59
REPUBLIKA E KOSOVËS REPUBLIKA E KOSOVËS REPUBLIKA E KOSOVËS REPUBLIKA E KOSOVËS Q E V E R I A E K O S O V Q E V E R I A E K O S O V Q E V E R I A E K O S O V Q E V E R I A E K O S O V Ë S Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor EDUKIM EDUKIM EDUKIM EDUKIMI DHE DHE DHE DHE NDËRGJEGJËSIM NDËRGJEGJËSIM NDËRGJEGJËSIM NDËRGJEGJËSIMI MJEDISOR MJEDISOR MJEDISOR MJEDISOR Prishtinë, 2009

EDUKIMEDUKIMI III DHEDHEDHE ...mjedis e kemi trashëguar nga gjeneratat e kaluar të cilat për hirë të ekonomisë e kanë anashkaluar ekologjinë. Deri në kohën e revolucionit

  • Upload
    others

  • View
    7

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

REPUBLIKA E KOSOVËS REPUBLIKA E KOSOVËS REPUBLIKA E KOSOVËS REPUBLIKA E KOSOVËS

Q E V E R I A E K O S O V Q E V E R I A E K O S O V Q E V E R I A E K O S O V Q E V E R I A E K O S O V Ë SSSS

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

EDUKIMEDUKIMEDUKIMEDUKIMIIII DHEDHEDHEDHE NDËRGJEGJËSIMNDËRGJEGJËSIMNDËRGJEGJËSIMNDËRGJEGJËSIMIIII MJEDISORMJEDISORMJEDISORMJEDISOR

Prishtinë, 2009

2

REPUBLIKA E KOSOVËS

QEVERIA E KOSOVËS

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

Departamenti për Mbrojtjen e Mjedisit Divizioni i Politikave të Përgjithshme për Mbrojtjen e Mjedisit - Sektori për Edukim dhe Ndërgjegjësim

Përgatitur nga : Abdullah Pirçe

Zyrtar i lartë për Edukim dhe Ndërgjegjësim Mjedisor

3

H Y R J EH Y R J EH Y R J EH Y R J E

Të dashur fëmijë, jemi dëshmitarë të një realiteti jo të këndshëm.

Çdo ditë shohim se si shkatërrohet mjedisi ynë, se si ndoten ujërat, toka,

ajri. Mbeturinat paraqesin një problem shumë të madh dhe serioz sepse

ende plotësisht nuk mund të gjejnë tretman adekuat dhe grumbullimi i

tyre në hapësira të hapura paraqet rrezik edhe për shëndetin tonë.

Në Kosovën e pasluftës mjedisi është lënë anash për shkaqe të

ndryshme si pasojë e mos sensibilizimit të qytetarëve të saj.

Një pjesë e madhe e qytetarëve të saj janë shumë pasiv, nuk

ndërmarrin asnjë aktivitet (me apo pa qëllim) për mbrojtjen e mjedisit.

Nuk kursehet as energjia, as uji, e as tokat e punës. Këto dukuri na

shpien në vështërsi dhe probleme aq të mëdha sa që për këtë pasivitet

të gjeneratave tona frikësohem se pasojat do t’i bartni ju dhe gjeneratat

pas jush. Prandaj, duke pasur parasysh se rinia është forca më

revolucionare e çdo shoqërie ju ftoj që qyshë në moshën tuaj të re të

ndërgjegjësoheni dhe të edukoheni se si duhet të kujdeseni për mjedisin

dhe këto t’i përcillni tek shokët, miqtë e edhe te prindërit tuaj. Nuk është

turp të kritikoni dikend apo ta këshilloni se çfarë sjelljesh duhet pasur

ndaj mjedisit, por është detyrë dhe obligim moral. Duhet ta keni parasysh

se të vetmin trashëgim më të rëndësishëm që ju e keni, dhe atë do t’ia

lini për trashëgim fëmijëve tuaj është pikërisht mjedisi. Prandaj

mundohuni që të keni një trashëgim të pasur dhe atë pasuri me kujdesë

edhe më të madh t’ia lini pasardhësve tuaj.

Shpresoj se ky punim i imi në një mënyrë do t’ju ndihmoj në

luftimin e këtyre dukurive negative që po i bëhen mjedisit, dhe këto të

dhëna bazike më vonë ti plotësoni me njohuri të reja, të cilat do t’iu

ndihmojnë në jetën e përditshme në pikëpamje të mbrojtjes së mjedisit.

Çdo njeri ka për detyrë ta mbroj pasurinë e tij, prandaj bëhuni edhe ju

pjesë e kësaj.

Autori

4

I.I.I.I. M J E D I S IM J E D I S IM J E D I S IM J E D I S I

I.1. I.1. I.1. I.1. Ç’ështëÇ’ështëÇ’ështëÇ’është Mjedisi ?Mjedisi ?Mjedisi ?Mjedisi ?

Me fjalën mjedis nënkuptojmë të gjitha gjërat që ndodhen rreth

nesh, dhe me të cilat në mënyrë direkte apo indirekte është e lidhur jeta

dhe veprimtaria e njeriut.

Ai ka kuptim të njëjtë me ambientin, mjedisin jetësor, rrethin mjedisor

apo natyrën. Të gjitha këto emërtime nënkuptojnë hapësirën në të cilën jetojmë.

Çdo gjë që gjendet rreth nesh quhet mjedis. Ne jetojmë në këtë mjedis dhe jemi

pjesë e këtij mjedisi. Mjedisi për ne ka krijuar shumë gjëra që ne të përfitojmë

duke i shfrytëzuar të mirat e tij. Ai na dhuroi natyrën, ajrin, ujin, shtazët, bimët,

pasurit nëntokësore, etj. Njeriu gjithmonë ka ndikuar në mjedisin jetësor dhe

anasjelltas. Ai me ose pa vetëdije duke i shfrytëzuar këto të mira në të shumtën

5

e rasteve ndikon negativisht, gjegjësisht ndikon keq në pamjen dhe përbërjen e

tij duke i hedhur mbeturinat në hapësira të hapura, duke e ndotur ajrin me

gazëra të ndryshme të dëmshme edhe për vetë njeriun, duke e ndotur ujin në

mënyra të ndryshme, duke i shkatërruar pyjet, etj. Njeriu me veprimet e tij ka

bërë që çdo element i mjedisi të dal nga baraspesha. Si pasojë e zhvillimit të

shpejtë të teknikës dhe industrisë dhe shtrirjen globale në tërë planetin janë

shkaktuar çrregullime të mëdha mjedisore.

Në shkollë pak na kanë folur për këto probleme, e gjithashtu edhe në

mjetet e informimit kjo temë shumë e rëndësishme fatkeqësisht zë një vend

shumë të vogël dhe të parëndësishëm.

Shumë pak flitet ose shkruhet për këto probleme tejet serioze të cilat në

të ardhmen do të paraqesin një problem shumë të madh me përmasa globale

për gjithë banorët e planetit tonë.

Siq u theksua edhe më lartë problemet fatëkeqësishtë janë shumë të

mëdha. Këto probleme nuk i kemi krijuar as ne si gjeneratë më e vjetër se ju, e

as ju sepse jeni ende të vegjël që të mund të krijoni këto probleme, por këtë

mjedis e kemi trashëguar nga gjeneratat e kaluar të cilat për hirë të ekonomisë

e kanë anashkaluar ekologjinë.

Deri në kohën e revolucionit të madh industrial mjedisi ka qenë në

gjendje që ndotjet ti përballoj dhe me mekanizmat e vet ta pastroj veten – efekti

i vetpastërimit. Por pas këtij revolucioni çdo gjë ka marë kahje tjetër dhe efekti i

vetëpastrimit nuk ka mundur ti përballoj ndotjet e mëdha të bëra në mjedis.

Për shkak të situatës në të cilën gjendemi tani, ne kemi obligim për hir të

vetes dhe për hir të gjeneratave tona të reja të fillojmë të mendojmë se si ti

zgjidhim këto probleme. Nga kjo situatë apo gjendje mund të dalim me sukses

vetëm në qoftë se bashkohemi të gjithë dhe punojmë së bashku në mënyrë

ekipore.

Parashtrohet pyetja se çka duhet të mësoni dhe të dini për problemet e

mjedisit në mënyrë që ti luftoni këto probleme?

Me siguri që në bibliotekat e shkollave të juaja gjendet libri “Edukimi dhe

ndërgjegjësimi i nxënësve për mbrojtjen e mjedisit”. Merreni këtë libër dhe

lexoni me kujdes, e pastaj diskutoni këto probleme me arsimtarët tuaj . Që të

mësoni për problemet mjedisore në rrethin ku jetoni dhe veproni ju duhet të

interesoheni dhe të brengoseni për këto probleme.

6

Pra siq theksuam edhe më lartë problemet mjedisore janë aq shumë

evidente sa që është koha e fundit t’i përvishemi punës dhe të ndërrmarim hapa

konkrete në shpëtimin e mjedisit tonë, e me këtë edhe të planetit tonë sepse

gjendja çdo ditë po bëhet më alarmante gjithkjo falë moskujdesit dhe

mosndërgjegjëjes së njerëzve.

Antropocenizmin e deritanishëm duhet ta zëvendësoj ekocentrizmi dhe

kjo mund të arrihet kur njeriu fillon të shfrytëzoj të mirat natyrore, të kujdeset

për mbrojtjen e diversitetit, hargjimin racional dhe kursimin e energjisë dhe

pasurive natyrore, të përdorë teknologji të pastra, etj.

Njeriu i ka sjellur aq të këqija mjedisit sa që në një mënyrë e ka rrezikuar

ekzistencën e tij dhe të banorëve të përhershëm të planetës. Lexoni vetëm sa

lloje të bimëve dhe të shtazëve janë zhdukur fal kësaj situate të mjedisit, sa

sëmundje janë paraqitur te njerëzit falë këtyre ndotjeve.

Mjedisi në të cilin njeriu bashkëjeton me shtazët dhe bimët është i mirë, i

shëndoshë dhe normal vetëm atëherë kur ju mundësohet jetë normale të gjithë

banorëve të tij, e kjo arrihet vetëm në qoftë se mësojmë dhe kujdesemi më

tepër për të.

Për tu njohur më thellësisht me problemet e mjedisit, në vazhdim do të

mundohemi ti shtjellojmë këto duke u ndalur dhe diskutuar në pika të shkurta

për disa elemente si: sjellja në mjedis, ajri , uji, toka, energjia dhe mbeturinat.

7

I.2.I.2.I.2.I.2. Si të sillemiSi të sillemiSi të sillemiSi të sillemi në mjedis ?në mjedis ?në mjedis ?në mjedis ?

Sot mjedisi jonë është i sulmuar nga shumë ndotës. Këta ndotës

ndikojnë në të gjitha pjesët e mjedisit dhe në të gjithë botën e gjallë dhe jo të

gjallë duke lënë ndonjëherë pasoja shumë të mëdha. Qenjet e gjalla si njeriu,

shtazët dhe bimët shumë më vështirë lirohen nga këto ndotje se sa ajri, uji apo

toka. Nga ana tjetër, edhe vet njeriu e ndihmon në masë të madhe

përkeqësimin e kësaj situate edhe ashtu të vështirë me përdorimin e duhanit,

alkoolit, drogës dhe helmeve tjera, si dhe me aktivitete të ndryshme që i

ndërmerr për nevojat e veta personale apo kolektive.

Për të parandaluar këtë, dhe për të ndihmuar që gjeneratat e ardhme t’i

luftojnë këto dukuri barrën duhet ta bartin prindërit, arsimtarët, mjekët, por

gjithashtu një pjesë të barrës duhet ta bartin edhe mediat tona, shtypi dhe

televizioni, duke krijuar një hapësirë më të madhe për programe edukativo-

arsimore.

8

Gjithashtu duhet të kemi kujdesë edhe në sjelljet tona në mjedis. Në

rrugë nuk duhet të hedhim mbeturina, të bërtasim, të ecim në grupe të mëdha,

etj. Para ndërtesave pastërtia duhet të mbahet në nivel të duhur nga ana e çdo

banori, dhe në këtë mënyrë të krijohen sa më tepër sipërfaqe të gjelbëruara.

Sipërfaqet e gjelbëruara rrisin sasinë e oksigjenit në ajër, pastrojnë ajrin nga

pluhuri, freskojnë dhe ndalin zhurmën.

Mbrojtja e mjedisit duhet të jetë dhe të mbetet qëllimi dhe detyra

kryesore e gjeneratave të reja dhe shoqërisë në tërësi. Për të gjetur mjedisi

vendin e tij dhe gjeneratat e reja të kujdesen për mbrojtjen e tij, institucionet

arsimore në bashkëpunim me institucionet tjera shtetërore duhet të punojnë në

procesin edukativo-arsimor në mënyrë që niveli i vetëdijes te gjeneratat e reja

të jetë sa më i lartë. Për këtë qëllim duhet të fillohet të punohet me nxënësit e

shkollave, e posaçërisht me nivele më të ulëta, të kontaktohen sa më tepër, me

qëllim të ngritjes së edukimit dhe vetëdijesimit të tyre qysh nga mosha e re, kur

ata fillojnë të dinë për jetën.

9

II.II.II.II. A J R I A J R I A J R I A J R I –––– A T M O S F E R AA T M O S F E R AA T M O S F E R AA T M O S F E R A

II.1.II.1.II.1.II.1. Ç’ështëÇ’ështëÇ’ështëÇ’është ajri (atmosfera) ?ajri (atmosfera) ?ajri (atmosfera) ?ajri (atmosfera) ?

Ajri apo atmosfera është shtresë me gazra që e rrethon planetin tonë. Ajo, në

krahasim me shtresat e tjera të tokës është shumë më e rrallë, mirëpo pa të

jeta është e pamundshme

Përbërësit e atmosferës janë troposfera, stratosfera, mezosfera,

termosfera dhe ekzosfera. Atmosfera shtrihet në një gjerësi prej 1.000

kilometra, dhe ajo mundëson jetën në planet duke ia siguruar atij ajrin,

nxehtësinë dhe mbrojtjen e gjallesave nga rrezet e dëmshme të diellit.

Dendësia më e madhe e ajrit gjendet në 10 km. e para nga sipërfaqja

tokësore. Ajri përbëhet nga oksigjeni (21%), Azoti (78%) dhe gazra tjera në sasi

shumë të vogël si dyoksidi i karbonit, oksidet e azotit, gazra inerte, etj (1%).

Prandaj lirisht mund të themi se ajri është një faktor shumë i

rëndësishëm dhe i pazëvendësueshëm për çdo gjallesë të planetit tonë. Pa ajër

askush nuk mund të jetoj.

Kur e dimë këtë fakt pse ne shumë pak mendojmë për të? Njeriu për

asgjë liron sasi të mëdha të gazrave duke ndikuar në prishjen e përbërjes së

saj. Si pasojë e ndotjes së madhe të ajrit vjen deri te ndryshimet e mëdha

10

klimatike, ngrohja globale e planetit, shkatërrimi i shtresës së ozonit, tharja e

bimëve të ndryshme, etj.

Ajri ndotet shumë shpejt nga shumë ndotës, dhe ai nuk mund të

pastrohet sa herë duam ne, apo kur të duam ne. Ndotësi më i madh i ajrit është

njeriu si pasojë e aktivitetit të tij në mjedis. Ai prodhon dhe shkakton shumë

ndotës si rezultat i aktiviteteve tjera të cilat fatkeqësisht rezultojnë me ndotje të

ajrit.

Si pasojë e kësaj dukurie ka ardhur edhe deri te zhdukja e shumë

llojeve bimore dhe shtazore të cilat nuk kan mundur ti parballojnë këto

ndryshime shumë të mëdha në përbërjen e ajrit.

II.II.II.II.3333.... Ç’ështëÇ’ështëÇ’ështëÇ’është ndotja e ajrit?ndotja e ajrit?ndotja e ajrit?ndotja e ajrit?

Së pari të mundohemi të japim një definicion se çka quajmë NDOTJE

Prania e një substance në natyrë, vendndodhja dhe sasia e së

cilës ka për pasojë efekte negative për mjedisin, quhet ndotje.

Ndotja e ajrit paraqitet kur materiet e ndryshme kimike lëshohen në ajër

në formë të gazrave ose grimcave të imëta. Deri te ndotja vjen për shkak të

djegies së lëndëve të fosilizuara (drurit apo produkteve të naftës), përdorimit të

automjeteve të vjetra dhe pa katalizator (filtrues të gazrave) si dhe djegies së

mbeturinave të ndryshme.

11

Poashtu ajri ndotet edhe nga fatkeqësitë natyrore siç janë vullkanet ose

tërmetet për të cilat njeriu nuk është fajtorë.

Prandaj mund të themi se ndotja e ajrit, e me këtë edhe ndotja e

mjedisit në të cilën jetojmë, paraqet krim ekologjik ndaj njerëzve,shtazëve dhe

bimëve.

A e dini se:

Çdo ditë ne marrim frymë rreth 23000 herë, thithim 2000 litra ajër. Bashk me

ajrin ne thithim shumë ndotës të ndryshëm të liruar nga automjetet,fabrikat dhe

burimet tjera.

II.II.II.II.4444.... Kush janë ndotësit më të Kush janë ndotësit më të Kush janë ndotësit më të Kush janë ndotësit më të mëdhenjmëdhenjmëdhenjmëdhenj të ajrit ?të ajrit ?të ajrit ?të ajrit ?

Me zhvillimin e teknologjisë, industrisë, komunikacionit dhe urbanizmit,

numri i ndotësve të mjedisit është rritur vazhdimisht. Ndotësit kimik më të

shpeshtë të ajrit sot konsiderohen : monoksidi i karbonit (CO), dyoksidi i

karbonit (CO2), oksidet e azotit (NOX), dyoksidi i sulfurit (SO2), plumbi,

hidrokarburet, bloza, etj.

Këto gazra mund të jenë shumë të rrezikshme sepse shkaktojnë

sëmundje të ndryshme të syve, hundës, fytit dhe mushkërive (sistemit të

frymëmarrjes), si dhe të sëmundjeve tjera të rrezikshme.

II.II.II.II.4444.1. Ndotja .1. Ndotja .1. Ndotja .1. Ndotja indindindindustrialeustrialeustrialeustriale

Shumë fabrika prodhimet i kryejn me makina të cilat për tu vërë në

lëvizje përdorin lëndë djegëse si thëngjillin, mazutin, apo ndonjë lëndë tjetër

12

djegëse. Këto lëndë djegëse lirojnë sasi të mëdha të tymit. Thëngjilli dhe mazuti

digjen në furra të mëdha dhe lirojnë sasi të mëdha të tymit, dhe mu për këtë

arsye këto fabrika duhet ti ndërtojnë tymtarët sa më të lartë me qëllim të

zvogëlimit të ndotjes së ajrit. Pos lartësisë, tymtarët duhet të jenë të pajisur

edhe me filtra të cilat kanë për qëllim filtrimin e ajrit dhe pastrimin e tij nga

gazrat e dëmshme.

Poashtu është shumë me rëndësi që gjatë ndërtimit të objekteve

industriale të zgjidhet lokacioni i përshtatshëm dhe pos tymtarëve të lartë të

merret parasysh edhe kahja e erërave me qëllim që këto objekte të jenë në

kahje të kundërt të erërave me qytete. Me këtë do të zvogëlohet edhe më tepër

ndikimi i ajrit të ndotur në vende urbane

II.II.II.II.4444.2. Ndotja nga komunikacioni.2. Ndotja nga komunikacioni.2. Ndotja nga komunikacioni.2. Ndotja nga komunikacioni

Në qytete të mëdha automobilat, autobusët dhe kamionët janë ndotësit

kryesorë të ajrit. Ato në ajër lirojnë dyoksid karboni, monoksid karboni dhe

okside të azotit.

Në Kosovën e pasluftës rreziku nga ndotja e ajrit prej automjeteve është

rritur si pasojë e importimit të numrit të madh të automjeteve të vjetra dhe pa

katalizatorë. Këto automjete lirojnë sasi të mëdha të gazërave të dëmshme e

me këtë edhe paraqesin rrezik të madh për mjedisin.

Lirisht mund të themi se qyteti më i rrezikuar nga ndotja e ajrit nga

komunikacioni është Prishtina, për shkak të dendësis më të madhe të

popullatës në Kosovë, dhe numrit më të madh të automjeteve.

13

II.II.II.II.4444.3. Ndotjet tjera.3. Ndotjet tjera.3. Ndotjet tjera.3. Ndotjet tjera

Si ndotës të tjerë të ajrit mund të numërohen edhe ndotja urbane (djegia

e mbeturinave të ndryshme, lëndëve djegëse për ngrohje.), ndotja nga djegia e

pyjeve, e hamullive dhe ndotjet e shkaktuara nga aktivitetet zejtare,

komunikacioni ajror,etj.

II.II.II.II.5555.... Ç‘ështëÇ‘ështëÇ‘ështëÇ‘është ozoni ? ozoni ? ozoni ? ozoni ?

Ozoni është modifikimi alotropik i molekulës së oksigjenit

Ozoni është gaz i cili gjendet në pjesën e epërme të atmosferës dhe është

shumë i rëndësishëm sepse na mbron nga rrezet e dëmshme të diellit. Në qoftë

se ky gaz fillon të zbret në pjesët e ulëta të sipërfaqes tokësore atëherë bëhet

14

ndotës i rrezikshëm dhe shkakton iritimin e hundës, e gjithashtu mund të

shkaktoj edhe probleme në zemër dhe mushkëri. Shtresa e ozonit e mbështjellë

planetin tonë në lartësi prej 15 deri në 50 kilometra. Ozoni është i vetmi gaz në

natyrë i cili e ndalon depërtimin e rrezeve ultraviolete në sipërfaqen tokësore.

Jeta në planet nuk kishte me qenë e mundshme pa ekzistimin ose me

shkatërrimin e këtij gazi.

Ozoni është aq mirë i shpërndarë në ajër sa që po ta mblidhnim dhe ta

palosnim mirë rreth Tokës ajo do ta kishte trashësinë prej vetëm 3 mm .

Vrimat e ozonit

Me shkatërrimin e sipërfaqes së ozonit e cila vjen si pasojë e emisionit

të pakontrolluar të gazrave, paraqiten vrima të cilat i quajmë vrima të ozonit.

Vrimat në shtresën e ozonit paraqiten çdokund por më të mëdha janë në polet

e planetit. .Shkaktarët kryesorë të kësaj dukurie janë freonet (CFC-fluide). Me

shkatërrimin e kësaj sfere apo mbështjellësi në tokë arrin numër i madh i

15

rrezeve ultraviolete të cilat shkaktojnë kancerin e lëkurës, dhe sëmundje të tjera

të rrezikshme.

II.II.II.II.6666. ÇÇÇÇ‘është‘është‘është‘është ngrohja globale ?ngrohja globale ?ngrohja globale ?ngrohja globale ?

Ngrohja globale është një dukuri e cila kohëve të fundit paraqet një

problem serioz dhe rrezik të madh për gjithë banorët e planetit tonë. Ajo rrjedh

si pasojë e emitimit të gazrave të cilat kanë ndikim të madh në ngritjen e

temperaturave mesatare vjetore në planetin Tokë.

Toka nën ndikim të rrezeve të diellit nxehet dhe fillon të emitoj nxehtësi.

Në kushte normale ajo reflekton afër 70% të nxehtësisë së diellit në gjithësi. Si

rezultat i kësaj, sipërfaqja e Tokës mban klimën e cila është e përshtatshme për

të gjitha gjallesat.

Por me zhvillimin e teknologjisë dhe me fillimin e djegies së lëndëve

fosile dhe shkatërrimit të pakontrolluar të sipërfaqeve pyjore ka ardhur deri te

rritja e koncentrimit të dyoksidit të karbonit dhe gazrave tjera të dëmshme si

metani, oksidi i diazotit si dhe CFC, HFC, etj. në atmosferë si pasojë e së cilës

ka ardhur edhe deri te rritja e temperaturës mesatare të planetit.

Viteve të fundit temperatura globale është duke u rritur për 0.4 deri 0.8

shkallë celsius në vit dhe kjo ka për pasojë shkrirjen e shpejtë të akullnajave në

polet e planetit, si dhe ndryshimet klimatike në tërë planetin.

16

II.II.II.II.7777.... Pasojat e ngrohjes globalePasojat e ngrohjes globalePasojat e ngrohjes globalePasojat e ngrohjes globale

Shkencëtarët ende nuk kanë mundur të vërtetojnë saktësisht se çfarë

pasojash do të ketë ngrohja globale, por janë të brengosur që mund të vije deri

te:

-Ndryshimi i kualitetit të ajrit ,

-Ndryshimi i kualitetit të ujit ,

-Rritja e nivelit të ujërave në oqeane ,

-Rritja e numrit të vërshimeve dhe thatësia në tërë planetin ,

-Zvogëlimi i numrit të bimëve dhe shtazëve.

Si shembull i pasojës së ngrohjes globale mund të veçojmë rrezikun e

zhdukjes së ishujve Maldivi të cilat gjenden në Oqeanin Paqësor si rezultat i

shkrirjes gjithnjë e më të shpejtë të akullnajave të cilat shkaktojnë ngritjen e

nivelit të oqeanit.

17

II.II.II.II.8888.... Si krijohet efekti “serrë ” ?Si krijohet efekti “serrë ” ?Si krijohet efekti “serrë ” ?Si krijohet efekti “serrë ” ?

Efekti serë apo i kopshtit të qelqtë shkakton rritjen e temperaturës

mesatare globale në atmosferë në afërsi të sipërfaqes së tokës. Deri te kjo

dukuri vjen si pasojë e emisionit të pakontrolluar të disa gazrave, ndër të cilat

rolin më të madh e ka dyoksidi i karbonit, koncentrimi i së cilës është rritur për

afër 31% si pasojë e djegies së lëndëve të fosilizuara

Avulli i ujit, mjegullat, dyoksidi i karbonit, grimcat e imëta (aerosolët) si

dhe gazrat e tjerë e pushtojnë një pjesë të rrezatimit termal në pjesën më të

ulët të atmosferës. Kjo dukuri njihet me emrin “ Efekti serë “. Kjo dukuri është

natyrore pa të cilën temperatura mesatare në sipërfaqen e tokës do të ishte -15

gradë celsius, ose 33 gradë celsius më e ulët se temperatura ekzistuese sot.

Në ditët e sotme temperatura mesatare vjetore arrin afër +18 gradë celsius.

Disa shkencëtarë janë të brengosur për këtë çështje sepse ngrohja e

planetit mund të sjellë ndryshime në ekosistem, dhe si pasojë mund të vije deri

te zhdukja e llojeve të ndryshme bimore dhe shtazore.

Gjithashtu kjo dukuri mund të ndikoj edhe tek njerëzit për shkak të

ndryshimeve të kushteve jetësore.

18

IIIII.I.I.I.9999.... Ç’ështëÇ’ështëÇ’ështëÇ’është shiu acidik ? shiu acidik ? shiu acidik ? shiu acidik ?

Disa gazra që lirohen me djegien e fosileve siç janë thëngjilli, nafta, etj

në rekcion me avujt e ujit në atmosferë krijojnë acide të dobëta. Këto acide

kthehen në sipërfaqe të tokës si të reshura të shiut.

Të reshurat acidike mund të ndikojnë në shkatërrimin e pyjeve dhe

bimëve. Në qoftë se këto të reshura bien në liqene dhe lumenj mund të kenë

pasoja katastrofale deri në zhdukjen e bimëve dhe shtazëve që jetojnë në këto

ujëra, kurse ujin do ta bënin të papërdorshëm për nevojat e njerëzve.

Vlen të përmendet edhe fakti se këto shira i kanë zhdukur gati të gjitha

gjallesat në 2200 liqene të Suedisë, kurse 80% të liqeneve të Norvegjisë janë

plotësisht pa banorët e saj të përhershëm, ose janë shumë të rrezikuara.

19

II.II.II.II.10101010.... Në çfarë mënyre mund ta pakësojmë ndotjen e ajrit?Në çfarë mënyre mund ta pakësojmë ndotjen e ajrit?Në çfarë mënyre mund ta pakësojmë ndotjen e ajrit?Në çfarë mënyre mund ta pakësojmë ndotjen e ajrit?

Ndotja e ajrit nga industria mund të pakësohet me përdorimin e

teknologjisë sa më moderne, përdorimin apo vendosjen e filtrave në tymtarët e

fabrikave, me ndërtimin e tymëtarve sa më të lartë, me përdorimin dhe

prodhimin sa më të madh të energjisë alternative e cila mënyrë e prodhimit e

ndotë fare pak ose nuk e ndotë mjedisin.

Ndotja e ajrit nga automjetet mund të pakësohet me përdorimi më

ekonomik të automjeteve.

Për relacione më të shkurta duhet ti përdorim biçikletat, roshullat por

mundemi edhe të ecim këmbë, ndërsa për relacione më të gjata duhet ti

përdorim mjetet e transportit publik. Poashtu do të duhej që automjetet ti

servisojmë rregullisht sepse automobili në gjendje të rregullt e ndotë më pak

mjedisin, ose të instalojmë në automjete sistemin e djegies me gaz i cili ndotë

mjedisin më pak dhe është më ekonomik.

Përdorimin e automjeteve duhet ta zvogëlojmë në minimum derisa nuk

të prodhohen automjete më të përsosura të cilat do ti përdornin lëndët djegëse

të cilat ndotin më pak mjedisin.

Kohëve të fundit janë duke u bërë përpjekjet për zëvendësimin e naftës

me biodizel i cili është shumë më ekologjik dhe ndotë shumë më pak mjedisin.

20

III.III.III.III. U U U U J IJ IJ IJ I

Sikurse ajri, edhe uji ka rëndësinë dhe rolin e vet në mjedis. Uji është

element shumë i rëndësishëm për jetë, sepse pa ujë është e pamundur jeta e

njerëzve, shtazëve dhe bimëve në planetin tonë. Ai është faktori bazë dhe

pjesëmarrës në gati të gjitha proceset jetësore të të gjitha gjallesave.

Në planetin tonë uji zë një sipërfaqe mjaftë të madhe. Rreth 75% të

sipërfaqes së planetit është e mbuluar me ujë. Por edhe pse planeti ynë ka

mjaftë ujë, sasia e ujit të cilën njeriu mund ta përdorë për nevojat e veta është

shumë e vogël dhe kap vlerën prej më pak se 1%. Prandaj për këtë arsye ne

duhet të jemi shumë të kujdesshëm për sasinë dhe mënyrën e përdorimit të ujit.

III.1. III.1. III.1. III.1. Kur është krijuar planeti ynë Toka ?Kur është krijuar planeti ynë Toka ?Kur është krijuar planeti ynë Toka ?Kur është krijuar planeti ynë Toka ?

Sipas disa studimeve mendohet se planeti ynë është krijuar para 5

miliardë vitesh, dmth që ekzistimi i planetit është shumë më i hershëm se

paraqitja e njeriut të parë. Njeriu është një ndër gjallesat më të reja në planet,

21

por është edhe i vetmi i cili ka pasur sukses që për aq kohë të shkurtë të ndikoj

në ndryshimin e pamjes së planetit dhe cikleve të saj natyrore.

III.2.III.2.III.2.III.2. Sa ka ujë në planet ? Sa ka ujë në planet ? Sa ka ujë në planet ? Sa ka ujë në planet ?

Planetin tonë e quajmë edhe planet i kaltër. Pse ?

Po të kishit qenë astronaut nga gjithësia do të kishit vërejtur se planeti

ynë është i kaltër. Kjo është sepse sipërfaqja e saj është gati tërësisht e

mbuluar me ujë.

Me ujë janë të mbuluara tri të katërtat e sipërfaqes tokësore. Edhe pse

në Tokë ka shumë ujë (sasia e ujit llogaritet të jetë afër 1.4 miliardë metra kub)

e gjithë sasia nuk mund të përdoret për pije ose nevoja tjera.

Detërat dhe oqeanet përbëjnë 97% të ujit të cilat janë të njelmët dhe

mund të përdoren vetëm për nevojat e caktuar dhe janë të kufizuara. Nga sasia

tjetër e mbetur e cila është 3%, më pak se 1% të ujit njeriu e përdorë për pije,

pastrim, larje dhe ujitje, kurse pjesa tjetër e ujërave të ëmbla përbëjnë

akullnajat si dhe ujërat nëntokësore.

22

III.3. III.3. III.3. III.3. Klasifikimi i ujërave Klasifikimi i ujërave Klasifikimi i ujërave Klasifikimi i ujërave

Ujërat në natyrë klasifikohen në katër grupe:

I. Ujërat të cilat në gjendje të natyrshme ose pas dezinfektimit

mund të përdoren për furnizimin e popullatës me ujë për pije, në industrinë

ushqimore dhe për kultivimin e llojeve të rralla të peshqve. `

II. Ujërat të cilat janë të përshtatshme për larje, rekreacion, për

sporte të ujit, për kultivimin e llojeve të rëndomta të peshqve, si dhe ujërat të

cilat me trajtim të rëndomtë mund të përdoren për furnizimin e popullatës me

ujë të pijshëm dhe në industrinë ushqimore.

III. Në grupin e tretë bëjnë pjesë ujërat të cilat janë të ndotura

dhe të cilat mund të përdoren për ujitje dhe në industri, përpos në industrinë

ushqimore.

IV. Ujërat të cilat mund të përdoren për nevojat e tjera vetëm

pas procesit të përpunimit të caktuar.

Në vendin tonë shumica e ujërave bëjnë pjesë në grupin e dytë dhe të

tretë të klasifikimit, por gjithashtu një numër i lumenjve tanë janë të radhitura

edhe në grupin e katërt të klasifikimit për shkak të ndotjes së tyre të madhe.

III.4. Uji dhe nevoja për të III.4. Uji dhe nevoja për të III.4. Uji dhe nevoja për të III.4. Uji dhe nevoja për të

Në ujë është krijuar jeta dhe pa ujë të pastër nuk do të kishte jetë në

planetin tonë. Nga kjo rrjedhë se uji është i nevojshëm dhe shumë i

rëndësishëm si për njerëz ashtu edhe për shtazë dhe bimë. Ai është përbërës i

madhë i organizmit të njeriut, rreth 70% të trupit të njeriut përbëhet nga masa

ujore.

23

III.5. Nga vjen uji i pastër ?III.5. Nga vjen uji i pastër ?III.5. Nga vjen uji i pastër ?III.5. Nga vjen uji i pastër ?

Prockat, lumenjtë dhe liqenet përmbajnë sasi të madhe të ujërave të

pastërta, të pijshme, kurse sasia tjetër vjen nga ujërat nëntokësore. Ato edhe

para revolucionit industrial iu nënshtroheshin ndotjeve të ndryshme por falë

efektit të vetëpastrimit prapë ktheheshin në gjendje të pastër. Por me zhvillimin

e industrisë uji ndotet aq shumë sa që efekti i vetëpastrimit nuk mund ta

përballoj shpejtësinë dhe sasinë e ndotjes.

Sasia e ujërave të pijshëm po zvogëlohet sepse njeriu po e përdorë dhe

po e ndot atë me hedhjen e mbeturinave, materieve kimike dhe me derdhjen e

ujërave të zeza më shumë se sa ai mund të vetëpastrohet.

III.6.III.6.III.6.III.6. Çka është cikli i qarkullimit rrethorÇka është cikli i qarkullimit rrethorÇka është cikli i qarkullimit rrethorÇka është cikli i qarkullimit rrethor të ujit ?të ujit ?të ujit ?të ujit ?

24

E gjithë sasia e ujit në natyrë lëvizë me ciklin e mbyllur, e cila nga fazat

e avullimit dhe kondensimit kthehen prapë në tokë në formë të të reshurave

atmosferike dhe mblidhen ose akumulohen në sipërfaqen e tokës.

Avullimi krijohet nga nxehja e sipërfaqeve ujore (detërave, oqeaneve,

lumenjve, liqeneve) nga nxehtësia e diellit, prej tokës dhe vegjetacionit, duke e

shndërruar ujin në avull. Gjithashtu avulli krijohet edhe si produkt i frymëmarrjes

dhe djersitjes së qenieve të gjalla.

Në shtresat e larta të atmosferës ajri i ftohtë kondenson ujin i cili

mblidhet në re. Ky proces njihet si kondensim. Reshja fillon kur uji i

kondensuar, duke u bashkuar në pika të vogla krijon pika të mëdha të ujit të

cilat kthehen prapë në tokë në formë të shiut, breshrit, borës, mjegullës, etj. Kur

uji bie në sipërfaqe të tokës një sasi e saj absorbohet nga toka, kurse pjesa

tjetër kthehet në lumenj, liqenjë ,detëra dhe oqeane. Ky është proces i

akumulimit . Kjo dukuri përsëritet vazhdimisht dhe në mënyrë të pandërprerë.

III.7. Ku përfundojnë të reshurat ?III.7. Ku përfundojnë të reshurat ?III.7. Ku përfundojnë të reshurat ?III.7. Ku përfundojnë të reshurat ?

Të reshurat janë një nga etapat të cilat i kalon uji në ciklin e qarkullimit rrethorë të tij . Roli i të reshurave është shumë i rëndësishëm sepse ajo mbulon

sipërfaqe të mëdha dhe depërton aty ku rrjedhat ujore nuk arrijnë të depërtojnë.

25

Të reshurat :

• Avullohen dhe ashtu kthehen në formë të mjegullës dhe reve

• Futen në thellësi të tokës dhe kështu pasurojnë burimet nëntokësore

• Kur arrijnë në sipërfaqe të palëshueshme për ujin, atëherë mbeten

aty dhe formojnë liqenjë ose këneta.

III.8.III.8.III.8.III.8. LumenjtLumenjtLumenjtLumenjtëëëë

Lumenjtë zënë një vend shumë të rëndësishëm në zingjirin e

ciklit rrethor të ujërave. Ato paraqesin një urë lidhëse ndërmjet të

reshurave dhe detërave e oqeaneve.

Lumenjtë bëjnë pjesë në grupin e ujërave të ëmbëla të cilat njeriu me

një trajtim paraprak mund ti përdorë për pije dhe nevojat tjera. Ato kan edhe

banorët e përhershëm të botës bimore dhe shtazore.

Si çdo pjesë e mjedisit edhe lumenjtë u nënshtrohen ndotjeve të

vazhdueshme e posaçërisht kohëve të fundit si shkak i shkarkimit të ujërave

industriale, shkarkimit të mbeturinave të lëngëta urbane dhe rurale, hedhjes së

mbeturinave në to, si dhe një sërë aktivitetesh të dëmshme të njeriut.

Ujërat e lumenjve duhet të jenë sa më të pastërta sepse munden ti

ndotin edhe detërat meqenëse në fund të rrugëtimit të vet ato derdhen në

detëra dhe oqeane.

26

III.9.III.9.III.9.III.9. LiqenetLiqenetLiqenetLiqenet

Liqenet gjithashtu hyjnë në grupin e ujërave të ëmbla. Janë pellgje

shumë të mëdha natyrore apo artificiale dhe të rrethuara nga të gjitha anët më

tokë.

Ashtu si lumenjtë edhe liqenet janë shumë të rëndësishme për faktin se

ato na furnizojnë më ujë por shquhen edhe me shumëllojshmërinë e botës së

gjallë.

Liqenet përdoren për nevoja të ndryshme si : për ujë të pijes, për ujitje,

për prodhimin e energjisë elektrike, si dhe për shumë aktivitete tjera sportive si

noti, peshkim, etj.

III.10.III.10.III.10.III.10. Oqeanet, pikat më të ulëta të korës tokësoreOqeanet, pikat më të ulëta të korës tokësoreOqeanet, pikat më të ulëta të korës tokësoreOqeanet, pikat më të ulëta të korës tokësore

27

Detërat dhe oqeanet janë pika më të ulëta të sipërfaqes së Tokës. Ato

janë rezervuare shumë të mëdha të ujit të cilat pandërprerë qarkullojnë.

Me avullimin e ujërave nga deti krijohen retë nga të cilat formohet shiu,

bora apo reshje tjera dhe prapë kthehen në tokë, kurse pjesa tjetër i kthehet

detërave nga zbrazja e lumenjve në to. Ujërat e detërave dhe oqeaneve nuk

mund të rrjedhin askund tjetër sepse ato janë pika më të ulëta të korës së

tokës.

III.11. Nevoja e III.11. Nevoja e III.11. Nevoja e III.11. Nevoja e bimëve për ujë bimëve për ujë bimëve për ujë bimëve për ujë

Bimët nga toka marrin ujin në të cilin janë të tretura materiet ushqyese

dhe me dyoksidin e karbonit nga ajri dhe energjinë e diellit e kryejnë procesin e

fotosintezës. Këto materie ushqyese bima i merr nëpërmes rrënjëve të saj.

Bimët janë fabrikë e ushqimit për të gjitha gjallesat e planetit tonë,

sepse ato krijojnë ushqimin nga dy materie shumë të thjeshta: dyoksidi i

karbonit dhe uji. Domethënë pa ujë nuk ka jetë as për bimë e me këtë as për

gjallesa të tjera .

III.12. III.12. III.12. III.12. Ku shkon uji nga amvisërija ?Ku shkon uji nga amvisërija ?Ku shkon uji nga amvisërija ?Ku shkon uji nga amvisërija ?

Në qytete ka shumë banesa të ngjeshura në një hapësirë të vogël ku

sasi të mëdha të ujërave të përdorura lëshohen nga banjat dhe kuzhinat.

28

Shumë është e rëndësishme që kjo sasi e ujit të rrjedhë në ndonjë vendë të

caktuar . Për këtë qëllim edhe ekzistojnë sistemet e kanalizimeve, e këto janë

gypa të cilat ujin e përdorur e bartin në lumenj.

Qytetet bashkëkohore kanë një rrjet mjaftë të shpërndarë gypash dhe

kanalesh të cilat e bartin ujin e përdorur. Para se të zbrazen në lumenj apo

detëra ato së pari pastrohen në fabrika për pastrimin e ujit sepse në të

kundërtën do ti ndotnin në përmasa të mëdha ujërat e lumenjve, detërave dhe

ujërave nëntokësore të cilat njeriu i përdorë për pije dhe nevoja tjera jetësore.

III.13. VarshmëriIII.13. VarshmëriIII.13. VarshmëriIII.13. Varshmërija e ujit nga pyjet ja e ujit nga pyjet ja e ujit nga pyjet ja e ujit nga pyjet

Pyjet kanë rol të madh në ruajtjen e ekosistemit. Ndihmojnë pasurimin e

ajrit me oksigjen, në pastërtinë e ujit, janë burim i ushqimit dhe strehojnë shumë

shtazë. Sasia e madhe e ujërave të pijshëm janë të akumuluara nën sipërfaqen

tokësore për arsye se uji që vjen nga të reshurat depërton në brendi të tokës

dhe kështu formohen basene të mëdha natyrore. Kur njerëzit në mënyrë të

egër prejnë pyjet, ata rrezikojnë ekzistencën edhe të banorëve të atij

ekosistemi, kurse pjesët e tokës që mbeten zhvishen si pasojë e erozionit.

29

III.14.III.14.III.14.III.14. Si ta Si ta Si ta Si ta ruajmëruajmëruajmëruajmë pastërtinë e ujërave ?pastërtinë e ujërave ?pastërtinë e ujërave ?pastërtinë e ujërave ?

Uji i nënshtrohet vazhdimisht ndotjeve si pasojë e përdorimit të tij për

nevojat e përditshme të njeriut. Ndotja e ujit mund të klasifikohet në: ndotje nga

amvisërija, ndotje industriale dhe ndotje të tjera.

Krahas rëndësisë së kursimit të ujit është me rëndësi edhe mbrojtja apo

ruajtja e kualiteti të tij. Në qoftë se i përmbahemi disa këshillave të thjeshta do

të ndihmojmë në ruajtjen e pastërtisë së ujit

1. të përdoren detergjente pa fosfate ,

2. të përdoret letër tualeti të pazbardhur ,

3. mos të derdhen yndyrëra ose vajra në lavaman apo në guacë ,

4. mos të hedhen mbeturinat e ushqimit në lavaman por të hedhen në

shporta për mbeturina ,

5. mos të derdhen ngjyrat në kanalizim

6. mos të përdoret guaca si shportë e mbeturinave

7. gjethet dhe mbeturinat bimore mos të hedhen në kanalizim

III.15. III.15. III.15. III.15. Ndikimi iNdikimi iNdikimi iNdikimi i ujit në shëndetujit në shëndetujit në shëndetujit në shëndet

Mund të themi se jemi me fat që në Kosovë kemi qasje të mjaftueshme

në ujë të pastër, të pijshëm i cili është i sigurt për pije çka nuk është fati i

njerëzve të cilët jetojnë në disa pjesë të tjera të botës.

Fundërrinat e kanalizimit, naftës, materiet kimike me prejardhje nga

industria bujqësore mund të jenë shumë të rrezikshme për shëndetin e njeriut

dhe të shtazëve në qoftë se depërtojnë në ujëra të cilat përdoren për pije.

30

Në Afrikë dhe Azi gati tri të katërtat e banorëve nuk kanë ujë të pijshëm të

pastër. Gati pesë milion njerëz në botë vdesin nga sëmundjet të cilat barten

me ujëra të papastërta. Gati 80% të gjitha sëmundjeve janë si pasojë e ujit të

papastër e të cilin njerëzit e përdorin për pije. Prandaj për këtë arsye duhet ti

ruajmë burimet e pastërta të ujërave të pijshme jo vetëm për mbrojtjen e

mjedisit, por edhe për mbrojtjen e shëndetit tonë.

Fatkeqësisht edhe në Kosovë viteve të fundit ujërat u janë nënshtruar

ndotjeve më të mëdha si pasojë e moskujdesit të faktorit njeri për këtë pasuri të

pazëvendësueshme natyrore

IV.IV.IV.IV. DH E U DH E U DH E U DH E U ---- P E D O S F E R AP E D O S F E R AP E D O S F E R AP E D O S F E R A

IV.1.IV.1.IV.1.IV.1. Ç’ështëÇ’ështëÇ’ështëÇ’është pedosfera ?pedosfera ?pedosfera ?pedosfera ?

31

Pedosfera është mbështjellës i dheut-tokës, gjegjësisht shtresës së imët

të punueshme të Korës së Tokës. Toka (dheu) është shtresë e hollë e shkriftë e

sipërfaqes së Tokës, e cila punohet dhe paraqet bazën për zhvillimin e

bujqësisë (prodhimin e ushqimit), kultivimin e bimëve të ndryshme, krijimin e

sipërfaqeve të gjelbëruara si dhe kryerjen e veprimtarive të ndryshme të njeriut

(për ndërtimin e vendbanimeve, fabrikave, shkollave, infrastrukturës, etj.).

Pedosfera është shumë e rëndësishme dhe e pazëvendësueshme për

të gjithë banorët e planetit. Sikurse ajri dhe uji ashtu edhe pedosfera ose dheu

është një faktorë i rëndësishëm për mbajtjen dhe vazhdimin e jetës në planet.

IV.2.IV.2.IV.2.IV.2. Rëndësia e pedosferësRëndësia e pedosferësRëndësia e pedosferësRëndësia e pedosferës

Dheu është shumë i rëndësishëm sepse në të zhvillohen gati të gjitha

aktivitetet njerëzore, shtazore dhe bimore. Pikërisht në këtë pjesë të mjedisit të

gjithë organizmat e gjallë gjejnë ushqim dhe strehim, i kryejnë të gjitha

aktivitetet dhe nevojat e tyre jetësore, punojnë dhe veprojnë.

IV.3.IV.3.IV.3.IV.3. Njeriu dNjeriu dNjeriu dNjeriu dhe pedosferahe pedosferahe pedosferahe pedosfera

32

Siç e dimë edhe nga lëndët tjera mësimore njeriu është qenja më e

përsosur në planet. Ai ka arritur që në mënyrë më të mirë ta shfrytëzoj dhe ta

përshtatë atë për nevojat e veta jetësore. Sot njeriu e punon tokën në mënyrë

shumë të përsosur, kultivon lloje të ndryshme bimore dhe shtazore, shfrytëzon

sipërfaqen e saj për ndërtimin e objekteve të ndryshme për banim, për punë,

për aktivitete të ndryshme jetësore, për ndërtimin e infrastrukturës dhe

veprimtarive tjera.

Por fatkeqësisht njeriu paraqet njëherit edhe rrezikun më të madh për

mjedis, sepse siç u tha edhe më parë, ai krahas zhvillimit të lartë ekonomik në

masë të madhe ka ndikuar negativisht në mjedis dhe i ka rrezikuar të gjithë

banorët e planetit nga ndotjet e llojllojshme të cilat i krijon me aktivitetet e tij.

IV.4.IV.4.IV.4.IV.4. Bimët dhe pedosferaBimët dhe pedosferaBimët dhe pedosferaBimët dhe pedosfera

Ekzistenca e vetme dhe e pazëvendësueshme për bimët është

pedosfera. Bimët përmes rrënjëve të tyre forcohen dhe ushqehen me ujë dhe

materie ushqyese pikërisht nga kjo pjesë e natyrës. Nga kjo kuptohet se

33

pedosfera në brendi të saj përmban materie të ndryshme ushqyese, minerale të

ndryshme, xehe, ujë, etj.

IV.5.IV.5.IV.5.IV.5. Shtazët dhe pedosferaShtazët dhe pedosferaShtazët dhe pedosferaShtazët dhe pedosfera

Edhe shtazët janë shumë të lidhura me pedosferën. Në brendi të dheut

jetojnë një numër i madh i gjallesave të cilat ushqimin dhe ujin e gjejnë pikërisht

në këtë pjesë të mjedisit. Ato njëherit edhe bëjnë zbërthimin e materieve

organike të cilat pastaj i shfrytëzojnë bimët. Shtazët gjithashtu veprojnë edhe

mbi sipërfaqe të dheut dhe gjithashtu i shfrytëzojnë të mirat e pedosferës për

ushqim, strehim dhe për aktivitete tjera jetësore.

IV.6.IV.6.IV.6.IV.6. Kush janë ndotësit e pedosferës ?Kush janë ndotësit e pedosferës ?Kush janë ndotësit e pedosferës ?Kush janë ndotësit e pedosferës ?

Ndotja urbane dhe industriale e tokës në Kosovë

Sikur ajri dhe uji ashtu edhe pedosfera (dheu) i është nënshtruar

ndotjeve të vazhdueshme dhe të pakontrolluara. Ndotjet e pedosferës mund të

34

klasifikohen në ndotje urbane dhe industriale, por ndotësi kryesorë fatkeqësisht

është njeriu me aktivitetet e tij.

Ndotësit janë pluhuri, materiet e ndryshme kimike, mbeturinat, gazrat e

ndryshme të cilat me anë të reshjeve në formë të shirave acidike arijnë në

sipërfaqe të tokës, pesticidet e ndryshme të cilat njeriu i shfrytëzon për trajtimin

e tokave për veprimtari bujqësore, etj. Njeriu me ose pa vetëdije në këtë

mënyrë e ndotë dheun, e me këtë edhe e helmon veten dhe shtazët sepse të

gjithë këta ndotës absorbohen nga bimët , të cilët shërbejnë si ushqim i vetëm

për botën shtazore dhe njerëz.

IV.7.IV.7.IV.7.IV.7. NdikimiNdikimiNdikimiNdikimi negativ i njeriut në pedosferënegativ i njeriut në pedosferënegativ i njeriut në pedosferënegativ i njeriut në pedosferë

Degradimi i mjedisit në Kosovës

Njeriu ndikon negativisht në pedosferë (e degradon atë) në shumë

mënyra. Siq theksuam edhe më parë njeriu është ndotësi më i madh dhe

njëherit edhe përgjegjësi më i madh për ndotjen e pedosferës me ndotës

helmues falë aktiviteteve të tij të pakontrolluara me qëllim të përfitimeve

materiale. Por njeriu ndikon negativisht edhe me shkatërrimin e sipërfaqeve të

gjelbëruara, me zhvillimin e infrastrukturës duke e zvogëluar në këtë mënyrë

sipërfaqen e tokave punuese të cilat janë kusht për furnizimin e njerëzimit me

ushqim. Gjithashtu njeriu ndikon negativisht edhe me prerjen e pakontrolluar të

pyjeve të cilat ,siç e dimë të gjithë, janë mushkëritë e planetit tonë, me nxjerrjen

35

e rërës nga shtrati i lumenjve, etj. Me shkatërrimin e pyjeve vjen edhe deri te

dukuria e erozionit e cila nënkupton zhveshjen e kores së tokës nga dheu, e

cila pos tjerash ndikon edhe në ndryshimet klimatike të atij rajoni dhe të planetit

në përgjithësi. Prandaj duhet që nga mosha e re të kujdeseni dhe të

kundërshtoni veprimet e tilla sepse pasojat do ti bartni vetë ju dhe gjeneratat

pas jush .

IV.8.IV.8.IV.8.IV.8. KKKKujdesi për pedosferënujdesi për pedosferënujdesi për pedosferënujdesi për pedosferën

Pamje nga Prishtina

Duke pasur parasysh rëndësinë e pedosferës për mbajtjen, vazhdimin

dhe zhvillimin e jetës në të, ne duhet edhe të kujdesemi për te dhe të veprojmë

në mënyrë sa më të drejt. Mos të hedhim mbeturina në vende publike dhe të

pastërta, të bëjmë gjithçka që të zvogëlojmë emisionin e gazrave helmuese, të

mos ndërtojmë objekte mbi toka pjellore, të përdorim me kujdes pesticidet dhe

mos ta teprojmë me to, të punojmë në fushën e gjelbërimit dhe pyllëzimit

posaçërisht në vende ku ka filluar të paraqitet dukuria e erozionit apo zhveshjes

së korës së tokës. Me këto veprime ne do të përfitojmë shumë të mira sepse

për çdo kujdes për natyrën ajo din të na shpërblejë shumëfish. Gjelbërimi dhe

pyllëzimi i hapësirave tokësore përpos bukurisë së vet kanë edhe anën pozitive

sepse rrisin sasinë e oksigjenit në ajër, thithin dyoksidin e karbonit, gaz i cili

është shumë i rrezikshëm për shëndetin tonë, ndalin dhe pastrojnë nga ajri

grimcat e pluhurit, krijojmë vende për relaksim dhe atraksion, si dhe shumë të

mira të tjera për njeriun dhe për një jetë më të shëndoshë.

36

V.V.V.V. E N E R GJ I A E N E R GJ I A E N E R GJ I A E N E R GJ I A E L E K T R I K EE L E K T R I K EE L E K T R I K EE L E K T R I K E

Energjia elektrike është energjia më e përshtatshme për përdorim në

industri dhe amvisëri. Kjo energji prodhohet në mënyra të ndryshme, dhe në

centrale të ndryshme elektrike si:

-Termoelektrana,

-Hidroelektrana,

-Elektrana nukleare,

-Burime alternative: energjia solare,

kolektorë solar,

biogazëra,

celulat solare,

Përqindja më e madhe botërore e prodhimit të energjisë i takon

termocentraleve të cilat bëjnë djegien e lëndëve të fosilizuara. Për shkak të

sasisë së kufizuar, ndotjes së madhe të mjedisit dhe rritjes së vazhdueshme të

nevojës për energji, është duke u punuar edhe në përsosjen dhe rritjen e

prodhimit të energjisë nga burimet alternative. Tani për tani prodhimi i rrymës

nga burimet alternative nuk ka mundur të ndikojë në zvogëlimin e djegies së

lëndëve të fosilizuara.

37

V.1.V.1.V.1.V.1. Si prodhohet energjia elektrike në Kosovë ?Si prodhohet energjia elektrike në Kosovë ?Si prodhohet energjia elektrike në Kosovë ?Si prodhohet energjia elektrike në Kosovë ?

Përqindja më të madhe e energjisë elektrike në Kosovë

prodhohet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) në Kastriot e cila në

kuadër të sajë ka Termoelektranat Kosova A dhe Kosova B, ndërsa pjesa tjetër

e energjisë elektrike prodhohet në hidrocentrale, por kjo sasi e prodhimit është

shumë e vogël. Termoelektrana Kosova A ka një teknologji të vjetërsuar dhe

është ndotës shumë më i madh se termoelektrana Kosova B. Këto dy elektrana

si lëndë të parë përdorin lignitin i cili është thëngjill i kualitetit të dobët dhe gjatë

djegies krijon sasi të madhe të hirit i cili paraqet një problem të veçantë.

Gjithashtu gjatë prodhimit të energjisë si pasojë e djegies së lëndës së

fosilizuar lirohen edhe gazëra të cilat janë ndotës të mëdhenj të ajrit, tokës dhe

ujit. Për shkak të nevojës gjithnjë e më të madhe dhe shpenzimit të madh e të

pakujdesshëm të energjisë, vendi ynë po përballet me vështërsi të mëdha në

furnizim të popullatës me energji elektrike.

E gjithë kjo ka pasojat e veta për mjedisin sepse kërkesa më e madhe

për energji do të thotë edhe ndotje më e madhe e mjedisit. Prandaj obligim i

çdo banori të Kosovës është që këtë lloj të energjisë ta përdorë në mënyrë sa

më ekonomike, të mos krijoj shpenzime të panevojshme sepse me rritjen e

shpenzimit rritet edhe ndotja e mjedisit, e me rritjen e ndotjes së mjedisit rritet

edhe numri i të sëmurëve nga sëmundjet e ndryshme të shkaktuara si pasojë e

kësaj ndotje.

Me kursimin e rrymës ne kursejmë së pari buxhetin e familjes tonë,

mbrojmë mjedisin nga ndotja e tepërt, dhe këtë duhet ta vazhdojmë deri sa të

mos kalojmë në prodhim të energjisë me lëndë tjera alternative të cilat nuk e

ndotin , ose e ndotin fare pak mjedisin .

38

V.2.V.2.V.2.V.2. Rëndësia e energjisë elektrikeRëndësia e energjisë elektrikeRëndësia e energjisë elektrikeRëndësia e energjisë elektrike

Shumë kohë më parë njerëzit kanë zbuluar se me djegien e lëndëve të

fosilizuara lirohet energjia me ndihmën e së cilës mund të ngrohen ose

përgatisin ushqim. Sot edhe ne e përdorim për qëllime të ngrohjes, prodhimin e

energjisë elektrike, lëvizjen e automjeteve, etj. Nga vjen e gjithë kjo energji ?

Përqindja më e madhe fitohet me djegien e fosileve siç janë thëngjilli, nafta,

gazi, etj. Përqindjen tjetër e fitojmë nga reaktorët nuklear, hidrocentralet, ose

nga burimet e tjera siç janë era, dielli, biomasa, etj.

Rëndësia e energjisë elektrike në kohë e sotme është jashtëzakonisht e

madhe, sepse e gjithë veprimtaria njerëzore është e lidhur qoftë në mënyrë

direkte apo indirekte me këtë lloj të energjisë. Pikërisht për këtë arsye duhet të

jemi të kujdesshëm në mënyrën e përdorimit të sajë, për arsye se kursimi i

energjisë nënkupton edhe zvogëlimin e ndotjes së mjedisit.

V.3.V.3.V.3.V.3. Pse janë lëndët e fosilizuara të dëmshme ?Pse janë lëndët e fosilizuara të dëmshme ?Pse janë lëndët e fosilizuara të dëmshme ?Pse janë lëndët e fosilizuara të dëmshme ?

Fosilet, siç janë thëngjilli, nafta dhe gazi nëntokësor, janë resurse që

nxirën nga toka. Djegia e thëngjillit është mënyra më e thjeshtë për prodhimin e

energjisë elektrike.

39

Fosilet (benzina,nafta,gazi), i përdorim si lëndë djegëse për lëvizjen e

automjeteve. Me djegien e këtyre karburanteve lirohen gazrat të cilat e ndotin

mjedisin.

Me djegien e lëndëve të fosilizuara, në atmosferë lirohet sasia e madhe

e dyoksidit të karbonit e cila ndikon në ngrohjen globale të planetit tonë Tokë.

Si pasojë e kësaj paraqitet efekti i quajtur “serrë”.

Lëndët e fosilizuara i quajmë edhe lëndë të kufizuara të energjisë,

sepse sasia e tyre është e kufizuar, dhe në të ardhmen do të harxhohen

plotësisht.

V.4. Si ti zëvendësojmë burimet e kufizuara të energjisë ?V.4. Si ti zëvendësojmë burimet e kufizuara të energjisë ?V.4. Si ti zëvendësojmë burimet e kufizuara të energjisë ?V.4. Si ti zëvendësojmë burimet e kufizuara të energjisë ?

Natyra të gjitha burimet alternative na i ofron në çdo kohë falas. Për

këtë arsye duhet të pyesim veten pse të mos i shfrytëzojmë këto të mira të

natyrës e më këtë edhe ta bëjmë jetën në planet më të qëndrueshëm, sepse

këto burime të energjisë nuk e ndotin mjedisin dhe nuk harxhohen kurrë.

Burimet e kufizuara të energjisë mund të zëvendësohen me burimet e

tjera të pakufizuara ose alternative, e këto janë:

-Energjia e diellit,

-Energjia e erës,

-Energjia e valëve të ujit,

-Energjia e burimeve termale,

-Energjia e përfituar nga biomasa.

40

V.5.V.5.V.5.V.5. Si e përdorim energjinë ?Si e përdorim energjinë ?Si e përdorim energjinë ?Si e përdorim energjinë ?

Përafërsisht 85 % të energjisë të cilën e shfrytëzojmë çdo ditë krijohet

nga burimet e kufizuara të energjisë. Më poshtë është paraqitur mënyra e

shfrytëzimit

-Për amvisëri,

-Për industri,

-Për nevojat komerciale,

V.6.V.6.V.6.V.6. Në çfarë mase varet Në çfarë mase varet Në çfarë mase varet Në çfarë mase varet energjiaenergjiaenergjiaenergjia nga mbeturinat ?nga mbeturinat ?nga mbeturinat ?nga mbeturinat ?

Meqenëse energjia është e domosdoshme për krijimin e gjërave të cilat i

konsumojmë çdo ditë, është e qartë se sa më tepër mbeturina që krijojmë, aq

më tepër harxhojmë energji. Shfrytëzimi më i madh i energjisë ka për pasojë

edhe lirimin më të madh të gazrave, që do të thotë edhe ndotje më të madhe të

mjedisit dhe rrezikim më të madh të ekzistencës së njerëzve, bimëve dhe

shtazëve. Në qoftë se krijojmë më pak mbeturina, më pak do të harxhojmë

energji.

41

V.7.V.7.V.7.V.7. Kursimi i energjisë në shtëpiKursimi i energjisë në shtëpiKursimi i energjisë në shtëpiKursimi i energjisë në shtëpi

Me kursimin e energjisë kursejmë edhe parat, dhe ndihmojmë mjedisin.

Hapi i parë i kursimit të energjisë duhet të filloj në shtëpitë tona.

Këtë mund të bëjmë në shumë mënyra duke filluar nga uji në banjo të

cilin duhet ta ngrohim vetëm atëherë kur na duhet, të mos harrojmë ti fikim

dritat kur të dalim nga dhoma, të mos e mbajmë gjatë hapur derën e frigoriferit,

të mos harrojmë furrën elektrik të ndezur pasi të mbarojmë punë në të, etj.

Dimrit, në qoftë se nxehemi me rrymë, dhomën duhet ta nxejmë

maksimalisht deri në 21 shkallë celsius. Çdo ngritje tjetër e temperaturës për 1

shkallë celsius ngritë për 6% shpenzimin. Për këtë arsye duhet ti mbyllim dyert

e dhomave që nuk i përdorim dimrit në mënyrë që të zvogëlojmë harxhimet

duke kursyer kështu rrymën.

V.8.V.8.V.8.V.8. Ç’janë poçetÇ’janë poçetÇ’janë poçetÇ’janë poçet kursyese (fluorkursyese (fluorkursyese (fluorkursyese (fluoreeeesssshhhhente) ?ente) ?ente) ?ente) ?

Poçet kursyese ose fluoreshente janë poqe të cilat kursejnë rrymën

pesë herë më tepër dhe tetë herë janë më jetëgjata se ato të thjeshta.

42

Kur të dalim nga dhoma duhet t’i fikim dritat. Për të gjith ne, e

posaçërisht për ata të cilët nuk kanë shprehi t’i fikin dritat më së miri është që

poçet e thjeshta elektrike t’i zëvendësojmë me poqe elektrike të cilat kursejnë

energjinë (poqe fluoreshente).

Vlen të dini edhe këtë : nga viti 2012 në shtetet e Unionit Evropian do të

jetë e obligueshme përdorimi i këtyre poçeve ndërsa përdorimi i poçeve të

tanishme do të ndalohet me ligj.

VI.VI.VI.VI. M B E T U R I N A TM B E T U R I N A TM B E T U R I N A TM B E T U R I N A T VI.1.VI.1.VI.1.VI.1. Ç’janë hedhurinatÇ’janë hedhurinatÇ’janë hedhurinatÇ’janë hedhurinat---- mbeturinat ?mbeturinat ?mbeturinat ?mbeturinat ?

43

Hedhurinat janë gjërat të cilat ne i hedhim sepse nuk kemi më nevojë

për to. Kur këto gjëra përfundojnë në mjedisin tonë dhe nuk përdoren më ne i

quajmë mbeturina, kurse mbeturina të cilat deponohen në deponi ku

asgjësohen i quajmë ndotës.

Për këtë arsye shpesh mund të dëgjojmë thënien se nuk janë të gjitha

hedhurinat mbeturina.

Mbeturinat nga natyra mund të jenë të lëngëta, të ngurta, ushqimore,

shtëpiake, industriale, etj. Ato paraqesin gjithmonë rrezik potencial për mjedisin

dhe për ne.

Zakonisht fëmijët janë ata që kanë dëshirë të luajnë me mbeturina të

ndryshme si copa të xhamave, me copa të metaleve të hedhura, etj. Duhet ta

kuptoni se loja me mbeturina paraqet rrezik të madh për shëndetin tuaj. Mos u

mësoni të jetoni me mbeturina sepse ato një ditë mund të bëhen pjesë e jetës

suaj dhe prezenca e tyre nuk do tju pengojë fare. Nga mbeturinat vijnë shumë

gjëra të këqija, sepse ato së pari shëmtojnë mjedisin tonë, mjediset e

shkatërruara dhe të parregullta zgjojnë ndjenjën e njeriut për agresivitet.

Mbeturinat ndotin edhe pjesët tjera të mjedisit: tokën, ujin, ajrin. Poashtu ato

ndahen në të rrezikshme dhe të dëmshme, por për këtë do të diskutojmë

herave tjera.

Çdo njëri nga ne është përgjegjës për mbeturinat që i krijojmë në

shtëpi, shkollë, lagje të qytetit, dhe në vende të tjera publike. Mbeturinat duhet

të hedhen në vendet e caktuara (shportat për mbeturina, arkat për mbeturina,

44

kontejnerë, etj.). Sot kujdesi ndaj mbeturinave nuk është turp, por obligim dhe

sjellje e mirë në shoqëri, prandaj mos ngurroni ta bëni atë.

VI.2.VI.2.VI.2.VI.2. Sa janë mbeturinatSa janë mbeturinatSa janë mbeturinatSa janë mbeturinat të rrezikshme ?të rrezikshme ?të rrezikshme ?të rrezikshme ?

pamje nga Prishtina

- Mbeturinat mund të jenë të rrezikshme sepse janë vende të

përshtatshme për zhvillimin e baktereve, për tërheqjen e brejtësve dhe

insekteve; si dhe mund të jenë të ndezshme.

- Disa mbeturina si psh. qelqi apo shiringë medicinal, mund të jenë të

rrezikshme për fëmijë dhe shtazë të ndryshme.

- Kontenierët e stërmbushur gjithashtu ndikojnë në ndotjen e mjedisit

sepse nga ato mbeturinat shpërndahen nëpër tokë prandaj edhe për këtë duhet

të kemi kujdes të veçantë.

- Qeveritë lokale shpenzojnë shumë para për pastrimin e rrugëve,

parqeve, lumenjve nga mbeturinat të cilat hidhen nga njerëzit e

pandërgjegjshëm prandaj të ndihmojmë edhe ne që këto projekte të dobishme

për qytetarë të jenë të suksesshme.

Prandaj për t’iu shmangur këtyre dukurive negative duhet të jemi të

kujdesshëm dhe të veprojmë në mënyrë sa më të drejtë dhe të shëndoshë.

VI.3.VI.3.VI.3.VI.3. Veprimi i drejt me mbeturina Veprimi i drejt me mbeturina Veprimi i drejt me mbeturina Veprimi i drejt me mbeturina

45

Me hedhjen e mbeturinave në kontejner dhe dërgimin e tyre në deponi

ku në vazhdim do të kenë tretman adekuat, ne bëjmë hapin e parë në aspektin

e mbrojtjes së mjedisit nga mbeturinat. Mbeturinat siç janë letra, qelqi, plastika

dhe tekstili duhet të hedhen në konteniera të caktuar, të cilat pastaj dërgohen

në riciklim ku klasifikohen, përpunohen dhe sërish vihen në përdorim.

A e dini se sa kohë nevojitet për zbërthimin natyror të disa hedhurinave?

Për zbërthimin e qelqit nevojiten 4000 vjet, qeseve plastike 1000 deri 10000

vjet, shisheve të plastikës 100 deri 1000 vjet, kanaqet zbërthehen për 10 deri

100 vjet, gazetat 6 deri 12 muaj, copat e mollës prej 3 deri në 6 muaj .

VI.4.VI.4.VI.4.VI.4. Çka është deponimi ?Çka është deponimi ?Çka është deponimi ?Çka është deponimi ?

Deponia moderne për trajtimin e mbeturinave në Gjilan

Vet fjala deponim nënkupton mbledhjen, grumbullimin apo akumulimin

e ndonjë materiali. Vendi ku depononohet dhe përpunohet materiali i mbledhur

quhet deponi. Dikur me emrin deponi janë emërtuar vendet ku janë mbledhur

mbeturinat. Aty janë hedhur edhe materiale të ndryshme të lëngëta të krijuara

46

nga procesi i kalbjes së mbeturinave të cilat pastaj ashtu të derdhura mbi

sipërfaqe tokësore kanë depërtuar edhe në ujërat nëntokësorë. Vendet e tilla

kanë kundërmuar erë të rëndë e cila ka tërhjekur insekte, shpezë, brejtës, etj.

Gjithashtu kanë qenë edhe të ndezshme dhe kanë paraqitur rrezik për

bashkësitë njerëzore si në pikëpamje shëndetësore ashtu edhe në atë

materiale.

Sot, deponitë moderne ndërtohen sipas standardeve bashkëkohore me

qëllim që ti përmbushin kushtet dhe të jenë të sigurta për mjedisin.

Edhe në Kosovë ka filluar ndërtimi i deponive moderne me tendencë që

qdo qendër regjionale të ketë së paku nga një objekt të këtillë për trajtimin e

mbeturinave.

VI.5.VI.5.VI.5.VI.5. Zvogëlimi i sasisZvogëlimi i sasisZvogëlimi i sasisZvogëlimi i sasisëëëë së mbeturinavesë mbeturinavesë mbeturinavesë mbeturinave

Për zvogëlimin e sasisë së mbeturinave duhet ti përmbahemi disa

principeve. Në vazhdim mund ti numërojmë disa nga ato:

1. Para se të blejmë ndonjë prodhim duhet të mendojmë se si do ta

përdorim.

2. Ti zgjedhim prodhimet të cilat mund të riciklohen, ose janë të

prodhuara nga materiali i ricikluar.

3. Kur është e mundur të zgjedhim prodhimin që mund të riciklohet .

4. Të zgjedhim prodhimin me paketim sa më të përshtatshëm.

5. Mos të blejmë më tepër se çka na nevojitet.

VI.6.VI.6.VI.6.VI.6. Çka do të thotÇka do të thotÇka do të thotÇka do të thotëëëë rrrriiiiciklim ?ciklim ?ciklim ?ciklim ?

47

Riciklimi nënkupton mbledhjen e mbeturinave dhe përpunimin e tyre me

ç’rast përfitohen prodhime të reja për destinim të njëjtë apo të ngjashëm.

Fjala riciklim rrjedhë nga fjalët RE+CYCLE që do të thotë cikli i

përsëritur. Simboli për riciklim përbëhet nga tri shigjeta të cilat simbolizojnë

fazat e riciklimit:

1. mbledhja,

2. përpunimi,

3. prodhimi.

VI.7.VI.7.VI.7.VI.7. Ç‘do të arrijmë me riciklimin e mbeturinaveÇ‘do të arrijmë me riciklimin e mbeturinaveÇ‘do të arrijmë me riciklimin e mbeturinaveÇ‘do të arrijmë me riciklimin e mbeturinave ????

Me riciklim sigurojmë :

-mbrojtjen e natyrës dhe pasurive të saj,

-zvogëlojmë ndotjen e ajrit, ujit dhe tokës,

-kursimin e energjisë,

48

-zvogëlimin e hapësirave të deponive.

MBANI NË MEND

Riciklimi i mbeturinave është i mundshëm vetëm në qoftë se ato

mblidhen të ndara.

VI.8.VI.8.VI.8.VI.8. Rrethi i mbyllurRrethi i mbyllurRrethi i mbyllurRrethi i mbyllur

Kur mbeturinat të riciklohen dhe kur blejmë prapë prodhime të ricikluara

i shfrytëzojmë ato, dhe prapë shkojnë në riciklim me qëllim të përdorimit të ri,

ne e mbyllim rrethin dhe në këtë mënyrë zvogëlojmë hargjimin e lëndës së parë

dhe të energjisë gjatë prodhimit të një produkti.

Mbylljen e rrethit mund ta ndihmojmë duke blerë prodhime të cilat janë

të ricikluara dhe të cilat mund të riciklohen prapë. Në qoftë se ndonjë prodhim

psh. ndonjë lodër e kemi shfrytëzuar dhe nuk luajmë më me atë, ne duhet atë

ta ndajmë, ta dërgojmë në fabrikë për riciklim dhe nga kjo lodër do të prodhohet

ndonjë prodhim i ri. Duke prodhuar ndonjë lodër të re nga ajo e vjetra ne e kemi

mbyllur rrethin.

Për të ndihmuar këtë proces shumë të rëndësishëm ekzistojnë dy ligje

të blerjes së arsyeshme :

1.zgjidhni prodhimet të cilat mund të riciklohen ,

2. zgjidhni prodhimet të cilat janë punuar nga materialet e ricikluara .

VI.9.VI.9.VI.9.VI.9. Klasifikimi i mbeturinaveKlasifikimi i mbeturinaveKlasifikimi i mbeturinaveKlasifikimi i mbeturinave

49

Si parakusht për fazën e riciklimit të mbeturinave është edhe mbledhja e

tyre e selektuar. Mbeturinat të cilat dërgohen në riciklim duhet të mblidhen në

kontejnerë special të cilët janë të ngjyrosur me ngjyra të caktuara :

- kontejneri për letër me ngjyrë të kaltër,

- kontejneri për plastikë me ngjyrë të verdhë,

- kontejneri për qelq me ngjyrë të gjelbër

- kontejneri për kanaqe me ngjyrë hiri

VI.10. VI.10. VI.10. VI.10. Ç‘ështëÇ‘ështëÇ‘ështëÇ‘është letra ?letra ?letra ?letra ?

Letra prodhohet nga rrjeti i fijeve shumë të holla të bimëve drunore.

Drunjtë janë burimi kryesor, por letra mund të përfitohet edhe nga bambusi,

sana, etj.

Letra për herë të parë është përdorur para 4000 vitesh kur kinezët kanë

përpunuar një lloj të veçantë të stofit në të cilën kanë ruajtur vizatimet e tyre

dhe fjalët e shkruara. Letrën e natyrës bimore së pari e zbuloi Tsai Lun, zyrtar

në oborrin mbretërorë kinez dhe atë në vitin 105 para erës së re.

50

Me kalimin e kohës, prodhimi i letrës filloi të shtrihet nëpër mbarë botën,

deri në vitin 115 kur në Spanjë u ndërtua fabrika e parë e letrës. Prodhimi serik

i letrës filloi në Angli në vitin 1800. Prej atëherë prodhohen llojet e ndryshme të

letrës si: letra për administratë, gazeta, fletore për shkolla, letër për shtypjen e

librave, etj.

VI.11.VI.11.VI.11.VI.11. Prodhimi i letrësProdhimi i letrësProdhimi i letrësProdhimi i letrës

Letra sot prodhohet nga bimët drunore. Për letër të kualitetit të lartë

zakonisht përdoret celuloza drunore. Copat e imëta të drurit zihen në enë të

mbyllura hermetikisht duke i shtuar materie të ndryshme kimike dhe e gjithë kjo

shëndrohet në celulozë të lëngët. Ky lëngë pastaj shpërlahet me ujë me qëllim

të pastrimit nga mbetjet e copave drunore dhe në fund teprica e ujit largohet në

mënyrë të veqantë.

Lëngut të përfituar i shtohen mbushëset e ndryshëm si kaolini, ngjitësi,

gjipsi, ngjyra, etj, varësisht se çfarë lloji të letrës dëshirojmë të prodhojmë. Letra

e përfituar lëshohet nëpër makina ku merë formën definitive dhe nga të cilat del

e mbështjellur në kalema të mëdhenj.

VI.12VI.12VI.12VI.12. . . . Riciklimi i letrësRiciklimi i letrësRiciklimi i letrësRiciklimi i letrës

51

Letrat dhe kartonët e mbledhur në kontejner të caktuar dërgohen në

sallën e veçantë nga e cila vendosen në shirita lëvizës. Aty lënda e letrës

klasifikohet dhe kontrollohet pastaj pas shtimit të një sasie të caktuar të ujit ajo

shkon në copëtim. Nga masa e letrës së copëtuar pastrohen-largohen copat e

hekurit si kapëset e fletoreve ose materiale të tjera. Letrës së coptuar prap i

shtohet edhe një sasi e ujit, dhe me këtë rast krijohet një lëng ngjyrë hiri që

quhet pulpa. Nga pulpa largohet ngjyra e shtypshkronjave me qëllim të përfitimit

të letrës sa më të bardhë dhe të ndritshme.

Nga pulpa e nxehtë të cilës iu ka shtuar edhe një sasi e sapunit , ndahet

dhe largohet shkuma së bashku me ngjyrën e ndarë. Pulpa e pastër tani hapet

në shiritin e gjerë me shtimin e sasisë së caktuar të ujit, dhe teret. Në fund duke

kaluar nëpër makina të caktuara letra e përfituar mbështillet në kalema të

mëdha. Nga kjo letër e ricikluar, prapë mund të shtypen gazetat, katalogët,

fletoret, dhe prodhime tjera nga letra.

VI.13.VI.13.VI.13.VI.13. PsePsePsePse e riciklojmë letrën ?e riciklojmë letrën ?e riciklojmë letrën ?e riciklojmë letrën ?

52

Me riciklimin e letrës zvogëlohet edhe sipërfaqja e deponive, kursejmë

pasurinë e maleve tona, sepse për prodhimin e vetëm disa fletoreve dhe

librave duhet të premë një trup drunor të cilit i nevojiten së paku 30 vite që të

rritet, ndërsa ky dru për një vit mund të pastroj 30 kg. ndotësish të ndryshëm

nga ajri.

Për prodhimin e letrës së ricikluar shfrytëzohen dyfish më pak ujë dhe

energji se sa kur prodhojmë letrën nga druri.

VI.14. Pse letra nuk mund të ricikloheVI.14. Pse letra nuk mund të ricikloheVI.14. Pse letra nuk mund të ricikloheVI.14. Pse letra nuk mund të riciklohet shumë herë ?t shumë herë ?t shumë herë ?t shumë herë ?

Letra nuk mund të riciklohet shumë herë sepse vjen deri te pëlcitja ose

këputja e fijeve të holla të rrjetës së brendshme të saj.

Para se të shkatërrohet rrjeta e saj letra mund të riciklohet deri në shtatë

herë.

Për të ruajtur kualitetin e letrës asaj vazhdimisht duhet ti shtohen fije të

reja, të freskëta të cilat përfitohen me përpunimin e drurit.

VI.15.VI.15.VI.15.VI.15. Ç‘është plastikaÇ‘është plastikaÇ‘është plastikaÇ‘është plastika ????

53

Plastika bënë pjesë në grupin e polimereve. Polimeret janë zingjirë

molekulash të cilat përsëriten, dhe janë të përbërë nga molekulat e karbonit dhe

të hidrogjenit. Plastikën për herë të parë e ka prodhuar Alexander Parkes në

vitin 1860, por përdorimin e madh e ka gjetur në shekujt e fundit.

Plastika mund të modelohet në forma të ndryshme ose të kombinohet

me fije tjera të cilat përdoren në fabrikën e tekstilit. Është e fortë, me peshë të

lehtë dhe mund të riciklohet dhe të prodhohet prapë.

Me riciklim të plastikës kursejmë 84% të energjisë së nevojshme për

përfitimin e prodhimit të njëjtë nga lënda e parë.

VI.16. VI.16. VI.16. VI.16. Riciklimi i plastikësRiciklimi i plastikësRiciklimi i plastikësRiciklimi i plastikës

Me riciklimin e plastikës zvogëlohet hapësira e materialeve të

deponuara nëpër deponi.

54

Koha e zbërthimit natyrorë të plastikës është 100 deri në 1.000 vjet.

Nga plastika e ricikluar mund të prodhohen materiale sintetike të cilat

përdoren për prodhimin e veshmbathjes, në industrinë e gomave, për prodhimin

e shisheve të reja të plastikës, prodhimin e lodrave të ndryshme, etj.

VI.17.VI.17.VI.17.VI.17. Ç’është qelqi ?Ç’është qelqi ?Ç’është qelqi ?Ç’është qelqi ?

Qelqi është material i cili përfitohet nga lloji i veçantë i rërës – kuarcit, të

cilës i shtohen edhe një sasi e sodës , gëlqeres dhe materialeve tjera. Qelqi

nuk është mbeturinë por ajo është një lëndë shumë e rëndësishme sekondare

e cila mund të riciklohet pakufi. Në amvisëri qelqi zë një përqindje të vogël në

formë të mbeturinave, diku rreth 10%.

Përpunimi i qelqit është një mjeshtri e vjetër. Sot shumica e prodhimeve

nga qelqi prodhohen në fabrika të mëdha, prodhimet e të cilave janë të

kontrolluara plotësisht me procese kompjuterike.

VI.18.VI.18.VI.18.VI.18. Riciklimi i qRiciklimi i qRiciklimi i qRiciklimi i qelqitelqitelqitelqit

Me riciklimin e qelqit kursejmë energjinë dhe e ruajmë mjedisin tonë,

sepse koha e zbërthimit natyral të qelqit është shumë e gjatë, diku rreth 4.000

55

vjet. Riciklimi është i dobishëm sepse qelqi shkrihet në temperatura më të ulëta

se rëra. Për shkrirje të qelqit nevojitet temperatura prej 1.500 shkallë celsius.

Pas riciklimit të qelqit fitohen prodhime të reja nga qelqi të cilat pas

ripërdorimit prapë mund të riciklohen dhe prapë të fitohen prodhime të reja. Në

këtë mënyrë vazhdon pandërprerë cikli rrethor i riciklimit të qelqit.

56

KALENDARI MJEDISOR

02. Shkurt Dita Ndërkombëtare e Ligatinave 05. Mars Dita Botërore e Efiqiencës se Energjisë 15. Mars Dita Ndërkombëtare e Konsumatorit 22. Mars Dita Botërore e Mbrojtjes së Ujit 23. Mars Dita Botërore e Meteorologjisë 24. Mars Dita Europijane e Parqeve 05. Prill Dita e Zogjve 07. Prill Dita Botërore e Shëndetit 22. Prill Dita Ndërkombëtare e Tokës 24. Prill Dita Botërore e Mbrojtjes së Kafshëve Laboratorike 15 .Maj Dita Ndërkombëtare e Ndryshimeve Klimatike 22. Maj Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit 31. Maj Dita botërore kundër Duhanit 05. Qershor Dita Botërore e Mjedisit 08. Qershor Dita Botërore e Oqeaneve 17. Qershor Dita Botërore e Luftës kundër Shkretëtirëzimit 21. Qershor Dita e Liqenit të Ohrit 11. Korrik Dita Botërore e Popullsisë 18 .Gusht Dita Ndërkombëtare e Gjeologjisë 26. Gusht Dita Botërore e Maleve të Pastra 16. Shtator Dita Ndërkombëtare e Mbrojtjes së Ozonit 21. Shtator Dita Botërore e Paqes 22. Shtator Dita Evropiane e Qyteteve pa Makina 27. Shtator Dita Botërore e turizmit 04. Tetor Dita Botërore e Mbrojtjes së Kafshëve 06. Tetor Dita Botërore e Habitateve 08. Tetor Dita Ndërkombëtare për Pakësimin e Shkatërrimeve 15. Tetor Dita Ndërkombëtare e Ecjes në Natyrë 16. Tetor Dita Ndërkombëtare e Ushqimit 17. Tetor Dita Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë 31. Tetor Dita Ndërkombëtare e Detit të Zi 08. Nëntor Dita Ndërkombëtare e Zonave Urbane 11. Dhjetor Dita Ndërkombëtare e Maleve

57

P Ë R M B A J T J A

Hyrje I Mjedisi I.1. Çka kuptojmë me fjalën mjedis? I.2 Çfarë sjelljesh duhet ti kemi në mjedis? II. Ajri-Atmosfera II. 1. Çka është ajri (atmosfera)? II. 2. Çka është ndotja e ajrit? II. 3. Kush janë ndotësit më të mëdhenj të ajrit? II. 3.1. Ndotja industriale II. 3.2. Ndotja nga komunikacioni II. 3.3. Ndotjet tjera II. 4. Çka është ozoni? II. 5. Çka është ngrohja globale? II. 6. Pasojat e ngrohjes globale II. 7. Si krijohet efekti “serë”? II. 8. Çka është shiu acidik ? II. 9. Në çfarë mënyre mund ta pakësojmë ndotjen e ajrit?

III. Uji III. 1. Kur është krijuar planeti ynë Toka? III. 2. Sa ka ujë në planet? III. 3. Si klasifikohen ujërat? III. 4. Uji dhe nevoja për të

III. 5. Nga vjen uji i pastër? III. 6. Çka është cikli rrethorë i ujit? III. 7. Ku përfundojnë të reshurat? III. 8. Lumenjtë III. 9. Liqenet

III.10. Oqeanet, pikat më të ulëta të korës tokësore III.11. Nevoja e bimëve për ujë III.12. Ku shkon uji nga amvisërija? III.13. Varshmërija e ujit nga pyjet III.14. Si ta ruajmë pastërtinë e ujërave? III.15. Ndikimi i ujit në shëndet IV. Dheu-Pedosfera IV. 1. Çka është pedosfera? IV. 2. Rëndësia e pedosferës IV. 3. Njeriu dhe pedosfera IV. 4. Bimët dhe pedosfera IV. 5. Shtazët dhe pedosfera IV. 6. Kush janë ndotësit e pedosferës? IV. 7. Ndikimi negativ i njeriut në pedosferë IV. 8. Kujdesi për pedosferën

58

V. Energjia V . 1. Si prodhohet energjia elektrike në Kosovë?

V. 2. Rëndësia e energjisë elektrike V. 3. Pse janë lëndët e fosilizuara të dëmshme? V. 4. Si ti zëvendësojmë burimet e kufizuara të energjisë? V. 5. Si dhe sa përdorim energjinë? V. 6. Në çfarë mase varet energjia nga mbeturinat? V. 7. Kursimi i energjisë në shtëpi V. 8. Çka janë poçet kursyese (fluoreshente)?

VI. Mbeturinat VI. 1. Çka janë mbeturinat? VI. 2. A paraqesin mbeturinat problem? VI. 3. Veprimi i drejtë me mbeturina VI. 4. Çka është deponimi? VI. 5. Zvogëlimi i sasisë së mbeturinave VI. 6. Çka do të thotë riciklim ? VI. 7. Çka do të arrijmë me riciklimin e mbeturinave? VI. 8. Rrethi i mbyllur VI. 9. Klasifikimi i mbeturinave VI.10. Çka është letra? VI.11. Prodhimi i letrës VI.12. Si riciklohet letra? VI.13. Pse e riciklojmë letrën? VI.14. Pse letra nuk mund të riciklohet shumë herë? VI.15. Çka është plastika? VI.16. Riciklimi i plastikës VI.17. Çka është qelqi? VI.18. Riciklimi i qelqit

KALENDARI MJEDISOR Përmbajtja

59

PPPPËËËËR FUNDR FUNDR FUNDR FUND

Fëmijë të dashur, në këtë punim jam munduar që në mënyrë sa më

të lehtë dhe sipërfaqësore t’ju njoftoj me mjedisin dhe problemet aktuale

të cilat fatkeqësisht janë rritur aq shumë sa që kanë marrë përmasa

globale.

Se sa kam pasur sukses këtë do ta vlerësoni ju me leximin dhe

zbatimin e këshillave të dhënë.

Mendoj se sado pak ky punim do të ngrit diturin tuaj dhe do ta zgjoj

ndërgjegjen për kujdes më të madh ndaj mjedisit. Të kujdeseni për

mjedisin do të thotë të kujdeseni për veten e juaj dhe për më të afërmit e

juaj.

Me respekt

AUTORI

F A L E N D E R I MF A L E N D E R I MF A L E N D E R I MF A L E N D E R I M

Falënderoj kolegët e mi nga MMPH – DMM në ndihmën, këshillat

dhe mbështetjen e dhënë gjatë punimit të kësaj broshure.