24
faqe 2 faqe 17 faqe 10-11 BRENDËSI faqe 15 faqe 18-19 faqe 4-5 faqe 7 faqe 14-15 faqe 16 Ajri gri C M Y K Drita që hedh Drita Çomo E DITORIA L Një ide për të ardhmen n aciona l Gazetë javore, letrare, kulturore, politike BOTIM I “NACIONAL GRUP” VITI III BOTIMIT, NR. 117 09-16 TETOR 2011 ÇMIMI 30 LEKË / 0,20 EURO Gazeta e përditshme online: www.gazeta-nacional.com Adresa: Ish-kinostudio “Shqipëria e re”, Tiranë E-mail: [email protected], [email protected] Nga Ali Podrimja Ëndërro edhe një herë Promovohet në Tiranë libri “Shqipëria në tranzicion” i Dr. Elez Biberaj Fragment nga romani “Saga e Gjarprit” Lulet e prangave Tregim nga Izet Shehu Gjithçka që mbetet prej frikës Udhërrefyesja e pagabueshme Studim nga Elez Biberaj Një liber me rendësi në studimet ndërkombëtare www.radionacional.al Radio Nacional 93.6 Mhz Poezi nga Tomas Transtromer Tregim nga Kreshnik Berisha Poetë bashkëkohor argjentinas Esse nga Arbër Kushevica Faqe 6 Libri i Drita Çomos, botuar pas vdekjes, e meriton një vend në Antologjinë e Plagëve faqe 8 faqe 8 Mosmarrëveshja faqe 6 Një mengjes ajo Fjalia Nga Viola Isufaj Tregim nga Hristo Petreski faqe3 Liria absolute Nga Dr. Rovena Vata Tomas Transtromer Fitues i Çmimit Nobel për Letërsi për vitin 2011 Poezi nga 20 poetë shqiptarë Çuni me shkrepëse Miti i Mërkunës së zezë i Agron Tufës Nga Bujar Leskaj Tregim nga Tahir Bezhani Nga Ilirian Agolli Faqe 9 “Përderisa imagji- nata e ka krijuar botën, është ajo që e udhëheq atë.” Me këtë shprehje nis ro- mani “Mërkuna e zezë” i shkrimtarit Agron Tufa. Arti në përgjithsësi dhe letërsia në veçanti janë botë e imagjin- imit dhe botë imagjinare. Kur letër- sia buron në imagji- natë atëherë ajo ngri- het mbi imagjinimin e autorit/subjektit kri- jues i cili pastaj me anë të shkrimit e ob- jektivon atë... Në këtë qendër qytetërimi për mua është nder t’u flas në gjuhën e të parëve të mi, në ilirishtën e vjetër: Dua të nderoj lashtësinë time: të Shën Albanit, të Nikita Dardanit, të NënësTerezë, të kalamajve të vrarë nga soldadeska e egër, po ne nuk ishim turkoshok, i takonim identitetit evropian, në zgjimin e të cilit kemi dhënë shumë personalitete. Isha bindur se në dy faqe më kishte puthur një zonjë, që kishte zbri- tur nga Olimpi (Les- bos). E nxora shaminë nga xhepi i majtë i vint- jakës...

C M Y K n 1/ E Diel, aciona l - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2011/10/Gazeta-Nacional-117.pdf · Agron Tufa. Arti në përgjithsësi dhe ... portret të vërtetë

  • Upload
    others

  • View
    15

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: C M Y K n 1/ E Diel, aciona l - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2011/10/Gazeta-Nacional-117.pdf · Agron Tufa. Arti në përgjithsësi dhe ... portret të vërtetë

nacional1/ E Diel,9 tetor 2011

faqe 2 faqe 17

faqe 10-11

BRENDËSI

faqe1 5

faqe18-19

faqe4-5

faqe7

faqe14-15

faqe1 6

Ajri gri

C M Y K

Drita që hedhDrita Çomo

E DITORIAL

Një ide për të ardhmen

nacionalGazetë javore, letrare, kulturore, politike

BOTIM I “NACIONAL GRUP” VITI III BOTIMIT, NR. 117 09-16 TETOR 2011 ÇMIMI 30 LEKË / 0,20 EURO

Gazeta e përditshme online:www.gazeta-nacional.com

Adresa: Ish-kinostudio “Shqipëria e re”, TiranëE-mail: [email protected], [email protected]

Nga Ali Podrimja

Ëndërro edhe një herë

Promovohet në Tiranë libri “Shqipërianë tranzicion” i Dr. Elez Biberaj

Fragment nga romani “Saga e Gjarprit”

Lulet e prangaveTregim nga Izet Shehu

Gjithçka që mbetet prejfrikës

Udhërrefyesja epagabueshme

Studim nga Elez Biberaj

Një liber me rendësi nëstudimet ndërkombëtare

ww

w.ra

dion

acio

nal.a

l

Radio

Nacional

93.6 Mhz

Poezi nga Tomas Transtromer

Tregim nga Kreshnik Berisha

Poetë bashkëkohor argjentinas

Esse nga Arbër Kushevica

Në foto: Frederick Turner

Faqe 6

Libri i Drita Çomos, botuar pas vdekjes, e meriton një vend në Antologjinë e Plagëve

faqe8

faqe8

Mosmarrëveshja

faqe6

Një mengjes ajo

Fjalia

Nga Viola Isufaj

Tregim nga Hristo Petreski

faqe3

Liria absolute

Nga Dr. Rovena Vata

Tomas TranstromerFitues i Çmimit Nobel për Letërsi për vitin 2011

Poezi nga 20 poetë shqiptarë

Çuni me shkrepëse

Miti i Mërkunës së zezëi Agron Tufës

Nga Bujar Leskaj

Tregim nga Tahir Bezhani

Nga Ilirian Agolli

Faqe 9

“Përderisa imagji-nata e ka krijuarbotën, është ajoqë e udhëheqatë.” Me këtëshprehje nis ro-mani “Mërkuna ezezë” i shkrimtarit

Agron Tufa. Arti nëpërgjithsësi dheletërsia në veçantijanë botë e imagjin-imit dhe botëimagjinare. Kur letër-sia buron në imagji-natë atëherë ajo ngri-het mbi imagjinimin eautorit/subjektit kri-jues i cili pastaj meanë të shkrimit e ob-jektivon atë...

Në këtë qendërqytetërimi për muaështë nder t’u flasnë gjuhën e tëparëve të mi, nëilirishtën e vjetër:Dua të nderojlashtësinë time: tëShën Albanit, tëNikita Dardanit, tëNënësTerezë, të

kalamajve të vrarënga soldadeska eegër, po ne nuk ishimturkoshok, i takonimidentitetit evropian,në zgjimin e të cilitkemi dhënë shumëpersonalitete. Ishabindur se në dy faqemë kishte puthur njëzonjë, që kishte zbri-tur nga Olimpi (Les-bos).E nxora shaminë ngaxhepi i majtë i vint-jakës...

Page 2: C M Y K n 1/ E Diel, aciona l - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2011/10/Gazeta-Nacional-117.pdf · Agron Tufa. Arti në përgjithsësi dhe ... portret të vërtetë

2/ E Diel,9 tetor 2011nacional LIBRI I RI

Libri i ri i Kastriot Frashërit, provokues me polemikat për integrimin e Shqipërisë europiane

“Republika e Çmendur”,një trokitje e fortë në ndërgjegjen historike

Nga Dhurata Hamzaj

Prof. Dr. Luan Malltezi: Në raport me shumë shfaqje të jetës shpirtëror shqiptare, Kastriot Frashëri shpalos universin e tij, duke dhënë qartë shembullin e njëintelektuali të zhveshur nga miti. Replikat për problemet kulturës, historisë apo politikës, janë shprehje të spikatura të një niveli që identifikohen me elitën emendimit politik shqiptar”

Artikujt dhe studimet të cilat janë shkruar nërrjedhën e 20 vjetëve, Kastriot Frashëri, drej-tues i Institutit të Çështjeve Kombëtare, i kariorganizuar në një libër që titullohet “CrazyRepublic” (Republika e çmendur). Një pjesë ekëtyre artikujve, ndryshe nga sa është vepruarnë botimet e disa publicistëve më të njohur,nuk janë përfshirë në mënyrën lineare të kroni-kave në këtë libër, por janë të përfshira në di-mensione të thelluara analitike dhe studimore,gjë që shoqërohet me ilustrime, me fakte dhereferenca konkrete të aktorëve të njohur të ve-primtarisë shoqërore dhe politike që nga Ril-indja deri në kohën tonë, si dhe të kronikave qëpërshkruajnë ngjarjet dhe fatet tona historike.Prezantimi i këtij libri tërheq vëmendjen e lex-

uesit, sepse është harmonizuar edhe me një gamëtë gjerë esesh me përmbajtje të refleksionevefilozofike. “Crazy Republic”, botimi i Media Printu promovua ditën e enjte në Hotel Tirana mepjesëmarrjen e studiuesve dhe publicistëve tënjohur dhe përfaqësues të jetës politike të ven-dit. Kumtesat që shoqëruan seancën e promov-imit nxorën në pah vlerën dhe rëndësinë e këtijlibri, ku dallohet fryma e diskutimit dhe e po-lemikës. Emri i autorit Kastriot Frashëri është injohur për lexuesin, jo vetëm për artikujt publi-cistikë, por edhe me vepra si Marry Edith Durhamdhe libri “Kanada”. Profesor Dr. Shaban Sinaninë parathënie është shprehur se “shqetësimetdhe përpjekjet e Kastriot Frashërit në këtë libërdo të ishin: shqetësimet dhe përpjekjet e konso-

Botohet shqip në Tiranë libri “Shqipëria në tranzicion” nga Dr. Elez Biberaj

Një libër me rëndësi në studimetndërkombëtare

Profesori i njohur shqiptaro-amerikan Nikolla Pano tha se libri i Dr. Biberaj zë një vend me rëndësi në studimet ndërkombëtare mbi çështjet shqiptare dherajonale. “Ky libër përmban një analizë shumë të thellë. Na ka dhënë një portret të vërtetë të shqipërisë se si kanë rrjedhur ngjarjet vërtet nga 1990 deri në2010”

Nga Ilirian Agolli

Instituti i Studimeve Ndërkombëtare publikoitw premtwn nw Tiranw botimin e librit të Dr.Elez Biberaj “Shqipëria në tranzicion, rruga evështirë drejt demokracisë 1990 - 2010”. Botimii Institutit u përcoll sot nga një ceremoni eposaçme në Universitetin Europian të Tiranësku morën pjesë diplomatë, studiues, historianë,studentë, zyrtarë të lartë, dhe politikanë.Dr. Teuta Dobi, tha se universiteteve shqiptareu mungojnë studimet politike të thelluar sh-kencërisht dhe të paanshme politikisht si libri izotit Biberaj.“Ne e ndjejmë akoma mungesën e studimevetë paanshme dhe që i shikojnë gjërat mbi in-teresat e palëve. Kjo gjë mungon në akademi,në media, në politikë dhe në shoqërinë sh-qiptare në përgjithësi. Ky libër është njëmundësi më shumë për t’i parë dukuritë e tran-zicionit shqiptar mbi palët, mbi interesat evogla dhe të ngushta të implikuar politikisht,mbi akademizmin e shtirur dhe esencialist tëtrashëguar nga komunizmi, por me një kënd-vështrim liberal dhe analizim profesional tëngjarjeve, siç ka punuar dr. Elez Biberaj” - tha ajo.

Profesori i njohur shqiptaro-amerikan NikollaPano tha se libri i Dr. Biberaj zë një vend merëndësi në studimet ndërkombëtare mbi çësht-jet shqiptare dhe rajonale. “Ky libër përmbannjë analizë shumë të thellë. Na ka dhënë njëportret të vërtetë të shqipërisë se si kanë rrjedhurngjarjet vërtet nga 1990 deri në 2010” - tha ai.Autori i librit, Elez Biberaj tha se e shkroi librinfillimisht për të plotësuar boshllëkun e madh tëinformacionit që ekzistonte në SHBA për Sh-qipërinë. Synimi kryesor ishte që libri të lexohejnga publiku amerikan dhe ligjvënësit e tij. Ai thase Shqipëria ka shumë sfida përpara, se sh-qiptarët kurrë nuk kanë qenë në pozita më tëmira se sot, dhe se ata janë ndër faktorët më tërëndësishëm në Ballkan.“Ajo që më shqetëson është ndjesia se ritmi ipërgjithshëm i demokratizimit duket se ështëngadalësuar. Demokracia, vlerat demokratike,sipas mendimit tim, ende nuk kanë hedhur rrën-jë të thella në radhët e elitave politike par-tiake, institucioneve, por as tek radhët e pop-ullsisë në përgjithësi. Mendoj se ka nevojë përnjë hapësirë më të madhe demokratike në tëgjitha fushat” - tha ai.Libri i zotit Biberaj u prit me interesim nga studi-uesit dhe diplomatët, edhe për faktin se përf-shin ngjarjet shqiptare nga fillimet e demokra-cisë 1990-92 deri në vitin 2010. Për shumë vjetdrejtues i “Zërit të Amerikës” në gjuhën shqipe,aktualisht drejtor i divizionit të Euroazisë nëVOA, dr. Biberaj është autor i shumë studimevepër Ballkanin dhe Shqipërinë, të cilat zënë njëvend të rëndësishëm në bibliotekën e studimeve

politike shqiptare.

lidimit të parimeve demokratike të zhvillimit tëshoqërisë dhe të institucioneve në Shqipëri, dotë ishin mbrojtja e kulturës dhe trashëgimisë ko-mbëtare, forcimi i marrëdhënieve me faktorinndërkombëtar dhe veçanërisht ridimensionimine tyre me ato vende që udhëheqin lidershipin ebotës…”Pse autori e titullon librin e tij “CrazyRepublic”, mund të pyesë dikush. Ky titull nëdukje provokativ - prej një autori që ka punuar20 vjet në shërbim të kulturës dhe të interesavekombëtare - ka të bëjë me atë shqetësim qytetardhe intelektual që ka ndjerë gjithmonë për fatete zhvillimit të vendit të tij. E siç shprehet vetëFrashëri: “që të mund të vija në provën ...

Elez Biberaj, që nga viti 2005 e deri tani, kaqenë drejtor i seksionit të Euro - Azisë në “Zërine Amerikës”. Ai është përgjegjës për plani-fikimin, drejtimin dhe zhvillimin e programevetë radios, televizionit dhe internetit të “Zërittë Amerikës” në gjuhën ruse, ukrainase, sh-qipe, boshnjake, kroate, greke, maqedonasedhe serbe. Ai është laureuar me gradën “Dok-tor i Shkencave Politike” në Universitetin eKolumbias.Biberaj, krahas këtij libri, është autor i librave:“Albania: A socialist Maverick” (WestviewPress 1990) dhe “Albania and China: A studyof a unequal alliance” (WestviewPress 1986),si dhe ka kontribuar me kapituj të ndryshëmnë botime të tjera. Ai ka botuar artikuj edhete Encyclopedia Britannica, Conflict Studies,Problems of Communism, Survey, The WorldToday, East European Quaterly, The Wall StreetJournal/Europe etj. Dr. Biberaj u fut në shër-bimin e gjuhës shqipe të “Zërit të Amerikës” sinjë gazetar në radion ndërkombëtare në vitin1980. Nga viti 1982 e deri në vitin 1986, aipunoi në Departamnetin e Shtypit të ish - Agjen-sisë së Informacionit të SHBA - së, si autor sh-krimesh dhe redaktor kryesor, i specializuarpër problemet sovjetike të Europës Lindore.Dr. Biberaj u rikthye te “Zëri i Amerikës” siShef i Shërbimit Shqip në vitin 1986 dhe për18 vjet ndihmoi në transformimin e ati shërbi-mi në një nga njësitë më të suksesshme të “Zërittë Amerikës”.

Titulli:Shqipëria në tranzicion - Rruga e vështirë drejtdemokracisë 1990-2010Origjinali: Shqipëria në tranzicion - Rruga evështirë drejt demokracisë 1990-2010Gjinia: HistoriAutori: Elez BiberajShtëpia botuese: AiiS - Tirana TimesViti: 2011Fq. 520ISBN: 978-9928-4062-0-0

(Vijon në fq. 16)

Page 3: C M Y K n 1/ E Diel, aciona l - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2011/10/Gazeta-Nacional-117.pdf · Agron Tufa. Arti në përgjithsësi dhe ... portret të vërtetë

nacional3/ E Diel,9 tetor 2011

NOBELISTIPoezia e tij rrokulliset nëpër zbrazëti, duke u përpjekur të kuptojë dhe kapërthejë të panjohurën

Tomas TranstromerFitues i Çmimit Nobel për Letërsi për vitin 2011

Tomas Transtromer lindi më 1931 në Stokholm, Suedi. Ndoqi Universitetin e Stokholmit, ku studioi psikologjinë dhe poezinë.

Është njëri nga poetët më të rëndësishëm. Tran-stromer ka shitur mijëra vëllime në vendin e tij.Punimet e tij janë përkthyer në mbi pesëdhjetëgjuhë. Librat e tij me poezi përfshijnë: The GreatEnigma: New Collected Poems (New Direc-tions, 2003), Enigma e Madhe: Poezi të Reja tëZgjedhura (Drejtime të Reja, 2003), The Half-Finished Heaven (2001) Parajsa Gjysëm – e Per-funduar ; New Collected Poems (1997)/ Poezi tëReja të Zgjedhura (1997); For the Living andthe Dead (1995)/Për të Gjallet dhe të Vdekurit(1995); Baltics (1974)/Baltikët (1974); Paths(1973)/Shtigjet (1973); Windows and Stones(1972)/Dritare e Gurë (1972), një Zgjedhje e Fo-rumit Ndërkombëtar të Poezisë dhe gara nëÇmimin Kombëtar të Librit për përkthim; TheHalf-Finished Heaven Parajsa-Gjysëm e Për-funduar (1962) dhe Seventeen Poems Shtatëm-bëdhjeët Poezi (1954)...Puna e tij ka ndërruarshkallë-shkallë prej poezisë së natyrës tradicio-nale e ambicioze shkruar në të njëzetat e her-shme drejt vargut më të errët, personal, e më tëhapur. Puna e tij rrokulliset nëpër zbrazëti, dukeu përpjekur të kuptojë dhe kapërthejë të panjo-hurën, duke kërkuar përsosurinë. “Unë jam ven-di/ku krijimi e nxjerr veten jashte,” thotë ai nëpoezinë “The outpost,”/”Pararoja” rreth të cilësshkroi “Ky lloj i idesë religjioze përsëritet këtunë poezitë e mia të vona, se unë shoh një llojkuptimi në të qenët i pranishëm, në të përdorurite realitetit, në të provuarit e tij, në bërjen e diçka-je prej tij.”Nderimet e çmimet e Transtromeritpërfshijnë the Aftonbladets Literary Prize, theBonnier Award for Poetry, the Neustadt Inter-national Prize for Literature, the Oevralids Prize,the Petrach Prize in Germany, dhe the SwedishAward from International Poetry Forum.Ai kalexuar në shumë universitete Amerikane shpeshme poetin dhe mikun Robert Bly. Transtromerështë psikolog i respektuar, dhe ka punuar nënjë burg me të rinj, dhe me të dënuarit me aftësitë kufizuara e të varur nga droga. Me gruan e tijMonica jeton në Vasteras, në perëndim të Stock-holmit. Tomas Transtromer është fitues i çmimitNobel për letërsi për vitin 2011.

ÇIFTI

E fikin dritën, globi i saj i bardhë vezullonNjë çast dhe pastaj tretet, si nje tabletëNë gotën e errësirës. Pastaj muret e hotelitNgrihen lart nëpër errësirën e qiellit

Lëvizjet e tyre bëhen më të buta, dhe ata flenë,Por mendimet më të fshehta nisin të takohenSi dy ngjyra që hasen e vrapojnë së bashkuNë letrën e njomë vizatimore të një shkollari

Është errët dhe qetësi. Qyteti por ka ardhurSonte më afër. Me dritaret e mbyllura. Shtëpitë kanë arriturRrijnë paketuar dhe duke pritur shumë afër,Turma e njerëzve me fytyra të bardha.

PAS VDEKJES

Njëherë atje ishte tronditjaQë la prapa bisht të gjatë, vezullues komete,Ajo na mban ne brenda. pamjet e TV-ve i bën të dëbortaVendoset në pikat e ftohta të përçuesit telefonik

Dikush mund të shkojë ende ngadalë me ski në diellin dimërorNëpër shkurrë ku ca gjethe varenNgjasojnë me fletët e shqyera të drejtorive të moçme telefonikeEmrat kullufitur nga ftohtësia.

Është ende bukur ta dëgjosh zemrën si rrahPor shpesh hija duket më reale se sa trupiSamurai duket i parëndësishëmPranë armaturës së tij prej korace të dragoit të zi.

Vetmi (I)

Sa nuk u mbyta këtu, një nate Shkurti.Vetura ime u bë copa, dhe u kthye anash në akullDrejt matanë nëpër korsin tjetër. Njolla e trafikutErdhi në mua me dritat e tyre.

Emri im, vajzat e mia, puna ime, gjithçkaRrëshqiti e lirë dhe ngeli prapa, e vogël e më e vogël,Larg e më larg. Unë isha askushiDjalosh në shesh lojërash, befas i rrethuar..Dritat e përparme të makinave që vininSulur mbi mua derisa mundohem me timonin nëpër shkëlqimine terrorit, të qartë dhe të rrëshqitshëm si vezë-e bardhëTë dytët u rriten e rriten – duke bërë më shumë dhomë për mua-Zgjatur të mëdhenj sikur spitalet..Unë gati e ndieja se mund të pushojaDhe mora frymëPara përplasjes

Atëherë diçka rroku ca rërë të dobishmeApo qe shpërthim ere në kohë të mirë. VeturaKërciti nga ajo, duke u lëkundur prapa matanë rrugësShenja treguese e rrugës u godit dhe u thye, me tingëllimë të mprehtë,Duke u vërtitur tutje në errësirë

Dhe vetura rri e qetë. U ula prapa me rripin e sigurisëShoh dikë si ec haprëndë nëpër dëborën që sillet vërdallëVjen të shohë çfarë ka ngelur nga unë.

Nga anglishtja: Zymber Elshani

Në foto: Tomas Transtromer

Në foto: Tomas Transtromer

Page 4: C M Y K n 1/ E Diel, aciona l - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2011/10/Gazeta-Nacional-117.pdf · Agron Tufa. Arti në përgjithsësi dhe ... portret të vërtetë

4/ E Diel,9 tetor 2011nacional POEZI

Ëndërro edhe një herëNJË HIJEJE, 1940

Jorge Luis Borges, 1899-1986

Derri i egër gjerman dhe hiena italikeMos e përdhosshin, Angli, truallin tënd të shenjtëruar.Ishull i Shekspirit, bijtë e tu të shpëtofshin,Të shpëtofshin hijet e tua të lavdishme.Nga ky skaj i largët i deteve,Unë u thërras dhe ato vijnëNga thellësia e së kaluarës së pallogaritshme,Me mitra të larta peshkopësh, me kurora të hekurta.Me bibla, me shpata, me rrema,Me spiranca dhe me harqe.Ato më rrinë mbi krye në natën e thellë,E volitshme për retorikën dhe magjinëDhe unë kërkoj hijen më të hollë, më të papërfillshme,Dhe i jap kushtrimin me këto fjalë: o hije mike,Kontinenti armiqësor po i bën gati armëtPër të pushtuar Anglinë tënde,Si në ditët kur ti vuajte dhe këndove.Nga deti, nga toka dhe nga ajri, po dynden ushtritë.Ëndërro edhe një herë, De Quincey.Thur rrjeta maktheshQë ta rrethojnë si ledhe ishullin tënd.Nëpër labirintet e tyre prej kohe,U endshin pambarimisht ata që të urrejnë.Nata e tyre le të matet me qindëshe, me epoka, me piramida.Armët e tyre u bëfshin pluhur, pluhur u bëfshin fytyrat e tyre,Tashti le të na shpëtojnë arkitekturat e padeshifrueshemeQë qenë nderi i ëndrrës sate.Vëlla i natës, opiumpirësAtë i frazave të lakadredhuara që tashmë janë

labirinte dhe kulla,Atë i fjalëve që nuk mund të harrohen,A më dëgjon, mik që nuk arrij të të shoh,A më dëgjon përmes këtyre gjërave të paharrueshme,Siç janë detet dhe vdekja?

KUAJSHILUESIT CELEDONIO BARRAL

Leopoldo Marechal, 1900-1970

Ai i shtroi të gjithë kuajt e pampës,përveç njërit.

Prandaj këtu prehet Celedonio Barral,me duar të mbërthyerapas krifës së barit të gjelbër.

Brymësi, kërcibardhi, qimendriturimidis këmbëve të tijqenë makina të furishme.

Nën kyçet e duarve të tij qenë shakullina.

Buka e tij qe mposhtja e një kali përditë,Një shqotë kuajsh qe tërë muzika që jeta i fali.

Për Zotin dhe për gruan,ai pati vetëm një parfum:duhmën e kalit.

Ja përse fle këtuI mundur, i heshtur:Ai diti t’i shtronte të gjithë kuajt,Përveç njërit.

ZOTAT

Julio Cortazar, 1914-1984

Zotat ecin midis gjërash të shkelura, duke mbajturKindat e pelerinës me një gjest që shpreh neveri.Ecin midis kërmave të maceve, midis larvave gëluese dhe fizarmonikave,Duke ndier nën sandale ftohtësinë e rreckave të ndotura,Të vjellat e kohës.

Të flakur nga qielli i tyre, të plaçkitur,Të xhindosur nga ndonjë dhimbje, nga ndonjë ëndërr e turbullt,Ka kohë që ata ecin të sfilitur nga makthet e lluca,Duke u ndalur për të numëruar të vdekurit e tyre,Retë e rëna përmbys, qentë gjuhëkëputur,Duke u ndalur për të mbikëqyrur me xhelozi humnerënKu minj që ngrihen në majë të gishtave, që cijzin hareshëm,Çjerrin copëza flamurësh.

POEZI VERTIKALE

Roberto Juarroz, 1925-1995

Midis emrit tënd dhe emrit timKa një buzë që e ka humbur zakonin për të përmendur një emër.

Midis vetmisë dhe shoqërimit me të tjerëtKa një gjest që nuk fillon tek askush

dhe sos te të gjithë.

Midis jetës dhe vdekjesKa ca bimë të shkeluraAty ku asnjëherë nuk ka ecur ndokush.

Midis zërit që ke dhe atij që do të vijëKa një trajtë të heshtur të zëritKu gjithçka qëndron në këmbë.

Midis tryezës dhe zbrazëtisëKa një vijë që është tryeza dhe zbrazëtiaKu mezi mund të udhëtojë poema.

Midis mendimit dhe gjakutKa një vetëtimë të shkurtërKu dashuria mbështetet në një pikë.

Në këto brigjeAskush nuk mund të rrojë për një kohë të gjatë,Por as zoti që është një tjetër breg,Nuk mund të jetë zot për një kohë të gjatë. (I, 12)

GURI

Raul Gustavo Aguirre, 1927

Të shkosh deri në fund të botës e të gjesh një gur.

Kjo gjë të zhgënjen, por le të mendohemi mirë,Para se të nxjerrim nga goja ndonjë sharje të rëndë,Ai gur që shohim, a mos është rastësisht guriFilozofal, ai gur a mos është një perëndiApo diçka më shumë: thjesht një gur,Një ekzemplar i zakonshëm i gurit, gur,Gur themeli kundër hiçit.

SHTETRRETHIM

Juan Guelman, 1930

Urdhra, çizme, kangjella.

Përjashta është mëngjes.Brenda është dashuria e madheQë lëviz dhe ngre krye.

Shpresa është një fëmijë ilegal, i pafajshëmQë shpërndan trakte, shkel hijen.

Page 5: C M Y K n 1/ E Diel, aciona l - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2011/10/Gazeta-Nacional-117.pdf · Agron Tufa. Arti në përgjithsësi dhe ... portret të vërtetë

nacional5/ E Diel,9 tetor 2011 POEZI

LETËR MOZARTIT

Alberto Spunzberg, 1940

Nganjëherë, sidomos natën më ndodh të mendoj se,po të mos kishe vdekur ti, duhej të kisha vdekur unë,

Por gjithnjë koha, kjo rrëke kujtimesh apo ky oqean midis nesh,Na pengojnë të ulemi në të njëjtën tryezë, të shohim të njëjtin mëngjes,Të shëtitim bashkë ndanë një lumi, ndanë këtij lumi, ndanë cilitdo lumë,Qoftë ky Rini që nuk e njoh apo lumi La Plata, lumi më i gjerë i botësKu hedh grepin për të nxjerrë lundra të murrme e mjerane

si gjithçka që kemi brenda nesh.Besoj se midis nesh ka dallime që më mirë të mos i zëmë ngoje:Ti nuk do ta kishe pasur të gjatë në këtë klimë,Sidomos në verën e këtushme,Dhe lagështia që këtu është vrastare, nuk do të të frymëzonte

as më të voglin divertimento.Ndonëse më mallëngjejnë oboet e tua më të mira, flautët dhe violinat,Më thotë mendja se qetësinë e domosdoshme për të dëgjuar,

për t’u kollitur, për të bërë fllad pa zhurmë,Kontët dhe markezat e tua nuk do ta gjenin në rrjedhën e lumit,por në fund të tij.Kurse ne nga fundi i lumit nxjerrim vetëm lundra të fundosura dhe kufoma,Ndonjëherë, le ta themi, kufomat janë me duar të lidhura pas shpine

dhe me sy të zgurdulluar nga tmerri.Për këtë arsye, ndoshta për këtë arsye, miqtë e mi dhe unë

jemi të egër si bisha,Aq sa simfonitë e tua të pafundme as që na zbutin fare.Plot mëri e kam shpirtin, Herr Volfagang, dhe asnjëri prej nesh

nuk mund të ta falëQë në moshën dhjetë vjeç vendose për jetën tënde

duke u ulur përgjithmonë në piano

Përktheu: Anton PAPLEKA

Bari dhe lulet ishin gri

Nga TOMAS TRANSTRÖMER

FAQE NGA LIBRI NATOR Zbarkova një natë majinë një kthjelltësi të akullt hëneku bari dhe lulet ishin gripo aroma ishte e gjelbër. Ngjita ngadalë një shpatinënë natën daltonikendërsa gurë të bardhëshënonin hënën. Një hapësirë e kohëspërgjatë ndonjë minutee madhe pesëdhjetë e tetë vite. E prapa mejepërtej ujërave të plumbta ndritëseështë bregu tjetër dhe sundimtarët.Njerëz me të ardhmenë vend të fytyrave.

HISTORI FANTASTIKE Ka ditë dimri pa borë kur deti bën krushqime relievet malore, duke i pulitur në rroba gri puplash,një çast i shkurtër blu, orë të gjata me valë që më kotsi rrëqebuj të lëverdhë kërkojnë dalje mbi bregun zallor. Në ditë si këto del relikti nga deti në kërkim të anijendërtuesvetë tij, ulur mes zhurmës së qyteteve, dhe ekuipazhet e mbyturfryjnë drejt tokës, më të hollë se tymi i cigarishtes. (Në veri ende rrëqebujt e vërtetë, me kthetra të mprehtadhe sy ëndërrues. Në veri ku ditajeton në një shpellë ditë e natë. Ku vetmitari i mbijetuar mund të uletnë furrën e agimit boreal dhe të dëgjojëmuzikën e të vdekurve të kallkanosur.)

PAS NJË VDEKJEJE Na qe njëherë një traumëqë la pas një bisht të gjatë, vezulluese komete.Ajo na ndryn brenda. I bën pamjet e TV të dëborëta.Ato renditen në pikëla të ftohta në telat e telefonit. Dikush mund të shkasë ngadalë në ski në dimrin me diellmes furçës ku pak gjethe varur rrinë.Ata iu ngjajnë faqeve të grisura nga numratorët e vjetër telefonikë.Emra të gëlltitur nga të ftohtit. Është ende e bukur të dëgjosh zemrën që rrahpor shpesh hija duket më reale se sa trupi.Samurai duket i parëndësishëmpranë koracës së tij prej zhgjuajsh dragoi të zi.

RRETHINAT Burrat në kominoshe të së njëjtës ngjyrë si toka ngjiten nga një hendek.Është një vend kalimtar, një rrugë qorre as fshati, as qyteti.Vinça ndërtimi në horizont duan të hedhin hapin e madh,por orët janë kundër tij.Tuba betoni shpërndar andej këndej në dritë me gjuhë të ftohta.Dyqanet auto-trupa zënë hambaret e vjetra.Hedhin gurë hijet aq mprehtë sa objektet mbi sipërfaqen e hënës.Dhe këto vende vazhdojnë të bëhen më të mëdhenjsi vendi i blerë me argjendin e Judës: “një fushë poçarit për t’i varrosur të huajt.”

Përkthyer nga ELIDA BUÇPAPAJ

Page 6: C M Y K n 1/ E Diel, aciona l - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2011/10/Gazeta-Nacional-117.pdf · Agron Tufa. Arti në përgjithsësi dhe ... portret të vërtetë

6/ E Diel,9 tetor 2011nacional PROZË

Liria absoluteNga Ali Podrimja

Në këtë qendër qytetërimi për mua është ndert’u flas në gjuhën e të parëve të mi, në ilirishtëne vjetër: Dua të nderoj lashtësinë time: të ShënAlbanit, të Nikita Dardanit, të NënësTerezë, tëkalamajve të vrarë nga soldadeska e egër, po nenuk ishim turkoshok, i takonim identitetit evro-pian, në zgjimin e të cilit kemi dhënë shumë per-sonalitete. Isha bindur se në dy faqe më kishteputhur një zonjë, që kishte zbritur nga Olimpi(Lesbos).E nxora shaminë nga xhepi i majtë ivintjakës.Xhamin e mjegulluar nga tymi i du-hanit e hukata disa here dhe e fshivakujdessëhm.Nuk desha t’i bie në sy.Pamja u happër mrekulli.Katedralja shihej e pastër, me tëgjitha nuancat.Pakëz e murrme, në anën veriorefshihte vitet.Miku, që rrinte karshi meje, e prcil-lte çdolevizje timen, edhe shaminë si e palovadhe e vura prapë në xhepin e majtë të vintjakës.-I shikoni vijat e fytyrës? Dukeni se keni ardhurnga lashtësia – tha.-Përcjell fluturimin e zogut rreth Katedralës, - iupërgjigja pa e shkoqur shikimin.-Zogun? E jo Katedralen! – pyeti habitshëm.-Ai ma kujton vendlindjen. Katedralja është diç-ka përrallore.Art më.-Ai ktheu shikimin nga Katedralja e lartë.-Nëpër xhamin nga e kasha larguar mjegullën edendur të tymit pa vetëm bishtin e bardhë tëzogut, i cili u struk në një vrimë, pran Zotit.-Aty e kaçerdhen, - shtoi ëndërrueshëm disi, -bile dihet numri i tij.-Paska edhe numrin e vet?!-Ta qëllosh mund t’i fitosh disa vjet burg.Në gaz më lëvizi buza.Nuk e hetoi këtëmiku.Buzëqeshja ime ishte më e hidhur seç’paramendoja. Ligjin për Mbrojtjen e Shpezëvekur e zungoje, unë kisha qeshur tamam si njëidiot. Për të foli edhe shumëçka.Gati kaloi nenpër nen.Të zhdukësh një zog, tha, madje edhendonjë mi infektues, ekzekutimi bëhet tek passhumë provave të tjera.Kjo është ajo liri

absolute.E kërkuara.-Te ne nuk ekziston ligj as për mbrojtjen e njeri-ut, - e ndërhyra.-E pamundur! – tha sa gati syri nuk i piku nëtavolinë. Për mbrojtjen e shpezëve nuk foli më.Ehani vetveten.Si duket, keni kohë përsëtepërmi.-Madje shpërblehen ata që vrasin më shumë.Desha ta forcoj mendimin me ca shembuj, por aime një neveri tha:-As kafshë nuk qenkeni!-U nxi edhe më shumë se ç’tregonte lëkura e tij.Nga dridhjet brofi në këmbë.I ra sallës disa herë,i pavetëdijshëm gati.Lëvizjet e tij shkaktuanhabi.Kamarieri pasi solli edhe kafen e tretë, menjë fyt piu të veten dhe iku, duke më shikuar menjë dhembshuri të çuditshëm.Pak më vonë ungrita edhe unë.Ai kishte harruar syzat që, siçthoshte, i kishte blerë në Tel-Aviv.-Kishte kaluar gati një javë që nuk isha kthyernë kafiterinë kupija kafenë e mengjesit dhe kuzbuloja diçka interesante në trupin e hedhur tëKatedrales. Hapaderën.Nxitova tek dritarja, kuulesha gati përherë. Sapo iu afrova tavolinës,dallova shpinën e mikut. Qëndronte me fytyrënga Katedralja.-Paski vendosur të përcillni fluturimin e zogut, -i thashë, duke zënë vend ballë tij.-Plot graciozitet. Ka diçka magjike, - u përgjigjpa i hequr sytë nga pikëvështrimi.-Duhet ta shikoni edhe ju këtë mrekulli, - i thashënë gaz.-Më keni thënë se i doni zogjtë, cicërimat e tyre,- tha duke kthyer shikimin nga unë.-Vaji i tyre më tmerron.-Vaji?! – tha. – Vajtue kan zogjtë?-Shumë, zotëri. Edhe në pikënatë të zgjon vaji ityre.-Nuk e kam ditur këtë, - tha mendueshëm.-Se ç’ndodhte rreth Katedrales dhe me fluturimine zogut, e kuptoja nga lëvizjet e mikut, i cili qën-dronte ballë meje dhe kafen e pinte pak më ndry-she se herëve të tjera.Nuk doja t’ia prishja

kënaqësinë.Ishte ajo zjarrmia e tij e fshehtë, që izbulohej nganjëherë nëpër fytyrën ezeshkët.Edhe kafen tjetër kur e pimë, pashë se izgurdulloi sytë e mëdhenj, Kërceu nga vendi.-Mezin xori fjalët:-E kapën… E Mbyllën në kafaz!-Kë? – pyeta. Kisha harruar Katedralen dhe zo-gun.-Mund të ketë ndonjë infektim, - pëshpëriti, dukeu ulur në karrige kur dy veta zbritnin ngadalëshkallëve të litarta me një kafaz në dorë. – Nukdo të lëviz vendit derisa ta sjellin, - shtoi, dukemos i shkoqur sytë nga trupi i hedhur i Kate-drales.-Ndoshta, e therin. Është majur në ajër të pastër,- e ngacmova.-Këtu nuk është Ballkan, - tha me inat. Kishteshpërthyer.-Ballkan, Ballkan… Po si e parafytyroni Ballka-nin, zotëri?-e pyetaDora i mbeti në ajër, e cila më bëhej se imitontefluturimin e zogut.Nuk më intereson ajo shpellëe tmerrshme, mezi tha më vonë.Të dal tek arinjtëmë mirë se të zbres në ferr.Përmendi dikur Bosn-jën, Kroacinë.Më teper i përmendi për vete.Pornjë fjalë nuk e tha për Kosovën.Ia bëra me dijese në Kosovë bëntë ftoftë më shumë se në Veridhe se zogjtë vijnë më herët se në Bosnjë.Fjalët e mia nuk i bënin kurrfarë përshtypjeje, asplagën time nuk e shihte, e cila gati e kishtekapërdirë atë bashkë me Katedralen dhezogun.Dhe, kur nuk kishte më vend për emraçative të larta, vura re se fytyra e tij e zeshkët uçel prapë. Diçka kishte ndodhur rreth Katedrales.Me një gaz fëmije shtoi:-E sheh ç’do të thotë fjala liri? E sollën zogun.Nata kishte hyrë edhe në kafene e mbështillejrreth poçave elektrikë kur dola.Mbi librin e hapuria lashë syzat. Më ngulfate liria ime e përgjakur.Kushedi sa plagë kasha marrë.-Do t’i ndërrojmë adresat, - tha një ditë.

-Po qe se i kemi, - i thashë.-Unë jetojaty-këtu, - tha miku. – Po ti?-Në Sukë të Cermjanit, në Majë të Pashtrikut,tekVarret e Llukës, në Cungaje të Drinisë, nëLlapin e Therur, tek Varret e Gjata, ku bën veQyqja…-Emra të çuditshëm! Ç’do të thonë? – pyeti,thuaj se përgatitej të kapte bishtin e bardhë tëzogut atje lart në Katedrale.-Shumë, zotëri…Më tepër se librat e trashë tëmetropoleve.-Numri i postës? Vendi, si quhet? – pyeti mëqetë.-Ju thashë të gjitha, zotëri. Po që se nuk më arrinposta juaj, mund t’ia varni në krah zogut të Kat-edrales. Do të më gjejë diku. Besoj.-Të çuditshëm jeni ju ballkanasit! – shtoi i hum-bur.Nxori një kartëvizitë nga xhepi i brendshëm,pastaj një tjetër dhe shumë të tjera.Asnjëra nukishte e saktë.Më ishte përfytyruar Hora Ar-bëreshe me sokaqe e kasha nga mesjeta e her-shme, pastaj ai Zeifi i gjatë e i bukur, i cili mëkishte përcjellë deri në hotelin “Central” të Pal-ermos, ku nuk e kishte qitur hapin tej pragut.Dyshishe uiski m’I kishte lëshuar në duar dhe kish-te buzëqeshur nga makina, duke shtuar vetëm:Nesër nuk di ku do të gjindem. Hora është njëgacë nëUjin e Madh.Ndahesha edhe nga Zeifi ynë.Miku, që rrinte para meje, të cilin e kisha takuarrastësisht kur përcjellja lojën magjepse tëpeshqve në një akuarium dhe me të cilin kishashpikur shumë gota ballë Katedrales, sa deshat’i them se jam mërzitur nga njerëzit e qytetë-rimet, kishte humbur në mjegull, e cila ishte ng-ritur aty nga Rajna dhe e kishte kyçur qytetinnë një kuti, të cilën nuk kisha fuqi ta hapja.Prisja rojtarin ta sillte çelësin dhe të hapeshinportat e qiellit që të fluturonte zogu.

Çuni me shkrepëseTregim nga Tahir Bezhani

Vapa e shtatorit zgjati më shumë se pritej. Njerëz-it të bezdisur nga vapa kërkonin strehim nepervende ku gjenin freski. Dita ishte në sosje. Rrezete diellit treteshin dikund pas majës së mprehtëtë Shkëlzenit, ndërsa në Shkukëz, puhia lëviztepishat e larta dhe duke u përkundur krijonin fres-ki në fytyrat e njerëzve te lodhur. Tavolinat nëtri kënde të hotelit ishin të mbushura përplotme njerëz. Sapo u ndezën dritat e mbrëmjes, vendimori një pamje romantike Bari i gjelbër e i ujiturme shi artificial, i prerë ulët e drejtë, shtontebukurinë e ambientit te rrethuar me pisha tegjata plot bukuri Dritat shumëngjyrëshe e lulete mbjella rreth e rrotull barit te gjelbër, vërtetepnin një pamje magjepse çdo mbrëmje. Në çdotavolinë ishin të ulur çift të moshave të ndry-shme dhe bisedonin me një zë te ulet dhe mundte vëreje vetëm lëvizjen e mimikës se buzëveose të duarve të tyre. Thua se vapa e ditës uakishte marrë fuqinë e të folurit!..

Miku im M dhe unë kishim zënë vend në kënd tëpërshtatshëm nga mund t’i vërenim të gjithë tëpranishmit, çdo gjest e lëvizje të tyre. Këtë nuke bëmë me qëllim por na rastisi puna! Biseda memikun M filloi nga hallet e jetës sonë të përdit-shme. Kush është sot pa aso derte? Kush mëshumë e kush më pak. Kohë e ngarkuar mevarfëri e skamje, pa punësi e çdo gjë tjetër qequhet jetë!....Shkollat kishin filluar tash mëpunën. Për çdo prind vjeshta sjell ngarkesat eveta me përgatitje te fëmijëve për shkolla. Pastajmenjëherë ngjeshët dimri me hallet tjera...Me mikun M u morëm edhe me tema tjera rrethkrijimtarisë letrare dhe vështirësitë e krijuesvenë këto kohë të vështira. Hapem temat deri nëthellësi( të mundësive) tona për prozën, përpoezinë e sotme dhe krijuesit e rijnë e të vjetër.Mosinteresimi i shoqërisë sot për artin letrare,për krijuesit dhe librin në përgjithësi, ishte fjalaqë na bashkonte mendimet, ndërsa mospajtimet

thekeshin në cilësitë letrare ku duhet të bëhenpërpjekje maksimale për të mbërritur nivelet ar-tistike evropiane. Si mjet i këtij qëllimi zinim kri-tiken e mirëfilltë letrare e cila do fuste qartësimete domosdoshme ne këtë kohë kur ajo po i mun-gon kulturës sonë letrare.Me mikun M në këto biseda kishim vjedhur ko-hen mirë. Ora kishte vajtur në 22. Në një tav-olinë ma tej, dy te rij përqafoheshin. Sa e bukurështë rinia kur ke mundësi për ta shijuar. Mukujtuan vargjet e Khajamit.....Biseda nuk kishte fund me mikun tim M .Kishimporositur kafet tjera me uji Rugove. Freskia nënpisha kishte krijuar disponim. Ishte kohë e bukurdhe tërheqëse sa qe ishte pritëse shkuarja neshtëpi.Zëri i një çuni 12-13 vjeçar na ndërroi kahen ebisedave. Ai zë rrëqethës në atë kohë të natësishte prekës dhe të kujtonte skicat migjeniane.Ishte një protagonistë migjenian ai çun: “ur-

dhëroni shkrepës, duhan.... urdhëroni!” Ishterefren i përsëritur sa qe te krijonte neveri....Nuke pimë duhanin, nuk na duhen shkrepëse!- mer-rte përgjigjen djaloshi dhe ikte nëpër tavolinatjera.Te tavolina ku ishim ulur me mikut M tani ishteçuni me shkrepsa dhe duhan ne dorë dhepërsëriste te njëjtën lutje. Fytyra e tij dukej ezbehur. Ishte një thatak i zgjatur me shume sevitet qe kishte. Kishte veshur një palë pantol-lane te shkurtër dhe një këmishë me mëngë teshkurtra. Kishte natyre shume te dashur. Lutjesse tij iu përgjigjem me dhënien e nga një eurovepor jo me marrjen e shkrepsave e as duhanit ngase nuk përdornim asnjeri. Çuni me shkrepsa nëdore u shtang pranë nesh dhe filloi te na përqafoiherë njërin e herë tjetrin. Pastaj vijoi ecjen tetavolina tjera. Nata po ikte. Freskia kishte filluarte depërtoi thelle në trup dhe të bënte me kuptu-ar se megjithatë, ky është muaj shtator. Kohapër te ikur te shtëpia.Tërë natën më mbeti në parafytyrim çuni meshkrepsa ne dore. Me bëhej se e shikoja në tëgjitha këndet e dhomës sime të fjetjes. Ngakeqardhja nuk e pyeta as për familjen e tij nga sevet rasti te bënte te ditur se në atë gjendje, përnjë kore buke e ka sjellë varfëria. E sa janë si ky,e sa janë pa prindër e jetimë? E sa... e sa... esa!....Dikur vone , pas mesnate, më zuri gjumi mepërfytyrimin e djaloshit me shkrepse ne dore...

Page 7: C M Y K n 1/ E Diel, aciona l - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2011/10/Gazeta-Nacional-117.pdf · Agron Tufa. Arti në përgjithsësi dhe ... portret të vërtetë

nacional7/ E Diel,9 tetor 2011 PROZË

Hristo Petreski ka lindur më 1957 nëKrushevë (Maqedoni). Është prozator,poet, eseist dhe kritik; autor i librave“Tregtorja në ajër të pastër”, “Djallii mirë”, “Fati i tretë” etj.; fitues ishumë çmimeve brenda dhe jashtëvendit të tij. Ka magjistruar përçështjen e kulturologjisë në letërsi, nëInstitutin e Letërsisë Maqedonase,pranë Universitetit “Shën Cirili dheMetodi” në Shkup. Është docent nëUniversitetin ESRA. Një kohë të gjatëka qenë gazetar dhe redaktor i disarevistave dhe gazetave. Nga viti 1985është anëtar i Shoqatës sëShkrimtarëve të Maqedonisë. Taniështë redaktor përgjegjës i revistave“Trend” dhe “Knizhevna akademija.”

FJALIA…

1.Thonë se, më e rëndësishmja nga të gjitha, ësh-të fjalia e parë. Bobo, sa marroqe që është fjaliaime e parë.Epo mirë, kjo nuk do të jetë as e paradhe as e fundit; do të shkruash edhe njëqind…edhe një mijë fjali të tjera të para, njëlloj si edheato të mbramet.Po, por vetëm njëra është fjalia e parë, ndaj nukdo të shkruaj edhe njëqind tregime, romane oselibra të tjerë për shkak të fjalisë (të famshme) sëparë.Prandaj, ti o njeri, kujdes në fjalinë e parë.A do të thotë se kjo është e parëndësishme, osemë pak e rëndësishme, siç janë të gjitha fjalitë etjera në vazhdim.Jo, por nga fjalia e parë varet edhe lexuesi nësedo të vazhdojë t’ia hedhë një sy tregimin tëndose jo.Andaj, përherë tregohu i vëmendshëm se cilado të jetë fjalia yte e parë. Kur ta fillosh tekstin,por edhe kur ta takosh ndonjë të njohur, nuk dotë jetë aspak njëlloj nëse do t’i thuash vetëm:“Ngjatjeta” ose “Mirë dita”, ose: “Si je miku im”,“Për ku je nisur”, ose: “Më vjen shumë mirë qëtë pashë”, “A pajtohesh të të qeras diçka”, ose:“Po shpejtoj, nuk kam kohë”, ose: “Do të shi-hemi njëherë tjetër”, ose: “Mirupafshim pra”...Vallë sa takime dashurore fillojnë ose mbarojnëvetëm për shkak të fjalisë së parë.Sa ligjërata, fjalime dhe referate lexohen ose nukdëgjohen fare vetëm për shkak të fjalisë së parë.Sa ditë të bukura ose të rrënuara vazhdojnë osembarojnë për shkak të fjalisë së parë.Domethënë, fjalia e parë medoemos duhet të jetëAJO DHE AJO, dhe assesi ndonjë sajesë e çfarë-doshme, ndonjë konstruksion, frazë, lavire dhemashtrim...

2.Profesorin universitar, i cili jetonte në Vodno,këtu është e udhës të themi se ishte akademik,më së tepërmi e adhuronin studentët e tij të dikur-shëm, pikërisht për shkak të fjalisë së parë.

Ai kurrë nuk i fillonte ligjëratat e tij me: “Sot dot’ju ligjëroj për”, ose: “Sot do të mësoni për këtëdhe këtë”, ose vetëm me përshëndetjen e rën-domtë: “Mirëmëngjesi”, ose: “Ngjatjeta” etj.Ai, të gjitha ligjëratat e tij, nuk i fillonte as mefjalën “Kolegë”, por studentëve të tij u drejto-hej me “Fëmijët e mi”.Dhe vërtet ata ndiheshin si fëmijët e tij, madje jorrallë herë ai dëshironte që t’ua çikte nga paksupet, e madje edhe t’i ledhatonte (ashtu siç ekishte përkëdhelur gjyshja e tij në flok), pordruante që atë mos ta merrnin mbrapsht...Profesori universitar, me sa dukej, më së miri edinte se sa e rëndësishme ishte fjalia e parë.Ai nuk e nënçmonte dhe nuk e vendoste nëplan të dytë as fjalinë e fundit, porse vetëm njëranga fjalitë ishte e para.Njëlloj sikurse tani, kur shitësja që punonte nëvetëshërbimin te shkolla “Koço Racin”, i thosh-te: “Mirëmëngjesi profesor”, në fillim, kurse“Mirëdita” ose “Paç fundjavë të këndshme”, nëfund.Ndaj, edhe fjalia yte e parë në pjesën tënde tëdytë të tregimit, nuk është e keqe aspak: Profe-sori universitar që jetonte në Vodno, këtu ështëe udhës të themi se ishte akademik, më së shum-ti e adhuronin studentët e tij të dikurshëm, pikër-isht për shkak të fjalisë së tij të parë.Ndryshe nga fjalia më e bezdisshme dhe më ba-nale në fillim të tregimit: Thonë se, më e rëndë-sishmja nga të gjitha, është fjalia e parë.

UDHË -SHKRIM

1.Në qoftë se nuk ke ide të vërtetë për një tregim,atëherë fillo të shkruash një udhë = shkrim.Ndoshta të bie ndër mend ndonjë hollësi, ngjar-je ose personalitet, të cilat do të jenë të çmuaragjatë ribërjes së mozaikut ose vazos së thyer.Por kjo është banale dhe e neveritshme për sh-kak të përshkrimeve të gjata dhe standarde, tëllojit: atëherë dhe atëherë, atje dhe atje, u zg-juam në orën kaq e kaq dhe u nisëm në këtë ekëtë udhë... Patjetër duhet të ketë rrugë dhelëvizje. Përndryshe, ajo do të jetë një udhë –shkrim i rremë dhe trilluar, i cili do të mbarojëpara se të fillojë, përkatësisht do të bëhet më ineveritshëm sesa vetë filmi ose seriali televizivmë i neveritshëm, të cilin populli e gëlltit si leksi-liumin para gjumit.Megjithatë, cilën marshutë ta zgjedhë, cilës rrugët’i bjerë dhe, fundazi, a thua para lexuesit - bash-këbisedues gjithnjë duhet të mendohet me zë.Armatosu me atlase dhe harta gjeografike, mekompase dhe globe (mbaje mend: toka është errumbullakët, ngado që të nisesh – gjithmonëdo të kthehesh në fillim), por medoemos nëtrastën e udhëtimit fut edhe bukë, djathë dheqepë (që era e vendlindjes asnjëherë të moshiqet nga gishtërinjtë dhe buzët e tua) Ndoshtado të reagojë ndonjë zonjë ose zotëri, por dije setë paktën kjo është e shëndetshme...

2.E, si të arrihet në Shanliurf, të cilin banorët e tijjorastësisht, e aq më tepër të huajt, për shkak tëshqiptimit të vështirë të emrit, shkurt e quajnëUrf. Do t’ia mësysh nëpër rrugën e parë majtas,pastaj djathtas, e mandej drejt; ndoshta doçatisësh edhe ndonjë udhëtar tjetër të humbur,derisa të arrish te tregu me njëmijë ngjyra. E diqë lumi nuk do të të interesojë dhe nuk do të lërëshumë mbresa nga kalimtarët e tjerë, nga auto-mobilat dhe motocikletat, sepse ata i gjenpothuajse gjithandej, por jam i sigurt se do të

ndalesh pakëz kundruall punishteve të zejtarëveku, çirakët, të cilët posa i kanë mbushur tetëvjet, qepin pantallona, ose bëjnë punë të tjera tëpanumërta nëpër ëmbëltore, kafene, tregtore...Njëri prej tyre është edhe djaloshi me sy zh-birues dhe me një buzëqeshje të vazhdueshmee cila duket sikur buron nga fytyra e tij, ndaj nukka si të mos e vëreni, por edhe ta fotografoni(për kujtimin tuaj personal dhe për ta mbajturgjatë në mend). E fotografoni përderisa pas mak-inës së qepjes ai po e bën një kapotë të trashë,pa ia dhënë një denar të thjeshtë për pozimin,por megjithatë, të paktën do ta përshëndetni,do t’i buzëqeshni, do t’ia bëni me dorë dhe do tëvazhdoni tutje... Fëmija - çirak jeton për takiminme ju, për pantallonat që varen në tel si peshq tëfërguar, për pamjen e cila tanimë nuk do tëpërsëritet dhe nuk do të jetë e njëjtë asnjëherë...Ne jemi tetë fëmijë, thotë një djalosh tjetër, i cilido të niset tokthi me ju nëpër gurashtrojë dhevullnetarisht do t’ju shoqërojë edhe disa qindrametra drejt qendrës së qytetit, derisa nuk ofronpërzemërsisht disa bonbona (jo për të gjithë nganjë, por edhe ashtu vetë ai do t’i hajë të gjitha).Urfi kundërmon erë specash të kuq apo spe-cash djegës, por askush nuk teshtin dhe nuk kaprobleme me frymëmarrjen, kollitjen osengrënien, ngaqë ato gjenden kudo – nëpër pul-lazet dhe ballkonet ku po thahen. Pastaj bluhen,u shtohen erëza dhe bëhen gati për shitje, osepër nevoja të përditshme shtëpiake.

3.Të thashë se të bësh një udhëpërshkrim është eneveritshme dhe banale, por ata nuk ma varënfare. Rrëfen për së gjati dhe për së gjeri, pa ndon-jë shqetësim serioz, pa tendosje dhe pa kthesa,ndaj më kot pret që dikush të të ndjekë e të tëlexojë.Për këtë arsye, kërko ndonjë tjetër (drejtim më tëmirë dhe më të përshtatshëm).Për shembull, nisu për në Shandong (ku do t’igjesh vetëm këta emra të çuditshëm dhe paksaqesharak).Jo, ata janë të vërtetë, por që nga Turqia deri nëKinë ka aq shumë rrugë sa, në qoftë se niseshkëmbas kur je djalosh - çirak, të jesh i sigurt sedo të kthehesh si një plak mesjetar, po qe se dotë mund të kthehesh prapë ndonjëherë...Në Shandong, në librarinë shtetërore, një numëri madh qytetarësh të mbledhur përballë vitrinavei lexojnë gazetat ditore. Nuk shtyhen, të gjithëlexojnë një nga një, sado që në perin e lidhurjanë të kapura vetëm faqet (ballore) e para.Por, prapëseprapë, lirisht hyni brenda, në li-brarinë gjysmë të zbrazët, ku shitëset qëndrojnëtë ulura me përtaci, duke pirë çaj me filxhanëtdorezëthyer, ndërsa librat e rinj janë renditur mepedantëri, sipas ngjyrës së kopertinave, ku nëmënyrë më të theksuar mbizotëron ngjyra e kuqe.Në librat për fëmijë nuk ka asnjë personazh tëDiznit, ndërkaq një pjesë e madhe e librarisë ësh-të ndarë për hartat e qyteteve, shteteve dhe plan-eteve, por edhe për botimet politike (partiake).Të gjitha ato ngjajnë me manifestet e PartisëKomuniste, në të cilat në mënyrë deklarative mëtepër shprehet përcaktimi dhe përkatësia e asajpartie, sesa ajo e qytetarëve, ndërsa vendin qen-dror e zë një libër i kuq miniatural i Mao Ce Dun-it, me madhësinë e një kutie të shkrepëses, i bërëpër ta vizituar çdo ditë, për të mësuar, për tërrëfyer, për të dëshmuar dhe për ta mbajtur vazh-dimisht (gjithkund me vete) në xhep. Aq sa tëmos harrojnë se cilit popull dhe ideologjie ipërkasin, dhe në qoftë se flenë dhe kridhen nëgjumë me të, me sa duket, nuk do të jetë kurrfarëmëkati...

UDHË - ËNDËRR

4.Ti udhëton apo ëndërron?Udhëtimi është ëndërrim, kurse ëndërrimi ështëudhëtim, dhe anasjelltas.Sa më larg që të jesh nga mendimet, aq më afërvetes do të jesh.Nga Maqedonia e gjer në hënë ka ende rrugëdhe kohë.Megjithatë, asnjëherë mos thuaj JO, por thuajPO për udhëtimin dhe ëndërrimin, derisa të tëmbajnë këmbët, derisa shpirti të të cysë dhe tëtë ushqejë, derisa shikimi dhe rruga të të tërhe-qin dhe të të gënjejnë...Gjatë kthimit prej andej, ndalu ca përballë pas-qyrës tënde, ngjitu më lart drejt në brendinë eshkallëve, vendose edhe një pikturë, vazo oseguacë në dhomën e suvenireve, por mos u largoaq shumë nga oborri, ndanë të cilit gjithmonëkalojnë të huaj të panjohur, që vështrojnë dhefotografojnë, por edhe që pyesin se kush e kabërë fontanën, kush i ka mbjellë lulet, kush e kathurur gardhin...Jo, kjo është vetëm një pjesë e kornizuar enatyrës së vdekur. Bari është i lumtur, dhe zogjtëjanë në fluturim kur edhe ti je këtu duke i soditurata, ndërsa mallin për një udhë = shkrim të rishtyje për ndonjë kohë dhe vend tjetër...

5.Ti shkruan apo lexon?Të shkruarit është të lexuarit, ndërkaq të lexuar-it, po ashtu, është të shkruarit.Por, a do t’i deshifrosh të gjitha shenjat rrethrrugës, a do të dish t’i vëresh dhe t’i bësh jetëg-jata me dorë të lirë. As mos u përpiq, për arsyese nuk je piktor, ndërsa kopja e përafërt do tëjetë përpjekja e parë për falsifikim.Megjithatë, shkëlqimin e shoh në bebëzat e tua,të cilat përpiqen drithërimtas të mos lëshojnëasgjë dhe ta gjuajnë secilin çast në vazhdim, tëmos harrojnë as kur janë nisur, në ç’drejtim kanëvajtur, ku kanë mbijetuar dhe kur janë kthyersërish...Udha është letër, asnjëherë e shkruar gjer nëfund, asnjëherë e mbaruar, asnjëherë e dërguarndokujt... A ke harruar se nuk ka markerë (shen-ja rreth rrugës) për t’u kthyer prapë, të arrishdhe të jesh përsëri në fillim, por edhe i pari nëcak, gjithmonë rishtazi dhe rishtazi...Ngaqë ende ka kohë, ngaqë ende ka vend...Ngaqë ende ka udhë, ngaqë ende ka ëndrra...

(Shqipëroi: Ahmet Selmani)

Tregime nga Hristo Petreski

Page 8: C M Y K n 1/ E Diel, aciona l - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2011/10/Gazeta-Nacional-117.pdf · Agron Tufa. Arti në përgjithsësi dhe ... portret të vërtetë

8/ E Diel,9 tetor 2011nacional PROZË

Lulet eprangave

Tregim nga Izet Shehu

Na caktuan për të punuar në një brigadë. Nuk kishanjë muaj që isha kthyer nga ushtria, të cilën e krevanë repartin e punës në Bestrovë të Vlorës. Atje, nëatë repart të egër pune u argosa me vështirësi. Ubëra i aftë për çdo lloj pune fizike. U vërtita nja dyherë për të kërkuar punë e ata, nëpunësit e zyrës sëpunës më caktuan në brigadën e dytë të koopera-tivës bujqësore, jo shumë larg qytetit. Aty caktuandhe mikun tim, Refik Shkrepën, i cili sapo ishte liruarnga burgu famëkeq i Spaçit. Kishte bërë në atë ferrshfarosës kokërr më kokërr të gjithë dënimin. Refikui gjorë kishte dalë nga ai ferr i gjymtuar me këmbëne djathtë që e tërhiqte zvarrë. Qe bërë kockë e lëkurë.Në fillim i rrinim ftohtë njeri – tjetrit. Më vonë u bëmëmiq. E bënim bashkë rrugën, nga qyteza për nëbrigadë. Para syve tanë shtrihej një fushnajë e gjërëe pafund. Qark fushnajës vinte një varg kodrash supmë sup me njëra tjetrën. Tutje në horizont, ato kodrashkriheshin në një masiv që zhdukej në hapësirënme ngjyrë jargavani. Ky pejzazh për ne u bë aq injohur, sa s’ishte nevoja ta këqyrje. Tërë fusha egjerë e flaku tutje mugëtirën e mëngjesit, buzëqeshie nisi të vegëtinte nga vesa. Në atë kohë, ne e kishimbërë gati gjysmën e normës ditore. Ishim bërë ko-starë të zotë. Si vërvitëm kosoret mbi bar, u ulëm përtë ngrënë mëngjesin tonë të varfër, bukë e perime.Sytë më ranë në duart e mikut tim, Refikut, pikërishtatje, mbi kyçet.Dale, dale, - i thashë, dhe vura gishtat mbi gjurmët enjërës dorë.I kam dhuratë nga Luto Larashi.Heshti. Filluam të kafshonim bukën e verdhë të mis-rit gjeorgjan, domatet e tharta dhe qepët. Jonxha ekorrur, qumështorja, zhabina, të gjitha u gjallëruansërish, tani që u lanë nga vesa e u përkëdhelën ngarrezet e diellit. Mbi kapulat e barit të kositur silleshinduke krrokatur laraskat bishtgjata. Një tufë thëllëza-sh rrahën krahët me vërtik të trembura nga një gjera-qinë, që fluturoi rrafsh me tokën. Bulkthat e gjinkal-lat ia nisën mbi bar këngës së tyre me ca tinguj kër-citës. Unë dhe Refiku hanim mëngjesin e varfër enuk ishim shpërfillës në këtë skenë të bukur plottinguj dhe aroma të fushës. U shtrimë mbi bar. Muasytë përsëri më shkuan mbi duart e mikut tim. Ai evuri re.Kanë një histori këto gjurmë, - më tha. - Kur më futënnë qeli për herë të parë, isha lule e rrethuar, plotaromë ëndrrash. Këputi një lule qumështore. Luljaende vetëtinte nga vesa. Në gjurmët e njërës dorë ranjë pikë vese si një pikë loti. Ai rrudhi ballin dhevazhdoi.Tre hetues më vinin në ditë. Të tre i shoh sot ende sisillen si zagarë rrugëve të qytetit. Dy prej tyre, Lutoe Llaqi, ishin ujq. I treti, Bashkimi, kishte pakëz shpirt.Dy të parët më rrihnin pa mëshirë. Bashkimi jo, s’e kaedhe ndër ata njerëz , nuk janë të gjithë bisha, por tërrallë. Bashkimi, kur më merrte për të më hetuar, ulejnë karrige, nxirrte nga xhepi një copë bukë e maofronte. Unë përtypja copën e bukës, si të ishteçokollatë. Ai më vëzhgonte. Nuk vuri dorë mbi trupintim Bashkimi. Lutoja më la këto gjurmë në duar, ndër-sa Llaqi m’i theu me shkelma dhëmbët, - e vuri dorënmbi dhëmbët e lidhur mbi proteza.Po këmbën? - e pyeta.Ah, këmbën ma zuri vagoni në Spaç. Një re trishtimii lundroi në fytyrë.Tani ngrihemi, - tha, - kemi për të bërë normën.Kush ka korrur me kosore në fushë, e di se sa ikujdesshëm duhet të jesh. Mendjen e ke të përqën-druar vetëm tek të korrurit. Ngaqë të bëhet monoton,nuk e dëgjon as fërshëllimën e kosores. Qark teje,madje edhe para syve, vrapojnë mëllenja, gala, hara-

bela, kolìbra, por ti s’i sheh, as dëgjon e as ndjenaromat e luleve. Vetëm i jep kosores, pa e ditur as vet,se ajo nën rrezet e diellit reflekton mijëra vetëtima.Hodhëm përsëri kosoret mbi barin e korrur. Vesaavulloi e ajri ngriu. Fusha mori pamjen e saj të trish-tuar. Bari vari kokën. Kodrat tej në horizont dukeshinsi të përzhitura nga dielli e kishin marrë një ngjyrë tëmurrme në të blertë. Të dukej sikur kishe mbi krye njëqiell të përmbysur. Fusha, kur s’ka pyje e male tëlarta, të duket e thellë, e tejdukshme, e pafund e si empirë nga brengosja. Syri të shikonte po atë peizazhmonoton, qiellin, fushnajën, kodrat. Muzika mbi bar-in e fishkur fashitej dalëngadalë. E në këtë pikë vape,tej të zë syri një plep të vetmuar. Kush e kishte mb-jellë e përse ishte atje, një zot e dinte. Nën hijen eplepit të gjelbër e kalonim zhegun e korrikut. Në tëbënim një sy gjumë. Ai na këndonte ninulla fushe. Aina zgjonte me duartrokitje të blerta. Atë bukuroshplep të vetmuar në fushë edhe sot e kujtojmë menostalgji.

***Refik Shkrepa kishte shpirt të butë e të ndjeshëm.Një mesditë përvëluese, nën hijen e plepit, na qulllidjersa. Sa zagushi e mërzitshme, çdo gjë e përgjumur,e kapitur nga vapa e madhe. Ai i erdhi rrotull plepit. Epreku me duar në shtatin e derdhur. Befas thirri:A është i lumtur ky bukurosh? E duron zhegunpërvëlues e acarin djegës të dimrit? Përballet me tu-fanet, që ulërijnë me egërsi, krejt i vetëm, krejt i zhve-shur, këtu në mes të fushës. Në vjeshtë e darovitfushën me gjethe të verdha, por askush nuk e vlerë-son, askush. I vetëm përballet me erërat e shthurura,i gjori plep!Si i lëshoi fjalët, mërmëriti diçka nëpër buzë e u shtrinë hijen e plepit. U ngrit sërish e vazhdoi:Je kurioz të dish për këto gjurmë në formën e byzy-lykëve në duart e mia?Je?Ja, po ta rrëfej. Kur vinte për të më pyetur ai, LutoLarashi, shpërfytyrohej e bëhej dyllë i verdhë. Mua,në ato çaste tmerri më dukej si ujk. Ishte nisur përujk, por ishte bërë demon me fytyrë njeriu. Sa hyntenë dhomën bunker të hetuesisë, ulërinte, skërrmistedhëmbët, më godiste me grushte e shkelma e si mbu-lohej në djersë, rrokte karrigen e më binte me tërëforcën. Ky ishte fillimi i tmerrit.Do të çoj në ferr, por trego!A ka ferr më të madh e më të zi se ky,- i thosha mezërin e shuar, - Nuk jam marrë me politikë. Jam vetëmtetëmbëdhjetë vjeç.Atëhere ai merrte prangat e më lidhte duart. M’i sh-trëngonte aq fortë sa më nguleshin gjer në kockë.Nga dhimbja e pakufishme, ulërija. Si për çudi, bridh-ja në lëndina të bukura, ku lulëzonin të gjitha llojet eluleve, edhe ato që kisha parë, edhe ato që nuk injihja. Oh, sa shumë lule të bardha, të kaltra, të ver-dha më dilnin në ato lëndina. Vetëm lule tëzeza nukmë zuri syri në atë humbëtirë dhimbjeje të pacak.Vetëm lule të zeza. Do të doja të vdisja në ato lëndina,por hetuesi, si më hidhte një kovë me ujë në fytyrë,më godiste me majën e këpucës në brinjë. Më merrtelulet e bukura të lëndinës së dhimbjes. M’i lironteprangat. Gulshet e gjakut dilnin nga vendi ku ishinngulur prangat si dhëmbë ujku. Luto Larashi mapërsëriste disa ditë këtë marifet. Një ditë, tek e pashëme fytyrën e shpërfytyruar e të verdhë dyllë, iu luta:Mos më torturo, mos më rrih! Më mir m’i vër që nëfillim këto të flamosura pranga, hë të lutem, vendosi!Ai shtangu. U ul në karrige si ujk i plagosur e më tha:Dakort!

Më në fund e kapi, pas asaj orvatjeje tëmundimshme që i zgjati aq sa ia bëri ner-vat shoshë, dhe me gishtin e madh i shty-pi fortë të gjitha butonat e tastierës sëmobilit. Simfonia e Bethovenit ndaloi. Hapinjërin sy, jo atë që ia kish zënë jastëku iportokalltë, dhe e mbylli.Shtriu dorën nga pas, dhe ngadalë tërhoqimbulesën nga pjesa e epërme e trupit.Ndjeu një të ftohtë në të pasmet.Në dhomë ra sërish qetësia.Drita që depërtonte nga dritaret i sh-këlqente lëkurën ndërsa vija që i shtrihejpërmes shpinës, rreth një gisht e gjerë, ebardhë, e mbrojtur nga rrezet, aty pak mëlartë mesit të shpinës, s’i dallohej më dheaq. Tram-tram-tram tingujt e simfonisë sëBethovenit e irrituan prapë, më fortë, taninga një kahe e njohur. U ngrit pakëz nëkrahë, provoi disa nga butonat e mobilit,me sytë gjysmë të mbyllur, dhe simfonia undërpre në tingujt e parë.U fut kllëp në jastëk.Nga dritarja hyri zhurma që la pas një veturëe shpejt.Pas pak, aq sa i nevojitet mendjes të marrëndonjë mesazh nga truri, u kthye në shpinë.Hapi sytë, ngriti duart lartë, paralel me njëri-tjetrin dhe gjinjtë iu ndanë në anë tëkundërta. Uli duart me të dhe shikimin që ira mbi gjinjtë dhe gati nuk dalloi asgjë. Pohiqet, hm, mendoi.Kur mori të ngrihej nga shtrati, sakaq, i ra,si nga lartë, një si grusht emocionesh tëpërziera, nga ato që nuk ua di arsyet. Sh-tatori, perfekt për këso ndjesish, i tha vetesme një shpërfillje të lehtë, pa i dhënë vë-mendje. Kështu iu shpjegua vetes, meidenë e kohës së mërzitshme, duke ukujdesur të mos zgjojë asgjë përbrenda saj.Pa, se kishte fjetur me dritare hapur.Mëngjes i vranët, tha me mend. Kërkoi mesy papuçet e dhomës, dhe bëri disa hapadrejtë pasqyrës që ngrihej dy metra ngadyshemeja. Një pasqyrë e gjerë rreth njëmetër, pa korniza, thjesht, ashtu, mbështe-tur për muri.Në ecejaket e saj drejt papuçeve në mes tëdhomës, kuadri i pasqyrës, si një trup meshpirt, e kapi ashtu, lakuriq. Kur të shikonpasqyra, shpërfillja është e kotë. Ajo e kish-te mësuar veten me këtë, por nga brenda ifoli instinkti se nuk është koha e duhur tëshikohet shumë gjatë. Por i duhet të bal-lafaqohet. T’ia kthen shikimin, në mosbuzëqeshjen. Qëndroi pa lëvizur teksa poe sheh unin dhe vetveten. Është ky njëringa ato momentet kur përqendrohesh nëdiçka dhe nuk të bën për asgjë tjetër edhenëse për pak sekonda kjo shpërfillje do tëjetë fatale. Iu mbushën sytë me lot ngapërqendrimi dhe i ftohti që po hyn ngadritarja.Dueli sy më sy nuk i zgjati shumë. Ajo ar-riti pothuajse paqësisht, pa ia shkoqursytë, ta lërë armën në tokë, duke ia bërëme dije vetes se nuk do ballafaqim. Nukdo luftë. Nga kjo gjendje në më të butëkaloi duke u marrë vesh me veten që t’i

vështrojë flokët e lëshuar se si edhe atyrepo u heqka boja. U përqendrua tek flokëtmë pas zbriti tek vetullat e lakuar njëtrajt-shëm. Sytë dhe rrethin e tyre të mbësh-tjellë nga mishi e pa me një sens tjetër, mëme mëshirë. Hunda e vogël pastaj ra tekbuzët e fryrë pa pa buzëkuq. Nëpër qafëne hollë zbriti tek gjinjtë, dhe ndjeu një sikërcënim. Por meqë ishte dakorduar përkëtë, ajo do të shikonte gjinjtë e saj, dikurmë të fryrë, centimetër për centimetër. Enisi shikimin nga ajo pjesë kur ato marrin elëshohen teposhtë, si dy ujëvara që derd-hen plot jetë. Zbriti më poshtë aty ku atotë dyja lakohen, nga anët e jashtme, mepërmasa asimetrike. Pastaj u përqendruanë mes, në vijën e gjerë sa një gisht, e mëposhtë asaj hapësire si ngushticë mes dyshkëmbinjsh, e më poshtë e më poshtë derikur hapësira zgjerohet sa dy, pastaj sa trigishta. Në fund, hipi mbi majat e gjinjve.I theri si diçka si dhimbje diku në gjoks. Pomos t’ishin gjinjtë tashti, do t’ia hidhtembanë. Por jo kur ato kanë rëndësi për unin.Kur ato kanë histori të freskët. Në fakt atopatën gisht në atë zhgënjimin e madh, dhe,të injorosh sikur s’ka ndodhur asgjë ështënjë lojë hakmarrëse, dhe kësaj i trandej.Sepse ajo, në këmbim të qetësisë, kishtebërë pakt me veten se do të ishte ekujdesshme, e arsyeshme me të.Këto, tha, dhe i kapi me gjentilesë, duke ingritur paralel dhe ndjeu një shpresë. Ngakëndi i së ardhmes, mendoi, i shtatorit,pastaj i tetorit, se shtatori ka shallin, tetorisetrën, dhjetori ka pallton... Lëshoi duartngadalë, gjinjtë iu kthyen në pozitë të sh-trirë sërish dhe ndjeu prapë atë dhimbjentherëse në gjoks. Por jo gjithherë duhet tëdorëzohet për shkak të korrektësisë meveten dhe kjo protestëz i bëri mirë.Menjëherë, me majat e gishtave të këmbëssë djathtë bëri një gjysmërrotullim elegant,serioz. I pëlqeu kjo lëvizje. Sikur të ishtepara një publiku të huaj. Ja, buzët i kanëmarrë formën gatitu, tek presin puthjen qëdo të vjen nga s’di ku, por e detyruar, sepsekështu duhet të jetë. Hunda e vogël ështëshumë stabile dhe sytë e përqendruar nëpasqyrë po i shohin duartrokitjet dhe fish-këllimat e atyre gjentilmenëve. Tani ata poshohin të bukurën, artin, estetikënfemërore, jo një makinë seksi, sigurisht.Kur i mbaroi fryma i erdhi fundi edhe këtijqejfi. Palidhje, mendoi. Nga salloni dikushpo bisedon me dikë, me gjasë me telefon,supozoi, por fjalët po vijnë pa kuptim. Morisërish qëndrimin e njëjtë, por mbi krevat,mobili cingëronte.Rrezet kanë shpuar ca re dhe drita e diellitka lyer një pjesë të çative dhe rrugëve tëqytetit.Ndërsa përtej dritares, përballë, në xhamine një apartamenti, u zhduk një si fytyrë, sihije.

Prishtinë, 2011

Njëmëngjes,

ajoTregim Kreshnik Berisha

Page 9: C M Y K n 1/ E Diel, aciona l - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2011/10/Gazeta-Nacional-117.pdf · Agron Tufa. Arti në përgjithsësi dhe ... portret të vërtetë

nacional9/ E Diel,9 tetor 2011 KRITIKË

Proza e Agron Tufës një përmasë europiane e tekstit

Miti i Mërkunës së zezë “dita e Mart딓Vetë fakti që njeriu jeton me gjësendet dhe natyrisht se ato formojnë kornizën e tij sociale, do të thotë se njeriu gjithmonë kërkon të ”transcendentojë” këtëgjendje dhe të lidhet me diçka më të qartë se vetja, por që del nga vetja.”

Nga Dr. Rovena Vata

“Përderisa imagjinata e ka krijuar botën, ështëajo që e udhëheq atë.” Me këtë shprehje nisromani “Mërkuna e zezë” i shkrimtarit AgronTufa. Arti në përgjithsësi dhe letërsia në veçan-ti janë botë e imagjinimit dhe botë imagjinare.Kur letërsia buron në imagjinatë atëherë ajongrihet mbi imagjinimin e autorit/subjektit kri-jues i cili pastaj me anë të shkrimit e objektivonatë imagjinim dhe krijon botë imagjinare apo“botë-besim”. Kendall Waltson do të thoshtese imagjinimi mund të jetë spontan dhe intenci-onal. Teza kryesore e Waltson-it është teza sefiksioni është art i imagjinuar që na bën të be-sojmë në të. Mirëpo ajo që duhet ritheksuar ësh-të fakti që letërsia e mirë jo vetëm që na shtyn tëbesojmë botën e saj të imagjinuar mirë, por edhena tregon se është botë e imagjinuar.Pra, letër-sia është një ftesë e autorit që na fton në botëne tij të imagjinuar: “Ju ftoi të imagjinoni botëntime!”.Mirëpo, letërsia është burim i autorit që imagji-non në mënyrë të thukët, evokative, të rrjedhs-hme dhe kontemplative duke krijuar botëimagjinare mbi karaktere dhe ngjarje që rreza-tojnë botën reale. Ajo nuk bazohet në imagji-natë që lejon lexuesin të konsumojë atë vetëmsipërfaqësisht. Letërsia e imagjinuar e mban lex-uesin në maje të gishtave për të parë botën naltmatanë. Letërsia e mirë është “botë-besim” matanë që endihmon lexuesin të gjejë udhën e vet në botënnë këtë anë duke bërë pyetje, duke menduar,duke u fisnikëruar e duke gjetur domethënie.Letërsia si qenie e botës imagjinare ajo ka sta-tus të saj specifik që matet me qenësi estetike:pra, duke e parë se sa e thukët dhe sa e imagjin-ueshme, sa imagjinare dhe sa imagjinim-nxitëseështë ajo.Roland Barthesi, merr rolin e demistifikuesit tëmiteve të kulturës masive dhe tenton të na bëjëme dije se mitet nuk janë vetëm deluzione, trukeapo struktura të fshehta që na e sajojnë botënpara nesh, por ato rëndojnë rëndë edhe filmat,fotografitë, plastikën, sapunin, televizionin,veturat etj.Duke marrë shkas nga thënia e Bardhësit në njëese të titulluar: “Sociologjia apo socio-logjika”,ku thotë se çdo shoqëri tenton të strukturojërealitetin dhe për këtë arsyje nevojitet të kemianaliza struktuale. E njëjta shprehje vlen edhepër romanin në fjalë.“Gjatë gjithë asaj dite, si dhe ditët që vijuan, indihmova gjyshes të ushqenim bagëtitë. Mëbëri përshtypje numri i madh i deleve të zeza.

Gjyshi këtë e quante shenjë të keqe. Ai thoshtese ndër 100 dele të bardha, qëllon një e zezë.Kurse në tufën e gjyshit prej nëntëdhjetë enëntë delesh, vetëm njëra ishte e bardhë. Për tazbutur pak këtë raport, gjyshja kishte porositurpesëmbëdhjetë dele të bardha në lagjen e posh-tme që thoshte se do t’ia binin ato ditë. Gjyshjathoshte se delet e bardha nuk rronin, sëmureshinose ngordhnin. Në pranverë thuajse nuk mbije-tonte asnjëra. E keqja qe se kurrë nuk u morvesh ndonjë sëmundje. Gjyshja thotë se kjondodh prej mësyshit, ndonëse ka kohë që s’ebeson as vetë këtë gjasë”.Syri i keq haset edhe marrje mësysh. Ashtu sinë Lindjen e Mesme, në Shqipëri mendohet se

një vështrim keqdashës vetvetiu mund të bëjëdëm. Prandaj, njerëzve që besohet se kanë njëvështrim të tillë, pra sy të keq, nuk u dilet për-para. Fëmijët e vegjël, bagëtitë e tufës ose gjëratme vlerë nuk bën të lëvdrohen para të tjerëve,në mënyrë që të mos i zerë syri i keq. Rreth qafëssë bagëtisë shpesh varej një lugë druri, kursenë ballë të foshnjës në djep vihej një monedhë,ose në hundë i ngjyhej një pikë bojë ndryshku,që të shërbenin si hajmali kundër syrit të keq.“- Zanati, moj loçka e gjyshes, nuk epet: ai rrëm-behet, vidhet. Zanati i dhanun nuk asht i hajrit,nuk asht i amël. Ai asht vetë msheftësia. Ashtvetë rravgimi i femnës, jeratisun prej Mërkunes.- Kush asht kjo Mërkuna, gjyshe?- pyeta i çudi-tur.Gjyshja më pa me mosbesim. – falë i qofshimkah na rri mbi krye me furkë e gërshanë në dorë!Falë i qofshim kah na thur e shthur fatet tona,Zanës tonë shejte! Ajo asht Zana e grave qimbarson e zanon, bir i gjyshes!-Unë dua ta shoh, gjyshe. – Larg qoftë, loçk’ egjyshes! Ajo i shtangon burrart…. S’ka punëme ta!- Po ti, gjyshe, a e ke parë Mërkunën?- Jo bir, ajo të del me t’rraposë kur i hyn në hak.Por unë e kam ndie afër Frymën e mbarë të asajFatbardhe...”Sipas besimit popullor, nga të gjitha ditët e jav-

ës, e Marta quhet në Shqipëri, ashtu si në Turqi,“dita më terse”. Është terse sidomos për t’u ni-sur për udhë. Shumë gra shqiptare nuk bëjnëpunë shtëpie të martave, sepse e marta e ka “njësahat ters”. Plakat nuk e lanin kokën të martave,as nuk e derdhnin ujët e enëve pasi i lanin. Kybesim është i përhapur në Shqipëri edhe sot.Punëtorët e ndërtimit shpesh nuk hedhinthemele të reja shtëpish të martave, kurse shumënjerëz në këtë ditë nuk i bëjnë sefte rrobat e reja.Kleriku Italian Ernesto Cozzi (1870-1926) ngaTrentoja ka shënuar shprehjen gegërishte: “Zojae marte asht e idhun.”E mërkuara sipas besimit popullor kanë qenëquajtur ditë të pavolitshme për të qethur dhentë. Djalli shfaqet në shumë trajta në mitologjinëtonë dhe për të ka një numër të madh termash:djall, nga lat. diabolus, ’djall; dreq, nga lat, dra-co, ’dragua’; satan; termi mysliman shejtan, ngahebraishtja satanas; dhe lucifer. Për arsye tabuje,zakonisht përdoren edhe eufemizmat: qoftëlar-gu, larg këtej, e barasvlershme me gr. e sot., imallkuar, i paudhë. Djajtë shpesh marrin trajtëne cjapit.“ - A të kanë ngucë mysafirët e natës?”, - epyeta.“Mbramë ka qenë hata e madhe”, - tha. “Vlontevendi nën hanë. Kishin msy edhe shpirtna tëxhuxhtë, femna shtatshkurtna, shëmtaqe,cubele. Disa sosh, mbulue prej flokësh kryekre-je”.Kur m’i shploi kambët i qenë mbushë pika-pikakafe, si vezë fëllanxe. Tha se kishte dremitë njicopë herë, por kur qe sque, tue plasë drita, kishtepa ato fshesa të vogla, të ngjyme në asi lënguqoftëlargu.

Ta kesh burrin sa më larg Ndilli burrat var-e-varg Zgjidhe njenin topemadh Me t’a kullot njat livadh Me t’kullot at’bar prendvere Qite burrin tand përdere, Mos le mashkull nën çati, Kshtu t’urdhnon motra Kumri. Se për vjerrin jena vet, Nadje lig e kem zatet”.

Në këtë sekuencë jepet shfaqja e Mërkunes nëtrajtën e një njeriu që ka vdekur që 7 vite, duke iparalajmëruar gratë që kishin punuar në ditën esaj që kjo gjë herë tjerër të mos përseritet semarrja e shpirtit të tyre prej saj do të jetë nëmënyrë fatale.

- “Unë nuk jam hallë Gurija. Ajo ka shtatë vjetkallur në dhe. Unë jam Mërkuna, Nata eMërkurë! Sa herë ju kam thanë të mos punohetnë natën timë?! Të mos qe hatri i kësaj sabie (ajodëftoi me gisht djepin ku flinte ferishtja), të mosqë mikpritja jote zemërbardhë (ajo dëfteu me gishtgrumbullin e arrave, mollave, ftonjve e dardhavedhe filxhanin e filluar të kafesë), do të ta merrjashpirtin me vete për gazep, atje përfund, në dynjatë poshtme!”, -tha, duke m’i shti duert e gjatame thonjt e verdhë rrastas për fyt. Si i tha këto,e pashë vetë qysh u shndërrua në firomë, qyshrrëshqiti prej meje dhe u fut në katrorin e vogëltë shporetit, qysh u ngjit me brambullimë e pot-erë për burive të sobës, tue u tretë e u ba fir”.Mërkuna e zezë është perëndia e grave e gjithë-

pushtetshmja që i mbronte gratë, por edhe indëshkonte me vdekje, kur ato nuk i bindninurdhrave të saj që të mos punohet punëdoreditën e martë, pra e marta e zezë, kjo gjetje ështëe autorit dita e Mërkure dhe jo e Marte edhe psee thote diku brenda romanit ditën e Marte qënuk duhet punuar punëdore.

“- Shshshsh! C’hall të ka zënë moj Fatkë? Patregoji vëllait...- thashë, duke gjakuar ta marr metë mirë. – Si nuk e kupton? Ato janë shtriga! Atothirrën ardhjen e Natës së Mërkurë! Shihe, këtëshi do ta ndajë dëbora. Për këtë i hodhën veglate punëdores në pus. Ata iu lutën Natës sëMërkurë. E Mëkura e Zezë është shpirti i përjet-shëm i femrave që ngrihet kundër kësaj feste”.“Unë nuk dëshiroj ta shoh. Por e ndiej. Po tëdua dhe mund ta shoh, por mos mendo se mundta shohësh thjesht si një shoqe. Ajo shfaqet nëtrajta shumë të parrokshme, në gjendje gjysmëkl-lapie, njohurish, ashtu sikur iu shfaq gjyshësatë natë.. në trajtën e hallës Gurije”.Barthes-i kërkonte që kultura të ketë ’pak dije,pak urti, aspak fuqi...por sa më shumë shije’ (du-het dalluar fjalën shije këtu sepse Bardhes epërdor këtë duke konotuar impresionin sensualqë jep teksti e jo shijen estetike të bazuar nëkanon, apo tradtë estetike).Në këto vargje jepet funksioni i Mërkunës sëzezë që rrënonte burrat dhe mbronte gratë, porvetëm atëherë kur këto të fundit kishin vepruarsiç ka urdhëruar zonja Mërkunë:

”Mërkunë e Madhe kësoane, shkreti, shkretiburrat tanë!Jepna fronin e shtëpisë, parësinë mbi rrung-e-trung,Hapna udhën t’u vëmë këmbën meshkujve qëna gërganëEdhe femrave sojsëze, lidhjua fatin nyje, cung!

.............................................................................

O Mërkuna jonë e Madhe, Mërkunë e Zezë ekëtij viti!Shpirtin tonë që t’u robtua, si qëmoti bëje rojë!Rritna thonjtë t’ua çjerrim zemrat burrave që tëkoritiDelezezën, shpirtin tënd, përdhunuar shkrumb-e-plojë.

Vetë fakti që njeriu jeton me gjësendet dhe natyr-isht se ato formojnë kornizën e tij sociale, do tëthotë se njeriu gjithmonë kërkon të ”transcen-dentojë” këtë gjendje dhe të lidhet me diçka mëtë qartë se vetja, por që del nga vetja.

Page 10: C M Y K n 1/ E Diel, aciona l - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2011/10/Gazeta-Nacional-117.pdf · Agron Tufa. Arti në përgjithsësi dhe ... portret të vërtetë

10/ E Diel,9 tetor 2011nacional KRITIKË

Libri i Drita Çomos, botuar pas vdekjes, e meriton një vend në Antologjinë e Plagëve

DRITA QË HEDH DRITA ÇOMO (II)“E prirur për të lexuar dhe shkruar, ajo kishte kapërcyer dhimbjen dhe fatin e saj për të parë më përtej, si në rolin e një shkrimtareje të madhe, për të parë endjerë gjithçka në këtë botë. Ajo është një vajzë shumë e emancipuar në dimensionet që i jep marrëdhënieve të dashurisë. Nuk përpiqet të shtrëngojë askënd tëlidhet me të, nëse nuk merr parasysh statusin e saj politik e personal. Në dashurinë e saj për një djalë triumfon ndjenja e lirë, krenare për vetveten, pa asnjë llojinteresi”

Nga Bujar Leskaj

Në foto: Bujar Leskaj

(Vijon nga numri i kaluar) Ajo papritur katakuar dajë Agronin, në sanatorium: “... Iuhodha në qafë...Lotë të nxehtë, të ëmbël, lotët emallit, të dhimbjes së dhjetë vjetëve, ndrydhurdiku brenda meje, gjetën rrugë e shkanë butë-sisht nëpër fytyrë. As që mundohesha t’i fshih-ja.” (fq. 5). Për të vazhduar me dashurinë përdajot: “E dua kaq shumë, atë dhe dajat e tjerë,kaq shumë, sa nuk besoj të ekzistojë në botëdashuri më e fortë. E dua deri në dhembjen eshpirtit. Shpesh e duam një njeri dhe as vetënuk e dimë sa shumë e duam. Vetëm në disarrethana të veçanta dashuria shfaqet me tërëforcën e saj dhe e kupton se s’ka gjë në botë qëmund të matet me të.” (fq. 9)Ndërsa dajës Bardhyl Belishova, inxhinieri ele-ktrik dhe pedagogu i Universitetit që hyri nëburg fare i ri, në vitin 1964 dhe doli i thinjur dheme shëndet të rënduar më 1990, së bashku meshallin e leshtë i dërgon dhe poezinë:“Kur ta marrësh, atje, larg, pas hekuraveDo të duket i bukur, pa tjtërIvjetër leshi le të jetë,S’mund të duket shpirti im i vjetër” (DajëBardhylit, fq. 115)Drita Çomo, edhe pse në një moshë aq të rekishte një talent të rrallë, por nuk ia mbërriti dottë kurorëzohej si shkrimtare me ndonjë vepër

letrare, për pengesat politike që e shoqëruannga fëmijëria deri në rininë më të bukur tëmoshës, e ndërprerë nga vdekja. Megjithatë, ajombetet si e tillë, për arsye se mënyra si shkruan,qoftë edhe në ditar ka një efekt retorik të atillëqë i bën më të dukshme gjërat, akoma më të be-sueshme ndodhitë, të veshura bukur artistik-isht.Më të dukshme dhe më të tmerrshme e paraqetmënyrën si e ka sjellë regjimi varfërinë shpirtëroretë njerëzve, e cila na bën gjithnjë e më pak tëkomunikueshëm me të tjerët, dyshues, mosbe-sues ndaj njëri-tjetrit: “Nganjëherë më kap njëmërzi e çuditshme, kur shoh sa egoistë, me dyfaqe, në fund të fundit injorantë, janë ca njerëz.Më pushton një dëshirë e çmendur që të jemvetëm, të mos kem asnjeri pranë, të lexoj, tëshkruaj, të dëgjoj muzikë. Po e di që kjo s’mëbën mirë. Mundohem t’i largojë mendime tëtilla, detyrohem të shtirem si naive, ndoshtapak e lehtë, askujt nuk ia marr për keq dhepërpiqem të mos zemërohem për asgjë” (fq 7).Mes këtyre fjalëve, ne njohim atë si një vajzë mebotë të madhe shpirtërore dhe me një sjellje fis-nike. Brenda vetë Dritës buron një dashuri engrohtë që e bën edhe më të ndjeshme, por edhemë të zgjuar. Dashuria që ka për njerëzit i zgjonnjë lloj rebelimi dhe proteste për ata që pësojnë

ndëshkime për qëndrimin politik. “O zot, poç’botë është kjo, që shtyp pa kurrëfarë drojtje-je edhe ndjenjat më njerëzore? Kaq e pamun-dur qenka që njerëzit të rrojnë të lumtur”. Ndar-ja e detyruar me të afërmit për shkak të per-sekutimit asaj i shkakton dhembje për jetën, porajo nuk harron të theksojë: “.....e megjithatë, edua kaq shumë jetën. Dhe do të jetoj, sado tërënda të jenë provat që do të vërë jeta parameje. Unë do të jetoj.” (fq. 9)E gjithë dëshira e saj për të jetuar, edhe pse e dise ka një sëmundje që ia pret rrugën, mbartet nënjë filozofi të hollë. Ku jeta e vijimi i saj konsid-erohen si vazhdimësi me vrullin, dëshirën që kapër të ecur para, vullnetin për të dashur vetennë çdo situatë që ndodhet. Ajo që zbulojmë nëditarin e Dritës është një neveri e madhe dhepërçmim që ka për sistemin dikatorial, saqë eshmang pesimizmin tragjik që i sjell ky realitet.Një jetë që duhet të jetë e izoluar nga të tjerët.Të tjerët që druhen të bisedojmë me të se ndësh-kohen pse i fole vajzës së armikut. Një jetë që kaqenë kështu që kur ajo u bë tre vjeçe. “Të gjithakëto nuk më mërzisin, as më bëjnë përshtypje.U bënë kaq vjet, jam mësuar me to; vetëm mëshqetëson fakti se po më ikin vitet më të mira tëjetës sime kot, pa bërë asgjë”. Ajo endërgjegjshme për ecjen e botës: “Po bota ecënpërpara, asgjë s’mund ta ndalojë ecjen e saj.Cdo cast që kalon nuk kthehet më kurrë dhecdo cast ka një ngjarje, ka historinë, jetën e vetdhe zë vendin e vet në lumin e madh të kohës.Azgjë nuk përsëritet, azgjë nuk kthehet mbrap-sh. Dhe në qoftë se ti do të mbetesh mbrapa,bota të harron, në rendjen e vet të vrullshmedrejt të ardhmes. Askush nuk kujtohet për ty,bile ti vetë fillon të harrosh vetveten.” (fq.9)Nga njëra fletë ditari në tjetrën, vajzën e sho-qëron ndjesia e triumfit të jetës dhe dashurisë,mbi çdo të keqe që fati ia sjell përkundër. Nëna epërvojtur që përcillte e priste të bijën spitaleve,babai Maqo Çomo, i dënuar me 16 vjet burg dhei ridënuar, të cilit ajo i drejtohet:Po vij tek tiVajza jote e vogëlKam 18 vjet që vi.Rrugë pa fund, qytete, njerëz.Dhe diku përtej tyre-ti.Përtej të gjithave. (Poezia “Babait”, fq. 166)Dhe, siç ekishte zakon, diktatura aty në burgshumicës së të dënuarëve u bënte përsëritje edënimit deri në dhjetë vjet të tjera burg për agji-tacion dhe propagandë. Drita ka përjetuar dhimb-shëm shumë periudha hetuesie të babait të saj.Do vuaj, do duroj, pa u penduar kurrëPa shikuar të tjerët në qëndrojnë apo jo...Janë dy vargje të poezisë së “Ultima Verba” tëViktor Hygoit poezi të cilën Drita e pëlqenteshumë dhe shpesh e recitonte, sipas dëshmisësë nënës Liri dhe vëllait të dashur Petrit Çomo.Në pamundësi për të shprehut haptas mendimete saj, ajo shënonte ato që i përgjigjeshin men-dimeve e gjendjes së saj shpirtërore, “fliste”me gojën e të tjerëve.” (fq. 13) Kështu në poez-inë “Skifteri i XH. Suiftit”, të cilën e shkroi sipoezi akuzë për diktatorin, ajo mbasi pohon se:“ai ka një sqep të stërmadh, të llahtarshëm dheme të kërkon të shqyej të ardhmen”, parash-

ikon me optimizëm:“Emri i tij së bashku me kufomën do varrosetPastaj në shi, mbi varr një rrufe do të bjerëSepse dheu s’do të dojë t’ja tresë kockat.” (fq.164)

* * *E prirur për të lexuar dhe shkruar, ajo kishtekapërcyer dhimbjen dhe fatin e saj për të parëmë përtej, si në rolin e një shkrimtareje të mad-he, për të parë e ndjerë gjithçka në këtë botë.Ajo është një vajzë shumë e emancipuar në di-mensionet që i jep marrëdhënieve të dashurisë.Nuk përpiqet të shtrëngojë askënd të lidhet metë, nëse nuk merr parasysh statusin e saj politike personal. Në dashurinë e saj për një djalë tri-umfon ndjenja e lirë, krenare për vetveten, paasnjë lloj interesi:“Ti më the se qenkam e ashpërTi kërkon nga unë një të puthurS’mundem; si t’i puth sytë e kaltër,Kur në shpirt ke veç ujë të turbullt” (fq. 100)

Ajo e ndjen në çdo moment kur shkruan “Dashu-ri Siberiane”“po bie shi... dhe ti je kaq largPo ndoshta dhe sdua të jem me tyKy qiell gri... Në shpirt – kaq akull,Kaq ftohtë në shpirt. Si në Suberi”. (fq. 134)Dinjiteti i spikatur i vajzës së re Drita Como, jepetnë poezinë “5 Janar 1980” në ndarjen nga idashuri:“Ti mund të thuash c’të duash, i dashur,Po ndoshta më mirë është të heshtësh –Në dashuri janë të tepërta fjalët,Pa ndarje cdo gjë qenka e tepërt” (fq. 148)

Të bën përshtypje përshkrimi i saj tejet letrardhe me figuracion të harlisur ë përshkrimin edhetë qyteteve të socializmit: “Kur iu afruam qy-etit, ishte natë. Atje tej, poshtë nesh, vezulloninmiliona drita, në të gjitha nuancat e flakës,duke filluar nga e kaltra e zbehtë e deri te ekuqja e ndezur. Dukej sikur qielli kishte rrë-zuar yjet në tokë. Ai ishte i errët, gati i zi dhevetëm tek-tuk dridheshin siluetat e zbehta të

Page 11: C M Y K n 1/ E Diel, aciona l - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2011/10/Gazeta-Nacional-117.pdf · Agron Tufa. Arti në përgjithsësi dhe ... portret të vërtetë

nacional11/ E Diel,9 tetor 2011 KRITIKË

yjeve, si një reflektim i dobët i gjithçkaje qëshndërriste në tokë”. (fq 17). Me një mënyrëintersante dhe stil, ndryshe nga entuziasmi iPartisë për Kombinatin e Elbasanit, Drita Çomoshkon përtej fasadës së Kombinatit Metalurgjikdhe e përshkruan atë si rrallë njeri deri më sot.Ishte guxim i madh t’i thoshe në atë kohë veprëssë Partisë përbindësh, që në të vërtetë ka vjellëpër vite me radhë vrerin helmues mbi një qytetaq të bukur sa Elbasani. “...dhe pak nga pakfilluam t’i afrohemi qytetit dhe filluan të shqu-hen konturet e ndërtesave, oxhaqet furrnaltatdhe gjithçka tjetër që ish stërpikur me dritë. Ja,pra, cili ishte Kombinati metalurgjik,përbindëshi gjigant me gjymtyrë të hekurta, meatë frymëmarrjen e tij kolosale. Ai që gllabëron-te me mijëra vetë çdo ditë dhe i nxirrte prapëme forcë në fund të turnit, për t’i gllabëruarprapë të nesërmen.” (fq 18). Nëse Drita Çomodo ta kishte botuar së paku një libër me një para-graf të tillë, apo sigurimi do t’ja kishte gjeturkëtë ditar “ekspertët e letërsisë” do të bënin mesiguri që edhe ajo të renditej në shkrimtarët eburgosur ose të pushkatuar, duke shënuar seveprës së partisë i thotë përbindësh, ashtu sibënë po në këtë kohë me poetët e LibrazhditVilson Blloshi dhe Genc Leka.Drita Çomo mbeti një letrare e re, e talentuar pore mënjanuar për kohën, për dy arsye të forta, përfaktin se nuk do ta lejonin të shkonte për botimnjë libër i vajzës së armikut të klasës dhe përarsye të kohës që i morën terapitë dhe shtrimetnëpër spitale. Është e frikshme të mendosh qëedhe po të kishte mbetur gjallë, mundej të mosta linin të jetonte. Ajo përndiqej me të njëjtënmënyrë siç tregojnë të gjithë këta autorë edhepse jetuan larg njëri-tjetrit. Një rast që të mbetetnë kujtesë, ku dëshmohet se çdo hap që hidhjenë atë kohë ishte i kontrolluar, është ai i datës 30nëntor 1976, kur ajo takon aktoren e njohur Raj-monda Bulkun. Kjo gjë nuk kaloi pa u rënë në syspiunëve dhe sigurimit. “Sot takova M. B. Kishteardhur dje nga Tirana. Qëndruam më tepër senjë orë duke biseduar në rrugë. Kalimtarët nashikonin me kureshtje. Nganjëherë dëgjohejndonjë zë i njohur dhe pastaj afrohej, dikushpër të takuar M... E kuptoja se po binim tepërnë sy dhe duhej të ikja, për të mos e vënë dheatë në pozitë të vështirë, por për çudi s’më ikej.Kishim kaq kohë pa u takuar. Veç kësaj ajodukej sikur s’donte të largohej...” (fq. 20). Dritapa e ditur se kjo dëshmi e saj do të delte një ditënë dritë, ka rrëfyer një anë të bukur të botësshpirtërore të artistes Rajmonda Bulku, shpirtine saj të gjerë dhe konceptin e lirisë dhe toler-ancës. Jo më kot në shkurt 1991, kur demokraciapo vinte, zëri i kësaj artisteje, ishte zëri i parëfemëror që bëri thirrje publike për të rrëzuar mon-umentin e pështirë të diktatorit, deri sa të sh-

kulej edhe grahma e fundit e pushtetit totalitar.Atëhere dhe sot duhet të na vijë mirë që zëri iRajmoda Bulkut solli në jetë edhe idealin dheamanetin e lirisë që mikesha e saj, shoqja e vitevetë rinisë, Drita Çomo nuk arriti ta bënte realitet saishte gjallë. Ky amanet gjendet edhe te poezia eDritës “Për ata që do të vinë”:“Ecëm.Më një të kaluar që s’e kishim jetuarDhe pa të ardhme.Megjithatë jetuamPikërisht për të kaluarënDhe pikërisht për të ardhmem.” (fq.120)

Megjithëse ditari dhe poezitë e Drita Çomos qësillen në këtë libër portretizojnë idealin e saj rinor,dritën e jetesës dhe mendimin e lirë, ne në çdofaqe të këtyre kujtimeve dhe poezive të bëra ngavetë ajo, ose të përkthyera prej saj, mund të zbu-lojmë hap pas hapi mesazhe që na tregojnë sesado shtypëse e mizore të ishte diktatura, brezi iri që po lindëte nuk do t’i përkiste dot më njësistemi të tillë:“Ata që do të vinë, të mos pyesinpërse jetuam:jetuam, që ata mos të jetojnë si ne”(Po aty, “Për ata që do të vinë”)

Po në këtë poezi, ëndrra e demokracisë shprehetqartë. Dhe të mendosh që ishte viti 1977 kur e kashkruar:“Që ata të kenë ëndrra të lira,si deti;të mos e njohin ngushtësinë makabre të qelive,Që ata ta duan diellin dhe njëri-tjetrinDhe të mos u besojnë kaq shumë perëndive...”

Dhe mesazhi i Drita Çomos që jep në poezinë“Për ata që do të vinë” mund të konsiderohet sinjë disidencë e pashpallur dot publikisht, por edeklaruan kthjelltas moralisht.“Që ata ta dinë cdo të thotë DHIMBJECdo të thotë të njohësh frikën dhe lotëtDhe ta kuptojnë se ...Nuk mjaftojnë për ta bërë më të mirë botën.” (fq.121)

Fundi i këtij vargu është prishur qëllimishtnga Drita për shkak të përmbajtjes, cka vërteto-het dhe nga faksimilja e poezisë.Librat, eksperiencat e përftuara nga zgjuarësia evetë Dritës, poezitë -shumica të shkruara nëpërpavjone spitalesh, sundojmë mbi sëmundjen, mbifaktin e shuarjes së jetës dhe sintetizohen si njëtraktat optimizmi e dashurie për qenien njerëzore.Në shtretërit e spitalit ajo shqetësohet për sh-kollën, për diplomën, që instruktorët cerber tëregjimit, megjithëse e dinin që ishte e sëmurë enuk mund të bënte punë të rënda fizike, me cinizëme pengonin duke i thënë se nuk e kishte bërëpunën e detyruar prodhuese e për pasojë nuk dota merrte diplomën.Hyrjet dhe daljet e saj në spital, dëshirat dhe ën-drrat sikur t’i përkiste një tjetër bote dhe jo asajku çdo gjë bëhej e pamundur, ishte një shprehje evitalitetit emocional dhe shpirtëror. Gjthçka ebënte ndryshe nga të tjerët, në emër të jetës, nëemër të dashurisë. Në poezitë e saj ndërthurreshinmuzikaliteti i Eseninit i veshur me pasionin edashurisë me vargjet e brishta. Drita u kushtonme dhjetëra poezi shoqeve të saj, ku lëvdon buku-ritë dhe brishtësinë e të rejave, që në këtë rastduhet të jetë edhe një kundërvënie e hapur ndajkërkesës së sistemit për t’u humbur karakterin ebrishtë grave dhe t’i afroheshin imazhit të burrit.Një nga këto poezi ia ka kushtuar RaimondaBulkut, duke e sjellë edhe njëherë në kujtesëntonë bukurinë e aktores brune me sy të kaltër.Ajo e shfaq aktoren e njohur si një vajzë me botëdhe bukuri natyrale të mahnitshme. Në poezinëqë i kushton Rajmonda Bulkut (Mondës) shpre-het:“Tani ti bredh shkëmbinjve të vetmuarNë zërin e kristaltë thyen heshtjenNë sytë e ty të kaltër, të kulluarNatyra admiron vetveten.O sytë e kaltër, sytë e kaltër

Aq të bukur, aq të largëtSytë e tu” (fq. 92)Me siguri dy shoqet kanë folur për ashpërinëe jetës në diktaturë “ti bredh shkëmbinjve tëvetmuar”, i thotë ajo. Kuptohet qartë që kaalegori. Por në këtë e vjersha të tjera, Dritashpreh një adhurim për femrat e brishta dhe tëbukura. Poezi të tjera kushtuar shoqeve janë“Brizildës së bukur”, “Vajzës me pantallona tëkaltra”, “Valbonës”, Gledis Xhagjikës etj. Dri-ta arrinte të bëhej rrezëllitëse, jo vetëm për sh-kak të bukurisë, por edhe dashurisë që mori saishte gjallë. Në disa familje që kishin fatin ekeq të sajës ajo ndjehej si në shtëpinë e saj, njënga këto ishte shtëpia e Frano Jakovës, vëllaittë Tuk Jakovës, ku ajo ka festuar edhe 19-vje-torin e saj. Pasi kalon si një në film kujtmet egjithë rinisë, të 19 viteve që i kanë ikur kaqshpejt, Drita e kupton se duhet të ndeshet tash-më me luftën në trupin e saj për jetë a vdekje.Dhe në gjithë këtë kohë, ajo nuk djeg asnjëçast të asaj jete që i ka mbetur. E ushqen shpir-tin e saj me poezi e libra që mos të drobitet.Shkruan poezi edhe vetë, duke iu bërë dedi-kime të dashurve të saj dhe sidomos dashu-risë për jetën. “Nganjëherë pyes veten se përsee duam kaq shumë jetën. Ka njerëz të cilëvebota u tregon vetëm anën e vet të lëmuar dheështë e natyrshme që ata ta duan atë. Po ne,përse? Ne që e njohim ashpërsinë e saj qëfëmijë. Ndoshta shpresojmë... Po unë e duajetën edhe kështu si është, pa të ardhmen.Ndoshta dua barin dhe zogjtë, pranverën,qiellin e kaltër...Po nuk mund të jetosh vetëmpër to. Edhe sikur të duash. Nuk mund. Le qëdo ishte tepër naive... (fq 29). Poezinë “Gle-dis” për shoqen Gledis Xhagjika të persekutu-ar si vet Drita, ajoe nis:“Shoqja ime e mirë,Më sy të bukur dhe shpirt të bukur,E pastra dhe e dlira,E fluturta...”Për ta përfunduar me një pohim solidarizues,tronditës për dy vajza të reja, në një emërues tëpërbashkët fati politik:“Si të mos e duam njëra-tjetrën,Ne, të privuarat nga cdo e drejtëQë në shpirt ruajtëm vend edhe për Gëten,Brenda katër muresh, si në fund të dheut.”(fq. 160-161)

* * *Procesi i parandjenjës se jeta e saj po fiket kanisur. Librat mbeten ngushëllimi i saj dhedëshira për dije, etja për të lexuar nuk shteron.Ndërkohë ajo u kushton poezi njerëzve tëdashur, shoqeve, çdo gjëje që i duket e bukurnë jetë. Nënës, dajave, babait, të afërmëve ukushton vjersha modeste, por të mbushura mengrohtësi. Vetes në luftën për jetë a vdekje ijep kurajo me këto poezi, për të cilat do të zg-jateshim nëse u bënim më tepër komente. Kush-ërirës Laura, e cila e tronditur nga frikapërgjigjej për emrin Laura B, (Laura Belishovae internuar në Selenicë) i jep kurajo, që takapërcejë frikën e mbiemrit të saj, frikën e përnd-jekjes për këtë shkak:“E mirë...po bota s’të pyet, s’të dëgjonDhe ti hesht, mos kërko, përse, siLaura B...dhe kjo mjaftonTi e di mirë...kaq e vogël dhe e di.” (fq. 134)Janë emcione që burojnë natyrshëm nga shpirtii saj, që na japin një profil të jashtëzakonshëmtë një vajze kaq të bukur e të re që bashkë mefamiljen e saj vuajti prej gjenocidit komunist.“Nganjëherë më duket sikur më ndihmojnëlibrat. Që të duash jetën edhe kur ajo ështëtreguar me ty e ashpër dhe e padrejtë, duhettë kuptosh atë. T’i njohësh të dyja anët e med-aljes” (fq. 29). Drita Çomo pra na fton të njo-him të dyja anët e medaljes. Dhe jeta e saj vetëishte e shkruar në anën e zezë të medaljes. Zërii saj, arsyeja e saj, duhet të na bëjnë sadopaktë ndjeshëm, sa të arrijmë të pyesim veten edhepër nënën fatkeqe Liri Belishova. Çfarë do të

bënin ne si prindër, nëse rrethana dhe kohë tëngjashme me atë që jetoi Drita Çomo, do të nai lëndonin kaq tepër fëmijët tanë? Drita vet,për nënën e dashur dhe të përkushtuar, më-suesen që ajo adhuronte shkruan në poezinë“Nënës”:“Atë ditë ajo dukej krejt e thinjurSytë e errët,Si gjithnjë fshihnin dhimbjen.E kish harruar atë ditë zemërimin.Atë ditë ajo ishteVetëm nënë.” (fq. 165)

Kush e lexon këtë libër, lexon edhe dhimbjen epashprehur me fjalë, jo dhimbjen personale,tek e cila Drita fisnike nuk na lë të depërtojmë,por lexon dhimbjen për një jetë, për një njeri qëfiket në kushte diskriminuese për shkak tëbiografisë politike. Në poezinë e saj “Për jetën”ajo shkruan:“S’ushqej iluzione, as frikë s’të kam,Ti vetë kështu më mësove që foshnjë.Kur nënën ma more, e pyete “Pse qan”E lotët m’i fshive e deshe të lozja

Kur ende fëmijë më bëre të rritur,Më morë gëzimet, më fale urrejtjen.................................................Kërkoja harresë, shpëtim, qetësi.............................................Po ti nuk më le. Më kujtohet..E di?U shfaq poezia si ëndërr e kaltërPër gjithë ç’më more më dhe poezi... (fq.108)

Dhe nga kjo vajzë e mençur ne marrim mesazhindhe guximin ta shohim jetën në sy. Dritashfaqet me një mençuri iluminuese, që e sfi-don çdo lloj trishtimi dhe dëshpërimi. Këtëmençuri ajo u dedikon librave: “... dhe në li-brat qindra jetë, qindra vuajtje dhe gëzime,sa tragjedira dhe sa shpresë.... më se tre shek-uj që nga koha kur jetoi Shekspiri, porpërvijimet e tragjedive të tij edhe sot vërtitenmbi globin. Dhe do të vërtiten akoma, dh-jetëra e dhjetëra vjet. Ndërsa ai qëndron mesrafteve të bibliotekës sime, krahas tij, edheHomeri 2000 e ca vjeçar, edhe Dantja, edheBalzaku dhe Pushkini.” (fq. 29). Është e hab-itshme sesi një vajzë që nuk e lejojnë të punë-sohet në asnjë institucion akademik, që nukdihet a do të ketë më jetë të jetojë, të ketë e tëlexojë një bibliotekë aq të pasur. Duket se ajoka vjelë gjithë mençurinë e botës, në një regjimshtetëror që t’i kufizonte edhe librat, edhe au-torët, që seleksiononte vetëm disa klasike egjithë pjesa tjetër e librave ishin me “realizëm”socialist. Drita Çomo nuk zë në gojë asnjë ngaromanet e realizmit socialist. Ky është një faktmjaft domethënës edhe për jetëshkurtësinë ekësaj letërsie të manipuluar ideolgjikisht. Artidhe letërsia bëhen të përjetshme vetëm kur sh-krimtari i drejtohet botës së madhe të njeriut.Një nga pjesët më të bukura, ku shndërrisinidetë e Dritës është meditimi kur sheh emrat eshkrimtarëve të mëdhenjë në bibliotekë: “Parasyve sikur të rreshtohen brezat, epokat.Përkrah njëri-tjetrit dhe mbi njëra-tjetrën.Gjithmonë në ngjitje. Dhe në qofë se arrin tëkuptosh jetën tënde, të pashkëputur nga his-toria dhe koha, ke fituar mbi të.” Si mundetnjë vajzë në një moshë kaq të re të sjellë njëpërvojë që na befason. Kjo na bën dhjetë herëtë mendohemi se çfarë u shkakton një sistembarbar vajzave si Drita, për të cilat Kadarejathotë ishte “një poeteshë njëzetetrevjeçare,një vajzë e bukur, një nga ato që ky popull ipillte me aq lehtësi e po me aq lehtësi i sh-katërronte.” E jetën e vet, një vit përpara vde-kjes me dhimbje ajo do ta përcaktonte:“22 vjetSa pak dhe sa shumëSa pak për të njohur kaq shumë dhimbje,Sa shumë për të bërë kaq pak jetë” (poezia“Për veten”, mars 1980, fq. 150)

FUND

Page 12: C M Y K n 1/ E Diel, aciona l - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2011/10/Gazeta-Nacional-117.pdf · Agron Tufa. Arti në përgjithsësi dhe ... portret të vërtetë

12/ E Diel,9 tetor 2011nacional INFO

C M Y K

Adresa: Rr. Durrësit, Sheshi “Karl Topia”P. 127, Kulla 3, Shk.2Info: 069 20 22 700067 200 99 00069 20 72 502Tel/Fax: 04 24 03 605E-mail: mollashpk@ [email protected]

Page 13: C M Y K n 1/ E Diel, aciona l - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2011/10/Gazeta-Nacional-117.pdf · Agron Tufa. Arti në përgjithsësi dhe ... portret të vërtetë

nacional13/ E Diel,9 tetor 2011 INFO

Mirësevini

Radio “Nacional”93.6 Mhz

Online: www.radionacional.al

Reklamoni biznesin tuaj nëRadio “Nacional” on-line

[email protected]: +355 4 2 455 544

Muzika më e mirëshqiptare

Adresa:Rr. “Kavajes No:96/2, Tirana, Albania.Tel.: +355 42 235270Fax.: +355 42 235271Cel.: +355 68 24 11 641E-mail: [email protected]: www.hotel-nirvana.com

Komoditet dhe cilësi. Hoteli është i vendosur 50 m larg qendrësse Tiranës ,ne Rrugën e Kavajës ,përballë Kishës Katolike.Vend ideal për vizitorë që merren me biznes, si dhe për ata qeduan të vizitojnë Kryeqytetin. Hoteli ofron shërbime si :dhomëbiznesi,salle konferencash,të përshtatur për aktivitete të ndry-shme dhe seminare ,shërbim interneti ne çdo dhomë si dhe shër-bim wireless në ambjentet e barit ,restorantit dhe hollit ,shërbimtaksi, lavanteri, parkim etj.

Te 15 dhomat janë të mobiluara me shije dhe të pajisura metelefon,Tv me satelit ,minibar, tharëse flokësh, ajër i kondicionuardhe me ngrohje qendrore. Dhoma teke ,dyshe dhe me shtrat mat-rimonial si dhe dy suita të mrekullueshme .Në ambientet e hotelitne kemi edhe një koleksion të mrekullueshëm prej 300 pikturash

të cilat klientët mund ti admirojnë.Relaksohuni në një atmosferëtë qetë dhe të rehatshme

e - m a i l . :

C M Y K

Kafe Mike

Kafe “Mike”, ekspres dhe turke.Adresa: Shkozet, Durrës.Cel.: +355 68 20 58 511

Shija e vërtetë arabike

Page 14: C M Y K n 1/ E Diel, aciona l - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2011/10/Gazeta-Nacional-117.pdf · Agron Tufa. Arti në përgjithsësi dhe ... portret të vërtetë

14/ E Diel,9 tetor 2011nacional POEZI

Gjithçka që mbetetprej frikës...

MUZIKA MONOTONE...

Nga Bardhyl Malqi

Natënfillojnë muzikën e tyre monotone,bulkthatdhe krimbat e drurit.

Ata s’pyesinpër veshët që i dëgjojnë.

Mjafton të dëgjohetmuzika monotone e bulkthavedhe krimbave të drurit...

MBETA I SHTANGUR

Nga Dukagjin Berisha

Kur u ktheva te burimiTë pi ujë lajthieGllënjka e fundit qeshiMe guximin tim

Ika pa më vërejtur askushVendi ishte i vetmuarPor ec e besoi zbrazëtirësQë të shikon me sytë e xhelozisë

Të nesërmen më pyetën vashatTe cili burimI lava duart e papastra të ditësMbeta i shtangurS’kisha përgjigje për dhembjen e kokës

Kur më përcollënDeri në fund të fshatitKuptova se këtu më nuk ka ujëQenkan shterurTë gjitha burimet për mua

MALLI NUK U THINJKA

Nga Ferit Fixha

Grishin vegimet,rendin shtigjevetrembje të befta laureshash.Regëtima shpirtinginjen takimeve.Malli nuk u thinjka.Syve të vegimevevidhet hëna e vajzës së kostaritpërndritet në pjergullën e dëshirës, pritja.

Parkoj para fatit

Nga Helena Halilaj

Shpërdridhet mjeriminë vekët e shpirtitqë end lulet pa petaleme vesën e terure gishtërinjtë lutësdizenjojnë plagët e çeluranë sexhadet e shtruaraku dhimbja këmbëkryqbujare,ftonte mysafirët e rradhëstë mbushnin llullat me skamjea të dredhnin cigareme filtrat e të pamundurësTë tymosnin orët e vdekjesnë shtëllungat e mjegulltaku përpiheshin orët e vonapër të vazhduar shtjellimet e humburaku Ata kishin parkuar para fatite gjobiteshin në vuajtje të kahhershmese nuk kishte më vënde…

EMRIN

Nga Bekri Muselaj

Emrin e thërrasN’ëndërr kurE shikoj qiellinLoti e pushton syrinPër ëndrrën e ikur

EmriMbet n’zërinE këputur paShqiptuarZemra ndal tëRrehurat për emrin eKërkuar

TKURRJA IME

Prend Ukaj

Tkurrja ime,N’grimca drojeshTë pashmangshme,

Inerci e përjetëshme,Shpështjellje lëmshesh…

Mes dritës dhe errësirës,Utopi të pafryma.

Drobitje kaotikeE trajtës…

DËSHIRË

Nga Rudina Çupi

Vështrimi yt më pykon.

- Çfarë mund të bëjnë bashkë dy të huaj si ne?

Sikur momenti të ishte i mbështjellëme lëkurë si një flluskëme mjegull e frymë brenda,sikur të ishim aq ngushtësi të futur të dy në një çorape najloni,me të gjitha pikat tona të dobëta në ajërpër të shijuar gjithçka që mbetet prej frikësqë shket poshtë si këmishë natee të ndjesh se je trupi i një ore rëreqë rrëshqet rrëqethkëzatposhtë... poshtë... poshtë... në botën tjetërtë ndjesh si eci me duar mbi lëkurën tëndeduke ndjekur esencëntë ndjesh zjarrin që kacavirretpër të arritur te buzët,të ndjesh si thonjtë ngulen në lëkurën timepër të më grisur kënaqësinë që ngutete ngrihet si tymi i oxhakute për të kuptuar se fjalët e mishit janë të kuqe...

të kuqe.. të kuqe...

të ndjesh si e ndjejnë tërmetin sensorët e tu...mu në rrugën mes nesh si të lidhur prej kërthize...

largësia duket kaq e çuditshme tani...

AHENG NË PËRGJUMJE(Vlorës në fundjavë vere)

Nga Andi Meçaj

Qyteti fle, nuk flenë llozhrambledhësit,me fshesa të mëdha fshijnë maskat,hedhur, bishta cigaresh në trotuare,dasmat shurdhojnë gjumin,imagjinatën e ftojnë në tryezë.Bosh qyteti, sa bosh në këtë orë?!Vetëm hijet e banokan këtë qytet?Disa thonë, e kanë fajin dasmat,disa, deti me lokalet dhe diskot argëtuese.Mua më duket sikur qyteti s’fle,bëhet dhëndër për të satën herëdhe kërcen i dehur buzë detit.

Sodis vendlindjen

Nga Kujtim Morina

Rri e sodis vendlindjen.Më duket sikur jam atje,me lodrat e fëmijërisë,duke bredhur arave e lëndinave,në kërkim të një misteri,që nuk e gjeta kurrë.

Ah, atje dielli rrëzëllin më shumë,kur perëndon ka një ngjyrë të purpurt.Hëna është më afër, më ndjellëse,sikur do ta prekësh me dorë.

Më kujtohet kur mblidhja luleshtrydhe,kunadhet përgjonin shkurreve e gërxheve.

Page 15: C M Y K n 1/ E Diel, aciona l - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2011/10/Gazeta-Nacional-117.pdf · Agron Tufa. Arti në përgjithsësi dhe ... portret të vërtetë

nacional15/ E Diel,9 tetor 2011 POEZI

Natën shfaqej papritur nusja e lalës,ndërsa mblidhnim xixëllonjat kërshëritëse.

U bënë vite që s’kam qenë në fshatin tim,megjithëse e shoh shpesh nga largësia.Kam frikë se po të shkoj atje,shprishen shpejt ëndrra dhe magjia.

S’KAM IKUR, JO

MILIANOV KALLUPI

S’kam ikur, jo !Kudo kërkomëni;te një petël trëndafili,te një guri?kë gjoli,te një pah plepi,te një grusht ujëliqeni,te një halëz prej korani,te një klithmë ?ajke,te syri i një zoguqë një qiell të tërëmban brenda vetesnë të fluturuardhe prapë mbeteti lehtë, i lehtë pendë.

S’kam ikur, jo !Kudo kërkomëni !

Gusht, 2011.

KRIJUESI

Nga Shaqir Foniqi

Krijuesi s'e duron vdekjenPwr atw s'ka vlere jetaVeçse do qe te fitojIdealiE vertetaKrijuesit,mosha nuk i duhet asgjeFjala e mban gjalleEdhe kur nuk eshte meNe kete bote ideale(Ab)normale!Ne kete botePerdite poe kuptojNje gjeQe nuk po kuptojAsgje!

ARTISTET

Artistet jane te fuqishemTe pafajshemTe hyjnishemAthuaJane te vededijshem?Ata mbesin fanarMbesin margaritarPerhere mbesinNjerez te flijimitEdhe kur iu ndryshonAdresa e (vend)banimit!

Prishtine,shtator,2011

GJARPRI

Nga Skënder Hoxha

Nën rrasa të zeza rri gjarpri katilHelm e ka kokën helm e ka gjakun shpirtinKur të kafshon ai të ënjtet tërë trupiTë rrokin ethet e të vjen me vjellëShumë njerëz të helmuar e gjetën amshiminPjellë e keqe janë të vegjlit e tij

Kostarët një ditë ia prenë kokën me kosaNjë livadh u qelb prej asaj stërvine

ABSURDI YNË

Nga Skender Rusi

Vetëm ti e kthen ditën time në muzg,Mëngjezin tim vetëm ti e bën mbrëmje!Jetojmë në një botë kur vjen një çast absurd,Kur unë s’e njoh më veten, as ti-veten tënde!

Vetëm ti e hedh në erë hapësirën time,Më çon tepër larg, në një tjetër kohë!Thërras emrin tend, por ti s’më përgjigjesh,Iu bëj zë perëndive, por as ato s’më dëgjojnë!

Vetëm ty të kam lënë brenda meje të bredhësh,Të hysh gjer atje ku as unë s’jam futur!Po,e ke pasur dikur atë çelës,Që tani të mungon, sepse vetë e ke humbur!

BUZËQESHJA

Nga Sokol Demaku

Ti kur buzëqeshje,Në fytyrën time,Më krijohej gëzimi,Dhe dashuria për ty,Më shtohej në shpirt.Tani dielli po ndriçon,Në zemrën time,Ti je jetë për mua,Ti je dielli, qielli, deti,Ti je ajri qe thithë.Ti jedhurata më bukur për mua.Të dua çdo ditë,Çdo minutë.Ti je gjithçka për mua.Unë e falënderoj PerëndinëSepse buzëqeshja jote,Më shëron mua.

SHPIRTI QIELLOR. . .

Në nderim të poetit Jorgo Bllaci

Nga SPASSE THANASI

Mbi dege te fuqishme artiMe syte ngjitur tek reteU zhurite per hymnin e poetitLegjende mbete ne Lirike....

Urreve absurdin pararendesNe bukuri fjalesh ekzistoveMesazh ndjenje si thesar krijoveKultin e poetit lartesove !.....

Lirine dhe shpresen vulose mbi veteFuqine e cuditshme bere per fisBefasove poetet e shqyer

Qe nuk shquanin perjetesi !.....

Udhen bere deri ne qiellNe kerkim te vetevetes-ndjenjeDashurine e bekuar kendove si kengeVargjet-romance ngrite ne piedestal !.....

Ishe thirrja e thelle e kohesNatyre e vertete e gjuhesLojen- metafore i dhurove jetesMbete emer i madh i Lirikes !....

Ne kete perkujtimoreEmrin te nderojmeDrite e vertete e poeziseMbi ty si yje ndricon !......

ËNDRRA E MUZGUT

Nga Yllka Filipi

Dashuri në komë…Netët shkundin nga supetMuzikë haremesh e…Zhveshin brinjët lakuriq.Me gishtat e zinjTrazojnë përditshmërinë.Tallen agimet, gajasen sa dhëmbët u bienPsherëtin muzgu si brumbull i rrudhurKa frikë nga pyetjet dhe gjykimi skërmitësFlatra - iluzionon - mbi kurrize maleshËndërron të bëhet shqiponjë alpesh...

SOT

Nga Abedin Grapshi

Te pakten sot i hoqem maskat .Mendimet shtyhen, rrebelohen .Dalin nga skutat e qeliveduke thyer dhembet gardian .Ngerdheshja u be buzeqeshje .Zeri u be natyral .Ne pergjithesi sjellja ,gjestet,u transformuan nga O.M.GJ. ne B.I.O .Te pakten sot s’kishte hipokrizi .

Diçka po ndodh

Nga Agim Bajrami

Diçka po ndodh çdo ditë mes neshDhe pse në heshtje krejt pa zëMë vjen të qaj edhe kur qeshVështrimi yt s’më thotë më gjë.

Në dhomë ajri është rënduarMë kot ti ndez ventilatorëGjithçka tashmë është kohë e shkuarMes nesh minuti ngjan si orë.

Rreth njëri-tjetrit vijmë mërziturMe sy të lodhur e të mpirëUnë alkiminë kurrë s’e kam diturTa bëj të bardhë këtë mugëtirë.

Diçka po ndodh çdo çast mes neshMimozë e vogël degët ngriuNga qiejt vijnë karvane reshPo pritet vetëm të nisë shiu.

Page 16: C M Y K n 1/ E Diel, aciona l - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2011/10/Gazeta-Nacional-117.pdf · Agron Tufa. Arti në përgjithsësi dhe ... portret të vërtetë

16/ E Diel,9 tetor 2011nacional OPINION

Për një marrëveshje më të kaluarën, me dhe për kohën e ardhme

MosmarrëveshjaMe mbi titullin redaksional “Për të themeluar një dialog paqësor me palën serbe” shkrimi “Për kë shkruajmë ...” reflekton shumëdimensionalitetin e jo vetëmkujtesës por fatkeqësisht edhe aktualitetin të brishtë mes atyre që magjinë e shkrimit, unin krijues e kanë aq larg sa që mund të jemi shpreskëputur për ndonjëafri, siç duhet të ekzistoj.

Nga Arbër KUSHEVICA

Pse nuk shkruajmë, për atë që duhet shkruar!?Dhe nëse mungon shkrimi sikurse edhe opin-ioni për të, jo kritika, atëherë përsëritet! Fat-keqësisht rikthimi është pasqyrë e të sotmes!Dhe nuk vetëm hije po hije e hijes që në vazh-dimësi na trand nëpër kohë! Për të keq vjenkumti i njëjtë: dhe gjithmonë mendojmë se dopastrohemi nga e keqja me një rikthim në tëkaluarën! Ajo kurrë nuk do të ndodh më! Mundtë themi kurrë për herë të parë (Mos, thuaj kur-rë, kurrë!) sepse asnjëherë nuk e arritëm për-sosmërinë në hapin që kërkonim dheshpresonim. Në të vetmen, “ndoshta”, revistëletrare e kulturore (së bashku edhe politike) nëhapësirën shqiptare, “NACIONAL”, lexova njëshkrim, shkruar afër njëzet vite më parë nga njëakademik. Një shkrim i diskursit historik, letratqë rrezatonte një kohë tashmë të tejkaluar keq!Shkrimi, në të vërtetë kumtesa, ishte lexuar nënjë simpozium ndërkombëtar “Shkrimtarët dhenacionalizmi”, mbajtur në Vjenë në fundjanarinevitit 1993. Tingëllon tepër aktual. Përtej aktual-

itetit, frikshëm edhe në ardhmëri!Po më e rëndësishmja se kjo, një lloj zhgënjimi.Ardhja e këtij shkrimi shndrit frikshëm,në njëanë, duke pasqyruar epokat në thellësi, raportetmes intelektualëve dhe marrëdhëniet mes popu-jve, dhe, në anën tjetër, gjumin e thellë intelektu-al dhe mjegullnajën e akademikëve. Më shumëse kaq, shkrimi vjen si një shpupurisje të së kalu-arës dhe të sotmes akademike. Njëzet vjet mëparë derisa errësira vazhdonte të thellohet nëBallkan (në kontekstin e sotëm, një nga fazat epara paraprijëse të gjenocidit serb mbi dy popu-jt e Ballkanit) krijuesit, artistët tanë shkruanindhe ngritnin zërin, ndërsa sot derisa shndritjetvazhdojnë të shpërfaqen në Ballkan (në kontek-stin e të kaluarës, një nga fazat e para parapr-ijëse të demokracisë e lirisë shqiptare me vetvet-en) shumëçka heshtët. Kumtesa e lexuar a shkri-mi i ribotuar “Për kë shkruajmë...” vjen si njëpromemorie e gjendjes së intelektualit në de-kadën e fundit të shekullit 20 dhe si një pikëshndritëse dhe udhërrëfim për të sotmen.

Interidealiteti “për të themeluar një dialog paqë-sor me palën serbe” i diskursit letrat “Për këshkruajmë...” sikur rizgjon me një autencitet tërrallë gjendjen e kësaj mendësie në kohën e sot-me. Përmes individëve a personaliteteve si sh-krimtarit serb Mirko Kovaç, njëfarë profesoriserb i Universitetit të Sarajevës me emrin Vojis-llav (Ishte parë duke luajtur futboll me kokat emyslimanëve të masakruar), Danilo Kish (Na-cionalizmi është një kiç), disidentit malaziasJevrem Bërkoviq (disident malazias), historianitserb Dimitrije Petroviq (autor i librit “Luftërat eToplicës”), nobelistit Ivo Andriq, akademikutserb Vasa Çubriloviq, akademikutserb Dobrica Qosiq (Kishte thënë: “Rrejmë nëmënyrë kreative... të paramenduar...”), turko-logut austriak Joseph von Hamer (“Mbretëria eOsmanlinjve”), Ismail Kadare, Nikola Pashiqi(“Të lindni fëmijë sa vritni shqiptarë”) etj. aka-demik Ali Podrimja ndërton një pasqyrë doku-mentuese e therrëse të tërë marrdheënieve mesdy popujve në fqinjësi tragjike, tmerrësisht tëpapërseritshme për shumë vende e popuj!Edhe një detaj! Shkrimi reflekton edhe ato “vri-mat e zeza” të historisë (atëherë pa nëntekstin e“reagimit turk”) të “Mbretërisë së Osmanlijve”(vepër e turkologut austriak Hamer).Me mbititullin redaksional “Për të themeluar njëdialog paqësor me palën serbe” shkrimi “Për këshkruajmë ...” reflekton shumëdimensionalite-tin e jo vetëm kujtesës por fatkeqësisht edheaktualitetin të brishtë mes atyre që magjinë eshkrimit, unin krijues e kanë aq larg sa që mundtë jemi shpreskëputur për ndonjë afri, siç duhettë ekzistoj... Pa koment, ia lëmë fjalën citimit,fjalës së akademikut Podrimja (botuar në“NACIONAL”, nr. 115, 25 shtator- 2 tetor 2011):... në mbarim të shekullit XX urrejtja ndërna-cionale ishte bërë instinkt dhe Evropa ishteshndërruar në një teatër absurd...... Në vetëdijen e krijuesit kishte ndodhur njëeklips i tmerrshëm, as humaniteti, as dinjitetinuk ekzistonin më...... Nga një filozofi primitive s’mund të lindte

diçka njerëzore, pos një krijesë kiç, pikëlluese,pa vlerë, me një mjerim të thellë shpirtëror...... Nacionalizmi na u bë ushqim kryesor përmediokër që shtoheshin rreth tryezës naciona-le. Ata krijues të paktë, të cilët kishin guximintelektuali t’i kundërvihen kësaj paranojekolektive, shpalleshin tradhtar të interesavekombëtare, botuesit ua mbyllnin dyert, ose dety-roheshin ta marrin udhën e ekzilit...... Nëse Evropës nuk i kujtoheshin tragjedia eÇamërisë, pastaj ajo e Toplicës; nëse Evropa umbyll në hipokrizinë e vet edhe pas vrasjeve eeksodeve të mëdha të viteve ’50, ’60, ’80 dhe ‘90 duke konstatuar vetëm se atje në Ballkanpo ndodh diçka e tmerrshme, kujtesa jonë nukmundi t’i shlyejë vajet e britmat mbi të vrarët efëmijët e masakruar...... Nëse një nobelist, siç ishte Ivo Andriq, osenjë akademik serb, siç ishte Vasa Çubriloviq,njëri nga atentatorët e Sarajevës të vitit 1914,pas të cilit shpërtheu Lufta e Parë Botërore,patën që, sy faqe Evropës, të shkruanin elabo-ratet e famshme të viteve 1937, ’39 në stilin eGebelsit, për zhdukjen e qenies kombëtare tëpopullit dhe të shtetit shqiptar nga faqja edheut, pse të mos vepronin kështu pasardhësite tyre mediokër që për virtyt e pranojnë rrenëndhe filozofinë nacionale e ngrisin mbi të...... popullin serb ka zënë të kaplojë ndjenja einferioritetit ndaj vlerave e të vërtetave të tëtjerëve...... Pjesëmarrjen e shkrimtarëve në euforinë na-cionaliste, e kuptoj dhe si një fatkeqësi për ar-tin e lirinë e njeriut...... nuk ka gjë më të tmerrshme në botë si nërastin kur krijuesi e rren lexuesin...... Mistifikimi është shkalla e parë e nacional-izmit, ndoshta edhe më e pasigurta...... Shkaktarë të një gjendje të tensionuar, jovetëm në hapësirën shqiptare, para se gjithashjanë pjesa dërrmuese e shkrimtarëve serbë, tëcilët më energjinë e tyre krijuese ushqyendhunën... Prishtinë, fund shtator 2011

(Vijon nga fq. 2)...e vetëdijes intelektualeminutën e së vërtetës dhe të dilemave të kohës,për të zbuluar prapa dukjeve gënjeshtare, re-alitetet që dhembin e trazojnë ndërgjegjen tonëkolektive”. Sipas tij, shoqëria shqiptare ka nevojëpër njerëz që kanë nevojë ta lartësojnë vetendhe kombin. “Tek varfëria jonë shpirtërore duketqë sundon e kaluara. Mbi të qëndron kapaid-ëlllëku, tribalizmi, dembelizmi, trishtimi, hakmar-rja, melankolia, xhelozia e sëmurë, tek të cilatkanë zanafillën e tyre plagët tona sociale dheshoqërore”, thotë autori. Dhe vetë bërthama elibrit “Republika e Çmendur” mblidhet në njëkonkluzion të qartë të autorit për një fazë tranzi-cioni 20-vjeçare që duket sikur e ka ngecur nëvend orën e shqiptarëve. “Këtu në këtë repub-likën tonë qetësinë ta prish kush të dojë e kur tëdojë, që nga qeveritari që ulërin në podiumet eradhës, xhamitë me histerinë e autoparlanteve

në predikimin e tyre, TV-të me programet e shum-ta mediokre e klienteliste, e deri te të çmenduritnormalë që u bien borive të makinave me ngulm,mjekët, mësuesit, pijanecët, prostitutat, lypsët,dallkaukët, etj. Që... e shprehin si të duan talen-tin apo marrëzinë e tyre për të shkatërruar ner-vat e të tjerëve, për ta vështirësuar këtë jetë, qëtë ofron ky tranzicion dhe ky qytet me këtë jetëkaq primitive”. Kastriot Frashëri ka përdorur nëorganizmin e këtij libri, jo vetëm ndjeshmërinë etij si qytetar e patriot i këtij vendi në një vësht-rim shumë personal e origjinal, por me mençuribën kalesën e tyre në filtrin historik të ngjarjeveqë kanë tronditur ose mbrojtur jetën e këtij ven-di. Këtë lloj filtri e bëjnë të veçantë fotografitë,imazhet e titujve të gazetave, vështrimet kraha-suese të thella, të cilat të ofrojnë një lloj studimidhe reflektimi profesional mbi 20 vitet e tranzi-cionit, që erdhën pas rënies së diktaturës komu-

niste duke mbartur gjurmët e saj. Rikthimi nëkujtesën tonë i momenteve vendimmarrëse dhehistorike me përzgjedhje të detajuara dhe të or-ganizuara e ka bërë këtë libër “një autograf qëka trokitur në historinë e mendimit politik sh-qiptar”, siç thotë shkrimtari Bedri Myftari. Këtëmendim e përforcon në vlerësimet e tij edheProf.Dr. Luan Malltezi, i cili pohon se “Në raportme shumë shfaqje të jetës shpirtërore shqiptare,Kastriot Frashri shpalos universin e tij, dukedhënë qartë shembullin e një intelektuali të zh-veshur nga miti. Replikat për problemet kulturës,historisë apo politikës, janë shprehje të spikatu-ra të një niveli që identifikohen me elitën e men-dimit politik shqiptar”.Kastriot Frashëri ështëpjesëmarrës i shumë forumeve, aktiviteteve dhekonferencave kombëtare dhe ndërkombëtare. Nëkrye të Forumit të Çështjeve Kombëtare dhe tëforumeve të tjera, brenda dhe jashtë vendit ka

mbrojtur interesat kombëtare. “Në mjaft shkrime,polemika, recensione të Kastriot Frashërit dallo-hen qartë temat e ndërtimit të Shqipërisë evropi-ane, me kulturë, edukatë dhe orientim evropian,me shprehjen e mirënjohjes dhe respektit ndajindividëve dhe vendeve që kanë kontribuar përlirinë e shqiptarëve”, shkruan dr. Moikom Zeqo.Vetë autori Kastriot Frashëri të lë të kuptosh sedalja në dritën e botimit të kësaj vepre e ka njëmision të qartë, kur thotë se: “Jam indërgjegjshëm se këto qëndrime janë vetëm njëpjesë e spektrit të problemeve që mbajnë pengshoqërinë shqiptare. Por nëse do t’i referohemNelson Mandelës, kur thotë se kjo ishte luftaime e radhës”, do të shtoja se të gjithë ata që equajnë veten progresistë, mund e duhet të zh-villojnë luftën e tyre të radhës”.

Dhurata Hamzaj

Page 17: C M Y K n 1/ E Diel, aciona l - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2011/10/Gazeta-Nacional-117.pdf · Agron Tufa. Arti në përgjithsësi dhe ... portret të vërtetë

nacional17/ E Diel,9 tetor 2011 PROZË

Udhërrefyesja e pagabueshmeFragment nga romani “Saga e Gjarprit” të Viola Isufaj

(Vijon nga numri i kaluar) Fjeta pak. Edhe tëtjerët po ashtu. Dremitnim herë pas here dhendoshta prandaj kishim përshtypje aq të ndry-shme, lidhur me mjetet e udhëtimit dhe qëllimine udhëtimit.Së fundi përdorëm një metro dhe aty, si të ishimdroguar, na kaploi një gjumë tmerrësisht i rëndëdhe, tek flija, m’u bë në gjumë një pemë e mad-he në një vend të gjelbër, në një pyll, e tingujzogjsh e pëshpërima natyre m’u fanitën. Iu sol-la rrotull pemës e një burrë që ia behu aty mëtha: “përsëri kërkon ta këpusësh atë që do tëdish?” Unë nuk u përgjigja dot, pasi më ishtebërë i pamundur nyjëtimi, por ai më ftoi brendanjë zgavre në trung të pemës për të parë mëthellë. Më mbetën ndërmend sytë e një rrëshqa-nori që hetuan tërë skenën. Ndoshta unë u bërae rrëshqitshme e shkava vrullshëm në ato hum-bella brenda rrënjësh pafund… në ato tunele tëthella përthithëse…në atë ndriçim të çudit-shëm…… hapa sytë… veçse kur gjetëm veten në një siminierë pak a shumë të shëmtuar, me drita tëzbehta, e me ajër të pamjaftueshëm, me njerëzqë shkonin e vinin, rregullonin valixhet, tako-nin njëri-tjetrin, rinjiheshin e përqafoheshin memall sikur s’ishin parë prej shekujsh…U desh të picërroja sytë nga lodhja për të de-shifruar emërtimin e një institucioni « Shkollae Shejtanëve të Bashkuar ». Duhej të më kish-in bërë sytë, por edhe sikur të mos më kishinbërë sytë…Një i huaj elegant tek shtynte valixhet e tij mëpa si t’i kujtoja diçka të njohur, pastaj vazhdoirrugën.-Gjarpër!- e thirra papritur me sa kisha fuqi, porai nuk e ktheu më kokën. Megjithatë, unë ishapërgjumur aq shumë, saqë s’pata nge të habite-sha.Më shoqëruan në qeli dhe më thanë se nuk dotë isha vetëm aty. Në fillim isha caktuar të qën-droja me një vajzë ruse, por meqë ajo kishtebërë kërkesë të bashkohej me të dashurin e saj,do të qëndroja me një suedeze.U desh një copë kohë sa të përpiqeshin të sh-këputnin nga dera e qelisë një vogëlush të prapë,i cili s’hiqej që andej, pasi ishte dashuruar meshikim të parë me atë suedezen me të cilën do tërrija unë. Nëna e vet ia dha me shpullë dhe fëm-ija barbar shau t’ëmën « pederast!».Nënës iu desh të na shpjegonte duke u skuqurse ai rrinte gjithë ditën me çuna rrugaçë dhegati të gjitha sharjet i thoshte në gjininë mash-kullore, siç i fiksonte.Me nja dy policë e shqitën që andej fëmijën dheunë hyra brenda. Vajza e hirshme e qelisë u ng-rit ngadalë nga shtrati dhe u shfajësua dukethënë se ishte e detyruar të bënte sikur flinte saherë kalonte ai vogëlush që i fliste me fjalë tëndyra dhe e kërcënonte se do t’ia hidhte trutënë erë me kapsolla nëse “do t’ia luante me ndon-jë birbo”. Vajza, me një ecje të lehtë, erdhi drejtmeje duke buzëqeshur, mirëpo pati një shtangietë beftë.-Pse, ti paske qenë… -klithi papritur gjithë gazkur m’u afrua dhe më njohu, -paske ndryshuar…unë jam Sofia, të kujtohem? Po si nuk m’u kujtonte Sofia mua!Po atë vajzë unë e njihja! Dhe sa mirë që qëllovaprapë me të, ndonëse kësaj rradhe në qeli. Ekam patur në dhomë ndërsa studioja në Suedi.Ajo ishte kaq simpatike dhe e dashur, saqë ish-te e vetmja së cilës unë munda t’i rrëfej parand-

jenjën time, se dikur, diku në këtë rruzull, unë dotë takohesha prapë me Ylliriusin. Më thaatëherë, ç’domethënë ky emër që të përdridhetnë gojë si gjarpër? Pikërisht, gjarpër, domethënë,por kisha kujtuar se vetëm në gojën time mundtë linte përshtypjen e asaj rrëshqitjeje, si rrësh-qitja e një gjarpri të vërtetë. Zumë të qeshnim tëdyja më të madhe dhe ajo shtoi, gjithnjë dukeqeshur, se kishte shumë besim në parandjenjate mia dhe në premtimin që ai, kishte bërë nëfëmijërinë e tij të hershme. Në besën e dhënë!Besën e tij rrëshqitëse! Hahahaha! Sofia e për-forcoi këtë, në mënyrë të veçantë kur unë i tre-gova çka thuhej mbi Kostandinin që natën mbikalë erdhi të merrte motrën. Për një premtim! Përnjë fjalë goje! E ka patur dashnore, më ndërpreuSofia atëherë, pa pritur të dëgjonte vazhdimin.Eh, s’dihet, i thashë unë. Janë rrekur fort ta zgji-dhin këtë… jo dashnore, jo po stërdashnore, jopo Doruntina ka luajtur mendsh, jo po në faktnuk e solli i vëllai, por era e ndryshimeve tëmesjetës… jo po shoqërimi nga i vëllai ështëmetaforë, jo kështu, po ashtu; për mua të gjithashpjegimet i janë larguar së vërtetës. Është eqartë dhe nuk ka nëntekst, nuk ka mendim tëfshehur. I vëllai i vdekur e solli, kjo nuk ështëmetaforë! I vëllai të cilin nuk e mbante varri...ajo përqafoi fuqinë e tij. Grimcat e organizuaratë mundësisë! Ajo u mbajt fort pas tij, se pakuptuar, duke pranuar infinitin, iu mundësuahyrje e lirë në të. Impulset e saj udhëtuan me100.000 milje në orë. Impulset tona udhëtojnëvetëm me 100 milje në orë! -E çmendur që je ti! Po unë jam shumë e lumturqë kam një mike kaq të ëmbël dhe kaq të çmen-dur sa ty!- qeshi ajo-se më duket bukur… bukur,shumë bukur….! Po e çuditshme kjo puna ebesës në vendet tuaja, - vazhdoi - gjithsesi, Yl-liriusi yt ashtu do të vijë, dhe do të të marrësipas një premtimi të padjallëzuar dhe pastaj…të mbetet pastaj të ndjesh si duhet atë efektin efamshëm rrëshqitës në gjuhë… hahahaha!Sofi, po si s’ke turp, i thoja…Kështu bënim atë kohë kur ishim studente nëSuedi, por më pas, kur unë u ktheva në shtëpi, ihumbëm lidhjet dhe po ju lë ta merrni vetë memend se sa u ngazëlleva kur pashë që sërishkisha qëlluar me të në një dhomë të hekurt, dheqë, ndryshe nga unë, ajo dukej se i njihte atijvendi rrënjë e dhëmballë.I shpreha gëzimin tim për këtë rastësi tëhatashme, dhe i shpreha, po ashtu, lehtësimin,që, veçanërisht tani që u takuam, koha që do tëkaloja e mbyllur në atë vrimë s’do të më dukej ezezë, -siç e kisha menduar.-E kush tha se do rrimë mbyllur këtu, - mëbuzëqeshi, - do të bredhim si atëherë dhe s’dotë lëmë çast pa shfrytëzuar.-Jo,- i thashë – ç’janë këto që thua? A nukprishim në këtë mënyrë rregullat e lojës?-Të kanë njohur gjë ty me rregullat?-Me çfarë dëgjova në televizor…-Harroje televizorin, … ende i beson?-Jemi në Kaukaz ? – pyeta.-Pse, edhe ti, si shumica, mendon se degdisjet emëdha bëhen vetëm në Kaukaz ? Ka lloj-llojsyrgjynesh, ka degdisje edhe në ndonjë pikë tëerrët të trurit…, ty të ngatërron emri i malit: shk-ronja K., hë? Ne pandehim se shpirtërat tanëjanë më të ngatërruar se e vërteta; në fakt e vërte-ta është më e ngatërruar se gjithçka, më e ngatër-ruar se shpirtërat njerëzorë po t’i marrësh gjithëbashkë, më e ngatërruar se ëndrra dhe se mend-ja e të çmendurit. Të kam shpirt, mos u përhumb

kështu, se më vjen keq! Do të flasim gjatë ndon-jë ditë. Atë ditë, ti do të jesh më e qartë se unë.Shiko, nëse je e lodhur, qëndro në qeli eshplodhu…por nëse…-Një minutë, një minutë, – thashë sepse m’u dukgjithçka absurde e s’po merrja vesh gjë prej gjëje,- përderisa na dhënkan edhe mundësinë për tëbërë qejf, ç’patën që na plasën në qeli të vërtetaburgu?- Jemi si në tabute brenda nëntokë. Dalim herëpas here e sillemi si hije nëpër varrezë-po ti s’ekupton! Kështu kanë kërkuar shumica. Të ka dalënga mendja që pjesa më e madhe u josh pikër-isht për të provuar vdekjen? Janë të lodhurnjerëzit, harrove? Duan të vdesin për pak kohë,sa të marrin veten, po meqë nga ajo rrugës’kthehesh dot prapa, zgjodhën këtë mënyrë,qëndrimin nën tokë, në errësirë-si në bark amë-sor për nëntë muaj. Por, e dashura ime që zor sepo më kupton, kjo s’do të thotë se ne jemi tëdetyruara të kalbemi këtu. Nëntoka na ofron lloj-lloj argëtimesh, pra shkojmë dhe i luajmë tru-allin.-Argëtime? E ç’lloj argëtimesh mund të ketë nën-toka? -Budallaqe, -më tha- pse pub-et, për shembull,ku ndodhen zakonisht, …ej, shih ç’ më shkrepinë kokë: a ikim tani në kazino?-Jo, -i thashë e shtangur, - parapëlqej ndonjë gjëmë të qetë.-Kinema, teatër, kongrese, kumtesa, simpoziume?- u shkri së qeshuri.-Kinema, pse jo?- ia ktheva.-Luaj vendit atëherë. E kam programin diku këtu.Ka një film yll! …

Rrugëve të errëta për në kinemanë e nëntokëskishte njerëz pafund që ende vinin, ende lëviz-nin me plaçka në krah, ca shtyheshin e sha-heshin, ca pinin birra dhe ishin çakërrqejf, poçudi ishte se të njohur e të panjohur më thërritninnë emër, dhe çudia më e madhe ishte se ata mëthërritnin me emra të ndryshëm, fytyrat e tyremë ngatërroheshin, më dukeshin të njohur dhemë bëhej edhe mua pastaj, t’u thërrisja me emratë ndryshëm. Pastaj vura re se mund t’i klas-ifikoja në grupe sipas emrit me të cilin më thërrit-nin.-Ej, kam një alamet hesapi për të larë me ty, -ifërshëllyen njërit.-Eja, mos shiko,- më tha Sofia, - tani plas grushtikeq këtu…-Ku e di ti?- e pyeta.-Dije, se po e thërritën atë tipin, nuk e thërrasin,përveçse për ta shqepur në dru.-Pse?-Këtë s’e di. Mbase kot, për hobi… a merret veshç’bëhet këtu? ... Dhe mos u habit po dëgjoveshpesh “historinë e keni shkruar ju!” apo “lapsiështë në dorë të fitimtarit!... ja kinemaja, eja.Kinemaja kishte emrin tim Izolta. M’u duk njërastësi e bukur dhe hyra gjithë qejf. Mirëpo ki-nemaja ishte shumë e trishtë dhe s’kishte asnjëspektator tjetër përveç ne të dyjave. Nuk mëbëhej të ulesha në ndenjëse kur hyra brenda.Më dukej si një grackë. Pa çarë kokën se Sofiado të tallej me mua, ia thashë frikën time.-Mirë, -më tha ajo seriozisht pa marrë mundimintë më qetësonte,- po qe kështu, shihe filmin nëkëmbë, dhe unë, po qëndroj gjithashtu në këm-bë, pranë teje. Izolta, po sa bukur i ul ti qerpikët,kur ke frikë, Izolta…Dritat u fikën. Filmi filloi.

Një dhomë. Ajo dhomë mbante erë të keqe. Jose filmi të linte të kuptoje këtë gjë, por përçohejnjë ndjesi ndotjeje në ajër.Një vajzë plot puçrra dhe flokë si shkurre, pasivuri në prizë një hekur për të hekurosur kushediçfarë, me anë të një thike-sharrë, nisi të pristepërgjysmë një shishe plastike.-Për çfarë e do, - tha vajza tjetër, - ke ndërmendtë mbjellësh ndonjë bimë?-Jo, -i tha kjo, -po rregulloj një shurrtore të repër veten. Pastaj e derdh në lavaman.Vajza tjetër vetëm shtrembëroi fytyrën.Pastaj, kjo me flokët si shkurre, iu afrua hekuritqë kishte lënë në prizë dhe…-Çfarë do të bëjë kjo zdrala tani, - më ndërpreuSofia, jashtëzakonisht e interesuar për përgjigjentime.-Nuk e di, -thashë, -sesi u bëra e plogësht tani,me zor po qëndroj në këmbë.-Sigurisht që ti e di se ç’do të ndodhë, ti duhettë kujtohesh, sforcohu pak!-Nuk e di, më ler të qetë, - i thashë.Pasi shkuli spinën nga priza, vajza shtriuflokëshkurret mbi batanije dhe …-Hë , -më tha Sofia, - po tani t’u kujtua?Unë u përcolla me zor.-Ajo s’ka para ... po s’i bën dot ballë dëshirëspër t’i mbajtur flokët të drejtë … ajo është papara. Trupi i saj nuk kushton shumë në treg.Ajo këmbehet lirë.... sa një panine... prandajs’blen dot asgjë...Ajo pasi shtriu flokët mbi batanijen e pambuktëqë nuk dihej ç’ngjyrë të vërtetë kishte, ngaqë ekishte mbuluar zhuli, nisi t’i hekuroste flokëtme hekur si të ishin rroba.Pasi hekurosi flokët për disa minuta, ajo psh-erëtiu e lehtësuar, u ul mbi shtrat dhe nisi tëlexonte.Diçka ra mbi librin e saj. M’u duk sikur këtë edija. Mbase e kisha parë njëherë këtë film kurisha e vogël dhe tani më kujtohej si nëpër mjeg-ull … por më bënte të ndihesha keq…- Ç’është kjo gjë që më ra nga koka?-Morr, -iu përgjigj tjetra, - s’e njeh?

(Vijon në nr. e ardhshëm)

Page 18: C M Y K n 1/ E Diel, aciona l - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2011/10/Gazeta-Nacional-117.pdf · Agron Tufa. Arti në përgjithsësi dhe ... portret të vërtetë

18/ E Diel,9 tetor 2011nacional OPINION

Roli i Zërit të Amerikës dhe SHBA-ve për rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri 20 vjet më parë

Shqipërisë i duhet një udhëheqje e madhe“Shtetet e Bashkuara kanë bërë investime të mëdha politike dhe ekonomike drejt zhvillimit demokratik të Shqipërisë. Por megjithë angazhimin e palëkundur teAmerikes, është e qartë se suksesi dhe zhvillimi i Shqipërisë në të ardhmen do të varen nga aftësia dhe gadishmëria e udhëheqësve të saj politikë për të lënëmënjanë interesat e tyre të ngushta dhe per te bashkepunuar. Në fund të fundit, janë udhëheqësit e Shqipërisë që duhet të marin përsipër përgjegjësinë përzgjidhjen e sfidave të mëdha dhe pasigurive të shumta me të cilat ndeshet vendi i tyre.”

Nga ELEZ BIBERAJ Drejtor i Divizionit të Evropës, Zëri i Amerikës

Faleminderit për ftesën për të marrë pjesë nëkëtë konferencë të rëndësishme. Është kënaqë-si e veçantë dhe nder për mua të jem i pranishëmpër të shënuar 20 vjetorin e rihapjes së Ambas-adës Amerikane në Tiranë.Sot unë do të përqën-drohem në marrëdhëniet Amerikë-Shqipëri gjatëviteve 1990 – 1992 – një periudhë e rëndësishmenë historinë e re të Shqipërisë. Pas një mungesetë gjatë kontaktesh, në vitin 1990, Shqipëria, papapritur, u vu në qendër të vëmendjes së zyr-tarëve të lartë amerikanë.Synimi i Shteteve tëBashkuara ishte i qartë:Të nxisnin, përmes njësërë mjetesh, përfshirë transmetimet e Zërit tëAmerikës ne gjuhen shqipe, diktaturën e funditkomuniste në Evropë të ndërmerte reformat aqtë nevojshme demokratike dhe ekonomike.Tëndihmonte shqiptarët të hidhnin bazat e një tran-zicioni paqësor demokratik, në mënyrë që Sh-qipëria të zinte vendin që i takonte mes kombevetë lira e demokratike.Por fillimisht, me lejoni tëndalem në kontekstin e zhvillimeve te marred-henieve dypaleshe deri në vitin 1990.Nga viti1945 deri në vitin 1990, Shtetet e Bashkuara dheShqipëria nuk kishin asnje kontakt diplomatik.Pas përpjekjeve të dështuara të Uashingtonitpër të permbysur regjimin komunist shqipar nëfillim të viteve ’50, Shqiperia u zhduk nga ekranii radarit të Amerikës. Në disa momente kritike, sipas prishjes së Shqipërisë me Bashkimin Sovje-tik, pas ndërhyrjes sovjetike në Çekosllovaki,apo pas prishjes së Tiranës me Pekinin, Shtetete Bashkuara i dërguan sinjale afrimi Shqipërisë.Uashingtoni ishte i përgatitur t’i ofronte Sh-qipërisë, ashtu siç kishte bërë me Jugosllavinëpas shkëputjes së Titos nga Stalini, ndihma tëmëdha ekonomike dhe politike. Por regjimi iizoluar dhe paranojak i Shqipërisë nuk pranoidhe nuk tregoi ndonjë interes për rifillimin emarrëdhënieve deri në prill të vitit 1990.Gjatëperiudhës së gjatë të izolimit që Shqipëria i im-ponoi vetes, Zëri i Amerikës ishte praktikishtkontakti i vetëm mes dy popujve dhe vendeve.Përmes transmetimeve të tij, Zëri i Amerikës ujepte shqiptarëve shpresë se ata nuk ishin haruardhe përcillte nga ana tjetër angazhimin eAmerikës se një ditë Shqipëria do të bashkohejne rradhet e vendeve te lira dhe

demokratike.Përpara vitit 1990, Shqipëria nukperbente një çështje te rëndësishme te politikëssë jashtme amerikane. Por pas rënies së NikolaeÇausheskut, vëmendja u kthye nga Shqipëria.Në fillim të vitit 1990, kishte shenja të qarta sekontrata shoqerore, që kishte mundesuar mbi-jetesen e regjimit, po shpërbëhej me shpejtësidhe se Ramiz Alia ishte i gatshëm të shkelte pa-rimet kryesore ideologjike te regjimit, për të qën-druar në pushtet. Kjo u bë e qartë në pleniumine 10-të të Komitetit Qendror në prill të vitit 1990,kur Ramiz Alia shpalli disa ndryshime të rëndë-sishme politike dhe bëri thirrje për normalizimine marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuaradhe Shqipërisë. Po ashtu ai njoftoi se vendi i tijdo të kërkonte të anëtarësohej në Konferencënpër Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë(KSBE). Shqipëria ishte vendi i vetëm në Evropëqë e kishte bojkotuar procesin e Helsinkit.Në tëkaluarën Uashingtoni kishte lënë të kuptohej seishte i gatshëm t’i rivendoste marrëdhëniet meqeverinë e Tiranës pa vendosur parakushte. Nëprill të vitit 1990, gjithsesi, qëndrimi amerikankishte ndryshuar. Shtetet e Bashkuara shihnintani një mundësi për të nxitur ndryshimet poli-tike dhe ekonomike, që do t’i jepnin një herë emirë fund makthit të gjatë komunist të Shqipërisë.Shqipëria u bë kështu më në fund pjesë e rëndë-sishme e vizionit të Uashingtonit për të ndërtu-ar, atë që presidenti Bush e kishte cilesuar, “njëEvropë të bashkuar dhe të lirë”.Duke zbatuarmësimet e nxjerra nga revolucionet në vendet etjera të Evropës Lindore, Uashingtoni filloi tëperqendronte nje politike me te qarte, dhe ven-dosi te luante një rol më të drejtëpërdrejtë dhemë të madh në përpjekjet për të ndikuar zhvilli-met e brendshme në Shqipëri. Në bashkëpunimtë ngushtë me aleatët kryesorë evropianë, Shte-tet e Bashkuara shtuan trysninë mbi regjiminduke e kushtëzuar rivendosjen e marrëdhënievediplomatike dhe mbështetjen për anëtarësimin eShqipërisë në KSBE, me përparimin drejt plural-izmit politik.Departamenti i Shtetit dhe Këshilli iSigurimit Kombëtar në Shtëpinë e Bardhë, ishindy institucionet përgjegjëse për hartimin e poli-tikave ndaj Shqipërisë. Megjithatë, anëtarë mepeshë të Kongresit amerikan, ligjvenësi TomLantos, Senatori Dennis DeConcini, ligjvenësiSteny H. Hoyer, Senatori Claiborne Pell dhe Sen-atori Bob Dole, po ashtu luajtën një rol të rëndë-sishsëm. Ata filluan t’i kushtonin vëmendje mete madhe Shqipërisë, duke ofruar mbeshtetje tëdrejtëpërdrejtë për kërkesat për demokraci dheliri ne ate vend. Bashkesia shqiptaro-amerikanezhvilloi një fushatë të efektshme lobizmi ndajadministratës dhe Kongresit, duke luajtur njërol të rëndësishëm për të ngritur lart rëndësinë eçështjes shqiptare.Uashingtoni iu përgjigjkërkesës së Ramiz Alizë për afrim me një qën-drim të bazuar në dy elementë – të ngjashëm mepolitikën e “kulaçit dhe kërbaçit” që ishte zbat-uar me sukses një vit më parë në vendet e tjeratë Evropës Lindore. Ai ra dakort për hapjen edialogut dhe gjatë verës dhe vjeshtës, diplo-matë amerikanë dhe shqiptarë, zhvilluan disatakime informale. Ndërsa ranë dakort të filloninkontaktet me qeverinë e Tiranës, Shtetet e Bash-kuara nuk ishin të përgatitura ta shpërblenin

diktaturën e fundit komuniste të Evropës Lin-dore me normalizimin e plotë të marrëdhënieve,pa zbatimin më parë të reformave rrënjësorepolitike.Sekretari i Shtetit James Baker, në dësh-minë publike para Komisionit të Senatit përMarrëdhëniet me Jashtë, në qershor të vitit 1990,i shprehu hapur kushtet që duhet të plotësonteShqipëria për t’u bërë pjesë e bashkësisë sëvendeve të lira: përparim drejt pluralizmit poli-tik, respektim të plotë të të drejtave të njeriut,lirimi i të burgosurve politikë, zgjedhje të lira,dhe zbatim i reformave që do të çonin në krijimine një ekonomie tregu.Ramiz Alia, mori një me-sazh të ngjashëm, të drejtëpërdrejtë, në takimetqë pati me anëtarë të lartë të Kongresit ameri-kan. Në maj të vitit 1990, ligjvenësi Tom Lantos,u bë zyrtari i parë amerikan që shkonte në Sh-qipëri në më shumë se katër dekada. Pas disamuajsh, në gusht, një delegacion zyrtar i Kon-gresit amerikan, i udhëhequr nga Senatori Den-nis DeConcini, bëri një vizitë tri ditore nëTiranë.Pavarësisht deklaratave të tij publike përdemokratizimin e Shqipërisë, Ramiz Alia, nuk ish-te i gatshëm të zbatonte reforma të thella poli-tike dhe ekonomike. Ai synonte reformimin dhejo ndryshimin e sistemit. Nismat e tij në poli-tikën e brendshme dhe thirrjet për rivendosjen emarrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara syno-nin ruajtjen e pushtetit të tij. Ai vazhdoi t’upërgjigjej kërkesave për ndryshime me masa tëpamjaftueshme.Vendimi i Shteteve të Bashkuarapër të vendosur kushtezuar politikën ndaj Ti-ranes, synonte të nxiste forcat reformatore dhendryshimet demokratike ne Shqiperi.Zëri iAmerikës, radiostacioni i vetëm perëndimor qëtransmetonte emisione në shqip, vazhdoipërqëndrimin e vëmendjes ndaj Shqipërisë. Nëvitet 1989-1990, Zëri i Amerikës arriti me suk-ses të thyente bllokadën informatike të regjimitkomunist dhe kishte fituar emër si një burim ibesueshëm dhe alternativ lajmesh për shqiptarëte privuar nga informacioni. Zëri iAmerikës shërbeu si një nxites i rëndësishemndryshimesh, duke sfiduar me sukses monopo-lin që mbante regjimi mbi lajmet dhe informacio-nin dhe duke nxitur idealet për një shoqëri tëlirë, pluraliste dhe demokratike. Zëri i Amerikës imbuloi gjerësisht zhvillimet e brendshme nëShqipëri, si dhe ngjarjet në vendet e tjera tëEvropës Lindore. Programet e Zërit të Amerikësvinin në dukje dallimin mes reformave politikedhe ekonomike në vendet e tjera të Lindjes mepolitikat e Ramiz Alisë. Duke ndjekur me kujdesshtypin shqiptar, Zëri i Amerikës njejtesontedhe veçonte deklaratat dhe masat reformatore.Në maj-qershor 1990, Zëri i Amerikës ishte nëgjendje të zhvillonte intervista thelbësorepërmes telefonit me personalitete që ndikoninnë formimin e opinionit në Shqipëri. Për herë tëparë, zyrtarë dhe intelektualë me prirje liberaledhe reformatore, ishin të gatshëm të shprehninpikëpamje që shkonin përtej orientimeve të Par-tisë Komuniste. Duke transmetuar lajme dheinformacione frymëzuese dhe duke angazhuarelitën politike dhe intelektuale në dialog për çësh-tjet e ndjeshme politike,Zëri i Amerikës arriti tëpërcaktojë deri dikund kornizën e debatit politiknë Shqipëri.

Shpërthimi i demonstratave të studentëve nëdhjetor të vitit 1990 dhe vendimi i Ramiz Alisëpër të lejuar krijimin e partive politike, e ngjitiShqipërinë me shpejtësi në krye të agjendësndërkombëtare. Shqipëria ishte më në fund nëprag të një transformimi politik dramatik.Përpara ngjarjeve të dhjetorit, Shqipëria rallëherëkishte qënë në qendër të vëmendjes së zyrtarëvetë lartë amerikanë. Tani, Shtetet e Bashkuara,panë mundësinë e parë, reale për të ushtruarndikim të madh në kursin e zhvillimeve në Sh-qipëri. Uashingtoni mbajti një qëndrim të prerë,i shtoi kritikat ndaj qeverisë, bëri thirrje për njëkalim paqësor dhe të rregullt të pushtetit, shpre-hu mbështetje për opozitën demokratike që polindte dhe kërkoi lirimin pa kusht të të gjithë tëburgosurve politikë. Veprimet dhe deklaratatamerikane ishin të bashkërenduara me aleatëtevropianë dhe të llogaritura me kujdes, që tëkishin sa më shumë ndikim mbi zhvillimet nëShqipëri.Për shkak të natyrës së ashpër sh-typëse të regjimit, Shqipëria ishte vendi i vetëmnë Evropën Lindore, që nuk arriti të krijonte njëlëvizje opozitare para rënies së sistemit të vjetërpolitik. Për më tepër, ndryshe nga vendet e tjeratë Evropës Lindore, për shkak të mungesës sëkontakteve dhe mos pranisë në Tiranë, Shtetete Bashkuara nuk kishin arritur të njejtesonin,angazhonin dhe krijonin marrëdhënie me indi-vidë – forca të mundshme ndryshimi – që mundtë ishin në poste përgjegjëse në momentin qëvendi do të hynte në rrugën e ndryshimevedemokratike.Menjëherë pas demonstratave tëstudentëve, në Shqipëri u krijuan disa parti poli-tike jo-komuniste, platformat e të cilave bëninthirrje për krijimin e një sistemi demokratik pro-Perëndimor të bazuar në sundimin e ligjit dherespektimin e të drejtave të njeriut, për shtyp tëlirë e të pavarur, për ekonomi tregu si dhe ri-orientim të politikës së jashtme të Tiranës drejtShteteve të Bashkuara dhe Evropës. Pothuajsemenjëherë, Partia Demokratike doli si partia mëe rëndësishme dhe Sali Berisha si udhëheqësikryesor i opozitës.Udhëheqësit e forcave opozi-tare që po lindnin, ishin një kombinim i ish mbësh-tetësve të regjimit, demokratëve liberalë dhe stu-dentëve. Njohurite e tyre për demokracinë dhesundimin e ligjit ishte minimale, në rastin më tëmirë. Ishte e qartë se elitat e reja udhëheqëse dote kishin nevoja të mëdha për ndihmë dhekëshilla në betejën e tyre për të detyruar komu-nistët të hiqnin dorë nga pushteti.Demonstratat e studentëve u pasuan nga njëshpërbërje e rrezikshme e qeverisjes dhe ngadhuna në Tiranë dhe disa qytete të tjera. Dëshirapopullore për të larë hesapet me komunistët ish-te e madhe. Me të drejtë ekzistonte frika se Sh-qipëria mund të binte në luftë civile. Përmes de-klaratave publike, zyrtarët amerikanë u përpo-qën të ushtrojnë një ndikim moderues duke thek-suar nevojen e pajtimit kombëtar dhe nevojënqë shqiptarët ta linin pas të kaluarën dhe tëpërqafonin parimet demokratike.Ndërsa Sh-qipëria përballej me falimentim ekonomik, sh-katërrim politik dhe një rrezik real për luftë civile,normalizimi i marrëdhënieve me Tiranën u bë njëçështje urgjente për ata që hartonin politikat eUashingtonit ndaj Shqipërisë. Disa prej tyre

Në foto: Elez Biberaj

Page 19: C M Y K n 1/ E Diel, aciona l - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2011/10/Gazeta-Nacional-117.pdf · Agron Tufa. Arti në përgjithsësi dhe ... portret të vërtetë

nacional19/ E Diel,9 tetor 2011 OPINION

dhe një ide e qartë se ku po shkohetmbështesnin shtyrjen e rivendosjes së mar-rëdhënieve derisa Shqipëria të kishte shënuarpërparim të dukshem drejt demokracisë. Të tjerëbënin thirrje për njohje të menjëhershme, dukearsyetuar se kjo do ta shtonte ndjeshëmndikimin e Uashingtonit, do të forconte forcatdemokratike në Shqipëri dhe do të përshpejton-te transferimin e pushtetit. Udhëheqësit eopozites në Shqipëri, si dhe personalitete tëshquara shqiptaro-amerikane ndikuan duke ubërë thirrje Shteteve të Bashkuara të rivendos-nin marrëdhëniet.Pas një ndërprerjeje prej mëshumë se 50 vjetësh, Shtetet e Bashkuara dheShqipëria vendosën marrëdhëniet diplomatikemë 15 mars të vitit 1991. Ceremonia në Departa-mentin e Shtetit u organizua me kujdes nëmënyrë që komunistët të mos mernin meritënpër njohjen diplomatike. Zëdhënësi i Shtëpisësë Bardhë, Marlin Fitzëater theksoi se Shtetet eBashkuara e shikonin vendosjen e mar-rëdhënieve me Shqipërinë si “një mundësi përtë mbështetur reformat demokratike në këtëvend”.Me një vendim të pazakontë, por të rëndë-sishëm, Sali Berisha dhe Gramoz Pashko u ftuannga Departamenti i Shtetit për të marrë pjesë nëceremoninë e nënshkrimit dhe u takuan me zyr-tarë të lartë amerikanë. Shqipëria përfaqësohejnga ministri i Jashtëm Muhamet Kapllani, porvëmendja amerikane u përqëndrua pothuajsetërësisht tek Berisha dhe Pashko. Besoj se kyishte takimi i parë, i drejtëpërdrejtë i dyudhëheqësve te opozites me zyrtarët amerikanë.Pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike,Shtetet e Bashkuara ishin në gjendje të ofroninndihmë të drejtëpërdrejtë dhe më të efektshmepër kauzën e lirisë dhe demokracisë në Shqipëri.Një delegacion diplomatik amerikan u dërguanë Tiranë për të përgatitur kushtet për hapjen eambasadës. Kjo u pasua nga një delegacion imadh i Komisionit amerikan të Helsinkit që vëzh-goi zgjedhjet e 31 marsit.Ndryshe nga revolu-cionet e tjera të shpejta në ish vendet komu-niste të Evropës Lindore, tranzicioni në Shqipëriu shndërrua në një betejë të zgjatur midis komu-nistëve, që vazhdonin të kontrollonin gjithë levate pushtetit dhe opozitës së brishtë.Shqipëria nukarriti të bëjë një shkëputje të pastër nga e kalu-ara komuniste gjatë zgjedhjeve të para të kon-testuara në mars të vitit 1991. Por megjithë fi-toren e thellë në zgjedhje, komunistët u ndeshënme sfida të mëdha dhe mbështetja për ta randjeshëm si rezultat i trysnisë së opozitës dheasaj ndërkombëtare. Në fillim të qershorit 1991,komunistët u detyruan të hyjnë në koalicionqeveritar me opozitën dhe të zhvillojnë zgjedhjetë reja brenda një viti.Shtetet e Bashkuara kish-in vendosur kushte të rrepta dhe kishin përdorurme efektivitet ndikimin e tyre në marrëdhënietme qeverinë komuniste të Shqipërisë. Krijimi ikoalicionit qeverisës, në të cilin opozita, e drej-tuar nga Partia Demokratike, kishte 7 ministra,shikohej si një hap i rëndësishëm në tranzicion-in e trazuar dhe të gjatë të Shqipërisë. Duke njo-hur këtë përparim, Shtetet e Bashkuara mbësh-tetën anëtarësinë e plotë të Shqipërisë në KSBEdhe Sekretari Baker vizitoi Tiranën më 22 qer-shor, 1991.Vizita e zotit Baker, ashtu siç shpre-het vetë Sekretari i Shtetit në kujtimet e tij, syn-onte të përdorte prestigjin e Amerikës “për t’udhënë një shtysë shqiptarëve drejt demokracisëdhe tregut të lirë”. Për këtë qëllim zoti Bakermbështeti procesin e demokratizmit, shprehupërkrahjen morale dhe politike të Amerikës përopozitën – duke vënë në dukje në fjalimin paraparlamentit të kontrolluar nga komunistët, sevizitën e kishte bërë me ftesë të zotit Berisha

dhe ofroi ndihma ekonomike, nëse udhëheqjapolitike e vendit do të vazhdonte të hidhte hapakonkretë drejt zbatimit të reformave politike dhetë ekonomisë së tregut.Mbi 200 mijë shqiptarëdolën në sheshin kryesor të Tiranës në një pritjemadhështore dhe emocionale për zotin Baker.Këto ndjenja të sinqerta admirimi për Amerikëndhe shpresa se Shtetet e Bashkuara do të ndih-monin Shqipërinë të dilte nga situata e mjeruar,pasqyroheshin më së miri ndoshta nëparullën: ”Mirëserdhe zoti Baker! Shqipëriaka pritur 50 vjet për Ju!”Në mes të kësaj shprehje të paparë admirimi dhepritshmërisë po aq të madhe, Sekretari i Shtetitu tha shqiptarëve të mbledhur në sheshinSkëndërbej, se “Amerika po kthehet tek ju”,“Liria funksionon” dhe “Ju jeni me ne dhe nejemi me ju”. Në fjalimin para parlamentit, zotiBaker u bëri thirrje shqiptarëve t’i linin mbeturi-nat e komunizmit pas. Ai theksoi domosdosh-mërinë e zgjidhjes paqësore të mosmar-rëveshjeve, duke shtuar se në “Shqipërinë e re”,nuk mund të kishte vend për dhunë, kërcënimedhe përdorim force. “Le t’i japim fund gjithëfrikës në Shqipëri. Kjo është Shqipëria e re dheju jeni anëtarë të Evropës së re.”Në bisedimetme Ramiz Alinë dhe zyrtarët e tjerë të lartë, zotiBaker theksoi se Shqipëria kishte nevojë përndryshime të shpejta, duke argumentuar se ven-di nuk mund të përballonte më vonesat. Duke iudrejtuar deputetëve të të dy krahëve, Sekretari iShtetit tha se rendi i ri politik që po lindte nëShqipëri, duhet të respektonte plotësisht tëdrejtave të njeriut, duhet të vendoste kontrollindemokratik mbi organet shtypëse të sigurimit,të kishte një shtyp të lirë e pluralist, sundim tëligjit, demokratizim në të gjitha nivelet të qever-isë dhe shoqërisë, si dhe zhvillimin e zgjedhjevetë lira e të drejta në nivel kombëtar dhe vendor.“Këtu, si në Amerikë, demokracia nuk duhet tëjetë vetëm ideal – ajo duhet të jetë realitet. Nëkëtë përpjekje, përsa kohë që ju i qëndroni be-snik këtyre parimeve, ne do të jemi me ju ...”, thaai.Zoti Baker njoftoi se Shtetet e Bashkuara dot’i jepnin Shqipërisë 6 milionë dollarë ndihmahumanitare. Mundësinë e ndihmave të tjera ai epërmendi si një stimul për të nxitur ndryshimethelbësore, që përfshinin hapa konkretë përndërtimin e institucioneve demokratike dhe tëekonomisë së tregut. Ndërsa reagimi për vizitëne zotit Baker ishte kryekëput pozitiv, shumë sh-qiptarë mbetën të zhgënjyer që Sekretari i Sh-tetit nuk kishte ardhur me një Plan Marshall përShqipërinë.Ndoshta ishte e pritshme, që përshkak të gjëndjes së mjerueshme të vendit tëtyre, shqiptarët të kishin shpresa jo-realiste përatë që mund të bënte Amerika për vendin e tyre.Megjithëse zoti Baker dhe zyrtarë të tjerë ameri-kanë ishin përpjekur të krijonin një ndjenjë real-iste dhe t’i mbanin shpresat e shqiptarëve tëulta, udhëheqësit e opozitës kishin përhapurmesazhe ngadhnjyese shprese dhe premtimeshpër ndihma nga Shtetet e Bashkuara, duke i ng-ritur këshu më lart shpresat eshqiptarëve.Komunistët, që e ndjenë veten tëfyer nga mbështetja e hapur e zotit Baker përopozitën, filluan një fushatë të bashkërenduarmirë për të minimizuar rezultatet e vizitës. Atatheksuan atë që e karakterizuan si një sasi e vogëlndihmash e dhënë nga Shtetet e Bashkuara, dukee krahasuar me ndihmat që kishin një vlerë më tëmadhe të ofruara nga Italia. Ky qëndrim i tyre upasqyrua ndoshta më së miri në titullin egazetës Zëri i Popullit: “Gjashtë milionë dol-larë për tre milionë shqiptarë”.Zoti Baker u prekdukshëm nga mikpritja. Sipas një prej ndihmësve

të tij kryesorë, në aeroplan, duke u kthyer ngaTirana, zoti Baker dha urdhër për zbatimin e disaprogrameve të reja, “si dhe udhëzimin se ai nukdo të toleronte asnjë vonesë në zbatimin e tyre”.(Hutchins, p. 266)Pas vizitës së zotit Baker, Shtetet e Bashkuarafilluan një sërë programesh të reja ndihmash qëu zbatuan gjatë periudhës para zgjedhjeve tëmarsit të vitit 1992. Programet kishin si synimkrijimin e një procesi të qëndrueshëm demokra-tizimi: forcimin e parlamentit dhe krijimin e paan-shmërisë në funksionimin e sistemit politik; nx-itjen e kulturës demokratike; ndihmë për zhvil-limin e partive politike, programe për teknikatzgjedhore dhe mënyrën se si funksionojnëzgjedhjet demokratike; eksperte për hartimin ekushtetutës dhe ndihmë teknike per krijimin enjë sistemi ligjor funksional pas-komunist; sidhe ndihmë për shtypin e lirë. Uashingtoni dër-goi një mision ekspertesh ekonomike për tëvlerësuar nevojat e Shqipërisë dhe për të ndih-muar autoritetet për të hartuar një strategjirimëkëmbjeje ekonomike. Veç kësaj, Shtetet eBashkuara mobilizuan mbështetje ndërko-mbëtare dhe luajtën rol kryesor që Shqipëria tëanëtarësohej në FMN dhe në BankënBotërore.Hapja e ambasadës amerikane në Ti-ranë në tetor të vitit 1991, përfaqësonte një mo-ment të rëndësishëm në marrëdhëniet dypalëshe.Grupi i vogël i diplomatëve amerikanë, iudhëhequr nga Ambasadori Ëilliam Ryerson dhezëvendësi i tij Chris Hill, luajtën një rol të jash-tëzakonshëm për të nxitur procesin e demokrati-zimit të Shqipërisë dhe për të ndihmuar Sh-qipërinë të hartonte një plan tranzicioni. Ndërsavazhdonin kontaktet me Presidentin Alia dhezyrtarë të tjerë drejtues komunistë, diplomatëtamerikanë i përqëndruan veprimtarite e tyre përtë ndihmuar opozitën e brishtë demokratike. ZotiBaker, në takimin me përfaqësuesit e opozitësgjatë vizitës së qershorit në Tiranë, u kishte bërëatyre thirrje të hapur të bashkoheshin për të fitu-ar ndaj komunistëve në zgjedhjet e ardhshme.Diplomatët amerikanë, si dhe përfaqësuesit eInstitutit Ndërkombëtar Republikan, ish-ligjevenesi Jack Buchner dhe Mary CatherineAndreës, dhe perfaqesuesi i Institutit KombëtarDemokratik, Thomas Melia, e ndihmuanopozitën të hartonte një strategji koherente përtë larguar komunistët nga pushteti, duke u dhënëndihma para-elektorale, trejnime partiake dhendihmë teknike. Po ashtu ata punuan për të forc-uar bashkëpunimin mes radhëve të opozitës,pajtimin e fraksioneve, grupeve dhe partive.Parazgjedhjeve të marsit 1992, Zëri i Amerikës i për-forcoi transmetimet në shqip. Ndërsa Zëri iAmerikës bëri përpjekje të mëdha për të pasqyru-ar pikëpamjet e gjithë spektrit politik, raportimete tij ishin kritike për regjimin komunistdhe miqësore ndaj forcave të opozitës. Ndërsakomunistët kontrollonin dhe manipuloninshtypin, Zëri i Amerikës bëri përpjekje të mëdhapër të ofruar mbulim për forcat opozitare, duke ubërë në një farë mënyre zëri i opozitësdemokratike.Vizioni i Amerikës për Shqipërinëishte ai i një vendi me nje sistem pluralist qërespekton plotësisht normat demokratike. Ekz-istonte një mendim i përgjithshëm se vetëm njëtransferim i shpejtë pushteti tek një qeveri pas-komuniste do ta fuste Shqipërinë në rrugën etranzicionit demokratik dhe rimëkëmbjesekonomike. Fitorja e demokratëve në mars të vitit1992, shenoi fundin e makthit të gjatë komunisttë Shqipërisë, si dhe fillimin e një marrëdhëniejetë re, strategjike midis Shteteve të Bashkuaradhe Shqipërisë. Gjatë 20 vjetëve të fundit, Shte-

tet e Bashkuara kanë shërbyer si faktori më irëndësishëm i jashtëm për nxitjen e demokra-cise dhe mirëqënies ekonomike të Shqipërisë.Amerika po ashtu ka qënë forca kryesore nx-itëse për pavarësinë e Kosovës dhe pranimin eShqipërisë në NATO dhe një mbështetëse emadhe e integrimit të Shqipërisë në BashkiminEvropian. Shqipëria, nga ana e saj, është bërënjë aleate e fuqishme e Shteteve të Bashkuara.Tirana u ka dhënë mbështetje të madhe poli-tikave të Shteteve të Bashkuara për nxitjen estabilitetit rajonal dhe bashkëpunimit nëEvropën Juglindore.Në fillim të viteve ’90, shu-mica e vëzhguesve të huaj, përfshirë edhe mua,ishim më shumë idealistë se sa realistë, kur ishtefjala për të ardhmen e demokratizimit të Sh-qipërisë. Nuk ka asnjë dyshim se që atëhereShqipëria ka përjetuar transformime të thella dheka shënuar përparime të mëdha drejt ndërtimittë një demokracie proceduriale funksionuese sidhe institucionalizimit të lirive demokratike. Rolii Tiranës në rajon është ngritur, duke e bërë Sh-qipërinë gjithnjë e më shumë një lojtar rajonalkonstruktiv.Megjithatë, dy dekada pas rëniessë komunizmit dhe pas një sërë zgjedhjesh par-lamentare, Shqipëria e gjen veten sot në mes tënjë tranzicioni të nderlikuar. Ka shumë gjera qëjanë të parealizuara dhe të brishta kur flitet përcilësinë e demokracisë së saj. Qendrueshmeriadhe demokracia e Shqipërisë vazhdojnë të mi-nohen nga konkurenca e ashpër mes dy forcavemë të mëdha politke të vendit dhe paaftësia etyre për të respektuar rregullat e lojës demokra-tike, si dhe nga sfidat e mëdha sociale dheekonomike që vendi ka përballë. Shtetet e Bash-kuara kanë bërë investime të mëdha politike dheekonomike drejt zhvillimit demokratik të Sh-qipërisë. Por megjithë angazhimin e palëkundurte Amerikes, është e qartë se suksesi dhe zhvil-limi i Shqipërisë në të ardhmen do të varen ngaaftësia dhe gadishmëria e udhëheqësve të sajpolitikë për të lënë mënjanë interesat e tyre tëngushta dhe per te bashkepunuar. Në fund tëfundit, janë udhëheqësit e Shqipërisë që duhettë marin përsipër përgjegjësinë për zgjidhjen esfidave të mëdha dhe pasigurive të shumta metë cilat ndeshet vendi i tyre.Këto janë kohë qëkërkojnë udhëheqje të madhe dhe një ide të qartëse ku po shkohet.Unë jam optimist seudhëheqësit e Shqipërisë do të ngrihen në lartës-inë e detyrës.Ju faleminderit

(Shënim: Ky është fjalimi në KonferencënNdërkombëtare me rastin e 20 vjetorit të riv-endosjes së marrëdhënieve diplomatike midisShteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, Tiranë,6 tetor, 2011)

Page 20: C M Y K n 1/ E Diel, aciona l - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2011/10/Gazeta-Nacional-117.pdf · Agron Tufa. Arti në përgjithsësi dhe ... portret të vërtetë

20/ E Diel,9 tetor 2011nacional KRITIKË

Poezia e Ndue Dragushës, poezi e një stili të ri

Poeti i metamorfozës poetike“Poezia e Ndue Dragushës vjen në dorë të lexuesit në katër vëllime si një poezi e arrirë e një stili të veçantë e me vlera të mirëfillta artistike. Ajo dëshmonbindshëm se poeti vjen me fizionominë dhe vokacionin e vet poetik, me temperamentin e vet plot vrull dhe joshje poetike, me një trazim të brendshëm idilik dhezotërim mjeshtëror të fjalës dhe vargut poetik. “

Nga Fran Gjoka

Poezia e Ndue Dragushës është serioze, tingël-luese, emocionuese, por edhe korrekte me men-dimin qytetar dhe intelektual. Ky është misionifisnik i këtij poeti, i kësaj poezie moderne dheme vlera të admirueshme artistike, e kuptueshmedhe emocionale për shkak të shfrimit të fortësimbolik dhe alegorisë. Këta vlera të padisku-tueshme artistike, ai i reflekton këndshëm që nëlibrin e parë “Trishtim”, botuar në vitin -2004,ku vetë titulli të intrigon e më tej poezia e tij eçiltër, e pastër, kumbuese të tërheq, të bën përvete, sepse gjendja shpirtërore e lexuesit ndry-shon sipas barometrit pooetik të vizioneve ar-tistike të poetit Dragusha. E nis disi me trishtimpërmes poezisë “Qyteti im rrodhi” ose “Me-snatë” për të imponuar frymëzim”, respekt dhedashuri tek poezia “Fshatari”. E në kapitullin“Trishtim”, poeti shpalos motivet e ëndrrës sëtij, në një luftë të ashpër me shfaqjet “nudo” të

personaliteteve kameleonike: “…Në shikimin emystë të lupës së kohës, / Më shfaqesh, / Herëmadhështor, / Herë në miniaturë… / Viktimë ekohrave moderne, / i gjori burrë…”. Shfleton pau lodhur poezitë e poetit Ndue Dragusha dhendjen ëmbëlsinë e fjalës, finesën e të shprehurit,gjetjen ideale. Befasohesh kur lexon poezi të til-la, si: “Ndër kthetra”, “Në gjyq”, “Realitet i vrarë”apo vjersha plot ide të stilit nolian “Brenda tejeka një judë”. Realiteti, koha, jeta me të mirat dhetë këqijat e saj sëmbon në vargun poetik të NdueDragushës.Në vëllim e dytë “Për një ëndërr tjetër”, autorisynon të ecë përpara në krijimtarinë e tij poetike,duke shkruar një varg poetik të rangut të lartë,poezi lakonike dhe të kursyer në fjalë, por edhelartësisht të bukur dhe plot ëndrra dhe shpresa.Fjala e tij poetike rrjedh natyrshëm, vargjet e tijtë bukura akuzojnë drejtpërsëdrejti padrejtësitë,duke pasqyruar në një farë mënyre gjendjenshpirtërore të poetit, zhgënjimet e tij. Në përfy-tyrimet shpirtërore dhe shprehëse të Dragushëspasqyrohen rrethanat e padurueshme të meri-tokracisë, servilizmit politik, padrejtësive sho-qërore e në këtë kontekst, përjetimet e brendshmetë autorit shpesh ndjejnë trishtim.

Mjafton të lexosh poezitë e vëllimit “Për një ëndërrtjetër”, botuar me 2006 dhe të kuptosh gjendjenshpirtërore të tij. Më kujtohet se, i paharruaridhe i talentuari, i madhi Ndoc Gjetja, kur folëmnë Lezhë për librin tënd të dytë, u shpreh: “Ndue-ja nuk ka bërë një hap përpara, por një kapërcimpërpara”. Kjo thënie e poetit të madh shqiptar,më mbeti në mendje dhe dëshiroja me gjithë zemërqë kapërcimi të kishte kalërimin e vazhdueshëmtë Pegasit që i ngjitet Parnasit. Më vjen mirë që

në këtë libër ti je në rrugë të mbarë. Pegasi tëndfluturon i sigurtë, me objektiv Parnasin dhe kësh-tu ti e pasuron dhe jep një kontribut të ndjeshëmnë poezinë shqipe. Urime, Ndue Dragusha! Kambindjen se po rrezaton dhe ndriçon rrugën epoezisë me dritën tënde poetike, origjinale, re-aliste, alegorike dhe shpresëdhënëse. Të urojpër këtë vëllim të ri, të freskët, vërshues dheplot ritëm, të shënjestruar saktë drejt poezisësë vërtetë.”Poezia e Ndue Dragushës është poezi e një stilitë ri. Vargjet janë të plota, të arrira artistikisht,ata nuk janë as abstrakte, as retorikë boshe, assentimentalizma qaramanësh dhe as akuzuesemediokre. Megjithë tonalitetin e ashpër ndaj re-alitetit të sotëm, ka edhe elemente të papriturarinore, që dalin natyrshëm nga ndjesia e tijshpirtërore.Këtë argument artistik do ta vinte re edhe etalentuara Vjollca Spaho, që kontaktoi e parame poezinë e Dragushes.Sentenca “Vuajtja fisnikëron njeriun”, edhe nërastin e një poeti skrupuloz si Dragusha, ndikonpadyshim edhe në poezinë e tij. E kjo vuajtjelidhet me rrethana të hidhura të realitetit. Pikër-isht kjo ide do ta përshkonte vëllimin poetik“Kam etje…” të Ndue Dragushës. “Poeti Dra-gusha, ndonëse me dhimbje, e ndjen dhepërgjegjësinë e tij qytetare, rolin e tij, por edhepashmangshmërinë e shumë deformimeve-devizë të një ekstaze paranojake brenda sub-limit, largimin e së bukurës dhe rikthimin e sëshëmtuarës si bukuri vrastare rrënqethëse.Metafora e dhimbjes dhe përgjegjësisë intelek-tuale e poetit ndaj zhvillimit të pakontrolluar,shprehet me tension mendimi dhe origjinalitettë papërsëritur të një figuracioni origjinal,

plazmuar në racionalitetin tendosës të dramës,skenë e së cilës është vetë realiteti jetësor,mbase në formën e një “përralle” të vërtetë.Vargu i tij është varg i lirë, ashtu siç e dëshirontë lirë dhe mendimin, dhe ndjenjën, dhe të ardh-men, sepse jeton dhe i kushtohet shumë lirisëdhe në secilin varg është ngarkuar mendimi,është plazmuar ide...Por për poetin, qoftë esklamacioni i dhimbjesnjerëzore, qoftë satira politike, qoftë jeta e indi-vidit, janë pjesë e raportit determinues të realesme simboliken, por pa harruar dashurinë, im-pulsi apo definicioni poetik i çdo krijuesi, ështënë udhën krijuese të tij. Poezitë e këtij vëllimi, aii ka klasifikuar shpesh si mozaik, të cilin e për-mend. Dhe me këtë metodologji stilistike, aishkruan dhe poezi pamflet, ku secili, edhe ai qënuk e ndjen poezinë, e ndjen cinizmin poetik tëmbuluar, mbase, edhe me doza tragjike humori.”-shkruan poeti dhe gazetari Mark Brunga nëparathënien e tij për librin e katërt, “Kam Etje”.Poezia e Ndue Dragushës vjen në dorë të lex-uesit në katër vëllime si një poezi e arrirë e njëstili të veçantë e me vlera të mirëfillta artistike.Ajo dëshmon bindshëm se poeti vjen me fizio-nominë dhe vokacionin e vet poetik, me tem-peramentin e vet plot vrull dhe joshje poetike,me një trazim të brendshëm idilik dhe zotërimmjeshtëror të fjalës dhe vargut poetik.Përvoja krijuese dhe njohja e thellë e normaveletrare poetike na bindin se krijimtaria e tij ësh-të një shpërthim i vetëdijshëm, që u flet lex-uesve me gjuhën e shpirtit. Vepra poetike e Ndue Dragushës përbën njëvlerë të vaçantë, një zë poetik disi ndryshe nëpoezinë tonë të re, që sa vjen e rritet, duke mar-rë vlera në kolanën e poezisë së sotme shqipe.

Në foto: Ndue Dragusha

Promovohet libri “Dora e pajtimit” i studiuesit Qazim Mani, Mustafaj

Drejtësia në 150 vjet“Qazim Mani duke shfrytëzuar kulturen e tij të gjerë juridike dhe hulumtimet e hershme rreth çeshtjes së drejtësisëshqiptare dhe gjakmarrjes e ka trajtuar problemin gjakmarrjës parë edhe në dritën e Kanunit dhe rolit të juristëvepopullor sic është rasti I të famshmit Binak Alia i Krasniqes, apo Anton Cetës në Kosovë.”

Dje në muzeun historik Tiranë u bë promovimii librit me publicistikë “Dora e pajtimit” të au-torit Qazim Mani, Mustafaj.Historiani, studiuesi dhe juristit i mirënjohurka trajtuar një problem të mprehtë të shoqërisëshqiptare siç është gjakmarrja dhe hakmarrjanë shoqërinë shqiptare. Studiuesi ka nxjerrëkonkulzione të rëndësishme për këtë plagë tërëndë të shoqërisë tonë. Ai nuk e ka trajtuarproblemin vetëm nga ana teorike, por ështëndalur në rastet me domethënëse ku kritikon jovetëm indiferncen e shoqërisë dhe komunitetit,por edhe të sistemit të drejtësisë i cili siç men-don autori, shpesh behet shkaktar i çuarjes sënjerëzve drejt vetëgjyjgësisë.Qazim Mani duke shfrytëzuar kulturen e tij tëgjerë juridike dhe hulumtimet e hershme rreth

çeshtjes së drejtësisë shqiptare dhe gjakmar-rjes e ka trajtuar problemin gjakmarrjës parë edhenë dritën e Kanunit dhe rolit të juristëve popu-llor sic është rasti I të famshmit Binak Alia iKrasniqes, apo Anton Cetës në Kosovë.Në veprimtari folën shumë studiues, juristë dhehistorinë të njohur nga Tirana, Prishtina, Teto-va dhe Ulqini. Ata theksuan se autori QazimMani, nëpërmjet librit sensibilizon opinioninshqiptar për të rritur ndjeshmerinë ndaj plagëssë hakmmarjes duke marrë një rol më të fortë përparandalimin e tij. Ata vlerësuan stilin e të shk-ruarit, gjuhën e zhdërvjellët dhe skalitjen e për-sonazheve historike dhe atyre bashkëkohore,çfarë bën që libri të lexohet më një frymë.Libripasi ka kaluar nëpër recencat e Avni Mustafësdhe Burhan Hotit, është redaktuar nga publicis-

ti i mirënjohur Halil katana. Ai ka rreth 300 faqedhe kushton 500 lekë.

Thanë për librin

Libër i vlefshëm edhe pas 100 vjetësh

Gjeja e parë që bëra këto ditë, mbasi u ktheva nëAmerikë, lexova librin tuaj ”Dora epajtimit...”. Me këtë rast, ju percjell Ju, (dheredaktorit tuaj, Halil Katana), urimet e mia më tëpërzemërta e më të sinqerta.Pa pretenduar të hyjë në reçensen e librit, themse ai, ju përfaqëson Ju me shumë dinjitet. Krye-sorja, ju përfaqëson Ju si një njeri të kohës, që eke jetuar intensivisht të djeshmen, po e jetonaktivisht edhe të sotmen e atdheut tonë halle-

shumë, me emrin Shqipëri.Ku libër është Aj-Di-ja,(dokumenti i identifikim-it), e historianit, folkloristit, studiuesit, psiko-logut dhe juristit shembullor, aktivistit tëgjithëanshëm të punës politike-shoqrore, të at-dhetarit pa asnjë paragjykim, të burrit të zakonite të kulturës, me emrin Qazim Mani i Kolgeca-jve. I tillë është libri Juaj, jo veç tani që ështëbotuar, por them se, i tillë do te jetë edhe mbas100 vjetësh. Zeqir Lushaj, SHBA

Page 21: C M Y K n 1/ E Diel, aciona l - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2011/10/Gazeta-Nacional-117.pdf · Agron Tufa. Arti në përgjithsësi dhe ... portret të vërtetë

nacional21/ E Diel,9 tetor 2011

LETRA & IDE & OPINIONERasim Gjyrezi, pinjoll i familjes nacional-demokrate të Gjyrezve

Rasim Gjyrezi, mik i Luigj Gurakuqit“Nacionalistat dhe të gjithë ato grupe politike, të cilat kontribuen në lëvizjet antikomuniste në Shqipni, duhet të marrin vendin që ju takon.”

Familja Gjyrezve të Rusit, ka mbajtun në të gjithëhistorinë e saj një qëndrim nacionalist dhe pa-triotik. Nga kjo familje kanë dalë gjithmonë për-faqësues të cilët me shumë dashuni i janëpërkushtue Shkodrës dhe kombit. Qëndrimi ifamiljes Gjyrezi, të Rusit para Luftës së DytëBotnore ka kenë në krahun Nacional-demokrat.Qamil Gjyrezi, ka vdekë në Sarajevë i larguemnë emigracion në vitet 20-të. Ai ka kenë mik iLuigj Gurakuqit dhe bashkpuntor politik i tij,sekretar politik i partisë së tij. Selim Gjyrezi ashtpushkatue mbas shpine në 1944, duke u larguepër në Kosovë, nga kriminelët e brigadës sëShefqet Pecit. “Viti 1943 ishte viti i parë ivrasjeve pas shpine. Vrasjet pas krahëve ishinmotërzimi ballkanik i terrorit rus, atë që kishte

profetizuar” shkruan Ismail Kadare. Selim Gjyrezika kenë pjesë e krahut nacionalist, në kontribu-tin e tij shoqnor dhe politik. Agron Gjyrezi “Dësh-morë i demokracisë”, i ranë në krye të detyrës nëvitin 1993, asht nip i kësaj familje. Kurse RasimGjyrezi duke kenë kordinator i Lëvizjes së Pos-tribës të Shtatorit 1946, asht vra në Krebaj tëAnës së Malit, nga kriminelët dhe lakejt e ish-sigurimit të shtetit. Rasim Gjyrezi ka kenë, megrupin nacionalist dhe ka luejtun një rol shumëtë madh për kryengritjen e Postribës të 9 Shta-torit 1946. Ai ishte një njeri shumë punëtorë,qytetarë, por ardhjen e pushtetit komunist e pritishumë keq. Shpesh ish-kriminelët dhe organet esigurimit, të dala nga lufta nacional-clirimtare, ibanin presion psikologjik dhe politik, duke eburgosun dhe përdhunosun, mbas instalimit tëdiktaturës komuniste në 1994. Prandaj me shumëvetëdije dhe përkushtim, ai u përfshi në organi-zimin e lëvizjes së Postribës, për ti thanë ndalkrimit të shtetit komunist që po pregatitej meardhjen e tij në pushtet. Lidhjet familjare me Ka-zazët ishin një argument tjetër, për ti’u bashkuekësaj lëvizje. E motra e Gjyrezve, Sadije Kazazi,ka kenë e shoqja e Adem Kazazit, një trimneshë ecila i ka përballue me shumë guzim, shantazhetdhe torturat e klikës komuniste mbas 1944. Ajoka mbajtun një qëndrim shumë burrnorë, në burg-jet e komunizmit.Kur filloi kryengritja e Postribës,Rasim Gjyrezin bashkë me të shoqen i gjeti nëKrebaj të Anës së malit. Një ditë mbas kryeng-ritjes, ai do të gjindej i rrethuem nag forcat e ish-sigurimit të shtetit. Si patriot dhe trim, ai filloimenjëherë pushkën, mbasi e njihte shumë mirë,piskiologjinë e kriminelëve të sigurimit të shtetit.Ai kishte me vehte dy pushkë dhe sa herë që jumbarojshin fishekët e njërës pushkë, ja mbush-nin tjetrën, deri sa Rasimi, do të vdiste mbas një

luftimi shumë gjatë. Familja e Hysë Dobrovodës,ku ai kishte qëndrue disa ditë me radhë, me dërr-sat e hekuna prej dyshemeve të dhomës, i im-provizuen një arkivol dhe e varrosën RasimGjyrezin, në fund të prozhmit. Kjo ishte historiae shkurtën e nacionalistit dhe patriotit RasimGjyrezi, që së bashku me shumë intelektualë dhepatriot të tjerë u vranë dhe u burgosën pa tëdrejtë nga pushteti i kohës.Rasim Gjyrezi është“Dëshomorë i demokracisë”, medalje e dhanënga ish-presidenti i Republikës, Sali Berisha nëvitin 1993.Rasim Gjyrezi si shumë nacional-demokratë të tjerë të kohës, e kuptuen shumëmirë dhe e ndjenë po aq mirë se pushteti i ardhunnë vitin 1944, nuk kishte si të kishte fëtyrë tjetër,përvec asaj që kallxoi, për 50 vite, duke kryekrimet ma të randa në historinë e njerëzimit përintelektualët, nacionalistat dhe demokratët.Megjithatë asht në misionin e gjithsejcilit sh-qiptarë, që të bajë dicka të mirë për kombin, qy-tetin dhe rrezistencën kundër të keqes. I tillëishte edhe Rasim Gjyrezi, i cili dha jetën për Sh-qipninë, për Shkodrën e tij, për lirinë dhedemokracinë, kundër bishës komuniste që po ezaptonte dhe do ta përdhunonte kombin sh-qiptarë për 50 vite.Lëvizja e Postribës, lëvizja e parë antikomu-niste në Europën lindoreIsh kryeministri britanik Toni Bler në një seancëtë parlamentit anglez, ndër të tjera përmend edhedështimin e Foreing Oficc-it në Shqipni mbas1944. Marrveshja e Jaltës, për Shqipninë dhepër kombin shqiptarë ishte një katastrofë evërtetë në planin politik ekonomik dhe shoqnorë.I gjithë kombi shqiptarë pati konseguenca poli-tike e shoqnore. Kosova u ba pjesë e federatësish-Jugosllave dhe Shqipnia dhe shqiptarët tëgënjyem nga klika e ardhun në pushtet, vuajten

për 50-vite një prej diktaturave ma të egra tënjerzimit. Intelektualë, nacionalistë, ish-tregtarë,njerëz të pafajshëm, përjetuen diktaturën dhedhunën ma të egër në të gjithë Evropën.Prandaj lëvizja e Postribës ka vlera të padisku-tueshme gjeopolitike, politike, sociale dheqytetare. Ajo ishte lëvizja e atyne që nuk be-suen kurrë tek komunizmi internacionalist sh-qiptarë.Sami Repishti për këtë ngjarje asht shprehun :“Ushtarakisht “Lëvizja e 9 Shtatorit 1946 ka kenënjë akt i guximshëm i papërgatitun. Lëvizja dësh-monte një politikë kriminale që po zbatohej”.Rasim Gjyrezi, Riza Dani dhe Dulo Kali, PaulinPali për nacionalistët, ishin pjesë shumë e randë-sishme e lëvizjes krahas grupeve të tjera. Këtonacionalista dhe qytetarë patën vetëdijen dhe eparashikuen se komunizmi në Shqipni, do të silltevetëm varfni dhe krim, prandaj u lidhen meshumë sinqeritet me ket lëvizje, për të ndikuesado pak për pengimin e vendosjes të pushtetitkomunist dhe diktaturës sllavo-komuniste.Lëvizja nuk ja arriti qëllimit, por ajo do të mbetetpërgjithmonë një simbol i qendresës nacional-iste kundër komunizmit. Do të ishte në nderintonë tashma që këto ngjarje të zanë vendin etyne të nderuem, në historinë tonë, por mevërtetësi. Shqipnia tenton të jetë vend i Europëssë qytetnueme. Në vendet e ish-lindjes komu-niste, pavarësisht se komunizmi ka kenë ma lib-eral, ngjarje të tilla historike kanë vendin e tynetë nderuem në historinë e këtyne vendeve dhedekomunistizimi i vendit asht krye, që në 10 vje-carin e pare, mbas demokratizimit dhe tashti sho-hin përpara për zhvillimin ekonomik dhe sho-qnor. Nacionalistat dhe të gjithë ato grupe poli-tike, të cilat kontribuen në lëvizjet antikomunistenë Shqipni, duhet të marrin vendin që ju takon.

Nga Gëzim Saliu, Shkodër

Në foto: Luigj Gurakuqi

Konfliktet e pronësisë pasojapër jetën e komunitetit

Dy vjet më parë me datë 1 nëntor 2009, në fsha-tin Ndreaj Dukagjin të rrethit Shkodër, ndodhinjë konflikt për motive pronësie, mes familjesSarreqi dhe shtetasit Anton Frani, me pasojë pla-gosjen e shtetasit Anton Frani, vjeç 34.Shkak për këtë ngjarje ishte bërë një konfliktpronësie, i cili ka përfunduar edhe në një konfliktaspak të deshirueshëm për komunitetin e këtijfshati, pasi një pjestar i familjes Sarrreqi plagosirëndë shtetasin Anton Frani. Pas kësaj ngjarjemaredhënjet mes famlijes Sarreqi dhe Frani upërkeqësuan. Në këto kushte Luiz Leonat Sarre-qi i datëlinjes 20.02.1994, u detyrua të largohejnga Shqipëria për shkaqe sigurie.Ai la në shtepivellain e vogël Andrea(26.03.1998), si dhe prin-derit Leonat Sarreqi ( 09.06.1971) dhe Verë Sar-

reqi (11.04.1971). Rasti i plagosjes për shkaqepronësie në fshatin Ndreaj nuk është i veçuar.Në Shqipëri gjatë këtyre 20 vjetëve të rënjës sësistemit komunist dhe dhënjes fund të ekono-misë socialiste të shtetëzime totale, është sho-qëruar më shumë konflikte që shpesh kanë për-funduar në mënyrë tragjike. Ngatrresat, trans-formimet dhe probelmet e tjera që e shoqëruanpronën private gjatë periudhës 50 vjeçare tëregjimit komunist, i ka bërë edhe më të ndër-likuar drejtësia e korrptuar shqiptare. Gjykatatshqiptare përgjithësisht kanë deshtuar nëzgjidhjen e këtij problemi, në kuptimin për kthimine pronës tek i zoti, apo njohjes se kufijve ekzakttë pronave. Për këtë shkak në zyrat e rejgistrimittë pasurisë në Shqiëpri në qindra raste në mos

më shumë një pronë e kanë dy apo tre vetë, përshkak të fallsifikimit të dokumenteve dhe njo-hës së pronësisë në menyrë spekulative ngagjykatat e vendit. Për shkak të pronsisë edhenjë nga gjygjtarët e njohur në vend SkerdilajdKonomi nga Vlora u vra një muaj më parë nëmënyrë mizore me eksploziv në makinë duke elënë të vdekur në vend. E shkrova këtë shkrimpër gazetën tuaj për të sensibilizuar jo vetëmkomunitetin, por edhe institucionet shtetërore,që të punojnë më shumë për të parandaluar kon-fkite të tilla, në mënyrë që të rinjtë shqiptarë tëmos jenë të detyruar që për shkaqe sigurije tëlargohen nga vendi, por të kontribuojnë këtu,pranë familjeve të tyre

Nga Anton Paloka

Në foto: Luiz Sarreqi

Page 22: C M Y K n 1/ E Diel, aciona l - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2011/10/Gazeta-Nacional-117.pdf · Agron Tufa. Arti në përgjithsësi dhe ... portret të vërtetë

22/ E Diel,9 tetor 2011nacional INFO

JENNIFER ANISTONPËRGËNJESHTRON: NUK

JAM SHTATZËNË''Nuk jam duke u përpjekur me çdo kusht për të ndërtuar njëfamilje'': ky është pohimi i Jennifer Aniston në një intervistëpër numrin e nëntorit të revistës Elle.Ish protagonistja e Friends dhe ish grua e Brad Pitt, e cilaështë në marrëdhënie me aktorin Justin Theroux nga fillimi ivitit, ka përgënjeshtruar kështu burimet e shtypit të verdhërreth një shtatzanie të aktores.

KIM KARDASHIANVOTOHET SI

FAMOZJA MË EBEZDISSHME

kulturor të revistës Parade.E famshme vetëm pse është e famshme Kardash-ian ka marrë 29 për qind të votave, pasuar ngaCharlie Sheen me 27 për qind, ylli i "Jersey Shore"Snooki me 21 për qind, Lindsay Lohan 16, DonaldTrump pesë për qind dhe një për qind Brad Wom-ack.Në kategoritë e tjera kulturore të Parade, EmmaWatson fitoi 79 për qind si më e suksesshme, MostLikely to Succeed, nga "Harry Potter"; Ryan Rey-nolds 22 si shoqëruesi më i pranushëm i PippaMiddleton; dhe Jennifer Lopez 40 -- ndërsa Ran-dy Jackson 36 për qind -- si gjyqtarja më e duhur,Most Replaceable Judge, në "American Idol."

Ndoshta lexuesit mund të befasohen, porkanë të drejtë: Kim Kardashian është votuarMost Annoying Celebrity në një sondazh

STROS KAN PËRPIQET TË SHMANGËNJË PADI TJETËR PËR SULM SEKSUAL

Ish-shefi i FMN-së Dominik Stros Kahn dhe njëshkrimtare që e akuzon atë për përpjekje përpërdhunim janë takuar sot në Paris me hetuesit,për të përcaktuar në se do të ngrihen akuza përkëtë çështje.Takimi mes Stros-Kanit dhe Tristan Banon-it uzhvillua në zyrat e policisë së Parisit. Banon thotëse Stros-Kan u përpoq ta përdhunonte gjatënjë interviste në vitin 2003. Ish-kryetari i FMN-së i cilësoi akuzat imagjinare, duke thënë se af-rimi i tyre ishte reciprok.Tristan Banon thonë se mund të hapë një proces gjyqësor civil kundër ish-shefit të FMN-së, nëseprokurorët nuk hapin një proces kriminal. Stros Kahn u kthye në Francë, pasi akuzat ndaj tij tëngritura në Shtetet e Bashkuara nga një shërbyese hoteli për sulm seksual u hoqën.

VANESSAHUDGENS ME

NJË TË DASHURTJETËR

ELISABETTA CANALIS:VUAJTJA IME ECAPËRLUAR

Javën e shkuar Vanessa Hudgens i tha re-vistës PEOPLE se ishte single, por fotot efundit e tregojnë statusin e saj të vërtetë:ajo është e dashuruar.Hudgens, 22 vjeçe – e cila u nda nga i fejuari i një kohe të gjatë Zac Efron vitin e shkuar ishte parëshpesh me Josh Hutcherson. Por në fundjavë ajo u fotografua me aktorin Austin Butler, 20 vjeç.Ata merrnin pjesë në ditëlindjen e 30- të Ashley Tisdale, i fejuar i morës së saj, Jennifer."Ishin bashkë, por në një grup të madh," tha një burim. "Nuk po bënin ndonjë gjë të veçantë, porishin kapërthurur bashkë gjithë kohën."Pas festës, Hudgens dhe Butler shkuan në një lokal që rri hapur natën deri shumë vonë.

A JANË BASHKËJENNIFER LOPEZ DHE

BRADLEY COOPER?Bradley Cooper ka ngjallur përsëri thashetheme. Pasi kishtembajtur lidhje të ngushtë me Olivia Wilde në maj duke u për-folur pastaj për lidhje me Charlize Theron, ylli i The Hangoverështë përsëri në qendër të vëmendjes, pasi është parë në njëdarkë intime.Dhe kjo darkë intime nuk ishte me askënd tjetër, përveçse meJennifer Lopez.

E çfarë më ky shtyrë të largohem nga Italia pa kthyer kokën prapa?Ta shihja vuajtjen time të capërluar nga thashethemet e panumërtanuk ishte e lehtë për mua. E këtu, në Los Anxhelos, kam gjeturqetësinë. Nuk doja të përballesha me botën në atë moment, jamedhe unë njeri si të gjithë të tjerët.'' Kështu Elisabetta Canalis, në

ekskluziven për revistën javore 'Chi', në qarkullim nesër, flet për herë të parë për përfundimin ehistorisë së saj me George Clooney. Aktualisht Canalis është e përfshirë në reality shownteleviziv 'Dancing With The Stars'.

GEORGE CLOONEY: E FEJUARA E REËSHTË STACY KEIBLER

31 vjeçe, aktore, modeledhe ish luftëtare restlin-gu- George Clooney ka një tëfejuar të re. Kështu thuhet nëToronto, ku aktori ka arritur përtë paraqitur dy filma të tij dheku nuk ka kaluar pa vëmendjeshoqëruesja e tij Stacy Keibler,31 vjeçe, aktore, modele dhe ishluftëtare e wrestling.

Për këtë shkruan sot edhe vetëe përditshmja Toronto Sun, ecila ka publikuar edhe një fototë Clooney me Stacy Keibler, e cila këmbët e saj të gjata 107 centimetra të mbuluara me një veshjetë zezë.

TRADHTI NË BOLLYWOOD, AKTORESI NDALOHEN TRI VJET FILMAT

Voal-online - Nuk mund të xhirojë filma për trivjet Nikita Thukral, aktorja indiane e akuzuarse ia ka rrënzuar "paqen familjare" kolegutDarshan e gruas Vijayalakshmi.Ky është vendimi i Shoqatës së Producentëvetë shtetit indian Karnataka, pasi gruaja e ak-torit kishte denoncuar në polici. Aktorja i kamohuar akuzat ("kemi xhiruar tre filma, por lidh-ja jonë është vetëm profesionale") e ka marrëpërkrahjen e kolegëve.

JENNIFER LOPEZ NË DITËLINDJE TEKMARC ANTHONY

Ai kremtoi me miq të ngushtë – dhe mijëra fans– të premten në Miami, ndërsa të shtunën MarcAnthony pati një kremtim të qetë të ditëlindjesnë Miami Beach me të shoqen e ndarë JenniferLopez dhe binjakët e tyre 3 vjeçarë, Max dheEmme."Ishte një takim familjar i mrekullueshëm,"tha një burim për revistën PEOPLE. "Të gjithëdukeshin të lumtur dhe festivë."Anthony, i ciliu bë 43 vjeç të premten, dhe Lopez ishin nështëpinë e miqve të mikut sipërmarrës LorenRidinger, vend ku ata shkonin shpesh para setë blnin një kat në kompleksin Viceroy Hotel nëMiami.

Page 23: C M Y K n 1/ E Diel, aciona l - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2011/10/Gazeta-Nacional-117.pdf · Agron Tufa. Arti në përgjithsësi dhe ... portret të vërtetë

nacional23/ E Diel,9 tetor 2011 INFO

Poeti suedez TomasTranstromer fiton

Çmimin Nobel

Në shpjegimin e Akademisë Suedeze thuhet: “sepsepërmes imazheve të fuqishme dhe transparente aina jep qasje të freskët të realitetit.”Pas Çmimit Nobel për Letërsi do të shpallet ÇmimiNobel për Paqe të premten, pastaj ai për ekonomi tëhënën.

TIRANË- Poeti suedez, 80-vjecari TomasTranstromer, është fituesi i Çmimit Nobelpër Letërsi për vitin 2011.

“Amnistia”, kandidatura zyrtare eShqipërisë për “Oscar” 2012

Filmi “Amnistia” do të përfaqësojë Shqipërinënë akademinë e çmimeve “Oscar”. Bordi artis-tik i Qendrës Kombëtare të Kinematografisëdje vendosi që në vend të filmit “Falja e Gjakut”do të jetë “Amnistia” filmi i cili do të shkojë në“Academy of Motion Pictures, Arts and Sci-ences-2012”, në kategorinë “Foreign LanguageFilm Award”. Vendimi i dytë i bordit të QKKerdhi pasi vetëm dy ditë më parë akademia efilmit në Los Anxhelos ktheu pas filmin “Falja eGjakut” me skenar të Andamion Murataj dheregji të amerikanit Joshua Marston, i cili u përzg-jodh në mënyrë jo të drejtë po nga vetë bordi iQKK.Edicioni i 50-të, i këngës në RTSh “Live”

Në festivalin e fund vitit, në garë për të rrëmbyervendin e parë do të jenë 26 këngë. Festivali i cili do tëmbahet për katër netë, ndryshe nga herët e tjera, dotë jetë i gjithi Live, si nga ana e këngëtarëve ashtuedhe nga orkestra. Në edicionin e tij të 50-të, drejtoriartistik i festivalit kompopzitori Shpëtim Saraçi, shpre-het se një natë, do ti dedikohet tërësisht këngëve mëtë mira të interpretuar në vite. Kënga fituese e festivalit të 50-të në radiotelevizion,do të marrë pjesë, siç do vit, në Eurovizion, ku edicio-ni i radhës do të zhvillohet në shtetin e Azerbajxhan-it. E fundit që këndoi në skenën e Eurovizionit ishtekëngëtarja Aurela Gaçe e cila u përfaqësua me këngë“Feel the passion”.

Reshat Arbana, “Nderi i Kombit”: KurrëShqipni s’kam me t’harru

Përmes emocioneve, aktori i njohur, Reshat Ar-bana është nderuar kete jave me titullin “Nderi iKombit”. Presidenti i Republikës Bamir Topi ishtei pranishëm në ceremoni për t’ia dorëzuar per-sonalisht titullin në shenjë nderimi dhe respektipër çka i ka dhënë artit shqiptar.

“Duke parë një vepër që ka mbetur në memorietë kombit. Që juve ju duan njerëzit në Shqipëri,shqiptarët në Kosovë e Maqedoni, Mal të Zi ediasporë. Juve ju duan sepse kanë arsye tjuduan, sepse ju jeni një aktor i madh dhe sepsekeni mbetur shumë i thjeshtë, jeni pjesë e tyre,kam një detyrim, por edhe nëse do isha pjesë eshoqërisë do isha bër ëpjesë e propozimit për t’ju dhënë këtë titull”- ishin fjalët e presidenitTopi. Ndër rolet më të spikatura në film janë Samiu tek “Fijet që priten”, Prefekti tek “Gjeneralgramafoni” Bimbashi tek “Liri a vdekje” 1979, Isa Boletini tek “Nentori i dyte” Ahmeti tek “Dora engrohte” Adnani tek “Hije që mbeten pas”, Aliu tek “Binarët” 1987, Emili tek “Rikonstruksioni” eshumë role të tjerë .

’Gratë në Parlament’, burra të fshehur nëpetkat e grave

”Gratë në parlament”, vepra e babait te komedisëgreke Aristoteli çeli mbrëmjen e së premtes sezo-nin artistik në ‘Tetarin Metropol’. Burra të fshehurnën petkat e grave. Këta janë parlamentarët parë nën penën e Aristo-fanit mbi 2000 vjet më parë. Të bindur se situata tëngjashme përsëriten dhe në ditët e sotme në parla-mentin tonë, të rinjtë e Teatrit të Metropolit janëgati të shfaqin veprën komike, “Gratë në Parlament”.

Një shoqatë e re shqiptaro-italiane

Themelohet në Sulmona shoqata Centro/Qen-dra Abruzzo” e cila festoi lindjen e saj të sh-tunën në orën 11.00 në Hotel Meeting SantaCroce. Sipas themeluesve Shoqata ka për ob-jektiv të sajin “të favorizojë me aktivitete vulln-etarizmi dhe solidariteti, integrimin efektiv tëshqiptarëve në shoqërinë italiane, qoftë ngapikëpamja shoqërore ashtu edhe nga ajo epunës, në respekt të plotë të nevojave, tëdrejtave dhe të identitetit të tyre kulturor” lexo-het në nenin e parë të statutit të shqoqatës. Kryetar i shoqatës është zgjedhur Luan Hallul-li. Nënkryetar i shoqatës është Domenico Le-one, një dashamirës i Shqipërisë.

Çmimi Nobel për paqen, u shkon 3 graveOSLO- Çmimi Nobel për paqen për vitin 2011 i shkon3 grave, dy prej të cilave janë nga Liberia dhe tjetranga Jemeni, njoftoi Komiteti Norvegjez i Nobelit.Fituese të këtij çmimi janë Presidentja e Liberisë, EllenXhonson Sirlif, aktivistes Lejmah Gbmove nga Liberiadhe Tavakul Karman nga Jemeni.‘’Tre fitueset morën çmimin për betejat e tyre jo tëdhunshme për lirinë e grave dhe për të drejtat e tyrepër pjesëmarrje në proceset e paqes’’, tha presidenti iKomitetit Norvegjez të Nobelit, Thorbjoern Jagland.Të enjtën u shpall fituesi i çmimit Nobel për Letërsi, tëmërkurën çmimi Nobel për Kimi, të martën ai për Fizikë, ndërsa të hënën qe shkoi u nda Nobeli përMjekësi.

Shuhet arkitekti Faja

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ngushëlloi famil-jarët e arkitektit dhe urbanistit të shquar, Enver Faja.“Ndarja nga jeta e Profesorit të nderuar është një lajm ihidhur që shkakton trishtim të thellë dhe dhimbje tek ju,familjarët dhe njerëzit e tij të dashur, por edhe për tëgjithë ata që kanë pasur rastin dhe fatin ta njohin ngaafër, të bashkëbisedojnë, të bashkëpunojnë e të ndajnëme të mendime, përshtypje e momente jetësore”, shpre-het Topi në një mesazh ngushëllimi drejtuar familjarëvetë Fajës.

Dukuritë Etnokulturoretë Krahinës shqiptare të

Krajës

U mbajt ne Ulqin me 7 dhe 8 tetor 2011,konferenca”Kultura Krajane me veçoritë Shestanas nërrjedhat e shekujve”. Kjo konferencë kishte në qëndërtë saj dukuritë Etnokulturore të Krahinës shqiptare tëKrajës, në Malin e zi si dhe do te diskutohen edheproblemet e kulturës tradicionale, në këtëzonë. Studiuesit shqiptarë realizuan një ekspeditë nëmuaj qershor në krahinë e Krajës në Mali e Zi. AfërditaOnuzi e cila ishte pjesë e ekspeditës, pohon se ështëvërtetë impresionuese që banorët e zonës së Krajës,ruajnë ende me fanatizëm veshjet muzikën dhe gatimettradicionale shqiptare.

Page 24: C M Y K n 1/ E Diel, aciona l - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2011/10/Gazeta-Nacional-117.pdf · Agron Tufa. Arti në përgjithsësi dhe ... portret të vërtetë

24/ E Diel,9 tetor 2011nacional

CMYK