20
Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, tetor, 2010 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi Viti IV , Nr. 8 QKSH “Migjeni” SHTATORJA E NËNË TEREZËS PARA SHTËPISË MUZE SHKUP

DITURIA - immi.se · MISS ALBANIA NË BENELUX Me datën 31 tetor do të zhvillohet në Bruksel, evenimenti artistik Miss Albania në Benelux. Ky aktivitet përtej kontureve të një

  • Upload
    others

  • View
    5

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: DITURIA - immi.se · MISS ALBANIA NË BENELUX Me datën 31 tetor do të zhvillohet në Bruksel, evenimenti artistik Miss Albania në Benelux. Ky aktivitet përtej kontureve të një

Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, tetor, 2010

DITURIAE boton QKSH”Migjeni” Borås-SuediViti IV , Nr. 8

QKSH “Migjeni”

SHTATORJA E NËNË TEREZËS PARA SHTËPISË MUZE NË SHKUP

Page 2: DITURIA - immi.se · MISS ALBANIA NË BENELUX Me datën 31 tetor do të zhvillohet në Bruksel, evenimenti artistik Miss Albania në Benelux. Ky aktivitet përtej kontureve të një

Programkontoret është një departament i qeverisë. Ajo ka një man-dat kryesisht nga Ministria e Arsimit, Komisioni Evropian për të koordinuar dhe të kryerë një numër të programeve të BE, dhe disa programe të tjera ndërkombëtare shkollore. Programkontoret do të promovojë dhe mbështes aktivisht proceset e zhvillimit dhe të lëvizsh-mërisë në edukim, arsimim dhe zhvillim të aftësive në kuadrin e bashkëpunimit ndërkombëtar që është pjesë e aktiviteteve në sistemin arsimor suedeze, kjo është një mundësi shumë e mirë për të shfrytëzuar bash-këpunimi ndërkombëtar në arsim dhe bashkëpunim kulturor mes shkollave e që e ofron ky departa-ment për ndërlidhje në mes të Suedisë dhe BE dhe shteteve jashta BE në fushat e arsimit dhe kulturës.Qëllimi i aktiviteteve të këtij departamenti është rritja e cilësisë së arsimit në Suedi duke siguruar kushte për njerëzit që të mar-rin pjesë në bashkëpunim ndërkombëtar. Nëpërmjet programeve dhe aktiviteteve, shkollat, universitetet, organizatat dhe individët përfshihen në projektet e bashkëpunimit ndërkombëtar në arsim dhe aftësim për të praktikuar dhe të studiojnë jashtë vendit. Shkëmbime për të rinjtë dhe mësuesit janë një pjesë e rëndësishme e punës së këtij departamenti. Këtë vit Fjärdingskolan ka marrë ftesën nga shkolla fillore Demokracia e qytetit Durrës dhe serish është berë kërkesa për lejimin e mjeteve finansiare për kthimin e vizitës atje. Programkontoret të njejtës shkollë i janë pergjigjur pozitivisht dhe se pedagogët e këtushëm kanë fituar ndihmën finansiare dhe këtë vit në vjeshtë për një javë do qendrojnë në Durrës ku do vizitojnë ente mësimore parashkollore, shkolla fillore, të mesme si dhe do kenë kontakte dhe biseda me organet arsimore të këtij qytetiti në mënyrë që të shifet më për se afërmi mërnyra e bashkëpunimit mes këtyre dy qyteteve dhe shkollave të këtyre dy qyteteve.Qellimi është që ekspe-rienca suedeze të gjejë vend në praktikën shqiptare të shkollimit në të gjitha nivelet e arsimit. Ja një pjesë nga një shkrim i më hershëm për Fjärdingskolan.”Tash e tri vite në tavolinën e punës në zyrëne tij në “Fjärdingskolan” qendron krenare statuja e heroit tonë kombëtar Skenderbeut. Qendron statuja e një figure legjendare shqiptare, të cilën ky me krenari e mabnë në tavolinën e punës së tij. Qendron krenare kjo statujë për të cilën vet Per Kettisen ka fjalë miradie edhe pse më herët ndoshta kishte degjuar vetëm emrin Skenderbe, por jo edhe me tepër për këtë figurë të njohur historike të popullit shiqptar.Si erdhi kjo statujë këtu dhe ç’do të thot kjo për mërgimtarët dhe nxëniesit shqiptar që jetojnë në Borås? Le të bëjmë një digresion. Nuk do ta harroj kurrë deri sa të kem jetën atë ditë madhështore, në 2007-të, kur tek ne në Borås erdhen për vizitë pedagogë nga shkolla

fillore “Demokracia” e qytetit Durrës nga Shqipëria. Me rastinë kësaj vizite nga ana e pedagogëve të kësaj shkolle mora si dhuratë këtë statujë të cilën e kam simbol krenarie të shkollës dhe kështu qendron në tavolinën e punës në zyrën time. Takimi me ta për mua ishte një takim i jashtëzakont, për mua ishte një statisfaksion që mu dha rasti të prisja, në shkollën ku unë udheheqë,

pedagogë nga një vend për të cilin ne dim shumë pakë dhe kemi pasur shumë pak kontakte me njerëz nga atje dhe pse në qytetin tonë kemi shumë ardhacakë shqiptar nga Kosova dhe nga vet Shqipëria thot Per Kettisen drejtor në Fjärdingskolan në Borås.Ndersa ja se cka ka shenuar ne ditarin e tij ditor drejtori i shkolles “Demokracia” nga Durrësi:Pesë shkurt 2007. Në orën 9:00 është planifikuar takimi i parë me stafin drejtues të shkollës dhe me drejtorin e përgjithshëm. Mjedise të pastra dhe të ngrohta, pavarësisht se jashtë era luan me dëborën e hirtë. Prezantim dhe njohje e të dy grupeve. Vjen takimi me kolektivin e mësuesve në një mjedis relaksues ku nuk mungonte gjithë shtypi i ditës dhe informacione të tjera. Pritja e parë e ngrohtë dhe miqësore. Pas pak rrethohemi nga shumë nxënës shqiptarë të cilët nuk do të na ndahen për gjith kohën. Nuk janë pak, por 64, nga 350 nxënës që ka shkolla. Vazhdojnë vizitat

në institucionet parashkollore, çerdhet e kopshtet me fëmijë nga mosha 6 muaj deri në 6 vjeç. Në çerdhe ishin të pranishme edhe nënat e fëmijëve jo suedezë dhe u mësohej falas suedisht, bile dhe paguheshin për kohën e qëndrimit në shkollë. Qëllimi ishte që të integrohej sa më shpejt edhe nëna në komunitetin suedez. Interesante për ne ishte fakti që në Suedi nuk funk-siononte arsimimi privat. Çdo fëmijë i huaj kishte të drejtë të mësonte gjuhën amtare. Arsimi ishte falas në çdo sherbim. Në arsimin e detyrueshem nuk kishte sistem vlerësimi me nota dhe nuk kishte mbetje në klasë. Përdoreshin vetëm 3 vlerësime në fund të klasës së 6-të dhe të 9-të (“mirë”, “shumë mirë” dhe “shkëlqyeshëm”). Çdo lloj komunikimi midis drejtorisë, më-suesit, nxënësit, prindit etj, bëhej nëpërmjet kompjuterit. Kudo mbizotëronte respekti për njëri/tjetrin, pavarësisht moshës, prejardhjes, pikpamjeve dhe mendimeve. Kjo ishte shumë e lexueshme në çdo mjedis. U dakordua dhe u hartua programi i punës për të ardhmen i institucioneve tona shkollore i cili synon një bashkëpunim 3 deri 10 vjeçar në fushën e shkëmbimit të ideve dhe përvojave me shkëmbime të zgjeruara vizitash me nxënës dhe mësues për ta realizuar”Kjo cka u dakordua tri vite më parë do realizohet mu tani, pra pedagogët suedez do jenë mysafirë të atyre shqiptar në qytetin e Durrësit.Më duhet tu them se, Fjärdingskolan në Borås, kjo shkollë fillore gjashtë klasëshe krysisht me nxënës ardhacak të mbi 31 nacinaliteteve, ku këtu fliten mbi 31 gjuhë por dominante është gjuha shqipe ku është edhe numri më i madh i fëmijëve shqiptar është ndër më aktivet në qytet.Besojmë se kjo viz-itë e pedagogëve suedez në Durrës do jetë historike dhe se do të kontribuoj në zhvillimin e një bashkëpunimi të mirëfillt në lamin e arsimit, kulturës dhe gjuhës, si dhe në shkembimin përvojave, mësuesve, pedagogëve dhe nxënësve në një të ardhme të afërt.

Sokol DEMAKU ”UDHA E SHKRONJAVE” UDHËTON PËR NË DURRËS TË SHQIPËRISË NGA BORÅS I SUEDISËFjala është këtu për një projekt shkollor të punuar nga pedagogët e Fjärdingskolan nga qyteti Borås i Suedisë me emrin ”Udha e shk-ronjave”. Ky projekt ka pa dritën e vet që në vitin 2007, kur nga shkolla fillore ”Demokracia” e qytetit Durrës kanë udhëtuar për në Borås dhe kanë qendruar për një javë katër pedagog të kësaj vatre arsimore shqiptare në përkujdesjen e pedagogëve të Fjärdingskolan e në finansim të ”Programkontoret” nga Stockholm që është një departament i Minsitrisë së Arsimit të Qversisë së Suedisë.

Page 3: DITURIA - immi.se · MISS ALBANIA NË BENELUX Me datën 31 tetor do të zhvillohet në Bruksel, evenimenti artistik Miss Albania në Benelux. Ky aktivitet përtej kontureve të një

UNIONI I SHOQATAVE SHQIPTARE NE SUEDI ALBANSKA FÖRENINGARS UNION I SVERIGE

Të nderuar Krijues letrarë e muzikorë,

Unioni i Shoqatave Shqiptare në Suedi është në rrumbullaksimin e vperimtarisë për oganizimin Festivalit të VIII të Poezisë dhe Muzikës Krijuese Shqiptare në Diasporë. Në bazë të vendimit të Kryesisë së Unionit nga mbledhja e mbajtur më 18 shtator 2010, Festivali i Tetë, do të mbahet në Malmë më 30 tetor 2010, në ambientet e Druid Orden, (Ordens hus) që gjendet në këtë adresë: Västergatan 3 A, në Malmö. (Në të njëtjin vend ku është mbajtur edhe Festival i kaluar).Në këtë manifestim të rëndësishëm kulturor, i vetmi i këtij lloji në tërë diasporën shqiptare, do të prezentohen krijuesit letrarë dhe ata

(Nën foto: Pamje nga Festivali, foto USHSH)

në lëminë e muzikës që jetojnë dhe veprojnë jashtë atdheut. Në cilësinë e mysafirëve do të prezentohen edhe krijues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia si dhe krijues suedezë, danezë, norvegjezë e të tjerë. Edhe në Festivalin e sivjem, sikurse edhe herave të tjera do të kemi mysafirë eminentë nga Ministria e Kulturës dhe Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës.Ju njohtojmë se Këshilli organizativ i Festivalit të Tetë, tashmë ka pranuar punimet që do të konkurrojnë, prandaj lusim krijuesit që do të marrin pjesë në Festival gjithësesi ta vërtetojnë pjesëmarrjen.Sikurse edhe herave të kaluara Këshilli Artistik do të bëj përzgjid-hjen e punimeve të paraqitura, të cilat i përcillen Jurisë së Festivalit. Juria do të ndajë këto shpërblime:Për poezi e muzikë:Vendi i Parë - 3.000 kr suedeze Vendi i Dytë - 2.000 kr suedezeVendi i Tretë - 1.000 kr suedezeDo të ndahen edhe shpërblime të tjera si dhe mirënjohje e lavdata publike nga ana e organizatorit.Organizatori për të gjithë pjesëmarrësit do të organizojë një koktel të përbashkët kurse për krijuesit do të shtrojë edhe darkë.Festivali i sivjem do të mbahet ditën, duke filluar nga ora 13,00 dhe do të përfundojë në orën 19,00.Për shkak të vështërsive ekonomiko-materiale, në bazë të vendimit të Kryesisë, organizatori kësaj here, nuk është në gjendje të kompen-zojë shpenzimet e udhëtimit të pjesëmarrësve..

MISS ALBANIA NË BENELUX

Me datën 31 tetor do të zhvillohet në Bruksel, evenimenti artistik Miss Albania në Benelux. Ky aktivitet përtej kontureve të një konkursi bukurie, do të përbejë evenimentin kulturor të vitit për shqipfolësit e Belgjikës dhe më gjerë pasi që tani kemi konfirmime pjesëmarrje nga bashkëkombësit tanë nga Italia, Anglia e Suedia.

Konkursi në vetvete i ofron vajzës fituese mundësinë e pjesëmar-rjes në Miss Shqipëria dhe po ashtu në Miss Earth Albania, pa konkurs. Përveç të gjitha premisave për një hyrje në botën e modës, vajza fitues merr edhe një çek si dhe dhu-rata të ndry-shme nga sponsorit e aktivitetit.

Po ashtu spektakli Miss Albania në BENELUX përben edhe mundësinë më fantastike për bizneset që u ofrojnë mallra dhe shërbime shqipfolësve të diasporës pasiqë ai do të transmetohet nga të dy kanalet televizive shtetërore TVSH dhe RTK si dhe nga një numër i rëndësishëm mediesh të shkruara. Organizatorët e spektaklit kanë paraparë edhe mundësi të tjera reklamimi për Sponsorët që duan të behën pjesë e këtij spektakli.

Për vajzat e interesuara:- ju lutem të dërgoni dy foto si dhe një përshkrim të shkurtër tuajin në adresën e redaksisë [email protected] Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa para datës 02.10.10

Për sponsorët:- mos hezitoni të na kontaktoni në adresën e redaksisë [email protected] Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa ose në nr e tel 0032/476. 39 49 23

Shitje biletash : [email protected] Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa

Miss Albania në Benelux

Page 4: DITURIA - immi.se · MISS ALBANIA NË BENELUX Me datën 31 tetor do të zhvillohet në Bruksel, evenimenti artistik Miss Albania në Benelux. Ky aktivitet përtej kontureve të një

FAQJA E POEZISË

BAJAME HOXHA

Unë nuk iki…

Dashuri, oh, të kam dhënë,Ç’ke me mua, pse më vret?Pse me fjalë si gurë rrufeje,Më qëllon e më godet?!

Shajmë e vramë, unë nuk iki,Ditë e natë me ty do jem, a më ndjen apo s’më ndjen,oh, në ëndërr, qemë, a s’qemë?

Ëmbëlsinë e buzës tënde,Do ta marr për veten time,Që mos të të mbetem borxh,Do të jap nga buza ime!

Anjeza Sakaj

ÇAMËRI NJË AMANET!

Nata më rrembeu prej djepiLodrat mi shkeli me kembëDëshirat mi rrembeuMotra vëllëzer s’me la askend. Atje ku flaka perpiu zemrat,Ku lotët udhët lan më dhëmbje,Atje ku renkimet s’patën sosje,Atje ku brenga s’pat ngushëllime.Si mund të rrahi zemra e ngratë,Ku cifla, cifla s’di ku mbeti,Hija zezë më nuk laDjep e shpirt pa e prek.E rrugeve të Çamërisë endem sot,Një varr kërkoj të gjej,Mbi dhe të mbështes kokën,Një tufë me lot mbi te të derdhë....E ëndërrat aty ti hedhë, Ti mbjellë në tokën e bekuarAmaneti që na i la i pari,Amanet për tu trashëguar.

Arjana Loce

Me lot krokodili

Tundet, si një gjeth lëkundet, kacaviret dritash nëpër semafore... Dhe vjen e lutet, në zemër të futet Me lot krokodili falje më kërkon... Mos u hiq se vuan, kur nuk dashuron Me lot si krokodil Me kot ti mos u shtir, se dimer sjell në prill... Pas lenteve ngjyre blu dhe me vështrimin flu sytë mua mos m’i lidh... Unë zërin ta degjoj dhe hapat i ngatërroj e nga t’ia mbaj s’e di Me lotët si krokodil s’genjehet shpirti im ! Fundja, po s’më deshe mua, bota nuk u shua dhe pa ty jetoj, duke flirtuar, veten ke mashtruar Me lot krokodili, falje pse kërkon? Me ty dhe pa ty jeta prapë vazhdon....

4

Remzi Basha

Nënë Terezës A thua do të vijë Një njeri si ti ?Me buzëqeshjen e future Ndër ata syE ngrohtë dora joteMe këmbët zbathurEcë e ecë Pa u vrarë aspakQë nga Kalkuta e IndisëKu mijrërave të pashpresëU dhe shpirtin tëndFrymën tënde ,Dashurinë tëndeDhe sot në vegimeEndej kudoKu ka nevojë Për buzeqeshje e dashuriShqiptare mbete o shënjtore Pranë zotit Me flamurin Kuq e zi

Saranda Shala

TRI DITË ËSHTË JETA

Mysafirë të paftuarAskush s’na pyet, na pëlqen ose jo!

Thonë se java ka shtatë ditë, e viti, 365, Por jeta është vetëm tri ditë, Dje ,sot,neser. E djeshmja mbetet kujtim, Si gota e thyer në maturë Që n uk u kap më kurrë. Dhe për çudi, edhe pse na lëndon, nuk harrohet. E tashmja është vetëm një çast, Konsumohet pa u ndjere, Si vitet që ikën shpejt Dhe nuk mundemi ti ndalim dot. Po e ardhmja çka na sjell ? Mbetet hipotezë e pa argumentuar Nuk dihet se çfarë ndodh. Për ironi sot ngre dolli Për të nesërmen që pres të vijë...

Faruk tasholli

SHPIRT MAGJIE

Paska reshë kjo bukuriTrupit tënd si i ka hije,

Vjen e bjen shikimit tim Sikur valë n’liqe Ohrie.

Unë nuk di të jem poet Të bëj vjersha dashurie, Ku ka vjershë që e zë brenda Frymën tënde shpirt magjie?!

A je bore e Lybetenit A je erë e detit Jon, Zjarr n’u kallsha majë Tomorrit Hija jote më freskon.

Nuk ka ngjyrë në fund të detit As në qiell aq shumë kaltri, Sa ka trupi - shpirti yt Aq freski, aq bukuri.

Page 5: DITURIA - immi.se · MISS ALBANIA NË BENELUX Me datën 31 tetor do të zhvillohet në Bruksel, evenimenti artistik Miss Albania në Benelux. Ky aktivitet përtej kontureve të një

5

Izet ABDYLI ROMAN MBI TRAGJIKËN E SHQIPTARËVE TË TOPLICËSAh, Toplicë, Autor Hamit F. Gerguri, Shtepia Botuese ,,Shota” Gislaved, 2010 Libri me i ri i Hamit Gergurit me titullin ,,Ah, Toplicë” që asocon me sintagmen e një klithme, apo rënkimi, në të vërtet na kthen në ngjarjet sa të dhimbshme por edhe tragjike te popullit tonë, duke përshkruar kalvarin e vuajtjeve të shqiptarëve të shpërngulur me dhunë nga trojet e tyre etnike siç ishin rajonet e Toplicës, Nishit e Pirotit gjate viteve 1877-1878. Duke qene një nga pasardhësit e atyre familjeve te dëbuara me dhunë nga serbet autori ka vjelur kujtimet e të moshuarve dhe me besnikëri ato i ka transponuar artistikisht në prozë duke na dhënë kështu një roman te cilin do ta konsideroja si një nga veprat me te mira dhe me të arrira ne fushë veprimtarinë e tij krijuese. Libri edhe pse i ndarë në 12 kapituj, lexohet si një tërësi, pra libri lexohet me një frymë si një film me disa episode. Nga kapitujt e parë të romanit na epet përshkrimi i natyrës,ambientit përditsh-mërisë se njerëzve, punës dhe halleve te tyre duke na dhënë një tablo reale te jetës se shqiptarëve në trojet e tyre etnike në Toplicë me gjithë traditat dhe kulturën e tyre te mikpritjes, punës, respektit e ndihmës ndaj njeri tjetrit. Autori me mjaft kujdes ka arritur te përshkruaj toponiminë origjinale duke e zhveshur nga parashtesat dhe prapashtesat sllave, kështu që këto te dhëna janë mjaft bindëse dhe akëcili qe e lexon ketë libër fiton përshtypjen reale se toponimia e vendbanimeve ne Toplicë nuk dallon me ato ne Kosovë gjetiu ku jetojnë shqiptaret. Autori ne hollësi ka dhen edhe detaje tjera te rëndësishme te veshjeve, etnologjisë,eposit, veglave te punës nga bujqësia por edhe jetën baritore. Pothuaj ne detaje ka pasqyruar jetën e familjes shqiptare ne kontekstin kohor kur zhvillohet ngjarja e romanit..Ngjarjet e vrullshme te viteve 1877-1878 sikundër dihet edhe nga historia, do te shëndrrojnë rajonin e Toplices ne një kasaphane ku ekspeditat ndëshkuese serbe do djegin , vrasin e masakrojnë gjithçka qe ishte shqiptare. Peripecitë dhe vuajtjet e familjeve shqiptare te debuara me dhune te cilat gati te përgjysmuara arrijnë përmes maleve te depërtojnë deri te vëllezërit e tyre ne Kosove, dhe mikpritja e kosovareve janë skena qe përgjasojnë me luftën e fundit ne Kosove. Megjithatë autori përmes familjes se Fazli Pergurit na ka dhënë fatin kolektiv edhe të dhjetëra familjeve tjera te cilat dhuna serbe i detyroi të degdisen viseve te ndryshme te Kosovës, Maqedonisë por edhe ne Turqi duke marr epitetin e muhaxhirëve. Se vërtet autori ka qene i kujdesshëm ne vjeljen e materialit por edhe shtrirjen e tij ne kapituj, tregon fakti qe ai me vite ka jetuar me këto kujtime te hidhura te këtij romani, ngase siç shpjegon edhe ai vete ne pasthënien e librit, ky është versioni i katërt i romanit pasi që si duket edhe dorëshkrimin e këtij romani e përcjelli fati tragjik, ngase dorëshkrimi i pare ne vitin 1977 përfundoi apo u zhduk ne Sekretariatin e punëve te brendshme te Kosovës, dorëshkrimi i vitit 1987-1988 iu dogj gjate ofensivës serbe ne Drenicë me 23 shtator 1998, dorësh-krimi i vitit 2001-2002 u zhduk nga një pakujdesi gjate punës me kompjuter nga djali i tij, por vetëm kuraja e fort prej shkrimtari dhe fanatizmi i tij për te kryer një amanet ndaj paraardhësve te tij beri që të rishkruaj edhe versionin e katërt gjate viteve 2007-2008 të cilin sot e ka në dorë lexuesi. Si përfundim ky roman mund te merret edhe si një faktografi historike për këtë kapitull tragjik te historisë sonë, por duhet te jete edhe një sinjal për his-torianet, shkrimtaret dhe studiuesit tjerë te punojnë me shume për te treguar para botës se lufta e fundshekullit njëzetë ka një rrugëtim qindravjeçar drejt lirisë. Me gjase autori nuk do ndalet me kaq ngase ne pasthënien e librit ai paralajmëron edhe pjesën e dyte te këtij romani.

Bahtir Latifi

QKSH “Migjeni” e vetmja nga të huajat me shoqaatat suedeze në përvjetorin e Studiefrämjandet në Borås

Edhe sivjet si zakonisht Studiefrämjendet në qytetin Borås mbajti aktivitetin e saj të radhës të pagëzuar me emrin ”Familjedagen”.Të dielen e fundit të muajit gusht boråsarët ka¬luan caste të këndshme së bashku me disa shoqata suedeze dhe me shoqaten shqiptare Migjeni në piknik në periferi të qyetit në afërsi të parkut dhe liqenit Dalttorpssjön.Një ditë me diell e ngrohët por për cudi edhe pse kishte diell, herë pas herë edhe riga shiu mirëpo edhe pse herë shi herë diell ishte një ditë e mirë dhe me plot kujtime që njeriu mund të ketë nga një takim i till.Si zakonisht tashmë jemi mësuar edhe me shoqërin suedeze që janë një popull i pa lodhur i pa pritueshëm në punën e tyre, gjithëmon të freskët dhe të vullnetshëm në punën dhe jeten e tyre për të ardhmën e tyre në shtetin e vet. Kjo është cka cdo pupull duhet tua ketë lakmi, duhet të mësoj dic nga kjo që këtë popull e bënë aq krenar dhe fisnik në jetën e tij.Studiefrämjandet është një organizat e cila punon dhe vepron me shqata kulturore si ato suedeze por edhe të huaja e në ketë rast edhe me shoqatën shqiptare “Migjeni” që tashmë po bëhen afro 5 vjet punë dhe bashkëpunimi me Studie-främjandet në qytetin Borås. Që nga ora 10:00 e mëngjesit e deri në ora 13:00 të ditës kaluam një ditë të këndshme se bashku me qytetar të shumtë nga Borås të gjeneratave të ndryshme, të cilët ishin kurreshtar për punën tonë, për popullin shqiptar, shtet ku ky popull jeton. Ishte interesant loja e përgatiutur enkast për këtë ditë nga shoqatatë pjesëmarrëse në këtë manifestim.Çdo shoqatë kishte përgatitë nga disa pyetje nga puna e tyre, në mënyrë që qytetarët tu pergjigjen dhe në fund ai që ka pergjigje më të mirëdo shpërblehet. Shoqatat pjesëmarrës ne ketë manifestim kishin përgatitur edhe shperblimet që ishin komode per fituesit.Kjo ishte një prezantim i shoqatave dhe njëkohësisht një lojë interesante dhe zbavitëse për ata që kanë gjetë kohë të jene dhe argëtohen në mjediset e Byttorpssjön në Borås.Në mesin e tyre ishte edhe kryesia i Qendres Kulturore Shqiptare “Migjeni” nga Borås,të cilet ishin të ftuar të merrnin pjesë si një nga shoqatatë me të suksesesshme gjatë këtyre viteve.edhe pse qyteti yn ka një numër të madh shqiptarësh nga vise të ndryshme shqiptare,nuk do të thotë që edhe të gjith suedezet apo edhe shqiptarët ta din se sa është numri i tyre dhe qfar bëjnë ata .Mrëpo një i takim i till të jep mundesi të argëtohesh, të mësosh dhe të përjetosh.Dy nga pyetjet e bëra nga qendra jon ishin : Cili është kryeqyteti i Kosovës dhe cfar ngjyrashë përmban flamuri i ri i shteti të ri të Kosovës?Shumë nga qytetarët nuk dinin aq shumë as për Kosovën e as për Shqipërin, e ky ishte rasti më i mirë që permes aktiviteteve tona ne tu tregojmë më shumë për Kosovën, Shqipërinë dhe shqiptarët. Ishte rasti dhe momenti per konatkte të drejtpërdrejta me suedezët, mne ata të cilët kanë berë shumë dhe bejnë edhe sot për njerëzit tanë ne nevojë.Ne kishim përgatitur materiale enkast per këtë ditë të cilat materiale ua shperndam të gjithe atyre që ishin në këtë manifestim me informacione të shkurtëra per Kosovën, Shqiperinë dhe shqiptarët në suedisht, cka mendojme se edhe ia kemi arritë qel-limit për informim.Duke u përpjukurr të gjejnë përgjigjet e sakta edhe ne nuk e perjashtum mundësin tu ndihmonim nganjëher dhe duke ju sqaruar mirë e mirë në pika të shkurtëra se kush është Shqipëria dhe kush Kosova .Knaqësia jonë ishte që ne ta prezantojmë shtetin tonë dhe kënaqësia e qytetarëve suedez njekohësisht që mësonin diqka të re për ne dhe shtetin tonë me të ri në botë.Në këtë manifestim ishin pjesëmarrese shoqata suedeze si”NATUR SKYDDS FÖRENINGEN”,”PRILUFTSFRÄMJANDE”, “HÄXRINGEN SÖDRA ÄLVSBORG”, ”SVENSKA TURISTFÖRENIN-GEN”, QKSH”Migjeni”, ”BORÅS FÅGELGRUP”. Ishte hera e dytë që QKSH ”Migjeni” ishte në një takim apo dit familjare siq e quanin edhe vet organizatorët këtë ditë Besojmë se vitin e ardhm ne do jemi me aktiv dhe do jemi prezent edhe në manifestiem tjera të këti lloj.

Page 6: DITURIA - immi.se · MISS ALBANIA NË BENELUX Me datën 31 tetor do të zhvillohet në Bruksel, evenimenti artistik Miss Albania në Benelux. Ky aktivitet përtej kontureve të një

6

Këto ditë e pa dritën e botimit në Bukuresht edhe një libër i ri i një autori nga Kosova në gjuhën

rumune. Golgota kosovare e Fehmi Kelmendit është një seleksionim vlerash lirike të shkëputura nga dy librat e tij të fundit të botuara në Tiranë: Plakur nga malli (2008) dhe Shpirti i ndezur (2009). Duke patur parasysh farefisninë linguistike të rumanishtes me shqipen, titulli tingël-lon njësoj në të dy gjuhët. Në cilësi të përkthyesit kemi patur kujdes të posaçëm për organizimin e lëndës poetike duke e ndarë në tre cikle: Selia e zanave (Sediul zânelor), Mikropoema (Micropoeme) dhe Shek-ulli i ndezur (Secolul aprins). Librit i paraprin një parathënie e kritikut letrar Marius Chelaru (shq. Qelaru), si dhe bibliografia e autorit. Lënda poetike botohet në gjuhën rumune, ndërsa titujt e poezive, parathënia, pasthënia dhe shënimet për autorin dalin në të dy gjuhët.Në ciklin e parë defilojnë vargje mbi valëvitjet e ajrit, idilën e të njohurës, librat e shenjtë, lindjen dhe vdekjen e ditës, këshillat e lashta,

lirinë e privuar, marshimin e rrugëve të vështira etj. Në ciklin e dytë defilon tempulli i djajve, ngërçi, çelësi, tantali, harresa, shodoli, pajtimi, diplomacia perfide, jeta e hidhur, atdheu i ndarë etj. Në ciklin e tretë defilon Kosova me dhembjet, durimin dhe triumfin e saj, me vargje kushtuar ardhacakëve, çudisë, hipokrizisë, sulmit barbar, zemërs sime, një vendi pa emër, unitetit, muzgut të jetës, Adem Demaçit, varrezave të dëshmorëve, pavarësisë, pasojave të luftës, numrit të shqiptarëve, vashës me bukuri të rrallë, etj. Fehmi Kelmendi vjen në gjuhën rumune nga Kosova lindore, (aktual-isht e administruar nga Serbia). U lind më 18 maj 1930 në Preshevë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, normalen në Prishtinë, ndërsa Fakultetin Filozofik (degën e Historisë), në Zagreb. Pas përfundimit të studimeve të larta u mor me studime dhe hulumtime historike, duke u dhënë prioritet atyre të karakterit kombëtar shqiptar. Fitoi atributet e profesorit duke dhënë leksione për studentët. Rrjedh nga një familje me tradita të theksuara patriotike. Ka qenë i persekutuar politik dhe të gjithë pjesëtarët e familjes Kelmendi, të ushqyer me ndjenja kombëtare, gjithë jetën e tyre ia kanë kushtuar çështjes së çlirimit kombëtar shq-iptar. Gjithmonë ka qenë në shenjestër të UDB-es. Asnjë rresht nuk ka

patur të drejtë ta botojë. Kur ka ardhur në Zvicër (1991), gjithë akumulimi i tij ka shpërthyer si një vullkan, duke e derdhur lavën patrotike në letër. Ëndrra e tij e vetme është që krejt shqiptarët një ditë të jetojnë në një shtet të vetëm, me një flamur të vetëm, në Shqipërinë historike të rilindësve tanë. Parathënia e Golgotës kosovare në gjuhën rumune mban titullin Bota e shikuar pas shpinës së pasqyrës, apo aventura e hidhur. Në vazhdim po e japim versionin e saj në gjuhën shqipe.Golgota shqiptare me shkëndija mendimesh në mërgimFehmi Kelmendi vjen në gjuhën rumune nga një familje e moçme dhe fisnike, e cila e ka shkrirë jetën për kauzën shqiptare. Këtë e dëshmojnë madje edhe titujt e disa librave të tij. Profesor Kelmendi është autor i disa veprave të botuara me karakter historik dhe letrar. Ndër to shquhen librat Kush janë shqiptarët, Përjetime, Duke pritur agimin e kombit tim, Plakur nga malli, Shpirt i ndezur etj. Si pasojë e persekutimeve politike të diktaturës serbe në Kosovë, autori është shpërngulur në Zvicër para

20 vitesh. Nuk është lehtë të karkaterizosh fshehtësitë unitare në këtë vëllim, ku degjo-hen herëpashere tinguj rrëfimesh, përpjekjet e shkarkimit të „ofshamës” së veshur në petkun e vjershërimit, tek-tuk duke qenë „kriptik”, madje edhe me nynca proliktike të prozaikut. Vargun e tij e prek malli ndaj shtëpisë dhe mllefi ndaj atyre që e determi-nojnë shqiptarin të shpërngulet në botën e huaj. Tejmatanë aspekteve kualitative-stil-istike, me pluse të panumërta që e anash-kalojnë minusin, Fehmi Kelmendi mund të lekturohet, vlerësohet dhe kundrohet edhe përmes një grile kriteriumesh të cilave nuk u mungon patriotizmi dhe mënyra personale për ti plasuar sentimentet në poezi. Në këtë kontekst, evident është edhe fakti se poeti shkruan për atdheun tejmatanë kufinjve të tij, në një botë të huaj, atje ku autori e ka marrë me vete edhe të shkuarën e tij, së bashku me ëndrrat, frustrimet, mundimet, problemet dhe shpresat e prura nga atdheu në mërgim.Poeti ka sjellë me vete botën kosovare, të cilën e sheh të prekur nga ideale fisnike, nga

faktet e atdhetarëve, por edhe të idiotëve, të përtacëve dhe tradhëtarëve, një botë e prekur nga konflikte të përzjera me atdhetarizëm dhe tradhëti, një botë që ka përjetuar luftëra të tmerrshme për liri, por pa e harruar edhe spektrin e pamundësisë së një kohe dhe të atyre që nuk janë në gjendje ta shpëtojnë botën nga traumat ekzistenciale të shpërbërjes dhe rraskapitjes. Ekzistojnë autorë të gjuhës shqipe te të cilët ndërshihet, qoftë qyteti, qoftë fshati, herë i ashpër, herë i ngarkuar me peshën sentimentale apo metafizike, herë me rrezatime të skëtershme. Këtu kemi përballë një botë disi amorfe, disa herë duke u ballafaquar me elemente që të shpiejnë në drejtim të fshatit, apo urbanes. Shpeshherë rrëfimet e autorit shndërrohen në vjershërime me aspekte personale. Origjinaliteti shtrihet dhe zgjerohet e kullon nga njëra në tjetrën, konform jetës dhe qenjes së një individi që i përket një bote, të një shoqërie në të cilën „parimet ekzistenciale kanë rënë në humnerë”, pjesë e një universi të prekur nga shenjat e koncen-tracionizmit. Kësaj bote nuk i mungojnë engjëjt që digjen për komb e atdhe, por as „plehraxhinjtë” apo „plehu” moral i „tradhëtarit që trem-bet nga frika dhe përgjegjësia”. Përplasja (në këtë botë ku edhe „stinët kalben”) është e lyer shpeshherë në nyanca të ashpra që shëmbëllejnë me një shembje në atavizëm biologjik, edhepse nganjëherë autori shkëlqen

Baki Ymeri GOLGOTA KOSOVARE NË GJUHËN RUMUNE(Fehmi Kelmendi,Golgota kosovare, Botim i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, Bukuresht, 2010)

Page 7: DITURIA - immi.se · MISS ALBANIA NË BENELUX Me datën 31 tetor do të zhvillohet në Bruksel, evenimenti artistik Miss Albania në Benelux. Ky aktivitet përtej kontureve të një

7

me shprehje të çmuara/kriptike, duke skalitur një eksperiment të çuditshëm të një vendi pa emër, ku të çupit Trypanosama, të kafshon Çerberi, edhe atje ku varrosen njerëzit të gjallë, ku myshken ëndërrat e thata, atje ku ulërijnë ulkonjat me barrë, ku djalli ka xhaketë me sumbulla të sidefta, atje ku ulërin zëri i tellallit dhe priftërinjtë e djegin „kërcunën në skë-terrë”.Përndryshe, braktisja e atdheut për të kërkuar ekzistencën në botë të huaj kundrohet nga autori si një „aventurë”, një short i hidhur, një lojë e shtrem-bët e fatit, një „tentativë e dështuar”. Kështusoj, braktisja e atdheut është vetëm një „aventurë e hid-hur”, pothuajse mashtrimtare, larg realitetit. Mund të flitet për zvetënim, për vetminë lirike individuale që gërshetohet me traumat sociale. Dhe, me siguri, duke patur parasysh mënyrën në të cilën shkruan autori, mesazhet/ substrati tematik nuk ka të bëjë me individualizëm apo unitarizëm, por me ëndërrim, diversitet dhe llojllojshmëri. Po qe se do ti referoheshim vetëm kërkimit të lirisë, nganjëherë edhe ajo duket e „burgosur” („për fat të keq ende nuk jemi çliruar nga parantezat e lirisë së privuar”). Duke u ndërlidhur me shqetsimin ndaj atdheut, Fehmi Kelmendi shkruan, për shembull, edhe për dimensionet e brendshme (Atdheu i ndarë), nevoja për unitet (Bashkimi, Adem Demaçi), për vërtetësi dhe drejtësi, shënon autori: „nuk gjendet askund vend/ në favor të naivëve që flasin”, për të shkuarën dhe të tanishmen, për pavarësinë e shenjtë dhe trimat e saj, pa e harruar të shkuarën kur „gjar-përinjtë e gjakut” e „helmonin lirinë me erëtimën e skllavërimit”. Apo për dashuri („me fantazinë që e zbukuron bukurinë”), për femrën e dashur (si te Beta, Denada, E dashur etj.), e kundruar në një mënyrë të idealizuar, madje të levarashtë, e shikuar më shumë si një ndjenjë e çiltërt, tejmatanë erotizmit ku në vend të ndjenjës dhe shpirtit zotëron tuli i femrës. Një numër i madh perlash poetike të këtij autori kosovar janë koncize, të tipit mikropoem (mos të harrojmë se edhe titujt, relativisht të ngjashëm, tingëllojnë pothuajse njësoj në të dy gjuhët: Aven-tura, Selia e zanave, Vampiri, Hipokrizia, Baladë ko-sovare, Tempulli i Dodonës, Murmurima, Panorama sekrete etj.). Ka edhe poema të cilave u mungon formula e vjershërimit, por të cilat janë „shkëndija mendimesh”, siç thoshte Vasile Voikulesku te ne. Për justifikim po citojmë nga Dardania: „Në këtë vend të njohur për trimëri/ Liria zgjohet disi vonë.”.Duke konkluzionuar, nëse gjykojmë kualitativisht dhe stilistikisht, mund të arrijmë te mendimi se Golgota kosovare e Fehmi Kelmendit na jep një „përgjigje” me shënime që dallojnë nga ajo që kemi diskutuar për nevojën e kuptimit të nevojës për të thënë, për tu rrëfyer, për të dëshmuar, për të ndarë së bashku, në këtë mënyrë, ëndrrat, sentimentet dhe idealet. Padiskutueshëm, nuk është njëri nga emrat e rangut të parë të poezisë shqipe në Kosovë, por mund të themi se është një tip eksponent i poezisë së një gjenerate që është formuar nën shenjën e patriotizmit që gjallëron edhe sot e kësaj dite, me shpirtin e ndarë në dy pjesë, duke shkruar me gjysmën e shpirtit në atdhe dhe me gjysmën tjetrë larg vendit të tij, për atë se si dhe se çka përjeton shpirti shqiptar i mbetur në kotaret e atdheut të vet. (Marius Qelaru)

NJOHJE KRIJUESISH PËRMES POEZISË(Sokol Demaku, “Jehona e shekujve”, Antologji poetike, BKSHR, Bukuresht 2010, faqe)Bilall MaliqiDashuria për krijime, në çdo rrafsh qoftë, shpalos dëshirën, punën e palodhshme dhe entu-ziazmin për të fabrikuar dhe finalizuar elanin dhe frymëzimin e ngjeshur që ka krijuesi…e këtë rradhë sikurse edhe më herët krijuesi palodhshëm dhe prodhimtar Sokol Demaku, i cili si më parë dëshmoi veten se është një punëtor i madh i rrafshit kulturor letrar duke zgjedhur edhe këtë rradhë idenë e tij për përmbledhjen e disa poezive të autorëve të ndryshëm e për t’i futur në një libër të veçantë e që quhet Antologji poetike.Kësaj radhe Sokoli këtë Antologji e titulloi me një titull mjaft interesant “Jehona e shekujve” botuar në Bukuresht.Në këtë libër përzgjedhës frymojnë krijues të ndryshëm të rrafshit letrar e që tani janë brenda kopertinave të këtij libri me punime të tyre të motiveve të ndryshme…Së bashkuKy libër me tufëza vjershash të aromuara me motive të lloj-llojshme i identifikon protago-nistët e tyre të cilët tani së bashku garojnë me peshë të fjalës së shkruar, me figurshmëri të qëlluar diku-diku dhe me mbresë e shpresë për përparime poetike.Autori i kësaj antologjie nuk ka pasur qëllime fikse që të merr në trajtesë krijues që shkruajnë vetëm për një motiv të caktuar, por i ka dhënë vizë këtij libri dhe autorëve që jetësohen brenda kopertinave të librit tema të ndryshme me gamë të ngjyrosur artistike e letrare. Kjo pra është e veçantja e këtij libri.Ky botim deficitar then heshtjen, i fut lexuesit brenda, iu jep detyrë të caktuar t’i njohin këta emra të ndryshëm të cilët tani janë si një “familje” në një dhomë të stolisur me përzgjedhje lulesh nga më të ndryshmet. Por jo vetëm kaq, lexuesi përmes leximit të po-ezive të servuara që krijuesit me dëshirën e tyre kanë bërë perzgjedhjen punimeve të tyre e që u kanë servuar lexuesve, e lexuesi tani përmes leximit të tyre mund ti dallon përparësitë e avancuara në art në njërën anë dhe ngecjet dhe dëshirat për avancim në anën tjetër.Në të hapur të këtij libri ndeshemi me parathënien e poetit të mirënjohur në mbarë hapësirat shqiptare, shkrimtarit Visar Zhiti, i cili në mënyrë kronologjike paraqet mendimet e tija lidhur me këtë libër të Sokol Demakut.Laryshia tematikeTham më lart se autori i kësaj Antologjie ka marrë në trajtesë një numër të caktuar po-ezishë me tematikë të larmishme, ku në lexim të poezive gjejmë frymëzime poetike nga më të ndryshmet që muzat i kanë ngacmuar krijuesit present. Të krijohet përshtypja se në shumicën e poezive rrahet motivi patriotik, pastaj motivi social e diku-diku edhe motivi i dashurisë e që i ngjanë një “vetëshërbimi” me artikuj të ndryshëm.Në këtë libër lexuesi ndeshet me krijues të trojeve të ndryshme shqiptare të ndarë me kufinj artificialë, e që Sokoli përmes kësaj Antologjie i bashkoi të gjithë tok si një trung të përbashkët. Pra ky libër nuk njeh kufinj të ndarë porse i bashkon shpirtërisht ata.Libri fillon me një krijuese të Peqinit rrethi i Elbasanit Adelina Dokja, për të kaluar në Prizren tek poeti i njohur Adem Zaplluzha. Sokoli përsëri kthehet në Shqipëri për të marr forcë duke prezantuar kështu një krijuese dhe gazetare Arjana Loçe. Rrugëtimi i autorit për të gjurmuar krijues u ndal në një qytet të Kosovës, Dardanë duke prezantuar një inetelektual, poet e kritik letrar Nexhat Rexha. Mimoza Bici nga Shqipëria u prezantua në vazhdim e lindur në kryeqendrën shqiptare në Tiranë.Pastaj nga Bujanoci prezantohet Arsim Halili, krijues, për të rrugëtuar në diasporë duke prezantuar një krijuese të lindur në Ostrava të Çekosllovakisë që quhet Suzana Kuqi. Bahtir Latifi vjen në vazhdim në faqet e kësaj An-tologjie nga Vushtria e Kosovës, për të kaluar në qytetin e Gjilanit ku iu krijua mundësia për prezantim edhe një krijuese, Edona Beqiri. Presheva tani ishte në synim të autorit duke prezantuar shkrimtarin Bilall Maliqi .Nga Presheva kalon në Iliridë duke i dhënë rast kështu edhe krijuesit Ferit Ramadani nga Kërçova. Poeti Nehat Jahiu vjen nga rrethina e Kumanovës në këtë përzgjedhje.Remzi Basha , poet, prozator, pedagog, publicist dhe historian vjen nga Suhareka, Shaban Cakolli nga Dardana dhe në formë modestie mbyll kopertinat e kësaj Antologjie autori Sokol Demaku i cili është nga Drenica e jeton dhe vepron në Boras të Suedisë. Këta pesëmbëdhjetë emra e kompletojnë këtë libër të Sokol Demakut.Vlera dhe kriteret:Antologjia poetike “Jehona e shekujve” e autorit Sokol Demaku është një libër modest, ku duhet çmohet puna e palodhshme e këtij veprimtari të palodhshëm në Diasporë me aq vlera sa ka ky libër. Kujtojmë se libri si i tillë i plotëson kushtet e librit të botueshëm si në aspektin teknik dhe atë grafik. Kujtojmë se libri në fjalë përbëhet me disa emra më, të dëshmuar në letrat shqipe. E veçantja e këtij libri është se autori ka futur në faqet e antologjisë edhe emra të rinj në krijime letrare, këte e ka bërë që t’u jap kurajo dhe vullnet për punë të mëtutjeshme në rrafshin e krijimeve poetike. Prej gjithë kësaj që u tha deri më tani mund të themi lirisht se libri në fjalë i ka efektet e veta pozitive duke u radhitur kështu në biblioteka të rajonit dhe në duar të lexuesve si një libër me vlera të kënaqshme artistike…

Page 8: DITURIA - immi.se · MISS ALBANIA NË BENELUX Me datën 31 tetor do të zhvillohet në Bruksel, evenimenti artistik Miss Albania në Benelux. Ky aktivitet përtej kontureve të një

8

FAQJA E POEZISË

Adem Zapluzha

ECIN PA QËLLIM

Këtu nuk i thonë Bukës bukëAs ujit ujëKrejt fjalë të tjeraKa në vend të huajGjatë tërë ditësLlomotisin fjalën okejThua se Nuk dinë gjë tjetërPos të të qeshin në fytyrëMu si një lakejShpejtojnë dikuEcin pa qëllimAta e din cakunNuk janë në mërgimNe bredhim rrugëveKërkojmë punë e digjemi me mallZhytemi e baltosemiDeri sa bëhemi përrallë

Bahtir Latifi

Toka ime

Pritëm tokë se po vi, Se n´ gyrbet s`po muj rri.Askush s`mundet me besuJetën në gyrbet pa e përjetuSa shumë vështirë është me jetu.Askush përshendetje nuk të bënë Si i humbur terenin e vëzhgon.

Kalon koha tue mendu A ja vlen këtu me jetu?Asnjëher përgjigje skamPse pa babë e nënë në gyrbet jam Gjysma e zemrës na u ka tha Për Kosovë vetëm tuj qa!

Shaban Cakolli

NË BRENDI

Këndej gjithë zjarreandej akullvetëm gjurmë e kthtërave të stinës në xham

Zjarri djeg leckat e stinës së ikurnga fryma e detittë strukur në gjethe bajamejeNjë syth ëndrrezënë e ka zogun e bilbilitnë kafaz.

E GJATË KJO NATË

Sonte gjithçka po flenë qetësinë ë vetNë dhomën timeqielli i ka ndezur fanarëttë mos tremben qelizat

Venka Capa

MË BESO

Mos mendo, i miri im, se të harrojHënën ta dërgoj si kurmin timE brishtë, e verdhë si një mallkim,Me yjet për rreth si qirinj....Steblevën kujtoj si emër gruajeE të shtrëngoj në gji me mall,Ti puth sytë e dritën ndjejNjë frikë mëkati, një frikë të rrallë.Dhe kokën mbështes mbi tëndin gjoksZemrën e çmendur nis ta dëgjojE dhimbja e saj më ngroh, më ngrohë,E puthje plotë etje pastaj kërkoj.Eh, kjo hënë e zbehtë e qiellit tim,Sa here në token time e ul, e ndjejSi drithërimë e lehtë dhe me habiBesoj se jeta më vdes ndër qiej….

Bilall Maliqi

PËR DITË TË BARDHË

Dhembjet kur ruhenKëngët e mallit ShoqërojnëGjurmët e humburaS’dinë rrugë kthimiNga sekret i kohës

Figurat e kanë radhënLe të thonë ç’mundenKur gjoksi vlon nga dhembjaKur ëndrrat shtegtojnëPër ditë të bardhë

Arsim Halili

BALSAM I TURPIT

E mbarësuarKohë indigjene Përbindëshat hedhin valleBalsam i turpit Urithi kryqëzon kockatNuk erdha nga KartagjenaSatanizmi i juaj nuk njeh kufijBien kambanat Lajmëtari i vdekjes Pret në portën tjetër

Page 9: DITURIA - immi.se · MISS ALBANIA NË BENELUX Me datën 31 tetor do të zhvillohet në Bruksel, evenimenti artistik Miss Albania në Benelux. Ky aktivitet përtej kontureve të një

9

FAQJA E POEZISË

Sokol Demaku

PËR TY POET I DASHUR

Shkrimet tua fantastikeMe pervojën tende arkaikeTë prekun në shpirtDhe të insiprojnë për jetë.Unë studjoj atë formë shkrimiQë të jem i sugurtTë gërryej në jetëQë të gjejë qetësinë e zemrës sime.Ti më jep shpresëQë të jemKurajoz,I prekshëm,Dhe të jem ai që dua të jem.

Agim GASHI - DRENICA

KUR FLASIN GURËT(Demonstratave të ‘81)

Kush nuk beson që gurët flasin- kush nuk e dinurdhëroni në Prishtinë.Atje guri fletpër truallin e vet.Kush është gurikush ka më shumê se ai fortësi- pos fjalë e tij.Kur flasin gurët- dridhên murëtse ata s’din t’flasin mê bishtëgjuha e tyre ështëG u r ë r i s h t...

Mimoza Dhima

Deshirë

S’do desha të isha e bukur!Bukuria lendon, mban xhelozi.

S’do desha të isha e shëmtuar !Shëmtia vret me pabesi.

Një copëz ajri do desha të isha,të t’prek pa u ndjerë, t’jem frymë për ty.

Cdo cast në krahe, ashtu te të kishaT’më thithje mes buzëve, në shpirt te të hyj !

Majlinda Bajraliu

Oqean lotësh

Shiu që po bie, Etjen nuk ma shuan Vall aq plaga e rëndëNa qenka që nuk u sherua.Zemra gjak pikonAjo dashurin nuk harron,Sikur ta dija qëGjendem në njëOqean e vetmuar,Ska njeri këtu, Për të më ndihmuar.Valët shkojnë larg mejeDuartë e mia të vetmuara kanë mbetëButësin e tyre e shijove vetëm ti....Shikoj syte e mi,Shikoj për herë të fundit,Se do të zhduken në oqeanVendin ku të takova Sot më le Në ate oqean të mallkuar.Ti nuk më deshe mua.

Skender hasko

Harresë

Si gjethe plepi ikin jetët,Ikin pa radhë e një nga një,Fëshfërijnë sa janë gjallë,Pastaj heshtin, s’bëjnë zë… Bëhen pleh për bimë të tjera,Por askush nuk i kujton,Çudi çudish është vërtet jeta,Sapo ke ikur, të harron.

Delvina Kërluku

Pikëllim u ndamë

Cdo ditë vdes nga pak, sepse Zotima bën më të ëm-bël vdekjen!Cdo ditë vdes nga pak, sepse ofshamat e nënës Lokepër bijtë e saj shqiptar(pikëllim, u ndanë)vargojnë në cdo tokë amënore..,dhe ndjehet thellë në zemrën timeklithma e saj - me ndjek..,dhe unë po vdes nga paksepse Zoti ma bën më të ëmbël vdekjen!

Page 10: DITURIA - immi.se · MISS ALBANIA NË BENELUX Me datën 31 tetor do të zhvillohet në Bruksel, evenimenti artistik Miss Albania në Benelux. Ky aktivitet përtej kontureve të një

10

Sokol DEMAKU Bisedë me Blerina Hasën, durrësakja që studjon për master në universitetin Linköping të SuedisëMalli per familjen me bënte që ndonjëherë të kthehesha dhe ta lija përgjysëm ate që kisha nisur, por me pak vullnet po arrij ta mbaroj. Më merr malli shumë për ta sepse jemi shumë të lidhur me njëri-tjetrin, por si të gjithë prindërit, di qe ata duan më të mirën per mua dhe i mbaj në zemër gjatë gjithëkohës. Për momentin nuk e ushtroj profesionin tim këtu sepse është goxha e vështirë për të gjetur një punë. Jam duke bërë aplikime nepër vende të ndryshme dhe shpresoj të filloj së shpejti të ushtroj njohuritë e mia

Do kisha deshirë te kontribuoja sadopak në sistemin arsimor në Shqiperi. Mendoj se ka akoma shumë per të dhënë në këtë sektor dhe personalisht e gjej vetën shumë mirë në ketë fushë.

Ju lutem nje prezentim të shkurtër për lexuesit tanë? (Kush jeni, nga jeni, gjendja familjare, shkollimi dhe cka punoni) Quhem Blerina Hasa dhe vij nga qyteti bregdetar i Durresit. Tashmë kam dy vjet që studioj dhe jetoj ne Suedi. Familja ime përbëhet nga prinderit dhe tre motrat te cilet jetojne ne Shqiperi, ne qytetin tim te vendlindjes. Prinderit jane mesues dhe kjo me ka frymezuar gjithmone qe te ndjek gjurmet e tyre: jo vetem mua, por edhe motrat e mia. Kam mbaruar shkollen e mesme te pergjithshme ne Durres dhe me pas kam studiuar gjuhe te huaja ne uni-versitetin e Tiranes, Anglisht dhe Italisht per me sakte. Gjuhet e huaja kane qene gjithmone nje pasion per mua dhe mendova ta kthej ate ne nje kar-riere. Gjate dhe pas shkollimit universitar kam punuar me kohe te pjesshme e te plote ne pune te ndryshme si p.sh. mesuese anglishteje, perkthyese dhe para se te vija ketu, kam punuar edhe ne nje bankë. Per momentin ndjek studimet master ne Suedi, pikerisht ne “Gjuhe dhe kulture Europiane” ne Universitetin e Linköping dhe nuk punoj. Keni kryerë shkollën e mesme të përgjithshme në Durrës, pastaj keni studjuar në Universitetin e Tiranës gjuhët e huaja cfarë mund të na thoni për kohën e studimeve tuaja atje? Pasi mbarova gjimnazin, vinte nje nga pjesët me të vështira të jetes sime: do me duhej te vendosja cfare doja te studioja sepse kjo zgjedhje do me shoqeronte per tere jeten. Sic ju thashe me siper vendosa qe pasionin tim per gjuhet e huaja ta shnderroja ne nje karriere dhe nuk jam penduar aspak per kete. Dihet qe kur kalon nga niveli mesatar ne ate te larte, ndryshimi sjell me vete edhe pasoja. Si fillim, beja cdo dite me tren rrugen Durres-Ti-

rane dhe kthim, dhe tere diten e kaloja ne Tirane. Ishte paksa e lodhshme, por e perballueshme. M’u desh pak kohe te ambientohesha me nje qytet dhe shkolle te re, por gjithcka shkoi me mire nga cfare kisha menduar. Pas studimeve në Shqipëri ju keni punuar mësuese, perkthyese, kashiere në bankë, cka mundë të na thoni për këtë kohë të kaluar në punë? Kam kembengulur gjithmone qe te filloja punë me kohe te pjesshme edhe kur isha studente. Puna me mo-tivon akoma me shume per te arritur ate c’ka dua. Te gjitha eksperiencat e mesiperme me kane dhene me shume besim tek ajo qe une studioj dhe qe jam e afte te percjell tek njerezit. Kam zgjedhur fusha te ndryshme per te pare sa mund t’i perballoj ato dhe fatmiresisht e kam bere dhe jam e lumtur per kete. Cka ju shtyri të mërgoni dhe të studjoni mu këtu në Suedi? Pasi mbarova studimet e larta dhe punova per nje vit me kohe te plote, mendova qe do ndihesha me e plote-suar nese do ndiqja nje master. Zgjodha ta bej ketu ne Suedi per arsye te ndryshme. E para, sepse masteri qe ndjek eshte ne gjuhen angleze dhe i pershtatet profilit tim. E dyta, sepse shkollimi ishte falas dhe ky eshte nje plus i madh. E treta, nuk do ishte e domosdoshme te mesoja gjuhen suedeze, pasi ketu komunikoj ne anglisht me te gjithe. Ka kohë që jetoni në Suedi, cfarë mund të na thoni për jetën këtu, cfarë është ndihma e shtetit për të huajit këtu? Kur erdha ne fillim, gjithcka me dukej shume e huaj dhe ndryshe. Tashme kam arritur te ambientohem me

jeten dhe njerezit. Persa i perket ndihmes së shtetit, une personalisht nuk kam marrë te drejten e burses dhe ndjek studimet me shpenzimet e mia. Eshte nje sakrifice qe ia detyroj prinderve te mi. Gjithsesi, kam njohur plot te huaj te cilet marrin ndihme nga shteti dhe e shikoj si dicka pozitive qe fatkeqesisht i mungon shtetit shqiptar. Ju jeni me studime në nivelin master në Universitetin Linköping si e ndien vetën Blerina këtu? E ndjej veten mire, te ambientuar, por edhe te huaj ndonjehere. Nuk e them kete per pamjen time te jashtme (e cila dallon prejardhje mesdhetare), por per mundesite qe te jepen. Shoqeria qe kam ketu me ndihmon te kaloj nje pjese te mire te kohes ne menyre te shkelqyer. Si e kalon një ditë me studime Blerina? Pjesa me e madhe e studimeve te mia nuk perbehet nga leksione dhe seminare, por nga pune kerkimore individuale ose ne grup. Si pasoje, shkoj ne universitet kur kam mesim, por pjesen me te madhe te kohes e kaloj ne biblioteke, pasi aty gjej kushtet me te mira per t’u perqendruar. Çfarë janë kushtet për të studjuar këtu, mund të na bëni një krahasim me ato në vendlinje? Kushtet per te vazhduar studimet ketu jane pak a shume te njejta me shumicen e universiteteve ne Europe. Sidoqofte, edhe ne krahasim me ato te vendlindjes nuk ndryshojne shume. Mbaj mend qe nje ndryshim qe kam hasur nderkohe qe aplikoja per pozicionin e masterit ishte qe duhet te shkruaja nje leter motivimi, gje qe nuk eshte shume e perhapur akoma ne Shqiperi. Mësimin e zhvilloni në cilën gjuhë, është pengesë kjo për arritjen e rezultatave në studime? Jo, aspak. Kam zhvilluar studimet ne gjuhen angleze edhe ne Shqiperi, keshtu qe kjo per mua nuk perbente aspak pengese, Perkundrazi, jam e ke-naqur qe arrij te kem rezultate te mira edhe ne nje gjuhe tjeter. Çfar është malli për të afërmit , si e ndjeni vetën këtu në një mes të huaj? Fillimisht e ndjeja veten krejtesisht te huaj kur sapo mberrita ketu. Gjithcka me dukej ndryshe: njerezit, moti, atmosfera, jeta studentore, etj. Malli per familjen me bente qe ndonjehere te kthehesha dhe ta lija pergjysem ate qe kisha nisur, por me mbeshtetjen e tyre dhe me pak vullnet po arrij ta mbaroj. Me merr malli shume per ta sepse jemi shume te lidhur me njeri-tjetrin, por si te gjithe prinderit, di qe ata duan me te miren per mua dhe i

Page 11: DITURIA - immi.se · MISS ALBANIA NË BENELUX Me datën 31 tetor do të zhvillohet në Bruksel, evenimenti artistik Miss Albania në Benelux. Ky aktivitet përtej kontureve të një

11

mbaj ne zemer gjate gjithe kohes. Sa ka arritur Blerina të krijoj shokë apo shoqe në një mes të ri, në një vend me kuturë tjetër nga ajo që ne kemi? Kam krijuar nje rreth shoqeror te pasur mund te them. Kjo me teper sepse jetoj ne nje banese studentesh dhe kontaktet me te shumta i kemi ndermjet njeri-tjetrit. Kam krijuar shoqeri me se shumti me studente nderkombetare sepse ndoshta na bashkon fakti qe jemi ne nje vend te huaj pa familje dhe shoqeri. Ndihem shume mire mes tyre edhe pse jemi nga vende dhe kultura te ndryshme; arrijme te kuptohemi shume mire.

Çfarë është aktiviteti juaj kur kemi te bejmë me profesionin tuaj këtu dhe jetën studentore në vend të huaj? Per momentin nuk e ushtroj profesionin tim ketu sepse eshte goxha e veshtire per te gjetur nje pune. Jam duke bere aplikime neper vende te ndryshme dhe shpresoj te filloj se shpejti te ushtroj njohurite e mia. Persa i perket jetes studen-tore, ka gjalleri dhe levizje. Sa ka arritur Blerina të përshtatet në kohën, klimën dhe në natyrën sue-deze? Kam arritur te pershtatem, edhe pse jo plotesisht. Mund te them qe pas dy vitesh qendrimi ketu, nuk i druhem me dimrit pasi kam kaluar dy te tille te ashper. Gjithsesi, do deshiroja te zgjaste pak me teper sesa disa dite me diell sepse me pelqejne shume keto te fundit. Nëse do te kishe mundësi te jepje ndihmësen tende në realitetin që jetojmë ne shqiptarët sot, ku mendon se konkretisht duhet ndryshuar diçka ne? Do kisha deshire te kontribuoja sadopak ne sistemin arsimor ne Shqiperi. Mendoj se ka akoma shume per te dhene ne kete sektor dhe personalisht e gjej veten shume mire ne kete fushe. Duhet shtuar praktika e te pakesohet menyra mekanike e te studiuarit. Dua te them qe nuk jam dakord me menyren sesi studentet ne Shqiperi vazhdojne te japin provimet e tyre, duke mesuar gjithcka permendesh dhe riprodhuar. E kam perjetuar vete kete eksperience dhe nuk me ka sherbyer shume ne periudha afatgjata. Sic dihet, gjerat e mesuara permend-esh harrohen me shpejt. Cfarë janë kontaktet e Blerinës me vendlindjen gjatë studimeve në këtë vend të largërt skandinav? Pa dyshim qe kam pakesuar disi kontaktet me vendlindjen; kjo jo per shkak te neglizhences, por per shkak te veprimtarive qe me duhet te kryej ketu. Me duhet te studioj, te frekuentoj leksionet dhe te mbaj kontaktet edhe me miqte qe kam krijuar ketu. Gjithsesi, mbaj kontakte te ngushta me familjen time sigurisht dhe me miqte e mi me te mire dhe jam e lumtur per kete. Një i mërguar kërkon të jetë pothuajse për gjithçka i informuar. Kjo ka të bëjë kryesisht me natyrën e personit. Thjesht doja një përgjigje të shkurtër. Si është nga natyra Blerina? Jam natyre energjike, me pelqen te njoh dhe te zbuloj sa me shume mbi vende

dhe kultura te ndryshme. Gjithashtu me pelqen te mesoj gjuhet e ketyre vendeve. Jam kurioze, por deri ne njefare kufiri. Me pelqen te punoj dhe te jem e rrethuar nga njerez, te komunikoj me ta dhe te marr dije nga ata. Nuk jam natyre qe krijoj stereotipe dhe nuk jam paragjykuese, e shoh veten si dikush qe mund te pershtatet dhe te pranoje natyra te ndryshme njerezish. Ka kohë që jetoni këtu, sa janë kontaktet tuaja me shqiptarët këtu, keni miq dhe a shoqëroheni? Te them te drejten, nuk kam takuar shume shqiptare ketu sepse nuk ka shume, te pakten jo ne qytetin ku jetoj une. Gjithsesi kam takuar disa prej tyre ketu dhe kam marredhenie te mira me ta. Nëse kjo lami që keni zgjedhur për studim nuk do të ishte profesioni juaj, ne cfarë profesioni do e gjente vetën Blerina? Kjo eshte nje pyetje nje milion dollareshe. Sic thashe me siper, kam patur gjithmone pasion gjuhet e huaja dhe prandaj u kam dedikuar edhe studimet e mia. Nese do e shikoja veten ne nje profesion tjeter, do preferoja ate te nje diplomateje. Kete mund ta arrij duke studiuar pak me shume ne kete fushe. Gjithsesi me ka pelqyer gjithmone arti dhe me pelqen te kendoj, keshtu qe mund te kisha bere edhe kengetaren ndoshta... E lexoni revistën në shqip ”Dituria”që bothet këtu në Skandinavi, cka mund te na thoni për te? Po, e kam lexuar dhe me pelqen si ide. Me pelqen qe ka nje mjet mediatik qe e perfaqeson komunitetin tone ne Skandinavine e larget. Uroj dhe shpre-soj te kete ecuri sa me te mbare dhe jetegjate. Planet tuaja për të ardhmen, cka Blerina mendon dhe ka në fokus? Nder planet e mia me te aferta eshte te rifilloj te punoj pasi jam shkeputur prej dy vjetesh per shkak te studimeve te mia. Dua te ve ne praktike njohu-rite qe kam marre ketu. Cka ju ben të lumtur dhe cka ju mundon më së shumti? Me ben te lumtur fakti qe kam nje familje qe me mbeshtet, qe m’u dha mundesia te studioja ketu dhe te njihja plot njerez dhe vende interesante dhe qe tashme e ndjej veten me te plotesuar. Me mundon fakti qe ndonjehere nuk vleresohet aq sa duhet profesionalizmiper shkaqe te ndryshme si etnic-iteti, gjinia, etj. Përveç studimeve si e kalon kohen e lirë? Preferoj ta kaloj kohen e lire me miqte, duke pare ndonje film ose thjesht duke biseduar. Me pelqejne sporte te ndryshme, nder ta preferoj te luaj volejboll, tenis, etj. Gjithashtu lexoj ose edhe pikturoj kur jam ne humorin e duhur. Po të kishit mundësine të zgjidhni, ku do kishit jetu? Me pelqen shume Spanja dhe do me pelqente te jetoja atje per ca kohe. Me pelqen te udhetoj e te njoh vende te ndryshme, nuk ka rendesi shume vendndodhja.

Page 12: DITURIA - immi.se · MISS ALBANIA NË BENELUX Me datën 31 tetor do të zhvillohet në Bruksel, evenimenti artistik Miss Albania në Benelux. Ky aktivitet përtej kontureve të një

of WOMEN’S MOVEMENTS AND FEMINISMS –central, Eastern, and South Eastern Europe, 19th and 20th Centuries)- shtypur nga Enti botues i Universitetit Qëndror Europian –Budapest* Nju Jork.Për të shkruar një enciklopedi nuk ka vetëm vështirësi, sakrificë dhe punë të madhe por në radhë të parë përgjegjësi për ato që shkruan, për kriteret që zgjedh, për saktësinë e ngjarjeve, datave, të vërtetave historike që në shkrime të ndryshme gjenden në variante dhe mënyra të ndryshme. Unë

mendoj se nuk kam arritur gjithçka, por kam bërë diçka duke ditur që ky “Fjalor Enciklopedik i gruas shqiptare”, është i pari i këtij lloji në vendin tonë. Nuk është e gjithë historia e tyre, por pjesa më e madhe e historisë së tyre, nuk janë të gjitha vlerat por ato më të rëndësishmet, nuk janë të gjitha gratë shqiptare por ato që dhanë kontributet më të mëdha. Numuri i grave të shquara shqiptare është shumë i madh, rastet dhe ngjarjet të lidhura me to janë të panumurta, heroizmat, puna e tyre e madhe dhe traditat janë një faqe e lavdishme e historisë së kombit tonë dhe për t’i dhënë të gjitha këto në një libër ishte një punë kaq voluminoze sa ishte mëkat po mos ta konceptoje në disa botime, duke patur parasysh që për to mund të shkruhen shumë edicione të tjera. Kjo më ka sjellë një lehtësim të madh në lidhje me atë se mund të jenë lënë shumë vlera dhe kontribute që do të mund të për-faqësohen në botime të tjera. Kriteret që janë marrë në konsideratë për të vendosur zërat në këtë enciklopedi kanë qënë:1. Momentet historike më të rëndë-sishme të veprimtarisë së gruas shqiptare në luftë, arsim, kulturë dhe çdo fushë të jetës shoqërore shqiptare, që nga lashtësia ilire e deri më sot;

2. Zgjedhja e emrave të shquar në bazë të vlerave e kontributeve që ato dhanë për atdheun e kombin;3.Gratë që kanë dhënë, por kanë vdekur në një moshë të re (si Heroinat e Luftës dhe të tjera)4. Gjithpërfshirja e hapësirës gjeografike shqiptare bashkë me diasporën5. Gra me vlera dhe kontribute që janë gjallë, kryesisht mbi moshën 55 vjeç (është vendosur vetëm një perqindje e vogel e atyre që kanë vlera të veçanta dhe që janë nën këtë moshë);6. Sportistet që kanë dhënë ndihmesa në fushën e sportit që, pavarësisht nga mosha e kanë kryer karierën e tyre sportive. Për sportistet janë zgjed-hur kryesisht ato që janë shpallur “Sportiste të shekullit” dhe “Nderi i sportit shqiptar”si dhe disa të tjera me kontribute të veçanta në sportet

më të rralla si gjimnastikë, not, pinpong dhe shah (nga një përfaqë-

Ishte një shtysë e mbrendshme, që krahas mëdyshjes për shkallën e vështirësisë të

paraqitjes në disa faqe historinë e tyre të madhërishme, do të më bënte që, pa marrë parasysh pengesat objektive dhe subjektive, t’i futesha një pune kaq të madhe. Kam qënë e inkurajuar nga shumë dashamirës, për librin tim të parë në këtë fushë: “Bijat e Rozafës”(gra të shquara të hapë-sirës shkodrane) ku janë dhënë kontributet, vlerat dhe sakrificat e gruas shkodrane në luftë e përpjekje, në arsim e kul-turë, shëndetësi e sport. Më vonë më erdhi një ftesë nga disa studiuse, profe-sore të Univer-siteteve në Buda-pest (Hungari) e Sofje (Bullgari), si Francisca de Haan, Krassimi-ra Daskalova dhe Ana Lufi për të përfshirë në një libër të lëvizjes femërore të Eu-ropës Qëndrore, Lindore dhe Juglindore, pesë gra të shquara të lëvizjes femërore shqiptare në lidhje me për-pjekjet e tyre per emancipimin e gruas shqiptare. Ftesa ishte befasuese sepse shkalla e përgjegjësisë ishte e madhe por para dilemës së mosgjetjes të një varianti tjeter të përfshirjes së tyre, pranova që në këtë libër të ishin pesë gra të shquara të kësaj lëvizjeje si Motrat Qiriazi (Korçë), Urani Rumbo ( Gjirokastër), Shaqe (Marie) Çoba (Shkodër) dhe studiesja me origjinë shqiptare Dora D’Istria. Natyrisht është krenari që ato filluan të përfshihen në libra të tillë seriozë. Duke lexuar edhe veprimtaritë e shoqeve si motra të vendeve tjera në këtë libër, ato jo vetëm nuk janë prapa por shkëlqejnë në atë se çfarë bënë për kombin e tyre, bile mund të themi se ndoshta edhe të vetmet në disa aksione, ku veçohet ai i Parashqevi Qiriazit, që ishte e vetmja delegate femër në gjithë ato delega-cione të mbledhura për të mbrojtur të drejtat e kombeve në Konferencën e Paqës në Paris në vitin 1919. Libri quhet: ”A biographical dictionary

Zenepe Dibra: ”Fjalor enciklopedik i gruas shqiptare” (Parathënie)Historia e lavdishme e grave dhe vajzave shqiptare, kontributet e vyera për atdheun, kombin, në mbrojtje të familjes, atdheut, sakrificat deri në sublime për ato ideale që ato gjithmonë i konsideruan të shejta –janë këto disa nga shtysat që me pasionin dhe vullnetin tim më obliguan të shkruaj: ”Fjalor enciklopedik i gruas shqiptare” .

14

Page 13: DITURIA - immi.se · MISS ALBANIA NË BENELUX Me datën 31 tetor do të zhvillohet në Bruksel, evenimenti artistik Miss Albania në Benelux. Ky aktivitet përtej kontureve të një

13

AIITC shpreh gatishmërinë për bashkëpunim në ndërtimin e Universitetit të Shkencave Islame në Shqipëri

Drejtori i Institutit Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam (AIITC) Dr. Ramiz Zekaj mbështet vendimin e kryesisë së Komunitetit Musliman të Shqipërisë (KMSH) për hapjen e universitetit të shkencave Islame në Shqipëri dhe ofron asistencë profe-sionale e organizative për t’u bërë pjesë e këtij projekti të rëndësishëm kombëtar.

Duke qene se mbi 70 përqind e popullsisë shqiptare i përket besimit islam, hapja e një universiteti me karakter teologjik do t’i përgjigjej kërkesave të besimtarëve për t’u kompletuar me dije mbi Islamin dhe do të shuante debatet dhe diskriminimet e praktikantëve të këtij besimi, të bëra herë pas here nga universitetet laike. Idenë për hapjen e një universiteti të tillë nga KMSH, e mbështet edhe Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam (AIITC). Ky institut, me një veprim-tari rreth çerekshekullore në përhapjen e kulturës dhe vlerave madhësh-tore të Islamit, është i gatshëm për ta përkrahur KMSH-në me asistencë profesionale e organizative, por edhe për t’u bërë pjesë e këtij projekti të rëndësishëm kombëtar me qëllim të krijimit dhe të forcimit të hapë-sirës intelektuale islame evropiane të arsimit të lartë islam në vendin tonë. Këtë e ka deklaruar drejtori i AIITC-së, Dr. Ramiz Zekaj, i cili thekson se do të ndiqet rruga e bashkëpunimit të realizimit me sukses të këtij projekti madhor. Sipas tij, “hapja e një institucioni të kësaj natyre në Kryeqytetin e Shqipërisë ka rëndësi të madhe në arritjen e standardeve sa më të larta në lëvrimin e kulturës dhe qytetërimit islam, por edhe në rritjen e zhvillimit ekonomik, kulturor dhe social të vendit. Arsimimi fetar për shqiptarët është histori, aktualitet edhe perspektivë. Formimi, dijet, edukata dhe kultura fetare është oksigjeni që mund të kontribuojë më së miri për shëndoshjen e klimës së rënduar sociale në vend”. Dr. Ramiz Zekaj përmend faktin se qeveria shqiptare dhe organizmat ndërkombëtare e kanë parë me shumë interes një nismë të tillë, që nuk ka arritur të jetësohet akoma. Dihet se tashmë në qytete e metropole europiane kemi disa universitete siç është ai i Roterdamit, ndërsa në Ballkan kemi disa fakultete Islame si në Sarajevë, Prishtinë, Shkup, Pazar të Ri (Sanxhak), etj. Shumë prej të rinjve shqiptarë janë detyruar që herë pas here t’i drejtohen këtyre universiteteve, por edhe të tjerave me karakter fetar për të përmbushur etjen e tyre në formimin mendor dhe shpirtëror mbi Islamin. Universiteti i Shkencave Islame në Shqipëri do t’u vijë në ndihmë të gjithë të rinjve, që nuk kanë mundësinë të jenë pjesë e universiteteve jashtë vendit dhe gjithashtu do të ndikojë në reduktimin e shpenzimeve ekonomike për studentët të cilët janë aktualisht në universitetet islame botërore. Konkretizimi i këtij projekti, sipas Dr.Ramiz Zekaj ka nevojë për hartimin një projekt-plani të detajuar që nënkupton bashkërendimin e punës me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe të shpejtohet me krijimin e grupeve të punës që do të merren me kurrikulat e këtij Universiteti, krijimin e kapac-iteteve të punës dhe zhvillimi e gjetja e burimeve njerëzore e finan-ciare. Sigurisht kjo kërkon në rend të parë një mbështetje maksimale të qeverisë shqiptare si dhe konsulta të shumta me specialistë e drejtues të universiteteve homologe vendas dhe të huaj. Monitorimi i zbatimit të këtij projekti nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, por edhe nga Komiteti Shtetëror i Kulteve mundëson ndërmarrjen e veprimeve të efektshme në formën e asistencës nga njësitë e specializuara lokale dhe kombëtare.

suese me rezultate më të mëdha). Janë përfshirë “Heroinat e popullit”, “Artistet e popullit” dhe “Artiste të Merituara”, shumë nga “Mësueset e popullit”, “Heroinat e punës socialiste” etj..E kam ndjerë një detyrim moral përfshirjen në enciklopedi të shumë grave të persekutuara që me sakrificat e tyre, munden të japin kaq shumë për kombin në kondita të një stresi të jashtëzakonshëm, duke ditur se për afro 50 vite, ato janë denigruar dhe nuk kanë dalë në dukje vlerat dhe kontributet e tyre. Duke ditur që Enciklpodia është histori, aty janë dhënë shumë figura që kanë bërë histori në jetën politike, kul-turore dhe shoqërore, pavarësisht nga bindjet e tyre politike.Ndonëse jam përpjekur të jap informacion nga historia dhe kontributi i shqiptareve të Kosovës dhe Maqedonisë për historinë e tyre, për shumë arsye objektive dhe subjektive jam e ndërgjegjëshme që duhej bërë më shumë.Gratë e huaja zënë një vend me rëndësi në këtë enciklopedi, sepse ato kanë dhwnë kontribute të çmuara dhe shpesh u kthyen në mbrojtëse të zjarrta të çështjes sonë kombëtare. Ato me shkrimet e tyre studimore në fushën e politikës, artit, etnologjisë, me aktivitetet humanitare, u bënë jo vetëm simpatizante dhe dashamirëse por edhe kontribuese të jashtëzakonshme të historisë dhe kulturës sonë, për të cilën do t’u jemi mirënjohëse gjithë jetën.Perveç bigrafisë së grave të shquara në enciklopedi janë dhënë histori të luftës dhe persekutimit të tyre, të arsimit femëror, të krijimit dhe funk-sionimit të shoqatave të grave, revistave të tyre, legjenda dhe balada që kanë lidhje me gruan shqiptare, shpjegim i disa sëmundjeve të grave, të disa termave që kanë lidhje më barazinë gjinore, të mekanizmave intitucionalë në dobi të saj etj.Në disa faqe të veçanta në fund të librit janë dhënë suksese të grave dhe vajzave shqiptare pa u thelluar shumë në biografinë e tyre por vetëm në sukseset e tyre në botë.Burim i përfshirjes i shumë të dhënave në këtë libër kanë qënë studimet e mirëfillta për gruan shqiptare si ai i prof. Fatmira Musajt, për të cilën shpreh respektin dhe konsideratën time, libri mbi historine e sportit dhe rezultatet e sportisteve shqiptare në vite të Marjeta Zaçes, studimet dhe artikujt e shumtë të publicistëve dhe studiusve të njohur si: Moikom Zeqos, të Abaz Hoxhës, Ferid Hudhrit, Fadil Podgoricës, Iljaz Goges, Ismail Demnerit e Shyqyri Rrelit, Zamir Këlliçit, Hysen Files, Idajet Jahos etj. Fjalorët e ndryshëm enciklopedikë, leksikonet, artikuj të gazetarëve dhe personave studius të tjerë, të cilët janë shfrytëzuar në mënyrë racionale. Për këtë ka edhe artikuj që janë marrë komplet për tu vendosur por pa u humbur autorësinë, që jepen ne bibliografitë perkatëse. Një ndihmë të madhe për këtë libër ka dhënë edhe Prof. Ahmet Osja, i cili me rekomandimet e tij për bibliografinë, sugjerimet, vërejtjet për shumë zëra dhe shumë çështje, ka qënë jo vetëm një kon-tribut i vlefshëm por edhe një mbështetje morale shumë inkurajuese. Po kështu kam patur ndihmë nga ish ambasadori i jonë në Rusi, Z. Shaqir Vukaj i cili më ka ndihmuar me sugjerime, rekomandime dhe ndihmesë në materiale për studiuset e shquara ruse që kanë dhënë kontribut me punimet e tyre në historiografinë shqiptare. Shume gra të shquara kanë dhenë ndihmesë duke dërguar biografitë e tyre në mënyrë elektronike, të shkruar por edhe gojore. Ndihmesa e personelit te Bibliotekes se Shkodrës ka qënë një nga më të rëndësishmet e mbarvajtjes së punës sime, duke mu përgjigjur në kërkesat që kam patur në çdo moment të kohës.Dua të theksoj se në shumë burime, kur flitet për figura të shquara të Mesjetës, ka edhe kontradiksione të emrave, ngjarjeve dhe datave, që me gjithë përpjekjet për t’i ballafaquar, nuk mund të mos i shpëtosh ndonjë pasaktësie. Jam perpjekur që biografia e secilës grua të shquar shqiptare të ishte sa më e saktë, sa më e plotë dhe sa më përfaqësuese, por kjo nuk do të thotë se është arritur gjithçka dhe është plotësuar çdo kontribut i tyre. Për këtë unë i kërkoj falje të gjithë atyre që për arsye objektive apo subjektive nuk kam arritur të jap në maksimum kontribu-tin tyre. Për këtë, mirëpres çdo sugjerim, vëretje, duke përfshirë edhe ndonjë gabim, që do t’i marr parasysh në botimin e dytë.

Page 14: DITURIA - immi.se · MISS ALBANIA NË BENELUX Me datën 31 tetor do të zhvillohet në Bruksel, evenimenti artistik Miss Albania në Benelux. Ky aktivitet përtej kontureve të një

- U lind në Shipk-ovicë (1 gusht 1949nga një baba shqiptar, ish-veprimtar i kolonisë shqiptare të Bukureshtit, dhe nga një nënë rumune, që e përvetësoi gjuhën shqipe, brenda një nate.

- Kreu Gjuhën dhe letërsinë shqipe në kuadrin e Fakultetit Filosofik të Universitetit të Kosovës (1982). Në bazë të reko-mandimeve të dr. Latif Berishës, ndërlidhet me Bukureshtin, për afirmimin e diasporës shqiptare të Rumanisë. Duke qenë i ndjekur nga pushteti komunist i ish-Jugosllavisë, në vitin 1973 arratiset në Bukuresht. Vazhdon studimet e specializimit në Vjenë (1974) dhe Bukuresht (1975). - Në periudhën 1971-1979, si pasojë e botëkuptimeve demokra-tike dhe përhapjes së literaturës shqiptare në relacionin Tiranë-Bukuresht-Shipkovicë, shpifet, ndiqet, arrestohet dhe dënohet nga Gjykata (komuniste) e Qarkut të Shkupit me gjashtë vjet burg të rëndë, “për veprimtari armiqsore kundër bashkësisë sonë socialiste” - 1971-1990: bashkëpunon me shtypin shqiptar të Kosovës dhe Maqedonisë; përkthen letërsinë shqipe në gjuhën rumune dhe anasjelltas. Jep kontribute publicistike, edhe për letërsitë e popu-jve tjerë të Ballkanit. - 1990-2003: Paralelisht me mbrojtjen e provimeve të doktoratës në Universitetin e Bukureshtit, afirmon dhe mbron me guxim publicistik, çështjen e shqiptarëve të Kosovës dhe Maqedonisë, në shtypin rumun dhe atë shqiptar. Merr pjesë aktive në simpozi-ume ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut . Është veprimtar i dalluar i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Ru-manisë, inisiator për themelimin e Shoqatës së Miqësisë Rumuno-Shqiptare, redaktor dhe sekretar i redaksisë së revistës Shqiptari në Bukuresht, të gjitha aktivitetet duke i kryer vullnetarisht, pa kurrfarë të ardhurash. - Është autor i tetë librave origjinalë e të përkthyer (poezi dhe monografi mbi diasporën shqiptare), njohës i një numri të konsid-eruar gjuhësh të huaja, autor i mbi njëmijë artikujve të botuar, zbu-lues i thesarit të shoqërisë “Drita”, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë, laureat mirënjohjesh të ndryshme, i nominalizuar nga Instituti Biografik Amerikan: “Njeriu i Vitit 2001”.Shumë shqiptarë në kohëra të ndryshme kanë patur rastin të vizitojnë Bukureshtin e bukur. Ata gjithmone kanë gjetur atje mik-pritjen e përzemërt nga rumunët bujarë, gjë që flet për një miqësi të vjetër ndërmjet Rumanisë dhe Shqipërisë. Por, përveç mikpritjes së vendit, çdo vizitor nga Shqipëria ka gjetur në atë vend edhe mikpritjen e vëllezërve shqiptarë, të cilët jetojnë në atë vend prej më shumë se një shekulli, si emigrantë. Emigrantë ndër të cilët janë integruar edhe emigrantët më të rinj që kanë shkuar në atë vend mbas luftës së dytë botërore e në vazhdim. Emigrantët shqiptarë në Rumani e kryesisht te vendosur në qendrën më të madhe institu-cionele e kulturore të vendit, në Bukuresht, kohë mbas kohe kanë vepruar në shërbim të çështjes shqiptare, duke krijuar në Bukuresht një ndër vatrat më të zjarrta të aktiviteteve të Rilindjes Kombëtare

ShqiptareAtë traditë të bukur qe e krijuan Rilindasit tanë, të cilët vepruan në Bukuresht për rilindjen e kombit shqiptar si dhe për paqen e mirëkuptimin e vendeve të Ballkanit, e ruajnë edhe sot bashkatdhetarët tanë që jetojnë si emi-grantë në Rumani, kryesisht në Bukuresht. Shqiptarët e Bukureshtit veprojnë të organizuar në gjirin e disa shoqatave, sidomos për kultivimin e gjuhës shqipe dhe freskimin e vlerave tona kulturore shqiptare. Një ndër më e njohura nga ato shoqata është: Bashkësia Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë, me qendër në Bukuresht, e cila është drejtuar disa dekada nga Xhelku Maksuti, një historian, studiues dhe shkrimtar i njohur me prejardhje rumuno-shqiptare.Por një ndër më të dalluarit në ato veprimtari atdhetare shqiptare, në ruajtjen dhe tashëgiminë e gjuhës shqipe tek emigrantët shqiptarë në atë vend, është dhe Baki Ymeri. Bakiu është i njohur si krijues, poet, publicist, përkthyes dhe eseist. Ai është autor i shumë krijimeve e librave të botuara në gjuhën shqipe dhe atë rumune, si dhe në gjuhë të tjera. Në angazhimet e tij të gjithanshme, emrin e tij e hasim edhe si një ndër krijuesit e brezit të ri shqiptar, brez të cilit i ra si detyrë e kohës që të ballafaqohet me ngjarjet tragjike që e tronditën Ballkanin si pasojë e qëllimeve të errëta të shovinizmit serbo-sllav, që tentonte të çfarosë popullin shqiptar në Ballkan, kryesisht kosovarët, me qëllim për t’ua marrë trojet etnike. Në atë kohë të vështirë, Baki Ymeri mban qëndrime të rrebta kundër dhunës, duke bërë thirrje permes fjalës së tij krijuese, gazetareske, publicistike, për paqë e vëllazërim, për drejtësi, liri dhe pavarësi, sidomos për çlirimin e shqiptarëve të shtypur nga kolonializmi pansllavist serb.Nëper vite ka botuar në revista të ndryshme mijëra vargje nga vepra e dhjetra shkrimtarëve rumunë klasikë e bashkëkohorë, në gjuhën shqipe, maqedone dhe sllovene, si dhe disa vëllime që u përkasin poetëve që pasojnë: Nikita Stënesku (Ekspozitë e të palindurve, Prishtinë, 1986); Angjel Dumbrëveanu (Kënga e mullibardhës, Shkup, 1986); Sllavko Almëzhan (Xhuxhmaxhuxhët harruan të rriten, Prishtinë, 1989); Marin Sorescu (Eja të ta them një fjalë, Prishtinë, 1990), Halil Haxhosaj (Umbra cuvintelor/Hija e ëndrrave), Bukuresht, 2004), Karolina Ilika (Duke dashur në fshehtësi, Pogradec, 2004), Sali Bashota (Exilul sufletului/Ekzili i shpirtit, Bukuresht, 2004), Ibrahim Kadriu, N-a ramas timp pentru sarbatori (S’mbet kohë për kremte), Bukuresht, 2005). Bibliografi lirike: “Kaltrina” (botuar ne shqip-rumanisht, Bukuresht, 1994); Dardania (botim bilingv, Bukuresht, 1999; Zjarr i Shenjtë (Tetovë 2001); Lumina Dardaniei/Drita e Dardanisë (Muzeu i Letërisës Rumune, Bukuresht, 2004): Drumul Iadului spre Rai (Rruga e Ferrit për në Parajsë), Bukuresht, 2005.

J U P R E Z E N T O J M Ë

B A K I Y M E R I (1949)

Daut Demaku Njeriu që jeton në DJE është i ditës së DJEGUR. Njeriu që jeton në NESËR është i ditës NDOSHTA. Njëri dhe tjetri janë në gjumë hipno-tik, asnjëri as tjetri nuk mund të bëjnë jetë pa gabime. Ai që jeton në TASH, në SOT dhe në KËTU, ai është njeri i vetëdijësuar, ai ËSHTË në qetësi. Jeta dhe bukuria e jetës i takojnë atij që ËSHTË, sepse vetëm ky mund të bëjë jetë të zgjuar, të qartë dhe të pagabueshme...

14

Page 15: DITURIA - immi.se · MISS ALBANIA NË BENELUX Me datën 31 tetor do të zhvillohet në Bruksel, evenimenti artistik Miss Albania në Benelux. Ky aktivitet përtej kontureve të një

15

F A Q J A E P O E Z I S Ë P Ë R F Ë M I J Ë

Rifat Kukaj

NËNË KAM POR JAM JETIM

(Mikut të sinqertë, shkrimtarit Odhise Grillo, që ma frymëzoi këtë vjershë). Udhëtova nga anë e anës Deri n’sheshin e Tiranës. Aty pashë një vogëlush Që i kishte sytë si rrush! Dhe e putha në dy faqe Ç’aromë lulesh-manushaqe! E përkëdhela dhe në gushë Si rrezja zogun në fushë. Ai më pa me habi: -Or xhaxha, kush je ti?! Jam poet - ca i krisur Nga Drenica larg i nisur... Erdha të thithë nënën në gji Bashkë me një vëlla të ri. M’i fshij lotët ylli im Nënë kam por jam jetim. Na ndau skilja Evropë Që u ndaftë: copë - copë!

BALADËZ

Me pushkë në krah Një ditë dola për gjah. N’shteg qëndroja si guhak Zagari lehte n’imshtak. U mbështeta për një ah Harrova zagar e gjah, Mbi doborën e ndritur Pikasa një zog të përhitur, Aq i brisht e krejt i ngrirë Në acar ai martir Në shpindë i shtrirë! Këmbët thik përpjetë Ah jetë, sa e shkretë. Mbase shpresa i ka thënë: “Shtriji e ngrohi në Hënë!” Në mua vajtonte dita Në dy zyçka ende drita Po fiksonte por e mekur Porsi Hëna e paprekur Nga këmbët e zogut të gjorë Orëprerit në dëborë. Mbaron rrëfimi për një jetë Në vargun e njëzetetretë!

NËNATi ke pak zjarrmi Voglushe Leonorë, E nënës i digjet Zemra në krahërorë. N’mëngjes, po e zëmë S’të hahet - nuk ha, Urinë e tërë botës Nëna at’ ditë e ka... Oh, pa pandehur gishtin E gërvishte pak, E di ç’ndodh me nënën? Zemra i pikon gjak! Mbi shtrojen më t’butë Ajo shpesh këlthet: -Kam dro’ ndonjë pupël Vashëzën mos ma vret

DY MOTRA

“Dy motra, ven’ e vijnë, Njëra tjetrën s’e arrijnë...” Kujdes, në kthesë Mos e ngre kokën lart Se më puthesh me asfalt! Lëviz me këmbë mbaju me dorë Hapi sytë-në semaforë! Je i lehtë në Biçikletë, a dëgjon? Por s’je vetëm në komunikacion...

ZOGU I LASGUSHIT

Yll i ndritur në natë qershori Sikur ra prej gjithësisë, Ngazëllyeshëm, sytë m’i mori Në degë t’qershisë. U purtekëm unë e gjethet Qetë e lehtë me petalet, Qielli vetë nisi të prehet Edhe malet. Kënga nga zogu i brishtë Lindi krejt ëndrrimtare, Dritë feksoi n’flatra e bisht Dhe n’për dritare. Gëzim, shpresë, në gji më derdhe E hare të butë si pushi, Zog-magji ti mirë se erdhe Nga Lasgushi! Ato porosi të larta Te dritarja e shtëpisë Po m’i thotë me vargje t’arta Kalorësi i bukurisë.

BUKUROSH EDHE LAROSH

Kryet në detë Bishtin te retë... Në këtë shpat Puth shtëpitë, Në atë shpat Zogjtë e fëmi’ të... Degë më degë Edhe qershitë... Bukurosh edhe larosh Ah, ta kisha për krahosh! Lart në qiell I larmi hark E gudulis Lumi në bark... Nuk është urë Është pikturë! Këndoi trishtili: “Ciu, ciu, ciu... Se ç’na doli Pas shiut?!!!”

VESHËT E LEPURIT

Në arën me grurë Në fshatin Veleshtë Lepuri herë i çonte Herë i palonte veshtë... Në fshat po qante një fëmijë Këtë lepuri s’desh ta dëgjonte Ndaj veshët i palonte... Në fshat po qeshte një fëmijë Këtë lepuri desh ta dëgjonte I lumtur veshët i çonte...

Page 16: DITURIA - immi.se · MISS ALBANIA NË BENELUX Me datën 31 tetor do të zhvillohet në Bruksel, evenimenti artistik Miss Albania në Benelux. Ky aktivitet përtej kontureve të një

Nga të gjitha nyjat lidhëse të tubacioneve, nga mullinjtë, kompresorët dhe oxhakët dilte pareshtur një pluhur i ndotur tymi e bloze, që ishte i pranishëm, pothuajse përn-

gaherë në territorin e fabrikës dhe që dendur shtrihej, si një re e zezë, në tërë qytetin. Në të gjitha fabrikat mjedisi ishte aq i pistë dhe erëkeq, saqë të dukej se aty çdo qenie njerëzore, prej rrobave të veta, nga çdo pore e trupit, prej mushkërive të tij dhe deri në jashtëqitje, kutërbonte një erë të keqe, karakteristike.Por duhet thënë se makineritë e plakura të kësaj fabrike, më së shumti gjermane në origjinë, ashtu siç ishin të konsumuara dhe të lodhura nga vitet, punonin pa pushuar, në linjë zinxhir me proces të pandërprerë prodhimi dhe rrallë binin në “avari”. Kështu, punëtorët duhet të ishin prezentë dhe vigjilentë, për të pikasur çdo farë zhurme dhe ndryshimet zanore në punën e tyre, për të parandaluar ndonjë defekt të mundshëm. Në kushte normale punëtori atje duhej vetëm për ndonjë takim apo çtakim butoni, në rastin fatkeq. Pra, mjafton që ata mos të flinin. Po ku t’i gjeje këta punëtorë kaq të gatshëm e të ndërgjegjshëm? Ata gra e burra, në shumicën e rasteve, vinin të lodhur nga shtëpitë e tyre, të rropatur nga punët e përditshme familjare dhe të paushqyer mirë. Sido-mos në turnet e dyta dhe të treta, puna e parë që bënin ishte përgatitja e kushteve për të fjetur. Dhe aq të lodhur e të papërgatitur, siç ishin, edhe në atë mjedis të pistë mbytës, i zinte menjëherë gjumi dhe flinin për shtatë palë qejfe. Frikë ata kishin vetëm nga përgjegjësi i turnit, për më tepër se ai, në të njëjtën kohë, takoi të ishte dhe sekretar i partisë. Ai, njeri i mbrapshtë në të gjitha drejtimet, i kontrollonte dhe i bezdiste herë pas here dhe, po t’i zinte në gjumë, iu hiqte ditën e punës dhe, në rast përsëritjeje, i pushonte fare nga puna. Për të mënjanuar zënien “gafil” ishte gjetur një rrugëzgjidhje efikase: Secili, në mirëbesim të ndërsjellët, e lidhte veten me litar me shokun e vet dhe, sipas një radhe, çdo ditë lihej zgjuar në krye të linjës, një i zgjedhur si roje. Ai sa dallonte ndonjë kontroll në largësi, sinjalizonte me tërheqje litari. Edhe për mbledhjet e turnit, për ndonjë komunikim të përbashkët, apo për të lexuar artikujt e rëndësishëm të shtypit të partisë, siç qe e përdit-shme aso kohe, lajmërimi po me litar bëhej. Zgjoheshin, me radhë dhe pas kësaj, hiqej kapela prej letre dhe rrotullohej rreth kokës: mbledhje, mbledhje. Zakonisht mbledhjet organizoheshin aty afër, nën furrën numër një të klinkerit, ku kishte edhe ndriçim të bollshëm, ishte si shtrojerë, më ngrohtë dhe kënd i fshehur, që nuk dallohej lehtë nga larg.Kështu ndodhi dhe në një mesnatë dimri gjatë turnit të dytë, kur Rema, një brigadier mekanik i shkathët dhe gjithnjë gazmor, i njohur dhe me shumë shokë e miq aty, dha sinjalin me rrotullim të kapelës mbi kokë, për një mbledhje urgjente dhe të rëndësishme. Mbledhja e turnit ishte në kompetencë të përgjegjësit, figurës së parë drejtuese tekniko organizative e partiake, po duket se ai përkohësisht ishte i zënë. Bash për këtë më shumë e mori vetë iniciativën e lajmërimit, i miri Remë. Përgjegjës turni Anastasi, ishte një djalë i ri, po i prerë keq, që kishte kryer me shumë sukses në Urale, në Bashkimin Sovjetik, një kurs të gjatë për fugist furi. Ai ishte fort i gjallë, gjithnjë në lëvizje, me një trup muskulor e të ngjeshur dhe me qafë si të demit. Duket se prej andej, nga Rusia e largët, veç profesionit të fugistit, kishte përvetësuar dhe zanate të tjera...

Kur të gjithë ishin mbledhur aty afër TEC-it, ku i priste Rema, midis zhur-mës shurdhuese të makinerive në lëvizje, ai, duke qeshur ndenë buzë, me kapelën prej letre çimentoje mbi kokë, në shenjë madhështie dhe shpagimi, me gishtin tregues të dorës së djathtë të shtrirë, tregon në drejtim të “Qoshes së Fshehtë”, ndërsa me gishtin e dorës tjetër në buzë, jepte porosi të prerë, që të drejtohen për te vendi i zakonshëm i mbledhjeve, shpejt dhe pa bërë zhurmë.- Hapni sytë dhe shikoni se ç’bëhet aty, - thotë me zë të ulët, Rema. Të gjithë i drejtuan shikimet andej. Ç’të shihje: Një çift me kurriz nga rruga bënin dashuri haptazi. Të gjithë i njohën menjëherë, se u binte drita mbi fytyre: Ishin përgjegjësi dhe një punëtore e bukur, e sapoardhur në turn. Ata të paturp, megjithëse në atë mjedis të pistë dhe fare të papërshtatshëm për lidhje intime, ishin të pleksur keqas dhe nuk shihnin se pas tyre, sipas thirrjes okatare të Remës, ishin mbledhur punëtorët e turnit, burra e gra, që ulnin kokën, zinin sytë me njërën dorë, po me gishtat hapur dhe me dorën tjetër, i binin ballit, për çka shihnin para tyre.Ç’është e vërteta, sipas mësimeve të moralit socialist, nuk mund të bëheshin gjëra të tilla haptazi e aq më tepër në orarin e punës. Anastasi edhe si drejtues partiak këtë e dinte mirë, po ai ishte i papërmbajtur dhe si i plotfuqishëm e maniak, duket mo-mentalisht, kishte dalë nga normaliteti. Ai mendonte se në turnin, pronë të tij, mund të bënte ç’të donte dhe kur të donte, paçka se ishte i martuar dhe me fëmijë. Ajo ndërkohë, e lehtë e delikate, përfitonte nga favoret e çastit, po duke menduar edhe se ishte nënë me fëmijë, u ndie si e detyruar dhe u bë pishman edhe pse po bezdisej, në atë pozicion fare të pavolitshëm, kësh-tuqë nisi të ankohet, të kundërshtojë e të protestojë.Punëtorët, pas kurrizit të tyre, shikonin kokulur me turp dhe rrinin e prisnin të shqetësuar këtë ve-prim të papëlqyer. Atyre u shkonte ndër mënd demagogjia dhe dyfytyrësia e drejtuesit të tyre, që predikonte moral në ato pesë minutshet dhe leksionet e përditshme, ndërsa tani abuzonte paturpësisht. Por momentalisht edhe ata sikur po vuanin vonesën dhe mundimin e përgjegjësit të tyre... Kur, më së fundi, dëgjuan prej çiftit grahmat e fundit zëlarta, u larguan me shpejtësi drejt vendeve të tyre të punës, pa u pikasur, si të ishin edhe ata fajtorë, po të çliruar nga ky makth.- Aty, më larg, afër TEC-it, brigadier Rema, i ndriçuar nga projektori i kullës së kranit, përshëndeste me dorë punëtorët, sikur nuk kishte ndod-hur gjë e veçantë, po thjesht, si të qe regjisori i asaj shfaqjeje komiko-pornografike, duke menduar se bëri një punë të mirë demaskuese për përgjegjësin dyfytyrësh imoral, po dhe që u kishte kthyer humorin e humbur dhe u kishte larguar gjumin drobitës, kolegëve të vet. Enkas, ai flet me zë të lartë:- Mos e keni parë gjë shokun Anastas, përgjegjësin e turnit, se më duhet ta lajmëroj që kemi avari, një këputje rripi, andej nga Krani dhe rreshti i automjeteve, që presin në radhë, po shtohet.Përgjegjësi, që ishte fare afër, i pakënaqur fare nga procesi i tij i ndërprerë pa e marrë plotësisht kënaqësinë e kërkuar, si gjoja i pa shqetësuar dhe me intimitet, përgjigjet, po me zë të lartë:- Erdha, vëlla. Erdha. Edhe te ju avari? Paska qenë nata e avarive sot. E mora vesh. Ti nisu para, sa të lajmëroj shokët e brigadës avaro-shpëtuese, për të prurë përforcime!- Po unë, ç’të bëj - pyeti lumëmadhja, zë ulët.- Ik bukuroshe! Nuk ke ç’pret më. Natë avarie, sot. Ik e mlidhu në shtëpi me fëmijët. S’ke faj ti, qetësohu e shlodhu, se u merove. Ditët e punës, me gjithë shtesat për orët e natës i more, për sot dhe për nesër! Do shihemi pasnesër, ditën e hënë. Javë e re – kismet i ri ...Shënim: Ripunuar në shtator 2010

AVARI NË TURNIN E NATËS Tregim nga Luan Çipi

Fabrika e Çimentos në Vlorë u ndërtua në pjesën lindore të qytetit, në “Grykën e Mesovunit”. Ata që e projektuan, mendonin se pozicioni i saj mund të ishte i tillë që mos të tymoste qytetin, por, me sa duket, trajtuan pa kopetencë “trëndafilin e erërave” dhe kishin bërë të kundërtën. Në shumë ditë të vitit pjesa më e madhe e qytetit mbulohej plotësisht nga smogu i tymit të çimentos dhe i gazit karbonik.

16

Page 17: DITURIA - immi.se · MISS ALBANIA NË BENELUX Me datën 31 tetor do të zhvillohet në Bruksel, evenimenti artistik Miss Albania në Benelux. Ky aktivitet përtej kontureve të një

17

T R E G I M I P Ë R M Ë TË VEGJËLIT

Këshilla një gazetariFaik Konica boton në të përkohshmen “Albania” me datë 15 shtator 1901, këshillat pasonjëse për një djalë që kish nërment të botonte një gazetë shqip në Misir.Nga Faik KonicaI dashur mik - në e bëfsh gazetën me fleta të mëdha; shqiptarët do të thonë që s’fshihet dot lehtë; në e bëfsh me fleta të vogëla, do të thonë se s’është gazetë, por libër. Në e shtypsh me letra të holla, do të thonë se s’këndohen edhe prishin sytë; në e shtypësh me letra të trasha do të thonë se je “hamall” e kërkon të mbushësh vend. Në shkrofsh toskërisht, do të thonë se s’është gazetë për gjithë shqiptarët; në shkrofsh gegnisht prap ashtu, në shkrofsh në gjuhë të përzier me të dyja, gjysëm gegnisht, gjysëm toskërisht, do të thonë se është “çervish”.Në mos shkrofsh për politikë, do të thonë se s’është koha të punojmë për letratyrë, kur vendi ndodhet në rrezik; në shkrofsh për politikë do të thonë se prishë punë duke egërsuar qeverinë. Në folsh butë për Turqinë, je i paguar prej Stambollit; në shkrofsh rreptë kundër Turqisë, kërkon të të jap Sulltani të holla që t’a pushosh gazetën. Në mos gjefsh të holla që ta mbash gazetën, do të thonë se s’je i zoti, me qenë aq njerëz duan zgjimin e kombit shq-iptar; në gjefsh të holla je intrigant a i shitur. Në folsh për plot çlirimin e Shqipërisë, do të thotë je djall e kërkon gjëra që duheshin gatitur në qind vjet më parë; në folç për nevojën të përpiqemi t’a shpëtojmë gjuhën dhe kombësinë, duke vënë vendin nën hijen e një Fuqisë së Madhe, s’qënke shqiptarë i vërtetë.Në folsh mirë për shqiptarët e krishterë, hidhërohen shqiptarët muhamedanë; në folsh mirë për muhamedanët, hidhërohen të krishterët; në folsh mirë për të krishterët e për muhamedanët që janë shqiptarë të mirë, e ligsht për të ligjt, aherë do të hidhërohen të gjithë. Aq për sot, se kam frikëmos të zërë gjumi.Gazeta “Dielli”, 10 prill 1957

KUJTIM AGALLIU KËSHILLA E BABAIT Njëherë, në një fshat të largët, jetonte një plak i moçëm. Plaku ishte shumë i Kamur, por i vetmuar. Ai kishte edhe një djalë.Djali na qenkësh shumë i llastuar dhe i përkëdhelur. Ai ishte rritur jetim, por me të gjitha të mirat e kësaj bote. Nuk e njihte as varfërinë, as vuajtjen. Jeta për atë ishte, tek rënça mos u vrafsha, siç i thonë. Kaluan vite. Një ditë dimri të acartë dhe me ngrica plaku i moçëm ra i sëmurë dhe zuri shtratin. Ai ishte shumë rëndë dhe askush nuk i dha shpresa për të jetuar më. U bind se jeta e tij varej në fije të perit dhe e thirri djalin e vetëm pranë shtratit. Ai donte t’i linte një amanet para se të mbyllte sytë përgjithmonë:- Biri im! — mërmëriti plaku me zë të fikur. — Jeta ime po këputet. Pas pak shpirti im do të fluturojë nga trupi. Mendja do të më pushojë së mendu-ari dhe trupin tim do të ma kallin në dheun e zi.Djali, me lot në sy, e dëgjonte gjithë sy e vesh të atin pa i shpëtuar asnjë fjalë.- Desha të të jap një porosi, - vazhdoi plaku i moçëm. – Pasurinë që po të lë, e kam vënë me mund dhe me djersë për një jetë të tërë. Nuk dua qe ta bësh rrush e kumbulla sapo të mbyll unë sytë. Prishe me masë dhe shtoje dyfish në mundesh. Mos lejo të ta hanë njerëzit e këqij kot së koti.- Po baba, - ia kthen djali, - siç më thua zotërote do të bëj!- Po qe se nuk ma dëgjon fjalën dhe një ditë ndodhesh duarbosh, më mirë vdekur se sa gjallë.- Si urdhëron, baba!- Ne odën e miqve, në traun e mesit, kam lidhur një litar. U pa puna, bëje lak litarin dhe var veten, - vazhdoi me një fije zëri plaku.- Po, baba, siç më urdhëron zotëria jote!Kaq tha plaku dhe fjala iu këput në buzë. Ai i mbylli sytë për të mos i hapur kurrë më. Të nesërmen, i gjithë fshati, e varrosi me dhimbje dhe lot.Tani që plaku vdiq dhe e gjithë pasuria i ngeli të birit, ende pa i plasur sytë të vdekurit, djali filloi ta prishë pasurinë me grushte. Paraja e trashëguar dhe e fituar pa djersë qenkësh shumë e lehtë për t’u prishur.Djaloshi filloi të pijë në mejhanen e fshatit deri vonë pas mesit të natës. Në shoqërinë e tij gjithmonë do te gjeje njerëz interesaxhinj dhe të paskru-pullt. Edhe ata që deri dje nuk e përfillnin fare, tani, hiqeshin si shok të ngushtë, vetëm e vetëm që të zhvatnin ca para të majme nga ai. Kishte edhe nga ata që kërkonin borxhe për gjëra të kota. Ai, vuuu, me të dyja duart i jepte paratë që i kishte lënë i ati pa iu dridhur dora. Një ditë, duke vepruar kësisoj, pasuria u sos. Djali plangprishës ngeli pa një lek në xhep. Tani, që ngeli me xhepa bosh dhe i braktisur nga shokët interesaxhinj, iu kujtua amaneti i plakut të mençur. Ishte tepër vonë. Pasuria shkoi e vajti. Mbeti pa miqtë dhe shokët e dikurshëm, me të cilët pinte gjithë natën në mejhanen e fshatit. Le që nuk i jepte borxh askush, por as paratë e tija nuk po ía kthenin. Jeta iu bë sterrë dhe ai nuk po e donte veten nga inati. Mendoi e mendoi, dy net e dy ditë dhe nuk po i jepte dot rrugëzgjidhje gjendjes ku ishte katandisur. Ai nuk ishte mësuar as me punë që ta nxirrte kafshatën me djersën e ballit. U betua e u stërbetua se, sikur ta kishte përsëri në dorë gjithë atë pasuri qe i kishte lënë i ati, tani e tutje do të dinte se si ta përdorte. Ne djall të vinin të gjithë ata, që i ishin hequr si miq dhe shokë të mirë dhe në këtë gjendje të mjerë i kishin kthyer kurrizin. Po ku ta gjente pasurinë se? Ajo, tani, kishte fluturuar e gjitha sa hap e mbyll sytë. Gjë që nuk bëhej. Ai vendosi të varë veten, sepse rrugë tjetër më të mirë nuk po gjente dot. Kështu e kishte këshilluar edhe i ati, para se të mbyllte sytë. E bëri lak litarin që kishte lidhur i ati te trari i mesit dhe e vuri në qafë. Poshtë këmbëve vendosi një trung. Hoqi trungun me njërën këmbë dhe... sa çudi! Nga pesha e trupit të tij të ngjallur, trari u thye dhe ai u gjend në dyshemenë e odës. Që lart, sipër kokës se tij, u derdh një lumë me florinj dyllë të verdhë, që të verbonin sytë. Djali mbeti i hutuar për sa ndodhi. Kur e mblodhi veten nga tronditja i futi shpejt e shpejt florinjtë në një qyp të ri e të fortë. Duke mbledhur florinjtë, iu kujtua porosia e plakut. Nga sytë i rrodhën ca pika lot të nxehtë. Tani e kuptoi pse e këshilloi i ati të varte veten. A mund ta këshillonte, cilido baba që të ishte, të varë veten biri i tij i vetëm?!- Të falënderoj, o at! — mërmëriti djali i penduar. — Më dhe një mësim të mençur. Këto para unë do t’i shtoj dhe shumoj trefishin e tyre.Pas ca mua-jsh djali u martua dhe jetoi i lumtur, gjersa u plak. La mbrapa nipër e mbesa, të cilëve u tregonte gjithmonë për këshillën e babait të tij të mençur

Page 18: DITURIA - immi.se · MISS ALBANIA NË BENELUX Me datën 31 tetor do të zhvillohet në Bruksel, evenimenti artistik Miss Albania në Benelux. Ky aktivitet përtej kontureve të një

18

• Problema e BashesKemi 8 masa verë dhe 3 enë, përkatësisht me nxënësi 8 l, 5 l dhe 3 l. Ndani verën në dypjesë, 4 l me 4 l.

Zgjidhje:I paraqesim veprimet e njëpasnjëshme me këto rreshta sasish në secilën enë.8 0 03 5 03 2 36 2 06 0 21 5 21 4 34 4 0

P R O B L E M E M A T E A M A T I K O R E Nga Bardhyl Selimi

Page 19: DITURIA - immi.se · MISS ALBANIA NË BENELUX Me datën 31 tetor do të zhvillohet në Bruksel, evenimenti artistik Miss Albania në Benelux. Ky aktivitet përtej kontureve të një

19

ANEKDOTAT SHQIPTARE

Anekdotat, këto thënie të mençura, këto tregime të shkurtra shpotitëse e satirike, përmes së cilave interpretohen dukurit e ndryshme shoqërore, ndodhi të personaliteteve të njohura etj., japin një pasqyrim metaforik por edhe alegorik të realitetit tonë me të cilinë përballemi çdo ditë.Këto tregime të zgjuara, që ishin karakteristik komunikimi tek shumë popuj ballkanas në të kaluarën, e në veçanti në disa treva shqiptare (ku akoma janë prezent, edhe pse të zbehura nga evoluimi kohorë), arrijnë që përmes mesazheve të japin aspekte nga jeta, në dukje të vogla, por me vlerë përgjithësuese, duke i vënë në lojë klasat sunduese, pushtuesit, tradhtarët, qeveritarët, personalitetet publike etj., por duke mos lënë pa atakuar as problemet e ndjeshme sociale, ekonomike, politike etj.Shkathtësia e këtij komunikimi të drejtpërdrejt me dëgjuesin dhe roli si mburojë a si shtizë ndaj kundërshtarit, i kanë siguruar anekdotave, por edhe aforizmave, fjalëve të urta etj. një vend të rëndësishëm në thesarin e kulturës shqiptare, por edhe një jetë të gjallë e aktive, me një humor të hollë e satirë therëse, edhe sot e kësaj dite.Këto anekdotave që janë të vendosura më poshtë janë të marra nga librat: “Anekdota 1 dhe 2” i botuar nga Instituti albanologjik i Prishtinës, dhe “Tregime shqiptare” shkruar nga Daut Demakut

Prej Xhamisë e në kafe të rakisë!Pajaziti nga Kuqica, “poreznik” i pashpirt. Në kohën e tij, s’kishte lënë gjë pa bërë, për t’u treguar besnik i hyqymetit. U plak ky Pajazit aga dhe u pensionua, kur erdhi e lumja demokraci, na e vuri kapuqin e zi me një antenë përmbi kry llafet e njerëzve më mirë me i ndipër me tregue në milici, na i bleu dhe një palë tespi,e shkoj drejt e në xhami!…Ditë tregu. Ramazan. Po e takoj një vendas, i cili e mbante ramazanin.Për habi, ai në kafene. Cigare e birrë përpara!!! Hë Agim, çka u bë me ty kështu? E din ti që është ramazan, apo unë nuk jam në terezi? -Eh, more vëlla - po tregon Agimi - ramazanin e kam mbajtur shumë. Parmbrëmë shkova me i falë edhe taravitë në Mitrovicë, plot xhamia me xhe-mat, kur ç’të shoh, Pajazit “Porezniku” ishte bërë myezin. Eu, - i thashë xhematit, po a mas Pajazitit me u fal a?! Jo bre pasha zotin kurrë, - u thashë, - e drejt prej xhamisë e në kafe të rakisë. Dhe m’beso, qysh prej djehit nuk e kam hjek prej goje.

Puthu me mua, o me priftin! Një vajzë e sapomartuar po e vëren se i shoqi po i kthehet vonë në shtëpi. Një ditë ajo vendosi që ta përcjell të shoqin. Ajo e pa se i shoqi hyri në një objekt, ku zakonisht mbaheshin rituale fetare. Ajo u afrua e po e shikonte të shoqin, i cili kur u përshëndet me priftin e puthi në të dy faqet. Nusja u kthye në shtëpi dhe po e pret të shoqin. Mirëpo i shoqi nga ritet fetare kishte shkuar në kafene, ia kishte grahë rakisë dhe u kthye si zakonisht pas mesnate. Kur i erdhi i afrohet nuses dhe po do me e puthë. Nusja e hidhëruar në kulm që i shoqi ishte vonuar prap, ia priti: -O puthem mua në faqe, o priftin e kafenenë, se qebesa, kështu më jo!

Page 20: DITURIA - immi.se · MISS ALBANIA NË BENELUX Me datën 31 tetor do të zhvillohet në Bruksel, evenimenti artistik Miss Albania në Benelux. Ky aktivitet përtej kontureve të një

Revista “Dituria”Kryeredaktor: Sokol Demaku; [email protected] redaktues:Rrahmon Jashari, [email protected]; Lena Liden, [email protected];Bahtir Latifi; [email protected];Hakif Jashari; [email protected]ëpunëtor: Arsim Halili,Bujanoc,[email protected];Bilall Maliqi; [email protected] dhe e reja nga Gjilani:Edona Beqiri; [email protected] e redaksisë,Revista Dituria,CO/Studiefrämjandet,L.Kyrkogatan nr 20, 503 07 Borås, Suedi [email protected] Diturinë mund ta lexoni edhe ne internet: http://www.dituria.se/ dhe ne www.immi.se/tidskrifter/dituria

20

REVISTË MUJORE, PËR FËMIJË, TË RINJ DHE PRINDËR “DITURIA”