14
POSTIERI E Martë 23 Janar 2017 Skënderbeu, Heroi kombëtar në pullat postare

E Martë 23 Janar 2017 POSTIERI - postashqiptare.al · A keni ndonjë projekt tjetër në lidhje më Filatelinë? Nesë po, çmund të na thoni më shumë mbi të? Projektet në fushën

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

POSTIERIE Martë 23 Janar 2017

Skënderbeu, Heroi kombëtar në pullat postare

Postieri 2

3/01

/201

82

3 Heroi kombëtar në pullat postare

4 Skënderbeu dhe letra e tij

5 Intervistë me z.Hysen Dizdari

8 Posta Shqiptare mbështet familje në nevojë

9 Fituesit e konkursit të pullave Europa 2017

10 PostEurop, mbështet Postën e Irlandës,

11 Pagesat e faturave të Ujësjellësit pranë sporteleve tona

12 Zhvillohet konkursi i letrave të shkruara me tematikë “Vendi Im”

Tel: +355 4 2222 315Email: [email protected] /[email protected] Adresa: Rr. Rreshit Çollaku Kutia postare 100 Kodi postar 1001 Tiranë Albaniawww.postashqiptare.al

E Premte 19 Janar 2018PË

RM

BA

JTJA

Stafi: Emona Mara – Kryeredaktore Venetike Merkaj Emilian Tashi Rezarta Dobrovoda Grisilda Lami Besnik Anxhaku Enkela Memaçi

Postieri 2

3/01

/201

8

Posi

eri 2

3/01

/201

83

PËR

MB

AJT

JA

Gjergj Kastrioti- SKËNDERBEU (1405–17.01.1468). Heroi Kombëtar i Shqiptarëve, strateg e burrë shteti i madh, që udhëhoqi luftën për liri e pavarësi kundër pushtimit osman, për bashkimin politik-shtetëror të popullit shqiptar, është një nga figurat e shquara të historisë së shek. XV në plan ndërkombëtar. Skënderbeu i shërbeu Perandorisë Osmane në vitet 1423–1443, Republikës së Venedikut 1443-47 dhe nga kjo periudhë e deri në vdekje i shërbeu Mbretërisë së Napolit. Pas largimit nga shërbimet që i bëri Perandorisë Osmane, udhëhoqi një kryengritje kundër kësaj perandorie, në atë që sot është Shqipëria e Maqedonia. Skënderbeu gjithmonë e nënshkroi veten si Zot i Arbërisë, dhe nuk pretendoi tituj të tjerë përveç tij në dokumentet zyrtare. Aftësitë ushtarake të Skënderbeut përbënin një pengesë të madhe për zgjerimin osman, dhe ai u konsiderua nga shumë njerëz në Evropën Perëndimore si një model i rezistencës së krishterë ndaj osmanëve myslimanë. Sot, ndër shqiptarë, Skënderbeu njihet si heroi kombëtar i tyre, trashëgimia e të cilit është e dukshme në të gjithë trevat shqiptare. Heroi ynë kombëtar Skënderbeu, që bën krenar çdo shqiptar, u bë pjesë e historisë si një nga gjeneralët dhe strategët më të mëdhenj të kohës. Ndonëse kishte me vete një ushtri të vogël, ai mundi të përballonte dhe të shkatërronte taborret e ushtrisë osmane, më të organizuarat e kohës, si një burrë i madh shteti, që udhëhoqi luftën kundër pushtuesit osman. Skënderbeu shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të vendit dhe në forcimin e vetëdijes kombëtare.

Skënderbeu, Heroi kombëtar në pullat postare

Në vlerësim të figurës së Heroit tonë kombëtar, Posta Shqiptare ka emetuar disa emisione pullash me portretin e tij. Pulla e parë me tematikë “Skënderbeu” është emetuar më 1 Dhjetor 1913. Kjo pullë është e përbërë nga një seri me gjashtë pamje të njëjta, por me ngjyra të ndryshme. Këto pulla përveç rëndësisë që kanë për shkak të temës së tyre, janë kategorizuar si rrallësi filatelike dhe për faktin që në këto pulla ka një gabim në të shkruar në fjalën “Skanderbergu” në vend të fjalës “Skanderbegu”. Tirazhi i këtyre pullave ishte nga 50 000 deri në 100 000 copë.

Emetimi i dytë i 1 Marsit 1951, titullohet “483 vjetori i vdekjes së Skënderbeut”. Seria përbëhet nga tre pamje të njëjta, por me ngjyra të ndryshme, përkatësisht ngjyrë kafe, blu vjollcë dhe e verdhë ulli, me vlera 250 lekë, 5 lekë dhe 8 lekë.

Në 10 Dhjetor 1967, Posta Shqiptare emetoi emisionin e tretë “Në prag të 500 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut”. Seria është e përbërë nga tetë pamje shumëngjyrëshe me tetë vlera të ndryshme.

Ndërsa, emisioni “500 vjetori i vdekjes së Skënderbeut” është emetuar më 17 Janar 1968. Edhe kjo seri ka tetë pamje shumëngjyrëshe me tetë vlera të ndryshme. Ky emision ka dhe Zarfin e Ditës së Parë ( FDC). Më 28 Janar 1977, Posta Shqiptare emetoi gjithashtu dhe një seri me tre pamje shumëngjyrëshe nën tematikën “Armët e ushtrisë së Skënderbeut”.

Ndërsa, në vitin 2005, u emetua pulla “600 vjetori i lindjes së Skënderbeut”. Kjo pullë është e përbërë nga një seri prej gjashtë vlerash e shoqëruar dhe me një karnet. Dizajni i kësaj pulle është realizuar nga piktori “Artist i merituar” Naxhi Bakalli.

Për vetë rëndësinë që kanë këto emisione pullash, filatelistë të ndryshëm kanë në koleksionet e tyre pulla apo zarfa të udhëtuar, të cilat në ditët e sotme janë pjesë e fondit të trashëgimisë filatelike. Zarfi i mëposhtëm me pulla postare me të gjitha vlerat e tematikës “Skandërbegu” është dërguar nga Korça në Qukës. Pullat e vendosura në të, janë pulla të rralla, pasi ato ishin në përdorim vetëm në Korçë ndërmjet datave 17 Prill dhe 4 Korrik 1914.

Ky është një zarf i familjes së Kastriotëve në Itali, i cili nga mbrapa ka dhe vulën e thatë të princit të Kastriotëve.

Postieri 2

3/01

/201

84

Kjo është letra që Skënderbeu ia kishte dërguar Papës në Romë.

Kjo letër daton që nga 8 Prilli i vitit 1456, ndërsa kjo gjë është bërë e ditur përmes një punimi të Dhimitër Pilika i cili kishte shkruar për të në Janar të vitit 1967, përcjell KultPlus.Gjergj Kastrioti Skënderbeu-Zot në Arbër, i ishte drejtuar Papës në Romë, duke i treguar për turqit të cilët ishin përgatitur për një sulm të rradhës ose ndaj Shqiptarëve ose ndaj Danubit. Me këtë letër dërguar nëpërmjet Pal Engjëllit-mikut të ngushtë të Mbretit të Arbërve, Skënderbeu i kishte kërkuar ndihmë Papës.

Skënderbeu dhe letra e tij drejtuar Papës në Romë pesë shekuj më parë

Postieri 2

3/01

/201

8

Posi

eri 2

3/01

/201

85

Si e zbuluat pasionin tuaj për Pullën Postare dhe cilat kanë qenë tematikat e para që keni koleksionuar?Pasioni për Filatelinë është i njëjtë me pasionin që çdo njeri ka për një fushë të caktuar të artit, shkencës apo sportit. Pasioni im për të koleksionuar pulla e ka fillesën e tij që në shkollën 8-vjeçare, pa patur fare njohuri mbi hobin e Filatelisë. Në vitet e rinisë, pullat postare që na pëlqenin ishin ato me tematikë sportive, më vonë në shkollën e mesme dhe të lartë kam koleksionuar pulla me tematika të ndryshme, por kryesisht me tematikën e florës dhe faunës detare dhe tokësore. Në vitet 1975-1995, në Bulevardin Zogu i Parë, ndodhej një zyrë e Postës Shqiptare vetëm për shërbime filatelike dhe mbi pjesën e sipërme të derës shkruante me gërma të mëdha “FILATELIA SHQIPTARE”. Të tilla zyra duhet të hapen edhe sot në qytetet kryesore të Shqipërisë. Në këtë zyrë mund të blije pulla postare dhe filatelike. Ato kishin të ekspozuara emisionet e pullave ndër vite dhe bashkë me dy shokë të mi, çdo javë frekuentonim këtë zyrë. Në këto vite zë fill koleksionimi i mirëfilltë i pullës postare sipas tematikave.

Sa i larmishëm është koleksioni juaj i pullave?Tematika e pullave që mua më tërheq më shumë është flora dhe fauna tokësore dhe detare shqiptare për të cilën kam një koleksion të plotë ndër vite. Për këtë arsye kam bërë dhe një studim i cili është botuar në një libër-album me titull “Flora dhe Fauna detare në pullat shqiptare”.

Përse zgjodhët pikërisht këtë tematikë dhe cili është qëllimi i botimit të këtij libri-album? Shqipëria ka një pozitë të tillë gjeografike që favorizon rritjen dhe zhvillimin e një flore dhe faune detare dhe tokësore nga më të pasurat e Europës, me qindra lloje peshqish, algash e molusqesh detare. Unë zgjodha të botoj një Libër Studimor për faktin që pas viteve 1991, flora dhe fauna detare po dëmtohet nga ndotja e ujërave. Me anë të këtij Libri studimor kam dashur t’i sjell në vëmendje personave përgjegjës të tyre, rëndësinë që duhet t’i kushtojnë mbrojtjes së florës dhe faunës, si dhe për të treguar rolin promovues që ka Posta Shqiptare nëpërmjet pullës postare. Posta Shqiptare deri më 5 maj 2017, ka emetuar 12 emisione me pulla kushtuar florës dhe faunës detare, por në të ardhmen mendoj se duhet t’i jepet përparësi emetimit të emisioneve të reja, sidomos me disa lloje të specieve dhe bimëve detare që janë të rrezikuara të zhduken.

Intervistë me z.Hysen DizdariHistoria e filatelisë, histori nëpër të cilën është zhvilluar shteti shqiptar

Nga pullat e emetuara nën këtë tematikë, a ka ndonjë emision të cilin ju e cilësoni si më të bukurin apo më të veçantin?Nën tematikën e Florës dhe të Faunës Detare ka disa emisione të cilat spikatin për bukurinë e tyre artistike. Do të doja të cilësoja si emisionin më të bukur kushtuar florës detare, emisionin e emetuar më datë 25 Shtator 1975, të titulluar “Koralet”.Ky emision është emetuar në 6 pulla me vlerë të ndryshme. Kjo është një nga arsyet që këtë emision e kam vendosur në pjesën e kapakut të fundit të librit tim. Por, koralet janë një pasuri e madhe detare me të cilat shumohen e rriten edhe shumë specie të tjera detare. Sot, ky emision, sidomos seria e papërdorur gjendet me vështirësi dhe është shumë i kërkuar nga filatelistët vendas dhe të huaj.

Si është vlerësuar libri nga kritikët Filatelistë?Libri është pritur mirë dhe kam marrë komente inkurajuese për punën time nga specialistët më të mirë të filetalisë shqiptare si Thimi Nika, Bajram Peçi, Edmond Budo, Besnik Fishta etj.

Çfarë mendoni për Filatelinë Shqiptare dhe a jeni pjesë e Shoqatës Filatelike?Unë jam anëtar i Shoqatës së Koleksionistëve Shqiptarë që prej vitit 2017, dhe kam marrë pjesë në disa aktivitete filatelike të organizuara nga kjo shoqatë në të gjithë vendin.

A jeni njohur me emisionin e pullave të vitit 2017? Nëse po, cili emision apo pullë ju është dukur më interesant?Po jam njohur me emisionet e emetuara në vitin 2017. Më interesanti për mua është emisioni i emetuar më 21 Dhjetor 2017 i cili titullohet: “Fauna –Specie të rrezikuara”. Ky emision pullash i kushtohet një kafshe të egër që quhet –Riqebulli, i cili është regjistruar në Librin e Kuq të Faunës Shqiptare si specie në rrezik zhdukje.

Përse vendosët të bashkëpunonit me

Postën Shqiptare dhe cilat janë pritshmëritë tuaja për këtë bashkëpunim?Posta Shqiptare është institucioni Shqiptar më i vjetër,i krijuar nga qeveria e patriotit Ismail Qemali, menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, më 28 Nëntor të vitin 1912.Posta Shqiptare ka mbi 100 vjet që ofron shërbime postare, financiare edhe jo vetëm, në të gjthë territorin e Shqipërisë. Për të gjithë këtë rol të rëndësishëm që ka ky institucion në Shqipëri, mendoj se dhe bashkëpunimet me të janë të frytshme.

Duke qenë se ju jeni shumë i lidhur me pullat postare, a jeni po aq i afërt edhe me zyrat e Postës Shqiptare? A i përdorni shërbimet tona?Unë jam një klient besnik i Postës Shqiptare dhe i frekuentoj shumë shpesh zyrat e saj. E përdor rregullisht shërbimin postar dhe shërbime të tjera që kjo e fundit ofron dhe kam vënë re se shërbimet postare po vijnë çdo ditë e më shumë duke u përmirësuar.

A keni ndonjë projekt tjetër në lidhje më Filatelinë? Nesë po, çmund të na thoni më shumë mbi të?Projektet në fushën e studimeve filatelike janë të shumta, por studimi që kam në dorë është një studim mbi historinë e pullës shqiptare me tematikë –“Figurat e mëdha kombëtare”. Tani sapo kam përfunduar një Studim me rastin e shpalljes të vitit 2018,si vit të Skënderbeut, me titull: “GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU NË PULLAT SHQIPTARE 1913-2017.

Sipas mendimit tuaj përse duhet të studiohet dhe të botohen libra për pullën postare?Pulla Shqiptare ka një histori mbi 100 vjeçare, por studimet në fushën e filatelisë janë të pakta. Historia e filatelisë është historia nëpër të cilin ka lindur dhe është zhvilluar shteti shqiptar, por pulla përmban edhe historinë e zhvillimit të arsimit, kulturës, artit, muzikës, shkencës, sportit etj.Librat në fushën e Filatelisë mund të përdoren shumë mirë si mjete didaktike nëpër shkollat 9-vjeçare dhe të mesme, për të zgjeruar njohuritë e nxënësve në lëndët e shkencave të historisë, artit, muzikës, biologjisë, por edhe për të nxitur në shkolla pasionin e koleksionimit të pullës postare shqiptare. Në Shqipëri ka mjaft studjues dhe filatelistë të spikatur të cilët mund të shkruajnë libra me tematika të veçanta të pullës shqiptare ndër vite.

Postieri 2

3/01

/201

86

Postieri 2

3/01

/201

8

Posi

eri 2

3/01

/201

87

Postieri 2

3/01

/201

88

Posta Shqiptare mbështet familje në nevojë

Le të falim më shumë dashuri dhe të zgjojmë shpresë për të ardhmen e tyre!

Gjatë muajit Dhjetor 2017, punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme të Posta Shqiptare Sh.a. dhe Filialit Tiranë, i janë bashkuar nismës së Shoqatës “Open Doors For Albanian Youth ODAy”, në mbështetje të familjeve dhe fëmijëve në nevojë në Qytetin e Tiranës dhe në Shijak. Qëllimi i kësaj shoqate është të analizojë dhe të diskutojë rolin e kontributit të të rinjve në mbështetje të njerëzve të cilët po kalojnë periudha të vështira në kontekste të ndyshme. Gjithashtu kjo shoqatë është angazhuar për të mbështetur familje dhe fëmijë në nevojë. Varfëria është realiteti më i hidhur me të cilin përballen shumë familje në ditët e sotme. Eshtë një realitet që nuk të lë të jetosh si të tjerët, të mendosh si të tjerët, që nuk të le as të duash e as të besosh si të tjerët. Për të zbutur sado pak këtë fenomen, Punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme të Posta Shqiptare Sh.a. dhe Filialit të Postës Tiranë iu bashkuan kësaj nisme me karakter humanitar. Sendet e dhuruara, që përfshinin ushqime, pajisje shkollore, lodra dhe veshje dimërore, iu dorëzuan përfaqësuesve të Shoqatës “Open Doors For Albanian

Youth ODAy”. Kjo Shoqatë përcolli një falenderim të ngrohtë për z. Laert Duraj, Administrator i Posta Shqiptare dhe për të gjithë punonjësit e saj. Nëse diçka bëhet me zemër, sado e vogël qoftë, ka vlerë të jashtëzakonshme! Le të falim më shumë dashuri dhe të zgjojmë shpresë për të ardhmen e tyre!

Postieri 2

3/01

/201

8

Posi

eri 2

3/01

/201

89

Turqia dhe Finlanda triumfojnë në konkurset e pullave Europa

Pullat nga Turqia dhe Finlanda janë votuar si pullat më të pëlqyera me tematikë Europa 2017, në dy konkurse të veçanta të organizuara nga PostEurop. Pulla e Postës Turke fitoi çmimin e publikut në këtë konkurs, nëpërmjet faqes së internetit të PostEurop-ës, ndërsa pulla e Finlandës fitoi çmimin e Jurisë. Dizajnet e të dy pullave paraqesin kështjellat, të cilat janë tematikë e pullës Europa 2017. Në këtë konkurs morrën pjesë 58 administrata postare të cilat paraqitën emetimet e tyre. Anita Haggblom, Kryetare e grupit të punës për pullat dhe filatelinë pranë PostEurop-ës tha: “Jam shumë krenare teksa shoh për herë të parë një numër rekord pjesëmarrjeje në këtë konkurs, me dizajne të tilla të mrekullueshme! Këto pulla paraqesin pika referimi të kulturës sonë të larmishme,

të përhapura në të gjithë Europën. Jam gjithashtu e lumtur të shoh se dizenjuesit kanë përdorur kreativitetin e tyre për të arritur interpretime të ndryshme të kësaj teme, duke përdorur teknika të ndryshme të prodhimit si gdhendjet, lustrën dhe fotografinë”. Pulla nga Turqia ka një vlerë prej 3.70 lira dhe paraqet kështjellën Kars në Turqinë verilindore. Fortifikimi daton në vitin 1153, edhe pse kalaja është shkatërruar dhe rindërtuar disa herë përgjatë shekujve. Gjithashtu Turqia ka emetuar dhe një pullë tjetër ku është pasqyruar Kështjella Bayburt. Ashtu si shumë administrata postare, edhe Turqia emetoi pullat e saj “Europa 2017” më 9 maj, Ditën e Europës. Kjo ditë përkujton deklaratën e 9 majit 1950 të Robert Schuman, Ministri i Jashtëm i Francës, i cili propozoi krijimin e Komunitetit Europian të

Qymyrit dhe Çelikut. E emetuar më 20 Janar, pulla e Finlandës paraqet një kështjellë dëbore dhe jo një kështjellë të vërtetë. Posta e Finlandës bëri këtë zgjedhje, pasi në vitin 2014 ajo kishte emetuar një karnet të pullave me Kështjella. Botond Szebeny, Sekretar i Përgjithshëm i PostEurop-ës dhe filatelisti Guy Coutant ishin bashkëkryetarët e jurisë. Gjithashtu, pjesë e jurisë ishin dhe Arie Piet, ish-drejtoreshë e shtypshkronjës Joh Enschede; Andree Trommer, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Filatelisë (FIP); filatelisti Eric Contesse dhe dizenjuesit e pullave Olaf Neumann dhe Stefan Klein. Çmimi nga juria e konkursit u dha gjatë “Belgian Philatelic Grand Prix” në Bruksel, ndërsa çmimi i publikut u dha në Asamblenë Plenare të Post Europ-ës e cila u zhvillua në Bukuresht të Rumanisë.

“Viti i Qenit” në pullat e Shërbimit Postar AmerikanZodiaku kinez funksionon me një rotacion 12-vjeçar, ku secila shenjë kafshësh ka vitin e vet. Shenja juaj bazohet në vitin kur keni lindur. Sipas kalendarit kinez, Viti i Ri Hënor fillon më 16 Shkurt 2018 dhe mbaron më 4 Shkurt 2019. Viti 2018 do të jetë viti i Qenit të Tokës, që do të thotë më shumë stabilitet dhe një ndjesi më të madhe të të qenurit me këmbë në tokë. Pulla e vitit të Qenit, renditet e 11-ta nga 12 pullat e ciklit të tanishëm festiv të Vitit të Ri Hënor. Dizajni i pullës së emetuar nën këtë tematikë nga Shërbimi Postar i Shteteve të Bashkuara, fokusohet në disa nga mënyrat e zakonshme që festohet Vitit i Ri Hënor. Ajo përshkruan një bambu fatsjellëse. Në pjesën e kuqe në të djathtë është paraqitur kaligrafia kineze “fu” që do të thotë një fat i mirë, e cila vendoset zakonisht dhe në dekore në dyert dhe hyrjet gjatë festimeve të Vitit të Ri Hënor.

Postieri 2

3/01

/201

810

PostEurop, mbështet Postën e Irlandës, në aktivitetin e saj të bamirësisë

Çdo vit, gjatë periudhës festive të fundvitit, PostEurop, vendos të blejë kartolina urimi të cilat mbështesin një aktivitet bamirësie. Këtë vit, PostEurop ka vendosur të mbështesë iniciativën e lançuar nga An Post (anëtare e PostEurop), e cila në partneritet me organizatën humanitare ALONE në Irlandë, është angazhuar në një aktivitet bamirësie që mbështet të moshuarit në shtëpitë e tyre. An Post (Posta e Irlandës), nëpërmjet platformës së vet direkte AdMailer, i`u krijon mundësinë përdoruesve të kësaj platforme, t`i krijojnë vet dhe të dërgojnë kartolinat e tyre të Krishtlindjeve. Ndërkohë që një pjesë e parave të gjeneruara nga ky biznes depozitohen direkt në llogarinë e ALONE, duke mbështetur në këtë mënyrë veprimtaritë e tyre të vazhdueshme të bamirësisë. Aktivitetet e ndryshme të Kompanisë ALONE, të cilat synojnë ndryshimin, janë organizuar në mënyrë të tillë që të rrisin ndërgjegjësimin mbi vështirësitë dhe çështjet e tjera, me të cilat përballen të moshuarit dhe shtresat më në nevojë të shoqërisë. Puna e tyre fokusohet

gjithashtu në mbështetjen e të moshuarve në nevojë dhe veçanërisht të atyre që nuk i përballojnë dot shërbimet e ndryshme të kujdesit për veten. “Gjatë kësaj përiudhe gëzimi dhe lumturie, ku dashuria dhe ndarja e gjërave me të tjerët merr një rol kaq të rëndësishëm, PostEurop, është shumë krenare të anunçojë mbështetjen e saj për një projekt të tillë. Ne, do të donim të përfitonim nga kjo mundësi, për t`iu dërguar të gjthëve një mesazh të ngrohtë dhe një falënderim të veçantë”,- tha Botond Szebeny, Sekretar i Përgjithshëm i PostEurop. Ne ju urojmë Krishtlindje dhe festa të gëzuara!Burimi: Zyrat Qendrore të PostEurop.

Posta Zvicerane shpërndan më shumë se 20`000 letra Krishtlindjesh

Plaku i Vitit të Ri (Santa Claus) ishte shumë i zënë gjatë sezonit festiv. Posta Zvicerane ka shpërndarë ekzaktësisht 20,188 letra dhe kartolina të fëmijëve drejtuar figurës ikonë të Krishtlindjeve, si dhe e ndihmoi Babagjyshin që t`i përgjigjej postës së tij. Nga 20`188 letra të marra nga fëmijët, 19,448 prej tyre morrën përgjigje. Për fat të keq, pjesa tjetër e letrave nuk mundën të marrin përgjigje nga Babagjyshi i Vitit të Ri (Santa Claus), për arsye se mungonte, apo nuk ishte i mjaftueshëm informacioni i dërguesit të këtyre letrave. Ashtu si në të kaluarën, shumica e letrave, ishin nga Zvicra Perëndimore (11,267 letra), të ndjekura nga zona Gjermanisht-folëse (3,815 letra) dhe zona Italisht-folëse (3,411 letra). Për herë të parë, Posta Zvicerane, në vitin 2017, publikoi në faqen e saj zyrtare, tre histori

Krishtlindjesh, të dramatizuara me zë në gjuhët e lartpërmendura. Titujt e tyre janë: 1. “Babagjyshin e zë dëbora” 2. “Babagjyshi ka nevojë për ndihmën e kafshëve” dhe 3. “ Liza e vogël kërkon një laps”. Këto histori, të cilat u vunë në dispozicion të publikut në adresën: www.soundcloud.com/swisspost, kanë tërhequr një audiencë të madhe. Ato u dëgjuan afërsisht 2,500 herë. Posta Zvicerane mori shumë reagime pozitive për këto histori, nëpërmjet kanaleve të saj të mediave sociale. Prej më shumë se 60 vitesh, letrat drejtuar Babagjyshit lexohen nga një ekip asistentësh në Chiasso, të cilët i ndajnë ato sipas gjuhëve. Mbi bazën e informacionit që përmban adresa, ata kthejnë përgjigjet në tri gjuhët kombëtare të Zvicrës, si dhe në Anglisht. Burimi: Posta Zvicerane

Postieri 2

3/01

/201

8

Posi

eri 2

3/01

/201

811

Posta Shqiptare si një kompani lider në tregun e shërbimeve postare, ofron për klientët e saj një gamë të gjërë shërbimesh të tjera financiare dhe të biznesit. Krahas arkëtimeve të tarifës studentore, tarifës së kopshteve e çerdheve, gjobave të policisë, pagesat e faturave të OSHEE- së etj, qytetarët kanë mundësi që detyrimet e faturave të ujit t’i shlyejnë në sportelet e zyrës postare në shumë qytete të Shqipërisë. Shërbimi i arkëtimit të faturave të ujit kryhet në 8 Filiale të Postës Shqiptare. Numri i abonentëve të këtij shërbimi që besojnë sportelet e Postës Shqiptare është rreth 66700.Për t’iu ardhur në ndihmë klientëve, Posta Shqiptare sh.a ka nënshkruar kontratë me disa Drejtori Rajonale për kryerjen e shërbimit të arkëtimit të faturave të ujit në zyrat postare. Në qytetin e Tiranës, qytetarët kanë mundësi të paguajnë faturat e ujit në të gjitha zyrat postare të Filialit Tiranë. Komisioni i mbajtur për këtë shërbim është 20 lekë për faturë, vlerë e cila paguhet nga klienti. Gjithashtu, në qytetin e Durrësit qytetarët kanë mundësi të shlyejnë detyrimet e ujit në të gjitha zyrat postare të Filialit Durrës dhe të Shijakut, ku komisioni për këtë shërbim është 1.50% dhe nuk paguhet nga klienti, por kjo vlerë shlyhet nga Drejtoria e Ujësjellësit të këtij qyteti. Në qytetin e Elbasanit faturat e ujit mund të paguhen në 4 zyra postare të këtij filiali, por së shpejti ky shërbim do të shtrihet në të gjitha zyrat e këtij qyteti. Tarifa për këtë shërbim kushton 20 lekë dhe paguhet nga klienti.Krahas këtyre filialeve, të cilët në kontratën e nënshkruar përfshijnë ofrimin e këtij shërbimi në të gjithë zonën, Posta Shqiptare ofron mundësinë e shlyerjes së faturave të ujit edhe në shumë zyra të tjera të njësive administrative që kanë lidhur kontrata me Filialet e Postave si: Bashkia Dropull në Gjirokastër, ku qytetarët mund të shlyejnë detyrimin e ujit në zyrat postare Vrisera, Jergucat, Dervician e Poliçan dhe komisioni i vlerës së arkëtuar

Pagesat e faturave të Ujësjellësit pranë sporteleve të Postës Shqiptare

është 2.20%, vlerë e cila mbulohet nga Drejtoria përkatëse e Ujësjellësit. Po ashtu, në Njësinë Administrative Shëngjin, qytetarët mund të shlyejnë detyrimet e faturave të ujit në zyrën postare dhe komisioni i vlerës së arkëtuar është 2%, vlerë e cila mbulohet nga Drejtoria përkatëse e Ujësjellësit. Për sa i përket njësisë administrative Ulëz në Mat, qytetarët mund ta kryejnë këtë shërbim në zyrën postare Ulëz dhe komisioni i vlerës së arkëtuar është 0.60%, vlerë e cila mbulohet nga Drejtoria përkatëse e Ujësjellësit. Ndërsa në Bashkinë e Kuçovës qytetarët kanë mundësi të shlyejnë faturat e ujit në zyrën postare Uznove dhe komisioni i vlerës së arkëtuar është 2.5%, vlerë e cila mbulohet nga Drejtoria përkatëse e Ujësjellësit. Gjithashtu, për filialin Sarandë, qytetarët kanë mundësi që faturat e ujit t’i paguajnë në zyrat postare në Borsh, Piqeras dhe Lukovë. Komisioni i vlerës së arkëtuar është 4% dhe mbulohet nga Drejtoria e Ujësjellësit. Së fundmi, edhe qytetarët e qytetit të Korçës do të kenë mundësi që faturat e ujit t’i shlyejnë pranë zyrave postare.Vizioni i Postës Shqiptare në lidhje

me këtë shërbim është shtrirja e tij gjeografike, në të Shqipërinë. Për këtë qëllim, Posta Shqiptare është në proces bisedimesh me Bashkitë e qyteteve që përfshihen në Filialin Fier, Korçë, Kukës, Lushnje, Shkodër dhe Vlorë për të tërhequr shërbimin e pagesave të faturave të ujit pranë sporteleve të zyrave postare të Postës Shqiptare sh.a. Duke zgjedhur Postën Shqiptare për të paguar faturat të ujit, klientët do të kenë një sërë lehtësirash. Përveç faktit që zyrat tona janë një portë plot mundësira, ku klientët mund të kryejnë të gjitha arkëtimet, mund të rimbushin celularin për të gjithë operatorët etj, shërbimi i pagesës së faturave të ujit është informatizuar duke qenë online me Ujësjellsin, pagesa e faturës në sportelin tonë transmetohet online dhe detyrimi i klientit shkarkohet në sistem menjëherë. Shtrirja gjeografike në mbi 500 zyra postare në çdo skaj të Shqipërisë është avantazhi më i mirë që na favorizon duke u krahasuar me operatorët e tjerë privatë. Posta Shqiptare gjendet gjithmonë pranë klientëve të saj. SHPEJT. SIGURT.KUDO.

Postieri 2

3/01

/201

812

Posta Shqiptare zhvilloi konkursin e letrave të shkruara me tematikë “Vendi Im”

Me rastin e 105 vjetorit të administratës së parë postare shqiptare, Posta Shqiptare zhvilloi konkursin e letrave me tematikë “Vendi im” me nxënësit e shkollave 9-vjeçare në qytetin e Tiranës. Qëllimi i këtij konkursi ishte që nxënësit e shkollave t’i kthehen traditës së postimit të letrës së shkruar në postë, pasi marrja e një letre fizike jep një emocion shumë më të madh se sa një e-mail i shkruar në kompjuter. Pasi konkursi dhe kushtet e këtij konkursi u lançuan në shkollat 9 vjeçare, në adresën e Drejtorisë së Përgjithshme të Postës Shqiptare sh.a. kanë mbërritur 178 letra të shkruara nga nxënësit e shkollave që morën pjesë në këtë konkurs. Nga ana e Drejtorisë së Postës Shqiptare, u ngrit një grup pune për vlerësimin e letrës më të bukur, grup i cili përbëhej nga pesë punonjës të Postës Shqiptare, një mësuese e lëndës Gjuhë-Letërsi dhe një përfaqësuese nga Drejtoria Arsimore Rajonale Tiranë. Komisioni i vlerësimit pasi lexoi të gjitha letrat, shpalli tre fitues. Fituesit të çmimit të parë i’u akordua një vlerë prej 10.000 lekë të reja dhe një album vjetor me pulla të vitit 2012, fituesit të vendit të dytë dhe

të tretë nga një album vjetor me pulla të po këtij viti. Fituese e çmimit të parë u shpall Nexhmije Çemeta, nxënëse e shkollës “Skënder Çaçi”. “Natyrisht që ndihem shumë e privilegjuar që u shpalla fituese e konkursit, jo vetëm për vlerën monetare dhe albumin filatelik që m’u dhurua, por për vlerësimin që m’u bë. Falenderoj Postën Shqiptare për këtë mundësi që i’u dha të gjithë nxënësve për të shprehur idetë e tyre me anë të këtij konkursi kaq interesant. Gjithashtu, Posta Shqiptare më dha një mundësi që më anë të albumit filatelik që më dhuroi, të njihem me pullat filatelike shqiptare”- u shpreh nxënësja fituese e çmimit të parë. Ndërsa drejtoresha e shkollës “Skënder Çaçi”, znj.Dorina Sulçe u shpreh se ndihet e emocionuar dhe e vlerësuar nga ky çmim dhe se ky është një stimul shumë i mirë që i’u bëhet të gjithë nxënësve. Fitues i çmimit të dytë u shpall Klevi Teodori, nxënës në “Shkollën e Kuqe”. Klevi ndihej shumë i emocionuar për çmimin e fituar. “Jam shumë i lumtur për çmimin, nuk e prisja se do dilja fitues. Ky çmim më nxit të marr pjesë edhe në konkurse të tjera. Faleminderit Posta Shqiptare për këtë mundësi”,-u

shpreh ai. Drejtoresha e kësaj shkollë znj. Xhilda Tufina u shpreh e kënaqur nga bashkëpunimi me Postën Shqiptare dhe e vlerësuar për çmimin. Ndër të tjera ajo u shpreh: “Kam 30 vite punë në arsim dhe gjithmonë kur nxënësit vlerësohen më një çmim të caktuar, ndihem shumë e lumtur. Shpresoj që nxënësit të vazhdojnë të marrin pjesë në çdo konkurs që Posta Shqiptare do të zhvillojë. Jemi shkollë e hapur për bashkëpunime dhe për aktivitete”. Ndërsa, çmimin e vendit të tretë e mori Anxhela Mançe, nxënëse në shkollën “Lasgush Poradeci”. “Ndihem shumë e vlerësuar nga ky çmim, dhe dua që t’ju bëj thirrje të gjithë nxënësve të klasës time dhe jo vetëm, që të marrin pjesë në konkurse të tilla, kaq interesante. Kur gjërat merren me pasion dhe vullnet, gjithmonë shpërblehen”- u shpreh nxënësja fituese e çmimit të tretë. Pas ceremonisë së dhënies së këtij çmimi znj. Anila Korbi u shpreh: “Ndihemi shumë të vlerësuar që shkolla jonë ishte një ndër shkollat fituese të këtij konkursi. Na vjen mirë që nxënësit e shkollës tonë e morën me seriozitet këtë konkurs dhe morën një çmim prestigjoz”. Në këtë konkurs, në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Rajonale, morën pjesë 35 shkolla publike. Më konkretisht shkollat 9 vjeçare: “Edit Durham”, “Emin Duraku”, “Dëshmorët e Lirisë”, “Kongresi i Manastirit”, “Lasgush Poradeci”, “Shyqyri Peza”, “Betim Muço”, “Naim Frashëri”, “Mysine Kokalari”, “Vasil Shanto”, “Misto Mame”, “28 Nëntori”, “Ahmet Gashi”, “Skënder Luarasi”, “Gjergj Fishta”, “Halit Çoka”, “Mihal Grameno” “Shkolla e Baletit”, “At Zef Pëllumbi”, “Sabaudin Gabrani”, “Konferenca e Pezës”, “Fan Noli”, “Shkolla e Kuqe”, “Kongresi i Lushnjës”, “Mikel Dardani”, “Xhezmi Delli”, “Hasan Prishtina”, “Gjon Buzuku”, “Kushtrimi i Lirisë”, “Hillary Klinton”, “Androkli Kostallari”, “Ali Demi”, “1 Maji”, “Skendër Çaçi”, dhe “Pjetër Budi”. Aktivitetet e kësaj natyre tregojnë më së miri vëmendjen që tregon Posta Shqiptare ndaj brezit të ri, në mënyrë që ata të familjarizohen me shërbimet që kjo kompani ofron.

Postieri 2

3/01

/201

8

Posi

eri 2

3/01

/201

813

Njoftim

Për fillimin e bisedimeve për lidhjen e kontratës kolektive të punës me Organizatat Përfaqësuese Sindikale

Baza ligjore: Neni 50 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neni 159 e vijues i Ligjit Nr. 7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës i Republikës të Shqipërisë” ( i ndryshuar) dhe Ligji nr. 7516, datë 07.10.1991 “Për Sindikatat në Republikën e Shqipërisë” ( i ndryshuar).

Me qëllim mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave, interesave ekonomike, profesionale dhe sociale të punonjësve, lidhur me rregullimin e marrëdhënies së punës dhe ushtrimin e veprimtarisë sindikaliste si dhe duke marrë shkas nga numri i lartë i kërkesave të paraqitura në mënyrë të vazhdueshme pranë Posta Shqiptare sh.a., nga ku synojmë ndalimin e diskriminimit padrejtësisht, sigurimin e besimit dhe transparencës për këtë procedurë si dhe trajtimin e barabartë të të gjithë organizatave sindikale që kanë shprehur dhe do të shprehin interes për lidhjen e marrëveshjes kolektive të punës, Shoqëria “Posta Shqiptare” sh.a.,:

Fton të gjithë Organizatat Përfaqësuese Sindikale të interesuara të paraqesin pranë Drejtorisë së Përgjithshme në adresën: Rruga “Reshit Çollaku”, Nr. 4, Tiranë (Zyra e Protokollit), brenda 2 (dy) javëve nga dita e publikimit të këtij njoftimi:

1. Kërkesën me shkrim për fillimin e bisedimeve për lidhjen e kontratës kolektive;

2. Statutin e Sindikatës;

3. Aktin e Themelimit;

4. Vendimin e Gykatës lidhur me regjistrimin si person juridik të organizatës;

5. Treguesit mbi përfaqësueshmërinë.

Të gjithë dokumentat duhet të jenë origjinalë ose kopje të noterizuara të tyre. Rastet e mos-dorëzimit të një dokumenti konsiderohet si kusht për skualifikim.Më tej, do të procedohet, me publikimin e kërkesave duke i afishuar në vende të dukshme, në ambientet e Drejtorisë së Filialeve/Degëve dhe Zyrave Postare.

Postieri 2

3/01

/201

814

Mesatarisht 800 persona në ditë vizitojnë zyrat postare qëndrore!

Kontaktoni Posten Shqiptare

Kujdesi Ndaj Klientit

Nga e Hëna në të Enjte nga ora 08:00 – 16:30 dhe të Premten nga ora 08:00 -14:00Tel: 0682044727 / 0682044707

e-mail: [email protected]

Tel: +355 4 2222 315 (Centrali i Drejtorise së Pergjithshme)www.postashqiptare.al