16
VITE-DRITË LARG! GAZETË E PËRDITSHME E HËNË, 20 MAJ 2019 Nr. 4433, ÇMIMI 20 LEKË ÇMIMI PËR MAQEDONI DHE GREQI 1 EURO KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU www.standard.al e-mail: [email protected] [email protected] Botim i “standard” Situata alarmante Fruthi afrohet drejt Shqipërisë, në Dibër numri shkon në 31 persona Ekonomia në pikiatë Detyrimet 1.1 miliard euro që po krijon Qeveria afrojnë katastrofën financiare Në Durrës Të rinjtë e PD-së protestë për sigurinë ushqimore: AKU-ja, gjobëmbledhëse Operacioni “Fitness” Me origjinë nga Kosova, arrestohet në Tiranë 23-vjeçari i kërkuar për vrasje në Gjermani Kriza në Shqipëri Basha me anëtarë të Dhomës së Lordëve: Pa demokraci dhe sundim të ligjit s’ka stabilitet Sociale Faqe 9 Ekonomi Faqe 10 Aktualitet Faqe 8 Aktualitet Faqe 7 Politikë Faqe 3 CMYK nga celulari ose kompjuteri BLI SIGURIMIN DAKO MOHOI AKUZAT VOA: Në përgjime krahas Vangjush Dakos kanë dalë emra gjyqtarësh, prokurorësh dhe zyrtarësh të tjerë Faqe 5 << 2 Flet ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha Rama po çon vendin drejt konfliktit, kriza kushtetuese e politike, pasojë e keqqeverisjes dhe papërgjeshmërisë Faqe 4 Petrit Vasili: Morali Kurz dhe hiçmorali Edi Rama! Kryeministri ynë është i shplarë nga çdo krenari Negociatat, Gjosha: Moment kritik, nësë Shqipëra ndahet nga Maqedonia e Veriut, grupohet me Kosovën e Bosnjen duke i dhënë fund perspektivës së saj europiane në një të ardhme të afërt Ndal shkatërrimit të vlerave të parlamentarizmit në Shqipëri! Nga Artan Fuga Opinion Faqe 14-15 INTERVISTA Mistere Zbuloni 10 misteret e fshehura në pikturat e famshme Ngjarja tragjike e 11 shtatorit, 10 misteret e pazgjithshme të sulmit Faqe 12-13

D STANDARDET Politikë Faqe 3 · 2019. 5. 20. · dhe stabilitetin në Ballkan, në veçan-ti, në luftën e Kosovës dhe proces-in e pavarësimit të saj, ... Kriza e thellë ne

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

  • VITE-DRITË LARG!

    GAZETË E PËRDITSHMEE HËNË, 20 MAJ 2019

    Nr. 4433, ÇMIMI 20 LEKËÇMIMI PËR MAQEDONI

    DHE GREQI 1 EURO

    KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU www.standard.al

    e-mail: [email protected]@standard.al

    Botim i “standard”

    Situata alarmante Fruthi afrohet drejt Shqipërisë, në Dibër numri shkon në 31 persona

    Ekonomia në pikiatë Detyrimet 1.1 miliard euro që po krijon Qeveria afrojnë katastrofën financiare

    Në Durrës Të rinjtë e PD-së protestë për sigurinë ushqimore: AKU-ja, gjobëmbledhëse

    Operacioni “Fitness” Me origjinë nga Kosova, arrestohet në Tiranë 23-vjeçari i kërkuar për vrasje në Gjermani

    Kriza në ShqipëriBasha me anëtarë të Dhomës së Lordëve: Pa demokraci dhe sundim të ligjit s’ka stabilitet

    Sociale Faqe 9

    Ekonomi Faqe 10

    Aktualitet Faqe 8

    Aktualitet Faqe 7

    Politikë Faqe 3DY STANDARDETNë Shqipëri skandale me “thasë” dhe asnjë përgjegjës! Në Austri, një video-skandal, bie Qeveria!

    CMYK

    nga celulari ose kompjuteriBLI SIGURIMIN

    DAKO MOHOI AKUZAT VOA: Në përgjime krahas Vangjush Dakos kanë dalë emra gjyqtarësh, prokurorësh dhe zyrtarësh të tjerë Faqe 5

  • 2 E hënë, 20 maj 2019

    Vendimi i marrë dy ditë më parë nga kancelari i Autrisë Sebastian Kurz i cili prishi koalicionin em partinë aleate populliste të da-jthtë dhe çoi vendin në zgjedhje të parakoshshme pas videoskandalit, sjell një model të shtetit demokratik e ligjor, i cili për hir të së vërtetës ngjan me mijëra vite dritë larg nga Shqipëria.

    Në vendin tonë vetëm në dy vitete e fundit, kanë ndodhur një “thes” me skandale, afera korrup-tive të provuara me përfshirjen të zyrtarëve të lartë, vendime antilig-jore në kundërshtim me Kushte-tutën apo edhe përgjigme për bler-je votash. Por në asnjë rast nga mazhoranca qeverisëse nuk është marrë asnjë masë, madje çdo akuze ata i janë përgjigjur me akuza duke mos pranuar edhe faktet eviden-te. As në rastin e provuar të falsifi-kimit të firmave të Unaza e Re apo me tej tenderin 42 milionë euro vetëm për 2 km rrugë, askush nga mazhoranca nuk mbajti përgjeg-jësi. Vetëm disa prerje kokash, që më pas u rikapultuan në pozicione të tjera brenda shtetit dhe partisë në pushtet. Në Shqipëri, të vërtet-uara edhe nga media ndërkom-bëtare, kanë dalë audiopërgjime dhe dokumenta mbi raste të bler-jes së votave, por sërisht hesh-je nga Qeveria. “Muhabete tele-fonash” i cilësoi kryeministri

    përgjimet e dosjes “339” . Për të mos folur më pas për kon-

    tratat koncensionare skandaloze me firma inekzistente e të krijuara nga hiçi. Ndërkohë në Austri vetëm për një rast përgjimi të zbuluar në me-dia, kancelari vendosi ta dërgojë vendin në zgjehdje të parakohshme. Çfarë ndryshimi! Standardi i Kurtz-it jo vetëm që duket shumë i lartë për t’u arrirë nga Rama, por madje i pamundur.

    Çfarë ndodhi në AustriPas publikimit të skandalit të

    zëvendës kancelarit të Austrisë Strache, ky vend do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

    “Mjaft më”, tha kancelari i Aus-trisë Kurz. Presidenti vendosi.

    Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz ka vendosur të prishë koa-licionin me partinë populise të

    djathtë FPÖ. Ai këtë vendim ia ka komunikuar edhe presidentit të vendit Alexander Van der Bellen, nga i cili ka kërkuar zgjedhje të reja, “në një kohë sa më të shpe-jtë të mundur”. Sebastian Kurz u takua dje në Vjenë edhe me pres-identin dhe kanë shqyrëtuar së bashku mundësitë më të mira për dalje nga kriza qeveritare, pas publikimit të skandalit të lider-it djathtist, Heinz-Christian Stra-che, i cili i ka premtuar oligarkëve rusë favore nga paratë e taksapa-guesve austriakë, nëse ata e ndi-hmojnë në zgjedhje. Kurz tha se pas një video të këtillë, koa-licioni nuk mund të vazhdojë. “Pas publikimit të videos më du-het të them: Mjaft më!”, tha Kurz para gazetarëve. Strache kishte premtuar gjatë fushatës së kaluar parazgjedhore se do t’u bënte fa-vore sipërmarrjeve ruse, nëse ata e ndihmojnë në fushatë, që Kurz e ka komentuar si një pëprjekje për shpërdorimin e parave të taksapa-guesve austriakë.

    Presidenti Van der Bellen foli pas publikimit të videos për një veprim të turpshëm dhe veprim të papërgjegjshëm të autoriteteve austriake. Ai tha se kjo nuk do të pranohen dhe se mirëbesimi du-het të kthehet tek qytetarët, e kjo mund të bëhet vetëm me zgjedh-je të reja. Presidenti vendosi pas takimin me kancelarin Kurz, që zgjedhjet e reja të mbahen në shtator. Mbewtet të shihet se si do të funksionojë qeveria deri në shtator.

    Më parë shefi i partisë djath-tiste FPÖ, zëvendës kancelari Heinz-Christian Strache ka dhënë dorëheqje pas publikimit të skan-dalit. Krerët e opozitës kanë kërkuar menjëherë që të mbahen zgjedhje të reja. Dorëheqja e Stra-ches nuk mjafton, tha kreu i listës së partisë SPÖ, për zgjedhjet ev-ropiane, Andreas Schieder. Poli-tika e Ausrisë ka nevojë për një ndryshëm rrënjësor, tha ai.

    Dy standardet

    Në Shqipëri një “thes” me skandale dhe asnjë përgjegjës! Në Austri, një video-skandal, bie Qeveria!

    Politikë

    Morali Kurz dhe hiçmorali Edi Rama!Nga Petrit Vasili

    Morali i Kancelarit austriak Kurz: “Unë nuk erdha ne pushtet për kar-rigen time. As për të përmbush-ur një ego. Erdha për të dhënë ndi-hmesën për Austrinë por, unë nuk

    mund të qëndroj në pushtet në këtë situatë prandaj, sot jap dorëheqjen dhe të thërrasë zgjedhje te para-kohshme,”- tha Kurz.

    Sa per Edi Ramen,po jua kursej broçkullat amorale, qe ka thene e thote per te justifikuar zvarritjen e jargavitjen pas kembeve te kar-

    riges. Eshte shume i lehte krahasi-mi i situates mes Kurz dhe Edi Rames.

    Shkelqen morali i Kurz dhe nxin hiçmorali Edi Rama. Ve te paren Austrine Kurzi dhe ve te fundit Shqiperine Edi Rama. Kurz krenar per veten nder-

    sa Edi Rama i shplare nga cdo krenari. Kurz me identitet per tu admiruar ndersa Edi Rama nje kameleon per tu harruar. Kurz nje zgjidhje per Austrine,ndersa Edi Rama nje e keqe e madhe per Shqiperine. Shqiperise i duhet nje Kurz dhe jo nje hiç si Edi Rama.

    Kancelarja gjermane Ange-la Merkel ka folur, pasi kancelari austriak ka dhënë dorëheqjen dhe vendi shkoi në zgjedhje të para-kohshme. Merkel u shprh se skan-dali dëfton se çfarë bëjnë realisht partitë e ekstremit të djathtë në eu-ropë, kurse ajo shton se europianët duhet të mos votojnë të tilla parti politike. Merkel këto komente i bëri kur u pyet rreth skandalit që përf-shiu partinë austriake të ekstrem-it të djathtë, Partia e Lirisë, lideri i së cilës Heinz-Christian Strache dha dorëheqje të shtunën nga posti i Zëvendës-kancelarit, pasi një video ku ai shihej teksa ofronte kontrata

    Kancelarja Merkel: Lëvizjet populliste duan të shkatërrojnë vlerat e Evropës!

    shtetërore në këmbim të mbështetjes politike doli në publik. “Na duhet të merremi me lëvizje populiste të cilat në shumë fusha janë përçmuese të kë-tyre vlerave, që dëshirojnë të shkatër-rojnë Evropën e vlerave tona. Na du-het të kundërshtojmë këtë në formë të prerë”, tha Merkel.

    Kurz - Rama

  • 3 E hënë, 20 maj 2019

    nr e

    faqeve

    Kryetari i Partisë Demokra-tike Lulzim Basha thek-soi dje në takimin me anëtarë të Dhomës së Lordëve se vetëm një qeveri e dalë nga zgjedhje të lira mund të lufto-jë krimin e organizuar. “Pa votë të lirë, nuk ka stabilitet dhe zhvil-lim”, deklaroi Basha, në një darkë pune me anëtarë të parlamentit dhe Dhomës së Lordëve në Londër. Mes pjesëmarrësve në këte darkë pune ishte Lordi George Robert-son, ish-Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s dhe anëtar i Dhomës së Lordëve. Në darkë ishin të pran-ishëm edhe deputetët Crispin Blunt, Sir Mark Lyall Grant, dhe Gavin Williamson, anëtar i Parlamentit Britanik dhe lidershipit të Konserva-torëve dhe ish-ministër i Mbrojtjes. Gjithashtu në darkë ishte i pranishëm edhe Sir Hugh Orde, ish Kryedrejtu-esi i Shërbimeve të Sigurisë në Ir-landën e Veriut.

    DiskutimetNë qendër të diskutimeve n2ë

    darkën e punës me anëtarët e Parla-mentit dhe Dhomës së Lordëve në Londër ishte siguria dhe stabiliteti në Europën Juglindore dhe kriza poli-tike në Shqipëri. Në fjalën e tij gjatë darkës, kryetari i opozitës shprehu mirënjohjen për ndihmën e çmuar të Britanisë së Madhe për kapërcimin me sukses të sfidave jetike për paqen dhe stabilitetin në Ballkan, në veçan-ti, në luftën e Kosovës dhe proces-in e pavarësimit të saj, në konfliktin e armatosur në Maqedoni e Marrëve-shjen e Ohrit dhe, së fundmi, Mar-rëveshja e Prespës që shërben për të

    konsoliduar perspektivën afatgjatë euroatlantike të rajonit, duke garan-tuar anëtarësimin e saj në NATO.

    Basha ndau me miqtë e shquar britanikë qëndrimin e qartë dhe të

    vendosur të Partisë Demokratike se përpjekjet dhe diskursi mbi kufijtë dhe shkëmbimin e territoreve shkon kundër këtyre arritjeve, duke kërcën-uar paqen dhe stabilitetin rajonal dhe minuar perspektivën europiane të vendeve dhe popujve të rajonit. “Au-tokratët e korruptuar përbëjnë një kërcënim për demokracinë dhe stab-ilitetin. Kriza e thellë ne Shqipëri il-ustron qartë se pa demokraci dhe sundim të ligjit nuk mund të ketë sta-bilitet dhe as zhvillim ekonomik.”- theksoi kreu i opozitës.

    Më tej kryedemokrati pohoi: “Forcimi i institucioneve demokra-tike, kontrolli dhe kufizimi i pushteteve, drejtesia e pavarur dhe zgjedhjet e lira janë parakusht për in-tegrimin e vendeve tona në BE. Zg-

    jedhjet e lira dhe të ndershme janë jetike për demokracinë dhe legjitim-itetin e qeverisë para qytetarëve. Për këtë qëllim hapi më emergjent është shkëputja e lidhjeve të provuara mes krimit të organizuar dhe politikës”.

    Gjithashtu lideri i opozitës i njo-hu bashkëbiseduesit me propozimet e PD dhe opozitës së bashkuar për daljen nga kriza përmes një proce-si të lirë zgjedhor nën kujdesin e një qeverie tranzitore, e cila do t’i çliro-jë duart drejtësisë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëvë të kapur në bashkëpunim me krim-in për vjedhjen e zgjedhjeve dhe do të përmbushë të gjitha parakushtet e ngarkuara me ligj për të gararantuar votën e lirë. “Vetëm një qeveri e dalë nga vota e lirë mund të luftojë krim-

    in e organizuar që e ka shndërruar Shqipërinë, sipas raportit të Depar-tamentit amerikan të Shtetit, në një bazë operacionale të rrjeteve krim-inale, që veprojnë nga Amerika në Europë dhe Lindjen e Mesme.”

    Basha i njohu miqtë britani-kë edhe me programin e Partisë Demokratike, në veçanti, me ma-sat që do të marrë përmes vetingut të politikanëve dhe goditjes me toler-ancë zero të krimit dhe konfiskimit të aseteve kriminale. Kreu i opozitës shpjegoi se këto masa synojnë t’u japin fund trafiqeve dhe pastrimit të parave të pista të krimit, në mënyrë qe të hapet rruga për Shqipërinë e standarteve europiane me barazai para ligjit, liri dhe mundësi për të gjithë qytetarët e saj. Ne përfun-dim të vizitës së tij në Londër Ba-sha shprehu mirënjohjen për takimet e frytshme të nivelit të lartë dhe in-teresin e madh me të cilin autorite-tet britanike përcollën krizën politike në Shqipëri. Ai shprehu bindjen se me ndihmën e Mbretërisë së Bash-kuar dhe partnerëve tanë strateg-jikë euroatlantikë, Shqipëria do ta kapërcejë këtë krizë dhe do t’i japë fund tranzicionit të tejzgjatur përmes reformave të thella politike që do të cimentojnë kontrollin demokratik të qeverisjes nga qytetarët dhe sundi-min e ligjit. “Për Partinë Demokra-tike është prioritet strategjik forci-mi dhe zgjerimi i bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar jo vetëm në fushën e sigurisë dhe luftën kundër krimit, por në veçanti, në fushën ekonomike dhe atë te investi-meve britanike”- nënvizoi kryetari i opozitës.

    Me anëtarë të Dhomës së Lordëve

    Basha: Kriza në Shqipëri tregon se pa demokraci dhe sundim të ligjit s’ka stabilitet dhe zhvillim ekonomik

    Politikë

    “Vetëm një qeveri e dalë nga vota e lirë mund të luftojë krimin e organizuar që e ka shndërruar Shqipërinë, sipas raportit të Departamentit amerikan të Shtetit, në një bazë operacionale të rrjeteve kriminale”

    Spahiu: Reforma territoriale që i kushtoi dyfish shqiptarëve!Ish-deputeti i LSI-së Përparim Spahiu, ish-anëtar i Komisionit të Ekonomisë, deklaroi dje përmes një statusi në rrje-tin social se reforma territorial i kushtoi dyfish shqiptarëve. Sipas tij, kur kjo re-formë u bë për të ulur me 80 mln dol-lar kostot për buxhetin, po rezulton se bashkitë poo kapin shifra rekord shpen-zimesh. “Kur vjen puna te shifrat duhet të mbyllësh gojën se nuk ke çfarë thua dhe këtë, mbase e vetmja, Edi Rama e bën, mbyll gojën dhe pranon dështimet. Reforma administrative, një nga shtyl-

    lat e saj, kishte uljen me rreth 80 apo 90 milion dollarë të kostove për bux-hetin, ndërkohë që ka ndodhur krejt e kundërta, madje edhe më keq. Bash-kitë shpërdoruan taksat e grumbullu-ara, në mënyrë të shfrenuar, ku vetëm vitin 2018 u regjistrua një nivel rekord shpenzimesh me 350 milion dollarësh, me një rritje 17.2% nga 2017”, shkru-ante Spahiu. Më tej në denoncimin e tij Spahiu shkruante se skandali i rrit-jes së kostove thellohet edhe më tej ku me 61 bashki kemi dyfish të punësu-

    ar, në krahasim me 300 komunat dhe 60 bashkitë që ishin në 2013. “Fryer-ja e administratës solli rritje të shpenzi-meve operative për personelin, që shkon deri në 200 milion dollarë në vit. Këtu futen shpenzimet për materiale zyre që u rritën me +31.3%, shërbime nga të tretët me +24.5%, shpenzime transporti +24.8%, shpenzime udhëtimi +12.1%, shpenzime të tjera operative +46.2% dhe mirëmbajtje e zakonshme +49.3%. Rritja është për vitin 2018, dhe nëse e krahasojmë me 2013 kjo është shumë

    më lartë”, tha ai. Po ashtu ai shtoi se shpenzimet për investime që duhet të ishin parësore, shënuan një vlerë prej rreth 130 milion dollarësh në fund të vitit 2018, në rënie me rreth 26.7% në terma vjetorë. “Mjaftojnë vetëm këto statistika për të kuptuar katastrofën që ka sjell Rilindja, në çdo sektor të ekonomisë. Sot me reformën territo-riale kemi më pak investime dhe më shumë shpenzime për të punësuarit (normal do të përdori çdo skemë që i sjell vota)”, tha ai.

    Basha me anëtarë të Dhomës së Lordëve

    Përparim Spahiu

  • 4 E hënë, 20 maj 2019

    Ish-ministrja e Integrimit, Klaj-da Gjosha flet në një intervistë për gazetën “standard” mbi krizën politike e kushtetuese që ka prekur vendin, duke theksuar se ajo ka ardhur për shkak të keqqeverisjes dhe papërg-jeshmërisë së mazhorancës. Për ish-de-puteten e LSI-së “është e vështirë të mendosh që zgjedhjet në Shqipëri të re-alizohen sërish nga ata që shkatërruan standartin e zgjedhjeve të mëparshme”. Ndërkaq Gjosha komenton edhe aksionin e opozitës, ku propozon gjithashtu që në vend te vendoset kultura e një qeveria tranzitore 3 muaj para zgjedhjeve, për të shkëputur çdo konflikt interesi dhe për të siguruar zgjedhje të lira e të ndershme. Nga ana tjetër, ish-ministrja e Integrim-it flet edhe mbi shanset e vendit për ne-gocitat, qartësisht të pakta , duke para-lajmëruar se nëse Shqipëria do të ndahej nga grupi me Maqedoninë e Veriut, do të thotë që të grupohet me Kosovën dhe Bosnjen duke i dhënë fund perspektivës së saj europiane në një të ardhme të afërt.

    Intervistoi: Gëzim Saliu

    Vendi ndodhet në një spirale të rrezikshme, ku kriza e thellë politike e kushtetuese duket se po shkon drejt një kulmi. Si e komentoni situatën aktuale?

    Unë mendoj se nuk ka pasur peri-udhë më të vështirë Shqipëria se kjo që po kalojmë në këtë momente, ku palët duken më të polarizuara se kurrë. Është një krizë Kushtetuese, institucionale dhe politike dhe kulmi i krizës arrin me rrënimin ekonomik dhe për pasojë me depresionin social. Mijëra të rinj dhe pro-fesionistë kërkojnë të largohen duke mar-rë me vete edhe atë pak shpresë që ka vendi! E gjithë kjo është pasojë e një keq qeverisjeje dhe papërgjegjshmërie, ku etja për pushtet është kthyer në arrogancë dhe babëzi!

    Kryeministri për të disatën herë ka theksuar në daljet publike se zgjedhjet e 30 Qershorit do zhvillohen në kushtet aktuale, pra pa pjesëmarrjen e opozitës. Sipas mazhorancës në dialog nuk mund të vihen në negociatë dy pika: data e zgjedhjeve dhe largimi Kryeministrit, kerkese kjo kryesore e

    opozitës. Si i shihni këto qëndrime..Teknikisht kryeministri mund të vazh-

    doj me kokëfortësinë e tij për të bërë zg-jedhjet e 30 qershorit por zgjedhje dhe al-ternativë në të vërtetë nuk ka. Kjo do të thotë të privosh gjysmën e popullësisë të marrë pjesë në zgjedhje dhe ta drejtosh vendin drejt konfliktit. Në një demokra-ci funksionale kjo është e paimagjin-ueshme. Është e vështirë të mendosh që zgjedhjet në Shqipëri të realizohen sërish nga ata që shkatërruan standartin e zg-jedhjeve të mëparshme.

    Në këtë kontekst, aksioni i opozitës për të mundësuar qeverine tranzitore do të vazhdojë të mbështetet tek protestat apo keto kohë deçizive për vendin do shihet edhe mundësia e dialogut me palën tjetër, qofte me ose pa negocim nderkombetar?

    Protestat do të jenë të vazhdueshme sepse sepse ato janë një e drejtë legji-time e qytetarëve për të kërkuar të dre-jtat e tyre. Opozita gjithnjë ka qënë e hapur për dialog me njerëz të besueshëm

    brenda partisë Socialiste për ta zgjidhur këtë krizë. Qeveria tranzitore nuk mund të krijohet nga opozita, patjetër që ne kërkojmë njerëz të përgjegjshëm për ta mundësuar këtë opsion. Do të ishte mirë që kultura e një qeverie tranzitore të ven-dosej gjithmonë 3 muaj para zgjedhjeve për të shkëputur çdo konflikt interesi dhe për t’i siguruar qytetarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme.

    Sa mendoni se rrezikon vendi drejt skenarit tragjik të konfrontimit civil neëse deri me 30 Qershor situata vazhdon në kushtet aktuale? A ka ardhur koha që siç edhe Presidenti bëri thirrje, që të gjithë palët të marrin përgjegjësi?

    Patjetër që palët kanë përgjegjë-si por përgjegjësia më e madhe bie mbi kryeministrin e vendit, i cili duhet në rradhë të parë të sigurojë një klimë nor-maliteti në vend. Kërcënimi nuk është zgjidhja e situatave që mbartin konflikt dhe revoltë qytetare.

    Po sa i përket qëndrimit te

    Kryeministrit i cili tha se kushdo që prek procesin zgjedhor do ti hiqet viza per ne Amerikë e BE, çfarë mendoni?

    Nuk dëshiroj të komentoj deklarata të thëna përçart!

    Vetëm pak ditë më parë gazeta më e madhe gjermane BILD kishte një artikull mbi Shqiperine, ku fliste për një shtet në duart e gangsterëve. Ndërkohë reagimi i mazhorancës shkoi deri aty sa e quajti këtë shkrim si të sponsorizuar nga opozita. Cili është komenti juaj për këtë artikull dhe qëndrimin e PS?

    Është normale që mazhoranca të go-dasë këdo që thotë të vërtetën. E vërte-ta është e dhimbshme për ta sidomos në këto momente. Për kryeministrin duket qartë se fajin e kanë të gjithë përveç tij. Është momenti kur ne kuptojmë që qeveria është në përpëlitjet e saj të fun-dit. Sa i përket artikullit, unë mendoj se fatkeqësisht ai është një pasqyrë e trishtë e realitetit tonë, ku gjithësecili nga ne duhet të ndihmojë për t’i dhënë fund traditës së liderave autokrat!

    Data vendimtare mbi përgjigjen për negociatat po afron. Ndërkaq sinjalet duken për një tjetër dështim, kujtojme deklaratën se fundmi të kreut te opozites në Francë dhe po ashtu të Komisionerit për zgjerimin Hahn, i cili tha se Maqedonia e Veriut nuk duhet penalizuar për shkak të vendeve të tjera, duke nënkuptuar qartazi Shqipërinë...

    Nuk është surprizë për mua ky ven-dim. Paralajmërimin tim e kam dhënë një vit më parë dhe fatkeqësisht kam has-ur në vesh të shurdhët. Gjithmonë kam menduar se nëse Shqipëria do të kishte një shans të çelte negociatat, do të ishte vetëm prej Maqedonisë së veriut dhe jo përmbushjes së standarteve. Është e dhimbshme për mua të mendoj që ne jemi në një moment kritik ku jo vetëm negociatat nuk do të çelen por mund të bëhemi edhe pengesë për Maqedon-inë e Veriut që ka sakrifikur aq shumë për këtë proces. Nëse Shqipëria do të ndahej nga kjo e fundit, do të thotë që do të grupohet me Kosovën dhe Bos-njen, duke i dhënë fund perspektivës së saj europiane në një të ardhme të afërt. Shqiptarët nuk e meritojnë këtë dhe qeveria ka përgjegjësi madhore!

    Cili është komenti juaj mbi

    parrullën ne pallatin e ambasadorit Borchard dhe qëndrimin e autoriteteve që shoqëruan në polici dy të reja?

    Më shumë shqetësohem për prob-lemet reale të qytetarëve dhe për rik-thimin e besimit dhe shpresës. Më shqetëson ekonomia e rrënuar, mungesa e investimeve, papunësia e lartë dhe qa-sja arbitrare ndaj biznesit. Të tjerat janë procese normale të një vendi që kërkon të rritet në pavarësinë e tij, dhe që luhatet mes demokracisë dhe autokracisë!

    Po lidhur me qëndrimet e deritanishme te ndërkombëtarëve për situatën, çfarë mendoni? Kujtojmë se deri më tani askush, përveç deklaratës së CDU/CSU, nuk ka shprehur gadishmërine për të ulur palët në tryezë me qëllim zgjidhjen e krizës?

    Ndërkombëtarët janë partnerët tanë dhe ata duan të shohin një Shqipëri me lidera që dinë të zgjidhin vetë problemet e brendshme dhe që kanë një kulturë dia-logu. Besoj se kjo është për t’u vlerësuar. Se sa e maturuar është politika jonë për ta arritur këtë, kjo ende mbetet për t’u parë!

    Klajda Gjosha: Kryeministri po çon vendin drejt konfliktit, s’mund të privojë gjysmën e popullsisë nga zgjedhjet

    “Është një krizë Kushtetuese, institucionale dhe politike, që vjen e gjitha si pasojë e një keq qeverisjeje dhe papërgjegjshmërie, ku etja për pushtet është kthyer në arrogancë dhe babëzi!”

    “Do të ishte mirë që kultura e një qeverie tranzitore të vendosej gjithmonë 3 muaj para zgjedhjeve për të shkëputur çdo konflikt interesi dhe për t’i siguruar qytetarëve zgjedhje të lira

    Flet ish-ministrja e Integrimit

    Politikë

    “Është e dhimbshme për mua të mendoj që ne jemi në një moment kritik ku jo vetëm negociatat nuk do të çelen por mund të bëhemi edhe pengesë për Maqedoninë e Veriut që ka sakrifikur aq shumë për këtë proces. Nëse Shqipëria do të ndahej nga kjo e fundit, do të thotë që do të grupohet me Kosovën dhe Bosnjen, duke i dhënë fund perspektivës së saj europiane në një të ardhme të afërt. Shqiptarët nuk e meritojnë këtë dhe qeveria ka përgjegjësi madhore!”

    Klajda Gjosha

  • 5 E hënë, 20 maj 2019

    Autobusi përplaset me makinën, plagoset drejtuesi Një aksident ka ndodhur pasditen e djeshme në Orikum të Vlorës, ku një makinë Fiat me targa AA 309 KL është përplasur me një au-tobus. Sipas burimeve drejtuesi i makinës ka mbetur i plagosur, i cili është dërguar në spi-talin e Vlorës për ndihmë mjekësore. Auto-busi i përfshirë në aksident po transporton-te nxënësit e shkollës së Orikumit, të cilët i kishte zbritur përpara se të ndodhte aksiden-ti. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndër-sa policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e aksidentit.

    Plagoset 45-vjeçari në Elbasan, del nga rruga me motoçiklete Një 45-vjeçar, i cili po udhëtonte me mo-toçikletë, ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti. Në njoftimin e policisë thuhej se, “në aksin rrugor Elbasan- Cërrik, në fshatin Gjonme, shtetasi A.H.,rreth 45 vjeç, banues në Durrës, duke drejtuar motoçikletën ka humbur kontrollin mbi të dhe ka dalë nga rruga, dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motocikletës, jashtë rrezikut për jetën.” Grupi hetimor ndod-het në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit

    Hetimet në 3 shtete për “skifterët” shqiptarëMediat franceze kanë shkruar për oper-acionin e përbashkët të Shqipërisë dhe Francës, ku u godit një grup grabitësish shqiptarë. Sipas tyre, hetimet kanë nisur që në verën e 2018- s, pas valës së grabitjeve që kishte goditur zonën e njohur si Lorraine, midis viteve 2017 dhe 2018. “Gjatë kësaj periudhe, disa grupe grabitësish shqiptarë dhe kosovarë janë arrestuar në flagrancë nga Xhandarmëria dhe Policia Kombëtare”, shkruajnë mediat franceze. Ndërkohë, he-timet e nisura një vit më parë u mbyllën në 23 prill, me arrestimin e një grupi kriminal të organizuar prej shtatë shtetasve shqiptarë të përfshirë në rreth 70 vjedhje me dhunë, të kryera midis shtatorit dhe dhjetorit 2018. Dyshimet se grabitjet kryheshin nga një grup kriminal i mirorganizuar janë ngri-tur, pas madhësisë së fenomenit dhe ng-jashmërive në mënyrën se si kryhej vepra penale. Duke iu referuar burimeve të Xhan-darmërisë, mediat franceze bëjnë të ditur se hetimet për këtë grup janë shtrirë në disa vende të Europës Qendrore.

    HETIMETPas arrestimit të disa personave për gra-

    bitje, hetuesit i drejtuan hetimet e tyre në një familje kosovare që ndodhej në jug të zonës së njohur si Thionville. Sipas heti-meve, ka rezultuar se kjo familje ishte baza e grabitësve dhe i siguronte atyre strehim dhe automjete, disa prej të cilave të vjedhu-ra në Belgjikë.Vëzhgimi i kryer identifikoi dy grupe grabitësish që për disa vite, lëviznin mes Francës dhe Shqipërisë. Kështu, pasi ata kryenin grabitjet me dhunë, udhëtonin dre-jt vendit tonë. Hetimet për ta u hapën në disa vende të tjera europiane, si Belgjika, Span-ja, Italia dhe Gjermania, ku një nga anëtarët e grupit la ADN-në e tij në njëqind vende, ku kreu grabitje në vitin 2017.

    Aktualitet

    Dako mohoi akuzat

    Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë në py-etje kryetarin socialist të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, lidhur me he-timet që po zhvillohen mbi vep-rimtarinë kriminale të një grupi personash në Shijak, të arrestu-ar gjatë operacionit Vol-Vo 4 vi-tin e kaluar. Por Zëri i Amer-ikës, në një artikull për këtë zhvillim, theksoi se jozyrtarisht ka mësuar që në përgjimet vo-luminoze, krahas zotit Dako, u kanë dalë emrat edhe disa zyr-tarëve të tjerë të pushtetit ven-dor, si dhe disa gjyqtarë e proku-rorë, të cilët mund të pyeten në vazhdim të hetimeve. Kryebash-kiaku i Durrësit, Vangjush Dako, nuk ka qenë i vetmi që është mar-rë në pyetje nga Prokuroria e Kri-meve të Rënda për hetimet që po zhvillohen për zgjedhjet e

    vitit 2017. Burimet pranë organ-it të akuzës thanë se të gjithë dre-jtuesit e shtabit elektoral të Par-tisë Socialiste që u angazhuan në fushatë në Qarkun e Durrësit, apo edhe zyrtarë lokalë po pyet-en nga prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Premçi. Ata kanë mar-rë dëshmitë e disa prej tyre, ndër-sa pritet që dhënia e sqarimeve të vijojë edhe në ditët në vijim. Në rrëfimin e tij prej 5 orësh ditën e enjte, Vangjush Dako ka treguar si është njohur me vëllezërit As-trit dhe Altin Avdylaj, me te cilët ka folur gjatë dhe pas fushatës el-ektorale. Qytetari i parë i Dur-rësit mësohet se ka mohuar të ketë dijeni mbi blerjen e votave. Burimet thanë se ai ka sqaru-ar se persona të ndryshëm mund tu kenë ofruar para votuesve, por ai nuk qenë në dijeni apo për më

    tepër ta ketë aprovuar këtë gjë. Në përgjimet e bëra publike deri tani Vangjush Dako është regjis-truar vetëm një herë duke folur me Altin Avdylin, i njohur ndrys-he si “Niçja” ndërsa në një përg-jim të dytë del “Niçja” dhe një

    tjetër person. Të njëjtat burime nga prokuroria konfirmojnë se pyetja e këtyre personave është bërë në këtë moment për shkak të përfundimit të zbardhjes së disa dhjetëra CD-ve të reja me përg-jime nga ajo që njihet si Dosja

    339. Burimet janë tepër të rezer-vuara për të bërë publike përm-bajtjen e tyre, por sqarohet se janë të dhëna të vlefshme të cilat mund t’i japin një tjetër rrjedhë hetimit. Përgjimet e kësaj dos-je gjatë operacion “Volvo 4” çuan në shkatërrimit e 4 grupeve kriminale që merreshin me trafi-kun e drogës dhe tjetërsimin e pronave në bregdet. Ndërsa het-imi për blerjen e votave në Dur-rës u veçua në një tjetër dos-je, 339/1/. Prokurorët vazhdojnë të zbardhin volume të tëra përg-jimesh telefonike mes pjesëtarëve të grupit, që, sipas prokurores së përgjithshme të përkohshme, Arta Marku, janë regjistru-ar në gjithsej 700 compact dis-qe. Gjykata e Krimeve të Rën-da refuzoi sërish kërkesën e njërit prej të arrestuarve, Altin Avdy-li, i njohur me nofkën Niçja, i cili u mbajt në arrest me burg. Nga ana tjetër, të vendosur nën presionin e opinionit public dhe politik për zvarritje të hetimeve të kësaj dosje “të nxehtë”, proku-roria është munduar të justifiko-het duke thënë se pyetja e këtyre personave është bërë në këtë mo-ment për shkak të përfundimit të zbardhjes së disa dhjetëra CD-ve të reja me përgjime nga ajo që njihet si Dosja 339.

    VOA: Në përgjime krahas Vangjush Dakos kanë dalë emra gjyqtarësh, prokurorësh e zyrtarësh të tjerë

    Në rrëfimin e tij prej 5 orësh ditën e enjte, Vangjush Dako ka treguar si është njohur me vëllezërit Astrit dhe Altin Avdylaj, me te cilët ka folur gjatë dhe pas fushatës elektorale. Qytetari i parë i Durrësit mësohet se ka mohuar të ketë dijeni mbi blerjen e votave

    Biseda 1 – (Data 27 qershor 2017)Niçja: Hë kryetar, hë vllai.Vangjush Dako: Niçe, ku je?Niçja: Këtu vërdallë…Vangjush: Ku është Astriti?Niçja: Ka lëviz një çikë.Vangjush Dako: Ku ka lëviz? Jashtë Durrësit?Niçja: Eh… ça ka? Ka ndon-jë gjë?Vangjush Dako: Po jo mo, doja ta takojsha, ta falenderojsha, ta pyesja një çikë.Niçja: Po, po ku je ti? Të vij të të takoj… Njësoj është, si ai si unë, e di që jemi njëVangjush Dako: Po mirë mo mirë, por doja ta takoja…kanë pi ato.Niçja: Po, e di po, kanë lëviz… Me të taku një çikë unë ty!Vangjush Dako: Unë tani jam duke ardh nga…

    rrugës… rrugës…

    Biseda 2 (data 24 qershor 2017) Niçja: Të marr unë se jam me rob pra…xxx 30804 (Te paidentifikuar) – Alo, ça po bën?Niçja: Të marr unë se jam me rob të thashë!xxx 30804 (Te paidentifikuar) Ku je? Je andej nga fshatrat, ku ishe?Niçja– Jo! Jo! Jo!xxx 30804 (Te paidentifikuar) Kam ca me mbiemër Kurti, kam zonjën këtu… po deshe…Niçja: …mirë…xxx 30804 (Te paidentifikuar)– 6 veta janë!Niçja: Hajt se të marr unë!xxx 30804(Te paidentifikuar)– Thuaj Vangjushit t’i japim ndon-jë lek, që të votojnë.

    Bisedat e Dakos me Avdylajt:

    Vangjush Dako

  • 6 E hënë, 20 maj 2019

    Pas shkak të punimeve në rrjet disa zona të Tiranës do të mbeten pa en-rgji. OSHE ka bërë publik një njoft-im për këto zona.

    Njoftim për abonentët TiranëStakim i datës 20 majPër shkak të remontit që po kry-

    het në kabina, në daten 20 maj do të punohet në 7 kabina gjatë intervalit kohor 09:00-15:00

    Pa energji do të mbeten këto zona

    Yzberisht pjesërisht, palla-tet e Minierës, rruga “3 Dësh-morët”, rruga “Kongresi i Ma-nastirit”, rruga “Kujtim Laro”,

    rruga “Sitki Çiço”, rruga “Ali Demi”, rruga “5 Maji”, rru-ga “Ferit Xhajko”, rruga “Gjon Buzuku”.

    Selami Jenisheri, i cili u betua të enjten e shkuar në kuvend si deputet nuk ka treguar të vërtetën mbi të kaluarën e tij në kuadër të ligjit të dekriminal-izimit. Selami Jenisheri është një ndër deputetët më të ri të parlamen-tit të Shqipërisë por dhe më i vjetri në moshë. Ai vjen nga lista e Par-tisë Demokratike në qarkun e Shkod-rës. Megjithëse kaloi pak kohë, derisa të merrte mandatin e depu-tetit ai e kishte paralajmëruar. Jen-isheri kërkonte nga kryetari i par-tisë demokratike, Lulzim Basha që t”i rikonstruktonte godinën e par-tisë së tij, pasi në rast të kundër do të pranonte të merrte mandatin. Në Formularin e Dekriminalizimit të dorëzuar pranë KQZ, deputeti më i vjetër ne moshë dhe Kryetar i Partisë së Pensionistëve të Shqipërisë, i është përgjigjur me “Jo”, pyetjes nëse ka qenë i dënuar me vendim të formës së prerë nga një autoritet gjyqësor shqiptar apo i huaj. Burimet kanë sig-uruar vendimet gjyqësore të formës së prerë që tregojnë se Selami Jenish-eri është i dënuar për veprën penale të mashtrimit të parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal, me 8 muaj bur-gim, nga Gjykata e Shkodrës. Ven-dimi është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit dhe nga Gjykata e Lartë, siç tregoi edhe vendimi i kësaj të fundit. Dokumentet e siguruara nga burimet provojnë se Jenisheri nuk ka deklaru-ar këtë vendim gjyqësor të formës së prerë në formular edhe pse ka pasur detyrimin ligjor për ta pasqyruar në pyetjen 1 të vetëdeklarimit. Vendimi i Kuvendit të Shqipërisë nr. 17/2016 përmban një rubrikë ku detyrim-isht pasqyrohet se “.... pasqyrimi i të dhënave të pavërteta, të paplota, dhe të pasakta në të, pa sjellë përjashtimin e menjëhershëm dhe në çdo kohë nga kandidimi/zgjedhja/emërimi apo nga funksioni publik” dhe se fshe-hja e dënimit përbën veprë penale

    të “falsifikimit të dokumentit”. Nga praktika e konsoliduar e Seksionit të Dekriminalizimit pranë Prokuror-isë së Përgjithshme dhe vetë Komi-sionit Qendror të Zgjedhjeve, fakti që në Formular, nuk është pasqyru-ar asnjë e dhënë e përcjellë në lidhje me vendimin penal të formës së pre-rë dhënë nga Gjykata e Shkallës së

    Parë Shkodër e bën këtë subjekt, të përfshihet në kushtet e ndalimit duke pasjellë përjashtimin e menjëher-shëm dhe në çdo kohë nga kandidi-mi/zgjedhja/emërimi apo nga funk-sioni publik”. Nga ana tjetër, organi i prokurorisë ka detyrimin që në këtë rast të nis hetimet për falsifikimin e dokumenteve, sic është vepruar edhe me ish-gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Admir Thanza për të cilin u kërkuan 18 muaj burg në gjykatë. Mesa duket Jenisheri, duke fshehur dënimin, jo vetëm nuk do të siguro-jë mandatin e deputetit, por duket se i ka hapur vetes edhe njëherë probleme me drejtësinë. Kreu i par-tisë së pensionistëve shqiptarë, Se-lami Jenisheri me shumë mundë-si do të jetë deputeti që qëndroi më pak në sallën e parlamentit

    Kronikë

    Në harkun e 24 orëve të fundit, 2 shqiptarë janë dëbuar nga Italia dhe ditën e diele mbërritën në aero-portin e Rinasit, njoftuan mediat italiane. Të shtunën, policët e ko-misariatit të Sanremos ndaluan dy shqiptarët që kishin një numër ve-prash penalsh në dosje dhe që të dy me urdhra dëbimi, por ata ish-in rikthyer në Itali në rrugë të palig-jshme. Në veçanti, njeri nga të dy, Sabah Halili, lindur në 1988, ishte i njohur për Policinë italiane për një vepër penale të lidhur me gruan e tij vitin e kaluar, e cila e kishte denon-cuar për keqtrajtim. Pas hetimeve, u konstatua se gruaja dhe fëmija i mitur 6 muaj, ishin në rrezik ndaj ata ishin transferuar menjëhërë në një shtëpi të mbrojtur për shkak të faktit se prania e foshnjes pengon-te dëbimin e babait, të këtij perso-ni. Gruaja qe marrë në mbrojtje nga Policia italiane dhe duke u mar-rë parasysh sjellja e vazhdueshme agresive e shqiptarir dhe rrezi-ku që ai paraqiste për të dhe fosh-njen 6-muajshme, Sabah Halili qe

    dëbuar për në Shqipëri i shoqëru-ar nga policët. Mirëpo, disa muaj më parë, Sabahu ishte kthyer sërish në Itali në mënyrë të paligjshme në qytetin Cuneo dhe sërish në Sanre-mo, ku u dje, pas ndërhyrjes së Pol-icisë, që e njohur dhe kishte dijeni për veprat të tij penale, u arrestua bashkë me një shqiptar tjetër, Re-naldo Hasani. 18-vjeç, edhe ai me precedentë kriminelë. Këtë mëng-jes, të dy shqiptarët u shoqëruan nga Policia në aeroportin e Milanos në Malpensa për t’u hipur në avion për në Tiranë.

    Policia e Shkodrës ka arrestuar ditën e djeshme një 30-vjeçar të shpal-lur në kërkim për prodhim të lëndëve narkotike, ndërsa gjykata kishte dhënë dënim në mungesë për të me 5 vite burg. “Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim. Kapet dhe ndalohet nga Poli-cia e Shkodrës një person i shpallur në kërkim kombëtarë, i denuar me 5 vite burg nga Gjykata Shkodrës. Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në baze të informa-cione të siguruara në rrugë operative dhe pas një pune të mirëorganizuar

    u kap dhe u ndalua shtetasi i shpal-lur në kërkim. Valentin Gjeloshi, 30 vjeç, banues në lagjen “Skender-beg”, Shkodër, Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkod-ër me vendimin e formës së prerë Nr.98, datë 13.03.2019, e ka dënuar me 5 vite burgim për veprën penale ‘’Prodhim dhe shitja e narkotikëve ‘’, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 283/3 i Kodit Penal. Mate-rialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkod-ër, për veprime të mëtejshme”-njof-toi policia.

    I shpallur në kërkim, arrestohet 30-vjeçari në Shkodër

    OSHE vazhdon avazin, zonat të cilat do të mbetën pa energji elektrike më 20 Maj

    Një 26-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës pasi ka plago-sur me thikë nënën e tij dhe një person tjetër. I arrestuari është 26-vjeçari me inicialet G.M.,

    banues në Vlorë. Sipas asaj që njoftoi policia, ngjarja ka ndod-hur për shkak të gjendjes së rën-duar psikologjike të 26-vjeçarit. Ai do të hetohet nga Prokuroria e

    Vlorës për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”. Ndërkohë nuk bëhet e ditur gjendja shëndetësore e per-sonave të plagosur.

    Arrestohet 26-vjeçari në Vlorë, qëlloi me thikë nënën dhe një person tjetër

    Torturonte gruan dhe foshnjen, Italia kthen me pranga në Rinas shqiptarin e dëbuar disa herë

    U bë deputet, kreu i partisë së pensionistëve shqiptarë, mohoi dënimin me burg i cili është ende në fuqi

    “Një tjetër mashtrim”

  • 7 E hënë, 20 maj 2019

    Fëmija 2 vjeç bie nga ballkoni i shtëpisë, në gjendje të rëndëNjë fëmijë i vogël në qytetin e Vlorës ka rënë nga ballkoni i banesës dy katëshe dhe për pasojë ka pësuar lën-dime të forta. Siç njoftoi policia, fëmija

    2-vjeçar është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal në gjendje të rëndë shëndetësore. “Sot rreth orës 09:00, në Spitalin e Vlorës ka shkuar i dëmtu-

    ar fëmija i mitur S.B., 2 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi”, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Si-pas deklarimeve të familjarëve, fëmija

    i mitur ka rënë nga ballkoni i banesës së tij, kati 2-të. Vazhdojnë veprimet e mëtejshme proçeduriale”, thuhej në deklaratën e policisë.

    Gëlltiti 22 doza droge, i burgosuri zbulohet nga ekografiaNjë i dënuar në burgun e Ko-rçës u konstatua se kishte futur 22 doza narkotike brenda ambi-enteve ku vuante dënimin. Ai u zb-ulua pas kryerjes së ekogarfisë, e cila verifikoi se i dënuari me ini-ciale B.L kishte gëlltitur në sto-makun e tij plot 22 doza, sasi të cilën kishte futur në qese plastike teksa po kthehej nga leja shpërbly-ese. Një tjetër rast është godi-tur edhe në burgun e Peqinit, ku të dënuarit kishin fshehur 4 telefona celularë në pajisjet elektroshtëpi-ake. “Kapen 22 doza narkotike të gëlltitura dhe 4 aparate celular të fshehura në pajisjet elektroshtëpi-ake .Në kuadër të rritjes së kontrol-leve e sigurisë në sistemin e burg-jeve dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga ana e SHKBB-së, u konstatua se në datë 18.05.2019 në IEVP Korçë, i dënuari B. L, i sapo kthyer nga leja shpërblyese kishte transportu-ar 22 doza narkotike, në qese plas-tike, duke i gëlltitur. Pasi u krye ekografia u konstatua se në stomak ka edhe doza të tjera. Veç masave të menjëhershme të ndërmarra nga autoritetet e burgut, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burg-je dhe Policia e Shtetit, po krye-jnë veprimet proceduriale dhe heti-more për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodi Penal dhe “Fu-tja ose mbajtja e sendeve të ndalu-ara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” parashikuar nga neni 324/a i Kodit Penal. Në po këtë datë, në vijim të kontrolleve në sistemin penitenciar nga ana e Poli-cisë së Burgjeve, në IEVP Peqin, u krye kontroll në disa qeli në sektor-in e sigurisë së lartë dhe u gjetën 4 aparate celular të fshehura në pa-jisjet elektroshtëpiake të të dënu-arve D. H dhe E. H. Pas masave të menjëhershme të ndërmarra nga autoritetet e IEVP-së, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burg-je po kryen veprimet e para proce-duriale dhe hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin për veprën pe-nale të “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzeku-timit të vendimeve me burgim” par-ashikuar nga neni 324/a i Kodit Pe-nal”-njoftoi policia.

    Një 23 vjeçar i kërkuar nga Gjermania për vras-je ka rënë në prangat e policisë së Tiranës. Në pranga ka rënë Shkelqim Kastrati, lindur në Gjermani dhe banues në kryeqytet. Kapet dhe arrestohet një shtetas shumë i kërkuar nga drejtë-sia gjermane për “Vrasje me dash-je”, i dënuar më parë në Gjermani për Vrasje mbetur në tentativë. Es-htë arrestuar edhe një person për dyshime të trafikut të drogës dhe është shpallur një tjetër person në kërkim që u kishte dhëne me qera një banesë këtyre personave.

    “Tjetër operacion për kapjen e personave shumë të kërkuar të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet operacioni policor “Fit-ness”. Operacioni nga Sektori për Krimet e Rënda në DVP në bash-këpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Ti-ranë dhe Interpol Tirana.

    Kapet dhe arrestohet një shte-tas shumë i kërkuar nga drejtësia gjermane për “Vrasje me dash-je”, i dënuar më parë në Gjerma-ni për Vrasje mbetur në tenta-tivë. Arrestohet edhe një shtetas tjetër për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Përkrahja e au-torit të krimit”, i dënuar më parë për shitje të drogave të forta në Zvicër. Shpallet në kërkim shteta-si që ju kishte lënë dy personave të arrestuar banesën e marrë me qera prej tij. Sekuestrohen drogë e armë zjarri. Në bazë të infor-macioneve të marra në rrugë op-

    erative, Seksioni i Kërkimit në Sektorin e Forcës së Posaçme Op-eracionale Speciale dhe Kërkimi, në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Ti-ranë, në bashkëpunim dhe me In-terpol Tirana finalizuan operacionin policor “Fitness”

    Si rezultat i operacionit në një palestër u bë e mundur kap-ja e personit shumë të kërkuar

    të shpallur në kërkim ndërkom-bëtar, shtetasit: Shkelqim Kastra-ti, 23 vjeç lindur në Gjermani dhe banues në Tiranë. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Interpol Wiesbaden/Gjermani, pasi Gjyka-ta e Villingen – Schëenningen, me datë 15.12.2017, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për ve-prën penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga Kodi Penal Gjer-man. Maksimumi i denimit 15 vjet burg. Gjithashtu gjatë operacionit, në banesën ku jetonte 23 vjeçari u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë dhe i shtetasit : A.S, 38 vjeç banues në Shëngjergj Tiranë, i dën-uar më parë për shitje të drogave të forta në Zvicër.

    Nga kontrolli i banesës së për-kohshme në rrugën e “Durrësit”, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri SIG-SAUER, me fishkekë që dyshohet se i përkiste 23 vjeçarit, Shkelqim Kastrati, si dhe 7 pake-time me lëndë narkotike “Canabis Sativass”, që dyshohet se i përkiste shtetasit A.S. Njekohësisht gjatë operacionit u bë shpallja në kërkim e shtetasit A.Ll i cili kishte strehuar në banesën e marrë me qera prej tij, 23 vjeçarin Sh. Kastrati. Materia-let do ti kalojnë Prokurorisë së Rre-thit Gjyqësorë Tiranë për veprën penale, “Mbajtja pa leje dhe pro-dhimi i armëve, armëve shpërthy-ese dhe i municionit” dhe “Prodhi-mi dhe shitja e lëndëve narkotike dhe “Përkrahja e autorit të krimit” –njoftoi policia .

    Arrestohet në Tiranë 23-vjeçari i kërkuar për vrasje në Gjermani

    Si rezultat i operacionit në një palestër u bë e mundur kapja e personit shumë të kërkuar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shtetasit: Shkelqim Kastrati, 23 vjeç lindur në Gjermani dhe banues në Tiranë. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Interpol Wiesbaden,Gjermani

    Kronikë

    Operacioni “Fitness”

    Ngjarja e pazakontë ka ndodhur të enjten e kaluar, më 16 maj, në Bol-late, një provincë në qytetin e Mi-lanos. Një hajdut shqiptar, 33 vjeç shkoi në qendrën sportive “Ardor” në Bollate me synimin për të hyrë në dhomat e zhveshjes së kalçetos,

    teksa lojtarët po luanin ndeshjen në fushë. Hajduti shkoi menjëherë në dhomat e zhveshjeve rreth orës 21:00, por fati i tij i keq, ishte që në fushë nuk ishte njerëz të zakonshëm, por karabinierët. Shqiptari u befasua, teksa në momentin që po hapte

    dhomën me një kaçavidë, u arrestua menjëherë.Karabinierët ngritën men-jëherë akuzën për vjedhje në ten-tativë, dhe tashmë 33-vjeçari do të marrë vendimin në gjykatë. Gjithse-si ndeshja e karabinierëve dështoi në atë ditë, për fajin e tij.

    Shqiptari shkon për të vjedhur në kalçeto, por arrestohet nga policia

    Arrestohet edhe një shte-tas tjetër për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, i dënuar më parë për shitje të drogave të forta në Zvicër

  • E hënë, 20 maj 20198 •

    CMYK

    Sociale

    Ndërkohë mungesa e sigurisë së ushqimeve dhe moszbatimi i ligjit nga ana e inspektorëve të Autoritetit të Kontrollit Ushqimor kanë nxitur të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Durrës të protestojnë përpara Drejtorisë së AKU-së. Mbështetësit e selisë blu protestuan në lidhje me cilësinë e ushqimeve, të cilat siç shprehen ata nuk janë në parametrat e duhura dhe konsumimi i tyre po u rrezikon shëndetin. Në mënyrë simbolike ata hodhën domate në drejtim të zyrave të këtij institucioni. Të rinjtë kërkuan t’i jepet fund abuzimit që po bëhet më produktet ushqimore.

    Me pankarta në duar ata kërkuan më tepër kontrolle nga AKU-ja, pasi sipas tyre ky institucion nuk po kryen detyrën dhe po lejon treg-timin e perimeve me pesticide të cilat dëmtojnë shëndetin e konsu-matorëve. Të rinjtë e PD-së kanë pohuar mes tjerash se ky institucion nuk po zbaton ligjin duke lejuar me anë të moskryerjes së detyrës shitjen e produketeve me pesticide në treg. Ata kanë theksuar se inspektorët e AKU-së janë kthyer në gjobëm-bledhës duke marrë ryshfete nga tregtarët dhe duke i lejuar ata të shesin produkte me hormone.

    Mungesa e sigurisë ushqimore dhe e transparencës nga AKU-ja

    Një seri skandalesh përsa i përket sigurisë ushqimore janë bërë publike nga mediat dhe nga vetë qytetarët në rrjetet sociale. Disa prej rasteve të publikuara rrezikonin seriozisht shëndetin e konsumatorit shqiptar. Kryeministri Rama në një takim që zhvilloi me grupet e interesit në kuadër të sigurisë ushqimore nuk e pranoi krizën që ka përfshirë vendin

    Dita e Shën Gjergjit festohet për të përjetuar përfundimin e dim-rit dhe ardhjen e stinës së verës. Në varësi të krahinës shqiptare kjo festë fillon në 5 maj dhe vazhdon deri më 15 maj. Festa karakterizohet nga lojëra të shumta, me fluks të madh të shqiptarëve pranë tyrbeve apo ndonjë vendbanimi të lashtë. Gjur-mët e festimeve të kësaj dite shkojnë larg në lashtësinë ilire atëherë kur njerëzit besonin në shumë perëndi.

    Të gjithë popujt e Ballkanit (sidomos ata të përkatësisë fetare ortodokse) e festojnë këtë festë (Djurdjevden në Serbi, Hidireles në Turqi etj). Kjo festë, e cila i ka gjur-mët nga lashtësia ilire është diçka që

    Dita e Shëngjergjit në listën e UNESCO-s si trashëgimi kulturorefestohet edhe nga popujt e Evropës Perëndimore, por në mënyrë më moderne. Bazuar në kalendarët kanonikë ortodoksë, dita e Shën Gjergjit është 23 prilli. Meqënëse ka lindur brenda kësaj periudhe, emri Gjergj iu vendos heroit tonë kombëtar. Gjergj Kastrioti Skën-derbeu lindi më 6 maj 1405. Për këtë arsye, dita e Shën Gjergjit nga popullata myslimane, madje edhe ajo e krishterë kremtohet ndryshe nga kalendari zyrtar ortodoks. Kjo festë duket se ka më shumë karakter kombëtar dhe kulturor më shumë sesa fetar, pasi populli shqiptar e lidh këtë ditë me Gjergjin e Madh të Kastriotëve, “mbretin e madh” sipas

    gojëdhënave. Në vitin 2016 Turqia dhe Maqedonia aplikuan pranë UN-ESCO-s me dosjen që kishin përgat-itur bashkë me titull “Kremtimet e pranverës: Hidrelezi”. Pas vlerësimit të bërë nga UNESCO-ja Festivali i Pranverës (Shëngjergj-Hidrelez) në vitin 2017 u përfshi në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale.

    Shën Gjergji është festë me shume rite: gjelbërim, ndezje të zjarreve rituale në vende publike, mbledhje lulesh e thurrje kurorash nga fëmijët, lagia e njerëzve të shtëpisë me “ujë pa fol”, shilarthi (salanxhaku) i fëmijëve në pemë (apo dyer të oborrit), rite në ara e ndër bagëti për mbarësi etj.

    Durrës

    Siguria ushqimore e munguar vijon të jetë kryefjalë e javëve të fundit në vendin tonë. Një seri skandalesh janë publikuar në media të cilat tregojnë situatën alarmante në të cilën gjendet vendi jonë përsa i përket sigurisë ushqimore

    Të rinjtë protestojnë për sigurinë ushqimore: AKU-ja është shndërruar në gjobëmbledhëse

    përsa i përket ceshtjes së ushqimeve.Megjithatë teza e tij se

    “shqiptarët hanë mirë” bie poshtë me skandalet e publikuara. Mjafton të përmendim këtu një thertore në Lushnjë mishi i lopëve të sëmura konsumohej dhe këtë gjë e konfir-monin vetë punonjësit e thertores të cilët thanë se ky mish shpërndahej në burgje dhe bëhej sallam. Për më tepër mishi i kafshëve të sëmurara nuk groposej sipas kushteve të duhura duke lënë hapur rrezikun e përhapjes së infensioneve.

    Skandali tjetër i publikuar lidhej me prodhimin dhe shpërndarjen për konsumim të frutave dhe perimeve,

    përmendim këtu përdorimin e tepru-ar të pesticideve apo hormoneve në fruta dhe perime; është përfolur dhe për prani të allçisë tek djathi apo pluhurit të tullave të kuqe tek shalqi-ri, që e bënte këtë të fundit të skuqej më shpejt duke rrezikuar shëndetin e konsumatorëve.

    Si mos të mjaftonin të gjitha këto problematika shtohet këtu dhe mungesa e transoarencës nga ana e AKU-së, institucionit që duhet të mbronte shëndetin e konsuma-torëve shqiptarë. Ashtu si u tha dje nga të rinjtë protestues AKU-ja nuk po bën detyrën e vet duke lejuar shitjen e produkteve me pesticide

    në treg. Ky institucion ka ndërmarrë disa aksione duke bllokuar sasi të konsiderueshme ushqimesh të cilat ishin larg normave të lejuara për konsumim, por sic është theksuar dhe më herët ka një mungesë totale transparence nga e AKU-së pasi në secilën prej deklaratave që ka publi-kuar përdoret termi “subjekt” duke mos bërë publikë asnjë prej emrave të institucioneve private të cilat kanë shkelur rregullat për prodhimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimorë. Institucioni që duhet të garantojë sigurinë ushqimore nuk publikon emrat e subjekteve private që janë kapur me shkelje nga

    kontrollet duke u mjaftuar vetëm me faktin që njërit i është bllokuar malli dhe tjetri është gjobitur. Por në këtë mënyrë qytetarët nuk e dinë se cilin ushqim duhet të konsumojnë dhe cilin jo. AKU-ja në këtë mënyrë vë dhe njëherë në rrezik serioz shën-detin e konsumatorëve duke mos i paralaajmëruar ata se cilat produkte duhet të konsumojnë dhe cilat jo.

    Ndërkohë një tjetër skandal u bë publik dje nga të rinjtë protestues në Durrës të cilët e akuzuan Autoritetin Kombëtar të Ushqimmit se është kthyer në gjobëmbledhës duke marrë ryshfete nga tregtarët dhe duke i lejuar ata të shesin produkte me hormone.

  • E hënë, 20 maj 2019 9•

    CMYK

    Sociale

    Fruthi është një infeksion viral i sistemit respirator, një sëmundje shumë ngjitëse që përhapet nga kontakti me pështymën e infektuar. Një person i infektuar mund të përhapë viruset në ajër nëpërmjet kollës apo teshti-mave. Virusi i fruthit mund të jetojë në sipërfaqe për disa orë, kështu që mund të futet në rrugët e frymëmar-rjes nëpërmjet ajrit, duke infektuar dhe persona të tjerë.

    Duket se epidemia po afrohet dhe drejt Shqipërisë. Nëse në fund të marsit numri i të prekurve ishte vetëm 26, të dhënat më të fundit tregojnë për 119 raste të regjistru-ara. Në Dibër numri është 31, ndër-sa në Ohër 28. Problem serioz për Strugën është edhe numri i madh i mjekëve të infektuar dhe personelit tjetër mjekësor. Në Strugë për çdo ditë paraqiten dy deri në tre persona të prekur nga të gjitha moshat. Në Strugë në disa reparte kishin të prekur, për shembull në repartet interne kishte punonjës shëndetësor dhe infermiere. Ndërkohë në repartin kirurgjik janë tetë punëtorë

    Hekurudhat në Shqipëri prej shumë kohësh janë lënë në har-resë. Këtë e themi, sepse nëse bën një vëzhgim në stacionet e trenave, do kuptosh se shinat dhe trenat janë në gjendje të mjerueshme. Kjo duket fare qartë edhe gjatë një vëzhgimi të bërë në Stacionin e Trenit në kryeqytet, ku gjendja është vërtet për të ardhur keq.

    Në të gjithë rrjetet hekurudhore të Shqipërisë rreziku për vdekje është prezent gjatë gjithë kohës. Trenat si “fantazma” shkojnë e vijnë ndër stacione të cunguar. Ata pasagjerë të pakt në numër udhëtojnë bashkarish me pasigurinë dhe orarin e zgjatur të mundimit. Linjat sa vijnë e prishen,

    Hekurudhat në Shqipëri, në gjendje alarmante. Rrezik për jetën e qytetarëve

    duke ulur ndjeshëm shpejtësinë e lëvizjes së trenave. Por edhe pse në grahmat e fundit të ekzistencës, ky rrjet transporti pasagjerësh e mall-

    rash është shndërruar edhe në rrezik për jetën e qytetarëve. Në pesë vitet e fundit, si pasojë e mungesës së sinjalistikës dhe mbikalimeve të

    paligjshme janë regjistruar 36 aksi-dente hekurudhore.

    Edhe pakujdesia e qytetarëve shpesh herë është burim aksidenti, sic kronika e report tv tregoi rastin e një vajze në Elbasan e cila po ecte me kufje në vesh mbi shinat e për pasojë nuk dëgjoi trenin, i cili i mori jetën. Jo vetëm përplasjet me mjetet e transportit rrugor si dhe pakujdesia e qytetarëve, në vetvete edhe trenat shpesh herë janë bërë burim aksidentesh duke dalë nga shinat, apo në disa raste edhe duke mbetur në mes të rrugës.

    Në qarkun e Durrësit problem janë 5 mbikalime të paligjshme mbi të cilat kalojnë automjetet. Tre prej

    tyre ndodhen në zonën e plazhit, një në Rrashbull dhe një në zonën e Sukthit. Gjatë vitit të kaluar janë regjistruar 3 aksidente hekurudhore. Në Fier në disa segmente të linjës hekurudhore, Fier -Ura e Mbrosta-rit, tranversat e shinave janë teje të amortizuara. Në këto kushte treni i pasagjerëve është i rrezikuar për daljen e tij jashtë shinave.

    Ka ardhur koha që në hekurud-hë të bëhet një studim i veçantë nga specialistë të veçantë dhe të bëhet një ndërhyrje në themel. Për aq kohë sa, nuk merren masa nga institucionet përgjegjëse, heku-rudhat në Shqipëri, do të ngelen në të njëjtën situatë.

    Situata alarmante, fruthi afrohet drejt Shqipërisë. Në Dibër numri shkon deri në 31 persona

    Epidemia e fruthit po afrohet me shpejtësi tejet alarmante drejt kufijve të vendit tonë. Njëqind raste të reja të fruthit janë regjistruar për pothuajse një muaj e gjysmë në Strugë që nga shpallja e epidemisë

    shëndetësor të prekur – tha Jovanka Koroveshoska – Qendra e Shëndetit Publik Ohër.

    Problem shtesë është që në Strugë nuk ka repart infektiv, kësh-tu që të prekurit fillimisht paraqiten ose tek mjekët amë ose në reparte spitalore, ku si pasojë infektimi përhapet më shpejtë.

    Koroveshoska shton se me qëllim të pengimit të përhapjes së mëtutjeshme të kësaj epidemie nëpër shkolla, janë ndërmarrë masa parandaluese. Është kontrolluar statusi vaksinar i nxënësve ndërsa në shkollat ku ka raste të fruthit është bërë dezinfektim parandalues dhe izolimi i të prekurve. Gjithashtu është vaksinuar një pjesë e madhe e punonjësve mjekësorë, por edhe një pjesë e punonjësve në arsim.

    Shenjat e Fruthit. Si parandalohet?

    Ndër shenjat më karakteristike të sëmundjes së fruthit është një skuqje e lëkurës që përhapet në të gjithë trupin. Kjo skuqje shfaqet që në ditët e para të infeksionit,

    fillimisht në fytyrë dhe kokë e më pas përhapet dhe në trup.

    Shenjat e përgjithshme të këtij infeksioni përfshijnë: Kollë, Tem-peraturë, Skuqje të syve, Dhimbje muskulare, Dhimbje fyti, Disa njolla te bardha në gojë, Rrufë.

    Fruthi prek kryesisht fëmijët e pavaksinuar. Nëse dyshohet për shenja të fruthit, apo nëse nuk jeni të vaksinuar ndaj fruthit dhe keni rënë në kontakt me një person të sëmurë. Në këtë rast ju duhet të bëhet vaksi-na e fruthit brenda 72 orëve, për të parandaluar infeksionin.

    Vaksinimi është mënyra e vetme për të parandaluar shpërthimin e fruthit. Vaksina MMR (Fruth-Rube-ole-Parotit) është një vaksinë që e mbron fëmijën tuaj nga tre sëmund-je njëherësh. Fëmijët e marrin vak-sinën e parë të fruthit në moshën 1 vjeç, dhe dozën e dytë të saj në moshën 5 vjeç. Të rriturit të cilët nuk janë vaksinuar asnjëherë ndaj fruthit, apo kanë marrë vetëm një doze vaksinë gjatë jetës, mund ta bëjnë këtë vaksinë pranë qendrave shëndetësore përkatëse.

  • 10 E hënë, 20 maj 2019

    Detyrimet 1.1 miliard euro që po krijon Rilindja afrojnë katastrofën financiare

    Me një shqetësim të ligjshëm përballë katastrofës së para-lajmëruar për arkën e shtetit, që përbën humbja e gjyqave në arbitrazhet ndërkom-bëtarë, shoqata e industrializtëve shqiptarë, Konfindustria, duke marrë shkak nga lajmet e fun-dit mjaft shqetësuese për dënimin me mbi 100 milionë euro të shtet-it shqiptar në Gjykatën Ndërkom-bëtare të Uashingtonit, njoftoi se do të kërkojë pranë Kuvendit të Shqipërisë krijimin e një komisio-ni për hetimin e thelluar të rastit në fjalë dhe nxjerrjen e të gjithë përg-jegjësve institucionalë përkatëse në raste të tjera të ngjashme. He-timi i Kuvendit të Shqipërisë për

    zbulimin e shkaqeve ligjore dhe personave përgjegjës është i do-mosdoshëm, duke ditur se sipas të dokumentave zyrtare të pub-likuara, shteti shqiptar rrezikon të ndëshkohet nga përballjet me Gjykatat Ndërkombëtare me ndëshkime financiare, që mund të shkojnë nga 1 deri në 2 mil-iardë euro. Rastet e ndëshkimeve të rënda nga Gjykatat Ndërkom-bëtare, janë këmbanë alarmi për qeverinë shqiptare për të qenë e kujdesshme në politikën e deri-tashme të kontratave të tipit PPP dhe koncesionare me palë të tre-ta, të paktën deri në nxjerrjen e

    përfundimeve nga komisioni par-lamentar hetimor, theksohet në një njoftim të Konfindustrias.

    Konfindustria vlerëson, se në rastin më të mirë kemi të bë-jmë me paaftësi të plotë të vendi-marrjes politike, ekzekutivit, in-stitucionet ligjzbatuese përfshi edhe Avokaturën e Shtetit, që kri-jojnë kushtet ligjore për humb-jen e shtetit shqiptar në përball-jet në Gjykatat Ndërkombëtare. Gjithashtu, është e mundshme, që përvec paaftësisë profesionale, përfaqësues të institucioneve ven-dore të jenë përfshirë me vetëdi-je në bashkpunim të qëllimshëm më palët paditëse për dhënien e shkaqeve ligjore, që sjellin humb-jen e paramenduar dhe ndëshkimet e rënda të shtetit shqiptar në për-balljet me arbitrazhin ndërkom-bëtar. Bashkpunimi i fshehtë i për-faqësuesve të shtetit me palët

    paditëse mund të fillojë, që nga përgatitja dhe nënshkrimi me para-mendim i kontratave cënuese ndaj interesave shtetërore, moszbati-mi me vetëdije i gabuar i detyri-meve ligjore, prishja e njëanshme e kontratave të lidhura dhe deri te mbrojtja e qëllimshme e dobët në Gjykata Ndërkombëtare nga ana e Avokaturës së Shtetit si in-stitucioni përgjegjës. Shqipëria është ndëshkuar ashpër nga dhe nën trysninë e gjykatave ndërkom-bëtare si p.sh rasti i “Gener-al Electric” për hekurudhën Dur-rës-Tiranë me 12 milionë dollarë, marrëveshja me CEZ me 85 mil-ionë euro, etj.

    Kostot financiare, që rrje-dhin nga humbjet e Shqipërisë në gjykatat ndërkombëtare, janë mjaft të rënda dhe godasin drejtpërdrejtë ekonominë kombëtare, buxhetin e shtetit dhe mirëqënien në afatg-jatë të qytetarëve shqiptarë. Nëse, nuk merren masa të menjëhershme parandaluese, dënimet financiare nga gjykatat ndërkombëtare, mund të sjellin deri në prag të paaftë-sisë paguese të plotë të buxhetit të shtetit. Pasoja të rënda të ndëshki-meve nga gjykatat ndërkombëtare sjellin edhe për seriozitetin në afat-gjatë të shtetit shqiptar, goditjen e besueshmërisë në tregjet financi-are dhe uljen e mëtejshme të fuqisë konkuruese për tërheqjen e investi-meve të huaja në vend.

    Shqetësimet janë të ligjshme, por ato ende nuk e kapin krëjtë-sisht gamën e rrezikut që i vjen shtetit të brishtë shqiptar nga një administrim skandaloz nga ana e kryeministrit dhe shpurës së tij.

    Kështu, me sa duket, 140 mil-ionë euro ia kemi Bechettit, por

    të dhëna të ndryshme tregojnë që shuma, të cilën Bechetti pret të marrë nga të gjitha gjyqet e arbi-trazhit ku ka paditur Shqipërinë, është mbi 400 milionë euro. E ndërsa të gjithë janë fokusuar tek Bechetti, nuk duhet harruar se Shqipëria ka një stok ankesash në Gjykatën e Strasburgut prej

    103 dosjesh-padi, për çështje pro-nash, vlera e sigurtë e kompensim-it të të cilave shkon në 822 milionë euro. Kjo mund të mërret si e sig-urtë pasi GjNDNj do t’i vlerësojë të gjitha këto 103 çështje sipas një rasti pilot të gjykuar një herë në vi-tin 2012 “Manushaqe Puto kundër Shqipërisë”. Duke bërë llogaritë referuar këtij rasti, Shqipëria pritet të paguajë paditësit me shumën e sipërpërmendur.

    Nga ana tjetër, qeveria në vitin 2018 ka paguar plot 100 milionë euro dëmshpërblime për largime të padrejta nga puna. Problemi është se këto kanë qënë raste të viteve 2015-2016, që nuk kanë qënë vit

    Teksa qeveria ka vendosur të pezu-llojë tenderët për bashkitë me një VKM në prag të zgjedhjeve ven-dore, këto të fundit duket se kanë rritur ndjeshëm prokurimet para zgjedhjeve. Sipas të dhënave të Open Procurement Albania për pe-riudhën deri në 7 maj 2019, 61

    bashkitë e vendit kanë shpallur tenderime me vlerë 15.8 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën pe-riudhë të një viti më parë, vlera e prokurimeve është rritur me 6.24 miliardë lekë. Në total nga pushteti vendor gjatë vitit 2019 janë njoftu-ar 2557 tenderë, nga të cilat 20

    prokurime me vlerë mbi 100 mil-ionë lekë. Të dhënat tregojnë se për katër muajt e këtij viti, bash-kia e Tiranës ka qenë ajo që ka ten-deruar më shumë se të gjitha bash-kitë e tjera të vendit. Sipas Open Procurement Albania, prokurimet e njoftuara nga kjo bashki rezultojnë

    4.4 miliardë lekë, rreth 1 miliard lekë më shumë se krahasuar me po të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkaq, gati një dyfishim të vlerës së fondeve të prokuri-meve ka regjistruar edhe Bash-kia e Durrësit, duke arritur në 1.1 miliardë lekë.

    Mashtrimi qeveritar, bashkitë kanë rritur tenderat në prag të zgjedhjeve

    Ekonomi

    Kostot financiare, që rrjedhin nga humbjet e Shqipërisë në gjykatat ndërkombëtare, janë mjaft të rënda dhe

    godasin drejtpërdrejtë ekonominë kombëtare, buxhetin e shtetit dhe mirëqënien në afatgjatë të qytetarëve shqiptarë

    E ndërsa të gjithë janë fokusuar tek Bechetti, nuk duhet harruar se Shqipëria ka një stok ankesash në Gjykatën e Strasburgut prej 103 dosjesh-padi

    103

    Shqipëria është ndësh-kuar ashpër nga dhe nën trysninë e gjykatave ndërkombëtare si p.sh rasti i “General Electric” për hekurudhën Durrës-Tiranë me 12 milionë dollarë

    12

  • 11 E hënë, 20 maj 2019

    Shqetësimi kryesor i FMN aktu-alisht është paaftësia e qeverisë Rama për të reduktuar dhe elim-inuar detyrimet e prapambetu-ra ndaj biznesit. Njësoj si 6 vjet më pare, kur shqetësimi kryesor i FMN-së, në shtator 2013, ishte reduktimi i detyrimeve të prapam-betura ndaj biznesit. Në 6 vjet të gjithë ata që janë marrë me këtë punë, qeveri dhe donatorë, i ng-jajnë atij qenit që ndjek bishtin e vet, por nuk arrin kurrë ta kapë.

    Zvogëlimi dhe eliminimi i kë-tyre detyrimeve ndaj biznesit ishte pjesë e rëndësishme e re-torikës së FMN së, që parapriu dhe justifikoi mbështetjen e të qeverisë ‘Rama 1’ me 300 mil-ionë euro. Banka Botërore e mbështeti edhe ajo reduktimin e detyrimeve të prapambetura me një Hua Politikash Zhvillimi me rreth 120 milionë USD në vitin 2014 – synimi ishte per te reduk-tuar dobësitë e sistemit te finan-cave publike.

    Diskursi publik dhe politik i qeverisë 2013-2017 ishte ulëri-

    ma deri në qiell për kasaphanën e madhe të financave publike të bërë nga qeveritë e mëparshme dhe përbetimi i saj se kjo punë do të merrte fund nga dora e Rilind-jes. Për këtë bëri dhe një strateg-ji me ndihmën e Deloitte. Kjo ul-ërimë vazhdon edhe tani, por tashmë është e qartë se bëhet për të mbuluar gjurmët e veta. De-tyrimet e prapambetura prej 300 milionë eurosh – që mendohet se janë shumë më tepër së kaq - tashmë jane shtrirë në mënyrë ka-pilare nga qeveria tek bashkitë, si për të thënë që retë e zeza mbi fi-nancat shqiptare janë shtrirë nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në çdo cep të Shqipërisë.

    Nëse mund të themi se mbështetja që FMN, BB dhe do-natorë të tjerë ka dështuar në mirëbesim që të krijojë financa më të shëndetshme publike, duke eliminuar detyrimet e prapam-betura, kjo nuk mund të thuhet për Rilindjen. Qeveritë e saj asn-jëherë nuk kanë dashur të reduk-tojnë detyrimet e prapambetura,

    por thjesht të kontrollojne fluk-sin e parasë publike, si elemen-ti kryesor i pushtetit të tyre poli-tik. Siç kanë bërë me prokurimet publike, PPP dhe ligjet e inves-timeve strategjike dhe ato të posaçme, apo dhe me Korporatën e Investimeve. Qëllimi i Rilind-jes nuk ka qënë shëndoshja e fi-nancave publike, por kontrolli politik i çdo qindarke; ruajtja me vendosmëri e aftësisë për të ven-dosur kush do i marrë lekët i pari ndër mbështetësit e vet politikë, dhe kujt do ja vonojnë sa të mun-din që t’i prishin punë, e, pse jo, ta falimentojnë.

    Kjo sjellje e paramenduar eliminon konkurrencën e lirë e të ndershme, shkatërron klimen e biznesit dhe e bën qeverinë ko-mandante supreme të ekonomisë së tregut. Për këtë arsye, ekono-mia shqiptare nuk mund të kuali-fikohet si një ekonomi tregu funk-sionale, kusht i padiskutueshëm për integrimin europian – pra dhe për hapjen e negociatave për anëtarësim.

    Muajt e parë të këtij viti nuk kanë qenë pozitivë për ecurinë e eksporteve. Pas një përmirësi-mi të lehtë në mars, ato i janë rikthyer sërish tkurrjes së le-htë në muajin prill, me -0.24%. Si rrjedhojë, për 4 mujorin u ek-sportuan jashtë vendit mall-ra me vlerë 99 miliardë lekë, me një rënie prej 2.3% në raport me janar-prillin e 2018-s. Per-formanca e dobët në prill ishte kryesisht nga “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”, ek-sportet e të cilit u përgjysmuan. Edhe për katërmujorin, eksportet e këtij grupi ranë me 25% me bazë vjetore, duke zbritur në gati 15 miliardë lekë (15% e totalit, duke kaluar në grupin e tretë më të madh të eksportuar).

    Sipas INSTAT, Grupet që kanë ndikuar negativisht në ul-jen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse, energ-ji elektrike” me -4,9 pikë për-qindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -1,4 pikë përqind-je, “Tekstile dhe këpucë” me -0,2 pikë përqindje. Në ndrys-himin vjetor të eksporteve ka ndikuar pozitivisht grupi: “Mak-ineri, pajisje, pjesë këmbimi” me +1,8 pikë përqindje. Në katër-mujorin e parë të vitit 2019 ek-sportet e mallrave arritën vlerën 99 mld lekë, duke u ulur me 2.3 %, krahasuar me një vit më parë dhe importet e mallrave arritën vlerën 205 mld lekë, duke u rri-tur me 3.2%, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti

    vlerën 106 mld lekë, duke u rrit-ur me 8.9%, krahasuar me 2018.

    Si katërmujor, importet janë rritur me 3.2%, krahasuar me katërmujorin e parë 2018. Si-pas publikimit të fundit të IN-STAT, Shqipëria përgjatë katër-mujorit të parë të vitit 2019 shënon rritjen më të madhe të importeve nga Kina. Krahasu-ar me po të njëjtën periudhë të një viti më parë, kjo vlerë është 26.8% më e lartë. Pas Kinës, rri-tjen më të madhe të importeve për këtë katërmujor Shqipëria e ka pasur nga Greqia, me 13.3% dhe nga Turqia, me 6%. Nga ana tjetër, vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë Italia (-6.4%), Gjermania (-18.9%) dhe Kosova (-8.3%).

    Rritja e borxheve publike përbën rrezik për sigurinë kombëtare

    Ngecin eksportet, rritet deficiti tregtar 9% si 4-mujor

    Presidenti amerikan Donald Trump lëshoi një deklaratë të fortë duke thënë se Bashkimi Evropian është edhe më pak i ndershëm se Kina ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës sa i përket tregtisë. “Bashkimi Evropian, do të tho-ja se na trajton më keq se Kina, vetëm se janë më të vegjël” - deklaroi Trump në një takim me agjentë të pasurive të paluajtshme në Uashington. Këto deklara-ta vijnë në kulmin e përplasjeve

    të luftës tregtare mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës, por edhe me Bashkimin Evropi-an. Së fundmi Shtëpia e Bard-hë deklaroi se do të shtyjë disi në kohë vendosjen e tarifave shtesë për makinat evropiane. Trump ka akuzuar vazhdimisht Europën dhe sidomos Gjermaninë për një mar-rëdhënie tregtare jo të drejtë, duke evidentuar sektorin e automjeteve si shembullin kryesor të një situ-ate të tillë.

    Trump: Bashkimi Evropian, edhe më pak i ndershëm nga Kina ndaj SHBA

    Ekonomi

    zgjedhjesh kombëtare. Nërkohë që në periudhën 2017-2018 pritet të kemi një ‘boom’ të dëmshperbli-meve, pasi në 2017 kishim zgjedhjet e përgjithshme ku LSI doli nga koa-licioni dhe natyrisht, siç e do zakoni në të tilla raste, në administratë është bërë batërdi me pushimet nga puna. Shoqata INFOCIP në një raport të saj tregon që në 2017 ka pasur dhe largim të 100 punonjësve në një ditë nga një drejtor. Kasaphanë e vërtetë! Dosjet e viteve 2017-2018 s’kanë

    kaluar ende shkallët e gjykimit, por parashikohet që shumat t’i kalo-jnë 150 milionë euro. Të gjitha këto në total bëjnë 140 + 822 + 150= 1.1 miliard euro. Duke llogaritur që në Shqipëri aktualisht jetojnë vetëm 2.5 milionë shtetas, se pjesa tjetër janë “arratisur”, çdo qytetari, të madh e të vogël, i takon për të shlyer këtë borxh me 440 euro. Sikur të mos mjaftonin 3.200 euro që çdo shqiptar i ka borxh botës, me një borxh pub-lik në masën 8 miliardë euro!...

  • E hënë, 20 maj 201912 •

    Mistere

    Arti nuk është vetëm një burim frymëzimi, por gjithashtu një mister i madh. Artistët shpesh shtojnë detaje të vogla të çuditshme në pikturat e tyre, ose lënë mesazhe që janë të pamundura të vërehen në shikim të parë. Bota.al sjell më poshtë një listë të kryeveprave të pikturës, me sekrete të papritshme. Në fund të artikullit, edhe një bonus: një nga hipotezat më të çuditshme në lidhje me Mona Lizën.

    10. Veshi i gabuar

    Auto-portreti i Vincent Van Gogh me veshin e fashuar paraqet artistin me një vesh të djathtë të plagosur. Në realitet, ai kish prerë veshin e majtë. Mospërputhja shpjegohet me faktin se Van Goghu përdori një pasqyrë për të krijuar portretin e tij.

    9. Piktura nën pikturë

    Nëse shikoni nga afër Kitaristin e Vjetër nga Pablo Picasso, mund të shihni një siluetë femre të zbehtë prapa kokës së njeriut. Pas marrjes së imazheve me rreze infra të kuqe dhe X të pikturës, studiuesit nga Instituti i Arteve të Çikagos zbuluan disa forma të tjera të fshehura nën të. Me shumë gjasa, artisti nuk kishte para të mjaftueshme për të blerë pël-hura të reja, dhe duhej të pikturonte.

    8. Ora e natës është e vendosur gjatë ditës

    Gjatë restaurimit të pikturës së Rembrandt The Shooting Company of Frans Banning Cocq and ëillem van Ruytenburch (e njohur më mirë si “Ora e Natës”) në vitin 1947, ajo u pastrua nga një shtresë e trashë bloze. Pas kësaj, u bë e qartë se skena e portretizuar në pikturë nuk ndodh gjatë natës, por gjatë ditës.

    7. Kodi anatomik i Kapelës Sistine

    Një imazh i trurit njerëzor është i dallueshëm jo vetëm në Krijimin e Adamit nga Michelangelo, por edhe në një tjetër afresk të Kapelës Sistine: Ndarja e Dritës dhe e Errësirës. Shiko-ni qafën e Perëndisë: nëse e mbiven-dosni atë në një foto të trurit njerëzor, siç shihet nga poshtë, do të merrni një mbivendosje të përsosur të vijave.

    6. Simboli i forcës

    Figurat e Davidit dhe Goliathit në një tjetër afresk të Kapelës Sistine, të krijuara nga Michelangelo, formojnë gërmën hebraike gimelin, e cila simbolizon forcën në traditën mistike të Kabalas.

    5. Vështrimi i vëngërt i Rembrandit

    Margaret Livingstone dhe Bevil Conuay studiuan auto-portrete të Rembrandt dhe provuan se piktori vuante nga stereoverbimi. Kjo veçori bënte që piktori të perceptonte botën pak ndryshe: ai e shihte realitetin në 2D dhe jo në 3D. Megjithatë, është e mundur që stereoverbëria e ndihmoi Rembrandin të krijonte kryeveprat e tij të pavdekshme.

    4. Hakmarrja për të dashuruarit

    Një nga pikturat më të famshme të Gustav Klimt portretizon Adele Bloch-Bauer. Ajo u pagua nga burri i saj, baroni i sheqerit Ferdinand Bloch-Bauer. Ai zbuloi se Adele dhe Klimt kishin një lidhje dhe besonte se pas qindra skicave, piktori në fund do ta urrente dashnoren e tij. Puna rutinore me të vërtetë bëri që ndjenjat

    Zbuloni 10 misteret e fshehura në pikturat e famshmemidis gruas dhe artistit të ftoheshin.

    3. Parashikimi i fundit të botës

    Studiuesja italiane Sabrina Sforza Galitzia propozoi një interpretim të pazakontë të Darkës së Fundit të Leonardo da Vinçit. Ajo është e sigurtë se në pikturën e tij, artisti la një parashikim për fundin e botës, i cili do të ndodhë më 21 mars 4006. Për të arritur në këtë përfundim, studiuesja deshifroi kodin matema-

    tikor dhe astrologjik të pikturës. Ky nuk është mister vetëm i Darkës së Fundit. Duart e Krishtit dhe apostujt, së bashku me bukët në tryezë, for-mojnë diçka që mund të lexohet si disa nota muzikore. Pas testimit, kjo tingëllon si një melodi e shkurtër.

    2. Bota në të verdhë

    Pothuajse të gjitha pikturat e Vincent van Goghut shfaqin një të verdhë dominante. Profesor Paul

    Uolf shpjegon se është një efekt anësor i një ilaçi epilepsie që ndry-shon perceptimin e ngjyrës. Bota e artistit mund të dukej vërtetë ashtu si e shohim ne, në pikturat e tij.

    1. Mozarti dhe masonët

    Ka dëshmi të forta se Volfgang Amadeus Mozart ishte një Mason. Edhe në portretin e tij të fëmijës nga Pietro Antonio Lorenzoni, mund të shohim një simbol masonik: një

    dorë e fshehur që tregon një gradë hierarkike në shoqërinë sekrete.

    Bonus: Mona Liza

    Stomatologu dhe eksperti i artit Joseph Borkovski studioi me kujdes pikturën e Leonardo da Vinçit dhe pretendon se ka zbuluar sekretin pas buzëqeshjes së La Giocondas. Ai beson se ajo kishte humbur dhëmbët e saj të parë dhe kjo ndikoi në shprehjen e saj të fytyrës.

  • E hënë, 20 maj 2019 13•

    Mistere

    Sulmet dhe reagimi ndaj tyre i kanë dhënë formë politikës së Amer-ikës për 15 vitet e fundit, duke lënë pas një komb që është shumë më vigjilent dhe i shqetësuar për terrorizmin. Megjithatë, pavarësisht gjithë atyre që fliten për 11 shtatorin, shumë elementë të sulmeve dhe vep-rimet çuan drejt kryerjes së tyre janë larguar prej kujtesës së publikut. Ja 10 gjëra që mund t’i keni harruar për 11 shtatorin:

    1. Ne nuk e dimë se si rrëmbyesit hynë në kabinat e pilotëve të disa prej avionëve

    Raporti i plotë i komisionit të krijuar për të hetuar sulmet, që u botua në vitin 2004, thoshte se askush nuk mund të përcaktojë se si rrëmbyesit qenë në gjendje të hynin në kabinat e katër linjave ajrore që rrëmbyen. Një stjuardesë që ndodhej në American Flight 11 “spekuloi se ata kishin” hyrë me forcë, duke shtyrë thuhej në raport. “Ndoshta terror-istët kërcënuan me thika stjuardesat për të marrë një çelës të kabinës, duke detyruar një prej tyre që të hapte derën e kabinës, apo duke joshur kapitenin ose oficerin e parë që të dilnin nga kabina”. Pasi rrëmbyesit morën kontrollin e American Flight 11, ata e drejtuan për nga kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork, ku goditën kullën veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë në orën 8:46 am. Të 81 pasagjerët, duke përfshirë pesë rrëmbyesit, dhe nëntë anëtarët e ekuipazhit, gjetën vdekjen, bashkë me një numër të panjohur njerëzish në kullë.

    2. Pasagjerët dhe ekuipazhi në bordin e avionëve dhanë informata kritike

    Ata që ndodheshin në avionët e rrëmbyer – American 11, United 175, American 77 dhe United 93 – u telefonuan familjarëve dhe miqve nga telefonat celularë, ose përdoren komunikimet me radio të avionit për të raportuar rrëmbimet. Kjo gjë alarmoi autoritetet për rrëmbimet dhe u mundësoi që të kuptojnë pse nuk mund të gjurmonin avionët, pasi sistemet e tyre të navigimit ishin fikur. American 77, i cili u nis aero-porti Dulles të Uashingtonit, u rrëmbye pranë Indianapolis dhe pastaj u kthye në drejtim të Uashingtonit. Destinacioni i tij: Pentagoni. Pasagjer-ja Barbara Olson, bashkëshortja e avokatit Ted Olson, telefonoi burrin e saj për të raportuar “se avioni ishte rrëmbyer, dhe rrëmbyesit kishin thika dhe hapëse kutish”. American 77 u rrëzua në Pentagon në orën 9:37 të paradites, duke vrarë 64 persona në bord, përfshirë pesë rrëmbyesit. Informatat e grumbulluara nga telefonatat nga stjuardesave dhe pasag-jerëve u bënë të mundur hetuesve, që të kuptonin ngjarjet në bordet e secilit aeroplan dhe si kishin ndodhur rrëmbimet.

    3. Ngarkesat e lehta të pasagjerëve ua bënë më të kollajtë manovrimin rrëmbyesve

    American 11, i nisur nga Bostoni për në Los Angeles, kishte 81 pasag-jerë në bord nga 158 të mundshëm, në bazë të raportit të 9/11 si dhe të dhënave të avionëve. United 175, i cili gjithashtu ishte nisur nga Bostoni për Los Angeles, kishte 56 pasagjerë nga 168 të mundshëm. Ky ishte një “faktor ngarkese” prej 33%, pra shumë më i ulët se mesatarja 49% për atë fluturim, sipas konkluzionit të një hetimi federal. American 77, ishte nisur për në Los Angeles nga Uashingtoni, kishte 58 pasagjerë, nga një kapacitet prej 176, sipas raportit të 9/11. United 93, i nisur nga Neuark, N.J., në San Francisco, kishte vetëm 37 pasagjerë, pra një faktor ngarkese prej vetëm 20%, që ishte shumë më poshtë se normalja, prej 52%.

    4. Rrëmbyesi i munguar ua bëri më të lehtë pasagjerëve të United 93 që të hyjnë me forcë në kabinë.

    Ky ishte njëri prej katër avionëve të rrëmbyer, që nuk goditën objek-tivin e paramenduar, Kongresin e SHBA. Një pjesë e arsyes ishte se në avion ndodheshin vetëm katër, nga pesë rrëmbyes. “Terroristit që kishte si detyrë të mblidhte ekuipazhin e fluturimit, Mohamed al Kahtani, i ishte refuzuar hyrja në SHBA në aeroportin ndërkombëtar të Floridas, në Orlando, në muajin gusht”, thuhet në raportin e 9/11. Kur pasagjerët ishin vetëm disa sekonda larg marrjes së kabinës, rrëmbyesi që kishte kontrollin e rrëzoi avionin në një fushë të zbrazur në Shanksville, Pensil-vani, vetëm 20 minuta fluturim larg Uashingtonit.

    5. Qendra Botërore e Tregtisë kish qenë edhe më parë shënjestërQendra Botërore e Tregtisë në Nju Jork kish një status “ikonë” për

    terroristët edhe para 11 shtatorit. Në 26 shkurt 1993, një bombë e vendosur në një kamion të parkuar në parkingun nëntokësor të saj shpërtheu, duke vrarë gjashtë vetë dhe plagosur më shumë se 1000, thuhet në raportin e 9/11. “Vënia e bombës sinjalizoi një sfidë të re prej terroristëve, një të tillë, ku zemërimi dhe ligësia e tyre nuk kishin kufi”, thuhet në raport. “Ramzi Yousef, ekstremisti sunit që vendosi bombën, tha më vonë se kishte shpresuar të vriste 250 mijë njerëz.

    6. Zv. Presidenti Dick Chenney urdhëroi që United 93 të rrëzohej

    Para se pasagjerët të shkaktonin rrëzimin e United 93, zëvendës presidenti i asaj kohe, Dick Cheney, dha miratimin për planin e rrëzimit të avionit, para se të mund të mbërrinte në Uashington, thotë raporti 9/11. “Zëvendëspresidenti i autorizoi avionët luftarakë të godisnin”, thotë rapor-ti. Megjithatë, raporti shton se avionët luftarakë të Forcave Ajrore ndosh-ta nuk do të kishin arritur United 93-shin në kohë. Ushtarake “Zyrtarët e ushtrisë kanë thënë vazhdimisht se, nëse pasagjerët nuk do të kishin shkaktuar rrëzimin e United 93, ushtria do ta kishte penguar që të arrinte në Uashington” thoshte raporti i 9/11. “Ky konkluzion është i bazuar në një version të ngjarjeve, që ne tani e dimë se është i pasaktë”.

    7. Edhe plane të mëhershëm kanë shënjestruar avionë civilë

    Ramzi Yousef, i cili vuri bombën në Qendrën Botërore të Tregtisë në 1993, kishte planifikuar një sulm masiv në 12 avionë civilë amerikanë mbi Paqësor, në vitin 1995, thuhet në raportin e 9/11. Yousef punoi me xhaxhanë, Khalid Sheikh Mohammed, për të planifikuar sulmet. Më pas, Mohammed do të bëhej truri i sulmeve të 11 shtatorit. Yousef u arrestua në Islamabad, Pakistan në 7 shkurt 1995, pasi një bashkëpunëtor e spiunoi.

    8. SHBA bëri disa përpjekje për të vrarë Osama bin Ladenin, përpara 11 shtatorit

    CIA dhe agjencitë e tjera zhvilluan një plan për të kapur Bin Ladenin në fillim të vitit 1998, thuhet në raport. Ky plan u vonua dhe më pas u rimor, por ai u pengua ga shqetësimet e disa zyrtarëve ushtarakë, në lidhje me mbështetjen tek udhëheqësit fisnorë afganë. Këshilltari i sigurisë kom-bëtare i asaj kohe, Sandy Berger ishte i shqetësuar në lidhje me atë që do të ndodhte me Bin Ladenin, nëse ai kapej dhe nëse provat kundër tij mund të çonin në një dënim penal, në një gjykatë të SHBA. Pasi ambasadat e SHBA në Kenia dhe Tanzani u bombarduan në 8 tetor 1998, Presidenti Bill Clinton autorizoi sulme me raketa kundër kompleksit të bin Ladenit në Afganistan. Ai mbijetoi, por u vra më vonë nga një ekip i Navy SEALs, në maj 2011.

    9. CIA e paralajmëroi Presidentin Clinton, për sulmet e 11 shtatorit

    Në 4 dhjetor 1998, raporti i përditshëm i CIA-s për presidentin, i thoshte Clintonit se “Bin Ladeni po përgatitej për rrëmbimin e avi-onëve në SHBA dhe sulme të tjera”. Plani, thoshte agjencia, ishte që të rrëmbeheshin avionët për të fituar lirimin e Yousef dhe terroristëve të tjerë, thotë raporti i 9/11. Por agjencia nuk kishte asnjë informacion të fortë, dhe rrëmbime nuk ndodhën. Gjatë dhjetorit të vitit 1998, zyrtarët amerikanë gjurmuan vendndodhjen e Bin Ladenit dhe u përpoqën për të zhvilluar një plan, që ta sulmonin me raketa të telekomanduara.

    10. Arabia Saudite kishte lidhje të forta me rrëmbyesit

    Kur doli raporti i 11 shtatorit në vitin 2004, 28 faqe material mbetën të klasifikuara dhe objekt spekulimesh të shumta. Ato faqe, të cilat u botuan në këorrik të këtij viti, tregonin lidhje të shumta të njerëzve pranë princit saudit Bandar, ish ambasador në SHBA. Dokumentat tregojnë “transferime parash nga familja mbretërore saudite, në drejtim të sauditëve që jetonin në SHBA dhe dy prej rrëmbyesve në San Diego. Dokumenti tregon edhe mbështetje të madhe për xhami në Kaliforni, të cilat kanë prirje të forta drejt radikalizmit islamik”. DOkumentat nuk u publikuan, për shkak se de-tajet që përmbanin nuk ishin konfirmuar, ose nuk tregonin të kishin lidhje me sulmet. 15 nga 19 rrëmbyesit ishin nga Arabia Saudite.

    Ngjarja tragjike e 11 shtatorit, 10 misteret e pazgjithshme të sulmit

  • E hënë, 20 maj 201914 •

    Opinion

    Në vëmendje të : Presidentit të Republikës, z. Ilir Meta , Kryetari të Këshillit të Minis-trave, z. Edi Rama, Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, Kryetarit të opozitës politike, z. Lulzim Basha, Kryetarit të delega-cionit të BE në Tiranë, shkëlqesisë së Tij, z. Luigi SORECA

    Përpara opinionit publik të vendit, veçanërisht komunitetit shkencor, universitar, intelektualëve, teknicienëve, artistëve, studentëve, me përgjegjësi dhe ndërgjegje qyte-tare denoncoj me zë të lartë prakti-kat krejtësisht antidemokratike, jo transparente, dhe në kundërshtim me ligjet, me Kushtetutën dhe me të drejtat e qytetarit që ndjek shurd-hërisht Komisioni i Edukimit dhe i Mjeteve të Informimit i Kuvendit të Shqipërisë. Eshtë detyra Juaj të reagoni duke mos u pajtuar me farsën që po luhet atje, duke nisur nga data 10 maj 2019, kur në atë Komision u organizua jashtë çdo standardi demokratik dëgjesa e një grupi deputetësh, me koordinatore qytetaren Eglantina Gjermeni, lidhur me një projektligj për gjoja reform-imin e Akademisë të Shkencave të Shqipërisë. Kjo farsë ka vazhduar edhe ditët në vazhdim e deri më sot.

    Nga ndjekja nga afër e asaj që po ndodh në atë Komision konsta-toj hidhërueshëm një shkatërrim të vlerave të parlamentarizmit që më paraqiten në ndërgjegje si pasojë e trafiqeve politike dhe interesave që nuk kanë asnjë lidhje me interesin publik, por u shërbejnë ruajtjes të privilegjeve dhe uzurpimit të Akademisë të Shkencave, si edhe të vijnë prej presionit që ushtrohet nga forca të caktuara kundër shkencës dhe dijes