35
në të cilën kremtojmë Varrimin e Hyjtrupshëm dhe Zbritjen në Hadh të Zotit tonë Jisu Krisht. MËNGJESORJA (Kryhet zakonisht të Premten e Madhe në mbrëmje, por në disa vende kryhet sipas një zakoni të vjetër në orët e para të mëngjesit të së Shtunës së Madhe.) Prifti “I bekuar është Perëndia ynë...”, “O Mbret qiellor...”; Lexuesi thotë Trishenjtin “Shenjt Perëndi...” (3) , “Lavdi... e Tani...” , “Trini e Tërëshenjtë...”, “Mëshiro, o Zot” (3), “Lavdi... e Tani...”, “Ati ynë që je në qiej...”; Prifti “Se jotja është mbretëria...” ; Lexuesi Troparet “O Zot, shpëtoje popullin tënd...”; Prifti “Mëshirona, o Perëndi...”; Lexuesi Gjashtëpsalmëshin; Dhjaku Paqësoret “Me paqe le t’i lutemi Zotit...” dhe Prifti Thirrjen “Se Ty të përket tërë lavdia...” (Kërkoji këto përherë në fq. 288-301). Pastaj psalet “Perëndia është Zoti...” bashkë me Vargjet e tij (fq. 302) dhe Troparet e mëposhtme: Tingulli II Bujari Josif, duke zbritur prej drurit trupin tënd të pacenuar, e mbështolli me pëlhurë të pastër dhe me aroma dhe me vajtime e vuri në një varr të ri. E SHTUNA E MADHE E SHENJTË

E Shtuna e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Java e Madhe e Shenjtë

Citation preview

Page 1: E Shtuna e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

194

në të cilën kremtojmë Varrimin e Hyjtrupshëmdhe Zbritjen në Hadh të Zotit tonë Jisu Krisht.

MËNGJESORJA

(Kryhet zakonisht të Premten e Madhe në mbrëmje,por në disa vende kryhet sipas një zakoni të vjetër

në orët e para të mëngjesit të së Shtunës së Madhe.)

Prifti “I bekuar është Perëndia ynë...”, “O Mbret qiellor...”; Lexuesi thotëTrishenjtin “Shenjt Perëndi...” (3), “Lavdi... e Tani...”, “Trini e Tërëshenjtë...”,“Mëshiro, o Zot” (3), “Lavdi... e Tani...”, “Ati ynë që je në qiej...”; Prifti “Sejotja është mbretëria...”; Lexuesi Troparet “O Zot, shpëtoje popullin tënd...”;Prifti “Mëshirona, o Perëndi...”; Lexuesi Gjashtëpsalmëshin; DhjakuPaqësoret “Me paqe le t’i lutemi Zotit...” dhe Prifti Thirrjen “Se Ty të përkettërë lavdia...” (Kërkoji këto përherë në fq. 288-301).

Pastaj psalet “Perëndia është Zoti...” bashkë me Vargjet e tij (fq. 302)dhe Troparet e mëposhtme:

Tingulli II

Bujari Josif, duke zbritur prej drurit trupin tënd të pacenuar, embështolli me pëlhurë të pastër dhe me aroma dhe me vajtime evuri në një varr të ri.

E SHTUNA E MADHE E SHENJTË

Page 2: E Shtuna e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

195

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.Kur zbrite te vdekja Ti, o jeta e pavdekur, atëherë Ferrin e vdiqeme shkëlqimin e Hyjnisë; dhe kur ngrite të vdekurit nga fundete dheut, gjithë fuqitë qiellore të thërrisnin: Jetëdhënës Krisht,Perëndia ynë, lavdi më Ty.

Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.Grave miraprurëse, duke qëndruar pranë varrit engjëlli uthërriste: Mirot u kanë hije të vdekurve, por Krishti u rrëfye ihuaj për prishjen.

Pastaj thuhet Litania e Vogël “Përsëri dhe përsëri...” dhe Thirrja “Seyti është pushteti dhe jotja është mbretëria dhe fuqia dhe lavdia...” (fq. 302).

Dhe psalen Ndenjësoret e mëposhtme:

NdenjësoretTingulli I. Ton Tafon Su Sotir

Josifi e kërkoi, trupin tënd nga Pilati, e merr dhe e mbështjell,me pëlhura të bardha dhe miro të hyjëshme, dhe e vë në një varrtë ri; miraprurëset, me natë shkuan dhe thërrisnin, plot memallëngjim: Rrëfena Ngjalljen e shenjtë, sikundër parathe oKrisht.

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.Rrëfena Ngjalljen e shenjtë, sikundër parathe o Krisht.

Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.Tingulli i njëjtë

I zuri një çudi, shoqërit’ engjëllore, kur panë Ty që rri, në tëdjathtën e Atit, të vihesh në varr o Zot, si njeri Ti që kurrë s’vdes,

MËNGJESORJA

Page 3: E Shtuna e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

196

Ti që engjëjtë, të lavdërojnë me himne, dhe me brohori, se zbriteposhtë në Ferrin, dhe ngjalle të vdekurit.

Pastaj Lexuesi lexon Psalmin 50 (fq. 303).

Dhe menjëherë psalet:

KanoniI murgeshës Kasiani, i Markut, episkop i Idhruntës

dhe i Kozma murgut. Tingulli Tërthor II

Kënga I. Kimati Thalasis

Irmi

Zotin që një herë, në valët e detit, e mbyti ndjekësin, në një varre shtinë sot, djemt’ e çliruar prej zgjedhës, po si vajzat ne pomblidhemi, dhe thërresim besërisht: Lavdi të lavdëruarit.

Troparet

Lavdi më Ty, o Perëndia ynë, lavdi më Ty.

O Imzot i lartë, vajtime dhe kuja, të përmbivarrëshme, tëkëndojmë sot me mall, se me varrimin na çele, lumërit’ e jetës pambarim, edhe vdekjen vrasëse, e vrave m’u në Ferr të zi.

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.

Lart në qiell mbi fronin, dhe poshtë në varrin, forcat e engjëjve,dhe demonët faqezinj, porsa kuptuan çudinë, u tronditën përvarrimin tënd, se u shfaqe me lavdi, burim i gjithë jetëve.

Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.Për të plotësuar, lavdin’ e shpëtimin, zbrite gjer në Ferr të zi,poshtë dheut gjer në fund, se na i pe dobësitë, edhe mëkatet epanumërta, edhe me varrimin tënd, na përtërite Zoti Krisht.

E SHTUNA E MADHE E SHENJTË

Page 4: E Shtuna e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

197

Zbritësorja

Zotin që një herë...

Kënga III. Se Ton Epi Idhaton

Irmi

Ty, që vare tokën mbi ujërat dhe malet e lartë në erërat, krijesa etmerruar, të pa të varur mbi kryq tani, dridhej dhe thirri me çudi:S’ka tjetër Shenjt si Ty, Ti je Zot i madh i jetëve.

Troparet

Lavdi më Ty, o Perëndia ynë, lavdi më Ty.

Provat që u varrose, dishepujve u tregove në shfaqjet; edhe tanitë fshehtat, ua lëçite të vdekurve, në mes të Ferrit faqeza. S’katjetër Shenjt si Ty, Ti je Zot i madh i jetëve.

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.

Duartë kur i ndeve, bashkove të gjitha sa ishin ndarë, dhe sotqë u mbështolle përbrenda varrit me një savan, çlirove tëburgosurit. S’ka tjetër Shenjt si Ty, Ti je Zot i madh i jetëve.

Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.Hyre në varr të vulosur, se deshe Ti vetë, o i panxënë, se forcëne tregove, me veprimet e hyjëshme, thërresim pra me zë të madh:S’ka tjetër Shenjt si Ty, Ti je Zot i madh i jetëve.

Zbritësorja

Ty që vare tokën...

Pastaj thuhet Litania e Vogël “Përsëri dhe përsëri...” dhe Thirrja “SeTi je Perëndia ynë dhe Ty ta drejtojmë lavdinë...” (fq. 305).

MËNGJESORJA

Page 5: E Shtuna e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

198

Dhe psalen:

NdenjësorjaTingulli I. I Vetëmelodishëm. Ton Tafon Su Sotir

Ushtarët, Shpëtimtar, që të ruanin varrin, nga engjëlli që u duksi të vdekur u bënë, kur ndriti dhe u lajmëroi, grave Ngjalljenme gaz të madh, Ty të japim lavd, o shkatërrues i prishjes, dhemë gjunjazi, të biem Ty Perëndisë, që u ngjalle së vdekurish.

Kënga IV. Tin En Stavro Su

Irmi

Zbrazjen mbi kryqin dhe pësimin tënd, Abakumi profet, eparapa dhe thoshte: pushtetin e demonëve, shtrive përmbi dhé,dhe zbrite në Ferrin, si Perëndi dhe Zot.

Troparet

Lavdi më Ty, o Perëndia ynë, lavdi më Ty.

Ditën e shtatë e bekove sot, si qëmoti o Zot, kur mbarovekrijesën; të gjitha prap’ i rikrijon, dhe i përtërit, edhe u çlodhe tështunën, o Shpëtimtar dhe Zot.

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.

Me forcën tënde ngadhënjyese, hodhe trupin përdhe, dhe shpirtishkoi në qiellin; të dy armiqt’ e njerëzve, i dërrmove krejt, mundeFerrin dhe vdekjen, o Fjalë e tërëfuqishme.

Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.Ferri o Fjalë kur të hasi sot, u helmua kur pa, njerinë dhePerëndinë, të vrarë prej mundimeve, prapë fuqiplotë, dhe ngatmerr’ i fytyrës, ra dhe më nuk u ngrit.

E SHTUNA E MADHE E SHENJTË

Page 6: E Shtuna e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

199

Zbritësorja

Zbrazjen mbi kryqin...

Kënga V. Theofanias Su KristeIrmi

Kur u shfaqe Ti o Krisht, poshtë mbi dhé për shpëtimin e botës,Isaia pa një dritë lart në qiell, dhe me natë thirri me zë të madh:Do të ngjallen të vdekurit, dhe do të ngrihen sa janë nëpër varret,dhe do të gëzohen kudo të gjithë njerëzit.

Troparet

Lavdi më Ty, o Perëndia ynë, lavdi më Ty.

I përtërite njerëzit, o Krijues si njeri që ke qenë, një mister ushfaqe gjithë popujve, kur na u varrose me një savan, se Josifi ishenjtë bujar, mbaronte urdhërin e lartë të Zotit, që deshte memadhështi t’i ngjallte njerëzit.

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.

Me vdekje vdekjen e dërrmon, dhe me varrin na jep jetën dhengjalljen, se u lavdërove porsi Perëndi, dhe pavdekësove dhetrupin tënd, se nga vdekja trupi yt s’u prish, ashtu dhe shpirti yto Zot i fuqishëm, në Ferrin e zi s’qëndroi por fluturoi në qiell.

Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.Linde prej Virgjërës Mari, brinjën ta shpuan o Zot i fuqishëm,dhe shpëtim i solle Evës me këtë, si u bëre njeri adamian, si ezgjove çuditërisht, nga gjumi i varreve dhe jetën i fale, Ti o JisuShpëtimtar i tërëfuqishëm.

Zbritësorja

Kur u shfaqe Ti o Krisht...

MËNGJESORJA

Page 7: E Shtuna e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

200

Kënga VI. Sineskethi Al u Kateskethi

Irmi

Hyri brenda por doli përjashta, nga balena shën Jonai, se Ty tëshëmbëllente, që pësove dhe në varrin zbrite, dhe menjëherë ngabalena jasht’ u hodh, dhe u thoshte rojeve: Ju që po ruani gjëratë rreme kot, latë për besnikët përdëllim të madh.

Troparet

Lavdi më Ty, o Perëndia ynë, lavdi më Ty.

Të munduan por nuk të ndanë, nga trupi yt Zoti ynë; se trupinta plagosën, në kohën e pësimit dhe të vuajtjes, por prapë trupinuk u shqit nga shpirti yt, edhe mbete me të dyja bashkë, një Biri vetëm dhe Fjalë dhe Shpëtimtar, Jisu Krishti Perëndi edhe njeri.

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.

Njerinë e vrau por jo Perëndinë, gjyshi Adam me fajin e tij; setrupi i njeriut, posa ish prej dheu ka pësuar, por Perëndia mbetipa ndonjë pësim, dhe e shpuri trupin në Parajsë, dhe të pavdekure mban gjithënjë atje, si burim të ngjalljes së besnikëve.

Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.Mbretëroi por jo për shumë kohë, Ferri mbi njerëzit mbi dhé; sepasi u varrose, Ti o Zot i fortë jetëdhënës, i çele burgjet edemonëve, dhe ata që ishin të burgosur, Ti i çlirove nga vdekjapërherë o Zot, si i parëlindur i të vdekurve.

Zbritësorja

Hyri brenda por doli përjashta...

Pastaj thuhet Litania e Vogël “Përsëri dhe përsëri...” dhe Thirrja “SeTi je mbret i paqes dhe shpëtimtar i shpirtrave tanë dhe Ty ta drejtojmëlavdinë...” (fq. 305).

E SHTUNA E MADHE E SHENJTË

Page 8: E Shtuna e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

201

Dhe Lexuesi lexon:Shkurtorja

I Roman melodiozitTingulli II. Hirografon Ikona

Ai që mbylli avushën shikohet i vdekur dhe i mbështjellë memiro e me pëlhurë vihet në varr si i vdekshëm i Pavdekshmi.Dhe gratë erdhën që ta spërkatnin me miro, duke qarë hidhur eduke thirrur: Kjo është java e përmbibekuar, në të cilën Krishtido të zgjohet e do të ngjallet i triditshëm.

ShtëpiaTahinon o Iktirmon

Ai që përmban gjithësinë u ngjit në kryq, dhe tërë krijesa po evajton duke e shikuar të varet i zhveshur mbi drurin; dielli fshehurrezet, dhe yjet humbën dritën; dheu nga frika e shumtë tronditej,deti iku, gurët u çanë, dhe shumë varre u hapën, dhe u ngjallëntrupa njerëzish të shenjtë. Ferri poshtë po rënkon, dhe judenjtëmendohen të shpifin Ngjalljen e Krishtit. Kjo është java e për-mbibekuar, në të cilën Krishti do të zgjohet dhe do të ngjallet itriditshëm.

SinaksariLexohet Sinaksari i Mujores, pastaj ky:

Të Shtunën e Madhe të Shenjtë kremtojmë Varrimin eHyjtrupshëm të Zotit dhe Shpëtimtarit tonë Jisu Krisht, dhezbritjen e tij në Hadh, me anën e të cilave qenia jonë u thirr prejprishjes dhe vajti te jeta e amëshuar.

MËNGJESORJA

Page 9: E Shtuna e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

202

VargMë kot e ruani varrin, o ushtarë, se nuk do ta mbajë varri Vetë-jetën.

Me denjimin tënd të patreguar, o Krisht Perëndia ynë,mëshirona. Amin.

Kënga VII. Afraston Thavma

Irmi

S’thuhet çudia! Ai i cili i shpëtoi, djemtë oshënarë nëpër zjarr,në varrin pa shpirt, vihet si të vdekurit, që të shpëtohemi ne që ikëndojmë: Shpëtimtar, Perëndi je i bekuar.

Troparet

Lavdi më Ty, o Perëndia ynë, lavdi më Ty.

U plagos Ferri, kur priti Zotin në gji të tij, të plagosur me njështizë, dhe rëndë rënkon, përvëlohet sot me zjarr, që tëshpëtohemi ne që i këndojmë: Shpëtimtar, Perëndi je i bekuar.

Lavdi më Ty, o Perëndia ynë, lavdi më Ty.

O varr i lumur! Prite në zemrën dhe gjirin tënd, si të vdekurKrishtin Shpëtimtar, që është thesar, i të gjitha jetëve, që tëshpëtohemi ne që i këndojmë: Shpëtimtar, Perëndi je i bekuar.

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.

Vdekjen e zezë, brenda në varr e ngjërove sot, kur Jetë e botësje, gatite për ne ngjalljen prej së vdekurish, që të shpëtohemi neqë i këndojmë: Shpëtimtar, Perëndi je i bekuar.

Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.Një dhe i vetëm, dhe i pandarë në Ferr të zi, në Parajsë ishe dhenë varr, o Krisht Perëndi, At’ e Bir e Shpirti i Shenjtë, që tëshpëtohemi ne që i këndojmë: Shpëtimtar, Perëndi je i bekuar.

E SHTUNA E MADHE E SHENJTË

Page 10: E Shtuna e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

203

Zbritësorja

S’thuhet çudia...

Kënga VIII. Ekstithi Friton Urane

Irmi

Dridhu tmerrohu ti o qiell, edhe tronditu prej themelive ti o dhé,se ja ku hidhet me të vdekurit, Zoti që lart mbretëron, dhe mbylletnë varrin e përulur. O djema e bekoni, priftërinj e himnoni, tëgjithë e lartësoni përherë dhe përjetë.

Troparet

Lavdi më Ty, o Perëndia ynë, lavdi më Ty.

Tmerri dishepujt i dërrmon, edhe lavdi fiton arimathiani sot, sekur të vdekur dhe të zhveshur pa, Zotin Jisu Perëndi, e lyp dhe evarros duke thirrur: O djema e bekoni, priftërinj e himnoni, tëgjithë e lartësoni përherë dhe përjetë.

Bekojmë Atin e Birin dhe Shpirtin e Shenjtë, Zotin.Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

Ç’është çudia që shikoj! Ç’është kjo mirësi ky durim që s’katregim! Duke dashur nën dhé po hyn, Zoti që lart mbretëron,dhe shahet si Perëndi i rremë. O djema e bekoni, priftërinj ehimnoni, të gjithë e lartësoni përherë dhe përjetë.

Himnojmë, bekojmë dhe i falemi Zotit.

Zbritësorja

Dridhu tmerrohu...

Dhjaku: Hyjlindësen dhe Mëmën e Dritës, duke nderuar mehimne le ta madhërojmë.

MËNGJESORJA

Page 11: E Shtuna e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

204

Kënga IX. Mi Epodhiru Mu Miter

Irmi

Mos më vajto ti moj nënë, kur më sheh të varrosur, Birin edashur, që ke lindur virgjërisht, se do të ngrihem prapë dhe dotë lavdërohem, dhe do t’i lartësoj si Perëndi, ata që mëmadhështojnë besërisht.

Troparet

Lavdi më Ty, o Perëndia ynë, lavdi më Ty.

Kur të kam lindur pa dhimbje, Bir i bashkëpanisshëm, jamlumëruar mbi çdo grua përmbi dhé; po kur të shoh të vdekur, oZot dhe Bir i dashur, nga shpata e helmit çirrem tmerrësisht; pongrihu prapë dhe më madhështo.

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.

Zbrita në varr duke dashur, dhe u drodhën demonët, kur mëpanë të mbuluar plot gjak, po do t’i shtroj armiqtë, do t’i godasme Kryqin, dhe do t’i dërrmoj si Perëndi, dhe ngrihem prapë dhetë madhështoj.

Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.Le të ngazëllohet krijesa, le të dëfrejnë të gjithë dhelindurit; seFerri armik u plaçkua; gratë le të më dalin përpara me miro;shpërblej Adamin dhe Evën me gjithë gjindjen e tyre, dhe ditëne tretë do të ngjallem.

Zbritësorja

Mos më vajto ti moj nënë...

Pas Këngës IX, Prifti i veshur me tërë stolinë priftërore del bashkë meDhjakun nga Hierorja dhe vijnë drejt Epitafit, duke psalur “Ti, o Krisht, o

E SHTUNA E MADHE E SHENJTË

Page 12: E Shtuna e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

205

jetë...”. Prifti temjanis Epitafin, duke i ardhur përqark dhe gjithë kishëndhe kthehet përsëri tek Epitafi duke qëndruar përpara tij. Psaltët gjithashtuduke qëndruar pranë Epitafit, psalin tri stancat.

VAJTIMET *

Stanca I

Tingulli Tërthor I

Ti o Krisht o jetë, Ti u vure në varr, edhe forcat engjëlloreçuditeshin, dhe lavdi këndonin për denjimin tënd.

Si po vdes o Jetë, si rri brenda në varr, kur fuqinë e armikut eshtype krejt, dhe prej Ferrit të varrosurit i ngjall.

Ty të madhështojmë, o Jisu Shpëtimtar, dhe nderojmë që tëgjithë varrimin tënd, se prej vdekjes na shpëtove lavdërisht.

Ti që mate dhénë, o Jisu Kryembret, në një varr të vogël faresot po banon, dhe të vdekurit prej varreve i ngre.

Krishti im i dashur, Mbret mbi qiell e mbi dhé, ç’do edheç’kërkon që zbrite në Ferr të zi? Mos do gjindjen njerëzore tashpëtosh?

Zot’ i gjithësisë, si i vdekur u duk, dhe me vaje po vendoset nëvarr të ri, edhe varret prej të vdekurve i zbraz.

Ti o Krisht o jetë, Ti u vure në varr, dhe me vdekjen tëndevdekjen po e dërrmon, dhe jetën tërë botës i buron.

Bashkë me keqbërës, si keqbërës o Krisht, u radhite dhe tëgjithë i drejtëson, nga keqbërja e Satanit gënjeshtar.

* Për arsye praktike dhe kohe Psaltët mund të psalin Vargjet që fillojnë me të kuqe.

MËNGJESORJA

Page 13: E Shtuna e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

206

Ti që je m’i bukur, se çdo tjetër njeri, si i vdekur i shëmtuar ushfaqe sot, Ti që ndrit e zbukuron çdo gjë mbi dhé.

Si duroi Skëterra, zbritjen tënde o Krisht, edhe si nuk u verbuaprej dritave, dhe shkreptimave të zjarrta që lëshon?

Ti o drit’ e ëmbël, o Jisu Shpëtimtar, si në varr e n’errësirë ufshehe sot? O durim dhe o çudi që s’ka tregim!

O çudi e madhe, o fuqi dhe zi! Frymëdhënësi pa frymë varrosetsot, prej bujarit shën Josif në varr të ri.

Në varr brenda hyre, po nga Ati qiellor, nuk u ndave o JisuZot e Perëndi, o fuqi o çudi që s’ka shpjegim.

Mbreti i vërtetë, përmbi qiell e mbi dhé, je megjithëqë u vurenë varr o Krisht, dhe fitove lavdërime përmbi dhé.

Kur në varr u shtrive, o Krijues Zoti Krisht, u trondit gjer nëthemel Ferr’ i zi me tmerr, dhe u hapnë gjithë varret për ibret.

Kryezot i dheut, që ke vdekur për ne, u mbulove trupërishtnën dhé tani, dhe të vdekurit prej Ferrit i çliron.

Doli që prej varrit, jeta ime tani, pasi vdiqe edhe vajte në Ferrtë zi, edhe vdekjen e dërrmove o Jisu.

Si kandil’ i dritës, trup’ i Zotit Jisu, nën dhenë sot u fsheh si nënjë shinik, dhe prej Ferrit errësirën e largon.

Forcat engjëllore, zbresin tok përmbi dhé, me Josifin edhe meNikodhimin sot, ta mbulojnë të Panxënin në një varr.

Vdiqe duke dashur, dhe u vure në dhé, dhe më ngjalle o JisuShpëtimtari im, që prej varrit të mëkatit tiranik.

U tmerrua bota, kur pësove o Krisht, duke ditur se Ti isheKrijuesi, edhe Fjal’ e Perëndisë lart në qiell.

E SHTUNA E MADHE E SHENJTË

Page 14: E Shtuna e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

207

Ty o shkëmb’ i jetës, si njeri o Jisu, kur të hëngri Ferr’ i zigjithëhamësi, që të gjithë të burgosurit i lëshoi.

Kur o Krisht u vure, në një varr nën dhé, përtërite njerëzinëfizikisht, se prej varreve u ngrite perëndisht.

Për Adamin erdhe, përmbi dhé ta shpëtosh, po s’e gjete dheatëherë në Ferr të zi, ndër të vdekurit ke zbritur ta kërkosh.

U trondit prej frikës, tërë dheu o Krisht, edhe dielli mbuloifaqen dhe u err, kur u fshehe Ti o Diell nën dhé.

Vdiqe duke dashur, si njeri Shpëtimtar, edhe njerëzit i ngjallesi Perëndi, që prej varrit të mëkateve pa fund.

Vaje plot me lotë, Nëna jote Jisu, nënërisht për Ty ka derdhurpa ngushëllim, dhe thërriste: Si të të varros o Bir?

Si një kokërr gruri, pasi hyre në dhé, humbëmadhin e ke lënëpa një kallí, se të vdekurit ia ngrite nga çdo varr.

Nën dhen’ u fshehe, si një Diell tani, dhe i vdekur perëndovenë varr të zi, po ngrihu i buzëqeshur Shpëtimtar.

Si një diell hëna, të ka fshehur o Zot, dhe tani të ka mbuluarnjë varr i zi, qëkur vdiqe trupërisht o Shpëtimtar.

Vdekjen e ngjërove, Jetëdhënës Jisu, dhe prej vdekjes i çlirongjithë njerëzit, dhe krijesës jetën tënde i dhuron.

Evën dhe Adamin, që prej kohe në varr, Ti i ngjall përsëri mevarrimin tënd, si u shfaqe Shpëtimtar Adam i ri.

Forcat engjëllore, kur të panë në varr, si të vdekur tëmbështjellur me një savan, syt’ e tyre i mbuluan me habi.

Shën Josif’ i lumur, si të zbriti me nder, që prej kryqit në njëvarr të mbuloi me vaj, po ngrihu dhe na shpëto si Perëndi.

MËNGJESORJA

Page 15: E Shtuna e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

208

Engjëjt’ i gëzoje, gjithnjë Shpëtimtar, po tani të gjith’ i mbyteme hidhërim, kur u shtrive i varrosur nën dhé.

Kur u lartësove, përmbi kryqin o Krisht, lartësove përmbi dhégjithë njerëzit, dhe tani i ngre të vdekurit në qiell.

Shkunde gjumë trupi si luan, Shpëtimtar, edhe ngjallet ivdekuri si trim i ri, duke hedhur pleqërinë e trupit tej.

Brinjën ta plagosën, Ty që Evën o Krisht, e krijove me njëbrinjë çuditërisht, dhe burove përmbi dhenë paqësim.

Shqerrën e blatonin, tinëzisht për flijim, po flijim u bëre Titani faqeza, dhe krijesën e bekove plotësisht.

Kjo çudi s’tregohet, kjo fuqi e ky tmerr! Kryezoti i krijesës sotpo pëson, vdes për ne edhe varroset nën dhé.

Arkëtar’ i jetës, si i vdekur u shtri! Të çuditur po thërrisningjith’ engjëjtë: Si po vdes e hyn në varr o Perëndi!

Brinj’ e shtijëzuar, për ne jetën buroi, dhe prej brinjës njerëzoremallkimin dëboi, edhe jetën na dhuroi që s’ka mbarim.

Përmbi kryq u ndeve, dhe të gjith’ i bashkon, dhe nga brinjajetëdhënëse u buron, ndjesë fajesh që të gjithëve Jisu.

Të varros bujari, Shpëtimtar bujarisht, dhe çuditet kur e shehtrupin tënd bujar, të plagosur dhe të shembur tmerrësisht.

Duke dashur zbrite, nën dhé si njerí, dhe i shpie që prej dheutnë qiellin, gjithë njerëzit e rënë dhembshurisht.

Si njeri i vdekur, dhe i gjallë si Zot, po i shpie që prej dheut nëqiellin, gjithë njerëzit e rënë dhembshurisht.

Si njeri i vdekur, dhe i gjallë si Zot, gjithë njerëzit e vdekur ingjalle sot, si e vrave njerivrasësin Satan.

E SHTUNA E MADHE E SHENJTË

Page 16: E Shtuna e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

209

Sa gëzim të rrallë, dhe të lartë dëfrim, kanë ndjerë m’u në Ferrtë burgosurit, kur shkëlqeve n’errësirë me lavdi!

E nderoj pësimin, dhe varrimin himnoj, dhe fuqinënjeridashëse madhështoj, me të cilat nga pësimet më çliron.

Kundër Teje shpata, ishte mprehur o Krisht, po u thye shpat’e mpreht’ e demonëve, dhe fitoi shpat’ e Parajsës me shkëlqim.

Delja kur shikonte, Qengjin brenda në varr, e plagosur pothërriste me vaj e lot, dhe në kujën grigj’ e tërë pjesë merr.

Ndonëse ke zbritur, dhe në varr dhe në Ferr, i ke zbrazur gjithëvarret o Shpëtimtar, edhe Ferrin e shkretove o Jisu.

Zbrite duke dashur, nën dhé o Shpëtimtar, dhe i ngjalle që tëgjithë të vdekurit, dhe i shpure në Parajsën lart në qiell.

Njëri prej Trinisë, po pëson dhe po vdes, edhe theret si kurbanpër të gjithë ne; dridhu diell dhe tmerrohu ti o dhé.

Prej një kroi të hidhur, ca stërnipër judenj, tatëpjet’ e kanëzbritur në grop’ e varr, Manadhënësin Ushqyesin Jisu.

Në një gjyq të shtrembër, po dënohet pa faj, Perëndia dheGjykatësi Zoti Krisht, dhe mbërthehet si keqbërës përmbi kryq.

Vrasës i pabesë, mburravec Izrael, si guxove dhe çlirove njëBaraba, dhe Jisun’ e kryqëzove si katil?

Ti që bëre botën, dhe njeriun mbi dhé, Ti njerí për ne u bërevullnetarisht, edhe vdiqe përmbi kryqin trupërisht.

Sipas porosisë, t’ Atit tonë qiellor, gjer në Ferrin e tmerruarpër ne po zbret, edhe gjindjen njerëzore po e ngjall.

Mjer’ o Drit e botës, drita ime Jisu, o i dashur Biri im edheZoti im, po thërriste Virgjëresha me vajtim.

MËNGJESORJA

Page 17: E Shtuna e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

210

Popull i paudhë, ziliqar dhe katil, që varrose Zotin Krisht mesavan në varr, turpërohu se po ngjallet pas triditsh.

Vrasës i pabesë, o dishepull dinak, na trego përse u nxive përhiç asgjë, edhe Krishtin tradhëtove poshtërisht.

Si i zemërdhembshur, hipokrit e dinak, u tregove, o i çmendurdhe tradhëtar, dhe e shite Shpëtimtarin për një çmim.

Çfarë çmim’ ke marrë, për aromën në qiell? Sa e shite në pazarmë të çmuarin? S’more tjetër veç mallkimit o Satan.

Posa për të mjerët, të vjen keq o dinak, dhe për miron që poderdhet për njerëzit, si e shite Shpëtimtarin për flori?

Perëndi dhe Fjalë, o gëzim dhe o shpirt, qysh varrimin etmerruar do ta duroj? Zemra ime përvëlohet nënërisht.

Kush më jep vajtime, edhe lotë pa fund, po thërristeVirgjëresha Hyjlindëse, që ta qaj dhe ta vajtoj Jisuin tim?

Male dhe fusha, edhe njerëz kudo, eni qajeni të gjithë vajtojeni,Birin tim dhe Perëndinë Jisu Krisht.

Bir o Drit’ e jetës, prapë kur do të shoh, o gëzim i zemrës simeo shpirti im, po thërriste Virgjëresha me vajtim.

Si një gur themeli, o Jisu Shpëtimtar, u kalite dhe u vure pastajnë çip, edhe jetën për të gjithë na buron.

Që prej kroit të brinjës, lum’ i dysh më buron, dhe të gjithëprej atij po vaditemi, edhe jetën trashëgojmë pa mbarim.

Deshe dhe u duke, si i vdekur në varr, po sikundër parathegjithë njerëzit, që prej varreve i ngrite Shpëtimtar.

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.

E SHTUNA E MADHE E SHENJTË

Page 18: E Shtuna e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

211

Të himnojmë Fjalë, Zot mbi qiell e mbi dhé, i panismë tok meAtin e Shpirtin e Shenjt, dhe varrimin e nderojnë besërisht.

Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

Ty të lumërojmë, Virgjëreshë Mari, dhe varrimin lavdërojmëtë Birit tënd, Perëndisë Shpëtimtarit Jisu Krisht.

Përsëri tropari i parë.

Ti o Krisht o jetë, Ti u vure në varr, edhe forcat engjëlloreçuditeshin, dhe lavdi këndonin për denjimin tënd.

Pastaj thuhet Litania e Vogël “Përsëri dhe përsëri...” dhe Thirrja Se ibekuar është emri yt dhe e lavdëruar mbretëria jote, e Atit, Birit edheShpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

Prifti temjanis ndërkohë që psalet Stanca e Dytë.

Stanca IITingulli Tërthor I

Ty të meriton, madhështimi Ty o Jetëdhënës, se mbi kryq përne i ndeve sot duartë, dhe armikun e dërrmove plotësisht.

Ty të meriton, madhështimi o Krijues i botës, se me anën epësimeve o Jisu, mospësimin dhe paprishjen na dhuron.

Dheu u trondit, edhe dielli i fshehu rrezet, kur u erre Ti o Diellpa perëndim, edhe hyre nën dhenë trupërisht.

Fjete o Jisu, me një gjumë jetësor në varrin, dhe nga gjumi forti rënd’ i mëkateve, zgjove gjindjen njerëzore Shpëtimtar.

Un’ e vetëmja, midis grash pa dhembje të kam lindur, po tanikam dhembje të paduruara, po thërriste Shën Maria me vajtim.

MËNGJESORJA

Page 19: E Shtuna e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

212

Lart o Shpëtimtar, kur të panë ndenjur tok me Atin, dhe tështrir’ e të varrosur përposht’ në dhé, Serafimet kthyen sytë metmerrim.

Tempulli u ça, kur mbi kryq o Fjalë të mbërthyen, dhe uerrësua dielli lart në qiell, dhe çdo yll u fsheh nga turpi dhe uzhduk.

Ti o Kryezot, që krijove dheun me një fjalë, si i vdekur nëndhé u shtrive sot, qiell’ i tërë nga kjo pamje u çudit.

Hyre nën dhé, o Krijues dhe Mbret i njerëzisë, dhe kufomatnjerëzore prej varreve, me të djathtën e fuqishme po i ngjall.

Kujë dhe vajtim, Shpëtimtarit eni t’i këndojmë, që të marrimpërshëndetjen: Gëzohuni, porsi gratë miraprurëse në varr.

Miro që s’ka çmim, dhe që s’ka mbarim je Ti o Fjalë, prandajpra miraprurëset të suallnë, qëmenatë miro Ty o Perëndi.

Zbrite gjer në varr, dhe dërrmove Mbretërin’ e Ferrit, dhe mevdekje vrave vdekjen si Perëndi, edhe jetën të varrosurve u fal.

Jetën na buron, Urtësi dhe Fjal’ e Perëndisë, u varrose dherrëmbeve të vdekurit, nga Skëterra e demonëve të ligj.

Jam plagosur keq, dhe më çirren mushkërit’ o Fjalë, kur të shohtë kryqëzuar padrejtësisht, po thërriste Virgjëresha me vajtim.

Që ta përtërit, njerëzin’ e thyer nga natyra, duke dashur i durojkëto vojtje sot, po prej varrit ngrihem porsi Perëndi.

Hyre nën dhé, Dritëprurësi i drejtësisë, dhe prej gjumit i kezgjuar të vdekurit, si shkëlqeve n’ errësirë dhe në Ferr.

Jetëlindësi, si një kokërr e dybimtë mbillet, nën dheun dhevaditet me lotë sot, po pa fjalë nesër mbin dhe lulëzon.

E SHTUNA E MADHE E SHENJTË

Page 20: E Shtuna e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

213

Gjyshi yn’ Adam, u trondit kur iu afrua Zoti, në Parajsë po nëFerr me gëzim e pret, se i rëni tani ngrihet përsëri.

Të spërkat me lotë, Nëna jote dhe vajton me kujë, kur u vuretrupërisht në një varr të zi: Ngrihu Bir siç parathe po të thërret.

Shën Josifi sot, të vendos në varr të ri prej shkëmbi, dhe mekëngë vajtimtare po të përcjell, me nderimet e përkatëse o Zot.

Kur të pa mbi kryq, të mbërthyer me gozhdë Nëna, dhe pastajnë varr të shtrirë o Zoti Krisht, zemra hidhur me shigjeta iuplagos.

Ty o ëmbëlsi, kur të pa jot’ Ëmë të vaditesh, uthull edhe t’ëmbëlTi Manadhënësi, qante hidhur nën kryqin pa pushim.

Syn’ e ëmbël tënd, edhe buzën tënde të venitur si t’i mbyll, eçfarë vaj të këndoj për Ty, të thërriste shën Josifi plot me lot.

Himne përmbi varr, Nikodhimi dhe Josifi bashkë, të këndojnëme vajtim Ty o Perëndi, tok me forcat engjëllore lart në qiell.

Perëndove sot, Ti o Dielli i drejtësisë, dhe kur humbe Nënajote Hyjlindëse, u venit edhe u err me hidhërim.

Ferri kur të pa, t’ia rrëmbesh thesaret që kish mbledhur, dhet’ia ngresh nga varri gjithë të vdekurit u habit e u tmerruaShpëtimtar.

Dielli gazmor, vetëtin pas natës dhe skëterrës edhe Ti pasngjalljes ndrit porsi Dhëndëri, buzëqeshur me kurorë dhe lavdi.

Dheu o Krijues, nën gji të priti i tmerruar, u trondit o Shpëtimtardhe përpjet’ u hodh, duke zgjuar çdo të vdekur nga çdo varr.

Miro Shpëtimtar, solli Nikodhimi me Josifin të spërkatn’ e tëvarrosnë me vaj dhe lot, duke thirrur: Dridhu ti o gjithësi.

MËNGJESORJA

Page 21: E Shtuna e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

214

Dritëdhënësi, perëndoi dhe diellin e erri, dhe u drodh krijes’ etërë dhe u trondit, Krijues të gjithësisë të lëçit.

I latuar gur, po mbulon një gur të kryeçiptë, se në varrin pombulohet një Perëndi; dridhu botë dhe tmerrohu ti o dhé.

Shih dishepullin, që ke dashur Bir dhe Nënën tënde, dhe njëfjalë Ti na fol ngushëlluese, të thërriste Nëna jote nën kryq.

Ti që jetën fal, si s’i vrave sot judenjt’ o Fjalë, kur ta ndenëpërmbi kryq trupin Shpëtimtar, po Ti ngjalle dhe të vdekurit nëFerr.

Ti m’i bukuri, kur pësove bukurin’ e humbe, po pasi u ngjalleprapë shkëlqen si yll, edhe njerëzit i ndrite me gëzim.

Dritëprurësi, i pangrysur perëndoi në varrin, edhe kur e pa uerr edhe dielli, dhe në zi krijes’ e tërë u përmbyt.

Hëna Shpëtimtar, edhe dielli u errën, bashkë, si besnikëshërbëtorë po shfaqeshin, që u veshën me të zeza për vajtim.

Perëndi të njeh, kryeqindëshi përpara kryqit; si pra të të prekme duart’ o Perëndi? Po thërriste shën Josifi plot tmerr.

Kur Adami fle, brinj’ e tij krijon mëkat e vdekje, po kur fjete Tio Fjalë dhe Perëndi, brinja jote botës jetën i buroi.

Fjete fare pak, dhe të vdekurve u fale jetë, edhe kur u zgjovengjalle të gjith’ ata, që po flinin që prej jete Shpëtimtar.

Fluturove lart, po burove verën e shpëtimit, Ti o vreshtë mehardhi jetërrjedhëse; lavdëroj pësimin tënd o Shpëtimtar.

Si duruan dot, komandantët engjëllorë kur të panë, të për-gjakur dhe të zhveshur mbi kryqin sot dhe s’i shuan kryqëzuesite tu?

E SHTUNA E MADHE E SHENJTË

Page 22: E Shtuna e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

215

Brez arabian, e paudhë gjindje e hebrenjve, porsa e kuptovengritjen e Tempullit, qysh atëherë e dënove Zotin Krisht?

Rrobë tallëse, Zbukuruesit të madh i dhatë që me yj na ndritiqiellin e kaltërë, dhe me lule dheun tonë na e shtroi.

Si një pelikan, i plagosur me një shtizë në brinjë, i ushqenedhe i ngjall bijt’ e tu me gjak, dhe me çurka jetëplote i vadit.

Diellin Jisui, e qëndroi dhe i dërrmoi armiqtë, gjithashtu dheTi e erre sot diellin, dhe e shtype të mallkuarin Satan.

Gjirin atëror, o Jisu në qiell s’e braktise, dhe njeri si ne u bëreme dhembshuri, edhe zbrite gjer në Ferrin Shpëtimtar.

Lart mbi kryq u var, dhe pa frym’ u shtri në varr i vdekur,Zoti që ka varur dhenë mbi ujërat, edhe dheu s’e duroi dhe utrondit.

Mjera un’ o Bir, Virgjëresha të vajton e thotë Kryezotin edheMbretin e qiellit, të dënuar përmbi kryqin e shikoj.

Siç më lajmëroi, Gabrieli me Ungjillëzimin, mbretëri e Birittim edhe Zotit tim, do të jetë pa mbarim edhe pa fund.

Mjera un’ u mbush, profecia e shën Simeonit, se një shpat’ emprehtë zemrën tani ma shpon, kur të shoh të vdekur o Emanuel.

Nga të vdekurit, që ju ngjalli Zoti jetëdhënës, kini turp judenjtë ligj dhe pendohuni, se e vratë nga zilia pa një faj.

Dielli u drodh, kur pa Dritën e paperënduar, t’errësuar dhenë varr Jetëdhënësin, fshehu dritën i tmerruar dhe u err.

Qante me vajtim, Nëna jote Virgjeresh’ o Fjalë, kur të pa nëvarr të shtrirë o Zoti Krisht, i panism’ i patreguar Perëndi.

Kur të pa në varr, Nëna jote e pangushëlluar, të vajtonte dhetë thoshte me hidhërim: Ngrihu Biri im sikundër parathe.

MËNGJESORJA

Page 23: E Shtuna e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

216

Ferr’ i zi u drodh, u tmerrua kur të pa o Diell, që po ndrit embretëron me lavdi në qiell, dhe të vdekurit me vrap i dorëzoi.

Tmerr edhe çudi! Shpëtimtari e habiti botën, se Ai që ështëshkaku i jetëve, vdiq tani që të na ngjallë përsëri.

Brinja t’u plagos, t’u mbërthyen duartë me gozhdë, dhe mebrinjën e plagosur shpëlave sot, çdo mëkat dhe çdo mallkimstërgjyshëror.

Qau cilido, për Josifin në Egjipt qëmoti, dhe tani po qajnë gjithëdishepujtë, tok me Nënën për Jisuin Shpëtimtar.

Shuplaka po duron, nga një dorë njerëzore Zoti, që me dorënbëri botën dhe njerëzit, dhe Satanin e mallkuar e dërrmoi.

Lavdërojm’ o Krisht, kryqëzimin tënd edhe varrimin, nebesnikët që të gjithë me bes’ e mall, se prej vdekjes na çlirovelavdërisht.

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.

I panisëshmi Zot, Fjal’ dhe Shpirt i Shenjt’ i amëshuar, jepi forcëkombit kundër barbarëve, dhe armiqve Perëndi mëshirëplotë.

Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

Jetëlindëse, Virgjërëshë Nën’ e pacenuar, eja dhe pushojisherret e Kishave, edhe paqen e paprerë na dhuro.

Përsëri psalet tropari i parë.

Ty të meriton, madhështimi Ty o Jetëdhënës, se mbi kryq përne i ndeve sot duartë, dhe armikun e dërrmove plotësisht.

Pastaj thuhet Litania e Vogël “Përsëri dhe përsëri...” dhe Thirrja Se iShenjtë je, o Perëndia ynë, që prehesh mbi fronin e lavdisë sëKeruvimeve, dhe Ty ta drejtojmë lavdinë bashkë me Atin tënd të pafillim

E SHTUNA E MADHE E SHENJTË

Page 24: E Shtuna e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

217

dhe me Shpirtin tënd të Tërëshenjtë, të mirë dhe jetëbërës, tani e përherëe në jetë të jetëve. Amin.

Prifti temjanis ndërkohë që psalet Stanca e Tretë.

Stanca IIITingulli III

Gjithë gjeneratat, vaje të blatojnë, o Krishti im mbi varrin.

Arimathiani, të zbërthen prej kryqit, dhe të varros me vaje.

Miraprurëset erdhën, ta spërkatnë varrin, me lotë dhe me miro.

O krijes’ e tërë, eja t’i blatojmë, vajtime Krijuesit.

Jetën si të vdekur, tok me miraprurëset, me lot le ta spërkatim.

O Josif i lumur, shtjer në varr kufomën, e Krishtit jetëdhënës.

Ngrënësit e manës, shajnë dhe shkelmojnë, Atë që i ushqeu.

Ata që ushqeu me mana i sjellin Shpëtimtarit t’ëmbël dhe uthull.

O judenj të çmendur, o profetëvrasës, që kryqëzuat Krishtin.

Tradhëtoi të zotin, Mjeshtërin e urtë, dishepull’ i pabesë.

Juda i pabesë, robi i Satanit, e shiti Shpëtimtarin.

Sipas Solomonit, goja e judenjve, është një grop’ e thellë.

Driza ka dhe gracka, shpirti i judenjve, të shtrembër të paudhë.

Krishtin e varrosin, nxënësit me lotë, Josifi e Nikodhimi.

Shpëtimtar i jetës, qofsh i lavdëruar, se e dërrmove Ferrin.

Kur të pa të shtrirë, Nëna Virgjëreshë, me kujë të vajtonte.

O pranver’ e ëmbël, Biri im i dashur, ku e ke bukurinë!

Vaj të ligjëronte, Nëna Virgjëresha, kur vdiqe Ti o Fjalë.

MËNGJESORJA

Page 25: E Shtuna e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

218

Gratë sjellin miro, të mirosin Krishtin, Miron e perëndishme.

Ti e vrave vdekjen, Zoti Krisht me vdekje, me forcë t’perë-ndishme.

Rrehet gënjeshtari, u shpërblye me mendje, njeriu i gënjyer.

Fundin e Skëterrës, gjeti tradhëtari, në pusin e greminës.

Driza ka dhe gracka, shpirti i pabesë, i Judës së mallkuar.

Humbshin të pabesët, që të kryqëzuan, o Bir i Perëndisë.

Humbjen dhe greminën, gjeçin të pabesët, dhe gjithëgjakatarët.

Bir i Perëndisë, Mbret i gjithësisë, si e durove kryqin!

Çirrej blegërinte, kur e pa mëshqerra, mbi kryq të varrurDemthin.

Trupin jetëdhënës, tok me Nikodhimin, po e varros Josifi.

Vajza po thërriste, duke derdhur lotë, dhe çirrte kraharorin.

O moj drit’ e syrit, Biri im i ëmbël, në varr si po mbulohesh?

Evën dhe Adamin, t’i çliroj po vuaj, po mos vajto moj Nënë.

Lavdëroj pa prerë, dhembshurin’ e madhe, që vuan për tëmjerët.

Uthull edhe t’ ëmbël, pive dhe e shove, mallkimin e Adamit.

Përmbi kryq u ndeve, Ti që mbrojte gjindjen, me një kolonë reje.

Miraprurëset erdhën, Shpëtimtar në varrin, dhe miro tëblatuan.

Ngrihu zemërdhembshur, dhe të gjithë ngrena, nga gropat eSkëterrës.

Ngrihu Jetëdhënës, Nëna që të lindi, të thoshte e përlotur.

E SHTUNA E MADHE E SHENJTË

Page 26: E Shtuna e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

219

Shpejto dhe ngrihu o Fjalë, dhe dëbo trishtimin e asaj, qëqashtërisht të lindi.

Forcat engjëllore, dridhen e tmerrohen, të vdekur kur të shohin.

Falna ndjesë fajesh, neve që nderojmë, me frik’ e mall pësimet.

O çudi e madhe, Fjal’ e Perëndisë, si të ka nxënë dheu!

Iku dhe të fshehu, një Josif qëmoti, sot të varros një tjetër.

Të vajton jot’ Ëmë, kur të sheh të vdekur, o Shpëtimtar i botës.

Engjëjtë tmerrohen, kur e shohin Zotin, të shtrir’ e të varrosur.

Varrin ta spërkatnë, gratë me aroma, dhe lotë qëmenatë. (3) *

Fali paqen Kishës, popullit shpëtimin, o Zot me Ngjalljen tënde.

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.

O Trini e Shenjtë, Ati Biri Shpirti, mëshirë ki për botën.

Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

Shën Mari bekona, falna vlerësona, për Ngjalljen e tët Biri.

Dhe psalet përsëri tropari i parë.

Gjithë gjeneratat, vaje të blatojnë, o Krishti im mbi varrin.

Pastaj thuhet Litania e Vogël “Përsëri dhe përsëri...” dhe Thirrja “SeTi je mbret i paqes dhe shpëtimtar i shpirtrave tanë dhe Ty ta drejtojmëlavdinë...” (fq. 305).

Dhe menjëherë psalen Bekimtoret e Ngjalljes.

* Ndërkohë Prifti spërkat me aroma lulesh kryqazi Epitafin dhe popullin në të gjithë kishën.

MËNGJESORJA

Page 27: E Shtuna e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

220

BekimtoretTingulli Tërthor I

I bekuar je o Zot, mësomë porositë e tua.

Të gjithë engjëjt u çuditën, kur të panë që u numërove ndër tëvdekurit, që rrëzove shpëtimtar fuqinë e vdekjes, që ngriteAdamin bashkë me veten tënde dhe që i çlirove të gjithë prejSkëterrës.

I bekuar je o Zot, mësomë porositë e tua.

Përse i përzieni o nxënëse mirot me lotët e dhimbjes. Engjëlli qëshkëlqente në varr, u thoshte mirasjellëseve: Shikojeni vetë varrindhe gëzohuni se Shpëtimari u ngrit prej varrit.

I bekuar je o Zot, mësomë porositë e tua.

Herët në mëngjes, mirasjellëset vrapuan te varri yt duke vajtuar,po u qëndroi përpara engjëlli dhe u tha: Koha e vajtimit shkoi,mos qani, po Ngjalljen apostujve thuajani.

I bekuar je o Zot, mësomë porositë e tua.

Gratë mirasjellëse, duke ardhur me miro, te varri yt o Shpëtim-tar, dëgjuan engjëllin, që u thoshte: Pse e numëroni të gjallin ndërtë vdekurit? Se Ai u ngrit prej varrit si Perëndi.

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.

I falemi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë; Trinisë së Shenjtë tënjëqenëshme, duke thirrur bashkë me Serafimet: I Shenjtë, iShenjtë, i Shenjtë, je o Zot.

Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

Duke lindur Jetëdhënësin, shpëtove, o Virgjëreshë Adamin, prej

E SHTUNA E MADHE E SHENJTË

Page 28: E Shtuna e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

221

mëkatit, edhe Evës i dhe gëzim në vend të helmit, atë që ra ngajeta e drejtoi tek ajo, Perëndi-Njeriu, që mori trup prej teje.

Aliluia, Aliluia, Aliluia. Lavdi më Ty, o Perëndi. (3)

Pastaj thuhet Litania e Vogël “Përsëri dhe përsëri...” dhe Thirrja “SeTy të lavdërojnë tërë fuqitë e qiejve dhe Ty ta drejtojnë lavdinë...” (fq. 305).

DërgimsorjaTingulli II

I Shenjtë është Zoti Perëndia ynë. (3)

Psalen Lavdërimet (Vargjet në fq. 305-306) me Vargëzimet e Vetëmelodishme.

LavdërimetÇdo frymë le të lavdërojë Zotin. Lavdërojeni Zotin prej qiejve,lavdërojeni në më të lartat. Ty të ka hije himni, o Perëndi.

Lavdërojeni gjithë engjëjt e tij, lavdërojeni gjithë fuqitë e tij. Tytë ka hije himni, o Perëndi.

Tingulli II

Vargu: Lavdërojeni për fuqitë e tij...Sot përmban varri atë që përmban krijesën në grusht; gurimbulon atë që mbuloi qiejtë me virtyte; fle jeta, dhe Ferri dridhet,dhe Adami zgjidhet, nga vargonjtë. Lavdi ekonomisë sate, me tëcilën mbarove sabatizmën e amëshuar dhe na dhurove Ngjalljentënde prej së vdekurish të përmbishenjtë.

Tingulli i njëjtë

Vargu: Lavdërojeni me zë trumbete...Ç’është kjo pamje që shohim? Ç’është ky pushim i sotëm? Mbreti

MËNGJESORJA

Page 29: E Shtuna e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

222

i jetëve, pasi mbaroi ekonominë e pësimeve, shkon të Shtunënnë varr dhe na fal një sabatizmë të re. Atij le t’i thërresim:Ngjallu, o Perëndi, gjyko dhenë, se Ti mbretëron përjetë, Ti që kepërdëllimin e madh.

Tingulli i njëjtë

Vargu: Lavdërojeni me timpan dhe valle...Ejani të shikojmë jetën tonë, të shtrirë në varr për të ngjallur tështrirët ndër varre. Ejani, duke parë sot stërnipin e Judës të fjetur,t’i thërresim profetërisht: U shtrive dhe fjete si luan. Kush do tëtë ngrejë, o Mbret? Po ngjallu me pushtetin tënd Ti që dhe vetentënde për ne vullnetarisht. O Zot, lavdi më Ty.

Tingulli Tërthor II

Vargu: Lavdërojeni me cimbale tingëlluese...Josifi kërkoi trupin e Jisuit dhe e vendosi te varri i tij i ri; se duhejtë dilte prej nusëroreje. Lavdi më Ty, që dërrmove pushtetin evdekjes dhe u çele njerëzve dyert e Parajsës.

Tingulli i njëjtë

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.Moisiu parashihte ditën e sotme mistikërisht, duke thënë: DhePerëndia bekoi ditën e shtatë. Se kjo është e Shtuna e bekuar; kjoështë dita e pushimit, në të cilën pushoi gjithë punët e tij Biri ivetëmlindur i Perëndisë, duke sabatisur trupërisht me ekono-minë e vdekjes; dhe, duke u bërë përsëri siç ishte me anën engjalljes, na dhuroi jetën e amëshuar, si i vetëm i mirë dhenjeridashës.

E SHTUNA E MADHE E SHENJTË

Page 30: E Shtuna e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

223

Tingulli IITani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

Hyjlindësore

E përmbibekuar je, o Hyjlindëse Virgjëreshë; se me anën e Atij,që mori trup prej teje Ferri u robërua, Adami u rithirr, mallkimivdiq, Eva u çlirua, vdekja vdiq dhe ne u ngjallëm. Prandaj dukehimnuar thërresim: I bekuar je o Krisht Perëndia ynë, që të pëlqeukështu, lavdi më Ty.

Pastaj psalet Dhoksologjia e Madhe (fq. 306).

Në kohën që psalet “Shenjt Perëndi...” bëhet dalja nga kisha përprocesionin, së bashku me Epitafin dhe Ungjillin e Shenjtë, gjatë së cilëspsalet ky Tropar i Vetëmelodishëm:

I Gjergj Akropolitit. Tingulli Tërthor I

Kur pa Josifi diellin që fshehu rrezet e tij dhe kurtinën eTempullit që u ça me vdekjen e Shpëtimtarit i erdhi Pilatit dhe ilutet, duke thënë: Jepma këtë të huaj që e përdore si të huaj qëprej foshnjërie, thërriste; jepma këtë të huaj, të cilin e vranëbashkëkombësit e tij si të huaj nga urrejtja; jepma këtë të huaj,për të cilin çuditem, se është i huaj për vdekjen; jepma këtë tëhuaj, i cili di të mikpresë të varfrit dhe të huajtë; jepma këtë tëhuaj, të cilin hebrenjtë nga smira e bënë si të huaj për botën;jepma këtë të huaj që ta fsheh në varr, se si i huaj s’ka ku tëmbështesë kryet; jepma këtë të huaj, të cilin kur e pa e Ëma tëvdekur thërriste: O Bir dhe Perëndia im, me gjithë që më digjetkraharori dhe më digjet zemra që të shoh të vdekur, po kamshpresë te ngjallja jote dhe të madhështoj. Dhe bujari, dukezbutur Pilatin me këto fjalë, merr trupin e Shpëtimtarit të cilin,

MËNGJESORJA

Page 31: E Shtuna e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

224

pasi e mbështolli me pëlhurë dhe me smirnë, e vendosi në varrAtë që u fal të gjithëve jetën e amëshuar dhe përdëllimin e madh.

Pasi kthehen të gjithë në kishë, Klerikët hyjnë bashkë me Epitafin nëHierore, edhe i Pari i priftërinjve thotë:

Prifti: Le të vëmë re!

Paqe të gjithëve!

Urtësi!

Dhe ndërsa Klerikët e rrotullojnë Epitafin tri herë rreth Tryezës sëShenjtë, Psaltët psalin Troparet:

Kur zbrite te vdekja Ti...

Grave miraprurëse...

Bujari Josif... (fq. 194-195).

Pastaj Priftërinjtë e vendosin Epitafin dhe Ungjillin mbi Tryezën eShenjtë, në të cilën do të qëndrojë 40 ditë, deri të kremten e Ngjitjes në Qiej.

Dhe menjëherë psalet Tropari i Profecisë.

Tingulli II

O Krisht, që përmban gjithësinë, në varr pranove të futesh, përtë shpëtuar njeriun, që Ferri e kishte gllabëruar dhe të napavdekësosh jetën si Perëndi i pavdekshëm.

Lavdi… e Tani…

O Krisht, që përmban...

ProfeciaParavarg. Tingulli IV. (Psalmi 43)

Ngrihu, o Zot, ndihmona, edhe shpëtona për emrin tënd.

E SHTUNA E MADHE E SHENJTË

Page 32: E Shtuna e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

225

Vargu: O Perëndi, me veshët tanë dëgjuam, etërit tanë na dëftyen.Këndimi prej profecisë së Jezekielit.

(37: 1-14)

Dora e Zotit u ndodh mbi mua, më çoi jashtë në Frymën e Zotit,dhe më lëshoi në mes të një lugine që ishte plot me kocka. Pastajmë bëri të kaloj afër tyre, rreth e qark; dhe ja, ishin në sasi tëmadhe mbi sipërfaqen e luginës; dhe ja, ishin shumë të thata.

Më tha: “Bir njeriu, a mund të rijetojnë këto kocka?”. Unë upërgjigja: “O Zot, o Zot, ti e di”. Më tha ende: “Profetizoju këtyrekockave dhe u thuaj atyre: Kocka të thata, dëgjoni fjalën e Zotit.Kështu iu thotë Zoti, Zoti, këtyre kockave: Ja, unë po fus tek jufrymën dhe ju do të rijetoni. Do të vë mbi ju mishin, do t’ju mbulojme lëkurë dhe do të shtie te ju frymën, dhe do të jetoni; atëherëdo të pranoni që unë jam Zoti”.

Profetizova ashtu si më ishte urdhëruar; ndërsa profetizoja,pati një zhurmë; dhe ja një tronditje; pastaj kockat iu afruannjëra-tjetrës.

Ndërsa po shikoja, ja ku u rritën mbi to dejet dhe mishi, qëlëkura i mbuloi; por fryma nuk ishte tek ato.

Atëherë ai më tha: “Profetizoji frymës, profetizo bir njeriu dhei thuaj frymës: Kështu thotë Zoti, Zoti: Frymë, eja nga të katërerërat dhe fryj mbi këta të vrarë, që të jetojnë”. Kështuprofetizova, si më kishte urdhëruar dhe shpirti hyri në to, dhe ukthyen në jetë dhe u ngritën më këmbë; ishte një ushtri e madhe,shumë e madhe.

Pastaj më tha: “Bir njeriu, këto kocka janë gjithë shtëpia eIzraelit. Ja, ato thonë: “Kockat tona janë të thata, shpresa jonëështë zhdukur dhe ne jemi të humbur”. Prandaj profetizo dhe uthuaj atyre: Kështu thotë Zoti, Zoti: Ja, unë do të hap varret tuaja,do t’ju bëj të dilni nga varret tuaja, o populli im, do t’ju çoj përsëri

MËNGJESORJA

Page 33: E Shtuna e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

226

në vendin e Izraelit. Do të pranoni që unë jam Zoti, kur të hapvarret tuaja dhe t’ju bëj të dilni nga varret tuaja, o populli im.Do të shtie te ju Frymën tim dhe ju do të jetoni, dhe do t’ju çoj nëtokën tuaj; atëherë do të pranoni që unë, Zoti, fola dhe e kamkryer këtë gjë”, thotë Zoti.

ApostulliParavarg. Tingulli i Rëndë. (Psalmi 9)

Ngrihu, o Zot Perëndia im, lartëso dorën tënde, mos harro tëvarfrit e tu deri në fund

Vargu: Do të lavdëroj, o Zot, me gjithë zemrën time, do të tregojgjithë çuditë e tua.

Këndimi nga Letra e Parë e Pavlit drejtuar Korinthianëve.(1 Korinthianëve 5: 6-8, Galatianëve 3: 13-14)

Vëllezër, pak brumë mbrun gjithë mbrujtjen. Pastrohuni pranga brumi i vjetër, që të jeni brumë i ri, siç jeni pa brumë; sepsepashka jonë, që është Krishti, u bë theror për ne. Prandaj le tëkremtojmë jo me brumë të vjetër, as me brumë keqësie e ligësie,por me bukë të pambrumëta çiltërsie e të vërtete.

Krishti na shpërbleu nga mallkimi i ligjit, sepse u bë mallkimpër ne; sepse është shkruar: “I mallkuar është cilido që varet nëdru”, që të vijë bekimi i Abrahamit në kombet me anë të JisuKrishtit, që të marrim premtimin e Shpirtit me anë të besimit.

Prifti: Paqe mbi ty që këndon.

Psaltët: Aliluia (3). Tingulli Tërthor I(Kjo përsëritet gjithashtu edhe pas çdo vargu)

(Psalmi 67)

Vargu I: Le të ngjallet Perëndia, dhe le të shpërndahen armiqtë etij, dhe le të ikin prej faqes së tij ata që i kanë mëri.

E SHTUNA E MADHE E SHENJTË

Page 34: E Shtuna e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

227

Vargu II: Siç zhduket tymi le të zhduken; siç shkrin qiriu nga faqee zjarrit.

Vargu III: Ashtu do të humbasin mëkatarët prej faqes së Perëndisë,dhe të drejtët do të dëfrejnë.

Më pas Dhjaku “Urtësi, drejt...” (fq. 303) dhe Prifti lexon:

UngjilliKëndimi prej Ungjillit të Shenjtë sipas Mattheut.

(27: 62-66)

Edhe të nesërmen, që është pas së premtes, u mblodhënkryepriftërinjtë dhe Farisenjtë tek Pilati, duke thënë: Zot, nembajmë mend, se ai gënjeshtari tha kur qe ende i gjallë: Pas triditësh do të ngjallem. Urdhëro pra të ruhet varri deri në të tretënditë, se mos vijnë nxënësit e tij natën dhe e vjedhin, dhe i thonëpopullit se u ngjall prej së vdekurish. Dhe gënjeshtra e fundit dotë jetë më e keqe se e para. Edhe Pilati u tha atyre: Keni roje,shkoni dhe sigurojeni si të dini. Edhe ata shkuan dhe siguruanvarrin, duke vulosur gurin bashkë me rojet.

Psaltët: Lavdi më Ty, o Zot, lavdi më Ty.

Pastaj thuhet Litania e Gjerë “Mëshirona, o Perëndi, sipas mëshirëssate...” dhe Thirrja “Se Ti je Perëndi mëshirues dhe njeridashës...”(fq. 321-322).

Më pas Plotësoret “Le ta plotësojmë lutjen tonë të mëngjesit...” dheThirrja “Se Ti je Perëndi mëshire, dhembshurimesh....”, “Paqe tëgjithëve”, “Kryet tanë...”, Urata e Uljes së Kryeve dhe Thirrja “Se Ti e kenë dorë të na mëshirosh...” (fq. 308-310).

MËNGJESORJA

Page 35: E Shtuna e Madhe e Shenjtë - Mëngjesorja

228

Dhe kryhet Përlëshimi (fq. 325-326):

Dhjaku “Urtësi”; Lexuesi “Beko, o Atë”; Prifti “Krishti Perëndia ynëqë është i bekuar...”; Lexuesi “O Zot Perëndi, forco besën e shenjtë...”;Prifti “E Përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona”; Lexuesi “Më tënderuarën...”; Prifti “Lavdi më Ty, o Krisht...”; Lexuesi “Lavdi... e Tani...”,“Mëshiro, o Zot” (3), “Beko, o Atë i shenjtë”.

Prifti: Ai që për ne njerëzit dhe për shpëtimin tonë pranoiPësimet e tmerrshme, Kryqin jetëbërës dheVarrimin trupërisht me dashjen e tij, KrishtiPerëndia ynë i vërtetë..., “Me uratat...”.

Psaltët: Amin.

E SHTUNA E MADHE E SHENJTË