54

D O R A C A K PROCEDURËS TË PËRGJITHSHME зданија/AL... · PDF filepunët administrative lirohen nga elementet burokratike-administrative të punës së tyre dhe punojnë

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: D O R A C A K PROCEDURËS TË PËRGJITHSHME зданија/AL... · PDF filepunët administrative lirohen nga elementet burokratike-administrative të punës së tyre dhe punojnë
Page 2: D O R A C A K PROCEDURËS TË PËRGJITHSHME зданија/AL... · PDF filepunët administrative lirohen nga elementet burokratike-administrative të punës së tyre dhe punojnë

D O R A C A K

PËR ZBATIMIN E

PROCEDURËS TË PËRGJITHSHME ADMINISTRATIVE

DHJETOR, 2007

Page 3: D O R A C A K PROCEDURËS TË PËRGJITHSHME зданија/AL... · PDF filepunët administrative lirohen nga elementet burokratike-administrative të punës së tyre dhe punojnë

2

Përgatitën Urban Ruralen Konsalting

Kire Kitevski

Përktheu dhe lektura Gjakush Kabashi

Dizajni dhe botimi

Degama

ISBN 978-9989-188-34-3

Proekti

"Lufta kundër korrupcionit për qeverisje më të mirë"

Ekipi për përkrahje pranë UNDP Fatmir Musa

Aleksandra Vasilevska

Përjashtim

Qendrimet e shprehura në këtë doracak janë janë qëndrime të autorëve që nuk paraqesin domosdo edhe qëndrimet të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara apo të Sekretariatit të Kombeve të bashkuara në lidhje me statusin juridik apo emër të cilitdo shtet, territor, qytet apo rajon, ose për autorët e tekstit.

Page 4: D O R A C A K PROCEDURËS TË PËRGJITHSHME зданија/AL... · PDF filepunët administrative lirohen nga elementet burokratike-administrative të punës së tyre dhe punojnë

3

P Ë R M B A J T J A HYRJE ............................................................................................. 4 1. PJESA E PËRGJITHSHME........................................................... 6 2. PARIMET E PROCEDURËS ADMINISTRATIVE. ....................... 7 3. PËRFUNDIMËSIA DHE PLOTFUQISHMËRIA E VENDIMIT...... 10 4. KOMPETENCA............................................................................ 10 5. NDIHMA JURIDIKE...................................................................... 12 6. PERSONI I AUTORIZUAR ZYRTAR PËR UDHËHEQJEN E PROCEDURËS............................................... 13 7. PALA DHE PËRFAQËSIMI I SAJ................................................ 15 8. KOMUNIKIMI I ORGANEVE DHE PALËVE................................ 18 9. DORËZIMI.................................................................................... 21 10. AFATET...................................................................................... 24 11. KTHIMI NË GJENDJEN E MËPARSHME................................. 25 12. PROCEDURA E SHKALLËS SË PARË.................................... 27 13. PROCEDURA DERI NË SJELLJEN E VENDIMIT.................... 29 14. VENDIMI..................................................................................... 36 15. PËRFUNDIMI............................................................................. 39 16. MJETET JURIDIKE.................................................................... 40 17. MJETET E JASHTËZAKONSHME JURIDIKE NË PROCEDURËN ADMINISTRATIVE........................................... 44 18. RASTET E POSAÇME TË PRISHJES, ABROGIMIT DHE NDRYSHIMIT TË VENDIMIT................................................... 48 19. PËRMBARIMI............................................................................. 49

Page 5: D O R A C A K PROCEDURËS TË PËRGJITHSHME зданија/AL... · PDF filepunët administrative lirohen nga elementet burokratike-administrative të punës së tyre dhe punojnë

4

HYRJE

Procesi i decentralizimit në Republikën e Maqedonisë, i cili në

aspektin formal dhe juridik ka filluar me miratimin e Ligjit për vetëqeverisje lokale në vitin 2002, e ka shënuar periudhën e ndërmarrjes së aktiviteteve tejet të rëndësishme, posaçërisht në pjesën e transferimit të ingjerencave nga niveli qendror në nivelin lokal. Mes tjerash, ky proces nënkupton që organet e komunave kanë ingjerenca për vendimmarrje për realizimin e të drejtave, obligimeve dhe interesave individualë të personave fizikë dhe juridikë.

Procedura për realizimin e të drejtave, obligimeve dhe

interesave individualë të personave fizikë dhe juridikë përcaktohet me ligje të posaçme (materiale). Por, baza e procedurave të këtilla të posaçme gjendet në Ligjin për procedurë të përgjithshme administra-tive, si ligj i përgjithshëm procedural. Kjo do të thotë që procedurat e posaçme nuk janë të plota dhe ato çdoherë duhet të përshtaten me dispozitat e Ligjit për procedurë të përgjithshme administrative.

Së këndejmi, duke u bazuar në faktin që administrata

komunale vendosë në lëndët administrative ku vendoset për të drejtat, obligimet dhe interesat individuale të personave fizikë dhe juridikë, është shfaqur nevoja për përgatitjen e doracakut me të cilin lehtësohet dhe qartësohet zbatimi i dispozitave të këtij Ligji, që lidhen ngushtë me ligjet tjera të posaçme.

Ky doracak i dedikohet të punësuarve në administratën

komunale, pa dallim nga titulli i tyre. Doracaku përgatitet sipas kërkesës së parashtruar nga të punësuarit në punëtoritë, me qëllim që në mënyrë më të thjeshtë tu shpjegohen dispozitat që duhet t'i zbatojnë në punën e përditshme.

Organet e administratës shtetërore, subjektet juridike të cilave

me ligj ju është besuar ushtrimi i autorizimeve publike, organet komunale, të Qytetit të Shkupit dhe të komunave të Qytetit të Shkupit janë të obliguara t'ia mundësojnë palëve të procedurave administrative realizimin sa më të lehtë të të drejtave të tyre. Në çdo rast, mundësimi i mbrojtjes dhe realizimit të të drejtave të palëve nuk duhet të jetë në dëm të të drejtave të personave tjerë, as në kundërshtim me ndonjë interes publik që përcaktohet me ligj. Organet

Page 6: D O R A C A K PROCEDURËS TË PËRGJITHSHME зданија/AL... · PDF filepunët administrative lirohen nga elementet burokratike-administrative të punës së tyre dhe punojnë

5

kompetente që duhet të veprojnë sipas Ligjit për procedurë të përgjithshme administrative duhet të tentojnë për realizimin e qëllimit objektiv të ligjshmërisë, gjegjësisht mbrojtjes së rregullimit juridik dhe sundimit të të drejtës, si dhe për realizimin e qëllimit subjektiv të ligjshmërisë - mbrojtjen e të drejtave të personave fizikë dhe juridikë.

Ligji për procedurë të përgjithshme administrative, i cili ka

orientim shërbyes, i mundëson të gjitha organeve ta realizojnë qëllimin objektiv dhe subjektiv të ligjit në punën e tyre vendimmarrëse në procedurat administrative.

Ky doracak është përgatitur në bashkëpunim të përbashkët

ndërmjet Bashkësisë të Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL) dhe Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP).

Page 7: D O R A C A K PROCEDURËS TË PËRGJITHSHME зданија/AL... · PDF filepunët administrative lirohen nga elementet burokratike-administrative të punës së tyre dhe punojnë

6

PJESA E PËRGJITHSHME Çka rregullohet me Ligjin për procedurë të përgjithshme administrative?

Ligji për procedurë të përgjithshme administrative (më tej LPPA) është tërësi e rregullave me të cilat rregullohet ingjerenca, veprimet dhe aktet që ndërmerren dhe miratohen nga organet e administratës shtetërore, subjektet juridike të cilave me ligj ju është besuar kryerja e autorizimeve publike, organet komunale, të Qytetit të Shkupit dhe të komunave të Qytetit të Shkupit, kur në punët administrative përmes zbatimit të rregullativës vendosin për të drejtat, obligimet dhe interesat publikë të personave fizikë, juridikë ose palëve tjera në procedurat administrative. Kush vepron sipas Ligjit për procedurë të përgjithshme administrative?

Obligim për veprim sipas LPPA kanë organet - ministritë, organet tjera të administratës shtetërore, organet shtetërore, organet e komunave, të Qytetit të Shkupit dhe të komunave të Qytetit të Shkupit, si dhe personat tjerë juridikë të cilëve me ligj ju besohet kryerja e autorizimeve publike. Çka është puna administrative?

Në kuptimin e Ligjit për procedurë të përgjithshme administra-tive, puna administrative i nënkupton të gjitha aktet dhe veprimet përmes të cilave shprehen dhe realizohen ingjerencat e administratës publike. Çka janë aktet administrative?

Akte administrative janë aktet dhe veprimet me të cilat vendoset për të drejtat, obligimet ose interesat juridikë të palëve në procedurën administrative. Llojet e procedurave administrative

Page 8: D O R A C A K PROCEDURËS TË PËRGJITHSHME зданија/AL... · PDF filepunët administrative lirohen nga elementet burokratike-administrative të punës së tyre dhe punojnë

7

Ligji njeh dy lloje të procedurave administrative - procedura e

përgjithshme administrative dhe procedura e posaçme administrative. Procedura e përgjithshme administrative rregullohet me LPPA dhe zbatohet në të gjitha materiet administrative, përveç për çështjet për të cilat parashihet procedura e posaçme administrative. Procedura e përgjithshme administrative ka karakter plotësues (subsidiar) ndaj procedurës së përgjithshme.

Procedura e posaçme administrative ka fusha të caktuara, ku

për shkak të aspekteve specifike, krijojnë rregulla të posaçme proce-durale. Me procedurën e posaçme administrative nuk rregullohen të gjitha rregullat e procedurës administrative. PARIMET E PROCEDURËS ADMINISTRATIVE

Parimi themelor i cili është bazë e procedurës së përgjithshme administrative dhe që duhet të respektohet nga nëpunësit publikë është parimi i ligjshmërisë. Ky parim është obligim për të gjithë dhe e nënkupton miratimin e akteve ose ndërmarrjen e veprimeve në bazë të ligjit, akteve nënligjore ose rregullativës ndërkombëtare të ratifikuar nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Ky parim mund të vështrohet prej dy aspekteve. Së pari, personat e autorizuar i sjellin vendimet ose aktet konkrete në bazë të ligjit ose aktit nënligjor. Së dyti, autorizimet diskrecionale të nëpunësve të cilët i sjellin aktet administrative. Sipas këtij aspekti, në rastet kur sjellin akte diskre-cionale, nëpunësit duhet t'i respektojnë ligjet. Çka do të thotë kjo? Kjo do të thotë që nëpunësi vendosë në mënyrë diskrecionale mes dy ose më tepër alternativave që ofrohen nga ligji, por ai nuk guxon të del jashtë prej këtyre dy ose më tepër alternativave të caktuara me ligj. Kjo nuk bëhet për interesin personal të nëpunësit, por me qëllim që të plotësohet qëllimi i përcaktuar me ligj. Domethënë, në ligj duhet të ceket se pse është dhënë autorizimi diskrecional dhe cilat janë kriteret që duhet t'i plotësojë nëpunësi publik gjatë zgjedhjes së ndonjë alternative të caktuar.

Parimi i radhës është mbrojtja e të drejtave të palëve dhe

mbrojtja e interesit publik, që do të thotë se personi vendimmarrës duhet të krijojë baraspeshë për çdo rast konkret dhe të shohë se a do t'i jep prioritet palës që kërkon ndonjë të drejtë ose dhënia e prioritetit do të jetë shkelje e interesit publik, ndonëse palës i takon e drejta materiale e cekur në ligj. Gjatë punës dhe vendimmarrjes, organet janë të obliguara që palëve t'ia mundësojnë mbrojtjen dhe realizimin sa më të lehtë të të drejtave të tyre, duke pasur kujdes që realizimi i

Page 9: D O R A C A K PROCEDURËS TË PËRGJITHSHME зданија/AL... · PDF filepunët administrative lirohen nga elementet burokratike-administrative të punës së tyre dhe punojnë

8

të drejtave të tyre të mos dëmtojë ndonjë palë tjetër dhe të mos jetë në kundërshtim me interesin publik që përcaktohet me ligj.

Parimi i barabarësisë, paanësisë dhe objektivitetit është parim i posaçëm dhe i obligon organet e procedurës administrative të sigurojnë zbatim të barabartë, të paanshëm dhe objektiv të ligjeve dhe rregullativave tjera gjatë vendimmarrjes për punët administrative. Kjo i garanton palëve që organet e vendimmarrjes në punët administrative do të sigurojnë zbatim të barabartë, të paanshëm dhe objektiv të ligjeve dhe rregullativave tjera gjatë vendimmarrjes për punët administrative, pa dallim nga veçoritë e palës dhe pozitës shoqërore të palës.

Parimi i orientimit shërbyes të qytetarëve do të thotë që ekziston rregullimi adekuat i marrëdhënieve mes subjekteve të procedurës administrative, sipas të cilës organet vendimmarrëse në punët administrative lirohen nga elementet burokratike-administrative të punës së tyre dhe punojnë si shërbim i qytetarëve për zgjidhjen e çështjeve të lidhura me të drejtat dhe obligimet e tyre. Ky parim është i ri dhe ndihmon në tejkalimin e praktikës së deritashme kur është kthyer lënda me arsyetimin që nuk ka pasur bazë juridike ose që është vonuar parashtrimi, etj. Nëpunësit shtetërorë tani duhet t'i parashohin lëndët e punës administrative, që do të thotë se nëpunësi që vendosë duhet t'i parasheh të gjitha situatat, me qëllim që t'i ndihmojë qytetarit si shërbim për qytetarët.

Parimi i përgjegjësisë parasheh që çdonjëri i cili vendosë për

të drejta dhe obligime (gjegjësisht nëpunësi), duhet të jetë përgjegjës për marrjen e vendimeve. Kjo përgjegjësi e përfshin edhe dëmin që shkaktohet nga ndërmarrja e veprimeve të paligjshme ose refuzimi i paligjshëm për ndërmarrjen e ndonjë veprimi adekuat. Përgjegjësia sipas këtij parimi i përfshin edhe informatat me shkrim, të cilat organet ia japin palëve, madje edhe atëherë kur dhënia e informatave nuk është e detyrueshme në procedurën e caktuar.

Parimi i të vërtetës materiale është një prej parimeve në

bazë të cilës përcaktohet gjendja faktike për ta mundësuar marrjen e vendimit. Pa konstatimin e fakteve dhe dëshmive nuk mund të sillet vendimi. Këtu pala ka rol aktiv - vetë pala duhet të propozojë dëshmi, ekspertizë dhe mjete tjera dëshmuese. Pala është ajo e cila i prezanton faktet që duhet të konstatohen, kurse të drejtat dhe obligimet e njëjta i ka edhe personi zyrtar i cili e udhëheq procedurën.

Page 10: D O R A C A K PROCEDURËS TË PËRGJITHSHME зданија/AL... · PDF filepunët administrative lirohen nga elementet burokratike-administrative të punës së tyre dhe punojnë

9

Parimi i dëgjimit të palëve është çdoherë e më aktual kohëve të fundit dhe nënkupton që në procedurën administrative duhet të thirren palët për diskutim verbal, me qëllim që në mënyrë direkte ta shprehin mendimin e tyre dhe të japin argumente gjatë konstatimit të gjendjes faktike. Ndodh që këtij parimi nuk i përkushtohet mjaft vëmendje, me qëllim të realizimit të efikasitetit. Kjo është arsyeja për të cilën ndodh që personat zyrtarë të vendosin vetëm në bazë të dokumentacionit, pa i thirrur palët e përfshira.

Parimi i vlerësimit të dëshmive është parim që e nënkupton vlerësimin e lirë të dëshmive. Këtu shihet kreativiteti i nëpunësit publik ose atij administrativ. Prej nëpunësit varet se cila dëshmi do të konsiderohet si më e fuqishme në ndonjë procedurë konkrete administrative, duke i vlerësuar në mënyrë të përgjegjshme dhe kujdesshme të gjitha dëshmitë ndaras dhe së bashku.

Parimi i mëvetësisë gjatë vendosjes do të thotë që organi

udhëheq me procedurën administrative dhe i sjell vendimet në mënyrë të mëvetësishme, në kuadër të autorizimeve të përcaktuara me ligj dhe nuk lejohet ushtrimi i presionit nga organet tjera. Nuk lejohet që një organ të ndikojë mbi ndonjë organ tjetër, për shkak se ato gjenden në nivel horizontal dhe jo vertikal. Personi i autorizuar zyrtar i organit kompetent për udhëheqjen e procedurës i vlerëson faktet dhe rrethanat në mënyrë të mëvetësishme dhe në bazë të fakteve dhe rrethanave të përcaktuara në këtë mënyrë, ai i zbaton ligjet dhe rregullativat tjera në rastin konkret.

Parimi i dyshkallësisë në esencë e nënkupton të drejtën e

ankesës. Ky është parim kushtetues. Pala ka të drejtë të parashtrojë ankesë kundër vendimit që është sjellë në shkallën e parë. Pala ka të drejtë të ankesës sipas kushteve të përcaktuara në LPPA, madje edhe atëherë kur organi i shkallës së parë nuk ka sjellë vendim në kohën e përcaktuar. Ankesa nuk lejohet në rastet kur vendimi është sjellë në shkallën e dytë.

Parimi i efikasitetit do të thotë zgjidhje të shpejtë, suksessh-me dhe cilësore të procedurave administrative ku vendoset për të drejtat, obligimet dhe interesat juridikë të qytetarëve.

Parimi i ekonomicitetit dhe urgjencës së procedurës pa-

rasheh që procedura të udhëhiqet në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë me sa më pak shpenzime për palën, duke mbajtur llogari për konstatimin e të gjitha fakteve dhe rrethanave që janë relevante për zgjidhjen e lëndës.

Page 11: D O R A C A K PROCEDURËS TË PËRGJITHSHME зданија/AL... · PDF filepunët administrative lirohen nga elementet burokratike-administrative të punës së tyre dhe punojnë

10

Parimi i ndihmës për palën e paudhëzuar e nënkupton obli-gimin e organit që udhëheqë me procedurën administrative të kujde-set për mosdijen dhe paudhëzimin e palës dhe personave tjerë që marrin pjesë në procedurë, me qëllim që të mos dëmtohen të drejtat që ju takojnë sipas ligjit. Kjo e nënkupton edhe obligimin që pala dhe pjesëmarrësit tjerë të informohen për rrjedhën e procedurës administrative. PËRFUNDIMËSIA DHE PLOTFUQISHMËRIA E VENDIMIT

Në procedurën administrative, organi kompetent për vendim e miraton vendimin për punën që është lëndë e procedurës në bazë të fakteve të konstatuara në procedurë. Vendimi me të cilin pala ka fituar ndonjë të drejtë ose ndonjë obligim dhe ndaj të cilit nuk është parashtruar ankesë në procedurën administrative ose për të cilin ankesa nuk është shfrytëzuar është vendim përfundimtar i procedurës administrative.

Vendimi përfundimtar i procedurës administrative mund të

prishet, abrogohet ose ndryshohet vetëm në rastet e parapara me ligj. Vendimi ndaj të cilit nuk mund të parashtrohet ankesë ose të

fillohet kontest administrative, me të cilin pala ka fituar ndonjë të drejtë ose obligim është vendim i plotfuqishëm. Vendimi bëhet i plotfuqishëm edhe atëherë kur pala tërhiqet nga e drejta e ankesës.

Vendimi i plotfuqishëm i procedurës administrative mund të prishet, abrogohet ose ndryshohet vetëm në rastet e parapara me ligj. KOMPETENCA

Kompetenca mund të jetë lëndore dhe territoriale. Kompe-tenca lëndore përcaktohet sipas natyrës së lëndës administrative, ajo përcaktohet me ligjin që e rregullon këtë fushë ose me ligjin që e përcakton kompetencën e organit procedues. Kjo e nënkupton të drejtën dhe obligimin që organi të vendosë për ndonjë fushë ose materie të caktuar administrative.

Kompetenca territoriale përcaktohet sipas akteve për organizi-

min e brendshëm të organeve që vendosin në procedurat administra-tive, gjegjësisht sipas territorit të cilin e mbulon organi i caktuar.

Page 12: D O R A C A K PROCEDURËS TË PËRGJITHSHME зданија/AL... · PDF filepunët administrative lirohen nga elementet burokratike-administrative të punës së tyre dhe punojnë

11

Organi i cili ka kompetencë territoriale për vendosje në ndonjë punë administrative nuk mund të ndërmerr ndonjë punë administra-tive që është nën kompetenca të ndonjë organi tjetër.

Organet kompetente për procedim në ndonjë punë të caktuar

administrative nuk mund ta ndryshojnë kompetencën lëndore ose territoriale në bazë të marrëveshjes - ato nuk mund të ndryshohet as nga marrëveshjet mes palëve ose mes organeve. Kjo e nënkupton kufizimin hapësinor të organeve për procedim në procedurën administrative. Por, edhe nga ky rregull ka përjashtime - në qoftë se ekziston rrezik nga vonesa dhe kur veprimi zyrtar duhet të realizohet jashtë kufijve të organit, ky veprim mund të ndërmerret nga organi edhe jashtë kufijve të tij, por organi është i obliguar ta informojë menjëherë organin në territorin e të cilit e ka ndërmarrë veprimin. Ndeshja e kompetencave

Ndeshja e kompetencave ekziston në rastet kur dy organe

shpallen si kompetente për veprim (ndeshje pozitive), gjegjësisht kur dy organe shpallen si jokompetente për veprim në punën e njëjtë administrative (ndeshje negative).

Në rastet e ndeshjes së kompetencave, organ kompetent për

zgjidhje është Qeveria e Republikës së Maqedonisë. Qeveria është kompetente edhe për zgjidhjen e ndeshjeve mes organit të admi-nistratës shtetërore dhe personit juridik, të cilit me ligj i besohet ushtrimi i autorizimeve publike.

Propozimi për zgjidhjen e ndeshjes së kompetencave mes dy

organeve që janë shpallur kompetente ose jokompetente parashtrohet nga organi i cili ka vendosur i fundit për kompetencën e vet. Propozimi për zgjidhjen e ndeshjes mund të parashtrohet edhe nga pala. Cili është roli i organit që vendosë për ndeshjen?

Organi i cili e zgjidh ndeshjen e kompetencave menjëherë do ta prishë vendimin të cilin e ka sjellë organi jokompetent në punën administrative, gjegjësisht do ta prishë përfundimin me të cilin organi kompetent është shpallur si jokompetent, si dhe duhet t'i dorëzojë shkresat e lëndës tek organi kompetent.

Page 13: D O R A C A K PROCEDURËS TË PËRGJITHSHME зданија/AL... · PDF filepunët administrative lirohen nga elementet burokratike-administrative të punës së tyre dhe punojnë

12

Ankesa ndaj vendimit për zgjidhjen e ndeshjes

Pala nuk mund të parashtrojë ankesë të posaçme dhe as të fillojë kontest të posaçëm administrativ kundër vendimit me të cilin vendoset për ndeshjen e kompetencës.

Për dallim nga pala, në qoftë se organi që gjendet në

ndeshjen e kompetencave konsideron që vendimi me të cilin vendoset për ndeshjen e kompetencave ia shkel të drejtat, mund të parashtrojë ankesë. Ankesa dhe vendimi i sjellur sipas ankesës nuk kanë ndikim në procedurën administrativ të lëndës konkrete.

NDIHMA JURIDIKE

Me qëllim të realizimit të parimit të efikasitetit dhe ekonomicitetit, organet e administratës shtetërore, organet tjera shtetërore, organet komunale, të Qytetit të Shkupit dhe të komunave të Qytetit të Shkupit, subjektet juridike dhe të tjerat të cilave me ligj ju është besuar kryerja e autorizimeve publike, janë të obliguara që njëra-tjetrës t'ia japin ndihmën e nevojshme juridike gjatë procedurës administrative. Çka nënkuptohet me ndihmë juridike? Me ndihmë juridike nënkuptohet ndërmarrja e veprimeve në procedurë, në emër të organit që është kompetent në aspektin lëndor dhe territorial. Këto veprime merren për ndonjë punë të caktuar administrative, gjegjësisht në rastet kur nevojitet ndërmarrja e ndonjë veprimi të caktuar jashtë territorit të cilin e mbulon organi që vepron. Në këto raste, ky organ do ta lusë organin në territorin e të cilit duhet të ndërmerret veprimi, që organi i dytë ta ndërmerr veprimin konkret. Përveç kësaj, organi i cili vepron mund t'ia besojë ndërmarrjen e ndonjë veprimi të caktuar procedural ndonjë organi tjetër të autorizuar për ndërmarrjen e veprimit të këtillë. Kjo bëhet me qëllim të realizimit më të lehtë dhe më të shpejtë të veprimeve ose për shmangien e shpenzimeve të panevojshme. Organi i lutur, gjegjësisht organi tek i cili dërgohet lutja, është i obliguar të veprojë sipas lutjes në kuadër të kompetencave dhe territorit, pa asnjë shtyrje, më së voni brenda 15 ditëve nga dita e pranimit të fletëporosisë, gjegjësisht lutjes.

Page 14: D O R A C A K PROCEDURËS TË PËRGJITHSHME зданија/AL... · PDF filepunët administrative lirohen nga elementet burokratike-administrative të punës së tyre dhe punojnë

13

PERSONI I AUTORIZUAR ZYRTAR PËR UDHËHEQJEN E PROCEDURËS

Në rastet kur për zgjidhjen e punës administrative kompetent është organi i administratës shtetërore, vendimin e procedurës administrative do ta sjellë funksionari i cili udhëheqë me organin. Ky funksionar mund të autorizojë ndonjë person tjetër zyrtar nga organi i njëjtë për sjelljen e vendimeve për punët administrative të llojit konkret. Ky autorizim e përfshin edhe udhëheqjen e procedurës, që i paraprinë marrjes së vendimit.

Në rastet kur për zgjidhjen e punës administrative kompetente

është Qeveria e Republikës së Maqedonisë, organi komunal, i qytetit të Shkupit ose komunave të Qytetit të Shkupit, procedura udhëhiqet nga organi administrativ i cili me fushëveprimin e organit e mbulon këtë punë, përveç në rastet kur ligji ose ndonjë akt tjetër nuk e parasheh kryerjen e punës gjegjëse nga ndonjë organ tjetër. Në këtë rast, organi, gjegjësisht personi tjetër zyrtar i cili e ka udhëheqë procedurën, duhet t'i parashtrojë raport me shkrim dhe propozim-vendim organit kompetent për vendimmarrje.

Funksionari i cili udhëheqë me organin mund të autorizojë

ndonjë person tjetër zyrtar të organit të njëjtë të ndërmerr veprime të procedurës para marrjes së vendimit. Në qoftë se në autorizimin e dhënë nuk ka kufizime, personi zyrtar është i autorizuar t'i kryejë të gjitha veprimet e procedurës, përveç miratimit të vendimit ose përfundimeve me të cilat pamundësohet procedimi i mëtejshëm i procedurës.

Në rastet kur për zgjidhjen e punës administrative kompetente

është Qeveria e Republikës së Maqedonisë, organi komunal, i qytetit të Shkupit ose komunave të Qytetit të Shkupit, procedura udhëhiqet nga organi administrativ i cili me fushëveprimin e organit e mbulon këtë punë. Këtu duhet të qartësohet pozita e komunave. Konkretisht, organi për zgjidhjen e të drejtave, obligimeve dhe interesave të personave fizikë dhe juridikë është Kryetari i komunës. Tani logjikisht parashtrohet pyetja: Cili është organi administrativ, në fushëveprimin e të cilit gjendet kjo punë? Parashtrimi logjik i pyetjes së këtillë del nga fakti që në komuna nuk ka organe të administratës, por ka administratë komunale. Kjo administratë ka të drejta dhe ingjerenca, por jo si organ i administratës. Në këtë situatë aplikohen dispozitat e Ligjit për vetëqeverisje lokale, sipas të cilave Kryetari i komunës ka të drejtë të autorizojë nëpunës shtetërorë për udhëheqjen e procedurës.

Page 15: D O R A C A K PROCEDURËS TË PËRGJITHSHME зданија/AL... · PDF filepunët administrative lirohen nga elementet burokratike-administrative të punës së tyre dhe punojnë

14

Përjashtimi

Personi zyrtar i autorizuar për vendimmarrje ose kryerje të veprimeve të caktuara të procedurës nuk mund të veprojë çdoherë. Sipas parimit të objektivitetit dhe paanshmërisë, personi zyrtar do të përjashtohet nga puna e lëndës në rastet e cekura në vijim:

1. Në lëndët që procedohen, kur ky person është palë, bashkëpronarë, gjegjësisht bashkëobligues, dëshmitar, ekspert, i autorizuar ose përfaqësues ligjor i palës;

2. Kur me palën, përfaqësuesin ose të autorizuarin e palës ka lidhje familjare të drejtë sipas gjakut, si dhe në lidhje anësore deri në shkallën e katërt, është bashkëshort ose bashkëfamiljar i bashkëshortit përfundimisht me shkallën e dytë, edhe në rastet kur bashkëshortësia është ndërprerë;

3. Kur me palën, përfaqësuesin ose të autorizuarin e palës ka marrëdhënie të kujdestarit, përvetësuesit, të përvetësuarit ose ushqyesit;

4. Kur në procedurën e shkallës së parë ka marrë pjesë në udhëheqjen e procedurës ose marrjen e vendimit.

Personi zyrtar i cili e zbulon ekzistimin e ndonjë prej rasteve të

lartcekura, është i obliguar ta ndërpresë punën e mëtejshme të lëndës. Ky person zyrtar është i obliguar ta informojë organin për zgjidhje për faktin që janë plotësuar kushtet e parapara për përjashtim. Përveç rasteve të cekura për përjashtim gjatë procedurës, mund të shfaqen edhe raste tjera. Në gjendje të këtillë, personi zyrtar është i obliguar ta informojë organin kompetent për zgjidhje, duke mos i ndërprerë veprimet në ndërkohë.

E drejta për kërkesën e përjashtimit të personit zyrtar në

procedim i takon edhe palës, në rastet kur pala zbulon që ekziston ndonjëri prej rasteve të lartcekura ose kur në ndonjë rast tjetër dyshohet për paanshmërinë e personit zyrtar.

Kush vendosë për përjashtimin?

Varësisht se kush ka vepruar në procedurë, gjegjësisht kush ka qenë kompetent për zgjidhjen e punës administrative, për përjashtimin vendosin subjekte të ndryshme. Konkretisht:

1. Për përjashtimin e anëtarit të trupit kolektiv të Kuvendit të

Republikës së Maqedonisë, vendosë vetë trupi kolektiv. Në qoftë se kërkohet përjashtimi i Kryetarit të trupit, për

Page 16: D O R A C A K PROCEDURËS TË PËRGJITHSHME зданија/AL... · PDF filepunët administrative lirohen nga elementet burokratike-administrative të punës së tyre dhe punojnë

15

përjashtimin e tij vendosë Kuvendi i Republikës së Maqedonisë;

2. Kur në procedurat ka marrë pjesë personi zyrtar për të cilin

kërkohet përjashtimi, për përjashtimin e tij vendosë funksionari që udhëheqë me organin;

3. Në rastet kur kërkohet përjashtimi i funksionarit që udhëheqë

me organin e administratës shtetërore, për përjashtimin e tij vendosë Qeveria e Republikës së Maqedonisë;

4. Për përjashtimin e anëtarit të organit kolektiv të Qeverisë së

Republikës së Maqedonisë, vendosë vetë organi. Në qoftë se kërkohet përjashtimi i Kryetarit, për përjashtimin e tij vendosë Qeveria e Republikës së Maqedonisë;

5. Kur kërkohet përjashtimi i personit zyrtar të organeve të

komunave, Qytetit të Shkupit dhe komunave të Qytetit të Shkupit, atëherë vendosë Kryetari i komunës;

6. Në rastet kur Kryetari i komunës vendosë për procedurën dhe

kur janë plotësuar të gjitha kushtet për përjashtimin e tij, vendosë Ministri që udhëheqë me ministrinë e fushës gjegjëse.

Me çka vendoset?

Subjekti kompetent për vendimmarrjen e përjashtimit sjell përfundim. Do të thotë, për përjashtimin vendoset me përfundim. Përfundimi duhet të merret brenda 8 ditëve nga dita e parashtrimit të kërkesës.

Në përfundimin me të cilit vendoset përjashtimi duhet të

përcaktohet edhe personi tjetër zyrtar i cili do të udhëheqë me procedurën.

Kundër përfundimit me të cilin përcaktohet përjashtimi nuk

lejohet ankesa e posaçme. PALA DHE PËRFAQËSIMI I SAJ

Palë e procedurës administrative është personi që ka parashtruar kërkesë për fillimin e procedurës ose personi kundër të

Page 17: D O R A C A K PROCEDURËS TË PËRGJITHSHME зданија/AL... · PDF filepunët administrative lirohen nga elementet burokratike-administrative të punës së tyre dhe punojnë

16

cilit udhëhiqet procedura, gjegjësisht personi i cili me qëllim të mbrojtjes të të drejtave ose interesave juridikë ka të drejtë të merr pjesë në procedurë (mund të jetë person fizik ose juridik). Përveç personave fizikë dhe juridikë, si palë në procedurën administrative mund të shfaqen edhe subjektet tjera që nuk janë subjekte juridike, por që mund të jenë bartës të të drejtave dhe obligimeve në lëndën konkrete. Këtu përfshihen organet shtetërore, njësitë afariste, lagjet, grupet e qytetarëve dhe organizatat sindikaliste, në rastet kur procedura juridike ka të bëjë me ndonjë të drejtë ose interes juridik të punëtorëve.

Si palë në procedurat administrative mund të paraqitet edhe

Prokurori publik dhe organet tjera shtetërore, në rastet kur mbrohet interesi publik. Prokurori publik dhe organet tjera shtetërore, si dhe avokati publik kanë të drejta dhe obligime të palës në suazat e autorizimeve, në të gjitha rastet e procedurave administrative kur me ligj autorizohen për mbrojtjen e interesit publik. Në procedurën administrative nuk mund të kenë ingjerenca më të gjera se të palëve, përveç në rastet kur kjo parashihet me ligj. Aftësia procedurale dhe përfaqësuesi sipas ligjit

Pala e cila ka aftësi të plotë procedurale mund t'i kryejë vetë veprimet e procedurës (aftësia procedurale). Në qoftë se pala nuk ka aftësi procedurale ose në qoftë se ka aftësi të kufizuar procedurale, veprimet e procedurës merren nga përfaqësuesi i saj sipas ligjit.

Përfaqësuesi ligjor caktohet në bazë të ligjit ose me aktin e

organit kompetent të administratës shtetërore, që merret në bazë të ligjit.

Në procedurat kur si palë merr pjesë ndonjë person juridik, në emër të këtij personi ndërmerren veprimet nga ana e përfaqësuesit të personit juridik, gjegjësisht përfaqësuesit ligjor. Ky përfaqësues i personit juridik përcaktohet me aktin e përgjithshëm të personit juridik, përveç në qoftë se nuk përcaktohet me ligj ose aktin e organit kompetent shtetëror, në bazë të ligjit.

Organi që udhëheqë me procedurën gjatë tërë kohës duhet të

ketë kujdes dhe të kontrollojë në qoftë se personi që paraqitet si palë mund të jetë palë në procedurë dhe në qoftë se pala përfaqësohet nga përfaqësuesi i saj sipas ligjit.

Page 18: D O R A C A K PROCEDURËS TË PËRGJITHSHME зданија/AL... · PDF filepunët administrative lirohen nga elementet burokratike-administrative të punës së tyre dhe punojnë

17

Përfaqësuesi i përkohshëm Në rastet kur pala e paaftë procedurale nuk ka përfaqësues

ligjor ose kur ndonjë veprim duhet të ndërmerret kundër personit me vendbanim ose vendqëndrim të panjohur, me kusht që pala të mos ketë person të autorizuar dhe kjo të kërkohet nga urgjenca e lëndës dhe përfundimi i procedurës, organi që udhëheqë me procedurën mund t'ia caktojë përfaqësuesin e përkohshëm palës. Për emërimin e përfaqësuesit të përkohshëm duhet të informohet organi i kujdestarisë, kurse në rastet kur si përfaqësuesi i përkohshëm caktohet personi me vendbanim ose vendqëndrim të panjohur, përfundimi për përcaktimin e tij do të publikohet në mënyrë adekuate. Përfaqësuesi i përbashkët

Në rastet kur dy ose më tepër palë marrin pjesë së bashku në ndonjë lëndë, janë të obliguara të caktojnë se cila palë do të jetë përfaqësues i përbashkët ose ta caktojnë të autorizuarin e përbashkët. Kjo e drejtë i takon edhe organit që e udhëheqë procedurën, në qoftë se kjo nuk ndalohet me ndonjë akt juridik të posaçëm, si dhe palëve që marrin pjesë në procedurë me kërkesa identike, së bashku me përfundimin që t'i caktohet afati për caktimin e përfaqësuesit të përbashkët ose emërimit të të autorizuarit të përbashkët. Në qoftë se palët nuk veprojnë sipas përfundimit, kjo do të bëhet nga organi. Në këtë rast, përfaqësuesi i përbashkët ose i autorizuari i përbashkët e kanë këtë veçori deri në momentin kur pala nuk emëron dikë tjetër. Palët mund të parashtrojnë ankesë të posaçme ndaj këtij përfundimi, por kjo ankesë nuk e shtyn realizimin.

Në këto raste nuk i shkurtohet e drejta e palës që vetë të

shfaqet si palë në procedurë, të jep deklarata dhe në mënyrë të mëvetësishme të parashtrojë ankesa dhe të shfrytëzojë mjete tjera juridike.

Personi i autorizuar

Pala, gjegjësisht përfaqësuesi i saj ligjor mund ta emërojë personin e autorizuar i cili do ta përfaqësojë në procedurë, përveç në rastet kur nevojitet dhënia e deklaratave nga pala. Në suazat e autorizimit, veprimet e të autorizuarit kanë efekt të njëjtë juridik si edhe veprimet që i ndërmerr pala. Veprimet e të autorizuarit në procedurë nuk e përjashtojnë të drejtën e palës që të jep parashtresa në mënyrë të drejtpërdrejtë ose sipas kërkesës së organit.

Page 19: D O R A C A K PROCEDURËS TË PËRGJITHSHME зданија/AL... · PDF filepunët administrative lirohen nga elementet burokratike-administrative të punës së tyre dhe punojnë

18

Ky autorizim mund të jepet me gojë dhe me shkrim. Në rastet kur autorizimi i këtillë jepet me gojë, organi duhet ta shënojë këtë në shkresa. Me përjashtim, personi i autorizuar i cili udhëheq me procedurën mund të lejojë që në emër të palës, anëtarët e familjes ose amvisërisë, personat e punësuar ose funksionarët të shfaqen si të autorizuar që ndërmarrin veprime të caktuara pa autorizim, në qoftë se këta janë persona të njohur dhe atëherë kur nuk ka dyshime për vëllimin e autorizimit.

I autorizuar mund të jetë çdo person i cili ka aftësi të plotë afariste, përveç personat që veprojnë si kuazinoterë.

KOMUNIKIMI I ORGANEVE DHE PALËVE

Komunikimi i organeve dhe palëve bëhet përmes parashtre-save. Çka janë parashtresat?

Parashtresat janë kërkesa, formularë që përdoren për

përpunimin automatik të të dhënave, propozimet, fletëparaqitjet, lutjet, ankesat dhe shpalljet tjera. Si dorëzohen?

Në përgjithësi, parashtresat dorëzohen në mënyrë të drejt-përdrejtë ose përmes postës, me shkrim ose në mënyrë gojore re-gjistrohen në procesverbal. Parashtresat i dorëzohen organit kompe-tent për pranimin e parashtresës, çdo ditë punë gjatë orarit të punës. Çka duhet të përmbajë parashtresa?

Parashtresat duhet të jenë të qarta dhe t'i përmbajnë të gjitha elementet që nevojiten për veprimin sipas saj. Parashtresa në veçanti duhet ta përmbajë: konkretizimin e organit të cilit i drejtohet parashtresa, lënda të cilës i drejtohet kërkesa, personi që është për-faqësues ose personi i autorizuar (në rastet kur këta ekzistojnë), emri, mbiemri dhe vendqëndrimi (adresa) e parashtruesit, gjegjësisht përfaqësuesit ose të autorizuarit dhe nënshkrimi doravetë i parashtruesit.

Ftesa nuk mund të hedhet poshtë vetëm për shkak se

parashtresa ka ndonjë mangësi formale që e parandalon procedurën sipas parashtresës ose për shkak është e pakuptueshme ose e

Page 20: D O R A C A K PROCEDURËS TË PËRGJITHSHME зданија/AL... · PDF filepunët administrative lirohen nga elementet burokratike-administrative të punës së tyre dhe punojnë

19

paplotë. Organi që pranon parashtresë të këtillë do të bëjë gjithçka për mënjanimin e këtyre mangësive dhe do t'i caktojë parashtruesit afat për mënjanimin e mangësive të cekura.

Në qoftë se parashtruesi i mënjanon mangësitë në afatin e

caktuar, do të llogaritet që parashtresa është parashtruar në afatin e dhënë.

Në qoftë se parashtruesi nuk i mënjanon mangësitë në afatin

e caktuar dhe si pasojë organi nuk mund të veprojë, do të llogaritet që parashtresa nuk është parashtruar aspak dhe organi do ta sjellë përfundimin, ndaj të cilit mund të parashtrohet ankesë e posaçme.

Organi i cili vepron sipas kërkesës duhet ta paralajmërojë

palën në ftesën e dorëzuar për këtë pasojë. Në rastet kur parashtresa dërgohet përmes postës dhe për

pranimin e saj nuk ka përgjegjësi organi tek i cili dërgohet parashtresa, kurse nga ftesa shihet qartë se cili organ është kompetent për pranim, organi pa asnjë vonesë duhet t'ia dërgojë parashtresën organit kompetent, gjegjësisht gjyqit dhe për këtë duhet ta informojë palën. Në qoftë se organi i cili e ka pranuar parashtresën nuk mund të përcaktojë se kush duhet të veprojë sipas parashtresës, gjegjësisht cili organ është kompetent për zgjidhjen e punës së parashtresës, pa asnjë vonesë duhet të sjellë përfundim me të cilin hedhet poshtë parashtresa për shkak të moskompetencës dhe ky përfundim duhet t'i dorëzohet menjëherë palës.

Thirrja

Në procedurën administrative, thirrja ka rol të rëndësishëm. Sipas LPPA, organi që udhëheqë me procedurën administrative mund t'i ftojë palët dhe pjesëmarrësit tjerë të procedurës, në rastet kur kjo nevojitet sipas ligjit.

Në përgjithësi, thirrja nuk mund të bëhet për shkak të

dorëzimit të vendimeve dhe përfundimeve ose për shkak të lajmërimeve, të cilat mund të realizohen përmes postës ose në ndonjë mënyrë tjetër më adekuate për personin të cilit duhet t'i dorëzohet lajmërimi.

Në ftesën me shkrim me të cilën bëhet thirrja, nevojitet të

ceket titulli i organit që e bën thirrjen, emri, mbiemri dhe adresa e personit të thirrur, vendi, data dhe koha e ardhjes të të ftuarit, lënda

Page 21: D O R A C A K PROCEDURËS TË PËRGJITHSHME зданија/AL... · PDF filepunët administrative lirohen nga elementet burokratike-administrative të punës së tyre dhe punojnë

20

dhe cilësia për të cilën personi thirret (si palë, dëshmitar, ekspert, etj). Në ftesë duhet të ceket në qoftë se personi i thirrur duhet të vijë personalisht ose mund të dërgojë person të autorizuar i cili do ta përfaqësojë.

Personi i thirrur është i obliguar t'i përgjigjet ftesës. Në qoftë

se personi i thirrur nuk mund të vijë për shkaqe të arsyeshme, është i obliguar që menjëherë pa pranimit të ftesës ta informojë organin që e ka bërë ftesën për arsyet e mosardhjes.

Personi i cili nuk ka shkaqe të arsyeshme për mosardhjen në

vendin e caktuar në thirrje mund të sillet me forcë, si dhe edhe të gjobitet. Për sjelljen me forcë dhe pagesën e shpenzimeve ose për fillimin e procedurës kundërvajtës nevojitet sjellja e përfundimit. Procesverbali

Për diskutimin gojor ose veprimet tjera më të rëndësishme të procedurës, si dhe për deklaratat më të rëndësishme gojore të palëve ose personave të tretë në procedurë, nevojitet hartimi i procesverbalit.

Procesverbali duhet të jep pasqyrë të besueshme dhe të qartë

për atë që është ndërmarrë gjatë procedurës, veprimet e ndërmarra, deklaratat e dhëna, etj. Në procesverbal shënohen të gjitha dokumentet që janë përdorur në diskutimin gojor, pa dallim nga qëllimi. Në procesverbal shënohen edhe të gjitha përfundimet që sillen gjatë realizimit të procedurës. Procesverbali mbahet gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

Procesverbali është dokument publik që e përshkruan

rrjedhën dhe përmbajtjen e veprës që e tregon. Pjesët e procesverbalit ku personi zyrtar ka shënuar vërejtje që nuk janë hartuar në mënyrë të drejtë, do të kenë fuqi të kufizuar dëshmuese. Në procedurë lejohet dëshmimi i pasaktësive të procesverbalit, kurse dëshmia duhet të bëhet nga pala që e konteston vërtetësinë e procesverbalit.

Palët në procedurë kanë të drejtë t'i shqyrtojnë shkresat e

lëndës dhe në shpenzim të tyre t'i përshkruajnë shkresat e nevojshme. Kjo e drejtë i takon edhe çdo personi tjetër që e shfaq si të bazuar interesin e arsyeshëm juridik.

Page 22: D O R A C A K PROCEDURËS TË PËRGJITHSHME зданија/AL... · PDF filepunët administrative lirohen nga elementet burokratike-administrative të punës së tyre dhe punojnë

21

Personat që refuzohen për kërkesën gojore ose me shkrim të shqyrtimit ose përshkrimit të shkresave ose për informimin mbi procedurën, mund të parashtrojnë ankesë të posaçme. Kjo ankesë lejohet pa dallim nga forma në të cilën është lëshuar përfundimi për refuzim. DORËZIMI

Për dorëzimin e shkresave të shkruara në procedurën administrative, gjegjësisht për dorëzimin e ftesave, vendimeve, përfundimeve dhe shkresave tjera zyrtare të organeve për palët, Ligji parasheh një tërësi të veprimeve të radhitura për dorëzim: dorëzimi nga ana e organit, përmes postës dhe shpalljes publike, ku konsiderohet që dorëzimi është realizuar në mënyrë relevante vetëm në qoftë se organi i ka respektuar mënyrat dhe radhitjen e caktuar për dorëzimin e lajmërimit me shkrim. Pas dorëzimit, ftesa e rregullt i obligon palët që vetë në rrjedhën e mëtejshme të procedurës të kujdesen për rrjedhën e papenguar dhe efikase të procedurës administrative. Në qoftë se nuk paraqiten para organit ose nuk i dorëzojnë shkresat, organi nuk ka obligim të mëtejshëm të komunikojë me këto palë dhe nuk ka përgjegjësi për pasojat negative që mund t'i pësojë pala si pasojë.

Secila mënyrë e dorëzimit të paraparë në LPPA i ka veçoritë e

saj specifike. Dorëzimi në dorë

Në përgjithësi, dorëzimi i lajmërimit me shkrim bëhet si dorëzim në dorë të personit të cilit i drejtohet lajmërimi, në ditët e punës dhe kohën e paraparë me Ligj. Dorëzimi mund të bëhet edhe në ditët e jopunës, festat shtetërore ose ndonjë ditë tjetër jopune, gjegjësisht edhe pas kohës së përcaktuar nga Ligji, në qoftë se kjo është nevojë e menjëhershme.

Organi i cili e bën dorëzimin në dorë të palës duhet të

ndërmerr dy përpjekje për dorëzim të rregullt. Dorëzuesi është i obliguar ta arsyetojë përpjekjen e pasuksesshme për dorëzim dhe ta verifikojë këtë me nënshkrimin e tij.

Dorëzimi është i rregullt në qoftë se fletëdorëzimi është i

nënshkruar nga pala të cilës i drejtohet informata me shkrim dhe nga dorëzuesi.

Page 23: D O R A C A K PROCEDURËS TË PËRGJITHSHME зданија/AL... · PDF filepunët administrative lirohen nga elementet burokratike-administrative të punës së tyre dhe punojnë

22

Dorëzimi përmes postës Në qoftë se në afat prej 15 ditëve, llogaritur nga dita e

përcaktimit të nevojë për dorëzim dhe pas dy përpjekjeve, dorëzimi nuk realizohet përmes dorëzimit në dorë të palës, informata me shkrim dorëzohet përmes postës.

Dorëzimi përmes postës bëhet me dërgesë të rekomanduar,

kurse dorëzimi konsiderohet si i rregullt atëherë kur pala me nënshkrimin e saj e konfirmon pranimin e lajmërimit me shkrim, së bashku me ditën e pranimit, si dhe atëherë kur posta ia kthen vërtetimin kthyes organit.

Në qoftë se posta nuk ka sukses në realizimin e dorëzimit të

lajmërimit me shkrim përmes dërgesës së rekomanduar në dy përpjekje të njëpasnjëshme, organi do ta bëjë dorëzimin përmes postës së rregullt. Në qoftë se edhe pas 30 ditëve, llogaritur nga dita e dorëzimit të dërgesës me postë të rëndomtë, pala nuk paraqitet para organit ose nuk ndërmerr asnjë aktivitet që është udhëzuar me lajmërimin me shkrim, do të llogaritet që janë plotësuar të gjitha kushtet për dorëzim përmes shpalljes publike. Dorëzimi përmes shpalljes publike

Në qoftë se organi nuk ka pasur sukses në dorëzimin në dorë të lajmërimit me shkrim ose përmes postës, si dhe në rastet kur vendbanimi, gjegjësisht selia e palës është e panjohur për organin ose në rastet kur ka disa akte që lidhen me më tepër palë, organi e kryen dorëzimin përmes shpalljes publike.

Shpallja publikohet në shtypin ditor që shpërndahet në tërë

territorin e Republikës së Maqedonisë. Kjo shpallje duhet të publikohet të paktën gjatë dy ditëve të njëpasnjëshme. Pas shpalljes në shtypin ditor, organi në llogari të tij do ta bëjë shpalljen publike një herë në "Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë", gjegjësisht në gazetën zyrtare të komunës, Qytetit të Shkupit dhe komunave të Qytetit të Shkupit.

Pas publikimit të shpalljes në shtypin ditor gjatë dy ditëve të

njëpasnjëshme dhe pas publikimit në "Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë", gjegjësisht në gazetën zyrtare të komunës, Qytetit të Shkupit dhe komunave të Qytetit të Shkupit, konsiderohet që pala është informuar në mënyrë të rregullt për informatën me shkrim.

Page 24: D O R A C A K PROCEDURËS TË PËRGJITHSHME зданија/AL... · PDF filepunët administrative lirohen nga elementet burokratike-administrative të punës së tyre dhe punojnë

23

Çka përmban shpallja e publikuar?

Shpallja e përmban titullin e organit, emrin e palës, titullin e ndërmarrjes, adresën e fundit të banimit (selisë për personat zyrtarë), numrin e lëndës, përshkrimin e shkurtër të bazës së lëndës dhe periudhën kohore në të cilën pala duhet të paraqitet tek organi. Përveç kësaj, shpallja duhet ta përmbajë edhe paralajmërimin që kjo mënyrë e dorëzimit konsiderohet si dorëzim i rregullt dhe që pala e mban përgjegjësinë për pasojat negative që mund të shfaqen. Kujt, ku dhe si bëhet dorëzimi? Dorëzimi për personin fizik

Në përgjithësi, dorëzimi i lajmërimit me shkrim për personin

fizik bëhet në banesën e personit në adresën e shënuar në letërnjoftimin e tij. Dorëzimi mund të bëhet edhe në lokalin afarist ose punëtorinë ku punon pala. Në qoftë se nuk ekziston vendi i këtillë, dorëzimi mund të bëhet në cilindo vend ku haset personi. Në qoftë se dorëzimi duhet t'i bëhet avokatit, kjo realizohet në zyrën e tij të avokaturës.

Në qoftë se personi nuk haset në banesë, gjegjësisht në

vendin e tij të punës, dorëzimi do të bëhet tek ndonjë anëtar i moshës madhore të familjes së tij ose tek ndonjë person që punon me të. Në këtë rast, është e nevojshme që personi-bashkëpunëtor të pajtohet me pranimin e informatës me shkrim.

Në rastet kur LPPA ose ndonjë ligj tjetër parasheh që dorëzimi

të bëhet personalisht, lajmërimi me shkrim nuk mund t'i jepet ndonjë anëtari të moshës madhore të personit të fjalë dhe as personit-bashkëpunëtor. Në këto raste, dorëzimi patjetër duhet të bëhet personalisht (në dorë). Përveç kësaj, dorëzimi duhet të bëhet personalisht edhe në rastet kur nga dita e pranimit fillon rrjedhja e afatit që nuk mund të vazhdohet, si dhe në rastet kur organi që e bën dorëzimin ka përcaktuar që lajmërimi me shkrim t'i dorëzohet personalisht personit (në dorë). Dorëzimi për personin juridik

Dorëzimi për personin juridik bëhet në lokalin e tij afarist ose

në adresën e cekur në regjistrin tregtar si adresë e selisë së personit.

Page 25: D O R A C A K PROCEDURËS TË PËRGJITHSHME зданија/AL... · PDF filepunët administrative lirohen nga elementet burokratike-administrative të punës së tyre dhe punojnë

24

Dorëzimi për organet shtetërore, organet e komunës, Qytetit të Shkupit dhe komunave të Qytetit të Shkupit, personat juridik dhe tjerë të cilëve me ligj ju besohet ushtrimi i autorizimeve publike, bëhet përmes dorëzimit të lajmërimit me shkrim tek personi zyrtar, gjegjësisht personi i caktuar për pranimin e dërgesave. Refuzimi i pranimit Në rastet kur dorëzimi bëhet nga organi dhe kur personi të cilit i drejtohet lajmërimi me shkrim, gjegjësisht personi i moshës madhore i amvisërisë së personit të caktuar, refuzon pa arsye ligjore ta pranojë lajmërimin me shkrim ose në qoftë se refuzimi bëhet nga ndonjë person i punësuar në organ shtetëror, person juridik ose tjetër ose në zyrë të avokaturës, gjegjësisht në qoftë se refuzimi bëhet nga personi që është emëruar për pranimin e dorëzimeve nga lagjja, grupi i personave ose të tjerë, dorëzuesi do ta lë lajmërimin me shkrim në banesën ose lokalin ku jeton personi i caktuar, gjegjësisht në vendin ku ai punon ose do ta varë lajmërimin me shkrim në derën e banesës ose lokacionit. Në këto raste, dorëzuesi në fletëdorëzim duhet ta shënojë datën, orën dhe arsyen për refuzimin e pranimit, si dhe vendin ku e ka lënë lajmërimin me shkrim. Në këtë mënyrë, konsiderohet që dorëzimi është realizuar. AFATET

Për ndërmarrjen e veprimeve të caktuara në procedurë mund të caktohen afate. Afati është periudhë e caktuar e kohës kur duhet të realizohet ndonjë vepër procedurale ose periudhë kohore që duhet të kalojë me qëllim që të ndërmerret ndonjë vepër procedurale. Përmes afateve caktohet fillimi dhe përfundimi i afatit kohor kur ndërmerren veprimet procedurave. Afatet dhe respektimi i tyre ka rol të madh për të gjithë pjesëmarrësit e procedurës administrative. Nga mosrespektimi ose lëshimi i afateve mund të varet themelësia ose humbja e disa të drejtave të palës në procedurën administrative.

Ekzistojnë dy lloje të afateve - afate të caktuara me ligj dhe

afate të caktuara nga personi zyrtar që udhëheqë me procedurën, në pajtim me ligjin. Afatet e caktuara me ligj nuk mund të ndryshohen - kjo vlen për organin që udhëheqë me procedurën dhe palën. Këto afate janë afate të rrepta. Nga ana tjetër, afatet që caktohen nga personi zyrtar në pajtim me ligjin mund të vazhdohen, në kërkesë të palës ose sipas konstatimit të organit.

Page 26: D O R A C A K PROCEDURËS TË PËRGJITHSHME зданија/AL... · PDF filepunët administrative lirohen nga elementet burokratike-administrative të punës së tyre dhe punojnë

25

KTHIMI NË GJENDJEN E MËPARSHME

Kthimi në gjendjen e mëparshme është mjet i posaçëm juridik me të cilin mënjanohen pasojat e pavolitshme për palën, e cila e ka lëshuar afatin për ndërmarrjen e ndonjë veprimi procedural, por nuk ka pasur faj për këtë, gjegjësisht ka pasur shkaqe të arsyeshme. Çka nënkupton?

Kthimi në gjendjen e mëparshme nënkupton që organi kompetent mund t'i lejojë palës, që me kërkesë të saj, të ndërmerr ndonjë veprim të lëshuar të procedurës, në qoftë se për shkak të këtij lëshimi ajo përjashtohet nga kryerja e veprimit të caktuar dhe në këtë mënyrë kthehet procedura në gjendjen që ka ekzistuar para lëshimit të veprimit procedural.

Cilat janë veçoritë?

Karakteristike është që kthimi në gjendjen e mëparshme mund të bëhet vetëm në kërkesë të palës dhe jo sipas detyrës zyrtare.

Në rastet kur lejohet kthimi në gjendjen e mëparshme, prishen vendimet dhe përfundimet që janë sjellë në lidhje me lëshimin. Kur do të lejohet kthimi në gjendjen e mëparshme?

- Atëherë kur për shkaqe të arsyeshme pala e ka lëshuar afatin e caktuar për kryerjen e ndonjë veprimi procedural dhe si rezultat është shkyçur nga kryerja e veprimit të caktuar;

- Në rastet kur pala e ka lëshuar afatin për dorëzimin e parashtresës, gjegjësisht kur pala për shkak të mosdijes ose lëshimit të qartë, e ka dorëzuar parashtresën me kohë përmes postës ose në mënyrë të drejtpërdrejtë tek organi jokompetent;

- Kthimi lejohet edhe në rastet kur pala e ka lëshuar afatin me lëshim të dukshëm, por prapëseprapë parashtresa është pranuar nga organi kompetent brenda tre ditëve pas kalimit të afatit.

Në propozimin për kthim në gjendjen e mëparshme, pala është e obliguar t'i shënojë rrethanat të cilat e kanë ndaluar që në afatin e caktuar ta ndërmerr veprimin e lëshuar dhe t'i bëjë të besueshme këto rrethana.

Page 27: D O R A C A K PROCEDURËS TË PËRGJITHSHME зданија/AL... · PDF filepunët administrative lirohen nga elementet burokratike-administrative të punës së tyre dhe punojnë

26

Propozimi për kthim në gjendjen e mëparshme parashtrohet brenda tetë ditëve nga dita kur ka ndërprerë arsyeja që e ka shkaktuar lëshimin, gjegjësisht nga dita kur pala e ka zbuluar këtë.

Për propozimin për kthim në gjendjen e mëparshme, organi vendosë me përfundim. Në qoftë se propozimi është i vonuar, do të hedhet poshtë pa procedurë të mëtejshme.

Pala që ka parashtruar propozim për kthim në gjendjen e mëparshme dhe të cilën organi e refuzon përmes përfundimit, ka të drejtë të parashtrojë ankesë vetëm në qoftë se përfundimi është sjellë nga organi i shkallës së parë.

Në qoftë se me përfundimin lejohet kthimi në gjendjen e

mëparshme, kundër këtij përfundimi nuk lejohet ankesa, përveç në qoftë se kthimi lejohet në bazë të propozimit që është parashtruar me vonesë ose që është i palejuar. Më tej, nuk lejohet ankesa e posaçme ndaj përfundimit në rastet kur për propozimin ka vendosur organi kompetent për zgjidhje në shkallën e dytë.

Propozimi për kthim në gjendjen e mëparshme nuk e ndalon rrjedhën e procedurës, por organi kompetent për vendosje mbi propozimin mund përkohësisht ta ndërpresë procedurën, deri në momentin kur përfundimi për propozimin nuk bëhet përfundimtar.

Page 28: D O R A C A K PROCEDURËS TË PËRGJITHSHME зданија/AL... · PDF filepunët administrative lirohen nga elementet burokratike-administrative të punës së tyre dhe punojnë

27

PROCEDURA E SHKALLËS SË PARË Fillimi i procedurës

Procedura administrative fillohet nga organi kompetent, me detyrë zyrtare të organit ose në bazë të kërkesës së palës. Sipas detyrës zyrtare, organi kompetent do ta fillojë procedurën në rastet kur kjo përcaktohet me ligj dhe kur konstaton ose zbulon që nevojitet mbrojtja e interesit publik. Sipas LPPA, individët dhe organizatat mund t'ia parashtrojnë organit kompetent ankesat, propozimet, paralajmërimet, kërkesat për fillimin e procedurës sipas detyrës zyrtare, por ata nuk janë palë në procedurë për shkak se në punën konkrete administrative nuk bëhet fjalë për ndonjë të drejtë obligim ose interes juridik të tyre.

Procedura administrative fillohet atëherë kur organi kompetent

ndërmerr ndonjë veprim me qëllim të udhëheqjes së procedurës. Për fillimin e procedurës administrative, organi kompetent nuk

është i obliguar të sjellë asnjë akt formal për fillimin e procedurës. Kjo do të thotë që nuk nevojitet sjellja paraprake e përfundimit formal. Përjashtimi nga kjo rregull ekziston tek përsëritja e procedurës ku para fillimit nevojitet sjellja e përfundimit të posaçëm.

Në rast se organi kompetent, në kërkesë të palës, konstaton

që në bazë të rregullativës ekzistuese nuk ka kushte për fillimin e procedurës, organi është i obliguar që për këtë të sjellë përfundim ndaj të cilit nuk lejohet ankesa e posaçme.

Për fillimin e procedurës administrative duhet paraprakisht të

ekzistojë propozimi, kërkesa, lutja nga personi i interesuar, gjegjësisht nga pala. Propozimi nga pala kërkohet për shkak se pala është ajo e cila kërkon pranim të ndonjë të drejte, lirim nga ndonjë obligim, lëshim të lejes, etj. Në këto raste, procedura nuk mund të fillohet sipas detyrës zyrtare. Në qoftë se për këto raste fillohet procedura pa pëlqimin e palës, veprimet e këtilla do të prishen.

Page 29: D O R A C A K PROCEDURËS TË PËRGJITHSHME зданија/AL... · PDF filepunët administrative lirohen nga elementet burokratike-administrative të punës së tyre dhe punojnë

28

Bashkimi i punëve në një procedurë Bashkimi i punëve në një procedurë bëhet në qoftë se

plotësohen disa kushte për më tepër lëndë administrative. Këtu, në vend që të udhëhiqen disa procedura ndaras, udhëhiqet vetëm një procedurë administrative e vetme.

Bashkimi i punëve në një procedurë mund të ndodhë në qoftë

se të drejtat ose obligimet e palëve bazohen në situatën faktike të njëjtë ose të ngjashme dhe në bazë të njëjtë juridike, si dhe në qoftë se organi që e udhëheqë procedurën në të gjitha lëndët është organi me kompetenca lëndore. Një procedurë mund të fillohet dhe udhëhiqet edhe në rastet kur flitet për të drejtat dhe obligimet e më tepër palëve.

Organi kompetent duhet të sjellë përfundim të posaçëm për

udhëheqjen e procedurës në këto raste. Kundër përfundimit me të cilin bashkohen punët në një procedurë mund të parashtrohet ankesë. Në qoftë se përfundimi i këtillë është sjellë nga organi që vendosë në shkallën e dytë, për përfundimin nuk lejohet parashtrimi i ankesës.

Bashkimi i punëve administrative në një procedurë bëhet për

shkak të ekonomicitetit dhe efikasitetit të procedurës. Në këto raste, secila palë merr pjesë ndaras në procedurë. Ndryshimi i kërkesës

Pala mund ta bëjë ndryshimin e kërkesës pas fillimit të

procedurës, deri në momentin kur sillet vendimi i shkallës së parë. Pala mund ta zgjerojë kërkesën ose në vend të kërkesës paraprake të parashtrojë kërkesë tjetër, pa dallim se a bazohet në bazën e njëjtë juridike ky propozim i zgjeruar ose i ndryshuar, me kusht që kjo kërkesë të bazohet në gjendjen e njëjtë esenciale faktike. Në qoftë se organi që udhëheqë me procedurën e pranon zgjerimin, gjegjësisht ndryshimin e kërkesës, nuk nevojitet sjellja e asnjë përfundimi, por në qoftë se e refuzon këtë propozim - duhet të sjellë përfundim, ndaj të cilit lejohet parashtrimi i ankesës së posaçme. Tërheqja nga kërkesa

Pala e mban të drejtën gjatë tërë procedurës ta tërheqë kërkesën e vetë. Organi që udhëheq me procedurën duhet të sjellë përfundim me të cilin ndërpritet procedura dhe për këtë duhet të

Page 30: D O R A C A K PROCEDURËS TË PËRGJITHSHME зданија/AL... · PDF filepunët administrative lirohen nga elementet burokratike-administrative të punës së tyre dhe punojnë

29

informohet edhe pala kundërshtare. Në qoftë se udhëheqja e mëtejshme e procedurës është në interes publik ose në rast se kjo kërkohet nga pala kundërshtare, organi kompetent duhet të vazhdojë me udhëheqjen e procedurës. Në rastet kur procedura fillohet sipas detyrës zyrtare, organi mund ta ndërpretë procedurën. Në qoftë se procedura mund të fillohet sipas detyrës zyrtare dhe në kërkesë të palës, procedura do të vazhdojë në qoftë se pala parashtron kërkesë dhe e kërkon vazhdimin e procedurës. Kundër përfundimeve me të cilin ndalohet procedura lejohet ankesa e posaçme. Pala mund të tërhiqet nga kërkesa përmes dhënies së deklaratës tek organi që udhëheqë me procedurën. Deklarata e palës për tërheqje nga kërkesa duhet të jetë e qartë, e padyshimtë dhe e prerë, me qëllim që të shihet qartë se pala tërhiqet nga kërkesa. Deklarata mund të jepet përmes parashtresës me shkrim ose në mënyrë gojore në procesverbalin e organit. Ujdia

Ujdia ekziston si institut edhe në procedurën administrative.

Në qoftë se në procedurë marrin pjesë dy ose më tepër palë me kërkesa të kundërta, personi zyrtar që udhëheqë me procedurën do të tentojë gjatë tërë procedurës të arrihet ujdia mes palëve. Ujdia duhet të jetë e padyshimtë, e qartë dhe e përcaktuar. Marrëveshja e palëve për ujdi nuk guxon ta dëmtojë interesin juridik të palëve të treta. Ujdia shënohet në procesverbal dhe konsiderohet i lidhur në momentin kur palët e nënshkruajnë procesverbalin.

Ujdia ka efekt juridik të vendimit ekzekutiv të procedurës

administrative dhe së këndejmi, kjo marrëveshje e zëvendëson vendimin dhe ka efekt vetëm ndaj personave që kanë marrë pjesë në ujdi. PROCEDURA DERI NË SJELLJEN E VENDIMIT Ligji për procedurën e përgjithshme administrative përmban dispozita të cilat e trajtojnë procedurën deri në sjelljen e vendimit dhe që njihet si procedurë ekzaminuese.

Qëllimi i procedurës ekzaminuese është zbatimi i përpiktë i parimit të vërtetësisë materiale dhe ligjshmërisë. Organi i cili udhëheq me procedurën, para sjelljes së vendimit duhet t'i përcaktojë të gjitha faktet dhe rrethanat që janë relevante për sjelljen e vendimit, kurse palëve duhet tu mundësohet t'i realizojnë dhe t'i mbrojnë të drejtat

Page 31: D O R A C A K PROCEDURËS TË PËRGJITHSHME зданија/AL... · PDF filepunët administrative lirohen nga elementet burokratike-administrative të punës së tyre dhe punojnë

30

dhe interesat e tyre juridike. Personi zyrtar i cili udhëheqë me procedurën është i obliguar që sipas nevojës ta paralajmërojë palën për të drejtat e saj në procedurë dhe ta informojë për pasojat juridike të veprimeve ose lëshimeve në procedurë. Personi zyrtar është i obliguar që pas zbulimit ose vlerësimit që pala ka bazë për realizimin e ndonjë të drejte (nga rregullativa materiale), ta paralajmërojë palën për këtë.

Ekzistojnë dy mënyra për përcaktimin e gjendjes faktike në

procedurën administrative: procedura e shkurtër dhe procedura e posaçme ekzaminuese. Gjatë tërë procedurës, personi zyrtar që udhëheqë me procedurën mund ta plotësojë gjendjen faktike dhe të prezantojë dëshmi, madje edhe për faktet që nuk janë prezantuar më parë në procedurë ose të cilat ende nuk janë përcaktuar. Sipas detyrës zyrtare do ta urdhërojë prezantimin e secilës dëshmi, në qoftë se konstaton që kjo nevojitet për qartësimin e punës dhe sipas detyrës zyrtare duhet t'i merr të dhënat për faktet që mbahen në evidencë zyrtare nga ana e organit vendimmarrës.

Pala është e obliguar ta prezantojë gjendjen faktike në të cilën e bazon kërkesën e saj dhe këtë ta bëjë në mënyrë të saktë, të përcaktuar dhe të qartë. Në qoftë se pala nuk i parashtron dëshmitë në afatin e caktuar, organi është i obliguar ta vazhdojë procedurën dhe të sjellë vendim meritor. Deklaratat e palës jepen gojarisht (në përgjithësi), kurse sipas nevojës mund të jepen edhe me shkrim. Parimi i pjesëmarrjes gojore ka rol të theksuar në diskutimin gojor. Procedura e shkurtër

Organi ka mundësi që me procedurë të shkurtër ta kryejë punën administrative në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke mos ndërmarrë paraprakisht veprime të caktuara procedurale. Për dallim nga procedura e posaçme ekzaminuese ku ndërmerren veprimet e posaçme ekzaminuese (këqyrja, diskutimi gojor, dëgjimi i palëve, ekspertiza, etj), në procedurën e shkurtër nuk realizohen këto veprime të posaçme ekzaminuese, por lënda zgjidhet drejtpërdrejtë. Edhe në këtë procedurë duhet të plotësohen dy parimet themelore të procedurës administrative: konstatimi i gjendjes faktike dhe mbrojtja e të drejtave dhe interesave juridik të palëve.

Page 32: D O R A C A K PROCEDURËS TË PËRGJITHSHME зданија/AL... · PDF filepunët administrative lirohen nga elementet burokratike-administrative të punës së tyre dhe punojnë

31

Procedura e posaçme ekzaminuese Procedura e posaçme ekzaminuese realizohet atëherë kur

nevojitet për përcaktimin e fakteve dhe rrethanave relevante për qartësimin e gjendjes ose për t'i dhënë mundësi palëve për realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të tyre. Në këtë fazë ndërmerren veprimet e posaçme për konstatimin e fakteve dhe rrethanave relevante, me qëllim që t'i mundësohet palëve t'i mbrojnë të drejtat dhe interesat e tyre juridike. Në procedurën e posaçme ekzaminuese ka disa veprime të posaçme administrative (dëgjimi i palëve dhe dëshmitarëve, ekspertiza, këqyrja, marrja e dokumenteve, diskutimi gojor, etj).

Në procedurën ekzaminuese, përveç personit zyrtar, edhe

pala ka disa të drejta dhe obligime, gjegjësisht pala ka rol aktiv dhe bashkëpunim me personin zyrtar, me qëllim që të arrihet qëllimi i procedurës. E drejta themelore e palës është pjesëmarrja në procedurën ekzaminuese, t'ia jep personit zyrtar të dhënat e nevojshme dhe t'i mbrojë të drejtat dhe interesat juridikë që mbrohen me ligj. Me qëllim që pala t'i realizojë të drejtat e saj në procedurën ekzaminuese, personi zyrtar ka obligim t'i jep mundësi palës të prononcohet për të gjitha faktet dhe rrethanat e prezantuara në procedurën ekzaminuese; t'i parashtrojë pyetje palëve tjera, dëshmitarëve dhe ekspertëve; përmes personit zyrtar të informohet për rezultatet e prezantimit të dëshmive dhe të prononcohet për ato. Organi kompetent nuk mund të sjellë vendim para se palës t'i jepet mundësia e prononcimit për faktet dhe rrethanat në të cilat duhet të bazohet vendimi. Gjatë vendimmarrjes për ndonjë lëndë administrative, organi mund të hasë në çështje për të cilat nuk ka kompetencë të zgjidhjes, por nga të cilat varet zgjidhja e çështjes kryesore. Kjo çështje juridike njihet si çështje paraprake dhe është tërësi e mëvetësishme juridike, për të cilën përgjegjësi të zgjidhjes ka ndonjë organ tjetër ose gjyqi. Organi që udhëheqë me procedurën duhet ta ndërpresë procedurën në momentin kur çështja paraprake është e lidhur me ekzistimin e ndonjë vepre penale, ekzistimin e bashkëshortësisë, përcaktimin e atësisë ose në rastet e parapara me ligj. Në të gjitha rastet e shënuara të çështjes paraprake (përveç në rastet e parapara me ligj), organi që udhëheqë me procedurën, ka të drejtë diskrecionale që të vendosë vetë se a do ta diskutojë çështjen paraprake ose do ta ndalojë procedurën dhe do të presë që kjo çështje të vendoset nga organi kompetent.

Page 33: D O R A C A K PROCEDURËS TË PËRGJITHSHME зданија/AL... · PDF filepunët administrative lirohen nga elementet burokratike-administrative të punës së tyre dhe punojnë

32

Diskutimi gojor Diskutimi gojor është një prej veprimeve të procedurës së

posaçme ekzaminuese, me qëllim të përcaktimit të të gjitha fakteve dhe rrethanave relevante për zgjidhjen e lëndës administrative dhe për mundësimin që palët të marrin pjesë në mënyrë aktive për realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe interesave juridik. Personi zyrtar që udhëheqë me procedurën e përcakton diskutimin gojor me iniciativë të tij ose në propozim të palës, në të gjitha rastet kur kjo është e dobishme për qartësimin e lëndës, kurse është i obliguar ta përcaktojë diskutimin gojor në të gjitha lëndët ku marrin pjesë dy ose më tepër palë me interesa të kundërt dhe atëherë kur nevojitet këqyrja ose dëgjimi i dëshmitarit ose ekspertit.

Përcaktimi i diskutimit gojor mund të jetë fakultativ dhe i

obligueshëm. Personi zyrtar është i obliguar ta paralajmërojë palën që ka të drejtë të propozojë përcaktim dhe mbajtje të diskutimit gojor. Diskutimi gojor është publik dhe kjo do të thotë që në këto diskutime mund të marrin pjesë edhe personat që nuk janë pjesë e procedurës. Personi zyrtar që udhëheqë me procedurën mund ta shkyçë publikun nga tërë diskutimi gojor ose ndonjë pjesë e saj dhe kjo parashihet me ligj. Shkyçja e njëjtë mund të bëhet edhe për publikun, sipas propozimit të dhënë nga personi i interesuar.

Përgatitja e diskutimit gojor është obligim i organit që

udhëheqë me procedurën dhe organi duhet t'i ndërmerr veprimet e nevojshme për rrjedhën e suksesshme të diskutimit, pa vonesa, ndërprerje ose prolongime. Afati i zakonshëm i miratuar për përgatitjen e pjesëmarrësve të procedurës është periudha 8 ditore nga dita e dorëzimit të ftesës për diskutimin gojor. Përgatitja e diskutimit gojor përbëhet nga mundësia për njohjen paraprake me planet, shkresat ose lëndët tjera që janë relevante për mbarëvajtjen e diskutimit. Organi që udhëheqë me procedurën është i obliguar ta publikojë përcaktimin e diskutimit publik. Në përgjithësi, diskutimi publik mbahet në selinë e organit që udhëheqë me procedurën, kurse mund të ketë përjashtime dhe diskutimi të mbahet në vendin e këqyrjes ose në ndonjë vend tjetër, në qoftë se organi vlerëson që kjo është e nevojshme për zvogëlimin e shpenzimeve ose për diskutimin më të detajuar, të shpejtë dhe të lehtë të lëndës së procedurës administrative.

Në rastet kur pala nuk vjen në diskutim, personi zyrtar që

udhëheqë me procedurën e kontrollon saktësinë e fletëdorëzimit të personave që nuk janë të pranishëm në diskutimin publik. Procedura

Page 34: D O R A C A K PROCEDURËS TË PËRGJITHSHME зданија/AL... · PDF filepunët administrative lirohen nga elementet burokratike-administrative të punës së tyre dhe punojnë

33

mund të ndalohet në qoftë se në mënyrë kumulative plotësohen tre kushtet e cekura në vijim:

- në qoftë se pala që ka parashtruar kërkesë për fillimin e procedurës nuk ka ardhur në diskutimin publik;

- në qoftë se ftesa nuk është dorëzuar në mënyrë të rregullt; - në qoftë se sipas rrethanave të rastit mund të përfundohet që

pala e ka tërhequr propozimin.

Kundër përfundimit për ndalimin e procedurës mund të parashtrohet ankesa e posaçme.

Procedura nuk mund të ndalohet në qoftë se procedura lidhet

me ndonjë interes publik. Në raste të këtilla, personi zyrtar do ta realizojë diskutimin edhe pa palën ose do ta prolongojë diskutimin. Në diskutimin gojor duhet të përcaktohen faktet dhe rrethanat që kanë ndikim në vendimmarrjen për lëndën administrative, kurse palëve duhet tu mundësohet realizimi dhe mbrojtja e të drejtave dhe interesave të tyre juridikë.

Dëshmimi Dëshmimi është faza e procedurës administrative që përbëhet nga përcaktimi i vërtetësisë së fakteve që janë relevante për miratimin e vendimit (sipas rregullativës materiale). Dëshmimi i fakteve që janë bazë për sjelljen e vendimit në procedurë administrative bëhet përmes mjeteve dëshmuese ose dëshmive tjera. Si mjete dëshmuese llogariten dokumentet, gjegjësisht ekzemplari mikrofilmik i dokumentit, riprodhimi i tyre dhe të tjera. Dokumentet që janë në formë të ekzemplarit mikrofilmik ose riprodhimit janë në funksion të modernizimit të procedurës administrative, përmes përforcimit të parimit të efikasitetit dhe ekonomicitetit. Cili është qëllimi i dëshmimit?

Qëllimi i dëshmimit është të krijohet bindja e personit zyrtar për ekzistimin e fakteve relevante juridike, kurse në rastet kur kjo është arritur pa dëshmim, nuk ka nevojë të dëshmohet.

Çka nuk dëshmohet? Nuk dëshmohen faktet e njohura publikisht dhe faktet të cilat ligji i parasheh si ekzistuese.

Page 35: D O R A C A K PROCEDURËS TË PËRGJITHSHME зданија/AL... · PDF filepunët administrative lirohen nga elementet burokratike-administrative të punës së tyre dhe punojnë

34

Në përgjithësi, dëshmimi bëhet para organit që udhëheqë me procedurën administrative, i cili ka kompetenca lëndore dhe territoriale. Sipas përjashtimit, në qoftë se dëshmimi para këtij organi nuk mund të realizohet, krijon shpenzime plotësuese ose me kohëzgjatje më të gjatë, dëshmimi ose dëshmitë e caktuara mund të prezantohen edhe para organit të lutur. Dokumentet

Në kuptimin më të gjerë të fjalës, dokument është çdo send në të cilin ekziston ndonjë shenjë e dukshme që mund të dëshmojë ndonjë ngjarje, rrethanë ose fakt.

Në kuptimin e ngushtë të fjalës, dokumenti është i shkruar dhe

lëshohet nga ndonjë person që e vërteton ndonjë ngjarje, rrethanë ose fakt.

Sipas LPPA, dokumenti publik është dokumenti që në formën

e përcaktuar është lëshuar nga organi shtetëror, në kuadër të kompetencave të organit dhe që mund të përshtatet për përpunimin elektronik të të dhënave, si dhe dokumenti që në këtë formë është lëshuar nga ndonjë institucion për punët që i ushtron në bazë të autorizimeve publike. Dokumenti publik shërben si dëshmi për arsyen për të cilën është lëshuar. Ekziston supozim ligjor që ajo që është e shënuar në dokumentet publike konsiderohet si e saktë deri në momentin kur dëshmohet e kundërta. Dëshmimi i të kundërtës duhet të bëhet nga pala që pohon se dokumenti është i pavërtetë ose i hartuar në mënyrë të parregullt.

Dokumentet mund të parashtrohen në formën e tyre origjinale ose si përshkrime të verifikuara, kurse mund të parashtrohen edhe si përshkrime të thjeshta (pa verifikim). Vërtetimet

Personat juridikë dhe personat tjerë të cilëve me ligj ju besohet kryerja e autorizimeve publike lëshojnë vërtetime, gjegjësisht dokumente tjera për faktet e lidhura me punët që i kryejnë në bazë të autorizimit publik. Më tej, pala mund ta kërkojë ndryshimin e vërtetimit të lëshuar, në qoftë se posedon dëshmi që dokumenti nuk është lëshuar në pajtim me të dhënat e evidencës zyrtare.

Lloji i dytë i vërtetimeve që lëshohen nga organet shtetërore

dhe organizatat janë për faktet për të cilat nuk mbajnë evidencë

Page 36: D O R A C A K PROCEDURËS TË PËRGJITHSHME зданија/AL... · PDF filepunët administrative lirohen nga elementet burokratike-administrative të punës së tyre dhe punojnë

35

zyrtare, në rastet kur ky obligim është i përcaktuar me ligj. Në këtë rast, faktet përcaktohen sipas rregullave dhe rregullativave të LPPA-së për procedurën ekzaminuese. Dëshmitarët

Dëshmitarët janë mjet shumë i fuqishëm i dëshmisë në të

gjitha procedurat, përfshirë edhe procedurën administrative. Shpesh herë, ky është edhe mjeti i vetëm dhe kryesor i dëshmisë. Kuptohet, kjo varet nga natyra e lëndës, mundësitë dhe aplikimi i mjeteve tjera dëshmuese.

Dëshmitar është çdo person fizik që ka aftësi për vërejtjen e

fakteve të caktuara për të cilat duhet të dëshmojë dhe kur është në gjendje ta shprehë vërejtjen e fakteve të këtilla. Personi i cili merr pjesë në procedurë si nëpunës shtetëror nuk mund të jetë dëshmitar. Secili person që thirret si dëshmitar duhet të paraqitet në bazë të ftesës dhe të dëshmojë. Dëshmitari mund ta refuzojë dëshmimin në rastet e caktuara me ligj. Deklarata e palës

Sipas LPPA-së, deklarata e palës parashihet si mjet

dëshmues, por vetëm në rastet e caktuara, gjegjësisht në rastet kur nuk ekzistojnë dëshmi tjera direkte për përcaktimin e ndonjë fakti, në punët administrative me vlerë të vogël, në qoftë se vështirësohet realizimi i të drejtës së palës dhe kur me ligj të posaçëm parashihet që fakti i caktuar të dëshmohet përmes deklaratës së palës. Pala jep deklarata gojore në procesverbal, kurse personi i autorizuar zyrtar e vlerëson autenticitetin e deklaratës së palës në bazë të parmit të vlerësimit të lirë të dëshmive.

Ekspertët

Ekspertët janë persona të tretë të painteresuar që kanë

njohuri profesionale dhe që i ndihmojnë personit zyrtar në marrjen e njohurisë dhe pasqyrës për çështjen që nuk është i profesionalizuar ose kompetent. Eksperti përcaktohet nga personi zyrtar që udhëheqë me procedurën. Në përgjithësi, pala duhet të prononcohet për personalitetin e ekspertit dhe në qoftë se është e pakënaqshme mund ta kërkojë shkyçjen (përjashtimin) e tij. Eksperti mund ta refuzojë ekspertizën për arsyet e njëjta për të cilat dëshmitari mund ta refuzojë dëshmimin.

Page 37: D O R A C A K PROCEDURËS TË PËRGJITHSHME зданија/AL... · PDF filepunët administrative lirohen nga elementet burokratike-administrative të punës së tyre dhe punojnë

36

Këqyrja (ekzaminimi) Këqyrja është mjeti i fundit dëshmues me të cilin përcaktohen

faktet ose qartësohen rrethanat esenciale. Këqyrja është mjet indirekt dëshmues që realizohet në diskutimin gojor dhe është veprim procedural që përcaktohet nga personi zyrtar. Këqyrja përcaktohet nga organi që udhëheqë me procedurën, në nismë të tij ose sipas propozimit të palës. Këqyrja realizohet për sendet e luajtshme dhe të paluajtshme. Realizimi i veprimeve të këqyrjes përcaktohet nga personi zyrtar sipas nevojave të rastit konkret. Sigurimi i dëshmive

Mund të ndodhë që ndonjë dëshmi të mos mund të prezantohet më vonë ose prezantimi i tij të vështirësohet. Në situata të këtilla dhe në interes të përcaktimit të fakteve dhe rrethanave ekziston mundësia e prezantimit të dëshmive - kjo bëhet për sigurimin e dëshmive në të gjitha fazat e procedurës, madje edhe para fillimit të saj. Sigurimi i dëshmive bëhet sipas detyrës zyrtare, por edhe sipas kërkesës së palës, gjegjësisht personit që ka interes juridik.

Për sigurimin e dëshmive nevojitet sjellja e përfundimit të

posaçëm. Ndaj përfundimit me të cilin refuzohet propozimi për sigurimin e dëshmive nuk lejohet ankesa e posaçme. VENDIMI

Vendimi është akti me të cilin zgjidhet puna administrative në procedurën administrative. Vendimi sillet nga organi kompetent për vendimmarrje në procedurë, në bazë të fakteve të përcaktuara. Në punët administrative për të cilat organi shtetëror ka kompetencë të vendimmarrjes, vendimi në procedurë administrative sillet nga udhëheqësi, i cili mund të autorizojë ndonjë person tjetër zyrtar të organit të njëjtë të vendosë për ndonjë punë administrative të lëndës. Në rastet kur me ligj ose rregullativë të bazuar në ligj përcaktohet që lënda administrative duhet të zgjidhet nga dy ose më tepër organe, secili prej tyre duhet të vendosë për lëndën gjegjëse. Këto organe duhet të merren vesh se cili organ do ta lëshojë vendimin, kurse në vendim duhet të ceket edhe akti i organit tjetër.

Secili vendim duhet të shënohet si i tillë. Me përjashtim të

bazuar në rregullativë të posaçme mund t'i jepet ndonjë titull tjetër. Vendimi sillet me shkrim, kurse me përjashtimet e parapara me LPPA dhe të bazuara në rregullativën e posaçme, vendimet mund të sillen edhe gojarisht. Në rastet kur vendimet publikohen gojarisht, duhet të

Page 38: D O R A C A K PROCEDURËS TË PËRGJITHSHME зданија/AL... · PDF filepunët administrative lirohen nga elementet burokratike-administrative të punës së tyre dhe punojnë

37

lëshohen edhe me shkrim, përveç në qoftë se ligji nuk parasheh ndryshe. Vendimi duhet t'i dorëzohet palës në origjinal ose përshkrim të verifikuar. Forma dhe pjesët e vendimit

Vendimi me shkrim e përmban pjesën hyrëse, dispozitivin

(shqiptimin e vendimit), arsyetimin, nënshkrimin e personit zyrtar dhe vulën e organit. Me dispozitivin zgjidhet lënda e procedurës në tërësi dhe për të gjitha kërkesat e palës që nuk janë zgjidhur ndaras gjatë procedurës. Në qoftë se me vendimin kërkohet realizimi i ndonjë veprimi, në dispozitiv do të caktohet afati kohor në të cilin duhet të realizohet ky veprim. Atëherë kur ceket që ankesa nuk e shtyn zbatimin e vendimit, kjo duhet të ceket në dispozitiv.

Në këto raste, në arsyetimin e vendimit duhet të shënohet

përmbajtja dhe referimi i rregullativës që e parasheh këtë. Në arsyetimin e vendimit duhet të arsyetohen edhe përfundimet ndaj të cilave nuk lejohet ankesa e posaçme.

Përmes udhëzimit për mjetin juridik, pala informohet për mundësinë e parashtrimit të ankesës ndaj këtij vendimi, fillimit të kontekstit juridik ose ndonjë procedure tjetër para gjyqit. Në rastet kur ndaj vendimit lejohet parashtrimi i ankesës, në udhëzimin për mjetin juridik ceket organi ku mund të parashtrohet ankesa, afati për parashtrim, numri i ekzemplarëve që duhet të parashtrohen, vlera e taksave administrative si dhe mundësia për dhënien e deklaratës në procesverbal.

Në rastet kur ndaj vendimit mund të fillohet kontest administrativ, në udhëzimin për mjetin juridik ceket gjyqi ku parashtrohet padia dhe afati i parashtrimit, kurse në rastet kur mund të fillohet procedura në ndonjë gjyq tjetër, ceket edhe gjyqi dhe afati në të cilin duhet të parashtrohet padia. Vendimi i pjesërishëm, plotësues dhe i përkohshëm

Në rastet kur për një punë vendoset në më tepër pika, ku vetëm disa janë pjekur për zgjidhje dhe atëherë kur dëshmohet që është e arsyeshme për këto pika të vendoset me vendim të posaçëm, organi kompetent mund të sjell vendim vetëm për këto pika (vendimi i pjesërishëm). Në kuptim të mjeteve juridike dhe zbatimit, ky vendim konsiderohet si vendim i mëvetësishëm.

Page 39: D O R A C A K PROCEDURËS TË PËRGJITHSHME зданија/AL... · PDF filepunët administrative lirohen nga elementet burokratike-administrative të punës së tyre dhe punojnë

38

Në qoftë se organi kompetent me vendimin nuk ka vendosur për të gjitha çështjet që kanë qenë lëndë e procedurës, në propozim të palës ose sipas detyrës zyrtare, organi mund të sjellë vendim të posaçëm për çështjet që nuk janë mbuluar me vendimin e sjellur (vendimi plotësues). Në qoftë se pala parashtron propozim dhe ai nuk pranohet nga organi, gjegjësisht në rastet kur propozimi refuzohet, ndaj përfundimit të këtillë mund të parashtrohet ankesa. Edhe ky vendim në aspekt të mjeteve juridike dhe zbatimit konsiderohet si vendim i mëvetësishëm. Në rast se sipas rrethanave të rastit nevojitet që para përfun-dimit të lëndës të sillet vendimi me të cilin përkohësisht rregullohen çështjet ose marrëdhëniet e kontestuara, vendimi i këtillë do të sillet në bazë të të dhënave që ekzistojnë në momentin e sjelljes së vendimit. Në vendimin e këtillë duhet të ceket qartë që është i përkohshëm. Në qoftë se vendimi i përkohshëm kërkohet prej palës, organi kompetent mund ta kushtëzojë palën të jep sigurim për dëmin që mund t'i shkaktohet palës tjetër me zbatimin e këtij vendimi.

Me sjelljen e vendimit për punën kryesore do të prishet vendimi i përkohshëm. Vendimi për punën kryesore sillet pas përfundimit të procedurës. Në aspekt të mjeteve juridike dhe zbatimit, vendimi i përkohshëm konsiderohet si vendim i mëvetësishëm. Afati për lëshimin e vendimit

Afati për lëshimin e vendimeve nuk është i njëjtë për të gjitha

vendimet. Afati varet nga natyra dhe specifika e punës administrative që kryhet. Për shembull, në rastet kur procedura fillohet me kërkesë të palës, nuk ka nevojë që para sjelljes së vendimit të realizohet procedura e posaçme ekzaminuese dhe këtu nuk ka arsye tjera për të mos sjellur vendim pa vonesë. Në këto raste, organi kompetent është i obliguar ta sjellë vendimin dhe t'ia dorëzojë palës sa më shpejtë, më së voni brenda një muaji nga dita e parashtrimit të kërkesës së rregullt, përveç në qoftë se me akt të posaçëm nuk është paraparë ndonjë afat më i shkurtër. Në rastet tjera kur procedura fillohet në kërkesë të palës, organi kompetent është i obliguar ta sjellë vendimin dhe t'ia dorëzojë palës më së voni brenda dy muajve, përveç në qoftë se me akt të posaçëm nuk është paraparë ndonjë afat më i shkurtër.

Domethënia praktike e afateve është që pas kalimit të tyre

konsiderohet që pala është refuzuar dhe ajo ka të drejtë të parashtrojë ankesë për shkak të heshtjes administrative.

Page 40: D O R A C A K PROCEDURËS TË PËRGJITHSHME зданија/AL... · PDF filepunët administrative lirohen nga elementet burokratike-administrative të punës së tyre dhe punojnë

39

Në qoftë se organi kompetent nuk mund ta sjellë vendimin në afatin e paraparë, është i obliguar që brenda tetë ditëve ta informojë palën për arsyet e mossjelljes së vendimit. Organi kompetent është i obliguar të përcaktojë afat të ri plotësues për sjelljen e vendimit. Me këtë vendim pala menjëherë do të dijë se çka duhet të ndërmerr. Më parë pala nuk ka ditur se çka duhet të bëjë dhe ka pritur që të sillet vendimi, madje në disa raste ka pritur kohë pafund të gjatë.

Përmirësimi i gabimeve të vendimit

Vendimet që sillen në procedurën administrative mund të kenë gabime të caktuara të natyrës teknike.

Përmirësimi i gabimit ka efekt juridik prej ditës kur vendimi i

përmirësuar ka efekt juridik. Për përmirësimin e vendimit duhet të sillet përfundim i posaçëm. Kundër përfundimit me të cilin përmirësohet vendimi i miratuar ose refuzohet propozimi për përmirësim mund të parashtrohet ankesë e posaçme. PËRFUNDIMI Me përfundimin vendoset për çështjet e lidhura me procedurën. Me përfundimin vendoset edhe për çështjet që paraqiten si sekondare, në kuptim të zbatimit të procedurës dhe për të cilat nuk sillet vendimi, gjegjësisht çështjet që nuk zgjidhen me vendim (si p.sh. përfundimi për shumën e kompensimit dhe shpërblimeve të posaçme të dëshmitarëve, ekspertëve, përkthyesve, etj). Në qoftë se përfundimi urdhëron realizim të ndonjë veprimi, duhet të përcaktohet edhe afati i realizimit të veprimit të këtillë. Për dallim nga vendimi, i cili në përgjithësi sillet në formë të shkruar, përfundimi i shpallet gojarisht personave të interesuar. Përfundimi jepet me shkrim vetëm atëherë kur pala e kërkon këtë, me qëllim që të parashtrojë ankesë të posaçme ose në rastet kur mund ta kërkojë menjëherë zbatimin e përfundimit. Përfundimi nuk jepet në formë të shkruar në qoftë se kjo nuk kërkohet nga pala. Kundër përfundimit mund të parashtrohet ankesë e posaçme vetëm në rastet e parapara në mënyrë strikte nga ligji. Përfundimet e këtilla duhet të arsyetohen dhe të kenë udhëzim për parashtrim të ankesës. Edhe ankesa parashtrohet në mënyrën e njëjtë, tek organi i njëjtë dhe në afatin e njëjtë si edhe ankesa ndaj vendimit. Përfundimet ndaj të cilave nuk lejohet ankesa mund të kontestohen përmes ankesës kundër vendimit, përveç në qoftë se LPPA nuk e përjashton ankesën kundër përfundimit. Ankesa nuk e shtyn zbatimin e përfundimit, përveç në qoftë se ligji ose përfundimi në fjalë parasheh ndryshe.

Page 41: D O R A C A K PROCEDURËS TË PËRGJITHSHME зданија/AL... · PDF filepunët administrative lirohen nga elementet burokratike-administrative të punës së tyre dhe punojnë

40

MJETET JURIDIKE Ankesa

Kundër vendimit të sjellur në shkallën e parë, pala ka të drejtë të parashtrojë ankesë. Ankesa mund të parashtrohet edhe nga Prokurori publik dhe avokati publik, si dhe organet tjera shtetërore, në rastet kur autorizohen nga ligji. Ankesat e tyre mund të parashtrohen kundër vendimit me të cilin shkelet ligji në dobi të individit ose personit juridik, me çka dëmtohet interesi publik. Përmbajtja e ankesës

Duke u nisur nga fakti që edhe ankesa është parashtresë, ajo duhet t'i përmbajë gjërat e njëjta si edhe parashtresat:

Në ankesë duhet të ceket vendimi që kontestohet, duke e shënuar titullin e organit që e ka sjellë vendimin, numrin dhe datën e vendimit. Mjafton që pala që ankohet ta cekë aspektin për të cilin është i pakënaqur nga vendimi, por nuk është patjetër të jep arsyetim të posaçëm të ankesës.

Në ankesë mund të jepen fakte dhe dëshmi të reja, por pala

që ankohet është e obliguar t'i shpjegojë arsyet për të cilat nuk i ka prezantuar faktet dhe dëshmitë në procedurën e shkallës së parë.

Në qoftë se në ankesë jepen fakte dhe dëshmi të reja dhe atëherë kur në procedurë marrin pjesë dy ose më tepër palë me interesa të kundërt, ndaj ankesës parashtrohen përshkrime për secilën palë. Në këto raste nevojitet dorëzimi i përshkrimeve të këtilla tek secila palë dhe do të jepet afat për prononcim mbi faktet dhe dëshmitë e reja. Ky afat nuk mund të jetë më i shkurtër se 8 dhe më i gjatë se 15 ditë. Kompetenca e organeve për vendimmarrje sipas ankesës Në rastet kur vendimi i shkallës së parë është sjellur nga ndonjë organ i administratës shtetërore, organ kompetent për vendimmarrje sipas ankesës është Komisioni i Qeverisë së Republi-kës së Maqedonisë për zgjidhen e kontesteve administrative të shkallës së dytë. Në rastet kur vendimi i shkallës së parë është sjellur nga ndonjë organ në kuadër të administratës shtetërore, vendosë funksionari i cili udhëheqë me organin e administratës shtetërore.

Page 42: D O R A C A K PROCEDURËS TË PËRGJITHSHME зданија/AL... · PDF filepunët administrative lirohen nga elementet burokratike-administrative të punës së tyre dhe punojnë

41

Në rastet kur vendimi i shkallës së parë është sjellur nga personi juridik ose ndonjë person tjetër me autorizime publike, sipas ankesës vendosë organi i përcaktuar me ligj.

Në rastet kur vendimi sillet nga Qeveria e Republikës së Ma-qedonisë, ndaj vendimit të këtillë nuk mund të parashtrohet ankesë. Në rastet kur vendimi sillet nga Kryetari i komunës, organ kompetent për vendimmarrje sipas ankesës është ministri gjegjës. Afati për ankesa

Ankesa parashtrohet në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të vendimit, përveç në qoftë se ligji parasheh ndryshe. Afati i ankesës për çdo person dhe organ të cilit i dorëzohet vendimi llogaritet nga dita e dorëzimit të vendimit. Në udhëzimin për mjetin juridik pala informohet që kundër vendimit mund të parashtrojë ankesë dhe njëherazi ceket afati për parashtrimin e ankesës.

Afati i ankesës është përfshirës dhe nuk mund të vazhdohet.

Kjo do të thotë që ankesa e parashtruar pas kalimit të afatit është e vonuar. Për fillimin e kalimit të afatit të parashtrimit të ankesës, relevancë procedurale kanë vetëm dorëzimet që janë realizuar në mënyrë të rregullt, në pajtim me dispozitat e LPPA-së.

Gjatë afatit të ankesës nuk mund të zbatohet vendimi. Në

rastet kur ankesa është parashtruar në mënyrë të rregullt, vendimi nuk mund të zbatohet deri në momentin kur vendimi për të cilën është parashtruar ankesa nuk i dorëzohet edhe palës.

Me përjashtim, vendimi mund të zbatohet në afatin e ankesës

ndonëse është parashtruar ankesa. Kjo mund të bëhet vetëm në qoftë se parashihet me ligj, nëse duhet të ndërmerren masa urgjente ose në qoftë se me vonesën e zbatimit do t'i shkaktohet dëm ndonjërës palë, që nuk do të mund të kompensohet më vonë.

Dorëzimi i ankesës Ankesa dorëzohet në mënyrë të drejtpërdrejtë ose përmes postës tek organi që e ka sjellur vendimin e shkallës së parë. Në qoftë se ankesa i dorëzohet ose dërgohet përmes postës organit të shkallës së dytë, ai menjëherë ia dërgon organit të shkallës së parë. Në kuptim të afatit kohor, ankesa e dorëzuar drejtpërdrejt ose e

Page 43: D O R A C A K PROCEDURËS TË PËRGJITHSHME зданија/AL... · PDF filepunët administrative lirohen nga elementet burokratike-administrative të punës së tyre dhe punojnë

42

dërguar tek organi i dytë llogaritet si t'i jetë dorëzuar organit të shkallës së parë. Për mënyrën e dorëzimit të ankesës vlejnë dispozitat e LPPA-së për mënyrën e dorëzimit të parashtresave. Konkretisht, llogaritet që parashtresa është dorëzuar me afat në qoftë se para kalimit të afatit ka arritur tek organi të cilit është dashur t'i dorëzohet. Në rastet kur parashtresa dërgohet përmes postës ose në mënyrë elektronike, si ditë e dorëzimit tek organi llogaritet data kur është dorëzuar në postë, gjegjësisht dita kur në mënyrë elektronike është dërguar tek organi. Puna sipas ankesës e organit të shkallës së parë

Në bazë të LPPA-së, organi i shkallës së parë ndërmerr disa veprime pas pranimit të ankesës, me qëllim të mënjanimit të mangësive të ankesës, zgjidhjes së parakushteve procedurale ose për përmirësimin e lëshimeve të caktuara në procedurë. Në qoftë se plotësohen kushtet e parapara, organi sjell vendim të ri me të cilin e ndryshon vendimin ekzistues. Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë të parashtrojë ankesë.

Në qoftë se organi i shkallës së parë nuk e hedh poshtë

ankesën si të palejuar, të vonuar ose të parashtruar nga personi pa autorizim, organi mund ta zëvendësojë vendimin ekzistues me vendim të ri vetëm në këto raste:

- në qoftë se ankesa është e arsyeshme, por nuk nevojitet realizimi i procedurës së re ekzaminuese;

- në qoftë se procedura e realizuar ka qenë e paplotë dhe kjo ka pasur mundësi të ndikojë në zgjidhjen e punës, atëherë organi do ta plotësojë procedurën, veçanërisht atëherë kur pala ankuese në ankesë parashtron fakte dhe dëshmi që mund të jenë relevante për sjelljen e ndonjë vendimi tjetër për punën e njëjtë; në rastet kur ndonëse palës ankuese është dashur t'i jepet mundësi për pjesëmarrje në procedurën që i ka paraprirë sjelljes së vendimit, kjo mundësi nuk i është dhënë ose i është dhënë mundësia, por ai nuk e ka shfrytëzuar atë dhe pastaj e ka arsyetuar këtë lëshim në ankesën e parashtruar;

- në qoftë se vendimi është sjellur pa realizim paraprak të procedurës së posaçme ekzaminuese që ka qenë e obligueshme.

Në qoftë se organi i shkallës së parë, duke vepruar sipas

rasteve të lartcekura, nuk vlerëson që nevojitet vendim i ri, organi

Page 44: D O R A C A K PROCEDURËS TË PËRGJITHSHME зданија/AL... · PDF filepunët administrative lirohen nga elementet burokratike-administrative të punës së tyre dhe punojnë

43

është i obliguar që pa vonesë dhe brenda 15 ditëve nga dita e pranimit të ankesës t'ia dorëzojë ankesën organit kompetent për vendimmarrje sipas ankesave. Ndaj ankesës duhet t'i bashkëngjisë të gjitha shkresat e lëndës. Puna sipas ankesës e organit të shkallës së dytë

Gjatë vendimmarrjes sipas ankesës të organit të shkallës së dytë mund të dallohen dy faza - njëra është procedura paraprake kurse faza tjetër njihet si procedura kryesore. Në fazën e parë, organi i shkallës së dytë mund ta hedhë poshtë ankesën si të palejuar, të vonuar ose deklaruar nga personi pa autorizim, në qoftë se kjo nuk është bërë nga organi i shkallës së parë.

Në fazën e dytë të procedurës, duke ushtruar kontroll të

ligjshmërisë dhe arsyeshmërisë së vendimit të shkallës së parë, organi i shkallës së dytë sjell vendim meritor për ankesën. Kjo do të thotë që:

- do ta refuzojë ankesën si të pabazë atëherë kur konstaton që procedura është realizuar në mënyrë të drejtë ose ka mangësi që nuk kanë mund të ndikojnë në zgjidhjen e çështjes, por kur ligji është zbatuar drejtë, si dhe në rastet kur vendimi i shkallës së parë bazohet në ligj, por për shkaqe tjera dhe jo për arsyet e cekura në ankesë;

- do ta prishë vendimin e shkallës së parë në qoftë se konstaton që në vendimin e shkallës së parë është bërë gabim me të cilin vendimi duhet të prishet sipas dispozitave të LPPA-së;

- do ta prishë vendimin e shkallës së parë në qoftë se konstaton që është sjellur nga organi jokompetent dhe lënda duhet t'i dorëzohet organit kompetent për vendimmarrje;

- në rastet kur organi i shkallës së dytë konstaton që në procedurën e shkallës së parë faktet janë konstatuar gabimisht, që në procedurë nuk është mbajtur llogari për rregullat e procedurës që kanë ndikim në zgjidhjen e çështjes ose atëherë kur dispozitivi i vendimit të kontestuar është i paqartë ose në kundërshtim me arsyetimin. Në këto raste, organi do ta plotësojë procedurën dhe do t'i mënjanojë mangësitë e vërejtura. Kjo do të bëhet nga organi i shkallës së parë ose ndonjë organ tjetër i cili lutet për këtë. Në qoftë se organi i shkallës së dytë konstaton që në bazë të fakteve të konstatuara në procedurën e plotësuar duhet të vendoset ndryshe nga vendosja që është bërë në shkallën e parë, ky organ përmes vendimit do ta prishë vendimin e shkallës së parë dhe vetë do ta zgjidhë këtë çështje;

- në qoftë se konstatohet që në vendimin e shkallës së parë gabimisht janë vlerësuar dëshmitë, që prej fakteve të konstatuara

Page 45: D O R A C A K PROCEDURËS TË PËRGJITHSHME зданија/AL... · PDF filepunët administrative lirohen nga elementet burokratike-administrative të punës së tyre dhe punojnë

44

është nxjerrë përfundim i gabueshëm për gjendjen faktike, që janë zbatuar gabimisht dispozitat juridike në bazë të të cilave zgjidhet puna ose në qoftë se konstatohet që sipas vlerësimit të lirë është dashur të sillet vendim i ndryshëm, organi me vendim të tij do ta prishë vendimin e shkallës së parë dhe vetë do ta zgjidhë çështjen;

- në qoftë se organi i shkallës së dytë konstaton që vendimi është i drejtë në aspekt të fakteve të konstatuara dhe zbatimit të ligjit, por që qëllimi për të cilin është sjellë vendimi mund të arrihet edhe me mjete tjera që janë më të volitshme për palën, atëherë do ta ndryshojë vendimin në këtë kuptim.

Veçoria e vendimmarrjes së organit të dytë shfaqet në momentin kur organi i shkallës së parë e hedh poshtë ankesën dhe ndaj vendimit të këtillë parashtrohet ankesë. Në këtë rast, organi i shkallës së dytë së pari vendos për ankesën e dytë dhe pas vlerësimit të saj mund të kalojë në zgjidhjen e ankesës së parë kundër vendimit me të cilin jepet vendim meritor. MJETET E JASHTËZAKONSHME JURIDIKE NË PROCEDURËN ADMINISTRATIVE

Përsëritja e procedurës

Procedura që përfundohet me vendim për të cilin nuk ka mjet të rregullt juridik në procedurën administrative (gjegjësisht vendim përfundimtar në procedurën administrative), mund të përsëritet sipas kushteve taksative të cekura në 10 pikët. Me vendim përfundimtar nënkuptohet vendimi ndaj të cilit nuk mund të parashtrohet ankesë, pa dallim se a është lëshuar afati për parashtrimin e ankesës ose ankesa është parashtruar dhe pastaj është hedhur poshtë si e palejuar, e vonuar ose është refuzuar si e pabazë nga ana e organit të shkallës së dytë. Më tej, vendimi përfundimtar është edhe vendimi me të cilin organi i shkallës së dytë ka vendosur në mënyrë meritore për kërkesën e palës. Vendime përfundimtare në procedurën administrative janë edhe vendimet për të cilat nuk mund të parashtrohet ankesë, gjegjësisht vendimet për të cilat Ligji e ndalon të drejtën e ankesës.

Në qoftë se analizohen arsyet për të cilat mund të kërkohet

përsëritja e procedurës dhe nëse analizohet esenca e tyre, përfundohet që të gjitha arsyet kanë natyrë procedurale.

Përsëritja e procedurës administrative mund të kërkohet për shkak të arsyeve të cekura në vijim:

Page 46: D O R A C A K PROCEDURËS TË PËRGJITHSHME зданија/AL... · PDF filepunët administrative lirohen nga elementet burokratike-administrative të punës së tyre dhe punojnë

45

1. Në qoftë se zbulohen fakte të reja, gjendet ose krijohet

mundësia për përdorimin e dëshmive të reja, të cilat vetë ose të lidhura me dëshmitë e prezantuara dhe të përdorura mund të rezultojnë me vendim të ndryshëm, me kusht që këto fakte/dëshmi të janë prezantuar ose përdorur edhe në procedurën paraprake;

2. Në qoftë se vendimi është sjellë në bazë të dëshmisë së rrejshme ose deklaratës së rrejshme të dëshmitarit/ekspertit ose ka qenë rezultat i ndonjë vepre që ndëshkohet me Kodin penal;

3. Në qoftë se vendimi që bazohet në aktgjykim është sjellur në procedurë penale, kurse ky aktgjykim është prishur me vendim të plotfuqishëm;

4. Në qoftë se vendimi është i volitshëm për palën dhe është sjellur në bazë të konstatimeve të pavërteta të palës, që e ka shkaktuar lajthimin e organit që ka udhëhequr me procedurën;

5. Në qoftë se vendimi i organit që ka udhëhequr me procedurën bazohet në ndonjë çështje paraprake, kurse organi kompetent ka vendosur ndryshe për pikët esenciale të çështjes paraprake;

6. Në qoftë në sjelljen e vendimit ka marrë pjesë ndonjë person që sipas ligjit është dashur të përjashtohet;

7. Në qoftë se vendimi është sjellë nga personi zyrtar i organit kompetent që nuk ka qenë i autorizuar për sjelljen e vendimit në fjalë;

8. Në qoftë se organi kolegjial që e ka sjellë vendimin nuk ka vendosur në përbërjen e paraparë ligjore ose në qoftë se për vendimin nuk ka votuar shumica e paraparë;

9. Në qoftë se personit që është dashur të merr pjesë si palë nuk i është dhënë mundësia e pjesëmarrjes në procedurë;

10. Në qoftë se pala nuk është përfaqësuar nga përfaqësuesi, në mënyrën në të cilën kërkohet me ligj.

Kush mund ta kërkojë përsëritjen e procedurës? – Pala; – Organi që e ka sjellë vendimin sipas detyrës zyrtare; – Prokurori publik.

Pala mund ta kërkojë përsëritjen e procedurës në rastet kur zbulon fakte të reja, kur janë gjetur ose krijuar mundësitë për prezantimin e dëshmive të reja, në qoftë se pa faj të saj nuk ka qenë në gjendje që t'i prezantojë dëshmitë dhe faktet e reja në procedurën

Page 47: D O R A C A K PROCEDURËS TË PËRGJITHSHME зданија/AL... · PDF filepunët administrative lirohen nga elementet burokratike-administrative të punës së tyre dhe punojnë

46

paraprake. Përveç kësaj, pala mund ta kërkojë përsëritjen e procedurës edhe atëherë kur në sjelljen e vendimit ka marrë pjesë ndonjë person që sipas ligjit është dashur të përjashtohet, gjegjësisht në rastet kur vendimi është sjellur nga personi që nuk ka pasur autorizim për këtë ose kur organi kolektiv që e ka sjellur vendimin ka vendosur në përbërje që nuk parashihet me rregullativën pozitive ose në rastet kur vendimi është sjellur në kundërshtim me shumicën që parashihet nga ligji, me kusht që pala të mos ketë faj për pamundësinë e bazimit në këto rrethana në procedurën paraprake.

Në qoftë se në procedurën paraprake janë prezantuar arsyet

e cekura në pikët 6-10 dhe nuk është arritur sukses, pala mund ta kërkojë përsëritjen e procedurës.

Në çdo rast, për përsëritje të procedurës, gjegjësisht për

pranimin e propozimit për përsëritje, pala është e obliguar që vetë t'i bëjë të besueshme rrethanat në të cilat e bazon propozimin, kurse propozimi duhet të dorëzohet në afatin e paraparë me ligj.

Prokurori publik mund ta kërkojë përsëritjen e procedurës nën

kushtet e njëjta si edhe pala. Në cilin afat mund të kërkohet përsëritja e procedurës?

Pala mund ta kërkojë përsëritjen e procedurës në afat prej një muaji nga dita kur pala i ka zbuluar arsyet e përsëritjes, që ceken paraprakisht në këtë tekst. Në cilat raste nuk mund të kërkohet përsëritja e procedurës?

Përsëritja e procedurës nuk mund të kërkohet pas kalimit të 5 (pesë) viteve nga dita e dorëzimit të vendimit.

Si përjashtim, përsëritja e procedurës mund të kërkohet në

rastet kur vendimi është sjellur në bazë të dokumentit ose dëshmisë së rrejshme, kur ka qenë rezultat i ndonjë vepre që ndëshkohet sipas Kodit penal (vendimi që bazohet në aktgjykimin e sjellur në procedurën penale që më pas prishet) ose kur vendimi bazohet në ndonjë çështje paraprake që është zgjedhur ndryshe. Organet kompetente për vendimmarrje Kërkesa për përsëritjen e procedurës administrative parashtrohet në organin e shkallës së parë ose organin që e ka sjellur

Page 48: D O R A C A K PROCEDURËS TË PËRGJITHSHME зданија/AL... · PDF filepunët administrative lirohen nga elementet burokratike-administrative të punës së tyre dhe punojnë

47

vendimin me të cilin përfundohet procedura. Ky organ mund të jetë organi i shkallës së parë, në qoftë se nuk është parashtruar ankesë ose organi i shkallës së dytë, në qoftë se ankesa është refuzuar. Organi kompetent për vendimmarrje sipas propozimit për përsëritjen e procedurës është organi i cili e ka sjellë vendimin. Organi që e pranon kërkesën së pari vlerëson në qoftë se propozimi për përsëritje të procedurës është i parashtruar me kohë, gjegjësisht e vlerëson afatin subjektiv dhe objektiv të parashtrimit të propozimit. Më pas, organi vlerëson nëse propozimi është deklaruar nga personi i autorizuar dhe nëse rrethanat e propozimit janë të besueshme. Nevojitet niveli i lartë i besueshmërisë që arsyet për të cilat kërkohet përsëritja e procedurës të mund të rezultojnë me sjellje të ndonjë vendimi të ndryshëm, krahasuar me vendimin e sjellur në procedurën paraprake administrative. Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë

Sipas LPPA-së, kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë mund të

kërkohet në këto raste: 1. Kundër vendimit të plotfuqishëm të sjellur në punën për të

cilën nuk mund të udhëhiqet kontesti administrativ, kurse mbrojtja gjyqësore nuk sigurohet as jashtë procedurës administrative. Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë ka të drejtë të parashtrojë kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë, në qoftë se mendon që me vendimin e sjellur është shkelë ligji;

2. Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë sipas pikës paraprake mund të parashtrohet brenda një muaji nga dita e dorëzimit të vendimit tek Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë, kurse në rastet kur nuk i është dorëzuar vendimi, brenda 6 muajve nga dita kur vendimi i dorëzohet palës;

3. Për kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë, që parashtrohet kundër vendimit që është sjellur në procedurë administrative nga ndonjë organ i administratës shtetërore, person juridik ose tjetër të cilit ligji ia beson autorizimet publike, vendimmarrjen e bën organi i përcaktuar me ligj për zgjidhjen mbi ankesat e parashtruara kundër vendimit të kontestuar.

Në bazë të të lartcekurës, mund të konstatohet që kërkesa për

mbrojtjen e ligjshmërisë mund të parashtrohet nga Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë kundër vendimit të plotfuqishëm dhe ndaj të cilit nuk mund të udhëhiqet procedura administrative, si dhe kundër vendimeve që shkelin ligjin dhe për të cilat nuk ekziston mbrojtje gjyqësore jashtë kontestit administrativ

Page 49: D O R A C A K PROCEDURËS TË PËRGJITHSHME зданија/AL... · PDF filepunët administrative lirohen nga elementet burokratike-administrative të punës së tyre dhe punojnë

48

Për kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë vendosë organi i përcaktuar me ligj për vendimmarrje sipas ankesave ndaj vendimeve me të cilat kontestohet ky mjet i jashtëzakonshëm juridik.

RASTET E POSAÇME TË PRISHJES, ABROGIMIT DHE NDRYSHIMIT TË VENDIMIT Prishja dhe abrogimi në procedurën administrative Në rastet kur ndaj vendimit është parashtruar me kohë kontesti administrativ, organi ndaj të cilit është filluar kjo procedurë mund t'i pranojë të gjitha kërkesat e padisë, ta prishë ose ndryshojë vendimin e tij për arsyet e njëjta për të cilat edhe gjyqi mund ta prishë vendimin e këtillë. Kjo mund të bëhet deri në përfundimin e procedurës, me kusht që organi t'i pranojë të gjitha kërkesat e ankesës. Në përgjithësi, nevojitet kujdes që në këtë vendim-marrje të mos shkelet e drejta e ndonjë pale në procedurën administrative ose të drejtat e personave të tretë. Prishja dhe abrogimi sipas të drejtës së mbikëqyrjes

Vendimi që është përfundimtar në procedurën administrative mund të prishet ose abrogohet nga organi i shkallës së dytë (dhe kur nuk ka organ të shkallës së dytë, kjo bëhet nga organi që me ligj është autorizuar ta mbikëqyrë punën e organit që e ka sjellë vendi-min) në bazë të të drejtës së mbikëqyrjes, në rastet e cekura në vijim:

- vendimi të jetë sjellur nga organi pa kompetenca lëndore; - në punën e njëjtë paraprakisht të jetë sjellë vendim i

plotfuqishëm me të cilin puna e njëjtë administrative është zgjidhë ndryshe;

- vendimi të jetë sjellë nga ndonjë organ pa pëlqimin, vërtetimin, aprovimin ose mendimin e ndonjë organi tjetër, që kërkohet nga ligji ose ndonjë rregullativë që bazohet në ligj;

- vendimi të jetë sjellë nga organi pa kompetenca territoriale; - organi të jetë sjellur si pasojë e detyrimit, shtrëngimit,

shantazhit, presionit ose ndonjë veprimi tjetër të palejuar.

Vendimi i cili është përfundimtar në procedurën administrative mund të prishet sipas të drejtës së mbikëqyrjes, në qoftë se me vendimin e këtillë thyhet qartë ligji material. Në rastet kur në procedurën administrative marrin pjesë dy ose më tepër palë, vendimi mund të prishet vetëm me pajtimin e palëve të interesuara.

Page 50: D O R A C A K PROCEDURËS TË PËRGJITHSHME зданија/AL... · PDF filepunët administrative lirohen nga elementet burokratike-administrative të punës së tyre dhe punojnë

49

Shpallja e prishjes së vendimit

Organi që e ka sjellë vendimin ose organi i shkallës së dytë (dhe kur nuk ka organ të shkallës së dytë, kjo bëhet nga organi që me ligj është autorizuar ta mbikëqyrë punën e organit që e ka sjellë vendimin), mund ta shpallë prishjen e vendimit:

- i cili është sjellë në procedurë administrative nga çështjet nën

kompetencë gjyqësore ose për ndonjë punë që nuk mund të zgjidhet në procedurë administrative;

- zbatimi i të cilit mund të shkaktojë ndonjë vepër që dënohet nga Kodi penal ose ligjet tjera;

- zbatimi i të cilit nuk është i mundur; - i cili është sjellë nga organi pa kërkesë paraprake të palës dhe

me të cilin pala është pajtuar në mënyrë plotësuese, të qartë ose të heshtur;

- i cili përmban parregullsi për të cilat me dispozitat ligjore parashihen si baza për prishje të vendimit.

Pasojat juridike nga prishja dhe abrogimi Me prishjen e vendimit dhe shpalljen e vendimit si të prishur, prishen edhe pasojat juridike që i ka krijuar vendimi i këtillë. Me abrogimin e vendimit nuk prishen pasojat juridike të cilat vendimi i ka krijuar, por pamundësohet krijimi i mëtejshëm i pasojave juridike nga vendimi i prishur. PËRMBARIMI Sipas LPPA-së, vendimi i sjellur në procedurën administrative mund të zbatohet pasi që të bëhet vendim përmbarues (ekzekutiv). Kur bëhet vendimi përmbarues (ekzekutiv)? Vendimi i shkallës së parë bëhet përmbarues (ekzekutiv) në rastet e cekura në vijim: 1. pas kalimit të afatit të ankesës, në qoftë se ankesa nuk është parashtruar; 2. pas dorëzimit tek pala, në qoftë se nuk lejohet ankesa; 3. pas parashtrimit të ankesës, në qoftë se ankesa nuk e shtyn përmbarimin; 4. pas dorëzimit të vendimit tek pala, me të cilin ankesa refuzohet ose hedhet poshtë;

Page 51: D O R A C A K PROCEDURËS TË PËRGJITHSHME зданија/AL... · PDF filepunët administrative lirohen nga elementet burokratike-administrative të punës së tyre dhe punojnë

50

5. pas dorëzimit të vendimit të shkallës së dytë tek pala, me të cilin ndryshohet vendimi i shkallës së parë. Në qoftë se në dispozitivin e vendimit urdhërohet zbatimi i ndonjë veprimi, duhet të ceket edhe afati i zbatimit. Në këtë situatë, vendimi bëhet ekzekutiv pas kalimit të afatit në të cilin pala duhet të veprojë vullnetarisht, gjegjësisht ta kryejë veprimin e urdhëruar. Në qoftë se në vendim nuk ceket afati i zbatimit, atëherë vendimi bëhet përmbarues (ekzekutiv) në afat prej 15 ditëve nga dita e dorëzimit. Afati i përcaktuar fillon të rrjedhë pasi që vendimi të bëhet përmbarues (ekzekutiv), në aspekt të të lartcekurës.

Në qoftë se në procedurën administrative është bërë ujdia mes palëve, ekzekutimi (përmbarimi) mund të bëhet edhe në bazë të ujdisë, por vetëm kundër personit që ka marrë pjesë në ujdinë. Përfundimi i sjellur në procedurën administrative zbatohet pasi që të bëhet ekzekutiv. Kur përfundimi bëhet ekzekutiv? Sipas LPPA, përfundimi bëhet ekzekutiv pasi që t'i shpallet palës, në rastet kur pala nuk mund të parashtrojë ankesë si dhe ndaj përfundimeve që mund të parashtrohet ankesë e posaçme, por që ankesa nuk e shtyn ekzekutimin e vendimit.

Përfundimi ndaj të cilit mund të parashtrohet ankesë (me të cilën shtyhet zbatimi i vendimit), bëhet ekzekutiv pas kalimit të afatit për ankesë, në qoftë se nuk është parashtruar ankesë, kurse në rastet kur ankesa është parashtruar, bëhet me dorëzimin e vendimit tek pala me të cilin ankesa hedhet poshtë ose refuzohet. Pse realizohet përmbarimi?

Ekzekutimi (përmbarimi) i vendimeve bëhet me qëllim të reali-zimit të kërkesave në të holla dhe obligimeve që nuk janë në të holla. Llojet e përmbarimit Varësisht nga qëllimi për të cilin zbatohet përmbarimi i vendimit, gjegjësisht varësisht se a drejtohet përmbarimi drejt realizimit të obligimeve në të holla ose jo, ekzistojnë dy lloje të përmbarimit: përm-barimi administrativ dhe përmbarimi gjyqësor. Në përgjithësi, përmbari-mi administrativ ekziston në rastet kur krijohet ndonjë obligim jo në të holla, kurse me përmbarimin gjyqësor realizohen kërkesat në të holla.

Page 52: D O R A C A K PROCEDURËS TË PËRGJITHSHME зданија/AL... · PDF filepunët administrative lirohen nga elementet burokratike-administrative të punës së tyre dhe punojnë

51

Përmbarimi administrativ zbatohet nga organi që e ka sjellur vendimin, gjegjësisht nga organi që ka vendosur në shkallën e parë, në qoftë se ndonjë akt i posaçëm nuk përcakton ndonjë organ tjetër për këtë (organet e administratës shtetërore ose organet e komunës), në bazë të dispozitave të LPPA-së, gjegjësisht ligjit të posaçëm me të cilin rregullohet ndonjë materie e caktuar. Përmbarimi gjyqësor realizohet nga gjyqi kompetent sipas dispozitave që vlejnë për përmbarimin gjyqësor.

Përmbarimi (administrativ ose gjyqësor) zbatohet kundër

personit që duhet ta plotësojë obligimin, sipas detyrës zyrtare ose me kërkesë të palës. Në rastet kur interesi publik kërkon që vendimi të përmbarohet, përmbarimi bëhet sipas detyrës zyrtare. Në rastet tjera, ai bëhet me kërkesë të palës. Si fillohet me përmbarimin? Varësisht se a është përmbarim sipas detyrës zyrtare ose në kërkesë të palës, organi kompetent për përmbarim do ta sjellë përfundimin me të cilin lejohet përmbarimi. Në përfundim ceket që vendimi që duhet të përmbarohet është bërë ekzekutiv dhe përcaktohet mënyra e përmbarimit. Kundër këtij përfundimi mund të parashtrohet ankesë tek organi i shkallës së dytë. Në qoftë se bëhet fjalë për përmbarim të vendimit sipas detyrës zyrtare, organi kompetent për përmbarimin administrativ është i obliguar që përfundimin me të cilin lejohet përmbarimi ta sjellë pa vonesë pasi që vendimi të bëhet ekzekutiv, më së voni në afat prej 30 ditëve nga dita kur vendimi është bërë ekzekutiv. Në qoftë se organi që e ka sjellë vendimin, gjegjësisht organi i shkallës së parë nuk është kompetent për përmbarimin, parashtruesi i kërkesës për përmbarim parashtron propozim për përmbarim tek organi që e ka sjellë këtë vendim. Organi që e ka sjellë vendimin, në rastet kur vendimi është bërë ekzekutiv, në vendim duhet ta shënojë vërtetimin që vendimi është bërë ekzekutiv dhe ta dorëzojë atë tek organi kompetent për përmbarim. Kundër përfundimit për lejimin e përmbarimit mund të parashtrohet ankesë tek organi kompetent i shkallës së dytë, por ankesa mund të jetë vetëm për përmbarimin. Me ankesën e këtillë nuk mund të kontestohet saktësia e vendimit që përmbarohet. Përmbarimi administrativ

Në rastet kur për përmbarimin e vendimit kompetencë ka organi që ka vendosur në punën e shkallës së parë, përmbarimi

Page 53: D O R A C A K PROCEDURËS TË PËRGJITHSHME зданија/AL... · PDF filepunët administrative lirohen nga elementet burokratike-administrative të punës së tyre dhe punojnë

52

realizohet në bazë të vendimit dhe përfundimit për lejimin e përmbarimit. Në qoftë se përmbarimi administrativ nuk zbatohet nga organi që ka vendosur në shkallën e parë, organi i njëjtë do ta jep vërtetimin që vendimi është bërë ekzekutiv dhe do t'ia dorëzojë organit kompetent për përmbarim. Në këtë situatë, organi që nuk ka marrë pjesë në realizimin e përmbarimit do ta bëjë këtë në bazë të vendimit në të cilin është dhënë vërtetimi i përmbarësimit dhe përfundimi me të cilin lejohet përmbarimi. Përmbarimi i kërkesave që nuk janë në të holla

Varësisht nga natyra e obligimeve të cilat përmbaruesi duhet t'i realizojë, gjegjësisht a mund të kryhet ky obligim nga ndonjë person tjetër përveç përmbaruesit ose përmbarimi lidhet me personalitetin e përmbaruesit, përmbarimi i kërkesave që nuk janë në holla realizohet nga personat tjerë ose përmes detyrimit. Përmbarimi përmes personave tjerë

Në qoftë se obligimi mund të përmbarohet nga ndonjë person tjetër, kurse përmbaruesi në afatin e caktuar nuk e ka bërë përmbarimin ose ka bërë përmbarim të pjesërishëm, obligimi i këtillë do të përmbarohet nga ndonjë person tjetër në llogari të përmbaruesit. Në të gjitha rastet, përmbaruesi duhet së pari të paralajmërohet për mënyrën e këtillë të përmbarimit, si dhe për faktin që shpenzimet e përmbarimit do të mbulohen nga ai.

Në qoftë se përmbarimi i obligimit jo në të holla realizohet

përmes ndonjë personi tjetër, organi që e zbaton përmbarimin përmes përfundimit mund t'i urdhërojë përmbaruesit që paraprakisht ta caktojë shumën e nevojshme për mbulimin e shpenzimeve të përmbarimit. Përfundimi për caktimin e shumës të hollave është ekzekutiv. Përmbarimi përmes detyrimit Në qoftë se përmbarimi i obligimeve lidhet me personalitetin e përmbaruesit, gjegjësisht në qoftë se ai duhet diçka të durojë, të veprojë në kundërshtim me këtë obligim ose në rastet kur veprimi nuk mund të përmbarohet nga ndonjë person tjetër, organi që e realizon përmbarimin do ta detyrojë përmbaruesin ta bëjë këtë përmes parashtrimit të kërkesës për fillimin e procedurës kundërvajtëse.

Page 54: D O R A C A K PROCEDURËS TË PËRGJITHSHME зданија/AL... · PDF filepunët administrative lirohen nga elementet burokratike-administrative të punës së tyre dhe punojnë

CIP-Каталогизација во публикацијаНационална и универзитетска библиотека “Св. Климент Охридски”, Скопје

35.077.3(497.7) (035)

KITEVSKI, Kire Doracak për zbatimin e procedurës të përgjithshme administrative / Kire Kitevski; (përkthej Gjakush Kabashi). - Shkup: Programi për zhivllim i kombeve të bashkuara, 2008.- 52 стр.; 24 смВо рамките на проектот: Lufta kundër korrupcionit për qeverisje më të mirë

ISBN 978-9989-188-34-3

а) Управна постапка - Македонија - ПрирачнициCOBISS.MK - ID 72387594