26
DORACAK për procedurat për zhvillimin dhe ndërtimin e impianteve për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme të energjisë HIDROCENTRALET

DORACAK - economy.gov.mk

  • Upload
    others

  • View
    14

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: DORACAK - economy.gov.mk

DORACAK

për procedurat për zhvillimin dhe ndërtimin e impianteve për prodhimin e

energjisë elektrike

nga burimet e ripërtëritshme të energjisë

HIDROCENTRALET

Page 2: DORACAK - economy.gov.mk

PËRMBAJTJA

1. Hyrje ........................................................................................................ 3

2. Përmbledhje e tarifave nxitëse të zbatueshme për hidroentralet.......................... 4

3. Diagram i detajuar për procedurën dhe dokumentet e ndërtimit ......... 5

4. Rishikim i hapave, procedurave dhe dokumenteve ............................... 6

4.1. Parakushtet themelore: Themelimi i kompanisë ............................. 6

4.2. Koncesion për përdorimin e ujit për prodhim

të energjisë elektrike...................................................................................................6

4.3. Konvertimi i tokës ............................................................................ 9

4.4. Studimi për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedisin jetësor ................... 9

4.5. Leje për ndërtim ............................................................................. 10

4.6. Marrja e statusit të përkohshëm të prodhuesit preferencial ...... 11

4.7. Pëlqimi për kyçje në sistemin e shpërndarjes ............................... 12

4.8. Projektimi dhe ndërtimi i lidhjes ......................................... ………..13

4.9. Leje për shfrytëzim ................................................................... ……13

4.10. Licencë për prodhimin e energjisë elektrike ............................ ………….14

4.11. Regjistrimi i objektit në Regjistrin e objekteve për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme të energjisë .......................................................16

4.12. Marrja e statusit të prodhuesit preferenсial ................. …………………..17

4.13. Marrëveshje për blerjen e energjisë elektrike me operator në tregun e energjisë elektrike ..........................................................................................................................19

5. Sigurimi i garancive për origjinën e energjisë elektrike

6. të prodhuar nga burime të ripërtëritshme të energjisë..............................................20

7. Adresat dhe të dhënat për kontakt të institucioneve kompetente……………. 21

8. Legjislacioni përkatës dhe aktet nënligjore ……………………………………………………. 22

Page 3: DORACAK - economy.gov.mk

1. HYRJE Ky Doracak ka për qëllim të sigurojë

udhëzime të hollësishme për investitorët në

procesin e zhvillimit dhe zbatimit të

projekteve të burimeve të ripërtëritshme të

energjisë, më saktësisht hidrocentraleve.

Doracaku nuk paraqet një rishikim të

hollësishëm dhe të detajuar. Për

informacione më të hollësishëm referojuni

legjislacionit përkatës dhe rregullores të

renditura në fund të këtij Doracaku.

Doracaku është i strukturuar në tre pjesë.

Pjesa e parë ofron një përmbledhje të

tarifave nxitëse të zbatueshme për të gjitha

projektet e energjisë së ripërtëritshme,

përfshirë edhe tarifat nxitëse për

hidroentralet, si dhe kushtet për përdorimin

e tarifave nxitëse.

Në pjesën e dytë është dhënë një diagram i

detajuar i procedurave për ndërtimin dhe

dokumentacionin e nevojshëm.

Në pjesën e tretë është dhënë një rishikim i

hollësishëm i procedurave dhe kërkesave

përkatëse për ndërtimin, përdorimin dhe

funkcionimin e hidroentraleve. Ne e

udhëzojmë lexuesin që vazhdimisht të

konsultohet me këtë pjesë dhe diagramin e

detajuar, i cili është dhënë në pjesën e dytë.

Në fund të broshurës jepet një listë e

autoriteteve kompetente me adresat e tyre

dhe të dhënat e kontaktit, si dhe një listë e

të gjitha ligjeve përkatëse dhe akteve të

tjera rregullatore.

VËREJTJE:

Ky doracak nuk i referohet çështjeve që

kanë të bëjnë me:

krijimin e një kompanie ose krijimin e filialeve të huaja;

marrjes të lejes për ndërtim, marrja e licencave për kuadër

profesional dhe leje të tjera pune dhe sociale,

Marrja e pronësisë së tokës, shpronësimit dhe të drejtave të tjera pronësore,

taksimi, Rregullat për dhënien e ndihmës

shtetërore, etj.

Sidoqoftë, kini parasysh se këto janë çështje

të rëndësishme që secili investitor duhet t’i

analizojë me kujdes kur përgatit një projekt

për hidroсentral.

Page 4: DORACAK - economy.gov.mk

2. RISHIKIM I TARIFAVE

NXITËSE TË ZBATUESHME

PËR HIDROСENTRALET Në përputhje me Dekretin për masat për të

mbështetur prodhimin e energjisë elektrike

nga burimet e ripërtëritshme të energjisë

("Gazeta Zyrtare e Republikës së

Maqedonisë" nr. 29/2019 dhe "Gazeta

Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së

Veriut" nr. 278/2019), prodhuesi i energjisë

elektrike mund të fitojë statusin e një

prodhuesi preferencial i cili përdor një tarifë

nxitëse (prodhues preferencial) nëse:

Kapaciteti i instaluar i një hidrocentrali të ri

nuk është më i madh se 10 MW, ndërsa

pajisjet dhe objektet për prodhimin e

energjisë elektrike dhe lidhja me sistemin e

transmetimit të energjisë elektrike ose

shpërndarjes së energjisë elektrike janë një

njësi funksionale tekniko-teknologjike dhe

hidrocentrali ka një lidhje me sistemin e

duhur me vend të pavarur të matjes, e cila

ekskluzivisht i referohet hidrocentralit.

Prodhuesi preferencial ka të drejtë të

përdorë tarifën preferenciale për një

periudhë prej 20 vitesh dhe në dhe në

shuma si më poshtë:

Tarifat nxitese për energjinë elektrike të

prodhuar nga hidrocentralet e vogla nuk i

nënshtrohen asnjë kuote. Tarifat

preferenciale do të zbatohen për çdo

prodhues që do të marrë një koncesion për

përdorimin e ujit për prodhimin e energjisë

elektrike dhe do të plotësojë kërkesat për

ndërtimin e hidrocentraleve të vogla.

Bloku

Sasia mujore e energjisë elektrike

të prodhuar (kWh)

Tarifa nxitëse

(€¢/KWh)

I 1 - 85.000 12,00

II 85.001 - 170.000 8,00

III 170.001 – 350.000 6,00

IV 350.001 - 700.000 5,00

V mbi 700.000 4,50

Page 5: DORACAK - economy.gov.mk

3. DIAGRAM I DETAJUAR PËR PROСEDURËN DHE DOKUMENTET PËR

NDËRTIM

Kohëzgjatja e proedurës 1. Punimet ndërtimore 2. 1 Rreziku 1: Pamundësia për të marrë lejen e shfrytëzimit të tokës shtetërore, vonesat

dhe pasiguria e rezultatit dhe e shpenzimeve

Pamundësia për të marrë të drejtën për të përdorur tokën shtetërore, vonesat dhe

pasiguria e rezultatit dhe kostove

3. 2 Rreziku 2: Pamundësia për të marrë leje ndërtimi ose vonesë e paparashikuar 4. 3 Rreziku 3:Rritja e shpenzimeve të l idhjes nëse nuk është e mundur të lidheni me lidhjen

më të afërt 5. Fillimi i prodhimit dhe shitja e energjisë elektrike

Page 6: DORACAK - economy.gov.mk

4. RISHIKIM I HAPAVE,

PROEDURAVE DHE

DOKUMENTEVE

4.1. Parakushtet themelore:

Themelimi i kompanisë,

Autorizim për ndërtim dhe

licenca për kryerjen e

veprimtarisë

Prodhimi i energjisë elektrike mund të

kryhet nga persona juridikë vendas dhe të

huaj. Subjekti juridik duhet të regjistrohet

në Regjistrin Tregtar dhe regjistrin e

personave të tjerë juridikë që udhëhiqet

nga Regjistri Qendror i Republikës së

Maqedonisë Veriore (në tekstin e mëtejmë:

Regjistri Qendror).

Prodhimi i energjisë elektrike nuk mund të

fillojë para marrjes së licencës për kryerjen

e aktivitetit të duhur energjetik të lëshuar

nga Komisioni Rregullator i Energjetikës.

Licenca për kryerjen e veprimtarisë

energjetike lëshohet për një periudhë prej

tre deri në 35 vjet në varësi të llojit të

veprimtarisë energjetike, llojit të detyrimit

për të ofruar shërbim publik në kryerjen e

veprimtarisë energjetike, vëllimit të

fondeve të nevojshme për kryerjen e

veprimtarisë energjetike, kohëzgjatjes të së

drejtës të përdorimit / koncesionit të

burimit energjetik përkatës, si dhe kërkesa

konkrete e ekzekutuesit të aktivitetit

energjetik.

Periudha e zakonshme e licencës për

prodhimin e energjisë elektrike është 35

vjet. Personit të njëjtë mund t'i lëshohen

disa licenca për kryerjen e një ose më

shumë aktiviteteve energjetike (Ligji për

energjetikë, neni 38). Licenca lëshohet në

proedurën e përshkruar në pikën 4.10.

Një strukturë energjetike me një kapacitet

total të instaluar për prodhimin e energjisë

elektrike deri në 10 MW, siç është një

hidrocentral i vogël, (mund të ndërtohet pa

autorizim për ndërtimin e objekteve të reja

të prodhimit të energjisë elektrike të

lëshuar nga Qeveria me propozim të

Ministrisë së Ekonomisë. Autorizimi nuk

nevojitet edhe kur kryerja e veprimtarisë së

energjisë elektrike është e kushtëzuar nga

sigurimi i një koncesioni për përdorimin e

ujit, i cili është një parakusht për ndërtimin

e hidrocentraleve. Në një rast të tillë,

kushtet për ndërtimin e një hidrocentrali

përcaktohen në marrëveshjen e koncesionit

(Ligji për Energjinë, neni 5).

4.2. Koncesion për përdorimin

e ujit për prodhim

të energjisë elektrike Përdorimi i ujit për prodhimin e energjisë

elektrike mund të bëhet vetëm në bazë të

lejes së përdorimit të ujit, përkatësisht

koncesionit për përdorimin e ujit për

prodhimin e energjisë elektrike (Ligji për

Ujin, neni 53). Koncesioni jepet nga Qeveria

në një procedurë tenderimi për dhënien e

koncesionit për shfrytëzimin e ujit për

prodhimin e energjisë elektrike të

udhëhequr nga Ministria e Mjedisit dhe

Planifikimit Hapësinor.

Kini parasysh se koncesioni jepet në një

procedurë për dhënien e koncesionit, që do

të thotë se më shumë aplikantë mund të

aplikojnë për të. Gjithashtu kini parasysh se

Qeveria mund të refuzojë koncesionin për

Page 7: DORACAK - economy.gov.mk

shkak të mangësive ose gabimeve të

mundshme në dokumentet e detyrueshme,

mospërmbushjes së një kërkese si dhe sipas

gjetjes së saj.

Kjo është një domosdoshmëri për të

përgatitur dhe dorezuar një ofertë të plotë

dhe të saktë për të propozuar një tarifë

të propozojë një tarifë konkurruese

koncesioni që do të mundësojë kryerjen e

qëndrueshme të aktivitetit. Në çdo rast, çdo

investitor i interesuar duhet të presë një

thirrje nga Qeveria për dorëzimin e ofertave

për dhënien e një koncesioni për

përdorimin e ujit për prodhimin e energjisë

elektrike në vendet e zgjedhura, të

përgatitura dhe të propozuara nga Qeveria.

Kur aplikanti do të zgjidhet si ofertuesi më i

favorshëm, marrëveshja e koncesionit

nënshkruhet vetëm pasi të ketë marrë të

drejtën e ujit, dmth përmbushjen e të gjitha

kërkesave të nevojshme për marrjen e lejes

të duhur për përdorimin e ujit për

prodhimin e energjisë elektrike (Ligji për

Ujërat, Nenet 23 dhe 26). Këto kërkesa

përcaktohen në dokumentacionin e

tenderit.

Kohëzjatja maksimale e konсesionit për

shfrytëzimin e ujit për prodhimin e

energjisë elektrike është:

Për hidroсentralet me fuqi mbi 10 MW – 70 vjet,

Për hidroсentralet me fuqi mbi 2deri më 10 MW – 50 vjet,

Për hidroсentralet me fuqi mbi 2 MW– 30 vjet. (Ligji për ujërat 57).

Kohëzgjatja e zakonshme e një koncesioni

për përdorimin e ujit për prodhimin e

energjisë elektrike për hidrocentrale të

vogla është 23 vjet.

Kusht për dhënien dhe nënshkrimin e

marrëveshjes së koncesionit për përdorimin

e ujit për prodhimin e energjisë elektrike

është marrja e një leje për përdorimin e ujit

të lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe

Planifikimit Hapësinor (Ligji për Ujërat, Neni

56).

Para se të paraqesë kërkesën për një leje të

përdorimit të ujit në Ministrinë e Mjedisit

dhe Planifikimit Hapësinor, aplikanti duhet

të kërkojë nga e njëjta ministri kushte për

menaxhimit të ujit për krijimin dhe kushtet

për mbrojtjen e ekosistemeve ujore të

varura nga uji.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit

Hapësinor është e detyruar që brenda

shtatë ditëve të punës nga data e marrjes të

kërkesës së plotë të publikojë aplikacionin

për lejen e përdorimit të ujit në ueb faqen e

saj, si dhe në shtypin ditor dhe të kërkojë

mendime nga të interesuarit brenda 15

ditëve. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit

Hapësinor është e detyruar t'i lëshojë

kërkuesit lejen e përdorimit të ujit brenda

një periudhe jo më të gjatë se tre muaj nga

dita e marrjes së kërkesës dhe pasi të ketë

marrë parasysh të gjitha mendimet e

dorëzuara nga autoritetet kompetente ose

palët e interesuara.

Leja e përdorimit të ujit hyn në fuqi me

marrjen e një raporti pozitiv nga inspektimi i

objektit dhe pajisjeve nga një komision i

formuar nga Ministri i Mjedisit dhe

Planifikimit Hapësinor. Leja e përdorimit të

ujit lëshohet me një kohëzgjatje të kufizuar

në varësi të karakteristikave specifike të

objektit, por jo më gjatë se 10 vjet, përveç

Page 8: DORACAK - economy.gov.mk

nëse merret në procedurën e dhënies së një

koncesioni, siç është rasti me hidrocentralet

e vogla, në këtë rast kohëzgjatja e lejes

është e barabartë me kohëzgjatjen e

koncesionit (Ligji për Ujërat, Nenet 30 - 46).

Leja e përdorimit të ujit, ndër të tjera, mund

të pushojë së vlefshmi para afatit për të

cilin është dhënë nëse:

- përdoruesi nuk fillon aktivitetet e ndërtimit brenda dy viteve nga dita e lëshimit të lejes,

përdoruesi nuk ka përfunduar aktivitetet e ndërtimit brenda afatit të përcaktuar në leje,

përdoruesi nuk e përdor ose lëshon ujin të rrjedhë pa arsye të justifikuara vazhdimisht për një periudhë prej dy vjetësh,

Leja e lëshuar nuk është më në

përputhje me ndryshimet në planet për

menaxhimin e pellgjeve lumore (Ligji për

Ujërat, Neni 47).

Leja e përdorimit të ujit revokohet nëse:

- uji përdoret në kundërshtim me kushtet e përcaktuara me leje,

përdoruesi nuk ka paguar tarifën për përdorimin e ujit,

Përdoruesit i është shqiptuar sanksioni

kundërvajtës për ndalimin e kryerjes së një

aktiviteti në lidhje me përdorimin e ujit (Ligji

për Ujërat, Neni 51).

Për më tepër, në rast të mungesës së ujit të

pijshëm, Ministria e Mjedisit dhe

Planifikimit Hapësinor mund të ndryshojë

lejen e përdorimit të ujit dhe të kufizojë

sasinë e ujit në dispozicion për prodhimin e

energjisë elektrike. Në mënyrë të ngjashme,

qeveria mund të revokojë një leje të

përdorimit të ujit për të siguruar një interes

më të lartë publik. Në ato raste, përdoruesi

mund të kërkojë kompensim në përputhje

me rregulloret e përgjithshme për

kompensimin (Ligji për Ujin, nenet 50 dhe

52).

Përdoruesit e ujit, përfshirë përdoruesit e

ujit për prodhimin e energjisë elektrike,

kërkohet të paguajnë një tarifë për

përdorimin e ujit. Detyrimi për të paguar

një tarifë për përdorimin e ujit lind qëkur

leja fillon të paraqes efekt juridik. Shuma e

kompensimit të paguar për përdorimin e

ujit në prodhimin e energjisë elektrike është

1% e çmimit të prodhimit për kilovat orë në

pragun e hidrocentralit.

Prodhuesi i energjisë elektrike është i

detyruar të paguajë tarifën për përdorimin

e ujit një herë në muaj në një llogari të

veçantë pagese brenda llogarisë së thesarit

(Ligji për Ujërat, Neni 213). Përveç pagimit

të tarifës për përdorimin e ujit (të

përcaktuar në lejen e përdorimit të ujit),

prodhuesi është i detyruar të paguajë një

tarifë koncesioni, e cila përbëhet nga dy

pjesë, si më poshtë:

- Tarifa një herë e paguar me dhënien

e koncesionit, dhe

- Tarifa vjetore e paguar çdo vit derisa

zgjat koncesioni.

Prodhuesi është i detyruar të paguajë

tarifën e koncesionit paraprakisht, si një

tarifë fillestare, ose me këste. Shuma e

tarifës për prodhimin e energjisë elektrike

nuk duhet të jetë më e vogël se shuma e

dhjetë e tarifës vjetore sipas vlerësimit për

Page 9: DORACAK - economy.gov.mk

realizimin në vitin e parë të përdorimit (Ligji

për Ujërat, Neni 58).

Shpallja dhe dokumentacioni i tenderit

përcakton afatin e fundit për dorëzimin e

ofertave i cili nuk mund të jetë më i

shkurtër se 30 ditë. Nëse nuk specifikohet

ndryshe në dokumentacionin e tenderit,

afati i fundit për vlerësimin e ofertës është

30 ditë. Marrëveshja e koncesionit mund të

nënshkruhet kur vendimi për zgjedhjen e

ofertës më të favorshme të ketë

përfunduar, dmth kur të gjitha të drejtat

për të paraqitur ankesa do të shterojnë

(Ligji për Koncesionet dhe Partneriteti

Publik Privat, neni 35, 36).

Kini parasysh se konesioni pushon së

vlefshmi në raste kur:

- Leja e përdorimit të ujit është revokuar ose ka skaduar,

- Koncesionari nuk filloi kryerjen e aktivitetit të koncesionit brenda afatit të përcaktuar nga marrëveshja e koncesionit,

- Pas skadimit të afatit të vlefshmërisë së marrëveshjes së koncesionit,

- Me përfundimin e njëanshëm të marrëveshjes së koncesionit,

- Me falimentim ose likuidim të koncesionarit,

- Rastet e tjera të parashikuara nga marrëveshja e koncesionit.

4.3. Konvertimi i tokës

Shpesh herë, toka që është e përshtatshme

për ndërtimin e hidrocentraleve të vegjël

ose cilado pjesë e instalimit dhe / ose

akumulimit është tokë bujqësore në pronësi

të shtetit (pyje, kullota, tokë e punueshme

ose e papunuar, etj.). Në atë rast, investitori

duhet të kërkojë fillimin e dy procedurave:

1. Konvertimin e tokës bujqësore në

tokë ndërtimore, dhe

2. Riblerje, qira afatgjatë ose e drejta e

përdorimit të tokës.

Nëse parсela (at) në të cilën investitori

synon të ndërtojë hidrocentralin

klasifikohet si tokë bujqësore (pyje, kullota,

tokë e punueshme ose e papunuar, etj.),

Ajo duhet të shndërrohet nga tokë

bujqësore në tokë ndërtimore. Për atë

qëllim, organi kompetent i сili me kërkesë

të investitorit përgatit dokumentacionin e

duhur urbanistik (Ministria e Transportit

dhe Lidhjeve ose komuna), duhet të kërkojë

nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe

Ekonomisë së Ujërave që të bëjë

konvertimin e përhershëm të tokës së

përshtatshme bujqësore në tokë

ndërtimore. (Ligji për tokë ndërtimore, Neni

49).

Kohëzgjatja e kësaj procedure, e cila

zbatohet përmes sistemit të informacionit

e-urbanizëm, varet nga kompleksiteti i

përgatitjes dhe rishikimit të

dokumentacionit të projektit. Qeveria, me

propozimin e Ministrisë së Bujqësisë,

Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, merr

një vendim për të dhënë pëlqimin për

shndërrim të përhershëm të tokës

bujqësore në tokë ndërtimore. Shpenzimet

për sigurimin e dokumentacionit të

projektit dhe konvertimin e tokës

përballohen nga investitori.

Në qoftë se parcela (at) e tokës në të cilën

investitori synon të ndërtojë një

hidroсentral nuk është në pronësi private,

Page 10: DORACAK - economy.gov.mk

investitori duhet të vendosë të drejtën për

një qira afatgjatë të tokës ndërtimore në

pronësi të shtetit. Procedurat kryhen nga

komunat, komunat në Qytetin e Shkupit

dhe Qyteti i Shkupit, secila në zonën e saj

ose Ministria e Transportit dhe Lidhjeve si

organ shtetëror kompetent për kryerjen e

veprimtarive në lidhje me menaxhimin e

tokës ndërtimore në pronësi të Republikës

së Maqedonisë Veriore. (Ligji për tokën

ndërtimore, nenet 46 – 73). Procedurat për

qiradhënien afatgjatë të tokës ndërtimore

në pronësi të shtetit kryhen me tender

publik ose marrëveshje të drejtpërdrejtë.

Nëse toka është në pronësi private,

investitori dhe pronari i tokës mund të bien

dakord së bashku për tjetërsimin,

qiradhënien afatgjatë ose të drejtën e

përdorimit të tokës.

4.4 ELABORAT PER

MBROJTJEN E MJEDISIT

JETESOR

Duhet të keni parasysh që hidrocentralet e

vogla deri në 10 MW i nënshtrohen

kërkesave për përgatitjen dhe dorëzimin e

një raporti për mbrojtjen e mjedisit, ndërsa

hidrocentralet me kapacitet më të lartë të

instalimit i nënshtrohen përgatitjes së një

studimi të vlerësimit të ndikimit në mjedis.

Prandaj, hidrocentralet e vogla nuk mund të

ndërtohen para se të marrin miratimin e

elaboratit në përputhje me Ligjin për

Mjedisin jetësor.

Elaborati për mbrojtjen e mjedisit jetësor

për veprimtaritë dhe aktivitetet që kryhen

në një shkallë më të gjerë duhet të

përmbajë dhe të strukturohet si më poshtë:

1. Të dhëna të përgjithshme;

2. Lloji i elaboratit;

3. Organi kompetent për miratimin e

elaboratit;

4. Përshkrimi i projektit në të ilin

kryhet veprimtaria ose aktiviteti;

5. Përshkrimi i mjedisit jetësor rreth

lokaionit të projektit;

6. Ndikimi i projektit në mjedisin

jetësor;

7. Programi për mbrojtjen e mjedisit

jetësor;

8. Përfundim;

9. Lista e bashkëngjitjeve;

10. Deklarata.

Investitori në hidrocentralin e vogël paraqet

elaboratin e përgatitur për miratim te

Administrata e Mjedisit jetësor, një organ

brenda Ministrisë së Mjedisit dhe

Planifikimit Hapësinor.

4.5. Leje për ndërtim

Nevojitet një leje ndërtimi për të ndërtuar

një hidrocentral. Ministria e Transportit dhe

Lidhjeve është përgjegjëse për lëshimin e

një leje ndërtimi për hidrocentral me fuqi të

instaluar mbi 1 MW, përderisa komuna në

territorin e së cilës është planifikuar të

ndërtohet hidrocentral është përgjegjëse

për lëshimin e një leje ndërtimi nëse

hidrocentrali ka një fuqi të instaluar deri në

1 MW (Ligji për ndërtim, nenet 57, 58)

Page 11: DORACAK - economy.gov.mk

Kërkesës për miratim të ndërtimit duhet ti

bashkangjiten këto dokumentente:

- projekti i infrastrukturës për ndërtimet e infrastrukturës lineare

- projekti themelor (i rishikuar dhe i miratuar),

- dëshmi për të drejtën e ndërtimit (pronësi, e drejta e shfrytëzimit, konсesioni) dhe

- elaborati gjeodezik për të dhënat numerike për tokën ndërtimore.

Ministria e transportit dhe e lidhjeve ose

Komuna varësisht nga rasti, obligohet që t’i

rishikojë dhe të sjell vendim për dhënien e

miratimit për ndërtim brenda 15 ditësh

duke filluar prej ditës të dorëzimit të

dokumentaionit të saktë dhe të plotë. Gjatë

rishikimit të kërkesës, organi kompetent e

dorëzon kërkesën për inspektim në

projektin themelor deri te subjektet

përgjegjëse për energjinë elektrike,

furnizimin me ujë dhe infrastrukturën e

kanalizimeve. Subjekti përgjegjës për

infrastrukturë elektroenergjetike obligohet

që brenda 5 ditëve nga dita e pranimit të

kërkesës për inspektim të kryejë inspektim

në projektin themelor dhe të jap mendim

nëse mund të kyçet objekti në sistemin

përkatës elektroenergjetik. Para se të

marrë lejen e ndërtimit, aplikanti duhet të

paguajë tarifën e rregullimit të tokës

ndërtimore. Leja e ndërtimit lëshohet

brenda pesë ditëve të punës nga dorëzimi i

dëshmisë së kompensimit të paguar për

rregullimin e tokës ndërtimore. Dorëzohet

kërkesa për marrjen e lejes së ndërtimit dhe

leja e ndërtimit lëshohet në formë

elektronike, përmes sistemit të

informacionit e-leja e ndërtimit. Leja e

ndërtimit pushon të jetë e vlefshme nëse

aplikanti nuk fillon ndërtimin brenda 2 (dy)

viteve, ose nuk e përfundon ndërtimin

brenda 10 (dhjetë) viteve, në të dy rastet

duke e llogaritur nga dita kur leja e

ndërtimit ka hy në fuqi. (Ligji për

ndërtim,, neni 66- 68).

4.6. MARRJA E STATUSIT

TË PËRKOHSHËM SI

PRODHUES

PREFERENСIAL Në përputhje me Ligjin për energjetikë dhe

Rregulloren për prodhues PREFERENСIAL të

сilët perdorin tarifën nxitëse („Gazeta

zyrtare e Republikës së Maqedonisë së

Veriut“ Nr. 116/2019), Komisioni

Rregullator i Energjetikës lëshon një vendim

për marrjen e statusit të përkohshëm të një

prodhuesi preferencial, një vendim për

marrjen e statusit të një prodhuesi

preferencial dhe një vendim për përdorimin

e një tarife nxitëse, dhe i publikon ato në

ueb faqen dhe në Gazetën Zyrtare të

Republikës së Maqedonisë Veriore.

Regjistri i Prodhuesve Preferencial është

botuar gjithashtu në ueb faqen e Komisionit

Rregullator të Energjetikës, si dhe

diagramet për procedurat për marrjen e

statusit të prodhuesit preferencial dhe

përdorimin e tarifës nxitëse:

www.erc.org.mk.

Procedura për lëshimin e një vendimi për

marrjen e statusit të përkohshëm të një

prodhuesi preferencial fillon me paraqitjen

e një aplikacioni në Komisionin Rregullator

të Energjetikës. Kërkesa i paraqitet

Komisionit Rregullator të Energjetikës në

format origjinal dhe pdf. formati i formularit

të plotësuar BRP.

Page 12: DORACAK - economy.gov.mk

Aplikanti është i detyruar të paraqesë të

dhënat dhe dokumentet e mëposhtme për

lëshimin e një vendimi për marrjen e

statusit të përkohshëm të një prodhuesi

preferencial:

Statusi aktual i lëshuar nga Regjistri Qendror, origjinal ose kopje e vërtetuar nga një noter publik;

Konfirmimi që nuk është hapur asnjë procedurë falimentimi ose likuidimi;

Vërtetim që nuk është shqiptuar asnjë sanksion kundërvajtës kundër aplikantit dhe personit të autorizuar për përfaqësim, ndalim të kryerjes së një profesioni, aktiviteti ose detyre;

Dëshmi e përmbushjes së kushtit (autorizimi për ndërtimin e një termocentrali, leja përfundimtare e ndërtimit ose marrëveshja e koncesionit);

Projekti bazë për termocentralin i përgatitur nga një person juridik i licencuar,

Deklarata e vërtetësisë së kërkesës dhe të dhënave dhe dokumentacionit të dorëzuar.

Komisioni Rregullator i Energjetikës në

lidhje me kërkesën e paraqitur për lëshimin

e një vendimi për fitimin e statusit të

përkohshëm të prodhuesit preferencial do

të caktojë një seancë përgatitore që do të

mbahet brenda një periudhe që nuk mund

të jetë më e gjatë se 25 (njëzet e pesë) ditë

nga data e marrjes së kërkesën. Komisioni

Rregullator i Energjisë fton aplikantin, si dhe

përfaqësuesit e autorizuar të kompanive,

institucioneve dhe organizatave të

interesuara për të qënë participant dhe për

të marrë pjesë.

Komisioni Rregullator i Energjetikës, jo më

vonë se 5 (pesë) ditë nga dita e përfundimit

të seancës përgatitore, do të mbajë një

seancë të rregullt në të cilën do të marrë

një vendim për marrjen e statusit të

përkohshëm të një prodhuesi preferencial, i

cili është publikuar në ueb faqen e tij dhe

në Gazetën Zyrtare të Republikës të

Maqedonisë së Veriut dhe hyn në fuqi ditën

e miratimit të saj.

Komisioni Rregullator i Energjetikës në

Vendim përcakton afatin deri në të cilin

termocentrali duhet të vihet në punë.

Periudha e vlefshmërisë së statusit të

përkohshëm është e barabartë me

periudhën në të cilën termocentrali duhet

të vihet në punë.

Brenda këtij afati, mbajtësi i statusit të

përkohshëm është i detyruar të ndërtojë

termocentralin, të sigurojë dokumente të

lëshuara nga një organ kompetent për

përdorimin e termocentralit ose një raport

për inspektim teknik në përputhje me Ligjin

për ndërtim dhe të ketë licencë për të kryer

veprimtari energjetike prodhimin e

energjisë elektrike.

4.7. PËLQIM PËR KYÇJE NË

SISTEMIN E

SHPËRNDARJES

Objektet për prodhimin e energjisë

elektrike me një fuqi të instaluar deri në 10

MW zakonisht janë të lidhura në rrjetin e

shpërndarjes së energjisë elektrike. Prandaj,

pëlqimi për kyçjen e hidroсentraleve në

rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike

duhet të merret nga operatori i sistemit të

Page 13: DORACAK - economy.gov.mk

shpërndarjes së energjisë elektrike për (EVN

Maqedoni).

Kërkesa për pëlqim për lidhje dorëzohet pas

marrjes së lejes së ndërtimit, ndërsa në

praktikë dorëzohet në fazën fillestare të

punimeve të ndërtimit. Kërkesa duhet të

dorëzohet në EVN Maqedoni në formularin

BSP-2, i cili mund të gjendet në qendrat e

energjetiketë konsumatorëve të EVN

Maqedoni ose të shkarkohet nga faqja e

internetit e EVN Maqedoni

(https://evn.mk/Business-customers/New-

connection-fo-distributed-producers.aspx).

Kërkesës duhet t’i bashkangjiten këto

dokumente:

Vendim për regjistrim në Rejistrin Qendror me statusin aktual,

Projektimi bazë për impiantin e prodhimit që i nënshtrohet lidhjes në rrjetin e shpërndarjes,

Çertifikatë e planit të katastarit me objektet ekzistuese të vizatuara,

Leje për ndërtim, Koordinatat e lokacionit ku do të

instalohet impianti për prodhim, dhe Karakteristikat teknike të impiantit

të prodhimit në përputhje me rregullat e Rrjetit për shpërndarjen e energjisë elektrike.

EVN Maqedonia është e detyruar të

miratojë një Vendim për pëlqim për kyçje

në sistemin e shpërndarjes së energjisë

elektrike brenda 40 ditëve nga dita e

marrjes së kërkesës së plotë.

Lëshimi i Vendimit për pëlqim për kyçje në

sistemin e shpërndarjes së energjisë

elektrike pasohet nga nënshkrimi i një

Marrëveshje për kyçje në rrjetin e

shpërndarjes të përgatitur nga EVN

Maqedoni, e cila është një aneks i Kodit të

Rrjetit për shpërndarjen e energjisë

elektrike, të dy të aprovuar më parë nga

Komisioni Rregullator i Energjetikës.

Tarifa për lidhjen e një prodhuesi të

energjisë elektrike në rrjetin e shpërndarjes

përcaktohet në përputhje me

Metodologjinë për mënyrën e përcaktimit

të tarifës për kyçjen në rrjetin e

shpërndarjes së energjisë elektrike, e cila

jepet si aneks në rregullat e Rrjetit për

shpërndarjen e energjisë elektrike.

Shpenzimet e kyçjes, siç përcaktohet nga

EVN Maqedoni, përballohen nga investitori,

ndërsa EVN Maqedonia është e detyruar të

instalojë një pajisje matëse me shpenzimet

e veta. Duke pasur parasysh rastet në të

cilat hidroсentrali nuk mund të lidhet në

mënyrë të sigurt me pikën më të afërt të

kyçjes, ne i këshillojmë investitorët të

kontrollojnë në EVN Maqedoni se ku do të

jetë pika e tyre aktuale e kyçjes dhe të

bëjnë një vlerësim të shpenzimeve për

ndërtimin e kyçjes.

4.8. Projektimi dhe ndërtimi i

lidhjes

Pas marrjes së Vendimit për pëlqimin për

kyçje në rrjetin e shpërndarjes, përdoruesi

është i detyruar të nënshkruajë një kontratë

për projektimin dhe / ose ndërtimin e një

lidhjeje në pikën e kyçjes. Nëse investitorit i

është lëshuar një Vendim për miratim për

një lidhje jo standarde, dmth. lidhje për një

përdorues të izoluar ose nëse lidhja është

planifikuar të përdoret ekskluzivisht për një

objekt për prodhimin e energjisë, investitori

Page 14: DORACAK - economy.gov.mk

mund të vendosë që lidhja duhet të

projektohet dhe ndërtohet nga:

EVN Maqedoni, ose person juridik i autorizuar nga lista e

personave juridikë me të cilët përdoruesi i sistemit të shpërndarjes mund të lidhë një marrëveshje për projektimin e një lidhjeje të jashtme të zgjedhur më parë në një konkurs publik nga EVN Maqedoni.

Nëse EVN Maqedoni përcakton se lidhja

jostandarde mund të përdoret nga disa

përdorues të ardhshëm, lidhja projektohet

dhe ndërtohet nga EVN. Në atë rast,

investitori paguan një shumë të barabartë

me produktin e vlerës së përgjithshme të

lidhjes jostandarde dhe herësit midis fuqisë

të njëkohshme maksimale të miratuar ila i

është caktuar investitorit dhe fuqisë aktive

totale të instaluar të lidhjes. Investitori

plotësisht i bart shpenzimet për projektimin

dhe / ose ndërtimin e kyçjes, të llogaritura

në përputhje me Metodologjinë për

përcaktimin e shpenzimeve për kyçje në

sistemin e shpërndarjes, e cila është pjesë

integrale e Rregullave të Rrjetit për

shpërndarjen e energjisë elektrike.

4.9. VËNIA NË PËRDORIM

Në varësi të fuqisë të instalimit, vënia në

përdorim kryhet pas marrjes të:

Miratimit për përdorim ose raportit mbi një inspektim teknik të kryer nga një inxhinier mbikëqyrës dhe

Vendimi për vënien në përdorim të pajisjeve teknike të miratuar nga Inspektorati Shtetëror për inspektim

teknik. Nëse një hidroсentral me kapacitet të

instaluar deri në 1 MW, impianti vihet në

punë në bazë të raportit të inspektimit

teknik të inxhinierit të autorizuar

mbikëqyrës, i cili më parë ishte dorëzuar në

komunë së bashku me një raport gjeodezik

nga një sondazh ekzekutiv të objektit dhe

dëshmi të shpenzimeve të paguara për

regjistrimin e objektit në librat publik të

pasurive të paluajtshme (Ligji për Ndërtim,

Neni 89).

Miratimi për përdorimin e një hidroсentrali

me kapacitet të instaluar mbi 1 MW

lëshohet nga Ministria e Transportit dhe e

Lidhjeve në bazë të projektit bazë (ose

projektit të gjendjes së kryer nëse kanë

ndodhur ndryshime të mëdha gjatë

ndërtimit), raport të inspektimit teknik dhe

fragment nga Kadastri i pasurivetë

patundshme si dëshmi e pronësisë ose e të

drejtave të tjera të përdorimit të objektit

(Ligji për Ndërtim, Neni 87).

Në rast të kërkesës jo të plotë për miratimin

e përdorimit, Ministria e Transportit dhe e

Lidhjeve brenda 7 (shtatë) ditëve nga

marrja e kërkesës për miratimin për

përdorim do t’a udhëzojë aplikantin të

paraqesë dokumentacion të plotë dhe të

duhur.

Në varësi të fuqisë të instalimit, vënia në

përdorim kryhet pas marrjes të:

Miratimit për përdorim ose raportit mbi një inspektim teknik të kryer nga një inxhinier mbikëqyrës dhe

Vendimi për vënien në përdorim të pajisjeve teknike të miratuar nga Inspektorati Shtetëror për inspektim teknik.

Page 15: DORACAK - economy.gov.mk

Në rast të një hidroсentrali me kapacitet të

instaluar deri në 1 MW, impianti vihet në

punë në bazë të raportit të inspektimit

teknik të inxhinierit të autorizuar

mbikëqyrës, i cili më parë ishte dorëzuar në

komunë së bashku me një raport gjeodezik

nga një sondazh ekzekutiv të objektit dhe

dëshmi të shpenzimeve të paguara për

regjistrimin e objektit në librat publik të

pasurive të paluajtshme (Ligji për Ndërtim,

Neni 89).

Në rast të një raporti pozitiv të komisionit,

Ministria e Transportit dhe e Lidhjeve

obligohet që të lëshojë miratimin për

përdorim brenda 15 ditëve nga data e

inspektimit teknik të ndërtimit. Shpenzimet

për kryerjen e inspektimit teknik dhe

lëshimin e miratimit për përdorim i bart

investitori.

4.10. Licencë për

prodhimin e energjisë

elektrike

Kushtet për lëshimin e licencës për

prodhimin e energjisë elektrike nga burimet

e ripërtëritshme siç përcaktohet në Ligjin

për Energjetikë dhe Rregulloren për licencat

e miratuara nga Komisioni Rregullator i

Energjetikës.

Investitori mund të kërkojë që t’i lëshohet

një licencë e përkohshme për prodhimin e

energjisë elektrike nga burimet e

ripërtritshme nga Komisioni Rregullator i

Energjetikës edhe para se të marrë raportin

për inspektim teknik nga një inxhinier

mbikëqyrës ose miratimin për përdorim

nëse:

Investitori për objektin e energjetikës ka siguruar autorizimin për ndërtim; ose

Investitori i objektit energjetik ka siguruar leje ndërtimi në rast se ndërtimi i objektit nuk kërkon

autorizim për ndërtimin e objektit, ose

investitori i objektit energjetik ka fituar të drejtën për të ndërtuar një objekt në bazë të një procedure të kryer me anë të një thirrje publike për ndërtimin e objekteve për prodhimin e energjisë elektrike, ose

investitori fitoi të drejtën për të ndërtuar objektin në bazë të një koncesioni të dhënë ose përfundoi një marrëveshje partneriteti publik privat.

Për të dëshmuar që i plotëson kushtet e

përgjithshme si dhe kushtet në lidhje me

situatën financiare, mosekzistimin e

pengesave ligjore për kryerjen e

veprimtarisë dhe kualifikimeve teknike,

investitori i dorëzon dokumentet e

mëposhtme në kërkesën për lëshimin e

licencës deri te Komisioni Rregullator i

Energjetikës:

Deklaratë për besueshmërinë e të dhënave dhe dokumentacionit të bashkëngjitur të nënshkruar nga

Page 16: DORACAK - economy.gov.mk

personi i autorizuar, Deklaratë për periudhën kohore për të kërkuar lëshimin e licencës, Vërtetim i tarifës së paguar për lëshimin e licencës në vlerë prej 500 euro, Statusi aktual i lëshuar nga Regjistri Qendror, Historiat me ndryshimet e lëshuara nga Regjistri Qendror, Lista (at) e pronave si dëshmi e së drejtës së pronësisë ose e drejta e përdorimit e lëshuar nga Agjencia e Kadastrës së Patundshmërive, Marrëveshja e koncesionit nëse aktiviteti kryhet duke përdorur burime natyrore; Struktura organizative e aplikantit, përfshirë informacionin mbi numrin e të punësuarve, arsimimin dhe aftësimin profesional të personave që do të menaxhojnë impiantin energjetik dhe drejtpërdrejt do të punojnë me pajisjet; Leje për ndërtim, Projekti themelor, Nëse objekti është ndërtuar dhe miratimi për përdorimin e objektit energjetik ose raporti për inspektimin e kryer teknik; Dokumenti për instalimin e pajisjeve matëse; Vendimi për pëlqimin për kyçje në rrjetin e shpërndarjes; Vërtetim për taksat e paguara, kontributet dhe tarifat e tjera publike nga Zyra e të Ardhurave Publike; Konfirmimi se asnjë procedurë falimentimi ose likuidimi nuk është filluar kundër kërkuesit; Vërtetim nga Regjistri Qendror ose vërtetim nga gjykata themelore se nuk është vendosur asnjë sanksion kundërvajtës kundër kërkuesit,

ndalim i kryerjes së një profesioni, aktiviteti ose detyre; Vërtetim nga Regjistri Qendror ose vërtetim nga gjykata themelore që dorëzuesit dhe përfaqësuesit të autorizuar nuk u është shqiptuar atyre nuk u është shqiptuar ndalimi i sanksionit kundërvajtës për kryerjen e një profesioni, veprimtarie dhe detyre; Informacion nga Regjistri Qendror ose vërtetim nga një gjykatë themelore se nuk është marrë vendim kundër kërkuesit për një krim të kryer në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në rast se kërkesa dhe dokumentacioni i

bashkangjitur nuk janë të plota, Komisioni

Rregullator i Energjetikës do të detyrojë

aplikantin brenda 20 ditësh të eleminojë

mangësitë e identifikuara.

Pas publikimit të njoftimit për kërkesën e

dorëzuar, Komisioni Rregullator i

Energjetikës do të caktojë një seancë

përgatitore që do të mbahet brenda 30

ditëve nga data e marrjes së kërkesës së

plotë. Nëse Komisioni Rregullator i

Energjetikës vërteton në seancën

përgatitore, si dhe nga dokumentacioni

konstaton se kushtet për lëshimin e licencës

janë plotësuar, ai do të caktojë një seancë

të rregullt brenda 10 ditëve për të marrë

një vendim për lëshimin e licencës.

Komisioni Rregullator i Energjetikës

publikon vendimin në "Gazetën Zyrtare të

Republikës së Maqedonisë së Veriut" dhe

në ueb faqen e tij. Nëse licenca lëshohet

për një objekt që nuk ka ende një miratim

Page 17: DORACAK - economy.gov.mk

për përdorim ose një raport për inspektim

teknik të kryer, Komisioni Rregullator i

Energjetikës mund të vendosë të lëshojë një

licencë të përkohshme. Me kërkesë të

investitorit, Komisioni Rregullator i

Energjetikës, brenda shtatë ditëve nga dita

e marrjes së kërkesës, lëshon licencë për

funksionimin provues të objektit energjetik

përmes të cilit duhet të kryejë aktivitetin.

Mbajtësi i licencës provuese së punës, gjatë

kohëzgjatjes së licencës së punës provuese,

ka të gjitha të drejtat dhe detyrimet në

lidhje me funksionimin e objektit, sikur të

ishte mbajtës i licencës, pra të prodhojë dhe

shesë energji elektrike. Pas marrjes së

licencës për prodhimin e energjisë elektrike,

investitori ka mundësi, nëse ka kushte

teknike, të prodhojë dhe shesë energji

elektrike para marrjes së statusit të

prodhuesit preferencial të energjisë

elektrike (shih 4.11) dhe para nënshkrimit

të kontratës për blerjen e energjisë

elektrike të prodhuar me SHA MEPSO (shiko

4.12)

Për këtë qëllim, investitori duhet të lidh

kontratë me:

operatori i sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike (EVN Maqedoni),

Furnizuesi i energjisë elektrike, ose

tregtar i energjisë elektrike.

Një marrëveshje e tillë mund të jetë me

kohëzgjatje të kufizuar, dmth deri në

marrjen e statusit të prodhuesit

preferencial të energjisë elektrike, ose me

kohëzgjatje të pakufizuar, nëse investitori

nuk arrin të marrë statusin e prodhuesit të

energjisë elektrike preferenciale ose nëse

zgjedh të heqë dorë nga ajo.

4.11. REGJISTRIMI I

OBJEKTIT NË

REGJISTRIN E

TERMOСENTRALEVE QË

PRODHOJNË ENERGJI

ELEKTRIKE NGA

BURIME TË

RIPËRTRITSHME TË

ENERGJISË

Investitori duhet të regjistrojë

hidroсentralin e tij në Regjistrin e

Termocentraleve që Prodhojnë Energji

Elektrike nga Burimet e Ripërtëritshme të

Energjisë (në vijim: Regjistri) të udhëhequr

nga Agjencia e Energjisë. Për atë qëllim,

investitori duhet të dorëzojë një kërkesë në

Agjencinë e Energjetikës për regjistrim në

Regjistër së bashku me dokumentet e

mëposhtme:

1. Miratimi për përdorimin e objektit

energjetik ose raporti për inspektimin

teknik të kryer, në rast se nuk kërkohet

miratimi për përdorim,

2. Marrëveshja për lidhje me

operatorin e sistemit të shpërndarjes së

energjisë elektrike me një kontroll të

dokumentit në pikën e matjes, dmth

marrëveshja për përdorimin e rrjetit të

transmetimit të lidhur me operatorin e

sistemit të transmetimit të energjisë

elektrike,

Page 18: DORACAK - economy.gov.mk

3. Një hartë topografike me raport 1:

25,000 që tregon vendndodhjen e

hidroсentralit, dhe

4. Situata e hidroсentralit dhe paraqitja

skematike e pajisjeve themelore,

përfshirë shfaqjen e pajisjeve matëse.

(Rregullore për burimet e ripërtëritshme të

energjisë, neni 19). Agjencia e Energjisë

kryen një inspektim në terren të

hidrocentralit për të cilin kërkohet

regjistrimi para se të jepet vendimi. Nëse

Agjencia e Energjetikës, bazuar në kërkesën

dhe dokumentacionin shoqërues, si dhe në

bazë të inspektimit, përcakton se nuk ka

pengesa për regjistrim në Regjistër, do të

merret një vendim për regjistrimin e

termocentralit në Regjistër brenda 30

ditëve nga data e dorëzimit të kërkesës.

Agjencia e Energjetikës i dorëzon

investitorit vendimin për regjistrim në

Regjistër brenda tre ditëve nga data e

miratimit të vendimit. Investitorit i është

caktuar një numër rendor unik i regjistrimit

që nuk mund të ndryshohet ose

transferohet (Rregullorja për Burimet e

Ripërtëritshme të Energjisë, neni 20).

4.12. MARRJA E STATUSIT

TË PRODHUESIT

PREFERENСIAL Pas marrjes së një vendimi për marrjen e

statusit të përkohshëm të prodhuesit

preferencial të energjisë elektrike të

prodhuar nga burime të ripërtëritshme të

energjisë, investitori duhet të dorëzojë një

kërkesë për lëshimin e një vendimi për

marrjen e statusit të prodhuesit

preferencial të energjisë elektrike të

prodhuar nga burime të ripërtëritshme të

energjisë dhe në të njëjtën kohë të dorëzojë

një kërkesë për përdorimin e tarifës nxitëse

për energjinë elektrike të prodhuar nga

burimet e ripërtëritshme të energjisë. Në

këtë mënyrë, termocentrali duhet të vihet

në punë brenda afatit të përcaktuar në

vendimin për statusin e përkohshëm dhe

aplikanti duhet të ketë licencë për të kryer

veprimtari energjetike, prodhimin e

energjisë elektrike për termocentralin për

të cilin kërkohet statusi i prodhuesit

preferencial. Kërkesa i dorëzohet Komisionit

Rregullator të Energjetikës në formatin

origjinal dhe pdf, në formularin e plotësuar

BRS (për statusin e prodhuesit preferencial),

si dhe në formularin e kompletuar BPT (për

përdorimin e tarifës nxitëse).

Kërkesa dorëzohet për përdorimin e një

tarife nxitëse e cila ishte e vlefshme në

ditën e vendimit për marrjen e statusit të

përkohshëm të një prodhuesi preferencial.

Kërkuesi, duhet t’ia bashkangjisë Kërkesës

këto dokumente:

bilancin aktual i lëshuar nga Regjistri Qendror;

historiatin me ndryshimet e lëshuara nga Regjistri Qendror,

Vendim për regjistrimin në Regjistrin e termocentraleve që përdorin burime të ripërtëritshme të energjisë për prodhimin e energjisë elektrike, lëshuar nga Agjencia e Energjetike;

licencë për kryerjen e veprimtarisë energjetike, prodhimin e energjisë elektrike nga një termocentral për të cilin kërkohet statusi i prodhuesit preferencial;

Deklarata e vërtetësisë së kërkesës

Page 19: DORACAK - economy.gov.mk

dhe të dhënave të dhëna, të nënshkruara nga personi i autorizuar i сili e përfaqëson aplikantin.

Komisioni Rregullator i Energjetikës brenda

pesë ditëve nga dita e marrjes së kërkesave,

do të kërkojë konfirmim nga Agjencia e

Energjetikës që termocentrali është

ndërtuar dhe i plotëson kushtet specifike

dhe fuqinë e instaluar të përcaktuar me

Dekret, të cilat ishin në fuqi ditën e lëshimit

të vendimit për marrjen e statusit të

përkohshëm të një prodhuesi preferencial.

Agjencia e Energjetikës është e detyruar të

lëshojë vërtetimin brenda 15

(pesëmbëdhjetë) ditëve nga dita e dorëziit

të kërkesës në Komisionin Rregullator të

Energjetikës.

Nëse Komisioni Rregullator i Energjetikës

vërteton që kërkesat dhe dokumentacioni

janë të plotë dhe nuk kanë mangësi, ai do të

përgatisë një projektvendim për marrjen e

statusit të një prodhuesi preferencial me

një shpjegim dhe një projektvendim për

përdorimin e një tarife nxitëse të energjisë

elektrike me një shpjegim, të cilat janë

objekt diskutimi në seancën përgatitore, e

cila mbahet brenda 40 (dyzet) ditëve nga

data e marrjes së kërkesave.

Ftesa për të marrë pjesë në seancën

përgatitore së bashku me projektvendimin

duhet t'i paraqitet aplikantit, jo më vonë se

7 (shtatë) ditë para seancës përgatitore, si

dhe përfaqësuesve të autorizuar të

kompanive, institucioneve dhe organizatave

të interesuara.

Komisioni Rregullator i Energjetikës brenda

5 (pesë) ditëve nga dita e përfundimit të

seancës përgatitore do të mbajë një seancë

të rregullt në të cilën do të marrë një

vendim për të fituar statusin e prodhuesit

preferencial të energjisë elektrike të

prodhuar nga burimet e ripërtëritshme të

energjisë dhe një vendim për përdorimin e

tarifës nxitëse për energjinë elektrike të

prodhuar nga burimet e ripërtëritshme të

energjisë.

Vendimi publikohet në Gazetën zyrtare të

Republikës së Maqedonisë së Veriut në

Ueb-faqen e Komisionit rregullator të

energjetikës, ndërsa hyn në fuqi 7 (shtatë)

ditë nga dita e miratimit.

Në ditën e hyrjes në fuqi të vendimit,

Komisioni Rregullator i Energjetikës fut të

dhënat për mbajtësin e vendimit dhe

termocentralit dhe të dhënat për tarifën

nxitëse në Regjistrin e prodhuesve

PREFERENСIAL.

4.13. MARRËVESHJE

PËR BLERJEN E

ENERGJISË ELEKTRIKE

ME OPERATOR TË

TREGUT TË ENERJISË

ELEKTRIKE

Operatori i tregut të energjisë elektrike

MEMO është i detyruar të blejë tërë

energjinë elektrike të prodhuar nga

prodhuesit preferencial të energjisë

Page 20: DORACAK - economy.gov.mk

elektrike në përputhje me marrëveshjen e

nënshkruar.

Investitori duhet të paraqesë një kërkesë

për nënshkrimin e një kontrate për blerjen e

energjisë elektrike te MEMO, e cila është e

detyruar të nënshkruajë kontratën brenda

30 (tridhjetë) ditëve nga data e marrjes së

kërkesës. Marrëveshja për blerjen e

energjisë elektrike është e vlefshme që nga

dita e hyrjes në fuqi të vendimit për

përdorimin e tarifës nxitëse të energjisë

elektrike të miratuar nga Komisioni

Rregullator i Energjisë. Investitori mund të

vendosë të ndërpresë kontratën për blerjen

e energjisë elektrike, e cila do të humbasë

statusin e prodhuesit preferencial dhe të

drejtën për të rifituar atë status. (Neni 193

nga Ligji për energjetikë). Investitori është i

detyruar t'ia shesë sasinë e plotë të

energjisë elektrike të prodhuar MEMO-s

dhe t'ia dorëzojë planet për prodhimin e

energjisë elektrike MEMO-s. Në këmbim,

MEMO, si një palë e ekuilibruar përgjegjëse

për prodhuesit preferencialë, është e

detyruar të rimbursojë MEPSO për

shpenzimet e balancimit dhe shërbimet e

nevojshme të sistemit në lidhje me punën e

prodhuesve të privilegjuar që përdorin

tarifa nxitëse.

Ky hap e paraqet fundin e proсesit të

aplikimit.

5.ADRESAT DHE TË DHËNAT

PËR KONTAKT TË

INSTITUIONEVE

KOMPETENTE

Ministria e Ekonomisë, sektori për

energjetikë

Adresa: Jurij Gagarin Nr. 15 (kati i 1-rë)

1000 Shkup

Telefon: + 389 2 30 93 485,

+ 389 2 30 93 485

Е-mail: [email protected]

Ueb faqja: www.economy.gov.mk

Agjenioni për energjetikë Adresa: Orсe

Nikolov Nr. 68 1000 Shkup

Telefon: + 389 2 32 30 300 Е-mail:

[email protected]

Ueb faqja: [email protected]

Komisioni rregullator për energjetikë dhe

shërbime ujore

Adresa: Dimitrie Çupovski Nr.2, kati i 4-të

Page 21: DORACAK - economy.gov.mk

1000 Shkup

Telefoni: + 389 2 32 33 580,

+ 389 2 32 54 010

Е-mail: [email protected]

Ueb faqja: www.erc.org.mk

Operatori i Sistemit të Transmetimit të

Maqedonisë (MEPSO)

Adresa: Maksim Gorki Nr. 4 1000 Shkup

Telefon: + 389 2 31 49 811

Е-mail: [email protected]

Ueb faqja: www.mepso.com.mk

Operatori i tregut të energjisë elektrike

МЕМО

Adresa: Maksim Gorki Nr. 4 1000 Shkup

Telefon: + 389 2 31 49 805

Е-mail: [email protected]

Ueb faqja: www.memo.mk

Operator i sistemit të shpërndarjes /

furnizimit me energji elektrike

(EVN Maqedoni)

Adresa: 11 Oktomvri Nr. 9

1000 Shkup

Telefon: + 389 2 3205 000,

+ 389 89 089 089

Е-mail: [email protected]

Ueb faqja: www.evn.mk

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit

Hapësinor

Adresa: Goe Delçev Nr. 18 1000 Shkup

Telefoni: + 389 2 32 51 403,

+ 389 2 32 51 503,

+ 389 2 32 51 460

Ueb faqja: www.moepp.gov.mk

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve

Adresa: Dame Gruev Nr. 6 1000 Shkup

Telefoni: + 389 2 31 45 497,

+ 389 2 31 23 292

Ueb faqja: www.mtc.gov.mk

`Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe

Ekonomisë së Ujërave

Adresa: Aminta Treti Nr. 2

1000 Shkup

Telefon: + 389 2 31 34 477 Е-mail:

[email protected]

Ueb faqja: www.mzsv.gov.mk

REGJISTRI QENDROR

Adresa: Kuzman Josifovski pitu Nr. 1 1000

Shkup

Telefoni: + 389 2 32 88 100

Ueb Faqja: www.crm.com.mk

Page 22: DORACAK - economy.gov.mk

6. LEGJISLAСIONI DHE AKTET

NËNLIGJORE PËRKATËSE

1. Ligji për energjetikë (Gazeta zyrtare

Nr. 96/2018 dhe 96/2019)

2. Dekreti për masat për të mbështetur

prodhimin e energjisë elektrike nga burimet

e ripërtëritshme të energjisë (Gazeta

zyrtare Nr. 29/2019 dhe 278/2019)

3. Vendim mbi fuqinë totale të

instalimit të prodhuesve të energjisë

elektrike preferenciale (Gazeta zyrtare Nr.

29/2019 dhe 194/2019)

4. Rregullore për burimet e

ripërtëritshme të energjisë (Gazeta zyrtere

Nr. 112/2019 dhe 240/2019)

5. Rregullore për prodhuesit

preferencialë që përdorin tarifa nxitëse

(Gazeta zyrtare Nr. 116/2019)

6. Rregullore për licencat (Gazeta

Zyrtare Nr. 51/2019, 54/2019 dhe

214/2019)

7. Rregullat e tregut të energjisë

elektrike (Gazeta zyrtare Nr. 173/2018,

222/2018 dhe 279/2019)

8. Rregullat e rrjetit për shpërndarjen e

energjisë elektrike (Gazeta zyrtare Nr.

191/2019)

9. Ligji për Planifikimin Hapësinor dhe

Urbanistik (Gazeta zyrtare Nr. 199/2014,

44/2015, 44/15, 193/15, 31/16, 163/16,

64/18 dhe 168/18)

10. Ligji për planifikimin urbanistik

(Gazeta zyrtare Nr. 32/2020) – zbatimi fillon

nga mesi i qershorit të vitit 2020

11. Ligji për tokën ndërtimore (Gazeta

zyrtare Nr. 15/15, 98/15, 193/15, 226/15,

31/16, 142/16, 190/16 dhe 275/2019)

12. Dekreti për shumën e çmimit të

tokës ndërtimore në pronësi të Republikës

së Maqedonisë dhe shumën e shpenzimeve

speciale për zbatimin e procedurave të

tjetërsimit, dhënies me qira dhe krijimit të

së drejtës së servitutit sendor (Gazeta

zyrtare Nr. 163/2016, 190/2017 dhe

201/2018)

13. Ligji për Tokën Bujqësore (Gazeta

zyrtare Nr. 135/07, 18/11, 148/11, 95/12,

79/13, 87/13, 106/13, 164/13, 39/14,

130/14, 166/2014, 72/15, 98/15, 154/15,

215/15, 7/16, 39/16 dhe 161/2019)

14. Ligji për pyjet (Gazeta zyrtare Nr.

64/2009, 24/2011, 53/2011, 25/2013,

79/2013, 147/2013, 43/2014, 160/2014,

33/2015, 44/2015, 147/15, 7/16 dhe

39/16)

15. Ligji për pronën dhe të drejtat e

tjera sendore (Gazeta zyrtare Nr. 18/2001,

92/2008, 139/2009 dhe 35/2010)

16. Ligji për mjedisin jetësor (Gazeta

zyrtare Nr. 53/2005, 81/2005, 24/2007,

159/2008, 83/2009, 48/2010, 124/2010,

51/2011, 123/2012, 93/2013, 187/2013,

42/2014, 44/15, 129/15, 192/15, 39/16 dhe

99/18)

17. Dekreti për aktivitetet dhe

aktivitetet për të cilat përgatitet një

elaborat dhe për aprovimin e të cilit është

kompetent organi për kryerjen e

Page 23: DORACAK - economy.gov.mk

veprimtarive profesionale në fushën e

mjedisit jetësor. (Gazeta zyrtare Nr.

80/2009 dhe 36/2012)

18. Rregullore për formën dhe

përmbajtjen e elaboratit për mbrojtjen e

mjedisit në përputhje me llojet e

aktiviteteve ose aktivitetet për të cilat

përgatitet një elaborat, si dhe në përputhje

me ushtruesit e veprimtarisë dhe vëllimin e

aktiviteteve dhe aktivitetet e kryera nga

persona juridikë dhe individë, procedura

për miratimin e tyre, si dhe mënyra e

mbajtjes së regjistrit të elaborateve të

miratuara (Gazeta zyrtare Nr...44/2013 dhe

111/2014)

19. Ligji për ndërtim (Gazeta zyrtare Nr.

130/2009, 124/2010, 18/2011, 36/2011,

54/2011, 13/2012, 144/2012, 25/2013,

79/2013, 137/2013, 163/2013, 27/2014,

28/2014, 42/2014, 115/2014, 149/2014,

187/2014, 44/2015, 129/15,

217/15,226/15, 30/16, 31/16, 39/16, 71/16,

132/16, 35/18, 64/18, 168/18, 244/19 dhe

18/20)

Page 24: DORACAK - economy.gov.mk
Page 25: DORACAK - economy.gov.mk
Page 26: DORACAK - economy.gov.mk