36
Page | 1 E Drejta Ndërkombëtare private Qëndrimet e ndryshme lidhur me kuptimin e së drejtës ndërkombëtare private Sipas Kogelit e DN private përkufizohet si tërësi e dispozitave juridike që tregojnë ( udhëzojnë) se e drejta private e cilit shtet është komplete. O-BRIEN te DN private e përkufizon si pjesë të së drejtës nacionale e cila paraqitet në skene kur para Gjykatës Angleze shtrohet çështja që ka të bëjë me fakte, ndodhi dhe transaksionet që janë të lidhura me sistemin e huaj juridike, kështu që drejtëshmëria kërkon kthimin e nga ai sistem, sipas JEZDIQ-it e DNP është degë e së drejtës së një shteti të caktuar, e cila vetëm në vëllimin nacional, por edhe në vëllimin ndërkombëtar. E DN Private si degë e sistemit juridik të një shteti- konkret përfaqëson tërësinë e normave juridike me anete të të cilave rregullon marrëdhëniet juridiko-private, ku paraqitet elementi i huaj juridiko- privat Emërtimi i së DN Private ( pse ndërkombëtare, pse private) Termi ( nocioni) e ka prejardhjen nga koha kapitalizmit liberal ku e drejta është ndarë në rë drejtën publike dhe të drejtën private, shprehja e drejtës private përdoret si zëvendësim për numërimin e degëve të së drejtës. Emërtohet si e drejtë ndërkombëtare për shkak të marrëdhëniet të cilat i rregullon përmbajnë elemente ndërkombëtare, sepse përmes elementeve të marrëdhënies janë të lidhura edhe me sovranitetin e shtetit tjetër ose me tepër të shteteve tjera, si burime të kësaj dege mund të jenë edhe Konventat ndërkombëtare, pasi të ratifikohen dhe përfshihen në të drejtën e shtetit të vendit. Qëndrimet e ndryshme lidhur me objektin e të DN Private E ekzistojnë disa pikëpamje lidhur me objektin e të DNP- sipas një pikëpamje objekt i të DNP janë marrëdhëniet juridiko-private me element të huaj të cilat rregullohen me normat e së DNP. Sipas qëndrimit tjetër objekt i të DNP janë vetë normat që rregullojnë marrëdhënie të caktuar juridiko-private me element të huaj, që konceptohet objekti i disiplinës shkencore që studion këtë degë të së drejtës. Drita Shala Prishtine

E drejta ndërkombëtare private

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: E drejta ndërkombëtare private

P a g e | 1

E Drejta Ndërkombëtare private

Qëndrimet e ndryshme lidhur me kuptimin e së drejtës ndërkombëtare private

Sipas Kogelit e DN private përkufizohet si tërësi e dispozitave juridike që tregojnë ( udhëzojnë) se e drejta private e cilit shtet është komplete. O-BRIEN te DN private e përkufizon si pjesë të së drejtës nacionale e cila paraqitet në skene kur para Gjykatës Angleze shtrohet çështja që ka të bëjë me fakte, ndodhi dhe transaksionet që janë të lidhura me sistemin e huaj juridike, kështu që drejtëshmëria kërkon kthimin e nga ai sistem, sipas JEZDIQ-it e DNP është degë e së drejtës së një shteti të caktuar, e cila vetëm në vëllimin nacional, por edhe në vëllimin ndërkombëtar.

E DN Private si degë e sistemit juridik të një shteti- konkret përfaqëson tërësinë e normave juridike me anete të të cilave rregullon marrëdhëniet juridiko-private, ku paraqitet elementi i huaj juridiko-privat

Emërtimi i së DN Private ( pse ndërkombëtare, pse private)

Termi ( nocioni) e ka prejardhjen nga koha kapitalizmit liberal ku e drejta është ndarë në rë drejtën publike dhe të drejtën private, shprehja e drejtës private përdoret si zëvendësim për numërimin e degëve të së drejtës. Emërtohet si e drejtë ndërkombëtare për shkak të marrëdhëniet të cilat i rregullon përmbajnë elemente ndërkombëtare, sepse përmes elementeve të marrëdhënies janë të lidhura edhe me sovranitetin e shtetit tjetër ose me tepër të shteteve tjera, si burime të kësaj dege mund të jenë edhe Konventat ndërkombëtare, pasi të ratifikohen dhe përfshihen në të drejtën e shtetit të vendit.

Qëndrimet e ndryshme lidhur me objektin e të DN Private

E ekzistojnë disa pikëpamje lidhur me objektin e të DNP- sipas një pikëpamje objekt i të DNP janë marrëdhëniet juridiko-private me element të huaj të cilat rregullohen me normat e së DNP. Sipas qëndrimit tjetër objekt i të DNP janë vetë normat që rregullojnë marrëdhënie të caktuar juridiko-private me element të huaj, që konceptohet objekti i disiplinës shkencore që studion këtë degë të së drejtës.

Paraqitja dhe zhvillimi i të DNP

DNP është paraqitur atëherë kur format e reja të marrëdhënieve shoqërore nuk kanë mundur të rregullohen me norma juridike të degëve ekzistuese të së drejtës, por e DNP është e kushtëzuar në rrjedhat shoqërore dhe ekonomike, zhvillimin e forcave prodhuese dhe marrëdhënieve në prodhim, është më së miri që periodizimi i historikut të së DNP të bëhet me shfaqjen dhe zhvillimin nëpër formacione ekonomiko-shoqërore si : në skllavopronari, kapitalizëm dhe socializëm.

Zhvillimi i DNP në Romë

Drita Shala Prishtine

Page 2: E drejta ndërkombëtare private

P a g e | 2

Pas sulmeve ekspansioniste ndaj shteteve tjera Roma u rrit në perandori të mëdha, banorët e territoreve të pushtuara filluan të përfshihen në jetën ekonomike, ku edhe Pelegrinëve filluan t’ju njihen disa të drejta STATUS CIVITATIS filloi t’ju njihej një rrethi më të gjerë të personave, në fillim latinëve, ndërsa pas ediktit të njohur të imepratorit KARAKAL edhe të gjithë peregrineve në vitin 212.

Zhvillimi i DNP në Greqi

Në Greqi nuk është zbatuar e drejta e huaj, gjykatat kanë zbatuar të drejtën e vetë LEX FLORI, kontestet në Greqi janë zgjidhur nëpërmjet arbitrazhit të cilat sipas së drejtës së sotme kanë qenë konteste të së DNP, arbitrazhet kanë zgjidhur edhe çështje të natyrës politike.

Parimi i personaliteteve dhe territorialitetit

Si parim kryesor për zgjedhjen e kolizionit të ligjeve është dashur të merret parimi i personalitetit e jo lidhja territoriale. Gjatë përcaktimit të së drejtës kompetente çdo individ marrëdhëniet juridiko-civile do ti rregulloj sipas të së drejtës personale, pra sipas së drejtës së fisit të cilit i takon pa marrë parasysh se ku është krijuar ( në territorin e cilit shtet) marrëdhënia konkrete juridike, parimi i territorialitetit ka nënkuptuar që të gjitha raportet juridike të krijuara në territorin e feudalit do te vlerësohen sipas të drejtave që zbatohet në atë feud.

Teoria e Statuteve

Me teorinë e statuteve nënkuptohen koncepcionet e përfaqësuesve të shkallës së statuteve lidhur me zgjidhjen e problematikës së kolizionit të statuteve ose të kytymeve, midis qyteteve apo provincave që janë gjendur në kuadër të një sovraniteti ( shteti) të njëjtë. Kjo teori u lind në Itali në Shek. XIII dhe u zhvilluar nga përfaqësuesit e shkollës Franceze të kytymeve dhe statuteve të shek. XVI të shkollës Holandezo Flamane të shek XVII, teorisë Gjermane të statuteve të shek XVIII.

Burimet e të DNP

Pasi që e DNP është degë e së drejtës së sistemit juridik pozitiv të një shteti konkret që rregullon marrëdhëniet juridiko-private me element të huaj, burimet e saj në aspektin formal janë dy llojesh: nacionale dhe ndërkombëtare. Burimet nacionale të së DNP janë: në shtetet anglosaksone si burim nacional primar kohë të gjatë ka shërbyer praktika gjyqësore, në SHBA rregullimi juridik i marrëdhënieve të huaja juridiko-private me element të huaj është në kompetenca të shteteve anëtare, burim më i rëndësishëm i këtyre marrëdhënieve janë precedentët gjyqësorë. Burimet ndërkombëtare të së DNP janë konventat ndërkombëtare dhe zakonet ndërkombëtare

Pse Konventat Ndërkombëtare janë burim i së DNP- Konventat ndërkombëtare janë si burim i së DNP për shkak se janë akte juridike me anën e të cilave subjektet e së drejtës ndërkombëtare në marrëveshje marrin të drejta dhe detyrime reciproke për rregullimin e marrëdhënieve midis tyre.

Drita Shala Prishtine

Page 3: E drejta ndërkombëtare private

P a g e | 3

Zakonet ndërkombëtare si burime të së DNP

Zakonet ndërkombëtare si burim i së drejtës për rregullimin e një marrëdhënie konkrete juridiko-private me element të huaj, vetëm i pranon në mënyrë shprehimore, nëse zakonet udhëzojnë në zbatimin e tyre si burime konkrete për rregullimin e marrëdhënieve të caktuara apo nëse gjykatat praktikisht i aplikojnë dhe ua pranojnë cilësinë e burimit, karakteristike për zakonin ndërkombëtarë si burim i së DNP është roli më i vogël se në të drejtën ndërkombëtare publike, përcaktueshmëria dhe subsidiariteti.

Hierarkia e burimeve të së DNP

Shfaqja e kolizionit të hierarkisë së burimeve të së DNP është e mundshme për dy arsye, sepse nga njëra anë shtrohet çështja e hierarkisë së burimeve midis traktateve ndërkombëtare dhe burimeve nacionale dhe në anën tjetër midis burimeve të ndryshme të brendshme të së DNP që rregullojnë çështje të njëjta juridiko-private me element ndërkombëtarë.

Raporti midis konventave ndërkombëtare dhe burimeve nacionale

Konventat ndërkombëtare janë çështje që i takojnë të drejtës ndërkombëtare publike, nëse marrëdhëniet juridiko-private me element të huaj mund të rregullohen me burime nacionale të një shteti dhe me burime ndërkombëtare, është rregull në të DNP që të aplikohet e drejta ndërkombëtare.

Zbrazëtirat juridike në të DNP

Në rastet kur nuk mund të gjenden burimet konkrete në konventat ndërkombëtare ose në ligjet e shteteve konkrete, e as në rregullat zakonore shtrohet çështja e zbrazëtirave juridike. Në nenin 2 në teorinë juridike shtrohet çështja e interpretimit në aspekt të ngushtë dhe të gjerë, në këtë nen qartë thuhet se në raste të paraqitjes eventuale të zbrazëtirave juridike gjatë aplikimit të këtij ligji ato do të tejkalohen në atë mënyrë që organi para të cilit shtrohet çështja , në fillim do ti aplikoj dispozitat dhe parimet e ligjit për zgjedhjen e kolizionit të ligjeve në dispozitat e shteteve tjera në marrëdhënie të caktuara, pastaj parimet e sistemit juridik të të RM-së dhe në fund parimet e së DNP.

Kodifikimi i së DNP

Kodifikimi i DNP nënkupton tubimin dhe sistematizimin e dispozitave me karakter ndërkombëtarë juridiko-privat nga burime të ndryshme në një tërësi që e bënë ligjdhënësi i një shteti ose konferenca ndërkombëtare diplomatike në bazë të parimeve të caktuara.

Drita Shala Prishtine

Page 4: E drejta ndërkombëtare private

P a g e | 4

a) Kodifikimi i së DNP në planin nacional- kodifikimi i dispozitave juridike me anë të të cilave rregullohen marrëdhëniet juridiko-private me element të huaj në shtetet konkrete fillon në shek XIX, në fillim bëhet duke përfshirë normat konkrete në pjesën hyrëse të kodeve civile të shteteve të ndryshme me anë të të cilave rregullohen marrëdhëniet juridiko-private me element të huaj.

b) Kodifikimi i së DNP në planin ndërkombëtarë- Kodifikimi i së DNP në planin ndërkombëtarë fillon shumë më vonë se kodifikimi nacional. Konferencat e para diplomatike ndërkombëtare të organizatave ndërqeveritare, për kodifiko të së DNP janë mbajtur në fund të shek. XIX . Karakteristikat e këtyre kodifikimeve janë të karakterit regjional: konventat i kanë nënshkruar një numër i madh i shteteve si dhe tendencat e universitetit të kodifikimeve.

Metoda e kodifikimit ndërkombëtarë në të DNP

Kodifikimi dh unifikimi i dispozitave të DNP bëhet në dy mënyra, duke i unifikuar normat e kolizionit dhe duke i unifikuar normat substanciale. Unifikimi i normave të kolizionit është metodë e kodifikimit e cila aplikohet nga ana a shteteve gjate nxjerrjes së ligjeve, kurse në planin ndërkombëtarë kryesisht e aplikon konferenca e HAGËS për kodifikimin e DNP. Unifikimi i normave substanciale ( materiale) është metodë e identifikimit sipas së cilës në mënyrë të drejtpërdrejtë unifikohen dispozitat juridike me anë të cilave rregullohen marrëdhëniet juridiko-private me element të huaj si në degët tjera të së drejtës.

Qëndrimet e ndryshme lidhur me vendimin e së DNP në sistemin juridik konkret

Ekzistojnë qëndrime të ndryshme të cilat përfshihen në tri grupe: 1-Sipas qëndrimit të parë- e DNP është degë e së drejtës ndërkombëtare të përgjithshme të cilën e përbëjnë e drejta ndërkombëtare publike dhe e DNP 2- Sipas qëndrimit të dytë – e DNP është pjesë e së drejtës civile të sistemeve juridike të shteteve konkrete 3- Sipas qëndrimit të tretë- e DNP është degë e pavarur e së drejtës në sistemin juridik të çdo shteti

Pikëpamjet sipas të cilave e DNP është pjesë e së Drejtës Civile

Sipas mendimit territorialist i cili është përfaqësuar në teorinë juridike, e DNP është pjesë e së drejtës civile, arsyetohet në objektin e njëjtë të rregullimit të së DNP dhe të drejtës civile, të dy këto degë të së drejtës për objekt të rregullimit i kanë marrëdhëniet juridiko-private por e DNP i rregullon vetëm ato të marrëdhënie juridiko-private të cilat përmbajnë në vete elementin e huaj, çdo normë e së DNP e sistemit juridik të shtetit konkret është pjesë përbërëse dhe konstituive e normës adekuate të së drejtës civile të atij shteti.

Pikëpamjet sipas të cilave e DNP është degë e pavarur e së drejtës

Drita Shala Prishtine

Page 5: E drejta ndërkombëtare private

P a g e | 5

E DNP është degë e pavarure së drejtës sepse i rregullon marrëdhëniet që nuk janë të lidhura vetëm me sovranitetin e shtetit të vendit, por edhe me sovranitetin e shtetit të huaj, pra nuk ekziston e drejtë ndërkombëtare unike për të gjitha shtetet, por ekzistojnë aq të drejta private sa ka edhe shtete dhe sisteme juridike në botë. Specifika e objektit që shprehet në elementin e huaj te marrëdhëniet juridiko-private në aspektin juridik , marrëdhënien e lidh me sovranitetin e vendit dhe sovranitetin e huaj. Argument tjetër për këto pikëpamje është karakteri i dyllojshëm i burimeve të së DNP, burime të brendshme dhe burime ndërkombëtare, për shkak se janë të lidhura me sovranitetin e vendit dhe sovranitetin e shtetit të huaj. Argument i tretë për këto pikëpamje është specifika e sanksionit në të DNP që e bënë të dallohet kjo degë e së drejtës nga çdo degë tjetër.

Pikëpamjet sipas së cilave e DNP është pjesë e së Drejtës Ndërkombëtare

E DNP është pjesë e së drejtës ndërkombëtare sipas këtyre pikëpamjeve: ky qëndrim arsyetohet në objektin e së DNP, të dyja degët e së drejtës i rregullojnë marrëdhëniet midis shteteve. Arsyetimi i dytë ka të bëjë me kompetencën e organeve të cilat i rregullojnë këto marrëdhënie. Arsyetimi i tretë ka të bëjë me faktin se edhe në të DNP edhe në të drejtën ndërkombëtare publike burimet janë të përbashkëta, përkatësisht konventat ndërkombëtare dhe zakonet ndërkombëtare janë burime juridike të përbashkëta.

Elementet e përgjithshme të formësimit të normës të së DNP

Emërtohen si të përbashkëta për shkak se që nga shfaqja e DNP e deri sot, i referon eksperienca ose hulumtimet e deritanishme të formësimit dhe ndërtimit të kësaj dege të së drejtës, si në suaza nacionale ashtu edhe ne suaza ndërkombëtare, marrëdhënia konkrete juridike mund të jetë e lidhur me sovranitetin e shtetit të vendit dhe shtetit të huaj, këto elemente janë të përgjithshme dhe të përbashkëta për dy arsye. Arsyeja e parë konsiston në faktin se paraqitet si element i formësimit dhe zbatimit të normave të kësaj dege të së drejtës në sistemet juridike pozitive e të gjitha shteteve, ndërsa arsyeja e dytë konsiston në faktin se aplikohen te të gjitha tërësitë që sajojnë të DNP, përkatësisht edhe të drejtat civile të të huajve, por edhe të të drejtave civile të shtetasve të vendit si dhe kolizionin e ligjeve dhe kolizionin e juridiksioneve. Këto elemente të përgjithshme të formësimit të normës të DNP janë element i huaj juridiko-privat, fakte në bazë të të cilave krijohet elementi i huaj juridiko-privat, faktet vendimtare dhe shmangiet nga faktet vendimtare.

Elementi i huaj juridiko-privat

Elementi i huaj në një marrëdhënie konkrete juridiko-private është një fakt, një rrethanë faktike e cila një marrëdhënie konkrete juridike të formësuar e lidhë me sovranitetin e shtetit të vendit dhe të huaj, ku për rregullimin e kësaj marrëdhënie janë të interesuara të paktën dy shtete, secili në bazë të sovranitetit të vet. Rrethana faktike që e quajnë element të huaj mund të jetë e shprehur në cilindo element të huaj të marrëdhënies konkrete si në subjekt, objekt ose të drejta dhe Drita Shala Prishtine

Page 6: E drejta ndërkombëtare private

P a g e | 6

detyrime. Elementi i huaj juridiko-privat mund të jetë i lidhur me sovranitetin e huaj përmes subjektit, nëse njëri nga subjektet marrëdhënies juridiko-private është shtetas i huaj.

Format themelore të shprehjes së elementit të huaj juridiko-privat- janë kur ai shprehet në subjekt, objekt dhe të drejta dhe detyrime të marrëdhënieve konkrete juridiko-private.

Shprehja e elementit të huaj juridiko-privat në subjekt - Nëse ndërmarrja e cila ka nacionalitetin e Republikës së Kosovës lidhë kontratë për shit-blerje me një ndërmarrje në Itali, në këtë marrëdhënie elementi i huaj i shpreh Subjektin e marrëdhënieve konkrete, sepse njëri nga subjektet e marrëdhënies është i huaj, ndërmarrja ka nacionalitet Italian.

Shprehja e elementit të huaj juridiko-privat në objekt- Nëse objekti i një pune juridike është WISKY i cili gjendet në Angli, element i huaj është shprehur në objekt të marrëdhënies juridiko-private.

Shprehja e elementit të huaj juridiko-privat në të drejta dhe detyrime- në rast se marrëdhënia krijohet në një shtet, kurse duhet të realizohet në shtetin tjetër, atëherë elementi i huaj juridiko-privat në të drejtë dhe detyrime.

Dallimi i shprehjes së thjeshtë dhe të shumëfishtë te elementi i huaj juridiko-privat- Elementi i huaj shprehet si i thjeshtë në rastin ku në marrëdhënien juridiko-civile, si i huaj shprehet vetëm njëri nga elementet e marrëdhënies, përkatësisht si i huaj shprehet vetëm në subjekt, ose vetëm në objekt ose vetëm në të drejta dhe detyrime, ndërsa elementi i huaj juridiko-privat shprehet si i shumëfishtë në rastin kur në marrëdhënie juridiko-private si të huaj, janë të shprehura së paku dy ose të gjitha elementet e tij, përkatësisht si i huaj janë shprehur kumulativisht subjekti dhe objekti ose subjekti dhe të drejtat dhe detyrimet, ose objekti dhe të drejtat dhe detyrimet, ose subjekti dhe të drejtat dhe detyrimet.

Kur shprehet elementi i huaj juridiko-privat si Unik- shprehet si unik kur në marrëdhënie private si të huaj janë të shprehura një ose më tepër elemente të marrëdhënies të cilat juridikisht janë të lidhura vetëm me sovranitetin e huaj: p.sh. kur i huaji e adapton të huajën në shtetin e vendit, ose kur i huaji lidhë martesë me një të huaj në shtetin e vendit.

Kur shprehet elementi i huaj juridiko-privat si i përzier ( mikste)- është i shprehur si i përzier kur në marrëdhënie juridiko-private janë të shprehura një ose më tepër elemente të marrëdhënies, por juridikisht janë të lidhur me një sovranitet të huaj të njëjtë, p.sh. kur shtetasi anglez me shtetasen angleze lidhin martesë në republikën e Kosovës.

Kur elementi i huaj juridiko-privat shprehet si i një lloji dhe një gjinie- shprehet si i një lloji, një gjinie kur në marrëdhënie juridiko-civile, si të huaj janë të shprehur një ose më tepër elemente të marrëdhënies, por juridikisht janë të lidhur

Drita Shala Prishtine

Page 7: E drejta ndërkombëtare private

P a g e | 7

me një sovranitet të huaj të njëjtë,p.sh. kur shtetasi grek me shtetasen greke lidhin martesë në Republikën e Kosovës.

Kur elementi i huaj juridiko-privat shprehet si i llojeve ( gjinive) të ndryshme- është i shprehur si i llojeve-gjinive të ndryshme kur elementet e marrëdhënies janë juridikisht të lidhura në dy ose më tepër sovranitete të huaja të ndryshme,p.sh. kur shtetasi angleze shtetasen italiane lidhin martesë në Republikën e Kosovës.

Elementi i huaj juridiko-privat i thjeshtë, unik dhe i një lloji- shprehet si i thjeshtë , unik dhe i një lloji, nëse në marrëdhënie juridiko-private si i huaj shprehet vetëm një element i marrëdhënies ( vetëm subjekti, vetëm objekti ose vetëm të drejtat dhe detyrimet) i cili element i marrëdhënies juridikisht është i lidhur vetëm me një sovranitet. P.sh. nëse shtetasi italian me shtetasin Italian tjetër lidhin kontratë për shitblerje në Republikën e Kosovës.

Elementi i huaj juridiko-privat i thjeshtë, unik i llojeve ( gjinive) të ndryshme- shprehet si i thjeshtë, unik dhe i llojeve ( gjinive) të ndryshme, nëse në marrëdhëniet juridiko-private si i huaj shfaqet vetëm një element i marrëdhënies i cili juridikisht është për dy ose më tepër sovranitete të huaja,p.sh. nëse shtetasi italian dhe shtetasja austriake lidhin martesë në Republikën e Kosovës.

Elementi i huaj juridiko-privat i shumëfishtë, unik dhe i një lloji ( gjinie) të ndryshme- shprehet si shumëfishtë unik i llojeve ( gjinive) të ndryshme nëse në marrëdhëniet juridiko-private si të huaj janë të shprehur së paku dy ose të gjitha elementet e marrëdhënies, ku çdo njëri nga elementet e marrëdhënies ose ndonjëri prej tyre juridikisht janë të lidhura për dy ose më tepër sovranitet të huaj p.sh. nëse shtetasi francez me shtetasen zvicerane lidhin martesë në Austri.

Elementi i huaj juridiko-privat i shumëfishtë unik i një lloji ( gjinie)- elementi i huaj juridiko-privat shprehet i shumëfishtë i një lloji ( gjinie) nëse në marrëdhëniet juridiko-private si të huaj janë të shprehur së paku dy ose të gjitha elementet e marrëdhënies, ku çdo njëri nga elementet e marrëdhënies juridikisht është lidhur vetëm me një sovranitet të huaj,p.sh. nëse shtetasi austriak me shtetasen austriake lidhin martesë në Francë.

Elementi i huaj juridiko-privat i thjeshtë, i përzier( mikst) dhe i një lloji- shprehet i thjeshtë i përzier dhe i një lloji, nëse në marrëdhënie juridiko-private si i huaj, shfaqet vetëm një element i marrëdhënies i cili njëkohësisht shprehet shprehurit si i huaj lidhet vetëm me një sovranitet të huaj të njëjtë,p.sh. nëse ndërmarrja gjermane dhe ndërmarrja Kosovare lidhin kontratë mbi shitblerjen e mallit i cili gjendet në Kosovë.

Elementi i huaj juridiko-privat i thjeshtë, i përzier ( mikst) dhe i llojeve( gjinive) të ndryshme- shprehet si i thjeshtë, i përzier dhe i llojeve të ndryshme nëse në marrëdhënie juridiko-private si i huaj shprehet vetëm një element i marrëdhënies i cili njëkohësisht shprehet si i vendit dhe si i huaj, të shprehurit si i

Drita Shala Prishtine

Page 8: E drejta ndërkombëtare private

P a g e | 8

huaj lidhet së paku me dy apo më tepër sovranitete të huaja,p.sh. nëse si trashëgimtarë të masës trashëgimore të shtetasit të Kosovës e cila gjendet në Republikën e Kosovës, paraqiten shtetasi Turk, Gjerman dhe shtetasi Italian.

Elementi i huaj juridiko-privat i shumëfishtë , i përzier( mikst) dhe i një lloji- shprehet i shumëfishtë, i përzier ( mikst) dhe i një lloji( gjinie) nëse në marrëdhënie juridiko-private si të huaj janë të shprehur së paku dy ose të gjitha elementet e marrëdhënies ku çdo njëri nga elementet e marrëdhënies është i lidhur me sovranitetin e shtetit të vendit dhe me një sovranitet të shtetit të huaj,p.sh. nëse ndërmarrja kosovare lidh kontratë me ndërmarrjen austriake për shitblerjen e një sasie të rakisë së rrushit e cila pjesërisht ndodhet në Republikën e Kosovës, kurse pjesa tjetër e rakisë ndodhet në një depo në Austri.

Elementi i huaj juridiko-privat i shumëfishtë i përzier dhe i llojeve(gjinive) të ndryshme, - nëse në marrëdhënie juridiko-private si të huaj janë shprehur së paku dy apo të gjitha elementet e marrëdhënies, ku çdo njëri nga elementet ose njëri prej tyre është i lidhur njëkohësisht edhe me sovranitetin e shtetit të vendit dhe me dy apo më tepër sovranitete të huaja, p.sh. nëse ndërmarrja Kosovare me ndërmarrjen Bullgare lidhin kontratë për shitblerjen e mallit i cili pjesërisht gjendet në Greqi, pjesërisht në Itali.

Rëndësia e prezencës së elementit të huaj në marrëdhënie juridiko-private- është e rëndësishme për shkak se marrëdhëniet nga e drejta civile, e drejta familjare, e drejta e punës dhe e drejta ekonomike i transferon në marrëdhënie të së DNP, i shëndrron në marrëdhënie të cilat duhet ti rregullojnë dhe normat e së drejtës ndërkombëtare private.

Kuptimi dhe roli i fakteve të identifikimit

Me fakte të identifikimit kuptohen ato fakte ose kuptime juridike me ndihmën e të cilave identifikohet prania e elementit të huaj në një marrëdhënie juridiko-private, roli i fakteve të identifikimit është se përmes tyre konstatohet se në marrëdhënien konkrete juridiko-private ka apo nuk ka element të huaj, ekziston apo nuk ekziston elementi i huaj.

Faktet e identifikimit në subjekt të marrëdhënies juridiko-private- si fakte në bazë të të cilave konstatohet prezenca e elementit të huaj në subjekt te marrëdhënies juridiko-private me element të huaj për persona fizik janë shtetësia dhe vendbanimi, kurse përkatësia ( nacionaliteti) e personave juridik për personat juridik.

Faktet e identifikimit të objektit të marrëdhënies juridiko-private- si fakte në bazë të të cilave shfaqet elementi i huaj në objekt të marrëdhënies juridiko-private me element të huaj janë në vendin se ku gjendet sendi dhe përkatësia( nacionaliteti) i mjeteve themelore të transporti ( aeroplanit, anijes dhe hekurudhës)

Faktet e identifikimit në të drejta dhe detyrime të marrëdhënieve juridiko-private- si fakte në bazë të të cilave konstatohet prezenca e elementit të huaj në të

Drita Shala Prishtine

Page 9: E drejta ndërkombëtare private

P a g e | 9

drejta dhe detyrime janë: vendi i lidhjes së punës juridike, vendi i përmbushjes së punës juridike, vendi i selisë së Gjykatës para së cilës shtrohet çështja e plotfuqishmërisë së punës juridike dhe vendi ku është kryer veprimi kundërligjor.

Faktet e identifikimit në marrëdhëniet statusore dhe roli i tyre Pikat e lidhjes( faktet vendimtare)- Elementi i përgjithshëm i lidhjes së formimit dhe zhvillimit të normës të së drejtës ndërkombëtare private janë faktet vendimtare ose pikat e lidhjes ( point of contact,point der attachment).

Roli i pikave të lidhjes ( faktet vendimtare)- Konsiston në përcaktimin e rendit juridik konkret, normat juridike të cilat zbatohen për rregullimin e marrëdhënieve juridiko-private me element të huaj dh përcaktojnë se të drejtat civile në shtetin e vendit, a do të jenë kompetent Gjykata e shtetit të vendit apo e shtetit të huaj.

Shmangiet nga normat kompetente të së DNP- dmth kur ligjdhënësi i një shteti në bazë të elementeve të përgjithshme të theksuara më sipër e formëson normën e së DNP, organi para të cilit shtrohet çështja që duhet ti zbatoj normat e sistemit juridik të atij shteti nuk do të thotë se duhet patjetër të veproj sipas atyre normave.

Shmangiet që aplikohen në të gjitha tërërsit që sajohen në të DNP

Mënyrat e rregullimit të marrëdhënieve juridiko-private me element të huaj- për rregullimin e marrëdhënieve juridiko-private me element të huaj ekzistojnë dy mënyra: direkte dhe indirekte. Mënyra direkte –( e drejtpërdrejtë) e rregullimit të marrëdhënieve juridiko-private me element të huaj- sipas kësaj mënyre marrëdhëniet juridiko-private me element të huaj rregullohen me norma juridike të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë e rregullojnë marrëdhënien konkrete në tërësi dhe përfundimisht duke i zbatuar vetëm normat substanciale të sistemit juridik të vendit. Mënyra ( indirekte) e kolizionit e rregullimit të marrëdhënieve juridiko-private me element të huaj nuk rregullohet drejtpërsëdrejti, por përcaktohet se cila e drejtë do të zbatohet e drejta e vendit apo e drejta e shtetit të huaj që të rregullohet marrëdhënia konkrete në përgjithësi. Instrumentet themelore dhe esenciale të mënyrës indirekte të rregullimit janë normat specifike që quhen normat e kolizionit.

Instrumentet themelore te mënyra indirekte e rregullimit dhe roli i tyre- si instrument themelor të mënyrës indirekte të rregullimit janë normat specifike që quhen normat e kolizionit, roli i tyre është se në bazë të normës së kolizionit nga marrëdhënia konkrete faktike nuk krijohen automatikisht marrëdhëniet juridike, por me vet lokalizimin e marrëdhënieve faktike krijohen prezumcionet për krijimin e marrëdhënies juridike. Njohja e të drejtës së huaj- organi para të cilit shtrohet çështja juridiko-private me element të huaj duhet ta njoh të drejtën e huajnë dy raste kryesore. a) kur norma e kolizionit e sistemit juridik të shtetit të vendit dërgon tek zbatimi i të drejtës së huaj që të rregullohet marrëdhënia juridiko-private me element të huaj dhe sipas normave të kolizionit të juridiksionit. b) shpeshherë duhet ta njoh të drejtën e huaj dhe atëherë kur duhet të veproj

Drita Shala Prishtine

Page 10: E drejta ndërkombëtare private

P a g e | 10

sipas normës së shtetit të vendit të krijoj marrëdhëniet juridiko-private me element të huaj dhe sipas normave të kolizionit të juridiksioneve.

Sistemi për njohjen dhe të provuarit e së drejtës së huaj

E ekzistojnë dy sisteme për njohjen dhe të provuarit e së drejtës së huaj a) Sipas sistemit të parë i cili zbatohet në shtetet anglosaksone, e drejta e huaj trajtohet si faktet tjera gjatë shqyrtimit të marrëdhënieve juridiko-private me element të huaj dhe e drejta e huaj trajtohet si fakt të cilin vet palët pjesëmarrëse në procedurë duhet ta argumentojnë si çdo fakt tjetër. b) Sipas sistemit të dytë i cili zbatohet në një numër të madh të shteteve si: Austri, Gjermani, Suedi, Brazil, Finlandë, Turqi etj, sipas sistemit juridik të këtyre shteteve njohja dhe të provuarit e të drejtës bëhet sipas detyrës zyrtare ( ex officio) nga Gjykata ose organi i cili duhet ta zbatoj të drejtën e huaj.

- Njohja dhe të provuarit e të drejtës së huaj sipas sistemit që zbatohet në shtetet anglosaksone- sipas këtij sistemi i cili zbatohet në shtetet anglo-saksone e drejta e huaj trajtohet sikurse faktet tjera gjatë shqyrtimit të marrëdhënieve juridiko-private me element të huaj, trajtohet si fakt të cilin palët pjesëmarrëse duhet ta respektojnë si çdo fakt tjetër. - Njohja dhe të provuarit e së drejtës së huaj sipas detyrës zyrtare( ex officio) – bëhet nga Gjykatat ose organi i cili duhet ta zbatoj të drejtën e huaj materiale. Organi para të cilit shtrohet çështja në mënyrë zyrtare njihet me të drejtën e huaj përmes Ministrive të Jurisprudencës dhe organeve për komunikim ndërkombëtarë ( ministrive për punë të jashtme) përfaqësive diplomatike dhe konzulare në shtetin e vendit të tij. E drejta që zbatohet nëse nuk mund të njihet e drejta e huaj- e drejta e cila zbatohet nëse nuk mundë të njihet e drejta e huaj, në këtë rast legjislacionet e disa shteteve e zbatojnë ligjin e Gjykatës para së cilës shtrohet çështja ( lex flori) . Njohja dhe të provuarit e së drejtës së huaj në shtetet me sistem të përbërë juridik- Struktura e brendshme organizative e këtyre shteteve i jep shkas ekzistimit të rregullave të kolizionit të brendshëm të ligjeve, që kanë për detyrë të përcaktojnë të drejtën kompetente që të zbatohet te marrëdhëniet që janë të lidhura me rajonet juridike të këtyre njësive ( kantone, provinca, republika etj) Ndryshimi i të drejtës së huaj materiale që duhet të zbatohet nga organi i shtetit të vendit- Në drejtësi zbatohet sipas të cilit ligji më i ri e shfuqizon ligjin e vjetër, por te e DNP ndonjëherë hiqet dorë zbatimi i këtij parimi, d.m.th. nuk është e domosdoshme që patjetër të zbatohet ligji i ri, sidomos në rastet kur palët nuk e kanë pasur parasysh gjatë lidhjes së punës juridike.

Arsyet për njohjen dhe zbatimin e të drejtës së huaj materiale- njohja dhe zbatimi i të drejtës së huaj nuk është vetëm mënyrë logjike e rregullimit të marrëdhënieve specifike-juridike, por është gjest shumë i rëndësishëm për ta ruajtur prestigjin dhe baraspeshën ndërkombëtare të interesave.

CILËSIMI ( kualifikacioni)

Drita Shala Prishtine

Page 11: E drejta ndërkombëtare private

P a g e | 11

Cilësimi etimologjikisht e ka prejardhjen nga fjala latine QUALIFARE që do të thotë të zgjedhësh njërin në mesin e të barabartëve. Cilësimi është institut juridik me anë të cilit caktohet se kategoritë juridike dhe nocionet juridike të përmbajtura në normat e së drejtës ndërkombëtare private do të kuptohet ashtu siç e parasheh e drejta e vendit apo e drejta e huaj. A është Cilësimi interpretim i së drejtës? Cilësimi ka ngjashmëri të madhe me interpretimin i cili shfaqet te të gjitha lëmit e zbatimit të së drejtës por ekziston dallim i madh midis tyre. Interpretimi bëhet në kuadër të një të drejte dhe se gjatë cilësimit çdo herë kërkohet kuptimi juridik në suaza të një të drejte konkrete. Cilësimi i kategorisë juridike- nënkupton nën vënien e tyre nën normën e caktuar të kolizionit, sepse dilema shtohet se cilat nga dy ose më tepër norma të kolizionit do të zbatohet, zbatimi i tyre varet nga ajo se si do të kuptohen kategoritë konkrete. Cilësimi i pikave të lidhjes – si pika të lidhjes ( fakte vendimtare) të kategorive të caktuara të marrëdhënieve juridiko-private me element të huaj paraqiten,p.sh. shtetësia,vendbanimi, vendi ku gjendet sendi, vendi i lidhjes së punës juridike, vendi i përmbushjes juridike, vendi i kryerjes së deliktit. Mënyrat e zgjedhjes së Cilësimit- janë: cilësimi sipas Lex Flori, Lex Causae, sipas kuptimeve autonome dhe zgjedhja sipas cilësimit të shkallëzuar. Cilësimi sipas Lex Flori- Cilësimi sipas ligjit të Gjykatës para së cilës shtrohet çështja ( lex flori) arsyetohet me faktin se gjatë cilësimit shtrohet çështja e të kuptuarit të drejtë të normës së kolizionit, kurse norma e kolizionit juridikisht mund të sqarohet dhe të kuptohet brenda sistemit dhe sipas nocioneve të atij sistemi juridik që i takon, në rastin konkret është ligji i Gjykatës pas së cilës shtrohet çështja, secila Gjykatë niset nga normat e kolizionit të shtetit të vet. Cilësimi sipas Lex Causae apo Cilësimi i shkallëzuar- Sipas këtij lloji të cilësimit çdo herë gjatë përcaktimit dhe interpretimit të normës së kolizionit, si pikënisje shërben e drejta e Gjykatës para së cilës shtrohet çështja Lex Flori, kurse te shkalla e dytë nëse duhet të zbatohet e drejta e huaj si e drejtë kompetente, interpretimi i saj bëhet sipas nocioneve të përmbajtura në Lex Causae. Cilësimi sipas kuptimeve autonome( teoria e cilësimit Internacional) – Sipas teorisë autonome Cilësimi nuk duhet të bëhet sipas Lex Flori as sipas Lex Causae, respektivisht pa u mbështetur dhe bazuar në një të drejtë nacionale, por duhet të zbatohen kuptimet autonome pavarësisht nga të drejtat nacionale dhe në këtë mënyrë praktikisht të evitohet problemi i cilësimit. Cilësimi sipas metodës së shkallëzimit- Themelues është Schnitizer, sipas kësaj teorie dispozitat materiale dhe të kolizionit duhet të interpretohen çdo herë sipas atij sistemi juridik që i takojnë.

Qështja paraprake ( prejudiciale)

Trajtohet si tërësi në vete dhe e pavarur.

Çështja paraprake përkufizohet si marrëdhënie juridike nga diapozitivi i normës materiale-juridike, respektivisht të drejtës kompetente për çështjet kryesore ( Legis Causae).

Drita Shala Prishtine

Page 12: E drejta ndërkombëtare private

P a g e | 12

Arsyet dhe kushtet për shtruarjen e çështjeve paraprake

Qështjet paraprake në të DNP shtrohen nëse plotësohen tri kushte: a) kushti i parë – që sipas normës së kolizionit të shtetit para organit të të cilit shtrohet çështja patjetër të jetë kompetente e drejta e huaj materiale, b) kushti i dytë- në vete ka tri nën kushte si: 1) çështja paraprake që shtrohet para organit të shtetit të vendit, patjetër duhet të përmbaj element të huaj, 2) çështja paraprake patjetër duhet të jetë tërësi e pavarur juridike dhe 3) për zgjedhjen e çështjes paraprake patjetër duhet të ekzistojnë normat specifike të kolizionit, c) sipas kushtit të tretë- rezultati juridiko-material deri tek i cili shpie ligjshmëria duke u bazuar në Lex Flori duhet të ndryshoj nga rezultati juridiko-material deri tek i cili arrihet nëse fakti vendimtarë zbatohet Lex Causae.

Shtetësia si fakt identifikimi

Roli i shtetësisë si fakt identifikimi konsiston në atë se personi i cili merr pjesë në cilëndo qoftë marrëdhënie juridiko-private, nuk është shtetas i vendit që të konstatohet se një marrëdhënie e tillë nuk rregullohet me normat e degëve tjera të sistemit juridik të shtetit të vendit, por rregullohet me normat e së DNP. Kuptimi i shtetësisë si tërësi juridike- si tërësi juridike shtetësia nënkupton tërësinë e normave juridike të sistemit juridik të një shteti konkret që përcaktojnë mënyrën e fitimit dhe të humbjes të shtetësisë.

Kuptimi i shtetësisë si lidhje juridike- Shtetësia si lidhje juridike e karakterit juridiko-publik është lidhje e përhershme e personi fizik në një shtet të caktuar sovran, lidhje që shprehet me një varg të drejtash dhe detyrash në raport me shtetin, sipas së cilës personi fizik në mënyrë formale-juridike i gëzon të gjitha të drejtat civile, politike dhe ekonomike-sociale, por pa marrë parasysh se a gjendet në territorin e shtetit të vetë po në territorin e shtetit të huaj.

Qëndrimet e ndryshme për kuptimin e shtetësisë- sipas një qëndrimi shtetësia është lidhje kontraktuese midis shtetit dhe personit fizik, në bazë të së cilës lidhje krijohen të drejtat dhe detyrimet reciproke, sipas pikëpamjes tjetër përfaqësuesi kryesor i së cilës është NIBOZET, shtetësia është lidhje politike dhe shpirtërore midis personit fizik dhe shtetit sovran.

Mënyra e fitim të shtetësisë- me mënyrat e fitimit të shtetësisë nënkuptohen ato institute me anë të cilave vihet lidhja juridike e personit fizik me personalitetin personal të një shteti konkret. Faktorët që ndikojnë në fitimin e shtetësisë- janë politika populacioniste e shtetit, faktorët ekonomik, politika e kolonizimit, çështjet e ndërrimit të kufijve të shteteve në mënyrë paqësore dhe krijimi i shteteve të reja.

Mënyrat kryesore të fitimit të shtetësisë – janë Jus sanguinis ( sipas prejardhjes së gjakut) dhe Jui soli ( sipas së drejtës së shtetit të lindjes) Fitimi i shtetësisë sipas sistemit Jus Sanguinis të tipit të ri – te fitimi i shtetësisë të tipit të ri nuk i jepet përparësi shtetësisë së babait, po shtetësia e

Drita Shala Prishtine

Page 13: E drejta ndërkombëtare private

P a g e | 13

fëmiut përcaktohet sipas shtetësisë së të dy prindërve, pavarësisht nga vendi se ku ka lindur brenda apo jashtë kufijve të shtetit në fjalë.

Dallimet midis mënyrave kryesore dhe plotësuese të fitimit të shtetësisë- konsiston në atë se te mënyra kryesore, shtetësia fitohet me lindje, kurse te mënyra plotësuese e fitimit të shtetësisë, shtetësia nuk fitohet nga momenti i lindjes.

Si fitohet shtetësia e Rep. së Maqedonisë- cili ligj e rregullon këtë materie- shtetësia e Rep. të Maqedonisë fitohet: me anë të prejardhjes - Ius Sanguinis, lindjes në territorin e Maqedonisë - Ius Soli , natyralizimit dhe sipas traktateve ndërkombëtare. Këtë matrje e rregullon ligji për shtetësinë e Republikës së Maqedonisë i vitit 1992.

Mënyrat plotësuese të fitimit të shtetësisë- janë natyralizimi dhe fitimi i shtetësisë sipas traktateve ndërkombëtare.

Kuptimi i natyralizimit- natyralizimi është mënyra plotësuese e fitimit të shtetësisë sipas së cilës shtetasi i huaj ose apatridi me anë të aktit juridik të një shteti konkret i cili nxirret sipas kërkesës së personit të interesuar e fiton shtetësinë e atij shteti.

Kategorizimi i llojeve të natyralizimit- mund ët bëhet si: natyralizimi i madh dhe natyralizimi vogël.

Fitimi i shtetësisë sipas natyralizimit të rregullt- Shtetësia sipas natyralizimit të rregullt e fiton çdo i huaj i cili paraqet kërkesën, i plotëson kushtet e caktuara dhe me nxjerrjen e vendimit nga ana e organit kompetent e fiton shtetësinë e shtetit konkret.

Natyralizimi me lehtësim- sipas këtij lloji të natyralizimit fitimi i shtetësisë u lejohet një kategorie të caktuar të huajsh, nga ta kërkohet të plotësojnë më pak kushte se te natyralizimi i rregullt, secili shtet i cakton kushtet dhe kategorinë e caktuar të huajve p.sh. në Republikës së Shqipërisë dekreti i shtetësisë i vitit 1998 në nenin 10 parasheh se për jo më pak se tre vjetësh, nëse dëshiron mund ta fitoj shtetësinë shqiptare me natyralizim.

Natyralizimi i jashtëzakonshëm- Sipas këtij natyralizimi fitimi i shtetësisë u mundësohet atyre të huajve që kanë merita të veçanta për shtetin e të cilit dëshirojnë ta fitojnë.

Efektet juridike te natyralizimi- Natyralizimi si mënyrë plotësuese e fitimit të shtetësisë krijon efekte juridike, si ndaj personit që fiton shtetësi të re, ashtu edhe ndaj anëtarëve të familjes së tij ( gruas dhe fëmijëve).

Fitimi i shtetësisë me ndryshime territoriale- Që të fitohet shtetësia sipas ndryshimeve territoriale respektivisht traktatet ndërkombëtare duhet të plotësohen këto kushte: a) të ekzistoj traktati ndërkombëtarë i cili e rregullon mundësinë e fitimit të shtetësisë, b) ndryshimi i sovranitetit mbi territoret e caktuara të shteteve konkrete dhe c) e drejta e optimit të popullsisë që të zgjedh midis dy shteteve.

Drita Shala Prishtine

Page 14: E drejta ndërkombëtare private

P a g e | 14

Mënyra e humbjes së shtetësisë

Shtetësia mund të humbet me vdekjen e personit fizik, ose derisa personi fizik është gjallë me vendimin e organit të shtetit konkret. Kur shtetësia të humbet për shkak të vdekjes së personit fizik krijohen efekte juridike vetëm ndaj personit të vdekur, nëse shtetësia humbet me vendim të organit të shtetit konkret mund të krijohen efekte juridike edhe ndaj anëtarëve të familjes së tij.

Humbja e shtetësisë me dalje nga shtetësia ( lënda e shtetësisë) –Për shkaqe të ndryshme shtetasi i një shteti mund të ndërpresë lidhjen faktike me shtetin, shtetas i ti cilit është dhe të krijohen lidhje të asaj natyre, madje edhe të fitoj shtetësinë e shtetit tjetër.

Humbja e shtetësisë me heqje dorë- Shtetësia me anë të heqjes dorë pushon në rastet kur jepet deklaratë nga personi i cili e ka shtetësinë e shtetit nga e cila heqë dorë, nëse janë plotësuar kushtet e parapara me ligj të atij shteti, në këtë rast duhet të plotësohen dy kushte që të pushoj shtetësia me heqje dorë : shfaqja e dëshirës së personit të interesuar dhe plotësimi i kushteve të caktuara të parapara me ligj.

Humbja e shtetësisë me marrje- Shtetësia me marrje humbet sipas vendimit të organit kompetent nëse shtetasi i shtetit të vendit duke ushtruar veprime aktive merr qëndrimin jo lojal ndaj shtetit të vendit.

Humbja e shtetësisë për shkak të mungimit- Mungimi përkufizohet si mënyra e humbjes së shtetësisë sipas së cilës shtetasi humb shtetësinë me vendimin e organit konkret, për shkak se disa vite me radhë qëndron jashtë shtetit shtetas i të cilit është.

Efektet juridike pas humbjes së shtetësisë- Instituti i humbjes së shtetësisë krijon fakte juridike si ndaj shtetasit i cili e ka humbur shtetësinë, ashtu edhe ndaj anëtarëve të familjes së tij.

Re-integrimi- Personi i cili dikur e ka pasur shtetësinë e shtetit konkret dhe pastaj e ka humbur me anë të re-integrimit përsëri e fiton shtetësinë e shtetit të njëjtë, me atë rast fiton të gjitha të drejtat që i kanë shtetasit e atij shteti, që nga momenti i plotfuqishmërisë së vendimit të nxjerr nga organi kompetent, është formë e veçantë e fitimit të shtetësisë dhe personi i interesuar duhet ti plotësoj kushtet e parapara në të drejtën e shtetit konkret dhe të parashtroj kërkesën me shkrim.

Kolizioni i shtetësive- Në rastet kur personi nuk i plotëson kushtet për fitimin e shtetësisë sipas të drejtës së asnjë shteti, shtrohet çështja e konfliktit negativ të shtetësisë, kurse në rastet kur personi i plotëson kushtet për fitimin e shtetësisë sipas të drejtës së dy apo më tepër shteteve, atëherë shtrohet problemi i konfliktit pozitiv të shtetësive.

Konflikti negativ i shtetësisë- Në shkencën juridike njihen këto kategori të personave pa shtetësi ( apatridëve) , apatridët nga lindja dhe apatridët pas lindjs, apatridët në kuptimin klasik dhe kategoria e veçantë e apatridëve dhe apatridët “de jure” dhe apatridët “de facto”

Drita Shala Prishtine

Page 15: E drejta ndërkombëtare private

P a g e | 15

Personat me disa shtetësi—janë ata persona të cilët njëkohësisht janë të lidhur juridikisht me sovranitetin personal të dy apo më tepër shteteve.

Shtetësia efektive- Si kriter për përcaktimin e shtetësisë efektive merret gjuha amtare, momenti i fitimit të shtetësisë, ku përparësi efektive i jepet asaj shtetësie që personi e ka fituar të fundit. Ligji i të DNP i aplikon dy kritere: vendbanimin dhe shtetësinë efektive.

Dëshmimi i shtetësisë- Dëshmimi i shtetësisë së vendit në shtetin e huaj si rregull bëhet me anë të certifikatës së shtetësisë . Përveç certifikatës së shtetësisë si provë për të dëshmuar shtetësinë mund të shërbej edhe pasaporta e shtetit të huaj, pastaj aktvendime te lëshuara nga organet kompetente( p.sh. për natyralizim). Fuqia argumentuese u njihet dokumenteve të huaja publike vetëm nëse ekziston reciprociteti midis shtetit organi i të cilit e ka lëshuar dokumentin dhe shtetit ku ai duhet të përdorët.

Shtetësia si fakt vendimtarë

Pikat e lidhjes për rregullimin e marrëdhënieve juridiko-private me element të huaj te personat me dy apo më tepër shtetësi – Shtetësia nuk paraqitet te të gjitha marrëdhëniet juridiko-private me element të huaj. Marrëdhëniet te të cilat shtetësia paraqitet si fakt vendimtarë ( pikat e lidhjes) janë marrëdhëniet statusore dhe marrëdhëniet trashëgimore.

Te cilat marrëdhënie shtetësia paraqitet si pikë e lidhjes dhe roli i saj- marrëdhënia te të cilat shtetësia paraqitet si pikë e lidhjes ( fakt vendimtarë) janë marrëdhëniet statusore dhe marrëdhëniet trashëgimore, Roli i saj ndikon te rregullimi i marrëdhënieve statusore, është me rëndësi të veçantë te shtetet e emigracionit.

Te cilat shtete, shtetësia është fakt vendimtarë dhe pse? Nga viti 1865 shtetësia si fakt vendimtarë fiton përkrahje në të gjitha sistemet juridike të Evropës Kontinentale, për shkak se shtetet e Evropës Kontinentale bëjnë përpjekje që në marrëdhëniet statusore të shtetasve të tyre çdo herë të zbathet e drejta e tyre si Lex Nationalis.

Te cilat shtete vendbanimi është fakt vendimtarë dhe pse? - Vendbanimi është fakt vendimtarë sipas Kodit civil francez të vitit 1804, më pas këtë e ka zbatuar edhe Kodi civil Austriak.

Roli i shtetësisë si fakt vendimtarë për gëzimin e të drejtave statusore- Ekziston atëherë kur shtetasi i huaj duhet të gëzoj ndonjë të drejtë statusore ndaj shtetasit të vendit.

Roli i shtetësisë si fakt vendimtarë te caktimi i kompetencës së Gjykatës te marrëdhëniet statusore- Mendohet në rolin e shtetësisë në tri drejtime 1) si fakt vendimtarë me gëzimin e të drejtave statusore, 2) si fakt vendimtarë lidhur me zbatimin e të drejtës së huaj ose të drejtës së shtetit të vendit, si dhe 3) fakt vendimtarë për caktimin e kompetencës së Gjykatës së shtetit ose Gjykatës së huaj.

Drita Shala Prishtine

Page 16: E drejta ndërkombëtare private

P a g e | 16

Shtetësia shërben si fakt vendimtarë për caktimin e kompetencës së Gjykatës së shtetit të vendit ose Gjykatës së shtetit të huaj, kurse si palë ndërgjyqësore paraqiten vetëm shtetasit e vendit.

Shmangia nga shtetësia si fakt vendimtarë- Shtetet e emigracionit të cila te zbatojnë shtetësinë si fakt vendimtarë të marrëdhënieve statusore me element të huaj, bëjnë shmangie nga zbatimi i ligjit nacional dhe nga kompetencat e Gjykatës Nacionale të personit për statusin e të cilit shtrohet çështja në tre raste, rasti i parë është proteksionizmi nacional, rasti i dytë bëhet për shkak të masave të përkohshme, rasti i tretë bëhet për shkaqe humanitare.

Shmangia nga shtetësia si fakt vendimtarë për shkak të masave të përkohshme- Këto masa ndërmerren për arsye se organet ose Gjykata e shtetit, shtetas i të cilit është personi për statusin e të cilit shtrohet çështja nuk kanë mundësi dhe nuk janë në gjendje që menjëherë të ndërmarrin masa konkrete për mbrojtjen e interesave të personit të cilat janë të domosdoshme dhe duhet të ndërmerren patjetër, qoftë për ta mbrojtur personin për statusin e të cilit bëhet fjalë, ose pasuria e tij në shtetin ku ndodhet.

Shmangia nga shtetësia si fakt vendimtarë për shkaqe humanitare- Shmangia nga zbatimi i ligjit nacional dhe kompetencës së Gjykatës Nacionale të marrëdhënieve statusore vjen në shprehje kur personi është pa shtetësi ( apatridi).

Roli i shtetësisë si fakt vendimtarë te marrëdhëniet trashëgimore- roli i faktit vendimtarë te të gjitha këto marrëdhënie trashëgimore konsiston në përcaktimin dhe përgjigjen në pyetjen se shtetasi i huaj a mund të trashëgoj, sipas cilës së drejtë do të shqyrtohet trashëgimia, a do të jetë kompetente Gjykata e shtetit të vendit apo Gjykata e huaj.

Shtetësia si fakt vendimtarë për caktimin e zbatimit të së drejtës kompetente te marrëdhëniet trashëgimore me element të huaj- Ekzistojnë dy sisteme si fakte vendimtare për të caktuar të drejtën kompetente sipas së cilës do të çelet trashëgimia e de cejusit ( trashëgimlënësit), sipas sistemit të parë- në tërë trashëgimin dhe te trashëgimia që ka për objekt sendet e paluajtshme dhe të luajtshme zbatohet vetëm Ligji Nacional ( lex nationaliti0 ligji i shtetësisë) i trashëgimlënësit sepse në sistemin juridik të këtyre shteteve tërë trashëgimia trajtohet si e njësuar dhe si fakt vendimtarë merret shtetësia e trashëgimlënësit, sipas sistemit të dytë- zbatohet ligji i shtetit ku ndodhet masë trashëgimore e paluajtshme ( lex rei bitae) kurse trashëgimin e pasurisë së luajtshme zbatohet e drejta e shtetësisë ( lex nationalitis) së trashëgimlënësit ( de cujusit).

Kuptimi dhe llojet e vendbanimit si fakt vendimtarë- Me vendbanim si fakt identifikimi kuptojmë pranin e elementit të huaj juridiko-privat në subjekt. Në të DNP ekzistojnë dy lloje të vendbanimit: - Vendbanimi me dëshirë- vullnet ( domicilium) dhe – vendbanimi ligjor ( domicilium necesarium)

Drita Shala Prishtine

Page 17: E drejta ndërkombëtare private

P a g e | 17

Dëshmimi i vendbanimit- Te dëshmimi i vendbanimit varet se cili vendbanim dëshmohet vendbanimi ligjor apo vendbanimi me dëshirë sepse dallohen mënyrat e të provuarit. – Vendbanimi ligjor – krijohet atëherë kur shprehimisht e cakton ligji dhe në shumicën e rasteve dëshmohet me anë të dokumenteve të lëshuara zyrtare nga organet kompetente, ndërsa – vendbanimi sipas dëshirës- provohet duke konstatuar se personi a është juridikisht i aftë për të vepruar, të ketë zotësi juridike, të jetë i vendosur në një shtet.

Roli i vendbanimit si fakt vendimtarë- Vendbanimi si fakt vendimtarë ka rol primar dhe fakt vendimtarë subsidiar për zbatimin e së drejtës së shtetit të vendit ose të huaj dhe mundësinë e ushtrimit të të drejtave të caktuara civile nga të huajt në territorin e shtetit.

Te cilat shtete vendbanimi paraqitet si fakt vendimtarë- Vendbanimi si fakt vendimtarë kryesisht paraqitet te shtetet e imigracionit, por vendbanimi si fakt vendimtarë gjithashtu paraqitet edhe në shtetet e emigracionit, por ka rol subsidiar.

Te cilat marrëdhënie juridiko-private me element të huaj paraqitet vendbanimi si fakt vendimtarë- Vendbanimi si fakt vendimtarë paraqitet te këto marrëdhënie juridiko-private me element të huaj: te marrëdhëniet statusore dhe te marrëdhëniet trashëgimore me element të huaj.

Vendbanimi si fakt vendimtarë primar, cili është roli - Roli i vendbanimit si fakt vendimtarë primar është se shtetet e imigracionit i japin rol dhe rëndësi faktit vendimtarë primar, vendbanimi lidhur me zbatimin e së drejtës dhe përcaktimit të kompetencës së Gjykatës te marrëdhëniet statusore dhe trashëgimore, kurse shtetet e emigracionit i japin rol faktit vendimtarë primar shtetësisë me qëllim që ndaj shtetasve të vetë te të njëjtat marrëdhënie të zbatohet e drejta e tyre.

Vendbanimi si fakt vendimtarë subsidiar, çfarë roli ka – Vendbanimi si fakt subsidiar ka rol për gëzimin e të drejtave të caktuara civile nga të huajt për zbatimin e të drejtës së huaj apo të vendit dhe për caktimin e kompetencës së Gjykatës te marrëdhëniet statusore dhe marrëdhëniet trashëgimore me element të huaj.

Vendbanimi si fakt vendimtarë subsidiar për gëzimin e të drejtave civile nga të huajt- Gëzimi i të drejtave të caktuara civile nga të huajt në shtetin e vendit kushtëzohet me ekzistimin e vendbanimit të të huajve në shtetin e vendit.

Vendbanimi si fakt vendimtarë subsidiar për caktimin e zbatimit të së drejtës kompetente- Vendbanimi shërben si fakt vendimtarë për caktimin e zbatimit të së drejtës së shtetit ose të drejtës së shtetit të huaj në shtetet konkrete te marrëdhëniet trashëgimore. Përkatësia e personave juridik si fakt identifikimi- Përkatësia e personave juridik është lidhje juridike midis personit juridik dhe sovranitetit të shtetit konkret sipas së cilës ai person është titullar i të drejtave të caktuara dhe është nën juridiksionin e shtetit konkret.

Drita Shala Prishtine

Page 18: E drejta ndërkombëtare private

P a g e | 18

Marrëdhëniet te të cilat përkatësia e personave juridik paraqitet si fakt identifikimi dhe roli- Përkatësia e personave juridik paraqitet si fakt identifikimi te marrëdhëniet statusore dhe marrëdhëniet trashëgimore me element të huaj, Roli përkatësisë së personave juridik si fakt në bazë të të cilit krijohet elementi i huaj juridiko-privat, konsiston me identifikimin e prezencës së elementi të huaj në subjekt të marrëdhënies juridiko-private dhe ka të njëjtën detyrë si shtetësia dhe vendbanimi te marrëdhëniet statusore me element të huaj.

Personat juridik që kanë përkatësin e një shteti dhe roli i tyre- Janë personat juridik të së drejtës civile( private) dhe shtetit me derivatet e tij. Personat juridik të së drejtës civile janë me rëndësi ( rol) të veçantë për të DNP sepse përmes tyre realizohet qarkullimi dhe këmbimi i mallrave dhe shërbimeve.

Si konstatohet përkatësia e personave juridik në rrethana normale- Përkatësia e personave juridik në rrethana normale konstatohet në bazë të disa kritereve si: - sipas vendit të selisë së administratës, - sipas vendit të regjistrimit të tij, - sipas qendrës së eksploatimit, përkatësisht qendrës së aktiviteteve ekonomike.

Si konstatohet përkatësia e personave juridik në rrethana të jashtëzakonshme- Përkatësia e persona juridik në rrethana të jashtëzakonshme konstatohet në bazë të asaj se kush e bënë kontrollimin e kapitalit.

Përkatësia personave juridik si fakt vendimtarë- Përkatësia e personave juridik si fakt vendimtarë ekziston vetëm te marrëdhëniet statusore juridiko-private me element të huaj.

Përkatësia e personave juridik si fakt vendimtarë primar te caktimi i kompetencës së Gjykatës- Si fakt vendimtarë primar zbatohet përkatësia e personit juridik dhe për likuidim është kompetente Gjykata e shtetit përkatësin e të cilit e ka personi juridik.

Përkatësia e personave juridik si fakt vendimtarë subsidiar te caktimi i kompetencës së Gjykatës- Përkatësia e personave juridik shërben si fakt vendimtarë subsidiar në legjislacionet e disa shteteve, nëse te marrëdhëniet kontraktuese me element të huaj juridiko-privat krijohen konteste midis palëve, kompetente është Gjykata e shtetit përkatësin e ka personi juridik.

Përkatësia e personave juridik si fakt vendimtarë për caktimin e zbatimit të së drejtës- Përkatësia e personit juridik nënkupton lidhjen juridike me sovranitetin e shtetit konkret, sipas analogjisë së shtetësisë te personi fizik, për marrëdhëniet statusore te personave juridik zbatohet ligji nacional i tyre.

Përkatësia e personave juridik si fakt vendimtarë për caktimin e zbatimit të së drejtës kompetente te marrëdhëniet e detyrimeve- Kur njihet dhe pranohet një person juridik edhe jashtë kufijve të shtetit, ai është bartës i të drejtave dhe

Drita Shala Prishtine

Page 19: E drejta ndërkombëtare private

P a g e | 19

detyrimeve edh enë shtetet tjera, për marrëdhëniet detyrimore dhe juridiko- sendore me element të huaj zbatimi i së drejtës kompetente varet nga faktet vendimtare nga të cilat varet zbatimi i të drejtës së huaj ose të vendit edhe për personat fizik.

Faktet e identifikimit në objekt te marrëdhënies juridiko-private me element të huaj dhe roli i tyre- Si fakte të identifikimit në objekt janë vendi ku gjendet sendi dhe përkatësia e mjeteve themelore të transportit . Roli i tyre konsiston në objektin e marrëdhënies juridiko-private i cili mund të ndodhet në shtetin e huaj, ndërsa subjekti në shtetin e vendit.

Te cilat marrëdhënie juridiko-private me element të huaj , vendi ku gjendet sendi shërben si fakt identifikimi-Roli- vendi ku gjendet sendi shërben si fakt identifikimi te sendet jo trupore.

Vendi ku gjendet sendi jo trupor ( kërkesat) si fakt identifikimi- Si vend ku gjendet sendi jo trupor ( kërkesa) konsiderohet vendi ku është domicili ( vendbanimi) i debitorit( borxhliut), ndërsa në disa sisteme juridike merret domicili ( vendbanimi ) i kreditorit.

Kuptimi i përkatësisë të mjeteve themelore të transportit- Përkatësia ( nacionaliteti) i mjeteve themelore të transportit është lidhje juridike midis sovranitetit të shtetit konkret dhe mjeteve themelore të transportit edhe atëherë kur këto mjete gjenden jashtë territorit të shtetit përkatësin e të cilit e kanë.

Si konstatohet përkatësia e mjeteve themelore të transportit dhe roli i tyre si fakt identifikimi- Përkatësia e mjeteve themelore të transportit konstatohet me anë të regjistrave ku ato janë të regjistruara, si shenja të jashtme për përkatësinë e këtyre mjeteve shërbejnë: flamuri që e përdor anija gjatë lundrimit, shenjat nacionale të aeroplanit dhe trenit për regjistrimin e tyre, Roli i tyre si fakt identifikimi konsiston në ekonomi politike dhe siguri që kanë mjetet themelore të transportit për një shtet ato janë nën kontrollin direkt të shtetit, çdo shtet në mënyrë individuale i cakton kriteret dhe kushtet në të cilat bëhet regjistrimi i tyre.

Faktet vendimtare në objekt te marrëdhënies juridiko-private me element të huaj dhe roli i tyre- Vendi ku gjendet sendi dhe nacionaliteti i mjeteve themelore të transportit paraqiten si fakt në bazë të të cilave krijohet elementi i huaj juridiko-privat, pra fakte të identifikimit, përmes të cilave identifikohet prezenca e elementit të huaj në objekt janë edhe fakte vendimtare, Roli i tyre konsiston në përcaktimin e ushtrimit të të drejtave civile, përkatësisht i huaji a mundet në territorin e shtetit të vendit të gëzoj të drejta konkrete civile, cila Gjykatë do të jetë kompetente dhe cilat norma juridiko-private do të zbatohen te marrëdhënia juridiko-private me element të huaj.

Vendi ku gjendet sendi si fakt identifikimi- Vendi ku gjendet sendi është fakt vendimtarë te pronësia, servitutet, pengu i dorës, hipoteka, qiraja, e drejta e banimit, e drejta e parablerjes, e drejta e ndërtimit etj.

Drita Shala Prishtine

Page 20: E drejta ndërkombëtare private

P a g e | 20

Vendi ku gjendet sendi, si pikë e lidhjes te sendet e paluajtshme- ekzistojnë disa arsye për zbatimin e vendit ku gjendet sendi si pikë e lidhjes dhe atë: - arsyet teorike- konsistojnë në determinizmin e paluajtshmërisë si pjesë të territorit të shtetit konkret mbi të cilin shtrihet sovraniteti i shtetit - arsyet praktike- konsistojnë në zbatimin e rregullores Lex Rei Sitae, paluajtshmërit i arsyetojnë edhe shkaqet praktike, - arsyet esenciale të vërteta

Vendi ku gjendet sendi si fakt vendimtarë për gëzimin e të drejtave civile nga të huajt- Shteti konkret këto dispozita këto dispozita i zbaton vetëm në rastet kur i huaji duhet ti gëzoj të drejtat sendore, p.sh. të bëhet pronar i paluajtshmërive të krijoj servitute hipotekë etj.

Vendi ku gjendet sendi si fakt vendimtarë për caktimin e zbatimit të së drejtës kompetente te sendet e paluajtshme- vendi ku gjendet sendi i paluajtshëm është fakt vendimtarë për caktimin e zbatimit të së drejtës së shtetit të vendit ose të drejtës së huaj te fitimi i pronësisë, te marrëdhëniet tjera juridiko-sendore( hipotekë, servitutet etj) dhe format e kontratave që kanë për objekt pasurit e paluajtshme .

Vendi ku gjendet sendi si fakt vendimtarë për caktimin e zbatimit të së drejtës kompetente te sendet e luajtshme- Përcaktimi i zbatimit të së drejtës së shtetit të vendit ose të huaj në marrëdhënien juridiko-sendore që kanë për objekt sendet e pa luajtshme bëhet sipas dy sistemeve: - sipas sistemit ë parë- e drejta kompetente caktohet varësisht se ku gjendet sendi, - sipas sistemit të dytë – bazohet në fiksionin se zbatimi i së drejtës së shtetit të vendit ose të drejtës së huaj që kanë për objekt sendet e luajtshme përcaktohet sipas rregullës mobilia personam seguntur.

Faktet vendimtare për caktimin e zbatimit të së drejtës kompetente te sendet në transit ( res in transitu) – Sendi në transport transit konsiderohet sendi i luajtshëm trupor që është në transport dhe ndodhet në territorin e shtetit që nuk është as shtet i eksportit e as shtet i importit, në të DNP shtrohet nevoja që res in transitu të kenë trajtim të veçantë juridik, në teori propozohet zbatimi lex loci destinationis si fakt vendimtar, në disa legjislacione si fakt vendimtarë zbatohet ligji i vendit të destinimit.

Përkatësia e mjeteve themelore të transportit si fakt vendimtarë ( roli)- Roli i faktit vendimtarë te përkatësia e mjeteve themelore të transportit konsiston në përcaktimin e mundësisë se mjetet themelore të transportit që kanë përkatësi të huaj në territorin e shtetit të vendit a mund të ushtrojnë të drejta të caktuara civile, të përcaktojnë kompetencën e Gjykatës së shtetit të vendit ose shtetit të huaj te kontestet juridiko-sendore me element të huaj, që kanë për objekt mjetet themelore të transportit dhe të përcaktoj zbatimin e të drejtës së shtetit të vendit ose të huaj te marrëdhëniet juridiko-sendore dhe te marrëdhëniet kontraktuese që krijohen lidhur me mjetet themelore të transportit.

Drita Shala Prishtine

Page 21: E drejta ndërkombëtare private

P a g e | 21

Përkatësia e mjeteve themelore të transportit si fakt vendimtarë për gëzimin e të drejtave civile nga të huajt- Varësisht nga përkatësia që kanë mjetet themelore të transportit gëzojnë të drejtat konkrete civile: - caktimi i tonazhit dhe vëllimit të anijes bëhet sipas sistemit juridik të shtetit përkatësinë e të cilit e ka anija, flamurit të shtetit që valon gjatë lundrimit, - bartja e udhëtarëve dhe mallrave midis dy limaneve ose aeroporteve në territoret e shtetit të vendit, i lejohet dhe mundësohet anijes ose aeroplanit që ka përkatësi të shtetit të vendit, - e drejta e peshkimit në ujërat territoriale u lejohet vetëm anijeve që kanë përkatësinë e shtetit të vendit, që lundrojnë nën flamurin e shtetit të vendit.

Përkatësia e mjeteve themelore të transportit si fakt vendimtarë për caktimin e kompetencës së gjykatës ( së vendit ose të huaj) – varësisht nga përkatësia e mjeteve themelore të transportit caktohet edhe kompetenca e Gjykatës së shtetit të vendit ose të huaj kur shtrohet çështja e kontesteve juridiko-sendore me element të huaj që kanë objekt mjetet themelore të transportit ( anijes, aeroplanit) . Kompetenca e Gjykatës për shqyrtimin e kontesteve juridiko-sendore që për objekt kanë anijen ose aeroplanin, përcaktohet sipas regjistrimit të këtyre mjeteve në regjistrat e shteteve konkrete.

Përkatësia e mjeteve themelore të transportit si fakt vendimtarë për zbatimin e të drejtës kompetente të vendit ose të huaj- Përkatësia e këtyre mjeteve të transportit si fakt vendimtarë për caktimin e zbatimit të së drejtës së vendit ose të huaj si fakt vendimtarë primar dhe si fakt vendimtarë subsidiar. Përkatësia e mjeteve themelore të transportit merret si fakt vendimtarë primar te marrëdhëniet juridiko-sendore që kanë për objekt anijen ose aeroplanin, ndërsa përkatësia e mjeteve themelore të transportit si fakt vendimtarë subsidiar në legjislacionet e disa shteteve te kontrata për transportin e mallrave, nëse palët me marrëveshje nuk e caktojnë të drejtën kompetente e cila do të zbatohet.

Faktet e identifikimit në të drejta dhe detyrime dhe roli i tyre- Si fakte në bazë të të cilave shprehet elementi i huaj juridiko-privat në të drejta dhe detyrime janë: vendi i lidhjes së punës juridike, vendi i përmbushjes së punës juridike, vendi i selisë së Gjykatës dhe vendi ku është kryer veprimi kundërligjor. Roli i tyre konsiston në atë se elementi i huaj juridiko-privat mund të jenë persona fizik dhe juridik që kanë shtetësinë e shtetit të vendit, që në atë marrëdhënie të jetë elementi i huaj juridiko-privat në të drejta dhe detyrime.

Faktet vendimtare te marrëdhëniet detyrimore me element të huaj- Zbatohen dy lloje të fakteve vendimtare si : 1) faktet vendimtare që kanë të bëjnë me përmbajtjen e marrëdhënieve kontraktuese dhe 2) faktet vendimtare që zbatohen te forma e marrëdhënieve kontaktuese. Lidhur me përmbajtjen e marrëdhënieve kontraktuese- si fakte vendimtare për zbatimin e së drejtës së shtetit të huaj dhe për caktimin e kompetencës së Gjykatës së shtetit të vendit ose të huaj merret vullneti i palëve ( lex autonomia), kurse fakt vendimtarë subsidiar merret vendi i lidhjes së punës juridike ose i përmbushjes së punës juridike ose vendi i Gjykatës për atë cilës i

Drita Shala Prishtine

Page 22: E drejta ndërkombëtare private

P a g e | 22

shtrohet çështja ose kumulativisht vendi i lidhjes dhe vendi i ekzekutimit të punës juridike.

Faktet vendimtare te përmbajtja e marrëdhënieve kontraktuese me element të huaj- Për dallim nga faktet vendimtare tjera që janë të karakterit objektiv, autonomia e vullnetit të palëve përfaqëson mundësin e paraparë me ligj që palët kontraktuese vet ta përcaktojnë të drejtën kompetente ose organin kompetent për zgjedhjen e kontesteve që mund të paraqiten gjatë përmbushjes së kontratës.

Kuptimi dhe roli i autonomisë së vullnetit të palëve- Autonomia e vullnetit të palëve në të DNP nënkupton të drejtën e palëve që për disa marrëdhënie kontraktuese me element të huaj, në mes veti me marrëveshje të një shteti të caktuar për vlerësimin e plotfuqishëm juridik të të drejtave dhe detyrimeve të tyre, Roli i autonomisë konsiston në arsyet praktike për shkak të vështirësive që paraqiten gjatë përcaktimit të së drejtës kompetente te kontratat.

Autonomia e palëve si fakt vendimtarë dhe kufijtë e zbatimit – Mundësia e zbatimit që palët kontraktuese me marrëveshje dhe dëshirë ta caktojnë të drejtën kompetente, parimisht lirohet te të gjitha kontratat juridiko-civile dhe juridiko-ekonomike, por mund të përfshihen kufizime konkrete në lëmin e transportit ndërkombëtarë me anë të konventave të cilat rregullojnë transportin ndërkombëtarë rrugor.

Autonomia e vullnetit të palëve dhe dispozitat imperative ( Jus Cogens)- Në të DNP ekzistojnë dy koncepcione të kundërta për natyrën juridike të autonomisë si: koncepcioni koloziv dhe koncepcioni material juridik. Sipas koncepcionit KOLOZIV juridik – autonomia e vullnetit të palëve është fakt vendimtarë që përcaktojnë të drejtën kompetente, normat e së cilës do të zbatohen si normat imperative ashtu edhe ato dispozitave. Sipas koncepcionit MATERIAL juridik- autonomia e vullnetit të palëve në esencë nënkupton gjerësinë e njëjtë të zgjedhjes që kanë palët.

Llojet e autonomisë së vullnetit të shprehur të palëve- Varësisht nga rrethanat se si është zgjedhur e drejta kompetente nga palët kontraktuese dallohen: autonomia e shprehur dhe autonomia e heshtur e vullnetit të palëve. a) Autonomia e shprehur e vullnetit të palëve është atëherë kur palët shprehimisht e përcaktojnë të drejtën e cila do të zbatohet për rregullimin e marrëdhënies së tyre kontraktuese. b) autonomia e heshtur e vullnetit të palëve ekziston atëherë kur palët nuk e caktojnë në mënyrë shprehimore të drejtën kompetente.

Afati ( koha) deri kur palët kanë të drejtë ta shfrytëzojnë autonominë- Palët kanë të drejtë që ta shfrytëzojnë autonominë në momentin dhe kohën e lidhjes së kontratës, por edhe pa lidhjes së kontratës ( më vonë).

Kufizimi i autonomisë së vullnetit të palëve ( copëtimi i kontratës) – Deri tek kufizimi i më tepër të drejtave te kontrata e njëjtë zakonisht vjen për dy arsye, dhe

Drita Shala Prishtine

Page 23: E drejta ndërkombëtare private

P a g e | 23

atë për shkak se ligji parasheh fakte vendimtare të ndryshme lidhur me shumë çështje të ndryshme: një fakt vendimtarë parashihet për formën e kontratës, kurse fakti tjetër vendimtarë lidhur me të drejtat dhe detyrimet. Arsyeja e dytë është për shkak se palët kontraktuese mund të zgjidhin të drejta të ndryshme lidhur me pjesët e ndryshme të kontratës ose sipas të drejtës të cilën e kanë zgjedhur palët nuk mund ti rregullojnë të gjitha çështjet sipas saj.

Përjashtimi i vullnetit të autonomisë së palëve te disa marrëdhënie kontraktuese me element të huaj- Autonomia e vullnetit të palëve përjashtohet në tërësi me sistemet juridike të shteteve konkrete, kur marrëdhëniet kontraktuese kanë për objekt sendet e paluajtshme anijet dhe aeroplanët, gjithashtu autonomia e vullnetit të palëve përjashtohet në tërësi apo pjesërisht te disa lloje të kontratave, kryesisht te shumica e kontratave të cilat nuk e kanë prejardhjen nga e drejta romake dhe në fund autonomia e vullnetit është përjashtuar me dispozitat materiale juridike te punët bursare të cilat për shkak të natyrës dhe specifikave të tyre u nënshtrohen formaliteteve dhe kushteve të veçanta të bursës.

Autonomia e vullnetit të palëve si fakt vendimtarë për caktimin e kompetencës së Gjykatës- Autonomia e vullnetit mund të paraqitet si kriter për caktimin e kompetencës së Gjykatës ose arbitrazhit që d.m.th. palëve te marrëdhëniet kontraktuese me element të huaj për shqyrtimin e marrëdhënies së tyre detyrimore ju lejohet ta caktojnë kompetencën e Gjykatës së shtetit konkret ose të arbitrazhit të tregtisë së jashtme, palët mund ta caktojnë në mënyrë shprehimore dhe heshturazi. Caktimi i kompetencës së arbitrazhit nga palët në mënyrë shprehimore bëhet me anë të marrëveshjes për arbitrazhin, ndërsa i kompetencës së Gjykatës me marrëveshje prerogative.

Vendi i lidhjes së kontratës si fakt vendimtarë për rregullimin e përmbajtjes së kontratës- Vendi i lidhjes së kontratës ( lex loci cantractus) është fakt më i vjetër vendimtarë, prejardhjen e ka që nga koha e Bartoleusit. Me zhvillimin intensiv të komunikacionit si dhe formave të llojllojshme të komunikimit përmes telefonit, telefaksit, teleprinterit, fax-it, email-it etj. gjithnjë e më vështirë përcaktohet vendi i lidhjes së kontratës, shpesh mund të jetë i rëndësishëm, p.sh. njëra palë është në kalim e sipër ose kontrata lidhet në mungesë, në kushte bashkëkohore ligji i vendit të lidhjes së kontratës zbatohet si fakt vendimtarë ndihmës.

Vendi i përmbushjes së kontratës si fakt vendimtarë për rregullimin e përmbajtjes së kontratës- Vendi i përmbushjes së kontratës mund të jetë i rastësishëm ngase ai është vendi ku kontrata duhet të përmbushet dhe se lidhshmëria me vendin e përmbushjes çdo herë është organike, vendi i lidhjes së kontratës mund të jetë i rastësishëm, ndërsa vendi i përmbushjes së kontratës është fakt vendimtarë i sigurt ku kontrata duhet të përmbushet.

Vendbanimi ose selia e debitorit të detyrimit karakteristike si fakt vendimtarë- Në teorinë dhe praktikën e shteteve të ndryshme vendbanimi i borxhliut të detyrimit si karakteristikë gjithnjë e më tepër zbatohet si fakt

Drita Shala Prishtine

Page 24: E drejta ndërkombëtare private

P a g e | 24

vendimtarë, kjo lidhje nuk është e rastësishme por është e theksuar dhe e fuqishme dhe relativisht lehtë mund të provohet, ky fakt vendimtarë zbatohet edhe në Konventën e Hagës për të drejtën e cila zbatohet për shitjen e mallrave 1986.

Lidhshmëria më e afërt si fakt vendimtarë për caktimin e të drejtës kompetente- parimi i lidhshmërisë më të ngushtë sipas të gjitha gjasave ka filluar të zbatohet në sistemin juridik Anglez, kah fundi i shekullit të kaluar , parimi i lidhshmërisë më të afërt bënë pjesë në faktet vendimtare suazore te të cilat vlerësimin e lidhjes juridike me marrëdhënien konkrete nuk e ka bërë paraprakisht ligjdhënësi, por kjo çështje i lihet në dispozicion gjykatësit, kështu që ligjvënësi jep vetëm vendime suazore.

LOCUS REGIT ACTUM

Për rregullimin e formës së marrëdhënieve detyrimore në të gjitha shtetet, por jo çdo herë për të njëjtat raste aplikohet rregulla: Locut Regit Actum. Arsyeshmëria dhe aplikimi i të drejtës materiale të vendit të lidhjes së punës juridike( locus regit actum) arsyetohet me faktin se dispozitat për formën në çdo shet u përshtaten specifikave të sistemit juridik, traditës, nivelit të zhvillimit ekonomik, moralit, kulturës. Sipas kësaj rregulle forma punëve juridike caktohet sipas vendit të krijimit të tyre. Ky fakt vendimtarë aplikohet te të gjitha aktet juridike përfshirë jo vetëm deklarimin e vullnetit të palëve për formën por edhe procedurën para organit administrativ ose gjyqësorë.

Rendi Publik Ndërkombëtarë

Gjatë rregullimit të marrëdhënieve juridiko-privat me element të huaj, herë herë duhet të aplikohet e drejta e huaj dhe e drejta e vendit. Normat e kolizionit të çdo shteti parashohin se a do të aplikohet, kur do të aplikohet dhe sipas cilës së drejtë të huaj do të rregullohet marrëdhënia juridiko-private me element të huaj. Kundruall supozimit se duhet të aplikohet e drejta e huaj imponohen kufizime gjatë aplikimit të asaj të drejte edhe atëherë kur deri tek aplikimi dërgon norma kolizionit të shtetit të vendit ngase zgjidhjet deri te të cilat do të arrihej në rastin konkret janë në kundërshtim me parimet themelore të sistemit juridik të shtetit të vendit. Sipas të cilave kritere do të aplikohet e drejta e huaj e përcakton ligjvënësi i çdo shteti.

Në doktrinën juridike janë të njohura dy lloje përkufizimesh për rendin publik ndërkombëtarë: përkufizimet eklektike dhe përkufizimet abstrakte .

Sipas përkufizimeve eklektike- rendi publik ndërkombëtarë nënkupton tërësinë e ligjeve imperative të cilat duhet patjetër të aplikohen gjatë rregullimit të marrëdhënieve juridiko-private me element të huaj.

Sipas përkufizimeve abstrakte – në mënyrë të përgjithësuar theksohet se rendi publik ndërkombëtarë është një institut me karakter të jashtëzakonshëm dhe se rrethi i normave që e sajojnë rendin publik të një shteti mund të përfshihen me një klauzol të përgjithshme.

Drita Shala Prishtine

Page 25: E drejta ndërkombëtare private

P a g e | 25

Bishtërimi i ligjit

Bishtërimi i ligjit përkufizohet si shmangie nga aplikimi i normave kompetente të shtetit të vendit në bazë të veprimeve konkrete të individëve. Bishtërimi i ligjit ka mbështetje në teorinë për keqpërdorimin e së drejtës edhe në të drejtën e brendshme edhe në të drejtën ndërkombëtare ka raste kur persona të caktuar tentojnë ti bishtërojnë aplikimit të normës juridike e cila do të aplikohej në rrethana normale për rregullimin e marrëdhënies juridiko-private me element të huaj.

Bishtërimi i ligjit është një nga llojet e keqpërdorimit të së drejtës, elementet konstituive janë tre: - Shfrytëzimi i të drejtës subjektive (të pranuar dhe të lejuar me ligj) - Qëllimi për t’ju shmangur aplikimit të normës kompetente ( të arrihet qëllimi që është në kundërshtim me ligjin)të së DNP duke e ndryshuar me mjete legale( të lejuara) njërin nga faktet e identifikimit dhe me ndihmën e faktit vendimtarë të aplikohet e drejta e huaj dhe pasojat juridike ( sanksioni). Që të vij deri te bishtërimi i ligjit patjetër duhet të plotësohet kushti subjektiv ( qëllimi për t’ju shmangur aplikimit të normës kompetente dh kushti objektiv ( ndryshimi me mjetet e lejuara të faktit vendimtarë).

Sanksioni te bishtërimi i ligjit varet nga mënyra e shmangies së normave dhe nga pasojat e bishtërimit.

Instituti i bishtërimit të ligjit ka disa ngjashmëri me rendin publik ndërkombëtarë. Në të dyja rastet vjen në shprehje shmangia nga efektet e rregullta të normës së kolizionit.

Shmangiet që aplikohen te disa tërësi të së DNP

Shmangiet që aplikohen te disa tërësi që e sajojnë të DNP janë: Ridërgimi dhe Retorsioni .

Ridërgimi si një institut i korrektimit të normës së kolizionit përkatësisht i shmangieve nga normat kompetente të së DNP aplikohet te të drejtat civile të të huajve që në territorin e shtetit të vendit të krijojnë marrëdhënie juridiko-private me element të huaj dhe te kolizioni i juridiksioneve.

RIDËRGIMI ( Renvoi)

Instituti i Ridërgimit për dallim nga rendi publik ndërkombëtarë dhe bishtërim i ligjit paraqitet vetëm te mënyra kolizive e rregullimit të marrëdhënieve juridiko-private me element të huaj dhe është specifik vetëm për të DNP. Ridërgimi vjen në shprehje në rastet kur norma e kolizionit që ta rregulloj një marrëdhënie juridiko-private me element të huaj dërgon tek aplikimi i të drejtës së shtetit të huaj, si të asaj materiale ashtu edhe të drejtës kolizive.

Drita Shala Prishtine

Page 26: E drejta ndërkombëtare private

P a g e | 26

Që të aplikohet instituti i Ridërgimit duhet të plotësohen disa kushte dhe atë: kushtet teorike dhe kushti tjetër që të lidhet me normën e kolizionit aplikimi i së cilës shprehet me ekzistimin e gjendjes faktike.

Kushti parimor juridik konsiston në pranimin e koncepcionit sipas së cilit normat e kolizionit dërgojnë tek aplikimi i të drejtës konkrete në tërësi e jo vetëm në aplikimin e të drejtës materiale.

Kushti tjetër që të vij deri te Ridërgimi është ekzistimi i normave të ndryshme të kolizionit midis të së drejtës së vendit dhe të drejtës së huaj për të njëjtën kategori të marrëdhënieve juridiko-private me element të huaj. Kushti i tretë i cili duhet të plotësohet që të vij te Ridërgimi ka të bëjë me radhitjen e atillë të fakteve që mundësojnë që kriteret e ndryshme të pranuara në dy ose më tepër norma të kolizionit të jenë në rastin konkret për shtetet e ndryshme.

RECIPROCITETI

Reciprociteti është shprehje e aspiratës që të sigurohet bashkëpunimi reciprok dhe i barabartë, përkatësisht i ndërsjellë në mes të shteteve. Reciprociteti është instrumenti harmonizimit të sistemeve juridike pa marrëveshje të drejtpërdrejtë dhe të bazohet në parimin e të drejtës romake ( do ut des ) të jap që të më japësh.

Reciprociteti është relacion midis dy shteteve sipas të cilit secili prej tyre garanton trajtimin e caktuar juridik të shtetasve të shtetit të huaj, ose ua njeh të drejtat që dalin në bazë të ligjeve të atij shteti, nëse edhe ai kështu vepron me shtetasit e shtetit të vendit dhe me të drejtat e krijuara sipas ligjit të tij. Në teorinë e së DNP reciprociteti trajtohet në dy mënyra : nga aspekti i mënyrës së krijimit ( formës) ku dallojmë tri lloje të Reciprocitetit : 1) reciprociteti ligjor, 2) diplomatik dhe 3) faktik dhe nga aspekti i përmbajtjes ku dallojmë reciprocitetin 1) formal,2) material dhe 3)efektiv.

Reciprociteti diplomatik- krijohet me marrëveshje të drejtpërdrejtë bilaterale ose multilaterale midis shteteve. Reciprociteti ligjor- krijohet me miratimin e ligjeve paralele nga shtetet e interesuara . Reciprociteti faktik- ekziston atëherë kur ushtrimi i të drejtave konkrete nga të huajt nuk është i garantuar as me traktat ndërkombëtarë e as me ligje paralele të miratuara nga shtetet e interesuara. Reciprociteti formal- ekziston atëherë kur shteti i vendit dhe shteti i huaj i barazojnë të huajt dhe shtetasit e vendit lidhur me ushtrimin e të drejtave konkrete. Reciprociteti material- u mundëson të huajve ushtrimin e të drejtave të njëjta t cilat shtetasit e shtetit të vendit mund ti ushtrojnë në shtetin e huaj. Reciprociteti efektiv- i mundëson të huajit ushtrimin e të drejtave të caktuara në shtetin e vendit, në qoftë se mund ti ushtroj ato të drejta shtetasi i vendit në shtetin e huaj, në atë sasi dhe mënyrë që të aplikohet në shtetin e huaj.

RETORSIONI

Drita Shala Prishtine

Page 27: E drejta ndërkombëtare private

P a g e | 27

Retorsioni në të DNP është institut i shmangies nga normat kompetente përkatësisht është instrument i korrektimit të normave të kolizionit nga organet e shtetit të vendit. Më së tepërmi shprehet tek ushtrimi i të drejtave civile të të huajve dhe te njohja dhe ekzekutimi i vendimeve të huaja gjyqësore. Retorsioni shprehet në rastet kur gjykatësi ose ndonjë organ tjetër i vendit nuk i njeh të huajit disa të drejta, nuk e pranon kompetencën e Gjykatës së huaj, e cila do të duhej të aplikohej sipas normave të kolizionit të shtetit të vendit për arsye se edh shteti i huaj nuk ua njeh disa të drejta shtetasve të shtetit të vendit, nuk i njeh vendimet e gjykatave të tij dhe nuk e aplikon të drejtën e tij.

Drita Shala Prishtine