40
08 REPORTAZH QEPARO, një fshat në qiell 20 PSIKOLOGJI Psikodrama “Made in Albania” Drejtor: Paolo CHIOZZI Botues: Thoma JANÇE E shtunë 13 korrik 2013 Viti i I i botimit, Nr. 24 Kryeredaktor: Mirton RESULI Çmimi 100 lekë/ 1 Euro “KODRA E RILINDËSVE” DHE MEMORIALI I DHUNUAR I TYRE PISTOIA, DOVE IL BLUES È ANCORA DI CASA DORIAN KOÇI 24 36 PAGINE ITALIANE VERA E PARË PA MORATORIUMIN. TASHMË NUK ËSHTË ËNDËRR TË JESH PRONAR I NJË JAHTI. SHQIPËRIA PO FILLON TË REGJISTROJË “BANORËT” E PARË TË DETIT. PROJEKTET, PRITSHMËRITË DHE INTERESAT NDAJ DIMENSIONIT TË RI TË TURIZMIT VENDAS 10-12

dorian Koçi pagine italiane 24 36 “KoDRA E RiliNDësVE” DhE ... · PDF filesociologjia, antropologjia, ekonomia, ... një vend ne memorien kolektive me ... kemi konstatuar rreth

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: dorian Koçi pagine italiane 24 36 “KoDRA E RiliNDësVE” DhE ... · PDF filesociologjia, antropologjia, ekonomia, ... një vend ne memorien kolektive me ... kemi konstatuar rreth

nga X5 te jahtet!

08RepoRtazh

Qeparo, një fshat në qiell 20

psikologjipsikodrama “Made in albania”

Drejtor: Paolo ChiozziBotues: Thoma JANÇEE shtunë 13 korrik 2013Viti i i i botimit, Nr. 24 Kryeredaktor: Mirton REsuli Çmimi 100 lekë/ 1 Euro

“KoDRA E RiliNDësVE” DhE MEMoRiAli i DhuNuAR i TyRE

PisToiA, DoVE il BluEs è

ANCoRA Di CAsA

dorian Koçi

24 36pagine italiane

Vera e parë pa moratoriumin. tashmë nuk është ëndërr të jesh pronar i një jahti. shqipëria po fillon të regjistrojë “banorët” e parë të detit. projektet, pritshmëritë dhe interesat ndaj dimensionit të ri të turizmit Vendas 10-12

Page 2: dorian Koçi pagine italiane 24 36 “KoDRA E RiliNDësVE” DhE ... · PDF filesociologjia, antropologjia, ekonomia, ... një vend ne memorien kolektive me ... kemi konstatuar rreth

Viti i i botimit, Nr. 24përmbajtja

BotuesTHOMA JANÇE

Drejtor Prof. PAOlO CHiOzzi

KryeredaktorMiRTON RESUli

[email protected]

REdAkSiAFatos Dingo

Egi ShalziErgys MërtiriJorida Pasku

Learsa ElmazajFabio Cappellini (Itali)

REAliziMi gRAfikIndrit Isufi

SHTyPSHkRONJAMarin Barleti, Tiranë

kONTAkTiTel. 067 38 72 924

E-mail: [email protected]

AdRESARr. Fatmir Haxhiu, Pll.

2, Shk. II, kati 4, Tiranë (Pas Piramidës)

04

0608

11141618

222426283031

32

353638

34

20

foKus

PA KufiJ

REPoRTAzh

TEMA E JAVEs

KuNDER RRyMEs

shENDETi yNE

PsiKologJi

iN MEMoRiAM

sPECiAlE

sKENA & EKRANiMAgJiA E TREgiMiTKRiTiKE lETRARE

VARgJE

TREND

TiNguJPAgiNE iTAliANE

RElAKs

sERiAli fENix

PsiKologJi

Ergys Mërtiri

Elis Buba

dr. Melinda Agolli

Egi Shalzi

Mirton ResuliVlash droboniku

dorian koçi

Jorida PaskuMimoza Hysa

Çelo Hoxha

Egi Shalzi

Ervin Qafmolla

Jorida PaskuGiulia Gonfiantini

laura Stefa

Agim Popoci

Ervin Qafmolla

Zyra e Mbrojtjes së Konsumatorit: 340 njësi infor-male të shitjes, asnjë kontroll

Patriotizmi, politika dhe abuzimi i turizmit shqiptar

Qeparo, një fshat në qiell

Jahtet, tundimi i zengjinëve të rinj shqiptar

I pari i “Mohikanëve”!

Fobia sociale, a na frikësojnë njerëzit dhe komunikimi me ta?

8 mitet e Hangover-it

Psikoterapia e Grupit dhe Psikodrama “Made in Albania”

Artisti, dielli dhe muzika

“Kodra e Rilindësve” dhe Memoriali i dhunuar i tyre

ButRIntI I tKuRRuRLIVE

E njëjta metaforë, mesazhe të kundërta

Poezi nga Rudina Çupi

Antalya, një parajsë e prekshme... edhe për shqiptarët

nuk jetohet vetëm me Rock

Pistoia, dove il blues è ancora di casa

EndëRRAt E tuLIPAnëVE

kORRik 2013

Antropologu i madh francez Marcel Mauss (1872-1950) ishte një intelek-tual militant i cili nuk harroi kurrë të

ishte koherent me idenë e tij që shkencëtari social duhet të punojë për ta transformuar shoqërinë (e cila nuk është një koncept abstrakt, por bashkësi njerëzish). I pëlqente të thoshte se politika është Arti më suprem: sociologjia, antropologjia, ekonomia, duhet të kontribuojnë për ta bërë “të bukur” këtë art, objektivi i të cilit është të çlirojë zhvillimin e të gjitha qenieve njerëzore. Në vitin 1899 shkruante, si konkluzion të reflektimeve mbi qendërsimin e domosdoshëm të person-it human: “ja çfarë na e zbulon veçantinë, bukurinë, madhështinë dhe thellësinë e vep-rimeve tona”. Bukuria e politikës së parë në kuptimin e saj më të lartë.Gjithsesi pyes veten: po a është e mundur e anasjellta, të flitet pra (edhe) për “poli-tikën e të bukurës”?Kjo pyetje më lindi pasi lexova interv-istën e Kryeministrit të ri të Shqipërisë, Edi Rama, të botuar në rubrikën letrare të Corriere della Sera (të dielën më 7 korrik). Një afresk i madh biografik se çfarë mund të quhet “një artist militant”, një rrëfim që

Paolo Chiozzi

specialistëve të urbanistikës, por çuditër-isht jo të sociologëve dhe antropologëve që merren me urbanistikë, ndoshta jo gjithmonë të vetëdijshëm mbi rëndësinë “politike” të bukurisë së vendeve. Një nga deklaratat e risjella edhe në intervistë është veçanërisht kuptimplotë, nën dritën e ideve të Marcel Mauss dhe të atyre antro-pologëve që, si unë, këmbëngulin mbi fak-tin që demokracia shprehet mbi të gjitha përmes asaj që Immanuel Kant quante diskutim publik, që do të thotë pjesëmarrje direkte e qytetarëve: “Nuk ka qytet tjetër europian në të cilin qytetarët të diskutojnë kaq shumë mbi ngjyrat në rrugë, në lokal, në shtëpi”. Parë prej pikëvështrimit tim, do të thosha se nuk ka qytet tjetër evropian, qytet-arët e të cilit “diskutojnë”, thjesht diskutojnë, duke marrë pjesë kështu në zgjedhjet që i përkasin vetë “vendit të tyre antropologjik”.

niste me dokumentarin “Më jep ngjyrat” – të Ramës me mikun e tij Anri Sala – që është prezantuar një herë në Bienalen e Venecias në vitin 2003, dhe tani prezan-tohet në Firence, në Qendrën e Kulturës Kontemporane “Strozzina”, në kuadër të shfaqjes “Një ide bukurie”. Drejtori i dikur-shëm i Bienales veneciane, Francesco Bonami, thekson se “Rama e ka kthyer artin në një strategji politike dhe politikën në art”, dhe ëshë pikërisht kjo deklaratë që më intrigon mua si individ, duke shtuar edhe faktin se intervista së cilës iu referova hapet me këto fjalë: “Rrëfimi mbi projektin e tij politik: bukuria”. Dhe natyrisht, eksperienca e tij si kryebash-kiak i Tiranës luan një rol thelbësor, duke shpalosur aktualitetin e pikërisht “Më jep ngjyrat”, një portret i Tiranës që në Firence po korr një interes të madh mes

E ditorial

(… APO POLITIKA E TË BUKURËS?)

“e bukura” e politikës“E bukura” e politikës

Page 3: dorian Koçi pagine italiane 24 36 “KoDRA E RiliNDësVE” DhE ... · PDF filesociologjia, antropologjia, ekonomia, ... një vend ne memorien kolektive me ... kemi konstatuar rreth

oti e ka bekuar Shqipërinë me stinët. Mund të duket thjesht një batutë kjo, një nga thëniet lapalissiane që kanë hyrë goxha në modë kohët e fundit.Jacques II de Chabannes de La Palice (1470-1525), aristokrat dhe ndër

luftëtarët më të pakursyer të historisë franceze, i vrarë si hero në luftë, ka kaluar në histori më shumë për diçka të ndodhur pas sesa gjatë jetës se tij. Betejat, trofetë, dekoratat (Marshall i Francës), vepra të admirueshme që do të për-bënin një CV mjaft të pëlqyeshëm nga Kryeministri jonë i ardhshëm: të gjitha u harruan nga epitafi i tij, i shkruaj-tur nga të afërmit: Po mos të kishte vdekur, do të ishte në jetë. Në fakt, ajo en vie (në jetë, frëngjisht) kishte qenë në fillim envie (zili), dhe vetë fjalia do të shndërrohej në një kujtim më të denjë për heroin francez: Po mos të kishte vdekur, akoma do ta kishin zili. Po ja që koha, rastësia dhe fati i keq i dhanë një vend në histori, thuajse Zhaku mos të kishte qënë zoti i La Palice, Pacy, Chauverothe, Bort-le-Comte e Le Héron, por thjesht princi i budallenjve. Në Shqipëri, ku heroizmat mungojnë prej shekujsh, personazhet që për-faqësonin dikur historinë bashkohore të këtij vendi, përpiqen sot të zenë një vend ne memorien kolektive me thënie të tilla, që dalin, jo si rezultat i një gabimi tragjik, por si shprese mjerane për rritjen e popullaritetit, edhe përmes talljes kolektive. Stinët, pra. Për të vlerësuar më mirë rendësinë e stinëve, këshillohet min-imalisht një udhëtim në vendet që ndodhen në lartësinë e Tropikut, aty ku temperatura rrallë herë zbret posh-të 26 gradëve. Aty koha humb vlerën e saj, ose më mirë kupti-min që kultura perëndimore i ka dhëne asaj në dymijë vjeçarin e fundit. Në veçanti, stinët na kanë dhuruar diçka vër-tetë të admirueshme: pritjen. Aty ku stinët klimaterike nuk diferencohen njëra nga tjetra, pritje nuk ka, sepse e tillë është vetë jeta, dhe ndryshimi ndodh vetëm përtej saj.

o pinion

Ne këtë pjesë të emisferës jemi mësuar të mendojmë pritjen si diçka tranzitore, parad-homë e një të mire plot shprese, ose të një të keqeje që duhet shmangur me gjithë forcë. Në momentin që po shkruajmë, në Shqipëri kjo është akoma më e vërtetë.Të çoroditur nga një betejë elektorale që e imagjinonim të gjatë dhe gjakatare dhe që u shndërrua në një proces të një monotonie demokratikisht të përkryer, që do habiste edhe në Norvegji, shqiptarët po shijojnë (kur dielli

arrin të përzerë retë plot shi të pasdites) një muaj të pazakontë, tejet relaksues, ku tema e diskutimit të ditës kalon një herë te bresh-kat Sali dhe Fatos, një herë tjetër tek një turist çek që humb në malet e Veriut (ky tersllëku i boemëve në Shqipëri duhet studiuar në ndonjë tezë doktorature), dhe më së shumti destina-cioni i radhës i pushimeve të merituara.Të gjithë presin shtatorin. Jo të gjitha pritjet,

gjithsesi, janë të barazvlefshme. Variabël mbetet ankthi me të cilin kjo pritje shoqërohet. Ankthi është patjetër i lartë për ato mijëra qytetarë që kanë patur fatin ose fatkeqësinë të jenë të përfshirë në mekanizmat e admin-istratës shtetërore. Të gjithë, nga operatorët e Gjelbërimit e deri tek Drejtorët e Drejtorive, druhen nga mundësia që vjeshta ti gjejë pa punë. Këto të fundit, madje, ankthin po e zëvendësojnë pa u menduar dy herë me vullne-tin për të rilidhur kontaktet me miqësitë e vjetra dhe ato të ushqyera gjatë funksionit publik.Jo larg, por në të njëjtat rrugë, në të njëjtat kaf-ene, në shezlonin karshi në plazh, dikush tjetër pret plot ankth fatin e tij të ri. Një fat pozitiv, pa dyshim, por jo pa pyetje që nuk të lënë të flesh natën.“Sa i dobisgëm kam qenë gjatë fushatës? Më kanë parë mjaftueshëm drejtuesit e seksionit? Mos kam shkruar dikur diçka që... Mos më mori inat ai kur i thashë... po atëherë ai ishte me ata, jo nuk vlen më...”.Një pritje e gjatë, plot tetë vjet, jo me pak sakri-

fica: sikur mos të shpërblehej do të ishte tragjedi. Sidomos kur miqve të vjetër u preferohen miqtë e rinj. Ndërkohë, edhe kuadrot e atyre që rezultuan fitues, janë në hall. Fitorja e thellë meriton edhe shpërblime në të njëjtin ton, dhe vendet janë pak, në një kontekst ku ambicia është tejet e lartë. Sa ministri do të ndahen në dysh, në tresh? Sa do të krijohen nga e para? Po Agjenci Kombëtare, po Komisione? Nuk është e lehtë, nuk ka kohë as për një udhëtim all inclusive, diku nga Azia e largët.Vetë Rama është pre e mendimeve të thella. Do të jete ai i aftë të menaxho-jë ankthin e përditshëm që pushteti gjithëpërfshirës, por plot kompromise, di të ushtrojë? Do jetë i gatshëm të bashkëpunojë në një diarki efektive me mikun armik Meta? Do i sigurojë ai vetes një qoshe komode në histori, siç pretendon dhe sinqerisht dëshiron mbi të gjitha? Me cilat para, me cilin vullnet, me çfarë aparati dhe mentaliteti? Ndoshta, për një moment të shkurtër, ai do të donte të ishte Saliu. Jo Saliu që ushqen përditë me sallatë në studion e tij. Po ai që sot shef të gjithë nga një pozi-cion tejet komod, fituesit dhe humbësit. Edhe ai madje, pret. Pret pasardhësin,

i bindur që kushdo të fitojë brenda PD-së, do të jetë humbës përballë figurës së tij. Pret, pse jo, edhe risinë e një jete të re pa fjalime të stërgjatura, pa mbledhje të mërkurave, pa shtrëngime duarsh të shtirura, pa eskortë, pa pushtet.Në pritje të betejave, anktheve dhe paqa-rtësive të vjeshtës, falënderojmë Fatin dhe Përcaktuesin e tij për këtë stinë vere kaq mono-tone. Kishte ardhur koha.

Gjithçka do të ndodhi në vjeshtë, por ndër-kohë, Shqipëria endet midis monotonisë së shumëpritur dhe pyet-

jeve pa përgjigje...

Stina e pritShmërivestina e pRitshmëRive

Page 4: dorian Koçi pagine italiane 24 36 “KoDRA E RiliNDësVE” DhE ... · PDF filesociologjia, antropologjia, ekonomia, ... një vend ne memorien kolektive me ... kemi konstatuar rreth

f okus

e dimë çfarë hamë? Një pyetje, që ndosh-ta asnjëherë nuk do ia marrim përgjigjen e saktë. Nga ana tjetër Zyra e Mbrojtjes së Konsumatorit ngre një sërë shqetësimesh për mungesën e kushteve higjienike në pikat informale të tregtimit të ushqimeve.

Problemi fillon që te shitësit, të cilët nuk janë të pajisur me librezë shëndetësore, ndërsa mungesa e kontrolleve nga autoritetet përkatëse përkeqëson situatën. Në këtë intervistë dhënë për “Fenix”, dre-jtori i ZMK, Hasan Stafa fajëson këto struktura, ndërsa këshillon konsumatorët të “braktisin” këto lloj pikash të tregtimit.

Z. Stafa, nga informacionet që ju keni sa pika shitje informale numërohen në Tiranë?Nga investigimet që kemi bërë ne, si Zyrë e Mbrojtjes së Konsumatorëve, së paku përreth 2 muajve të fun-dit, kemi konstatuar rreth 340 njësi informale të treg-timit të njësive ushqimore, të kategorizuara në shitje të produkteve të gatshme dhe gjysmë të gatshme me përbërës nga produkte me origjinë shtazore, që do të thotë qumështi dhe nënproduktet e tij dhe mishi dhe nënproduktet e tij. Në një farë mënyre janë 174 njësi të tregtimit këtu në Tiranë dhe në rrethinat, të cilat nuk plotësojnë asnjë kusht, qoftë në fushën shëndetësore ashtu edhe në atë higjienike. Së pari, njerëzit që ofrojnë apo shesin këto produkte janë njerëz që nuk disponojnë një librezë të shëndetit, dhe kjo është shumë e rëndësishme, sepse ata duhet të kenë një librezë të shëndetit që vërteton se ky person që prek, gatuan dhe ia jep këto produk-te konsumatorit së paku është i sigurt vetë nga ana shëndetësore. Pra nuk mbart sëmundje ngjitëse, nuk ka sëmundje të transmetueshme, sëmundje të lëkurës apo sëmundje profesionale. Kjo është e detyrueshme për t’u bërë dhe për të marrë një librezë nuk kushton asgjë (300 lekë).

Kush e ka këtë përgjegjësi?Drejtoritë Rajonale të Shëndetit Publik kanë për detyrë të edukojnë tregun dhe të pajisin me libreza shëndetësore këta njerëz, të edukojnë këta njerëz për shumë kritere: Kodi i Etikës, çfarë marrëdhënie duhet të ruajnë me konsumatorin, çfarë higjienë duhet të kenë për veten e tyre, për produktet që ofrojnë dhe për vendin ku ata i ofrojnë. Rreziku tjetër vjen nga kontaminimi i këtyre produkteve. Shitja në kushte jo të përshtatshme të ambienteve

frigoriferike. Këto produkte bëhen të rrezikshme sepse ngrihen dhe shkrihen disa herë brenda ditës dhe në një farë mënyrë tejkalojnë dhe të gjitha vler-at ushqyese. Nëse produkti është në kushtet opti-male të ftohjes dhe del jashtë këtyre ambienteve, ai i humb të gjitha vlerat dhe kur kjo ndodh dy herë, atëherë ai kthehet në një produkt i cili kontaminon ose helmon organizmin e konsumatorit.

A ka patur raste helmimi?Rastet janë goxha. Ne kemi së paku 18 raste për këto dy muaj, të konfirmuar në QSUT. Përveçse ata kanë rrezikuar shëndetin, askush nuk paguan dëmshpërblim për shpenzimet e tyre. Pra, në një farë mënyre strukturat e mbikëqyrjes së tregut janë struktura informale. Nuk janë profesioniste dhe bashkëpunuese me njëra-tjetrën. Ligji për ushqimin e përcakton shumë qartë sesi duhet të përgatitet një produkt, ku duhet të përgatitet, kush duhet ta tregtojë atë, si të ruhet dhe kush duhet ta konsumo-jë atë. Po nëse do merremi me pikat informale që përmendëm më lart, po të shohim për shembull një fast-food, do të shohim se vaji që i skuq pata-tet apo qoftet është një vaj që rri me javë të tëra pa u ndërruar, duke u kthyer në një produkt shumë të rrezikshëm. Ai kthehet në dioksinë, dhe dioksina është kancerogjene. Ne kemi edhe raste konkrete të konfirmuara edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Aktualisht jemi në sezon veror dhe një nga pro-duktet e shumtë që blihen janë akulloret. A janë ato të sigurta?Këto janë produkte të tjera shumë të rrezikshme sepse dihet që baza e tyre është qumështi, por origjina e tij nuk dihet. Nga të dhënat që kemi ne ka pasur helmime, ndërsa ka rezultuar se nuk është përdorur qumështi natyral, por qumështi pluhur, i cili është shumë i rrezikshëm për kon-sumatorin në momentit që përziehet me vezën.

Po peshku?Edhe peshku është një produkt, i cili shitet rrugëve e që padyshim është shumë i rrezikshëm në stinën e verës. Ambienti është i ndotur dhe i papërshtat-shëm për shitjen e tij. Ai shitet me karroca duke fil-luar që nga Pazari i Ri, te Uzina Dinamo, te Komuna e Parisit, në Kodër Kamëz, te Ali Demi, në Vorë. Në këto zona ky fenomen negativ shihet çdo ditë.

Ne shikojmë që këto njësi informale vihen re edhe nëpër spitale. A keni të dhëna në lidhje me to?Po dhe ajo që është më e rënda është shitja e pro-dukteve ushqimore nga njerëz jo profesionistë dhe të pakontrolluar në ambientet spitalore. Në spitalet, qoftë Sanatoriumi, qoftë QSUT-ja apo ish- Spitali Ushtarak, janë mbi 50 shitës që ofrojnë pasiguri në produktet e tyre. Këto janë qendra shëndetësore që ofrojnë shëndet dhe jo rrezik për konsumatorin, ndërsa drejtoritë e tyre nuk reagojnë

Çfarë këshilloni ju si Zyrë e Mbrojtjes së Konsumatorit?Natyrisht konsumatori, duke u joshur nga çmimi, blen këto produkte pa e ditur se çfarë rreziku për-bën ai për shëndetin. Por, nuk mund të fajësohen konsumatorët. Ata thjesht duhet të ”braktisin” këto vende të tregtimit. Faji duhet të bjerë te strukturat shtetërore. Këto struktura ekzistojnë në vendin tonë. Prej tre vitesh është ngritur Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Ai ka për detyrë të administrojë të gjithë tregun dhe të garantojë ushqime të sigurta në treg, qofshin këto tregje të hapura apo supermarkete, magazina produktesh, magazine paketimi etj. Në lig-jin e Konsumatorit përcaktohen në mënyrë eksplicite se çfarë kushtesh duhet të plotësojë një produkt, që të ofrohet në treg për konsumatorin, por ne shikojmë që reagimi i AKU nuk është real. Kjo situatë është e përditshme dhe do të thotë që strukturat thjesht nuk funksionojnë, ashtu sikurse duken apatike drejtoritë e bujqësisë, ushqimit dhe mbrojtjes së konsuma-torit, që janë në varësi të Ministrisë së Bujqësisë.

DREJTORI HASAN STAFA:

Çdo ditë shëndeti i konsumatorit në rrezik

340 njësi informaletë shitjes, asnjë kontroll

ZYRA E MBROJTJES SË KONSUMATORIT:

Page 5: dorian Koçi pagine italiane 24 36 “KoDRA E RiliNDësVE” DhE ... · PDF filesociologjia, antropologjia, ekonomia, ... një vend ne memorien kolektive me ... kemi konstatuar rreth

fokus

ëmijë të keq ushqyer e për pasojë mbipeshë dhe obezë. Ky është alarmi që herë pas here japin mjekët pediatër, ndërkohë që gjithçka i atribuo-het mungesës së aktivitetit fizik

e ushqimeve jo të shëndetshme. E nëse shkolla mendohet se është një nga ambientet që formon sjelljet te fëmijët, duket se në vendin tonë ajo po i krijon vërtetë ato, por jo ato që reko-mandohen. Të paktën kjo është duke ndodhur në rastin e ushqyerjes së shëndetshme. Gjithçka konfirmohet edhe në studime të ndryshme të real-izuara nga Instituti i Shëndetit Publik. “Vlerësimi i Obezitetit në Moshën Fëminore” është njëri prej tyre, i cili konfirmon se në të gjitha shkollat e vendit ka një mungesë totale aksesi për ushqime të shëndetshme. “Fëmijët e përfshirë në studim kishin qasje për një sërë ush-qimesh dhe pijesh, por cilësia e tyre nutricionale mbetet për t’u diskutuar. Kështu, kishte një mungesë totale aksesi (100%) për fruta të freskëta, perime të freskëta, lëngje frutash pa sheqer apo qumësht dhe kos. Ndërkohë që, ndër artikujt më të përmendur ishin karamelet, ëmbëlsirat, patatinat, pijet me sheqer etj. Krahas tyre u rapor-tuan edhe ushqime të tjera, ku më të shpeshtat ishin byrekët (50%), sanduiçët (24%), ham-burger (20%), pica (11%) etj.”,- shpjegon raporti i ISHP-së. Ndërkohë që, të gjitha këto produkte ushqimore ofrohen në ambientet e brendshme të shkollave. Në 25.7% të ras-teve ato shiten nëpër dyqane të ngritur në brendësi të këtyre ambienteve, ndërsa 3.1% e tyre shiten nëpër makineta. E nëse këta fëmijë dëshirojnë të blejnë fruta apo lëngje të fre-skëta ato nuk mund të gjenden as në ambientet përreth shkol-lave. Studimi i ISHP-së u shtri edhe në këtë këndvështrim, por sërish nga hulumtimi u arrit në përfundimin se edhe në këtë rast tregtoheshin vetëm ush-qime jo të shëndetshme për t’u konsumuar.

PërfuNdiMe & reKoMANdiMe

Padyshim që kjo situatë ka koston vet, e cila në këtë rast është e përkthyer në fëmi-jë mbipeshë e për pasojë të ekspozuar ndaj një sërë

studimi i institutit të shëndetit publik, alarmant: në 104 shkolla ne gjithë vendin, asnjë nuk ofron fruta dhe perime dhe qumësht, 99% e tyre plot me patatina, çokollata, pije me gaz

sëmundjesh. Ndonëse studimi i ISHP-së nxjerr shifra më të ulëta, në krahasim me studime të realizuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, nga analiza e të dhënave rezulton se 14.4% e fëmijëve 7-10 vjeç janë mbi-peshë dhe 3.3% e tyre obezë. Sipas grup-moshave të marra në studim, për fëmijët 7-8 vjeç rezulton një prev-alencë mbipeshe 15.2% dhe obezite-ti 3.6%; fëmijët 8-9 vjeç rezultuan 15.1% mbipeshë dhe 3.5% obezë, ndërsa te fëmijët 9-10 vjeç u ndeshën vlerat respektive më të ulëta mes tri

grupeve e përkatësisht 11.4% e tyre ishin mbipeshë, ndërsa 2.5% obezë. Duke marrë në konsideratë këto fakte, studimi ngre nevojën për ndryshimin e situatës, ku padyshim paran-dalimi është mënyra më e mirë. Sipas tij, parandalimi mund të arrihet nëpërmjet ndërhyrjeve të ndryshme që kanë si tar-get: mjedisin, aktivitetin fizik dhe dietën. Në bazë të kësaj qëndron ngritja e një rrjeti ndë-rhyrjesh për shkollat me qëllim përmirësimin e cilësisë ush-qyese në shkollat e organizuara me ushqim si dhe për të shpërn-darë mesazhe informuese për të inkurajuar, te fëmijët dhe te familjet e tyre, përvetësimin e një sjelljeje korrekte ndaj ushqimeve dhe aktivitetit fizik.

rreTh STudiMiTNë studim u përfshinë 104 shkolla të shpërndara në të 12 qarqet e vendit, ndërkohë që numri i klasave arrin në 208 (nga dy klasa për secilën shkollë). Pjesë e tij u bënë të gjithë fëmijët e klasave të dyta dhe të treta të përzgjedhura nga kampionimi e që ishin të pranishëm në ditën e kryerjes së matjeve, pavarësisht nga mosha e tyre. Ndërkohë që nuk u parashikua asnjë rikthim në klasë për fëmijët që mun-gonin në këtë ditë. Formulari përbëhej nga 21 pyetje lidhur me të dhënat demografike dhe statusin fizik në momentin e kryerjes së matjeve. Autorët e studimit shpjegojnë se kjo grup-moshë u përzgjodh për t’u përf-shirë në studim, pasi ajo lidhet me riskun e lartë të obezitetit.

kur vetë shkollat ofrojnë ushqime jo të shëndetshme!kur vetë shkollat ofrojnë ushqime jo të shëndetshme!

Page 6: dorian Koçi pagine italiane 24 36 “KoDRA E RiliNDësVE” DhE ... · PDF filesociologjia, antropologjia, ekonomia, ... një vend ne memorien kolektive me ... kemi konstatuar rreth

ata që, për hir të së vërtetës, sot kon-sumojnë një turizëm paksa më të gdhendur, por ngelën kontingjenti më i madh që konsumon në Shqipëri, dhe nuk respektohet. Një komb me histori të trishtë dhe një Rrugë të madhe kombëtare mund të jenë arsyeja kryesore e këtij realiteti të turizmit shqiptar, por ai tejkaloi të gjitha parashikimet, dhe sot me plot-gojë mund të thuhet se, rol të rëndë-sishëm ka Rruga e Kombit. Për vetëm pesë vjet, shifrat zyrtare tregojnë se numri i turistëve nga 1.330.138 sa ishte në vitin 2008, u rrit në3.436.236 për vitin 2012, prej të cilëve, vetëm kosovarë ishin 1.708.743. Pavarësisht sqarimit qeveritar se kjo shifër vjen si rrjedhojë edhe e investi-meve strategjike të qeverisë shqiptare në infrastrukturën rrugore, Drejtorja e Promocionit dhe Marrëdhënieve me Jashtë në Agjencinë Kombëtare të Turizmit, Anisa Sheldija, realitetin se 48 % të numrit të përgjithshëm

të turistëve që vizituan Shqipërinë vijnë nga Kosova, e shpjegon në këtë mënyrë, në Panairin e Turizmit Prill’2013 në Prishtinë: “Duke patur parasysh që shqiptarët e Kosovës janë më të prirur drejt turizmit të diellit dhe rërës, ne jemi këtu për t’u prezan-tuar atyre edhe trashëgiminë tonë të pasur kulturore, që deri më sot njihej më shumë nga nxënësit e shkollave.”Edhe pse panairi nuk është për tu kritikuar, nuk ishte ai që ndikoi në vazhdimin e traditës kosovare drejt bregdetit shqiptar. Fal përmbylljes së shpejtë të procesit zgjedhor, sezoni turistik i kësaj vere ishte i hershëm. Operatorët turistikë konfirmojnë se edhe këtë verë bregdeti shqiptar mbetet më i preferuari për pushuesit kosovarë, siç bën të ditur Agjensia e lajmeve “Kosovapress”, dhe është jugu i Shqipërisë që do dominohet nga të rinjtë. Menaxheri në agjencinë “Sharr Turist”, Fehmi Kurtishaj, thekson se bregdeti shqiptar, jugu

i Shqipërisë, përkatësisht Dhermiu dhe Saranda, mbeten preferencat e pushuesve kosovar, sidomos të rinjve, por pa lënë anash dhe Shëngjinin dhe Velipojën, që mbeten vende atraktive dhe nga më të preferuarat për koso-varet. Duke mos harruar bregdetin e bukur shqiptar, mallin për atdheun dhe shtetin amë, operatorët turistik e pranojnë se edhe çmimi luan një rol

Shqiptarët bëjnë sikur kanë turizëm, konsumatorët që kryesisht janë nga Kosova bëjnë sikur e shijojnë këtë turizëm, por, si të ardhurat ashtu edhe

e ardhmja e turizmit shqiptar vazhdon të jetë e zymtë. Pse?!

patriotizmi, politika dhe abuzimi i turizmit shqiptarpatriotizmi, politika dhe abuzimi i turizmit shqiptarpatriotizmi, politika dhe abuzimi i turizmit shqiptar

quajt “turizëm patriotik”, u përçmua si i tillë edhe nga ata që volën lekët e dynjasë edhe nuk ofruan dhe nuk ofrojnë kurrfarë niveli të shërbimit; dhe, për këtë çështje nuk investojnë dhe nuk

janë të interesuar fare për një gjë të tillë. Ankohen se nuk ndihmohen nga shteti dhe aty ku vë dorë shteti, situata përkeqësohet edhe më shumë. Çdo investim privat madhor në vijën bregdetare, aty ku nuk arrihet të arsyetohet, anatemohet si para e drogës. Por, çuditërisht, para pragut të këtyre investimeve gjigante, nuk ka asgjë që ka të bëjë me turizmin, investimin gjigant e aq më pak të ardhmen e turizmit.Investimet e shtetit, përkundër rritjes së dukshme, nuk po bëhen dot komplementare me sektorin privat për një strategji të përbashkët zhvil-limore për turizmin. Këtë nuk po e lejon politika, për fat të keq edhe vitet elektorale që ndërlidhen me sezonin turistik dhe investimet në infrastrukturë, që, në cilin do rast, kritikohen nga opozita në fuqi.Gjithçka e spostuar nga vija bregde-tare vazhdon të jetë e pashijuar. Aty ku turizmi ka shënuar rritje, meritë është e atyre që kërkojnë dhe jo e atyre që ofrojnë. Pavarësisht se në Gjirokastër, Berat, Korçë, Voskopojë, Pogradec, Elbasan, Krujë, Lezhë, Shkodër e Tropojë vazhdojnë të mburren, nuk arrijnë të bëjnë një fletëpalosje, prezantim ose guidë të përbashkët. Kur këtë e merr përsipër shteti, dom-inojnë, si gjithmonë, preferencat kra-hinore, provinciale dhe normalisht politike. Ndërkohë, vlerat historike dhe kombëtare përfundojnë në plan të dytë.Përkundër kësaj katrahure, bregdeti shqiptar vazhdon të frekuentohet po nga ata “patriotë” të parespektuar, kurse trashëgimia kulturore është në qendër të vëmendjes së artdashësve, që në shumicën e rasteve nuk janë shqipfolës, dhe gjithë kësaj oferte turistike në tranzicionin e pafund shqiptarë nuk do t’i mundojë edhe një konsumator besnik: nostalgjiku.

TuriZMi PATrioTiKTurizmi pa ujë, kanalizim, drita dhe me çmime të kripura e pa kurrfarë shër-bimi u përkufizua si turizëm patriotik. Konsumatorë të këtij turizmi kryesisht ishin dhe janë shqiptarët nga Kosova,

P a kufij

“Dhërmiu është ndër vendet më të mira. Gjendet në jug të

Shqipërisë dhe është një pastërti e madhe. Çmimet janë deri diku të arsyeshme. Pse e kam zgjedhur, është pikërisht se sepse

është shteti amë dhe për këtë arsye besoj dhe mendoj, që duhet

me bashkëpunu në çdo aspekt. Për këtë arsye, por edhe arsye tjera,

sepse mendoj që është vend shumë i bukur,

pastërtia e ujit, gjithç-ka është në rregull dhe çmimet janë të

arsyeshme”

Anton Komoni, student nga Prishtina

patriotizmi, politika dhe abuzimi i turizmit shqiptar

Page 7: dorian Koçi pagine italiane 24 36 “KoDRA E RiliNDësVE” DhE ... · PDF filesociologjia, antropologjia, ekonomia, ... një vend ne memorien kolektive me ... kemi konstatuar rreth

P a kufij

“Shqipëria në përgjithësi është atraktive. Hotelet e Sarandës kanë strukturim të mirëfillte, kanë komoditet të mirë, cilësi të shërbimeve, ka dhe internet brenda në

hotel, që është risi në krahasim me vitet e kaluara. Por gjithashtu është shumë atraktive për të rinjtë, të cilët kanë ku shkojnë në Sarandë. Jeta e natës është

shumë atraktive dhe kjo i bën qytetarët e Prishtinës dhe Kosovës në tërësi, që t’i drejtojnë kërkesat e tyre drejt turizmit në Jug të Shqipërisë”.

të rëndësishëm në këtë mes. Këtë e konfirmon edhe drejtori i Agjencisë “VIP Travel”, Muhamet Syla, i cili përkundër faktit se nuk janë rritur çmi-met dhe nuk mungojnë kosovarët që preferojnë Turqinë, pranon: “Shqipëria mbetet në top-listën e vendeve ku kosovarët i kalojnë pushimet. Këtu ndikojnë dhe çmimet e ulëta, që ofron bregdeti shqiptar.”

Konsumatorët e turizmit shqiptar nga Kosova duket se një gjë e kanë shumë të çartë: kosovarët duhet të shkojmë në shtetin amë - Shqipëri, aty ku flitet shqip dhe ndjehen më mirë.Studenti nga Prishtina, Anton Komoni, ndërsa kujton se vite më parë kishte frekuentuar bregdetin e Malit të Zi, që nga ndërtimi i Rrugës së Kombit, pushimet i kalon në Shqipëri dhe se nuk e ka ndërmend që ta ndërrojë bregdetin shqiptar me asnjë tjetër.I të njëjtit mendim është edhe Ilir Mecini, që vjen nga Suedia dhe është nisur me familjen e tij pesëanëtarëshe drejtë vendlindjes së tij, Mitrovicë. “Këtë vit do të qëndrojë në Velipojë, sugjerim ky një i disa miqve shkodranë, do të takohem këtu me familjarët e mi dhe pas 10 ditësh, do të vazhdojmë për Mitrovicë.” Ndërsa rrëfen Iliri ndë-rhynë Vesa, vajza e tij katër vjeçare për të përmbushur dëshirat e një vere në Shqipëri: “Babi, kur do të shkojmë në Tiranë te Skenderbeu?”

TuriZMi PA PoliTiKëNdërkohë ekspertët e turizmit nga Kosova kanë një shpjegim krejtë-sisht të ndryshëm nga qeveritarët shqiptarë. Me patriotizmin e tij të kulluar dhe mospërfilljen ndaj këtij realiteti të çuditshëm, ata që ofrojnë këtë turizëm marrin plot 200 mil-ionë euro nga shqiptarët e Kosovës. Kështu vlerësojnë ekspertët koso-varë të turizmit, me shifra të sakta dhe pa politikë, ndërsa saktësojnë se gjatë muajve të verës, pushimet në bregdetin shqiptar i kalojnë 700-800 mijë veta dhe shumica prej tyre orientohen në bregdetin e Durrësit e më pak në Vlorë e Sarandë. “Vlerësohet se pushuesit kosovarë për pushimet verore në bregdetin e Shqipërisë çdo vit shpenzojnë rreth 200 milionë euro,” thekson eksperti i turizmit, Zekë Çeku duke shtu-ar se shumë kosovarë që punojnë në vendet e ndryshme të Evropës, para se t’i fillojnë pushimet verore

në vendlindje, ndalen në bregdetin shqiptar, ku takohen me familjarët e tyre nga Kosova. Ndërsa kjo traditë vazhdon me vite të tëra, eksperti i njohur kosovar i turizmit nuk harron të theksojë se pronarët e apartamenteve dhe bizneseve në bregdet e përbuzin turistin kosovar, si me ngritjen e çmimeve të artikujve të ndryshëm ashtu edhe trajtimit jo të edukuar të këtyre konsumatorëve. Dhe jo vetëm kaq! Shqipëria pushuesve u ofron vetëm detin dhe plazhin, ndërsa nuk orientohet në turizmin kulturor.Kështu, në pritje të një shërbimi më të mirë në bregdetin shqiptar dhe promovimit më të dinjitetshëm të vler-ave historike dhe kulturore, lirshëm mund të thuhet se buxheti aktual që vjen nga patriotizmi dhe politika e tur-izmit shqiptar tashmë është në pikën kritike. Dje u kritikua, sot u alarmua, nesër do të jetë vonë…

patriotizmi, politika dhe abuzimi i turizmit shqiptarpatriotizmi, politika dhe abuzimi i turizmit shqiptarpatriotizmi, politika dhe abuzimi i turizmit shqiptarpatriotizmi, politika dhe abuzimi i turizmit shqiptarFehmi Kurtisha,, menaxher në agjencinë “Sharr Turist”

“Vlerësohet se pushuesit kosovarë për pushimet verore në bregdetin e Shqipërisë çdo vit shpenzojnë rreth 200 milionë euro. Rreth 70 % e kosovarëve shpenzimet në bregdet i kanë të mbuluara nga familjarët e tyre që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës, të cilët kanë një standard më të lartë jetësor, prandaj edhe bëjnë shpen-zime më të mëdha në bregdet. Shpenzimet mesatare të një familjeje pesë anëtarëshe në bregdetin e Shqipërisë për 10 ditë shkojnë deri në 1500 euro.”

Zekë Çeku, ekspert i turizmit

Page 8: dorian Koçi pagine italiane 24 36 “KoDRA E RiliNDësVE” DhE ... · PDF filesociologjia, antropologjia, ekonomia, ... një vend ne memorien kolektive me ... kemi konstatuar rreth

QepaRo, një fshat në QiellR eportazh

Qeparoi përfaqëson një realitet depopullimi, si

shumë fshatra të tjerë të vendosur larg aksesit të

kollajshëm rrugor. Shtëpitë e braktisura janë vërtet të shumta, por shumica prej tyre janë shumë të këndshme dhe të ftojnë t’i blesh, çka ngre edhe çështjen historikisht të pazgjidhur të burimeve

financiare

Page 9: dorian Koçi pagine italiane 24 36 “KoDRA E RiliNDësVE” DhE ... · PDF filesociologjia, antropologjia, ekonomia, ... një vend ne memorien kolektive me ... kemi konstatuar rreth

ukatja e gjinkallave në diell dhe era që vërshon nën hijet e pemëve dhe gurëve të shtëpive, krijojnë një ndjesi për-mallimi dhe rehatie.

Nuk ekziston koha, as puna, as një shqetësim apo mendim që ndodhet jashtë mikroklimës së Qeparoit, të vendosur në një nga majat e maleve që lartësohen nga deti drejt reve të rivierës shqiptare. Rruga që të çon në fshat është një rrip i ngushtë betoni që gjarpëron në faqen e malit, mes shkurreve në lulëzim, pemëve të gjithç-farëshme dhe shkëmbinjve të egër. Ndërsa makina fiton lartësi, në pasqyra përvijohet bluja e lehtë e horizontit ndërsa mali përballë bëhet i paidentifikueshëm duke u njehsuar me tërësinë e peizazhit.Fshati i Qeparoit – për të mos u ngatërruar me vendbanimin pranë bregut që frekuentohet nga pla-zhistët – është një farë shtese shkëmbore dhe demografike e vetë malit, një ballkon që sheh nga deti, malet e tjera dhe nga horizontet e arritshme vetëm nga imagjinata. Në këtë oaz të paza-kontë Shqipërie, janë regjistruar (në faturat e KESH) 57 familje, ndërsa jetë aktive në fshat bëjnë vetëm gjysma e këtij numri. Në lokalin e fshatit ndodhen gjithsej katër veta, njëri prej të cilëve, Kristaqi, elektricist, pijedashës bohem dhe filozof-poet lokal. Ai e përcakton Qeparoin si një komu-nitet civil duke shtuar se kjo është edhe filozofia e tij e jetës. “Retë në qiell dhe njerëzit në tokë kanë të drejtë të lëvizin dhe të eksploro-jnë kufijtë e qiellit dhe tokës. Kur retë përplasen shkaktojnë vetëti-ma, ndërsa njerëzit, gjak”, vëren ai duke pirë me elegancë raki nën hijen e një ulliri. Përdorimi i tij i shqipes është mbresëlënës dhe ia kalon zotërimit të shumicës prej kolegëve gazetarë.

VeNd i SheNjTë?Fshati aktual, disa qindra vjet i vjetër nuk ka qenë gjithmonë aty. Vendasit jetonin në faqen e malit, më lart nga pozicioni i tanishëm,

por më vonë e kishin parë të udhës të vendoseshin ku sot ndodhet fshati. Ekziston një leg-jendë për zhvendosjen. Më parë në atë vend ishte një pyll shumë i dendur dhe i padepërtueshëm, kur një ditë vendasit vunë re një dritë të bardhë e që fekste nga errësira. Burrat u mblodhën bashkë dhe

të armatosur me sëpata, thika e hunj, u shtynë drejt territ të pyllit duke prerë bimësinë e egër për të hapur rrugën. Kur mbërritën në vendburimin e dritës, gjetën një fener dhe një ikonë. Ata menduan se kjo ishte një shenjë e mirë dhe se ai vend ishte i bekuar, ndaj dhe fshati u vendos aty. Ikona dhe

feneri janë vepra të njeriut dhe nuk dihet se kush i vendosi në pyll dhe me çfarë qëllimi, por pavarësisht këtyre fakteve logjike, kjo mbetet gojëdhëna e rrëfyer nga vendasit.Ndërsa flet për kuptimin e jetës, Kristaqi ndalet dhe në një heshtje, të paktën po aq filozofike sa dhe ligjërimet e tij, kridhet thellë në mendime të paidentifikueshme, të cilave mund t’u ndjekësh vetëm lëvizjet nga regëtimat e fiziono-misë së tij.Pas 40 minutash të tjera me rrëfen-ja shenjtorësh, histori kaçakësh të famshëm (Qirjako Kapasi), ai kujtohet të tregojë se disa shte-tas të huaj, kryesisht francezë, kanë blerë shtëpi në Qeparo. Vetë aktiviteti në fshat zhvillohet sipas një kombinimi të natyrshëm të bujqësisë, blegtorisë dhe turizmit. Të tjerët në lokal, të dhënë më shumë pas punëve praktike sesa ekzistencializmit malor, tregojnë se turizmi ka filluar të zhvillohet ndjeshëm gjatë viteve të fundit, dhe fshati dikur jo fort i frekuen-tuar ka filluar të vizitohet në numra gjithnjë e më të mëdhenj.

GjeZdiSje Në fShATCa më vonë, bashkë me Kristaqin i hyjmë një gjezdisjeje nëpër fshat. Shumica e shtëpive, përfshi edhe ato të meremetuara, janë prej guri, ndërsa edhe fasa-dat e ndërtesave të braktisura, janë në një gjendje aq të mirë, sa duken sikur janë ndërtuar para jo më shumë se dy dekadash. Në fakt, shtëpitë janë aq të moçme, sa cepat e mureve të tyre janë sheshuar me një punë fine, për të lejuar që mushkat e ngarkuara të merrnin kthesat me lehtësi.Harqet nëpër dyer e dritare janë një veçori e arkitekturës së Qeparoit dhe flasin për një qytetërim të përparuar, pavarësisht shkallës shumë të vogël të shtrirjes së fshatit. Duke ecur nëpër sistemin e ndërlikuar të rrugicave me kall-drëm, nuk mund të mos pikasësh estetikën dhe harmoninë e mjedis-it përreth, përmasat, hapësirat dhe funksionalitetin.Një qen i tërbuar nga prania ime aty shfaqet pas një dere të hapur dhe nis të lehtë e të ulërasë si të ishte pushtuar nga një shpirt

R eportazh

Kristaqi

Dhimitrulla

Page 10: dorian Koçi pagine italiane 24 36 “KoDRA E RiliNDësVE” DhE ... · PDF filesociologjia, antropologjia, ekonomia, ... një vend ne memorien kolektive me ... kemi konstatuar rreth

R eportazh

i lig. “A jo... mos bëj gabime”, i foli Kristaqi me qetësi dhe qeni u qetësua menjëherë duke u zhdukur menjëherë pas dere. Qentë e fshatrave janë të fortë dhe të rrezikshëm, ndaj aven-turimi pa shoqërinë e një vendasi në territore të tilla nuk është fort i këshillueshëm.Shtëpia nga doli qeni është e rrethuar nga shtëpi të tjera të braktisura, një apo dykatëshe. Nga brenda mund të vërehet se tavanet e disave janë rrëzuar dhe bimët e egra kanë filluar të mbijnë edhe brenda, por krejt strukturat dhe fasadat e tyre të gurta janë në një gjendje mjaft të mirë.Qeparoi përfaqëson edhe një realitet depopullimi, si shumë fshatra të tjerë të vendosur larg aksesit të kollajshëm rrugor. Shtëpitë e braktisura janë vërtet të

shumta, por shumica prej tyre janë shumë të këndshme dhe të ftojnë t’i blesh, çka ngre edhe çështjen historikisht të pazgjidhur të buri-meve financiare. Vendasit e paktë që ndesh rrugës janë që të gjithë të përzemërt dhe përgjithësisht të arsimuar.Në një prej rrugicave me lule të fshatit, një grua e moshuar del në derë dhe shfaq kureshtje për

ekskursionin tim. Pasi merr infor-matat e nevojshme tregon se ajo di shumë pak për fshatin duke qenë se ka jetuar shumicën e jetës së saj në Greqi. Kristaqi pohon me kokë, por shqipja e zonjës është jashtëzakonisht e mirë. “Tregoji ti Kristaq se unë nuk di ç’ti them, ngaqë nuk jam prej këtu dhe në fakt as Shqipërinë nuk e njoh mirë”, thotë ajo duke qeshur.

Pastaj prezantohet gjithë mirës-jellje: Dhimitrulla Katiu.

ÇATiA e riVierëSUdhërrëfyesi im filozof më drejton nga skaji më i lartë i Qeparoit dhe pas dy rrugicash, dalim nën qiell të hapur. Peizazhi është i tillë sa të bën të harrosh të marrësh frymë, me humnerën që shtrihet përposh dhe detin që feks në horizont duke pushtuar gjithë hapësirën që të rrok syri. Nga ana tjetër, malet shfaqen njëri pas tjetrit duke hum-bur tutje. Prania e fshatit dhe vetë truallit ku është ndërtuar mpaket deri në asgjësim, dhe gjithçka pushtohet nga estetika tronditëse e natyrës.Fshati ngjan sikur është ngritur mbi re, përmes një ligjësie të pan-johur eteriale që shkrin kufijtë e tokës, ujit dhe qiellit në një lëndë të vetme e të paemërt. Kristaqi qëndron i heshtur dhe buzagaz me duart kryqëzuar duke vëzh-guar largësitë me një shprehi kën-aqësie të pashoqe. “Aty poshtë mblidheshin burrat për të bërë shkëmbimin e mallrave me kuaj e mushka”, thotë ai duke treguar nga një lloj platforme e vogël si ballkon në buzë të greminës, por ndërkaq, i katapultuar në hava, nuk arrij ta ndjek më historinë dhe vetëm shoh pafundësinë që shpaloset mbi shkëmbin ku qëndrojmë dhe ku sa e sa frymë kanë lindur e vdekur duke shijuar bukurinë marrosëse të një fshati ndërtuar në qiell.

Page 11: dorian Koçi pagine italiane 24 36 “KoDRA E RiliNDësVE” DhE ... · PDF filesociologjia, antropologjia, ekonomia, ... një vend ne memorien kolektive me ... kemi konstatuar rreth

T ema e javes

amjet e jahteve që zbardhëllojnë duke rrëshqitur mbi valë gjireve të Jonit, nuk janë më vetëm imazhe klipesh muzikore. Krijimi i një shtrese shoqërore të kapur financiarisht në Shqipëri ka bërë që shumë njerëz të kenë mundësinë të bëhen pronarë

të këtyre mjeteve që shihen si krenaria e detit. Shumë të tjerë, po shfaqin gjithnjë e më shumë interes për të blerë objekte të tilla dhe gradualisht kjo po hap rrugën për t’u krijuar një tendencë e një klase të caktuar njerëzish, të cilët, gjithnjë e më shumë, po përfshijnë turizmin detar në axhendën e tyre të pushimeve. Pasi kanë konsumuar tur-izmin bregdetar, gjithnjë e më shumë njerëz po zgjojnë interes për të hyrë tashmë brenda në det. Një mjet i tillë të krijon mundësinë të bëhesh për disa ditë apo javë banor i detit, duke pasur komoditetin të zhvendosësh vendqëndrimin kudo, pa pasur nevojë për të ndërruar hotel.

BorGjeZëT e riNjMegjithatë, kjo kulturë argëtimi është ende në fillimet e saj. Administratori i kompanisë Albania Yacht, Arian Ruhi, thotë për Fenix se ende nuk kemi krijimin e një kulture të mirëfilltë të detit në Shqipëri. Ai shprehet se klientët janë të paqartë dhe nuk e dinë tamam se çfarë duan. Kjo i bën të hezitojnë shumë për të blerë një objekt të tillë. Gjithashtu, ai shprehet se një tregues i mung-esës së kësaj kulture është edhe fakti i kërkesave shumë minimale për jahte me vela. Kjo lloj kulture është thuajse fare e papërhapur në Shqipëri, ndër-kohë që jashtë, këta jahte janë shumë të preferuar. Ato ofrojnë një lloj krejt tjetër marrëdhënieje me detin, duke e bërë udhëtimin e jo destinacionin, qëllim të pushimit. Megjithatë, interesi për mjete të tilla është thuajse minimal. Ruhi shprehet se shqiptarët nuk e kup-tojnë ende siç duhet detin. “Ne jemi mësuar ta shohim gjithmonë detin nga bregu” thotë ai, duke aluduar mbi mundësitë e shumta të argëtimit që ofron ky lloj turizmi.Tashmë nuk është më vetëm maki-na, mjet diferencimi dhe identifikimi klasor, por, gjithnjë e më shumë po krijohet diferencim në mënyrën e jetesës në të gjithë kompleksitetin e vet. Megjithatë të kesh një jaht, nuk është vetëm privilegj i të pasurve, por është një mundësi edhe për shtresën e mesme. Çmimi i një jahti të vogël, dhe të përdorur, mund të fillojë prej 15 mijë euro, dhe kjo krijon mundësinë për një masë të konsiderueshme njerëzish. Krijimi i një borgjezie të re, të përbërë nga një shtresë e tërë teknokratësh apo biznesmenësh të mesëm, natyrisht që ka sjellë edhe elementët e parë në kri-jimin e diferencimit shoqëror në këtë drejtim.. Ky

fenomen po fillon të shtrihet gjithnjë e më shumë edhe në Shqipëri. Jahti ofron një mënyrë të re të të bërit pushime, e cila mbështetet më shumë tek indi-vidi sesa tek ajo çfarë të ofron infrastruktura turistike. Ky element, është një tipar identifikimi për një klasë të tillë shoqërore e cila beson tek aftësitë individuale dhe kërkon t’i shpalosë ato si vlerë.

BreGu Si MediAMegjithatë në Shqipëri, klasa e njerëzve të pasuruar si dhe shtresa e mesme shfaq tipare të turbullta kulturore. Kjo vjen për shkak të mung-

esës së një tradite klasore. Shumë prej tyre nuk janë çliruar ende nga manierat adoleshente, duke ruajtur dëshirën për t’u dukur e për të rënë në sy. Ndryshe nga çdo vend tjetër, në Shqipëri, shtresa e mesme apo ajo e “zengjinëve të rinj”, nuk shfaq prirjen për t’u veçuar nga masa, por përkundrazi, për t’u përfshirë në të. Kjo bën që, të mos jetë aspak çudi që të shohësh që Dhërmiu mbledh në

gjirin e vet, të pasur e të varfër, persona të njohur e të panjohur, deri tek personazhe VIP, që janë në qendër të vëmendjes së mediave. Aty mund të gjesh, ministra, deputetë, gazetarë, anëtarë të gjykatës së lartë, ish-kryeprokurorë, aktorë, muz-ikantë, sportistë... këdo. Dhërmiu është në vetve-te një media reale, ku mund të prekësh me dorë njerëz që pretendojnë se janë qendra e botës.Deri tani, objekti më i përhapur i lundrimit në plazhet shqiptare kanë qenë motorët e ujit. Ata mund të merren me qira kundrejt një pagese prej rreth 20 euro për gjysëm ore, por të paktën për

pak minuta, gjithkush ka mundësinë të jetë personazh, në qendrën e vëmendjes së të gjithë Dhërmiut. Pak rëndësi ka se, shumica të sha-jnë, pasi krijon zhurmë e dallgë, që prishin lezetin e plazhit. Vëmendja është e rëndësishme, qoftë edhe kur është negative. Kjo është edhe arsyeja pse, shumë prej tyre, nuk ngurrojnë të parakalojnë me motorë uji përgjatë gjithë bregut, duke shpërndarë shikimin nëpër çadra, thua se motoristi po kërkon ndokënd.

Jahtet ofrojnë një kulturë tjetër, që edhe është jo fort e kërkuar në Shqipëri. Ajo ofron kulturën e intimitetit, qetësisë dhe veçimit nga turma. Megjithatë ka raste kur pronarët apo qiramarrësit e tyre në Shqipëri, i ankorojnë pak metra larg bre-gut, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Në Shqipëri pasuria nuk paska vlerë, nëse nuk ta shohin dhe admirojnë apo lakmojnë të gjithë.

Krijimi i një shtrese shoqërore të pasuruar së fundmi, ka sjellë prirjen e tyre për t’u diferencuar nga të tjerët. Turizmi dhe pushimet, mund të shfaqin këtë prirje, tashmë tek një numër gjithnjë e më i madh njerëzish që kërkojnë të posedojnë një mjet lundrimi, për t’u shkëputur nga turmat bregut. Shqipëria po fillon të krijojë banorët e saj të detit.

jahtettundimi i zengjinëve të rinj shqiptarë

Page 12: dorian Koçi pagine italiane 24 36 “KoDRA E RiliNDësVE” DhE ... · PDF filesociologjia, antropologjia, ekonomia, ... një vend ne memorien kolektive me ... kemi konstatuar rreth

T ema e javes

Heqja e moratoriumit të skafeve ka tërhequr vëmendjen e investi-torëve vendas dhe të huaj, por ka zgjuar edhe vëmendjen e shqip-tarëve për të blerë mjete lundrimi. Shumë investitorë kanë shfaqur interes në këtë shërbim. Një sërë projektesh për ndërtimin e porteve për jahtet, janë ofruar tashmë ndërkohë që disa kompani kon-censionare kanë hapur pikat e tyre ku shesin jahte dhe skafe, të markave të ndryshme evropiane. Në fakt shitja e tyre është mjaft e lidhur me portet, pasi përdorimi i këtyre mjeteve kërkon infrastruk-turën e nevojshme, e cila mungon. Kompanitë koncensionare thonë se menjëherë pas skadimit të moratoriumit, ka pasur një rritje të ndjeshme të interesit. Megjithëse është ende herët, dhe kjo kulturë nuk ka hyrë ende në Shqipëri, kërkesat për të blerë mjete të tilla kanë pasur rritje të ndjeshme.

Kompania Albania Yacht ka që në vitin 2010 që ofron një shërbim të tillë. Ajo është përfaqësuese kon-censionare e 6 markave të huaja, katër italiane e dy franceze dhe ofron një gamë produktesh që shkon deri në rreth 110 lloje të ndryshme skafesh të përmasave e cilësive të ndryshme. Ajo ofron jahte që variojnë nga 5.1 në 100 metra, me çmime që fillojnë nga 15 mijë deri në 60 milion euro. Gjithashtu ajo ofron edhe jahte me vela, të cilët po ngjallin interes kudo në Evropë. Gjithashtu, një sërë objektesh të tillë mund të merren edhe me qira. Për këtë kompania ka një mar-rëveshje me një portin e Tivarit, prej nga edhe klientët shqiptar mund të marrin me qira një mjet lundrues. Kjo natyrisht që e krijon vështirësi dhe e ul shumë klien-telën, pasi asaj i duhet të shkojë në Mal të Zi për të marrë një jaht.

Na ana tjetër të huajt nuk kanë qenë të interesuar për Shqipërinë për shkak të moratoriumit, si dhe për shkak të mos garantimit të standardeve të nevojshme dhe kjo e ka devijuar atë nga çdo destina-cion turistik i tillë.

fiTiMeT Nëse shohim hartën e turizmit bregdetar, të gjitha vendet në rajon kanë një infrastrukturë të zhvilluar për këtë shërbim. Bregdetet e Kroacisë, Malit të Zi, Greqisë e Italisë, duken të mbi-populluara nga mjete të tilla të ankoruara. Vetëm Shqipëria është një shkretëtirë e vërtetë në këtë drejtim. Arian Ruhi, administrator i kompanisë Albania Yacht, thotë se kjo ka ardhur kryesisht për shkak të moratoriumit, por edhe për shkak të mungesës së standar-deve, mungesës së legjislacionit të duhur etj. Ai thotë se fillimisht

duhet hartuar një legjislacion i përshtatshëm, pasi ky që kemi nuk parashikon dhe nuk garanton asnjë standard. Legjislacioni nuk është hartuar fare në funksion të zhvillimit të këtij biznesi, dhe ka nevojë të hartohet nga fillimi për të garantuar ato standarde që kërko-jnë investitorët.. Turizmi i jahteve, është një fus-hë me shumë të ardhura, duke qenë turizëm elitar dhe ai është me shumë interes për një vend si Shqipëria, e cila mund të ofrojë çmime shumë të favorshme që mund të tërheqin turistët. Kriza ekonomike favorizon edhe më shumë një gjë të tillë. Vetëm brenda një viti, në Francë dhe Itali llogaritet të jenë larguar rreth 38 mijë jahte, shumica e të cilave janë vendosur në Kroaci. Nëse Shqipëria do të kish hyrë në këtë treg, do të mund të tërhiqte pjesën e saj nga një shifër e tillë,

Kriza ekonomike dhe çmimet e favorshme që ofron Shqipëria, e bën këtë vend, mjaft atraktiv për turizmin e jahteve. Shqipëria është i vetmi vend, ku turizmi i jahteve është thuajse zero në rajon. Ndërkohë që investitorët interesohen për të sjellë projektet e tyre, ende nuk kemi një strategji dhe një legjislacion të përshtatshëm

miniera e ardhshme e turizmit shqiptarProjekti për portin në Synej të Kavajës

Porti i “gjermanit” në plazhin e Currilave, Durrës

Page 13: dorian Koçi pagine italiane 24 36 “KoDRA E RiliNDësVE” DhE ... · PDF filesociologjia, antropologjia, ekonomia, ... një vend ne memorien kolektive me ... kemi konstatuar rreth

T ema e javes

dhe kjo do të sillte një prurje të majme të ardhurash.

iNfrASTruKTurADuhet thënë se ky lloj turizmi kërkon një infrastrukturë të zhvillu-ar. Ai kërkon porte të standardeve të pranueshme, por njëkohësisht

kërkon edhe një sërë shërbimesh siç janë psh. serviset për skaf-et, ku mund të bëhen rregullime, montime dhe ndërhyrje inxhin-ierike mbi mjetet e lundrimit, rrugë, të cilat mundësojnë akse-sueshmërinë e tyre, si dhe një sërë shërbimesh të hotelerie, argëtimi

etj. Është e domosdoshme që ky shërbim të ofrojë jo vetëm portet, por edhe atraksion turistik. Deri tani nuk kemi thuajse asn-jë investim serioz në këtë fushë. Aktualisht funksionon vetëm një port jahtesh në Orikum të Vlorës, por edhe ai ka një kapacitet mjaft të kufizuar, dhe kushte teknike që nuk pranojnë jahte me madhësi mbi 20 metra. Projekte të shumta qarkullojnë, por ende nuk duket ndonjë iniciativë serioze. Një pro-jekt i përfolur shumë është edhe ai i një porti të tillë, të vendosur në Plazhin e Gjeneralit në Synej të Kavajës. Qeveria ka dhënë me koncension vijën bregdetare , në zonën e quajtur Kalaja e Turrës, ku projekti parashikon ngritjen e një porti, dhe një sërë objektesh

të tjera si komplekset turistike, hotelet, vilat, madje edhe fshatra turistikë. Vetëm porti parashikohet të kushtojë rreth 31 milion euro, me një kapacitet prej 1 100 jahtesh. Koncensioni është marrë për 35 vjet nga kompania zviceriane ‘‘Finsec’ ltd”. Gjithashtu, qeveria ka dhënë me koncesion hapësirën për një tjetër port jahtesh që do të ndërtohet në Gjirin e Lalëzit, i cili parashikohet të jetë një investim prej 9.6 milion eurosh. Porti pritet të jetë gati brenda tre vjetësh, ndërsa për ankorimin e anijeve tarifat shkojnë deri në 250 dollarë për metër linear. Gjithashtu, ekzis-ton edhe një port i vogël i nisur nga një kompani gjermane në qytetin e Durrësit, në zonën e Currilave, por deri tani punimet janë ndërprerë.

Institutin e Trajnimeve Detare TSTS Group, është i vetmi subjekt që usht-ron pajisjen me patentë lundrimi, për jahte dhe varka me motor në Shqipëri. Për të marrë një patentë të tillë, kursantëve do t’u duhet një trajnim prej 40 orësh, i cili përmbledh edhe një praktikë në det. Patentat kanë çmime të ndryshme, në varësi të llojit të shërbimit që kërkohet, por përafërsisht, për një mjet lundrimi deri në 24 metra të gjatë, çmimi shkon nga 500 deri në 700 euro. Më pas, kursantit i duhet të japë një provim të kontrolluar nga inspektorët e Drejtorisë së Përgjithshme Detare, të cilët përcaktojnë edhe kalueshmërinë e tij. Gjatë kursit, zhvillohet pjesa teorike, ku kursantët mësojnë rregullat e lundrimit si dhe ushtrimin e drejtimit në simultane, ku gjithçka improvizohet nëpërmjet aparaturave, si në një mjet të vërtetë lundrimi. Kursi përfshin gjithashtu edhe trajnime mbi avaritë, shuarjen e zjarreve, ndihmën e shpejtë etj, të cilat janë të domosdoshme për çdo detar.Gjithashtu, instituti lëshon patenta edhe për mjete lundrimi me vela. Ky kurs është më shumë i mbështetur tek praktika, dhe përbën një zanat që kërkon shumë përvojë. Çmimi për këtë shërbim është 100 euro për çdo dalje në det, ku nevojiten të paktën 4 të tilla. Drejtoresha e kësaj qendre, Marseda Shkodra, tha për Fenix se patenta e lëshuar nga TSTS Group, ka vlerë ndërkombëtare dhe është e certifi-kuar nga me standardet ISO 9001:2008 nga Shoqëria Ndërkombëtare e Klasifikimit RINA- Genova (IT). Nga Janari 2013, kur Shqipëria u përfshi në listën e bardhë të Konventës STCW të Organizatës Ndërkombëtare Detare IMO, u bë e mundur që dokumentet shqiptare të lundrimit, ku përfshihet dhe Patenta Detare e lëshuar nga TSTS Group, të njihet nga të gjitha Shtetet e kësaj konvente. Ndër të tjera instituti TSTS Group është njohur gjithashtu nga Autoriteti Detar Panamez, për lëshimin e Patentës Detare Panameze. Kjo e fundit konsiderohet një mundësi e mirë për shtetasit e huaj te cilët, bazuar në dispozitat e Kodit Detar Shqiptar, nuk kanë mundësi të përfitojnë patentën detare shqiptare, pasi ajo është e kufizuar me shtetësisë e kandidatit.Znj. Shkodra u shpreh se: “Fatkeqësisht moratoriumi, kufizoi ndjeshëm aktivite-tin tonë duke zbehur gjithashtu interesin e personave qe kane pasion lundrimin detar. Mendojmë se sot paraqiten të gjitha kushtet, që ky sektor të zhvillohet me standarde njësoj si vendet fqinje Italia, Greqia apo Mali i Zi”.

AutoshkollA pËr jAhte

TSTS: 500 euro për t’u pajisur me patentë

Orë mësimi gjatë kursit të patentës

Porti i jahteve, Orikum

Page 14: dorian Koçi pagine italiane 24 36 “KoDRA E RiliNDësVE” DhE ... · PDF filesociologjia, antropologjia, ekonomia, ... një vend ne memorien kolektive me ... kemi konstatuar rreth

jumi i asaj nate pati dy zgjime për mikun tim zotin D. Zgjimi i parë ngjau dy apo tre orë mbas mesnate, për shkak të një stresi të akumuluar gjatë atyre ditëve të rrëmujës elektorale. Zgjimi i dytë ishte ai i pragmëngjesit, më pak se një orë

para fillimit të orarit zyrtar atje, në zyrën e tij. Ishte një mëngjes që lypte një çik mbrojtje nga ndon-jë rreze e verdhe, por atë ditë qielli dukej sikur kishte mbetur i ve. Zoti D. ishte i vetëdijshëm për ngjarjet që pasonin, për njerëzit e pafuqishëm e pa mbështetje, pas një kollotumbe të pushtetit nga dikush tek tjetërkush. Kishte qenë aty për të ndihmuar miqtë e kolegët duke sheshuar shpërthi-met e histerisë së tyre ndërkohë që ambienti dhe ndërgjegjet e tyre ishin një stuhi e hapërdarë, fjalësh, letrash, telefonash, hipotezash, dëshpërimesh e alarmesh. - Sot u përligj rotacioni e more vesh? - Fjalë që u përtypën mekanikisht nga goja e dikujt që thjesht perifrazonte tekstualisht hallin në mendjen e të gjithëve. Në këtë kënd lojërash për më të fortët, askush nuk është njeri me karakter të mbinatyr-shëm. Edhe nëse të shfaqet për të tillë, struke besimin tënd diku, ku të mos jetë i cënueshëm. Javët e fundit, por sidomos javën e fundit, zoti D. ishte familjarizuar me një fytyrë të re për ambientet e punës së tij, por jo për të. Fytyra e re kishte filluar të vërdallisej e të prezantohej lartë e poshtë pa e shqetësuar veten fare. Bërthama që kishte pjellë një-farë dyshimi tek zoti D. për Fytyrën e re, ishte fakti se ky zotëria i fundit, jo vetëm që nuk kishte asnjë arsye për të qëndruar në atë mjedis pune, por për më tepër si shumë shpesh çapitej, në po të njëjtat korridore, ngjiste po të njëjtat shkallë, trokiste në po të njëjtat dyer me zotin D. Madje dukej sheshit që Fytyra e re, tregohej tejet i matur e përpiqej të gjente gjuhën e përbashkët me zotin D. Ndërgjegjja, i dashur, - tha ai, - është një

shkop me të cilin kushdo

Një barcaletë balzakiane me një titull kuperian

(…ngjarje e vërtetë)është gati ta goditë tjetrin, por asnjëherë veten. Me këto fjalë, që përbuzën nderin e romanit nga të cilit i janë referuar, filloi biseda mes zotit D. dhe Shefit, drejtorit të drejtorisë së tij. Atij sytë tanimë i xixëllonin nga një yll, që ishte gati ta çante rrugën e suksesit, duke mos pyetur për mjetet që duhet të përdorë. - Ndërgjegjja, thotë Balzaku, është shkop…- vijon Shefi, por unë jam aq i vetëdi-jshëm dhe i kujdesshëm sa të mos e vërvis godit-jen e shkopit, pa teklif ngado. Kam respekt për ju zoti D. , për punën tuaj, për reputacionin tuaj. Jeni i vetmi që keni filluar punë këtu, pa ndërhyrje nga miq e shokë. - Zoti Shef dukej si një fshatar i tregtuar lartë e poshtë pazareve, nga duar më

të mëdha se ai. Një gjarpër i veshur mrekull-isht, i kollarisur fort, dhe i ngulur thellë

në poltron. Ai nuk e ndjeu si turp, të vetdiskretitohej në sy të zotit D. ndaj dhe nuk u mendua dy herë për atë që kërkonte të thoshte. - Dua të jem i hapur me ty, të flas pa doreza,

me pastërti. Dua të fus dikë në vendin tënd. E kam njeriun tim dhe është nev-

ojtar. Ju njiheni prej kohësh, por edhe këtu ju kam parë që keni biseduar është ai Fytyra e re. - Një zhurmë në gurmazin e tij të pasin-qertë, buçiti nga thellë stomakut, më pas

ai heshti. Zoti D. veproi me vendosmëri, duke kërkuar të ruante disa thërrime të nderit. Sepse tashmë e ndjente veten si një leckë të ngecur në ingranazhet e sistemit. Nuk e ngushëllonte aspak fakti se ishte i pari i llojit të vet. Pasi radha e të shkarkuarve mund të ishte e gjatë. Këtë sistem e manovronin dhe e manipulonin këta barkmëdhenjtë që nuk ju shqitën asnjëherë. Atyre nuk i janë shuar kurrë përfytyrimet grabitqare me origjinë nga provinca. Zoti D. foli me për-buzje sheshit, pa asnjë dridhmë të zërit ose shkarje të tonit. –Ju uroj sukses

Shefi, në karrierën tuaj si komandant i një ushtrie të madhe të rinjsh që duan të bëjnë karrierë si ju! - Mbasi hezitoi pak, pasi po përgatiste një ofendim banal shembullor - Ja pse nuk bëhet Shqipëria, sepse e drejtojnë soji juaj prej shk… Dikush tjetër kishte hyrë në zyrë pa trokitur e pa ju dridhur dora, duke prerë fjalën e zotit D. në pikën më kulminante. Ishte Fytyra e re. Me zotin D. shkëm-byen një shpërfillje të shpifur shikimesh, ndërsa me Shefin, një lëpirje të ndërsjelltë prapanicash, që la të kuptohej se biseda mes dy të parëve ishte konsumuar tashmë. - Më vjen keq D. - i foli ai në emër. - Kështu e ka kjo punë, me rotacion. - U duk sikur Fytyra e re shpenzoi nga goja fjalë që kishte ca duke i kursyer. Gjendja shqisore e zotit D. ishte sfazuar. - Dakord, - doli zëri i tij lojcak, si duke dhënë frymën e fundit - dua një shkarkim zyrtar të motivuar në ligj. - Parashikohet një mbyllje e njëanshme e kontratës. - tashmë edhe Shefi i shpenzoi fjalët, kursimet e tij.

***- O zot ky njeri është idiot krejtësisht! - këto qenë fjalët e para me të cilat e priti Noteri zotin D. Ai i referohej firmëtarit të prishjes së kontratës, të cilën po e shqyrtonte prej pak minutash. – Ka një klauzolë këtu pranë fundit zoti D. që ju garanton ju të ardhurat e rrogës, të paktën deri në dhjetor të këtij viti dhe jemi në qershor. Ai gomar me brirë, as nuk e ka lexuar atë që ka shkarravitur në fund. I është gëzuar thjeshtësisë me të cilën ju ka lar-guar nga puna dhe aq. Zotit D. si çdo shqiptari tjetër, i dukej e pakup-timtë të çonte dëm kohë dhe para të çmuara, duke u endur e duke zvarritur njerëz gjyqeve. Është një mijë herë më i thjeshtë një shantazh i vogël në vesh të Shefit, që edhe pse i perpleksu-ar nga goditje të herë pas hershme të injorancës së vet, gëzon një mprehtësi të veçantë fshatare-ske, për të kuptuar se po i përcëllon lëkura. Pas përçapjeve të para për ta dekurajuar zotin D., i cili kërkonte paratë, në bazë të kontratës, më në fund ai u gjend i përçartur dhe i kapitulluar.Sot, pas thuajse një muaj, nga kjo anekdotë, zoti D. ndan zyrën, nga e cila nuk e largon dot askush pa shkelur ligjin, me Fytyrën e re, të cilin gjithashtu nuk e largojnë dot pa i thyer konturet e ligjit. Të dy kryejnë të njëjtën detyrë, mbajnë të dy të njëjtin post publik e të dy kanë pas krahëve të njëjtën histori, nga e cila qeshim nga pak të gjithë.

i paRi i “mohikanëve”!K under rrymes

Page 15: dorian Koçi pagine italiane 24 36 “KoDRA E RiliNDësVE” DhE ... · PDF filesociologjia, antropologjia, ekonomia, ... një vend ne memorien kolektive me ... kemi konstatuar rreth

GNLD, për një rini të përjetshme .... Të trupit dhe mendjes!

Pharma MatrixRepresentante oficial labiofam CubaJemi të pranishëm me klinika moderne për konsultime dhe shpërndarjen e produkteve natyrore farmaceutike të LABIOFAM S.A

www.pharmamatrix.netRr. “Fatmir Haxhiu’, P. 2, Shk. 11, kati 2, Ap. 86, Tiranë, pas Piramidës)

Shëndeti ynë është i paçmueshëm dhe ne e marrim seriozisht

Çdo mungesë vitaminike, proteinike dhe minerale në organizmin human tashmë ka një zgjidhje!• Integratorë nutricional• Suplemente me bazë bimore në shërbim të çdo nevoje organike• Përkujdesje për lëkurën• Produkte antibakteriale e antialergjike për një higjenë më të sigurt të ambientit

Page 16: dorian Koçi pagine italiane 24 36 “KoDRA E RiliNDësVE” DhE ... · PDF filesociologjia, antropologjia, ekonomia, ... një vend ne memorien kolektive me ... kemi konstatuar rreth

fobia socialeFobia socialehuhet se duhet “art” më vete për të krijuar marrëdhënie të shëndosha dhe afatgja-ta, qofshin këto familjare, shoqërore, profesionale apo personale. Pra krijimi i mar-

rëdhënieve njerëzore kërkon impen-jim, kohë dhe përkushtim. Kohë më parë marrëdhëniet njerëzore ishin më të drejtpërdrejta dhe më të thjeshta për t’u vendosur. Tashmë me futjen e teknologjisë dhe rolit shumë të rëndësishëm që ajo po luan në sho-qëri çdo ditë e më tepër, krijimi i mar-rëdhënieve shoqërore ka ndryshuar shumë. Fjala e fundit e teknologjisë është hedhja në treg e “robotëve njerëz”, apo ndryshe “robotëve të shoqërisë”, të cilët do të kenë një paraqitje të jashtme të ngjashme me njeriun. Funksioni i tyre do të jetë shoqëria që do ju ofrojnë njerëzve që janë të vetmuar: mesa duket, dëshi-ra e Taulantit për të blerë një motër në filmin “Taulanti kërkon një motër” do të bëhet realitet. Po a i kushton shoqërisë kjo? Duke gjykuar si nga ana cilësore ashtu dhe ajo sasiore, a mund të zëvendësohet një njeri me një robot, i cili nuk do mund t’ju falë kurrë një buzëqeshje, lot apo emo-cion...?! Pse shoqëria po shkon drejt këtyre prirjeve...a po fillojmë të kemi frikë nga njëri- tjetri..nga njerëzit?!

Frika e gjykimit dhe e mos pranimit nga shoqëria bën që shumë njerëz të zgjedhin vetminë. Sot rreth 13% e popullsisë vuan nga fobia sociale, një çrregullim psikiatrik i cili bën pjesë në çrregullimet e ankthit. Fobia sociale përbën një frikë të madhe dhe të pa kontrollueshme që ndjen individi në përballje me mendimet dhe paragjykimet qe shoqëria mund të ketë për të, duke u ndier i turpëru-ar. Kjo frikë mund të marrë përmasa shumë të mëdha e të arrijë deri aty sa të pengojë aktivitetin e përditshëm të individit (prsh. të mos shkuarit në shkollë apo në punë). Të gjithëve na ka ndodhur që të ndihemi nervozë në situata të caktuara (mbajtjen e një fjalimi para një auditori), por person-at që vuajnë nga fobia sociale këto situata i mendojnë dhe ju druhen

Nga Dr. MeliNDa agolliPharma Matrix

shumë kohë para se ato të ndodhin. Këto persona kanë turp të kryejnë veprimtari të zakonshme në komu-nitet. Kanë turp për shembull të hanë në prani të personave të tjerë, apo të përdorin banjat publike. Për disa prej tyre, fobia sociale lid-het vetëm me situata të caktuara, ndërsa të tjerë shfaqin simptoma

gati në çdo veprimtari sociale. Shumica e personave që vuajnë nga fobia sociale e dinë mirë që nuk duhet ta ndiejë frikën që ata kanë, por nuk mund ta kontrollo-jë dot këtë frikë. Zakonisht fobia sociale shfaqet në fëmijërinë e hershme dhe adoleshencë, dhe sipas studimeve ndodh dy

herë më shpesh tek femrat se tek meshkujt. Sot fobia sociale zë vendin e tretë në grupin e sëmundjeve që kanë të bëjnë me sëmundjet e shëndetit mendor.

ShKAqeT që ShKAKTojNë foBiNë SociAle

Shkaqet mund të jenë me natyrë gje-netike ose ambientale. Akoma nuk është plotësisht i njohur mekanizmi me të cilin shkaktohet fobia sociale, por nga hulumtimet e kryera është vënë re se frika dhe ankthi i shka-ktuar përfshijnë disa zona të tru-rit. Zona përgjegjëse mendohet të jetë amigdala (pjesë e sistemit limbik) e cila në normalitet shër-ben për njohjen e frikës dhe për-jetimin e emocioneve. Personat e prekur nga fobia sociale kanë hiperaktivitet të kësaj zone trunore (amigdalës). Gjithashtu dhe dopa-mina është një ndër përgjegjëset e shkaktimit të fobisë sociale, ku vërehen disbalanca të niveleve të

1. Cili është përcaktimi që do i bënit vetes suaj në mëngjes menjëherë pas zgjimit ?

A- i/e çlodhur dhe i/e freskëtB-pak i/e lodhurC-sikur nuk keni fjetur gjatë gjithë natës

2. Përcaktoni numrin e interesave tuaj aktuale ?

A-mbi 5B-3C-1

3. Për sa kohë mund të rrini të ulur dhe të përqëndruar ?

A- për orë të tëra nëse aktiviteti që po kryej më pëlqenB-pas disa minutash ndiej nevojën për t’u çuar dhe për të marrë ajërC-në të shumtën e rasteve qëndroj gjatë por jo gjithmonë

4. Sa herë në muaj ju qëllon që të bëheni nervoz pa shkak ?

A-të paktën 4 herëB-2 herëC-1 herë

5. Sa kujdeseni për shëndetin tuaj ?

A-nuk kujdeseni (nuk bëni kontrolle) pasi ndiheni mirëB-nuk kontrolloheni pasi keni frikë se zbu-loni se jeni i sëmurë

C-jeni anksiozë për çdo simptomë qoftë ajo dhe jo shqetësuese

6. Në përgjithësi veprimet tuaja janë në përputhje me:

A-mendimetB-janë impulsiveC-janë vazhdimisht jo të përputhshme dhe të pa vend me njeriun që unë dua të jem

A jeni fobikë?TeSTi

s hendeti yne

Page 17: dorian Koçi pagine italiane 24 36 “KoDRA E RiliNDësVE” DhE ... · PDF filesociologjia, antropologjia, ekonomia, ... një vend ne memorien kolektive me ... kemi konstatuar rreth

Të gjithëve na ka ndodhur që të ndihemi nervozë në situata të caktuara, por per-sonat që vuajnë nga fobia sociale këto situata i mendojnë dhe ju druhen shumë kohë para se ato të ndodhin

a na frikësojnë njerëzit dhe komunikimi me ta?A na frikësojnë njerëzit dhe komunikimi me ta?

saj në hallka të ndryshme (sekretim, transport, receptorë).

MëNyrAT e TrAjTiMiT Të foBiSë SociAle

Hapi i parë që duhet bërë është konsultimi me mjekun, do të jetë ai që do ju drejtojë më pas drejt një ndihme të specializuar në qoftë se do të jetë e nevojshme .Psikoterapia: metoda psikoter-apeutike e përdorur në fobinë sociale është ajo konjitive. Gjatë kësaj terapie pacientëve iu mëso-hen mënyra të ndryshme të sjelljes, se si të mendojnë apo të veprojnë në situata të ndryshme me objek-tivin për të ndihmuar që pacientët të ndiejnë më pak ankth dhe turp gjatë komunikimit me të tjerët. Gjithashtu nëpërmjet terapive në grup mësohen se si të integrohen në shoqëri për të pasur një jetë sociale të shëndetshme, aktive dhe të qëndrueshme.Medikamentet janë një tjetër alternativë

në trajtimin e fobisë sociale, duke përfshirë terapinë me ansiolitikë, anti-depresivët, beta-bllokues e deri tek benzodiazepinat. Por gjithmonë duhet të tregohet një kujdes i madh në tra-jtimin medikamentoz, duke marrë parasysh efektet e padëshiruara të

këtyre medikamenteve, sidomos kur përdoren për një kohë të gjatë dhe me doza të larta, e aq më tepër ndërveprimin që mund të kenë me medikamentet e tjera. Pra duhet që pacientët të jenë nën observimin e mjekut gjatë terapisë.

Më ShuMë PerGjiGje A Jeni persona shumë të sigurt në vetvete, por si të gjithë keni momentet tuaja të vështirësive. Keni një vetëkontroll të lartë i cili nuk ju lejon të shfaqni dhe shprehni emocionet. Por nga ana tjetër duhet të pranoni dhe dobësitë tuaja, duke i konsideruar ato si një pasurim të personalitetit tuaj, e duke evituar kështu që të luani gjithnjë në mbrojtje. Pranimi i këtyre dobësive do ju bëjë që të mposhtni dhe ato fobi të vogla që ju vënë në siklet.

Më ShuMë PërGjiGje BPa dyshim që jeta juaj e përditshme mbizotërohet nga frika e tepërt. Kontrolli që ju keni mbi situata të ndryshme është i pranueshëm edhe pse shpesh herë humbni besimin në vetvete dhe mendoni se nuk do ia dilni. Fatmirësisht keni resurse të mjaftueshme nga të cilat me pak përpjekje mund t’ia dilni mbanë nga situata të sikletshme. Mundohuni të mësoheni të ndani fobitë tuaja me të tjerët. Mos e bëni një problem të madh, në fund të fundit përveç disa momenteve te panikut pjesa tjetër shkon mirë. Pra mendoni pozitivisht dhe përdorni forcën tuaj për të kaluar çdo pengesë.

Më ShuMë PërGjiGje cJeni persona fobikë. Ka shumë gjëra prej të cilave keni frikë edhe pse e dini shumë mirë që në pjesën më të madhe këto frikëra janë të pamotivuara. Shpesh ju duket vetja qesharakë pasi mundoheni fortësisht të limitoni autonominë dhe lirinë tuaj personale në situata të ndryshme të cilat dhe juve nuk ju duken shumë alarmante, por që nuk e ndihmoni dot veten për të vepruar ndryshe, madje sa më tepër provoni të mos e ndikoni veten, aq me keq i përkeqësoni gjërat. Niveli juaj i stresit ka kapur vlera të larta, ndaj është mirë që të gjeni një rrugëzgjidhje për veten tuaj. Merrni në konsideratë për të ndryshuar diçka në jetën tuaj e cila nuk shkon e ç’është më e rëndësishmja duhet të keni besim në vetvete.

7. Keni besim tek vetja juaj ?

A-po shumëB-jo asnjëherëC-vetëm kur të tjerët më lavdërojnë për diçka

8. Luftën më të madhe ia keni shpallur :

A-vetesB-të tjerëveC-principeve

9. Ju ka ndodhur që të lexoni disa faqe dhe

në përfundim mos të kuptoni përmbajtjen?

A-po kohët e funditB-po në të kaluarënC-asnjëherë

10. Për ju të qenit vetëm është :

A-një fatkeqësiB-të ndihesh keq në prani të të tjerëveC-është fat

11. Sa kohë ju duhet për të marrë vendime

në jetën tuaj?

A- pas një kohë të gjatë refleksioniB-në mënyrë impulsiveC-varet nga rëndësia e problemit

12. Sa shpesh ju ndodh që të ndiheni të pavlerë ?

A-gjithnjëB-kur dështoj në një sipërmarrjeC-asnjëherë

Cilat janë shenjat Që ka një peRson i Cili vuan nga fobia soCiale

Personat me fobi sociale kanë tendencën që :

të ndihen shumë anksiozë kur janë të rreth-uar nga persona të tjerë të pa njohur dhe kanë vështirësi për të komunikuar me ta pavarësisht se kanë dëshirë ta bëjnë.të ndihen të turpshëm dhe në siklet para personave të tjerëkanë frikë nga gjykimi i personave të tjerëtë shqetësohen për ditë dhe muaj para zhvillimit të një eventi ku do të marrin pjesë shumë njerëztë kenë vështirësi të lidhin shoqëri të reja apo të ruajnë ato të vjetrattë ndihen të axhituar, dridhen, djersitin kur janë të rrethuar nga njerëz të tjerëtë largohen nga vende shumë të populluara dhe vende publike

hendeti ynes

Page 18: dorian Koçi pagine italiane 24 36 “KoDRA E RiliNDësVE” DhE ... · PDF filesociologjia, antropologjia, ekonomia, ... një vend ne memorien kolektive me ... kemi konstatuar rreth

P sikologji

mitet e hangoveR-itSezoni veror është tashmë në kulmin e tij. Nëpër të gjithë breg-detin e jugut, por edhe në Tiranë, janë hapur pubet verore, ku për-

pos argëtimit të përjavshëm të fundjavave, i janë shtuar menusë

edhe “shkuma party-t” në mes të drekës, por të gjithë e dimë se e gjithë kjo nuk shkon pa alkool. Kur kthe-hemi prej pushimeve, secili prej nesh

“ankohet” se nuk mban mend shumë gjëra prej tyre, të gjitha këto si paso-jë e alkoolit të tepërt dhe “hangover-ave” të së nesërmes (e kush nuk e ka provuar atë ndjesinë sikur është duke vdekur, të së nesërmes?). Që t’i shi-joni sa më mirë pushimet tuaja dhe të dëfreheni pa u sëmurur, po ju servirim 8 mite të hangoverit, dhe në të njëjtën kohë si t’i shmangni apo kuroni ato.

MiT: Nuk duhet të shqetësohemi për hangoverat!FAKT: Pirja në sasi të mëdha e alkoolit dëmton drejt për së drej-ti sistemin nervor qendror, gjë që

sjell si pasojë dhimbjet e kokës, të stomakut, luhat-jet e tensionit, të vjella kaq

të shpeshta sa organizmi dhe trupi dehidratohet. Mëngjesi, pas një të pire të fuqishme ju gjen gjithmonë me dhimbje koke, djegie stomaku, gojë të tharë, sy të ënjtur, dhe pas çdo mëngjesi të tillë, imuniteti juaj ulet gjithmonë e më shumë. Pra padyshim që duhet të shqetësohe-mi për çdo hangover që kalojmë.

MiT: hangoverat i përjetojnë njësoj si meshkujt edhe femrat.FAKT: Nuk duhet të shpërtheni dhe ta teproni me alkoolin gjatë një mbrëmje vajzash. Nëse një

femër dhe një mashkull konsumojnë të njëjtën sasi alkooli, ka shumë të ngjarë

që femrat ta ndjejnë më shpejt efek-tin. Kjo ndodh për arsye se mesh-kujt në krahasim me femrat, kanë një përqindje më të madhe uji në organizmin e tyre, e cila i ndihmon ta hollojë alkoolin në gjak dhe për rrjedhojë të ulin efektin e tij. Kjo gjë nuk ndodh në gjakun e femrave dhe për pasojë, dehjet e tyre janë më të shpejta dhe më të rënda.

MiT: Vera është zgjedhja më e butë.FAKT: Vera e kuqe përmban taninë, një substancë

që njihet si shkaktar i dhimbjes së kokës tek disa njerëz. Pijet alkoolike me bazë malti si uiskit, shkaktojnë hangovera edhe më të ashpër. Nëse jeni të shqetësuar se si do zgjoheni të nesërmen, atëherë zgjedhja më e mirë do të ishte birra, ose alkoolet e bardha si vodka apo gin-i.

MiT: Më mirë një teke sesa një birrë.FAKT: Është sasia e alkoolit që ju pini dhe jo renditja, ajo që e përcakton nëse do kaloni një hangover apo jo. Pijet standarte, një gotë bir-rë, një gotë verë, apo një shots, pavarësisht sasisë që është e dukshme, përmbajnë të njëjtin përqendrim alkooli. Mos u gën-jeni nga madhësia e gotës dhe nga asgjë që mund t’ju thonë për alkoolin, duke përfshirë dhe shpre-hjen “mos ki asnjëherë frikë”.

MiT: Pasi të keni pirë shumë, hani brumëra.FAKT: Kjo është e gabuar për dy arsye. E para, të hani para gjumit (pasi e keni tepruar

me pijen), nuk do ju ndihmojë aspak. Ju duhet të keni ngrënë

përpara se të nisni të pirët, në mënyrë që stomaku të mos jetë bosh. E dyta, nëse çdo lloj ushqimi do jua ngadalësojë sadopak absorbimin e alkoolit në gjak, yndyrat do jua përsh-pejtojnë atë. Kështu që rezer-voni kohën tuaj për një pica apo pasta, para gotës tuaj të parë, dhe atëherë mund t’i shpëto-ni ndonjë hangoveri të mund-shëm. E vetmja gjë që mund të bëni para se të flini, pasi keni pirë me stomakun bosh, është të konsumoni sasi të mëdha uji, që të mos dehidratoheni.

MiT: Pini qetësues para se të bini në gjumë.FAKT: Të pini qetësues para se të bini në gjumë, që të mos zgjo-heni me dhimbje koke, është një zgjedhje shumë e gabuar. Efektet e një qetësuesi zgjasin rreh katër orë, kështu që ta pini atë para gjumit nuk do ju ndihmojë të zgjoheni pa dhim-bje koke. Zgjidhja në këtë rast është t’i merrni qetësuesit pasi të zgjohe-ni. Gjithashtu nuk duhet t’i përzieni qetësuesit me alkoolin, sepse kjo përzierje mund të jetë e rrezikshme për shëndetin tuaj.

MiT: Plumbi del me plumb.FAKT: Më shumë alkool në mëngjes, nuk bën asgjë, përveçse ju rezervon edhe një hangover tjetër. Nëse tentoni t’i kaloni mëngjeset e hangoverave me më shumë alkool, atëherë organizmi juaj do adaptohet në këtë mënyrë, dhe do kërkojë gjith-monë të njëjtën rutinë. Kështu, do t’ju duhet të kërkoni ndihmën e mjekut sepse shumë shpejt mund të krijoni varësi ndaj alkoolit.

MiT: Kafeja është kura.FAKT: Shumë kafe mund t’ju dehidratojë akoma më tepër dhe ta bëjë hangoverin tuaj edhe më të keq. Pas një nate të çmendur, është më mirë që të evi-toni çdo gjë që përmban kafeinë. Në vend të tyre mund të pini lëngje frutash dhe ujë, për të zëvendësu-ar kripërat dhe mineralet që keni humbur, sidomos nëse keni vjellë.

1

2

3

4

5

6

7

8

Edhe Barbie ndonjëherë...

Page 19: dorian Koçi pagine italiane 24 36 “KoDRA E RiliNDësVE” DhE ... · PDF filesociologjia, antropologjia, ekonomia, ... një vend ne memorien kolektive me ... kemi konstatuar rreth

kulture

36

22

28

Pistoia, dove il blues è ancora di casa

Artisti, dielli dhe muzika

LIVEVlash Droboniku

Tregim nga Mimoza HYSA

Pagine Italiane

butrinti i tkurrur

Page 20: dorian Koçi pagine italiane 24 36 “KoDRA E RiliNDësVE” DhE ... · PDF filesociologjia, antropologjia, ekonomia, ... një vend ne memorien kolektive me ... kemi konstatuar rreth

sikologji

Lubenicë

P

Intervistë me Bojana Glusac - Instituti i Psikodramës, Beograd, Serbi

sikoterapia në grup ashtu si psikoterapia individuale ka për synim të ndihmo-jë njerëzit të përmirësojnë aftësitë e tyre përballuese ndaj vështirësive dhe prob-

lemeve të ndryshme që ata hasin në jetë. Por, ndërkohë që në psikoter-apitë individuale pacienti/klienti takohet vetëm me një person, që është terapisti, në terapinë në grup seancat zhvillohen me praninë e një grupi dhe një ose dy terapistëve. Terapia në grup fokusohet në ndërveprimet ndërpersonale, pra në këtë lloj psikoterapie kemi një fokus të veçantë mbi problemet e marrëdhënieve. Kohët e fundit psikoterapitë e ndryshme kanë filluar të jenë të pranishme edhe në Shqipëri. Ekziston një shoqatë kom-bëtare (Shoqata Shqiptare për Psikoterapinë SHSHP) e cila përfaqëson Shqipërinë edhe në Shoqatën Evropiane për Psikoterapinë. Gjithashtu ka edhe iniciativa të tjera të organizuara në një kontekst të modaliteteve të veçanta. Megjithatë psikoter-apitë në grup në Shqipëri janë akoma në fillimet e tyre. Mesa kemi mësuar nga SHSHP, aktu-alisht është vetëm një trajnim në Psikodramë – që është një nga psikoterapitë në grup – që po zhvil-lohet që prej 5 vitesh në Tiranë në bashkëpunim me Institutin e Psikodramës në Beograd, Serbi. Në këtë fazë përfundimtare ky tra-jnim ka marrë edhe mbështetjen e Fondacionit për Shoqërinë e Hapur për Shqipërinë (fondacioni Soros), duke bërë të mundur ardhjen e më shumë ekspertëve ndërkombëtarë. Feniks ka takuar zonjën Bojana Glusac, të Institutit të Psikodramës në Beograd, për të kuptuar më mirë rreth kësaj metodologjie disi të panjohur për publikun shqiptar.

Zj. Glusac mund të na thoni diçka më shumë mbi qëllimin e vizitës tuaj në Tiranë?Unë jam trajnuese në Institutin e Psikodramës në Beograd dhe jam angazhuar nga Shoqata Shqiptare për Psikoterapinë për të mbështe-tur trajnimin dhe zhvillimin e një grupi të ri psikodramistësh shqip-tarë. Ky proces ka disa vite që ka filluar dhe aktualisht në këtë fazë të zhvillimit të tij po mbështetet edhe nga Fondacioni Soros në Shqipëri. Më duhet të them që jam shumë e lumtur që jam përfshirë në këtë zhvillim të ri në vendin tuaj dhe

besoj se në një të ardhme të afërt do të japë rezultatet e veta me cer-tifikimin e terapistëve të parë të grupit në Shqipëri. Psikodrama është një nga format e para të psikoterapisë së grupit që u iniciua dhe zhvillua nga Jakob Levi Moreno në fillim të shekullit të kaluar. Në fillim, Moreno filloi të punonte me sociometrinë, duke dashur në këtë mënyrë të maste funksionimin e grupeve dhe më pas të influenconte në përmirësimin e funksionimit të këtyre grupeve. Shoqëritë njerëzore janë të përbëra nga grupe. Grupet janë të përbërë nga individë. Duke thënë këtë gjë mund të pranojmë që edhe mënyrat se si influencohen shoqëritë duhet të adresojnë si individët ashtu edhe grupet. Kështu që edhe psikotera-pitë e ndryshme që janë zhvilluar për trajtimin e problematikave të ndryshme psikologjike dhe sociale kanë synuar që të ndikojnë në të dyja nivelet. cili është ndryshimi ndërm-jet terapisë së grupit dhe asaj individuale?Terapia e grupit bashkon individë me një apo më shumë probleme apo çështje të përbashkëta interesi. Kjo lloj terapie siguron një hapësirë të sigurt për të eksploruar veten dhe marrëdhëniet si dhe një mundë-si për t’u lidhur me të tjerët. Çdo grup përfaqëson një mikrokozmos të botës përreth nesh dhe mund të ndihmojë në reflektimin e mar-rëdhënieve që ne kemi ndërtuar në familjet tona apo edhe në ambien-tin rreth nesh. Kur për një problem punohet në grup dhe zgjidhet po aty, kjo zgjidhje dhe konkluzionet rreth këtij problemi mund të trans-ferohen pastaj në jetën reale. Do të doja të shtoja edhe faktin që grupi

ka një aftësi “shëruese” të veçantë. Në qoftë se krahasojmë terapitë e grupit me ato individuale mund të vëmë re si gjëra të përbashkëta ashtu edhe ndryshime midis tyre. Për ato individë të cilët janë në krizë ose që kanë probleme të cilat kanë nevojë për një fokusim individual të drejtpërdrejtë, terapia individuale mund të jetë një zgjedhje më e mirë. Në terapinë individuale, dialogu

zakonisht reflekton dy këndvësh-trime: të klientit/pacientit dhe atë të terapistit. Ndërkohë grupet ofrojnë perspektivë dhe feedback të shumëfishtë nga pjesëtarët e grupit. Në përgjithësi njerëzit rea-gojnë ndryshe ndaj feedback-ut të dhënë nga të barabartët (në këtë rast anëtarët e grupit) krahasuar me atë të dhënë nga figurat autoritare, siç mund të perceptohen shpesh

psikoterapia e grupit dhe psikodrama “made in albania”

Page 21: dorian Koçi pagine italiane 24 36 “KoDRA E RiliNDësVE” DhE ... · PDF filesociologjia, antropologjia, ekonomia, ... një vend ne memorien kolektive me ... kemi konstatuar rreth

Psikologji

fshihesh pasi aty mund të sfidohesh nga pjesëmarrësit e tjerë apo nga grupi si i tërë. Pjesëmarrja në një grup kërkon durim, ndarje të kohës me të tjerët, aftësi për të dëgjuar si dhe aftësinë për të lënë disa çështje pa sqaruar (të presësh radhën).

Pse është kaq e rëndësishme të punohet me grupet dhe jo vetëm me individët?

Të punuarit me grupet mund të sjellë përfitime të shumëfishta. Të qenurit pjesë e një grupi per-sonash që kanë eksperienca të njëjta apo të ngjashme, i ndihmon njerëzit që të shohin që problemet e tyre janë universale dhe që ata nuk janë të vetëm në këtë “betejë”. Duke vënë re që anëtarë të tjerë të grupit kanë pasur probleme të njëjta apo të ngjashme, kanë kaluar vështirësi në përballimin e tyre dhe kanë gjetur zgjidhje për problemet e tyre, jep shpresë për këdo. Rrethanat e grupit janë një hapësirë ku mund të praktikohen sjellje të reja dhe të shëndetshme pasi është një hapësirë e sigurt, mbështetëse dhe lejon eksperi-mentimin pa pasur frikë nga dësh-timi. Duke vëzhguar terapistin apo anëtarë të tjerë të grupit mund të na ndihmojë të zhvillojmë mod-ele të reja të sjelljes. Teknikat e ndryshme të terapive të grupit i ofrojnë çdo pjesëtari të grupit mundësinë e eksplorimit të për-vojave gjatë stadeve të ndryshme të jetës në mënyrë që në të ardh-men të mund të mësohet se si të shmangen sjelljet destruktive apo të padobishme. Në fund por jo më me pak rëndësi mund të përmend faktin që në terapinë në grup, pjesëmarrësit ndihmohen që të shohin veten e tyre si persona përgjegjës për jetën, veprimet dhe zgjedhjet e tyre.

cila është përshtypja juaj rreth zhvillimit të psikoterapisë në Shqipëri dhe veçanërisht tera-pive të grupit?Gjatë vizitave të mia në Tiranë kam pasur rastin të takohem me kolegë të Shoqatës Shqiptare për Psikoterapinë si dhe me shumë profesionistë të rinj psiko – socialë

që aspirojnë të bëhen psikotera-pistë. Jam e sigurt që e ardhmja do të jetë mjaft e mirë por fatkeqësisht e shkuara nuk ka qenë e tillë. Tradita psikoterapeutike në Shqipëri ka munguar dhe kjo gjë paraqet sfidat e veta në lidhje me trajnimin e brezave të ardhshëm por shoh që interesi dhe talenti nuk mungon. Të bëhesh psikoterapist është një udhëtim i gjatë dhe i mundimshëm, dhe krijimi i një gjenerate psikoter-apistësh merr kohë, energji, burime financiare dhe njerëzore të domos-doshme. Di që tashmë ekziston brezi i parë i psikoterapistëve të parë psikoanalitikë, të certifikuar tashmë me Certifikatë Evropiane të Psikoterapisë. Di gjithashtu që përveç trajnimit të Psikodramës për të cilën unë jam këtu, që është në përfundim të ciklit të tij 5 vjeçar dhe është i pari në një psikoterapi grupi në Shqipëri, ka edhe disa iniciativa në modalitete të tjera psikotera-peutike. Pra gjërat po ndryshojnë dhe është mjaft e rëndësishme që të gjithë këto realitete zhvilluese të mund të koordinohen dhe të bashkëpunojnë për krijimin e një hapësire solide për profesionin e psikoterapisë në Shqipëri.

A mendoni që iniciativa të tilla trajnimi duhen mbështetur nga institucionet publike dhe qeveri-tare? dhe a mendoni që shërbi-met psikoterapeutike përfshirë ato në grup mund të bëhen të arritshme nga popullata e përg-jithshme në shërbimet publike?Të dyja pyetjeve do t’i përgjigjem qartë dhe fort: Sigurisht. Së pari duhet të theksoj dhe një herë që trajnimi në psikoterapi është një proces i gjatë dhe i kushtueshëm dhe institucionet publike mund edhe duhet të asistojnë profesion-istët për të arritur aftësitë e duhu-ra psikoterapeutike. Psikoterapitë në përgjithësi dhe psikoterapia e grupit dhe psikodrama mund të shndërrohen në burime të rëndë-sishme të institucioneve shënde-tësore dhe edukuese jo vetëm për të trajtuar çrregullimet e ndryshme mendore dhe emocionale por edhe për t’i parandaluar ato si dhe për të ndihmuar individët dhe grupet të rriten dhe zhvillohen. Parandalimi, sado i kushtueshëm që të jetë, është gjithmonë më i lirë se tra-jtimi. Në shumë vende të botës kjo gjë është kuptuar mjaft mirë dhe institucionet publike investojnë në mënyrë të qenësishme dhe të qëndrueshme në përgatitjen dhe zhvillimin e profesionistëve në fushën e psikoterapisë.

terapistët. Ndonjëherë klientët/pacientët “fshihen” në terapinë individuale duke u përpjekur në këtë mënyrë që të kontrollojnë në një farë mase procesin e hapjes në terapi dhe të mënyrës së per-ceptimit të interpretimeve. Kjo gjë jo domosdoshmërish është nega-tive, sidomos në fillim të procesit të njohjes së brendshme. Nga ana tjetër në grup është më e vështirë të

psikoterapia e grupit dhe psikodrama “made in albania”Në foto:

Jakob Levi Moreno

Page 22: dorian Koçi pagine italiane 24 36 “KoDRA E RiliNDësVE” DhE ... · PDF filesociologjia, antropologjia, ekonomia, ... një vend ne memorien kolektive me ... kemi konstatuar rreth

iN memoriam

Një kujtim i përmalluar për Mjeshtrin e Madh

të pikturës, Sotir Capo

artisti, diellidhe muzika

ushdo që përjeton lindjen e diellit nga mali i Tomorit, sheh Beratin të ndriçohet si në ëndrra të magjishme ‘Titaniku Iliro mesjetar ‘ , kalaja e Beratit, puthet e para nga rezet e argjendta, më pas dielli zbret lehtësisht

në Mangalem dhe Goricë, dy lagje që shohin njëra-tjetrën si idile dashurie mes lashtësive të tyre dhe bukurive të magjepsjes arkitektonike. Dielli ka mbuluar të 7 lagjet e Beratit të ndërtuara në 7 kodra si për të ndarë mes njëra-tjetrës 7 ditët e javës, sepse disa ngjasi nuk vijnë rastësisht, ato vijnë si domethënie e lidhjes

Vlash Droboniku, u lind në Berat, me 5 shkurt 1945. Në vitin 1959-1964, studion në Liceun Artistik Jordan Misja, ku diplomohet në skenografi. Në 1974 diplomohet si piktor ilustrator. është një nga pionierët e filmit vizati-mor Shqiptar. Ne 1974 fillon punë në Kinostudio, ku do të japë kontributin e tij të vyer deri në vitin 1991. Kineast, Artist i Merituar, pionier i filmit viza-timor shqiptar, ka realizuar dhjetra filma vizatimorë dhe bashkëpunuar në dokumentarë, filma artistikë dhe skenografi për Teatrin e Operës e Baletit. Ka ilustruar 35 libra për fëmijë. Në 1991, emigron fillimisht në Greqi, dhe më pas në Shtetet e Bashkuara, ku vazhdon me sukses karrieren e tij.

Page 23: dorian Koçi pagine italiane 24 36 “KoDRA E RiliNDësVE” DhE ... · PDF filesociologjia, antropologjia, ekonomia, ... një vend ne memorien kolektive me ... kemi konstatuar rreth

iN memoriam

mes simboleve të jetës. Brenda jetës të këtij qyteti të lashtë dhe me histori bën pjesë dhe Mjeshtri i pikturës Sotir Capo (Piktor i Merituar) që iu përkushtua përjetësisht qytetit të tij përmes artit të pikturës. Gjithkush që mediton për një mikun e tij dhe kujtimet që e lidhin me të padyshim sjellin pranë vetes imazhe vizive dhe sonore. E kam aq pranë atë qenien e tij aq sa ndjej dhe lexoj një buzëqeshje e ngazëllim fëmijëror, dhe pse ay ishte i burrëru-ar. Vështirë se mund të gjenden cilësi aq konforme të lindura e ruajtura përgjatë jetës mes fëmijërisë, adoleshencës, burrërisë e moshës se thyer, jetës mes lulëzimeve dhe stuhive gëzimeve dhe trishtimeve ëndrrave e shkollimit pasionant mes orëve të tëra pranë kavaletit, netëve të pagjuma, shpresës për të sotmen dhe të ardhmen, dëshirës për liri artistike dhe frikës totalitare… vështirë se mund të gjenden aq harmonishëm e denjësisht si tek Sotiri. Berati u bë djepi i përkundjes artistike dhe ay, si ajo nëna që përkund fëmijën e vet, u valëzua rrugicave qoshe më qoshe, kodrave e gjithçkaje që prekej nga dielli i mrekullueshëm, që zgjohej nga mali i Tomorit e duke shëtitur përgjatë ditës mbi Berat shkonte të flinte pas malit të Shpiragut. Shpesh kam pyetur veten, “ndjek Dielli Mjeshtrin apo Mjeshtri Diellin” …. dhe them se të dy ishin miq të dritës vezulluese. Po të studiohet drita në ngjyrat e krijimeve të Sotirit, kuptohet se ai i merrte diellit zemrën e tij mes spektrit dhe i jepte shpirtin e tij të zhytur në një frymëzim hyjnor, gati-gati mes një çmendurie ekzaltuese. Çdo pikturë e tij në tërësinë e zhanreve kishte emocion të habitshëm, aq sa ndonjëherë të dukej sikur ishte një kriim tredimensional, për nga mënyra se si zbërthehej drita dhe hija, mes toneve aq të ndjera e delikate të ngjyrave të ngrohta, me një kolorit të habitshëm dhe tepër origjinal Ai ishte një studiues i mrekullueshëm i natyrës dhe të kujtonte një shprehje të mjeshtrit Leonardo: Natyra është e madhërishme, ne i marrim asaj atë që ka dhe i japim atë që nuk ka nëpërmjet krijimit. Të tilla janë portretet e tij, që mund ta rendisin pa kurrfarë elozhi si ndër portre-tistët e vyer të artit shqiptar. Në peizazhet plot dritë të Beratit, Sotiri solli një tjetër këndvështrim. Mangalemi, Gorica, Kalaja Peroi ku jetonte familja e tij prindërore, lagjet e Beratit, u bënë për Mjeshtrin burimi i frymëzimeve. Rrugëtimi tij me orë të tëra, duke kërkuar thyerjet e magjishme që i jepte dielli mes dritës dhe hijeve e bënin mjeshtrin të kudo ndodhur. Ay e kërkonte diellin ta pikturonte në momente të ndryshme të ditës, dhe të kujtonte impresionistët .Dhe ja një ditë në studion e tij më thotë: “Vlash a vjen nesër me mua të shkojmë në Kutalli? Dua të pikturoj perëndimin e diellit në varg kodrat që Shpiragu ka në shpatullat e tij (natyrisht, gjoksi i tij ishte i copëzuar sipas legjendës, prej shpatës të vëllait Tomor, për dashurinë e Beratinës)...U ndodhëm të nesërmen mes një rruge ngarkuar me kavaleta, në zbritje të Qaf

Sqepurit. Dielli akoma nuk kishte perënduar, si duket priste Sotirin… Dalgandalë gruri po digjej prej dritës së Artë dhe ne kishim zënë vende pranë njëri-tjetrit. Sotiri m’u duk sikur të ishte Van Gogh. Frynte pak erë dhe mbante telajon. Mes saj, fuqishëm vendosi ngjyrat nga një kënd në tjetrin. Një penel e mbante shpesh në gojë e shpesh e lëshonte. Ishte një fat për mua të isha pranë mjeshtrit. Më afrohet dhe me thotë, “Vlash, jep sa me shumë gjendje dhe emocion, rrëmbeje diellin në këtë perëndim hyjnor që i ka dhënë kodrave me grurë, shpejto se ay po shkon të flejë … dielli nuk na pret...”.Ajo ka mbetur pasditja e artë për mua, dhe ishte puna e parë që ekspozova në ekspozitën e Beratit në vitin 1967. Kur e shihja të pikturonte, më bënte përsh-typje, jo vetëm gjendja e tij ekzaltuese, por dhe gjestikulacioni në interpretim, dhe mes kësaj gjendje krijuese ai këndonte melodi, e disa i improvizonte, lëvizte penelin si dirigjent, e ngjyrat i trajtonte si instrumenta. Balanconte në gjithë hapë-sirën sa të dukej sikur piktura në çdo moment ishte e përfunduar, dhe ai thellohej për të gjetur të fshehtat e shpirtit të tij delikat. Shpesh buzëqeshte e shpesh këndonte, dhe ja në një mbrëmje më thotë, “çmendem pas muzikës klasike”. Unë heshta pak, dhe i them: “Oh, unë kam Traviatën e Verdit në pllaka gramafoni, këndojnë Carlo Buti dhe Mercedes Caspir”. Në moment la punën dhe më thotë: “Shkojmë i marrim në kala, tani”. “Sotir”, i them, “me gjithë qejf, por … smundemi”. Gramafoni ishte i madh, në fakt. Nga babai im Thimi kishim një gramafon të sjellë nga Italia, La Voce del padrone, dhe kishte shumë disqe. “Mirë” u përgjigj Sotiri, “edhe unë kam një gramafon, por s’di seç ka, rrotullon pllakën por nuk nxjerr zërin”. I them sille, sa ja jap Llazar Nunit. Ay ishte një kalari i mrekullueshëm, por dhe një radist e teknik mjeshtër . Me kënaqësi e rregulloi, dhe pasditja e Traviatës erdhi. Sotiri u harrua pas muzikës dhe në një fletë të madhe, të ngjitur në mur, ku kishte zakon të bënte bocetet, filloi të pikturojë urën e Goricës, idilin e tij aq të dashur. Pikturonte e këndonte dhe të dy filluam të kërcenim gati si në një skenë baleti. Në një moment heshti, dhe gjithë ngazëllim e përlotim tha “Oh si nuk vdes kurrë kjo muzikë, e këta mjeshtra prandaj ata mbeten të pavdekshëm!”. Duke kujtuar këto ndjesi të Sotirit, them mes vetes a e dinte ay se dhe vetë do mbetej i pavdekshëm. Ay pikturoi diellin e ngrohtë pa harruar dhe ftohtësinë e hënës në mbrëmjet dhe netët e bukura mes stinëve në lagjet e Beratit. Orët e vona ay do dilte rrugicave dhe do të pikturonte deri në perëndimin e hënës … Studio e tij ishte në qendër të Beratit, në vargun e dyqaneve që fillonin tek Bab Duda e mbaronin tek dyqani i Lil e Meni Kocit, dy bashkëshortët fotografë të admiruar të Sotirit, pa harruar dhe Xhimitikasit. Ay e kishte pasion fotografimin e punëve, atëherë ishte vetëm bardh e zija, dhe ndodhte që në lirinë e tij artistike nuk kane qenë të pakta rastet kur mjeshtrin e kontrollonin, gjë që atë e dëshpëronte dhe trishtonte aq shumë.Studiot e tij dhe e Hasan Nallbanit ishin udhërrëfyeset për studimet mia në Institutin e Arteve, dhe unë i mbeta mirënjohës përjetësisht këtyre dy mjeshtrave të mëdhenj. Ndodhte shpesh që mbrëmjeve mbushej me artistë avangardë të Beratit Dhimitër Buda, Hasan Nallbani, Yzedin Shelegu, Vangjel e Petrit Papa, Llazar Myzeqari, pa harruar dhe piktorin Fatmir Shehu, mik i Sotirit, me të cilin e lidhte shumë gjinia e portretit … Kishim fatin të ishim pranë tyre dhe ne më të rinjtë, si Fatbardh Buza, Jorgaq Gogu, Josif Fani, Odise lakuriqi, Violeta Picinane, Besnik Revania. Atje diskutohej mes ideve dhe dëshirave, mes ëndrrave për një liri artistike, natyrisht mes heshtjes, por mirëkuptimit, por dhe frikës që ndihej për frenimin e saj. Sotiri ishte shpesh prehë i krijimeve të veta, aq sa ndodhte të vinte dorë në krijime të mrekul-lueshme dhe shpesh shihte fotografitë. Vitet do të rrëshqasin, dhe ja një ditë mjeshtri i madh do ta kërkoj lindjen e perën-dimin e diellit mbi Beratin e lashtësisë në një tjetër kontinent. Amerika, ky vend i madhërishëm i lirisë artistike e mundësive të mëdha për artin, do ta mirëpresin Mjeshtrin. Kam folur disa herë në telefon dhe subjekti i bisedës ishte malli i madh për Beratin dritëplotë… brenga e shpirtit të tij u bë e madhe pasi shumë vite kaluan pa e parë dhe pikturuar. Ay e kishte sjell Beratin me vete, mes pikturave të tij i shihte ato e çmallej, duke kujtuar imtësisht gjithçka që e lidhte aq shumë me familjen e tij prindërore, të afërtit e miqtë e tij artistë. Mes këtij meditimi në studjon e tij në Philadephia përlotohej…Ishte dialogu shpirtit dhe zemrës së tij në momentet e vështira të shëndetit. Mes dashurisë së madhe që kishte për familjen, ai pati një përkujdesje të mrekullueshme të gruas së tij të dashur, Julit, dhe djalit të tij. Kjo përkujdesje ishte e dyfishtë, për mjeshtrin dhe veprat e tij, ku një pjesë e tyre jetojnë në Galerinë Edward Lear të Beratit, në Galerinë kombëtare apo institucione te ndryshme të botës... Por ato vepra që jetojnë të vetmuara dhe të lëna ashtu në atë moment mërgate… por në shpresën e kthimit të Mjeshtrit, tani janë në përkujdesje të Leonard Budës, djalit të mikut të tij, artistit Dhimitër Buda. Sa bukur do të tingëllonte: Muzeu Sotir Capo. Ay u largua nga kjo jetë dhe shpirti i tij u kthye në një zog fluturues për të udhëtuar përsëri pranë Beratit të mrekullue-shëm, drejt Diellit të tij të Artë.

Sotir Capo

Page 24: dorian Koçi pagine italiane 24 36 “KoDRA E RiliNDësVE” DhE ... · PDF filesociologjia, antropologjia, ekonomia, ... një vend ne memorien kolektive me ... kemi konstatuar rreth

“kodra e Rilindësve” dhe memoriali i dhunuar i tyre

Nga DoriaN Koçi

s peciale

përmendet për t’i mëshuar më fort identitetit zviceran të tre kantone-ve. Në Shqipëri për shumë arsye që kanë të bëjnë me rastin specifik të saj në historinë e Ballkanit por edhe pse zakonisht modelet janë marrë të gatshme nga jashtë, është përqafuar drejtimi i parë , ndaj dhe njerëzit dhe shoqëria janë shumë të ndjeshëm ndaj çdo mohimi apo denigrimi të atyre që janë pranu-ar prej kohësh si vlera të mirëfill-ta kombëtare dhe personazhe të rëndësishëm që kanë mbizotëruar historinë e vendit. Sigurisht që në këtë qasje shqiptare ka vend dhe për korrigjim apo dhe një ç’mitizim që shpesh herë është vënë re në trajtimin e çështjeve dhe ngjar-jeve të ndryshme historike, por pavarësisht faktit që kohët e fundit ka shumë përpjekje për rivlerësim apo ribalancim të këtyre vlerave duke u përpjekur për të rishkruar historinë, besoj se gjithsecili nuk mund të bjerë dakord me forma ekstreme të përdhosjes së atyre

që janë nderuar dhe do të vazh-dojnë të nderohen nga pjesa më e madhe e shqiptarëve si baballarët e kombit. Qasja ka të bëjë më tepër me përmbajtjen sesa me shkatërrimin barbar të formave që i përfaqësojnë këto vlera, si po ndodh për fat të keq në Shqipëri. Një rast që ilustron shumë mirë se mund të bëjë fjala akademike e lëshuar pa doganë drejt figu-rave të kombit por dhe se në çfarë krize neglizhence identitare kemi

arritur është gjendja e memorialit të Rilindësve në Gjirokastër.Në mes të verës, në datën 15 kor-rik, shqiptarët përkujtojnë ditën e vrasjes së heroit kombëtar Çerçiz Topulli dhe aktivistit kulturor dhe gazetarit Muço Qulli në Shkodër nga forcat malazeze të pushtimit, të denoncuar si patriotë shqip-tarë nga konsulli grek që ua njihte shumë mirë aktivitetin patriotik në shërbim të çështjes kombëtare shqiptare. Eshtrat e Çerciz Topullit

“kodra e Rilindësve” dhe memoriali i dhunuar i tyre“kodra e Rilindësve” dhe memoriali i dhunuar i tyre

ujtesa historike është një pro-ces që mund të punojë në dy drejtime. Drejtimi i parë është ai përkujtimor që është dhe varianti më i përhapur dhe që nënkupton sa vlera, ide dhe

personazhe i shërbejnë kombit vazhdimisht për të mbajtur gjallë ndërgjegjen kombëtare dhe i dyti është drejtimi mohues që është variant më pak i përhapur dhe që nënkupton që ngjarje, personazhe apo dhe vlera “harrohen” sërish për t’i shërbyer interesave kom-bëtare. Një rast i tillë është p.sh ai i Zvicrës, ku lufta e konfeder-atave në 1846 harrohet dhe nuk

Çerçiz Topulli

Page 25: dorian Koçi pagine italiane 24 36 “KoDRA E RiliNDësVE” DhE ... · PDF filesociologjia, antropologjia, ekonomia, ... një vend ne memorien kolektive me ... kemi konstatuar rreth

u morën në vitin 1936 dhe u rivar-rosën në Gjirokastër së bashku me vëllanë e tij Bajo Topullin në një kodër paksa jashtë qytetit, vend i cili u kthye në një vend pelegri-n a z h i për ç d o

shqip-tar që viziton- t e Gjirokastrën dhe e ndjente veten të lidhur me idenë kombëtare. Në vitin 1964 u kthyen në atdhe nga Kajro eshtrat e poetit dhe veprim-tarit të rëndësishëm të Rilindjes Kombëtare, Andon Zako Çajupi, dhe me këtë rast shteti komu-nist i kohës ndërtoi memorialin e famshëm të kohës me shqiponjën dykrenore të derdhur në bronz që qëndronte sipër një obelisku dhe në këmbët e obeliskut pre-heshin varret e vëllezërve Topulli, A.Z.Çajupit, Koto Hoxhit -pionierit të arsimit shqip në Lunxhëri- dhe Pandeli Sotirit, drejtorit të parë të Mësonjëtores së parë shqipe në Korçë (1887). Kodra prej asaj kohe u quajt kodra e Rilindësve dhe ishte vendi ku çdo 7 mars, 28 nën-tor apo dhe në përvjetorët e atyre që preheshin atje, vizitoheshin nga nxënës shkollash dhe shtre-sa të ndryshme të shoqërisë për të nderuar dhe kujtuar veprën e tyre. Memoriali ishte i veçantë dhe i vetëm i llojit të vet në Shqipëri, pasi asnjë qytet tjetër nuk kishte një monument për të përkujtu-ar figurat e veta të shquara të këtyre përmasave, si një panteon të vogël nëse mund ta quajmë në këtë lloj mënyre. Ekzistenca e tij nuk i prishte punë asnjë njeriu as ishte i mbushur me ideologji që përfaqësonte fitoren e njërit krah gjatë Luftës së Dytë Botërore që të pësonte shkatërrimin që pësoi pas viteve 90’.Varret u përdhosën duke u thyer,

shkronjat e emrave u fshinë, gurët dhe pllakat rrethuese u vodhën dhe u thyen, shqiponja u qëllua me plumba gjatë trazirave të 97’ duke i këputur kokën dhe shpuar gjithandej sa me të drejtë dikush që kish vizituar Gjirokastrën më parë dhe do të rikthehej sërish në

ditët e sotme do mendonte se aty kanë kaluar barbarët ose ndonjë hordhi e huaj që nuk kish asnjë lidhje shpirtërore me ata pesë burra të fam-shëm që preheshin aty. Një iniciativë e disa

të rinjve të Gjirokastrës

për të restauruar m e m o -rialin e s h k a t ë r-ruar hasi në fillim në indif-erencën e pushtetit lokal dhe të degës të institutit të monu-menteve kulturore që nuk zgjidh-nin mes tyre se përgjegjësi e kujt ishte për të filluar punimet dhe për pasojë Memoriali vuajti për disa muaj nga ky debat adminis-trativ ku të gjithë i donin të tyret Çercizin e Bajon me shokë por asnjëri nuk mendohej që të vinte dorën në xhep për t’i dhënë sta-tusin e merituar memorialit të tyre. Në prag të zgjedhjeve lokale të 2011, presioni i shoqërisë civile në Gjirokastër dhe Tiranë u rrit dhe kjo u bë një çështje e mirën-johur nëpërmjet shumë kronikave televizive si dhe të një emisioni special në Top Show, ku trajtohej lënia në mëshirë të fatit të këtij Memoriali. Bashkia e Gjirokastrës më së fundi reagoi duke çelur një fond për restaurimin e memorialit mirëpo, gjërat në Shqipëri edhe kur ka dëshirë për t’iu përgjigjur presioneve që bën shoqëria civi-le duket që nuk funksion si në të gjitha vendet. Fondi që u çel shpe-jt e shpejt shërbeu për të restau-ruar memorialin sipas shijes së atyre që po merreshin me të duke i përngjarë disa varreve publikë me mermerin e zakonshëm dhe asnjë rregullim tjetër territori, dhe

jo duke ndjekur logjikën e kthimit në identitet

të tyre sipas planit arkitekturor që ishte ndërtuar. Në vitin 1964 ishte ndërtuar një lloj guri gëlqeror me pika të zeza për

varret e tyre që ishte në harmoni

me ngjyrën e bronzit të shqiponjës, e cila ishte

gdhendur mjeshtërisht për t’i përngjarë një shqipon-je gati për fluturim dhe jo një shqi-ponje statike çka po mun-dohen sot të bëjnë r e s t a u -r u e s i t . Është e kuptueshme që nuk mund të riparohen gjërat që kanë kosto shumë të lartë (si p.sh dy pallate që kanë kër-cyer si përbindësha atje duke mos bërë të mundur që memori-ali të shikohet më nga rruga kom-bëtare Kakavijë-Gjirokastër) por plani urbanistik dhe arkitekturor i Memorialit ekziston në arkiva, ndaj çdo ndërhyrje atje duhej të shoqërohej nga konsultimi me të, duke realizuar kështu kthimin në identitet të këtij monumenti. Çdo dëshirë dhe akt i mirë duhet të shoqërohet me hapat e duhur për të marrë vlerësimin e duhur në komunitet, dhe të vjen keq kur kjo ekspertizë që ekziston nuk merret parasysh, dhe akoma më

keq dhe kur Memorialin e për-dor vetëm për qëllime elektorale. Në datën e vrasjes së pabesë të “Luanit të Gjirokastrës” nuk lexon asnjë rresht në shtypin e shkruar dhe asnjë veprimtari përkujtimore nuk organizohet. Një komb që në përpëlitjet e tij identitare fillon dhe shuan kujtesën historike të vler-ave dhe idealeve që e kanë krijuar është i destinuar për t’u kthyer në një masë amorfe popullate, mbi të cilën mund të kryhen gjithfarë eksperimentesh mbi shumëkom-

bësinë, një model që Evropa po e braktis për veten

e saj. Për këtë arsye dhe për qindra

arsye të tjera të ekzistencës së idesë kom-bëtare të shq iptarëve , vlerat dhe ide-

alet e atyre bur-rave të Memorialit

duhen përjetësuar në një vend të den-

jë prehje për ta, ashtu si populli e emërtoi: “Kodra e Rilindësve”.

s peciale

Page 26: dorian Koçi pagine italiane 24 36 “KoDRA E RiliNDësVE” DhE ... · PDF filesociologjia, antropologjia, ekonomia, ... një vend ne memorien kolektive me ... kemi konstatuar rreth

kena & ekranis

rupa të teatrove shtetërorë, kompani teatrore, të rinj akademish vinë nga SHBA dhe Madridi më 18 korr-ik për të interpretuar një

Shakespeare klasik, Lorca pa fjalë, vetëm me pantomimë dhe një “dance teatër” në shëti-toren kryesore të Sarandës. Nga Bullgaria njihemi me Alexander Volodin, nga Ukraina me Sergei dhe Alexander Belskin. Është “Festivali Ndërkombëtar Butrinti 2000” i ndërprerë për 2 vjet

(2011-2012), që kthehet sërish i organizuar nga Qendra Kombëtare e Teatrit Mesdhetar dhe i mbështe-tur me një fond prej 4 milionë lekë nga Qendra Kombëtare e Artit dhe Kulturës pranë MTKRS-së, si dhe nga Parku Kombëtar i Butrintit. Paratë e ministrisë janë afro një e treta e shumës që është dhënë herën e fundit që u mbajt festivali. Organizatorët vendosën që ai të organizohej edhe në këto kushte. Në edicionin e 12-të, që mba-het për 6 ditë në Teatrin Antik të Butrintit, jepen 5 shfaqje dhe nuk ka trupa me shumë aktorë si të viteve të shkuara, ku është parë një “Romeo dhe Zhuljeta” më 2010-ën, musical-i me 70 aktorë. “Do ketë trupa më të vogla, me 10-15, maksimumi deri në 25 aktorë. Nuk mund të merrnim më

Më 18-23 korrik teatri i dancit, pantomimës,

lëvizjes në Teatrin Antik

të Butrintit. Organizatorët

vendosin ta realizojnë edhe

me pak para

Page 27: dorian Koçi pagine italiane 24 36 “KoDRA E RiliNDësVE” DhE ... · PDF filesociologjia, antropologjia, ekonomia, ... një vend ne memorien kolektive me ... kemi konstatuar rreth

s kena & ekrani

të mëdha. Gjatë ditëve të festivalit do jepen katër shfaqje në teatrin e Butrintit dhe një do jetë në qytetin e Sarandës. Përzgjedhja e pjesëve dhe teatrove u bë edhe në bazë të kushteve që krijon Butrinti, është përfshirë teatri që e vë theksin te pantomima, plastika, lëvizja”, sqaron drejtori i festivalit, Alfred Bualoti. Me interes është ndjekja e aktivitetit nga të gjithë brezat e profesionistëve të teatrit, kur dihet se zhanre të tilla u janë prezantuar vetëm në kohën e lulëzimit të kompanive private teatrore, kryesisht në kryeqytet, ndërsa të rinjve u mësohet syri me praktikat e teatrit bash-këkohor. Të bazuara në ato të kohës priten të jenë “Shtëpia e Bernarda Albës” (Lorca) e luajtur nga teatri “Tribuene” i Madridit dhe “Pranverë. Verë. Vjeshtë. Dimër dhe…” me autor Alexander Belski, një histori dashurie e mbështetur në “Katër Stinët” e Vivaldit, e interpretuar nga Akademia e Teatrit të Muzikës dhe Plastikës “PYXY” Krivoj Rog, Ukrainë. Përsa i përket përkthim-it, për Bualotin, ai nuk është i

nevojshëm, “përgjithësisht nuk do jenë shfaqje të bazuara mbi dialogun dhe tekstin e mirëfill-të”. Sinopset pritet t’i vinë në ndihmë shikuesit. “Spiunazh në Epokën e Gurit” me regji të Plamen Markov, që hap festivalin, e interpretuar nga Teatri Shtetëror i Satirës “Aleko Konstantinov” dhe Akademia Kombëtare e Teatrit dhe Filmit “Kristo Sarafov” (Bullgari), do të ketë një prezantim paraprak. Ndoshta për këtë do ketë nevojë edhe “Shtërngata”, (me regji të John Blondell, regjisor i njohur nga publi-ku i Teatrit Kombëtar me “Ëndrra e një nate vere”), që e sjell Kompania Teatrore “Lit Moon Santa Barbara”, SHBA. Dashamirësit me zor presin të vijë Festivali Ndërkombëtar i Teatrit, sidomos në sezon vere, kur Tirana zbrazet, institucionet e kulturës mbyl-len dhe hapësirat e pakta që e bëjnë të këndshme një mbrëmje zhven-dosen në bregdet. Është fjala për ata që në 11 edicionet e mbajtura deri më tani kanë kërkuar të ushqe-hen me art që zgjon emocion dhe provokon ide. Urojmë që edhe këtë vit, në kushtet e kufizimit, kjo mos t’i mungojë “Butrintit”.

-Dy vite më parë Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve vendosi të mos e finan-cojë projektin e përvitshëm të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Butrinti 2000”. Edhe vitin pasard-hës ndodhi e njëjta gjë. Ministër asokohe ishte Aldo Bumçi. Alfred Bualoti, drejtor i Festivalit të Butrintit, jep si arsye për financimin e këtij viti (nga Qendra e Artit dhe e Kulturës pranë kësaj ministrie) me ndërrimin e drejtuesve të minis-trive, si për të kujtuar edhe njëherë historinë e shpërndarjes së fond-eve për projekte të ndryshme nga institucioni mëmë i kulturës. Kurse Bashkia e Sarandës e ka mbështe-tur aktivitetin më me rëndësi të jetës kulturore të qytetit vetëm me 50.000 mijë lekë (!).

-Në këtë “....Butrint” nuk do ketë një shfaqje shqiptare. Ftesa i është bërë Teatrit Kombëtar dhe

dt. 18 korrik, ora 21.30Teatri Antik Butrint“Spiunazh në Epokën e Gurit”Autor: Alexander VolodinRegjisor: Plamen MarkovTeatri Shtetëror i Satirës “Aleko Konstantinov” dhe Akademia Kombëtare e Teatrit dhe Filmit “Kristo Sarafov”, Bullgari

dt. 19 Korrik, ora 21.30 “Shtëpia e Bernarda Albës”Autor: Federico Garcia LorcaRegjisor: Irina Kouberskaya and Hugo PérezTeatri Tribuene Madrid

dt. 20 Korrik, ora 21.30 Teatri Antik Butrint“Shtërngata”William ShakespeareRegjisor: John BlondellKompania Teatrore Lit Moon Santa Barbara – Shtetet e Bashkuara të Amerikës

dt. 21 Korrik, ora 21.30 Teatri Antik Butrint“Pranverë.Verë.Vjeshtë. Dimër dhe…”Autor: Alexander BelskiRegjisor: Sergei Belski and Alexander BelskiAkademia e Teatrit të Muzikës dhe Plastikës “PYXY” Krivoy Rog, Ukrainë

dt. 23 Korrik, ora 20.30 “Si Engjëjt në Qiell”Regjisor: Luigi PezzottiShëtitorja kryesore e qytetit - Sarandë, Teatri Silence, Bergamo Itali

programi i Festivalit ndërkombëtar

të teatrit “Butrinti 2000”

Në Teatrin Antik të Butrintit

shkurt nga butrinti ai ka dhënë një përgjigje nega-tive. Bëhej fjalë për “Edipi Mbret”, bashkëprodhim i TK me Teatrin Kombëtar të Kosovës, që men-dohej më e përshtatshmi për skenën antike. Nuk arriti të jetë pjesëmarrës as Teatri i Metropolit i ftuar me “14 vjeç dhëndër”.

-Është një festival vetëm me fte-sa. Gjithkush që dëshiron të jetë pjesëmarrës thjesht duhet të jetë i pranishëm në Butrint më 18-23 korrik. Do duhej të vihej rregulli i shitjes së biletave kur kujtohet “Peer Gynt” i Ibsenit në vitit 2010, kur u ndërpre shfaqja. Për këtë anë problematike Bualoti shpre-het: “ Që nga edicionet e kaluara kemi një marrëveshje strikte me Parkun e Butrintit. Gjithçka që grumbullohej nga biletat i kalon-te pikërisht atij për të rikuperuar, ose për të ndihmuar në konservi-min e asaj që mund të dëmtohej

gjatë ditëve të aktivitetit”, pohon kështu drejtori dhe kujton për-vojat jo të këndshme të viteve të kaluara, kur spektatori prototip prishte qetësinë dhe e gjente me çdo mënyrë rrugën për të ulur në shkallare.

-Skena është ndërtuar nga fillimi. Edmond Xhumari, bashkorgani-zator i festivalit, lajmëron edhe se “janë marrë të gjitha masat për ndriçimin dhe foninë”.

Në edicionin e 12-të, që mbahet

për 6 ditë në Teatrin Antik të Butrintit, jepen

5 shfaqje dhe nuk ka trupa me shumë aktorë si të viteve të shkuara,

ku është parë një “Romeo dhe Zhuljeta” më 2010-ën, musical-i

me 70 aktorë

Page 28: dorian Koçi pagine italiane 24 36 “KoDRA E RiliNDësVE” DhE ... · PDF filesociologjia, antropologjia, ekonomia, ... një vend ne memorien kolektive me ... kemi konstatuar rreth

M agjia e tregimit

Nga MiMoza hYSa

gjithë ngërçi im i atij mëngjesi ishte se bash nëna më kishte tradhtuar. E kush e pret tradht-inë nga nëna?! Nuk duhet ta bënte atë proçkë atë mëngjes. Ishte larg mendsh. Dhe ta men-

doje që më kishte ndihmuar aq herë dhe më kishte nxjerrë nga situata në çaste të vështira. Por ja që sot i kishte humbur të gjitha. Si të mos i kishte bërë kurrë. Sot zilja e celularit tingëllonte pambari-misht, duhet të vrapoja pa marrë frymë dhe njëkohësisht duhet të ngjaja e qetë dhe e çlodhur. Pra, një kundërshti që donte bazë. Një ndërmjetësi e tërholltë që duhej mbajtur. Dhe baza ime ishte ajo. Që kishte gjetur ditën, kur mua më ziente bota, të VDISTE! E gjeta në kuzhinë, në kolltuk, me sytë mbyl-lur, sikur flinte. E shkunda se nuk më kishte hekurosur kostumin e edicionit të mëngjesit. Dhe nuk u përmend. E shkunda edhe një herë me më shumë vrull e padurim. Po ajo kishte zgjedhur, vërtet, o zot, të vdiste! Pa asnjë paralajmërim! Të më linte në baltë. Dhe nuk kisha kohë për t’u menduar gjatë. Ishte dita e ardhjes së presidentit të një vendi të madh, në një studio si e jona, ku e shumta kishte hyrë pronari barkmadh dhe ca politi-kanë komshinj apo moshatarë të shkollës fillore, analistë. E lajmet që do të jepja do të kalonin kufi-rin e lagjes, mëhallës, vendit....në ajër do të përhapeshin, në një rreth të zgjeruar dhe do të isha e Arrirë! Kështu që bëra shpejt e shpejt të vetmen gjë që mund të bëja në atë çast. Sa pa u zgjuar fëmijët, sa pa nisur britma, sa pa marrë lemerinë nëpër shkallë, sa pa u lajthitur telefonatat, sa pa u përhapur lajmi, si ato që jepja vetë. Dhe lajmi kur përhapet, nuk ka më kthim mbrapsh. Është ciklon që

të përlan. E për mua ishte dita e shumëpritur! E mbështolla shpejt e shpejt me batanije. Se nuk ishte mbuluar natën. Se kishte gdhirë aty. Ndoshta nuk kishte fjetur fare. Po unë duhet t’i vija pritë mendim-it dhe arsyetimit për diçka që nuk e kishte kohën tani. Shtupën tubit melankolik që të merr në qafë. Në fund të fundit, një ditë do të ishim të gjithë të vdekur. Kisha ditur të zgjidhja gjithnjë atë që duhej, në momentin e duhur. Kisha ditur ta rrëmbeja. Ishte inteligjenca e kohës. Dhe unë isha grua moderne. Rasti kapet për flokësh në një botë që sillet marramenthi. Ndaj nuk mund ta humbja rastin. E mbështolla të tërën, atë që atë çast, më prishte punë, atë që papandehur më ishte bërë pengesë dhe hapa divanin që kisha më afër. Se nuk duhet të bëja zhurmë, nuk duhet ta nxirrja lajmin më larg se një metër dysh-eme, katër faqe muri dhomë, dhe e futa, të flinte, në sirtarin e poshtëm të divanit, ku mbaja jorganët. Aty do të ishte mirë, butë, dhe do të më priste. Më kishte pritur një jetë, përse mos ta bënte dhe sot, kur ishte mëse e domosdoshme? Pasi e spastrova pengesën u turra tek hekuri e sakaq në kuzhinë mbiu vaj-za e vogël. Po nëna, ku është? Ka shkuar për kësmet. Si për kësmet? Nuk është koha për pyetje, i thashë. Ia thosha çdo mëngjes para se ta mbështillja me rroba, t’i mbushja gojën me ngrënje, ta pshurroja, ta laja, t’i varja në kurriz çantën dhe sapo të dëgjohej buria e makinës së shkollës, ta shtyja nëpër shkallë; ah, t’i jepja dhe të puthurën: mirë ardhsh, ardhsh mirë, dalsh mirë e kështu e ashtu...përmendësh, në jetën time përmendësh, der-isa ta kisha hequr edhe atë siklet e të merresha shpejt e shpejt me zgjedhjen e veshjes për të dalë. T’i

Andrzej Mazur, Expectation

Page 29: dorian Koçi pagine italiane 24 36 “KoDRA E RiliNDësVE” DhE ... · PDF filesociologjia, antropologjia, ekonomia, ... një vend ne memorien kolektive me ... kemi konstatuar rreth

M agjia e tregimitpandërgjegjshme anash syve dhe varjet e buzëve. Dhe kur truri në terrin tinxar të natës turret të kthe-het mbrapsh e të merret me ATË, njeri a kujtesë, është e nesërme...por që zbrazet me lajm që me natë...me klithma thirrje telefoni se janë përmbysur të gjithë, edhe ata të katit përsipër, edhe ata të katit përposhtë, edhe mali anash dhe ai përbri, e nga sytë e mi gurfullon e gjithë çfarë ndodh, me po të njëj-tin ritëm cikloni. Unë e fus në hulli ngjarjen e i vë radhë: në fillim lajmi i politikës, i brendshmi, i jashtmi, kultura në fund e sporti përmbyllës. Unë i vë radhë lëmshit të gurgulesë që na gjuan mendjet me gurë. E në këtë radhë nuk ka vend ngjarja per-sonale me nënën time. Ndaj refuzoj kategorikisht të mendoj për nënën, vendos me forcë që ajo të presë, se është njeriu im më i afërt, e mund të sakrifikohet edhe pas vdekjes, mund të më kuptojë, sepse, në fund të fundit, nuk i takon askujt të më ndalë mua vazhdën, këtë të drejtë mbi veten e kam vetëm unë. Unë do ta vendos se kur ajo do të vdesë. Dhe kur do të bëhet dita e funeralit. Kur ime më do të jetë për mua lajm. Po atë ditë as unë nuk jam në shtë-pi. E kanë pushtuar policët, zjar-rfikëset, mjekët, e unë më duhet kësaj herë të jap lajmin më të çudit-shëm e të jashtëzakonshëm, atë që nganjëherë del para lajmit të poli-tikës, para parakalimeve të min-istrave në festë, apo mbledhjeve parlamentare për ligje, dhe është ashtu siç e kam menduar: ime më është bërë lajm, tani po që mund të vdesë dhe unë do ta përcjell katër-cipërisht, me katërqind mundë-si, mënyrën sesi vdiq dikush, me emrin filan, në një ditë që vetëm ekspertiza e di dhe do ta gjejë, sesi u qelb diku nën divan, për çudi të gjithë botës në turr, dhe sesi e zbuloi tradhtari Xhim, qeni bulldok e i pacipë i komshiut, që nuk e dinte se kur e kishte radhën lajmi, e u fut hajdutçe në shtëpinë time. E megjithatë kësaj herë të tjerë, më të rëndësishëm se unë, më ekspertë se unë, do të merren me atë, nënën, që deshi të dilte mbi të gjithë e të vendoste vetë, pa pritur e papandehur, në një ditë vendim-tare për mua, t’ia këpuste kot, e të VDISTE. Tani po, që e ka radhën e unë mund të merrem me të live.

zhysja të gjitha mundësitë në mak-inë dhe kokën ta merrja me vete me gjithë krehër për t’i rënë borisë me sa fuqi, dhe, së fundmi, të për-plasesha në derën e televizionit. Aty kishte njerëz që do ta kapnin kokën time dhe do ta bënin të den-jë për drita, do ta ftillonin trupin me përzgjedhjen e radhës, do ta bombardonin me fjalët varg që duhet të thosha, me një zinxhir log-jike të pakthyeshëm, e më në fund makina ime do të ishte në punë, ashtu siç duhej, aty ku duhej, dhe, për besë, asnjë briçkë nuk do të mbeste pa zënë, e asnjë e çarë ku mund të hynte frymë njeriu. E sot, është ditë në plan të parë, ku për-sosmëria do të bërtasë nga ekrani, do të qepë sytë e lodhur të ndenja-cakëve, të gjumashëve, të fjeturve, kureshtarëve, të paditurve dhe të diturve tej pragut të duhur, se është i rëndësishëm pragu i duhur, nuk duhet të jesh as më poshtë e larg qoftë më lart...nuk duhet lënë asnjë briçkë ku të mund të futej fryma e qelbur e kritikës, sidomos sot, kur dorën ia jap ministrit të mbrojtjes së pari, dhe nuk mund t’ia mbaj gjatë, se ka më të rëndësishëm se ai, e janë të gjithë deri te kryet e botës në studion time, me ndriçim të jashtëm, me njerëz të jashtëm, me botë të jashtme, që gërryejnë politikë brenda trurit e trupit tim, të brendshëm. Asnjë fijegrimë nuk më ka mbetur për të ndjerë jashtë kësaj ngjarjeje dhe jashtë ditës sime...der-isa të jenë të fundmet lajme, derisa të mbyllen të gjithë sytë kureshtarë dhe syrin tim të rrudhur disi përreth, të këputur në vështrim, do ta rra-sin në makinën e punës, do të ma mbështesin kokën në ndenjësen e pasme, që të më vënë në dremitje e të mos kem kohë të mendoj për pushim, se pushimi do të mendojë për mua. Kësisoj gjithçka në shtë-pi është bërë me urdhër të parasë. Vajza ime ka shkruar, mësuar, kënduar, qarë nën urdhrin tim të celularit, e tani po e bëj shërbimin e fundit që më takon, ta mbështjell me jorgan e të plasem përbri në gërhit-je se ia hodha. Në darkën e vonë të shtetarëve, do të ketë vend rrëshqi-tas edhe për fytyrën time në kujtesë dhe në sytë e të gjithëve, do të kenë mbetur cepa buzësh prej meje në lumin e lajmeve. Çlodhja është e domosdoshme si dhe lodhja për të dystuar si me hekur rrudhacaket e

“Ndaj refuzoj kategorikisht të mendoj për nënën, vendos me forcë që ajo të presë, se është njeriu

im më i afërt, e mund të sakrifikohet edhe pas vdekjes, mund të më kuptojë, sepse, në fund të

fundit, nuk i takon askujt të më ndalë mua vazhdën, këtë të drejtë mbi veten e kam vetëm unë. Unë do ta vendos se kur ajo do të vdesë. Dhe kur do të bëhet

dita e funeralit. Kur ime më do të jetë për mua lajm”

Page 30: dorian Koçi pagine italiane 24 36 “KoDRA E RiliNDësVE” DhE ... · PDF filesociologjia, antropologjia, ekonomia, ... një vend ne memorien kolektive me ... kemi konstatuar rreth

ritike letrare

“Sahara” në perspektivën e Ismail Kadaresë dhe Vilson Blloshmit

K

e njëjta metaforë, mesazhe të kundërtaE njëjta metaforë, mesazhe të kundërtajë poezi me temë të përbash-kët, me të njëjtin titull, shkruar thuajse në të njëjtën kohë, nga dy poetë me fate skajshmër-isht të kundërt: njëri vazh-

doi të mbetej shkrimtar i nderuar e politikan i niveleve të larta (anëtar i Kuvendit Popullor), kurse tjetri u për-zu krejt nga bota me këtë imazh të fundit prej saj: dritën verbuese që prodhuan tytat e pushkëve të togës së pushkatimit.Poezia “Saharaja” e Vilson Blloshmit, e shkruar në vitet 1973-1974, u lex-ua vetëm nga autori, ndonjë mik i tij (kjo nuk është e sigurt), hetuesit dhe një mësues letërsie në gjim-nazin e Librazhdit, i ngarkuar nga hetuesit, për të shpjeguar përmba-jtjen [armiqësore] të saj. Shkretëtira, në këtë poezi, është alegori për një krijesë të vetmuar, “që ka shok veç emrin e saja”, që s’sheh ëndrra, që s’di të ëndërrojë, që bluan vetëm gurë në mendjen e vet, që s’ka këngë për të kënduar, që s’ka miq e shokë dhe trashëgimtarë biologjikë. Shkretëtira e tij është një plagë në shpinë të rruzullit, të cilën s’e vë re askush, dhe që, sipas gojëdhënave, është shpikur “kur i duhej njerëzisë mallkimi”. Ajo nuk shqetësohet për namin e keq të saj, ajo qesh kur e shajnë, gëzohet kur njerëzit grinden me njëri-tjetrin, dhe, kur dikush “mallkon e shfryn e shan”, menjëherë nga skutat e kujtesës së njeriut del në skenë Saharaja, sim-boli i të keqes, që e kthen në iden-titet (“shkretëtirë e mbetur shkretë”) vetëm drita e diellit.Në kushtet që është krijuar poezia dhe duke njohur fatin e autorit, ndon-jë mangësi kuptimore, ose sforcim i rimës e ndopak mungesë redak-timi i vargjeve është i kuptueshëm. Vjersha aludon qartë për Shqipërinë

e kohës së poetit, i cili ka rrokull thel-bin e saj, me metaforën: “plagë mbi shpinë të rruzullimit.” Këtë, pak vite më vonë, “eksperti” Koçi Petriti, do ta kishte interpretuar si një antitezë të sloganit të parapëlqyer të dikta-torit: “Shqipëria fanar ndriçues në botë”, por në janar 1977, kur ai bëri “ekspertizën”, Shqipëria nuk ishte prishur ende me aleatin e saj të fun-dit në botën komuniste e jo komu-niste, Kinën.Poezia e Kadaresë, “Sahara”, 1976, është alegori për një botë që i për-

ket të shkuarës dhe jo tërësisht e përcaktuar me identitet e kufij shqiptarë. Në origjinë, kjo botë ka qenë një perandori pjellore, plot blerim, e cila u braktis nga shirat, flokët e borës (“dhe iknin retë me karvanë”) dhe, rrjedhimisht, nga gjithçka jetësore. Zhdukja e jetës në këtë perandori, e krahasuar me menopauzën femërore, trajtohet si një zhvillim organik, si një proces natyror jashtë kontrollit të njeriut, dhe është në përputhje me dialek-tikën marksiste të progresit historik. Kjo është pjesa e parë e poezisë. Në pjesën e dytë (çdo pjesë ka tre strofa 4-vargëshe), poezia shpalos botën ku jeton poeti, në qiell, në fluturim, në avion. Duke kaluar

sipër shkretëtirës, ai kërkon diçka të gjallë me sytë poshtë, dhe e vetm-ja gjë që shquan është një këngë e dhimbshme kurbeti: “Mbeçë more shokë, mbeçë”. Perandoria, Ura e Qabesë, shkretëtira, janë koncepte me rezonancë në kujtesën e lex-uesit shqiptar: periudha otomane e shqiptarëve. Në pjesën e tretë, flitet për agresione kulturore që “përsh-kojnë botën skaj më skaj”. Kultura që përfaqëson poeti (normalisht, kultura socialiste), është në betejë me kulturën e një bote që, ashtu si

perandoria osmane, ka një urë të famshme: ura e hekurt e Bruklinit (Nju Jork). Dhe, për t’u mbrojtur nga agresioni, përdoren këngët pop-ullore, njëra prej të cilave është ajo për Urën e Qabesë. Poezia mbyllet me një lloj toni militarist, me këngët popullore që rrinë “si karakoll në post të parë”.Poezitë janë të dyja qartësisht poli-tike, por, të shkruara me qasje të kundërta, në kohën e një regjimi politik që nuk e lejonte diversite-tin, është e kuptueshme që poezia

Blloshmit ta ketë mesazhin më të fshehur. Por, ama, një gjë është e sigurt, “Saharaja” nuk është një poezi hermetike – me figuracion të vështirë për t’u zbërthyer, siç e ka vlerësuar “eksperti”, një mësues letërsie në një shkollë të mesme në per-iferi të Saharës. Duke e lexuar poezinë, mjaftojnë pak elementë për të rrokur kuptimin e saj: Saharaja, mallkimi i njerëzimit, vet-mia, urrejtja që prodhon, mjaftojnë për të ndërtuar

një analogji me diktaturën komuniste e cila e kishte zbritur nivelin e jetës në kufirin minimal të ekzistencës (Sahara), e urryer nga të gjithë jashtë e brenda vendit (mallkimi i njerëzim-it), e izoluar nga bota (vetmia) dhe në luftë klasash të përhershme (urrejt-ja). Edhe figuracionin në vjershën e Kadaresë, megjithëse është në përputhje me frymën politike të reg-jimit, nëse dikush do të kishte qenë tendencioz, mund ta klasifikonte si hermetik, sepse ai nuk i thur lavde të drejtpërdrejta diktatorit dhe partisë, që për anëtarët e Lidhjes së Shkrimtarëve ishte thuajse normë, por krenohet, në mënyrë alegorike, me botën që ata i kanë krijuar dhe ai po e shijon.

Poezia e Kadaresë, “Sahara”, 1976, është

alegori për një botë që i përket të shkuarës dhe jo tërësisht e përcak-

tuar me identitet e kufij shqiptarë. Në origjinë, kjo botë ka qenë një peran-dori pjellore, plot blerim,

e cila u braktis nga shirat, flokët e borës (“dhe iknin retë me karvanë”) dhe,

rrjedhimisht, nga gjithçka jetësore

Page 31: dorian Koçi pagine italiane 24 36 “KoDRA E RiliNDësVE” DhE ... · PDF filesociologjia, antropologjia, ekonomia, ... një vend ne memorien kolektive me ... kemi konstatuar rreth

SeKSi dhe qyTeTi Qyteti: me buzë të vogla e të mëdhame qendër bulimi sa një mollëz gishti, vazhdimisht në vërtitje.Nga tarracë e pallatit Dielli ngjan si gjëndërqë derdh dritë të majmur, të verdhë mbi tëdhe mbi reklamat si vitamina larushe nëpër kapilarë.Në rrugët me shtyllë kurrizore dhe uniformëlëvizin tutje-tëhu si gjaku në organin e burritmakina të ngjeshura në trafik, të bëra trup.Taksi të verdha vrullin - çojnë në aeroport njerëz që kthejnë kokën pas,unë u lë radhë, me mirësjellje, si lihen të parat zonjat të kalojnë,sepse e parë është dhimbja, apo jo?Koka - shtëllungë me lagështirëmë zbret zi zhivë, dy gradë më poshtë mes shpat-ullave si organ i rënëtulat sytë e veshët nga gjithë kjo gjellëtirëtek ndiej të pluskoj kuturu si gjeth majdanozi në supën e ngrohtë...E ke vënë re? Qyteti të zë kur je vetëm,si pija kur je pa ngrënë.

Papritmas. Ti. Përballë.Rruazat e kuqe piklojnë në vërtitje si në galaktikëradhiten të mbajnë ekuilibrin.Instinkti më përgjon. Bëhet shuk, fërgëllon,ka frikë se mos bëj një hap e të përqafoj,skuqet dhe lëvrin duart si insekt që seç i ka ngjitur.Në stomak shpalosen kërpudha kokëtullace,kërcejnë mbi to ankthet si mbi gurët e dalë të lumit.Të gjitha qelizat e jashtme janë mpirë si në gjumë,nderë si flokë të prerë në dysheme parukerie.Veç sytë, dy shina tymnaje pas rakete të hidhen përsipër.Zëri luhatet në qendër si e mërkurë,fjalët kapen ngushtë pas meje si tufë gjethesh në kërcell.Unë pres të më renditësh arsye në hierarki si lulet e orkidesëpor në fakt, po gënjej:dua të jesh thjesht një bimë kacavjerrëse me loze mbi lëkurëtë puthitesh e të futesh mureve të mia pashqitshëmme të gjitha fijet, në të gjitha poret, si furçë,të më mbërthesh, të më zësh ngushtë

e ashtu, në përqafim, kur veshin ta cik me buzëtë ndjej se palca të ndizet si fitil baruti aty midistë shpërthejnë qindra “hsssss” dëshire të mprehtëdy gjarpërinj ndërkallur në një lëkurë.

ShTëPiTë Me qirAQytet. Ndërtesa thurimë me dritare si arna.

Shtëpitë e dhëna me qira janë mitakesi të frustruara, të paqeta,plot me cepa për frikëra e trande,ku rrihet me gjunjët mbledhur, pafuqishëm, veç duke pritur.Shtëpitë me qira ndërrojnë sekrete, banorë e miqi ndërrojnë si udhëtarë autobusi ëndrrat e sirtarëvendërrojnë fotografitë e të dashurve në murefotografi të vdekurish e të gjallësh që merren me vete në çdo shpërnguljesi era e këmbëve, si zakonet, si lutjet.Shtëpitë me qira janë si dashnoret:aty nuk mund të nguleshas vetë, as gozhdën për të varur xhaketën e miqveapo të varësh çadrën tënde që të mbron prej botës.Një shtëpi me qira nuk është një prehër mëme,nuk është një atdhe ku mund të rikthehesh një ditë.Një shtëpi me qira është një breg i huajku ti as merr, as jep, as lidh.Kështu jam unë, kështu je Ti, miku im:shtëpi pa banor të përditshëm për të shkëmbyer frymë...

ruTiNAShtrirë: gjymtyrët - katërcepëshe si lëkurë e hed-hur bananeje.Koka mbi jastëk - një shtupë e hapërdarë çimentojeme gjalma ku kanë ngecur cifla ndjesish negative,krimba mbërthyer pas brejtjes së gjetheve.

Rutina është tamam një grua e palumtur,grua që balsamos kokën me llak për t’u dukur në rregull,i ngreh veshët si maja gjetheshpër të ushqyer mendimet e saj imcakee përsillet nëpër shtëpi duke thënë lutje të vogla me vete.

Rutina është një vjerrhëz e brendshme, veçse më pak e tmerrshme,e gërmuqur si shtojcë, një njeri inkilit,turlis për inatin tim rrengje të vogla përqark:ekspozon pluhuromat si krem plazhi mbi mobilie,bën thirrje të dërdëllueshme për t’u marrë me sendetpër t’i bërë punët me dorashka plastike,kurdis orën mbrapsht e ma bën ditën si vezë të flashkur,të zbehtë si grua me zakone,pafuqi që me zor pret që nata ta shkëlqartë...

Rutina është një shkretëtirë e tërë e rrudhosurqë nuk duhet shëtitur qetë mbi gamile

por t’i biesh me hekur të nxehtë me avullsi në një çarçaf të zhubrosur basme.

BeSTSellerNë vitrinë – libra bestseller shkruar nga psikologëqë s’janë gjë tjetër veçse kristianë të veshur me letërsi.Një institucion i ri. Të mësojnë si të mbash raportin në çift.Të avisin kah derës së tyre dhe të cysin të japësh para,të marrësh një faturë e të drogojnë me idelehtësuese që zgjasin 3 ditë.Ata nuk trokasin derë më derë si Dëshmitarë Jehovai.Virozë e tyre shket me finesë,si gazetë që mbështjell drekën e një gruaje të reqë punon në administratë. Bashkë me gjellën e ngrohtë,ajo ndan me shoqet idenë modernese këtë pasdite s’do të shkojë në qendër estetike a tregtare, si zakonisht,por do të shkojë te një psikolog.Ai, megjithëse rri në një kolltuk vërtitës, është më i aftë se fallxhoret:të mbush mendjen se lopa ripërtyp çamçakëz, jo bar;i lë asaj detyrë shtëpie të kërkojë në barin e mendimeve,si vezët shumëngjyrëshe të pashkës,ndonjë çast të cilin ia vlen ta vërë në kornizë.Poooor.... e gjora ajo...si t’i vërë veshjet e përlyera intime në vitrinë?

Psikologët janë shtuar më shumë se reklamat...depresioni përhapet si krizë.

diMërDimër.Kapelat e pemëve janë thërrmuar trotuareve,copë-copë, si puplat pas luftës me jastëkë.

Njerëzit kanë filluar të mbyllen në pantallona.Mbajnë erë fasule shtëpitë perdembylluraku tenxheret e presionit zukasin si gjinkalla:u mbajnë iso makinave, që rendin si nota muzike në pentagramet e rrugëve.Bubullimat - këpucë të rënda burri mbi shkallare dërrasetrembin vetëtimat,që ikin të frikësuara si gra budallaqee përpihen nga rrufepritësit, si fill makaroni nga goja e një fëmije.Nën çadrën-kapak tenxherejeunë ngre avuj të tejdukshëm si kandil detiqë lëvizin pa muskuj.Në kokën time nuk ka më vetëtima të zeza zbrazëtire.që ma shkonin dritën e syve në vrimë gjilpëre.Ushqimin e picërruar nuk e ruaj më në frigoriferin e jetës sime...e kam ambalazhuar me sy me ngjyrëdhe tani ka pamje e aromë vitamine.

V argje

nga Rudina Çupi poezi

Rudina Çupi është autore e tre librave me poezi: “Mos ma kujtoni vdekjen” (1994), “Shkopsitje”

(2006) dhe (2010). Së shpejti pritet të botojë një kolanë librash për fëmijë. Shkruan herë pas here

artikuj në shtypin e përditshëm. Aktualisht punon si redaktore në një shtëpi botuese

Page 32: dorian Koçi pagine italiane 24 36 “KoDRA E RiliNDësVE” DhE ... · PDF filesociologjia, antropologjia, ekonomia, ... një vend ne memorien kolektive me ... kemi konstatuar rreth

antalYaT rend

Nga egi Shalzi

një parajsë e prekshme...antalYa

Page 33: dorian Koçi pagine italiane 24 36 “KoDRA E RiliNDësVE” DhE ... · PDF filesociologjia, antropologjia, ekonomia, ... një vend ne memorien kolektive me ... kemi konstatuar rreth

rend

edhe për shqiptarët

Page 34: dorian Koçi pagine italiane 24 36 “KoDRA E RiliNDësVE” DhE ... · PDF filesociologjia, antropologjia, ekonomia, ... një vend ne memorien kolektive me ... kemi konstatuar rreth

ëRPLAsJAëRPLAsJAPPatricia Templeton u shkrydh me nge mbi ndenjësen e kashtës dhe shikoi nga hori-zonti ku deti me qiellin shkriheshin në një si vijë të turbullt që i krijonte përshtypjen e pafundësisë. Lezeti i krijuar nga pam-ja dhe flladi që vërshonte nga thellësitë

detare drejt rërës, u shumëfishua kur piu gllënjkën e parë nga kokteji me rum dhe fruta të freskëta tropikale që i kishin vendosur përpara, i shërbyer me hijeshi të rrallë, stolisur me lule të egra dhe bimë aromatike. Ajo po mendonte se vija imagjin-are që shënonte pikën më të largët të shkueshme nga syri njerëzor, duke ofruar në këtë mënyrë iluz-ionin e pafundësisë, ndoshta ishte vetë emblema e kësaj të fundit, dhe ndoshta edhe vetë pafundë-sia. Në fund të fundit, rrumbullakësia e planetit dhe horizonti që përvijonte i pandërprerë në të gjithë globin, nga të gjitha drejtimet e mundshme dhe nga një mori e pambarimtë perimetrash, ishte në fakt, pafundësi.Mendimi iu ndërpre kur ndjeu diçka tmerrë-sisht të ftohtë t’i rrëshqiste mbi shpinë dhje kërceu përpjetë duke lëshuar një klithmë të lehtë dhe duke u kthyer rrëmbimthi. Zgërdhierja e Alltanit njëherësh e acaroi por dhe e lumturoi. “Ke mbetur kalama”, bërtiti ajo dhe u përfshi në përqafimin e madh të të birit. Kur ngriti kokën vuri re për herë të parë ngjashmërinë e përbashkët të disa prej tipa-reve të tyre të fytyrës, të cilat nuk ia kishte vënë re më parë dhe kuptoi se djali ishte rritur tashmë. Por, shi-kimi i tij kishte tërësisht hijen e Muratit, ndaj e pyeti nëse ai e kishte takuar të atin. “në fakt p o dhe po prisja të vije ti që të të takoja dhe të të thoja bisedën që kemi pasur bashkë”, tha Alltani. Termi “bisedë” kur përdorej me kuj-des për Muratin nënkuptonte se një diskutim i pakëndshëm kishte ndodhur, por Patricia nuk u çudit. Karakteri jotolerant i Muratit, i përshkallëzuar edhe më me kalimin e viteve, kishte bërë që ajo të ndahej prej tij, edhe pse nuk i mbante veçanërisht mëri për ndon-jë dramë specifike.

Pasi e dëgjoi me kujdes të birin, ajo psherëtiu thellë, mbështeti kokën në ndenjëse dhe shikoi në boshllëk. Të dy heshtën duke dëgjuar detin, në një farë përhumbjeje të sinkronizuar. Pas pak minutash, ajo u ngrit ndenjurazi dhe kapi mjekrën me dorë. “Besoj se ka një zgjidhje ligjore për këtë hall, por duhet ta flas me Seferin”, tha ajo. Seferi ishte juristi i saj. Patricia zotëronte sipërmarrje, apo aksione në një sërë biznesesh në Turqi dhe Australi, por dinte të delegonte përgjegjësi dhe t’i jepte vetes më shumë kohë të lirë nga ç’bënin rëndom shumica e femrave sipërmarrëse, të cilat zakonisht i pushtonte histeria e mikromenaxhimit. Ajo e dinte se manovra që kishte ndër mend do ta tërbonte Muratin por në këtë pikë, besonte se kishte ardhur koha që arroganca e tij të përballej me një leksion të mirë njerzillëku.

Ndërkaq, Orbai ishte kthyer në Stamboll dhe po stërvitej me pesha në palestrën që ndod-hej pranë shtëpisë së Sevimit, kur befas vuri re shefin e sig-

urisë së Murat beut dhe trupro-

jën e

këtij të fundit që po e shihnin duke e komentuar në nga ana tjetër e sallës. Ai i shpërfilli dy divat dhe vijoi të stërvitej. Pasi kishte dalë nga dushi dhe po i drejtohej dollapit të tij, dy burrat iu afru-an duke nënqeshur. Ishin lakuriq dhe Orbai hodhi shikimin nga gjenitalet e tyre duke thënë: “Muskuj shumë por me takate të vogla”. Fytyrat e burrave u egërsuan dhe njëri syresh lëshoi një të sharë të rëndë. Orbai u zgërdhi dhe u ktheu shpinën duke u marrë me sendet në dollap, kur dora e njërit prej

Në një epokë telenovelash dhe romancash për shtëpiake të lën-duara në butësinë e tyre lënë pas dore, u pa e udhës që të ketë krijime shqip të këtij zhanri fort të nderu-ar dhe njëherësh të lakmuar nga gratë e vajzat (por dhe burrat) e të gjitha moshave dhe prirjeve. Epsh,

Episodi XIII

Nga erviN qafMolla

neps, lezet pa mbarim, dramë dhe edepsëzllëqe, ashikë dhe dylberë, bashkë me marrosjen e arabeskave shpirtërore të Osmanisë triumfuese të këtij shekulli, vijnë të gjitha në këtë krijim që u serviret lexuesve ndërsa shkruhet.Të gjitha episodet e romancës erotike

“Ëndrrat e Tulipanëve” shkruhen njëra pas tjetrës, duke lejuar imag-jinatën e shthurur, dekadente dhe lezetonjëse të autorit Ervin Qafmolla, që të marrë udhët. Një romancë turke siç ua kërkon shpirti. Puntatat e kaluara mund ti shijoni në www.gazetafenix.com

tyre e mbërtheu për zverku.Pa e kthyer kokën, Orbai i mbërtheu gishtin e madh me dorën e djathtë dhe duke u vërtitur në sup,futi krahun e tij të majtë nën krahun e tjetrit. U rrotullua i gjithi në të majtë dhe pa si shefi i sigurisë së Muratit kërceu në ajër dhe ra në tokë duke lëshuar një britmë dhimbjeje. Britma u ndërpre menjëherë nga një goditje me thembër në mjekër dhe vigani pushoi në paqe. Agresori tjetër kishte ende gojën hapur nga për-shkallëzimi i situatës dhe instinktivisht kishte ngritur njërin krah për të lëshuar një grusht kur Orbai kërceu në ajër duke u rrëzuar përpara tij. Por ende pa rënë në tokë i kishte dhënë një goditje me shkelm në anë të gjurit dhe ndërsa dhimbja po ndiqte ende rrugën e saj nga recep-torët në tru, ai kërceu si me sustë duke përdorur supin e vet si platformë dhe e sulmoi gorillën me një kombinim të sinkronizuar bërrylash, grushtesh dhe parakrahësh. Truproja e Murat beut ra mbrapsht duke bërë zhurmë ndërsa gjaku i shpërtheu nga hundët.Orbai u kthye nga viktima e tij e parë dhe vuri re se ai ishte përmendur dhe po ngrihej. E kapi për flokësh dhe e goditi me gju në kokë me një lëvizje anësore. Tjetri ra përsëri, kësaj here përmbys dhe pa lëshuar zë. Kur pa për-reth, Orbai ndeshi në shikimet e llahtarisura të spektatorëve dhe u buzëqeshi si të mos kishte ndodhur asgjë. U vesh shumë shpejt dhe doli nga ndërtesa duke u zhdukur nëpër turmat e njerëzve. Kamerat e kishin kapur fytyrën e tij,

por nëse të fortët e Muratit do ta denonconin, ai kishte me bollëk dëshmitarë që do të thonin se ishte sulmuar nga të dy.Orbai vinte shtatmesëm, por ndërsa në dyluftime me shpatë hahej dhëmb për dhëmb me Alltanin, për përplasje fizike nuk ia kalonte njeri. Ndryshe nga miku i tij ai vinte nga një familje e mesme turke dhe i kishte ngjitur shkallët e ushtrisë një nga një. Kishte përfunduar edhe një stërvitje të përparuar të forcave speciale, ku aftësitë e tij të shkëlqyera si kickboxer ishin pasuruar edhe me taktikat e frikshme të specialëve. “Jam kureshtar se çfarë do i thonë hirësisë së tij”, vërejti ai buzagaz ndërsa Sevimi po i fashonte njërën dorë. Me të përfundu-ar fashimin, ajo futi dorën brenda pantallonave të tij dhe i hipi sipër duke i futur gjuhën në gojë.

s eriali

Page 35: dorian Koçi pagine italiane 24 36 “KoDRA E RiliNDësVE” DhE ... · PDF filesociologjia, antropologjia, ekonomia, ... një vend ne memorien kolektive me ... kemi konstatuar rreth

ë një qytet të vogël si Struga mund të kalosh një ditë të qetë buzë Drinit, ndërsa mbrëmjet shijohen bukur me muzikë rock. Për Besfort

Ibraimin, kitaristin e “Big Trio”, vështirë se jetohet me rock edhe pse ai vazhdon të luajë çdo të premte-të shtunë, ora 22.30- 1.00 te “Jazz Blues Fox”, “Art Kafe” ose te “Luciano”, dhe ditë të tjera udhëton për në Dibër, Kërçovë, Gostivar, Shkup. Në mesjavë e pret Tetova. “Të ardhurat janë pak. Nëse nuk ke një punë tjetër s’mund të jetosh vetëm me “live”-in. Gjatë verës, bashkë me një grup shkoj nëpër dasma. Po ashtu, bëj punë shtesë si kameraman dhe montazhier në TV “Alsat” në Maqedoni”, rrëfen muz-ikanti që ka 20 vjet me rock-un. Për një qytet të vogël si Struga, audien-ca me 200-400 njerëz është e mirë. Por kjo nuk ndodh gjithmonë. Është stina e verës ajo që sjell vizitorët nga Shqipëria dhe Kosova, po edhe turistët (ekonomia mbahet nga ata në pjesën më të madhe të kohës), në “Kafenë e Artit”, ku ka arritur të mblidhen edhe 700 vetë. Gjatë vitit nuk është vështirë të përfyty-rohet atmosfera. Janë të paktë dëgjuesit, 1 herë në javë (me ras-te edhe në 2 javë) bëhen bashkë maksimumi 150 vetë. Dihet nga vjen ky largim. “Ndërrimi i brezave

Tre herë në javë “live”, udhëtime jashtë vendit, krjime të reja dhe vështirë t’ia dilet mbanë. Historia e Besfort Ibraimit në Strugë

nuk jetohet vetëm me RoCkT inguj

Në vitin 2003, Besfort Ibraimi hyn në grupin “Shekulli i dreqit” (1993), ndër të parët hard-rock në Maqedoni, që u “u zbut” në albumin e tretë për të fituar audiencë. Pjestarë të tij ishin: Qani Allka (vokal), Menderez Lumani (Kitarë), Artan Kamberi (tastierë), Bajram Ismaili (bateri), Nderim Selmani (solo kitarë) dhe në kitarë bass vetë ai. “Shekulli i dreqit” vazhdon të performojë edhe sot. Ka qenë i pran-ishëm në Tiranë, Korçë, Pogradec, Prishtinë, Shkup, Tetovë, Gostivar dhe në kohën e projekteve të mëdha ka performuar në ambiente të hapura në Zyrih dhe Mynih. I fundit koncert ka qenë më 2009 në Maqedoni. Me “Big Trion” kitaristi luan nëpër bare qysh nga 2007-ta. Pjestarë të saj janë dy nga hard-rock-u i 93-it, Menderez Lumani (vokal dhe kitarë solo) dhe Artan Kamberi (tastierë). Kurse Besforti interpreton në kitarë, por realizon edhe back vocal. Me interes është edhe historia e tij me kompozimin. Është ulur të shkruajë rock dhe balada qysh 18 vjeç. Është krijues i “Ndjenjë e gabuar”, “Duam që të duam”, “Në shkollën e dashurisë”, “Nuk e di”, të kompozuara nga 1995 deri më 2005. Pas kësaj kohe i kushton më tepër rëndësi musicës “live”. J.Pasku

dhe bombardimi me komerc për çdo ditë”. Infektim e quan këtë fenomen rrokeri, që përpiqet ta kënaqë një të ri me Bon Jovin, sepse 50 vjeçari zor se ndahet nga Led Zeppelin e të tjerë legjenda të viteve ‘70. Besforti ka filluar të merret seriozisht me muzikën që po “elektrizonte” perëndimin aso-kohe kur pa në ekran “Whitesnake” dhe “Bad Company”. “Whitesnake janë modeli im, arsyeja pse mësova kitarën. Me ta jam rritur dhe vazhdoj t’i dëgjoj me të njëjtën dëshirë edhe sot”, vijon kitaristi dhe nuk mund ta shmangë yshtjen që krijuan te ai qoftë edhe përmes ekranit, djemtë që visheshin ndryshe, që dukej se bënin një jetë të lirë dhe pa andral-la, nuk pranonin konformizmin dhe materialen. Deri në 94-ën u mor me kurse kitare. Tre vite më vonë u fut në Fakultetin e Muzikës në Tetovë, që e përfundoi më 2001. Nga dy dekadat që kaluan me muz-ikën, kuptoi se nuk i do më festivalet ku ”marrin pjesë ata që duan të pro-movohem, por që nuk dinë të kën-dojnë. Bashkë me miqtë e tij është përpjekur t’i kushtojë më tepër rëndësi muzikës dhe interpretimit, pasi “ performancës ia kushtojnë njerëzit që nuk kanë talent. Duam vetëm të degjohemi dhe audienca të harrohet në rock bashkë me ne”, përfundon optimist Besforti.

BEsfoRTi DhE gRuPET

Page 36: dorian Koçi pagine italiane 24 36 “KoDRA E RiliNDësVE” DhE ... · PDF filesociologjia, antropologjia, ekonomia, ... një vend ne memorien kolektive me ... kemi konstatuar rreth

Graaf Generator, Black Crowes e Steven Wilson. Ma questa man-ifestazione può vantarsi di aver ospitato negli anni mostri sacri come David Bowie, Bob Dylan, Carlos Santana, Frank Zappa o Pat Metheny.Nato nel 1980 come primo fes-tival italiano dedicato a questo genere musicale, il Pistoia Blues Festival è una sfida vinta con successo dai suoi promotori,

che ancora oggi por-tano avanti questo

Si è conclusa la 34° edizione del Pistoia Blues Festival, la storica manifestazione che ha portato in Italia negli anni gente come Bob Dylan, Muddy Waters, Jethro Tull, David Bowie e Frank Zappa. Buona la cor-nice di pubblico di quest’anno, brillano Harper e Musselwhite, mentre delude Liam Gallager

agine italianeP

pistoia, dove il blues è anCoRa di Casaprogetto con convinzione. La prima edizione, ormai entrata nella leggenda per gli appas-sionati, annoverava artisti come Roberto Ciotti, Fats Domino, Muddy Waters e Dizzy Gillespie, in un periodo in cui l’Italia era tendenzialmente tagliata fuori dai grandi tour musicali inter-nazionali. Successivamente gli organizzatori, rappresenta-ti essenzialmente dall’associ-azione Blues In presieduta da Giovanni Tafuro, hanno deciso di aprire a generi musicali diversi dal blues puro. Tra annate difficili

e altre particolarmente memo-rabili, come quella del 1988 con il grande Stevie Ray Vaughan o quella del 1999, dove piazza del Duomo

non riuscì ad accogliere tutte le migliaia di spettatori accor-si per applaudire i Jethro Tull e Patti Smith, il festival è arrivato ai giorni nostri rappresentan-do un appuntamento fisso non solo per i cittadini pistoiesi nostalgici e per gli amanti del blues, ma anche per gli appas-sionati in genere della musi-ca live. Purtroppo, e questo è un dato di fatto, l’epoca d’oro della musica dal vivo sembra

a passione per la musi-ca suonata dal vivo e il calore del pubblico nelle notti d’estate, il tutto in una delle piazze tos-

cane più belle e scenografiche. Sono questi gli ingredienti del Pistoia Blues Festival, di cui si è conclusa nei giorni scorsi la 34° edizione: cinque i con-certi in cartellone quest’anno, che hanno coinvolto tra gli altri Ben Harper e Charlie Musselwhite, Van Der

ROBERT CRAy foto Paolo Benvenuti

Page 37: dorian Koçi pagine italiane 24 36 “KoDRA E RiliNDësVE” DhE ... · PDF filesociologjia, antropologjia, ekonomia, ... një vend ne memorien kolektive me ... kemi konstatuar rreth

P agine italiane

essere definitivamente giunta al termine, e lo dimostrano i poco entusiasmanti numeri delle pre-senze ai concerti, a dispetto dell’alto livello di questi ultimi. Del resto in una fase in cui molti festival, magari anche prestigio-si, si vedono costretti a chiudere i battenti, il solo fatto di resistere riuscendo comunque a proporre una programmazione interes-sante, è certamente un vanto per il Pistoia Blues. Che la causa di ciò sia semplicemente la crisi economica generalizzata oppure il web, che forse rende le giovani generazioni meno soggette a subire il fascino della dimensi-one live, o che magari il tutto sia dovuto all’esistenza di una mag-giore offerta estiva in tal senso, il risultato non cambia.L’edizione di quest’an-no dunque non ha registrato picchi nell’affluenza di pubblico, pur a n n o v e r a n d o in cartellone alcune esclu-sive nazionali. La prima ser-ata ha visto ad esempio Ben Harper e Charlie Musselwhite inau-gurare proprio sul palco pistoiese il tour europeo che li porterà in giro per il vecchio continente a promuovere il disco realiz-zato insieme, ossia “Get Up!”. Nella bella piazza medioeva-le circa quattromila persone hanno assistito al concerto del chitarrista californiano e di Musselwhite, che lo stesso Harper ha definito come il «più grande bluesman di tutti i tem-pi». Accanto ai brani dell’ulti-mo album i due hanno voluto regalare al pubblico anche alcune cover di Led Zeppelin e Fats Domino. La sera suc-cessiva, invece, il pubblico era dimezzato per i Black Crowes, che però si sono presentati in ottima forma ed energetici come non mai. Atmosfere più insolite per la serata dedicata agli

amanti del progres-sive: il terzo concerto ha visto avvicendarsi sul palco del Pistoia Blues i Van Der Graaf Generator e il leader dei Porcupine Tree Steven Wilson. Il trio composto

dai t r e

m e m b r i originali dei

Vdgg, ossia Hugh Banton, Guy Evans e Peter Hammill, ha suonato per un’ora e mezza, improvvisando e ripro-ponendo qua e là alcuni dei loro pezzi storici. Generoso anche lo show di Wilson, accompagnato

da video e immagini. Deludente, invece, la penultima serata: i Beady Eye dell’ex Oasis Liam Gallagher hanno suonato per un’ora scarsa e il loro leader, poco intonato e dinamico sul palco, alla fine è stato fis-chiato da un pubblico che probabilmente si aspettava qualcosa di più da un’esclu-

siva nazionale. Tutta un’altra storia per il concerto finale: tre icone del blues made in Usa come Robert Cray, Robben Ford e Lucky Peterson non hanno deluso. Dopo il progetto par-allelo del leader Tiromancino Federico Zampaglione, Peterson ha regalato momenti di pura gioia al pubblico, soprattutto quando è sceso dal palco per suonare la sua chitarra in mezzo alla platea. La grinta e i virtuo-sismi di Ford e Cray hanno fat-to il resto, donando all’archivio del Pistoia Blues Festival forse non numeri da record, ma un concerto di puro blues che non ha avuto niente da invidiare ai cosiddetti tempi d’oro.

l’edizione 2013 del Pistoia Blues festival si è tenuta

dal 3 al 7 luglio con eventi collaterali, concerti e appun-

tamenti sparsi per la città. www.pistoiablues.com

Peterson ha regalato momenti di pura gioia al pubblico, soprattutto quando è sceso dal palco

per suonare la sua chitarra in mezzo alla platea

Ben Harper e Charlie Musselwhite

Page 38: dorian Koçi pagine italiane 24 36 “KoDRA E RiliNDësVE” DhE ... · PDF filesociologjia, antropologjia, ekonomia, ... një vend ne memorien kolektive me ... kemi konstatuar rreth

Horoskopi (15-21 korrik 2013)

Bukuria e vërtetë është diçka që sulmon, mposht, zhduk, dhe në fund shkatërron.

Çfarë mund ta transformojë këtë botë – dija. E kupton çfarë dua të them? Asgjë tjetër s’mund të ndryshojë asgjë të kësaj bote. Dija, e vetme, ka fuqinë ta transformojë botën, ndërkohë që e lë fiks ashtu siç është. Kur e sheh botën me syrin e dijes, kupton se gjërat janë të pandry-shueshme dhe në të njëjtën kohë transformohen vazhdimisht.

Dlirësia perfekte është e mundur vetëm nëse e kthen jetën tënde në një varg poezie të shkruar me gjak.

Të rinjtë kanë idenë idiote se çfarë është e re për ta, duhet të jetë për të gjithë. Pavarësisht se sa origjinale mund të duket kjo, ata thjesht po përsërisin atë që të tjerët kanë bërë para tyre.

Bukuria është diçka që të djeg duart nëse e prek.

Të zotërosh duke i lënë gjërat të shkojnë është një sekret i zotërimit që të rinjtë nuk e njohin.

Gjithë çka dua është të vdes i rrethuar nga të panjohur, pa shqetësime, nën një qiell me re. E prapëseprap, dëshira ime është kaq e ndryshme nga ndjenjat e atij greku të lashtë i cili dëshironte të vdiste nën shkëlqimin e diellit. Ajo çfarë dua është një vetëvrasje natyrale, spontane. Dëshiroj një vdekje si ajo e dhelprës, që të gjen të papër-gatitur pavarësisht dinakërisë, dhe tek ecën shkujdesur në një shteg mali, qëllohet nga një gjahtar për shkak të vetë budallallëkut të tij.

Shëmtia e parë nën dritën e hënës dhe hijeve të buta, mbulon tërë botën. Nëse do të isha një ame-bë, me një trup të pallogaritshëm, do të mund ta fshihja shëmtinë. Njeriu nuk është as tepër i vogël, as mjaftueshëm gjigand për të fshehur asgjë.

…akoma nuk kam asnjë mënyrë tjetër për të mbijetuar veçse duke shkruar një varg, pastaj një varg tjetër, dhe një tjetër…

Jetojmë në një kohë ku nuk ekzistojnë më vdek-jet heroike.

Çdo gjë mund të jetë e falshme kur shihet nga këndvështrimi i rezultatit.

Kur heshtja zgjatet tej një periudhe të caktuar, atëherë ajo merr një kuptim të ri.

Askush nuk mund ta imagjinojë se sa mirë mund të gënjejë mbi gjendjen e zemrës së vet.

Nëse bota do të ndryshonte, unë mund të mos ekzistoja. Nëse unë do ndryshoja, bota mund të mos ekzistonte.

R elaks

PeShorjA

Do kultivoni tolerancën në çift gjatë kësaj jave dhe jeta juaj në çift do jetë edhe më e bukur. Beqarët duhet ta jetojnë jetën ashtu si t’iu vijë, pa pasur merak çfarë do thonë të tjerët. Financat nuk do jenë të mira, megjithatë nuk duhet t’u besoni lojërave të fatit për ta përmirësuar situatën. Shëndeti do ketë disa shqetësime. Në planin profesional do jetë javë e favorshme për të filluar pro-jekte të rëndësishme. Familjarët do ju mbështesin fort dhe marrëdhënia me ta do jetë shumë e mirë.

AKrePi

Rutina dhe monotonia do ju pushtojë gjatë gjithë kësaj jave në jetën tuaj në çift. Atmosfera do jetë e qetë. Beqarët do të shfrytëzojnë sa të mundin lirinë e tyre dhe nuk do jenë të fiksuar pas gjetjes së personit ideal. Financat duan me patjetër një riorganizim sepse po i latë pas dore do keni probleme më të mëdha. Shëndeti do jetë i mirë ditët e para, por stresi dhe nervozizmi mund të sjelle probleme më pas. Në punë duhet të ndërmerrni iniciativa dhe jo të qëndroni atje ku keni qene. Jeta familjare do jetë e kënaqshme.

ShiGjeTAri

Këtë javë do të keni një jetë sentimentale harmonike dhe mjaft të kënaqshme gjatë kësaj jave. Do ndiheni të lumtur me atë që keni në krah. Për beqarët ka ardhur momenti për emocione dhe pasion të madh. Situata financiare do jetë delikate. Shëndeti nuk do jetë i keq, por do keni nevojë për më tepër relaks. Jeta profesionale do ketë ndryshime pozitive. Jeta familjare nuk do ketë probleme.

BricjAPi

Marrëdhënia juaj me partnerin nuk do jetë shumë e mirë këtë javë, por me pak maturi dhe kujdes mund t’ia dilni ta stabilizoni situatën. Beqarët do jenë shumë joshës dhe do kenë mundësi të mira për të filluar lidhje afatgjata. Sektori i financave do jetë goxha i privilegjuar. Shëndeti nuk do jetë problematik. Në planin profesional do keni arritje më të mëdha sesa mendonit. Me familjarët mar-rëdhënia do jetë shumë e ngrohtë dhe e qetë.

ujori

Do jeni shumë më të hapur dhe ledhatues me partnerin tuaj gjatë kësaj jave. Marrëdhënia juaj do jetë shumë e bukur. Beqarët do bien kokë e këmbë në dashuri me dikë që kanë njohur para pak ditësh. Situata financiare do sta-bilizohet. Shëndeti nuk do jetë aspak problematik, meg-jithatë nuk duhet ta teproni me lodhjen dhe pagjumësinë. Në punë mund të merrni atë rezultat që keni pritur nëse nuk nxitoheni. Familja do kalojë një javë të zakonshme.

PeShqiT

Dashuria për atë që keni ne krah do jetë shumë e madhe gjatë kësaj jave, por do e keni të vështirë t’i shprehni ndjenjat. Beqarët me shumë gjasa do kenë një takim të mrekullueshëm i cili do ua ndryshojë përg-jithmonë të ardhmen. Ndikimi i Jupiterit do jetë negativ për financat. Mekanizmi mbrojtës do jetë i mirë gjatë kësaj periudhe dhe nuk priten probleme të mëdha me shëndetin. Profesionalisht do punoni me shumë entu-ziazëm dhe pasion. Jeta familjare do jetë plot gjallëri.

dAShi

Çiftet në marrëdhënien e tyre mund të hasin disa prob-leme këtë javë. Duhet të mundoheni të flisni hapur me njëri tjetrin dhe të shpjegoheni. Beqarëve do ju pëlqe-jnë sa aventurat aq edhe historitë serioze të dashu-risë. Në planin financiar duhet ta shtrëngoni pak rripin sepse po e tepruat me shpenzimet do keni probleme. Shëndeti do ketë herë pas here shqetësime të vogla. Për jetën profesionale do jetë javë e favorshme...

deMi

Jeta në çift do jetë shumë harmonike. Do bëni gjithçka mundeni për të bashkëpunuar me partnerin. Beqarët do jenë aq shumë përzgjedhës sa edhe këtë periudhe do ngelen vetëm, pa mundur të vendosin. Financat fat-mirësisht do jenë të mira, madje me bollëk. Shëndeti nuk do ketë as problemin më të vogël. Në punë do ju duket gjithçka më e thjeshtë se më parë dhe do ndërmerrni sfida të reja.

BiNjAKëT

Pritet që kjo javë të jetë e bukur për të dashuruarit. Nuk do kalojë asnjë dite pa marrë dhurata dhe pa u surprizuar nga ai që keni në krah. Beqarët do vazh-dojnë të ëndërrojnë ende për dashurinë e madhe, por nuk do kenë shumë mundësi ta gjejnë atë. Të ardhu-rat do jenë më të qëndrueshme se më parë. Shëndeti është i fortë, megjithatë nuk duhet ta teproni me lodh-jen. Në punë do keni konkurrencë të fortë, por do ia dilni mbanë me sukses. Familja? Pa probleme.

GAforrjA

Do filloni të bëni projekte afatgjata dhe serioze me part-nerin tuaj gjatë kësaj jave. Gjithçka do shkojë, ashtu si e keni planifikuar. Beqarët nuk duhet të bëjnë gabimin të mbyllen në vetvete, por duhet të pranojnë ftesat dhe të dalin për t’u argëtuar. Në planin financiar duhet të res-pektoni disa rregulla strikte, përndryshe mund të keni vështirësi. Me shëndetin do përjetoni shqetësime të vog-la. Në punë do arrini atje ku dëshironi falë këmbënguljes suaj. Në familje do mbizotërojë paqja.

luANi

Pas një periudhe jo shumë të mirë për jetën tuaj në çift, këtë javë do fillojë të dalë dielli në qiellin tuaj të dashu-risë. Beqarët do fillojnë aventura mjaft emocionuese dhe të kënaqshme. Në planin financiar, duhet të tregoheni sërish të matur e të kujdesshëm. Shëndeti nuk do ketë probleme, megjithatë me ushqimin nuk duhet ta teproni në asnjë moment. Në planin profesional nuk duhet të mposhteni nga sfidat apo pengesat që do ju dalin para. Çështjet familjare do kërkojnë më tepër kohë.

VirGjëreShA

Javë përgjithësisht e qëndrueshme për ata që janë në një lidhje. Së bashku do zgjidhni çdo problem që do ju dalë para. Beqarët do flirtojnë gjatë gjithë kohës dhe do kenë mundësi reale të gjejnë personin e duhur. Financat do jenë të ndërlikuara, por do dilni shpejt nga problemet. Shëndeti do ketë disa prob-leme të vogla. Në planin profesional gjithçka do ecë me ritme të shpejta dhe do arrini atje ku doni. Në familje tregohuni më të dashur.

Page 39: dorian Koçi pagine italiane 24 36 “KoDRA E RiliNDësVE” DhE ... · PDF filesociologjia, antropologjia, ekonomia, ... një vend ne memorien kolektive me ... kemi konstatuar rreth

sudoku Niveli filleSTar Niveli MeSaTar Niveli i avaNCuar

A I E A A D Z KB E N I T O M U S S O L I N IB D A F T M J RA T E I Z M I E P I T A F I

I H B R N Ç BV A R I E T E T I O M E G A

R R S L TM A S S I M O K A F T A N IO E R R JN A K A R B A S T A R D E TA O E I H K RR E N E G A T E S T O N I AK D R A L U D ZI S A B E L L A F A R N E S EA T S R I A R M

KHAABIAEALEKSANDERBLLOKMRPDLEBSPIONIERGER HART

RREJITRPARTIZANIKORÇE

KNKOMRUGGEROEGOISTIIJNRRLAIKEKANONIKETINDOIANNEUTRALKO M E D IADSEOIEULJOHANNGUTENBERGAIEEATLA

horiZoNTAliShT9. Poet i shquar rus, bashkëkohës i Eseninit (emër, mbiemër). 10. Iniciator i një sipërmarrje të re. 12. Emri i dramaturgut gjerman Hauptmann. 13. Një nga ekipet tona të futbollit. 14. Qytet në juglindje të Shqipërisë. 15. Leoncavallo, kompozitor italian i shekullit të 20-të. 18. Vë veten e tij mbi gjithçka. 21. Janë ata që e ndajnë veprimtarinë e tyre nga kisha. 23. Ekspertët e ligjeve apo dekreteve kishtare. 25. Asnjanës. 26. Vepër skenike humoristike. 29. I pari që aplikoi shtypshkrimin në Europë.

VerTiKAliShT 1. Mund të jetë pushimi, por edhe përqëndrimi. 2. Personalitet i shquar i një kombi. 3. Medikament qetësues për dhimbjet. 4. .......Varfi, poet e studiues i letërsisë. 5. Një monarki në Europë. 6. Gadishulli në të cilin ndodhet Spanja 7. Një zog që fluturon mbi det. 8. Skaji.

11. Shtet në Lindjen e Mesme. 15. Epoka pas Mesjetës në Europë. 16. Skënderi i PSD-së. 17. Mjek specialist për kanceret. 19. Zbukurim. 20. Lëviz mbi shina. 22. Qytet në Turqi. 24. Emri i udhëheqësit të BRSS Hrushov. 27. Dyluftim. 28. Bimë që rritet në ujë.

Fjalëkryqisu

doku

R elaks

Page 40: dorian Koçi pagine italiane 24 36 “KoDRA E RiliNDësVE” DhE ... · PDF filesociologjia, antropologjia, ekonomia, ... një vend ne memorien kolektive me ... kemi konstatuar rreth

OJFADRESA:

Rr. “Fatmir Haxhiu”P. 2, Shk. 11, kati 4,

Tiranë, (pas Piramidës)

Për një përkujdesje

dhe përkushtim

të munguar OJFwww.geaojf.com

E-mail: [email protected]

Tel: 00355 69 63 74 795

T urqia