore prof. Shaban Demiraj e sheh si ndikim i drejtpërdrejt i ideve të Rilindjes evropiane, që ndihmoi në lëvrimin e pasurimin e mëtejshëm të shqipes e për të shkruar në një koine të dialektit verior. Po të ndjekësh veprimtarinë botuese në shek. XVIII në Veri, vihet re një pakësim i saj, sepse gjatë tërë atij shekulli u botua vetëm libri i Gjon Nikollë Kazazit, ndërsa në Shqipërinë e Mesme dhe Jugore bie në sy përpjekjet e para për shkrimin e gjuhës amtare. Kjo gjë vihet re sidomos në qytete që në shek. XVIII patën njëfarë zhvillimi ekonomik dhe kulturor, si: Elbasani, Voskopoja, Berati, etj. , ku zhvilluan krijimtarinë dy grupe shkrimtarësh duke filluar nga Anonimi i Elbasanit, Dhaskal Todri, Daniel Haxhiu, që shkruan me alfabete të ndryshme e deri te shkrimtarët që përdorën alfabetin arab, si: Nezim Frakulla, Hasan Zyko Kamberi, etj. Prof. Shaban Demiraj vlerëson punën e tyre për pasurimin e shqipes, ku rendit një numër fjalësh të reja, që gjenden te autorët e vjetër dhe te shkrimtarët e shek. XVIII, si: burgëtar = i burgosur, paditar = paditës, veshtëtar = që merr vesh ose hijezë që është kalkim sipas latinishtes umbr –ella, ose fjalë të reja në shkrimet e Anonimit të Elbasanit dhe Dhaskal Todrit, p. sh. fjalëparët = profetët, besës = besues, mjekës = mjek, vërtetës = dëshmitar, etj. Nuk ngelen jashtë vështrimit të tij përpjekjet për shkrimin dhe lëvrimin e shqipes te arbëreshët e Italisë. Edhe tek ata libri i parë në gjuhën amtare është vepra e Matrëngës, botuar në 1592. Ndër shkrimtarët arbëresh të shek. XVIII përmenden: Jul Variboba, Nikollë Keta, Nikollë Filja, etj. , të cilët shkruan vepra fetare. Kjo punë u vazhdua edhe në shek. XIX, kur lëvrimi i gjuhës amtare te arbëreshët e Italisë arriti një zhvillim mjaft të madh (13)

me plejadën e shkrimtarëve me në krye De Radën, që shkruan për dheun e të parëve dhe për gjuhën amtare. Pas traditës treshekullore qysh nga vepra e Buzukut, lëvrimi i shqipes mori një hov të madh gjatë shek. XIX, sidomos në gjysmën e dytë dhe në fillim të shek. XX. Lëvrimi i saj u frymëzua nga ideali patriotik dhe kushtet në të cilat ndodhej Shqipëria e kohës. Duke e konsideruar gjuhën si tipar të kombit, ata ngritën lart vlerat e gjuhës sonë të bukur, të mirë, të lehtë e të lirë, - siç thoshte Naimi ynë i madh. Ky ideal justifikonte lëvizjen e madhe pastruese dhe pasuruese që ata ndërmorën. Në disa artikuj kushtuar rilindësve, si punimi për ndihmesën e Sami Frashërit e Naimit, ai vlerëson punën gjigante të tyre për pastrimin dhe pasurimin e shqipes. Ndihmesën e Sami Frashërit ai e sheh në dy drejtime: a) në spastrimin e fjalorit të shqipes nga fjalët e huaja duke e përqendruar sulmin kundër turqizmave që kishin hyrë me shumicë në të folmet e shqipes, të cilat u flakën pa ngurrim prej tyre si fjalë të shëmtuara. b) në pasurimin e fjalorit me fjalë e terma, që i mungonin shqipes së kohës. Prof. Shaban Demiraj e vlerëson punën e rilindësve për një alfabet të përbashkët si detyrën më të ngutshme të kohës, sepse në asnjë nga alfabetet e gjuhëve të Gadishullit Ballkanik nuk u hartuan aq alfabete sa në shqipe, duke u përpiluar mbi 150 variante e nënvariante. Ky mozaik variantesh nuk pasqyronte strukturën fonetike të shqipes. Përdorimi i shumë varianteve nuk ishte diçka e favorshme për kulturën tonë, mbasi u bë pengesë për një zhvillim të shpejtë të gjuhës dhe të shkrimit shqip. Vendimi i atdhetarëve shqiptarë për të krijuar një alfabet të përbashkët, që njihet me emrin “alfabeti i Stambollit” (1879), buronte nga nevoja për unifikimin e alfabetit. Megjithëse nuk mundi të përhapej gjithandej e të bëhej alfabeti i vetëm për shkrimin e gjuhës shqipe, pasi në Shqipërinë e veriut përdoreshin alfabete të tjerë, si ai i shoqërisë “Bashkimi” dhe i shoqërisë “ Agimi” më 1901, hartimi i alfabetit të Stambollit zgjidhi përfundimisht raportin tingull – shkronjë, duke i dhënë fund atij pështjellimi që ekzistonte deri në atë kohë, kur numri i shkronjave për shqipen shpesh i kalonte caqet e tinguj-fonemave të gjuhës sonë, rrjedhojë e mosnjohjes sa duhet të strukturës fonetike të shqipes. Përpjekjet për hartimin e një alfabeti të përbashkët u kurorëzuan me Kongresin e Manastirit në vitin 1908, i cili ligjëroi alfabetin që kemi sot, mbështetur në atë latin. Dhe kështu kultura shqiptare sanksionoi përfundimisht emancipimin kulturor drejt Evropës së qytetëruar, u bë faktor i rëndësishëm i individualiteti kulturor. Shpallja e pavarësisë do të shënonte fillimin e një etape të re në lëvrimin dhe përpunimin e shqipes, e cila u bë gjuha zyrtare e shtetit të ri shqiptar e do të mësohej lirisht nëpër shkolla. Edhe në këtë periudhë vazhduan përpjekjet e mëtejshme për pasurimin dhe përpunimin e shqipes. Midis tyre vlen të theksohet puna e gjuhëtarëve

Page 144: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

144

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

L. Gurakuqi, A. Xhuvani, F. Noli, S. Peci, etj. Deri në këtë kohë nuk kishim një gjuhë letrare të njësuar me gjithë përpjekjet e bëra për njësimin e saj e afrimin e dialekteve, ku ky problem u shtrua me forcë pas Çlirimit të vendit, që gjeti zgjidhje përfundimtare me Kongresin e Drejtshkrimit në vitin 1972, ku u pranua një shqipe e vetme letrare me norma të njësuara jo vetëm në drejtshkrim, por dhe në gramatikë, fonetikë, e leksik. (14)

Si përfundim mund të themi se kontributi i prof. Shaban Demiraj rreth historishkrimit të shqipes është një pjesë e veprimtarisë së gjerë shkencore të tij. Ajo ka hyrë në fondin e artë të kulturës kombëtare shqiptare, është krenari e kombit, krenari e Vlorës për birin e saj.

Referenca bibliografike

Demiraj, Sh. , Gjuha shqipe dhe historia e saj, Tiranë, 1988

Demiraj, Sh. , Dëshmi e qëndresës, Gjuha shqipe dhe disa figura të saj, Tiranë, 2003

Demiraj, Sh. , Frano Bardhi – veprimtar i shquar i kulturës shqiptare, Gjuha shqipe dhe disa figura të saj, Tiranë, 2003

Demiraj, Sh. , Naimi – Pishtar i pashuar, Gjuha shqipe dhe disa figura të saj, Tiranë, 2003

Demiraj, Sh. , Ndihmesa e S. Frashërit në lëvrimin e gjuhës shqipe, Gjuha shqipe dhe disa figura të saj, Tiranë, 2003

Page 145: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

145

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Ndikimi i shfrytëzimit të pasurive natyrore në zhvillimin e qëndrueshëm në territorin e Vlorës

Dr. Kozma Leka

AbstractSustainable development of the Vlora area is associated with long-term strategies and numerous projects in the function of these strategies. Intervention in preserving the natural environment, efficient use of natural assets, development of urban and rural economies to create conditions for functioning markets for the farmers, long-term projects on water, forests, medicinal plants are necessary. Aspects of sustainable development and strategies related to bring attention visions of Vlora area in all that development be integrated based on national and international management of natural resources to generate income and employment and ensure prosperity social and aimed at reducing the poverty of the inhabitants. Proper management of natural resources is closely linked to development strategies and objectives of the area aimed at improving the income and employment of the population through increased competitiveness of the sectors of the economy. What matters is the implementation of strategies in the agricultural and agri-food development of the tourism industry at the same time realizing the sustainable management of natural resources and quality of life. Strategies for developing regional character with impacts on sustainable tourism development must first and most formal and informal developments thereof. Local action plans in the context of current developments, especially the new division of territory requires good management of natural resources and their use is consistent with regional strategies previously proposed. Keywords: Sustainable development of the Vlora area, Aspects of sustainable development, Proper management of natural resources, Implementation of strategies

Abstrakt

Zhvillimi i qëndrueshëm i zonës së Vlorës është i lidhur me strategjitë afatgjatë dhe projekteve të shumta në funksion të këtyre strategjive. Ndërhyrja në ruajtjen e ambientit natyror, përdorimi me efektivitet i pasurive të natyrës, zhvillimi i ekonomive urbane dhe rurale krijimi i kushteve për tregje funksionale për fermerët, projektet afatgjate për ujin, pyllin, bimët medicinale janë të domosdoshme. Aspektet e zhvillimit të qëndrueshëm dhe strategjitë lidhur me to sjellin në vëmendje përcaktimin e vizioneve

për zonën e Vlorës në të gjitha hapësirat që zhvillimi të jetë i integruar bazuar në objektivat kombëtare dhe ndërkombëtare për menaxhimin e pasurive natyrore që gjenerojnë të ardhura dhe punësim e sigurojnë mirëqenie sociale dhe synojnë uljen e varfërisë së banorëve. Menaxhimi i drejtë i pasurive natyrore i lidhur ngushtë me strategjitë e zhvillimit dhe objektivat e zonës synojnë në përmirësimin e të ardhurave dhe punësimin të banorëve nëpërmjet rritjes së aftësisë konkurruese në sektorët e ekonomisë. Rëndësi ka implementimi i strategjive në sektorin bujqësor dhe agro-ushqimor i zhvillimit të industrisë së turizmit duke realizuar njëkohësisht menaxhimin e qëndrueshëm të pasurive natyrore dhe cilësisë së jetës. Strategjitë me karakter rajonal për zhvillim të qëndrueshëm me impaktë në zhvillimin e turizmit duhet para dhe më zhvillimet formale e informale të tij. Planet e veprimeve të zonës në kuadrin e zhvillimeve të sotme e sidomos të ndarjes së re të territorit kërkon që administrimin e mirë të pasurive natyrore dhe përdorimi i tyre të jetë në përputhje me strategjitë rajonale të propozuara me parë.

Fjalë kyçe: Zhvillimi i qëndrueshëm i zonës së Vlorës, Aspektet e zhvillimit të qëndrueshëm, Menaxhimi i drejtë i pasurive natyrore, Implementimi i strategjive.

Mjedisi në zonën e Vlorës është burimi i gjithçkaje për të cilën banorët kanë nevojë për të jetuar dhe për t’u zhvilluar. Degradimi i mjedisit ndikon në shëndetin e popullsisë së zonës dhe zvogëlon mundësinë e zhvillimit ekonomik. Parandalimi i ndotjes dhe administrimi i efektshëm i burimeve natyrore, ka rëndësi të madhe në arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm. Ndaj është e domosdoshme që burimet natyrore të shfrytëzohen më nikoqirllëk duke synuar me zhvillimin e rregullt të zonave urbane, mosdegradimin mjedisor, mosdëmtimin e burimeve natyrore dhe futjen e rajonit në rrugën e zhvillimit të shpejtë dhe të qëndrueshëm. Zhvillimi do të sigurojë integrimin e zonave rurale dhe urbane, duke mbështetur njëkohësisht mbrojtjen e mjedisit. E rëndësishme është që të njihen dhe zbatohen mirë dokumentet kombëtare. 1 Vonesat në adaptimin e këtyre 1 Strategjia kombëtare mjedisore e cila u hartua në vitin 1993 me asistencën e bankës Botërore.

Page 146: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

146

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

dokumenteve ndikojnë negativisht në cilësinë e jetës dhe zhvillimin e rajonit.

“Zhvillimi i qëndrueshëm” do të thotë të përmbushësh nevojat e të tashmes, pa kufizuar apo ndikuar mbi mundësitë dhe kapacitet që brezat e ardhshëm kanë, për të përmbushur nevojat e tyre. 2 Sot, SKZHE-ja3 mbështetet dhe zbatohet me një sërë strategjish dhe plane veprimesh të përgjithshme, sektoriale dhe aktuale.

Tabela 1 - Strategjia Kombëtare për zhvillimin Shoqëror dhe Ekonomik

Strategjia Kombëtare për zhvillimin Shoqëror dhe EkonomikPolitikat e përgjithshme Politikat e veçanta Sektoriale

- Ulja e varfërisë - Industria- Shëndeti - Energjia- Drejtësia - Bujqësia- Financat - Peshkimi - Mjedisi - Pyjet- Arsimi - Transporti- Përdorimi i Tokës - Turizmi

Burimet

Mirëqenia e popullsisë dhe përdorimi i saj në zhvillimin e qëndrueshëm.

Njerëzit dhe kapaciteti i tyre për të përdorur burimet e tyre natyrore në mënyrë të qëndrueshme.

Burimet natyrore. Toka dhe potenciali i saj për të mbështetur popullsinë dhe për të gjeneruar mirëqenie.

Skema: Kuadri konceptual i politikave

Midis këtyre politikave ekonomia me sektorët e saj por sidomos bujqësia dhe transporti, kërkojnë përmirësime të vazhdueshme në strukturat e tyre. Përmirësimi i vazhdueshëm në infrastrukturën e transportit në zonat rurale, është shumë të domosdoshme për të mundësuar lëvizjen e njerëzve dhe tregtimin e produkteve në tërësi dhe produktet bujqësore në veçanti. Ndërsa politika industriale në të gjithë rajonin që duhet të mëshojë në arritjen e synimeve që lidhen me mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetin e njerëzve. Politikat e arsimit me dhënien prioritet të shkollave profesionale po kërkojnë zgjidhje për mungesën e aftësive që vihen re në sektorët ekonomik industrialë, tregtarë, industrisë turistike etj. Në këtë hapësirë parësore është analiza e ndërveprimeve, identifikimi i zgjidhjeve optimale për shfrytëzim efektiv të pasurive natyrore nëpërmjet zbatimit të vazhdueshëm në planet e veprimit. (Këto plane do të afrojnë zgjidhje për problemet kryesore të administrimit të mjedisit, shfrytëzimit pa kosto të larta të pasurive natyrore, identifikimin dhe krijimin e lehtësirave për investime në infrastrukturën mjedisore. )Angazhimet rajonale janë pjesë e angazhimeve kombëtare. Ideja e ndarjes së përgjegjësive për shfrytëzimin efektiv të pasurive natyrore dhe administrimit sa më të mirë të mjedisit gjeografik është shprehur në kushtetutë, e cila parashikon objektivat në lidhje me këto qëndrueshmëri: për një mjedis të shëndetshëm dhe optimal nga ana ekologjike për të tashmen dhe të ardhmen. 4Shfrytëzim racional të pyjeve, ujërave, kullotave të tjera natyrore, pasurive natyrore, bazuar në pasurimin e zhvillimit të qëndrueshëm. 5 Çdo kush ka të drejtën të jetë i informuar në lidhje me gjendjen e mjedisit dhe mbrojtjen e tij. 6 Kjo pjesë e rëndësishme e legjislacionit ndihmon zonën e Vlorës për arritjen e objektivave drejt zhvillimit të qëndrueshëm. Rëndësi ka që në çdo hap të mjedisit duhet të monitorohen dhe zbatohen ligjet, pasi shpesh shohim shfrytëzimin pa kriter të burimeve natyrore, prishjen e ekuilibrave mjedisor e në raste të veçanta rrënimin mjedisor.

2 Ligji organik mbi mjedisin, neni 2, 25 i ligjit mbi mbrojtjen e mjedisit nr. 8934 dt. 05. 09. 20023 Srategjia kombëtare për zhvillimin shoqëror dhe ekonomik4 Neni 59, 1 i Kushtetutës së Republikës pika “e”5 Neni 59, 1 i Kushtetutës së Republikës pika “f”6 Neni 56 i Kushtetutës së Republikës

Page 147: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

147

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Tabela 2 - Progresi në arritjen e objektivave mjedisore (Burimi: Ministria e Mjedisit)

Objektivat e ligjit mbi mbrojtjen e mjedisit Progresi Probleme

Përdorimi racional i mjedisit, reduktimi i nivelit të mbetjeve, parandalimi i dëmtimit të tij, rehabilitimi i mjedisit të dëmtuar.

Janë krijuar sistemet e dhënies së lejeve me qëllim rregullimin e pasojave të aktiviteteve mbi mjedisin. Duhen hapa konkrete për të trajtuar ndotjet historike

Dëmtimi i mjedisit vazhdon, zbatimi i ligjit ende nuk është efektiv. Pikat e nxehta duhej sjellë në gjendjen e mëparshme.

Ruajtja e burimeve natyrore, administrimi racional dhe efiçent duke siguruar rinovimin.

Ka programe për zonat e mbrojtura dhe me vlera të mëdha mjedisore.

Shpesh nuk respektohen kontrollet ligjore, burimet vazhdojnë të degradohen.

Koordinimi i zhvillimit ekonomik me kërkesat për të mbrojtur mjedisin dhe zhvillimin e qëndrueshëm

Ka vendosje taksash mjedisore për plastikët, karburantet etj.

Të ardhurat nga taksimi mjedisor nuk përdoren për mbrojtje mjedisore. Shpesh ato nuk mblidhen

Bashkëpunimi ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes mjedisore

Ka bazë ligjore. Shumica e konventave ndërkombëtare që duhet të gjejnë zbatim janë ratifikuar

Duhet punuar që të zbatohen mirë këto konventa. Duhet eksperiencë në zbatimin e tyre. Nuk janë sa duhet burimet njerëzore për të punuar me to.

Zhvillimi i qëndrueshëm paraqet idetë e shoqërisë dhe duhet parë i lidhur ngushtë me rritjen e ekonomisë dhe të mirëqenies bazuar në qëndrueshmërinë e pasurive natyrore për sot edhe të ardhmen si dhe me zhvillimet ambientale nga ndërhyrja në to e njeriut. Idetë e shoqërisë bashkëkohore7 përcaktojnë se zhvillimi duhet të jetë në harmoni me nevojat aktuale por pa mohuar mundësitë që ka shoqëria për të ardhmen në lidhje me nevojat e saj.

Interesat e kërkesat dhe nevojat për zhvillimin e qëndrueshëm duhet të harmonizohen me zhvillimet në aspektet mjedisore dhe përdorimin e pasurive natyrore lidhur me to. Plotësimi i kërkesave të banorëve në raport me interesat dhe nevojat e tyre për një zhvillim të qëndrueshëm janë në harmoni me të tashmen e pa kompromentuar interesat e brezit të ardhshëm. Zhvillimi i përgjithshëm i rajonit të Vlorës në radhë të parë konceptohet me rritjen e ekonomisë. Synimi është që të ruhet cilësia e ambientit për të patur nivel të lartë të mirëqenies. Por zhvillimi i ekonomisë dhe përdorimi i pasurive natyrore janë të lidhura me shqetësimet sociale dhe mjedisore. Qëndrueshmëria e mjedisit dhe përdorimi me kujdes pasurive natyrore lidhet me problemet e banorëve dhe aktivitet jetësore ekonomike të tyre. Synimi është mbrojtja e llojeve natyrore dhe shfrytëzimi i pasurive natyrore në mënyrë racionale. Ruajtja e ekosistemeve dhe llojeve të ndryshme biologjike lidhet me cilësinë e jetës. 8 Lidhur me të është zbatueshmëria e normave ka rëndësi të madhe me mjedisin. Për mbrojtjen e mjedisit ka një sërë aktesh normative kombëtare dhe ndërkombëtare që detyrojnë individët dhe institucionet ti zbatojnë ato. Miratimi i kushtetutës në 1998 përcaktoi amendamentin e ligjit “Për mjedisin”910. Rëndësi kanë politikat për administrimin e pasurive natyrore dhe respektimi i objektivave kombëtare dhe ndërkombëtare. Mbrojtja e biodiversitetit dhe shtimi i tij si dhe ruajtja e trashëgimisë natyrore janë në zonën e Vlorës në përputhje me këto objektiva. Ruajtja dhe mbrojtja e biodiversitetit është një faktor kryesor për zhvillimin e qëndrueshëm të zonës së Vlorës. Këtu po adaptohen strategjitë dhe planet e veprimit për biodiversitetin si dhe përmbledhjet e akteve ndërkombëtare për mjedisin, për mbrojtjen e specieve shtegtuese e të kafshëve të egra, mbrojtjen e mjedisit detar në zonën bregdetare të detit Mesdhe bazuar në konventën e Barcelonës, për ruajtjen e florës dhe faunës së egër dhe të mjedisit natyror etj. 11Menaxhimi i burimeve ujore dhe i ujit të pijshëm ka rëndësi si element i menaxhimit të mjedisit dhe kërkesat për një menaxhim të qëndrueshëm të tij. Ato rrokin shumë aspekte ku rol të madh luajnë teknikat e sotme përdoruese. Menaxhimi me efektivitet i ujërave sipërfaqësore dhe mbrojtja struktë e ujërave nëntokësore janë sfidat më të rëndësishme.

7 Axhenda 21 dhe sfidat e mijëvjecarit nxjerrin detyra që zhvillimin e qëndrueshëm në rajonin e Vlorës. Mendimet dhe idetë për këtë problem janë të shumta prej ambientalistëve e studimeve të fushave të ndryshme. Ideja është se procesi i zhvillimit konceptohet bazuar në principin e zhvillimit ekonomik e ekologjik dhe social. Edhe gjeografët duhet të thonë fjalën e tyre. 8 Në zhvillimin e qëndrueshëm të zonës së Vlorës gjejnë mishërimin e tyre objektivat kombëtare dhe ndërkombëtare që konsistojnë në ruajtjen e biodiversitetit dhe burimeve ujore si dhe mbrojtjen e tokës e menaxhimin e mbetjeve. 9 Ligji “Për mbrojtjen e mjedisit” i vitit 1993 u amendua me ligjin nr. 8364 dt. 02/07/1998. 10 Ligje dhe vendime; ligji 7917 i vitit 1995 Për kullotat dhe livadhet, ligji 7929 i vitit 1995 për mbrojtjen e drurëfrutorëve, ligji 8025 i vitit 1995 për mbrojtjen nga rrezatimi jonizues, ligji për rezervat ujore etj. 11 Për mbrojtjen e specieve shtegtuese e të kafshëve të egra (BON). Palët njohin rëndësinë e specieve shtegtare që duhen mbrojtur duke kushtuar vëmendje specieve shtegtuese (Konventa BON, Neni 2)

Page 148: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

148

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Menaxhimi dhe mbrojtja e tokës kanë rëndësi për pjellorinë e saj. Mbrojtja nga erozioni dhe ndotja janë temat kryesore. Aspektet më të rëndësishme për menaxhimin konsiderohen mbrojtja nga erozioni dhe pasja e një lënde organike optimale. Rëndësi merr aspekti kundër ndotjes së tokës e tharjes së saj, kompaktësimit, përmbytjeve dhe rrëshqitjeve. Menaxhimi i mbetjeve dhe administrimi i tyre përbëjnë një anë tjetër të konceptit mbi zhvillimin e qëndrueshëm në zonën e Vlorës. Përmirësimi i menaxhimit të mbetjeve është i lidhur me problemet e shëndetit të banorëve dhe me mjedisin e zonës por edhe me zhvillimin e aktiviteteve jetësore e ekonomike. Menaxhimi i tyre në nivele të ulta bazuar në prodhimet e shumta që ka zona është me pasoja për banorët dhe mjedisin. Rëndësi merr zbatimi i instrumenteve ligjore evropiane për administrimin e mbeturinave12. Përmirësimi i cilësisë së ajrit kërkon plotësimin e standardeve të Bashkimit Evropian dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë sidomos përreth zonave industriale dhe në të gjithë territorin.

Aspekte të zhvillimit të qëndrueshëm, përfitimet e publikut nga pasuritë natyrore të zonës së VlorësKëto plane veprimi kërkohet të jenë në përputhje me planet e njësive administrative rurale dhe urbane, konkretisht hapësirat pranëdetare duhet të jenë jo vetëm pika referimi edhe zona mbështetëse për zhvillimin e qëndrueshëm te zona të tjera rurale periferike rreth tyre. Padyshim territoret përreth qytetit të Vlorës, Orikumit dhe Himarës duhet të shërbejnë si pole integruese jo vetëm për shfrytëzimin e pasurive natyrore por edhe në mbështetje të zonave rurale me rrugë më të mira për transportin e prodhimeve bujqësore-blegtorale të tyre, por edhe si destinacione turistike. Me interes në zonë është prania e porteve të Vlorës, Himarës dhe portit të ri si destinacione të rëndësishme për profilin ekonomik të hapësirës. Ato janë destinacione kombëtare dhe ndërkombëtare që mundësojnë zhvillimin e transportit detar, të peshkimit dhe qarkullimeve të lëndëve të para brenda e jashtë vendit si dhe lëvizjen e njerëzve. Bregdeti i Jonit dhe i Adriatikut në këtë zonë janë shndërruar destinacione kombëtare dhe ndërkombëtare falë pozicionit gjeografik. Strategjitë e përshtatshme për këtë hapësirë duhet të jenë baza për destinacione ekonomike turistike shumësezonale dhe shumësektoriale. Turizmi i një cilësie të lartë në gjirin e Vlorës, në zonën Vjosë-Nartë, luginën e Shushicës, bregdetin Jonian kërkon investime dhe teknologjinë e kohës në zonat industriale të bashkisë së Vlorës, përdorimin e qëndrueshëm të tokës bujqësore në Vjosën e poshtme e bregdetin Jonian , pyjeve të Llogorasë, Vjosë-Nartë, luginës së Shushicës, rezervateve peshkore dhe ujërave detare e lumore si dhe mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë natyroro-kulturore. Planet rregulluese në bashkitë e Vlorës, Selenicës, Himarës dhe të njësive administrativo-territoriale të tyre në përputhje me planet rregulluese kombëtare kërkojnë

12 Kërkesë ligjore 94/62/EEC për paketimin e mbeturinave si qelq, plastik, letër, karton detyron që riciklimi me 50%-65% të arrihet brenda 20 vjetëve të fundit.

zbatimin e zonimeve specifike dhe të detajuara për përdorimin dhe menaxhimin e tokës duke pasur parasysh parandalimin e keqpërdorimit të saj, miradministrimin e zonës bregdetare Vjosë-Qeparo-Lukovë zonave fushoro-kodrinore për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm. Planet rregulluese të pjesshme të bashkive Himarë, Selenicë dhe sidomos ajo e Vlorës në njësitë administrative përkatëse të tyre kërkojnë rivlerësim dhe unifikim të hapësirës bregdetare bazuar në integrimin dhe fleksibilitetin e hapësirës gjeografike. Synimi duhet të jetë menaxhimi unik i pasurive natyrore nëpërmjet klasifikimit të aktiviteteve industriale, bujqësore e turistike gjithmonë duke parashikuar ndikimet në mjedis dhe ruajtjen e pasurive natyrore. Impaktet negative në mjedis duhet të jenë gjithmonë e më të vogla dhe zbatimi i legjislacionit në mjedis mbështetja kryesore për të gjitha aktivitetet ekonomike dhe jetësore. Planet e strategjitë e zonës përfshinë shumë aspekte të zhvillimit të qëndrueshëm prej nga përftojnë banorët nëpërmjet përdorimit të pasurive natyrore. Strategjitë lokale të kombinuara me ato kombëtare mishërohen në planet e veprimeve të bashkive të territorit. Por keqpërdorimi i pasurive natyrore në disa territore të zonës së Vlorës, sidomos në zonën bregdetare Vjosë-Qeparo-Lukovë duhet studiuar me kujdes nga palët që janë të interesuara. Keqadministrimi i disa territoreve ka sjellë pasoja në cilësinë e jetës , ne dëmtimin e pasurive natyrore dhe janë rrezikuar seriozisht burime të rëndësishme natyrore dhe vlerat mjedisore. Anëtarët e komuniteteve në bashkitë e zonës dhe në njësitë administrative të tyre duhet të orientohen drejt që zhvillimi të jetë i qëndrueshëm bazuar në planet e drejta për mjedisin dhe shfrytëzimin e pasurive natyrore. Aktorët kryesorë që veprojnë në territor dhe bizneset duhet të njihen me avantazhet dhe disavantazhet që ka përdorimi i pasurive natyrore të zonës. Ata duhet të jenë pjesë e vendosjes së prioriteteve me planet menaxhuese, në vlerësimin dhe realizimin e tyre. Të gjithë aktorët që veprojnë në zonë duhet të veprojnë në mënyrë të vendosin bashkë në përdorimin e pasurive natyrore. Për përfitim real nga përdorimi i pasurive natyrore si dhe për përdorim racional e për zhvillim të qëndrueshëm, shkëmbimi i eksperiencave me zonat e tjera, përshtatja e përdorimit të pasurive duhet ballafaquar me kushtet e vendit e më gjerë, në përputhje me politikat gjithëpërfshirëse duhet përdorur pasuritë e biodiversitetit, zonat e pyjeve, hapësirat bregdetare, zonat fushore-kodrinore, lumenjtë dhe përrenjtë, Në mënyrë racionale synimi bazë qëndron në plotësimin e detyrave për të mbrojtur peizazhin natyror dhe për të realizuar një menaxhim të qëndrueshëm të hapësirave jetike të zonës të Vlorës. Masë vlerësimi për zonën e Vlorës duhet të jetë mbrojtja ambientale dhe nivel i njëjtë për aktivitetet ekonomike që menaxhojnë drejt pyjet duke evituar prerjet , ilegale, krijimin e pyjeve të rinj si plane për mbarështimin e shfrytëzimit pyjor. Zbatimi i politikave të drejta për qëndrueshmërinë e llojeve të shumta të kafshëve të egra, menaxhimin e qëndrueshëm të vlerave peshkore kundër mbipeshkimit.

Page 149: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

149

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Përmendja e këtyre vlerësimeve rreth përdorimit të hapësirave natyrore kërkon një përqendrim me plane dhe afate menaxhuese gjithëpërfshirëse që përfitimet e publikut të mbështeten në analiza ekonomike dhe në qëndrueshmërinë e resurseve natyrore duke bërë njëkohësisht vlerësimin real të veçorive natyrore të zonës për fushat dhe kodrat, pyjet dhe vijën bregdetare, hidrografinë dhe detet Adriatik dhe Jon. Për një zhvillim të qëndrueshëm veprimet në zonë kanë synuar që publike të jetë përfitues në të gjitha hapësirat e zonës së Vlorës. Të gjitha hapësirat territoriale kanë vlerë të lartë biodiversiteti, por jo të gjitha territoret i kanë njëlloj përfitimet sepse edhe zhvillimi i njësive administrative territoriale paraqet diferenca dhe nivele të ndryshme zhvillimi dhe rritje ekonomike. I parë problemi në këtë sens përdorimi i pasurive të biodiversitetit duhet të ketë më shumë politika menaxhuese dhe mbrojtëse sidomos për zonat rurale ku përfitimet prej tij vijnë pas shfrytëzimit të ujërave, bimëve natyre jo sipas kritereve shkencore e planeve menaxhuese. Në këtë sens praktikat promovuese duhet të lehtësojnë mbrojtjen e biodiversitetit dhe përdorimin e qëndrueshëm të ujit, bimëve, kafshëve të egra, peshkut etj. Përfitimet që vijnë nga përdorimi i ujit janë të rëndësishme për banorët e zonës. Ai përdoret gjerësisht në zonat urbane e rurale për nevojat jetike dhe ekonomike. Por menaxhimi i tij është një problem me rëndësi dhe duhet realizuar me projekte konkrete dhe prioritare për të gjitha sektorët përdorues dhe përfitues si ujit të pijshëm, ujit për industrinë etj. Planet dhe programet për investimet duhet të sigurojnë mbështetje për investime rreth mbrojtjes së ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore, reduktimit të ndotjes së ujërave dhe rehabilitimit të pellgjeve lumore në zonat e dëmtuara.

Mbrojtja e tokës

Erozioni sipërfaqësor dhe rrëshqitja e dherave shembjet janë tanimë të evidentuara dhe inkuadruar në plane për mbrojtjen mjedisore. Rëndësi në zonën e studimit kanë projektet për stabilizimin e rrëshqitjeve në territoret e Radhimës, Dukatit, Vajzës, Vunoit për të ruajtur tokën. Projektet e ndryshme synojnë riaftësimin e tokave bujqësore në zonat e përmbytura të Vjosës së poshtme dhe masat për kullimin e tyre. Zona po përmirësohet nga disa probleme të trashëguara lidhur me problemet që pati toka sidomos pas viteve 90 si rezultat i plehërimit të dobët organik dhe praktikat jo të përshtatshme kultivuese. Synimi aktual është ruajtja e diversitetit gjenetik me praktika më të mira bujqësore. Evitimi i ndërtimeve në tokat bujqësore është një shqetësimi madh sidomos në zonën bregdetare të Vlorës nga kjo rrezikohet seriozisht toka pjellore. Zona e Vlorës me praninë e sipërfaqeve të shumta pyjore ka një pasuri të rëndësishme që kërkon miradministrimin dhe eliminimin të praktikave të paligjshme. Impaktet dhe praktikat negative të prerjeve dhe djegies së pyjeve kanë sjellë pasoja mjedisore dhe ekonomike për shtetin dhe popullsinë e territorit. Situata kërkon rritje të sipërfaqeve pyjore në mbjelljet dhe ripyllëzimet sidomos në zonat erozive. Menaxhimi i mbetjeve që vjen prej aktiviteteve

të shumta në Rajon kërkon vëmendje më të madhe rreth funksionimit të qendrave grumbulluese me parametra të kohës sidomos për mbetjet e rrezikshme.

Turizmi i qëndrueshëm

Nisur nga pasuritë natyrore që ka zona e Vlorës turizmi është një sektor që sjell shumë të ardhura për banorët. Nga bisedat e zhvilluara me ta del se të ardhmen për ekonominë e shikojnë tek turizmi dhe në veprimtaritë bujqësore. Aktivitet turistike krahas të ardhurave sjellin dhe probleme në mjedis. Të gjitha hapësirat e zonës së Vlorës kanë potenciale të mëdha për të gjeneruar të ardhura sjellin dhe probleme në mjedis. Të gjitha hapësirat e zonës së Vlorës kanë potenciale të mëdha për të gjeneruar të ardhura. 13Vija bregdetare e zonës Vjosë-Nartë, gjiri i Vlorës, bregdeti i Jonit deri në Lukovë sipas programeve qeveritare është me interes të jashtëzakonshëm për turizmin balnear ku dhe banorët do të kenë përfitime të mëdha (Zonat e turizmit nga Vjosa-Lukovë). Agroturizmi me pasuritë e mëdha të klimës së butë, produkteve bujqësore-blegtorale, ushqimet BIO, gjelbërimin, larminë e kafshëve siguron të ardhura të konsiderueshme. Interesi për këtë lloj turizmi në territor ka vënë në lëvizje fermerët për aktivitetet e tyre për sigurimin e të ardhurave nga fusha e blegtorisë dhe e prodhimeve të pijeve alkoolike , apo krijimin e rasateve të peshkut. Për të promovuar këtë lloj turizmi ka ndikuar dhe infrastruktura e turizmit agrar me strukturat pritëse. Të ardhurat sigurojnë fermerët prej zhvillimit të frutikulturës dhe kultivimit të ullirit në zonat e luginës së Dukatit, Vjosës së poshtme. Vreshtaria dhe serat me ngrohje po risin mundësinë e prodhimeve të ardhurave prej tyre. Vlerat që kanë territoret fushore dhe kodrinore dhe pasuritë që ato afrojnë janë premisë për zhvillimin e qëndrueshëm. Mjediset e pastra dhe plazhet e zonës Vjosë-Nartë-gjiri i Vlorës e bregdeti Jonit ka qenë nga më të preferuarat, krahas Radhimës e bregut të detit. Pjesë të veçanta të këtyre plazheve zhvillojnë aktivitete të kombinuara që kanë të punësuar personel të konsiderueshëm dhe kanë kapacitete akomoduese të mjaftueshme që sjellin përfitime ekonomike. Promovimi i vazhdueshëm i këtij turizmi bëhet edhe nëpërmjet sporteve të ujit , ecjeve në natyrë sidomos në pjesët kodrinore. Investimet në industrinë turistike sidomos në përmirësimin infrastrukturor kanë sjellë punësime të banorëve krahas impakteve pozitive që i kanë dhënë zonave specifike përmendim zonën e bregut. Ngritja e strukturave të reja akomoduese, sistemimi më i mirë i fshatrave apo komplekseve e resorteve krahas dhënies së imazhit të ri ka sjellë dhe qarkullime më të mëdha për zonat dhe padyshim fitime për banorët që tregtojnë produktet e tyre në këto zona. Me rëndësi është turizmi familjar në sezonin e verës në territorin

13 Zhvillimi i turizmit krahas fitimit duhet që të ketë në vëmendje mbrojtjen e pasurive natyrore. Integrimi i zonave bregdetare të Vlorës mbështetet në planet e qeverisë . Kemi parasysh edhe vendimin e KKT Nr. 1 dt. 08/10/2013 ku përcaktohet vija e brezit bregdetar.

Page 150: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

150

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Për arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm ka rëndësi që edhe këto territore të integrohen dhe të kthehen në zona të përshtatshme social-ekonomike nga territore të disfavorizuar që janë aktualisht këto territore me kushte fiziko-gjeografike të mira por që nuk shfrytëzojnë si duhet pasuritë e tyre natyrore për shkak të zhvillimit jo të lartë e për pasojë nuk sigurojnë të ardhura të mëdha duhet të futen më gjerë në projekte gjithëpërfshirëse për toka produktive infrastrukturë funksionale dhe qasje rreth politikave të reja të zhvillimit sidomos të bujqësisë etj.

Ekonomi pyjore e qëndrueshme

Përfitimet që vijnë nga ekonomia pyjore janë të rëndësishme sepse zona e Vlorës ka areale të shumta pyjore që duan shfrytëzim me kritere shkencore dhe pa shpërdorime. Vlerat e pyjeve dhe kullotave janë një trashëgimi e madhe . Miradministrimi dhe ruajtja, përdorimi me kriter me strategji të organizuar për produktet pyjore për çdo nivel përbën një problem të rëndësishëm për territorin e Vlorës. Përfitimet ekonomike janë të lidhur me strategjitë përdoruese dhe mbrojtëse. Rol të madh luajnë restaurimet për të dhënë impakte pozitive dhe fitime të kontrolluara pa shpërdorime. Prerjet e kontrolluara me kritere shkencore me pemë të seleksionuara për drurët e zjarrit dhe lëndët e para që kanë banorët janë problemet që sjellin përfitime pa dëmtuar këtë sektor. Përfitimet që vijnë nga ky sektor kanë të bëjnë me shtrirjen e tij në territoret kodrinore, pranë përrenjve dhe lumenjve ku pyjet me shkurre tipike mesdhetare dhe kane mundësi për shfrytëzimin për shkak të biodiversitetit të pasur. Përdorimi i lëndës drusore është një nga aktivitet me tradicionalë për sigurimin e të ardhurave në ekonomitë familjare të zonave rurale ne territorin e Vlorës. Të ardhurat sigurohen nga shfrytëzimi i lëndës drusore për shitje (ato që kohen të priten) pasi edhe teknikisht dhe potencialisht ka mundësi sigurimi. Por zhvillimi i qëndrueshëm kërkon që vlera momentale, duhet parashikuar niveli i të ardhurave që mund të sigurohet në të ardhmen nga përdorimi i tyre për turizmin ndaj projektet synojnë në qëndrueshmërinë dhe trajtimin shkencor të tyre. Zhvillim i ekonomisë dhe projektet që implementohen në territor kanë si qëllim reduktimin e diferencave në zhvillimin midis njësive administrative të zonës. Zhvillim i qëndrueshëm kërkon që pasuritë natyrore të vihen në efiçensë dhe të përdoren me kujdes të madh e në mënyrë të qëndrueshme. Pasuria njerëzore e zonës , traditat në prodhimet agro-ushqimore, në peshkim, bujqësi tradicionale krahas shumë aktiviteteve të tjera përbëjnë bazën kryesore mbështetëse për rrimet e duhura drejt zhvillimit harmonik dhe të qëndrueshëm. Thelbi i zhvillimit të qëndrueshëm në zonën e Vlorës qëndron në harmonizimin dhe integrimin të hapësirave territoriale me kushtet të mira social-ekonomike dhe kanë vështirësi në përdorimin e pasurive natyrore desponibël, apo në raste të tjera të ardhurash dhe kërkojnë shërbime mbështetëse. Shfrytëzimi efikas i pasurive natyrore dhe rritja e aftësisë konkurruese për të forcuar kapacitetet e njësive administrative në ekonomi, përmirësimi i

e bregut të detit si dhe në zonat e tjera të zonës bregdetare. Përdorimi i këtyre banesave gjeneron të ardhura. Planifikimi i zhvillimit të turizmit sipas bazës së burimeve natyrore buron nga problematika që krijohet dhe efektet që turizmi përcjell për mjedisin e banorët. Shpesh duhet marrë në konsideratë marrëdhëniet midis ekonomisë dhe mjedisit dhe pozicionit të banorëve në këtë marrëdhënie pa llogaritur përfitimet financiare të palëve(biznes-banorë). Opsionet për zhvillimin e territorit në të ardhmen lidhen padyshim jo vetëm me përfitimet e banorëve por dhe me fjalën e tyre dhe peshën e kësaj fjale për përfitimet dhe humbjet që vijnë prej zhvillimit të turizmit. Mendimi i banorëve bashkë me atë të specialistëve duhet të gjejë vend në tendencën për një zhvillim cilësor të turizmit dhe të vlerësimit real të potencialeve natyrore për shfrytëzim turistik të mishëruara në projekte me standarde të larta. Natyrisht që kjo do të ndikojë në raporte të drejta për gjendje të pastër mjedisore dhe punësim e të ardhura të mira për banorët. Ideja që po zë vend vazhdimisht për të vënë në lëvizje pasuritë natyrore të zonës së Vlorës me synim që të krijohet produkte multiekonomike dhe multisezonale duan standarde të larta për menaxhimin e territorit dhe të pasurive natyrore lidhur me të zhvillim i turizmit i shoqëruar me mbrojtjen e vlerave mjedisore është një zgjedhje e rëndësishme që siguron një zhvillim të qëndrueshëm të zonës së studimit. Kërkesat për mjedise natyrore të paprekura dhe preferencat për të jetuar në mjedise të ruajtura janë disa opsione që përbëjnë mundësi të mirë zhvillimi e që do të sjellin impakte të reja në ekonominë dhe të ardhurat e njerëzve. Prania e strukturave turistike në këto mjedise do sjellin investime të mëdha dhe punësime të banorëve e rrjedhimisht sigurim të ardhurash. Zhvillimi i turizmit duhet gjenerojë të ardhura në radhë të parë për popullsinë e zonës me njësitë e vogla dhe të mesme ekonomike që ndihmojnë dhe këto pjesë të popullsisë. Shanset për turizmin janë të mëdha e që shoqërohen me mundësitë e mëdha të punësimit.

Bujqësia e qëndrueshme

Zhvillimi i qëndrueshëm kuptohet me bujqësi të qëndrueshme e cila rrit cilësinë e mjedisit dhe përdor me efektivitet pasuritë në të cilat mbështetet. Veprimet e banorëve të zonës për të realizuar aktivitete bujqësore synojnë në përfitime të ardhurave përmes prodhimit të produkteve bujqësore dhe daljes në tregun e zonës së tyre. Tendenca për forcimin ekonomik për fermerët buron nga nevoja për sigurimin e jetesës së tyre dhe rifunksionimin e aktivitetit. Ekonomia e fermerëve bazohet në zonën e Vlorës tek speciet e pasura dhe shumëllojshmërinë e tyre , në kujdesin për shëndetin e konsumatorit me produkte të shëndetshme. Natyrisht që në njësitë administrative pranë zonave urbane në Vjosën e poshtme , pranë qyteteve Himarë, Orikum, Vlorë mundësitë dhe kushtet për zhvillim dhe përfitime të banorëve janë më të mëdha se zonat rurale të brendësisë apo të malësisë së Lumit të Vlorës ku komunikimi dhe zhvillimi është më i vogël.

Page 151: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

151

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

kushteve sociale dhe konkurrencës duhet realizuar përmes kombinimit të përdorimit të pasurive natyrore e minimizimit të elementeve që frenojnë zhvillimin. Rëndësia e planeve, masterplaneve, projekteve me aplikimet më të fundit tekniko-teknologjik të lidhura me mjedisin dhe pasuritë e tij janë aspekte me rëndësi për qëndrueshmëri e rajonit dhe për përfitime afatgjate për banorët e zonës. Projektet e shumta në disa sektorë investimet që vijnë nëpërmjet tyre dhe ecja e zhvillimit të zonës bazuar në pasuritë natyrore dhe ruajtja e ekuilibrave natyrorë përbëjnë një dukuri të rëndësishme për zonën. Projektet e shumta për përmirësimin e mjedisit dhe zhvillimin ekonomik do të jenë të dobishme për uljen e varfërisë zbutjen e emigracionit dhe zënien e vazhdueshme me punë të njerëzve. Varfëria si një problem që ekziston në këtë zonë kërkon alternativa për zgjidhje. Përfitimet e familjeve sidomos në zonat rurale vijnë nëpërmjet aktiviteteve bujqësore-blegtorale dhe tregtimit të produkteve të tyre pa mohuar dhe reminitancat nga emigrimi. Synimi duhet të jetë implementimi i projekteve për përdorimin e pasurive natyrore që ulin numrin e familjeve në zonat rurale që sigurojnë të ardhura vetëm nëpërmjet bujqësisë modeste të tyre. Ndërsa për të siguruar fitime dhe riprodhime të shëndosha të aktiviteteve të zgjeruara prodhuese të fermerëve është e nevojshme investimet dhe donacionet për fuqizimin e mekanikës bujqësore si dhe investimet në infrastrukturën mbështetëse ujitëse pastruese dhe kulluese të tokës, shërbimet e veterinarisë dhe ato të agronomisë duhet të mbështesin fermerët për mbrojtjen e bimëve kultivuese si dhe për ushqimin e bimëve me plehra e kimikatet e duhura. Punësimi – Përbën një problem për zhvillimin e qëndrueshëm në territorin e Vlorës. Pavarësisht se shumica e banorëve në fshat punësohet në sektorin bujqësor, zonat urbane paraqesin problematike me papunësinë. Shumica në bujqësi punon me sezon si dhe në zonat urbane me kohë të pjesshme e me paga relativisht të ulta. Edhe emigracioni paraqitet me probleme sidomos në zonat rurale për problemin e punimit të tokës dhe largimit të moshës së re në fshat e qytet. Përmirësimet nëpërmjet programeve dhe politikave integruese do të krijonin hapësira të reja për shfrytëzimin e pasurive dhe për përcaktimin e prioriteteve ekonomike që do të ndikonin në përmirësimin e cilësisë së jetës, e zënien e punësimit , rritjen e qëndrueshme të ardhurave dhe padyshim zhvillimin e qëndrueshëm të territorit. 1414 Progresi i zhvillimit është i lidhur ngushtësisht me vendin që ka zona në kuadrin e qarkut dhe të Shqipërisë. (Vendi i Shqipërisë lidhet me pozicionin e saj në Evropë dhe botë). Me firmosjen e marrëveshjes së stabilizim asocimit (18 shkurt 2006) Shqipërisë i kërkohet të forcojë kapacitetet administrative dhe bashkëpunimin në nivel kombëtar e lokal; të adaptojë një strategji për përshtatjen e mëtejshme të legjislacionit mjedisor me atë të BE-së dhe të vërë praktikisht dhe drejtë në zbatim legjislacionin ekzistues. Brenda kësaj filozofie e gjejmë veten banorët, pushteti vendor, pushteti qendror në Shqipëri. Brenda këtij fakti është ndërtuar plani kombëtar i veprimit për zbatimin e prioriteteve të partnerizimit evropian.

Pasuritë natyrore në mjedis trajtohen në kuadër të nevojave të popullsisë, ekonomisë, pozicionit të zonës dhe roli e tij në rajon e më gjerë. Mbi këtë bazë vlerësojmë strategjitë për shfrytëzimin e pasurive natyrore, zhvillimin e ekonomisë, presioni i zhvilluar mbi këtë mjedis nga aktivitetet e shumta që zhvillohen në të (shpesh të paplanifikuara, pa respektuar ligjet). Duke marrë në konsideratë këto fakte vlerësojmë se strategjitë që duhen ndjekur në zhvillimin e bujqësisë, zhvillimin rural, zhvillimin industrial, shfrytëzimin e pasurive për prodhimin e energjisë, shfrytëzimin e pasurive për zhvillimin e biznesit të vogël, të madhe, turizmin, ndërtimin, transportin, zhvillimin urban, shfrytëzimin e pyjeve, peshkimin duhet të orientohen nga objektiva të mirëpërcaktuara me synimin e administrimit të logjikshëm të mjedisit duke patur parasysh minimizimin e pasojave në mjedis. (pa synuar vetëm në përfitime por edhe në ruajtje dhe përmirësime mjedisore)Menaxhimi i pasurive natyrore ka si qëllim të sigurojë një biodiversitet të pasur e të larmishëm për sot dhe të ardhmen. Aktivizimi i popullsisë lokale në menaxhimin dhe vendimmarrje siguron një të ardhme të mirë. Menaxhimi luan një rol të madh se harmonizon përpjekjet e komunitetit dhe bizneseve agjencive të ndryshme dhe OJF si dhe organizatat vullnetare në punën për administrimin e pasurive natyrore. Aktivitetet e suksesshme në territor mund të vijnë vetëm me mbështetjen e komunitetit pa mbështetjen e komunitetit nuk mund të arrihet realizimi i politikave mbrojtëse dhe menaxhuese në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm. Këshilli i Evropës në bashkëpunim me organizata të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare ka ndërmarrë iniciativa për strategjinë evropiane të diversitetit biologjik dhe të peizazhit. Strategjia synon në krijimin e një kuadri të gjatë dhe të qëndrueshëm për të arritur qëllimet e objektivat e saj.

Përfundime

• Kërcënimet ndaj biodiveristetit biologjik dhe të peizazhit të reduktohen ndjeshëm dhe ku të jetë e mundur të eliminohen. Rritja e aftësisë përtëritëse të diversitetit biologjik dhe të peizazhit , forcimi i koherencës ekologjik, përfshirja e plotë e publikut në ruajtjen e diversitetit biologjik dhe peizazhor.

• Menaxhim të qëndrueshëm dhe përdorim e potencialit pozitiv të diversitetit biologjik etj. Konteksti rajonal dhe lokal për të ruajtur natyrën dhe pasuritë natyrore është organizuar në kuadrin e kontekstit kombëtar ku rrjeti i zonave të mbrojtura në Shqipëri ka një zonë 164 455 ha dhe është hartuar strategjia kombëtare dhe Plani i veprimit si dhe ligje mbi zonat e mbrojtura i vitit 2002.

• Konteksti rajonal dhe lokal për pasuritë natyrore bazohet në ligjin për mbrojtjen e mjedisit dhe pushtetit lokal ka hartuar planet e veprimit në përputhje me kërkesat dhe strategjitë kombëtare. Përdorimi i planeve të menaxhimit për territorin janë të dobishme për zhvillimin e qëndrueshëm dhe për të përfituar publiku nga ky zhvillim ku adaptohen mirë nga pushteti vendor të koordinuara me punën

Page 152: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

152

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

e Ministrive dhe agjencive për përdorimin dhe menaxhimin e pasurive natyrore e të peizazhit.

• Përfshirja e publikut në vendimmarrje dhe OJFVE është tepër e dobishme. Realizimi i konsultës me publikun në planet menaxhuese për pasuritë natyrore duhet të synojnë në vlerësime për çdo

kohë për të marë në konsideratë informacionet e reja dhe të synojë në konsulta për vendimmarrje menaxhuese e ruajtëse. Banorët e zonës duhet të përfshihen në planifikimet gjithëpërfshirëse menaxhuese, ruajtëse dhe mbrojtëse të pasurive natyrore.

Referime bibliografike

Strategjia kombëtare mjedisore e cila u hartua në vitin 1993 me asistencën e bankës Botërore. 2Ligji organik mbi mjedisin, neni 2, 25 i ligjit mbi mbrojtjen e mjedisit nr. 8934 dt. 05. 09. 20023Srategjia kombëtare për zhvillimin shoqëror dhe ekonomik4Neni 59, 1 i Kushtetutës së Republikës pika “e”5Neni 59, 1 i Kushtetutës së Republikës pika “f”6Neni 56 i Kushtetutës së Republikës7Axhenda 21 dhe sfidat e mijëvjeçarit 8Ligji “Për mbrojtjen e mjedisit” i vitit 1993 u amendua me ligjin nr. 8364 dt. 02/07/1998.

9Ligje dhe vendime; ligji 7917 i vitit 1995 Për kullotat dhe livadhet, ligji 7929 i vitit 1995 për mbrojtjen e drurëfrutorëve, ligji 8025 i vitit 1995 për mbrojtjen nga rrezatimi jonizues, ligji për rezervat ujore etj. 10Për mbrojtjen e specieve shtegtuese e të kafshëve të egra (BON). Palët njohin rëndësinë e specieve shtegtare që duhen mbrojtur duke kushtuar vëmendje specieve shtegtuese (Konventa BON, Neni 2)1Kërkesë ligjore 94/62/EEC për paketimin e mbeturinave si qelq, plastik, letër, karton detyron që riciklimi me 50%-65% të arrihet brenda 20 vjetëve të fundit.

Page 153: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

153

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Proceset integruese në Shqipëri dhe reformimi i sistemit të pensioneve

Msc. Lorela Fakaj

Abstract

This paper analyses the Albanian pension’s system fom its origine at the present moment. Continuously has been debated the social economic impact of the social security and generally expe1ts are focused on their negative efects in economy. It’s also said that social security demotivates the insured persons from the job as well as the personal savings, so, it brings a reduction of international competition of the labour market in order to encourage workers to leave the job earlier. On the other side, social security have also a number of very positive economic effects. They can help people to earn an income and to increase the potentiality of their productivity, as a result can help increase national demand and to create conditions in which a market economy can develop. All of these economic effects will be encountered under the assumption that workers are open and accept innovation and change. Social protection and minimal employment are both components of a market economy. Their common goal is to ensure a minimum level of income security for all incapable persons and pensioners. Social protection is built in such a way to give positive effects to the whole society by promoting social coexistence and a sense of security among its members. In this context, this paper analyzes the current pension system exactly seeing unbroken from all of Albania’s integration reforms.

Keywords: pension system, social security, potential income, minimum social protection.

Abstrakt

Objekt i këtij punimi është analiza e sistemit shqiptar të pensioneve, që nga koha e krijimit të tij deri në momentet aktuale. Gjithmonë ka ekzistuar një debat në lidhje me efektet ekonomiko sociale të sigurimeve shoqërore, por debatet aktuale janë më të përqendruara tek ndikimet e tyre negative. Thuhet se sigurimet shoqërore dekurajojnë njerëzit nga puna dhe kursimi, duke sjellë një ulje të konkurueshmërisë ndërkombëtare, në krijimin e vendeve të reja të punës, madje, se i nxit njerëzit të lënë punën në mënyrë të parakohshme. Në

anën tjetër, sigurimet shoqërore kanë, gjithashtu, një numër efektesh ekonomike shumë pozitive. Ato mund të ndihmojnë njerëzit për të fituar të ardhura dhe për rritjen e potencialitetit të prodhueshmërisë së tyre, si rrjedhim, mund të ndihmojnë në rritjen e kërkesës në nivel kombëtar dhe në krijimin e kushteve në të cilat një ekonomi tregu mund të lulëzojë. Të gjitha këto efekte ekonomike do të ndeshnin në supozimin se punëtorët janë të hapur dhe pranojnë të renë dhe ndryshimet. Mbrojtja sociale dhe punësimi minimial janë të dy përbërës të ekonomisë së tregut. Objektivi i tyre i përbashkët është të sigurojnë një nivel minimal sigurimi të ardhurash për të gjithë. Mbrojtja sociale është ndërtuar në mënyrë të tillë, që të japë efekte pozitive për të gjithë shoqërinë, duke promovuar bashkëjetesën sociale dhe një ndjenjë sigurie ndërmjet pjesëtarëve të saj. Në këtë kontekst, ky punim analizon pikërisht sistemin aktual të pensioneve, duke e parë të pashkëputur nga të gjitha reformat integruese të Shqipërisë.

Fjalë kyçe: sistem pensionesh, sigurime shoqërore, potencial, të ardhura, minimale, mbrojtje sociale.

Një vështrim i shkurtër historik

Pas Shpalljes së Pavarësisë, më 1912, në Shqipëri filluan të krijoheshin gradualisht institucionet. Në modelin e zhvillimit të vendeve të tjera, pas dhjetëvjeçarit të parë, shtetit i doli si prioritet domosdoshmëria e politikave sociale në qeverisje. Duke mbajtur parasysh një periudhe “amullie” gjatë Luftës së Parë Botërore, një nga zhvillimet legjislative që eci gradualisht ishte çështja e pensioneve. Gjejmë kështu gjurmët e para të sigurimeve shoqërore në Shqipëri, që datojnë në fillim të shekullit XX, si përpjekje që ecin paralelisht me synimin për ndërtimin e një shteti shqiptar me të gjitha institucionet e tij. Sot, pas 104 vjet Pavarësi, mund të ndjekim e dokumentojmë disa nga hapat dhe zhvillimet e rëndësishme në këtë sektor. Me 6 janar të vitit 1923, kryesia e Këshillit Kombëtar miratoi skemën e parë për pensionet në Shqipëri, duke e përcjellë për dekretim tek Këshilli i Naltë i Shtetit Shqiptar, autoritet legjislativ i asaj kohe, i cili e dekretoi, me shkresën nr. 23, më datë 05. 02. 1923. Duke përcaktuar një rreth të kufizuar subjektesh (ligji “Për dorëhekje dhe pension për ushtri dhe gjindarmeri”),

Page 154: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

154

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

ky ligj, siç vërehet dhe nga vetë titulli, e shtrinte veprimin e tij për mbulimin me përfitime në format: “pension vjetërsie shërbimi”, “pension pleqërie”, “pension familjar për pasjetuesit”, si dhe përfitime të tjera, që shpërndaheshin në formë bonusesh. Në vështrimin e sotëm, kjo skemë pensionesh ngjan e paplotë, por këtu ka rëndësi fakti që edhe vetë Evropa nuk kishte kaluar as 50 vite që nga krijimi i sistemit të parë shtetëror të pensioneve1, (1) madje, vende të tilla, si Anglia, ende nuk kishin implementuar skema pensionesh në vendet e tyre. Tri vite më pas, me ligjin nr. 129, datë 28. 10. 1927, “Për pensionet civile”, krijohet mundësia për përfshirjen e më shumë kategorive të të punësuarve në një sistem pensionesh. Disa shoqëri të huaja, që kishin nisur të vepronin në Shqipëri, kishin zhvilluar në mënyrë vullnetare rrjetin e mbrojtjes në punë; një vend të veçantë zinin sigurimet nga aksidentet në punë. Pas Luftës së Dytë Botërore, të gjitha vendet që u rreshtuan në “bllokun lindor”, krijuan skema të modeluara sipas konceptit të një ekonomie të centralizuar. Shqipëria e lidh tashmë ndërtimin e një sistemi të zhvilluar sigurimesh shoqërore me ligjin e vitit 1947 “Për sigurimet shoqërore”. I modeluar sipas të ashtuquajturit “sistemi sovjetik”, sistemi i sigurimeve shoqërore ishte, nga njëra anë, shumë gjeneroz dhe, nga ana tjetër, nuk siguronte mbrojtje të plotë sociale. Ai parashikonte mosha të ulëta të daljes në pension dhe trajtim të diferencuar për kategori të caktuara. Pas kësaj periudhe, sigurimet shoqërore u zhvilluan më tej në dy skema: njëra për të punësuarit e sektorit shtetëror dhe tjetra për anëtaret e kooperativave bujqësore. Ligji i mëvonshëm i konsoliduar, nr. 4171, datë 13. 09. 1966, “Për sigurimet shoqërore shtetërore”, mbeti deri në fillimin e viteve ‘90, si ligji bazë për caktimin e përfitimeve nga sigurimet shoqërore. Transformimet e thella politike e social-ekonomike në vitet ‘90, bënë të domosdoshme një reformë rrënjësore të sistemit të sigurimeve shoqërore. Objektivat fillestare strategjike synonin:

• ndalimin e degradimit të mëtejshëm të sistemit të sigmimeve shoqërore, si pasojë e ndryshimeve të menjëhershme social-politike dhe pasojave negative të legjislacionit të vjetër;

• zgjedhjen e një sistemi eficient të sigurimeve shoqërore, që do të përballonte jo vetëm problemet emergjente të periudhës, por edhe do t’i rezistonte kohës e t’u shërbente brezave të ardhshëm.

Lindi nevoja e rimodelimit të sistemit të mbrojtjes shoqërore, sipas skemave bashkëkohore. Për këtë arsye, më 11 maj 1993, parlamenti miratoi ligjin nr. 7703, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i cili hyri në fuqi në 1 tetor të atij viti. Reformimi i sistemit të sigurimeve shoqërore është realizuar duke vendosur në themel të tij parimet e drejtësisë sociale.

Ndryshimet e reja në kontekstin global, ekonomik dhe social

Mekanizmi i tregut, ndonëse në asnjë mënyrë i përsosur, me kalimin e kohës ka vërejtur të jetë shpërndarësi më eficient dhe më i besueshëm i burimeve ekonomike. Ai ofron perspektiva për rritje ekonomike dhe një nivel jetese më të lartë, gjë që nuk mund të ribëhet nga sisteme ekonomike të planifikuara, shtetërore dhe të drejtuara. Kur punohet siç duhet, ai u ofron konsumatorëve një gamë zgjedhjesh më të gjerë se ç’mund të disponoheshin ndryshe. Vendet e orientuara nga tregu kanë, gjithashtu, shansin të futen në ekonominë e tregut dhe të përfitojnë nga përparime në teknologji, nga përmirësime kuantike në shpejtësinë e përpunimit të informacionit, si dhe nga hyrja në tregje të reja, të cilat karakterizojnë, tashmë, botën mjaft të ndërvarur moderne, për shkak të globalizimit. Në vende të ndryshme, ekonomitë orientohen përkundrejt parandalimit të dukurive negative që frenojnë zhvillimin, ndërkohë që, të tjera vende, përballen me kriza të sistemeve, duke përzgjedhur me kujdes alternativat e emergjencës, për të qenë sa më pak të ekspozuara ndaj niveleve të riskut financiar, por jo vetëm. Praktika të ezauruara në dy apo tri dekadat e fundit, kanë treguar se përzgjedhja e modeleve të zhvillimit dhe/ ose të përballimit të krizave shpeshherë kanë pasuar një impakt pozitiv në treguesit e ndryshëm të zhvillimit ekonomik, ashtu sikundër ka pasur edhe raste të pasuksesshme, të cilat kanë sjellë frenim të zhvillimit ekonomik. Krijimi i një strategjie afatgjatë për funksionimin e një tregu global ekonomik dhe financiar, ishte, gjithashtu, një sfidë për të gjitha ekonomitë e vendeve të botës, si për ekonomitë e varfra, ashtu dhe për ato të pasura. Në këtë kontekst, projektimi i zgjedhjes së modeleve të aplikueshme të zhvillimit, për vendet më të varfra, do të ishte një objektiv, së bashku me rritjen ekonomike. Në të njëjtën mënyrë, vendet e pasura do të mundnin të përmirësonin gradualisht efektet negative të shfaqura më parë në ekonomitë e tyre, duke synuar, gjithashtu, drejt krijimit të një sistemi ekonomik më rishpërndarës2. Mekanizmi i “rishpërndarjes” është pikërisht hallka më e rëndësishme e shprehjes së politikave ekonomike, sociale dhe e impaktit legjislativ të qeverive. Në kontekstin e përgjithshëm të zhvillimit ekonomik të një vendi, “rishpërndarja” shprehet në qarkullimin e vlerave nëpërmjet marrëdhënies energji-produkt-para. Në një marrëdhënie afatgjatë të këtyre elementëve, qeveritë vihen përballë detyrimit për plotësimin e nevojave të ndryshme, të brezave të ndryshëm të popullsisë. Plotësimi i këtyre nevojave, në të vërtetë, përbën thelbin e funksionit qeverisës e, pikërisht për këtë shkak, problemi i “rishpërndarjes” mbetet në çdo rast parametër vlerësues për çdo qeveri. Pretendimet kryesore të barazisë së gjeneratave janë që të moshuarit përfitojnë nga një shpërndarje e padrejtë e çmimeve publike (për pensionet, kujdesin shëndetësor dhe shërbimet sociale) dhe se kjo ngarkon me shpenzime brezat më të rinj, sidomos fëmijët. Këto kërkesa nuk janë ndonjë gjë e re, por nxitja e tyre në një diskurs të plotë shpërthyes politik, mund të datohet në vitin 1984, nga

Page 155: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

155

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

krahasimi ndikues për mirëqenien e fëmijëve dhe të moshuarve. Brezi i personave të moshuar, i cili zë një vend të rëndësishëm në përbërjen strukturore të çdo popullsie, mbetet përgjithësisht si kategoria kryesore ku “testohen” planet afatgjata të “rishpërndarjes”, duke treguar nëse projektimi i sistemeve është kthyer siç duhet ose jo. Më konkretisht, “sistemet e pensioneve janë një ndër aspektet më të rëndësishme të vlerësimit të performancës dhjetëra vjeçare të ekonomive”. Duke u përqendruar në terrenin shqiptar, mund të pohojmë pa hezitim se përpjekjet dhe pritshmëritë kanë qenë të jashtëzakonshme. Në rrugën 20-vjeçare të ekonomisë së tregut, të kapitalit, të parave, të transaksioneve marramendëse, ka pasur arritje, mossuksese, dështime, por ka pasur më së shumti rezultate pozitive. Shqipëria ka aktualisht një strukturë solide të mbrojtjes sociale. E gjithë popullata është e përgatitur, por edhe e ndërgjegjësuar, tashmë, për natyrën thuajse kontraktore të këtij shërbimi që shteti e ofron, në këmbim të kontributeve të paguara. Megjithatë, synimi i këtij punimi është të rilevojë alternativat për shmangien e krizave, që kërcënojnë këtë sistem në kushtet aktuale.

Sistemi i pensioneve në dy dekadat e fundit Sistemi i pensioneve, para viteve ‘90, i kishte rrënjët në dy fakte të evidentuara tashmë:Së pari, rolin kryesor në administrimin dhe financimin e pensioneve e luanin ndërmarrjet shtetërore;

Së dyti, një faktor i rëndësishëm ishte punësimi i përhershëm, si një normë për shumicën e popullsisë.

Një sistem i tillë pensionesh kishte këto karakteristika:

1. E drejta për pension ishte bazuar në punësimin ligjor në ndërmarrjet shtetërore;

2. Regjistrimi i kontributeve në nivel individual ishte i ulët ose nuk ekzistonte;

3. Pensionet ishin të mira. Mosha normale për pension ishte e ulët, por ishte e mundshme;

4. Mund të përfitoje një pension pleqërie, ndërsa vazhdoje të punoje;

5. Marrja e pensionit të paaftësisë për punë ishte relativisht e lehtë për t’u realizuar;

6. Sistemi ishte fragmentar, me mosha të ndryshme e pensione të ndryshme;

7. Ekzistonin pensione për grupe të ndryshme të të punësuarve, duke filluar nga minatorët dhe punëtorët e shkrirjes së çelikut, deri tek kërcimtaret e baletit;

8. Për disa grupe të tjera punëmarrësish stimulohej përfitimi i parakohshëm i pensionit3

9. Pensionet kishin lidhje të pakta me kontributet dhe i tërë kontributi për pension ishte paguar nga punëdhënësi.

Të dyja këto fakte ishin të fshehura. Pensionet konceptoheshin të financuara bazuar në parimin “ne paguajmë, ju shkoni” (PAYG), si dhe administroheshin nga një institut i specializuar i sigurimeve shoqërore4.

Ashtu si edhe në sektorët e tjerë të shoqërisë, kjo marrëveshje merr kuptim vetëm për sistemin e vjetër ekonomik. Ta bazoje sistemin e pensioneve tek punësimi i rregullt në ndërmarrjen shtetërore ishte logjike, sepse punësimi i rregullt formal në ndërmarrje shtetërore ishte në fakt e vetmja mundësi punësimi dhe, në të vërtetë, pothuaj nuk kishte papunësi. Pothuajse të gjithë punonin në ndërmarrjet shtetërore, kështu që kjo ishte mënyra bazë për të drejtuar organizimin e pensioneve. Mbajtja e kontributeve individuale nuk ishte e nevojshme, pasi me punësim të plotë çdo punonjës do të arrinte një regjistrim të plotë të kontributeve. Bujaria e sistemit ishte logjike. Ai përmbushte premtimet kryesore. Mosha e ulët e pensionit ishte një “fitore” e socializmit. Pranimi me lehtësi i pensionit, ndërsa personi vazhdonte të punonte, mbështetet në këta faktorë. Pagat në ekonominë e planifikuar ishin të ulëta, kështu që mungonte tregu i hapur, por, si rrjedhojë e kësaj strukture ekonomike, nuk kishte as pakësim të mjeteve të punës. Marrja me lehtësi e pensionit të paaftësisë ishte një tjetër rrjedhojë e kësaj strukture mbizotëruese. Fakti që i tërë kontributi paguhej nga punëdhënësi dhe jo i ndarë ndërmjet punëmarrësit dhe punëdhënësit, konsiderohej një tjetër “fitore” e socializmit. Problemi qëndron në faktin se, në dukje, i tërë kontributi paguhej nga punëdhënësi, i cili përballej me kufizime të buta buxhetore. Kështu, çdo person (si punëmarrësi, ashtu edhe punëdhënësi) mendonte se të mirat janë paguar nga dikush tjetër; kjo bënte që as punëtori, as punëdhënësi, të mos kishte ndonjë nxitje për të ekonomizuar paratë e harxhuara për pension. Ky problem i pagesës së grupit të “tretë” nuk është i njëjtë për të gjitha vendet ish-komuniste. Natyra fragmentare e sistemit nënkupton së paku politikat jodemokratike dhe jotransparente të asaj kohe. Grupe të favorizuara kishin moshë të ulët pensioni, apo pension të lartë, ose të dyja bashkë (shumica e bazuar në konsiderata politike: gazetarët, minatorët, mësuesit, etj. ). Natyra e fshehtë e sistemit nuk ishte e papritur. Ideologjia e asaj kohe i konsideronte stimujt si mjete legjitime për të analizuar shoqërinë. Kështu, shumë pak vëmendje iu kushtua strukturave iniciuese. Megjithëse për lidhjen ndërmjet kontributeve dhe përfitimeve mund të debatohet gjerësisht, në mjaft vende komuniste ato nuk kishin lidhje të drejtpërdrejtë, duke shprehur kështu natyrën fragmentare të sistemit, i cili i vendoste ato shpesh në mënyra arbitrare, nëpërmjet grupeve të ndryshme të punës. Mbi të gjitha, i tërë kontributi paguhej nga punëdhënësi. Në një ekonomi tregu, kjo nuk mund të ndodhë, sepse rënia e kontributeve do të ndahej ndërmjet punëtorit dhe punëdhënësit5. Në sistemin komunist, kufizimet e buta të buxhetit krijonin një rritje në favor të shpenzimeve e përfitimeve. Kështu, me një formulë të fshehtë dhe duke mos nxitur kontributet, pensionet ishin kështu një nga shembujt e shumtë të iniciativës së dobët, si në të gjitha aspektet e jetës ekonomike të vendit6. Fillimi i viteve ‘90 e gjeti Shqipërinë në kushte ideale demografike për të krijuar një skemë solide dhe me një qëndrueshmëri afatgjatë të sistemit të pensioneve dhe të mbrojtjes sociale në përgjithësi. Megjithatë, ekuilibri demografik u prish menjëherë, në atë periudhë. Dyndjet

Page 156: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

156

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

e popullatës pranë zonave të zhvilluara urbane krijuan një disekuilibër, i cili do të bëhej shpeshherë një rreth me cen dhe, përkundër synimeve për progresim drejt ekonomisë së tregut, rritja e papunësisë, shtimi i numrit të personave në nevojë, si dhe zhvillimet spontane, krijuan domosdoshmërinë e rikonceptimit të sistemit të mbrojtjes sociale. Ndryshimet e thella që ndodhen në sistemin politik, ekonomik e social të vendit, pas vitit 1991, e shtrinë ndikimin e tyre edhe mbi sistemin e sigurimeve shoqërore. Në fillim të viteve ‘90, Shqipëria trashëgoi nga e kaluara e saj dy sisteme pensionesh, të cilat parashikonin përkatësisht përfitimet e pensionistëve, që më parë kishin punuar në sistemin shtetëror, si dhe përfitime për pensionistët që kishin qenë anëtarë të kooperativave bujqësore7. Si pasojë e presionit sindikal, për pakësimin e vendeve të punës, në harkun kohor 1990 – 1993, numri i përfituesve u shtua me rreth 150 000 persona, duke arritur nga 321 000, në vitin 1992, në 470 000, në vitin 1993. Kjo e përkeqësoi mjaft raportin kontribues/ përfitues. Kështu, nga 4 kontribues për 1 përfitues, që ishte ky raport në vitin 1990, në vitin 1993 arriti në shkallën më të ulët të tij 0, 75/1. Ndonëse gjatë periudhës 1990-1993 qeveria ndërmori disa masa për indeksimin dhe për rritjen e masës së pensionit mujor, përsëri, për shkak të kolapsit të përgjithshëm ekonomik dhe inflacionit të vërtetuar në përmasa galopante, shkalla e zëvendësimit pension / pagë pësoi rënie të vazhdueshme. Kjo është edhe e vetmja periudhë, kur pensionet në terma reale pësuan një rënie në përmasa të mëdha. Natyrisht, këto zhvillime të përgjithshme kërkonin si të domosdoshme marrjen e një sërë masash, me synim që sistemi i sigurimeve shoqërore t’u përshtatej zhvillimeve afatshkurtra dhe afatgjata të të gjithë sistemit ekonomik dhe, në veçanti, për të garantuar një mbrojtje sociale sa më efikase të shtetasve. Transformimet e thella politike e social-ekonomike në vendin tonë, në vitet ‘90, bënë të domosdoshme një reformë rrënjësore të sistemit të sigurimeve shoqërore. Objektivat fillestare strategjike synonin:

• ndalimin e degradimit të mëtejshëm të sistemit të sigurimeve shoqërore, si pasojë e ndryshimeve të menjëhershme social-politike dhe efekteve negative të legjislacionit të vjetër;

• zgjedhjen e një sistemi eficient të sigurimeve shoqërore, që do të përballonte jo vetëm problemet emergjente të periudhës, por edhe t’i rezistonte kohës e t’u shërbente brezave të ardhshëm.

Lindi nevoja e rimodelimit të sistemit të mbrojtjes shoqërore, sipas skemave bashkëkohore. Për këtë arsye, më 11 maj 1993, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin nr. 7703, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i cili hyri në fuqi në 1 tetor të atij viti. Reformimi i sistemit të sigurimeve shoqërore synonte të realizohej duke vendosur në themel të tij parimet e drejtësisë sociale. Ky ligj supozohej të kishte në themel të tij kërkesën për ta përshtatur sistemin e sigurimeve shoqërore me zhvillimet e përgjithshme ekonomike dhe, nga ana tjetër, të mbante parasysh në vijimësi dhe të

siguronte fondet e nevojshme për ruajtjen dhe plotësimin e të drejtave të fituara.

Efektet e para të tranzicionit në sistemin e pensioneve ishin të pritshme

Tronditja ekonomike, e përshkruar shkurtimisht, pati një efekt të fuqishëm. Rënia e prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP) për më shumë se 30 %, nga viti 1991 deri në 1994, në një rënie të shpejtë të vlerës reale të pensionit. Gjatë së njëjtës periudhë, rënia e pensionit ishte më e vogël se rënia e pagës. Rënia e kontributeve të sigurimeve shoqërore erdhi si rezultat i rënies se outputeve. Prodhimi ra më shpejt në sektorin shtetëror, ku më parë ishin mbledhur shumë nga taksat dhe kontributet; pra, baza e kontributeve ra. Gjithashtu, u rrit ndjeshëm papunësia dhe, po kështu, edhe mospjesëmarrja në punë ( që do të thotë, ra fuqia punëtore ). Për më tepër, të ardhurat nga kontributet bazë të sektorit shtetëror ranë ndjeshëm. Kështu, ndërmarrjet shtetërore u përfshinë në kolapsin e vonesave apo të mosplotësimit të kontributeve; të ardhurat, gjithashtu, ranë, si rezultat i mashtrimeve. Punësimi dhe vetëpunësimi në sektorin privat filloi të rritej gradualisht, por detyrimet tatimore në fillimet e tranzicionit ishin shumë të ulta, për të mos thënë se nuk ekzistonin. Pra, kontributet nga sektori emergjent privat ishin fillimisht mjaft të vogla. Si pasojë e mbylljes së mjaft veprimtarive të sektorit shtetëror, por edhe për arsye humanitare, si rezultat i presionit politik, rritja e papunësisë u shënua nga politika e largimit të moshës së tretë nga puna, për t’u lënë vend punëtorëve të rinj në moshë. Kështu, mosha e pensionit, e cila ishte mjaft e ulët në vitet e para të tranzicionit, u ul akoma më shumë. Në mënyrë të pashmangshme, u ushtrua një presion në rënie mbi nivelin e pensioneve dhe në ngritje, lidhur me pagesën e kontributeve. Kontributet e sigurimeve shoqërore u rritën me rreth 25%, në vitin 1990 dhe në rreth 42%, në fund të kësaj dekade të parë, pas ndryshimeve. Marrëveshja e pensioneve ishte rregulluar mirë në sistemin e vjetër, i cili karakterizohej nga punësimi në shoqëritë shtetërore, të cilat, në vetvete, përballeshin me kufizime të lehta buxhetore. Ky sistem po rregullohej me vështirësi në ekonominë e tregut, në të cilin një person mund të punojë në sektorin publik apo në sektorin privat, ose edhe të vetëpunësohet dhe ku njerëzit mund të kalojnë periudha të gjata pa punë, apo me mospjesëmarrje në tregun e punës, si dhe ku ndërmarrjet veprojnë në një mjedis konkurrues, duke pasur kështu kufizime të ashpra buxhetore. Problemet që dolën në këtë kohë, padyshim nuk ishin të papritura8. Shpenzimet për pensionet ishin të larta, për disa arsye:

a. Së pari, pensionet ishin të mira në fillim të tranzicionit, ato ofronin një kompensim\ gjithmonë më të lartë se aktualisht (normë e mirë e pensionit ndaj pagës\ fitimit).

b. Së dyti, mosha e pensionit ishte e ulët dhe, në shumë raste, pensioni jepej para se kjo moshë te arrihej. Për

Page 157: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

157

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

shembull, në Poloni, në vitin 1990, ½ e shpenzimeve të pensioneve për moshë pleqërie kalonte për individët nën këtë moshë.

c. Së treti, kombinimi i pensionit me punën ishte i lehtë, madje, në disa vende, vitet e punës ndërsa pritej të merrej pensioni numëroheshin si vite shërbimi, duke u shtuar kështu në pension (në Hungari, Poloni, Bullgari, etj. ).

Kujdesi në punë u bë shpejt një fushë e neglizhuar, kështu që shumë njerëz filluan të kishin probleme serioze me shëndetin. Për më tepër, marrja e përfitimeve ishte relativisht e lehtë, pasi autoritetet, që administronin fushën e sigurimeve shoqërore, kishin pak pushtet në politikat e pensioneve. Rritja e papunësisë shtonte akoma më shumë numrin e pensioneve të invaliditetit, si një mjet për të lejuar punonjësit e vjetër për të dalë në pension më shpejt. Mosha e ulët e pensionit dhe marrja lehtë e pensionit të paaftësisë, bëri që, brenda një kohe mjaft të shkurtër, të rezultonte një numër tepër i madh përfituesish. Për rrjedhojë, kërkoheshin shpenzime të mëdha për pensionet dhe, nga ana tjetër, filloi të rezultonte një presion në rënie për pensionet, në përgjithësi dhe për pensionin minimal, në veçanti. Rezultatin e moshës së ulët të pensionit mund ta perceptojmë me një krahasim të thjeshtë, “atë mund ta barazojmë lehtësisht me rezultatin që ka përpjekja e hapjes së një cope të vogël gjalpi në një copë shumë të madhe buke”9. Problemet që dolën, të cilat vazhdojnë edhe sot, janë gjithnjë e më specifike, pasi pensioni minimal nuk është i lidhur me kufirin e varfërisë, por me pagën mesatare ose minimale. Kështu, pensioni minimal i lidhur me pagën mesatare do te binte, nëse paga reale do te ulej dhe kjo ishte ajo çfarë ndodhi, që në fillimet e tranzicionit. Aftësia për të transferuar, në mënyrë eficente dhe të barabartë, të ardhurat ndërmjet grupeve të ndryshme, për të arritur objektivat e një politike të caktuar, ishte matësi më i mirë i faktit sesa rishpërndarës ishte sistemi i ri. Kjo politikë përqendrohet në kapacitetin për të arrirë zbutjen e varfërisë dhe për të garantuar që punëtorët me të ardhura të ulta të kenë një pension minimal. Kjo përfshin rishpërndarjen ndërmjet brezave, por edhe brenda vetë brezit, bazuar në një politikë transparente. Me rritjen e planifikuar të rrogave dhe të pensioneve, përveç presionit të inflacionit, rrezik tjetër i madh është thellimi i deficitit buxhetor, i kritikuar veçanërisht nga organizata të besueshme, si FMN dhe BB. Akoma më e rëndësishme është që opsionet financiare dhe diversifikimi i portofolit vetjak të investimeve nuk paraqitet si alternativë për pjesën më të madhe të shqiptarëve, të cilët, duke ndjekur edhe një traditë të fortë etatiste, i kanë besuar dhe vazhdojnë t’i besojnë verbërisht shtetit, një shteti përherë e më tepër pa fuqi për të mbajtur “shumë kunguj nën një sqetull”. Mund të ecet përpara vetëm duke u bazuar në praktikat më të mira të vendeve që janë marrë suksesshëm me këtë punë. Ato i kanë dhënë zgjidhje një prej problemeve më themelore, i lidhur me sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve, duke i mbajtur këta të fundit vazhdimisht të informuar në lidhje

me alternativat politike dhe politikat publike, që synojnë t’i trajtojnë këto probleme.

Alternativat e daljes nga kriza e sistemit

Brezi i lindur pas Luftës II Botërore (gjenerata e ashtuquajtur “baby boom”), që po i afrohet aktualisht moshës së pensionit, si dhe kolapsi në shkallën e lindshmërisë në dekadat e fundit, ka bërë që raporti i të moshuarve me moshën e punës, nga 1 me 6-8, të arrijë sot në nivelet 1 me 3. Rinovimi më i rëndësishëm i paraqitur nga formulimi ‘’flat pension”, pra, pension moshe i barabartë për të gjithë personat, është supozimi që, kur të jetë arritur funksioni i rishpërndarjes bazë dhe ai i zbutjes së varfërisë, nëpërmjet programeve të financimit nga taksat publike, është më e mundur të arrihen ulja e konsumit dhe funksioni i siguracionit, nëpërmjet kursimeve individuale apo marrëveshjeve të punësimit, të menaxhueshme privatisht. Në vlerësimet e Bankës Botërore, kemi një konkluzion të rëndësishëm: “Sistemi miks i kolonave të sistemit të pensioneve nuk është i njëjtë në të gjitha kohët dhe në të gjitha vendet. Kjo varet nga objektivat e vendit, historia dhe rrethanat e tij konkrete, veçanërisht nga qëndrimi i tij ndaj rishpërndarjes dhe kursimeve, nga tregjet financiare, si dhe kapaciteti i tij rregullues dhe i taksave”. Në paraqitjen grafike të organizimit të sistemit miks të pensioneve, me alternim mes ‘fondeve private’ dhe atyre ‘publike’, vërehet se alternativat e daljes nga kriza e skemës PAYG krijojnë mundësi vetëm nëse do te kemi të bëjmë me një riperceptim parametrik të skemave të përfitimit. Kjo do të thotë se krijimi i skemave paralele, alternimi i përfitimeve nga dy ose tri skema njëherësh, bëhet lehtë i mundur vetëm pasi të jetë arritur balancimi i “kolonës së parë”, të paraqitur në tabelën e mësipërme, e cila është, për momentin, pothuajse, e vetmja kolonë e sistemit në Shqipëri10. Për të arritur një balancim të suksesshëm, Shqipëria duhet jo vetëm të kujdeset për ruajtjen e strukturës bazë të fondeve publike për sigurimet shoqërore, por, nga ana tjetër, duhet të stimulojë konsolidimin e skemës shtetërore me burime kombëtare, siç bën Norvegjia, e cila, një të tretën e të ardhurave nga industria e naftës e destinon për fondet e sigurimeve shoqërore11. Pas ribalancimit të fondeve të skemës publike dhe krijimit të rezervave të mjaftueshme për pagimin e pensioneve më të larta, nevojitet edhe krijimi e forcimi i kolonave të tjera, nëpërmjet krijimit dhe zhvillimit të ndërmjetësve financiarë, si dhe të mekanizmave të tjerë të investimeve në tregjet e kapitalit12. Detyrat që dalin para qeverisë, për një riorganizim të sistemit të pensioneve, janë më së shumti direktiva të OSBE-së, të cilat kanë shërbyer si pikësynime të reformave në vende të tjera. Këto direktiva synojnë të krijojnë një bazë të gjerë mbështetjeje për reformën, duke nisur që nga fuqizimi dhe konsolidimi i tregjeve ndihmëse të sigurimeve shoqërore, si “tregu i punës”, sistemimi i kontrolluar i “lëvizjeve demografike të popullatës” etj. , sipas renditjes në vijim:

Page 158: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

158

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

a. Rishikim i mashës për punë dhe pension, nëpërmjet rregullimeve ligjore, të cilat krijojnë premisa për të fuqizuar tregun e punës;

a. Rishikim i benefiteve, duke i lidhur me kontributet;b. Rishikim i kontributeve, duke i lidhur me aftësinë

paguese të investimit të fondeve;c. Frenim i lëvizjeve të pakontrolluara demografike.

Në këtë kontekst, dizenjimi i suksesshëm i hapave të reformës në sistemin e pensioneve, do të rezultojë në krijimin e një mjedisi favorizues ndryshimesh, i cili do të synojë vetëm arritjen e projeksionit të atij modeli, që Shqipëria do të synojë të implementojë në 20 vitet e ardhshme. Hapat, që duhet të ndiqen, renditen si më poshtë:

1. Krijimi i një databaze-i të mjaftueshme të dhënash;2. Rregullimi ligjor nëpërmjet riperceptimit të të gjitha

dispozitave, duke implementuar “Kodin evropian të sigurimeve shoqërore”;

3. Transparencë, qëndrueshmëri, mjaftueshmëri e sistemit;

4. Rregullimi, luijimi dhe funksionimi konkret institucional i “tregut të kapitaleve”.

Impakti tek pensionet:

• Pensione të lidhura me kontributet e paguara dhe me pagën;

• Aksesim i plotë i klientëve në transparencën dhe vendimmarrjen e pensioneve; Llogari e investueshme në tregjet e kapitalit;

• Të ardhura të mjaftueshme në moshën e tretë; • Rishpërndarje e nivelit të të ardhurave deri në masën

90 për qind të pagës.

Si përfundim, siç e shprehëm dhe në analizën e skemës, reformat integruese kanë pasur një ndikim të dukshëm dhe në sistemin e pensioneve në Shqipëri. Ligji i ri i pensioneve që po zbatohet nga qeveria shqiptare është një shembulli qartë se Shqipëria ishte e detyruar të ndërmerrte hapa të tilla për të mos thelluar krizën dhe ndërhyrjen e organizmave ndërkombëtare, lidhur me këtë fushë, ashtu si veprohet sot me Greqinë.

Referime bibliografikeMë 1870, Otto van Bismarch krijoi i pari një sistem gjithëpërfshirës pensionesh në Gjermani

Elaine Fultz “Globalization and the Pen sion Market”; ILO, 2009, p. 11.

“Americans for Generational Equity”, AGE, Gubber Andre, Published by Preston & Co. LTD, p. 31.

Bernd Schulte “Contributions of the public pension schemes”; Mark Weinner’s Publi cations, 2006, p. 112

Ky sistem gjeneroz i përhapur në të gjithë Europën Lindjen krijonte privilegje zinxhir në vende të ndryshme - Për shembull, për minatorët në Poloni privilegji i pensionit të parakohshëm ishte i lidhur me një sërë përfitimesh shtesë, si në asnjë sistem tjetër.

Pensioni PAYG zakonisht paguhej nga shteti nga të ardhurat që siguroheshin prej tatimeve. Në të kundërt me skemat e fondit klasik PAYG, por edhe të çdo fondi pensionesh në përgjithësi, ku pensionet paguhen vetëm nga fondet e ngritura për një periudhë disavjeçare nga kontributet e anëtarëve.

“Ekziston një teori standarde në ekonomi, që taksat nuk paguhen atje ku janë vendosur ligjërisht, por zakonisht janë të ndara ndërmjet shitësit dhe blerësit, e varur kjo, ndërmjet të tjerave, ndërmjet ofertës dhe kërkesës”, Nicolas Barr “Tranzicioni në vendet e ish-Europës Lindore”, ILO, 2007, f. 6.

Çështja rreth stimujve është themelore dhe shpjegon këtë lloj sjelljeje, e cila nga jashtë mund të duket jologjike, por në të vërtetë është mjaft e logjikshme; për shembull, shkurtimet në sistemin komunist ishin endemike, të dobëta. Si rezultat, klienti ishte armiku i ofertës; çdo gjë sillej tek zyrtarët, çmimi i kontrolluar ulte rezervat e disponueshrne për ofertën për shitje me çmimin e tregut të zi. Kështu, shërbimi i dobët nuk ishte rezultat i dembelizmit, por tërësisht përgjigjje për mungesën e strukturave të stimujve.

Ky sistem u krijua në vitin 1968.

Për më tepër informacion, shiko Barr, 1994

Denise Lamaud “Perpetum Pensions”, Published by Pearson and James, N. Y. 2007, p. 321.

Megjithëse baza kryesore ligjore është e miratuar, mungesa e krijimit të incentivave për “Fonde private të pensioneve” ka bërë që këto fonde të mbeten krejtësisht të pazhvilluara e në mjaft raste, edhe të panjohura për popullatën.

Page 159: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

159

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Karakteristikat klimatike dhe roli i tyre në aktivitetet ekonomike, turistike dhe jetësore në territorin e Vlorës

Dr. Kozma Leka

Abstract

Mediterranean climate is distinguished to express the character of the regime seasonal solar radiation, atmospheric circulation. Winter is mild and wet, while summer is hot and dry. These traits are expressed in the coastal area (but also feels inside because of the existence of river valleys that allow the penetration of marine air masses). Because relief (mountainous, along the contour field) inside the climate gets new phenomenon (mountain climate). So climate features in this area related to: geographical position and climate conditions of the field, the impact of the relief morphology and human activity. This area (especially among the Vlora) became part of the basis of the classification of the Hydrometeorology Institute in all climate zones. (The Mediterranean climate plains, hills and mountains). Among the factors that affect the formation of geography and climate is solar radiation, the amount and intensity of climate define the basic features. These factors are related to solar radiation, the regime that determines the size and features of climate. For these latitudes where lies the territory of radiated energy it is greater than that caused by the circulation of air masses coming from lower latitude. At this latitude of 40 ° extending this geographical space, the angle of the solar rays fall reaches 73 ° 52 ‘. Astronomical duration (maximum of hours in the sun) for the whole country varies 14. 6 in June, and 8. 8 in November and December. Most energy radiated annual totals 541. 3 KJ / m2 of horizontal surface (within Albania). It should be noted that for measuring the amount of radiation is only one aktinometrik station located in the city of Vlora. This is insufficient to determine the amount of solar radiation on the diversity of conditions that determine the values of solar radiation (when they differ in terms of the different altitude above sea level, in terms of exposure to forms of relief, the size of angle slope etc. ) the amount measured in Vlora accounted aktinometrik station 162 Kcal / cm2 year.

Keywords: Climate characteristics, Territory Vlore, Mediterranean climate, Economic and tourist activities

Abstrakt

Klima është mesdhetare që dallohet për karakterin e shprehur stinor të regjimit të rrezatimit diellor, të qarkullimit të atmosferës. Dimri është i butë dhe i lagët ndërsa vera është e nxehtë dhe e thatë. Këto tipare janë të shprehura në zonën bregdetare (por ndihet edhe në brendësi për shkak të ekzistencës së luginave lumore që lejojnë depërtimin e masave ajrore detare). Për shkak të relievit (kodrinor-malor, krahas relievit fushor) më në brendësi klima merr dukuri të reja (klimë malore). Pra veçoritë klimatike në këtë territor lidhen me: pozicionin gjeografik dhe kushtet e klimës fushore, ndikimin e morfologjisë së relievit dhe me veprimtarinë njerëzore. Kjo zonë (sidomos gjiri i Vlorës) bënë pjesë në bazë të klasifikimit të Institutit të Hidrometeorologjisë në të gjitha zonat e klimës. (Klima mesdhetare fushore, kodrinore dhe malore). Ndër faktorët që ndikojnë në formimin e klimës është pozita gjeografike dhe rrezatimi diellor, sasia dhe intensiteti i tij përcaktojnë tiparet themelore të klimës. Këta faktorë kanë të bëjnë me rrezatimin diellor, madhësinë dhe regjimin që përcakton veçoritë themelore të klimës. Për këto gjerësi gjeografike ku shtrihet ky territor energjia e rrezatuar është më e madhe se ajo e qarkulluar e sjellë nga masat ajrore që vijnë nga gjerësitë gjeografike më të vogla. Në këtë gjerësi të 40° që shtrihet kjo hapësirë gjeografike, këndi i rënies së rrezeve diellore arrin deri 73°52’. Zgjatja astronomike (maksimumi i orëve në diell) për të gjithë vendin ndryshon 14. 6 në qershor, dhe 8. 8 në nëntor e në dhjetor. Shumica vjetore e energjisë së rrezatuar arrin 541, 3 KJ/m2 të sipërfaqes horizontale (në kuadër të Shqipërisë). Duhet theksuar se për matjen e sasisë së rrezatimit shërben vetëm një stacion aktinometrik i vendosur në qytetin e Vlorës. Kjo është e pamjaftueshme për të përcaktuar sasinë e rrezatimit diellor në shumëllojshmërinë e kushteve që përcaktojnë vlerat e rrezatimit diellor (mbasi ato ndryshojnë në kushtet e ndryshme të lartësisë mbi nivelin e detit, në kushtet e ekspozimit të formave të relievit, të madhësisë të këndit të pjerrësisë etj). Vlerat e matura në stacionin aktinometrik të Vlorës llogariten 162 Kkal/cm2 në vit.

Fjalë kyçe: Karakteristikat klimatike, Territori i Vlorës, Klima mesdhetare, Aktivitete ekonomike dhe turistike.

Page 160: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

160

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Kushtet dhe faktorët që ndikojnë në formimin e veçorive klimatike

Klima është mesdhetare që dallohet për karakterin e shprehur stinor të regjimit të rrezatimit diellor, të qarkullimit të atmosferës. Dimri është i butë dhe i lagët ndërsa vera është e nxehtë dhe e thatë. Këto tipare janë të shprehura në zonën bregdetare (por ndihet edhe në brendësi për shkak të ekzistencës së luginave lumore që lejojnë depërtimin e masave ajrore detare). Për shkak të relievit (kodrinor-malor, krahas relievit fushor) më në brendësi klima merr dukuri të reja (klimë malore). Pra veçoritë klimatike në këtë territor lidhen me: pozicionin gjeografik dhe kushtet e klimës fushore, ndikimin e morfologjisë së relievit dhe me veprimtarinë njerëzore. Kjo zonë (sidomos gjiri i Vlorës) bënë pjesë në bazë të klasifikimit të Institutit të Hidrometeorologjisë në të gjitha zonat e klimës. (Klima mesdhetare fushore, kodrinore dhe malore). 1Ndër faktorët që ndikojnë në formimin e klimës është pozita gjeografike dhe rrezatimi diellor, sasia dhe intensiteti i tij përcaktojnë tiparet themelore të klimës. 2

Burim tjetër është energjia që vjen në këtë territor me anë të rrymave ajrore nga pjesa tjetër e atmosferës së rrezatimit tokësor . Kjo energji ka sasi të konsiderueshme që për nga origjina vjen po nga rrezatimi , por që transformimi i parë prej energjisë rrezatuese bëhet në hapësirë tjetër ajrore jashtë kufijve tanë (energjia qarkulluese për vetë pozitën gjeografike mesdhetare të territorit në studim) dhe është më e vogël se energjia e ardhur drejtpërdrejt me anë të rrezatimit diellor3 (sasia e energjisë që arrin brenda 1 minutë në kufirin e jashtëm të atmosferës mbi 1m2). Ndër faktorët klimëformues vend më rëndësi zë relievi që ka karakter kodrinor – malor . Në efektin e tij ndryshojnë format e qarkullimit malor-luginor, drejtimi i masave ajrore dhe i veçorive të tyre. (Rrjedhimi i ndikimit të relievit janë ndryshimet në vlerat e elementeve meteorologjike, brenda hapësirave të vogla ). Relievi është një faktor me rëndësi klimëformuese dhe shfaqet në të gjithë elementet e motit edhe të klimës. Relievi ndikon në shpërndarjen e reshjeve, ku në shpatet perëndimore të tij të varësi në nënzonave të klimës marrin 300-600 mm reshje më shumë gjatë vitit se sa shpatet lindore. Gradienti vertikal i temperaturës së ajrit luhatet 0. 4 – 0. 6ᵒC për çdo 100 m lartësi. 4

Orientimi dhe këndi i pjerrësisë së shpateve të maleve luan rol në sasinë e rrezatimit të përgjithshëm diellor që ato marrin. Në shpatet jugore gjatë muajve nëntor-dhjetor dhe janar marrin 3-4 herë më shumë nxehtësi se ato veriore për të njëjtin kënd të pjerrësisë. Për shpatet jugore nxehtësia më e madhe fitohet në kënde pjerrësie

1 Në një distancë të vogël takohen këto lloje klimash me vlera të ndryshme, të cilat paraqesin influenca të ndryshme në komponentët e tjerë të peizazhit. Po ashtu ato diktojnë vlera të ndryshme potenciale që mund të shfrytëzohen në mënyra të ndryshme të diferencuara nga njerëzit në plan kombëtar, rajonal dhe lokal. 2 Kolektiv Autorësh , Klima e Shqipërisë HIDMET 19753 Gjeografia fizike e Shqipërisë faqe 167 Nr. 1 Botim 1990 Tiranë. 4 Atlasi klimatik i Shqipërisë , Tiranë 1988.

60-65ᵒC. 5Masat ajrore ndikojnë me qarkullimin e tyre në territor pavarësisht se energjia e qarkulluar është më e vogël se ajo e rrezatuar. Masat ajrore luajnë rol në ndryshimin e motit, në ndryshimet periodike dhe anasjelltas, shpërndarjen e reshjeve , në elementet e klimës, të erës etj. Territori ynë i ndodhur në Mesdhe është nën ndikimin të qendrave barike (herë direkt dhe herë indirekt) të veprimit të atmosferës. 6 ( Qendrat me veprim të përhershëm dhe të përkohshëm , për analizën e të cilës do të flasin në elementet e klimës). Rolin kryesor e luan anticikloni i Azoreve dhe cikloni i Islandës. Rol të madh luajnë deti Adriatik dhe Jon. Deti Adriatik i rrethuar prej gadishullit Ballkanik dhe Apenineve është relativisht i ftohtë dhe roli i tij zbutës ndihet më pak se deti Jon që është më i ngrohtë. Deti Jon është i hapur nga Jugu dhe rrihet më shumë nga erërat e ngrohta afrikane. Ky det në pjesën jug-perëndimore i jep karakter shumë të theksuar mesdhetar. Qarkullimi i atmosferës luan rol të madh në formimin e klimës së territorit. Këtu si dhe në territoret e tjera ndihet bashkëveprimi i masave ajrore të krijuara në Atlantikun verior dhe të detit Mesdhe. Në territor ndihen dhe masa ajrore mesatare kontinentale që e vijnë nga Evropa lindore (shumë më pak se në vendet e tjera) si dhe masat ajrore kontinentale të ardhura nga Afrika Veriore dhe Azia e vogël. Forma e qarkullimit perëndimor ku mbizotërojnë zhvendosja e sistemeve barike nga perëndimi në lindje , mbizotëron në stinën e verës dhe të dimrit me 20-23 ditë në muaj, kurse në pranverë – vjeshtë 18-20 ditë /muaj. Forma e qarkullimit lindor e cila shprehë zhvendosjen e sistemeve barike nga lindja në verilindje është më e dobët se qarkullimet e tjera, më shumë vepron në stinën e dimrit dhe pranverës (Por shumë pak se në territoret e tjera të Shqipërisë). Forma e qarkullimit meridional (qarkullimi nga veriu ne jug) rastisjet më të mëdha i ka në pranverë. Në territor veprojnë qendrat kryesore stacioneve barike të veprimit të atmosferës : si cikloni i Islandës dhe anticikloni i Azoreve dhe anticikloni i Grolandës. Qendrat barike me karakter stinor janë ciklonet e lëvizshme të detit Mesdhe dhe kanë ndikim të madh. Territori kapet nga lëvizja e masave ajrore në gjysmën e ftohtë të vitit që vijnë nga perëndimi dhe jugperëndimi të cilat kanë karakter të masave mesatare dhe tropikale. Në stinën e dimrit masat ajrore atlantike janë të ngrohta dhe të ngopura me lagështi por që transformohen në ecjen e tyre gjatë rrugës. Ndikim të madh në klimën e territorit luan cikloni i gjirit të Gjenovës që sjell shumë reshje. Ndërsa gjysma e ngrohtë e vitit , më shumë stina e verës është në ndikimin e anticiklonit të Azoreve (mot i kthjellët dhe i nxehtë). Rol në formimin e klimës së zonës luan përbërja e sipërfaqes shtresës dhe bimësia. Sipërfaqja shtresë (tokë ose ujë) transmeton energji që varet nga karakteristikat fizike të përbërjes së sipërfaqes shtresë (kjo ndryshon sipas stinëve dhe gjatë ditës e lidhur edhe me temperaturën e rrezatimin). Sipërfaqja shtresë transmeton energji për ngrohjen e ajrit, mënyra e transmetimit varet nga

5 Gjeografia fizike e Shqipërisë , faqe 167 , botim i vitit 1990 Tiranë. 6 Gjeografia fizike e Shqipërisë , faqe 167 , botim i vitit 1990 Tiranë.

Page 161: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

161

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

përbërja e shtresës. Nga klima varet dhe zhvillimi dhe përhapja e bimësisë. Por bimësia gjatë ditës e mbron tokën nga nxehtësia dhe dielli. Ndikim të madh luajnë pyjet e larta të zonës. Vlerat e elementeve klimatike të territoreve të mbuluar me pyje për shkak të hijezimit , zvogëlohen shumë. Prania e bimëve bën të mundur dhe zvogëlimin e rrezatimit tokësor. Njeriu në këtë territor ka vepruar me veprimtaritë ekonomike. Këto veprimtari kanë ndryshuar jo vetëm vetitë fizike dhe karakteristikat e disa viseve të sipërfaqes se tokës, por edhe përbërjen kimike dhe vetitë elektrike të atmosferës në zonat e industrializuara (shpesh janë bërë ndryshime të pandërgjegjshme mbi ecurinë e natyrshme të elementeve klimatike). Territori shtrihet në lartësinë më të ulët 6 m në pjesën perëndimore, 7 ndërsa zonat malore në jug e juglindje e lindje janë me lartësi të mëdha. Territori ndodhet në zonë e klimës mesdhetare detare. Ekzistenca pranë Adriatikut dhe Jonit, aktiviteti ciklonik , anticiklonik, shumëllojshmëria e relievit, drejtimi VP – JL i relievit , influenca zbutëse e detit deri në brendësi janë faktorë bazë në formimin e klimës. Zona dallohet për karakterin e shprehur stinor të regjimit të rrezatimit diellor. 8Ndonjëherë klima dallohet edhe për karakterin kapriçioz , sidomos kjo vihet re kohët e fundit. Në gjerësinë ku shtrihet territori i Vlorës energjia e rrezatuar është më e madhe se ajo e qarkulluar . Shuma vjetore e energjisë të rrezatuar është 54. 3 kg/cm2 të sipërfaqes horizontale. 9 Në territorin e Vlorës për shkak , të lartësisë mbi nivelin e detit, pjerrësitë dhe ekspozimit të shpateve dhe sidomos të vranësirës. Shuma vjetore mesatare e energjisë së rrezatuar ndryshon nga një zonë në tjetrën (Vlorë 58. 2 kwh/cm2). 10

Në bazë të të dhënave intensiteti i rrezatimit ka ecuri të rregullt vjetore (maksimum në qershor dhe minimum në dhjetor). Por në, intensitetin e rrezatimit të përgjithshëm vërehet një shmangie (vlera maksimale e intensitetit është në korrik , ndërsa minimale në janar). Rritja e rrezatimit vërehet kur kalohet nga veriu në jug, ndërsa ndryshimet që vërehen në disa raste në vlerat e vendmatjeve të afërta shpjegohen me pozicionin topografik më të favorshëm që ka njëra vendmatje. Territori i Vlorës ndodhet pranë territorit të Fierit me vlerë të lartë 226kwh/m2 dhe larg Kukësit me vlerë 189 kwh/m2 (Kukësi ka vranësira). Minimumi i rrezatimit të përgjithshëm bie në janar-dhjetor (minimumi i këndit të rënies së rrezeve) . Vlerën më të madhe të intensitetit të rrezatimit e kemi në maj dhe më të vogël në dhjetor (në maj dhe dhjetor atmosfera është më e pastër sesa në qershor dhe janar). Studimet11 kanë treguar së gjerësia gjeografike ndikon mbi vlerat e temperaturës kjo ka përqindje të ndryshme sipas stinëve, P. sh. vjeshta 12%, dimri 19%, pranvera 5%, vera 1. 3%. Në bazë të të dhënave intensiteti i rrezatimit ka ecuri të

7 Territoret pranë qytetit të Vlorës8 Stina e dimrit merr më pak se 1/3 të rrezatimit të verës. 9 Instituti Hidrometeorologjik, klima e Shqipërisë Tiranë 197510 Instituti Hidrometeorologjik klima e Shqipërisë Tiranë 197511 T. Mandili , Vlerësimi i potencialit gjeografik mbi regjimin termik në Shqipëri 1986 vite studime meteorologjike

rregullt vjetore (maksimum në qershor dhe minimum në dhjetor). Por në, intensitetin e rrezatimit të përgjithshëm vërehet një shmangie (vlera maksimale e intensitetit është në korrik , ndërsa minimale në janar). Rritja e rrezatimit vërehet kur kalohet nga veriu në jug, ndërsa ndryshimet që vërehen në disa raste në vlerat e vendmatjeve të afërta shpjegohen me pozicionin topografik më të favorshëm që ka njëra vendmatje. 1213

Roli i klimës në aktivitetet ekonomike, turistike dhe jetësore

Territori ka pasuri të madhe klimatike. Shumëllojshmëria e pasurive klimatike dhe veçorive mesdhetare mundëson zhvillimin e madh të bimësisë natyrore dhe të kultivuar, si agrumet, pemët dhe drurët frutor, perimet, frutat, kumbullat, drithërat e bukës etj. 1415

Pasuritë e mëdha termike duken në pjesët e ulta jugore , ku temperatura mesatare e janarit nuk ulet më poshtë se 5°C. Përjashtohem vetëm rastet e ngjarjeve të jashtëzakonshme meteorologjike. Bimët me zero biologjike 5°C e lartë nuk e ndërpresin ciklin vegjetativ. Periudha vegjetative me zero biologjike më të madhe ose të barabartë me 10°C në rivierë është 320 ditë ndërsa në ultësirën perëndimore 260 ditë. Periudha me temperaturë më të madhe ose të barabartë më 15°C në jug të vendit zgjatet 180 ditë dhe 140-180 ditë takohen në pjesën më të madhe të territoreve të rivierës dhe të ultësirës perëndimore. Periudha me temperaturë 20°C ose më të madhe në jug është 143 ditë. 1617 Shuma e temperaturave aktive të barabartë me 3°C ose më të madhe në rivierë është 6200°C.Shumat e temperaturave aktive të barabartë ose më të mëdha se 5°C në Borsh janë 6165°C. Ndërkohë bimësia tipike mesdhetare si ulliri me shumicë në këtë zonë nuk mund të zhvillohet kur temperatura zbret -10°C. Izoterma e minimumit vjetor -10°C shkon më në brendësi të territorit Shqiptar dhe lë në perëndim rivierën Shqiptare , rajonet kodrinore dhe pjesët e ulta të maleve , ultësirën perëndimore. Territori i studimit tonë ka dritë plotësisht të mjaftueshme për zhvillimin normal të bujqësisë. Ndriçimi zgjat mbi 2800 orë/vit dhe kjo krijon kushte për të shfrytëzuar energjinë diellore dhe për të zhvilluar ekonominë . Sasia e madhe e reshjeve dhe shpërndarja në territor, përqindja e dëborës në zonat malore krijon rezerva ujore që janë të domosdoshme për veprimtaritë në ekonominë bujqësore, për hidroenergjinë , për ujin e pijshëm në qendrat e banuara. Mbizotërimi i motit të kthjellët me shkëlqim të vazhdueshëm në sezonin e verës krijon kushte të favorshme për pushuesit në zonat 12 Sanxhaku. M. , Disa veçori të rrezatimit diellor në Shqipëri, studime meteorologjike dhe hidrologjike Nr. 3 1983. 13 Instituti Hidrometeorologjik Klima e Shqipërisë Tiranë 197514 Instituti Hidrometeorologjik. Pasuritë ujore dhe klimatike të Shqipërrisë. Tiranë 198015 Qiriazi. P. Gjeografia fizike e Shqipërisë, pjesa e I, II, 199816 Instituti Hidrometerologjik. Pasuria Ujore dhe Klimatike e Shqipërisë 198017 Instituti Hidrometerologjik. Atlasi klimatik i Shqipërisë. Tiranë 1990.

Page 162: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

162

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

bregdetare, krijon mundësi të mëdha për zhvillimin cilësor të turizmit. Edhe klima malore e territorit ka favoret e veta për këtë sektor.

Dukuritë negative që vihen re në territor janë të disfavorshme për veprimtaritë ekonomike dhe aktivitet jetësore. Ecja e kundërt e temperaturës dhe e reshjeve krijon vështirësi në bujqësinë e kultivuar dhe bimësinë natyrore. Zhvillimi i bujqësisë kërkon investime për ujitjen e tokës , sepse maksimumi i kërkesës së tokës për ujë përkon me periudhën e thatë të vitit në territorin e Vlorës, ndaj merë rëndësi ndërtimi i ujëmbledhësve dhe sistemimi i kanaleve ujitës, ndërtimi i kanaleve të reja ujitëse. Territori kapet prej thatësirave në disa raste të tejzgjatura që ndikojnë në shterimin e rezervave nëntokësore të ujit. Ky fenomen dhe përmbytjet krijojnë vështirësi në veprimtaritë bujqësore. Investimet ne këtë sektor janë të domosdoshme për tu paraprirë këtyre ngjarjeve të jashtëzakonshme. Produktet rurale dhe artizanale janë pjesë e sektorit agroushqimor. Përmirësimi i këtyre burimeve është shumë i domosdoshëm për zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale. Bujqësia luan rol të rëndësishëm në mirëmbajtjen e peizazhit rural dhe të aktiviteteve rurale. Mundësitë për zhvillim janë në disa drejtime: për kultivimin e bimëve medicinale, sherebelit, bari të bletës, çaji të malit. Studimi mbi potencialin e zhvillimit të agroturizmit si dhe të bimëve autoktone , vlerësim të agroagrumeve , bimëve të importuara për mbjellje lokale në bregdetin jugor, drejtimi blegtoral me kultivimin e kërmillit dhe rehabilitimin e kullotave janë mundësi për zhvillimin ekonomik. Pas 1990 në bujqësi , në veçanti në fushën e pemëtarisë , ka ndodhur importi i materialit të shumëzimit bimor (shumëzimit të tij), nga vendet fqinje Greqia dhe Italia (fidanë agrumesh, ullinjsh , pemësh frutore). Shtimi i sipërfaqeve me kultivor të panjohur ne zonat prioritare të jugut ndikon në studimin e përshtatshmërisë së tyre në kushtet klimatiko-tokësore të bregdetit Jonian (Himarë, Vlorë etj). Por, jo çdo lloj fidani i prodhuar jashtë vendit dhe në kushte të ndryshme nga ato të Shqipërisë do të mund të adaptohej dhe të sjellë rezultatet e pritshme. Në territor ka disa projekte dhe programe për kultivimin e sherbelës në bregun e Jonit 1 ha, zona bregu jugor, për përhapjen dhe kultivimin e barit të bletës po në bregun jugor, kultivimin e çajit të malit, rritjen e kultivimin e kërmillit , studimin e bimëve autoktone të bregut, vlerësimin agrobiologjik të agrumeve të importuara për mbjellje lokale, studimin e potencialeve për zhvillimin e agroturizmit në qarkun e Vlorës etj. Zona bregdetare mund të sigurojë një platformë për tipet e turizmit dhe të ndërhyrjeve në infrastrukturë që janë të përshtatshme për të mbrojtur mjediset , tokat etj. Është parashikuar promovimi i botës ujore dhe nënujore përmes studimit të një akuariumi ku do të prezantohet , gjithë gama e faunës dhe florës së bregdetit dhe krijimi i qendrave të zhytjes për sportin nënujor (në Radhim). Në Radhim sepse frekuentohet më shpesh nga turistët, lehtësimi në transport, e gjithë zona ka potenciale për zhytje me topografinë dhe klimën e temperaturën e përshtatshme të ujit.

Energjia e rinovueshme

Energjitë ripërtëritëse janë një element me rëndësi për zhvillimin në kushtet e mungesës së energjisë dhe të rritjes së popullsisë në rajonin e Vlorës. Instalimi i sistemeve alternative është një zgjidhje e mirë për konsumatorët. Kushte fiziko-gjeografike me relievin e larmishëm dhe larminë e klimës janë të lidhura me kërkesat e banorëve për energjinë kjo edhe për faktin që ky territor paraqet problematika dhe shqetësime për më shumë energji apo dhe ndërprerje të energjisë në momente të caktuara. Ndaj shfrytëzimi i energjisë së rinovueshme me sisteme të veçanta si p. sh:të energjisë diellore mund të zgjidhë problemet me kosto të arsyeshme dhe me leverdi ekonomike. Kushtet fiziko-gjeografike janë të përshtatshme me vlerat e energjisë dhe rrezatimi diellor lidhur me to, duke vënë theksin tek pozita gjeografike. Vlerësimi i burimeve të klimës të lidhur me përbërësit fiziko-gjeografik dhe të shprehura në vlerat e rrezatimit, llogaritjen e të dhënave dhe përcaktimi i zonave me leverdi për aplikime ka rëndësi. Evidentimi i vlefshmërisë së energjisë diellore si burim me rëndësi është me përfitim dhe e shndërron në mbështetje të ekonomisë dhe kjo lidhet me kërkesën për një mjedis të pastër. Fakt është se banorët e zonës sot po shpenzojnë mbi 30% të të ardhurave mujore për pagesën e energjisë. Aplikimet për energjinë e rinovueshme do të ishin edhe më me vlerë ekonomike për familjarët, nga ana tjetër në zonat rurale vënia në funksionim e teknologjive solare do të lehtësonte sistemin e ujitjes së tokave nëpërmjet pompimit të ujit duke instaluar në shtëpitë e tyre panele diellore dhe njëkohësisht nuk do të bënin më shpenzime për karburant etj. Duke qenë se territori ynë i studimit është i shtrirë në Mesdhe dhe ka klimë mesdhetare, ku relievi si faktorë lokal është kryesor në formimin e klimës me forma qarkulluese mal-luginë, drejtimi i masave ajrore, erërave etj. Roli i relievit duket me lartësinë dhe pjerrësinë drejtimin dhe qarkullimin e ajrit që shprehen në zonën e luginave, të maleve etj. Në sipërfaqet e rrafshëta perëndimore vlerat janë 2200kwh/m2 në vit, ndërsa mesatarja 2500-2700kwh/m2 në vit. Çdo strategji për territorin e lidhur edhe me mbipopullimin në pjesën bregdetare dhe jug-perëndimore do të mbështetet në një largpamësi në lidhje me zhvillimin e sektorit energjetikë. Mundësia e shfrytëzimit të të gjitha burimeve që plotësojnë nevojat e konsumatorit është me rëndësi dhe padyshim leverdia dhe kostot e ulëta luajnë një rol të madh. Nxitja e përdorimit të energjisë së rinovueshme që lidhet me shfrytëzimin e burimeve lokale që ne po trajtojmë, llogaritjet e sasisë mesatare vjetore të energjisë diellore për frymë të popullsisë tregojnë se për Vlorën janë 5. 6%. Pra ky territor ka vlera të mjaftueshme përdorues

Bujqësia

Bujqësia është e zhvilluar krahas zonave të tjera nga fusha e Dukatit, Tragjas dhe Orikum ku janë formuar sedimentet e lumit të Dukatit dhe ku ka kushte të përshtatshme të temperaturës dhe të reshjeve. Zona karakterizohet nga kultivimi i vreshtave , agrumeve, hortikultura. Ndryshe

Page 163: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

163

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

nga zonat e tjera të vendit ku kultivimi i drithërave zë një vend të rëndësishëm në prodhimin bujqësor, në zonën e Orikumit kultura kryesore është vreshtaria (80 ha) ku sheshi i zi është kryesor. Vreshtaria ka një rritje 10% në vit. Tendencë tjetër është kultivimi i ullirit me sipërfaqe 100ha , varietete kalinjot 70%. Tendenca e rritjes së sipërfaqes me 20 ha/vit.

Tabela 1 - Zona e shtrirjes së vreshtave

Zonat ShumaetemperaturaveAktive10ºC Kultivarëtqërekomandohen

0-300 në zonën e ulët tëbregdetitdhekodrinore 4200-4800 Mund të zhvillohen të gjitha kultivarët për

rrushtavolinedheverë

300-600m(kodrinore) 3500-4200 Kakushtetëpërshtatshmepërrrushtëbardhëpërverë

600-800m në pjesënjugore 1600-2400 Epërshtatshmepërkultiviminehardhisërrush

ibardhë-kuqë

800-1200 zonat malore ekodrinore Deri1300 Zonaekstremeekultivimittëhardhisë

Temperaturat 22-25º janë të pranishme për zhvillimin e hardhisë në zonë ndërsa temperaturat 40-45º janë të pakta (pasi hardhia reziston 4-6 orë e më pas shfaqen shenjat e para të djegies). Ndërsa për temperaturat e ulta nuk janë në atë nivel që dëmtojnë këtë bimë. Megjithatë masat agroteknike për të evituar dëmtimet nga temperaturat e ulta mund të jenë përdorim i kultivarëve me çelje të vonë të lastarëve, ujitje në formë shiu etj. Me zgjerimin e sistemit të vreshtarisë biologjike në territor ka përpjekje për të përdorur kultivarë rezistencë ndaj sëmundjeve dhe dëmtuesve kryesorë të hardhisë si dhe janë të krahasueshëm me kultivarët e përhapur në drejtim të treguesve të prodhimit dhe vlerave të tregut. (Elementet kryesor në përcaktimin e kultivarëve dhe strukturës së mbjelljes në këtë zonë bazohen tek terreni pasuria gjenetike e zonës). Agrumet e ndryshme (mandarina, limona) varietete Santa Tereza ku sipërfaqja prej 20 ha është me tendencë rritje nga viti në vit me rreth 1000 rrënjë. Kushtet klimatiko-tokësore në këtë zonë janë shumë të mira edhe për kultivimin e frutikulturës, fiqtë, dardhat. Nga kushtet klimatiko-tokësore favorizohen edhe bimët e tjera si perimet, shalqiri, patatja, pjepri, domatja, preshi, qepa e thatë me cilësi të lartë dhe prodhimtari të lartë. Në sasi më të vogla janë speci, patëllxhani, bamja, barbunja etj. Rekomandohet për këtë zonë zhvillimi i infrastrukturës përpunuese për agrumet sepse fermerët shesin prodhimet e tyre në mënyrë të paorganizuar (dalin në rrugën nacionale). Kushtet e klimës dhe të tokës afrojnë mundësi të mëdha zhvillimi. Këtu ka një strukturë agrare dhe 80% e familjeve cilësohen si fermerë me aktivitet ekonomik bujqësoro-blegtoral. Në këtë zonë ka 5270 ha tokë bujqësore ku 80% janë mbi ujë dhe 20% nën ujë, bujqësia me kushtet e përshtatshme klimatiko-tokësore, ka të zhvilluar pemëtarinë dhe kryesisht ullirin i cili është burimi kryesor mbi të cilin mbështetet aktiviteti bujqësor. Këtu ka 134 000 rrënjë ullinj, nga të cilat 120 000 rrënjë janë në prodhim të kultivuara prej 1573 ha nga totali prej 1928 ha që zë pemëtaria në përgjithësi. 18 Prodhimi ka ardhur në rritje për ullirin dhe vajin. Bashkia Himarë ka në dispozicion 715 ha tokë bujqësore 26 ha tokë të lërueshme, 121 ha pemishte, 34 ha vreshta, 532 korije me ullinj, 1500 m2 sipërfaqe për kokë, (Burimi bashkia Himarë 2013). Palasa ka 135 ha tokë bujqësore, Gjileku 212 ha, Dhërmiu 253, Iliasi 42 ha, Vunoi 196 ha. Himara municipality 715 ha, Pilur 178 ha, Kudhës 160 ha, Qeparo 280 ha. (Departamenti i Statistikave Bashkia Himarë 2013). Kushtet klimatike janë shumë të favorshme për kultivimin e frutave dhe perimeve (fiku, kumbulla, pjeshka, hurma, shega, perimet, shalqiu, pjepri, patatja, domatja, preshi, qepa) prodhime këto më cilësi të lartë. 19

Në rang qarku ka disa varietete. Konkretisht mendra (Mantha aqualica) mblidhet dhe kultivohet, levanda e malit (satureja Montana) mblidhet, çaji i malit mblidhet, rigoni mblidhet, sherebela mblidhet dhe kultivohet , trumza mblidhet. Të gjitha produktet e këtij zinxhiri njihen dhe vlerësohen nga konsumatorët. Ato tregtohen brenda dhe jashtë vendit. Llojet e bimëve shiten pa marka të caktuara e të paketuara. Produktet me të freskëta dhe të thata u shiten drejtpërdrejt pronarëve të lokaleve dhe konsumatorëve. Duke u nisur nga klima e përshtatshme, gjendja e mirë e tokës dhe e mjedisit si dhe bimët e mbledhura dhe të kultivuara mund të merren certifikata cilësie. Bimët e egra në ditët e sotme janë të rrezikuara nga përdorimi i teknikave të mbledhjes nga mbledhësit e tyre.

18 Të dhënat komuna Qëndër19 Rekomandohet që të ketë vend të organizuar për tregtimin e këtyre produkteve. Bujqësia, për tokën është klasifikuar me një cilësi të mirë, si dhe për kushtet shumë të favorshme të klimës. Këtu kultivohen rrushi, agrumet, ulliri sipas statistikave sipërfaqja e mbjellë me vreshtari , ulli, agrume është e konsiderueshme. Gjithashtu kushtet klimaterike janë të favorshme për kultivimin e frutave dhe perimeve si: fiku, kumbulla, pjeshka etj.

Page 164: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

164

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Ata nuk kujdesen për nevojën e cikleve natyrore dhe mundësitë riprodhuese të tyre, shumica e produkteve kanë potenciale për prodhim të qëndrueshëm, por efektshmëria nuk është e mirë sepse teknologjitë e prodhimit bujqësor dhe blegtoral nuk janë fortë të mira. Mungesa e aktiviteteve të përpunimit dhe e prodhimit të produkteve me vlerë në zinxhirin e vlerave të bimëve pengon potencialet e produkteve lokale.

Blegtoria

Si rezultat i kullotave dhe livadheve të saj alpine dhe nënalpine është një aktivitet i rëndësishëm ekonomik. Sidomos për dhitë dhe delet. Ky sektor është i rëndësishëm në Pilur dhe Kudhës për numrin e madh të deleve dhe dhive për kokë. Ky sektor punëson një numër të madh personash. Në këtë zonë rriten dhe kafshë të tilla si lopa, dhia, pula, gjelat, kuajt, derrat dhe bletët.

Figura 1 - Pamje nga Blegtoria e Vlorës

Blegtoria zë vend kryesor dhe kjo favorizohet nga klima e përshtatshme , pozicioni gjeografik dhe relievi fushor dhe malor. Numrin më të madh e kanë gjedhet në fushë Dukat dhe dhitë në Dukat fshat. Rritja e shpendëve në Dukat fshat ka numër më të madh. Blegtoria ka përjetuar një rritje të vazhdueshme të burimeve dhe të produkteve blegtorale. Përmendim dhënë 14000 krerë, të dhirta 2515 krerë, gjedhi 821, shpendët 5586. Aktiviteti blegtoral prodhon 347 ton mish ose 19 kg mish/frymë. Në komunë ushtrojnë aktivitete 200 biznese të vogla si njësi prodhuese dhe tregtuese. (komuna Qendër)Zinxhiri i vlerave të mishit ka filluar nga aktivitetet e mbarështimit të deleve, derrave dhe kafshëve të ulta deri tek tregtimi i produkteve, mishi i freskët dhe i përpunuar kryesisht lidhur me mishin e viçit dhe delet. Qarku Vlorë ka avantazhe sepse e ka traditë prodhimin e mishit. Zinxhiri i vlerave të qumështit fillon me biodiversitetin e ekosistemeve të ndryshme deri në tregtimin e produkteve të tij. (qumështi, djathi, kosi). Aktivitetet mbarështruese janë të fragmentuara, prodhimi i qumështit nuk sigurohet rregullisht dhe cilësia e qumështit nuk kontrollohet. Prodhimi i djathit shqiptar feta dhe i djathit kaçkavall realizohet sipas recetave tradicionale dhe nëpërmjet përdorimit të farës natyrore të djathit. Disa zinxhirë të vlerave bujqësore dhe agroushqimore të cilat mund të konsiderohen të rralla dhe që

zotërojnë cilësi janë produktet e zinxhirët të Bletës dhe konkretisht mjalti nga një lloj i vetëm luleje, qumësht i Bletës, propolisi. Zinxhiri i vlerave të bletës fillon nga biodiversiteti i ekosistemeve të ndryshme ku hynë mjalti nga lloje të ndryshme lulesh, qumështi i bletëve, poleni, dyli i bletëve, propolisi. Propolisi është i vetmi produkt që duhet të përpunohet në mënyrë të thjeshtë. Avantazhi konkurrues i mjaltit nga shumë lloje lulesh është i lartë i karakterizuar nga veçori të mira organoleptike dhe nivele të mira të përfaqësimit në territor. Dhe kjo bëhet e mundur kur fermerët janë të qartë për bimët që kultivojnë për rritjen si dhe zhvillimin e morfologjinë e fiziologjinë e tyre, njohin mirë kërkesat që këto bimë kanë për temperaturën , lagështirën , ndriçimin, lëndën ushqyese , ujin etj. Sepse është përfaqësues tipik i rajonit mesdhetar për shkak të prejardhjes nga poleni i rigonit , trumzës dhe sherbeles sidomos në zonën Llogara-bregdet Jonit.

Prodhimet e agroekonomisë

Prej vitesh ekonomia bujqësore dhe blegtorale e lagunës së Nartës ka shërbyer për plotësimin e nevojave me prodhime të vendbanimeve të saj, por edhe të qytetit të Vlorës. Sipas statistikave të Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë, në sipërfaqen prej 3102 ha të kësaj lagune, 120 ha janë sipërfaqe pyjore, 1108 ha ullishta, 62 ha me pemishte, 278 ha me vreshtari, ndërsa pjesa tjetër shërben për kultivimin e kulturave bujqësore. Banorët e fshatrave rreth lagunës së Nartës janë shquar për prodhimin e perimeve si; lakër, sallatë, pazi, spinaq, karota, lulelakër si dhe prodhime të tjera ushqimore si; vaj, ullinj te kripur, ullinj stafish dhe peshk të tharë, ngjala të tymosura etj. Sipas statistikave të Ministrisë së Bujqësisë për vitet 1990-1992, fshatrat rreth lagunës së Nartës kanë furnizuar qytetin e Vlorës me 55% të nevojave të qumështit, 58% të perimeve, 80% të vajit të ullirit dhe 72% të ullinjve të kripur. Narta dhe fshatrat e saj si Zvërneci, Panajaja dhe Skrofotina janë shquar edhe për prodhimin e verërave, sidomos të verës nga varieteti i rrushit “Vlosh” i cili qysh në vitet 1927-1934 tregtohej në sasi të vogla edhe në Paris, Ulqin, Ohër, Bari dhe Janinë. Një nga problemet e mëdha të prodhimit bujqësor të Nartës është edhe përpunimi i ullirit. Deri në vitin 1992, në kushtet e ekonomisë së centralizuar, përpunimi i ullirit bëhej në fabrikën e vajit te qytetit të Vlorës, ndërsa tani funksionojnë disa punishte vaji në Panaja dhe në Bestrovë, punishte këto që përfshihen në zonën e Nartës, por që nuk e justifikojnë këtë fshat të mos ketë punishten e vetë. Nga statistikat e prefekturës së Vlorës vetëm në vitin 2003, nga zona e Nartës u prodhua 54% e verës dhe 69% e sasisë së rakisë për konsumin në Vlorë. Në kushtet e sotme të zhvillimeve ekonomike dhe turistike, vaji i ullirit, ulliri i kripur, ulliri stafidhe dhe futja e ullirit në përdorim në mjaft gatime, përbëjnë një vëmendje më të madhe për vlerat ushqyese të tij. Po kështu edhe verërat që prodhohen kërkojnë jo vetëm një prodhim në kushtet e teknologjive të reja, por edhe një ambalazhim dhe etiketim të kulturuar. Janë të gjitha mundësitë që në këto zhvillime turistike të përdoren

Page 165: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

165

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

edhe butet e verës, në të cilat banorët stazhinojnë një verë disa vjeçare, mjaft e pëlqyer kjo nga turistët që vijnë nga vendet të ndryshme të botës. Narta shquhet edhe për prodhimin e perimeve, të cilat janë të nevojshme për konsumin turistik. Nga dëmtimet e trazirave të viteve 1995, sipërfaqja e serës ka mbetur në 1. 86 ha, e cila nuk ka ndonjë shfrytëzim zinxhir. Ky dëmtim i kësaj pasurie ekonomike u shoqërua edhe me uljen e sipërfaqes së mbjellë me perime, nga 136 ha që mbilleshin në vitin 1990, në vitin 2001 u mbollën me këtë kulturë vetëm 42 ha. Shfrytëzimi i sipërfaqeve me perimekulturë është mjaft i domosdoshëm për tregun e qytetit, si dhe për konsumin turistik. Ky potencial ekonomik ekziston, është i pranueshëm, prandaj edhe strategjia e zonës në të ardhmen duhet të tregojë më tepër vëmendje. Krahas kësaj mendoj se edhe fondacione dhe donacione vendase dhe të huaja duhet të nxisin më mirë ndërtimin e infrastrukturës bujqësore dhe financimin e bujqësisë në Nartë dhe lagunën e saj. Ulliri në qarkun e Vlorës gjenden varietet i zakonshëm që prodhon ullinjtë e tryezës, varieteti kalinot, frantoio, leccino të importuar nga Italia. Ullinjtë kalinot janë varietet i çmuar. Vaji ekstra i virgjër i nxjerrë prej tyre bëhet në punishte të vogla të nivelit mesatar. Vera dhe pijet alkoolike në rajonin e Vlorës prodhohen varietetet e mëposhtme: kallmet (e kuqe dhe e bardhë) shesh i zi dhe i bardhë dhe vlosh. Kallmetë, sheshi dhe vloshi janë varietete rrushi të mira shqiptare. Mungesa e shoqatave prodhuese flet për cilësinë jo të mirë në zinxhirin e vlerave të vlerës. Produktet e zinxhirit të vlerave të pijeve alkoolike janë në gjithë territorin dhe varen nga lënda e parë që ka zona ku prodhohen. Identifikohet prodhimet e raki rrushit , kumbullës duke bërë distetimin e frutit të fermentuar. Produktet mund të marrin certifikata cilësie dhe të origjinës organike.

Turizmi

Turizmi gjeneron të ardhura të mira dhe ndihmon në punësimin e banorëve por ndot dhe ambientin ujor detar pasi kapacitetet trajtuese të impianteve të ujërave të zeza nuk janë në nivelet e kërkuara dhe shpesh derdhjet janë të papërpunuara. 20 Duke u nisur nga fakti se zonat studimore tani kanë kaluar në tre bashki të reja me më shumë njësi administrative kërkohet që hapësira të sistemohet ne mënyrë që frekuentimi prej turistëve të jetë më i madh dhe destinacionet të jenë më disponibël jo vetëm me infrastrukturën akomoduese por edhe me plane rregulluese e menaxhuese që promovojnë vlera të qëndrueshmërisë mjedisore dhe shfrytëzimit optimal të pasurive të klimës. Zhvillimi i turizmit si një nga aktivitetet prioritare duhet shoqëruar jo vetëm me shfrytëzimin e potencialeve natyrore dhe klimatike por dhe me ruajtjen e vlerave mjedisore. Falë vlerave natyrore, bregdetit të bukur, klimës së shëndetshme dhe temperaturave të përshtatshme mundësohet zhvillimi i turizmit balnear të ndërthurur me turizmin kulturor dhe historik, agroturizmin, ekoturizmin

20 Kohët e fundit në njësitë administrative të bashkive të rajonit të Vlorës po implimentohen projekte për sistemimin e ujërave të papërpunuara.

etj. Zhvillimi i një turizmi të qëndrueshëm padyshim do të shoqërohet me impakte të tjera pozitive ne ekonominë e territorit. Të ardhurat në formën e taksave lokale do të pësojnë rritje në buxhetet e bashkive të Selenicës, Himarës dhe Vlorës. Zhvillimi i turizmit është shoqëruar edhe me shërbime mbështetëse dhe me rritjen e prodhimit bujqësor në veçanti të prodhimeve bio e industrive të lehta mbështetëse për agroturizmin të favorizuar prej kushteve të klimës mesdhetare. Bazuar në potencialet e rëndësishme klimatike dhe në resurset e mëdha natyrore të hapësirës, në gjendjen e mirë natyralitetit, vlerave kulturore dhe historike dhe në punën e pa lodhur të banorëve të zonës turizmi merë rëndësi të madhe. Si aktivitet konsumi me rëndësi për zonën duhet të shoqërohet me qëndrim miqësor ndaj mjedisit dhe përdorimin efektiv të vlerave të klimës. Masat e kontrollit për ruajtjen e mjedisit duhet të kenë në qendër të vëmendjes ruajtjen e cilësisë së mjedisit natyror e të peizazhit. Përdorimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore të brendësisë së territorit dhe të bregdetit duhet të realizohet në përputhje me kapacitetet mbajtëse mjedisore të identifikuara dhe kushtet të klimës. Qëndrueshmëria mjedisore konsiston në ruajtjen e cilësisë së ujit bregdetar duke zhvilluar infrastrukturën mbështetëse dhe duke përputhur ndërtimet sidomos në zonën bregdetare me burimet e ujit që janë në dispozicion. Zhvillimi i aktivitetit të turizmit e shikon te pa ndarë fitimin ekonomik me ruajtjen e mjedisit natyror. Përfitimet që vijnë prej aktiviteteve turistike për operatorët dhe popullsinë lokale kërkojnë të jenë të harmonizuara me zhvillimin e integruar të hapësirës territoriale. Ky zhvillim i integruar mund të arrihet në qoftë se shfrytëzohen me kujdes potencialet natyrore dhe klimatologjike. Natyrisht prania e ujit dhe e klimës është në favor të aktivitetit turistik. Por problem mbetet që planet dhe projektet zbatuese në favor të zhvillimeve turistike duhen shoqëruar me masa mbrojtëse të zonave të gjelbërta, të sistemeve dhe pellgjeve ujore, të largimit dhe riciklimit të mbetjeve të kategorive të ndryshme, të mos dëmtimit të kurorave gjelbëruese të zonës së gjirit të Vlorës dhe bregdetit të Jonit. Zhvillimi i aktiviteteve turistike mbi baza të qëndrueshme në zonat e rëndësishme si Vjosë-Nartë, gjiri i Vlorës, bregdeti i Jonit kërkojnë zhvillime të kontrolluara me synime për të përmirësuar vazhdimisht infrastrukturën turistike, duke ruajtur pasuritë ujore dhe duke përdorur me kujdes pasuritë e klimës, duke shmangur ndikimet negative dhe me investime që shfrytëzojnë kapacitetet lokale dhe aftësitë e njerëzve dhe të bizneseve. Potencialet klimatike dhe pasuritë natyrore janë të mjaftueshme për një turizëm të qëndrueshëm dhe fitimprurës. Në plan kryesor del formulimi dhe zbatimi i strategjive të qarta për pikat turistike dhe për krijimin e një klime favorizuese për të promovuar vlerat natyrore-klimatologjike dhe historiko-kulturore, nxitjen e industrisë së artizanatit dhe përmirësimin e jetës shoqërore.Zona ka disa produkte turistike ; turizmi i diellit dhe i plazhit, kulturor dhe historik, interesit të veçantë , ekoturizmi i aventurës, natyror etj. Turizmi i diellit dhe i plazhit favorizohet nga temperaturat e përshtatshme

Page 166: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

166

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

në plazhin e Nartës, Zvërnecit , Treportit, Porta Novës, Dajlanit etj. Turizmi me shumë gjasa në të ardhmen do të bëjë sektorin kryesor. Atraksioni kryesor do të jetë turizmi bregdetar. Profili i tregut të turizmit mund të zhvendoset në një larmi më të madhe të turistëve aktivë, me interesa më të gjëra. Atraksioni kryesor turistik e ka zona bregdetare Radhim – Orikum për vetë kushtet e klimës, cilësinë e plazheve, bukurinë e peizazhit. Parku Kombëtar i Llogorasë është një tjetër atraksion turistik që fillon nga shataja me klimën e shëndetshme dhe me lartësinë 600 m. Parku i Karaburunit me sipërfaqe 720 km2 me klimën e përshtatshme dhe bukurinë natyrore dhe ujin e kristaltë ku mund të zhvillohet turizmi nënujor. Zona e Tragjasit dhe fushë Dukatit, ku dallohen Orikumi me planin rregullues që ka dhe me atraksionet e tij klimatiko-natyrore dhe historiko-kulturore. Zona Rrëza e Kanalit – fusha e Dukatit është një mundësi shumë e mirë për zhvillimin e agroturizmit. Laguna e Orikumit bashkë me përroin e Izvorit afron potenciale për rekreacion përmes zhvillimit të ekoturizmit, turizmit natyror etj. Turizmi sot ofron një shumëllojshmëri të mundësive të tij. (plazhi , sportet ujore, turizmi rural, malor, kulturor, marshimet dhe ngjitjet etj). Rajoni po vuan ende mungesën e menaxhimit të integruar dhe mungesën e aktiviteteve turistike të vetëqëndrueshme. (Është promovuar veten turizmi i plazhit) (bashkia Himarë). Rekomandimet janë që në këtë territor të bëhen përpjekje të mëdha që të rritet më tej marketingu për tërheqjen e turistëve, për akomodim më cilësi më të lartë dhe për tu kujdesur për lloje të ndryshëm turistësh, si dhe sasi të mjaftueshme për të arritur masën kritike, mbajtjen e arsyeshme të sezonit të gjatë, aktivitete më të shumta, qasje më të mirë për çmime më të ulta dhe përdorim efektiv të resurseve të klimës.

Përfundime

· Klima është mesdhetare që dallohet për karakterin e shprehur stinor të regjimit të rrezatimit diellor, të qarkullimit të atmosferës.

· Territori ka pasuri të madhe klimatike. Shumëllojshmëria e pasurive klimatike dhe veçorive mesdhetare mundëson zhvillimin e madh të bimësisë

natyrore dhe të kultivuar, si agrumet, pemët dhe drurët frutor, perimet, frutat, kumbullat, drithërat e bukës etj.

· Dukuritë negative që vihen re në territor janë të disfavorshme për veprimtaritë ekonomike dhe aktivitet jetësore. Ecja e kundërt e temperaturës dhe e reshjeve krijon vështirësi në bujqësinë e kultivuar dhe bimësinë natyrore.

· Aplikimet për energjinë e rinovueshme do të ishin edhe më me vlerë ekonomike për familjarët, nga ana tjetër në zonat rurale vënia në funksionim e teknologjive solare do të lehtësonte sistemin e ujitjes së tokave nëpërmjet pompimit të ujit duke instaluar në shtëpitë e tyre panele diellore dhe njëkohësisht nuk do të bënin më shpenzime për karburant etj.

· Në territor ka disa projekte dhe programe për kultivimin e sherbelës në bregun e Jonit 1 ha, zona bregu jugor, për përhapjen dhe kultivimin e barit të bletës po në bregun jugor, kultivimin e çajit të malit, rritjen e kultivimin e kërmillit , studimin e bimëve autoktone të bregut, vlerësimin agrobiologjik të agrumeve të importuara për mbjellje lokale, studimin e potencialeve për zhvillimin e agroturizmit në qarkun e Vlorës etj.

· Energjitë ripërtëritëse janë një element me rëndësi për zhvillimin në kushtet e mungesës së energjisë dhe të rritjes së popullsisë në rajonin e Vlorës. Instalimi i sistemeve alternative është një zgjidhje e mirë për konsumatorët.

· Bimët e egra në ditët e sotme janë të rrezikuara nga përdorimi i teknikave të mbledhjes nga mbledhësit e tyre. Ata nuk kujdesen për nevojën e cikleve natyrore dhe mundësitë riprodhuese të tyre, shumica e produkteve kanë potenciale për prodhim të qëndrueshëm por efektshmëria nuk është e mirë sepse teknologjitë e prodhimit bujqësor dhe blegtoral nuk janë fortë të mira.

Page 167: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

167

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Referime bibliografike

Kolektiv Autorësh , Klima e Shqipërisë HIDMET 19752 Gjeografia fizike e Shqipërisë faqe 167 Nr. 1 Botim 1990 Tiranë. 3 Atlasi klimatik i Shqipërisë , Tiranë 1988. 4 Gjeografia fizike e Shqipërisë , faqe 167 , botim i vitit 1990 Tiranë. 5 Gjeografia fizike e Shqipërisë , faqe 167 , botim i vitit 1990 Tiranë. 6 Instituti Hidrometeorologjik, klima e Shqipërisë Tiranë 19757 Instituti Hidrometeorologjik klima e Shqipërisë Tiranë 19758 T. Mandili , Vlerësimi i potencialit gjeografik mbi regjimin termik në Shqipëri 1986 vite studime meteorologjike

9 Sanxhaku. M. , Disa veçori të rrezatimit diellor në Shqipëri , studime meteorologjike dhe hidrologjike Nr. 3 1983. 0 Instituti Hidrometeorologjik Klima e Shqipërisë Tiranë 19751 Instituti Hidrometeorologjik. Pasuritë ujore dhe klimatike të Shqipërisë. Tiranë 19802 Qiriazi. P. Gjeografia fizike e Shqipërisë , pjesa e I, II, 19983 Instituti Hidrometerologjik. Pasuria Ujore dhe Klimatike e Shqipërisë 19804 Instituti Hidrometerologjik . Atlasi klimatik i Shqipërisë . Tiranë 1990.

Page 168: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

168

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Vështrim historik mbi sistemin e drejtësisë penale në Shqipëri

Msc. Lorela Fakaj, Msc. Orgent Nazaj

Abstract

This paper analyses the Albanian pension’s system fom its origine at the present moment. Continuously has been debated the social economic impact of the social security and generally expe1ts are focused on their negative efects in economy. It’s also said that social security demotivates the insured persons from the job as well as the personal savings, so, it brings a reduction of international competition of the labour market in order to encourage workers to leave the job earlier. On the other side, social security have also a number of very positive economic effects. They can help people to earn an income and to increase the potentiality of their productivity, as a result can help increase national demand and to create conditions in which a market economy can develop. All of these economic effects will be encountered under the assumption that workers are open and accept innovation and change. Social protection and minimal employment are both components of a market economy. Their common goal is to ensure a minimum level of income security for all incapable persons and pensioners. Social protection is built in such a way to give positive effects to the whole society by promoting social coexistence and a sense of security among its members. In this context, this paper analyzes the current pension system exactly seeing unbroken from all of Albania’s integration reforms.

Keywords: criminal code, process, legal system, charges, reform, crime.

Abstrakt

Studimi dhe analiza e sistemit ligjor në Shqipëri, në tërësinë e tij dhe, në veçanti, atij penal, ka rëndësi, së pari, për qytetarët e këtij vendi, në luftën kundër kriminalitetit në përgjithësi dhe, veçanërisht, kundër krimit të organizuar, për t’i mbrojtur ata dhe për të krijuar garancinë e duhur për një jetë sa më të mirë e të qetë dhe, së dyti, në planin doktrinar, por edhe atë praktik, meqenëse ky sistem është shtylla kryesore e demokracisë dhe e një shteti, ku sundon ligji. Në një vështrim historik të sistemit ligjor, në kuadrin e

përkujtimit të 104-vjetorit të Pavarësisë, mund të thuhet se në Shqipëri kanë ekzistuar institucione gjyqësore që u janë përgjigjur zhvillimeve të kohëve të caktuara, sipas formacioneve shtetërore konkrete. Që nga lashtësia deri në shekullin IV, në Iliri, deri në kohët e vona, si kur kemi qenë të lirë apo të sunduar nga pushtues të ndryshëm, në secilën kohë janë zbatuar legjislacione shqiptare dhe legjislacione të huaja. Mund të përmendim larminë dhe unitetin njëkohësisht të formave të së drejtës zakonore shqiptare, duke nisur me “Kanunin e Lekë Dukagjinit”, “Kanunin e Labërisë”, “Kanunin e Maleve” dhe “Kanunin e Skënderbeut”, të cilët vijuan të praktikoheshin jo zyrtarisht edhe gjatë pushtimit turk; ky i fundit solli dhe zbatonte ligjin e ‘Sheriatit’, “Kodin penal otoman”, “Kodin e procedurës penale otomane” (me model Kodin e Napoleonit, të vitit 1808); më tej kemi “Kanunin e Zhurisë”, të vitit 1912; dhe, në vitin 1913, dekretin “Për organizimin gjyqësor”, të Princ Vidit, 1914; më pas “Kodin penal” të Mbretit Zog dhe ligjet për funksionimin e sistemit ligjor penal në vitet e mëvonshme të mbretërisë, etj. Mbështetur në këto akte të së drejtës zakonore shqiptare, të legjislacionit shqiptar dhe atij të huaj, gjejmë të përcaktuara funksionet dhe kompetencat e gjykatave, përbërjen e tyre, kriteret se cilët mund ta ushtronin detyrën e gjyqtarit, si dhe mënyrën ligjore të zhvillimit të procesit penal, të gjykimit, të marrjes së vendimit dhe të ekzekutimit të tij, vullnetar ose me detyrim, pasi jepej vendimi nga gjykata. Edhe gjatë luftërave botërore, deri në vitin 1944, ka funksionuar një sistem ligjor i drejtësisë, që zbatonte sipas rrethanave historike ose legjislacionin e pushtuesve, ose legjislacionin shqiptar të kohës në fuqi. Pas vitit 1944, deri në vitin 1990, sistemi ligjor i drejtësisë penale ka funksionuar referuar ligjeve të pasluftës në fuqi ndër vite, përkatësisht: “Kodi penal”, “Kodi i procedurës penale”, “Kodi civil” dhe “Kodi i procedurës civile”, edhe me ndryshimet që u janë bërë kohë pas kohe. Sipas këtyre ligjeve bazë, me ndryshimet e bëra si dhe me infrastrukturën e dalë në zbatim të tyre, të drejtat e pjesëmarrësve në procesin penal erdhën gjithnjë duke u ngushtuar, duke u dhënë përparësi organeve ekzekutive dhe atyre që ngrinin akuzën në gjyq, duke hequr mbrojtjen dhe duke gjykuar të akuzuarin pa mbrojtës, duke disbalancuar e disfavorizuar atë, në raport me palën akuzuese, prokurorinë, në shërbim të shtetit të diktaturës së proletariatit. Në vitin 1990 e më tej, deri në

Page 169: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

169

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

vitin 2014, me ardhjen e sistemit demokratik në Shqipëri dhe me fitoren e forcave demokratike, sistemi ligjor i drejtësisë penale është reformuar tërësisht. Ai vazhdon të reformohet, duke respektuar parimet e funksionimit të shtetit demokratik, që nga parimi i ndarjes së pushteteve, i pavarësisë së gjyqësorit dhe i gjykimit të drejtë. Ky reformim kryhet në vazhdimësi, nëpërmjet hartimit dhe miratimit të dokumenteve themeltare, që nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe kodet e ndryshme me radhë, si: “Kodi penal”, “Kodi i procedurës penale”, “Kodi civil”, “Kodi i procedurës civile”, ligjet për Prokurorinë, Policinë Gjyqësore, për ekzekutimet e vendimeve gjyqësore, etj. , ligje këto në standardet e vendeve demokratike të Bashkimit Evropian e më gjerë, që janë implementuar me ato të BE-së, për zhvillimin e një procesi të rregullt ligjor, me palë të barabarta në proces, duke pasqyruar me saktësi, kërkesat e nenit 6 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut”.

Fjalë kyçe: kod penal, proces, sistem ligjor, akuzë, reformë, kriminalitet.

Sistemi i drejtësisë në vitet 1912-1944

Duke e parë zhvillimin historik të së drejtës penale dhe procedurale penale në Shqipëri në këto 104 vjet, fillimisht t’i referohemi viteve 1912-1945 dhe konstatojmë se Qeveria e parë e Përkohshme, e drejtuar nga Ismail Qemali, gjeti në zbatim të drejtën zakonore shqiptare dhe legjislacionin otoman. Për të organizuar funksionimin e shtetit dhe për të goditur kriminalitetin, nëpërmjet Kuvendit Kombëtar të Vlorës, iu desh të krijohej administrata shtetërore dhe të krijohej legjislacioni, në mënyrë që ajo të ushtronte tagrat që kishte; që të funksiononte veprimtaria shtetërore, duhej të funksiononte dhe sistemi ligjor; qeveria shpalli se në fushën penale “mbetet në fuqi legjislacioni otoman, deri sa të bëhen të tjera kanune të drejtësisë”. Për gjykatat që funksionuan sipas këtij akti, juristi i shquar Koco Nova, ndër të tjera, ka shkruar: “Vetëm pas Shpalljes së Pavarësisë mund të flasim për gjykata të mirëfillta shqiptare, si pjesë e aparatit shtetëror”. Sistemi i ri i drejtësisë penale, pra, gjykatat shqiptare, u krijuan nga shteti i ri i pavarur, me miratimin e “Kanunit të Zhurisë”, më 13 maj 1913. Me gjithë rëndësinë që ka kjo datë, neni 2 i ligjit nr. 9877, datë 18. 02. 2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Shqipëri”, ka përcaktuar datën 10 maj 1913, si datë që edhe sot ka mbetur ditë e shënuar për drejtësinë shqiptare dhe kremtohet si Dita e Drejtësisë në vendin tonë. Ky ligj themeltar i kohës i ndante fajet në ‘dëme’, ‘faje të vështira’ dhe ‘faje të shëmtuara’. Dy të parat gjykoheshin nga gjykata jokolegjiale, kurse krimet gjykoheshin nga pleqësia, një përfaqësi e popullit, që ndryshe quhej zhuri. Zbatimi i këtij kanuni nuk pati jetë të gjatë. Me dekretin e Princ Vidit, më 4 qershor 1914, u riorganizua sistemi gjyqësor në: këshilla të pleqve, gjyqi i paqit, gjykatë e shkallës së parë, gjyqi i apelit dhe gjykata e diktimit. Edhe ky organizim nuk pati jetë, pasi vendi ynë u pushtua, gjatë Luftës së Parë Botërore. Këshilli i Lartë dhe Regjenca, e dalë nga Kongresi i Lushnjës, më 11. 01. 1921, krijoi sistemin gjyqësor

shqiptar me gjykata pajtimi, gjykata të shkallës së parë, gjykatë diktimi, gjykata fetare, gjykata ushtarake e gjykata të posaçme. Në këtë ligj parashikoheshin rregulla për kompetencat e çdo gjykate, juridiksionin, kompetencën, përbërjen e gjykatave, mënyrën e emërimit, etj. Vlen të vihet në dukje një veçori që kishte të bënte me gjyqtarët, kur përmendet fakti se “ . . . për të siguruar paanshmëri në dhënien e vendimit, si gjyqtarët, ashtu dhe nëpunësit e tjerë gjyqësorë, ndalohej të emëroheshin në vendlindjen e tyre”. Më pas, në vitin 1923, sistemi gjyqësor u reformua më tej, duke pranuar shumë parime demokratike në gjykim; ai u organizua me tri nivele, siç ishte: gjykata paqtuese, gjykata fillore dhe gjykata e diktimit. Përpjekje për reformimin e sistemit gjyqësor janë bërë edhe në qeverinë jetëshkurtër të Fan Nolit, të vitit 1924, megjithëse, kryesisht, vazhdoi të zbatohet legjislacioni që ishte në fuqi deri në atë kohë. Në dhjetor të vitit 1924 erdhi në fuqi Ahmet Zogu. Në vitin 1925 u miratua “Statuti themeltar i Republikës së Shqipërisë”. Me këtë statut u krijua ndër të tjera dhe Gjykata e Lartë dhe, në vitin 1928, “Statuti i Mbretnisë së Shqipnies”. Referuar këtyre statuteve, u reformua më tej sistemi gjyqësor, që afirmoi parimin e ndarjes së pushteteve, pavarësinë e gjyqtarëve, garancitë e tyre në ushtrimin e detyrës si gjyqtarë, emërimin e tyre, të drejtën e mbrojtjes së caktuar nga i pandehuri ose kryesisht, zhvillimin e gjykimit me dyer të hapura si rregull, marrjen e vendimit dhe të votirnit “fshehtas nga gjykata” dhe shpalljen botërisht, arsyetimin e vendimit dhe referimet ligjore në vendim, etj. Me dekretligjin nr. 39, datë 1 shkurt 1925, në Shkodër, u formua Gjykata Ushtarake, por nuk u krijuan gjykata të tjera, që nuk parashikoheshin nga Statuti, pasi ai kishte parashikuar ndalimin e krijimit të tyre, ndalim për të cilin, më pas, Asambleja Legjislative ka korrigjuar Statutin e Republikës, pikërisht në këtë përcaktim-ndalimi ligjor. Në “Statutin Themeltar të Mbretërisë”, të miratuar në Kuvendin e dytë të Kushtetutës, në datë 1 dhjetor 1928, në artikullin 126, sanksionohet nga organi ligjvënës: “Në asnjë mënyrë nuk mund të formohen gjykata të jashtëzakonshme. Vetëm për faje politike, kur shihet nevoja, mundet të formohet një gjykatë e posaçme me një ligj të veçantë dhe për një kohë të caktuar”, duke krijuar kështu bazën ligjore për krijimin e gjykatave të jashtëzakonshme, me ligjin nr. 37, datë 2 maj 1925, “Mbi organizimin e gjykatave të drejtësisë”. Sistemi gjyqësor penal u riorganizua, duke futur gjykatat kolegjiale, si një risi në këtë ligj të miratuar së fundi, që përbëhen nga një kryetar dhe dy anëtarë. Ato gjykonin çështje penale, për të cilat parashikohej nga ligji dënim deri 4000 franga ari, si dhe çështje civile dhe tregtare me objekt, vlefta e të cilit arrinte nga 2000 në 6000 franga ari. Më datë 12. 12. 1927, u miratua dhe hyri në fuqi ligji “Për organizimin e sistemit të drejtësisë penale”, që organizonte sistemin gjyqësor penal në: Gjykata të Fillimit, Gjykata të Apelit dhe Gjykata të Diktimit. U miratua “Kodi penal shqiptar”, i cili hyri në fuqi më 1. 06. 1928. Hyrja në fuqi e këtij kodi, modeli i të cilit ishte marrë nga “Kodi penal italian”, shënon shkëputjen nga kodi penal otoman dhe orientimin drejt legjislacionit penal evropian. Miratimi dhe zbatimi i këtij kodi u shtri në të gjithë vendin, në

Page 170: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

170

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

luftën kundër kriminalitetit. Në vitin 1937, në nenin 1 të ligjit “Mbi disa gjykime të posaçme në çështjen penale”, është parashikuar gjykimi i drejtpërdrejtë dhe gjykimi me dekret, i huazuar nga “Kodi i procedurës penale” të Italisë së asaj kohe dhe, të tilla procedime të posaçme dhe të tjera, janë rifutur në kodet e mëpasme të procedurave penale ndër vite, si p. sh. : në vitin 1980, në “Kodin e procedurës penale të Shqipërisë”, në nenin 73 të tij, “Mosfillimi i çështjes penale”. Me dekretin nr. 5265, datë 29. 1. 1975, “Mbi disa shtesa e ndryshime të Kodit të Procedurës Penale”, u pranua “gjykimi i drejtpërdrejtë”, kurse në “Kodin e ri të procedurës penale”, të miratuar në vitin 1995, tek “Gjykimet e posaçme”, ndër të tjera parashikohet “gjykimi i drejtpërdrejtë” dhe “gjykimi i shkurtuar”. Nga viti 1939, deri në vitin 1944, Shqipëria ka qenë e pushtuar fillimisht nga Italia fashiste, më pas nga Gjermania naziste; sistemi ligjor penal funksionoi në shërbim të pushtuesve.

Sistemi i drejtësisë në vitet 1944-1990

Gjatë Luftës Nacionalçlirimtare, u organizuan e funksionuan gjykatat partizane, më pas gjykatat ushtarake, ku përfshiheshin: gjykatat ushtarake të korpusit, të krahinës ushtarake të korpusit dhe Gjyqi i Lartë Ushtarak, të cilët gjykonin të gjitha veprat penale, deri tek krimet e luftës. Sipas ligjit nr. 59, datë 17 maj 1945, sistemi gjyqësor penal përbëhej nga: gjykatat popullore, gjykatat e prefekturës dhe Gjykata e Lartë; veç tij, u miratua edhe ligji nr. 60, datë 17 maj 1945, për zgjedhjen e gjyqtarëve popullorë. Kjo zgjedhje, natyrisht në shërbim të partisë në pushtet, ishte përcaktuar të bëhej nga këshillat nacionalçlirimtare, prefektura ose nënprefekturat në të cilat shtrihej juridiksioni i gjykatës popullore. Në vitin 1946, u miratua Kushtetuta e Republikës Popullore të Shqipërisë, e cila shërbeu si bazë për ndryshimin tërësor të sistemit të drejtësisë penale, në shërbim të partisë-shtet. Në këtë akt themeltar të shtetit të kohës, u hodhën themelet e organizimit të sistemit gjyqësor. Në kapitullin e katërt të saj, “Gjykata dhe Prokuroria”, parashikohet që organizimi gjyqësor të përbëhej nga: Gjykata e Lartë, gjykatat popullore dhe nga gjykatat ushtarake. Në nenin 79 të kësaj Kushtetute ishte parashikuar krijimi i gjykatave speciale për kategori të caktuara çështjesh, siç ishte parashikuar edhe në “Statutin themeltar” të mbretërisë së Zogut, në vitin 1928. Gjithashtu, parashikohej pavarësia e gjykatave në ushtrimin e funksioneve të tyre, sigurimi i së drejtës së mbrojtjes së të pandehurit, gjykimi publik, gjykimi me juri të përbërë nga ndihmësgjyqtarë; për rastet e parashikuara me trup gjykues nga ligji, zgjedhja e gjyqtarëve nga populli, si dhe e drejta e gjykatës për të gjykuar si gjykatë e shkallës së parë ose të dytë, por kjo kompetencë do të caktohej me ligj. Në këtë Kushtetutë ishte parashikuar dhe veprimtaria e prokurorisë, nga neni 88 deri në nenin 91. Me ligjin nr. 275, datë 13 gusht 1946, “Mbi organizimin gjyqësor”, u bë një kthesë rrënjësore në organizimin e sistemit të drejtësisë penale; ndër të tjera spikaste heqja e kufizimit të pasjes së një diplome dhe e përgatitjes profesionale për ushtrimin e detyrës së gjyqtarit, duke krijuar mundësinë e plotësimit të sistemit

ligjor me njerëz nga populli, pa e përjashtuar mungesën e profesionistëve. U reformua hetimi paraprak, me heqjen e sistemit të gjyqtarit hetues; sistemi gjyqësor funksiononte me tri shkallë, kurse Gjykata e Lartë përbëhej nga kolegjet dhe nga Plenurni i Gjykatës së Lartë. Veç këtyre gjykatave, kishte dhe gjykata ushtarake, që funksiononin në bazë të ligjit nr. 239, datë 5 dhjetor 1946. Me ligjin nr. 1284, datë 09. 06. 1951, “Mbi organizimin gjyqësor”, i cili është ndryshuar më pas në vitet 1953, 1956, 1961, sistemi gjyqësor penal ishte strukturuar në tri shkallë gjykimi: Gjykata e Lartë, gjykatat popullore dhe gjykata ushtarake. Me ligjin e ri nr. 4406, datë 24. 06. 1968, “Mbi organizimin gjyqësor”, u përcaktua se drejtësia jepej nga gjykatat popullore, që përfshinin: gjykatat popullore, Gjykata e Lartë, gjykatat e rretheve, të fshatrave, të qyteteve dhe të lagjeve të qyteteve. Ky ndryshim pati një aspekt pozitiv, pasi krijoi një sistem ligjor gjykimi, që nga fshatrat, lagjet e qytetet, deri në gjykatën e lartë, duke dhënë mundësinë e një ankimi më efektiv ndaj vendimeve gjyqësore në gjykatat më të larta, sipas ligjit. Një tjetër specifikë ishte dhënia llogari para zgjedhësve e gjyqtarëve dhe e ndihmësgjyqtarëve, ndërsa Gjykata e Lartë jepte llogari para Kuvendit Popullor dhe Presidiumit të tij. Në vitin 1952, u miratua “Kodi penal”, dhe “Kodi i procedurës penale” në vitin 1953, të cilët, pas disa viteve, u ndryshuan. Në ndryshim nga gjithë vendet e Evropës Lindore, në Shqipëri ndodhi një dukuri unike në reformat e bëra në drejtësi, pasi, në vitin 1966, u suprimua Ministria e Drejtësisë dhe funksionet i kaluan Gjykatës së Lartë, duke hequr më tej edhe avokatinë, me dekretin 4277, datë 20 qershor 1967. Avokatia u konsiderua si institucion i panevojshëm, madje, i dëmshëm; në kompensim, u krijuan zyrat e ndihmës juridike. Në vitin 1976, u miratua Kushtetuta e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, me të cilën drejtësia penale mori një drejtim të ashpër në shërbim të shtetit të diktaturës së proletariatit. Kështu, së pari, ndryshoi ndjekja penale dhe funksioni i prokurorisë. Prokuroria u përcaktua si organ kontrolli në zbatim të ligjit, e cila për shkelje të ndryshme bënte protestë, si i vetëm mjet reagimi, kurse ndjekja penale i ngarkohej hetuesisë. Hetimi, sipas dekretit nr. 5139, datë 30. 1. 1974, “Mbi unifikimin e hetuesisë”, heqja nga sistemi i prokurorisë dhe përqendrimi i saj në sistemin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ishte një reformim që solli uljen e nivelit profesional dhe shtimin e shkeljeve të ligjit gjatë hetimeve paraprake. Prokurorit iu la e drejta e fillimit të ndjekjes penale dhe e miratimit të akt-akuzës së hetuesisë, për krimet më të rënda. Por edhe këto kompetenca iu hoqën nga “Kodi i procedurës penale”, i vitit 1979, i miratuar me ligjin nr. 6069, datë 25. 12. 1979 dhe ligjin nr. 6298, datë 27. 3. 1981 “Për Prokurorinë e RPS SH”. Atij i mbeti vetëm e drejta e miratimit të an-estit dhe e kontrollit të banesës”. “Kodi i procedurës penale”, i vitit 1979, sanksionoi në legjislacionin procedural penal udhëheqjen e partisë, luftën e klasave dhe zbatimin e vijës së masave; nuk njohu barazinë e palëve në proces, duke e disbalancuar procesin penal në favor të akuzës; nuk njohu parimin e oralitetit, parimin e dyluftimit, etj. Me rëndësi paraqitet ligji nr. 7174, datë 1 shkurt 1988, “Mbi organizimin gjyqësor të Republikës Popullore Socialiste Shqipërisë”,

Page 171: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

171

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Natyrisht, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë shërbeu si ligji themeltar dhe, të gjitha ligjet e tjera që kanë dalë në vite pas saj, për sistemin gjyqësor, sic është ai “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, por edhe ligjet për prokurorinë, policinë gjyqësore, ekzekutimin e vendimeve gjyqësore, etj. , kanë shërbyer dhe shërbejnë për reformimin e vazhdueshëm të sistemit të drejtësisë penale. Kështu u krijuan: gjykatat e krimeve të rënda; Gjykata e Lartë mori kompetenca për të gjykuar si gjykatë e shkallës së parë akuzat që ngrihen kundër Presidentit të Republikës, kryetarit dhe anëtarëve të qeverisë, deputetëve, gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe atyre të Gjykatës Kushtetuese, etj. Miratimi i Kushtetutës së vitit 1998 dhe përafrimi i legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian, si dhe nënshkrimi i një sërë konventash e marrëveshjesh dypalëshe dhe shumëpalëshe, kanë shërbyer si bazë për reformimin e sistemit gjyqësor, për të plotësuar kërkesat e standardeve të kërkuara nga Bashkimi Evropian. Në përputhje me dinamikën e zhvillimit të jetës politiko-shoqërore e ekonomike të vendit dhe duke pasur si objektiv parësor ruajtjen e pavarësisë së gjyqësorit, sistemi gjyqësor ka vënë detyrimin e luftës kundër korrupsionit dhe për përsosjen organit të prokurorisë dhe të policisë gjyqësore, kryerjen e një hetimi modern demokratik, si dhe respektimin e zhvillimin e një procesi të rregullt ligjor. Si përfundim mund të themi se sistemi ligjor i drejtësisë penale është reformuar tërësisht. Ai vazhdon të reformohet, duke respektuar parimet e funksionimit të shtetit demokratik, që nga parimi i ndarjes së pushteteve, i pavarësisë së gjyqësorit dhe i gjykimit të drejtë. Ky reformim kryhet në vazhdimësi, nëpërmjet hartimit dhe miratimit të dokumenteve themeltare, që nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe kodet e ndryshme me radhë, ligje këto në standardet e vendeve demokratike të Bashkimit Evropian e më gjerë, që janë implementuar me ato të BE-së, për zhvillimin e një procesi të rregullt ligjor, me palë të barabarta në proces, duke pasqyruar me saktësi, kërkesat e nenit 6 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut”.

i cili parashikonte që sistemi gjyqësor penal në Shqipëri të përbëhej nga: gjykatat e fshatrave, të qyteteve, të lagjeve të qyteteve, nga gjykatat e rretheve, nga gjykatat e zonave dhe nga Gjykata e Lartë. Pra, risi në këtë ligj ishte krijimi i gjykatave të zonave, në vend të gjykatave të qarkut, që ishin më parë. Këto gjykata gjykonin si shkallë e dytë për vendimet e ankuara të gjykatësve poshtë saj, por shqyrtonte si gjykatë e shkallës së parë çështje që ua ngarkonte kryetari i Gjykatës së Lartë, si dhe çështje që hynin në kompetencën e gjykatës së rrethit, vendimi i të cilave ishte prishur për herë të dytë. Plenumi i Gjykatës së Lartë kishte për detyrë të unifikonte praktikën gjyqësore dhe të miratonte përbërjen e kolegjeve të Gjykatës së Lartë, kompetenca që nuk i kishte pasur më parë.

Sistemi i drejtësisë pas viteve ‘90

Pas ngjarjeve të vitit 1990 në Evropën Lindore, zhvillimet demokratike nisën edhe në Shqipëri, si pasojë e të cilave u kalua në sistemin e pluralizmit politik. Ky ndryshim politik mundësoi dhe kërkoi, doemos, të ndryshohej dhe legjislacioni, ndryshime dhe reformime që shkonin në kahun e afrimit me legjislacionin perëndimor, proces që filloi me shembjen e regjimit diktatorial dhe vazhdon deri në ditët e sotme, për përmirësimin dhe demokratizimin e sistemit të drejtësisë penale. Ndryshimet nisen me shfuqizimin e Kushtetutës së vitit 1976, pas miratimit nga Kuvendi pluralist i “Paketës kushtetuese”, me anë të ligjit nr. 7491. Pas daljes së këtij ligji, u bënë një sërë ndryshimesh, që u pasqyruan në ligje të veçanta. Kështu, me ligjin nr. 7535, datë 17 dhjetor 1991, fillon demokratizimi i sistemit të drejtësisë penale, në krahasim me legjislacionin që ishte miratuar më parë nga Kuvendi Popullor. Me këtë ligj u krijuan gjykatat ushtarake, që gjykonin në shkallë të parë veprat penale të kryera nga subjekte ushtarake, si dhe vepra të tjera, të cilat me ligj ishin në kompetencë të këtyre gjykatave, por që nuk ekzistonin në ligjin paraardhës, që u ndryshua. Në këtë kuadër, ligji nr. 491, datë 29 prill 1991, “Për dispozitat kushtetuese”, parashikoi parimin e ndarjes së pushteteve, parimin e pavarësisë së gjykatave dhe, në dispozitat kalimtare, nënvizoi se krijimi, organizimi dhe veprimtaria e gjykatës dhe e prokurorisë bëhen sipas rregullave të përcaktuara me dispozitat ligjore ekzistuese. Pra, filluan të hidhen themelet e shtetit demokratik dhe të një legjislacioni tërësisht demokratik, krejt i ndryshëm nga ai i mëparshmi. Pas ligjit të mësipërm, nga Kuvendi Popullor u miratua ligji nr. 7561, datë 29 prill 1992, “Për disa ndryshime e plotësime në ligjin nr. 7491, datë 29 prill 1991 “Për dispozitat kryesore kushtetuese”1, i cili trajtoi sistemin e drejtësisë penale dhe u sollën një sërë risish, si: u suprimuan gjykatat e qyteteve, të fshatrave, të lagjeve të qytetit dhe gjykatat e zonave. U krijua Gjykata e Apelit, gjykatat ushtarake, Gjykata e Kasacionit, Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë i Drejtësisë me “13 anëtarë” dhe u konfirmua avokatia, si profesion i lirë. Dolën dhe disa ligje të tjera, për risistemimin e sistemit të drejtësisë penale. Në vitin 1995, u përgatitën dhe u miratua: “Kodi penal”, “Kodi civil”, “Kodi i procedurës penale” dhe “Kodi i procedurës civile”, kurse, në vitin 1998, u miratua Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Page 172: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

172

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Referime bibliografike

“Konventa evropiane e të drejtave të njeriut”, Tiranë, 2011, f. 10.

Islami, H. , “Demokratizimi i organizimit gjyqësor në Shqipëri”, Tiranë, 2000, f. 13.

Nova, K. , “Zhvillimi i organizimit gjyqësor në Shqipëri”, Tiranë, 1982, f. 61.

“Kanuni i Zhurisë”, Tiranë, 2009, f. 5.

Ligji nr. 9877, datë 18 shkurt 2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Shqipëri”.

Kaeo Nova, vep. cit, f. 68.

Statuti i Republikës, artikulli 9.

“Statuti themeltar i Mbretërisë Shqiptare”, nenet 118-140, në “Kushtetutat”, Tiranë, 2006, f. 230.

“Fletore zyrtare”, nr. 5, datë 16 shkurt 1925.

“Statuti themeltar i Mbretërisë Shqiptare”, në “Kushtetutat”, neni 126, f. 231.

“Fletore zyrtare”, nr. 19, datë 11 maj 1925.

“Kodi penal shqiptar”, Tiranë, 1928.

“Fletore zyrtare”, nr. 4, Tiranë, 1937.

“Kodet e procedurës penale të Republikës Socialiste të Shqipërisë”, Tiranë, 1982.

Po aty, f. 578.

Kodi i procedurës penale i Republikës së Shqipërisë”, nenet 400-407, Tiranë, 20 I 0.

Ligji nr. 59, datë 17 maj 1945, “Mbi organizimin e përkohshëm gjyqësor”.

Ligji nr. 59, datë 17 maj 1945, “Mbi zgjedhjet e gjyqtarëve popullorë”.

“Kushtetuta e Republikës Popullore të Shqipërisë”, në “Kushtetutat”, Tiranë, 2006.

Koco Nova, vep. cit, f. 125.

Ligji nr. 239, datë 5 dhjetor 1946, “Mbi organizimin dhe kompetencat e gjykatave ushtarake”.

Ligji nr. 1284, datë 9 qershor 1951, “Mbi organizimin gjyqësor”, i ndryshuar me dekretin nr. 1778, datë 3 dhjetor 1963 dhe me dekretet nr. 2226 dhe 3365, datë 6 nëntor 1961

Ligji nr. 4406, datë 24 qershor 1968, “Mbi organizimin gjyqësor”.

“Kodi penal i Republikës Popullore të Shqipërisë”, Tiranë, 1952

“Kodi i procedurës penale i Republikës së Shqipërisë”, Tiranë 1953.

Halim Islami vep. cit.

“Kushtetuta e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, Tiranë, 1976, neni 104.

Ligji nr. 6298, datë 27 mars 1981, “Për Prokurorinë e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”.

Ligji nr. 7174, datë 1 shkurt 1988, “Mbi organizimin gjyqësor te Republikës së Shqipërisë”.

Ligji nr. 7491, datë 29 prill 1991, “Për dispozitat kryesore kushtetuese”.

Ligji nr. 7535, datë 17 dhjetor 1991, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7174, datë I shkurt 1988, ‘Mbi organizimin gjyqësor”’.

Ligji nr. 7561, datë 29 prill 1992, “Për disa ndryshime e plotësime në ligjin nr. 7491, datë 29 prill 1991, “Për dispozitat kryesore kushtetuese”

Page 173: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

173

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Studime të mëparshme për territorin e Vlorës dhe mundësitë për zhvillim

Dr. Kozma Leka

Abstract

The geographical position has historically favored economic development, and features Mediterranean features are in development opportunities for comprehensive and harmonized. The territory has not escaped the attention never as simple people, and researchers by name. He was treated historically in the empirical treatment of the most modern works to the specialized emerges great importance and exceptional opportunities for housing, economic activities and the exchange of vital mutual beyond. more the region and beyond to historically the first territory we can come to some conclusions: favorable position by geostrategic near the Adriatic and Ionian sea, but also in the Mediterranean, has historically most favorable subject for all avid projects. (From older periods, up to today’s projects with Europe and the World) So explain this density residential centers castles and some of which were close to the hills and settlements that connect the coast and interior parts of the country. Hence, this area had the privilege of communicating easily with the other Balkan countries after since ancient times there are a number of important roads. (The road Vlora-Shkumbin meridional direction, the road linking the Drin Vjosa road linking Ballsh and Berat, Kanina road passing by the valley of Shushica). These are very important road corridors facilities who today make up more enviable segments for studies and projects that will transform this important gjeohapësirë to tie knot

Keywords: The geographical position, Previous studies, Territory Vlore, opportunities for development.

Abstrakt

Pozicioni gjeografik ka favorizuar historikisht zhvillimin ekonomik, ndërsa veçoritë e tipareve mesdhetare janë shprehur në mundësi për zhvillim të gjithanshëm dhe të harmonizuar. Territori nuk ka shpëtuar vëmendjes asnjëherë si njerëzve të thjeshtë dhe studiuesve me emër. Ai është trajtuar historikisht në këto trajtime nga ato më empirike deri në punimet më modern e të specializuara del në pah rëndësia e madhe dhe mundësitë e jashtëzakonshme për banim, aktivitete ekonomike e

jetësore dhe shkëmbim të ndërsjellët me rajonin dhe më gjerë. Më tej duke e parë territorin historikisht mund të dalim në disa përfundime: Pozicioni i favorshëm nga ana gjeostrategjike pranë detit Adriatik dhe Jon, por edhe në gjithë Mesdheun, ka bërë historikisht subjektin nga më të favorshmin për të gjithë projektet lakmuese (prej periudhave më të vjetra, deri në projektet e sotëm me Evropën dhe Botën). Kështu shpjegohet kjo dendësi kështjellash dhe qendrash të banuara një pjesë e të cilave ishin pranë qafave dhe vendbanimeve që lidhin bregdetin dhe pjesët e brendshme të vendit. Ndaj edhe ky territor kishte privilegjin e komunikimit lehtësisht me pjesët e tjera të vendeve të Ballkanit, mbasi që prej kohërave antike ekzistojnë një sërë rrugësh të rëndësishme. (Rruga me drejtim meridional Vlorë-Shkumbin, rruga që lidhte Vjosën me Drinin, rruga që lidhte Ballshin dhe Beratin, rruga që kalonte nga Kanina për në luginën e Shushicës). Këto rrugë shumë të rëndësishme janë objektet e korridoreve të cilët sot përbëjnë segmentet më të lakmueshëm për studimet dhe projektet që do të shndërrojnë këtë gjeohapësirë në nyjë të rëndësishme lidhëse.

Fjalë kyçe: Pozicioni gjeografik, Studime të mëparshme, Territori i Vlorës, Mundësitë për zhvillim.

Territori që kemi marrë në studim jepet në njoftimet e parë me karakter gjeografik për Shqipërinë, prej periudhës antike Shek. VII-VI p. e. s kur gjeografia nuk kishte lindur ende si disiplinë shkencore. Rëndësi për njoftimet gjeografike ka vepra e gjeografit Aleksandrinë Klaud Ptolemeu (90-160) “Gjeografia” e cila përbëhet kryesisht nga harta. Ndërsa Straboni thotë se brigjet e Adriatikut janë të ngrohta e pjellore meqë këtu rriten ullinjtë dhe hardhitë e mrekullueshme1. Lumi Vjosa (Aou, Aos, Aia, Ana etj.) është ndër lumenjtë që përmendet më herët dhe më shpesh nga autorët antikë qysh nga Akylaksi e këtej në shek VI-V p. e. s. Por malet e përmendura nga autorët antikë janë Akrokeraunet (Keraunet) ose Malet e Vetëtimës2. Ato janë shënuar në hartat e Strabonit dhe të Ptolemeut.

1 Gjeografia VII, XI2 Me këtë emër autorët antikë nënkuptonin gjithë malet që shtriheshin përgjatë bregut Shqiptar të detit Jon. Sot emri malet e Vetëtimës ruhen vetëm për një pjesë të malit të Çikës.

Page 174: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

174

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Harta 1 - Harta e Ptolemeut dhe Strabonit

Nga ana historike ky territor është i banuar qysh në Shek. IV para lindjes së Krishtit. Vendbanimet më të hershme janë shpella e Velçës, shpella e Spilesë (Himarë), shpella e Shkruar në Lepenicë, Gramata (midis Palasës dhe Dukatit). Disa monumente të kulturës materiale dëshmojnë për lidhjen me Thesalinë, Danubin e ulët dhe të mesëm. Interesant është përdorimi i emrave gjeografik si: Amantia, Aulona, Orikoni (Erihna), Aos (Vjosa) etj. Ky territor i Ilirisë së Jugut banohej prej Amantëve që shtrihej midis Vjosës dhe maleve Akrokurauneve. Dëshmi janë vendbanimet si:kalaja e Mavrovës, Amantia, kalaja e Kaninës, Qyteza Hadëraj, Qyteza e Çeries dhe kalaja e Matohasanaj, kalaja e Borshit që shtrihet në kufi të territorit Amant (sot kufiri lindor dhe jugor i Vlorës). Banorë të hershëm kanë jetuar në fortesat si Orikoni, Treporti por edhe rrugët antike që lidhnin gjirin e Vlorës me Apoloninë, Bylisin, Amantia dhe koloninë përmes luginës së lumit të Vlorës, luginës së Vjosës, luginës së Dukatit në drejtim të Epirit etj. Bregdeti i Himarës që gjeografikisht bën pjesë në Kaoni ekonomikisht ishte lidhur me Orikonin dhe Amantët. Banorët e hershëm kanë shfrytëzuar natyrën dhe pasurinë e saj. Ata janë marrë me blegtori në zonat malore të lumit të Vlorës, kurse zonat kodrinore e fushore krahas blegtorisë janë marrë edhe me bujqësinë, ndërsa në qytete janë zhvilluar zejtaria dhe tregtia e më tej në zonat detare edhe peshkimi e detaria3. Në kohët antike në këtë gjeohapësirë lindën një varg qendrash me funksione të shumta dhe që luajtën rol të madh si në raport me njëra-tjetrën ashtu edhe qendrat e tjera urbane rreth tyre dhe më gjerë. Vendosja e rendit feudal nuk krijoi mundësitë e duhura. Sukseset e antikitetit në fushën e gjeografisë filluan të zbehen dhe termi gjeografi gjeti përdorim të rrallë. Njoftimet për Shqipërinë e brenda saj për territorin e Vlorës bëhen të rralla. Por në sajë të dijetarëve arabë Al-Idrizi jep në mënyrë të saktë emrat e dy vargmaleve që shtrihen në pjesën perëndimore të Shqipërisë së mesme që zbresin deri në jug e që arrin deri në Ablunë (Vlorë). Në librin e Idrizit përmenden dhe një rradhë qytetesh, krahas tyre dhe Kanina e Himara. Njoftime të rëndësishme për territorin janë dhe ato të mesjetës të vonëshme. Në shek. XVI-XVII. Të dhënat gjeografike për Shqipërinë gjenden në veprat e Budit, Bogdanit, Çelebisë4. Në këtë periudhë përmendet Kanina si vendi që krijon mundësi ndërlidhje midis bregut të detit dhe luginës. Kanina thuhet se ka kushte për banim, mundësi komunikimi, prani të ujit të

3 Qyteti i Vlorës në kohën e lashtë quhet Aulonë. Ky qytet fitoi rëndësi nga rrugët tregtare dhe detare që e përshkonin sidomos pas rënies së qyteteve antike të Orikonit 3 dhe Apolonisë. Gjiri i Vlorës nis me kepin e Triportit dhe përfundon me kepin e Gjuhëzës, midis së cilave gjendet Ishulli i Sazanit. Gjiri i Vlorës komunikon lehtë me qendrat e krahinave të tjera të vendit. Ai po ashtu lidhet me zonat e brendshme të Ballkanit, pasi që në kohërat më të lashta përqendroheshin rrugë mjaft të rëndësishme. Me vendbanimet bregdetare veç detit komunikimi mundësohej edhe me një rrugë meridionale që lidhte gjirin e Vlorës me rrugën në luginën e Shkumbinit. Ndërsa një arterie tjetër e lidhte me luginën e Vjosës dhe Drinosit. Rruga e tretë e lidhte me Ballshin (Bylisin, Gllavenicën) dhe Beratin. 4 Udhëtime (Vepra botuar 1902, vëllimi 8)

Page 175: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

175

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

pijshëm, pozitë strategjike, gurë për ndërtim, mbrojtje për tu admiruar. Kanina shumë e rëndësishme krahas Aulonës (dokumenta shek II, ndërsa Aulona e lashtë përmëndet nga Ptolemeu III, 1, 2)

Harta 2 - Vlora –Kanina vitet 1400-1450

Ndërsa Kanina si një qytet bregdetar, si një zonë që kapej nga korente të fuqishme ekonomiko-politike ka rëndësinë e vetë nuk mund të lihet pa trajtuar Amantia me koordinatat që përkojnë mjaft mirë me Kaninën5. Amantia na jepet me tempuj, nënpunës, përdorte edhe shkrimin6. Siç përmendëm në gjirin e Vlorës ishte Treporti (I zbuluar 1904 prej K. Paç). (Treporti kishte interes me pjesën tjetër, duke menduar se ka patur një lagunë apo skelë7)Krahas Treporteve me të drejtë mendimi i profesor Shaban Demiraj (Libri në rrjedhën e kohës faqe 16-17, viti 2001). Tregon se emri i Vlorës është ndër të paktat emra gjeografike të bregdetit lindor të Adriatikut dhe të Jonit që i ka qëndruar kohës. Vlora u bë në mesjetë akoma më e njohur me pozitën strategjike në Mesdhe dhe Ballkan. Ajo u bë arenë e luftërave të ashpra midis arbëreshëve, bizantinëve, anzhuinëve, normanëve, sllavëve dhe turqëve osmanlli. Nga ky moment njihet xhamia e Muradies, Kalaja e Vlorës e ndërtuar nga Turqit. Etapë e rëndësishme me cilësi të lartë është për studimin e Gjeografisë së Shqipërisë periudha e shekujve XVIII-XIX. Për territorin e Vlorës Francois Ponqueville (1770-1838) krahas njoftimeve të shumta jep të dhëna për minierën e Selenicës. Po kështu të njëjtën gjë bën 5 Pozita e saj kushtëzuar me detin afër zonës me përshtatshmëri për qëndrimin e anijeve në gjirin e Vlorës etj. 6 Popullsia është e kulturuar por vetëm nga diferenca etnike konsiderohej nga Plini si barbarë, d. m. th. jo grekë. 7 Rënojat sot të kështjellës së Jengjeçit (Treport).

edhe A. Bueja kur trajton ujërat termale afër Selenicës. Në fund të shek XIX Baldaçi (1867 – 1950) interes të madh për Shqipërinë kanë veprat e tij, sidomos itinerare shqiptare. Harta të reja të Shqipërisë që jep përshkrime dhe veçori gjeografike të Shqipërisë. Por studiuesi më i shquar në shek XIX mbetet Sami Frashëri. Autori krahas të tjerave flet edhe për Shqipërinë e jugut ose Toskërinë. Autori thekson se Myzeqeja është fusha më e madhe e Shqipërisë dhe shtrihet midis rrjedhave të lumit Vjosë dhe lumit Shkumbin. Si dhe përshkruan faktin se bregdeti Shqiptar zgjatet nga gjiri i Artës deri në Ulqin me gjatësi 500 km ku dhe jep limanet, gjiret, portet kryesore etj. Edhe gjeobotanisti Baldaçi ka bërë studime të hollësishme të klimës dhe bimësisë ku nxjerr origjinalitetin e veçantë gjeobioklimatik detaro-malor të kësaj zone8. J. Hahn (1854) në veprën “Studime Shqiptare”9duke u nisur nga kriteri topografik bënë ndarjen e Shqipërisë në katër pjesë të mëdha, ndërsa territorin e Vlorës e trajton në kuadrin e ndarjes së krahinës së Pindit me Joninin si qendër, territor të cilin e vendos në jug të Vjosës deri në gjirin e Artës. 10 Rajonizimi i E. Baebarik (1905) merr për bazë hipsometrine duke e ndarë territorin e Shqipërisë në dy pjesë si zona e lartë dhe zona e ulët ku futet fushat. Pavarësisht origjinës dhe shtrirjen, duke llogaritur edhe territoret e zonës së Vlorës. A. Gulbert bazohet në ndërtimin gjeologjik duke e ndarë Shqipërinë në katër sisteme orografike ku territori i zonës së Vlorës futet në grupin e maleve Epiro-Shqiptare lokalizuar në jug të Vjosës. Ky rajon është real megjithëse ka për bazë vetëm një kriter. J. Burhar 1921 duke e ndarë Shqipërinë 4 krahina territoret e Vlorës i fut në fushën bregdetare të lokalizuar nga Shkodra në Vlorë. 11 I njëjti autor ( 1922)12 e ndan Shqipërinë në 3 pjesë, ku territoret e Vlorës trajtohen në Shqipërinë jugore (në jug të Shkumbinit ku hyjnë fushat nga Durrësi në Vlorë. E. Lui (1927) gjeograf Gjerman e trajton territorin e Vlorës në Shqipërinë e ulët, nga Shkodra-Vlorë brenda ndarjes së Shqipërisë me 4 krahina të mëdha dhe ku secila nga krahinat ndahet me njësi (32 njësi gjithsej). Ky rajonizim i bazuar në ndërtimin gjeologjik dhe gjeomorfologjinë shërben për hartimin e shumë punimeve mbi gjeografinë e Shqipërisë. Gjeografi Hungarez Nopça (1929) në veprat e tij duke e ndarë Shqipërinë në 4 pjesë të mëdha territoret e zonës së Vlorës i fut në Shqipërinë jugore (në Jug të Shkumbinit). Baldaçi (1929) nisur nga kriteret gjeologjiko-tektonike e ndau Shqipërinë në 5 krahina dhe territoret e Vlorës i fut në fushat Bregdetare nga Shkodra në Vlorë dhe deri në Delvinë. Ndër autorët Shqiptarë, i pari që bën rajonizimin e Shqipërisë nisur prej kritereve historiko-etnografike është Sami Frashëri në veprën e tij “Dheshkronjë”, (1888) ku Shqipëria ndahet në 4 krahina të mëdha Iliria e poshtme, Epiri, Maqedonia VP dhe Maqedonia e

8 A. Baldacci! Westa cereoceraunische Gelbirgskette, 1896 Heef, 10 fq. 787-8149 J. G. HAHN Albanische stadien, Jena 185410 Autorët e huaj që kanë trajtuar Shqipërinë para vitit 1912 e kanë futur territorin Shqiptarë në kuadrin e 4 vilajeteve, i Kosovës, Manastirit, Shkodrës, Janinës. 11 J. Buorcart. L’Albanie et les Albanais Paris 192112 J. Bourcart Les confins Albanias administre par la France Paris 1922.

Page 176: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

176

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

sipërme. Këto krahina bashkohen në dy pjesë: Shqipëria e veriut dhe Shqipëria e jugut ku trajtohet dhe territori i Vlorës. A. Gashi (1933) Shqipërinë e ndan në pjesën malore dhe pjesën fushore, ndarje që e ruan edhe E. Çomo në tekstin gjeografik së Shqipërisë (Tiranë 1933). Gjeografi A. Selfo (1953) në tekstin Gjeografia Fizike e Shqipërisë për shkollat e mesme e rajonizon në 3 pjesë ose zona: Alpet, Shqipëria e brendshme dhe ajo bregdetare ku futet edhe territori i zonës së studimit tonë. Ky autor trajton Shqipërinë bregdetare në tre njësi të rangut të dytë. Territori i Vlorës trajtohet në ultësirën bregdetare nga Hani i Hotit deri në Vlorë. Rol të rëndësishëm në këtë ndarje luan relievi e ndërtimi gjeologjik por edhe klima dhe bimësia. Siç shikohet skemat që kanë dhënë autorët për rajonizimin territorial nuk paraqesin kritere unike dhe të qarta nga ana shkencore si rrjedhojë e mungesës së të dhënave për kohën rreth klimës, bimësisë, gjeomorfologjisë dhe faktorëve të tjerë. Kjo ka ndikuar edhe për territorin e Vlorës në drejtim të pasqyrimit jo të plotë rreth panoramës fiziko-gjeografike. 13

Piktori (peizazhisti) Eduart Ler (Lear) anglez në tetor 1948 bëri një udhëtim 12 ditor në itinerarin: Vlorë-Zvërnec-Kaninë-Uji i Ftohtë-Jonufër-Tragjas-Llogora-Palasë-Dhërmi-Vuno-Himarë- dhe kthim Vlorë-Kudhës-Tepelenë. Në qafën e Llogorasë ai pas pikturimit të peizazhit të gjirit të Vlorës shkruajti në ditarin e tij. Udhëtimi dhe shëtitjet në këtë territor më sollën një nga pamjet më të mrekullueshme që kam parë në gjithë Evropën14. Po në shek 19-të piktor francezë anglosaksonë ankoronin jahtet e tyre dhe ngjiteshin deri ne Çikë, Llogora, qafë Shëngjergjit ku realizonin ekspedita për qëllime të ndryshme (Siç thotë Karl Paçi)15. Pas çlirimit të vendit territori i zonës në studim është trajtuar edhe në kuadër të teksteve mësimore shkollore, studimeve të fushave të Gjeografisë, gjeologjisë, klimatologjisë, sizmologjisë etj. Sipas fushave përkatëse ka tema dhe disertacione për këtë territor. Territori është trajtuar në tekstet e A. Selfos (Gjeografia e Shqipërisë) dhe më vonë në tekstet e A. Berxholit, P. Qiriazit, M. Bejlerit. Por me rëndësi ishte trajtimi i teksteve mësimore të Pandi Geço, Shqipëria, pamje fiziko-gjeografike dhe ekonomike, 1963, Gjeografia fizika e Shqipërisë.

13 Në fund të shek. XIX dhe fillim shek. XX janë botuar një numër i madh punimesh në të cilët janë përfshirë thuajse të gjitha çështjet shqiptare për problemet gjeografike, mund të përmendim ndër të tjerë Eusenio Barbarik i cili për herë të parë përpiqet të japë një skicë të evolucionit morfotektonik e strukturor të Shqipërisë. Ndërsa në periudhën 1903-1922 rol të madh ka luajtur gjeografi dhe gjeologu Novak, ku ka botuar një numër të madh punimesh për natyrën shqiptare. Problemet e territorit të Vlorës janë trajtuar edhe në kuadrin e studimeve të gjeologut Novak në veprat: “Vështrim Gjeologjik për Shqipërinë”. Në vitet 30-40 të shek. XIX studimet gjeologo-gjeografike për Shqipërinë u intensifikuan më shumë. Me rëndësi për territorin e Vlorës është vepra: “Riviera Shqiptare, fusha bregdetare Shqiptare” e autorit A. Sestini. 14 Afrim Karagjozi, Eduard Lir, Piktor- Poet, Tiranë, 1997, fq. 50, 151, 152.15 Karl Paç “Das Sandschak Berat in Albania” Wien 1904

Autori P. Geço (1963) mbi bazën e analizës së skemave të mëparshme të studiuara me kujdes dha një skemë të re, më të plotë. Ai e ndau territorin në alpet, KMQ, KMJ dhe ultësira perëndimore pra zona e Vlorës trajtohet në KM. Jugore. Plotësimet e mëvonshme të tij (1964) përcaktuan kriteret themelore të rajonizimit gjeografik duke synuar që të përputhet rajonizimi fiziko-gjeografik me atë ekonomiko-gjeografik gjë që u reflektua edhe në trajtimet për territorin e zonës së Vlorës brenda krahinës më e madhe Malore Jugore (kjo nismë nuk pati rezultat sepse kriteret e rajonizimit gjeografik-ekonomik ishin të ndryshme me ato të rajonizimit fiziko-gjeografik). Në gjeografinë fizike të Shqipërisë të autorit P. Qiriazi (1986) ka të njëjtën ndarje si e autorit Geço që trajtohet më vete Krahina Malore Veriore ndërsa zona e Vlorës trajtohet në Krahinën Malore Jugore. Studimet për territorin e zonës në studim janë thelluar e detajuar me ngritjen e Institutit Hidrometeorologjike të Akademisë së Shkencave dhe institucionet e tjera shkencore. Në kuadrin e arritjeve të gjeografisë duhet të përmenden disertacionet e autorëve të ndryshëm. Si dhe punimet shkencore të profesorëve të katedrës së gjeografisë dhe katedrave të tjera që janë të lidhura me problemet gjeografike. Në përfundim në lidhje me territorin që po trajtojmë mund të bëjmë dhe disa vlerësime: Pozicioni gjeografik ka favorizuar historikisht zhvillimin ekonomik, ndërsa veçoritë e tipareve mesdhetare janë shprehur në mundësi për zhvillim të gjithanshëm dhe të harmonizuar. 16Territori nuk ka shpëtuar vëmendjes asnjëherë si njerëzve të thjeshtë dhe studiuesve me emër. Ai është trajtuar historikisht në këto trajtime nga ato më empirike deri në punimet më modern e të specializuara del në pah rëndësia e madhe dhe mundësitë e jashtëzakonshme për banim, aktivitete ekonomike e jetësore dhe shkëmbim të ndërsjellët me rajonin dhe më gjërë. Më tej duke e parë territorin historikisht mund të dalim në disa përfundime: Pozicioni i favorshëm nga ana gjeostrategjike pranë detit Adriatik dhe Jon, por edhe në gjithë Mesdheun, ka bërë historikisht subjektin nga më të favorshmin për të gjithë projektet lakmuese. (prej periudhave më të vjetra, deri në projektet e sotëm me Evropën dhe Botën) Kështu shpjegohet kjo dendësi kështjellash dhe qendrash të banuara një pjesë e të cilave ishin pranë qafave dhe vendbanimeve që lidhin bregdetin dhe pjesët e brendshme të vendit. Ndaj edhe ky territor kishte privilegjin e komunikimit lehtësisht me pjesët e tjera të vendeve të Ballkanit, mbasi që prej kohërave antike ekzistojnë një sërë rrugësh të rëndësishme. (Rruga me drejtim meridional Vlorë-Shkumbin, rruga që lidhte Vjosën me Drinin, rruga që lidhte Ballshin dhe Beratin, rruga që kalonte nga Kanina për në luginën e Shushicës). Këto rrugë shumë të rëndësishme janë objektet e korridoreve të cilët sot përbëjnë segmentet më të lakmueshëm për studimet dhe projektet që do të shndërrojnë këtë gjeohapësirë në nyjë të rëndësishme lidhëse. Pozicioni i Gjirit të Vlorës në detin Adriatik (porta hyrëse e Adriatikut) i ka dhënë mundësi komunikimi të gjerë si

16 Këtu janë favorizuar nga veçoritë e relievit si në pjesën tokësore ashtu dhe në atë ujore.

Page 177: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

177

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

dhe popullim të dendur dhe të vazhdueshëm. Ndërtimi i kolonisë greke në Orikum veç destinacionit të përgjithshëm të ndërtimit të saj shërbente si bazë detare, mbasi kalimi në rrugë të vështira nuk ishte e garantuar. Orikumi ishte mbrojtur nga deti, qyteti i fortifikuar shërbente si qendër e portit të brendshëm të mbrojtur të Lagunës ku hynin anijet romake të Çezarit (gjatë luftës midis Çezarit dhe Pompeut). Zona e Pashalimanit (Orikum) ka vazhduar në shekuj të qëndrojë si bazë ushtarake. E tillë ka qenë gjatë pushtimit Turk, gjatë periudhës pas Luftës së Dytë Botërore deri në vitet 1960 ka qenë një nga bazat ushtarake më të fuqishme të Mesdheut (shërbente si bazë e fuqishme për nëndetëset). E tillë ka mbetur edhe sot. Krahas Orikumit dhe Pasha Limanit pozita strategjike ushtarake e këtij territori dëshmonte edhe nga ekzistenca e Kalasë ndërtuar ( siç përmendëm në periferi të qytetit Vlorë 14 Km larg saj). Ajo përbën një nga monumentet më interesante të pushtimit turk. (Përmendet mjaft në shkrimet e kronikalit turk Evlia Çelebiu17). Ne përmendim për qendrën urbane të Treportit me një sipërfaqe gati sa ajo e Bylisit antik. Por veprimi abraziv i valëve detare (i cili është favorizuar nga lëvizjet luhatëse sizmogjene. Ka shkatërruar këtë qendër të banuar. Qyteti i Orikumit nuk shërbente vetëm si bazë ushtarake, por edhe si një qytet me zhvillim të mirë ekonomik, arkitektonik, kulturor, (ndërtimi i shpejt i qytetit pas tërmetit të shek. II sipas arkitekturës së Herakd Atikut, ndërtim i teatrit në mes së shekullit te i të erës sonë). Qyteti i Vlorës i ndërtuar jo si qytet ushtarak. (Kalaja që ekzistonte në afërsi të skelës së sotme nuk kishte asnjë lidhje me zhvillimin e qytetit të Vlorës me përjashtim të furnizimit të tyre me gurë ndërtimi). Kalaja gjendet në një lartësi të madhe nga qyteti i Vlorës, gjë që tregon se vlera si qytet nuk lindi prej ndërtimit të kalasë dhe se ajo nuk u ndërtua për mbrojtjen e Vlorës. Ndërtimi i një manastiri në Zvërnec në shek. XIV, rriti vlerat qytetit te Vlorës mbasi shërbente si një qendër pelegrinazhi. Me kohë qytetet pësuan ndryshime të rëndësishme, duke ndryshuar destinacionet duke forcuar e modernizuar destinacionet ekzistuese ose duke u ndryshuar si qendra urbane. Kështu qyteti i Vlorës pati një zgjerim të madh për shkak të zhvillimit industrial, urban, turistik. Qyteti i Orikumit u zhvillua më tej kryesisht si qytet ushtarak si në lashtësi, në mesjetë (garnizon turk) gjatë periudhës 1950-1960 u shndërrua në bazën më të madhe ushtarake të Mesdheut, pas viteve 1960 ruajti fizionominë e saj si bazë ushtarake detare e forcave ushtarake, ndërsa në ditët tona ajo ekziston si një bazë e fuqishme ushtarake moderne18.

17 Ekzistenca e kalasë në Trepote, Skelë, Kaninë, Mavrovë, Amantia, qyteza e Çerries shërbenin për mbrojtjen dhe kontrollin e rrugëve nga bregdetet në brendësi. Si objekte ushtarake kanë shërbyer fortifikatat ushtarake pranë bregdetit ( kështjella e Jengjicit në perëndim të fshatit Zvërnec ), sidomos ishulli i Sazanit. Vlerat potenciale të kësaj gjeohapësire kanë favorizuar nga lashtësia deri më sot këto qendra jo vetëm të karakterit mbrojtës po dhe të karakterit urban, tregtar, fetar etj. 18 Qyteti i Treporteve sot është shkatërruar gjerësisht nga veprimtaria e valëve detare. Sazani për një kohë të gjatë mbeti si bazë ushtarake. Ashtu siç mund të përmendim në Porto

Përfundime

· Territori jepet në njoftimet e parë me karakter gjeografik për Shqipërinë, prej periudhës antike Shek. VII-VI p. e. s kur gjeografia nuk kishte lindur ende si disiplinë shkencore.

· Nga ana historike ky territor është i banuar qysh në Shek. IV para lindjes së Krishtit. Vendbanimet më të hershme janë shpella e Velçës, shpella e Spilesë (Himarë), shpella e Shkruar në Lepenicë, Gramata (midis Palasës dhe Dukatit). Disa monumente të kulturës materiale dëshmojnë për lidhjen me Thesalinë, Danubin e ulët dhe të mesëm. Interesant është përdorimi i emrave gjeografik si: Amantia, Aulona, Orikoni (Erihna), Aos (Vjosa) etj.

· Vendosja e rendit feudal nuk krijoi mundësitë e duhura. Sukseset e antikitetit në fushën e gjeografisë filluan të zbehen dhe termi gjeografi gjeti përdorim të rrallë. Njoftimet për Shqipërinë e brenda saj për territorin e Vlorës bëhen të rralla.

· Pozicioni gjeografik ka favorizuar historikisht zhvillimin ekonomik, ndërsa veçoritë e tipareve mesdhetare janë shprehur në mundësi për zhvillim të gjithanshëm dhe të harmonizuar. Territori nuk ka shpëtuar vëmendjes asnjëherë si njerëzve të thjeshtë dhe studiuesve me emër.

· Ai është trajtuar historikisht në këto trajtime nga ato më empirike deri në punimet më modern e të specializuara del në pah rëndësia e madhe dhe mundësitë e jashtëzakonshme për banim, aktivitete ekonomike e jetësore dhe shkëmbim të ndërsjellët me rajonin dhe më gjerë.

· Pozicioni i favorshëm nga ana gjeostrategjike pranë detit Adriatik dhe Jon, por edhe në gjithë Mesdheun, ka bërë historikisht subjektin nga më të favorshmin për të gjithë projektet lakmuese. (prej periudhave më të vjetra, deri në projektet e sotëm me Evropën dhe Botën)

· Ky territor kishte privilegjin e komunikimit lehtësisht me pjesët e tjera të vendeve të Ballkanit, mbasi që

Palermo ku gjendej një bazë ushtarake mund të shihen ende portat e mëdha që mbyllin vendqëndrimet për nëndetëset (ishte projektuar si bazë ushtarake ruse). Sigurisht që vlera e zonës në studim është e lidhur me lagien nga deti (transporti detar, peshkimi, aspekti ushtarak, turizmi, industria etj), pa harruar faktin që ky territor nga këndvështrimi gjeologjik i takon zonës Jonike dhe zonës së Sazanit, ndërsa nga ana klimatike në zonat mesdhetare fushore jugore, mesdhetare kodrinore, pra është inkuadruar në katër zonat e paraqitura nga klasifikimi i Institutit të Hidrometeorologjisë. Ky territor shtrihet në një hapësirë vertikale ku gjenden të gjitha katet bimore vertikale të vendit tonë.

Page 178: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

178

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

prej kohërave antike ekzistojnë një sërë rrugësh të rëndësishme. (Rruga me drejtim meridional Vlorë-Shkumbin, rruga që lidhte Vjosën me Drinin, rruga që lidhte Ballshin dhe Beratin, rruga që kalonte nga Kanina për në luginën e Shushicës).

· Këto rrugë shumë të rëndësishme janë objektet e korridoreve të cilët sot përbëjnë segmentet më të lakmueshëm për studimet dhe projektet që do të shndërrojnë këtë gjeohapësirë në nyjë të rëndësishme lidhëse.

Referime bibliografike

Gjeografia VII, XI

Udhëtime (Vepra botuar 1902, vëllimi 8)

Pozita e saj kushtëzuar me detin afër zonës me përshtatshmëri për qëndrimin e anijeve në, gjirin e Vlorës etj.

Popullsia është e kulturuar por vetëm nga diferenca etnike konsiderohej nga Plini si barbarë, d. m. th. jo Grekë.

Rrënojat sot të kështjellës së Jengjeçit (Treport).

A. Baldacci! Westa cereoceraunische Gelbirgskette 1896 Heef 10 fq 787-814

J. G. HAHN Albanische stadien, Jena 1854

Autorët e huaj që kanë trajtuar Shqipërinë para vitit 1912 e kanë futur territorin Shqiptarë në kuadrin e 4 vilajetev i Kosovës, Manastirit, Shkodrës, Janinës.

J. Buorcart. L’Albanie et les Albanais Paris 1921

J. Bourcart Les confins Albanias administre par la France Paris 1922.

Afrim Karagjozi, Eduard Lir, Piktor- Poet, Tiranë, 1997, fq. 50, 151, 152

Karl Paç “Das Sandschak Berat in Albania” Wien 1904

Page 179: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

179

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

HISTORIKU I ALGJEBRЁS MODERNE

Msc. Morena Breshanaj

Abstract

The late nineteenth century and early twentieth century saw a tremendous change in the methodology of mathematics. Abstract algebra appeared around the beginning of XX century with modern algjebwr name. Initially, the assumptions of classical algebra got axiomatic systems form and mathematicians began to turn their attention to the general theory. Algebraic studies were deepened by Ernest Steinitz, David Hilbert, Emmy Noether and Emil Artin, Ernest Kummer, Leopold Kronecker and Richard Dedekind. These developments of the last quarter of the nineteenth century and in the first quarter of the twentieth century are systematically exposed in Bartel van der Waerden in modern algebra as a monograph published in 1930-1931 that changed, the mathematical world, the meaning word algebra theory of equations in the theory of algebraic structures. Some problems which formed the basis for the creation

of abstract algebra are: Why ? ;

What are the solutions of ?;

Can we angles to build a straightedge and compass alone ?;

Can you solve from radical?; Can you multiply triplets?

Keywords: abstract algebra, algebraic structures, equations, mathematicians, algebraic problems.

Abstrakt

Fundi i shekullit XIX dhe fillimi i shekullit të XX pa një ndryshim të jashtëzakonshëm në metodologjinë e matematikës. Algjebra abstrakte u shfaq rreth fillimit të shekullit XX me emrin algjebër moderne. Fillimisht,

supozimet e algjebrës klasike morën formën e sistemeve aksiomatike dhe matematikanët filluan të kthejnë vëmendjen e tyre për teori të përgjithshme. Studimet algjebrike u thelluan nga Ernest Steinitz , David Hilbert, Emil Artin , Emmy Noether, Ernst Kummer, Leopold Kronecker dhe Richard Dedekind. Këto zhvillime të tremujorit të fundit të shekullit të XIX dhe të tremujorit të parë të shekullit të XX janë ekspozuar në mënyrë sistematike ne Bartel van der Waerden ne algjebër moderne si një monografi e botuar në 1930-1931 që ndryshoi, për botën matematikore, kuptimin e fjalës algjebër nga teoria e ekuacioneve në teorinë e strukturave algjebrike. Disa probleme të cilat hodhën bazat për krijimin e algjebrës abstrakte janë: Pse (-1)(-1)=1? ;

Cilat janë zgjidhjet e ?

A mundemi të ndërtojmë një kënd vetem mastar dhe kompas? A mund te zgjidhim

nga radikalet? A mund te shumohen treshet?

Fjalë kyçe: algjebër abstrakte, struktura algjebrike, ekuacione, matematikanët, probleme algjebrike.

Shekulli i algjebrës abstrakte

Ernest Steinitz David Hilbert Emmy Noether

Page 180: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

180

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Emil Artin Richard Dedekind

Al-Khwārizmī Omar Khayyam Carl Friedrich

Gauss Evariste Galois Leopold Kronecker

Algjebra (nga arabisht “al-jabr” do të thotë “ribashkimi i pjesëve të thyera”) është një nga pjesët më të gjera të matematikës. Në formën e saj më të përgjithshme, algjebra është studimi i simboleve matematikore dhe rregullave për manipulimin e këtyre simboleve. Pjesët më themelore të algjebrës janë quajtur algjebër elementare dhe pjesët më abstrakte janë quajtur algjebër abstrakte ose algjebër moderne. Algjebra elementare në përgjithësi konsiderohet të jetë thelbësore për çdo studim të matematikës, shkencës, ose inxhinierisë, si dhe e aplikueshme në degë të tjera si mjekësia dhe ekonomia. Algjebër abstrakte është një fushë e madhe në matematikë të avancuar, e studiuar kryesisht

nga matematikanët profesionalë. Shumë punime të hershme në algjebër, janë bërë në Lindjen e Mesme, nga matematicienë persianë të tillë si al-Khwārizmī dhe Omar Khayyam. Algjebra abstrakte është studimi i strukturave algjebrike. Strukturat algjebrike përfshijnë grupe, unaza, fushat, modulet, hapësirat vektoriale, laticat dhe algjebrat. Termi algjebër abstrakte është krijuar në fillim të shekullit XX për të dalluar këtë fushë të studimit nga pjesët e tjera të algjebrës. Ashtu si në pjesët e tjera të matematikës, problemet konkrete dhe shembujt kanë luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimin e algjebrës abstrakte. Deri në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë, shumë nga këto probleme ishin në një farë mënyre të lidhura me teorinë e ekuacioneve algjebrike. Temat kryesorë përfshijnë:

• Zgjidhja e sistemeve të ekuacioneve lineare, e cila çoi në algjebër lineare;

• Përpjekjet për të gjetur formula për zgjidhje të ekuacioneve polinomiale me rend më të lartë të cilat çuan në zbulimin e grupeve;

• Investigimet aritmetike të ekuacioneve të rendeve të dyta dhe më të larta si dhe ekuacioneve Diophantine (ekuacione polinomiale ku vetëm zgjidhja e plotë është e lejuar) prodhuan direkt nocionet e një unaze dhe ideali.

Tekste të shumta në algjebrën abstrakte fillojnë me përkufizimet aksiomatike të strukturave të ndryshme algjebrike duke vijuar me vetitë e tyre. Kjo krijon një përshtypje të gabuar duke menduar se në algjebër aksiomat kishin ardhur më parë duke shërbyer si motivim dhe si bazë e studimeve të mëtejshme. Rendi i vërtetë i zhvillimit është pothuajse e kundërta. Shumica e teorive që tani janë pjesë e algjebrës filluan si koleksione të fakteve të ndryshme nga degë të ndryshme të matematikës duke fituar një temë të përbashkët që shërbeu si një bërthamë rreth së cilës janë grupuar rezultate të ndryshme. Leonhard Euler i quajti operacionet algjebrike në numrat modul një numër të plotë, aritmetikë modulare. Këto studime janë ndjekur më tej nga Carl Friedrich Gauss, i cili krijoi strukturën e grupeve multiplikative të mbetjeve modul dhe themeloi shumë veti të grupeve ciklike dhe grupeve të përgjithshme abelianë që dalin në këtë mënyrë. Në studimet e kompozimit të formave binare kuadratike, Gausi ka deklaruar në mënyrë të qartë ligjin e shoqërimit në kompozimin e formave, por si Euleri para tij, ai duket se ka qenë më i interesuar në rezultate konkrete se sa në teori të përgjithshme. Në vitin 1870, Leopold Kronecker dha një përkufizim të një grupi abelian duke përgjithësuar punën e Gausit, por ai nuk e shtriu përkufizimin e tij ne punën e mëparshme në grupe, veçanërisht në grupet e permutacioneve. Në vitin 1882 Heinrich M. Weber realizoi shtrirjen e munguar nga Gaus dhe dha një përkufizim të ngjashëm që përfshinte dhe vetinë e eliminimit, por la jashtë ekzistencën e elementit invers.

Page 181: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

181

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Permutacionet janë studiuar nga Joseph-Louis Lagrange në 1770. Qëllimi i Lagranzhit ishte për të kuptuar nëse ekuacionet e shkallës së tretë dhe të katërt pranojnë formula për zgjidhje dhe identifikoi si kyçe permutacionet rrënjë. Një hap i rëndësishëm i marrë nga Lagranzhi në këtë dokument ishte pikëpamja abstrakte e rrënjëve, d. m. th. si simbole dhe jo si numra. Megjithatë, ai nuk ka marrë parasysh kompozimin e permutacioneve. Edicioni i parë i Meditationes Algebraicae Edward Waring ‘s (Meditime mbi Algjebrën) u shfaq në të njëjtin vit, me një version të zgjeruar të publikuar në vitin 1782. Waring vërtetoi teoremën kryesore në funksionet simetrike dhe shpjegoi lidhjen midis rrënjëve të një ekuacioni kuartik dhe zgjidhjes së tij kubike. “Memoire sur la rezolutë des ekuacionet” (Kujtime në zgjidhjen e Ekuacioneve) të Alexandre Vandermonde (1771) zhvilloi teorinë e funksioneve simetrike nga një këndvështrim tjetër , por ashtu si dhe Lagranzhi me qëllim për të kuptuar zgjidhshmërinë e ekuacioneve algjebrike. Kronecker deklaroi në vitin 1888 se studimi i algjebrës moderne filloi me këtë letër të parë të Vandermonde. Cauchy thotë mjaft qartë se Vandermonde kishte prioritet mbi Lagranzhin për këtë ide të shquar, e cila përfundimisht çoi në studimin e teorisë së grupit. Paolo Ruffini ishte matematicieni i parë që zhvilloi teorinë e grupeve të permutacioneve edhe në kontekstin e zgjidhjes së ekuacioneve algjebrike, ashtu si dhe paraardhësit e tij. Qëllimi i tij ishte për të përforcuar pamundësinë e një zgjidhjeje algjebrike në një ekuacion të përgjithshëm algjebrik të shkallës më të madhe se

katër. Gjatë rrugës për këtë qëllim ai prezantoi termat si: rendi i elementëve të një grupi, konjugimi, përbërjen ciklike të permutacioneve si dhe vërtetoi disa teorema të rëndësishme që kanë të bëjnë me këto koncepte, si

p.sh.: “Në qoftë se G është një nëngrup i (rendi i të cilit plotpjesëtohet nga 5), atëherë G përmban një element me rend 5. ”Paolo Ruffini punoi pa u formalizuar koncepti i një grupi apo aq më tepër grupi i permutacioneve. Hapi tjetër është marrë nga Evariste Galois në 1832, edhe pse puna e tij u botua në 1846, kur ai paraqiti për herë të parë atë që tani quhet veti e mbylljes se një grupi të permutacioneve, të cilën ai e shprehu si: “ Në qoftë se një grup ka vetinë S dhe T, atëherë ka dhe vetinë ST. ”Teoria e grupeve të permutacioneve mori një zhvillim të mëtejshëm nga Augustin Cauchy dhe Camille Jordani, të cilët jo vetëm dhanë koncepte të reja por formuluan dhe disa teorema të përgjithshme. Jordan përkufizoi nocionin e izomorfizmit dhe ishte i pari që futi grupin në një përdorim të gjerë. Nocioni abstrakt i një grupi u shfaq për herë të parë në artikujt e Arthur Cayley në vitin 1854. Cayley e kuptoi se një grup nuk duhet të jetë patjetër një grup permutacionesh (ose dhe i fundmë), por ai mund të përbëhet dhe nga matricat, vetitë algjebrike të të cilave ai i studioi në vitet pasuese. Shumë më vonë, Cayley rishikoi çështjen nëse grupet abstrakte ishin më të përgjithshme se grupet e përkëmbimeve, dhe shprehu faktin që çdo grup është izomorfik me një grup të përkëmbimeve.

Disa probleme në algjebrën e hershme

PROBLEMI I: Pse (-1)(-1)=1?

Problemi i mësipërm u bë presion për matematikanët anglezë të shekullit XIX. Peacock në Traktatin e Algjebrës (1830) hodhi idenë për dallimin midis “algjebrës aritmetike” dhe “algjebrës simbolike”. E para iu referua operacioneve që përfshijnë vetëm numra pozitivë, dhe kështu në pikëpamjen e Peacock nuk kërkoheshin justifikime.

Për shembull, është ligj i algjebrës aritmetike kur dhe

Ky bëhet ligj për algjebren simbolike nëse nuk janë vendosur kushte për . Kështu, algjebra simbolike është subjekti i ri , themeluar nga Peacock, i operacioneve me simbole, të cilat nuk i referohen objekteve te veçanta, por u binden ligjeve të algjebrës aritmetike. Kështu, Peacock vendos se ligjet e aritmetikës do të jenë dhe ligjet e algjebrës

simbolike. Për shembull, ne mund të përdorim parimet e Peacock për të provuar se .

Meqë ku dhe është ligj i aritmetikës, gjithashtu

bëhet ligj i algjebrës simbolike pa kushte për .

Nga ligji i mësipërm, nëse dhe

rrjedh që . Rëndësia e punës së Peacock ishte se simbolet morën jetë të plotë, duke u bërë objekte të studimit me të drejtën e tyre dhe për më tepër u bë si një gjuhë për të përfaqësuar marrëdhëniet midis numrave. Disa hamendësojnë se këto

Page 182: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

182

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

zhvillime sinjalizuan lindjen e algjebrës abstrakte.

PROBLEMI II: Cilat janë zgjidhjet e ?

Ky ekuacion është një shembull i ekuacionit të famshëm Bachet , futur në shekullin XVII dhe zgjidhur vetëm kohët e fundit për k arbitrare. Problemi ka të bëjë me marrëdhëniet ndërmjet teorisë së numrave dhe algjebrës abstrakte dhe jep konceptin e fushës së faktorizimit dhe fushës euklidiane, shembuj të rëndësishëm të unazave komutative. Ne fillojmë me një

problem të thjeshtë për të zgjidhur ekuacionin ku . Edhe pse zgjidhja ishte e njohur në Greqinë e lashtë mbi 2000 vjet më parë, jemi të interesuar për një zgjidhje algjebrike, një trashëgimi e shekullit XIX.

Ideja kryesore është të faktorizojmë anën e majtë te duke marrë ekuacionin

në fushën të numrave të plotë Gausianë.

Në veçanti, meqë dhe janë relativisht prim në G ( kjo sepse x dhe y janë relativisht prim në Z) dhe produkti i tyre është një katror, rrjedh që secili prej tyre është katror në G. Kështu,

Duke krahasuar pjesët reale dhe imagjinare del se

, dhe dhe meqë atëherë

.

Rrjedhimisht tregohet lehtë se për ndonjë është zgjidhje për

. Ne kështu marrim gjithë treshet pitagoriane.

Kthehemi te problemi dhe veprojmë si më lart duke faktorizuar anën e majtë dhe marrim

një ekuacion në domeinin .

Edhe këtu meqë dhe janë kube në , p. sh. :

. Një algjebër e thjeshtë tregon se . dhe

tregojnë se këto janë zgjidhje për ekuacionin . Nga argumentet e mësipërme tregohet se këto janë zgjidhjet e vetme.

PROBLEM III: A mundemi të ndërtojmë një kënd vetëm me mastar dhe kompas?Ky është një prej tri problemave të ndërtimit klasik , pra kthehemi përsëri në antikitetin klasik. Ai trajton marrëdhëniet ndërmjet gjeometrisë dhe algjebrës abstrakte, dhe çon në konceptin efushës dhe hapësirës vektoriale. Ky është një problem standard i paraqitur rreth 2500 vjet më parë, por i zgjidhur vetëm në vitin 1837 nga Wantzel, pas hyrjes së makinerive algjebrike të nevojshme. Ideja fillestare kryesore ishte përkthimi i problemit gjeometrik në gjuhën e algjebrës klasike me numra dhe ekuacione. Kjo ndodhi në shekullin XVII. Kështu qëllimi kryesor u bë ndërtimi i numrave realë, shpesh si rrënjë të ekuacioneve.

Nëse dhe janë të ndërtueshme, të tilla janë dhe dhe . Kështu numrat ndërtues formojnë një fushë. Por cilat janë ato? Duke pasur parasysh një gjatësi një njësi, ne mund të ndërtojmë të gjithë numrat racionalë Q. Mund të ndërtojmë për shembull: numrin dy si diagonale e katrorit njësi.

Ne gjithashtu mund të ndërtojmë fushën

PROBLEMI IV: A mund të zgjidhim nga radikalet?Probleme të tilla , që kanë të bëjnë me zgjidhjen e ekuacioneve nga radikalet, bënë të zhvillohet teoria Galua. Ato

Page 183: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

183

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

prekin marrëdhëniet mes algjebrës klasike dhe algjebrës abstrakte. Teoria Galua, në mishërimin modern, është një simfoni e dy temave të mëdha të grupeve dhe fushave, dhe dy temave më të vogla të unazave dhe hapësirave vektoriale.

PROBLEM V: A mund të shumohen treshet?Ky problem ka të bëjë me shtrirjen e numrave kompleks në numrat hiperkompleks . Kjo pyetje u bë nga fëmijët e Hamiltonit për të pyetur atë nëse kishte arritur pas viteve përpjekjeshtë merrte një algjebër të tresheve të numrave kompleks. Problemi ndan marrëdhëniet mes algjebrës aritmetike dhe algjebrës abstrakte dhe kjo shkakton konceptin e algjebrës dhe ndarjes së unazave.

Literatura

G. Birkhoff anid S. MacLanie, A Sulrvey of Moderni Algebra, 5th ed. , A. K. Peters, New York.

G. Birkhoff, Currenit trenids in algebra, Amiier. Mathi. Monithly 80 (1973), 760-782.

A. Clark, Elements of Ab. stract Algebra, Dover, New York, NY, 1984.

R. A. Dean, Classical Abstract Algebra, Harper and Rowv, Newv York, NY, 1990.

L. J. Goldstein, Abstract Algebra: A First Course, Prentice-Hall, Eniglewood Cliffs, NJ, 197:3.

The evolution of group theory: a brief survey, this MAGAZINE 56 (1986), 195-215.

H. Pollard and H. G. Diamoind, The Thleory of Algebraic Numnbers, Math. Assoc. of America, Washingtoni, DC, 1975.

H. Pycior, George Peacock and the British origins of symbolical algebra, Hist. Mathl. 8 (1981), 23-45.

Stewart, Conicepts of Modern Algebra, Penguin, Harmonidsworth, UK, 1975.

B. L. van der Waerdeii, A History of Algebra, Springer-Verlag, New York, NY, 1985.

Page 184: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

184

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Procedimi penal shqiptar dhe eksperienca botërore në këtë fushë

Msc. Lorela Fakaj, Msc. Orgent Nazaj

Abstract

Albanian criminal procedural system is an adversarial system, oriented European criminal procedural systems. hghring crime, its prevention, have been and arc today the aim of this procedural system, seek, pursue, catch, brought to criminal liability, the authors of the various criminal acts, from individual pursue, catch, brought to criminal liability, the authors of the various criminal acts, from individual to organized crime. Referring to the growing needs for a good fight against organized crime, have been directed investigative structure led by the Prosecutor, as the only body I prosecution in Albania, which, directs, manages, controls, judicial police in preliminary investigations. Definition in the law, of the position and the role of the Prosecutor, which conducts, checks preliminary investigations and leads the judicial police, since the happening of an offense, in urgent actions it performs, to the detentions, arrests in flagrance, house checks or seizures, where the latter arc verihed within li8 hours of evaluated by the prosecutor, if they arc legitimate, and the role of the judge who reviews the requests during the preliminary investigation varies rrorn country to country or continent, but seeing it in comparative terms legislation 01 the United States of America, where the American criminal process, is the new model, that is created in a cultural environment profoundly different from ours, that has represented for a long time and represents even wday, nearly a myth, which you refer to accept the democratic principles of the criminal process. Albanian criminal proceedings will be seen in relation to the criminal prosecution or some European Lnion cournries, in the context of” approximation Lhat we have, in our legislation and its improvemcm under his dynamic reform, LO meet as well, with standards or the t imc, a democratic lcuishtion.

Keywords: criminal legislation, investigation, standard, procedural system, act.

Abstrakt

Sistemi procedural penal shqiptar është një sistem akuzator i orientuar nga sistemet procedurale penale evropiane. Lufta kundër krimit, parandalimi i tij, kanë qenë

dhe janë dhe sot synim i këtij sistemi procedural, duke kërkuar, ndjekur, kapur e vënë para përgjegjësisë penale autorët e veprave të ndryshme penale nga ana individuale deri tek krimi organizuar. Referuar nevojave në rritje për një luftë të mirëorganizuar kundër kriminalitetit, janë ngritur struktura investigative të drejtuara e udhëhequra nga Prokurori si organ i vetëm i ndjekjes penale në Shqipëri, i cili drejton, udhëheq e kontrollon policinë gjyqësore në hetimet paraprake. Përcaktimi në ligj i vendit dhe rolit të Prokurorit, që drejton hetimet paraprake dhe udhëheq e kontrollon policinë gjyqësore, që nga ndodhja e veprës penale, në veprimet e ngutshme që ajo kryen, e deri tek ndalimet, arrestimet në flagrancë, kontrolle banese apo sekuestrime, ku këto të fundit verifikohen brenda 18 orëve e konvalidohen nga prokurori nëse janë të ligjshme, si dhe roli i gjyqtarit që shqyrton kërkesat gjatë hetimeve paraprake, varion nga shteti në shtet apo kontinent, por duke e parë atë, në aspektin krahasues me legjislacionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku procesi penal amerikan, përbën modelin e ri, atë që ka lindur dhe është krijuar në një ambient kulturor thellësisht ndryshe nga ai i yni, pra, ka përfaqësuar për një kohë të gjatë dhe përfaqëson edhe sot gati një mit të cilit t’i referohesh për të pranuar parimet demokratike të procesit penal. Procedimi penal shqiptar do të shihet në raport me procedimin penal edhe të disa shteteve të Bashkimit Evropian në kuadrin e përafrimit që kemi ne, në legjislacionin tonë dhe përmirësimin e tij në kuadrin e reformimit dinamik të tij, për të plotësuar sa më mirë me standardet e kohës të një legjislacioni demokratik.

Fjalë kyçe: legjislacion penal, hetim, standard, sistem procedurial, flagrancë. Tashmë është hedhur mendimi, që gjithë procesi hetimor, të kalojë në duart e policisë, duke e unifikuar atë në vartësi të Ministrisë së Brendshme, duke shmangur prokurorinë tërësisht nga hetimet paraprake, që ajo të ketë vetëm përfaqësimin e akuzës. Në lidhje me këtë mendim të shprehur mendojmë, se ky unifikim i hetimit paraprak, në policinë gjyqësore dhe heqja e prokurorit nga kontrolli dhe drejtimi i hetimeve paraprake, është çështje që duhet parë apo analizuar jo vetëm në zhvillimin historik, por dhe në aspektin krahasues me legjislacionet amerikane e evropiane, me të cilat operojnë në luftën kundër krimit,

Page 185: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

185

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

organet homologe në këto vende demokratike.

Duke ju referuar hetimeve që ka kryer më parë policia, ka pasur modele të ndryshme, që ushtronin kompetencat e hetimit në Shqipëri. Fillimisht, ka funksionuar sipas zonave, Ligji i Sheriatit apo Kodi i Procedurës Penale Otomane, për zonat e pushtuara nga Turqia dhe në zonat malore të Shqipërisë në gjithë vendin nga veriu në jug, që nuk ishin nën sundimin turk, zbatohesh e Drejta Zakonore Shqiptare, Kanuni i Lekë Dukagjinit I) apo Kanuni i Labërisë 2). Gjatë periudhës 1913-1928 u zbatua edhe Kodi Penal Otoman i Procedurës Penale 3), në të cilin përcaktohej Policia Gjyqësore, si organ hetimi dhe funksionet e kompetencat e saj, si subjekt i procedimit penal, që nga gjurmimi i krimeve e kundravajtjeve, mbledhja e provave dhe dorëzimi i autorëve të këtyre veprave penale, gjykatave. ;(c vitin 192/i Ministria e Drejtësisë, e ka emëruar Policinë Gjyqësore, si Policia e Drejtësisë dhe detyrat e Policisë Gjyqësore (Policisë së Drejtësisë) dhe prokurorit gjatë hetimeve paraprake, i kanë sistemuar në aktin e nxjerrë enkas “Mbi hetimet fillestare”). Në këtë dokument, është përcaktuar detyrimi i policisë, që t’ia dorëzojë prokurorit të Qarkut provat e mbledhura. Nga viti 1913 - 1939, në të shumtën e rasteve, veprimtaria e Policisë Gjyqësore, rregullohej me akte normative të brendshme të Prokurorit të Përgjithshëm. Në periudhën e viteve 1939- 1944, atributet e policisë gjyqësore, pavarësisht se u parashikuan me akte ligjore, pothuajse, nuk u ushtruan për shkak të pushtimit të vendit. Në vitet 1945 e më pas, me hetimet merrej gjyqtari hetues, prokurori, hetuesia, veprimtaria e të cilit ndahej në: organe gjurmimi dhe organe hetimi, referuar Urdhëresës Nr. 2 e Prokurorit të përgjithshëm 5) dhe Nenit 101 i K. Pr. Penale i RPSH të vitit 1979 6). Në vitet 1974-1983 hetimi paraprak kryhej nga hetuesia, u unifikua me Dekretin e Kuvendit Popullor të RPSH Nr. 5139 datë 30. 01. 1974 “Mbi unifikimin e hetuesisë, heqjen e saj nga sistemi i prokurorisë dhe përqendrimin në sistemin e “Ministrisë së Punëve të Brendshme”7). Policia, duke qenë një strukturë brenda atij institucioni, tek ajo prevalonte urdhri hierarkik se sa ligji, në një kohë që Ministri i Brendshëm ishte autoriteti më i lartë, sa arrinte të prishte vendimet e mara nga vartësit e tij, pasi Drejtoria e hetimit, varej direkt nga ai në Ministrinë e Punëve të Brendshme, që ka pasjellë veprime antiligjore, për zhvillimin e procesit të parregullt ligjor dhe deri në manipulime të provave siç ka qenë procesi një të akuzuar që gjuan me thikë gomat e makinave të diplomatëve të huaj në Shqipëri dhe që nga specialistët kriminalistë u manipulua akti i ekspertimit teknik të thikës si armë e ftohtë, kur ajo nuk plotësonte kërkimet e ligjit, për t’u cilësuar si e tillë nga ekspertët, provë e cila u administrua nga gjykata dhe u deklarua fajtore e akuzuara, mbështetur në një provë të manipuluar, sipas aktit të ekspertimit të përpiluar nga ekspertë kriminalistë në vartësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme të asaj kohe, që kishte në varësi dhe hetimin dhe Laboratorin Qendror Kriminalistik, i cili bënë ekzaminimet e ndryshme teknike, kriminalistike, balistike, etj. Veç shkeljeve të ligjit për hetimet paraparake, në këtë periudhë, u krijuan

probleme edhe në kontrollin e hetimeve nga prokuroria, duke mos kryer ajo siç duhet, kontrollin mbi hetimet e kryera, nga strukturat e hetimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, për shkak të kompetencave të gjera që kishin organet e hetimit paraprak, tashmë të unifikuara pranë një organi të administratës shtetërore.

Nga viti 1975, me një Dekret tjetër të Kuvendit të RPSH, u bënë disa ndryshime në lidhje me kompetencat e hetimit e gjykimit të disa veprave penale dhe konkretisht me Dekretin Nr. 5265 datë 29. 01. 1975 “Mbi disa ndryshime të Kodit të Procedurës Penale”8). Referuar këtij dekreti, një numër veprash flagrante kalonin drejtpërdrejtë në gjykatë, pasi organet e punëve të brendshme dhe policia, kryenin veprimet e para hetimore, marrjen e provave, ndalimin e personit si dhe përpilimin e listës së personave, që kishin dijeni për veprën penale. Me këto çështje, ju hoq akuza që duhet të ngrejë prokurori, për të kaluar ajo në gjyq, pra, cënohej roli i prokurorit si përfaqësues i akuzës, për të vendosur dërgimin e çështjes në gjyq. Prokurori në këtë kohë, ruajti të drejtën të jap urdhra për plotësimin e hetimeve, por vetë nuk kishte asnjë të drejtë për të kryer hetime. Ai kishte të drejtën të njihej në çdo kohë me gjithë materialin e çështjes hetimore dhe të ishte i pranishëm në veprimet hetimore që bënte hetuesi dhe për parregullsi apo shkelje të ligjit, bënte protestë tek organi më i lartë i hetuesisë, pa pasur asnjë kompetencë urdhërdhënëse në shërbim të një hetimi të gjithanshëm dhe objektiv, para se të dërgohej çështja për gjykim. Hetimi në vitin 1983, me Ligjin Nr. 6800, datë 9. 06. 1983 “Për hetuesinë në RPSH” 9), u riorganizua në një organ të vetëm, duke e riorganizuar atë dhe veçimin e saj nga organet e punëve të brendshme. Ajo drejtohej nga Hetuesia e Përgjithshme si një organ drejtësie, por që në të vërtetë, nuk ishte organ drejtësie. Kryetari i saj zgjidhej nga Kuvendi Popullor dhe jepte llogari para tij. Hetimi kontrollohej edhe nga prokurori. Prokurori gjatë hetimeve paraprake, në se konstatonte mosrespektim të ligjit nga hetuesia, bënte protestë. Prokurori këtë protestë ia drejtonte Kryetarit të Hetuesisë në rreth dhe tek Kryetari i Hetuesisë së Përgjithshme në qendër. Gjatë viteve 1983-l 992 pozita e prokurorit u keqësua në procesin penal, duke u mënjanuar nga drejtimi, kontrolli dhe kryerja e veprimeve hetimore, duke u përqendruar kryesisht në kontrollin e zbatimit të ligjshmërisë. Kjo gjendje, megjithëse se u bënë disa ndryshime në rritjen e rolit të prokurorit në hetime, pasi iu ngarkua funksioni i ndjekjes penale si dhe e drejta për të drejtuar e kontrolluar hetimet, vazhdoi që roli i tij në procesin penal, deri në qershor të vitit 1992, por akoma nuk u vendos siç duhet, në nivelin e standardeve, që parashikonin legjislacionet proceduriale të vendeve demokratike.

Në nenin 148 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, është parashikuar se: “Prokuroria ushtron ndjekjen penale si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit”. 1). Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë të vitit l995 në nenin 24 të tij 11), ligjvënësi ka parashikuar se: “Prokurori ushtron ndjekjen penale, bën hetime, kontrollon hetimet paraprake, ngre akuzë në gjykatë dhe merr masa për ekzekutimin e vendimeve.

Page 186: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

186

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë nr. 1188, datë 10. 08. 1995 “Për Policinë Gjyqësore”12) u parashikua organizimi dhe funksionimi i shërbimeve dhe seksioneve të Policisë Gjyqësore, kushtet për emërimin, transferimin, largimin nga detyra, masat disiplinore, etj. Për herë të parë seksionet e policisë gjyqësore në prokuroritë e rretheve, kishin për detyrë të hetonin veprat penale që kallëzoheshin në prokurori si dhe vepra të tjera penale, të cilat u ngarkoheshin me urdhër të prokurorit.

Parashikimi, në Kushtetutë, në Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë, në Dekretin “Për Policinë Gjyqësore”, në ligjet dhe aktet e tjera dalë në zbatim të tyre, në vitet në vazhdim 2009-2010, sic; është Ligji nr. 677 datë 2. 1. 2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Policisë Gjyqësore” 13), Udhëzimi i Përbashkët i Prokurorit të Përgjithshëm nr. 32 datë 12. 02. 2003 dhe Ministrit të Rendit Publik nr. 105 datë 26. 02. 2003 13), në të cilat tregohet qartë, pozicionin kushtetues të Prokurorisë në sistemin tonë ligjor, si i vetmi organ që bën hetime kontrollon dhe drejton ato dhe pozicionin procedurial në hetimin paraprak të policisë gjyqësore, që është në vartësinë, kontrollin, drejtimin e prokurorisë, referuar jo vetëm legjislacionit tonë procedurial penal dhe ligjeve që janë sot në fuqi, e manualeve të përgatitura për punën investigative të policisë gjyqësore, por dhe e parë ajo në raport me parashikimet ligjore për vendin e secilit organ, raportet që ato kanë në hetimin paraprak, referuar dhe me homologët, në vende të tjera të Bashkimit Evropian.

Raporti polici gjyqësore-prokurori i Republikës së Shqipërisë, me raportin polici gjyqësore prokurori, (sipas Kodit të Procedurës Penale italiane 14), ai është i njëjtë me tonin, si në përcaktimin që i bën ligji procedural penal i tyre dhe infrastruktura ligjore, dalë në zbatim të tij. Kodi i Procedurës Penale italiane e ka përforcuar më shumë vartësinë funksionale të policisë gjyqësore nga prokurori dhe gjykata, duke mos prekur vartësinë hierarkike dhe raportin burokratik që lidh policinë gjyqësore me ekzekutivin. Aktualisht edhe në vendin tonë kemi aplikuar këtë organizim dhe legjislacion procedural penal, i cili, është një me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Po kështu edhe po t’i referohemi raportit prokurori - polici gjyqësore në Francë 15), policia gjyqësore, me të marrë dijeni për veprën e ndodhur, pasi e ndalon autorin apo arreston me flagrancë atë, është e detyruar të njoftojë menjëherë prokurorin . Në qoftë se policia, ka arritur në vendngjarje përpara prokurorit, ajo ka autoritetin të kryejë disa veprime, e pas mbërritjes së prokurorit në vendin e ngjarjes të gjitha përgjegjësitë e drejtimit të veprimeve hetimore i kalojnë atij . Në rastet kur krimet konsiderohen serioze prokurori ndërmerr hetime të pavarura ose i lëshon urdhra policisë, për të kryer veprime hetimore shtesë, si pyetje personave që kanë dijeni për veprën penale të ndodhur, ballafaqime, njohje, ekspertim, eksperimente, identifikime, etj. Policia nuk mund të mbajë një person të ndaluar më shumë se 24 orë, pasi pas kësaj kohe ajo duhet të njoftojë menjëherë prokurorin. Policia gjyqësore mund të kryejë

veprime hetimore, por me asistencën e prokurorit apo me delegim nga ai. Në sistemin amerikan të procedimit penal, faza e hetimit paraprak, kryhet nga prokurori me ndihen e policisë, pavarësisht nga kompetencat që ka policia në hetimin paraprak. Organi i akuzës nuk ka asnjë fuqi shtrënguese në hetimin paraprak. Prokurori duhet t’i drejtohet gjyqtarit për çështjet e faktit për marrjen e vendimeve për masat shtrënguese, kontrollet dhe sekuestrot. Edhe në legjislacionin procedural penal gjerman përveç rrezikut të vonesës, për kontrollet, inspektimet e sekuestrot, dhe për të drejtat e njeriut, duhet t’i drejtohet me kërkesë gjyqtarit të vetëm të shkallës së parë, që në këtë rast merr të drejtat që ka pasur gjyqtari për hetimet paraprake. Prokurori sapo merr dijeni për njoftimin e krimit, gjatë fazës së hetimeve paraprake duhet të përmbushë hetimet e nevojshme për të vendosur nëse duhet ose jo të ushtrohet hetimi penal. Prokurori duhet të hetojë si rrethanat në ngarkim të të dyshuarit dhe ato që shfajësojnë atë dhe për të gjitha veprimet që kanë të bëjnë me liritë e individit të vënë nën hetimin paraprak, duhet t’i drejtohet gjykatës për vetë delikatshmërinë që kanë ato për individin. Faza e hetimeve është gati tërësisht sekrete. Gjyqtari hetues edhe atje ku akoma ekziston, si Franca është subjekt i kontrolleve të shumëfishta, që si titullar i një shumë kompetencash heterogjene, luftoi në mënyrë efikase luftën kundër krimit. Nevojshmëria për të kontrolluar dhe për të dalluar se në sistemin e ri funksionet e ndryshme hetuese nga ato shtrënguese dhe të vendimmarrjes, për të evituar grumbullime të rrezikshme fuqish heterogjene në fushën e të njëjtit organ për më tepër nuk është plotësuar në të njëjtën kohë në Itali, në Gjermani dhe në Shtete e Bashkuara te Amerikës. Është natyrale që përballë ndjekjes penale me origjinë private, gjyqtarit i janë rezervuar gjithmonë fuqitë e shqyrtimit të kushtetshmërisë mbi të drejtat themelore. Ky kontroll prej gjykatës dhe mosmarrje parasysh nga ajo në gjykim si prova të papërdorshme, kur ato janë marrë në kundërshtim me ligjin, siguron garanci të mëdha se kur këto kompetenca t’i kishte një organ i varur nga ekzekutivi. Për rrjedhojë jemi gjithnjë përpara një procedimi penal të rregullt dhe për dhënien e një vendimi të drejtë në fund të shqyrtimit gjyqësor nga gjykata. Edhe në Shqipëri kontrollet, sekuestrot, arrestimet në flagrancë duhet t’i dërgohen prokurorit nga policia gjyqësore brenda 48 orëve nenet 298-301 të K. Pr. Penale për t’i shqyrtuar ai e vleftësuar ato ose jo referuar zbatimit të kërkesave ligjore, kurse gjithë kërkesat e palëve që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut të garantuara nga kushtetuta gjatë hetimit paraprak i drejtohen gjyqtarit të vetëm neni 13 i K. Pr. Penale, Gjykata merr vendim për provat me kërkesën e palëve dhe jep vendim për të lejuar prokurorin për të përdorur mjetet e kërkimit të provave duke filluar nga rastet e format e këqyrjes, e deri tek përgjimet, të parashikuara nga Kreu i tretë nenet 198-226 të K. Pr. Penale si dhe masat e sigurimit të parashikuara nga nenet 227-276 të K. Pr. Penale. Sipas Kodit të Procedurës Penale të Shqipërisë, del qartë se këto kompetenca ka edhe policia gjyqësore në Shqipëri 16), dhe prokurori është në të njëjtin pozicion

Page 187: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

187

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

ligjor, që drejton, kontrollon e kryen veprime vetë dhe kur ai e gjykon, i delegon detyra policisë gjyqësore, për të kryer hetime për një vepër të ndodhur dhe që prokurori është vënë në dijeni. Theksojmë veç të tjerave që si legjislacioni procedural penal Francez, Italian, Gjerman, Amerikan dhe ai shqiptar kanë bërë kujdes që në kuadrin e hetimeve paraprake, në rastet që autorët e dyshuar kapen nga policia gjyqësore dhe arrestohen në flagrancë apo ndalohen, është prokurori ai që do të njoftohet për të kontrolluar respektimin e plotësimit të kushteve e kritereve të përcaktuara në ligj mbi kufizimin e lirisë së individit, të kësaj të drejte kushtetuese të çdo qytetari, që garantohet nga Kushtetuta, para se ajo të shqyrtohet nga gjykata. Pra, referuar legjislacionit të këtyre vendeve, rezulton se pozicioni i policisë, në këto vende me përvojë qindravjeçare në sistemin shtetëror dhe atë legjislativ, ku përfshihet edhe veprimtaria e policisë gjyqësore, është efektiv nën drejtimin dhe kontrollin e prokurorit, i cili është organi që drejton, kontrollon hetimet, kryen vetë ose urdhëron policinë gjyqësore të kryejë veprime me delegim. Prokurori dhe Policia gjyqësore, janë dy subjekte të rëndësishme të procedimit penal, që përbëjnë kolonat bazë të ndjekjes penale dhe në marrëdhëniet mes policisë gjyqësore e prokurorit, ky i fundit ka funksione drejtimi dhe kontrolli. Duke ju referuar Prokurorisë si organ i pavarur dhe pozicionit të saj kushtetues, ajo organizohet dhe funksionon në përputhje me pjesën e dhjetë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe bashkëpunon me policinë gjyqësore në ushtrimin e funksioneve të tyre, si kundërvënie e shtetit ndaj autorëve të veprave penale, në mbrojtje të interesave të shoqërisë. Për sa i përket mendimit të shprehur se policia nuk ngre akuzë, është i vërtetë, por siç e thamë legjislacioni aktual në fuqi, ai i jep një sërë kompetencash Policisë Gjyqësore, të parashikuara këto në nenet 293- 302 të Kodit të Procedurës Penale, 17). Natyrisht, që kryerja e gjithë këtyre veprimeve që janë të lidhura me zbulimin, fiksimin, marrjen e provave, raportimin e dorëzimin e tyre, që bëhen nga policia gjyqësore, me autoritetin që asaj ia jep ligji procedural penal, si dhe aktet e nxjerra nga Ministri i Brendshëm dhe Prokurori i Përgjithshëm, duke respektuar në çdo rast të drejtat e pjesëmarrësve në procesin penal, në fazën që policia kryen detyrat e saj me iniciativë apo me delegim, deri në përpilimin e relacionit përmbledhës dhe dërgimin e materialeve prokurorit për të vazhduar hetimin paraprak, me paraqitjen në gjykatë për të caktuar masën e sigurimit, kur ai e gjykon se duhet të caktohet një masë sigurimi dhe në përfundim të hetimeve, të vendosë në analizë të gjithë provave të mbledhura gjatë hetimit paraprak, për fatin e procedimit penal, nëse do ta dërgojë në gjykatë për gjykim, do ta pushojë apo do ta pezullojë hetimin paraprak të filluar më parë. Duke vepruar kështu policia gjyqësore, si kur nuk vjen prokurori në vendin e ngjarjes edhe kur nuk është vetë në vendin e ngjarjes dhe ka të drejtë të japë urdhra për të ngarkuar policinë gjyqësore për të kryer veprime të caktuara sa të shkojë ai, sjell atë, që prokurori do të kontrollojë brenda afateve të përcaktuara në ligj, veprimet e ngeshme që përcakton ligji kur kryhen pa autorizim të gjykatës dhe u jep vlerë atyre,

për t’u përdorur si prova, në hetimin paraprak, ndaj një personi që dyshohet se ka kryer një vepër penale, që nga ndalimi e arrestimi në flagrancë, në caktimin e masave të sigurimit dhe në hetimin dhe gjykimin e tij, kur është provuar fajësia për veprën e kryer. Prokurori ka të drejtë, që pasi të zgjidhë çështjen e masës së sigurimit të të ndaluarit apo të arrestuarit në flagrancë, ia ngarkon hetimin policisë gjyqësore të seksionit të policisë gjyqësore, që ka brenda strukturës së tij në prokurori, apo policisë gjyqësore që është atashuar pranë komisariateve të Policisë, duke ushtruar në dinamikë të drejtën e tij ligjore, për udhëheqjen, kontrollin, drejtimin dhe kryerjen edhe vetë të hetimeve paraprake, në kuadrin e zhvillimit të një procesi të rregullt ligjor, sipas standardeve të kërkuara, referuar edhe legjislacionit të vendeve të Bashkimit Europian dhe marrëveshjeve dhe konventave të ratifikuara nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, si detyrime që rrjedhin, si vend kandidat për t‘u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Aktualisht me këtë legjislacion kushtetues dhe procedural penal, policia nuk mund të kryejë më shumë veprime se çfarë i ka dhënë ligji dhe drejtimi dhe kontrolli i prokurorit sipas doktrinës së legjislacionit tonë dhe legjislacioneve homologe evropiane nga ku kemi marrë dhe modelin për hartimin e legjislacionit tonë, kushtetues dhe procedural penal, nuk mund ta trajtojmë prokurorin si një specialist që vlerëson e interpreton materialet e policisë gjyqësore, jo vetëm pse ai e drejton policinë gjyqësore, por sepse ai është përgjegjës, që nga marrja dijeni për veprën e ndodhur dhe në vendin e ngjarjes, se ai është i vetmi subjekt procedurial, që kryen veprime vetë dhe kur është nevoja ngarkon për veprime të caktuara, me delegim policinë gjyqësore, e cila është tërësisht e varur nga prokurori, për çdo veprim që ajo kryen, për zbulimin e kapjen e autorit dhe për hetimin e gjithanshëm të çështjes penale të hapur nga prokurori. Prokurori edhe aktualisht duhet të jetë në çdo vendngjarje, me të marrë dijeni nga policia gjyqësore për ndodhjen e saj, me qëllim që nga zbulimi, fiksimi, marrja e deri në transportimin e provave të jetë në mbikëqyrje të vazhdueshme të veprimeve të policisë gjyqësore, për të evituar rastet e mosrespektimit të dispozitave procedurale penale, në veprimet me iniciativë të policisë gjyqësore, që kanë ndodhur në praktikën e organeve të procedimit, të cilat më pas, në raste të caktuara, kanë sjellë deklarimin të pavlefshëm të veprimeve të caktuara të kryera nga policia gjyqësore.

Shqyrtimi i drejtpërdrejtë dhe i kryqëzuar i provave në seanca gjyqësore

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sipas modelit të saj edhe në vendet e Evropës, palët kanë të drejtë të kërkojnë të merren në shqyrtim të drejtpërdrejtë, për pranueshmërinë e tyre nga gjykata, provat, që ata kanë sjellë në gjyq, një prej të cilave janë dëshmitarët në kuptimin e gjerë të fjalës) të palës që i ka thirrur, për të provuar një fakt të caktuar që lidhet me veprën penale autorin, etj. Në bazë të nenit 611 pyetjet duhet t’i drejtohen fakteve e janë të ndaluara pyetjet që mund të dëmtojnë sinqeritetin e përgjigjeve dhe gjatë pyetjes nga

Page 188: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

188

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

pala që ka kërkuar thirrjen në gjykim të dëshmitarit dhe të asaj që ka një interes të përbashkët, janë të ndaluara pyetjet që kanë tendencë për të sugjeruar përgjigjet. Kjo përvojë amerikane mbështetur në kërkimet e nenit 611/b/c të Federal Rules of Evidence, për shqyrtimin e provave, pra, nëpërmjet cross-examination në vendet e common law ka qenë rezultative dhe zbatohej e zbatohet edhe tani, duke ndaluar pyetjet sugjestive apo pyetje që mund ta irritojnë apo ta trembin apo frikësojnë dëshmitarin, ndërsa për atë që nuk e ka thirrur dëshmitarin nuk ka kufizime për arsye se duhet kundërshtuar vetë besueshmëria e tij. Por, gjyqtari amerikan, pavarësisht që i njihet e drejta për të ndërhyrë, në shumicën c rasteve mbetet pasiv përballë të drejtave të një tekniku. Gjyqtari si arbitër kryesisht mban rregullin në sallë që secila palë të mbajë vendin që i cakton ligji dhe të respektojë rregullat e gjykimit gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore. Edhe tek ne zbatohet ky parim dhe gjithnjë e më shumë po merr vendin që i takon duke ndihmuar palët në shqyrtimin e provave në gjykim dhe në zgjidhjen e çështjeve nga gjykata me paanësi, gjithanshmëri e objektivitet. Në Shqipëri ndryshimi i sistemit të hetimit paraprak, me këtë kuadër ligjor, në këtë moment që janë hedhur mendimet, për ta unifikuar në Ministrinë e Brendshme hetimin paraprak, apo në një organ që nuk varet as nga ajo dhe as nga prokurori, njëherë për njëherë nuk mund të realizohet, pasi kërkon ndryshime të thella në Kushtetute, në Kodin e Procedurës Penale dhe në ligjet organike që kanë parashikuar funksionet, kompetencat dhe detyrat e policisë gjyqësore në Republikën e

Shqipërisë e Prokurorisë, ndryshime të cilat, në rast se bëhen, kur ta vendosë Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, nuk do të ndryshojnë rolin e prokurorit në gjykatë. Ai si përfaqësues i akuzës, do të paraqesë akuzën në gjyq, mbi hetimet që ka kryer policia gjyqësore e Ministrisë së Brendshme, apo jashtë saj dhe do të kërkojë deklarimin fajtor të subjektit të veprës penale të hetuar. Po kështu ajo do të vazhdojë të përfaqësojë akuzën në shkallët e tjera të gjykimit në Gjykatën e Apelit apo në Gjykatën e Lartë e deri në ekzekutimin e vendimeve penale të formës së prerë.

Si përfundim, pavarësisht nga mendimet e hedhura në lidhje me veprimtarinë e subjekteve të procedimit penal, Prokuroria, Policia Gjyqësore dhe Gjykata, deri më tani, kanë punuar dhe punojnë së bashku, për zbulimin e veprave penale, hetimin e tyre dhe gjykimin në një proces të rregullt ligjor dhe secila ka vendin e duhur në sistemin tonë ligjor, me të drejtat, detyrimet e kompetenca të mirëpërcaktuara, arsye që na bën të mendojmë se sot nuk është e nevojshme që të ripërcaktohet pozicioni, roli dhe vendi i tyre në sistemin tonë ligjor, i cili është i njësuar me ato të shteteve demokratike të BE, duke e konfirmuar këto arritje të deritashme dhe me implementimin e legjislacionit shqiptar penal, procedural penal shqiptar, ato kanë ndërtuar bashkëpunimin mes tyre, jo vetëm brenda vendit, por edhe me atë ndërkombëtar evropian dhe më gjerë, i cili tashmë ka treguar efektivitetin e vetë. Ky bashkëpunim i frytshëm i këtyre subjekteve të procedimit penal, i ka dhënë frytet e veta në luftën kundër krimit në përgjithësi dhe krimit të organizuar në veçanti.

Referime bibliografike

Elezi, M. , Zhvillimi historik i legjislacionit penal në Shqipëri, Tiranë, 1997

Gjeçovi, Sh. , Kanuni i Lekë Dukagjinit, Shkodër, 1933

Elezi, M. , E drejta zakonore e Labërisë në planin krahasues, Tiranë, 1991

Procedura Penale Otomane në Fuqi në Shqipëri, Biblioteka Kombëtare s-123C.

Dokumente të Shtabit të përgjithshëm e të Komandës së Përgjithshme të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, Vëllimi I dytë, 1975

Haxhimima, J. , “. . Mbi hetimet fillestare”, …Mbrothësia, Kristo. P. Luarasi, viti 1921

Urdhëresë Nr. 2 e Prokurorit të Përgjithshëm, Miratimi i dispozitave proceduriale për hetuesinë. Gazeta zyrtare nr. 103, Tiranë l l /l 1/1916

Ligji Nr. 274, datë 9 gusht 1946 “. . Mbi Prokurorinë Publike të Republikës Popullore të Shqipërisë”, Gazeta Zyrtare Nr. 86, Tiranë 11 shtator l 946, neni 2.

Dekreti i Presidentit të Republikës nr. 188, datë 10. 08. 1995 “Për Policinë Gjyqësore”

Kodi i Procedurës Penale i RPSH, neni 101, 102, Tiranë, 1959

Dekret i Kuvendit Popullor Nr. 5139 datë 30. 0 1. l 971 “. . Mbi unifikimin e hetuesisë, heqjen e saj nga sistemi i prokurorisë dhe përqendrimin në sistemin e Ministrisë së Punëve të Brendshme”.

Dekret i Kuvendit Popullor Nr. 5265 datë 29. 01. 1975 “Mbi disa ndryshime të Kodit të Procedurës Penale. “

Kodi i Procedurës Penale, Tiranë, 1979

Ligji Nr. 6800 datë 9. 06. 1983 “Për hetuesinë në RPSH’’

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, neni 8, Tiranë 2011

Kodi i Procedurës Penale i vitit 1995.

Kodi i Procedurës Penale Italian, 2010

Federal Rules of Evidence 2010

Kodi i Procedurës Penale Gjermane, 2010

Page 189: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

189

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

Grupet Sylow

Msc. Zarista Beqiraj, Msc. Morena Breshanaj

Abstract

In mathematic, especially in the field of the theory of finite groups, Sylow theorems are a collection of theorems, which provide detailed information about the number of subgroups of a finite group. These theorems are named in honor of the Norwegian mathematician Ludwig Sylow (1872). In this article we start with Lagrange’s theorem , which shows that the order of every subgroup of a finite group G, is a divisor of the order of the group and we know that the reverse of this theorem is not true. Sylow theorems give a partial inversion of the Lagrange theorem, which is partly true. We have extended this article even on infinite groups.

Keywords: Sylow, group, p-subgroup, normal.

Abstrakt

Në matematikë, posaçërisht në fushën e teorisë së grupeve të fundmë, teoremat Sylow janë një koleksion teoremash , të cilat japin informacion të detajuar në lidhje me numrin e nëngrupeve të një grupi të fundmë. Këto teorema e kanë marrë emrin për nder të matematikanit norvegjez Ludëig Sylow (1872). Në këtë artikull fillojmë me teoremën Lagrange, e cila tregon se rendi i çdo nëngrupi të një grupi të fundmë G është pjesëtues i rendit të grupit dhe ne dimë se e anasjella e kësaj teoreme nuk është e vërtetë. Teoremat Sylow japin një të anasjellë pjesërisht të vërtetë për Teoremën e Lagranzhit. E kemi shtrirë këtë artikull dhe mbi grupet e pafundmë.

Fjale kyce: Sylow, grup, p-nengrup, normal. Hyrje

Në matematikë, posaçërisht në fushën e teorisë së grupeve të fundmë, teoremat Sylow janë një koleksion teoremash të cilat japin informacion të detajuar në lidhje me numrin e nëngrupeve të një grupi të fundmë. Teoremat Sylow formojnë një pjesë themelore të

teorisë së grupeve të fundmë dhe janë aplikime shumë të rëndësishme në klasifikimin e grupeve të fundme të thjeshtë. Këto teorema e kanë marrë emrin për nder të matematikanit norvegjez Ludwig Sylow (1872). Teorema e Lagranzhit tregon se rendi i çdo nëngrupi të një grupi të fundmë G është pjesëtues i rendit të grupit dhe ne dimë se e anasjella e kësaj teoreme nuk është e vërtetë, d. m. th. nuk mund të themi që nëse G është një grup i rendit m dhe n pjesëton m, atëherë G ka domosdoshmërisht një nëngrup të rendit n (ku

përjashtojmë grupet ciklike). Për shembull, ka rendin

12 dhe 6 është një pjesëtues i 12, por nuk posedon një nëngrup të rendit 6. Megjithatë, Teoremat Sylow japin një të anasjellë pjesërisht të vërtetë për Teoremën e Lagranzhit: në raste të caktuara ato na garantojnë nëngrupe të rendeve specifike. Këto teorema japin një bashkësi rregullash për klasifikimin e të gjithë grupeve joabelianë të fundmë. Le të jetë G një grup i fundmë dhe p një numër i thjeshtë

dhe fuqia më e madhe e p, e cila pjesëton rendin e

G. Atëherë ne një grup H, nëngrup i G (H<G) i rendit është quajtur një p-Sylow nëngrup (i shënuar ndryshe një Sylow p-nëngrup) i grupit G. Bashkësia e të gjithë p-Sylow

nëngrupeve të G është përcaktuar si (G).

Teorema e parë Sylow. Le të jetë një grup i fundëm dhe le të jetë p një numër prim. Atëherë grupi G ka të

paktën një Sylow nëngrup ( d. m. th | |1). Vërtetim

Le të jetë e tillë që . Atëherë

vepron në një bashkësi të një nënbashkësie të

me rend me veprimin e shumëzimit nga e djathta.

Le të jetë . Për ndonjë të fiksuar, funksioni

, është injektiv, meqë , që

Page 190: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

190

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

do të thotë se Kështu . Nga ana tjetër

Dhe nuk e plotpjesëton prodhimin në të djathtë. Kështu:

Le të jetë një bashkësi përfaqësuese për orbitat nën veprimin e .

Atëherë . Kështu është një e tillë që

Prandaj . Nga teorema e orbitave , marrim

Prandaj , gjithashtu dhe është nëngrupi i kërkuar.

Teorema e dytë Sylow: Le të jetë G një grup i fundmë dhe le të jetë një numër i thjeshte. Atëherë është

një klasë konjugimi e nëngrupeve të (d. m. th. të gjithë nëngrupet - Sylow janë të konjuguar). Vërtetim

Le të jenë dhe p- Sylow nëngrupe të dhe le të jetë bashkësia e kosetave të djathta të . Për më tepër

le të jetë që vepron në me anë të shumëzimit nga e djathta dhe që paraqet bashkësitë e pikave të fiksuara me anë të këtij veprimi. Nga teorema e orbitave , gjatësitë e orbitave plotpjesëtojnë rendin e grupit. Kështu kemi

.

Nga përkufizimi kemi që kështu që . Zgjedhim .

Atëherë, kështu . Meqë është një

, kemi që dhe , që këtej .

Teorema e tretë Sylow Le të jetë G një grup i fundmë dhe le të jetë p një numër prim. Atëherë rendi i është

kongruent me 1 sipas modul p ( d. m. th. | | 1 mod p). Vërtetim

Si rrjedhim i teoremës së dytë, kemi që ku është një i . Kështu

. Le të jetë bashkësia e të gjithë të , dhe le të jetë bashkësia e veprimit

me anë të konjugimit në . Shënojmë bashkësinë e pikave të fiksuara nga ky veprim dhe .

Atëherë , në këtë mënyrë . Grupi janë gjithashtu

të dhe si të tilla, nga Teorema 2, ata janë të konjuguar në . Për më tepër kemi . Për

pasojë . Nga teorema e orbitave themi që gjatësitë e orbitave janë fuqi , kështu që

, ashtu si pohuam në teoremë. Disa aplikime te teoremave SylowDuke përdorur teoremat Sylow mund të gjejmë numrin e 7- Sylow nëngrupeve të një grupi me rend 42. Shprehim

Page 191: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

191

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

si prodhim faktoresh prim. Nga teoremat Sylow dimë se dhe gjithashtu .

Prandaj e vetmja mundësi është . Mund të gjejmë numrin e 5-nëngrupeve Sylow të një grupi me rend 70. Do të përdorim teoremën Sylow dhe

përfundimin e saj për të llogaritur . Vërejmë që . dhe gjithashtu .

Prandaj mundësia e vetme është

Teoremat Sylow, veç të tjerash tregojnë se për një pjesëtues të thjeshtë të rendit të një grupi të fundëm, gjithmonë

ekziston një nëngrup i rendit i grupit. Rrjedhimet e këtyre teoremave janë të shumta. Po përmendim disa prej tyre duke ilustruar dhe me shembuj.

Një p-Sylow nëngrup i grupit G është normal në G atëherë dhe vetëm atëherë kur | | 1 d. m. th. nëngrupi p-Sylow është i konjuguar vetëm me veten e tij. Për shembull:

=<(12345), (25)(34)>={(), (12345), (13524), (14253), (15432), (12)(35), (13)(45), (14)(23), (15)(24), (25)(34)}

(G)={<(13)(45)>, < (12)(35)>, <(15)(24)>, < (23)(14)>, < (25)(34)>}

(G)={<(12345)>}

(G) është normal ne G.

E dimë që kjo është e vërtetë dhe nga fakti se (G)=<(12345)> ka rend 5 dhe meqë rendi i =10 atëherë

indeksi është 2 dhe si i tillë (G) është normal ne G.

Le te jete G një grup i fundmë dhe le të jetë p një numër prim, atëherë për një p(G). Një grup mund të ketë më shumë se një p-Sylow nëngrup.

Për shembull: ka 4 nëngrupe që janë 3-Sylow nëngrupe të tij dhe konkretisht ={<(123)>, <(124)>, <(134)>, <(234)>}

1. <(123)>={(), (123), (132)}

2. <(124)>={(), (124), (142)}

3. <(134)>={(), (134), (143)}

4. <(234)>={(), (234), ( 243)}

Nëse p dhe q janë faktorë të ndryshëm të thjeshtë të |G| dhe dhe atëherëelementet e nëngrupit p-Sylow komutojnë me elementët e nëngrupit q-Sylow.

Le të jetë P nëngrup dhe Q nëngrup . Meqë P dhe Q kanë rende relativisht prim,

nga teorema Lagrange kemi që rrjedhimisht P dhe Q jane normal ne G. Per dhe

, kështu qe

Teoremë : Le të jenë p dhe q dy numra prim ku dhe . Atëherë çdo grup me rend është ciklik. Kjo teoremë është vërtetuar si rrjedhim i teoremës Koshi por ne tani do ta tregojmë duke përdorur teoremat Sylow. Vërtetim

Le të jetë ku dhe . nga teorema Koshi, ka një element me rend dhe një

element me rend . le të jetë dhe Këta nëngrupe kanë rend dhe dhe janë , respektivisht, p-Sylow dhe q-Sylow nëngrupe të G. Duke përdorur teoremën e tretë Sylow, do të tregojmë që P dhe Q janë të dy

Page 192: BULETINI SHKENCOR “REALD” - unireald.edu.alunireald.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/Buletini_4.pdf · 2 issn 2310-6719 numër olumi v 2012 2,4 akademia e studimeve të aplikuara

192

ISSN 2310-6719 Numër 2 Volumi 2, 2014

AKADEMIA E STUDIMEVE Të APLIKUARA “REALD”

BULETINI SHKENCOR REALDNumër 2, Vëllimi 1, 2016, ISSN 2411-5592

nëngrupe normal në G. Meqë a dhe b komutojnë dhe kanë rende relativisht prim, prodhimi i tyre ab ka rend pq. Meqë

, G është ciklik.

Nga teorema e tretë Sylow, dhe Mundësitë e vetme janë ose . Meqë

( nga supozimi) e vetmja mundesi mbetet që . Kështu P është i vetmi p-Sylow nëngrup dhe s ii tille është normal në G.

Përsëri, nga teorema e tretë Sylow dhe . Mundësia e vetme është që ose p. Meqë

, si më lart, na rrjedh që . Prandaj Q është i vetmi q-Sylow nëngrup dhe kështu është normal në G.

Teorema Sylow për grupet e pafundmëËshtë një teoremë analoge e teoremave Sylow për grupet e pafundmë. Përcaktojmë një Sylow p-nëngrup të një grupi të pafundëm si një p-nëngrup (çdo element në të ka si rend një fuqi të p) që është maksimal për përfshirjen e të gjitha p-nëngrupeve në grup. Nëngrupe të tilla ekzistojnë nga lema e Zorn-it. Lema e Zorn-it, e njohur edhe si lema e Zorn-Kuratowski, është një propozim i teorisë së bashkësive që thotë: “Supozoni një bashkësi të renditur pjesërisht P ka vetinë që çdo zinxhir (d. m. th. nënbashkësi totalisht e renditur) ka një kufi të sipërm në P. Atëherë bashkësia P përmban të paktën një element maksimal. ”

Teorema Sylow për grupet e pafundmë: Nëse K është një p Sylow-nëngrup i G dhe = |Cl (K)| është i fundëm,

atëherë çdo Sylow p-nëngrup është i konjuguar në K, ku përcakton klasën e konjugimit të G dhe ≡ 1 mod p.

Literatura

A. Schrijver, Theory of linear and Integer Programming. Wiley-Iinterscience Chichester, 1986.

T. A. Springer, Invariant Theory. Lecture Notesin Mathematics 585. Springer- Verlag: Berlin- Heidelberg- New York, 1977.

HermanWeyl, David Hilbertand his mathematical work, Bull. Amer. Math. Soc. 50 (1944), 612-654.

HermanWeyl, The Classical Groups, Their Invariants and Representations. Princeton University Press: New Jersey, 1939.

HermanWeyl, The Theory of Groups and Quantum Mechanics, (English translation). Methuen: Londaon, 1931

L. Sylow, Th´eor`emes sur les groupes de substitutions, Mathematische Annalen 5 (1872), 584–594. Translation into English by Robert Wilson.