8
E PËRJAVSHME Nr. I,viti i I i botimit 28 qershor 2013 Çmimi: 50 lekë Nëse mendon sot për mjedisin, nesër ai do të kujdeset për ty Zhvillimi i tanishëm ekonomik në Shqipëri, ka përparësi më shumë se çështjet e mjedisit, ndërkohë që duhet të kuptojmë që ky zhvillim nuk mund të jetë i qëndrueshëm, nëse nuk parashikon hapësira për mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit. Megjithëse qeveria ka përmbushur shumë nga “detyrat e saj ligjore” mbi çështjet e mjedisit, problemi qëndron tek implementimi i këtyre ligjeve... Faqe 2 Në Shqipëri ka edhe fermerë autostra- dash, një banor i Dur- rësit mbjell perime në trafikndarëse Faqe 3 Kultivimi i perimeve në ballkon Perimet sikurse bimët dekorative mund të kultivohen në apartament. Organizata Botërore e Ushqimit promovon krijimin e mikro-kopshteve në shtëpi banimi si një mundësi për të zbutur varfërinë në qytete dhe shtuar sigurinë... Faqe 3 Pyjet mbrojnë pellgjet tona ujore dhe ruajnë tokën tonë Si t’i bëjmë ballë një shoqërie që hedh çdo gjë? Në mesin e shumë problemeve mje- disore në vendin tonë është i thek- suar edhe problemi i mbeturinave. Aty ku njerëzit jetojnë dhe punojnë gjithmonë tepron diçka... Faqe 7 Ato ndihmojnë për të luftuar ndryshimet klimatike, duke thithur dhe ruajtur sasi të mëdha karboni, sigurojnë ushqim, materiale ndërtimi dhe medikamente, dhe janë shtëpia e 80 përqind të biodiversitetit në botë... Faqe 4 EKO-FRIENDLY Adresa: Rr. “Sami Frashëri”, Pallati 45, Hyrja 2; Cel:. 0 65 20 55 555; E-mail: [email protected] Kuriozitete Moska është qyteti më i gjelbërt në Evropë, Moska konsiderohet si një prej... Faqe 6 Tirana, qyteti ku çdokush gjen biçikletë ASS (Programi i Alternativave Stimuluese Sociale) për herë të parë prezantoi në kryeqytet programin e stacioneve të biçikletave publike në Tiranë, një iniciativë unike...Faqe 4 JETO GJELBËR QENDRA RAJONALE E MJEDISIT

E PËRJAVSHME Nr. I,viti i I i botimit 28 qershor 2013 ... · nga ndryshimet klimatike dhe shfrytëzim i gabuar i mjedisit jetësor. Rritja dhe zhvillimi i shpejtë i industrisë

  • Upload
    others

  • View
    6

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: E PËRJAVSHME Nr. I,viti i I i botimit 28 qershor 2013 ... · nga ndryshimet klimatike dhe shfrytëzim i gabuar i mjedisit jetësor. Rritja dhe zhvillimi i shpejtë i industrisë

E PËRJAVSHME Nr. I,viti i I i botimit 28 qershor 2013 Çmimi: 50 lekë

Nëse mendon sot për mjedisin, nesër ai do të kujdeset për tyZ h v i l l i m i i tanishëm ekonomik në Shqipër i , ka përparësi më shumë se çështjet e mjedisit, ndërkohë që duhet të kuptojmë që ky zhvillim nuk mund të jetë i qëndrueshëm, nëse nuk parashikon h a p ë s i r a p ë r mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit. Megjithëse qeveria ka përmbushur

shumë nga “detyrat e saj ligjore” mbi çështjet e mjedisit, problemi

q ë n d r o n t e k i m p l e m e n t i m i i këtyre ligjeve... Faqe 2

Në Shqipëri ka edhe fermerë autostra-dash, një banor i Dur-rësit mbjell perime në trafikndarëse Faqe 3

Kultivimi i perimeve në ballkonPerimet sikurse bimët d e k o r a t i v e m u n d t ë kultivohen në apartament. O rg a n i z a t a B o t ë r o r e e Ushqimit promovon krijimin e mikro-kopshteve në shtëpi banimi si një mundësi për të zbutur varfërinë në qytete dhe shtuar sigurinë... Faqe 3

Pyjet mbrojnë pellgjet tona ujore dhe ruajnë tokën tonë

Si t’i bëjmë ballë një

shoqërie që hedh çdo gjë?

Në mesin e shumë problemeve mje-disore në vendin tonë është i thek-suar edhe problemi i mbeturinave. Aty ku njerëzit jetojnë dhe punojnë gjithmonë tepron diçka... Faqe 7

Ato ndihmojnë për të luftuar ndryshimet klimatike, duke thithur dhe ruajtur sasi të mëdha karboni, sigurojnë ushqim, materiale ndërtimi dhe medikamente, dhe janë shtëpia e 80 përqind të biodiversitetit në botë . . . Faqe 4

EKO-FRIENDLY

Adresa: Rr. “Sami Frashëri”, Pallati 45, Hyrja 2;Cel:. 0 65 20 55 555;E-mail: [email protected]

KurioziteteMoska është qyteti më i gjelbërt në Evropë, Moska konsiderohet si një prej... Faqe 6

Tirana, qyteti ku çdokush gjen

biçikletë ASS (Programi i Alternativave Stimuluese Sociale) për herë të parë prezantoi në kryeqytet programin e stacioneve të biçikletave publike në Tiranë, një iniciativë unike...Faqe 4

JETO GJELBËR QENDRA RAJONALE E MJEDISIT

Page 2: E PËRJAVSHME Nr. I,viti i I i botimit 28 qershor 2013 ... · nga ndryshimet klimatike dhe shfrytëzim i gabuar i mjedisit jetësor. Rritja dhe zhvillimi i shpejtë i industrisë

Z h v i l l i m i i t a n i s h ë m ekonomik në Shqipëri, ka përparësi më shumë se çështjet e mjedisit, ndërkohë që duhet të kuptojmë që ky zhvillim nuk mund të jetë i qëndrueshëm, nëse nuk parashikon hapësira për mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit. Megjithëse qeveria ka përmbushur shumë nga “detyrat e saj ligjore” mbi

çështjet e mjedisit, problemi qëndron tek implementimi i këtyre ligjeve. Për shembull, Shqipëria ka ratifikuar në vitin 2000 Konventën e Arhusit, që u jep të drejtë q y t e t a r ë v e t ë m a r r i n informacion për mjedisin dhe të marrin pjesë në vendim-marrje mjedisore, por kjo Konventë nuk mund të zbatohet kur Agjencitë Rajonale të Mjedisit, nuk kanë as numra telefoni fiks ku qytetarët mund të marrin për të kërkuar informacion.

Aksionet e qeverisë për mbrojtjen e mjedisit, nuk duhet të jenë të veçuara, por pjesë e një strategjie d h e e p o l i t i k a v e t ë mirëfillta profesionale.

Problemi i ndot jes së mjedisit nuk po trajtohet me seriozitetin e nevojshëm. Përkundrazi vazhdon të jetë një problem shumë i rëndë në të gjitha nivelet dhe nuk po shoh asnjë strategji reale të shprehur dhe të zbatuar për mbrojtjen e mjedisit, i cili në Shqipëri është mjaft i ndotur, për mosmarrjen e masave reale për bllokimin e ndotjes. Cështja e mbrojtjes së mjedisit nuk po trajtohet ashtu si duhet të trajtohet dhe nuk po zë vendin që duhet të

ketë dhe realisht nuk po shoh të ketë një debat të qartë për këtë çështje. Nuk ka një strategji për këtë çështje nga dikasteri përkatës, i cili vazhdon të mos ngrejë probleme. Ka një mungesë në sensibilizimin e opinionit në përfshirjen e t i j në mbrojtjen e mjedisit. Mjedisi shqiptar është kthyer në një mjedis me shumë probleme të mëdha që kërkon një zgjidhje sa më të shpejtë dhe një strategji sa më të shpejtë.

Mungon edhe transparenca, sepse dikasteri përkatës nuk publikon të dhëna mbi strategjine e tij mbi mjedisin.

Sa kohë do të zgjidhet ky problem ? Unë mendoj se ndotja e mjedisit duhet parë në disa nivele për tu zgjidhur. Kemi të bëjmë me ndotjen nga gazrat toksike, që v i jnë nga makina t dhe nga industri. Në këtë pikë, shikoj se vazhdon përsëri disa Së dyti nuk po tentohet të pengohet ndotja e mjedisit nga makinat. Nuk ka një politikë doganore që të favorizojë makinat reja. Duke e lidhur edhe me TVSH-në, sepse taksa doganore është shumë e vogë l qw të b l loko jë makinat që kanë së paku mbi shtatë vjet që kanë hyrë në Shqiperi. Së treti ndotja e mjedisit nga pluhurat me grimca të mëdha që vijnë nga ndërtimet pa kriter. Kompanitë që ndërtojnë nuk kanë asnjë detyrim për të krijuar një punë me një ndotje sa më të vogël të mjedisit, përkundrazi baltërat dhe pluhurat janë të kudo gjendshme. Nuk ka asnjë interesim të Ministrisë

se Mjedisit për detyrimin e kompanive që të zbatojnë të gjitha normat që duhet për mbojtjen e mjedisit. Punimet kryhen në kushtet e trafikut në rrugë .

Së katërti ndotja e mjedisit vjen edhe nga mbeturinat plastike dhe nuk ka asnjë m a s ë s e n s i b i l i z u e s e

ndaj opinioni t publ ik.

Së pesti ndotja vjen edhe nga materiale qe kanë mbuluar lumenj të dhe pyjet në Shqipëri. Nuk sheh asnjë masë për t’i mbledhur dhe për krijimin e impianteve. Problem serioz është edhe problemi i erozionit të lumenjve. Ne po shkatërrojmë lumenjtë dhe shumë elementë të tjerë që lidhen me mjedisin. Nuk shoh një vullnet dhe qoftë një zbatim të masave që mjedisi jonë të mos vazhdojë të shkatërrohet, ashtu siç po ndodh çdo ditë. Ajo që duhet te vihet nw zbatim është një strategji pwr mbrojtjen e mjedisit e hartuar nga profesioniste tw kwsaj fushe duke iu referuar modeleve te suksesshme të Europes perendimore .

Nëse mendon sot për mjedisin, nesër ai do të kujdeset për ty

Kujdesi për mjedisin jetësor është mision i pakthyeshëm i çdo banori në planetin tokë. Bëhet e qartë se natyra për çdo ditë na dërgon sinjale për rrezikun që na kanoset nga ndryshimet klimatike dhe shfrytëzim i gabuar i mjedisit jetësor. Rritja dhe zhvillimi i shpejtë i industrisë dhe teknologjive e çrregullojnë bilancin

n a t y r o r. N e d u h e t vazhdimisht të punojmë në zhvillimin e rrjetit tonë, prodhimeve dhe shërbimeve njëkohësisht d u k e p a s u r k u j d e s pë r mjed i s in j e t ësor dhe resurset natyrore.

Për konceptin e zhvillimit të qëndrueshëm po flitet nga kompe ten të dhe jokompetentë, por çështja ë sh t ë që t ë g j enden rrugët më të mira të këtij zhv i l l imi . Meqenëse e k z i s t o n n j ë l i d h j e varësie e këtij zhvillimi nga mjedisi, ekoturizmi ka tërhequr vëmendjen e mjaft studiuesve në botë. Fillimisht i praktikuar në zonat e mbrojtura dhe më pas i shtrirë edhe në zonat urbane, ekoturizmi është për një “marrëveshje” a m b i e n t a l e , s o c i a l -kulturore dhe ekonomike. Veçoria e “zhvillimit të qëndrueshëm” qëndron në “njohjen” e mjedisit si një element, jashtë të cilit nuk mund të mendohet zhvillimi i përgjithshëm

i një shoqërie. Kjo çështje, pra marrja në konsideratë e mjedisit gjatë procesit të zhvillimit të qëndrueshëm, na detyron të eksplorojmë fusha të tjera të aktiviteteve q ë n d i k o j n ë n ë t ë .

Zhvillimi i qëndrueshëm është një model i ri i zhvillimit që përcaktohet nga interesat publike duke marrë parasysh aspektet e përgjithshme mjedisore të një bote të globalizuar. Ai është një zhvillim që plotëson nevojat e tanishme pa kompromentuar aftësinë e brezave të ardhshëm për të plotësuar tyre. Ky raport thekson nevojën për të mbrojtur diversitetin e gjeneve, l lojeve dhe të gjitha ekosistemet natyrore tokësore dhe ujore, dhe kjo, në mënyrë të veçantë me anë të masave për mbrojtjen e c i l ë s i së së mjed i s i t , restaurimin, planifikimin dhe ruajtjen e habitateve kritike për specie dhe një përdorim të qëndrueshëm të bimëve dhe kafshëve të shfrytëzuara nga popullsia .

Interesante dhe shumë kuptimplotë është thënia e shkrimtarit të njohur francez Antoine de Saint-Exupery në vitet 30-të të shekullit të kaluar : “Ne nuk e trashëgojmë tokën nga paraardhësi t tanë, ne e kemi marrë atë hua nga fëmijë t tanë .” Duke patur parasysh se zhvillimi i qëndrueshëm është një përgjigje nga të gjithë aktorët (qeveritë, aktorët ekonomikë, shoqëria civile etj ..) ndaj emergjencës së krizës ekologjike dhe sociale që është shfaqur tashmë si problem global me ndryshimet klimatike, shterim të burimeve natyrore sidomos me përafrimin e pikut të naftës, dallimet në mes të vendeve të zhvilluara dhe në zhvillim, sigurimin e ushqimit, humbjet drastike të biodiversitetit, rritja e popullsisë globale, fatkeqësitë natyrore dhe industriale etj...

MJEDISI DHE ZHVILLIMI I

QËNDRUESHËM

MJEDISI DHE ZHVILLIMI I QENDRUESHEM FAQE 2

Page 3: E PËRJAVSHME Nr. I,viti i I i botimit 28 qershor 2013 ... · nga ndryshimet klimatike dhe shfrytëzim i gabuar i mjedisit jetësor. Rritja dhe zhvillimi i shpejtë i industrisë

Në Shqipëri ka edhe fermerë autostradash, një banor i Durrësit mbjell perime në trafikndarëse

Që Shqipëria është ven-di i çudirave kjo tashmë nuk vihet në dyshim. E megjithatë çuditë nuk kanë të mbaruar, si kjo qe mban firmen e nje ba-nori te plazhit te Durresit. Në hapësirën mes dy trafikndarëseve në auto-stradën Sukth-Shkozet ka mbjellë perime të stinës dhe po pret që së shpejti të marrë frytet e punës së tij.Në këtë parcelë unikale

për nga lloji i saj, mund të gjesh, domate, kastravec,

speca, hudhra, presh e qepe. Bukurani ka ven-

dosur kallama në shtatin e bimëve dhe bën ujitjen e

Kultivimi i perimeve në ballkonPerimet s ikurse bimët d e k o r a t i v e m u n d t ë kultivohen në apartament. Organizata Botërore e Ushqimit promovon krijimin e mikro-kopshteve në shtëpi banimi si një mundësi për të zbutur varfërinë në qytete dhe shtuar sigurinë ushqimore. Bimët kërkojnë energji diellore për zhvillimin e tyre prandaj vendet më të përshtatshme për rritjen e perimeve në një apartament janë ballkoni dhe dritaret. Zakonish t per imet që kultivohen për gjethet e tyre kanë nevojë për më pak dritë si psh. sallata jeshile, spinaqi, rukola, qepa, majdanozi, borziloku etj. Kurse perimet që kultivohen për frutat e tyre si psh. domatja, speci, patëllxhani etj. kërkojnë më shumë dritë. Gjethurinat e freskëta gjenden më me vështirësi në qytete, mundësia e zgjedhjes është e kufizuar, prandaj këto mund të jenë të preferuara për tu mbjellë në apartamente. Gjithashtu jeshillëqet janë

nga ushqimet më të pasura me minerale dhe vitamina. Perimet e freskëta janë të pasura me vitaminë C, që mungon rregullisht nga dieta e qytetarëve. Perimet mund ti kultivojmë dhe për të mësuar më shumë mbi to. Kështu nëse në të ardhmen, për shkak të krizës detyrohemi të largohemi nga qyteti kemi një farë ideje nga punët në bujqësi.

Sigurimi i farave ose fidanëve

Për të nisur kopshtin tonë të vogël shtëpiak duhet të s igurojmë fara (në Tiranë fara perimesh shiten në tregun pranë stacionit të trenit, si dhe përballë Ministrisë së Drejtësisë), ose fidanë. Farat mirë është të mos jenë më të vjetra se 1 vjeçare sepse me kalimin e kohës humbasin aftësitë mbirëse.

Sigurimi i plehutPlehun organik për mbushjen e vazove mund ta sigurojmë në dyqane lulesh, në fshat ose mund ta përgatisim nga mbeturinat e kuzhinës duke e kompostuar. Kompostimi i plehut organik në shtëpi

ul edhe më shumë koston e kultivimit të perimeve.

Shfrytëzimi maksimal i hapësirës

Disa perimeve si bizelja, kungulli, sallatori etj. u pëlqen të kacavirren, prandaj mund të shfrytëzojmë më

mirë hapësirën e vogël të ballkonit nëse i ndihmojmë të ngrihen në lartësi duke u vënë rrjetë, ose spango. Gjithashtu në ballkon mund të vëmë disa rafte për vazot me perime ose të mbjellim dhe në vazo të varura.

Mbjellja e faraveFara nuk duhet mbjellë më thellë se 3 herë madhësia e saj. Nëse mbillet shumë thellë fara mund të mbijë dhe të vdesë përpara se të dalë bima në sipërfaqe. Nëse mbillet shumë cekët era mund ti shpërndajë përpara

se të mbijnë. Mirë është të mbjellim disa fara për çdo bimë që dëshirojmë të kemi, sepse jo çdo farë që mbillet do të jetë e suksesshme.

Kur mbillen perimetPërcaktuese për kohën e mbjelljes së perimeve në pranverë është se mbjellja bëhet pasi rreziku për ngrica të ketë kaluar. Disa perime si psh. lakra e bardhë, sallata jeshile, brokoli e përballojnë ngricën lehtë dhe zhvillohen më mirë nëse mbillen disa javë përpara ngricës së fundit. Bizelja, qepa dhe spinaqi e durojnë akoma më shumë ngricën. Kurse perimet si domatja, speci dhe patëllxhanat janë shumë të ndjeshme ndaj ngricës.

Kurse për mbjelljet në vjeshtë duhet patur parasysh koha kur temperaturat fillojnë të bien nën 0.

tyre dy herë në ditë. Madje ai është kujdesur që t’i mbrojë prodhimet, si ne kete rast, ku kastravecin e saporritur ka futur ne shishe, qe te mos demtohet. Përtej çudisë, Bukurani ka treguar se është një femer i mirë, ndonëse ka gjetur vendin e papërshtatshëm për të kultivuar prodhimet e stinës. Ndaj dhe fermerët që kanë tokë mund ta punë-sojnë atë dhe të përfitojnë

MJEDISI DHE ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM FAQE 3

Page 4: E PËRJAVSHME Nr. I,viti i I i botimit 28 qershor 2013 ... · nga ndryshimet klimatike dhe shfrytëzim i gabuar i mjedisit jetësor. Rritja dhe zhvillimi i shpejtë i industrisë

Tirana ka humbur hapësirat e gjelbërta. Nëse popullsia në kryeqyetet është rritur disa fish krahasur me 20 vite më parë, hapësirat e gjelbërta janë drejt zhdukjes krahasuar me normën e Bashkimit Evropian, e cila është 7 metër katror për banor. Kështu shprehet ish-drejtori i Gjelbërimit të Tiranës deri ne vitin 2000. “Tirana ka pasur në vitet ’90 mbi 10 metër katror gjelbërim për banor. Në vitin 2000, Tirana ka patur

3 metër katror gjelbërim për banor. Por e keqja më e madhe qëndron në faktin se edhe pas 11 vjetësh

megjithëse janë bërë disa

punime vogla, janë mbjellur disa bimë përsëri sipërfaqja e gjelbert për metër katror për banor në Tiranë nuk

është as 3 metër, por është

Humbet gjelbërimi, tani vetëm 2 metër 2.8 metër”- tha Hafiz Marku, ish-drejtor i Gjelbërimit të Tiranës. Por përballë kësaj situate shqetësuese,

e cila ndikon drejtpërdrejt

duke thithur dhe ruajtur sasi të mëdha karboni, sigurojnë ushqim, materiale sasi të mëdha karboni, dhe janë shtëpia e 80 përqind të biodiversitetit në botë.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka shpalllur 2011-ën si Viti Ndërkombëtar i Pyjeve (Pyjet 2011). “Pyjet për Njerëzit’ ishte tema kryesore e Vitit. Ajo theksonte lidhjen dinamike mes pyjeve dhe njerëzve qe varen nga ato. Ceremonia zyrtare e çeljes së Vitit Ndërkombëtar të Pyjeve u zhvillua në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, më 2 Shkurt 2011, gjatë takimit të Forumit të Kombeve të Bashkuara.

A e dinit se…

1. Jetesa e mbi 1.6 miliard njerëzve varet nga pyjet.

2. Pyjet janë shtëpia e 80% të biodiversitetit tokësor.

3 . Py je t j anë sh tëp ia e 300 milion njerëzve

n ë m b a r ë b o t ë n .

4. Pyjet mbulojnë 31% të sipërfaqes së përgjithshme g l o b a l e t o k ë s o r e .

5. 30% e pyjeve përdoren për prodhimin e drurit dhe të nën produkteve të drurit.

6. Mbi 40% e oksigjenit n ë b o t ë p r o d h o h e t nga pyjet tropikale .

7. Më shumë se një e katërta e i laçeve moderne, në vlerë 108 miliard dollarë, e kanë o r ig j inën nga bimët e pyjeve tropikalë .

8. Karboni në pyje e kalon sasinë e karbonit që gjendet aktualisht në atmosferë. Pyjet dhe tokat pyjore depozitojnë më shumë se 1 trilion ton karbon.

9 . Z o n a t p y j o r e , t ë cilësuara si nën menaxhim të qëndrueshëm, j anë rritur ndjeshëm gjatë 10 viteve të fundit, por ato ende mbulo jnë ve tëm 7.6% të pyjeve në botë .

Pyjet mbrojnë pellgjet tona ujore dhe ruajnë tokën tonë

Përse kemi nevojë për

pyjet? 1. Pyjet luajnë një rol të rëndësishëm në jetesën dhe mirëqënien e një numri të pafund njerëzish, si në vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim; nga banorët urbanë, që bëjnë shëtitje çlodhëse në një pyll të afërt e deti te gjuetarët e izoluar, që jetojnë brenda a p o j a s h t ë p y j e v e .

2. Përmes thithjes së ujit dhe mbajtjes së tokës pa rrëshkitur, pyjet reduktojnë rrezikun e përmbytjeve dhe të rrëshkitjeve, pasojë e fenomeneve natyrore si tërmetet apo uraganët.

3. Pyjet mbrojnë burimet ujore, që sigurojnë me ujë të pastër lumenjtë, bu r im i r ëndës i s hëm pë r u j in e p i j shëm .

Ato ndihmojnë për të luftuar ndryshimet kl imatike,

PYJET DHE HAPËSIRAT E GJELBRA FAQE 3

në shëndetin e popullatës në kryeqytet, ekspertët e mjedisit propozojnë disa zgjidhje. “Janë mbi 40 rrugë në qytetin e Tiranës që nuk kanë akoma bimë, nuk kanë gjelbërim rrugor, dekorativ. Mund të krijohen më shumë se 70 apo 80 lulishte të vogla ose parqe në mes të pallateve, mund të shtohen edhe pjesë të parqeve më të mëdha të qytetit”- tha Marku. Mungesën e hapësirave të gjelbërta në Tiranë vetëm disa javë më parë e pranuan dhe specialistët e Institutit

KALENDARI MJEDISOR

2 SHKURTI

Dita botërore e kën-etave

21 MARSI

Dita botërore e pyll-tarisë

22 MARSI

Dita botërore e ujit

23 MARSI

Dita botërore e mete-oologjisë

26 MARSI

Ora e tokës

7 PRILLI

Dita botërore e shën-detit

22 PRILLI

Dita e tokës

Page 5: E PËRJAVSHME Nr. I,viti i I i botimit 28 qershor 2013 ... · nga ndryshimet klimatike dhe shfrytëzim i gabuar i mjedisit jetësor. Rritja dhe zhvillimi i shpejtë i industrisë

gjithashtu, të kursejnë para teksa reduktojnë lëshimin e CO2 në ajër.

Sistemi ¨Ecovolis¨ ofron mundësinë që biçikletat të mund të merren në çdo stacion të qytetit dhe të rikthehen në një stacion tjetër të afërt, fakt i cili e bën përdorimin e biçikletave p u b l i k e n j ë m ë n y r ë transporti mjaft efektiv. Për shembull, një qytetar që merr biçikletën tek një stacion në zonën e 21 Dhjetorit, mund të udhëtojë drejt Liqenit,

duke e lënë biçikletën tek një stacion, i cili ndodhet aty pranë. Biçikletat janë të përshtatshme për transport publik në qytet, kanë një kosto të ulët, si dhe janë në dispozicion 24 orë për qytetarët.

Për të përdorur shërbimin ¨Ecovolis¨ kushdo mund të marrë me qera një biçikletë në një nga stacionet e vendosura në vende, që janë lehtësisht të arritshme, duke k rye r f i l l imi sh t anëtarësimin. Rregjistrimi

PA S S ( P r o g r a m i i Alternativave Stimuluese Sociale) për herë të parë prezantoi në kryeqytet programin e stacioneve të biçikletave publ ike në Tiranë, një iniciativë unike për Shqipërinë dhe më gjerë në rajon. Faza pilot e projektit ka përfshirë vendosjen e 4 stacioneve të para të biçikletave publike në vende, që janë lehtësisht të arritshme nga qytetarët; respektivisht tek Parku Rinia, në hyrje të Parkut të Liqenit Artificial; pranë digës si dhe një stacion pritet të vendoset pranë godinës së Kryeministrisë. ¨Ecovolis¨ ofron sistemin e parë të stacioneve të biçikletave publike, si një transport alternativ ekologjik për udhëtimet në distanca të shkurtra, por edhe për të kryer punët e përditshme. Stacionet e biçikletave publike do të jenë në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve, duke i ndihmuar në lëv iz jen e ty re , e

mund të bëhet pranë çdo s tac ioni Ecovol is dhe pajisja me kartën përkatëse përfshin 30 minutat e para falas. Çmimi i përdorimit të biçikletave publike është i ulët, sepse qëllimi i tyre është nxitja e lëvizjes, duke përdorur biçikletat. Stacionet e biçikletave publike ¨Ecovolis¨ do të ofrojnë favore e përfitime për qytetin e Tiranës, duke nisur që nga shtimi i alternativave për transportin e përditshëm të qytetarëve dhe vizitorëve,

deri në përmirësimin e shëndetit. Një program i stacioneve të biçikletave publike do të ndikonte në krijimin e një imazhi pozitiv dhe të gjelbër të qytetit tonë, i cili do të rezultonte në rritje e numrit të turistëve dhe një klimë biznesi të qëndrueshme.

Parashikohet që ky shërbim të konsolidohet në vitin 2013, duke synuar një përdorim të përditshëm të biçikletave publike nga qytetarët.

Tirana, qyteti ku çdokush gjen biçikletë

Dimri, megjithë të ftohtin dhe dritën e pamjaftueshme, lejon të kultivojmë mbi ballkone e tarraca lule që sfidojnë temperaturat e u lë ta dhe dhuro jnë lulëzime delikate dhe gjethe zbukuruese. Bëhet fjalë për vjollcën,cineraria,calecephalus, gaultheria, festuca, që shihni në fotot tona.

V j o l l c a t ë h a b i t m e përsh ta t shmër inë dhe rezistencën ndaj të ftohtit. Në fakt kultivimet me lule të vogël, kanë një gjethe më të përmbledhur, në formë trëndafili të vogël dhe çel një numër të madh lulesh, më të qëndrueshme dhe që

nuk prishen lehtë nga ngrica, ndryshe nga lulet e mëdha, siç janë Vjollca e Mendimit, magjike, por delikate. Në vitet e fundit, kanë dalë në treg shumëllojshmëri vjollcash të çdo ngjyre, të pastër apo të kombinuar. Lulëzimi fillon në vjeshtë dhe vazhdon gjatë gjitha dimrit deri në pranverë, edhe deri në qershor, po qe se temperatura është e freskët.

Cineraria mund të qëndrojë mbi ballkon gjatë gjithë vitit, por në dimër ndriçimi i pakët i bën gjethet gri, akoma më zbukuruese, shumë të nevojshme për kontrastin me gjethet apo lulet e tjera. Është një barishte me gjethe

të qëndrueshme që me kalimin e kohës mund të bëhet një shkurre e vogël, por në ballkon na leverdis më shumë ta mbajmë të vogël dhe me gjethe të njoma. Lulet e verdha janë të pranishme vetëm gjatë verës. Sapo thahen qëndrojnë në bimën edhe për një muaj. C a l e c o p h a l u s është një shkurre shumëv jeça re m e f o r m ë t ë rrumbullakët që në natyrë mund t ë ka lo j ë n j ë metër e gjysmë lartësi. Në vazo kultivohet më e vogël dhe madje, gjatë dimrit, kombinohet më mirë me

bimë të tjera në qoftë se e mbajmë të gjatë 20-30 cm. Gjethet dhe rrënjët janë me ngjyrë gri argjendi dhe gjatë dimrit del më shumë në pah,

falë degëve të panumërta e të ndërthurura. Lulet e verdha edhe për këtë bimë janë të pranishme vetëm gjatë

verës.Gautheria është një shkurre shumëvjeçare e shkurtër që nuk kalon 25-30 cm lartësi në se kultivohet në

vazo. Shkurrja është shumë kompakte dhe e degëzuar. Gjethet e v o g l a j a n ë t ë qëndrueshme, dhe në vjeshtë/dimër marrin nuanca të kuqërremta. Ngjyra e frutave që prodhon është e kuqe, rezistojnë deri në dimer. Lulëzimi është jo shumë i bukur dhe elementi më me interes janë frutat e kuqe që shpërndahen

në mënyrë uniforme mbi të gjithë shkurren.

5 bimë për ballkonin tuaj në dimër

PYJET DHE HAPËSIRAT E GJELBRA FAQE 4

Page 6: E PËRJAVSHME Nr. I,viti i I i botimit 28 qershor 2013 ... · nga ndryshimet klimatike dhe shfrytëzim i gabuar i mjedisit jetësor. Rritja dhe zhvillimi i shpejtë i industrisë

Kuriozitete

Për çdo vjet nga zyrat në SHBA hidhen letra të shkrimit me të cilat mund të ndërtohet një muri i lartë 3,60 metra dhe i gjatë prej Los Angjelosit deri në Nju Jork

Për çdo vjet amerikanët g jua jnë më shumë se tetëmbëdhjetë miliardë pelena për një përdorim - të cilat të renditura njëra pas tjetrës do të arrinin një gjatësi sa për të shkuar dhe për ty kthyer shtatë herë deri në Mars.

Për çdo vjet në Amerikë hidhen më shumë se njëzet e tetë miliard shishe dhe kavanoza të qelqit , që mjaftojnë që për çdo dy javë të mbusheshin deri në krye ish kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju

2000 vjet më parë, është ekologjikisht mjaft e mirë pasi është e biodegradueshme dhe e riciklueshme

Qelqi i groposur së bashku me mbetjet e tjera shtëpiake qëndron me mijëra vjet pa u degraduar

Prodhimi i le t rës dhe shpërdorimi i saj çon në shpyllëzimin e pyjeve ndjekur nga zhdukja e specieve të rralla dhe në rrezik, erosioni i tokës

Qelqi i ricikluar e redukton energjinë e përdorur në 30%, në një kohë që ajri i ndotur reduktohet në 20%

Për t’u dekompozuar një enë plastike qumështi do 1 milion vjet, ndërsa një gotë plastike mund të kërkojë 50-80 vjet .

Moska është qyteti më i gjelbërt në Evropë. Moska konsiderohet si një prej

Jork.

Për botimin e gazetave amerikane për një javë nevojitet një pyll i madh - me mbi 500 000 trungje.

Bimët kërkojnë energji diellore për zhvillimin e tyre prandaj vendet më të përshtatshme për rritjen e perimeve në një apartament janë ballkoni dhe dritaret.

Kina është një ndër vendet që e ka zbatuar këtë praktikë, kultivimin e perimeve, bimëve të ndryshme dhe lu leve në ba l lkonet e shtëpive apo në tarraca, duke sjellë kështu zhvillimin e një industrie të re urbane dhe duke e shnërruar në një biznes fitimprurës

Një studimi i kryer nga shkencëtarët e Universitetit

Norvegjez në Suedi, zbuloi se bimët e vendosura mbi tavolinën e punës ose në dhomë janë të mira për shëndetin. Bimët në vazo mund të zvogëlojnë lodhjen, stresin, dhimbjen e kokës, kollën dhe lëkurën e thatë.

Nëntëdhjetë e shtatë % të ujit në tokë e përbëjnë oqeanet, kurse 2 % e ujit të Tokës është i ngrirë. Njerëzimi furnizohet me vetëm 1 % të sasisë së ujit të tokës i cili arrin nga sipërfaqja e tokës: lumenjtë, liqenet, krojet ose nga ujërat nëntokësore.

Për botimin e gazetave amerikane për një javë nevojitet një pyll i madh - me mbi 500 000 trungje.

Rreth 650.000 ton letër prodhohen në ditë kudo në tërë botën, ndërkohë 500.000 ton letër hidhen pasi nuk rifuten në proçesin e riciklimit

Letra e shpikur në Kinë rreth

qyteteve më të gjelbra të Evropës dhe ka rreth 27 kilometra katrorë gjelbërim në pa rqe pë r pe r son .Infrastruktura historike e kombinuar me zhvillimin modern të viteve të fundit e kanë bërë Moskën një prej destinacioneve më intriguese dhe tërheqëse të Evropës.Më poshtë mund të ndiqni disa pamje të marra në vende të ndryshme të Moskës,ku kudo mbizotërojnë pemët, lulet sidhe gjelbërimi.

Tani edhe lulet mund të bëhen bizhu…Lule dhe bimë për tu vendosur si b i z h u . E s h t ë i d e j a e Wearable plenter, një studio arti dhe design në Atlanta.Në website e tij lexohet për një manifest të vërtetë ekologjik: “Besojmë që bota do të ishte një vend më i lumtur nëse njërëzit do të vlerësonin natyrën dhe nëse do të mbanin një lule pranë zemrës”.

Të hash lule të bën mirë për shëndetinLulet mund të shërbejnë për të dekoruar tryezën, por duke u bërë pjesë ne përgatitjes së pjatave të shijshme ato të bëjnë mirë për shëndetin.

Të zbulojmë së bashku përse....

Ngrënia e luleve është e mirë për shëndetin. Edhe pse ka ende shumë skeptikë

në lidhje me përgatitjen e pjatave me lule, ato janë në fakt antioksidantë dhe për këtë arsye bëjnë mirë.

Pra, lulet mund të jetë të dobishme në tryezë, jo vetëm për të zbukuruar pjatat. Me sa duket, nga analiza e dymbëdhjetë lloje të ndryshme të luleve, u gjet që ato përmbajnë shumë minerale, fosfor dhe kalium,

por edhe substanca fenolik

në sasi të mëdha. Lulet që janë të mira për shëndetin

janë Tropaeolum majus,

tagetus erecta (lule kadife), Geranium (mullaga), viole

(lule vjollca), lule ujku, borago officinalis, calendula arvensis etj. Është e qartë se ju nuk duhet të vendosi në tryezë lule të blera në një dyqan, ose të cilat janë rritur me pesticideve dhe plehrave kimike.

KURIOZITETE FAQE 6

Page 7: E PËRJAVSHME Nr. I,viti i I i botimit 28 qershor 2013 ... · nga ndryshimet klimatike dhe shfrytëzim i gabuar i mjedisit jetësor. Rritja dhe zhvillimi i shpejtë i industrisë

Në mesin e shumë proble-meve mjedisore në vendin tonë është i theksuar edhe problemi i mbeturinave. Aty ku njerëzit jetojnë dhe punojnë gjithmonë tepron diçka që nuk nevojitet më.Zhvillimi ekonomik sjell mirëqenie dhe rehati . Të gjithë ndjehemi mirë kur kemi në dorë mallra që nuk i kemi njohur më parë, kur jemi të rrethuar nga bollëku i produkteve. Reklamat na nxisin t’i dëshirojmë artikujt e papërdorur më parë, dhe që të punojmë për të krijuar mundësinë për t’i pasur ato.Sa më shumë artikuj të kon-sumuar aq më shumë hed-hurina krijohen. Sasia e këtyre hedhurinave është rritur jashtëzakonisht. Në ditët e sotme bota tregtare ka shumë gjëra për të shitur, dhe për këtë ka zhvilluar botën e reklamave e cila do që të na bëjë të besojmë se kemi nevojë për të gjitha këto gjëra. Në terminologji-në e reklamave fjala produkt “i ri” nënkupton “më i mirë dhe më i efektshëm”, ndërsa “i vjetër” nënkupton “i dorës së dytë dhe jashtë mode”.

Kështu që, shpesh nxitemi të blejmë diçka të re në vend se të ndreqim diçka të vjetër .Thuhet se të zëvendësosh gjërat e vjetra është më prak-tike dhe më ekonomike se sa t’i ndreqësh ato. Ndonjëherë kjo është e vërtetë, por të hedhësh shpesh gjërat e vjetra e t’i zëvendësosh me të reja kushton, dhe shumë herë është e panevojshme. E ashtuquaj-tura shoqëri konsumi ka bërë që jetëgjatësia e produkteve sa vjen e shkurtohet. Ajo që dje

ishte e modës, sot është jashtë mode, dhe shpesh hidhet të plehrat. Në këtë mënyrë, gjërat që mund të përdoren përsëri përfundojnë si plehra pa pikë

vlere. Lindë pyetja: a i sjellin dobi konsumatorit të gjitha këto blerje pa fre? Sigurisht që ata që kanë dobi nga kjo janë firmat tregtare, qëllimi i të cilave është të mbushin arkat e tyre me para. Por, edhe kur i përdorim mobilet ose makinën për të gjithë jetën, ose edhe për dyfishin e kohës që ato përdoren sot, do të vinte me siguri deri te falimentimi i eko-nomisë, që do të linte edhe

konsumatorët të papunë.Natyra që prej miliona vjetësh ka prodhuar, dhe vazhdon të prodhojë mbeturina të cilat i për-

dor sërish, siç janë; mbet-jet bimore(degët e thara, gjethet e rrëzuara ) dhe ato shtazore (kafshët dhe shpe-zët e ngordhura etj ),dhe kafshët e ndryshme të tokës që shndërrohen në humus. Përderisa natyra me sukses i përdor mbetjet, njeriu edhe pse me ndërgjegje, nuk i re-spekton parimet ekologjike për qarkullime të ndryshme ashtu siç vepron natyra. Ai përdorë në mënyrë të p a k u f i z u a r e n e rg j i n ë dhe hapësirën natyrore.Përparimet e teknologjisë krahas zhvillimit të paparë ekonomik njëkohësisht kanë çuar në përdorimin joracio-nal të burimeve të Tokës duke shteruar burimet e tyre. Përveç shterimit të pakontrolluar, gjatë eksp-loatimit të këtyre burimeve natyrore nuk i kushtohet vëmendje e duhur ndalimit të ndotjeve të mëdha të mje-disit jetësor. Në aspektin e konsumit të produkteve nga konsumatorët e fundit kjo do të nënkuptonte që secili prej nesh të blinte vetëm gjëra të nevojshme duke iu ikur atyre të panevojshmeve,

Si t’i bëjmë ballë një shoqërie që hedh çdo gjë?me çka do të kishim më pak mbeturina, megjithëse kjo bie ndesh me qëllimet dhe dëshirat e prodhuesve.Shumë njerëz janë mësuar me shërbimin e heqjes së mbeturinave (plehrave ). Mirëpo, këta njerëz aktual-isht janë të mësuar ta shohin vetëm njërin element të pro-cesit, pra derdhjen e koshit të plehrave në makinën e transportit të tyre, por më tutje këta aspak nuk e lodhin trurin për elementet tjera të këtij procesi. Vendet e depozitimit të mbeturinave në të shumtën e rasteve janë pranë përroskave, apo edhe lumenjve ,dhe ku shtrati i deponisë nuk është i dre-nazhuar dhe nuk ka kanale kulluese që e evitojnë bashk-imin e ujërave të ndyta dhe të rrezikshme me ujin e pastër .Çdo gjë që i shkakton prob-leme mjedisit jetësor, në fakt na shkakton në një formë apo tjetër probleme secilit prej nesh, sepse shëndeti ynë varet drejt-përsëdrejti nga shëndeti i mjedisit ku jetojmë. Mje-disi i pastër-shëndeti i mirë !

Pija që po trondit botën. Largon kancerin nga trupi

Qarkullon prej shumë kohësh, por është bërë publike dhe ka marrë përmasa të mëdha vetëm kohët e fundit! Pija e “mrekullisë” siç e kanë pagëzuar është shpikje e z. Steo i cili pretendon se ajo ju ruan nga qelizat e infektuara që formohen në trupin tuaj apo të bllokoj zhvillimin e tyre.

Por, si e zbuloi z. Seto këtë pije? Seto vuante nga kanceri në mushkri. Ia këshilloj këtë pije një botanistë shumë i njohur nga Kina. Kështu për tre muaj rresht e merrte rregullisht këtë pije, tashmë shëndeti i tij

është normalizuar dhe pastruar nga çdo e keqe, padyshim që kanceri nuk ekziston më. Pija nuk dëmton asnjë organ të trupit të njeriut dhe nuk krijon komplikacione.

Është si një pije “mrekulli”! Është e thjeshtë. Ju duhet një rrënjë panxhari, një karotë dhe një mollë që kombinohen së bashku për të bërë lëng! I lani mirë të sipërpërmendurat, i prisni bashkë me lëkurën në copa – vendosini në shtrydhëse frutash dhe menjëherë ju keni një lëngë të pijshëm. Ju mund

të shtoni një sasi të vogël limoni për shije shumë më të freskët.

Kjo pije është rezultateve për këto sëmundje:

1. Shkatërron qelizat kanceroze, të cilat do të zhvillohen dhe izolon qelizat e kancerit që të mos zhvillohen.

2. Parandalon sëmundjet e mëlç i së , veshkave pankreasit, dhe shëron ulçerë.

3 . Fuq izon mushkr i t , parandaluar sulmin në zemër dhe presionin e lartë të gjakut.

4. Forcon sistemin imunitar

5. Bënë mirë për shikimin, sytë, lehtëson sytë e skuqur dhe të lodhur si dhe pastron perden.

6. Ndihmon në eliminimin e dhimbjeve të muskujve.

7. Desifikton duke ndihmuar funksionin e zorrës dhe 8. Përmirëson erën e keqe të gojës, që krijohet për shkak të mostretjes dhe infeksioni në fyt.

9. Të qetëson nga dhimbjet

EKO-FRIENDLY FAQE 7

Page 8: E PËRJAVSHME Nr. I,viti i I i botimit 28 qershor 2013 ... · nga ndryshimet klimatike dhe shfrytëzim i gabuar i mjedisit jetësor. Rritja dhe zhvillimi i shpejtë i industrisë

POSTER FAQE 8

DREJTOR: Dashamir Allaraj KRYEREDAKTORE: Xhensila Qelasi FAQOSËSE: Alsida Hasi (Cerri)

MARKETING: Shpëtim Hoxhaj KOREKTORE: Brikena Kajo GAZETARE: Joana Allushi

REDAKSIA