237
1 UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I DREJTËSISË E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET AUTOMOBILISTIKE NË MAQEDONI (punim doktorature) UDHËHEQËS SHKENCOR: KANDIDAT PROF.DR. KUDRET ÇELA MA. AGIM NUHII TIRANË, 2013

E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

  • Upload
    others

  • View
    29

  • Download
    1

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

1

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I DREJTËSISË

E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET

AUTOMOBILISTIKE NË MAQEDONI (punim doktorature)

UDHËHEQËS SHKENCOR: KANDIDAT

PROF.DR. KUDRET ÇELA MA. AGIM NUHII

TIRANË, 2013

Page 2: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

2

Përmbajtja

PARATHËNIE, fq.5

SHQYRTIME HYRËSE

I.Dëmi si e drejtë subjektive civile, fq.9

II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13

III.Burimet formale të së drejtës së sigurimeve, fq.14

IV.E drejta e sigurimeve nga instituti i sigurimit në degë të së drejtës, fq.17

KREU I I

KUPTIMI, ZHVILLIMI HISTORIK DHE RËNDËSIA E INSTITUTIT TË

SIGURIMIT NË AKSIDENTET AUTOMOBILISTIKE

I.1. Kuptimi i institutit të sigurimit, fq.19

I.2 Aspekte teorike dhe praktike për sigurimin, fq.23

I.3. Sigurimi midis konceptit të transferit dhe socializimit, fq. 25

I.4. Vështrim mbi zhvillimin historik të sigurimit, fq.26

I.5. Nevoja për sigurimin, fq.27

I.6. Rreziqet që cënojnë pasurinë dhe personat, fq. 29

I.7.Funksioni i sigurimit, fq. 31

I.8. E drejta e subrogacionit, fq. 33

I.9. Programi mbi vetësigurimin, fq.34

I.10. Fushat e sigurimit, fq.35

1.Sigurimi privat, fq. 35

1.a. Sigurimi i jetës, fq.35

1.b. Sigurimi shëndetësor, fq.37

1.c. Sigurimi i pasurisë (sigurimi jojetësor), fq.37

2. Sigurimi nga përgjegjësia civile, fq. 39

3. Sigurimi social, fq.41

4. Bashkësigurimi, fq.41

5. Risigurimi, fq. 42

6. Sigurimit nga përgjegjësia automobilistike, fq.43

I.11. Kartoni jeshil i sigurimit, fq. 54

I.12. Kartoni i kaltër i sigurimit, fq. 57

I.13. Sigurimi kufitar i përgjegjësisë së mbajtësve të mjeteve motorike, fq. 57

I.14. Sigurimi kasko i mjetit motorik, fq.58

KREU I II

PËRMBAJTJA E MARRËDHËNIES JURIDIKE TË SIGURIMIT

II.1. Shqyrtime të përgjithëshme, fq. 66

II.2. Subjektet në marrëdhëniet juridike të sigurimit, fq. 67

1. Bashkësia (shoqëria) e sigurimit, fq. 68

2. Byroja nacionale për sigurimin, fq.71

3. Agjencia e mbikqyrjes së sigurimeve, fq. 71

4. Pёrfaqёsimi nё sigurim, fq. 72

5. Ndërmjetësimi në sigurim, fq.72

II.3. Objekti i marrëdhënies juridike të sigurimit, fq.73

Page 3: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

3

II.4. Përmbajtja e marrëdhënies juridike të sigurimit, fq.74

II.5. Personat e tretë në sigurimin nga përgjegjësia automobilistike, fq.77

II.6. Faktet juridike, fq. 79

II.7. Parimi i mirëbesimit (bonafidei) në fushën e sigurimeve, fq. 79

II.8. Rreziku, fq. 80

1. Ngjarja si element i rrezikut është rezultat i veprimit të dëmshëm dhe

pasojës,fq.81

2. Ngjarja duhet të jetë e ardhshme, fq.81

3. Ngjarja duhet të jetë e paparashikueshme, fq.82

II.9 Primi i sigurimit, fq. 82

II.10. Rasti i sigurimit, fq. 86

II.11. Kuptimi i mjetit motorik, fq. 88

II.12. Përgjegjësia e të siguruarit apo shfrytëzuesit tjetër të mjetit motorik, fq. 92

II.13. Kundërligjshmëria e veprimit, fq. 93

II.14. Lidhja shkakësore, fq. 95

II.15. Fatkeqësitë elementare dhe rasti i sigurimit, fq. 101

II.16. Përjashtimi i përgjegjësisë civile deliktore, fq. 101

II.17. Shkaktimi i pasojave të dëmshme, fq. 106

II.18 Shpërblimi i dëmit si interes sigurimi, fq. 111

KREU I III

KONTRATA E SIGURIMIT

III.1. Kuptimi i kontratës së sigurimit, fq. 126

III.2.Natyra juridike e kontratës së sigurimit, fq. 127

III.3. Kushtet e përgjithëshme për lidhjen e kontratës, fq. 130

III. 4. Lidhja e kontratës, fq. 133

III. 5. Efektet e kontratës së sigurimit, fq.135

III. 6. Interpretimi i kontratës së sigurimit, fq. 136

III. 7. Shuarja e kontratës së sigurimit, fq. 137

III. 8.Padia pauliana dhe kontrata e sigurimit, fq. 138

III. 9. Laesio enormis dhe kontrata e sigurimit, fq.139

III.10. Marrëdhëniet juridike të lindura mbi bazën e kontratës së sigurimit, fq. 141

III. 11. Personat që janë shfrytëzues të kontratës së sigurimit, fq. 142

III.12. Kontrata e sigurimit dhe delikti civil, fq. 143

III. 13. Kontrata e sigurimit dhe përgjegjësia kontraktore, fq. 145

KREU I IV

PASOJAT E AKSIDENTIT AUTOMOBILISTIK TË MBULUARA NGA

SIGURIMI

IV. Pasojat e aksidentit automobilistik të mbuluara nga sigurimi, fq. 147

IV.1. Shkaktimi i vdekjes, fq. 147

IV.2. Shkaktimi i lëndimeve trupore, fq. 158

IV.3. Dëmtimi i mjetit motorik, fq. 170

Page 4: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

4

KREU I V

PËRGJEGJËSISAPËR SHPËRBLIMIN E DËMIT NË AKSIDENTET

AUTOMOBILISTIKE

V.1. Shqyrtime të përgjithëshme, fq. 180

V.2. Përgjegjësia shkakësore, fq.183

V.3. Parimi “nulla indemnitas sine culpa”, fq. 186

V.4. Përgjegjësia prindërore për dëmin e shkaktuar nga fëmija i mitur, fq. 192

V.5. Përgjegjësia për dëmin e shkaktuar nga kafsha, fq. 194

KREU I VI

PROCEDURA E GJYKIMIT DHE E VENDIMIT

VI.1 Shqyrtim hyrës për gjykimin e shpërblimit të dëmit, fq. 198

VI.2. Kërkesa për shpërblimin e demit, fq. 200

VI.3. Padia për shpërblim tëdemit, fq. 203

VI.4. Parashkrimi i kërkesës për shpërblim të demit, fq. 204

VI.5. Ujdia gjyqësore, fq. 207

VI.6. Kompetenca në konfliket e shpërblimit të dëmit, fq. 207

VI.7. Të provuarit e fakteve vendimtare, fq. 208

VI.8. Këqyrja, fq. 210

VI.9. Dokumenti, fq. 210

VI.10. Dëshmitarët, fq. 213

VI.11. Eksperti, fq. 216

VI.12. Dëgjimi i palëve, fq. 219

VI.13. Sigurimi i provave, fq. 221

VI.14. Proçesverbali europian pёr fatkeqёsitë automobilistike, fq. 222

VI. 15. Vendimi mbi shpërblimin e demit, fq.223

VI.16. Trashëgimia mortis causa e përgjegjësisë, fq. 224

VI.17. Cilësia titre exécutoire e vendimi për shpërblim të demit, fq. 227

PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME, fq. 230

BIBLIOGRAFIA, fq.234

Page 5: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

5

Parathënie

E drejta subjektive civile përfshinë interesat e ligjshme personale dhe pasurore të

subjekteve të së drejtës civile. Ajo paraqet pushtet juridik të përbërë prej disa

autorizimesh që shërbejnë për plotësimin e nevojave personale. Të drejtat e njërit subjekt

korespondojnë në detyrimet e subjektit tjetër. Shkelja e të drejtës subjektive është shkelje

e normës materiale juridike. Përherë kur cënohet apo shkelet e drejta subjektive, titullari

i saj ka të drejtë të kërkojë mbrojtje gjyqësore, përkatësisht të kërkojë evitimin e

veprimeve që cënojnë apo pengonë atë dhepër mospërsëritje në të ardhmen.

Në të gjitha rastet kur shkaktohet dëm, konsiderohet se është shkelur një e drejtë e

caktuar subjektive civile. Çdo subjekt i cënuar në të drejta dhe interesa të ligjshme

personale e pasurore nga fakti i paligjshëm, ka të drejtëshpërblimin e humbjeve të

pësuara. Për dëmet e shkatuara në aksidentet automobilistike, çështja e shpërblimit të

dëmit trajtohet brenda kuadrit të rregullave të së drejtës së sigurimeve.

Zbatimi i të drejtës së sigurimeve nëshpërblimin e dëmit të shkaktuar në

aksidentet automobilistike, i ndërthurur me konceptet e teorisë juridike, qëndrimet e

jurisprudencës bashkëkohore si dhe zgjidhjet e legjislacionit civil, paraqet bërthamën e

këtij studimit.

“E drejta e sigurimeve në aksidentet automobilistike në Maqedoni” është titulli i

tezës së doktoraturës.Që në momentin e përcaktimit të tezës së doktoraturës kemi patur

për qëllim që t’i shtrijmë dhe thellojmë kërkimet për rolin dhe rëndësinë e të drejtës së

sigurimeve në fushën e aksidenteve automobilistike, për të siguruar kështu një pasqyrë

gjithëpërfshirëse për pozitën juridike të të dëmtuarit. Kërkimet në disa segmente janë

shtrirë brenda kornizave të së drejtës civile materiale dhe procedurale.

Gjatë përcaktimit të temës, hartimit të tezave të punimit të doktoraturës dhe vetë

hulumtimit, i kemi vënë vetes për detyrë arritjen e kërkime cilësore të një segmenti të

rëndësishëm të të drejtave subjektive civile – mbrojtjen e tyre, përkatësisht shpërblimin e

dëmit në kuadër të së drejtës së sigurimeve. Angazhimi ynë i mbështetur në rekomandimet

e udhëheqësit shkencor prof.dr. Kudret Çela, në të gjitha fazat e hulumtimit, është i

orientuar në sigurimin e një trajtimi sa më gjithëpërfshirës të objektit të studimit

shkencor.

Hulumtimet kërkimore shkencore janë mbështetur në parimet e së drejtës civile

materiale dhe procedurale. Qëndrimet shkencore janë analizuar dhe mbështetur në

jurisprudencën e Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës, Bullgarisë, Italisë, Spanjës, Francës

dhe vendeve tjera.

Kërkimet në të gjitha fazat e punës si ato hulumtuese, përshkruese dhe analitike,

janë përcjellur në kontuinitet nga parimet shkencore, zgjidhjet ligjore dhe qëndrimet e

jurisprudencës, të cilat ndërveprojnë dhe përsëriten në tërësinë e punimit.

Hulumtimet shkencore janë mbështetur në kërkimet intensive të më shumë

situatave, të përcaktimeve, zgjidhjeve dhe thënjeve shkencore. Studimi i kujdesshëm,

hulumtimi në thellësi dhe gjeneralizimi i përfundimeve shkencore janë prioritete të këtij

aktivitetit kërkimor.

Në pajtim me karakterin e objektit të studimit dhe me qëllim të përfitimit të një

serie të procedurave dhe proceseve për të arrdhur tek njohuria dhe për të parqitur

qëndrimet e vërteta shkencore për rolin e fakteve dhe të provuarit në procedurën për

shpërblim të dëmit të shkaktuar në aksidentet automobilistike, janë përdorur të

Page 6: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

6

gërshetuara metoda të ndryshme shkencore, si ajo e analizës, e sintezës, krahasimore,

statistikore, grafike, historike, normative, dhe metoda e studimit të rastit.

Kërkimet shkencore janë paraqitur në strukturën e përbërë prej: hyrjes, gjashtë

kreve dhe përfundimeve e rekomandimeve.

Kërkimet shkencore kanë përfshirë në mënyrë intensive një numër të madh të

rasteve nga jurisprudenca vendore dhe e huaj, të përcaktimeve të legjislacioneve

bashkëkohore dhe koncepteve teorike shkencore.

Në shqyrtimet hyrëse, ajo qëështë e zakonshme për të vënë në dijeni për njohuritë

e përgjithshme dhe parimet bazë,është pasqyruar në trajtimin e dëmit brenda konceptit të

së drejtës civile subjektive në njërën anë, dhe në anën tjetër, në përshkrimin e rolit dhe

rëndësisë të së drejtës së sigurimeve brenda strukturës të sistemit të së drejtës. Për të

patur një pasqyrë për kahjet dhe mbështetjen e kërkimeve shkencore, në këtë pjesë janë

trajtuar burimet formale të së drejtës së sigurimeve si ato nacionale ashtu edhe ato

ndërkombëtare.

Në kreun e parë trajtohen teoritë që i referohen kuptimit të institutit të sigurimit,

për të argumentuar rolin e sigurimit në transferimin e rezikut dhe në shoqërizimin e

humbjeve në pasurinë, shëndetin dhe jetën e pjesmarsëve në komunikacionin

automobilistik. Poashtu, në këtë pjesëparaqitet origjina dhe rruga e zhvillimit historik të

institutit të sigurimit. Për arsye konceptuale, këtu trajtohen edhe aktet tjera që

konsiderohen fakte për lindjen e marrëdhënies juridike të sigurimit si kartoni jeshil i

sigurimit, kartoni i kaltër i sigurimit, sigurimi kufitar dhe sigurimi kasko.

Kontrata e sigurimit si fakt juridik mëi shpeshtë nuk trajtohet këtu, sepse ky fakt

iështë nënshtruar një hulumtimi më gjithpërfshirës, rezultatet e së cilit paraqiten në kreun

e tretë.

Në kreun e dytë prezentohet përmbajta e marrëdhënies juridike të sigurimit. Në

këtë pjesë kërkimi shkencor i përfshinë tri elementet themelore të një marrëdhënie

juridike: subjektet, objektin dhe të drejtat e detyrimet. Subjektet të cilët merren me

ushtimin e veprimtarisë së sigurimit si Bashkësia e Sigurimit, Byroja Nacionale për

Sigurimin, Agjencia e Mbykqyrjes për Sigurimin, Përfaqësimi në Sigurim dhe

Ndërmjetësimi në Sigurim, janë paraqitur jo në formën stukturore e organizative, por në

atë funksionale. Kontraktuesit e sigurimit, si subjekte të detyruara nga ligji për tu bërë

subjekte të marrëdhënes juridike të sigurimit janë trajtuar nga këndvështrimi i të drejtave

dhe detyrimeve qëikanë si pronarë të mjeteve motorike. Përfituesit e sigurimit, personat e

tretë të dëmtuar, i janë nënshtruar kërkimit shkencor nga pozita juridike që e fitojnë atë

me rastit e shkaktimit të dëmit.

Në këtë pjesë trajtohen parami i mirëbesimit në fushën e sigurimeve, rreziku,

primi i sigurimit, rasti i sigurimit dhe segmentet e tjera që kanë ndikim në përcaktimin e

vendit të së drejtës së sigurimeve në fushën e aksidenteve automobilistike.

Në kreun e tretë paraqiten rezultatet mbi kontratën për sigurim si bazë juridike

për shpërblim të dëmit. Trajtimi përfshinë kuptimin, natyrën juridike, kushtet për lidhjen

e kontratës, efektet e saj, etj.

Në kreun e katër prezentohen pasojat e aksidenteve automobilistike, të cilat janë

pjesë e mbulesës siguruese, përfshirë humbjet materiale dhe jo materiale për shkak të

shkaktimit të vdekjes, lëndimet trupore apo cënimet e shëndetit dhe dëmtimin e mjetit

motorik.

Page 7: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

7

Në kreun e pestë përfshihen rezultatet e kërkimeve shkencore mbi bazat e

ndryshme të përgjegjësive që janë komplementare tek aksidentet automobilistike, si:

përgjegjësia shkakësore, përgjegjësia subjektive, përgjegjësiaprindërore për dëmin e

shkaktuar nga fëmija i mitur dhe përgjegjësia e shkakëtuar nga kafsha.

Në kreun e gjashtë prezentohen arritjet e trajtimeve mbi aspektet procedurale për

gjykimin e përgjegjësisë dhe për vendosjen përshpërblimin e dëmit, përfshirë kërkesën

për shpërblimin e dëmit, procedurën e provave, vendimin për shpërblim, trashëgiminë

mortis causa të përgjegjësisë dhe cilësinë e titullit ekzekutiv të vendimit për shpërblim të

demit.

Finalizimi i kërkimeve është pasqyruar në dhënien e përfundimeve dhe

rekomandimeve.

Me këtë rast, në emërin tim, familjes dhe miqëve të mi, dëshiroj të shprehi

falimenderime dhe mirënjohje më të larta për udhëheqësin shkencor të punimit të

doktoraturës, Prof. dr. Kudret Çela, për mbështetjen dhe ndihmën e pakursyer në

drejtimin e kërkimeve, përsosjes shkencore dhe metodologjisë kërkimore shkencore, në të

gjitha fazat e hulumtimit dhe hartimit të punimit.

Page 8: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

8

SHQYRTIME HYRËSE

Page 9: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

9

I. Dëmi si e drejtë subjektive civile

Shkaktimi i dëmit paraqet burim të detyrimeve juridike civile. Dëmi mund të

shkaktohet me veprim ose mosveprim. Dëmi mund të shkaktohet edhe prej sendeve të

rrezikshme dhe veprimtarisë së rrezikshme si dhe nga ngjarjet e ndryshme natyrore. Në të

gjitha rastet kur shkaktohet dëmi, për të drejtën lind një fakt relevant juridik, mbi bazën

e të cilit lind edhe përgjegjësia juridike civile.

Njerëzit sot janë të ekspozuar ndaj humbejve të të mirave materiale, dëmtimit

tëshëndetit si dhe humbjes sëvetë jetës. Në anën tjetër, në sistemin juridik janë krijuar

parakushtet juridike për të siguruar një mekanizëm institucional, me qëllim që të

avancohet çështja e përgjegjësisë juridike civile për dëmin e shkaktuar në kërkimet

shkencore, në zgjidhjet bashkëkohore të legjislacionit dhe në praktikën gjyqësore. Kjo

është edhe arsyeja që sot, çështja e përgjegjësisë juridike civile për dëmin e shkaktuar zë

vend të rëndësishëm në teorinë bashkëkohore të së drejtës civile dhe të komponohet

s‟bashku me institutin e sigurimit dhe të komplementohet me format përkatëse të

përgjegjësisë. Sot, çështja e përgjegjësisë juridike civile për dëmin e shkaktuar nga sendet

e rrezikshme apo veprimtaria e rrezikshme, nuk mund të trajtohet si e vetme, brenda

rregullave të së drejtës civile materiale, por ajo trajtohet si pjesë integrale e rregullave të

së drejtës së sigurimeve. Gjatë gjykimit të përgjegjësië civile juridike për dëmin e

shkaktuar nga sendet e rrezikshme dhe veprimtaritë e rrezikshme, kjo përgjegjësi shtrihet

në dimensionet e së drejtës së sigurimeve. Qëllimi i dimensioneve të përgjegjësisë

juridike civile në rregullat e së drejtës së sigurimeve është garantimi i shpërblimit të

dëmit të shkaktuar.

Kur bëhet fjalë për dëmin e shkaktuar nga mjeti motorik, shpërblimi i tij

realizohet në mbështetje të titujve konkret juridikë,kontratës së sigurimit, kartonit jeshil,

certifikatës së sigurimit kufitar si dhe vetë ligjit për sigurim të detyrueshëm nga

autopërgjegjësia. Mbulesa siguruese përfshinë një sërë rastësh të shkaktimit të dëmit me

mejtin motorik. Tek përgjegjësia automobilistike ekziston mbulimi i detyrimit për

shpërblim të dëmit mi bazën e rregullave të së drejtës së sigurimeve. Shoqëria për

sigurime gjithmonë do ta shpërblejë dëmin e shkaktuar personave të tretë me

përdorimin e mjetit motorik n.q. s. paraqitet rasti i sigurimit, përkatësisht nëse ekziston

përgjegjësia e të siguruarit apo shfrytëzuesit tjetër të mjetit motorik. Ky është detyrimi që

rrjedhë nga vetë kontrata për sigurim apo titujt tjerë juridik të përcaktuar me ligj.

Në këtë drejtim, legjislacionet nacionale kanë siguruar mekanizëm mbrojtës kur

njeriut i shkatohet dëm në jetën, tërësinë trupore dhe pasurinë e tij. Jeta, integriteti trupor

dhe pasuria e njeriut si të tillë janë pjesë e të drejtës civile subjektive. Titullari i kësaj të

drejte, në të gjitha rastet kur privohet nga e drejta për t‟i gëzuar ato apo kur ato të drejta i

cënohen, posedon një autorizim të posaçëm ligjor. Ky autorizim është tagri që mundëson

kërkimin e një mbrojtjeje institucionale.

Shkaktimi i dëmit në të drejtën civile është i lidhur ngushtë me të drejtën civile

subjektive dhe me vetë të drejtën objektive.

Lidhja e dëmit me të drejtën civile subjektive ka të bëjëpikërisht me cënimin apo

asgjësimin e atyre të drejtave. Në kuadër të së drejtës civile subjektive, me këtë rast

kuptojmë edhe vetë jetën e njeriut dhe shëndetin e tij. Kur kjo e drejtë civile subjektive

do të ekspozohet ndaj rrezikut të caktuar, në të drejtën civile aktivizohet kërkesa, si mjet i

mbrojtjes institucionale. Titullari i së drejtës civile subjektive, në rastet kur vlerëson për

Page 10: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

10

një mbrojtje institucionale, mund të inicojë procedurë ligjore. Për t‟u siguruar mbrojtja,

përveç kërkesës, nevojitet ekzistenca e presumimeve të caktuara, të cilët kriojnë fuqinë

juridike dhe me këtë rast fitohet efekti i drejtpërdrejtë në detyrimin juridik të personit

përgjegjës dhe për interes të të dëmtuarit. Shpërblimi i dëmit është produkti që duhet të

arrihet nga mbrojtja ligjore me rastin e cënimit të së drejtës civile subjektive.

Sot, teoria edhe legjislacioni civil dallon dëmin pasuror – material dhe atë

jopasuror – jomaterial. Dëmi pasuror shkakton si pasojë cenimin e pasurisë së të

dëmtuarit në kuptimin e ngushtë ekonomik, pra humbjen e pasurisë në mënyrë të

paligjshme. Prandaj, edhe dëmshpërblimi i dëmit pasuror ka për qëllim të rikthejë

pasurinë e të dëmtuarit në gjendjen e mëparshme, duke “mbushur” diferencën e krijuar

ndërmjet gjendjes ekonomike aktuale të tij, me atë në të cilin do të ndodhej nëse nuk

vërtetohej fakti i paligjshëm. Ky koncept është pranuar edhe nga Kolegjet e bashkuara të

Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë.

Lidhur me dëmin pasuror, po kjo gjykatë, vlen të përmendet, se ka bërë dallimin

ndërmjet humbjes së pësuar nga pakësimi i pasurisë, që njihet si dëmi aktual apo dëmi

emergjent (damnum emergens) dhe fitimit të munguar (lucrum cessans). Në parim,

dallimi ndërmjet dëmit emergjent (quantum mihi abest) dhe fitimit të munguar (quantum

lucrari potui), qëndron në aktualitetin ose jo të interesit pasuror të cenuar. Në rastin e

parë objekt i dëmit është pakësimi, humbja e një interesi pasuror aktual, pra e një pasurie

që i përket (in re ipsa) të dëmtuarit në çastin e shkaktimit të dëmit. Në rastin e fitimit të

munguar kemi të bëjmë me pamundësinë e përfitimit të një interesi pasuror të ardhshëm,

pra të një pasurie që ende nuk i përket të dëmtuarit në çastin e shkaktimit të dëmit.1

Jurisprudenca e Republikës së Shqipërisë, dëmin jopasuror e koncepton si një

kategori e gjerë dhe gjithëpërfshirëse e dëmeve jashtëkontraktore, duke përfshirë çdo lloj

dëmi të pësuar nga cenimi i të drejtave dhe interesave jopasurore që bëjnë pjesë në vlerat

e njeriut dhe që nuk janë subjekt vlerësimi të drejtpërdrejtë ekonomik në treg. Në thelbin

e vet, njihet e drejta e dëmshpërblimit për çdo lloj dëmi jopasuror jashtëkontraktor, i cili

është “i ndryshëm nga ai pasuror”. Shkelja e një interesi mund të justifikojë shpërblimin

e dëmit jopasuror. Ky është rasti në veçanti, ku viktima ka pësuar një dëmtim personal

ose dëmtim të dinjitetit njerëzor, lirisë, apo të drejta të tjera të personalitetit. Dëmi

jopasuror, mund të jetë gjithashtu objekt i shpërblimit për personat që kanë një

marrëdhënie të ngushtë me një viktimë e që vuajnë nga dëmtimet që ka përjetuar viktima.

Në rastet e lëndimeve personale, dëmi jopasuror korrespondon me vuajtjet e viktimës dhe

dëmtimet trupore apo të shëndetit mendor. Në vlerësimin e dëmeve (duke përfshirë edhe

dëmet për personat që kanë një marrëdhënie të ngushtë me viktimën e vdekur ose të

plagosur rëndë), shumat e tilla duhet të jepen për humbjet objektivisht të ngjashme.2

Në këtë kontekst është me rëndësi të përmendim se e drejta shqiptare në nenin

625 të Kodit civil ka përcaktuar zgjidhjen se personi që pëson një dëm, të ndryshëm nga

ai pasuror, ka të drejtë të kërkojë të shpërblehet kur ka pësuar një dëmtim të shëndetit ose

është cenuar në nderin e personalitetit të tij dhe kur është fyer kujtimi i një të vdekuri dhe

kërkohet nga bashkëshorti me të cilin ka bashkëjetuar deri në ditën e vdekjes ose nga të

1 Në lidhje me aspektet konceptuale të fitimit të munguar, shih: Jenny Steele, Tort law, text, cases and

materials, Oxford University Press, 2007, fq. 492. 2 Art. 10:301, Principles of European Tort Law, European Group on Tort Law,

http://civil.udg.edu/php/biblioteca/items/283/PETL.pdf, e qasshme më, 10 qershor 2012.

Page 11: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

11

afërmit e tij deri në shkallën e dytë, përveç kur fyerja është kryer kur i vdekuri ka qenë

gjallë dhe i është njohur e drejta e shpërblimit të dëmit për fyerjen e bërë.

Në këtë kuptim vërehet dallimet ndërmjet dy grupeve të të drejtave dhe lirive

themelore të njeriut që nuk kanë natyrë pasurore, të mbrojtura prej saj në rast cenimi:

“dëmtimi i shëndetit” (e drejta absolute për shëndetin – në kuptimin biologjik), dhe

cenimi i “personalitetit” (tërësia e të drejtave absolute të personalitetit). Është me interes

të përmendet se njihen dy raste të posaçme të dëmit jopasuror në personalitetin e njeriut:

“cenimi i nderit” dhe “fyerja e kujtimit të një të vdekuri”.Sipas doktrinës e praktikës sonë

gjyqësore dhe asaj ndërkombëtare, dëmtimi i shëndetit është figurë autonome e dëmit

jopasuror, e ndryshme nga dëmi pasuror për “humbjen dhe pakësimin e aftësisë për

punë”. Ndërsa në grupimin e dytë përfshihen dy figura të dëmit jopasuror, autonome nga

njëri-tjetri, dëmi moral dhe dëmi ekzistencial.3

Shkaktimi i dëmit është i ndërlidhur edhe me të drejtën objektive. Shkelja e të

drejtës subjektive paraqet shkelje të normës konkrete materiale juridike. Përherë kur

cënohet apo shkelet e drejta subjektive, titullarit të saj po nga norma e caktuar juridike i

garantohet e drejta për mbrojtjen, përkatësisht për evitimin e pasojave që kanë ardhur

nga veprimet e paligjshme. Në këtë kontekst është me rëndësi të përmendet se e drejta

shqiptare sipas nenit 608 të Kodit civil të Shqipërisë, ka institucionalizuar qëndrimin se

personi që, në mënyrë të paligjshme dhe me faj, i shkakton tjetrit një dëm në personin ose

në pasurinë e tij, detyrohet të shpërblejë dëmin e shkaktuar. Personi që ka shkaktuar

dëmin nuk përgjigjet kur provon se nuk ka faj. Dëmi quhet i paligjshëm kur është

rrjedhim i shkeljes ose i cenimit të interesave dhe i të drejtave të tjetrit, që mbrohen nga

rendi juridik ose nga zakonet e mira. Dëmi duhet të jetë rrjedhim i drejtpërdrejtë dhe i

menjëhershëm i veprimit ose mosveprimit të personit. Mospengimi i një ngjarjeje nga

personi që ka detyrimin ligjor për ta mënjanuar, e ngarkon atë me përgjegjësi për dëmin e

shkaktuar.

Mbrojtja e të drejtave subjektive civile me rastin e shkaktimit të dëmit përfshinë

njohjen e së drejtës për shpërblim të dëmit dhe rivendosjen e gjendjes që ekziston para

cenimit të së drejtës së caktuar. Në këtë rast, midis dëmtuesit dhe të dëmtuarit lind një

marrëdhënie juridike civile me të drejta dhe detyrime konkretë për palët në fjalë.

Realizimi i detyrimit tëshpërblimit të dëmit bëhet në kuadër të një procedure të caktuar

ligjore. Procedura mund të jetë e natyrës administrative dhe asaj gjyqësore. Zbatimi i

detyrimit për shpërblim të dëmit nga organi i autorizuar është në funksion të kënaqjes së

interesit të personit të dëmtuar - të mbrojtur nga ligji.

Kur bëhet fjalë për shkaktimin e dëmit në aksidentet automobilistike, çështja e

mbrojtjes ligjore i referohet personit të tretë të dëmtuar si pasojë e përdorimit të mjetit

motorik. Përgjegjësia juridike civile për dëmin e shkaktuar përcaktohet në bazë të

rregullave të së drejtës së sigurimeve. Personi i tretë i dëmtuar ka të drejtë të parashtrojë

kërkesë të drejtpërdrejtë ndaj siguruesit të personit përgjegjës për dëmin e shkaktuar, apo

padinë ta paraqesë drejtpërdrejtë në gjykatë. Kur personi i tretë i dëmtuar kërkesën për

shpërblim të dëmit e parashtron në bashkësinë për sigurime dhe që aty mund të realizohet

e drejta për shpërblim të dëmit. Megjithatë, bashkësia për sigurime në përgjigjen e

kërkesës për zhdëmtim mund të paraqesë edhe kundërshtime. Kundërshtimet nuk duhet të

paraqesin shkelje të detyrimit ligjor apo kontraktor nga fusha e të drejtë së sigurimeve.

3 Shih arsyetimin e Vendimit të Kolegjeve të bashkuara të Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë,

Nr. 12 të datës 14.09.2007.

Page 12: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

12

Kur personi i tretë i dëmtuar do të kërkojë mbrojtje gjyqësore, ai po ashtu ka të

drejtë që të parashtrojë padi për shpërblimin e dëmit ndaj personit përgjegjës ose kundër

bashkësië së caktuar të sigurimeve, apo kundër të dyve njëkohësisht. I dëmtuari, të

drejtën për të kërkuar shpërblimin e dëmit nga personi përgjegjës e ka edhe në rastet kur

bashkësia për sigurime ia ka shpërblyer dëmin, por i dëmtuari llogarit se shpërblimi nuk

është i plotë në raport me vëllimin e dëmit.

Pra, që i dëmtuari ta realizojë të drejtën në shpërblim të dëmit, ai duhet të

ndërmarrë edhe veprime të karakterit juridik procedural dhe në këtë rast e drejta në

shpërblim të dëmit realizohet në procedurë gjyqësore.

Rregullat e procedurës gjyqësore mbështeten në Ligjin e procedurës kontestimore.

Gjykata, para së cilës zhvillohet kontesti, pas ndërmarrjes së aktiviteteve procedurale që

kanë të bëjnë me përgaditjen e materialit procedural, me grumbullimin e materialit

procedural dhe me vendosjen, do të zbatojë normat materiale juridike mbi përgjegjësinë

civile deliktore nga baza e sigurimit të përgjegjësisë automobilistike.

Në gjykimin e përgjegjësisë mbi bazën e të drejtës së sigurimit merren për bazë

rregullat juridike të përgjegjësisë civile deliktore. Kjo do të thotë se i dëmtuari, që të

mund të realizojë të drejtën në shpërblim të dëmit, përveç ekzistencës së bazës për

përgjegjësi, duhet të provojë edhe kushtet konkrete, pa të cilat nuk mund të lind

përgjegjësia civile juridike. Pra, që një person të gjykohet për përgjegjësi civile deliktore

për shkaktimin e dëmit duhet të provohen kushtet konkrete, përkatësisht rrethanat

konkrete. Të provuarit e fakteve mundësojnë që të gjykohet se dëmtuesi, është personi

përgjegjës dhe bartë detyrimin për shpërblimin e dëmit kundrejt të dëmtuarit. Vetëm

atëherë gjykata mund ta detyrojë siguruesin e përsonit përgjegjës që të bartë detyrimin

për shpërblim të dëmit. Shpërblimi përfshinë të gjitha shpenzimet që janë shkaktuar nga

dëmi material dhe ai jomaterial. Në shpërblimin e dëmit material përfshihet dëmi real dhe

fitimi i munguar. Fitimi i munguar do të shpërblehet në qoftëse i dëmtuari ka pasur

qëllim që të realizojë fitim dhe të ekzistojë mundësia reale që ai fitim të realizohet. Fitimi

i munguar llogaritet në formë të rezultateve ekonomiko financiare që i dëmtuari ka mund

t‟i realizojë gjatë kryerjes së veprimtarisë së vet profesionale. Shpërblimi i dëmit material

nënkupton shpërblimin e dëmit në tërësi: dëmin real, fitimin e munguar dhe dëmin që do

të lind si pasojë e krijimit të rrethanave të caktuara. Dëmi material mund të shpërblehet

me kthim në gjendje të mëparshme – restitucio in integrum. Kthimi në gjendje të

mëparshme do të mundësojë kthimin në gjendjen materiale të mëparshme e njohur si

kthim në natyrë – restitucio in integrum in natura dhe shpërblimin e vlerës së dëmit i

njohur si shpërblim i dëmit me para. Gjykata merrë për bazë rrethanat e krijuara pas

shkaktimit të dëmit dhe do të gjykojë shpërblimin e dëmit në lartësinë që është e

nevojshme për situatën materiale të të dëmtuarit, që ai të vëhet në atë gjendje në të cilën

ka qenë para shkaktimit të pasojës.4

Pra, gjatë gjykimit të shpërblimit të dëmit material, gjykata me maturi duhet të

vendosë për shpërblimin e dëmit sidomos kur është shkaktuar fitimi i humbur. Në këto

raste, kujdesi i gjykatës shtrihet në dy drejtime: në ekzistencën e qëllimit të të dëmtuarit

që ta realizojë atë fitim dhe në vërtetimin e mundësisë reale që ai fitim të realizohet.

Qëllimi i të dëmtuarit paraqitet kur bëhet fjalë për fitim që realizohet në procesin e

ushtrimit të veprimtarisë profesionale të të dëmtuarit.

4 Për qasjet themelore mbi kthimin në gjendje të mëparshme, shih: Jenny Steele, Tort law, text, cases and

materials, Oxford University Press, 2007, fq. 490.

Page 13: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

13

Tek shpërblimi i dëmit jomaterial, shpërblimi në para dhe satisfaksioni janë

format dominante. Gjatë gjykimit të shpërblimit të dëmit jomaterial, gjykata duhet me

kujdes të vërtetojë gjendjen faktike dhe rrethanat tjera që janë me rëndësi për zgjidhjen e

kontestit sepse këtu bëhet fjalë për të drejtat rigorozisht personale.

Çmuarjen e provave, qoftë kur gjykohet dëmi material, qoftë kur gjykohet dëmi

jomaterial, në mënyrë të lirë e bën gjyqtari. Gjendjen e vërtetuar faktike në procedurën e

provave, gjyqëtari e vlerëson sipas bindjes së lirë në çdo rast konkret. Për zgjidhje më

meritore të rastit kontestues, sidomos kur bëhet fjalë për shpërblimin e dëmit jomaterial,

gjykata nuk duhet të le pas dore edhe rrjedhat subjektive të të dëmtuarit, për shkak të

ndjeshmërisë së çështjes, rezultateve të shërimit, rëndësinë e vlerës së cënuar dhe

qëllimin e shpërblimit.

Gjykata do të vendosë për shpërblimin e dëmit brenda kërkespadisë së palës së

dëmtuar. Nëse vendimi i gjykatës do të jetë pozitiv për të dëmtuarin, atëherë me atë

vendim përcaktohet edhe e drejta e të dëmtuarit për shpërblimin konkret të dëmit sipas të

gjitha formave që i njeh ligji. Vendimi gjyqësor për shpërblimin e dëmit e ka cilësinë e

dokumentit ekzekutiv. Nëse ekzekutimi i vendimit gjyqësor mbi shpërblimin e dëmit nuk

bëhet në mënyrë vullnetare nga Bashkësia për sigurime, atëherë ekzekutimi i të njejtit

bëhet në mënyrë të detyrueshme nga gjykata kompetente ekzekutive.

II. E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës

Kur flasim për të drejtën e sigurimeve është e pashmangëshme trajtesa për

strukturën e sistemit të së drejtës dhe vendin e së drejtës së sigurimeve brenda këtij

sistemi. Struktura e së drejtës nënkupton pjesët përbërëse të sistemit të së drejtës si:

institucionet juridike, degët e së drejtës dhe fushat juridike.

E drejta e sigurimve në kuptimin objektiv paraqet degë të së drejtës sepse në veti

ajo ngërthen tërësinë e institucioneve juridike, të cilat përfshijnë marrëdhënie të njëjta që

udhëhiqen nga parime të njëjta. Pra, e drejta e sigurimeve si pjesë përbërëse e sistemit të

së drejtës paraqet grupin e institucioneve të cilat rregullojnë marrëdhëniet shoqërore të

llojit të njejtë – sigurimin si aktivitet ekonomik dhe juridik.

E drejta e sigurimeve si disiplinë shkencore ka një profil karakteristikë. Ajo në një

sferë të caktuar paraqitet si e drejtë publike, kurse në sferën tjetër si e drejtë private. Kur

paraqitet me profilin e së drejtës publike, e drejta e sigurimeve ka karakterin e së drejtës

administrative, kurse kur paraqitet me profilin e së drejtës private ajo ka karakterin e së

drejtës tregtare – ekonomike.5

Kur flitet për të drejtën e sigurimeve, gjithmonë ajo shikohet në dy kuptime: në

kuptimin objektiv dhe në kuptimin subjektiv6. Me të drejtën në kuptimin objektiv

kuptojmë tërësinë e normave juridike që rregullojnë marrëdhënie të caktuara shoqërore,

duke e vënë individin në një pozitë për një sjellje të caktuar. Pra, e drejta në kuptimin

objektiv paraqet normën e përgjithshme dhe abstrakte që rregullon marrëdhëniet midis

subjekteve të së drejtës së sigurimeve.

5 Shih: Luigi Desiderio, Temi e problem di diritto della assicurazioni, Giuffrè Editore, Milano, 2010,fq.2-4.

6Për kuptimin e të drejtës subjektive dhe të drejtës objektive shih më gjërësisht: Petar Klariç&Martin

Vedrish, Gradjansko pravo, Zagreb, 2006, fq. 63 – 65; Francesko Galgano, E drejta private, Tiranë, 1999,

fq. 37 – 41.

Page 14: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

14

Me të drejtën në kuptimin subjektiv kuptojmë të drejtat që ka një subjekt, kundrejt

një subjekti tjetër. Ajo është mundësi apo pushtet juridik që garantohet nga e drejta

objektive, e cila i mundëson titullarit të së drejtës subjektive që të kryejë veprime të

caktuara si dhe për të kërkuar nga personat e detyruar kryerjen apo moskryerjen e

veprimeve të caktuara që i përgjigjen. Ky pushtet që gjendet në dorën e titullarit të së

drejtës subjektive civile në rast nevoje, garantohet me mekanizmin e shtetit.

E drejta subjektive tek sigurimet ka karakter relativ, për arsye sepse personi i

dëmtuar ështësubjekti aktiv i marrëdhënies juridike që rezulton nga paraqitja e rastit të

siguruar. Ky person ka përkundrejt tij të detyruar siguruesin apo personin përgjegjës për

shkaktimin e dëmit. Keto persona kanë detyrime konkrete të cilat i sjellin përfitime të

dëmtuarit. Në momentin e lidhjes së kontratës për sigurime, por edhe kur paraqitet rasti i

sigurimit te e drejta subjektive paraqitet ekzistenca e raportit të konkretizuar midis palëve

saktë të caktuar, midis siguruesit dhe të siguruarit në momentin e lidhjes së kontratës,

përkatësisht midis siguruesit dhe personit të tretë të dëmtuar. Tek siguruesi ekziston

detyrimi pozitiv, pra të paguaj shumën e siguruar në emër të shpërblimit të dëmit të

shkaktuar në aksidentet automobilistike nga baza e sigurimit. Tek marrëdhënia juridike e

sigurimit ekziston detyrimi korelativ mes palëve – ajo që është detyrim për njërën palë

është e drejtë për palën tjetër. Pra,detyrimi i të siguruarit që të paguaj primin e sigurimit

është e drejtë e siguruesit, përkatësisht detyrimi i siguruesit për të paguar shumën e

siguruar është e drejtë e të siguruarit në rast të shkaktimit të rastit të siguruar. Detyrimi i

siguruesit për të paguar shumën e sigurimit lind atëherë kur lind e drejta për të kërkuar

shpërblimin e dëmit. Arsyetimin e karakterit relativ të së drejtës së sigurimit e forcon

edhe ekzistenca e rregullave të parashkrimit për të realizuar të drejtën në shpërblim të

dëmit

Është me rëndësi të përmendet se titullari i së drejtës civile subjektive edhe në

fushën e sigurimit ka një autorizim të posaçëm në rastet kur atij i shkaktohet dëm, si

vdekje, dëmtim të shëndetit, dëm material apo jomaterial. Ky autorizim është mundësia e

personit të dëmtuar në aksidentet e automobilistike që të kërkojë shpërblimin e dëmit

qoftë drejtpërdrejtë te siguruesi brenda një jurisdiksioni administrativ të përcaktuar, apo

në rrugë gjyqësore me në të padisë në kuptimin material. Kjo kërkesë e personit të

dëmtuar në fakt është autorizim që ka në dispoziciontitullari i një të drejtë në rast të

cënimit apo shkeljes së të drejtës nga ana e palës tjetër të marrëdhënies së caktuar

juridike. Pra, kërkesa nuk është gjë tjetër, por vetëm një mundësi e titullarit të së drejtës

subjektive civile që të kërkoj riparimin e dëmit. Ajo që duhet të potencohet në këtë rast

është fakti se kërkesa nuk është pjesë përbërse e të drejtës subjektive, por ajo do të lind

atëherë kur do të cënohet e drejta që paraqet objekt të sigurimit. Përkatësisht në rastet

kur nuk do të zbatohen detyrimet që ka personi i caktuar ndaj titullarit të së drejtës civile

subjektive të cënuar.

III. Burimet formale të së drejtës së sigurimeve

E drejta e sigurimeve si degë e së drejtës i ka burimet e veta formale juridike. Ata

janë dokumentet në bazë të cilave studiohet legjislacioni ekzistues në fushën e

sigurimeve, përkatësisht rregullat e ndryshme që janë në zbatim.

Page 15: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

15

Burimet e së drejtës së sigurimeve konsiderohen ato akte normative – ligje,

respektivisht akte nënligjore ose të ngjajshme të cilat vet shteti i ka caktuar si burime të

së drejtës.7 Ato janë fakte, nga të cilat burojnë normat e përgjithëshme juridike të cilat të

jenë të zbatueshme në marrëdhëniet juridike të sigurimit duke krijuar një sistem

normash të së drejtës së sigurimeve.

Subjektet e së drejtës së sigurimeve, siguruesi, i siguruari dhe përsoni i tretë i

dëmtuar gjitnjë kanë interes që të kënë njohuri për aspektet përmbajtësore të sistemit

normativ të fushës së sigurimeve si dhe të kenë dijeni për gjetjen e normave juridike të

cilat i rregullojnë marrëdhëniet juridike të sigurimit.

Në të drejtën e sigurimeve ekzistojnë burime juridike nacionale dhe

ndërkombëtare.

Burimet nacionale të së drejtës së sigurimeve kanë origjinë interne. Të tillë janë

ligjet dhe aktet nënligjore. Ndërkaq, burime ndërkombëtare janë të krijuara në bazë të

rregullave ndërkombëtare që i kalojnë hapësirat brenda organizmit shtetëror, si Konventat

dhe direktivat. Në këtë pjesë të punimit do t‟i trajtojmë vetëm disa nga burimet formale të

së drejtës së sigurimeve që i kemi vlerësuar më të rëndësishme.

Konventa e Hagës e vitit 1971

Konventa e Hagës ka vendosur dispozita të përbashkëta për ligjin e zbatueshëm për

përgjegjësinë civile jo-kontraktuale që rezultojnë nga aksidentet e trafikut dhe ka ngritur

qëndrim unifikues mbi kuptimin e aksidentit të trafikut. Një aksident trafiku do të thotë

një aksident që përfshin një ose më shumë automjetet, të motorizuara apo jo, dhe që janë

të lidhur me trafikun në autostradë publike, në vende të hapura për publikun ose në

hapësirat private në të cilat persona të caktuar kanë mundësi qasjeje.

Konventa e Hagës nuk do të zbatohet në lidhje me përgjegjësinë e prodhuesit,

shitësit ose riparuesit të automjeteve dhe në lidhje me përgjegjësinë e pronarit, ose të çdo

personi tjetër, për mbajtjen e një mënyrë të hapur të trafikut apo për sigurinë e

përdoruesve të tij. Po ashtu dispozitat e Konventës nuk gjejnë zbatim edhe për

përgjegjësinë e deleguar, për veprimet drejtuese midis personave përgjegjës, etj.

Sipas nenit 3 të Konventës në lidhje me kolozionin e ligjeve gjatë zbatimit në

aksidentet automobilistike, ligji i zbatueshëm është ligji i brendshëm i shtetit ku ka

ndodhur aksidenti. Kjo rregull nuk zbatohet në rastet ku vetëm një automjet është i

përfshirë në aksident dhe është regjistruar në një shtet tjetër se sa që ku ka ndodhur

aksidenti. Në këto raste ligji i brendshëm i shtetit të regjistrimit është i aplikueshëm për

përcaktuar detyrimin për shkaktimin e dëmit.

Në rastet ku ka dy ose më shumë viktima tëaksidentit automobilistik, ligji i

zbatueshëm përcaktohet ndaras për secilin nga viktimat. Zbatimi i këtij qëndrimi

përfshinë edhe rastet kur dy ose më shumë automjete janë të përfshirë në aksident, nëse të

gjitha makinat janë të regjistruar në të njëjtin shtet. Sipas Konventës së Hagës në rastet

7 Për burimet e së drejtës civile më gjërësisht shih: Abdulla Aliu, Burimet e së drejtës civile në Kosovë,

Prishtinë, 1999; Arsen Grupçe, Imotno (gradjansko) pravo, opsht dell, Shkup, 1983, fq. 81 – 102;

Francesko Galgano, E drejta private, Tiranë, 1999, fq. 47 – 68; Andrija Gams, Hyrje në të drejtën civile,

pjesa e përgjithshme, Beograd, 1967, fq. 63 – 100; Voislav Spaiç, Osnovi gradjanskog prava, Sarajevë,

1957, fq. 62 – 103.

Page 16: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

16

kur një apo më shumë persona janë gjendur jashtë mjetit ose automjetet në vendin e

aksidentit, por janë përfshirë në aksident dhe mund të jetë përgjegjës apo viktimë, atëherë

rregullat e lartëpërmendura janë të zbatueshme vetëm nëse të gjithë këta persona kanë

vendbanimin e tyre të përhershëm në shtetin e regjistrimit.

Përgjegjësia civile për dëmin ndaj mallrave jashtë automjetit ose automjeteve

gjykohet sipas ligjit të brendshëm të shtetit ku ka ndodhur aksidenti. Megjithatë,

përgjegjësia për dëmin me sendet personale të viktimës jashtë automjeteve apo mjeteve

rregullohet nga ligji i brendshëm i shtetit të regjistrimit, kurse ligji do të jetë i zbatueshëm

për gjykimin e përgjegjësisë ndaj viktimës.

Në rastin e mjeteve të cilat nuk kanë regjistrim ose që janë të regjistruar në shtetet

e e ndryshme, ligji i shtetit në të cilin ata janë të stacionuar zakonisht do të zëvendësojë

ligjin e shtetit të regjistrimit. E njëjta gjë do të zbatohet në rastet kur as pronari e as

personi që e ka në posedim automjetin, e as shoferi i automjeti, nuk ka vendbanimin e tij

të zakonshëm në shtetin e regjistrimit në kohën e aksidentit.

Gjatë përcaktimit të përgjegjësisëzbatohen ato rregulla që lidhen me kontrollin

dhe sigurinë e trafikut që ishin në fuqi në vendin dhe kohën e aksidentit.

Sipas Konevntës së Hagës, gjykimi mbi përcaktimin e bazës dhe shtrirjes së

përgjegjësisë civile, arsyet për përjashtimin nga detyrimi, kufizimi i përgjegjësisë, ndarja

e përgjegjësisë, ekzistenca dhe llojet e lëndimeve ose dëmtimeve që të shpërblehen, llojet

dhe shtrirjen e dëmeve, caktimi i të drejtës për dëmshpërblim dhe trashëgimi, e drejta për

të kërkuar shpërblimin e dëmit, përgjegjësitë për aktet e agjentit, rregullat e parashkrimit,

etj. do të realizohen sipas ligjit të zbatueshëm.

Personat që kanë përjetuar lëndime apo dëme do të kenë të drejtën e veprimit të

drejtpërdrejtë kundër siguruesit. Nëse ligji i shtetit të regjistrimit është i zbatueshëm,

atëherë nuk ofrohet e drejta në veprim të drejtpërdrejtë, por një e drejtë gjithsesi duhet të

ekzistojë, në qoftë se ajo është e përcaktuar me ligjin e brendshëm të shtetit ku aksidenti

ka ndodhur.

Rregullorja e Parlamentit Europian dhe e Këshillit për ligjin e zbatueshëm

për detyrimet jo-kontraktuale (Roma II)

Rregullorja (KE) Nr 864/2007 e Parlamentit Europian dhe e Këshillit të datës11

korrik 2007, për ligjin e zbatueshëm për detyrimet jo-kontraktuale (Roma II) i referohet

konceptit të detyrimeve jokontraktuale dhe ligjit të aplikueshëm që rregullon çështjen e

përgjegjësisë për shkeljet e caktuara të detyrimeve jo-kontraktuale në çështjet civile dhe

tregtare.

Rregullorja ka përcaktuar parimin lex loci delicti commissi si zgjidhje bazë për

detyrimet jo-kontraktuale në pothuajse të gjitha Shtetet Anëtare. Sipas saj, parashikohet

ekzistenca i vendime gjyqësore që kanë për qëllim të sigurojnë një balancë të arsyeshëm

midis interesave të personit që pretendohet se është përgjegjës dhe personit i cili ka

pësuar dëme. Një lidhje e kësaj natyre te përgjegjësia civile dhe zhvillimi i sistemeve të

përgjegjësisë së rreptë bëhët sipas rregullave të vendit ku ka ndodhur shkaktimi i dëmit –

lex loci damni. Pra, rregullorja përcakton ligjin e aplikueshëm mbi bazën e vendit ku ka

ndodhur dëmi, pavarësisht vendit ku janë shfaqur pasojat indirekte. Megjithatë, në rastet

kur personi që pretendohet se është përgjegjës dhe pala e dëmtuar kanë vendbanim të

vazhdueshëm në të njejtin vend, atëherë do të aplikohet ligji i atij vendi ku e

Page 17: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

17

kanëvendbanimin të dy palët. Përcaktimi i sjelljes së personit që pretendohet të jetë

përgjegjës, bëhet sipas rregullave të sigurisë dhe të sjelljes të cilat janë në fuqi në vendin

dhe kohën e ngjarjes së shkaktuar. Personi që ka përjetuar dëm, ka të drejtë që të

pretendoj drejtpërdrejtë realzimin e shpërblimit të dëmit nga siguruesi i personit

përgjegjës për dëmin e shkaktuar nëse një gjë të tillë ja mundëson ligji i zbatueshëm për

detyrimet jo-kontraktuale ose ligji i aplikueshëm për kontratën e sigurimit.

Ligji

Ligji është rregull juridike e përgjithshme, abstrakte dhe e sanksionuar si dhe e

formuluar nga organet shtetërore publike legjislative apo ekzekutive. Ligji që i rregullon

çështjet juridike të sigurimit të detyrueshëm në komunikacion në Maqedoni është Ligji

për sigurimin e detyrueshëm në komunikacion. 8Me këtë ligj parashihet detyrimi për

lidhjen e kontratës për sigurim nga përgjegjësia automobilistike. Fusha e sigurimit është

rregulluar edhe me Ligjin për sigurimin e pasurisë dhe personave.9 Në kuadër të

burimeve formale të së drejtës së sigurimeve bën pjesë edhe Ligji për supervizim.10

Si burime formale të së drejtës së sigurimeve paraqiten edhe aktet nënligjore si:

dekretligjet, rregulloret, udhëzimet, urdhëresat dhe Vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

IV. E drejta e sigurimeve nga instituti i sigurimit në degë të së drejtës

E drejta e sigurimeve në esencën e vet ka komponentën ekonomike. Institutin e

sigurimit nuk e ka njohur e drejta romake, por në disa segmente vlerësohet se ai është

paraqitur edhe në atë periodë. Paraqitja e këtij instituti arsyetohet si formë e shpërndarjes

së rrezikut tek shoqëria romake brenda familjes. Megjithatë, si sigurim i drejtëpërdrejtë

nuk mund të trajtohet kjo formë. Sigurimi është paraqitur në strukturat e shoqërisë me

klasa, por ky sigurim ka pasur vetem elementin e solidaritetit dhe shpërndarjes së rrezikut

brenda shoqërisë së mbyllur11

. Në kuptimin e sotëm, sigurimi është paraqitur në shekullin

e mesëm.

Sigurimi në fillim është paraqitur në fushën e detarisë, ku praktikisht rreziku ka

qenë potencial për tu paraqitur. Romakët, pra kanë mbuluar rreziqet detare jo nëpërmjet

institutit të sigurimit, por nëpërmjet huapërdorjes detare. Sipas institutit të huapërdorjes

është huaperdorja që është institucionalizuar për të mbuluar rrezikun që mund të

shkaktohet gjatë udhëtimit të anijeve në detë. Nëse paraqitet rreziku gjatë udhëtimit

detarë, atëherë rreziku i tillë menjanohet nëpërmjet huapërdorjes, e nëse udhëtimi

realizohet me sukses huaja ktheht me kamatë. Në literaturën mbi sigurimin, flitet edhe

për institutin e havarisë si bazë e sigurimit detar.

8Ky ligj është publikuar në Gazeteën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë, Nr. 88/2005. 70/2006 dhe

81/2008. 9 Ky ligj është publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë, Nr. 49/97.

10 Ky ligj është publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë, Nr. 27/2002, 79/2007, 88/2008,

67/2010 dhe 44/2011. 11

Ekzistenca e bojkërobërisë është karakterizuar me shpenzime të ulëta të prodhimit dhe çmim të ulët të

prodhimit dhe mosinteresim të feudalit për fatin e parë së vet.

Page 18: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

18

KREU I I

KUPTIMI, ZHVILLIMI HISTORIK DHE RËNDËSIA E INSTITUTIT

TË SIGURIMIT NË AKSIDENTET AUTOMOBILISTIKE

Page 19: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

19

I.1. Kuptimi i institutit të sigurimit

Sigurimi është një marrëdhënie juridike që e shtrinë efektin e vet në dy

drejtime, midis organizmave ekonomike dhe personave fizik e bashkesive për sigurim, të

cilat për objekt veprimtarie e kanë sigurimin. Në kuadër të strukturës organizative të

sistemit të së drejtës, sigurimi është institut juridik, përkatësisht kategori e veçantë

juridike dhe ekonomike. Sigurimi, megjithate i është nënshtruar trajtimeve te ndryshme

konceptuale. Shkenca juridike e ka definuar sigurimin duke e nisur trajtimin nga disa

këndvështrime. Të gjitha definimet që i ka dhënë shkenca juridike për kuptimin e

sigurimit mund t‟i grupëzojmë në tri teori, edhe ate: teoria juridike, teoria ekonomike dhe

teoria teknike. Teoria juridike, sigurimin e trajton si marrëdhënie juridike midis siguruesit

dhe të siguruarit, midis te cilëve lindin të drejta dhe detyrime te caktuara me rastin e

paraqitjes së të ashtuquajturit rast i siguruar. Analizuar konceptin e teorisë juridike, mund

të themi se shkenca juridike ka krijuar dy nënteori juridike për sigurimin, edhe ate:

teorinë e dënimit dhe teorinë e prestacionit. Sipas teorisë së dënimit, sigurimi ka për

qëllim të garantojë shpërblimin e dënimit, i cili paraqet rastin e siguruar, pra të mbulojë

të gjitha dëmet që shkaktojnë rastin e siguruar gjatë gjithëkohës së shtrirjes së efekteve të

sigurimit. Sipas kësaj teorie elementi thelbësor i sigurimit është dëmi, përkatesisht

shpërblimi i dëmit. Edhe teoria e prestacionit nuk ka bërë ndonjë shkëputje nga elementi i

dëmit gjatë trajtimit konceptual të sigurimit. Sipas saj, siguruesi i cili ka të drejtë të

arkëtojë primin e sigurimit në emër të sigurimit të kontraktuar me të siguruarin, merr

detyrim që të shpërblejë dëmin që përfaqëson rastin e siguruar. Pra, në instancë të fundit ,

qëllimi i sigurimit edhe sipas teorisë së prestacionit është shpëblimi i dëmit, duke e

përcaktuar pozitën e siguruesit si debitor në momentin kur i siguruari ka paguar primin e

sigurimit. Trajtuar konceptet e të dy nënteorive juridike, mund të përfundojmë se teoria

juridike, sigurimin e konceptuar si marrëdhënie juridike që krijohet midis siguruesit dhe

të siguruarit me të drejta dhe detyrime reciproke, të cilat në instancë të fundit kanë të

bëjnë me shpërblimin e dëmit, që përfaqëson rastin e siguruar.12

Primi i sigurimit dhe

rasti i sigurimit janë elementet bazë që një marëdhënie të sigurimit e orientojnë në

shpërblimin e dëmit. Sipas teorise ekonomike, sigurimi është veprimtari ekonomike që në

thelbë ka elementin ekonomik-finansiar.13

Ky element është më i fuqishëm se të gjitha

elementet tjera të sigurimit. Sigurimi, pra është ngritur mbi elementet ekonomike-

finansiare.

Në kuadër të konceptit ekonomik-finansiar mbi sigurimin janë krijuar edhe dy

nënteori: teoria e nevojës dhe teoria e sigurisë14

. Teoria e nevojës, sigurimin e ka

konceptuar si veprimtari të nevojshme që rezulton nga rrethanat e rrezikshme, të cilat

janë potenciale për t`u shfaqur, e me çka cenojnë interest e përgjithëshme të shoqërisë.

12

Emmettf. Vaughan & Therese Vaughan, Fundamentals of risik andinsurasnse,(tekst i përkëthyer), Shkup

2009, fq.35-36, në lidhje me natyrën dhe funksionin e sigurimit trajton ndarjen e rrezikut dhe transferin e

rrezikut. Sigurimi konceptohet nga këndvështrimi i individit dhe këndvështrimi i një rrethi më të gjërë

shoqëror, pra shoqërimit – kolektivitetit të njërëzve të cilat synojnë që të mbrohen nga pasojat e dëmshme. 13

Bratislav Milosheviq, Osiguruvanje na imot i lica, Ohër, 2006, fq. 14, sigurimin e trajton si insitut

ekonomiko finansiar, përkatësisht si kategori e posaçme finansiare, ekonomike dhe juridike. 14

Aleksandar Nikolovski, Osiguruvanje i reosiguruvanje, Shkup, 1997, fq. 7

Page 20: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

20

Në jetën e përditëshme janë ndërthurur shumë veprimtari, ekzistojnë shumë sende

të cilat për nga pozita e tyre paraqesin rrethanë të rrezikshme. Shoqëria jeton sëbashku

me këto rrethana. Shfaqja e tyre ka të bëjë me momentin dhe për të ardhmen. Ato krijojnë

cënim të të mirave materiale dhe vet jetën dhe integritetin trupor të njeriut. Kjo është

arsyeja e krijimit të një mekanizmi mbrojtës nga këto rrethana. Pikërisht, për këtë nevojë

është shfaqur edhe sigurimi. Rregullat mbi sigurimin shtrinjë efektin preventive -

mbrojtës dhe sigurues në rrethanat e rrezikshme, të cilat cënojnë shëndetin dhe jetën e

njerëzve dhe pasurin e tyre. Ndërkaq, teoria e sigurisë, aspektin konceptual të sigurimit e

mbështet në sigurimin e shpërblimit të dëmit. Të gjitha rreziqet që përfundojnë me

shkaktimin e dëmit, i cili përfaqëson rastin e siguruar, do të shpërblehen mbi bazën e

sigurimit. Qëllimi i sigurimit është i lidhur me përdorimin e parave, sepse siguruesit,

riparimin e dëmit e bëjnë vetëm me para kur ndodhë një humbje konkrete.15

Rregullat e sigurimit mbulojnë të gjitha dëmet që paraqesin rastin e siguruar, si

në rastin kur ekziston kontrata si marëdhënie juridike e sigurimit, ashtu edhe kur nuk

ekziston ajo. Për sigurimet që kanë natyre juridike detyruese, siç është sigurimi nga

përgjegjësia për dëmin e shkaktuar me mjetin motorik, siguruesi do të detyrohet të

shpërblej dëmin personit të tretë të dëmtuar edhe në qoftëse pronari apo poseduesi i mjetit

motorik nuk ka të kontraktuar sigurimin nga autopergjegjesia. Bashkësia për sigurime e

cila në veprimtarin e saj ka për objekt sigurimin e caktuar, ngarkohet ex lege, që të

shpërblej dëmin i cili përfaqëson rastin e siguruar. Përveç kësaj, në tregun e sigurimeve,

bashkësitë për sigurime që të jenë konkurente në treg, kanë detyrim për kapitalin bazë të

tyre. Ky detyrim bënë që një bashkësi e caktuar tëmos bie në insolvencë, në rastet kur do

të duhet të zbatoj detyrimin për të shpërblyer dëmin-rastin e siguruar. Pra, këto segmente

që parashtruam me lartë janë elementet themelore mbi të cilat është ngritur teoria e

sigurisë. Si përfundim, në lidhje me konceptin e sigurimit sipas teorisë ekonomike, mund

të themi se sigurimi është institucion me të cilin bëhet shpërblimi i garantuar i dëmeve,

rrethanave të jashtëzakonshme, fatëkeqësivë shoqërore, jetës ekonomike dhe shëndetit

dhe jetës sënjeriut. Sigurimi ka shtrirje multidisiplinare.

Në lidhje me kuptimin e sigurimit është paraqitur edhe teoria teknike. Teoria

teknike, sigurimin nuk e trajton si një raport juridik midis siguruesit dhe të siguruarit që

do tëlind me lidhjen e një kontrate për sigurim, por si një institucion që efektet e veta i

shtrinë mbi bazën e rregullave statistikore, llogaritare dhe të mundëshme. Bartës i teorise

teknike është Chaufton në vitin 188416

. Për të kuptuar konceptin teknik të sigurimit janë

shfaqur dy nënteori teknike: teoria e shpërblimit dhe teoria e ndërmarrjeve teknikisht të

organizuara.

Sipas teorise së shpërblimit, koncepti i sigurimit mbështetet në shumën e

caktuar për shpërblimin e dëmit, por jo nëshumën e dëmit si detyrim juridiko-civil që

rezulton nga ligji apo kontrata për sigurime, por si një përllogaritje e të dhënave

statistikore. Bashkësia për sigurime duke marre pjesë në tregun e sigurimeve në vend, ka

hyrë në maredhënie juridike me një numër të pa caktuar të të siguruarëve në njerën anë,

15

Shih: George L. Priest, The Current Insurance Crisis and Modern Tort Law, The Yale Law Journal

Vol. 96: 1521, 1987 16

Aleksandar Nikolovski, Osiguruvanje i reosiguruvanje, Shkup, 1997, fq. 7-8, e ka parqitur rolin dhe

rëndësinë praktike të teorive mbi institutin e sigurimit.

Page 21: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

21

kurse në anën tjetër mbi bazën e fuqisë ligjore mbulon rastet e siguruara të shkaktuara në

situatë për të cilat nuk ekziston mbulesa kontraktuale e sigurimit. Kur bashkësia për

sigurime paraqitet si palë kontrakëtuese e sigurimit, ajo formon një kapital finansiar të

vetin duke arkëtuar preminë e sigurimit që e paguajnë të siguruarit. Nga primi i arkëtuar ,

bashkësia për sigurime realizon detyrimin për shpërblimin e dëmit që paraqët rastin e

siguruar. Në kuadër të bashkësis për sigurime, zbatohen rregullat statistikore mbi bazën e

të cilave realizohet shpërblimi i rrezikut të siguruar. Aspektet llogaritare mbi shumën e

primit të sigurimit të arkëtuar dhe mbi shumën e shpërblimit të rastit të siguruar mbi

bazën e të dhënave statistikore, brenda një bashkësie për sigurime, përbëjnë thelbin e

konceptit të sigurimit sipas teoris së shpërblimit.

Ndërkaq, sipas teorisë së ndërmarrjeve teknikisht të organizuara, koncepti i

sigurimit shtrihet brenda kornizave të punës dhe aktivitetit të bashkësisë për sigurime mbi

një plan të caktuar. Sipas atij plani, bashkësia për sigurime përcakton primin e sigurimit.

Pra, shuma e primit të sigurimit mbështetet në një plan të varur nga subjektet tjera,

pjesëmarrëse në tregun e sigurimeve, e që në vijë të fundit gjenë mbështetje në të dhënat

statistikore dhe përllogaritjen bindëse dhe të qëndërueshme në pikëpamje teknike.

Si përfundim, mund të themi se në konceptin e sigurimit sipsa teorisë teknike

qëndrojnë të dhënat statistikore, përllogaritja e qëndrueshme, përcaktimi i shumës së

primit të sigurimit dhe shumës së shpërblimit të dëmit që përfaqëson rastin e siguruar.

Pas shqyrtimit të koncepteve të ndryshme mbi sigurimin, përkatësishtë konceptit të

sigurimit sipas teorisë juridike,ekonomike dhe teknike, mund të përfundojmë se sigurimi

është institut i posacëm juridik, ekonomik-finansiar dhe teknik-statistikomatematikor.

Kur flasim për teoritë mbi konceptin e sigurimit, me interes është hulumtimi i

konceptit të sigurimit të pasurisë dhe konceptit të sigurimit të personave. Ky koncept ka

rezultuar nga trajtimet teorike mbi sigurimin, por edhe vet praktika i ka krijuar këto dy

koncepte. Veprimtaria e sigurimit njeh sigurimin e pasurisë dhe sigurimin e personave.

Sigurimi i pasurisë është ajo veprimtari që për lëndë të sigurimit i njeh të gjitha të mirat

materiale të luajtshme dhe të paluajtshme,vlerat ekonomike, juridike dhe të tjera të cilat

në instancë të fundit marrin karakter pasuror. Kur kemi për bazë bashkësinë për sigurime

si subjekt kyç në tregun e sigurimeve, me interes është gjendja e bilansit të tyre. Ky

bilans përfshinë pasurinë ekzistuese dhe pasurinë qarkulluese të saj. Pasuria ekzistuese

përbëhet prej inevestimeve jomateriale, mjetet bazë dhe plasmaneve finansiare afatgjate.

Pasurinë qarkulluese e përbëjnë rezervat, kërkesat afatshkurtëra, mjetet monetare dhe

letrat me vlerë17

. Karakteristika pasurore e sigurimit është faktor bazë që ka ndikim të

drejtëpërdrejtë në fuqinë e bashkësisë për sigurime dhe mirëqenien e njerëzve. Pasuria

është baza e interesit ekonomik. Mbi bazën e saj kryhen aktivitetet ekonomike dhe

shoqërore. Pikërishtë kjo karakteristikë ka bërë që të paraqitet interesi ekonomik për

ushtrimin e veprimtarisë ekonomike të sigurimit. Pas shqyrtimit të konceptit mbi

sigurimin e pasurisë, mund të përfundojmë se sigurimi i pasurisë është veprimtari

siguruese që përfëshinë të gjitha sigurimet që për objekt kanë sendet e luajtshme dhe të

paluajtshme si të mira materiale, që sjellin dobi shoqërore dhe që kanë vlerë ekonomike.

17

Bratislav Milosheviq, Osiguruvanje na imot i lica, Братислав Милошевиќ, Ohër, 2006, fq.15.

Page 22: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

22

Këto sende që përbëjnë lëndën e sigurimit të pasurisë, mund të rrezikohen, cënohen apo

asgjësohen nga rrethanat e rrezikëshme.

Pronari apo poseduesi i tyre mund të përballet me zvogëlimin e vlerës pasurore,

apo me asgjësimin e tyre.Pra, interesi pasuror mund të vihet në pikëpyetje.Pikërishtë për

të mbrojtur të mirat materiale është shfaqur sigurimi i interesit pasuror që përfëshihet në

sigurimin e pasurisë. Në sigurimin e pasurisë përfëshihen shumë segmente të sigurimit të

të të mirave materiale. Sigurimi nga zjarri, vjedhja, sigurimi i mjeteve motorike, sigurimi

i kulturave dhe bimëve, etj., bëjnë pjesë në sigurimin e pasurisë. Kur kontraktohet

sigurimi i pasurisë, mbulohen vetëm pasojat që rezultojnë nga dëmi konkret i

drejtpërdrejtë. Sigurimi i pasurisë mbulon dëmet mbi bazën e një plani konkret të

institucionalizuar mbi elementet ekonomike-finaciare. Bashkësia për sigurime nga primi i

sigurimit do t‟i mbulojë humbjet ekonomike të titullarit të asaj të mire shoqërore për të

gjitha rastet kur ata kanë përjetuar zvogëlim të vlerës ekonomike apo janë asgjësuar

plotësisht, jashtë vullnetit të palëve kontraktuese të sigurimit. Sigurimi i personave

përfshinë sigurimet qëmbulojnë rreziqet të cilat mund të cënojnë jetën dhe integritetin

trupor të njeriut. Jeta dhe trupi i njeriut janë vlera të mbrojtura me ligj. Ato jo rrallë herë

mund të jenë atak i rrethanave të rrezikshme. Cënimi i këtyre vlerave ka reperkusione

edhe ekonomike. Shpenzimet që bëhen për ceremonialin e vdekjes, shpenzimet e

shërimit, etj., paraqesin humbje materiale. Përveç kësaj, pamundësi për të krijuar të

ardhura materiale si pasoj e dëmtimit të shëndetit dhe trupit të njëriut, poashtu shkaktojnë

humbjet materiale, që në fushën e së drejtës civile i konsiderojmë si fitim i munguar.

Këtë qëndrim e kemi paraqitur si të tillë duke mos e lënë anash faktin se cënimi i jetës

dhe i integritetit trupor paraqet edhe vlerë jomateriale (morale). Kur marrim parasysh

këtë element të sigurimit të jetës, mund të përfundojmë se rreziku që mbulohet me

sigurim realizohet në personalitetin e siguruar si vlerë jomateriale në njërën anë, kurse në

anën tjetër qëllimi i sigurimit nuk mund të jetë shpërblimi i dëmit kur kihet parasysh se

interesi material nuk është kusht për realizimin e të drejtës së sigurimit. Sigurimi i jetës

ka për qëllim pagesën që më parë të shumës siguruese të kontraktuar.

Si përfundim mbi konceptin e sigurimit të pasurisë dhe sigurimit të

personave,mund të themi se sigurimi është mekanizëm kompleks që për qëllim ka

transferin e rrezikut nga individi tek një organizim juridik,ekonomiko-financiar,me

veprimtari teknikisht të organizuar. Bashkësitë për sigurime paraqiten si mbulues i

pasojave që do të rezultojnë nga rreziku i siguruar. Humbjet ekonomike do të shpërblehen

sipas parimeve bazë nga ana e të gjithë të siguruarve. Në të dy rastet,sigurimi është mjet

ekonomik në duart e individit, i cili deponon një shumë të vogël financiare në emër të

primit të sigurimit që të mund të garantojë një vlerë shumë më të madhe ekonomike në

rastet kur të mirat materiale të tij cënohen, asgjësohen apo shkatërrohen tërësisht.

Page 23: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

23

I.2 Aspekte teorike dhe praktike për sigurimin

Teoria e së drejtës njeh edhe definime nga pikëvështrimet e tjera të ndryshme

për sigurimin. Nga gjitha ato pikëveshtrime kemi veçuar definimin e sigurimit nga

këndëvështrimi i individit, nga këndëvështrimi shoqëror dhe nga këndëvështrimi i gjasës.

Nga këndëvështrimi i individit, përkatësisht pozitës juridike dhe ekonomike të

tij, në marrëdhëniet juridike të sigurimit, sigurimi paraqet mekanizëm mbrojtës me

elemente juridike dhe ekonomike. Individi, që kur vendos të bëhet subjekt i

marrëdhenieve juridike të sigurimit e fiton statusin e të siguruarit. Në qoftëse bëhetë fjalë

për sigurimin vullnetar, statusi “i siguruar”, fitohet vetëm me lidhjen e kontratës për

sigurim, ndërsa kur kemi të bëjm me sigurimin e detyruar, ky status fitohet edhe mbi

bazën e fuqisë ligjore nëse paraqiten rrethanat e tilla që i korespondojnë objektit të

sigurimit të detyrushëm. Në rastin e pare, vullneti i shprehur dhe i akorduar i palëve

kontraktuese të sigurimit është fakt vendimtar për lindjen e marrëdhënies juridike të

sigurimit. Këtu vullneti paraqet kushtin e përgjithshëm. Ai duhet të jetë i dyanshëm dhe i

dakorduar për të krijuar të drejta dhe detyrime. Vullneti si fakt relevant për lidhjen e

kontrates për sigurimin, mundëson veprimin e sigurimit ndaj personit të caktuar,në

periodën e përcaktuar dhe për objekt konkret. Nëse nuk kemi kontratë të lidhur për

sigurimin, atëherë në të drejtën civile konsiderohet se nuk ekziston baza juridike për

shtrirjen e efekteve juridike të sigurimit. Çështja është ndryshe, kur bëhet fjalë për

sigurimin e detyrushëm. Rregullat e sigurimit të detyrushëm, juridikisht e ngarkojnë

secilin pronarë apo posedues të sendi të rrezikshëm apo veprimtarie të rrezikshme, që të

lidhë kontratë për sigurimin. Në qoftëse, personi që bën pjesë në rrethin e personave që

kanë detyrime ligjore për të kontraktuar sigurimin, nuk ka lidhe kontratën për sigurimin,

atëherë për bazë juridike për shtrirjen e efekteve të sigurimit merret vetë ligji. Personi që

ka qenë i detyruar të lidhë kontratë për sigurimin, pozitën juridike në marrëdhëniet

juridike të sigurimit do ta fitojë mbi bazën e ligjit. Të drejtat dhe detyrimet që do të

duheshin të zbatoheshin nga ana e tij me rastin e lidhjes së kontratës për sigurimin, do të

zbatohen në mbështetje të drejtpërdrejt të fuqisë ligjore. Kjo rezulton në këtë mënyrë për

faktin se sigurimi për disa fusha ka natyrë juridike të detyrueshme. Përgjegjësia ligjore në

këtë rast mundëson arritjen e një kontrolli optimal të aksidentit dhe normave të

aktivitetit. Kështu ruhet dhe përmirësohet mirëqenia sociale e të dëmtuarëve, sepse

sigurimi ofron mbulimin e humbjeve si një formë të shërbimit për konsumatorët.18

Trajtuar sigurimin nga këndëvështrimi i individit-kontraktuesit të sigurimit,

qoftë kur kemi të bëjmë me sigurimin vullnetar apo me sigurimin e detyrueshëm,

përkrahim qëndrimin se sigurimi është mjet ekonomik që shërben për plotësimin e një

kostoje të vogël shpenzimesh për një humbje finansiare të pa përcaktuar,e cila do të

kishte ndodhur nëse nuk do të kishte sigurim.19

Sigurimi krijohet si kundërpërgjigjje e

18

Shih: George L. Priest, The Current Insurance Crisis and Modern Tort Law, The Yale Law Journal

Vol. 96: 1521, 1987 19

Emmettf. Vaughan & Therese Vaughan, Fundamentals of risik andinsurasnse,(tekst i përkëthyer), Shkup

2009 ,fq.36.

Page 24: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

24

rrezikut apo pasojës së shkaktuar. I siguruari, nuk do të lirohet nga kërcënimi se do të

pësojë humbje të vlerës ekonomike të pasurisë se tij apo cënim të jetës dhe trupit të tij. Ai

do të jetë i rrezikuar gjithnjë nga sendet e rrezikshme dhe veprimtaritë e rrezikshme edhe

përkundër efekteve të sigurimit. Rregullat e sigurimit nuk mund të flakin rrezikun

potencial për shkaktimin e dëmit, por ata kanë shtrirje ekonomiko-finansiare në bazë të

faktit të shkaktimit të dëmit. Nuk do të ndryshojë asgjë në lidhje me mundësinë e

shkaktimit të dëmit, por vetëm krijohet mendësia e mbrojtjes nga humbjet finansiare, si

rezultat i paraqitjes së rastit të siguruar. Sigurimi, flakë pasigurinë që ekziston për një

humbje finansiare në rast të shkaktimit të dëmit. Humbjet finansiare që mund t‟i pësojë

një i sigurar me rastin e paraqitjes së rastit të sigurar distribuohet tek anëtarët tjerë që

kanë kontraktuar sigurim.

Si përfundim, nga ky këndvështrim mbi konceptin e sigurimit, mund të themi se

sigurimi paraqet mekanizëm juridik dhe ekonomik që mbron interesin ekonomik të të

siguruarit nga humbjet ekonomiko-finansiare që mund të shkaktohen mbi pasurinë, jetën

dhe trupin e tij në njërën anë, kurse në anën tjetër të dëmtuarit i garantohet shpërblimi i

dëmit të pësuar.

Përveç qëllimit për eliminimin e rrezikut që mund ta prekë interesin ekonomik

të individit, sigurimi ka tipare edhe më të gjëra. Në teorinë e së drejtës civile bëhet fjalë

për konceptin e sigurimit nga këndvështrimi shoqëror. Rregullat e sigurimit krijojnë

mekanizma për zvoglimin e rrezikut të përgjithshëm në ekonominë e një vendi. Kjo

mundësohet me zëvendësimin e humbjeve jo të sigurta me shpenzimet e sigurta.20

Nga këndvështrimi shoqëror, sigurimi është mekanizëm ekonomik për

zvogëlimin dhe eliminimin e rrezikut nëpërmjet procesit të kontinimit të një numri të

mjaftueshëm rreziqesh homogjene në grup, ku parashifen humbjet për grupin si tërësi.

Humbjet finansiare nuk mund të paramendohen me anë të sigurimit. Shpenzimet për

humbjet mund të jenë të paparashikueshme dhe fatale për ekonominë e një vendi.

Mbulimi i humbjeve ekonomiko-finansiare me anë të rregullave të sigurimit, mund të

ndikojë në rritjen e shpenzimeve për mbulimin e atyre humbjeve. Një gjë të tille, mund të

ndodh nga simulimi dhe improvizimi i shkaktimit të rastit të siguruar në njërën anë, kurse

në anën tjetër e ngritë shkallën e pakujdesisë së njerëzve në raport me rrezikun që mund

të rezultojë në shkaktimin e dëmit.

Sigurimi trajtohet edhe sipas konceptit të gjasës. Sipas konceptit të gjasës,

sigurimi paraqet përmbledhje njohurishë të cilat vertetojnë mundësinë se do të ndodhë

diçka. Sigurimi është paraparaqitje mbi bazat e mundësisë. Rastet e siguruara jo rrallë

herë paraqiten rastësisht. Sipas teorisë së gjasës, ngjarja e dëmshme, e siguruar, mund të

shkaktohet me siguri. Në lidhje me këtë teori janë shfaqur disa interpretime. Ajo që kemi

veçuar me këtë rast është interpterimi relativ i frekuencave dhe interpetimi subjektiv.

Interpretimi relativ i frekuencave mbështetet në frekuencat relative të vërtetuara në një

rast të siguruar, që pritet të shkaktohet në eksperimentet e realizuara. Në qoftë se rasti i

20

Në lidhje me natyrën e sigurimit, përkatësisht për mekanizmin mbrojtjës të sigurimit shih: P.S.Atiyah,

Accidents, Compensation and the law, Weidenfeld and Nicolson, London, 1970, fq.250-257.

Page 25: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

25

sigurimit gjatë eksperimentit të pavarur përsëritet disa here, përkatësisht rezultatet janë të

njejta, atëherë rasti i sigurar konsiderohet një gjasë e caktuar për tu shfaqur. Teoria e

gjasës sipas interpretimit subjektiv, gjenë mbështetje në percepcionet subjektive të njeriut

mbi mundësinë e shfaqjes së rastit të siguruar.

Pra, si përfundim mund të themi se sigurimi ka të bëjë me shkaktimin e pasojës,

përkatesisht me rastin e sigurar me gjasë të caktuar për tu shfaqur.

I.3. Sigurimi midis konceptit të transferit dhe socializimit

Në rrugë për të gjetur kuptimin e vërtetë të sigurimit, kemi përfunduar se sigurimi

është një mekanizëm kompleks dhe i vështirë për tu definuar. Në thelbin e vet, sigurimi

ka dy elemente bazë: transferin e rrezikut nga individi që është potencial për tu përballur

me humbjet financiare-ekonomike, tek grupi i personave që kanë kontraktuar sigurimin e

caktuar dhe ndarjen e humbjes së shkaktuar, mbi bazën e njejtë mes gjithë anëtarëve -

kontraktuar sigurimin.21

Barra ekonomike për mbulimin e humbjeve që kanë rezultuar me

paraqitjen e rastit të siguruar nuk bien vetëm mbi titullarin e të mirave juridike, por

transferohet tek personat tjerë të siguruar. Ky është koncepti i transferit të rrezikut.

Transferi i rrezikut është element kryesor i sigurimit. Ky element nuk mund taushtrojë

funksionin e vet pa socializimin e anëtarëve tjerë-të siguruarëve.22

Projektimi i sigurimit

mbi bazën e socializimit (pooling), ka mundësuar transferin e rrezikut. Njeriu qëështë i

kërcnuar nga mundësia e shkaktimit të dëmit nuk mund që vetë të përballet me pasojat e

dëmit, por një gjë të tillë e realzon duke u bashkuar me njerëzit e tjerë të cilat janë të

ekspozuar nga i njejti rrezik.23

Është me rëndësi të përmendim se, në jurisprudencën

bashkëkohore, vërehet tendenca për zgjerimin e qëllimit të kontratës së sigurimit. Është

adoptuar mbulimi i sigurimit si një objektiv kryesor edhe në konfliktet në lidhje me

kontratën e sigurimit. Interepretohen në mënyrë të gjërë dispozitat e politikave të

mbulimit dhe përjashtimet e politikave të ngushta për të arritur qëllimin e shpërblimit të

dëmit. Është zgjeruar edhe gama e humbjeve për të cilat mund të kërkohet shpërblimi,

kryesisht duke lejuar mbulimin e shpenzimeve për shërimin dhembjeve emocionale dhe

humbjeve të tjera jo-ekonomike.24

Si përfundim mund të themi se rrjeti social në kuadër të sigurimit është kanali i

vetëm për zvogëlimin e rrezikut me një vlerë të madhe duke e transferuar tek anëtarët e

grupit.

21

Robert I. Mehr, Fundamentals of insurance, Second Edition, Irwin, 1986, fq. 37. 22

P.S.Atiyah, Accidents, Compensation and the law, Weidenfeld and Nicolson, London, 1970, fq.527-538 23

Antonio La Torre, Cinquant‟anni col diritto (Saggi), Volume II, Diritto delle assicurazioni, Milano,

Giuffreè Editore, 2008, fq.6. 24

Shih: George L. Priest, The Current Insurance Crisis and Modern Tort Law, The Yale Law Journal

Vol. 96: 1521, 1987

Page 26: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

26

I.4. Vështrim mbi zhvillimin historik të sigurimit

Për të trajtuarzhvillimin historik të sigurimit, në rradhë të parë, duhet të merret

për bazë paraqitja dhe zhvillimi i komponentës ekonomike të sigurimit. Arritja e një

shkalle të caktuar të zhvillimit të forcave prodhuese në njërën anë dhe në anën tjetër

nevoja e njerëzve për t‟i mbuluar interesat ekonomiko-financire të lidhura me pasurinë,

jetën dhe trupin e tyre nga rreziqet që mund t‟i cenojë ato, kanë lindur sigurimin.

Zhvillimi embrional i sigurimit njihet si formë primitive e sigurimit. Sigurimi ka edhe

formën e zhvilluar sidomos ai në ditët e sotme. Rrugëtimi i sigurimit nga faza embrionale

deri më sot ka kaluar nëpër studime të caktuar. Në këtë drejtim njihen tri faza të

zhvillimit të sigurimit. Faza e parë e zhvillimit të sigurimit përfshinë format primitive të

sigurimit që janë shfaqur në kohën kur ka filluar të realizohet shkëmbimi i mallrave midis

shteteve, sidomos në rrugë detare. Tregëtia dhe transporti janë fushat e para kur paraqitet

sigurimi. Mallërat që janë shkëmbyer kanë pasur vlera të mëdha ekonomike, por edhe

rreziku për asgjësimin e tyre ka qenë i madh. Sigurimi në këtë fazë ka qenë brenda

gildeve dhe esnafëve. Me zhvillimin e tregëtisë dhe të zanateve, përkatesisht me

zhvillimin e marrëdhënieve kapitaliste, rreziku është zgjeruar duke përmbledhur një

numër të madhë punëtorësh, fabrikash, dyqanesh, etj. Humbjet që mund të shkaktohen

nuk mund të mbuloheshin nga ai socializim mbrenda gildesh apo esnafësh,por është

imponuar nevoja për zgjërim të bashkësisë ku janë tubuar të siguruarit. Në këtë mënyrë

duke e rritur numrin e pjesmarrësve në mekanizmat e sigurimit është rritur mundësia për

të mbuluar edhe humbjet e një vlere më të madhe. Kontratat e para të pavarura të

sigurimit, janë paraqitur në fillim të shekullit 14 në Itali.25

Ky është momenti i

ndryshimeve kualitative në zhvillimin e sigurimit. Dobitë që kanë sjellur kontratat për

sigurimin, kanë forcuar elementin ekonomik të sigurimit. Sigurimi bëhet veprimtari e

rëndësishme ekonomike. Fillojnë të thellohen, bashkësitë e gjëra të sigurimeve me ndarje

të mëdha rreziqesh dhe me mundësi më të mirë për ti mbuluar humbjet me rastin e

shkaktimit të dëmit. Me zhvillimin e tregtisë ndërkombëtare,thellohen bashkësitë e

fuqishme të sigurimit. Kjo ka nxitur edhe paraqitjen e rregullave ligjore mbi fushën e

sigurimit. Në gjysmën e dytë të shekullit 19, paraqiten një numer i madh i ligjeve që i

referohen kontrollit të punës me bashkësinë për sigurime dhe të drejtat e detyrimet midis

siguruesit dhe të siguruarit. Shekulli 19, gjenë të paraqitur zhvillimin e risigurimit,

ndërkaq në shekullin 20 paraqiten edhe shumë degë të reja të sigurimit si psh. sigurimi i

mjeteve motorike, rreziqeve atomike, sigurimi i kredive, etj.26

Kjo është koha kur sigurimi është komercializuar dhe bashkësitë për sigurime

fillojnë të merren me sigurimin si veprimtari profesionale. Më 1951 në Gjermani

paraqitet sigurimi nga zjarri dhe është organizuar lidhja për mbrojtje nga zjarri.

25

Aleksandar Nikolovski, Osiguruvanje i reosiguruvanje, Shkup, 1997, fq. 10. 26

Antonio La Torre, Cinquant‟anni col diritto (Saggi), Volume II, Diritto delle assicurazioni, Milano,

Giuffreè Editore, 2008, fq.57-60.

Page 27: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

27

Bashkësitë e njejta për sigurim nga zjarri janë themeluar edhe në Angli më 1666, kurse në

Amerikë 1752.27

I.5. Nevoja për sigurimin

Njerëzit me punën e tyre kanë krijuar të mira materiale. Të mirat materiale kanë

vlerë të caktuar ekonomike. Këto vlera, jo rrallë herë cënohen apo humben. Të mirat

materiale mund të humbin tërësisht vlerën e tyre ekonomike ose ajo vlerë të zvogelohet.

Jeta dhe trupi i njeriut është e drejtë personaliteti. Kur ato cënohen vjen deri te shkaktimi

i dëmit material dhe moral. Humbja e jetës dhe cënimi i integritetit trupor janë veprime

që shkaktojnë pasoja në pikëpamje juridike dhe ekonomike. Reperkusionet juridike

marrin epilogun në procedurat e caktuara juridike duke zbatuar të drejtën konkrete

materiale. Problemi që ndërlidhet me sigurimin janë pasojat ekonomike. Mekanizmi për

mbrojtje ekonomike nga rreziqet është elementi fundamental që ka përcjellë sigurimin në

rrugën e zhvillimit të tij. Zhvillimet teknike teknologjike për kundër faktit që kanë

ndikuar në krijimin e të mirave ekonomike, mirëqenies sociale dhe vlerave tjera socio-

ekonomike, ato kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e rreziqeve për ti cënuar ato vlera. Në

këtë drejtim, sigurimi paraqitet si mekanizëm i vetëm për mbrojtje nga rreziqet. Atje ku

paraqitet rreziku për të cënuar vlerat pasurore dhe personale të njeriut, atje paraqitet edhe

sigurimi. Rreziqet në fillim janë paraqitur në fushën e tregëtisë detare, pastaj në

komunikacion, industri, në tregëtinë e përgjithshme, etj. Në këto aktivitete ekonomike

kanë marrë pjesë numër i madhë njerzish. Të gjithë ato kanë qenë të përballur me të

njejtat rreziqe. Pasojat mbi vlerat e tyre ekonomike kanë kërcënuar secilin pjesëmarrës.

Ngjashëm ka qenë edhe situata në fushën e komunikacionit. Aty kanë marrë pjesë shumë

këmbësorë, vozitës dhe të tjerë. Secili prej tyre ka qenë potencial për tu viktimizuar.

Meqë një numër i madh njerëzish janë rrezikuar nga rreziqet e njejta, ka lindur nevoja për

mbrojtje te organizuar nga goditjet ekonomike. Organizimi ka filluar me institutin e

sigurimit. Sigurimi paraqitet me epitetin e garancionit, sigurisë, mbrojtjes, besimit dhe

ngjajshëm. Njerëzit janë të vetëdijshëm për rrezikun e përbashkët. Kjo ka bërë që në

mesin e tyre të lind një ndjenjë solidariteti të ndërsjelltë duke i mbajtur të lidhur njerëzit

dhe duke shpërndarë humbjet midis tyre.28

Sigurimi si mekanizëm mbrojtës ka dhënë

rezultate reale dhe konkrete. Rreziku që ka mund të jetë fatal për pasurinë e një personi

akumulohet tek siguruesi, që më pastaj të transferohet tek të siguruarit tjerë.

27

Bratislav Millosheviq, Osiguruvanje na imot i lica, Ohër, 2006, fq. 19. 28

Antonio La Torre, Cinquant‟anni col diritto (Saggi), Volume II, Diritto delle assicurazioni, Milano,

Giuffreè Editore, 2008, fq.7.

Page 28: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

28

Figura 1. Pasqyrë për subjektet që kanë shitur polisa të sigurimit në 2011.29

Pagimi i primit të sigurimit nga ana e të siguruarit, mundëson instalimin e

mekanizmit për distribuim të rrezikut që kërcënon atë. Secili i siguruar duke ndjekur këtë

rrugë, s`bashku krijojnë rrjetin e sigurimit. Rrjeti i sigurimit përkujdeset për mbrojtjen

nga humbjet financiare të personave që kanë kontraktuar sigurimin. Forcat me natyre

shkatërruese në shoqëri, nëekonomitë e një vendi, etj. nuk eliminohet, por humbejt që do

të mund t‟i shkaktojë ajo, mbrohen nga fataliteti vlerësor. Pra,shpërblimi i dëmit, që

shkaktohet nga ato forca shkatërruese, nese i korespondon rastit të siguruar, realizohet

mbi bazën e rregullave të sigurimit. Ky mekanizëm mbrojtës është me natyrëekonomike.

Mbrojtja ekonomike u jepet të gjithëve. Pasojat ekonomike financiare nuk do të bien mbi

kurrizin e të dëmtuarit, por mbi të gjithë anëtarët e grupit të siguruar mbi bazën e parimit

të solidaritetit. Përveç kësaj sigurimi mbron ineresat e personave të tretë të cilët mund të

viktimizohen nga forcat e zhvilluara tekniko-teknologjike. Personat e tretë të dëmtuar në

fatkeqësitë e ndryshme, të cilët viktimizohen nga sendet e rrezikshme dhe veprimtaritë e

rrezikshme, janë objekt i mbrojtjes nga sigurimi. Këto persona, mbi bazën e rregullave të

sigurimit e realizojnë në mënyrë të garantuar shpërblimin e dëmit. Shpërblimi i dëmit do

të realizohet nga fondi i krijuar në bashkësitë për sigurime.

29

Të dhënat janë marrë nga Ministria e pënëve të brendshme të Maqedonisë, www.mvr.gov.mk

Polisat e shitura

Bashkesite e sigurimeve

Perfaqesuesit e sigurimit

Bashkesite e brokereve

Autosallonet

Bankat

Page 29: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

29

I.6. Rreziqet që cënojnë pasurinë dhe personat

Rreziku nga përdorimi i mjetit motorik, që paraqet burim të shkaktimit të dëmit,

sidomos ndaj personit të tretë konkret nuk është çështje që prek vetëm interesin e

personit përgjegjës për dëmin dhe personit të dëmtuar, por këtu lidhet interesi i një rrethi

më të gjërë – interesi i gjithë personave që rrezikohen nga i njejti rrezik. Ai është rreziku

që personave të tretë u shkakton dëm për të cilin do të sajohet përgjegjësi juridike

civile30

. Dëmi i shkaktuar personave tjerë e lind përgjegjësinë, që do të thotë se me

shkaktimin e dëmit lind detyrimi që dëmi i shkaktuar të shpërblehet31

. Në këtë kuptim

sigurimi garanton shpërblimin e dëmit personave të dëmtuar. Pra, mbi të gjitha këtu

mbrohet personi i dëmtuar. Mbrojtja e personit të dëmtuar vjen në plan të parë edhe pse

raporti juridik nga sigurimi krijohet me kontratë në lidhjen e së cilës nuk merr pjesë ai.

Personi i tretëështë pikë referimi i titujve tjerë juridik, përfshirë edhe vetë ligjin. I

dëmtuari do të realizojë të drejtën në shpërblim të dëmit sepse një gjë e tillë parashihet në

dispozitat e kontratës ku rregullohen të drejtat dhe detyrimet e palëve në marrëdhëniet e

sigurimit, në kartonin jeshil të sigurimit, në sigurimin kufitar apo në vetë ligjin si fakt

juridik i marrëdhënieve juridike të sigurimit. Realizimi i shpërblimi të dëmit bëhët nga

burimet e fondit të sigurimit. Fondi i cili krijohet prej primeve të grumbulluara të

anëtarëve të shoqërisë mundëson mbulimin e të gjitha dëmeve, përkatësisht përgjegjësinë

e secilit anëtar që është përgjegjës, gjë e cila parashihej sipas ligjeve të teknikës së

sigurimit32

. Me fjalë të tjera, me sigurim garantohet shpërblimi i dëmit në të gjitha rastet

kur shkaktohet rasti i sigurimit. Në teorinë e së drejtës civile është pranuar qëndrimi që

shkon edhe më larg kësaj. Nëpërmjet sigurimit mund të garantohet shpërblimi për të

gjitha dëmet që shkaktohen me mjetin motorik, pa marrë parasysh se a janë plotësuar

kushtet për ekzistencën e përgjegjësisë për dëmin nga baza e sigurimit të përgjegjësisë33

.

Këtu shihet interesi për sigurim – interesi për zhdëmtimin e pasojës së shkaktuar,

përkatësisht interesi për një “konzervim” dhe llogari rezerve e përgjegjësisë për detyrimet

e krijuara si pasojë e shkaktimit të dëmit.34

Është me interes të potencojmë se pasuria që humbet apo cënohen si dhe

humbjae jetës apo cënimi nuk janë ekuivalencë e sigurimit të kontraktuar. Rregullat e

kontraktimit krijojnë siguri mbi bazën financiare të atyre humbjeve. Të gjitha humbjet

mund të mublohen me anë të sigurimit. Megjithatë, që një lëndë të jetë e siguruar duhet të

posedoj disa karakteristika. Ata karakteristika janë si në vijim:

a) Të ketë numër të mjaftueshëm të njësive homogjene për ekspozim dhe për

bërje të humbjeve realisht të parashikueshme.

30

Gavanski Branisllav, Naknade imovinske shtete po osnovu obaveznog osiguranja od odgovornosti

korisnika motornih vozila, punim i magjistraturës, Novi Sad, 1979, fq.29 31

Vuçiçeviç Slobodan dhe Miliçiçeviç Stefan, Osnovo gradjanskog prava, Beograd, 1986, fq.138 32

Gavanski Branisllav, vep. e cit. fq.30 33

Toshevski Bllagoja, vep. e cit. fq. 123 34

Për rreziqet që cënojnë pasurinë dhe personat shih: Bratislav Milosheviq, Osiguruvanje na imot i lica,

Ohër, 2006, fq. 23-27.

Page 30: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

30

Ky parakusht rezulton nga metodat teknike dhe opereacionet ligjore mbi planin

sigurues e që kanë të bëjnë me realizimin e përllogaritjeve të sakta të humbjeve që do të

ndodhin.

b) Humbjet që rezultojnë nga rreziku domosdoshmërishtë të jenë definitive

dhe konkrete.

Rreziku duhet të shkaktojë një humbje të karakterit ekonomik - financiar.Këto

humbje duhet të shkaktohen,qoftë mbi pasurinë qoftë mbi personin, përkatësisht mbi

jetën e trupin e tij. Humbjet duhen të shkaktojnë një pasojë me efekte ekonomiko

financiare dhe duhet të kenë vlerë të caktuar.Vlera duhet të jetë e përcaktuar në një vlerë

minimale .

c) Humbjet duhen të jenë të papritura dhe të pa qëllimshme.

Rreziku duhet të jetë i pa pritshëm dhe pasojat që mund ti shkaktojë një rrezik

duhet të jenë të pasigurta në pikpamje të mundësisë së ndodhjes. Pra, humbjet gjithnjë

duhet të ekzistojnë midis mundësisë dhe pa mundësis se shfaqjes së tyre. Ngjarjet duhet

të jenë të ardhëshme dhe të pa sigurta.Bashkësitë për sigurime, pavarësisht kufirit të

mundësisë dhe pa mundësisë së shfaqjes së pasojave, bëjnë adoptimin e primeve të

sigurimit, me qëllim që ti mbulojë humbjet finansiare ekonomike që mund të mbrohen në

të ardhmen.

ç) Humbjet nuk duhet të jenë katastrofale, por ato pasoja janë të shpërndara në

njësi të ndryshme të sigurimit. Anëtarët e grupit në një njësi të sigurimit gjithnjë mund të përballen me humbje,

por ato humbje nuk mund të jenë të nivelit katastrofal për të. Një rrezik i fuqishëm mund

të shkaktojë humbje të mëdha të cilat nuk janë të koncentruara në kuadër të një grupi.

Është me rëndësi të përmendet se dhembjet apo vuajtjet mund të përfshihen në një rrezik

moral. Rreziku moral ka një shtrirje shumë më të gjërë. Rreziku moral i referohet

ekzistencës së vetë sigurimit, përkatësisht kërkesave të sigurimit të bërë nga i siguruari.

Rreziku moral si dukuri e humbjeve mund të ndodhë ose ex ante ose ex post.

Rrezikumoralex ante është rrethanë e reduktimeve në masat e marra nga i siguruari për të

parandaluar humbjen konkrete, për shkak të ekzistencës së sigurimit. Rreziku moral ex

post është rrethanë që mundëson rritjen e pretendimeve jashtë politikës së sigurimit,

përtej kërkesave të shërbimeve të kontraktuara.35

Kur bëhet fjalë për rreziqet që mund të shkaktojnë dëme dhe që imponojnë

nevojën për tu ndërrmarrë masa adekuate, është me rëndësi të thuhet se të gjitha masat

kanë natyrë preventive dhe represive. Elementet preventive përfëshijnë të gjitha masat që

ndërmirren me qëllim që në të ardhmen të paraqiten me rrallë rastet e dëmshme, me pak

të cënueshme, në vlerat pasurore të njeriut, jetën dhe trupin e tij. Ndërkaq, masat

represive janë të gjitha masat që ndërmirren pas shkaktimit të pasojes, përkatësishtë gjatë

shkatimit të ngjarjes së dëmshme. Masat e tilla zbatohen tek rreziqet subjektive dhe

objektive. Tek rreziqet subjektive, masat preventive ndërmerren nga vetë njeriu. Rreziqet

35

Shih: George L. Priest, The Current Insurance Crisis and Modern Tort Law, The Yale Law Journal

Vol. 96: 1521, 1987

Page 31: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

31

të cilat për nga natyra e tyre, varen nga qëndrimi, veprimi dhe vullneti i njeriut, mund të

shkaktojnë pasoja ose jo. Shkaktimi i pasojave është në varëshmëri nga vetë njeriu.

Njeriu mundet me anë të veprimeve dhe procedurave te tij të ndërmarrë masa mbrojtëse,

të pengojë shkaktimin e dëmit dhe të zbrapsë sulmin e rrezikut të dëmshëm. Moskujdesi

në kuptim të sjelljes së njeriut ndaj rrezikut të dëmshëm, mund të jetë shkak i shkaktimit

të pasojës së dëmshme. Njeriu varësishtë se për çfarë rreziku bëhet fjalë, mund me masat

e tij ose ta pengojë shkaktimin e pasojës, ose të zvogëlojë intenzitetin e rrezikut,

përkatësisht pasojës. Për dallim nga rreziqet subjektive, tek rreziqet objektive, pasojat

mund të paraqiten, me vullnetin e njeriut, pa ndikimin e sjelljes dhe qasjes së njeriut ndaj

atyre rreziqeve. Trajtuar rreziqet që determinojne ndërmarrjen e masave siguruese, mund

të përfundojmë se rregullat e sigurimit janë shndëruar në një mekanizem mbrojtës të

pasurisë dhe personave.Siguruesi dhe i siguruari janë të detyruar që të ndërmarrin të

gjitha mekanizmat që rezultojnë nga të drejtat dhe detyrimet reciproke të tyre, si gjatë

lidhjes të kontrates,mbrenda periudhes së shtrirjes të sigurimit dhe pas shkaktimit të

pasojës. Këto mekanizma janë detyrime ligjore për pjësmarresit në tregun e sigurimeve.

I.7.Funksioni i sigurimit

Sigurimi është institucion juridik dhe ekonomik, përkatësisht pjesë e aktiviteteve

shoqërore që ka për qëllim shërbimet e veta t‟i vë në funksion të mbrojtjes së interesit

shoqëror dhe të mirës juridike të mbrojutur me ligj. Aspektin përmbajtësor të sigurimit e

arsyeton edhe vet kuptimi etimologjik i termit sigurim që nënkupton nocion të sigurisë,

besim në mbrojtje nga sigurimi dhe garancion sigurimi36

. Duke e luajtur këtë rol, sigurimi

ka arritur të etablohet si një aktivitet i domosdoshëm për të shpërndarë rrezikun në një

rreth më të gjërë personash, të cilat janë potencialisht të rrezikuar nga po të njejtat

rrethana37

. E drejta e sigurimeve në aksidentet automobilistike ka dy qëllime bazë: të

kryejë funksionin e shpërblimit të dëmit dhe funksionin e preventivës.38

Prandaj edhe

sigurimi në këtë fushë ka marrë karakter të detyrueshëm.

Sipas neni 2 të Ligjit Nr. 10076 të datës 12.02.2009 për sigurimin e detyrueshëm

në sektorin e transportit të Republikës së Shqipërisë, sigurimi përfshinë këto fusha:

sigurimin e pasagjerëve nga aksidentet në transportin publik; sigurimin e përgjegjësisë së

pronarit ose të përdoruesit të mjetit motorik, që referohet si sigurimi i pronarit, për dëmet

shkaktuar palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti; sigurimin e përgjegjësisë së pronarit

ose të përdoruesit të avionit, që referohet si sigurimi i pronarit, për dëmet shkaktuar

palëve të treta dhe pasagjerëve nga përdorimi i këtij avioni dhe sigurimin e përgjegjësisë

së pronarit ose të përdoruesit të mjetit lundrues, që referohet si sigurimi i pronarit, për

dëmet shkaktuar palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti.

36

Stefanovski Lupço, Osnovi na upravuvanjeto so shteti vo osiguruvanjeto, Shkup, 2003, fq. 17 37

Toshevski Bllagoja, Nadomestuvanje na shteta so motorno vozilo, punim i magjistraturës, Shkup, 1980,

fq. 122 38

Bjeliç Mile, Osiguranje, Zagreb, 1988, fq. 7

Page 32: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

32

Pronari i çdo mjeti transporti, përpara përdorimit të mjetit, është i detyruar të

lidhë një kontratë sigurimi ose të posedojë një titull tjetër juridik për sigurimin si dhe të

sigurojë vlefshmëri juridike të tyre për aq kohë sa mjeti i transportit do të mbetet në

qarkullim. Sigurimi i përgjegjësisë së pronarit të mjetit të transportit për dëmet të

shkaktuar palëve të treta mbulon edhe dëmet e shkaktuara nga përdorimi i mjetit prej

personave të tjerë, kur këta e përdorin mjetin me miratimin e pronarit.

Edhe legjislacioni i Republikës së Kosovës me Ligjin nr. 04/L-018 për sigurim

të detyrueshëm nga autopërgjegjësia ka përcaktuar fushëveprimin e mbulesës siguruese

edhe atë për: dëmet në persona dhe pasuri të shkaktuara palëve të treta nga përdorimi i

mjetit motorik; dëmet e shkaktuara nga përdorimi i mjetit motorik, përfshinë gjithashtu

dëmin e shkaktuar palëve të treta përmes gjësendeve të cilat bien nga mjetet motorike apo

çdo gjë tjetër që është i lidhur me mjetin motorik; dëmet e shkaktuara nga përdorimi i

mjetit motorik palëve të treta nga drejtuesi i paautorizuar i mjetit motorik si dhe dëmet në

sende të cilat transportohen, përveç nëse ato shërbejnë për përdorim personal të

pasagjerëve.

Te sigurimi nga autopërgjegjësia kontraktuesi i sigurimit duke bërë pagimin e

primit të sigurimit, ai automatikisht e ngarkon siguruesin që në rastet e shkaktimit të

dëmit të merr përsipër transferimin e humbjeve ekonomike qe rezultojnë qoftë nga dëmi

material qoftë nga dëmi jomaterial.

Është me rëndësi të potencohet se në një pozitë të njejtë janë të gjithë pronarët

apo përdoruesit e mjetit motorik sepse rreziku nga përdorimi i mjetit motorik është

çështje që prek jo vetëm interesin e personit të dëmtuar apo interesin e personit

përgjegjës, por interesin e të gjithë personave që merren me këtë veprimtari apo që mund

të jenë viktimë nga ushtrimi i kësaj veprimtarie. Thelbi i kësaj rrethane që ndërlidhet me

sigurimin për dëmin e shkaktuar në aksidentet automobilistike është vetë rreziku që

përben të ashtuquajturin “rast i siguruar”.

Marrë për bazë këtë, sigurimi përmban dy funksione: shpërblimin e dëmit dhe

preventivën39

. Kontraktuesi i sigurimit me vet faktin e pagimit të primit të sigurimit e

detyron siguruesin për të transferuar ekspozimin ndaj humbjes së shkaktuar nga njerëzit,

përkatësisht për shpërblimin e dëmit të shkaktuar.

Sigurimi si kategori juridike ka funksione shumëdimensionale,teoria e së drejtës

njeh tri sigurime: funksioni i ruajtjes së pasurisë, funksioni mobilizues dhe funksioni

social.

a). Funksioni i ruajtes së pasurisë rezulton nga baza e mbulimit të humbjeve.

Pasuria apo vlerat tjera personale me ane të sigurimit nuk mund të shpetohen nga

rreziqet, por ato do të ruhen në aspekt financiar-ekonomik. Shpërblimi i dëmit nga baza e

sigurimit është elementi fudamental mbrojtës i humbjeve ekonomike. Shuma e

shpërblimit të dëmit rezulton nga arkëtimi i primave të sigurimit.Funksioni i ruajtjes së

pasurisë në vete përmban paraparaqitjen dhe pengimin e rrezikut për shkaktimin e dëmit.

Ngjarjet stihike dhe fatkëqesitë mund të mos ndodhin në qoftë se mënjanohen shkaqet për

paraqitjen e tyre.Përveç kësaj, sigurimi efektet e veta i shtrinë edhe në zvoglimin e

humbjeve apo zëvendësimin e tyre me garantimin e shpërblimit të dëmit.

39

Shih: Bratislav Milisheviq, Osiguruvanje na imot i lica, Ohër, 2006, fq. 28-31

Page 33: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

33

b). Funksionimi i stabilitetit financiar rezulton nga krijimi i sigurisë dhe

stabilitetit finansiar të individëve,familjeve dhe subjekteve ekonomike.Të mirat materiale

që kanë vlerë të madhe ekonomike në rast kur ata cënohen ose asgjësohen, krijojnë

humbës të mëdhenj në aspektin ekonomik-finansiar.Ai që ka kontraktuar sigurimin këto

humbje do ti zëvendësojë me shumën që do të pranojë nga fondi sigurues.Për kundër

faktit që pasuria e tij ka humb vlerën e vet, titullari i cënuar do të arkëtoj një shumë

finansiare e cila në fakt krijon mbështetje financiare.

c). Funksioni mobilizues i sigurimit gjenë mbështetje në akumulimin finansiar

mbrenda siguruesit. I siguruari në momentin e lidhjes së kontratës për sigurim duhet të

paguaj primin e sigurimit me qëllim që gjatë kohës për sa vlen sigurimi,siguruesi të jetë

në gjendje t‟i rializojë të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga kontrata e sigurimit. Mjetet

financiare të cilat grumbullohen tek siguruesi, krijojnë një kapital specifik të siguruesit në

varshmëri me llojin e sigurimit. Kështu siguruesi formon rezerva finansiare, që të mund

të kryejë detyrime ekonomike finansiare.

ç). Funksioni social i sigurimit rezulton nga qëllimi dhe përfitimet shoqërore.

Rregullat e sigurimit garantojnë kushte më të mira për jetë. Funksionin e tillë,siguruesi e

realizon në zbatimin e mekanizmave preventive dhe represive.

Si për fundim nga trajtimi i funksioneve të sigurimit mund të themi se sigurimi i

personave dhe i pasurisë kanë ndikim të drejtëpërdrejtë në zhvillimet ekonomike

shoqërore në një vend.Me administrimin e rrezikut dhe me kontraktimin e sigurimit

zvogëlohen pasojat e dëmshme dhe garantohet shpërblimi i dëmit.

I.8. E drejta e subrogimit (Subrogation law)

Në të drejtën e sigurimeve njihet edhe instituti i subrogacionit. Ky institut e

gjenë zbatim e vetëpasi që të jetë shkaktuar pasoja në aksidentin automobilistik dhe

pikërisht ka të bëjë me realizimin e shpërblimit të dëmit. Sipas kësaj të drejte, siguruesi

nuk do të thotë të jetë bartësi i dëmit me rastin e pagimit të shumës së siguruar.

Shpërblimin e dëmit mund ta bartë edhe vetë i dëmtuari. Rreziqet që mund të shkaktojnë

pasoja, mund të mbulohen me ane të sigurimit, por edhe me anë të rregullave të

pergjegjësisë juridike civile për dëmin e shkaktuar. Trajtuar në këtë mënyrë mbulimin e

pasojave të dëmshme, mund të ekzistoj mundësia që i dëmtuari, shpërblimin e dëmit ta

kërkojë nga ana e siguruesit por edhe nga ana e dëmtuesit, sepse rregullat e sigurimit

mundësojnë ekzistimin e një raporti juridik midis siguruesit dhe dëmtuesit. Ky raport

juridik, krijohet pikërisht për realizimin e shpërblimit të dëmit, me çrast, siguresi ka të

drejtë që të kërkojë nga personi që është përgjegjës për dëmin e shkaktuar, i cili njëherit

përfaqëson rastin e sigurur e që mbulohet me aktivitetin e sigurimit, kthimin e shumës së

paguar. Kjo rregull mundëson që të drejtat dhe detyrimet që ka i siguruari ndaj personit

që ka shkaktuar pasoja të transferohet tek siguruesi. Ky transfer i të drejtave dhe

detyrimeve paraqet elementin esencial të së drejtës së subrogimit. Subrogimi, i jep

Page 34: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

34

mundësi siguruesit që të veprojë nga pozita e të siguruarit. E drejta e subrogimit, përveç

kësaj mundëson parashtrim të një kërkese të dyanshme për shpërblim të dëmit. Një gjë e

tillë mund të realizohet në qoftë se dëmi i shkaktuar është i mbuluar me sigurim,

përkatësisht kur paraqet rast të siguruar në njërën anë, kurse në anën tjetër personi që ka

shkaktuar dëmin të jetë përgjegjës për shpërblimin e dëmit të shkaktuar. Kërkesa për

shpërblimin e dëmit mund të deponohet drejtpërdrejt tek siguruesi mbi bazën e sigurimit

të kontraktuar, kurse kërkesa tjetër mund të deponohet kundër personit përëgjegjës mbi

bazën e rregullave të përgjegjësise juridike civile edhe për dëmin e shkaktuar. Kërkesat e

tilla nuk e pengojnë njëra tjetrën. Ato mund të ushtrohen njëkohësisht.

Çështja bëhet komplekse nëse do të cënohen parimet e së drejtës së shpërblimit

nga akumulimi i të dy kërkesave. Në këto raste, i siguruari do të paguajë edhe

shpërblimin e dëmit edhe shpërblimin e sigurimit dhe me këtë do të krijojë shuma të

madhe për shpërblimin e shkaktimit të demit të vërtetë.40

Që të mos cënohen rregullat e

shpërblimit të demit është institucionalizuar një rregull që përcakton pozitën juridike të

siguruesit me rastin e pagimit të shumës së siguruar. Në të gjitha rastet kur siguruesi do të

paguaj shumën e siguruar në emër të shpërblimit të dëmit do të transferohen të gjitha të

drejtat e të siguruarit ndaj personit të tretë përgjegjës për dëmin e shkaktuar. Siguruesi

paraqitet si përfaqësues apo titullar i të drejtës të të siguruarit. Siguruesi me këtë rast ka të

drejtë që të parashtrojë padi të drejtpërdrejtë kundër personit përgjegjës për shkaktimin e

dëmit-rastit të siguruar, për të kërkuar shumën e shpërblimit të dëmit, sepse dëmtuesi ka

shkaktuar humbje ekonomiko-finansiare ndaj të siguruarit konkret, të cilat humbje i ka

mbuluar suguruesi me shumën e siguruar. Me këtë rastë, siguruesi e shfrytëzon një

mundësi jashtë rregullave të sigurimit. Ajo është një e drejtë që buron drejtëpërdrejtë nga

rregullat juridike civile. Siguruesi, gjatë parashtrimit të padisë nuk mund t`i tejkalojë

kërkesat e të siguruarit që i ka ndaj personit përgjegjës.

Si përfundim nga ky trajtim, mund të themi se e drejta e subrogimit varet nga

ekzistenca e detyrimit të siguruesit që ka ndaj të siguruarit për shpërblimin e dëmit dhe

nga e drejta e të siguruarit për të kërkuarshpërblim të dëmit të shkaktuar.

I.9. Programi mbi vetësigurimin

Duke e zbërthyer termin “vetësigurim” brenda konceptit të sigurimit, në dukjen

e parë krijohet përshtypja se “programi për vetësigurim” duket i pamundshem. Sigurimi

në vete ngërthen mekanizmin e transferit të rrezikut nga individi tek grupi i caktuar i të

siguruarëve. Kur zbërthehet termi vetësigurim gjithnjë mendohet tek një individ, i cili do

te ushtrojë veprimtari sigurimi. Në këtë drejtim, mund të themi që është e pamundur të

realizohet mekanizmi i transferit të rrezikut, për faktin se nuk ndërtohet rrjeti i sigurimit

kur mungojnë anëtarët e tjerë të grupit të të siguruarëve. Ç'do definim në këtë mënyrë

nuk do të ishte konkret. Megjithatë, duhet të potencohet se vetësigurimi ka kuptim të

40

Aleksandar Nikolovski, Osiguruvanje i reosiguruvanje, Shkup, 1997, fq. 18.

Page 35: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

35

gjërë. Në bazë të rrethanave të caktuara është e mundur që kompania ose organizata

tjetër, të futet si sigurues komercial me rreziqet e veta përdisa lloje aktivitetesh. Kur këto

aktivitete i fusin operacionet e ligjit për numrat e mëdhenj dhe parashikimet në raport me

humbjet e ardhshme, ata zakonisht quhen „‟vetësigurim‟‟41

. Programet mbi vetësigurimin

që të jenë të afta dhe konkurente në tregun e sigurimeve duhet të përshkruhen nga disa

karakteristika. Me rëndësi është që bashkësia për sigurime të ketë në veprimtarinë e saj

një numër të madh të shfaqur, përkatësisht humbjet që mund të shkaktohen të jenë të

parashikueshme. Përveç kësaj, bashkësitë për sigurime të kenë të inkorporuar këtë

program dhe me garancion për një pavarsi financiare. Akumulimi i mjeteve financiare

duhet të jetë i mjaftueshëm për tu mbuluar dëmet që mund të ndodhen në njërën anë,

kurse në anën tjetër njësitë individuale të shfaqura në humbje duhet të shpërndahen, me

qëllim që të mos shkaktohet humbje e madhe ekonomiko-finansiare.

I.10. Fushat e sigurimit

Institucioni i sigurimit përfëshinë numër të madhë të segmenteve në rolin e

mekanizmave për ndarjen dhe transferin e rrezikut për humbjet që mund të shkaktohen

nga shfaqja e rrezikut. Rreziqet që sigurohen dhe natyra e programeve janë kriteret bazë

që bëjnë ndarjen e fushave të sigurimit. Në teorinë e së drejtës njihen dy tipe themelore të

sigurimit: sigurimi privat dhe sigurimi social. Zhvillimet bashkohore teknike-

teknologjike, në fushën e sigurimit kanë determinuar lindjen e një klase tjetër të sigurimit

të natyrës kuazisociale që njihen si programe garancioni për befinicionet publike.42

1.) Sigurimi privat

Rregullat e sigurimit privat, programet siguruese, qasjet e individit në këto

programe, mekanizmat mbrojtës kundër humbjeve ekonomike-financiare në fushën e

sigurimit kanë mundësuar paraqitjen e sigurimit privat. Sigurimi privat është sigurim

vullnetar. Shprehja e vullnetit të individit për të pasur qasje në programet siguruese

paraqet bazamentin e sigurimit privat. Transferi i rrezikut do të varet nga lidhja e

kontratës së sigurimit. Mekanizmat mbrojtës ndaj humbjeve ekonomiko-financiare mund

të jenë të institucionalizuar në kompanit private dhe në institucionet qeveritare të një

shteti. Kur flasim për sigurimin privat, nuk mund të themi se ai kontraktohet mbi bazën e

vullnetit të individit. Ky sigurim duhet të kontraktohet edhe jasht vullnetit të individit,

nëse merren për bazë disa njësi apo segmente të sigurimit. Pra, sigurimi mund të jetë i

detyrushëm për disa kategori sigurimesh. Në literaturen mbi sigurimet, është paraqitur

sigurimi privat në tri kategori shoqërore, edhe ate: sigurimi i jetës, sigurimi shëndetsor,

sigurimi i pasurisë dhe sigurimi i përgjegjësisë.43

41

Emett g.Vaughan & Therese Vaugham,vep.e cit.fq.45-46 42

Ibid. fq.46 43

Ibid. fq.47

Page 36: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

36

1.a.) Sigurimi i jetës

Në kuadër të sigurimit privat bën pjesë sigurimi i jetës. Sigurimi i jetёs ёshtё njё

lloj i sigurimit që ka për objekt ndёrprerjen ose vazhdimin e jetёs sё njё apo mё tepёr

personave për të cilat është lidhur sigurimi dhe që sjell deri te pagesa e shumёs sё

siguruar nga ana e siguruesit. Ky sigurim lind me anë të lidhjes së kontratёs me tё cilёn

siguruesi detyrohet t‟i paguaj shfrytёzuesit tё sigurimit shumёn e caktuar siguruese, nё

rast vdekjeje tё personit tё siguruar, ose nё rast pёrjetimi tjetër, pёr kohën e kontraktimit

të sigurimit. Edhe tek sigurimi i jetës si marrëdhënie juridike, paraqitet kontraktuesi i

sigurimit, i cili e lidhë kontratёn pёr sigurimin e jetёs, shfrytëzuesi i sigurimit, i cili e

lidhë kontratën pёr sigurimin dhe personi i siguruar nga pёrjetimi apo vdekja e tё cilit

varet pagesa e shumёs sё siguruar. Për të prodhuar efekte juridike kontrata e sigurimit e

jetës në rast vdekje të palës së tretë nevojitet pёlqim me shkrim nga kontraktuesi i

sigurimit, nё polisё ose nё njё letёr tjetёr gjatё nёnshkrimit tё polisёs me caktimin e

shumёs sё siguruar. Objekt i sigurimit të jetës nuk është i kufizuar në moshën e personit

të siguruar. Megjithatë, mosha e personit të siguruar sillet midis kufirit më të ulët prej 14

vjetëve deri te kufiri më i lartë prej 65 vjetëve. Personat mi kufirin më të lartëmund

tëpërfitojnë prej sigurimit nëse bëjnë kontrollin mjekësor dhe nën kushtet specifike të një

sigurimi me rrezik të rritur. Siguruesi do të paguaj shumën e siguruar nё rastet kur i

siguruari e mbijeton afatin e kontraktuar të sigurimit. Në të gjitha rastet kur i siguruari

vdes gjatё kohёs sё vlefshmёrisё sё kontratёs, atëherë nuk paguhet shuma e kontraktuar e

sigurimit.

Tek siguimi jetës është me rëndësi lartësia e primit të sigurimit. Lartёsia e primit

te sigurimi i jetёs varet nga disa faktor si: rreziku apo rreziqet e siguruara, mosha, gjinia,

gjendja shёndetёsore dhe profesioni i personit tё siguruar.44

Njeriu mund të rrezikojë jetën e tij para vdekjes natyrore. Vdekja aksidentale

mund të jetë lendë e sigurimit të jetës. Koncepti i sigurimit të jetës i korenspodon

mekanizmit mbrojtës kundër rreziqeve që mund të shkaktojnë vdekjen e parakohëshme

dhe pleqërinë e thellë. Rregullat e sigurimit të jetës mbrojnë humbjet ekonomiko-

financiare nga vdekja e parakohëshme e të afërmit, jeta e të cilit është lëndë e sigurimit të

jetës si dhe nga vitet e pleqërisë së thellë.

Vdekja e parakoshme dhe vitet e pleqërisë së thellë mund të shkaktojnë

mungesë të përgatitjeve për kërkesat e ardhëshme financiare. Këto kërkesa mbulohen nga

sigurimi. Sigurimi i jetës, pra mbulon rreziqet që drejtëpërdrejt cënojnë jetën dhe trupin e

njeriut.Që të konsiderohet që është paraqitur rasti i sigurimit, rreziku duhet të përfëshijë

personalitetin e të siguruarit. Kur paraqitet rasti i sigurimit, sigurusi duhet të paguajë të

siguruarit, shumën e caktuar të kontraktuar me sigurimin e jetës.45

Pagesa e shumës së

siguruar në emër të pasojave që janë siguruar është detyrim nga marëdhënia juridike e

sigurimit. Kjo shumë, nuk konsiderohet shpërblim i dëmit. Jeta dhe integriteti trupor i

njeriut si vlera fundamentale nuk mund të vlersohen apo të maten në pikëpamje pasurore,

prandaj edhe shuma e siguruar nuk e ka qēllimin e shpërblimit. Sigurimi i jetës dhe

44

shih: P.S.Atiyah, Accidents, Compensation and the law, Weidenfeld and Nicolson, London, 1970,

fq.589-590. 45

Shih: Luigi Desiderio, Temi e problem di diritto della assicurazioni, Giuffrè Editore, Milano, 2010, fq.

163-165.

Page 37: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

37

sigurimi i personave në përgjithësi nuk kanë natyrë të njejtë me kategoritë tjera të

sigurimit. Ato nuk mund të shpërblehen në pikëpamje të konceptit klasik të shpërblimit të

dëmit. Kontrata e sigurimit e jetës është kontrate e dyanëshme detyruese midis siguruesit

dhe të siguruarit, me çka i siguruari deponon primin e sigurimit në emër të mbulimit të

rreziqeve mbi jetën dhe integritetit trupor të tij, kurse siguruesi do të paguajë shumën e

siguruar kur të paraqitet rasti i sigurimit. Tek sigurimet e jetës, është me rëndësi të

potencojmë se nuk ka vlerë siguruese lartësia e primit të sigurimit. Ajo përcaktohet mbi

bazën e lartësisë së shumës siguruese. Shuma siguruese e cila duhet të paguhet në rastin

kur shkaktohet pasoja e siguruar, duhet të jetë në kufijt maksimal të detyrimit të

siguruesit. Është me rëndësi te sigurimi i jetës të përcaktohet në kontratën për sigurimin

edhe personi i cili do të jetë shfrytëzues i sigurimit. Gjithëmonë kur të paraqitet rasti i

sigurimit, pagimi i shumës siguruese do ti bëhet shfrytëzuesit të sigurimit.

1.b.) Sigurimi shëndetësor

Sigurimi shëndetësor bënë pjesë në kategorin e sigurimeve private. Rregullat e

sigurimit shëndetësor paraqesin mbrojtjen ekonomiko-finansiare të humbjeve që lidhen

me sëmundjen dhe dëmtimin aksidental të trupit të njeriut. Humbjet që mbulohen me anë

të sigurimit mund të jenë humbje reale, e që rezultojnë nga humbjet e pagesës për shkak

të sëmundjes. Këtu merren parasyshë shpenzimet që bëhen për shërim. Dëmtimet

aksidentale të trupit të njeriut, që mund të përfundojn me shkaktim të paaftesisë, vdekjes

apo invaliditet, kripjnë humbje përpos të drejtëpërdrejtë edhe humbje që karakterizohen si

lucrum cessans. Për dallim nga sigurimi i detyrueshëm, tek sigurimi shëndetësor, nëse

paraqitet rasti i sigurimit, shpërblimi i dëmit për shpenzimet e shërimit dhe paaftesitë për

para, do të bëhet vetem nëse në mënyrë të veçantë kanë kontraktuar palët në sigurim.

Sëmundja përkatësisht, fatëkeqësia që ka shkaktuar dëmtimin trupor, që të konsiderohen

si humbje që mbulohen me anë të sigurimit, ato përveç që duhet të shkaktohen papritmas,

duhet të jenë të pavarura nga vullneti i të siguruarit.

E drejta nacionale e Maqedonisë, njeh të ashtuquajturin sigurimin shëndetësor.

Sigurimi shёndetёsor i qytatarëve mund tё jetё i detyrueshëm dhe vullnetar. Sigurimi i

detyrueshëm shёndetёsor vlen pёr tё gjithё qytetarёt e Maqedonisё. Në këtë mënyrë në

vend, sigurohen shёrbimet shёndetёsore dhe shpërblimet financiare mbi bazën e parimeve

tё gjithëpёrfshirjes, solidaritetit, barazisё dhe shfrytёzimit efikas tё mjeteve.

Impelementimi i këtij lloj sigurimi realizohet nga Fondi pёr sigurim shёndetёsor i

Maqedonisё.

Për dallim nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor, sigurimi vullnetar shёndetёsor

zbatohet pёr sigurimin e shёrbimeve shёndetёsore tё cilat nuk janё tё pёrfshira me

sigurimin e domosdoshёm shёndetёsor. Këtë formë të sigurimit shёndetёsor mund tё

kryejnё shoqëritë e sigurimit. Sigurimi vullnetar shëndetësor mund të kontraktohet vetëm

nëse është kontraktuar sigurimi i domosdoshëm shëndetësor.

1.c.) Sigurimi i pasurisë (sigurimi jojetësor)

Përveç sigurimit të jetës, lëndë e sigurimit është edhe sigurimi jo jetësor. Sigurimi

jo jetësor parasegjithash përfshinë sigurimin e përgjegjësisë së pronarit apo shfrytëzuesit

të mjetit motorik për dëmet e shkaktuara personave të tretë.

Page 38: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

38

Të gjithë pronarёt apo shfrytёzuesit e mjeteve transportuese nё komunikacion

kanё detyrim tё lidhin kontratë për sigurimin për t‟i mbuluar dёmet e shkaktuara

personave tё treta nё komunikacion.

Në Maqedoni sigurimi nga përgjegjësia e pronarit apo shfrytëzuesit të mjetit

motorik për dëmet e shkaktuara personave tё treta nё komunikacion kualifikohet si

sistem i sigurimit të detyrueshëm46

. Sipas këtj qëndrimi ligjor, të gjithë pronarët,

përkatësisht shfrytëzuesit e mjeteve motorike në pronësi shoqërore dhe ato në pronësi

private janë të detyruar të kontraktojnë sigurim nga përgjegjësia për dëmet që mund t‟u

shkaktohen personave të tretë. Sigurimi i detyrueshëm nga përgjegjësia, paraqet një

detyrë ligjore për çdonjërin, aktivitetet e të cilëve mund të shkaktojnë dëm, dhe që së

bashku me personat e tyre që merren me atë aktivitet, të marrin pjesë në riparimin e çdo

dëmi i cili do të kishte rrjedhur nga aktivitetet e tyre47

. Ajo paraqet barrë për siguruesit,

mirëpo e socializon rrezikun dhe në mënyrë të kënaqshme e zgjidhë çështjen e

shpërblimit të dëmit. Siguruesit marrin rolin e organizatorit dhe ndërmjetsuesit. Ata

duhet që të shpërndajnë rrezikun në të gjithë personat e siguruar, dhe në formën e primit

të sigurimit të shpërbjejnë dëmin për të cilin përgjegjës do të ishin ndonjëri nga ata48

.

E drejta e sigurimeve e Maqedonisë e lejon mundësinë e aplikimit të rregullave

për shpërblimin e dëmit personave të tretë, të shkaktuar nga mjeti motorik i

paidentifikuar, nga mjeti motorik i paregjistruar, përkatësisht që vlefshmëria e kontratës

për sigurim i është skaduar, dhe në rastet kur dëmi është shkaktuar nga ana e drejtuesit të

paautorizuar të mjetit motorik.

Ndërkaq, sigurimet tjera nga grupi i sigurimeve të jojetësore nuk janë të

detyrueshme. Pra, sigurimi i pronarёve apo shfrytёzuesёve tё automjeteve dhe rimorkiove

për pёrgjegjёsinë pёr dёmet e shkaktuara palёve të treta nё komunikacion është më i

përhapuri në fushën e sigurimeve. Pronari apo shfrytёzuesi i mjetit motorik ёshtё i

detyruar tё lidh kontratё pёr sigurim që tё mbulojё dёmin e shkaktuar personave të tretë.

Tek ky lloj i sigurimit është me relevancë të përmendet se ekziston i ashtuquajturi

nënsigurimi dhe mbisigurimi.

Në tëgjitha rastet kur vlera e mjetit tё siguruar, nё momentin e paraqitjes sё rastit

tё siguruar, ёshtё mё e madhe se shuma e siguruar, atёherё kemi nёnsigurim. Nëse

dallimi i mjetit tё siguruar dhe shuma e siguruar nuk ёshtё e madhe, atёherë siguruesi

ngarkohet tё bëjë pagimin e shumёs së pёrgjithshme, ndërkaq kur ai dallim është më i

madh atëherë kemi zvoglim të shpërblimit të lejuar sipas kёrkesёs pёr shpёrblim edhe

atë proporcionalisht me vlerёn e mjetit tё siguruar që ka pasur nё momentin e shkaktimit

tё rastit tё siguruar.

Për dallim nga nënsigurimi, mbisigurimi ekziston kur shuma e siguruar ёshtё mё e

madhe se shuma reale e mjetit tё siguruar. Kur mbisigurimi është shkaktuar nё periudhёn

sa ka zgjatur kontrata e sigurimit, atëherë secila nga palёt kontraktuese ka tё drejtё tё

kёrkojё zvogёlimin e shumёs sё siguruar përkatësisht primit të sigurimit.Megjithate,

lartёsia e shpërblimit të dëmit nuk guxon tё jetё mё e madhe se vlera e dёmit tё

shkaktuar përkatësisht shuma e siguruar.

46

Neni 57 i Ligjit për sigurim të pasurisë dhe personave (“Gazeta zyrtare e RM-së nr. 49/97, e vitit 1997)

në tekstin e mëtejmë LSPP 47

Konstantinoviç Mihailo, Osnov odgovornost za prouzrokovanu shtete, Revista “Pravni Zhivot” nr.9-

10/1992, fq. 1160 48

shih: po aty, fq. 1160

Page 39: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

39

Në lidhje më këtë lloj të sigurimit mund të themi se sigurimi i pasurisë është

kategori e sigurimit privat që mbron humbjet të cilat janë rezultat i shpërblimit të

pasojave të shkaktuara. Roli fundamental i sigurimit të pasurisë është shpërblimi i dëmit

që ka goditur të siguruarin, me çka mbulohen humbjet të drejtëpërdrejta ashtu edhe ata të

tërthorta. Lëndë e sigurimit të pasurisë janë sendet të cilat kanë vlerë materiale e që

llogariten në para. Rasti i sigurimit duhet të shfaqet në pasurine e të siguruarit. Rregullat

e sigurimit të pasurisë nuk e tejkalojnë vlerën e humbjes së shkaktuar. I siguruari do tē

shpërblehet për humbjet, jo më shumë se vlera e humbur. Është me rëndësi të thekësohet

se sigurim të pasurisë nuk mund të kontraktojë secili individ. Ky lloj i sigurimit është i

lidhur me interesin për sigurim. Vetëm individët që kanë interes që të sigurojnë pasuri të

caktuar, përkatësisht interes material që të mos shkaktohet dëmi, mund të jetë palë

kontraktuese e sigurimit të pasurisë.

2. Sigurimi nga përgjegjësia civile

Sigurimi nga autopërgjegjësia është i konceptuar si sigurim i interesit të pronarit,

përkatësisht shfrytëzuesit të mjetit motorik, për arsye se siguruesi, atyre që janë të

obliguar për shpërblimin e dëmit u ofron mbulesë adekuate49

. Edhe te sigurimi nga

autopërgjegjësia, mbrojtja e personit të dëmtuar nuk është funksion sekondar i sigurimit,

por ai vëhet në rend të parë. Karakteristikë e të drejtës bashkohore të sigurimit nga

përgjegjësia është fakti që ka të bëjë me tendencën e mbulimittë përgjegjësisë civile me

një mbulesë sa më gjithpërfshirëse, dhe me ate, në masë të konsiderueshme të

kundërvihet duke marrë mbi vete funksionin e shpërblimit të dëmit50

.

Përgjegjësia civile deliktore do të thotë përgjegjësi për shkaktimin e pasojës

personit të dëmtuar. Shkaktimi i pasojës duhet të bëhet me veprim të kundërligjshëm si

rezultat i cënimit të detyrimit ligjor: askujt të mos i shkaktohet dëm. Në qoftë se parimi i

ndalimit të shkaktimit të dëmit shkilet, atëherë sanksioni për të është vet shpërblimi i

dëmit të shkaktuar. Kur ndodhë një gjë e tillë, atëherë për të drejtën civile paraqitet një

fakt i ri sipas të cilit krijohen detyrimet midis palëve në raportin juridik civil. Për

ekzistencan e përgjegjësisë civile deliktore është me rëndësi të shkaktohet dëmi dhe ai të

jetë shkaktuar nga veprimi i ndaluar dhe i kundërligjshëm. Nuk themi që pasoja e

shkaktuar të jetë rezultat i veprimit të fajshëm të kryersit të dëmit, sepse faji i kryersit të

dëmit nuk kërkohet përherë të vërtetohet, por se ai mund të supozohet apo të mos

kërkohet fare – karakteristikë e përgjegjësisë pa faj (përgjegjësisë objektive).

Në kuadër të sistemit të sigurimit ekziston një mbrojtje nga një rrezik – sigurim

nga përgjegjësia. Me sigurimin nga përgjegjësia sigurohet pasuria dhe personat për dëmin

e shkaktuar nga sendet e rrezikshme dhe veprimtaritë e rrezikshme.

Me sigurimin nga përgjegjësia mbrohet edhe poseduesi i sendit të rrezikshëm dhe

shfrytëzuesi i veprimtarisë së rrezikshme nga pasojat finansiare për dëmin e shkaktuar

mbi pasurinë apo shëndetin e personave të tretë, pa fajin e tyre dhe pa fajin e

shfrytëzuesit të sendit të rrezikshëm51

. Marrë për bazë këtë, sigurimi nga përgjegjësia në

49

Shif më gjërsisht, Ramshtajn Ivan, vep. e cit. fq.163 50

Shih më gjër.:Luigi Desiderio, Temi e problemi di diritto della assicurazioni, Giuffrè Editore, Milano,

2010, fq. 135-140. 51

Marija T. Obreza, Osiguranje od odgovornosti za shtete od motornih vozila so naruçitim osvetim na

Jugoslavenskom Pravo, punim i doktoraturës, Sarajevë, 1988, fq. 12

Page 40: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

40

njërin aspekt është sigurim i pasurisë dhe në aspektin tjetër sigurim i personave52

.

Aplikimi i këtij lloji të sigurimit është i një rëndësie të madhe. Ai gjenë zbatim gjithënjë

më të gjërë në fushën e sigurimit, sodomos kur është fjala për mbulimin e përgjegjësisë

deliktore.

Sigurimi nuk e përjashton përgjegjësinë sepse këtu ndahet përgjegjësia nga

detyrimi për shpërblimin e dëmit. Sigurimi nga përgjegjësia është i ndërlidhur ngushtë

me sistemin e përgjegjësisë objektive për dëmet e shkaktuara me përdorimin e sendit të

rrezikshëm dhe rrënjësisht e ka ndryshuar pozitën juridike të të dëmtuarve dhe personave

me përgjegjësi kauzale53

. Përgjegjësia e dëmtuesit lidhet me përdorimin e sendit të

rrezikshëm dhe me parimet e përgjegjësisë objektive. I dëmtuari për realizimin e të

drejtës në shpërblim të dëmit nuk detyrohet të provojë fajin për shkaktimin e dëmit, veçse

të provojë ekzistencan e dëmit dhe lidhjen kauzale midis përdorimit të sendit dhe pasojës

së shkaktuar. Kjo është përgjegjësi pa faj dhe të njejtën e njeh edhe e drejta nacionale54

.

Sigurimi nga përgjegjësia nënkupton një marrëdhënie juridike midis të siguruarve,

siguruesit dhe personit të tretë. Të siguruarit në bazë të parimit të reciprocitetit dhe

solidaritetit bashkojnë një sasi mjetesh në fondin e siguruesit, kurse siguruesi do të

shpërblejë dëmin kur do të ndodhë ngjarja që përbën rastin e siguruar, ndërkaq, personi i

tretëështë ai i cili do të përjetojë dëmin.

Në rast të shkaktimit të dëmit, pronari i sendit të rrezikshëm si i siguruar, është i

detyruar të shpërblejë dëmin në bazë të rregullave të përgjithshme të përgjegjësisë

deliktore55

. Shmangie nga ky detyrim nuk ekziston, por këtu mund të shtrohet çështja e

ndarjes së shpërblimit të dëmit. I dëmtuari ka garancione për realizimin e të drejtës në

shpërblim të dëmit edhe sikur pronari, përkatësisht shfrytëzuesi i mjetit motorik do t‟i

shmanget detyrimit në fjalë apo nuk do të jetë në gjendje materiale që të shpërblej dëmin

e shkaktuar. . Ky garantim realizohet me zbatimin e rregullave për sigurim. Kontrata për

sigurim, në bazë të së cilës i siguruari ka deponuar sasi mjetesh në emër të primit të

sigurimit, garanton realizimin e shpërblimit të dëmit. Këtu vjen dhe shprehet lidhja

direkte e sigurimit dhe përgjegjësisë civile - deliktore. Vet evoluimi i sigurimit ka bërë që

ai të ndërthuret e ndërlidhet me përgjegjësinë civile-deliktore.

Fakti i zhvillimit të teknologjisë së avansuar i jep shtrirje ekzistencës së

përgjegjësisë objektive56

) dhe krijimit të raporteve midis sigurimit dhe përgjegjësisë

civile-deliktore.

Sigurimi nga përgjegjësia civile është kategori e sigurimit privat që ka karakter,

të detyrueshëm për mbrojtjen nga disa rreziqe që janë potenciale për shkaktimin e

humbjeve. Zakonisht sigurimi nga përgjegjësia civile kontraktohet ka të bëjëpër dëmet që

mund të rezultojnë nga sendet e rrezikëshme dhe veprimtaritë e rrezikëshme. Titullari i

një sendi të rrezikëshëm apo veprimtarie të rrezikëshme duhet të mbulohet me anë të

sigurimit, për humbjet që mund ti përjetojë, si rezultat i dëmit të shkaktuar personit të

52

Gavanski Branisllav, vep. e cit., fq. 2-5 53

Popoviç Velimir, Uticaj prava regresa osiguruvaça na gradjansku odgovornost sopstvenika motornih

vozila, punim i doktoraturës, Beograd, 1981, fq. 41 54

Nenet 174-198 të Ligjit mbi marrëdhëniet e detyrimeve (“Gazeta zyrtare e RM, nr.18/2001”, e datës

05.03.2001), në tekstin e mëtejmë LMD. 55

Popoviç Velimir, vep. e cit., fq. 42 56

Obreza T. Marija, vep.e cit. fq. 4

Page 41: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

41

tretë.57

Personi i tretë që mund të viktimizohet nga rreziku i sendit apo veprimtarive në

fjalë, është brenda erga omesit. Në momentin e lidhjes së kontratës ai është i pa ndarë nga

efektet e saj. Atëherë kur reziku do ta godet atë, ai individualizohet dhe futet mbrenda

marrëdhënies juridike të sigurimit. Siguruesi ka detyrim ligjor dhe kontraktual për

shpërblimin e dëmit ndaj këtij personi që ka përjetuar dëm nga sendet apo veprimtarit e

ndryshme të rrezikshme.

3.) Sigurimi social

Njeriu dhe pasuria e tij gjithnjë janë në situatat e rasteve të dëmëshme. Sigurimi

social, pikërisht është i lidhur me rreziqet që godasin njeriun. Rreziqet që mbulohen me

anë të sigurimit social janë ato të cilat shkaktojnë humbje për shkak të vdekjes së

parakohëshme, pleqërisë se thellë, sëmundjes, pamundësisë, papunësisë,etj. Rregullat e

sigurimit social paraqiten si mekanizëm për tranesferin e rrezikut nga individi, i cili nuk

është në gjendje të përballet me vetë ato tek një rreth më të gjërë personash. Personi që do

të sigurohet, por edhe të tjerët kanë përfitim të drejtëpërdrejt nga sigurimi social.

Sigurimi social është mekanizem për grupimin e rreziqeve dhe bartjen e tyre prej

individit në rrjetin social të sigurimit.Këtë rrjet, mekanizmat shtetërore e kanë ndërtuar

dhe kujdesen për funkesionimin e tij. Mbulimet që siguron kjo kategori e sigurimit kanë

karakter të detyrueshëm. Pra, detyrimi për sigurimin social është në duart e institucioneve

shtetërore. Progeramet sociale dedikohen për pleqërinë, paaftësinë, përkujdesjen

mjekësore, papunësinë etj. Hartimi dhe përkujdesja e këtyre progerameve janë në

juridiksionin e shtetit.

4.) Bashkësigurimi

Tregu i sigurimeve njeh edhe të ashtëquajturin“bashkësigurim”. Te

bashkësigurimi si sigurim paraqiten me shumë se një sigurues. Siguruesit kanë arritur

marrveshje që bashkarishtë të paraqiten në cilësinë e siguruesit gjatë kontraktimit të

sigurimit. Paraqitja e përbashkët gjatë lidhjes së kontratës i bënë ata që bashkarishtë të

futen në marrëdhënie juridike të sigurimit dhe bashkarishtë të ndajnë rrezikun. Kjo

nënkupton, që secili sigurues te bashkësigurimi merr pjesë në arkëtimin e primit të

sigurimit në mënyrë proporcionale, por kur do të shkaketohet rasti i sigurimit, secili prej

tyre mund t`i përgjigjet shpërblimit në tërësi të humbjeve të përmbuluara me sigurim.

Bashkësigurimi krijohet me lidhjen e kontratës për bashkësigurim. Në praktikë,

bashkësigurimi krijohet me autorizim dhe në menyrë fakultative. Tek bashkësigurimi që

krijohet me autorizim, siguruesit e ruajnë përgjegjësinë sipas reciprocitetit për ndarjen e

rrezikut. Siguruesit normalisht, marrëdhëniet midis tyre dhe pozitën juridike në raste të

paraqitjes së rastit të siguruar e kanë rregulluar që në momentin e krijimit të

bashkësigurimit. Ndërkaq, tek bashkësigurimi fakultativ, rreziqet do të mbulohen mbi

bazën e parimit të ofertës që ja bëjnë njëri sigurues, siguruesit tjetër në tregun e

sigurimeve. Siguruesi i bëne ofertë, që siguruesi tjetër të marrë përsipër që të mbulojë

rrezikun e cakëtuar që duhet të bashkësigurohet. Në qoftë se ai e pranon ofertën, atëherë

bëhet bashkësigurues. Bashkësigurimi në këtë rast krijohet me kontratë. Kontrata i

57

Shih më gjër.:Luigi Desiderio, Temi e problemi di diritto della assicurazioni, Giuffrè Editore, Milano,

2010, fq. 146-150.

Page 42: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

42

rregullon të gjitha marrëdhëniet midis bashkësiguruesit. Është me rendësi të theksohet se

te bashkësigurimi, përkundër faktit të ekzistencës të dy a më shumë siguruesëve, ka

mundësi që të ekzistojë siguruesi kryesor i cili do të paraqitet tek kontrata për sigurim, i

vetëm dhe vetë ti marrë rreziqet. Siguruesi kryesor do të procedojë mbi bazën e

autorizimit që ka nga bashkësiguruesit tjerë. Veprimet e tij, që në pranimin e ofertës për

lidhjen e kontratës së sigurimit dhe deri te shpërblimi i dëmit, konsiderohen se janë

ndërmarrë në emër dhe përllogari te të gjithë bashkësiguruesit. Nuk përjashtohet

mundësia që nëtë gjitha veprimet e ndërmarra në bashkësigurim të paraqiten të gjithë

bashkësiguruesit. Për të përfunduar në lidhje me bashkësigurimin, mund të themi se si

kategori juridike, bashkësigurimi nuk ka shtrirje të madhe në tregun e sigurimeve për

faktin se është tejet kompleks. Natyra juridike e bashkësigurimit krijon raporte midis

bashkësiguruesëve dhe të siguruarit dhe secili raport përfaqëson një fakt të vacantë

juridik.

5.) Risigurimi

Në tregun e sigurimeve, siguruesit duhen të jenë të aftë t`i shlyejnë të gjitha

detyrimet të karakterit ekonomiko-finansiar ndaj të siguruarëve. Siguruesi, duke e

ushtruar veprimtarinë e sigurimit, marrin përsipër të mbulojnë edhe rreziqet që poqese

shkaktohen krijojnë humbje të mëdha. Kapitalet finansiare të sigurimit për të mbuluar

humbjet, jo rrallë herë janë të pamjaftueshme. Në të gjitha situatat e kësaj natyre, për të

ruajtur aftësin paguese të humbjeve të mbuluara me sigurim, është paraqitur risigurimi.

Risigurimi është marrëdhënie midisë dy siguruesëve. Kjo marrëdhënie imponohet nga

ana e një siguruesi. Një sigurues që lidhë kontratë për sigurimin me objekt të një vlere të

madhe ekonomike, mbulimin e atyre humbjeve do ta realizojë mbi bazën e risigurimit.

Risigurimi krijohet me lidhjen e kontratës për risigurim midis dy siguruesëve. Në këtë

mënyrë krijohet rrjeti i përbashkët i siguruesëve në tregun e sigurimeve për lloje të

caktuara të sigurimit. Marrëdhënie juridike të risigurimit krijohen midis risiguruesit dhe

siguruesit. Siguruesi do të paguajë primin e sigurimit të cilen e arkëton risiguruesi, kurse

risiguruesi do të mbulojë pjesë ose shumën e siguruar që do të duhet të paguajë siguruesi

në rastet e paraqitjes të rastit të siguruar.58

I siguruari në raportet e risigurimit mbetet

jashtë. Ai nuk mund të merrë pjesë në lidhjen e kontratës për risigurimin. Që të kemi

risigurim, siguruesi duhet të ketë interes për një gjë të tillë, ndërkaq marrja e detyrimeve

nga risigurimi është parakusht për vlefshmërinë juridike të kontratës për risigurim. Nuk

duhet që çështja e risigurimit të ndërlidhet me iteresin e siguruesit. Edhe sikure siguruesi

të bie në insolvencë, i siguruari nuk ka të drejtë që t`i drejtohet risiguruesit, meqë

risigurimi është një segment i aktiviteteve të brendëshme të siguruesit në fushën e

sigurimit. Pagesa e shpërblimit nga risigurimi nuk duhet ti kalojë të drejtat e sigurimit në

raport me personat e tretë, përgjegjës për shkaktimin e rastit të siguruar. Vetëm siguruesi

mund të kërkojë rimbursimin e shumës së siguruar të paguar,për humbjt që janë

shkaktuar me fajin e personit të tretë. Risigurimi mbi bazën e rregullave të sigurimit ka të

drejtë që poashtu, të lidhë kontratë për risigurim me një risigurues tjetër. Kjo mundësi në

të drejtën e sigurimeve njihet si retrocesion. Përdorimi i retrocesionit nuk përfaqëson

mundësinë që lënda e risigurimit praktikisht të kthehet te siguruesi. Kjo mundëson

humbjen e efektit e risigurimit. Në këtë formë nuk mbrohet siguruesit nga insolvenca.

58

Aleksandar Nikolovski, Sigurimi dhe risigurimi, Shkup, 1997, fq. 27-35.

Page 43: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

43

Sikur risigurimi të kufizohet dhe të këtë përjashtime duke lënë anash sigurimin, atëherëdo

të mund që ky risigurim të efektuohet juridikisht.

Te risigurimi dy apo më shumë sigurues paraqiten në pozitë të njejtë.

Risigurimi me marrje pjesë në risigurim, merr përsipër që të mbulojë tërë rrezikun pa

marrë parasyshë faktin se siguruesi mund të ketë kapacitet finansiar për t`i mbuluar ato

edhe pse praktikisht shuma e risigurimit mund të jetë me e madhe se shuma e sigurimit.

Edhe rreziqet që mund të shkaktohen, risigurimi merr përsipër me vëllim më të vogël se

sigurimi. Risigurimi krijon raporte midise risiguruesve ose raporte midis risiguruesit dhe

siguruesit. Në kuadër të këtyre raporteve, dallohen edhe llojet e ndryshme të kontratave

për risigurim. Kështu në literaturë për risigurimin njihen: kontrata individuale për

risigurim dhe kontrata e përgjithëshme për risigurim, kontratat e plota dhe të pjestueshme

për risigurim, kontratat aktive dhe pasive për risigurim. Marrë për bazë faktin e transferit

të detyrimeve të risigurimit, mënyrat e tranesferit të tyre në raport me detyrimet e

siguruesëve ndaj të siguruarve, trajtimi i llojeve të risigurimit është orientuar në ndarje të

tjera edhe ate: risigurimin kualitativ, risigurimin ekscedent dhe risigurimin e dëmit të

tepruar. Risigurimi kualitativ është ai risigurim ku siguruesi do të ketë tek risiguruesi një

pjesë apo kuotë nga ajo çka është lëndë e risigurimit. Kontrata për risigurim kuantitativ

mundëson marrjen përsipër të detyrimit për të mbuluar një pjesë nga rreziku i siguruar si

dhe arkëtimin poashtu të pjesëshëm të primit të sigurimit. Risigurimi ekscedent është ai

kontraktim që realizohet me qëllim që të zbrapset apo amortizohet rreziku brenda një

njësie sigurimi. Në themelet e këti sigurimi, qëndron koncepti teknik dhe aftësia

finansiare e sigurimit. Gjatë ushtrimit të veprimtarisë së sigurimit , siguruesi ka mundësi

që një pjesë të rreziqeve t`i mbulojë vetë, kurse pjesën tjetëre ta bartë me kontrate

risigurimi. Një ndarje e tille rezulton nga aftësia finansiare për të mbuluar dhe varet nga

rreziqet finansiare që kanë siguruesit. Pra, kriter kryesor për lidhjen e kontratës për

risigurim ekscedent është kufiri që ndanë shumën e humbjeve që mund ti mbulojë

siguruesi dhe shumën tjetër që bartet tek risiguruesi. Risigurimi i dëmit të tepruar është

ajo formë e risigurimit që ka për objektë mbulimin e humbjeve të cilat duhen të

shpërblehen që në momentin e shkaktimit të dëmit, të cilin në një shumë të caktuar e

realizon siguruesi, kurse shumën tjeter do ta bartë risigurimi. Pra, gjatë kontraktimit të

sigurimit, me kontratë praktikohet që në rastin e paraqitjes së rastit të siguruar, mbulimin

e humbjeve deri në kufirin e caktuar ti realizojë siguruesi, kurse shumën e humbjeve tjera

eventuale jashtë ati kufiri, do ti mbulojë risiguruesi. Si përfundim, nga ky trajtim mund të

themi, se risigurimi në tregun e sigurimeve është shfaqurë për forcimin e kapaciteteve

finansiare dhe teknike tek siguruesi në të gjitha rastet kur ata janë të pamjaftueshme

brenda kapaciteteve finansiare tënjë siguruesi. Kjo është forma apo mekanizmi për të

ruajtur aftësinë për të mbuluare humbjet që paraqesin lëndë të sigurimit.

6.) Sigurimit nga përgjegjësia automobilistike

Në origjinën e sigurmit qëndron pasiguria, pasiguria për të ardhmen që

karakterizon gjendjen e njeriut apo pretendimi i njeriut dhe nevojës së tij për të pasur një

siguri dhe komoditet jetësor.59

59

shih: Luigi Desiderio, Temi e problem di diritto della assicurazioni, Giuffrè Editore, Milano, 2010, fq. 7.

Page 44: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

44

Sigurimi nga përgjegjësia automobilistike në esencë është sigurim nga

përgjegjësia. Sigurimi nga përgjegjësia ka një zhvillim të hershëm. Ai ka lindur dhe është

zhvilluar me paraqitjen dhe zhvillimin e revolucionit industrial të shek.XIX. Epoka

mesjetare është fillimi i zhvillimit të sigurimit. Në literaturën mbi sigurimin, flitet për

Kontratat e bëra në Hamburg më 1591, për instalimin e reciprocitetit të pastër dhe

solidaritetin kundër dëmeve nga zjarri. Nevoja për tu siguruar këtë lloj dëmtimi është

ndjerë në të gjitha ato vende ku shtëpitë janë ndërtuar kryesisht prej druri. Ekspozimi

ndaj këtij rreziku në Angli më 1666 ka bërë që të themelohen dy kompani të

specializuara: Fire Office dhe Friendly Society Fire Office.60

Ekziston edhe mendimi

tjetër se ky lloj i sigurimit është paraqitur qysh në kohën e aktit juridik “Ordonence de la

Marine” e vitit 168161

. Ky akt juridik përmban klauzula me të cilat u mundësohej

pronarëve të anijeve të sigurohen nga dëmi, të cilin e shkaktonte kapiteni i anijes apo stafi

i anijes me fajin e tyre62

. Lidhja njerëzore mbi bazën e solidaritetit nga një burim rreziku

apo dëmi i shkatuar brenda një komuniteti, në qytet, kishë, korporata profesionale apo

organizim të esnafëve në shek. X, peshkatarëve për dëmtimet e barkave të humbura nga

era dhe shembjet, kundër zjarreve dhe mbytjeve, është bërë me qëllim të ndarjes së

humbjeve dhe fitimit. Me evoluimin e mëtejshëm të sigurimit zgjerohet përfshirja e

mbulimit të dëmit. Sigurimi filloi të përfshi edhe mbulimin e dëmit të shkaktuar

personave të tretë nga ana e kapitenit dhe stafit të anijes. Në Itali, kompania e para të

sigurimit kundër dëmtimit nga zjarri është Banka e Sigurimit që daton nga viti 1786.63

Mendohet se sigurimi nga përgjegjësia, s‟pari paraqitet në Francë. Këtu në shek.

XVIII lind sigurimi nga rreziku i zjarrit. Sigurimi i sendeve nga zjarri dhe sigurimi i

përgjegjësisë së pronarit të atyre sendeve në raport me personat e tretë të dëmtuar filloi të

aplikohet për së pari herë nga enti për sigurim “Kompanie Royale d‟assurance”64

.

Sigurimi i përgjegjësisë të pronarit të mjetit motorik dhe mjeteve të huaja për dëmet e

shkaktuara personave të tretë është mbuluar për së pari herë nga shoqëritë e para për

sigurime: “l‟Automedan” dhe “La Seine” më 182565

.

Në vitin 1871, Gjermania miratoi ligjin mbi përgjegjësinë më të ashpër për dëmet

e shkaktuara nga drejtimi i mjeteve të rrezikshme, me të cilin veç të tjerash parashihej

edhe shpërblimi i detyrueshëm i dëmit nga ana e pronarit të hekurudhës, minierës,

fabrikës, pa marrë për bazë ekzistencan e fajit të personave të dëmtuar66

.

Si në çdo vend tjetër, edhe në Zvicër, së pari paraqitet përgjegjësia objektive (pa

faj) e, më pas, lind sigurimi nga përgjegjësia. Në këtë kuadër, më 1875 Zvicra nxjerrë

rregullativën ligjore në fushën e sigurimit “Eisenbahnhaft pfitch gestz”, pastaj më 1869

Austria, etj. Sigurimi nga përgjegjësia zhvillohet dhe merr shtrirje institucionale. Në këtë

mënyrë krijohet rregullativa ligjore për kontraktimin e sigurimit të detyrueshëm nga

60

Ibid, fq.10. 61

Në tregun e sigurimeve bazuar në veprat noteriale të hartuara në Genoa dhe që datojnë nga viti 1347,

modaliteti i marrjes peng dhe shitjes në transportin e mallërave nuk arrijnë në destinacionin e caktuar.

Transportuesi paguan çmimin në rast aksidenti dhe asgjësimin e mallërave. Nëse transporti kryhet me

sukses, atëherë kontrata e marrjes peng apo shitjes ndërpritet. Në lidhje me këtë qëndrim shih: : Luigi

Desiderio, Temi e problem di diritto della assicurazioni, Giuffrè Editore, Milano, 2010, fq. 9 62

shih: Luigi Desiderio, Temi e problem di diritto della assicurazioni, Giuffrè Editore, Milano, 2010,fq.7-8. 63

Ibid. fq.11 64

Predrag Sulejiç, Osiguranje od gradjanske odgovornosti, Beograd, 1967, fq. 17 65

Ibid. fq. 18 66

Obreza T. Marija, vep.e cit. fq. 20

Page 45: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

45

përgjegjësia. Të gjitha shtetet miratojnë ligje të veçantë për sigurimin e detyrueshëm nga

përgjegjësia. S‟pari një ligj të tillë e ka sjellur Austria në vitin 190867

. Kontraktimi i

sigurimit të detyrueshëm nga përgjegjësia inkorporohet në sistemet juridike të të gjitha

vendeve.

Sigurimi nga autopërgjegjësia ka karakter pasuror dhe mbron interesat pasurore të

të dëmtuarit. Funksioni i tij nuk shtrihet vetëm ndërmjet siguruesit dhe të siguruarit, por

edhe në një palë e cila nuk është kontraktuese e sigurimit nga autopërgjegjësia. Çka do të

thotë se me sigurimin nga autopërgjegjësia mbrohet një person i panjohur i cili rrezikohet

nga shkaktimi i një dëmi nga ana e një sendi të rrezikshëm apo veprimtarie të rrezikshme.

Legjislacioni i Republikës së Shqipërisë, nënenin 2 të Ligjit për sigurim të detyrueshëm

në sektorin e transportit ka institucionalizuar fushën e veprimit të sigurimit nga

autopërgjegjësia, duke përcaktuar se sigurimi i detyrueshëm në sektorin e transportit

përfshinë: sigurimin e pasagjerëve nga aksidentet në transportin publik, sigurimin e

përgjegjësisë së pronarit ose të përdoruesit të mjetit motorik, që në vijim do të referohet si

sigurimi i pronarit, për dëmet shkaktuar palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti,

sigurimin e përgjegjësisë së pronarit ose të përdoruesit të avionit, që në vijim do të

referohet si sigurimi i pronarit, për dëmet shkaktuar palëve të treta dhe pasagjerëve nga

përdorimi i këtij avionic, sigurimin e përgjegjësisë së pronarit ose të përdoruesit të mjetit

lundrues, që më vijim do të referohet si sigurimi i pronarit, për dëmet shkaktuar palëve të

treta nga përdorimi i këtij mjeti.

Edhe e drejta nacionale e Maqedonisë, sigurimin nga autopërgjegjësia e

kualifikon si sistem i sigurimit të detyrueshëm68

. Sipas kësaj, të gjithë pronarët,

përkatësisht shfrytëzuesit e mjeteve motorike në pronësi shoqërore dhe atyre në pronësi

private janë të detyruar të kontraktojnë sigurim nga përgjegjësia për dëmet që mund t‟u

shkaktohen personave të tretë. Sigurimi i detyrueshëm nga përgjegjësia, paraqet një

detyrë ligjore për çdonjërin, aktivitetet e të cilëve mund të shkaktojnë dëm, dhe që së

bashku me personat e tyre që merren me atë aktivitet, të marrin pjesë në riparimin e çdo

dëmi i cili do të kishte rrjedhur nga aktivitetet e tyre69

. Ajo paraqet barrë për siguruesit,

mirëpo e socializon rrezikun dhe në mënyrë të kënaqshme e zgjidhë çështjen e

shpërblimit të dëmit. Bashkësitë për sigurime marrin rolin e organizatorit dhe

67

Ibid. fq. 21 68

Neni 57 i Ligjit për sigurim të pasurisë dhe personave (“Gazeta zyrtare e RM-së nr. 49/97, e vitit 1997)

në tekstin e mëtejmë LSPP 69

E drejta franceze në nenin L211-1 të Kodit të sigurimeve, i ka përcaktuar personat që ngarkohet me

përgjegjësi civile për dëmin e shkaktuar me mjetin motorik. Çdo person fizik ose juridik, duhet të ketë

mbulesë sigurimi për përgjegjësinë civile për dëmin e shkaktuar palëve të treta me përfshirjen e mjetit

motorik. Edhe Ligji për sigurimin e detyrueshëm nga autopërgjegjësia i Republikës së Kosovës në nenin 7

ka institucionalizuar natyrën dëtyruese të sigurimit nga autopërgjegjësia: Pronari i mjetit motorik detyrohet

të lidhë kontratë të sigurimit. Siguruesi detyrohet të lidhë kontratën e sigurimit të detyrueshëm në

përputhje me dispozitat e ligjit, si dhe kushtet dhe primet e sigurimit në fuqi. Po ashtu është përcaktuar se

mjeti motorik, para se të inkuadrohet në trafik dhe deri sa të pajiset me dokument të regjistrimit, duhet të

pajiset me sigurim të autopërgjegjësisë. Edhe Ligji për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit të

Republikës së Shqipërisë në nenin 4 ka përcaktuar natyrën detyruese të sigurimit nga autopërgjegjësia:

Pronari i çdo mjeti transporti, përpara përdorimit të mjetit, është i detyruar të lidhë një kontratë sigurimi, si

dhe të sigurojë rinovimin e saj për aq kohë sa mjeti i transportit do të mbetet në qarkullim. Po kështu, Kodi

i sigurimit privat italian (7 shtator 2005 Legjislative Dekreti. 209), në nenin 122 ka përcaktuar rregullën:

automjetet që lëviznin mbi shina, përfshirë trolejbusat dhe rimorkiot, nuk mund të vihen në qarkullim në

rrugët publike apo zona të përcaktuara në qoftë se ata nuk janë të mbuluara nga sigurimi për përgjegjësinë

ndaj palëve të treta.

Page 46: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

46

ndërmjetsuesit. Ata duhet që të shpërndajnë rrezikun në të gjithë personat e siguruar, dhe

në formën e primit të sigurimit të shpërbjejnë dëmin për të cilin përgjegjës do të ishin

ndonjëri nga ata70

.

Legjslacioni i Maqedonisë e lejon mundësinë e aplikimit të rregullave për

shpërblimin e dëmit personave të tretë, të shkaktuar nga mjeti motorik i paidentifikuar.

Kur personi fizik i dëmtuar të cilit i është shkaktuar dëmi nga përdorimi i mjetit motorik

të paidentifikuar, ka të drejtë të parashtrojë kërkesën për dëmshpërblim Byrosë për

sigurime. Personi fizik i dëmtuar ka të drejtë dëmshpërblimi për dëmet që vijnë si rezultat

i vdekjes, dëmtimeve trupore apo përkeqësimit të shëndetit deri në shumën e përcaktuar

me ligji. Sipas rregullave të përgjegjësisë civile deliktore, në rastet kur dëmi shkaktohet

nga mjeti motorik i paidentifikuar, atëherë bëhet fjalë për një raport juridik ku mungon

njëra palë – dëmtuesi, i cili duhet të përgjigjet për pasojen e shkaktuar. Meqë ai mungon,

atëherë nuk mund të flitet për lindjen e përgjegjësisë civile deliktore. I dëmtuari vet do të

ngarkohet pa patur mundësi që të kërkojë shpërblimin e dëmit nga dëmtuesi. Pozita e të

dëmtuarit në këto raste është shumë e palakmueshme – ngelet pa mbrojtje juridike dhe

pasojat bien mbi kurriz të tij.

Marrë për bazë këtë, ligjvënësi ka bërë zgjidhjen ligjore, duke garantuar mënyrën

e mbrojtjes juridike të të dëmtuarit, i cili përjeton dëm nga mjeti motorik i paidentifikuar.

Kështu, personi i dëmtuar të cilit i është shkaktuar dëm me përdorimin e mjetit

motorik të pa identifikuar, ka të drejtën të kërkojë shpërblimin e dëmit për shkak të

vdekjes, dëmtimeve trupore apo cënimin e shëndetit nga Bashkësia për sigurime që kryen

sigurim nga autopërgjegjësia dhe atë në lartësinë e vlerës më të ulët në të cilën doemos

duhet të përgjigjet siguruesi nga autopërgjegjësia të mjeteve motorike.

Ligjvënsi këtu ka marrë për bazë presumsionin se pronari, përkatësisht

shfrytëzuesi i mjetit motorik të paidentifikuar ka të kontraktuar sigurim të detyrueshëm

nga autopërgjegjësia dhe natyrën juridike të sigurimit nga autopërgjegjësia, e cila i

mundëson personit të dëmtuar të realizojë të drejtën në shpërblim të dëmit të shkaktuar

nga përdorimi i mjetit motorik.

Dëmet nga mjeti motorik i paidentifikuar e mbulojnë të gjitha bashkësitë për

sigurime që bëjnë sigurim nga autopërgjegjësia në territorin e Republikës së Maqedonisë,

proporcionalisht me primin që e realizojnë në këtë lloj të sigurimit në raport me primin e

përgjithshëm të realizuar në territorin e Republikës së Maqedonisë për këtë lloj sigurimi.

Nëse dëmi është shkaktuar me mjetin motorik të paidentifikuar, bashkësia për

sigurime që ka paguar shpërblimin personit të dëmtuar ka të drejtë regresi n.q.s. gjendet

mjeti motorik me të cilin është shkaktuar dëmi nga bashkësia për sigurime tek e cila

është lidhur kontrata për sigurim nga përgjegjësia për dëmin e shkaktuar me mjetin

motorik.71

Rastet kur dëmi shkaktohet me mjetin motorik të paidentifikuar paraqiten dy

situata: e para kur mjeti motorik më vonë identifikohet dhe e dyta, kur mjeti motorik nuk

identifikohet më vonë. Nëse gjendet mjeti motorik, me përdorimin e të cilit është

shkaktuar dëmi, bashkësia për sigurime që e ka mbuluar dëmin, e gëzon të drejtën e

regresit ndaj bashkësisë për sigurime tek e cila është kontraktuar sigurimi nga

autopërgjegjësia. Në qoftë se mjeti motorik nuk është i siguruar apo atë e ka drejtuar

70

shih: po aty, fq. 1160 71

Toshevski Bllagoja, vep. e cit. fq. 142

Page 47: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

47

drejtuesi i paautorizuar, atëherë zbatohen rregullat si në rastet kur dëmi shkaktohet nga

mjeti motorik i pasiguruar apo që është drejtuar nga drejtuesi i paautorizuar.

I dëmtuari, poashtu ka të drejtë të kërkojë dëmshpërblim për dëmet në sende,

duke përjashtuar dëmet në mjete motorike, të shkaktuara nga përdorimi i mjetit motorik

të paidentifikuar.72

Po kështu, edhe legjislacioni i Republikës së Shqipërisë në lidhje me

shpërblimin e dëmeve të shkaktuara nga përdorimi i mjeteve të paidentifikuara ka

përcaktuar se pala e dëmtuar ka të drejtë të drejtojë kërkesën për dëmshpërblim te byroja

për dëme, të shkaktuara nga përdorimi i mjeteve të paidentifikuara.73

E drejta e sigurimeve e Republikës së Maqedonisë, në Ligjin për sigurimin e

personave dhe pasurisë, neni 66 pika 1, e ka institucionalizuar të drejtën për

dëmshpërblim për dëmin e e shkaktuar nga mjeti motorik i paregjistruar, përkatësisht që

kontrata për sigurim i është skaduar. Në rastet kur për dëmin është përgjegjës ndonjë

person i tretë, i cili nuk ka lidhur kontratë për sigurim nga autopërgjegjësia, as që ka

detyrim për të lidhur një kontratë të tillë, kurse bashkësia për sigurime e ka paguar

shpërblimin e dëmit personit të dëmtuar, sipas parimit të përgjegjësisë shkakësore, ajo ka

të drejtë rimbursimi në lartësinë e shumës së paguar personit të tretë i cili është

përgjegjës për shpërblimin e dëmit. E drejta e regresit e siguruesit ndaj personit që nuk e

ka cilësinë e personit të siguruar gjenë zbatim në rastet kur është kompensuar dëmi i

shkaktuar nga mjeti motorik i pasiguruar, përkatësisht kur nuk ekziston kontrata për

sigurim. Dëmshpërblimi nga përdorimi i mjetit motorik të pasiguruar është paraparë edhe

në legjislacionin e Kosovës.74

Po kështu, edhe Ligji për sigurim të detyrueshëm në

sektorin e transportit të Republikës së Shqipërisë e ka paraparëshpërblimin e dëmeve të

shkaktuara nga përdorimi i një mjeti motorik të pasiguruar.75

Dëmshpërblimi nga përdorimi i mjetit motorik të pasiguruar do të realizohet në

rastet kur personi i dëmtuar të cilit i është shkaktuar dëmi brenda territorit të

Republikës së Kosovës nga një mjet motorik, pronari i të cilit nuk është i mbuluar nga

sigurimi i autopërgjegjësisë, ka të drejtë të kërkojë dëmshpërblimin e dëmit nga Byroja.

Byroja garanton për detyrime në kuadër të limiteve të përcaktuara me ligji. Në rastet e

këtilla, Byroja mund t‟ia delegojë trajtimin dhe pagesën e këtyre dëmeve njërit prej

anëtarëve të vet ose një strukture të specializuar për trajtimin e dëmeve të licencuar nga

Banka Qendrore e Kosovës, e cila është e detyruar të trajtojë dhe të paguajë dëmin me

shpenzimet e fondit të shpërblimit. Në rastet e realizimit të dëmshpërblimit, byroja ka të

drejtë regresi për këto dëme nga personi përgjegjës dhe atë për shumën e paguar,

shpenzimet dhe kamatat.

Realizimi i dëmshpërblimit duhet të realizihet edhe në rastet kur dëmi është

shkaktuar nga mjeti motorik i pasiguruar me regjistrim të huaj. Pala e dëmtuar të cilës i

është shkaktuar dëm nga një mjet motorik me regjistrim të huaj i pajisur me dokument

72

Legjislacioni i Republikës së Kosovës në Ligjin për sigurim të detyrueshëm nga autopërgjegjësia në

nenin 20 ka përcaktuar të drejtën për dëmshpërblim nga mjetet motorike të paidentifikuar duke paraparë

detyrimine e të dëmtuarit që dëmin e shkaktuar nga mjeti motorik i paidentifikuar, t‟ia raportojë policisë së

trafikut rrugor, në afat prej shtatë (7) ditësh në rast të dëmit në pasuri dhe në afat prej tridhjetë (30) ditësh

në rast të dëmit në persona nga dita e aksidentit. I dëmtuari gjithashtu ka për detyrim të paraqes rastin në

Byro në afat prej nëntëdhjetë (90) ditësh. 73

Neni 30 i Ligjit për sigurim të detyrueshëm në sektorin e transportit i Republikës së Shqipërisë. 74

Neni 18 i Ligjit për sigurim të detyrueshëm nga autopërgjegjësia të Republikës së Kosovës. 75

Krahaso përmbjatjen e nenit 29.

Page 48: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

48

ndërkombëtar të sigurimit, ka të drejtë t‟i parashtrojë kërkesë dëmshpërblimi Byrosë.

Byroja garanton për detyrime deri në shumat e sigurimit të përcaktuara me ligj.

Përveç këtyre rasteve, e drejta e sigurimeve e Republikës së Maqedonisë njeh të

drejtën për dëmshpërblim edhe në rastet kur dëmi është shkaktuar nga ana e drejtuesit të

paautorizuar të mjetit motorik76

.Për dëmin e shkaktuar personit të tretë, me mjetin

motorik të drejtuar nga drejtuesi i paautorizuar, nuk do të përgjigjet pronari i mjetit

motorik, por drejtuesi i paautorizuar i mjetit motorik. Personi i tretë i dëmtuar të drejtën

për shpërblim të dëmit ka të drejtë të kërkojë nga bashkësia për sigurime, sepse ajo është

e detyruar sipas dispozitave ligjore që t‟u përgjigjet kërkesave të tilla. Bashkësia për

sigurime, e cila ka bërë shpërblimin e dëmit, ka të drejtën e regresit për shumën e paguar

për shpërblimin e dëmit ndaj drejtuesit të paautorizuar që e ka drejtuar mjetin motorik.

Si persona të paautorizuar që e drejtojnë mjetin motorik, sipas dispozitave të

Ligjit për sigurimin e pasurisë dhe personave, konsiderohen: personat që e drejtojnë

mjetin motorik pa leje të vozitjes (patent shoferi), personat që e drejtojnë mjetin motorik

pa mbikqyrjen e vozitësit të autorizuar – instruktorit që stërvit për drejtimin e mjetit

motorik në komunikacion, personat që e drejtojnë mjetin motorik pa dijeninë e pronarit,

përkatësisht shfrytëzuesit të mjetit motorik, personat që në mënyrë të kundërligjshme

kanë vënë posedimin mbi mjetin motorik dhepersonat që e kanë drejtuar mjetin motorik

nën ndikimin e alkoolit.

Statusi i drejtuesit të mjetit motorik që nuk posedon leje të vozitjes (patent shofer)

nuk është ai i personit të paautorizuar, sepse mund të ndodhë që personi të mos ketë leje

të vozitjes por posedon autorizim për shfrytëzimin e mjetit motorik. Në të gjitha këto

raste, mendojmë se përsëri mbetet raporti midis siguruesit dhe të siguruarit në rastet e

shkaktimit të dëmit nga mjeti motorik të cilin e detyron drejtuesi pa leje të vozitjes, i cili

deri në posedimin e mjetit motorik nuk ka ardhur në mënyrë të kundërligjshme.

Situata është e qartë, sepse kontrata për sigurim nga autopërgjegjësia, nuk është e

lidhur vetëm me sigurimin e përgjegjësisë së pronarit të mjetit motorik, por edhe të

personave tjerë të autorizuar. Në të gjitha rastet e tjera, siguruesi e gëzon të drejtën e

regresit ndaj drejtuesit të paautorizuar të mjetit motorik në lartësinë e shumës së paguar

personit të tretë të dëmtuar.

Në këtë drejtim vlen të theksohet se Gjykata Supreme e Republikës së Sllovenisë

në vendimin - çështjen II IPS 4/2003 duke gjykuar aksidentin e trafikut të shkaktuar nga

një mjet i huaj motorik, ka njohur shtrirjen e rregullave të së drejtës së sigurimeve edhe

në rastin kur mjeti motorik është marrë në mënyrë të paligjshme nga pronari, përkatësisht

është drejtuar nga një drejtues i paautorizuar në momentin e shkaktimit të dëmit.

Drejtuesi i mjetit motorik i cili në aksidentin e shkaktuar duke u përplasur në një mjet

tjetër motorik të parkuar përfshihet në mbulesën siguruese. Ai ka të drejtë në shpërblim të

dëmit mbi bazën e sigurimit të detyrueshëm.

Ndërkaq, Ligji për sigurim të detyrueshëm nga autopërgjegjësia i Republikës së

Kosovës në nenin 21 ka paraparë realizimin e kësaj të drejte në rastin e likuidimit apo

falimentimit të siguruesit. Me fillimin e procedurës së likuidimit, pala e dëmtuar ka të

drejtë të paraqes kërkesën për dëmshpërblim Likuidatorit të emëruar nga Bankës

Qendrore të Kosovës. Pas përfundimit të procedurës së likuidimit dhe falimentimit,

bazuar në vendimin e plotfuqishëm të organit kompetent, kërkesat e pashqyrtuara dhe të

pa trajtuara nga komisioni likuidues, automatikisht bartën tek Byroja. Në lidhje me këto

76

neni 63, e LSPP

Page 49: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

49

rrethana, legjislacioni i Republikës së Shqipërisë ka përcaktuar se në rast të pagesës së

dëmeve gjatë kryerjes së procedurave të falimentimit të shoqërisë së sigurimit, byroja ka

të drejtë të rimbursohet nga shoqëria e sigurimit, që është nën procedurat ligjore, për

masën e dëmeve të paguara, shpenzimet dhe interesin e pagueshëm. Për sa kohë

zhvillohen procedurat e falimentimit, byrosë i lind e drejta e shpërblimit për të gjitha

shumat nga gjendja e shoqërisë së sigurimit.77

Sigurimi nga autopërgjegjësia zanafillën e vet e ka të hershme. Propozimi i parë

për sjelljen e ligjit mbi sigurimin e detyrueshëm të autopërgjegjësisë është pregatitur në

vitin 1906 në Belgjikë78

. Çështja e sigurimit nga autopërgjegjësia, më vonë më 1959 në

Austri bëhet objekt rregullimi i ligjit federativ mbi përgjegjësinë për shpërblimin e dëmit

në aksidentet, më 1967 edhe i ligjit federativ mbi komunikacionin e automjeteve dhe më

vonë i një numri të madh të akteve nënligjore79

. Në Francë, rregullativa ligjore mbi

sigurimin nga autopërgjegjësia daton prej vitit 1958, në Spanjë prej vitit 1962 dhe në

Holandë prej vitit 1965. Rregullim të hershëm ligjor të kësaj materie ka pasur Finlanda

prej vitit 1925, Norvegjia prej vitit 1926, Zvicra prej vitit 1929, etj80

.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e kanë pranuar sistemin e sigurimit të

detyrueshëm nga autopërgjegjësia përveç Masaçustes që ka përqafuar një sistem të tillë,

që nga viti 192781

. Sigurimi nga autopërgjegjësia në zanafillën e vet ka ekzistuar si sistem

i sigurimit vullnetar82

. Sigurim nga autopërgjegjësia kanë kontraktuar vetëm personat të

cilat kanë llogaritur se me përdorimin e mjetit motorik mund të bartin përgjegjësi civile-

deliktore në rast të shkaktimit të dëmit ndonjë personit të tretë. Kjo praktikë është treguar

joefikase. Personat e tretë të dëmtuar kanë mundur të realizojnë të drejtën në shpërblim të

dëmit, kushtimisht në qoftë se pronari i mjetit motorik ka lidhur kontratë për sigurim nga

autopërgjegjësia. Madje, ky sistem i sigurimit ka tërhequr vëmendjen e një numri të vogël

të të siguruarve dhe ka sjellur një lartësi të madhe të primit të sigurimit.

Me zhvillimin e teknologjisë së avancuar, numri i fatkeqësive në komunikacion

rritej. Kjo ka determinuar që sistemi vullnetar i sigurimit të autopërgjegjësisë të braktiset

dhe të vijë e të aplikohet sigurimi i detyrueshëm nga autopërgjegjësia. Për pjesmarrësit në

komunikacion, paraqiten ndryshime pozitive. Personave të dëmtuar u garantohet

shpërblim më të sigurt, kurse personave përgjegjës mbrojtje83

.

Mbrojtja e personave përgjegjës është e një rëndësie të veçantë. Personat e

dëmtuar kanë garancione për realizimin e së drejtës në shpërblim për dëmtimet e

përjetuara, sepse pronari përkatësisht shfrytëzuesi i mjetit motorik është përgjegjës edhe

për rastet kur nuk mund të provohet faji apo faji i supozuar84

. Së këndejmi, përgjegjësia

deliktore - civile për shkaktimin e dëmit, manifestohet edhe përtej fajësisë apo të

provuarit të fajit të kryersit të dëmit.

77

Krahaso përmbajtjen e nenit 31 të Ligjit për sigurim të detyrueshëm në sektorin e transportit i Republikës

së Shqipërisë. 78

Cituar sipas Nikçi Besnik, Pravni polazhaj oshteçenih lica u obaveznim osiguranju od autoodgovornosti,

Prishtinë, 1986, fq. 11 79

Gavanski Branisllav, vep.e cit. fq. 21 80

Shih: Nikçi Besnik, vep.e cit. fq. 12 81

Shih: Maria T. Obreza, vep.e cit. fq. 45 82

Toshevski Bllagoja, vep.e cit. fq. 124 83

Po aty, fq. 124 84

Nenet 159-165 të LMD-së

Page 50: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

50

Në Maqedoni, sigurimi i detyrueshëm, fillimisht është zbatuar vetëm në

komunikacionin automobilistik publik85

. Ligji për ndërmarrjet transportuese të personave

dhe mallrave me mjete motorike ka paraparë kontraktim të sigurimit nga përgjegjësia për

dëmet që do t‟u shkaktohen udhëtarëve dhe personave të tjerë86

. Me këtë ligj nisë

zanafilla e sigurimit të detyrueshëm. Më vonë, në vitin 1934, në vend nxjerren

rregullativa tjera ligjore për këtë lëmë, ku më 30 korrik të po të njejtit vit, nxirret

rregullore për sigurimin e detyrueshëm për ndërmarrjet transportuese, pastaj më 1 gusht,

Ministria për tregëti dhe industri nxjerr Kushtet e përgjithshme për sigurim të

detyrueshëm ligjor për ndërmarrjet që bënin transportin e personave me mjete motorike.

Aktet e tilla parashihnin shpërblimin e dëmit të shkaktuar me mjetin transportues si:

shkaktimin e vdekjes, dëmtimeve trupore, cënimin e shëndetit, asgjësimin e pasurisë etj.

Shkaktimi i dëmit si më lartë, paraqet rast të siguruar. Shtrirja e veprimit juridik të

sigurimit, këtu kushtëzohet me pagimin e primit nga ana e transportuesit, megjithëse

secili nga transportuesit publik ka qenë i detyruar ta paguajë atë paraprakisht që të mund

të merr leje për punë.

Komiteti Kombëtar i Çlirimit të Jugosllavisë, më datë 01.03.1945, ka marrë

vendim për bashkim apo inkuadrim në një Ent unik shtetror për sigurim dhe risigurim të

të gjithë organizatave siguruese87

, i cili është emërtuar “Enti shtetëror i sigurimit”. Ky

ent, para së gjithash ka pasur për detyrë të bëjë sigurimin e të gjithë pasurisë shtetrore dhe

publike nga zjarri dhe rreziqet e tjera, të udhëheqë të gjitha sigurimet e detyrueshme

përveç atij social, të bëjë risigurimin për të gjitha sigurimet nga puna. Gjatë vitit 1948, në

vendet e ish-Jugosllavisë (ku Maqedonia ishte pjesë e Jugosllavisë), nxjerret rregullore e

posaçme për sigurim të detyrueshëm të udhëtarëve në autokumunikacionin publik për

rastet nga fatkeqësitë e komunikacionit88

. Më 1958, sigurimi i detyrueshëm bëhet objekt

rregullimi i një urdhërese të posaçme të lidhjes së Sekretariatit Shtetëror për punë

financiare89

. Kjo, është periudha që karakterizohet me formimin e Enteve të pavarura të

sigurimit në vend. Komunat e atëhershme, fituan të drejtën ekskluzive për të themeluar

Ente të sigurimit. Kjo e drejtë e komunave për të themeluar Ente të sigurimit kufizohet

me shtrirjen e veprimtarisë së sigurimit vetëm për rajonin për të cilin është themeluar ajo.

Më 19 Prill 1965, sjellet ligji për sigurim të detyrueshëm të pasurisë dhe personave90

, ku

strukturohet veprimtaria sipas kushteve unike të sigurimit dhe çmimeve të premive,

formimi i mjeteve të preventivës dhe masave represive, udhëheqja nga ana e

përfaqësuesit të sigurimit dhe vetëqeverisjes së punëtorëve sa i përket ndarjes së të

ardhurave, disponimi me mjetet afariste dhe vendosja mbi organizimin e punës, etj. Më

1967, ky ligj plotësohet me dispozitat mbi sigurimin nga përgjegjësia e avionëve91

. Gjatë

kësaj kohe ndërpritet sigurimi i detyrueshëm i pasurisë shoqërore, përveç sigurimit të

udhëtarëve gjatë transportit publik dhe personave të tjerë nga pasojat e rasteve

aksidentale, dhe paraqitet si formë sigurimi vullnetar92

.

85

Toshevski Bllagoja, vep.e cit. fq. 125 86

Ky ligj është nxjerrë më 12 dhjetor 1930 “Gazeta zyrtare nr. 286/1930 87

Shih: Bijeliç Mile, Osiguranje, Zagreb, 1988, fq. 17 88

Fletorja Zyrtare e RPFJ-së, nr. 25/48 89

Fletorja Zyrtare e RPFJ-së, nr. 14/58 90

Toshevski Bllagoja, vep.e cit. fq. 126 91

Fletorja Zyrtare e RSFJ-së nr. 11/68 92

Bjeliç Mile, vep.e cit.fq. 18

Page 51: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

51

Më 1976, sjellet Ligji për sistemin bazë për sigurim të pasurisë dhe personave93

,

me të cilin parashihet sigurimi i detyrueshëm nga përgjegjësia për dëmin e shkaktuar

personave të tretë nga ana e pronarit, përkatësisht shfrytëzuesit të mjetit motorik. Më

1977, Kuvendi i Maqedonisë miraton Ligjin e ri me ndryshime dhe plotësime për

sigurimin e pasurisë dhe personave94

.

Pas konstituimit si shtet i pavarur Maqedonia, më 09 Gusht 1993, rregullimin

ligjor të sigurimit të pasurisë dhe personave e bën me miratimin e Ligjit për sigurim të

pasurisë dhe personave95

. Me këtë ligj, përfshihet materia e njejtë e sigurimit, duke

rregulluar themelimin e shoqërive për sigurim, administrimin me shoqëritë për sigurim,

themelimin e byrosë nacionale për sigurim, sigurimin e detyrueshëm etj.. Nga viti 1997

në Maqedoni, i aplikueshëm është ligji i ri për sigurim të pasurisë dhe personave96

. Në

këtë ligj, funksionimi i sistemit të detyrueshëm të sigurimit nga përgjegjësia për dëmin e

shkaktuar personave të tretë ngel me një rëndësi të veçantë.

Zhvillimi i teknologjisë së avancuar i jep një shtrirje më të gjërë funksionale

sigurimit nga përgjegjësia për dëmin e shkaktuar personave të tretë me anë të mjetit

motorik. Mjetet motorike u përhapën shumë shpejt duke kaluar jo në nevojë të

përditshme, por nga një lluks për shumë njerëz. Automjetet, furgonat, autobusët,

kamionët, motorët, motoçikletat dhe llojet e tjera të motorizuara e kanë mbushur tani në

çdo kënd rrugor. Këto sende të rrezikshme, jo rrallë herë lëvizin në rrugë të njëjta me

këmbësorët, kafshët, biçikletat, etj. Aksidentet në komunikacion janë të shpeshta.

Dëmtimet po ashtu janë të paevitueshme. Ato paraqesin rrezik serioz për jetën e njerëzve

dhe pasurisë së tyre. Në fatkeqësitë e tilla shkaktohen dëme nga më të ndryshmet,

vozitësve të mjeteve motorike, dhe personave të cilat nuk kanë kurrfarë lidhje me mjetet

motorike-personave të tretë.

Kur dëmi shkaktohet si rezultat i ndeshjes së automjeteve, përgjegjësia civile

kualifikohet më lehtë në bazë të parimit të fajësisë, por kur dëmi i shkaktohet personit të

tretë i cili nuk ka pasur asnjë raport me drejtuesit e mjetit motorik, çështja e të

kualifikuarit të personit përgjegjës është e rëndësishme dhe bëhet nëpërmjet shtrirjes së

funksionalitetit të sigurimit97

. Mbrojtjen e personave të tretë që u janë shkaktuar dëme e

bën instituti i sigurimit të detyrueshëm nga përgjegjësia për dëmin e shkaktuar me mjetin

motorik dhe i bën funksionale aktivitetet e bashkësisë për sigurime.98

Dhe këtu ndahet

93

Gazeta Zyrtare e RSFJ-së nr. 25/76 94

Gazeta Zyrtare e RM-së nr. 1977/36 95

Gazeta Zyrtare e RM-së nr. 49/93 96

Gazeta Zyrtare e RM-së nr. 49/97 97

Konstantinoviç Mihailo, Osnov odgovornost za prouzrokovanu shtete, Revista “Pravni Zhivot” nr.9-

10/1992, fq. 1159 98

Krahaso nenin 3 të Ligjit për sigurimin e detyrueshëm nga autopërgjegjësia të Republikës së Kosovës që

i referohet detyrimit për kontraktim të sigurimit të detyrueshëm nga autopërgjegjësia: Pronari i mjetit

motorik para përdorimit te tij duhet të kontraktoj sigurim për mbulimin e përgjegjësisë për dëmet e

shkaktuara palëve të treta në rast vdekje, lëndimeve trupore, dëmtimit të shëndetit apo dëmtimit në pasuri.

Kur do të kontraktohej sigurimi, atëherë kontrata e sigurimit të autopërgjegjësisë mbulon dëmet edhe ndaj

pasagjerëve, duke përfshirë këtu edhe dëmet në gjësende që gjenden në mjetin motorik dhe shërbejnë për

përdorim personal. Të njejtën frymë e ka institucionalizuar edhe Ligji për sigurim të detyrueshëm në

sektorin e transportit të Republikës së Shqipërisë në neni 22, duke përcaktuar se pronari i mjetit motorik

detyrohet të lidhë një kontratë të sigurimit të përgjegjësisë për dëmet që mund t‟u shkaktohen palëve të

treta nga përdorimi i këtij mjeti, me pasojë dëmtimin dhe humbjen e pronës dhe dëmin jopasuror, në rast

vdekjeje, të dëmtimeve trupore dhe përkeqësimit të shëndetit. Kur do të kontraktohet sigurimi, atëherë

Page 52: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

52

shpërblimi i dëmit dhe përgjegjësia, sepse i dëmtuari është i interesuar të riparohet dëmi e

jo të dënohet dëmtuesi. Kur shkaktohet ndonjë dëm, sidomos kur ajo ka prejardhje nga

ndonjë aktivitet me karakter gjithpërfshirës, sepse çdo dëm individual është njëkohësisht

edhe dëm shoqëror, atëherë edhe nga prizmi i dëmtuesit dhe nga prizmi i interesave të

përgjithshme, çështja është që ai kryesisht të shpërblehet99

. Kjo do të jetë me prioritet,

ndëkaq çështja e përgjegjsisë ose fajsisë eventuale vjen në rradhë të dytë.

Që të mund të realizohet mbrojtja me anë të sigurimit, është e nevojshme

ekzistenca e kolektivit-bashkësisë së shfrytëzuesve apo pronarëve të objektit (lëndës) të

sigurimit, të cilët individualisht kanë përjetuar dëme materiale nga rreziqet e

ndryshme100

.

Në funksion të kësaj, pronarët e mjeteve motorike, automjeteve të udhetareve,

kamionëve, motoçikletave ose mjeteve tjera motorike ose rimorkiove,

kontraktojnësigurimin e detyrueshëm të autopërgjegjësisë, me qëllim te mbuleses

siguruese te autopergjegjësise, nëse me fajin e tyre shkaktohet ndonjë dëm, me pasoja

materiale dhe jomateriale.

Sigurimi i detyrueshëm, pra u ofron mbulesë siguruese mbajtësve, pronarëve,

shoferëve, etj. nga kërkesat për shpërblim nga ana e palëve të dëmtuara në bazë të

limiteve te shumës së sigurimit. Kontraktimi i sigurimit bëhet me kompanitë e licencuar

të sigurimit.

Të siguruarit në mënyrë kolektive paguajnë primin e sigurimit dhe krijojnë fondin

për mbulimin e dëmeve. Shpërblimi i dëmit vetëm në kurriz të njërit person, paraqet

vështirësi, ndonëse lartësia e shpërblimit mund të jetë shumë e madhe, gjë që mund ta

mbulojnë bashkarisht anëtarët e bashkësisë për sigurime.

Sigurimi garanton të drejtën e shpërblimit të dëmit, sepse kuptimi i termit fajësi

nuk ndikon në realizimin e asaj të drejte. Fajësia është e siguruar dhe pasojat e saj nuk i

bartë personi që është fajtor, por siguruesi101

. Çka do të thotë sigurimi paraqet instrument

për tu mbrojtur nga rreziqet, pasojat e të cilave llogariten të jenë të rënda. Detyra bazë e

sigurimit të detyrueshëm është garantimi për shpërblimin e sigurt të dëmit dhe sigurimi i

të dëmtuarit nga insolvenca e personit përgjegjës102

. Kjo mundëson që të kënaqet ndjenja

për drejtësi dhe drejtëshmëri dhe për një moral njerëzor, sidomos kur i dëmtuari bëhet

viktimë nga veprimet ekskluzive të tjetrit. Qëndrimet në një pikpamje pikërisht të tillë,

kur bëhet fjalë për zgjidhjen e kësaj pyetje, kur ndodhë ndonjë rast fatkeq në të cilin

viktima nuk është e fajshme, sepse, ajo ka pasur një rol pasiv dhe joaktiv, një ndjenjë, një

shtytje të natyrshme që asaj i kihet për borxh një shpërblim, është e nevojshme që atë

shpërblim ta marrë; në të kundërtën njerëzit do ti mundojë një pendim moral dhe një

kontrata e sigurimit, mbulon edhe dëmet jopasurore, me pasojë vdekjen, dëmtimet trupore dhe të

përkeqësimit të shëndetit, të pasagjerëve të mjetit, shkaktar të aksidentit, si rezultat i përdorimit të tij.

Ndërkaq, ky sigurim nuk mbulon dëmet e sendeve, të cilat i ka marrë përsipër t‟i transportojë mbajtësi i

mjetit, shkaktar i aksidentit dhe që ndodhen në mjetin në çastin e aksidentit. 99

Konstantinoviç Mihailo, Osnov odgovornost za prouzrokovanu shtete, Revista “Pravni Zhivot” nr.9-

10/1992, fq. 1159 100

Bjeliç Mile, vep.e cit. fq. 8 101

Andre Besson, Osiguranje i gradjanska odgovornost, Anali pravnog fakulteta u Beogradu, nr. 3/1985, fq.

258 102

Predrag Sulejiç, Odnos osiguranja i gradjansko pravne odgovornosti, Revista “Pravni Zhivot”, nr. 9-

10/1992 Beograd fq. 2255

Page 53: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

53

ndjenjë protesti, e cila do të krijojë gjithmonë joqetësi në shpirtin njerëzor103

. Sistemi i

sigurimit të detyrueshëm nga autopërgjegjësia, rëndësi të veçantë dhe funksionalitet ka

arritur sidomos në realizimin e të drejtës për shpërblim të dëmit të shkaktuar nga i

siguruari dhe të drejtës për regres të bashkësisë për sigurime ndaj personit përgjegjës. I

dëmtuari ka të drejtë që të kërkojë shpërblimin e dëmit nga Bashkësia për sigurime dhe të

kërkojë shpërblimin e dëmit nga personi përgjegjës, për pjesën e shumës që nuk e ka

mbuluar siguruesi. Në qoftë se paguhet e gjithë shuma dhe shpërblehet në tërësi dëmi,

atëherë i dëmtuari nuk ka kurrfarë të drejte ndaj automobilistit, për shkak se e ka realizuar

shpërblimin e plotë të dëmit104

.

E rëndësisë është se çështja e shpërblimit të dëmit realizohet rrugës së sigurimit.

Siguruesi do të shpërblejë dëmin për të cilin ekziston përgjegjësia e të siguruarit. Pra,

ekziston mbulesa siguruese. Sipas neni 9 të Ligjit për sigurimin e detyrueshëm nga

autopërgjegjësia i Republikës së Kosovës, sigurimi nga autopërgjegjësia mbulon: dëmet

në persona dhe pasuri të shkaktuara palëve të treta nga përdorimi i mjetit motorik, dëmet

e shkaktuara nga përdorimi i mjetit motorik, përfshinë gjithashtu dëmin e shkaktuar

palëve të treta përmes gjësendeve të cilat bien nga mjetet motorike apo çdo gjë tjetër që

është i lidhur me mjetin motorik, dëmet e shkaktuara nga përdorimi i mjetit motorik

palëve të treta nga drejtuesi i paautorizuar i mjetit motorik. Ndërkaq, ky sigurim nuk

mbulon dëmet në sende të cilat transportohen, përveç nëse ato shërbejnë për përdorim

personal të pasagjerëve. Edhe Ligji për sigurimine detyrueshëm në sektorin e transportit

të Republikës së Shqipërisë në neni 22 ka përcaktuar mbulesën siguruese, për të përfshirë

dëmet që mund t‟u shkaktohen palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti, me pasojë

dëmtimin dhe humbjen e pronës dhe dëmin jopasuror, në rast vdekjeje, të dëmtimeve

trupore dhe përkeqësimit të shëndetit si dhe dëmet jopasurore, me pasojë vdekjen,

dëmtimet trupore dhe të përkeqësimit të shëndetit, të pasagjerëve të mjetit, shkaktar të

aksidentit, si rezultat i përdorimit të tij. Megjithatë, sigurimi nga autopërgjegjësia nuk ka

shtrirje tëpakufizuar. Me sigurimin e autopërgjegjësisë nuk ofrohet mbulesë siguruese

dhe nuk kanë të drejtën e dëmshpërblimit: drejtuesi i mjetit motorik i cili është përgjegjës

për aksidentin, pronari, bashkëpronari dhe çdo shfrytëzues tjetër i mjetit motorik, me të

cilin është shkaktuar aksidenti, për dëmet në sende, bashkudhëtari që me vullnetin e vet

ndodhet në mjetin motorik me përdorimin e te cilit është shkaktuar dëmi, kur provohet

nga siguruesi se bashkudhëtari ishte në dijeni se automjeti ishte i vjedhur apo i grabitur,

bashkudhëtari që ndodhet me vullnetin e vet në një mjet të pasiguruar me të cilin është

shkaktuar aksidenti, kur provohet se bashkudhëtari ishte në dijeni të kësaj rrethane. Po

ashtu, nuk do të shtrihet mbulesa siguruese edhe për personin e dëmtuar për shkak të

përdorimit të mjetit motorik në manifestime sportive në rrugë apo pjesë rrugësh të

palejuara për shfrytëzim drejtuesve tjerë, për qellim të arritjes së shpejtësive maksimale

apo për t‟u stërvitur për gara, veprimit të energjisë bërthamore gjatë transportit të

materialeve radioaktive, operacioneve apo manovrave ushtarake, revoltave apo akteve

terroriste, nëse provohet se dëmi është në lidhje kauzale me ngjarje të tilla, veprimit të

fuqisë madhore si dhe rastet tjera të përjashtimit me ligj të përgjegjësisë për dëmin e

shkaktuar me mjetin motorik. 105

103

Shih: Josserand Louis, Evolucija odgovornost, Revista “Pravni Zhivot” nr. 9-19/1992, fq. 1167 104

Toroman Marija, Odgovornost automobilista, temë e doktoraturës, Beograd, 1959, fq. 112 105

Përcaktimi i njejtë është inkorporuar në nenin 23 të Ligjit për sigurim të detyrueshëm në sektorin e

transportit të Republikës së Shqipërisë. Sipas kësaj zgjidhjeje ligjore nuk kanë të drejtën e

Page 54: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

54

Te realizimi i shpërblimit të dëmit, çështja e të drejtës së regresit të bashkësisë për

sigurime është e interesit të veçantë. Nëse vërtetohet se automobilisti është fajtor për

dëmin, entit për sigurim i njihet e drejta për regres ndaj tij edhe atë në vëllim të

përcaktuar në bazë të lartësisë së shpërblimit të paguar personit të dëmtuar106

. Instituti i

sigurimit, pra mundëson shpërblimin e dëmit edhe pa prezencen e personit përgjegjës.

Autori P. Shulejiç zbërthen funksionin e sigurimit nga përgjegjësia në mënyrë të

qartë duke paraqitur një kuadër të lëndës së detyrimeve të siguruesit nga përgjegjësia:

“Lënda e detyrimeve të siguruesit nga pëgjegjësia përbëhet nga: 1.shpërblimi i dëmit që

buron nga përgjegjësia e të siguruarit; 2. mbrojtja nga veprimet e dëmshme që mund të

paraqiten ndaj tij; 3. bartja e shpenzimeve në lidhje me përcaktimin e përgjegjësisë”107

.

Nga shqyrtimet që i bëmë më lartë vlerësojmë se funksionaliteti

shumëdimensional arsyeton karakterin e detyrueshëm të sigurimit nga autopërgjegjësia

në përgjithësi.

I.11. Kartoni jeshil i sigurimit

Më rëndësi të veçantëështë trajtimi i mjetet motorike kur qarkullojnë edhe jashtë

kufijve administrativ të një shteti, me të cilin shkaktohet dëmi konkret. Pronari,

përkatësisht shfrytëzuesi i mjetit motorik kur hyn në territorin e shtetit të huaj është i

detyruar të ketë të kontraktuar apo të kontraktojë sigurim nga autopërgjegjësia. Këtë

detyrim të huajit e përmbushin duke poseduar dokument ndërkombëtar adekuat (kartonin

jeshil), apo duke lidhur kontratën për sigurimin e detyrueshëm për periudhën e kohës që

kalohet në shtetin e huaj me ndonjërën nga bashkësitë për sigurime – i ashtuquajtur

sigurim kufitar. Ligji për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit të Republikës

së Shqipërisë në nenin 32 ka përcaktuar se drejtuesi i mjetit motorik, i cili hyn në

territorin e Republikës së Shqipërisë me një mjet, me regjistrim të huaj, duhet të jetë i

pajisur me: karton jeshil, të vlefshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë apo

dokument tjetër të vlefshëm, që vërteton ekzistencën e sigurimit të përgjegjësisë ndaj

palëve të treta, në ato raste kur ka një marrëveshje të veçantë dypalëshe, për mjetet me

targë regjistrimi të shtetit tjetër, nënshkrues të kësaj marrëveshjeje.

Sistemi i kartonit jeshil të sigurimit ka rezultuar pas sigurimit kufitar edhe pse ky

sistem daton para gjatëdhjetë vitesh.

dëmshpërblimit palët e mëposhtme: drejtuesi i mjetit, shkaktar i aksidentit, përfshirë këtu trashëgimtarët

ligjorë të tij, për dëme pasurore dhe jopasurore shkaktuar nga aksidenti këtij drejtuesi, pronari,

bashkëpronari dhe çdo përdorues tjetër i mjetit, shkaktar i aksidentit, për dëmet që ata vetë pësojnë nga ky

aksident, çdo pasagjer, që ndodhet me vullnetin e vet në mjetin motorik, shkaktar të aksidentit, të drejtuar

nga një drejtues i paautorizuar, kur provohet se pasagjeri ishte në dijeni të këtyre rrethanave, çdo pasagjer,

që ndodhet me vullnetin e vet në një mjet të pasiguruar, shkaktar të aksidentit, kur byroja provon se

pasagjeri ishte në dijeni të kësaj rrethane, personi, i cili ka përvetësuar mjetin motorik në mënyrë të

kundërligjshme dhe është dëmtuar gjatë përdorimit të këtij mjeti. Po ashtu nuk do të mbulohet me sigurim

edhe personi i dëmtuar në këto raste: për shkak të përdorimit të një mjeti në ngjarje sportive në rrugë apo

pjesë rrugësh, të palejuara për drejtim të mjetit, për arritjen e shpejtësive mesatarisht të larta apo për t‟u

stërvitur për gara, për shkak të pasojave të energjisë bërthamore gjatë transportit të materialeve radioactive,

për shkak të veprimeve të luftës, revoltave apo akteve terroriste, me kusht që shoqëria e sigurimit të

provojë se dëmi është shkaktuar nga ngjarje të tilla. 106

Toroman Marija, vep.e cit. fq. 113 107

Shulejiç Predrag art. i cit. fq. 2260

Page 55: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

55

Sigurimi kufitar nuk është treguar aq funksional, ngase qarkullimi i automjeteve

është intenziv dhe formalitetet janë të mëdha në vendkalimet kufitare, lindi nevoja për

informimin e kushteve mbi shtrirjen e efekteve të sigurimit për territoret e më shumë

shteteve. Vendet Nordike (Finlanda, Norvegjia, Danimarka, Suedia), sollën vendim

uniform mbi shrirjen e efekteve të sigurimit në territoret e tyre. Këtu nisi ideja mbi

sistemin ndërkombëtar të sigurimit. Në frymën e kësaj më 1926 në Romë formohet

Instituti ndërkombëtar për unifikimin e të drejtës private, kurse institucionalizimi i

sistemit të kartës ndërkombëtare të sigurimit bëhet më vonë.

Më 25 Janar 1949 në Londër nënkomuniteti për trafik rrugor i komitetit ekonomik

të OKB-së për Evropë, sjellë Rekomandimin nr. 5.108

Për t‟u koordinuar punët e byrove

nacionale dhe për realizimin e qëllimeve të Rekomandimit nr. 5, 14 shtete nëshkruan

themelimin e Byrosë Ndërkombëtare (Council of Bureaux)109

. Ky rekomandim në

praktikë njihet si Marrëveshje e Londrës110

.

Kartoni i jeshil i sigurimit, që këtu nisë të luaj rolin e një dokumenti për sigurim

ndërkombëtar. Ai lëshohet me kërkesën e kontraktuesit të sigurimit dhe vlenë si provë se

sigurimi vlen jashtë shtetit (në ato shtete ku shprehimisht janë të shënuara në karton). I

siguruar, sipas dispozitave të Marrëveshjes së Londrës konsiderohet personi që ka polisë

sigurimi apo posedon dokument sigurues valid111

. Me marrjen e kartonit të gjelbërt, i

siguruari hynë edhe në raporte juridike me emetuesin në të vërtetë byronë emetuese, që

nëpërmjet byrosë llogaritare të përfaqësohet në të gjithë ngjarjet për të kërkuar

shpërblimin e dëmit në bazë të posedimit të kartonit të gjelbërt112

. Secilin posedues të

kartonit të gjelbërt valid, byroja llogaritare është e detyruar që të mbrojë Procedurën për

shpërblim të dëmit të shkaktuar me mjetin motorik me regjistrim të huaj, poseduesi i të

cilës ka karton jeshil të sigurimit, e zhvillonë byroja nacionale në shtetin ku është

shkaktuar dëmi. Kartoni jeshil vërteton ekzistencan valid të sigurimit për të gjitha rastet e

përgjegjësisë të mbuluar me sigurimin nga autopërgjegjësia, sipas dispozitave ligjore të

vendit të caktuar. Së këndejmi byroja nacionale do të zhvillojë procedurën për shpërblim

sikurse sigurimi të ishte kontraktuar te ajo. Domethënë, llogaritet se mbulimi me

sigurimin e detyrueshëm të autopërgjegjësisë është i atillë çfarë e kërkojnë dispozitat mbi

sigurimin e detyrueshëm të atij shteti në territorin e të cilit është shkaktuar dëmi. I

siguruari i huaj gëzon mbrojtje juridike ngjajshëm sikur siguruesi i shtetit të vendit. 113

Me qëllim që të vendosen rregulla të njejta praktike, të cilat do të mundësonin

sigurim më efikas nga autopërgjegjësia, sistemi i funksionimit të kartës ndërkombëtare të

sigurimit, mbështetet në strukturimin organizativ dhe funksional të byrove të sigurimit.

Këtu paraqiten: byroja ndërkombëtare, byroja emetuese, byroja llogaritare dhe byroja

shërbyese e sigurimit.

108

Çurkoviç Marjan, Naknada shtete iz prometne s‟vozilom izozemne registracije, Zagreb, 1982, fq. 63 109

Nikçi Besnik, vep.e cit.fq. 64 110

Për arsye se është themeluar dhe nënshkruar në Londër ky rekomandim quhet “Marrëveshje e Londrës”

apo “Konventë e Londrës” edhe pse emri i vërtetë është “Marrëveshje tipike midis birove (Convention –

type inter bureaux”) 111

neni 1, pika b. e Marrëveshjes tipike midis byrove 112

Çurkoviç Marjan, vep.e cit. fq. 15 113

Kartonin jeshil të sigurimit si provë që paraqet bazë juridike për shpërblim të dëmit të shkaktuar në

aksident automobilistik, e ka konsideruar edhe Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë të Republikës së

Shqipërisë, në Vendimin Nr.655 të datës 9 prill 2003.

Page 56: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

56

Byroja ndërkombëtare e sigurimit është organizatë, në të cilën në formë detyrimi

bashkohen të gjitha byrotë nacionale, që bëjnë sigurimin nga autopërgjegjësia në shtetet

përkatëse, anëtare të kartës ndërkombëtare të sigurimit114

. Kjo byro mund të ndryshojë

apo plotësojë Marrëveshjen e Londrës (Convention-type inter bureaux), të zgjidhë

çështjet lidhur me interpretimin dhe zbatimin e Marrëveshjes, të informojë byrotë për

zhvillimin dhe gjendjen e rregullave për sigurim të detyrueshëm nga autopërgjegjësia në

shtetet anëtare, regjistron marrëveshjet bilaterale midis byrove nacionale115

.

Byroja emetuese si organizatë e sigurimit ka funksionin e furnizimit të anëtarëve

të sigurimit lidhur me dokumentet e sigurimit, d.m.th. Kartën ndërkombëtare të

sigurimit116

. Ajo ka për detyrim të bëjë pagimin e shumës, byrosë llogaritare, e cila

personit të dëmtuar ia ka shpërblyer dënimin e shkaktuar me mjetin motorik që ka

regjistrim të huaj. Shuma e tillë paguhet në afatin kohor brenda 60 ditësh nga dita kur

byroja llogaritare ka deponuar kërkesën për regres117

.

Byroja llogaritare definohet si byro e vendit ku ka ndodhur fatkeqësia. Ajo

obligohet të pranojë kërkesën për shpërblim të dëmit të shkaktuar me mjetin motorik me

regjistrim të huaj. Byroja llogaritare vepron sikurse të ishte vet sigurues118

.

I siguruar konsiderohet çdo shfrytëzues i mjetit motorik që posedon polisë të

sigurimit apo kartë ndërkombëtare të sigurimit. I siguruari që të kriojë raporte juridike

mjafton që të posedojë edhe vetëm kartën ndërkombëtare të sigurimit. Raportet juridike

krijohen midis të siguruarit dhe byrosë emetuese. Nëpërmjet byrosë emetuese,

përfaqësuese e të gjitha ngjarjeve lidhur me shkaktimin e dëmit është byroja llogaritare.

Byroja llogaritare është e obliguar të mbrojë të siguruarin-poseduesin e kartës

ndërkombëtare të sigurimit. I siguruari që posedon kartën ndërkombëtare të sigurimit, ka

të drejtë që të parashtrojë kërkesa për shpërblimin e dëmit, për rastin e siguruar për të

cilin ekziston mbulesa siguruese. Kërkesa për shpërblim të dëmit sipas dispozitave të

Marrëveshjes së Londrës është ajo kërkesë e të siguruarit për të cilën ekziston mbulesë

siguruese valide sipas ligjit të vendit ku ka ndodhur fatkeqësia119

.

I siguruari që posedon Kartonin jeshil të sigurimit ka mbulesë sigurimi për të

gjitha rastet e përgjegjësisë sipas ligjit të vendit ku është shfaqur Rasti i sigurimit.

Për të gjitha rastet e shkaktimit të dëmit me mjetin motorik me regjistrim të huaj, i

siguruari gëzon të drejtën që të paraqesë kërkesën për shpërblim të dëmit, në bashkësinë

për sigurime, në shtetin ku ka ndodhur fatkeqësia. Kështu, sepse Kartoni jeshil vërteton

ekzistencan e mbulesës siguruese në kuadër të dispozitave të vendit të caktuar. Pra, në

këto raste, bëhet fjalë për dëmin e shkaktuar nga drejtuesi i automjetit me regjistrim të

huaj që posedon kartë ndërkombëtare të sigurimit.

Me fjalë të tjera, bashkësia për sigurime e shtetit ku ka ndodhur fatkeqësia duhet

ta kryejë detyrimin për shpërblim të dëmit. Ligji për sigurim të detyrueshëm në sektorin e

114

neni 15, pika a, e Marrëveshjes tipike midis byrove 115

Çurkoviç Marjan, vep.e cit. fq. 10 116

neni 1 i Marrëveshjes tipike midis byrove 117

Po aty, neni 5 118

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, Vendimin për shpërblim të dëmit në

mbështetje të Kartonit jeshil të sigurimit, e ka arsyetuar në faktin se detyrimi i Institutit të sigurimeve rrjedh

nga Marrëveshja e Këshillit të Byrove të Kartonit jeshil, ku Byroja shqiptare e sigurimit përgjigjet për

dëmet që shkaktojnë mjetet motorike të siguruara prej saj jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe

kur shtetasi shqiptar drejtues i mjetit motorik është pajisur me Karton jeshil të sigurimit. 119

Çurkoviç Marjan, vep.e cit. fq. 15

Page 57: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

57

transportit të Republikës së Shqipërisë në nenin 33 në lidhje më shpërblimin e dëmit ka

përcaktuar se pala e dëmtuar, së cilës i është shkaktuar dëm në territorin e Republikës së

Shqipërisë nga një mjet motorik, me regjistrim të huaj dhe me dokument të siguracionit

ndërkombëtar, ka të drejtë t‟i kërkojë byrosë shpërblimin e dëmit. Në rastin kur dëmi

shkaktohet nga përdorimi i mjetit motorik, byroja garanton përgjegjësi, sipas shumave të

përcaktuara me ligj. Byroja mund t‟ua delegojë shqyrtimin dhe pagesën e një dëmi të

tillë anëtarëve të saj ose një strukture të specializuar për trajtimin e dëmeve të

sipërpërmendura, të cilët janë të detyruar të trajtojnë dëmin në përputhje me

marrëveshjet ndërkombëtare për sigurimin e detyrueshëm të përgjegjësisë nga përdorimi i

mjeteve motorike.

Kur flasim për dëmin e shkaktuar me mjetin motorik të huaj është me rëndësi të

shqyrtohet rasti i shkatimit të dëmit nga mjeti motorik i huaj, por që nuk ka kontraktuar

sigurim. Shpërblimi i dëmeve të shkaktuara nga përdorimi i mjetit motorik, me regjistrim

të huaj, i cili nuk ka dokument të sigurimit ndërkombëtar të vlefshëm, dhe as kontratë të

sigurimit kufitar, do të realizohet nga byroja nacionale.

Kërkesa për shpërblim të dëmit, e të dëmtuarit ndaj bashkësisë për sigurime të

shtetit ku ka ndodhur fatkeqësia, realizohet sipas dispozitave ligjore të vendit në fjalë.

I.12. Kartoni i kaltër i sigurimit

Në trajtimin mbi zhvillimin historik të sigurimit ng apërgjegjësia automobilistike,

zë vend edhe kartoni i kaltër i sigurimit. Kartoni i kaltër i sigurimit, përfaqëson sistemin

e sigurimit ndërkombëtar dhe daton nga viti 1963, kurse ka funksionuar paralelisht me

sistemin e sigurimit të kartonit të gjelbërt të sigurimit. Ky sistem është nënshkruar në

Budapest, dhe njihet si “marrëveshje tipike” për rregullim të dëmit të shkaktuar në

qarkullimin rrugor ndërkombëtar120

. Sistemi i kartonit të kaltër të sigurimit, në raport me

kartonin jeshil të sigurimit ka ndryshime të caktuara, sidomos në mënyrën dhe vëllimin e

sigurimit që u ofrohen të dëmtuarve në fatkeqësitë e komunikacionit .

Sipas sistemit të kartonit të kaltër të sigurimit, llogaritja e dëmit bëhet pa marrjen

e pëlqimit të siguruesit për lartësinë e shumës, të cilën me marrëveshjen e kanë vërtetuar

anëtarët121

. Vëllimi i shpërblimit të dëmit është i kufizuar dhe bazohet në parimet e

marrëveshjes me siguruesin dhe e njejta është adaptuar me praktikën e sigurimit në atë

shtet. Për shpërblimin e dëmit, mbi lartësinë e shumës të vërtetuar nga anëtarët, siguruesi

doemos në afat prej 30 ditësh, të deklarohet për dhënien e pëlqimit122

.

Sistemin e Kartës së kaltër të sigurimit e koordinon e ashtuquajtur Konferenca e

ekspertëve123

. Konferencën e ekspertëve e përbëjnë përfaqësuesit e të gjithave shoqërive

për sigurime të cilat analizojnë dhe caktojnë lartësinë e shpërblimit të dëmit. Pas

llogaritjes, siguruesi është i obliguar të deponojë dokumentacionin komplet, që nuk është

rasti te sistemi i “kartonit të gjelbërt”124

. Është i njejtë aplikimi i parimit lex loci delicti

comissi, por pavarësisht kësaj, vëllimi i shpërblimit të dëmit është i ndryshueshëm për

dëmet që shkaktohen nga mjetet motorike.

120

Marija Trklja Obreza, vep.e cit. fq. 89 121

Shih: Nikçi Besnik, vep. e cit. fq. 65 122

Po aty fq. 65 123

Marija Trklja Obreza, vep. e cit. fq. 60 124

Nikçi Besnik, vep. e cit. fq. 65

Page 58: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

58

I.13. Sigurimi kufitar i përgjegjësisë të përdoruesve të mjeteve

motorike

Drejtuesi i mjetit motorik me regjistrim të huaj, i cili nuk ka një dokument

ndërkombëtar të vlefshëm të sigurimit të përgjegjësisë, është i detyruar të lidhë kontratë

për sigurimin e përgjegjësisë nga përdorimi i mjetit motorik (sigurim kufitar), të vlefshme

në territorin e shtetit të caktuar, me periudhë vlefshmërie, që mbulon periudhën e

qëndrimit të tij, por jo më pak se 15 ditë.125

Në të gjitha rastetkur drejtuesi i mjetit nuk ka lidhur kontratë sigurimi kufitar, ai

nuk lejohet të hyjë në territorin e shtetit përkatës. Monitorimi i përmbushjes së

detyrimeve nga drejtuesit e mjeteve motorike, me regjistrim të huaj, kryhet nga personat

e autorizuar për kontrollin e kufirit të Republikës së Shqipërisë. Mjeti motorik do të

ndalohet nga qarkullimi i mëtejshëm nëse gjatë kontrollit rutinë të trafikut, personat e

autorizuar për kontrollin e trafikut vërejnë se drejtuesi, përkatësisht mbajtësi i mjetit nuk

ka dokument ndërkombëtar të vlefshëm ose prova për ekzistencën e sigurimit të

detyrueshëm të përgjegjësisë.

Në këtë drejtim, edhe Ligji për sigurim të detyrueshëm nga autopërgjegjësia i

Republikës së Kosovës, ka përcaktuar realizimin e të drejtës për dëmshpërblim të bazuar

në sigurimin kufitar. I dëmtuari, të cilit i është shkaktuar dëm nga përdorimi i një mjeti

motorik me regjistrim të huaj i pajisur me sigurim kufitar, ka të drejtën të parashtrojë

kërkesë për shpërblim tek Byroja. 126

Kontraktimi i sigurimit kufitar paraqet bazë për shpërblimin e dëmit që rezulton

nga përdorimi i mjetit motorik. Pala e dëmtuar, së cilës i është shkaktuar dëm nga

përdorimi i një mjeti motorik me regjistrim të huaj, i siguruar nga shoqëri sigurimi

vendase, ka të drejtën të kërkojë dëmshpërblimin te shoqëria përgjegjëse e sigurimit, e

cila ka lëshuar kontratën e sigurimit, ose te byroja.

I.14. Sigurimi kasko i mjetit motorik

Rregullat në kuadër të Kushteve për sigurim kasko të mjeteve motorike,

përfshijnë: sigurimin kasko të mjetit motorik dhe sigurimin e bagazhit, koleksionet e

udhëtimit të mostrave të mallërave dhe gjësendeve nga mjeti motorik.

Sigurimi kasko është marrëdhënie juridike e sigurimit që përfshinë sigurimin e

mjetit motorik, radio aparateve, mjeteve dhe paisjeve të furnizuara nga prodhuesi. Është

me rëndësi të theksohet se në rastet kur sigurimi kasko kontraktohet mbi bazë të

rregullave të veçanta të sigurimit, atëherë sigurimi kasko mund të kontraktohet edhe për

sigurimin e veglave, pajisjeve, kthinave, pjesë këmbimi që nuk janë standarde të

furnizuara nga prodhuesi, set ëireless, magnetofonin e vendosur pa tel me CD, DVD, TV

dhe radion e mjetit motorik që nuk janë vendosur nga prodhuesi i automjetit, mesazhet e

reklamimit në mjetin motorik. Sigurimi kasko nuk përfshinë këto gjësende nëse në

125

Këtë zgjidhje e ka përcaktuar neni 34 i Ligjit për sigurim të detyrueshëm në sektorin e transportit të

Republikës së Shqipërisë. 126

neni 22 i Ligjit për sigurim të detyrueshëm nga autopërgjegjësia i Republikës së Kosovës.

Page 59: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

59

momentin e shkaktimit të dëmit nuk ndoshen në mjetin motorik porn ë ndonjë pjesë që

nuk është e vendosur në mjetin motorik.127

Sigurimi kasko nuk përfshinë fitimin e munguar si formë e dëmit material. Në

këtë drejtim, siguruesi nuk është i detyruar të paguaj shpërblim të dëmit që i referohet

fitimit të munguar. Fitimi i munguar nuk mund të mbulohet me kontratën për sigurimin

kasko dhe nukështë paraparë në Kushtet për sigurimin e kombinuar të mjetit motorik.

Gjyqësia e Republikës së Maqedonisë ka ngritur qëndrimin se siguruesi nuk është i

detyruar që të bëjë pagimin e shumës së siguruar në emër të fitimit të munguar, sepse një

gjë e tillëështë përjashtuar me kontratën për sigurimin. Sigurimi kasko në tërësi e mbulon

dëmin kur lënda e siguruar është asgjësuar, dëmtuar ose humbur si rezultat i ndodhive të

pavarura nga vullneti i kontraktuesit të sigurimit, siguruesit, drejtuesit dhe se ky lloj i

sigurimit nuk parasheh shpërblim për fitimin e munguar.128

Sigurimi kasko mund të jetë i plotë, i pjesërishëm dhe sigurim për pajiset shtesë.

Sigurimi kasko i plotë është mekanizëm sipas të cilit bëhët shpërblimi i dëmit që

shkaktohet në aksidentet e trafikut, si rrokullisja, përplasja, rëshqitja etj. e mjetit motorik.,

rënja e ndonjë gjësendi ose përplasja me ndonjë gjësend, zjarri, veprimi i jashtëm termik

ose kimik, eksplodimi, përveç eksplodimit nga energjia nukleare, goditja e rufesë, goditja

e stuhisë, orteku i borës, vjedhja, manifestimet dhe demostratat, etj.

I siguruari ose përfaqësuesi ligjor i tij, që kërkon të dëmshpërblehet për dëmet në

mjetin e tij motorik, janë të detyruar që menjëherë të njoftojnë rastin e siguruar. Rasti i

sigurimit kupton ndodhinë gjatë së cilës mjeti motorik përfshihet në një aksident ose

vjedhje. Njoftimi rastit të siguruar duhet të bëhet brenda 48 orëve nga momenti i

ndodhjes së aksidentit pranë degës, në territorin e së cilës ndodhet agjencia që ka lëshuar

kontratën e sigurimit ose pranë degës më të afërt. Në rastin e vjedhjes, lajmërimi dhe

denoncimi pranë Organeve të Rendit Publik duhet të bëhet brenda 24 orëve nga momenti

i ndodhjes. Në rastin e zjarrit, eksplozionit dhe rrufesë, lajmërimi pranë zjarrfikësve më të

afërt nga vendi i ngjarjes duhet të jetë i menjëhershëm ose brenda 24 orëve nga momenti

i ndodhjes së rastit. Në rastin e thyerjes së xhamit lajmërimi duhet të bëhet brenda 24

orëve nga momenti i ndodhjes apo konstatimit të rastit, pranë degës së siguruesit, në

territorin e së cilës ndodhe agjencia që ka lëshuar kontratën e sigurimit.129

Kur flasim për vjedhjen është me rëndësi të theksohet se rasti i sigurimit lind

atëherë kur mjeti motorik gjendet në afat prej 60 ditësh nga dita e parqitjes së vjedhjes së

mjetit motorik tëk shërbimet kompetente të Ministrisë së punëve të brendshme. Në lidhje

me këtë, Gjykata e Apelit në Tiranë, në çështjen civile Nr.3194/460 Regj. Themeltar,

Vendimi Nr.553/2012, duke gjykuar shpërblimin e dëmit nga baza e sigurimit kasko, për

vjedhjen e mjetit motorik ka përcaktuar rëndësinë e legjitimit real për ngritjen e procesit

gjyqësor për shpërblimin e dëmit. Kjo gjykatë, po ashtu ka përcaktuar se në kushtet kur

paditesi nuk ka permbushur detyrimin kontraktor per njoftimin e siguruesit per ngjarjen e

sigurimit - vjedhjen e mjetit te siguruar në afatin e përcaktuar në kontratë, atëherë

127

Trajtimi i rregullave të sigurimit kasko është mbështetur në Kushtet për sigurim kasko të mjetit motorik

të Shoqërisë për Sigurime “Croatia osiguruvanje”, Shkup, 2009 128

Gjykata e Apelit në Shtip, Aktgjykimin nr. 119/06 e ka mbështeur në zbatimin e të drejtës material duke

iu referuar nenit 958 paragrafi 1 të Ligjit mbi marrëdhëniet e detyrimeve të Maqedonisë dhe nenit 6 parag.

1 pika 1 të Kushteve për sigurimin e kombinuar të mjetit motorik sipas të cilave siguruesi nuk është i

detyruar mbi bazën e sigurimit kasko, që të paguaj të siguruarit shumën e siguruar për fitimin e munguar. 129

Këto rregulla janë institucionalizuar në Kushtet e përgjithshme të vetë mjetit motorik (kasko dhe kasko e

pjesëshme) të Kopmanisë së Sigurimet “SIGKOS”

Page 60: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

60

siguruesi është shkarkuar nga detyrimi kontraktor për pagimin e shperblimit te sigurimit

ne favor te subjektit përfitues sipas kontratës kasko, duke bërë kështu që detyrimi

kontraktor i pretenduar në rastin konkret ndaj palës se paditur të mos ekzistojë.

Me sigurimin kasko të plotë nuk përfshihen dëmtimet e mjetit motorik të

shkaktuara nga përmbytjet, nga derdhjet nga sistemi i kanalizimit përveç nëse derdhja

është rezultat i përbytjes apo rrëkesë. Po ashtu nuk mbulohen dëmtimet e mjetit motorik

derisa mjeti motorik është gjendur në një hapësirë midis përrua ose lumë, apo koritë të

thatë të lumit dhe ngjajshëm. Edhe dëmtimet e shkaktuara nga lëvizja e mjetit motorik në

zonat e përmbytura, në shtratin e lumit etj. nëse drejtuesi ka qenë i njohur së lëviz nga

ndikimi i efektit të ujit të paorganizuar.

Sigurimi Kasko i pjesëshme mbulon humbjet ose dëmet e shkaktuara

drejpërdrejtë nga: zjarri dhe eksplodimi: që vijnë nga faktorë të jashëtm, të papritur dhe

përfshijnë mjetin e siguruar, duke përjashtuar dëmet e shkaktuara nga zjarri apo

eksplozioni, që vijnë nga shkaqe të brendshme të mjetit motorik, dëmet e shkaktuara nga

zjarri apo eksplosioni ku shkak ka qenë pirja e duhanit në mjetin motorik dhe dëmet kur

aksidenti nuk është njoftuar në polici apo në repartin zjarrëfikës. Po ashtu me sigurimin

Kasko të pjesëshëm mbulohen dëmet që rezultojnë nga goditja e rrufesë mbi mjetin e

siguruar motorik, nga vjedhja: do të konsiderohet veprimi i përvetësimit në mënyrë të

fshehtë, nga një ose më shumë persona, i mjetit motorik të siguruar (vjedhja totale) ose i

pjesëve apo pajisjeve të tij (vjedhje e pjesëshme), dhe tentim vjedhje dhe ngjashëm.130

Palët kontraktuese kanë të drejtë që të lidhin kontratë të veçantë për sigurim nga

rreziqet e caktuara edhe të veglave, pajisjeve, kthinave, pajisjeve dhe pjesëve rezervë,

pjesë të ndryshme dekorative dhe pajisje për mjet motorik që janë vendosur në mjetin

motorik, radioaparatet (antena dhe autoparlantët) që nuk janë vendosur nga prodhuesi i

mjetit motorik, radioaparatet me CD, DVD, televizor dhe radiostacione të parashikuara

për përdorimin e mjetit motorik edhe jashtë mjetit motorik, reklamimet e ngjitura në

mjetin motorik.

Pra, mbi bazën e vullnetit të tyre, palët kontraktuse mund edhe të përjashtojnë

rrethanat nga mbulesa e sigurimit kasko. Në këtë drejtim Gjykata e Apelit në Tiranë, në

çështjen Nr.2617/109 Rregjistri Themeltarë, Vendimi Nr.552, duke gjykuar shpërblimin e

dëmit pasuror të rrjedhur nga kontrata e sigurimit kasko, ka vlerësuar kushtet e kontratës

për të cilën kanë rënë dakord palët kontraktuse në raport me llojin e dëmtimeve që i janë

shkaktuar mjetit motorik. Pra, mbi bazën ekushteve të kontratës, palët kanë rënë dakord

se nuk do të mbulohet nga siguruesi dëmi që rezulton nga konsumi normal, defektet apo

avaritë e brendshme elektrike apo mekanike. Shkaku i aksidentit i deklaruar dhe i pohuar

nga vetë drejtuesi i mjetit motorik, ka qenë bllokimi i timonit të automjetit të tij. Rasti në

fjalë nuk perfshihet ne rastin e sigurimit te parashikuar nga kontrata e sigurimit. Ky fakt

është relevant për shpërblimin e dëmit të shkaktuar mbi bazën e sigurimit kasko. Gjykata

ka arritur në këtë perfundim me argumentinin se palët me kontratë, kanë përjashtuar

shprehimisht si rast sigurimi, dëmet që i vijnë automjetit nga defektet apo avaritë e

brendshme mekanike. Bllokimi i timonit që vetë paditësi ka deklaruar me vullnetin e tij

të lirë se ka qenë shkaku i dëmtimit të mjetit të tij do të konsiderohet nga gjykata si prova

më bindëse për mënyrën e ndodhjes së ngjarjes. Kjo, pasi gjatë gjykimit qe e pamundur

130

Krahaso rregullat e Kushteve të përgjithshme të vetë mjetit motorik (kasko dhe kasko e pjesëshme) të

Kopmanisë së Sigurimet “SIGKOS”

Page 61: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

61

që të hidhej poshtë ky pohim rastësor dhe jashtëgjyqësor i palës paditëse, me anën e

ndonjë akti ekspertimi të marrë gjatë gjykimit.

Dëmtimi i mjetit motorik që të paraqes rast të siguruar, nuk duhet të rezultojë nga

shkaku i neglizhencës së rëndë të drejtuesit të mjetit motorik. Në këtë drejtim Kolegji

Civil i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë në çështjen civile Nr.11231-01303-

00-2008 i Regj.Themeltar, Vendimi Nr.00-2012-429, duke gjykuar shpërblimin e dëmit

mbi bazën e kontratës së sigurimit kasko, ka vënë në pah se me rëndësi është të provuarit

e shkaqeve që kanë rezultuar në dëmin e shkaktuar duke mos lënë anash edhe

përcaktimin e faktit që i referohet mjetit motorik të siguruar i cilë është dëmtuar. Në

çështjen konkrete, meqë është lindur kontesti në lidhje me faktin se mjeti i siguruar dhe ai

i dëmtuar nuk janë të njejta, gjykata prapseprap nuk e ka marrë për të provuar faktin duke

u thirrur në aktin e ekspertizës sipas të cilit mjeti i siguruar dhe ai i dëmtuar janë të

njëjtë. Gjykata këtë fakt nuk e ka marrë të provuar kategorikisht për shkakun se pronari i

mjetit motorik ka bërë ndryshime në sistemin e ndriçimit dhe në sinjalistikën e makinës,

por nuk e ka njoftuar siguruesin që përndryshe është i detyruar që të njoftonte për

ndryshimet e bëra. Në këtë proces gjyqësor, gjykata po ashtu ka ngritur qëndrimin se kur

vërtetohet ngjarja e sigurimit, i siguruari detyrohet të njoftojë siguruesin brenda afatit të

parashikuar në kontratë. Në qoftë se i siguruari nuk e bën këtë njoftim, siguruesi ka të

drejtë të mos paguajë shpërblimin e sigurimit ose shumën e sigurimit.

Gjykata vlerëson edhe sjelljen e drejtuesit të mjetit motorik në momentin e

shkaktimit të dëmit nga prizmi i kushteve të përgjithshme të kontratës së sigurimit,

sidomos çështjen e neglizhencës së drejtuesit të mjetit motorik në momentin e shkaktimit

të dëmit. Nëse gjykata arrin të provojë se dëmi është shkaktuar për shkak të neglizhencës

së rëndë të të siguruarit atëherë pala e dëmtuar refuzohet nga e drejta për shpërblim të

dëmit mbi bazën e kontratës së sigurimit kasko, sepse kontrata e tillë nuk mbulon dëmet e

shkaktuara për shkak të neglizhencës së rëndë të të siguruarit.

Faji apo neglizhenca e të siguruarit në momentin e shkaktimit të rastit të siguruar

është me rëndësi edhe në realizimin e të drejtës së rimbursimit nga e siguruesit. Në lidhje

me këtë Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës nëAktgjykimin Ae.nr.113/2009 ka

arsyetuar rëndësinë e përcaktimit të neglizhencës apo fajësisë së drejtuesit të mjetit

motorik në realizimin e detyrimeve juridike civile që rezultojnë nga e drejta e sigurimit

kasko. Sipas kësaj gjykate, përcaktimi i fajit është me rëndësi edhe në realzimin e

rimbursimit të shumës së paguar në emër të shpërblimit të dëmit. Për realzimin e kësaj të

drejte nga ana e siguruesit është e domosdoshme ekzistenca e elementeve inkriminuese

kundërvajtëse të veprimit të të siguruarit në shkaktimin e dëmit. Përcaktimi i përgjegjësië

kundërvajtëse me këtë rast, paraqet çështjen paraprake – prejudicial, sepse nga përcaktimi

i ekzistencës së saj, varet realizimi i të dretës së rimbursimit. Pra, gjykata duhet të

vlerësoj bazën ligjore për pagesën e rimburësimit mbi faktin e përgjegjësisë së të

siguruarit për dëmin e shkaktuar. Pagimi i shpërblimit nga sigurimi kalon në siguruesin,

në bazë të vetë ligjit, deri në shumën e kompensuar të paguar dhe të gjitha të drejtat e të

siguruarit ndaj personit i cili mbi cilën bazë qoftë është përgjegjës për dëmin, e që në

rastin konkret mungon përgjegjësia e të siguruarit.

1. Vlera e mjetit motorik të siguruar

Page 62: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

62

Shuma e sigurimit përcaktohet në bazë të vlerës blerëse të mjetit motorik duke

përfshirë edhe shpenzimet e transportit, tatimit, doganës, etj. në ditën e kontraktimit të

sigurimit duke hiekur nga kjo shumë vlerën e amortizimit të mjetit motorik nëse nuk

është kontraktuar ndryshe. Pra, shuma përcaktohet duke marrë për bazë katalagun për

orientim të çmimeve të mjeteve motorike që janë në shitje. Në rastet kur mjeti motorik

nuk gjendet në katalog, atëherë vlera blerëse e saj përcaktohet mbi bazën e vlerës së

mjetit motorik të ngjajshëm ose të familjes së tipit të njejtë.

Sigurimi kasko ka shtrirje teritoriale brenda Republikës së Maqedonisë dhe në

vendet tjera europiane. Përveç shtrirjes në territorin ecaktuar, sigurimi kasko ka efekt

veprimi edhe ndaj personave të caktuar. Të siguruar janë edhe personat që i siguruari ua

ka lënë në menaxhim mjetin motorik. Ai i cili në mënyrë të paautorizuar nga ana e të

siguruarit e ka përdorur mjetin motorik, e humb mundësinë që të ketë statusin e të

siguruarit. Njohjet dhe sjelljet e tëbashkësiguruarit, konsiderohen se i takojnë edhe vetë të

siguruarit. Megjithatë, e drejta e regresit që mund ta realziojë siguruesi nuk ka efekt ndaj

personit qe e ka perdorur mjetin motorik me autorizimin e të siguruarit.

Kur flasim për shtrirjen e e sigurimit kasko ndaj personave është me rëndësi të

trajtohet ndikimi i tjetërsimit të pronës së mjetit motorik. Në të gjitha rastet kur mjeti

motorik tjetërsohet, atëherë kontrata e sigurimit kasko nuk ka shtrirje ndaj pronarit të ri të

mjetit motorik. Ajo kontratë shuhet në momentin kur mjeti motorik i kalon në pronësi

pronarit të ri. Përkundër faktit të ndërprerjes së kontratës, rreziqet e caktuara tranferohen

tek pronari i ri. Sigurimi i rrezikut për thyerjen e dritareve të mjetit motorik transferohen

te pronari i ri. Në rastet e tilla, pronari i mëparshëm ka të drejtë në kthimin e shumës së

primit të sigurimit për kohën e pashfrytëzuar, nëse brenda kohës së kaluar nuk është

shkaktuar rasti i sigurimit dhe nëse koha e pashfrytëzuar është me pak se 30 ditë.

Për të përfunduar në lidhje me efektet e ndërrimit të pronësisë së mjetit motorik te

sigurimi kasko është me rëndësi të potencojmë se në rastet kur ndërimi i pronësisë së

mjetit motorik bëhet në kuadër të familjes së ngushtë, atëherë kontrata e sigurimit bartet

te pronari i ri.

2. Pozita juridike pas lindjes së rastit të siguruar

Pas lindjes së rastit të siguruar dhe pagimit të shpërblimit të dëmit nga sigurimi,

në rastet kur mjeti motorik është dëmtuar pjesërisht, mjeti motorik ngelet edhe më tutje i

siguruar në vlerën e tregut, kurse kur mjeti motorik është dëmtuar tërësisht, atëherë

sigurimi ndërpritet.

Tek sigurimi kasko, lartësia e shpërblimit të dëmit kur mjeti motorik është

dëmtuar plotësisht, përcaktohet duke marrë parasyshë vlerën e mjetit motorik të zvogluar

për vlerën e tregut të mbetjeve të mjetit motorik, ndërkaq kur mjeti motorik është

dëmtuar pjesërisht, përcaktohet duke marrë për bazë shpenzimet e riparimit, zvogëlimin

për vlerën e tregut tëmbetjeve që janë ndëruar. Në shpenzimet e riparimit llogariten edhe

shpenzimet për demontim, montim dhe transport.

Lartësia e dëmit mundet me marrëveshje të përcaktohet mbi bazën e llogaritjes së

shpenzimeve për riparim. Nga vlera e shpenzimeve për furnizim të pjesëve të reja për

shkak ndërimit të të dëmtuarëve dhe vlera e shpenzimeve për ngjyrosje, nuk përjashtohet

vlera adekuate për shkak amortizimit, përveç kur në vend të gomave, akumulatorit ose

mbulesës së dëmtuar ose asgjësuar janë marrë të reja, në përpjesim me shkallën e

Page 63: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

63

amortizimit. Në rastet kur për riparimin e mjetit motorik nuk ka pjesë në Maqedoni,

atëherë në shpërblimin e dëmit përfshihen shpenzimet mbi bazën e çmimores së

prodhuesit të mjetit motorik të zmadhuar me të dhënat shtesë,si shpenzimet për doganë,

për tatim, etj. Shpenzimet e larta që gjatë riparimit të mjetit motorik janë bërë për shkak

ndërimit apo përmirësimet, etj. nuk përfshihen në shpërblim. Nëse vlera e mjetit motorik

zvoglohet për vlerën e amortizimit dhe vlera e mbetjeve në ditën e përcaktimit të lartësisë

së dëmit është me e vogël prej shpenzimeve për riparim, atëherë do të procedohet sikur

mjeti motorik është dëmtuar plotësisht. Pjesët e shpëtuara të mjetit motorik të asgjësuar

apo dëmtuar i mbesin të siguruarit dhe vlera e tyre përcaktohet mbi bazën e vlerës së

tregut sipas gjendjes në të cilën gjenden në momentin e përcaktimit të lartësisë së dëmit

dhe ajo vlerë hiqet nga lartësia e dëmit.

Tek sigurimi i veglave, përgatitjeve shtesë, kthinave, pjesëve rezervë etj. të cilat janë

jashtë standardit të prodhuesit të mjetit motorik, dëmi do të kompensohet në lartësinë e

dëmit të shkaktuar, por jo më shumë se lartësia e shumës së siguruar.

3. Shpërblimi i shpenzimeve në lidhje me shkaktimin e rastit të sigurimit

Në rastet kur shkaktohet rasti i sigurimit, siguruesi është i detyruar që të shpërblej

shpenzimet për tërheqje apo bartje të mjetit motorik të dëmtuar deri tek servis - puntoria

me e afërt që mund të realizojë riparim të detyrueshëm apo të tërësishëm, shpenzimet për

tërheqje apo bartje të pjesëve nga mjeti motorik i asgjësuar, nëse një gjë e tillë është bërë

më kërkesën e siguruesit, shpenzimet për pastrimin e vendit të aksidentit dhe hudhjen e

mbeturinave deri tek deponija më e afërt. Po ashtu, siguruesi ka detyrim që të kompensoj

dëmin për shkak asgjësimit apo dëmtimit të mjetit motorik gjatë shpëtimit nga veprimi i

dëmshëm, dëmin për shkak përdorimit të veshjeve, batanijeve dhe ngjajshëm për shuarjen

e zjarrit, dëmin e shkaktuar nga shiu dhe bora që janë paraqitur pas dëmtimit të mjetit

motorik dhe dëmin që është shkaktuar në sendet që janë pjesë e mjetit motorik. Kur

flasim për komensimin e dëmit mbi bazën e kontratës së sigurimit kasko është me rëndësi

të potencohen rrethanat që janë mbulesë e sigurimit kasko. Vetëm kur përcaktohet

ekzistenca e mbulesës së sigurimit për rrethanat e caktuara që kanë lindur rastin e

siguruar, mund të bëhët fjalë për realizimin e detyrimit për shpërblim të dëmit nga baza e

sigurimit kasko. Në këtë drejtim Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë në

çështjen civile Nr. 11231-00212-00-2008 i Regj. Themeltar, Vendimi Nr. 00-2011- 1624

duke gjykaur detyrimin për të kompensuar detyrimin kontraktor të rrjedhur nga kontrata e

sigurimit kasko ka institucionalizuar qëndrimin se me rëndësi është zbërthimi i mbulesës

së sigurimit në kornizat e kontratës së sigurimit kasko. Nëse palët kanë kontraktuar që

mbulesa e sigurimt nuk do të përfshijë dëmet e shkaktuara nga zjarri apo eksplozioni që

vijnë nga shkaqe të brendëshme të mjetit motorik, dëmet e shkaktuara nga zjarri apo

eksplozioni ku shkak ka qenë pirja e duhanit në mjetin motorik, dëmet kur aksidenti nuk

është njoftuar në polici apo në repartin zjarrfikës, atëherë gjykata duhet të konkludojë për

një gjë të tillë duke u bazuar në prova të shqyrtuara në seancë gjyqësore. Për rastin

konkret, gjykata për të arritur në përfundimin nëse siguruesi është e detyruar të

dëmshpërblejë pronarin e mjetit motorik për dëmin e shkaktuar nga djegia e saj, do të

duhet të ishte hetuar fakti nëse djegia është shkaktuar ose jo nga zjarri apo eksplozioni që

vjen për shkaqe të brendëshme të mjetit motorrik apo ka qenë shkak pirja e duhanit në

këtë mjet. Për të sqaruar këto rrethana, gjykata ka vlerësuar se veç detyrimit që vetë palët

Page 64: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

64

kanë për të provuar pretendimet e tyre, gjykata e apelit në rigjykim duhet të administrojë

dosjen hetimore dhe përfundimet e hetimit të çështjes penale nga ana e organit të

prokurorisë, me qëllim që në marrjen e vendimit të mbështetet në të dhënat dhe aktet e

shqyrtuara në seancë gjyqësore dhe bindjen e brendëshme ta formojë nga shqyrtimi i të

gjitha rrethanave të çështjes në tërësinë e tyre.

Siguruesi nuk ka detyrim për të kompensuar shpenzimet për heqjen e shkaqeve për

dëmin, shpenzimet për nxjerrjen e mjetit motorik që ka rëshqitur nga rruga e që në ato

rrethana nuk është shkaktuar Rasti i sigurimit, shpenzimet për intervenimin e njësisë

zjarrfikëse, shërbimet e të cilavë në paraqitjen e rastit të siguruar janë pa pagesë. Po

ashtu, siguruesi nuk ka detyrim që të mbulojë dëmet që shkaktohen për shkak difekteve

gjatë kohës së qarkullimit të mjetit motorik, nëse nuk shkaktohet aksident automobilistik.

Përndryshe kur shkaktohet aksident automobilistik, zjarr dhe eksplodim si pasojë e

difekteve të mjetit motorik, siguruesi është i detyruar ti mbulojë ato dëme. Sigurimi

kasko përfshinë edhe sigurimin e bagazhit të mjetit motorik, ekzemplar të koleksioneve të

mallërave dhe gjësendeve në mjetin motorik, veglave, pajisjeve dhe teknikës lëvizëse që

shërbejnë për ushtrimin e veprimtarisë profesionale e që barten në mjetin motorik.

Page 65: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

65

KREU I II

PËRMBAJTJA E MARRËDHËNIES JURIDIKE TË SIGURIMIT

Page 66: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

66

II.1. Shqyrtime të përgjithëshme

Aksidentet automobilistikë bëjnë që njerëzit të futën në raporte juridike mes tyre.

Ky raport është marrëdhënie e caktuar, që ka karakter shoqëror e ekonomik dhe që mbart

në vete një përmbajtje me karakter pasuror ose statusor. Këto raporte midis dëmtuesit dhe

të dëmtuarit krijohen gjithmonë si marrëdhënie fakti. Ndërkaq, normat juridike civile që

i rregullojnë marrëdhëniet reciproke të këtyrë dy subjekteve, përkatësisht të drejtat dhe

detyrimet e tyre janë kushte të domosdoshme për lindjen e çdo marrëdhënie juridike,

sepse parashikojnë rrethanat që sjellin lindjen e marrëdhënieve juridike si dhe

përcaktojnë të drejtat dhe detyrimet e pjesëmarrësve në marrëdhëniet juridike detyrimore.

Marrëdhëniet juridike civile që lindin si pasojë e aksidenteve automobilistike nuk i krijon

ligji në kuptimin klasik të fjalës, por ato krijohen vetëm atëherë kur vërtetohen rrethanat e

parashikuara nga ligji, rrethana këto që konsidrohen fakte juridike.

Për tu shfaqur një marrëdhënie juridike civile si pasojë e aksidentit automobilistik

duhet të plotësohen parakushtet materiale dhe ato juridike.

Parakushtet materiale tek këto marrëdhënie jurdike civile, rezultojnë nga nevojat

dhe interesat e subjekteve të marrëdhënies juridike civile, midis të cilëve është shfaqur

ajo marrëdhënie. Interesat e këtyre subjekteve i referohen përmbajtjes së asaj

marrëdhënie, përkatësisht zbatimit të të drejtave dhe detyrimeve. Parakushti material

është vetë shkaktimi i dëmit në aksidentet automobilistike. Shkaktimi i dëmit në këtë rast

kushtëzon krijimin e raportit midis subjekteve konkrete, hyrjen e tyre në një relacion

konkret dhe përcaktimin e sjelljeve të caktuara në ato raporte.

Parakushtet juridike tek këto marrëdhënie juridike civile rezultojnë nga normat

juridike që i referohen rregullimit juridik të marrëdhënieve juridike civile, përgjegjësisë

civile deliktore, bazës juridike për shpërblimin e dëmit nga autopërgjegjësia, rastit të

siguruar dhe fakteve tjera relavante për rastet konkrete brenda kuadrit të së drejtës

objektive.

Si të gjithë marrëdhëniet juridike edhe marrëdhëniet juridike civile që shfaqen si

pasojë e shkaktimit të dëmit në aksidentet automobilistike krijohen midis personave

konkret të cilët me këtë rast fitojnë statusin e subjektit të marrëdhënies juridike.

Dëmtuesi dhe i dëmtuari si palë në marrëdhënien juridike civile të shafqur për

shkak të shkaktimit të dëmit, për faktin e zbatimit të sigurimit të detyrueshëm nga

përgjegjësia për dëmin e shkaktuar në aksidentet automobilistike nuk do të fitojnë të

drejta subjektive dhe të marrin përsipër detyrime juridike drejtpërdrejtë njëri prej tjetërit,

por të drejtat dhe detyrimet që u përkasin atyre nga fakti i shkaktimit të dëmit do të

shfaqen në kuadër të përmbajtjes së marrëdhënies juridike të sigurimit nga përgjegjësia.

Pikërisht, tërësia e të drejtave subjektive dhe e detyrimeve juridike përkatëse tek

marrëdhënia juridike e sigurimit nga përgjegjësia do të shfaqen midis siguruesit dhe të

siguruarit.

Të drejtat dhe detyrimet e subjekteve në një marrëdhënie juridike normalisht që

drejtohen në shpërblimin e dëmit të shkaktiuar.

Page 67: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

67

II.2. Subjektet në marrëdhëniet juridike të sigurimit

Subjektet janë elemente përbërëse të marrëdhënies juridike të sigurimit nga

përgjegjësia. Ata janë personat që marrin pjesë në marrëdhënien konkrete juridike me

cilësinë e titullarit të drejtave subjektive civile dhe detyrimeve juridike përkatëse.

Kur është fjala për subjektet e marrdhënies juridike civile që futen në

marrëdhëniet juridike civile për shkak të shkaktimit të dëmit, atëherë vlen të përmendet

se dëmtuesi dhe i dëmtuari janë persona që fitojnë cilësinë e titullarit të të drejtave

subjektive civile dhe detyrimeve juridike përkatëse.

Dëmtues është ai subjekt i raportit juridik i cili detyrohet për shpërblim të dëmit

dhe është përgjigjegjës për dëmin e shkaktuar. Nga pikëpamja e marrëdhënieve pasurore

ajo është palë debitore sepse është titullar i detyrimit që t‟ia shpërlejë dëmin të

dëmtuarit131

. Në raportet juridike të krijuara për shkak të dëmit të shkaktuar me mjetin

motorik në cilësinë e dëmtuesit mund të paraqitet: pronari i mjetit motorik, poseduesi i

autorizuar i mjetit motorik dhe poseduesi i paautorizuar i mjetit motorik.

Pronari i mjetit motorik do të përgjigjet për dëmin e shkaktuar me mjetin e vet

motorik edhe në rastet kur e drejton vet atë, edhe kur e drejton personi tjetër me pëlqimin

e pronarit, pavarsisht se ky i fundit a e përdor mjetin motorik per intersin e vet apo të

pronarit.

Poseduesi i autorizuar është personi që nga ndonjë bazë juridike e shfrytëzon

mjetin motorik ( e ka në huapërdorje) apo e mbykqyr atë (kur mjeshtri e mbikqyr në

rastet e riparimit të mjetit motorik). Ai do të përgjigjet për dëmin e shkaktuar me mjetin

motorik të cilin e drejton vet. Nëse poseduesi i mjetit motorik ja ka besuar atë një

personit tjetër për tu shërbyer ai dhe vetë është gjendur në atë mjetë motorik si udhëtar,

atëherë ai nuk e fiton të drejtën për shpërblim të dëmit të shkaktuar gjatë atij udhëtimi

sepse nuk konsiderohet person i tretë. Për të gjitha rastet kur mjeti motorik vëhet në

qarkullimin juridik – ekonomik dhe bartet tek një person tjetër pa ndonjë titull juridik për

bartje, për dëmin e shkaktuar nga ai mjet motorik nuk përgjigjet pronari formal i tij, por

poseduesi i drejtpërdrejtë. Në të gjitha raste tjera kur mjeti motorik dërgohet tek mjeshtri

për riparim dhe gjatë vozitjes provuese nga ana e mjeshtrit shkaktohet dëmi, atëherë

pronari i mjetit motorik nuk përgjigjet për dëmin e shkaktuar, por mjeshtri. Situata nuk

është e njejtë kur mjeti motorik për riparim i është besuar një personi që nuk është

mjeshtër, atëherë nuk mund të lirohet nga përgjegjësia për dëmin e shkaktuar edhe vetë

pronari i mjetit motorik.132

Poseduesi i paautorizuar është personi i cili deri te mjeti motorik ka ardhur në

mënyrë të paligjshme. Personat e tillë do të përgjigjen për dëmet e shkaktuara gjatë kohës

së posedimit të mjetit motorik të cilin e ka drejtuar vetë.

Meqë mjete motorike konsiderohen sende të rrezikshme, poseduesi i një sendi të

rrezikshëm gjithmonë përgjigjet për dëmin që është shkaktuar lidhur me sendin e tillë,

përveç kur nuk arrihet të provohet se dëmi buron nga ndonjë shkak që nuk ka të bëjë me

sendin, veprimi i të cilit nuk ka qenë e mundëshme të parashikohet, as të shmanget ose të

evitohet. Mirëpo, pasi aplikohet sigurimi i detyrueshëm për dëmet e shkaktuara nga

mjetet motorike, i cili ka karakter të sigurimit nga përgjegjësia, përgjegjës për dëmin e

shkaktuar është bashkësia për sigurime. Bashkësia për sigurime ka detyrim në

131

Gale Galev, Jadranka Daboviq, Obligaciono pravo, Shkup, 2008, fq.531. 132

Shih : Ivica Crnić, Ante Ilić, Osiguranje i naknada štete u saobraćaju, Zagreb, 1987, fq. 12

Page 68: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

68

shpërblimin e dëmit personave të tretë të dëmtuar nga përdorimi i mjetit motorik nga baza

e sigurimit të aotupërgjegjësisë. Siguruesi në të gjitha këto raste e ndanë fatin e të

siguruarëve të vet, përkatësisht personave (të dëmtuarëve), të cilave u është shkaktuar

dëm me përdorimin e mjetit motorik.133

Detyrimi i bashkësisë për sigurime për shpërblim

të dëmit personave të tretë do të përjashtohet vetëm në qoftë se veprimi i të dëmtuarit

është shkaku i vetëm i dëmit. Në qoftë se, i dëmtuari është pjesërisht fajtor për dëmin,

shpërblimi zvoglohet përpjesëtimisht. Edhe veprimi i personit të tretë e përjashton

përgjegjësinë e poseduesit të mjetit motorik vetëm në qoftë se është shkaktar i vetëm i

dëmit. Bashkësia për sigurime mund të lirohet nga detyrimi për shpërblim të dëmit, në

qoftë se personi i tretë është fajtor për një gjë të tillë. Në rastet kur personi i tretë është

pjesërisht fajtor për dëmin e shkaktuar nga mjeti motorik, atëherë personi i tretë dhe

bashkësia për sigurime , do t‟i përgjigjen të dëmtuarit në mënyrë solidare. Bashkësia për

sigurime ka të drejtën e regresit ndaj personit të tretë në përpjestim me lëshimet e tyre të

ndërsjellta. Ndërkaq, për dëmet e shkaktuara personave të tretë me rastin e përplasjeve të

dy mjeteve motorike, përgjegjesia nuk kualifikohet sipas fajit, por sipas kriterit objektiv,

për të cilën çështje do të flasim në vazhdim të punimit.

Ndërkaq, i dëmtuar është personi i cili ka përjetuar vdekje apo lëndime trupore,

cënim të shëndetit, përkatësisht të cilit i janë shkatërruar sendet e caktuara si pasojë e

përdorimit të mjetit motorik. Pra, i dëmtuari është pala të cilës i është shkaktuar dëm në

pasurinë apo trupin e tij përfshirë edhe jetën. Në të gjitha rastet kur veprimi i dëmshëm

do të shkaktojë pasoja mbi një të mirë juridike që nuk i takon askujt, atëherë në atë rast

nuk mund të bëhet fjalë për person konkret të dëmtuar sepse ajo e mirë nuk ka titullar dhe

cënimi i asaj të mire nuk llogaritet si dëm në kuptimin juridik.

Në cilësinë e personit të dëmtuar mund të paraqitet personi që ka përjetuar dëm, i

cili gjendet jashtë mjetit motorik, personi që gjendet mbrenda mjetit motorik si dhe vet

drejtuesi i mjetit motorik që është përfshi në fatkeqësinë e komunikacionit, e cila është

shkaktuar pa fajin e tij. Dëmtues mund të jenë edhe personat të cilat janë në lidhje

familjare apo që i ka ushqyer ose për të cilët ka qenë i detyruar ti ushqejë personi i cili ka

përjetuar pasoja vdekjeprurëse në fatkeqësinë e komunikacionit. Për ata, nga ajo

marrëdhënie rezulton e drejta të kërkoj që të shpërblehet dëmi i shkaktuar. E drejta për

shpërblim të dëmit të shkaktuar me përdorimin e mjetit motorik nga baza e sigurimit të

autopërgjegjësisë nuk u takon të gjithë viktimave (të dëmtuarëve) në komunikacion, por

vetëm atyre që paraqiten si shfrytëzues të kontratës për sigurim nga autopërgjegjësia.

Këto persona e kanë cilësinë e personave të tretë dhe e gëzojnë të drejtën në

shpërblim të dëmit nga baza e sigurimit të autopërgjegjësisë, për çka do të flasim në

vazhdim të punimit.

1. Bashkësia (shoqëria) e sigurimit

Bashkësitë e sigurimit janë subjekte të së drejtës që kanë për detyrë kryerjen e

detyrimeve qё dalin nga dёmet e ndodhura mbrenda dhe jashtё territorit tё Republikёs sё

Maqedonisё, nga mjetet motorike tё panjohura ose tё pasiguruara, ose automjete qё janё

tё siguruara nё shoqëritë e sigurimit tё falimentuar, si edhe pёr dёme nga automjetet me

targa tё huaja, por qё ndodhin nё territorin e Republikёs sё Maqedonisё. Pra, ata janë

persona jurdik që marrin pjesë në dhënjen e shërbimeve të sigurimit. Ata mund të

jenëtitullarë të të drejtave dhe detyrimeve juridike civile, sepse në fakt paraqesin një

133

shih: Besnik Nikçi, Pravni Polozhaj oshteçenih lica u obaveznom osiguranju od autoodgovornosti,

Prishtinë, 1986, fq. 20

Page 69: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

69

kolektiv njerëzish të cilët kanë një masë pasurore, domethënë tubim të vlerave

ekonomike me qëllim të kryerjes së një veprimtarie të caktuar ekonomike.

Në tregun e sigurimeve në Maqedoni në mënyrë aktive veprimtarinë e sigurimit e

kanë ushtruar 15 bashkësi për sigurime, nga të cilat 11 ushtrojnë sigurimin jojetësor,

kurse 4 ushtrojnë sigurimin jetës, kurse shoqëritë e brokerëve sigurues janë gjithësej 18.

Ndërkaq, risigurim ushtron vetëm një bashkësi për sigurime.është me rëndësi të

përmendet se Bashkësitë e sigurimeve që ushtrojnë veprimtarinë në Maqedoni, më shumë

se gjysma e tyre e kanë filialën në vendet e Bashkimit Europian.

Figura 2, Bashkësitë e sigurimeve që ushtrojnë veprimtarinë e sigurimeve sipas

filialës134

Bashkësitë për sigurime kanë cilësinë e siguruesit në marrëdhëniet juridike të

sigurimit. Ata janë persona juridik që kanë kapitalin e tyre themeltar për të ushtruar

veprimtarinë për çka edhe janë themeluar. Ata janë të detyruar që gjatë gjithë kohës që

janë pjesmarrës në tregun e sigurimeve të disponojnë me kapital adekuat në proporcion

me vëllimin e punës. Ky detyrim nuk lejon mundësinë që shoqëritë për sigurime të bien

në inslovencë. Secila bashkësi për sigurime duhet të garantojë rreziqet për të cilat është

ekspozuar ajo dhe nuk duhet t‟i tejkalojë kufizimet e parapara me ligj.

Kapitali i shoqërisë për sigurime është i përbërë prej kapitalit themeltar dhe plotësues.

Gjatë përllogaritjes së kapitalit themeltar merren për bazë: kapitali i paguar aksioner,

rezervat e shoqërisë, fitimi i transmetueshëm jo i shpërndarë, etj. Nuk merren për bazë

gjatë vlerësimit të kapitalit themeltar të shoqërisë për sigurime fletëaksionet e

134

Të dhënat janë marrë nga Ministria e pënëve të brendshme të Maqedonisë, www.mvr.gov.mk

60%

40%

Bashkesite e sigurimeve sipas filiales

Ne Bashkimin Europian Ne Maqedoni

Page 70: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

70

vetëshoqërsisë për sigurime, mjetet afatgjata jomateriale, humbjet jo të mbuluara të

transmetueshme, humbjet gjatë vitit vijues.

Kapitali plotësues i shoqërisë për sigurime përmban këto segmente të karakterit

finansiar: kapitalin e paguar aksioner prej aksioneve kumulative prioritare, mjetet

debitore subordinuese dhe letrat me vlerë me afat të pacaktuar pagimi.

Për të ruajtur aftësinë paguese, bashkësitë për sigurime krijojnë rezervat e tyre. Me

anë të rezervave siguruese ata ruajnë aftësinë paguese për detyrimet që rezultojnë nga

kontratat për sigurim. Ata dedikohen për detyrimet kontraktore nga fusha e sigurimit për

një periodë të gjatë kohore. Kjo rezervë siguruese ka lartësinë jo më pak se gjysma e

shumës mesatare të primit të sigurimit të realizuar në dy vitet e fundit të

funksionimit.Është me rëndësi të përmendet se në tregun e sigurimeve në Maqedoni, 14

Bashkësi të sigurimeve sipas strukturës pronësore janë themeluar nga investitor të huaj,

kurse 1 është themeluar nga investitor i brendshëm.

Figura 3. Bashkësitë e sigurimeve sipas strukturës pronësore.135

Pra, siguruesi ёshtё person juridik i cili kryen punёt në fushën e sigurimit. Ata

janë shoqëritë e sigurimeve me vendndodhje nё Republikёn e Maqedonisё tё cilёt kanё

marrё leje nga Agjencia e mbikёqyrjes sё sigurimeve për të ushtruar veprimtarinë e

sigurimit.

Siguruesi bën pranimin e pagesave periodike nё formё tё primit të sigurimit nga

ana e të siguruarit për të marrë detyrim për shpërblimin e dëmit të shkaktuar personave të

tretë në aksidentet automibilistike.

Subjektet që ushtrojnë veprimtarinë e sigurimeve nuk janë të lirë në tregun e

sigurimeve në pikëpamje të zbatimit të rregullave për menaxhim, në rastet e paraqitjes së

rastit të siguruar. Ata monitorohen nga Agjencia e mbikёqyrjes sё sigurimeve me theks

135

Të dhënat janë marrë nga Ministria e pënëve të brendshme të Maqedonisë, www.mvr.gov.mk

7%

93%

Struktura pronesore e Bashkesive te sigurimit, 2011

Investitor te brendshem Investitor te jashtem

Page 71: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

71

të vecantë për kryerjen e veprimtarisë brenda suazave tё rregullave pёr administrim me

rastin e siguruar dhe raportet me Byronë nacionale të sigurimit.

Në aspektin orgnizativ dhe funksional, bashkësitë e sigurimeve ballafaqohen me

ndëshkime. Format e ndryshme të kontrolleve janë futur në vlerësimin e aftësisë apo

gadishmërisë së siguruesit për të korigjuar mosfunksionimin organizativ, për të arritur

nivelet e drejtësisë organizative dhe efikasitetin e kontrolleve të brendshme. Në këtë

drejtim, bëhet fjalë për kontrollin sektorial, i cili shtrihet brenda testimeve në formën e

provave të kontabilitetit. Kontrolli sektorial i bashkësisë për sigurime shtrihet midis

aftësisë paguese të siguruesit dhe mbrojtjes së shfrytëzuesëve të sigurimit. Kontrolli,

sidomos ka për synim menaxhimin e shëndoshë dhe të kujdesshëm të veprimtarisë së

sigurimit dhe risigurimit, transparencës dhe sjelljes korekte të kompanisë,

ndërmjetësuesëve dhe të angazhuarëve në këtë veprimtari duke pasur parasyshë

efikasitetin, konkurencën në sistemin e sigurimit, mbrojtjen e të siguruarit dhe personave

të tjerë që kanë të drejta në përfitimet e sigurimit, në informacione dhe mbrojtje136

Siguruesi, gjatë gjithë veprimtarisë së tij monitorohet për vlerën e kapitalit dhe

vëllimin e punës. Siguruesit janë të detyruar tё mbajnё nё vazhdimёsi vlerёn e kapitalit nё

lartёsinë e caktuara dhe gjithnjë të jenë nё varshmёri me vёllimin e sigurimeve të

kontraktuara dhe detyrimet për paraqitjen e rastit të siguruar.

Përveç kësaj, ata monitorohen edhe për nivelin e llogarive të rezarvave teknike në

raport me aftësinë për t‟i mbuluar të gjitha detyrimet që rezultojnë nga sigurimet e

kontraktuara.

2. Byroja nacionale për sigurimin

Byroja nacionale ёshtё person juridik i themeluar dhe drejtuar nga shoqëritë e

sigurimeve tё cilat kryejnё punё rreth sigurimit lidhur me autopergjegjësinë me

vendndodhje nё Republikёn e Maqedonisё. Kjo Byro posedon të dhënat e sigurimit të

detyrueshëm për përgjegjësinë e pronarit apo shfrytëzuesit të mjetit motorik për dëmet e

shkaktuara personave të tretë, me qёllim tё rritjes sё efikasitetit nё zgjidhjen e kёrkesave

pёr shpërblim tё dёmeve qё ndodhin nёpёr fatkeqёsitё e komunikacionit me pёrdorimin e

mjeteve nё territorin e Republikёs sё Maqedonisё dhe nё territorin e vendeve anёtare tё

sistemit të Kartonit jeshil të sigurimit.

3. Agjencia e mbikqyrjes së sigurimeve

Nё kushte e zhvillimit të hovshëm të industrisë automobilistike dhe përdorimit të

tyre në jetën e përditshme janë shfaqur shumë sfida ndaj rreziqeve në aksidentet

automobilistike.

E drejta e sigurimeve rolin e vet e shtrinë pikërisht në fushën e menaxhimit të

rrezikut. Për të forcuar kapacitetet dhe efektivitetin e sigurimit në Maqedoni është

themeluar Agjencia e mbikëqyrjes së sigurimeve. Ajencia është një institucion publik që

në vete ka përgjegjësinë për rregullimin dhe mbikëqyrjen e tregut të sigurimit dhe

operatorëve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë sektor.

Përveç të tjerash, Agjencia ka për qëllim të ofrojë mbrojtje adekuate të të drejtave

dhe interesave të të siguruarit dhe të sfrytëzuesve të produkteve dhe shërbimeve të

sigurimit në vend. Agjencia ka këtë strukturë organizative: Këshillin e ekspertëve dhe

Kryetarin. Këshilli i ekspertëve është strukturë udhëheqëse e Agjencionit. Ai përbëhet

nga pesë anëtarë. Njëri prej anëtarëve të Këshillit të ekspertëve është kryetar. Kryetari

136

. Në lidhje me këtë shih: Luigi Desiderio, Temi e problem di diritto della assicurazioni, Giuffrè Editore,

Milano, 2010, fq. 41-46.

Page 72: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

72

dhe katër anëtarët e Këshillit i emërohen dhe shkarkon Kuvendi i Republikës së

Maqedonisë me propozim të Qeverisë. Me Agjencinë udhëheq Kryetari i Këshillit të

ekspertëve. Në kuadër të këtij institucioni funksionojnë: Departamenti pёr mbikёqyrje;

Departamenti pёr rregullativё dhe licencim dhe Departamenti pёr punё tё pёrgjithshme

dhe administrative.

4. Pёrfaqёsimi nё sigurim

Përfaqësimi është një marrëdhënie juridike civile në bazë të së cilës një subjekt i

së drejtës, i cili quhet përfaqësues, kryen veprime juridike në emër e për llogari të një

subjekti tjetër, që quhet i përfaqësuar, kurdo herë brenda të drejtave që i janë dhënë, me

ligj ose me vullnetin e të përfaqësuarit.137

Pra, personi që e kryen veprimin juridik është

ai që transmeton vullnetin e personit tjetër, në emër të të cilit dhe për llogarinë e të cilit

kryhet veprimi në fjalë.

Marrëdhënia juridike e përfaqësimit krijon raport juridik të brendshëm midis

përfaqësuesit dhe të përfaqësuarit dhe raport juridik të jashtëm midis përfaqësuesit dhe

personit të tretë.

Instituti i përfaqësimit te veprimtaria e sigurimit si tek të gjitha fushat tjera të

veprimit të tij, përmban ndërmarrjen e veprimeve juridike; ndërmarrjen e veprimeve

juridike në emrin e përfaqësuesit; ndërmarrjen e veprimeve juridike për llogari të

përfaqësuesit dhe ndërmarrjen e veprimeve juridike brenda tagrave që i jepen

përfaqësuesit të sigurimit.

Sigurimi paraqet autorizimin që posedon personi i caktuar për pregatitjen dhe

lidhjen e kontratës pёr sigurimin nё emёr dhe pёr llogari tё njё apo mё tepёr

siguruesëve.138

Pёrfaqёsimin nё sigurim e realizojnë vetёm ato persona tё cilёt kanë marrё leje

nga Agjencia. Përfaqësues në sigurim janë: personat fizik qё ofrojnё shёrbime tё

pёrfaqёsimit nё sigurime, shoqëritë pёr pёrfaqёsim nё sigurime me vendndodhje nё

Republikёn e Maqedonisё dhe bankat. Këto subjekte për të ushtruar këtë tagër duhet të

posedojnë liçencё tё lёshuar nga Agjencia e mbikёqyrjes së sigurimeve. Liçenca është

baza juridike e zbatimit të përfaqësimit në fushën e sigurimeve. Pra, e drejta për të

deklaruar vullnetin dhe për të marrë veprime juridike në emër dhe për llogari të

siguruesit, bëhet vetëm në qoftë se për një gjë të tillë ka bazë juridike. Kjo mundëson që

efektet juridike të deklarimit të vullnetit dhe të kryerjes së veprimeve juridike nga ana e

përfaqësuesit të sigurimit të shtrihen tek i përfaqësuari, i cili duhet të fitojë të drejta dhe

të merr përsipër detyrime që rrjedhin nga ato veprime juridike.139

5. Ndërmjetësimi në sigurim

Në aktivitetet e sigurimit ekziston mundësia që ndërmjetësuesi në sigurim t‟i

ushtrojë ata. Ndërmjetësimi në sigurim është aktivitet që përfshinë ndёrmjetёsimin nё

kontraktimin ose kryerjen e punёve pёr pregatitjen e kontratave pёr sigurim si edhe

ndihmёn gjatё kryerjes sё tё drejtave nga kontratat pёr sigurimin, gjegjёsisht risigurimin,

e veçanёrisht gjatё zgjedhjes sё kёrkesave pёr shpёrblimin e dёmit që rezultojna nga

137

Kudret Çela, Nazmi Biçoku,…, Bazat e së drejtës civile të RPSSH, Tiranë, 1983, fq. 89. 138

Shih më gjër.:Luigi Desiderio, Temi e problemi di diritto della assicurazioni, Giuffrè Editore, Milano,

2010, fq. 209-212. 139

Shih : Robert I. Mehr, Fundamentals of insurance, Second Edition, Irwin, 1986, fq. 114-116.

Page 73: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

73

paraqitja e rastit të siguruar.140

Ndërmjetësues në sigurim mund tё jenё vetёm personat

fizik tё cilёt pёr kёtё aktivitet kanё liçencё tё lёshuar nga Agjensioni pёr mbikёqyrje tё

sigurimit dhe janë nё marrёdhёnie punё nё shoqërinë e ndërmjetësuesëve pёr sigurim.

Ndërmjetësuesi i sigurimit ka për detyrë t‟i mbrojё tё drejtat dhe interesat e tё

siguruarёve. Ai duhet të jep sqarime dhe kёshilla të siguruarëve pёr tё gjitha

informacionet në fazën e lidhjes së kontratёs për sigurimin. Përveç kësaj, ndërmjetësuesi

ka për detyrë të përgatisë analizë për rrezikun dhe të jep mbulesë mё tё pёrshtatshme

sigurimi dhe t‟i ndihmojë të siguruarit dhe shfrytëzuesit të sigurimit që t‟i kryejnë

aktivitetet ligjore nё afatet e parapara e tё cilat janё parakushte pёr të pёrfituar dhe gёzuar

tё drejtat qё dalin nga kontrata pёr sigurimin. Autorizimet e ndërmjetësuesit shtrihen edhe

në përgatitjen e dokumentacionit dёshmues pёr bazёn dhe lartёsinё e kёrkesёs pёr

dёmshpёrblim, grumbullimin e dёshmive tё tjera tё nevojshme.

II.3. Objekti i marrëdhënies juridike të sigurimit

Të drejtat dhe detyrimet e subjekteve në marrëdhëniet juridike civile drejtohen

mbi një objekt të caktuar, pa të cilin vetë marrëdhënia juridike nuk do të kishte kuptim,

nuk do të mund të krijohej dhe të ekzistonte.

Lënda apo objekti i sigurimit është element esencial i marrëdhënies juridike të

sigurimit. Për të përcaktuar lëndën e sigurimit në literaturën e së drejtës së sigurimit

ekzistojnë shumë teori. Me këtë rast, kemi veçuar teorinë e interesit, teorinë e rrezikut,

teorinë e prestacionit dhe teorinë rreth sendeve.

Sipas teorisë së interesit, lënda e sigurimit është mbulimi reciprok i një rasti që

shkakton humbje materiale apo dëmin jomaterial tek personi i caktuar. Ndërkaq, teoria e

presticionit në thelbin e lëndës së sigurimit trajton detyrimin( dare dhe facere). Ajo duke

trajtuar interesin individual dhe social që arrijnë sendet trupore në marrëdhëniet midis

njerëzve, ka veçuar detyrimin e subjekteve si lëndë e sigurimit. Teoria rreth sendeve me

lëndë të sigurimit nënkupton sendin apo personin që sigurohet.

Megjithatë, është me rëndësi të themi se çështja e objektit të marrëdhënies

juridike të sigurimit është rregulluar me ligj. Zgjidhjet ligjore kanë përcaktuar fushën e

veprimit të sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit.

Sigurimi i detyrueshëm në sektorin e transportit përfshin: sigurimin e pasagjerëve

nga aksidentet në transportin publik, sigurimin e përgjegjësisë së pronarit ose të

përdoruesit të mjetit motorik, që në vijim do të referohet si sigurimi i pronarit, për dëmet

shkaktuar palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti, sigurimin e përgjegjësisë së pronarit

ose të përdoruesit të avionit, që në vijim do të referohet si sigurimi i pronarit, për dëmet

shkaktuar palëve të treta dhe pasagjerëve nga përdorimi i këtij avioni dhe sigurimin e

përgjegjësisë së pronarit ose të përdoruesit të mjetit lundrues, që referohet si sigurimi i

pronarit, për dëmet shkaktuar palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti.141

Kur flasim për të drejtën e sigurimeve në aksidentet automobilistike, vlen të

përmendet se sigurimi i përgjegjësisë së pronarit të mjetit të transportit për dëmet e

shkaktuar palëve të treta mbulon edhe dëmet e shkaktuara nga përdorimi i mjetit prej

140

Shih më gjër.:Luigi Desiderio, Temi e problemi di diritto della assicurazioni, Giuffrè Editore, Milano,

2010, fq. 205-209. 141

Krahaso përmbajtjen e nenit 2 të Ligjit për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit të

Shqipërisë.

Page 74: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

74

personave të tjerë, kur këta e përdorin mjetin me miratimin e pronarit. Kjo në fakt është

objekt i marrëdhënies juridike të sigurimit.

II.4. Përmbajtja e marrëdhënies juridike të sigurimit

Përmbajtja e marrëdhënies juridike civile është elementi substancial i saj. Në

asnjë rrethanë nuk mund të shfaqet një marrëdhënie juridike civile pa të drejtat dhe

detyrimet e subjekteve mes të cilave ajo është shfaqur.

Përmbajtja e marrëdhënieve juridike civile të sigurimit nga përgjegjësia përbëhet

nga tërësia e të drejtave dhe detyrimeve të subjekteve që marrin pjesë në këtë

marrëdhënie. Të drejtat dhe detyrimet e këtyre subjekteve janë të lidhura ngushtë me

njëra – tjetrën pasi që të drejtës së njërës palë i korrespondon detyrimi i palës tjetër dhe

anasjelltas.

Përmbajtja e marrëdhënies juridike të sigurimit nga përgjegjësia, synon arritjen e

qëllimeve të caktuara, përkatësisht arritjen e interesave të ligjshme të subjekteve të

marrëdhënies juridike konkrete. Termi të drejta subjektive përdoret me qëllim që të

dallohen të drejtat e pjesëmarrësve të marrëdhënies juridike dhe tërësia e normave

juridike nga vetë ligji, i cili po ashtu quhet e drejtë.

Marrëdhënia juridike e sigurimit është materie ligjore. Palët në këtë marrëdhënie

juridike kanë detyrim ligjor që të jenë bartës të të drejtave dhe detyrimeve të caktuara në

fazat konkrete të zhvillimit të marrëdhënies juridike të sigurimit. Sigurmi nga

përgjegjësia për dëmin e shkaktuar nga përdorimi i mjetit motorik është detyrim ligjor

dhe dy palët mbi bazën e këtij detyrimi futen në këtë marrëdhënie juridike. Në fillim

marrëdhënia juridike e sigurimit ka të bëjë midis palëve kontraktuese, siguruesit dhe të

siguruarit, ndërkaq kur do të paraqitet Rasti i sigurimit në këtë marrëdhënie juridike do të

futet edhe personi i tretë i dëmtuar. Pra, përveç të siguruarit, i cili me siguruesin ka lidhur

kontratë për sigurim, para së gjithash për mbrojtjen e pasurisë së vet ose personave, me

sigurim më së shumti sigurohet dobia e disa personave të tjerë, qoftë në bazë të vullnetit

të të siguruarit, qoftë në baza tjera142

. Në këto raporte lindin marrëdhëniet juridike midis

siguruesit dhe të siguruarit me të drejta dhe detyrime konkrete dhe siguruesit dhe

personave të tretë – shfrytëzuesit të sigurimit, po ashtu me të drejta dhe detyrime

konkrete.

Raportet juridike midis siguruesit dhe të siguruarit (kontraktuesit të sigurimit),

përkatësisht të drejtat dhe detyrimet midis tyre në të gjitha fazat e marrëdhënies juridike

të sigurimit, përcaktohen me ligj143

, me kontratën për sigurim, apo me aktet tjera të

sigurimit. Është me rëndësi të përcaktohet momenti fillestar i krijimit të të drejtave dhe

detyrimeve midis palëve. Siguruesi dhe i siguruari do të futen në raporte juridike nga

momenti i lidhjes së kontratës për sigurim, përkatësisht nga momenti i posedimit të

Kartonit jeshil të sigurimit apo sigurimit kufitar. Po ashtu, me rëndësi është edhe

përcaktimi i momentit të ofertës për lidhjen e kontratës në raport më çastin e lindjes së të

drejtave dhe detyrimeve nga sigurimi. Ofertën për lidhjen e kontratës së sigurimit e bën

siguruesi nga vetë fakti i ushtrimit të veprimtarisë së sigurimit në tregun legal të

sigurimit. Megjithatë, në aspektin juridik, përkundër faktit të bërjes së ofertës për lidhjen

142

Predrag Shulejiç, Pravni polozhaj korisnika osiguranja, Revista juridike “Pravni zhivot”, nr. 10,

Beograd, 1998, fq. 949 143

Nenet 963-977 të LMD-së rregullojnë raportet juridike midis siguruesit dhe të siguruarit

Page 75: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

75

e kontratës, palët gjatë kontraktimit janë të kufizuar sepse kontrata për sigurim nga natyra

e saj juridike është kontratë mbi pëlqimin, prandaj i siguruari është i detyruar në tërësi t‟i

pranojë kushtet e përgjithshme të sigurimit si pjesë përbërëse e kontratës144

.

Kontraktuesi i sigurimit mund të disponojë të drejta nga sigurimi vetëm në bazë të

pëlqimit të shfrytëzuesit145

. Në kontraktuesin, më tutje bëjnë pjesë të gjitha detyrimet

ligjore dhe kontraktore të cilat e ngarkojnë të siguruarin që ndër të tjera janë për

shembull: paraqitja e rrethanave me rëndësi për llogaritjen e rrezikut, pagesa e primit të

sigurimit, paraqitja e rastit të siguruar146

. I siguruari, sipas mundësive të veta obligohet ta

ndihmojë siguruesin për verifikimin e përgjegjësisë, të parashtrojë të dhëna të vërteta dhe

të plota lidhur me paraqitjen e dëmit dhe rrethanat në të cilat është shfaqur i njejti.

Shfrytëzuesi, këto të drejta nuk i realizon nëpërmjet kontraktuesit, por

drejtpërdrejt, që d.m.th.,shpërblimi nga sigurimi është jashtë ndikimit të mbajtësit ose

trashëgimtarit të kontraktuesit. Kur parashtrohet kërkesa për shpërblim, i siguruari është

detyruar pa vonesë (shtyerje), të lajmërojë siguruesin dhe t‟i dorëzojë të gjitha

argumentet të cilat i përmban kërkesa përkatëse. Po ashtu, i siguruari obligohet ta

lajmërojë, siguruesin për ndryshimin e interesit të sigurimit, sidomos në rastet kur

tjetërsohet automjeti.

Siguruesi, informohet nga ana e të siguruarit për shkaktimin e dëmit që paraqet

rastin e siguruar. Pra, përveç pagimit të primit të sigurimit, kontraktuesi i sigurimit duhet

të njoftojë siguruesin për faktet relevante për vlerësimin e rrezikut, të injektoi rethanat

aktuale që janë vendimtare për vlerësimin e rrezikut dhe të argumentojëekzistencën ose jo

të rrethanave të cilat ndikojnë në në vlerësimin e rrezikut. Ky detyrim arsyetohet nga

fakti se kontraktuesi i sigurimit është më mirë i informuar për rrethanat errezikut dhe se

përcaktimi i gjendjes faktike qëështë vendimtare për vlerësimin e rrezikut nuk është

justifikuar të jetë në dorën e siguruesit. Kontraktuesi i sigurimit do të konsiderohet me

faj, nëse bën shtrembërimin e fakteve ose vlerësimin e rrezikut mbi bazën e fakteve

ekzistuese apo nënvlerësim të rrezikut.147

I siguruari, detyrohet të ndërmerr masa dhe

veprime për të evituar shkaktimin e dëmit, të ofrojë prova për të vërtetuar shkaktimin e

dëmit etj. Ai do të analizojë shpërblimin e dëmit nga baza e sigurimit të

autopërgjegjësisë, gjë që rezulton nga raportet juridike në mes siguruesit dhe të siguruarit.

Shpërblimi i dëmit nga baza e sigurimit të autopërgjegjësisë, bëhet në bazë të

rregullave të përgjithshme mbi përgjegjësinë civile për dëmin e shkaktuar nga sendet e

rrezikshme sipas përgjegjësisë objektive.

Shikuar kështu, shpërblimi i dëmit në këto raste, është i pavarur nga lidhja e

kontratës për sigurim, meqë shfrytëzuesi i sigurimit do të realizojë të drejtën në shpërblim

të dëmit edhe kur pronari përkatësisht, shfrytëzuesi i mjetit motorik nuk ka lidhur

kontratë për sigurim nga autopërgjegjësia. Këtu, te shpërblimi i dëmit, lind raporti juridik

midis siguruesit dhe shfrytëzuesit të sigurimit. Ky raport rregullohet me dispozitat ligjore,

dhe ka për qëllim mbrojtjen e personit të tretë148

. Së këndejmi, personi i tretë nuk është i

zhveshur nga mjetet juridike të kontratës. Personat e tretë gëzojnë të drejtën në kërkesë

144

Velimir Popoviç, vep. e cit. fq. 47 145

Predrag Shulejiç, vep. e cit. fq. 953 146

Jovan Slavniç, Osiguranje i strana ulaganja, Pravni Zhivot, nr. 10 Beograd, 1998, fq. 953 147

Branko Jakša, Pravo osiguranja, Drugo izdanje, Zagreb, 1984, fq. 216-219. 148

Gavanski Branisllav, vep. e cit. fq. 82

Page 76: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

76

direkte për shpërblim të dëmit të përjetuar149

. Ai me padi ka të drejtë t‟i drejtohet

pronarit, përkatësisht shfrytëzuesit të mjetit motorik. Po ashtu, ai ka të drejtë të drejtohet

me actio directa bashkësisë për sigurime.Ngritja e padisë direkte është e lidhur me

vërtetimin e ekzistencës së përgjegjësisë civile të të siguruarit150

. Siguruesi nuk do të

detyrohet për të shpërblyer dëmin, në qoftë se nuk ekziston përgjegjësia e të siguruarit.

Në të vërtetë ekziston e drejta e siguruesit në kundërshtim ndaj shfrytëzuesit151

. Kjo është

e varur nga përmbajtja e veprimit të shfrytëzuesit të sigurimit në momentin e shkaktimit

të dëmit.

Raporti i siguruesit dhe shfrytëzuesit të sigurimit është e interesit të veçantë në

parashtrimin e kërkesës për shpërblim. Përgjegjësia e siguruarit nuk do të kualifikohet,

nëse i dëmtuari nuk parashtron kërkesë për shpërblim të dëmit edhe pse përgjegjësia e të

siguruarit lind me vet shkaktimin e dëmit152

. Shfrytëzuesi i sigurimit gëzon të drejtën e

realizimit të dobisë nga kontrata për sigurim, në qoftë se përjeton dëm – që përfaqëson

rastin e siguruar.

II.5. Personat e tretë në sigurimin nga autopërgjegjësia

Nga marrëdhënia juridike e sigurimit përfitojnë personat e tretë të cilët mund

ballafaqohen me pasojat e rastit të siguruar. Këto persona, nuk janë prezent në fazën

teknike të lidhjes sëkontratës së sigurimit, e as në realizimin e të drejtave dhe detyrimeve

midis siguruesit dhe të siguruarit. Ata vijnë dhe bëhen prezent në momentin e paraqitjes

së rastit të siguruar. Ky rreth i personave gëzon një mbrojtje të drejtpërdrejtë nga efektet e

kontratës së sigurimit, por vetëm në rastet kur paraqitet Rasti i sigurimit. Kjo, për faktin

se kontrata për sigurim, për rrethin e këtyre personave është res inter alios acta. Personi i

tretë, pra nuk është i definuar në momentin e lidhjes sëkontratës së sigurimit. Ai është

pjestarë i erga omnesit. Ai do të individualizohet nesë i shkaktohen pasoja që janë të

mbuluara me sigurim. Pra, ai nuk është kontraktues i sigurimit, por një shfrytëzues i

drejtpërdrejtë i tij, i cili në rrethana të caktuara, fiton një pozitë të caktuar juridike dhe

futet në marrëdhënin juridike të sigurimit për të të realizuar mbrojtjen nga pasojat që ka

përjetuar në pasurinë, shendetin dhe jetën e tij. Kur flasim për këtë rreth të personave

është me rëndësi të përmendim se në rrethanat kur paraqitet Rasti i sigurimit, personi i

tretë pozitën e beneficiarit e fiton edhe mbi bazën e Kartonit jeshil të sigurimit apo

Sigurimit kufitar. Përveç kësaj, personi i tretë pozitën në fjalë e fiton edhe pavarsisht

ekzistëncës së akteve juridike në bazë të të cilave lind marrëdhënia juridike e sigurimit.

Atë pozitë, personi i tretë e fiton edhe drejtpërdrejtë nga ligji. Ligji për sigurimin e

pasurisë dhe personaveështë fakt juridik në bazë të të cilit marrëdhënia juridike e

sigurimit ka shtrirje të efekteve edhe ndaj personave të tretë.

I rëndësishme nuk është titulli juridik, por rrethanat që përbëjnë rastin e siguruar.

Këto janë rrethanat me pasoja për personin. Personit të tretë do tëduhet t‟i shkaktohet

dëm, qoftë në pasurinë, qoftë në shëndetin apo jetën e tij. Personi i dëmtuar në momentin

e shkaktimit të rastit të siguruar paraqitet si shfrytëzues i sigurimit edhe pse nuk është

palë kontraktuese dhe nuk ka nënshkruar kontratën për sigurim, apo edhe kur kontrata për

149

Popoviç Velimir, vep. e cit. fq. 49 150

Gavanski Branisllav, vep. e cit. fq. 84 151

shih: Predrag Shulejiç, vep. e cit. fq. 953 152

Shih: Gavanski Branisllav, vep. e cit. fq. 79

Page 77: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

77

sigurim fare nuk është lidhur.153

. Pra, personi i tretë është personi i dëmtuar dhe paraqitet

vetëm në cilësinë e shfrytëzuesit të sigurimit. Kjo pozitë e personit të tretë rezulton nga

vetëkontrata e sigurimit, aktet tjera të sigurimit dhe vetë ligji. Midis njerëzve të cilët janë

të mbrojtur me sigurimin, ekziston një rreth i personave, i zgjeruar në masë të madhe, e

që konsiderohen viktima potencial në aksidentet automobilistike. Kjo është pozita juridik

e personave të tretë në marrëdhëniet juridike të sigurimit. Kur bëhet fjalë për pozitën

juridike të personit të tretë në raport me rastin e siguruar, kur si pasojë e ka vdekjen, është

me rëndësi të përmendet se ai po ashtu duke e ruajtur pozitën e beneficiarit të sigurimit,

fiton edhe statusin e trashëgimlënsit. Të drejta e tij që burojnë nga marrëdhënia juridike e

sigurimit e që karakterizohen me transmetueshmërinë mortis causa, bëjnë pjesë në masën

e trashëgimisë dhe personi i tretë i ndjerë që ka qenë bartës i atyre të drejtave për kohën

sa ka qenë gjallë e fiton statusin e trashëgimlënsit. Çështja këtu nuk duhet ngatruar me

legjitimitetin aktiv për të kërkuar mbrojtjen juridike të të mirave të mbrojtura juridikisht,

por me transmetueshmërinë mortis causa të të drejtave të caktuara. Përveç kësaj, po ashtu

është me interes të paraqesim edhe situatën kur vetë kontraktuesi i sigurimit është viktimë

në aksidentet automobilistike. Është i pamohueshëm fakti se edhe kontraktuesi i sigurimit

mund të jetë viktimë e fatkeqësisë në komunikacion. Aksidenti automobilistik mund ta

godasë pasurinë, shëndetin dhe vetë jetën e kontraktuesit të sigurimit, në të cilën aksident

ka marrë pjesë mjeti motorik i siguruar. Në këtë aksident kontraktuesi i sigurimit mund të

merr pjesë qoftë si udhëtar në mjetin motorik që mund ta drejtojë vetë apo ndonjë person

tjetër ose si kalimtar në rrugë të caktuar. Në këto raste, kur pasojat e aksidentit e

përfshijnë edhe kontraktuesin e sigurimit, kontraktuesi i sigurimit nuk e fiton pozitën e

personit të tretë.Ai prap ngelet palë kontraktuese dhe nuk mund t‟i shfrytëzojë benifitet

që rezultojnë nga sigurimi.

Në raportet juridike që krijohen nga sigurimi, personi i tretë mund të futet në

mënyra të ndryshme:

- në cilësinë e mbrojtësit të të siguruarit (dëmtuarit) ngjajshëm si edhe të gjithë

mbrojtësit e tij të mbetur, d.m.th. pa lidhje të drejtëpërdrejtë me siguruesin.

- në bazë të lidhjes së posaçme juridike të theksuara në pozitë të privilegjuar në

raport të shpërblimit nga sigurimi.

- në bazë të të drejtave pronësore të mbrojtura me padi direkte154

.

Kualifikimi i personave të tretë, ka për bazë funksionimin e garantimit të

shpërblimit të dëmit që atyre u është shkaktuar. Të gjithë personat e tretë të dëmtuar

gëzojnë të drejtën për të kërkuar shpërblimin e dëmit nga siguruesi për dëmin e shkaktuar

me mjetin motorik.

Përcaktimin e personave të tretë, ligjdhënësi e ka bërë duke përcaktuar rrethin e

personave që nuk konsiderohen persona të tretë. Përcaktimi i personave të tretë është bërë

në mënyrë negative, ashtu që bëhet vetëm përcaktimi i personave që nuk llogariten

persona të tretë. Sipas legjislacionit pozitiv të Maqedonisë, nuk llogariten persona të

tretë: kontraktuesi i sigurimit, pronari apo shfrytëzuesi i mjetit motorik, bashkëpronari i

mjetit motorik, drejtuesi i mjetit motorik që është përgjegjës për dëmin dhe personi që në

mënyrë të palejuar ka ardhur deri te mjeti motorik edhe në qoftë se në momentin e

fatkeqësisë nuk e ka drejtuar automjetin155

.

153

shih: Predrag Shulejiç, vep. e cit. fq. 955 154

Shih: Predrag Shulejiç, vep. e cit. fq. 955 155

neni 59 i LSPP-së

Page 78: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

78

Kontraktuesi i sigurimit, më së shpeshti është shfrytëzuesi i mjetit motorik. Kjo

kategori e personave nuk mund të paraqitet njëkohësisht edhe si shfrytëzues në pjesën e

dytë të raportit juridik, si person i tretë, sepse kjo do të ishte në kundërshtim me parimet e

përgjithshme të së drejtës civile dhe të drejtës mbi sigurim156

. Më së shpeshti, kontraktues

i sigurimit është personi i cili është pronar i mjetit motorik. Në rastin e tillë, kontraktuesi i

sigurimit nuk e ka statusin e personit të tretë. Rëndësi praktike, çështja e pozitës së

kontraktuesit të sigurimit, ka në rastet kur një person ka lidhur kontratë për sigurim nga

autopërgjegjësia në emër të vet, në cilësinë e kontraktuesit të sigurimit, por për llogari të

pronarit të mjetit motorik. Këtu nga e drejta për shpërblim të dëmit përjashtohen drejtuesi

i mjetit motorik në momentin kur është shkaktuar dëmi si dhe kontraktuesi i sigurimit dhe

gjithë personat, përgjegjësia juridike civile e të cilave është e mbuluar me polisen e

sigurimit157

.

Pronari i mjetit motorik përjashtohet nga rrethi i personave të cilët kanë të

drejtëshpërblimi nga bashkësia për sigurime. Mbi bazën e sigurimit nga përgjegjësia,

bashkësia për sigurim merr përsipër detyrimin që në vend të personit të siguruar, të

paguajë shpërblimin e dëmit, për të cilin është përgjegjës kontraktuesi i sigurimt. Pronari

i mjetit motorik nuk mund t‟i përgjigjet vetvetes për dëmin e shkaktuar. Pronari i mjetit

motorik, i cili mund të pësojë dëm si udhëtar me mjetin e vet motorik, nuk ka të drejtë në

shpërblim të dëmit nga baza e sigurimit të autopërgjegjësisë. Atij do t‟i pranohet cilësia e

personit të tretë, vetëm në rastet kur dëmi shkaktohet me përplasjen e mjeteve motorike,

pikërisht me fajin e drejtuesit të mjetit tjetër motorik158

. Edhe bashkëpronari i mjetit

motorik nuk bën pjesë në rrethin e personave të tretë. Sipas rregullave të njejta sikurse

pronari, përgjigjet edhe poseduesi tjetër i mjetit motorik-personi të cilit pronari ia ka

besuar mjetin motorik për ta përdorur. Praktika gjyqësore e ka njohur cilësinë e

kondukterit të të njejtit autobus që ka përjetuar dëm, në aksidentin rrugor të shkaktuar

nga vozitësi i autobusit. Atij i është njohur e drejta në shpërblim të dëmit lidhur me

përdorimin e autobusit159

. Në këto raste, ndërmarrja ka të drejtë të kërkojë nga bashkësia

për sigurime shpërblimin për shumën që ia ka paguar punëtorit të vet në emër të pushimit

mjeksor, për lëndimet e marra në fatkeqësinë e komunikacionit.

Nuk konsiderohen persona të tretë, personat të cilët, mjetin motorik e kanë

përvetësuar në mënyrë të paligjshme, madje edhe në qoftë se në çastin e aksidentit nuk e

kanë drejtuar mjetin motorik160

. Në rrethin e personave të tretë nuk bëjnë pjesë dhe nuk

kanë të drejtë në shpërblim të dëmit nga baza e sigurimit të autopërgjegjësisë, fëmijët,

vëllezërit, motrat, bashkëfamiljarët e tjerë të shkallës së tretë të gjinisë së gjakut,

personat, përgjegjësia e të cilëve është e mbuluar nga sigurimi i autopërgjegjësisë dhe

drejtuesit e paautorizuar të mjetit motorik, kushtimisht që të jetojnë bashkë me drejtuesin

e mjetit motorik161

).

Dëmin që do të përjetonin këto persona, llogaritet si dëm i vet drejtuesit të mjetit

motorik.

156

Besnik Nikçi, vep. e cit. fq. 32 157

neni 4 i aneksit 1 të Konventës së Strasburgut, 20 Prill 1959 158

Shih: Besnik Nikçi, vep. e cit. fq. 33 159

Aktgjykimi i Gjykatës Supreme të Maqedonisë, Gzh. 34/77, I dates 20.IV. 1977 160

Shih: Besnik Nikçi vep. e cit. fq. 39 161

Shih: Branisllav Gavanski, vep.e cit. fq. 72

Page 79: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

79

II.6. Faktet juridike

Shfaqja e marrëdhënies juridike të sigurimit nga përgjegjësia bëhet mbi bazën e

fakteve juridike. Me fakte juridike teoria e të drejtës kupton rrethanat me të cilat ligji e

lidhë lindjen, ndryshimin apo shuarjen e të drejtave subjektive dhe të detyrimeve juridike

përkatëse dhe bashkë me to, dhe të marrëdhënieve juridike, përmbajtjen e të cilave e

krijojnë ato162

.

Fakti juridik që plotëson kushtet e vënies në zbatim të normës juridike tek

marrëdhëniet juridike të sigurimit nga përgjegjësia është dëmi i shkaktuar në aksidentet

automobilistike, përkatësisht Rasti i sigurimit.

Shkaktimi i dëmit që në këtë rast përfaqëson rastin e siguruar ka karakterin e

veprimit të palejuar të njeriut. Shkaktimi i dëmit konsiderohet si veprim që ndërmerret

nga njeriu, por që njëkohësisht paraqet shkelje të normave juridike konkrete.

Te marrëdhënia juridike e sigurimit, përveç dëmit të shkaktuar si faktit juridik,

trajtim të rëndësishëm në gjykimin e lindjes së kësaj marrëdhënie, përkatësisht në

realzimin e të drejtës së shpërblimit të dëmit nga baza e sigurimit të autopërgjegjësisë,

kanë edhe supozimet juridike.

Kur gjykohet se ekziston fakti i shkaktimit të dëmit në fatkeqësitë e

komunikacionit, merren se ekzistojnë edhe disa të tjerë, të cilat në nuk vërtetohen apo

argumentohen por merren si tilla. Ligjvënsi, supozimeve u ka dhënë vlerësim juridik.

Supozimet në këtë rast zëvendësohen me fakte juridike. Supozimi se është paraqitur

Rasti i sigurimit me vetë shkaktimin e dëmit në aksidentet automobilistike është supozim

i kategorisë së supozimit të pamohueshëm - praesumptiones juris et de jure.

Ajo çka është me rëndeësi me këtë rast, është koncepti i pranuar në teorinë e së

drjtës civile, se në kuptimin e veçantë juridik si parashikues i fakteve juridike paraqitet

ligjvënsi. Ai, në bazë të vlerësimit të pasojave juridike nga faktet, përcakton se cilat fakte

janë relevante për të drejtën, përkatësisht për shfaqjen e marrëdhënies juridike të

sigurimit. Në grupin e fakteve relevante juridike konsiderohen të gjitha faktet nga të

cilat dalin pasoja juridike.

Fakt relevant për shfaqjen e marrëdhënies juridike të sigurimit nga përgjegjësia

është mjeti motorik, përkatësisht përdorimi i mjetit motorik si mjet me burim rreziku të

shtuar dhe shkaktimi i pasojës nga ai përdorim.

II.7. Parimi i mirëbesimit (bonafidei) në fushën e sigurimeve

Me që për objekt trajtimi kemi sigurimin e detyrueshëm të përgjegjësisë së

pronarit të mjetit motorik për dëmet që u shkaktohen palëve të treta nga përdorimi i këtij

mjeti, në vazhdim do të analizojmë zbatimin e sigurimit vetëm në këtë fushë.

Rregullat e sigurimit detyrojnë çdo pronarë të mjetit motorik që të lidhë një

kontratë të sigurimit të përgjegjësisë për dëmet që mund t‟u shkaktohen palëve të treta

nga përdorimi i këtij mjeti, me pasojë dëmtimin dhe humbjen e pronës dhe dëmin

jopasuror, në rast vdekjeje, të dëmtimeve trupore dhe përkeqësimit të shëndetit.

162

Për faktet juridike shih më gjërësisht: Martin Vedrish, Osnove imovinskog prava, Opçio dio imovinskog

prava, stvarno, obavezno i nasljedno pravo, II izdanije, Zagreb, 1976, fq. 18-22.

Page 80: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

80

Përveç kësaj, e drejta e sigurimit mbulon edhe dëmet jopasurore, me pasojë

vdekjen, dëmtimet trupore dhe të përkeqësimit të shëndetit, të pasagjerëve të mjetit,

shkaktar të aksidentit, si rezultat i përdorimit të tij. Përgjegjësia e pronarit të mjetit

motorik, po ashtu zbatohet për dëmet e shkaktuara si nga mjeti tërheqës, edhe nga mjeti i

tërhequr. Kur jemi tek ky segment i mbulimit të sigurimit është e rëndësisë rregulla

ligjore që i referohet pronarëve të dy mjeteve që janë bashkërisht përgjegjës për dëmet

ndaj palëve të treta, në rastet e dëmeve të shkaktuara nga përdorimi i mjetit tërheqës apo

i mjetit të tërhequr, kur këto mjete janë të lidhura në një tërësi integrale ose kur aksidenti

ndodh nga shkëputja e rimorkios nga mjeti tërheqës. Në këto raste, pala e dëmtuar mund

të paraqesë kërkesën për dëmshpërblim te siguruesi i mjetit tërheqës ose te siguruesi i

rimorkios.

Rregullat e sigurimit të përgjegjësisë së mbajtësit të mjetit motorik nuk mbulon

dëmet e sendeve, të cilat i ka marrë përsipër t‟i transportojë mbajtësi i mjetit, shkaktar i

aksidentit dhe që ndodhen në mjetin në çastin e aksidentit.

Mbulesa siguruese duhet të ketë bazë ligjore dhe s‟bashku më te, të lind edhe

marrëdhënien juridike të sigurimit. Marrëdhënia juridike e sigurimit lind mbi bazën e

faktit juridik që mund të jetë kontrata për sigurim dhe vet ligji. Kur ekziston kontrata për

sigurimin, parimi bona fidem gjendet në themelin e marrëdhënis juridike të sigurimit.

Secila nga palët kontraktuese në realizimin e te drejtave dhe detyrimeve që përbëjnë

përmbajtjen e marrëdhënies juridike të sigurimit duhet të sillen sipas këtij parimi. Pala e

cila ka autorizim, përkatësisht të drejtë, duhet që gjatë realizimit të asaj të drejte të mbajë

llogari për detyrimin e palës tjetër dhe anasjelltas. Interesat e palëve janë pjesë themelore

e qëllimit të personit bonam fidem. Kjo do të thotë se, në themelet e kontratës së sigurimit

qëndron parimi bonam fidem. Në literaturën për të drejtën e sigurimit, bëhet fjalë për

shtrirjen e parimit bonam fidem tek dhënia e informacionit për rrethanat që përbëjnë

rrezikun e mundshëm nga ana e të siguruarit që në momentin e lidhjes së kontratës së

sigurimit.163

Ndërkaq, kur flasim për ligjin si fakt juridik aludohet në dokumentacionin

tjetër të siguracionit : kartonin jeshil të sigurimit dhe sigurimin kufitar.

Si përfundim nga ky trajtim, mund të themi se e drejta e sigurimve për dëmet e

shkaktuara në aksidentet automobilistike e shtrinë efektin e vet në rastet e paraqitjes së

rastit të siguruar. Rasti i sigurimit paraqitet kur shkaktohet dëmi i cili është i mbuluar me

kontratën për sigurimin, ai të jetë shkaktuar nga përdorimi i mjetit motorik, të ketë cënuar

dispozitat konkrete ligjore dhe tu shkaktohej personave të tretë.

II.8. Rreziku

Rreziku si element i marrëdhënies juridike të sigurimit paraqet ngjarjen e

ardhshme të paparashikuar, pavarësisht faktit se ai veprim a shkakton dëm ose

shfrytëzohet për personin e caktuar. Rreziku është me pasoja të dëmshme, prandaj edhe

për sinonim e ka vet dëmin. Kjo natyrë e rrezikut ka bërë që ai të mos ketë asnjë dallim

pavarësisht faktit se është shkaktuar nga ngjarjet natyrore apo nga veprimet e njerëzve

163

Në lidhje me parimin bonam fidem shih: Branko Jaksha, Pravo Osiguranja, Zagreb 1984, faq.46-47.

Page 81: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

81

Figura Nr.4. Pasqyra për pasojat në aksidentet automobilistike164

Rreziku ka natyrë ekonomike dhe juridike. Natyra ekonomike e rrezikut i

referohet sigurimit të një vlere ekonomike, pagimit të parimit të sigurimit dhe transferit të

rrezikut. Për dallim nga këto karakteristika, natyra juridike e sigurimit i referohet

marrëdhënies juridike midis siguruesit dhe të siguruarit gjatë transferimit të rrezikut nga i

siguruari tek siguruesi, duke vlerësuar në rradhë të parë mbulimin e sigurimit.165

Rreziku ka elementet bazë që e bën atë të prodhojë efekte juridike në procedurën

për shpërblimin e dëmit, edhe atë: ngjarja duhet të jetë e dëmshme dhe ngjarja duhet të

jetë deomos e paparashikueshme.

1). Ngjarja si element i rrezikut është rezultat i veprimit të dëmshëm dhe

pasojës.

1.a). Veprimi i dëmshëm duhet të shkaktojë pasojën.

Veprimi i dëmshëm mund të jetë rezultat i veprimit të njeriut dhe ngjarjeve

natyrore. Një pasojë mund të shkaktohet nga më shumë veprime të dëmshme sikundër që

një veprim i dëmshëm mund të shkaktojë më shumë pasoja. Me rëndësi është qendrimi se

sigurimi mbulon gjitha veprimet e dëmshme, përveç atyre që në mënyrë shprehimore janë

përjashtuar me kontratë apo me ligj.166

1.b). Pasoja ( shkaktimi i vdekjes, lëndimet trupore, dëmtimi i mjetit motorik

dhe dëmet jomateriale)

2. Ngjarja duhet të jetë e ardhshme.

Ngjarja nuk duhet të kishte ndoshur në momentin e lidhjes së kontratës. Një

kontratë për sigurimin do të jetë e pavlefshme, nëse rasti që përbën ngjarjen e dëmshme

164

Të dhënat janë marrë nga Ministria e pënëve të brendshme të Maqedonisë, www.mvr.gov.mk. 165

Shih : Robert I. Mehr, Fundamentals of insurance, Second Edition, Irwin, 1986, fq. 24.. 166

Aleksandar Nikollovski, Osiguruvanje i reosiguruvanje, Shkup, 1997, fq. 36-40, përveç tjerash bën fjalë

edhe për cilësinë e të mundshmes – ngjarja e dëmshme duhet të jetë e dëmshme dhe me pasoja ekonomike.

0

500

1000

1500

2000

2500

3000

3500

4000

4500

20

01

20

02

20

03

20

04

20

05

20

06

20

07

20

08

20

09

20

10

Vdekje

Dëmtime trupore-cënim i shëndetit

Page 82: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

82

veç më ka më ka ndodhur, është në shfaqje, është e ditur se do të ndodhë apo janë kuptuar

rrethanat që ajo të shfaqet.

3. Ngjarja duhet të jetë e paparashikueshme.

Ngjarja duhet të jetë e jashtëzakonshme. Gjendja objektive është kriteri për

përcaktimin e paparashikueshmërisë së ngjarjes. Megjithatë, ngjarja duhet të shkaktohet

brenda periodës që mbulohet me kontratën për sigurimin. Edhe aksidenti i trafikut

paraqet ngjarja të dëmshme që mund të jetë e paparashikueshme. Kur ajo shkaktohet,

gjykata duhet të vlerësojë të gjitha rrethanat e faktit për tu mbështetur në gjendjen faktike

të plotë dhe të drejtë. Përshkrimi i pozitës së rrugës, fotografimi i rrjedhës së rrugës,

linjës hekurudhore të rrethuar me mur mbajtës, dëmtimi i murit të mbajtjes dhe rënia e

shkëmbinjëve dhe rreshqitjen e tokës janë fakte që përcaktojnë vlerësimin e aksidentit si

ngjarje e paparshikueshme në një proces gjyqësor për përgjegjësinë në aksidentin e

trafikut në gjyqësinë italiane. Në këto rrethana, përjashtohet përgjegjësia e drejtuesit të

mjetit motorik për aksidentit e shkaktuar. Pra, përgjegjësia përjashtohet duke e

konsideruar si ngjarje të paparashikueshme. Gjykata duhet të konstatojë nëse parashikimi

i dëmtimi është i papritur, duke mbajtur llogari për lidhjen me rreziqet që lindin nga

situata dhe karakteristikat strukturore të rrezikut, llojin e rrezikut që shkaktuan ngjarjen e

dëmshme. Pashmangshmëria dhe paparashikueshmëria janë thelbi i këtij përjashtimi nëse

ashtu do të rezultojë edhe përkundër lidhjes me masat e sigurisë në rrugë nga ana e

drejtuesit të mjetit motorik.167

II.9 Primi i sigurimit

Primi i sigurimit është institut, përkatësisht shuma e parave për të cilat ka të drejtë

siguruesi si subjekt në marrëdhënien juridike të sigurimit. Kjo shumë mund të jetë

themelore dhe shtesë. Primi themelor paguhet për të mbuluar rreziqet e “rregullta” që

paraqiten pas kontraktimit të sigurimit.

Pra, primin e sigurmit e paguan kontraktuesi i sigurimit. Në bazë të natyrës së

kontratës për sigurim, primi i sigurimit paguhet paraprakisht, para shkaktimit të rastit të

siguruar. Primi i sigurimit në këtë kohë është në përputhje me konceptin juridik dhe

ekonomik të sigurimit.168

Parimi i sigurimit paguhet në tërësi. Nuk është i detyruar

siguruesi që të pranojë një pagesë me këste të primit të sigurimit. Megjithatë, pagimi me

këste nuk është i përjashtuar. 169

Primi i sigurimit paguhet në vendin e kontraktimit të sigurimit, përkatësisht vendi

ku siguruesi e ka selinë e vet, në qoftë se palët nuk kanë kontraktuar një vend tjetër për

pagim të primit të sigurimit. Primi i sigurimit duhet të paguhet në afatin e paraparë me

kontratë të sigurimit.

167

Gjyqësia italiane, Seksioni i Gjykatës së Kasacionit. III CIV. - 18 korrik 2011, n. 15720 18 e ka

konceptuar aksidentin e trafikut si ngjarje e paparashikueshme duke bërë krahasimin me rrethanat faktike

dhe masat e sigurisë në rrugë. 168

Aleksandar Nikolovski, Sigurimi dhe risigurimi,Shkup, 1997, fq. 42-46. 169

Gjykata Themelore në Manastir, në çështjen K.nr. 200/09 ka refuzuar padinë si të pa bazë duke u

mbështetur në faktin se aneksi për shtyerjen e pagimit të primit të sigurimit nuk prodhon efekti juridike për

shkakun e mosnënshkrimit nga ana e palëve në marrëdhënien juridike të sigurimit në njërën anë, kurse në

anën tjetër për shkakun e nënshkrimit të kontratës së sigurimit nga ana e të dy palëve kontraktuese. Në

kontratën për sigurim, nuk është evidentuar se i siguruari nuk e ka bërë pagimin e primit të sigurimit. Ky

është fakti vendimtar për qëndrimin e gjykatës në rastin konkret.

Page 83: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

83

Figura 5. Pasqyrë për primin bruto të sigurimit në vitin 2010170

Figura 6. Pasqyrë për primin bruto të sigurimit në vitin 2010171

170

Të dhënat janë marrë nga Ministria e pënëve të brendshme të Maqedonisë, www.mvr.gov.mk 171

Të dhënat janë marrë nga Ministria e pënëve të brendshme të Maqedonisë, www.mvr.gov.mk

010002000300040005000

Primi bruto i sigurimit ne vitin 2010

Primi bruto i sigurimit ne vitin 2010

010002000300040005000

Primi bruto i sigurimit ne vitin 2011

Primi bruto i sigurimit ne vitin 2011

Page 84: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

84

Ajo çka është me rëndësi tek primi i sigurimit, është karakteri i

pandryshueshmërisë së saj për kohën e kontraktimit të sigurimit. Shuma e njejtë për

primin e sigurimit vlen për tërë periodën kohore për të cilën ështe kontraktuar sigurimi.

Ajo nuk ndryshon. Nëse nuk bëhet pagimi i primit të sigurimit në kohën e caktuar,

atëherë detyrimi përfshinë edhe kamatvonesën. Lartësia e kamatvonesës përcaktohet për

çdo gjysmëvit dhe atë në lartësinë e kamatës të instrumentit bazë nga operacionet e tregut

të hapur të Bankës popullore të Republikës së Maqedonisë, që ka vlejtur në ditën e fundit

të gjysmëvitit që i paraprinë rritja për 10 % të poenave në kontratat ekonomike dhe

kontratat midis tregtarëve dhe personave të së drejtës publike për gjysmëvitin vijues,

përkatësisht rritja prej 8 % të poenave në kontratat në të cilat njëri person nuk është

tregtar.172

Në lidhje me kohën e pagimit të primit të sigurimit, siguruesi është i detyruar që ta

paralajmrojë kontraktuesin e sigurimit se kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të

sigurimit janë pjesë përbërse e kontratës dhe t‟ja japë tekstin e tyre, në qoftë se ata kushte

nuk janë përfshirë në kontratën e sigurimit. Nëse është kontraktuar që primi i sigurimit të

paguhet gjatë lidhjes së kontratës së sigurimit, detyrimi i siguruesit që të bëjë pagimin e

shpërblimit apo shumën e paraparë me kontratë, lind nëditën e ardhëshme pas ditës kur

është paguar primi i sigurimit. Nëse është kontraktuar që primi i sigurimit të paguhet pas

lidhjes së kontratës së sigurimit, detyrimi i siguruesit që të paguaj shpërblimin apo

shumën e caktuar me kontratë, lind nga dita e përcaktuar me kontratë si ditë e fillimit të

sigurimit.

Kur flasim për këtë karakteristikë të primit të sigurimit është me rëndësi të

veçohet pagimi i një shume shtesë në emër të primit të sigurimit. I siguruari pas

kontraktimit të sigurimit dhe pas pagimit të primit të sigurimit, me akordim të vullnetit të

siguruesit mund të paguaj një shumë shtesë për të mbuluar një rrezik tjetër që nuk është

mbuluar gjatë kontraktimit të sigurimit.

Në literaturën e së drejtës së sigurimit flitet edhe për një karakteristikë tjetër të

primit të sigurimit, për pandashmërinë e saj. Edhe nëse objekti i sigurimit nuk ekspozohet

ndaj rreziqeve të siguruara brenda kohështrirjes së kontratës, primi i sigurimit është i

pandashëm.

Kur flasim për karaktersitikat e primit të sigurimit, është me rëndësi të përmendet

fakti se kontrata e sigurimit nuk është e lidhur për pronarin e mjetit motorik, por për

mjetin motorik. Të drejtat dhe detyrimet midis siguruesit dhe të siguruarit efektin e tyre e

shtrijnë duke filluar nga momenti i nënshkrimit të kontratës. Këto të drejta dhe detyrime

nuk varen nga epilogu i kontrollimit teknik të mjetit motorik. Nëse mjeti motorik nuk

mund të kalojë kontrollimin teknik, kjo nuk do të thotë se duhet të vëhet në pikpyetje

vlefshmëria juridike e kontratës së sigurimit. Në të gjitha rastet, kur është kontraktuar

sigurimi me marrëveshje mes palëve për pagimin me këste të primit të sigurimit,

detyrimin për pagimin e kësteve të primit të sigurimit bartet s‟bashku me mjetin motorik

nëse ai tjetërsohet.173

172

Në lidhje më kohën e pagimit të primit të sigurimit, Gjykata Themelore në Kumanovë, Aktgjykimin nr

92/10 të datës 7 korrik 2010, për caktimin e detyrimit për kamatvonesën, e ka mbështetur në qëndrimin se

debitori i cili do të vonohej në detyrimin për pagimin e primit të sigurimit, përveç debisë kryesore, ka

detyrim edhe për kamatvonesën e cila mund të përcaktohet me ligj ose kontratë. 173

Në frymën e këtij qëndrimi, Gjykata Themelore në Negotinë, me Aktgjykimin K.nr.44/09 të datës 2

nëntor 2009, e ka detyruar kontraktuesin e sigurimit që të bëjë pagimin e këstit të primit të sigurimit,

Page 85: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

85

Çështjen nuk duhet ta ngatrojmë me të drejtën për ta bërë pagimin e primit të

sigurimit me këste. I siguruari pagimin e primit të sigurimit mund ta bëjë edheme këste

nëse palët kontraktuese merren vesh. Marrëveshja për pagimin e primit të sigurimit me

këste duhet të përcaktohet shprehimisht me kontratë të sigurimit, e cila nënshkruhet nga

palët kontraktuese ose për një gjë të tillë nënshkruhet aneks i veçantë.174

Në lidhje me karakterin e pandashmërisë së primit të sigurimit, jane hapur dilema

të thella, sidomos në drejtim të ekzistencës së interesit për sigurim. Subjektet

kontraktuese futen në marrëdhënien juridike të sigurimit duke u mbështetur në interesin

për sigurim. Ky interes për sigurim ndërlidhet me rrethanat, përkatësisht ekspozimin e

objektit të sigurimit ndaj rreziqeve të siguruara. Siguruesi, do të përgjigjet në qoftë se

paraqitet Rasti i sigurimit. Përkatësisht, rasti i siguruar është pika referuese e subjekteve

të kontratës për sigurim. Në rastet kur është kontraktuar sigurimi, por brenda kohës së vet

për të cilën vlen kontrara për sigurimin, shuhen rrethanat që paraqesin rrezik, apo thënë

ndryshe lënda e sigurimit nuk është ekspozuar ndaj rreziqeve të siguruara, atëherë me të

drejtë duhet të përfundojmë se tek i siguruari shuhet interesi për sigurim. Kur nuk

eksizton interesi për sigurim, atëherë siguruesi nuk do të vijë në pozitë që të paguaj

shumën e sigurimit dhe kjo për shkakun se nuk mund të paraqitet Rasti i sigurimit. Mbi

këtë bazë, do të duhet të arsyetohej qëndrimi se primi i sigurimit duhet ti kthehet të

siguruarit dhe kontrata për sigurim të shuhet.

Në lidhje me këtë qendrim, është pranuar koncepti se primi i sigurimit duhet të

kthehet tek i siguruari në qoftë se gjatë periodës së sigurimit, lënda e sigurimit është

asgjësuar nga një veprim tjetër që nuk është paraparë në kontratë, ndërkaq në të gjitha

rastet kur lënda e sigurimit nuk asgjësohet, atëherë primi isigurimit nuk kthehet, edhe pse

kontrata për sigurim ka shtrirje të mëtejshme kohore.

Përkundër faktit që primi i sigurimit ka karakter të pandryshueshmërisë dhe

pandashmerisë, ai mund të kthehet pra tek kontraktuesi i sigurimit pjesërisht apo

tërësisht. Në literaturën e të drejtës së sigurimeve njihen tri raste ku primi i sigurimit

duhet të kthehet, edhe atë: me anulimin e kontratës në tërësi, me anulimin e kontratës

pjesërisht dhe kur kontrata e sigurimit ka vlejtur për një kohë të caktuar e që është

ndërprerë para kohës, pa u shfaqur Rasti i sigurimit.

Në rastet kur kontrata e sigurimit anulohet në tërësi, bazuar në rregullat e së

drejtës civile kontraktore, tek palët kontraktuese kthehet ajo çka paraqet ”dare”,

përkatësisht primi i sigurimit. Edhe në rastet kur kontrata e sigurimit, pjesërisht do të

anulohet, primi i sigurimit duhet të kthehet në proporcion me anulueshmërinë e kontratës,

por që ky anulim të ketë rezultuar pa fajin e kontraktuesve të sigurimit. Primi i sigurimit

duhet të kthehet edhe në rastet kur kontrata e sigurimit është lidhur për një kohë, por

është ndërprerë para kohe dhe pa u shkaktuar Rasti i sigurimit edhe atë kur kontrata e

sigurimit do të zgjidhet me marrëveshje mes palëve kontraktuese, me realizimin e

detyrimeve, me konfuzionin e të drejtave dhe detyrimeve, etj.

Kur flasim për primin e sigurimit është me rëndësi të trajtojmë edhe situatën kur

nuk bëhet pagimi i primit të sigurimit. Është vështirë të provohet pagimi i primit të

përkundër pretendimeve të kontraktuesit të sigurimit se mjeti motorik nuk e ka kaluar kontrollimin teknik

dhe se i njejti është tjetërsuar me kontratë të shitjes. 174

Gjykata Themelore në Vinicë, në çështjen civile JK. 25/2010 e ka refuzuar padinë si të pabazë për

pagimin e borxhit për shkak të mospagesës së primit të sigurimit për faktin e mosekzistences të klaozulës

shprehimore në kontratë për sigurimin apo në aneks të veçantë për pagimin e primit të sigurimit me këste.

Page 86: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

86

sigurimit meqenëse një gjë e tillë edhe mund të provohet me mjete provuese. Vështirësia

e të provuarit se a është bërë pagimi i primit të sigurimit buron nga fakti se kur lëshohet

polisa e sigurimit, ajo në vete përmban shumën e caktuar në emër të primit të sigurimit.

Kjo shumë nënkupton se është bërë bërë pagimi i primit të sigurimit. Çështja është edhe

më e komplikuar kur bëhet pagimi me këste. Pagimi i këstit të pare e bën siguruesin që të

merrë përsipër detyrimet tjera nga kontrata e sigurimit, meqenëse palët mund që të

akordohen, që siguruesi do t‟u përgjigjet detyrimeve nga kontrata për sigurimin, nëse do

të paguhet në tërësi primi i sigurimit. Pra, pagimi i këstit të parë nuk do të detyrojë

siguruesin që të paguaj shumën e sigurimit në emër të shpërblimit të dëmit, kur do të

paraqitet Rasti i sigurimit, nëse kanë përcaktuar një klauzolë të tillë në kontratën për

sigurime.

II.10. Rasti i sigurimit

Rasti i sigurimit është në thelb rreziku, përkatësisht veprimi i realizuar me

karakter të dëmshëm. Nga aspekti i siguruesit, Rasti i sigurimit është rrethana që e bën

atë të paguaj një shumë të siguruar në emër të riparimit të pasojave që do të shkaktohen

na ato situata. Është me rëndësi që shkaktimi i rastit të siguruar të shkaktojë ndryshim të

gjendjes së lëndës së sigurimit. Megjithatë, që siguruesi t‟i përgjigjet detyrimeve nga

marrëdhënie juridike e sigurimit, me rëndësi është shkaku që kanë bërë lindjen e pasojave

nga veprimi i caktuar i dëmshëm. Pra, është relevant me këtë rast që shkaqet e veprimit të

dëmshëm të lindin në kohën dhe vendin ku shtrihet sigurimi, pavarësishtë faktit se në atë

kohë apo moment janë shkaktuar pasojat.

Figura 7. Pasqyrë për numrin e aksidentëve në periodën 2001-2010175

175

Të dhënat janë marrë nga Ministria e pënëve të brendshme të Maqedonisë, www.mvr.gov.mk

0

500

1000

1500

2000

2500

3000

3500

4000

4500

20

01

20

02

20

03

20

04

20

05

20

06

20

07

20

08

20

09

20

10

Numri i aksidenteve …

Page 87: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

87

Nga të dhënta statistikore, mund të përfundojmë se gjatë periodës 2001-2008 në

Republikën e Maqedonisë, vërehet rritja e aksidentëve automobilistike në kontuinitet,

kurse në vitin 2009 dhe 2010, vërehet ulje e aksidenteve automobilistike.

Figura 8 Pasqyrë për numrin e aksidentëve brenda Sekretariateve të Punëve të

Brendshme176

Rasti i sigurimit ka tiparin e pandashmërisë. Një rast i siguruar përfshinë ato

pasoja që janë rezultat i drejtëpërdrejtë i shkaqeve të demshme.

Rasti i sigurimit mund të shkaktohet nga shkaqet e ndryshme, që në të drejtën e

sigurimeve njihen si causa proxima( shkaqet e afërta) dhe causa remota( shkaqet e

largëta). Megjithatë është me rëndësi se secili shkak është vendimtar për detyrimet nga

marrëdhënia e sigurimit.177

Shkaqet e rastit të siguruar duhet të mbulohen me kontratë për

sigurim apo me ndonjë akt tjetër juridik të sigurimit.178

Rasti i sigurimit mund të shkaktojë pasoja nga më të ndryshmet si: shkatërim të

sendeve të siguruara, humbje apo asgjësim të gjësendeve, mungesë, dëmtim, dështim,

mungesë të rezultatëve të dobishme, dëmtime trupore, vdekje etj.

Si përfundim nga ky trajtim mund të themsi se për tu paraqitur Rasti i sigurimit

duhet të plotësohen katër kushte: e para, dëmi të jetë shkaktuar me përdorimin e mjetit

me burim rreziku të shtuar, e dyta të ekzistojë përgjegjësia e të siguruarit apo

shfrytëzuesit tjetër të mjetit me burim rreziku të shtuar për dëmin e shkaktuar, e treta të

bëhet fjalë për dëmin që si pasojë ka vdekjen, lëndimet trupore, cenimet e shëndetit apo

176

Të dhënat janë marrë nga Ministria e pënëve të brendshme të Maqedonisë, www.mvr.gov.mk 177

Aleksandar Nikolovski, Sigurimi dhe risigurimi, Shkup, 1997, fq. 48. 178

Gjykata e Shkallës së parë - Tiranë, Republika e Shqipërisë, Vendimin nr. 1393 të datës 3 maj 2003 për

shpërblim të dëmit që paraqet rast të siguruar e ka mbështetur në përcaktimin e faktit që i referohet

përfshirjes së dëmit në kontratën për sigurim.

Shkup37%

Manastir12%

Veles7%

Kumanove10%Oher

7%

Strumice8%

Tetove10% Shtip

9%

Aksidentet ne SPM brenda 2001-2010

Page 88: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

88

asgjësimin përkatësisht dëmtimin e sendeve, përveç atyre që janë pranuar për transportim

dhe e katërta dëmi të jetë shkaktuar tek një kategori personash të ashtuquajtur “persona

të tretë”.179

II.11. Kuptimi i mjetit motorik

Mjetet motorike janëmjete qarkulluese në rrugë tokësore. Mjetet motorike janë

mjete për transportin e njerëzve dhe sendeve të cilat lëvizin ma anë të forcës së motorit

të vet, mjete të regjistruara për punë, traktorët, motoçikletat dhe mjetet tjera që

qarkullojnë në rrugë tokësore. Pra, mjete motorike konsiderohen të gjitha mjetet që

lëvizin nëpër rrugë tokësore, jo nëpër binarët hekurrudhor. Nuk konsiderohen mjete

motorike ata që lëvizin nga ndikimi i forcës së njeriut apo të kafshëve, por vetëm nga

forca e motorit të vet.180

Ligjit për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit të Republikës së

Shqipërisë ka përcaktuar këtë definim për mjetin motorik: “Mjet motorik” është mjeti që

lëviz në tokë, por jo mbi shina, me anë të fuqisë motorike, pavarësisht nga numri i

rrotave. Mjet motorik është edhe rimorkioja dhe gjysmërimorkioja, të bashkuara ose jo

me mjetin motorik tërheqës.181

Pra, sipas kuadrit ligjor, mjete motorike quhen edhe të gjithë mjetet tjera që

lëvizin me fuqinë e motorit të vet, të regjistruar si mjete për punë, traktori, autobusi,

trolejbusi, kamionët, furgonat, motoçikletat, etj.

Mjetet motorike që lëvizin me fuqinë e motorit të vet paraqesin send të

rrezikshëm182

. E theksuam edhe më lartë, se mjetet motorike nuk janë sende të

rrezikshme si të tilla, por vetëm kur vihen në shfrytëzim apo përdorim nga ana e

njeriut.183

Ata, kur fillon procesi i shfrytëzimit apo përdorimit të tyre, paraqesin rrezik për

shkaktim të dëmit.

Me që flasimim për mjetet motorike, në vijim paraqesim të dhena për shkallën e

motorizimit në disa shtete dhe në Maqedoni.

179

Nikçi Besnik, vep. e cit. fq. 17 180

Shih : Corinne Renault – Brahinsky, L‟essentiel du Droit des obligations, 2011-2012, 7-e édition,

Gualino, lextenso éditions, Paris, fq.109. 181

Neni 3 i Ligjit për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit të Republikës së Shqipërisë, Nr.

10076, datë 12.2.2009 182

Stanishiç Vukashin, Odgovornost udesa izazvanog motornim vozilom u pokretu, Revista “Pravni

Zhivot” nr 9- 10/1992, fq. 1291. Po ashtu, në lidhje me sendet e rrezikshme shih më gjërësisht Doc.Andon

Sallabanda, E drejta e detyrimeve, Tiranë 1962, f.329 183

Në lidhje me pozitën e sendeve të rrezikshme, shih: Ardian Nuni, I. Mustafaj, A. Vokshi, E drejta e

detyrimeve, Tirane 2008, fq. 121 - 123

Page 89: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

89

Figura 9 Pasqyrë për shkallën e motorizimit në 1000 banorë.184

Nga të dhënat statistikore për shkallën e motorizimit në 1000 banorë, përfundojmë se në

Maqedoni shënohet një rritje e vogël e numrit të mjeteve motorike, rritje të madhe të

mjeteve motorike shënohet në Itali, pastaj në Gjermani, Francë, Spanjë, etj.

Në lidhje me rrezikshmërinë e mjeteve motorike, vlen të theksohet se Gjykata

Supreme e Republikës së Sllovenisë, në çështjen II IPS 569/2003, ka gjykuar statusin

juridik të mjeteve motorike si një çështje me rëndësi në përcaktimin e përgjegjësisë

juridike civile për dëmin e shkaktuar. Ajo ka mbështetur vendimin e saj mbi konceptin se

mjeti motorik është send i rrezikshëm dhe se nga përdorimi i rregullt dhe kujdesi normal

kjo rrezikshmëri nuk shkakton pasoja. Ajo, pra, mund të jetë një send i rrezikshme vetëm

në disa rrethana. Për dëmet nga sendet e rrezikshme ose veprimtaria e rrezikshme,

gjykata ka zbatuar përgjegjësinë mbi parimin e shkakësisë supozuar. Personi përgjegjës

është poseduesi i sendeve të rrezikshme. Shpejtësia e automjetit bën që ngarja e saj të

mos jetë në kontroll të plotë dhe kjo padyshim se e rrit rrezikun.

Po kështu, Gjykata Supreme e Republikës së Sllovenisë në çështjen Cp GS

2442/2009 duke gjykuar përgjegjësinë juridike civile për dëmin e shkaktuar në aksident

trafiku i ka kushtuar vëmendje shkaqeve të aksidentit. Duke u mbështetur në mendimin e

ekspertit, gjykata ka konstatuar se mjeti motorik ka qenë më parë rëndë dëmtuar dhe

riparuar në mënyrë joprofesional para shkaktimit të aksidentit. Shtrirja e rregullave të së

drejtës së sigurimeve bëhet edhe në rastet kur aksidenti shkaktohet nga mungesa fizike e

mjetit motorik.

184

Të dhënat janë marrë nga Ministria e pënëve të brendshme të Maqedonisë, www.mvr.gov.mk

2005

2007

2009

0

100

200

300

400

500

600

700

2005

2006

2007

2008

2009

Page 90: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

90

Në këtë proces është e rëndësishme lidhja që ekziston midis fuqisë së motorit të

mjetit dhe pasojës së shkaktuar, sepse nuk zbatohet përgjegjësia objektive për dëmet e

shkaktuara nga mjetet motorike që nuk lëvizin me fuqinë e motorit të tyre. Qerret dhe

mjetet tjera që lëvizin me fuqinë e kafshëve, nuk konsiderohen mjete motorike dhe nuk e

kanë tretmanin e sendeve të rrezikshme. Së këndejmi për dëmet e shkaktuara nga ato nuk

zbatohen rregullat e përgjegjësisë objektive, por të asaj subjektive.185

Në kuptim të kësaj, për mjetet që nuk ekziston detyrimi ligjor për kontraktim të

sigurimit të detyrueshëm nga përgjegjësia automobilistike, nuk zbatohen rregullat e

sigurimit nga kjo përgjgjësi për shpërblimin e dëmit n.q.s. me përdorimin e tyre

shkaktohet dëmi. Ndërkaq, në praktikë shpesh paraqitet problemi i shpërblimit të dëmit të

shkaktuar nga makinat (mjetet) e punës dhe traktorët e paregjistruar. Kur bëhet fjalë për

makinat e punës, shpërblimi i dëmit pranohet me kusht që në kohën e fatkeqësisë në

komunikacion, makina ka qenë në përdorim si mjet motorik, e jo në funksion të punës.186

Ligjvënsi i Republikës së Maqedonisë në nenin 10 të Ligjit për sigurinë në

komunikacion dhe rrugë ka bërë kategorizimin e mjeteve motorike. Sipas këtij përcaktimi

ligjor, definohen mjete motorike, bicikletat, bicikletat me motor, motocikletat,

automobilat, autobusat, trolejbusat, kamionët, traktorët, traktorët bujqësor, maqinat

punuese, rimorkiot, etj.

Mjet motorik janë të gjitha mjetet transportuese të destinuar për qarkullim nëpër

rrugë, përvec karrocat lëvizëse pa motor të destinuar për të sëmurit fizikisht dhe mjetet

për transportin e fëmijëve.

Mjetet me motor janë të gjitha mjetet të cilat lëviznin më forcën e motorit të vetë,

përvec mjeteve që lëviznin nëpër binarë.

Mjeti motorik është ai mjet me motor që parasegjithash është destinuar për

transportin e njerëzve dhe sendeve nëpër rrugë ose që shërben për tërheqjen e rimorkiove

të destinuar për transportin e njerëzve dhe sendeve, përvec mjeteve për transportin e

njerëzve dhe sendeve që lëvizin nëpër binarë, biçikletave me mator, traktorët dhe sendet

tjera me motor që nuk janë destinuar parasegjithash për transportin e njerëzve dhe

sendeve.

Ligjivënsi i Republikës së Shqipërisë në Kodin rrugor187

ka përkufizuar mjetet

rrugor si mjete që qarkullojnë në rrugë dhe që drejtohen nga njeriu. Sipas këtij përcaktimi

ligjor nuk quhen mjete rrugore mjetet që përdoren nga fëmijët ose invalidët që, edhe pse

mund të kenë motor, nuk i kalojnë kufijtë e përcaktuara nga aktet në zbatim. Është bërë

edhe klasifikimi i mjeteve rrugore në: mjete që lëvizin me forcën e krahut; mjete të

tërhequra me kafshë; biçikleta; slita; ciklomotori; motomjete; automjete; trolejbusë;

rimorkio; makina bujqësore; makina teknologjike; mjete rrugore të veçanta.

Për krijimin e marrëdhënies juridike të sigurimit nga përgjegjësia për dëmin e

shkaktuar me mjetin motorik është e rëndësisë së veçantë definimi i përdorimit të mjetit

motorik. Mjeti motorik i cili nuk është në përdorim nuk e ka mundësinë e lindjes së

rrezukut për shkaktimin e dëmit. Mjeti motorik mund të shkaktojë dëm në aksidentet

185

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, Vendimin Nr. 395 të datës 1 mars 2005 e

ka mbështetur duke provuar e faktin se dëmi është shkaktuar nga mjeti motorik. Në këtë çështje,

ekspertizës i vihen në dispozicion provat shkresore të marra nga organi i prokurorisë lidhur me aksidentin

automobilistik me pasojë vdekje, të shkaktuar si pasojë e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, nga

drejtuesi i mjetit motorik. 186

Pak Jasna, vep. e cit. fq. 2255 187

Kodi rrugor i Republikës së Shipërisë

Page 91: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

91

automobilistike në qoftë se është në përdorim. Përdorimi i mjetit motorik është kusht për

shpërblimin e dëmit nga baza e sigurimit respektiv.188

Siguruesi nuk do të mbajë

përgjegjësinë deliktore civile, në qoftë se dëmi nuk është shkaktuar nga përdorimi i mjetit

motorik. Vetëm dëmi i shkaktuar nga përdorimi i mjetit motorik krijon rastin e siguruar,

me çka lind edhe marrëdhënia juridike e sigurimit nga përgjegjësia. Pra, në të gjitha rastet

kur dëmi është rezultat i përdorimit të mjetit motorik, bashkësia për sigurime në cilësinë e

siguruesit, ka detyrim që personit të dëmtuar në aksidentet automobilistike t‟ia shpërblejë

dëmin mbi bazën e sigurimit të përgjegjësisë automobilistike.

Ajo çka mund të ngjajë si qëndrim për të dy vendet, është fakti së ligjvënsit nuk e

ka përcaktuar nocionin e përdorimit të mjetit motorik, edhe pse paraqitja e rastit të

siguruar është materie ligjore në Maqedoni dhe Shqipëri.

Përveç kësaj, duhet thënë se në lidhje me kuptimin e përdorimit të mjetit motorik

janë shfaqur mendime të ndryshme dhe kanë lindur botkuptime teorike shkencore

përkatëse. Më këtë rast, do të veçonim pikpamjen teknike makinerike mbi përdorimin e

mjetit motorik. Sipas këtij koncepti, me përdorim të mjetit motorik, kuptojmë vënjen në

funksion të mjetit motorik përfshirë këtu kohën prej kur fillon motori në përdorim deri

kur ai kthehet në gjendje pezullimi.

Ndërkaq, ekziston një pikpamje e cila çështjen e përdorimit të mjetit motorik e

ndërlidhë me drejtimin e mjetit motorik. Ky koncept njihet si botkuptim i komunikacionit

teknik. Sipas këtij botkuptimi, mjeti motorik konsiderohet se është në përdorim jo vetëm

kur motori pushon së përdorurit, por deri kur tërësisht mbaron të drejtuarit e mjetit

motorik.

Përveç këtij koncepti, ekziston edhe një pikëpamje tjetër, sipas të cilës, mjeti

motorik konsiderohet se është në përdorim për kohën sa është në lëvizje dha për kohën sa

gjendet në rrugë gjatë asaj lëvizje.189

Megjithatë, praktika e sigurimeve për shpërblimin e dëmit të shkaktuar personave

të tretë në fatkeqësitë e komunikacionit, në lidhje më paraqitjen e rastit të siguruar njeh

dy forma të përdorimit të mjetit motorik: përdorimi i drejtpërdrejtë dhe përdorimi i

tërthortë.

Mjeti motorik është ai send i rrezikshëm e që si I tillë konsiderohet përherë kur u

shkakton dëm personave, në trupin, shëndetin, jetën dhe pasurinë e tyre, si rezultat i të

pasurit kontakt fizik të drejtpërdrejtë me ato. Bashkësia për sigurime është e detyruar që

personit të tretë t‟i shpërblejë dëmin që i është shkaktuar drejtëpërdrejtë me përdorimin e

mjetit motorik, sepse atëherë konsiderohet se është paraqitur rasti i siguruar. Pra,

shkaktimi i dëmit nga përdorimi i drejtëpërdrejtë i mjetit motorik, quhet atëherë kur

ekziston kantakti i drejtëpërdrejtë ndërmjet personit që ka humbur jetën ose personit të

lënduar apo sendeve të asgjësuara ose të dëmtuara dhe mjetit motorik në aksidentet

automobilistike. Nuk është e nevojshme që aksidenti të ndodhë në autostradë që të

konsiderohet se është shkaktuar nga kontakti i drejtpërdrejtë, por ajo mund të shkatohet

në një rrugë private, në një fushë, në një stacion për gara. Zonë aplikimi është mbajtur

nga jurisprudenca në këtë pikë mjaft të gjerë.190

Si dëme të shkaktuara me përdorimin e

188

Këtë fakt e ka argumentuar Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë Tiranë, me Vendimin nr 463 të datës

09.12.2008, me të cilin, le në fuqi Vendimin nr. 911 të datës 19.07.2006 të Gjykatës së Apelit Tiranë. 189

Stanishiç Vukashin, vep. e cit. fq. 1292 190

Corinne Renault – Brahinsky, L‟essentiel du Droit des obligations, 2011-2012, 7-e édition, Gualino,

lextenso éditions, Paris, fq.110.

Page 92: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

92

drejtëpërdrejtë të mjetit motorik duhen llogaritur dëmet që i ka përjetuar personi i tretë,

nga pika e cila është prekur prej mjetit motorik në lëvizje.191

Dëm i shkaktuar nga

përdorimi i mjetit motorik quhet edhe dëmi që e ka shkaktuar mjeti motorik, i cili pa e

ngarë ka lëvizur poshtë rrugës dhe i ka rënë (është ndeshur) mjetit tjetër motorik apo

ndonjë sendi tjetër.

Nuk duhet ngatëruar çështja se shkaktimi i dëmit mund të jetë rezultat, përveç i

përdorimit të drejtpërdrejtë, edhe i përdorimit të tërthortë të mjetit motorik. Quhet se

dëmi është shkaktuar nga përdorimi i tërthortë i mjetit motorik në rastet kur nuk kemi

kontakt të drejtëpërdrejtë midis mjetit motorik dhe të mirës juridike të cënuar në

aksidentet automobilistike, si psh. përbaltja e rrugës nga një mjet motorik, e cila për

shkak të rëshqitshmërisë së saj, bën që mjeti tjetër motorik të rrëshqas dhe të dalë nga

rruga; përplasja e motoçiklistit në rrugë si pasojë e derdhjes së vajrave të mjetit motorik

në rrugë; dëmet e shkaktuara nga kafsha e frikësuar si pasojë e sinjalizimit zanor të

drejtuesit të mjetit motorik; dëmet e shkaktuara mjetit motorik si pasojë e përdorimit të

instalimeve të dritës të mjetit tjetër motorik që lëviz në drejtim të kundërt; dëmet e

shkaktuara nga flakja e gurëve me mjetin motorik; etj. Është me rëndësi të theksohet se

bashkësia për sigurime është e detyruar të bëj shpërblimin e dëmit edhe në rastet kur

dëmi është shkaktuar nga rënia apo hedhja e sendeve nga mjeti motorik në lëvizje.

Nuk quhen dëme të shkaktuara nga përdorimi i mjetit motorik, atëherë kur dëmet

shkaktohen nga mjetet që gjenden në depo e që nuk janë në përdorim, dëmet që

shkaktohen nga gazrat si pasojë e punës së mjetit motorik në garazh të mbyllur si dhe

dëmet e shkaktuara nga mjetet motorike në lëvizje, por që përdoren jo si mjet transporti,

por për qëllime të tjera. Këto pasoja nuk mbulohen me sigurim dhe bashkësia për

sigurime nuk ka detyrime për shpërblim të dëmit nga baza e sigurimit të

autopërgjegjësisë.

Për dëmet e shkaktuara me përdorimin e mjeteve motorike, shpërblimi nga baza e

sigurimit nga përgjegjësia automobilistike do të realizohet n.q.s. paraqitet rasti i

sigurimit. Në bazë të nenit 58 të Ligjit për sigurimin e personave dhe pasurisë së

Maqedonisë, rasti i sigurimit në sigurimin nga përgjegjësia automobilistike paraqitet kur

personit të tretë i shkaktohet dëm me pasoja si vdekje, cënime trupore apo dëmtim të

shëndetit apo asgjësim përkatësisht dëmtim të ndonjë sendi me përdorim të mjetit

motorik, për të cilin përgjegjës është i siguruari (pronari i mjetit motorik, përdoruesi,

drejtuesi).Për të gjitha rastet e tjera të cilat nuk përfaqësojnë rastin e siguruar,

përjashtohet efekti mbulues i sigurimit nga përgjegjësia automobilistike.

II.12. Përgjegjësia e të siguruarit apo përdoruesit tjetër të mjetit

motorik

Pronari apo shfrytëzuesi tjetër i mjetit motorik detyrohet të lidhë një kontratë të

sigurimit të përgjegjësisë për dëmet që mund t‟u shkaktohen palëve të treta nga përdorimi

i këtij mjeti, me pasojë dëmtimin dhe humbjen e pronës dhe dëmin jopasuror, në rast

vdekjeje, të dëmtimeve trupore dhe përkeqësimit të shëndetit. Me sigurimin, mbulohen

edhe dëmet jopasurore, me pasojë vdekjen, dëmtimet trupore dhe të përkeqësimit të

shëndetit, të pasagjerëve të mjetit, shkaktar të aksidentit, si rezultat i përdorimit të tij.

191

Ibid. fq. 1292

Page 93: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

93

Përgjegjësia e pronarit të mjetit motorik zbatohet për dëmet e shkaktuara si nga mjeti

tërheqës, edhe nga mjeti i tërhequr (rimorkio). Rregullat e sigurimit shtrihen edhe në

përgjegjësinë solidare të dy pronarëve të mjetëve motorike. Pronarët e të dy mjeteve janë

bashkërisht përgjegjës për dëmet ndaj palëve të treta, në rastet kur dëmet shkaktohen

nga përdorimi i mjetit tërheqës apo i mjetit të tërhequr, kur këto mjete janë të lidhura në

një tërësi integrale ose kur aksidenti ndodh nga shkëputja e rimorkios nga mjeti tërheqës.

Në këto raste, pala e dëmtuar mund ta paraqesë kërkesën për dëmshpërblim te siguruesi i

mjetit tërheqës ose te siguruesi i rimorkios.

Është e rëndësise të përmendet se sigurimi i përgjegjësisë së mbajtësit të mjetit

motorik nuk mbulon dëmet e sendeve, të cilat i ka marrë përsipër t‟i transportojë

mbajtësi i mjetit, shkaktar i aksidentit dhe që ndodhen në mjetin, në çastin e aksidentit.

Në lidhje me aksidentet automobilistike, është me rëndësi të përmendim se njihet

aksidenti i thjeshtë dhe aksidenti kompleks. Aksidenti i thjeshtë ndodhë kur goditjet në

mes të mjeteve motorike ose ndërmjet një mjeti motorik dhe viktimës janë kryer në një

vijë kohore. Konsiderohet se mjeti motorik është përfshirë në aksident edhe kur viktima

është në mjetin motorik ose jashtë tij. Aksident automobilistik kemi edhe në rastet kur

mjeti motorik nuk përplaset me nje pengesë të jashtme. Me rëndësi është që mjeti

motorik të luajë një rol në aksident.Aksidenti kompleks është ai aksident ku marrin pjesë

disa mjete motorike apo goditjet e një pasnjëshme e kanë goditur viktimën e njejtë.192

Pra, që të ekzistojë përgjegjësia e pronarit apo shfrytëzuesit tjetër të mjetit

motorik, dëmi duhet të jetë rezultat i një veprimi të kundërligjshëm dhe të ekzistojë lidhja

shkakësore e veprimit të kundërligjshëm me pasojën.

II.13. Kundërligjshmëria e veprimit

Veprimi me të cilin shkaktohen pasojat në aksidentet automobilistike duhet të jetë

veprim me të cilin shkelet norma juridike konkrete. Veprimi i kundërligjshëm është kusht

për përgjegjësinë e pronarit apo shfrytëzuesit tjetër të mjetit motorik për dëmin e

shkaktuar në aksidentet automobilistike. Dispozitat e ligjit mbi marrëdhëniet e

detyrimeve nuk flasin në mënyrë të prerë për veprimin e kundërligjshëm si kusht për

përcaktimin e përgjegjësisë civile juridike. Mirëpo në kontekst të saj, nenet 148, 149 dhe

150 të Ligjit mbi marrëdhëniet e detyrimeve të Republikës së Maqedonisë, flasin për

rrethanat në bazë të të cilave lirohet nga përgjegjësia, personi përgjegjës, siç janë:

mbrojtja e nevojshme, nevoja ekstreme, pranimi i të dëmtuarit, vetëndihma e lejueshme,

ushtrimi i së drejtës edhe për kundër ekzistencat të dëmit. Përcaktimi i këtyre rrethanave,

vlerësojmë se theksojnë në një mënyrë edhe më të dukshme faktin se veprimi i

kundërligjshëm është kusht për përcaktimin e përgjegjësisë civile juridike.

Veprimi i kundërligjshëm përbëhet nga veprimi i dëmshëm që ndalohet nga

ndonjë normë juridike me karakter ndalues. Ky veprim është veprim njerëzor me anë të

cilit cënohet ndonjë normë juridike ose ndonjë normë e moralit njerëzor193

.Një veprim

192

Corinne Renault – Brahinsky, L‟essentiel du Droit des obligations, 2011-2012, 7-e édition, Gualino,

lextenso éditions, Paris, fq.110-112. 193

Gale Galev, Jadranka Doboviq Atanasovska, Obligaciono pravo, Shkup, 2008, fq. 535.

Page 94: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

94

apo sjellje mund të jetë shkaku i dëmtimit të viktimës, në qoftë se provohet se në

mungesë të atij veprimi, dëmi nuk do të kishte ndodhur.194

Me qëllim të definimit të konceptit të veprimit të kundërligjshëm në shkencën

juridike kryesisht paraqiten tre teori: teoria objektive, subjektive dhe të përzier.

Sipas teorisë objektive, veprimi i kundërligjshëm është ai që është në kundërshtim

me rregullativën e sistemit juridik të një vendi. Me veprimin e kundërligjshëm duhet të

cënohet ligji, normat morale ose zakonore dhe njëkohësisht të cënohet interesi i

përgjithshëm shoqëror. Me rëndësi është që të potencohet se një veprim qëtë jetë në

kundërshtim me normat morale ose zakonore të shoqërisë, ai duhet tëgëzojë mbrojtjen

shtetërore juridike195

.Ky kriter i përgjigjet përgjegjësisë kauzale. Pra, me rëndësi është që

veprimi me të cilin shkaktohen pasojat e dëmshme të jetë në kundërshtimme rregullativen

juridike konkrete, pa marrë parasyshë fajin e kryerësit të dëmit.

Sipas teorisë subjektive kundërligjshmëria është përfshirë me nocionin e fajit të

kryerësit të dëmit. I kundërligjshëm është ai veprim, që cënon interesin individual të

subjektit të dëmtuar, sepse dëmtuesi është fajtor për dëmin që i është shkaktuar të

dëmtuarit196

. Në kontekst të kësaj, në përcaktimin e përgjegjësisë juridike civile për

dëmin e shkaktuar, konstatohet se veprimi i kundërligjshëm është pasojë e fajit të

dëmtuesit, përkatësisht e fajit të personave përgjegjës për dëmin. Ithtarët e kësaj teorie

nisen nga pikëpamja se patjetër të ekzistojë faji tek veprimi që është i kundërligjshëm e

me të cilin i shkaktohet dëm personit të dëmtuar, që të mund të gjykohet e drejta për

shpërblim të dëmit. Sipas këtij koncepti, kundërligjshmëria është ana objektive, kurse faji

është ana subjektive e veprimit të dëmshëm. Personi përgjegjës gjithmonë është fajtor,

për shkak të veprimit të kundërligjshëm me të cilin janë shkaktuar pasoja konkrete.

Aspeketet pëmbajtësore të teorisë subjektive i korespondojnë përgjegjësisë subjektive.

Sipas teorisë objektive-subjektive, veprimi i kundërligjshëm ekziston edhe kur

cënohet interesi individual, ashtu edhe kur cënohet interesi shoqëror197

. Sipas kësaj teorie,

faji dhe kundërligjshmëria paraqesin dy kushte të përbashkëta për përgjegjësinë civile

juridike për dëmin e shkaktuar në aksidentet automobilistike. Sipas këtij qëndrimi teorik,

përgjegjësia juridike civile për dëmin e shkaktuar lind mbi bazën e fajit të kryerësit të

dëmit. Në këtë frymë, faji hynë në nocionin e kundërligjshmërisë në njërën anë, kurse në

anën tjetër ai përfaqëson gjendjen subjektive të një personi që manifestohet në vetëdijen

dhe vullnetin që të ndërmerret veprimi i caktuar.198

Në rastin kur ushtrohen veprimet e shumta dhe secili prej tyre do të shkaktojë

dëme në të njëjtën kohë, atëherë çdo veprim konsiderohet si një shkak i dëmtimit të

viktimës. Në rastin e ushtrimit të veprimeve të shumta, dhe secili prej tyre si i vetëm do

të kishte qenë i mjaftueshme për të shkaktuar dëme, por duke mbetur e pasigurt që një

në fakt ka shkaktuar atë, atëherë çdo veprim do të konsiderohet si një shkak deri në

194

Për institutin Conditio sine qua non, bën fjalë, Art. 3:101, Principles of European Tort Law, European

Group on Tort Law, http://civil.udg.edu/php/biblioteca/items/283/PETL.pdf, e qasshme më, 10 qershor

2012. 195

Gjorgjeviq Zhivomir dhe Stankoviq Vladan, vep.e cit.fq. 348 196

Në lidhje me këtë koncept, Gjykata Supreme, Expte Nr 70427 Dhoma e parë L.S. 304-354, Mendoza, 28

dhjetor 2001, ka provuar fajin si shkak për pasojat e shkaktuara në aksident automobilistik. Mosrespektimi i

rregullave të komunikacionit është konsideruar si shkak për aksidentin. Pra, aksidenti ka rezultuar nga

veprimet e drejtuesit të mjetit motorik i cili duke mosrespektuar shenjën e ndalimit përplaset me një furgon. 197

Dauti Nerxhivane, vep.e cit.fq. 162 198

Gale Galev, Jadranka Doboviq Atanasovska, Obligaciono pravo, Shkup, 2008, fq. 537

Page 95: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

95

masën që korrespondon me gjasat që ajo mund të ketë shkaktuar dëme viktimës. Në

rastin kur pasojat u shkaktohen viktimave të shumta dhe kur mbetet e paqartë nëse një

dëm i caktuar viktimës i është shkaktuar nga një veprim, ndërsa është e mundshme që ai

veprim nuk u ka shkaktuar dëme të gjithë viktimave, atëherë veprimi konsiderohet si një

shkak i demit, i pësuara nga të gjitha viktimat në proporcion me gjasën që kjo mund të

ketë shkaktuar dëmtimin e një viktime të veçantë. Nëse veprimi i dëmshëm i ka

shkaktuar pasoja viktimës dhe më vonë viktima përballet më një veprim pasues, atëherë

veprimi pauses duhet të trajtohet në korelacion me faktin se a ka çuar në dëmtimin e

sërishëm ose në shkaktimin e pasoja shtesë. Nëse veprimi i parë ka shkaktuar pasoja të

vazhdueshme dhe veprimi pasues më vonë do ti kishte shkaktuar ato, atëherë të dy

veprimet konsiderohen si shkak i atij dëmtim të vazhdueshëm.199

Pa marrë parasyshë karakterin e veprimit të kundërligjshëm tek përcaktimi i

përgjegjësisë juridike civile për dëmin e shkaktuar është me rëndësi të theksohet se

kundërligjshmëria ështënjëri nga kushtet themelore për gjykimin e përgjegjësisë. Me

relevancëështë që të shkaktohen pasoja konkrete dhe se dëmi i shkaktuartë jetë pasojë e

kundërligjshmërisë së veprimit të dëmshëm. Me veprimin e kundërligjshëm, faktikisht

cënohet e drejta subjektive ose interesi juridikisht i mbrojtur i viktimës së aksidentit

automobilistik. Në këtë mënyre Gjykata Supreme e Republikës së Sllovenisë në çështjen

II IPS 101/2006 që ka të bëjë me përgjegjësinë juridike civile për dëmin e shkaktuar në

aksident trafiku,e ka gjykuar konceptin e kundërligjshmërisë si element themelor i

përgjegjësisë juridike civile duke e ndërlidhur me lidhjen shkakësore. Pra, natyra e

kundërligjshmërisë së sjelljes në aksidentet automobilistike gjithmonë duhet të gjykohet

në lidhëshmëri më fajësinë e kryerësit. Gjykata një gjë të tillë do të duhet ta provojëmbi

bazën e standardeve për gjetjen e së vërtetës. Elementet që duhet të trajtohen për

përgjegjësisë juridike civile për dëmin e shkaktuar në aksidentet automobilistike i

referohen kundërligjshmërisë së sjelljes së pjesmarrësve në aksident.

Nga trajtimet e prezentuara më lartë, mund të përfundojmë se që të jetëveprimi i

caktuar i kundërligjshëm ai duhet të jetë në kundërshtim me të drejtën objektive dhe me

atë veprim të cënohet e drejta subjektive konkrete ose interesi i personit të dëmtuar si dhe

me cënimin e të drejtës subjektive të shkaktohet dëmi konkret në personin apo pasurinë e

tij.

II.14. Lidhja shkakësore

Për përcaktimin e përgjegjësisë juridike civile për dëmin e shkaktuar në aksidentet

automobilistike, gjykata është e lidhur me të provuarit e lidhjes shkakësore. Lidhja

shkakësore është kusht për përcaktimin e përgjegjësisë së pronarit apo shfrytëzuesit tjetër

të mjetit motoriksi dhe pjesmarrësit tjetër për dëmin e shkaktuar në aksidentet

automobilistike. Ekzistenca e këtij kushti është i domosdoshëm dhe duhet të jetë përherë i

pranishëm në shkaktimin e dëmit, sepse pa ekzistencën e tij nuk mund të përcaktohet

përgjegjësia e personit konkret. Lidhja shkakësore paraqet raportin midis veprimit të

dëmshëm dhe dëmit, ku veprimi i dëmshëm paraqitet si shkak, kurse dëmi si pasojë e

199

Art. 3:103, Principles of European Tort Law, European Group on Tort Law,

http://civil.udg.edu/php/biblioteca/items/283/PETL.pdf, e qasshme më, 10 qershor 2012.

Page 96: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

96

tij200

. Trajtuar lidhjen shkakore si nocion juridik, mund të themi se ajo përfaqëson

njëraport apo marrëdhënie midis aktiviteteve, veprimeve që dëmtuesi i ndërmerr në

kohën e shkaktimit të aksidentit automobilistike që i referohen shkaktimit të

dëmit.Ndërkaq, lidhja shkakësore si kategori juridike, nuk i takon vetëm të drejtës

detyrimore, përkatësisht sferës së përgjegjësisë deliktore, por edhe e shkencave natyrore

dhe shoqërore, e veçmas shkencës së filozofisë. Në këtë aspekt, lidhja shkakësore

rezulton nga ngjarjet shoqërore apo natyrore të cilat paraqesin hallkat e një tërësie që

përfundon më shkaktimin e pasojave të caktuara.

Lidhja shkakësoreka gjetur hapësirë edhe në legjislacionin e Maqedonisë. Ligji

mbi marrëdëniet e detyrimeve ka përcaktuar nocionin e lidhjes shkakësorejo në mënyrë të

detajizuar. Ndërkaq, shkenca civile juridike lidhjen shkakësore e ka ngritur në bazë të

premisave të caktuara teorike dhe mbi këtë bazë ka dhënë përgjigje në çështjet se a

ekziston në një marrëdhënie konkrete civile juridike,lidhja shkakësore midis veprimit dhe

pasojës ose kjo lidhje nuk ekziston fare201

. Qëllimi i lidhjes shkakësore është gjetja e

zingjirit të ngjarjeve që mund të konsiderohet si shkaku i dëmit.202

Kur flasim për dëmet e shkaktuara nga sendet e rrezikshme apo veprimtaria e

rrezikshme, përfshirë këtu edhe dëmet e shkaktuara nga mjeti motorik, me rëndësi është

të theksohet se shkenca juridike dhe jurisprudence, e kanë pranuar presumimin se ato

dëme rezultojnë pikërisht nga ato sende, përkatësisht ajo veprimtari.

Pra, që të mund të përcaktohet përgjegjësia juridike civile për dëmin e shkaktuar

në aksidentet automobilistike, veprimi i mjetit motorik duhet të jetë në lidhje të

drejtpërdrejtë me shkaktimin e dëmit. Nëse një gjë e tillë nuk vërtetohet, atëherë nuk

mund të përcaktohet përgjegjësia dhe personi përgjegjës.Në këto raste, përdorimi i mjetit

motorik konsiderohet kauzë, kurse dëmi i shkaktuar është pasojë e veprimit të dëmshëm.

Lidhja shkakësore duhet të jetë rezultat i lidhshmërisë midis këtyre sendeve ose

aktiviteteve dhe pasojave të dëmshme203

. Kjo lidhëshmëri duhet të provohet.Veprimi

adekuat konsiderohet shkaku i pasojës. Ai veprim duhet të jetë tërësi e ngjarjeve dhe të

paraqesë shkakun e dëmit. Pra, veprimi të jetë shkaku tipik për pasojat konkrete. Gjykata

në këto raste lidhjen shkakësore e trajton si kategori juridike. Ajo nuk mbështetet në

marrëdhëniet subjektive të kryerësit të dëmit ndaj veprimit të dëmshëm dhe vetë

pasojave, por në vetë faktin e adekuatshmërisë së veprimit që sipas një rjedhje të punëve

apo rrethanave, përfundon në pasojën konkrete. Në marrëdhëniet midis veprimit të

dëmshëm dhe vetë dëmit ekziston e ashtuquajtura lidhja juridike shkakësore.

Kur flasim për lidhjen shkakore, vlen të përmendet se sipas të drejtës franceze,

gjatë realizimit të shpërblimit të dëmit, nuk është e nevojshme që viktima e aksidentit të

provojë marrëdhëniet shkakësore midis faktit të çështjes dhe dëmit, por vetëm faktin se

dëmi është shkaktuar nga mjeti motorik.204

Edhe jurisprudenca sllovene e njeh rëndësinë e gjykimit të lidhjes shkakësore.

Gjykata Supreme e Republikës së Sllovenisë në çështjen II IPS 362/99, në përcaktimin e

përgjegjësisë juridike civile për dëmin e shkaktuar në aksident trafiku, përveç që ka

200

Gale Galev, Jadrnka Daboviq Atanasovska, Obligaciono pravo, Shkup, 2008, fq. 559. 201

Radovanoviq Maria, Obligaciono pravo, Novi Sad, 1982, fq. 19 202

Corinne Renault – Brahinsky, L‟essentiel du Droit des obligations, 2011-2012, 7-e édition, Gualino,

lextenso éditions, Paris, fq.94. 203

Alishani Alajdin, vep.e cit.fq. 509 204

La responsabilité en matière d'accidents de la circulation, www.cabinetaci.com, e qasshme me date 25

qershor 2011.

Page 97: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

97

trajtuar fajin ajo ka gjykuar edhe lidhjen shkakësore. Ngjarja e caktuar duhet të rezultojë

nga një shkak për të bërë dëmtimin të ligjshëm. Vëtëm kështu, vendimi i gjykatës do të

jetë i drejtë dhe meritor.

Në të gjitha rastet kur nuk do të provohet ekzistenca e kësaj lidhshmërie, atëherë

nuk mund të përcaktohet përgjegjësi juridike civile për dëmin e shkaktuar. Pra, në të

gjitha rastet kur fatkeqësia në komunikacion rezulton nga lidhja e pasojës së shkaktuar

me rrethanat tjera të rrezikshme që mund të dalin psh.nga shpejtësia e lëvizjes së mjetit

motorik, nga ndryshimi i drejtimit të lëvizjes, plasja e gomave të rrotave, mosfunksionimi

i frerëve dhe mekanizmit të drejtimit të mjetit motorik, nga paraqitja e njerëzve apo

kafshëve në rrugë, etj, nuk do të bëhet fjalë për lidhjen shkakësore si kategori e

marrëdhënieve detyrimore, përkatësisht si kusht për përcaktimin e përgjegjësisë, sepse

lidhja shkakësore në këto raste midis mjetit motorik dhe dëmit të shkaktuar gjendet në

ndonjërën nga rrethanat e lartëpërmendura.

Ekzistenca e lidhjes shkakësore të pasojave me mjetin motorik konsiderohet se

kanë edhe dëmet që janë rezultat i veprimit të vazhduar apo të plotësuar të mjetit motorik.

Kur flasim për lidhjen shkakësore është me interes të theksohet se për pranimin e

përgjegjësisë civile jashtëkontraktore, duhet të vërtetohet lidhja shkakësore materiale

ndërmjet sjelljes që përbëhet prej veprimit a mosveprimit të paligjshëm me fajin dhe

dëmit të shkaktuar.205

Pra, për përcaktimin e dëmtimeve konkrete që rrjedhin nga faktet e

paligjshme dhe për caktimin e dëmshpërblimit përkatës, duhet të vërtetohet edhe lidhja

shkakësore juridike ndërmjet tyre.

Nëpërmjet lidhjes shkakësore materiale, vërtetohet se cili është personi përgjegjës

dhe lidhja shkak-pasojë ndërmjet tri elementeve objektive e subjektive të faktit të

paligjshëm (ngjarjes së dëmit): sjelljes së paligjshme (objektiv) e me faj (subjektiv) dhe

pasojës së ardhur prej tyre, pra dëmtimit të një tjetri në personin a pasurinë e tij

(objektiv). Në këtë rast zbatohet parimi juridik condicio sine qua non, sipas të cilit ardhja

e pasojës së dëmshme nuk do të vërtetohej nëse nuk do të kishte ndodhur shkaku, sjellja e

paligjshme dhe me faj e personit përgjegjës për shkaktimin e dëmit.

Ndërsa, me lidhjen shkakësore juridike vërtetohet lidhja shkak-pasojë ndërmjet

faktit të paligjshëm në tërësinë e tij dhe cenimeve konkrete të pësuara në të drejta dhe

interesa të ligjshëm, si të subjektit pasiv mbi të cilin ka vepruar direkt ky fakt i

paligjshëm, ashtu edhe të personave të tjerë, që rezultojnë të dëmtuar, si rrjedhojë e

pasojave që pranohet se vijnë normalisht, e zakonisht nga i njëjti fakt i paligjshëm, sipas

parimeve të rregullshmërisë dhe efiçencës së lidhjes shkakësore - id quod plerumque

accidit.

Në këtë kuptim, lidhja shkakësore nuk ndërpritet nëse pas vërtetimit të faktit të

paligjshëm dhe pasojës “natyrale”, “materiale”, të ardhur prej tij, pra dëmtimit të

interesave të ligjshme të subjektit pasiv nga sjellja e shkaktuesit të dëmit, vijojnë e

vërtetohen fakte të reja me pasoja të dëmshme, të cilat konsiderohen të lidhura e rrjedhojë

direkte dhe e menjëhershme e të njëjtit fakt të paligjshëm, përderisa provohet që nëse ky

nuk ndodhte, fakti i ri, i mëvonshëm, në vetvete, nuk mund të shkaktonte edhe ai të

njëjtën pasojë të dëmshme.206

205

Shih: Kristy Horsey&Erika Rackley, Tort law, Oxford University press, 2009, fq. 226. 206

Shih arsyetimin e Vendimit të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë,

Nr.12, datë 14.9.2007

Page 98: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

98

E rëndësisë së veçantëështë koncepti se dëmi do të mund të llogaritet se është

rezultat i shkakut dhe rrezikut të mjetit motorik edhe në rastet kur mjeti motorik nuk

është në lëvizje. Dëmi i shkaktuar nga mjeti motorik i ndaluar apo që nuk është në lëvizje

do të llogaritet se është pasojë e forcës lëvizëse që e ka pasur mjeti motorik drejtpërdrejtë

para ndalimit të tij. Në këtë rast lidhja shkakësore ekziston, përkundër faktit se nuk

ekziston lidhje kohore me forcën lëvizëse të mjetit motorik me pasojën e shkaktuar.

Pra, sipas këtij koncepti, mund të përfundojmëse nuk duhet doemos të ketë lidhje

fizike të drejtpërdrejtë midis mjetit motorik dhe pasojës së dëmshme, që të konsiderohet

se ekziston lidhja shkakësore, por mjafton që dëmi të jetë pasojë e lidhshmërisë midis

mjetit motorik dhe pasojave të dëmshme.

Si kategori juridike, lidhja shkakësore është komplekse dhe nuk provohet lehët,

sepse të shpeshta janë rastet kur me një veprim shkaktohet një pasojë, ose një pasojë të

jetëshkaktohet me një veprim. Jo rrallë herë ndodhë që shumë shkaqe të shkaktojnë një

pasojë, ose një shkak të shkaktojë më shumë pasoja. Ligji mbi marrëdhëniet e

detyrimeve, për shkak të kësaj natyre, nuk ka mundur të përcaktojë në mënyrë

shprehimore rastet dhe situatat e caktuara për ekzistencën e lidhjes shkakore. Kjo ka bërë

që të paraqiten koncepte të ndryshme teorike për përcaktimin e kuptimit të lidhjes

shkakësore edhe në shkencën juridike. Lidhja shkakësore i është nënshtruar trajtime

teorike të ndryshme. Shkenca juridike në lidhje me kuptimin e lidhjes shkakësore si kusht

për përcaktimin e përgjegjësisë juridike civile, njeh:teorinë e kushtit, teorinë e kauzalitetit

të drejtëpërdrejtë dhe teorinë e kauzalitetit adekuat.207

Teoria e kushtite përcakton ekzistencën e lidhjes shkakësore duke e kualifikuar

veprimin e dëmshëm si kusht për shkaktimin e demit në aksidentet automobilistike. Sipas

kësaj teorie dëmi nuk do të ishte shkaktuar në qoftë së nuk do të merrej veprimi i caktuar

nga kryerësi konkret. Në procedurën për përcaktimin e përgjegjësisë për dëmin e

shkaktuar në aksidentet automobilistike, ligjshmëria e veprimit i cili e shkakton pasojën e

caktuar nuk është fakt relavant, por gjykata i merr për bazëvetëm rrethanat që pasojnë si

një rrjedhim i pandërprerë. Në kuadër të përcaktimit të terisë së kushtit, bëhet fjalë edhe

për kushtin fillestar. Sipas kushtit fillestar, veprimi i dëmshëm që në momentet e para të

ndërmarrjes së tij mund të shkaktojë pasoja të caktuara, sikundër që edhe deri ne

përfundimin e tij mund të shkaktohen pasoja të tjera. Kësaj teorie i bëhen vërejtje të

caktuara sepse e zgjeron përgjegjësinë civile përtej suazave të përgjegjësisë për dëmin e

shkaktuar208

.

Teoria e kauzalitetit të drejtëpërdrejtë përcaktimin e kuptimit të lidhjës

shkakësore e ndërlidhë me kohën dhe hapësirën e caktuar, përkatësisht e ndërlidhë me

faktet që paraqesin shkak të drejtëpërdrejtë për dëmin e shkaktuar. Dëmtuesi do të

gjykohet si përgjegjës vetëm nga shkaku se të dëmtuarit i është shkaktuar dëm konkret.

Në procedurën gjyqësore për përcaktimin e përgjegjësisë juridike civile për dimin e

shkaktuar, me rëndësi është të provohet kauza – shkaku i dëmit. Përgjegjësia i takon atij

personi, sjellja e të cilit provohet se është shkak i pasojës së caktuar. Me këtë rast, për

gjykatën nuk mjafton vetëm të provohet moskujdesi i duhur i kryerësit në komunikacion.

Një drejtues i mjetit motorik mund të mos tregoj kujdes ndaj një pjesmarrësi në

komunikacion, por veprimet e tij mund të mos jenë shkak për dëmin dhe kështu lidhja

shkakësore të kualifikohet si inekzistente. Ekzistonë mundësia që në aksidentet

207

Gale Galev, Jadranka Daboviq, Obligaciono pravo, Shkup, 2008, fq. 558-666. 208

Alishani Alajdin, po aty, fq. 468.

Page 99: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

99

automobilistike të shkaktohen pasoja të caktuara, por faji i kryerësit të paraqitet më vonë,

kur faktet relevante ekzaminohen në një kohë të gjatë.209

Pra, kjo teori merr për bazë pasojat e dëmshme që janë pjesë e një tërësie të dëmit

të shkaktuar.

Teoria e kauzalitetit adekuatpërcaktimin e kuptimit të lidhjes shkakësore e bën

duke u mbështetur në kauzalitetin adekuat që konsiderohet veprim i cili është në

proporcion me dëmin e shkaktuar. Pra, sipas kësaj teorie veprimi që është ndërmarrë

është dhe duhet të jetë adekuat me pasojat që janë shkaktuar. Ekzistenca e lidhjes

shkakësore ndërmjet veprimit të dëmshëm dhe dëmit të shkaktuar, vërtetohet me

adekuatshmërinë e shkakut që e solli shkaktimin e dëmit. Për dëmi shkakësor merret

parasysh ajo ngjarje e cila sipas natyrës së vet, si dhe sipas rrjedhjes së rregullt dhe të

natyrshme të gjërave, është e përshtathme për shkaktimin e dëmit, edhe pse ajo ngjarje

nuk është shkak i vetëm për dëmin e shkaktuar210

. Sipas saj, dëmtuesi do të përgjigjet në

qoftë se do të ekzistojë lidhja normale midis veprimit të dëmshëm dhe pasojave që janë

shkaktuar.211

Pra, lidhja shkakësore nuk duhet të ekzistojë vetëm si lidhje e

drejtëpërdrejtë midis dëmit dhe faktit, por shkaku i fundëm i shkaktuar, të jetë më

influencë që të lind përgjegjësia civile deliktore për dëmtuesin. Në këtë drejtim vlen të

theksohet se përcaktimi i faktit të fajësisë së viktimës në procedurë gjyqësore për

përcaktimin e përgjegjësisë juridike civile për dëmin e shkaktuar në aksident

automobilistik, mund të jetë shkak i mjaftushëm për të gjykuar edhe lidhjen shkakësore

midis veprimit dhe pasojës.212

Po kështu, edhe jurisprudenca shqiptare në çështjen për

përcaktim të përgjegjësisë juridike civile për dëmin e shkaktuar në aksident

automobilistik ka ngritur konceptin se është e nevojshme vërtetimi i të gjitha rrethanave

të faktit për të përcaktuar lidhjen shkakësore midis veprimit të kundërligjshëm dhe

pasojës së shkaktuar.213

Një gjë të tillë, për secilin rast konkret, përcaktimin e lidhjes

kauzale e bën gjykata. Në procedurën gjyqësore për shpërblimin e dëmit, gjykata në

secilin rast bën shqyrtimin e shkaqeve që e kanë shkaktuar dëmin dhe pasojat e tij dhe në

të njejtën kohë e vërteton ekzistencën e lidhjes shkakësore.

Meqë lidhja shkakësore është kategori e së drejtës së detyrimeve – kategori

objektive, nuk kërkohet këtu që të vërtetohet se a ekziston apo ka ekzistuar faji i personit

që ka ndërmarrë apo jo veprimin e caktuar214

.

Lidhja shkakësore mund të jetë: lidhje shkakësore e drejtpërdrejtë dhe lidhje

shkakësore e tërthortë. Lidhja shkakësore e drejtpërdrejtë ekziston atëherë kur veprimi i

dëmshëm shkakton dëmin që është pasojë e drejtpërdrejtë e tij, dhe anasjelltas kur

209

P.S. Atiyah, Accidents, Compensation and the Law, Weidenfeld and Nicolson, London, 1970, fq. 123. 210

Alishani Alajdin, vep. e cit. fq. 470. 211

P.S. Atiyah, Accidents, Compensation and the Law, Weidenfeld and Nicolson, London, 1970, fq. 129-

135. 212

Kështu ka vepruar Gjykata Supreme në çështjen Expte Nr. 71345, Dhoma e parë L.S. 305-162,

Mendoza, 28 shkurt 2002. 213

Kolegji civil i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë në çështjen Nr.00-2008-1153 i Regjistrit

Themeltar, Vendimi nr. 463, gjatë arsyetimit juridik në lidhje me faktet për përcaktimin e lidhjes

shkakësore ka ngritur qëndrimin se ngjarja që ka shkkatuar vdekjen në aksident automobilistik nuk është

rrjedhojë e shkeljes së rregullave të Kodit Rrugor apo gjendja jo e rregullt e mjetit motorik, por si rrjedhojë

e rritjes së rrymës së ujit në mënyrë të konsiderueshme. Mbi bazën e këtij përfundimi, gjykata duke u

mbështetur në provat shkesore të administruara në dosje, në aktin e ekspertimit autentik ka gjykuar se

shkaktimi i vdekjes nuk ka lidhje me përdorimin e mjetit motorik dhe nuk paraqet rast të siguruar. 214

Gale Galev, Jadranka Doboviq Atanasovska, Obligaciono pravo, Shkup, 2008, fq. 559-561.

Page 100: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

100

veprimi i dëmshëm shkakton dëm që është pasojë e tërthortë (indirekte) e tij, atëherë

lidhja shkakësore është lidhje e tërthortë215

Është me rëndësi të potencohet se adekuatshëria e veprimit për shkakimin e

pasojës në është thjesht një presumim juridik, por një fakt i cili duhet të provohet. E

vërteta materiale në këtë rast duhet të kënaqet. Bara e të provuarit të adekuatshmërisë së

veprimit të dëmshëm në procedurë gjyqësore i bie të dëmtuarit. Gjatë përcaktimit të

përgjegjësisë juridike civile për dëmin e shkaktuar nga sendet e rrezikshme dhe

veprimtaria e rrezikshme konsiderohet se dëmi është rezultat i përdorimit të atyre sendeve

apo ushtrimit të veprimtarisë së caktuar. Ky koncept është premisë e logjikshme. Sipas

saj, poseduesi i sendit të rrezikshëm apo ushtruesi i veprimtarisë së rrezikshme duhet të

provojë se shkaku i dëmit qëndron jashtë sendit të rrezikshëm apo veprimtarisë së

rrezikshme. E drejta e Maqedonisë në këtë rast e ka rregulluar në pikpamje negative

barën e të provuarit të poseduesit të sendit të rrezikshëm apo ushtruesit të veprimtarisë së

rrezikshme.

Kur flasim për lidhjen shkakore për arsye praktike është me rëndësi të përmendet

fakti i ndërprerjes së lidhjes shkakore në rrethanat e shkaktimit të pasojës. Lidhja

shkakësore ka pikën fillestare ashtu edhe përfundimin e vetë. Veprimi adekuat gjykohet

për shkaktimin e pasojave të caktuara. Me rëndësi është që gjatë kohës së ndërmarrjes së

veprimit të dëmshëm të jenë shkaktuar pasoja të caktuara. Në rrethanat e aksidenteve

automobilistike, në momentin e përfundimit të një veprimi adekuat ndaj një pasoje të

caktuar, të lind një veprim tjetër me karakteristka tjera dhe mund të shkaktojë pasoja të

reja. Pra, për secilën pasojë gjykohet secili veprim që e ka shkaktuar atë.

Po ashtu, në këtë pjesë të punimit është me interes të përmenden edhe fakti se në

aksidentet automobilistikë mund të shkaktohen pasoja në trupin dhe jeten e njerëzve si

dhe në pasurinë e tyre nga dy a më shumë veprime të dëmshme. Kur dy a më shumë

veprime të dëmshme shkaktojnë pasoja të caktuara, në teorinë e së drejtës civile bëhet

fjalë për: shkaqe kumulative, alternative dhe hipotetike. Në rastet kur dëmi është rezultat

i dy a më shumë veprimeve të ndërmarra nga dy a më shumë subjekte, atëherë bëhet fjalë

për shkaqe kumulative. Dëmi, pra shkaktohet nga më shumë veprime. Secili kryerës i

dëmit është përgjegjës për pasojat që i ka shkaktuar. Nëse përgjegjësia e secilit prej

kryerësve të dëmit nuk mund të provohet, atëherë ata përgjigjen për dëmin në mënyrë

solidare. Për dallim nga shkaqet fakultative, në të gjitha rastet kur dëmin e kanë shkaktuar

dy a më më shumë persona të caktuar të cilët midis veti janë të lidhur, por saktësisht nuk

mund të përcaktohet se prej cilit veprim ka rezultuar dëmi, atëherë bëhet fjalë për shkaqet

alternative. Nëse provohet me saktësi së cili veprim ka përfunduar në pasoja të caktuara,

atëherë secili person përgjegjës për dëmin e shkatuar do të përgjigjet individualisht, kurse

në të kundërtën ata do të përgjigjen në mënyrë solidare.

Në të gjitha rastet kur mbi bazën e momentit të shkaktimit të dëmit, pasojat

shkaktohet nga dy veprime, atëherë veprimi i mëvonshëm konsiderohet si shkak

hipotetik. Që të ketë pasoja juridike, veprimi hipotetik duhet të ishte ndërmarrë si pasojë

e veprimit të parë me të cilin janë shkaktuar pasoja të caktuara. Secili prej kryerësve të

veprimit të dëmshëm nuk përjashtohen nga përgjegjësia. Edhe kryerësi i veprimit të

mëvonshëm – hipotetik, por edhe ai i veprimit të parë me të cilin janë shkaktuar pasojat

janë subjekte te veçantë në marrëdhëniet juridike civile për dëmin e shkaktuar.

215

Shih: Georgiev Pop Dimitar, vep.e cit.fq. 423-424

Page 101: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

101

Për të përfunduar në lidhje me këtë kusht të rëndësishëm, mund të themi se në

përcaktimin e përgjegjësisë juridike civile për dëmin e shkaktuar, lidhja shkakësore

duhet të jetë e pandarprerë deri në shkaktimin e pasojës së caktuar. Ndërprerja e saj,

pavarsisht nga shkaqet që kanë sjellur ndërprerjen, bën që ajo lidhje të konsiderohet se

nuk ekziston nga ajo ndërprerje dhe dëmtuesi nuk përgjigjet për dëmin e shkaktuar pas

ndërprerjes së lidhjes shkakësore, apo për pasojat që kanë rezultuar nga shkaqet tjera. Tek

lidhja shkakësore është e rëndësishme që veprimi i dëmshëm të jetë adekuat me dëmin e

shkaktuar, kurse pasojat e dëmit të jenë rezultat i veprimit të ndërmarrë me mjetin

motorik.

II.15. Fatkeqësitë elementare dhe rasti i sigurimit

Fatkeqësitë elementare përfaqësojnë elementet e fuqisë natyrore. Siguruesi që të

merrë përsipër detyrimet nga marrëdhënia e sigurimit, është me interes juridik përcaktimi

i shkaqeve që kanë çuar në shkaktimin e rastit të siguruar. Nëse rasti i sigurimit për shkak

e ka fatkeqësinë elementare atëherë me interes është përcaktimi i veprimit preventiv ndaj

fatkeqësisë elementare. I siguruari, nuk do të ketë të drejtë të thirret në bazën e sigurimit

të autopërgjegjësisë, nëse nuk është sjellur në mënyrë preventive ndaj fatkeqësisë

elementare që ka shkaktuar rastin e siguruar.

II.16. Përjashtimi i përgjegjësisë civile deliktore

Kur një veprim është shkaku i një pasoje të caktuar, atëherë personi të cilit i

atribuohet dëmi, do të ketë detyrime brenda kufijëve të përgjegjësisë për veprimet e tij të

dëmshme. Ai person do të përgjigjet për dëmin e shkaktuar nëse vertëtohet fakti i

parashikueshmërisë së dëmtimit nga ana e një personi të arsyeshëm në çastin e aktivitetit

dhe duke marrë parasysh në mënyrë të veçantë afërsinë në kohë apo hapësirë në mes të

aktivitetit të dëmshëm dhe pasojës së saj, ose madhesisë së dëmit në lidhje me pasojat

normale të një aktivitet të tillë. Përveç kësja, duhet të provohet natyra dhe vlera e interest

të mbrojtur, baza e përgjegjësisë, etj.

Në të shumtën e rasteve të shkaktimit të dëmit me mjetin motorik, mungon të

provuarit apo supozimi i lidhjes shkakore midis mjetit motorik, dhe pasojës së shkaktuar.

Në rastin e ushtrimit të veprimeve të shumta, dhe kur është e sigurtë se asnjë nga

ata nuk e ka shkaktuar dëmin të tërë apo ndonjë pjesë të përcaktueshme të tij, atëherë

supozohet se të gjitha veprimet kanë kontribuar në shkaktimin e pasojave, në mënyrë të

barabartë.216

Në ato raste themi se nuk ekziston përgjegjësia e të siguruarit apo shfrytëzuesit

tjetër të mjetit motorik me të cilin është shkaktuar dëmi. Marrë për bazë këtë, Bashkësia

për sigurime ka të drejtë të refuzojë shpërblimin e dëmit të shkaktuar me mjetin motorik

nga baza e sigurimit nga autopërgjegjësia , sepse nuk plotësohen kushtet për paraqitjen e

rastit të siguruar. Faktorët që pamundësojnë një gjë të tillë, në mënyrë apriore

përjashtojnë përgjegjësinë civile deliktore të të siguruarit apo shfrytëzuesit tjetër të mjetit

motorik. Ata lirohen nga përgjegjësia në qoftë se provojnë se dëmi rezulton nga ndonjë

216

Art. 3:105, Principles of European Tort Law, European Group on Tort Law,

http://civil.udg.edu/php/biblioteca/items/283/PETL.pdf, e qasshme më, 10 qershor 2012.

Page 102: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

102

rrethanë e cila gjendet jashtë sendit, veprimi i së cilës nuk mund të parashihet, as t‟i iket

apo largohet217

. Sistemet e ndryshme njohin faktorë të ndryshëm që në mënyrë të plotë e

lirojnë personin përgjegjës të supozuar nga detyrimi për shpërblim të dëmit. Sistemi

juridik i Maqedonisë i njeh këto faktorë që përjashtojnë përgjegjësinë civile deliktore:

fuqinë madhore, veprimin e të dëmtuarit dhe veprimin e personit të tretë.

Përjashtimi i përgjegjësisë civile deliktore bëhët në rastet e veprimit të fuqisë

madhore.218

Fuqia madhore është ngjarje e jashtme që nuk është paraparë, ose që nuk

mund të parashihet saktësisht se kur do të ndodhë dhe që nuk mund të përballohet ose të

shmanget219

.

Kur jemi te përjashtimi i përgjegjësisë, mund të themi se me ligj përcaktohet

rrethi i personave të cilat nuk janë përgjegjës për dëmin e shkaktuar. Personi i cili për

shkak të sëmundjes psikike, të zhvillimit të metë mendor apo të shkaqeve të tjera nuk

është i aftë të gjykojë, nuk përgjigjet për dëmin e shkaktuar, përveç nëse provohet që

dëmin e ka shkaktuar në kohën kur ka qenë i aftë për të gjykuar. Kush i shkakton dëm

tjetrit në gjendje të paaftësisë së përkohshme për gjykim, është përgjegjës për atë, përveç

nëse provon se pa fajin e tij është sjellë në një gjendje të tillë. Në qoftë se në këtë gjendje

është sjellë me faj të dikujt, për dëmin do të përgjigjet ai që e ka sjellë në gjendje të

tillë.220

Në të gjitha rastet kur duhet të provohet ekzistenca e fuqisë madhore, në radhë të

parë duhet të provohet vetia e saj si ngjarje e jashtme që nuk është paraparë dhe pastaj

duhet bërë veçimin si një kategorie të veprimeve që janë ngjarje natyrore si, psh. tërmet,

vërshime etj. Këto veprime të jashtme dhe të paparshikuar, shkenca i ka trajtuar por

përkundër kësaj ata në praktikë nuk mund kontrollohen221

. Me rëndësi është se veprimi

konkret që të kualifikohet fuqi madhore, duhet të karakterizohet si ngjarje e paparaparë,

e pashmangshme dhe e jashtme.

Pra, vetëm ngjarja e cila nuk mund të parashihet dhe kontrollohet mund të

kualifikohet si fuqi madhore. Për dallim nga kjo, veprimin që dëmtuesi ka mundur dhe

që ka qenë i detyruar të parashehë, është ngjarje e fshehtë222

. Në kuadrin e gjykimit të

përgjegjësisë automobilistike, është me rëndësi të theksohet se vetëm ngjarjet e

jashtëzakonshme, të cilët nuk merren për llogari e që nuk veprojnë në situata normale

mund të parashtrojnë çështjen e lirimit të personit përgjegjës nga shpërblimi i dëmit.

Ngjarja në aksidentet automobilistike, duhet të jetë e paparaparë, përkatësisht të

shkaktohet papritmas dhe jashtë kontrollit të pjesmarrësve në komunikacion.

Përveç këtyre karakteristikave, elementi tjetër karakteristik i ngjarjes natyrore

është pashmangshmëria nga shkaktimi i ngjarjes. Kjo karaktersitike e përshkruan

veprimin e dëmshëm me rastin e shkaktimit të tërmetit, vërshimeve dhe thatësive si

dukuri natyrore223

.

217

Vukashin Stanishic, Odgovornost u slucaju udesa zazvanog motornim vozilom u pokretu, Pravni Zhivot,

nr. 9- 10 i vitit 1992, fq.1297. 218

Corinne Renault – Brahinsky, L‟essentiel du Droit des obligations, 2011-2012, 7-e édition, Gualino,

lextenso éditions, Paris, fq.95. 219

Dauti Nerxhivane, vep.e cit.fq. 163 220

Krahaso përmbajtjen e nenit 141 të LigjitNr. 04/L-077, për marrëdhëniet e detyrimeve i Republikës së

Kosovës. 221

Shih: Radishiq Jakov, vep.e cit.fq. 126 222

Po aty, fq. 126 223

Alishani Alajdin , vep.e cit.fq. 513

Page 103: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

103

Përveç që ngjarja të jetë e paparaparë dhe e pashmangshme ajo duhet të jetë e

jashtme. Me fjalë të tjera, që të kualifikohet ngjarja si fuqi madhore, ajo përveç që të

shkaktohet papritmas dhe të mos ofrojë mundësi që të evitohet ndikimi i dëmshëm i saj,

duhet që të paraqitet jashtë sendit të rrezikshëm. Sipas kësaj nuk ekziston fuqi madhore

në qoftë se dëmi shkaktohet nga të metat në përpunimin e fabrikimit të mjetit motorik,

apo nga prishja e papritur e mjetit motorik, daljes së rrotës nga mjeti motorik, sepse ato

nuk llogariten për shkaqe të cilat ndodhin jashtë mjetit motorik224

.

Poseduesi i sendit lirohet nga përgjegjësia nëse provon se dëmi rezulton nga

ndonjë shkak që gjendet jashtë sendit, veprimi i të cilit nuk mundej të parashihej e as të

largohet apo të mënjanohet225

.

Sipas Kodit civil të Spanjës, përgjegjësia e personit që ka fituar statusin e

trashëgimlënsit nuk do të bartet te trashëgimtarët e tij, nëse provohet se dëmi është

shkaktuar nga fuqia mbinatyrore ose forca rastësore dhe pavarsisht kujdesit të duhur që

ka pasur shfrytëzuesi i kafshës.226

Kur jemi te përjashtimi i përgjegjësise vlen të përmendet se nuk janë të njejta

fuqia mbinatyrore dhe forca e rastit. Askush nuk do të përgjigjet për dëmin e shkaktuar si

pasojë e veprimit të forcës madhore, veprim ky i paparashikuar dhe i pashmangshëm.

Forca madhore mund të planifikohet se mund të ndodhë, por nuk mund të shmanget apo

të kapërcehet. Ndërkaq, forca e rastësishtme është rezultat i të pasurit të një kujdesi

normal, i cili po të ishte i parashikuar do të ishte i shmangëshëm. Si rrethanë e

paparshikuar konsiderohet çdo ngjarje që ndodh brenda posedimit që zotëron shfrytëzuesi

mbi kafshën. Për rrethanat tjera nuk kemi përjashtim të përgjegjësisë së pronarit apo

shfrytëzuesit të kafshës. Këto janë, pra rrethana të jashtme që kanë ndikuar në shkaktimin

e dëmit nga kafsha. Si rrethana të jashtme konsiderohen rrethanat e parashikueshme dhe

të shmangëshme dhe rrethanat e parashikueshme dhe të pashmangëshme. Pronari apo

shfrtytëzuesi i kafshës nuk lirohet nga përgjegjësia për dëmin e shkaktuar nga kafsha,

nëse dëmi është shkaktuar me dashje apo nga pakujdesi. Dashja dhe pakujdesia në këtë

rast konsiderohen veprime vullnetare të pronarit apo shfrytëzuesit të kafshës. Akti i

veprimit të pronarit apo shfrytëzuesit të kafshës apo ndonjë personi të tretë që çon

kafshën për të shkaktuar dëm nuk konsiderohet akt i fuqisë madhore dhe si rezultat i

kësaj nuk përjashtohet përgjegjësia e personit konkret. Përgjegjësia do të lind edhe sikur

kafsha të jetë lënduar apo vrarë nga akti i shkaktimit të dëmit. I njejti qëndrim,

vlerësojmë se duhet të zbatohet edhe në rastet kur dëmi shkaktohet nga një kafshë e

humbur apo e aratisur me fajin apo neglizhencën e pronarit apo shfrytëzuesit të kafshës.

Nuk do të ketë përjashtim të përgjegjësisë edhe sikur kafsha pas humbjes ose aratisjes si

pasojë e fuqisë mbinatyrore, ka bredhur lirisht dhe ka shkaktuar dëm. Së këndejmi, edhe

pronari i kafshës i cili e ka braktisur atë me qëllim për të shuar pronësinë mbi të, do të

mbartë përgjegjësinë për dëmin e shkaktuar nga ajo kafshë.

Ky lirim bëhet ose ekziston ngase fuqia madhore është një ngjarje e jashtme e

paparaparë e cila nuk mund të përballohet e as të evitohet227

. Kjo bën që personi

përgjegjës i supozuar, të thirret në veprimin e fuqisë madhore dhe të lirohet nga detyrimi

për shpërblim të dëmit.

224

Toshevski Bllagoj , vep.e cit.fq. 63 225

Neni 163, pika 1 e LMD-së 226

Krahaso përmbajtjen e nenit 1905 të Kodit Civil të Spanjës. 227

Alishani Alajdin, vep. e cit. fq. 513

Page 104: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

104

Po ashtu, edhe veprimi i të dëmtuarit përjashton përgjegjësinë e pronarit apo

shfrytëzuesit të mjetit motorik për dëmin e shkaktuar në aksidentet automobilistike.

Veprimi i të dëmtuarit, për dallim nga fuqia madhore është element relativ i përjashtimit

të përgjegjësisë për dëmin e shkaktuar nga mjeti motorik. Çka do të thotë se, jo të gjitha

veprimet e të dëmtuarit përjashtojnë përgjegjësinë civile deliktore. Përgjithësisht ajo varet

nga shkalla e fajit e të dëmtuarit. Lirimi i personit përgjegjës nga përgjegjësia, për shkak

të veprimit të të dëmtuarit mund të jetë i plotë dhe i pjesshëm, varësisht nga shkalla e fajit

e të dëmtuarit. Nëse i dëmtuari është vet fajtor për dëmin, atëherë poseduesi nuk

përgjigjet për dëmin, nëse i dëmtuari është pjesërisht fajtor për dëmin shpërblimi

pjesërisht zvoglohet228

.

Lirimi në tërësi nga përgjegjësia ekziston kur i dëmtuari në tërësi është fajtor për

dëmin që është shkaktuar.229

Ai duhet të provojë se atë veprim ka mundur ta parashohë,

ta shmangë apo ka mundur t‟i mënjënojë pasojat, duke marrë parasysh aftësitë e tij, kurse

në anën tjetër në ate nuk ka arritur sukses edhe përkundër shfaqjes së një kujdesi të madh

si shtëpiak i mirë, ekonomist i mirë si dhe përkundër drejtimit të mjetit motorik në

harmoni me rregullat e parapara230

Faji i të dëmtuarit, për dallim nga faji i dëmtuesit, asnjëherë nuk supozohet, por

vetëm provohet231

. Në procedurën e të provuarit të fajit është me rëndësi të përmendet se

nuk merret parasysh fakti që i referohet të metave eventuale apo të metave të mjetit

motorik, por ekzistenca i kujdesit dhe vëmendjes të drejtuesit të mjetit motorik në raport

me veprimin e dëmshëm të të dëmtuarit.

I dëmtuari mund ta shkaktoj dëmin me dashje ose nga pakujdesia e rëndë. Kur

vërtetohen faktet se veprimi i të dëmtuarit ka rezultuar nga dashja apo pakujdesia e rëndë,

atëherë për të drejtën lind një rrethanë, sipas të cilës poseduesi i sendit të rrezikshëm

lirohet nga përgjegjësia për shpërblim të dëmit. Edhe ligjvënsi i Maqedonisë në Ligjin

mbi marrëdhënite e detyrimeve, në nenin 163 pika 2, e ka pranuar përjashtimin e

përgjegjësisë civile deliktore, përkatësisht lirimin e poseduesit të sendit të rrezikshëm nga

përgjegjësia nëse provon se dëmi është shkaktuar nga veprimi i personit të dëmtuar, të

cilin nuk ka mundur ta parasheh dhe pasojat e të cilit ka mund t‟i mënjanoj apo shmangë.

Është i rëndësishëm trajtimi që i bëhet në literaturën e së drejtës civile qëndrimit

mbi përgjegjësinë civile deliktore, në rastet kur i dëmtuari ka ditur se drejtuesi i mjetit

motorik është i dehur dhe ka pranuar që të vozitet me te, dhe deri te fatkeqësia në

kominikacion ka arrdhur për shkak vozitjes së parregullt të vozitësit për shkak ndikimit të

alkoolit. Këtu, personi i dëmtuar mund të drejtohet për shpërblimin e dëmit pjesmarrsve

në komunikacion, që ata të përgjigjen në mënyrë solidare në bazë të parimit të

përgjegjësisë subjektive, duke marrë për bazë shkallën e fajsisë të pjesmarrësve për

ngjarjen e dëmshme. Pra, në rastet e tilla nuk do të përjashtohet përgjegjësia, por

poseduesi i mjetit motorik në bazë të parimit të përgjegjësisë subjektive do të përgjigjet

për përgjegjësinë juridike civile për dëmin e shkaktuar.

228

Stanishiç Vukoshin, Odgovornost u sluçaju udesa izazvanog motornim vozilom u pokretu, Pravni

Zhivot, nr. 9-10/1992, fq. 1298 229

Corinne Renault – Brahinsky, L‟essentiel du Droit des obligations, 2011-2012, 7-e édition, Gualino,

lextenso éditions, Paris, fq.95. 230

Toshevski Bllagoj , vep.e cit. fq. 64 231

Radishiq Jakov, vep.e cit.fq. 147

Page 105: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

105

Përjashtimi i përgjegjësisë së pronarit apo shfrytëzuesit të mjetit motorik për

dëmin e shkaktuar në aksidentet automobilistike, bëhet edhe në rastet kur veprimi i

personit të tretë ka ndikuar në shkaktimin e dëmit. Nëse dëmi i shkaktuar rrjedhë nga

personi i tretë, ai do të jetë përgjegjës për dëmin232

. Lirimi nga përgjegjësia bëhet nëse

provohet se dëmi rezulton nga ndonjë rrethanë e cila gjendet jashtë sendit, apo dëmi është

shkaktuar nga veprimi i personit të tretë. Poseduesi i sendit të rrezikshëm, lirohet nga

përgjegjësia nëse provon se për fatkeqësinë në komunikacion ka ndikuar faji i personit të

tretë ose i vet të dëmtuarit233

. Në rastet kur ekziston faji i personit të tretë, ai do të

përgjigjet sipas kriterit të përgjegjësisë subjektive.

Në nenin 144 të Ligji Nr. 04/L-077, për marrëdhëniet e detyrimeve i Republikës

së Kosovës, është institucionalizuar vetë ndihma e lejuar. Sipas kësaj zgjidhjeje ligjore,

kush në rastin e vetë ndihmës së lejuar i shkakton dëm personit i cili e ka shkaktuar

nevojën e vetë ndihmës nuk ka për detyrë ta shpërblejë. Me vetë ndihmë të lejuar

nënkuptohet e drejta e çdo personi për të mënjanuar shkeljen e të drejtës kur kanoset

rreziku i drejtpërdrejtë, në qoftë se një mbrojtje e tillë është e domosdoshme dhe nëse

mënyra e mënjanimit të cenimi të së drejtës i përgjigjet rrethanave në të cilat shkaktohet

rreziku.

Në rastet kur dëmi shkaktohet pjesërisht me fajin e personit të tretë, do të

përgjigjen në mënyrë solidare pronari apo poseduesi i mjetit motorik sipas rregullave të

përgjegjësisë objektive dhe personi i tretë sipas rregullave të përgjegjësisë subjektive, me

të drejtë regresi nga tjetri, në qoftë se tjetri nuk e shpërblen dëmin në proporcion me

shkallën e fajësisë.

Pronari i mjetit motorik mund të lirohet nga përgjegjësia për dëmin që e ka

përjetuar fëmija i pakujdesshëm që ka vepruar para mjetit motorik edhe atëherë kur ai

fëmijë marrë për bazë zhvillimin e tij, nuk është në gjendje të kuptoj veprimin e vet dhe

që nga kjo nuk mund të flitet për fajin e tij234

.

Viktima do t‟i mbajë humbjet e veta edhe në raste kur ekzistojnë shkaqe të

pasigurta brenda sferës së viktimës që mund të kenë shkatuar dëmin e caktuar. Një gjë e

tillë do të zbatohet deri në atë masë që korrespondon me gjasat që dëmi mund të ketë

qenë shkaktuar nga një rrethanë, dukuri apo aktivitet tjetër brenda sferës së vet

viktimës.235

232

Gjykata e Apelit në Shtip, Aktgjykimin Gzh.nr. 1974/08 që i referohet përcaktimit të përgjegjësisë

juridike civile për dëmin e shkaktuar në aksident automobilistik, atë përgjegjësi e ka mbështetur në

rrethanat që bëjnë përjashtimin e përgjegjësisë. Sipas gjykatës, bashkëudhëtari që ka pasur dijeni se

drejtuesi i mjetit motorik ka konsumuar alkool e që në gjak rezulton me 1.51 promil dhe ka hypur në mjetin

motorik i cili ka rëshqitur nga rruga dhe është përplasur në drunjë që kanë ndodhur jashtë rrugës, nuk i

takon shpërblim i dëmit material dhe moral nga ana e bashkësisë së sigurimit ku ka qenë i siguruar mjeti

motorik nga përgjegjësia ndaj personave të tretë, me arsyetimin se hypja në mjetin motorik duke pasur

dijeni për gjendjen e alkoolizuar të vozitësit konsiderohet pajtim për dëmet eventuale që mund të

shkaktohen nga drejtuesi i mjetit motorik. Gjykimi i shpërblimit të dëmit mbështetet në rregullat e

përjashtimit të përgjegjësisë juridike civile për dëmin e shkaktuar. Vetë fakti i të paturit dijeni për gjendjen

e alkoolizuar të drejtuesit të mjetit motorik i korespondon faktit të shkaktimit të dëmit nga vetë i dëmtuari. 233

Stanishiç Vukoshin, Odgovornost u sluçaju udesa izazvanog motornim vozilom u pokretu, Pravni

Zhivot, nr. 9-10/1992, fq. 1298 234

Po aty, fq. 1298 235

Art. 3:106, Principles of European Tort Law, European Group on Tort Law,

http://civil.udg.edu/php/biblioteca/items/283/PETL.pdf, e qasshme më, 10 qershor 2012.

Page 106: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

106

Përjashtimi i përgjegjësisë juridike civile për dëmin e shkaktuar mund të bëhet

nëse është realizuar mbrojtja e bazuar në justifikime. Mbrojtja e nevojshme, gjendja e

nevojës, mënjanimi i dëmit nga tjetri janë rrethana që parashikohen me ligj, të cilat e

përjashtojnë përgjegjësinë juridike civile për dëmin e shkaktuar. Sipas nenit 143 të Ligji

Nr. 04/L-077, për marrëdhëniet e detyrimeve i Republikës së Kosovës, kush në mbrojtje

të nevojshme i shkakton dëm sulmuesit nuk e ka për detyrë ta shpërblejë dëmin, përveç

në rastin e tejkalimit të mbrojtjes së nevojshme. Në qoftë se dikush e shkakton dëmin në

gjendje të nevojës ekstreme, i dëmtuari mund të kërkojë shpërblim nga personi që është

fajtor për shkaktimin e rrezikut të dëmit ose nga personat nga të cilët është mënjanuar

dëmi, por nga këta të fundit jo më tepër se sa kanë pasur përfitim nga kjo. Kush pëson

dëm duke mënjanuar prej tjetrit rrezikun e dëmit ka të drejtë të kërkojë prej tij

shpërblimin e atij dëmi të cilit i është ekspozuar me arsye.

Përgjegjësia për shpërblimin e dëmit mund të përjashtohen nëse dëmtuesi ka

vepruar ligjërisht dhe sipas nevojës, në mbrojtjen e interesave të tij të mbrojtur kundër një

veprimi të paligjshëm, sepse në çastin e caktuar, ndihma e autoriteteve nuk mund të

ndërmerret. Edhe pëlqimi i viktimës, për dëmtuesin konsiderohet mbrojtje e bazuar në

justifikime. Detyrimi për shpërblimin e dëmit mund të përjashtohet ose zvogëlohet nëse

lëndimi është shkaktuar nga një rrethanë e paparashikueshme dhe e parezistueshëme, nga

një forcë e natyrës (forcë madhore), ose nga veprimi i një pale të tretë. Përgjegjësia

mund të përjashtohet ose zvogëlohet në në raport me fajin kontributiv të viktimës dhe

për çdo çështje të tjera të cilat do të jenë të rëndësishme për të krijuar ose zvogëluar

detyrimin e viktimës, nëse ai është pjesmarrës në shkaktimin e pasojave . Përgjegjësia

solidare ekziston atëherë kur dëmi i pësuar nga viktima i atribuohet dy ose më shumë

persona. Përgjegjësia është solidar atëherë kur dy a më shumë persona me vetëdije ose

nga pakujdesia i shkaktojnë dëm viktimës. Po ashtu përgjegjësia solidare ekziston edhe

në rastet kur dëmi shkaktohet nga sjellja e pavarur apo veprimi i personit të caktuar, por

ata i atribuohen personit tjetër si dhe kur dëmi shkaktohet nga personi përgjegjës dhe nga

veprimi i personit tjetër që ka ofruar ndihmë të caktuar e që është po ashtu përgjegjës për

dëmin e shkaktuar. Kur dy persona janë subjekt i detyrimit solidar, viktima mund të

pretendojë shpërblimin e plotë nga çdo njëri person përgjegjës. Përgjegjësia është e të

gjithë dëmtuesëve, që do të thotë se, çdo person është përgjegjës për viktimën vetëm për

pjesën e dëmit që i takon atij. Një person që i nënshtrohet detyrimit solidar mund të

mbulojë pjesën e shpenzimeve që ka personi tjetër i detyruar, viktimës në lidhje me

dëmin e njëjtë. Detyrimi do të varët nga shkalla e fajit.236

Pra, për përjashtimin e përgjegjësisë qensore është pamundësia e poseduesit për të

evituar pasojën e shkaktuar nën ndikimin e veprimit të personit të tretë.

II.17. Shkaktimi i pasojave të dëmshme

Në gjykimin eçështjeve për shpërlimin e dëmit të shkaktuar me mjetet me burim

rreziku të shtuar, e rëndësisë së veçantë është të provuarit e lindjes së përgjegjësisë civile

deliktore. Kur gjykohet ekzistenca e përgjegjësisë civile deliktore, atëherë krijohet

mundësia për gjykimin e shpërblimit të dëmit. Kur dëmi shkaktohet me mjetet me burim

236

Krahaso përmbajtjen e Art. 7:101, Principles of European Tort Law, European Group on Tort Law,

http://civil.udg.edu/php/biblioteca/items/283/PETL.pdf, e qasshme më, 10 qershor 2012

Page 107: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

107

rreziku të shtuar, shpërblimi i dëmit mbështetjen juridike e ka në bazën e sigurimit nga

përgjegjësia. Kjo do të thotë se, këtu pra, duhet të provohet paraqitja e rastit të siguruar.

Në gjykimin e përgjegjësia nga baza e sigurimit merren për bazë rregullat juridike

të përgjegjësisë civile deliktore. Kjo do të thotë se, i dëmtuari që të mund të realizojë të

drejtën në shpërblim të dëmit, përveç ekzistencës së bazës për përgjegjësi, duhet të

provohen edhe kushtet konkrete, pa të cilat nuk mund të lind përgjegjësia civile juridike.

Pra, që një person të gjykohet për përgjegjësi civile deliktore për shkaktimin e dëmit

duhet të provohen kushtet konkrete, përkatësisht rrethanat konkrete. Të provuarit e

fakteve mundësojnë që të gjykohet se dëmtuesi, është personi përgjegjës dhe se ai bartë

detyrimin për shpërblimin e dëmit kundrejt të dëmtuarit.

Kushtet për përgjegjësi civile juridike për dëmin e shkaktuar mund të ndahen në

dy lloje: në të përgjithshme dhe të veçanta.237

Me kushte të përgjithshme nënkuptohen ato

kushte që janë të përhershme dhe gjithmonë të pranishme për secilën formë të

përgjegjësisë civiledeliktore. Ndërkaq, me kushte të veçanta nënkuptohen ato kushte,

ekzistenca dhe plotësimi i të cilave kërkohet në secilin rast konkret, që njëherësh varet

edhe nga lloji i përgjegjësisë civile deliktore.

Në shkencën e të drejtës civile, në lidhje me kushtet e përgjithshme dhe të veçanta

ekzistojnë dallime. Kështu p.sh. sipas një mendimi238

si kushte të përgjithshme duhet

konsideruar dëmin, kundërligjshmërinë, fajin e dëmtuesit, aftësinë deliktore dhe lidhja

shkakësore. Sipas një mendimi tjetër239

si kushte të përgjithshme duhet konsideruar

vetëm dëmin dhe lidhjen shkakësore. Sipas një mendimi tjetër240

, përveç dëmit dhe

lidhjes shkakësore në kushtet e përgjithshme duhet të klasifikohet edhe

kundërligjshmëria. Ka edhe autorë të tjerë që përkrahin mendimin se edhe faji është kusht

i përgjithshëm241

.

Në mbështetje të qëndrimeve të lartëpërmendura që kanë të bëjnë me klasifikimin

e kushteve të përgjithshme, vërejmë se edhe dëmi konsiderohet kusht i përgjithshëm. Sa i

përket kësaj, shikuar në aspektin logjik, ekzistenca e dëmit nuk duhet të paraqesë kusht

për ekzistencan e përgjegjësisë civile deliktore, por parakusht të drejtëpërdrejtë,

presumim për lindjen e përgjegjësisë civile deliktore. Pa ekzistencan e dëmit, çështja e

gjykimit të përgjegjësisë civile deliktore do të konsiderohen çështje abstrakte,

përkatësisht një marrëdhënie juridike pa objekt të vetin.242

Pavarësisht nga këto dilema, vlerësojmë se në aspektin praktik vështirë është që të

pranohet mendimi se ekzistenca e dëmit nuk është kusht i përgjithshëm për lindjen e

përgjegjësisë civile deliktore. Në të gjitha rastet e ekzistencës së përgjegjësisë civile

deliktore, paditësi në fillim doemos të provojë ekzistencën e dëmit si prezumim,

parakusht për përgjegjësinë civile deliktore.

Te përgjegjësia subjektive, është pranuar pikëpamja se faji është bazë dhe kusht

për përgjegjësi civile juridike. Faji është fakt juridik relevant për përgjegjësinë e

dëmtuesit për dëmin e shkaktuar të dëmtuarit. Shkalla e fajit trajtohet në caktimin e

vëllimit të shpërblimit të dëmit. E drejta e regresit që e ka siguruesi ndaj të siguruarit të

237

Gjorgjeviç Zhivomir dhe Stankoviç Vladan, vep.e cit.fq. 307 238

Dauti Nerxhivane, vep. e cit., fq. 157 239

Radishiq Jakov, vep.e cit.fq. 164 240

Georgiev Pop Dimitar, vep.e cit.fq. 416 241

Konstantinoviç Mihajlo, vep.e cit.fq. 84 242

Për dëmin si parakusht i drejtëpërdrejtë për lindjën e përgjegjësisë civile deliktore bën fjalë Geoffrey

Samuel, Law of obligations and legal remedies, Second Edition, London.Sydney, 2001, fq. 195.

Page 108: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

108

vet dhe veçmas, çështja e raportit të fajit dhe kundërligjshmërisë të veprimit të dëmshëm

bën që faji të trajtohet si kusht i veçantë për përgjegjësinë civile deliktore. Megjithatë, në

gjykimin e fajit si kusht i veçantë, duhet të theksojmë se faji trajtohet si fakt i

rëndësishëm në gjykimin e përgjegjësisë subjektive dhe se shkaktimi i dëmit nga mjetet

me burim rreziku të shtuar sipas klasifikimit të pranuar hynë në grupin e formave të

përgjegjësisë objektive.

Për dallim nga përgjegjësia subjektive, te përgjegjësia objektive (përgjegjësia për

sendet dhe veprimtaritë e rrezikshme) faji nuk merret parasysh.

Në procesin gjyqësor civil për gjykimin e shpërblimit të dëmit të shkaktuar me

mjetet me burim rreziku të shtuar, të provuarit e faktit të dëmit zë vend të rëndësishëm.

Dëmi është rrethanë e rëndësishëme për gjykimin e çështjes së shpërblimit.

Dëmi definohet si cënim i të mirave pasurore ose jopasurore. Sipas zgjidhjeve

ligjore, dëmi trajtohet si zvoglim i pasurisë së dikujt (dëmi i zakonshëm) dhe pengim i

rritjes së saj (fitimi i humbur)243

, si dhe shkaktim i dhembjes fizike apo psikike dhe

frikësim të dikujt (dëmi jomaterial).

Në të drejtën e vjetër romake në lidhje me dëmin është me rëndësi të përmendet

se kuadri i delikteve ka përfshirë : Injuria, furtum, damnum injuria datum, rapina, deliktet

nga e drejta honorare, metus dhe fraus creditorum.

Injuraështë vepër e kundërligjshme. Ajo paraqet cenimin e një të mire që i

referohet trupit të njeriut dhe dinjitetit të tij. Kjo vepër e dëmshme shkaktohet ose me

veprim trupor ose me fjalë fyese. Tek injura implikohet edhe e drejta civile edhe e drejta

penale. Pra për kryersin e injura-s, mund të inicohet ose procedurë civile ose procedurë

penale. Furtum është po ashtu vepër e kundërligjshme që i referohet marrjes së sendit të

huaj me qëllim që të arrihet dobi e caktuar. Damnum injuriadatum përfshinëshpërblimin

e dëmit që shkaktohet në lidhje me gjallësat tjera dhe sendet që nuk kanë shpirtë. Rapina

i referohet marrjes së sendit me forcë dhe në kundërshtim me vullnetin e pronarit të

sendit. Metus ka të bëjë me frikën, e cila ndërlidhet me pasojë të dëmshme. Fraus

creditorum përfshinë veprimet e debitorit që kanë të bëjnë më mosrealizimin e

detyrimeve që ka ndaj kreditorit të caktuar244

Ndërkaq, teoria juridike bashkëkohore e e ka trajtuar nocionin e dëmit në dy

kuptime: në kuptimin e ngushtë dhe në kuptimin e gjerë. Në kuptimin e ngushtë, dëmi ka

të bëjë me çdo cenim të pasurisë, me çdo humbje të pasurisë, kurse në kuptimin e gjerë

dëmi paraqet cenim e pasurisë së ndonjë subjekti, cenimin e të drejtave ose personalitetin

e tij245

. Ndërkaq mënyrat e shkaktimit të dëmit janë të ndryshme. Të shumta janë burimet

e shkaktimit të dëmit. Në të gjitha rastet dëmi duhet të jetë shkaktuar nga delikti ose

veprimi deliktor. Përgjegjësia e shkaktuesit të dëmit është përgjegjësi deliktore.

Shkaktimi i dëmit është fakt relevant dhe ndikon në krijimin e marrëdhënieve tjera, ne

krijimin apo shuarjen e marrëdhënieve juridike. Pra, dëmi është fakt relevant për

gjykimin e shpërblimit të dëmit të shkaktuar me mjetet me burim rreziku të shtuar.246

Shumë nga format e njohura të dëmit merren për bazë edhe te shpërblimi i dëmit ndaj

243

Një trajtim të ngjajshëm të formave të dëmit material: dëmin real dhe fitimin e munguar e ka bërë edhe

Paolo Franceschetti, La responsabilità civile, Maggioli Editore, 2009, fq. 314 244

Për burimet e detyrimeve juridike civlile në të drejtën e vjetër romake, shih më gjërësisht: Mirjana

Polenak – Aqimovska, Vlado Buckovski, Izbor na tekstovi od Rimsko pravo, Shkup, 2008, fq.142-148. 245

Milosheviç Ljubisha, vep.e cit.fq. 148 246

Për kuptimin dhe karakteristikat e dëmit shih: Paolo Franceschetti, La responsabilità civile, Maggioli

Editore, 2009, fq. 307-309

Page 109: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

109

personit të tretë të dëmtuar me mjetet me burim rreziku të shtuar, meqenëse këtu

dominon shkaktimi i dëmit material, duke mos e përjashtuar edhe dëmin jomaterial

(moral) kur personi i tretë do të përjetoi dëmtime trupore apo vdekje, përkatësisht frikë,

dhembje shpirtërore. Sipas rregullës kur cenohet pasuria e të dëmtuarit me veprim të

caktuar, atëherë dëmi është material dhe kur cenon integritetin trupor të të dëmtuarit

paraqitet edhe dëmi jomaterial. Dëmi material paraqet cënimin e vlerave materiale të

personit të dëmtuar. Dëmi material, duhet të kuptohet si çdo gjykim në para pa ndikime

emocionale dhe të brendshme për të dëmtuarin, por që ndryshon shprehitë dhe strukturën

pasurore të tij. Ai ka për pasojë zgjidhjet e ndryshme të jetës të të dëmtuarit sesa

shprehjen dhe realizimin i personalitetit të tij në botë të jashtëm.247

Janë të shumta llojet e dëmit material që shkaktohen në aksidentet

automobilistike, ndërkaq, më të shpeshta në praktikë dhe doktrinën juridike përmenden:

dëmi i vërtetë (damnum emergens), fitimi i munguar (lucrum cessans)248

, dëmi abstrakt,

dëmi konkret, dëmi i drejtëpërdrejtë dhe i tërthortë, dëmi ekzistues dhe ai i ardhshëm,

dëmi i paraparë dhe ai i paparaparë, etj. Në kuadër të dëmit të vërtetë bënë pjesë edhe

dëmi biologjik. Pra, dëmi biologjik është përcaktuar si dëm fizik dhe mendor për

integritetin e personit të dëmtuar.249

Edhe dëmi jomaterial është prezent në aksidentet automobilistike dhe i referohet

shkaktimit të vuajtjeve psikike, cënimit të autoritetit, nderit, lirisë ose të drejtave të

njeriut, të vdekjes së personit të afërm dhe ngjajshëm.

Procedimi gjyqësor civil mbi provimin e shkaktimit të dëmit material që paraqitet

për shkak të dëmtimit të mjetit motorik orientohet në dy drejtime, në të provuarit e

shkaktimit të dëmtimit të plotë të mjetit motorik dhe dëmtimit të pjesshëm të mjetit

motorik.

Dëmtimi i plotë i mjetit motorik, në formën e dëmit material që rezulton si pasojë

e fatkeqësisë në komunikacion, përfshinë vlerën e mjetit motorik në momentin e

shkaktimit të fatkeqësisë, duke hequr nga kjo, shkallën përkatëse të amortizimit dhe

vlerën e mbetur të mjetit motorik pas shkaktimit të fatkeqësisë250

. Me interes është të

provuarit e faktit të dëmtimit të plotë të mjetit motorik. Do të konsiderohet se mjeti

motorik ka pësuar dëmtim të plotë (total), në rastet kur shuma e shpenzimeve për

riparimin e pjesëve të dëmtuara do të kalojnë shumën e përgjithshme të vlerës materiale

të mjetit motorik. Kur do të provohet ekzistenca e këtij fakti, atëhere, në shpërblimin e

dëmit do të përfshihen shpenzimet e regjistrimit dhe sigurimit të mjetit motorik të

dëmtuar për periudhën kohore që ka ngelur pa u shfrytëzuar brenda afatit për të cilin

247

Në këtë frymë është konceptuar dëmi material nga gjyqësia italiane, Gjykata Supreme Seksioni civil II,

gjykimi i 6 shkurt, 2007, nr. 2546. 248

Corinne Renault – Brahinsky, L‟essentiel du Droit des obligations, 2011-2012, 7-e édition, Gualino,

lextenso éditions, Paris, fq.91. Në këtë publikim është paraqitur natyra e dëmit të riparueshëm. Dëmi

materiale mund të përkufizohet si çdo shkelje të pasurisë. Ajo mund të jetë një humbje (damnum

ermergens) i cili përbëhet nga të gjitha humbjet që i shkaktohen viktimës ose fitim i munguar (lucrum

cessans) kur parqitet si gjenerator që e ka penguar viktimën për të realizuar projekte të caktuara.

Dëmi lidhet edhe me çështjen e paragjykimit. Paragjykimi është një segment moral që nuk ndikon në

pasurinë e viktimës. Të tilla mund të jenë: vuajtje emocionale, mendore që lindin ankthin, dhimbje fizike,

paragjykime për dashuri, paragjykimin estetike, paragjykimet për paaftësinë për të kryer një aktivitet të

dashur, etj. 249

Marco Bona e Umberto Oliva, Il danno biologico nella riforma della R.C.A.,

http://www.jus.unitn.it/cardozo/Review/Torts/bona2001.htm, e qasshme më 22 dhjetor 2011. 250

Aktgjykimi i Gjykatës Themelore të Gostivarit K.nr. 361/03

Page 110: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

110

është kontraktuar ai, shpenzimet për ngarkim dhe bartjen e mjetit motorik, shpenzimet

për bartjen e anëtarëve të familjes që kanë qenë prezent në momentin e fatkeqësisë, nga

vendi i aksidentit deri në vendbanimin e tyre, shpenzimet eventuale hotelerike të

anëtarëve të familjes dhe të dëmtuarit, shpenzimet për humbjen e vlerës pasurore të mjetit

motorik, shpenzimet për fitimin e munguar në qoftë se mjeti motorik ka shërbyer si mjet

pune, etj.

Gjatë përcaktimit të shërblimit të dëmit të shkaktuar në aksidentet automobilistike

nuk lihet anash edhe dëmtimi i pjesshëm i mjetit motorik.

Do të konsiderohet se është shkaktuar dëm material, përkatësisht dëmtimi i

pjesshëm i mjetit motorik, në qoftë se shpenzimet për riparimin e dëmtimeve të pjesëve të

dëmtuara nuk e tejkalojnë vlerën e përgjithshme materiale të vet mjetit motorik251

. Në të

gjitha rastet kur do të provohet ekzistenca e dëmtimit të pjesshëm të mjetit motorik,

atëherë në shpërblimin e dëmit do të përfshihen shpenzimet për zëvendësimin e pjesëve

të dëmtuara shpenzimet për ndreqjen e pjesëve të dëmtuara, shpenzimet për ngjyrosje dhe

materiale tjera për ngjyrë, etj. Në këtë kontekst, përfshihen shpenzimet për ngarkim dhe

bartje të mjetit motorik të dëmtuar, shpenzimet për transportimin e të dëmtuarit dhe

familjarëve të tij nga vendi i fatkeqësisë deri te vendbanimi i tyre, shpenzimet eventuale

kolektive etj252

.

Në rastet kur shkaktohet dëmtim i pjesshëm i mjetit motorik, përveç shpenzimeve

mbi dëmin real, në shpërblimin e dëmit bëjnë pjesë edhe shpenzimet për fitimin e

munguar.

Në aksidentet e komunikacionit automobilistik, në rrezik permanent janë edhe

personat, përkatësisht, shëndeti dhe jeta e njeriut.. Në këto raste,me rëndësi është të

provuarit eekzistencës së dëmit material që i referohet dëmtimit të shëndetit, lëndimeve

trupore dhe vdekjes së viktimës së fatkeqësisë në komunikacionin automobilistik.

Dëmtimi i shëndetit i personit të tretë të dëmtuar, ekziston atëherë kur viktima

pëson shqetësim psikik dhe pikërisht për shkak të këtij shqetësimi ai nuk mund të kryej

zejen e vet, nuk mund të mësojë si student ose nxënës ose nuk mund të kryejë ndonjë

punë tjetër253

. Gjithashtu dëmtimi i shëndetit ekziston kur personi i dëmtuar humb

besimin në vetvete për shkak çrregullimeve të caktuara të sistemit të vet nervor254

. Në

qoftë se i dëmtuari pëson ndërrime anatomike, atëherë flitet për shkaktimin e lëndimit

trupor të tij. Kështu ndodhë kur i thyhet këmba të dëmtuarit, kur nga lëndimi trupor

organi i caktuar te i dëmtuari fillon të funksionojë keq, kur thyhen brinjtë në kraharor,

shkaktohet frakturë e trupit ose thyhet boshti i kurrizit255

.

Gjatë lëndimit trupor, të dëmtuarit i shkaktohet edhe paaftësi në kryerjen e

aktiviteteve të përgjithëshme dhe humbje apo zvoglim i mundësive për zhvillimin e

mëtejshëm256

.

Kur viktimës në aksidentet e komunikacionit automobilistik i ndërpriten

funksionet fiziologjike, përkatësisht kur i shkaktohet vdekja, atëherë shpërblimi i dëmit

do të përfshi shpenzimet e varrimit, shpenzimet për ngritjen e lapidarit, shpenzimet e

251

Aktgjykimi i Gjykatës Themelore të Kumanovës, K.nr. 87/2003 i dt.27.05.2003 252

shih: Toshevski Bllagoj, vep.e cit.fq. 40 253

Alishani Alajdin, vep.e cit.fq. 544 254

Ibid., fq. 544 255

Ibid, fq. 545 256

Shih: Georgiev Pop Dimitar, vep.e cit.fq. 459

Page 111: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

111

shërimit në qoftë se vdekja shkaktohet jo në moment, shpenzimet për humbjen e mbajtjes

ose për humbjen e ndihmës, shpenzimet për fitimin e munguar, prej momentit të

shkaktimit të dëmit dhe deri te momenti i vdekjes.

Në aksidentet e komunikacionit automobilistik vjen në shprehje edhe shkaktimi i

dëmit moral (jomaterial). Dëmi moral paraqet cënimin e të drejtave subjektive të natyrës

civile jo pasurore të personit të dëmtuar.

Për të gjykuar shkaktimin e dëmit moral, gjykata do të duhet të provojë

ekzistencën e faktit që rezulton në cënimin e të drejtës në jetë, integritetit trupor,

shëndeti, etj. Shkaktimi i dëmit moral rezulton nga dëmtimi i shëndetit, lëndimi trupor,

frika, shkaktimi i vdekjes, etj.

Dëmtimi i shëndetit personit të dëmtuar në aksident automobilistik i shkakton

vuajtje psikike. Vuajtjet psikike paraqesin një ndjenjë, përkatësisht përjetim të

pakëndshëm si rrjedhim i faktorëve të natyrës psikike, i impulseve vitale dhe sociale që

pasqyrohet si dëmtim i jetës shpertërore, si çrregullim i jetës psikike emocionale të

personit të caktuar257

. Përndryshe, dëmtimi i shëndetit ekziston kur paraqiten çrregullime

psikike tek i dëmtuari, të cilat i shkaktojnë shqetësim psikik me intenzitet dhe kohëzgjatje

të caktuar. Shqeësime të tilla mund të shkaktojë edhe ndonjë çrregullim në funksionimin

e ndonjë organi tek i dëmtuari.

Në kuadër të përcaktimit të të drejtës për shpërblim të dëmit, dhembjet fizike janë

manifestim më i shpeshtë i cënimit të integritetit trupor të të dëmtuarit. Personat e

dëmtuar mund të pësojnë depresion, vuajtje psikike dhe dhembje shpirtërore edhe në

rastet e shkaktimit të invaliditetit të rëndë. Ky rast i invaliditetit shprehet në zvoglimin e

aftësive të caktuara të viktimës, në zvoglimin e aktivitetit të përgjithshëm të tij, për

angazhim të shtuar, i cili kërkohet për shkak të invaliditetit të caktuar258

.

Është me rëndësi të theksohet se tek kjo formë e dëmit e paraqitur në aksidentet

automobilistike, përfshihet edhe frika si fenomen i shqetësimit psikik, e cila mund të

shkaktohet nga lëndimi trupor i të dëmtuarit apo të afërmëve të tij259

.

Edhe shkaktimi i vdekjes nga lëndimet e shkaktuara në fatkeqësitë e

komunikacionit ose drejtpërdrejtë në vendin e ngjarjes, po ashtu është një ndër format e

shpeshta të dëmit jomaterial, për faktin se anëtarëve të familjes dhe të afërmëve tjerë të

viktimës u shkaktohen dhembje psikike.

II.18 Shpërblimi i dëmit si interes sigurimi

Personi i cilit i shkakton dëm një tjetërit, i atribuohet në mënyrë të ligjshme

detyrimi për të shpërblyer atë dëm. Dëmtimi mund të atribuohet në veçanti personit

sjellja e të cilit përbënë fajin për shkaktimin e dëmit ose personit që ushtron veprimtari

anormale dhe të rrezikshëme nga e cila rezultojnë pasojat e dëmshme, si dhe personit që

dëmin e ka shkaktuar brenda fushëveprimit të funksioneve të tij.260

Kur flasim për shpërblimin e dëmit si interes sigurimi, kemi parasyshë

shpërblimin e dëmit material dhe dëmit jomaterial. Shpërblimi i dëmit material nëpërmjet

257

Dauti Nerxhivane, vep.e cit.fq. 258

Alishani Alajdin, vep.e cit.fq. 561 259

Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Gostivar, K.nr. 118/2001 260

Shih: Art. 1:101, Principles of European Tort Law, European Group on Tort Law,

http://civil.udg.edu/php/biblioteca/items/283/PETL.pdf, e qasshme më, 10 qershor 2012.

Page 112: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

112

institutit të sigurimit ka për qëllim që t‟i manjanoi pasojat e shkaktuara mbi pasurinë e të

dëmtuarit, nga veprimi i dëmshëm në aksidentet automobilistike. Shpërblimi i dëmit ka

për qëllim që viktima të rikthehet në atë gjendje natyrore apo vlerësore, qëe ka qenë para

shkaktimit të dëmit.Riparimi i pasojave duhet të jetë i plotë dhe duhet të përfshijë të

gjitha dëmet dhe humbjet e interesave legjitime që i ka pasur viktima në aksident

automobilistik.

E drejta e sigurimeve mbulon edhe dëmet jomateriale, përkatësisht cënimin e të

drejtave personale të viktimës. Dhimbjet fizike dhe psikike, frika dhe shëmtimi i

shkaktuar tek viktima e aksidentit automobilistik paraqesin interesin për sigurim.

Shpërblimii dëmit duhet të jetë real dhe të jetë në përpjestim me dëmin e

pësuar.261

Për këto çështje gjykata kujdeset mbi bazën e parimit iura novit curia. Vlerësimi

gjyqësor për vëllim dhe lartësinë e dëmit bazohet në interesat subjektive dhe objektive.262

Megjithatë, në rastet e përcaktimit të përgjegjësisë juridike civile për dëmin e shkatuar në

aksidentet automobilistike, gjyqëtari e ka të të drejtën diskrecionale për përcaktimin e

lartësisë së shumës sëshpërblimit tëdëmit. Në këtë drejtim është me rëndësi të theksojmë

se ndjenjat personale dhe statusi social – ekonomik i viktimës në aksidentet

automobilistike dhe e drejta diskrecionale e gjyqëtarit ka bërë që për dëmte e njejta të

jepen vendime të ndryshme për vëllimin dhe lartësinë e shpërblimit të dëmit.

Shpërblimi i dëmit të shkaktuar në aksidentet automobilistike karakterizohet me

funksionin reparator, preventiv dhe socializues. Vetë qëllimi fundamental i shpërblimit të

dëmit është menjanimi i pasojave të shkaktuara në trupin apo jetën e njeriut dhe pasurinë

e tij. Duke e realizuar këtë funksion, shpërblimi i dëmit ushtron njëkohësisht edhe

funksionin preventiv. Detyrimi i personit përgjegjës për shpërblimin e humbjeve të

karakterit pasuror, përfshirë këtu edhe trupin dhe jetën e njeriut, ndikon drejtpërdrejtë në

ngritjen e kujdesit tek dëmtuesi për ndërmarrjen e veprimeve që mund të shkkatojnë

pasoja. shpërblimi i dëmit të shkaktuar në aksidentet automobilistike e ushtron edhe

funksionin e socializimit të rezikut. shpërblimin e dëmit e realizon siguruesi i cili nuk

është dëmtues real dhe që nuk ka ndërmarrë veprimin e dëmshëm. Pra, parimi themelor i

ekzistencës së sigurimit të detyrueshëm nga përgjegjësia për dëmin e shkaktuar me mjetin

motorik është shpërblimi i dëmit të shkaktuar në aksidentet automobilistike. Të gjithë të

rrezikuarit bashkon me të vetmin qëllim për të bërë transferin e humbjeve individuale.263

Benefitet nga sigurimi mund t‟i shfrytëzojë vetëm ai që pranon se ka përjetuar

dëm të caktuar. Këtu gjendet interesi i personit që të futet në marrëdhënie juridike të

sigurimit. Humbjet materiale që mund të shkaktohet nga rrethanat që mund të kenë

përvojë të tillë, përfshihen në sigurim. Personi i interesuar që shfaq interes që të mos

pësojë nga veprimet e caktuara apo personi i tretë të mos pësojë humbje materiale nga

veprimet e tij, bëhet subjekt i sigurimit dhe në fakt interesi i tij është interes i sigurimit.

Interesi për sigurim nuk lidhet me kontratën për sigurime por me rastin e siguruar. i

siguruar ka interes material që të mos shkaktohet i ashtuquajtur rast i siguruar. Paraqitja e

261

Shih: Jenny Steele, Tort law, text, cases and materials, Oxford University Press, 2009, fq. 490. 262

Michel Cannarsa, Compensation for Personal Injury in France, www.jus.unitn.it/cardozo/Review/2002/

Cannarsa.pdf, e qasshme më 5 janar 2002. 263

Antonio La Torre, Cinquant‟anni col diritto (Saggi), Volume II, Diritto delle assicurazioni, Milano,

Giuffreè Editore, 2008, fq.29.

Page 113: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

113

rastit të siguruar e bën të detyruar siguruesin që të paguaj shumën e caktuar të sigurimit

në emër të shpërblimit të humbjeve materiale.264

Ekzistenca e interesit sigurues në momentin e shkaktimit të dëmit që paraqet rast të

siguruar duhet ta pranojë i siguruari. Megjithatë, interesi për sigurimin tek i siguruari

duhet të ekzistoj që në momentin kur ai ka ndërmarë iniciativë për tu futur në

marrëdhënien e sigurimit. Sipas natyrës së vet sigurimit, i siguruari në marrëdhënien

juridike të sigurimit futet vetëm në qotë se interesi për sigurimin për ekuivalencë ka

vlerën ekonomike . Këtu nuk duhet të përjashtohen marrëdhëniet sentimentale midis

njerëzve që mund të vehen në pikpyetje si me rastin e shkaktimit te vdekjes apo

lëndimeve trupore. Interesi për sigurimin gjithmonë trajtohet si klauzulë e kontratës së

sigurimit dhe e njejta pranohet në procesin gjyqësor për shpërblimin e dëmit.

Figura 10. Pasqyrë për pagimin bruto për dëmet sipas klasave të sigurimit (në njëmijë

denar) në tri vitet e fundit265

Nga të dhënat statistikore konstatojmë së në vitin 2010 dhe 2011, pagimi bruto i dëmeve

në njëmijë denar është bërë nga baza e sigurimit të përgjegjësisë automobilistike, për të

vijuar më pastaj baza e sigurimit kasko të mjeteve motorike, baza e sigurimit të pasurisë,

etj.

Shpërblimi i dëmit është konsekuencë juridike e marrëdhënies juridike të

sigurimit.266

I dëmtuari ka të drejtë si për shpërblimin e dëmit të rëndomtë, ashtu edhe për

shpërblimin e fitimit të humbur. Lartësia e shpërblimit të dëmit caktohet sipas çmimeve

në kohën e nxjerrjes së vendimit gjyqësor, përveç nëse me ligj parashihet diçka tjetër.

264

Robert I. Mehr, Fundamentals of insurance, Second Edition, Irwin, 1986, fq. 38. 265

Të dhënat janë marrë nga Ministria e pënëve të brendshme të Maqedonisë, www.mvr.gov.mk 266

Aleksandar Nikolovski, Osiguruvanje i reosiguruvanje, Shkup, 1997, fq. 50.

0

500000

1000000

1500000

2000000

2500000

3000000

3500000

2011

2010

2009

Page 114: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

114

Gjatë vlerësimit të lartësisë së fitimit të humbur merret në konsiderim fitimi që ka

mundur të pritej në mënyrë të bazuar sipas rrjedhjes së rregullt të gjërave ose sipas

rrethanave të veçanta, e realizimi i të cilit është penguar nga veprimi i dëmtuesit ose nga

lëshimi që të ndërmerr veprimin. Meqë është fjala për shpërblimin e dëmit të shkaktuar

me mjetin motorik nuk do të hyjmë në hollësi në arsyet teorike të shpërblimit të dëmit,

por në mënyrat dhe format e tij. Pra, do të shqyrtojmë format dhe mënyrat e shpërblimit

të dëmit, që në situatat e caktuara i njihen të dëmtuarit.

Çështja e shpërblimit të dëmit të shkaktuar me mjetin motorik realizohet në

kuadrin e parimeve të caktuara dhe të përcaktimeve parimore që e ka pranuar

legjislacioni pozitiv i Maqedonisë, shkenca juridike dhe praktika gjyqësore e vendit. Në

kontekst të kësaj, vëmë në pah se shpërblimi i dëmit të shkaktuar me mjetin motorik ka

shumë elemente të përbashkëta ose të tilla që janë gjithnjë të afërta me institucionet e

përgjithshme me të cilat rregullohet tërë materia e shpërblimit të dëmit.

Kur dikujt i shkaktohet dëm, lind detyrimi që dëmi i shkaktuar të shpërblehet.

Detyrimi i tillë i përket dëmtuesit ndaj të dëmtuarit, që ky i fundit të zhdëmtohet

materialisht apo jomaterialisht (moralisht). Kjo është detyrim juridik që rezulton nga e

drejta objektive të mbështetuar në nenet 174-198 të Ligjit mbi marrëdhënite e detyrimeve

të Maqedonisë.

Personi përgjegjës është i detyruar që të kthejë gjendjen që ka qenë para se të

shkaktohet dëmi në qoftë se një gjë e tillë është e mundur apo të paguaj në para për

pjesën që nuk mund të “riparohet”. Ky është qëllimi i shpërblimit të dëmit – evitimi i

pasojave të dëmshme. Asnjë shpërblim i dëmit nuk është kthim në gjendje të mëparshme

në plotëkuptimin e fjalës267

, sepse natyra e dëmit nuk e mundëson një gjë të tillë.

Çasti i shpërblimit të dëmit dhe lindjes së detyrimit për të llogaritë atë krijohet,

nga momenti i shkaktimit të dëmit. Ndërkaq, në shkencën juridike mendohet se detyrimi

për shpërblimin e dëmit, krijohet edhe me marrjen e vendimit të plotfuqishëm nga ana e

gjykatës268

. Ky mendim bazohet në arsyetimet teorike se momenti i shpërblimit arrin në

atë çast kur është shkaktuar dëmi, për faktin se më shumë i përgjigjet qëllimit për të cilin

është paraparë përgjegjësia për dëmin e shkaktuar269

. Kjo është arsyeja që ky mendim

është koncepruar në legjislacionet civile bashkëkohore.

Sipas të drejtës shqiptare dëmi pasuror që shpërblehet, përbëhet nga humbja e

pësuar dhe fitimi i munguar. Shpërblehen gjithashtu shpenzimet e kryera në mënyrë të

arsyeshme për të shmangur ose pakësuar dëmin, ato që kanë qenë të nevojshme për të

përcaktuar përgjegjësinë dhe masën e dëmit, si dhe shpenzimet e arsyeshme të kryera për

të siguruar shpërblimin në rrugë jashtëgjyqësore.

Humbjet në lidhje me aktivitetet ose burimet të cilat konsiderohen si të paligjshme

nuk mund të mbulohen.270

Nga aspekti i mundësisë për shpërblim, dëmi konsiderohet humbje e

rikuperueshme. Këto humbje mund tu referohen humbjeve ekonomike dhe cënimin e

shëndetit apo humbjen e jetës.271

Humbjet ekonomike mund të jenë të natyrave

267

Shih: Alishani Alajdin, vep. e cit. fq. 534 268

Alishani Alajdin , vep. e cit. fq. 532 269

Hetemi Mehdi , vep. e cit. fq. 282 270

Art. 2:103, Principles of European Tort Law, European Group on Tort Law,

http://civil.udg.edu/php/biblioteca/items/283/PETL.pdf, e qasshme më, 10 qershor 2012. 271

Michel Cannarsa, Compensation for Personal Injury in France, www.jus.unitn.it/cardozo/Review/2002/

Cannarsa.pdf, e qasshme më 5 janar 2002.

Page 115: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

115

tëndryshme: damnum emergens, lucrum cessans dhe shpenzimet shtesë për shkak të

aksidentit. Cessans lucrum ka të bëjë me humbjen e atë ardhurave dhe përfitimeve tjera të

cilat i dëmtuari do t‟i kishte arkëtuar po të mos ishte shkaktuar dëmi. Personi që ka

përjetuar dëm në aksident automobilistik ka të drejtë në mbulimin e shpenzimeve

mjekësore të bëra për trajtimin e shëndetit dhe rivendosjen e tij dhe për ndërmarrjen e të

gjith amasave të nevojshme për një qëllim të tillë. Pra, personi që i ka shkaktuar tjetrit një

dëm në shëndetin e tij, detyrohet ta kompensojë dëmin, duke patur parasysh humbjen ose

pakësimin e aftësisë për punë të të dëmtuarit, shpenzimet që janë bërë për mjekimin e tij,

si dhe shpenzime të tjera që kanë lidhje me dëmin e shkaktuar.

Në përcaktimin e shpërblimit të dëmit të shkaktuar në aksidentin automobilistik,

është me rëndësi të themi se viktima ka një liri të përgjithëshme për zgjedhjen e mejkut

dhe shtëpisë së shëndetit, për kohën e shërimit. Kostot e bëra nga trajtimi në shtëpinë

private shëndetësore është e kthyeshme dhe mbulohet nga sigurimet shoqërore. Të gjitha

këto shpenzime bëjnë pjesë në damnum emergens. Këtu bëhet fjalë për shkaktim të dëmit

material dhe jomaterial. Dëmi material ose jomaterial duhet të cënojë një interes të

mbrojtur ligjërisht.272

Shtrirja e mbrojtjes së interesave varet nga natyra e tyre, vlera e saj

e lartë, saktësia e përkufizimit dhe spikatshmëri e saj, etj.

Për shkak të dëmtimit tëpërjetuar në aksident automobilistik, viktima mund të

përjetojë humbjen e të ardhurave për një kohë të caktuar deri në rikthimin e shëndetit të

tij që e ka gëzuar para përjetimit të dëmit. Kjo formë e dëmit njihet si lucrum cessans. Ky

dëm do të përfshi ato humbje që rezultojnë nga veprimtaria që e ka ushtruar viktima. Si

pasojë e aksidentit, ushtrimi i veprimtarisë bëhet i pamundur dhe viktima ballafaqohet

me humbjen e të ardhurave që përndryshe do ti kishte realizuar. Llogaritja e fitimit të

munguar realizohet duke bërë krahasimin e nivelit të të ardhurave që ka siguruar viktima

para momentit të shkaktimit të dëmit me nivelin e të ardhurave gjatë paaftësisë së

përkohshme.273

Për këto forma të dëmit në aksident automobilistik trajtimin e

hollësishëm e paraqesim në pjesën që i reherohemi mbulimit të humbjeve që shkaktohen

në aksident automobilistik.

Me rëndësi të përmendet është fakti se masa e shpërblimit të dëmit mund të

ndryshojë në të ardhmen, në varësi të përmirësimit apo rëndimit të shëndetit ose të

shtimit apo pakësimit të aftësisë për punë të të dëmtuarit, në krahasim me kohën e

caktimit të shpërblimit dhe të ndryshimeve që mund të ketë pësuar paga e të dëmtuarit.

Në rast të vdekjes, shkaktimit të dëmtimeve trupore apo cënimit të shëndetit,

shpërblimi i dëmit është i përcaktuar sipas rregullës në formë të rentës në të holla, për

kohë të caktuar apo për gjithë jetën. Me këtë mendohet të bëhet pagimi ekuivalent i dëmit

të shkaktuar apo dhënies së satisfaksionit të dëmtuarit. Në shpërblimin e dëmit material

përfshihen dëmi real dhe fitimi i munguar. Fitimi i munguar do të shpërblehet në qoftëse i

dëmtuari ka pasur qëllim që të realizojë fitim dhe të ekzistojë mundësia reale që ai fitim

të realizohet274

.

Fitimi i munguar paraqet atë formë të humbjeve tërezultateve ekonomiko

financiare që i dëmtuari ka mund t‟i realizojë gjatë kryerjes së veprimtarisë së vet

272

Art. 2:10, Principles of European Tort Law, European Group on Tort Law,

http://civil.udg.edu/php/biblioteca/items/283/PETL.pdf, e qasshme më, 10 qershor 2012. 273

Michel Cannarsa, Compensation for Personal Injury in France, www.jus.unitn.it/cardozo/Review/2002/

Cannarsa.pdf, e qasshme më 5 janar 2002. 274

Shih: Georgiev Pop Dimitar, vep. e cit. fq. 455

Page 116: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

116

profesionale. Shpërblimi i dëmit material nga baza e sigurimit të autopërgjegjësisë,

përfshinëshpërblimin e dëmit në tërësi: dëmin real, fitimin e munguar dhe dëmin që do të

lind si pasojë e krijimit të rrethanave të caktuara. Në procedurën gjyqësore për

shpërblimin e dëmit, gjykata marrë për bazë rrethanat e krijuara pas shkaktimit të dëmit ,

do të gjykojë shpërblimin e dëmit në lartësinë që është e nevojshme për situatën materiale

të të dëmtuarit, dhe ai të vëhet në atë gjendje në të cilën ka qenë para shkaktimit të

pasojës. Në kontekst të kësaj, është me rëndësi të themi se ligji mbi marrëdheniet e

detyrimeve i Republikës së Kosovës, nënenin 186 ka institucionalizuar shpërblimin e

dëmit të ardhshëm. Gjykata, me kërkesën e të dëmtuarit, do të caktojë shpërblimin edhe

për dëmin e ardhshëm jo material në qoftë se sipas rrjedhës së rregullt është e sigurt së ai

do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Po, kështu, në rrethanat të caktuara, gjykata mund të gjykojë edhe zvoglimin e

lartësisë së shpërblimit të dëmit, nëse do të trajtojë dhe gjykojëgjendjen materiale të të

dëmtuarit, faktin e shkaktimit të dëmit me qëllim apo nga pakujdesia e rëndë etj.

Zvoglimi i lartësisë së shpërblimit të dëmit mund të vijë edhe atëherë kur atë e shkakton

dëmtuesi që ka punuar në dobi të të dëmtuarit275

. Në këtë rast , me kërkesën e dëmtuesit ,

gjykata merr për bazë kujdesin që ai ka treguar në punën e tij, do të sjellë vendim për

zvoglim të shpërblimit.

Në procedurën për përcaktimin e të drejtës për shpërblim të dëmit, në lidhje me

lartësinë e shpërblimit të dëmit, si çështje komplekse dhe e rëndësishme është shpërblimi

i dëmit material që bëhet në para. Lartësia e shpërblimit të dëmit real përcaktohet në bazë

të çmimit në kohën kur sillet vendimi gjyqësor.

Të shpërblimi i dëmit biologjik, gjykata merr për bazë edhe kushtet subjektive të

të dëmtuarit, por gjithnjë brenda kornizës së refleksioneve të shkaktuara mbi kufizimet

mendore dhe fizike.276

Edhe te vlerësimi i lartësisë së fitimit të humbur, ekzistojnë specifikat e

caktuara. Në gjykimin e kësaj forme të dëmit, merret parasysh humbja e cila me arsye

është pritur sipas rrjedhjes së rëndomtë të sendeve ose sipas rrethanave të veçanta dhe se

realizimi i kësaj dobie është penguar me veprimin ose mosveprimin e dëmtuesit. Me

interes në këtë kontekst është situata në të cilën pronari i mjetit motorik e nënshkruan

procesverbalin e Komisionit për këqyrje dhe vlerësim të mjetit motorik të dëmtuar në të

cilin ekziston klauzola se procesverbali me marrëveshje vërteton vëllimin dhe lartësinë e

dëmit. Në këto raste konsiderohet se pronari i mjetit motorik të dëmtuar, me marrëveshje

ka përcaktuar lartësinë e dëmit277

. Detyrimi i bashkësisë për sigurime mbi bazën e

kontratës për sigurim nga autopërgjegjësia për dëmin e shkaktuar personave të tretë,

vlerësohet sipas shumës së kontraktuar siguruese. Limiti i detyrimit të bashkësisë për

sigurime përcaktohet në bazë të dëmit të përgjithshëm në një rast të shkaktimit të dëmit

pa marrë parasysh numrin e personave të dëmtuar278

. Vlera e dëmit në bazë të së cilës

përcaktohet përgjegjësia e bashkësisë për sigurime, për shpërblim të dëmit, llogaritet në

atë mënyrë, që dëmi material vlerësohet për vlerën që e ka pasur ai, në momentin kur

275

Georgiev Pop Dimitar, vep. e cit. fq. 455 276

Marco Bona e Umberto Oliva, Il danno biologico nella riforma della R.C.A.,

http://www.jus.unitn.it/cardozo/Review/Torts/bona2001.htm, e qasshme më 22 dhjetor 2011. 277

Aktgjykimi i Gjykatës Supreme i Maqedonisë, Rev.nr.563/94,i datës 07.09.1994. 278

Qëndrimi parimor i Lidhjes së gjykatave , gjykatave supreme dhe gjykatave supreme ushtarake , nr.8/88

,i sjellur në mbledhjen 34 , më datë 26 dhe 27 nëntor 1988 , Gale Galev, Obligaciono pravo , Libri i II ,

Shkup ,2002 ,fq.941.

Page 117: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

117

është shkaktuar, kurse dëmi jomaterial përcaktohet në bazë të vlerës, përkatësisht

kriteriumeve në kohën e shkaktimit të dëmit. Dëmi që shpërblehet me valutë të huaj

llogaritet sipas kursit në ditën e shkaktimit të dëmit. Nëse vlera e përcaktuar në këtë

mënyrë nuk e kalon vlerën e shumës së siguruar, atëherë bashkësia për sigurime është e

obliguar të shpërblej dëmin në tërësi dhe kur lartësia e dëmit sipas vlerës përkatësisht

kriteriumeve në kohën e sjelljes së vendimit gjyqësor e kalon vlerën e shumës së

siguruar279

. Nëse vlera e dëmit përcaktohet në mënyrë të lartëpërmendur është më e

madhe nga shuma e siguruar, bashkësia për sigurime është e detyruar të shpërblejë pjesë

nga dëmi në bazë të proporcionit midis shumës së siguruar dhe përcaktimit në atë mënyrë

të vlerës së dëmit280

. Kamata dhe shpenzimet procedurale vendosen pavarsisht nga limiti

i sigurimit. Kur në kontestin e inicuar nga më shumë të dëmtuar në një rast shkaktimit të

dëmit, dëmi i përgjithshëm e kalon shumën e siguruar, gjykata për secilin paditës do të

caktojë pjesë proporcionale të shpërblimit ashtu që shuma e vlerave të lartëpërmendura

nuk do të kalojnë limitin e detyrimeve të bashkësisë për sigurime281

.

Kur dëmi shkaktohet me vepër penale apo veprim administrativ, atëherë ky

dëm mund të realizohet para gjykatës civile, por edhe para gjykatës penale apo para

gjykatës që ka zhvilluar procedurën administrative. Kur për ate çështje vendos gjykata

civile, ajo është e lidhur me vendimin e të gjykatës penale dhe nuk mund të vendos në

mënyrë të lirë sikur vendimi penal do të jetë lirues. Nëse dëmi është shkaktuar me veprim

administrativ, atëherë realizimi i shpërblimit të dëmit bëhet para gjykatës që zhvillohet

procedura administrative. Megjithatë , dëmi i shkaktuar me veprim administrativ, mund

të shpërblehet para gjykatës civile, e cila do të veprojë e pavarur duke mos i hedhur

poshtë të dhënat nga procedura administrative282

.

Procedura gjyqësore për shpërblimin e dëmit ka karakter civil. Pra, shpërblimi

i dëmit realizohet në procedurë civile kontestimore para gjykatave kompetente. Për

gjykim të kontesteve nga përgjegjësia juridiko civile për dëmin e shkaktuar, përveç

gjykatës që ka kompetencë të përgjithshme tokësore, kompetente është edhe gjykata në

territorin e së cilës janë shfaqur pasojat e dëmit283

. Aktgjykimi i sjellur në kontestin që ka

inicuar i dëmtuari kundër dëmtuesit të drejtpërdrejtë te kontrata për sigurim nga

autopërgjegjësia për dëmin e shkaktuar me mjetin motorik , personave të tretë, nuk e

detyron siguruesin në qoftë se ai nuk ka marrë pjesë në atë kontest284

. Kjo ndodhë

kështu, sepse ligjvënsi ka përcaktuar efektin juridik të kontratës për sigurim nga

autopërgjegjësia të lidhur në dobi të personit të tretë. Por , kjo nuk nënkupton

ekzistencan e bazës juridike nga e cila do të rezultoi detyrimi që bashkësia për sigurime

në procedurën kontestimore të inicuar nga i dëmtuari kundër dëmtuesit direkt , për

shpërblim të dëmit , të bëjë shpërblimin e dëmit . Për një gjë të tillë detyrohet dëmtuesi

direkt nga që aktgjykimet në kontestet pasurore kanë efekte juridike vetëm në raport me

palët që kanë marrë pjesë në procedurë.

279

Ibid, fq.941. 280

Ibid, fq.941. 281

Ibid, fq. 941. 282

Stankoviç O, Naknada shtete, Beograd, 2000, fq. 270 283

Neni 45, paragrafi 1, i Ligjit për procedurë kontestimore i Maqedonisë “Gazeta zyrtare e Maqedonisë”

nr. 33 i datës 11 korrik 1998, në tekstin e mëtejshëm LPK. 284

Aktgjykimi i Gjykatës Supreme të Maqedonisë , Rev.nr.1209/95 , i datës 23.10.1996.

Page 118: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

118

Në përcaktimin e fushës së mbrojtjes, interesat e dëmtuesit, veçanërisht liria e

veprimit dhe ushtrimi i të drejtave të tij, si dhe interesat publike, duhet të merren në

konsideratë.285

Nëse dëmi ka shkaktuar vdekje ose dëmtime të rënda trupore , kompetent

mund të jetë veç gjykatave të përmendura në lartë edhe gjykata në territorin e së cilës

paditësi – i dëmtuari e ka vendbanimin përkatësisht vendqëndrimin286

. Rregullat e njejta

do të zbatohen edhe në kontestet kundër bashkësive të sigurimeve për arsye të

shpërblimit të dëmit personit të tretë në bazë të principeve të përgjegjësisë së

drejtëpërdrejtë të bashkësisë së sigurimeve , si dhe në kontestet për të drejtën e regresit në

bazë të shpërblimit të dëmit kundër debitorit regresues287

.

Aktgjykimi i sjellur në kontestin që e ka inicuar i dëmtuari kundër dëmtuesit të

drejtëpërdrejtë, tek kontratat për sigurimin nga përgjegjësia për dëmin e shkaktuar

personave të tretë , me mjetin motorik, nuk e obligon siguruesin , në qoftëse ai nuk

ndërhyn në një kontest të tillë288

. Kjo ndodhë kështu për shkak se i padituri nuk ka

ndërgyrë në atë kontest , dhe për atë aktgjykimi i tillë nuk mund të prodhojë efekte

juridike ndaj tij, për arsye se aktgjyimet në kontestet pasurore juridike kanë efekte

juridike vetëm në raport me palët që marrin pjesë në atë procedurë.

Kur flasim për shpërblimin e dëmit, kemi përmendur edhe më lartë se ligjvënsi i

ka paraparë dy forma kryesore të shpërblimit të dëmit: shpërblimin e dëmit material dhe

shpërblimin e dëmit jomaterial, në varëshmëri nga forma e dëmit të shkaktuar. Në

kuadërtëkëtyre dy formave themelore, dallojmë: kthimin në gjendje të mëparshme (

kthimin natyral dhe shpërblimin në para) dhe satisfaksionin.

Edhe më herët e shqyrtuam çështjen se shpërblimi i demit dhe nuk ekziston asnjë

dilemë se qëllimi fundamental i tij është riparimi i pasojave të shkatuara në një aksident

automobilistik. Riparimi i dëmit bëhet edhe në formën e kthimit në gjendje të

mëparshme, gjendje që llogaritet ekuvalente me dëmin e shkaktuar. Kur jemi këtu, duhet

të vëmë në pah se jo të gjithë dëmet mund të riparohen duke u kthyer në gjendjen e

mëparshme, për shkak të natyrës së pasojës së shkaktuar. Në qoftë se kemi asgjësim të

plotë të mjetit motorik apo sendeve të caktuara, atëherë shpërblimi i dëmit bëhet në formë

të hollash. Ndërkaq, në rastet kur shkaktohet dëmi jomaterial, shpërblimi i dëmit bëhet në

formë të satisfaksionit.

Në lidhje me këtë çështje, më në fund është e rëndësishme të theksojmë se

dëmtuesi përkatësisht bashkësia për sigurime, përgjigjet për secilën formë të dëmit të

shkaktuar me mjetin motorik, nëse me te është shkaktuar rasti i siguruar. Format e dëmit

mund të jenë të ndryshme varësisht nga krijimi i tyre dhe mënyra e shkaktimit të tyre.

Shpërblimi i dëmit ka për qëllim të krijojë gjendjen që ka ekzistuar tek i dëmtuari

para shkaktimit të pasojës. Shpërblimi i dëmit material sipas rregullës është ekujvalent

me dëmin e shkaktuar.289

Në të kundërtën, lartësia e shpërblimit të dëmit mbi

ekujvalentën, nënkupton fitim të pabazë. Pra, shpërblimi është një pagesë në të holla për

285

Art. 2:102, Principles of European Tort Law, European Group on Tort Law,

http://civil.udg.edu/php/biblioteca/items/283/PETL.pdf, e qasshme më, 10 qershor 2012. 286

Neni 45, paragrafi i 2 i LPK-së. 287

Po aty paragrafi i 3 288

Aktgjykimi i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë , Rev. nr. 1209/95, i datës 23.10.1996. 289

Georgiev Pop Dimitar, vep. e cit. fq. 449.

Page 119: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

119

të kompensuar viktimën, për të rivendosur atë në pozicionin që ai do të kishte qene në

qoftë se nuk do të ishte shkaktuar dëmi.290

Dëmet mund të shpërblehen në një shumë në të holla ose si pagesa periodike të

përshtatshme në lidhje me interesat e veçnta të viktimës.

Dëmi material është i rikuperueshëm dhe zvogëlon humbjet e viktimës të

shkaktuar nga ngjarja e dëmshme. Dëmi material mund të shpërblehet me kthim në

gjendje të mëparshme – restitucio in integrum. Kthimi në gjendje të mëparshme do të

mundësojë kthimin në gjendjen materiale të mëparshme e njohur si kthim në natyrë –

restitucio in integrum in natura dhe shpërblimin e vlerës së dëmit i njohur si shpërblim i

dëmit me para.

1. Kthimi në gjendje të mëparshme

Shpërblimi i dëmit material me kthim në gjendje të mëparshme është rregull. Kjo

rregull gjen shprehje kur dëmtuesi që e ka dëmtuar sendin e të dëmtuarit, e riparon atë

send ose kur të dëmtuarit i jep tjetër send me vlerë dhe lloj të njejtë291

. Sipas nenit 640 të

Kodit Civil të Republikws sw Shqipwrisw, dëmi pasuror që shpërblehet përbëhet nga

humbja e pësuar dhe fitimi i munguar. Shpërblehen gjithashtu shpenzimet e kryera në

mënyrë të arsyeshme për të shmangur ose pakësuar dëmin, ato që kanë qenë të

nevojshme për të përcaktuar përgjegjësinë dhe masën e dëmit, si dhe shpenzimet e

arsyeshme të kryera për të siguruar shpërblimin në rrugë jashtëgjyqësore. Personi që i ka

shkaktuar tjetrit një dëm në shëndetin e tij, detyrohet ta shpërblejë dëmin, duke patur

parasysh humbjen ose pakësimin e aftësisë për punë të të dëmtuarit, shpenzimet që janë

bërë për mjekimin e tij, si dhe shpenzime të tjera që kanë lidhje me dëmin e shkaktuar.

Sipas këtij legjislacioni (neni 643 I Kodit Civil të Shqipërisë), kur është shkaktuar vdekja

e një personi, dëmi që duhet të shpërblejë përbëheta) shpenzimet për ushqim e jetesë të

fëmijëve të tij të mitur, të bashkëshortes dhe prindërve të paaftë për punë që kanë qenë në

ngarkim të të vdekurit, plotësisht ose pjesërisht, si dhe të personave që banonin në

familjen e të vdekurit dhe që gëzonin prej tij të drejtën e ushqimit, b) shpenzimet e

duhura për varrimin e të vdekurit, në masën që ato i përgjigjen rrethanave personale e

familjare të të vdekurit. Personi që ka shkaktuar dëmin mund të kundrejtojë të njëjtat

mjete mbrojtëse që do t‟i kundrejtonte të vdekurit. Gjykata, duke marrë parasysh të gjitha

rrethanat e çështjes, mund të vendosë që shpërblimi të jepet në natyrë, ose në para,

njëherësh ose me këste.

Pra, çdo herë kur shkaktohet dëmi material, shpërblimi i tij bëhet me kthim në gjendje të

mëparshme.

290

Art. 10:101, Principles of European Tort Law, European Group on Tort Law,

http://civil.udg.edu/php/biblioteca/items/283/PETL.pdf, e qasshme më, 10 qershor 2012. 291

Dauti Nerxhivane, vep. e cit., fq. 196

Page 120: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

120

1.a. Kthimi në natyrë

Kthimi në natyrë është një ndër format themelore të shpërblimit të dëmit material.

Me të dëmi i shkaktuar kthehet në gjendjen e mëparshme në gjendje të njejtë natyrore

ashtu siç ka qenë objekti (lënda) para shkaktimit të dëmit.292

Ligji mbi marrëedheniet e detyrimeve të Republikës së Kosovës, në nenin 169 ka

përcaktuar detyrimin se personi përgjegjës ka për detyrë ta rivendosë gjendjen e cila ka

qenë para se të shkaktohet dëmi. Në qoftë se rivendosja e gjendjes së mëparshme nuk e

mënjanon plotësisht dëmin, personi përgjegjës ka për detyrë që për pjesën tjetër të dëmit

të japë shpërblimin në të holla. Kur rivendosja e gjendjes së mëparshme nuk është e

mundur, apo kur gjykata konsideron se nuk është e domosdoshme që këtë ta bëjë personi

përgjegjës, gjykata do të caktojë që ai t`ia paguajë të dëmtuarit shumën përkatëse në të

holla në emër të shpërblimit të dëmit. Gjykata do t`i gjykojë të dëmtuarit shpërblimin në

të holla kur ai këtë e kërkon, me përjashtim kur rrethanat e rastit konkret e arsyetojnë

rivendosjen e gjendjes së mëparshme.

Pra, kthimi në natyrë paraqet një formë jo të rrallë të shpërblimit të dëmit

material. Riparimin mund të bëjë vetë dëmtuesi apo personi tjetër në emër dhe për llogari

të dëmtuesit. Vëtëm dëmi real mund të kompensohet mbi bazën e kësaj forme, ndërkaq

fitimi i munguar për shkak të natyrës nuk mund të kompensohet me kthimin në natyrë.

Kjo mënyrë e riparimit të dëmit mund të aplikohet te shkaktimi i dëmit të vërtetë

(real) si lloj i dëmit material. Aplikimi i restitucionit natural bëhet çdo herë kur dëmtuesi

që e ka dëmtuar sendin e të dëmtuarit, e bën riparimin e tij ose në vend të tij i jep tjetër

me vlerë dhe lloj të njejtë, atëherë themi se është aplikuar shpërblimi i dëmit në natyrë.

Nuk mund të aplikohet çdoherë shpërblimi i dëmit në natyrë, parasegjithash kur sendi i

dëmtuar nuk mund të riparohet e as të zëvendësohet ose kur ai është res in specie – send

individualisht i caktuar.Ndërkaq, në të gjitha rastet kur është dëmtuar një send që sipas

gjinisë paraqet send gjenerik, kthimi në natyrë përveç riparimit të mundshëm mund të

zbatohet edhe me zvendësimin e sendit të dëmtuar me një send tjetër.

1.b. Shpërblimi në të holla

Shpërblimi në të holla paraqet kthimin vlerësor të sendit të dëmtuar. Në fakt,

shpërblimi në të holla, paraqet shumën e caktuar të parave që i jepet të dëmtuarit në vend

të sendit të asgjësuar, për të mundur ta blejë sendin e llojit të njejtë. Shuma e të hollave

paraqet vlerën e sendit që ka ekzistuar para shkaktimit të dëmit.

Sipas nenit 174 të Ligjit mbi marrëdhënie të detyrimeve të Republikës së

Kosovës, është konceptuar edhe shpërblimi i plotë i dëmit. Gjykata, duke marrë parasysh

edhe rrethanat që janë shkaktuar pas shkaktimit të dëmit, do të gjykojë shpërblimin në një

shumë e cila është e nevojshme që gjendja materiale e të dëmtuarit të sillet në atë gjendje

në të cilën do të kishte qenë po të mos kishte veprim dëmtues ose mosveprim.

Pra, shpërblimi i dëmit me të holla është pagimi i dëmit me të holla si barasvlerë e

përgjithshme293

.

292

Gale Galev, Jadranka Doboviq Atanasovska, Obligaciono pravo, Shkup, 2008, fq. 638.

Page 121: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

121

Në kuadër të shpërblimit në të holla bënë pjesë edhe shpërblimi në formë të rentës

në të holla.Në rast të vdekjes, të lëndimit trupor ose të dëmtimit të shëndetit, shpërblimi

caktohet, sipas rregullës, në formë të rentës në të holla, për gjithë jetën ose për një kohë të

caktuar. Renta në të holla e gjykuar në emër të shpërblimit të dëmit paguhet për çdo muaj

përpara, në qoftë se gjykata nuk cakton diç tjetër. Kreditori ka të drejtë të kërkojë sigurim

të nevojshëm për pagimin e rentës, përveç nëse kjo sipas rrethanave të rastit nuk do të

ishte e arsyeshme. Në qoftë se debitori nuk e jep sigurimin të cilin e cakton gjykata,

kreditori ka të drejtë të kërkojë që në vend të rentës t`i paguhet një shumë e përgjithshme,

lartësia e të cilit do të caktohet sipas lartësisë së rentës dhe kohëzgjatjes së mundshme të

jetës së kreditorit, me zbritje të kamatave përkatëse. Për shkaqe serioze kreditori mundet

edhe në raste të tjera të kërkojë menjëherë ose më vonë, që në vend të rentës t`i paguhet

një shumë e përgjithshme.294

Është me rëndësi të përmendet se shpërblimi i dëmit me të holla gjenë zabtim në

të gjitha rastet kur sendi ka marrë dëmtime të mëdha deri në atë shkallë sa që është e

pamundur që të zbatohet kthimi në natyrë. Në këto raste, shpërblimi i dëmit mund të

arrihet me dhënje të njëhershme të shpërblimit në të holla në vlerë të caktuar dhe me

dhënje sukcesive të cilat paraqiten si rentë në të holla. Renta në të holla në mënyrë

sukcesive zbatohet te shpërblimi i dëmit material që përfshinë shpenzimet e vdekjes,

lëndimit trupor apo dëmtimit të shëndetit. Ndryshe nga renta në mënyrë sukcesive, tek

renta në mënyrë të njëhershme, dhënja e shumës së parave në emër të shpërblimit të

dëmit, jepet me njëherë e jo në mënyrë sukcesive.

Pra, shpërblimi i dëmit në të holla do të zbatohet përherë kur sendi i dëmtuar nuk

mund të kthehet në gjendjen e mëparshme në mënyrë të plotë. Në qoftë se sendi i

dëmtuar mund të kthehet pjesërisht në gjendjen e mëparshme, atëherë pjesa tjetër e dëmit

shpërblehet me të holla. Po ashtu, shpërblimi me para realizohet edhe në rastet kur i

dëmtuari e kërkon një formë të tillë të shpërblimit të dëmit, kurse rrethanat e rastit të

shkaktuar nuk e arsyetojnë kthimin në natyrë, si dhe në rastet kur gjykata vlerëson se

kthimi në natyrë do të shkaktojë shpenzime të mëdha për personin përgjegjës.

2. Shpërblimi i dëmit jomaterial (moral)

Të drejtat personale në të drejtën civile paraqesin të mira jomateriale. Të mirat

jomateriale, integriteti fizik dhe moral dhe personaliteti i njerëzve bëjnë pjesë ne interesin

për sigurim. Kur personit i cënohen të mirat personale dhe të drejtat personale, atëherë

themi se atij i është shkaktuar dëm jomaterial.Sipas nenit 182 të Ligjit mbi marrëdhëniet

e detyrimeve të Republikës së Kosovës, shpallja e aktgjykimit ose ndreqja e gabimit është

konceptuar si formë e shpërblimit të dëmit jomaterial. Në rast të cenimit të së drejtës së

personalitetit gjykata mund të urdhërojë shpalljen e aktgjykimit, përkatësisht të

përmirësimit me shpenzim të dëmtuesit, ose të urdhërojë që dëmtuesi ta tërheqë

deklaratën me të cilën është bërë shkelja, ose diç tjetër me të cilën gjë mund të realizohet

qëllimi që arrihet me shpërblim.

293

Dauti Nerxhivane, vep. e cit., fq. 197 294

Neni 172 i Ligjit mbi marrëdhëniet e detyrimeve i Republikës së Kosovës.

Page 122: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

122

Për rregullat e të drejtës së sigurimeve është me interes që në të gjitha rastet kur

viktimës i shkaktohen pasoja jomateriale si psh. frikë, shëmtim, dhembje shpirtërore, etj.,

lind detyrimi për shpërblimin e dëmit. Në këto raste, personit të dëmtuar i ofrohet

mbrojtje juridike.Shpërblimii dëmit ka për qëllim mbrojtjen e të dëmtuarit nga pasojat,

përkatësisht kthimin e gjendjes së mëparshme siç ka qenë para se të shkaktohet dëmi.

Është me rëndësi të themi se restitucioni natyral si mënyrë e mbrojtjes nga pasojat

e dëmit nuk është e mundur kur bëhet fjalë për dëmet jomateriale të cilat rezultojnë nga

shkaktimi i dhembjeve fizike e psikike dhe frikës.295

Ndërkaq, rastet tjera të shkaktimit të

dëmit jomaterial të cilat do të rezultojnë nga cënimet e të mirave personale për shkak të

cënimit të të drejtave të qytetarit, mund të shpërblehen në bazë të restitucionit natyral

nëse një gjë e tillë i korespondon natyrës së të mirës së cënuar.

Shpërblimi i dëmit jomaterial realizohet për format që i ka paraparë Ligji mbi

marrëdhëniet e detyrimeve dhe rregullat e të drejtës së sigurimeve, nëse ato forma

përfaqësojnë rastin e siguruar. Format e dëmit jomaterial, sipas Ligjit mbi marrëdhëniet e

detyrimeve të Republikës së Maqedonisë të cilat manifestohen tek shkaktimi nga mjeti

motorik për të cilat mund të caktohet shpërblimi në të holla janë:dhembjet e pësuara

fizike;frika e përjetuar;dhembjet e përjetuara shpirtërore për shkak të zvoglimit të

aktivitetit jetësor;dhembjet e përjetuara shpirtërore për shkak të shëmtimit;dhembjet e

përjetuara shiprtërore për shkak të shkaktimit të vdekjes së personit të afërm;

Sipas nenit 184 të Ligjit mbi marrëdhëniet e detyrimeve të Republikës së

Kosovës, personat që kanë të drejtë shpërblimi në të holla në rast vdekjeje ose invaliditeti

të rëndë

Në rast vdekjeje të ndonjë personi, gjykata mund t`ua caktojë anëtarëve të familjes së tij

të ngushtë (bashkëshortit, fëmijët dhe prindërit) shpërblim të drejtë në të holla për

dhembjen e tyre shpirtërore. Ky shpërblim mund t`u caktohet edhe vëllezërve dhe

motrave në qoftë se ndërmjet tyre dhe personit të vdekur ka ekzistuar bashkëjetesa e

vazhdueshme. Në rast të invaliditetit tejet të rëndë ose shëmtimit në shkallë të lartë të

ndonjë personi, gjykata mund tu caktojë bashkëshortit, fëmijëve dhe prindërve shpërblim

të drejtë në të holla për dhembjet e tyre shpirtërore. Shpërblimi nga këto rrethana mund

t`i caktohet edhe bashkëshortit jashtë martesor në qoftë se ndërmjet tij dhe të vdekurit,

përkatësisht të lënduarit ka ekzistuar bashkëjetesa e vazhdueshme.

2.a. Shpërblimi në para

Legjislacioni civil bashkëkohor ka arritur që të përcaktoj format e shpërblimit

tëdëmit jomaterial. Për secilën formë të shpërblimit të dëmit jomaterial, kur vendoset për

kërkesat e ndryshme për shpërblim të dëmit jomaterial si dhe për lartësinë e atij

shpërblimi gjithnjë mbahet llogari për natyrën e të mirës juridike që është cënuar, për

pasojat dhe për qëllimin e shpërblimit.

Shpërblimi në para për dëmin jomaterial përfaqëson shumën në para që duhet të

paguaj dëmtuesi në emër të satisfaksionit moral për shkaktimin e dëmit jomaterial me të

295

Dedijer Milovan, Nenovaçne i novaçne naknada nematerijalne shtete, Revista juridike “Pravni Zhivot”

nr. 9 – 10 /1992, fq. 1477.

Page 123: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

123

cilin tek i dëmtuari janë shkaktuar shqetësime psikike dhe vuajtje shpirtërore si rezultat I

shkaktimit të pasojave në aksidentin automobilistik.

Sipas nenit 183 të Ligjit mbi marrëdhëniet e detyrimeve të Republikës së

Kosovës, ka përcaktuar se për dhembjet e pësuara fizike, për dhembjet e pësuara

shpirtërore për shkak të zvogëlimit të aktivitetit jetësor, të shëmtimit, të cenimit të

autoritetit, të nderit, të lirive ose të të drejtave të personalitetit, të vdekjes së personit të

afërm, si dhe frikës, gjykata, po të konstatojë se rrethanat e rastit sidomos intensiteti i

dhembjeve dhe i frikës dhe zgjatja e tyre e arsyetojnë këtë, do të gjykojë shpërblimin e

drejtë në të holla, pavarësisht nga shpërblimi i dëmit material si dhe nga mungesa e dëmit

material. Me rastin e vendosjes për kërkesën për shpërblimin e dëmit jo material, si dhe

për lartësinë e shpërblimit të tij, gjykata do të kujdeset për rëndësinë e cenimit të së mirës

dhe të qëllimit të cilit i shërben ky shpërblim, por edhe për atë, se me te mos të

favorizohen synimet që nuk janë në pajtim me natyrën e saj dhe me qëllimin shoqëror.

Shpërblimi në para aplikohet tek shkaktimi i dëmit jomaterial për shkak të

lëndimit trupor dhe cënimin e shëndetit, për shkak të shkaktimit të frikës, për shkak të

shkaktimit të shëmtimit, për dhembjet shpirtërore për shkak të zvoglimit te aktiviteteve

jetësore, për dhembjet shpirtërore për shkak të shkaktimit të vdekjes së personit të afërm

apo shkaktimin e invaliditetit të rëndë.296

Natyra juridike e shpërblimit në para të dëmit jomaterial të shkaktuar në

aksidentet automobilistike, bën që të konstatojmë se kjo formë e shpërblimit të dëmit

jomaterial është më shumë satisfaksion për të mirën juridike të cënuar., sepse shkaktimi i

dëmit jomaterial ka të bëjë me cënimet e caktuara morale të njeriut të cilat nuk mund të

shprehen në para. Në kontekst të kësaj në teorinë e së drejtës civile bëhet fjalë lidhur me

dhembjet shiprtërore të njeriut për shkak të shkaktimittë vdekjes apo invaliditetittë rëndë

të personit të afërm. Lidhur me ato dhembje dhe atë jetë, njeriu me shpërblim në të holla

nuk mund të bëhet zëvendësim i asj që është shkaktuar, madje as që mund të mëkëmbet

ndonjë gjendje e shkaktuar me vdekjen e personit të caktuar.297

Andaj në fund theksojmë se këto forma të dëmit jomaterial mund të zhdëmtohen

me para, por pasojat e shkaktuara mund të ngelin të papagueshëm vetëm me dhënien e

shumës në para.

2.b. Satisfaksioni

Është rregull në të drejten civile që dëmi jomaterial shpërblehet me të holla dhe

jepet pavarsisht nga shpërblimi i dëmit material.

Dëmi jomaterial, përkatësisht cënimet e caktuara morale të njeriut, në të shumtën

e rasteve nuk mund të shprehen në të holla. Në kontekst të kësaj, themi se dëmi

jomaterial nuk mund të zhdëmtohet me të holla. Të hollat nuk paraqesin ekujvalencë të

pasojave të shkaktuara.Prandaj me të drejtëështë ngritur qëndrimi se shpërblimi i drejtë

në të holla i dëmit jomaterial nuk mund të jetë i plotë dhe i drejtë, por është vetëm

296

Gale Galev, Jadranka Daboviq, Obligaciono pravo, Shkup, 2008, fq. 644. 297

Alishani Alajdin, vep. e cit. fq. 551

Page 124: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

124

satisfaksion për të dëmtuarin me qëllim që atij t‟i zbutë pasojat e dëmit dhe që të kënaqin

në një mënyrë ndjenjat e të dëmtuarit. Kjo arsyetohet me shprehjen e nivelit të

marrëdhënieve ekonomike shoqërore dhe nivelit të civilizimit juridik në shpërblimin e

drejtë në të holla të dëmit jomaterial. Sidoqoftë më mirë është të jepet një shpërblim i

dëmit sesa të mos jepet fare shpërblimi i tij, pamarrë parasysh se ai nuk është adekuat,

por është vetëm satisfakcion.298

Pikërisht për këtë arsye, konsiderohet se në të gjitha rastet e shkaktimit të dëmit

jomaterial, dhënia e shumës së të hollave më shumëparaqet satisfaksion për të dëmtuarin

se sa zhdëmtin real. Kjo formë vetem i mundëson të dëmtuarit që në një mënyrë të

caktuar të lehtësohet nga ajo që ka përjetuar.

298

Ibid. fq. 552

Page 125: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

125

KREU I III

KONTRATA E SIGURIMIT

Page 126: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

126

III.1. Kuptimi i kontratës së sigurimit

Kontrata e sigurimit është marrëveshje e siguruesit dhe të siguruarit që ka për

qëllim të krijojë një marrëdhënie juridike civile të karakterit pasuror. Ajo është

institucion i të drejtës së detyrimeve dhe së drejtës tregtare. Kontrata e sigurimit është një

veprim juridik i dyanshëm. Pra, ajo rezulton nga marrëveshja midis palëve e me qëllim

krijimin e pasoja juridike të caktuara.299

Kontrata është veprim juridik dhe për lidhjen e saj ekzistojnë dy palë, ku njëra

palë ka statusin debitorit dhe tjetra statusin e kreditorit.

Përmbajtja e kontratave është e ashtuquajtura bërja apo prestacioni. Bërja mund të

përbëhet nga dhënia, nga veprimi ose mosveprimi.300

Tek kontrata e sigurimit prestacioni

i referohet asaj çka inicohet dhe rregullohet me të. Në parim, sipas kontratës për sigurim,

i siguruari si palë kontraktuese mund të siguroj pasurine, shendetin dhe jetën e vet, të

sigurojë personat e tratë për rrethanat ku mund të paraqitet Rasti i sigurimit, etj.301

Kontratat kanë rëndësi të veçantë në dhënjn e shërbimeve dhe paraqet bazë juridike

për bartjen për shpërblimin e dëmit me rastin e paraqitjes së të ashtuquajturit rast i

suguruar.

Këtëqëndrim e mbështesim nëvetë aspektet përmbajtësore të sigurimit nga dëmet. Me

sigurim nga dëmi nënkuptohet marrëdhënia juridike e krijuar midis siguruesit dhe të

siguruarit në mbështetje të kontratës ose vetë ligjit. Duke bërë një trajtim brenda kësaj

kornize, rezulton se edhe vetë kontrata për sigurim është marrëveshja me të cilën

kontraktuesi i sigurimit bashkon sasi të caktuar të mjeteve tek siguruesi në bazë të parimit

të reciprocitetit dhe solidaritetit, kurse siguruesi nga ana e saj detyrohet të paguaj

shpërblimin e kontraktuar apo të bëjë diç tjetër, të riparojë sendin e dëmtuar apo objektin

tjetër të sigurimit, gjithmonë kur do të shfaqet ngjarja që përbën rastin e sigurimit.

Siguruesi mund të jetë person juridik përkatësisht kompani e sigurimit që është pjesë

e sistemit të sigurimit të një vendi, kurse i siguruari është person fizik apo juridik që

kryen veprimtari të ndryshme e që shpreh interes që të sigurohet nga rreziqet e ndryshme

që mund të shkaktojnë dëm.

299

Për kuptimin, llojet, karakteristikat dhe rëndësinë e kontratave shih më gjërësisht: Mehdi Hetemi,

Detyrimet dhe kontratat, Tiranë, 1998, fq. 25 – 48. 300

Krahaso definimin se sigurimi është një marrëveshje sipas të cilit siguruesi, të paguajë një çmim të

caktuar në emër të shpërblimit të dëmit që paraqet rastin e siguruar, kurse i siguruari është i detyruar të

përfitoj, brenda afatit të rënë dakord për lëndimit që rrjedhin nga një aksident, ose për të shpërblyer me një

shumë të caktuar të ardhurash për shkaktimin e një ngjarje të lidhur me jetën e njeriut. Ky definim i

sigurimit ka gjetur mbështetje në nenin 1883 të Kodit Civil Italian. Në kuadër të kësaj, kontrata e sigurimit

presupozon ekzistencën e një rreziku, përkatësisht transferimin e rrezikut nga i siguruari tek siguruesi. Ky

rrezik është një ngjarje e ardhshme dhe e pasigurt, dhe shpesh e dëmshëme. 301

Shih: Robert I. Mehr, Fundamentals of insurance, Second Edition, Irwin, 1986, fq. 95-96.

Page 127: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

127

III.2.Natyra juridike e kontratës së sigurimit

Para se të shqyrtojmë natyrën juridike dhe vetitë e kontratës së sigurimit, në fillim

shprehim qëndrimin e njohur në të drejtën civile se kontrata për sigurim është fakt

juridik i kategorisë së veprimeve të njeriut për të cilën zbatohen parimet bazë të së drejtës

kontraktore.302

Përveç kësaj, trajtimi i natyrës së kontratës së sigurimit, vlerësojmë së

duhet mbështetur në qëndrimin se sigurimi si raport juridik i ka po të njejtat elemente

thelbësore që i posedojnë raportet tjera juridike. Këtë tezë do të arsyetojmë në vazhdim të

punimit ku do të shqyrtojmë procesin e lidhjes së kontratës për sigurim dhe efektet

juridike të saj midis palëve kontraktuese.

Për të pasqyruar në mënyrë të drejtë natyrën juridike të kontratës së sigurimit

kemi veçuar për trajtim, këto veti apo karaktere: karakterin e dyanshëm detyrues,

konsensual, aleator, adezionar dhe sukcsiv.303

Duke mbajtur llogari për vetitë që i referohen më së shumti përmbajtjes dhe

efekteve të kontratës së sigurimit, nuk e kemi veçuar vetinë contractus nominatus që e ka

kontrata e sigurimit.304

Karakteri i dy anshëm detyrues i kontratës së sigurimit rezulton nga të drejtat dhe

detyrimet reciproke të palëvë kontraktuesë. Fakti i lidhjes së kontratës së sigurimit, lind

të drejta dhe detyrime për të dy palët kontraktuese. Palët kontraktuese më këtë rast fitojnë

302

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, Vendimin nr. 1568 të datës 2 tetor 2003,

për përcaktimin e shpërblimit të dëmit të shkaktuar në aksident automobilistik, e ka mbështetur në

administrimin e Kontratës për sigurimin të mjetit motorik të përfshirë në aksident. Ky fakt për gjykatën

konsiderohet se e përligj kërkesën për shpërblim të dëmit. 303

Krahaso më tepër ndarjet e kontratave në Alajdin Alishani, E drejta e detyrimeve, pjesa e përgjithshme,

Prishtinë, 2002, fq. 238 – 258. Këtu janë paraqitur ndarjet më të njohura të kontratave edhe atë: 1. Kontratat

me emër dhe paemër: Nëse kontrata rregullohet sipas ligjit është kontratë me emër dhe anasjelltas

konsiderohet kontratë paemër; 2. Kontratat konsensuale dhe formale: Nëse kontrata lidhet në bazë të

vullnetit të palëve kontraktuese ajo është konsensuale dhe nëse për të ligji parasheh formë të caktuar

atëherë ajo kontratë është formale; 3. Kontrata me shpërblim dhe pa shpërblim: Kur pala në kontratë merr

kundërvlerë për atë që e ka dhënë, atëherë kemi kontratë me shpërblim, kurse kur pala nuk merr

kundërvlerë për atë që e ka dhënë, atëherë kemi kontratë pa shpërblim; 4. Kontratat e njëanshme dhe të

dyanshme detyruese: Në kontratat ku për njërën palë krijohet detyrimi e për tjetrën e drejta, atëherë bëhet

fjalë për kontratë të një anshme detyruese, kurse kur krijohet detyrimi dhe e drejta për të dy palët, atëherë

kemi kontrata të dy anshme detyruese. 5. Kontratat kumulative dhe aleatore: Kur palët që në momentin e

lidhjes së kontratës i dijnë të drejta dhe detyrat e tyre atëherë kemi kontratë komulative, kurse kur palët nuk

i dijnë të drejtat dhe detyrat që në momentin e lidhjes së kontratës gjegj. ato do të varen nga një rrethanë e

ardhshme e pasigurt atëherë kemi kontratë aleatore. 6. Kontratat me prestime të përkohshme dhe të

përhershme:Kur prestimi detyrimor ekzekutohet aty për aty, atëherë kemi të bëjmë me kontratë me

prestime të përkohshme, kurse kur prestimi ekzekutohet brenda një kohë të gjatë, atëherë kemi të bëjmë me

kontratë me prestime të përhershme. 7. Parakontratat dhe kontratat kryesore: Kur një kontratë lidhej që të

lidhej një kontratë tjetër me të cilën merret detyrim që të lidhet kontrata kryesore e cila i përmban elementet

esenciale të kontratës kryesore, atëherë themi se ajo është parakontratë, kurse kontrata kryesore është vet

parakontrata e ekzekutuar. 8. Kontratat intuita personae dhe jo intuita personae: Kur në lidhjen e një

kontrate merret parasysh cilësia e palës atëherë kemi të bëjmë me kontratë intuita personae, kurse në rastet

kur nuk merret për bazë kjo atëherë kemi kontratë jo intuita personae.9. Kontratat me përmbajtje të caktuar

dhe të adezionit:Kur përmbajtjen e kontratës e caktojnë vet palët atëherë kemi të bëjmë me kontratë me

përmbajtje të caktuar, kurse kur njëra palë nuk ka marrë pjesë në përpilimin e asaj kontrate por njëra palë e

cakton që më parë përmbajtjen e saj dhe kushtet, atëherë bëhet fjalë për kontratë të adezionit, etj. 304

Për natyrën juridike të kontratës së sigurimit,shih: Luigi Desiderio, Temi e problem di diritto della

assicurazioni, Giuffrè Editore, Milano, 2010, fq.109-117.

Page 128: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

128

të drejta dhe ngarkohen me detyrime. Në kuadrin e të drejtave dhe detyrimeve, si detyrim

bazë konsiderohet detyrimi i kontraktuesit për të paguar primin e sigurimit dhe detyrimi i

siguruesit që të paguaj shumën shpërblimit të siguruarit apo personit të tretë, të riparoj

dëmin apo të bëjë diçka tjetër, gjithmonë nëse shkaktohet Rasti i sigurimit.

Trajtuar përmbajtjen e nenit 957 të Ligjit për marëdhënie të detyrimeve të

Republikës së Maqedonisë, përkatësisht rrethanën që i referohet nënshkrmit të kontratës

nga ana e palëve kontraktuesë e që njëherit konsiderohet moment i lidhjes së kontratës,

nuk është e vështirë të kualifikohet vetia e konsensualizimit të kontratës së sigurimit.305

Që të konsidrohet e lidhur kjo kontratë, është e nevojshme vetëm nënshkrimi i polisës

nga ana palëve kontraktuese e asgje më shumë. Analiza e kësaj zgjidhjeje në sensin

eliminues bën që të kualifikojmë joformalitetin e kësaj kontrate, përkatësisht

konsensualizmin si veti dominante në fazën e lidhjes së saj. Themi se kjo veti është

dominante edhe atë vetëm fazën e lidhjes së saj në krahasim me formalitetin e caktuar

nga ligjvënsi sepse nuk mund të pajtohemi se ekziston absolutizimi apo ekzistencializmi

individual i kësaj vetie tek kontrata e sigurimit. Vetë përcaktimi taksativ se kontrata e

sigurimit lidhet kur palët kontraktuese e nënshkruajnë atë, në fakt i jep kësaj kontrate

edhe karakterin formal.

Për të aritur një rezultat bindës në lidhje me qëndrim në fjalë, analizën e shtrijmë

edhe në përbajtjen e nenit 49 të Ligjit për supervizionin në sigurimet në Maqedoni,

përkatësisht numerus clausus – in të të dhënave që duhet të përmbajë kontrata e

sigurimit. Vetë fakti se ligjvënsi ka paraparë në mënyrë shprehimore të dhënat që duhet ti

përmbajë kontrata e sigurimit, bën që forma të jetë veti e kësaj kontrate.306

Edhe karakteri formal i kontratës së sigurimit ka përjashtime. Zgjidhjet ligjore

njohin dy momente që përjashtojnë këtë karakter. Ligji për marëdhëniet e detyrimeve i

Republikës së Maqedonisë në nenin 957 paragr. 2, 3 dhe 4, e konsideron të lidhur

kontratën për sigurimin edhe në rastet kur ekziston oferta me shkrim për lidhjen e saj, pra

pa pasur nevojë që kontrata të nënshkruhet nga palët kontraktuese. Nëse oferta në formën

e shkruar arrinë tek siguruesi dhe siguruesi nuk e refuzon atë brenda afatit prej tetë ditësh

ose tridhjetë ditësh kur nevojitet kontrollim mjekësor, atëherë konsidrohet se kontrata

është lidhur në atë moment. Përveç kësaj, Ligji për marrëdhëniet e detyrimeve i

Republikës së Maqedonisë në nenin 959 parasheh lindjen e marrëdhënies juridike të

sigurimit në momentin e pagimit të primit të sigurimit nga ana e të siguruarit. Lidhja e

kontratës së sigurimit në momentin e pagimit të primit të sigurimit paraqet përjashtim të

karakterit formal të kësaj kontrate.

Për të përfunduar shqyrtimin e kësaj vetie të kontratës së sigurimit, kemi vlerësuar

se është e nevojshme të trajtohet edhe momenti i prodhimit të efekteve juridike të

kontratës, në rastet kur ajo lidhet me pranimin e ofertës nga ana e siguruesit apo me

primin e sigurimit nga ana e të siguruarit me qëllim që të përcaktojmë në mënyrë të drejtë

karakterin formal të saj. Pavarësisht faktit që ligjvënsi ka përcaktuar rastet kur mund të

konsiderohet e lidhur kontrata e sigurimit, vlerësojmë se kontrata e sigurimit nuk prodhon

305

Krahaso përmbajtjen e nenin 1114 të Kodit Civil të Shqipërisë:” Kontrata e sigurimit duhet të bëhet me

shkresë, me anë të dëshmisë së sigurimit (policës së sigurimit) që siguruesi i lëshon të siguruarit,

përndryshe është e pavlefshme”. 306

Krahaso përmbajtjen e nenit 3 pika 1 të Kushteve të veçanta për sigurimin e nxënsëve dhe studentëve

nga pasojat e fatkeqësisë të Kompanisë për sigurime Croatia Osiguranje,:” Kontrata për sigurimin dhe të

gjithë shtesat ndaj kontratës vlejnë nëse lidhen në formën me shkrim

Page 129: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

129

efekte juridike nëse nuk është e nënshkruar nga palët kontraktuese. Vetëm kontrata e

nënshkruar konsiderohet titull juridik për të gjykuar përgjegjësinë civile deliktore për

dëmin e shkaktuar në rastet kur paraqitet Rasti i sigurimit.307

Kontrata e sigurimit ka karakter aleator. Ky karakter rezulton nga fakti që të

drejtat dhe detyrimet midis palëve kontraktuese janë të varura nga paraqitja e rrethanës së

ardhëshme të pasigurt dhe adekuate. Ata nuk dihen në momentin e lidhjes së kontratës.

Kontrata e sigurimit është kontratë tipike e pasigurt në kohën e lidhjes së saj. Të dy palët

kontraktuese në momentin e lidhjes së kontratës nuk e dijnë se çka do të përfitojnë sepse

çdo gjë shpesh varet nga rrethanat e ardhëshme të pasigurta.

Intersi i të siguruarit për lidhjen e kontratës së sigurimit është mbrojtja nga

rrethanat e rrezikshmë, të ardhshme dhe të pasigurta, përkatësisht nga Rasti i sigurimit.

Po qe se e trajtojmë këtë interes që në fakt është vetë qëllimi i kontratës së sigurimit lëhet

përshtypja se karakteri aleator nuk është veti e kësaj kontrate. I sugururi, pra që në

momentin e lidhjes së kontratës dëshiron që të evitoj një detyrim i cili mund të rezultojë

nga paraqitja e rastit të siguruar.308

Megjithatë, kontrata e sigurimit efektet e saj i jep

vetëm nëse paraqitet ai rrezik, përkatësisht Rasti i sigurimit. Rasti i sigurimit është

rrethanë e adhëshme e pasigurt dhe adekuate. Kjo është përmbjatja e kontratës së

sigurimit. Ky rast mund të paraqitet menjëherë pas lidhjes së kontratës, por prapseprap

palët kontraktuese në momentin e lidhjes së saj të drejtat dhe detyrimet i lidhin me

paraqitjen e rastit të siguruar. Karakteri aleator, pra i referohet të drejtave dhe detyrimeve

të palëve kontraktuese në rrethanat e parqaitjes së rastit të siguruar.309

Kontrata e sigurimit ka karakter adezionar.310

Kjo veti është karaktersitike te ato

kontrata ku njëra palë kontraktuese i dikton kushtet e ofruara palës tjetër kontraktuese të

cilës i mbetet ose t‟i pranojë ose të mos i pranojë të gjitha. Që në fillim kur flasim për

këtë veti të kontratës, kemi vlerësuar se duhët të prezentojmë qëndrimin se kontrata e

sigurimit nuk është kontratë formulare.311

I siguruesi në marëdhëniet juridike të sigurimit

ka pozitë më të fuqishmë se i siguruari të cilën gjë ia mudëson edhe vete sistemi

institucional i sigurimit. Përveç kësaj, kjo veti e kontratës së sigurimit rezulton edhe nga

vetë nevoja për lidhje të shpejtë të kësaj kontrata. Megjithatë siguruesi nuk mund të

keqpërdorë këtë pozitë dhe mundësi të tij që të ndërhyjë në vullnetin e lirë dhe të

307

Krahaso përmbajten e nenit 8 të Kodit të sigurimit të Francës:”Kontrata për sigurimin përpilohet në

formën e shkruar. Çdo shtesë ose ndryshim në kontratën origjinale për sigurimin do të evidentohet nga një

shtojcë e nënshkruar nga të gjithë palët kontraktuesë. 308

Krahaso përmbajtjen e nenit 5 të Kodit të sigurimit të Francës:”Kontrata për sigurimin është një

marrëveshjeme të cilën njëra palë, i siguruari bën pagimin e primit të sigurimit për të siguruar veten apo

personin e tretë në rastet e shfaqjes së një rreziku, kurse siguruesi mbështet një sërë rreziqesh duke bartë

detyrimin e shpërblimit të atyre nga ligjet e statistikave” 309

Krahaso qëndrimin e institucionalizuar në nenin 1882 të Kodit civil të Italisë, sipas të cilit, sigurimi

është një kontratë sipas të cilës i suguruari të paguaj primin e sigurimit kurse siguruesi është i detyruar të

paguaj shumë të finansiare për ngjarjen e lidhura me demin në një aksident apo me jeten e njeriut. 310

Robert I. Mehr, Fundamentals of insurance, Second Edition, Irwin, 1986, fq. 102. 311

Për të shmangur një dilemë eventuale për konceptet në lidhje më kontratën e adehzionit dhe kontratën

formulare, shih: Gale Galev, Jadrnka Daboviq – Atanasovska, Obligaciono pravo, Shkup, 2008, fq. 364-

366. Krahaso qëndrimin se kontrata formulare është ajo kontratë e cila është paraqitur si një formular që

nuk i përmban elementet esenciale të kontratës që lidhet, por ata inkorporehen që më parë në vendet e

zbrazura. Palët kontraktuese me pëlqimin e tyre mund t‟i ndryshojnë klauzulat e përgatitura në formularin e

kontratës. Pala kontraktuese nuk mbetet në pozitën që t‟i pranojë ose jo klauzulat e kontratës, por së bashku

me palën tjetër kontraktuese mund t‟i ndryshojnë ata.

Page 130: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

130

vetëdijshëm të të siguruarit për lidhjen e kontratës. Siguruesi i organizuar në Bashkësi për

sigurime apo kompani për sigurime është i lidhur për respektimin e dispozitave ligjore në

fuqi dhe Kushtet e përgjithëshme dhe të veçanta të sigurimit që i kanë sjellë vetë ata.

Pavarësisht faktit që i suguruari vetëm mund t‟i pranojë ose jo të gjitha klauzulat e

kontratës, siguruesi gjatë përcaktimit të përmbajtjes së tyrë nuk mund t‟i tejkalojë

kornizat ligjore apo të akteve tjera juridike që paraqesin bazamentin juridik ku mbështet

ajo kontratë. Që të konsiderohet e vlefshme kontrata e sigurimit i siguruari do të duhet të

vëhet në dijeni për të gjitha kushtet e përgjithëshme dhe të veçanta të kontratës.312

këtë mënyrë pamundësohet ndikimi arbitrar i siguruesit në vullnetin e të siguruarit për të

shtyrë atë të lidhë kontratën.

Kontrata e sigurimit ka natyrë suksesive. Vetia suksesive rezulton nga përcaktimi

dhe realizimi i të drejtave dhe detyrime të palëve kontraktuese për gjithë kohën e

vlefshmërisë së kontratës. I suguruari pavarësisht faktit që e bën pagimin e primit të

sigurimit në momentin e lidhjes së kontratës, kontrata e sigurimit mbetet me natyrë

sukcesive. Shpërblimi i dëmit nga siguruesi, që rezulton nga paraqitja e rastit të siguruar

është detyrim i tij gjatë gjithë vlefshmërisë kohore të kontratës.

III.3. Kushtet e përgjithëshme për lidhjen e kontratës

Si çdo kontratë tjetër e lidhur edhe kontrata e sigurimit për të krijuar efekte

juridike, është e nevojshme të plotësohen kushtet e ëprgjithëshme për lidhjen e saj.

Kushtet e përgjithëshme për lidhjen e kontratës i referohen: 1) zotësisë për të vepruar të

palëve kontraktuese, 2) Pajtimit të vullnetit të palëve, 3) Lëndës së kontratës dhe 4) kauza

ose baza e kontratës.

1. Zotësia për të vepruar e palëve kontraktuese

Që të lidhet kontrata e sigurimit nevojitet ekzistenca i dy palëve kontraktuese.

Palë në këtë kontratë mund të jetë personi fizik dhe personi juridik. Nëse kontratën e

lidhin personat fizik ata duhet të kenë zotësinë për të formuar dhe shprehur vullnetin si

fakt juridik relevant, përkatësisht të kenë zotësi për të vepruar.313

Për lidhjen e kontratave

të plotfuqishme, është e nevojshme që kontraktuesi të ketë zotësi veprimi që kërkohet për

lidhjen e asaj kontrate.

Kur jemi të çështja e zotësisë për të vepruar e kontraktuesit mund të themi se

praktika gjyqësore në pikëpamje negative e ka institucionalizuar këtë kategori juridike si

kusht i përgjithëshëm për vlefshmërinë e kontratës. Gjykata Supreme e Maqedonisë në

Aktgjykimin Rev.ne. 884/84, të datës 12.01.1984, ka ngritur qëndrimin se nuk do të

prodhojë efekte juridike kontrata e lidhur nga ana e personit që nuk ka zotësi për të

vepruar. Ky kusht konsiderohet se nuk është plotësuar edhe sikundër kontraktuese në

312

Krahaso nenin 958 pika 4 e Ligjit për marrëdhënie të detyrimeve të Maqedonise:”I siguruari njoftohet

për kushtet e përgjithëshme dhe te veçanta të sigurimit, gjë e cila në mënyrë bilateral doemos të konstatohet

në polisë. 313

Krahaso përmbajtjen e nenin 48 pika 1 e Ligjit për marrëdhënie të detyrimeve të Maqedonisë:”Për

lidhjen e kontratës së vlefëshme është e nevojshme që kontraktuesi të ketë zitësi për të vepruar që kërkohet

për lidhjen e asaj kontrate”.

Page 131: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

131

momentin e lidhjes së kontratës të kishë qenë i vetëdijshëm për shprehjen e vullnetit të tij

ose nuk i është cënuar interesi i tij nga lidhja e asaj kontrate. Sipas qëndrimit gjyqësor,

kontrata e tillë do të prodhojë efekte juridike vetëm ë qoftë se. kujdestari apo organi i

kujdestarisë do ta pranojë shprehjen e vullnetit të personit të paaftë për të vepruar.

Ngjajshëm si personi fizik si kontraktues i sigurimit edhe personi juridik si

sigurues duhet të ketë zotësi për të vepruar.

Sipas të drejtës së Maqedonisë, personi fizik që ka 18 vite ka zotësi të plotë për

të vepruar. Personat prej moshës 14 deri 18 vite kanë aftësi të kufizuar për të vepruar.

Personat që nuk i kanë 14 vjet ose që janë të smurë mentalisht nuk kanë aftësi për të

vepruar.

Personi juridik mund të lidhë kontratë brenda kornizës së zotësisë për të vepruar,

gjë e cila është përcaktuar në rastin e themelimit të tij.

2. Pajtimi i vullnetit të palëve

Në të drejtën civile kontraktore, liria e kontraktimit është parim fundamental i cili

përbën lirinë e vendosjes se palëve për lidhjen e kontratës. Autonomia e vullnetit që me

paraqitjen e saj në shekullin XIX, ka bërë që vullneti kontraktor të jetë kusht themelor i

ekzistencës së një kontrate.

Autonomia e vullnetit kryesisht ka të bëjë me: lirinë e kontraktimit; me zgjedhjen

e partnerit kontraktues; me zgjedhjen e përmbajtjes së kontratës dhe me konsensualizimin

gjatë lidhjes së kontratës.

Kontrata e sigurimit që të lidhet është e domosdoshme që palët kontraktuese ta

shprehin dhe ta akordojnë vullnetin e tyre. Shprehja e lirë dhe e vetëdijshme e vullnetit të

palëve kontraktuese është parim bazë dhe përfaqëson lirinë e kontraktimit.314

Liria e

kontraktuesit edhe pse e ka bazën në vullnetin individual për të lidhur kontratën për

sigurimin, ai vullnet diktohet nga rendi juridik i vendit. Kjo liri e individit duhet të

repektoj natyrën e rregullave juridike nga fusha e sigurimit dhe aspektet konceptuale të

sigurimit. Duke e shtrirë shqyrtimin në këto drejtime, vlerësojmë se bindëshëm

arsyetohet qëndrimi i lirisë së kontraktimit te kontrata e sigurimit.

Sipas të drejtës së Maqedonisë sigurimi nga përgjegjësia për dëmin e shkatuar në

aksidentet automobilistike është i konceptuar si sigurim i detyrueshëm. Ky koncept i

sigurimit ka ngërthyer interesin e pronarit, përkatësisht shfrytëzuesit të mjetit motorik,

për faktin se siguruesi, atyre personave që janë të detyruar për shpërblimin e dëmit u

ofron mbulesë adekuate nga shuma e sigurimit. Në këtë drejtim duhet të trajtohet edhe

mbrojtja e personit të dëmtuar. Pra, sigurimi nga përgjegjësia mbulon përgjegjësinë

civile me një tendencë të mbulesës sa më gjithpërfshirëse duke marrë mbi vete funksionin

e shpërblimit të dëmit.

Si përfundim mund të themi se koncepti i sigurimit nga përgjegjësia për dëmin e

shkaktuar në aksidentet automobilistike ka bërë që kontraktimi i këtij sigurimi të jetë i

314

Liria e kontraktimit në këtë rast i referohet lidhjes së kontratës me siguruesin e caktuar dhe nuk duhet

ngatëruar me detyrimin ligjor për kontraktim të detyrueshëm të sigurimit nga autopërgjegjësia.

Kontraktuesi i sigurimit ka liri të plotë për të rregulluar marrëdhënien juridike të sigurimit në suazat e së

drejtës pozitive, konkretisht për të zgjedhë palën kontraktuese. A mund të negociohet për elemente e

kontratës dhe ajo kontratë çfarë përmbajtje do të ketë, çfarë forme dhe ngjajshëm, janë çështje që lidhen me

natyren e adehzionit të kontratës për sigurimin.

Page 132: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

132

detyrueshëm dhe se kontraktuesit kanë detyrim ligjor që të hyjnë në marrëdhëniet juridike

të sigurimit me anë të lidhjes së kontratës.

3. Lënda e kontratës

Lënda e kontratës për sigurim është ajo çfarë palët kontraktuese janë marrë vesh.

Te kontrata e sigurimit lëndë e kontratës mund të jenë të drejtat dhe detyrimet e palëve

kontraktuese në fushën e sigurimit ku për lëndë sigurimi përherë paraqitet personi i

siguruar ose sendi i siguruar. Pra, sigurimi është element esencial i kontratës së sigurimit.

Si tek çdo kontratë tjetër edhe tëkontrata e sigurimit, lënda e saj duhet të jetë e

mundshme, e lejuar, e caktuar ose e caktueshme. Përmbajtja e kontratës së sigurimit është

e përcaktuar që në momentin e lidhjes së saj dhe ajo për nga objekti dhe veçoritë

karakteristike është e individualizuar në qarkullimin juridik dhe ekonomik të vendit. Nëse

e trajtojmë paraqitjen e rastit të siguruar përkatësisht detyrimin e siguruesit për të

kompenzuar dëmin e shkaktuar, vlerësojmë se kontrata e sigurimit ka përmbajtje të

përcaktueshmë. Me kontratën për sigurimin caktohen kushtet sipas të cilave përmbajtja e

detyrimit dhe e vet kontratës sa i përket paraqitjes së rastit të siguruar, do të përcaktohet

më vonë. Kjo njëherit varet nga natyra e vetë kontratës. Siguruesi dhe i siguruari mund të

kontraktojnë vetëm për atë lëndë qëështë e mundshme e që mund të paraqesë detyrim.

Lënda e kontratës për sigurim, vlerësojmë së duhet të trajtohet brenda konceptit

bazë tëkontratës së sigurimit. Ky koncept i referohet rrezikut ndaj të cilit janë të

ekspozuara të mirat materiale ose jeta e individëve: rreziku në aspektin e parë, që të mirat

materiale humbin, dëmtohen ose shkatrrohen ose që pasuria në përgjithësi, dëmtohet nga

rrethanat e ndryshme; rreziku në aspektin e dytë, që e bëjnë jo të sigurtë zgjatjen e jetës

njerëzore315

.

Rreziku i siguruar është pjesë esenciale e kontratës së sigurimit. Që të prodhojë

efekte juridike, rreziku i siguruar, ngjarja me marrjen parasysh të së cilës lidhet kontrata e

sigurimit, duhet të jetë e ardhshme, e pasigurtë dhe e pavarur nga vullneti i

kontraktuesve316

. Mirëpo kur çështja parashtrohet këtu dhe nevoja për shpërblim vihet në

rradhë të parë, atëherë mud të vërehet se në mes të kontratës për sigurim nga ndonjë rast

fatkeq dhe kontratës për sigurim nga përgjegjësia nuk e siguron shpërblimin në çdo rast

sepse, nëse nuk është lidhur kontrata, nëse i dëmtuari nuk është siguruar nga rastet

fatkeqe, dhe nëse dëmtuesi nuk është siguruar nga përgjegjësia, atëherë sihuruesi nuk ka

detyrim aty, dhe kështu dëmtuesi dhe i dëmtuari sërish gjenden përballë njëri tjetrit dhe

paraqitet rreziku që dëmi të mos shpërblehet, ose që dëmtuesi të ngarkohet materialisht.

Kësaj fatkeqësie mund t‟i iket me sigurimin e detyrueshëm, dhe me të vërtetë, sigurimi i

detyrueshëm fiton sa më tepër fusha të kësaj sfere, edhe atë si sigurim i detyrushëm nga

rastet e fatkeqësisë dhe si sigurim i detyrueshëm nga përgjegjësia317

.

Nëse Rasti i sigurimit është realizuar para lidhjes së kontratës së sigurimit, atëherë

kontrata për sigurim është nul318

.

315

Galgano Francesko, E drejta private, Laurasi, Tiranë, 1999, fq. 600 316

Neni 954, i LMD-së 317

Konstantinoviç Mihailo, Osnov odgovornost za prouzrokovanu shtete, Revista “Pravni Zhivot” nr.9-

10/1992, fq. 1159 318

Për nulitetin e kontratave në përgjithësi, flasin dispozitat e neneve 95-102 të LMD-së

Page 133: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

133

4. Baza e kontratës

Baza e kontratës është qëllimi juridik që e shtyn subjektin të merr detyrime, e cila

e cakton karakterin juridik të kontratës. Baza e kontratës është konstante të kontratat e

njëjta. Ajo nuk duhet të jetë në kundërshtim me dispozitat juridike pozitive. Te kontrata e

sigurimit baza e detyrimit të njërës palë vlen për bazën e detyrimit të palës tjetër. Kur

jemi te baza e kontratës së sigurimit nga përgjegjësia për dëmin e shkaktuar në aksidentet

automobilistike, vlerësojmë se trajtimi i këtij kushti të përgjithëshmë për vlefshmërinë e

kësaj kontrate duhet mbështetur në konceptet bazë të sigurimit nga përgjegjësia. Brenda

konceptit të sigurimit ekziston baza e kontratës.

Është e qartë tani më, se në kuadër të sigurimit si veprimtari, ekziston një qëllim

që i referohet mbrojtjes nga një rrezik. Lëndë e sigurimit nga përgjegjësia është pasuria

dhe personat që mund të përfshihen në shkaktimin e dëmit nga sendet e rrezikshme dhe

veprimtaritë e rrezikshme. Kur jemi këtu, nuk duhet të përjashtohet funksioni bazë i

sigurimit nga përgjegjësia e që i referohet mbrojtjes së zotëruesit të sendit të rrezikshëm

dhe shfrytëzuesit të veprimtarisë së rrezikshme nga pasojat finansiare që lidhen me dëmin

e shkaktuar mbi pasurinë apo shëndetin e personave të tretë qoftë pa fajin e tyre qoftë

edhe pa fajin e shfrytëzuesit të sendit të rrezikshëm319

. Trajtuar funksionet e sigurimit

mund të përfundohet se sigurimi nga përgjegjësia në njërin aspekt është sigurim i

pasurisë dhe në aspektin tjetër është sigurim i personave320

.

Sigurimi ndanë përgjegjësinë nga detyrimi për shpërblim të dëmit por në asnjë

rrethanë nuk e përjashton përgjegjësinë. Përgjegjësia e dëmtuesit është e lidhur me

përdorimin e sendit të rrezikshëm dhe me parimet e përgjegjësisë objektive. Në anën

tjetër i dëmtuari nuk duhet të provoj fajin për dëmin e shkaktuar por vetëm ekzistencan e

të njejtit dhe lidhjen shkakore midis veprimit të kundërligjshëm dhe pasojës së shkaktuar.

Vetëm kjo është e mjaftueshmë që i dëmtuari të mund të realizojë të drejtën për

shpërblim të dëmit.

Sigurimin përveç si më lartë duhet kuptuar edhe si marrëdhënie juridike midis të

siguruarit, siguruesit dhe personit të tretë. Të siguruarit në bazë të parimit të reciprocitetit

dhe solidaritetit bashkojnë një sasi mjetesh në fondin e siguruesit, kurse siguruesi do të

kompenzojë dëmin kur do të paraqitet Rasti i sigurimit.

Si përfundim mund të themi se kontrata e sigurimit, në bazë të së cilës i siguruari

deponon sasi mjetesh në emër të primit të sigurimit, garanton realizimin e shpërblimit të

dëmit që përfaqëson rastin e siguruar në njërën anë kurse në anën tjetër kontrata e

sigurimit mundëson lidhjen direkte të rregullave të sigurimit dhe përgjegjësisë civile për

dëmin e shkaktuar.

III. 4. Lidhja e kontratës

Për tu lidhur një kontratë duhet të ndërmerren veprime të caktuara që i paraprijë

lidhjes së kontratës dhe veprime gjatë lidhjes së kontratës.

Sipas rregullës,palët kontraktuese që të lidhin një kontratë duhet t‟i ndërmarrin

këto veprime: iniciativë, negociatat, ofertën dhe kërkesën dhe vet lidhjen e kontratës. Te

319

Marija T. Obreza, Osiguranje od odgovornosti za shtete od motornih vozila so naruçitim osvetim na

Jugoslavenskom Pravo, punim i doktoraturës, Sarajevë, 1988, fq. 12 320

Gavanski Branisllav, vep. e cit., fq. 2-5

Page 134: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

134

kontrata e sigurimit, me qenëse bëhet fjalë për kontratë të adehzionit, jo të gjitha veprimet

duhet të ndërmeren për lidhjen e saj.

Iniciativa si veprim para lidhjes së kontratës së sigurimit nuk i referohet krijimit të

vullnetit të brendshëm të palëve kontraktuese për lidhjen e saj, i cili më vonë

manifestohet në botën e jashtme sepse kontraktimi i sigurimit nga përgjegjësia për dëmin

e shkaktuar në aksidentet automobilistike është i detyrueshëm. Kjo iniciativë nuk e ka

atributin e iniciativave që rezulton nga vullneti i kontraktuesit. Vlerësojmë se iniciativa te

kontratë për sigurimin mund të referohet vetëm në vullnetin e brendshëm të siguruarit për

të lidhur kontratë me siguruesin e caktuar, por në asnjë mënyrë ai nuk lirohet nga

detyrimi për të kontraktuar kontratën për sigurimin.

Tënjejtinqëndrim e ndajmë edhe për negociatat si veprim që i paraprijnë lidhjes së

kontratës. Palët kontraktuese te kontrata e sigurimit për shkak natyrës së kësaj kontrate,

midis veti nuk mund të zhvillojnë bisedime para lidhjes së kontratës në lidhje me cilësinë

e objektit, për çmimin dhe ngjajshëm. I siguruari është i lidhur që më parë për elementet

esenciale të kontratës të cilat janë përcaktuar që më parë nga ana e siguruesit. Këto

klauzula nuk mund të ndryshojnë me pëlqimin e palëve kontraktuese. I siguruari ka

vetëm mundësinë që t‟i pranojë ose jo klauzulat e kontratës. Pra, nuk ka hapsirë që të

negociojë me siguruesin.

Marrë për bazë parimet e së drejtës kontraktore, që të lidhet kontrata, palët duhet

të shprehin ofertën. Oferta është iniciativa e palës me të cilën shprehet dëshira për ta

lidhur kontratën. Në fakt, oferta është shprehje e një anshme e vullnetit e njërës palë

drejtuar palës tjetër me qëllim të lidhjes së kontratës.321

Oferta i bëhet personit që

dëshiron të lidhë kontratë, me çka krijohet qëllimi i lidhjes së kontratës. Një ofertë duhet

ti korespondojë elementeve esenciale të kontratës që duhet të lidhet. Siguruesi mund ta

pranoj ofertën në rastet kur shpreh gatishmëri për lidhjen e kontratës së propozuar. Oferta

e pranuar nga ana e siguruesit është vet kontrata.

Pra, që të lidhet kontrata e sigurimit, në fillim duhet të bëhet aplikimi për sigurim. Në

fakt, aplikimi për sigurimin paraqet propozimin apo ofertën për të lidhur një kontratë.

Siguruesi nuk është i detyruar të pranojë çdo aplikim për sigurim, sepse vet ato vendosin

se çfarë rreziku do të mbulojnë, kushtet dhe periudhën.322

Meqë bëhet fjalë për kontratën për sigurimin ofertën së pari e bën siguruesi

kundrejt të siguruarëve potencial. Një gjë të tillë siguruesi e realizon nëpërmjet mjeteve të

informimit publik, agjentëve apo përfaqësuesëve të tyre. Kjo ofertë mund të llogaritet si

shprehje e vullnetit të siguruesit për gadishmërinë e tij për të lidhur kontratën për

sigurimin për fusha të caktuara të sigurimit nën kushtet e caktuara me ofertë, me të gjithë

personat që janë potencial të fitojnë statusin e të siguruarit. Edhe i siguruari mund të ketë

rol gjatë parashtrimit të ofertës për lidhjen e kontratës së sigurimit. Pranimi i ofertës nga

ana e të siguruarit mund të bëhet duke e shprehë vullnetin e tij në mënyrë shprehimore

ose me heshtje. Nëse i siguruari e pret marrjen e polisës së sigurimit të cilën më pas edhe

e nënshkruan konsidrohet se e ka shprehur vullnetin e tij në mënyrë shprehimore, ndërkaq

në rastet kur ai menjëhrë bën pagimin e primit të sigurimit, atëherë konsiderohet se

vullnetin për pranimin e ofertës e ka shprehur në mënyrë të heshtur.

321

Corinne Renault – Brahinsky, L‟essentiel du Droit des obligations, 7 édition, Gualino, 2011-2012, fq.35. 322

Shih: Robert I. Mehr, Fundamentals of insurance, Second Edition, Irwin, 1986, fq. 96.

Page 135: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

135

Siguruesi mund të parashtrojë ofertë të përgjithëshme ndaj një numri të pacaktuar

të personave për lidhjen e kontratës së sigurimit si dhe ndaj personit konkret.323

Një ofertë për lidhjen e kontratës së sigurimit duhet të përmbajë elementet bazë

për kontratën që do të lidhet si palët kontraktuese, primin e sigurimit, rezikun që

sigurohet, objektin e sigurimit, shpërblimin. etj. Oferta duhet të jetë serioze me qëllim për

lidhjen e kontratës dhe e dhënë nga një person i autorizuar i siguruesit. Oferta duhet te

pranohet.324

Pranimi mund te behet edhe nëpeërmjet postës apo emailit.325

Me pranimin e aplikimit nga ana e siguruesit, kontrata për sigurim bëhet e

detyrueshme dhe efektive. Nga ky moment krijohen raportet juridike midis siguruesit dhe

të siguruarit si dhe personit të tretë apo shfrytëzuesit të sigurimit. Vetëm pas lidhjes së

kontratës krijohen detyrimet kontraktore midis palëve. I siguruari detyrohet të paguaj

çmimin e sigurimit, kurse siguruesi të paguaj shumën e siguruar kur do të shkaktohet

Rasti i sigurimit.

Kur jemi te lidhja e kontratës së sigurimit kemi vlerësuar se është me interes të

shqyrtohet çështja e parapagimit të sigurimit – primit të sigurimit nga ana e të siguruarit

dhe çështja e efektit të saj në vlefshmërinë juridike të kontratës. Edhe në rastet kur i

siguruari bën parapagimin e çmimit të sigurimit gjë e cila nuk konsiderohet parakusht

për prodhimin e efekteve juridike të kontratës, kontrata e sigurimit nuk konsidrohet se ka

vlefshmëri juridike në qoftë se siguruesi nuk ka marë përsipër të mbulojë rrezikun e

caktuar. Pra, vetëm atëherë kur siguruesi do të marrë përsipër të mbulojë rrezikun e

caktuar dhe do të lëshojë dokument detyrues apo polisën formale, kontrata e sigurimit do

të jetë e vlefshme dhe atëherë llogaritet se kontrata është e lidhur, e detyrueshme dhe

efektive. Në këtë drejtim kemi vlen të theksohet se siguruesi, në pritje për të pranuar

aplikimin për sigurim mund të lëshojë një dokument detyrues, si shenjë se kontrata për

sigurim është lidhur dhe është e efektshme me të cilën bën sigurim të përkohshëm sipas

kushteve të polisës, derisa të lëshojë polisën formale. Në këto raste konsiderohet se

kontrata e sigurimit ka prodhuar efekte juridike.

Si përfundim mund të themi se siguruesi duhet që të paguaj primin fillestar të

sigurimit, sepse në të kundërtën, aplikimi konsiderohet vetëm një ftesë për ofertë. Kur

pranohet oferta dhe paguhet primi i sigurimit, palët kontraktuese e nënshkruajnë polisen e

sigurimit apo dokumentin detyrues dhe nga ky moment polisa e sigurimit është efektive

dhe e detyrueshme. Lidhja e kontratës bëhet mes palëve të pranishëm.

III. 5. Efektet e kontratës së sigurimit

Efektet e kontratave në përgjithësi kanë të bëjnë me krijimin, ndryshimin dhe

shuarjen e marrëdhënieve kontraktuese.326

Në parim, kontrata ka efekt midis palëve

kontraktuese, por edhe ndaj personave të tretë ose ndaj të gjithëve.

323

Në lidhje me kuptimin e ofertës, rolin e reklamave, inovacionet në tenderim, licitimin public,

ekspozimin e mallërave, etj. gjatë lidhjes së kontratës, shih më gjërësisht: Robert Duxbury, Contract Law,

London, Sweet&Maxwell, 2006, fq.3-6; Fergus Ryan, Contract Law, Dublin, 2006, fq. 6-17. 324

Corinne Renault – Brahinsky, L‟essentiel du Droit des obligations, 7 édition, Gualino, 2011-2012, fq.38 325

Robert Duxbury, Contract Law, London, Sweet&Maxwell, 2006, 9-12; Fergus Ryan, Contract Law,

Dublin, 2006, 18-29 326

Mehdi Hetemi, Detyrimet dhe kontratat, Tiranë, 1998, fq. 61 - 63

Page 136: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

136

Ky qëndrim rezulton nga koncepti i njohur se kontrata është vepër e palëve që

krijon efekte midis tyre. Përveç kësaj karakteri relativ i kontratës, përkatësisht veprimi

inter partes i ka dhënë shtrirje këtij efekti.

Në marrëdhëniet juridike kontraktore kontratat e caktuara kanë efekt edhe ndaj

personit të tretë. Te kontratat në dobi të personit të tretë kemi tre persona: promitentin,

stipulentin dhe benificiarin. Këtu promitenti detyrohet ndaj stipulentit se do të ekzekutoj

prestimin e caktuar personit të tretë – benificiarit. Promitenti është premtuesi, stipulenti

është personi që e lidhë kontratën në dobi të tretit dhe benificiari është personi që fiton

dobi nga kontrata.327

Kur kemi parasysh të drejtën e sigurimeve në aksidentet automobilistike

kultivojmë qëndrimin se kontrata e sigurimit është bazë për shpërblimin e dëmit personit

të tretë të dëmtuar në aksidentet automobilistike. Kontrata lidhet midis siguruesit dhe të

siguruarit, por efektet e saj i referohen personit të tretë të dëmtuar në aksidentet

automobilistike.328

Kjo është arsyeja bazë pse kontrata e sigurimit, për personin e tretë është res inter

alios acta. Personi i tretë, pra nuk është kontraktues i saj, por në rrethana të caktuara, ai

hynë në marëdhënien juridike që rezulton nga paraqitja e rastit të siguruar e që mbulohet

nga kontrata e sigurimit.

Personi i tretë është shfrytëzues i efekteve të sigurimit në të gjitha situatat kur do

t‟i shkaktohet dëm, përkatësisht kur do të paraqitet Rasti i sigurimit.329

Pra, kur personi i

tretë është personi i dëmtuar në aksidentet automobilistike, atëherë ai paraqitet në cilësinë

e shfrytëzuesit tëkontratës së sigurimit. Kontrata e sigurimit mbron një rreth të caktuar

njerëzish që mund të jenë viktimë potenciale në aksidentet automobilistike. Ato janë

personat e tretë.

Kur jemi këtu vlerësojmë se duhet të potencojmë faktin se edhe kontraktuesi i

sigurimit mund të jetë viktimë në një aksident komunikacioni të shkaktuar nga një mjet

motorik, qoftë si udhëtar në atë mjet qoftë si kalimtar, për të cilën është e lidhur kontrata

e sigurimit, por prapseprap nuk e ka statusin e personit të tretë. Ai ngelet palë

kontraktuese.

III. 6. Interpretimi i kontratës së sigurimit

Interpretim i kontratës në përgjithësi është vërtetim i kuptimit dhe i efekteve të

dispozitave të saj kur ato janë të paqarta.330

. Gjatë interpretimit të kontratës duhet të

shikohet se cili ka qenë qëllimi i vërtëtë dhe i përbashkët i palëve, pa u kufizuar vetëm në

kuptimin e mirëfilltë të fjalëve dhe për këtë duhet vlerësohet sjellja e tyre në tërësi para

dhe pas përfundimit të kontratës.331

Te interpretimi i kontratës respektohen rregullat e caktuara. Kushtet e kontratës

duhet të interpretohen në lidhshmëri njëri me tjetrin, duke e gjetur domethënien e secilit

327

Petar Klariç&Martin Vedrish, Gradjansko pravo, Zagreb, 2006, fq. 460-464. 328

Luigi Desiderio, Temi e problem di diritto della assicurazioni, Giuffrè Editore, Milano, 2010, fq. 124-

128 329

Robert I. Mehr, Fundamentals of insurance, Second Edition, Irwin, 1986, fq. 111. 330

Për interpretimin e kontratave shih: Arsen Grupçe, Imotno (gradjansko) pravo, opsht dell, Shkup, 1983,

fq. 251 – 252. 331

Mariana Semini (Tutulani), E drejta e detyrimeve dhe e kontratave, Tiranë, 2002.

Page 137: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

137

kusht që rezulton nga e tërë kontrata.Për fjalët që mund të kenë dy a më shumë kuptime,

për bazë merret ai kuptim që i përshtatet natyrës së kontratës.

Interpretimi i kontratës tipe, në rastet kur klauzolat e përfshira në kushtet e

përgjithshme të kontratës, do të interpretohen në dobi të palës tjetër kur ka dyshime.

Kontratat tipe interpretohen në fovor të palës që ka kontraktuar detyrimin dhe në barrë të

palës që ka kontraktuar të drejtën.

Lidhur me interpretimin e kontratave në të drejtën e detyrimeve janë ngritur dy

teori:teoria subjektive dhe teoria objektive. Teoria subjektive qëllimin e vërtetë të palëve

kontraktuese e interpreton mbi bazën e vullnetit të përbashkët të tyre, kurse teoria

objektive interpretimin e bazon në parimet e përgjithshme të rendit juridik.

Te interpretimi i kontratës është me rëndësi që të gjitha dispozitat interpretohen si

tërësi sepse përmbajtje e kontratës merr kuptim si tërësi. Interpretimin e kontratës e bën

gjykata.

III. 7. Shuarja e kontratës së sigurimit

Në të drejtën civile kontraktore njihen disa forma të shuarjes së

kontratave.332

Kontrata e sigurimit mund të përfundojë mbi bazën e ligjit apo parimeve të

së drejtës kontraktore.

Kontrata e sigurimit mund të shuhet:1. Me marrëveshjen e siguruesit dhe të

siguruarit; 2. Me anulim; me skadimin e kohës, 3. Me zgjidhjen e saj; 4. Në bazë të ligjit;

5. Me denonicim dhe 6. Me shuarjen e mundësisë së shkaktimit të rrezikut.

1.Shuarja e kontratës me marrëveshje

Nisur nga fakti se kontrata është marrëveshje midis palëve kontraktuese,

përkatësisht ajo lidhet mbi bazën e vullnetit të shprehur dhe të akorduar të palëve

kontraktuese, vlerësojmë se është zgjidhje e logjikëshme që po mbi bazën e vullnetit të

tyre ajo edhe të zgjidhet. Meqë kontrata e sigurimit është kontratë e adehzionit dhe lidhet

me shkrim, ajo nuk mund të shuhet në ndonjë formë tjetër, veçëse në formën më shkrim.

Pra, kjo kontratë nuk mund të shuhet me klauzolat gojare të palëve

kontraktuese.333

Vullneti i shprehur në formën me shkrim i siguruesit dhe të siguruarit për

të shuar kontratën për sigurimin është bazë për shuarjen e saj. Kjo bazë rezulton nga

parimet e së drejtës kontraktore.

2.Shuarja e kontratës me anulim.

Anulimi i kontratës së sigurimitbëhet kur cënohet interesi i përgjithshëm. Kur

cënohet interesi i përgjithshëm atëherë bëhet fjalë për një kontratë absolutisht të

pavlefshme. Kështu ndodhë në qoftë se në momentin e lidhjes së saj është shkaktuar

Rasti i sigurimit ose ka qenë shkaktuar ky rast, ose kur pala kontraktuese ka qenë e sigurt

se do të shkaktohet, ose kur në momentin e lidhjes së kontratës ka qenë e sigurt se do të

332

Për format e shuarjes së kontratave shih më gjërësisht Mehdi Hetemi, Detyrimet dhe kontratat, Tiranë,

1998, fq. 69 – 74. 333

Alajdin Alishani, E drejta e detyrimeve, Pjesa e veçantë, Prishtinë, 2002, fq. 296.

Page 138: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

138

shkaktohet, ose kur në momentin e lidhjes së kontratës është shuar mundësia që Rasti i

sigurimit të shkaktohet.334

Kontrata absolutisht të pavlefshme është forma më e rëndë e pavlefshmërisë së

saj. Të gjithë kontratat që lidhen në kundërshtim me rregullat e rendit juridik, normat

imperative, doket dhe moralin janë absolutisht të pavlefshme. Këto kontrata atakojnë

rendin juridik dhe interesin e përgjithshëm shoqëror. Ky cënim bën që për

pavlefshmërinë e tyre të kujdeset institucionet shtetërore sipas detyrës zyrtare. Gjykimin

e pavlefshëmërisë e bën gjykata. Kur gjykata do të gjykojë për pavlefshmërinë absolute,

për të drejtën konsiderohet se kontrata e tilla fare nuk ka ekzistuar. Palët dhe personat e

tretë në marrëdhëniet juridike që mund të hyjnë si pasojë e shkaktimit të dëmit në

aksidentet automobilistike mund të sillen sikur kontrata të mos ishte realizuar fare.335

Pra, si përfundim mund të themi se kontrata e sigurimit do të konsiderohet

absolutisht e pavlefshme kur mungon njëra nga kushtet esenciale.

3.Shuarja e kontratës me skadimin e kohës

Kontrata per sigurimin e detyrueshëm lidhet me kohë të caktuar. Kjo nënkupton

se ajo shuhet me skadimin e ditës së fundit të sigurimit. Nuk përjashtohet zbatimi i kësja

rregulle edhe te sigurimi vullnetar sepse edhe tek kjo formë e sigurimit, kontrata për

sigurim lidhet me kohë të caktuar. Në të gjitha rastet kur kontrata është lidhur për një

kohë të pacaktuar, secila prej palëve mund të tërhiqet nga kontrata në çdo mbyllje të

llogarisë, duke njoftuar paraprakisht palën tjetër. Pra, në qoftë se kontrata e sigurimit

është lidhur për një kohë të pakufizuar, atëherë ajo do të shuhet nëse pala e interesuar për

shuarjen e kontratës paraqet kërkesë për shuarjen e saj. Zgjidhja e kontratës ndalon

përfshirjen në llogari të shumave të reja, por pagimi i mbetjes nuk mund të kërkohet

vetëm pas skadimit të periudhës së përcaktuar në ligj.

III. 8.Padia pauliana dhe kontrata e sigurimit

Në marrëdhëniet juridike civile ekziston mekanizmi juridik për mbrojtjen e palës

kontraktuese në cilësinë e kreditorit nga mosrealizimi i detyrimeve të debitorit. Interesi

juridik për parashtrimin e kësaj padia është në anën e kreditorit. Qëllim i saj është

mohimi i punës juridike që e lidhë debitori dhe me të cilët rrezikon që të mos e realizojë

borxhin që e ka ndaj kreditorit të vet. Në rastet e parqitjes së padisë pauliana paraqiten tre

person edhe atë kreditori, debitori dhe personi i tretë. Kreditori ka cilësinë e palës së

dëmtuar me punën juridike që e la lidhur debitori, kurse debitori është personi i cili e ka

tjetërsuar pasurinë e vet personit të tretë, ndërkaq personi i tretë është ajo palë të cilit

debitori ia ka tjetërsuar pasurinë e vet.

334

Ibid. fq. 297 335

Për kontratat absolutisht të pavlefshme shih më gjërësisht: Arsen Grupçe, Imotno (gradjansko) pravo,

opsht dell, Shkup, 1983, fq. 255 – 262; Andrija Gams, Hyrje në të drejtën civile, pjesa e përgjithshme,

Beograd, 1967, fq. 294 – 305; Nerxhivane Dauti, E drejta e detyrimeve, pjesa e përgjithshme dhe e veçantë,

Prishtinë, 2001, fq. 146 – 147; Mehdi Hetemi, Detyrimet dhe kontratat, Tiranë, 1998, fq. 72 - 73; nenet 95

– 102 të Ligjit mbi marrëdhënet e detyrimeve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë, nr. 18” i

datës 5 mars 2001.

Page 139: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

139

Gjykata do të merr për bazë padinë pauliana nëse vërteton këto kushte: kreditori

të jetë në atë situatë sa që nuk mund të realizoj kërkesën e tij për shkak të ndërmarrjes së

veprimit juridik të debitorit me të cilin e ka zvogëluar pasurinë e tij deri në atë masë sa që

nuk mund të realizohet kërkesa e kreditorit, debitori të ketë ditur se me marrjen e atij

veprimi do të krijoi pamundësi për realizim të kërkesës së kreditorit të vet, dhe personi i

tretë të ketë ditur për këtë gjë. Pasi shqyrtimit të çështjes gjyqësore në lidhje me padinë

pauliana, puna juridike shpallet e pavlefshme. Pavlefshmëria nuk gjykohet për veset e

vullnetit, por kreditorin konkret dhe vetëm për lartësinë e shumës së kërkesës së tij nga

një marrëdhënie juridike paraprake. Aktgjykimi detyron që vlera e pasurisë së tjetërsuar

të kthehet vetëm në atë masë në masën pronësore të debitorit aq sa është e nevojshme që

të realizohet kërkesa e kreditorit.

Analizuar fushëveprimin e padisë pauliana në marrëdhëniet kontraktore,

vlerësojmë sëkontrata e sigurimit nuk mund të shpallet e pavlefshme me anë të padisë

paulina për faktin e vetëm që gjenë mbështetje në kontraktimin e detyrueshëm të

sigurimit për dëmet e shkaktuara në aksidentet automobilistike.

E drejta nacionale e Maqedonisë, sigurimin nga përgjegjësia për dëmet e

shkaktuara në aksidentet automobilistike e kualifikon si sistem i sigurimit të

detyrueshëm336

. Sipas rregullave të së drejtës së sigurimeve, të gjithë pronarët,

përkatësisht shfrytëzuesit e mjeteve motorike në pronësi shoqërore dhe atyre në pronësi

private janë të detyruar të kontraktojnë sigurim nga përgjegjësia për dëmet që mund t‟u

shkaktohen personave të tretë në aksidentet automobilistike. Sigurimi nga përgjegjësia

për dëmet e shkaktuara në aksidentet automobilistike, paraqet një detyrë ligjore për

çdonjërin, aktivitetet e të cilëve mund të shkaktojnë dëm, dhe që së bashku me personat e

tyre që merren me atë aktivitet, të marrin pjesë në riparimin e çdo dëmi i cili do të kishte

rrjedhur nga aktivitetet e tyre337

. Ky detyrim ligjor, pra paraqet barrë për të siguruarit.

Përveç kësaj, arsyetimin e qëndrimit për moszbatimin e padisë pauliana ndaj

kontratës së sigurimit e mbështesim edhe në mundësinë e aplikimit të rregullave për

shpërblimin e dëmit të shkaktuar personave të tretë, në aksidentët automobilistike, të

shkaktuar nga mjeti motorik i paidentifikuar, nga mjeti motorik i paregjistruar,

përkatësisht që kontrata për sigurim i është skaduar dhe nga mjeti motorik i drejtuar nga

drejtuesi i paautorizuar. Pra, siguruesi pasi do të shpërblejë dëmin nga baza e sigurimit

për rastet e përmendura, ka të drejtën e regresit për lartësinë e shumës së paguar në emër

tëshpërblimit të dëmit, ndaj dëmtuesit konkret. Personi që ka detyrimin për të lidhë

kontratën për sigurimin për dëmet e shkaktuara në aksidentet automobilistike edhe sikur

të mos e lidhë kontratën në fjalë nuk mund të privohet nga detyrimi që rezulton nga

shkaktimi i dëmit në aksidentet automobilistike.

III. 9. Laesio enormis dhe kontrata e sigurimit

Laesio enormis është institucion i të drejtës civile kontraktore që ka për objektiv

realizimin e dhënies së vlerave të njejta, parimit të drejtshmërisë, ndershmërisë dhe

336

Neni 57 i Ligjit për sigurim të pasurisë dhe personave (“Gazeta zyrtare e RM-së nr. 49/97, e vitit 1997)

në tekstin e mëtejmë LSPP 337

Konstantinoviç Mihailo, Osnov odgovornost za prouzrokovanu shtete, Revista “Pravni Zhivot” nr.9-

10/1992, fq. 1160

Page 140: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

140

ndërgjegjshmërisë gjatë lidhjes së kontratës.338

Laesio enormis gjen zbatim në rastet kur

pala kontraktuese nuk merr dhe nuk jep prestime ekujvalente.339

Te laesio enormis, pra

ekziston disproporcion në dhëniet reciproke të palëve dhe njëra nga palët kontraktuese

pëson dëm material.

Konsiderohet se ekziston laesio enormis nëse paraqiten kushtet si në vijim:

kontrata të jetë me shpërblim, të ekzistoj disproporcion midis dhënieve reciproke,

disproporcioni të ekzistoj në momentin e lidhjes së kontratës dhe të ekzistoj mungesa e

vullnetit të njërës palë kontraktuese. Kur gjykohet laesio enormis, kontrata shpallet e

pavlefshme.

Laesio enormis nuk gjenë zbatim tek kontrata e sigurimit.340

Këtë qëndrim e

arsyetojmë pas një analize të kushteve për ekzistencën e laesio enormis në marrëdhëniet

kontraktore dhe natyrës juridike të kontratës së sigurimit.

E drejta e sigurimeve në lidhje me aksidentet automobilistike bën ndarjen e

shpërblimit të dëmit dhe përgjegjësia me që i dëmtuari parasegjithash është i interesuar të

riparoj dëmin. Që të mund të realizohet mbrojtja me anë të rregullave të së drejtës së

sigurimeve, është e nevojshme ekzistenca i kolektivit-siguruesit dhe të siguruarit të cilët

në mënyrë kolektive e paguajnë primin e sigurimit dhe krijojnë fondin për mbulimin e

dëmeve. Detyra bazë e sigurimit të detyrueshëm për dëmet e shkaktuara në aksidentet

automobilistike është garantimi për shpërblimin e sigurtë të dëmit dhe sigurimi i të

dëmtuarit nga insolvenca e personit përgjegjës për shkaktimin e dëmit.

Sistemi i sigurimit të detyrueshëm nga përgjegjësia për dëmet e shkaktuara në

aksidentet automobilistike, pra rëndësi të veçantë i kushton realizimit të së drejtës për

shpërblim të dëmit të shkaktuar nga i siguruari dhe të drejtës për regres të bashkësisë për

sigurime kundrejt personit përgjegjës. Ky objektiv realizohet brenda kornizave ligjore

dhe akteve tjera në fuqi. Edhe klauzulat e kontratës së sigurimit nuk mund t‟i tejkalojnë

kornizat ligjore apo të akteve tjera juridike që paraqesin bazamentin juridik ku mbështet

ajo kontratë. Pra, si përfundim mund të themi se pagimi i primit të sigurimit dhe lartësia

e shpërblimit të dëmit kur paraqitet Rasti i sigurimit doemos të realizohet duke u

mbështetur në rregullativën normative. Përveç kësaj, kur flasim për mungesën e vullnetit

të palës kontraktuese për parqitjen e laesio enormis, e ngrisim qëndrimin të mbështetur në

natyrën adehzionare të kontratës së sigurimit, se te lidhja e saj nuk ka vend për veset e

vullnetit të palës kontraktuese. Mbi bazën e këtij arsyetimi, përfundojmë se laesio

enormis nuk mund të gjejë zbatim tek kontrata e sigurimit.

338

Raymond Westbrook, The Origin of Laesio Enormis, http://www2.ulg.ac.be 339

Alajdin Alishani, E drejta e detyrimeve, pjesa e përgjithshme, Prishtinë, 2002, fq. 323; Martin Vedrish,

Osnove imovinskog prava, Opçio dio imovinskog prava, stvarno, obavezno i nasljedno pravo, II izdanije,

Zagreb, 1976, fq. 233-234. 340

Pikërisht vetia e adehzionit ka bërë që rregulla laesio enormis të mos gjejë zbatim te kontrata për

sigurimin. Doktrina e laesio enormis gjenë zbatim në të gjitha kontrata dypalëshe, performance e të cilave

tek palët kontraktuese rezulton në një pagesë monetare. Autori Van Zurck ka arsyetuar mos zbatimin e

kësaj rregulle tek kontrata per sigurimin. Qëndrimi i tij është mbështetur thjeshtë në natyrën reciproke të

prestimeve kontraktore dhe zbatimin e saj, gjithëmonë nëse palët nuk kanë rënë dakord ndryshe te exeptio

non adimpleti contractus. Shih më gjërësisht, JPVan Niekerk, The development of the principles of

insurance law, in the Netherlands, from 1500 to 1800, Volumi i II, 1998, fq. 733-739.

Page 141: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

141

III.10. Marrëdhëniet juridike të lindura mbi bazën e kontratës së

sigurimit

Lidhja e kontratës së sigurimit për dëmet e shkaktuara në aksidentet

automobilistike është detyrim ligjor. I siguruari që paraqitet palë në kontratë lidhë

kontratën për sigurimin për të mbrojtur pozitën e tij nga rastet e shkaktimit të dëmit në

aksidentet automobilistike. Duke pasur këtë objektiv, kontrata e sigurimit mbron në fakt

personat e tretë të dëmtuar në aksidentet automobilistike që njëherit janë shfrytëzuesit e

kontratës. Në të gjitha rrethanat kur paraqitet Rasti i sigurimit lind marrëdhënia juridike

midis siguruesit dhe të siguruarit në njërën anë dhe siguruesit dhe personave të tretë të

dëmtuar në anën tjetër.

Marrëdhënia juridike midis siguruesit dhe të siguruarit, përcaktohen me ligj dhe

me kontratën për sigurimin. Ata janë palë në këtë marrëdhënie juridike nga momenti i

lidhjes së kontratës së sigurimit. I siguruari si palë kontraktuese është i detyruar në tërësi

t‟i pranojë kushtet e përgjithshme të sigurimit si pjesë përbërëse e kontratës341

.

Përveç kësaj, i siguruari ka edhe detyrimetjera ligjore dhe kontraktore si:

detyrimin për paraqitjen e rrethanave me rëndësi për llogaritjen e rrezikut, pagesëne

primit të sigurimit, paraqitjen e rastit të siguruar, etj.342

I siguruari po ashtu ka për

detyrim që ta ndihmojë siguruesin për konstatimin e përgjegjësisë, të parashtrojë të dhëna

të vërteta dhe të plota në lidhje me paraqitjen e rastit të siguruar dhe rrethanat në të cilat

është shfaqur i njejti343

.

Kur parashtrohet kërkesa për shpërblimin e dëmit, i siguruari është detyruar pa

vonesë të lajmërojë siguruesin dhe t‟i dorëzojë të gjitha provat të cilat i përmban kërkesa

përkatëse344

. Po ashtu, i siguruari obligohet ta lajmërojë, siguruesin për ndryshimin e

interesit të sigurimit, sidomos në rastet kur tjetërsohet mjeti motorik.

I siguruari detyrohet të ndërmer masa dhe veprime për të evituar shkaktimin e

rastit të siguruar, të ofrojë prova për të vërtetuar shkaktimin e dëmit etj.

Në lidhje me dëmet e shkaktuara në aksidentet automobilistike, rregullat e të

drejtës së sigurimeve mundësojnë shpërblimin e dëmit edhe pa pasur të lidhur kontratën

për sigurimin. Pra, shpërblimi i dëmit në aksidentet automobilistike është i pavarur nga

lidhja e kontratës për sigurim ndonëse sipas rregullave të së drejtës së sigurimeve, personi

i tretë i dëmtuar në cilësinë e shfrytëzuesit të sigurimit, do të realizojë të drejtën në

shpërblim të dëmit edhe kur pronari përkatësisht, shfrytëzuesi i mjetit motorik nuk ka

lidhur kontratë për sigurim për dëmet e shkaktuara në aksidentet autmobilistike. Kur

shkaktohet Rasti i sigurimit marrëdhënia juridike lind në mes siguruesit dhe personit të

tretë të dëmtuar. Efektet juridike të kontratës së sigurimit kanë për qëllim mbrojtjen

pikërisht të personit të tretë. Personat e tretë duke pasur pozitën e shfrytëzuesit të

kontratës së sigurimit kanë legjitimitetin real për parashtrimin e padisë për shpërblim të

dëmit në aksidentet automobilistike. Ai me padi ka të drejtë t‟i drejtohet pronarit,

përkatësisht shfrytëzuesit të mjetit motorik. Vetëm me parashtrimin e padisë gjykohet

përgjegjësia e të siguruarit.

341

Velimir Popoviç, vep. e cit. fq. 47 342

Jovan Slavniç, Osiguranje i strana ulaganja, Pravni Zhivot, nr. 10 Beograd, 1998, fq. 953 343

neni 5 i Kushteve për sigurim nga autopërgjegjësia, sh.a. Kjubi Makedonija 344

Neni 5, pika 2 e Kushteve për sigurim nga autopërgjegjësia, Sh.a. Kjubi Makedonija

Page 142: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

142

Kur flasim për marrëdhëniet juridike që lindin midis siguruesit dhe të siguruarit

është me rëndësi të analizohet përmbajtja e kësaj marrëdhënie duke vënë në pah

detyrimet e siguruesit dhe të siguruarit gjatë lidhjes së kontratës së sigurimit, gjatë kohës

së zgjatjes së sigurimit dhe pas paraqitjes së rastit të siguruar.

Në kohën e lidhjes së kontratës siguruesi si palë kontraktuese ka këto detyrime:

detyrimin që të pranojë ose jo ofertën për lidhjen e kontratës, detyrimin për pranimin e

ofertës për sigurimin e detyrueshëm, detyrimin për të informuar të siguruarin për Kushtet

e përgjithëshme dhe të veçanta për sigurimin dhe detyrimin për të dhënë dëshmi për

kontraktimin e sigurimit.

III. 11. Personat që janë përfitues të kontratës së sigurimit

Efektet juridike të kontratës së sigurimit shtrihen tek një kategori personash që

kanë cilësinë e të dëmtuarit në aksidentet automobilistike. Këto janë përfituesit e

kontratës së sigurimit të cilët në legjislacionin civil njihen si persona të tretë. Sipas

Konventës së Strazburgut, të gjitha vendet të kanë institucionalizuar sigurimin e

detyrueshëm nga përgjegjësia e njohin klauzulën e afërsisë për përcaktimin e personave

që kanë të drejtë të realizojnë të drejtën në shpërblim të dëmit mbi bazën e të drejtës së

sigurimit.345

E drejta e palëve të treta për parashtrimin e kërkësës së drejtpërdrejtëështë në

funksion të garantimit të një pozitë të volitshme në procedurën për shpërblim të dëmit.

Kjo ka të bëjë me ekzistencan e përgjegjësië së siguruesit për dëmet në aksidentet

automobilistike. E drejta për parashtrim të drejtpërdrejtë të kërkesës për shpërblim

rezulton nga vetëkontrata e sigurimit, ndërkaq përgjegjësia e siguruesit për dëmin e

shkaktuar në aksidentet automobilistike rezulton nga ligji. Përcaktimin e personave të

tretë, ligjdhvënësi e ka bërë duke përcaktuar rrethin e personave që nuk konsiderohen

persona të tretë. Përcaktimi i personave të tretë është bërë në mënyrë negative, ashtu që

bëhet vetëm përcaktimi i personave që nuk llogariten persona të tretë. Nuk llogariten

persona të tretë: kontraktuesi i sigurimit, pronari apo shfrytëzuesi i mjetit motorik,

bashkëpronari i mjetit motorik, drejtuesi i mjetit motorik që është përgjegjës për dëmin

dhe personi që në mënyrë të palejuar ka ardhur deri te mjeti motorik edhe në qoftë se në

momentin e fatkeqësisë nuk e ka drejtuar automjetin346

.

Kontraktuesi i sigurimit, më së shpeshti është shfrytëzuesi i mjetit motorik. Kjo

kategori e personave nuk mund të paraqiten njëkohësisht edhe si shfrytëzues në pjesën e

dytë të raportit juridik, si person i tretë, sepse kjo do të ishte në kundërshtim me parimet e

përgjithshme të së drejtës civile dhe të drejtës mbi sigurimin347

. Më së shpeshti,

kontraktues i sigurimit është personi i cili është pronar i mjetit motorik. Në rastin e tillë,

kontraktuesi i sigurimit nuk e ka statusin e personit të tretë, rëndësi praktike çështja e

pozitës së kontraktuesit të sigurimit ka në rastet kur një person ka lidhur kontratë për

sigurim nga autopërgjegjësia në emër të vet në cilësinë e kontraktuesit të sigurimit, por

për llogari të pronarit të mjetit motorik. Këtu nga e drejta për shpërblim të dëmit

përjashtohen drejtuesi i mjetit motorik në momentin kur është shkaktuar dëmi si dhe

345

Shih : Ivica Crnić, Ante Ilić, Osiguranje i naknada štete u saobraćaju, Zagreb, 1987, fq. 17 346

neni 59 i LSPP-së 347

Besnik Nikçi, vep. e cit. fq. 32

Page 143: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

143

kontraktuesi i sigurimit dhe gjithë personat, përgjegjësia juridike civile e të cilave është e

mbuluar me polisen e sigurimit348

.

Pronari i mjetit motorik përjashtohet nga rrethi i personave të cilët kanë të

drejtëshpërblimi nga bashkësia për sigurime. Mbi bazën e sigurimit nga përgjegjësia,

bashkësia për sigurim merr përsipër detyrimin që në vend të personit të siguruar të

paguajë shpërblimin e dëmit, për të cilin është përgjegjës kontraktuesi i sigurimt. Pronari

i mjetit motorik nuk mund t‟i përgjigjet vetvetes për dëmin e shkaktuar. Pronari i mjetit

motorik, i cili mund të pësojë dëm si udhëtar me mjetin e vet motorik, nuk ka të drejtë në

shpërblim të dëmit nga baza e sigurimit të autopërgjegjësisë. Kështu ndodhë edhe në

rastet kur ai udhëton me mjetin motorik të cilin e drejton i afërti i tij (familjari i tij), i cili

nuk është përgjegjës për shkaktimin e dëmit.349

Atij do t‟i pranohet cilësia e personit të

tretë, vetëm në rastet kur dëmi shkaktohet me përplasjen e mjeteve motorike, pikërisht

me fajin e drejtuesit të mjetit tjetër motorik350

. Edhe bashkëpronari i mjetit motorik nuk

bën pjesë në rrethin e personave të tretë. Sipas rregullave të njejta sikurse pronari,

përgjigjet edhe poseduesi tjetër i mjetit motorik-personi të cilit pronari ia ka besuar

mjetin motorik për ta përdorur. Praktika gjyqësore e ka njohur cilësinë e kondukterit të të

njejtit autobus që ka përjetuar dëm, në aksidentin rrugor të shkaktuar nga vozitësi i

autobusit. Atij i është njohur e drejta në shpërblim t dëmit lidhur me përdorimin e

autobusit351

. Në këto raste ndërmarrja ka të drejtë të kërkojë nga bashkësia për sigurime

shpërblimin për shumën që ia ka paguar punëtorit të vet në emër të pushimit mjeksor, për

lëndimet e marra në fatkeqësinë e komunikacionit.

Nuk konsiderohen persona të tretë, personat të cilët, mjetin motorik e kanë

përvetësuar në mënyrë të paligjshme, madje edhe në qoftë se në çastin e aksidentit nuk e

kanë drejtuar mjetin motorik352

. Në rrethin e personave të tretë nuk bëjnë pjesë dhe nuk

kanë të drejtë në shpërblim të dëmit nga baza e sigurimit të autopërgjegjësisë, fëmijët,

vëllezërit, motrat, bashkëfamiljarët e tjerë të shkallës së tretë të gjinisë së gjakut,

personat, përgjegjësia e të cilëve është e mbuluar nga sigurimi i autopërgjegjësisë dhe

drejtuesit e paautorizuar të mjetit motorik, kushtimisht që të jetojnë bashkë me drejtuesin

e mjetit motorik353

.

Dëmin që do të përjetonin këto persona, llogaritet si dëm i vet drejtuesit të mjetit

motorik.

III.12. Kontrata e sigurimit dhe delikti civil

Dëmi i shkatuar me mjetin motorik ndaj personave që nuk kanë cilësinë e

personave të tretë nuk mund të mbulohen me rregullat e së drejtës së sigurimeve dhe

kontrata juridike nuk e shtrinë efektet e saj mbi këtë kategori personash. shpërblimi i

dëmit të shkaktuar personave që nuk llogariten persona të tretë, do të realizohet sipas

rregullave të përgjithëshme të së drejtës për shpërblimin të dëmit. Kjo rezulton nga

tretmani i dëmeve, të cilët nuk mbulohen nga rregullat e të drejtës së sigurimit si delikte

348

neni 4 i aneksit 1 të konventës së Strasburgut, 20 Prill 1959 349

Shih : Ivica Crnić, Ante Ilić, Osiguranje i naknada štete u saobraćaju, Zagreb, 1987, fq. 17 350

Shih: Besnik Nikçi, vep. e cit. fq. 33 351

Aktgjykimi i Gjykatës Supreme të Maqedonisë, Gzh. 34/77, I dates 20.IV. 1977 352

Shih: Besnik Nikçi vep. e cit. fq. 39 353

Shih: Branisllav Gavanski, vep.e cit. fq. 72

Page 144: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

144

civile. Zbatimi i rregullave të së drejtës së civile për dëmet e shkaktuar nga mjetet

motorike kanë për bazë statusin juridik të mjetit motorik, përkatësisht tretmanin e mjeti

motorik. Në të drejtën civile mjeti motorik ka statusin se sendit të rrezikshëm. Send i

rrezikshëm konsiderohet çdo send i luajtshëm ose i paluajtshëm i cili sipas pozitës apo

përdorimit ose sipas vetive paraqet rrezik për rrethin354

. Përgjegjësisë për dëmin e

shkaktuar nga sendet e rrezikshme apo veprimtaria e rrezikshme trajtim të rëndësishëm i

jep edhe Ligji mbi marrdhëniet e detyrimeve i Maqedonisë në nenet 159-165. Këto

dispozita ligjore kanë ngritur qëndrimin që konsiderohet një zgjidhje parimore mbi dëmin

e shkaktuar nga sendi i rrezikshëm apo veprimtaria e rrezikshme: “dëmi i shkaktuar në

lidhje me sendin e rrezikshëm, përkatësisht veprimtarinë e rrezikshme, llogaritet se buron

nga ai send, përkatësisht veprimtari, përveçse nëse provohet se ato nuk kanë qenë shkak

për dëmin”. Dëmi i shkaktuar nga sendi i rrezikshëm ose veprimtaria e rrezikshme është

çështje faktike dhe se për çdo rast konkret duhet të gjykohen kushtet për lindjen e

përgjegjësisë civile në një procedurë gjyqësore kontestimore. Përvec kësaj është me

interes të trajtohet rrethana që e bën mjetin motorik të ketë status të tillë. Jo në të gjitha

rastet mjeti motorik ka status të sendit të rrezikshëm. Në varësi nga pozita që ka në një

moment të caktuar, mjeti motorik mund të ketë statusin e sendit të rrezikshëm. Mjeti

motorik e ka statusin e sendit të rrezikshëm kur vëhet në lëvizje. Kur vëhet në lëvizjë

mjeti motorik prodhon energji të madhe kinetike e cila mund të bëhet edhe shkatruese355

.

Mjeti motorik konsiderohet send i rrezikshëm mbi faktin e mundësisë së qarkullimit të tij

me shpejtësi të madhe, e cila shpejtësi nuk mund të ndalohet në moment.356

Vetëm kur

është në lëvizje, mjeti motorik konsiderohet burim rreziku. Ky rrezik rezulton nga vet

fuqia e njeriut që e drejton atë. Në këto rrethana dëmi është i paevitueshëm. Kur

shkaktohet dëmi atëherë konsiderohet se është ndërmarrë një veprim i kundërligjshëm

dhe se janë shkelur rregullat konkrete të ligjit të zbatueshëm. Thënë ndryshe, përgjegjësia

civile për dëmin e shkaktuar lind atëherë kur shkilen dispozitat ligjore apo normat

juridike konkrete. Legjislacioni civil qartë e ka përcaktuar veprimin e kundërligjshëm dhe

pozitën juridike të të dëmtuarit duke institucionalizuar parimin “ndalohet veprimi me të

cilin dikush tjetër dëmtohet”.357

. Në situatat kur do të shkaktohet dëmi atëherë për të

drejtën lind një fakt i ri relevant – lind detyrimi për shpërblimin e dëmit. Secili që do t‟i

shkaktojë dëm tjetrit detyrohet ta shpërblejë atë, nëse nuk provon se dëmi është shkaktuar

pa fajin e tij358

. Ky detyrim rezulton nga ligji. Tani mëështë e qartë se vetëm kur

shkaktohet dëmi që njëkohësisht konsiderohet se ka lind rastin e siguruar, shpërblimi i

dëmit realizohet mbi bazën e rregullave të së drejtës së sigurimeve. Së këndejmi, nuk do

të shtrihen efektet e kontratës së sigurimit nësë dëmi i shkaktuar nuk i korespondon rastit

të siguruar.

354

Dauti Nerxhivane, E drejta e detyrimeve, Prishtinë, 2001, fq. 174 355

Toshevski Bllagoj, vep.e cit.fq. 12 356

Radishiq Jakov, E drejta e detyrimeve, pjesa e përgjithshme, Beograd, 1979, fq. 207 357

Neni 9 i LMD-së 358

Nikollovski Aleksandar, vep.e cit.fq.154

Page 145: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

145

III. 13. Kontrata e sigurimit dhe përgjegjësia kontraktore

Përgjegjësia civile kontraktorerezulton nga mosekzekutimi i plotë i kontratës së

lidhur dhe të vlefshme ose mosekzekutimi i rregullt i saj. Vlerësuar kështu, konstatojmë

se përgjegjësia civile deliktore konsiston në shpërblimin e dëmit, ndërkaq përgjegjësia

kontraktore krijon detyrim që pala kontraktuese t‟i përmbushë detyrimet që rrjedhin nga

kontrata dhe në qoftë se pala tjetër kontraktuese ka pësuar dëm eventual, të paguajë

dëmin359

. Nga kjo vërejmë pikën e përbashkët të përgjegjësisë civile deliktore dhe

përgjegjësisë kontraktore. Të dy përgjegjësitë konsistojnë në detyrimin për shpërblimin e

dëmit. Te përgjegjësia deliktore, kryersi i dëmit mund të jetë: dëmtuesi, ndihmësi i tij,

shtytësi, pronari, kryersi i veprimtarisë së rrezikshme dhe shumë subjekte të tjera që janë

në gjendje me veprim deliktor të shkaktojnë dëm360

.Ata përgjegjen sipas fajit,

përjashtimisht kur dëmi shkaktohet nga sendet dhe veprimtaritë e rrezikshme. Këtu

kryersi mund të vërtetojë se nuk ka qenë fajtor për dëmin e shkaktuar ose mund të

vërtetojë ndonjërin prej rasteve që përjashtojnë përgjegjësinë.

Tek përgjegjësia civile kontraktore nuk ekziston mundësia që edhe personi i cili

nuk ka aftësi punuese të përgjigjet për dëmin e shkaktuar, sepse ai në fakt nuk mund të

jetë pjesëmarrës në qarkullimin e mallrave dhe në dhënien e shërbimeve. Ai nuk mund të

lidhë kontratë dhe së këndejmi nuk mund të përgjigjet në aspektin juridik civil. Një gjë të

tillë ai mund ta bëjë nëpërmjet përfaqësuesit ligjor dhe në këtë rast përfaqësuesi ligjor do

të mund të sajojë përgjegjësi kontraktore.

359

Radovanoviç Marija, Obligaciono pravo, Novi Sad, 1982 fq. 3 360

Alishani Alajdin, E drejta e detyrimeve, Prishtinë, 2002, fq. 440

Page 146: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

146

KREU I IV

PASOJAT E AKSIDENTIT AUTOMOBILISTIK TË MBULUARA ME SIGURIM

Page 147: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

147

IV. Pasojat e aksidentit automobilistik të mbuluara me sigurim

IV.1. Shkaktimi i vdekjes

Nëmarrëdhënietjuridike civile, vdekja paraqet fakt juridik të kategorisë së

ngjarjeve natyrore. Shkaktimi i saj, në rrethanat që përjashtojnë rrjedhat natyrore,

trajtohet si fakt relevant në lindjen, ndryshimin dhe shuarjen e marrëdhënieve juridike

civile. Vdekja në fakt është ndërprerja e funksioneve fiziologjike të njeriut. Kjo

ndërprerje mund të shkaktohet edhe nga veprimet e jashtëme, përkatësisht jo natyrore.

Për të përcaktuar këtë fakt ekzistojnë shumë metoda. Sipas tyre përcaktohen edhe shkaqet

e shkaktimit të saj. Do të konsiderohet së një person ka vdekur atëherë kur do t‟i

ndërpritet funksionimi i sistemi nervor qendror. Kjo shkakton vdekjen qelizore. Vdekja

qelizore mund të ndodhë nëse ndërpritet funksioni i marrjes së oksigjenit. Në pikëpamje

biologjike, vdekja mund të rishikohet si një organizëm i tërë ose vetëm i disa pjesëve të

tij. Pra, është e mundshme që disa organe apo qeliza të vdesin, por organizmi si tërësi të

mund të jetojë.Veç kësaj, njihet edhe vdekja e organizmit dhe mundësia që disa qeliza të

mund të jetojnë për një kohë pas vdekjes së organizmit të cilit i përkasin. Fusha e

mjekësisë njeh edhe vdekjen klinike. Megjithate, për të drejtën me rëndësi është

qëndrimi se vdekja e një personi mund të shkaktohet në mënyrë të natyrshme dhe të

dhunshme. Vdekja e shkaktuar në mënyrë të natyrshme sipas rregullave, nuk

konsiderohet fakt juridik për krijimin e marrëdhënieve juridike civile për dëmin e

shkaktuar, përkatësisht nuk krijon detyrim për shpërblim të dëmit. Për dallim nga vdekja

natyrore, vdekja e shkaktuar në mënyrë të dhunshme, përkatësisht nga faktorët e jashtëm,

krijon detyrim për shpërblim të dëmit, sepse konsiderohet fakt juridik relevant për lindjen

e marrëdhënies juridike civile për dëmin e shkaktuar. Pra, rrethanat që e shkaktojnë

vdekjen konsiderohen relevante për t‟i dhënë vdekjes cilësinë e faktit juridik, me çka

vdekja merr natyrën juridike të dëmit dhe do të shërbejë për krijimin e detyrimeve për

shpërblimin të këtij dëmi.361

361

Në lidhje me trajtimin e vdekjes në korelacion me dëmin, shih: Kristy Horsey&Erika Rackley, Tort law,

Oxford University press, 2009, fq. 554.

Page 148: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

148

Figura 11. Pasqyra e vdekjeve në aksidentet automobilistike362

Tabela 1. Pasqyrë e personave të vdekur në aksidentet automobilistike sipas moshave363

2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010

prej 0 deri 13 vite

13 11 10 10 6 5 7 7 4 6

prej 14 deri 17 vite

3 11 3 10 8 4 15 6 5 4

prej 18 deri 24 vite

15 27 16 13 21 14 25 19 28 22

prej 25 deri 65 vite

76 127 89 122 108 117 126 130 123 130

Gjithesej 107 176 118 155 143 140 173 162 160 162

Nga të dhënat tabelare përfundojmë se personat e grupmoshës prej 25 deri 65

vitesh janë persona që më së shumti kanë përjatuar vdekje në aksidentet automobilistike,

për të vijuar personat e grupmoshës prej 18 deri 24 vitesh.

Vdekja, si fakt juridik shkakton humbje ekonomike financiare dhe dhembje

shpirtërore për të afërmit e viktimës. Humbjet ekonomike financiare kanë të bëjnë me

shpenzimet e ndryshme që bëhen në lidhjë më aktivitetet që duhet të ndërmirrën prej

çastit të shkaktimit të vdekjës e deri te varrimi i tij. Sipas të drejtës shqiptare, në rastet

kur është shkaktuar vdekja e një personi, dëmi që duhet të kompensohet përbëhet nga: a)

shpenzimet për ushqim e jetesë të fëmijëve të tij të mitur, të bashkëshortes dhe prindërve

të paaftë për punë që kanë qenë në ngarkim të të vdekurit, plotësisht ose pjesërisht, si dhe

362

Të dhënat janë marrë nga Ministria e pënëve të brendshme të Maqedonisë, www.mvr.gov.mk 363

Të dhënat janë marrë nga Ministria e pënëve të brendshme të Maqedonisë, www.mvr.gov.mk

0

20

40

60

80

100

120

140

160

180

Shkaktimi i vdekjes …

Page 149: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

149

të personave që banonin në familjen e të vdekurit dhe që gëzonin prej tij të drejtën e

ushqim, b) shpenzimet e duhura për varrimin e të vdekurit, në masën që ato i përgjigjen

rrethanave personale e familjare të të vdekurit. Për një person që nuk ka qenë në

marrëdhënie pune ose nuk ka qenë i siguruar, masa e shpërblimit të dëmit të rrjedhur nga

vdekja ose dëmtimi i shëndetit, caktohet nga gjykata në bazë të pagës që merr një

punonjës i asaj kategorie me të cilën mund të barazohet edhe puna që kryente ose mund

të kryente i dëmtuari. I mituri i dëmtuar, kur mbush moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç dhe

nuk ka pagë nga puna e tij, ka të drejtë që në vend të shpërblimit që merr për jetesë, të

kërkojë të shpërblehet për humbjen e aftësisë së tij për punë me pagën mesatare të një

punonjësi. Me mbushjen e moshës tetëmbëdhjetë vjeç ka të drejtë që në vend të

shpërblimit që merr, të kërkojë të shpërblehet me pagën mesatare të një punëtori të asaj

kategorie që do të kishte fituar ose duhej të kishte fituar po të mos ishte shkaktuar

dëmtimi i shëndetit.

Në këtë kontekst vlen të përmendet se gjyqësia spanjole ka ngritur konceptin e

vdekjes së shkaktuar në aksident automobilitik duke e trajtuar atë si shkak që lidhet me

vlerë monetare dhe emocionale.364

Nuk ka dilemë që këto shpenzime janë objekt i

trajtimit gjyqësor në procedurën kontestimore për shpërblimin e dëmit të shkaktuar. Edhe

vetë qëllimi i inicimit të procedurës për shpërblimin e dëmit të shkaktuar për shkak

vdekjes ka të bëjë me mbulimin e shpenzimeve të ndryshme, si: shpenzimet e varrimit,

shpenzimet e shërimit, shpenzimet për shkak të humbjes së mbajtjes ose humbjes së

ndihmës etj. Ky qëllim është institucionalizuar nga vetë dispozitat ligjore. Ligji për

marrëdhëniet e detyrimeve i Maqedonisë, në nenin 184 pika 1, në mënyrë shprehimore ka

përcaktuar qëndrimin: “në qoftë se vdekja shkaktohet një kohë të caktuar pas shkaktimit

të dëmit, atëherë në shpërblimin e dëmit hyjnë edhe shpenzimet për shërim, shpenzimet

për furnizim me barna mjekësore të nevojshme e që në aspektin mjekësor janë të

arsyeshme”. Të gjitha shpenzimet që duhet të bëhen më rastin e shkaktimit të vdekjes

shkaktojnë humbje të karakterit ekonomik finansiar, sepse të gjithë këto shpenzime në

instancë të fundit marrin karakter pasuror.365

Trajtuar në këtë drejtim, vdekja paraqet dëm

material të karakterit të dëmit real. Ky qëndrim rezulton nga shpenzimet që bëhen prej

momentit të shkaktimit të veprimit të kundërlishshëm. Dëmtimi duhet të jetë i

drejtpërdrejtë, personal dhe i sigurt. Dëmtimi i tanishëm është i sigurt, por edhe pasojat

në të ardhmen nuk përjashtohen nga e drejta e shpërblimit.366

Veprimi mund të shkaktohet në një kohë, kurse në një kohë tjetër të shkaktohet

vdekja. Brenda kësaj periode bëhen shpenzime për shërimin e personit. Nevoja për

mbajte dhe përkujdesje të personit që është goditur për vdekje, vdekje e cila do të ndodhë

më vonë,i jep vdekjes natyrën e fitimit të munguar.

364

Gjykata Supreme e Spanjes, Expte. Nr. 71255, Dhoma e pare L.S. 307-1, Mendoza, 3 prill 2002 365

Gjatë trajtimit të vdekjes, në kuadrin e të drejtës për shpërblim bëjnë pjesë edhe shpenzimet e bëra për

mbijetimin e vdekjes prej momentit të shkaktimit të dëmit e deri te moment i vdekjes, dhe shpenzimet e

bëra me rastin e vdekjes. Në lidhje me shpenzimet për shkak të vdekjes, shih: Jenny Steele, Tort law, text,

cases and materials, Oxford University Press, 2009, fq. 513-518. 366

Shih: Corinne Renault – Brahinsky, L‟essentiel du Droit des obligations, 2011-2012, 7-e édition,

Gualino, lextenso éditions, Paris, fq.92.Këtu është arsyetuar koncepti se paragjykimi i pasigurt për pasojën

është një ekzistencë me siguri e pa mjaftueshme. Dëmtimet e tanishme janë të riparueshëm, njëjtë si

pasojat e ardhshme, kur ata janë të sigurta. Dëmi duhet të jetë direkt – personal. Vuajtjet duhet të prekin

personin e dëmtuar.

Page 150: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

150

Kur flasim për vdekjen është me rëndësi të përmendet se sot, legjislacionet civile

parashikojnë mbrojtjen nga fakti i paligjshëm i të tretit të të drejtave të njeriut,

posaçërisht të të drejtave subjektive qofshin ata absolute apo relative, të personalitetit

dhe të pronësisë , sikurse janë e drejta e jetës, shëndetit, personalitetit, dinjitetit, familjes,

jetës private, pronës etj. Në rast të cenimit të këtyre të drejtave nga fakti i paligjshëm, i

dëmtuari gëzon të drejtën subjektive relative të kërkimit të dëmshpërblimit

jashtëkontraktor.

Në këtë kuptim, vdekja, është vetë fakti i paligjshëm që shkakton dëmin në

personin e të dëmtuarit. Në këtë rast, sikurse janë edhe rrethanat e çështjes objekt i këtij

gjykimi, krahas dhunimit të së drejtës themelore të viktimës për jetën, cenohen sipas

rastit edhe të drejta themelore të personave të tjerë të lidhur me të, ku bëjnë pjesë edhe

paditësit si prindër të viktimave. Këto cenime shkaktohen në të drejtat e personalitetit apo

të pasurisë së tyre, përkatësisht në forma të ndryshme të dëmit jopasuror apo pasuror.

Në lidhje me kostot e shkaktimit të vdekjes në Gjykatën e Kasacionit e Parisit,

Dhoma Civile 19 në cështjen RG Nr 09/0151.3 të datës 16 janar 2009 ( e perfunduar me

Vendimin e datës 16 mars 2010) që ka të bëjë me komepnzimin e dëmit për shkak të

shkaktimit të vdekjes së bashkëshortit vend të rëndësishëm kanë zënë rrethanat e

shkaktimit të aksidentit. Bëhet fjalë për rastin ku viktima e aksidentit automobilistik pas

tij ka lënë pas bashkëshorten dhe tre fëmijë. Kërkesa për komensim të dëmit është

mbështetur në ndjenjat e lënduara të bashkëshortit dhe secilit fëmijë dhe për humbjet

ekonomike. Siguruesi ka bërë ofertë për kopmensim të dëmit, por e njëjta nuk është

pranuar nga palët. Siguruesi nuk e ka mohuar të drejtën për shpërblim për më shumë së

katër vjet dhe ka paguar shumë për rimbursimin e shpenzimeve të varrimit dhe

shpërblimin e dëmit moral dhe një shumë për shpërblimin e humbejeve ekonomike.

Mëgjithatë, në këtë gjykim janë trajtuar rrethanat e shkaktimit të aksidentit duke

marrë për bazë faktin se në momentin e shkaktimit të aksidentit dritat e rrugëve nuk kanë

qënë të ndezur, trafiku ka qenë i lagur dhe i ngarkuar për një ecje normale. Po ashtu është

trajtuar fakti se autostrada ka pasur tre korsi të përkufizuara me vijë gjatësore ndërprerëse

të bardhë dhe se kufiri i shpejtësisë ka qëne 100 km/h, etj. Viktima ka qene në korsinë e

mesme duke ngarë motocikletë. Përcaktimi i rrethanave të aksidentit është me rëndësi për

të drejtën e shpërblimit të dëmit. Kërkesa për shpërblim të dëmit duhet të mbështetet në

prova. Për përcaktimin e dëmit ekonomik është marrë për bazë fakti se viktima ka qenë

menaxher në një kompani që ishte themeluar fillimisht me tre bashkëpuntorë. Ai ishte një

ekspert në fushën e marrëdhënieve tregtare si shitje, blerje, vlerësim dhe ekspertizë

bizhuterie. Vlerësimi i dëmit bëhet në datën e aksidentit. Në dëmin ekonomik bëjnë pjesë

edhe të ardhurat e çiftit bashkëshortor dhe dividenda.

Po kështu, gjyqësia spanjole, duke e gjykuar çështjen e shpërblimit të dëmit me

pasojë vdekje në një aksident automobilistik, e ka konceptuar vdekjen e prindit si minim i

ndjenjave më themelore me përmbajtje shpirtërore. Dëmi në këto raste nuk mund të

trajtohet jashta karakteristikave të veçanta të personalitetit të viktimës. Vdekja e sëëmës

ka shkaktuar çregullim dhe vujatje psiqike për femijët e saj dhe të afërmit tjerë. Në

gjykimin e çështjes në fjalëështë argumentuar fakti se viktima nuk ka qenë një njeri i

rritur në familje, por një motor me ndnjenja të transmetueshme tërësisht tek anëtarët

Page 151: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

151

tjerëtë familjes. Mungesa e pranisë fizike të sëëmës shkakton ndikime në sferën

psikologjike të fëmijët.367

Është me rëndëi të përmendim se për caktimin e dëmshperblimit te dëmit

ekzistencial, gjykata çmon mbi rrethana që vërtetojnë ndryshim te dukshem e

tërendesishëm përkeqesues të jetës së perditshme dhe impaktin aktual e te ardhshëm te

ketyre ndryshimeve ne interesat jopasurore dhe marrëdheniet e të dëmtuarit me botën e

jashtme. Në veçanti, në rastet e vdekjes apo demtimit të rëndë të shëndetit të të afermit,

për caktimin e mases se demshperblimit ekzistencial mbahen parasysh edhe afërsia

gjinore, mosha e viktimes dhe e të demtuarit, përberja dhe gjendja e bashkëjetesës

nëfamilje, si dhe rrethana të tjera qe provojne përkeqesimin e gjendjes derine

pamundesine e shprehjes se aftesive të të demtuarit per te zhvilluar interesat dhe

veprimtarinë e perditshme.368

Shpenzimet që do të bëhen me rastin e shkaktimit të vdekjes dhe në lidhje më

ceremonialin pas vdekjes, bëjnë që vdekja të shkaktojë humbje ekonomike finansiare

konkrete, për të cilat shpenzime do të bëjmë fjalë në vazhdim të punimit.

1). Shpenzimet e varrimit.

Në të gjitha rastet kur shkaktohet vdekja bëhen shpenzime për varrimin.

Shpenzimet e varrimit përfshijnë shpenzimet e zakonshme, të cilat bëhen zakonisht në

varrimin e të vdekurit. Këto shpenzime nuk kufizohen vetëm në bartjen e kufomës për në

varr, por ata shtrihen edhe më gjërë. Të afërmit e të vdekurit të cilët marrin pjesë në

varrim bëjnë shpenzime në lidhje me veshjet që përdoren në funerale. Sa i përket

shpenzimeve të varrimit vlerësojmë së më të drejtë është mbahet qëndrimi se në ato

shpenzime hyjnë: shpenzimet e transportit të të vdekurit deri në vendin e varrimit,

shpenzimet e funeralit, rrobat e personave të afërm të të vdekurit, shpenzimet rreth

vendvarrimit, shpenzimet rreth përgatitjes së vendvarrimit369

. Pra, shpërblimii dëmit për

këtë segment duhet të mbulojë shpenzimet e arsyeshme të një funerali normal në sfodin e

fesë dhe zakoneve për një varr me gur, shpenzimet e udhëtimit të familjes së ngushtë për

tek varrezat, veshje zie, transportim dhe varim.370

Në këtë drejtim, duke përcaktuar

përgjegjësinë për shkaktimin e vdekjes, Kodi Civil i Gjermanisë, në nenin 844 pika 1, ka

përcaktuar se në rastet kur shkaktohet vdekja, personi përgjegjës në kuadër të shpërblimit

të dëmit duhet t‟i mbulojë shpenzimet e një funerali.

Shkaktimi i vdekjes është i ndërlidhur më shumë shpenzime që bëhen me rastin e

varrimit. Këto shpenzimeve janë të ndërlidhura në mes veti dhe si të tilla trajtohen në

kuadër të shpenzimeve të varrimit.

367

Në lidhje me këtë çështje, Gjykata Supreme, Expte. Nr. 69725, Mendoza, 27 mars 2001, ka argumentuar

se në gjykimin e dëmit jomaterial për shkak të vdekjes duhet të merret për bazë natyra e ngjarjes dhe

përgjegjësia e subjektit që ka shkaktuar vdekjen, vuajtjet, përkatësisht intenziteti i dhimbjeve. Kjo gjykatë

rekomandon zbatimin e standardeve për një shpërblim të drejtë të dhimbjeve të një njeriu mesatar sepse

dëmtimet e njejta mund të shkaktojnë dhimbje që mund të ndjehen me intensitete të ndryshme nga njerëz të

ndryshëm në rrethana të ngjajshme. Drejtshmëria në shpërblimin e dëmit për shkak të vdekjes varet edhe

nga zemërimi i personit intuita personae, statusi social, arsimimi, mosha, seksi, ndjeshmëria morale, etj. 368

Shih arsyetimin e Vendimit të Gjykatës së Apelit në Tiranë, Nr. 1120 të datës 10.05.2012 369

Alajdin Alishani, vep. e cit. fq. 547 370

Shih më gjërësisht: Compensation for personal injury in road traffic accidents in Sweden,

www.tff.se/Documnets/ Informationsmaterial/ , e qasëshme më 22 tetor 2011.

Page 152: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

152

Nëse e trajtojmë çështjen e shpenzimeve të varrimit, përkatësisht mbulimin e tyre,

mund të themi se shpenzimet e lartëpërmendura të varrimit në të shumtën e rasteve i

bartin trashëgimtarët e të ndjerit, sukcesorët singular dhe personat e tjerë. Ky mbulim nuk

e përjashton detyrimin e personit përgjegjës për shkaktimin e vdekjes, për t‟i mbuluar ato

shpenzime. Pra, ai që e ka shkaktuar vdekjen e dikujt ka detyrim sipas rregullave të

përgjegjësisë civile deliktore që të shpërblejë shpenzimet e rëndomta të varrimit.

2). Shpenzimet për ndërtimin e varrit.

Pas varrimit, të afërmit e të vdekurit mund të angazhohen për ndertimin e

varrit.Ngritja e varrit të të vdekurit, zakonisht është detyrim moral i trashëgimtarëve të

tij. Pavarësisht kësaj, shkaktimi i vdekjes që do të lind detyrimin për shpërblim të dëmit

dikton të mbulohen edhe shpenzimet rreth ngritjes së varrit. Duke u mbështetur në bazën

e përgjegjësisë për dëmin e shkaktuar në rast të shkaktimit të vdekjes së një personi

pajtohemi me qëndrimin se shpërblimi i dëmit me këtë rast përfshinë edhe shpenzimet e

ngritjes së varrit. Është me rëndësi të theksohet se në momentin e parashtrimit të padisë

për shpërblim të dëmit për shkak të shkaktimit të vdekjes nuk do duhet doemos lapidari të

jetë ngritur apo shpenzimet rreth ngritjes së tij të ishin bërë. Për gjyqëtarin me rëndësi

është të provojë faktin se paditësi me siguri do të ngrejë varrin konkret, përkatësisht se

me siguri di të bëhen shpenzimet e caktuara rreth ngritjes së lapidarit. Vlerësojmë se ka

mbështetje qëndrimi që i referohet mbulimit të shpenzimeve për ngritjen e lapidarit edhe

kur ai nuk është ngritur, por që me siguri do të ngritet. Çështja e shpenzimeve për

ngritjen e varrit mund të jetë objekt i një gjykimi kontestimor edhe në rastet kur paditësi

vlerëson se me siguri lapidari do të ngrihet. Gjykata në këto raste nuk lidhet me ngritjen

ose jo të lapidarit, por me përcaktimin e paditësit në lidhje më ngritjen e lapidarit.371

Është me rëndësi të përmendet se çështja e shpenzimeve për ngritjen e varrit ashtu

edhe shpenzimet për mirëmbajtjen e varrit dhe ceremonive fetare të varrimit, mund të

jenë pjesë e vendimit gjyqësor për shpërblimin e dëmit në varshmëri me fenë në fjalë dhe

mundësitë që ka shkaktuesi i vdekjes.

3). Shpenzimet e shërimit.

Nëse vdekja e një personi do të shkaktohet më vonë (jo në moment), atëherë dëmi

material përfshinë edhe shpenzimet e shërimit. Shpenzimet e shërimit janë pasojë e

shkaktimit të dëmit nga lëndimet trupore dhe cenimi i shendetit. I dëmtuari ka të drejtë në

shpërblim të shpenzimeve rreth shërimit, të cilat përfshijnë: shpenzimet e

medikamenteve, intervenimit kirurgjikal, rrezatimit, qëndrimit në spital etj372

.

Shpenzimet e shërimit para së gjithash i bartë personi që është shëruar,

përkatësisht përfaqësuesi ligjor i tij, në qoftë se personi i dëmtuar gëzon të drejtën në

shërim pa pagesë. Shpenzimet e tjera të nevojshme në lidhje me shërimin mund të jenë

edhe shpenzimet për rehabilitim, shpenzimet për furnizim me ndihmesa mjekësore,

371

Qëndrim i Gjykatave federative, gjykatave supreme të Republikave dhe Krahinave dhe gjykatave

supreme ushtarake, i marrë në mbledhjen e përbashkët më 23 dhe 24 Maj 1989 në Beograd. 372

Branislav Gavanski, Naknada imovinske shtete po osnovu obaveznog osigurenja od odgovornosti

korisnika motornih vozila, punim i magjistraturës, Fakulteti Juridik, Instituti i shkencave juridike,Novi Sad,

1979, fq. 217

Page 153: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

153

shpenzimet për transportin e të sëmurit gjatë kontrollimit dhe shërimit, shpenzimet për

shoqëruesin kur bëhet fjalë për personin që i nevojitet ndihma e tjetrit, shpenzimet e

vizitës së personit të dëmtuar nga ana e anëtarëve të familjes gjatë kohës së shtrirjes në

institucionet shëndetësore, shpenzimet për ushqim të begatshëm madje edhe kur nuk

është i domosdoshëm, por që mund të jetë i nevojshëm, etj373

.

Mirëmbajtja e varrit, djegia e qirinjëve dhe vendosja e luleve mbi varr, mund të

hujën në shpenzimet materiale nëse justifikohen në procedurën gjyqësore për shpërblimin

e dëmit.374

Në shpenzimet për shërim hyjnë edhe llojet e tjera të ndihmës së nevojshme

mjekësore si dhe shpenzimet për furnizim me lloje të ndryshme të mjeteve ndihmëse, në

qoftë se në rastin konkret janë të nevojshme. Këtu bëjnë pjesë ndihmesa të ndryshme

ortopedike (shtake, nofulla artificiale dhe të ngjajshëm)375

.

4). Shpenzimet për humbjen e mbajtjes ose për humbjen e ndihmës.

Vdekja e një personi në një aksident automobilistik mund të ndërpresë mbajtjen

ose ndihmën e rregullt të personave të tjerë, të cilat në bazë të ligjit kanë pasur të drejtë

që të kërkojnë mbajtje ose ndihmë, pikërisht nga personi që ka përjetuar vdekje.

Ndërprerja e mbajtjes ose ndihmës u shkakton dëm material personave që u takon ajo. Të

mbijetuarit të cilët kanë një të drejtë ligjore për mbajtje dhe ndihmë nga ana e të vdekurit

ose që përdryshe janë finansiarisht të varur nga i vdekuri, kualifikohen si të dëmtuar dhe

shpërblimi i dëmit përfshinë humbjen e mbajtjes apo ndihmës. Ky shpërblim s‟bashku me

të ardhurat personale dhe përfitimet e veta si pensioni dhe të ngjajshëm është i nevojshëm

për t‟i siguruar të mbijetuarit një situatë finansiare sikur të mos kishte ndodhur

aksidenti.376

Pra, ata që janë të dëmtuar kanë të drejtë të kërkojnë shpërblimin e dëmit në

bazë të dispozitave të ligjit mbi marrëdhëniet e detyrimeve. Një koncept të njejtë ka

inkorporuar edhe e drejta gjermane. Kodi Civil i Gjermanisë në nenin 844 pika 2 ka

përcaktuar se nëse personi që ka përjatuar vdekje dhe gjatë kohës së lëndimit ka qenë në

një marrëdhënie me një person tjetër të cilit i ka siguruar mbajtje dhe përkujdesje, dhe si

rezultat i vdekjes, atij i është shuar e drejta e mbajtjes dhe përkujdesit, atëherë në

shpërblimin e dëmit bën pjesë edhe mbulimi i shumës që do të detyrohet përsoni

përgjegjës të jape të dëmtuarit në masën që personi i vdekur do të kishte qenë i detyruar

të sigurojë mbajtjen për kohëzgjatjen e supozuar të jetës së tij. Një detyrim i tillë do të

lind edhe në rastet kur pala e tretë në kohën e shkaktimit të dëmit ka qenë i konceptuar,

por ende i palindur.

Pra, në një mënyrë e drejta gjermane ka përcaktuar rrethin e personave që kanë të

drejtë mbajtje apo ndihme. Megjithatë, rrethi i personave që gëzojnë një të drejtë të tillë

nën kushtet e parapara ligjore është më i gjërë. Cilat persona gëzojnë të drejtën për

mbajtje ose ndihmë? Personat që gëzojnë të drejtën për mbajtje ose ndihmë janë personat

373

P.S. Atiyah, Accidents, Compensation and the Law, Weidenfeld and Nicolson, London, 1970, fq.201-

203. 374

Gjykata Supreme e Republikës së Sllovenisë, në gjykimin dhe Vendimin II IPS 220/2009, për shkak të

mungsës së justifikimit nuk ka i ka përfshirë këto shpenzime në përcaktimin e të drejtës për shpërblim të

dëmit. 375

Bllagoj Toshevski, vep. e cit. fq.99 376

Shih më gjërësisht: Compensation for personal injury in road traffic accidents in Sweden,

www.tff.se/Documnets/ Informationsmaterial/ , e qasëshme më 22 tetor 2011.

Page 154: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

154

që ajo e drejtë u garantohet me ligj, si: bashkëshorti martesor dhe jashtëmartesor,

prindërit, fëmijët dhe të afërmit e tjerë të gjakut, të adoptuarit e plotë dhe jo të plotë377

.

Në lidhje me këtë segment të humbjeve për shkak të shkaktimit të vdekjes,

Gjykata Supreme, Expte Nr. 71089, Dhoma e parë, L.S. 304-60, Mendoza, 3 dhjetor

2001, ka marrë për bazë ekzistencën e nevojës për ndihmë të fëmijës, moshën dhe

mungesën e burimeve ekonomike.

Detyrimi i mbajtjes është detyrim ligjor. Ky detyrim ka karakter imperativ dhe

personal. Ajo jepet për në të ardhmen. Në këtë kontekst, është me rëndësi të përmendet se

të drejtën për mbajtje, bashkëshorti e gëzon për kohën sa është në bashkëshortësi. Pas

ndërprerjes së jetës bashkëshortore, bashkëshorti do te gëzoje një të drejtë të tillë, në

qoftë se është i paaftë për punë, apo nuk ka mundësi të punojë dhe fitimi i kësaj të drejte

bëhet sipas nevojave të caktuara të personit që kërkon mbajtje dhe mundësive të dhënsit

të mbajtjes378

. Gjykata, në procedurën për realzimin e shpërblimit të dëmit është e lidhur

me vërtetimin e nevojave reale të personit të mbajturit dhe mundësisë për plotësimin e

nevojave të domosdoshme për jetë duke u mbështetur në burimet e pasurisë së tij. Të

vërtetuarit e pamundësia për plotësimin e nevojave për jetë, për gjykatën është me rëndësi

të madhe, sepse një gjë e tillë paraqet kushtin objektiv për fitimin e të drejtës për mbajtje

ose ndihme. Në lidhje me këtë të drejtë, përveç kushtit objektiv është me interes të

provohet ekzistenca edhe e kushtit subjektiv. Si kusht subjektiv konsiderohet papunësia e

bashkëshortit. Trajtuar këtë të drejtë, me rastin e shpërblimit të dëmit, merren për bazë

pasojat juridike dhe rrethanat që i referohen çështjeve, që lidhet me faktin se në

bashkëshortësi a kanë fëmijë dhe çfarë moshe janë ato, sa ka zgjatur bashkëshortësia dhe

mundësitë e bashkëshortit që të punësohet si dhe personi që kërkon mbajtje a është fajtor

për arrdhjen deri te ndarja e bashkësisë martesore, etj.. Në rastet, kur bashkëshorti është i

ri dhe gëzon shëndet të plotë, dhe e ka refuzuar punën, për të cilën është i aftë, atëherë

bashkëshorti tjetër nuk është i detyruar që t‟i jep mbajtje edhe pse është i papunësuar dhe

nuk ka asnjë të ardhur nga pasuria e vet. Në papunësi mund të thirret edhe bashkëshorti i

cili është i detyruar për përkujdesje ndaj fëmijëve.

Kur flasim për këtë të drejtë, është me rëndësi të theksojme se e drejta në mbajtje

zakonisht i njihet gruas e cila më tej nuk ka ndonjë detyrim për përkujdesje ndaj

fëmijëve, por një gjë të tillë e ka bërë më herët dhe disa vite ka kaluar në amvisëri,

veçanërisht nëse është në moshë dhe pa kurrfarë kualifikimi, pikërisht për shkak se

ushtrimi i amvisërisë dhe kujdesi ndaj fëmijëve në vite për të ka qenë profesion379

.

Personat e dëmtuar duhet të parashtrojnë kërkesë në gjykatë për shpërblim të dëmit. Ky

dëm shpërblehet duke paguar renten në të holla, shuma e së cilës caktohet duke i marrë

parasysh rrethanat e rastit konkret380

.

Në rast të shkaktimit të dëmit në aksident automobilistik, të drejtën për shpërblim

të dëmit e ka edhe personi të cilin i ndjeri e ka mbajtur dhe rregullisht e ka ndihmuar edhe

atë në formë rente. Në rrethin e personave që i ndjeri rregullisht u ka ndihmuar sipas

këtij parimi, bëjnë pjesë:personat të cilat i plotësojnë kushtet e nevojshme për mbajtje,

377

Blazha Markoviç, Naknada shteta usled smrti zakonskog davaoca izdrzhavanja, Pravni Zhivot, nr.9-

10/1992, Beograd, fq. 14 – 15 378

Neni 185 i Ligjit mbi familjen (“Gazeta zyrtare e RM-së” – nr. 80), e vitit 1992, bën fjalë për të drejtën e

mbajtjes së bashkëshortit. 379

Blazha Markoviç, vep. i cit. fq. 1419 380

Alajdin Alishani, vep. e cit. fq. 584

Page 155: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

155

dhe mbajtjen e ka bërë i ndjeri edhe përkundër asaj se ai nuk ka qenë i detyruar

juridikisht që të jep një mbajtje, por për një gjë të tillë detyrim ligjor ka pasur ndonjëri

nga personat e tjerë e të cilat nuk kanë pasur mundësi që të kryejë një detyrim të paraparë

me ligj dhe personat që nuk i plotësojnë kushtet e nevojshme për ta fituar të drejtën

e mbajtjes në bazë të rregullave për mbajtje, por që i ndjeri rregullisht u ka ndihmuar

(mbajtur), për shkaqe të cilat janë në përputhshmëri me rregullativën ligjore dhe moralin

shoqëror.

Për të përfunduar në lidhje me këtë të drejtë, mund të themi se realizimi i të

drejtës për shpërblim të dëmit për shkak të humbjes së mbajtjes ose ndihmës, varet nga:

ekzistenca edetyrimit ligjor të të ndjerit që ka përjatuar vdekje në një aksident

automobilistik, për të dhënë një mbajtje përkatëse; ekzistenca i kushteve të veçanta për

lindjen e të drejtës ligjore për mbajtje; dhënia ose jo e mbajtjes, etj.

5). Shpenzimet për fitimin e munguar

Në lidhje me shpenzimet për fitimin e munguar është me interes të theksohet se

personi që ka përjetuar dëmtime trupore, ka të drejtë në shpërblim të shpenzimeve për

fitimin e munguar për periudhën e shërimit. I dëmtuari në këtë rast nuk është në gjendje

të punojë, sepse i është shkaktuar paaftësi për punë. I dëmtuari në gjendje të rëndë

shëndetësore, në qoftë se e ka humbur aftësinë për kryerjen e veprimtarisë së caktuar të

cilën e ka ushtruar si profesion apo nuk është në gjendje të realizojë fitim personal nga të

ushtruarit e zejes së vet apo veprimtarisë në periodën kohore nga momenti i të shkaktuarit

të dëmit e deri te momenti i vdekjes , ka të drejte në shpërblim të dëmit për shkak të

fitimit të munguar si pasojë e humbjes së aftësisë për punë. 381

E drejta gjermane në lidhje me shkaktimin e vdekjes ose cënimit të shëndetit apo

dëmtimeve trupore, ka përcaktuar edhe humbjen e të drejtës së shërbimit.382

Në rast të

shkaktimit të vdekjes ose cënimit të shëndetit apo dëmtimeve trupore, personi përgjegjës

duhet të mbulojë edhe shpenzimet për humbjen e shërbimeve ndaj personit të tretë nëse

shkaktimi i dëmit ka bërë që personi i caktuar të humbë të drejtën e shërbimit në fjalë, për

të cilin shërbim i dëmtuari ka qenë i detyruar me ligj që të ofrojë në shtëpi ose në

veprimtarinë e biznesit të tij.

Po ashtu, në trajtimet mbi shkaktimin e vdekjes në aksident automobilistik, kemi

verejtur se në përcaktimin e dëmit jomaterial për kriter mund të konsiderohet edhe

pengesa për mospjesmarrje në varrimin e të afërmit. Gjykata Supreme Expte Nr. 70867,

Dhoma e parë, L.S. 303-470, Mendoza, 21 nëntor 2001, në procedurën për shpërblim të

dëmit me pasojë vdekje, ka përcaktuar se vdekja e të atit në aksident automobilistik

paraqet dëm moral për fëmijën. Dëmin moral gjykata e ka ndërlidhur me faktin se prej

momentit të shkaktimit të dëmit kur edhe viktima i është nënshtruar mjekimit intensive

dhe deri kur ai ka vdekur dhe është varosur, fëmija nuk ka mundur ta vizitoj prindin e

sëmurë e as të merr pjesë në varrimin e tij. Natyra shpirtërore dh dëmtimi subjektiv është

zakonisht i pandikueshëm nga provat e drejtpërdrejta. Vdekja e prindit është pasojë që

vjen natyrshëm. Mospjesmarrja në varrim e gjykuar me aspektet ekonomike – finansiare

është fakti që merret për bazë për gjykimin e dëmit moral.

381

P.S. Atiyah, Accidents, Compensation and the Law, Weidenfeld and Nicolson, London, 1970, fq. 186-

194. 382

Neni 845 i Kodit Civil të Gjermanisë.

Page 156: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

156

Është e interesit që këtu të vëmë në pah çështjen e shpërblimit që e realizon i

dëmtuari që ka të themeluar marrdhënie të punës. Personat që janë në marrëdhënie pune,

për kohën gjatë shërimit në vend të fitimit të munguar, pranojnë shpërblim nga Fondet e

shëndetësisë dhe sigurimit shëndetësor383

. Në këto raste, shpërblimi i dëmit përfshinë

vetëm dallimin midis vlerës së shpërblimit të pranuar nga Fondet e shëndetësisë dhe

sigurimit shëndetësor dhe të hyrave personale të të dëmtuarit.

6.) E drejta në pension familjar

Në çështjen për shpërblim të dëmit për shkak të shkaktimit të vdekjes në aksident

automobilistik, kur viktima ka qenë në marrëdhënië pune dhe gjatë kohës së punës ka

derdhur rregullisht kontribut për sigurim shoqëror, atëherë fëmijët e mitur të viktimës

përfitojnë pension familjar me qëllim përballjen e shpenzimeve për ushqimi dhe jetesë në

bazë të ligjit për sigurime shoqërore. Ketë të drejtë fëmijet e mitur e përfitojnë deri sa të

arrinë moshën madhore.384

Në rast të shkaktimit të vdekjes të personit të afërm, anëtarëve të familjes u

shkaktohet dhimbje psikike (shpirtërore). Gjykata mund të vendos që antarëve të familjes

së të dëmtuarit (bashkëshortit, fëmijëve dhe prindërve), t‟u bëhet shpërblimi i dhimbjeve

të tyre shpirtërore385

. Kjo e drejtë u takon edhe vëllezërve dhe motrave të të dëmtuarit në

qoftë se midis tyre dhe të ndjerit ka ekzistuar bashkësia e përhershme e jetesës386

. Po

ashtu edhe adaptuesi ka të drejtë në shpërblim të dëmit për dhimbje shpirtërore, për shkak

të vdekjes së fëmijës së adaptuar , në qoftë se midis tyre ka ekzistuar bashkësia e

përhershme e jetesës me një lidhje të ngushtë emotive dhe materiale dhe gjithë kjo në

kuadër të mardhënjeve të krijuara në bashkësinë e jetesës387

.

Gjyqësia spanjole në vendimin e Gjykatës Supreme Expte. Nr. 69725

Mendoza, 27 mars 2001, në gjykimin e çështjes për shpërblimin e dëmit moral për shkak

t ëshkaktimit të vdekjes ka trajtuar faktin se vdekjes si humbje të parakohshme dhe të

papritur të prindit e cila ka minuar ndjenjat themelore me përmbajtje shpirtërore për

fëmijën e mbijetuar. Gjykata ka shqyrtuar se vdekja ka shkaktuar cregullim dhe vuajtje

psiqike. Në këtë gjykim është argumentuar fakti se viktima nuk ka qenë vetëm një person

madhor në familje por një motor më ndjenja të transmetueshme tërësisht tek anëtarët e

tjerë të familjes. Mungesa e pranisë fizike ka shkaktuar ndikim në sferën psikologjike. Në

rastin në fjalë, gjykata ka argumentuar parimin fundamental se në çështjen e përgjegjësisë

civile deliktore për shkak të shkaktimit të vdekjes në gjykimin e dëmit moral duhet të

merret për bazë natyra e ngjarjes dhe përgjegjësia e subjektit që ka shkaktuar vuajtje dhe

vuajtjet përkatësisht intenzitetin e dhimbjeve. Gjykata në këtë cështje rekomandon

zbatimin e standardeve të një shpërblimi të drejtë dhe dhembjet e njeriut mesatar sepse

dëmtimet e njejta mund të shkaktojnë dhembje që mund të ndjehen me intenzitete të

ndryshme nga njerëz të ndryshëm në rrethana të ngjajshme. Po ashtu kjo gjykatë ka

ngritur qëndrimin se shpërblimi i dëmit moral nuk do të thotë ndryshim i jetës për të

383

Bllagoj Toshevski, vep. e cit. fq. 99 384

Në të drejtë të tillë e ka njohur edhe Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë me

Vendimin nr 1820 të datës 20.11.2003. 385

Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Shkup i,K.nr.392/2000 , i datës 28.03.2001. 386

LMD , neni 190, pika 1 dhe 2 387

Aktvendimi i Gjykatës Supreme i Maqedonisë,Rev.nr.274/93, i datës 08.04.1993.

Page 157: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

157

dëmtuarin ose pasurim i padrejtë i tij dhe se drejtshmëria në shpërblimin e dëmit varet

edhe nga zemërimi i personit intuita personae, statusi social, arsimimi, mosha, seksi,

ndjeshmëria morale, etj.

Në teorinë e së drejtës ekzistojnë debate dilemash lidhur me të drejtën në

shpërblim të dëmit jomaterial të fëmijës së mitur dhe përcaktimit të limitit të moshës së

tij për të realzuar këtë të drejtë për shkak të vdekjes së prindit.Mirëpo , praktika gjyqësore

e vendit edhe fëmijës më të ri se gjashtë vjet , në rast të vdekjes së prindit ja njeh të

drejtën në shpërblim të dëmit jomaterial388

, sepse ai përjeton trauma të rënda psikike në

rregullimin e mekanizmit intenziv dhe emocional që do të paraqiten në zhvillimin e tij të

ardhshëm.Së këndejmi , mosha e fëmijës nuk është vendimtare për shpërblim të dëmit ,

ndonëse edhe fëmija që në mënyrë intelektuale dhe racionale nuk e pranon humbjen e

prindit , do të përjetojë trauma të rënda psikike. Fëmijës për shkak të humbjes së prindit

do t‟i mungoj kujdesi prindër , dashuria e tij , ndihma morale , ndihma në edukim.Me një

fjalë atij do t‟i mungoj ajo çka një prind i ofron fëmijës së vet. Vdekja e prindit në kohën

e zhvillimit të fëmijës sigurisht se do të sjellë pasoja në sferën e shpirtit fëmijëror. Andaj ,

e drejta në shpërblim të dëmit këtu lind për shkak të vdekjes së prindit dhe për shkak të

dhimbjeve që do t‟i përjetoj fëmija për shkak të humbjes së prindit.

Në këtë drejtim është me rëndësi të përmendet qëndrimi i gjyqësisë spanjole në

lidhje me shkaktimin e dëmit moral për shkak të shkaktimit të vdekjes së prindit. Sipas

Gjykatës Supreme Expte. Nr. 70.867, Mendoza, 21 nëntor 2001, Dhoma e parë L.S. 303-

470, vdekja e e babait në aksident automobilistik paraqet dëm moral për fëmijën duke

marrë për bazë faktin se prej momentit të aksidentit kur edhe është shtruar mjekimit

intenziv dhe deri kur ai ka vdekur dhe është varosur, fëmija nuk ka mundësi të vizitoj

prindin e vet e as të merr pjesë në varrimin e tij. Natyra shpirtërore dhe dëmtimi subjektiv

është zakonisht i pandikueshëm nga pasojat e drejtpërdrejta. Vdekja e prindit është pasojë

që vjen natyrshëm. Kjo gjykatë ka vlerësuar se mospjesmarrja në varrim e gjykaur me

aspektet ekonomike është fakti që merret për bazë për gjykimin e dëmit moral.

Shkaktimi i vdekjes, rezulton në dhimbje shpirtërore tek një numër i madh

njerëzish të cilët kanë pasur ndonjë lidhje shoqërore, miqësie e të ngjajshëm. Vuajtjet

psikike të të afërmeve paraqesin dëm jo material.389

Megjithatë të gjithë personat që kanë

përjetuar dhimbje shpirtërore nuk gëzojnë të drejtën në shpërblim. Së këndejmi është fakt

se të gjithë të afërmit e të ndjerit nuk kanë shkallë të intensitetit të caktuar, përkatësisht

intenzitet të njejtë të dhimbjeve shpirtërore, dhe se në të kundërtën , po qe se të gjithëve

që do të përjetojnë vuajtje psikike edhe të një intenziteti të vogël dhe pa pasoja serioze do

t‟u shpërblehet dëmi , atëherë vëhet në pikpyetje gjendja ekonomike e personit

përgjegjës, përkatësisht bashkësisë së sigurimeve.

Gjatë përcaktimit të shpërblimit për dhimbjet shpirtërore për shkak të vdekjes

së të afërmit, gjykata merr për bazë intenzitetin e dhembjeve dhe kohëzgjatjen e tyre.

E interesit të veçantë është çështja në lidhje me moshën e personave të cilat

kërkojnë shpërblimin e dëmit. Personat që kërkojnë shpërblim të dëmit në këtë lëmë

duhet të kenë moshë të caktuar. Edhe fëmija i mitur gëzon të drejtën në shpërblim për

vdekjen e prindërve. Ligjvënësi dhe praktika gjyqësore nuk ka përcaktuar limitin e

moshës së fëmijës së mitur, por këtu merret për bazë zhvillimi psiqik emocional i fëmijës

388

Aktgjykimi i Gjykatës Supreme i Maqedonisë,Rev.nr.139/97 , i datës o8.07.1998. 389

P.S. Atiyah, Accidents, Compensation and the Law, Weidenfeld and Nicolson, London, 1970, fq. 203-

213.

Page 158: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

158

së mitur me konstatim se mosha e tij a mundëson përjetim të intenzitetit të rëndë për

shkak të vdekjes së prindit. Në këto raste ndihmë të konsiderueshme rreth vuajtjes

psikike, intenzitetit dhe kohëzgjatjes së tij, mund të jap eksperti gjyqësor.

Kur njihet e drejta në shpërblim të dhembjeve , nuk njihet vetëm për vuajtjet

momentale apo të kaluara, por edhe për vuajtjet në të ardhmen. Bazuar në këtë mënyrë, të

drejtën në shpërblim për vuajtjet shpirtërore për shkak të vdekjes së prindit, e gëzon edhe

fëmija që ka lindur pas vdekjes së prindit, sepse ai do të përjetojë vuajtje psikike në të

ardhmen.

Fëmija, nuk është në gjendje të pranoj humbjen e prindit, dhe që në momentet

e para të përjetimit të mungesës së mbrojtjes , kujdesit dhe dashurisë prindërore, atij

fillon t‟i shkaktohet vuajtje psikike. I dëmtuarimund ta provojnë shkaktimin e dëmit

moral me anë të prezumimit të thjeshtë. Duke qenë në formën e prezumimit të thjeshtë,

nëse shkaktuesi I dëmit, nuk vërteton të kundërtën, ajo merr të njejtën vlerë e fuqi të plotë

provuese si prezumim ligjor.

IV.2. Shkaktimi i lëndimeve trupore apo cënimi i shëndetit

Dëmtimi i shëndetit vjen si pasojë e cenimit të tërësisë fizike ose psikike të

njeriut. Të drejtat e njeriut për jetën dhe shëndetin janë të drejta objektive që lindin dhe

janë të padhunueshme e të pandashme me vetë ekzistencën e tij. Prandaj të tilla ato

mbrohen e garantohen si të drejta themelore të njeriut. Mbrojtja e shëndetit të njeriut

mëshirohet jo vetëm në detyrimin e shtetit për kujdesin shëndetësor, por edhe në të

drejtën për të realizuar këtë mbrojtje në gjykatë, ndërmjet të tjerave, duke detyruar

cilindo që cenon integritetin e tij fizik e psikik të dëmshpërblejë dëmin e shkaktuar.

Në rastin e lëndimeve trupore, shpërblimi i dëmit përfshijnë dëmtimet trupore,

shëndetin, shëndetin mendor, dëmin financiar dhe humbjen e të ardhurave, dëmtimin e

kapacitetit të fituar dhe shpenzimet e arsyeshme, shpenzimet e kujdesit mjekësor, etj.

Dëmtimi i shëndetit, i njohur nga jurisprudenca edhe si “dëmi biologjik” apo

“dëmi mbi shëndetin”, është figurë e posaçme e dëmit jopasuror dhe si i tillë paraqet

objekt kërkimi të pavarur të dëmshpërblimit përkatës. Në dallim nga dëmet pasurore,

dëmi biologjik nuk ka vlerë ekonomike në tregun e lirë, cenimi i tij nuk kompensohet në

natyrë dhe as nuk ka çmim në të holla. Por, për efekt të mbrojtjes së shëndetit, lehtësimit

dhe rehabilitimit fizik e social të të dëmtuarit në të ardhmen, personi përgjegjës për

shkaktimin e dëmit biologjik detyrohet t‟i paguajë atij një dëmshpërblim në të holla, në

mënyrë të pavarur nga dëme të tjera pasurore e jopasurore që eventualisht i dëmtuari ka

pësuar për shkak të të njëjtit fakt të paligjshëm.

Pra, dëmtimi i shëndetit përbën, në thelb, cenimin e së mirës së shëndetit, të

integritetit fizik ose psikik të njeriut. Gjykata duhet të garantojë një gjykim uniform dhe

vlerësim të njëjtë të përqindjes e të masës së dëmshpërblimit të dëmit biologjik, për çdo

formë e shkallë konkrete të cenimit të përhershëm a përkohshëm të integritetit fizik ose

psikik të të dëmtuarit, nëse mosha është e njëjtë dhe po i njëjtë është edhe lloji i dëmtimit

shëndetësor fizik a psikik të pësuar.

Page 159: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

159

Figura 12. Pasqyrë për dëmtimet trupore në aksidentet automobilistike390

Tabela Nr.2. Pasqyrë e personave të dëmtuar në aksidentet automobilistike sipas

moshave391

Nga të dhënat tabelare përfundojmë se personat e grupmoshës prej 25 deri 65

vitesh janë persona që më shumë pësojn nga aksidentet automobilistike, për të vijuar

personat e grupmoshës prej 18 deri 24 vitesh.

Dëmi biologjik, duke qenë cenim në integritetin fizik ose psikik të njeriut, është

objektivisht i vërtetueshëm. Prandaj, i dëmtuari që kërkon dëmshpërblimin ka barrën e

provës të vërtetojë se dëmi ka ndodhur, si dhe lidhjen shkakësore të tij me faktin e

390

Të dhënat janë marrë nga Ministria e pënëve të brendshme të Maqedonisë, www.mvr.gov.mk 391

Të dhënat janë marrë nga Ministria e pënëve të brendshme të Maqedonisë, www.mvr.gov.mk

0

500

1000

1500

2000

2500

3000

3500

4000

4500

Shkaktimi i …

2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010

Prej 0 deri 13 vite

214 260 71 338 466 497 543 619 600 623

prej 14 deri 17

vite 137 200 39 223 284 366 492 416 416 370

prej 18 deri 24

vite 440 643 101 732 1019 1230 1552 1711 1594 1340

prej 25 deri 65

vite 1146 1497 2657 1784 2550 2983 3719 4140 4281 4204

Gjithesej 1937 2600 2868 3077 4319 5076 6306 6886 6891 6537

Page 160: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

160

paligjshëm. Përveç kësaj, gjykata kërkon mendimin e specializuar të ekspertëve mjeko-

ligjorë, në shërbim të arritjes së përfundimeve përkatëse sipas bindjes së saj të brendshme

për vërtetimin ose jo të shkaktimit të dëmit biologjik, lidhjes shkakësore juridike të tij me

faktin e paligjshëm, si dhe për përcaktimin e llojit dhe shkallës përkatëse të dëmtimit, në

përqindje për dëmtimet e përhershme dhe në ditë për ato të përkohshme.

Në funksion të garantimit të sigurisë, qëndrueshmërisë dhe uniformitetit të

gjykimit, për caktimin e shkallës së dëmtimit të shëndetit dhe masës respektive të

dëmshpërblimit, në parim, gjykatat dhe ekspertët i referohen kritereve teknike tabelare të

parashikuara për këtë qëllim apo për situata të ngjashme në akte normave. Në mungesë të

tyre gjykata vendos me drejtësi sipas bindjes së saj të brendshme, duke konsideruar

metodologji të tjera të njohura për këtë qëllim, pasi të ketë marrë mendimin e ekspertit

mjeko-ligjor e të atij financiar. Interesi pasuror i cenuar përkohësisht apo përgjithmonë si

rrjedhojë e dëmtimit të shëndetit nga fakti i paligjshëm, është e drejta e njeriut për të

fituar mjetet e jetesës, pra edhe për të garantuar e shtuar pasurinë, nëpërmjet punës së

ligjshme të zgjedhur me vullnetin e lirë të tij. Njëkohësisht, përbën interes të ligjshëm të

cenuar edhe pakësimi i pasurisë së të dëmtuarit në formën e shpenzimeve që ai përballon

për përkujdesje dhe, në veçanti, për mjekimin e shëndetit të cenuar si rrjedhojë e

pandërprerë e të njëjtit fakt të paligjshëm.

Meqenëse ky lloj dëmi pasuror është një dëm i ardhshëm në formën e fitimit të

munguar (lucrum cessans), legjitimohet për kërkimin e tij edhe personi që është i mitur

apo nuk është në marrëdhënie pune ose nuk është i siguruar, pra i dëmtuari që nuk

siguronte të ardhura në kohën e vërtetimit të faktit të paligjshëm që ka shkaktuar humbje

ose pakësim të përhershëm të aftësisë për punë. I dëmtuari që kërkon dëmshpërblimin,

pasi të provojë dëmtimin e shëndetit, natyrën e përkohshme a të përhershme dhe shkallën

përkatëse të këtij dëmtimi, ka edhe barrën e provës të vërtetojë vlerën e të ardhurave të

parealizueshme me prej tij nga humbja apo pakësimi i aftësisë për punë. Njëkohësisht, i

dëmtuari ka barrën e provës të vërtetojë edhe lidhjen shkakësore ndërmjet dëmtimit të

shëndetit dhe nevojës për përkujdesje e mjekim, si dhe vlerën e shpenzimeve përkatëse.

Për të arritur në përfundimet e saj, gjykata në këto raste kërkon mendimin e specializuar

të ekspertëve sipas fushave përkatëse. Nëse caktimi i vlerës së saktë të shpenzimeve për

përkujdesje e mjekim rezulton i pamundur apo me kosto të lartë, gjykata vendos me

bindjen e saj të brendshme, sipas rrethanave të çështjes.392

Lëndimet trupore janë edhe materiale dhe morale (jomateriale), sepse ai përfshin

edhe pasurinë - si humbja e të ardhurave dhe pagave dhevuajtjet fizike ose estetike.393

Ky

shpërblim i dëmit material përfshinë dy raste të veçanta të këtij shpërblimi: shpërblimin e

dëmit material për shkak të cënimit të shëndetit dhe shpërblimin e dëmit material për

shkak të lëndimit trupor. Cënimi i shëndetit ekziston, atëherë kur të dëmtuarit i

shkaktohen shqetësime psikike, çrregullim të caktuar të sistemit nervor, cënim të

shqisave të dëgjimit etj. Lëndimi trupor ekziston kur të dëmtuarit i shkaktohen ndërrime

anatomike. Në këto raste, të dëmtuarit i shkaktohen dëmtime të atilla që e bëjnë të paaftë

për të kryer zejen e vet, ose për të kryer punë tjetër. Sipas të drejtës gjermane, nëse nga

cënimi i shëndetit apo dëmtimet trupore, personit i është zvogluar apo humbur kapaciteti

392

Shih arsyetimin e Vendimit të Kolegjeve të bashkuara të Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë,

Nr.12, të datës 14.09.2007 393

Corinne Renault – Brahinsky, L‟essentiel du Droit des obligations, 2011-2012, 7-e édition, Gualino,

lextenso éditions, Paris, fq.92.

Page 161: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

161

për aktivitet jetësor dhe i janë rritur nevojat, atëherë i dëmtuari ka të drejtën e pagesës së

një rente përkatëse. Në e drejtë e tillë nuk duhet ta përjashtojë faktin se për

mirmëmbajtjen e të dëmtuarit nevojitet asistenca e një personi tjetër.394

Në drejtim të këtij koncepti, Gjykata Supreme e Republikës së Sllovenisë,

nëçështja (vendimi) IPS II 468/92 ka njohur të drejtën për shpërblim të dëmit për

vuajtjet shpirtërore për shkak të reduktimit në aktivitetet e jetës, zvogëlimin e aftësisë

fizike për të levizur, humbjen e fleksibilitetit, ankthit shpirtëror dhe zvoglimit të

aktivitetit jetësor.

Lëndimi trupor mund të jetë: i lehtë dhe i rëndë. Lëndimi i lehtë është shkalla e

lehtë e dëmtimit të integritetit trupor, përkatësisht cënim i lehtë i shëndetit. Lëndimi i

rëndë trupor kualifikohet si dëmtim i rëndë i integritetit trupor përkatësisht cënim i rëndë

i shëndetit.395

Caktimi i shkallës së dëmtimit trupor (lëndimi i lehtë trupor, lëndimi i

rëndë trupor) në disa raste është e rëndësisë së veçantë për realizimin e të drejtës në

shpërblim të dëmit.396

Madje, shpërblimi i dëmit material për shkak të shkaktimit të dhembjeve fizike,

që janë pasojë e lëndimit të lehtë trupor, mund të jetë objekt i një procedimi gjyqësor,

veçanërisht nëse dhembjet fizike kanë qenë të intenzitetit të lartë apo të mesëm dhe të

kenë vazhduar gjatë. Ose “zvoglimi i aftësisë për punë profesionale”prej 10% në parim

nuk ka si pasojë humbjen e fitimit të të ardhurave për punëtorin e lënduar, për shkak se

edhe përkundër rritjes së mundimeve (dhembjeve) mund të arrihen rezultate të njejta të

punës, sikurse fare të mos kishte ardhur deri te kjo shkallë e lehtë e zvoglimit të aftësisë

për punë397

.

Në procedim gjyqësor për gjykimin e faktit të shkaktimit të lëndimeve dhe

cënimin e shëndetit në aksidentet automibilistike përveç kualifikimit të dëmtimev

gjykohen edhe rrethanat e rastit. Kështu, Gjykata e Kasacionit e Parisit, Dhoma civile 19,

në çështjen RG Nr:1/8 540 i datës 16 janar 2008 duke gjykuar çështjen e aksidentit ka

trajtuar dëmtimet trupore të shkaktuar në kokë, ankthin depresiv, dëmtim të

ekstremiteteve, zhvlerësimin funksional të shpatullës, vuajtjet, shpërfytyrimi, humbjen e

komoditetit me praktikën e sportit, paragjykimin për konsolidimin e përkohshëm

profesional. Kualifikimi i këtyre dëmtimeve është mbështetur në mendimin e ekspertit

mjekësor. Sipas ekspertizës lëndimet fillesatare janë pësuar nga shkaktimi i komës në

kokë, frakturës ballore, shembje cerebrale në skajin e djathtë ballorë dhe parietal , edemë

cerebrale, hemarrogji, thyerje të klavikulës. I dëmtuari në komunikacion është vlerësuar

se ka një sindrom lob frontal me humbje pastraumatike me efikasitete globale

intelektuale, cregullime të vëmendjes, deficit të kapacitetit të konceptimit, planifikim i

organizimit të detyrave, mungesë fleksibiliteti mendor, cregullim karakteri, cregullim te

sjelljes, ngadalësi mendimi. Si fakt me rëndësi janë trajtuar pasojat sociale dhe personale

394

Neni 843 i Kodit Civil të Gjermanisë. 395

Corinne Renault – Brahinsky, L‟essentiel du Droit des obligations, 2011-2012, 7-e édition, Gualino,

lextenso éditions, Paris, fq.117 396

Në lidhje me gjykimin e shpërblimit të dëmit në aksident automobilistik me pasojë dëmtime trupore apo

cënim të shëndetit, Gjykata Supreme, Expte Nr. 68489, Dhoma e parë, L.S. 298-142, Mendoza, 8 nëntor

2000, ka përcaktuar rëndësinë e fakteve relevante që vërtetojnë pasojat dhe që arsyetojnë lartësinë e caktuar

të shumës së shpërblimit. Në këtë çështje, gjykata si fakte vendimtare ka marrë moshën e viktimës,

gjendjen ekonomike – sociale, vuajtjet brenda periodës kur është shtrijë për tu shëruar, rrezikun për

humbjen e jetës, traumat, çregullimin e sjelljes së kujtesës, etj. 397

Shih: Dragoljub Petroviç, vep. e cit. fq. 1392

Page 162: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

162

sidomos të jetës familjare si dhe pasojat profesionale. Po ashtu qëndrimi në spital

psikiatrik dhe rreziqet që lidhen me cregullimin psiqik dhe sjelljes së dhënshme janë

trajtuar për nevojën e përkujdësjes ndaj të dëmtuarit. Pra, kërkesa për shpërblim të

dëmtimit trupor në aksident automobilistik ka përfshirë humbjet ekonomike, vuajtjet,

deficitin funksional, shëmtim, dhembje shpirtërore, etj.

Po kështu, edhe jurisprudenca italiane, përkatësisht Seksioni i Gjykatës së

Kasacionit III CIV, në çështjen nr. 7868 të 6 prill 2011 duke gjykuar lëndimet dhe

cënimin e shëndetit të një viktime në aksident automobilistiki i cili ka qenë stundet, ka

ngritur qëndrimin se për qëllimet e shpërblimit të dëmit të shkaktuar një studenti i cili për

shkak të plagëve të marra është detyruar të ndërpresë universitetin, duhet të merren

parasysh mundësitë e punësimit dhe të ardhurave si dhe gjendja sociale dhe personale e

tij. Në këtë çështje gjykata ka vërtetuar afëtsinë e kufizuar, paaftësinë e përhershme të

viktimës. Gjatë përcaktimit të sasisë së shumës së shpërblimit të dëmit, gjyakata duhet të

jep zgjidhje në varësi të peshës së lëndimit dhe moshës së të dëmtuarit. Invaliditeti dhe

mosha e të lënduarit duhet të shqyrtohet në korelacion me fuqinë e plotë të një personi që

ka kaluar gjysmën e parë të jetës së tij duke u mbështetur në indekset e mbijetesës

mesatare të popullsisë. Gjykata gjykimin e shpërblimit të dëmit e ka mbështetur edhe në

faktin se i lënduari ka qënë student dhe se është detyruar që t‟i ndërpresë studimet dhe si

student – punëtor ka humbur mundësinë për të diplomuar, mundësi kjo që do t‟i jepte atij

mundësi më shumë dhe shpërblime të mëdha personal për fitimet e ardhëshme.

Në të gjitha rastet kur personave u shkaktohen lëndime trupore ose cënim të

shëndetit, atyre u shkaktohen dëme materiale. Këto dëme, në vetvete përfshijnë

shpenzimet e shërimit dhe shpenzimet e tjera që janë të nevojshme në lidhje me shërimin

e personit, shpenzimet për fitimin e munguar gjatë shkaktimit të paaftësisë për punë për

kohën e shërimit, zvoglimin e mundësisë për punë kur të dëmtuarit i shkaktohet paaftësi e

plotë ose e pjesërishme për punë, rritjen e të dalurave (shpenzimet) për shkak të rritjes së

nevojave të të dëmtuarit dhe në fund dëmtimin për shkak të humbjes apo zvoglimit të

aftësisë që i dëmtuari më tutje të zhvillohet dhe përparojë398

.

Në lidhje me kostot e shkaktimit të lëndimeve dhe cënimin e shëndetit pranë

Gjykatës të Niortit, në çështjen Gr. Nr 2008/00314 të datës 5 janar 2009, ku është

trajtuar aksidenti automobilistik në të cilin janë përfshirë një motor dhe një mjet motorik,

janë gjykuar shpenzimet që duhet të mbulohen. Nga raporti i ekspertit janë paraqitur

dëmtime të komplikuara të sistemit nervor, thyerje të frakturës dhe shkaktim të paaftësisë

së pjesëshme të përhershmë. Po ashtu, është trajtuar edhe humbje e komoditetit për

shkak të pamundësisë për të vazhduar aktivitetet e mëparëshme që tretë ka ushtruar i

dëmtuari. Si pasojë e aksidentit është gjykuar edhe nevoja për ofrim të ndihmës nga

personi i tretë. Mendimi i ekspertit rekomandon nevojën e për të jetuar në katin përdhesë

të një dhome gjumi dhe një banjo për shkak të vështirësive për të pasur qasje në raport

me aftësitë e kufizuar të viktimës për të levizur. Në këtë aksident është trajtuar fitimi i

munguar, mungesa e zhvillimit profesional.

Në gjykimin e përgjegjësisë civile deliktore për shkak të shkaktimit të lëndimit

trupor në aksidentet automobilistike, më rëndëSi është gjykimi i këtyre fakteve: dëmet e

398

Shih: Jenny Steele, Tort law, text, cases and materials, Oxford University Press, 2009, fq.491.

Page 163: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

163

shkaktuara, nevoja për ndihmë në jetën e të dëmtuarit, moshën, biznesin, familjen,

statusin ekonomik – social.399

Kur flasim për cënimin e shëndetit apo dëmtimet trupore duhet të konstatojmë së

ata paraqesin dëm biologjik. Humbja apo zvoglimi i kapaciteteve të aktivitetit jetësor

është komponentë strukturore e dëmit biologjik.

Në këto raste mund të flitet edhe dëmtimin e mirëqenies, nëse viktima

ballafaqohet me opercaione të kufizuara ne ecje, sport, kulturë, etj. Ngushtë me cënimin e

shëndetit apo dëmtimeve trupore është edhe paragjykimi estetik dhe seksual. Paragjykimi

estetik është në varëshmëri me gjininë, moshën, profesionin e të dëmtuarit, vendin e

lëndimit, etj. Ndërkaq, paragjykimi seksual është pozicion i pavarur tek viktima dhe

ndërlidhet me humbjen e gëzimit të jetës. Dëmtimi seksual përkufizohet si pamundësi për

të pasur marrëdhënie normale seksuale dhe për riprodhim.400

Zvoglimi i përhershëm i aktivitetit, durimi në punë, shanset e punësimit, etj, janë

pjesë e zvoglimit të aktivitetit jetësor. Vlerësimi i komponentës së dëmit biologjik i

referohet aftësisë fizike dhe psikologjike të të dëmtuarit. Ndryshimet shkakësore si pasojë

e cënimit të shëndetit apo dëmtimeve trupore përcjellen me pasoja negative sidomos në

humbjen e dukshme të kapacitetit të aktiviteteve jetësore. Gjykata nuk kmund ta mohoje

ndikimin e dëmtimit fizik dhe mendor në potencialin e kapacitetit punues të viktimës. Të

vlerësuarit e ndikimit të dëmit biologjik në humbjen e aftësisë për të pasur marrëdhënie

seksuale, për gjykatën paraqet parakushtin material për të provuar shkaktimin e sindromit

depresiv dhe ankthin subjektiv të viktimës.401

Pra, shkaktimi i lëndimit trupor apo cënimi i shëndetit, detyron personin

përgjegjës që të shpërblejë këtë dëm (përfshirë ndër të tjera: shpenzimet e shërimit,

shpenzimet për fitimin e munguar, etj.), të cilat do t‟i trajtojmë në vijim.

Në këtërastështë me rëndësi të përmendet se ekziston parimi i barazise dhe i

njejtësisë për përcaktimin e shpërblimit të dëmit në nivele kombëtare. Kështë Gjykata e

Kasacionit, Seksioni III në çështjen nr. 12.408 në Milano, që ka të bëjë me aksidentin

automibilistik si pasojë e përplasjes së një mjeti motorik dhe një furgoni, ka gjykuar

lëndimet trupore dhe cenimin e shëndetit duke e vënë në pah ekzistencën e Tabelës

specifike që është e vetme në tërë territorin e vendit e cila duhet te merret për bazë në

përcaktimin e lartësisë së shpërblimit të dëmit për shkak të lëndimit trupor dhe cënimin e

shëndetit. Sipas kësaj çështja e përcaktimit të nivelit të shpërblimit të dëmit është e

unifikuar sepse gjithëçka duhet të rezultojë prej variacionit nga dhjetë deri njëqind pikë.

Aftësia e kufizuar përfshinë koeficientët e variacionit që i korrespondojnë moshës së të

dëmtuarit.

1). Shpenzimet e shërimit.

Personi që ka përjetuar lëndime trupore ose cënim të shëndetit mund të bëjë

shpenzime për shërim. Ai nga personi përgjegjës ka të drejtë të kërkojë shpërblimin e

399

Vendimi i Gjykatës Supreme të Spanjës, Expte. Nr. 67761, Dhoma e pare L.S. 295-115,Mendoza, 8

Maj 2000. 400

Christophe Kühl und Christophe Klinkert, Schadensregulierung bei Verkehrsunfällen in Frankreich,

http://www.avocat.de/app/frankreichrecht/_media/fc70b175, e qasshme më 10 tetor 2011 401

Në këtë drejtim gjyqësia italinane, në gjykimin e 2 shkurt 2007, n.2311, Seksioni civil III, Gjykata

Supreme, ka ngritur konceptin se humbja e seksualitetit konsiderohet dëm biologjik edhe për shkak të

reperkusionit mbi jeten familjare, sidomos kur mbahet llogari për situatën e viktimës.

Page 164: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

164

shpenzimeve të tilla. Kur flasim për mbulimin e shpenzimeve për lëndimet trupore apo

cënimin e shëndetit, është me rëndësi të potencohet se shpërblimi i dëmit përfshinë më

këtë rast shpenzimet që janë bërë gjatë përiudhës së emergjencës mjekësore, nga koha e

shkaktimit të aksidentit e deri në momentin e stabilizimit shëndetësor të viktimës. Shkalla

e caktuar e paaftësisë konsiderohet definitive atëherë kur gjendja shëndetësore e viktimës

është stabilizuar në një shkallë të caktuar dhe efektet anësore më nuk mund të ndikojnë

në pasojat që konsiderohen të përkohshmë dhe të parashikueshme. Kohëzgjatja e

periudhës së emergjencës ndryshon nga lloji i lëndimit dhe trajtimi gjatë peridhës së

shërimit.402

2). Shpenzimet për fitimin e munguar

Shpenzimet për fitimin e munguar i referohen shkaktimit të paaftësisë për punë,

përkatësisht shpenzimeve që bëhen si pasojë e aksidentit automobilistik. Personi i

dëmtuar gjatë kohës së shërimit për shkak të lëndimit trupor apo cënimit të shëndetit, nuk

posedon aftësi për të ushtruar aktivitetet e përhershme të punës. Ky është fakt relevant

për të drejtën e shpenzimeve për fitimin e munguar.Edhe vlerësimi i shkallës së

paaftësisëështë një fakt tjetër relevant për përcaktimin e lartësisë sëshpërblimit. Aftësia e

kufizuar pjesërisht ose të përkohësisht e të dëmtuarit, reflekton në mosushtrimin e

veprimtarisë profesionale që e ka ushtruar zakonisht viktima para shkaktimit të aksidentit

automobilistik. Kjo rrethanë, gjykohet duke marrë për bazë llojin e profesionit, lartësinë

e pagës dhe moshën e viktimës.403

Në këtë kontekst, është me rëndësi të theksohet se si pasojë e kësaj paaftësie që i

shkaktohet një personi, është humbja e mundësisë së fitimit ose e ndikimit të efektshëm

që fitimi të jetë shumë më i ulët se sa që është fituar para lëndimit404

. I dëmtuari ka të

drejtë në shpërblim të dëmit për fitimin e munguar për gjithë kohën e paaftësisë për punë.

Shpërblimi i kësaj forme të dëmit, gjatë periudhës së aftësisë së kufizuar lidhet me

dëmtimin dhe humbjen e të ardhurave që i atribohet paaftësisë dhe që mund të

parashikohet në të ardhura. Llogaritja bëhetë në sasi vjetore. Humbjet e të ardhurave në

formën e rentës llogaritet çdo vit, të pagueshme deri në moshën e pensionit normal dhe

reduktohet në një shumë të caktuar.405

Shpërblimi i dëmit nuk gjykohet në bazë të caktimit të përqindjes së përhershme

të zvoglimit të aftësisë për punë, por në bazë të përcaktimit të shkaqeve që kanë

shkaktuar dëmin e vërtetë nga të cilat i dëmtuari lëngon406

. Në procedurën për

përcaktimin e shpërblimit të dëmit, kohëzgjatja dhe intensiteti i vuajtjeve për shkak të

paaftësisë së përkohshme, po ashtu janë kritere me rëndësi për shpërblimin e

shpenzimeve që janë bërë për shkak të cënimit të shëndetit apo dëmtimeve trupore.

402

Shih më gjërësisht: Compensation for personal injury in road traffic accidents in Sweden,

www.tff.se/Documnets/ Informationsmaterial/ , e qasëshme më 22 tetor 2011. 403

Christophe Kühl und Christophe Klinkert, Schadensregulierung bei Verkehrsunfällen in Frankreich,

http://www.avocat.de/app/frankreichrecht/_media/fc70b175, e qasshme më 10 tetor 2011. 404

Alajdin Alishani, vep. e cit. fq. 545 405

Shih më gjërësisht: Compensation for personal injury in road traffic accidents in Sweden,

www.tff.se/Documnets/ Informationsmaterial/ , e qasëshme më 22 tetor 2011. 406

Branislav Gavanski, vep. e cit. fq. 219

Page 165: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

165

Faktorët e projektimit në këto raste janë mosha e viktimës, intensiteti i

sëmundjeve, numri i procedurave mjekësore, trajtimet dhe ushtrimet terapeutike.407

Në lidhje me dëmtimet trupore apo cënimin e shëndetit viktima mund të

ballafaqohet edhe me humbjen e kapaciteteve për të ardhmen. Kjo humbje është e

karakterit finansiar. Gjatë përcaktimit të shpërblimit të dëmit, duhet të vlerësohet edhe

pozita e viktimës para dhe pas aksidentit dhe vlerësohen ndryshimin e shkaktuar pas

shkaktimit të aksidentit automobilistik. Humbja e kapaciteteve dhe aftësisë për tëardhmen

është e lidhur me humbjen e të ardhurave në të ardhmen. Këto humbje atakojnë vite të

tëra sepse shpërndahen në shumë vite. Këto humbje llogariten në një shumë të caktuar

për tu paguar në momentin e gjykimit.408

Në këtë kontekst, vlenë të përmendet se sipas nenit 179 të Ligjit mbi marrëdhëniet

e detyrimeve të Republikës së Kosovës, kush i shkakton tjetrit lëndim trupor ose ia

dëmton shëndetin ka për detyrë të shpërblejë shpenzimet rreth mjekimit dhe shpenzimet

tjera të nevojshme lidhur me ketë, si dhe fitimin e humbur për shkak të paaftësisë për

punë gjatë kohës së mjekimit. Në qoftë se i lënduari për shkak të paaftësisë së plotë ose të

pjesshme për punë e humb fitimin, ose nevojat janë shtuar vazhdimisht, ose mundësitë e

zhvillimit dhe të përparimit të tij të mëtejshëm janë zhdukur ose janë pakësuar, personi

përgjegjës ka për detyrë t`i paguajë të lënduarit rentën e caktuar në të holla, si shpërblim

për këtë dëm.

Për të përfunduar në lidhje me dhembjet fizik mund të themi se shkaktimi i

dëmtimeve trupore apo cënimit të shëndetit implikon shpenzime të caktuara për

mbulimin e dhembjeve të caktuara. Në të gjitha rastet kur gjykohet shpërblimi i

dëmitështë e nevojshme vërtetimi edhe i fakteve që i referohen: dhembjeve fizike,

shkaktimit të frikës, shkaktimit të shëmtimit dhe shkaktimit të dhembjeve shpirtëore,

3.)Dhembjet fizike

Një veprim antiligjor në aksidentet automobilistike mund të shkaktojë dhembje

fizike. Dhembjet fizike janë manifestim i shpeshtë i dëmtimeve trupore, përkatësisht

dëmit jomaterial që duhet të provohen se janë rezultat i veprimit të shfaqur në aksident

automoblistik e që njëherit përfaqëson rastin e siguruar. Që dhembja fizike të zë vend në

shpërblimin e dëmit është me rëndësi që pasojat që rezultojnë nga shkaktimi i dhimbjeve

fizike duhet të kenë intenzitet të lartë dhe kohëzgjatje të caktuar. Vuajtjet fizike

shkaktohen nga lëndimet e rëndomta trupore apo të rënda me pasoja vdekjeprurëse409

. E

rëndësishme është që vuajtjet të jenë pasojë e shkaktimit të ndryshimeve të jashtme

trupore të të dëmtuarit, të cilat bëjnë pjesë në kuadrin e vlerave të mbrojtura juridikisht.

Këto vlera të mbrojtura juridike material dhe personale mund të jenë të dukshme dhe që

nuk mund të fshehen. Që të gjykohet për dhembjet fizike në kuadrin e të drejtës për

shpërblim të dëmit, përveç tjerash duhet të provohet edhe ekzistenca e e faktit që i

referohet lidhjes shkakësore mindis veprimit të kryerjes dhe pasojës së ardhur,

407

Christophe Kühl und Christophe Klinkert, Schadensregulierung bei Verkehrsunfällen in Frankreich,

http://www.avocat.de/app/frankreichrecht/_media/fc70b175, e qasshme më 10 tetor 2011 408

Michel Cannarsa, Compensation for Personal Injury in France, www.jus.unitn.it/cardozo/Review/2002/

Cannarsa.pdf, e qasshme më 5 janar 2002. 409

Aktgjykimi i Gjykatës së Apelit në Shkup, nr.3513/04, i datës 10 qershor 2004 .

Page 166: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

166

përkatësisht cënimit të vlerave material dhe personale. Ajo lidhje duhet të ekzistoj që të

mund të konstatohet e drejta për mbulim të pasojave konkrete, nga ana e përgjegjësit të

caktuar. Në varësi nga natyra e pasojave, mund njëkohësisht të shkaktohen dhembje

fizike, shkaktim të frikës dhe dhembje shpirtërore.410

Mosha, seksi, gjendja psiqike e të

dëmtuarit pas përjetimeve të dëmtimeve të caktuara, përshtypjet që u lihen rrethit dhe

shoqërisë, janë faktorë bazë dhe ndikojnë drejtpërdrejtë në përcaktimin e lartësisë së

shpërblimit të dëmit.

Përveç elementeve objektive që duhet të provohen, siç janë: natyra dhe vëllimi i

cënimit të përjetuar me komplikimet eventuale që lindin gjatë shërimit, në procedurën e

shpërblimit të dëmit vend të rëndësishëm zënë edhe elementet subjektive,sepse ndjenjat e

shkaktuara regjistrohen në sistemin nervor nga shkaku i dhembjeve fizike. Mosha e

viktimës është e parëndësishme në përcaktimin e shpërblimit për dhembjet dhe vuajtjet

dhe ndryshon nga fakti i paaftësisë, ku kërkuesit më të rinj marrin përfitime më të larta se

pretenduesit e vjetër. Kjo rezulton nga fakti se viktima më e re do të jetojë më gjatë me

paaftësi të caktuar.411

Si përfundim në lidhje me dhembjet fizike të shkaktuara si pasojë e aksidentit

automobilistik, mund të themi se shkalla dhe kohëzgjatja e dhembjeve të cilat të

dëmtuarit i janë shkaktuar me cënimin e të mirave jomateriale të tij, janë kritere bazë dhe

me rëndësi për shpërblimin e dëmit jomaterial.

4.) Shkaktimin e frikës

Shqetësimet psikike dhe çregullimet psikike që rezultojnë nga frika, konsiderohen

fakte që cënojnë vlerat materiale dhe jomateriale të mbrojtura juridikisht. Në këtë drejtim,

frika është rrethanë që ndikon në përjetimet psikike më të rënda për njeriun. Frika si

fenomen i shqetsimit psikik paraqitet në bazë të rrethanave të cilat e vënë njeriun në

situata të rrezikshme për integritetin fizik të tij dhe shpirtëror, sidomos kur bëhet fjalë për

ekzistencën e frikës për jetën dhe shëndetin.412

Frika matet mbi bazën e intenzitetit të saj.

Vetëm frika që ka intenzitet të lartë është rrethanë relevante për realizimin e shpërblimit

të dëmit jomaterial. Ky fakt duhet të provohet. Konsiderohet se intenzitet të lartë ka ajo

frikë që shkakton shqetsim psikik dhe çregullim psikik për një kohë të gjatë, sidomos kur

i dëmtuari është në krizë psikike për gjendjen e vet shëndetësore, kur ka trauma psikike,

me shqetsime psikike ose të “shokut” për gjendjen pas aksidentit automobilistik dhe për

pasojat e shfaqura. Në këto raste, konsiderohet se personi ka përjetuar frikë të intenzitetit

të lartë. Edhe zgjatja e shtuar e frikës dhe shkaktimi i pasojave janë rrethana që janë me

rëndësi në shpërblimin e dëmit konkret.

Veprimi që shkakton frikën duhet të përshkruhet nga një paligjshmëri. Ajo

mund të rezultoj edhe në rastet kur shkaktohen pasoja nga lëndimi trupor i vet të

dëmtuarit, apo të afërmit të tij. Lëndimet e rënda trupore me pasoja vdekjeprurëse, janë të

410

Aktgjykimi i Gjykatës themelore në Shkup,K.nr.2235/96,i datës 26 dhjetor 2003. 411

Shih më gjërësisht: Compensation for personal injury in road traffic accidents in Sweden,

www.tff.se/Documnets/ Informationsmaterial/ , e qasëshme më 22 tetor 2011. 412

Peshiç Nikolla, vep. e cit. fq. 1489.

Page 167: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

167

intenzitetit më të lartë dhe zakonisht u shkaktojnë frikë të afërmëve të viktimës413

. Me

rëndësi është fakti i ekzistencës së pasojave psikike të përkohshme apo të përhershme. E

drejta civile e ka konceptuar qëndrimin se nuk do të ketëshpërblim për shkaktimin e

frikës me shkallë të ulët të intenzitetit, apo që shkakton pasoja për perioda të shkurtëra

kohore, edhe pse në doktrinën juridike dhe qëndrimet e praktikës gjyqësore, mund të

dallohen lloje të ndryshme të frikës414

si: frika reale dhe joreale, primare dhe sekondare, e

drejtpërdrejtë dhe e tërthortë.

Frika reale është ajo formë e frikës që sipas rrethanave ekzistuese pritet të

shkaktohet. Shkaktimi i saj rezulton, nga ekzistenca e rrethana konkrete që kanosin një

vlerë të caktuar materiale dhe jomateriale të mbrojtur juridikisht. Në të gjitha rastet kur

nuk ekzistojnë ato rrethana, atëherë nuk mund të flitet për mundësinë e shkaktimit të

frikës. Në këto raste bëhet fjalë për frikë joreale, sepse ajo nuk i korrespondon realitetit

objektiv. Ajo ështërezultat i dimensioneve të tepruara të njeriut për rrezikun joreal që

mund të shkaktojë frikë. Në këtë rast nuk kemi të bëjmë me rrethana evidente që mund të

shkkatojnë frikën.

Teoria e së drejtës civile njeh edhe formën më të shpeshtë të frikës, e cila

paraqitet menjëherë pas shkaktimit të aksidentit automobilistik. Kjo formë e frikës njihet

si frikë primare. Frika primare rezulton nga shqetsimet e krijuara tek njeriu, në rrethanat e

aksidentit automobilistik e kur pritet drejtëpërdrejtë që veprimi i dëmshëm të shkaktojë

çregullime psikike. Ekziston edhe frika sekondare. Frika sekondare është formë e frikës

qëështë rezultat i brengës për fatin e të dëmtuarit apo anëtarëve të familjes së tij të cilët

kanë përjetuar pasoja të dëmshme nga aksidenti automobilistik.

Në kuadër të formave të ndryshme të frikës bën pjesë edhe frika e

drejtpërdrejtë dhe ajo e tërthortë.Frika e drejtëpërdrejtë ekziston atëherë kur i dëmtuari

drejtëpërdrejtë është ekspozuar nga frika e cila rezulton nga një ngjarje me pasoja të

dëmshme, qoftë për fatin e personave apo për pasurinë e caktuar. Frika e tërthortë,

personi nuk është i ekspozuar pasojave të dëmshme. Frika e tërthortë, pra është frika që e

përjeton personi tjetër i cili nuk është i ekspozuar drejtpërdrejtë frikës.

Në gjykimin e shpërblimit të dëmit, frika trajtohet edhe mbi bazën e intensitetit të

saj. Frika mund të paraqitet me intenzitet të lartë dhe me pasoja

për një kohë më të gjatë415

, dhe me intenzitet më të ulët që zgjatë për një kohë të shkurtë

e pa pasoja serioze416

.

Frika trajtohet për secilin rast konkretisht. Ajo është një trajtë jo e rrallë e

dëmit jomaterial, dhe mendimi i ekspertit si mjet prove zë vend të rëndësishëm duke i

provuar edhe faktet tjera relevante që kanë ndikuar në shkaktimin e pasojave të dëmshme

si dhe ekzistencën e veprimit të jashtëm dhe cënimit të vlerave të mbrojtura juridike

materiale dhe personale të të dëmtuarit.

5.) Shkaktimi i shëmtimit

413

Aktgjykimi i Gjykatës themelore në Gostivar,K.nr.118/2001. 414

Për llojet e frikës më gjërsisht shih: Alishani Alajdin, Studime nga e drejta e detyrimeve II, Prishtinë,

2006, fq. 230 – 233. 415

Aktgjykimi i Gjykatës themelore në Strugë, K.nr. 1329/01, i datës 3 qershor 2003. 416

Aktgjykimi i Gjykatës themelore ne Kumanovë, K.nr. 1272/02, i datës 13 tetor 2003

Page 168: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

168

Në lidhje me shkaktimin e pasojave në aksidentet automobilistike është me

rëndësi të përmendet edhe fakti i shkaktimit të shëmtimit. Veprimi i kryerjes së kësaj

trajte të dëmit duhet të jetë i paligjshëm. Shëmtimi konsiderohet se cënon një vlerë të

mbrojtur juridikisht dhe i referohet deformimeve në pamjen fizike të njeriut. Kur

shkaktohet shëmtimi, atëherë kemi të bëjmë me shkaktimin e dëmit jomaterial –

shkaktimin e shëmtimit.

Këto pasoja që të përfshihen në kuadrin e shpërblimit të dëmit, duhet të jenë

rezultat i cënimeve antiligjore të interesave të mbrojtura juridikisht. Pra, shëmtim i

shkaktohet personit të dëmtuar kur ai pëson deformim të konsiderueshëm (laesio

deformis), i cili shprehet në deformimin në fytyrë, kur shkaktohet humbja e dorës,

humbja e këmbës ose humbja e syve, etj.417

Edhe jurisprudenca e Maqedonisë, ka ngritur qëndrimin se shëmtimi shkakton

prishjen e pamjes së jashtme të formës së trupit të njeriut ose të ndonjë pjese të tij,

përkatësisht prishjen e pamjes së jashtme të ndonjë funksioni trupor.418

Në gjykimin e përgjegjësisë juridike civile për dëmin e shkaktuar, me rëndësi

ështëedhe argumentimi i elementeve objektive kryesore për përcaktimin e këtij lloji të

dëmit janë ndryshimet e jashtme të trupit të të dëmtuarit, posaçërisht të dukshme dhe të

cilat nuk mund të fshehen.419

Ndryshimet e shkaktuara në trupin e njeriut duhet të

rezultojnë me dhembje shpirtërore.

Për të drejtën në shpërblim të dëmit për shkak të shëmtimit, me rëndësi janë

zgjidhjet e një sërë çështjeve nga ana e gjykatës, sidomos të atyre çështjeve që i referohen

faktit se a ekziston dëmi jomaterial në rastet e shkaktimit të shëmtimit dhe faktit

nëseduhet që ky dëm të shpërblehet.Për një gjykim të drejtë dhe meritor, në lidhje me

shpërblimin e dëmit për shkak të shkaktimit të shëmtimit, gjykata detyrohet që t‟i merr

për bazëkriteret objektive dhe subjektive që përcaktojnë pasojat nga ekzistenca e

shëmtimit, si: ndryshimet e jashtme të trupit, vëllimi dhe mundësia për tu fshehur ata

ndryshime, mosha, gjinia e të dëmtuarit, ndikimet e përgjithshme të të gjitha elementeve

në baraspeshën psikike të të dëmtuarit, përkatësisht në gjendjen psikike të tij në tërësi.420

Në procedurën e të provuarit të fakteve vendimtare për përcaktimin e

përgjegjësisë juridike civile për dëmin e shkaktuar në aksidentet automobilistike, që si

pasojë ka shëmtimin e personit të dëmtuar, me rol të rëndësishëm paraqitet eksperti.Roli i

tij shtrihet sidomos për të përcaktuar shkallën e shëmtimit të trupit të të dëmtuarit.

Për secilin rast veç e veç do të duhet të kualifikohenkushtet e nevojshme të

cilat duhet të plotësohen që të dëmtuarit t‟i njihet e drejta në shpërblim të dëmit edhe atë,

shkaktimi i shëmtimit – deformimi trupor i të dëmtuarit, shkaktimi i vuajtjeve shpirtërore

me intenzitet dhe kohëzgjatje të caktuar, veprimin e jashtëm të kundërligjshëm, lidhjen

shkakësore dhe subjektin përgjegjës.

6.) Shkaktimi i dhembjeve shpirtërore

Në trajtimet mbi elementet thelbësore të dëmit, edhe shkaktimi i dhembjeve

shpirtërore i përmban pjesët përbërse të dëmit.Pasojat e aksidentit automobilistik, të

417

Alishani Alajdin, E drejta e detyrimeve, pjesa e përgjithshme, Prishtinë, 2002, fq. 564 418

Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Tetovë, K.nr. 1121/2000, i datës 17 shkurt 2003. 419

Toshevski Bllagoj, vep. e cit. fq. 112. 420

Shih: Peshiç Nikolla, vep. e cit. fq. 1488.

Page 169: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

169

shkatuar nga veprimi i dëmshëm dhe i kundërligjshëm, që i referohen dhembjeve

shpirtërore, bëjnë pjesë në kuadrin e shpërblimit të dëmit.Viktima në aksidentet

automobilistike që ka përjetuar dëmtime trupore, mund të përjetojë edhe vuajtje psikike.

Vuajtja psikike është rrethanë relevante të cilën gjykata e merr për bazëpër shpërblimin e

dëmit jomaterial të shkatuar në aksidentet automobilistike. Viktima dhimbjet psikike dhe

vuajtjet psikike i përjeton në situata të ndryshme, si psh. kur shkaktohen lëndime trupore,

invaliditet të shkallës së rëndë, kur shkaktohet vdekja e të afërmit, kur shkaktohet frika

etj. Kur flasim për shpërblimin e dëmit për shkak të shkaktimit të dhimbjeve apo vujatjve

psikike është me rëndësi të përmendim se jo të gjithë njerëzit ndjehen njejtë me ndikime

psikologjike, emocionale ose fizike nga pasojat e një aksidenti.421

Fakti se disa dëmtime

nuk ndikojnë njejtë në karrierën dhe jetën e viktimave të ndryshëm, ka bërë që gjykata

për secilin rast veç e veç të gjykojë vëllimin dhe lartësinë e shpërblimit të dëmit

jomaterial për shkak të shkaktimit të vuajtjeve apo dhimbjeve psikike. Pra, është me

rëndësi të përcaktohen rrethanat specifike për çdo rast, që gjykata tëarrijë tek e vërteta e

plotë, e realtë dhe objektive. Megjithate në lidhje me të vërtetën për përcaktimin e

shkaktimit të dhimbjeve apo vuajtjeve psikike, vlerësojmë se e vërteta gjyqësore këtu nuk

është absolute dhe objektive, por ngelet në kornizat e e të vërtetës relative dhe subjektive.

Kjo e vërtetëështë koresponduese me të vërtetën objektive. Gjykata gjatë tërë procedurës

civile do të ngelet e përkushtuar që të disponojë me një kriterium për të përcaktuar të

vërtetën dhe drejtësinë. Këtë qëndrim e forcon edhe koncepti se lëndimet që i përjetojnë

njerëzit në aksidentet automobilistike nuk ndikojnë njejtë si te meshkujt ashtu edhe te

femrat, psh. aborti në aksidentet automobilistike që mund të shkkatohet te gratë

ndërlidhet me implikimet në jetën seksuale.422

Në kapacitete për mbajtje finansiare

ndikon numri i anëtarëve që kanë të drejtën e mbajtjes dhe ndihmës. Vëllimi i dëmit nuk

është i njejtë nëse pëson jeriu i pavarur në aspekt të mbajtjes apo ndihmës. Disa shërohen

shpejtë e disa më ngadalë.

Vuajtjet psikike në raste të caktuar, rezultojnë nga humbja e aftësisë për

kryerjen e aktiviteteve jetësore dhe në ushtrimin e veprimtarisë së caktuar.Përjashtime

nga ky përcaktim bën shkaktimi i shëmtimit dhe frikës. Shëmtimi shkaktohet kur personi

i dëmtuar pëson deformim të fytyrës, të ekstremiteteve, organeve të të pamurit etj. me

rëndësi është të përmendim se shkaktimi i shëmtimit mund të paraqitet edhe si rast i

veçantë i shpërblimit të dëmit jomaterial edhe pse turpi i shkaktuar nga rrethi si bazë për

shpërblim të dëmit jomaterial nuk është paraparë në mënyrë të veçantë në dispozitat e

ligjit mbi mardheniet e detyrimeve, por e njejta është konsumuar në bazën e dhembjeve

shpirtërore dhe realizohet me të njejtën padi për shpërblim të dhimbjeve shpirtërore423

.

Në fatkeqësitë e komunikacionit si pasojë e lëndimeve të shkaktuara, i dëmtuari

mund të përjetoi edhe një formë tjetër të dëmit jomaterial - dhembje shpirtërore për shkak

të zvoglimit të aktivitetit jetësor. Zvoglimi i aktivitetit jetësor paraqet fakt relevant për

shkaktimin e dëmit jomaterial sepse mund të shkaktojë vuajtje psikike tek i dëmtuari dhe

të afërmit e tij. Kjo formë e manifestimit të dëmit jomaterial shprehet në zvoglimin e

421

Në lidhje me shkatimin e qëllimshëm të shprehjeve emocionale dhe dëmtimit psikik, shih: Kristy

Horsey&Erika Rackley, Tort law, Oxford University press, 2009, fq. 397-401. 422

Shih: Compensation of victims of cross-border road traffic accidents in the EU: Compensation of

national practices, analysis of problems and evalution of aptioons for improving the position of cross –

border victims, www.accidentscompensation.org, e qasshme më 10 janar 2012. 423

Aktgjykimi i Gjykatës Supreme i Maqedonisë, Rev.nr.23/91, i datës 30 maj 1991.

Page 170: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

170

aftësive të caktuara të të dëmtuarit, në zvoglimin e aktivitetit të përgjithshëm të tij, për

angazhim të shtuar, i cili kërkohet për shkak të lëndimeve të caktuara.424

Gjatë përcaktimit të shkallës të këtij dëmi duhet që të merret parasysh shkalla e

zvoglimit të aktivitetit, mosha, profesioni, natyar e kativitetit në vendin e punës,

ndërprerja e përvojës së punës deri në pensionin e pleqërisë dhe kushtet për jetesë të

personit të dëmtuar.425

Shpërblimi për shkak të zvoglimit të aktivitetit jetësor sipas

rregullës gjykohet kur bëhet fjalë për pasojat e përhershme426

, edhe pse ekzistojnë raste

kur shpërblimi i dëmit gjykohet edhe kur pasojat janë të përkohshme.427

Në këtë kontekst, sipas nenit 175 të Ligjit mbi marrëdhëniet e detyrimeve të

Republikës së Kosovës, gjykata mundet, duke pasur kujdes për gjendjen materiale të të

dëmtuarit, ta gjykojë personin përgjegjës ta paguajë shpërblimin më të vogël nga shuma e

dëmit, në qoftë se dëmi nuk është shkaktuar as me dashje e as nga pakujdesia rende,

ndërsa personi përgjegjës është në gjendje të rëndë materiale, kështu që pagimi i shumës

së plotë do ta sjellte në skamje. Në qoftë se dëmtuesi ka shkaktuar dëm duke punuar diç

për dobi të të dëmtuarit, gjykata mund të caktojë shpërblim më të vogël, duke pasur

parasysh kujdesin që tregon dëmtuesi në punët vetjake. Gjatë gjykimit për shpërblim të

këtyre formave të dëmit jomaterial, gjykata merr për bazë faktin që ka të bëjë me pasojat

fizike dhe ato psikike të personit të dëmtuar dhe anëtarëve të afërm të tij dhe lidhjen

kauzale midis pasojës së shkaktuar dhe vuajtjeve psikike. Se sa është shkalla e intenzitetit

të dhembjeve shpirtërore të të dëmtuarëve është çështje që e vlerëson eksperti i

caktuar.Për përcaktimin e së vërtetës me këtë rast, vendimtare është zgjedhja e fakteve

dhe mjetet provuese. Dyshimet e gjykatës në lidhje me të vërtetën për përcaktimin e

shpërblimit të këtyre formave të dëmit jomaterial konsiderohen si bindje të atilla të cilat

shmangin çdo dyshim të arsyeshëm. Kjo arrihet me anë të standardeve juridike. Edhe

standardet juridike nuk i korespondojnë të vërtetës absolute. Ata rezultojnë prapseprap

nga një dyshim i arsyeshëm për realitetin objektiv.

IV.3. Dëmtimi i mjetit motorik

Kur një gjë është e humbur, shkatërruar ose dëmtuar, masa themelore e dëmit

është vlera e sendit ose zvogëlimi në praktikën i saj.Megjithatë, nëse viktima mund të

zëvendësojë ose riparojë sendin e dëmtuar, atëherë shpenzimet e bëra për një gje të tillë

bëjnë pjesë në shpenzimet për shpërblim të dëmit. Në këtë kontekst, dëmi i shkaktuar në

lidhje me humbjen e përdorimit të sendit, përfshinë humbjet rëndësishëme, si dhe

humbjet e biznesit.428

Shkaktimi i dëmit material me mjetin motorik, përfshinë shpërblimin e dëmit për

shkak të dëmtimit të mjetit motorik dhe për shkak të dëmtimit të shëndetit apo lëndimit

424

Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Kumanovë, K.nr. 1272/2002, i datës 13 tetor 2003. 425

Toshevski Bllagoj, vep. e cit. fqq. 114. 426

Peshiç Nikolla, vep. e cit. fq. 1487. 427

Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Kërçovë, K.nr. 678/04, i datës 28 janar 2005. 428

Art. 10:203, Principles of European Tort Laë, European Group on Tort Law,

http://civil.udg.edu/php/biblioteca/items/283/PETL.pdf, e qasshme më, 10 qershor 2012.

Page 171: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

171

trupor dhe shkaktimit të vdekjes të personit pjesmarrës në fatkeqësine e

komunikacionit.429

Përmenëm edhe më lartë se kur mjeti motorik është dëmtuar plotësisht (dëmtimi

total i mjetit motorik), shpërblimi i dëmit bëhet me para sepse kthimi në natyrë nuk do të

mund të aplikohet, ndërkaq kur mjeti motorik është dëmtuar pjesërisht, atëherë

shpërblimi i dëmit bëhet më kthim në gjendje të mëparshme në formën e kthimit në

natyrë. shpërblimi i dëmit me para, do të aplikohet si formë e shpërblimit të dëmit të

shkaktuar për shkak të lëndimit trupor apo dëmtimit të shëndetit dhe shkaktimit të

vdekjes të personit pjesmarrës në fatkeqësinë e komunikacionit.

Kur nga pasojat e fatkeqësisë së komunikacionit dëmtohet pjesërisht mjeti

motorik, atëherë shpërblimi i dëmit bëhet në formë të kthimit në gjendje të mëparshme430

.

Pas kualifikimit të ekzistencat të kushteve për sajimin e përgjegjësisë deliktore civile,

menjëherë rezulton edhe detyrimi për shpërblimin e dëmit të shkaktuar. Këtu, në

shpërblimin e dëmit për shkak të dëmtimit të pjesshëm të mjetit motorik hyjnë

shpenzimet që të mund mjetin motorik të dëmtuar ta riparon dhe ta kthen në gjendje të

më parshme. Pra, shpenzimet për riparim të mjetit motorik, përfshinë shpenzimet që

bëhen për eliminimin e dëmtimeve në pjesë të caktuara, të cilat nuk e tejkalojnë vlerën e

përgjithshme materiale të vet mjetit motorik.431

Rastet e tilla kanë të bëjnë për

shpërblimin lidhur me riparimin , ndreqjen dhe zëvendësimin e ndonjë pjese.432

Në shpenzimet për riparim të mjetit motorik të dëmtuar pjesërisht hyjnë:

1. Shpenzimet për zëvendësimin e pjesëve të dëmtuara.

Në procesin gjyqësor civië gjykata duhet të nxjerrë përfundimin në lidhje me

atë se a ekziston fakti i dëmtimit të pjesëve të caktuara të mjetit motorik. Përfundimi

logjik që arrihet nga ana e gjykatës mbi ekzistencën e faktit të pakontestuar të shkaktimit

të dëmtimit të mjetit motorik, është i mjaftueshem në të shumtën e rasteve për për

krijimin e bindjes së gjykatës se bërja e shpenzimeve për zëvendësimin e pjesëve të

dëmtuara janë të vërteta.Shpenzimet për zëvendësimin e pjesëve të dëmtuara, përfshijnë

pjesët e dëmtuara me amortizimin gjegjës, në qoftëse duhet të llogaritet dhe si dhe kohën

për demontim dhe montim të pjesëve433

. Këto shpenzime paraqesin pretendime faktike

429

Krahaso aspektin përmbajtësor të gjykimit të përgjegjësisë juridike civile për dëmin e shkaktuar në

aksident automobilistik në çështjen Nr. 1647/232 i Regjistrit Themeltar, Nr. 546 i Vendimit të Kolegjit

Civil të Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, 430

Lënda nr. 2062/06, e vitit 2006, Shoqëria e sigurimeve, Sh.a.” Sigma” - Shkup 431

Aktgjykimi i Gjykatës Themelore të Gostivarit , K. nr. 361/03 i datës 21. 04. 2004. 432

Humbjet material të mjetit motorik përcaktohen sipas koeficientit që i referohet vjetërsisë apo

kilometrazhit të kaluar të mjetit motorik. Përcaktimi i vlerës për efekt shpërblimi bëhet sipas ligjit të shtetit

shetësinë e të cilit e ka i dëmtuari. Edhe në rastet kur dëmi është shkaktuar në një shtet të huja, vlerësimi do

të bëhet nga eksperti i shtetit të vendit. Nëse mjeti motorik nuk mund të kthehet në shtetin e vendit,

vlerësimi do t ëbëhet nga eksperti i huaj, por ajo ekspertizë i nënshtrohet shqyrtimit nga një ekspert i

vendit. Në lidhje me këtë shih më gjërësisht: Shih: Compensation of victims of cross-border road traffic

accidents in the EU: Compensation of national practices, analysis of problems and evalution of aptioons for

improving the position of cross – border victims, www.accidentscompensation.org, e qasshme më 10 janar

2012. 433

Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Kumanovë, K.nr. 87/2003, i datës 27 maj 2003.

Page 172: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

172

tëpalës së dëmtuar në aksident automobilistik. Objekt i të provuarit në këtë rast është

edhe përcaktimi i cilësisë së pjesës së dëmtuar të mjetit motorik. Në kontekst të kësaj, në

rast të dëmtimit të qelqit të mjetit motorik merret për bazë lloji i qelqit, të poseduarit e

ngrohësit ose jo, të poseduarit e folijeve mbrojtëse ose jo434

, etj. Nga ky qëndrim, mund

të përfundojmë se në procesin gjyqësor civil në lidhje me përcaktimin e të drejtës për

shpërblim të dëmit të shkaktuar në aksidentet automobilistike zhvillohet edhe procesi i

hetimit mbi të provuarit e fakteve relevante.

2. Shpenzimet për ndreqjen e pjesëve të dëmtuara

Çdo rethanë për të cilën rregullat e së drejtës së sigurimeve kërkojnë të

ndërlidhet me cilësinë e caktuar në hapësirë dhe kohë të caktuar, për gjykatën në procesin

civil paraqet gjendje e cila ekziston objektivisht dhe e cila duhet te konstatohet si e tillë.

Të provuarit e shkallës së dëmtimit të mjetit motorik efektin e vetë juridik e shtrinë për

arsyeshmërinë e ndreqjes së pjesëve të dëmtuara të mjetit motorik. është me rëndësi të

theksohet se pjesët e mjetit motorik mund të marrin dëmtime të vogla , të mesme dhe të

mëdha. Ndreqja ka për qëllim të vë në funksion pjesët e dëmtuara435

dhe t‟i rregullojë në

aspektin e sigurisë dhe përdorimit436

. Së këndejmi, nevojitet kontrollimi dhe të provuarit

e të njejtëve. Në qoftëse gjatë riparimit bëhet fjalë edhe për dëme të tjera që janë pasojë e

fatkeqësisë në komunikacion, atëherë përpilohet procesverbal plotësues me pjesë tjera të

dëmtuara, të nënshkruar nga ana e personit që bën vlerësimin e dëmit dhe menaxherit për

dëmet, të vërtetuar me vulë437

.

Në të gjitha rastet kur duhet të vendoset për sasinë e dëmtimit të pjesëve të

mjetit motorik dhe gjykata këtë gjendje faktike nuk mund që ta provojë me mjete prove,

atëherë gjykata do ta përcaktojë atë sipas çmuarjes së lirë, pa i kryer veprimet e të

provuarit. Megjithatë, çështja e përcaktimit të pjesëve të dëmtuara të mjetit motorik mund

të provohet lehte me anë të mjeteve provuese dhe nuk paraqet vështirësi në të provuarit

nëse rregulla e lartëpërmendur zbatohet me këtë rast, atëherë ajo mund t‟i referohet vetëm

çështjes së përcaktimit të sasisë së dëmit e jo aspekteve tjera që kanë të bëjnë me të

drejtën për shpërblim të dëmit. E drejta për shpërblim të dëmit si fakt duhet të provohet e

pavarur nga sasia e dëmit, përkatësisht shkalla e dëmtimit të pjesëve të mjetit motorik. Në

të gjitha rastet kur gjykata do të vërtetojë gjendjen faktike mbi bazën e çmuarjes së lirë,

ajo është e lidhur që të arsyetoj vendimin e saj për një veprim të tillë.

3. Ngjyrosja dhe materialet për ngjyrë

Gjatë procesit gjyqësor për përcaktimin e përgjegjësisë për dëmin e shkaktuar

në aksident automobilistik, kur shqyrtohet fakti i dëmtimit të mjetit motorik, gjykata

duhet të jep përgjigje edhe për shpenzimet e bëra për ngjyrosje dhe për materialt për

ngjyrë. Në shpenzimet për ngjyrosje dhe materiale për ngjyrë, hyjnë sasia e përgjithshme

434

Lënda nr. 1149/06, e vitit 2006, Shoqëria e sigurimeve, Sh.a.” Sigma” - Shkup 435

Lënda nr. 190/06, e vitit 2006, Shoqëria e sigurimeve, Sh.a.” Sigma” - Shkup 436

Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Kumanovë, K.nr. 87/2003, i datës 27 maj 2003. 437

Kriteriumi za procena na shteti motorni vozila, të miratuar nga Bordi i drejtorisë së Sh.a.”Sigma” Shkup,

fq. 12-13

Page 173: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

173

e materialit të nevojshëm për ngjyrosje, përfshirë këtu edhe materialet ndihmëse dhe

kohën e përgjithshme për ngjyrosje438

. Ngjyrosja komplete e mjetit motorik bëhet në ato

raste kur sipërfaqja e dëmtuar që duhet të ngjyroset është më e madhe se 70 % nga

sipërfaqja e përgjithshme e mjetit motorik439

. Ekzistenca i këtij fakti ka rëndësi të veçantë

për dhënien e vendimit meritor. Në kotekst të kësaj, është me rëndësi të theksohet se nëse

tek sipërfaqet e dëmtuara ku është realizuar mbrojtja antikorozive e fabrikuar apo

plotësuese, mbulohen vetëm vendet e dëmtuara deri të punët e thukta në sipërfaqe si dhe

zbrazëtirat me mjete adekuate për mbrojtje440

. Në të gjitha rastet tjera kur mjeti motorik,

dëmtimet i ka pësuara jo vetëm nga një ndodhi e fatkeqësisë në komunikacion, por edhe

nga ndonjë ndodhi tjetër, atëherë duhet të bëhet ndarja e dëmtimeve dhe të bëhet vërejtje

se punohet për dëmtime të mëhershme. Kjo është me rëndësi të madhe, sepse lidhen

pasojat juridike dhe varet përmbajtja e vendimit gjyqësor.

4. Shpenzimet për asgjësim të sendeve të luajtshme

Kur gjykohet çështja e dëmit në aksidentet automobilistike, gjykata përfshinë

çdo rrethanë, për të cilat rregullat e të drejtës së sigurimit e lidhin cilësinë e caktuar.

Objekti i të provuarit në procedurën gjyqësore civile me objekt shpërblim i dëmit të

shkkatuar në aksident automobilistik, në të shumtën e rasteve është fakti material që

lidhet me asgjësimin e sendeve të luajtshme që kanë qenë në mjetin motorik. Në

shpenzimet për riparim të mjetit motorik hyjnë edhe shpenzimet për shkak të asgjësimit

të sendeve të luajtshme të cilat kanë qenë në mjetin motorik kur ka ndodhur fatkeqësia në

komunikacion, si: radiokasetofoni, autoantena, audiokasetat, autoparlantat, ulset ndihmse

për fëmijë, këpucë, pompa elektrike për gomë, garniturë çelsash, mjetet higjenike, syzet

për diellë dhe sende të ngjajshme441

. Në këtë rast, provohet fakti i ekzistencës së sendeve

të luajtshme në mjetin motorik në momentin e shkaktimit të aksidentit dhe asgjësimi i

tyre. Kur flasim për shpenzimet në lidhje me asgjësimin e sendeve të luajtshme, është me

interes të përmendet se po ashtu në këtë trajtë të shpenzimeve, bëjnë pjesë edhe

shpenzimet për riparim të rrotave të mjetit motorik, pjesëve të amortizimit, gomat e

jashtme të rrotave, etj442

.Në këto raste, mendojmë se është me rëndësi që të krijohet

bindja e gjykatës se pretendimi për asgjësimin e sendeve të luajtshme është i vërtetë dhe

të evitohet çdo dyshim i kuptueshëm.

5. Shpenzimet për bartje, ngarkim dhe parkim

Gjatë përcaktimit të së drejtës për shpërblim të dëmit në lidhje e d[mtimin e

mjetit motorik, i dëmtuari që në pettitumin e padisë i paraqet rretanat që i di në lidhje me

faktet, nga të cilat varet themelësia faktike e kërkespadisë. Edhe fakti i bartjes dhe

ngarikimit të mjetit motorik duhet të jetë pjesë përbërse e kërkesës për shpërblim të

dëmit. Te shpërblimi i dëmit material për shkak të dëmtimit të pjeshsëm të mjetit

438

Lënda nr. 1330/06, e vitit 2006, Shoqëria e sigurimeve, Sh.a.” Sigma” - Shkup 439

Stefanovski Lubço , vep. e cit. fq. 69 440

Kriteriumet për vlerësimin e dëmit të mjeteve motorike, Bordi i drejtorisë, Sh.a.:”Sigma” Shkup, fq . 11 441

Aktgjykimi i Gjykatës themelore në Kumanovë, K.nr. 1199/93, i datës 15 dhjetor 1998. 442

Aktgjykimi i Gjykatës themelore në Strugë, K.nr. 631/04, i datës 8 shkurt 2005.

Page 174: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

174

motorik, gjykata duhet të provojë faktin se krahas shpenzimeve tjera mund të ekzistojnë

edhe shpenzimet për bartjen dhe ngarkimin e mjetit motorik, i cili nuk është në gjendje që

të lëvizë me forcën e vet, ndonëse shpenzimet e tilla kanë të bëjnë drejtëpërdrejtë me

pasojat e dëmit të shkaktuar. Bartja me karrotres do të mund të përfshihet nëshpërblimin

e dëmit vetëm në rastet kur provohet bartja e mjetit motorik prej vendit të shkaktimit të

dëmit e deri tek servisi perkatës ka qenë i domosdoshëm. Nëse provohet se mjeti motorik

ka mundur të lëvizë vetë, atëherë shpenzimet për bartje nuk mbulohen me shpërblim.

Vërtetimi i drejtë dhe i plotë i këtij fakti nga ana e gjykatës bëhet duke e gjykuar

arsyeshmërinë e bartjes dhe ngarkimi të mjetit motorik, përkatësisht mjeti motorik i

dëmtuar a ka qenë në gjendje që të lëvizë me forcën e motorit të vetë, a është realizuar

bartja dhe servisi i realizuar a i korespondon dëmtimit përkatës.

Në kontekst të kësaj, në rastet kur për pasojë të aksidentit automobilistik është

dëmtimi i mjetit motorik, vlen të përmendet se në përcaktimin e shpërblimit të dëmit

mund të përfshihen edhe shpenzimet për parkim të mjetit motorik. Në lidhje më këtë të

drejtë, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë në çështjen nr.

1966/192 i Regjistrit Themeltar Nr. 561 i Vendimit, ka gjykuar detyrimin e sigurimit për

t‟i mbuluar shpenzimet në lidhje me parkimin e mjetit motorik të dëmtuar. Në këtë rast,

gjykata ka vlerësuar faktin e parkimit të detyrueshëm duke vlerësuar se pronari i mjetit

motorik ka patur mundësi që mjetin e dëmtuar të mbante të parkuar në territorin e

shtëpisë së tij private ku edhe banon.

6. Shpenzimet për fitimin e munguar

Në arritjen e të vërtetës materiale në lidhje me dëmtimin e mjetit motorik duhet

të provohet edhe ekzistenca eventuale e faktit që lidhet me fitimin e munguar. Në qoftë se

mjeti motorik i dëmtuar në aksident automobilistik është shfrytëzuar si mjet pune, atëherë

në shpërblimin e dëmit hyjnë edhe shpenzimet për fitimin e munguar. shpërblimi për

fitimin e munguar realizohet me pak vështirësi. Personi, të cilit mjeti motorik i dëmtuar

përfaqëson pjesë të veprimtarisë së tij punuese, ka të drejtë për huapërdorje të mjetit tjetër

motorik në barrë të personit përgjegjës, përkatësisht në shpërblim të barabartë të fitimit të

humbur deri sa mjeti motorik gjendet në riparim dhe deri sa për atë shkak nuk mund të

shfrytëzohet për destinimin përkatës443

. Kur flasim për fitimin e munguar për shkak të

dëmtimit të mjetit motorik është me interes të përmendet se gjykata mbështet edhe në

faktin e kohës së nevojshme për riparim. Gjykata nuk mund të gjykojë për fitimin e

munguar për periodën e riparimit në tërësi përkatësisht për periodën kohore që mjeti

motorik nuk është përdorur apo shfrytëzuar. Në lidhje me këtë, Gjykata e Apelit në

Manastir duke gjykuar shpërblimin e fitimit të munguar është mbështetur në mendimin e

ekspertit për orët e nevojshme të punës për riparimin e rimorkios së dëmtuar. Rimorkoja

nuk është përdorur apo shfrytëzuar 69 ditë pune, por për riparimin e saj janë nevojitur 90

orë pune, përkatësisht 12 ditë pune. Për gjykatën me rëndësi është koha e riparimit për të

sjellë vendim të bazuar për fitimin e munguar.444

Me rëndësi për të provuar faktin e fitimit të humbur, pra është përcaktimi i

cilësisë së mjetit motorik në kuadër të veprimtarisë së caktuar punuese dhe koha e

443

Toshevski Bllagoj, vep. e cit., fq. 88. 444

Krahaso arsyetimin e vendimit të Gjykatës së Apelit në Manastir, tsz.nr. 118/09 të datës 26 prill 2010

Page 175: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

175

nevojshme për riparimin e mjetit motorik. Këto dy rrethana janë vendimtare për të

gjykuar edhe fitimin e munguar si një trajtë për shpërblim.

7. Shpenzimet për transportin e të dëmtuarit dhe anëtarëve të familjes së tij

dhe shpenzimet hotelerike eventuale

Gjatë gjykimit tëshpërblimit të dëmit të shkaktuar në aksident automobilistik,

para gjykatës për tu provuar mund të vijë edhe fakti i transportimit të të dëmtuarit dhe

anëtarëve të familjes së tij nga vendi i aksidentit e deri ne shtëpi apo hotel. Në qoftë se

mjeti motorik pjesërisht i dëmtuar nuk është në gjendje që të lëvizë me forcën e vet

motorike, atëherë i dëmtuari ka të drejtë në shpërblim për shkak të shpenzimeve të bëra

për transportin e tij nga vendi i fatkeqësisë deri tek vendbanimi i tij, përfshi këtu edhe

anëtarët e familjes së tij si dhe për shpenzimet hotelerike eventuale, nëse ka qenë i

detyruar t‟i shfrytëzojë. Në lidhje me këtë fakt, për të zbatuar këtë rregull, gjykata është e

lidhur me të provuarit e pamundësisë së lëvizjes së mjetit motorik me anë të forcës së

motorit të vetë dhe arsyeshmërinë e shpenzimeve të nevojshme për transportimin e të

dëmtuarit përkatësisht anëtarëve të familjes së tij.

8. Shpërblimi për zvoglimin e vlerës teknike dhe komerciale të mjetit

motorik të dëmtuar

Përcaktimi i gjendjes së vërtetë nga ana e gjykatës në rastin e përcaktimit të së

drejtës për shpërblim të dëmit të shkaktuar në aksident automobilistik, përfshinë edhe të

provuarit e faktit që lidhet me zvoglimin e vlerës teknike dhe komerciale të mjetit

motorik të dëmtuar. Në raste kur mjeti motorik ka pësuar dëmtime në pjesët funksionale

të cilëve pas riparimit u është zvogluar vlera teknike dhe komerciale, shpërblimi i dëmit

përfshinë zvoglimin e vlerës përkatëse. Kjo ndodhë, përkundër faktit të riparimit, sepse

tek pjesët funksionale çështja e sigurisë dhe rrezikut është në pyetje dhe kjo lidhet

drejtpërdrejtë me faktin e zvoglimit të vlerës teknike dhe komerciale të mjetit motorik.

Për këtët trajtë tëshpërblimit të dëmit, me rëndësi është që të përmendet se vlera e

mjeteve motorike të riparuara duhet të jetë më e vogël në krahasim me mjetet motorike të

njejta të cilat nuk kanë pësuar dëmtime.

Çështja në vete është përcaktimi i dëmit dhe përllogaritja e lartësisë së

shpërblimit përkatës. Vlerësimi i drejtëpërdrejtë i dëmit të shkaktuar bëhet në dy situata

të caktuara: në vendin e definuar për vlerësim të dëmit dhe në vendin e padefinuar për një

gjë të tillë. Kur vlerësimi bëhet në vendin e definuar, në mënyrë të drejtëpërdrejtë

përcaktohet dëmi dhe lartësia e tij më së voni dy orë nga momenti i paraqitjes së dëmit.

Kur ekzistojnë shërbime të servisimit me autorizim përkatës, vlerësimi i dëmit bëhet më

së voni brenda 24 orëve, kurse shërbimet e servisimit pa autorizim gjegjës, atë e bëjnë më

së voni brenda 36 orëve.

Llogaritet se tek shërbimet e servisimit pa autorizim përkatës, më lehtë bëhen

mashtrimet mbi përfshirjen dhe të dëmtimeve që nuk janë pasojë e shkaktimit të dëmit të

caktuar.

Page 176: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

176

Kur vlerësimi i dëmit bëhet në vendin e padefinuar për vlerësim, në mënyrë të

drejtëpërdrejtë përcaktohet dëmi dhe lartësia e tij më së voni 30 minuta nga momenti i

paraqitjes së dëmit, kurse të vlerësuarit nga ana e shëbimeve të servisimit qoftë me apo pa

autorizim bëhet më së voni brenda 24 orëve445

.

Bazuar nga të dhënat themelore të kërkesës për shpërblimt të dëmit , të cilët

njëherit komisioni për kqyrje dhe vlerësim i ka të evidentuara në procesverbal, fillimisht

provohen të dhënat për identifikim , kilometrazha e kaluar, vlerësohet në formë vizuele

gjendja e përgjithshme e mjetit motorik, përcaktohet se automjeti a mund të vëhet në

lëvizje , vërtetohen shkaqet e të shkaktuarit të dëmit me konstatim se dëmi i tillë a mund

të paraqitet si pasojë e fatkeqësisë në komunikacion etj446

.

Kur përcaktohet lartësia e dëmit dhe shpërblimit përkatës , lidhur me pasojat e

shkaktuara me mjetin motorik me regjistrim të huaj, mund të shfrytëzohet çmimorja për

pjesët rezerve nga Eurotax Schëacke-Schëacke Kalkulation447

.

Nga shpenzimet lidur me riparimin e mjetit motorik bën dallim shpërblimi për

zvoglimin e vlerës së përgjithshme të mjetit motorik të dëmtuar pjesërisht. Nëse pjesët e

dëmtuara nuk mund të riparohen, kanë humbur funksionalitetin dhe janë zhveshur nga

vlera teknike, atëherë bëhet fjalë për zvoglimin e përgjithshëm të vlerës së mjetit motorik.

Kështu sepse qëllimi i riparimit është që mjeti motorik të “riaftësohet” për përdorim, të

jetë i sigurtë dhe të ketë pamjen që e ka pasur para dëmtimit.

Për zvogim të përgjithshëm të vlerës së mjetit motorik bëhet fjalë edhe në

rastet kur pasojat e shkaktuara eliminohen, pjesët e dëmtuara riparohen, por mjeti motorik

si mall në qarkullimin e mallrave dhe kryerjen e shërbimeve konsiderohet me vlerë më të

vogël ekonomike. Së këndejmi , gjatë vendosjes për shpërblim të dëmit merret për bazë

zvoglimi i vlerës së mjetit motorik , pëkatësisht zvoglimi i vlerës së përgjithëshme të

pasurisë së të dëmtuarit. Andaj , këtu vlerësimi i dëmit bëhet jo për pjesët e veçanta të

mjetit motorik të cilat eventualisht mund të ndërrohen me të reja , por se merret për bazë

ajo se mjeti motorik për shkak të dëmtimeve edhe pas riparimit dhe ndërrimit të pjesëve

të dëmtuara ka më pak apo më shumë vlerë në treg448

. Kështu sepse të interesuarit për

mjetin motorik në treg, e humbin besimin në sigurinë dhe efikasitetin funksional të tij.

“Dyshimet” kanë të bëjnë edhe me vet pronarin, përkatësisht shfrytëzuesin e mjetit

motorik. Ky është zvoglimi i vlerës teknike të mjetit motorik. shpërblimi i dëmit

përfshinë edhe zvoglimin e vlerës së përgjthshme të mjetit motorik.

Në rastet kur riparimi i dëmtimeve do të kalojë shumën e përgjithshme të

vlerës materiale, atëherë bëhet fjalë për mjetin motorik të dëmtuar plotësisht.449

situatat e këtilla , mjeti motorik nuk mund të kthehet në gjendjen që ka qenë para se të

shkaktohet dëmi.

Dëmtimi total përfshinë vlerën e mjetit motorik në momentin e shkaktimit të

fatkeqësisë , duke hequr nga kjo, shkallën përkatëse të amortizimit dhe vlerën e mbetur të

mjetit motorik pas shkaktimit të fatkeqësisë450

. Shpenzimet lidhur me dëmtimin e plotë të

445

Stefanovski Lubço,vep. e cit. fq. 67 446

Po aty fq. 68 447

Çmimorja e tillë është më e shfrytëzuar dhe më e njohur në Evropë. 448

Aktvendimi i Gjykatës Supreme i Maqedonisë, Rev.nr.1334/94, i datës 11.07.1995. 449

Lënda nr. 559/06, e vitit 2006, Shoqëria e sigurimeve, Sh.a.” Sigma” - Shkup 450

Në lidhje me dëmtimin e plotë të mjetit motorik, Gjykata e Apelit në Manastir, Aktgjykimin Gzh.nr.

469/09 e ka mbështetur në qëndrimin se shpërblimi do të mbulojë dëmtimin e plotë të mjetit motorik për

shkakun se riparimi i tij, përkatësisht kthimi në gjendje të mëparshme do të kushtojë shumë dhe nuk i

Page 177: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

177

mjetit motorik, bëhen atëherë kur nuk ekziston arsyeshmëria ekonomike për riparim të tij

apo një gjë e tillë është e pamundur. Në procedurën gjyqësore për përcaktimin e

shpërblimit të dëmit, gjykatës i nevojitet që të bëjë një krahasim të karakteristikave të

mjetit motorik me ato që janë inkorporuar në kontratë, si: numrin e shasisë së mjetit

motorik, numrin e motorit, ngjyrën e mjetit motorik, markën, vitin e prodhimit, etj.451

Në rastet e fatkeqësisë në komunikacion, kur mjeti motorik është dëmtuar

plotësisht, atëherë në shpërblimin e dëmit, hyjnë edhe shpenzimet për bartjen dhe

ngarkimin si dhe transportin e mjetit motorik nga vendi i fatkeqësisë deri në vendin ku

ata hudhen apo deri te vendbanimi ku jeton i dëmtuari. Në qoftë se për mjetin motorik të

dëmtuar angazhohen roje deri në momentin kur ai transportohet, atëherë do të

shpërblehen edhe shpenzimet për rojen e angazhuar.

Kur mjeti motorik i dëmtuar plotësisht, para shkaktimit të dëmit, pronarit

përkatësisht shfrytëzuesit të tij i ka shërbyer si mjet themelor për kryerjen e veprimtarisë

së caktuar , atëherë shpërblimi i dëmit përfshinë edhe fitimin e munguar. Fitimi i

munguar në këtë rast llogaritet nga momenti i shkaktimit të dëmit deri në gjetjen e mjetit

të ri motorik. Ky afat është tridhjetë ditë nga momenti i të provuarit (vërtetimit) të

dëmit452

. Kështu sepse, të dëmtuarit i ndërpritet të ushtruarit e veprimtarisë së vet

profesionale. Po ashtu këtu hyjnë edhe shpenzimet lidhur me shpërblimin e mëditjeve të

humbura të shfrytëzuesit të mjetit motorik. Lartësia e mëditjeve llogaritet sipas mesatares

së fitimit ditor brenda tre muajve të fundit para shkaktimit të dëmit.453

Në shpërblimin e dëmit material për shkak të dëmtimit të mjetit motorik

plotësisht, përfshihen edhe shpenzimet e regjistrimit dhe sigurimit të mjetit motorik tani

më të dëmtuar, për periudhën kohore që ka ngelur pa u shfrytëzuar brenda afatit për të

cilin është kontraktuar ai. Për kohën që pronari përkatësisht shfrytëzuesi i mjetit motorik

nuk e përdor mjetin motorik të dëmtuar plotësisht, ai nuk mund të shfrytëzoj sigurimin

dhe regjistrimin e mjetit motorik deri në skadimin e afatit të kontraktuar. Shpenzimet që

përfshinë sigurimin nga autopërgjegjësia dhe regjistrimin për periudhën kohore që ka

mbetur deri në skadimin e afatit të kontraktuar, hyjnë në shpërblimin e dëmit material për

shkak të dëmtimit të mjetit motorik plotësisht.

Nëse pas momentit të ndodhjes së fatkeqësisë , drejtuesi i mjetit motorik dhe

eventualisht kanë qenë prezent edhe anëtarët e familjes së tij, janë të detyruar të bëjnë

udhëtim deri te vendbanimi i tyre , apo të bëjnë edhe shpenzime hotelerike, atëherë

shpërblimi i dëmit përfshijnë edhe shpenzimet për transportim të personave pjesëmarrës

dhe eventualisht shpenzimet hotelerike.

Është e rëndësishme të theksojmë se praktika gjyqësore e vendit ka përcaktuar

përgjegjësinë juridiko civile të Ndërmarrjes për mirëmbajtjen e rrugëve për mbulimin e

shpenzimeve materiale në qoftë se dëmi është pasojë e mosmarrjes së masave të

nevojshme për sigurinë në komunikacion edhe ate : shpenzimet për ndërrimin dhe

korespondon arsyeshmërisë ekonomike për një gjë të tillë. Gjykata ka marrë për bazë kriteriumin për

vlerësimin e dëmit të mjetit motorik gjatë kohës së ekzistencat të tij për periodën prej 10 viteve. Shkalla e

amortizimit është marrë 10% për secilin vit të kaluar, llogaritur nga dita e shkaktimit të dëmit dhe më pas

është krahasuar me çmimin e mjetit motorik që gjendet në treg. 451

Krahaso faktet që janë marrë për bazë në përcaktimin e të drejtës së shpërblimit të dëmit me pasojë

dëmtim i mjetit motorik nga Kolegji civil i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, Vendimi nr. 896

i datës 15.05.2003. 452

Shih: Toshevski Bllagoj, vep. e cit. fq. 96. 453

Ibid. fq. 97.

Page 178: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

178

riparimin e pjesëve të mjetit motorik dhe shpenzimet për ngarkim dhe bartje të mjetit

motorik454

.

Eksperti që bën vlerësimin e dëmtimeve , tek shërbimet e servisimit të

autorizuar, në praninë e pronarit të mjetit motorik apo përfaqësuesit juridik të tij, bën

kqyrjen e mjetit motorik duke u bazuar nga të dhënat e evidentuara në kërkesën për

shpërblim të dëmit , të cilat njëherit janë të evidentuara në procesverbalin e Komisionit

për kqyrje dhe vlerësim të mjetit motorik të dëmtuar. Në qoftëse ai provon se dëmtimet

nuk janë pasojë e fatkeqësisë në komunikacion, bëhet ekspertizë nga ana e së paku tre

ekspertëve ose nga ana e komisionit të pavarur.

454

Aktgjykimi i Gjykatës themelore në Gostivar,K.nr.361/03.

Page 179: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

179

KREU I V

PËRGJEGJËSISA JURIDIKE CIVILE NË AKSIDENTET AUTOMOBILISTIKE

Page 180: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

180

V.1. Shqyrtime të përgjithëshme

Shkelja e rregullave ligjore lind përgjegjësinë e personit të caktuar. Në fazën e

hershme të lindjes së përgjegjësisë, përgjegjësia për shkelje të ligjit ishte i pavarur nga

faji. Qëllimi i përgjegjësisë nuk ka qenë shpërblimi i dëmit por shërimi i shkeljeve ligjore

nëpërmjet një procedure e cila është konsideruar magjike.455

Sot, kur jetojmë më zhvillimin e hovshëm tekniko – teknologjisë, mundësia e

paraqitjes së rrezikut mbi pasurinë, jetën dhe integritetin e njeriut është më e madhe.

Numri i madh i pasojavë të kësaj natyre ka shënaur rritje edhe në përdorimin e sendeve të

rrezikshme dhe në ushtrimin e veprimatrisë së rrezikshme. Njeriu duke qenë i ekspozuar

ndaj humbejve të tilla, në anën tjetër janë krijuar parakushtet juridike për të siguruar një

mekanizëm institucional me qëllim që të avansojë çështjen e përgjegjësisë juridike civile

për dëmin e shkaktuar në kërkimet shkencore, në zgjidhjet bashkëkohore të legjislacionit

dhe praktikës gjyqësore. Kjo është edhe arsyeja që sot, çështja e përgjegjësisë juridike

civile për dëmin e shkaktuar të të zë vend të rëndësishëm në teorinë bashkëkohore të së

drejtës civile, të komponohet s‟bashku me institutin e sigurimit dhe të komplementohet së

bashku me format përkatëse të përgjegjësië. Sot, çështja e përgjegjësisë juridike civile për

dëmin e shkaktuar nga sendet e rrezikshme apo veprimtaria e rrezikshme nuk mund të

trajtohet si e vetme, brenda rregullave të së drejtës civile materiale, por ajo trajtohet si

pjesë integrale e rregullave të së drejtës së sigurimeve. Gjatë gjykimit të përgjegjësië

civile juridike për dëmin e shkaktuar nga sendet e rrezikshme dhe veprimtaritë e

rrezikshme kjo përgjegjësi shtrihet në dimensionet e së drejtës së sigurimeve. Meqë më

poshtë do të paraqesim qëndrimin se mjetet motorike në të drejtën civile konsiderohen

sende të rrezikshmë dhe përdorimi i tyrë i korespondon ushtrimit të veprimatrisë së

rrezikshmë, mund të themi se dëmi i shkatuar nga përdorimi i mjeteve motorike lind

përgjegjësinë juridike civile për dëmin e shkaktuar, përgjegjësi kjo e cila është shtrirë në

kornizat e instituti i sigurimit nga aotopërgjegjësia.

Mjetet motorike në të drejtën civile janë sende të cilat kanë status të veçantë. Ata

nga ligjvënsi kanë marrë një trajtim të veçantë. Atë status, përkatësisht ai trajtim nuk

ëhstë vetëm objekt i shkencës juridike, por një materie ligjore. Teoria juridike civile është

marrë në mënyrë të konsiderueshme me përcaktimin e statusit dhe trajtimit të mjeteve

motorike. Në kuadër të trajtimit teorik, zbërthehen edhe një sërë çështjesh me rëndësi për

gjykim e përgjegjësisë juridike civile për dmëin e shkaktuar me përdorimin e mjeteve

motorike. Çështja e parë me rëndësi është përcaktimi i i statusit juridik të mjetit motorik,

përkatësisht trajtimit që ka mjeti motorik në legjislacion. Në lidhje me këtë çështje edhe

teoria e së drejtës civile ka dhënë kontributin e vetë. Mjeti motorik në teorinë juridike

civile konsiderohet send rrezikshëm456

. Është pozita dhe mënyra apo forma e përdorimit

të sendit që e bënë atë të reflektoj rrezikshmëri. Send i rrezikshëm konsiderohet çdo send

i luajtshëm ose i paluajtshëm i cili sipas pozitës apo përdorimit ose sipas vetive paraqet

rrezik për rrethin457

.

455

Janno Lahe, Forms of Liability in the Law of Delict: Fault-Based Liability and Liability without Fault,

Juridica International, X, 2005, http://www.juridicainternational.eu/index.php?id=12617, e qasshme më 25

shtator 2011. 456

Shih: Popoviç Velimir , vep. e cit. fq. 1 457

Dauti Nerxhivane, E drejta e detyrimeve, Prishtinë, 2001, fq. 174

Page 181: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

181

Në lidhje me statusin dhe përdorimit e mjetit motorik, legjislacioni i Republikës

së Maqedonisë nuk ka paraparë dispozitë shprehimore në lidhje me këtë çështje, por ka

përcaktuar dëmin që rezulton nga mjeti i rrezikshëm apo veprimatria e rrezikshme. Pra,

vetëm çështaje e përgjegjësisë për dëmin e shkaktuar nga sendet e rrezikshme apo

veprimtaria e rrezikshme trajtohet në Ligjin mbi marrdhëniet e detyrimeve të

Maqedonisë. Po të analizohen këto dispozita ligjore, mund të përfundojmë se ligjvënësi i

Maqedonisë nuk ka dhënë zgjidhje sistematike mbi dëmin e shkaktuar nga sendi i

rrezikshëm apo veprimtaria e rrezikshme, por vetëm ka përcaktuar sendin e rrezikshëm

dhe veprimtarinë e rrezikshme si shkak për dëmin. Neni 159 i Ligjitmbi marrëdhëniet e

detyrimeve të Maqedonisë ka përcaktuar se dëmi i shkaktuar në lidhje me sendin e

rrezikshëm, përkatësisht veprimtarinë e rrezikshme, llogaritet se buron nga ai send,

përkatësisht veprimtari, përveçse nëse provohet se ato nuk kanë qenë shkak për dëmin.

Nisur nga formulim ligjor, çështja e përgjegjësisë juridike civile për dëmin e

shkaktuar nga sendet apo veprimtaria e rrezikshme është e lidhur ngushtë me faktet që

përcaktojnë lidhjen shkakësore për dëmin e shkatuar. Lidhja shkakësore është fakti

relevant në përcaktimin e përgjegjësisë juridike civile për dëmin e shkaktuar. Në qoftë se

provohet lidhja shkakësore midis pasojës dhe një shkaku tjetër, atëherë nuk mund të flitet

se dëmi buron nga sendi i rrezikshëm apo veprimtaria e rrezikshme. Formulimi ligjor

“përveçse nëse provohet se ato nuk kanë qenë shkak për dëmin” bën që përcaktimi i

përgjegjësisë juridike civile për dëmin e shkaktuar nga sendet e rrezikshme apo

veprimataria e rrezikshme t‟i nënshtrohet të provuarit të shkakut nga i cili buron dëmi.

Pra, duhet të provohet se sendi i rrezikshëm apo veprimtaria e rrezikshme është shkak për

dëmin. Përveç kësja, kjo zgjidhje ligjore ka bërë që çështja e vlerësimit se dëmi i

shkaktuar nga sendi i rrezikshëm ose veprimtaria e rrezikshme është çështje që i përket

një tërësie faktike dhe se për çdo rast konkret përcaktohet përgjegjësisa brenda rregullave

të një procedure përkatëse.

Mjeti motorik nuk paraqet send te rrezikshëm si i tillë. Varësisht nga pozita që ka,

mjeti motorik mund të relefktojë rrezikshmëri. Vetëm atëherë kur fiton këtë mundësi,

mjeti motorik ka statusin e sendit të rrezikshëm. Përndryshe kur mjeti motorik e ka atë

pozitë që eliminon çdo rrezik me pasoja të caktuara, atëherë nuk trajtohet send i

rrezikshëm. Vënja në qarkullim e mjetit motorik është pozita që atij i jep mundësinë për

të shfaqur një rrezik potencial. Në këtë drejtim, vlerësojmë qasjen teorike se mjeto

motorik do të jetë i rrezikshëm atëherë kur vihet në lëvizje, sepse prodhon energji të

madhe kinetike e cila mund të bëhet edhe shkatruese458

. Nga kjo qasje mund të

përfundojmë se mjeti motorik konsiderohet send i rrezikshëm sepse qarkullon me

shpejtësi të madhe dhe si rezultat i kësaj, nuk mund të ndalohet në momentin kur edhe i

ekspozohet rrezikut konkret. Që të mos krijohet qëndrimi se mjeti motorik është send i

rrezikshëm vetëm kur qarkullon me shpejtësi, mund të konstatojmë se mejti motorik

statusin e sendit të rrezikshëm e fiton në momentin kur bëhet burim i rrezikut potencial,

pavarësisht faktit a është në qarkullim të shpejtë ose jo. Madje, çështjen e rrezikshmërisë

së mjetit motorik nuk duhet edhe ta ndërlidhim me faktin se a është në qarkullim ose jo.

Më rëndësi është përcaktimi i pozitës në të cilën ndodhet mjeti motorik dhe nga e ciala

pozitë e bën atë të jetë shkak për dëmin. Nuk duhet të hapim dilemë për qasjen se mjeti

458

Në lidhje me këtë pozicion të mjetit motorik nuk duhet të ndërlidhim çështjen me energjine kinetike që

liron mjeti motorik kur është në qarkullim, por rrethanat që atë pozicion e bëjnë me rrezik potencial për të

shkaktuar dëm. Më gjërësisht shih: Toshevski Bllagoj, vep.e cit.fq. 12

Page 182: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

182

motorik në lëvizje është burim i një rreziku të shtuar dhe ky rrezik është potencial për të

shkaktuar pasojë të caktuar. Është i pakontestueshëm fakti se rreziku që rezulton nga

mjeti motorik qëështë në qarkullim ndërlidhet me vetë drejtuesin që e drejton atë, duke

krijuar rrethana që pasoja e caktuar të jetë e pa evitueshme.

Trajtimi i faktit të shkaktimit të dëmit është pjesë themelore në përcaktiminn e

përgjegjësisë juridike civile. Kjo përgjegjësi është e lidhur drejtpërdrejtë me dëmin

konkret. Mbi bazën e këtij fakti trajtohen kushtet tjera ligjore të përcaktuara për gjykimin

e përgjegjësisë. Dëmi si veprim i ndaluar i njeriut nuk është fakti i vetëm edhe pse është

themelori në procedurën për realzimin e të drejtës se shpërblimit të dëmit. Krahas

pasojava të caktuara, natyra e veprimit të kundërligjshëm që i ka shkaktuar ata paraqet

çështje me relevancë të madhe në përcaktimin e përgjegjësisë. Kjo nënkupton se

përgjegjësia në këto raste është në varshmëri nga një veti konkrete e veprimit që e ka

shkaktuar dëmin - kundërligjshmërinë. Pra, veprimi me të cilin shkaktohet dëmi duhet të

jetë i ndaluar dhe i kundërligjshëm459

. Pasojat e caktuara duhet të rezultojnë nga ai

veprim që ka vetinë e kundërligjshmërisë. Pra, vetëm nga ato veprime duhet të jetë

lënduar një e mirë e caktuar e cila në rastin konkret ka vlerë të caktuar pasurore, apo

cënuar një interes qoftë edhe jo pasuror i mbrojtur me dispozitat ligjore që e parashohin

mbrojtjen konkrete nga rreziku i mundshëm dhe shpërblimin e caktuar nga shkaktimi

eventual i dëmit460

.

Një çështje me rëndësi tek pergjegjësia juridike civile për dëmin e shkaktuar është

përcaktimi i momentit të lindjes së saj. Kur konsiderohet se lind përgjegjësia juridike

civile për dëmin e shkaktuar? Ligjvënsi në lidhje me këtë çështje nuk ka përcaktuar një

moment shprehimor. Mirëpo, trajtuar përmbajtjen e nenit 9 të Ligjit mbi marrëdhëniet e

detyrimeve të Maqedonisë me të cilin ndalohet veprimi me të cilin dikush tjetër

dëmtohet, mund të përfundojmë se në mënyrë të tërthortëështë përcaktuar momenti i

lindjes së përgjegjësisë.461

Ky moment ndërlidhet me lindjen e faktit relevant juridik.

Veprimi i ndaluar i njeriut kur do të shkaktojë pasoja të caktuara, në të njejtën kohë e ka

cënuar edhe dispozitën konkrete ligjore. Personi është dëmtuar dhe kur dikush dëmtohet,

veprimi i dëmshëm është i ndaluar. Pra, në rastet kur shkaktohet dëmi atëherë për të

drejtën është me relevancë të trajtohet çështja e lindjes së një fakti të ri relevant – dëmit.

Kur lind ky fakt atëherëështë krijaur për të drejtën një burim i detyrimeve juridike civile -

detyrimi për shpërblimin e dëmit. Secili që do t‟i shkaktojë dëm tjetrit detyrohet ta

kompensojë atë, nëse nuk provon se dëmi është shkaktuar pa fajin e tij462

.

Pra, në legjislacion është inkorporuar parimi i ndalimit të shkaktimit të dëmit –

neminem laedere. Në të gjithë rastet kur cënohet parimi neminem leadere vjen në pyetje

zbatimi i sanksionit. Sanksioni në këtë rast zbatimi i qëllimit të përgjegjësisë juridike

459

Jan – Luis Baudovin et Patrice Deslauriers, La responsabilite civile: vos droits et vos obligations, 5

edition, Edition Ivon Blais, 1998 fq.4 460

Hetemi Mehdi, vep.e cit.fq. 261 461

Neni 823 i Kodit civil të Gjermanisë ka përcaktuar përgjegjësinë për dëmin e shkaktuar. Sipas tij,

personi i cili me dashje ose nga pakujdesia dëmton në mënyrë të paligjshme jetën dhe shëndetin trupor,

lirinë e pronës apo një të drejtë të një personi tjetër është i detyruar që të bëjë shpërblimin e dëmit palës së

dëmtuar. 462

Nikollovski Aleksandar, vep.e cit.fq.154

Page 183: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

183

civile për dëmin e shkaktuar463

. Megjithatë, kur flasim për sanksionin që rezulton nga

shkelja e parimit neminem leadere, nuk mund të lihen pa trajtuar edhe një sërë çështjesh

tjera relevantë për gjykimin e përgjegjësisë. Çështja e fajësisë dhe marrëdhënia e kriterit

të përgjegjësisë së caktuar në zbatim me fajin e kryerësit të veprimit të kundërligjshëm

është thelbësore në përcaktimin e përgjegjësisë dhe personit përgjegjës.

Kur flasim për përgjegjësinë juridike civile për dëmin e shkaktuar mund të themi

se sanksioni që rezulton nga ajo ka karakter pasuror. Ky sanksion në fakt ështëshpërblimi

i dëmit. Kur bëhet fjalë për dëmin e shkaktuar nga mjeti motorik, shpërblimi i dëmit

realizohet në mbështetje të titujve konkret juridik: kontratës së sigurimit, kartonit jeshil,

certifikatës së sigurimit kufitar si dhe vetë ligjit për sigurim të detyrueshëm nga

autopërgjegjësia. Mbulesa siguruese përfshinë një sërë rastësh të shkaktimit të dëmit me

mejtin motorik. Tek autopërgjegjësia ekziston mbulimi i detyrimit për shpërblim të dëmit

mi bazën e rregullave të së drejtës së sigurimeve. Shoqëria për sigurime gjithmonë do ta

kompensojë dëmin e shkaktuar personave të tretë me përdorimin e mjetit motorik n.q.

s. paraqitet Rasti i sigurimit, përkatësisht nëse ekziston përgjegjësia e të siguruarit apo

shfrytëzuesit tjetër të mjetit motorik. Ky është detyrimi që rrjedhë nga vetë kontrata për

sigurim apo titujt tjerë juridik të përcaktuar me ligj. Pra, në rastet e tjera, kur nuk është

lidhur kontrata për sigurim nga autopërgjegjësia, kur dëmi është shkaktuar me mjetin

motorik të paidentifikuar dhe kur nuk është paguar primi i parë i sigurimit, atëherë për

shpërblimin e dëmit nuk ekziston mbulimi me kontratë, por mbulimi ligjor i bazuar në

nenet 66 dhe 67 të Ligjit për sigurimin e pasurisë dhe personave të Maqedonisë. Personat

e tretë të dëmtuar kanë të drejtë të kërkojnë shpërblimin e dëmit nga Shoqëria për

sigurime e cila merret me sigurim nga autopërgjegjësia. Detyrimi për shpërblim të dëmit i

Shoqërisë për sigurime në këtë rast rezulton nga vetë ligji, por gjithnjë brenda rregullave

dhe parimeve të përgjegjësisë juridike civile për shkaktimin e dëmit.

V.2. Përgjegjësia shkakësore

Në përcaktimin e përgjegjësisë juridike civile dhe personit përgjegjës janë me

rëndësi kriteret për zbatimin e rregullave të përgjegjësisë. Gjykimi i përgjegjësisë

mbështetet në bazën e caktuar të përgjegjësië. Pra, baza e përgjegjësisë për dëmin e

shkaktuar me mjetin motorik është çështje me rëndësi të veçantë në fushën e shpërblimit

të dëmit. Rastet e shkaktimit të dëmit nuk janë identike por shumë komplekse dhe të

ndryshme. Dëmi shkaktohet edhe kur me qëllim e lëndon tjetrin si edhe kur dikush është

lënduar duke e tejkaluar shpejtsinë në komunikacion. Marrë për bazë këtë konstatojmë se

nuk mund të kërkojmë zgjidhje të vetme me anë të një principi apo rregulle të vetme e

cila nuk do t‟i pershtatet nevojave të realitetit objektiv. I dëmtuari që të realizojë të

drejtën e tij për shpërblim konstatuam se është e nevojshme të lind përgjegjësia juridike

civile. Për lindjen e përgjegjësisë juridike civile duhet të shkaktohet dëmi, kurse për

vlerësimin e përgjegjësisë në disa situata merret për bazë kriteri i vetë dëmit të shkaktuar,

kurse për situatat tjera kriteri i vlersimit të fajit. Kjo ka bërë që përgjegjësia juridike civile

463

Në lidhje me sanksionin që zbatohet me rastin e shkeljes së parimit të ndalimit të shkaktimit të dëmit,

shih më gjërësisht: Alishani Alajdin, Parimet themelore të ligjit mbi marrëdhëniet e detyrimeve, Prishtinë

2000, fq. 327

Page 184: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

184

për dëmin e shkaktuar të gjykohet në bazë të kritereve të përgjegjësisë objektive dhe

përgjegjësisë subjektive.

Përgjegjësia shkakësore është përgjegjësi për dëmin nga sendet apo veprimtaritë

të cilat prodhojnë rrezik të madh për rrethin si dhe për dëmin e shkaktuar në rastet e tjera

të paraparë me ligj464

. Sipas saj, i dëmtuari që të realizojë të drejtën e tij në shpërblim, e

mjaftueshme është të provojë se ka përjetuar dëm dhe se ai rezulton nga përdorimi i

mjetit motorik465

Parimi që për dëmin e shkatuar do të përgjigjet ai i cili e ka shkaktuar atë, pa

marrë parasysh ekzistencën e fajit, është karakteristike edhe për vendet e Coman Law,

deri në ndryshimet që solli revulucioni teknik. Ky parim ka qenë masë e vetme e

përgjegjësisë për dëmin dhe përdoret në mënyrë të pakufizuar466

. Me ndryshimet

revulucionare, braktiset ky parim dhe fillon të aplikohet përgjegjësia shkakësore. Në

shtetet ku aplikohet Coman Law, aktgjykim i Dhomës së Lordëve në rastin Rylands V.

Fletcher të vitit 1868 i jep qasje doktrinës shkakësore të përgjegjësisë467

.

Bazën e përgjegjësisë pa faj e ka pranuar edhe e drejta nacionale e Maqedonisë.

Nenet 159 – 165 të Ligjit mbi marrëdhëniet e e detyrimeve të Maqedonisë kanë

institucionalizuar përgjegjësinë shkakësore.

Te përgjegjësia juridike civile për dëmin e shkkatuar në aksidentet

automobilistike, i dëmtuari nuk duhet doemos të provojë fajin, sepse faji nuk është kusht i

përgjegjësisë, edhe pse faji rregullisht është i prezent në ndodhjen e fatkeqësisë në

komunikacion. Pra, faji, përherë ekziston si pjesë e veprimit me të cilin shkaktohet dëmi.

Përcaktimi i përgjegjësisë duhet të bëhet mbi bazën e fajit të dëmtuesit. Tek dëmi i

shkaktaur me mejtin motorik, fajin e dëmtuesit nuk është i detyruar ta provojë i dëmtuari.

Te përgjegjësia shkakësore, i dëmtuari nuk duhet ta provojë fajin e dëmtuesit, i cili në të

vërtetë mund të ekzistojë. Kriteri i përgjegjësisë shkakësore nuk është faji, por ajo që

poseduesi e ka përdorur ose e ka lejuar të përdoret sendi i rrezikshëm prej të cilit ka

dobi468

. Poseduesi i mjetit motorik është person përgjegjës për dëmin e shkaktuar me

mjetin motorik dhe përgjigjet sipas kriterit të përgjegjësisë shkakësore, sepse ai është

përdorues dhe realizon dobi konomike - financiare nga përdorimi i tij.

Në gjykimin e përgjegjësië shkakësore, aktiviteti procedural nuk koncentrohet në

të provuarit e fajit të kryerësit të dëmit, por në rrezikun përkatësisht pasojën që ka

shkaktuar ai veprim i dëmshëm. Mbi bazën e kësaj, mund të përfundojmë se përgjegjësia

shkakësore nuk bazohet në fajin e kryerësit, por në vet faktin e shkaktimit të pasojave të

dëmshme.

Të saktësojmë edhe njëherë, se faji absolutisht është prezent në aksidentet

automobilistike, por personi i tretë i dëmtaur e ka fituar atë pozitë procedurale, që të

koncentrohet në të provuarit e pasojavë që ka përjetaur nga shkaktimi i dëmit. Ekzistenca

i fajit i cili në të vertetë ekziston supozohet në segmentet e vendosjes për realizimin e të

drejtës për shpërblim. Supozohet se ai i takon pronarit përkatësisht përdoruesit të mjetit

464

Gale Galev, Obligaciono pravo, Praktikum, Libri i II, Shkup, 2002, fq. 1027 465

Toshevski Bllagoj, vep.e cit. fq. 12 466

shih: Filipoviç Velimir, Odgovornost bez krivnje (“strict liability”) u engelskim presudama, Nasa

Zakonitost 1-2/68, fq. 515 467

Kristy Horsey&Erika Rackley, Tort law, Oxford University press, 2009, fq. 520. Për origjinën dhe rolin

e Rylands V Fletcher, shih: Jenny Steele, Tort law, text, cases and materials, Oxford University Press,

2007, fq. 675. 468

Toshevski Bllagoj, vep.e cit.fq. 54

Page 185: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

185

motorik. Për dallim nga ky segment, çështjet tjera gjykohen mbi bazën e fajit sidomos në

realzimin e të drejtës së rimbursimit të shpenzimeve që ka bërë siguruesi nga realzimi i

detyrimit për të kompensuar dëmin palës së tretë të dëmtuar. Pra, në procedurën për

gjykimin e përgjegjësisë për dëmin e shkaktuar me mjetin motorik, përgjegjësia

shkakësore dhe përgjegjësia e bazuar në faj janë komplementar. Supozimi i përgjegjësisë

së pronarit apo përdoruesit të mjetit motorik për shkaktimin e dëmit e ka bërë ligjvënsi

me qëllim që të krijojë pozitë më të volitshme për të dëmtuarin në procedurën e

zhdëmtimit, por megjithatë, teoria e së drejtës civile dhe praktika gjyqësore e zbërthen

çështjen e fajit në segmentet e caktuara: culpa i vigilando, culpa in eligendo, dhe të tjerë.

Trajtuar përgjegjësinë juridike civile për dëmin e shkaktuar me mjetin motorik në

analet e praktikës gjyqësore, mund të përfundojmë se përgjegjësia shkakësore

përcaktohet duke provaur dy çështje boshtore: çështjen se drejtuesi i mjetit motorik a

është personi që ka të drejtë ta drejtoi mjetin motorik për interes personal dhe mjeti

motorik a ka pasur pozitën që e bën atë të ketë statusin juridik të sendit të rrezikshëm469

.

Në këtë drejtim neni 160 i Ligjit mbi marrëdhëniet e detyrimeve të Maqedonisë, nuk i ka

rregulluar këto çështje në këtë mënyrë, por e ka institucionalizuar përgjegjësinë e

poseduesit të sendit të rrezikshëm, për dëmin që shkaktohet nga ai. Mbi bazën e kësaj

zgjidhjeje të përgjithëshmë në procedurën për përcaktimin e përgjegjësië dhe personit

përgjegjës do të marrin epilog faktet tjera vendimtare.

Përveç kësaj, neni 161 i Ligjit mbi marrëdhëniet e detyrimeve të Maqedonisë, e

ka rregulluar përcaktimin e personit përgjegjës nëse poseduesit të mjetit motorik i është

marrë mjeti motorik në mënyrë të kundërligjshme. Për dëmin që rezulton nga mjeti

motorik të cilin në momentin e aksidentit e ka drejtuar personi që e ka marrë mjetin

motorik në mënyrë të kundërligjshme, nuk përgjigjet poseduesi, por personi që e ka

marrë mjetin motorik në mënyrë të kundërligjshme. Ai përgjigjet sipas kriterit të

përgjegjësisë shkakësore. Gjatë përcaktimit të personit përgjegjës, me rëndësi është të

provuarit e të drejtës së posedimit të mjetit motorik nga personi që nuk është pronar: a

bëhet fjalë për posedim të ligjshëm apo të paligjshëm.

Po kështu ligjvënsi i Maqedonisë ka rregulluar çështjen e përgjegjësisë për dëmin

e shkaktuar nga mjeti motorik qëështë drejtuar nga personi që nuk është pronarë, por e ka

marrë mjetin motorik nga pronari në mënyrë të ligjëshme për tu shërbyer. Në këto raste,

për dëmin e shkaktuar nuk do të përgjigjet pronari, por personi që i është dhënë mjeti

motorik për shërbim. Përgjegjësia e tij është shkakësore.

Pronari i mjetit motorik do të përcaktohet përgjegjës për dëmin e shkaktuar me

mjetin motorik edhe në rastet kur do të provohet se shkaku i dëmit ka qenë e meta

materiale e mjetit motorik. Sipas legjislacionit të Maqedonisë, pronari i mjetit motorik

përgjigjet sipas kriterit të përgjegjësisë shkakësore, për rastet kur dëmi rezulton nga

ndonjë e metë e fshehur apo e metë në gjendjen e mjetit motorik për të cilat nuk ka

shfaqur kujdes. Ndërkaq, përgjegjësia do të jetë solidare e pronarit të mjetit motorik dhe

posedusit të paligjshëm nëse dëmi rezulton të lidhet me shkakun e të metave materiale të

mjetit motorik. Pronari apo poseduesi i mjetit motorik do të përgjigjen në mënyrë solidare

me poseduesin e paligjshëm, për rastet kur dëmi i shkaktuar me mjetin motorik të mbajtur

469

Shulejiç Predrag, Pravo osiguranje, Beograd, 1980, fq. 381

Page 186: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

186

në mënyrë të kundërligjshme është pasojë e lëshimeve të tyre në mbajtjen e mjetit

motorik.470

Kur flasim për rregullimin e çështjes së pëcaktimit të personit përgjegjës, është

me rëndësi të vëmë në pah se sipas kriterit të përgjegjësisë shkakësore, për dëmin e

shkaktuar me mjetin motorik të drejtuar nga personi i paaftë ose i paautorizuar për ta

drejtuar atë, do të përgjigjet pronari i mjetit motorik në qoftë se mjetin motorik ia ka

dhënë për shërbim atij personi. Ndërkaq, gjatë përcaktimit të përgjegjësisë për dëmin e

shkaktuar personave të tretë me rastin e përplasjeve (ndeshjeve) të mjeteve motorike, nuk

është vendimtar faji i asnjërit prej drejtuesve të mjeteve motorike të përplasura, madje

edhe kur faji është evident, për arsye se për dëmet e tilla përgjigjen sipas kriterit të

përgjegjësisë objektive poseduesit e mjeteve motorike të cilat janë përplasur.

V.3. Parimi Nulla indemnitas sine culpa

Përgjegjësia për dëmin e shkaktuar mund të lind nga një veprim apo mosveprim.

Rreziku që atakon viktimin apo pasurinë e tij, pra mund të rezultojë edhe nga një

mosveprim. Një person është përgjegjës në bazë të fajit nëse ka shkelur standardet e

sjelljes së kërkuar me qëllim ose nga pakujdesia. Standarde kërkohet për sjelljet e

arsyeshme nga personi në rrethana të caktuara dhe në varshmëri nga natyra dhe vlera e

interesit të mbrojutur, rrezikshmëria e veprimtarisë, paparashikueshmëria e dëmit,

marrëdhënia e afërsisë apo referimit të veçantë midis atyre që janë përfshirë në

shkaktimin e dëmit, si dhe nga disponueshmëria dhe kostot e parandalimit ose

ndërmarrjes së metodave alternative, etj. Kur kihet parasyshë mosha, paaftësia mendore

e fizike apo rrethanat e jashtëzakonshme, atëherë nuk mund të pritet që veprimi të jetë në

përputhje me standadet e arsyeshme.471

Akti i veprimit dhe vetë mosveprimi manifestohet si veprim i dëmshëm me pasoja

të caktuara dhe njëkohësisht në kundërshtim me normën juridike konkrete. Veprimi apo

mosveprimi duhet t‟i korespondojnë sjelljes qëështë në kundërshtim me parimin

neminem laedere.

Në shoqërinë babilonase dhe romake është njohur përgjegjësia për dëmin e

shkaktuar. Atëherë, ajo lind në rastet kur për pasojë nga një akt i pahijshëm, prishej

paqja. Faji nuk është marrë në konsiderim. Çështja e fajit lind në shekullin 17 ose 18 kur

në natyrën e ligjit inkorporohet vullneti i keq – mëkati. Faji ishte thelbi i mëkatit.

Shekulli 19 ka institucionalizuar fajin si kusht për përgjegjësinë civile deliktore.472

Shkaktimi i dëmit në aksidentet automobilistke nuk mund të gjykohet duke mos e

ndërlidhur me çështjen e fajit. Faji nuk është vendimtar në secilin segment të procedurës

për shpërblim të dëmit. Megjithatëështë i pamohueshëm qëndrimi se shpërblimi i dëmit,

përkatësisht përcaktimi i përgjegjësisë juridike civile në raste të caktuara zgjidhet në

470

Për këtë çështje krahaso nenin 840 të Kodit Civil të Gjermanisë, ku është përcaktuar përgjegjësinë

solidare. Nëse më shumë se një person është përgjegjës për dëmin, atëherë ata bashkërisht dhe

individualisht janë përgjegjës. 471

Art. 4:101, Principles of European Tort Law, European Group on Tort Law,

http://civil.udg.edu/php/biblioteca/items/283/PETL.pdf, e qasshme më, 10 qershor 2012. 472

Janno Lahe, Forms of Liability in the Law of Delict: Fault-Based Liability and Liability without Fault,

Juridica International, X, 2005, http://www.juridicainternational.eu/index.php?id=12617

Page 187: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

187

planin e fajit individual.473

Në këtë mënyrë mendohet se faji e kënaq parimin e drejtësisë

dhe drejtshmërise në marrdhëniet juridike civie që lindin si pasojë e shkaktimit të dëmit.

Mbi bazën e fajit ngarkohet personi përgjegjës për detyrimin e caktuar.474

Në vitin 1909, përgjegjësia pa faj u krijua për poseduesit e automjeteve duke

ndjekur edhe fusha të tjera. Gjykata franceze e Kasacionit me 1896 ka gjykaur detyrimin

për shkaktimin e vdekjes ne një aksident industrial, pa patur mundësi që të provojë fajin.

Faji këtu nuk mund të gjithnjë të jetë një parakusht për detyrimet juridike civile.475

Përgjegjësia në bazë të fajit për dëmin e shkaktuar ekziston atëherë kur përveç

palëve, dëmtuesit dhe të dëmtuarit dhe kushteve të përgjithshme-veprimit të dëmshëm,

dëmit dhe lidhjes shkakore, ekziston edhe faji si kusht i veçantë te ky llojë i

përgjegjësisë476

. Faji është element subjektiv dhe raport psiqik i personit të caktuar ndaj

veprimeve a mosveprimeve, kur ai i ka parashikuar pasojat e rrezikshme të veprimit të tij

për shoqërinë dhe të cilat i ka dëshiruar, si dhe kur me vetëdije apo dashje i ka shkaktuar

ato pasoja. Vlerësimin e kundërligjshmërisë e bën gjykata. Gjykata në këtë rast vlerëson

nëse personi në momentin e shkaktimit të dëmit është udhëhequr nga nja shkallë e

caktuar e kujdesit, kujdes ky qëështë i pritshëm nga njeriu i arsyeshëm në rrethanat ku

është shkaktuar dëmi.477

Pra, përgjegjësia varet nga faji i kryerësit të dëmit. Projektimi i

përgjegjësisë mbi bazën e fajit është i lidhur me mundësinë e të provuarit të fajit nga ana

e paditësit në procedurë gjyqësore. Konstatimi i ekzistencës së dëmit nuk mjafton në

përcaktimin e detyrimit për shpërblimin e dëmit, nëse nuk provohet se dëmi është rezultat

i dëmtuasit.

Që të konsiderohet se personi është i fajshëm, është e nevojshme që tek ai të

ekzistojë zhvillim i mjaftueshëm i vetëdijes, që të mund të kuptojë rëndësinë e veprimeve

të veta dhe pasojat që vijnë nga to veprime. Pra, do të konsiderohet se personi ka qenë i

fajshëm apo jo, duke e bërë krahasimin e veprimit të tij që e ka sjellë pasojën me

standardet e caktuara, me sjelljen e njeriut të arsyeshëm dhe nëse sjellja e tij nuk është në

pajtim me sjelljen e njeriut të arsyeshëm dhe të kujdesshëm, ai do të konsiderohet fajtor

për dëmin e shkaktuar478

. Pra, në procedurën për gjykimin e përgjegjësië duhet të

konstatohet se përgjegjësia ka lindur me veprim ose me mosveprim, cilat rrethana kanë

paraqitur rrezik për viktimën, kryerësi a ëshët i fajëshëm, a ka pasur kujdesin e pritshëm

të njeriut të arsyeshëm në rrethana të veçanta, etj.

Sipas nenit 145 të Ligjit për marrëdhënie të detyrimeve të Maqedonisë, i fajshëm

do të konsiderohet, personi që përveç një zhvillimi të mjaftueshëm psiqik, ka edhe

473

Kodi civil i Spanjës në nenin 1902 ka inkorporuar fajin dhe neglizhencën në përgegjësinë për dëmin e

shkaktuar. Veprimi ose mosveprimi i një personi që shkakton dëm në një person tjetër, mbi bazën e fajit

ose neglizhencës, është detyruar për të shpërblyer dëmin. 474

Corinne Renault – Brahinsky, L‟essentiel du Droit des obligations, 2011-2012, 7-e édition, Gualino,

lextenso éditions, Paris, fq.98. 475

Janno Lahe, Forms of Liability in the Laë of Delict: Fault-Based Liability and Liability ëithout Fault,

Juridica International, X, 2005, http://www.juridicainternational.eu/index.php?id=12617 476

Gjykata Themelore në Shtip, Aktgjykimin K.nr. 299/09 që ka të bëjë me përcaktimin e përgjegjësisë

juridike civle për dëmin e shkaktuar në aksident automobilistik e ka mbështetur në zbatimin e të drejtës

materiale të vendit, që ka përcaktuar se në rastet kur shkaktohet aksidenti automobilistik nga një mjet në

lëvizje, drejtuesi i të cilit është fajtor, atëherë zbatohen rregullat e përgjegjësisë sipas fajit. Dëmtuesi

gjithnjë përgjigjet nëse dëmin e ka shkaktuar me fajin e vet. 477

Michel Cannarsa, Compensation for Personal Injury in France, www.jus.unitn.it/cardozo/Review/2002/

Cannarsa.pdf, e qasshme më 5 janar 2002. 478

Milosheveç Lubisha, E drejta e detyrimeve, Prishtinë, 1977, fq. 155

Page 188: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

188

dëshirë (qëllim) që veprimi i tij të shkaktoj dëm, apo ka shkallë të caktuar të pakujdesisë

në marrjen e veprimit me të cilin e shkakton pasojën. Çka do të thotë se faji ekziston kur

dëmtuesi e shkakton dëmin me qëllim ose nga pakujdesia. Kur personi ka për qëllim të

shkaktohet pasoja me veprim e ndërmarrë, atëherë, faji paraqitet në formën e qëllimit, si

formë më e rëndë e fajit, kurse kur veprimet e tij, personi i merr duke mos shfaqur kujdes

të caktuar kur nuk apo kujdesin e nevojshëm të detyruar të cilin personi i caktuar në

rrethana të caktuara duhet që ta shfaqë, atëherë faji te dëmtuesi paraqitet në formën e

pakujdesisë.479

Marrë për bazë sjelljen e njeriut të arsyeshëm sipas standardeve të caktuara,

kujdesi mund të jetë: kujdesi i një shtëpiaku të mirë, i një njeriu të rëndomtë, i një

ekonomisti të mirë etj. ka autorë që në këtë frymë dallojnë forma të ndryshme të

pakujdesisë, edhe atë: pakujdesinë totale, pakujdesinë e rëndomtë dhe pakujdesinë e

personit profesional480

. Kur veprimet e njeriut nuk janë në harmoni me kujdesin dhe

standardet e përmendura atëherë ai person konsiderohet i fajshëm dhe anasjelltas, do të

konsiderohet i pafajshëm kur veprimet e tij janë në harmoni me kujdesin dhe standardet e

tilla.481

Në vijim të punimit paraqesim të dhënat për shkaqet e shkaktimit të aksidentit në

Maqedoni, në periodën 2001-2010.

479

Në lidhje me fajin, Gjykata Themelore Shkupi II, Aktgjykimin K.nr. 4217/08 në lidhje me përcaktimin e

përgjegjësië juridike civile për dëmin e shkaktuar në aksident automobilistik e ka mbështetur në të

provuarit e fajit. Udhëtari në mjetin motorik i cili nuk e ka përdorë ripin e sigurimit dhe në përplasjen më

mjetin tjetër motorik përjeton dëm. Do të konsiderohet se ai nuk ka kontribuar në shkaktimin e dëmit neës

dëmtimet trupore të tij janë rezultat i përplasjes anësore të mjetit motorik duke marrë parasysh faktin se ripi

i sigurimit parandalon lëvizjen e trupit të udhëtarit përpara, gjatë përplasjes direkte, por gjatë përplasjes

anësore nuk i parandalon lëvizjet anësore të trupit. 480

Gale Galev, Jadrnaka Daboviq, Obligaciono pravo, Shkup, 2008, fq. 568-582. 481

P.S. Atiyah, Accidents, Compensation and the Law, Weidenfeld and Nicolson, London, 1970, fq. 148-

155, trajton faktorët kontribues në shkaktimin e dëmit dhe me theks të veçantë moshën e kryerësit të dëmit.

Page 189: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

189

Tabela Nr.3. Shkaqet e aksidenteve në Maqedoni në periodën 2001-2010.482

Nga të dhënat tabelare përfundojmë se shkak më i shpeshtë për shkaktimin e

aksidenteve automobilistike në Maqedoni brenda periodës 2001-2010 është tejkalimi i

shpejtësisë. Pas këtij shkaku vijojnë mosrespektimi I rregullave për tejkalim, lëvizja dhe

kthimi jo i rregullt, etj.

Që të mund të realizohet shpërblimi i dëmit, sipas kriterit të përgjegjësisë

subjektive duhet të ekzistojë faji. Viktima është e obliguar ta provoj atë në qoftë se

dëshiron ta realizojë të drejtën në shpërblim483

. Edhe ligjvënsi i Maqedonisë në nenin 141

të Ligjit mbi marrëdhëniet e detyrimeve e ka pranuar fajin për kriter kryesor në bazë të të

cilit secili person do të përgjigjet, në qoftë se nuk provon se dëmi nuk është shkaktuar me

fajin e tij. Pra, elementi i fajit është i nevojshëm në përgjithësi për detyrimet juridike

civile për dëmin e shkaktuar. Ai që nga pakujdesia apo neglizhenca i shkakton dëm tjetrit

ka detyrim që të bëjë shpërblimin e dëmit.484

Nëse askush nuk është fajtor për dëmin e

shkaktuar, atëherë, nuk mund të lihet që i dëmtuari të ballafaqohet me pasojat e

përjetuara.

Në rastet e fatkeqësisë të shkaktuar me mjetin motorik në lëvizje, për çka shkak

merret ekzistenca i fajit të njërit posedues të mjetit motorik, aplikohen rregullat e

482

Të dhënat janë marrë nga Ministria e pënëve të brendshme të Maqedonisë, www.mvr.gov.mk 483

Radishiq Jakov, vep.e cit.fq. 22 484

Janno Lahe, Forms of Liability in the Law of Delict: Fault-Based Liability and Liability without Fault,

Juridica International, X, 2005, http://www.juridicainternational.eu/index.php?id=12617

2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 Gjithesej

Tejkalim i shpejtësis

ë 451 641 714 704 990 1124 1431 1461 1238 1219 9973

Mosrespektim i

rregullave për

tejkalim

198 206 267 273 419 578 653 757 746 745 4842

Drejtim nën

ndikimin e alkoolit

81 124 123 129 143 102 140 133 155 132 1262

Mosmbajtja e anës

dhe drejtimit të

lëvizjes

107 136 162 199 231 295 342 423 467 492 2854

Lëvizje dhe kthim jo i rregullt

140 152 193 171 297 380 468 539 580 511 3431

Tejkalim jo i rregullt

67 97 102 135 158 175 219 231 206 201 1591

Page 190: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

190

përgjegjësisë sipas fajit. Në qoftë se për fatkeqësinë e njejtë ekziston faji i dyanshëm,

atëherë secili posedues do të përgjigjet për dëmin e përgjithshëm të cilin e kanë përjetuar,

proporcionalisht me shkallën e fajit të tyre.

Në rastet e caktuara, të provuarit e fajit është e rëndë bile edhe e pamundshme.

Andaj për dëmin e shkaktuar nga sendet e rrezikshme dhe veprimtaritë e rrezkshme, të

cilat rezultojnë rrezik të shtuar për rrethin, përgjegjësia sajohet pavarësisht nga faji.

Përgjegjësia shkakësore e cila mbretëron për dëmet nga përdorimi i mjetit motorik nuk e

përjashton përgjegjësinë subjektive485

. Po qe se ekziston faji i drejtuesit të mjetit motorik

ai përgjigjet sipas kriterit të përgjegjësisë subjektive. Në rastet e tilla, do të sajojë

përgjegjësi civile deliktore edhe poseduesi i mjetit motorik, por sipas kriterit të

përgjegjësisë objektive.486

Kjo do të thotë se drejtuesi i cili është fajtor për dëmin dhe

poseduesi i mjetit motorik, përgjigjen ndaj të dëmtuarit në mënyrë solidare, i pari sipas

përgjegjësisë subjektive, kurse i dyti sipas përgjegjësisë shkakësore487

. Në lidhje me

përgjegjësinë solidare, gjyqësia spanjole në përcaktimin e përgjegjësisë juridike civile për

shkaktimin e dëmit në aksidentet automobilistike duke trajtuar lidhjen shkakësore midis

veprimit të kundërligjshëm dhe pasojës së shkaktuar, ka gjykaur se dëmi është rezultat i

neglishencës së drejtuesit të mjetit motorik dhe prindërit e fëmijës për shkak të

moskujdesit të duhur ndaj fëmijës së mitur.488

Po kështu gjykata edhe në një çështje tjetër që i referohet përcaktimit të

përgjegjësisë juridike civile për dëmin e shkaktuar në aksident automobilistik ka gjykaur

përgjegjësinë solidare të drejtuesit të mjetit motorik dhe prindërve të fëmijës – viktimë në

aksident. Qasja në përcaktimin e përgjegjësisëështë orientuar në shkakun që ka rezultuar

në pasoja të caktuara, për të përcaktuar fajësinë ose jo të viktimës dhe se ky veprim a ka

qenë i vetëm për shkaktimin e pasojës.489

485

Toshevski Bllagoj, vep.e cit.fq. 57 486

Gjykata e Apelit në Shtip në lidhje me përcaktimin e përgjegjësisë juridike civile për dëmin e shkatuar

me mjetin motorik në aksident automobilistik, Aktgjykimin Gzh.nr. 163/08 ia ka referuar përgjegjësisë

solidare të Ndërmarjes për mbajtjen e rrugëve dhe drejtuesit të mjetit motorik. Ndërmarrja për mbajtjen e

rrugëve publike është përgjegjës për shpërblimin e dëmit të shkkatuar me mjetin motorik nëse në kohë nuk

ka hequr pengesat dhe mungesat në rrugë, për shkak të të cilave mund tu shkaktohet dëm shfrytëzuesëve të

rrugës, kushtimisht që në shkaktimin e dëmit të mos ketë kontribuar drejtuesi i mjetit motorik për shkak të

paaftësisë për vozitje në kushtet konkrete të rrugës. Kjo gjykatë është mbështetur në gjendjen faktike të

konstatuar nga gjykata e instancës së parë, ku evidentohet fakti i tejkalimit të shpejtësisë nga ana e

drejtuesit të mjetit motorik, ekzistencat të sinjalistikës vertikale dhe kintributit të ndërmarrjes për

mirëmbajtjen e rrugëve publike për shkakun se nuk ka intervenuar për të ndikuar në ndalimin e prurjeve

dhe rrëshqitjes së dheut në rrugën e asfaltuar. Gjykata konstaton se drejtuesi i mjetit motorik dhe Ndërmarja

për mirëmbajtjen e rrugëve janë fajtor dhe kanë përgjegjësi në mënyrë solidare për dëmin e shkkatuar. 487

Po aty, fq. 57 488

Gjykata Supreme, Expte, Nr. 70415, Dhoma e parë, L.S. 303-120, Mendoza, 27 shtator 2001, ka

përcaktuar përgjegjësinë solidare të drejtuesit të mjetit motorik dhe fëmijës, përkatësisht prindërve të

fëmijës për moskujdesje dhe mosmbikqyrje. 489

Gjykata Supreme, Expte, Nr. 63091, Dhoma e parë, L.S. 288-47, Mendoza, 19 maj 1999, duke

përcaktuar përgjegjësinë juridike për dëmin e shkaktuar në aksidentet automobilistike ka fotografuar

pozicionin e viktimës dhe veprimet e tij brendave parametrave të veprimeve që kanë shkaktuar pasojën. Në

këtë çështje gjykata nuk e ka pranuar pretendimin e drejtuesit të mjetit motorik për lirim nga përgjegjësia

me arsyetim se aksidenti ka ndodhur si rezultat i një ngjarje të paparshikueshme t ëfëmijës me

karakteristika aksidenti. Gjykata ka vlerësuar se cdo drejtues i mjetit motorik duhet të jetë i vetëdijshëm për

rreziqet që nënkupton ekzistencën e fëmijës mbi bicikletë në një mjedis social. Pra sistemi i përgjegjësisë

është i lidhur me nevojën për parashikueshmëri të rrezikut të aksidentit. Gjykata ka marrë për bazë edhe

Page 191: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

191

Aplikimi i kritereve të përgjegjësisë objektive për dëmin e shkaktuar me mjetin

motorik e lehtëson pozitën e të dëmtuarit, dhe i mundëson atij realizimin e të drejtës në

shpërblim pa e vërtetuar fajin e dëmtuesit.

Edhe pas trajtimit të parimit Nulla indemnitas sine culpa, ngelemi në qëndrimin

se për situatën më të re, rreziku nga përdorimi i mjeteve motorike është rritur dukshëm

dhe njerëzit janë ekspozuar ndaj atij reziku në secilin qosh rrugor. Komunikacioni

automobilistik është përfshirë me numër të madh aksidentesh. Shkaktimi i dëmit në

fatkeqësitë e komunikacionit është i paevitueshëm. Përcaktimi i përgjegjësisë dhe vetë

personit përgjegjës është i lidhur me rregullat e së drejtës së sigurimeve. Rregullat e së

drejtës së sigurimeve nuk i përjashtojnë as kriteret e përgjegjësisë shkakësore as kriteret e

përgjegjësisë sipas fajit. Rregullat e përgjegjësisë sipas fajit nuk i mbulojnë të gjitha

segmentet e përgjegjësisë juridike civile për dëmin e shkaktuar në aksident

automobilistik. Sipas të drejtës së sigurimeve, është i mundur shpërblimi i dëmit pa u

provuar faji i personit përgjegjës. Është e pamundur që të përcaktohet kufiri për ti

favorizuar kriteret e përgjegjësisnë shkakësore, përkatësisht kriteret e përgjegjësisë të

bazuar në faj, sepse nuk mund të shpallet si bazë e vetme e përgjegjësisë ndonjëra prej

rregullave të lartpërmendura e as që detyrimet për shpërblimin e dëmit nuk bazohen mbi

një parim të vetëm. Nuk janë të ralla rastet kur përgjegjësia përcaktohet mbi bazën e fajit,

ose thënë ndryshe ajo të kushtëzohet nga faji apo faji të supozohet. Të gjitha këto raste të

mundëshme të përcaktimit të përgjegjësisë janë çështje që trajtohen së bashku me

rregullat e së drejtës së sigurimeve.

Faji është me rëndësi edhe për realizimin e të drejtës së rimbursimit. Siguruesi ka

të drejtën e rimbursimit ndaj personit të tretë të dëmtuar që ka faj në shkaktimin e dëmit.

Siguruesi që e ka zhdëmtuar të dëmtuarin, ka të drejtë rimbursimi të shumës së paguar në

emër tëshpërblimit të dëmit ndaj personit të tretë në përpjestim me lëshimet e tyre që janë

bërë me fajin e tij. Kur flasim për të drejtën e rimbursimit mbi bazën e kualifikimit të

fajit, gjykata gjithnjë e përcakton fajësinë në shkaktimin e aksidentit automobilistik. Nëse

kërkesa për rimbursim është drejtuar ndaj personit që nuk ka qenë fajtor për aksidentin,

atëherë padia për rimbursim, konsiderohet e pabazë.490

Bashkësia për sigurime e cila e ka zhdëmtuar personin e tretë ka të drejtë

rimbursimi edhe ndaj personit i cili është përgjegjës për dëmin. Në këtë rast, persona

përgjegjës për dëmin janë: poseduesi i mjetit motorik (pronari, shfrytëzuesi, mbrojtësi)

dhe drejtuesi. Në këtë pikëpamje, bashkësia për sigurime e ka pozitën e garantit –

paguesit ligjor, dhe mund të paraqesë kërkesë për regres ndaj drejtuesit të mjetit motorik

që nuk ka qenë i përfshirë me sigurim, vetëm po qe se ai është fajtor për shkaktimin e

dëmit. Pra, ndikimi i faktorit objektiv në anën e të siguruarit është vendimtar në

realizimin e të drejtës së regresit të siguruesit ndaj të siguruarit.

Në të gjitha rastet kur i siguruari me qëllim ka shkaktuar dëmin, përkatësisht është

fajtor për dëmin e shkaktuar dhe kur ka drejtuar mjetin motorik në rrethana të rrezikshme

të cilat janë të përjashtuar nga sigurimi, bashkësia për sigurime ka të drejtë të thirret në të

fajin e prindërve të fëmijës. Neglizhenca e prindërve, për gjykatën simbolizon fajin në përkujdesje dhe

mbikqyrje. 490

Gjykata Themelore Shkupi II, në çështjen civile K.nr. 93/09 të datës 26 mars 2010, ka gjykuar kërkesën

për rimbursim. Në këtë gjykim, ajo ka mbështetur qëndrimin se faji është me rëndësi për përcaktimin e të

drejtës për rimbursim të shumës së paguar në emër të shpërblimit të dëmit.

Page 192: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

192

drejtën e rimbursimit ndaj të siguruarit për shumën e paguar në emër të shpërblimit të

dëmit, personit të tretë të dëmtuar.

Do të konsiderohet se i siguruari qëllimisht e ka shkaktuar dëmin nëse krijohen

me qëllim situata të atilla që të vijë deri te realizimi i rastit të siguruar. Bashkësia për

sigurime nuk do të ketë raporte juridike të sigurimit me të siguruarin e vet në të gjitha

rastet kur dëmi shkaktohet me mjetin motorik të drejtuar nga drejtuesi i cili është nën

ndikimin e alkoolit, apo nga mjeti motorik teknikisht jo në rregull.

Edhe kur me mjetin motorik me të cilin është shkaktuar dëm, ka drejtuar personi

pa leje të vozitjes për të drejtuar llojin adekuat të mjetit motorik si dhe në rastet kur

drejtuesi mjetin motorik e ka drejtuar në kohën kur patent shoferi i është marrë nga

organi kompetent, shumën e shpërblimit të përsonit të dëmtuar të paguar nga Bashkësia

për sigurime, Bashkësia për sigurime ka të drejtë të kthejë nga personi që e ka drejtuar

mjetin motorik pa leje të vozitjes.491

Në rastet kur mjeti motorik identifikohet më vonë, Bashkësia për sigurime, të

drejtën për regres e realizon nga vetë siguruesi i pronarit, përkatësisht shfrytëzuesit të

mjetit motorik. Në rastet kur drejtuesi i mjetit motorik me të cilin është shkaktuar dëmi,

nuk ka poseduar patent shoferi, atëherë Bashkësia për sigurime të drejtën e rimbursimit e

realizon drejtëpërdrejt nga drejtuesi i mjetit motorik që nuk ka poseduar patent shoferi.

Po kështu ndodhë edhe kur drejtuesi i mjetit mootrik ka drejtuar mjetin motorik në

gjendje të alkoolizuar. Gjykata Themelore e Kavadarcit – Maqedoni, dukë gjykuar të

drejtën e rimbursimit, ka sjellur aktgjykim detyrues ndaj shkaktuesit të aksidentit

automobilistik që në emër të rimbursimit t‟ia paguaj siguruesit shumën në lartësi të dëmit

të kompensuar. Gjykata qëndrimin e vet e ka mbështetur në faktin e përdorimit të mjetit

motorik në gjendje të alkoolizuar dhe pa patent shoferi.492

Në qoftë se personit të tretë të dëmtuar, bashkësia për sigurime ia shpërblen

dëmin, atëherë ajo ka të drejtën e regresit ndaj të siguruarit, për shumën e paguar në emër

të shpërblimit të dëmit.

Për të përfunduar mund të themi se e pranojmë qëndrimin se përgjegjësia

shkakësore dhe përgjegjësia e bazuar në faj nuk e përjashtojnë njëra – tjetrën në fushën e

sigurimeve. Faji mbetet me rëndësi si gjatë gjykimit të përgjegjësisë juridike civile ashtu

edhe gjatë realizimit të të drejtës së rimbursimit. Ata këtu nuk kundërshtohen por janë

forma komplemenatre të përgjegjësisë.

V.4. Përgjegjësia prindërore për dëmin e shkaktuar nga fëmija i

mitur

Një person i cili është i ngarkuar me një tjetër që është i mitur ose subjekt me

paaftësi mendore është përgjegjës për dëmin e shkaktuar të tjerëve, përveç nëse personi

përgjegjës provon se ekziston përputhja e mbikqyrjes me standardet e sjelljes së

kërkuar.493

Për aksidentet e trafikut, në procedurën gjyqësore për realizimin e të drejtës për

shpërblim të dëmit nuk përjashtohet edhe gjykimi i përgjegjësisëprindërore si detyrim

491

Toshevski Bllagoja, vep. e cit. fq. 142 492

Shih arsyetimin e Aktgjykimit të Gjykatës Themelore të Kavadarcit, K.nr. 8/08 të datës 3 prill 2009, 493

Art. 6:101, Principles of European Tort Law, European Group on Tort Law,

http://civil.udg.edu/php/biblioteca/items/283/PETL.pdf, e qasshme më, 10 qershor 2012.

Page 193: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

193

juridiko civil. Politika e sigurimeve i ka dhënë qasje edhe shtrirjes së

përgjegjësisëprindërore për dëmet e shkaktuara në aksidentet automoblistike.

Kur flasim për përgjegjësinë për të tjerët494

duke iu referuar përgjegjësisë së

prindërve për fëmijën e tyre të mitur, me rëndësi është përcaktimi i pozitës juridike të

fëmijës në zgjidhjet ligjore. E drejta gjermane ka përcaktuar përgjegjësinë e të miturëve

duke marrë për kriter moshën e fëmijës. Sipas nenit 828 të Kodit Civil të Gjermanisë një

person që nuk ka mbushur moshën shtatë vjeçare nuk është përgjegjës për dëmin e

shkaktuar ndaj palës tjetër. Po ashtu, personi i cili e ka rritur moshën shtatë, por jo

moshën dhjetë vjeçare nuk është përgjegjës për shkaktimin e dëmit ndaj palës tjetër në

një aksident nëse nuk e ka shkaktuar dëmin me dashje. Ndërkaq, një person i cili ka rritur

moshën tetëmëdhjetë vjeçare, ai përgjigjet për dëmin e shkaktuar ndaj palës tjetër. Duke

u ndërlidhur me këtë dispozitë, ligjvënsi gjerman ka përcaktuar rrethanat që prindërit i

bëjnë të përgjegjëshëm për dëmin e shkaktuar nga fëmija që e kanë në mbikqyrje. Në

drejtim të kësaj, neni 832 i Kodit Civil të Gjermanisë ka përcaktuar se një person i cili

është i detyruar në bazë të ligjit për mbikqyrjen e një personi të cilit duhet ti ofrohet

mbikqyrja qoftë për shkak se ai është i mitur apo për shkak të gjendjes së tij mendore ose

fizike, është përgjegjës për dëmet e shkaktuara personave tjerë nga personi në mbikqyrje.

Ai do të përjashtohet nga kjo përgjegjësi nëse do të provohet se dëmi është shkaktuar

pavarsisht plotësimit të detyrave dhe kërkesave për mbikqyrjen.

Përgjegjësia për tjerët ekziston atëherë kur një person fizik me veprimet e veta do

të shkaktojë dëm, kurse personi tjetër fizik ose personi juridik është i detyruar ta

kompensoj dëmin e shkaktuar.495

Po kështu Kodi civil i Spanjës nënenin 1903 ka

përcaktuar se detyrimi për shpërblim të dëmit është i nevojshëm jo vetëm për veprimet

apo lëshimet e vetë personit si kryerës i dëmit, por edhe për ata njerëz të cilët janë në

kujdestari. Prindërit janë përgjegjës për dëmin e shkaktuar nga fëmijët të cilët janë në

kujdestarinë e tij. Tutorët janë përgjegjës për dëmin e shkaktuar nga fëmijët me aftësi të

kufizuara ose që janë nën autoritetin e tyre dhe që jetojnë me to.

Te ky lloj i përgjegjësisë, përjashtohet parimi se ai që shkakton dëm detyrohet ta

kompensoj atë. Në përgjegjësinë për të tjerët nuk përgjigjet ai që e ka shkatuar dëmin, por

subjekti tjetër në vend të tij496

. Prindërit do të jenë përgjegjës për dëmin që do të

shkaktohet me mjetin motorik që e ka drejtaur fëmija i mitur i cili e ka marrë mjetin

motorik në mënyrë të paligjëshme. Prindërit do të ngarkohem me detyrimin për

shpërblimin e dëmit, nëse përgjegjës për shkaktimin e dëmit është fëmija i tyre i mitur.

Babai dhe nëna e fëmijës së mitur janë personat që ushtrojnë autoritetin prindëror. Ata

janë bashkërisht përgjegjës për dëmet e shkaktuara nga fëmijët e tyre të mitur që jetojnë

me ta.

Pra, zbatimi i rregullave të përgjegjësisëprindërore ndodhë në të gjitha rastet kur

dëmtuesi nuk ka aftësi deliktore ose dëmtuesi ka aftësi deliktore por është nën

përkujdesje prindërore.497

Në kontekst të kësaj, dëmin do ta kompensoj subjekti që është

në lidhje të veçantë juridike me dëmtuesin.

494

Corinne Renault – Brahinsky, L‟essentiel du Droit des obligations, 2011-2012, 7-e édition, Gualino,

lextenso éditions, Paris, fq.100. 495

Georgiev Pop Dimitar, vep. e cit. fq. 434. 496

Dauti Nerxhivane, vep. e cit. fq. 189 497

Corinne Renault – Brahinsky, L‟essentiel du Droit des obligations, 2011-2012, 7-e édition, Gualino,

lextenso éditions, Paris, fq.103-104.

Page 194: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

194

Faji i supozuar është baza e përgjegjësisë për tjetrin, sepse dëmi duhet të jetë

shkaktuar nga lëshimet e subjektit tjetër. Ky faj në disa raste mund të jetë relativ –

presumtio iuris tantum, kurse në disa raste absolut – presumtio iuris et de jure.

Kur bëhet fjalë për përgjegjësinë e prindërve për fëmijët dhe përgjegjësinë e

kujdestarit apo organeve të kujdestarisë për personat e zhveshur tërësisht nga aftësia për

të vepruar, arsyeja kryesore e përgjegjësisë për tjerët mbështetet në mbykqyrjen e

nevojshme të disa subjekteve – culpa in inspiciendo, për përgjegjësinë e punëdhënsit për

punëtorët e vet dhe për përgjegjësinë e organizatës ekonomike për punëtorët e vet, arsyeja

kryesore e përgjegjësisë mbështetet në mungesën e instrukcioneve të nevojshme – culpa

in instruendo, në zgjedhjen e gabuar të punëtorit të cilit i janë besuar punët – culpa in

eligendo dhe në mungesën e mbykqyrjes së duhur për punët që i janë besuar punët –

culpa in eligendo dhe në mungesën e mbykqyrjes së duhur për punët që i janë besuar –

culpa in incipiendo, kurse për përgjegjësinë e personit juridik për organet e veta, arsyeja

kryesore e përgjegjësisë për të tjerët mbështetet në zgjedhjen e gabueshme të

bashkëpuntorit tjetër ose punëtorit – culpa in eligendo498

.

V.5. Përgjegjësia për dëmin e shkaktuar nga kafsha

Çështja e përplasjes së kafëshve me mjetet motorike bën pjesë në rregullat e së

drejtës së sigurimeve. Shkaktimi i dëmit me pjesmarrjen e kafshës ka ngritur nevojën për

të përcaktuar kriteret e përgjegjësisë juridike civile. Për të pasur një gjykim meritor të

përgjegjësisë juridike civile për dëmin e shkaktuar me pjesmarrjen e kafshës është bërë

dallimi midis pjesmarrjes së kafshës shtëpiake dhe kafshës së egër në shkaktimin e

aksidetit të trafikut.

Në kuadër të kafshëve shtëpiake bëjnë pjesë: qentë, macet, kuajt, gomarët e racës

së brendshme, derrat, devet, viçat, dhitë, delet, etj. Këto kafshë mund të jenë pronë e

dikujt.

Ndërkaq, kafshët e egra në aspektin juridik janë "res nullius".

Në të gjitha rstet kur aksidenti shkaktohet me pjesmarrjen e kafshës, në

procedurën gjyqësore për përcaktimin e përgjegjësisë juridike civile më rëndësi është

identifikimi i kafshës. Në rastet e tilla shpërblimi i dëmit realizohet nga Fondi i

Garancisë.

Kur dëmi shkaktohet nga përplasja e kafshës shtëpiake, apo kafshës së egër të

zbutur dhe që mabahet mbyllur, atëherë përgjegjësia i bie pronarit të kafshës.499

Pra,

pronari apo personi që kujdeset për kafshën qoftë ajo të jetë e egër por qëështë në

përdorim të tij është përgjegjës për dëmin që shkaktohet nga kafsha.500

Në këtë drejtim

edhe Kodi civil i Republikës së Shqipërisë në nenin 621 ka përcaktuar përgjegjësinë nga

498

Në lidhje me përgjegjësinë për për të tjerët, Gjykata e Apelit në Manastir, Aktgjykimin Gzh. Nr. 340/09

për përcaktimin e detyrimit për shpërblim të dëmit të shkaktuar në aksident automobilistik e ka mbështetur

në zbatimin e të drejtës material nga fusha e të drejtës së punës. Në rastet kur punëtori gjatë punës dhe në

lidhje me punën, me qëllim apo nga pakujdesia e madhe i shkakton tjetërit dëm, punëdhënsi është i detyruar

të kompensoj dëmin personit të dëmtuar, kurse fiton të drejtën për rimbursim në emër të shumës së paguar

nga punëtori që në mënyrë të fajshmë ka shkaktuar dëm. 499

Accident de la route le cas des collisions avec animal, http://www.droitroutier.fr/animal.pdf, e qasshme

më 5 dhjetor 2011. 500

Krahaso përmbajtjen e nenit 1385 të Kodit Civil të Francës.

Page 195: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

195

përdorimi i kafshëve.Pronari i një kafshe ose ai që e përdor atë është përgjegjës për dëmin

e shkaktuar prej saj, përveç kur provon se ka patur kontrollin e sjelljes së kafshës nga e

cila është shkaktuar dëmi dhe nuk ka mundur ta mënjanonte atë. Pra, elementi i fajit është

pjesë e gjykimit të kësaj përgjegjësise. Pronari apo kujdestari do të konsiderohet i

fajshëm edhe në rastet kur ka bërë lëshime gjatë kujdestarisë së kafshës. Në këtë frymë

edhe Kodi civil i Gjermanisë në nenin 833 ka përcaktuar përgjegjësinë e mbajtësit të

kafshëve. Sipas të drejtës gjermane, në të gjitha rastet kur një person ka përjetuar vdekje,

cënim të shëndetit apo dëmtime trupore dhe dëmtime tjera nga një kafshë, personi i cili e

mban kafshën është përgjegjës për të shpërbkyer dëmin personit të dëmtuar. Kjo

përgjegjësi do të pëjashtohet nëse provohet se dëmi është shkaktuar gjatë shërbimit të një

kafshe shtepiake si profesion ose aktivitet ekonomik dhe se ndaj kafshës në momentin e

shkaktimit të dëmit është ushtruar kujdes i arsyeshëm. Ndërkaq, në rastet kur kafshën e

ka marrë në mbikqyrje një person i caktuar mbi bazën e një kontrate, atëherë përgjegjësia

për dëmin e shkaktuar nga kafsha bie mbi të, nëse nuk ka ushtruar një kujdes të

arsyeshëm në mbikqyrje.

Poronari i një kafshe, ose ai që e përdor atë, është përgjegjës për dëmin që do ta

shkaktojë kafsha, edhe kur kafsha arratiset ose humbet.501

Nëse dëmi është shkaktuar si pasojë e një forcë apo ngjarje madhore, pronari i

kafshës nuk do të ketë përgjegjësi juridike civile. Po kështu, ai nuk do të përgjigjet nëse

provohet se dëmi është rezultat i mosmenaxhimit të rrugëve automobilistike.

Gjykata në procedurën për gjykimin e përgjegjësisë për dëmin e shkaktuar në

aksident trafiku ku përplaset një kafshë, i trajton rrethanat e shkaktimit të dëmit, çështjen

e mirëmbajtjes së rrugëve, kushtet e trafikut në autostradë, menaximin e veçantë për të

parandaluar qasjen e kafshëve në autostradë, sinjalistikën, etj. Përgjegjësisa juridike

civile për dëmin e shkaktuar nga qëntë e dëmshëm, pa marrë parasysh fajin apo

neglizhencën e pronarit në lidhje më përkujdesin, por edhe kur atë nuk janë nën

administrimin e tij, i bie pronarit të tij.502

Në kuadër të kësaj çështje gjyqësia e

Maqedonisë njeh përgjegjësinë e Ndërmarrjes për mirëmbajtjen e rrugëve publike në

rrethanat e caktuara kur aksidenti automobilistik rezulton nga përplasja e mjetit motorik

me qenin endacak. Gjykata në çështjen konkrete duke vlerësuar provat dhe gjendjen

faktike ka marrë parasysh pozicionin e mjetit motorik në lëvizje, natyrën e rrugës,

konstruksionin e asfaltit si dhe rrjetin mbrojtës qëështë vendosur në të dy anët e

autostradës me qëllim që të parandalohet hyrja e egërsirave apo kafshëve shtëpiake. Si

fakt relevant për përcaktimin e përgjegjësisë juridike civile për dëmin e shkaktuar,

gjykata ka marrë pjesën e dëmtuar të rrjetit mbrojtës në afërsi të vendit të aksidentit. Në

seancën për shqyrtim kryesor të çështjes është marrë për provë procesverbali i hartuar për

kqyrje në vendin e ngjarjes nga ekipi i Ministrisë së punëve të brendshme ku është

skicuar dhe fotografuar vendi i ndodhjes së aksidentit. Gjykata ka vënë në provë dhe fajin

e drejtuesit që ka përjetuar vdekjen, por ka rezultuar se shpejtësia e mjetit motorik ka

qenë 80 km/h, kurse shpejtësia maksimale në rrugën përkatëse ka qenë 100 km/h, kurse ai

501

Neni 1905 i Kodit Civil të Spanjës. 502

Agustin Viguri Perea, Sobre la responsabilidad civil de los dueños por los daños causados por la

tenencia de animals potencialmente peligrosos,http://www.ces.gva.es/pdf/trabajos/articulos/revista_19/art2-

rev19.pdf, e qasshme më 22 nentor 2011.

Page 196: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

196

për shkak të pozicionit të rrugës nuk ka pasur mundësi teknike që ti shmanget përplasjes

me qenin endacak.503

Përndryshe aksidenti i shkaktuar me pjesmarrjen e një kafshë të rrezikshme e bën

përgjegjës pronarin e tyre. Përgjegjësia e tij është objektive. Në këtë drejtim, Gjykata

Supreme e Italisë, Seksioni Civil III, në çështjen nr. 80, 8 janar 2010, ka shqyrtuar

përgjegjësinë për dëmin e shkaktuar nga përplasja e mjetit motorik me një dre. Gjykata

ka fajësuar shtetin, me arsyetimin se drejtuesi i mjetit motorik ka vazhduar me një

shpejtësi të moderuar, ndërkaq kafsha ka shpërtheur befasisht në rrugë. Për këtë qëndrim

gjykata ka marrë parasysh edhe ndodhjen e shumë incidenteve brenda kohes kur edhe

është shkaktuar ngjarja. Në këtë drejtin gjykata ka ngritur qëndrimin se për rrethanat ku

është shkaktuar aksidenti, dëmi është i parashikueshëm. Si rezultat i kësaj, shteti është

dashur që të ngrejë masa mbikqyrëse, për çka edhe ka vendosur shenja adekuate rrugore.

Ndërkaq, për aksidentet e shkaktuara me pjesmarrjen e një kafshe shtepiake,

pronari i tyre do të gjykohet në bazë të kritereve të përgjegjësisë së rreptë që i takon ndaj

kafshës.

Në lidhje më përgjegjësinë për dëmin e shkaktuar me pjesmarrjen e kafshës,

Gjykata Suprem e Italisë, Seksioni Civil III, në çështjen nr. 27673 i datës 21 nëntorit

2008, duke gjykaur përgjegjësisë për dëmin e shkaktuar në aksident trafiku, ka zbërthyer

shkakun e shkaktimit të aksidentit. Shkaktimi i aksidentit nga drejtuesi i saj është

pretenduar se ka rezultuar nga humbja e kontrollit të mjetit motorik për shkak se një zog

është mbërthyer në kabinë nga ana e dritares së hapur. Në procedurën e marrjes së

provave, ky fakt i është nënshtruar provave. Dëshmia e dëshmitarit e dhënë para gjykatës

i është referuar se si pasojë e të shtënave të një gjuetari ishte ngritur një tufë zogjësh, ku

njëri prej tyre kishte hyrë në veturen qëështë përfshirë në aksident. Ky fakt, megjithatë, u

vlerësua si i parëndësishëm nga ana e gjykatës për shkak të përjashtimit të ekzistencës së

lidhjes shkakësore mes ngjarjejes së dëmshme dhe turmës së shpendëve në zonën e

ndodhjes së aksidentit. Për këtë proces gjyqësore janë parashtruar pretendime për

provimin e fakteve që i referohen menaxhimit të mrojtjes dhe kontrollit të kafshëve të

egra, planifikimit të kafshëve të egra, stabilizimit të çerdheve dhe dendësisë optimal të

tyre në zonën përkatëse. Mbi bazën e këtyre fakteve pretendohet që të zbërthehet plani

për vrasjen e harabelave që ishin tepricë në zonën ekzistuese e që ka qenë shkak për

ndodhjen e aksidentit. Prania e tufës së harabelave e konfirmuar edhe nga një dëshmitarë,

bën që të konstatohet se ngjarja ka ndodhur. Dëmi i shkaktuara nga kafshë të egra, i takon

kategorisë së pasurisë shtetërore. Gjykata ka vlerësuar se sjellja e një kafshe të egër - dhe

fluturimi i një zogu në veçanti - është një aksident, përkatësisht ngjarje jo e

parashikueshme e as e parandalueshme.

503

Krahaso arsyetimin e Aktgjykimit të Gjykatës Themelore Shkupi II, K.nr. 147/09

Page 197: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

197

KREU I VI

PROCEDURA E GJYKIMIT DHE E VENDIMIT

Page 198: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

198

VI.1 Shqyrtim hyrës për gjykimin e shpërblimit të dëmit

Sistemi i sigurimit të detyrueshëm nga përgjegjësia automobilistike, ka bërë që të

mbulohej tërë dëmi, pavarsisht nga masa e tij. Pas shkaktimit të rastit të siguruar në

aksidentet automobilistike, menjëherë fillon procedura për punimin e dëmeve. Procesi i

pёrpunimit tё dёmeve nёnkupton paraqitjen, vlerёsimin, dhe likuiditetin e dёmeve me

qёllim tё caktimit tё bazёs dhe lartёsisё sё shpërblimit tё dёmit dhё pagesёs sё

shpërblimit, personit tё siguruar gjegjёsisht shfrytёzuesit tё sigurimit.

I siguruari detyrohet qё perveç nё rastin e sigurimit tё jetёs nё afat prej 3 ditёsh

pasi qё ka njohuri pёr ndodhjen e rastit tё siguruar tё informojё siguruesin. Detyrim

themelor i palёs sё siguruar ёshtё qё pas ndodhjes sё rastit tё siguruar nё afat tё caktuar

ose tё dakorduar, tё informojё siguruesin dhe tё veprojё konform rregullave tё caktuara

tё cilat praktikohen nё kontratёn nё jalё pёr sigurim. Kёto rregulla e caktojnё edhe

mёnyrёn se si personi i siguruar duhet tё veprojё nё rast se ndodhёn Rasti i sigurimit.

Pёrderisa i siguruari nuk e respekton afatin pёr paraqitje tё ngjarjes sё dёmshme, duhet qё

tё bёjё shpërblimin e dёmit qё siguruesi do tё kishte realizuar pёr kёtё arsye.

Edhe në këtë pjesëështë me interes të përmendet se sipas rregullave të

përgjegjësisë civile deliktore, pronari i mjetit motorik është i detyruar t‟ia shpërblejë

personit të tretë të dëmtuar, dëmin e shkaktuar me përdorimin e mjetit motorik. Mirëpo,

realizimi i shpërblimit të dëmit të shkaktuar me mjetin motorik të siguruar është detyrim i

bashkësisë për sigurime për të shpërblyer dëmin mbi bazën e sigurimit të

autopërgjegjësisë. Aplikimi i këtij detyrimi është në pajtueshmëri me tendencën e

socializimit të përgjegjësisë dhe arsyen për ekzistencan e një bashkësie të posaçme të

rrezikut ku grumbullohen mjetet me dedikim që të shpërblejnë dëmin e shkaktuar

personave të tretë. Sipas kësaj, d.t.th.që personi i tretë i dëmtuar do të realizojë të drejtën

në shpërblim të dëmit të shkakatuar në qoftë se parashtron kërkesë për shpërblim. Në

rastet kur shkaktohet dëm i vogël, shpesh në praktikë ndodhë që i dëmtuari ta realizojë të

drejtën në shpërblim të dëmit jashtë gjykatës apo në vendin e ngjarjes duke mos marrë

detyrim që të inicojë procedurë para gjykatës kompetente apo bashkësisë për sigurime.

Përndryshe, personi i tretë i dëmtuar duhet që të ndjek procedurë të caktuar para organit

përkatës.

Gjykimi i përgjegjësisë civile deliktore për dëmin e shkaktuar nga mjetet me

burim rreziku të shtuar, përfshinë vërtetimin e ekzistencës objektive të lindjes së

përgjegjësisë civile deliktore. Në një procedurë gjyqësore kontestimore është me rëndësi

të merren për bazë faktet relevante nga aspekti i së drejtës për të gjykuar ndikimin e

efekteve juridike të fakteve në lindjen, ndryshimin apo shuarjen e marrdhënies juridike

deliktore. Për të pasur një material procedural të nevojshëm mbi bazën e të cilit do të

ndërtohet vendimi gjyqësor meritor, është e rëndësisë së veçantë procesi i të provuarit të

të gjitha elementeve ekzistuese që lidhen me një aksident automobilistik. Çështja e

gjykimit të lindjes së përgjegjësisë civile deliktore nga mjetet me burim rreziku të shtuar

imponon nevojën, veç tjerash, të përcaktimit të statusit të këtyre mjeteve. Përcaktimi i

statusit të mjeteve me burim rreziku të shtuar nuk duhet të rezultojë nga pretendimet

faktike të palëve, por ky fakt konsiderohet tezë e gjykatës. Ekzistenca dhe përmbajtja e

këtij fakti nuk duhet të provohet, por vetëm vërtetohet ekzistenca i tij nga ana e gjykatës.

Ky qëndrim argumentohet nga vetë zgjidhja ligjore mbi statusin e këtyre mjeteve. Së

këndejmi, mjetet me burim rreziku të shtuar Brenda kuadrit ligjore konsiderohen sende

Page 199: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

199

të rrezikshme kurse veprimtaria që rezulton nga përdorimi i tyre konsiderohet veprimtari

e rrezikshme. Send i rrezikshëm konsiderohet çdo send i luajtshëm ose i paluajtshëm i cili

sipas pozitës apo përdorimit ose sipas vetive paraqet rrezik për rrethin.504

Kjo përmbajtje

vetëm duhet të vërtetohet nga gjykata sipas principit iura novit curia.

Shkaktimi i dëmit nga këto sende rezulton lindjen e përgjegjësisë civile deliktore.

Legjislacionet civile bashkëkohore e trajtojnë lindjen e kësaj përgjegjësie sipas konceptit

se dëmi i shkaktuar nga sendi i rrezikshëm, përkatësisht veprimtaria e rrezikshme,

llogaritet se buron nga ai send, përkatësisht ajo veprimtari, përveç në rastet kur provohet

se ato nuk kanë qenë shkak për dëmin.505

Nga kjo zgjidhje, gjykatës i mbetet për detyrë të

provojë se dëmi është shkaktuar ose jo nga mjetet me burim rreziku të shtuar apo nga ajo

veprimtari e rrezikshme. Ky është një fakt tjetër me relevancë për të cilin mund të

ekzistojnë pretendime faktike të palëve mbi gjendjen e çështjeve. Me këtë rast palët në

kontest në mënyrë hipotetike mund të përcaktojnë përmbajtjen e objektit të të provuarit.

Pretendimet e tyre kur do të vërtetohen nga ana e gjykatës se janë me rëndësi për

vendosje, atëherë ato do të bëhen relevante. Vetëm pretendimet kontradiktore të palëve e

detyrojnë gjykatën që të vërtetojë vërtetësinë e tyre, kurse në rastet tjera kur nuk ekziston

ky kontradiktorialitet, gjykata e merr si të tillë pretendimet e dakorduara të palëve në

kontest, për një fakt të caktuar.

Ajo çka do të kishim veçuar gjatë gjykimit të çështjeve për shpërblimin e dëmit të

shkaktuar me mjetet me burim rreziku të shtuar, është fakti relevant që ka të bëjë më

pozitën e atyre mjeteve në momentin e shkaktimit të dëmit. Në varësi nga pozita, mjetet

mund të jenë me burim rreziku të shtuar ose të mos e kënë këtë status – të mos jenë me

burim rreziku të shtuar. Mjetet me burim rreziku të shtuar e kanë këtë status në qoftë se

janë në lëvizje. Kur këto mjete janë në lëvizje lirojnë energji të madhe kinetike e cila

s`bashku me forcën njerëzore që i drejtojnë, i shndërojnë ato në burim rreziku

potencial.506

Pra, fakti i pozitës së këtyre mjeteve është me rëndësi në gjykimin e

shpërblimit të dëmit të shkaktuar. Nuk ka dilemë se dëmi i shkaktuar rezulton në lindjen e

përgjegjësisë civile deliktore, por fakti i pozitës së mjetit me burim rreziku të shtuar

përcakton zbatimin e bazës juridike të përgjegjësisë civile deliktore. Gjykimi i faktit të

shkaktimit të dëmit dhe rrethanave që kanë ndikuar në shkaktimin e atij dëmi është po

ashtu me rëndësi të veçantë, në realizimin e një procesi gjyqësor të drejtë. Shkaktimi i

dëmit është element bazë për të gjykuar ekzistencan ose jo të përgjegjësisë civile

deliktore. I të njejtës rëndësi është edhe gjykimi i veprimit i cili e ka shkaktuar atë dëm.

Të gjykuarit se veprimi që e ka shkaktuar dëmin është i ndaluar dhe i kundërligjshëm,

krijon mundësinë për të gjykuar bazën e përgjegjësisë civile deliktore.507

Vërtetmi i këtij

fakti mund të bëhet mbi bazën e pretendimeve faktike të palëve dhe vetë tezave të

gjykatës.

Në procesin gjyqësor që ka të bëjë me gjykimin e shpërblimit të dëmit, gjykohet e

mira e caktuar që është e cënuar apo asgjësuar nga veprimi i dëmshëm i mjeteve me

burim rreziku të shtuar. Kjo e mirë duhet të jetë me vlerë të caktuar pasurore apo të

504

Në lidhje me sendet e rrezikshme shih më gjërësisht Dauti Nerxhivane, E drejta e detyrimeve, Prishtinë,

2001, fq.174. 505

Ky koncept është pranuar në nenin 159 të Ligjit mbi marrëdhëniet e detyrimeve të Maqedonisë. 506

Për pozitën e mjeteve me burim rreziku të shtuar shih më gjërësisht Toshevski Blago, fq.12. 507

Sensi i njejtë për trajtimin e veprimit të kundërligjshëm dhe të ndaluar është përdorur nga Jan-Luis

Baudovin et Oatrice Deslauriers, La responsabilite civile: vos droits et vos obligations, 5 edition, Edition

Ivon Blais, 1998, fq.4.

Page 200: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

200

përfaqësojë një interes qoftë edhe jopasuror. Ky interes duhet të jetë brenda kornizave

mbrojtëse të dispozitave ligjore në fuqi.508

Zgjidhjet në legjislacionin civil në mënyrë

konkrete kanë përcaktuar veprimin e kundërligjshëm – ndalohet veprimi me të cilin

dikush tjetër dëmtohet.509

Nëse shkaktohet dëmi atëherë gjykohet lindja e përgjegjësisë

civile deliktore dhe fakti i ri relevant që i referohet detyrimit për shpërblimin e dëmit të

shkaktuar.

VI.2. Kërkesa për shpërblimin e dëmit

Në rastet e shkaktimit të dëmit me mjetin motorik të siguruar, personi i tretë i

dëmtuar ka të drejtë të parashtrojë kërkesë të drejtpërdrejtë (actio directa) ndaj siguruesit,

apo padinë ta paraqesë në gjykatë.510

Kjo do të thotë se personi i tretë i dëmtuar mund të

zgjedhë: kërkesën për shpërblim të dëmit ta parashtrojë ndaj personit të tretë i cili është

përgjegjës për dëmin dhe atëherë të zbatohen rregullat e përgjithshme të përgjegjësisë për

dëmin, ose shpërblimin e dëmit ta kërkojë nga bashkësia për sigurim. Pra, i dëmtuari ka

të drejtë që kërkesën për dëmshpërblim nga baza e sigurimit të autopërgjegjësisë t‟ia

parashtrojë drejtpërdrejt siguruesit përgjegjës. Siguruesi është i detyruar që ditën e

pranimit ta regjistrojë kërkesën për dëmshpërblim në librin/evidencën e posaçme të

dëmeve sipas radhitjes numerike dhe ta vërtetojë pranimin duke njoftuar palën me

referencën e kërkesës së evidentuar. Siguruesit mund të lidhin marrëveshje sipas të cilës

kërkesa për dëmshpërblim nga baza e sigurimit të autopërgjegjësisë mund t‟i

parashtrohet dhe të trajtohet edhe nga siguruesi i drejtpërdrejtë.

Me interes është të theksohet se në gjykimet me objekt detyrimet që rrjedhin nga

shkaktimi i dëmit, nëse paditësi kërkon dëmshpërblimin për të gjitha dëmet apo për të

gjitha dëmet pasurore e jopasurore, kjo mënyrë kërkimi përbën disponimin e tij për

kërkimin e dëmshpërblimit për çdo figurë të dëmit pasuror dhe jopasuror. Por, nëse

kërkesë padia përmban kërkime për dëmshpërblimin e figurave konkrete të dëmit

jashtëkontraktor, gjykata ka detyrimin t i përmbahet në gjykim dhe vendim këtyre

kërkimeve specifike. Megjithatë, gjykata duhet të orientojë e kërkojë nga palët të japin

shpjegime rreth natyrës së mosmarrëveshjes në funksion të qartësimit të kërkimeve e

prapsimeve mbitë drejtat dhe interesat e ligjshme të cënuara

Është me interes të përmendet se në pamundësi të përcaktimit të dëmit,

respektivisht trajtimit të dëmshpërblimit në tërësi, siguruesi përgjegjës është i detyruar t‟i

508

Në lidhje më natyrën e të mirës juridike të cënuar apo asgjësuar, shih Mehdi Hetemi, fq.261. 509

Neni 9 i Ligjit mbi marrëdhëniet e detyrimeve të Maqedonisë. 510

Nenit 138 i Ligjit mbi marrëdhëniet e detyrimeve të Republikës së Kosovës, ka institucionalizuar

kërkesën për mënjanimin e rrezikut të demit. Kushdo mund të kërkojë prej tjetrit që të mënjanojë burimin e

rrezikut të dëmit të rëndësishëm që i kanoset atij ose numrit të pacaktuar njerëzish si dhe të përmbahet nga

veprimtaritë nga të cilat rezulton trazimi ose rreziku i dëmit në qoftë se lindja e trazimit ose e dëmit nuk

mund të parandalohet me masa përkatëse. Gjykata do të urdhërojë sipas kërkesës së personit të interesuar

që të ndërmerren masat përkatëse për parandalimin e shkaktimit të dëmit ose të shqetësimit, ose të evitohet

burimi i rrezikut, me shpenzime të mbajtësit të burimit të rrezikut, në qoftë se ky vetë nuk e bën këtë. Në

qoftë se dëmi shkaktohet në ushtrimin e veprimtarisë me interes të përgjithshëm, për të cilën është marrë

leja e organit kompetent, mund të kërkohet vetëm shpërblimi i dëmit që i tejkalon kufijtë e

rëndomtë.Mirëpo edhe në këtë rast mund të kërkohet ndërmarrja e masave shoqërisht të arsyeshme për

parandalimin e shkaktimit të dëmit apo për zvogëlimin e tij.

Page 201: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

201

paguajë palës së dëmtuar pjesën jokontestuese të dëmit në formë paradhënie. Në rast se

siguruesi përgjegjës nuk i përgjigjet palës së dëmtuar brenda afateve të ligjore, i dëmtuari

ka të drejtë të ushtrojë padi në gjykatë. Kundërshtimet e siguruesit nuk mund të jenë të

atilla sa që do të paraqesin shkelje të detyrimit ligjor apo kontraktor nga lëmi i sigurimit

të autopërgjegjësisë.

Edhe i dëmtuari nga mjeti motorik, pronari i të cilës nuk ka të kontraktuar sigurim

nga autopërgjegjësia, e gëzon të drejtën për kërkesë të drejtpërdrejtë në ndonjërën nga

bashkësitë për sigurime që kryejnë sigurim nga autopërgjegjësia në territorin e

Republikës së Maqedonisë. Një të drejtë të tillë e gëzon edhe i dëmtuari nga mjeti

motorik i paidentifikuar. Personi i tretë i dëmtuar, të drejtën e vet, për t‟iu drejtuar

bashkësisë për sigurime, e gëzon, pikërisht nga çasti kur i është shkaktuar dëmi.

Aplikimi i padisë direkte është i arsyeshëm, sidomos në garantimin e shpërblimit

të dëmit që paraqet rastin e siguruar dhe kështu i dëmtuari pa ndonjë pengesë e realizon

shpërblimin. Në këtë mënyrë, personi i dëmtuar i cili gëzon mbulim mbi bazën e

sigurimit të autopërgjegjësisë ka pozitë më të volitshme dhe është i pavarur nga siguruesi.

Fitimi i kësaj të drejte do të jetë me ndikim dhe nga një rrjedhim dhe përfitime tjera të

cilat janë në anën e personit të dëmtuar.

Nuk ka ndonjë kufizim, në parashtrimin e padisë direkte qoftë për shtetasin e

Maqedonisë, qoftë për të huajt. Sipas kësaj, konkludojmë se kjo është e drejtë e

përgjithëshme dhe nën kushte të njejta mund ta përdorim të gjithë. Padia direkte ka natyrë

të njëjtë me padinë e të dëmtuarit ndaj të siguruarit511

. Padia direkte është përjashtim nga

rregulla sipas së cilës padia mund të ngritet vetëm ndaj personit përgjegjës dhe nga kjo

rrjedhë se dëmi i shkaktuar nga vetvetja nuk mund të paraqesë bazë për ngritje të padisë

direkte ndaj siguruesit512

.

Mirëpo kjo nuk do të thotë se i dëmtuari nuk ka të drejtë për të ngritur padi

kundër personit përgjegjës, për të kërkuar shpërblimin e dëmit. Ai mund të zgjedhë, këtu,

që padinë ta ngritë ose kundër siguruesit ose kundër personit përgjegjës, apo kundër të dy

njëkohësisht. I dëmtuari, mund të kërkojë nga personi përgjegjës për dëmin e shkaktuar

edhe në rastet kur bashkësia për sigurime ia ka shpërblyer dëmin, por i dëmtuari llogarit

se shpërblimi nuk është i plotë në raport me vëllimin e dëmit513

.

Pra, që i dëmtuari ta realizojë të drejtën në shpërblim të dëmit ai duhet të

ndërmarrë edhe veprime të karakterit juridik procedural. Është e kuptueshme tani më se i

dëmtuari ka të drejtë të kërkojë mbrojtje dhe të realizojë të drejtën në shpërblim të dëmit

para gjyqit.

Kushtet dhe baza e përgjegjësisë civile deliktore janë çështje që hyjnë në punë në

qoftë se i dëmtuari ngrit padi kundër personit përgjegjës, kurse shkaktimi i rastit të

siguruar do të bëjë me ngritjen e padisë kundër bashkësisë për sigurime.

E ngjashme është procedura për realizimin e shpërblimit të dëmit të shkaktuar me

mjetin motorik me regjistrim të huaj, si në çdo rast të aksidenteve tjera në komunikacion.

Çështja këtu është përcaktimi i të drejtës sipas rregullave të së cilës do të vendoset për

kërkesën për shpërblim.

Përgjegjësia deliktore civile, për dëmet e shkaktuara me përdorimin e mjeteve

motorike me regjistrim të huaj, zgjidhet në nivel ndërkombëtar me aplikimin e

511

Nikçi Besnik, vep.e cit.fq. 77 512

Po aty, fq. 78 513

Aktgjykimi i Gjykatës Supreme i Maqedonisë, Rev.nr.502/81 i datës 09 tetor 1981

Page 202: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

202

dispozitave të Marrëveshjes së Hagës. Konventën e nënshkruan përfaqësuesit e 25

shteteve në Hagë me 4 maj 1971514

. Konventa parasheh rregullën lex loci delicti

commissi – ligji i vendit të shkaktimit të dëmit, për të zgjidhur të drejtën sipas të cilës do

të parashtrohet kërkesa për shpërblim515

. Sipas kësaj, në fatkeqësitë e komunikacionit ku

merr pjesë mjeti motorik me regjistrim të huaj, aplikohet përherë e drejta e vendit ku ka

ndodhur fatkeqësia, pavarsisht se shteti në territorin e së cilës ka ndodhur aksidenti e ka

nënshkruar Konventën e Hagës apo jo. Ndryshe nga kjo, për dëmet e shkaktuara me

mjetin motorik me regjistrim të huaj, aplikohet edhe e drejta e shtetit të regjistrimit të

mjetit motorik516

.

Nëse mjeti motorik është regjistruar në më shumë shtete, atëherë aplikohet e

drejta e shtetit në të cilin rregullisht qëndron mjeti motorik517

.

Kur jemi këtu, tek përcaktimi i të drejtës kompetente, theksojmë se Bashkësia për

sigurime e cila ushtron sigurim nga autopërgjegjësia, tek e cila i dëmtuari e ka

parashtruar kërkesën për shpërblim të dëmit është e detyruar ta shpërblejë dëmin, sepse

në rradhë të parë atë e ka zgjedhur i dëmtuari. I dëmtuari duhet ta paraqesë tërë

dokumentacionin e nevojshëm me të cilin do ta provojë shfaqjen e rastit të siguruar dhe

vëllimin e dëmit. Bashkësia për sigurime do të obligohet në bazë të kërkesës, që ta shlyej

atë, në të njejtën mënyrë dhe sipas rregullave të ngjashme sikurse sigurimin ta ketë bërë

vetë ajo. Shlyerjen e kërkesës, ajo e bën brenda afatit gjashtëdhjetë ditësh. Nëse ky afat

nuk respektohet, kërkesen ia parashtron Byrosë nacionale, e cila në afat tridhjetëditësh

duhet t‟i përgjigjet kërkesës. Nëse brenda këtij afati, nuk shpërblehet dëmi, atëherë i

dëmtuari paraqet padi në gjykatë kundër byrosë dhe bashkësisë për sigurime, të cilëve ua

ka parashtruar kërkesën.518

Personi i dëmtuar nga përdorimi i mjetit motorik me regjistrim të huaj,

shpërblimin e dëmit mund ta kërkoj edhe nga personi i cili është përgjegjës për të.

Parashtrimi i kërkesës këtu, bëhet në përputhje me parimet e të drejtës ndërkombëtare

private.

Pra, edhe Sistemi i Kartës ndërkombëtare të sigurimit ka për qëllim lehtësimin e

pozitës së të dëmtuarit duke ofruar një bazë plotësuese për zhdëmtim, krahas bazës së

përgjithshme të përgjegjësisë civile deliktore.

514

Çurkoviq Marjan, vep.e cit.fq. 51 515

Neni 3 i Marrëveshjes së Hagës, 4 qershor 1971 516

Neni 4, Ibid. 517

Neni 6, Ibid. 518

Gjykata e Apelit në Shtip, Aktgjykimin Gzh.nr. 633/09 që ka të bëjë më shpërblimin e dëmit të

shkaktuar me mjetin motorik me regjistrim të huaj, e ka mbështetur në konceptin se personi i dëmtuar nga

përdorimi i mjetit motorik me regjistrim të huaj, mund të parashtrojë këkesë për shpërblimm të dëmit në

Byronë nacionale për sigurime apo drejtpërdrejtë në Bashkësinë për sigurime anëtare të Byrosë nacionale,

kurse Bashkësia për sigurime është e detyruar që të njejtin ta përpunojë dhe paguaj në përputhje me

marrvëshjet ndërkombëtare për sigurimin e mjeteve motorike, nëse mejti motorik me regjistrim të huaj

posedon document të vlefshëm ndërkombëtar apo dëshmi për ekzistencan e sigurimit nga përgjegjësia

automobilistike.

Page 203: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

203

VI.3. Padia për shpërblim të dëmit

Procedura kontestimore ngrihet me padi. Sipas nenit 176 të Ligjit për procedurë

kontestimore të Maqedonisë, padia duhet të përmbajë kërkesë të caktuar në pikëpamje të

çështjes kryesore dhe të kërkesave sporadike, fakte në bazë të së cilëve paditësi e bazon

kërkesën, dëshmitë me të cilat përcaktohen këto fakte, si dhe të dhënat tjera që duhet t‟i

ketë secila parashtresë. Kur përbërja e gjykatat ose e drejta e parashtrimit të revizionit

varet nga vlera e lëndës së kontestit, ndërsa lënda e kërkespadisë nuk është shumë në

para, paditësi është i detyruar në padi ta shënojë vlerën e lëndës së kontestit. Gjykata do

të veprojë sipas padisë edhe kur paditësi nuk e ka paraqitur bazën juridike të

kërkespadisë, e nëse paditësi e ka paraqitur bazën juridike, gjykata nuk është i lidhur me

atë.

Tek procedura gjyqësore për përcaktimin e përgjegjësisë juridike civile për dëmin

e shkaktuar është me rëndësi që palët në kontest të kenë legjitimin aktiv dhe pasiv. Një

gjë të tillë e vlerëson gjykata.519

Në rastet e tilla, paditësi duhet të ketë cilësinë e personit

të tretë që të ketë legjitimim aktiv, kurse bashkësia e sigurimit e ka legjitimitetin pasiv,

mbi bazën e rregullave të së drejtës së sigurimeve.

Paditësi mund në padi të kërkojë që gjykata vetëm ta konstatojë ekzistencan,

respektivisht mosekzistencan e ndonjë të drejte ose baze juridike, ose autenticitetin,

respektivisht jo autenticitetin e ndonjë dokumenti. Padia e tillë mund të paraqitet kur ajo

me dispozita të veçanta është paraparë, kur paditësi ka interes juridik që gjykata ta

konstatojë ekzistencan, respektivisht mosekzistencan e ndonjë të drejte ose baze juridike,

ose autenticitetin, respektivisht jo autenticitetin e ndonjë dokumenti para se të arrijë

ndonjë kërkesë për koston nga raporti i njëjtë, ose kur paditësi ka ndonjë interes tjetër

juridik për paraqitjen e padisë së tillë. Sipas nenit 177 të Ligjit për procedurë

kontestimore të Maqedonisë, nëse vendimi për kontest varet nga ajo se a ekziston ose nuk

ekziston ndonjë raport juridik i cili gjatë kontestit është bërë kontest, paditësi përveç

kërkesës ekzistuese, mund të paraqesë edhe kërkesë paditëse që gjykata të konstatojë se

raporti i tillë ekziston, respektivisht nuk ekziston, nëse gjykata para të cilit rrjedh kontesti

është kompetent për kërkesë të tillë. Paraqitja e kërkesës në këtë rast nuk do të

konsiderohet si modifikim i padisë.

Në një padi paditësi mund të paraqesë më shumë kërkesa kundër të njëjtit të

paditur kur të gjitha kërkesat janë të lidhura me të njëjtën bazë faktike dhe juridike. Nëse

kërkesat nuk janë të lidhura me të njëjtën bazë faktike dhe juridike, ato mund të paraqiten

në një padi kundër të njëjtit të paditur vetëm kur i njëjti gjykatë është kompetent real për

secilën nga këto kërkesa, dhe kur për të gjitha kërkesa është caktuar lloji i njëjtë i

procedurës. Paditësi mund dy e më shumë kërkesa për padi në lidhje të ndërsjellët t‟i

paraqesë në një padi dhe kështu gjykata ta pranojë atë që vijon nga ato kërkesa, nëse gjen

se ajo që është paraqitur para asaj nuk është e bazuar. Kërkesat e këtilla mund të

paraqiten në një padi vetëm nëse gjykata është me të vërtetë kompetent për secilën nga

kërkesat e përmendura dhe nëse për të gjitha kërkesat është caktuara lloji i njëjtë i

procedurës. Në rastet kur për disa nga kërkesat e paraqitura në të njëjtën padi duhet të

gjykojë trupi gjykues, ndërsa për tjera gjyqëtari individual dhe i të njëjtit gjykatë, për të

gjitha kërkesat do të gjykojë trupi gjykues.

519

Gjykata Themelore në Manastir, në çështjen civile K.nr.90/09 të datës 3 shkurt 2010, ka bërë fillimisht

verifikimin e legjitimitetit aktiv dhe pasiv të palëve në contest.

Page 204: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

204

VI.4. Parashkrimi i kërkesës për shpërblim të dëmit

Te shpërblimi i dëmit në marrëdhëniet juridike civile, i rëndësisë së veçantë është

edhe institucioni i parashkrimit. Rregullativa e institucionit të parashkrimit është materie

ligjore520

.

Parashkrimi është një fakt juridik i kategorisë së ngjarjeve me vërtetimin e të cilit

vijnë pasoja me natyrë shuese, pasoja këto të lidhuar me të drejtën subjektivetë

përdorimit të njërit prej mjeteve bazë dhe më të rëndësishme të mbrojtjes së të drejtave

civile – padisë521

. Insituti i parashkrimit është i vetmi institut që kufizon nga pikpamja e

kohës realizimin e një të drejte me anë të forcës shtërnguese të gjykatës, apo të organeve

tjera shtetërore522

. Parashkrimi përmban dy elemente të rëndësishme: kalimin e kohës dhe

vullnetin e njeriut523

. Kalimi i një kohe të përcaktuar nga ligji është koha e cila përbën atë

që quhet afat parashkrimi. Ky afat caktohet me norma urdhëruese nga vet ligji në interes

të vet personit që mendon se i është cënuar një e drejtë , afat ky i arsyeshëm për të

justifikuar interesin e personit për realizimin e të drejtës së tij524

. Vet kalimi i kohës nuk

çon deri te parashkrimi, por e nevojshme është që asaj t‟i bashkangjitet vullneti i subjektit

në interesin e të cilit rrjedh koha. Pa faktorin e dytë – vullnetin e subjektit, ngjarja faktike

nuk mund të fitojë përmbajtje juridike dhe të shndërrohet në të drejte. Ajo ngjarje për

shkak të humbjes së mekanizmit mbrojtës me anë të sanksionit, pushon të jetë marrdhënie

juridike dhe bëhet detyrim natyral. Kjo do të thotë se titullari i të drejtës subjektive të

parashkruar nuk ka të drejtë që t‟i drejtohet gjykatës me padi në kuptimin formal.

Duhet dalluar parashkrimin nga rastet kur ligji kufizon në kohë ushtrimin e një të

drejte subjektive. Në këtë rast bëhet fjalë për afatet prekluzive. Afatet prekluzive nuk janë

vetëm afate në të cilat realizohet e drejta, por edhe që caktojnë zgjatjen e të drejtës.525

Afati prekluziv është përherë i caktuar në mënyrë të rreptë, ashtu që palët nuk mund ta

ndryshojnë në asnjë mënyrë. Ndryshe nga kjo, afatit i parashkrimit shuan aftësinë që e

drejta subjektive e shkelur apo e cënuar të realizohet ma anë të forcës shtërnguese të

shtetit. Pra, parashkrimi është humbja e të drejtës së padisë për shkak të kalimit të afateve

të përcaktuara me ligj.

Parashkrimi zbatohet në pjesën më të madhe të marrëdhënieve pasurore. Rregullat

e parashkrimit gjejnë zbatim në të gjitha marrdhëniet juridike civile pa marrë parasysh

burimin e detyrimeve, ligjin apo aktet me të cilat është rregulluar ajo marrdhënie.

Detyrimi mund të rezultoi nga kontrata, shprehja e njëanshme e vullnetit, shkaktimi i

dëmit, fitimi i pabazë apo gjërimi i punëve të huaja pa porosi. Nga kjo kategori bëjnë

përjashtim vetëm ato marrdhënie pasurore për të cilat e drejta e padisë në mënyrë të

shprehur përcaktohet nga ligji si e paparshkrueshme.

Aplikimi i parashkrimit te marrdhëniet juridike civile që kanë për burim të

detyrimit shkaktimin e dëmit, mund të shkaktojë pasoja të caktuara juridike në pikëpamje

520

Nenet 349-369 të LMD-së 521

Nuni Ardian, Leksione të së drejtës civile, Tiranë, 2004, fq. 171 522

Fuga Juliana, E drejta civile, pjesa e përgjithshme, Tiranë, 2000, fq. 128 523

Marrë për bazë formulimin ligjor të parashkrimit mund të thuhet se dy janë elementet përbërse të

parashkrimit: mosveprimi i titullarit të së drejtës subjektive dhe kalimi i kohës brenda të cilës ai duhet ta

kishte ushtruar këtë të drejtë. 524

Fuga Juliana, E drejta civile, pjesa e përgjithshme, Tiranë, 2000, fq. 129 525

Spaiç Voislav, Osnaovi gradjanskog prava, Sarajevë, 1957, fq. 324.

Page 205: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

205

të shpërblimit të dëmit. Tani më është e kuptueshme se në rastet e shkaktimit të dëmit, një

nga të drejtat themelore të të dëmtuarit nga marrëdhënia juridike civile, është e drejta e tij

për shpërblim të dëmit. Për realizimin e kësaj të drejte, i dëmtuari duhet të ketë

aktgjykimin e rregullt ekzekutiv të gjykatës kompetente.

Në bazë të aktgjykimit me cilësinë e dokumentit ekzekutiv, i dëmtuari e realizon

shpërblimin e dëmit. Specifika e shpërblimit të dëmit, mund të realizohet në qoftë se i

dëmtuari, brenda afateve ligjore të përcaktuara i ndërmerr masat e nevojshme juridike. Në

qoftë se skadojnë ato afate, atëherë vjen në shprehje aplikimi i parashkrimit. Me

parashkrimin, të dëmtuarit i pushon e drejta për të kërkuar mbrojtje gjyqësore për

shpërblim të dëmit. Pra, e rëndësishme është koha-afati brenda të cilit mund të kërkohet

shpërblimi i dëmit nga ana e organeve të gjyqësisë. Me fjalë të tjera, që të lind

parashkrimi është e nevojshme që një e drejtë subjektive civile të mos ushtrohet dhe të

ketë kaluar një kohë që ajo e drejtë të mos jetë ushtruar.

Me afatin e parashkrimit nënkuptojmë kohën e caktuar me ligj në të cilën një e

drejtë nuk ushtrohet e që ka për pasojë humbjen e autorizimeve që të mund të kërkohet

realizimi i asaj të drejte.526

Kërkesa për shpërblim të dëmit, parashkruhet për tre vite nga momenti kur i

dëmtuari ka kuptuar për dëmin dhe për personin që e ka shkaktuar dëmin afati subjektiv,

dhe për pesë vite nga momenti kur dëmi është shkaktuar – afati objektiv527

. Ky afat

ndryshon, kur bëhet fjalë për parashtrimin e kërkesës për shpërblimin e dëmit të

shkaktuar me vepër penale. Në këto raste, afati i parashkrimit është më i gjatë dhe

kërkesa për shpërblim të dëmit parashkruhet me kalimin e afatit për parashkrim të

ndjekjes penale për veprën e kryer penale me të cilën është shkaktuar dëmi528

. Afati për

parashkrim është i njejtë qoftë kur kërkohet shpërblimi i dëmit material qoftë i atij

jomaterial.

Tek marrëdhënia e sigurimit që mund të zgjasë një vit apo më pak, afati i

parashkrimit pëfundon me skadimin e periodës së kontraktuar dhe pa marrë parasysh se a

është bërë pagimi i primit të sigurimit. Kërkesa i referohet primit të sigurimit për

periodën kur ka vlejtur kontrata e sigurimit, përkatësisht kur pala ka qenë në marrëdhënie

detyrimi. Kërkesa për pagimin e primit të sigurimit kur është lidhur kontrata e sigurimit

për kohën e caktuar prej një viti, kërkesa parashkruhet për tri vite duke llogaritur ditën e

parë pas skadimit të vitit kalendarik në të cilin ka lindur kërkesa.529

Afatet e parashkrimit prodhojnë veprim të plotë juridik vetëm atëherë kur e drejta

subjektive civile nuk ushtrohet tërësisht. N.q.s. titullari i ka shfrytëzuar të drejtat në atë

mënyrë në bazë të së cilës mund të shihet ushtrimi i të drejtës atëherë parashkrimi

ndërpritet. Ka raste kur edhe e drejta nuk ushtrohet por parashkrimi nuk rrjedh. Këtu

bëhet fjalë për pezullimin e paeashkrimit.530

Afati subjektiv i parashkrimit të kërkesës ka të bëjë me njohurinë e të dëmtuarit

për dëmin dhe dëmtuesin, kurse afati objektiv ka të bëjë me kalimin e afatit prej

momentit të shkaktimit të dëmit. Në bazë të kësaj, parashkrimi i kërkesës për shpërblim

të dëmit fillon të rrjedhë nga momenti kur i dëmtuari ka kuptuar për dëmin dhe

526

Spaiç Voislav, vep. e cit. fq. 320. 527

Neni 365, pika 1 dhe 2 e LMD-së 528

Neni 366 i LMD-së 529

Krahaso arsyetimin e Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë, Rev.nr. 429/07. 530

Spaiç Voislav, vep. e cit. fq. 322

Page 206: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

206

dëmtuesin, përkatësisht me kalimin e afatit të përcaktuar me ligj duke lloharitur

momentin e shkaktimit të dëmit. Është e pamjaftueshme njohja e njërës nga këto

rrethana, por kërkohet përmbushje komulative e të dy këtyre kushteve, për fillimin e

parashkrimit531

.

Kur fillon parashkrimi, e vërtetë është se detyrimi për shpërblimin e dëmit nuk

shuhet, përkatësisht e drejta e të dëmtuarit nuk shuhet, por humbet mundësia për mbrojtje

gjyqësore. Pra, ai detyrim hynë në grupin e detyrimeve natyrore-obligatio naturalis dhe

nuk do të realizohet në mënyrë të dhunshme.

Më në fund, nga momenti kur fillon parashkrimi dhe deri te skadimi i afatit të

paraparë për parashkrim, nënvizojmë këtu paraqitjen e ndërprerjes apo ndaljes së

parashkrimit. Parashkrimi ndalet në të gjitha punët ku shihet ushtrimi i të drejtës edhe atë

si nga ana e titullarit të së drejtës, ashtu edhe nga personat tjerë. Ashtu ndërprerje të

parashkrimit paraqitet me parashtrimin e padisë në gjykatë. Si moment i ndaljes së

parashkrimit merret ai moment kur padia i është dorzuar gjykatës.532

N.q.s. padia tërhiqet

prap, atëherë llogaritet se parashkrimi nuk është ndalur.

Nga ndalja e parshkrimit dallon pezullimi i parashkrimit. Tek pezullimi i

parashkrimit e drejta subjektive civile nuk ushtrohet, por në rrethanat e caktuara

parashkrimi nuk rrjedh.533

Në rastet e paraqitjes së pezullimit të parashkrimit, titullari nuk

mund të parashtrojë padi në gjykatë. Paraqitja e rrethanave të caktuara të cilat çojnë në

ndërprerjen apo ndaljen e parashkrimit, kanë si pasojë mosparashkrimin e kërkesës për

afatin e paraparë. Në këto raste, është e qartë tani më se shtyhet për kohë të caktuar vlerja

e aplikimit të parashkrimit. Kalimi i kohës para ndërprerjes së parashkrimit nuk llogaritet,

dhe fillon të rrjedhë nga fillimi afati i ri i parashkrimit. Efektet e ndërprerjes dhe ndaljes

së parashkrimit janë të njëjta si ndaj siguruesit, ashtu edhe ndaj të siguruait, përkatësisht

personit përgjegjës dhe të dëmtuarit.

Është me rëndësi të përmendet se nuk ndodhë ndërprerja e parashkrimit të

kërkesës për shpërblim të dëmit me momentin e zhvillimit të procedurës penale, kur

procedura penale ka përfunduar në mënyrë të plotfuqishme me aktgjykim lirues në të

cilën janë paraqitur kërkesa pasurore – juridike. Këtë qëndrim e ka ngritur edhe gjyqësia

e Maqedonisë. Ky qëndrim është mbështetur në zgjidhjen ligjore se parashkrimi lind

atëherë kur do të kalojë koha e caktuar me ligj në të cilën debitori mund të kërkojë

përmbushjen e detyrimit dhe se parashkrimi fillon të rrjedhë ditën e parë pas ditës kur

debitori ka të drejtë të kërkojë përmbushjen e detyrimit. Përveç kësaj mbështetja i është

referuar edhe zgjidhjes ligjore që ka të bëjë me ndërprerjen e parashkrimit me

parashtrimin e padisë apo me marrjen e çfardo veprimi tjetër nga ana e debitorit ndaj

kreditorit qoftë para gjykatës qoftë para ndonjë organi tjetër kompetent, për vërtetim,

sigurim ose realizim të kërkesës. Gjyqësia e Maqedonisë ka bërë dallimin midis

ndërprerjes së parashkrimit të kërkesës për shpërblim të dëmit të shkaktuar me vepër

penale, e cila vepër nuk është vërtetuar në procedurë gjyqësore, pra është sjellur

aktgjykim lirues. Në rastin e parë, kur me aktgjykim të plotfuqishëm në procedurë penale

vërtetohet vepra penale, përkatësisht kur kërkohet shpërblimi i dëmit të shkaktuar me

vepër penale, parashkrimi ndërpritet për kërkesën që i referohet shpërblimit të dëmit. Në

rastin kur gjykata sjellë aktgjykim lirues, përkatësisht nuk vërteton vepër penale,

531

Nikçi Besnik, vep.e cit.fq. 82 532

Spaiç Voislav, vep. e cit. fq. 322 533

Ibid. fq. 323

Page 207: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

207

atëherënuk shkatohet ndërprerja e parashkrimit të kërkesës për shpërblim të dëmit. Në

procedurën gjyqësore civile, gjykata mund të trajtojë faktin se a është shkaktuar vepra

penale, përkatësisht të vërtetojë se dëmi a k arezultuar nga vepra penale edhe atë vetëm

në rastin kur procedura penale është ndërprerë ose nuk është realizuar për shkak të

pengesave të caktuara procedurale siç është vdekja e të akuzuarit, smundja shpirtërore

apo rrethana tjera që përjashtojnë ndjekjen penale dhe përgjegjësinë e të akuzuarit. Në

rastet kur procedura penale përfundon me aktgjykim lirues, atëherë nuk mund të flitet për

ndërprerjen e parashkrimit nëse është paraqitur kërkesa për shpërblim të dëmit.534

VI.5. Ujdia gjyqësore

Palët gjatë gjithë procedurës para gjykatës kontestimore mund të lidhin ujdi

gjyqësore për lëndën e kontestit. Ujdia gjyqësoremund t‟i përkasë gjithë kërkesëpadisë

ose vetëm një pjese të saj. Gjykata gjatë procedurës do t‟ua bëjë me dije palëve për

mundësinë e ujdi gjyqësoreit gjykatësor dhe do t‟u ndihmojë që të lidhin ujdi gjyqësore.

Para gjykatës nuk mund të lidhet ujdi gjyqësore në aspekt të kërkesave, të cilat

palët nuk mund t‟i kenë në dispozicion. Kur gjykata e shkallës së parë do të marrë

aktvendim me të cilin nuk e lejon ujdi gjyqësorein e palëve, do ta ndërpresë procedurën

përderisa ky aktvendim nuk bëhet i plotfuqishëm. Ujdia e palëve për ujdi gjyqësore

inkorporohet në procesverbal. Ujdia gjyqësore është i lidhur kur palët pasi që u është

lexuar procesverbali për ujdi gjyqësore do ta nënshkruajnë procesverbalin. Palëve sipas

kërkesës së tyre do t‟u lëshohet kopje e vërtetuar e procesverbalit në të cilin është

inkorporuar ujdi gjyqësorei.

Gjykata gjatë gjithë procedurës sipas detyrës zyrtare do të kujdeset për atë se a

mbahet procedurë për lëndë për të cilën paraprakisht është lidhur ujdi gjyqësore

gjykatëësor dhe nëse konstaton se mbahet procedurë për lëndë për të cilën tanimë është

lidhur ujdi gjyqësore gjykatëësor, padinë to ta hedhë poshtë.

Personi i cili ka për qëllim të paraqesë padi, përmes gjykatës të shkallës së parë në

rajonin e të cilit pala kundërshtare ka vendbanim përkatësisht vendqëndrim mund të

tentojë që të lidhë ujdi gjyqësore. Gjykata pranë të cilit është dërguar propozimi i këtillë

do ta thërrasë palën kundërshtare dhe do ta njoftojë me propozimin për ujdi gjyqësore.

Shpenzimet për këtë procedurë i mbart paraqitësi i propozimit.

Në të gjitha rastet kur lidhet ujdia gjyqësore midis palëve për shpërblimin e

dëmit, i dëmtuari nuk ka të drejtë të kërkoj shpërblimin e dëmit nga ana e dëmtuesit apo

bashkësisë për sigurime.535

VI.6. Kompetenca në kontestet e shpërblimit të dëmit

Për gjykimin në kontestet për përgjegjësinë deliktore për shkaktim të dëmit, përveç

gjykatës me kompetencë të përgjithshme tokësore, kompetente është edhe gjykata në

territorin e të cilit është kryer veprimi i dëmshëm ose gjykata në territorin e të cilit ka

ndodhur pasoja e dëmshme. Nëse dëmi ka ndodhur për shkak të vdekjes ose lëndimeve të

534

Krahaso arsyetimin e Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë, Gzz. 35/2007. 535

Ky qëndrim është institucionalizuar nga ana e Gjykatës së Apelit në Shtip, me Aktgjykimin Gzh.nr.

1170/08.

Page 208: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

208

rënda trupore, përveç gjykatës së lartëpërmendur, kompetente është edhe gjykata në

territorin e të cilit paditësi ka vendbanim përkatësisht vendqëndrim.

Rregullat e njejta do të zbatohen edhe në kontestet kundër bashkësisë së sigurimit për

shkak të shpërblimit të dëmit ndaj personave të tretë në bazë të dispozitave për

përgjegjësinë e drejtpërdrejtë të shoqërisë për sigurim, si dhe në kontestet për kërkesat

regresive në bazë të shpërblimit të dëmit kundër debitorëve regresiv.

VI.7. Të provuarit e fakteve vendimtare

Në procedurën gjyqësore për përcaktimin e të drejtës sëshpërblimit të dëmit të

shkaktuar në aksidentet automobilistike e rëndësisë së madhëështë edhe gjetja e së

vërtetës. E vërteta kualitative dhe koresponduese me realitetin objektiv bën që vendimi

gjyqësor për shpërblimin e dëmit të jetë i qëndrueshëm dhe i drejtë. Gjykata duhet të

arrijë pëlqim të gjithëanshëm të qëndrimit, përkatësisht njohurive tona rreth fakteve me

të cilat ekziston e vërteta. E vërtata është e lidhur ngushtë me të kuptuarit e njohurive të

ndodhisë në aksidentin automobilistik dhe krijon përceptim subjektiv të gjykatës në lidhje

më gjendjen faktike konkrete duke përcaktuar besueshmërinë e asaj ndodhie. Gjendja

faktike nuk është e kushtëzuar nga besimi i gjykatës, por nga procesi i të kuptuarit të

fakteve që përbëjnë tërësinë e asaj njohurie. Gjyqëtari i përcjell faktet objektive të

realitetit të caktuar dhe krijon ndjenjën e besueshmërisë për pasojat e aksidentit

automobilistik. Faktet vërtetohen dhe ndërlidhen me gjendjen reale. Kjo në fakt përbën të

ashtuquajturën e vërtetë materiale. Në procedurën gjyqësore civile, gjyqëtari është i

detyruar të zbatojë parimin e kërkimit të së vërtetës. Ai në tërësi duhet të provojë faktet

kontestuese nga të cilat varet vendimi për bazueshmërinë e kërkesës për shpërblim të

dëmit. Secila palë është e obliguar t‟i paraqesë faktet dhe të propozojë dëshmi mbi të cilat

e bazon kërkesën e tij ose me të cilat i hedh poshtë thëniet dhe dëshmitë e plës

kundërshtare. Gjykata civile gjatë procedurës, kur do të vlerësojë se faktet dhe dëshmitë

janë të nevojshme për zgjidhjen e drejtë të kontestit, ka autorizim për t‟i paralajmëruar

ata në lidhje me detyrimet ligjore për paraqitjen e fakteve dhe propozimeve vendimtare si

dhe propozimin e dëshmive të caktuar. Dëshmimi i përfshin të gjitha faktet që janë të

rëndësishme për marrjen e vendimit meritor. Megjithatë, gjykata vendos vetë për atë se

cilat nga dëshmitë e propozuara do të nxirren për shkak të përcaktimit të fakteve

vendimtare. Pra, cilat fakte janë konsideruar për t'u provuar, në një proces gjyqësor,

gjykata e bën në bazë të vlerësimit të ndërgjegjshëm dhe të kujdesshëm të çdo pjesë të

provave veç e veç dhe së bashku, dhe të gjitha provave për suksesin e gjithë procesit.

Gjyqëtari vendos se çfarë prova duhet të merren për të identifikuar faktet kritike me

synimin e vetëm që të përfitojë pasqyrë bindëse për realitetin objektiv në një shkallë më

të lartë të mundshme dhetë arrihet moment i së vërtetës absolute. Gjendja faktike e

vërtetuar në procesin gjyqësor për shpërblimin e dëmit të shkaktuar në aksident trafiku,

ka qenë mbështetje për Gjykata Supreme të Republikës së Sllovenise, në gjykimin dhe

vendimin II IPS 394/2004, ku ka gjykuar shpënzimet në lidhje më dëmtimet trupore,

duke përfshirë kohën për trajtim të pasojave, periudhën e stacionimit në spital,

intervenimin kirurgjikal, dhimbjet fizike, shqetësimin, intenzitetin dhe kohëzgjatjen e

frikës, etj.536

536

Po kështu, Gjykata Supreme, Expte Nr. 71709, Dhoma e parë, L.S. 307-204, Mendoza, 29 prill 2002, në

gjykimin e përgjegjësisë juridike civile për dëmin e shkaktuar në aksident automobilistik ka përcaktuar si

Page 209: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

209

Një të drejtë të këtillë të gjykatës e ka institucionalizuar edhe legjislacioni i

Republikës së Maqedonisë.537

Gjatë gjykimit të shpërblimit të dëmit, nuk duhet të dëshmohen faktet të cilat pala

i ka pranuar para gjykatës, gjatë rrjedhës së kontestit. Gjykata, prapseprap mund të

urdhërojë të dëshmohen edhe fakte të tilla nëse konsideron se pala me pranimin e tyre ka

për qëllim të disponojë me kërkesat me të cilën nuk mund të disponojë. Sipas bindjeve të

veta, gjykata do të vlerësojë se a do ta marrë si të pranuar ose si të kontestuar faktin që

pala fillimisht e ka pranuar, e më pas plotësisht ose pjesërisht e ka mohuar ose e ka

kufizuar pranimin me dhënien e fakteve tjera. Është me rëndësi të theksohet se faktet,

ekzistencan e të cilave ligji i supozon nuk duhet të dëshmohen. Mund të dëshmohet

vetëm se këto fakte nuk ekzistojnë, nëse me ligj nuk është e përcaktuar diçka tjetër. As

faktet që janë të njohura në përgjithësi nuk dëshmohen.

Në të gjitha situatat kur gjykata në bazë të dëshmive të nxjerra nuk mund të

përcaktojë ndonjë fakt, atëherë për ekzistencën e atij fakti do të përfundojë me zbatimin e

rregullave për barrën e dëshmimit. Kur konstatohet se palës i takon e drejta e

shpërblimit të dëmit qoftë në shuma parash ose me sende të zëvendësueshme, por lartësia

e shumës, respektivisht sasia e sendeve nuk mund të konstatohet ose do të mund të

konstatohej në mënyrë jo të drejtë, atëherë gjykata për këtë do të vendosë sipas vlerësimit

të lirë të saj.

Trupi gjykues vlerëson dëshmitë gjatë shqyrtimit kryesor të çështjes. Ekziston

mundësia që për shkaqe të rëndësishme, dëshmitë e caktuara të nxirren para Kryetarit të

trupit gjykues ose para gjyqëtarit të gjykatës së lutur. Në këto raste, procesverbalet për

dëshmitë e nxjerra nga Kryetari i trupit gjykues apo gjyqëtari i gjykatës së lutur, do të

lexohen në shqyrtimin kryesor të çështjes.

Kryetari i trupit gjykues ose gjyqëtari, të cilit i është besuar nxjerrja e ndonjë

dëshmie, është i autorizuar që të nxjerrë edhe dëshmi tjera nëse konsideron se ajo është

zgjidhje përkatëse dhe, nëse palët një gjë të tillë e kanë propozuar. Kur trupi gjykues do

të vendosë që ndonjë dëshmi të nxirret para gjykatësit të lutur, në lutjen për nxjerrjen e

dëshmisë do të përshkruhet gjendja e punës sipas rrjedhës së diskutimit kryesor dhe

veçmas do të shënohet për cilat rrethana duhet veçmas të kihet kujdes gjatë nxjerrjes së

dëshmisë. Për seancën e nxjerrjes së dëshmive para kryetarit të trupit gjykues ose para

gjyqëtarit të lutur duhet të informohen edhe palët nëse nuk kanë deklaruar se nuk do të

jenë pranishëm në seancë. Kryetari i trupit gjykues ose gjyqëtari i lutur gjatë nxjerrjes së

dëshmive i ka të gjitha autorizimet që i ka trupi gjykues, respektivisht Kryetari i trupit

gjykues, kur dëshmitë nxirren në shqyrtimin kryesor.

Vlen të theksohet qëndrimi i ngritur në rrethanat kur supozohej se ndonjë dëshmi

nuk do të mund të nxirret ose nuk do të mund të nxirret në afat të kuptueshëm, ose nëse

dëshmia duhet të nxirret jashtë vendit, gjykata në vendimin për nxjerrjen e dëshmisë do të

caktojë afat se deri kur do të pritet nxjerrja e dëshmisë. Me skadimin e afatit të caktuar,

faktë relevante që duhet të provohen: shtënjen e bicikletës së fëmijës, gjendjen e frenave, aftësinë e fëmijës

për të vepruar në një bicikletë të një lartësie të papërshtatshme, fajin e prindërve, tiparet e

paparashikueshmërisë dhe pashmangshmërisë së sjelljes së fëmijës. 537

Shih nenin 206 të Ligjit për procedurë kontestimore të Republikës së Maqedonisë.

Page 210: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

210

diskutimi mund të zhvillohet pa marrë parasysh që dëshmia e caktuar nuk është

nxjerrë.538

VI.8. Këqyrja

Këqyrja është mjet provues që ka për qëllim të bëjë përcaktimin e ndonjë fakti

ose të sqarojë ndonjë rrethane e cila është e nevojshme për gjykimin civil. Këqyrja jo

rrallë herë bëhet me pjesëmarrjen e ekspertit.539

Është me interes të përmendet se kur çmohet e nevojshme nga gjykata që një

person ose një send të këqyren drejtpërdrejt prej saj, kryesisht ose me kërkesën e palëve,

vendos që të bëhet këqyrja në vend e tyre me ose pa ekspertë. E drejta shqiptare ka

përcaktuar se këqyrja e personave, e vendeve, e sendeve të luajtshme ose të paluajtshme,

bëhet me vendim të gjykatës, në të cilën caktohet koha, vendi dhe mënyra e këqyrjes.

Këqyrja në vend bëhet nga vetë gjykata ose nga gjyqtari i deleguar prej saj ose nga

gjyqtari i vendit ku do të bëhet këqyrja. Gjykata në këqyrjen e një personi duhet të bëjë

kujdes që të mos preket dinjiteti personal. Ajo mund të mos jetë vetë e pranishme dhe të

ngarkojë me këtë detyrë një ekspert të përshtatshëm.

Sipas nenit 289 të Kodit të procedurës civile të Shqipërisë, Gjykata mund të

vendosë që të kryhen edhe riprodhime fotografike të objekteve, dokumenteve dhe

sendeve, dhe kur është e nevojshme dhe e mundshme edhe filmime të tyre ose të përdorë

mjete e veprime të tjera mekanike. Gjykata për t‟u siguruar në ekzistencën e një fakti

mund të urdhërojë që kjo të verifikohet duke proceduar në një mënyrë të caktuar për

riprodhimin e tij, duke siguruar prova me anë fotografish ose me filmime. Gjykata

drejton vetë eksperimentin, ose kur e sheh me vend ia beson këtë një eksperti duke

zbatuar rregullat për emërimin dhe përgjegjësinë e ekspertit, të parashikuara në ligj.540

VI.9. Dokumenti

Dokumenti si mjet provues duhet të jetë në formën e caktuar që e ka dhënë organi

shtetëror në kufijtë e kompetencës së tij si dhe në atë formë që e ka dhënë organizata ose

institucioni tjetër gjatë kryerjes së autorizimit publik që i është besuar me ligj ose me

vendim të organit të komunës të bazuar mbi ligjin, e dëshmon autenticitetin e asaj që

vërtetohet ose caktohet në atë. Fuqinë e njejtë dëshmuese e kanë edhe dokumentet tjera të

cilat me dispozita të veçanta në pikëpamje të fuqisë dëshmuese janë të barazuara me

538

Në gjykimin e shpërblimit të dëmit me pasojë të shkaktimit të dëmtimeve trupore apo cënim të

shëndetit, Gjykata Supreme, Expte. Nr. 68823, Mendoza, 28 dhjetor 2000, ka gjykuar faktin e pasojave që i

referohen humbjeve të të ardhurave, lëndimeve psikologjike dhe emocionale, humbjeve të aftësisë punuese

të viktimës, duke shfrytëzuar dokumentet si mjet provues (certifikatën dhe raportet mjekësore, historiatin

mjekësor, dëshmitarin dhe ekspertin. Në përcaktimin e lartësisë së shumës për shpërblim të dëmit për

shkak të dëmtimeve trupore apo cënimit të shëndetit, gjykata nëpërmjet eksperit ka nevojë të përcaktoj

nivelin intelektual dhe korespondimin me kriteret e normalitetit, organizimin e duhur mendor dhe

planifikimi, fleksibiliteti për të eksploruar zgjidhje të reja, koncentracion, aftësi për abstraksion dhe

konceptim, përgjigje ndaj stimujve emocional, stresin postramautik, nivelin e aktiviteteve rekreative dhe

sociale, tiparet e më parshme të personalitetit. 539

Neni 212 i Ligjit për procedurë kontestimore të Republikës së Maqedonisë. 540

Krahaso nenet 286-290 të Kodit të procedures civile të Republikës së Shqipërisë.

Page 211: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

211

dokumentet publike.541

Është e lejuar të dëshmohet se në dokumentin publik në mënyrë të

pasaktë janë konstatuar faktet ose se dokumenti është përpiluar në mënyrë të parregullt.

Nëse gjykata dyshon në autenticitetin e dokumentit mund të kërkojë për atë të deklarohet

organi, respektivisht institucioni prej të cilit duhet të rrjedhë ajo.542

E drejta shqiptare ka pwrcaktuar vetitw e shkresave qw ata tw kenw fuqi

provuese. Shkresat kanë fuqi provuese kur janë hartuar në formën e caktuar, kanë

elementet e nevojshme për vlerën e tyre, nuk janë të copëtuara, të grisura ose të shuara,

nuk kanë gërvishtje, ose shtesa midis rreshtave, ose çrregullime të tjera me shuarje dhe

mund të lexohen. Shkresa, kur është e dëmtuar në mënyrën e lartwpwrmendura,

prezumohet se është bërë për të zhveftësuar vlerën provuese të saj, përveç kur provohet e

kundërta. Personi që paraqet dhe përdor si mjet provues një shkresë që ka ndryshime,

duhet të vërtetojë se ndryshimet janë bërë nga ai që e ka nxjerrë shkresën, ose nga ai që

mund t‟i shërbejë si provë,ose nga ai që i ka kaluar e drejta, ose janë bërë nga dikush

tjetër me porosi të këtyre. Kur shkresa që paraqitet referon në një shkresë tjetër, ajo

bashkohet me këtë, përveç kur shkresa që merret zëvendëson shkresën referuese ose

përmban përmbajtjen e saj të plotë. Kur shkresa që u mor ka përmbajtje të ndryshme nga

shkresa referuese, atëherë parapëlqehet përmbajtja e kësaj të fundit.543

Sa i përket dokumenteve të huaja publike vlen të theksohet se kanë të njëjtën fuqi

dëshmuese si dhe dokumentet publike të vendit nëse me marrëveshje ndërkombëtare

ndryshe nuk është përcaktuar. Këto dokumente duhet të jenë të vërtetuara me rregull dhe

me kusht të reciprocitetit. Për të dëshmuar për të dhënat e veta, pala në kontest është e

detyruar që vetë ta bartë dokumentin që e ka parashtruar si mjet prove. Për dokumentin e

përpiluar në gjuhë të huaj është e nevojshme të paraqitet edhe përkthim i vërtetuar. Kur

shkresa është në gjuhë të huaj, ajo paraqitet bashkë me përkthimin e saj në gjuhën

zyrtare, të legalizuar nga ambasada apo konsullata përkatëse ose nga organi tjetër

kompetent. Kur gjykata nuk mund ta kontrollojë vetë saktësinë e përkthimit, emëron

përkthyes.

Në të gjitha rastet kur dokumenti gjendet te organi shtetëror ose te personi fizik

ose juridik që ushtron autorizime publike, kurse vetë pala nuk mund të ndikojë që

dokumenti të dorëzohet ose tregohet, atëherë gjykata me propozimin e palës do ta

sigurojë këtë dokument.

Edhe në rastet kur njëra palë propozon dokumentin si mjet provues dhe pohon se

ai gjendet te pala tjetër, atëherë gjykata palën në fjalë do ta thërrasë ta paraqesë

dokumentin, duke përcaktuar për atë edhe afat të caktuar. Pala nuk mund ta refuzojë

paraqitjen e dokumentit nëse ajo vetë gjatë procedurës është thirrur në atë dokument për

dëshmi të të dhënave, ose nëse bëhet fjalë për dokument që sipas ligjit është i detyruar ta

dorëzojë ose tregojë, ose nëse dokumenti duke marrë parasysh përmbajtjen e tij

konsiderohet si i përbashkët për të dy palët. Në këtë kontest, sipas nenit 250 të Kodit të

procedurës civile të Shqipërisë, në rastet kur prova me shkresë është në ruajtje për arsye

ligjore ose pamundësi përdorimi dhe nuk mund të merret, gjykata ka të drejtë që përveç

541

Në lidhje me dokumentin si provë shih: Stephen M. Gerlis, Civil Procedure, Paula Loughlin, London

2001, fq. 330 542

Gjykata Supreme Expte Nr. 65421 Dhoma e parë, L.S. 289-76, Mendoza, 19 qershor 1999, në

procedurën e marrjes së provave për përcaktimin e përgjegjësisë juridike civile për dëmin e shkaktuar me

mjetin motorik në aksident automobilistik ka ngritur qëndrimin se falsifikimi i dokumentit publik që i

referohet të drejtës së pronësisë së mjetit motorik, merret si provë deri sa nuk vërtetohet e kundërta. 543

Shih nenet 246-249 të Kodit të procedures civile të Republikës së Shqipërisë.

Page 212: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

212

mjeteve të tjera, të lejojë të merret kopje e saj e legalizuar, e cila ka fuqi provuese sikurse

edhe shkresa origjinale. Kur kjo më pas ka humbur, gjykata vendos të administrohet

shkresa që vërteton njësinë me origjinalin.

Në rastet kur pala që është e thirrur ta paraqesë dokumentin mohon se dokumenti

gjendet te ai, atëherë gjykata për shkak të konstatimit të këtij fakti mund të paraqesë

dëshmi. Gjykata, duke i marrë parasysh të gjitha rrethanat sipas bindjes së tij, do të

vlerësojë se me çfarë rëndësie është ajo që pala që e mban dokumentin nuk dëshiron të

veprojë sipas vendimit të gjykatës me të cilin i urdhërohet ta paraqesë dokumentin ose në

kundërshtim me bindjen e gjykatës mohon se dokumenti gjendet te ai.

Edhe kopjet e shkresave kanë fuqi provuese. Kopjet e shkresave kur saktësia e

tyre vërtetohet nga personi kompetent kanë të njëjtën fuqi provuese me origjinalin. Sipas

nenit 251 te Kodit të procedurës civile të Shqipërisë, në qoftë se për shkaqe të justifikuara

është e vështirë marrja e provës në gjykim ose për shkak të rëndësisë së saj ose të natyrës

së saj ekziston rreziku të humbasë ose të dëmtohet, gjykata mund të urdhërojë të

verifikohet shkresa nga një anëtar i trupit gjykues ose të kontrollohet me letërporosi nga

gjykata e vendit ku ndodhet shkresa ose të lejojë të merret fotokopje ose fotografia e

vërtetuar.

Ndërkaq, sipas nenit 253 aktet zyrtare që përpilohen nga nëpunësi i shtetit ose

personi që ushtron veprimtari publike, brenda kufijve të kompetencës së tyre dhe në

formën e caktuar, përbëjnë provë të plotë të deklarimeve që janë bërë përpara tyre për

faktet që kanë ngjarë në prani të tyre, ose për veprimet e kryera prej tyre. Lejohet të

provohet e kundërta vetëm kur pretendohet se shkresa është e falsifikuar. Aktet zyrtare që

dalin nga organet shtetërore dhe që përmbajnë një urdhër, një vendim ose çdo masë tjetër

të marrë prej tyre ose që tregojnë kryerjen e një veprimi nga ana e këtyre organeve,

përbëjnë provë të plotë për përmbajtjen e tyre. Lejohet të provohet e kundërta vetëm kur

pretendohet se shkresa është e falsifikuar.

Kur falsim për shkresat si mjete prove, është me interes të përmendet ekzistenca e

shkresave të thjeshta dhe shkresave private me fuqi provuese. Shkresa që është përpiluar

nga një person zyrtar që nuk ka qenë kompetent ose që nuk është sipas formës së caktuar,

ka fuqinë provuese të një shkrese të thjeshtë, në rast se është nënshkruar nga palët.

Shkresa e thjeshtë e nënshkruar nga personi që e ka lëshuar, përbën provë të plotë se

deklarimet që përmban janë të atij që e ka nënshkruar, në rast se personi kundër të cilit

paraqitet shkresa pranon se është nënshkruar prej tij.

Në kuadër të shkresa private bëjnë pjesë: librat e tregtarëve dhe profesionistëve që

i mbajnë sipas Kodit Tregtar ose dispozitave të tjera, librat e avokatëve, noterëve,

përmbaruesve, mjekëve, farmacistëve e të profesioneve të tjera, sipas dispozitave në fuqi.

Është me rëndësi të përmendet se si mjet prove mund të parqitet edhe një pjesë e librit

apo libri i tërë. Në rastet kur paraqiten si provë pjesë nga libri ose e tëra dhe përmbajnë

edhe të dhëna që nuk kanë lidhje me objektin e gjykimit, mund të merren ato pjesë të

shkresës që kanë lidhje me atë.

Është me relevancë të përmendet se gjykata personit të tretë mund t‟i urdhërojë të

paraqesë dokument vetëm kur sipas ligjit është i detyruar ta tregojë ose ta paraqesë, ose

kur bëhet fjalë për dokument që sipas përmbajtjes së saj është e përbashkët për atë person

dhe për palën që thirret në dokumentin. Para se të marrë vendim me të cilin personit të

tretë i urdhëron ta paraqesë dokumentin, gjykata do ta thërrasë personin e tretë të

deklarohet për atë. Kur personi i tretë e mohon detyrën e tij që ta paraqesë dokumentin që

Page 213: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

213

gjendet te ai, gjykata do të vendosë se personi i tretë a është i detyruar ta paraqesë

dokumentin.

VI.10. Dëshmitarët

Secili person që thirret si dëshmitar është i detyruar të paraqitet në thirrjen për të

dëshmuar dhe të dëshmojë. Si dëshmitarë mund të dëgjohen vetëm personat të cilët janë

të aftë të japin informata për faktet që dëshmohen.544

Përcaktimi i gjendjes faktike në një

procedurë gjyqësore jo rrallë herë i referohet vendit dhe mënyrës së shkaktimit të

aksidentit të trafikut. Dëshmia relevante merret për provë në përcaktimin e vendit dhe

mënyrës së shkaktimit të dëmit. Dëshmia e dëshmitarit me që nuk ka qenë bindëse, ajo

është refuzuar nga gjykata që të merret për provë.545

Po kështu edhe Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë në

çështjen Nr. 24022005 i Regjistrit Themeltar, Vendimi Nr. 355, gjatë marrjes së provave

ka shfrytëzuar dokumentin – procesverbalin e përpiluar nga oficeri i policisë në vendin e

ngjarjes. Mirëpo, për shkak se procesverbali i policisë ka patur mangësi, gjykata ka

vendosur të shfrytëzoj për provë dëshminë e dëshmitarëve, punonjësit të policisë dhe

drejtuesit të mjetit motorik.

Nuk mund të dëgjohet si dëshmitar personi i cili me deklaratën e vet do ta kishte

cenuar detyrën për ruajtjen e sekretit zyrtar ose ushtarak deri sa organi kompetent nuk e

liron nga ajo detyrë.

Jo të gjithë të thirrurit duhet të dëshmojnë. Dëshmitari mund të refuzojë të

dëshmojë: për atë që pala si të autorizuar të vetin ia ka besuar, për atë për të cilën pala ose

personi tjetër i është rrëfyer si dëshmitari rrëfyesit fetar dhe për fakte të cilat dëshmitari i

ka kuptuar si avokat, mjek ose në kryerjen e ndonjë profesionit tjetër ose ndonjë

veprimtarie tjetër, nëse ekziston detyrimi si sekret të ruhet ajo që është kuptuar në

kryerjen e atij profesioni ose veprimtarie.546

Sipas nenit 236 të Kodit të procedurës civile të Shqipërisë, dëshmitarët dëgjohen

nga gjykata në debatin gjyqësor. Në raste të veçanta ose për shkak sëmundjeje apo për

shkak të punës së veçantë që bën dëshmitari, rrethana këto që e bëjnë të pamundur

paraqitjen e tij në gjykim, gjykata mund të vendosë që pyetja e tij të bëhet jashtë qendrës

së gjykatës nga një anëtar i trupit gjykues. Në këto raste pyetja e dëshmitarit bëhet

përpara séances gjyqësore të radhës dhe dëshmia e marrë lexohet në séance gjyqësore.

Pyetja e dëshmitarit bëhet kurdoherë në prani të palëve apo përfaqësuesve të tyre, të cilët

njoftohen rregullisht.

Gjatë procedurës së marrjes së dëshmisë, dëshmitari mund të mos japë përgjigje

në pyetje të veçanta nëse për atë ekzistojnë shkaqe të rëndësishme e veçmas nëse me

përgjigjen e vet në ato pyetje do të nënshtrohet në turp të rëndë, në dëm të

konsiderueshëm material ose në ndjekje penale të tij ose të afërmit e tij sipas lidhjes së

gjakut në vijë të drejtë deri në cilëndo qoftë shkallë, ndërsa në vijë anësore përfundimisht

544

Stephen M. Gerlis, Civil Procedure, Paula Loughlin, London 2001, fq. 355 545

Gjykata Supreme e Republikës së Sllovenisë, në çështjen II IPS 405/2000, në lidhje me përcaktimin e

gjendjes faktike çështje është bazuar në mendimin e ekspertit nga disiplinës e rrugëve. 546

Gjykata Supreme, Expte, nr. 70587, Dhoma e lartë, L.S. 303-335, Mendoza, 5 nëntor 2001, gjatë

vlerësimit të provave në procedurën për shpërblim të dëmit ka refuzuar të merr si provë dëshminë e

dëshmitarit që bën pjesë në rrethin e personave në lidhje njohje.

Page 214: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

214

deri në shkallën e tretë, çiftin bashkëshortor ose familjarët e krushqisë duke mbaruar në

shkallën e dytë edhe atëherë kur bashkëshortësia është ndërprerë, bashkëshortin e tij

jashtëmartesor, si dhe tutorin e tij ose personin nën tutori, adoptuesin ose të adoptuarin.

Kur flasim për dëshminë e dëshmitarit është e rëndësisë të përmendet fakti se pala

që e propozon personin e caktuar që të dëgjohet si dëshmitar, paraprakisht doemos duhet

të theksojë se për çka duhet të dëshmojë dhe ta theksojë emrin dhe mbiemrin e tij,

profesionin dhe vendqëndrimin.

Thirrja e dëshmitarit bëhet me dorëzimin e thirrjes së shkruar në të cilën shkruhet

emri dhe mbiemri, profesioni i personit të thirrurit, vendi dhe koha e ardhjes, lënda për të

cilën thirret si dëshmitar. Në thirrje dëshmitari do të paralajmërohet për pasojat e

mungesës së paarsyeshme dhe të drejtën e shpërblimit të shpenzimeve. Dëshmitarët të

cilët për shkak të moshës së vjetër, sëmundjes ose mungesave të rënda trupore nuk mund

të paraqiten në thirrje, atëherë ato mund të dëgjohen në banesën e tyre ose në vendin ku

gjenden.547

Para gjykatës, dëshmitarit paraprakisht do t‟i tërhiqet vërejtja se është i detyruar ta

flasë të vërtetën dhe se nuk guxon të heshtë, e më pas do t‟i tërhiqet vërejtja për pasojat

nga dhënia e deklaratës së rrejshme. Dëshmitari dëgjohet vetë dhe pa praninë e

dëshmitarëve, të cilët më vonë janë thirrur për tu dëgjuar. Dëshmitari është i detyruar që

përgjigjet t‟i japë gojarisht. Pas pyetjeve të përgjithshme, dëshmitari thirret të paraqesë

tërë atë që e di për faktet për të cilat duhet të dëshmojë, e më pas mund t‟i parashtrohen

pyetje për shkak të kontrollit, plotësimit ose sqarimit. Në çështjen gjyqësore për

shpërblim të dëmit në aksident automobilistik me pasojë dëmtime trupore apo cënim të

shëndetit, gjykata provon faktet që i referohen pasojavë në uljen e aftësisë personale dhe

pamundësinë si pasojë e lëndimit trupor, humbjen e të ardhurave, dëmtimin e

marrëdhënieve jetësore, dëmin jomaterial, etj. Dëshmitarët e bëjnë përshkrimin e gjendjes

shëndetësore dhe funksionale të viktimës para ndodhjes së aksidentit dhe pas tij, për të

dhënë një pasqyrë mbi gjendjen e tij.548

Në procedurën e marrjes së provave, nuk lejohet të parashtrohen pyetje në të cilat

tashmë është thënë se si duhet të përgjigjet. Dëshmitari gjithmonë do të pyetet prej ku e

ka të njohur atë për të cilën dëshmon. Dëshmitarët mund të ballafaqohen nëse deklaratat e

tyre nuk pajtohen në pikëpamje të fakteve të rëndësishme. Të ballafaquarit për secilën

rrethanë për të cilën nuk pajtohen, veçmas do të dëgjohen dhe përgjigjja e tyre do të futet

në procesverbal. Sipas të drejtës shqiptare, radha e pyetjes së dëshmitarëve caktohet nga

547

Neni 227 i Ligjit për procedurë kontestimore të Republikës së Maqedonisë 548

Gjykata Supreme Expte Nr. 72-113, Dhoma e Lartë, L.S. 308-142, Mendoza, 14 maj 2002, selljen e

vendimit për shpërblim të dëmit të shkaktuar në aksident automobilistik me pasojë dëmtime trupore apo

cënim të shëndetit e ka mbështetur në këto prova: Historikun mjekësor, Informatën e Ministrisë së

ekonomisë – Raportin për shportën (për familjen që përbëhet nga bashkëshortë dhe dy fëmijët nën 14 vjeç),

për periodë të caktuar kohore. Në këtë procedurë faktet vendimtare janë konsideruar: shkaktimi i frakturës

së këmbës, shkaktimi i plagëve, Infeksionet, paaftësia për punë, depresionet reactive, etj. Në lidhje me këtë

proces gjyqësor, e këmi veçuar me rëndësi skemën logjikë të gjykimit që duhet të zbatohet në rastin

konkret sipas ankuesit të vendimit gjyqësor. Shkaktimi i dëmit me pasoja mbi aftësinë e kufizuar fizike

duhet të mbështetet në jetën e dobishme të mbetur të viktimës (në kohën e aksidentit viktima ka qenë 23

vjeç) dhe parametrat real të lartësisë së pagës minimale në sektorin ku viktima e ka ushtruar veprimtarinë

punuese (brenda kornizave të sektorit të ndërtimit ku si ndërtues i pavarur ka punuar viktima), përqindjen e

aftësisë së kufizuar, etj. Pastaj në lidhje me fitimin e munguar, gjykata duhet të merr për bazë natyrën e

detyrave dhe krizën për punë në sektorin e ndërtimit në korelacion me kohën e mosushtrimit të veprimtarisë

dhe shkallën e aftësisë së kufizuar të viktimës.

Page 215: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

215

kryetari i seancës duke mbajtur parasysh dëshmitarët e secilës palë. Ata pyeten një nga

një në prani të palëve, pa praninë e dëshmitarëve që pyeten më vonë. Dëshmitari pyetet

më parë nga pala që e ka kërkuar thirrjen e tij dhe pastaj nga pala tjetër. Secila nga palët

ka të drejtë t‟i bëjë pyetje plotësuese dëshmitarit për të sqaruar apo plotësuar përgjigjet e

dhëna nga ai. Në çdo rast palët i drejtojnë pyetje dëshmitarit, me leje dhe nëpërmjet

gjykatës. Gjykata mund të bëjë pyetje e të kërkojë sqarime kurdoherë që e konsideron të

nevojshme për zgjidhjen e drejtë të çështjes.

Është me rëndësi të përmendet se edhe e drejta shqiptare ka paraparë ballafaqimin e

dëshmitarëve. Kur ndërmjet thënieve të dëshmitarëve ka mospërputhje të tilla që krijojnë

vështirësi për zbulimin e të vërtetës, gjykata vetë ose me kërkesën e palëve bën

ballafaqimin e dëshmitarëve të pyetur më parë.

Pala që ka kërkuar thirrjen e një dëshmitari mund të kërkojë që ai të mos pyetet.

Kërkesa merret parasysh në rast se pala tjetër është dakort dhe kur gjykata çmon se pyetja

e tij nuk do të jetë e nevojshme për sqarimin e çështjes. Në këtë kontekst, vlen të

përmendet se në rastet kur gjatë gjykimit të çështjes rezultojnë të sqaruara faktet dhe

pretendimet e palëve, gjykata, vetë ose me kërkesën e tyre, mund të heqë dorë nga pyetja

e dëshmitarëve të tjerë të thirrur për këtë qëllim.

Me interes është të përmendet se gjykata mund të lejojë dëshmitarin që të përdorë

shënime ose të dhëna të tjera të shkruara, kur flasin për çështje që kanë të bëjnë me

llogari e të dhëna që është e vështirë të mbahen mend.

Gjykata mund të vendosë që dëshmitari të japë betim për deklaratën që e ka

dhënë. Betimi jepet me gojë, me shqiptimin e këtyre fjalëve: “Betohem në nderin se për

tërë atë që më ka pyetur gjykata e kamë folur të vërtetën dhe se asgjë që kam ditur për

këtë punë nuk kam heshtur”. Gjykata mund të vendosë që dëshmitari të japë betim edhe

para se të jetë dëgjuar. Dëshmitarët memec që dinë të lexojnë dhe shkruajnë, betohen në

atë mënyrë që e nënshkruajnë tekstin e betimit, ndërsa dëshmitarët e shurdhër do ta

lexojnë tekstin e betimit. Nëse dëshmitarët e shurdhër ose memecë nuk dinë as të lexojnë

as të shkruajnë, do të betohen nëpërmjet interpretuesit. Nëse ndonjë dëshmitar dëgjohet

përsëri, nuk do të japë betim për herë të dytë, por vetëm do t‟i bëhet vërejtja në betimin e

dhënë. Edhe neni 237 i Kodit të procedurës civile të Shqipërisë ka përcaktuar detyrimin

për betim të dëshmitarit. Kryetari i seancës gjyqësore, pasi të jetë siguruar për identitetin

e dëshmitarëve, i ndërgjegjëson ata për rëndësinë e misionit e të betimit përpara gjykatës

dhe u njofton atyre se janë të detyruar të tregojnë të vërtetën për çfarë ata dinë në lidhje

me çështjen, i paralajmëron për përgjegjësinë që ata kanë për dëshmi të rreme. Ndërkohë,

sekretari gjyqësor lexon formulën e betimit si më poshtë: “I ndërgjegjshëm, betohem se

do të them të vërtetën dhe vetëm të vërtetën”. Dëshmitari në këmbë përgjigjet “Betohem”

dhe pret jashtë sallës së gjyqit me porosinë të mos merren vesh me njëri-tjetrin.

Rregullativa ligjore e Maqedonisë ka përjashtuar nga detyrimi për tu betuar atë

dëshmitarë i cili në momentin e dëgjimit nuk është në moshë madhore dhe nuk mund ta

kuptojnë rëndësinë e betimit.

Nëse dëshmitari që është thirrur me rregull nuk vjen, ndërsa mungesën nuk e

arsyeton, ose pa leje ose shkas të arsyeshëm largohet nga vendi ku duhet të dëgjohet,

gjykata mund të urdhërojë me forcë të sillet dhe t‟i bartë shpenzimet për sjelljen e tij,

ndërsa mund edhe ta dënojë me dënim me para në pajtim me ligjin për procedurë

kontestimore. Nëse dëshmitari paraqitet në gjykatë edhe pasi që i është tërhequr vërejtja

për pasojat ligjore, do të refuzojë të dëshmojë ose të japë përgjigje në pyetje të caktuar,

Page 216: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

216

kurse gjykata do të vlerësojë se shkaqet për refuzim janë të paarsyeshme, mund ta dënojë

me dënim me para në pajtim me ligjin për procedurë kontestimore, e nëse edhe më pas

refuzon të dëshmojë mund t‟i shqiptojë burg. Burgu zgjat deri sa dëshmitari nuk pajtohet

të dëshmojë ose deri sa dëgjimi i tij nuk bëhet i panevojshëm, por jo më shumë se një

muaj.

Pas mbarimit të dëshmisë dëshmitari mund të largohet me leje të gjykatës. Në rast

se ripyetja e tij mund të jetë e nevojshme, atëherë gjykata urdhëron që ai të qëndrojë në

sallë pa kontaktuar me dëshmitarët e tjerë.

Për të përfunduar në lidhje me këtë mjet të provës, me rëndësi është fakti se

dëshmia e reme e dëshmitarit implikon përgjegjësi penale. Në rast se një dëshmitar bën

dëshmi të rreme përpara gjykatës, kjo vendos denoncimin në prokurori për ndjekje

penale.

VI.11. Eksperti

Gjykata do ta nxjerrë dëshminë me ekspertizë me propozimin e palës kur për

shkak të konstatimit ose sqarimit të ndonjë fakti nevojitet njohuri profesionale me të cilën

gjykata nuk disponon. Me përjashtim, gjykata do të nxjerrë dëshmi me ekspertizë edhe pa

propozimin e palës, nëse gjatë nxjerrjes së ndonjë fakti kontestues i është nevojitur

njohuri profesionale me të cilën gjykata nuk disponon.

Ekspertizën e bëjnë ekspertë që i cakton gjykata kontestimor. Para se të caktojë se

cilët persona do të merren për ekspertizë, gjykata për atë do t‟i dëgjojë palët. Në raste

urgjente gjykata mund të caktojë ekspert edhe pse paraprakisht palët nuk janë dëgjuar.

Pra, caktimi i ekspertit bëhet nga gjykata duke marrë edhe mendimin e palëve e të

pjesëmarrësve në gjykim. Vendimi për emërimin e ekspertit i bëhet i ditur këtij prej

sekretarit gjyqësor, duke iu njoftuar edhe data për t‟u paraqitur në seancën e caktuar.

Eksperti që nuk pranon të kryejë këtë detyrë, duhet t‟i njoftojë gjykatës argumentet

përkatëse të paktën pesë ditë përpara seancës gjyqësore.

Gjykata kontestimor mund ta autorizojë kryetarin e këshillit ose gjykatësin e lutur

që ata të caktojnë ekspertë nëse atyre u është besuar nxjerrja e dëshmisë me ekspertizë.

Në vend të ekspertit të caktuar gjykata mund gjithmonë të caktojë ekspert tjetër.

Ekspertizën sipas rregullit e bën një ekspert, e kur gjykata do të vlerësojë se ekspertiza

është e komplikuar, mund të caktojë dy ose më shumë ekspertë. Ekspertët caktohen

fillimisht nga radhët e ekspertëve të përhershëm gjykatëësor për një lloj të caktuar të

ekspertizës. Ekspertiza mund ti besohet edhe institucionit profesional (spitalit, laboratorit

kimik, fakultetit etj.). Nëse ekzistojnë institucione të veçanta për lloje të caktuara të

ekspertizës (ekspertiza e parave të rrejshme, dorëshkrimit, ekspertizës daktiloskopike

etj.), ekspertizat e tilla, e veçmas më të komplikuara, u besohen fillimisht atyre

institucioneve. Në lidhje me ekspertin, me interes është edhe ekzistenca e ekspertit privat

(private experts) dhe ekspertit zyrtar.

Gjykata, pasi merr edhe mendimin e palëve, i cakton ekspertit çështjet për të cilat

duhet të merret mendimi i tij. Eksperti ka të drejtë të njihet me materialet e çështjes, të

marrë pjesë në seancë gjyqësore, të bëjë pyetje, të jape shpjegime dhe të kërkojë nga

palët të marrë të dhëna nga të tretët brenda kufijve të nevojshëm për kryerjen e detyrës.

Eksperti mund të asistohet edhe nga ndihmës të tij, por përgjegjësia për saktësinë e

ekspertimit i mbetet atij. Kur sipas vendimit të gjykatës për kryerjen e ekspertimit është e

Page 217: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

217

nevojshme që eksperti të njihet me sende, evidenca, llogari e dokumente të tjera, palët

mund të jenë të pranishme dhe mund t‟i paraqitin ekspertit me shkrim mendime, vërejtje

të specialistëve të tyre, të cilët mund të pyeten me cilësinë e dëshmitarit ose kërkesa që

lidhen me plotësimin e detyrës, por gjithnjë brenda kompetencave të caktuara në

vendimin e gjykatës.

Mendimi i ekspertit shfrytëzohet për të provuar, identifikuar dhe sqaruar faktet që

janë relevante në procesin gjyqësor mbi përgjegjësinë juridike civile për dëmin e

shkaktuar në aksident trafiku.549

Përcaktimi i të drejtës për shpërblim të dëmit material,

humbjeve totale në aksidentet automobilistike, fitimit të munguar, dëmit jomaterial dhe

lartësisë së dëmit në procedurën gjyqësore janë të mbështetur në mendimin e eksperit të

caktuar. Me këtë rast gjyqëtari është i kufizuar në përmasat dhe elementet bazë që janë

përdorur për llogaritjen e atyre humbjeve. Vetëm në këtë mënyrë gjykimi për shpërblimin

e dëmit ka vendosshmërinë e duhur objektive. Gjyqëtari nuk e ka aftësinë për një

përllogaritje të drejtë të humbjeve në një aksident automobilistik brenda konceptit të

indeksionit nga ligji. Fuqia e gjyqëtarit nuk shtrihet në këtë drejtim, por ai ka autorizim

ligjor që të kërkoj ekspertizë. Megjithatë, çështja e kërkesës për ekspertizë nuk mund të

konsidrohet si delegim i kompetencës së gjyqëtarit tek eksperti. Eksperti nuk mund të

veprojë si gjyqëtar. Ai nuk mund të gjykojë çështjen e përgjegjësië juridike civile për

dëmin e shkaktuar, por roli i tij kufizohet në kuantifikimin monetar të pasojës. Ushtrimi i

funksionit të gjyqëtarit i është rezervuar vetëm gjyqëtarit. Ekspërti nuk ka hapësirë

veprimi në këtë drejtim. Autoriteti gjyqësor mbi bazën e ekspertizës dhe mjeteve tjera

provuese e gjykon çështjen e përgjegjësisë për dëmin e shkaktuar në aksidentet

automobilistike. Gjyqëtari kur e vlerëson nevojën për ekspertizë i përcakton edhe

parametrat për ekspertizë plotësuese.550

Po në këtë frymë, edhe Kolegji Civil i Gjykatës

së Lartë të Republikës së Shqipërisë, Vendimi nr. 419 të datës 25 shkurt 2003, ka

arsyetuar qëndrimin se në lidhje pohimin e dëmit të vlerësuar nga ana e ekspertit, por

duke e ndërlidhur me faktet tjera relevante.

Megjithatë, duhet të pajtohemi se në çështjen e përcaktimit tëshpërblimit të dëmit,

sidomos të dëmtimeve trupore apo cënimit të shëndetit rol të rëndësishëm luan mendimi

ekspertit mjeko ligjor. Mendimi i ekspertit i shërben gjyqëtarit në përcaktimin e lartësisë

sëshpërblimit të dëmit. Sot, është tendenca që ekspertët mjeko ligjor të jenë të

specializuar për çështje të caktuara të lëndimeve trupore.551

Gjyqëtari e ka të drejtën

diskrecionale se cilat mjete të provës do ti shfrytëzojë në vërtetimin e fakteve që kanë të

bëjnë me dëmtimet trupore, por megjithatë raportet mjekësore janë pothuajse gjithnjë të

nevojshme në përcaktimin e dëmit që ka të bëj ëme cënimin e shëndetit apo dëmtimeve

trupore. Dëshmitë e ekspertit mund të shfrytëzohen qoftë si raport mjekësor qoftë si mjet

i provës, para gjykatës që gjykon përgjegjësinë juridike civile për dëmin e shkkatuar.552

549

Në këtë drejtim, Gjykata Supreme e Republikës së Sllovenisë , Vendimi: Rasti II IPS 1043/2008, nuk ka

marrë për bazë goditjen e mendimit të ekspertit nga pala ndërgjyqësore, me arsyetim se faktet e përshkruara

në mendimin e ekspertit janë të rezervuara për gjykatën dhe se nuk ka dilemë në vendosshmërinë e tyre. 550

Rolin e ekspertit dhe rëndësinë e ekspertizës në procesin për shpërblim të dëmit të shkaktuar në

aksidentet automobilistike e ka vënë në duke Gjykata Supreme në Venezuelë, Dhoma civile, në çështjen

Exp.Nr. 2005-000154 . 551

Stephen M. Gerlis, Civil Procedure, Paula Loughlin, London 2001, fq. 347 552

Michel Cannarsa, Compensation for Personal Injury in France, www.jus.unitn.it/cardozo/Review/2002/

Cannarsa.pdf, e qasshme më 5 janar 2002.

Page 218: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

218

Nëse kemi parasysh barrën e provave, duhet të kemi në dijeni qëndrimin se bara e

të provuarit për dëmin e shkkatuar i takon të dëmtuarit, përkatësisht paditësit. Nëse për

faktet e caktuara është dhënë mendimi i ekspertit mjeko – ligjor gjykata do të konsidrojë

ato fakte si të provuara nëse palët në kontest nuk kanë kundërthënje për përmbajtjen e atij

fakti. Gjyqëtari, pra është i lidhur me raportin mjekësor dhe mbi bazën e atij raporti

krijon bindjen dhe më pas edhe qëndrimin për pasojat që ka përjetuar viktima në aksident

automobilistik.553

Ekspertët e caktuar janë të detyruar të paraqiten në thirrjen e gjykatat dhe ta

paraqesin konstatimin dhe mendimin e tyre. Gjykata do ta lirojë ekspertin, me kërkesë të

tij, nga detyra e ekspertit nga shkaqet e të cilave dëshmitari mund të refuzojë të dëshmojë

ose të japë përgjigje në pyetje të veçanta gjykata mund ta lirojë ekspertin, me kërkesën e

tij, nga detyra e ekspertit edhe nga shkaqe tjera të arsyeshme. Lirim nga detyra e

ekspertizës mund të kërkojë punëtori i autorizuar i organit ose organizatës në të cilën

eksperti punon.

Eksperti mund të përjashtohet për shkaqet e njëjta prej të cilave mund të

përjashtohet edhe gjykatësi ose gjykatësi porotë, por për ekspert mund të merret edhe

personi i cili ka qenë i dëgjuar si dëshmitar. ala është e detyruar të paraqesë kërkesë për

përjashtimin e ekspertit pasi që të kuptojë se ekziston shkas për përjashtim, e më së voni

para fillimit të nxjerrjes së dëshmisë me ekspertizë. Nëse gjykata para caktimit të

ekspertit e ka dëgjuar palën për personalitetin e ekspertit, pala është e detyruar që me këtë

rast të deklarohet për përjashtimin. Në kërkesën për përjashtimin e ekspertit, pala është e

obliguar t‟i paraqesë rrethanat mbi të cilat e bazon kërkesën e tij për përjashtim. Për

kërkesën për përjashtim vendos gjykata kontestimor. Gjyqëtari i gjykatës së lutur dhe

kryetari i këshillit vendosin për përjashtimin nëse u është besuar nxjerrja e dëshmisë me

ekspertizë.

Kundër vendimit me të cilin pranohet kërkesa për përjashtim nuk lejohet ankesë,

ndërsa kundër vendimit me të cilin kërkesa refuzohet nuk lejohet ankesë e veçantë. Nëse

pala ka kuptuar për shkakun e përjashtimit pas ekspertizës së kryer dhe i paraqet

parashtresë ekspertit për atë shkas, gjykata do të veprojë sikurse kërkesa për përjashtim të

jetë vënë para ekspertizës së kryer.

Gjykata mund ta dënojë me dënim me para në pajtim me ligjin për procedurë

kontestimore ekspertin i cili nuk do të vijë në seancë edhe pse është thirrur me rregull,

ndërsa mungesën nuk do ta arsyetojë, si dhe ekspertin i cili pa shkaqe të arsyeshme

refuzon të bëjë ekspertizë.

Me kërkesën e palës, gjykata me vendim mund t‟i urdhërojë ekspertit t‟i

kompensojë shpenzimet që i ka shkaktuar me mosardhjen e tij të paarsyetuar ose me

refuzimin e paarsyetuar të bëjë ekspertizë.

Eksperti ka të drejtë në shpërblimin e shpenzimeve të rrugës dhe shpenzimeve të

ushqimit dhe bujtjes, si dhe në shpërblimin e fitimit të humbur dhe të shpenzimeve për

ekspertizë si dhe të drejtën e shpërblimit për ekspertizën e bërë.

Ekspertët thirren me dorëzimin e thirrjes me shkrim në të cilën shkruhet emri dhe

mbiemri, profesioni i personit të thirrurit, vendi dhe koha e ardhjes, lënda për të cilën

553

Në lidhje me formën dhe përmbajtjen e raportit – ekspertizës mjeko – ligjore, shih: Stephen M. Gerlis,

Civil Procedure, Paula Loughlin, London 2001, fq. 347

Page 219: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

219

thirret dhe të përmendet se thirret si ekspert. Në thirrje eksperti do të paralajmërohet për

pasojat e mungesës së paarsyeshme dhe të drejtën e shpërblimit të shpenzimeve.

Para fillimit të ekspertizës do të thirret eksperti që me kujdes ta shqyrtojë lëndën e

ekspertizës, saktë të theksojë gjithçka që do të vërejë dhe gjejë dhe mendimin e vet ta

paraqesë në mënyrë të ndërgjegjshme dhe në pajtim me rregullat e shkencës dhe

ekspertizës, ndërsa do të paralajmërohet edhe për pasojat nga dhënia e deklaratës së

rrejshme. Me këtë rast eksperti do të pyetet për emrin dhe mbiemrin, për emrin e babait,

llojin dhe shkallën e arsimimit, vendbanimin respektivisht vendqëndrimin, vendin e

lindjes, vitet e moshës dhe për raportin e tij me palët.

Gjykata udhëheq me ekspertizën, ia shënon ekspertit lëndën që do të shqyrtohet, i

parashtron pyetje dhe sipas nevojës, kërkon sqarime në lidhje me konstatimin dhe

mendimin e dhënë. Me lejen e gjykatës, ekspertit mund t‟i parashtrojnë pyetje edhe

palëve. Ekspertit mund t‟i jepen sqarime, ndërsa mund t‟i lejohet edhe shikimi i

shkresave. Me kërkesën e ekspertit mund të nxirren edhe dëshmi të reja për t‟u konstatuar

rrethanat që janë me interes për përgatitjen e mendimit të ekspertit.

Eksperti konstatimin dhe mendimin e vet pranë gjykatës do ta paraqesë me shkrim

brenda afatit të cilin do ta përcaktojë gjykata. Eksperti duhet patjetër çdo herë ta

justifikojë mendimin e vet. Gjykata, brenda mundësive, palëve do t‟ua dërgojë

konstatimin dhe mendimin me shkrim para seancës në të cilën do të diskutohet për të

njëjtat. Me rastin e ekspertizës së bërë, eksperti mund të dëgjohet gojarisht në seancë. .

Kur janë përcaktuar më shumë ekspertë, ata mund të paraqesin konstatim dhe mendim të

përbashkët në rastet kur për konstatimin dhe mendimin pajtohen. Nëse me konstatimin

dhe mendimin nuk pajtohen, atëherë secili ekspert veç e veç e paraqet konstatimin dhe

mendimin e vet. Kur të dhënat e ekspertëve për konstatimin e tyre nuk pajtohen qenësisht

ose nëse konstatimi i njërit apo më shumë ekspertëve është i paqartë, jo i plotë apo në

kundërshtim me vetveten apo me rrethanat e ekzaminuara, kurse këto mangësi nuk mund

të evitohen përmes ridëgjimit të ekspertëve, ekspertiza do të përsëritet me ekspertët e

njëjtë ose me ekspertë të tjerë. Kur në mendimin e njërit apo më shumë ekspertëve ka

kundërthënie ose mangësi, apo paraqitet dyshim i bazuar mbi drejtësinë e mendimit të

dhënë, kurse këto mangësi apo dyshime nuk mund të evitohen përmes ridëgjimit të

ekspertit, do të kërkohet mendim prej ekspertëve të tjerë. Pra, kur shihet se ekspertimi

është i metë ose i paqartë, si dhe kur ka ndryshim mendimesh midis ekspertëve, gjykata,

kryesisht ose me kërkesën e ndonjërës nga palët, mund të kërkojë sqarime plotësuese ose

të urdhërojë kryerjen e një ekspertimi të ri, duke thirrur ekspertë të tjerë.

Mendimi i ekspertit duhet të jetë i arsyetuar.Kur ekspertët janë të një mendimi,

përfundimet e ekspertimitmund t‟i parashtrojë njëri që caktohet prej tyre; kur ka

ndryshimmendimesh midis ekspertëve, secili prej tyre duhet të parashtrojëvetë mendimin

e tij. Pasi të kenë dhënë mendimin, ekspertëve mundt‟u bëhen pyetje nw lidhje me

mendimin e parashtruar.

VI.12. Dëgjimi i palëve

Faktet kontestuese të rëndësishme për vendimmarrje, gjykata me propozim të

palës mund t‟i verifikojë edhe përmes dëgjimit të palëve. Gjykata mund të vendosë që të

nxirret provë përmes dëgjimit të palëve kur nuk ka prova të tjera apo edhe kur përkundër

Page 220: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

220

provave të tjera të dhëna do të konstatojë se është se kjo është e nevojshme për

verifikimin e fakteve të rëndësishme.554

Kur do të sigurohet se pala përkatësisht personi i cili duhet të dëgjohet për palën

nuk i ka të njohura faktet kontestuese, ose nëse dëgjimi i palës nuk është i mundur,

gjykata mund të vendosë që të dëgjohet vetëm pala tjetër. Gjithashtu, gjykata mund të

vendosë që të dëgjohet vetëm njëra palë, në qoftë se pala tjetër refuzon të japë deklaratë

apo nëse nuk paraqitet sipas thirrjes së gjykatës.

E drejta shqiptare mjetin e provës me anë të dëgjimit të palës e ka

institucionalizuar si pohim gjyqësor nga ana e palës. Pohimi gjyqësor mund të jetë i rastit

ose i nxitur nëpërmjet pyetjeve të bëra në mënyrë zyrtare nga ana e gjykatës me qëllim

pohimin e fakteve kontestuese. Pohimi gjyqësor i rastit mund të jepet në formë verbale

drejtpërdrejtë në gjykatë ose në çdo akt procedural të nënshkruar personalisht nga pala.

Parashtrim i pyetjeve nga ana e gjyaktës, bëhen për faktet kontestuese, rrethanat dhe në

atë mënyrë që të pohohen apo kundërshtohen pretendimet e palëve. Nuk lejohen të bëhen

pyetje mbi fakte të ndryshme nga ato të formuluara në vendimin e gjykatës, përveç

pyetjeve për të cilat palët bien dakort dhe që gjykata çmon se janë të dobishme për

procesin gjyqësor. Gjykata mund në çdo rast të kërkojë sqarimet e nevojshme për

përgjigjet e dhëna. Pala e pyetur duhet të përgjigjet vetë personalisht. Ajo nuk mund të

përdorë shënime të shkruara e të parapërgatitura. Megjithatë, gjykata mund të lejojë të

përdoren shënime ose të dhëna të tjera të shkruara, kur flasin për çështje që kanë të bëjnë

me llogari e të dhëna që është vështirë të mbahen mend.

Është me interes të përmendet se në rastet kur pala e pyetur nuk paraqitet ose

refuzon të përgjigjet pa shkaqe të justifikuara, gjykata duke vlerësuar edhe provat e tjera,

mund t‟i marrë si të pranuara faktet e parashtruara në pyetjet. Kur mosparaqitja e palës

për t‟u përgjigjur është me arsye, gjykata vendos shtyrjen e seancës ose marrjen e

përgjigjeve edhe jashtë seancës gjyqësore.555

Nxjerrja e provave me dëgjimin e palëve përmes Kryetarit i trupit gjykues apo

gjyqëtari i lutur lejohet vetëm nëse pala për shkak të pengesave të paevitueshme

personalisht nuk mund të vijë ose nëse ardhja e saj do të shkaktonte shpenzime

joproporcionale.

Për palën e cila nuk ka aftësi kontestimore do të dëgjohet përfaqësuesi i tij ligjor.

Gjykata mund të vendosë që në vend të përfaqësuesit ligjor apo krahas përfaqësuesit

ligjor të dëgjohet edhe vet pala, nëse dëgjimi i tij është i mundur. Për personin juridik do

të dëgjohet personi i cili me ligj ose rregulla është përcaktuar që ta përfaqësojë. Nëse si

palë në kontest, nga njëra anë marrin pjesë më shumë persona, gjykata do të vendosë nëse

do të dëgjohen të gjithë personat apo vetëm disa prej tyre.

Thirrja për seancë në të cilën do të nxirret provë përmes dëgjimit të palëve, i

dorëzohet personalisht palës, përkatësisht personit i cili do të dëgjohet për palën. Nëse

pala ka person të prokuruar, thirrja për seancën në të cilën do të nxirret provë përmes

dëgjimit të palëve apo personit i cili duhet të dëgjohet për palën, i dërgohet të prokuruarit,

i cili për këtë detyrimisht duhet ta njoftojë palën. Në thirrjen, do të theksohet se në seancë

554

Për rolin dhe rëndësine e pranimit të një fakti, shih: Stephen M. Gerlis, Civil Procedure, Paula Loughlin,

London 2001, fq. 354 555

Shih nenet 281-285 të Kodit të procedures civile të Republikës së Shqipërisë.

Page 221: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

221

do të nxirret provë përmes dëgjimit të palëve dhe se pala e cila do të vijë në seancë mund

të dëgjohet në mungesë të palës tjetër.

Nuk mund të aplikohen kurrfarë masash të dhunshme mbi palën e cila nuk i është

përgjigjur thirrjes gjyqësore për dëgjim, dhe as të detyrohet pala me dhunë që të japë

deklaratë. Gjykata, duke i pasur parasysh të gjitha rrethanat, do ta vlerësojë rëndësinë e

mosardhjes së palës në dëgjim apo refuzimin që të japë deklaratë.

Prova përmes dëgjimit të palëve realizohet pa dhënë betim. Rregullat për marrjen

e provave përmes dëshmitarëve do të aplikohen edhe gjatë nxjerrjes së provave përmes

dëgjimit të palëve, nëse për dëgjimin e palëve nuk është përcaktuar diçka tjetër.

VI.13. Sigurimi i provave

Kur ekziston drojë e arsyeshme se ndonjë provë nuk do të mund të nxirret ose se

nxjerrja e saj e mëvonshme do të vështirësohet, gjatë ngritjes së procedurës si dhe para

ngritjes së procedurës mund të propozohet që të nxirret kjo provë. Në procedurën për

sigurimin e provave nuk mund të nxirret provë përmes dëgjimit të palëve. Sigurimi i

provave mund të kërkohet edhe pasi që vendimi me të cilin procedura përfundohet do të

bëhet i plotfuqishme, nëse kjo është e nevojshme para apo gjatë procedurës me mjete

juridike të jashtëzakonshme. Pra, kur një provë, nga e cila varet zgjidhja e

mosmarrëveshjes ose që ndikon në sqarimin e saj, ka rrezik të zhduket ose të

vështirësohet marrja e saj, me kërkesën e palës së interesuar, mund të urdhërohet marrja

më përpara.

Kërkesa për sigurimin e provës paraqitet në gjykatën që shqyrton çështjen dhe, në

rast se padia nuk është ngritur, në gjykatën e vendit ku ka banim personi që do të pyetet

ose ku ndodhet sendi që duhet të këqyret.

Nëse propozimi për sigurimin e provës është ngritur gjatë procedurës

kontestimore, për të vepruar kompetente është gjykata para së cilës rrjedh procedura.

Kur kërkohet sigurimi i provës para ngritjes së procedurës, si edhe në raste

urgjente nëse procedura rrjedh, kompetente është gjykata e shkallës së parë në rajonin e

së cilës gjenden lëndët që duhet të shqyrtohen përkatësisht gjykata në rajonin e së cilës ka

qëndrim personi i cili duhet të dëgjohet. Për propozimin në fjalë, vendos Kryetari i trupit

gjykues ose gjyqëtari individual, i cili e mban procedurën.

Në parashtresën me të cilën kërkohet sigurimi i provave, propozuesi duhet

detyrimisht t‟i cekë faktet që duhet të dëshmohen, provat që duhet të nxirren dhe shkaqet

për shkak të së cilave konsideron se prova më vonë nuk do të mund të nxirret apo se

nxjerrja e saj do të vështirësohet. Në parashtresë duhet të ceket emri dhe mbiemri i

kundërshtarit, përveç nëse nga rrethanat del se ai është i panjohur.

Parashtresa në të cilën është futur propozimi për sigurimin e provës, do t‟i

dërgohet kundërshtarit nëse është i njohur. Nëse ekziston rrezik për shkak të shtyrjes,

gjykata për propozimin do të vendosë edhe pa prononcimin paraprak të kundërshtarit.

Në aktvendimin me të cilin miratohet propozimi, gjykata do të caktojë seancë për

nxjerrjen e provës, do t‟i cekë faktet për të cilat do të nxirren prova si edhe provat që do

të nxirren, dhe nëse është e nevojshme do të emërojë edhe ekspertë. Nëse deri te

kundërshtari më herët nuk është dërguar parashtresë në të cilën është futur propozimi për

sigurimin e provave, ajo do t‟i dërgohet bashkë me aktvendimin gjykatëësor me të cilin

miratohet propozimi për sigurimin e provave. Kundërshtarit të panjohur apo nëse është i

Page 222: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

222

panjohur vendqëndrimi i tij, gjykata për shkak të pjesëmarrjes në seancën gjykatëësore

për nxjerrjen e provave mund t‟i emërojë përfaqësues të përkohshëm. Për këtë emërim

nuk është e nevojshme të lëshohet shpallje.

Gjykata në raste urgjente mund të caktojë që nxjerrja e provave të fillojë para se

t‟i dërgohet kundërshtarit aktvendimi me të cilin miratohet propozimi për sigurimin e

provave. Kundër aktvendimit të gjykatës me të cilin miratohet propozimi për sigurimin e

provave, si edhe kundër aktvendimit me të cilin vendoset që nxjerrja e provave të fillojë

para se t‟i dërgohet kundërshtarit aktvendimi, nuk lejohet ankesë. (neni 260 i LPK-së)

Nëse provat janë nxjerrë para se të ngrihet procedura, procesverbali për nxjerrjen

e provave do të ruhet në gjykatën në të cilën janë nxjerrë provat. Nëse procedura është në

vijim, kurse sigurimin e provave nuk e ka realizuar gjykata kontestimore, procesverbali

do t‟i dërgohet gjykatës kontestimore.

VI.14. Proçesverbali europian pёr fatkeqёsitë automobilistike

Proçesverbali europian pёr fatkeqёsi automobilistike ёshtё dokument në formën e

një formulari të unikuar qëplotёsohet nё rast tё fatkeqёsisё sё komunikacionit me pasojë

të një dёmi tё vogёl material. Atë e plotësojnë pjesёmarёsit nё fatkeqёsinё e

komunikacionit. Në hartimin e procesverbalit nuk merr pjesë personi zyrtar i policisë.

Vlen të përmendet se raporti europian nuk e provon fajin e pjesёmarёsve nё fatkeqёsinë e

komunikacionit, por vetëm bën caktimin e rrethanave që kanë shkaktuar aksidentin si

dhe nuk bën kufizimin e lartësisë për shpërblimin e dëmit.

Është me rëndësi të përmendet edhe në trajtimin për Procesverbalin europian, se

në procedurën për shpërblim të dëmit mund të trajtohet edhe ky fakt në lidhje me

lartësinë e shumës sëshpërblimit të dëmit. Për dëmin e shkaktuar në aksident

automobilistik ku për pasojëështë dëmtimi i mjetit motorik, vlerësuesi del në vendin e

ngjarjes dhe harton procesverbal europian për dëmin. Hartimi i procesverbalit europian

për dëmin nënkupton se pala tjetër ka përjetuar dëmtim, e para dhe e dyta lartësia e

shumës për shpërblim të dëmit arrinë deri 750 euro. Në këtë drejtim, Gjykata Themelore

në Manastir, në çështjen civile nr. 297/08 të datës 16 qershor 2009 dhe të vërtetuar nga

Gjykata e Apelit në Manastir me Aktgjykimin tsz. Nr.1118/09 të datës 26 prill 2010, ka

mbështetur qëndrimin se hartimi I procesverbalit europian për lartësinë e dëmit nuk mund

të ndikojë në përcaktimin e lartësisë së dëmit sepse një gjë e tillë bëhet nga ana e

ekspertit që caktohet nga ana e gjykatës.

Legjislacioni i Republikës së Shqipërisë, njeh formatin e vërtetimit miqësor të

ngjarjes. Pjesëmarrësit e përfshirë në një aksident rrugor, përveç procesverbalit të

konstatimit të shkeljes nga Policia Rrugore, duhet të plotësojnë, të nënshkruajnë dhe të

shkëmbejnë vërtetimin miqësor të ngjarjes, sipas një formulari të miratuar nga autoriteti.

Formulari i plotësuar me korrektësi mund të përdoret nga pala e dëmtuar dhe pala e

siguruar për kërkesën për shpërblimin e dëmit, në bazë të sigurimit të përgjegjësisë për

dëmet që rezultojnë nga përdorimi i mjetit motorik. Në lidhje më këtë, shoqëria e

sigurimit është e detyruar që, së bashku me policën e sigurimit, t‟i dorëzojë mbajtësit të

policës vërtetimin miqësor të ngjarjes.556

556

Neni 37 i Ligjit për sigurim të detyrueshëm në sektorin e transportit i Republikës së Shqipërisë.

Page 223: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

223

VI. 15. Vendimi mbi shpërblimin e dëmit

Në qoftë se çështja e shpërblimit të dëmit do të zgjidhet në procedurë gjyqësore,

atëherë ajo paraqet kontestin midis personit të tretë të dëmtuar dhe dëmtuesit,

përkatësisht Bashkësisë për sigurime. Rregullat e procedurës gjyqësore mbështeten në

Ligjin e procedurës kontestimore557

. Gjykata para së cilës zhvillohet kontesti, pas

ndërmarrjes së aktiviteteve procedurale që kanë të bëjnë me përgaditjen e materialit

procedural, me grumbullimin e materialit procedural dhe me vendosjen, do të zbatojë

normat materiale juridike mbi përgjegjësinë civile deliktore nga baza e sigurimit të

autopërgjegjësisë.558

Gjatë gjykimit të shpërblimit të dëmit material, gjykata me maturi duhet të

vendos për shpërblimin e dëmit sidomos kur është shkaktuar fitimi i humbur. Në këto

raste, kujdesi i gjykatës shtrihet në dy drejtime: në ekzistencan e qëllimit të të dëmtuarit

që ta realizojë atë fitim dhe në vërtetimin e mundësisë reale që ai fitim të realizohet.

Gjatë asaj, qëllimi i të dëmtuarit paraqitet kur bëhet fjalë për fitim që realizohet në

procesin e ushtrimit të veprimtarisë profesionale të të dëmtuarit.559

Gjatë gjykimit të shpërblimit të dëmit jomaterial, gjykata duhet me kujdes të

vërtetojë gjendjen faktike dhe rrethanat tjera që janë me rëndësi për zgjidhjen e kontestit

sepse këtu bëhet fjalë për të drejtat rigorozisht personale.560

Çmuarjen e provave, qoftë kur gjykohet dëmi material, qoftë kur gjykohet dëmi

jomaterial, në mënyrë të lirë e bën gjyqtari. Gjendja e vërtetuar faktike në procedurën e

provave, gjykatësi e vlerëson sipas bindjes së lirë në çdo rast konkret. Për zgjidhje më

meritore të rastit kontestues, sidomos kur bëhet fjalë për shpërblimin e dëmit jomaterial,

gjykata nuk duhet të le pas dore edhe rrjedhat subjektive të të dëmtuarit, për shkak të

ndjeshmërisë së çështjes, rezultateve të shërimit, rëndësinë e vlerës së cënuar dhe

qëllimin e shpërblimit.

Gjykata do të vendos për shpërblimin e dëmit në bazë të kërkespadisë së palës së

dëmtuar. N.q.s. vendimi i gjykatës do të jetë pozitiv për të dëmtuarin, atëherë me atë

vendim përcaktohet edhe e drejta e të dëmtuarit për shpërblimin konkret të dëmit sipas të

gjitha formave që i njeh ligji. Vendimi gjyqësor për shpërblimin e dëmit e ka cilësinë e

dokumentit ekzekutiv. N.q.s. ekzekutimi i vendimit gjyqësor mbi shpërblimin e dëmit

nuk bëhet në mënyrë vullnetare nga Bashkësia për sigurime, atëherë ekzekutimi i të

njejtit bëhet në mënyrë të detyrueshme nga gjykata kompetente ekzekutive.

557

Ligji mbi procedurën kontestimore i datës 21 shtator 2005 dhe publikuar në “Gazetën Zyrtare të RM”

nr.79 558

Për aktivitetet procedurale të gjykatës në një procedurë kontestimore, shih më gjërësisht: Brestovci Faik,

E drejta e procedurale civile I, Prishtinë, 2004, -fq.99-141 559

Georgiev Pop Dimitar, vep. e cit. fq. 455 560

Për aspektet e vlerësimit të dëmit shih: Kristy Horsey&Erika Rackley, Tort law, Oxford University

press, 2009, fq. 551.

Page 224: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

224

VI.16. Trashëgimia mortis causa e përgjegjësisë

Trashëgimia nuk është gjë tjetër, por një arritje tek të gjitha të drejtat dhe detyrimet

që i ka pasur i vdekuri - hereditas nihil aliud est, quam successio in universum ius quod

defunctus habuerit.

Kur jemi te objekti i të drejtës trashëgimore vlerësojmë se është me të drejtë i

ngritur qëndrimi nga shkenca e së drejtës civile, se në thelbin e objektit të së drejtës

trashëgimore është pasuria trashëgimore. Pasuria trashëgimore është pasuri e caktuar e

përbërë nga sendet, të drejtat tjera reale dhe detyrimet që lidhen me këtë pasuri.

Pasuria trashëgimore, pra është tërësia e të drejtave dhe detyrimeve, respektivisht

tërësia e aktivës dhe pasivës që kalon në trashëgimtarin mbi bazën e ligjit apo testamentit.

Këto dy komponentë përbëjnë pasurinë trashëgimore. Në lidhje me trashëgiminë e

përgjegjësisë përkatësisht, të drejtës për shpërblim të dëmit në aksidentet automobilistike,

jurisprudenca shqiptare ka arritur në përfundimin se, përjashtimisht, vetëm për rastin e

vdekjes, pasjetuesve të viktimës u dëmshpërblehen në cilësinë e “trashëgimtarit” dëmet

pasurore të shpenzimeve për ushqim e jetesë dhe shpenzimet e varrimit. Është pranuar

padia për kërkimin e dëmshpërblimit në formën e shpenzimeve për ushqim e jetesë vetëm

për dy nga paditësit, prindërit e të ndjerit, për shkak se ishte madhor, ndonëse i papunë në

kohën e vdekjes. Ndërsa ka rrëzuar padinë për të njëjtin kërkim të paditësve të tjerë,

prindër të dy të ndjerëve të mitur nën moshën 14 vjeç, sepse nuk plotësohen kriteret

ligjore. Nisur nga mosha e të ndjerëve, gjykata ka vlerësuar se nuk bëhet fjalë për “fëmijë

të tyre të mitur”, “bashkëshortë” apo “prindër të paaftë në ngarkim të tyre” dhe as për

detyrime të tyre për ushqim e jetesë kundrejt personave që banonin në një familje me ta e

që do të gëzonin këtë të drejtë ndaj viktimave. Të ndjerët, për shkak të moshës nën 14

vjeç, nuk kishin zotësi për të vepruar dhe sipas ligjit u ndalohej të punonin dhe nuk është

provuar se ata ishin “të paaftë për punë dhe pa mjete të mjaftueshme për jetesë”.561

Pra, pasuria trashëgimore përbëhet nga të gjitha llojet e të drejtave dhe detyrimeve

që kanë karakter pasuror. Nisur nga baza e karakterit pasuror të institucionit të

trashëgimit, nga objekti i trashëgimisë përjashtohen të drejtat personale të cilat ipso-jure

pushojnë me vdekjen e personit.562

Mund të trashëgohen sendet dhe të drejtat të cilat i përkasin individëve. Në këtë

kuadër bën pjesë edhe e drejta për të kërkuar shpërblimin e dëmit material të shkaktuar në

fatkeqësitë e komunikacionit. Ndërkaq, gjatë përcaktimit të vlerës së trashëgimisë duhet

të merret parasyshë gjendja në momentin e vdekjes - in quantitate patrimonii exquirenda,

visum est mortis tempus spectari.

561

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, për efekte të unifikimit të

praktikës gjyqësore e kanë ngritur qëndrimin në fjalë. Gjykata arsyeton se paditësit kanë legjitimim aktiv të

kërkojnë shpërblimin e dëmeve pasurore e jopasurore si trashëgimtarë ligjorë, prindër të të ndjerëve që

kanë humbur jetën në aksidentin automobilistik të shkaktuar nga sjellja e paligjshme dhe me faj e drejtuesit

të mjetit motorik. Ndërsa i padituri ka legjitimim pasiv për shkak se legjislacioni i fushës së sigurimeve të

detyrueshme e ngarkon me detyrimin për shpërblimin e dëmeve të shkaktuara nga mbajtës të mjeteve

motorike të pasiguruara.Shih: Vendimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, Nr.12, datë

14.9.2007. 562

Gjykata Supreme, Expte Nr. 66997, Dhoma e parë, L.S. 295235, Mendoza, 19 maj 2000, ka ngritur

qëndrimin se veprimet që shkaktojnë dëm moral janë veprime me natyrë personale. Veprimet që kanë të

bëjënë me shpërblimin e dëmit moral duhet të ndërmirren drejtpërdrejtë nga vetë i dëmtuari.

Page 225: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

225

E drejta për shpërblim të dëmit material mund të jetë objekt i qarkullimit juridik me

rastin e vdekjes dhë për shkak të vdekjes së titullarit të saj. Qarkullimi dhe bartja me anë

të trashëgimisë është karakteristike edhe për të drejtën për të kërkuar komenzimin e dëmit

material të shkaktuar në aksidentet automobilistike, sepse kjo e drejtë ka karakter

pasuror. Objekt i pasurisë trashëgimore është komponenta pasurore e një të drejtë e cila

nuk lidhet me personalitetin e titullarit të saj. Kjo e drejtë do të trashëgohet vetëm në

rastet kur titullari i saj do të vdes ose do të shpallet i zhdukur për të vdekur. Kërkesa për

shpërblim të dëmit edhe nga trashëgimtarët për viktimën që ka përjetuar dëm jomaterial

është paragjykim moral. Përherëështë supozuar se trashëgimtarët mund të ndjekin

veprime për dëmet që i përkasin trashëgimlënsit të tyre dhe ata mund të

kërkojnëshpërblim të dëmit pasuror, jopasuror dhe për vuajtjet e përjetuara nga autori.

Trashëgimtarët i ndërmarrin këto veprime edhe kur ata pasoja nuk janë shkaktuar ndaj

tyre.563

Sipas nenit 181 të Ligjit mbi marrëdhëniet e detyrimeve të Republikës së Kosovës,

e drejta e shpërblimit të dëmit në formë rente në të holla në rast të vdekjes së personit të

afërt ose të lëndimit trupor ose të shkatërrimit të shëndetit nuk mund t`i bartet personit

tjetër. Shumat e shpërblimit, të cilat kanë arritur munden t`i barten tjetrit, në qoftë se

lartësia e shpërblimit është caktuar me marrëveshje të shkruar të palëve ose me aktgjykim

të formës së prerë.

Çështja e trashëgimit të së drejtës për shpërblim të dëmit lidhet me shkakun e

vdekjes së titullarit të saj, ndonëse vdekja i jep atij statusin e trashëgimlënsit. Njeriu i

gjallë nuk mund të jetë trashëgimlënës - hereditas viventis non datur. Trashëgohet secili

person fizik për shkak të vdekjes dhe në momentin e vdekjes së tij. Në gëzimin e të

drejtave pasurore trashëgimtari dhe trashëgimlënsi kanë pozitë të njejtë, meqenëse

trashëgimtari e vazhdon personalitetin e trashëgimlënsit - heres et defunctus una

eademque persona utuntur.

Vdekja e një personi në të drejtën trashëgimore ka bërë që të dallohen tre kategoritë

e së drejtës trashëgimore edhe atë: trashëgimlënsi, trashëgimtari dhe pasuria

trashëgimore.564

Është me rëndësi të përmendet edhe trashëgimi i komorientëve. Janë të shpeshta

rastet kur dy a më shumë persona përjetojnë vdekje në rrethana të tilla të cilat e bëjnë të

vështirë përcaktimin e momentit të saktë të vdekjes së tyre, përkatësisht se cili nga të

ndjerit ka vdekur më herët e cili më vonë.565

Përcaktimi i momentit të vdekjes ka rëndësi

të veçantë për marrëdhëniet juridike civile, në qoftë se personat që kanë përjetuar vdekjen

janë në gjini gjaku dhe kur njëri duhet ta trashëgoj tjetrin. Kur kemi të bëjmë me

komorientët, vlen të përmendet se është trajtuar fikcioni i prioritetit të vdekjes së

komorientëve duke u mbështetur në prezumime të ndryshme, si psh. seksin e

komorientëve, moshën, etj. Po kështu, është ngritur edhe një qëndrim tjetër, se në

përcaktimin e momentit të vdekjes së komorientëve nuk duhet të merret parasysh

prioriteti i vdekjes, por fakti se komorientët kanë përjetuar vdekjenë të njejtin moment,

563

Corinne Renault – Brahinsky, L‟essentiel du Droit des obligations, 2011-2012, 7-e édition, Gualino,

lextenso éditions, Paris, fq.93 564

Shif: Juliana Fuga, Trashëgimia, Tiranë, 2002, fq. 14 565

Për teorinë e komorientëve bën fjalë, Voislav Spaiç, Osnovi na gradjansko pravo, Sarajevë, 1957, fq.

109.

Page 226: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

226

sepse vdekja u ka ardhur në të njejtën fatkeqësi. Megjithate, nuk janë të rralla rastet e

zbatimit të supozimit lidhur me prioritetin e vdekjes së komorientëve.

Kur bëhet fjalë për komorientët, përkatësisht për personat që humbin jetën

njëkohësisht në një fatkeqësi, është zbatuar supozimi juridik: i ati kishte rrojtur pas

vdekjes së të birit të mitur, ndërsa i biri madhor kishte rrojtur pas vdekjes së të atit. Kjo

ka të bëjë sidomos te çelja e procedurës trashëgimore dhe tek çështja e trashëgimit mes

komorientëve, se kush prej tyre cilin do ta trashëgojë.

Nëse nuk mund të vërtetohet momenti i vdekjes tek komorientët, atëherë gjykata

për secilin nga ato do të ndjekë procedurë të veçantë, ashtu që komorientët nuk do të

trashëgohen mes veti, sepse nuk do të përcaktohet se cili prej tyre ka qenë gjallë në

momentin e vdekjes së tjetrit. Pra, kur dy persona që thirren për të trashëguar njëri –

tjetrin kanë vdekur njëkohësisht dhe nuk mund të vërtetohet se cili ka vdekur më parë,

atëherë do të prezumohet fakti se personat kanë vdekur në të njejtën kohë dhe se ndonjë e

drejtë nuk kalon nga njëri tek tjetri sipas rregullave të trashëgimisë.

I dëmtuari në aksidentet automobilistike që ka përjetuar vdekje, konsiderohet

trashëgimlënës i të drejtës për të kërkuar shpërblimin e atij dëmi. Ndërkaq, trashëgimtarët

të cilët do të trashëgojnë atë në bazë të radhëve ligjore të trashëgimisë fitojnë të drejtën e

kërkesës për shpërblim të dëmit material që ka përjetuar trashëgimlënsi në aksidentin

automobilistik. Ata, pra bëhen bartës të kësaj të drejtë. Secili do të trashëgojë në qoftë se

posedojnë zotësi për të trashëguar. Këtë zotësi e ka secili personi që në kohën e hapjes së

trashëgimisë është gjallë, ose është zënë para vdekjes së trashëgimlënësit dhe ka lindur i

gjallë e që posedon zotësi për të trashëguar. Kur bëhet fjalë për zotësinë për të

trashëguar vlen të përmendet se do të konsiderohet se personi fizik ka qenë i zënë në

kohën e hapjes së trashëgimisë, nëse ka lindur i gjallë brenda 300 ditëve nga vdekja e

trashëgimlënësit. Pasjetuesit e të dëmtuarit që do të trashëgojnë pasurinë e

trashëgimlënsit në bazë të ligjit janë trashëgimtarët ligjor. Trashëgimtarë ligjorë janë:

fëmijët e trashëgimlënësit, të adoptuarit e tij dhe pasardhësit e tyre, bashkëshorti,

prindërit, vëllëzërit e motrat dhe pasardhësit e tyre, gjyshi e gjyshja dhe pasardhësit e

tyre.

Sipas dispozitave të ligjit mbi trashëgiminë, është me rëndësi të theksohet se

trashëgimlënësin e trashëgon edhe bashkëshorti i tij jashtëmartesor, i cili barazohet me

bashkëshortin martesor. Është me rëndësi në të drejtën trashëgimore qëndrimi se

bashkësi jashtëmartesore konsiderohet bashkësia jetësore e gruas së pakurorëzuar dhe e

burrit të pakurorëzuar e cila ka zgjatur një kohë të gjatë dhe që ka pushuar me vdekjen e

trashëgimlënësit, me kusht të kenë qenë plotësuar prezumimet për vlefshmërinë e

martesës.

Ajo që duhet përmendur është edhe fakti se në mes veti trashëgohen edhe ushqyeri

dhe ushqyesi, i adoptuari dhe njerku dhe njerka, reja dhe vjehri dhe vjehra, dhëndri dhe

gjyshi dhe gjyshja dhe personat e tjerë, nën kushtet e parapara me ligj.

Page 227: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

227

VI.17. Cilësia titre exécutoire e vendimi për shpërblim të dëmit

Vendimi gjyqësor me të cilin është gjykuar përgjegjësia juridike civile për dëmin

e shkaktuar në aksident automobilistik, përkatësisht përcaktuar shpërblimi i dëmit ka

cilësinë e titullit ekzekutiv - titre exécutoire. Cilësinë e titullit ekzekutiv e kanë aktet e

përcaktuara nga ligji në mënyrë shprehimore. Për titull ekzekutiv mund të konsiderohet:

vendimi gjyqësor kundër të cilit nuk është paraqitur brenda afatit ligjor prapësimi, bëhet i

formës së prerë dhe i përmbarueshëm, vendimi kundër të cilit është refuzuar prapësimi

bëhet i përmbarueshëm, e po qe se kundër tij nuk është e lejueshme ankesa, ai bëhet edhe

i formës së prerë, vendimi me të cilin është refuzuar prapësimi bëhet i formës së prerë po

qe se kundër tij nuk paraqitet ankesë brenda afatit ligjor, ose në qoftë se ankesa e

paraqitur refuzohet si e pathemeltë.566

Sipas nenit 12 të Ligjit për përmbarim të

Maqedonisë si titull ekzekutiv konsiderohet edhe ujdia gjyqësore.567

Titujt ekzekutivë janë të paraparë në mënyrë shprehimore në Kodin e Procedurës

Civile të Francës, duke përcaktuar si titujt të detyrueshm: vendimet gjyqësore ose

administrative të zbatueshëm, si dhe marrëveshjet e zbatueshme të arritura në gjykatë,

aktet dhe dekretet e huaja dhe vendimet të arbitrazhit, ekstraktet të procesverbalit të

pajtimit të nënshkruara nga gjyqtari dhe palët, veprat për zbatim të noterisë, çertifikatat të

lëshuara nga përmbaruesi, në rast të mos-pagesës së një kontrolli dhe letrat me vlerë të

lëshuara nga persona juridikë të së drejtës publike, të kualifikuar si të tilla me ligj apo

vendime që ligji i jep efektet e një gjykimi.568

Kur flasim për ekzekutueshmërinë e vendimit gjyqësor për shpërblim të dëmit,

është me rëndësi të theksojmë se trajtimi duhet mbështetur në zgjidhjen parimore: se

566

Autori Vendi Kenet, The Enforcement of Judgments in Europe, (libri i përkthyer nga Prosvetno Delo –

Shkup, 2009), në fq. 71 – 73, flet për llojshmërinë e arritjes së cilësisë së ekzekutueshmërisë së vendimit

gjyqësor. Sipas tij, vendimi gjyqësor mund të jetë menjëherë i ekzekutueshëm, që në momentin e sjelljes së

tij, siç është rasti në Angli. Në rastet kur këtij vendimi parashtrohet ankesë, atëherë gjykata mund të

porositë ndërprerjen e ekzekutueshmërisë së vendimit. Ngjashëm ndodhë në Luksemburg, Holandë, etj.

Ndërkaq, në shumë shtete tjera anëtare të Bashkimit europian, vendimi nuk bëhet i ekzekutueshëm deri në

skadimin e afatit të lejuar për ankesë. Në Gjermani njihet ekzekutimi me kusht, ashtu që kreditori jep

garancion adekuat në rastet kur aktgjykimi refuzohet me ankesë ose gjykata në rastet kur evidenton një

bazë të vogël për miratimin eventual të ankesës, mund të shpall aktgjykimin të ekzekutueshëm edhe pa

garancionin e kreditorit. Në Francë, gjykata ka të drejtë diskrecionale që vendimin e vet ta shpallë të

ekzekutueshëm në rrethanat kur përcakton se është i patjetërsueshëm ekzekutimi dhe është në përputhje me

natyrën e kontesit. Në këtë drejtim, gjykata franceze mund të veprojë vetë ex-officio ose mbi bazën e

kërkesës së kreditorit. Në Portugali, nëse shuma e aktgjykimit është më e vogël se dy miljon eskuda, ai

aktgjykim është i ekzekutueshëm edhe në rastet kur mund të goditet me ankesë. Italia me reformat e reja në

fushën e përmbarimit ka institucionalizuar konceptin se të gjithë aktgjykimet e sjellura në shkallë të parë në

një procedurë normale, janë të ekzekutueshme. Nëse ekzistojnë arsye të qëndrueshme, ekzekutimi mund të

ndërpritet nga gjykata e apelit. 567

Ligji për përmbarim („‟Gazeta Zyrtare e RM-së‟‟ nr. 35/2005, 50/2006,129/06 dhe 8/2008) 568

Kodi i procedures civile i Francës, L.111-3. Po kështu edhe Rregullorja e Komisionit (KE) Nr 805/2004

e Parlamentit dhe Këshillit europian, 21 prill 2004, në nenin 3, në lidhje me përmbarimin e prestimit

detyrimor, ka përcaktuar se tituj të detyrueshme për t'u çertifikuar si një zbatim evropian duhet të

mbeshteten në pretendimet e pakontestueshme. Një pretendim do të jetë i padiskutueshëm nëse debitori ka

rënë dakord shprehimisht në pranimin ose duke përdorur një transaksion i cili është miratuar nga ana e

gjykatës ose përfunduar para një gjykate në një procedim gjyqësor, në qoftë se debitori nuk e ka

kundërshtuar prestimin detyrimor, etj.

Page 228: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

228

vendimi gjyqësor me të cilin është urdhëruar përmbushja e kredisë për ndonjë dhënie apo

bërje, është ekzekutiv po që se ka marrë formë të prerë, si dhe po qe se ka skaduar afati

për përmbushje vullnetare. Afati për përmbushje vullnetare fillon të ecë nga dita e

dorëzimit të vendimit debitorit ekzekutiv dhe përfundon me skadimin e ditës së fundit të

caktuar me vendimin gjyqësor, po qe se me ligj nuk është paraparë ndryshe. Ndërkaq,

vendimi gjyqësor me të cilin është urdhëruar përmbushja e kredisë për mosveprim, ose

pësim, është ekzekutiv po qe se është bërë i formës së prerë, përveçse kur në dokumentin

ekzekutiv është caktuar afat i posaçëm për akordimin e sjelljeve të debitorit me detyrimin

e tij. Kurse, vendimi i dhënë në procedurë administrative është përmbarimorë, po qe se i

tillë është bërë sipas rregullave me të cilat është rregulluar procedura e tillë.569

Sipas nenit 15 të Ligjit për përmbarim të Maqedonisë, ujdia gjyqësore,

përkatësisht ujdia e arritur në procedurë administrative është e ekzekutueshme nëse

kërkesa ka arritur pas ujdisë.Arritshmëria e kërkesës provohet me anë të procesverbalit

apo sipas rregullave për vërtetim të dokumenteve. Nëse një gjë e tillë nuk është e

mundur, atëherë, arritshmëria e kërkesës provohet me vendim gjyqësor të sjellur në

procedurë kontestimore.

Që një dokument të konsiderohet për përmbarim, ai duhet veç tjerash edhe të jetë

i përshtatshëm për përmbarim. Nëse e analizojmë nenin 17 të Ligjit për përmbarim të

Maqedonisë, atëherë mund të shohim se dokumenti ekzekutiv është i përshtatshëm për

përmbarim në qoftë se në të është treguar kreditori dhe debitori ekzekutiv, si dhe objekti,

lloji, vëllimi dhe koha e përmbushjes së detyrimit. Në qoftë se me anë të dokumentit

ekzekutiv nuk është caktuar afati për përmbushje vullnetare të detyrimit, afati i tillë do të

caktohet me anë të aktvendimit për përmbarimin.

Nëse analizojmë nenit 18 të Ligjit për përmbarim të Maqedonisë, mund të

përfundojmë se po qe se në dokumentin ekzekutiv janë caktuar edhe shpenzimet

procedurale, gjykata sipas propozimit të kreditorit, me aktvendimin për përmbarimin do

ta caktojë pagimin e kamatëvonesës, në shumën e shpenzimeve të caktuara sipas shkallës

së parashikuar, nga dita e dhënies së dokumentit ekzekutiv deri në ditën e pagimit. Në

qoftë se pas krijimit të dokumentit ekzekutiv është ndryshuar lartësia e kamatëvonesës,

atëherë gjykata sipas propozimit të kreditorit apo debitorit ekzekutiv, me aktvendimin për

përmbarimin e cakton pagimin e kamatës ndëshkuese sipas shkallës së ndryshuar për

kohën me të cilën ka të bëjë ndryshimi i tillë.570

Është me rëndësi të përmendet se në të gjitha situatat kur vendimi për shpërblim

të dëmit duhet të përmbarohet, në aktvendimin për përmbarimin duhet të tregohet

dokumenti ekzekutiv, respektivisht dokumenti i besueshëm në bazë të të cilit caktohet

përmbarimi, propozuesi i përmbarimit dhe debitori, kredia që duhet të realizohet, mjeti

dhe objekti i përmbarimit, si dhe të dhënat tjera të nevojshme për zbatimin e

përmbarimit.Në qoftë se me anë të aktvendimit është caktuar pagimi i kamatave, atëherë

llogaritjen e tyre me shpenzime të propozuesit të përmbarimit, e bënë gjykata

569

Krahaso përmbajtjen e nenit 26 të Ligjit për përmbarim të Republikës së Kosovës 570

Krahaso përmbajtjen e nenit 7 të Rregullores së Komisionit (KE) Nr 805/2004 të Parlamentit dhe

Këshillit europian, 21 prill 2004, ku është institucionalizuar qëndrimi se kur një gjykim përfshinë një

vendim të zbatueshme mbi shumën e shpenzimeve ligjore, duke përfshirë normat e interesit, çertifikohet si

zbatimi europian, gjithashtu në lidhje me tarifat.

Page 229: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

229

përmbarimore, përpos kur realizimi i kamatave duhet të bëhet nga paratë e depozituara në

llogarinë bankare. Në rast të këtillë llogaritjen e bënë banka me shpenzime të debitorit.

Përmbarimi në pagën dhe pensionin si dhe në kompensimet në vend të pagës, për

kërkesat në bazë të mbajtjes ligjore, shpërblimit të dëmit të shkaktuar për shkak të

cënimit të shëndetit ose zvogëlimin, përkatësisht humbjen e aftësië për punë dhe

shpërblimin për humbjen e mbajtjes për shkak të vdekjes të dhënsit të mbajtjes, mund të

realizohet deri në gjysmën e shumës përkatëse, kurse për kërkesat mbi baza tjera, deri në

shumën prej 1/3 të pagës ose pensionit.

Page 230: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

230

Përfundime dhe rekomandime

Page 231: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

231

Nga gjithëse është analizuar në këtë punim, mund të nxirren disa përfundime, të

cilat po i parashtrojmë më poshtë.

1. Rregullativa ligjore e Maqedonisë që ka të bëjë me sigurinë në komunikacion

dhe ato që i referohen çështjes sëshpërblimit të dëmit të shkaktuar në aksidentet

automobilistike është e bashkërënduar me atë të Bashkimit Europian. Megjithatë me

rëndësi është çështja e kulturës në trafik dhe infrastruktura rrugore. Mungesa e një plani

aksional permanent për kulturën në trafik rezulton në një shkallë të caktuar të

mosrespektimit të pjesmarrësve ne trafik, e në veçanti ndaj atyre që janë persona të

pambrojtur dhe me pak te mbrojtur, siç jane: udhetaret, fëmijët, personat në moshë,

personat me pengesa ne zhvillim fizik, etj. Po kështu në vend është evidente edhe

mungesa e një kujdesi të duhur për masat e sigurisë në autostrada sidomos për të

parandaluar prezencën e kafshëve të egra dhe shtëpiake që të mos jenë shkaktar i

aksidentit të trafikut. Krahas sigurimit të një legjislacioni bashkëkohor për të drejtën e

sigurimeve në aksidentet automobilistike, është e nevojshme të merr hapa konkret edhe

në drejtim të krijimit të një kulture në trafik dhe të një infrastrukture rrugore të

standardizuar sipas rrethanave dhe pozitës së caktuar.

2. Instituti i sigurimit është mekanizëm kompleks që për qëllim ka transferin e

rrezikut ndaj individi tek një organizëm juridik, ekonomiko-financiar, me veprimtari

teknikisht të organizuar. Në këtë rast, bashkësitë për sigurime paraqiten si mekanizëm

mbulues i pasojave që do të rezultojnë nga rreziku i siguruar, kurse në anën tjetër njerëzit

duke u rrezikuar nga rreziqet e njejta kanë lindur ndjenjën e soliaritetit dhe socializimit

për të përballuar pasojat nga aksidenti automobilistik. Humbjet ekonomike do të

shpërblehen si pas parimeve bazë nga ana e të gjithë të siguruarve. Në të dy

rastet,sigurimi është mjet ekonomik në duart e individit, i cili deponon një shumë të

vogeë financiare në emër të primit të sigurimit që të mund të garantojë një vlerë shumë

më të madhe ekonomike në rastet kur të mirat materiale të tij cënohen, asgjësohen apo

shkatrrohen tërësisht.

3.Aksidentet automobilistikë bëjnë që njerëzit të futën në raporte juridike mes

tyre. Ky raport është marrëdhënie e caktuar, që ka karakter shoqëror e ekonomik dhe që

mbart në vete një përmbajtje të karakterit pasuror apo statusor. Individit si i vëtëm

përballë pasojavë që rezultojnë me shkaktimin e dëmit i krijohet pozitë shumë e

pavolitshme qoftë ai të parqitet në pozitën e dëmtuesit, qoftë në pozitën e të dëmtuarit.

Kostot në pasurinë, shëndetin dhe jetën e njerëzvë janë të papërballueshme. Individi duke

u futur në marrëdhënien juridike të sigurimit ai merr pjesë në rrjetin social më të avansuar

të solidaritetit ndëernjerëzor.

4. Marrëdhënia juridike e sigurimit lind mbi bazën e faktit juridik. Me cilësi të

faktit juridik paraqitet kontrata për sigurim, Kartoni jeshil i sigurimit, Sigurimi kufitar

dhe vet ligji. Kur ekziston kontrata për sigurimin, parimi bona fidem gjendet në

themelin e marrëdhënis juridike të sigurimit. Secila nga palët kontraktuese në realizimin e

te drejtave dhe detyrimeve që përbëjnë përmbajtjen e marrëdhënies juridike të sigurimit

duhet të sillen sipas këtij parimi. Pala e cila ka autorizim, përkatësisht të drejtë duhet që

gjatë realizimit të asaj të drejte të mbajë llogari për detyrimin e palës tjetër dhe

anasjelltas. Interesat e palëve janë pjesë themelore e qëllimit të personit bonam fidem.

Kjo do të thotë se në themelet e kontratës së sigurimit qëndron parimi bonam fidem.

Page 232: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

232

5.Mjeti motorik ka cilësinë e sendit të rrezikshëm. Ai nuk paraqet send te

rrezikshëm si i tillë, por në varësi nga pozita që mund të gjendet ai mund të relefktojë

rrezikshmëri. Vetëm atëherë kur fiton këtë mundësi, mjeti motorik ka statusin e sendit të

rrezikshëm. Përndryshe kur mjeti motorik e ka atë pozitë që eliminon çdo rrezik me

pasoja të caktuara, atëherë nuk trajtohet send i rrezikshëm. Vënja në qarkullim e mjetit

motorik është pozita që atij i jep mundësinë për të shfaqur një rrezik potencial. Në lidhje

me cilësinë dhe pozitën e mjetit motorik në kuadër të rrezikshmërisë së tij as

jurisprudenca e as legjislacioni i Maqedonisë nuk kanë ngritur qëndrime të uniformuara

që të mund të shfrytëzohen si burim juridik në përcaktimin e të drejtës sëshpërblimit të

dëmit në aksidentet automobilistike. Rekomandimi ynë në këtë drejtim ka të bëjë me

krijimin e praktikës gjyqësore të unifikuar nga ana e Gjykatës Supreme të Republikës së

Maqedonisë, për të definuar pozitën e mjetit motorik në të cilën reflektohet rrezikshmëri.

Kjo pozitë e mjetit motorik a ka të bëjë me faktin e vënies në qarkullim të mjetit motorik

ose ky fakt nuk ndikon fare, rrezikshmëria a ka shkallë të intensitetit dhe kjo a varet nga

shpejtësia e lëvizjes së mjetit motorik. Definimet e këtyre çështjeve nuk duhet të bëhen

jashtë faktit të pakontestueshëm - se rreziku që rezulton nga mjeti motorik qëështë në

qarkullim ndërlidhet me vetë drejtuesin që e drejton atë, duke krijuar rrethana që pasoja

e caktuar të jetë e pa evitueshme. Çështjet e tilla duhet në pikpamje parimore të jenë

edhe pjesë e legjislacionit pozitiv të vendit.

6. Në teorinë e së drejtës civile është themeltuar ekzistenca i përgjegjësisë

shkakësore, përgjegjësisë subjektive dhe përgjegjësisë për të tjerët. Trajtimet teorike kanë

kultivuar një ndarje të theksuar midis këtyre përgjegjësivë. Një ndarje e tillë nuk duhet të

vlejë edhe në përcaktimin e përgjegjësisë juridike civile për dëmin e shkaktuar në

aksidentet automobilistike. Në teorinë e së drejtës civile rekomandojmë që të mbizotrojë

qëndrimi se nuk ka ndarje të këtyre bazave të përgjegjësisë në aksidentet automobilistike.

Ata janë komplementare. Faji absolutisht është prezent në aksidentet automobilistike

edhe pse personi i tretë i dëmtaur e ka atë pozitë procedurale, që të koncentrohet në të

provuarit e pasojavë që ka përjetaur nga shkaktimi i dëmit. Ekzistenca i fajit i cili në të

vertetë ekziston supozohet në segmentet e vendosjes për realizimin e të drejtës për

shpërblim. Supozohet se ai i takon pronarit përkatësisht përdoruesit të mjetit motorik

pjesmarrës në aksident automobilistik. Për dallim nga ky segment, çështjet tjera

gjykohen mbi bazën e fajit sidomos në realzimin e të drejtës së rimbursimit të

shpenzimeve që ka bërë siguruesi nga realzimi i detyrimit për të kompensuar dëmin palës

së tretë të dëmtuar. Pra, në procedurën për gjykimin e përgjegjësisë për dëmin e

shkaktuar me mjetin motorik, përgjegjësia shkakësore dhe përgjegjësia e bazuar në faj

janë komplementare. Supozimi i përgjegjësisë së pronarit apo përdoruesit të mjetit

motorik për shkaktimin e dëmit, ligjvënsi e ka bërë me qëllim që të krijojë pozitë më të

volitshme për të dëmtuarin në procedurën e zhdëmtimit.

Për sa sipër, do të dëshironim të bënim disa rekomandime, që do të ndihmonim në

përsosjen dhe modernizimin e këtij legjislacioni në Maqedoni.

1. Në realizimin e të drejtës për shpërblim të dëmit për shkak të shkaktimit të

vdekjes apo dëmtimeve trupore a cënimit të shëndetit në jurisprudencën e Maqedonisë

nuk është krijuar një standard në segmentin e vëllimit dhe lartësisë së shumës për

shpërblim të dëmit. Në lidhje me këtë çështje, rekomandojmë zbatimin e standardit për

njëshpërblim të drejtë të dhimbjeve të një njeriu mesatar sepse dëmtimet e njejta mund të

shkaktojnë dhimbje që mund të ndjehen me intensitete të ndryshme nga njerëz

Page 233: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

233

tëndryshëm në rrethana të ngjajshme. Drejtshmëria nëshpërblimin e dëmit për shkak të

vdekjes varet edhe nga zemërimi i personit intuita personae, statusi social, arsimimi,

mosha, seksi, ndjeshmëria morale, etj.

2. Në jurisprudencën e Maqedonisë nuk është krijuar ndonjë praktikë për

ndikimin e paragjykimeve dhe pasojave në jetën kulturore, rekreative-sportive, seksuale

dhe ngjajshëm, në vëllimin dhe lartësinë e shpërblimit të dëmit. Në rastet e shkaktimit të

dëmtimeve trupore apo cënimit të shëndetit mund të flitet edhe dëmtimin e mirëqenies,

nëse viktima ballafaqohet me opercaione të kufizuara ne ecje, sport, kulturë, etj. Ngushtë

me cënimin e shëndetit apo dëmtimet trupore është edhe paragjykimi estetik dhe seksual.

Paragjykimi estetik është në varëshmëri me gjininë, moshën, profesionin e të dëmtuarit,

vendin e lëndimit, etj. Ndërkaq, paragjykimi seksual është pozicion i pavarur tek viktima

dhe ndërlidhet me humbjen e gëzimit të jetës. Dëmtimi seksual përkufizohet si

pamundësi për të pasur marrëdhënie normale seksuale dhe për ushtrimin e funksionit

riprodhues. Rekomandojmë që jurisprudenca e Maqedonisë në përcaktimin e të drejtës

për shpërblim të dëmit të shkatuar në aksidentet automobilistike me pasoja për trupin dhe

shëndetin e njeriut, për të kënaqur parimin e drejtësisë dhe drejtshmërisë duhet të merr

për bazë edhe paragjykimet dhe pasojat që kanë të bëjnë me segmentet në fjalë.

3. E drejta për shpërblim të dëmit material mund të jetë objekt i qarkullimit

juridik me rastin e vdekjes dhë për shkak të vdekjes së titullarit të saj. Qarkullimi dhe

bartja me anë të trashëgimisë është karakteristike edhe për të drejtën për të kërkuar

shpërblimin e dëmit material të shkaktuar në aksidentet automobilistike, sepse kjo e

drejtë ka karakter pasuror. Objekt i pasurisë trashëgimore është komponenti pasuror i një

të drejte, e cila nuk lidhet me personalitetin e titullarit të saj. Meqenëse pasojat me

humbje të jetës në aksidentet automobilistike janë të shpeshta dhe ky koncept jo rrallë

herë zbatohet nga gjykata trashëgimore, rekomandojmë që të plotësohet Ligji për

trashëgiminë në dispozitat që i referohen pasurisë trashëgimore dhe të parashikohet si

zgjidhje ligjore trashëgimia mortis causa e të drejtës për shpërblim të dëmit material në

aksidentet automobilistike. Në këtë mënyre njohja dhe realizimi i kësaj të drejte do të

arrijnë nivelin e kënaqshëm.

4. Legjislacioni i Maqedonisë, në fushën e përmabrimit duhet të reformojë

segmentin për fitimin e cilësisë së ekzekutueshmërisë së vendimeve gjyqësore me qëllim

të flakjes së vonesave dhe “hileve procedurale”. Nuk mendoj se në vend janë arritur

kushtet e një gjyqësie efikase dhe të paanëshme dhe që në fushën e përmbarimit të

institucionalizohet koncepti se të gjithë aktgjykimet e sjellura në shkallë të parë në një

procedurë normaletë jenë të ekzekutueshme dhe në të gjitha rastet kur ekzistojnë arsye të

qëndrueshme, përmbarimi të ndërpritet nga gjykata e apelit. Vlerësoj se duhet të

referohemi nënjë koncept tjetër,sipas të cilit do të përcaktohet shuma e aktgjykimit si

kriter vlerësor për ekzekutueshmërinë e aktgjykimeve dhe të pranohet mundësia e

ndërprerjes së ekzekutueshmërisë në momentin e goditjes me ankesë të aktgjykimit

përkatës.

5. Në planet dhe programet mësimore të fakulteteve të drejtësisë e të shkollës së

magjistraturës duhet zërë një peshë më të madhe sasie e orëve mësimore në këtë fushë

(leksione, seminare, ushtrime). Kjo do t‟i shërbente performanceës më të mirë të

studentëve të drejtësisë.

Page 234: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

234

6. Zgjerimi dhe shtimi iliteraturaturave të ndryshme (tekste, monografi, artikuj

shkencor) do të ndihmonte shumë në formimin cilësor professional të studentëve,

pedagogëve dhe juristëve të praktikës gjyqësore.

Bibliografia

Doktrinë:

Abdulla Aliu, Burimet formale të së drejtës civile në Kosovë, Prishtinë, 1999

Alajdin Alishani, E drejta e detyrimeve, pjesa e përgjithshme, Prishtinë, 2002.

Alajdin Alishani, Studime nga e drejta e detyrimeve I, Prishtinë, 2001

Alajdin Alishani, Studime nga e drejta e detyrimeve II, Prishtinë, 2006

Alajdin Alishani, Parimet themelore të ligjit mbi marrëdhëniet e detyrimeve, Prishtinë,

2000

Aleksandar Nikollovski, Stopansko pravo so osnovi na pravoto, Shkup. 1984.

Andrea Gams, Hyrje në të drejtën civile, pjesa e përgjithshme, Prishtinë, 1876.

Andrea Nathanaili, E drejta civile e Shqipërisë, Tiranë, 1974.

Andon Sallabanda, E drejta e detyrimeve, Tiranë, 1962

Ardian Nuni, Leksione të së drejtës civile, Tiranë,2004.

Ardian Nuni, Hyrje në të drejtën civile, Tiranë, 2006

Ardian Nuni, I. Mustafaj, A. Vokshi, E drejta e detyrimeve, Tirane 2008,f. 121 - 123

Arsen Grupçe, Imotno (gradjansko) pravo, pjesa e përgjithshme, Shkup, 1983.

Agustin Viguri Perea, Sobre la responsabilidad civil de los dueños por los daños causados

por la tenencia de animals potencialmente

peligrosos,http://www.ces.gva.es/pdf/trabajos/articulos/revista_19/art2-rev19.pdf

Bllagoj Toshevski, Nadomestuvanje na shteta priçineto so motorno vozilo, punim i

magjistraturës, Shkup, 1980,

Bllazha Markoviç, Naknada shteta usled smrti zakonskog davaoca izdrzhavanja, Pravni

Zhivot nr. 9-10, Beograd, 1992,

Branisllav Gavanski, Naknada imovinske shtete po osnovu obaveznog osiguranja od

odgovornosti korisnika motornih vozila, punim i magjistraturës, Fakulteti Juridik,

Instituti i shkencave juridike, Novi Sad, 1979,

Corinne Renault – Brahinsky, L‟essentiel du Droit des obligations, 2011-2012, 7-e

édition, Gualino, lextenso éditions, Paris

Christophe Kühl und Christophe Klinkert, Schadensregulierung bei Verkehrsunfällen in

Frankreich, http://www.avocat.de/app/frankreichrecht/_media/fc70b175

Dragoljub Petroviç, Novaçna naknada materijalne shtete prouzrokovane smrtu ili

povredum tela, Pravni Zhivot nr. 9-10, Beograd, 1992,

Dimitar Bajallxhiev, Voved vo pravoto, pravo, libri i dytë, Shkup, 1999.

Dimitar Pop Georgiev, Obligaciono pravo, Shkup, 1900.

Francesko Galgano, E drejta private, Tiranë, 1999.

Fergus Ryan, Contract Law, Dublin, 2006

Gale Galev, Obligaciono pravo, praktikum, libri i II, Shkup , 2002

Geoffrey Samuel, Law of obligations and legal remedies, Second Edition,

London.Sydney, 2001

Gale Galev, Jadrnaka Daboviq Atanasovska, E drejta e detyrimeve, Shkup, 2008

Page 235: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

235

H.Chartier , L‟introdiction du principe de précaution en droit de la responsabilité civile ,

presentatio de l‟institut de droit economique et des affaires – centre de recherche

juridique , Orleans , 2003

Henri et Léon Mazeaud – Andre Tunv: Traité theorique et pratique de la responsabilite

délictuelle et contractuelle , tomo prémiere , Paris, 1965

Jean Louis Baudovin et Patrice Deslauriers, La responsabilite civile, vos droits et vos

obligations, 5 edition, Edition Yvon Blais, 1998.

Jakov Radishiq, Obligaciono pravo, Beograd, 1990.

Janno Lahe, Forms of Liability in the Law of Delict: Fault-Based Liability and Liability

without Fault, Juridica International, X, 2005,

http://www.juridicainternational.eu/index.php?id=12617

Jenny Steele, Tort law, text, cases and materials, Oxford University Press, 2007.

John Henrry Merryman,Tradita e së drejtës civile, Tiranë, 1993

Juliana Latifi, E drejta civile, pjesa e përgjithshme, Tiranë,2000.

Luigi Desiderio, Temi e problem di diritto della assicurazioni, Giuffrè Editore, Milano,

2010

JPVan Niekerk, The development of the principles of insurance law, in the Netherlands,

from 1500 to 1800, Volumi i II, 1998

Kristy Horsey&Erika Rackley, Tort law, Oxford University press, 2009

Kudret Çela, Nazmi Biçoku, etj. Bazat e së drejtës civile të RPSSH, Tiranë, 1983

Lubisha Millosheviç, E drejta e detyrimeve, Prishtinë, 1977.

Marco Bona e Umberto Oliva, Il danno biologico nella riforma della R.C.A.,

http://www.jus.unitn.it/cardozo/Review/Torts/bona2001.htm

Michel Cannarsa, Compensation for Personal Injury in France,

www.jus.unitn.it/cardozo/Review/2002/ Cannarsa.pdf

Mehdi Hetemi, E drejta me njohuritë themelore të së drejtës afariste, Prishtinë, 2002.

Mehdi Hetemi, Detyrimet dhe kontratat, Tiranë, 1998.

Marjana Semini, E drejta e detyrimeve dhe e kontratave, Tiranë, 2002.

Mirjana Polenak – Aqimovska, Vlado Buckovski, Përmbledhje e teksteve nga e drejta

romake, Shkup, 2008

Nerxhivane Dauti, E drejta e detyrimeve, Prishtinë, 2002.

Paolo Franceschetti, La responsabilità civile, Maggioli Editore, 2009

Petar Klariç&Martin Vedrish, Gradjansko pravo, Zagreb, 2006

P.S. Atiyah, Accidents, Compensation and the Law, Weidenfeld and Nicolson, London

Robert I. Mehr, Fundamentals of insurance, Second Edition, Irwin, 1986

Robert Duxbury, Contract Law, London, Sweet&Maxwell, 2006,

Stephen M. Gerlis, Civil Procedure, Paula Loughlin, London 2001

Vendi Kenet, The Enforcement of Judgments in Europa (Oxford Private International

Law Series) – teksti i perkthyer nga Prosvetno Delo, Shkup, 2009.

Zhivomir Gjorgjrviç dhe Vladan Stankoviç, Obligaciono pravo, opsht dell, Beograd,

1976.

Legjislacione:

-Kodi civil i Republikës sëShqipërisë,

-Kodi rrugor i Republikës së Shipërisë

Page 236: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

236

-Ligjit për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit të Republikës së Shqipërisë

-Kodi civil i Italisë,

-Kodi civil i Spanjës,

-Kodi civil i Gjermanisë,

-Kodi civil i Francës,

-Ligji mbi detyrimet dhe kontrata i Bullgarisë

-Ligji mbi marrëdhëniet e detyrimet i Maqedonisë,

-Ligjit për sigurimin e personave dhe pasurisë së Maqedonisë

-Ligji mbi marrëdhëniet e detyrimeve i Republikës së Kosovës

-Ligji mbi marrëdhëniet e detyrimeve i Kroacisë,

Jurisprudencë:

Jurisprudenca e Maqedonisë

Jurisprudenca e Shqipërisë

Jurisprudenca e Kosovës

Jurisprudenca e Sllovenisë

Jurisprudenca e Italisë

Jurisprudenca e Spanjës

Jurisprudenca e Francës

Faqet në internet:

La responsabilité en matière d'accidents de la circulation, www.cabinetaci.com,

Compensation for personal injury in road traffic accidents in Sweden,

www.tff.se/Documnets/ Informationsmaterial/

Compensation of victims of cross-border road traffic accidents in the EU: Compensation

of national practices, analysis of problems and evalution of aptioons for improving the

position of cross – border victims, www.accidentscompensation.org,

Accident de la route le cas des collisions avec animal,

http://www.droitroutier.fr/animal.pdf

Dokumentetë tjera:

Konventa e Hagës mbi ligjin i cili aplikohet në aksidentet e komunikacionit , 4 qershor ,

1971

Insurance of motoristis againts third party risk – Recommendation nr.5,31 a , 25 janar

1949

Preventig road traffic injury: a public health perspective for Europe , grup autorësh

(Franceska Racioppi; Lars Eriksson; Claes Tingvall; Andres Villaveces) , World Health

Organization , 2004

Sigurimi i mjeteve motorike , kushtet për sigurim nga autopërgjegjësia , shoqëria

aksionere për sigurime dhe risigurime , Kjubi Makedonija , Shkup , 2002

Kushtet e sigurimit e autopërgjegjësisë , Sh.a. Insig Makedonija , të miratuar nga këshilli

drejtues në seancën IV më 23.02.2004

Page 237: E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/...II.E drejta e sigurimeve në strukturën e sistemit të së drejtës, fq.13 III.Burimet

237

Kriteriumet për vlerësimin e mjeteve motorike të dëmtuara, Bordi i drejtorisë,

S.a.”Sigma” Shkup, 2004

Abstarkt

Sigurimi në aksidentet automobilistike është institut juridik e ekonomik dhe mekanizëm kompleks

që ka për qëllim të bëjë transferin e rrezikut nga individi tek një organizëm juridik, ekonomiko-financiar,

me veprimtari teknikisht të organizuar. Në rastet kur shkaktohet dëmi në aksidentet automobilistike me

pasoja në të mirat materiale, në trupin, shëndetin dhe jetën e përsonave të tretë, bashkësia për sigurime

paraqitet si mekanizëm mbulues i këtyre pasojave. Pasojat që shkaktohen duhet të rezultojnë nga një rrezik

i cili i korespondon rastit të siguruar. Njerëzit duke qenë të kërcnuar nga rreziqet e njejta në

komunikacionin automobilistik, kanë lindur ndjenjën e soliaritetit dhe socializimit për të përballuar pasojat

që mund t‟i përjetojnë.

Në rast të shkaktimit të dëmit, humbjet ekonomike do të mbulohen sipas rregullave të së drejtës së

sigurimeve nga ana e të gjithë të siguruarve. Instituti i sigurimit është mjet ekonomik në duart e individit, i

cili deponon një shumë të vogël financiare në emër të primit të sigurimit që të mund të garantojë një vlerë -

shumë më të madhe ekonomike në rastet kur të mirat materiale të personit të tretë cënohen, asgjësohen apo

shkatërrohen tërësisht, përfshirë edhe shëndetin dhe jeten e tij. Ky është njëherit edhe qëllimi i krijimit të

marrëdhënies juridike të sigurimit. Marrëdhëina juridike e sigurimit krijohet me anë të kontratës për

sigurim, Kartonit jeshil të sigurimit, Sigurimit kufitar dhe vet ligjit.

Rregullat e së drejtës së sigurimeve në aksidentet automobilistike kanë natyrë jus cogens. Kjo

natyrëështë rezultat i cilësisë së sendit të rrezikshëm që e ka mjeti motorik. Mjeti motorik konsiderohet

send i rrezikshëm në varësi nga pozita që mund të gjendet dhe nga reflektimi i rrezikshmërisë. Vënja në

qarkullim e mjetit motorik është pozitë që atij i jep mundësinë për të shfaqur një rrezik potencial.

Fjalët kyçe: Shpërblimi i dëmit, aksidenti automobilistik, kontrata për sigurim, mbulesa e

sigurimit.

Abstract

Automobile accidents insurance is a legal and economic institution and a complex mechanism that

is intended to make the transfer of risk from the individual to legal organism, economic and financial, with

technically organized activities. In cases where the damage caused in accidents with consequences in

material goods, in the body, health and life of third persons, the insurance coverage is presented as a

mechanism of these effects. Consequences caused should result from a corresponding risk insured case.

People being threatened by the same automotive traffic risks have arisen solidarity and socialization to face

the consequences that may be experiencing.

In case of causing damage, economic losses will be covered under the insurance law rules by all

insurers. Insurance institute economic tool in the hands of the individual, which deposits a small amount on

behalf of the insurance premium financial that can guarantee a much greater economic value in cases where

goods of a third person affected, destroyed or completely destroyed, including health and his life. This is

also the purpose of creating the legal relationship insurance. Insurance legal relationship created by the

contract for insurance, insurance Green Card, Border Security, and the law itself.

Insurance law rules in automobile accidents has a jus cogens nature. This is the result of quality

kind dangerous item that motor vehicle. Motor vehicle is considered dangerous item depending on the

positions available and the consequences of risk. Putting into circulation the motor vehicle is the position

that gives the ability to display a potential risk.

Keywords: compensation of damage, car accident, insurance contracts, insurance coverage.