152

Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet
Page 2: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet
Page 3: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

Dr. KostanDin BaLLoMa

KiRURGJia PLastiKE E FYtYRËs

neraida

Page 4: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

Konsulent dhe recensent: Prof. Dr. Pjerin RaDoVani

Redaktor shkencor: Prof. Dr. andrea GUDHa

Copyright © autorindalohet riprodhimi, fotokopjimi dhe përdorimi i pjesshëm apo i plotë i tekstit dhe i fotove pa lejen me shkrim të autorit.

tiranë, 2014

në kopertinë, busti i Nefertitit në neues Museum në Berlin.

isBn 978 - 99956 - 44 - 44 - 4

shtëpia Botuese NeraidaRruga e Kavajës, P. 185/1, shk. 1, ap. 2

Kutia postare 2407tiranë

tel: + 355 4 2241529e-mail: [email protected]

Page 5: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

Ky libër u kushtohet:

Prindërve: Ilos dhe FrososGruas: DhorësFëmijëve: Iridës dhe Ilias

Me dashuri e mirënjohjeKoçi

Page 6: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet
Page 7: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

7

Kirurgjia plastike e fytyrës

PËRMBAJTJA

Parathënie 11 Nga autori 15

PJESA E PARËI. KIRURGJIA PLASTIKE E FYTYRËS 19

I.1 Përqasje historike 21I.2 Cilat janë fazat historike të zhvillimit të Rinoplastikës? 22I.2.1 Faza e parë – India 23I.2.2 Faza e dytë – Italia 27I.2.3 Faza e tretë (moderne) - Evropë-Amerikë 30

PJESA E DYTË II. KIRURGJIA ESTETIKE – PLASTIKE NË JETËN TONË 35

II.1 Ç’është kirurgjia plastike? 35II.2 Cili mjek duhet të më bëjë ndërhyrjen plastike? 41

PJESA E TRETËIII.RINOSEPTOPLASTIKA. NDËRHYRJE ESTETIKE DHE FUNKSIONALE 45

III.1 Rinoplastika në ditët e sotme 45III.2 Anatomia topografike e hundës 48III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49III.4 Përse duhet bërë Rinoplastika? 51

Page 8: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

8

Dr. Kostandin Balloma

PJESA E KATËRTIV. RINOSEPTOPLASTIKA TEKNIKAT MODERNE KIRURGJIKALE TË RINOPLASTIKËS 53

IV.1 Ndërhyrje plastike e njëkohshme e hundës dhe e perdes së hundës, pra ndërhyrje estetike dhe funksionale 53IV.2 Përparësitë 57IV.3 Është nevojë apo ekzagjerim? 58IV.4 Kur është momenti i duhur? 62IV.5 Qëllimi i ndërhyrjes kirurgjikale 66IV.6 Anestezia 75IV.7 Kryerja e ndërhyrjes Rinoseptoplastike 77IV.8 Plastikë e perdes së hundës (septoplastikë)

dhe tkurrje e mukozave anësore të hundës me Radiofrekuencë me Lazer CO2. 82IV.9 Rregullim i vogël plotësues në një Rinoplastikë të suksesshme. 84IV.10 Korrigjimi i një ndërhyrjeje Rinoplastike të dështuar. 86IV.11 Riaftësimi i hundës së dëmtuar 93IV.12 Profilaksia dhe mbajtja në vëzhgim mjekësor e pacientit pas ndërhyrjes kirurgjikale 95IV.13 Përfundime 97

PJESA E PESTËV. AURIKULOPLASTIKA NDËRHYRJET PLASTIKE PËR RREGULLIMIN E VESHËVE TË DALË (LLAPUSHË) 101

V.1 Anatomia topografike e llapës së veshit. Funksioni dhe forma 103

Page 9: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

9

Kirurgjia plastike e fytyrës

V.2 Cili është problemi…? 106V.3 Zgjedhja e kirurgut plastik të duhur 112V.4 Anestezia 114V.5 Operacioni (ndërhyrja kirurgjikale) 115V.6 Kujdesi pas ndërhyrjes kirurgjikale 119V.7 Përfundime 122

PJESA E GJASHTËVI. PLASTIKA TË TJERA TË FYTYRËS 123

VI.1 Klasifikimi 125VI.2 Blefaroplastikë e sipërme dhe e poshtme 126VI.3 Rregullimi i vragave 129VI.4 Rivendosje plastike e pjesës së munguar të fytyrës pas heqjes së epitheliomës dhe mbulimi me lëkurë fqinje 130VI.5 Rivendosje plastike e pjesës së munguar të fytyrës pas heqjes së epitheliomës dhe mbulimi me transplant të lirë lëkure me trashësi të plotë 133VI.6 Përfundime 135

• PASTHËNIE 137• REFERENCA 141

Page 10: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet
Page 11: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

11

Kirurgjia plastike e fytyrës

Në këtë libër, ashtu sikurse e paraqet titulli, autori bën të njohur për publikun eksperiencën e tij të gjatë në fushën e kirurgjisë korrigjuese e rindërtuese të fytyrës.

shumë libra botohen sot në botë mbi kirurgjinë e kokës dhe qafës, në veçanti mbi kirurgjinë plastike të fytyrës dhe qafës. të gjithë këta libra janë tepër teknikë, që do të thotë se i vlejnë vetëm përgatitjes dhe trajnimit të specialistëve të kësaj fushe, por janë krejtësisht të pakuptueshëm për publikun. aq më tepër që në ata libra pasqyrohen vetëm suksese dhe aspak dështime. Edhe këto të fundit janë pjesë e kësaj kirurgjie dhe kjo ndodh ngaqë subjekti që do t’i nënshtrohet kësaj kirurgjie nuk informohet si duhet, nuk ka asnjë dijeni mbi pasojat e ndërhyrjeve, për të mos thënë abuzivitetin që ndeshet rëndom në këtë lloj kirurgjie nëpërmjet mediave, reklamave apo në një nivel më të ulët nëpërmjet sekserëve.

Është pikërisht ky doracak (udhërrëfyes) që na sjell Dr. Balloma, i rrallë i këtij lloji, që komunikon me publikun dhe i jep dijeni për kirurgjinë plastike, kur duhet kryer dhe kur

PARATHËNIE

Page 12: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

12

Dr. Kostandin Balloma

jo, dhe e udhëzon atë për kujdesin si para dhe pas ndërhyrjes. autori na njeh shkurtimisht me historikun mijëravjeçar të zhvillimit të këtij arti, për të kuptuar vështirësinë e realizimit të tij.

Kirurgjia plastike korrigjuese dhe rindërtuese e fytyrës konsiderohet tejet e vështirë, sepse këtu përfshihen dijet e kirurgut, specializimi adekuat, talenti, guximi, logjika në komunikim me subjektin, koha e ndërhyrjes, përgjegjësia, në krahasim me skulptorin apo piktorin, të cilëve u duhet vetëm talenti dhe koha në dispozicion për të kryer veprën e tyre që zgjat ndoshta edhe me vite.

Paradoksi është: vepra e skulptorit dhe e piktorit mbetet ndër shekuj e admiruar nga breza të tërë, kurse ajo e kirurgut e ka jetën të shkurtër, sepse humbet së bashku me jetën e njeriut, por mund të mbetet ndonjë foto nëpër libra.

autori na jep pamje fotografike të rasteve të operuara prej tij, si për kirurgjinë estetike të fytyrës, që ka si qëllim të korrigjojë diçka që nuk shkon në fytyrën e dikujt, ashtu dhe për kirurgjinë rindërtuese të fytyrës për të mbuluar një defekt që lind në fytyrë nga heqja e një tumori.

Po t’i referohemi historisë së artit. Bukuria tërhoqi njerëzimin që në fillimet

e tij. Pyetjes, se cili ishte kriteri për vlerësimin e

Bukurisë? Orakulli i Delfit iu përgjigj: “Kush është më

i drejtë, ai është dhe më i bukur”. në vazhdim të këtij konteksti, tema e

Page 13: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

13

Kirurgjia plastike e fytyrës

Bukurisë shfaqet dendur në luftën e trojës, por Homeri nuk na jep një përkufizim të Bukurisë, ndërsa, shumë më vonë, sofisti Gorgia shprehej: “Bukuria e papërballueshme e Helenës e shfajëson praktikisht vetë Helenën për të gjitha të këqijat e shkaktuara prej saj. Menelau, me t’u pushtuar Troja, do t’i lëshohej së shoqes besëshkelëse për ta vrarë, mirëpo krahu me armën në dorë ngriu, sapo ai pa gjirin e zhveshur të Helenës”.

Ndër shekuj koncepti për Bukurinë ka pësuar modifikime, p.sh. Da Vinçi, Bernini dhe, në përgjithësi, Rilindja italiane, vlerësonin raportet anatomike të trupit të njeriut, ndërsa bashkëkohësi i tyre albrecht Durer i jepte pikturës së tij pamje të vrazhdta e madhoshe.

Kështu ndodhi edhe me kirurgjinë estetike të fytyrës, ku në këto 50 vitet e fundit subjekti kërkonte t’i ngjante atij apo asaj aktoreje, ose kishte kërkesa të ekzagjeruara. Pikërisht, këto kërkesa të ekzagjeruara çuan në dështime të mëdha, madje në njerëz të famshëm të modës dhe spektaklit.

Vitet e fundit synohet të arrihen raportet anatomike të fytyrës.

Dhe është ky doracak (udhërrëfyes) i Dr. Ballomës, që informon me fjalë e imazhe atë çka është më e drejtë të kryhet për të realizuar përgjigjen e orakullit të Delfit.

Prof. Dr. PJERIN RADOVANI

Page 14: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet
Page 15: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

15

Kirurgjia plastike e fytyrës

Mbi dy dekada më parë, së bashku me kolegët e mi patëm fatin të futemi në botën e mrekullueshme, të magjishme dhe të mundimshme të specialitetit të Otorinolaringologjisë. Gjëja e parë, me instinktin e atij që fillon të ushtrojë një gjë të re gjatë specialitetit që përzgjedh, kuptova se kisha në dorë jo vetëm jetën e pacientit, por dhe pamjen e jashtme të tij. Kisha përpara klinikën e pacientit, diagnozën e tij dhe vendimmarrjen time mjekësore. në këto çaste gjithçka kalon nëpërmjet interpretimit dhe rrugëzgjidhjes: ndërhyrjes mjekësore, aparaturave mjekësore të disponueshme, ekipit mjekësor dhe mbi të gjitha përdorimit me precizion të bisturisë…

Pas viteve 1990, në Greqi, ku punova dhe u thellova në specialitetin në fushën e otorinolaringologjisë me standardet evropiane, ndjeva dhe kuptova se njerëzit ishin të interesuar jo vetëm për sëmundjen, por dhe për pamjen e tyre të jashtme të fytyrës, për të riparuar defektet e lindura si hunda e madhe apo veshët e mëdhenj… Kuptova se këta njerëz me defekte të lindura të fytyrës e ndienin veten

NGA AUTORI

Page 16: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

16

Dr. Kostandin Balloma

të stigmatizuar jo vetëm në shoqëri, por dhe në familjen e tyre. Pas ndërhyrjes kirurgjikale, ku gjithçka kish dalë me sukses, ndieja, përveç kënaqësisë sime profesionale, falënderimet e tyre, por, mbi të gjitha, isha i kënaqur që këta pacientë e ndienin veten të shëndoshë, të barabartë dhe të qetë psikologjikisht në marrëdhëniet me të tjerë në jetën e tyre të zakonshme.

Në vitet në vazhdim, në kontaktet e mia të pandara me shqipërinë, me kolegët dhe me pacientët e mi, kam ndier kërkesën dhe dëshirën e tyre për të pasur një fytyrë sa më të bukur…

Krahas punës sime praktike në Greqi, për të plotësuar kërkesat e pacientëve nga shqipëria, vija herë pas here në Gjirokastër, ku bëja vizita mjekësore dhe ndërhyrje kirurgjikale në fushën e otorinolaringologjisë pranë Klinikës sime private “KLINIKA LUIS ”. (Shënim: Ishte klinika e parë private e këtij lloji dhe e licensuar në Shqipëri. Nga autori). Me kalimin e kohës, numri i pacientëve po shtohej, ishin të ardhur dhe nga rrethet e tjera, por dhe kërkesat e tyre qenë më të specifikuara, në drejtim të Kirurgjisë Plastike të Fytyrës.

Në vitet e fundit, në bashkëpunim me kolegët e mi të otorinolaringologjisë ngritëm klinikën private (të licensuar) “KLINIKA LUIS 2” në Tiranë, ku realizojmë ndërhyrje kirurgjikale otorinolaringologjike gjithnjë e më të vështira, dhe veçanërisht në fushën e Kirurgjisë plastike-estetike.

Page 17: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

17

Kirurgjia plastike e fytyrës

Konsultat mjekësore dhe ndërhyrjet kirurgjikale në “KLINIKA LUIS 2” Tiranë realizohen, para së gjithash, nga ofrimi i një shërbimi mjekësor cilësor nga një ekip profesionistësh dhe me etikë profesionale.

Informacion për kulturë shëndetësore për popullatën

Në këtë pikë, do të dëshiroja të theksoja se kohët e fundit vihet re një rritje e ndërhyrjeve rinoplastike të dështuara në vendin tonë (shqipëri). një shkak i kësaj është edhe fakti që shumë të interesuar vendosin t’i nënshtrohen një ndërhyrjeje rinoplastike duke rënë pre e premtimeve për të pasur një hundë të përsosur nga ana estetike dhe funksionale nëpërmjet përqasjeve të papërshtatshme kirurgjikale. Këto përqasje u prezantohen të interesuarve si teknika të reja, pa bisturi, pa gjak dhe ënjtje dhe pa mundimin më të vogël, zakonisht me përdorimin e materialeve të veçanta të injektuara, d.m.th. pa marrë parasysh hapat shkencorë të realizimit të një ndërhyrjeje rinoplastike.

Konsideroj, që nuk është e drejtë që pacientëve të interesuar t’u jepen premtime për ndërhyrje rinoplastike në të njëjtën mënyrë, sikur të bëhej fjalë për një ndryshim të modelit të flokëve.

Ka qenë kjo arsyeja, që përvojën time

Page 18: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

18

Dr. Kostandin Balloma

pozitive mbi 30-vjeçare në fushën e otorinolaringologjisë, veçanërisht prej vitesh në specialitetin e ngushtë të kirurgjisë plastike-estetike të fytyrës, ta ndaja me pacientët, me subjektet e interesuara për këto ndërhyrje, me kolegët e mi: specialistë të kësaj fushe, por edhe me mjekë familjeje.

ndaj mora iniciativën për të shkruar këtë libër modest “KIRURGJIA PLASTIKE E FYTYRËS”.

Pacientët, apo subjektet e interesuara, në libër do të gjejnë informacionin e duhur shkencor të shoqëruar dhe me këshillat përkatëse për problematikën e tyre shëndetësore dhe estetike.

Në këtë libër, shpresoj që çdo lexues, dhe për kulturë të përgjithshme, do të gjejë një informacion të vlefshëm e shumë sqarime ndaj disa pikëpyetjeve, që mund të kenë para se të marrin një vendim për ndërhyrje mjekësore, apo estetike të fytyrës…

Falënderoj gjithë pacientët e mi (Greqi-shqipëri) për besimin që kanë pasur në profesionalizmin tim, si dhe kolegët e mi për bashkëpunimin profesional në shërbimin shëndetësor sa më cilësor ndaj pacientit.

I jam mirënjohës mësuesit tim të parë të specialitetit të otorinolaringologjisë, Prof.Pjerin Radovani, që edhe në ditët e sotme është një nga bashkëpunëtorët e mi të ngushtë.

KOSTANDIN BALLOMA

Page 19: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

PJESA E PARË

I. KIRURGJIA PLASTIKE E FYTYRËS

Page 20: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet
Page 21: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

21

Kirurgjia plastike e fytyrës

I.1 Përqasje historike

KIRURGJIA PLASTIKE E FYTYRËS

“Sa më pas të shohësh në të kaluarën, aq më i aftë bëhesh të shohësh të ardhmen,” ka thënë Winston Churchill në Kolegjin Mbretëror të Mjekëve në vitin 1944, duke dashur të theksojë rëndësinë e njohjes së historisë në zhvillimin e jetës dhe të shkencës.

Për sa i përket Rinoplastikës, duhet të kthehemi rreth 3000 vite përpara, sepse në këtë periudhë janë kryer ndërhyrjet e para. Zhvillimi i Rinoplastikës nuk ishte i njëtrajtshëm, por ndodhi në tri faza të mëdha. secila prej këtyre fazave ndodhi në kontinente të ndryshme dhe, në secilën prej tyre, dallohet gjenialiteti dhe mjeshtëria e një kirurgu të veçantë.

Page 22: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

22

Dr. Kostandin Balloma

I.2 Cilat janë fazat historike të zhvillimit të Rinoplastikës?

1. Faza e parë. Historia e Rinoplastikës nisi në Indi, rreth vitit 600 p.l.K. dhe kirurgu quhej Sushruta Samhita. sidoqoftë, hollësitë e punës së tij edhe sot mbeten të panjohura.

2. Faza e dytë e zhvillimit lidhet me Italinë e periudhës së Rilindjes dhe kirurgu quhej Gaspare Tagliacozzi (1545-1599).

3. Faza e tretë është faza moderne dhe zhvillimi ndodh në Evropë dhe në Amerikën e Veriut. në këtë fazë u dallua personaliteti mjekësor shumë interesant i Jacque Joseph (1865-1934).

Page 23: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

23

Kirurgjia plastike e fytyrës

I.2.1 Faza e parë - India

Për indianët hunda ishte një organ shumë interesant. Konsiderohej një simbol i nderit dhe prerja e saj ishte metodë e njohur dënimi, e cila përmendet shpeshherë në mitet dhe në legjendat indiane. Ekziston edhe fjala “nacta” për burrin dhe “nacti” për gruan që kanë hundën e prerë si pasojë e këtij dënimi. në rajonin e Birmingham-it, ku jetojnë rreth 100000 emigrantë indianë, edhe sot hasen raste “nacti” (fig.1).

(fig.1) (Grua “nacti” 16 vjeç në vitin 1983 në Birmingham. Bashkëshorti i preu hundën duke e akuzuar për tradhti bashkëshortore.)

(fig. 2) Bibi Aisa “nacti”, 18 vjeç nga afganistani. Hunda iu pre për të njëjtën arsye si te fig.1. (Kjo fotografi e bërë nga Jodie Bieber për revistën Time fitoi çmimin World Press Photo.)

Page 24: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

24

Dr. Kostandin Balloma

Përveç rasteve kur prerja e hundës ndodhte në momente të tilla xhelozie apo pasioni të shfrenuar, në raste të tjera kryhej me një mënyrë gati institucionale. në zonën Gujerat, magjia konsiderohej vepër penale dhe shumë gra, të cilat kishin marrë pjesë në rituale të tilla ishin dënuar me prerje të hundës. Prerja bëhej me një ritual të madh nga berberi i zonës, i cili në fillim i priste flokët dhe në vazhdim, pasi kishte marrë shenjën nga gjykatësi i zonës, i priste hundën me një gërshërë të madhe. në vazhdim, për të zhdukur çdo shenjë bukurie nga fytyra, përdornin edhe një lëndë djegëse në fytyrën e gruas.

në luftërat që zhvilloheshin në indi, përpara periudhës së sundimit britanik, prerja e hundës robërve të luftës ishte një praktikë shumë e

njohur. ndërmjet viteve 1769-1770, mbreti Ghoorka mbajti të rrethuar qytetin Kirtipoor në nepal. Kur qyteti ra në duart e tij, pas një qëndrese të fortë, ai urdhëroi që të priteshin hundët e 865 burrave të kapur rob.

në vazhdim, ndërroi emrin e qytetit në naskatapoor, që do të thotë “qyteti i banorëve pa hundë”.

Kuptohet, që praktika të tilla lindën edhe nevojën për të rindërtuar hundët e prera, duke vërtetuar thënien e vjetër se “nevoja është nëna e shpikjes”.

I pari libër për këtë temë u shkrua nga Sushruta, i cili jetoi rreth viteve 600 p.l.K.

ndër të tjera, në libër përshkruhet përdorimi

sushruta samhita

Page 25: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

25

Kirurgjia plastike e fytyrës

i indeve të faqes për zëvendësimin e mungesave të hundës. Më vonë kirurgët indianë përdorën indet e ballit dhe kjo teknikë e përdorur akoma edhe sot është emërtuar si metoda indiane (fig.3).

Teknika tradicionale indiane nuk ishte e njohur në shkallë të gjerë mjekësore, sepse përdorej nga një shtresë (kastë) e privilegjuar e cila shmangte përzierjen me shtresat e tjera. në një nga qendrat më të rëndësishme të Rinoplastikës në Kangra, për shekuj me radhë konsiderohej çështje familjare. Teknika e ndërhyrjes ishte një sekret i rreptë familjar dhe trashëgohej nga babai te i biri. njëra prej grave të familjes ndihmonte gjatë ndërhyrjes. Kjo grua ishte gjithmonë, dhe sipas rregullit, nusja e shtëpisë dhe kurrë vajza e pamartuar e shtëpisë. Kjo ndodhte sepse vajza mund ta transmetonte teknikën në shtëpinë dhe familjen e burrit ku do të martohej.

asnjë zhvillim i mëtejshëm nuk u vu re në indi. Metodat e sipërpërmendura u përdorën për shekuj me radhë deri në shek. e 18-të, kur anglezët kolonizuan Indinë dhe kirurgët evropianë ranë për herë të parë në kontakt me këtë ndërhyrje. U entuziazmuan, e përvetësuan dhe e zhvilluan më tej.

Artikulli i parë, që u botua në angli në vitin 1794 në një revistë jomjekësore, i referohej me

(fig. 3)metoda indiane

Page 26: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

26

Dr. Kostandin Balloma

hollësi teknikës indiane. Bënte fjalë për një ndërhyrje të panjohur dhe

të çuditshme për të krijuar hundë të re me ind ballor për një rob lufte të kapur në vitin 1792, të cilit i kishin prerë hundën dhe njërën dorë. Personi në fjalë qëndroi 12 muaj pa hundë dhe në vazhdim u pajis me një hundë të re dhe jetonte në lindje të indisë. Kjo gjë u arrit nëpërmjet një ndërhyrjeje të zakonshme në indi, ndërhyrje që kryhej prej shekujsh.

Ky artikull ngjalli interesim të madh në komunitetin e kirurgëve në angli. njëri prej tyre, Joseph Constantine Carpue (1764-1848), profesor anatomie, e konsideroi metodën indiane më të avancuar se ajo italiane dhe u përgatit për ndërhyrjen e parë në një kufomë.

Ndërhyrjen e realizoi në vitin 1814 përpara një numri të madh kolegësh dhe studentësh. ndërhyrja zgjati 37 minuta dhe doli me sukses. në vazhdim kreu edhe ndërhyrje të tjera dhe në vitin 1816 botoi një monografi të bazuar në këto ndërhyrje. Në këtë mënyrë puna e tij u përhap në Evropë dhe në vitin 1816 Von Graef kreu një ndërhyrje të tipit indian në Gjermani.

një vit më vonë libri i Carpue-s u përkthye në gjermanisht me parathënie nga Von Graef.

Më vonë Masson Warren u zhvendos në Evropë ku u trajnua dhe në vitin 1834 kreu ndërhyrjen e parë të tipit indian në sHBa.

Gjatë shekullit të 19-të teknika indiane u përhap në tërësinë e komunitetit mjekësor dhe akoma edhe sot mbetet baza e ndërhyrjeve rregulluese në hundë.

Page 27: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

27

Kirurgjia plastike e fytyrës

I.2.2 Faza e dytë – Italia

Gjatë periudhës së Rilindjes (shek. i 15-të – 16-të) në Italinë e iluminizmit dhe të progresit, në italinë e rikthimit në civilizimin grek dhe romak, u përhap disi ndërhyrja. Në këtë përhapje ndikuan arabët, të cilët bënë përkthime, ndoshta të librave indianë, në latinisht.

në këtë mënyrë, ndërhyrja e parë që u bë në itali nga Branca de Branca, ndoshta, ishte e tipit indian. Puna e tij u vazhdua nga djali i tij, Antonio Branca, i cili zhvilloi të ashtuquajturën teknikë italiane dhe përdori për zëvendësimin e hundës inde nga krahu. Megjithëse atë e bir nuk lanë gjë të shkruar, teknika e tyre u përhap në të gjithë italinë. U zhvillua dhe u popullarizua nga Gaspare Tagliacozzi, i cili u lind në Bolonjë në vitin 1545.

Rridhte nga një familje e pasur, ishte inteligjent dhe pati mundësinë të studionte mjekësi dhe të punonte me profesorin e kirurgjisë aranzo, të cilin e zëvendësoi pas vdekjes në vitin

Gaspare tagliacozzi (1545-1599)

Page 28: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

28

Dr. Kostandin Balloma

1589. Kreu ndërhyrjen e parë rinoplastike në

vitin 1587 dhe për 12 vitet në vazhdim zhvilloi teknikën të cilën e paraqiti në veprën e tij “De Curtotum Chirurgia”, që u botua në një vëllim

të madh në vitin 1597. Parimi bazë i teknikës së tij ishte përgatitja e transplantimit në mënyrë që të ngjante me atë të pjesës së munguar. Lëkura, që merrej nga sipërfaqja e pjesës së lartë të krahut dhe bashkimi i saj me pjesën e munguar, bëhej me qepje dhe lidhje derisa të arrihej aderimi i plotë, bëhej fjalë për inde lëkure dhe jo muskulore (fig.4).

Vërehej vështirësi e madhe e zëvendësimit në mungesat kockore. Ai thoshte se ndërhyrja nuk duhej të bëhet gjatë dimrit për shkak të

të ftohtit dhe se estetika, që fillimisht ishte e mangët, me kalimin e kohës do të përmirësohej. ndërhyrja kishte shumë stade dhe koha e përgjithshme e kurimit ishte 100 ditë. Gjatë kësaj kohe pacienti mund të ecte, me përjashtim të dy javëve të para, kur krahu ishte i lidhur me fytyrën.

tagliacozzi jetoi vetëm 2 vite pas botimit të librit të tij. Vdiq në Bolonjë në datën 7 nëntor të vitit 1599 dhe u varros me nderime.

Pas vdekjes pati shumë kritika nga qarqe të ndryshme të kishës, sepse kishte ndërhyrë në punët e Zotit. Thuhet se trupi i tij u varros dhe u rivarros përsëri, këtë radhë në një vend jo të shenjtë. Sidoqoftë,

(fig.4)Dallohet pjesa e lëkurës nga krahu e përdorur për mbulesën e pjesëve të munguara të hundës, përdorur nga Gaspare tagliacozzi.

Page 29: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

29

Kirurgjia plastike e fytyrës

kjo mund të jetë një gënjeshtër apo legjendë, e krijuar nga një profesor i anatomisë në Universitetin e Padovës si pasojë e xhelozisë profesionale (studim i Gnudi dhe Wedster). Sot konsiderohet se Tagliacozzi ishte një person real i periudhës së Rilindjes dhe se puna e tij ishte një kontribut i shkëlqyer dhe teknika e tij përdorej deri në fillimet e shek. të 19-të.

Page 30: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

30

Dr. Kostandin Balloma

I.2.3 Faza e tretë (moderne) - Evropë-Amerikë

Faza e tretë nis me fillimin e shek. 20-të. Deri në këtë periudhë të gjitha ndërhyrjet kishin karakterin e kirurgjisë rregulluese, por në vazhdim ndërhyrjet estetike – rregulluese zhvillohen shpejt, duke përbërë pjesën më të madhe të ndërhyrjeve Rinoplastike.

Kështu fillon faza e ashtuquajtur moderne me kirurgun më të shquar, gjermano-hebreun Jacques Joseph.

Jacques Joseph u diplomua në Universitetin e Berlinit në vitin 1889 dhe punoi një vit në Klinikën Pediatrike dhe në vazhdim në atë ortopedike nën vëzhgimin e profesor Julius Woolf. Në këtë klinikë, ku ai punonte, kreu të parën ndërhyrje estetike në vitin 1896. Rezultati ishte i suksesshëm dhe Joseph-i vendosi ta shpallte në shoqatën Mjekësore të Berlinit. Kur profesor Woolf-i e mori vesh që pa dijeni të tij Joseph-i kishte kryer një ndërhyrje estetike, u inatos aq shumë sa e përjashtoi nga departamenti i tij.

Me gjithë kushtet jo të favorshme, Joseph-i vazhdoi të kultivonte interesimin për kirurgjinë plastike dhe nuk vonoi

Jacques Joseph (1865-1934)

Page 31: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

31

Kirurgjia plastike e fytyrës

shumë të kryente Rinoplastikën e parë të tij. në vitin 1898 një i ri 28-vjeçar, që kishte dëgjuar për otoplastikën, i kërkoi t’i rregullonte hundën. Joseph-i, pasi u përgatit duke punuar mbi kufomë dhe pasi studioi fotografitë e para ndërhyrjes, kreu rinoplastikën e parë me prerje të jashtme pa pasur dijeni për Roe-n. (fig.5)

në këtë mënyrë kreu 10 ndërhyrje plastike me prerje të jashtme deri në vitin 1902. Më vonë, duke parë përparësitë e prerjes endorinike, u kthye nga kjo e fundit dhe në vitin 1904 paraqiti një punim me 43 ndërhyrje me të tillë prerje.

Suksesi i madh i Joseph-it u mbështet në përqasjen e kujdesshme, sistematike dhe shkencore të problemit të fytyrës.

Jacques Joseph me ekipin mjekësor

(fig.5) Rinoplastika e Jacques Joseph

Page 32: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

32

Dr. Kostandin Balloma

Si fillim, ai bënte një analizë të kujdesshme të problemit duke përdorur fotografi dhe allçi. Kështu, që prej vitit 1905 Joseph-i konsiderohej si kirurgu më i mirë gjerman i hundës dhe e

shtriu veprimtarinë e tij në pjesë të tjera të fytyrës dhe gjoksit.

Në vazhdim planifikonte teknikën që do të ndiqte, të cilën e përdorte fillimisht mbi kufoma.

në vitin 1920 filloi të organizonte kurse ndërkombëtare me qëllim krijimin e një fame ndërkombëtare, pavarësisht se nuk kishte aftësi pedagogjike apo sjellje të mirë ndaj studentëve. Më vonë vendosi të shkruante një libër, për të folur për përvojën e tij në kirurgjinë plastike të fytyrës. Libri i tij, i botuar në vitin 1932, përbën edhe sot një ndihmë të çmuar për Otorinolaringologët dhe kirurgët e fytyrës.

sidoqoftë, ka pasur edhe botime të tjera nga studiues të tjerë për përdorimin e kockës së legenit, të transplanteve të

përbëra, të kërcit anësor si dhe të kombinimit të tyre në kirurgjinë rregulluese të hundës dhe fytyrës.

Jacques Joseph-i vdiq në vitin 1934, pasi kishte arritur majat dhe i konsideruar si mentori i kirurgjisë plastike të fytyrës. Gjatë viteve të fundit të jetës, si pasojë e ardhjes në fuqi të nazistëve dhe për shkak të prejardhjes së tij hebreje, pati shumë probleme dhe mund të ketë vrarë veten? Por një studim i Paul Natvig tregoi se Joseph-i vdiq nga një

Page 33: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

33

Kirurgjia plastike e fytyrës

infarkt i miokardit.I dyti, pas Joseph-it, ishte Otorinolaringologu

John Orlando Roe (1849-1915) nga New York-u, i cili hoqi gungë hunde me prerje endorinike në vitin 1891 (fig.6).

Në shek. e 20-të e deri në ditët tona teknikat që u përdorën ishin herë sulmuese (duke hequr pjesë anatomike) dhe herë konservuese.

Teknikat sulmuese, të cilat karakterizohen nga heqja e pjesëve të mëdha nga diafragma, maja dhe kurrizi i hundës sollën shpeshherë rezultate katastrofike, kur u kryen në raste që nuk duhej, apo kur kirurgu nuk kishte përvojën e duhur.

Rezultatet e ndërhyrjeve herë sillnin kënaqësi të plotë e herë zhgënjim si për kirurgët ashtu edhe për pacientët.

(fig.6) Rinoplastika e parë e John orland Roe, i cili ishte i pari që hoqi gungë hunde me prerje endorinike.

Page 34: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

34

Dr. Kostandin Balloma

Disa observime në retrospektivë

Teknikat e mëparshme të rinoplastikës realizoheshin:

a) nga një kirurg, pa rregullim të shtrembërimit të septumit nazal (perdes ndarëse të hundës) dhe të frymëmarrjes.

b) nga një kirurg plastik dhe, të paktën pas një viti, realizohej ndërhyrja e dytë nga një tjetër kirurg (otorinolaringolog) për rregullim të shtrembërimit edhe të perdes së hundës.

Shënim

Një Kirurg Otorinolaringolog kryente ndërhyrje për rregullimin e shtrembërimit të hundës dhe të perdes së hundës dhe në vazhdim, me të njëjtën anestezi, një kirurg plastik përfundonte rinoplastikën.

Page 35: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

35

Kirurgjia plastike e fytyrës

II. KIRURGJIA ESTETIKE – PLASTIKE NË JETËN TONË

II. 1 Ç’është kirurgjia plastike?

Kirurgjia plastike është një ndërthurje e njohurive shkencore, mjeshtërisë së gishtave dhe intuitës artistike të kirurgut.

Qëllimi kryesor i kirurgjisë plastike është përmirësimi më i madh i mundshëm i pamjes, me një përpjekje për një përqasje sa më realiste të raporteve të fytyrës.

Është thelbësore për subjektet, që mendojnë t’i nënshtrohen një ndërhyrjeje plastike në fytyrë, të kenë pritshmëri sa më realiste dhe kuptohet që të jenë edhe sa më emocionalisht të qëndrueshëm.

Përmirësimi që synohet të arrihet nëpërmjet ndërhyrjes plastike është e sigurt që do të kontribuojë pozitivisht në psikologjinë e subjektit, duke rritur vetëbesimin dhe vetëvlerësimin.

Por duhet pasur parasysh se një ndërhyrje e tillë nuk është zgjidhja magjike për problemet personale apo shoqërore që subjekti mund të ketë.

Kirurgu plastik është mjek dhe jo magjistar çudibërës!

ai merr një angazhim moral kur garanton

PJESA E DYTË

Page 36: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

36

Dr. Kostandin Balloma

se ka njohuri të detajuara dhe të thelluara për ndërhyrjen që do të bëjë dhe për rezultatet që pritet të ketë kjo ndërhyrje. Por, për sa u përket subjekteve, që dëshirojnë të ndërmarrin një ndërhyrje që ka si qëllim përmirësimin e pamjes së jashtme, por që, njëkohësisht, pretendojnë pritshmëri që janë jashtë mundësive, ata nuk mund të pranohen për të kryer këtë ndërhyrje.

P.sh. një grua, e cila dëshiron që nëpërmjet ndërhyrjes plastike të shndërrohet në një “perëndeshë”, është e sigurt që do të zhgënjehet nga rezultati i ndërhyrjes plastike, pavarësisht se sa e suksesshme mund të jetë kjo ndërhyrje.

Gjithashtu, duhet të nënvizohet fakti që shkalla e suksesit e një ndërhyrjeje varet në masë të madhe jo vetëm nga aftësitë kirurgjikale dhe përvoja e kirurgut, por në të njëjtën kohë varet edhe nga mosha e subjektit, nga gjendja e tij shëndetësore, nga brishtësia kockore si edhe nga cilësitë e procesit të shërimit të pacientit (foto 1).

Pas

foto 1. RinoplastikëKorrigjim i hundës

me gungë

Para

Page 37: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

37

Kirurgjia plastike e fytyrës

Një hundë e madhe, që të shqetëson sa herë del para pasqyrës, veshë të mëdhenj apo shumë shqetësime të tjera estetike, po çojnë sot drejt sallave të operacioneve plastike gjithnjë e më shumë njerëz, e kryesisht të rinj (foto 2, 3, 4, 5).

foto 2 Para Pas

foto 3 Para Pas

Page 38: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

38

Dr. Kostandin Balloma

foto 4 Para Pas

foto 5 Para Pas

Qëllimi i ndërhyrjes rinoplastike është të rezultojë në një hundë më të bukur, në harmoni me fytyrën, simetrike në lidhje me karakteristikat e fytyrës dhe në të njëjtën kohë të funksionojë në mënyrë të përsosur.

Page 39: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

39

Kirurgjia plastike e fytyrës

Kirurgjia estetike, njëra nga llojet e kirurgjisë plastike, pasi u bë një nga mjetet kryesore për zbukurimin e VIP-ave në mbarë botën, shumë shpejt u kthye në një obsesion edhe për njerëzit e thjeshtë.

Bisturia duket se është objekti kryesor që po ndihmon femrat të jenë më të bukura në pasarelat e improvizuara të jetës së tyre.

Page 40: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

40

Dr. Kostandin Balloma

Shënim

• Kirurgu, para se të marrë vendimin për ndërhyrjen kirurgjikale, duhet të thellohet tek anamneza e subjektit/es, se kërkesa e tij/saj ka bazë objektive apo është funksionale. (Këtu duhen pasur parasysh disa sëmundje si psikozat, paranojat, halucinacionet etj.).

• Ndaj kirurgu, paraprakisht, duhet ta konfirmojë vendimmarrjen e ndërhyrjes kirurgjikale ndaj subjektit/es, duke komunikuar me familjarët e subjektit/es, si dhe me mjekun e familjes.

Page 41: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

41

Kirurgjia plastike e fytyrës

II. 2 Cili mjek duhet të më bëjë ndërhyrjen plastike?

Është e nevojshme të theksohet se nuk ka ndërhyrje të lehta apo të vështira, të rrezikshme dhe të parrezikshme.

Elementi më i rëndësishëm, që ndikon në suksesin apo dështimin e një ndërhyrjeje plastike, është përzgjedhja e kirurgut plastik më të përshtatshëm për një ndërhyrje të caktuar. (Foto 6, 7)

foto 6 Para Pas

foto 7 Para Pas

Rinoplastika është një ndërhyrje plastike, e cila kryhet nga një kirurg otorinolaringolog i specializuar, sepse ai ka trainimin dhe përvojën për funksionimin dhe kirurgjimin e organit të hundës në tërësinë e tij.

Page 42: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

42

Dr. Kostandin Balloma

Ju këshillojmë:

• në qoftë se dëshironi të bëni një ndërhyrje plastike në fytyrë, mos u shpejtoni të merrni vendim.

• Bëni kërkimet tuaja dhe sidomos mbani parasysh:

- Këshillohuni me një otorinolaringolog ose me mjekun tuaj familjar. sigurisht që specialistët kanë shumë më tepër njohuri dhe informacion për këtë çështje se ju. Nuk është e thënë, që ata që i bëjnë shumë reklamë vetes me anë sekserësh apo dhe në media, të jenë gjithmonë kirurgët më të mirë.

Dr. Balloma gjatë punës

Page 43: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

43

Kirurgjia plastike e fytyrës

- Vizitohuni dhe këshillohuni me disa kirurgë. shpjegoni pritshmëritë tuaja dhe vlerësoni me kujdes ato çka ju thotë ai (foto 8, 9, 10).

Foto 8 Para Pas

Foto 9 Para Pas

Page 44: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

44

Dr. Kostandin Balloma

Foto 10 Para Pas

- sigurohuni për titujt e tyre të studimit (diplomat), për specializimin dhe trajnimet e kirurgut që do të zgjidhni.

- Kërkoni informacion për të gjithë proce-durën e ndërhyrjes (fotografimin, ndër-hyrjen, anestezinë, fazën e shërimit, ndërlikimet e mundshme etj.).

- Flisni, komunikoni dhe merrni mendimin edhe të personave të tjerë, që kanë bërë ndërhyrje të ngjashme.

- Zgjidhni për kirurg atë person që ju jep më shumë besim.

Page 45: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

45

Kirurgjia plastike e fytyrës

III. RINOSEPTOPLASTIKA. NDËRHYRJE ESTETIKE DHE FUNKSIONALE

III.1 Rinoplastika në ditët e sotme

Këto 50 vitet e fundit, kirurgjia plastike e fytyrës është pjesë e pandarë e specializimit në Kirurgjinë Otorinolaringologjike, të Kokës dhe Qafës. Ky fakt bën të vetëkuptueshëm se rinoplastika, si ndërhyrja më e përhapur nga të gjitha ndërhyrjet e tjera plastike-estetike, është një fushë veprimi profesional kryesisht e një kirurgu otorinolaringolog të specializuar (foto 11).

PJESA E TRETË

Foto 11 Para Pas

Page 46: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

46

Dr. Kostandin Balloma

Vetëm ai është përgjegjësi ekskluziv për të rregulluar njëkohësisht shtrembërimin e perdes së hundës dhe pamjes së jashtme të hundës, për të arritur në këtë mënyrë një rezultat të qëndrueshëm dhe të suksesshëm si estetik ashtu edhe funksional (foto 12, 13).

Foto 12 Para Pas

foto 13 Para Pas

nëpërmjet një ndërhyrjeje, një narkoze

dhe një mundimi

të vogël mund të zgjidhet

një problem i dyfishtë,

sepse problemi estetik dhe ai

funksional, pothuajse

bashkekzistojnë gjithmonë

Page 47: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

47

Kirurgjia plastike e fytyrës

Përparimet e shkencës mjekësore në fillimet e shek. XXI dhe kërkesat e njeriut për rezultate gjithnjë e më shumë të përsosura përgjatë ndërhyrjeve plastike e kanë bërë të domosdoshme nevojën për një specializim gjithnjë e më të madh e të thelluar në fushën e kirurgjisë plastike (Foto 14, 15).

Foto 14 Para Pas

Foto 15 Para Pas

Page 48: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

48

Dr. Kostandin Balloma

III.2 Anatomia topografike e hundës

Zgjidhni bukurinë që ju

përshtatet

Page 49: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

49

Kirurgjia plastike e fytyrës

III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës

Hunda është një organ me funksion të shumëfishtë.

Hunda përbën fillesën e rrugës së frymëmarrjes, pret stimujt e nuhatjes, kontribuon në formimin e zërit dhe fjalës së artikuluar dhe merr pjesë në të, duke shkaktuar reflekset e ndryshme fiziologjike.

• Funksioni respirator është funksioni më i rëndësishëm, sepse hunda është fillimi dhe fundi i ciklit të frymëmarrjes. Zgavra e hundës është një kanal i ngurtë nëpërmjet të cilit kalon ajri i thithur dhe i nxjerrë. Gjatë kalimit të tij ajri nxehet ose ftohet, lëngëzohet dhe pastrohet. ajri, duke arritur në nazofaring, ka gati temperaturën e trupit dhe lagështia e tij është 100%. Pastrimi, për sa u përket pjesëve me diametër të barabartë ose më të madh se 5mm, bëhet në nivelin 85-90%.

• Funksioni i nuhatjes. Te njeriu nuhatja shërben për kontrollin e ajrit të thithur dhe ushqimit. Te kafshët ka vlerë më

Page 50: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

50

Dr. Kostandin Balloma

të madhe jetësore, sepse shërben për të komunikuar, për të njohur ambientin, për të gjetur ushqim dhe për të shmangur rreziqet. Mukoza e nuhatjes rigjenerohet çdo 30-40 ditë.

• Funksioni resonator ka lidhje me krijimin e zërit. Zgavrat e hundës bëjnë rezonancë të ajrit të thithur gjatë të folurës dhe kontribuojnë në artikulimin e bashkëtingëlloreve të hundës. E folura dhe të kënduarit ia detyrojnë pjesën më të madhe të cilësisë hundës.

• Reflekset rinopneumonike. Reflekse të ndryshme fillojnë nga mukoza e hundës, si p.sh. refleksi i nuhatjes (jargëzimi, lëngëzimi në stomak pas një arome), teshtitjes etj. Është i rëndësishëm edhe refleksi rinopneumonik gjatë të cilit ngushtimi ose mbyllja e hundës, pavarësisht arsyes që e shkakton, krijon një rezistencë në rritje dhe elasticitet të reduktuar të mushkërive, me efekte të ngjashme në funksionin e frymëmarrjes.

Page 51: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

51

Kirurgjia plastike e fytyrës

III.4 Përse duhet bërë Rinoplastika?

Rinoplastika ka si qëllim krijimin e një hunde natyrale e cila:

• Do të gjendet në harmoni të plotë me pjesët e tjera të fytyrës,

• Do të mund të kryejë të gjitha funksionet e saj dhe kryesisht të frymëmarrjes,

• nuk do të tërheqë vëmendjen e të tjerëve si diçka e çuditshme,

• Do të ndryshojë për më mirë pamjen e fytyrës së pacientit dhe ky ndryshim do t’i shtojë vetëbesimin dhe vetëvlerësimin dhe, në këtë mënyrë, do të kemi një njeri të lumtur dhe një kirurg krenar (foto 16, 17, 18).

Foto 16 Para Pas

Page 52: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

52

Dr. Kostandin Balloma

Foto 17 Para Pas

Foto 18 Para Pas

Page 53: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

53

Kirurgjia plastike e fytyrës

IV. RINOSEPTOPLASTIKA TEKNIKAT MODERNE KIRURGJIKALE TË RINOPLASTIKËS

IV.1 Ndërhyrje plastike e njëkohshme e hundës dhe e perdes së hundës, pra ndërhyrje estetike dhe funksionale

Plastika estetike dhe funksionale në hundë, e cila emërtohet edhe rinoseptoplastikë, mund të përmirësojë pamjen, formën dhe paraqitjen e përgjithshme të hundës, por njëkohësisht ta bëjë më funksional rolin që luan hunda për një frymëmarrje të lirë (foto 19).

foto 19 Para Pas

PJESA E KATËRT

Page 54: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

54

Dr. Kostandin Balloma

Qëllimi i rinoseptoplastikës është të bëjë një hundë më të bukur, në harmoni me fytyrën dhe simetrike, por njëkohësisht funksionale për misionin e saj.

Rinoseptoplastika e saktë forcon vetëbesimin, përmirëson vetëvlerësimin dhe në përgjithësi sjell një rezultat pozitiv në mënyrën me të cilën njeriu mendon, ndihet dhe vepron në jetën e tij. Vetëkuptohet që të gjitha këto arrihen në qoftë se ndërhyrja nuk do të shkaktojë problem në frymëmarrje (foto 20, 21).

foto 20 Para Pas

foto 21 Para Pas

Page 55: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

55

Kirurgjia plastike e fytyrës

Subjekti që dëshiron të bëjë rinoplastikë, ashtu sikurse ndodh edhe për çfarëdo ndërhyrje tjetër, duhet të informohet në mënyrë të saktë dhe të plotë për këtë ndërhyrje.

Ky libër që mbani në duar u jep përgjigje në mënyrë shkencore dhe të përgjegjshme pyetjeve që u lindin subjekteve, që do t’i nënshtrohen një rinoplastike. Leximi me kujdes i këtij libri është një hap i parë për një informim të mirë. Sidoqoftë, vizita personale te kirurgu otorinolaringolog - plastik është e domosdoshme dhe nuk mund të zëvendësohet, sepse është mënyra më e mirë për një informim më të plotë të subjekteve të interesuara.

Gjithashtu, në përzgjedhjen e kirurgut, mendimi i një otorinolaringologu, ose i mjekut të familjes, është gjithmonë i vlefshëm. në këtë mënyrë, subjekti i interesuar ka mundësi të zgjedhë kirurgun plastik të duhur, i cili do të marrë përsipër kryerjen e ndërhyrjes estetike dhe funksionale (foto 22, 23, 24).

foto 22 Para Pas

Page 56: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

56

Dr. Kostandin Balloma

foto 23 Para Pas

foto 24 Para Pas

ndërhyrja rinoplastike e suksesshme në ditët e sotme bazohet në ndërhyrjen e njëkohshme si të piramidës së hundës ashtu edhe të perdes së hundës.

Page 57: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

57

Kirurgjia plastike e fytyrës

IV.2 Përparësitë

a) Kirurg i specializuar në ndërhyrjen plastike të hundës është ai i cili mund të dallojë, të diagnostikojë dhe të rregullojë (estetikisht dhe funksionalisht) problemet e hundës me një ndërhyrje të vetme kirurgjikale te pacienti.

b) Me një ndërhyrje, me një anestezi zgjidhen dy probleme: problemi estetik, por edhe ai funksional, probleme të cilat, në përgjithësi, gjenden tek i njëjti pacient.

c) Edhe në rastin e rrallë kur nuk nevojitet ndërhyrje në perden e hundës, pas ndërhyrjes paraqitet nevoja për adaptim të perdes me hundën e re. Kjo gjë kërkon njohuri të veçanta kirurgjikale në mënyrë që ndërhyrja rinoplastike të mos krijojë probleme të mëvonshme në frymëmarrje.

d) Pacienti në këtë mënyrë shmang koston e dyfishtë të dy ndërhyrjeve të pavarura dhe ndërhyrja e njëkohshme plastike e hundës dhe e perdes kushton sa një ndërhyrje e thjeshtë rinoplastike.

Page 58: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

58

Dr. Kostandin Balloma

IV.3 Është nevojë apo ekzagjerim?

Jetojmë në një epokë, e cila u imponon njerëzve nevojën për t’u shfaqur të bukur dhe tërheqës si në mjedisin e tyre social dhe profesional, por edhe në atë të ngushtë familjar.

Hunda e bukur përbën një komponent të rëndësishëm të bukurisë së fytyrës.

Hunda e shëmtuar që në lindje ndikon shumë negativisht në profil, në shprehjen e buzëve, në shprehjen e syve dhe në pamjen e përgjithshme të fytyrës (foto 25).

Pyetje: • Cila hundë shkon më shumë me një

foto 25 Para Pas

Page 59: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

59

Kirurgjia plastike e fytyrës

fytyrë të caktuar? • Deri në ç’masë mund të rregullohet

një hundë e shëmtuar pa krijuar më pas probleme në frymëmarrje dhe në funksionimin e përgjithshëm të hundës?

Përgjigje: Është fakt i njohur që bukuria është

shpeshherë çështje subjektive.

Është po ashtu i njohur fakti, që ekzistojnë shumë lloje dhe forma hunde, të cilat përgjithësisht konsiderohen të shëmtuara, sepse ulin simetrinë, harmoninë dhe ëmbëlsinë e fytyrës.

të tilla janë hundët me gungë ose me gungë të dyfishtë, të shtrembra, të gjata, “me samar” (gibus), të shkurtra, me vrima shumë të mëdha ose shumë të ngushta etj (foto 26).

foto 26 Para Pas

Page 60: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

60

Dr. Kostandin Balloma

Në këtë libër nuk duhet të lëmë pa përmendur hundët e shëmtuara dhe problematike nga ana funksionale, pamja e keqe dhe funksioni problematik i të cilave janë shkaktuar, ose nga një dëmtim i mëparshëm i hundës, ose nga shtrembërimi i perdes së hundës, ose nga një ndërhyrje e gabuar e ndërmarrë më parë.

Të gjitha hundët e shëmtuara, pavarësisht se si janë shkaktuar, mund të rregullohen me sukses vetëm nga një kirurg plastik i specializuar në rinoplastikë, i cili do t’u kushtojë të gjithë vëmendjen e duhur rregullave të kirurgjisë plastike të perdes kockore dhe kërcore të hundës, si dhe të mureve anësore të saj (konkat) (foto 27).

Në ditët e sotme rinoseptoplastika e suksesshme bazohet në ndërhyrjen e njëkohshme të piramidës dhe të perdes së hundës. në këtë mënyrë arrihet rezultati më i mirë afatgjatë, si estetik ashtu edhe funksional, pa shkaktuar

Foto 27 Para Pas

Page 61: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

61

Kirurgjia plastike e fytyrës

probleme në frymëmarrje dhe në nuhatje. (Foto 28, 29)

foto 28 Para Pas

foto 29 Para Pas

Page 62: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

62

Dr. Kostandin Balloma

IV.4 Kur është momenti i duhur?

Gjatë moshës së fëmijërisë nuk duket ende madhësia dhe forma përfundimtare që do të marrë hunda, sepse fytyra nuk është formuar plotësisht.

Duke u rritur, me formimin e plotë të karakteristikave të fytyrës gjatë moshës së adoleshencës, shfaqet edhe forma e vërtetë dhe e plotësuar e hundës. Ky fakt na kufizon, që përveç rasteve kur ka një problem të mprehtë frymëmarrjeje, të mos kryejmë ndërhyrje rinoplastike te vajzat nën moshën 20-21 vjeç dhe djemtë 19-20 vjeç.

Një arsye tjetër shumë e rëndësishme që na ndalon të kryejmë ndërhyrje të tilla në moshë të vogël është se nuk duhet të tronditet me asnjë ndërhyrje kirurgjikale zhvillimi normal i zonave zhvilluese të kockave të hundës dhe të perdes, të cilat janë përgjegjëse për formimin normal jo vetëm të hundës, por edhe të pjesës qendrore kockore të fytyrës (Foto 30, 31).

Page 63: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

63

Kirurgjia plastike e fytyrës

Për sa i përket moshës më të përshtatshme për rinoplastikë, mund të themi me siguri se nuk ka një kufi të caktuar moshe që mund të kufizojë apo të ndalojë ndërhyrjen.

Rinoplastika mund të bëhet në çdo fazë të jetës së rritur.

foto 30 Para Pas

foto 31 Para Pas

Page 64: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

64

Dr. Kostandin Balloma

Pikëpamja se subjektet mbi moshën 50 vjeç nuk lejohen t’i nënshtrohen një ndërhyrjeje të perdes së hundës apo një rinoplastike, tashmë i takon së shkuarës, si rezultat i zbulimit të teknikave të reja dhe bashkëkohore të kirurgjisë (foto 32, 33).

foto 32 Para Pas

foto 33 Para Pas

Korrigjim i hundës me

gungë

Page 65: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

65

Kirurgjia plastike e fytyrës

Megjithatë, mirë është që ndërhyrja të kryhet në një moshë relativisht të re. në këtë mënyrë realizohet më shpejt procesi i rindërtimit dhe kockëzimit të strukturave të hundës. Kryerja e ndërhyrjes në një fazë më të hershme e lejon subjektin t’i gëzohet një hunde të re dhe të bukur.

Pra, mund të themi se çasti më i përshtatshëm për të bërë ndërhyrjen në hundë është atëherë kur dikush ndihet i vetëndërgjegjshëm se hunda e tij nuk i pëlqen dhe dëshiron të ketë një hundë më të pashme.

Te subjektet e rritura, të cilave hunda, përveç pamjes së shëmtuar, u shkakton edhe një shtrembërim të perdes së hundës në një shkallë të tillë, që u krijon probleme në frymëmarrje dhe në të folur, ose u shkakton lodhje, gërhitje, përgjumje etj., konsiderohet e domosdoshme të ndërmerret një ndërhyrje kirurgjike plastike e hundës dhe perdes së saj.

Page 66: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

66

Dr. Kostandin Balloma

IV.5 Qëllimi i ndërhyrjes kirurgjikale

Është gjerësisht i pranuar nga kirurgët plastikë, të cilët në përgjithësi janë otorinolaringologë, si dhe nga kirurgët e përgjithshëm plastikë, fakti se rinoplastika është ndërhyrja më e vështirë dhe më e ndërlikuar. Kjo, sepse kirurgu plastik ndërhyn jo vetëm te indet e buta të këtij organi tredimensional (lëkurë, inde lidhëse dhe muskuj), por në radhë të parë ndërhyn te pjesët kockore dhe kërcore të tij, të cilat përbëjnë skeletin e piramidës së hundës.

Nëntë nga dhjetë ndërhyrjet rinoplastike kërkojnë njëkohësisht ndërhyrje plastike të hundës dhe të perdes së saj (Foto 34, 35).

foto 34 Para Pas

Page 67: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

67

Kirurgjia plastike e fytyrës

Për këtë arsye ndërhyrja rinoplastike duhet të kryhet nga një kirurg otorinolaringolog me një specializim të veçantë, sepse vetëm kjo kategori kirurgësh ka trajnimin dhe përvojën e duhur në funksionimin dhe kirurgjinë e këtij organi në tërësinë e tij.

Vetëm kjo kategori kirurgësh mund të rregullojë njëkohësisht me të njëjtën ndërhyrje kirurgjikale pamjen e jashtme të hundës (me një ndërhyrje rinoplastike të thjeshtë) si edhe shtrembërimin e perdes së hundës, por edhe çfarëdo defekti tjetër funksional të hundës dhe të frymëmarrjes.

Ndryshimet në lartësinë, gjerësinë dhe gjatësinë e hundës mund të ndryshojnë formën dhe, automatikisht, edhe të gjithë shprehjen dhe stilin e fytyrës. Kjo gjë vërtetohet me faktin se, në qoftë se nuk zbatohen në mënyrë të drejtë rregullat e plastikës së perdes së hundës dhe të skeletit të

foto 35 Para Pas

Page 68: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

68

Dr. Kostandin Balloma

hundës, një pjesë e madhe e ndërhyrjeve rinoplastike dështojnë dhe kërkojnë ndërhyrje korrigjuese për herë të dytë ose të tretë (Foto 36, 37).

Arsyeja më e shpeshtë e dështimit të një ndërhyrjeje rinoplastike është ndërhyrja e pamjaftueshme ose e gabuar mbi kërcin ose

foto 36 Para Pas

foto 37 Para Pas

RinoplastikëPamja e

hundës 20 ditë pas

ndërhyrjes

Page 69: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

69

Kirurgjia plastike e fytyrës

foto 38 Para Pas

Pamja e hundës pas një ndërhyrjeje rinoplastike të dështuar që është kryer në vend tjetër (PËRPaRa) dhe rezultati pas një ndërhyrjeje rinoplastike korrigjuese (Pas)

foto 39 Para Pas

pjesët kockore të hundës. Kjo sjell si rezultat, që me kalimin e kohës, të shfaqen xhunga, shtrembërime, përkulje, mungesa, rënie, vështirësi në frymëmarrje etj. (foto 38, 39, 40).

Page 70: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

70

Dr. Kostandin Balloma

Por, kujdes: ndërhyrje të tilla korrigjuese nuk duhet

të kryhen pa kaluar një periudhë të paktën njëvjeçare nga ndërhyrja e parë. Kjo periudhë është edhe kohëzgjatja që kërkohet për shërimin e plotë të plagëve kirurgjikale.

Ndërhyrja e plotë rinoplastike, përveç përmirësimit estetik dhe funksional të hundës, duhet të synojë të ruajë raportet e hundës me pjesët e tjera të fytyrës (Foto 41).

foto 40 Para Pas

foto 41 Para Pas

Page 71: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

71

Kirurgjia plastike e fytyrës

Në asnjë pjesë tjetër të fytyrës nuk hasim një kombinim kaq të madh të veprimeve të ndryshme, të cilat duhet të rregullohen në të njëjtën kohë vetëm me një ndërhyrje.

Pra, në pjesën më të madhe të ndërhyrjeve rinoplastike kërkohet p.sh. të kryhet njëkohësisht plastikë e perdes së hundës, heqje e gungave, ngushtim apo shkurtim, ndërhyrje në pjesët e brendshme anësore të hundës etj., në mënyrë që të arrihet rezultati më i mirë funksional dhe estetik, që do të mbesë i tillë për të gjithë jetën.

Gjatë vizitës mjekësore së të interesuarit te kirurgu i specializuar, identifikohet: problemi estetik dhe funksional i hundës, si dhe konfirmohet domosdoshmëria ose jo e ndërhyrjes kirurgjikale (foto 42).

Page 72: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

72

Dr. Kostandin Balloma

Subjekti i interesuar informohet me shkrim nga kirurgu:

• mbi procedurën parakirurgjikale, • narkozën, • procesin e ndërhyrjes kirurgjikale, • ndërlikimet e mundshme,• si dhe për sjelljen dhe kujdesin

që duhet të tregojë pacienti pas ndërhyrjes kirurgjikale.

Paraprakisht hunda fotografohet së bashku me fytyrën në pozicionet: përballë, profil, anash dhe në bazë të saj.

Fotografimi përpara ndërhyrjes ka si qëllim: nga njëra anë, të dokumentojë, studiojë dhe

planifikojë planin kirurgjikal dhe, nga ana tjetër, të drejtojë dhe të udhëheqë kirurgun gjatë ndërhyrjes kirurgjikale.

Gjithashtu, në krahasim me fotografitë

foto 42 Para Pas

Page 73: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

73

Kirurgjia plastike e fytyrës

që bëhen pas ndërhyrjes kirurgjikale (të paktën pas 1 muaji), bëhet edhe vlerësimi kritik i rezultatit përfundimtar të ndërhyrjes rinoplastike si nga kirurgu ashtu edhe nga pacienti (foto 43).

në përgatitjen e ndërhyrjes kirurgjikale subjekti duhet të bëjë analizat e nevojshme:

• analiza e plotë e gjakut, • Kontrolli i densitetit dhe sheqerit në

gjak, • Elektrokardiograma, • Radiografia e gjoksit.

foto 43 Para Pas

Rast rinoplastike: Korrigjim i hundës së gjatë dhe me gungë

Page 74: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

74

Dr. Kostandin Balloma

Shënim. Në raste të veçanta të ndërhyrjeve rinoplasti-

ke nevojitet edhe roentgenografia e kockave të hundës dhe sinuseve përreth hundës.

Dr. Balloma gjatë një operacioni rinoplastike

Page 75: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

75

Kirurgjia plastike e fytyrës

IV.6 Anestezia

Lloji i anestezisë që kërkohet është lokale, e përgjithshme, ose një kombinim i të dyjave.

në rast se ka kundërindikacione, kryesisht nga sistemi kardiovaskular, të cilat imponojnë një anestezi lokale, atëherë është e mundur që pacienti të zgjedhë vetë llojin e anestezisë që dëshiron. secili lloj anestezie paraqet një sërë avantazhesh, të cilat duhet të merren parasysh gjatë përzgjedhjes së anestezisë së caktuar.

në rastin e anestezisë lokale injektohet lokalisht solucion ksilokaine 2%, e cila përmban solucion adrenaline 1 : 200.000. adrenalina shkakton kontraksion (spazmë të enëve të gjakut) dhe, si rezultat, rënie të hemorragjisë gjatë ndërhyrjes. në mënyrë analgjezike dhe kontraktuese vepron edhe solucioni hidroklorik i kokainës 4% me tampone pambuku në bazën poshtë konkave të hundës, të zonës së nervave nuhatëse dhe të mukozës së septumit nazal.

në rastin e anestezisë së përgjithshme një avantazh i madh është mundësia e mbajtjes nga ana e anestezistit e presionit të gjakut në nivele të ulëta për kufizim të hemorragjisë gjatë gjithë ndërhyrjes kirurgjikale.

Për më tepër siguri, gjatë ndërhyrjes

Page 76: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

76

Dr. Kostandin Balloma

kirurgjikale përdoren monitorë në mënyrë që të kontrollohet vazhdimisht funksionimi i zemrës, presioni i gjakut, pulsi si dhe mbushja e hemoglobinës së gjakut me oksigjen (nivelet e saturimit të gjakut me oksigjen).

Page 77: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

77

Kirurgjia plastike e fytyrës

IV.7 Kryerja e ndërhyrjes Rinoseptoplastike

Ndërhyrja rinoseptoplastike është një ndërhyrje e ndërlikuar në hundë me shumë veçanti.

Si rregull, nuk bëhet asnjë prerje e jashtme në lëkurën e hundës në mënyrë që të shmangen shenjat, të cilat do të mbeteshin më vonë të dukshme. Të gjitha prerjet bëhen në pjesën e brendshme të hundës, pra në vrimat e hundës. Shkëputet mukoza nga perdja e hundës dhe lëkura nga skeleti i hundës (fig. 7).

Në vazhdim kryhen një sërë veprimesh të domosdoshme në kockë dhe në kërce, dhe në vazhdim, krijohet me të njëjtat kocka dhe kërce një piramidë e re dhe simetrike hundore, si dhe një perde e drejtë në mënyrë që t’i përgjigjet

Page 78: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

78

Dr. Kostandin Balloma

formës dhe madhësisë së hundës që dëshirojmë. Hunda e shtrembër, e cila vjen si rezultat

i perdes së shtrembër të saj, nuk mund të drejtohet në asnjë mënyrë, nëse nuk drejtohet më parë kjo perde.

Më në veçanti, në hundët shumë të shtrembra, të cilat vijnë si rezultat i shtrembërimit të madh të perdes së saj, p.sh. si pasojë e një goditjeje, hiqet e gjithë perdja kërcore (foto 44, 45).

Rinoplastikë. Rehabilitim i hundës

traumatike. Hundë e shtrembër

me vështirësi në frymëmarrje dhe

gërhitje, pas një plagosjeje anësore

foto 44 Para Pas

foto 45 Para Pas

Page 79: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

79

Kirurgjia plastike e fytyrës

Më pas ajo drejtohet me mënyra të ndryshme dhe rivendoset brenda në hundë, në vendin e duhur.

Lëkura përshtatet me pak vështirësi në gjendjen e re. Vetëm në raste shumë të veçanta krijohet nevoja për prerje të vogla të jashtme të lëkurës në bazën e hundës, si p.sh. për ngushtimin e vrimave të hundës te subjekte që i kanë shumë të gjera.

Pas qepjes së prerjeve vendosen tampone në hundë dhe kirurgu modelon hundën e re, e cila tashmë është mjaft e manipulueshme.

Ndërhyrja kirurgjikale përfundon me fiksimin e hundës me allçi apo me një samar plastik.

Shënim. Kjo fazë e fundit ka të njëjtën rëndësi për rezultatin përfundimtar sa e gjithë ndërhyrja kirurgjikale.

Kohëzgjatja e një ndërhyrjeje rinoseptoplas-tike është mesatarisht 2 orë.

Qëndrimi në klinikë i pacientit mund të zgjasë disa orë deri në 24 orë pas ndërhyrjes. Zakonisht pacientët pas ndërhyrjes kirurgjikale janë të shëndetshëm dhe mund të ecin, por, pavarësisht kësaj, kanë nevojë për vëmendje mjekësore.

Kujdesi mjekësor: • Një apo dy ditë pas ndërhyrjes

kirurgjikale hunda lirohet nga tamponi.

Page 80: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

80

Dr. Kostandin Balloma

• Pas një jave hiqet allçia ose samari plastik, por pacienti duhet të ketë kujdes, që të mos mbështesë hundën në jastëk.

• Qepjet hiqen dhjetë ditë pas ndërhyrjes kirurgjikale, nëse janë të jashtme. Fryrja dhe hematomat në qendër të fytyrës, të cilat përhapen edhe në faqe, qepalla dhe buzë, janë të pashmangshme. Këto të fundit zmadhohen gjatë dyzet e tetë orëve të para dhe në vazhdim zhduken brenda një-dy javësh (foto 46, 47, 48).

foto 46 Para Pas

Rinoplastika e përfunduar, përveç përmirësimit estetik dhe funksional të hundës, duhet për më shumë të kërkojë të nxjerrë në pah dhe të harmonizojë të gjitha karakteristikat e fytyrës me të cilat bashkekziston.

Page 81: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

81

Kirurgjia plastike e fytyrës

foto 47 Para Pas

foto 48 Para Pas

Pamje e keqe e hundës, si dhe funksionim i parregullt i frymëmarrjes, të cilat janë pasojë e një shtrembërimi traumatik të perdes së hundës dhe të piramidës së hundës.

Page 82: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

82

Dr. Kostandin Balloma

IV.8 Plastikë e perdes së hundës (septoplastikë) dhe tkurrje e mukozave anësore të hundës me Radiofrekuencë me Lazer CO2

Edhe kur bëhen modifikime të vogla në perden ndarëse të hundës, vihet re një rritje e nivelit të ajrit të thithur. Pas kësaj, shpinat kërcore apo kockore të kërcit katërkëndësh të perdes së hundës mund të dobësohen, ose edhe të hiqen tërësisht me përdorimin e radiofrekuencës, me qëllim përmirësimin e frymëmarrjes.

Pa pasur nevojë shkolitjen e mukozës nga kërci për krijimin e tunelit - gjë që bëhet në metodën klasike të plastikës së perdes së hundës - goditet me Lazer CO2 pjesa e dalë e mukozës dhe kërcit apo kockës bashkë dhe, në këtë mënyrë, rritet masa e hapësirës së hundës dhe zvogëlohen rezistencat nazale me rezultat frymëmarrje më të mirë.

Pas ndërhyrjes, në një periudhë 4-6 javë, krijohet vetë mbulesa e plotë e pjesës së mbetur të pambuluar të kërcit ose kockës së diafragmës me mukozë të re dhe me fije të reja indore lidhëse.

në kornizën e një ndërhyrjeje rinoplastike apo plastike të diafragmës, për arritjen e një frymëmarrjeje më të mirë, kohët e fundit

Page 83: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

83

Kirurgjia plastike e fytyrës

realizohen edhe shkurtime të pjesshme të konkave të poshtme të hundës me radiofrekuencë apo Lazer Co2. Pra, me përdorimin e radiofrekuencës, apo Lazer CO2, arrihet një zvogëlim i masës së konkave të hundës (Foto 49).

Në këtë mënyrë rritet hapësira brenda hundës, përmirësohet qarkullimi i ajrit dhe arrihet një frymëmarrje më e mirë.

foto 49 Para Pas

Konka nazale para përdorimit të radiofrekuencës dhe tkurrja e konkës pas procedurës

Page 84: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

84

Dr. Kostandin Balloma

IV.9 Rregullim i vogël plotësues në një Rinoplastikë të suksesshme

Përqasja artistike në rinoplastikë nga një nivel e sipër është e papërkufizueshme. Po ashtu edhe procesi i shërimit të pacientit.

Nuk duhet të konsiderohet gjithmonë gabim i kirurgut, kur diçka nuk shkon në mënyrë të shkëlqyer dhe kur rezultati, në një pjesë të caktuar të hundës, nuk kënaq kirurgun apo pacientin.

Po kështu, nuk është i rrallë rasti kur pacienti ndihet i kënaqur me rezultatin, kurse kirurgu i sugjeron një ndërhyrje tjetër të vogël për një rezultat estetik apo funksional më të përsosur.

Pavarësisht faktit se sa i mirëtrajnuar është kirurgu, sa i kujdesshëm apo se sa me fat është ai, në një numër të vogël rastesh, deri në 5%, mund të kemi rezultat jo të përsosur në hundë. Dhe kjo pjesë shfaqet pas ndërhyrjes, ose edhe shumë më vonë ndërhyrjes.

Kjo gjë nuk duhet të konsiderohet në asnjë mënyrë si një dështim i ndërhyrjes rinoplastike, sepse zakonisht një gjë e tillë varet nga faktorë të paparashikueshëm dhe tepër të veçantë të pacientit, si p.sh. cilësia e lëkurës apo e kockave të hundës.

Disa nga këta faktorë dhe raste të papara-

Page 85: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

85

Kirurgjia plastike e fytyrës

shikueshme janë:

• zhvillimi hiperbolik i fijeve indore lidhëse, gjë që mund të shkaktojë një trashje të pjesëve të buta të hundës,

• hiperplazi e periostit, • apo edhe një reagim alergjik i lëkurës, • ndonjë infeksion, flegmonë, ulcerë

ose edemë e zonës me kohëzgjatje më të madhe se normalja.

Shënim. Cilado nga këto papërsosmëri të vogla mund të rregullohet lehtësisht me sukses nga një kirurg me përvojë dhe në pjesën më të madhe të rasteve me anestezi lokale dhe pa kaluar natën në klinikë. Sidoqoftë, kushti i nevojshëm për një ndërhyrje të tillë është që të ketë kaluar të paktën një vit nga ndërhyrja fillestare.

Në këtë mënyrë arrihet rezultati i dëshiruar estetik dhe funksional dhe, në përfundim, mbeten të kënaqur si pacienti ashtu edhe kirurgu.

Page 86: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

86

Dr. Kostandin Balloma

Rezultat përfundimtar pas një ndërhyrjeje rinoplastike të dështuar. Krijimi i një shpine simetrike e harmonizuar me një majë më të vogël dhe të ngushtë si dhe rivendosje e një frymëmarrjeje të rregullt

IV.10 Korrigjimi i një ndërhyrjeje Rinoplastike të dështuar

Vendimi i një subjekti të interesuar për të bërë një ndërhyrje rinoplastike është një çështje jo e lehtë (foto 50).

foto 50 Para Pas

Page 87: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

87

Kirurgjia plastike e fytyrës

Shënim

Pengesat subjektive në vendimmarrje janë:• kultura e ulët shëndetësore,• mosnjohja dhe informacioni jo i duhur

për Kirurgjinë Plastike të Fytyrës (ende sot kjo mangësi ndihet dhe te personeli shëndetësor),

• mendimi i njerëzve të rrethit të tij të ngushtë në lidhje me ndërhyrjet plastike,

• perceptimi i gabuar që kemi të bëjmë me një ndërhyrje të dhimbshme,

• skepticizmi në lidhje me anestezinë, • java e parë pas ndërhyrjes me gjithë

kujdesin që ajo kërkon,• kostoja e ndërhyrjes dhe mungesa në

punë.

Të gjitha këto luajnë rol në vendimin që merr i interesuari.

Faktori më i rëndësishëm pengues në marrjen ose jo të një vendimi për të bërë një ndërhyrje rinoplastike është frika për një dështim të mundshëm të ndërhyrjes. Është një skepticizëm dhe një frikë e justifikuar, sepse disa persona, në vend që të kenë një hundë më të bukur pas ndërhyrjes, kanë një hundë më të shëmtuar dhe me më shumë probleme me frymëmarrjen (Foto 51).

Page 88: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

88

Dr. Kostandin Balloma

Arsyeja më e zakonshme e dështimit të një ndërhyrjeje rinoplastike është ndërhyrja e pamjaftueshme apo e gabuar mbi pjesët

foto 51 Para Pas

PËRPARA: Rezultat i keq, pas një ndërhyrjeje të dështuar rinoplastike që është kryer në vend tjetër.PAS: Rezultat përfundimtar pas një ndërhyrjeje rregulluese të perdes së hundës dhe rinoplastikës.

Page 89: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

89

Kirurgjia plastike e fytyrës

kërcore apo kockore të hundës. si rezultat, me kalimin e kohës shfaqen ënjtje të padëshiruara, shtrembërime, lakime, rënie, vështirësi në frymëmarrje etj.

Teknikat kirurgjikale për korrigjimin e një ndërhyrjeje rinoplastike të dështuar përmbajnë thuajse gjithmonë heqje ose shtim të pjesës së kërceve dhe në raste të rralla të kockës në ndonjë pjesë të hundës, në mënyrë që ajo të rimarrë mbështetjen e duhur, funksionimin e mirë, simetrinë dhe bukurinë që i nevojitet.

Pjesët kërcore ose kockore, të cilat përdoren për ndërhyrjen rinoplastike rregulluese, emërtohen grafte. Graftet më të përshtatshme janë “autograftet”, pra ato që vijnë nga vetë njeriu.

Merren zakonisht nga pjesa kërcore e perdes së hundës së vetë pacientit. Por, kur nuk ka kërc në perden e hundës për arsye se është hequr gjatë ndërhyrjes së mëparshme, atëherë marrim kërc nga njëri vesh i pacientit, apo nga të dy veshët, aq sa nevojitet për ndërhyrjen.

Kjo arrihet me një prerje të vogël të lëkurës pas veshit, në mënyrë që plaga të mos duket.

Në rastin kur nevojitet më shumë kërc, ai merret nga brinja e shtatë ose e tetë e pacientit. Në raste më të rralla, në hundë shumë të shkatërruara, lind nevoja për përdorimin e kërceve nga të dyja pjesët që përmendëm (Foto 52-53).

Page 90: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

90

Dr. Kostandin Balloma

Korrigjimi i një ndërhyrjeje rinoplastike të dështuar është gjithmonë më e vështirë se ndërhyrja fillestare. “Është më e vështirë të ndryshojë arkitektura e keqe e një shtëpie të ndërtuar, sesa ndërtimi nga themelet i një shtëpie të re”.

Ndërhyrje të tilla korrigjuese duhet të bëhen pas një viti nga ndërhyrja e dështuar dhe vetëm nga një kirurg me shumë përvojë!

Kjo, sepse rreziku i një dështimi të ri është shumë i pranishëm (foto 54, 55, 56)!

foto 53 para pasPas - Rezultati pas një ndërhyrjeje rinoplastike korrigjuese.

foto 52 para pasPËRPARA: Rezultat i keq pas një ndërhyrjeje të dështuar të perdes së hundës, ndërhyrje që është kryer në vend tjetër.

Page 91: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

91

Kirurgjia plastike e fytyrës

foto 54 para pasRezultat i keq, pas një ndërhyrjeje rinoplastike të dështuar, e cila është kryer diku tjetër përpara një viti. Shtrembërim i perdes së hundës, dëmtim i kërcit anësor dhe vështirësi në frymëmarrje. Pas 20 ditësh rezultati përfundimtar pas një ndërhyrjeje rinoplastike. Krijimi i një shpine simetrike e harmonizuar me një majë më të vogël dhe më të ngushtë, si dhe rivendosje e një frymëmarrjeje të rregullt.

foto 55 para pasRezultat i keq pas dy ndërhyrjeje rinoplastike. (përpara)Rezultat përfundimtar pas ndërhyrjes që iu bë duke përdorur kërcet e veshit si dhe përdorimin e facies së muskulit temporal për krijimin e një shpine simetrike dhe të lëmuar.

Page 92: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

92

Dr. Kostandin Balloma

foto 56 para pas

Pas 20 ditësh, rezultati përfundimtar pas një ndërhyrjeje rinoplastike. Krijimi i një shpine simetrike e harmonizuar me një majë më të vogël dhe më të ngushtë, si dhe rivendosje e një frymëmarrjeje të rregullt.

Rezultat i keq pas dy ndërhyrjeje

rinoplastike. (përpara)

Page 93: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

93

Kirurgjia plastike e fytyrës

IV.11 Riaftësimi i hundës së dëmtuar

Aksidentet me makinë, sportet e ndryshme, lojërat, aksidentet gjatë punës si edhe aksidentet e tjera gjatë jetës së përditshme, pjesa më e madhe e të cilave ndodhin gjatë moshës fëmijërore, janë përgjegjëse për shumë raste hundësh të shpërfytyruara apo të mangëta, të cilat shfaqin vështirësi në frymëmarrje.

Teknikat kirurgjikale për riaftësimin e një hunde të dëmtuar janë të shumëllojshme, në varësi të masës së dëmtimit dhe të kohës që ka kaluar që nga dëmtimi.

Në riaftësimin e hundës së dëmtuar roli i autografteve është shumë i rëndësishëm dhe gati unikal.

Këto grafte përdoren në këto raste ashtu si edhe në rastet e ndërhyrjeve rinoplastike të dështuara.

Për riaftësimin e hundëve të dëmtuara nevojiten njohuri shumë të specializuara, njohuri të cilat vetëm një kirurg me shumë përvojë mund t’i ketë!

Kërcet ose fragmentet kockore që

përdoren në rinoplastikën

korrigjuese emërtohen

grafte. Më të përshtatshme

janë autograftet, pra ato që i

përkasin vetë personit.

Page 94: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

94

Dr. Kostandin Balloma

foto 58 Para Pas

foto 57 Para Pas

Page 95: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

95

Kirurgjia plastike e fytyrës

IV.12 Profilaksia dhe mbajtja në vëzhgim mjekësor e pacientit

pas ndërhyrjes kirurgjikale

Për një shërim sa më të shpejtë dhe me sa më pak probleme të hundës, por edhe për të siguruar një sukses të ndërhyrjes, pacienti këshillohet:• të flasë sa më pak, • të ushqehet lehtë, • të shmangë lëvizjet e forta të buzëve dhe

fytyrës • të shmangë punën që kërkon lodhje fizike

për tri deri në katër javë (sa më pak lodhje fizike),

• të shmangë për tre muaj ekspozimin e tepruar në diell apo në të ftohtë,

• të shmangë pjesëmarrjen në aktivitete sportive,

• të ketë kujdes të veçantë në lojërat me fëmijët apo në çdo gjë tjetër që mund të plagosë hundën gjatë periudhës së shërimit.

• të shmangë alkoolin dhe pirjen e duhanit, • të kufizojë në maksimum përdorimin

sistematik të syzeve gjatë muajit të parë.Me largimin e allçisë mbuluese dhe

mbështetëse, ditën e gjashtë pas ndërhyrjes,

Page 96: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

96

Dr. Kostandin Balloma

duket menjëherë rezultati kirurgjikal, në rast se ënjtja nuk është larguar përfundimisht.

Pas tri javëve ënjtja do të jetë minimizuar dhe atëherë do të mund të dalim në një përfundim më të mirë për rezultatin e ndërhyrjes.

sidoqoftë, rezultati përfundimtar i ndërhyrjes rinoplastike do të duket i plotë më vonë, zakonisht pas gjashtë apo dymbëdhjetë muajsh.

Pas ndërhyrjes rinoplastike, shërimi është relativisht i shpejtë. të gjitha proceset e rilidhjes dhe funksionimit të të gjitha indeve realizohen relativisht shpejt me rezultat dhe organizmi vjen shpejt në gjendjen normale, siç ishte përpara ndërhyrjes.

Si rregull, nuk vihen re komplikacione serioze në rinoplastikë.

• Rrallëherë mund të kemi hemorragji të vogël, e cila ndalon vetë lehtësisht.

• Infeksionet e mundshme parandalohen me antibiotikët përkatës menjëherë pas ndërhyrjes.

• Traumatizimi i kanalit të lotëve apo i bazës së kafkës konsiderohen si të pamundura të ndodhin, të paktën për sa i përket një kirurgu me përvojë.

Në përfundim, me kompetencë profesionale mund të them:

“Sot teknika e rinoplastikës është kaq e përparuar, saqë çdo kirurg specialist mund ta rekomandojë pa asnjë dyshim apo problematikë”.

Page 97: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

97

Kirurgjia plastike e fytyrës

IV.13 Përfundime

• Rinoplastika: Është një ndërhyrje plasti-ke e përbashkët e hundës dhe e perdes së hundës.

• Rinoplastika është një ndërhyrje plas-tike, e cila kryhet nga një kirurg otori-nolaringolog i specializuar, sepse ai ka trajnimin dhe përvojën për funksionimin dhe korrigjimin e organit të hundës në tërësinë e tij.

• Rinoplastika është rehabilitimi i hundës traumatike.

• Pra, qëllimi i ndërhyrjes rinoplastike është që të rezultojë një hundë më të bukur në harmoni me fytyrën, simetrike në lidhje me karakteristikat e fytyrës dhe në të njëjtën kohë të funksionojë në mënyrë të përsosur.

• Ndërhyrja plastike e njëkohësishme e hundës dhe perdes së hundës është ndërhyrja moderne kirurgjikale e rinoplastikës dhe kërkon përvojë të madhe, talent kirurgjikal dhe sigurisht trajnim të mjaftueshëm.

• Ndërhyrja rinoplastike e suksesshme në ditët e sotme bazohet në ndërhyrjen e

Page 98: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

98

Dr. Kostandin Balloma

njëkohësishme si të piramidës së hundës, ashtu edhe të perdes së hundës.

• Për sa i përket moshës së duhur për t’iu nënshtruar një rinoplastike, mund të themi me siguri se nuk ka kufi maksimal moshe që të kufizojë apo të pengojë ndërhyrjen.

• Nëpërmjet një ndërhyrjeje, një narkoze dhe një mundimi të vogël mund të zgjidhet një problem i dyfishtë, sepse problemi estetik dhe ai funksional, po-thuajse bashkekzistojnë gjithmonë.

• Rinoplastika e përfunduar, përveç përmirësimit estetik dhe funksional të hundës, duhet, për më shumë, të kërkojë të nxjerrë në pah dhe të harmonizojë të gjitha karakteristikat e fytyrës me të cilat bashkekziston.

• Në qoftë se nuk zbatohen siç duhet rre-gullat e plastikës së perdes së hundës dhe të skeletit të hundës, një numër i konsider-ueshëm i ndërhyrjeve rinoplastike dështo-jnë dhe kërkojnë një ndërhyrje të dytë ose të tretë.

• Ndërhyrja rinoplastike realizohet më mirë me një kombinim të narkozës së përgjithshme dhe anestezisë lokale.

• Kërcet ose fragmentet kockore që përdoren në rinoplastikën korrigjuese emërtohen grafte. Më të përshtatshme janë autograftet, pra ato që i përkasin vetë personit.

Page 99: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

99

Kirurgjia plastike e fytyrës

• Faktori kryesor pengues në marrjen e vendimit për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje rinoplastike është frika nga dështimi i ndërhyrjes. Është një frikë e arsyeshme, sepse një pjesë e pacientëve, në vend që të pajisen me një hundë të bukur pas ndërhyrjes kirurgjikale, përfundojnë me një hundë akoma më të shëmtuar dhe me më shumë probleme në frymëmarrje.

• Arsyeja më e shpeshtë e dështimit të një ndërhyrjeje rinoplastike është ndërhyrja e pamjaftueshme ose e gabuar mbi kërcin ose pjesët kockore të hundës. Kjo sjell pasoja, që me kalimin e kohës, të shfaqen xhunga, shtrembërime, përkulje, rënie e hundës, vështirësi në frymëmarrje etj.

• një vit pas ndërhyrjes është momenti i duhur për të bërë krahasimin, kritikën dhe vlerësimin e rezultatit përfundimtar të rinoplastikës, nga ana e kirurgut dhe e pacientit.

• Korrigjimi i një ndërhyrjeje rinoplastike të dështuar duhet të kryhet pas një viti nga ndërhyrja e dështuar dhe vetëm nga një kirurg i specializuar me përvojë.

Page 100: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet
Page 101: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

V. AURIKULOPLASTIKA. NDËRHYRJET PLASTIKE PËR RREGULLIMIN E VESHËVE TË DALË (LLAPUSHË)

PJESA E PESTË

Page 102: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet
Page 103: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

103

Kirurgjia plastike e fytyrës

V.1 Anatomia topografike e llapës së veshit. Funksioni dhe forma

Ndërhyrja plastike te veshët e dalë (të mëdhenj) ka si synim t’i rregullojë veshët, të cilët janë të zhvendosur shumë nga koka (më shumë se normalja) dhe emërtohet ndërhyrje plastike e rregullimit të veshëve të dalë, ose ndërhyrje plastike e anthelikës (anthelixplastic).

“Veshët e mëdhenj dhe të dalë parashikojnë një jetë të gjatë,” thotë një shprehje gjermane. Edhe pse veshët me funksionin e tyre na afrojnë me botën e bukur të tingujve dhe na mundësojnë të ndiejmë dhe të shijojmë muzikën dhe të folurin, vetëm subjektet që kanë veshë të dalë, ose një formë tjetër të keqe të veshëve, i japin rëndësinë e duhur pjesës së jashtme të organit të dëgjimit.

Pjesa më e madhe e subjekteve nuk e dinë se cila është forma e vërtetë e veshëve të tyre, sepse veshët gjenden në një kënd optik të tillë që e bën të vështirë shikimin e tyre edhe në pasqyrë.

Gjithashtu, nga pjesa më e madhe e njerëzve nuk vihet re dallimi i formës midis veshit të majtë dhe atij të djathtë, megjithëse ngjajnë si “vëllezër”, thuajse asnjëherë nuk ngjajnë si “dy vëllezër binjakë”. Shkencëtarët vlerësojnë se forma e secilit vesh është unikale dhe jo e

Page 104: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

104

Dr. Kostandin Balloma

ngjashme me dikë tjetër, në të njëjtën mënyrë siç janë edhe shenjat e gishtërinjve (foto 59-60).

Veshët e dalë janë një shkak për tallje të vazhdueshme të personave që kanë lindur me këtë problem. Kush nuk i ka dëgjuar shprehje të tilla si: “Ku vete me ato parafango Zisi?", apo “Si ia bën me ata veshë kur fryn erë?” etj. (foto 61)

foto 60 para pas

foto 59 para pas

Page 105: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

105

Kirurgjia plastike e fytyrës

foto 61 para pas

Page 106: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

106

Dr. Kostandin Balloma

V. 2 Cili është problemi…?

Veshët e dalë janë një çështje trashëgimie dhe vërehen menjëherë pas lindjes së fëmijës. 5% e fëmijëve anembanë botës lindin me veshë të dalë, pavarësisht racës apo zonës gjeografike ku lindin.

Veshët e dalë janë deformimi më i zakonshëm i llapave të veshit. Vendi normal i llapës së veshit në lidhje me kokën formon një kënd rreth 20 gradë, i cili te gratë mund të jetë akoma më i vogël. Kjo nuk ka rëndësi të matet. një llapë veshi të dalë mund ta vërejë dikush edhe me një shikim të thjeshtë.

Në pjesën më të madhe të rasteve të dy veshët kanë të njëjtën largësi nga koka, por ka raste kur ndodh që njëri të ketë largësi të ndryshme nga tjetri ose kur vetëm njëri vesh është i dalë. Gjithashtu, dalja e veshit nuk është e njëjtë për të gjithë njerëzit.

Forma si dhe vendosja e llapave të veshit nuk ndryshon me kalimin e kohës. Vetëm madhësia rritet.

Fëmijët arrijnë të kenë madhësinë e një veshi të një të rrituri që në moshën gjashtëvjeçare. Kjo madhësi, për pjesën më të madhe të njerëzve, mbetet e njëjtë për të gjithë pjesën tjetër të jetës.

Te disa njerëz të moshës së tretë është e mundur të shfaqet një zmadhim i ri i veshit. Kjo

Page 107: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

107

Kirurgjia plastike e fytyrës

vjen si rezultat i disa hormoneve të rritjes në organizëm që shkaktojnë edhe rritjen e veshëve.

Disa anomali që nga lindja të formës dhe vendit të llapës së veshit rregullohen vetë në mënyrë të kënaqshme me zhvillimin e foshnjës. Por, në qoftë se foshnja ka saktësisht veshë të dalë, atëherë durimi dhe besimi se me kalimin e kohës veshët do të bëhen më të bukur dhe më harmonikë nuk çon asgjëkund.

Llapa e veshit është organi i parë i njeriut që plotësohet dhe stabilizohet në lidhje me formën dhe madhësinë.

Kjo është edhe arsyeja, që forma të çuditshme të veshit janë lehtësisht të dallueshme te fëmijët, sepse që nga mosha gjashtëvjeçare janë të dukshme të gjitha deformimet e formës dhe vendosjes së llapës së veshit. Këto forma mbeten të dallueshme gjatë gjithë jetës në rast se nuk rregullohen!

Shënim. Përpjekjet e vazhdueshme të prindërve për t’i lidhur veshët e fëmijëve me lidhëse elastike, me leukoplast me kokën, për t’i vënë fëmijët të flenë herë mbi një vesh e herë mbi tjetrin, si dhe shumë masa të tjera, që kanë si qëllim rregullimin e veshëve të dalë, nuk mund dhe nuk kanë asnjë rezultat. Fatkeqësisht, në këtë mënyrë thjesht sa torturojnë fëmijët dhe i traumatizojnë psikologjikisht, sepse veshi do të shkojë përsëri në vendin që kishte menjëherë pas lindjes.

Shkaku kryesor i veshëve të dalë është mungesa e antelikës në llapën e veshit dhe vetëm ndërhyrja plastike e suksesshme mund t’i rregullojë.

Qëllimi i ndërhyrjes kirurgjikale është të krijojë antelikën, e cila mungon që nga lindja. Me

Page 108: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

108

Dr. Kostandin Balloma

krijimin e antelikës, llapa e veshit pushon së dali dhe veshi merr formën dhe vendin normal (foto 62, 63, 64, 65, 66).

foto 63 para pas

otoplastika mund të kryhet në çdo fazë të jetës madhore

foto 62 para pas

Page 109: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

109

Kirurgjia plastike e fytyrës

foto 64 para pas

foto 65 para pas

foto 66 para pas

Me krijimin e antelikës llapa e veshit pushon së dali dhe veshi merr formën dhe vendin normal (plastika e antelikës)

Page 110: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

110

Dr. Kostandin Balloma

shumë njerëz nuk ndihen të prekur psikologjikisht nga kjo gjendje dhe rrjedhimisht nuk e kanë të nevojshme të bëjnë ndërhyrje kirurgjikale përderisa vendi dhe forma e llapës së veshit nuk ndikojnë në dëgjim. Përveç kësaj, thuajse gjithmonë ky lloj deformimi i veshëve fshihet duke mbajtur një model të caktuar flokësh.

Shënim. Në rast se deformimi është i shkallës së tillë, që ndihet dhe ndikon negativisht në pamjen dhe në gjendjen psikologjike të personit, atëherë mendoj se nuk ka asnjë arsye përse të mos bëhet një ndërhyrje kirurgjikale.

• Katër në dhjetë pacientë me veshë të mëdhenj janë fëmijë në moshë shkollore.

• Gjithashtu, te pacientët e rritur meshkuj kjo është një ndërhyrje shumë e zakonshme.

• Gratë vendosin më me vështirësi dhe në moshë relativisht më të madhe, pasi janë lodhur duke i mbuluar veshët e mëdhenj me flokë.

Zakonisht fëmijët e vegjël nuk shqetësohen shumë nga ky problem. Fëmija e vë re se ka diçka që nuk shkon me veshët e tij në momentin kur bashkëmoshatarët e tij e tallin në lidhje me

Page 111: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

111

Kirurgjia plastike e fytyrës

veshët. Kjo gjë mund të ketë pasoja në jetën emocionale dhe në shëndetin psikik të fëmijës dhe ta shoqërojë atë gjatë gjithë jetës.

Prindërit bëjnë veprimin e duhur në lidhje me fëmijët e tyre dhe nuk i lënë fëmijët të rriten me një ndjenjë inferioriteti.

Është e udhës që një fëmijë me veshë të dalë të bëjë një ndërhyrje pa shkuar akoma në shkollë fillore, sapo ka mbushur gjashtë vjeç.

Kjo nuk do të thotë që ndërhyrja nuk mund të bëhet edhe në faza të tjera të jetës madhore të njeriut. Por më vonë ndërhyrja është zakonisht e lidhur me më shumë peshë psikologjike, sepse adoleshentët dhe të rriturit shqetësohen më tepër nga ky deformim.

Page 112: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

112

Dr. Kostandin Balloma

V.3 Zgjedhja e kirurgut plastik të duhur

Përpara ndërhyrjes, subjekti i interesuar vizitohet te kirurgu plastik që ka zgjedhur për të bërë ndërhyrjen.

Kirurgu, pasi e viziton, e informon në lidhje me ndërhyrjen dhe i shpjegon subjektit gjithçka në lidhje me rezultatin estetik që do të ketë ndërhyrja.

Kirurgu në këtë rast e këshillon subjektin e interesuar të vizitohet dhe te kirurgë plastikë të tjerë të specializuar dhe që janë më me përvojë. Subjekti ka të drejtë të zgjedhë atë kirurg që i jep më shumë siguri dhe besim se rezultatet e ndërhyrjes do të jenë të suksesshme!

Kirurgu i përzgjedhur mat saktësisht madhësinë dhe largësinë e llapave të veshit nga koka dhe i shpjegon subjektit procedurën e rregullimit të tyre, ndonjëherë edhe duke përdorur skica.

Marrja e fotografive përpara ndërhyrjes është një pjesë e pandarë e procedurës përpara ndërhyrjes, ashtu siç ndodh edhe me çdo ndërhyrje tjetër plastike. Veshët e subjektit fotografohen nga çdo anë e kokës në mënyrë që pas ndërhyrjes kirurgjikale të bëhet krahasimi dhe vlerësimi i rezultatit estetik.

Page 113: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

113

Kirurgjia plastike e fytyrës

Fig. 8

Prerja bëhet pas veshit, në mënyrë që vraga që krijohet të mos duket lehtësisht edhe në rastin kur flokët janë të kapura prapa (foto 67).

foto 67 para pas

Para Pas

Page 114: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

114

Dr. Kostandin Balloma

V. 4 Anestezia

Operacioni plastik në veshët e dalë nuk është një ndërhyrje kirurgjikale që duhet ta kemi frikë, sepse kemi të bëjmë me një ndërhyrje e cila nuk shkakton dhimbje, si dhe nuk shoqërohet me situata të vështira pas ndërhyrjes kirurgjikale, apo që lidhen me kufizime të caktuara.

Te pacientët e rritur operacioni plastik realizohet thuajse gjithmonë me anestezi lokale, kurse te fëmijët realizohet me anestezi lokale ose të përgjithshme, kur ata janë në ankth apo shumë të frikësuar nga ndërhyrja. në rastin e anestezisë lokale nuk duhet të konsiderohet si e ekzagjeruar prania e anestezistit.

Kur ndërhyrja duhet të bëhet me anestezi të përgjithshme, është e nevojshme të bëhen analizat parakirurgjikale:

• analiza e përgjithshme e gjakut, • elektrokardiograma dhe radiografia

e toraksit. në rastin e anestezisë lokale mjafton vetëm

analiza e përgjithshme e gjakut.

Shënim. Është e domosdoshme që pacienti të lahet mirë një ditë para operacionit plastik, por nuk është e nevojshme të priten flokët përpara ndërhyrjes.

Page 115: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

115

Kirurgjia plastike e fytyrës

V.5 Operacioni (ndërhyrja kirurgjikale)

Gjatë operacionit, në fillim bëhet ndërhyrja te njëri vesh, pastaj te tjetri. E gjithë ndërhyrja zgjat rreth një orë dhe zakonisht kryhet në klinikë gjatë ditës me prezencën e anestezistit.

Muzika e lehtë gjatë kryerjes së ndërhyrjes kirurgjikale është shumë qetësuese dhe shpeshherë funksionon pikërisht si qetësues për pacientin (Muzikoterapia).

Pacientit në asnjë rast nuk i nevojitet ta kalojë natën në klinikë.

Pacienti, dy orë pas ndërhyrjes, mund të largohet bashkë me shoqëruesin dhe të kalojë një darkë të qetë në shtëpi, duke parë televizorin.

Pas anestezisë lokale të zonës kryejmë prerje në lëkurën pas veshit, në këtë mënyrë lirohet kërci dhe hiqet një pjesë nga ai, pikërisht atje ku do të krijohet antelika e re (foto 68).

Përveç veshëve të

dalë, një ndërhyrje

tjetër plastike mund të

bëhet kur veshët janë të mëdhenj

dhe duhet të zvogëlohen.

foto 68 para

Page 116: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

116

Dr. Kostandin Balloma

Madhësia e kërcit që do të hiqet nuk është e njëjtë për të gjithë pacientët. Kjo varet nga madhësia e llapës së veshit. në disa pjesë bëhet hollim i kërcit të llapës së veshit në mënyrë që të përkulet më mirë dhe për t’i dhënë më lehtësisht formën e dëshiruar për krijimin e antelikës si dhe për reduktimin e trendeve, të cilat, në mënyrë të pashmangshme, do të shfaqen gjatë shërimit të plagës.

Prerja bëhet në pjesën e pasme të veshit, në mënyrë që vraga që krijohet të mos jetë asnjëherë e dukshme edhe atëherë kur flokët janë të mbledhur pas.

Ekzistojnë shumë teknika kirurgjikale, të cilat zbatohen në varësi të deformimit të veshëve dhe të trashësisë së kërcit të llapës së veshit.

Në kërce të holla këshillohen teknikat “me qepje”, kurse në kërcet e trasha preferohen teknikat kirurgjikale “të prerjeve”. natyrisht, të gjitha teknikat kanë si qëllim të arrijnë rezultatin estetik më të mirë të mundshëm (foto 69).

Rast me makroti: veshë jo vetëm

të dalë, por edhe të mëdhenj:

operacion në të njëjtën kohë, jo vetëm i kthimit

prapa të veshëve, por edhe i

zvogëlimit të tyre.

foto 68/1 pas

Page 117: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

117

Kirurgjia plastike e fytyrës

Prerja zakonisht qepet me fije të thithshme në mënyrë që të mos jetë e nevojshme heqja e tyre. Gjatë qepjes nuk duhet të ushtrohet shtypje në zonën e qepjes, sepse kjo gjë mban brenda vetes rrezikun e krijimit të vragës së dukshme, ose edhe të keloidit.

Përvoja e kirurgut, në kombinim me teknikën kirurgjikale të përshtatshme, janë gjithmonë të rëndësisë së veçantë (foto 70).

foto 69 para pas

foto 70 para pas

Page 118: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

118

Dr. Kostandin Balloma

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, rreth veshëve të pacientit vendoset një fashë elastike dhe një rrjetë mbrojtëse. Kur gjykohet e nevojshme, i jepen me recetë analgjezikë të lehtë, por asnjëherë aspirinë, sepse kjo mund të shkaktojë hemorragji. Për të parandaluar infeksionet e mundshme (flegmoni etj.) mund të jepen antibiotikë.

Page 119: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

119

Kirurgjia plastike e fytyrës

V.6 Kujdesi pas ndërhyrjes kirurgjikale

Pas ndërhyrjes kirurgjikale pacienti këshi-llohet:

• të shtrihet në pozicion gjysmë të ulur dhe të flejë me kurriz dhe jo në pozicion anësor, në mënyrë që të mos shtypen veshët.

• të shmangë bisedat e stërzgjatura në telefon si dhe përdorimin e kufjeve për të dëgjuar muzikë, sepse ngjeshja e vazhdueshme e aparatit akustik mbi vesh mund të shkaktojë çrregullim në qarkullimin e gjakut si dhe probleme në shërimin e plagës.

• të shmangë pirjen e duhanit • të shmangë pjesëmarrjen për një

periudhë të caktuar në aktivitete sportive, sepse mund të dëmtohen veshët e sapooperuar.

• të shmangë ekspozimin e tepruar në diell, siç ndodh edhe në periudha të tjera postkirurgjikale, sepse kjo gjë mund të shkaktojë kruajtje të lehtë deri në acarim dhe krijim vrage apo kiloidi.

Page 120: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

120

Dr. Kostandin Balloma

Rrjeta dhe fasha e parë hiqen pas pesë ditësh dhe vendoset një fashë tjetër e lehtë edhe për pesë deri në gjashtë ditë të tjera.

arsye të tjera për të cilat mund të hiqet edhe më shpejt fasha e parë janë: shfaqja e dhimbjeve të pazakonta, temperatura ose ndonjë infektim i mundshëm.

Shënim. Melanomat dhe ënjtjet, të cilat mund të shfaqen pas ndërhyrjes kirurgjikale, zhduken me kalimin e një jave dhe, që në atë moment, mund të vërehet që veshët janë në pozicionin e duhur.

Fëmijët kthehen në shkollë dhjetë ditë pas ndërhyrjes.

Të rriturit mund të kthehen në punën e tyre një javë pas ndërhyrjes, kurse në shtëpi mund të merren me punë të lehtë edhe një ditë pas ndërhyrjes.

Shënim. Duke u bazuar në eksperiencën time shumëvjeçare dhe te ndërhyrjet e shumta për veshët e dalë që kam kryer, mund të them me bindje:

• Hemorragjia pas ndërhyrjes kirurgjikale dhe krijimi i hematomave janë të pamundura të ndodhin kur gjatë ndërhyrjes merren masat e duhura për hemostazë.

• Krijimi i vragës hipertrofike ose i kiloidit ndodhin shumë rrallë dhe mund të parandalohen me teknikën kirurgjikale

Page 121: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

121

Kirurgjia plastike e fytyrës

të përshtatshme. • në rast se ato shfaqen, heqja dhe mbulesa

e mungesave me graft të lirë lëkure konsiderohet si mënyra më e mirë.

Dy muajt e parë pas ndërhyrjes pacienti ndien një mpirje të lehtë në veshë.

Që kjo situatë të mos përkeqësohet, pacienti këshillohet:

• gjatë dimrit të parë të mbrohen veshët nga i ftohti

• të mos vishen pulovra me jakë të ngushtë, sepse ekziston rreziku i plagosjes së veshëve gjatë veshjes së pulovrës.

Rezultati estetik mbetet i njëjtë për të gjithë jetën dhe veshët nuk ndryshojnë pozicion. Për t'u arritur një gjë e tillë duhet që ndërhyrja të jetë kryer nga një kirurg i specializuar me përvojë, i cili ka zbatuar të gjitha rregullat dhe teknikat kirurgjikale të përshtatshme dhe ka arritur rezultatin e dëshiruar.

Këshillim.• Kurrë mos u nxehni dhe mos pyesni

veten se pse askush nuk i vuri re veshët tuaj të rinj.

• në rast se nuk keni folur me njeri për operacionin tuaj, atëherë të gjithëve do t’u duket që jeni zbukuruar, por dikush duhet t’ju shikojë me shumë vëmendje që të kuptojë se ç’ka ndodhur!

Page 122: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

122

Dr. Kostandin Balloma

V. 7 Përfundime

• Otoplastika: ndërhyrje e korrigjimit të veshëve të dalë dhe mund të kryhet në çdo fazë të jetës madhore.

• ndërhyrja më e shpeshtë otoplastike është ajo e rregullimit të veshëve të dalë.

• Ndërhyrja plastike në veshët e dalë bëhet për të korrigjuar vendndodhjen e “gabuar” të veshëve, duke i sjellë në vendin e duhur, në drejtim të kokës.

• Ndërhyrja otoplastike në veshët e dalë ka si qëllim të krijojë me kirurgji antelikën, e cila mungon që nga lindja.

• Me krijimin e antelikës, llapa e veshit pushon së dali dhe veshi merr formën dhe vendin normal.

• Nëpërmjet një ndërhyrjeje, një narkoze dhe një mundimi të vogël mund të zgjidhet një problem i dyfishtë, d.m.th. problemi estetik dhe ai funksional që pothuajse gjithmonë bashkekzistojnë.

• Muzika e lehtë gjatë kryerjes së ndërhyrjes kirurgjikale është shumë qetësuese dhe shpeshherë funksionon pikërisht si qetësues për pacientin (Muzikoterapia).

Page 123: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

VI. PLASTIKA TË TJERA TË FYTYRËS

në rast se sytë janë “një temë e bukur për pikturë” dhe janë “pasqyra e shpirtit”, në mënyrë që të shfaqet gjithë bukuria e tyre, nevojitet një “kornizë” sa më e bukur.

PJESA E GJASHTË

Page 124: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet
Page 125: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

125

Kirurgjia plastike e fytyrës

VI.1 Klasifikimi

Ndërhyrjet plastike klasifikohen në dy kategori bazë:

• Ndërhyrje estetike (aesthetic) dhe

• Ndërhyrje rikonstruktive (reconstructive).

Ndërhyrjet rikonstruktive realizohen me qëllim për të rehabilituar, riaftësuar plagët trupore apo deformimet, të cilat janë që nga lindja e njeriut, apo që janë shfaqur nga aksidente apo heqje tumoresh.

Dy në tri ndërhyrje plastike, estetike apo rikonstruktive kanë të bëjnë me fytyrën. Ky fakt lindi edhe nevojën për specializim të veçantë në Kirurgjinë Plastike të Fytyrës.

Këto ndërhyrje, përveç rinoplastikës dhe korrigjimit plastik të veshëve të dalë, bëjnë pjesë në specializimin e kirurgut otorinolaringolog në Kirurgjinë Plastike të Fytyrës.

Page 126: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

126

Dr. Kostandin Balloma

VI.2 Blefaroplastikë e sipërme dhe e poshtme

në rast se sytë janë “një temë e bukur për pikturë” dhe janë “pasqyra e shpirtit”, në mënyrë që të shfaqet gjithë bukuria e tyre, nevojitet një “kornizë” sa më e bukur.

në këtë mënyrë, plastika e sipërme apo e poshtme e qepallave është një nga ndërhyrjet e para që ndërmerr një subjekt për të vënë në pah shprehjen e syve dhe për t’u dhënë syve shkëlqimin e humbur të rinisë.

Me plastikën e poshtme zhduken qeskat poshtë syve, sepse hiqet dhjami i tepërt i mbledhur atje. Duke përdorur Lazer të veçantë mund të ndërhyhet në dhjamin e qepallës së poshtme, në brendësi të qepallës pa prerje të jashtme (transconjuctival).

Në vazhdim, zhdukja e rrudhave të zonës bëhet më Lazer dhe është i nevojshëm hidratimi i zonës me një krem të përshtatshëm dhe me krem për mbrojtje nga dielli për një periudhë dymujore.

Në qepallën e sipërme zakonisht hiqet më shumë lëkurë dhe më pak dhjamë me ose pa Lazer. ndërhyrja kryhet me anestezi lokale.

Kur kemi të bëjmë edhe me qepallën e sipërme edhe me atë të poshtme, ndërhyrja zgjat rreth

Page 127: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

127

Kirurgjia plastike e fytyrës

foto 71 para pas

një orë e gjysmë dhe nuk është i nevojshëm qëndrimi i pacientit gjatë gjithë natës në klinikë (foto 71).

Rezultati i arritur zgjat për më shumë se dhjetë vjet. Është e nevojshme që kirurgu të ketë një eksperiencë të madhe, në mënyrë që të mos formohet ”varje” e qepallës së poshtme (foto 72, 73).

foto 72 para pas

Page 128: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

128

Dr. Kostandin Balloma

Karcinomë e qepallës së poshtme, heqja dhe mbulimi i saj me lëkurë fqinje

para

foto 73 pas

Page 129: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

129

Kirurgjia plastike e fytyrës

VI.3 Rregullimi i vragave

Çdo zgjidhje e vazhdimësisë së lëkurës, që vjen si pasojë e aksidenteve ose e ndërhyrjeve, krijon në mënyrë të pashmangshme vraga.

Në kirurgjinë plastike përdoren teknikat e duhura kirurgjikale, të cilat kanë si qëllim rregullimin estetik ose funksional të vragave, në mënyrë që ato të mos duken, ose të jenë sa më pak të dukshme (scar camouflage). Teknika të tilla kirurgjikale janë: rregullimi me prerje i vragës dhe qepja e thjeshtë, me piling mekanik, me abrazion lëkure me Lazer etj.

Për përmirësimin e vragës së përhapur hipertrofike (p.sh. nga djegie), vendoset mbi të një fashë ose një pllakë me silikon elastik të veçantë, ose përdoren kremra të veçanta.

Rregullimi i vragës nuk duhet të kryhet pa kaluar një vit nga aksidentimi ose nga ndërhyrja e fundit. Një ndërhyrje, pa kaluar kjo periudhë, mund të sjellë një rezultat më të keq se ai ekzistues.

Lloji më i keq i vragës është kiloidi dhe përballja me të është gjithmonë më e vështirë krahasuar me çdo vragë hipertrofike.

Page 130: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

130

Dr. Kostandin Balloma

VI.4 Rivendosje plastike e pjesës së munguar të fytyrës pas heqjes

së epitheliomës dhe mbulimi me lëkurë fqinje

Kjo ndërhyrje kirurgjikale synon të heqë tërësisht epitheliomën deri në kufijtë e indeve të shëndetshme dhe në vazhdim në rivendosjen e plotë estetike dhe funksionale të lëkurës së shëndetshme në pjesën që mungon. në varësi të pozicionit dhe të madhësisë së pjesës që mungon nevojitet zgjedhja e saktë dhe e duhur e lëkurës së afërt (Foto 74).

Pjesa e epitheliomës që hiqet duhet të dërgohet gjithmonë për analizë anatomo-

Foto 74 para pas

Page 131: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

131

Kirurgjia plastike e fytyrës

patologjike, në mënyrë që të sigurohet vendosja e saj në inde të shëndetshme bazuar në diagnozën indore të saktë.

Teknika operatore. Zakonisht mjafton një anestezi lokale, ndërhyrje njëditore dhe disa orë qëndrimi në klinikë.

Qepjet priten gradualisht brenda pesë deri në shtatë ditë dhe pacienti duhet që, pas ndërhyrjes kirurgjikale, të shmangë ekspozimin e tepruar në diell (foto 75, 76).

operacion i karcinomës i flegrës së hundës i mbuluar me lëkurë fqinje

Foto 75 pas

para

Page 132: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

132

Dr. Kostandin Balloma

Karcinomë e llapës së veshit, heqja dhe plastika e saj

foto 76 para pas

Page 133: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

133

Kirurgjia plastike e fytyrës

VI.5 Rivendosje plastike e pjesës së munguar të fytyrës pas heqjes së epitheliomës dhe

mbulimi me transplant të lirë lëkure me trashësi të plotë

Transplant i lirë lëkure me trashësi të plotë emërtohet një pjesë lëkure e prerë, e cila përmban të gjitha shtresat e lëkurës.

Lëkura e prerë merret kryesisht nga zonat para dhe pas llapës së veshit, apo nga zona hiperklavikulare dhe vendoset në mënyrë periferike duke u qepur, në mënyrë që të mbulojë mungesën e krijuar nga heqja e epitheliomës.

Përzgjedhja dhe përdorimi i transplanteve të duhura të lëkurës me trashësi të plotë kërkon përvojë të madhe (foto 77, 78).

foto 77 para pas

Page 134: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

134

Dr. Kostandin Balloma

Përdoren për rivendosjen e mungesave relativisht të vogla të lëkurës me diametër një deri në tre cm, kryesisht në zonat e hundës, qepallave dhe veshëve.

Kriter bazë në teknikën kirurgjikale për këtë lloj ndërhyrjeje është vendosja e fashës shtypëse për katër deri në pesë ditë, në mënyrë që të shmanget zhvillimi i hematomave dhe të sigurohet suksesi i transplantimit.

Transplanti në zonën e re fillimisht mund të ketë një ngjyrë të ndryshme, por për një periudhë rreth një vit kjo ngjyrë bëhet e njëjtë me atë të lëkurës në zonën e afërt.

foto 78 para pas

Page 135: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

135

Kirurgjia plastike e fytyrës

VI.6 Përfundime

• në rast se sytë janë “një temë e bukur për pikturë” dhe janë “pasqyra e shpirtit”, në mënyrë që të shfaqet gjithë bukuria e tyre, nevojitet një “kornizë” sa më e bukur.

• Dy në tri ndërhyrje plastike, estetike apo rikonstruktive kanë të bëjnë me fytyrën. Ky fakt lindi edhe nevojën për specializim të veçantë në Kirurgjinë Plastike të Fytyrës.

• Plastika e sipërme apo e poshtme e qepallave është një nga ndërhyrjet e para që ndërmerr një subjekt për të vënë në pah shprehjen e syve dhe për t’u dhënë syve shkëlqimin e humbur të rinisë.

• Rezultati i arritur zgjat për më shumë se dhjetë vjet.

• Është e nevojshme që kirurgu të ketë një eksperiencë të madhe, në mënyrë që të mos formohet ”varje” e qepallës së poshtme.

• Pjesa e epitheliomës që hiqet duhet të dërgohet gjithmonë për analizë

Page 136: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

136

Dr. Kostandin Balloma

anatomo-patologjike.

• Përzgjedhja dhe përdorimi i transplanteve të duhura të lëkurës me trashësi të plotë kërkon përvojë të madhe.

Page 137: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

137

Kirurgjia plastike e fytyrës

Çdo botim i mirëfilltë në fushën e mjekësisë ka nevojë për bashkëshoqërime të tjera. Këtë, ditë pas dite, ma ka mësuar përvoja ime 40-vjeçare në shkencën e mjekësisë.

Çdo vlerësim e koment rreth një pune studimore ka një rol të madh në hapësirën ndërmjet dy qenieve: asaj krijuese e shkencore dhe qenies te secili prej nesh si lexues.

sa më shumë lidhet kjo hapësirë, aq më shumë lidhet kjo me kohën tonë dhe jashtë saj dhe është në themel të gjenezës së gjithçkaje. Ndaj dhe studimet e kërkimi shkencor kanë nevojë për shoqërime.

Model i kësaj praktike bashkëkohore është libri "Kirurgjia plastike e fytyrës" shkruar nga Dr. K. Balloma.

informacioni është tërheqës, praktik, se flitet për një specialitet të ri të kohës së sotme moderne, veçanërisht në shqipëri, por, mbi të gjitha, është pasqyrimi i punës së tij shumëvjeçare, e dokumentuar me foto origjinale.

Përmes rreshtave të materialit pashë të gërshetuar: mendimin shkencor mjekësor me

PASTHËNIE

Page 138: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

138

Dr. Kostandin Balloma

shijen e tij artistike, realizuar mjeshtërisht me veglën mjekësore “çudibërëse” të shëndetit dhe të fytyrës së bukur, siç është BISTURIA.

në disa fusha të nënspecialiteteve të Mjekësisë, mjeshtëria artistike del në plan të parë, p.sh. në degë të ndryshme të kirurgjisë, siç është kirurgjia plastike, në degë të ndryshme të stomatologjisë, në dermatologjinë kozmetike e në ndonjë fushë tjetër. Por edhe në këto fusha Mjekësia zbatohet vetëm e vetëm mbi themelin e saj shkencor, pra, ndërsa shfaqja, dukuria e puna duken si art i mirëfilltë, thelbi mbetet shkencor.

Në veçanti, shkenca e mjekësisë nuk mund të ekzistojë pa intuitën, pa imagjinatën, pa fantazinë, pa përfytyrimin e pa kreativitetin, që janë elemente të mirëfillta të artit.

Dallimi midis artistit dhe mjekut është i qartë dhe thelbësor:

ndërsa artisti përfytyrimin, fantazinë, intuitën i hedh në veprën e tij artistike, mjeku ia nënshtron arsyes, kritikës dhe verifikimit të rreptë shkencor, duke i përshkruar në kartelën e të sëmurit, në përpilimin e recetës, në kryerjen e ekzaminimeve diagnostike gjatë dhe pas mjekimit, në komunikimin me pacientin, me të afërmit e tij apo me kolegët e tij.

Situatat jetësore të pacientëve të paraqitura në libër, fotot para dhe pas ndërhyrjes kirurgjikale të suksesshme në Greqi dhe në Tiranë janë sinjifikative.

Këto fakte bashkëshoqërojnë këtë punim të dalë nga përvoja disavjeçare e Dr. Kostandinit

Page 139: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

139

Kirurgjia plastike e fytyrës

në Shqipëri dhe në Greqi, punë e cila pasqyrohet në çdo rast specifik të përshkruar.

Jeta jonë merr sens vetëm me komunikimin me të tjerët. Kjo muzikë e brendshme e krijimtarisë së autorit në këtë libër është vibruese për mjekët, pacientët dhe lexuesit e gjerë.

Ka një stacion nisjeje dhe pastaj bëhet pyetja: “Ç’vjen më pas?...”

në këtë rrugëtim të bukur, të gjatë e të vështirë të Dr. Kostandinit, do ta falënderoja që më zgjodhi si lexuesin e parë dhe si redaktor shkencor të librit “Kirurgjia plastike e fytyrës”, si një nga librat e rrallë të shkruar në Shqipëri në specialitetin e Otorinolaringologjisë moderne dhe do ta uroj për arritje të tjera të guximshme studimore e aplikative në specialitetin e “Kirurgjisë plastike të fytyrës”.

Urime për studime të tjera, me shpresën se ia ke dalë mbarë!

Prof. Dr. ANDREA GUDHA

tiranë, më 17 nëntor 2014

Page 140: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet
Page 141: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

141

Kirurgjia plastike e fytyrës

REFEREnCa

1. auricular and middle ear malformation, ear defects and their reconstraction, Edited by Veerda and R. siegert.

2. Bernstein La. Basic technique for surgery of the nasal lobul .otolaryngol Clin north am

3. Calvin M. Johnson. a case approach to open structure rhinoplasty.

4. nolst trenite secondary rhinoplasty, face 4, 1995.

5. Rhinology-state of the art. Edited by M. tos, J. thomson.

6. Rhinoplasty. a practical guide to functional and aesthetic surgery of the nose G. J. nolst trenite.

7. Revision Rhinoplasty. Daniel G. Becker and stephen s. Park, MD.

8. Rogers 1984. History of the development of aesthetic surgery.

9. sheen JH aesthetic Rhinoplasty,vol 1 st Louis. CV Mosby Co 1987.

10. tardy ME Rhinoplasty tip ptosis Laryngoscope 83. 923.

11. tardy ME surgical anatomyof the nose. Raven Press 1990.

12. thomas JR,tardy Complications of rhinoplasty. Philadelphia.Decker, 1986.

13. Werner L. Mang. Manual of aesthetic surgery 1.

Page 142: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

142

Dr. Kostandin Balloma

Gjatë këtyre viteve, krahas vizitave dhe operacioneve kirurgjikale të oRL (Bajame dhe mish i huaj (me mikrodebrator), deformime të kërcit të hundës, operacioni i konkave të hundës me radiofrekuencë, kirurgjia endoskopike e hundës (polype, sinuse, tumour), operacione larynxi me radiofrekuencë dhe mikrodebrator,operacione në vesh, Rinoplastika, Otoplastika etj.), ai i ka kushtuar një rëndësi të veçantë ndërhyrjeve plastike të hundës, veshëve dhe fytyrës.

Diploma e Kualifikime:

1. University of London the royal national throat, nose and ear hospital Rhinoplasty Update 1996

2. ΚΕΝΤΡΟ ΠΛΑΣΤΙΚΩΝ ΕΓΧΕΙΡΗΣΕΩΝ ΚΑΙ ΩΤΟΡΙΝΟΛΑΡΥΓΓΟΛΟΓΙΑΣ Course in rhinoplasty and facial plastic surgery 1996 with prof. Mr tony Bull.

3. Member of European-academy of facial plastic surgery 1997.Certificate from the royal college of surgeons of Engalnd, in the surgical workshops rhinoplasty 1997.

4. Diploma of functional and aesthetic nose surgery. Developmenal technological application in sinus surgery athens 1998.

5. international course on otoplasty and reconstruction of auricular defects. Lubeck/Germany 1999.

6. sixth international course in modern rhinoplasty. University of amsterdam, 1999.

7. international mastercourse on endoscopic sinus surgery. University hospital Brussels, 2010.

KOSTANDIN I. BALLOMAotorinolaringolog në GreqiKirurg i Kokës dhe i Qafës

anëtar i shoqatës greke të oRLanëtar i shoqatës shqiptare të oRL

anëtar i akademisë Europiane të Plastikës së Fytyrës

adresa: Rruga “Dora D’istria”, nr. 13tel: 044520431; Cel: 0674090842; Cel. grek: +306944661589www.balomaskonstantinos.com; e-mail: [email protected]

Page 143: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

143

Kirurgjia plastike e fytyrës

spitali neo athinon ku punon Dr. Balloma

Klinika “Luis Medical Center 2”, tiranë

Klinika “Luis Medical Center”, Gjirokastër, e para klinikë kirurgjikale në vendin tonë, 1999

Page 144: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

144

Dr. Kostandin Balloma

inaugurimi i klinikës 'Luis Medical Center 2' në tiranë

Kabineti i punës i Dr. Ballomës në Greqi

Page 145: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

145

Kirurgjia plastike e fytyrës

Konferenca e parë e klinikës “Luis Medical Center 2”, tiranë

Dr. Besim Boçi

Prof. Pjerin Radovani, Dr. Doloreza Bardhyli dhe Dr. Kostandin Balloma

Dr. Kostandin Balloma

Page 146: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

146

Dr. Kostandin Balloma

Dr. Roven sinani

Dr. igli Zhilla

Page 147: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

147

Kirurgjia plastike e fytyrës

Dr. Haralambos ilias

Dr. anjeza Kuçi

Page 148: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

148

Dr. Kostandin Balloma

Dr. Balloma në emisionin ‘Klinika 24’ për Rinoplastikat

Dr. Balloma në emisionin ‘trupi dhe shëndeti’ për aurikuloplastikat

Gjatë një emisioni

Page 149: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet
Page 150: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet
Page 151: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet

të gjitha rastet e ndërhyrjeve që paraqiten me foto në libër, para dhe pas,

janë operuar nga Dr. Kostandin Balloma në Greqi dhe shqipëri dhe janë përdorur në këtë libër me dijeninë e vetë personave.

Page 152: Dr. KostanDin BaLLoMakostandinballoma.com/wp-content/uploads/DR... · III.2 Anatomia topografike e hundës 48 III.3 Rëndësia funksionale dhe vlerat e hundës 49 III.4 Përse duhet