24
CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: [email protected] E Martë 9 Korrik 2019 Ç m i m i 2 0 l e k ë Njoftim Gazeta “SOT” kërkon gazetarë me eksperiencë në fushën mediatike (jo korrespondentë nga rrethet). Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë një CV në adresën elektronike [email protected] & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Nga Besi BEKTESHI Nga Riza HOXHA Kush ka “pushtuar Shkodrën” këto 28 vite që u dashka “Internacionali!? Të gjithë fitues, po humbësi cili është? Kujtim Gjuzi fundos Metën: Ka pasur dijeni mbi planin për të ekzekutuar Zef Bushatin, duhet të përgjigjet për vjedhjen e floririt në Kërrabë USAID- ky transformues i fortë i shoqërisë dhe ekonomisë sonë Raportimet e amerikanëve, ja çfarë deklaronte Nexhmije Hoxha pas rrëzimit të regjimit komunist, në sulm ndaj Ramiz Alisë dhe asnjë pendesë për internimet Vjeshta sjell tërmet në radhët e pushtetarëve të korruptuar, nisin seancat dëgjimore me kandidatët e SPAK, prokurorët paralajmërojnë hetime intensive Faqe 9 Nga Bujar LESKAJ Plas në opozitë, Basha refuzon 13 tetorin, Berisha del kundër dhe rreshtohet krah Metës, Kryemadhi braktis marshimin para Parlamentit Faqe 10 Faqe 8 Faqe 2 Në fund të muajit korrik do të nis procesi i vetingut në radhët e Policisë së Shtetit. Komisioni i Jashtëm iVlerësimit ka publikuar në faqen zyrtare listën e plotë të 43 krerëve të policisë, të cilët do të kalojnë të parët në sitën e vetingut. I pari që do të përballet në veting është drejtori i... Procesi i vetingut vijon të shkaktoj tërmet në sistemin e drejtësisë. Dje është shkarkuar nga de- tyra kreu i Prokurorisë së Apelit Gjirokastrës Alfred Agolli. Shkak i këtij vendimi është bërë pasuria e tij, të cilën nuk e justifikonte. Po ashtu, probleme ka pasur edhe me profesionalizmin... Ish kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror Fatos Klosi dhe ish kryeministri Sali Berisha janë për- plasur dje në distancë mes tyre. Fillimisht ka qenë ish kryeministri Sali Berisha, ai i cili ka reaguar mbi sulmin ndaj analistit Fatos Lubonja, duke u shprehur se ish kreu i SHISH... Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer ditën e djeshme në akuza shumë të forta në adresë të Presidentit Ilir Meta. Ky i fundit prej disa ditësh është hedhur në sulm ndaj qeverisë, reformës në drejtësi dhe ndërkombëtarëve. Por për shefin e qeverisë kjo sjellje e kreut të shtetit... Zbardhet lista zyrtare, ja 43 krerët e policisë që do futen të parët në veting, në skaner edhe gardistët Ushtarakët “gozhdojnë” Zaganjorin, denoncojnë në KPA shkeljet e kryegjyqtarit, ja skandali me vendimin e dhënë për pensionet Berisha e akuzon për sulm me bombë ndaj shtëpisë së tij, Fatos Klosi: Saliu mbetet gënjeshtari numër një, nuk janë të gjithë kriminelë si ai Rama: Presidentit i ka hyrë frika në palcë nga reforma në drejtësi, është burimi i destabilitetit të Shqipërisë dhe armik i Kushtetutës Mazhoranca vulos shkarkimin e Metës, ngrihet me 101 vota komisioni hetimor, ja 4 rrugët që do të ndiqen për të zbuluar skandalet e presidentit Amerikanët tmerrojnë opozitën, PD e LSI tërhiqen tërësisht nga skenarët e dhunës, Lulzmim Basha lë sërish në baltë Sali Berishën Faqe 6,7 Mazhoranca ka vulosur dje shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Kishte shumë nga ata që deklaronin se votat për t’i dhënë fund karrierës së tij në krye të shtetit nuk ishin të mjaftueshme, por dje u vërtetua e kundërta. Parlamenti u mblodh pasdite në një seancë të jashtëzakonshme, ku u ngrit komisioni hetimor për shkarkimin e Metës. Ky komision mori 101 vota pro, 6 kundër dhe 3 abstenim... Faqe 13 Faqe 3 Faqe 5 Faqe 17

E Martë 9 Korrik 2019 Plas në opozitë, Basha refuzon 13 ... · 2 E Martë 9 Korrik 2019 GAZETA SOT 2,3,,,14,1,1,1,20,21,24 “ politike Rama “trondit” Metën: Presidentit i

  • Upload
    others

  • View
    6

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: E Martë 9 Korrik 2019 Plas në opozitë, Basha refuzon 13 ... · 2 E Martë 9 Korrik 2019 GAZETA SOT 2,3,,,14,1,1,1,20,21,24 “ politike Rama “trondit” Metën: Presidentit i

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: [email protected]

E Martë 9 Korrik 2019

Çmimi 20 lekë

NjoftimGazeta “SOT” kërkon gazetarë me eksperiencë në fushën mediatike (jo korrespondentë nga rrethet). Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë një CV në

adresën elektronike [email protected]

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Nga Besi BEKTESHI

Nga Riza HOXHA

Kush ka “pushtuar Shkodrën” këto 28 vite që u dashka “Internacionali!?

Të gjithë fitues, po humbësi cili është?

Kujtim Gjuzi fundos Metën: Ka pasur dijeni mbi planin për të ekzekutuar Zef Bushatin, duhet të përgjigjet për vjedhjen e floririt në Kërrabë

USAID- ky transformues i fortë i shoqërisë dhe ekonomisë sonë

Raportimet e amerikanëve, ja çfarë deklaronte Nexhmije Hoxha pas rrëzimit të regjimit komunist, në sulm ndaj Ramiz Alisë dhe asnjë pendesë për internimet

Vjeshta sjell tërmet në radhët e pushtetarëve të korruptuar, nisin seancat dëgjimore me

kandidatët e SPAK, prokurorët paralajmërojnë hetime intensive

Faqe 9

Nga Bujar LESKAJ

Plas në opozitë, Basha refuzon 13 tetorin, Berisha del kundër dhe rreshtohet krah Metës, Kryemadhi braktis marshimin para Parlamentit

Faqe 10

Faqe 8

Faqe 2

Në fund të muajit korrik do të nis procesi i vetingut në radhët e Policisë së Shtetit. Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka publikuar në faqen zyrtare listën e plotë të 43 krerëve të policisë, të cilët do të kalojnë të parët në sitën e vetingut. I pari që do të përballet në veting është drejtori i...

Procesi i vetingut vijon të shkaktoj tërmet në sistemin e drejtësisë. Dje është shkarkuar nga de-tyra kreu i Prokurorisë së Apelit Gjirokastrës Alfred Agolli. Shkak i këtij vendimi është bërë pasuria e tij, të cilën nuk e justifikonte. Po ashtu, probleme ka pasur edhe me profesionalizmin...

Ish kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror Fatos Klosi dhe ish kryeministri Sali Berisha janë për-plasur dje në distancë mes tyre. Fillimisht ka qenë ish kryeministri Sali Berisha, ai i cili ka reaguar mbi sulmin ndaj analistit Fatos Lubonja, duke u shprehur se ish kreu i SHISH...

Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer ditën e djeshme në akuza shumë të forta në adresë të Presidentit Ilir Meta. Ky i fundit prej disa ditësh është hedhur në sulm ndaj qeverisë, reformës në drejtësi dhe ndërkombëtarëve. Por për shefin e qeverisë kjo sjellje e kreut të shtetit...

Zbardhet lista zyrtare, ja 43 krerët e policisë që

do futen të parët në veting, në skaner edhe gardistët

Ushtarakët “gozhdojnë” Zaganjorin, denoncojnë në

KPA shkeljet e kryegjyqtarit, ja skandali me vendimin e dhënë për pensionet

Berisha e akuzon për sulm me bombë ndaj shtëpisë së tij, Fatos Klosi: Saliu mbetet gënjeshtari numër një, nuk janë të gjithë kriminelë si ai

Rama: Presidentit i ka hyrë frika në palcë nga reforma në drejtësi, është burimi i destabilitetit të Shqipërisë dhe armik i Kushtetutës

Mazhoranca vulos shkarkimin e Metës, ngrihet me 101 vota komisioni hetimor, ja 4 rrugët që do të ndiqen për të zbuluar skandalet e presidentit

Amerikanët tmerrojnë opozitën, PD e LSI tërhiqen tërësisht nga skenarët e dhunës,

Lulzmim Basha lë sërish në baltë Sali Berishën

Faqe 6,7

Mazhoranca ka vulosur dje shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Kishte shumë nga ata që deklaronin se votat për t’i dhënë fund

karrierës së tij në krye të shtetit nuk ishin të mjaftueshme, por dje u vërtetua e kundërta. Parlamenti u mblodh pasdite në një seancë të

jashtëzakonshme, ku u ngrit komisioni hetimor për shkarkimin e Metës. Ky komision mori 101 vota pro, 6 kundër dhe 3 abstenim...

Faqe 13

Faqe 3

Faqe 5

Faqe 1

7

Page 2: E Martë 9 Korrik 2019 Plas në opozitë, Basha refuzon 13 ... · 2 E Martë 9 Korrik 2019 GAZETA SOT 2,3,,,14,1,1,1,20,21,24 “ politike Rama “trondit” Metën: Presidentit i

GAZETA SOT2 E Martë 9 Korrik 2019

2,3,7,9,14,16,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Rama “trondit” Metën: Presidentit i ka hyrë frika në palcë nga reforma në drejtësi, është burimi i

destabilitetit të Shqipërisë dhe armik i Kushtetutës

Rama: Meta i çoroditur, hakërrues dhe qesharak, të hetohet dhe ndëshkohet

Ilir Meta vijon luftën me ndërkombëtarët dhe i sfidon hapur, injorohet totalisht nga amerikanët

Presidenti Ilir Meta duket se nuk ka ndër-mend të ndalet nga lufta që ka nisur me ndërkom-bëtarët, qeverinë dhe reformën në drejtësi. Dje Presidenti Meta përmes një deklarate të gjatë të shpërndarë për mediat, ka treguar hapat ligjorë që ka ndjekur për anulimin e zgjedhjeve, ndërsa theksoi se akti i tij për ç’dekretimin e 30 qer-shorit është mbështetur tërësisht në dispozitat e Kushtetutës dhe bazuar në argumente plotësisht kushtetues. Por në sqarimin e tij, Meta vijon të përplaset me ndërkombëtarët, duke i konsideru-ar zgjedhjet e 30 qershorit të paligjshme, edhe pse SHBA dhe BE i njohën këto zgjedhje. “Nuk

ekzistojnë ligjërisht zgjedhjet e 30 qershorit dhe duke ritheksuar se dekreti i 13 tetorit është një mundësi e shkëlqyer për të garantuar zgjedhje vendore gjithëpërfshirëse dhe demokratike”, u shpreh ai. Më tej, Meta sfidon hapur ambasadën e SHBA në Tiranë, e cila i ka njohur zgjedhjet, duke i kujtuar se situatat në Shqipëri ndryshon nga ajo në Amerikë. Sipas tij, paralelet që hiqet mes SHBA-së dhe Shqipërisë janë dashakeqe. “Lidhur me krahasimin e pavend që bëhet mes Kolegjit Zgjedhor Shqiptar me Kolegjin Zgjedhor Amerikan është tërësisht i qëllimshëm për të krijuar konfuzion ligjor, për të minuar sundimin

e ligjit në Shqipëri dhe për të çoroditur opinionin ndërkombëtar. Në sistemin amerikan kandidati për President apo vet Presidenti kur ai rikandidon, është subjekt konkurrent në zgjedhje. Ndërkohë, sipas sistemit tonë Presidenti nuk është subjekt konkurrent në zgjedhje”, nënvizoi Meta. Pavarë-sisht se Presidenti Ilir Meta prej dy javësh nuk i ka ndalur sulmet në adresë të ndërkombëtarëve, këta të fundit vijojnë të qëndrojnë indiferent ndaj kreut të shtetit duke e injoruar totalisht atë. Injorimi i parë që u tregua qartë nga ana e ndërkombëtarëve ishte rasti kur menjëherë pasi përfunduan zgjedhjet e 30 qershorit, të huajt

nxituan që t’i njohin ato, ndryshe nga Meta që i konsideron nul ato. Në reagimin e tyre ambasada e BE dhe SHBA vlerësuan zgjedhjet. Po ashtu, ambasada amerikane duket se është kundër Metës edhe sa i takon reformës në drejtësi. Meta e sulmon reformën me argumentin se është e kapur nga Rama dhe Sorosi. Por për amerikanët reforma në drejtësi është një proces i pakthye-shëm. Ndërkohë, ajo që e vërteton se amerikanët e kanë injoruar Metën, ka të bëjë me një reagim që gazeta i ka kërkuar ambasadës së SHBA lidhur me përplasjet e tyre të fundit. Por ambasada nuk preferoi të fliste për Metën.

Rigels SELIMAN

Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer ditën e djeshme në akuza shumë të forta në adresë të Presidentit Ilir

Meta. Ky i fundit prej disa ditësh është hedhur në sulm ndaj qeverisë, reformës në drejtësi dhe ndërkombëtarëve. Por për shefin e qeverisë kjo sjellje e kreut të shtetit është shqetësuese dhe e pa-pranueshme, duke zbuluar edhe arsyet se përse Meta është hedhur në sulm. Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Rama akuzoi Metën se është kthyer në një armik i Kushtetutës dhe se i ka hyrë frika në palcë nga reforma në drejtësi. Madje, i pari i qeverisë theksoi se Meta duhet ndalur për vetë dëmin që i ka bërë Kushtetutës dhe demokracisë, duke kërkuar që të hetohet nga Parla-menti. “Ne jemi të ndaluar ta përdorim kryetarin e shtetit si një gogozhel për të trembur zgjedhësit e pakënaqur ndaj nesh dhe jemi të detyruar ta ndalojmë Metën të gabojë më tej. Se dinjiteti i këtij shteti është më i rëndësishëm se çdo kalkulim elektorale. Ilir Meta duhet hetuar dhe ndëshkuar deri në fund nga ky Kuvend dhe reagimi jonë si deputetë duhet të jetë frontal, ne emër të kus-htetutës, demokracisë dhe dinjitetit të shtetit shqiptar. Duhet të na bashkojë një emërues pavarësisht çdo interesi politik që natyrshëm na ndan. Meta nuk është më thjesht kundërshtar i qeverisë, është armiku i hapur i Kushtetutës. Është armiku i deklaruar i Parlamentit. Nuk është më politikani i frikësuar deri në palcë nga reforma në drejtësi, është vetë shëmbëlltyra e tërbimit të të tremburve nga drejtësia”, deklaroi ai.

Burim destabiliteti i ShqipërisëMe tone të ashpra, Rama ka vijuar

me sulmet ndaj Presidentit, teksa e akuzoi atë se nxori anti-dekretin, për të rindezur zjarrin e protestës, duke çuar në djegien e shkollave dhe në rikthimin e klimës së tensionit. Me këtë gjest theksoi Rama, Meta fyeu edhe miqtë tanë ndërkombëtarë. “Si mund të ketë Shqipëria sot një president që në një konferencë shtypi deklaron se është gati të bëjë një test mendor që nuk ia ka kërkuar askush edhe pse mund të ketë ngjallur dyshime. Meta ka luajtur role dhe lojëra që asnjë president tjetër nuk e ka bërë. Ka kaluar edhe cakun e fun-dit duke luajtur deri në fund me zjarrin që plani për zjarr vënien e Shqipërisë

të mos dështonte. Ai ndërhyri në mes të fushatës elektorale për të shuar zjarrin në fikje të protestës së opozitës duke shuar dhunën e protestën duke sjellë djegie të shkollave dhe dhunim të materialeve zgjedhore. Ai fyeu edhe miqtë e Shqipërisë me letra si të ishte qytetari digjital që ankohet për djegien e të mbathurave. Ky është një president Haxhi Qamil”, u shpreh ai.

Sulmet ndaj SHBA, Rama: Meta e ka derdhur kupën

Kryeministri Edi Rama deklaroi më tej se Meta tashmë ka një armiqësi të egër me mazhorancën, ndërsa e etiketoi Presidentit si një njeri të çorodi-tur hakërrues dhe qesharak. Në këtë kontekst, Rama theksoi se shkarkimi i presidentit Ilir Meta është një lëvizje e

Bushka: Akti i Ilir Metës për anulimin

e zgjedhjeve, i paligjshëmDeputetja e PS, Klotilda Bushka,

deklaroi dje se në Kushtetutë nuk par-ashikohet që të trajtohet në Gjykatën Kushtetuese dekreti që ka lidhje me datën e zgjedhjeve. Gjatë një pronon-cimi për mediat, Bushka akuzoi Metën se me anulimin e zgjedhjeve shkeli Kushtetutën. “Nëse gjendet një pikë në nenin 131 dhe 134 të Kushtetutës, ku parashikohet se cilat janë aktet apo çështjet për të cilat shkohet në Gjykatë Kushtetuese, dhe kjo ka të bëjë me një dekret të Presidentit për datën e zg-jedhjeve ma thoni ku është. E kjo që po ju them është analiza e Gjykatës Kus-htetuese që përbën jurisprudencën e saj dhe burim të së drejtës. Nga ana tjetër akti i Presidentit për anulimin e zgjedhjeve është një akt administrativ i pavlefshëm, sepse është nxjerrë në kapërcim të kompetencës së organit. Sepse ky është thelbi, prandaj edhe organet e shtetit bazohen në kuadër të parim të ligjshmërisë që zbatohen në veprimtarinë e tyre vetëm në ligj”, deklaroi Bushka.

Mesi: Meta tejkaloi kompe-tencat me ç’dekretimin e

datës së zgjedhjeveDeputetja e PS, Senida Mesi

ka folur dje për parimet të cilat janë shkelur nga Presidenti Meta, sa i takon vendimi të tij për të anuluar zgjedhjet lokale të 30 qershorit dhe nxjerrjes së një dekreti të ri. Gjatë një prononcimi për mediat, Mesi akuzoi Metën se tejkaloi kompetencat. “Kemi parashtruar një sërë problematikash të cilat janë të listuaka ku përmendim “ushtrimin e parimit të sovranitetit nga ana e popullit”; “cenimi i parimit të një Republike Parlamentare, ku Presidenti i Republikës ka marrë më shumë kompetenca nga sa i takon në një Republikë Parlamentare pasi nuk jemi Republikë Presidenciale”. Parime të tjera , ku është “parimi i periodicitetit, ku zgjedhjet si në nivelin lokal ashtu edhe në nivelin qendror duhet të bëhen me një periodicitet prej 4 vitesh”. Nga ana tjetër nga adresimi i 55 deputetëve ka qenë edhe fakti se nga ana e Pres-identit është marrë një vendim në një formë të njëanshme”, deklaroi Mesi.

detyruar, duke cituar edhe një shprehje popullore, se Meta jo vetëm që e ka mbushur kupën, por e ka derdhur atë. Sipas tij, Meta duhet të ishte shkarkuar me kohë, që në deklaratat e tij të para nga Pogradeci. “Njerëzia e shohin krejt lakuriq të vërtetën e armiqësisë së egër të Ilir Metës ndaj shumicës tonë qever-isëse. Është një armiqësi e ushqyer nga dëshpërimi prej disfatës së turpshme të planit antikombëtar të hedhjes në erë të zgjedhjeve që synonte pengmarrjen e drejtësisë dhe pengimin e çeljes së

negociatave në BE. Ilir Meta nuk e ka mbushur, por e ka derdhur kupën dhe vazhdon ta derdhë atë përditë, duke na dhënë çdo ditë një arsye për tu ndjerë të alarmuar prej ti si mbajtësi i vulës së lartë që ka humbur të drejtën të jetë. Me zakon Ilir Meta duhej shkarkuar qysh në ditën që u hodh si raketë antiamer-ikane nga tava e koranit të faros në Pogradec, drejt avionëve imagjinarë të juntës ushtarake amerikano-shqiptare mbi pallatin presidencial në Tiranë”, nënvizoi Rama.

“Pjesëmarrja e 30 qershorit tejkaloi çdo parashi-kim. Arritëm përqindje më të lartë votash se koalicioni fitues që qeverisi Shqipërinë në 2015. Patëm numër më të madh votash për kandidatët në një garë ku gjysma s’kishin kundërshtarë, krahasuar me kandidatët kur ishim me LSI në koalicion. Ta lexosh si refuzim pop-

ullor përqindjen krejt normale në këto zgjedhje të bombarduara me kërcënime do të thotë të mos kup-tosh se çfarë vjen më pas. Ajo opozitë ka zero shanse të rikthehet tek fitorja në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. S’ka më keq se sa humbësit që sillen si fit-imtarë”, deklaroi kryeministri Edi Rama

KRYEMINISTRI SFIDON OPOZITËN: NUK FITONI AS NË 2021

“Si mund të ketë Shqipëria e sotme një kryetar shteti që duket si një aktor komik që imiton pres-identin. Një kryetar shteti që kur flet seriozisht të bën për të qeshur dhe kur flet me të qeshur të bën për të qartë. Një kryetar shteti që e paraqet veten një Vojo Kush me kravatë mbi çatinë e ambasadës së BE dhe që e imagjinon ambasadën amerikane si topin ku vendos gjok-sin e tij prej Mit Sokoli me kostum banje. Si mund të ketë Shqipëria një kryetar shteti që thotë në kon-ferencë se është gati të përballet me testin e shëndetit mendor. Nuk ja ka kërkuar askush edhe pse askush nuk ka mbetur pa pyetur veten se mos vallë ky njeri është i ikur nga mentë e kokës. Sëmundja e vërtetë e këtij kreu të shtetit është ajo e atij personazhit të Dostojevskit, i cili gënjen veten për të gënjyer të tjerët”, nënvizoi Rama.

RAMA IRONIZON METËN: MIC SOKOLI ME KOSTUM BANJE

Ilir Meta duhet hetuar dhe ndëshkuar deri në fund nga ky Kuvend dhe reagimi

jonë si deputetë duhet të jetë frontal, ne emër të kushtetutës, demokracisë dhe

dinjitetit të shtetit shqiptar. Duhet të na bashkojë një emërues pavarësisht çdo interesi politik që natyrshëm na ndan...

Page 3: E Martë 9 Korrik 2019 Plas në opozitë, Basha refuzon 13 ... · 2 E Martë 9 Korrik 2019 GAZETA SOT 2,3,,,14,1,1,1,20,21,24 “ politike Rama “trondit” Metën: Presidentit i

2,3,7,9,14,16,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Martë 9 Korrik 2019 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

Mazhoranca vulos shkarkimin e Ilir Metës, ngrihet me 101 vota komisioni hetimor, ja 4 rrugët që do

ndiqen për të zbuluar skandalet e presidentit

Komisioni do hetojë dhe sjelljet e presidentit

Ermonela Felaj dhe Ulsi Manja: Meta ka shkelur rëndë Kushtetutën, u bë zëdhënës i dështimit të opozitës

Deputetët socialistë kanë dhënë dje ar-gumente se përse duhet të bëhet shkarkimi i presidentit Ilir Meta. Ai që prezantoi raportin e Komisionit të Ligjeve, ishte kryetari i komisionit, Ulsi Manja. Ai u shpreh se presidenti ka shkelur rëndë Kushtetutën. “Akti i nxjerrë nga Presiden-ti i Republikës për shfuqizimin e dekretit për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore vjen në kundërshtim të hapur me parimet kushtetuese të një Republike parla-mentare të funksioneve të presidentit të parashi-kuara nga kushtetuta dhe të funksionimit dhe të ushtrimit të sovranitetit të popullit. Në cilësinë e kryetarit të komisionit të ligjeve kam vënë në

dijeni presidenti lidhur me datën e mbledhjes së komisionit për vazhdimin e procedurës për shkarkimin e presidenti. Shkresës së Kryetarit të Komisionit të Ligjeve i është përgjigjur Sekretarja e Përgjithshme e institucionit të Presidencës që përmbante një gjuhë jo zyrtare, fyese dhe aspak e denjë për institucionet. Presidenti i Republikës nuk kishte interes të dëgjohej nga Komisioni i Ligjeve”, sqaroi Manja. Manja tha se presidenti nuk mund të ushtrojë kompetenca të tjera përveç atyre të njohura shprehimisht në Kushtetutë dhe ligj. “Akti që del në mungesë të kompetencës është nul dhe konsiderohet që nuk ka ekzis-tuar asnjëherë”, theksoi Manja, ndërsa solli në

vëmendje edhe vendimin e Kolegjit Zgjedhor që la në fuqi vendimin e KQZ-së që rrëzoi kërkesën e Partisë Uniteti Kombëtar për t’u ç’regjistruar nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit, vendim i cili i dha përgjigje edhe debatit mbi paligjshmërinë e dekretit të Presidentit për anulimin e zgjedhjeve, duke e konsideruar atë nul dhe të pazbatueshëm”, tha ai. Ndërsa kryetarja e Komisionit të Sigurisë, Ermonela Felaj vlerësoi procesin zgjedhor të 30 qershorit, duke e cilësuar këtë proces si të dre-jtën e qytetarëve për të zgjedhur, ndërsa shtoi se presidenti zgjodhi të bëhej zëdhënës i dështimit të opozitës. Lidhur me deklaratat e kryetarëve të bashkive të djathta që nuk duan t’i lirojnë zyrat e

tyre për të zgjedhurit e 30 qershorit, Felaj tha se, është një parodi që i ka kthyer ata në qesharak për qytetarët, duke theksuar se këta të fundit e kanë kuptuar se kush ka të drejtë. “Është një parodi që i bën më shumë qesharak. Do ketë e qartë që do përballet me një shkelje tjetër ligjore. Edhe nëse do të përballen me policinë është për shkak të veprimeve të tyre. Qytetarët e treguam mirë të drejtën nga llomotitja që ndodh mediatikisht. Pas zgjedhjeve do të zhvillohet puna normale e krye-tarëve të Bashkisë. Ka qe në shkurt që ka pasur protesta, ne kemi ecur në rrugën që na tregon ligji. Retorikë e lodhshme, e bezdisshme që tregon se PD nuk ka asgjë të re”, theksoi Felaj.

Kliti TOPALLI

Mazhoranca ka vulo-sur dje shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Kishte shumë nga ata

që deklaronin se votat për t’i dhënë fund karrierës së tij në krye të shtetit nuk ishin të mjaftueshme, por dje u vërtetua e kundërta. Parlamenti u mblodh pasdite në një seancë të jashtëzakonshme, ku u ngrit komisioni hetimor për shkarkimin e Metës. Ky komision mori 101 vota pro, 6 kundër dhe 3 abstenim. Rezoluta që miratoi Kuvendi për datën e zgjedhjeve pak javë më parë mori 100 vota, ndërsa dje u shtua dhe një tjetër, duke treguar se shkarkimi i Ilir Metës është shumë i afërt. Në Ku-vend pati diskutime dhe debate, ndërsa u vu re se shumë anëtarë të opozitës nuk e duan presidentin dhe janë gati të votojnë pro largim-it të tij. Por si do ndahet komisioni hetimor? Ai do të ketë 11 anëtarë, ku 6 janë të mazhorancës dhe 5 janë të opozitës. Nga PS për-faqësues do të jenë: Ulsi Manja – kryetar, ndërsa anëtarë janë: Vasilika Hysi, Klotilda Ferhati, Bashkim Fino dhe Alket Hyseni Kurse anëtarë zëvendësues nga PS janë: Adnor Shameti dhe Spar-tak Braho. Nga grupi parlamentar demokrat anëtarë janë: Alban Zeneli – zv.kryetar dhe Halit Val-teri. Ndërsa Arlind Çarçani është anëtar zëvendësues. Nga grupi parlamentar i partive të djathta anëtar është Adriatik Alima-dhi, ndërsa Zef Shtjefni, anëtar zëvendësues. Nga deputetët jashtë grupeve parlamentare anëtar është Krenar Rryçi.

Rrugët që do ndiqenGazeta ka siguruar vendimin

e miratuar dje në seancë, ku jepen detaje mbi objektin e punës së komisionit. Sipas draftit, ky hetim ka për qëllim njohjen si dhe veri-fikimin e mënyrës së ushtrimit të kompetencave nga ana e Presiden-tit të Republikës së Shqipërisë lid-hur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore në përputhje me parimet kushtetuese

Nimet Musai kundër vendimit të Ilir MetësKreu i grupit parlamentar të

deputetëve të pavarur, Nimet Musaj deklaroi dje në Kuvend se anulimi i datës së zgjedhjeve nga presidenti Meta ngjan me një ndeshje futbol-li të anuluar pak para nisjes. “Një miku që vjen nga bota e futbollit e quan kështu krizën politike: Dy skuadra do të ndesheshin në finale, data erdhi, lojtarët ishin gati dhe aty mori vesh që kundërshtari s’kishte ardhur. Të nderuar kolegë deputetë është në përgjegjësinë totale të secilit se ushtrimi i sovranitetit të popullit nuk mund të ndalet përpara asgjëje”, deklaroi deputeti Musai duke shtuar se demokracia jonë nuk ra në krizë as pasi opozita la mandatet, as para apo pas zgjedhjeve të 30 qershorit. “Duam rezultate konkrete nga Reforma në Drejtësi, duam një drejtësi funksion-ale, Gjykatë Kushtetuese dhe të Lartë, duhet të ruajmë fokusin te ecuria ekonomike e vendit pasi ekonomia në kohë krizash politike mund të shndër-rohet në minë me sahat”, tha ajo.

Ademi letër ambasadorëve: Nuk lirojmë zyrat

Kryetarja e Bashkisë së Shkod-rës, Voltana Ademi kërkon që pas ikjes së saj nga zyra qytetin ta drejtojë një mision administrimi ndërkom-bëtar dhe jo fituesi i zgjedhjeve të 30 qershorit. Këtë kërkesë kryebash-kiakja ja ka dërguar disa ambas-adorëve. Arsyeja që paraqet krye-bashkiakja në letrën e saj publike është se sot në qytetin e Shkodrës dhe jo vetëm, ekziston një trysni dhe ankth i madh. Ajo thotë se në të ashtuquajturat votime, të zhvilluara në kushte ilegjitime, ishin shumë larg standardeve të një cikli kushtetues elektoral. Dhe se ne zgjedhje morën pjesë vetëm 8 për qind e votuesve të qytetit. “Ju drejtohem Ju, në emër të qytetarëve shkodranë, që ne jemi të gatshëm më parë të pranojmë një komision Administrativ Euro-pian, besimplotë tek vullneti i tyre demokratik, derisa të shkohet në zgjedhje të vërteta, sesa të biem nën diktaturën e pakicës së pakicës votuese!”, shkruan ajo.

AfatetKomisioni hetimor do të ketë

3 muaj afat që të dalë në konkluz-ionet e tij. Pra, Meta nuk shkar-kohet tani afër, pasi më 18 korrik mund të jetë seanca e fundit parlamentare. Megjithatë, gazeta ka mësuar se komisioni do vijojë punë dhe gjatë verës, në mënyrë që në gusht apo në shtator të jenë gati konkluzionet. Nuk është çudi që të kemi dhe ndonjë se-ancë të jashtëzakonshme parla-

mentare gjatë verës për të kryer shkarkimin zyrtar. Me vendimin e djeshëm, ku u siguruan 102 vota, shkarkimi i Metës nga Parlamenti nuk është më diskutim. Tani pritet vetëm ngritja e Kushtetueses, e cila do vulosë nëse Presidentit ka shkelur apo jo Kushtetutën. Po ashtu, nga vendimi i saj varet dhe fati i zgjedhjeve të 30 qer-shorit. Por sipas juristëve Meta ka shkelur ligjin dhe e di që do shkar-kohet prandaj ka nisur sulmet.

si parimi i ndarjes dhe balancimit të pushteteve, shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale, si dhe nxjerrjen e përgjegjësisë konkrete institucionale. Ndërsa objekti i punës do jetë i fokusuar në 4 elementë. Fillimisht do verifi-kohen procedurat e ndjekura nga ana e Presidentit të Republikës gjatë ushtrimit të kompetencave të lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Më pas do shqyrtohet hartimi i akteve si dhe efektet e tyre juridike në raport me kompetencat e Presi-dentit të Republikës së Shqipërisë. Faza e tretë është të verifikohen pa-sojat e këtyre akteve në raport me institucionet e tjera të Republikës së Shqipërisë si, Kuvendi, Këshilli i Ministrave Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, apo Gjykatat. Pika e fundit që do shqyrtohet nga komisioni janë sjellja dhe qën-drime të caktuara të Presidentit të Republikës në raport me rolin dhe pozitën e tij kushtetuese.

NGA GRUPI I PSUlsi Manja, kryetarVasilika Hysi, anëtarKlotilda Ferhati, anëtarBashkim Fino, anëtarAlket Hyseni, anëtarAdnor Shameti, anëtar zëvendësuesSpartak Braho, anëtar zëvendësues

NGA GRUPI PARLAMENTAR DEMOKRAT

Alban Zeneli, zv.kryetarHalit Valteri, anëtarArlind Çarçani, anëtar zëvendësues

NGA GRUPI PARLAMENTAR I PARTIVE TË DJATHTA

Adriatik Alimadhi, anëtarZef Shtjefni, anëtar zëvendësues

NGA DEPUTETET JASHTË GRUPEVE PARLAMENTARE

Krenar Rryçi, anëtar

JA ANËTARËT E KOMISIONIT

HETIMOR

a) Verifikimi i procedurave të ndjekura nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë gjatë ush-trimit të kompetencave të lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore;

b) Hartimi i akteve si dhe efektet e tyre juridike në raport me kompe-tencat e Presidentit të Republikës së Shqipërisë;

c) Pasojat e këtyre akteve në raport me institucionet e tjera të Republikës së Shqipërisë si, Kuvendi, Këshilli i Ministrave Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, apo Gjykatat;

ç) Sjellja dhe qëndrime të cak-tuara të Presidentit të Republikës në raport me rolin dhe pozitën e tij kushtetuese.

RRUGËT QË DO NDIQEN 4

Kishte shumë nga ata që deklaronin se votat për t’i dhënë fund karrierës së tij në krye të shtetit nuk ishin të mjaftueshme, por dje u vërtetua e kundërta. Parlamenti u mblodh pasdite në një seancë të jashtëzakonshme, ku u ngrit komi-

sioni hetimor për shkarkimin e Metës...

Page 4: E Martë 9 Korrik 2019 Plas në opozitë, Basha refuzon 13 ... · 2 E Martë 9 Korrik 2019 GAZETA SOT 2,3,,,14,1,1,1,20,21,24 “ politike Rama “trondit” Metën: Presidentit i

4 GAZETA SOTE Martë 9 Korrik 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Në kërkesën për shkarkimin e Presidentit kemi argumentuar se ai ka shkelur rëndë Kushtetutën, duke marrë tagra të sovranit dhe Kuvendit, parimin e sovranitetin, është sjell arbitrarisht me pushtetin, anuloi arbitrarisht datën e zgjedhjeve, cenoi periodicitetin, ka cenuar të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur. Ai po cenon besimin e qytetarëve të institucioni i Presidentit, po përgojojnë partnerët tanë, po cenon

unitetin e kombit, po tall një komb të tërë. Të ngremë këtë komision sa më parë. jo për të shpëtuar Ilir Metën nga vuajtjet e kafazit të presidencës e ti japim mundësi ta kthejmë te livadhi i LSI, por për të shpëtuar institucionin e republikës së presidentit nga ky turp. Sa për zagarët dhe qenushët që ka hedhur në sulm partia e tij(LSI), përg-jigje kam me vargjet e Poradecit, shpirt katran që më qortojnë, janë qenë që s’më kafshojnë”, deklaroi Spiropali.

Spiropali sulmon LSI me fjalët e Lasgushit

BALLA: KOMISIONI DO BËJË TRANSPARENTE SHKELJET E METËSKreu i grupit parlamentar të Par-

tisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi dje se është hera e parë në 28 vite Kuvend që ngrihet një komision për hetimin e Presidentit të Republikës. “Nuk ka shumë për të diskutuar në këtë seancë. Si një prej 55 firmëtarëve të kësaj kërkese e cila në 28 vite të këtij Kuvendi është hera e parë që

ngrihet një komision hetimor për të hetuar veprimet e kreu të shtetit. Do doja t’i kërkoja të gjithë deputetëve ta ngrenë këtë komision me konsensus të plotë dhe me një transparencë për publikun që të përmbushen pritshmëritë e kërkuesve. Dua t’iu kërkoj të votoni pro ngritjes së këtij komisioni”, deklaroi Balla.

Meta kundër Thaçit dhe Ramës, merr pjesë në Samitin e Sarajevës pavarësisht bojkotit të Prishtinës e Tiranës zyrtare

Presidenti Ilir Meta duket se është rreshtuar kundër Kosovës. Dje dhe sot mbahet në Sarajevë Samiti i Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, ku do të jenë të pranishëm zyrtarët të këtyre vendeve përfshirë Ballkanin. Por Prishtina zyrtare dhe Tirana zyrtare e paralajmëruan qysh pak ditë më parë se nuk do të marrin pjesë në këtë samit. Ndërkohë që, presidenti Ilir Meta nuk e ka parë të arsyeshëm qëndrimin e Kosovës dhe diplomacisë shqiptare ndaj kësaj çështjeje, duke vendosur që të marrë pjesë në këtë samit.

Lajmi u konfirmua për Radio Evropa e Lirë nga këshilltari i Metës për rajonin dhe diasporën, am-basadori Flamur Gashi. Sipas tij, Meta do të jetë sot në takimi në nivel presidentësh në Jahorinë. Mirëpo, përmes kësaj lëvizje presidenti shqiptar tregon se atij nuk i intereson Kosova por interesat e tija politike. Kujtojmë që tre ditë më parë, ka qenë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili njoftoi mospjesëmarrjen e vendit të tij në këtë samit, me argumentin se shteti nuk është trajtuar si i barabartë me pjesëmarrësit e tjerë. Kjo pasi

sipas zyrës së shtypit të presidentit kosovar, or-ganizatorët nuk e kanë ftuar Thaçin në cilësinë e presidentit, por thjesht si një përfaqësues, ndrys-he nga drejtuesit e vendeve të tjera. Madje, Thaçi shkoi më tej kur theksoi se samiti nuk i shërben rajonit. Ndërkohë që, krah Kosovës u rreshtua edhe Shqipëria. Ministri i Jashtëm i Shqipërisë në detyrë, Gent Cakaj, ka thënë se Shqipëria në shenjë solidariteti me Kosovën, e ka anuluar pjesëmarrjen në samit, kryesisht për shkak të marrëdhënieve të organizatorit me Kosovën.

Cakaj deklaroi se trajtimi ndaj Kosovës shkon kundër synimit për të krijuar një atmosferë bes-imi, marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe stab-ilitet. Por kjo nuk është hera e parë që Meta bën lëvizje të kësaj natyre. Ky i fundit pak kohë më parë është përfshirë në debate sa i takon çështjes së korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka dalë kategorikisht kundër korrigjimit të kufijve, duke mbështetur kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kundërshtuar fort presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Edi Rama.

Rigels SELIMAN

Deputetët e opozitës kanë shpër-thyer ditën e djeshme në sulme dhe akuza në adresë të Presi-dentit Ilir Meta. Dje Kuvendit u

mblodh në një seancë të posaçme plenare, ku votoi ngritjen e komisionit hetimor që do të hetojë shkeljet e Metës, sa i takon vendimit të tij për të ç’dekretuar datën e zgjedhjeve. Edhe pse në fillim u duk se foltoren e Parlamentit do ta përdornin për të sulmuar presidentin vetëm deputetët e mazhorancës, të ashpër me kreun e shtetit janë treguar edhe deputetët e opozitës. Fillimisht, ka qenë kreu i Partisë Kon-servatore, Kujtim Gjuzi, i cili në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit ka listuar arsyet se përse duhet shkarkuar presidenti Ilir Meta. Ai akuzoi hapur Metën se duhet të përgjigjet për vjedhjen e floririt në Kërrabë dhe grabitjen e mandateve me Dushkun e famshëm dhe për këtë arsye sipas tij, duhet të shkarkohet. “Ilir Meta duhet shkarkuar sepse ka përgjegjësi për thesarin e Kërrabës. Ilir Meta ka përgjegjësi për grabitjen e mandateve në 2001 me Dushkun e famshëm. Ilir Meta ka përgjegjësi sepse me datën 2 dhjetor 2001 ka pasur dijeni për një grup kriminal që ka ardhur të vrasë Zef Bushtin në Shëngjin, Lezhë. Ilir Meta duhet shkarkuar sepse ka pasur ndikim në Nikël deri sa erdhën në Parlament deputetët të tjerë të opozitës. Ilir Meta duhet shkarkuar sepse në vitin 2017 ka marrë pjesë në fushatën zgjedhore. Ilir Meta duhet shkarkuar sepse ka çeduar me dy data zgjedhjesh dhe ka çorientuar të gjithë votuesit shqiptarë dhe ka tashmë të maturuar 85 përqind të shqiptarëve nuk kanë ditur se çfarë të bëjnë. Çfarë thotë presidenti apo gjeneral Gedafi. Unë nuk do doja kurrë që fatin e gjeneral Gedafit të Libisë ta kishte kryeministri ynë. Por ne duhet të mbledhim mendjen dhe të shohim se ç’bëmë me datën 30 për të cilën ne konservatorët e njohim datën e presidentit, por jo presidentin. Sepse ju duhet ta kishit shkarkuar atë pa ardhur tek kjo akoma. Ju duhet të thoni na falni ju shqiptarë që zgjodhëm Ilir Metën”, tha ai.

Deputeti Musai thumbon MetënPas deputeti Gjuzi, fjalën e morri kreu

i grupit parlamentar të deputetëve të pa-varur që përbëhet nga deputetë nga listat e LSI, Nimet Musai. Nga foltorja e Kuvendit, Musai thumboi kreun e shtetit, teksa bëri një paralelizëm të situatës politike në vend dhe anulimit të zgjedhjeve nga presidenti Ilir Meta me një ndeshje futbolli të anu-

Spiropali: Meta ndizte flakën nga zyra, opozita mbante në dorë molotovët rrugës

Deputetët e opozitës shpërthejnë ndaj Metës: Duhet të përgjigjet për vjedhjen

e floririt në Kërrabë dhe grabitjen e votaveDeputetja e LSI

kërcënon Kuvendin për shkarkimin e Metës

Elda Hoti është deputetja që hyri në Kuvend nga lista e Lëvizjes Socialiste për Integrim, pas djegies së mandateve nga kolegët e saj. Në seancën e djeshme plenare, ku u ven-dos për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Ilir Metës, depu-tetja Hoti doli hapur në mbrojtje të presidentit. Duke folur në foltoren e Kuvendit, ajo e konsideroi Ilir Metën si rezistencën e fundit të demokracisë dhe paralajmëroi Partinë Socialiste se nëse e shkarkojnë presidentin, atëherë nuk kanë parë asgjë akoma. “Kur pranova mandatin e deputetes dyshova nëse po bëja atë që duhej. Mbështesja çdo nismë të LSI, përveç djegies së mandateve. Ju kurrë nuk do ta shkarkoni presidentin, aven-turat diktatoriale janë të destinuara të dështojnë. Do të jem kundërshtare për të rrëzuar rezistencën e fundit të demokracisë. Nëse do të provoni të shkarkoni kreun e shtetit, po ju them se ju nuk keni parë asgjë akoma”, u shpreh deputetja Elda Hoti.

Maliqi thirrje opozitës: Mos u bëni patericë e PS

Deputeti Lefter Maliqi në fjalën e tij në seancën e posaçme për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, i bëri thirrje opozitës parlamentare të mos bëhen oksigjen i PS-së për shkarkimin e Metës. Nga foltorja e Kuvendit, Maliqi i kërkoi opozitës në rrugë që të mos bëjë protesta me 1 orë apo 2, por të bëjnë revoltë demokratike popullore deri në rrëzimin përfundimtar të kësaj qev-erie. “Shqiptarët tashëm janë 6 vjet mbrapa sepse kanë një papunësi, varfëri, lidhje me krimin, korrup-sionin, kontrabandën që i bën krimi i organizuar. Shikoni kush do ta drejtojë komisionin hetimor, Ulsiu që është në hetime për përgjimet që dolën nga BILD dhe e nderoi. I bëj thirrje deputetëve të opozitës së re. Meqenëse këta thonë se nuk janë oksigjen i PS të shohim si do të votojnë sot, sepse i pash atë ditë kur të gjithë thanë do të abstenojmë dhe pas 40 minuta Balla i kapi grupe, grupe dhe votuan rezolutën për shkarkimin e Presidentit të Repub-likës”, deklaroi Maliqi.

luar pak para nisjes. “Një miku që vjen nga bota e futbollit e quan kështu krizën politike: Data erdhi, lojtarët ishin gati dhe aty mori vesh që kundërshtari s'kishte ardhur. Të nderuar kolegë deputetë është në përgjegjësinë totale të secilit se ushtrimi i sovranitetit të popullit nuk mund të dalë mbi asgjë. Duam rezultate nga Reforma në Drejtësi, duam një Gjykatë Kushtetuese dhe të Lartë, duhet reflektim në ekonomi.

Ekonomia në kohë krizash politike mund të shndërrohet në minë me sahat. Na du-het një sistem i ri zgjedhor, një sistem për shqiptarët të cilët duhet të kenë besim në sistemin e tyre zgjedhor. Ndryshe kriza të ngjashme me të sotmen do ti kemi sërish nesër dhe pasnesër”, deklaroi Musai.

Meta plan atentati kundër integrimit të Shqipërisë

Akuza ndaj Presidentit Ilir Meta dje

bëri edhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Nga foltorja e Parlamentit, Spiropali deklar-oi se Meta planifikoi atentat ndaj të ardhmes europiane të Shqipërisë, me zbatues Bashën e Kryemadhin. “Ilir Meta nuk ka shkelur vetëm Kushte-tutën e Shqipërisë, por më zi akoma ka shkelur brutalisht mbi Republikën tonë parlamentare, por cenon bashkëjetesën politike. Gjashtë muaj përpjekje për të shkatërruar zgjedhjet. Vërtetë opozita ishte ajo që protestonte me molotov, por flakët i mbante presidenti Meta. Shqipëria përjetoi kaos dhe Meta nuk doli kurrë kundër këtij tmerri. 30 qer-shori do kthehej në një luftë, për shkak të opozitës. Presidenti për luftën pa fre për pushtet, president u kthye në sim-bol kombëtar të dhunës e kërcënimit, duke rrënuar rëndë imazhin e vendit. Ilir Meta nga zyra e tij kishte plan atentati ndaj të ardhmes europiane të Shqipërisë, bashkë me bashkë-opozi-tarët e rrugës”, deklaroi Elisa Spiropali.

Page 5: E Martë 9 Korrik 2019 Plas në opozitë, Basha refuzon 13 ... · 2 E Martë 9 Korrik 2019 GAZETA SOT 2,3,,,14,1,1,1,20,21,24 “ politike Rama “trondit” Metën: Presidentit i

GAZETA SOT E Martë 9 Korrik 2019 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ish kryeministri Sali Berisha e ka akuzuar për vrasje edhe më herët Fatos Klosin. Pak kohë më parë ai tha se me porosi të Klosit u vra Kolonel Ahmet Krasniqi në Tiranë. “Ahmet Krasniqin e ekzekutuan në rrugicën në prag të derës së shtëpisë ku banonte, Fa-tos Klosi, pra shërbimi inteligjent shqiptar. Kjo është e padiskutueshme dhe gjerësisht e njohur. Pra organ-izator direkt i krimit të shëmtuar politik është Fatos Klosi, i cili gjatë qeverisë time ndiqej për lidhje me dy shërbime të huaja. E bëri këtë me punonjës të tij apo vrasës me pagës këtë duhet që ta sqaroj drejtësia. Pas rikthimit në pushtet jam përpjekur që të zbardhet kjo vrasje, por kontrolli i PS-së mbi prokurorinë e bëri të pamundur këtë”, tha Berisha.

Ish kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror Fa-tos Klosi u shpreh pak kohë më parë se Berisha është politikani më i inkriminuar ne vend. Sipas tij, mbi ish kryeministrin rëndojnë shumë akuza, duke shtuar se ai duhet të dalë shumë shpejt para drejtësisë. “Sali Berisha është politikani më i inkriminuar shqiptar. Mbi të rëndojnë vrasje e djegie, abuzime të rënda me pushtetin për të cilat ai duhet medoemos të dalë para drejtësisë dhe të mbajë përgjegjësi penale. Mosndëshkimi i këtij njeriu vë në pikëpyetje shumë gjëra në këtë vend, që nga reforma në drejtësi dhe deri te funksionimi i shtetit”, u shpreh Fatos Klosi pak kohë më parë.

BERISHA AKUZA TË FORTA NË DREJTIM TË KLOSIT

KLOSI: BERISHA ËSHTË POLITIKANI MË I INKRIMINUAR

30 qershori, KQZ miraton rezultatin për Bashkinë Vlorë, Bindja Demokratike ankimon sërish zgjedhjet

Në një mbledhje të zhvilluar pa debate, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi ditën e djeshme rezultatin e votimeve në qarkun e Vlorës. Me katër vota pro dhe një kundër, atë të kryetarit Klement Zguri u miratuan rezultatet e 30 qershorit në Vlorë për kryetarin e Bashkisë Dritan Leli si dhe Këshillin Bashkiak. Po ashtu, ditën e djeshme u hodh edhe shorti për shqyr-timin e kërkesës ankimore të partisë Bind-ja Demokratike me numër 45, ku relator u përzgjodh anëtari Bledar Skënderi. Lidhur

me këto ankimime, ka pasur një koment nga ana e nënkryetarit të Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba, i cili i drejtoi një pyetje sekretarit ligjor. “Një pyetje kam, shumë seriozisht...nëse do kishit fituar do i ankimonit zgjedhjet”, u shpreh nënkryetari i KQZ Denar Biba, py-etje e cila nuk mori një përgjigje konkrete, duke qenë se nuk kishte asnjë përfaqësues nga partia Bindja Demokratike e Astrit Patozit. Për kërkesat e depozituara nga Bindja Demokratike, Komisioni Qendror

i Zgjedhjeve do të marrë vendimin gjatë mbledhjes që do të zhvilloj ditën e sotme. Partia e Patozit paraqiti edhe pak ditë më parë 41 ankimime për datën e zgjedhjeve, të cilat nuk u pranuan nga Komisioni Qen-dror i Zgjedhjeve. Nënkryetari Denar Biba tha se të gjitha kërkesat janë njësoj, duke shtuar se është e pamundur që të ketë ndodhur ekzaktësisht e njëjta gjë në 41 bashki të vendit. Por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përveç Vlorës, ka miratuar për kryetarin e Bashkisë dhe Këshillat

Bashkiak në disa qytete. Më konkretisht, në Kamëz ku u zyrtarizua Rakip Suli, në Korçë u zyrtarizua Sotiraq Filo, në Elbasan ku u miratua Gledian Llatja për kryebashkiak, në Bashkinë Lushnje u zyr-tarizua për kryetar Fatos Tushe, në Durrës u zyrtarizua Valbona Sako, në Fier Arman-do Subashi, ndërsa në Lezhë u zyrtarizua Pjerin Ndreu. Në ditët në vijim, pritet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të zyrtar-izoj edhe kryetarët dhe këshillat bashkiak të bashkive që kanë mbetur.

Elisjeda KIKO

Ish kreu i Shërbimit Informa-tiv Shtetëror Fatos Klosi dhe ish kryeministri Sali Berisha janë përplasur dje në distancë

mes tyre. Fillimisht ka qenë ish kryeministri Sali Berisha, ai i cili ka reaguar mbi sulmin ndaj analistit Fatos Lubonja, duke u shprehur se ish kreu i SHISH ka tentuar t’i vendosë bombë në apartamentin e tij. Në një reagim në rrjetin social Facebook, ai ka akuzuar kryeministrin Edi Rama duke u shprehur se këto sulme janë të urdhëruara prej tij. “Qën-drimi zyrtar ndaj këtyre akteve dhune e terrori shtetëror duke larë duart dhe paraqitur ato si vepër e të sëmurëve psikik, fakton gjithashtu qartë përzgjedhjen e këtyre delinkuenteve nga kupo-la e mafies shtetërore si dorë e zezë e saj. Po rikujtoj këtu se një person si këta përzgjodhi vite më parë krimineli dhe agjenti i shër-bimeve armike Fatos Klosi për të hedhur bombën tek apartamenti im por që i shpërtheu në dorë dhe i mori jetën”, tha Berisha.

Reagon KlosiIsh kreu i Shërbimit Informa-

tiv Shtetëror, Fatos Klosi ka reaguar mbi akuzat që ish kryem-inistri Berisha ngriti në drejtim të tij. Në një prononcim për gazetën “SOT”, Klosi hodhi poshtë të gjitha pretendimet, duke u shprehur se Berisha mbetet gënjeshtari numër një në vend. Sipas Klosit, akuzat e Berishës kanë për qëllim të ulë figurën e të tjerëve dhe të trego-jë se nuk është i vetmi kriminel. “Nuk kam asnjë qejf ta komentoj Berishën, por ai është një rren-acak skandaloz. Është gënjeshtari numër një për mua, nuk kam njohur të tjerë më të mëdhenj se ai. Berisha çdo gjë e komenton ashtu siç do ai, siç i pëlqen atij dhe siç i duket atij. Ai ka qëllime kur thotë shpifje e gënjeshtra, kërkon që të ulë figurën e atij tjetrit dhe të tregojë që nuk është vetëm ai kriminel. Nuk ka ndodhur kurrë dhe nuk mund të kishte ndodhur që unë të paguaja një njeri që t’i gjuante shtëpisë së tij me bombë.

Berisha: Fatos Klosi urdhëroi të më vinin bombë në apartament

Berisha e akuzon për sulm me bombë ndaj shtëpisë së tij, Fatos Klosi: Saliu mbetet gënjeshtari numër një, nuk janë të gjithë kriminelë si ai

Blendi Klosi: PD firmosi kapitullimin me djegien

e mandateveMinistri i Mjedisit, Blendi Klosi

u shpreh se me djegien e mandateve, PD firmosi kapitullimin e saj. Në një intervistë televizive, ai tha se PS e ka fituar garën që në momentin që opozita vendosi të bojkotoi zgjedhjet. “Ne garën e kemi fituar që në momentin që ata vendosën të mos futen në zgjedhje. Ne asnjëherë nuk kemi thënë fitore, por fituan procesin zgjedhor pasi ishte një ditë që udhët të mbaheshin zgjedhje. Ne nuk kemi folur për shifra. Në pushtet lokal asnjëherë nuk marrim pjesë më shumë se 50%.Ne nuk themi që marrim 100% të votave, por marrim aq sa mund të qeverisim. Edhe lufta që bëri PD se do të ndodhin shumë gjera, u krijua një ndjesi e çuditshme dhe pati një frikë, nuk e dije se kë kishe përballë. Opozita ka të drejtën e saj të bëjë protestë. Mos kërkoni t’i edukojmë. Në një mënyrë apo në një tjetër, unë ndjehem mirë që ata kanë ikur nga Parlamenti. Ndjehem mirë për njerëz që unë kam debatuar, si Sali Berisha për shembull, nuk është më në Parlament. Kjo është beteja mes PD dhe PS në kaq vite. PD ka vendosur të kapitullojë”, tha Klosi.

Paloka: Ish funksionarë të PD kanë bashkëpunuar

me Edi RamënIsh deputeti i PD, Edi Paloka u

shpreh se disa nga funksionarët e PD kanë bashkëpunuar me Ramën që nga viti 2013 për përfitime personale. Gjatë një interviste televizive, ai ko-mentoi edhe deklaratat e ish kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, duke u shprehur se ajo ka inate të vjetra me kreun demokrat Lulzim Basha dhe ndaj ka dalë hapur kundër partisë së vet. “As nuk dua ti dëgjoj reagimet e ish demokratëve. Ata kanë kohë që janë të zhgënjyer. Më keq u vjen militantëve të PD kur i dëgjojnë. Për ne rëndësi ka të ecim para me ata njerëz që kemi në krah. Unë kam fakte për disa që kanë bashkëpunuar me Ramën, që në 2013. Ata kanë bashkëpunuar për ti prishur punë PD dhe për përfitime personale. Madje kemi edhe provën e fundit, që një parti u krijua aq shpejt. Topalli ka inate të vjetra me Bashën dhe ndaj ka dalë kundër partisë së vet”, u shpreh Paloka.

Nuk e kishim fare në plan këtë punë të trembnim Berishën, ne e konsideronim detyrë tonën që ta mbronim atë njeri sepse ishte kryetar i opozitës dhe një nga de-tyrat ishte që në kuadër të ruajtjes së sigurisë në vend, t’ju sigurohej siguri edhe personaliteteve të larta të rëndësishme, qoftë të opozitës, qoftë të pozitës”, tha Klosi.

AkuzatIsh kreu i SHISH Fatos Klosi

deklaroi se nuk kishte asnjë arsye që të vendoste persona për të sul-

muar shtëpinë e Berishës. Sipas tij, filozofia e ish kryeministrit është që SHIK bën çdo gjë të keqe dhe akuzat vijnë pasi ai ka qenë në krye të këtij institucioni. “Nuk e imagjinoj dot që unë të vija një njeri që t’i gjuante shtëpisë së tij me molotov. Ai më sulmon vazhdimisht sepse kjo besohet. Ai e ka merak që gjërat që thotë të besohen, nuk ka ndonjë merak me mua, por e ka me SHIK-un. Njerëzit besojnë se SHIK-u bën çdo gjë, gjithë të ligat në këtë

vend, kjo ishte filozofia e Ber-ishës. Për çdo gjë më ka akuzuar meqë isha pjesë e SHIK-ut. Këtë është hera e parë që e dëgjoj dhe më vjen për të qeshur me thënë të drejtën. U plak dhe më vjen edhe gjynah për të që e ka akoma të nevojshme të gënjejë. Ndoshta mund të ishte plakur në qetësi, me nipërit e vet dhe mbesat e veta, të mos kishte më nevojë të gënjente. Tani nuk ka çfarë fiton, tani e ka përgjegjësinë Lul Basha ta marrë pushtetin”, u shpreh Fatos Klosi.

Page 6: E Martë 9 Korrik 2019 Plas në opozitë, Basha refuzon 13 ... · 2 E Martë 9 Korrik 2019 GAZETA SOT 2,3,,,14,1,1,1,20,21,24 “ politike Rama “trondit” Metën: Presidentit i

6 GAZETA SOTE Martë 9 Korrik 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

Pas protestës, kreu demokrat Lulzim Basha ka mbledhur struk-turat e partisë Demokratike për të diskutuar mbi mënyrën se si do të vijojë organizmi në ditët në vijim. Protesta e djeshme kaloi pa inci-dente dhe pakënaqësi në radhët e mbështetësve të Berishës po rritet. Deri më tani është treguar fare qartë se kryeministri Rama nuk largohet me protesta. Basha u pyet dje nga

mediat se kryeministri e ka bërë të qartë se nuk largohet, por ai nuk dha përgjigje se me çfarë mënyre do e arrijë qëllimin e tij. PD e LSI kanë mbetur në mes të katër rrugëve dhe fati i tyre tani dihet. Nëse Rama nuk negocion, zgjedhjet e ardhshme janë në vitin 2021 dhe deri atëherë PD me gjasë rrudhet, ndërsa LSI shkon drejt shkrirjes. Mbetet të shihet se cili do jeta aksioni i radhës opozitar.

Lulzim Basha mbledh strukturat

Edhe dje nuk mungoi reagimi i presidentit Ilir Meta për protestën e opozitës, duke u sjellë si kryetar opozite. Ndërsa drejtuesit e Opozitës së Bashkuar ju kanë ftuar sot në një protestë kom-bëtare kundër votimeve socialiste të 30 qershorit, dua të përshëndes mbi 85% të qytetarëve, të cilët bojkotuan një proces “fake”, më të shëmtuarin që mund të ndodhte në kontinentin tonë të civilizuar, pas 3 dekadash që kur vendi ynë u nda nga regjimi më shtypës i të drejtave të

njeriut që njohu e gjithë Europa ish-ko-muniste. Ndaj një mirënjohje të gjithë shqiptarëve, të cilët bojkotuan farsën më të turpshme që mund të bënte vendi në këto momente kur klasa politike duhet të tregonte përgjegjësi dhe vizion europian. Për këtë ka meritë dhe distancimi i prerë dhe i qartë i lidershipit tuaj, nga çdo akt dhune në dy javët e fundit që ndihmoi shumicën dërmuese të shoqërisë tonë për të identifikuar armikun e betuar të dialo-gut në këto 6 vite në vendin tonë”, tha ai.

ILIR META, SI KRYETAR OPOZITE

Lulzim Basha kërcënon kriminelët, politikën e median, sulmon ndërkombëtarët dhe del kundër pazareve me Edi Ramën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e quajti gabim marrëveshjen politike me Edi Ramën në 2017-ën kur pas muajve protestë në çadër ai hyri në zgjedhjet parlamentare me qeveri teknike. Duke folur para protestuesve në protestën e djeshme të opozitës, kryedemokrati Basha akuzoi Ramën se është e lidhur me krim-in dhe se qeveria e tij është produkt i ardhur nga vjedhja e votave. Në këtë kontekst, Basha kërcënoi se të gjithë ata që janë përfshirë në këtë aktivitet kriminal duhet të dalin para dre-jtësisë, pasi në të kundërt, siç theksoi ai, nëse nuk ndëshkohen e dalin para drejtësisë së re

personat e përfshirë në shit-blerje të votave, nuk do të ketë zgjidhje të krizës. “Ata që sollën krimin në politike, ata që e zhytën qeverisjen në korrup-sion nuk do dalin nga kriza si shpëtimtarë por si përgjegjës, vetëm kjo e shpëton të ardhmen integruese të Shqipërisë, nxjerrja e politikanëve para drejtësisë së pavarur. Derisa të dalin para drejtësisë ata që vodhën zgjedhjet nuk do ketë zgjidhje. Do bëjmë çdo përpjekje, do përdorim çdo mjet për t'i nxjerrë ata para drejtësisë së pavarur dhe bashkë me ta do të largojmë edhe Edi Ramën nga pushteti”, deklaroi ai. Por kërcënimet lideri demokrat nuk i pati vetëm

ndaj hajdutëve të votave. Foli për median, bizneset, dhe kriminelët e rrugës, që siç Basha u shpreh do i shtypë pa mëshirë. “Përgatituni për ditën e gjykimit. Kriminelëve u themi ne do ju shtypim pa mëshirë. Do ta pastrojmë Shqipërinë nga fara juaj shkatërruese. Shqipëria, e bukura e dheut, do të jetë një vend i lirë, me fundin e këtij regjimi kriminal. Fund të fortëve të rrugës, fund të fortëve të politikës, të medias, të biznesit, hapja dhe liria është fundi i të fortëve”, u shpreh ai. Po ashtu, Basha garantoi demokratët se nuk do të bëjë asnjë pazar me Ramën. “Kriza duhet të zgjidhet dhe do të zgjidhet me parime, dhe jo

me pazare. Kjo krizë do të zgjidhet duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë”, tha ai. Ndërkohë, Basha kishte edhe një mesazh për ndërkom-bëtarët. Nga protesta ai deklaroi se beteja është e jona dhe se zgjidhja nuk do na vijë nga jashtë si me magji. “Dinjitetin nuk do ta gjejmë duke bërë viktimën. Forcën nuk do ta gjejmë duke fajësuar të tjerët. Shpëtimi nuk do të na vijë nga jashtë. Zgjidhja nuk do vijë me magji. Punën nuk do të na e bëjnë të tjerët. Në rrugën tonë do të kemi ndihmën e miqve. Në betejat tona nuk do të jemi vetëm, por beteja është e jona”, nënvizoi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Kliti TOPALLI

Opozita ka zhvilluar dje pro-testën e 10 të saj, e cila si rrallë herë ka kaluar pa asnjë in-cident. Paralajmërimet e zv/

ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit Matthew Palmer dhe atë ambasadës së SHBA se do ketë pasoja nëse ka dhunë, Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha i kanë kthyer në qengja. Turma u grum-bullua para Kryeministrisë rreth orës 20.00, ndërsa në 20.30 kryedemokrati Basha u ngjit në podium për të folur para të pranishmëve. Por protesta e djeshme ishte tepër e qetet. Nuk pati fishekzjarrë, kapsolle dhe për më tepër flakadanë apo bomba molotov. Para Kryeministrisë të gjithë të pranishmit ishin mjaft të qetë, ndërkohë që nuk pati asnjë përplasje me policinë. Pasi mbaroi fjalën, Basha kërkoi nga turma që protesta të zhven-dosej te Parlamenti, i cili për opozitën është simbol i krimit. Edhe aty situata ishte mjaft e qetë. Tubimi para hyrjes së Parlamentit zgjati rreth 5 minuta dhe më pas militantë u zhvendosën në selinë e PD ku në orën 22.00 protesta u mbyll. Gazeta e paralajmëroi pak ditë më parë se ka një ndarje në PD. Mbështetësit e Berishës duan kaos dhe dhunë, por Basha nuk e mbështet diçka të tillë, kjo dhe për shkak të ultimatumit të ndërkom-bëtarëve. Protesta e djeshme tregoi qartë se amerikanët i kanë tmerruar krerët e opozitës. Po ashtu, Basha tregoi dhe një herë se ka filluar të distancohet nga Sali Berisha. Ky i fundit edhe dje, por dhe më parë, ka bërë thirrje për revolucion. Madje dhe në takimet që Basha ka pasur me strukturat, mbështetësit e Berishës dhe kryebashkiakët kanë kërkuar që të ashpërsohet aksioni. Por Basha nuk i ka pranuar kërkesat e tyre, duke treguar se po zbaton ultimatumin amerikan dhe po del kundër Berishës. Reagimi i Matthew Palmer para 30 qershorit ishte më i forti i bërë ndonjëherë nga SHBA vitet e fundit dhe ai ishte i prerë si për incidentet në zg-jedhje, ashtu dhe për protestat. SHBA ja ka bërë të qartë Bashës dhe Kryemadhit se nëse ka dhunë dhe revolta, PD e LSI do të shpallen organizata të dhunshme. Si duket kjo ka frenuar liderët e opozitës.

Tërheqja e KryemadhitDisa javë më parë Monika Kryema-

dhi ishte në të njëjtën linjë me Berishën. Ajo bënte thirrje për mosbindje civile dhe revolta. Por dy javë para zgjedhjeve

Opozita mban protestën e 10 kombëtare

Amerikanët tmerrojnë opozitën, PD dhe LSI tërhiqen tërësisht nga skenarët e

dhunës, Basha lë sërish në baltë BerishënKadilli: 30 qershori nuk e zgjidhi krizën, por e thelloi

Anëtari i kryesisë së PD, Fat-bardh Kadilli tha dje se protesta opozitës është një provë që kriza në vend nuk është zgjidhur. Gjatë një prononcimi për mediat, Kadilli tha se 30 qershori nuk e zgjidhi krizën në vend, por e thelloi edhe më shumë. “Kriza politike në Shqipëri me pro-cesin e 30 qershorit nuk u zgjidh, as nuk u zbut, thjesht u thellua më tepër. Pas 30 qershorit, opozita është tërë-sisht jashtë të gjitha institucioneve të këtij sistemi politik. Pas 30 qershorit, edhe një pjesë tjetër e shoqërisë që nuk përfaqësohet thjesht nga opozita politike është jashtë sistemit politik. Pas 30 qershorit kemi dhe një provë të re të një krimi elektoral, kemi një provë të re të dhunimit që i ndodh nga administrata shtetërore nëpunësve që detyrohen të shkojnë të marrin pjesë në proceset farse si ai i 30 qershorit. Kjo është ngjarja sot, që do thotë me protestën e sotme opozita dhe gjithë shqiptarët që na janë bashkuar japin një provë të re se kriza politike nuk është zgjidhur”, deklaroi Kadilli.

Pampuri: Shqiptarët janë çdo vit më të varfër me Ramën

Ish-deputetja e PD, Oriola Pam-puri në një dalje për mediat tha dje se familjet shqiptare po përjetojnë një gjendje të rënduar ekonomike dhe përgjegjës për këtë bëri kryeministrin e vendit, Edi Ramën. Ajo tha se skamja është rritur 6% në krahasim me 1 vit më parë, ndërsa shtoi se papunësia, situata e keqe ekonomike, korrupsioni, krimi dhe emigracioni janë problemet kryesore, që ka sot Shqipëria. Në fund ajo ftoi qytetarët që t’i bashkohen opozitës në protestën e dhjetë kom-bëtare para godinës së kryeministrisë. “Mbi 65 përqind e familjeve shqiptare nuk kanë të ardhura për të përballuar as dhe një javë pushime. Këto janë 5 fusha ku qeveria e Edi Ramës ka dësh-tuar plotësisht. Zhytja e shqiptarëve në varfëri nga vitit në vit, pasurimi i vet dhe i një grushti njerëzish pranë tij me projekte korruptive, me taksa të larta, me vjedhje dhe grabitje të pasurive të vendit, janë arsyeja kryesore pse 85% e shqiptarëve e refuzuan Edi Ramën në 30 Qershor”, deklaroi Pampuri.

dhe dje ka pasur një tërheqje totale. Edhe dje ajo tha se nuk do ketë dhunë, ndërsa me vete kishte dhe një fëmijë. Pra kemi një tërheqje totale të saj edhe pse presidenti Meta po vepron ndryshe. “Protestat nuk do të mbarojnë deri sa të mbyllet kjo vuajtje e jashtëzakonshme. Problemi nuk është te metodat, vjen

te mënyra në të cilën është organi-zuar struktura kriminale e Ramës. Me procesin farsë mori goditjen bal-lore, dhe ndërkohë kemi një varfëri të jashtëzakonshme, një largim në masë të të rinjve. Janë protesta të shqiptarëve, protestat janë për të zgjidhur përfun-dimisht tranzicionin. Nuk ka bërë vaki

që ky reagim qytetar i Shqipërisë, këtë reagim kaq të madh Shqipëria e ka patur vetëm në vitet ’90 kur u ngritën kundër regjimit”, tha Kryemadhi. Ajo komentoi edhe votimin në Parlament për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për presidentin Meta. “Është një Parlament që vjen si rezultat i parave të krimit. Sot shqiptarët nuk kanë hallin e karriges së Metës, të gjithë thërrasin se duan punë, taksa të ulëta, BE, me këtë qeveri Shqipëria nuk do jetë kurrë në BE, Rama po e çon vendin drejt një izolimi total. Kapja e reformës në drejtësi, e ekono-misë shqiptare për ta kthyer në lavatriçe të parave te pista e drogës, dhe këtë se thotë opozita por ndërkombëtarët”, vijoi më tej Kryemadhi. Sa i takon protestës së sotme Kryemadhi u shpreh se ajo do të jetë paqësore, ashtu si të gjitha protestat e opozitës, ndërsa theksoi se, çdo provokim i Lleshajt me shokë, kanë dështuar.

Page 7: E Martë 9 Korrik 2019 Plas në opozitë, Basha refuzon 13 ... · 2 E Martë 9 Korrik 2019 GAZETA SOT 2,3,,,14,1,1,1,20,21,24 “ politike Rama “trondit” Metën: Presidentit i

2,3,7,9,14,16,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Martë 9 Korrik 2019 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

Plas në opozitë, Basha refuzon 13 tetorin, Berisha del kundër dhe rreshtohet krah Metës, Kryemadhi braktis marshimin para Parlamentit

Kryemadhi del hapur kundër Bashës: Negociata dhe me Ramën kryeministër

“Soros” i përgjigjet Metës dhe e nxjerr zbuluar: Komentet për komplot të çuditshme, na ka bërë ftesë për takim

Fondacioni Shoqëria e Hapur apo siç njihet ndryshe fondacioni “Soros” ka reaguar ditën e djeshme, pas akuzave të hedhura në adresë të themeluesit të tij, miliarderit George Soros nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. Ky i fundit pak ditë më parë hodhi akuza në adresë të Sorosit, duke e akuzuar këtë të fundit për ndërhyrje në zhvillimet e brendshme në Shqipëri, kryesisht reformën në drejtësi. Madje, Meta akuzonte zotin Soros, se qëndronte pas një komploti të kurdisur prej kohësh për të ushqyer përplasjen civile më 30 qershor, si dhe për të ndikuar reformën në

drejtësi. Por si përgjigje ndaj interesimit të “Zërit të Amerikës” mbi këto akuza, shefja e zyrës së komunikimit të fondacionit “Soros” me seli në Nju York, Laura Silber, tha se fondacioni në fjalë është i privilegjuar që ka dhënë kontributin e tij për reformën në drejtësi dhe që është rreshtuar krah aleatëve strategjik të Shqipërisë. “Fonda-cioni Shoqëria e Hapur është krenar për rolin që ka luajtur, krahas Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, për të mbështetur reformën në sistemin gjyqësor në Shqipëri, që është një kërkesë e domosdoshme për hapjen e negociat-

ave me Bashkimin Europian”, deklaroi ajo. Në deklaratën e zonjës Silber i konsideroi komentet e presidentit Meta për komplot si të çuditshme. “Karakterizimi që Presidenti Meta i ka bërë kësaj përpjekjeje kaq publike si një komplot, është i çu-ditshëm. Ne presim që të takohemi në të ardhmen e afërt me presidentin Meta, në bazë të ftesës që na ka dërguar”, nënvizoi më tej ajo. Kujtojmë që, presidenti Ilir Meta ka akuzuar edhe më parë manjatin e biznesit George Soros për lidhjet e tij me kryeministrin Edi Rama. Qëndrimit kritik të zotit Meta iu bashkuan së fundmi në Uashington

edhe disa dhjetra shqiptarë me banim në SHBA. Të dielën (7 korrik) ata protestuan ndaj asaj që e quajtën “ndërhyrje e multimiliaderit George Soros në punët e brendshme të Shqipërisë si dhe kundër kryeministrit Edi Rama”. “Fondacionet për një Shoqëri të Hapur” janë një rrjet ndërkombëtar organizatash jofitimprurëse, të pavarura, jo qever-itare dhe jo politike që mbështesin financiarisht grupe të shoqërisë civile në sektorë të drejtësisë, arsimit, shëndetit publik dhe shtypit të pavarur në mbarë botën. Në Shqipëri “Fondacioni Soros” e zhvillon aktivitetin që prej vitit 1994

Mimoza IBRA

Protesta e djeshme e gjeti të përçarë opozitën. Prej kohësh gazeta ka treguar sesi midis kryetarit të PD,

Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha e LSI ka përplasje për mënyrën sesi demokratët duhet të vijojnë aksionin e tyre opozitar. Por tani duket se ndarje ka edhe për zgjedhjet e 13 tetorit. Brenda Partisë Demokratike janë një pjesë e ish-de-putetëve në mbështetje të Bashës. Një prej tyre është edhe Luan Baçi, i cili dje deklaroi për mediat se opozita nuk do të futet as në zgjedhjet e 13 tetorit nëse Edi Rama nuk largohet. “Ne kemi agjendën tone dhe ajo është një dhe e pandryshueshme “Rama ik” aq më tepër duke parë që pas zgjedhjeve në instalimin e një neo-diktature, opozita nuk do të ndalojë së protestuari deri në largimin e Ramës. Nuk do të ketë ne-gociata me Edi Ramën dhe ashtu siç tha edhe Basha ky fillimi i një fundi real të Edi Ramës. Është një problem tjetër që hap pas hapi do të disku-tohet, për mendimin tim opozita ka agjendën e vet largimin e Ramës dhe opozita nuk ka pse të futet në zgjedhjet e 13 tetorit me të njëjtat kushte siç është me Ramën kryemi-nistër. Për mendimin tim nuk ja vlen të negociosh me Ramën dhe as me 13 tetorin është një problem ligjor që është shkelur përsëri dhe është një problem mes Presidencës dhe Mazhorancës”, deklaroi Baçi. Pra, duket sikur një pjesë e demokratëve janë kundër datës 13 tetor të dekret-uar nga presidenti Ilir Meta për të mbajtur zgjedhjet vendore. Ky qën-drim i demokratëve është kundër atij të shprehurit disa ditë më parë nga eksponentë të LSI. Silva Caka deklaroi se dekreti i presidentit duhet të zbatohet dhe zgjedhjet të bëhen në 13 tetor. Përveç këtyre deklaratave, përçarja mes PD dhe LSI tregohet qartë fare nga qëndrimi që Monika Kryemadhi mbajti dje në protestë. Kur Basha iu kërkoi protestuesve që të nisen drejt Parlamentit, Kryema-dhi me militantët e saj qëndruan tek Kryeministria. Ata nuk u bashkuan me Bashën tek Parlamenti e më pas tek selia e PD për të bërë mbylljen e protestës. Por në një studio televizive

Kryemadhi vulosi gjithçka. Ajo tha se LSI është gati të negociojë apo të shkojë në zgjedhje dhe me Ramën kryeministër. “Zoti Basha ka ekspe-riencën e marrëveshjes së 17 Majit, prandaj kërkon largimin me çdo kusht të Edi Ramës”, tha ajo.

Berisha në krah të MetësNdryshe nga ish-deputeti Luan

Baçi, Sali Berisha, njësoj si LSI, doli dje hapur në mbështetje të Ilir Metës. Në një prononcim për mediat nga protesta, Berisha dë-noi ngritjen e komisionit hetimor nga Parlamenti për shkarkimin e presidentit. Sipas tij, ky është një puç kundër presidentit sepse për dekretet e këtij të fundit mund të shprehet vetëm Gjykata Kushtetuese. “Po kryhet një puç ndaj presidentit. Komisioni është një akt puçist, i mirëfilltë ndaj këtij vendi që kreu i meduzës bashkë me narko-horrat e tij ndërmori ndaj Kushtetutës, institucionit të Presidencës. Eksper-tiza e ODIHR-it ju tha të gjithëve përfshirë edhe ndërkombëtarëve se dekretet e presidentit janë në fuqi dhe të gjithëfuqishme dhe se ato nuk mund ti prekën Denarët e Partisë dhe narko-kolegji i partisë. Ato mund t’i hedhë poshtë vetëm Gjykata Kus-htetuese. Dekretin e tij nuk e rrëzon parlamenti i horrave, kriminelëve dhe narkotrafikantëve, ato i shqyrton Gjykata Kushtetuese. Çdo lëvizje kundër kësaj është grusht shteti dhe do të përgjigjet një më një”, u shpreh Sali Berisha. Pra, përmes kësaj deklarate ish-kryeministri mori në mbrojtje Metën dhe dekretet e tij, krejt ndryshe nga demorkatët pranë Bashës, që dolën kundër datës 13 të presidentit. Ndërkohë, Sali Berisha dje nuk ndali as thirrjet për kryengritje. Sipas tij, kryeministrit po i vjen fundi dhe e pret burgu. “Vetëm

Spahia: Komisioni hetimor për Metën, teatër i Ramës

Arresti shtëpiak nuk e ka penguar ish deputetin e Partisë Demokratike Bardh Spahia të jetë aktiv sa i takon situatës politike në vend. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Spahia apeloi shqiptarët të mblidhen në 20:00 para kryeminis-trisë në protestën e opozitës, ndërsa e ka konsideruar seancën e djeshme plenare, ku u votua ngritja e komi-sionit hetimor që do hetojë Metës, si teatrin personal të kryeministrit Edi Rama. “Parlamenti, teatri personal i kryeministrit! Ushtarët në rresht kundër armiqve të kryeministrit, që as votimet e veta nuk i lejon të lira. Ushtarët zbatojnë direktivat e timonierit, që as nuk denjon të qën-drojë në sallë për t’i dëgjuar. Fundja, detyrën qesharake që u takon po bëjnë: t’i rregullojnë frymëmarrjen e t’i plotësojnë tekat! Fuqia e qytet-arëve është prej kohësh në sheshet e protestave! Kundër regjimit që kontrollon çdo pushtet e po izolon vendin! Ora 20.00 para kryeminis-trisë! Per Fëmijët”, deklaroi Spahia.

Gjosha: Opozita proteston për zgjedhje të lira

dhe demokraciIsh-ministrja e Integrimit Eu-

ropian, Klajda Gjosha akuzoi dje kryeministrin Edi Rama, sa i takon fjalimit të tij në Parlament. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Gjosha e etiketoi kryeministrin Rama si ilegjitim. Më tej, Gjosha nënvizoi se Rama e katandisi vendin si mos më keq, kurse shtoi se zgjedhja e tij për të qenë diktator i egër ose lider i shtirur i triumfit imagjinar, janë tjetër arsye për të protestuar. “Sot kam ndjerë keqardhje për Kryeministrin ilegjitim të vendit tim! Dilemë shumë e madhe duhet të jetë për të, të zgjedhë mes të qenit diktator i egër apo një lider i shtirur në triumfin imagjinar! Një katandisje të tillë kishte kohë që nuk e përjetonte Shqipëria! Kjo një arsye më shumë për të qenë të gjithë bash-kë sonte, në protestën e qytetarëve të lirë, për demokracinë, fjalën e lirë, zgjedhjet e ndershme, mundësitë e barabarta dhe Shqipërinë si gjithë Europa”, ish-deputetja e Lëvizjes So-cialiste për Integrim, Klajda Gjosha.

me kryengritje, Rama do të kalbet të paktën 37 vjet në burg. Kryengritja sot është më e fortë se kurrë. Rama është një armik i lirisë. Ata duhet

ta dinë se Edvin Kristaq Mafisë ju kërkua dy herë që të shtyjë datën e zgjedhjeve, refuzoi sepse i ka minutat e numëruara”, deklaroi Sali Berisha.

Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij duket sikur kanë diskordanca jo vetëm me Sali Berishën, por edhe me LSI për qëndrimin që duhet mbajtur për dekretet e presidentit. Ish-deputet-ja e LSI, Silva Caka, deklaroi pak ditë më parë se opozita duhet të futet në zgjedhje në 13 tetor, krejt ndryshe nga deklarata e Bashës. “Kryebashkiakët e LSI nuk kanë asnjë arsye për të liruar zyrat, pasi janë në zbatim të dekretit të presidentit. Fituesi do të shpallet pas zgjedhjeve të 13 tetorit. Ne nuk e lidhin fare protestën me votimet moniste. Ato do të vijojnë deri në ditën që do të

largohet Edi Rama për krijimin e një qeverie tranzitore. Protesta s'ka asnjë lloj lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit. Nuk mendoj se duhet të ketë kushte. Dekreti i presidentit flet shumë qartë. të gjithë institucionet duhet të vihen në funksion të tij. Duke nisur nga KQZ që duhet të nisë procesin e administrimit menjëherë. Dhe caktimi i datës nga presidenti duhet që në radhë të parë të vërë në lëvizje këtë institucion dhe më pas edhe te kryetarët e bashkive që duhet të vijojnë punën derisa të zgjidhen të rinjtë”, tha ish-deputetja e LSI, Silva Caka.

CAKA: FITUESI I ZGJEDHJEVE, NË 13 TETOR

“Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar nuk merr pjesë në asnjë proces zgjedhjesh dhe në asnjë dis-kutim për zgjedhje, nuk merr pjesë në asnjë diskutim për zgjidhje politike apo për reforma apo për çfarëdo formule pa dalë para drejtësisë të gjithë ata që janë përfshirë në vjedhjet e zgjedhjeve në bashkëpunim me krimin. Ne nuk bëjmë marrëveshje me Edi Ramën, në

asnjë rrethanë dhe në asnjë kusht. Në as nuk diskutojmë më me Edi Ramën në asnjë rrethanë. Tashmë ikja e tij është e vetmja rrugë për të zgjidhur krizën. Ata që mendojnë se Edi Rama do t’ia hedhë gabohen”, deklaroi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pak ditë më parë kur presidenti Ilir Meta dekretoi datën 13 tetor si ditë për zgjedhjet vendore.

BASHA REFUZON DEKRETIN E METËS PËR ZGJEDHJET

Page 8: E Martë 9 Korrik 2019 Plas në opozitë, Basha refuzon 13 ... · 2 E Martë 9 Korrik 2019 GAZETA SOT 2,3,,,14,1,1,1,20,21,24 “ politike Rama “trondit” Metën: Presidentit i

8 GAZETA SOTE Martë 9 Korrik 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Çuditërisht në veprimtarinë e tij, si dhe të vetë antarëve të Gjykatës së Lartë vërehen qëndrime me dy standarde, ku hera-herës zbatohet ligji (për ata me lidhje të shkurtra me kupolat e larta shtetërore e partiake), dhe më së shumti, për të tjerët, ligji injorohet, nëpërkëmbet e shkelet haptazi, për rrjedhojë nuk jepet drejtësi. Jashtë çdo logjike ligjore, normale e morale, vetë zoti Zaganjori, me vendimin nr.177/2015, arrin deri në paligjshmëri të hapët e kthen Kolegjin e Gjykatës së Lartë në

gjykatë fakti, dhe zgjidh vetë ankesën e një ushtara-ku, me bazën e dispozitave të ligjit nr.10142/2009, të pa ndryshuar, gjë që do ta kishte zili,që kështu të zg-jidheshin gjithë ato mijëra ankesa të ushtarakëve, nëpërmjet një vendim unifikuese. Theksojmë se janë të shumta vendimet e Gjykatës Kushtetuese që ka shfuqizuar vendimet e Gjykatës së Lartë, si të pa pajtueshëm me Kushtetutën , pikërisht në kohën kur në krye të saj është zoti Zaganjori”, thuhet në letrën e ushtarakëve.

“Me indinjatë shprehemi se me Vendimin Uni-fikuese të Gjykatës së Lartë , konstatohet lehtësisht se kjo Gjykatë ka arritur deri në pozita skandaloze, nga që ky vendim është marrë në tejkalim të kom-petencave të pushtetit gjyqësor, pasi ajo ka marrë kompetencat që i takojnë organit ligjvënës, Kuven-dit, veprim ky që bëhet në kundërshtim flagrant me parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, ( neni 7 i Kushtetutës). Madje kjo Gjykatë ka të dalë mbi ligjvënësin, Kuvendin, e po ashtu edhe mbi

Gjykatën Kushtetuese, deri sa jo vetëm ndryshon ligjet, por edhe urdhëron gjykatat e faktit për mo-szbatimin e 7 ligjeve për ushtarakët, për periudhën që ata kanë qenë në fuqi të zbatueshëm, si dhe moszbatim të vendimeve nr.9/2007 dhe nr.33/2010 të Gjykatës Kushtetuese, të cilat janë absolutisht të de-tyrueshme edhe për vetë këtë Gjykatë, duke zgjed-hur ne mënyrë selektive vetëm ligjin nr.10142/2009 si dhe vendimin nr.2/2013 te Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në letrën e ushtarakëve.

XHEZAIR ZAGANJORI SHFUQIZON VENDIMET

Ushtarakët: Gjykata e Lartë në pozita skandaloze

Rusia e shqetësuar për ambasadat e përbashkëta Shqipëri-Kosovë, akuza SHBA-BE se po inkurajojnë Shqipërinë e Madhe

Marrëveshja e re diplomatike midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë ka shqetësuar Rusinë. Sipas ag-jencisë së lajmeve ruse “Tass”, Moska ka bërë me dije se është e shqetësuar për marrëve-shjen që Shqipëria dhe Republika e Kosovës kanë bërë për të unifikuar misionet e tyre diplomatike, konsullatat dhe ambasadat në vendet e treta. Këtë lajmërim e bëri të ditur Ministria e Jashtme ruse, ku në reagimin e saj theksohet se mosreagimi i Shteteve të Bash-

kuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian për këtë marrëveshje, po inkurajon ndjenjën e Shqipërisë së Madhe. Moska i sheh si pro-vokim marrëveshjen ere diplomatike mes Tiranës dhe Prishtinës, duke theksuar se kjo mund të shkaktoj shqetësime serioze. “Hapat provokative nga Tirana dhe Prishtina, të cilat janë në përputhje me konceptin e Shqipërisë së Madhe, shkaktojnë shqetësim serioz. Ne duam të theksojmë se Shtetet e Bashkuara dhe Bash-kimi Europian preferojnë të mos reagojnë ndaj

lëvizjeve të tilla shkatërruese, duke inkurajuar vërtet ndjenjën e Shqipërisë së Madhe që është e dëmshme për rajonin”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Federatës Ruse. Ministria e Jashtme ruse shton se ky veprim nga Tirana dhe Prishtina nuk është aksidental, duke shtuar se kjo marrëveshje pengon dialo-gun Kosovë-Serbi, si dhe minon stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Po ashtu, në reagimin e saj Ministria e Jashtme ruse thekson se me këtë lloj politike, autoritetet shqiptare dhe ato

kosovare janë në kundërshtim me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. “Ata kanë bërë deklarata të de-fakto për bashkim që disa vite. Një politikë e tillë e autoriteteve shqiptare dhe kosovare është në kundërshtim me rezo-lutën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, pengon dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës nën patronazhin e Bashkimit Europian dhe minon stabilitetin në Ballkan”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Federatës Ruse.

Elisjeda KIKO

Procesi i vetingut vijon të shkaktoj tërmet në sistemin e drejtësisë. Dje është shkarkuar nga detyra kreu i Prokurorisë së Apelit Gjirokastrës Alfred Agolli. Shkak i këtij

vendimi është bërë pasuria e tij, të cilën nuk e justifikonte. Po ashtu, probleme ka pasur edhe me profesionalizmin, pasi nuk ka njoftuar palët për pushimet e hetimeve. Ndërkohë në Kolegjin e Ape-limit janë shtuar kërkesat për shkarkimin e Xhezair Zaganjorit. “Ne, ushtarakë në pension, u drejtohemi me këtë “Rekurs” Publik kundër vendimit të KPK, që konfirmon në detyrë kryetarin e Gjykatës së Lartë, zotin Xhezair Zaganjori”. Kështu e kanë nisur ush-tarakët letrën e tyre në drejtim të Kolegjit të Apelimit, duke renditur disa prej shkeljeve që Zaganjori ka bërë në ligjin e pensionit të ushtarakëve. Sipas tyre, pensioni është një e drejtë për të jetuar në normalitet, duke shtuar se kjo e drejtë po denigrohet. “Skandali më i madh ndodhi pikërisht me vendimin Unifikues nr. 3/2016, ku Kolegji i Bashkuar me iniciativën e kryesimin e zotit Zaganjori firmosën vendimin, në kundërshtim të hapur me Kushtetutën, ligjet në fuqi dhe tërë praktikën gjyqësore të zbatuar për dekada të tëra. Madje ai është një akt kriminal ndaj armatës së madhe të ushtarakëve në lirim, që për 20 vjet, nga të tre pushtetet, por sidomos këto 10 vitet e fundit po denigrohet, masakrohet, poshtërohet, nuk lihet i që të gëzojë atë mizerabël pension, që lidhet me të drejtën për të jetuar në normalitet e me siguri, për të siguruar elementët jetikë,bukën, veshjen, ilaçet për ditët që u kanë mbetur prej kësaj bote”, thuhet në letrën e ushtarakëve.

Vendimet e marraMë tej, në letrën e tyre ushtarakët shprehen se

sistemi i drejtësisë u shkatërrua në momentin kur Gjykata Kushtetuese ishte funksionale me gjyqtar të emëruar pa meritë, por që u lanë jashtë sistemit përmes procesit të vetingut. Ata shprehen se në atë kohë, Zaganjori rrëzoi unanimisht kërkesën e drejtë të ushtarakëve për të përfituar pension, duke shtuar se kjo e drejtë e tyre nuk do të ndikonte aspak në borxhin publik të vendit. “Më i qartë roli i tij, në shkatërrim të sistemit tonë në Drejtësisë, duket pikërisht në kohën kur Gjykata Kushtetuese , pasi u kompletua tërësisht me militantë besnikë të titullarëve antishtet të tre pushteteve (dhe që sot nga Vettingu janë jashtë sistemit të drejtësisë) mori vendimin ogurzi Nr.2/2013, si nga më të pashem-bulltit, antikushtetues, ku relator ishte zoti Xhezair, unanimisht rrëzuan kërkesën e drejtë dhe interesin e ligjshëm të Shoqatës të Ushtarakëve Xhenierë, një e drejtë kjo kushtetuese e legjitime edhe për të gjithë ushtarakët e Forcave të Armatosura. Ky vendim, u mor me “argumentin” alogjik, në emër të “interesit publik” të Krizës Globale apo Defiçitit të Borxhit Pub-lik, të Buxhetor Shtetëror e të tjera. Dihet botërisht që Krizën Botërore Globale, apo dhe Borxhin Publik nuk e sollën aspak ushtarakët në lirim, pasi ato janë fenomene gjithëpërfshirëse për mbarë vendin e më

Ushtarakët: Nuk po gëzojmë pensionin që lidhet me të drejtën për të jetuar

Ushtarakët “gozhdojnë” Xhezair Zaganjorin, denoncojnë në KPA shkeljet e kryegjyqtarit,

ja skandali me vendimin për pensionetJa disa nga ankesat e ushtarakëve për Xhezair Zaganjorin

1. Nga Komisionet nuk dëgjuam asgjë për af-tësitë profesionale. Ndoshta kjo se Ai është me titull Profesor dr. , Kryetar i Gjykatës Lartë; ndër personat më me peshë në ish-Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Po të vërehen librat e Profesor dr. Xhezair Za-ganjorit, nuk u hiqet asnjë presje! Për fatin e keq të shqiptarëve, ka ndodhur e ndodh pikërisht ajo që tek ne ka munguar e mun-gon liria e drejtësia, mbretëron tirania dhe arbitrariteti. Kjo duket qartë në vendimet e marra prej tij, apo të Kolegjeve që kryeson në vite, që nuk japin drejtësi, dhe rekurset janë bërë “mal” sa në vetë Gjykatën e Lartë e deri në GJEDNJ në Strasburg, dhe për shkak te tyre janë miliona Euro që kjo Gjykatë ndëshkoi shtetin shqiptar, për shkak të korrupsionit të lartë në gjykatat tona, që nuk japin drejtësi!

2. E njohim zotin Xhezair më shumë nga vendimet si gjyqtar, sidomos kur ka qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe, në vitet e fundit, si Kryetar i Gjykatës së Lartë, lidhur me mijëra ankesa (rekurse) të bëra nga ushtarakët në lirim e pension për të vetmin burim jetik, pensionin; 3. Më i qartë roli i tij, në shkatërrim të sistemit tonë në Drejtësisë, duket pikërisht në kohën kur Gjykata Kushtetuese , pasi u kompletua tërësisht me militantë besnikë të titullarëve antishtet të tre pushteteve mori vendimin ogurzi Nr.2/2013, si nga më të pashem-bulltit, antikushtetues, ku relator ishte zoti Xhezair, unanimisht rrëzuan kërkesën e drejtë dhe interesin e ligjshëm të Shoqatës të Ushtarakëve Xhenjerë, një e drejtë kjo kushtetuese e legjitime edhe për të gjithë ushtarakët e FA.

3. Ky vendim ( nr.2/2013) bie ndesh haptazi me parimet themelore kushtetuese të barazisë para ligjit dhe atë të sigurisë juridike, si dhe me vendimet nr. 9/2017 e nr. 33/2010 të Gjykatës Kushtetuese, kur vendimit të Qeverisë nr.5/2010, i jepet fuqi ligjore, hap-tazi në kundërshtim me të gjitha dispozitat Kushtetuese e ligjet në fuqi, i kthen të gjithë pensionistët ushtarakë në debitor, ndërsa In-stitutin e Sigurimeve Shoqërore, e kthen në institucion publik për të vjedhur, varfëruar, e diskriminuar ushtarakët dhe këtë palig-jshmëri e mbështet fuqishëm kjo Gjykatë.

4. Këtë praktikë të kundërligjshme Xhezair Zaganjori e materializoi edhe në vendimet e Gjykatës së Lartë, e cila, duke shkelur haptazi Kushtetutën dhe të gjitha ligjet ma-teriale specifike të zbatueshme të kohës.

tej”, thuhet në letrën e ushtarakëve. Mungesa e drejtësisë

Më tej, ushtarakët shprehen se të gjitha ven-dimet e marra nga Xhezair Zaganjori nuk japin drejtësi, duke shtuar se ankesat në drejtim të tij janë të shumta. “Për fatin e keq të shqiptarëve, ka ndodhur e ndodh pikërisht ajo që tek ne ka mun-guar e mungon liria e drejtësia, mbretëron tirania dhe arbitrariteti. Në vendosjen e këtij sundimi ka pjesën e vet të “meritës” dhe Gjykata e Lartë, pas vitit 2009 dhe sidomos e kryesisht me ardhjen në

krye të saj të Kryetarit aktual, zotit Xhezair Zagan-jori, i njohur si mbështetës i thekur i tiranisë së dy pushteteve të tjera, mbështetje që i është shpërblyer me pozitë-detyra të larta. Kjo duket qartë në ven-dimet e marra prej tij, apo të Kolegjeve që kryeson në vite, që nuk japin drejtësi, dhe rekurset janë bërë “mal” sa në vetë Gjykatën e Lartë e deri në GJEDNJ në Strasburg, dhe për shkak te tyre janë miliona Euro që kjo Gjykatë ndëshkoi shtetin shqiptar, për shkak të korrupsionit të lartë në gjykatat tona, që nuk japin drejtësi”, thuhet në letrën e ushtarakëve.

Page 9: E Martë 9 Korrik 2019 Plas në opozitë, Basha refuzon 13 ... · 2 E Martë 9 Korrik 2019 GAZETA SOT 2,3,,,14,1,1,1,20,21,24 “ politike Rama “trondit” Metën: Presidentit i

2,3,7,9,14,16,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Martë 9 Korrik 2019 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

Vjeshta sjell tërmet në radhët e pushtetarëve të korruptuar, nisin seancat dëgjimore me kandidatët e SPAK, prokurorët paralajmërojnë hetime intensive

4 prokurorë japin shpjegime para anëtarëve të KLP

Gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga vetingu vijojnë betejën, Altina Xhoxhaj i drejtohet Gjykatës së Strasburgut

Gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga vetingu duket se do e çojnë deri në fund betejën e mbijetesës. Prej javësh flitej se do i drejtohen Gjykatës së Strasburgut dhe emrat e parë janë bërë publikë. Ish-anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj, ka ankimuar vendimin e KPK dhe KPA-së në Gjykatën e Strasburg. Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, KLD dhe DSIK referuan raporte pozitive pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, organit bazë të Vetingut, duke i hapur rrugë konfirmimit në detyrë të anëtares së Gjykatës Kushtetuese,

Altina Xhoxhaj. Por, një hetim i thelluar rreth ligjshmërisë së pasurisë së saj dhe një denoncim i një i ndryshuan fatin e Altina Xhoxhaj. Hetimi i thelluar nga njerëzit e vetingut dhe përfaqësuesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit ka çuar në konkluzionin se Altina Xhoxhaj nuk justifikon pasurinë e deklaruar si dhe ka fshehur pasurinë. “Për pasurinë 1, apartament banimi me sipërfaqe 101 m²..., nuk ka deklaruar kontratën e sipërmarr-jes të vitit 2005; nuk ka të ardhura të mjaftueshme për blerjen e pasurisë në vitin 2003, burim krijimi i pasurisë-Veting; ka mungesë të burimeve financi-

are të ligjshme për të justifikuar pasurinë; ka kryer deklarim të rremë mbi të ardhurat për të justifikuar këtë pasuri, si të krijuar nga burime të ligjshme, pasi ka përfituar dhe kaluar të drejta reale pronësie, sipas kontratës së nënshkruar në vitin 2003 dhe 2005, për pasojë ka fshehur interesin e saj pasuror me personin e lidhur. Për pasurinë 2, apartament 2 + 1 + verandë, me sipërfaqe 58 .75 m², nuk ka të ardhura të mjaftueshme për blerjen e saj në vitin 2010. Për pasurinë 3, truall me sipërfaqe 221.9 m², ka përfituar sipërfaqe të tepërt trualli, veprim i cili rëndon pozitën e subjektit të rivlerësimit”, thuhet në

vendim. Gjithashtu, komisioni ka konstatuar fshehje deklarime të rreme dhe të pasakta. “Për pasurinë likuiditete, ka mungesë të burimit financiar, për të justifikuar likuiditetet në vitin 2007, 2009 dhe vitin 2015, për pasojë ka kryer deklarim të rremë. 37. Për veprimin e kryer me pasurinë 5, ka kryer fshehje të destinacionit të kredisë. Veprimi i kryer në cilësinë e kredimarrëses është fiktiv, çka rëndon pozitën e subjektit të rivlerësimit. deklarimin lidhur me pas-urinë 6, ka bërë deklarim të pasaktë. Për deklarimin lidhur me pasurinë 7, ka kryer deklarim të rremë”, thuhet në vendim.

Kliti TOPALLI

Ngritja e Prokurorisë së Posaçme Antikorrup-sion është çështje ditësh. Sado politika u mundua

që ta frenonte, duket se nuk ja doli dot. Këshilli i Lartë i Proku-rorisë nisi dje seancat dëgjimore me prokurorët që kanë aplikuar për të qenë pjesë e SPAK. Dje u paraqitën para anëtarëve: Altin Dumani, drejtues i komanduar i Apelit për Krimet e Rënda; Anita Jella, prokurore e Durrësit; Anton Martini, prokuror tek Krimet e Rënda dhe prokurori Arben Kraja. Seancat do të vijojnë deri në datën 12 dhe më pas do nisë pikëzimi i 22 kandidatëve. SPAK pritet që të ketë 15 kandidatë, ndërsa në garë janë 22 emra. Sipas një rregulloreje që KLP ka miratuar pak kohë më parë, për çdo emër do shihet puna gjithë këto vite, dosjet që kanë hetuar, re-zultatet e hetimeve, pasuria, figura dhe secili do vlerësohet me pikë. Në fund do ketë një listë nga emri me më shumë pikë, te ai më pak. 15 të parët do jenë pjesë e Proku-rorisë Speciale, por me kushtin që të kenë kaluar vetingun. Deri më tani vetëm 10 emra kanë kaluar. Por kjo do të thotë se pas 12 korri-kut nis përzgjedhja e kandidatëve dhe me gjasë brenda korrikut janë bërë publikë emrat. Menjëherë nis shkrirja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe çdo dosje kalon te Prokuroria e Posaçme. Pra vjeshta do të shkaktojë tërmet në radhët e të korruptuarve dhe duket se kjo është arsyeja që vendi është mbër-thyer nga një krizë e fortë.

Hetimet Në mbledhjen e djeshme të KLP

është folur dhe për dosjen “339”. Anton Martini ka qenë prokurori që e ka pasur më herët në dorë këtë dosje. Ai është pyetur se përse janë zvarritur hetimet. Duke qenë se mbledhja ishte me dyer të mbyl-lura, nuk dihet fiks çfarë ka thënë prokurori. Por detaje për mediat dha kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi. Ai tha se prokurorët që të gjithë janë shprehur se me ngritjen e SPAK do ketë një frymë të re hetimi si për korrupsionin, ashtu dhe për krimin e organizuar. “Ata kanë

Konfirmohet në detyrë drejtuesi i

Prokurorisë së KurbinitDrejtuesi i Prokurorisë së

Kurbinit Zeqir Hoda ka kaluar vetin-gun duke u konfirmuar në detyrë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në seancën dëgjimore konstatoi mung-esë burimesh të ligjshme në blerjen e dy apartamenteve në Tiranë si dhe ngriti dyshime për dy raste konflikti interesi, ndërkohë që prokurori Zeqir Hoda tha se i kishte dokumentuar pasuritë dhe kërkoi konfirmimin. Relatorja Etleda Çiftja bashkë me anëtarët e tjerë të Komisionit të Pa-varur të Kualifikimit pasi shqyrtuan dokumentacionin me raportet për-katëse vendosën sot konfirmimin në detyrë të prokurorit. Prokurorisë së Kurbinit u përball të enjten në seancë dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese për-bëhej nga Pamela Qirko kryesuese, Etleda Çiftja relatore dhe Genta Tafa Bungo anëtare. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte e pranishme Marie Tuma. Zeqir Hoda e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2002 si prokuror në Krujë dhe e ka drejtuar këtë proku-rori deri në vitin 2009.

Majlinda Bregu: Shtyrja e vendimit për

negociatat, e rrezikshmeSekretarja e përgjithshme e

Këshillit të Bashkëpunimit Rajon-al, Majlinda Bregu ka reaguar në lidhje me negociatat për anëtarësim në BE për Shqipërinë dhe Maqe-doninë e Veriut. Bregu shprehet se çdo moment pozitiv mund të iki nëse anëtarësimi tërhiqet zvarrë. “Çmimi i shtyrjes së mëtejshme të vendimit për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, me pak fjalë, është rrezik! Çdo moment pozitiv mund të rrësh-qasë lehtësisht nëse perspektiva e anëtarësimit do vijojë të tërhiqet zvarrë”, shprehet Bregu. Edhe më herët Bregu ka qenë në mbështetje të hapjes së negociatave. Pak ditë më parë Bregu foli nga Samiti i Ballkanit Perëndimor në Poznan të Polonisë në cilësinë e sekretares së Përgjithshme të Këshillit për Bash-këpunim Rajonal.

shprehur besimin se këtë herë do të jetë ndryshe. Kjo sepse janë krijuar kushte që ata të japin mak-simumin. Ata kanë garanci në qën-drimin në detyrë, kanë mbështetje materiale dhe profesionale dhe i kurrë më parë. Po ashtu është dhe procesi i përzgjedhjes, të cilin e përmendën disa kandidatë. Pro-cesin ju e dini se si përzgjidheshin prokurorët e Krimeve të Rënda dikur dhe si i përzgjedhim ne sot. Është nata me ditën. Ne shohim dokumente në prani të ndërkom-bëtarëve, bëjmë intervista, bëjmë pikëzim, bëjmë aritmetikë dhe kjo ka rritur besimin e tyre te SPAK”, tha Ibrahimi. Pra, kjo do të thotë se prokurorët këtë herë janë të motivuar dhe pritet të ketë surpriza nga Prokuroria e Posaçme.

Detajet e seancësSeanca e intervistave dje u

zhvillua me dyer të mbyllura, edhe pse më herët ishte deklaruar se mund të ishte e hapur. Por vetë Gent Ibrahimi sqaroi për mediat arsyet e këtij vendimi. “Ka pasur

një keqkuptim, seanca do të reg-jistrohet audio dhe video por kjo procedurë është për ne, për arsye të ankimimeve dhe kjo arsyeja pse janë regjistruar por jo që të bëhen publike. KLP e ka treguar se jemi të hapur. Ajo që ndodhi sot ishte

me tre etapa, punë më komision të posaçëm me 5 anëtar. Sot patëm rasti për gjetjet paraprake. Pra është pjesë e procesi administrativ dhe jo mbledhje formale. Kur të kemi gati projekt aktet do të kemi mbledhje publike”, tha ai.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë nisi dje se-ancat dëgjimore me prokurorët që kanë aplikuar për të qenë pjesë e SPAK. Dje u paraqitën para anëtarëve: Altin Dumani,

drejtues i komanduar i Apelit për Krimet e Rënda; Anita Jella, prokurore e Durrësit...

Si shkalla e fundit e një pro-cesi, intervistimi i prokurorëve zhvillohet në diskrecion të plotë. Intervistat me 22 kandidatët për SPAK-un nuk do të bëhen të njohu-ra për publikun për faktin se gjatë marrjes në pyetje, ata do të pyeten dhe do të japin shpjegime për dosje të caktuara, me emra të pandehur-ish, apo ato që lidhen me persona të caktuar dhe numra dosjesh me ob-jekt sekret hetimi. “Çështjet konk-rete. Intervistat janë regjistruar në audio dhe video, sepse ndonjëri kandidat mund të ankimojë ven-dimin tonë. KLP është e prirur të jetë e hapur. Ajo çka ndodhi sot, në intervista, ishte pjesë e një procesi administrativ, dedikuar shqyrtimit të kandidatëve. Sot konfirmuam gjetjet paraprake të komisionit. Kur të kemi gati relacionet për çdo kandidat, regjistrimet do bëhen në formë publike”, ka thënë ndër të tjera kreu i KLP.

INTERVISTA E KANDIDATËVE

SEKRETE

Kreu i KLP, Gent Ibrahimi ka shpjeguar se edhe nëse kandidatët e SPAK që dalin me rezultate të larta në këtë proces, nuk do të thotë se “shpëtojnë” nga vetingu. Ndërsa ka thënë se procesi është vëzh-guar edhe nga ndërkombëtarët. “Po rreziku ekziston por aftësia profesionale dhe integriteti shkojnë krah më krah. Ky proces synon të

verifikojë profesionalizmin ndër-sa vetingu integritetin. Ekziston mundësia se ne nxjerrim një person me rezultate të larta dhe vetingu nuk e konfirmon. U japim përgjigje ndërkombëtarëve lanë marrë pjesë dhe kanë punuar krah më krah. Ka pasur diskutim me komisionin. Pikët i japim ne, por jo përtej gjet-jeve të procesit”, tha ai.

VETINGU, VENDIMTAR PËR KANDIDATËT

Page 10: E Martë 9 Korrik 2019 Plas në opozitë, Basha refuzon 13 ... · 2 E Martë 9 Korrik 2019 GAZETA SOT 2,3,,,14,1,1,1,20,21,24 “ politike Rama “trondit” Metën: Presidentit i

10 GAZETA SOTE Martë 9 Korrik 2019

JA 43 KRERËT E POLICISË QË DO KALOJNË TË PARËT NË VETING1. Ardi Veliu, Drejtor i Përgjithshëm i Poli-

cisë së Shtetit2. Aida Hajnaj, Zv/Drejtor i Përgjithshëm i

Policisë së Shtetit3. Tonin Vocaj, Drejtor i Departamentit të

Policisë Kriminale4. Gjovalin Loka, Drejtor i Departamentit

për Sigurinë Publike5. Eduart Merkaj, Drejtor i Departamen-

tit për Kufirin dhe Migracionin6. Idajet Faskaj, Drejtor i Departamentit të

Marrëdhënieve Ndërkombëtare7. Theodhori Gravani, Drejtor i Departa-

mentit për Shërbimet Mbështetëse8. Arben Saliu, Drejtor i Drejtorisë Stand-

ardeve Profesionale9. Rebani Jaupi, Drejtor i Drejtorisë

Menaxhimit të Informacionit dhe Mbrojtjes së të Dhënave

10. Albert Dervishaj, Drejtor i Drejtorisë së Rendit Publik

11. Mitat Tola, Drejtor i Drejtorisë së Policisë

Rrugore12. Sokol Bizhga, Drejtor i Drejtorisë së

Forcave Lëvizëse Operacionale13. Skënder Doda, Drejtor i Drejtorisë së

Menaxhimit dhe Drejtimit14. Xhevahir Karaj, Drejtor i Drejtorisë së

Kufirit15. Shaban Nexhi, Drejtor i Drejtorisë së

Migracionit16. Gëzim Goçi, Drejtor i Qendrës së Mbyllur

të të Huajve e Kufirit dhe Migracionit17. Nikoll Rica, Drejtor i Drejtorisë së Buri-

meve Njerëzore18. Janaq Xhelili, Drejtor i Drejtorisë së

Mbështetjes Logjistike (I transferuar përkohë-sisht)

19. Bledar Çeliku, Drejtor i Drejtorisë Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve

20. Lutfi Minxhozi, Drejtor i Drejtorisë për Krimet Ekonomike dhe Financiare

21. Arben Dashi, Drejtor i Drejtorisë kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë

22. Pellumb Seferi, Drejtor i Kabinetit të Drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit

23. Bujar Ahmeti, Drejtor i Drejtorisë Forcës së Posaçme Operacionale

24. Ardian Çipa, Drejtor i Drejtorisë Mbro-jtjes së Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë

25. Artan Shkëmbi, Drejtor i Drejtorisë Hetimore Qendrore

26. Ernest Dimashi, Drejtor i Drejtorisë së Teknologjisë së Informacionit

27. Arjan Rugji, Drejtor i Drejtorisë së Pro-tokollit

28. Andi Likaj, Drejtor i Drejtorisë së Bash-këpunimit dhe Koordinimit (I transferuar përkohë-sisht)

29. Xhevahir Çeloaliaj, Drejtor i Institutit të Policisë Shkencore

30. Gledis Nano, Drejtor i Drejtorisë së Anti-terrorit

31. Xhafer Bajrami, Drejtor i Drejtorisë së Financave

32. Muhamet Rrumbullaku, Drejtor i Përg-jithshëm i SHÇBA

33. Nuri Loca, Zv/Drejtor i Përgjithshëm34. Adriatik Ago, Zv/Drejtor i Përgjithshëm35. Altin Curri, Drejtor i Drejtorisë së Hetimit36. Florian Sulejmani, Drejtor i Drejtorisë

së Verifikimit të Pastërtisë së Figurës dhe Moni-torimit të Brendshëm

37. Oltion Shehu, Drejtor i Inspektimit dhe Ankesave

38. Arben Caka, Drejtor i Drejtorisë Ra-jonale Tiranë

39. Fatos Balla, Drejtor i Drejtorisë Rajonale Durrës (Lezhë)

40. Edmond Papa, Drejtor i Drejtorisë Ra-jonale Shkodër (Kukës Dibër)

41. Dritan Darda, Drejtor i Drejtorisë Rajon-ale Elbasan Korçë

42. Durim Sota, Drejtor i Drejtorisë Rajon-ale Vlorë Gjirokastër

43. Arben Frashëri, Drejtor i Drejtorisë Ra jonale Fier, Berat

p o l i t i k e www.sot.com.al

Elisjeda KIKO

Në fund të muajit korrik do të nis procesi i vetin-gut në radhët e Policisë së Shtetit. Komisioni i

Jashtëm i Vlerësimit ka publikuar në faqen zyrtare listën e plotë të 43 krerëve të policisë, të cilët do të kalojnë të parët në sitën e vetingut. I pari që do të përballet në veting është drejtori i Përg-jithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, zv/drejtoren Aida Hajnaj, duke vijuar me Tonin Vocajn Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale, Gjovalin Loka Drejtor i Departamentit për Sigurinë Pub-like e duke vijuar më pas me të gjithë krerët e drejtorive qendrorë në policinë e shtetit, në gardë dhe SHÇBA. Pesë trupat e vlerësimit kanë nisur hetimin administrativ me kërkimin e të dhënave nga in-stitucionet publike dhe private. Ky proces, njësoj si vetingu në dre-jtësi bazohet në tre komponentët e vlerësimit: kontrolli i pasurisë, kontrolli i figurës dhe kontrolli profesional. Pas përfundimit të procesit të hetimit administrativ subjektet do të njoftohen për për-fundimin e hetimit administrativ dhe caktimin e datës për seanca dëgjimore publike. Vettingu për forcat e rendit u hartua dhe u vu në zbatim nga ish ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, por u ndryshua më pas me nismën e ministrit Sandër Lleshaj.

Përjashtim përjetë kush ka probleme

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka përcaktuar edhe 15 anëtarët e tij të ndarë në 3 grupe me nga 5 përfaqësues. Zëvendës ministri i Brendshëm Julian Hodaj u shpreh pak ditë më parë se kush ka probleme me pasurinë dhe me figurën do të përjashtohen përjetë nga sistemi i policisë. “Ata që ka-

Ja emrat e parë që kalojnë në sitën e vetingut

Zbardhet lista zyrtare, ja 43 krerët e policisë që do të futen të parët në veting, në skaner edhe gardistët

ndonjë mangësi profesionale, e cila mund të kompensohet shumë mirë nëpërmjet një procesi riformimi dhe rispecializimi në

Akademinë e Sigurisë”, deklaroi Julian Hodaj.

ZëvendësimetPor Ministria e Brendshme

JA SI DO VERIFIKOHET PASURIA Ashtu sikurse në sistemin gjyqësor, e njëjta proce-

durë do të ndiqet edhe tek vetingu në polici. Sipas ligjit të hartuar, për të gjithë efektivët e policisë do të kryhet kontroll për çdo pasuri të luajtshme me vlerë mbi 300 mijë lekë si dhe çdo aset që kanë shitur apo tjetërsuar. Përveç kontrollit të pasurisë, efektivët do t’i nënshtrohen edhe kontrollit të pastërtisë së figurës si dhe atij të vlerësimit profesional. Ndërkohë kontrolli i pasurisë do të fillojë kryesisht me një vetëdeklarim të efektivit e më pas edhe

të familjarëve të tij. Verifikimi për dosjen e pasurisë, ashtu si edhe në sistemin gjyqësor sipas ligjit, do të kryhet duke mbledhur informacion nga të gjitha institucionet e tjera si Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar, ajo e Shërbimit Informativ dhe prokurorisë, Interpolit apo dhe Europolit. Por ajo ç’ka bie në sy është se përveç kontrollit të çdo pasurie me vlerë mbi 300 mijë lekë do të shikohen edhe lidhjet e efektivëve të policisë me kazinotë, nëse këta të fundit kanë shpenzuar para në lojërat e fatit apo jo.

lojnë të tre kriteret qëndrojnë në detyrë, ata që nuk kalojnë largo-hen nga detyra, me përjashtim të rasteve kur vihet re tek punonjësi,

Një pike tjetër që do i nënshtrohen efektivët e policisë gjatë procesit të vetingut do të jetë ajo e lidhjeve me krimin. Kështu, për kontrollin e figurës të gjithë efektivët do të kontrollohen nëse kanë lidhje me njerëz të botës së krimit apo dhe nëse kanë shkëmbyer apo jo dhurata e favore me ta. Ndërkohë, sipas ligjit të vetingut përveç kontrolleve të lidhjeve të efektivëve me njerëz të botës së krimit, do të merren parasysh për procesin e verifikimit edhe dyshimet apo denoncimet që do të hidhen ndaj efektivëve të policisë nga radhët e publikut apo dhe medias.

Pritet që sitës së vetingut në Policinë e Shtetit t’i nënshtrohen 11 mijë efektivë, të cilët përfshihen që nga zinxhiri komandues deri tek inspektoret së bashku me 1 mijë efektivë të Gardës së Republikës, si edhe rreth 100 punonjësit e ashtuquajtur Policia e Policisë, pra Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave. Përveç tyre, Vetingut mund t’i nënshtrohen me dëshirë edhe ish-punonjësit e policisë nën moshën 55 vjeç, përfshirë edhe të shkarkuarit nga detyra, por që gjykata u ka dhënë të drejtë, duke shfuqizuar urdhrin e shkarkimit.

KONTROLL EFEKTIVËVE PËR LIDHJE ME KRIMIN

ka zbardhur edhe procedurat që do të ndiqen për vendet e lëna bosh nga punonjësit e policisë në rast të spastrimit nga vetingu. Për këtë, Julian Hodaj dha edhe një shpjegim ligjor pak ditë më parë. “Po ka dy mekanizma. Ligji parashikon edhe mundësinë e ish punonjësve që mund të aplikojnë dhe t’i nënshtrohen rivlerësimit dhe për t’u rifutur në Policinë e Shtetit dhe tjetra është Akademia e Sigurisë nëpërmjet rekrutimeve të reja”, u shpreh Hodaj. Komi-sioni i Jashtëm i Vlerësimit ka përcaktuar edhe 15 anëtarët e tij të ndarë në 3 grupe me nga 5 për-faqësues. Në krye të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit është për-caktuar ekonomistja Ana Kapaj, ndërsa anëtare janë Artur Baku, Marjeta Gjelaj dhe Sonila Kadare-ja. Po kështu edhe dy komisionet e tjera përbëhen nga 5 anëtarë secili, përfaqësues nga ILDKPI dhe nga radhët e pedagogëve. Në total do të kalojnë në filtrat e Vetingut 13 mijë punonjës të Policisë së Shtetit, për çdonjërin prej të cilëve sipas ligjit, do të mbahet seancë e hapur dëgjimore për mediat dhe qytet-arët. Në dy fazat e tjera të Vetingut, dosjet e efektiveve blu do të shqyr-tohen nga drejtuesit e Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave dhe ata të policisë së Shtetit, të cilët kanë kaluar me sukses fazën e parë të vetingut. Ata që nuk do të kalojnë dot filtrat, shkarkohen për të mos u kthyer më në polici, ndryshe nga vetingu në drejtësi që ka një limit kohor që gjyqtarët apo proku-rorët mund të riaplikojnë përsëri. Ndërkaq, ende nuk ka një datë konkrete se kur pritet të përfun-dojë vetingu në radhët e policisë, përveç limit deri në qershorin e 2020 kur pritet të kenë përfunduar të gjitha shqyrtimet për 245 dosjet e drejtuesve më të lartë.

Page 11: E Martë 9 Korrik 2019 Plas në opozitë, Basha refuzon 13 ... · 2 E Martë 9 Korrik 2019 GAZETA SOT 2,3,,,14,1,1,1,20,21,24 “ politike Rama “trondit” Metën: Presidentit i

GAZETA SOT E Martë 9 Korrik 2019 11

e k o n o m i www.sot.com.al

“Nëse rregullatori konkludon se konkur-renca në një treg përkatës nuk është efektive për shkak të ekzistencës së një sipërmarrësi me fuqi të ndjeshme në treg, rregullatori duhet ta shpallë sipërmarrësin me fuqi të ndjeshme në treg dhe të aplikojë masat rregullatore mbi sipërmarrjen/ sipërmarrjet me fuqi të ndjeshme në treg. Vlerësojmë se detyrimet e propozuara nga AKEP për FNT në tregun me shumicë të akses dhe origjinimit të thirrjeve nuk mjaftojnë, pasi karakteristikat e tregut të

pakicës së telefonisë celulare, nuk pasqyrojnë një treg konkurrues dhe prandaj shprehemi se nuk janë të mjaftueshme masat rregulluese në tregjet me shumicë akses/origjinimi). Edhe në kushtet aktuale të tregut të telefonisë celulare, të efekteve të pamjaftueshme të vendosjes së mos-diskriminimit për të gjithë operatorët, është e domosdoshme vendosja në të njëjtën kohë e detyrimeve në tregjet me shumicë të terminimit dhe të akses - origjinimit të thirr-jeve”, thuhet në raport.

“Sipas nenit 31 të Ligjit Nr. 9918, datë 19.05.2008 “Për Komunikimet Elektronike” i (ndryshuar), tregjet që justifikojnë rregullimin dhe janë subjekt i rregullimit, në përputhje me përcaktimet e këtij ligji, janë tregjet me pengesa, me natyrë juridike ose strukturore të larta dhe të qëndrueshme për hyrjen në treg, tregjet të cilat nuk janë të orientuar drejt konkurrencës efektive brenda një periudhe kohore të përshtatshme, tregjet ku zbatimi

vetëm i ligjit për konkurrencën nuk mund të zgjidhë në mënyrën e duhur dështimet e tre-gut. Përcaktimi i tregjeve, analiza e tyre dhe përcaktimi i sipërmarrësve, që kanë fuqi të ndjeshme në treg, në tregjet përkatëse, bëhet nga AKEP-i në mënyrë periodike. Sipërmar-rësit, që kanë fuqi të ndjeshme në treg, janë subjekt i masave të vendosura nga AKEP-i, në përputhje me këtë ligj dhe aktet në zbatim të tij”, thuhet në raport.

FUNKSIONIMI I TREGUT

ARGUMENTET E KONKURRENCËS

Hiqet tavani i ndihmës ekonomike, rriten shanset për të marrë më shumë para nga familjet në nevojë

Personat që përfitojnë ndihmën ekonomike, nuk do të kenë më kufi për shumën që do të marrin. Ministria e Shëndetësisë ka paraqitur në Parlament Projektligjin ku përfituesit do tu jepet mundësia të marrin më shumë se 8 mijë lekë në muaj. Kjo në bazë të problematikës që do të ketë secili prej tyre si dhe për numrin e familjarëve apo fëmijëve që kanë. Llogaritja do të bëhet nëpërmjet një sistemi pikëzimi të dig-jitalizuar, i cili sipas ministrisë së Shëndetësisë shmang abuzimet. “Dhënia e pagesave nuk do

të kalojnë nga këshillat bashkiakë, por do të jenë një vendimmarrje e drejtorive të Shërbimit Social Shtetëror”, tha Manastirliu. Ndër të tjera drafti parashikon përjashtimin nga skema të gjithë personave që refuzojnë të përfshihen në kurse profesionale, apo nuk pranojnë vendin e punës që u ofrohet. Gjatë fjalës së saj ministrja u shpreh se ky projektligj vjen për të konsolid-uar më tej reformat e nisura sa i përket asaj të ndihmës ekonomike, një reformë e cila është zbatuar në të gjithë vendin, si edhe për t’i hapur

rrugë reformave të reja që i përkasin kategorive në nevojë siç janë personat me aftësi të kufizuar, dhe konsolidimit të mëtejshme të programeve të mbrojtjes sociale siç është programi i bo-nusit të bebes. “Ligji për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë është hartuar duke pasur parasysh nevojat e individëve, familjeve në nevojë dhe gjithashtu personave me aftësi të kufizuara. Është një ligj i cili bazohet në parimet e solidaritetit, universalitetit, në parimin e mbro-jtjes dhe respektimit të të drejtave të njeriut,

në parimin e mbështetjes nëpërmjet mbrojtjes dhe përfshirjes sociale të kategorive në nevojë dhe është një ligj i cili parashikon mënyrat dhe përfitimet të cilat do të kenë individët, familjet në nevojë apo personat me aftësi të kufizuara.”, theksoi ndër të tjera znj. Manastirli. Pas diskuti-meve dhe pyetjeve e përgjigjeve mes anëtarëve të komisionit dhe të ftuarve mbi projektligjin, kryetari i komisionit z. Enver Roshi e hodhi projektligjin në votim i cili u miratua në parim nga anëtarët e komisionit.

Autoriteti i Konkurrencës ka ven-dosur të marrë masa sa i takon batërdisë së kompanive celulare me tarifat. Shqipëria është ndër vendet

me tarifat më të larta në rajon dhe për këtë arsye AK ka dalë me një sërë rekomandimesh ndaj Autoritetit të Komunikimeve Elektronike. Pas një mbledhje të zhvilluar Konkurrenca ka vendosur që të mbajë për 6 muaj në monitorim tregun e telefonisë celulare në vend. Në prill AK nxori për konsultim një dokument me titullin “Analizë tregu e telefonisë celulare për tregjet me shumicë të terminimit të thirr-jeve në rrjetet celulare, përfshirë terminimin e thirrjeve hyrëse ndërkombëtare”. Duke pasur parasysh këtë dokument dhe debatet e gjera që e kanë shoqëruar atë, si dhe situatën e përgjithshme të tregut, Konkurrenca ka kërkuar nga AKEP që përpos analizës së tre-gut me shumicë të realizojë edhe një analizë të tregut të pakicës të telefonisë celulare. Po kështu AKEP-it i është kërkuar të vendosë nën rregullim tarifat e shërbimeve celulare me pakicë për ndërmarrjen me fuqi të ndjeshme në treg (FNT), sipas parashikimeve të Ligjit Nr. 9918/2008 të njëkohshme me tregun me shumicë të akses-origjinimit, për nxitjen e konkurrencës efektive në këtë treg, pa pritur rezultatet e rregullimit të tarifave të tregut të akses – origjinimit. “Të bëjë rregullimin e ta-rifave me pakicë për operatorin me FNT dhe duhet të adresojë problemet e evidentuara nga analiza e tregut e AKEP, si: i. on-net vs off-net në mungesë të masave të rregullimit të tari-fave të shumicës për terminimin e thirrjeve. Tarifat standarde jashtë ofertave janë shumë të larta” vlerëson Konkurrenca. Së treti AKEP duhet të bëjë krijimin e lehtësirave për hyrjen në treg të MVNO-ve (ofrues të shërbimeve mobile virtuale), duke vendosur detyrime të qarta për ndërmarrjen me FNT për akses dhe interkoneksion dhe përdorimin e përbashkët të faciliteteve të rrjetit.

Detajet Më tej Konkurrenca ka sjellë në vëmendje

vendimin Nr. 475, datë 21.09.2017 “Për mbylljen e hetimit paraprak në tregun me pakicë të shërbimeve celulare dhe dhënien e disa reko-mandimeve”, në pikën 1.3.e të tij i është reko-manduar AKEP, si vijon: a. Të kryejë analiza për zhvillimin dhe orientimin drejt kostos së tarifave standarde të aplikuara për përdoruesit me parapagesë, që përdorin tarifat standarde jashtë ofertave për operatorët me fuqi të nd-jeshme në këtë treg. Më tej, Autoriteti i Konkur-rencës i kërkon AKEP që në bazë të nenit 70 të ligjit “Për Mbrojtjen e Konkurrencës” dhe nenit 38 të ligjit “Për komunikimet elektronike” të vërë në dispozicion të gjithë dokumentet që zotëron lidhur me abuzimin e mundshëm me Pozitën Dominuese ose sjelljet e koordinuara

Konkurrenca kërkon të merren masa për tarifat

Ja rekomandimet e Konkurrencës për AKEP

1. Të realizojë analizën e tregut të pakicës të tregut të telefonisë celulare për të ndërmarrë masat e nevojshme rregullatore për rregullimin e këtij tregu, për përcaktimin e ndërmarrjes “Vodafone Albania” SHA me FNT në tregun me pakicë të shërbimeve celulare dhe vendosjen e masave rregullatore përkatëse.

2. Sjelljen në vëmendje të zbatimit të Ven-dimit të Komisionit të Konkurrencës Nr. 568, datë 15.11.2018 “Për dhënien e disa rekomandi-meve Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare në tregun e shërbimeve celulare”:

-Të vendosë nën rregullim tarifat e shër-bimeve celulare me pakicë për ndërmarrjen me FNT, sipas parashikimeve të Ligjit Nr. 9918/2008 të njëkohshme me tregun me shumicë të akses-origjinimit, për nxitjen e konkurrencës efektive në këtë treg, pa pritur rezultatet e rregullimit të tarifave të tregut të akses – origjinimit;

-Rregullimi i tarifave me pakicë për oper-atorin me FNT duhet të adresojë problemet e evidentuara nga analiza e tregut e AKEP, si: i. on-net vs off-net në mungesë të masave të rreg-ullimit të tarifave të shumicës për terminimin e thirrjeve; ii. Tarifat standarde jashtë ofertave janë shumë të larta;

-Krijimin e lehtësirave për hyrjen në treg të MVNO-ve, duke vendosur detyrime të qa-rta për ndërmarrjen me FNT për akses dhe interkoneksion dhe përdorimin e përbashkët të faciliteteve të rrjetit.

3. Sjelljen në vëmendje të Vendimit të Komisionit të Konkurrencës Nr. 475, datë 21.09.2017 “Për mbylljen e hetimit paraprak në tregun me pakicë të shërbimeve celulare dhe dhënien e disa rekomandimeve”, në pikën 1.3.e të tij i është rekomanduar AKEP, si vijon: a. Të kryejë analiza për zhvillimin dhe orientimin drejt kostos së tarifave standarde të aplikuara për përdoruesit me parapagesë, që përdorin tarifat standarde jashtë ofertave për operatorët me fuqi të ndjeshme në këtë treg.

4. Autoriteti i Konkurrencës i kërkon AKEP që në bazë të nenit 70 të ligjit “Për Mbrojtjen e Konkurrencës” dhe nenit 38 të ligjit “Për komunikimet elektronike” të vërë në dispozicion të gjithë dokumentet që zotëron lidhur me abuzimin e mundshëm me Pozitën Dominuese ose sjelljet e koordinuara të për-shkruar në dokument. Ky informacion do të mundësonte hapjen ose jo të procedurave heti-more të parashikuara në Ligjin “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, i ndryshuar.

5. Monitorimin e tregut të telefonisë celu-lare për një periudhë 6 (gjashtë) muaj nga dalja e këtij vendimi.

të përshkruar në dokument. Ky informacion do të mundësonte hapjen ose jo të procedurave hetimore të parashikuara në Ligjin “Për Mbro-jtjen e Konkurrencës”, i ndryshuar. Në vendi-min me 5 pika, i fundit është që tregu celular duhet të monitorohet për 6 muaj. Në vendim thuhet gjithashtu se Meqenëse AKEP, aktu-alisht është përpara marrjes së Vendimit për miratimin e analizës së tregut “Analizë e tregut

të shërbimeve celulare - tregu me shumicë i aksesit dhe origjinimit në rrjetet celulare”, vlerësojmë se është e nevojshme që AKEP për të përmbushur qëllimin dhe objektivat rregul-latore, të përcaktuara nga ligji, të përcaktojë ndërmarrjen “Vodafone Albania” SHA me fuqi të ndjeshme në tregun e shitjes me pakicë, dhe të ndërmarrë masat rregulluese, për të mos lejuar praktika antikonkurruese.

Batërdia e kompanive celulare me tarifat, vihet në lëvizje Autoriteti i Konkurrencës, kompanitë

6 muaj në monitorim, ja urdhrat për AKEP

Page 12: E Martë 9 Korrik 2019 Plas në opozitë, Basha refuzon 13 ... · 2 E Martë 9 Korrik 2019 GAZETA SOT 2,3,,,14,1,1,1,20,21,24 “ politike Rama “trondit” Metën: Presidentit i

12 GAZETA SOTE Martë 9 Korrik 2019

C M Y K

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Nga Riza HOXHA

Nën vorbullën e mb-isundimit të frikës, shqiptarët arritën të ngrenë strukturat e

reja të pushtetit vendor. Votuam kryetarët e rinj dhe këshillat e reja të bashkive. Me shpresën se shumëçka do të ndryshojë prej tyre. Edhe pse më shumë dyshime se shpresë kemi. Sepse, ende rrumpallosja është karakteristikë e këtij gjysmë shteti që kemi mundur të ndërtojmë. Ndoshta kështu do të vazhdojë edhe për shumë kohë. Veçanërisht në pushtetin vendor. Por edhe në atë qendror që tashmë duket I përfshirë nën një vdekje klinike. Votuam, por çfarë zgjidhëm? Gjithçka ka nisur të bëhet qeshar-ake. Nuk pati ngatërresa, vetëm kënaqësi. Shumë u kënaqën dhe u gëzuan , kur panë se, pjesëmarrja në votime ishte vetëm 21 për qind. Dhe kjo hale – klasë politike menjëherë bën llogaritje sipas qejfi të saj. 85 për qind e shqiptarëve, ose rreth 3 milion votues nuk morën pjesë në votime duke mos përfillur socialistët. Kësisoj, menjëherë opozita i llogariti si përkrahës të saj. Një përllogaritje që vetëm matematika e kësaj opozite të çuditshme që braktisi votuesin e saj. Një përllogaritje qesharake e kësaj klase politike që edhe matematikën e ka kthyer kokëposhtë që t’i shërbejë asaj. Dhe opozita pa u lodhur nisi t’i bjerë fanfarave të fitores. Se përllogariti rreth 3 milion përkrahës të saj. “Arritëm fitore që radhë herë i kishim parë deri tani”, u gëzuan opozitarët. Nuk u shënuan sherre e grindje. Ndërsa votat na erdhën si me magji. Edhe pse nuk kishim kandidatë të tjerë. Ne nuk përzumë kënd. Po askush nuk erdhi të matej me ne.

Është e vërtetë që listat zgjedhore kanë të shën-uar rreth 3,5 milionë zgjedhës. Po sa të sakta janë ato? Në to janë të shënuara ende disa mijëra votues që kanë ndërruar jetë. Janë disa mijëra të tjerë që prej vitesh janë azilantë në vende të ndryshme të botës dhe as u shkon mendja të vijnë ndonjëherë e të vo-

Nga Besi BEKTESHI

Nuk kisha lexuar mar-rëzi më të madhe se sa "lutja" e një krye-bashkiakeje nga më

të dobëtat, më të pasuksesshmet, më të akuzuarat e që nuk ka bërë "një punë" në Shkodër - drejtu-ar ambasadave në Shqipëri! Pikërisht atyre ambasadave, që partia e kryebashkiakes i akuzon si të "sorosit" ose si "të shitur te Rama"! Pikërisht atyre ambasadave të cilat anatemohen si mbrojtëse të mazhorancës! Në një pasazh të saj, Kryebashkiakja e fundit e PD-së këto 28-të vite të një sundimi absurd të qytetit dhe bashkisë pa ndalim, si administrimi më keqan, korruptiv, familjar, medi-okër, folklorik politik, kryesisht në katër vitet e fundit thotë: Sot, në 2019, nuk mund t’ia dorëzojmë atë as Kryeministrit e as të emëruarit të tij 8%. Në vitet 1913-1914 dhe 1918-1920, ky qytet me rendësi vitale për të gjithë kombin është qeverisur nga komisione ndërkombëtare të fuqive të mëdha. E ndoshta është prapë rasti dhe jo vetëm për Shkodrën. Ndaj ju dre-jtohem Ju, në emër të qytetarëve shkodranë, që ne jemi të gatshëm më parë të pranojmë një komision administrativ europian, besimplotë te vullneti i tyre demokratik derisa të shkohet në zgjedhje të vërteta, sesa të biem nën diktaturën e pakicës së pakicës votuese. Për këtë, në emër të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, ju kërkoj publikisht të takohemi për të biseduar mbi këtë situatë të pazakontë, me shpresën që do të bëheni garant i vullnetit qytetar.

Sigurisht ky është një dorëzim pa "kushte"ndaj agresivitetit kundrejt ambasadave dhe ndërkom-bëtarëve! Atyre pra, që pikërisht partisë dhe vetë Kryebashkiakes së Shkodrës, ju thanë se "duhet të futen në zgjedhje" të mos bojkotojnë zgjedhjet?! Që nuk reaguan, as nga tundja e dekretit të Metës nga pikërisht zonja Voltana, kur partizanët e saj digjnin shkollat! Tani zonja në fjalë, që kishte shumë dëshirë të gjuante me "molotof" po ju lutet ndërkom-bëtarëve, për një "komision administrimi si në vitin 1913-të"?! Ndërkombëtarëve të cilët asnjëherë nuk thanë "bravo" (ose më mirë thanë është gabim) pse partia e zonjës në fjalë, me urdhër partiak iku nga parlamentarizmi si asnjë parti tjetër në Europë! Lanë betimin mbi Kushtetutë dhe u larguan për të bërë jetën e rrugës dhe të "moloto-fave", që pastaj të

Të gjithë fitues, po humbësi cili është?

Kush ka "pushtuar Shkodrën" këto 28 vite që u dashka "Internacionali!?

tojnë. Aq më pak në këto votime që janë shoqëruar me aq grindje e shamata.

Të paktën zyrtarisht brenda territorit të vendit nuk ka më shumë se 2,6 milion banorë. Të paktën sipas specialistëve të statistikës. Nga ana tjetër vazhdon të jetë I lartë fluksi I largimit të shumë banorëve drejt azilit. Në kushtet kur varfëria vazhdon të ketë tendencë rritjeje, shqiptarët do të vazhdojnë të kërkojnë mjedise të tjera më të mira për të organizuar jetën e tyre. Pavarësisht cfarë brock-ullisin palo politikanët tanë që kanë një matematikë idiote që cdo përllogaritje e bën sipas interesave të tyre. Kjo matematikë vërtet e ka bërë hale – klasën politike qesharake, po nganjëherë llogaritjen e bën në interesin e tyre. Edhe pse tashmë pjesëmarrja në votime ka rënë nën 50 për qind. Po ashtu duke qenë se opozita nuk merrte pjesë në votime, shumë prej përkrahësve të shumicës nuk dolën në votime duke e ditur se fitorja ëështë e tyre morën, a s’morën pjesë në votime. Ndaj nuk e prishën terezinë dhe qëndruan plazheve për të mposhtur vapën e mad-he të këtyre ditëve. Nga gjithë çfarë thamë më lart, është krejt qesharake konkluzioni se 85 për qind e shqiptarëve sot janë përkrahës të opozitës. Pyesim: Të cilës opozitë? Të asaj që braktisi në mënyrën më qesharake parlamentin? Pa pasur as edhe ndonjë kauzë të besueshme ? Sepse tregu i shitblerjes së votave ishte i shtrirë në gjithë vendin. Të paktën deri tani. Dhe këtë treg e kanë në eficencë të gjitha forcat politike dhe jo vetëm njëra. Kaq gjë e dinë të gjithë shqiptarët brenda e jashtë kësaj Shqipërie, banorët e së cilës po rrallohen gjithnjë e më tepër.

krijonin kushtet për bisedime me "armikun Rama" që me të pastaj të bënin marrëveshjet që sigurisht nuk bëjnë asgjë tjetër, por i marrin shpirtin qytetarit normal shqiptar! Në Bashkinë e Shkodrës janë dhe "historianë" të jashtëzakonshëm në fakt! Deri në 2013-ën, nuk kanë ditur as datën e krijimit të Bash-kisë së parë moderne shqiptare që është pikërisht ajo e Shkodrës, e krijuar nga Internacionali (20 maj), por ky është diskurs në vete! Sot zonja flet dhe në emër të "bashkive demokrate" sigurisht dhe kërkon "një internacional tjetër"! Por është turp i madh! Absolutisht kush di historinë dhe kush ka sado pak qytetërim në gjakun e tij, e kupton se është dëshpërim i jashtëzakonshëm që kërkon të barazojë maxhorancën e sotme me pushtuesin e dikurshëm. Nuk ka ku të shkojë më shumë se kaq, deliri dhe marrëzia absurde e jo thjesht personit që shkruan, por e një kaste dhe marrëzie administrative që ka 28-të vite që sundon Shkodrën! Kanë tre dekada që administrojnë Shkodrën dhe ju kanë mbetur dhe 15-të vite që të barazohen me Komitetin Ekzekutiv të PPSH-së! Po, por në qoftëse Komiteti Ekzekutiv ka bërë diçka, ky administrim i Bashkisë së Shkodrës ka pasur luftën e klasave njësoj me ish Komitetin dhe urrejtjen ndaj atyre që flasin ndryshe apo i kundërshtojnë! Njësoj si dikur Komiteti i Partisë Shkodër dhe Komiteti Ekzekutiv që deklamonin dhe akuzonin njerëzit si "borgjezë, të deklasuar, fashistë dhe bashkëpunëtor të armikut" dhe partia Demokratike dhe Bashkia e saj në Shkodër, për tre dekada kanë akuzuar njerëzit që nuk jua kishte qejfi si "komunistë, dhe socialistë apo enveristë"?! Njësoj absolutisht po i njëjti mentalitet, por ato dikur e bënin ndonjë punë, kurse këto të tre dekadave të fundit kanë bërë vetëm llafe dhe kanë degraduar qytetin e madh kulturor dhe sportiv! E kanë rrëzuar për nga begatia, nga niveli akademik dhe kulturor, për nga humori dhe mirësjellja! E rrethuan me modele folkorike, antishkodrane qytetare në thelb dhe qëllim, ju dhanë poste dhe i bënë të pasur, u sunduan nga marrëzia politike në ide dhe forma e përmbajtje, duke i dhënë qytetarëve shkodranë

shqelmin, për të promovuar kush çonte flamurin e PD-së në dyqane dhe si vota mbledhës në votime dhe për të sharë e kërcënuar kush ju dilte para me shprehjen e famshme - komunist!

Por nga kush u pushtua qyteti i Shkodrës këto vite, që zonja e famshme e Bashkisë, arrin të kërkojë dhe "internacional" !? Ajo praktikisht ka të "drejtë" dhe ja pse! Bashkia e Shkodrës dhe vetë qyteti ka tre dekada që është pushtuar nga mediokriteti akut i PD-së dhe shpirtrave të saj në qytet dhe po të doni në zonën suburbane dhe rurale! Nga njerëzit e hurit dhe litarit që prosperuan në kurriz të qytetarit të urtë shkodran. Nga njerëz dhe disa qytetarë që pranuan të bëjnë pakt me djallin për të mos qenë asnjëherë kontribuues, por përfitues! Nga familjariteti absurd, në punësime me kriter të vetëm partinë dhe familjet me parti (demokratike) që ndihmojnë dhe mbrojnë njëra tjetrën! Shkodra është pushtuar nga vetë izolimi i imponuar nga politikat agresive dhe idiote politike të partisë dhe njerëzve të saj, sidomos kohët e fundit të cilat e ndanë plotësisht atë nga qytetet e mëdha të Shqipërisë, për nga zhvillimi! Shkodra ka tre dekada që është pushtuar nga biografia në punësim dhe katapultim dhe nga servilizmi idiot si siguri për të bërë karrierë në pika zhvillimi që prishin shumë punë si arti dhe kultura, por dhe sporte e shër-bime! Shkodra është pushtuar nga njerëz të partisë demokratike që e trajtojnë qytetin si pronë politike dhe eksperiment të njerëzve delirantë në Tiranë, që e duan Shkodrën për modelin 2 prill që e organizuan vetë për gjak derdhje dhe përdorën më pas! Shkodra është e pushtuar nga rrufjanët e pronave të pa mer-ituara dhe të marrjes të tyre, duke dëmtuar pronarët e vërtetë të Shkodrës, kurse një pjesë e tyre i morën në saj të Partisë Demokratike, duke fyer kolegët e dikurshëm të tyre si pronarë! Shkodra është e pushtuar nga llapaqenët kot dhe pa asnjë rendiment! Nga njerëz që nuk bëjnë asnjë punë dhe shajnë e ju bëjnë jetën ferr atyre që punojnë! Shkodra është pushtuar nga mentaliteti "rrëmujë dhe çrregullim urban pa fund"! Nuk stabilizuan njëherë tregjet dhe një herë rregullin e qarkullimit urban, nuk lyen

fasada dhe nuk stabilizuan trotuare dhe kanale apo dhe rrugica e gjelbërim - sidomos vitet e fundit! Pothuaj çdo pushtues (bie fjala Austria) ka shtruar rrugë dhe ka bërë ura apo dhe kanalizime e sistem urbane - Bashkia e Shkodrës për tre dekada ka bërë një marrëzi urbane që nuk rregullohet më kurrë!

Ka fituar gjithmonë PD-ja si nga tmerri i Shkod-ranëve nën diktaturë dhe fobia ndaj të majtës, por dhe nga një PS e limituar dhe e frikësuar dhe akoma më shumë - e pa merituar në Shkodër! Megjithëse nuk ka bërë asgjë për Shkodrën, kryebashkiakja e "Internacionalit 2019-të" po të futej në garë, sërish mund të fitonte përballë Valdrinit! Po po, e kam një si bindje të vogël! Por atë (zonjën Kryebashkiake) nuk e la partia e saj me në krye holandezin (Basha) që Shkodrën në ndryshim nga Sali Berisha që e kishte lexuar nga Durhami (sepse babai i kishte folur për Kuvajtin) e njeh nga folklorizmi i sotëm në partinë demokratike Shkodër! Ato i thanë Voltanës - jo nuk do të fitosh, as nuk do të hysh në garë!? Kryebash-kiakja duhet të ishte futur në garë me Valdrinin që sigurisht nuk njihej në qytet, nuk ishte pjesë reale e tij dhe nuk kishte asnjë lloj veprimtarie personale në dobi të tij! Tipikisht një person që Rama e vendos pa asnjë lloj konsultimi sidomos në Shkodër, që me sa duket e ka lodhur me - sistemet e saj që ai i kupton shumë pak dhe i neverit më shumë! Voltana mund ta kishte vazhduar "pushtimin e Shkodrës" po të ishte futur në garë - e sot nuk do të kishte thirrur "Internacionalin" nga ndërkombëtarët të cilët kur ta lexojnë letrën, padyshim që do të mahniten, do të "trazohen" kaq shumë nga pathosi demokratik, sa që "diare-ja" politike, do ti ndjekë për disa javë rresht!

Në qoftëse Shkodra ka nevojë për një "Internac-ional" i cili vjen për të larguar një pushtim të saj, ky pushtim sigutrisht është ai i Bashkisë së Shkodrës nga pikërisht fundi i sundimit të PD-së ose katër vitet e fundit të zonjës në fjalë! Ky pushtim ka qenë më idioti dhe më i sëmuri në shumë dekada bashkë! Nuk di sa do të ndryshojë, por di qartë se Shkodra është mrekullia natyrore dhe njerëzore, në ditët më të këqija të saj, në qeverisjet vendore dhe qendrore!

len. Ku e gjen sot PD-në? Në Parlament, në ndonjë këshill bashkiak, në drejtimin e ndonjë bashkie, apo të ndonjë fshati? Mazallah, askund. Është një parti së cilës i ka humbur vula. Atëherë ç’na broçkullisin për sukses, apo për zbulime, se çfarë ka bërë PS-ja? Bëjnë zbulime, ndërsa vazhdojnë të mos flasin me njëra tjetrën. Për secilën, dialogu është i huaj. Zvarritet edhe ngritja e Gjykatës Kushtetuese, apo e SPAK-ut që mund t’i japin goditjen e duhur korrup-sionit, që tashmë është bërë i gjithpushtetshëm në këtë Shqipërinë tone, duke ua zënë frymën shumicës së shqiptarë.

Të tjerë politikanë që prej dekadash janë kryetarë partish që nuk i njeh asnjëri vazhdojnë të vegjetojnë në politikën shqiptare. Sa herë ka zg-jedhje, ata braktisin partitë e tyre dhe regjistrohen në listat e PD-së. Kësisoj ia kanë arritur të mbeten deputetë të përjetshëm, deputetë që nuk i njeh as familja e tyre politike. Si bie fjala, Fatmir Mediu, Nard Ndoka, Dashamir Shehi e ndonjë tjetër. Ehe, halle halle kjo dynja, halli, hallit nuk i ngjan. Vetëm hallet e hale- politikës sonë janë më shumë se neveritëse. Janë shumë gjëra të tjera që e bëjnë groteske çfarë-do lloj festimi të kësaj klase politike që sa herë bie lodra e curlja e gjen duke festuar. Është sa herë një fituese e gënjeshtërt që prej 3 dekadash shqiptarët e durojnë mbi kurriz. Në këto zgjedhje që tingëlluan jo pak qesharake, të gjithë u vetshpallën fitues. Po asnjëri nuk na e tregoi se cili ishte humbësi I vërtetë? Shqiptarët e dinë mirë se cili është humbësi I vërtetë. Është kjo hale – klasë politike që po na sundon prej 30 vitesh duke na përcjellë nga humbja në humbje.

Ndaj është qesharake që kjo opozitë t’u bjerë fanfarave të fitores. Po as socialistëve nuk u takon t’u bien këtyre fanfarave. Pasi tamam fitoren e kanë shumë të largët. Nuk patën konkurrentë, po as ndonjë seriozitet nga vetë votuesit që janë shumë të pakënaqur me mënyrën si po e drejtojnë këtë vend, ku varfëria është në rritje të vazhdueshme. Të paktën nuk duhet të heshtin po duhet të na tregojnë pse në mënyrën më idioteske na thonë se, kemi rritje ekonomike 4,2 për qind, ndërsa varfërinë e ndjejnë në sofër shumica e shqiptarëve. Kësisoj nuk ndodh askund në tjetër vend. Është kjo varfëri që i detyron të madh e të vogël t’ia mbathë drejt azilit Ndaj nuk ka arsye që socialistët t’u bien fanfarave të fitores. Nuk u shënuan sherre e grindje. Ndërsa votat, aq sa u erdhën i shënjuan fitues. E vërteta është se, oligarkët e poli-tikës prej ditësh vazhdojë t’u bien fanfarave të fitores. Po çfarë fitore kanë arritur? Një fitore që ka çuditur të gjithë miqtë tanë. “Deri tani nuk kemi parë demokraci ku të votohet pa asnjë kandidat rival. Të paktën në diktaturë pjesëmarrja ishte thuajse pa asnjë mungesë. Si për të treguar seriozitetin për votën. Ndërsa tanë pjesëmarrja ishte vetëm 21 për qind. Ndaj fitorja e secilës palë është qesharake dhe groteske.

Të gjithë flasin për arritje e suksese. Edhe pse janë bërë më shumë se qesharakë. As u shkon mendja se duhet të pajtohen për të mirën e gjithë shqiptarëve. Jo, të gjithë nga Presidenti, Kryeministri, opozita në rresht shahen e grinden pa u ndalur.

Flet gjithë ditën PD për shumatoren e gabimeve të kryera nga PS gjatë zgjedhjeve. Kur vetë PD ka humbur si vaji në lakra dhe askush sot nuk ia fërshël-

Page 13: E Martë 9 Korrik 2019 Plas në opozitë, Basha refuzon 13 ... · 2 E Martë 9 Korrik 2019 GAZETA SOT 2,3,,,14,1,1,1,20,21,24 “ politike Rama “trondit” Metën: Presidentit i

GAZETA SOT E Martë 9 Korrik 2019 13

C M Y K

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Nga Bujar LESKAJ

Mbështetja dhe kontributi i pop-ullit dhe Qever-isë Amerikane,

nëpërmjet Agjencisë USAID është sa unikal aq edhe i rëndësishëm për fuqizimin e institucioneve të pavarura të Shtetit Shqiptar, ndërtimin e kapaciteteve njerëzore dhe institucionale të administratës sonë publike, fuqizimin e organizatave të shoqërisë civile, zhvillimin e sektorit privat, reformën zgjedhore, reformën administrative e territoriale dhe së fundmi dhe më kryesoren, reformën në drejtë-si. Që nga viti 1992, USAID, Zyra e Shteteve të Bashkuara e Ndihmës dhe e Asistencës Teknike në mbarë botën, ka dhënë mbi gjysmë miliardë dollarë në projekte dhe programe konkrete për të mbështetur zhvillimin, stabilitetin dhe integrimin e ekonomisë dhe shoqërisë sonë në Bashkimin Evropian.

Në këto 27 vjet, pra në afër tre dekada pune të përkushtuar dhe me ritëm të lartë, programet e Zyrës kanë forcuar institucionet demokratike tek ne, kanë ulur korrupsionin, fuqizuar shoqërinë civile dhe nxitur barazinë gjinore. Ato kanë krijuar një mjedis më të favorshëm për rritjen gjithëpërf-shirëse ekonomike te vendit, e nevojshme për të pozicionuar Shqipërinë drejt një demokracie funksionale, duke përmbushur kriteret për arritjen e aspiratave evropiane të qytetarëve tanë.

Projektet e USAID-it përqendrohen në përmirësimin e planifikimit dhe kryerjes së reformës së politikave publike në dobi të qyte-tarit, por edhe në përmirësimin e mbikëqyrjes së qytetarëve ndaj zbatimit të këtyre politikave. Projekti i tanishëm i Zyrës “Sundimi i Ligjit” ndihmon gjykatat të rrisin transparencën dhe efiçiencën e punës së tyre. Ai gjithashtu forcon rolin mbikëqyrës të shoqërisë civile ndaj tyre dhe rrit aftësitë e gazetarëve hulumtues. Projekti i Zyrës për qeverisjen lokale mbështet funksionet e qeverisjes vendore si planifikimi, zhvillimi ekono-mik dhe menaxhimi i aseteve publike, të cilat ndihmojnë në krijimin e një klime të favorshme për biznesin dhe investimet lokale.

Programet e USAID-it ofrojnë ndihmë teknike të mirëorientuar për shtimin e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare, duke synuar rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike, të cilat që do të rrisin standardin e jetesës për familjet shqiptare. Përveç kësaj, projektet punojnë me sektorin financiar për të përmirësuar aksesin në kapital për veprimtarët kryesorë ekonomikë, si ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, fermerët dhe agrobiznesi. Zyra i zbaton projektet përmes firmave dhe organizatave vendore, partneriteteve publike-private dhe organizatave të shoqërisë civile, duke bashkëvepruar edhe me fondet e partnerëve zhvillimorë, veçanërisht të Ndihmës së Para-Anëtarësimit të Bashkimit Evropian, kur është e mundur.

Projektet e Zyrës kanë ndihmuar të siguro-het ujë i pijshëm dhe higjienë në zonat më pak të zhvilluara të vendit, përmes përmirësimit të sistemit te ujësjellës-kanalizimeve. Programet e financuara nga qytetarët dhe qeveria amerikane kanë ndihmuar me dhjetëra dhe qindra fermerë dhe fermere të marrin pjesë në panaire dhe vep-rimtari të ndryshme bujqësore, për të promovuar produktet e tyre. Kohët e fundit, USAID ka ndi-hmuar me mjaft sukses fermerë dhe fermere nga zona të thella të vendit të zhvillojnë një dimension të ri-agroturizmin, duke shndërruar një pjesë të shtëpive të tyre në bujtina. Ekspertë të Zyrës kanë trajnuar fermerët tanë për aktivitete agroturizmi, gastronomi, punime artizanale, mikpritjen sipas traditave të zonës, marketing dhe aftësi për biznes. Projektet e USAID-it për agroturizmin konsid-erohen të shkëlqyera nga portali i njohur në botë “Lonely Planet”.

USAID- ky transformues i fortë i shoqërisë dhe ekonomisë sonë

USAID ka mbështetur me dhjetëra e dhjetëra organizata të shoqërisë civile në Shqipëri, duke dhënë fonde nga 15,000 deri 30,000 dollarë për aktivizimin e tyre në monitorimin e zgjedhjeve, fuqizimi ekonomik dhe shoqëror të grave, të dre-jtat e shtresave të margjinalizuara, nismat kundër korrupsionit dhe rritjen e kontrollit qytetar mbi shërbimet publike.

Zyra ka ndihmuar bordet rinore në projektin e tij për planifikimin dhe qeverisjen vendore, që të ofrojnë një platformë dialogu mes të rinjve dhe përfaqësuesve vendorë, duke nxitur shkëmbimin e ideve mes brezave dhe duke rritur angazhimin qytetar të të rinjve në proceset e demokracisë lokale. Organizata ka një traditë dhe kontribut të spikatur në ide dhe programe të përmirësimit të qeverisjes elektronike “e-government”, si dhe në ngritjen e komisioneve këshëllimore qytetare.

USAID, së bashku me Delegacionin e Bashkimit Europian dhe Këshillin e Europës ka mbështetur Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe të Konfliktit të In-teresave (ILDKPKI), në përgatitjen e një sistemi të ri elektronik për deklarimin dhe publikimin e interesave private të nëpunësve publikë. USAID bashkëpunon edhe me Qendrën për Ekselencën në Auditim të GAO-s amerikane, Zyrës së Llog-aridhënies Qeveritare të SHBA-ve, e cila është partnerja më e vyer dhe potente e KLSH-së. Më 25 prill 2016, USAID dhe Qendra për Ekselencë në Auditim e GAO-s nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit në selinë e USAID-it në Washington D.C.. Kjo marrëveshje synon rritjen e kapaciteteve të organizatave të auditimit në mbarë globin dhe krijon një kornizë për bashkëpunim në trajnimin dhe përpjekjet për asistencë teknike. "Institucionet e pavarura profesionale të auditimit janë një pjesë jetike e sistemeve të shëndosha të menaxhimit financiar publik. Kjo marrëveshje do të forcojë bashkëpunimin më të ngushtë midis dy organi-zatave tona, në mënyrë që të ndihmojë zhvillimin e institucioneve të auditimit që janë në gjendje të luftojnë korrupsionin, të sigurojnë transparencën dhe të promovojnë besimin e publikut ", deklaroi Gene L. Dodaro, Presidenti i GAO-s dhe Kontrol-lori i Përgjithshëm i SHBA-ve, mik i KLSH dhe i shqiptarëve. (https://www.gao.gov/about/press-center/press-releases/cae_and_usaid_sign_agree-ment.htm).

Kam patur fatin, në cilësinë e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, të bashkëpunoj prej më shumë se dy vitesh (mars 2017 - korrik 2019) me projektin e USAID-it “Transparenca në Sistemin Shëndetësor”. Ky projekt erdhi në kohën e duhur për ne dhe ndihmoi në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët shqiptarë, me fokus luftën ndaj korrupsionit, përmirësimit të trans-parencës për funksionet qeveritare dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të pavar-ura, organizatave të shoqërisë civile dhe medias. Nga ky projekt realisht kemi mësuar shumë. Ai i

ka rritur aftësitë e tre institucioneve mbikëqyrëse të pavarura shqiptare: Inspektoratit të Lartë të Dekla-rimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Parandalimit të Konfliktit të Interesit, Avokatit të Popullit dhe ne Kontrollit të Lartë të Shtetit. Veçoj profesionalizmin dhe përkushtimin e drejtueses së projektit zj. Darcie Nilsen, një kontribuuese me eksperiencë e shumë projekteve të USAID në Shqipëri dhe në rajon. Gjatë zbatimit të projektit, specialistët e USAID na pajisën si institucion me katër instrumente të rinj të teknologjisë së informacionit, si më poshtë:

1. Instrumenti sinjalizues “Famujt e Kuq” Red flags

Algoritmi Red Flags po përdoret nga ne gjerë-sisht për vlerësimin dhe skanimin e procedurave të prokurimeve që auditojmë. Ky algoritëm analizon bazën e të dhënave dhe i klasifikon ato automa-tikisht në problematike ose jo. Në këtë mënyrë ai na mundëson indicie në kohë reale mbi procedura me probabilitet për sjellje të papajtueshme me kuadrin ligjor apo mos respektimin e kornizës anti-korrupsion. Instrumenti mundëson filtrim të detajuar të procedurave, në bazë të fushave të ndryshme si: Autoritet Prokurues, Institucion Ten-derues, Operator Ekonomik Kontraktues, Vlera/Fondi Limit, Statusi i Tenderit, Lloji i Kontratës Publike, Lloji i Procedurës, Data e Njoftimit të Tenderit, Data e Mbajtjes së Tenderit, ankesat eventuale të operatorëve të skualifikuar, etj.2. Trajtimi dixhital i ankesave të qytetarëve

Duke marrë në konsideratë numrin e lartë të ankesave drejtuar Kontrollit të Lartë të Shtetit, jo vetëm me postë zyrtare por edhe nëpërmjet por-talit zyrtar, në kuadër të Projektit dakordësuam me specialistet e tij zhvillimin e mekanizmit dixhital të ankesave. Ky mekanizëm pranon ankesa nga qytetarët, të cilët duhet të plotësojnë të gjitha fushat e informacionit. Në këtë mënyrë shmangen ankesat anonime, të cilat mund të jenë pa përmbajtje ose mund të përmbajnë supozime të përgjithshme, të pabaza për t’u shqyrtuar më tej. Ky mekanizëm është testuar dhe po implemen-tohet në faqen zyrtare të KLSH, duke rritur trans-parencën jo vetëm kundrejt qytetarit, por edhe brenda institucionit. Qytetari merr informacion në portalin tonë mbi statusin e ankesës së tij shumë me shpejt se deri pak kohe me parë, nëse ankesa është në shqyrtim, është jashtë kompetencës së institucionit apo është zgjidhur. Punonjësi i KLSH njoftohet me email automatik për ankesat që dërgohen nga qytetarët dhe mund aksesojë listën e plotë të ankesave, dokumentet që mund të ketë zgjedhur qytetari t’i bashkëngjisë rastit të tij, si dhe të pasqyrojë përgjigjen përfundimtare të rastit në momentin që zgjidhet. Po ashtu, punon-jësi i KLSH mund të shkarkojë në format excel listën e ankesave për të nxjerrë më tej statistika për raporte të ndryshme.

3. Instrumenti për publikimin e raporteve në formatin “Open Data”

Publikimi i raporteve në instrumentin e

zhvilluar me ndihmën e Projektit të USAID po na mundëson një paraqitje më koncize dhe më të lexueshme të objektivave dhe konkluzioneve të auditimeve, për të gjithë nivelet e qytetarëve të interesuar apo median. Në këtë instrument, krahas publikimit të raporteve sipas kategorive Performance, Rregullshmërie, Teknologjie Infor-macioni apo raporte vjetore, ato klasifikohen dhe sipas fushave të ndryshme si Shëndetësi, Arsim, Financë, Qeverisje Lokale etj. Një raport auditimi në këtë instrument është menduar të përmbajë informacion për “Kontekstin e Problemit Social”, “Subjektet nën Auditim”, “Objektivi i Auditimit” dhe “Konkluzionet”. Krahas kësaj përmbledhjeje, bashkëngjitur do të vendoset raporti i plotë si dhe dokumente të tjera me të dhëna që janë përdorur në raport në formë tabelash apo grafikësh/im-azhesh. në formë të aksesueshme nga publiku.

4. Instrumenti “Data Mining”Transparenca e aktivitetit të KLSH-së është

një nga aspektet e funksionimit të institucionit tonë, bazuar në standardin e INTOSAI-t, ISSAI 12 “si institucion që udhëheq nëpërmjet shembullit”, si dhe përbën një nga objektivat e Strategjisë së komunikimit të institucionit. Instrumenti “Data mining” po mundëson nxjerrjen e të dhënave të ndryshme nga mediat online, si artikuj të përgat-itur nga stafi i institucionit, apo që citojnë gjetje të auditimeve të KLSH-së. Ai bazohet në fjalë kyçe në fokus të KLSH si efektivitet, efiçiencë, ekonomicitet, dëm ekonomik, auditim, të ardhura të munguara, përmirësime ligjore, abuzim, korrup-sion, etj. Ky instrument është vendosur në portalin zyrtar www.klsh.org.al dhe aksesohet për një afat të papërcaktuar, pavarësisht së çfarë zgjedhin të bëjnë mediat online me artikujt origjinalë.

Është fakt që asistenca teknike projektit të USAID “Transparenca në sistemin shëndetësor” ka ndikuar në përmirësimin e auditimeve tona të performancës në sektorin e shëndetësisë, në rritjen e aksesit të qytetarëve tek informacioni, futjen e disa zgjidhjeve teknologjike për sistemin e ankesave nga qytetarët, si dhe përdorimin me efektivitet të të dhënave të hapura dhe treguesve të alarmit të kuq “red flags” për fusha me risk të lartë për korrupsion. Gjatë dy viteve të fundit, KLSH ka zhvilluar auditimin e performancës në Shërbimin e Urgjencës Mjekësore në Shqipëri, në Kostimin e Shërbimeve Spitalore dhe në Recetën Elektronike Mjekësore, krahas auditimit në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Mbajtja në efiçiencë e këtyre instrumentave ka marrë të gjithë vëmendjen tonë, nëpërmjet investimeve në infrastrukturën mbështetëse të teknologjisë së informacionit në KLSH, në planin afat-shkurtër dhe në atë afat-gjatë.

Falënderoj në veçanti drejtoreshën e USAID Shqipëri, Mikaela Meredith, për kujdesin dhe këmbënguljen e treguar në realizimin me sukses jo vetëm të projektit me KLSH, por të gjithë atyre dhjetëra projekteve të tanishme me vlerë të shtu-ar të jashtëzakonshme në fushën e reformës në drejtësi, në qeverisjen vendore, në zhvillim e qën-drueshëm ekonomik, në pjesëmarrjen qytetare dhe transparencën në qeverisje, si dhe në baraz-inë gjinore. Qeveria e SHBA-ve dhe institucioni zbatues i parave të taksapaguesve amerikanë për asistencë dhe zhvillim, USAID-i janë të investuar fuqishëm në të ardhmen e integrimit evropian të Shqipërisë. Kjo e ardhme mund të realizohet me sukses vetëm nëpërmjet zbatimit të reformës në drejtësi dhe reformimit rrënjësor të administratës publike. Si reforma në drejtësi dhe reforma e thellë në administratën publike janë dy anë të së njëjtës gjë, të ndërtimit të Shtetit të së Drejtës në Shqipëri. Në shërbim të thellimit të llogaridhënies së ad-ministratorëve publikë, gjatë këtyre viteve kemi rekomanduar me këmbëngulje për gjashtë vite rresht përgatitjen dhe miratimin e Ligjit për Përg-jegjësinë Materiale të Nëpunësit Publik dhe do të vijojmë ta kërkojmë me forcë, duke shpresuar në mbështetjen edhe në të ardhmen të programeve dhe projekteve të USAID-it, të projektuara për forcimin e demokracisë funksionale tek ne.

Page 14: E Martë 9 Korrik 2019 Plas në opozitë, Basha refuzon 13 ... · 2 E Martë 9 Korrik 2019 GAZETA SOT 2,3,,,14,1,1,1,20,21,24 “ politike Rama “trondit” Metën: Presidentit i

GAZETA SOT14 E Martë 9 Korrik 2019

2,3,7,9,14,16,18,19,20,21,24

k r o n i k e www.sot.com.al

“Operacioni u zhvillua në funk-sion të procedimit penal të vitit

2018, regjistruar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale “, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Bazuar në vendimin e datës 05.07.2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, u vendos sekues-tro preventive mbi pasuritë...

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraPolicia e Shtetit vendos sekuestro preventive për 6 apartamente dhe një njësi shërbimi

Shfrytëzonin vajza për prostitucion, arrestohet pronari i lokalit, 5 të tjerë të proceduar

Pronari i një lokali në Belsh ra në pran-gat e policisë ditën e djeshme. 42-vjeçari u arrestua sepse lokalin e tij e shfrytëzonte për prostitucion dhe drogë. Sipas informa-cioneve, i arrestuari është shtetasi Edmond Çipllaka nga Fieri, ndërsa janë proceduar penalisht edhe pesë persona të tjerë. “Falë besimit, bashkëpunimit dhe ndërgjegjësimit të komunitetit, u finalizua me sukses oper-acioni policor i koduar “Liqeni”. Operacioni nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe

Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me efektivë të Postës Policore Belsh. Shfrytëzonte për prostitucion vajzat në ambientet e lokalit dhe shpërndante lëndë narkotike, arrestohet në flagrancë nga policia pronari i lokalit, si dhe procedo-hen penalisht në gjendje të lirë 5 shtetase. Sekuestrohet lëndë narkotike, një automjet dhe celularë. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në

vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe shfry-tëzimit të lokaleve për prostitucion, bazuar mbi informacionet e marra nga komuniteti se në ambientet e një lokali u shpërndahej lëndë narkotike e dyshuar kokainë klientëve të ndryshëm, si dhe shfrytëzoheshin vajza të moshave të ndryshme për prostitucion, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor “Liqeni”, si rezultat i të cilit u arrestua në

Të dehur në timon, Policia e Vlorës arreston 3 persona

Policia e Vlorës arrestoi ditën e djeshme 3 persona sepse u kapën duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Të arrestu-arit janë shtetasit me iniciale G. DH., 41 vjeç, F. D., 61 vjeç dhe E. D., 35 vjeç. “Policia ka arrestuar në flagrancë 3 shtetas pasi janë kapur duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur. Arrestohet shtetasi G. Dh, 41 vjeç, banues në Vlorë, pasi duke drejtuar çik-lomotorin “Kawasaki” pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin “Renault”. Arrestohet shtetasi F. D., 61 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap duke drejtuar automjetin “Alfa Romeo” në gjendje të dehur. Sarandë, arrestohet shtetasi E. D., 35 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke drejtuar automjetin tip “Audi” në gjendje të dehur. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorë””, thuhet në njoftimin e policisë.

Sulmi me armë ndaj inspektorëve, shoqërohen disa persona

Policia e Bulqizës dha dje informacion për sulmin me armë të ndodhur dy ditë më parë ndaj inspektorëve të Mjedisit. Sipas njoftimit të policisë, të shtënat me armë janë shënuar në thellësi të pyllit, në malin e Tërnovës dhe për këtë ngjarje janë shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje. “Rreth orës 19.50, datë 07.07.2019, shtetasi A. Xh. (Kryeinspektor i Mjedisit), ka telefonuar në sallën operative të Komisariatit të Policisë Bulqizë, se në thellësi të pyllit në malin e Tërnovës, në një distancë të largët kishte dëgjuar të shtëna armë zjarri. Menjëherë në vend shkuan forcat e Policisë të Komisariatit të Policisë Bulqizë. Policia nuk konstatoi prova apo persona te dyshuar, por ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e kallëzimit. Nuk u gjet asnjë mjet me lëndë dru-sore, por vetëm një kamion bosh, që u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e plote të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

Aksident rrugor në Shënkoll, plagoset 25-vjeçari

Një aksident rrugor u shënua pasditen e djeshme në auto-stradën Lezhë-Milot. Një automjet u përplas m një motoçikletë në zonën e njohur si Kryqëzimi i Shënkollit. Sipas njoftimit të policisë, nga ky aksident ka mbetur i plagosur drejtuesi i mo-toçikletës, i cili është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Policia njoftoi se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. “Mjeti me drejtues shtetasin B. M.,36 vjeç banues në Kurbin është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin K. V.,25 vjeç, banues në Lezhë. Si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motoçikletës K. V.,25 vjeç, banues në Lezhë. Ai është dërguar në spitalin Rajonal të Lezhës ku tashmë ndodhet nën ku-jdesin mjekësor. Policia po punon për të zbardhur edhe shkaqet e kësaj ngjarjeje”, njoftoi Policia e Lezhës. Nga ana tjetër, po dje një makinë u përfshi nga zjarri në autostradën Tiranë-Elbasan në afërsi të tunelit të Krrabës. Nga ngjarja nuk pati të lënduar, por u shkaktuan radhë të gjata trafiku.

Policia e Shtetit vendosi dje se-kuestro preventive për disa pasuri

të paluajtshme të një çifti italo-shqiptar. Pas-uria e sekuestruar kap vlerën e 1 milion eurove dhe përbëhet nga disa apartamente në Tiranë e Pogradec, si edhe një njësi shërbimi në kryeqytet. Sipas njoftimit të policisë, dyshimet se janë se këto pasuri ishin vënë nga ak-tiviteti kriminal me qëllim për të pastruar paratë. “Finalizohet operacioni “Transferta”, për sekuestro preventive të disa pasurive të paluajtshme të cilat dyshohen se rrjedhin nga aktiviteti i paligjshëm i tyre. Drejtoria Hetimore Qendrore, Njësia për Het-imin e Krimit Ekonomik e Financiar, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, zhvil-luan Operacioni Policor “Transferta”, për sekuestro preventive të disa pasurive të paluajtshme të shtetasve A. D, V. D. dhe shtetasit Italian F. C. Operacioni u zhvillua në funksion të procedimit penal të vitit 2018, regjistruar për veprën penale “Pastrimi i produk-teve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale “, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Bazuar në ven-dimin e datës 05.07.2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, u vendos sekuestro preventive mbi pasuritë, si më poshtë: 2 apartamente banimi në Pogradec, me sipërfaqe 175 m2; 4 apartamente banimi në Tiranë, me sipërfaqe 420 m2; 1 njësi shërbimi në Tiranë, me sipërfaqe 106.5 m2; Të gjitha pasuritë e sekuestruara kapin vlerën 1 milion euro”, njoftuan uniformat blu.

Zbardhet skemaPor cila ishte skema

që çifti italo-shqiptar përdornin për të pastru-ar paratë nga aktiviteti i paligjshëm? Sipas in-formacioneve, pasuritë e sekuestruara janë të shqiptares Almanda Dur-ollari dhe bashkëjetuesit të saj italian, Francesko Cocilovo. Ata jetonin bashkë në Itali, ndërsa më herët janë proceduar nga autoritetet italiane për mashtrim financiar dhe falsifikim e shitje të pro-dukteve me shenja false.

Gjatë këtij procesi hetimor, atyre u janë sekuestruar rreth 2 milionë euro, ndër-kohë që mbi 700 mijë euro çifti i bashkëjetuesve i ka sjellë në Shqipëri, duke përdorur disa transferta. Sasia e eurove është dër-guar në llogaritë e nënës së Almanda Durollarit, Vergjinushit, 76 vjeç, e cila më pas ka blerë pasuri të paluajtshme në Pogradec dhe Tiranë. “Shtetasja A.D dhe shtetasi italian F. C. janë proceduar më parë nga Autoritetet Gjyqësore Italiane, nga Guardia di

Finanzia e Comos, për veprat penale të mashtri-meve financiare, falsifi-kimit dhe shitjes së pro-dukteve me shenja false. Nga hetimi ka rezultuar se të dy këtyre shtetasve, Guardia di Finanza, ju ka sekuestruar rreth 2.388.611 Euro në Itali, të cilat dyshohen se rrjedhin nga aktiviteti i paligjshëm i tyre. Nga veprimet heti-more të kryera në funksion të procedimit penal të vitit 2018 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Pogradec, rezultoi se shtetasja A. D bashkëjeton me shtetasin Italian F. C, dhe banojnë në Itali. Për të fshehur dhe justifikuar këto prona të blera në Shqipëri, i kanë regjistru-ar në emër të shtetases V. D me banim në Pogra-dec (nëna e shtetases A. D, pensioniste). Policia e Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogra-dec, po vijon punën për dokumentimin e plotë të aktivitetit të paligjshëm të këtyre personave, si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë”, për-fundoi njoftimi i Policisë së Shtetit.

Çiftit italo-shqiptar i sekuestrohen 1 milionë euro pasuri, ja skema që përdorej për

pastrimin e parave në Tiranë e Pogradec

flagrancë shtetasi: E. Ç., 43 vjeç, banues në Fier, (pronari i lokalit në të cilin zhvillohej veprimtaria e kundërligjshme). Si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë 5 shtetase për veprën penale “Prostitucioni””, thuhet në njoftimin e policisë. Në cilësinë e provave materiale forcat e policisë kanë sekuestruar 14.7 gramë pluhur i dyshuar lëndë narkotike e llojit kokainë, një peshore elektronike, automjetin e Edmond Çipl-lakës, dhe 6 aparate celulare. Nga ana tjetër, 42-vjeçari i arrestuar nuk ishte as i pajisur me kasë fiskale gjatë ushtrimit të aktivitetit në lokali, duke bërë të mundur fshehjen e të ardhurave. Uniformat blu vazhdojnë punën për identifikimin e personave të tjerë të im-plikuar në këtë aktivitet kriminal.

Page 15: E Martë 9 Korrik 2019 Plas në opozitë, Basha refuzon 13 ... · 2 E Martë 9 Korrik 2019 GAZETA SOT 2,3,,,14,1,1,1,20,21,24 “ politike Rama “trondit” Metën: Presidentit i

GAZETA SOT E Martë 9 Korrik 2019 15

www.sot.com.alk r o n i k e

Paraditen e djeshme të pestë të arrestu-arit dolën para trupit gjykues. Gjatë seancës gjyqësore u vu re se ata flisnin e buzëqeshnin me njëri-tjetrin, por para gjyqtarëve nuk dhanë asnjë deklaratë. Pasi dëgjoi pretendimet e avokatëve dhe të prokurorit të çështjes, Gjykata e Kavajës vendosi të lërë në...

Gjykata e Kavajës dha ditën e djeshme masën e sigurisë “Ar-rest me burg” për katër

autorët e përplasjes me armë që ndodhi pak ditë më parë në qytetin e Kavajës, e ku si paso-jë mbeti i vdekur në vend një 50-vjeçar, që nuk kishte lidhje me ngjarjen. Paraditen e djeshme të pestë të arrestuarit dolën para trupit gjykues. Gjatë seancës gjyqësore u vu re se ata flisnin e buzëqeshnin me njëri-tjetrin, por para gjyqtarëve nuk dhanë asnjë deklaratë. Pasi dëgjoi pre-tendimet e avokatëve dhe të prokurorit të çështjes, Gjykata e Kavajës vendosi të lërë në burg katër nga pesë të arrestuarit. Më konkretisht, në qeli do të vijojnë të qëndrojnë Marjus Aliu, 31 vjeç, Ardian Dedej, 43 vjeç, Eraldo Hyka, 22 vjeç dhe Qazim Merkja, 25 vjeç. Që të katërt ata aku-zohen për vrasjen e 50-vjeçarit Ramazan Hasalliu, i cili u gjend krejt rastësisht në vendin e ng-jarjes kur nisën të shtënat me armë zjarri mes dy grupeve të vëllezërve. Nga ana tjetër, 39-vjeçari Agron Kollçaku, i cili po ashtu përfundoi në prangat e policisë, u la nën masën “Arrest shtëpie”. Masa e sigurisë ndaj Kollçakut u lehtësua sepse ai ishte arrestuar për moskallëzim krimi. Agron Kollçaku nuk tregoi për “luftën” me armë që vëllezërit Alia bënë me Eraldo Hykën dhe Ardian Dedejn. Sherri mes tyre nisi një ditë para krimit për motive banale. Sipas informacioneve, konflikti filloi që mbrëmjen e të mërkurës mes Eraldo Hykës dhe Denis Alisë jashtë ambienteve të një mar-keti në qendër të qytetit për një gërvishtje makine. Denis Aliu qëlloi me grusht Ardian Dedejn dhe shau Eraldo Hykën. Por për shkak se bashkëshortja e Dedejt dhe fëmijët kanë qenë brenda në market, sherri u mbyll aty për aty. Ata e lanë të takoheshin të nesërmen, pra të enjten për t’u sqaruar. Por diskutimi mes tyre degjeneroi në përplasje

fizike, i cili i “detyroi” të rinjtë të kthehen në shtëpi të marrin armët e të qëllojnë me breshëri ndaj njëri-tjetrit. Policia ka se-kuestruar në cilësinë e provave materiale 3 automjete, të cilat janë përdorur nga autorët e dyshuar, aparate celular, fishekë luftarakë si dhe një sërë provash të tjera, të cilat janë dërguar për ekzaminim të mëtejshëm laboratorik.

Fqinjët flasin për Ramazan Hasalliun

Viktima Ramazan Hasalliu ishte duke blerë bukë në mo-mentin që nisën të shtënat me armë zjarri dhe më pas ai do të kthehej në shtëpi. Hasalliu, baba i tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali, kishte më shumë se 40 vjet që jetonte në Kavajë. Vitet e fundit ai punonte roje nate në një biznes privat. Pas ngjarjes së rëndë folën banorët e zonës që e njihnin prej vitesh 50-vjeçarin. Një prej tyre tha për mediat pak ditë më parë se Ramazan Hasalliu ishte një njeri i qetë dhe jo problematik. “Ishte njeri i urtë, i butë, punëtor, shikonte vetëm punën e tij. Nuk i ka borxh asnjë njeriu, nuk i ka thënë llafe të këqija asnjë njeriu. Kjo ishte një fatkeqësi shumë e rëndë për familjen e

Kultivonte kanabis, arrestohet vlonjati 42-vjeçar

Korçë/ 57-vjeçari gjendet i vrarë në banesën e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Korçë. Gramoz Nako, 57-vjeç është gjetur i vrarë me armë zjarri në banesën e tij në rrethana ende të paqarta. 57-vjeçari u gjet i pajetë në banesë nga bashkëshortja e tij. Në fillim u mendua se ai ishte vetëvrarë, por më pas në vendngjarje u gjetën dy plumba. Mësohet se viktima është baba i dy fëmijëve dhe kishte jetuar prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Çifti ishte kthyer pak ditë më parë nga pushimet në Turqi. Pista ku po hetohet është ajo e grabitjes, por ende nuk ka detaje zyrtare nga grabitja që tronditi Korçën mbrëmjen e sotme. Pra, mbetet mister akoma motivi i vrasjes. “Korçë/Informacion paraprak. Më datë 08.07.2019, në lagjen nr 7, në banesë është gjetur nga bashkëshortja, shtetasi G. N., 57 vjeç, i pajetë, i vrarë me armë zjarri në rrethana ende të paqarta. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin paraprak të Policisë së Korçës.

tij”, deklaroi një prej fqinjëve të Hasalliut. Pas tragjedisë, familja Hasalliu hapi dyert e mortit, por asnjë prej anëtarëve nuk pranoi të prononcohej për mediat. Nga përplasja me armë zjarri, mbetën edhe pesë të plagosur, të cilët po ashtu nuk kishin asnjë lidhje me ngjarjen. “Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 04.07.2019, rreth orës 12:20, në lagjen Nr.4, në afërsi të

Teqesë në Kavajë, pas një konf-likti për motive të dobëta mes disa shtetasve, ku u përdorën dhe armë zjarri dhe për pasojë humbi jetën një kalimtar si dhe u plagosën 5 shtetas të tjerë, në vijim të veprimeve të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, i drejtuar nga Prokurori i Rrethit, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i kësaj ngjarje”, njoftoi policia pak ditë më parë.

Lejuan kultivimin e drogës, mbeten në burg 2 policët

Gjykata e Fieri la në burg dje 2 policët, kryetarin e fshatit Cakran dhe 5 persona të tjerë, të cilët u arrestuan me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe kultivim të lëndëve narkotike. Të akuzuarit dolën para togave të zeza në orën 10:30 të paradites së sotme ku nga avokatët e tyre është kërkuar jo “Arrest me burg”, por “Detyrim paraqitje”. Mirëpo kjo kërkesë nuk u pranua nga organi i akuzës dhe i gjyqësorit Fier duke lënë në burg të akuzuar-it për të vijuar me seanca të tjera deri në dhënien e vendimit. “Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në bashkëpunim me Policinë e Shtetit arrestojnë 2 punonjës policie dhe 5 shtetas të tjerë. SHÇBA, Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë Fier, në bazë të detyrimeve që rrjedhin nga Plani i Veprimit të MB për luftën kundër kultivimit të kanabisit, finalizuan me sukses operacionin “Cakrani 2019” për evidentimin dhe asgjësimin e disa parcelave të mbjella me bimë narkotike dhe kapjen e autorëve të tyre”, njoftoi policia pak ditë më parë.

Për Agron Kollçakun, i akuzuar për moskallëzim krimi, jepet masa “Arrest shtëpie”

Përplasja me armë në Kavajë, gjykata lë në burg 4 personat e përfshirë në ngjarje, i arrestuari i pestë lë qelinë

Një 42-vjeçar u arrestua ditën e djeshme nga Policia e Vlorës. Ai akuzohet për kultivimin kanabisi, ndërsa arrestimi i tij u bë i mundur falë operacionit të koduar “Kanionet” në Tepelenë. Gjatë operacionit, forcat e policisë sekuestruan 46 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa, si dhe disa fidanë kanabis. “Forcat e rendit bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit: A. Z., 42 vjeç, banues në Vlorë. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij në fshatin Nivicë, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 46 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, si dhe në oborr dhe në afërsi të banesës u gjetën disa kubikë ku ishin kul-tivuar fara kanabis . Materialet për shtetasin e mësipërm i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike””, thuhet në njoftimin e Policisë së Vlorës.

Policia e Tiranë shkatërroi dje një bandë ha-jdutësh. Gjatë operacionit policor, përfunduan në pranga 3 persona, ndërsa një u shpall në kërkim e një tjetër u procedua në gjendje të lirë. Të shtunën ata kishin grabitur një kasafortë, brenda së cilës kishte bizhuteri dhe shuma parash. “Shërbimet e Policisë të Kom. Pol. nr. 2 organizuan dhe finali-zuan operacionin policor “Kasaforta”, duke bërë të mundur evidentimin, zbulimin dhe goditjen e një grupi që ushtronte veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes së banesave. Si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit: E. J., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me pasoja të rënda”, në bashkëpunim. A. Sh., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me pasoja të rënda”, në

bashkëpunim. D.. P., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetes”. Si dhe u shpall në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e shtetasit: K. P., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja me pasoja të rënda”, në bashkëpunim dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë edhe shtetasja M. Gj., banuese në Tiranë, për veprat penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria krimina-le” dhe “Moskallëzim i krimit””, njoftoi policia. Sipas njoftimit, grabitësit, pasi kanë marrë sendet me vlerë nga kasaforta, e kanë hedhur këtë të fundit tek lumi Erzen. Kjo i ka dhënë mundësi policisë që të

bjerë në gjurmët e autorëve. Në përfundim të oper-acionit, uniformat blu sekuestruan ora e bizhuteri të shtrenjta si edhe mjete që përdoreshin për grabitje. “Policia ka bërë të mundur që në lumin Erzen, në afërsi të Shijakut, të gjejë kasafortën që autorët kishin hedhur në lumë për të humbur gjurmët, si dhe gjatë kontrollit të banesave të tyre Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale sendet si më poshtë: 41 ora të ndryshme të markave të shtrenjta, katër çelësa special për hapje dyersh, një automjet me targa AC 525 T, 11 lima për pastrimin e çelësave special, dy leva për hapje dyersh, një sasi monedhash metalike të llojeve të ndryshme, shtatë telefona celular, një elektrik (elektroshot), një sasi bizhuterish të ndryshme”, njoftoi policia.

Goditet banda e hajdutëve, 3 në pranga, policia sekuestron ora e bizhuteri

Page 16: E Martë 9 Korrik 2019 Plas në opozitë, Basha refuzon 13 ... · 2 E Martë 9 Korrik 2019 GAZETA SOT 2,3,,,14,1,1,1,20,21,24 “ politike Rama “trondit” Metën: Presidentit i

GAZETA SOT16 E Martë 9 Korrik 2019

2,3,7,9,14,16,18,19,20,21,24

r a j o n & b o t e www.sot.com.al

Mitsotakis betohet si kryeministër i Greqisë, Tsipras e uron për fitoren, ja kush

pritet të jenë ministrat e qeverisë së re

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraNdryshime në Greqi, Demokracia e Re rivjen në pushtet

Kyriakos Mitsotakis është betuar dje si kryeministri i ri i Greqisë. Procesi i numërimit të votave ka mbaruar dhe

kreu i "Demokracisë së Re" ka arritur që të marrë 158 vende në Parlament nga 300 vende gjithsej. I mjaftonin të paktën 151 vende që të qeveriste pa lidhur koalicion me ndonjë tjetër parti, por ai ka arritur të shkojë përtej kësaj shifre. Pas fitores Mitsotakis doli në një deklaratë për mediat ku premtoi se "do të jetë kryeministri i të gjithë grekëve". Për këtë fitore është uruar edhe nga kryeministri aktual i Greqisë, Alexis Tsipras. Në një status të gjatë në rrjetet sociale ai është përshëndetur me qytetarët grek për herë të fundit si kreu i qeverisë, e ndërsa ka zbuluar edhe se ka telefonuar Mitsotakis men-jëherë pasi fitorja e tij u konfirmua. Me mbështetjen e Evropës Tsipras ka qenë prej 2015 si figura ideale për të nxjerrë Greqinë nga kriza, por përballë ka pasur një figurë konservatore të shquar si Kyriakos Mitsotakis. Në mesditë Kyriakos Mitsotakis është betuar si kryeministri i ri i Greqisë. Kryeministri i ri u betua në prani të familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të tij të afërt mes-ditën e sotme, pas fitores së zgjedhjeve. Kyriakos Mitsotakis ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Mareva, dy vaj-zat dhe djali. Pas një takimi të shkurtër me presidentin e vendit, u betua në prani të kryepeshkopit të Athinës.

Qeveria e reMediat kanë deklaruar se Mit-

sotakis e ka bërë gati qeverinë e re. Analitikisht, përbërja e qeverisë sipas informacionit të fundit të dhënë nga

Irani shkel marrëveshjen bërthamore dhe kërcënon BE-në

Erdogan: Paqja në Ballkan, e rëndësishme për Turqinë

Irani ka ndërmarrë një tjetër hap drejt largimit nga pakti për programin bërthamor ndërsa Eu-ropa e ka akuzuar për "shkelje". Ndërsa Teherani, nëpërmjet fjal-imit të Presidentit Hassan Rohani më 8 maj, synoi të “rrëmbente” prej europianëve një angazhim më të madh prej tyre kundër sanksioneve të imponuara nga Donald Trump, duket se efekti ka qënë i kundërt. Kapërcimi nga ana e Teheranit i pragut të lejuar të pasurimit të uraniumit, ka alar-muar bashkësinë ndërkombëtare. Franca, Gjermania dhe Britania

e Madhe, tre nënshkruesit evro-pianë të marrëveshjes bërtham-ore të vitit 2015, kanë shpre-hur qartazi shqetësimin e tyre. Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Kancelarja Merkel, e quajtën vendimin e Iranit si “Akt i rëndë”. Zëvendësministri i Jashtëm Iranian Abbas Araqchi akuzoi Europën se nuk ka "mba-jtur angazhimet e veta". Rohani u kërkoi europianëve të veprojnë si Kina, Turqia dhe pjesërisht India, të cilat kanë sfiduar sanksionet e SHBA, në të kundërt, Teherani do të prishë marrveshjet tregtare.

Presidenti i Turqisë, Re-cep Tayyip Erdogan, në prag të vizitës së sotme dyditore në Bosnjë e Hercegovinë, tha se Turqia nuk ka luks që të vëzhgojë shumë ngjarjet në Ballkan. Erdogan tha sot në aeroportin e Stambol-lit se paqja dhe stabiliteti i Ballkanit janë shumë të rëndësishme për vendin e tij. “Paqja, stabiliteti dhe prosperiteti i Ballkanit janë shumë të rëndësishme për ne. Vendi ynë nuk ka luks për të vëzhguar ngjarjet në këtë

zonë nga larg”, tha Erdogan. Erdogan arrin sot në një vizitë dyditore në BeH, ku do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP) të kryesuar nga Bosnja dhe Hercegovina. Gjithashtu pritet që Erdogan të takohet me delegacionin e misionit ushtarak turk që është pjesë e EUFOR në BeH në ditën e parë të qëndrimit të tij në Sa-rajevë. Ndërkohë në Tiranë ky samit ka shkaktuar përplasje mes qeverisë dhe presidentit.

Kriza e emigrantëve, "mollë sherri" në qeverinë ConteMoment i vështirë për

qeverinë Conte. Kriza e em-igracionit po vë përballë një prove të vështirë koaliconin qeverisës Lega-5 Yje. Fluksi i emigrantëve që përmes Mesd-heut tentojnë çdo ditë të mbër-rijnë në brigjet italiane është një nga pikat më kritike të poli-tikës së qeverisë Conte. Min-istri i Brendshëm, njëherësh zëvendëskryeministër, Matteo Slavini, vazhdon të ndjekë politikën e hekurt të porteve të mbyllura, duke i kërkuar Bashkimit Europian të marrë

përgjegjësi për administrimin dhe shpërndarjen e drejtë e të barabartë të emigrantëve në vendet anëtare. Por anijet humanitare të organizatave ndërkombëtare vazhdojnë të sfidojnë politikën e ministrit Salvini duke shpëtuar emi-grantët në det e duke kërkuar t'i zbarkojnë në portet italiane. Ministri Salvini drejton gishtin tek marina ushtarake italiane: "E gjitha kjo mund të ishte evi-tuar. E kisha parashikuar se pa operacioni Sophia, në det do të ktheheshin anijet e OJQ", tha ai.

29 persona të vdekur në një aksident në Indi

Bosnje, 6 mijë persona marshim drejt Srebrenicë

Refugjatët, Papa këkron korridore humanitare Papa Françesku ka bërë thir-

rje për hapjen e “korridoreve hu-manitare”, që do të ndihmonin në shpëtimin e migrantëve. Këto komente të Papës vijnë pasi javën e kaluar, nga një sulm ajror në Libi, u vranë dhjetëra persona në një qendër ndalimi. “Komuniteti ndërkombëtar nuk mund të pranojë incidente kaq të rënda”, tha Papa, gjatë fjalimit të tij në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. “Shpresoj që do të krijohen korridore humanitare për migrantët, që më së shumti kanë nevojë”, tha Papa.

Qeveria britanike tha se po heton rrjedhjen e dokumenteve të fshehta, në të cilat, ambasadori britanik në Shtetet e Bashkuara kritikon adminis-tratën e presidentit amerikan, Donald Trump, duke e quajtur atë të “ngathët” dhe të “paaftë”. Një zëdhënës i ministrisë së Jashtme britanike, i tha agjencisë DPA, se një hetim formal do të fillojë lidhur me këtë nxjer-rje të informacioneve të fshehta. Në dokumentet që datojnë nga viti 2007 deri në ditët e sotme, ambasa-dori Kim Darroch, ka thënë se administrata Trump është “e ngathët dhe e paaftë në diplomaci” dhe nuk do të mund të bëhej “më normale në thelb, më pak jofunksionale dhe më pak e paparashikueshme”. Ministria e Jashtme britanike nuk e ka kundërshtuar saktësinë e dokumenteve.

Ish-udhëheqësi i rebelëve në Kongo, Bosco Ntaganda, u shpall fajtor për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Gjykatësit në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime thanë se forcat besnike të tij u kanë nxjerrë zorrët foshnjave dhe u kanë thyer kokat. Në total, Ntaganda, me nofkën "Terminator", u shpall fajtor për 18 akuza, përfshirë vrasje, përdhunim, skllavëri seksuale dhe përdorimin e fëmijëve si ushtarë. Ai është personi i parë që shpallet fajtor për skl-lavëri seksuale nga gjykata në Hagë. Avokatët e tij thanë se Ntaganda, 45 vjeç, ishte viktimë, pasi ishte rekrutuar si një fëmijë ushtarë. Por, sipas prokurorëve, ai ka mbikëqyrur masakrimin e civilëve nga ushtarët e tij në rajonin Ituri të Kongos, në vitet 2002 dhe 2003. Sipas grupeve të të drejtave të njeriut, më shumë se 60,000 njerëz janë vrarë që nga shpërthimi i dhunës në rajon në vitin 1999.

SHBA e Britania përfshihen në skandal diplomatik "Terminatori" i Kongos shpallet fajtor për krime lufte

SKAI do të jetë: Ministri i Zhvillimit: Adonis Georgiadis; Ministri i Energjisë: Kostis Hatzidakis; Ministri i Qeverisë Dixhitale: Kyriacos Pierakakis; Min-istri i Rendit Publik dhe Migracionit: Michalis Chrysohoidis ose Angelos Syrigoos; Ministri i Financave: Chris-tos Staikouras - Sekretari Shtetëror: Stelios Petsas; Sekretari i Shtetit për Marrëdhëniet Ekonomike: Giannis Kefalogiannis; Ministri i Brendshëm: Takis Theodorakos; Ministri i Turizmit: Olga Kefalogiannis; Ministri i Arsimit: Niki Kerameos Christos Tarantilis; Ministri i Punëve të Jashtme: Nikos Dendias ose Margaritis Schinas; Min-istri i Mbrojtjes: Vasilis Kikilias ose Alkiviadis Stephanis; Ministri i Dre-jtësisë: Nikos Panagiotopulos; Ministri i Shëndetësisë: Kostas Tsiaras; Ministri i Transportit: Miltiadis Varvitsiotis ose

Giannis Plakotakis; Ministri i Shën-detësisë: Kostas Tsiaras ose Vassilis Kontotsamanis; Kryetari i Dhomës: Kostas Tassoulas.Ja kush është Kyriakos Mitsotakis

Kyriakos Mitsotakis e ka politikën në "gjak". Ai ka lindur në vitin 1968 në Athinë. Pas diplomimit në Kolegjin e Athinës, vazhdoi studimet e larta në Amerikë për shkenca sociale në univer-sitetin Harvard, ku mbrojti diplomën me studimin e tij mbi politikën e SHBA-së ndaj Greqisë, për të cilin u vlerësua shumë. Mitsotakis vazhdoi studimet në administrim biznesi. Para se të merrej me politikën, ka punuar si bankier në Bankën Kombëtare të Greqisë. Në zgjedhjet e 2004 u zgjodh deputet për herë të parë në Athinë nën logon e partisë "Demokracia e Re. I biri i Konstantinos Mitsotakism kryemi-

nistrit të Greqisë në fillim të viteve ’90 dhe vëllai i Dora Bakojanis, e cila ka shërbyer ka shërbyer si kryebashkiake e Athinës, kur u zhvillua Olimpiada në 2004, ka fituar besimin e qytetarëve grek për të udhëhequr vendin për 4 vitet e ardhshme. Një ish- bankier, që është marrë me politikë dhe ka mbajtur më herët postin e ministrit të jashtëm, ka pasur pikën e fortë në programin e tij elektoral rimëkëmbjen e ekonomisë greke, duke premtuar uljen e taksave, tërheqjen e investimeve të huaja dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Me deklarata se do të jetë kryeministër i të gjithë Greqisë, ai ka bindur qytet-arët t'i besojnë, duke marrë një fitore më të lartë nga sa ishin pritshmërisë, mbi 151 vende të nevojshme në parla-ment, çka do të thotë se do të qeverisë i vetëm, pa pasur nevojë për të bërë koalicion me asnjë parti tjetër.

Të paktën 29 persona janë vrarë, pasi autobusi me të cilin po udhëtonin, doli nga rruga në një autostradë në shtetin indian të Uttar Pradesh. Në autobus ndodheshin rreth 50 njerëz dhe udhëtonin në kryeqytetin indian, Nju Delhi. Ak-sidentet rrugore janë të shpeshta në Indi. Çdo katër minuta ndodh një aksident. Banorët lokal nxituan për të ndihmuar dhe shpëtuan 20 pasagjerë të lënduar. Raportet thanë se shoferin e zuri gjumi, dhe humbi kontrollin e autobusit dykatësh, para se të dilte nga autostrada.

Rreth 6,000 njerëz nga fshati Ne-zuk, në verilindje të Bosnjës, nisën të hënën marshimin drejt Srebrenicës. Ata planifikojnë të arrijnë atje pas tre ditësh, për të kujtuar 24-vjetorin e masakrës së Srebrenicës. Më 11 korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës kanë hyrë në Srebrenicë, në zonën që ishte shpallur e sigurt nga Kombet e Bashkuara. Në ditët që kanë pasuar, ato kanë vrarë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë, ndërsa trupat e tyre i kanë hedhur në gropa në pyjet përreth.

I mjaftonin të paktën 151 vende që të qever-iste pa lidhur koalicion me ndonjë tjetër parti, por ai ka arritur të shko-jë përtej kësaj shifre. Pas fitores Mitsotakis doli në një deklaratë për mediat ku premtoi se "do të jetë kryeministri i të gjithë grekëve"...

Page 17: E Martë 9 Korrik 2019 Plas në opozitë, Basha refuzon 13 ... · 2 E Martë 9 Korrik 2019 GAZETA SOT 2,3,,,14,1,1,1,20,21,24 “ politike Rama “trondit” Metën: Presidentit i

GAZETA SOT E Martë 9 Korrik 2019 17

d o s s i e r www.sot.com.al

Ja simpatia q kishte Nexhmije Hoxha për Fatos Nanon

Raportimet e amerikanëve, ja çfarë deklaronte Nexhmije Hoxha pas rrëzimit të regjimit

komunist, në sulm ndaj Ramiz AlisëZbardhen deklarata e Nexh-

mije Hoxhës, pas rrëzimit të regjimit komunist në Shqipëri. Gazeta amerikane “The Neë

York Times” ka zhvilluar një bisedë me të, e cila është siguruar nga ne. Në atë bisedë gruaja e ish-diktatorit tregon qëndrimet e saj pasi kreu dhe burg. Hoxha nuk tregon pendesë për bur-gosjet e internimet, ndërsa shprehet se mund të kishte qenë më e kujdesshme. Sipas gazetës, ajo është gruaja e cila ka çuar drejt pushkatimit shumë zyrtarë.

Vejusha staliniste në bunkerin e sajPrej më shumë se 40 vjetësh,

vendi më i vogël, më i varfër e më i izoluar i Evropës lindore ruante të pacenuar pushtetin e diktatorëve të tij. Ashtu si bashkëshortet e Maos apo Nicolae Ceausescu të Rumanisë, Nexhmije Hoxha ishte gruaja dhe bashkëpunëtorja e një lideri stalinist.

Ajo nuk njihet shumë jashtë pasi vjen nga Shqipëria e vogël, por tani i kalon ditët po aq e izoluar sa ç’ishte më parë vendi i saj. E strukur në disa dhomë në një ndërtesë të vjetër, e rreth-uar nga pak zotërime të saj, kryesisht volume të ideologjisë komuniste dhe një statujë e Enver Hoxhë. Banesa e saj është ndoshta kulla e vetme komuniste e mbetur në vend. 77-vjeçarja Nexhmije Hoxha është tashmë me flokë të bardha dhe veshje të thjeshta shtëpiake, si ato që shumë njerëz mbanin në kampet e përqendrimit, në internimin e brend-shëm, apo gjatë persekutimeve e ekze-kutimeve. Për kushtet e tmerrshme ku jetuan tre milionë njerëzit e saj, zonja Hoxha nuk shpreh shumë pendesë. ''Ishte një shtet komunist – për të ruajtur respektin duheshin ruajtur standardet'', thotë ajo me zërin e hollë, duke u kon-sultuar herë pas here me përkthyesin, për t’u siguruar që ka përçuar korrektë-sisht fjalët e saj. Kur u pyet për një njeri që kishte kryer 17 vjet punë të rëndë, shpeshherë në izolim, ajo e përshkru-ajti atë si “mburravec.'' “Katër mijë në 50 vjet nuk janë shumë'' thotë ajo për të burgosurit politikë gjatë regjimit komunist. Ata që vuajtën në dorën e regjimit të Hoxhës thonë se numri është shumë më i lartë. Kreu i Shoqatës së të burgosurve politikë Kurt Kola, thotë se dokumentet flasin për 5,000 të burgosur politikë të ekzekutuar dhe më shumë se 25,000 të burgosur për periudha të gjata në 40-vitet e regjimit të Hoxhës. Një tjetër 70,000 janë dërguar në ekzil të brendshëm në zona të thella malore, thotë shoqata e të persekutuarve. Kur regjimi i fundit komunist në Evropë më në fund u shemb në 1991, zonja Hoxha nxitoi të burgoste veten, duke u dënuar me 11 vjet për përvetësim fondesh publike. ''Për 50 vjet isha ajo që isha. Nuk më kishte shkuar mendja se do të bëja 5 vjet burg”, thotë zonja Hoxha. Ajo përfitoi nga një amnisti në dhjetor dhe vitet e vështira të burgut duket se kanë lënë shenjën e tyre. Në një shënim të rrallë pendese për ato që kanë ndodhur gjatë komunizmit, ajo tha: ''Ndoshta e kam ekzagjeruar në disa nga fjalitë. Tani që kam bërë vetë burg e kuptoj më mirë”.

Pasojat e regjimit Pasojat e regjimit të papërkulur

komunist të Shqipërisë janë shumë të dukshme. Gjatë muajve të fundit vendi ka hasur në dhunë të rëndë dhe kaos politik. Sjellja ekstreme, munge-sa e besimit mes njerëzve, mungesa e ushqimit prej dekadash dhe racionim-it brutale, e kanë origjinën në frikën dhe paranojën e epokës së Hoxhës. Zonja Hoxha, bijë e një familjeje veriore fshatare muslimane, u njoh me të shoqin kur ai drejtonte një grup partizan që luftonte kundër italianëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Një fotografi e martesës së saj në 1945 e tregon bashkë me të shoqin me uniformë, i cili sapo kishte triumfuar si udhëheqësi i Shqipërisë. Që prej viteve 1970 ajo ka qenë drejtuese e Institutit të Studimeve Marksiste-Len-iniste në Tiranë dhe ka ushqyer kar-rierën politike të dhjetra anëtarëve të partisë. Një nga nxënësit e preferuar të saj, Fatos Nano, është tani kryetar i Partisë Socialiste, e cila sapo fitoi zgjedhjet parlamentare. Por ka qenë më shumë pozita e saj prapa skene me diktatorin Hoxha kur dhe ajo ka qenë më e fuqishme, thonë ish-kolegët e saj. Ajo ishte banorja e dytë më prestig-jioze e zonës ku jetonin udhëheqësit komunistë, në një stil krejt tjetër nga ai i popullit të zakonshëm, vendi i njohur si Blloku.

Ajo ka pasur dorë në burgosjen

e anëtarëve më të lartë të partisë. Një prej tyre, Fadil Pacrami, i shkruante asaj se përse ishte bërë nga mik në ar-mik i partisë. Zonja Hoxha i përgjigjej: ''Mbylle gojën dhe ha atë copë bukë që po të japim',' kujton Elsa Ballauri, tashmë drejtore e grupit shqiptar për të drejtat e njeriut, e cila ka njohuri për ato që ndodhnin në Bllok.

RrëzimiMomenti i realitetit për zonjën

Hoxha erdhi në fund të vitit 1989, kur blloku komunist i Evropës Lindore u shemb. ''Ne në fakt menduam se këtu kjo nuk do të ndodhte kurrë, por pasi pamë atë që ndodhi në Rumani besuam se është e mundur”, thotë ve-jusha duke shtuar se ishte tmerruar kur kishte parë në televizion ekzekutimin e udhëheqësit rumun Ceausescu dhe gruas së tij. Diktatori vdiq në 1985 dhe me mbështetjen e saj, i brendshmi i partisë Ramiz Alia, pasoi Enverin duke u bërë President. Tani ajo duket se është penduar për mbështetjen e dhënë ndaj tij. ''Ai nuk është një Enver Hoxha. Nuk ka guximin për të marrë vendimet që duhet të kishte marrë. Ka nisur të zvarritet pas demokratëve'', thotë ajo, duke iu referuar partisë në pushtet pesë vitet e fundit.

Alia ishte ende President kur zonja Hoxha u arrestua, teksa shqiptarët re-voltoheshin për demokraci dhe thyenin simbolet e të kaluarës. Edhe ai përfun-doi në burg dhe qelitë i kishin në të

njëjtin korridor. Zonja Hoxha thotë se është e huaj në vendin e saj. “Më trajto-jnë me përçmim, nuk kam vizitorë dhe nganjëherë me hedhin lecka të lagura me vajguri në verandë”, thotë ajo.

Nano, i cili pritet të jetë kryemi-nistri i ri, e ka distancuar veten prej saj. Ai thotë se partia e ka shkëputur veten nga e kaluara komuniste dhe po përpiqet ta modelojë veten sipas so-cial-demokratëve evropianë. Ndërkohë ajo ka me çka të merret, teksa ndihmo-het financiarisht nga dy djemtë dhe bija e saj, të cilët po rinovojnë banjën. Teksa më parë përçmonte tendencat borgjeze, të paktën në teori, tashmë duket se i interesojnë. “Ka të mira dhe kjo sho-qëria e konsumit, është e shtrenjtë por të paktën gjen çdo gjë”, thotë ajo duke treguar pllakat italiane.

16 dhjetor 1990Vijojnë protestat anti-parti

në Shqipëri Demonstruesit anti-komunistë

dolën sot përsëri me të gjithë forcën në qytetet shqiptare për të katërtën ditë radhazi, njoftonin mediat dhe njerëzit me telefon nga Shqipëria. Por nuk ka pasur raportime për dhunë, tre ditë pasi protestuesit sulmuan selinë e Partisë Komuniste dhe monumentet në Elbasan e Shkodër si dhe shkaktuan dëme në dyqane e objekte të tjera në Kavajë e Durrës. Ka pasur gjithashtu raportime për demonstrata dhe në qytetin jugor të Sarandës, ku ka shumë

banorë të minoritetit grek. Sot në mesditë, sipas një telefonuesi nga El-basani, turma të mëdha njerëzish ishin mbledhur para selisë së partisë duke kërkuar lirimin e rreth 100 demon-struesve të arrestuar gjatë përplasjeve të së premtes, ku gjithashtu u plagosën gjashtë policë. Sipas raportimeve demonstruesit u sprapsën nga policia. Në fundjavë mijëra studentë të univer-sitetit të Tiranës nisën demonstratat kundër regjimit komunist në kryeqytet dhe të martën fituan tolerime nga pres-identi Ramiz Alia, i cili lejoi formimin e partive opozitare për herë të parë në vend, si dhe shkarkoi pesë anëtarë të Byrosë Politike.

Dhuna jashtë kryeqytetit Këto dhe tolerime të tjera, duke

përfshirë dhe publikimi e gazetës ë Partisë Demokratike, duket e i bindën 300,000 banorët e Tiranës të mbeteshin relativisht paqësorë. Por partia demokratike thirri një miting të mërkurën pasi nuk po mund të zgjeronte shtrirjen e saj përtej Tiranës.

Në kontrast me skenën në kryeqytet, demonstruesit në qytete të tjera kishin arritur shpejt te përdorimi i dhunës kundër instilacioneve dhe forcave të regjimit. Në qytetin indus-trial të Elbasanit me 70,000 banorë, punonjësit e kombinatit metalurgjik Enver Hoxha u bashkuan me rreth 30,000 qytetarë të tjerë duke goditur me gurë ndaj policisë dhe duke djegur makinat qeveritare natën e të premtes. Dy autobusë e dy zjarrfikëse u dogjën, sipas dëshmitarëve me telefon. Në Shqipëri nuk ka automjete private. Më vonë një tjetër dëshmitar raportonte se demonstruesit arritën të rrëzonin me dinamit statujën e diktatorit ko-munist Enver Hoxha, i cili sundoi në Shqipëri nga viti 1944 deri në vdekjen e tij në1985.

Rroftë Ramiz AliaTurmat thërrisnin slogane që kra-

hasonin Hoxhën me Hitlerin, denon-conin ministrin e brendshëm Hekuran Isai, thërrisnin për liri e demokraci si dhe "Poshtë dinastia!" – duke iu referu-ar klasës komuniste dhe aleatëve të Hoxhës që ende mbanin pozita pushteti. Në Elbasan dëgjoheshin gjithashtu thirrjet "Rroftë Ramiz Alia", i cili është pasuesi i Hoxhës prej pesë vjetësh.

Demonstratat vazhduan në rre-thin e Kavajës sot, qyteza industriale me rreth 20,000 banorë që kishte qenë e qetë prej marsit, pro që të mërkurën të rinjtë nisën një valë shkatërrimi e bastisjeje të dyqaneve, megjithë prezencën e policisë e të ushtrisë. Të premten kishte dhunë dhe në qytetin port të Durrësit, 10 milje në veri të Kavajës, përgjatë rrugës bregdetare, sipas dëshmitarëve.

Disa qytete si Elbasani kishin sisteme lidhjeje direkte telefonike që prej verës së shkuar, çka i lejonte shqiptarëve të bënin thirrje me ven-det perëndimore. Por nuk ka pasur raportime nga zonat perëndimore si Shkodra, që nuk kishin instalime të tilla. Deri tani vetëm disa gazetarë të huaj janë lejuar në Shqipëri.

E strukur në disa dhomë në një ndërtesë të vjetër, e rrethuar nga pak zotërime të saj, kryesisht volume të ideologjisë komuniste dhe një statujë e Enver Hoxhë. Banesa e saj është ndoshta kulla e vetme komuniste

e mbetur në vend. 77-vjeçarja Nexhmije Hoxha është tashmë me flokë të bardha dhe veshje të thjeshta shtëpiake, si ato që shumë njerëz mbanin në kampet e përqendrimit, në internimin e brendshëm, apo gjatë persekutimeve e ekzekutimeve...

Page 18: E Martë 9 Korrik 2019 Plas në opozitë, Basha refuzon 13 ... · 2 E Martë 9 Korrik 2019 GAZETA SOT 2,3,,,14,1,1,1,20,21,24 “ politike Rama “trondit” Metën: Presidentit i

GAZETA SOT18 E Martë 9 Korrik 2019

2,3,7,9,14,16,18,19,20,21,24

k u l t u r e www.sot.com.al

Komedia “Çifti i lumtur”, që u shkrua nga autori Bik Pepa, me regji nga Serafin Fanko erdhi premierë në skenën e teatrit “Migjeni” të Shkod-rës në dhjetor të vitit 1974. Teatri i Shkodrës në kuadër të 70- vjetorit të këtij institucioni ka publikuar materiale dhe foto për këtë komedi, që më pas u bë dhe film në Kinostudio. “Në kuadrin e 70- vjetorit të teatrit " Migjeni" 1949 - 2019, 45 vite më parë, me datën 14.12.1974, në skenën e teatrit iu paraqit spektatorit shkodran premiera "Çifti i lumtur". Regjisor Serafin Fanko, skenograf Bep ( Zef) Shiroka, piktor ekzekutues Lec Fishta dhe inspektor skene Çesk Vuksani”, shkruan teatri i Shkodrës për këtë komedi, që u luajt në skenë në vitin 1974. Në role interpretuan aktorë të njohur të atyre viteve. Fanatiku - Bep ( Zef) Shiroka, e shoqja - Tinka Kurti, i biri -Nefail Piraniqi, halla e Fanatikut -Vitore Nino, përparimtari - Ramiz Rama, e bija -Marije Qyrsa-qi, brigadieri- Ed-mond Mëhilli, krye-tarja e komisionit profesional -Ana Gjini, lektori -Petrit Turja, roja- Gjon Kola. Në materialet që ka publikuar teatri “Migjeni” i Shkodrës thuhet se deri në shfaqjen e shtatë kjo vepër teatrore u ndoq nga 3400 spektatorë. “Kjo komedi është shfaqur më shumë se 10 herë. Shënimet e mbajtura janë të sakta deri tek shfaqja e shtatë, spektatorë 3400”, bëhet me dije teatri. Që në fillim të viti 1975 kjo komedi u bë një frymëzim për Kinostudion " Shqipëria e Re", e cila realizoi një nga filmat e saj më të suksesshëm," Çifti i lumtur". Premiera e filmit me regji nga Piro Milkani u shfaq më 19 tetor të vitit 1975. Skenaristë ishin Bik Pepa, Kiço Blushi dhe Pirro Milkani. Bik Pepa lindi në Shkodër dhe u shkollua në gjimnazin françeskan “Illyricum” dhe më tej në Fakultetin e Gjuhë Letërsisë së Institutit të Lartë Pedagogjik dyvjeçar në Tiranë. Bik Pepa e nisi që i ri veprimtarinë e vet krijuese e artistike. Fillimisht u evidentua si poet lirik, duke demonstruar talent premtues në lirikën intime e atë meditative përmes poezive si “Më ka ra mall”, “Farkëtari”, “Je vjeshtë e gjelbërume, pranverë në vjeshtë” dhe të tjera që janë botuar në organet e shtypit të kohës. Por jeta e tij krijuese e artistike do ti përkushtohej teatrit të estradës.

identifikuar misioni në vitin 2012. Arkitekti shprehet se rezultati deri në fund të projektit në vitin 2018 ishte tepër minimal dhe pjesa shqiptare e bregut të liqenit të Ohrit vazhdon të kërcënohet nga rreziqet. “Gjatë gjithë këtyre viteve dhe insistimit maksimal të ekspertëve të shumtë europianë që erdhën me këshilla konkrete për të përmirësuar situatën institucionet shqiptare qendrore e lokale u tregu-an herë indiferente e herë hipokrite, duke mos ndërmarrë asnjë hap për të eliminuar rreziqet që kërcënojnë këtë territor e që ishin evidentuar qysh më 2012 nga Misioni i përbashkët ICOMOS dhe IUCN. Pjesa shqiptare e bregut të liqenit të Ohrit sot vazhdon të kërcënohet nga të njëjtat rreziqe që ishin të pranishme edhe në vitin 2012. Pra, natyrshëm që Komiteti i Trashëgimisë Botërore i mbledhur këto ditë në Baku mori vendim që liqeni i Ohrit, të trajtohet njësoj dhe të menaxhohet si një i tërë, si pasuri botërore në UNESCO, por pa për-mendur si pasuri botërore asnjë nga vendbanimet e Pogradecit, Linit, apo Tushemishtit”, vijon Kallamata.

Neglizhenca e institucionevePër arkitektin Kliti Kallamta

problemi është vetëm te neglizhenca që kanë treguar deri tani institucionet shqiptare. “Të paktën një vendbanim duhet të ishte në atë pjesë e listës mirëpo nuk arrin dot. Nuk është vetëm problem i kësaj qeverie, kjo është ndër vite. Problemi është me neglizhencën

se si është trajtuar e gjithë kjo pjesë e territorit, që është lënë në dorë në duart e disa kryetarë bashkish e komu-nash që janë sjellë si bejlerë”, pohon ai. Duke folur mbi problematikat e zonës, arkitekti Kliti Kallamata shton se edhe këtë propozim për pjesën shqiptare të liqenit të Ohrit e bëri UNESCO. “Ishte dëshira e UNESCO-s për ta futur dhe pjesën tjetër, sepse një liqen treçerek ishte në UENSCO dhe një çerek nuk ishte. Por dhe këtë propozim e inicioi vetë UNESCO, jo qeveria shqiptare”, pohon specialisti. Një vit më parë arkitekti Kliti Kallama-ta botoi “Udhëzime për trashëgiminë ndërtimore në dhe përreth Pogradecit, në anën shqiptare të liqenit të Ohrit”, por sipas tij institucionet nuk treguan interes. Piktori Anastas Kostandini e ka pritur me entuziazëm lajmin që pjesa shqiptare e rajonit të liqenit të Ohrit është në UNESCO, por shton se ndaj Pogradecit nuk ka pasur vëmendje nga institucionet. “Ne e kemi shpartalluar Pogradecin. Nuk i kemi lënë kulturë shumë”, pohon piktori pogradecar. Sipas Kostandinit, prej vitesh Pogradeci po përballet me abandonimin. “Trashëgimia natyrore është një gjë që e ka dhënë zoti, por trashëgiminë kulturore duhet ta mbrosh. Si pogradecar që jam po ju them që ndaj Pogradecit vazhdon një neglizhencë ekstreme, jo vetëm me përbuzje, por një abandonim dhe një mosinteresim për kulturën e rajonit tonë”, shprehet piktori i njohur.

“Çifti i lumtur”, premierë më 1974 në teatrin “Migjeni”

Julia VRAPI

Komiteti i Trashëgimisë Botërore në sesionin e tij të 43-të, në Baku, Azerba-jxhan, miratoi zgjerimin

e pronës “Trashëgimia natyrore dhe kulturore e rajonit të Ohrit”. Pje-sa shqiptare e rajonit të liqenit të Ohrit bëhet pjesë e listës së pasurive botërore të UNESCO-s. Por për spe-cialistët e trashëgimisë kulturore pjesa shqiptare e bregut të liqenit vazhdon të kërcënohet nga të njëjtat rreziqe, që ishin të pranishme edhe në vitin 2012. Specialistët e trashëgimisë kulturore shprehen se autoritetet shqiptare du-het të reflektojnë pse Pogradeci, Lini apo Tushemishti nuk përmenden në listën e UNESCO-s. Arkitekt restau-rues dr. Kliti Kallamata pohon se në vitin 2012 Misioni Këshillimor për Stu-dime identifikoi në territorin shqiptar disa rreziqe. “Para se të nxitojnë të mburren autoritetet shqiptare duhet të reflektojnë. Pse Pogradeci, Lini, apo Tushemishti nuk përmenden në listën e UNESCO-s? Në vitin 2012 u ngrit një Mision Këshillimor për Studime për të vlerësuar mundësinë e shtrirjes së zonës së mbrojtur nga UNESCO edhe në pjesën e Shqipërisë. Ky mision u ngrit nga dy organe këshilluese në Komitetin e Trashëgimisë Botërore ICOMOS dhe IUCN dhe u financua përmes Ndihmës Ndërkombëtare të Fondit të Trashëgimisë Botërore. Mi-sioni identifikoi në territorin shqiptar këto rreziqe kryesore:1-Zhvillim urban i paplanifikuar; 2- Mbeturinat dhe mbetjet e ngurta që hidhen pa kriter; 3-Habitati natyror po ndryshon; 4- Shkatërrimi dhe zhdukja e burimeve natyrore” pohon arkitekti Kallamta. Sipas tij për të eliminuar këto rreziqe filloi të zbatohej një projekt i financuar nga BE-ja "Drejt forcimit të qeverisjes së trashëgimisë së përbashkët ndërku-fitare natyrore dhe kulturore të rajonit të Liqenit të Ohrit", i cili synonte të forconte bashkëpunimin ndërkufitar dhe efektivitetin e menaxhimit të trashëgimisë natyrore dhe kulturore të rajonit, duke u adresuar veçanërisht ndaj kërcënimeve kryesore që kishte

Tetovë, përfundon xhirimet filmi “Dasma e Anës”

Filmat italianë, nga 10 korriku në amfiteatrin e Durrësit

Në Tetovë kanë përfunduar xhirimet e filmit “Dasma e Anës”, sipas skenarit të autorit Haqif Mulliqi dhe me regji nga regjisori Sabidin Aliu. “Dasma e Anës” është një dramë tronditëse, e kr-ijuar mbi një ngjarje të vërtetë që flet për një çift të ri, që për shkak të një sëmundjeje të rëndë, që përcakton fatin e tyre, janë të de-tyruar që dashurinë e tyre ta ku-rorëzojnë me një dasmë si ngjar-ja e fundit në jetë. Filmi ngërthen në vete një romancë pasiononte dhe dramë me tone të fuqishme tragjike. Skenaristi Haqif Mulliqi tregon se ky është bashkëpuni-

mi i dytë me regjisorin Sabidin Aliu, pasi më parë kanë punuar me projektin “Përralla”, film që ka korrur suksese në shumë festivale ndërkombëtare. Sipas skenaristit, “Dasma e Anës” pas-qyron një ngjarje të vërtetë për një çift që ai ka njohur më parë. “Është një tregim sa tragjik aq edhe motivues për njerëzit që dashurojnë me tërë qenien e tyre. Duke qenë se kam marrë pjesë në disa prej xhirimeve dhe kam shikuar pjesën më të madhe të materialeve, jam i bindur se filmi “Dasma e Anës” do të pëlqehet”, pohon skenaristi i njohur.

Nga data 10 korrik deri më 4 shtator në amfiteatrin e Dur-rësit do të shfaqen filma çdo të mërkurë për publikun. Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës njofton se filmat shfaqen në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës. “Një stinë interesante ju pret në amfiteatër! Në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës do të shfaqen filma nga një koleksion i përzg-jedhur për publikun e qytetit të Durrësit. Çdo të mërkurë, ora 20.30 në amfiteatër”, bën me dije DRKK Durrës. Amfiteatri i Durrësit jo vetëm për pjesën

e trashëgimisë kulturore që merr vëmendje të veçantë, por herë pas here në mjediset e tij janë zhvilluar aktivitete të ndryshme. Këto ditë vere do të sjellin për publikun disa nga titujt më të mirë të kinematografisë italiane. Amfiteatri i Durrësit, më i madhi dhe më i rëndësishmi, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan, është ndër-tuar në fillim të shekullit të II të e.s gjatë sundimit të per-andorit Trajan. Ai ka vlera të veçanta arkitekturore dhe artistike.

Gjuha dhe letërsia, studiuesit në konferencë shkencore

Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë organizon konfer-encën shkencore me temë “Zhvillimet në shkencat e lig-jërimit dhe lënda e gjuhës dhe e letërsisë në arsimin parauni-versitar”. Konferenca do të zhvillohet më datë 12 korrik pranë Akademisë së Shken-cave të Shqipërisë, ku priten të referojnë studiues të ndry-shëm. Studimet në fushën e gjuhësisë, së pari janë lidhur me ato për gramatikën, duke u marrë kryesisht me struk-turën fonetike, morfologjike e sintaksore të shqipes dhe janë

sintetizuar në shumë monografi e në veprën përgjithësuese në tre vëllime “Fonetika dhe Gramatika e gjuhës së sotme shqipe”, e cila u ribotua në dy vëllime me titull “Gramatika e gjuhës shqipe”, ku janë përfshirë morfologjia dhe sintaksa. Janë botu-ar gjithashtu studime e monografi për kategori e çështje të veçanta të gramatikës së shqipes, të mbështetu-ra në një lëndë të pasur gjuhësore. Problemet e kulturës së gjuhës, të historisë së zhvillimit të shqipes letrare si dhe procesi i standard-izimit e i kodifikimit të saj janë bërë objekt studimesh të veçanta dhe i veprimtarive shkencore.

Specialistët e trashëgimisë pohojnë se Pogradeci është abandonuar nga institucionet

Specialistët rrëzojnë autoritetet: Mburren me liqenin e Ohrit në UNESCO, por

Pogradeci, Lini e Tushemishti jashtë liste

Page 19: E Martë 9 Korrik 2019 Plas në opozitë, Basha refuzon 13 ... · 2 E Martë 9 Korrik 2019 GAZETA SOT 2,3,,,14,1,1,1,20,21,24 “ politike Rama “trondit” Metën: Presidentit i

2,3,7,9,14,16,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Martë 9 Korrik 2019 19

k u l t u r e www.sot.com.al

Janë tema sociale, politike, por ka edhe filma komedi. Por pjesa më e madhe në këtë edicion të dytë të “Korça Short Film Fest 2019” janë me temë sociale dhe drama jetësore. Për këtë edi-

cionin të festivalit, që ne e zhvillojmë në qytetin e Korçës kanë qenë rreth 800 filma që aplikuan...

Bordi konsultative përfaqësues të shoqatave të kineas-tëve do të funksionojë tashmë pranë Qendrës Kombëtare të Kinematografisë. Përmes një deklarate Qendra Kombëtare e Kinematografisë njofton se kjo vjen në kuadër kuadër të disa ndryshimeve ligjore të ndërmarra nga QKK, në zbatim të plat-formës së zhvillimeve të reja ligjore e administrative, që kryetari i institucionit, z. Eduart Makri paraqiti para kineastëve në COD, ku ka pasur disa zhvillime pozitive, pavarësisht debateve, që janë pjesë e procesit demokratik. Sipas Qendrës Kombëtare të Kine-matografisë, shumica e kryetarëve të shoqatave, që përfaqësojnë kineastët shqiptarë, janë shprehur pozitivisht për ndryshimet si dhe mekanizmat e propozuara nga kryetari Eduart Makri, pasi janë dakord me përp-jekjet për ngritjen e cilësisë dhe forci-min e kontrollit në praktikat ligjore e administrative të prodhimeve kinematografike shqiptare. “Kjo da-kordësi reflektohet në marrëveshjet e bëra kohët e fun-dit midis kryetarit Makri dhe admin-istratës së drejtuar prej tij dhe kryetarëve të shoqatave të kineastëve. Me dakordësinë e shumicës absolute të kryetarëve të shoqatave të kineastëve, me urdhrin e kryetarit nr. 371 prot., datë 8.7.2019 u ngrit u ngrit Bordi Konsultativ i përbërë me përfaqësuesit e shoqatave të kineastëve që do të funksionojë pranë Qendrës Kombëtare të Kinematografisë me qëllim, diskutimin dhe propozimin e ndry-shimeve të nevojshme në sistemin kinematografik shqiptar”, thuhet në deklaratë. Kryetari Eduart Makri, duke shpresuar se kjo gjë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, falënderon shoqatat e kineastëve, që pavarësisht mendimeve të ndryshme dhe de-bateve të zhvilluara, shfaqin dëshirën dhe vullnetin të ulen në tryezë dhe të debatojnë në mënyrë konstruktive. “Kjo gjë do të ndryshojë disa praktika të deritanishme, ku grindjet e forta dhe mosmarrëveshjet midis shoqatave kanë penguar dhe pengojnë komunikimin, si dhe vështirësojnë aplikimin e ndryshimeve pozitive”, vijon deklarata e shpërndarë nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë. Ndërkaq që disa ditë më parë QKK publikoi dhe rregulloren e re, që do të funksionojë ky institucion.

për filmat shqiptarë, por të një-jtët filma garojnë dhe në garën ndërkombëtare”, tregon më tej drejtori i festivalit Gledis Bica.

Diskutime dhe workshope në festival

Programi special “Focus Aus-tria” çeli këtë edicion. Një program i mundësuar nga Ambasada e Austrisë në Tiranë. znj. Doris Bau-er, drejtoresha e VIS Vienna Shorts prezantoi këtë projekt. Festivali “Korça Short Film Fest 2019” nisi mbrëmë edicionin e dytë në qyte-tin e Korçës, por jo vetëm filmat do të jenë në ditët e tij. Drejtori Gledis Bica shprehet se do të ketë dhe diskutime të ndryshme. “Në ditën e dytë do të zhvillohet një diskutim te muzeu “Gjon Mili” në Korçë, ku do të ketë përfaqësues dhe nga festivali i Vjenës”, pohon ai. Risia e këtij viti është dhe program VR Competition. Filmat

Virtual Reality do të mund te shihen nëpërmjet syzeve VR, dhe hyrja do të jetë e lirë për të gjithë. Ditën e premte më 12 korrik do të ndahen çmimet për filmat më të mirë. Kids Program është program i fëmijëve në kuadër të festivalit, i cili u zhvillua mes datave 2-4 kor-rik, dhe ku 60 fëmijë morën pjesë në një seri workshopesh, duke u njohur me teknikat e ndryshme të animacionit dhe duke realizuar disa filma të animuar. “Korça In-ternational Short Film Fest” është mbështetur nga Bashkia Korçë, Ministria e Kulturës, Ambasada Franceze, Ambasada Austriake, Teatri Korçë, Aleanca Franceze Korçë, Qendra Rinore Korçë, Clermont-Ferrand Film Fest, VIS Vienna Shorts. “Korça Short Film Fest 2019” është vazhdim i “First Step Film Festival”, që zhvilloi katër edicione ndër vite.

Bord konsultativ pranë Qendrës Kombëtare të Kinematografisë

Julia VRAPI

“Korça Short Film Fest 2019” këtë vit sjell 50 filma t ë s h k u r t ë r n ë

konkurrim nga 27 vende të ndrys-hme të botës. Filmat shqiptarë dhe të huaj do të shfaqen gjatë pesë ditëve të festivalit, që u çel mbrëmë në ambientet e teatrit “Andon Zako Çajupi” të Korçës, por dhe në sheshin e kullës pan-oramike. Drejtori artistik Gledis Bica shprehet se festivali në edicionin e tij të dytë këtë vit ka pasur rreth 800 aplikime filmash nga shtete të ndryshme të botës, dhe mes tyre janë përzgjedhur 50 që janë dokumentarë, animacion dhe fiction. Sipas tij, temat që trajtojnë filmat në festival janë nga më të ndryshmet. “Janë tema sociale, politike, por ka edhe filma komedi. Por pjesa më e madhe në këtë edicion të dytë të “Korça Short Film Fest 2019” janë me temë sociale dhe drama jetësore. Për këtë edicionin të festivalit, që ne e zhvillojmë në qytetin e Korçës kanë qenë rreth 800 filma që aplikuan dhe u përzgjodhën 50 nga 27 vende të botës”, tregon drejtori artistik i festivalit Gledis Bica. Filma të shkurtër nga vende të ndryshme të botës do të shfaqen gjatë ditëve të festivalit, por këto prodhime të kinematografisë janë në konkurrim në garën kombëtare dhe ndërkombëtare. Drejtori ar-tistik Gledis Bica shpjegon se në garën kombëtare është si rregull që skenaristi dhe regjisori duhet të jenë shqiptarë, edhe pse mund të jetë filmi me gjuhë të huaj. “Janë 50 filma nga vende të ndryshme të botës. Janë shtatë filma në garën kombëtare, që janë filma shqiptarë ose nga autorë shqiptarë. Janë kineastë shqiptarë dhe kemi fil-ma nga Shqipëria dhe Kosova, që janë në garën kombëtare, por dhe nga autorë shqiptarë që jetojnë Shqipërisë. Në garën kombëtare është si rregull që regjisori dhe skenaristi duhet të jenë shqiptarë, që mund të jenë film shqip folës, por dhe film ta zëmë në gjer-manisht, por autorët shqiptarë. Kompeticioni shqiptar është veç

“DokuFest”, edicioni i 18 me temën “Të vërtetën”

Punime restauruese në banesën monument kulture në Bulqizë

“DokuFest” ka shpallur programin e filmave garues për edicionin e 18-të, i cili do të mbahet nga data 2- 10 gusht në Prizren. Pjesë e programit të sivjetshëm do të jenë mbi 100 filma e dokumentarë. Po ashtu pjesë e garës janë edhe një përzgjedhje e veçantë e filmave të shkurtër dhe të kinemasë eksperimentale, që vijnë nga 40 shtete të ndrys-hme. Kjo njëkohësisht edhe e karakterizon programin e këtij edicioni. Kjo është pot-encuar edhe në komunikatën e festivalit. “Ajo që e shquan

këtë vit është edhe numri i madh i regjisorëve, filmat e të cilëve do të debutojnë për herë të parë nëpër seksionet e ndryshme garuese të festivalit, si dhe regjisorë që marrin pjesë për të satën herë me radhë”, thuhet në njoftim. Këtë vit, i cili është dominuar nga histeria e lajmeve të rreme, “DokuFest” i bashkohet dis-kutimit mbi atë se çfarë është e vërtetë dhe çfarë është e rreme dhe mënyrën se si kjo ndikon tek të tjerët, duke zg-jedhur “Të vërtetën” si temë të edicionit të 18-të të festivalit.

Prej disa ditësh ka nisur puna në zbatimin e projektit të restaurimit të pjesshëm në banesën Nazif Muka, fshati So-pot, bashkia Bulqizë. Projekti i hartuar nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Shkodër, konsiston në restaurimin e çatisë, ndërhyrjeve konsoliduese të qoshkut dhe punime konservimi në fasadë. Synimi i restaurimit të banesave monument kulture është, që t’i shpëtojnë rrënimit dhe të shndërrohen jo vetëm në dëshmi të historisë, por të kenë edhe efekt utilitar për turizmin. Arkitekturë tradicionale është ajo

e së kaluarës me zbatim kohor relativisht të gjerë. Monumen-tet arkitekturore janë pjesë e trashëgimisë kulturore dhe vlerësohen për realizimin dhe ndërtimin e tyre në arkitek-turë të veçantë e artistike. Në banesat monument kulture në Bulqizë përmenden banesa e Adem Ketës, e Bajram Xhaf-erit, e Kazafer Asllanit, e Kosta Markut, e Mustafa Shehut, e Sul Hupit, etj. Sipas special-istëve të trashëgimisë kultu-rore monumentet e kulturës duan ndërhyrje mirëmbajtëse të vazhdueshme.

Praktika mbi teknikat tradicionale të ndërtimit në Berat

Në 11-vjetorin e Beratit në UNESCO është çelur prakti-ka profesionale mbi teknikat tradicionale të ndërtimit, bash-këpunim i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Be-rat, CHwB Albania, Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe Shkolla e Mesme Profesionale "Stiliano Bandilli" Berat. Sipas ministres së Kulturës Elva Mar-gariti qëllimi i bashkëpunimit është ruajtja e mjeshtërive. “Pas një cikël trajnimesh teorike, praktikantët do të zhvillojnë vizitë studimore në disa prej monumenteve të kulturës në

kalanë e Beratit. Më pas do të njihen me banesat monumente kulture, që do t’i nënshtrohen ndërhyr-jeve restauruese, ku do të zhvillo-jnë dhe pjesën praktike. Qëllimi i këtij bashkëpunimi është ruajtja e mjeshtërive, teknikave tradicionale, kualifikimi personave, që operojnë në këtë fushë dhe rritja e cilësisë së punimeve sipas standarteve të restaurimit dhe konservimit”, shprehet ministrja. Në datën 8 korrik të vitit 2008 Berati u regjis-trua në listën e UNESCO-s nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore në konferencën e radhës të mbajtur në Kanada.

Drejtori artistik Gledis Bica: Filmat, me tema sociale dhe drama jetësore

“Korça Short Film Fest”, 50 filma në konkurrim nga 27 vende

Page 20: E Martë 9 Korrik 2019 Plas në opozitë, Basha refuzon 13 ... · 2 E Martë 9 Korrik 2019 GAZETA SOT 2,3,,,14,1,1,1,20,21,24 “ politike Rama “trondit” Metën: Presidentit i

GAZETA SOT20 E Martë 9 Korrik 2019

2,3,7,9,14,16,18,19,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

Eros Grezda duket se nuk ka të ardhme në Skoci me ekipin e Rangers. U mendua se shqiptari mund të kishte dhe ndonjë shans nga trajneri Steven Ger-rard, por diçka nuk ekziston. Sulmuesi i krahut po stërvitet me ekipin e parë, por i është bërë e qartë se duhet të gjejë një skuadër tjetër. Ai nuk është përfshirë në listën e Europës për ndeshjet që Rangers do të zhvillojë ndaj St Joseph's. Shqiptari nuk bën pjesë te lojtarët e grumbulluar duke i dhënë një tjetër sin-jal se nuk ka të ardhme në ishull. Sezoni i kaluar nuk ishte pozitiv për Grezdën, teksa duhet përmendur se 24-vjeçari u penalizua edhe nga një dëmtim i gjatë. Gjakovari duhet të shohë një skuadër tjetër përndryshe karriera e tij do të jetë në pikëpyetje të mëdha.

MESFUSHORI

MERKATO

LEGJIONARËT

Mëngjesin e djeshëm mbërriti në kryeqytet sulmuesi xhamajkan

Përgatitjet përpara Karabakut, Lerdën nuk e bindin prurjet e reja, në formacion sulmuesit që shpallën kampion të kuqtë

Partizani luan të mërkurën me Karabakun ndeshjen e parë në Champions League dhe trajneri Franko Lerda po

mendon për formacionin që do të hedhë në fushë kundër azerëve. Kur kanë mbetur pak më shumë se 24 orë nga ndeshja e parë e Champions-it me Karabakun, e cila do të luhet nesër në orën 17:30 te Partizani jo çdo gjë është e qartë sa i përket formacionit. Dilema më e madhe ka të bëjë me pikën referuese në majë të sulmit. Pas kthimit nga faza përgatitore në Sllo-veni, sa i përket majës së sulmit, për ditë më radhë trajneri Franko Lerda u bazua te Thofilus Solomon. Nigeri-ani i është bashkuar vonë skuadrës dhe me sa duket trajneri italian nuk beson 100% te forma e 23-vjeçarit për ndeshjen e parë me Karabakun. Në prononcimin e fundit për mediat, trajneri është treguar i sinqertë, duke treguar se përforcimet e merkatos nuk i njihte, por kishte parë vetëm disa video të tyre. Trajneri gjithashtu ka sqaruar se prurjet duan kohën e tyre për t’u ambientuar me grupin, por edhe për të kapur kondicionin fizik dhe përshtatjen tekniko-taktike. Mbase kjo e ka bërë Lerdën që dje të ndryshojë mendim duke u kthyer te sulmi ku u bazua ishtrajneri Skënder Gega në fazën përmbyllëse të sezonit të shkuar. Ndoshta te ky sulm ai e shikon edhe sigurinë më të madhe për momentin. Në vend të Solomonit dje u preferua Emanuel Mensah, i cili gjatë gjithë kohës praktikoi ushtrimet me formacionin që shikohet si titullar

ndaj azerëve. Por, nëse Solomon nuk do ta nisë nga minuta e parë, trajneri Lerda ka ide të tjera për majën e sulmit, gjë të cilën e praktikoi edhe në ndeshjet miqësore të luajtura në Slloveni. Nga ajo që u pa edhe dje në stërvitje, me Solomonin dhe Ekubanin në stol dhe Mensah në fushë, “pykën” do ta bëjë Erald Çinari. Shkodrani ka treguar se di të përshtatet mirë në gjithë vijën sulmuese. Duke i besuar këtij varianti, Çinari në majë të sulmit do të ketë mbështetjen nga krahët të dyshes Mensah-Asani, por priten edhe shërbi-met e Melos dhe Malës, që janë më të tërhequr në mesfushë. Kjo dilemë për sulmin do ta shoqërojë Partizanin deri ditën e ndeshjes, pasi vetëm atëherë mund të vendoset saktësisht. Sa i përket

formacionit, ndonëse Trashi prej ditësh nuk shikohet titullar, nuk përjashtohet mundësia që në çastin final të kemi një rokadë me Hakajn. Ndërkohë, mëngjesin e djeshëm ka mbërritur në Tirana edhe sulmuesi Brian Braun, i blere te Reno 1868. Xhamajkani shi-kohet si sulmuesi kryesor për sezonin e ardhshëm futbollistik, pasi jo më kot është paguar për kartonin e tij. Shifrat e Braun janë të mira, pasi në gjysmën e parë të këtij sezoni ka realizuar tetë gola në 11 ndeshje, ndërkohë sezonin e shkuar ka realizuar 17 herë. Tashmë ai pritet të vihet nën urdhrat trajnerit Lerda, i cili mund të bëjë llogari me të. Braun vjen nga aktiviteti, teksa ka qenë i ftuar nga Xhamajka në Gold Cup. Gjendja e tij fizike dhe sportive

Kastriot Dermaku e ka mbyllur aventurën në Serinë B italiane dhe ditën e djeshme u zyrtarizua si mbrojtësi më i ri i Parmës. Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në “Ins-tagram”, mbrojtësi i Kombëtares ka falënderuar Kosencën për gjithçka ka arritur, ku suksesin më të madh konsideron Kom-bëtaren dhe faktin që sezonin e ardhshëm do të luajë në Serinë A. “Dhe ja ku jemi, mirënjohje. Nuk është e lehtë të gjej fjalët

për të përshkruar emocionin tim. Kam shpenzuar dy vite të mrekullueshme dhe të falën-deroj Kosencën, është e fundit që mund të bëj. Kosenca më rriti si njeri, si futbollist dhe më dha mundësinë të luaj në Kombëtare e tashmë, të kaloj në divizionin më të lartë. Kosenca më bëri të njoh njerëz të mirë, por mbi të gjitha, më dhuroi emocione të pabesueshme të cilat do t’i kujtoj gjatë gjithë jetës. Dua të falënderoj t gjithë, klubin, staf-

in, tifozët, qytetin që më bëri të ndihem si në shtëpi. Të gjithë ata që punuan në prapaskenë, mag-azinierët dhe të gjithë, të gjithë ata që udhëtuan me mua në këto dy vite. Nga sot, ju do të keni një fans më shumë. Falemind-erit Kosenca! Shihemi këtu”, u shpreh Dermaku. Marrëveshja ishte mbyllur prej ditësh, por dy ditë më parë ka ardhur dhe prezantimi i Kastriot Dermakut te Parma. Shtatlarti është futbol-listi më i ri i skuadrës së Seria A.

Dermaku i jep lamtumirën Kozencës: Faleminderit, falë jush fitova shumë

Eros Grezda larg Ranfers, lihet jashtë për europën

Ergys Kaçe feston ditëlindjen, ja surpriza e shokëve

normalisht është e mirë dhe sulmuesi 26-vjeçar mezi pret që të debutojë, ku mësohet se në ndeshjen e nesërme ai pritet që të jetë në stolin e rezervave. Partizani dhe Karabaku do të luajnë të mërkurën ndeshjen e parë të Ligës së Europës dhe takimi mes tyre do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi” duke filluar nga ora 17:30. Skuadra azere mbërriti mesditën e djeshme në kryeqytet dhe sot do të zhvillojë edhe stërvitjen e fundit para ndeshjes në stadiumin “Selman Stërmasi. Përpara seancës stërvitore rreth orës 17:15 do të jetë konferenca për shtyp para ndeshjes ku do të dalin kapiteni dhe trajneri i Karabakut. Sakaq, Partizani do të stërvitet menjëherë pas Karaba-kut, ku në orën 18:15 do të kenë edhe konferencën për shtyp.

Portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, është një nga emrat më të vlerësu-ar në Seria A. 24-vjeçari mbylli një sezon fantastik dhe është kthyer në një nga pikat kyçe të Lazios. Drejtori sportiv, Igli Tare, e vlerëson shumë futbollistin e Shqipërisë, por nga krahu tjetër është gati ta lërë të lirë për një shifër prej 50 milionë eurosh. Katër klube në Premier League duan "gardianin shqiptar", ose kanë shfaqur interes për të. Neëcastle është më konkret dhe pritet të dërgojë shumë shpejt ofertën zyrtare. Në kra-hun tjetër, Arsenal, Tottenham dhe Ëest Ham

po monitorojnë nga larg situatën. Ofertat e njëpasnjëshme që po mbërrijnë në adresë të Thomas Strakoshës kanë bërë të mendohen mirë te Lacio se si të veprojnë me portierin e talentuar shqiptar. Nga një anë Lacio nuk do të heqë dorë prej djaloshit i cili brenda pak vitesh është kthyer në një garanci mes shtyllave dhe një prej emrave më të vlerësu-ar në Serinë A. Por nga ana tjetër, një ofertë e rëndësishme ekonomike prej 35 milionë eurosh vështirë se mund të refuzohet. Ndaj te klubi bardhekaltër kanë filluar të shohin rreth e rrotull për një alternativ të mundshme nëse

në fund do të shesin Strakoshën në ndonjë prej klubeve angleze që janë venë në kërkim të lojtarëve që mbrojnë katërkëndorin. Emri i pikëtuar, sipas mediave italiane, është ai i Matia Perin. Portieri i talentuar e sheh veten të “djegur” të Juventusi pas mbërritjes së Bufon, pasi i është bërë e qartë se Shczesnji mbetet zgjedhja e parë. Ndaj ai kërkon një sistemim të ri dhe mes palëve ka pasur kontakte fillestare, për të parë gatishmërinë e tij. Ky është vetëm fillimi, por duket qartësisht se te Lacio nuk janë më 100% të sigurt si më parë se Strakosha është i paprekshëm.

Lumë ofertash për Strakoshën, portieri kuqezi drejt Anglisë

Merkatoja në Kategorinë Superi-ore, ka kohë që është hapur dhe skuad-rat pretendente për titullin kampion kanë hedhur sytë nga futbollistët më me emër. Një nga emrat e lakuar në Superi-ore, ishte edhe sulmuesi i Kombëtares, Azdren Llullaku i cili po kërkohej nga Partizani dhe Kukësi, megjithatë asnjëri ekip nuk arriti ta bindte. Llullaku ka vendosur që ta vazhdojë aventurën në kampionatin bjellorus dhe sot do të fir-mos me Shakhter Soligorskun, skuadër te e cila aktivizohet edhe Elis Bakaj. Ka qenë vetë Llullaku, e cili e ka konfirmuar diçka të tillë, ku nëpërmjet një fotoje në llogarinë e tij në Instagram ka konfir-muar kalimin në këtë kampionat.

Llallaku i jep fund hamendësimeve,

firmos në Bjollorusi

Ergys Kaçe është bashkuar prej ditësh me PAOK-un, duke qenë se i përfundoi huazimi te Panathinaikos dhe këta të fundit nuk e blenë kartonin e tij. Mesa duket, Kaçe i ka bindur drejtuesit pasi në dy miqësore ka luajtur titullar dhe harmonia në grup është mjaft e mirë. Ditën e sotme, Kaçe ka festar ditëlindjen dhe në fushën stërvitore, shokët e skuadrës ia kanë uruar në një mënyrë mjaft të njohur tashmë. Futbol-listët kanë formuar tunelin e famshëm, të cilin asnjëri nuk do të donte ta provon-te. Sikur të mos mjaftonte vetëm tuneli, futbollistët e kanë bllokuar hyrjen, duke e ngecur Kaçen brenda ndërkohë që si përfundim të gjithë e kanë uruar. Pjesë e PAOK-ut është edhe mbrojtësi Enea Mihaj dhe tashmë për Kaçen, mbetet të shihet vendimi që do të marrë klubi.

Trajneri gjithashtu ka sqaruar se prurjet duan kohën e tyre për t’u ambientuar me grupin, por edhe për të kapur kondicionin fizik dhe përshtat-jen tekniko-taktike. Mbase kjo e ka bërë Lerdën që dje të ndry-shojë mendim...

Page 21: E Martë 9 Korrik 2019 Plas në opozitë, Basha refuzon 13 ... · 2 E Martë 9 Korrik 2019 GAZETA SOT 2,3,,,14,1,1,1,20,21,24 “ politike Rama “trondit” Metën: Presidentit i

2,3,7,9,14,16,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Martë 9 Korrik 2019 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

Tomori do të luajë në Kategorinë e Dytë sezonin e ardhshëm. Edicioni i fundit ishte dramatik për beratasit, të cilët as që e kishin menduar se do të përfundonin një kategori më poshtë. Një skuadër me traditë në futbollin shqiptar dhe që në çdo takim mbush plot shkallët e stadiumit, tashmë duhet të “përpëlitet” në Kategorinë e Dytë, ku duhet t’i bëjë llogaritë edhe me terrenet e këqija dhe me një futboll shumë fizik. Aktualisht, klubi beratas, siç e pohojnë edhe vetë drejtuesit e tij, nuk ka asnjë futbollist nën kontratë. Së pari, duhet të zgjidhet çështja e trajnerit Santiliano Dule, nëse do të qëndrojë apo jo në stolin e beratasve. Drejtuesit e Tomorit kanë shumë besim se ekipi do të kthe-het menjëherë në Kategorinë e Parë, pavarësisht situatës momentale.

MERKATO

KRIZA

KATETGORIA II

Andi Lila një javë më parë shkëputi mardhëniet me Pas Gianninën

Skëndërbeu dhe Tirana “luftë” për Andi Lilën, drejtuesit e dy klubeve

ofrtë konkrete mbrojtësit të kombëtaresNjë luftë e fortë po zhvillohet

mes bradhebluve të Tiranës dhe bardhëekuqtë të Korçës për të përfituar shërbimet

e mbrojtësit të kombëtares Andi Lila. Drejtuesit e dy klubeve kanë kontak-tuar me Lilën dhe i kanë ofruar atij kushtet e kontratës për të firmosur me mbrojtësin. Zyrtarisht merkatoja për bardhekuqtë nuk ka nisur ende, e megjithatë Ardjan Takaj po bën gati një dhuratë “big” për tifozët. Nëse përgjigjja e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv do të jetë ajo që të gjithë dëshirojnë, kreu i klubit do të tentojë afrimin e Andi Lilës. Nuk bëhet fjalë vetëm për një dëshirë, pasi presidenti ka pasur një takim me mbrojtësin Lila. Numri një i klubit bard-hekuq po përpiqet që ta bindë kavajasin të transferohet në Korçë. Paçka se në lojë është edhe Tirana, me një fitore në KAS, nuk do të ishte habi që Lila të vijonte karrierën pikërisht në Korçë. Ai i dha fund bashkëpunimit disavjeçar te Pas Janina dhe ka vendosur që të kthe-het në Shqipëri. Edhe pse “gara” nuk do të jetë e lehtë, pasi pretendimet finan-ciare të lojtarit janë realisht të larta, presidenti nuk ka në plan që të kurse-het, nëse skuadra shpallet e pafajshme në betejën ligjore të nisur me UEFA-n. Skënderbeu sheh te Andi Lila lojtarin e duhur për të ringritur ekipin drejt titullit kampion. Përvoja dhe aftësitë e mira të tij bëjnë që Takaj të kërkojë me ngulm shërbimet e kavajasit. Data 12 korrik është pranë dhe në Korçë po pres-in me ankth vendimin e KAS-it. Vetëm pas 5 ditësh, Skënderbeu do të mësojë më në fund fatin e saj. Shpresat për të fituar pafajësinë (pas atij dënimi me 10

vite nga kompeticionet europiane dhe 1 milion euro gjobë që dha UEFA), janë të mëdha. Edhe pse publikisht mun-dohet që të ruajë qetësinë, optimizmi ka pushtuar edhe vetë presidentin, i cili po projekton rikthimin e ekipit në nivele të larta. Por ekipi verilindor nuk është ekipi i vetëm në superiore që ëndërron ta ketë në përbërje, pasi Andi Lila mbetet një dëshirë e madhe

dhe për bardheblutë kryeqytetas të cilët janë në kërkim të elemtëve cilësorë duke kërkuar të jenë pretendent në sezonin e ardhshëm. Ekipi i drejtuar nga Mema pritet që sot të nis fazën përgatitore në kuadër të përgatitjeve për sezonin 2019-2020 të Superiores. Bardheblutë kanë pësuar shumë ndryshime këtë verë. Nga ajo që është parë deri më tani, duket se bardheblutë kanë preferuar që në këtë

Laçi vijon të jetë një nga skuad-rat me një strategji të qartë. Sigurisht që kurbinasit nuk kanë një staf të zgjeruar, ashtu sikur e kërkon një klub profesionist, por struktura është e konsoliduar dhe idetë janë të qarta. Presidenti Pashk Laska vijon t’u be-sojë të rinjve, lojtarëve të cilët mund t’i japin Laçit jo vetëm freskinë fizike, por edhe mundësinë për të mbushur arkat e klubit. Largimet e Jon Mersi-najt dhe Enis Çokajt u panë si një ogur i keq, por dalëngadalë te Laçi po konfigurojnë jo vetëm skuadrën e

Eruopës, por edhe atë të së ardhmes. Afrimi i mesfushorit të Kombëtares së 21-vjeçarëve të Shqipërisë, Julian Shehu, po pasohet me rinovimet e el-ementëve të rëndësishëm në skuadër, pavarësisht moshës së tyre ende të re. Regi Lushkja dhe Redon Xhixha kanë vendosur të vijojnë me bard-hezinjtë edhe për dy edicione të tjera, duke bërë që Laçi të ruajë boshtin e skuadrës, e cila sheh momentalisht vetëm 3 futbollistë të ashtuquajtur veteranë. Ndriçim Shtubina, pavarë-sisht 32 viteve mbi supe, tregoi që

mbetet një vlerë e shtuar e këtij grupi, Sebastian Toro, 29 vjeç, me paraqitjet e tij fitoi statusin e një prej qendërm-brojtësve më të fortë, ndërkohë që së fundmi është afruar edhe 31-vjeçari Aleksandër Ignjatovic, që pritet të përforcojë më shumë repartin e prapavijës. Një strategji e hartuar me kujdes dhe që, pavarësisht buxhetit minimal, duket se ka dhënë frutet e duhura te Laçi, që vijon të jetë rreg-ullisht pjesëmarrës në kompeticionet e UEFA-s, duke mbushur në këtë mënyrë arkat e klubit.

Laçi me strategji të re, drejtuesit e klubit u besojnë të rinjve

Tomorri në ajër, asnjë futbollist në kontratë

Bylis nis përgatitjet, ja kush janë katër

afrimet e para

merkato të marrin më shumë cilësisë se sasi. Janë afruar emra të spikatur, nga tregu vendas, pore dhe të huaj që kanë bërë diferencën në Superiore. Presidenti i skuadrës së Tiranës, Refik Halili, për sezonin e ardhshëm ka në planet e veta edhe Andi Lilën si dhe Tefik Osmanin, dy lojtarë titullarë që kanë kontribuar në fitimin e titullit të fundit, atë të vitit 2009. Por, jo vetëm kaq, me shumë gjasa edhe Majkëll Ngo do të mbetet në Shqipëri, pasi sulmuesi duket se është bindur nga krerët e bardhebluve që edhe sezonin e ardhshëm të vishet bardheblu. Tirana pritej të zbriste sot në fushë, por klubi bardheblu ka shtyrë startin e përgatit-jeve për sezonin e ri. Nuk dihen ende arsyet konkrete, por mesa duket fakti që blerjet nuk janë ende në Shqipëri, e për më tepër do të kishte disa mungesa të rëndësishme në ditën e parë, ka stepur stafin teknik për të nxjerrë lojtarët që sot në fushë. Futbollistët janë njoftuar se do të lajmërohen në orët në vijim për ditën dhe orën e fillimit të përgatitjeve. Deri më tani Tirana ka zyrtarizuar tri afrime, pikërisht Elton Kale, Agustin Torasa dhe Idriz Batha, ndërsa rikthi-mi i Tefik Osmanit është praktikisht një çështje e mbyllur. Zyrtarisht merkatoja për bardhekuqtë nuk ka nisur ende, e megjithatë Ardjan Takaj po bën gati një dhuratë “big” për tifozët. Nëse përg-jigjja e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv do të jetë ajo që të gjithë dëshirojnë, kreu i klubit do të tentojë afrimin e Andi Lilës. Nuk bëhet fjalë vetëm për një dëshirë, pasi burime të sig-urta zbulojnë për “Panorama Sport” se tashmë kanë nisur bisedimet me mesfushorin e Kombëtares.

Rrahman Hallaçi mendon se Kukësi ka gabuar në strategjinë e merkatos së verës, duke lejuar Partizanin që të merrte një futbollist si Uilliam Kordeiro Melo. Ai ka parë nga afër futbol-listin brazilian dhe në “Rubrika Sportive” u shpreh i habitur me këtë vendim që bënë verilindorët për të lënë të largohej lojtari. “Partizani ka marrë një lojtar të Kukësit, Uilliam Melo. Nuk e di se si e ka lënë Kukësi ta marrë. Ai luan në shumë pozicione. Ai ka ardhur për mbrojtës i djathtë, ka luajtur aty, pastaj luajti i majtë, mesfushor në dy krahë, edhe në qendër, një lojtar shumë interesant. Nuk e di se si ia ka lënë Kukësi një futbollist të tillë, sinqer-

isht”, tha ish kapiteni i skuadrës verilindore i cili largua nga skuadra pas një mosmarrëveshjeje që kishte me presidentin Safet Gjici. Ish-mbrojtësi ka nisur karrierën si trajner dhe po punon me ekip moshash. Ai ka folur në lidhje me merkaton e Kukësit dhe sulmuesin e ri Markovanbasten Çema, por dhe për largimet e Reginaldos dhe Ëilliam Cordeiros. “Sigurisht që ndikojnë shumë largimet e lojtarëve si Ëilliam Cordeiro dhe Regi-naldo. Ishin dy lojtarë që bënin diferencën. Nuk e kuptoj se si i lanë të iknin. Gjithsesi këtë gjëra i takojnë drejtuesve. Është e pakuptimtë që ata u larguan për gjëra të vogla. “Ka ardhur Markovan-

basten Çema. Është një futbollist që sapo kishte filluar hapat e parë të karrierës te Dinamo. Ka një gjatësi 2 metra dhe ka një stil të bukur loje. Në bisedimet që bënim për të, përmendej fakti që na kujtonte stilin e Pero Pejiç. "Kanë marrë Kitanovskin, i cili luan mbrojtës të djathtë. Bruno Lujaj është një lojtar i laftë të luajë si mbrojtës i djathtë, mbrojtës qendre dhe para mbrojtjes. Mendoj se merkato në tërësi është cilësore. U bë mirë që nuk u ndërhy në mënyrë masive. Unë mendoj se Çema do të jetë një futbollist cilësor. Kishte vite që Kukësi e kishte në plane dhe më në fund drejtori Nexhipi e mori”.

Hallaçi: Kukësi gaboi në merkato, të gjitha largimet ishin absurde

Flamurtari i sezonit të ardhshëm, me shumë gjasa do të ndërtohet me futbollistë vlonjat. Vitet e fundit, te kuqezinjtë ka pasur shumë shpen-zime, madje në Vlorë kanë ardhur lojtarë që kanë bërë diferencën edhe në Superiore. Por, duket se kuqezinjtë nuk kanë ndërmend që të qëndrojnë me pushime, madje nga sa bëhet e ditur, kryebashkiaku Dritan Leli i ka kërkuar Vangjel Lalucit, i cili ka pasur poste të ndryshme drejtuesve në Vlorë që së shpejti të grumbullojë ekipin dhe të nisë puna për sezonin e ardhshëm. Ndërkohë që nuk dihet se si do të jetë buxheti, pasi shpenzimet në startin e sezonit të shkuar janë mbuluar nga administratori Sinan Idrizi.

Dritan Leli u kërkon drejtuesve të marrin

në dorë fatet e skuadrës

Bylisi doli dje në stërvitje ndërsa drejtuesit janë angazhuar për 3-4 goditje për të kompletuar skuadrën. Ndërkohë, Bylisi ka mbyllur bash-këpunimin me Aldo Kullirën, i cili luaj-ti për 2 sezone me ballshiotët. Pas Kofi Doseh dhe Ildi Shytit, Kullira është lojtari i tretë që nuk do të jetë pjesë e ballshiotëve në sezonin e ardhshëm në Superiore. “E falënderojmë Aldo Kullirën për bashkëpunimin dhe kon-tributin që ai ka dhënë për dy sezone me radhë në skuadrën tonë. I urojmë suksese në karrierën e tij. Kontrata e tij ka përfunduar me klubin tonë, pasi kur erdhi në Ballsh firmosi për dy vite. Siç dihet, jemi në konturimin e skuadrës dhe duke qenë se pjesën më të madhe të lojtarëve i kemi me kontratë.

Mema pritet që sot të nis fazën përgatitore në kuadër të përgatitjeve për sezonin 2019-

2020 të Superiores. Bardheblutë kanë pësuar shumë ndryshime këtë verë. Nga ajo që është parë deri më tani, duket se bard-

heblutë kanë preferuar që në këtë merkato të marrin më shumë cilësisë se sasi...

Page 22: E Martë 9 Korrik 2019 Plas në opozitë, Basha refuzon 13 ... · 2 E Martë 9 Korrik 2019 GAZETA SOT 2,3,,,14,1,1,1,20,21,24 “ politike Rama “trondit” Metën: Presidentit i

22 GAZETA SOTE Martë 9 Korrik 2019

k u l t u r e www.sot.com.al

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Ariana Grande nis turin në Amerikë, shpërthen në lot në skenë

1-Shtet arabik me kryeqytet Doha 2-Lloj brisku rroje 3-Ai i llapmës magjike 4-Lumi i Parisit 5-Organizatë terroriste në Iralandë 6-Pëemër vetor 7-Kokona i letrave, njihet edhe si formuluesi i fjalorish frëngjisht 8-Qosheve 9-Bega i humorit 10-Papavrami i muzikës në inc. 11-Ecje e shpejtë e kalit 13-Një kryeqytet i vjetër europian 14-...Musaj i Salarisë 16-Dhomë e një Institucioni Shtetëror 17-Model i një vepre në shkallë të zvogëluar 18-Lloj peshku i ujërave të ëmbla me katë fije të gjata si mustaqe të turi 20-Kafshë ose bimë parahistorike të ngurtësuara 21-Një qytet grek në skajin jugor të Egjiptit 22-Vendqëndrimi i anijeve para se të hyjnë në port 23-Lumi i Londrës 24-Të moshuar 25-Titulli i Kryemainstrit në kohën e Sulltanit 26-Qytet në jug të Spanjës pthuajse ne brigjet e Gibraldarit 27-Milkani regjizor 29-Janë konstruksione betoni për ndërtim 30-Ngjyrosës flokësh 31-Fenomen atmos-ferik 33-Mjet sinjalizues për anjiet 34-Aktori amerikan Gregori... 35-Gazeta që ti po lexon 36-Teatri Gramshit 37-U rrëzua

1-Ish aktori egjiptian i lauruar ..Sharif 4-Tepsi për lakror e cekët prej bakri dhe me buzë të kthyera 7-Figurë prralore që gjoja ngrihet nga varri për të trembur njerzit 12-Aktori amerikan ...Gibson 13-Është material inert 14-Dëftesë që tregon likujdimin e parave 15-Lumë i gjatë në Amerikën e Jugut 17-Pasthirrmë dhimbjeje, keqardhje , dëshpërimi 18-Shkrimtari Koreshi në inc. 19-Aleksandër ...shkrimtar francez shkroi romanin “Zonja me kameletë” 20-Dhënje diçka bakshish 21-Është lidhëse , në këtë rast , kështu, prandaj 22-Ish shoqëri karburantesh në vendin tonë 23-Krahinat,viset ,trevat 24-Afër , pa fund 25-Shkruan në dialekt 26-Trebeshina i letrave 27-Pemë e madhe që mbilleshin anash rrugëve 28-Aktorja Luarasi 29-Ndryshe për mbleshjen 30-Është kryeqyteti i Ukrainës 32-Spao fillon zemërimi 33-Fadili, specialist tek sigurimet shoqërore 34-Fjalë ose lëvzje më mimikë për të vënë në lojë dikë për ta tallur 36-Është lumë dhe fshat ndërmjet Tiranës e Krujës 37-Tip automjeti francez 38-Ish gjeneral-leitanat, desident ...Themeli 39-Moszhvillim 40-Rikardo... ish futbolist brazilian ka luajtur me Milanin 41-Vend poshtë shtëpisë ku rrinte më parë bagëtia

Këngëtarja Ariana Grande u ka shpjeguar fansave se përse filloi të qante gjatë performancës në SHBA mbrëm-jen e së shtunës. Ajo filloi të qante ndërsa këndonte këngën REM nga albumi i saj Sweetener në Enterprise Center në Missouri. Në një postim në Twitter, që tani është fshirë, Ariana shkroi: “E ndjej gjithçka shumë intensivisht dhe e nisa këtë turne në një periudhë të jetës sime, ku ende po përpiqem shumë. Kështu që ndonjëherë qaj shumë”. Ariana Grande u shpreh se e shkroi mesazhin për shkak se ishte shumë mirënjohëse ndaj fansave të saj. “Dua të dini se nëse jeni të lënduar dhe po vuani, ju do ta kaloni dhe nuk jeni vetëm”, vijoi më tej ylli i muzikës. Këngëtarja

ka folur për vështirësitë e saj që nga sulmit kamikaz pas koncertit të saj në Mançester në maj 2017, ku mbetën të vrarë 22 persona. Gjithashtu ish i dashuri i saj Mac Miller vdiq shtatorin e kaluar dhe fejesa me komedianin Pete Davidson përfundoi në tetor. Në nëntor të 2018, Grande surprizoi fansat me këngën “Thank U, Next”, single i parë nga albumi i saj i pestë me të njëjtin emër. Kënga ishte një hit masiv. Ajo debutoi në numrin 1, duke u bërë debutimi më i lartë i saj dhe kënga e parë e saj që arrin numrin 1. “Thank U, Next” qëndroi në pozicionin e parë për shtatë javë. Në shkurt të 2019, Grande lëshoi albumin e saj të pestë, “Thank U, Next”.

Pula në restorantNjë klient pasi merr porosinë i

thotë kamerierit:-Kamarier, kjo pulë është tepër

e vjetër!Kamarieri përgjigjet menjëherë:-Zotëri, do thuash se ishte e gjallë,

përndryshe do kishte vdekur tepër e re.

Letra në xhepGruaja gjen emrin e një femre

në një letër në xhepin e burrit. Në mbrëmje, sapo burri arrin në shtëpi, gruaja fillon të bërtas. Bashkëshor-ti: -Çfarë bën Maria? Mos je gjë e çmendur?

Gruaja: -Unë qenkam e çmendur. Kam gjetur një letër në xhaketën tënde.

Bashkëshorti: -Çfarë thua e dashur, është emri i kalit që kemi vënë bast me shokët tanë në garën e fundit. Ka qenë një femër.

Gruaja: -Më fal, i dashur nuk doja, por ti e di sesi është xhelozia.

Ditën tjetër bashkëshorti kthehet në shtëpi, dhe gjen një tjetër mbish-krim në duart e gruas:

-Çfarë ka ndodhur këtë herë?Gruaja:-Të ka telefonuar kali me em-

rin që kishe shkruar në letrën e xhaketës.

6

4 3 2 5 1

9 1 8

2 5 4

7 9

6 1 2

1 2 9

8 6 9 3 4

3

5 3 9

6 7 2 1 5

3 5

9 7 6 5 2

1 6

6 4 9 8 7

4 6

8 2 7 3 4

4 3 9

3 5

8 1 2

2 6 4 7

1 4 8 2

8 9 3 4

3 1 8 7

2 6 3

4 7

Justin Bieber fton Tom Cruis në ndeshje boksi

Këngëtari Justin Bieber i sur-prizoi të gjithë kur ftoi në një ndeshje boksi në kafazin e UFC aktorin hollivudian Tom Cruise. Por 25-vjeçari ende nuk është ndalur. Ai i ka propozuar yllit të filmave për të marrë pjesë në Sfidën e Shisheve. Këngëtari publikoi një video, ku me thembrën e këmbës heq tapën e shishes. Justin bëri tag aktorin, duke i kërkuar të bëhet pjesë e sfidës. “Unë nominoj Tom Cruise dhe Hailey Bieber”, shkroi Bieber. Por pritet se si do të reagojë Tom Cruise nëse do e pranojë sfidën. Tom Cruise lindur më 3 korrik 1962 në Syracuse, New York si Thomas Cruise Mapother IV është një ak-tor dhe producent filmi amerikan. Ai ka filluar karrierën në moshën 19-vjeçare. Famën e tij e arriti pas rolit në filmin Top Gun (1986). Ai është i njohur për rolin e agjentit sekret Ethan Hunt në serinë e fil-mave Mission: Impossible (Mision i pamundur). Në vitin 2012 ishte aktori më i paguar në Hollywood.

Page 23: E Martë 9 Korrik 2019 Plas në opozitë, Basha refuzon 13 ... · 2 E Martë 9 Korrik 2019 GAZETA SOT 2,3,,,14,1,1,1,20,21,24 “ politike Rama “trondit” Metën: Presidentit i

GAZETA SOT E Martë 9 Korrik 2019 23

k u l t u r e www.sot.com.al

20 shkurt - 20 marsPeshqit

22 nëntor - 21dhjetor 22 dhjetor - 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar - 19 shkurtUjori

23 tetor - 21 nëntorPeshorja Akrepi

Do keni dëshirë për të dis-kutuar. Ndjeni se diçka nuk ecën dhe do ndjeni nevojën për sqarim si në sferën sentimentale edhe në atë profesionale.

23 shattor - 22 tetor

Ky 9 korrik rezervon një ditë të bukur për të lindurit e kësaj shenje. Yjet do kenë ndi-kim pozitiv, duke ju ndihmuar që të kaloni çfarëdo problemi.

Virgjëresha 23 korrik - 22 gusht

Luani 22 gusht - 22 shtator22 maj - 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Për të lindurit e kësaj shenje, kjo e martë nuk do të jetë aspak në ritmin e duhur. Duhet ti bëni sytë katër, pasi problemet s'do të mungojnë.

Kjo ditë do sjellë një lajm të mirë, i cili do ju bëjë mjaft optimist. Kjo gjë ka të bëjë enkas me dashurinë dhe do re-flektohet në të gjithë jetën tuaj.

Gjatë kësaj dite duhet të reflektoni mirë, pasi mund të ju duhet që të rishihni disa nga vendimet tuaja dhe të ktheheni mbas.

Dashi Demi

Kjo e martë do jetë e mbu-shur me tensione. Me gjasë nuk keni besim tek personi që keni në krah, pasi keni kuptuar se diçka s'po ecën siç duhet.

21 mars - 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Për të lindurit e kësaj shenje pritet një ditë pozitive, të mbushur me ide të mira dhe me një intuitë premtuese. Dashuria do të ecë më së miri.

Ju pret një e martë pozi-tive, gjatë së cilës mund të ketë përgjigje pozitive dhe kënaqësi që mund të vijnë nga familjarët ose nga njeriu juaj i zemrës.

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor - 22 korrik21 prill - 21 maj

Duhet të tregoheni të ku-jdesshëm ndaj çdo gjëje që ndodh rreth jush, duke u mun-duar që të jeni sa më pozitiv dhe të gatshëm.

Shfaqen mbrojtësit e ekranit të Note 10

Mos rrini peng i së shku-arës, por ecni papara dhe zg-jeroni horizontet tuaja. Kjo gjë vlen, edhe për t’ia dalë që të keni raporte më të mira me tjerët.

Horizontal

Kjo e martë parashikon disa probleme, për shkak të disa dilemave nga ana juaj. Jeni përballur me krisje të shumta që ndikojnë te ju.

Do përballeni me një sërë vështirësish, ndaj për gjithë ata që po mundohen që të mos shpenzojnë shumë, duhet të bëjnë disa shtrëngime.

Ice Universe ka zbuluar mbrojtëset e ekranit Galaxy Note10 në Twitter, duke lënë të kuptohet se pajisja do të ketë ekranin më të mirë në treg për pjesën e dytë të vitit. Samsung zakonisht fiton disa çmime për saktësi të ekranit dhe çmime të cilësisë për pajisjet e tyre kryesore, dhe kështu mund të jetë rasti pas zbulimit të Note më 7 gusht. Sa i përket mbrojtësve të ekranit, duket se kon-firmojnë gjithçka që kemi dëgjuar dhe parë deri më tani, nga vrima e kamerës në pjesën e përparme të pajisjes, deri në rregullimin vertikal të kamerave në anën e pasme, me një version (ndoshta standardi Note10) që ka më pak prerje në panelin e pasmë. Dy pajisje që priten më 7 gusht, Galaxy Note10 vjen me standard me aftësi të rregullta 4G / LTE dhe Galaxy Note10 + me karakteristika 5G.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Vertikal

Fjalëkryq i shifruar

1-Ka për kryeqytet Sudani në Afrikën e Jugut 6-Nofkë e humoristit italian Antoni Dekurti 7-I thonë maces anglezët 8-Aktori italian Benini në inc. 9-Ernest Telman 10-Françesko ... ish futbollisti i Romës pa fund 11-Piktori i merituar ...Madhi 12-Një perime bishtaje me farëza 16-..Peci, botoi gazetën e parë në shqip në Boston të SHBA 17-Hyn tek drithërat 18-Shok pune 19-Sinjal i koduar për ndërhyje emergjente 20-Atdhe , komb 22-Hektori shkrimtar francez autori i romanit “Pa familje” me inc. 25-Alibali i këngës në inc. 25-Masë i gjatësije sa pjesa e krahur nga brryli tek gishtërinjtë të shtrirë plotësisht 27-I pandreqshëm 29-Janë 114 kapitujt e Kuranit 30-Vezak 31-...Sureli tek filmi “Rrugicat që kërkonin diell 32-Vend në mal ku rrinë bagëtia gjatë verës dhe bëhet edhe përpuni-mi i qumështit 33-Jam në halll, në mëdyshje ose... 35-Pjesa e prapme e anijes 36-Njeri i ndyrë me vese të këqinja , imoral dhe ndërmjetës për punë të pista 37-Avokat , shkurt 38-Rrahje mendimesh, diskutim i gjerë e i hapur prej një çëshje me rëndësi 39-Hyrja në Itali 40-Njëlloj si dhënie fjale 41-Agjensia e lajmeve greke 42-Copëz druri qe del nga prerja me sopatë 43-Ai jeton në manstir...

1-Lojë në fushën e akullit 2-Vegël 3-Ka edhe një të tillë fetar 4-Teatri i operas 5-Dëshmor 8-I thuhet pishës së zezë , i thuhet edhe cetinë 10-Ndruhen , është në mëdyshje për të vepruar 11-Lartësi në mes të Palesinës dhe Izraelit që janë bërë problem 12-Aksi 13-Erë e këndshmë që të gudulis hundën 14-Vajza më e bukur 15-Hyrja në Izmir 16-Shkrimtari korçar Andoni. 18-Lloj cigarje e jashtme 20-Ar-turo ... futbollisti kilian luan me Barce-lonën 21-Pagesë e borxhit pjesë-pjesë 23-Lloj peshku liqeni me pika të kuqe në trup 24-Ai mund të jetë edhe frymëzimi 25-Farkëtar 26-Lloj peshku i ujërave të ëmbla me kokë të madhe 28-Arsye, shkak 29-Një fshat i thellë malor në veri të Ti-ranës 31-Ushtar i Perandorisë Osmane 32-Teatri i Milanos 33-Njeri i mfsheht që nuk para mbush 34-Motrat e nënës apo të babait 36-Goli në Olimpikun e Romës 38-Copë për rroba pune 39-Gjika e skenës 40-Zyber Hasa 41-Alibali i këngës në inc...

Pitoni mbi tre metra, në dritaren e shtëpisë

Gjarpërinjtë shfaqen shpesh në shtëpitë e australianëve, por ata sërish tmerrohen për vdekje. Rasti i fundit ishte me një piton 3 metra e gjysmë të gjatë, i cili përpiqej të hynte në një shtëpi nëpërmjet dritares. Kapësi i gjarpërin-jve, David Walton mori një telefonatë nga një grua e moshuar, e cila ishte tepër e frikësuar. Madhësia e zvarranikut habiti edhe David. “Dritarja ishte xham dhe gjarpri nuk arrinte ta kuptonte. Ai godiste me hundë që të hynte brenda. Jashtë ishte 20 gradë celcius, temper-aturë e ulët për zvarranikun, prandaj po përpiqej të gjente një ambient më të ngrohtë”, tha ai për Dailymail. Ndër të tjera, shpjegoi se kishte qenë në atë shtëpi disa herë. “Pronarja ishte shumë e frikësuar. Në të kaluarën është gjetur lëkurë pranë shtëpisë së saj, por asn-jëherë gjarpër”, shtoi David.

Page 24: E Martë 9 Korrik 2019 Plas në opozitë, Basha refuzon 13 ... · 2 E Martë 9 Korrik 2019 GAZETA SOT 2,3,,,14,1,1,1,20,21,24 “ politike Rama “trondit” Metën: Presidentit i

GAZETA SOT24 E Martë 9 Korrik 2019

2,3,7,9,14,16,18,19,20,21,24

C M Y K

SOTSOT sport www.sot.com.al

Konfederata e Futbollit e Amerikës së Jugut, Conmebol, i ka pritur shumë keq kritikat e

Lionel Messit rreth organizimit të Copa America. “Ylli” argjen-tinas e akuzoi organizatën e futbollit si të korruptuar dhe që po bënte gjithçka në favor të Brazilit. Për këtë arsye, sikurse informon Marca, Conmebol po sheh mundësinë për t’i dhënë një dënim më të ashpër 32-vjeçarit, që u ndëshkua në karton të kuq në finalen për vendit të tretë me Kilin, pas përplasjes me Medel për pjesën më të madhe të opin-ionit në mënyrë të padrejtë. Mes-si nuk do të luajë në ndeshjen e radhës eliminatoreve të Botëror-it, që nisin në muajin mars 2020. Por duket se dënimi nuk do të jetë vetëm për një ndeshje. Në një komunikatë për shtyp, Con-mebol i ka konsideruar të pa-pranueshme komentet e Messit, e tashmë po mendon të nisë një

hetim disiplinor për Leon, që në këtë rast do të rrezikonte nga 2 deri 4 ndeshje pezullim. Aq më tepër që Messi ka precedentë të sjelljes së pahijshme, duke iu referuar rastit të vitit 2017, kur iu drejtua me fjalë fyese gjyqtarit anësor brazilian, Emerson Au-

Akuzoi se Kupa e Amerikës ishte e paracaktuar, Messi rrezikon përjashtimin me dy vite nga Argjentina

gusto do Carvalho në fitoren 1-0 me Kilin për “Russi 2018”. FIFA e dënoi Messin 4 ndeshje pezu-llim, por Gjykata e Arbitrazhit sportiv e hodhi poshtë për arsye procedurale. Të gjitha deklaratat e njëpasnjëshme të lëshuara nga futbollisti i cilësuar si më i miri

FIFA e dënoi Lionel Messin katër ndeshje pezullim, por Gjykata e Arbitrazhit sportiv e hodhi poshtë për arsye procedurale

i të gjitha kohërave kundër or-ganizatorëve të Kupës së Amer-ikës, mund t’i kushtojnë shumë shtrenjtë yllit të Argjentinës. Si pas ndeshjes ndaj Brazilit, ashtu edhe në atë ndaj Kilit ku u ndeshka me të kuq, Mesi nuk ngurroi të shfaqej para kamerave për të lëshuar akuza të rënda për korrupsion e turne të ndikuar me qëllim që të fitonte Brazili. Sipas rregulloreve të turneut, Lionel Mesi mund të përballet me masa disiplinore nga CONMEBOL, e cila nuk toleron sjellje të tilla. Sipas rregulloreve, ai mund të pe-zullohet në bazë të rregulloreve të konfederatës që drejton fut-bollin në Amerikën e Jugut e cila parashikon pezullime për “sjellje në mënyrë ofensive, fyese apo të bëjë shfaqje shpifjeje të çdo lloji, si dhe të fyejë në çdo mënyrë dhe nëpërmjet çdo rruge CON-MEBOL, autoritetin, zyrtarët e saj, etj”. Këto nene parashikojnë një dënim deri në dy vite, që do

25 Korrik - 3 Gusht

• Shumë supriza na presin këtë verë në

kampin tonë veror

•Kampi veror ndodhet në Greqi, pranë qytetit të

Selanikut buzë detit, në qarkun e Scrresit.

•Ju mirëpresim të argëtohemi së bashku në këtë

eksperiencë të bukur dhe edukative.

Për çdo informacion shtesë na kontaktoni në: 0686033098 email:[email protected]

Siguria - Staf mjekësor

Ushqimi (Menu Javore)

Programi Ditor

Aktivitet

Datat

Udhëtimi me autobuz (vajtja-ardhje). Nisja nga Tirana

Q.T.Basket organizon: Q.T.BASKET

Basketboll Gara atletikeTibeton BridgeFutboll në rërëVolejboll në rërëNotPing Pong

• Kampi zhvillon aktivitetin që prej vitit 2006. Qëllimi i këtij kampi është argëtimi i fëmijëve nëpërmjet

shumëllojshmërisë së aktiviteteve duke aplikuar në mënyrë strikte rregullat e higjenës.

•Stafi është i përbërë nga persona në eksperiencë shumë vjeçare në këtë fushë.

• Aktivitete sportive

• Në programin ditor të kampit përfshihen aktivitete sportive në të cilin fëmijët zhvillojnë kampionate midis

grupeve, nën mbikëqyrjen e stafit.

AerobiPoint BollMuzik & VallëzimKinemaPikturë, skulpturëLojra të ndryshme në grup

Shtesë: Të gjithë fëmijët duhet të pajisjen me pashaportë dhe prokurë të posaçme të firmosur nga prindërit, si dhe siguracioni udhëtimi

ta ndalonte jo vetëm të luante kualifikueset e Botërorit 2022, por edhe në Kupën e Amerikës që zhvillohet vitin e ardhshëm ne Argjentinë dhe Kolumbi. Vetë presidenti i Federatës Ar-gjentinase, Klaudio Tapia, evitoi deklaratat pas ndeshjeve. “Nuk mund të flas se mund të më përjashtojnë për dy vite”, tha ai duke i paraprirë një dënimi të mundshëm të Mesit. Ndeshja për vendin e tretë dhe të katërt në Copa America, mes Argjentinës e Kilit, u menaxhua në mënyrë jo të drejtë nga arbitri Mario Díaz de Vivar, i cili nxori me karton të kuq Medel dhe mbi të gjitha Leo Mesin, i cili për herë të dytë në karrierë mori një ndëshkim të tillë, i cili sipas profesionisteve nga moviola pas ndeshjes ishte i pamerituar. Arbitri paraguajan ishte aq katastrofik në vendimet e tij, saqë edhe mediat braziliane e kanë sulmuar ashpër, duke dalë hapur pro Mesit dhe duke evidentuar disa fakte që vërte-tojnë se Conmebol kishte zg-jedhur arbitrin e gabuar për atë ndeshje plot tension. Vetëm 35

vjeç, Mario Díaz de Vivar është arbitri më i ri dhe me më pak eksperiencë në Copa America. Ai ka gjykuar vetëm 4 ndeshje ndërkombëtare për kombëtaret, me gjithë ndeshjen e së shtunës, tregon qartë çfarë vlerësimi skandaloz i ka bërë Conmebol finales së vogël. Pas ndeshjes me Kilin ku Argjentina fitoi me rezultatin 2-1, “pleshti” refuzoi të marrë medaljen duke mos dal në ceremoninë e dhënies së medaljeve. Ai hodhi akuza ndaj organizatorëve duke thënë se fitues të këtij kompeticioni do të dalë skuadra e Brazilit, e cila fitoi mbrëmjen e së dielës finalen ndaj Peruesë me rezultatin 3-1. Por pas këtyre akuzave të Leo Mesit, mbrojtësi i Brazilit, Thiago Silva, si kundërpërgjigje ndaj të akuzave të Messit se Copa America u organizua për ta fituar Brazili, ka deklaruar se sul-muesi i Argjentinës ka ndikuar te gjyqtarin gjatë përmbysjes së famshme të Barcelonës kundër Paris Saint-Germain në çerekfi-nale të Ligës së Kampionëve në sezonin 2016-17.