62

eu-magazine-06-ALB.pdf

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: eu-magazine-06-ALB.pdf
Page 2: eu-magazine-06-ALB.pdf

magazina evropiane 2

Ky edicion i “Revistës Evropiane” do të merret me planifikimin dhezhvillimet hapësinore�urbane, në nivelin lokal dhe rajonal. Me këtëedicion të gjashtë tentohet të kontribuohet në ngritjen e vetëdijessë opinionit të gjerë në tërë këto koncepte shumë të rëndësishmepër planerët gjithandej botës, porse shumë pak të njohura përopinionin e gjerë profesional kosovar. Kjo posaçërisht është shumëe rëndësishme kur kemi të bëjmë me integrimet evropiane dhendikimin e së planifikuarës për një zhvillim të qëndrueshëm të njëhapësire, zhvillimit ekonomik, mjedisor dhe social. Integrimi evropian karshi planifikimeve hapësinore�urbane;zhvillimeve hapësinore�urbaneKonceptet e planifikimit dhe të zhvillimit hapësinor dhe urban, siformë dhe nocion, për shumicën e popullatës janë të ngjashme, nësejo të njëjta, nuk ekziston dallim. Sfidat e zhvillimeve hapësinore dhe urbane kanë të bëjnë me sfidatditore, duke u nisur prej atyre politike, zhvillimore, mjedisore,energjetike, sfidat e bashkëpunimit ndërfqinjësor dhe ndërkombëtar,atyre në sferën e zhvillimit të arsimit, banimit, zhvillimit tëinfrastrukturës, si dhe të çështjeve të investimeve kapitale dhebuxhetore. Zhvillimet urbane karshi kërkesave të Bashkimit Evropian janë:Gjithëpërfshirja dhe zhvillimet urbane; Partneriteti publiko� privatdhe zhvillimet urbane; Menaxhimi i patundshmërive dhe zhvillimeturbane; Zhvillimi urban për rajonet metropolitane urbane; Roli iarkitekturës në zhvillimet urbane; Hapësirat e lira publike;Trashëgimia kulturore dhe zhvillimet urbane; Kontrolli i zhvillimeveurbane; Banimi dhe zhvillimet sociale karshi zhvillimeve tëhovshme urbane; Rritja urbane e qëndrueshme; Ndërtimet ilegaledhe procesi i legalizimit; Jeta urbane dhe shoqëria civile; Urbanizimidhe turizmi; Ndikimi i politikës ditore në arkitekturë dhe urbanizëm;Urbanizimi dhe ndryshimet klimatike në Kosovë; Identiteti urbangjetiu dhe në Kosovë, e shumë e shumë të tjera.Të gjithë e dimë se Bashkimi Evropian është në rrugë e sipër të bëhetnjë kontinent i pandarë, ku territoret janë të ballafaquara me sfidatë ngjashme ekonomike, sociale dhe mjedisore, porse të cilat nuknjohin kufij. Kjo ndodh përderisa në të njëjtën kohë këto territorejanë të qeverisura në mënyrë institucionale dhe administrative përmeskufijve tradicionalë. Përderisa në territorin e Bashkimit Evropian nuk ka kufij, do të thotëse aty duhet të ekzistojnë rregulla të dakorduara nga të gjithë qëaderojnë në të, për një funksionim të tillë, për një kohezion tëqenësishëm ekonomik, social dhe mjedisor.Pra, integrimet evropiane ngrenë çështjen e KOHEZIONITTERRITORIAL ndërmjet shumë territoreve, tanimë objektiv i ri përBashkimin Evropian, bazuar në Traktatin e Lisbonës, bashkëpuniminndërmjet territoreve, përtej kufijve dhe institucioneve të ndryshmegjegjëse, duke u bërë shumë e më e rëndësishme për mënyrën eqeverisjes së tyre, qeverisjes shumështresore për rajonet e rejafunksionale (Seider, M., 2010). Planifikimi hapësinor është shumë i rëndësishëm për të hyrë nëoborrin e njëjtë të Bashkimit Evropian, meqë ai funksionon si bashkësishtetesh pa kufij (me liri të qarkullimit të njerëzve, mallrave dheshërbimeve).

Për të arritur të lëvizësh i lirë gjithandej nëpër BE, do të duhej tëndihesh i sigurt, ndërsa për t’u ndier i sigurt duhet që të gjithë tërespektojnë rregullat e njëjta të lojës, pra edhe që të dinë se çkandodh dhe çka do të ndodhë në territorin gjegjës – të fqinjit dhemë larg.Për të ditur se çka do të ndodhë për më larg në territorin x në BE,duhet të projektohet e ardhmja përmes planeve afatgjata, me tëcilën sigurohet se shtetet gjegjëse do të respektojnë rregullat epërbashkëta të lojës. Këtu hyn planifikimi hapësinor!Bashkimi Evropian për shkak të zhvillimeve të ndryshme në territorine vet ka rajone me karakteristika të ngjashme zhvillimi, të cilat fondetzhvillimore i mbështesin dhe të cilat paraqiten përmes hartave përshumë çështje me rëndësi. Njëra ndër hartat aktualisht me rëndësi(nëse shkruani fjalët kryesore të kërkimit në internet si rajonetevropiane apo ESPON.eu) që do të hasni është harta e BE�së lidhurme çështjet e mirëqenies ekonomike dhe punësimit. Menjëherë dot’ju dalin përpara hartat, të cilat shumë ministra në BE i shqyrtojnë,dialogojnë, bëjnë marrëveshje, flasin për të tashmen dhe për tëardhmen. Pra, e ardhmja e paraqitur në hapësirë! Për të përfunduar, në këtë numër të revistës do të elaborohen shumënga sfidat e zhvillimeve urbane nga ekspertë të ndryshëm vendorëdhe ndërkom bëtarë, nga këndvështrimet e ndryshme, dimensionete ndryshme, ashtu sikurse është shumëdimensionale vetë HAPËSIRA,NJERIU, SHOQËRIA, JETA, ZHVILLIMI, ARDHMËRIA, GJENERIMI ITË RESË, RUAJTJA E SË VJETRËS.

IDA. Elvida Pallaska, magjistër për menaxhim dhe zhvillim urban

HYRJE

Revista është inicuar dhe realizuar nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur. Opinionet e autorëve të artikujve të publikuar nuk përfaqësojnë qëndrimet e Fondacionit. • Bordi editorial: Luan Shllaku, Agron Bajrami, Venera Hajrullahu, Iliriana Kaçaniku, Fatmir Curri, Ilir Deda e Alban Zogaj. Koordinator i këtij edicioni: Vera Pula,

Design & Layaut: Sami Kçiku. • Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur � Adresa: Ulpiana, Imzot Nikë Prela, Villa Nr. 13, 10000 Prishtinë; tel.: +381 38 542 157; e�mail: [email protected]

Regjionet Europjane 2010 Mirëqenia ekonomike dhe papunësia

Page 3: eu-magazine-06-ALB.pdf

magazina evropiane3

PARTNERITETI PRIVAT DHE PUBLIK PËRBALLË ZHVILLIMEVE URBANEArk. Agron Sallova

Faqe4

URBANIZIMI DHE SFIDAT E PLANIFIKIMIT URBAN NË KOSOVË MSc. Besim Gollopeni

Faqe 6

NDËRTIMET JOFORMALE DHE ADMIN-ISTRIMI MË I MIRË I TERRITORIT

Dr. Besnik Aliaj

PLANIFIKIMI GJITHËPËRFSHIRËS SIMJET PËR NDËRLI-DHJEN DHE PËRKA -TËSINË E KOMUNITETIT ME VENDINIDA. Eliza Hoxha

Faqe 10

ZHVILLIMI I PLANIFIKUAR HAPËSINOR - INDIKATOR I NIVELIT TË VETËDIJESKOLEKTIVE - PROGRESIT SHOQËRORIDA. Elvida Pallaska

Faqe 12

ZHVILLIMI RAJONAL NË KOSOVË Inxh. i dipl. i ark. Faton Deva

Faqe 15

MISIONI I ZHVILLIMIT URBAN Flamur Kuçi

Faqe 18

RËNDËSIA APO INJORIMI I PLANIFI KI MITHAPËSINOR DHE URBAN NË KOSOVËArk. Hidajete Zhuri

Faqe 21

ZHVILLIMI NËPËR HISTORI I HAPËSIRËS PUBLIKE NË KOSOVËArk. Ilir Gjinolli

Faqe 23

PËRPARËSITË E BASHKËPUNIMIT NDËR -KUFITAR DREJT ZHVILLIMIT TË QËNDRU -ESHËM TË BALLKANIT PERËNDIMORArk. Ilirjana A. Mejzini

Faqe 27

KARIKATURAT Faqe 30-31

QYTETI NË TRANSICION: “ARCHIS INTERVENTIONS” NË PRISHTINËFlorina Jerliu, Kai Vöckler

Faqe 32

TRASHËGIMIA DHE PLANIFIKIMILuan Nushi

Faqe 35

JUNIKU, NJË QASJE ALTERNATIVE EZHVILLIMIT HAPËSINOR, BAZUAR NËTRASHËGIMINË KULTURORE DHEPLANIFIKIMIN ME FORCA VETJAKEMirian Bllaci

Faqe 37

KOSOVA – ME URBARKITEKTONIKËNË “SHQETËSIM”Ark. Nexharije Buçinca

Faqe 40

VIZIONI PËR KOSOVËNPërparim Rama

Faqe 42

ROLI I GIS-IT NË PLANIFIKIMIN DHE MENAXHIMIN URBANRizah Murseli

Faqe 45

ZHVILLIMET URBANE KARSHI MENAXHI -MIT TË PATUNDSHMËRIVE NË KOSOVËVisar Hoxha

Faqe 47

LEGJISLACIONI NË ZHVILLIMET URBANE NË KOSOVËVjosa Vela

Faqe 49

ARKITEKTURA E OBJEKTEVE PUBLIKENDIKIMI I ARKITEKTURËS PERËNDI-MORE-EVROPIANE, ARKITEKTURA E PRISHTINËS 1878 – 1912Mr.Sc. Vlora Navakazi, i.d.a

Faqe 51

IDENTITETI URBAN NË KOSOVËArch. Ylber Vokshi Ylli

Faqe 60

NË KËTË NUMËRZHVILLIMET URBANE

Zhvil

limet

urban

e

Page 4: eu-magazine-06-ALB.pdf

magazina evropiane 4 Zhvillimet urbane

Përparësitë dhe risitë që i ka sjellëreforma legjislative në fushën eplanifikimit urban tashmë janë tëdukshme në shumë qytete të Kosovës.Një pjesë e madhe e komunave karealizuar obligimin e vet ligjor që tënxjerrë PZHU�të. Ndërsa udhëheqja eprocesit të hartimit të këtyredokumenteve ka pësuar avancim pozitiv,duket që shumë rrallë është anticipuar qëinvestimet më domethënëse vijnë ngasektori privat. Këto investime gjithnjëdrejtohen në zhvillimin e kapaciteteveafariste, ndërsa e tërë kjo ndodh mendërtim të intensitetit të shtuar. Për këtëarsye nuk mund të konstatohenkapacitete të mangëta investuese, por ekundërta, mungesa e udhëzimit adekuattë bazuar në planifikim dhebashkërendim të interesave mes sektoritprivat dhe publik. Stad kritik në tërë këtëproces për t’u arritur është hapja edialogut për balancim të interesaveprivate dhe publike dhe deklarim tëprojekteve afatmesme dhe afatgjatë ngatë dyja palët. Deri në arritje të këtij stadisektori privat vepron furishëm, ndërsaadministrata e hutuar pa asnjë politikë sesi të veprojë.Sidoqoftë, ka shembuj për të ndjekur,dukuri që kërkojnë vëmendje dhemundësi që “ecja paralele” të kryqëzohetmë shpesh në të ardhmen.

Shembuj, për të ndjekur

Të dy shembujt vijnë nga Peja, dhe kanëtë bëjnë me efektet pozitive që sjellplanifikimi pjesëmarrës, kur, përveçrealizimit të interesit publik, të arritur

përmes negociimit intensiv 18� muajsh imundëson sektorit privat të kapitalizojëvlerat e reja urbane. Fjala është përprojektin e zonës së lirë këmbësore nëqendër të qytetit, sipas mendimit tim, tëvetmes në Kosovë me atribute adekuate.Shembull i mirë për t’u ndjekur në këtërast është qëndrimi insistues iadministratës komunale që njërën ngarrugët më të frekuentuara ta kthejë nëzonë për këmbësorë. Shembull i dytë ka të bëjë me projektin elirimit dhe të sigurimit të qasjes së lirë nënjë segment të bregut të lumit. Synimi iangazhimit të kapitalit privat dhe publiknë projektet strategjike komunale ështëartikuluar shumë thjesht nga autoritetetkomunale përmes këmbimit të pronëskomunale me atë private. Specifike nëkëtë rast është qasja ndaj sektorit privat,nga i cili është kërkuar të blejë pronat qëpengojnë zhvillimin e projektit, ndërsajanë ofruar në këmbim prona që nukpengojnë ndonjë projekt kapital publik eqë paraqesin aset të vlefshëm zhvillimorpër sektorin privat. Këmbimet janëzyrtarizuar përmes vendimeve përkatësetë Asamblesë Komunale.

Përqendrimi i veprimtarive � dukuri qëkërkon vëmendje

Sado në shkallë të ulët, edhe qytetet tonavuajnë nga sindromi, i cili e ka kapluartërë rruzullin, me shkallë të lartë të rritjessë territorit urban dhe të globalizimitekonomik. Në një numër të madh tëqyteteve “zona industriale “ ka qenë epërkufizuar sipas planeve urbane me

zonim funksional të qytetit si pjesë e inditurban. Këto zona kanë shërbyer që tëthemelohen ndërmarrje shoqërore që pasluftës i janë nënshtruar procesit tëprivatizimit. Në shumicën e rasteve nëfillim ky privatizim nuk ka sjellë rritjeekonomike të pritur kryesisht për shkak tëmungesës së investimeve të deklaruaranga pronarët e rinj. Mirëpo shumëshpesh mund të hasim në situata kupronarët e rinj kanë shitur apo dhënë merentë pjesë të konsiderueshme të këtyreaseteve, gjë që kryesisht rezulton mehapje të bizneseve të vogla përbrenda njëzone. Këto zhvillime sado naive që dukenme kohë po e dëshmojnë të jenë më se tëarsyeshme e kryesisht për shkak se i tërëky proces sjell përqendrimin eveprimtarive tregtare, shërbyese dhezejtare në një zone të caktuar, kupërparësitë janë të shumëfishta, si lidhjae mirë me qytetin dhe rrugët magjistrale,qasja e lehtë e konsumatorit me automjetnë shërbime, hapësirë e mjaftueshme përqarkullim dhe parkim brenda zonës,laramania e ofertës dhe shërbimeve,furnizim më stabil me energji elektrike etj.Me gjithë këtë skemë që funksionon nëmënyrë natyrale, sepse laramania ështëmagnet për konsumatorin, shpeshpropozimet e planeve kërkojnë transferimtë këtyre përmbajtjeve në një distancë mëtë madhe apo hapje të një zone të re?!Ky zhvillim ofron një mundësi tëshkëlqyeshme që nën menaxhiminadekuat të procesit të planifikimit këtozona të “popullohen” më të gjitha atobiznese që në shumicën e rasteve janë tëzhurmshme dhe krijojnë imazh të keq nëzonat e dendura urbane. Riparuesit e

PARTNERITETIPRIVAT DHE

PUBLIK PËRBALLË

ZHVILLIMEVEURBANE

Ark. Agron SallovaPartneriteti publik privat i nevojshëm për efikasitet

Page 5: eu-magazine-06-ALB.pdf

magazina evropiane5Zhvillimet urbane

gomave, larja e veturave, serviset eautomekanikëve, tregje me artikuj qënuk mund të transportohen me veturëetj., me një program adekuat të bazuarnë partneritet privat dhe publik, mund tëtransferohen në këtë zonë. Trendëtaktualë tregojnë që vizita e konsumatoritnuk është thjesht nevojë për furnizimapo shërbime, por edhe zbavitje, prandajshpesh vërejmë edhe funksione tërekreacionit, sportit dhe hotelerisë nëkëto zona të shërbyera edhe me transportfalas për shkak të frekuentimit tëqëndrueshëm qendër – zonë.

Komunikimi sistematik dhe i strukturuar

Dëgjimet publike për planet afatmesmebuxhetore të komunave janë më shumëpërmbushje e obligimit ligjor sesa qasjespragmatike të identifikimit të pikave kutakohen interesat. Në anën tjetër, këtoprojektbuxhete as përafërt nukreflektojnë rekomandimet e planeveurbane, ndërsa nga sektori privatkërkohet që të zhvillojë kapacitetet e vetanë përputhje me planet e miratuara. Endenuk ekziston praktika që ndonjë komunënë Kosovë të ftojë sektorin privat që nëhollësi të shpjegojë buxhetin që ka për tëardhmen dhe të paktën të dëgjojëmendimin se si nga perspektiva endërmarrësit ky buxhet mund të sjellëmë shumë projekte të konceptit “win�win”. Ky komunikim duhet të jetë i

planifikuar, sistematik dhe mirë istrukturuar që të krijojë një platformëafatgjate të bashkëpunimit në mënyrëqë projektbuxheti gjithnjë të deklarojëedhe investimet e pritura nga sektoriprivat.

Programet e partneritetit në fushëne banimit

Planifikimi i fondit banesor në kushtetaktuale nuk mund të zhvillohet papërfshirje të sektorit privat dhe përkrahjetë sistemit bankar. Mirëmbajtja edendësisë së banimit e rekomanduar meplane urbane për një zonë jo rrallë ështënë kundërshtim me perspektivën eprofitit që kanë zhvilluesit e projekteve.Në të dy rastet investohet në planifikimdhe rezultat i kësaj është konflikti iambicieve në të njëjtën hapësirë. Banimisi funksion primar nuk zhvillohet i bazuarnë një politikë zhvillimore me përkrahjetë gjerë, në aspektin legjislativ ende nukjanë përcaktuar subjektet përkatëse nësektorin privat që kanë të drejtën eplanifikimit dhe zhvillimit të banimitpërballë kërkesës për hapësirë të banimitnë kushte të rritjes së përshpejtuarurbane. Në këtë situatë profilizimi indërmarrjeve për këtë veprimtari,planifikimi i përbashkët, i cili mund tëfinancohet nga sektori privat, përfshirja ebankave kreditore në procesin eplanifikimit të hapësirës banesore mundtë krijojnë kushte shumë të mira për

balancim sa më të mirë të interesave tëpalëve të përfshira në proces. Cilësia ehapësirës së banimit, infrastruktura dheshërbimet, funksionet plotësuese etj., qëtë gjitha duhet të përcaktohen përmesnegociimit intensiv gjatë planifikimit tënjë ansambli apo blloku për banim,ndërsa plani për zbatim duhet tëspecifikojë bartësit e investimit përsecilën kategori në veçanti. Kjo është emundur vetëm me partneritet në bazakontraktuale mes palëve të përfshira.

Elaboratet e arsyetueshme sociale,mjedisore dhe ekonomike

Çdo projekt kapital, privat apo publikkërkon paraprakisht studim të arsyetimitinvestues (fizibilitet), pastaj projekt�propozim, vlerësim përkatës të ndikimitetj . Deri më tani nuk kam hasur nëndonjë rast ku ndonjë komunë nëbuxhetin e vet ka zotuar mjete për një gjëtë këtillë. Për këtë arsye shpesh edhe kurshfaqet ndonjë mundësi e realizimit tëndonjë projekti, i cili paraprakisht kërkonelaboratin e fizibilitetit, procedura e gjatëe zotimit të mjeteve për këtë elaborat eshtyn për së paku një vit realizimin. Nëanën tjetër, mund të vërehet se në trevjetët e fundit kanë filluar të realizohenprojekte më serioze nga sektori privatdhe pothuajse në çdo rast investimet janëtë bazuara në planifikim paraprak dhe tëpaktën para�fizibilitet. Kjo praktikë duhetkuptuar si mundësi që ka sektori publik,që në moment të caktuar t’i drejtohetsektorit privat me kërkesë për konsulencëprofesionale, huazim të mjeteve nga bazakontraktuale deri në alokimin e mjetevetë zotuara apo thjesht kërkesë përpërkrahje të projektit. Kjo posaçërishtvlen në raste të realizimit tëinfrastrukturës kapitale të qytetit, siimpianti për trajtim të ujërave fekale,rregullimin e shtratit të lumit, rirregullimterritorial, regjenerimit urban etj.Rindërtimi i pasluftës na ka sjellë njëpërvojë të re, e ajo është që veprimi injëanshëm sjell dëme të mëdha për tëgjithë.

(Autori është arkitekt për ndërtim dheinxhiniering, ShPK “Dukagjini” – Pejë)Partneriteti publik privat, për një qytet më funksional dhe të bukur

Page 6: eu-magazine-06-ALB.pdf

magazina evropiane 6 Zhvillimet urbane

Urbanizimi dhe zhvillimi i jetës urbane nëKosovë me tërë ritmin dhe dimen sionet etij është i ri, megjithëqë disa qytete, siçdihet, kanë histori dhe traditë relativishttë gjatë. Baza natyrore, trashëgimiaspecifike shoqë roro�his torike, depërtimi ivonshëm i elementeve të ekonomisëkapitaliste, pozita kolo niale e Kosovësgjatë tërë shekullit të kaluar dhemoszhvillimi ekonomik në përgjithësi,kanë krijuar tip të veçantë të popullimit.Zhvillimi i pamjaftueshëm dhe i von shëmsocio�ekonomik dhe transformimi ingadalshëm hapësinor i Kosovësmundësoi nivel dhe rrjedhë të veçantë tëurbanizimit.Në fund të shekullit XX dallimet midisrritjes së popullsisë dhe dimensionitfunksional të urbanizimit shënuan njërritje të madhe, sepse ngeci urbanizimisekondar si indikator i rëndësishëm iprocesit të urbanizimit, ndërsa u forcuaedhe më tepër urbanizimi primar. Deri në fillim të pjesës së dytë të shek. XXndryshimet në mobilitetin hapësinor dhesocial të popullsisë ishin të vogla, nëpërqendrimin dhe moszhvillimin eqyteteve, si dhe në zgjerimin territorial tëstrukturave urbane. Pas këtyre viteve, eveçmas në dekadën e parë të shek. XXI,ndodhën ndryshime të mëdha si nëpërqendrimin demografik dhe zgje riminhapësinor të zonave urbane dhe atyreperiferike�urbane. Në këtë kohë lëvizjet epopullsisë fshat – qytet dhe qytete tëvogla drejt qyteteve të mëdha ushndërruan në përditshmëri, ku secilit qëiu dha mundësia e shfrytëzoi atë, kugjithnjë synim, veçmas i të rinjve(studentëve), ishte dhe vazhdon të jetëPrishtina. Ky qytet u bë një gjenerator i

përqendrimit të popullsisë dhe zhvilli mevesocio� ekonomike, si dhe shpresë dhënësepër popullsinë, ngase mundësia për tëpasur një jetë më të mirë (shkollim, vendpune, etj.), ishte më e madhe se gjëkundi.Kjo ndodhi për faktin se e tërëadministrata shtetërore (qendrore),organizatat ndërkombëtare, ambasadat,qendrat e mëdha të biznesit kosovar dhetë huaja etj., u vendosën në Prishtinë dherrethinë. Në dekadën e fundit zhvillimet epakontrolluara urbane dhe periferike�urbane (të paplanifikuara) morën formëgjithë andej territorit të Kosovës, me thekstë veçantë në 7 qendrat e mëdha urbane,posaçërisht në Prishtinë. Ndërkaq për �gatitjet institucionale për të menaxhuarmirë zhvillimet hapësinore, veçmas mezonat urbane dhe periferike�urbane janënë shkallë modeste. Në këtë situatë tëpalakmuar hapësinore janë ca faktorë tëndryshëm që kanë ndikuar e që tash do tëpërmendim disa prej tyre që mendohet sejanë ndër më kryesorët:

1) Mungesa e kapaciteteve hu mane� është një ndër faktorët më me ndikim nëfushën e planifikimit hapësinor/ urban.Pas vitit 1999, përveç mungesës sëplanerëve profe si onalë, kishte edheparagjykime në shkallë të lartë në mes tëprofileve që merreshin me planifikimhapësinor. Mirëpo kjo situatë nuk ështëdiçka për t’u çuditur për faktin se nëKosovë edhe sot e kësaj dite nuk kafakultet për planifikim hapësinor/urban.Ndërkaq si nënprobleme në vete janëedhe mosorganizimi i mirëfilltë lokal nëfushën e planifikimit hapësinor dhe madjenga dy aspekte:a) edhe sot e kësaj dite nuk ka një

organizim të mirëfilltë në qeverinë lokale.Në këtë situatë ka përzierje kompe �tencash në mes të drejtorive. Gjatëhulumtimit të realizuar në pranverë tëvitit 2011, është kuptuar se shumica ekomunave të Kosovës drejtoritë përplanifikim hapësinor/urban i kanë tëemërtuara ndryshe. Shih grafikonin nëvijim:Kjo situatë krijon përzierje të kompe �tencave dhe vështirësi të natyrës (mos)bashkëpunuese – (mos) bashkëpunimitndërkomunal. Nëse e marrim shembullrajonin e Prizrenit, të cilin e përbëjnë 5komuna (përjashtuar Komunën eMamushës), që të gjitha këto i kanëdrejtoritë e planifikimit hapësinor tëemërtuara ndryshe.b) gjatë analizave dhe hulumtimeve nëqeverinë lokale është kuptuar se asnjëkomunë deri tashti nuk e ka hartuarndonjë plan zhvillimor komunal dhe urbanme kapacitetet e veta humane. Të gjithakomunat të cilat i kanë hartuar planethapësinore dhe janë në proces të hartimit,i kanë kontraktuar kompanitë/organizatatprivate vendore dhe të huaja, ndërkaqfatkeqësisht shumë kompani, të cilatmerren me planifikim hapësinor nëKosovë, e bëjnë këtë punë jo pse janëprofesionistë të kësaj fushe, por për arsyese ky lëmë për formën dhe modelin se siato i hartojnë planet zhvillimore urbaneështë mjaft përfituese. Në anën tjetër,përbrenda procesit të hartimit të planevezhvillimore urbane nga vetë kompanitë kamjaft manipulime të natyrës profesionale,teknike etj., ndërsa, kapacitetet të cilat ika qeveria lokale (shumica e komunave)nuk janë në gjendje që të kontrollojnëpunën e kompanive private gjatë hartimit

URBANIZIMIDHE SFIDAT

E PLANIFIKIMITURBAN NË

KOSOVË

MSc. Besim Gollopeni Foto: Besim Gollopeni, Prishtinë, 2010

Page 7: eu-magazine-06-ALB.pdf

magazina evropiane7Zhvillimet urbane

të planeve urbane në mënyrën më të mirëtë mundshme, prandaj edhe cilësia eplaneve urbane vihet në pikëpyetje.

2) Mungesa e financave � për hartimine një plani zhvillimor komunal dhe urbankërkohen shuma të mëdha financiare,prandaj strukturat udhëheqëse lokale nëtë shumtën e rasteve në mungesë tëmjeteve (financave), me dijeni apo padijeni, hartimin e planeve zhvillimoreurbane e radhisin në prioritetet e fundit tëqeverisjes së tyre, duke u përkushtuar mëshumë në projekte fizike (asfaltimin errugëve, rrjetit të ujësjellësit, kanalizimit,objekte etj.), të cilat janë të dukshme përpopullatën e gjerë dhe përmes kësajforme të qeverisjes (politikëbërësit dhevendimmarrësit) synohet të arrijnëelektorat (votues për vete) më shumë.Mirëpo ka edhe disa nga komunat qëtash e 4 vjet i kanë hartuar planetzhvillimore urbane si p.sh: Peja, Ferizaj,Gjilani, Gjakova etj., por prapëseprapëzbatimi i planeve në praktikë nuk është ikënaqshëm. Në anën tjetër, disa komunajanë fokusuar më tepër në hartimin eplaneve rregulluese urbane (për lagje tëcaktuara të vogla), si p.sh. Prishtina, gjëqë kjo praktikë doemos paraqet vështirësinë harmonizimin e planeve zhvillimoreurbane dhe komunale. Në një situatë tëkëtillë pashmangshëm paraqitenpabarazitë sociale, deintegrime urbaneetj.

3) Mungesa e vullnetit politik �vërehet një mungesë e vullnetit politikpër t’u marrë me hartimin e planeve

zhvillimore urbane dhe me rregullimin eterritorit, punë kjo që frutat e para(rezultatet) do t’i japë pas një periudherelativisht të gjatë. Siç edhe u potencuamë lart, politikëbërësit dhe zbatuesit eatyre politikave më tepër janë tëpërkushtuar në projekte fizike, të cilatbien drejtpërdrejt në sy të popullatës sesatë hartojnë plane dhe strategji lokale përperiudhën afatshkurtër, të mesme dheafatgjatë. Por një situatë e tillë ndodh nëtë shumtën e rasteve, ngase nuk kuptohetaq sa duhet roli dhe rëndësia e planeve

zhvillimore urbane. Këtë fakt edhe mëtepër e vërteton analiza/hulumtimi i bërëgjatë fushatës së përgjithshme (në nivelqendror) në vitin 2010, ku as 1% e tëgjitha intervistave, projektpropozimeve,premtimeve, debateve televizive etj., tëliderëve dhe përfaqësuesve të tyre, tëpolitikës kosovare, nuk e zunë ngojefushën e planifikimit hapësinor/urban. Nëmungesë të njohurive dhe pranimit nëshkallë të dëshirueshme të fushës sëplanifikimit hapësinor, kaosi hapësinorvazhdon ta degradojë hapësirën eKosovës në të gjitha anët. Shih foton nëvijim.Si rrjedhojë e gjithë kësaj që u shtjelluamë lart vijmë në përfundim se zhvillimete pakontrolluara kanë marrë formëgjithandej nëpër komuna, posaçërisht nëqendrat e mëdha urbane, duke shkaktuarhumbje të tokës bujqësore, zhvillime tëpabalancuara hapësinore, degradim tëvlerave natyrore dhe kulturore, pabarazisociale, deintegrime urbane etj., duke esjellë vendin para një kaosi hapësinor, kupasojat e tij do të jenë të papara �shikueshme dhe afatgjate.

(Autori punon në Institutin për PlanifikimHapësinor)

Sfidat e zhvillimeve hapsinore

Page 8: eu-magazine-06-ALB.pdf

magazina evropiane 8 Zhvillimet urbane

Në ditët e sotme Shqipëria po përjetonpërvojën e ndërrimeve radikale tëterritorit dhe pronës, situatë kjo engjashme me atë në Angli dhe Shtetete Bashkuara të para dy shekujve. Gjatëdekadës së fundit, së paku 1/3 epopullatës, e cila kishte jetuar më parënë viset e izoluara malore, lanë mënyrëne jetës tradicionale dhe erdhën nëqendrat urbane dhe tregjet e reja tëpunës. Popullata e Tiranës ështëtrefishuar, ndërsa e Durrësit ështëdyfishuar. Popullata e Kamzës dheFushë�Krujës është rritur për 10 herë,përderisa bregdeti i Shqipërisëaktualisht përballet me një ‘boom’demografik. Në fillim të viteve 2000,sipas të dhënave të Bankës Botërore, nëKomunën e Kamzës (95% të ndërtesaveishin të ndërtuara në mënyrë informalepas vitit 1990), ku popullata lokale përnjë dekadë ka investuar së paku 100milionë USD, në ndërtesa, të cilatshërbejnë për qëllime të strehimit,biznesit dhe infrastrukturës bazë,përderisa në shumë raste investimetpublike kanë munguar tërësisht. Nërastin më të mirë, investimet nukkalojnë shumën prej 100,000 USD nëvit. Përafërsisht 6�7 nga 10 objekte tëndërtuara pas vitit 1990 në Shqipëri,janë ndërtuar në mënyrë ilegale �/joformale.

“Misteret” që pengojnë zhvillimine Shqipërisë � Nocioni i pronëspërfshin një seri të pyetjeve vitale tëcilat janë sfida të qenësishme përshtetin, siç është Shqipëria, të cilat

pyetje kërkojnë përgjigje të qenësishme.Me injorimin e këtyre çështjeve, mundtë shkaktohet transformim në “mistere”të frikshme, të cilat do ta pengojnëseriozisht administrimin e territorit tështetit.Do të shikojmë në objekte pa leje tëqyteteve tona, pasi që sasia e tyre ështëe madhe përderisa shumica e tyrepraktikisht është “kapital i vdekur”. Nëbotë vlera monetare e objekteve pa lejearrin në së paku 10 bilionë USD, ndërsarreth 70% të ndërtimeve në Shqipëri pasvitit 1990 konsiderohen të jenë(pjesërisht apo tërësisht) pa leje. Njëdeklaratë nga qeveria thotë se pas vitit1990 në Shqipëri, së paku 200.000�300.000 objekte kanë qenë të ndërtuarapa leje, me një vlerë monetare të 6miliardë USD. Kjo është vlerë enënvlerësuar për shkak të vlerësinvestuese fizike dhe e cila nuk ështëe vlerës së tregut. Në këto kushte, nëlagjet më të varfra të cilat janë tëstërmbushura me objekte pa leje,ekzistojnë miliona dollarë, të gatshmepër t’u përdorur nga autoritetet mepërgjegjësi, të cilët do të kishin mundurtë ishin “kapital i gjallë” nëse dokishin zbuluar misterin e transformimittë pasurive. Banorët e këtyre zonavenuk janë problem, ata janë vetëzgjidhja!Misteri i pronës – Aktualisht, nocioni ipronës krahasohet me “shpendin dhevezën e artë”. Askush nuk mund tëthotë se ku është ky “shpend”. Çkaështë prona? Si është e prodhuar? Ciliështë raporti me paranë? Në fund të

luftës së ftohtë, një numër i shteteve siShqipëria kërkoi ndihmë nga shtetet ezhvilluara. Ndër këshillat që mori ishteedhe imitimi i Perëndimit, por endeedhe sot nuk është kuptuar fakti qëarsyet e vërteta të suksesit të shtetevetë zhvilluara shtrihen shume më thellëse në sipërfaqe. Në fakt, sistemet eqasshme të pronave juridikisht legalejanë motorë të cilët shërbejnë dhemundësojnë zhvillim ekonomik dheadministrim të suksesshëm të territorit. Misteri i vetëdijes politike – Nëse sasiae tillë enorme e kapitalit të vdekur ishtenë fuqinë e popullatës, si është emundur që të mos jetë marrë parasyshsi potencial zhvillimor? Këto rezultatetë gabueshme vijnë nga mungesa einformatave të nevojshme, mungesa ekuptimit dhe rezultatet e rivendosjes sëpopullatës, sikurse edhe faktit se tëvarfrit kanë ndërruar mënyrën e jetesëssë tyre, fakt ky që me shumicë ështëneglizhuar. Përderisa të gjithë këtabanorë “joligjrespektues” të qytetevetona, kontrollojnë një sasi tëkonsiderueshme të patundshmërive sidhe njësive ekonomike prodhuese, dotë jetë e qartë se një numër i madh iproblemeve kombëtare rezulton ngadiskrepanca ndërmjet ligjeve aktualedhe mënyrës aktuale në të cilënshoqëria funksionon. Nëse ligjet eshkruara janë në konflikt me “ligjet”,të cilat konkretisht udhëheqin njerëzitnë realitet, sigurisht që do të udhëheqëvarfëria dhe pakënaqësia. Problemifondamental nuk është zhvillimi iqyteteve me ndërtesa pa leje porse fakti

NDËRTIMET JOFORMALEDHE ADMIN-

ISTRIMI MË I MIRË

I TERRITORIT Dr. Besnik Aliaj

Ndërtime ilegale�informale

Page 9: eu-magazine-06-ALB.pdf

magazina evropiane9Zhvillimet urbane

se banorët “joligjrespektues” krijojnëkontrata ekstra�legale sociale, të cilatmë pastaj imponojnë redistribuimesencial të pasurisë dhe të mirëqenies.Kur autorët pranojnë këtë arsyetim,atëherë nuk do të jenë këto objekteshkak i problemit por pjesë e zgjidhjes. Mësimi i humbur nga HistoriaAmerikane – Ajo çka në këtë momentështë duke ndodhur në Shqipëri, kandodhur më parë në EvropënPerëndimore dhe Shtetet e Bashkuara,por deri më sot askush nuk e kaanalizuar mënyrën se si këto shtete ekanë kapërcyer këtë sfidë. Njohja dheintegrimi i së drejtës për pasuri ekstra�legale kanë qenë elemente kyç qëkanë tregun e Shteteve të Bashkuaramë të rëndësishmin në ekonominëbotërore dhe krijuesin më të madh tëpasurisë. Çelësi amerikan për sukses kabërë revolucion në të drejtat pronësore,edhe pse jo gjithmonë me dëshirë dhenë mënyrë konstante. Amerikanëtgradualisht i kanë legjitimuar normatekstra – legale dhe rregullativënpronësore duke integruar elementetshoqërore me ligjet e tokës dhe sisteminformal të ri për patundshmëri. Në fakt,ishte procesi i integrimit ai i cili krijoimundësitë e prosperitetit dukezëvendësuar natyrën statike të pronëssë siguruar, i cili është i mbrojturkundër ndryshimeve të mundshme tëshpejta, me një aspekt dinamik tëpronësisë të cilat në mënyrë të

drejtpërdrejtë i shërbejnë rritjesekonomike. Transicioni drejt formalizimittë ekstra�legal pronësive në SHBArezultoi me linjën e konceptit seinstitucionet legale mund të mbijetojnëvetëm nëse u përshtaten nevojaveshoqërore. Mësimi më i mirë nga SHBA�ja është se ka qenë gabim i madh tëpretendohet që sektori ekstra�legalnuk ekziston, veçanërisht nëse kysektor është formalizuar pa ndonjëstrategji të qartë. Me këtë detyrat eautoriteteve në funksion do të ishin: i)identifikimi i kontratave reale sociale tëpronësisë; ii) integrimi me ligjet zyrtare

; iii) zhvillimi i strategjisë që ofronrregullativa legale në këtë sferë. Misteri i dështimit të ligjit – Që ngashekulli XIX, shumë kombe kanë imituarligjet e Perëndimit me qëllim qëqytetarëve të tyre t’u ofrojnë një kornizëlegale, e cila do të stimulonte krijimine pasurisë dhe të mirëqenies. Por,shumë shpesh, kanë dështuar. Shumicae qytetarëve shqiptarë sot nuk mund tëpërdorin këto ligje për të materializuardhe shndërruar kursimet e tyre nëmirëqenie. Pjesa e cila mungon dhe ecila e bën ligjin funksional mbetetmister. Sido që të jetë, draftimi ilegjislacionit për legalizimin e objekteveilegale/joformale duhet të ketë përqëllim krijimin e sistemit tëpatundshmërive të qasshëm për tëgjithë. Qëllimi i fundit i sistemit tëpatundshmërive dhe legjislacionit urbannuk është vetëm draftimi i statuteveelegante dhe rregulloreve; porse do tëduhej të ishte qëllimi për investimet nërrjetëzime gjigante kompjuterësh apotë printimit të hartave të bukura mengjyra; Qëllimi për një garanci legalembi pronën, e cila do të ishte në duartë qytetarëve ligjdashës.

(Autori është profesor në UniversitetinPolis – Tiranë)

Informaliteti në zhvillime urbane

Ndërtimet ilegale të rrënuara

Page 10: eu-magazine-06-ALB.pdf

magazina evropiane 10 Zhvillimet urbane

E kemi dëgjuar gjithandej se gjithëpërfshirjaështë vlerë e shoqërive demokratike. Grupetë ndryshme sociale, etnike, gjinore, moshee kulturore kanë nevoja dhe kërkesa tëndryshme përbrenda një lagjeje, qyteti arajoni. Për t’iu dhënë përgjigje një game kaqtë gjerë nevojash e kërkesash të këtyregrupimeve për një të ardhme alternative përtë gjithë, një grup i vogël ekspertëshplanifikues e ka shumë të vështirë ta bëjëatë nga zyra, si kishte bërë dikur.Përfshirja e grupeve të ndryshme të interesitnë proceset e planifikimit dhe zhvillimeveurbane e njohur në botë si “planifikimigjithëpërfshirës” ka filluar që në të ’70�tat,atëherë kur paradigma moderne po venitejdhe kur platforma të reja të komunikimitdhe planifikimit do të shfaqeshin si nevojëe përfshirjes së zërave të shumtë e tëndryshëm për një të ardhme të përbashkët. Përfshirja e komunitetit në bërjen e venditishte diçka që filloi ta rizgjonte qytetin dheshpirtin e tij të fjetur. Ishte diçka qëgradualisht filloi të rindërtojë ndjenjën epërkatësisë së komuniteteve për vendin,duke qenë se ata tashmë kishin mundësitë ishin pjesë e një rrugëtimi të përbashkëttë zhvillimit të copëzave të qytetit të tyre.Por jo vetëm, edhe bizneset lokale dhegrupet e tjera shoqërore kishin mundësi tëgjenin vendin e tyre në kornizën vizionarepër të ardhmen e vendit, lagjes apo qytetittë tyre tashmë, duke kornizuar edheinvestimet dhe interesat e tyre vetjakepërbrenda një interesi të përbashkët publik.Ideja që në procesin e planifikimit dhe tëzhvillimeve urbane të përfshihen komuniteteqë kanë ndikim në plan dhe ata qëndikohen nga plani bënë që të krijohet njëplatformë komunikimi për një konsensus

mbi të ardhmen dhe interesin e përbashkët,ku secili ka çfarë të thotë dhe për të dhënë.Në këtë kontekst të ri autoritetet lokale

zhvendosin fokusin e tyre nga ofruesit eshërbimeve tek menaxhimi i resursevedhe mundësive për shërbime edhe jashtëkornizave institucionale për ta mundësuarzhvillimin e përbashkët të qytetit.Kosova në këtë rrugëtim është mjaft vonëduke qenë se këto lloj procesesh të hapuradhe gjithëpërfshirëse për qytetin filluan tëpromovoheshin tek pas luftës së fundit.Korniza e re ligjore për PlanifikiminHapësinor më 2003 promovoi planifikiminstrategjik si mundësi për t’i orientuar dhemenaxhuar zhvillimet urbane, komunaleedhe në gjithë territorin e Kosovës. Sipaskëtij ligji dhe akteve të tjera nënligjore,procesi i planifikimit duhet të jetë i hapurdhe përfshirës që nga identifikimi i çështjevedhe diagnoza urbane e deri të vizioni përtë ardhmen. Shpeshherë ndodh që procesitë jetë i hapur dhe të ketë debat publik nëlidhje me ndonjë plan për zhvillimin e qytetitapo rregullimin e ndonjë lagjeje, por atopërfundojnë me komunikim njëdrejtimësh,me një gjuhë teknike profesionale dhe menjë ekspoze hartash e grafikonesh qëshpesh për qytetarët duken të largëta, tëpanjohura, të palexueshme e ndonjëherëedhe të pakuptueshme.Në anën tjetër, është e rëndësishme të ceketse në legjislacionin kosovar për planifikimmungon edhe një hallkë që do ta obligontearkitektin dhe planerin që në zhvillimet epjesshme në shkallë më të vogël urbane,por njëkohësisht më të prekshme përkomunitetin, përfshirja e tij të jetë eobligueshme. Duke qenë se Plani ZhvillimorUrban është një dokument vizionar, i cili

orienton zhvillimet e një qyteti për njëperiudhë afatgjate, janë planet rregullueseato, të cilat në shkallë më të vogël sjellinrregullat dhe kriteret për orientimin ezhvillimit të ardhshëm apo rregullimin elagjeve të dikurshme, tani në transformim.Këto plane janë baza ligjore për të lëshuarleje për ndërtim në nivel qyteti, por atëherëkur shfaqet plani i nivelit urb�arkitektonik,procesi ngec dhe shpesh implementimi iplaneve është i pamundur po ashtu. Kjo pobën që urbanizmi në qytetet tona tëhumbet çdo ditë duke qenë se “kemingecur shumë prapa në bërjen e vendeve,të hamendur pas ndërtimeve sa më tëmëdha”, siç thoshte White dikur. Autoritetet lokale duken si të dorëzuarapara kësaj pamjeje të re të zhvillimeve tëpakontrolluara, të cilat kanë filluar t’ia zënëdritën vetë qytetit duke minimizuar gjithnjëe më shumë hapësirën publike në shërbimtë komunitetit.

“Si ta rikthejmë vendin”?!...

Duket sikur njerëzit kanë harruar se jeta nëqytet ka vlerën dhe peshën më të madhenë hapësirat e përbashkëta, në hapësiratpublike aty ku qyteti feston, zhurmon,frymon dhe jeton. Dhe pikërisht në këtoprocese të bërjes së këtyre hapësirave, kuata socializohen, dashurohen, argëtohenapo çfarëdo tjetër, përfshirja e tyre mungon.Zakonisht dizajni i hapësirave publike,parqeve apo bulevardeve në Kosovë ështëbërë përmes kompanive të angazhuara ngaautoritetet lokale, të cilat më shumë fokusa kanë vetë dizajnin dhe elementet e tij,sesa procesin. Ka raste kur peizazhinurban në përgjithësi e përcakton ndonjë

PLANIFIKIMIGJITHËPËRF-

SHIRËS SI MJETPËR NDËRLI-DHJEN DHE

PËRKATËSINË E KOMUNITETIT

ME VENDINIDA. Eliza Hoxha

Planifikimi gjithpërfshirës në Afrikë

Page 11: eu-magazine-06-ALB.pdf

magazina evropiane11Zhvillimet urbane

“kompani për pastrim” të qytetit apondonjë tjetër që kultivon fidanë, e cila poashtu është e angazhuar nga autoritetetlokale. Rasti i dytë është më se drastik pasipërveç qytetarëve, këtu jashtë procesit ështëedhe komuniteti profesional për një gjë tëtillë.Sidoqoftë, situata nuk është krejt bardhëe zi. Ka raste edhe të disa lëvizjeve nëpërqytete të Kosovës, ku me iniciativa ngashoqëria civile apo vetë komuniteti kanëfilluar të bëhen ca zhvillimeve të pjesshmepër përmirësimin e hapësirave publikedhe krijimin e një peizazhi të ri urban.Do të dëshiroja të ndaja me ju eksperiencëntime me OJQ “Project for Public Spaces(PPS)” nga Amerika, që nga viti 1975 “kanëndihmuar komunitetet për të krijuarhapësira publike aktive dhe vitale”gjithandej nëpër botë, përmes procesit tëhapur të vizionimit dhe zhvillimit të tyre. Atabesojnë se “ procesi i përfshirjes publike,i cili definon dhe u përgjigjet konditave tëkomunitetit dhe nevojave që nga fillimiështë një nga faktorët më kritikë nëdizajnin e hapësirës publike” (PPS). Kjoqasje duket shumë e rëndësishme për tapasi që njëkohësisht “ka fuqizuar ndër vitetraditën e pjesëmarrjes publike në çështjete qeverisjes si praktikë demokratike”.Të përkrahur nga Rockfeller Brothers Fund,PPS erdhi në Kosovë më 2009, pas njëeksperience në rajon prej më se 15 vjetësh.Ideja e PPS�së për Kosovë ishte zhvillimi ikapaciteteve dhe pilot�projekteve. Uzhvilluan dy projekte, ai në Pejë me OJQ�të nga rajoni i Dukagjinit dhe qendrën erinisë “Zoom” në formën e një punëtorienjëditore mbi platformën e PPS�së simetodë apo kornizë planifikimi dhe mundësiimplementimi në kontekstin kosovar, si dhepilot�projekti në Gjilan , parku “Arbëria”.

Parku “Arbëria”

Procesi për parkun “Arbëria” ka nisur nëmars 2009, kur së bashku me PPS�në bëmënjë vrojtim në terren pasi që kryetari iKomunës së Gjilanit na komunikoi për zonëne përcaktuar për trajtim. Lokacioni “Arbëria”i njohur në Gjilan si “ish�tregu i gjedheve”ishte një djerrinë, një hapësirë e gjithkujtdhe e askujt njëkohësisht. Analizat e paranë terren na bënë të njiheshim më për së

afërmi për tiparet e hapësirës, relacionin esaj me lagjen dhe me qytetin e Gjilanit.Më pas, në maj 2009, është mbajturpunëtoria e parë me pjesëmarrës tëndryshëm nga komuniteti, biznesi lokal dheshoqëria civile, që punuan në tri grupe përtë dalë më pas me listat e çështjeve,nevojave dhe kërkesave të tyre për t’iadresuar në të ardhmen. Në korrik 2009,u mbajt takimi i dytë me komunitetin dheaktorët e tjerë për të diskutuar rreth listësfinale të çështjeve dhe shtrirjes së tyrehapësinore. Në shtator 2009, në takimin etretë publik u prezantua diagrami hapësinorapo vizioni për parkun “Arbëria” për të cilinu arrit konsensus në mes palëve. Pas njëprocesi prej 6 muajsh, Kuvendi Komunal nëGjilan miratoi në parim vizionin për parkun“Arbëria”. Për PPS�në kjo ishte njëkohësishtedhe arritje e qëllimit të tyre dhe përmbylljee fazës së projektit të tyre pasi fokusi i punëssë tyre është procesi deri te konsensusi mbivizionin e hapësirës dhe programin epërmbajtjeve bazuar në çështjet eidentifikuara me komunitetin. Ky dokumentapo kjo kornizë programore tani mund t’ishërbente Komunës së Gjilanit siudhërrëfyes për ta zhvilluar procesin tekniktutje me aktorët lokalë profesionalë.Procesi i vizionimit të parkut me komunitetinbëri që ata të jenë të zëshëm dhe aktivë nëkërkesat e tyre për vazhdimin e fazës së dytëtë projektit, që tashmë veç është në proces.Gjatë këtij rrugëtimi aktorë të tjerë kanëshprehur interesin të jenë pjesë e tij.Komuniteti mysliman pretendon të ndihmojënë zbatim për shkak të interesit që ka përhapësirën e sheshit përballë xhamisë, e cilaka një oborr minimal dhe të pamjaftueshëm.Njëkohësisht aktorë nga biznesi lokal kanë

treguar interesim për pjesëmarrje dheKuvendi Komunal i Gjilanit pretendon tëzhvillojë disa investime të pjesshme atypërmes kornizës së Partneritetit Publiko�Privat(PPP). Përfshirja e bankave përmes fondit tëtyre për komunitete në krijimin e hapësirave– dhe këndeve për lojëra të fëmijëve do tëjetë evidente po ashtu. Së fundi edhe “UN�Habitat” do të jetë pjesë e rrugëtimit të këtijparku në idenë e promovimit të zhvillimit tëhapësirave të qëndrueshme në procesin eimplementimit të tij. I tërë ky proces kandikime të shumta në lidhjen e komunitetitme vendin, rritjen e përgjegjësisë karshi tij,mirëmbajtjes dhe dashurisë për të.Njëkohësisht ky lloj procesi fuqizon dhendihmon zhvillimin dhe promovimin einstitucioneve të hapura dhe demokratike, tëcilat janë afër qytetarit dhe për qytetarin. Njërrëfim i suksesshëm si ky për procesin evizionimit dhe bërjes së parkut “Arbëria”mund të jetë një mësim i mirë për të gjithëne si pjesëmarrës në procesin e planifikimitdhe zhvillimit të qyteteve tona. Vetëm në këtëformë do të mund të ndërtonim një të ardhmetë përbashkët, ku secili nga ne ka rolin,rëndësinë dhe përgjegjësinë e vet nëmozaikun e një mjedisi që përmbush kërkesattona si komunitet përballë procesit tëndërtimit të një imazhi që do të naidentifikonte kënaqshëm dhe me dinjitet edhesi shtet. Për ta mundësuar këtë proces tutjenë qytetet e tjera dhe për t’u ndihmuarplanerëve komunalë në këtë drejtim ështëpërkthyer në gjuhën shqipe doracaku nga PPSme titull:“Si ta ringjallim një vend”, në mars2011, nga OJQ ”UrbaniaK” nga Prishtina.

(Autorja ka master në arkitekturë dhevendbanime njerëzore)

Planifikimi gjithpërfshirës në Kosovë

Page 12: eu-magazine-06-ALB.pdf

magazina evropiane 12 Zhvillimet urbane

Hapësira është resursi më i çmuar gjatëgjithë kohërave, për të cilën gjithmonëështë luftuar dhe me mjete moderneluftohet edhe sot. Nuk mund të quhen tërastësishme manipulimet edhe sot mehapësirën, dhe madje në emër tëplanifikimit të saj. Edhe pse në shekullin21, vetëm mjetet janë ato që dallojnë ngae kaluara për arritjen e pronë sisë/zotërimitmbi një hapësirë, prej atyre luftarake dikur,në ato paqësore të formatit elektronik,zigzageve ditore politike sot.E mbroj tezën me të cilën planifikimihapësinor është dhe do të mund të për �dorej si instrument për matjen e nivelit tëvetëdijes kolektive në një vend, qeve risjessë mirë dhe nivelit të demokracisë.E mbroj tezën se planifikimi/zhvillimihapësinor�urban është politikë dhe ekundërta, dhe po qe se planifikimi�zhvillimi hapësinor dhe urban është efikas,në atë vend zhvillohet politikë e mirëfilltë,ka qeverisje të mirë dhe ka demokraci, dhee kundërta!

Si do të duhej të ishte!Të ndihemi mirë, të lumtur, të gëzuar, tësigurt! Në aspektin e zhvillimeve të rre �thinës sonë ku jetojmë, shohim rezultatepozitive çdo ditë, të cilat i prekim, ipërjetojmë, duke shkuar në shkollë, shtëpi,punë, në këmbë apo dhe me automobil.Të kemi pamje të lirë nga dritaret çdo ditënë mëngjes, që të japin optimizëm, ku diellibie në dhoma pa u ndalur nga ndërtesat,

nga tymi e bloza, sikurse dhe që zogjtëcicërojnë.Të ndihemi të sigurt për fëmijët tanë tëvegjël dhe adoleshentë, për prindërit emoshuar, përderisa kanë ku të dalin, tëluajnë, të hedhin mënjanë melankolinë, nëmëngjes, mesditë apo pasditeve, verë apodimër, në natyrë të hapur urbane apo jo.Të kemi të vetmen sfidë në familje: Ku dota kalojmë pasditen apo fundjavën, në cilinpark të qytetit, me roshulla apo biçikletë,trotinet apo këmbë, në këtë park nacionalapo në tjetrin, në këtë liqe apo atë basen,në këtë apo atë shfaqje teatrore, nëkinema, të angazhohemi në këtë apo atëaktivitet vullnetar�shoqëror, të cilat të bëjnëtë ndihesh krenar për atë që ke bërë!Të jenë rrugët pranë shtëpive tona të gjërapër veturat e tëra dhe ne të lirë të ecimnëpër trotuare, të shtyjmë karrocat efëmijëve për në parqe dhe sheshe tëshumta të qytetit, të ngrohemi pa ndjenjëfaji se kemi prerë drunjtë, të kemi rrugëtë ndriçuara gjithandej, t’i shohim fytyrate baballarëve tanë dhe tonën menjëherëpas tyre, krenarë për arritjet në shoqërinëkosovare, jetën dinjitoze…, pa drojë, pavuajtje, pa ndotje.Të na mbledhin zyrtarët tanë nëpër sallate shumta të bashkësive lokale apo dhe tëkomunës, për të na pyetur për nevojat,kërkesat dhe mundësitë që së bashku tëqepim një të ardhme të bukur dhe të sigurtpër të gjithë në qytet,. Ne flasim të lirë dhetë motivuar, dëgjohemi me vëmendje

dhe e dimë se vendimet që u morën janëmë e mira e mundshme … për të gjithëNE!“Plani” u bë, është bërë sipas masave,kërkesave, nevojave tona. Ne u zotuam sedo ta përkrahim një zbatim të tillë të planitdhe se do të kontribuojmë përderisa ataqë zgjodhëm kryejnë punën e tyre, zbatuanprojektet me përpikëri dhe përgjegjësi tëplotë! Të gjithë në planet ndihemi mirë, tëlumtur, të sigurt me rrethinën ku jetojmë!

Po sot?Jemi të pakënaqur çdo ditë me tëpapriturat në mëhallën, qytetin tonë,komunën tonë. Ndihemi të pasigurt dhetë indinjuar çdo ditë për dhe me rrethinënku jetojmë, me ata që munden dhe nuke kanë prioritet të mbrojnë rrethinëntonë të jetesës!Rrugë dhe trotuare të stërmbushura mevetura, pasiguri në kalimin e rrugës,beton dhe asfalt të shumtë në vend tëgjelbërimit, restrikcione të pakontrolluaratë energjisë elektrike, semaforë qës’punojnë, ndërtesa që zënë hapësirënpërmbi trotuar, prerje të drurëve nëpërrrugë të qytetit deri në trung, prerje tëgjithë trungut për hir të një kioske atypranë, prerje të një pylli të tërëshumëdekadash për hir të ndërtimit tëbllokut kolektiv, prerje e gjithmbarshmee drurëve vetëm për ngrohje dhe jo përndonjë industri përpunuese të drurit,

ZHVILLIMI I PLANIFIKUAR

HAPËSINOR - INDIKATOR I NIVELIT

TË VETËDIJESKOLEKTIVE - PRO-

GRESIT SHOQËRORIDA. Elvida Pallaska

Prishtina 1965

Prishtina 2008 (Burimi: IPH)

Page 13: eu-magazine-06-ALB.pdf

magazina evropiane13Zhvillimet urbane

ndotje e shumëllojshme mjedisore,gllabërim i pamatshëm i hapësirës… Nëemër të zhvillimit (lexo: ndërtimit).Ne sot në Kosovë përjetojmë ndërrimeenorme dhe të shpejta të pamjeve tëqytetit, ndërrime AD HOC dhe meinercion…. Askush nuk e pyet qytetarin, ndërsadebatet publike si instrument itransparencës dhe dëshmisë sëgjithëpërfshirjes, aty ku do të duhej tëshpalosej versioni i mundshëm dhe më imirë i planit, janë shumë formale dhe shkele shko dhe bëhen vetëm sa për raportete procesverbaleve, një detyrimi ligjor. Në anën tjetër, edhe as që mund tëflasim për zbatim të planeve, të cilat nukshërbejnë në praktikë, p.sh. planethapësinore, edhe pse do të duhej të ishinpasqyra të planeve zhvillimore tëkomunave, të përdoren për hartimin estrategjive zhvillimore të komunave,planeve vjetore të punës, krijimin eprojekt�buxheteve vjetore si faza tëzbatimit të planeve, ato përdoren për tëpërmbushur një detyrim ligjor, për tëpasur dhe një tender më shumë nëdispozicion… Në anën tjetër, përderisa planet nukpërdoren, ato keqpërdoren në Kosovë,

ndryshohen në emër të planifikimitdinamik dhe strategjik dhe mundësive përtë ndryshuar ato në bazë të “arsyetimit tëbazuar” e të shumëfishtë që natyrisht nëKosovë gjithmonë “mungon”….Natyrisht, kur bie fjala për ndryshimet ADHOC të planeve, do bëjmë një analogji meavokatët e mirë, të cilët shfrytëzojnëzbrazëtitë, dykuptimësinë e ligjeve për tëfituar rastet gjyqësore, përderisa planerëtsë bashku me zyrtarët komunalëndryshojnë në masë të madhe planethapësinore dhe urbane, në mënyrëjoprofesionale dhe të qëllimshme përpërfitime konkrete. Kjo ndodh në shumicën e komunave të

Kosovës, duke shfrytëzuar zbrazëtitë nëLigjin për Planifikim Hapësinor, mungesëne akteve të tjera juridike përcjellëse të ligjit,dykuptimësinë dhe paqartësitë në planethapësinore�komunale�urbane, duke ishfrytëzuar këto “denjësisht” përndryshime të shumta për interesa private,interesa të klasës së elitës politike, pra dukendryshuar në përqindje të madhe planete APROVUARA nga vetë kuvendet e tyrekomunale.Në takimin e një forumi të planerëve, metemën “Ç’ka me procesin e legalizimit tëobjekteve ilegale në Kosovë”, ku pasfakteve të shumta është parë nevojaurgjente e përcaktimit dhe me Ligj përplanifikim hapësinor, masa e lejimit tëndryshimeve të një plani hapësinor�komunal�urban dhe rregullues urban nëemër të të njëjtit “plan” – hapësinor dheurban”.Prej të njëjtit takim joformal të komunitetittë planerëve na doli nevoja dhe se do tëduhej mbështetje e madhe politike si masëe parë, sikurse dhe caktimi i instrumentevepër matjen e përqindjes së ndryshimevenë një plan së bashku me zbatimin e tyre! Është ky një problem shumë akut dhe irëndësishëm, duke iu referuar Kosovës,porse nuk dyshohet se ka qenë edhe përvendet e tjera në transicion!

P.sh. Një plan rregullues në një komunë nëKosovë, tani së fundmi e aprovuar ngaKuvendi Komunal (në formën elektronike),është ndërruar dy apo më shumë herë,varësisht prej nevojës për dhënien elejeve urbanistike për disa banesakolektive, përderisa fillimisht në versioninzyrtar të aprovuar në Kuvendin e Komunës,hapësira gjegjëse ishte hapësirë e lirë egjelbër. Natyrisht që ne sot e dimë se çka mundtë bëhet me programet CAD dhe GIS, nësenjë version final i planit të aprovuar nëKuvendin Komunal nuk ruhet në kopje tëfortë, nuk është i shtypur, i lidhur, ivulosur dhe arkivuar për të shërbyer sireferencë për çdo ndryshim të mëvonshëm,porse gjithmonë leja e dhënë i referohet,planit “zyrtar” të ndryshuar, përderisashoqëria civile hesht…dhe kjo u konvenonzyrtarëve…

Fenomeni i tillë ndoshta merr dhenë,përderisa ripërtëritja �mbindërtimi i planeveështë paraparë me ligj të jetë çdo pesë vjet.Ky mbindërtim i planit vetëm se do të duhej

Fotografi ajrore e Prishtinës

Vizionimi i të ardhmes

Page 14: eu-magazine-06-ALB.pdf

magazina evropiane 14 Zhvillimet urbane

pastaj t’i përshtatej gjendjes së ndërruar dhetë krijuar për çdo ditë. A thua pas një kohe do të na interesojëmë se kush përfiton dhe kush humb nëkëto raste? A thua dukuritë e tilla nuk ekanë shty popullatën në apati kolektive,me pasoja të mosdaljes në zgjedhjelokale dhe qendrore në të ardhmen, memosaktivitet të tyre në formë të organizuarsi shoqëri civile, sepse edhe njashtuaskush nuk qan kokën për ta?

Shtetet e zhvilluara kanë shoqëritë avancuaraShoqëritë e avancuara janë tëgjithëpërfshira që nga fillimi i procesit tëplanifikimit, kërkojnë transparence nëpërmbushje të interesave të shumicës sëshoqërisë, janë aleatë porse dhe mjet apo“qen vëzhgues”, të qeverive të tyre.Kështu do të duhej të ishte edhe nëKosovë, ku shumica e shoqërisë epërfaqësuar përmes grupeve tëorganizuara të interesit apo dhe si individ,të kenë rol në çdo ndryshim, zbatim,monitorim të planit.Nëse diçka e paplanifikuar ndryshonkursin e zhvillimeve pa inkuadrimin eshoqërisë, punët nuk do të duhej tëshkonin mirë, si për udhëheqësitmenaxherë të planifikimit, porse edhe përudhëheqësit politikë.Në kontekst të zbatimit të planeve,llogaridhënies dhe ndikimeve në politikënditore, njëra ndër sfidat sot në botën ezhvilluar është nëse më shumë ndikonpolitika ditore e ndjekur nga zyrtarët nëbaza ditore1, apo e politikanëve me njëkurs më të gjatë veprimi!Ja pra pse është planifikimi hapësinor�

urban efikas: politikë e mirëfilltë e cilazgjedh të bëjë qeverisje të mirë, dukerespektuar demokracinë, parimet e saj,porse në të kundërtën aty ku nuk kademokraci nuk ka qeverisje të mirë dhenuk ka planifikim efikas. Sipas kësaj kemitautologjinë: “Planifikimi efikas hapësinor�urban paraqet nivelin e lartë tëdemokracisë në një vend”!Kosova në kushtet e transicionit dhe të

lëkundjeve politike e shoqërore ende nukpërkrah institucionalisht procesin eplanifikimit në vend, duke u nisur nga faktise planifikimi hapësinor ende NUK ështëprioritet, edhe pas një dekade të pasluftës!Në një rast z. Cendrowicz � zyrtar përçështje të Kosovës në Drejtorinë përZgjerim të Komisionit Evropian, përgjegjëspër hartim të Raportit të Progresit përKosovën, në pyetjen nëse planifikimihapësinor është temë për vlerësim, poashtu është përgjigjur pozitivisht, dukeshtuar se vlerësohet dhe (dis)kursi icaktimit prioritet nga Qeveria e Kosovës!Përderisa plani i suksesshëm është progres,përmbushje interesash dhe objektivash përtë cilat është sajuar, gjithëpërfshirës dhei përkrahur, do të kishim 1+1=3, pra dheminimum një përmbushje më shumë prejtë planifikuarave, përderisa ne në Kosovësot kemi gjithsesi 1+1<2.

(Autorja ka titullin magjistër për menaxhimdhe zhvillim urban)

1 P.sh. me ndryshimin e planit pa konsensus apo kontroll, apome (mos)dhënien e lejeve si detyrë të përditshme.

Demokracia në proces!

Trekëndëshi ekonomik i Kosovës

Page 15: eu-magazine-06-ALB.pdf

magazina evropiane15Zhvillimet urbane

Vështrim nga aspekti i PlanifikimitStrategjik Hapësinor në Kosovë dhe meinteres të përafrimit dhe anëtarësimit nëBashkimin Evropian (apo të respektimittë rregullativës së BE�së në shtetetanëtare)

Cilat janë nivelet e planifikimit nëKosovë? Në Kosovë, sipas Kushtetutës, kemi dynivele të administrimit. Bazuar në Ligjinpër Planifikim Hapësinor me nr. 2003/14dhe Ligjin për ndryshimin e tij me nr,03/L�106, për hapësirën e tërë dhe tëcaktuar territoriale të tyre, hartohenplanet strategjike: hapësinore për nivelinqendror dhe zhvillimore e urbane përnivelin komunal (lokal).

Çka është planifikim strategjik?Planifikimi strategjik, për dallim nga aigjithëpërfshirës dhe me destinim tësipërfaqeve, sikur edhe në të gjithavendet e zhvilluara, hartohet mbi sfidadhe çështje, gjegjësisht treguesit(indikatorët) e tyre të caktuar. Këtaindikatorë tregojnë nivelin e arritur përinformatën e caktuar, nga cilado qoftëfushë tematike (sociale, ekonomike,mjedisore) apo të sektorëve të ndryshëmbrenda tyre. Sikur në gjithë botën, edhenë Kosovë, treguesit e tillë, janë më tëbesueshëm kur sigurohen dhe ofrohennga regjistrimi zyrtar i popullsisë dhe tëmirave materiale, nga autoriteti qendrori statistikave. Po ashtu tregues tëbesueshëm llogariten edhe të dhënat qëdalin nga hulumtimet – studimetshkencore dhe nga anketimet endryshme të bazuara në informatat tësigurta zyrtare, e që nuk mund të

sigurohen drejtpërdrejt nga autoriteti ilartcekur.

A ka ndarje të saktë të rajonevestatistikore në Kosovë?Për fat të mirë apo të keq, në Kosovëmund të hartohen plane strategjike përdy nivelet e përmendura (qendror dhekomunal), bazuar në legjislacionin nëfuqi dhe në grumbullimin e të dhënavetë sigurta statistikore. Planerët (poredhe politikanët) kosovarë, nëse duan tëhartojnë një plan � projekt strategjik përzhvillim (ngritjen pozitive të vlerës sëndonjë indikatori) të një rajoni (zone) tëcaktuar, nuk mund të jenë të sigurt sekanë të dhëna të besueshme. Arsye përkëtë është procesimi i mëtejmë i tëdhënave që mirren në nivelin komunal,gjegjësisht grupimi joadekuat (jorelevant)i tyre nëpër rajone të përcaktuara ngaEnti Statistikor i Kosovës (ESK).Momentalisht grupimet e të dhënave(informatave) nëpër rajone janë tëtrashëguara dhe paraqesin parregullsi,sepse janë të ndara në 7 rajone për disasektorë të caktuar, kurse për sektorët etjerë ndahen edhe në 6 e 5 sosh. Kjoparregullsi është e nevojshme tërregullohet, gjë që vërtetojnë edhekërkesat e ESK�së të kamotshme dhe tëadresuara deri në Qeveri dhe Parlamenttë Kosovës, për ndarjen e saktë dhezyrtare të rajoneve statistikore.

Si funksionon kjo në shtetetanëtare të BE�së?Në aspektin e përafrimit me BE�në,sikur në të gjitha shtetet anëtare të kësajfamiljeje evropiane, edhe aktivitetet eQeverisë së Republikës së Kosovës duhet

të jenë në pajtueshmëri dhepërputhshmëri të plotë me politikatdhe rregullativat e kësaj bashkësie. Nëkëtë rast duhet theksuar nevojën dhekërkesën për ndarjen e territorit tëKosovës në numër të saktë të rajoneve,për fillim me statusin e rajonevestatistikore, që në BE janë të njohura siNUTS – Numenclature Units for TerritorialStatistics. Siq dihet, informatat merren nga zonatmë të vogla (lagje, bashkësi lokale,fshat etj.), mirëpo zyrtarisht, për nivel mëtë Ulët Lokal Administrativ – LAN (LocalAdministrative Numenclature) tëgrumbullimit të të dhënave është nivelikomunal. Prej këtu grumbullimi i tëdhënave dhe ndarja e tyre në rajonestatistikore ka hierarkinë e vet, nisur nganiveli celulë më i ulët lokal/komunal drejtatij më të lartë/qendror. Pra, nga LAN qëjanë komunat, duke u ngritur në rajonestatistikore � hapësirë më e gjerë lokale(me domethënie rrethi ose qarku � sikurnë anglisht që është county), që shprehetme shkurtesën NUTS�3 dhe përbëhet prejdisa komunave. Nivel tjetër i ndarjes sëinformatave në rajone statistikore ështëedhe ai që shprehet me shkurtesënNUTS�2, i cili prapë mund të jetë lokal,por që është paksa më i gjerë dhe nëpërbërje të të cilit janë dy (2) ose mëshumë rajone të nivelit NUTS�3.Zakonisht, për nivelin qendror/shtetërorsi rajon statistikor, rezervohet niveli ipërcaktuar me NUTS�1 dhe NUTS�0,njëkohësisht që është territori i tërëvendit dhe përbëhet prej disa rajonevetë kategorizuara si NUTS�2 (apo nërastin kur edhe NUTS�2 është i rezervuarpër nivel qendror, atëherë me NUTS�3

ZHVILLIMI RAJONAL

NË KOSOVË

Inxh. i dipl. i ark. Faton Deva

Page 16: eu-magazine-06-ALB.pdf

përfundon niveli lokal). Përjashtim kanëvendet që janë shumë të mëdha (për nganumri i popullsisë dhe territori) apo janëfederata që i përkasin shkallës më tëlartë të rajonit statistikor NUTS�0, kubrenda territorit të tyre janë disa hapësiramë të gjëra ose shtete (si p.sh. nëGjermani që janë landet) që përcaktohenpër rajon statistikor me shkurtesë NUTS�1.

A duhet të ndodhë kjo ndarje edhetek ne?Gjithsesi, sikur në të gjitha shtetetanëtare të BE�së, ashtu edhe në atokandidate dhe pretenduese të integrimitnë të, edhe Kosova herët a vonëmedoemos duhet të organizohet dhe tëpërcaktojë ndarjen e rajonevestatistikore. Sa për kuriozitet, Kroacia kazyrtarizuar ndarjen e territorit saj nëNUTS�a si shtet pretendues�kandidat,disa vjet para Sllovenisë e cilaparaprakisht ishte anëtare e BashkimitEvropian. Pse të mos shfrytëzohetmundësia e përgatitjes së plan�projekteve për konkurrim në fondet epërbashkëta zhvillimore, të adresuarasipas emërtimeve të politikave tëndryshme të BE�së, si: rajonale, rurale,të kohezionit territorial, rrjeteve tëtrafikut dhe të kryeqendrave, zhvillimittë balancuar, ndër dhe tejkufitare,ndërrajonale e të tjera, nga Republika eKosovës?Para së gjithash, këtë ndarje rajonaleduhet organizuar jo vetëm për konkurrimnë fondet e përbashkëta për zhvillim, porpse është kërkesë e BE�së, sidomos errjetit të qendrave statistikore evropianeEUROSTAT (European Statistics) dherrjetit mbikëqyrës për planifikimhapësinor evropian ESPON (EuropeanSpatial Planning Observation Network),gjegjësisht rrjetit të pasqyrimit tëgjendjes së të gjithë treguesve(indikatorëve) hapësinorë në tërëterritorin e Bashkimit Evropian. Të gjithahartat e prodhuara deri më tani ngaESPON, me të cilat shërbehen të gjithashtetet anëtare të BE�së, i ka tëmbështetura dhe janë punuar në bazë tëindikatorëve (të dhënave) statistikore përnivelin rajonal NUTS�2 dhe NUTS�3.Shkurtimisht, nëse tërhiqet një paralele

për nga roli, përgjegjësia dhe detyrat,sikur EUROSTAT�i dhe ESPON�i që janëpër nivelin evropian, ashtu janë edheESK�ja (Enti Statistikor i Kosovës nëMAP) dhe IPH (Instituti për PlanifikimHapësinor në MMPH) për nivelin kosovar. Prapëseprapë nuk duhet ngurruar përndarjen e rajoneve statistikore në Kosovë,të cilat nuk duhet të jetë gjithsesi edheadministrative për fillim, kurse ndërkohëmund të ketë përgjegjësi dhe rolvendimmarrës për projektet dhe planete caktuara për atë rajon. Krijimi iminiansambleve rajonale, që realizohetpërmes dërgimit të delegatëve ngakomunat përkatëse e fuqizon rolinvendimmarrës. Përfaqësimi apo delegimii këshilltarëve komunalë, nga secilakomunë pjesëmarrëse në rajonin ecaktuar statistikor, arrihet duke u bazuarnë numrin e popullsisë brenda, si kriterii vetëm për ndarje rajonale, që ështëedhe në shtetet anëtare të BE�së.

Cila është ndarja logjike e rajonevestatistikore në Kosovë sipas BE�së?Ndarja e Kosovës në tetë (7 + 1 = 8)rajone, për nivelin NUTS�3, është imbështetur në rregullativën e BE�së

dhe logjikën e thjeshtë. Së pari, për arsyetë ekzistimit, funksionalizimit të rregullttë 7 qyteteve më të mëdha të Kosovësme komunat përreth tyre dhe (plus) tënjë kryeqendre urbane (me disa komunatë ndara brenda saj), do të plotësonteedhe kriterin e vetëm (ndarjen e rejonevepër nga numri i popullsisë), gjë qëpërdoret në shtetet anëtare të BE�së. Cilit dokument mund t’i referohemi përnismën e kësaj ndarjeje rajonale? Në dokumentin e aprovuar nga Qeveriadhe Parlamenti i Kosovës � PlaniHapësinor i Kosovës 2010 – 2020+ (qëështë rishikim i PHK 2005 � 2015), nëkaptinën III � Korniza e zhvillimithapësinor që shpreh parashikimin edëshiruar për zhvillimet hapësinore nëKosovë ndërtohet mbi konceptin dhestrukturën e zhvillimit dhe organizimittë ardhshëm hapësinor.Me konceptin e zhvillimit të ardhshëmhapësinor (PHK faqe 121 dhe 122)Kosova ndahet në katër zona tipike, tëcilat janë caktuar në bazë të disakarakteristikave të përbashkëta përkëto zona. Këto tipare paraqesinllojllojshmërinë dhe në të njëjtën kohëjanë unike për secilën nga to, sikurse

magazina evropiane 16 Zhvillimet urbane

Skema e ndarjes së Kosovës në zona sipas potencialeve dehe karakteristikave të ngjashme zhvillimore (Burimi: IPH)

Page 17: eu-magazine-06-ALB.pdf

magazina evropiane17Zhvillimet urbane

janë: potencialet zhvillimore,karakteristikat gjeografike dheveprimtaritë socio�ekonomike qëzhvillohen në këto zona. Emrat e këtyrezonave paraqesin një identitet të caktuarqë ngërthejnë disa karakteristika tëtyre, kurse në hartë prezantohen mengjyra të caktuara, siç janë:

• Thesari i Kosovës (Hapësira e gjelbër)� industriale, shërbyese tregtare –paraqet pjesën veriore të Kosovës tëpërbërë nga komunat: Mitrovica, siqendër kryesore, Vushtrria, Skënderaj,Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin�Potoku,si komuna më të vogla, të cilatgravitojnë në Mitrovicë.

• Porti i Kosovës (Hapësira e kaltër) �administrative, shërbyese, tregtare,agroindustriale, turistike – paraqetpjesën veriore të Kosovës të përbërënga komunat: Prishtina, si kryeqendëre Kosovës dhe qendër kryesore, Obiliqi,F.� Kosova, Podujeva, Drenasi, Lypjanidhe Shtimja, që gravitojnë në qytetine Prishtinës, rajonale.

• Urat e Kosovës (Hapësirat e verdha) �shërbyese tregtare, agroindustriale eturistike � paraqesin pjesët juglindoredhe jugperëndimore të Kosovës, tëpërbërë nga komunat: 1) Ferizaj,Shtërpcë, Kaçanik, Gjilan, Viti,Novobërdë dhe Kamenicë, në qendërme qytetet e Ferizajt dhe Gjilanin; 2)Gjakovë, Deçan, Rahovec dheMalishevë në qendër me qytetin eGjakovës.

• Kopshtet e Kosovës (Hapësirat eportokallta) � kulturore�turistike,shërbyese tregtare, agroindustrialeparaqesin pjesët perëndimore/veripe �rën dimore dhe jugore të Kosovës, tëpërbërë nga komunat: 1) Pejë, Klinëdhe Istog, me qytetin e Pejës nëqendër; 2) Prizren, Suharekë dheDragash, me qytetin e Prizrenit nëqendër.

Konkludim!Përfundimisht, përveç interesit tëintegrimit në BE, kjo ndarje rajonalestatistikore duhet të ndodhë edhe përshkak të padrejtësisë që po i bëhetKomunës së Ferizajt dhe asaj të Gjakovës,për konkurrimin dhe fitimin e projekteve

zhvillimore në Agjencinë për ZhvillimRajonal, sipas së cilës territori i Kosovësështë ndarë në pesë rajone. Kjo ndarjeështë e papranuar për popullin shumicë,sepse është trashëguar nga pushteti serb,i cili në pamundësi të qeverisjes në tëgjitha qendrat rajonale, bëri përshtatjene tillë me qëllim të sundimit më të lehtë.Kështu që, sa më parë që të mblidhenekspertët profesionalë të lëmenjvepërkatës (nga sektorët qeveritarë,asociacioni i komunave, Universiteti,biznesi, OJQ�të dhe shoqëria civile nëpërgjithësi) dhe të përcaktohet ndarjae territorit të Republikës së Kosovës në8 rajone statistikore, për hir tëzhvillimeve në të ardhmen. Insistimi nëndarje të rajoneve NUTS�3 (përderisaniveli i rajoneve NUTS�2 mbetet opsion,për t’u përcaktuar) që trajtohen dhe ipërkasin nivelit lokal të menaxhimit dheadministrimit, nuk kërkon edhendryshime shumë të mëdha tëlegjislacionit në fuqi. Kurse niveli irezervuar për nivel qendror, për tërëterritorin e Republikës së Kosovës dhemasën e popullsisë së saj, mund dheduhet të jetë njëkohësisht niveli i NUTS�1 dhe NUTS�0, gjersa prapë niveliNUTS�2 duhet përcaktuar në mes nivelitqendror dhe nivelit lokal, që mund tëjetë ndarje në dy rajone më të gjëragjeografike: Rrafshi i Dukagjinit dhe iKosovës. Megjithatë, do të duhej intervenuarpaksa në Ligjin për Planifikim Hapësinor,të cilin edhe ashtu duhet plotësuar, kupërveç zhvillimit institucional të vetëIPH�së, si autoritet i vetëm koordinuesqendror për planifikim dhe zhvillimhapësinor, duhet përfshirë edhezhvillimin rural dhe ndarjen rajonale (tërretheve) si nivel të planifikimit dhezhvillimit hapësinor. Atëherë, me kohëdo të themelohen edhe njësitë rajonalepër planifikim dhe zhvillim, me ekspertëtprofesionalë të përzgjedhur dhepërfaqësim nga IPH�ja dhe komunatpërkatëse të rajonit të caktuar.Prandaj, ndarja e rajoneve statistikoredo të dukej kështu:1. Rajoni i kryeqytetit me komunat

përbërëse: Prishtina lindore, P. jugore,P. perëndimore dhe P.veriore (oseemërimet e veta sipas mëhallëve

më të mëdha për secilën zonë�komunë);

2. Rajoni i Prishtinës me komunatpërbërëse: Prishtina, Obiliqi, F. �Kosova, Podujeva, Drenasi, Shtimja,Lypjani, Graçanica dhe Novobërda, qëgravitojnë në Prishtinë, si qendërkryesore rajonale;

3. Rajoni i Mitrovicës me komunatpërbërëse: Mitrovica, Vushtrria,Skënderaj, Zveçani, Leposaviqi dheZubin� Potoku, si komuna më tëvogla të cilat gravitojnë në Mitrovicë;

4. Rajoni i Pejës me komunat përbërëse:Peja, Klina dhe Istogu, me qytetin ePejës në qendër;

5. Rajoni i Gjakovës me komunatpërbërëse: Gjakova, Juniku, Deçani,Rahoveci dhe Malisheva, në qendërme qytetin e Gjakovës

6. Rajoni i Prizrenit me komunatpërbërëse: Prizreni, Suhareka,Mamusha dhe Dragashi, me qytetine Prizrenit në qendër.

7. Rajoni i Ferizajt me komunatpërbërëse: Ferizaj, Shtërpcë, Kaçanik,Han i Elezit, në qendër me qytetin eFerizajt si dhe

8. Rajoni i Gjilanit me komunatpërbërëse: Gjilani, Vitia, Kllokoti,Parteshi, Ranillugu dhe Kamenica, meqytetin e Gjilanin në qendër.

Përfundim.Fuqizimi i tillë në Kosovë në rajoneNUTS�3 (rrethe apo si në anglishtcounty�ies), me qendrat e tyre (Prishtinakryeqyteti, rrethi i Prishtinë, rr. iMitrovicës, rr. i Gjilanit, rr. i Ferizajt, rr.i Pejës, rr. i Gjakovës dhe rr. i Prizrenit)do të lehtësonte grumbullimin dhepasqyrimin e të gjitha të dhënave në njëhapësirë të caktuar. Më tej, bazuar nëkëto të dhëna mund të bëhen strategjitështetërore, rajonale, sektoriale, e tëtjera. Përfundimisht, hartohen planedhe projekte të arsyeshme, të fuqishmedhe të pranueshme nga të gjithë – metë vetmin qëllim: të përmirësimit tëgjendjes së treguesve që janë me nivelmë të dobët në veçanti dhe të vetë jetëssë qytetarëve në përgjithësi.

(Autori ka titullin magjister në planifikimhapësinor evropian dhe zhvillim rajonal)

Page 18: eu-magazine-06-ALB.pdf

magazina evropiane 18 Zhvillimet urbane

Rëndësia e temave për urbaniziminështë në rritje e sipër në debatetndërkombëtare të profesionistëve dhe atopolitike. Është evident procesi dhe ndikimii tyre, për shkak të resurseve të limituara,të cilat janë brengë në rritje e shoqërivegjithandej në botë. Kjo dukuri është duke u ndikuar nëmënyrë të dukshme më shumë në vendetmë pak të zhvilluara, me shkallë më tëulët të urbanizimeve krahasuar mevendet e zhvilluara.Qëllimi i këtij artikulli është provokimi ilexuesit përmes disa pyetjeve për natyrë,orientimin dhe dinamikën e procesit tëurbanizimit, i cili po lë shenjë në procesine zhvillimit të vendeve, siç janë Shqipëriadhe Kosova. Artikulli elaboron shembujtnë Shqipëri, por dhe vendos disa paraleleme situatën në Kosovë. Në fakt, qëllimiështë të shihet nëse ka ndonjë rëndësi nëkontekst të Kosovës, e tëra ajo që ndodhnë Shqipëri. Shqipëria përjetoi ndryshime të mëdhadramatike të procesit të urbanizimitkëta 20 vjet. Ndryshimet politike dheekonomike të cilat erdhën pas “erëravetë ndryshimeve” në të 90�tat në EvropënLindore, janë të njohura si reformat mësinjifikante të marra nga qeveria eorientuar drejt ekonomisë së lirë tëtregut. Në fakt, reformat më sinjifikantetë qeverisë demokratike të fillimit tëviteve 90, fokusohen në procesin eprivatizimeve të ndërmarrjeve joefikaseshoqërore dhe të privatizimeve të tokës.Qëllimi ishte themelimi i bazës apothemeleve të ekonomisë së tregut.Liberalizimi i lëvizjeve të popullatës nëvend pasoi me proces frenetik tëurbanizimit të orientuar drejt qendrave

urbane të mëdha në pjesën qendrore dheperëndimore të vendit. Evidente është seprocesi i reformimit drejt ekonomisë sëlirë të tregut shtrihet mbi disa realitetetë vendosura nga kriza e vitit 1997,dështimet e tipit të “skemave piramidale”dhe e cila ka evoluar në krizë politike dheinstitucionale. Sido që të jetë, në 10 vjetët e funditShqipëria hyri në një fazë të stabilizimitsolid dhe të integrimit në UnionitEvropian, duke pranuar se është nëkohë të re të zhvillimit ekonomik dheinstitucional të vendit. Kosova kaloi nëpër spirale të ndryshmetë ngjarjeve, edhe pse ka ngjashmërisinjifikante me formatin ekonomik,institucional dhe politik të Shqipërisë.Kosova doli nga procesi i shpërbërjes sëJugosllavisë, (ku, për shkaqe historike,nuk ndihej kurrë pjesë e saj), e përcjellënga ngjarjet dramatike, sikurse ishinpastrimi etnik nga regjimi i Milosheviqitdrejt popullatës shqiptare. Kosovaangazhohej në reforma, për tëkonsoliduar pavarësinë me një qëllim tëqartë të të qenit në një të ardhme pjesëe Komunitetit Evropian. Të dyja vendet ballafaqohen me sfidat eekonomisë konkurrente të bazuar nësektorët prodhues dhe sektorët eshërbimeve. Të dyja vendet kanëpothuajse industri të shkatërruara (edhepse deri në 5 vjetët e fundit kemi disashenja të përmirësimit) të industrisë sërëndë. Procesi i urbanizimit ishte me rëndësi nëtë dyja vendet. Edhe pse pikat fillestareishin të ndryshme, procesi i urbanizimitshënoi një zhvillim për 20 vjetët e fundit.

Është evidente se urbanizimi impononndryshime të konsiderueshme nërindërtimin e infrastrukturës dheristrukturimin e sistemit menaxhues tëinfrastrukturës dhe shërbimeve. Në anëntjetër, procesi i urbanizimit ka përfshirëenergji të konsiderueshme në investimenë rajonet qendrore. A thua planifikimi luan rol në ndryshimetnë Shqipëri? Në fakt është shumë merëndësi të kuptohet nëse planifikimibën ndonjë ndryshim në procesezhvillimore, në realitetet e Shqipërisë dhetë Kosovës. A i ka planifikimi mjetet enevojshme dhe të përshtatshme përsfidën e zhvillimit? A është në faktmenaxhimi i planifikimit ai i cili influenconzhvillimin ekonomik të qyteteve tona?Apo ndoshta do të duhej të ndërronimdhe adoptonim mjetet për një sistemplanifikimi efikas? Shqipëria dhe Kosova vijnë nga njësistem rixhid i planifikimit centralist.Resurset ekonomike dhe të shpërndarjes,infrastruktura dhe investimet sikursedhe elementet bazikë të zhvillimeveurbane ishin të planifikuara në nivelinqendror. Sistemi komunist (edhe pse nëShqipëri e shprehur në mënyrë mëortodokse, përderisa Jugosllaviaadoptonte politika dhe instrumente mëliberale), të bazuara këto në një planifikimrixhid centralist, duke penguar elementetbazë të ekonomisë së lirë të tregut.Qasja e adoptuar rezultoi me dështim(posaçërisht në rastin e Shqipërisë) tëekonomisë, për shkak të pamundësisë sëekonomisë socialiste të konkurrojë meekonominë globale apo të paktën tëndërlidhej me tregjet globale.

MISIONI

I ZHVILLIMIT

URBAN

Flamur Kuçi

Zhvillimi i qendrueshem

Page 19: eu-magazine-06-ALB.pdf

Gjatë procesit të transicionit nuk i ështëdhënë shumë rëndësi dhe mundiniciativave të planifikimit. Në fakt,qytetet shqiptare u ballafaquan mepërvojën e transicionit në një mjedis kunuk udhëhiqnin rregullat dhe udhëzimet.Një pjesë e madhe e popullatës deri nëvitet ‘90 që banonte në viset malore�rurale, lëshoi këto vendbanime duke udrejtuar drejt qendrave urbane në kërkimtë jetës më të mirë, punësimit dhemundësive për arsim.Toka. Reformat e ndërmarra të tokës nëkohën e transicionit patën për qëllimprivatizimin sa më të madh të tokësbujqësore dhe asaj urbane, sikurse dhetë shtëpive për të themeluar bazën etregut të lirë të tokës, sikurse dhe tëpatundshmërive në vend. Në fakt,reformat rezultuan me themelimin esektorit të gjallë të menaxhimit tëpatundshmërive, kryesisht të udhëhequrme kërkesa të mëdha të procesit tëurbanizimit. Sido që të jetë, fragmentimii tokës pati për pasojë zhvillimet epabalancuara.Sistemi i shfrytëzimit të tokës kryesishtka shërbyer në orientimet dhe shtrimine mënyrës për proceset e ndërtimit,

zakonisht jo në bashkëpunim dhe përinteres publik. Në fakt, sistemi kaakomoduar nevojën për ndërtim dhepatundshmëri, përderisa i tërë procesineglizhonte interesin publik për hapësirapublike, shkolla, çerdhe, fusha të sportitdhe rekreacionit. Mund të thuhet sesistemi i planifikimit urban ka ofruarmodele ku interesi privat (në shumë rastetemë e spekulimit) ka mbizotëruarinteresin publik.

Banimi. Sektori i ristrukturuar i banimitkishte për qëllim ndërrimin e rolit tëqeverisë nga ofruesi direkt i banimit nëndërmjetësin e shërbimit, për të mirëne krijimit të bazës së banimit që është ipërballueshëm në veçanti për personatme të ardhura të ulëta. Roli ikapaciteteve organizative të qeverisëështë i madh. Në mungesë tëkapaciteteve të tilla, banimi mund tëbëhet më pak i qasshëm, duke pasuarme një eksplodim të qasjes së “ofrimitvetjak’, i cili rezultoi me kualitet tëulët të ofrimit të banimit, zakonisht nëmënyrë joformale dhe ilegale. Zhvillimet joformale. Shqipëria ka dikurreth 320.000 objekte joformale/ilegale.Diku rreth 250.000 nga to i janë qasurreformës së legalizimit, e cila dështoi,edhe pse vetëm në 3 vjetët e fundit janëndërtuar rreth 80.000 më shumë. Nëfakt, dukuria është vetë rezultati idështimit të ofrimit të banimit dhesistemit të planifikimit urban. Përderisatë dyja sistemet nuk krijojnë banim tëpërballueshëm dhe zhvillim të balancuartë tokës, qarku vicioz i modelit tëndërtimeve joformale do të predominojëdhe do të fusë në rrezik qëndrueshmërinëe zhvillimit urban në vend. Infrastruktura. Përderisa shumë mundështë bërë për procese të decentralizimit,kapacitetet e qeverisë lokale mbesin tëulëta. Në fakt, investimet dhe menaxhimii infrastrukturës është ende sfidë,posaçërisht për qeverinë lokale. Në këtë

magazina evropiane19Zhvillimet urbane

Planifikimi gjithpërfshirës për zhvillim të qëndrueshëm

Konkurset për zgjidhje dhe dizajn urban për studentë, organizuar nga Bashkia Tiranë

Page 20: eu-magazine-06-ALB.pdf

kontekst sistemi fiskal pëson shumëvështirësi në ofrimin e mbulimit real tëshpenzimeve operacionale, duke mospërmendur këtu mirëmbajtjen dheinvestimet kapitale. Strukturës sëzhvillimit të tokës i nevojitet ndryshiminë mënyrë që më mirë të shpërndajëpërfitimet e zhvillimit përderisa gjeneronresurse të përshtatshme për ofrimin embulesës së infrastrukturës dheshpenzimeve të shërbimeve. Mjedisi. Procesi i urbanizimit dinamikdhe frenetik është i shoqëruar me njëshprehi neglizhuese ndaj mjedisit. Nëfakt, ndryshimet e viteve ‘90 e zënëshoqërinë shqiptare në një mungesëtotale të edukimit për çështjet mjedisorepër shkak të formatit ekonomik tëShqipërisë, ku nuk ka pasur debate përmjedisin. Shumë shpejt shoqëriashqiptare mësoi për shpenzimetdialektike, shumë shpesh konfliktuoze,ndërmjet zhvillimit dhe mjedisit. Zhvillimi ekonomik. Reformat endërmarra në periudhën e transicionitrezultuan me hapjen e ekonomisëshqiptare në ekonomi globale. Evidenteështë se reformat e ristrukturimit kanëgjeneruar rritje ekonomike (në shkallënfillestare me rritje dyshifrore). Sfidat e

Shqipërisë në ndryshimin rapid prejgjenerimit në konsolidimin e rritjesekonomike. Sido që të jetë, duhet tëthuhet se planifikimi urban kurrë nukështë parë me rëndësi për rritjenekonomike. Ky miskonceptim e kaorigjinën në kuptimet e ngushta tëndërtimeve fizike dhe planifikimit urbantradicional.

KonkluzionTransicioni nga sistemi centralist iplanifikimit ekonomik dhe politik, nëekonomi të lirë të tregut dhe sistemdemokratik, ishte kompleks dhe padiskutim i komplikuar. Ndërrimi prejqasjes së planifikimit rixhid ishte ipërcjellë nga një ‘laissez�faire’. Të dyjamodelet, me një rezultat shumë tëdallueshëm, jo gjithmonë ai që ofronzhvillim ekonomik dhe mirëqenie. Mjetet e sistemit të planifikimit urbannuk janë të mjaftueshme për t’u marrëme sfida në rritje, të procesit tëurbanizimit. Në fakt, instrumentet eplanifikimit urban nevojitet të jenë tëqëndrueshme, me kapacitete organi �zative të përshtatshme, të qeverisëqendrore dhe lokale.

Detyrat e planifikimit urban duhet t’ushërbejnë qëllimeve të investimevepublike dhe private, dhe mos t’ushërbejnë vetëm qëllimeve të ngushta tëprocesit të ndërtimit. Planet urbane duhet të ofrojnë modeletë gjithmbarshme të organizimit tëhapësirës, porse dhe më shumë; duhettë jenë të përshtatshme për organizimine veprimeve të nevojshme për krijimine qendrave, me kualitet të jetës. Pikë me rëndësi është adresimi iplanifikimit urban si një mjet kompleks(I) për të gjeneruar rritje ekonomike dhepunësim (II) mbrojtje dhe zhvillim tëmjedisit (III) ofrimit të bazës për zhvillimtë balancuar të tokës private dhe publike;Duke integruar këto dimensione, nësistemin e planifikimit urban përmeskëndvështrimit të përgjithshëm tëzhvillimit urban, i cili do të mundësonteqë planifikimi urban të bëjë një ndryshimnë procesin e zhvillimit ekonomik, socialdhe mjedisor në shoqëritë si Shqipëriadhe Kosova.

(Autori ka master në Menaxhim Urban,Këshilltar i Zëvendëskryeministrit E.Haxhinasto�Shqipëri)

magazina evropiane 20 Zhvillimet urbane

Gjakova (Burimi: IPH)

Ferizaj (Burimi: IPH)

Page 21: eu-magazine-06-ALB.pdf

Të arriturat e Bashkimit Evropian nëfushën e zhvillimit hapësinor janëudhërrëfyes i shkëlqyeshëm për zhvillimtë mjediseve urbane në hapësirat tona.Nëse synimi ynë vërtet është integrimi nëEvropë, atëherë na duhet një sistemcilësor i planifikimit hapësinor dhe urban.Vendet anëtare të Bashkimit Evropian nukkanë qasje unike ndaj planifikimithapësinor, por ekzistojnë disa parime tëpërbashkëta që ndiqen nga të gjithë, e qëpërmblidhen në dokumentin “Pers pektivaEvropiane e Zhvillimit Hapësinor” (ESDP).Këto parime janë: kohezioni social dheekonomik; ruajtja dhe menaxhimi itrashëgimisë natyrore dhe kulturore, si dhekonkurrenca e balancuar e territoritevropian.Me gjithë faktin se nuk ka karakterdetyrues, ESDP është dokument inënshkruar nga ministrat përgjegjës përplanifikim rajonal të vendeve anëtare tëBashkimit Evropian, që flet për ndikimine këtij dokumenti në politikat eplanifikimit hapësinor në rajonet e Evropësdhe në shtetet anëtare, duke krijuarkështu parakushte për zhvillim tëqëndrueshëm dhe të balancuar të territoritevropian.Prandaj, planerët duhet ta kuptojnë nëthelb shprehjen “zhvillim i qëndru �eshëm”, e cila pasqyrohet në të kuptuarite sistemit të vlerave, mënyrës së jetesës,raportit ndaj burimeve natyrore dhemjedisit jetësor, dhe, në përgjithësi,raportit ndaj hapësirës dhe mënyrës sëjetesës në të.Tani, nga planifikimi hapësinor evropianpërqendrojmë vëmendjen në nivelintjetër – planifikimin urban në Kosovë.Theksi duhet vënë në disa vlera, sepse,mosnjohja ose injorimi i tyre bën që

procesi i zhvillimit urban të rezultojë mehapësira urbane jofunksionale dhejokualitative. Situata aktuale në Kosovë mund tëkarakterizohet si kaotike, përkatësisht sikohë e fundit që ato pak hapësira dheresurse të mbetura të ruhen, kurse ato tëdegraduarat të rehabilitohen. Në vitet e para të administratësndërkombëtare në Kosovë, nuk mund tëpritej që planifikimit urban t’i jepejprioritet, pasi që fokusi ishte tek çështjetemergjente. Dëshira e individëve për tëndërtuar, pavarësisht dëmit që ishkaktohej mjedisit dhe pronës publike,nuk u pengua nga administrata eatëhershme. Teprica e energjisë individualepër të kompensuar mungesat e sëkaluarës nga njëra anë dhe paaftësia einstitucioneve për të kanalizuar këtëenergji, nga ana tjetër, në një mjedis mekornizë ligjore të mangët dhe institucionenë ndërtim e sipër, pa dyshim se ureflektua edhe në zhvillime tëpaplanifikuara dhe të pakontrolluaraurbane. Në funksion të planifikimit emenaxhimit hapësinor dhe urban undërtua korniza institucionale dhe ligjore.Në kuadër të Ministrisë së Mjedisit dhePlanifikimit Hapësinor u themeluaDepartamenti i Planifikimit Hapësinor (viti2002), Instituti për Planifikim Hapësinor(viti 2003), si dhe u hartua Ligji përPlanifikim Hapësinor, Ligji i Ndërtimit,udhëzimet administrative që plotësoninkëto ligje, e ligje dhe institucione të tjera.

Dokumentet e planifikimit hapësinordhe urbanistikMe gjithë vështirësitë e mëdha, zbatimii ligjeve është i domosdoshëm. Problemet

urbane, si trafiku i ngjeshur, transportiurban, ndërtimet ilegale, papunësia dheshumë të tjera, adresohen edhe përmesplaneve hapësinore dhe urbanistike.Edhe pse me vonesë, janë aprovuar disaplane hapësinore dhe urbanistike tënivelit qendror dhe lokal. Pas shumëpërpjekjesh dhe prolongimesh, këtë vitKuvendi i Kosovës ka aprovuar PlaninHapësinor të Kosovës, si plan strategjikmultisektorial, i cili përcakton qëllimetafatgjata të planifikimit hapësinor përterritorin e Kosovës për periudhën 15�vjeçare. Ndërkaq, në nivelin lokal planehapësinore dhe urbanistike kanë aprovuaredhe komunat e Pejës, Gjakovës, Gjilanit,etj. Vlen të përmendet se plane të tillaka edhe komuna e Junikut, edhe pse ekrijuar vetëm dy vjet më parë. Megjithatë,ka ende komuna që nuk kanë hartuarplanet e tyre hapësinore. Edhe psenxjerrja e tyre është obligative brendaafatit të caktuar kohor, në ligj nukparashihen masa ndëshkuese për vonesatapo moshartimin e tyre. Për zona të caktuara të qyteteve tëKosovës janë hartuar dhe prezantuar nëdebate publike disa plane rregullueseurbane, të cilat, sipas përkufizimit, do tëduhej të ishin plane të detajuara përsipërfaqet e banuara ose zona të tjera nëtë cilat parashihet të ndërtohet. NgaKuvendi i Komunës së Prishtinës janëaprovuar disa prej tyre, në mesin e tëcilave “Vellusha”, “Qyteza Pejton”,“Dardania”, “Lakërishte” etj. Mirëpo, sa korrespondojnë këto plane merealitetin? A mund të zbatohen menivelin e hartuar? A i janë nënshtruarndonjëherë mbikëqyrjes gjatë procesit tëhartimit? Ka edhe pyetje të tjera që

magazina evropiane21Zhvillimet urbane

RËNDËSIA APO INJORIMI I PLANIFIKIMIT

HAPËSINORDHE URBAN NË KOSOVË

Ark. Hidajete ZhuriKuvendi i Kosoves, miratimi i dokumenteve strategjike zhvillimore

Page 22: eu-magazine-06-ALB.pdf

kërkojnë përgjigje. I tërë procesi dhe përgjegjësitë deri nëaprovimin e planeve rregulluese urbanejanë të përshkruara në Ligjin përplanifikimin hapësinor. Mirëpo përmbajtja,si dhe mënyra e prezantimit të planevetë hartuara në të shumtën e rasteve nukjanë në përputhje me kushtet epërcaktuara ligjore, bile, shumë herëedhe me gjendjen ekzistuese të sipërfaqespër rregullim. Pse? Ndoshta buxheti i ulëtqë parashihet për hartimin e tyre mundtë jetë njëri prej shkaktarëve për mungesëcilësie. Sidoqoftë, pa marrë parasyshcilësinë, ato plane aprovohen dhe, si tëtilla, mbesin në sirtarë, të pazbatueshme.Duke synuar që, në një afat sa më tëshkurtër kohor, të arrihet deri tek produkti,çfarëdo qoftë ai, anashkalohen apoformalisht kalohen hapa të tërë, tërëndësishëm në zinxhirin e planifikimit.Shmangia nga planifikimi gjithëpërfshirës,si dhe mospërfshirja apo përfshirjaformale e qytetarëve në procesin eidentifikimit të problemeve dhe adresimittë nevojave të tyre, ka rezultuar mezgjidhje të paarsyeshme dhe tëpaqëndrueshme. Po ashtu, dialogu në mestë përfaqësuesve të autoriteteve qendrore,lokale, ekspertëve të fushës së zhvillimeveurbane, si dhe vetë qytetarëve nukrezulton të jetë produktiv, pasi që palëte përfshira nuk identifikohen qartë meinteresat e tyre dhe nuk i mbrojnë ato nëmasë të duhur dhe me argumente tëduhura. Kjo mungesë e kulturës sëdialogut, si dhe niveli i ulët i transparencësdhe llogaridhënies bëjnë që planet të jenëtë pazbatueshme dhe askush të mospërgjigjet për anomali të tilla. Hartimi i planeve të zbatueshme ështësfidë e vërtetë, sepse procesi i planifikimitkërkon qasje shumëdimensionale dhepërgjegjësi nga të gjithë aktorët. Njëproces i menaxhuar mirë kërkon nga nivelilokal të ketë një strategji të elaboruar tëkomunikimit me qytetarë, duke ikonsultuar ata për zgjidhjet konkrete, sidhe duke organizuar informim në masëtë gjerë përmes medias së shkruar dheelektronike. Po ashtu, debatet publike meqytetarë, ekspertë dhe faktorë të tjerëduhet të moderohen në mënyrëprofesionale, për të siguruar qëpjesëmarrësit të japin kontributin e tyre,duke i shprehur interesat e vërteta të

grupeve që përfaqësojnë.Ndërkaq hartuesit e planeve duhet t’irespektojnë kërkesat ligjore përpërmbajtjen dhe paraqitjen grafike tëplanit, përfshirje të komunitetit në fazate hershme të procesit të hartimit tëplanit, deri në arritje të konsensusit,bashkëpunim me aktorët e nivelit lokaldhe qendror, si dhe kriteret etransparencës. Niveli qendror (MMPH) do të duhej tëorganizonte diskutim me aktorët kyçpër pengesat e mundshme ligjore gjatëprocesit të hartimit të planeve rregullueseurbane, adresimit të tyre, mbikëqyrjeinspektuese gjatë procesit të hartimit tëplanit, etj.

Kontrolli i zhvillimeveQë prej një viti e gjysmë funksiononKomisioni i përbashkët MMPH�MAPL përshqyrtimin e ligjshmërisë së akteve tënxjerra nga kuvendet komunale në fushëne planifikimit urban dhe rural. Zinxhiri iinformimit dhe raportimit të obliguar nënivele të ndryshme duhet të jetë nëshërbim të përcjelljes së vazhdueshme dhembarëvajtjes së çdo iniciative për zhvillimetë planifikimeve urbane nëpër komuna.Mirëpo, ka vështirësi të siguroheninformata për të gjitha zhvillimet, pasi jotë gjitha komunat raportojnë për punën qëbëjnë. Kështu p.sh. Komisioni ka pranuarakte nga disa komuna, mirëpo asnjë ngaKomuna e Prishtinës, edhe pse dihet seKuvendi Komunal ka nxjerrë disa vendimetë kësaj fushe. Kjo tregon se planifikimiurban është një fushë ku duhet të punohetmë shumë në zbatimin e ligjit.

Injorimi institucional apo...?Me gjithë angazhimin për ndërtimin ebazës institucionale dhe ligjore përplanifikimin hapësinor dhe urban,problematika e kësaj fushe nuk trajtohetnë dokumente zhvillimore të Kosovës tënxjerra në vitet e fundit, duke mos enjohur kështu rëndësinë e tij për tëardhmen e vendit. As Kushtetuta eRepublikës së Kosovës nuk i referohetplanifikimit hapësinor, për dallim ngaKorniza Kushtetuese për Vetëqeverisje tëPërkohshme, në të cilën përcaktohejpërgjegjësia në këtë fushë. Programi iQeverisë së Republikës së Kosovës 2011�2014, mbështetet në katër shtylla

kryesore, e që janë: 1) Zhvillimi iqëndrueshëm ekonomik; 2) Qeverisja emirë dhe fuqizimi i sundimit të ligjit; 3)Zhvillimi i kapitalit njerëzor; si dhe 4)Mirëqenia sociale. Në shtyllën e parë tëkëtij programi radhiten synimet e Qeverisëpër partneritete publike dhe private, nëmesin e të cilave edhe përmbushja ekërkesave për shërbime publike ngaautoritetet komunale në transport urban,parkingje publike, sport, rekreacion dhekulturë, si dhe mbledhje të mbeturinave.Mirëpo, edhe pse një plan hapësinor apourbanistik do të duhej t’i paraprintevendosjes së këtyre partneriteteve, nëProgramin e Qeverisë planifikimihapësinor dhe urban nuk adresohet nëasnjërën prej katër shtyllave. Në PlaninZhvillimor Strategjik të Ministrisë sëMjedisit dhe Planifikimit Hapësinor 2011�2014, i miratuar nga Qeveria në korriktë vitit 2011, në mesin e tetë objektivavestrategjike, fuqizimi i planifikimithapësinor radhitet si i treti. Mirëpo, mestrukturën e re organizative të MMPH�së,që është bartëse e këtij Plani, parashihetshkrirja e Departamentit të PlanifikimitHapësinor dhe Departamentit të Ndërtimitdhe Banimit, gjë që ndikon në zvogëlimine kapacitetit të Ministrisë për tamenaxhuar një aspekt të rëndësishëm tëfunksionimit të saj, i cili, për ironi, ështëedhe pjesë e emërtimit të Ministrisë. Thënia e njohur “të dështosh në planifikimdo të thotë të planifikosh dështimin”,edhe pse zhvilluar nga komuniteti ibiznesit në vitet ‘70, gjithsesi vlen edhepër planifikimin hapësinor dhe urban. Këtëe ka dëshmuar përvoja e deritanishme nëKosovë, ku mungesa e planeve të tilla karezultuar me kaos urbanistik në qytete,ndotje të mjedisit, degradim të tokësbujqësore dhe të pyjeve, kufizim tëmundësive për të ndërtuar rrugë cilësore,e shumë e shumë efekte të tjera negativeqë ndikojnë në cilësinë e jetës së qytetaritdhe në potencialin e vendit për zhvillimtë qëndrueshëm ekonomik dhe shoqëror.

(Autorja punon në Departamentin ePlanifikimit Hapësinor, në Ministrinë eMjedisit dhe të Planifikimit Hapësinor)

magazina evropiane 22 Zhvillimet urbane

Page 23: eu-magazine-06-ALB.pdf

HyrjeHapësira publike në përgjithësi kuptohetsi një hapësirë në të cilën mund tëtubohemi me të tjerët në mënyrë të lirënë baza të barabarta brenda kornizësligjore. Hapësira publike karakterizohet metë hapurit e saj. Çdo pjesëtar i saj nëprincip mund të marrë pjesë në çdo gjëqë ndodh aty, varësisht nga ajo se çka aiose ajo zgjedh. Hapësira publike nuk ështëe hapur vetëm për njerëzit e mëdhenj.Ajou takon të gjithëve në mënyrë të barabartë� të gjithë së bashku janë pronarë të saj.Hapësira publike qeveriset nga ligji e jonga individë ose entitete.Viteve të fundit vlera e hapësirës publikeka arritur deri te nivelet më të larta tëpolitikës. Interesi nga majat e larta tëpolitikës reflekton perceptimin e shtuarpër hapësirën publike si përkushtimpublik. Po ashtu tashmë ekzistojnëdëshmitë se hapësira publike mund tësjellë një numër përfitimesh – qofshin atoekonomike, sociale dhe mjedisore.

Në përgjithësi, krijimi i hapësirës publikei atribuohet nevojës për:• Hapësira publike si zonë e zhvillimit të

veprimtarive ekonomike – tregti dheshërbime.

• Hapësira publike si hapësirë e kulturësdhe ngjarjeve publike

• Hapësira publike si hapësirë e rekre �acionit

• Hapësira publike si hapësirë reprezen �tative.

1. ZHVILLIMI NËPËR HISTORI IHAPËSIRËS PUBLIKE NË KOSOVË

1.1 ZANAFILLA � Ndërtimi i strukturësurbane është i kushtëzuar, pa dyshim, me

krijimin e hapësirës publike, gjegjësisht mendarjen e hapësirës private nga ajo ededikuar për publikun. Në shumicën eqyteteve të Kosovës është e mundur tëdallohet shtresimi historik i formave tëhapësirës publike karakteristike përperiudhat e ndryshme të zhvillimit historiknëpër të cilat kanë kaluar ato.Meqenëse të gjitha qytet e Kosovës, meformën dhe lokacionin të cilin e hasim sot,janë themeluar në periudhën ePerandorisë Otomane, gjeneza e hapësirëspublike mund t’u atribuohet në radhë tëparë nevojave themelore të qytetarëve përveprimtaritë ekonomike, siç janë tregtiadhe zejtaria në njërën anë dhe nevojavetë tjera, si religjioni, shërbimet e tjerapublike – administrimi, arsimi rekreacionidhe ato ekonomike – si pazaret,bezistanet dhe hanet, të cilat ndërtoheshinnga të ardhurat publike përmes vakëfit –‘waqf’� në një tërësi të quajtur ‘kyllije’(turq.külliye”� tërësi). Një kyllije përmbantexhaminë, rreth së cilës ndërtoheshinmedreseja, spitali, biblioteka, hamami,hani, bezistani, dhe zhvilloheshin formatthemelore të hapësirës publike � çarshia�rruga tregtare/zejtare dhe pazari�tregu iqytetit.

1.2 PERIUDHA PASOTOMANE � në mes dyluftërave, sjell në qytetet kosovare njëtransicion të cilin nuk e shkaktoi vetëmlufta dhe nënshtrimi i Kosovës prejSerbisë, por edhe ndryshimi i sistemitekonomik shoqëror i vetë PerandorisëOtomane, meqenëse lidhjet ekonomike,sociale dhe kulturore nuk ishin shkëputurme ish�Perandorinë – Republikën eTurqisë. Në këtë periudhë krijohen

hapësirat e para publike si hapësira përkulturë dhe ngjarje publike.

1.3 PERIUDHA PAS LUFTËS SË DYTËBOTËRORE � në periudhën e socializmit,në ish�Jugosllavi, gjatë modernizimitjanë paraqitur tri forma të intervenimit nëhapësirë–janë zhvilluar pjesë të reja tëqytetit në formë të aneksimit të territorit,është transformuar struktura ekzistueseurbane ose është rikonstruktuar dherivitalizuar indi i vjetër urban sikur nërastin e Çarshisë së Gjakovës. Në këtë periudhë hapësira publikezgjerohet edhe me hapësirën publike tërekreacionit dhe ato reprezentative tëqytetit, me qëllim të madhështimit tështetit socialist të dedikuar jo për individin,por për ‘shoqërinë’.Ndërtimet e reja kanë sjellë kryesishtformat e hapësirës publike të qytetitmodernist, të cilat kanë qenë tëpërqendruara më shumë në dimensioninfizik dhe vizual, dritën dhe insolimin, pae marrë parasysh dimensionin perceptualdhe social dhe nevojën e interaksionevenë mes njerëzve – shoqërimi, komunikimi,involvimi në aktivitetet, të cilat ndodhinnë hapësirën publike. Këto veçori mundt’i shohim nëpër lagjet e planifikuara tëbanimit në Prishtinë dhe qytete të tjera.Ajo që në shumicën e rasteve ështërezultat, është mungesa e njerëzve dherrjedhimisht mirëmbajtja.

2. PROBLEMET AKTUALE TËQYTETEVE NË LIDHJE MEHAPËSIRËN PUBLIKE –

Transicioni pas luftës në vitin 1999 kasjellë fazën e tretë të modernizimit –

magazina evropiane23Zhvillimet urbane

ZHVILLIMINËPËR HISTORI

I HAPËSIRËS PUBLIKE NË

KOSOVË

Ark. Ilir GjinolliSheshi publik në Pejë

Page 24: eu-magazine-06-ALB.pdf

liberalizimin në zhvillimin urban.Liberalizimi zakonisht sjell pak ndryshimetë organizuara në strukturën historikeurbane. Në qytet kosovare zhvillimi liberali qytetit nga organet lokale të qeverisjesnuk është menaxhuar në mënyrë tësuksesshme. Kjo është shkaktuar kryesishtnga vështirësitë në zbatimin e ligjeve tëaplikueshme dhe ndikimit të grupeve tëcaktuara të interesit, të cilat nuk kanëlejuar kontrollin e ndërtimit.

2.1 GABIMET NGA E KALUARATë gjitha qytetet e Kosovës ballafaqohenme gabimet nga e kaluara, të shkaktuaranga luftërat, ndryshimi i sistemit ekonomikshoqëror, rënies ekonomike, sociale dhekulturore. Këto ndryshime janëmanifestuar përmes ndërtimit stihik�paplan ose me plan, por pa vizion, dukendërtuar të renë mbi të vjetrën.Moskuptim i rëndësisë së ruajtjes sëtrashëgimisë së ndërtuar arkitektonike dheurbanistike ka shkaktuar humbjen masivetë indit historik urban, përfshirë edhehapësirën publike – posaçërisht çarshinë,si hapësirën themelore të interaksionitsocial në mes njerëzve.E pamirëmbajtur, shpesh me ndërtime tëshëmtuara, e atakuar nga uzurpues dhemjetet motorike të qarkullimit, hapësirapublike merr konotacionin ‘problem itjetërkujt’ (Douglas Adams).

2.2 SPEKULIMET ME PRONËSINËMBI TOKËNPër shkak të mungesës së kornizës së

qartë ligjore për kthimin/kompensimin epronave të cilat janë marrë në periudhatë ndryshme të qeverisjes në Kosovë,është dëmtuar edhe hapësira publike. Nëshumë raste, prona të tilla, të cilat kanëqenë hapësira publike, u janë rikthyerpronarëve në mënyrë spekulative dhe nëto janë ndërtuar ndërtesa, me çka janërrudhur edhe më shumë hapësirat publiketë qytetit.

2.3 NDËRTIMI STIHIK LIBERALZhvillimi stihik liberal i qytetit ka shkaktuarndërtimet me standarde shumë të ulëta.Sa i përket kualitetit të ndërtimit dheindeksit të ndërtimit – relacioni sipërfaqjae ndërtuar dhe sipërfaqja e lirë. Sipërfaqjae lirë ngel shumë e vogël. Ajo shërbenvetëm për futjen e vijave të infrastrukturësnëntokësore dhe krijimin e korridoreve tëqarkullimit kryesisht të dedikuar përqarkullimin motorik, kurse njerëzitzakonisht mbeten të ‘padukshëm’ gjatëplanifikimit të saj.

2.4 HAPËSIRAT E PUSHTUARA PUBLIKENë periudha transicioni nëpër qyteteështë e zakonshme dukuria e pushtimittë hapësirës publike. Në mungesë tësundimit të ligjit, uzurpohet hapësirapublike për përfitime personale osegrupore me ndërtime të përkohshmeose të ‘përhershme’. Edhe në Kosovë kandodhur një dukuri e tillë. Por pushtimimë drastik i hapësirës publike vjen ngaautomobili, duke marrë hapësirë për

qarkullim dhe parkim nga hapësirapublike dhe duke e shndërruar hapësirënsociale në hapësirë qarkullimi. Shtimi iautomjeteve pas luftës në Kosovë u kasjellë qeverive komunale probleme tëmëdha pasi që nuk kanë arritur të ofrojnëzgjidhje të suksesshme për qarkullimin ekëmbësorëve, qarkullimin dhe parkimine automjeteve.

2.5 RIMARRJA E HAPËSIRËS PUBLIKEPas ndryshimeve të sistemit ekonomikshoqëror, qytetet kanë trashëguar edhehapësira të degraduara dhe të tilla që ujanë tretur funksioni. Rimarrja e hapësirëspublike kryesisht është orientuar nëhapësirat e uzurpuara dhe të pushtuaranga automobili.Në përgjithësi, në lidhje me uzurpimin ehapësirës publike, ajo që në qytetet eKosovës ka filluar ngadalë të bëhetpraktikë, është kthimi dhe kujdesi ndajhapësirës publike të uzurpuar dhe tëkeqtrajtuar nga qeveritë komunale.Megjithëse në hapat e saj fillestarë,qeveritë komunale e konsiderojnë tëdomosdoshme rimarrjen e hapësirëspublike për shfrytëzim nga publiku dhe përpublikun. Kjo ka të bëjë edhe mepërfitimet politike, sepse çdo përmirësimnë sektorin publik prek në ndërgjegjen eqytetarëve dhe pritjet që ata kanë ngaqeveria për të cilën ata kanë votuar.Janë disa zhvillime të tilla që mund tëkonsiderohen si shembuj suksesi nëpikëpamje të nxitjes së interesit përhapësirën publike.

• PRISHTINË � Shndërrimi i bulevardit“Nënë Tereza” në Prishtinë në njëshëtitore të lirë nga trafiku motorik � njëprojekt i papërfunduar në tërësi, por qëmund të konsiderohet si një ngasukseset më të mëdha të qeverisjeskomunale në lidhje me hapësirënpublike. Përfitimi nga ky transformim kaqenë i shumëfishtë – në aspektinsocial, qytetarët kanë përfituar njëhapësirë ku mund të ecin lirshëm, tëkomunikojnë, të pushojnë, të blejnë epo ashtu edhe të marrin pjesë në tëgjitha ngjarjet, të cilat organizohen merastin festave, panaireve apo kremtevetë tjera. Në aspektin mjedisor, ndotja

magazina evropiane 24 Zhvillimet urbane

Sheshi publik në Pejë

Page 25: eu-magazine-06-ALB.pdf

nga trafiku – tymi dhe zhurma gati janëeliminuar fare.Në aspektin ekonomik, jo vetëm që janërritur të ardhurat e bizneseve nëbulevard, por edhe vlera e banesave dhee hapësirës afariste është rriturshumëfish.

• PEJË � Shndërrimi i korzos së Pejës nëzonë këmbësore dhe lirimi i bulevarditnga parkimi i automobilave. Megjithësei kontestuar nga komuniteti i biznesitnë atë pjesë të qytetit, ky transformimështë treguar shumë i dobishëm në tëgjitha aspektet –social, mjedisor dheekonomik, posaçërisht pasi që të gjithadyqanet kanë pasur rritje të tëardhurave. Në këtë projekt të përkrahurnga “UN�Habitati” mund të lavdërohetprocesi i pjesëmarrjes�sidomoskonsultimet me komunitetin e biznesit,i cili ka pasur më së shumti dyshime përsuksesin e projektit.

• GJILAN – Në Gjilan është duke uzhvilluar projekti i rregullimit të shtratittë lumit Mirusha që ka tre komponentë� komponentin mjedisor � kanalizimine qytetit dhe krijimin e një brezi tëgjelbër në tërë territorin e qytetit,komponentin social – në një gjatësi prej

4 km, bregu i lumit do të shndërrohetnë një brez rekreacioni – ecje, vrapim,biçiklizëm dhe pushim, si dhekomponentin ekonomik, ku pronarëvedo t’u lejohet hapja e bizneseve të voglanë përkrahje të aktiviteteve përgjatëlumit. Me gjithë mungesën e përkrahjesnga qeveria qendrore, qeveria komunaleështë e përkushtuar ta zbatojë këtëprojekt edhe me mjete vetjake.

2.6 DIZAJNIDerisa dëshira dhe idetë për përparimine hapësirës publike në qytetet e Kosovëstashmë janë të pranishme edhe si politikatë qeverisjes, kualiteti i dizajnit është endenë nivel shumë të ulët. Përjashtuar disaraste të rralla, shumica e intervenimevejanë ad hoc, me dizajn sipërfaqësor dhepa mbështetje në parimet bashkëkohoretë dizajnit urban dhe dizajnit të peizazhit.Kualiteti i dobët buron nga mungesa eurbanistëve profesionistë dhe përvojashumë e kufizuar në dizajnin urban. Nëshumicën e rasteve është formal,jotransparent dhe i ndikuar ngaprocedurat rixhide të prokurimit publik.Konkurset e dizajnit urban, të cilatorganizohen për këtë qëllim janëzakonisht me afate të shkurtra, medetyra jo të qarta dhe proces jotransparent

të përzgjidhjes nga vlerësuesjokompetentë.Komuna e Prishtinës e ka zhvilluarkonkursin për “Sheshin e Pavarësisë”katër herë. Në konkursin e funditpropozimi i përzgjedhur ka fituar nëkonkurrencë me vetëm një propozimtjetër. Kjo tregon se mënyra e tashme eorganizimit të konkurseve publike nukështë tërheqës për arkitektët dheurbanistët. Kësaj duhet shtuar edhe njëmungesë. Prishtina, si kryeqytet i një shtetitë ri evropian, do të duhej që për projektetë rëndësishme publike të organizontekonkurse ndërkombëtare për projekte tërëndësishme publike. E ngjarjet e tilla janëmundësi e mirë e promovimit edhe tëqytetit, por edhe të shtetit. Këtu duhet tëkonstatojmë se as projektet e financuaranga donatorë seriozë, si USAID, EC, UN�Habitat, nuk paraqesin ndonjë praktikëtë suksesshme që mund të shërbejë sishembull në lidhje me procesin e dizajniturban të hapësirës publike.

3. MENAXHIMI I HAPËSIRËS PUBLIKE

M.Carmona, në librin e tij mbidimensionin e menaxhimit të hapësirëspublike, konstaton se “...të gjitha

magazina evropiane25Zhvillimet urbane

Sheshi Nënë Terezë

Page 26: eu-magazine-06-ALB.pdf

hapësirat publike, pa marrë parasysh sajanë gjithëpërfshirëse dhe demokratike,kanë nevojë për disa forma menaxhimi,të cilat mundësojnë realizimin e rolit tëtyre në mënyrë efektive. Ideja e hapësirëspublike dhe menaxhimit të hapësirëspublike domosdo ndërlidhet me sektorinpublik, gjegjësisht me qeverisjen lokale”.Sipas tij, janë katër komponentë tëmenaxhimit që duhet t’i konsiderojnëqeveritë lokale:a) Rregullimi i shfrytëzimit të hapësirës nëmënyrë formale apo me praktikasanksionuese. Kjo nënkupton një kornizërregulluese se si duhet të shfrytëzohethapësira publike, të zgjidhen konfliktet nëmes funksioneve të ndryshme dhe tëpërcaktohen se cilat sjellje lejohen nëhapësirat publike e cilat jo. Si kuptohenrregullat dhe si mbështeten ato është merëndësi vitale për hapësirën publike. Kysegment në qeveritë tona lokale ende nukështë rregulluar. Nuk ekzistojnë rregullorekomunale me të cilat përcaktohet mënyrae shfrytëzimit të hapësirës publike dhe çfarëfunksionesh mund të zhvillohen në cilin

vend, koha e shfrytëzimit dhe cilat janëpërfitimet qoftë publike apo private.Komunat p.sh. shpesh lejojnë ose ndalojnëshfrytëzimin e hapësirës publike përveprimtari ekonomike të lidhura mepublikun, por asnjëherë nuk kanë mundurta ndalonin parkimin në trotuar që duhettë konsiderohet uzurpim i hapësirës publike.b) Mirëmbajtja e komponentëve fizikë tëhapësirës publike. Kjo nënkuptonhapësirën publike të shfrytëzueshme, tëpastër dhe të sigurt, mirëmbajtjen edyshemesë urbane, ndriçimit, gjelbërimitdhe të të gjitha pajisjeve të mobilierisëurbane. Përjashtuar rastet e rralla, nëpërgjithësi hapësirat tona publike nuk janëtë mirëmbajtura dhe shpesh i nënshtrohenedhe vandalizmit. c) Investimet e reja në hapësirën publikedhe format e investimit, të cilatmundësojnë që hapësira të jetë gjithnjëtërheqëse dhe të ripërtërihet meintervenime të reja. Aktualisht nuk kandonjë praktikë të suksesshme, të provuar,të alokimit të resurseve financiare –qoftë nga buxheti i komunave apo i

përkrahur nga burime të tjera –partneritetet publiko�private apo kontributii agjencive ndërkombëtare që përkrahinzhvillimin urban në domenin publik.Komunat duhet ta gjejnë formulën përfinancimin e investimeve në ripërtëritjene hapësirës publike duke shfrytëzuar tëgjitha instrumentet që ia lejon procesi iprojektimit të buxhetit komunal përfshirëformat e partneritetit publik dhekoncesionet me investitorët privatë.d) Koordinimi i intervenimeve nëhapësirën publike � Ato që kemi pasurrastin t’i shihnim gjatë dhjetë vjetëve tëkaluar shpesh kanë qenë edheintervenimet jo të koordinuara në mënyrëdirekte ose indirekte të personave dheorganizatave. Ky koordinim duhet tëaplikohet në të gjitha nivelet dhe në tëgjitha hallkat e qeverisjes –në kuadër tëdepartamenteve të komunës, komunësdhe qeverisë qendrore, si dhe agjencivetë zhvillimit dhe shoqërisë civile.

(Autori është arkitekt dhe drejtonkompaninë URBAN PLUS në Prishtinë)

magazina evropiane 26 Zhvillimet urbane

Sheshi Nënë Terezë

Page 27: eu-magazine-06-ALB.pdf

Në çdo vend të botës kryeqytetet janëfuqia me shtytëse zhvillimore, ku ështëinfrastruktura më e avancuar, kupopullsia produktive është më ekoncentruar, ku mund të zgjedhenshkollat, kinematë, teatrot… “aty kundodh gjithçka”. Lum për qytetet eafërta, sepse dosido ndikohen ngareciprociteti me kryeqytetin, por aështë njësoj jeta atraktive edhe përkomunitetin e vendbanimeve mëperiferike?! Kjo mëdyshje filloi tëtrajtohet qysh në vitet e shtatëdhjeta nëvendet më të zhvilluara të Evropës.Komunitetet e qyteteve që ndodheshinmë larg nga kryeqyteti filluan t’ihulumtonin mundësitë e përmbushjessë nevojave të tyre përmes iniciativavetë bashkëpunimit ndërkufitar, me tëcilat gradualisht arrihej eliminimi ibarrierave kufitare, që rezultoi nëzhvillime ndërrajonale dhe liri të plotëtë lëvizjes në çdo cep të BE�së. Nëse sipërfaqësisht prekim historikun epopujve të Ballkanit Perëndimor, kujt nëbotë do t’i shërbenin përvojat e tilla tëbashkëpunimit, për thyerje të tabuvendarëse, të cilat gjithherë vështirësuanjo vetëm lëvizjen e lirë, por edhe të tëgëzuarit e të drejtave elementare tënjeriut për jetë dhe punë. Edhe pse ipozicionuar në qendër të trekëndëshitRomë � Konstandinopol dhe Athinë, qësimbolizon qendrën e civilizimitevropian, Ballkani Perëndimor endeidentifikohet me nofkën “njollë e zezë”e kontinentit të vjetër. Arsyet janë tëshumta, por falë inovacioneve për qasjenë njohuri, po bëhen shumë të lehta përt’u kuptuar. Së pari, me shekuj ishtevendtakim i perandorive. Varësisht nga

“lëvizja” e vijës kufitare të perandorive,ndërrohej dhe imponohej edhe identitetisocial i komuniteteve, bile�bile brenda njëqyteti. Sa më shumë që shekujt lejoninkombinimet (variacionet) në mes tëkomponentëve të gjuhëve, dialektevegjuhësore dhe sekteve fetare, aq mëshumë lindnin dallimet që ndaninqytetarët e vendbanimeve antike, derisadallimet e tilla shkrepën Luftën e ParëBotërore mu në zemër të BallkanitPerëndimor. Ishte toka e BallkanitPerëndimor ajo ku tërë bota, pas pesëdekadash “qetësie ballkanike”, ubashkua për të ndalur topat shkatërruestë një etnie drejtuar tjetrës për gati njëdekadë, e ku përpos komunitetevepësonte trashëgimia e thesarit botëror,si qyteti antik i Dubrovnikut, Pallati iDioklecianit apo Ura në Mostar, qëndër shekuj lidhte perandoritë.Fatkeqësisht, pasojat e ndarjeve kufitareballkanike ende nuk po e lënë të qetëkëtë rajon. Është Bashkimi Evropianshpresë e vetme, që duke i hapur dyertpër integrim, t’i inkurajojë komunitetete përçara për përfitimet që shtetet e BE�së kishin nga bashkëpunimi ndërkufitar.Në dy dekadat e fundit, BE�ja alokoi mësë shumti fonde për përforcim të zonavendërkufitare, fonde këto që umenaxhuan bashkërisht nga dy ose mëshumë vende për realizimin e projektevetë përbashkëta zhvillimore. Përvojëtipike e bashkëpunimit të tillë u treguashumë efikase në rajonin Oresund, qepërfshinte territore nga Danimarka dheGadishulli Skandinav, sidomos pasndërtimit të urës gjigante në mes tëKopenhagës dhe Malmos. Edhe pse

Malmoja e pozicionuar shumë largkryeqendrës së saj, Stokholmit, përmesbashkëpunimit me Kopenhagën uzhvillua në shumë aspekte urbanistikedhe hapësinore. Vlen të përmendetfenomeni i qarkullimit ditor të një numrishumë të madh të banorëve nga të dyjaanët e urës, që punonin në metropoline Kopenhagës, të cilët kishin zgjedhurtë banonin nëpër kompleksetbashkëkohore të banimit në Malmo. Sidanezët ashtu edhe suedezët kishinpërfituar nga bashkëpunimi ndërkufitarurban, që me kosto shumë më të ulet t’iofrojnë vetës rehati dhe kualitet nëaspekt të banimit në qytetin më tëqetë të Malmos, dhe të shfrytëzojnëmundësitë shumë më të mëdha tëpunësimit më të avancuar që mund tëofrojë një kryeqytet si Kopenhaga.Shembull tjetër janë edhe qytetet erajonit Alp�Adriatik, (Trieshta në Itali,Gracë në Austri, Kopër në Slloveni dheRjeka në Kroaci), të distancuara nganjëra�tjetra deri në 200km, të cilave meprojekte të përbashkëta ndërurbane iumundësua mbështetja reciproke eperspektivave te tyre zhvillimore, dukekombinuar resurset lokale të secilitlokalitet në të mirë të tërë rajonit. Duke i menduar barrikadat aktuale nëMitrovicë dhe “pika të tjera te nxehta”apo “Jerusalemet” ndëretnike endërfetare në çdo pëllëmbë të Ballkanit,bashkëpunimi ndërkufitar po tingëllonutopi. Megjithëse zhvillimi i shkencësdhe teknologjisë po ndikon në shumësfera të jetës duke lehtësuarkomunikimin drejt një globalizimi siproces i pandalshëm . Me pranimin e

magazina evropiane27Zhvillimet urbane

PËRPARËSITË EBASHKËPUNIMIT

NDËRKUFITARDREJT ZHVILLIMIT

TË QËNDRUESHËMTË BALLKANITPERËNDIMOR

Ark. Ilirjana A. Mejzini Malet e Sharrit

Page 28: eu-magazine-06-ALB.pdf

Kroacisë në Bashkimin Evropian, “njollae zezë” po i afrohet edhe me shumeEvropës, të cilës do t’i shkaktojëpamundësi në arritje të kohezionithapësinor dhe zhvillimit të balancuar.Është koha të shfrytëzohen me efikasitetiniciativat e BE�së për shtetet potencialepër integrim, të njohura si IPA(Instrument of Pre�Association),komponentë e së cilës ështëbashkëpunimi ndërkufitar. Të vlerësohenmundësitë mutidisiplinare tëbashkëpunimit në identifikimin engecjeve reciproke, duke u dhënëhapësirë vepruese iniciativa për zhvillimekonomik, të cilat direkt do të ndikojnënë rritjen e bazës materiale. Siguriaoptimale ekonomike do të rezultojë nëmirëqenie sociale, ku do të krijohejklime “zbutëse” për komunitete përfqinjësi të mirë dhe tolerancë në procestë pandalshëm të globalizimit. Ndasitëfeudale do të zëvendësohen me sinergjitë diversitetit shoqëror, në zgjidhjen esfidave reciproke dhe në shfrytëzimefikas të resurseve të përbashkëtalokale, për zhvillim dhe prosperitet tëvazhdueshëm rajonal.Komuniteti, si përfitues kryesor, duhettë jetë i vetëdijshëm karshi mundësive,që me projekte të përbashkëtandërkufitare do të mund të thithninfondet e alokuara të BE�së drejt caqevetë ndryshme strategjike. Vetëm falëkomponentit mutidimensional tëbashkëpunimit ndërkufitar, mund tëshpresohet përfshirja e trajtimit dherregullimit të shumë e shumë zhvillimevekaotike, si në vendbanimet urbane poashtu edhe në ato rurale. Në shumëvende kufitare të Ballkanit Perëndimorëende mungon infrastruktura bazë përlëvizje të njerëzve, edhe pse ballafaqohenme inferioritetin e periferisë, pasi gjendenshumë larg kryeqytetit. Për të ilustruarmund të elaborohet shembulli i tërësisëterritoriale rreth liqeve të Ohrit dhePrespës, me qytetet si Ohri, Manastiri,Florina, Kozani, Koçra e Pogradeci, tëndara me vija që ndajnë liqenet në trishtete. Periferinë dhe largësinë ngadinamika e kryeqyteteve do tazëvendësonin me frekuencën e lëvizjessë lirë në mes vete, përmes strategjivetë përbashkëta zhvillimore që do të

bazoheshin në shfrytëzimin optimal tëresurseve më unike, si:� dy liqene me park nacional në mes; � zona të turizmit dimëror;� klimë për prodhime më rentabile

bujqësore, blegtorale e pyjore; dhe � qytete të urbanizuara nga kohët më të

lashta të njerëzimit, me monumente tëshumta, që vulosin secilën epokëhistorike të Ballkanit Perëndimor.

Lidhjen e tërë rajonit kontinental, meportet e rëndësishme detare, do tamundësonte infrastruktura më e përsosure Greqisë, si anëtare e kamotshme e BE�së, respektivisht autoudha Florinë –Janinë – Igumenicë. Shfrytëzimi efikasi infrastrukturës ndikon në ruajtjen emjedisit, veçanërisht të tokës në këtërast, pasi nuk do të ketë nevojë përduplikim të rrugës edhe prej pjesës së

Maqedonisë drejt daljes më të shkurtërnë Mesdhe. Njëra ndër sfidat që kërkojnë qasjekomplekse dhe urgjente janë menaxhimeturbane të qyteteve të BallkanitPerëndimor, të cilat, pas shume vitesh tëfazës së transicionit, kanë pësuar rritjetë numrit të popullsisë dhe zgjerime tëpakontrolluara. Disa qytete, aq shumëkanë pësuar degradime, ku në shumicënprej tyre nevojitet qasje seriozeprofesionale për ruajtjen e “shpirtit”urban dhe funksionimit të tyre për jetënormale të komuniteteve. Me këtë rastvlen të theksohen investimet kapitale merregulla zero të ndërtimit, shumëfishimii telave nëpër rrjetën urbane tëinfrastrukturës energjetike, apo lidhjet eegra në rrjetin e ujërave, si dhe deponimii pakontrolluar i mbeturinave shumëafër qendrës.

magazina evropiane 28 Zhvillimet urbane

Ngjashmëri vizuale e konfiguracionit urban në mes të qyteteve të Ballkanit Perëndimor

Page 29: eu-magazine-06-ALB.pdf

E përbashkët tjetër e qyteteve tëBallkanit është edhe mostrajtimi imjaftueshëm i trashëgimisë kulturore.Mbi të gjitha, njëra ndër sfidat kryesorembesin varrezat dhe mënjanimi izgjerimit të tyre si pasojë e përqendrimittë popullsisë në shumë qytete tëBallkanit Perëndimor. Aq shumësipërfaqe, si në toka rreth qyteteve, poashtu edhe në fshatra, janë duke ushndërruar në varreza, saqë njëintervenim urgjent dhe profesional iurbanistëve është më se i domosdoshëm.Duke kombinuar kapacitetet profesionalete diversitetit shoqëror te BallkanitPerëndimor, ka shpresa për identifikimine metodave dhe mënyrave për mënjanimtë mangësive dhe njëkohësishtshfrytëzimin efikas të përparësive drejtrregullimeve të qëndrueshme urbane tëqyteteve tona. Po ashtu fenomen për trajtim ndërkufitarështë gjatësia bregdetare prej 16 km egrykës së qytetit të Neumit, kukomuniteti i rajonit të Hercegovinësballafaqohet me shumë pika doganoretë njëpasnjëshme e me tri valutamonetare, sepse kufijtë u vendosenvetëm në bazë të tri fraksioneve fetaredhe të tri kombeve me gjuhë të njëjtë,por me tri dialekte. E të mos flasim përlargësinë e këtij komuniteti ngakryeqytetet, kur kemi parasyshkonfiguracionin e Maleve Dinarike për tëarritur Zagrebin, Sarajevën apoPodgoricën. Me aplikimin e iniciativave

të bashkëpunimit ndërkufitar, komunitetii qyteteve të shumta (Dubrovnik, Neum,Mostar, Trebinje, Hercegnovi e Kotor) dotë tejkalonin vështirësitë e përmendura,me resurset e rralla bregdetare, drejtprosperitetit të sigurt gjithëpërfshirësrajonal.Kurse për Kosovën, si vend kontinentalshumë i vogël, e me kufij të brishtë,shumë pak do të kishte shpresa përzhvillim vetjak, pa bashkëpunim tëmirëfilltë me fqinjët, për menaxhimefikas të resurseve të përbashkëtandërkufitare, si dhe në zgjidhjen esfidave reciproke në të mirë të tërërajonit. Nga organizatat ndërkombëtareqë veprojnë në Kosovë, mund të veçohet

tentativa joformale, e njohur si “BalkanPeace Park Coalition” (KoalicioniBallkanik për Parqe të Paqes” , që kapasur qëllim harmonizimin eperspektivave për zhvillim të balancuartë Bjeshkëve të Nemuna, në mes tëKosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi. Kjotentativë do të duhej të merrej mëseriozisht nga të tri vendet, pasi resursetmalore ofrojnë bashkëpunime nëshumë fusha, si: industri pyjore,blegtorale dhe turistike, si dhekapacitete klimatike për energji tëripërtëritur. Si vendbanimet rurale qëndodhen më afër maleve, po ashtuedhe zonat urbane do të përfitoninpërmes një partneriteti rajonal urban�rural, për zhvillim më gjithëpërfshirës tërajonit. Përvojat evropiane efikase përzhvillim hapësinor të bazuar në resursemalore mund të përvetësohen ngamenaxhimi i përbashkët i Alpeve, ku tëgjitha shtetet në të cilat shtrihen këtomale, përmes një konvente tëpërbashkët, i harmonizuan perspektivat,për ndërtim të ekosistemit rajonal dhedrejt zhvillimit të qëndrueshëm nëkuptim më të gjerë rajonal. Le të besojmënë realizimin e këtyre perspektivaveedhe në Ballkanin Perëndimor, për paqedhe prosperitet rajonal, që do tëkontribuonte në kohezion territorialdhe qëndrueshmëri zhvillimore të tërëEvropës në kontekst global.

(Autorja ka MA në Planifikim Urban)

magazina evropiane29Zhvillimet urbane

Degradime të trashëgimisë urbane

Çarshia e Gjakovës

Page 30: eu-magazine-06-ALB.pdf

Prishtina është një shembull i një qytetinë transicion. Përfaqëson vështirësitë enjë procesi transformues nga një shtetsocialist në ekonomi të tregut, e cilamund të identifikohet në qytetet eBallkanit, pas një periudhe të gjatë tërepresionit dhe luftës së vitit 1999. Nevojat për zhvillime u intensifikuan nëPrishtinën e pasluftës, pasi që popullatarurale filloi të shpërngulet me shumicë nëqytet. Për një kohë të shkurtër Prishtinae dyfishoi numrin e popullatës, dukepasuar me një rindërtim shumë të shpejtëtë qytetit. Shumica e qytetarëve tëPrishtinës së pasluftës u angazhuan nëkrijimin e hapësirave të reja për qëllimebanimi dhe për bizneset e tyre familjare.Shumë nga ta ishin të përkushtuar nëndërtimin e ndërtesave të banimit tënivelit më të lartë, të interesuar nëpërmirësimin e stilit të tyre të jetës. Nëmënyrë simultane, komunitetindërkombëtar në shumicë i përqendruarnë Prishtinë, kërkonte kapacitete të

shumta të zyrave dhe hapësirave tëakomodimit, përderisa jetonin në pjesëtmë atraktive të qytetit dhe ndërkohë qëato shtëpi banimi zgjeroheshin në tënjëjtën kohë. Në mënyrë të papritur,ndërtime të paautorizuara filluan tëndikojnë seriozisht në strukturën urbanetë qytetit duke ngritur probleme tëshumta sociale, infrastrukturore dhe tësigurimit. Më shumë se 70% të pjesësurbane u transformua për shkak tëmosrespektimit të ligjit, mungesës sëplanifikimit të obligueshëm dhestandardeve të ndërtimit. Vetëdijakolektive për problemet fondamentale tëshkaktuara nga ndërtimet ilegale dhekrizës së besimit në dimensionin publiktë jetës urbane, mund të thuhet se ishtebrenga më e madhe e Prishtinës. Në këtë pikë organizata joqeveritarelokale “Archis Interventions – Prishtina”�anëtare e rrjetit më të gjerë Archis – tëthemeluar më 2006, është angazhuar nëofrimin e ekspertizës profesionale në këtë

proces, sikurse dhe shkëmbimit tëinformatave për të zhvilluar strategji�zgjidhje të qëndrueshme për rregullimine aktiviteteve të ndërtimeve ilegale nëkontekst social dhe politik të pasluftës.1

Kompleksiteti i situatës urbane nëPrishtinë është hulumtuar dhe analizuarnë studim, përmes së cilit është bërëidentifikimi i prototipave të ndërtimeveilegale. Është gjeneruar e ashtuquajtura“Hartë Patologjike Urbane e Prishtinës”,me qëllim të tërheqjes së vëmendjes tekopinioni i gjerë, lokal dhe ndërkombëtar,platformën e zhvillimeve urbane tëpaplanifikuara në kontekst të pasluftës. Është bërë një përmbledhje e pasojavetë dala nga problemet e ndërtimeve tëpakontrolluara dhe në bazë të këtyreanalizave të zonave “patologjike” janëkatër prototipa të ndërtimeve tëpakontrolluara: Prototipi 1: Shtëpi njëshe � e ndërtuarnë periferi të qytetit, ku pronarëtposedojnë tokën porse nuk kanë leje tëndërtimit. Prototipi 2: Shtëpi njëshe � e ndërtuarbrenda qytetit, aty ku pronarët e objektitposedojnë tokën dhe zakonisht janëpjesë e komunitetit të lagjes; pronari nukka leje të ndërtimit dhe ndërtonmaksimalisht në tërë parcelën, pakonsideratë për limitime të planifikimit. Prototipi 3: Objektet të cilat mak si �malisht shfrytëzojnë parcelën dhelartësinë, janë të ndërtuara për qëllimekomerciale, apartamente dhe zyra etj. Nëkëtë aspekt zhvilluesit zakonisht nuk janëpjesë e komunitetit dhe ndërtojnë pa leje,

magazina evropiane 32 Zhvillimet urbane

QYTETI NËTRANSICION:

“ARCHIS INTER-VENTIONS” NË

PRISHTINËFlorina Jerliu,

Kai Vöckler

Fig1. Ndërtimet ilegale në Prishtinë 1 Bashkëpunimi me Hackenbroich Architekten (Berlin) dhe

Co�PLAN (Tirana). Projekti është mbështetur nga ERSTEFoundation and Friedrich�Ebert�Stiftung (FES).

Page 31: eu-magazine-06-ALB.pdf

pa konsiderata për limitime të plani �fikimit. Prototipi 4: Parazitët urbanë – grupet eshtesave në kulm, anekset, shtesat nëndërtesa të cilat janë bërë nga vetëpronarët për të rritur banesat familjare.Hapësira në këto raste është publike dhenuk kanë leje ndërtimi. Paralel më këtë është punuar në konceptine përgjithshëm strategjik, i cili lejontekombinimin e disa strategjive së bashku:strategjinë urbane arkitekturale që ndikontenë komunikimin, përderisa si mbështetjenga “Archis Network” u përfshinë grupe tëndryshme të interesit në projekt model dheorganizata të tjera lokale. Koncepti istrategjisë ishte pranuar nga administratalokale në vitin 2007 dhe u bë pjesë eProgramit për Qytetin e Prishtinës përvitet e ardhshme. Kjo mirënjohje e bëri tëmundshëm zhvillimin e mëtutjeshëm tëkonceptit, disa prej të cilave veçse janërealizuar. Në vitin 2009, është prodhuar “Udhërrëfyesipër legalizimet e strukturave të ndërtuarapa leje”. Manuali vendos standardeminimale bazike për t’u ballafaquar meprocesin e legalizimit si një proces shumëkompleks. Pjesa teknike përmban udhëzimebazike të standardeve të sigurimit,aspekteve sociale dhe nevojaveinfrastrukturore. Këto tri çështje/aspektejanë marrë në konsideratë për tri prototipate ndryshme: ndërtesat me max 450 m2 (tëcilat sipas ligjit është maksimumi për

shtëpi familjare), ndërtesa e cila kalon 450m2, dhe anekset e objekteve legale.Standardet minimale të sigurisë janë tëzhvilluara në aspekt të shtigjeve tëevakuimit, distancës minimale – përmbrojtje kundër zjarrit, strukturës (statikae objektit) dhe tërmetit (dinamika e objektit).

E marrë nga “Udhërrëfyesi” duke paraqiturkriteret e legalizimit në aspekt të distancësminimale– mbrojtjes kundër zjarrit përprototipin një (shtëpitë)

Afati kohor me faza të procesit të le�galizimit Në korrik të vitit 2009, Komuna e Prishtinësshfrytëzoi aspektet fondamentale të këtijkoncepti, mori aprovimin për të proceduarlegalizimet. Faza e parë e procesit tëlegalizimeve përfshirë dhe regjistrimin eobjekteve ilegale, është kryer në fund të vitit2010. Gjatë kësaj periudhe janë mbajturtakime informative me qytetarë dheopinioni i tyre është marrë në konsideratënga sektori i legalizimeve në Komunën ePrishtinës, e themeluar tani së voni. Rreth7000 aplikacione për legalizime janëdorëzuar nga qytetarët e Prishtinës dhe janënë procedim e sipër në fazën e dytë tëprocesit.Së bashku me koncept�strategjinë përlegalizimet, “Archis Interventions” kaangazhuar diskutime për perspektivën eardhme të Prishtinës duke promovuarstrategji realiste, e cila merr në konsideratëdhe vendos parimet e një të ardhmeje tëqëndrueshme. Ky studim është emërtuar me

magazina evropiane33Zhvillimet urbane

Fig. 2 Studimi në Prishtinë: prototipat e objekteve ilegale (objektet ilegale të ndërtuara pas vitit 1999 janë me të kuqe)

Fig. 3. Standardet minimale të legalizimit

Page 32: eu-magazine-06-ALB.pdf

emrin: “Prishtina – Qytet dinamik”, ku janëhulumtuar tema kyçe dhe rëndësia e tyrehapësinore si propozim për diskutime përtë ardhmen e qytetit dhe të shoqërisë.Analizat thonë se potencialet e Prishtinëssi kryeqytet në Kosovë, rininë e saj – menjohuritë dhe edukimin – janë faktor kyçpër zhvillimet e ardhshme. Ky studim ekomplementon “Programin e Qeverisjes përPrishtinën 2010 – 2013”, të adoptuar ngaKomuna në vitin 2010.

Integrimi i zonave strategjike dukereflektuar orientime të zhvillimevehapësinore “Prishtina – Qytet dinamik” gjithashtuofron udhërrëfim për revidimin e planeveurbane për të përmbushur nevojat e qytetitpër një kontekst të zbatimit të suksesshëmpër legalizime në veçanti dhe për të ofruarqëllime për zhvillime reale të cilat mund tëarrihen për një kohë të gjatë. Së bashku,këto vizione mund të mbështeten meprojekte kyçe të cilat mund të jenë tëgatshme për t’u zbatuar. Kjo metodë, e cilaështë zakonisht e pranuar në planifikiminbashkëkohor, nevojitet të adaptohet përkontekst specifik social dhe politik. Këtu,gjithashtu “Archis Interventions” nëPrishtinë tenton të luajë një rol tërëndësishëm në establimin e metodave tëndryshme të planifikimit. Sido që të jetë, kjonuk është lehtë të arrihet!...Edhe pse tëvetëdijshëm se procesi i legalizimeve ështëshumë kompleks dhe se suksesi varet ngahapat e zbatuar me përpikëri, në kohën ecaktuar sipas rregulloreve në fuqi përlegalizime, zyrtarët e komunës vështirë selëvizin prej hapave “të ngadaltë”dheqasjes së fragmentuar për planifikim urban

dhe problem të menaxhimit, të cilatekzistuan gjatë dekadës së kaluar. Në mënyrë që të sjellim shembuj dhe tëshkëmbejmë përvoja me institucione mirëtë njohura arkitekturore dhe të planifikimitdhe me personalitete në Evropë, janëiniciuar debate publike me qëllim të inicimittë debateve urbanistike që mungojnë nëPrishtinë. Një ngjarje e cila vlen tëpërmendet është “NAI Debatet në lëvizje:Prishtina e pandërtuar” e organizuar ngaNAI (Netherlands Architecture Institute) dhe“Archis Interventions”, në janar të vitit 2010.Debatet kanë për qëllim të kontribuojnë mediskutime për legalizime dhe pjesëmarrjene qytetarëve rezidentë në planifikiminurban dhe proceset transformuese.Përderisa, nëse flasim në përgjithësi,Komuna e Prishtinës ka demonstruargatishmërinë për të qenë pjesë e ngjarjevepublike të komunitetit të arkitektëve dheplanerëve urbanë për interaksion dhe

kuptim të ndërsjellë të problemeve, të cilatmbesin për t’u zbatuar në aspekt tëiniciativave dhe mirëmbajtjes së debateveurbanistike, si pjesë e procesit zhvillimor. Një detyrë me rëndësi sot është shqyrtimii planeve rregulluese ekzistuese dukemarrë parasysh integrimin e objekteve, tëcilat parashihen të legalizohen dhe tëprodhohet një vizion i cili korrespondon mekapacitetin zhvillimor të qytetit në konteksttë kornizës ligjore në fuqi. Në mënyrë qëtë iniciohet ky debat, “Archis Interventions� Prishtina” ka organizuar, në tetor të vitit2011, punëtorinë, ku objektet ilegale janëinspektuar dhe vënë në hartë për tëidentifikuar nivelin e devijimit nga planetrregulluese dhe ofrimin e konceptit përrevidimin e tyre të mundshëm, mjetet përndërmjetësim me fqinjët, të cilët nuk kanëndërtuar në mënyrë të egër.Në përmasa më të gjëra, jemi në një pikë,ku punohet në më shumë veprime të cilatmund të ndikojnë në publik, në projektmodel të mundshëm, që mund ta bëjë tëmundshëm përdorimin e proceseve të rejapër koordinimin e marrëveshjeve tëinteresave të ndryshme dhe realizimin eideve. Atë për të cilën përfaqësuesit eshumtë ndërkombëtarë dhe organizatalokale kishin thënë se është e pamundur nëvitin 2005, tani na dalin frytet e para: situatapërmirësohet për të mirën e përgjithshmetë shoqërisë. Për të bërë gjithë këtë, sidoqë të jetë, arkitektët dhe planerët, të cilëtdëshirojnë ndryshime dhe që punuan nëemër të qytetit të tyre: mund të jenë tënominuar si “agjentë të ndërrimeve”.

magazina evropiane 34 Zhvillimet urbane

Fig. 4. Procesi i legalizimit në Prishtinë

Fig. 5. Analizat për integrime hapësinore për hapësira simbolike në Prishtinë

Page 33: eu-magazine-06-ALB.pdf

Plani Hapësinor i Kosovës1 ështëdokumenti kryesor i sektorit të planifikimithapësinor, i cili është ndërtuar nëbashkëpunim me të gjithë sektorët erëndësishëm të Qeverisë së Kosovës. Nëhartimin e tij kanë marrë pjesë edheprofesionistë të dalluar të fushës,institucionet e ndryshme shkencore,Universiteti, organizata të ndryshmejoqeveritare, përfaqësues të shoqërisëcivile, zyrtarë të nivelit lokal dheorganizata të ndryshme ndërkombëtare,ndihma dhe përkrahja e të cilave ka qenëpa dyshim shumë e rëndësishme.Në mesin e sfidave të identifikuara dheçështjeve të trajtuara është edhetrashëgimia kulturore dhe natyrore. Nëbazë të rezultateve dhe asaj që ështëprezantuar në dokument, e kemipërshtypjen se trashëgimia kulturorenuk është trajtuar në masën që ne do tëkishim dëshirë. Të dhënat që disponojmëjanë të mangëta dhe nuk shprehingjendjen reale të shtrirjes hapësinore,mungon valorizimi dhe gjendja eobjekteve, monumenteve dhe zonaveqë për momentin janë vetëm emra të njëliste “të dyshimtë”.

Gjendja dhe shkaktarëtNë bazë të një hulumtimi që është bërëgjatë hartimit të Planit Hapësinor, i cili përtemë ka zhvillimin urban në vite, zonaturbane janë rritur në sipërfaqe përafërsisht

tri herë. Analiza është bërë për shtatëqendrat e mëdha urbane, të cilat në faktparaqesin pikat drejt të cilave në vitet efundit është ndier lëvizja më e madhe epopullatës. Natyrisht se kjo ka ndikuar nërritjen e numrit të banorëve në zonaturbane, që në mënyrë të drejtpërdrejtë kandikuar edhe në rritjen e sipërfaqes sëvetë zonës. Skema e mëposhtme tregonrritjen hapësinore të disa qendrave tëmëdha urbane të Kosovës në periudhën1980 – 1999. Nga këto lëvizje ndikimet më të mëdhavërehen në qytetin e Prishtinës, i cili nëbazë të vlerësimeve dhe asaj që pondodh në aspektin urban – “nuk ka qenëi përgatitur” për këtë. Fluksi i madh iardhjes dhe më këtë i kërkesave përsigurimin e një vendi për banim nënjërën anë, dhe në anën tjetërmosgatishmëria e autoriteteve komunaleqë të ofrojnë hapësira legale për ndërtim,janë faktorët kryesorë që kanë ndikuardhe po vazhdojnë të ndikojnë nëparregullsinë urbane të Prishtinës. Në figurën e mëposhtme tregohet rasti iPrishtinës dhe rritja e saj në vite, tregohetraporti në mes zonës së vjetër dhe pjesëstjetër urbane. Në mënyrë të qartë tregohettrendi i zhvillimit të deritashëm dhetendenca në vazhdim. Pa dyshim se në gjithë këtë “rrëmujë”presioni më i shprehur është bërë dhe po

bëhet në qendër, në zonën me më sëshumti objekte të klasifikuara si vlera tëtrashëgimisë kulturore. Shumë objekte tëkësaj vlere nuk ekzistojnë më, në tëshumtën e rasteve ato janë zëvendësuarme objekte të “arkitekturës moderne” qënë fakt në mënyrë serioze po ndikojnë nëhumbjen e identitetit që duhet ta ketë njëzonë e vjetër e qytetit. Ky trend po vazhdon edhe sot, dheshumë shpejt do të përballemi me situatënkur do të na vijë keq për veprimet dhemosveprimet e bëra, pjesë e të cilave jemitë gjithë. Përgjegjësia bie së pari teautoritetet qendrore, të cilat duhet tëinsistojnë në përforcimin e infrastrukturësligjore dhe përcaktimin e qartë tëpozicionit të të gjitha institucionevepërgjegjëse për ruajtjen e trashëgimisëkulturore. Përgjegjës janë edhe autoritetetkomunale, të cilat nuk janë treguar tëgatshme t’u përgjigjen kërkesave, tëcilat në pjesën më të madhe të rastevekanë qenë të ndërlidhura me qendrën dhezonën e vjetër të qytetit. Janë punuar disaplane rregulluese urbane, në të cilatçështja e trashëgimisë dhe objektevekulturore ka mbetur e patrajtuar nëmënyrën�nivelin e duhur. Nuk ekziston njëkufi i qartë (në këtë rast administrativ) izonës së vjetër të qytetit, që gjithsesi dotë ishte parakusht për hartimin e një planiadekuat për këtë zonë. Një përgjegjësi e

magazina evropiane35Zhvillimet urbane

TRASHËGIMIA

DHE

PLANIFIKIMI

Luan Nushi

Analiza e rritjes urbane (Burimi: IPH)

Rritja urbane ne Prishtine (Burimi: IPH)

Page 34: eu-magazine-06-ALB.pdf

madhe u takon edhe profesionistëve, tëcilët me vetëdije ose pa të shkelinrregullat e ndërtimit në favor tëarkitekturës moderne. Përgjegjës janëedhe qytetarët, një pjesë e të cilëve tëndodhur në situatë të vështirë ekonomikenë njërën anë dhe në anën tjetër parapresionit të ndërmarrësve, me lehtësi poheqin dorë nga e kaluara historike efamiljes. Krahas gjithë kësaj rrëmuje, një shkaktartjetër i rëndësishëm është “diskriminimikulturor” që po ndodh me shpalljen elistës së zonave të ashtuquajtura “zonate veçanta të mbrojtura”. Në fakt, lista eprezantuar është pjesë përbërëse etrashëgimisë kulturore të Kosovës dhetrajtimi i tyre me ligj të posaçëm krijonbindjen se zonat e tjera që nuk janë nëlisë janë më pak të vlefshme. Kjo situatënë mënyrë të drejtpërdrejtë po ndikon nëkrijimin e opinionit se ndaj tyre dhepërreth tyre mund të sillemi pa ndonjëkriter dhe procedurë të caktuar.... dhe emëruesi i përbashkët i gjithë kësajështë se – trashëgimia jonë kulturorepo humbet dhe madje me ritëmshumë të shpejtë!Prandaj, duke i pasur të gjitha këtoparasysh dhe duke qenë të vetëdijshëmpër rëndësinë e trashëgimisë dhe efektinqë ka ajo, propozoj një listë tëpërgjithshme të rekomandimeve, qëduhet gjithsesi të plotësohet edhe nga tëtjerët.

Rekomandimet

Përcaktimi i qartë i zonave metrashëgimi kulturore – të gjithakomunat në bashkëpunim me autoritetetpërgjegjëse dhe profesionistët e fushësduhet të definojnë në mënyrë të qartëzonën dhe kufirin e saj.

Hartimi i planeve për konservim (tënivelit të Planit rregullues urban)– të gjitha komunat në bashkëpunim meautoritetet përgjegjëse dhe profesionistëtë fushës janë përgjegjës për realizimine planit. Plani duhet të jetë i bazuar nëlistën e detyrave (ToR) të përcaktuaraparaprakisht nga autoritetet përgjegjëse. Hartimi i planeve të menaxhimit –në mes tjerash plani duhet të përcaktojëqartë autoritetet përgjegjëse që do tëmenaxhojnë zonën, buxhetin dhe afatete realizimit të punëve të parapara.Trajtimi i zonave të përcaktuara nëtë gjitha nivelet e planifikimit –forma dhe niveli i trajtimit do të varet nganiveli i planit. Sa më i detajuar të jetë planiaq më me detaje duhet të trajtohenobjekti, monumenti apo zona etrashëgimisë kulturore dhe natyrore;Planifikimi urban\hapësinor, siinstrument për kontrollin ezhvillimeve në zona me vlerakulturore dhe historike – këtodokumente duhet të shërbejnë si vegla metë cilat autoritetet përkatëse do tërealizojnë kontrollin ndaj objekteve,monumenteve apo zonave me trashëgimikulturore dhe natyrore;Të bëhet inventarizimi (baza e tëdhënave) – nga autoritetet qendrorekërkohet që në afat sa më të shkurtër tëpërfundojnë inventarizimin, të ndërtojnëbazën reale të shënimeve që do tëshërbejë për shprehjen adekuatehapësinore të trashëgimisë kulturore;Të bëhet valorizimi i gjendjes – përshumë objekte, monumente dhe zona tëtrashëgimisë kulturore nuk dihet gjendjafizike momentale e tyre, është nevojëurgjente që kjo të bëhet në mënyrë që tëpërcaktohen masat e nevojshme përruajtjen dhe sanimin e tyre.Të vazhdohet me shënimin e

zonave të tjera – në të njëjtën mënyrësikur është vepruar me listën e objektevenga Pakoja e Ahtisarit, të vazhdohetedhe me objekte, monumente dhe zonatë tjera të trashëgimisë kulturore.Momentalisht mungon një hartë epërgjithshme në të cilën duhet tëparaqiten të gjitha objektet, monumentetdhe zonat e trashëgimisë kulturore; Të bëhet përfshirja funksionale – tëgjitha objektet, monumentet dhe zonate trashëgimisë kulturore duhet të jenëpjesë funksionale e dokumenteve tëplanifikimit hapësinor;Përkrahja institucionale epronarëve të monumenteve – ështëshumë me rëndësi që të gjitha strukturatpërgjegjëse të fushës së trashëgimisëkulturore, të gjejnë formën e përshtatshmeqë do të mundësojë përkrahjeninstitucionale të pronarëve të objekteve,monumenteve dhe zonave të trashëgimisëkulturore. Përkrahja duhet të jetë eformës materiale dhe e mjaftueshmepër plotësimin e kërkesave, e bazuar nëstandardet e shteteve të përparuara;Pjesëmarrja aktive e qytetarëve –qytetarët e sidomos pronarët e objekteve,të monumenteve dhe zonave tëtrashëgimisë kulturore duhet të jenëpjesë aktive e të gjitha takimeve dhediskutimeve që zhvillohen me temën etrashëgimisë kulturore; Pa mure rrethuese – dukuria errethimit të objekteve, monumentevedhe zonave me trashëgimi kulturore memure të larta duhet të ndërpritet. Atoduhet të jenë pjesë e funksionale ezhvillimeve që ndodhin përreth, duhet tëshërbejnë në favor të zhvillimit të turizmitdhe zhvillimit ekonomik në përgjithësi;

(Autori është drejtor i Institutit përPlanifikim Hapësinor, AMMK / MMPH)

magazina evropiane 36 Zhvillimet urbane

...veprimet dhe mosveprimet tona... – objekti në foto i “dënuar” për shkatërrim!

Page 35: eu-magazine-06-ALB.pdf

Kur vjen puna te vështirësitë e planifikimithapësinor në nivel lokal, shumë shpeshngrihen çështjet e resurseve ekonomike,kulturore e natyrore dhe të mungesës sëkapaciteteve profesionale. Kjo e funditparaqitet si arsyeja kryesore se pseorganet përfaqësuese të nivelit lokal iabesojnë tregut menaxhimin dhe hartimine planeve hapësinore. Mirëpo, as kjometodë e nënkontraktimit nuk karezultuar e efektshme, përkundrazi!Kompanitë hartuese në pozitat epërgjegjësit të hartimit të planeve, nëmënyrë të pashmangshme, bëhen edhedrejtues të politikave të planifikimit,duke ushtruar de facto dhe në mënyrëndoshta antidemokratike (qytetari nuk kamundësi që nëpërmjet votës të“ndëshkojë” hartuesin privat të planevehapësinore/urbane) një nga kompetencatkyçe të pushtetit vendor.

Por, për të mos hyrë në debatin pa fundmbi efektshmërinë më të madhe tësektorit publik apo atij privat dhe për tëna dhënë pak optimizëm në këtë moripikëpyetjesh në fushën e planifikimithapësinor, një shembull pozitiv na vjennga Juniku. Kjo komunë dallon ngakomunat e tjera në Kosovë për qasjen esaj ndaj problematikave të planifikimit,të paktën për dy arsye.Së pari, sepse trashëgimia kulturoredhe natyrore ka qenë vektori kryesor ifuqizimit të procesit të planifikimit tëzhvillimit në Junik. Gjithçka ka filluar nëvitin 2001, ku, në një kontekst pas lufte,plotësimi i nevojave më të thjeshtajetike ishin më urgjente sesa trashëgimiakulturore – kur me një fond të Komisionit

Evropian dhe Agjencisë Suedeze përZhvillim Ndërkombëtar, Sida, fondacionisuedez Trashëgimia Kulturore pa Kufij(CHwB) restauroi Kullën e njohur si Odae Junikut. Kjo ka qenë zanafilla e njëangazhimi të fortë (që ende sot vazhdon)të CHwB�së, që në vitin 2007�2008prodhoi Planin e konservimit dhezhvillimit dhe Dokumentin e integruar tëvizionimit për Junikun. Këta janë dygurë themelues për Junikun për arsye sevendosin në qendër të zhvillimit tëkomunës potencialin e saj më të madh,trashëgiminë kulturore dhe natyrore.

Ky vizion do të konfirmohej qartë edhegjatë procesit të hartimit të Planitzhvillimor urban dhe Planit rregulluesurban të Qendrës së Junikut (në këtë kohëJuniku ishte ende një pilot�njësikomunale, si rezultat i procesit tëdecentralizimit në Kosovë). I gjithë kyangazhim, i kombinuar dhe me shpalljene plotë të Junikut si komunë në vitin2008, dhe me projektet që kanëtrashëgiminë kulturore dhe natyrore siemërues të përbashkët, do të kurorëzohejme aprovimin, në korrik të vitit 2011, tëPlanit Zhvillimor Komunal (PZHK). Pas fokusimit të paprecedent tektrashëgimia kulturore dhe natyrore, kjoështë arritja e dytë e madhe e qasjes sëJunikut, falë së cilës kjo komunë u bë epara në Kosovë që realizon “në shtëpi”dokumentin më të rëndësishëm tëplanifikimit strategjik, me ndihmën eProgramit për Mbështetjen e PlanifikimitHapësinor Komunal (PMPHK) të UN�HABITAT, CHwB�së dhe Institutit përPlanifikim Hapësinor (IPH).

Akoma dhe më e vështirë për t’u realizuarduket kjo arritje po të përmendim faktinse Juniku administron një territor prej77,77 km2 duke mos pasur mundësi tëmëdha investimi për shkak të buxhetit tëvogël operativ. Për të mos përmendurpastaj kapacitetet e kufizuara përkonceptimin dhe përcjelljen e një procesitë ndërlikuar si ai i planifikimit strategjik.Si shembull vlen të përmendet këtu seDrejtoria e Planifikimit dhe Urbanizimitnë Junik operon me një arkitekt tëvetëm, një inxhinier civil dhe dy zyrtarëtë kadastrës!

Duke pasur parasysh këto kushte,realizimi i procesit të planifikimitstrategjik me forcat vetjake ishte njëvendim i vështirë për t’u marrë. Nga njëraanë ai justifikohet nga detyrimi për tëqenë në përputhje me kërkesat e ligjit dhevullneti për të propozuar zgjedhje dhepolitika të përshtatshme planifikuese.Nga ana tjetër, kjo qasje alternativeishte rezultat i dëshirës për të pasur vetënën kontroll procesin e planifikimit të njëzhvillimi të qëndrueshëm, falë së cilësedhe perspektiva e zbatimit do të ishtemë e mirë dhe me ndikim tëdrejtpërdrejtë në cilësinë e jetesës sëjunikasve.Metodologjia e përdorur bazohet nëparimin e të mësuarit – duke bërë(learning by doing). Kjo qasjekarakterizohet nga fakti se aplikimi i sajmundëson përforcimin e kapaciteteve dhepersonave të përfshirë në proces, qoftënë aspektin profesional, qoftë në aspektinorganizativ, si dhe në aspektininstitucional dhe të bashkëpunimit. Këto

magazina evropiane37Zhvillimet urbane

JUNIKU, NJË QASJEALTERNATIVE E

ZHVILLIMIT HAPËSI-NOR, BAZUAR NË

TRASHËGIMINËKULTURORE DHEPLANIFIKIMIN ME

FORCA VETJAKEMirian Bllaci

Page 36: eu-magazine-06-ALB.pdf

përparësi kompensojnë ato që mund tëquhen dobësi të kësaj metode e qëjanë: faktori kohë, vlerësimi i saktë iburimeve njerëzore dhe kapaciteteve tëbrendshme, si dhe pamundësia financiareqë vazhdon të mbetet një sfidë e vështirëpër t’u fituar për nivelin komunal.Së pari, në aspektin profesional, përveç

rritjes cilësore të inventarit tëinformacionit të nevojshëm për hartimine dokumentit, qasja “në shtëpi” ndikonedhe në përmirësimin e aftësiveorganizative dhe manaxhuese të stafittë përfshirë në projekt. Komuna, duke uvënë në rolin kryesor për menaxhimin eprocesit të planifikimit, bën që të rritet

ndjenja e përgjegjshmërisë dherrjedhimisht e pronësisë së procesit dherezultateve të tij nga stafi dhepolitikëbërësit komunalë. Prej kësajndërgjegjeje vjen natyrshëm dhe aplikimii metodave gjithëpërfshirëse dhe mepjesëmarrje të komunitetit në takimet eorganizuara në kuadër të procesit tëplanifikimit.

Së dyti, kjo qasje përmirëson ndjeshëmkulturën e brendshme organizative, prejsë cilës vërehet një rritje sasiore dhecilësore e shkëmbimeve dhe koordinimitmes drejtorive, si dhe pjesëmarrje ekënaqshme e bordit të drejtorëve në tëgjitha etapat e rëndësishme të procesit.Ky ndikim pozitiv është shumë i vlefshëmpër komunat e krijuara rishtazi si Juniku,ku mungon përvoja në planifikimin ezhvillimit dhe ku nuk janë të mjaftueshmenjohuritë e instrumentet aktuale tëmbikëqyrjes së zhvillimit. Argumentifinanciar qëndron gjithashtu në anën eplanifikimit “në shtëpi”, sepseshpenzimet janë rreth pesë herë më tëvogla krahasuar me metodën enënkontraktimit. Gjithashtu kështu arrihet

magazina evropiane 38 Zhvillimet urbane

Page 37: eu-magazine-06-ALB.pdf

përdorimi optimal jo vetëm i resursevetë brendshme, por dhe i ekspertizësprofesionale të donatorëve e partnerëvetë përfshirë në proces.

Së treti, metoda e Junikut ka dhënërezultate të mira edhe për sa i përketfuqizimit institucional, duke bërë më tëlehtë integrimin e çështjeve të planifikimitnë agjendën politike, element thelbësorpër procesin strategjik të planifikimit. Këtëe dëshmon fakti se edhe pas ndryshimevepolitike në komunë, udhëheqja e re embështeti fillimisht dhe pastaj e aprovoiqasjen në fjalë. Kjo ka kontribuuarfuqishëm edhe në kuptimin dhemirinterpretimin e legjislacionit përplanifikimin dhe forcimin e partneritetitmes Komunës dhe Ministrisë së Mjedisitdhe Planifikimit Hapësinor, në saje të sëcilit IPH�ja ia mundësoi projektit njëekspertizë profesionale shtesë.Konsultimet kanë përfshirë edhe instancatë tjera qendrore, komunat fqinje, si

dhe bizneset e OJQ�të, duke bërë qëprocesi të fitojë më shumë legjitimitet nësytë e të gjitha palëve të interesit.

Së fundmi, mësimet e nxjerra nga Junikuduhet të konsiderohen edhe si njëinvestim afatgjatë, i cili me kalimin ekohës sjell rritjen e kapaciteteveprofesionale dhe të aftësive organizativetë komunave. Kjo është njëdomosdoshmëri në një kontekst kugjithnjë e më shumë komunat do tëduhen të përballeshin me tkurrjen emundësive financiare, tërheqjen evazhdueshme të agjencive dhedonatorëve ndërkombëtarë dhe zbehjene shtetit në rolin e aktorit kryesor nëzhvillimin lokal. Në këtë aspekt qasja eJunikut e bazuar në trashëgiminëkulturore dhe në planifikimin me forcate veta nuk është thjesht një arritje përkomunitetin junikas dhe palëve tëpërfshira në procesin e planifikimit, pordhe një shembull i mirë për Kosovën dhe

rajonin se si me pak mjete, por mepërkushtim të madh dhe sens shërbimindaj qytetarëve, mund të hidhen baza tëforta për një zhvillim të qëndrueshëm.Kështu, falë instruksioneve tëpërmbajtura të PZHK�së, po zbatohen nëJunik projekte nga më të ndryshmet qëdegjenerojnë punë, të ardhura dheprojekte e aktivitete turistike�kulturore nëvazhdimësi. Mjafton të kaloni njëfundjavë aty për t’u ndërgjegjësuar...

Shënim

Për informacione më të detajuara rrethqasjes së Junikut dhe aktivitetit të CHwBnë këtë komunë mund të konsultonipublikimin “7 projekte të konservimit tëintegruar në Komunën e Junikut/ 7Integrated Conservation projects in JunikMunicipality” që mund ta gjeni nëadresën:http://www.chwbkosovo.org/file.php?file=Report_18_2011.pdf

magazina evropiane39Zhvillimet urbane

Page 38: eu-magazine-06-ALB.pdf

Grumbullimi i vështirësive në zhvillimete deritanishme, si dhe fakti se në “dyerte qyteteve” troket përditë e më shumënumër i madh i njerëzve që kërkojnë t’undihmohet në kërkesat e tyre në fushëne banimit, alarmon vendimmarrësit dhenjerëzit profesionalë që koha e durimit poshuhet dhe kërkohen zgjidhje të shpejta,efikase dhe eficiente.

Pra, e kujt është Kosova?Urbarkitektura kosovare po pësonvetëvrasje! Gjendje kjo e krijuar si rezultati shumë faktorëve: apatisë sëvendimmarrësve, institucioneve të brishta,legjislacionit, mungesës së stafitprofesional me përvojë dhe njohuri tëduhura, mungesës së standardeve,mungesës së regjistrimit të popullsisë derinë këtë vit, mungesës së angazhimitparticipues e të dinjitetshëm tëkomunitetit, mungesës së themelimit tëagjencisë ekzekutive për banim n kuadërtë Ministrisë për Planifikim Hapësinor, emungesës të sektorit për banim nëKuvendin Komunal (të parapara me Ligjinpër banim), mosfunksionimi i entit përurbanizëm dhe projektime, si dhendërmarrjeve publike, e shumë e shumëfaktorëve të tjerë.

Kush vendos për katandisjen ehapësirës, njerëzit profesionalëapo.....?

“Ne nuk e kemi trashëguar tokën prejprindërve tanë Ne e kemi huazuar atë prej fëmijëve tanë”

Proverb amerikano� indianPër përdorimin dhe shfrytëzimin ehapësirës vendos një numër i madh i

subjekteve. Këto subjekte kanë interesatë llojllojshme në përdorimin dheshfrytëzimin e saj, si dhe fuqi ekonomiketë ndryshme. Të gjithë këta nuk janë osenuk duan të jenë të vetëdijshëm se pjesëpërbërëse e jetës sonë është rrethina, qëformohet me ndërtimin e objekteve e metë cilën i kontribuohet edhe formësimit tëekonomisë dhe zhvillimeve në ambientnë tërësi.Mungesa e hapësirës është radhitur njëprej 7 problemeve më të mëdha të botëssë sotme. Ajo është e kufizuar, eparipërtëritur dhe e ndarë në mes tëshumë shfrytëzuesve. Prandaj, si e tillëkërkon qasje shumë profesionale.Për shkak të bazës së teorisë së varfërurbane në Kosovë, të bërë në nivelin mëtë ulët të mendimit shkencor, shumë pakplotësohen nevojat bashkëkohore përplanifikim të mirëfilltë, të cilat reflektohennë pamjet urbarkitektonike “pa koment”në vendbanime dhe gjithkund përreth.Hulumtimi dhe aplikimi i metodave të rejashkencore në këtë aktivitet mendorspecifik na imponohet si i pashtyrë,sepse ndërrimet e përshpejtuara i kanëtejkaluar metodat me të cilat janëorientuar vendbanimet.

Planet rregullative joreale – problemmbi problemetNë periudhën e pasluftës është epranishme mënyra joreale e planifikimit.Synohet drejt planifikimit të gjendjes tëqëllimshme, pa e vërtetuar realitetin erealizimit të tij. Përkundrazi, planifikimi real nënkuptonpërshtatjet e zhvillimeve sociale,hapësinore, ekonomike dhe ekologjike të

të gjitha nënbashkësive, për të gjithaperiodat e planifikuara në vazhdimësi.Për këtë kërkohet vetëdijesimi dhendërgjegjësimi i vendimmarrësve eprofesionalistëve se duhet pasur parasyshfaktin që çfarëdo mospërputhshmëriehapësinore dhe ekonomike e zhvillimevetë ndërsjella sjell lëvizje të vogla, të cilatnë hapësirë lënë deformime afatgjate tëkonceptit planifikues.Në Prishtinë dhe në shumicën e qytetevenë periudhën e pasluftës janë bërë planezhvillimore, hapësinore dhe shumë planerregullative. Sa kanë ndikuar këto planenë ndërrimin për së mbari të imazhit tëKosovës? Si janë punuar ato, në cilatstandarde janë bazuar (kur dihet se këtotë fundit mungojnë), kush dhe kur i kaprodhuar ato standarde? (Sepse edheatyre u del afati!). A thua i ka reviduarato dikush dhe si? Sa janë tëzbatueshme? Sigurisht se këto pyetje kanëpërgjigje, por përgjigjet nuk mjaftojnë përrezultate në hapësirë. Dhe për fund, si dhesa janë menaxhuar këto plane? Planifikimiështë mjet themelor strategjik përmenaxhim të mirë. Këto dy koncepte janëtë pandara; pa planifikim nuk mund tëflasim për menaxhim dhe pa menaxhimplanifikimi nuk është asgjë tjetër, përveçsethesar i qëllimeve të mira, tërësisht tëndara nga realiteti. Këtu kanë çaluarinstitucionet përgjegjëse në Kosovë! Pamundësia e institucioneve ende tëbrishta, për të udhëhequr dhe menaxhuarplotësisht zhvillimin e planifikuar, kasjellë në nevojën që urgjentisht të bëhetrevidimi i tërësishëm i konceptitplanifikues, duke përfshirë edhe atë tëqëllimshëm.

magazina evropiane 40 Zhvillimet urbane

KOSOVA – MEURBARKITEK-

TONIKË NË“SHQETËSIM”

Ark. Nexharije Buçinca

Ulpiana � pjese banimore ne Prishtine

Page 39: eu-magazine-06-ALB.pdf

Kësaj i kontribuon edhe zhvillimi injohurive njerëzore për targetet ezhvillimeve bashkëkohore, të cilat janëbazë e konceptimit të qëllimshëm tëhapësirës.Pasi që në dy deceniet e fundit në tërëbotën janë ndërruar masat e vlerësimevenë raport me nevojat e zhvillimeve teknikedhe ndikimeve në ambient, ngrohjaglobale, Protokolli i Kyotos etj., me të cilinpër herë të parë është treguar në njëkufizim objektiv i zhvillimeve teknike,bile edhe në drejtim të shfrytëzimit të tëmirave materiale dhe impaktit të tyre nënatyrë.Edhe pse Kosova ende nuk i ka vënë nëjetë këta kufij, qysh tani në metodologjinëe shfrytëzimit të hapësirës lajmërohenkufizime të mëdha, të cilat do të ndikojnënë pamjen e planifikimit në të ardhmen.Standardet e ndërtimit të gjelbër,certifikimet LEED (Leadership EnergyEfficient Design) e kufizime të tjera do tëjenë obligime të pashmangshme në këtëmilenium. Milenium në të cilin sigurishtqë edhe në Kosovë „CO2 do të jetëvalutë“ (sasia e emetimi të dyoksidit tëkarbonit e paguar si gjobë). Prandaj duhet sintezë bashkëveprimeshmirë të paramenduara, që Kosova tëkalojë prej “planifikimit të qytetit” në një“qytet që planifikon”.

Banimi “Struktura e vendbanimeve humanembështetet në karrige me tri këmbë,njërën në politikë, tjetrën në ekonomi dhee treta në transport....prej të cilave më edukshmja dhe më aktivja është transporti.Është rregull i thjeshtë: si arrijmë,determinon si jetojmë ne”.

� Alex Marshall

Fillimi i këtij shekulli Kosovën dhe populline saj e gjeti në ndërrime historike, në dyaspekte, në atë politik dhe social. Pasluftës dyndjet e mëdha prej fshatit nëqytet, si dhe ato qytet�qytet e gjetënvendin të papërgatitur për këto ndërrime.Edhe pse disa qytete kishin adoptuar planeurbanistike, realizimi i tyre ishte i vështirë.Kjo çoi në gjendjen kaotike si në banimashtu dhe në infrastrukturë teknike esociale dhe në ambient.

Zhvillimet në banim janë reflektim isintezës së problemeve të trashëguara dhetë krijuara pas luftës. Ato janë shumë tëdukshme, gjenden gjithkund ku sillemi,dhe do të kenë impakt nëpër gjenerata.Janë krijuar prej të gjithëve, duke qenëaktivë ose pasivë!Sfida është që kjo sintezë të pësojëndërrime, të cilat e çojnë Kosovën drejtardhmërisë në Evropë.Banimi është çështje vendimtare përstabilitet social, shëndet dhe zhvillimkualitativ të mirëqenies njerëzore. Kështuqë, si shfrytëzuesi më i madh i hapësirës,ndikon në rrjedhën e zhvillimit tëgjithëmbarshëm të shoqërisë, zhvillimitekonomik dhe ambiental.Banimi është e drejtë sociale e qytetarit.E drejta në banim gjithnjë e më shumëështë e pranishme në kuadër të politikaveglobale dhe në luftë për të drejtatnjerëzore, e sanksionuar edhe mekonventa ndërkombëtare. Edhe pse pjesa më e madhe e jetës sënjeriut zhvillohet në ndërtesa dhe rrethinmaterial të saj, edhe pse aty kryhet pjesamë e madhe e nevojave njerëzore, lëmiheterogjen i banimit ne Kosovë nuk ështëhulumtuar dhe nuk i është dhënë vendimeritor. Erupsioni urban, zhvillimet teknikedhe revolucioni shkencor më së shumti kalënë impakt në jetë dhe banim, eposaçërisht në urbanizëm. Këtu vërehenrezultatet e progresit njerëzor dheveprimeve njerëzore në tërësi. Prandajplanifikimi i banimit ka rol kyç në sigurimindhe ofrimin e një ardhmërie tëqëndrueshme.

A janë të shqetësuara institucionetpër “zhvillimet e banimit në vendine shqetësuar”?Në programin e Qeverisë së Republikës sëKosovës, 2008 – 2011, çuditërisht as qëështë paraparë strategji për banim, bazëkjo për të gjitha zhvillimet e tjera, “për njëKosovë shtet të qytetarëve, të zhvilluar nëpërputhje me parimet demokratike, të njëekonomie të qëndrueshme, mjedisishumetnik...” cituar nga programi. Banimime gjasë është keqkuptuar si çështjeindividuale, prandaj qeveritarët nuk“dëshirojnë të çajnë kokën për të”.

Sigurisht është menduar ”se kjo edhe mëtutje duhet të jetë zgjidhje individuale”.Por nuk është paraparë se kjo ështëçështje madhore, e cila implikon dëme tëparevidueshme për komunitetin,ambientin dhe ekonominë. Edhe në Strategjinë afatmesme zhvillimoretë Prishtinës 2008�2011, vizioni për tëardhmen e Prishtinës: ”Prishtina� kryeqyteti Kosovës, me rol metropolitan, e njohurpër zhvillim ekonomik me urbanizëmbashkëkohor ......” as që ka një planstrategjik për zhvillimet urbane.Përkundrazi, kjo është një pjesë ”narrative” e gjendjes ekzistuese.Në synimin e tretë të kësaj strategjie,zhvillimi i qëndrueshëm hapësinor dheurban as që parasheh si objektiv zhvillimine banimit. Në vend të tij, në objektivin edytë parashihet hartimi i planeverregulluese për lagjet e mbetura, duke engatërruar hartimin e planeve si njëaktivitet për realizimin e objektivit tëbanimit. Ky “lëshim” është munduar tëkompensohet me objektivin e katërt, kuështë paraparë “zhvillimi i partneritetitpubliko�privat në ndërtimet urbane” (por, asgjë decidive për banim)! dhe me kaq“hiqet qafe gajlja e banimit” në këtëstrategji.Po pra, edhe në nivelin komunal, si në atëqendror, çështja e banimit është lënë tëzgjidhet individualisht, QËLLIMISHT OSEPAVETËDIJE ! Për realizimin e politikave dhe praktikavezhvillimore të banimit dhe komunitetit tëmirë afekton një plan strategjik i qartë, icili parasheh:

• Forcimin e tregut të banimit që përkrahekonominë dhe mbrojtjen ekonsumatorit;

• Përmbushjen e kërkesave për njësibanesore të favorshme (ekonomikisht tëpërballueshme);

• Përdorimin e banimit si platformë përpërmirësimin e kualitetit të jetës;

• Ndërtimin e komuniteteve gjithëpër �fshirëse dhe të qëndrueshme padiskriminim.

Prandaj le të jetë kjo pikënisje për qëllimetë mbara të vendimmarrësve.

magazina evropiane41Zhvillimet urbane

Page 40: eu-magazine-06-ALB.pdf

Zhvillimet e reja në qendrën e Prishtinësdhe rrethinën e saj ofrojnë mundësi tëmëdha për të ndihmuar në konkurrimine saj në tregjet globale. Këto zhvillime tëreja jo vetëm që ndihmojnë përparimin ezhvilluesve, porse me planifikim tëkujdesshëm mund të transformohen nëkatalizatorë të rigjenerimit të Prishtinësdhe të Kosovës në përgjithësi.Sfida lokale – mundësia globale �Rreth gjysmë milioni, nga dy milionëshqiptarë kosovarë, lanë vendin gjatëviteve të turbullta të 90�tave. Shumë ngata mund të mos jenë kthyer më përqëndrim të përhershëm në Kosovë,përderisa industritë në rritje, të bazuaranë njohuri dhe shërbime, do të mund tëndihmonin në rivitalizimin e vendeve tëtyre të lindjes. Zhvillimet e reja nëPrishtinë së bashku me programetbashkërendëse mund të luajnë një rol tërëndësishëm në joshjen e kësaj pjese tëshoqërisë, duke u mundësuar atyre tëkontribuojnë në transformimet e Kosovës.Njëri ndër shembujt më të njohur të kësajdukurie është komuniteti i ardhur nëSilicon Valley. Më shumë se një e treta eforcës së punës në sektorin e teknologjisësë lartë janë kinezë, aziatikë juglindorëdhe emigrantë indianë, të cilët edhejanë gjenerata e parë e qytetarëve tëSHBA�së. Tani ky komunitet është duke ukthyer, nëse jo për tërë kohën, porserregullisht duke themeluar apo nisurbiznese të reja dhe partneritete mekompanitë nga vendet e tyre të origjinës.Ata nuk udhëheqin vetëm kompanimultinacionale, porse edhe tentojnë tëmbështesin ndërmarrësit që për përfitimeekonomike ofrojnë një hallkë të shërbimitme ndonjë nga firmat lokale apopartneriteti, të cilët shpesh janë miq të

familjes apo nga universiteti.Mundësi të ngjashme ekzistojnë dhepër diasporën kosovare, si një motor tëfuqishëm për regjenerimin e saj tëardhshëm. Kosova ka një numër të konsiderueshëmtë përparësive të rëndësishme përregjenerimin e saj:Lidhje të mira me qytete tjera në Ballkandhe më gjerë në Evropë, përmesaeroportit të klasifikimit të lartëndërkombëtar, me më shumë se njëmilion udhëtarë në vit dhe lidhje direkteme Londër, Vjenë, Stamboll, Budapest,Cyrih, Tiranë, Frankfurt, Kopenhagë,Stokholm dhe shumë destinacione të tjera.Popullatë të re në shumicë me arsim dhenjohuri të mira, më të renë në Evropë.Mosha mesatare është 24 vjet.Rreth gjysmë milioni që jetojnë jashtëKosovës kontribuojnë në komunitetet etyre lokale me të ardhura për rreth $1miliard USD dhe mbi të gjitha me njëbesnikëri të fuqishme dhe dashuri përvendlindjen e tyre. Mbështetje financiare sinjifikante ngajashtë për Kosovën, si për një shtet të ritë pavarur.Vizioni për Prishtinën: Qendër erëndësishme logjistike dhe einovacionit – Zhvillimet e reja tëpropozuara mund të ripërtërijnë qendrëne qytetit, duke mbështetur ndërtimet eulëta dhe të vjetra me zhvillime të reja dheikonike; për të qenë të rolit të inspiruesitjo vetëm për Kosovën, por dhe përshtetet e tjera të Ballkanit. Kjo lëvizjeinspiruese do të mund ta vendostePrishtinën në zemër të Ballkanit sikursenjë qendër të inovacioneve për biznese tëshumta nacionale dhe ndërkombëtare,

sikurse dhe si qendër e rëndësishmelogjistike.Këto zhvillime mund të ofrojnë kombinimepër selitë qendrore të kompanive tëmëdha dhe të suksesshme si në:telekomunikim, shërbime bankare, zyrakombëtare lokale për firma multinacionaletë cilat janë në rritje në Ballkan, dukeshërbyer si kompani të mëdha kosovareporse dhe gjetiu në vendet e Ballkanit. Egjithë kjo do të ishte mundësuar dhembështetur nga logjistika e përkryer.Firmat e tilla kanë nevojë për biznese tëvogla, të cilat zhvillimet e reja mund t’juofrojnë, mirëpresin dhe mundësojnë tëgjitha këto. Grupimet e industrisë: bizneset,arsimi, sektori publik dhe financiarsë bashku – Universiteti duhet të jetëi inkurajuar për të qenë në shërbim tëbizneseve të teknologjisë së lartë me kursetë ndryshme për studentët, si dheqendrave shkencore për sektorë tëndryshëm, sikurse që mund të jenë:mediat digjitale dhe e�mësimet. Mund tëparashihen projekte për partneritete tëndryshme ndërmjet universitetit,institucioneve shkencore, sektorit privatdhe publik të cilët përdorin fondendërkombëtare dhe stimulojnë krijimin ebizneseve të reja. Këto biznese mund të përfitojnë nga njëinkubator, i cili ofron infrastrukturën,“të dish – si” platformën dhe financat përtë mbështetur këto biznese, qofshin atotë dala apo të ofruara nga universiteti, aponga firmat nacionale ekzistuese.Mbërritja – Një program i mbërritjesdrejt këtyre zhvillimeve të reja ikonikemund të zgjerohet në diasporën kosovare,duke iu dhënë mundësi për riinvestime në

magazina evropiane 42 Zhvillimet urbane

VIZIONI

PËR

KOSOVËN

Përparim Rama

Sheshi �hapesire hecjeje ndermjet Parlamentit dhe Komisionit Evropjan�Bruksel

Page 41: eu-magazine-06-ALB.pdf

vendin e tyre të lindjes dhe dukembështetur ndërmarrësit lokalë, të dalënga shkollat e bizneseve dhe institucionetpër dizajn dhe teknologji.Shërbimet e avancuara – Agorë përinovacione – Zhvillimet e reja do tëduhej gjithashtu të ofrojnë jo vetëmhotele për të mbështetur komunitetin ebiznesit ndërkombëtar, të cilët fillimishtdo të mbështesin zhvillimin e firmavelokale dhe do t’u shërbejnë nevojave tëfirmave më të mira kombëtare, porsegjithashtu do të ofrojnë dhe apartamentepër qëndrime të shkurtra sikurse dhehotele�zyra me hapësira fleksibile përbiznese me nevoja për qëndrime tëshkurtra. Është me rëndësi për të qenë iaftë, për të joshur dhe mbajtur gjithashtufirmat lokale, me një laramani tëhapësirave të ndryshme në kuptim tëhapësirave kulturore, tregtare dherekreacionit e pushimit, po ashtu shumëtë nevojshme. Këto hapësira mund tëofrojnë shumë gjatë rritjes së shpejtë tëklasës së re profesionale të Kosovës, mekosovarë të kthyer nga jashtë, komunitetine biznesit ndërkombëtar dhe gjithashtuofrimin e formave të reja për turizëmkulturor dhe eko – turizëm (më mirë seautostoperë). Universiteti me hapësirat etij mund të shërbejë dhe për mbajtjen ekonferencave ndërkombëtare për tësiguruar shfrytëzim sa më të madh tëkëtyre hapësirave, përderisa këto do tapoziciononin Prishtinën si një Agorëballkanike të inovacionit. Kombinimi i biznesit me artin bënbiznese të mira – Së bashku me

zhvillimet kryesore, qyteti mund tëshërbejë si hapësirë me distrikte arti – meriparime modeste të objekteve të vjetraekzistuese, të cilat do të mund tëshërbenin nga artistët dhe disenjatorët.Kjo qasje mundëson krijimin e një“hapësire të imagjinatës”, e cila inkurajonmë shumë aktivitete avangarde dhekulturore sesa aktivitete biznesore, mirëtë njohura dhe tipike për qytetet eripërtërira. Komunitetit ndërkombëtar inevojiten këto hapësira më shumë sevetëm hotelet e mëdha dhe restorantete mira. Nga hulumtimet dhe përvoja eqyteteve të tjera, për të startuar dhe marrëkëmbët mbarë ky komunitet, nevojitet tëgjinden mënyra më personale sesa të

merren me brende të njohura dhe metregun e artizaneve. Nga projektet të cilat ne kemi ndërmarrënë qendër të qytetit apo dhe zonat më tëlargëta të Londrës, shohim mundësinë përqytetin e Prishtinës, si dhe për shumëqytete�rajone të tjera, të zhvillimevepronësore, të cilat shërbejnë si katalizatorëpër regjenerim masiv, me investitorë poashtu dhe ndërkombëtarë. Kjo dukurindodh dhe në shumë shtete fqinje,përfshirë këtu dhe shtetet të cilat posaaderuan në BE. Kjo mund të luajë rol tërëndësishëm në zhvillimin e komunitetitdhe krijimin e konceptit për qytetar tëndërlidhur mirë.Zhvillimi i komunitetit: Qytetar iNdërlidhur Mirë – Këto projekte duhettë kenë qasje globale me komponentë tëzhvillimit të komunitetit, me platformë dheperspektivë sociale. Themelimi i platformësglobale sociale/ekonomike për shqiptarëte Kosovës që jetojnë jashtë saj – mundtë jetë një mënyrë e mirë për mbledhjene informatave dhe ndërtimin e koncensusit/besimit ndër kosovarë të shpërndarëgjithandej në shumë kontinente. Programipër ndërlidhje të mirë mund të nënvizojëgjithashtu çështje të politikës së qeverisë,për zgjidhje të mundshme për kosovarëtjashtë shtetit, gjenerimit të vleraveekonomike dhe sociale për ata të cilëtmbesin jashtë Kosovës, por gjithsesiende të lidhur ngushtë me vendin e tyretë origjinës. Tani vonë, Ministria e

magazina evropiane43Zhvillimet urbane

Dizajn urban atraktiv i paternit ne nje qender te Brukselit

Parku i skulpturave ne Koln

Page 42: eu-magazine-06-ALB.pdf

themeluar për Diasporë duhet tëangazhojë dhe gjurmojë mundësitë eshumta proaktive. Ne duhet të kuptojmë dhe pranojmërëndësinë e pasjes së platformëssociale/biznesore për t’u ndërlidhur me tëkaluarën, platformë për të mbetur nëkontakt (duke qenë prezent dhe i qasshëmpa marrë parasysh distancën), platformëme të cilën di se ku të shkosh për ndihmëapo mbështetje, duke “identifikuar”mundësitë për bizneset e reja, ku mund tëshprehësh pikëpamjet politike për vendinapo hapësirën për të cilën mendojnë atatë identitetit të ngjashëm me ty, përndërlidhje të përhershme të suksesshme.Kur shumë anëtarë të komunitetit kosovarjashtë Kosovës do të shikojnë të rikthehennë vendet e tyre të origjinës, do tëkthehen sipas mënyrës e cila ka kuptim tëri për ta, në kontekst të ri, duke pranuarsesi së bashku me ndryshimet e mjedisitku ata janë rritur do të ketë dhe më shumëndryshime të shumta për jetët e tyre. Ështëme rëndësi të thuhet se e tërë kjo lëvizjee mundshme do të jetë nga vetë

komuniteti dhe rrënjët e tyre porse dhe ecila mund të mbështetet dhe inkurajohetpërmes infrastrukturës, shërbimeve dheprogrameve të përshtatshme. Vlerat e qytetarëve të ndërlidhurnë pika të ndryshme takimi –Qytetari i ndërlidhur në aspektinglobal/lokal është qytetar i vlefshëm nëshumë mënyra, duke pasuruar kombin nëaspekt kulturor, social dhe ekonomik.Evolucioni/revolucioni i të dhënave mundtë ndihmojë në krijimin e mundësive përkapacitete dialogu kuptimplotë ndërmjetindividëve, firmave, organizatave dheagjencive publike. Programi përndërlidhshmëri globale mund të jetë njëprojekt në programin e përgjithshëmdhe mund të ketë vlera sinjifikantesociale dhe ekonomike. Për shembull, kursisocial mund t’i bashkëngjitet çdo programitë ndërlidhshmërisë, për të mundësuar qënjerëzit të riorientojnë investimet e tyrenë rigjenerimin e vendlindjes së tyre nëmënyrën e cila ka kuptim për ta. Përderisakursi social nuk është “politikëtaksapaguese”, ai mund të ndihmojë në

përmirësimin e jetës sociale, kulturore dheekonomike të njerëzve në përgjithësi,investimeve të tyre në skemën embështetjes për zhvillim të NVM�ve, përndërlidhje më të fuqishme në zinxhirin efunksionimit. KONKLUZION – Zhvillimet e rejaofrojnë mundësi për krijimin fizik dhevirtual të pikave të takimit. Pikat etakimit janë me rëndësi për shkëmbimine njohurive dhe zhvillimin e bizneseve,përderisa bizneset sikurse dherelacionet shoqërore janë të raporteveperson�person. Ofrimi i hapësirës dheprogrameve për të mbështetur pikat etakimit në aspekt fizik dhe digjital dotë jetë elementë me rëndësi nërealizimin e suksesshëm drejt këtijvizioni. Kjo mundësi për ndërlidhjen eshumë aspekteve sociale, arsimoresikurse dhe aspekteve biznesore në njëtë përbashkët, duhet të mundësohetpërmes një skene të përgjithshme përnjë të ardhme të qëndrueshme tëkryeqytetit, Prishtinës, qytetarëve të tijdhe të Kosovës si të tërë.

magazina evropiane 44 Zhvillimet urbane

Parku i Universitetit Erasmus ne Rotterdam

Page 43: eu-magazine-06-ALB.pdf

Çka është GIS�i?GIS�i, në përkthim në gjuhën shqiped.m.th. Sistemi Informativ Gjeografik(SIGJ) dhe për të ka shumë përkufizime.Një ndër këto përkufizime është ky:Sistemi Informativ Gjeografik është njësistem kompjuterik për mbledhjen,grumbullimin, verifikimin, integrimin,manipulimin, analizimin dheprezantimin e të dhënave të lidhura melokacionin (gjeografik) në sipërfaqen etokës. GIS�i i organizon të dhënat gjeografikenë një seri shtresash dhe tabelashtematike duke përdorur platformat eDB�së, si excel, access dhe platformat efuqishme, si janë SQL, ORACLE etj. Këtoplatforma të ruajtjes së të dhënave nëGIS quhen GeoDB (Geodatbase).Meqenëse këto të dhëna në GIS janë tëgjeoreferencuara, atëherë ato kanëlokacionin ose vendndodhjen e tyrereale në botë (planet) dhe mund tëmbishtresohen në mes vete. GIS�imundëson integrimin dhe analizimin etë gjitha shtresave tematike dhe sirezultat paraqet përfytyrimin real të njëhapësire në modelin e gjendjesekzistuese ose edhe në modelin egjendjes së planifikuar. Gjithashtupërmes modeleve të dizajnuara mund tëkalkulojmë impaktet e ndryshme të çdoskenari të dizajnuar ose zhvilluar.Në mënyrë që GIS�i të bëhet funksionalduhet të përdorë pesë nga komponentëte tij esencialë, siç janë:Të dhënat � janë informata që duhet tëanalizohen dhe të prezantohen;Hardueri � janë komponentë që efuqizojnë sistemin; Softueri � janë tullsat e nevojshme që

GIS�i të operojë;Operatorët (njerëzit) � janë ata qëmenaxhojnë dhe e dizajnojnë sistemin;dheMetodat� janë ato që e bëjnë këtësistem të japë rezultat.

Komponentët esencialë të funksion�alizimit të GIS�itGIS�i na mundëson që të dhënat t’ishikojmë, t’ikuptojmë, t’i interpretojmëdhe t’i vizualizojmë në forma tëndryshme, ku mund të zbulojmëndërlidhje të ndryshme hapësinore,modele dhe trendë në formë të hartave,globit, raporteve dhe grafikoneve. GIS�i gjithashtu mundëson të përgjigjemi nëpyetjet dhe të zgjidhim probleme dukeshikuar në të dhënat, në mënyrë shumëtë shpejtë dhe lehtësuese dhe dukemundësuar shpërndarjen e shpejtë tëtyre. Teknologjia e GIS�it mund tëintegrohet lehtësisht në çdo kornizë tësistemeve të informacionit apo databazave.

Në ditët e sotme gjeografia e shoqëruarme GIS�in është duke na ndihmuar neveqë të kuptojmë më mirë planetin tonë,vendin tonë, qytetin tonë ose edhelagjen tonë dhe të aplikojmë njohuritëgjeografike për një mori të aktivitetevenjerëzore. Rezultati është lindja e njëqasjeje të re në gjeografi ose mënyrë ere e të menduarit në zgjidhjen eproblemeve që integron informacioningjeografik në mënyrën se si ne ekuptojmë dhe menaxhojmë hapësirëntonë. Kjo qasje na lejon që të krijojmënjohuri gjeografike duke maturvendbanimin tonë përmes organizimit tëkëtyre të dhënave, dhe duke bërëanalizimin dhe modelimin e procesevetë ndryshme, si dhe ndërlidhjet meskëtyre proceseve ose zhvillimeve. Kjoqasje e re gjithashtu na lejon tëaplikojmë këtë njohuri në mënyrën se sine e dizajnojmë, planifikojmë dhendryshojmë planetin tonë, vendin tonë,qytetin tonë ose edhe lagjen tonë.Është e rëndësishme të kuptohet qëzhvillimi urban është zhvillim mjedisor,social, ekonomik dhe teknologjik.Planifikimi dhe menaxhimi i zhvillimevenë këtë kohë moderne është një sfidë mepërmasa botërore. Shpërndarja globale eteknologjisë dhe e aktiviteteve ekonomikevazhdojnë të ndikojnë drejtpërdrejt mbiqytetet ose vendbanimet e madhësive tëndryshme. Qytetet duhet të shihen si njëkompleks fiziko�gjeografik, social,ekonomik dhe teknologjik i ndërlidhur nënjë rrjet ankorimi të përmasave lokaledhe globale. Sidoqoftë, jo të gjitha qyteteti ndajnë të njëjtat përparësi në kuptimine zhvillimeve pozitive. Në këtë kohë të

magazina evropiane45Zhvillimet urbane

ROLI I GIS-IT NËPLANIFIKIMIN

DHE MENAXHIMIN

URBAN

Rizah Murseli

Skema e integrimit të informatave tematike në GIS

Harta e Kosovës sipas Planit Hapësinor të Kosovës (Burimi: IPH)

Page 44: eu-magazine-06-ALB.pdf

transformimeve globale, qytetet janë dukekonkurruar ashpër për tërheqjen ekompanive (ndërmarrjeve të suksesshme),krijimin e vendeve të punës dhe hapjen emundësive për investim. Qytetet të cilatjanë të lidhura në rrjetin ndërkombëtar tëtransportit, dhe komunikimeve, imazhi ityre mund të qarkullojë shumë më lehtëdhe mund të jenë fitues në shumëaspekte, ndërsa qytetet të cilat janë jashtëkëtij rrjeti komunikimi zhvillohen në njërrezik të ndarjes mobile në shtresa, kumënyra e vetme e të jetuarit bazohet nëfuqinë ekonomike. Një konkurrim iqyteteve i këtij lloji i shpie zhvilluesit,politikëbërësit dhe planerët të mendojnërreth identitetit të veçantë të qytetit të tyrenë kontekstin global urban.Këta trendë zhvillimi nënkuptojnë qëshoqëria urbane ka nevojë për plane,vizione dhe udhëzime për intervenimenë këtë kontekst kompleks. Me qëllim tërritjes pozitive të zhvillimeve urbane nëaspektin social, ekonomik, mjedisor dheteknologjik, si dhe zvogëlimin e efektitnegativ të këtyre aspekteve duhet tëbëjmë analiza të mira, vizione realistedhe zgjidhje të shëndosha multidisi �plinare. GIS�i në këtë dimension ështësistemi më i përshtatshëm për të bërë tëgjitha analizat e duhura të komplek �sitetit urban që mundëson krijimin evizioneve realiste dhe gjetjen ezgjidhjeve multidisiplinare.Të arriturat e ndihmuara nga zhvillimi iteknologjisë kanë mundësuar zhvillimine teknologjive të avancuara, siç ështëGIS�i, avancimi i sistemit të përkrahjessë vendimmarrjes duke përkrahurfuqimisht procesin e planifikimit dhemenaxhimit urban. Sistemet e përkrahjes së planifikimit dhemenaxhimit janë instrumente tësuksesshme për procesin e planifikimit nëkomunitet dhe në procesin e pjesëmarrjespublike për shkak që fokusohen nënevojat reale dhe në njohuritë epërdoruesve, dhe nuk fokusohen nëekspertiza të larta të përdorimit të GIS�it.Sistemet përkrahëse të planifikimit mundtë matin dhe të krahasojnë performancëne skenarëve të ndryshëm të zhvillimit ngaplanerët, si dhe mundësojnë që qytetarëttë për zgjedhin indikatorët e shfrytëzimittë tokës, transportit, resurseve natyrore

dhe punësimit. Qëllimi përfundimtarështë që të sjellë të gjithë lojtarëtpotencialë për të punuar bashkërisht nënjë vizion të përbashkët për komunitetine tyre. Sistemi përkrahës i planifikimit imbështetur në shfrytëzimin e GIS�it imundëson planerët dhe qytetarët që nëmënyrë të shpejtë dhe efektive të krijojnëdhe të testojnë skenarët alternativë tëzhvillimit për të kuptuar ndikimin emundshëm të tyre në modelet eshfrytëzimit të ardhshëm të tokës,popullsisë dhe në trendët e punësimit,duke lejuar zyrtarët publikë që të bëjnëvendimmarrjen në bazë të planifikimit tëmirëinformuar.

Në vendin tonë, Kosovë, GIS�i përnevojat e planifikimit hapësinor për herëtë parë është përdorur gjatë hartimit tëplanit hapësinor të Kosovës, duke filluarnga viti 2004, ku edhe është bërëspecializimi i stafit. Ndërsa përdorimi iGIS�it në nivelin akademik apouniversitar për herë të parë është bërëdhe vazhdon të zhvillohet me një staf tëspecializuar të Fakultetit të ShkencaveMatematiko�Natyrore, gjegjësisht nëDepartamentin e Gjeografisë. GjithashtuGIS�i ka filluar të aplikohet si lëndë edhenë disa fakultete të tjera të Universitetittë Prishtinës.Sidoqoftë, fuqizimi i GIS�it për nevojat eplanifikimit hapësinor dhe urbanvazhdon të promovohet nga Instituti përPlanifikim Hapësinor, ku nga kypromovim GIS�in kanë filluar ta zbatojnëedhe shumë komuna dhe kompaniprivate që merren me çështjet eplanifikimit. Është me rëndësi të

përmendet që ardhja e konsulencave tëhuaja ka qenë jetike në fuqizimin e GIS�it në Kosovë, si në nivelin qendror ashtuedhe në atë lokal. Në Kosovë fuqizimi ipërdorimit të GIS�it për nevojat eplanifikimit hapësinor ka filluar sipionier me Institutin për PlanifikimHapësinor gjatë hartimit të PlanitHapësinor të Kosovës 2005�2015+,ndërsa ndër komunat e para që e kanëpërdorur këtë sistem kanë qenë:Suhareka, Peja, Istogu, Shtimja,Kaçaniku etj, të cilat e kanë përdorurGIS�in gjatë hartimit të planevezhvillimore komunale dhe urbane.Kohëve të fundit GIS�i po shfrytëzohet sinjë vegël shumë e fuqishme edhe nëhartimin e Planeve Rregulluese Urbane(PRrU), sidomos në prezantimin egjendjes ekzistuese, ndërsa shumë pakapo fare nuk përdoret për fazën eplanifikimit në këtë kategori të planeve.Kjo ndodh për shkaqe të ndryshme,mirëpo ndër më të njohurat ështëmungesa e specialistëve të shkathët qëmund të manipulojnë më GIS përnevojat e PRrU�së dhe për shkak tëmoskuptimit të drejtë të mundësive tëkëtij sistemi dhe avantazheve që ofronGIS�si në krahasim me sistemet e tjeratradicionale, si CAD sistemi dheprogramet e tjera për dizajn grafik, siçmund të jetë Coreli apo Adobe. Në përgjithësi mund të konkludojmë qëniveli i përdorimit të GIS�it në Kosovë përnevoja të planifikimit hapësinor dheurban është bazik. Deri më tani nukështë përdorur apo nuk është dizajnuarasnjë model i përdorimit në adresimin easnjë çështjeje urbane. Përjashtim nëkëtë rast bëjnë zhvillimet e konceptevedhe modeleve të avancuara në projektine konsulencës së EULUP�it, ku janëdizajnuar një mori modelesh kryesishtpër nevojat e planit hapësinor dhenevojat e planeve zhvillimore komunale.Ndërsa, për çështje të tjera të nivelit mëdetaj ende nuk kemi asnjë model tëdizajnuar dhe si rrjedhojë edhe përdorimii GIS�it është në shkallë shumë të vogëltë shfrytëzimit të mundësive që ofron kysistem shumë i avancuar.

(Autori është Gjeograf & GIS specialist)

magazina evropiane 46 Zhvillimet urbane

Skema e integrimit të informatave tematike në GIS

Page 45: eu-magazine-06-ALB.pdf

Në ekonominë e Kosovës kanë ndodhurdy transicione të mëdha, të cilat kanëndikuar në zhvillimet urbane gjatëviteve. E para, ishin lëvizjet nga visetrurale në ato urbane, ndërsa tjetra ishtetransformimi nga planifikimi qendror nëatë të ekonomisë së tregut. Ekonomia eKosovës varet nga aftësia e tij për tëzhvilluar tregun dhe shërbimetkonkurruese, sikurse industriale dhe tëshërbimeve, në tërë vendin. Këtoaktivitete, të bazuara në zgjidhje urbanepikësëpari, reflektojnë dhe mënyrën sesi menaxhohen patundshmëritë nëKosovë. Mundësitë ekonomike në zonat urbanerezultuan me rritjen e popullatës urbane,të cilat ndikuan në migrimet sinjifikanteruralo�urbane. Kosova është në një pikëkyç në progresin e saj drejt zvogëlimit tëpapunësisë dhe varfërisë. Infrastrukturaadekuate është esenciale për tëzvogëluar shkallën e varfërisë nëKosovë, të përmirësimit të kualitetit tëjetës dhe përshpejtimit të zhvillimitekonomik të qëndrueshëm. Zhvillimi iprekshëm gjithashtu varet ngamenaxhimi i urbanizimit. Infrastrukturabazike në Kosovë përballet dhe meproblemet serioze mjedisore, ndër tëcilat zë vend dhe menaxhimi joefikas imbeturinave. Rritja e paplanifikuar ështëduke marrë hov në pjesët periferike tëqyteteve në Kosovë, shpesh pa qasjeadekuate në infrastrukturë, që më parë.Vendosja e infrastrukturës, në njëzhvillim të paplanifikuar, është shumëmë e shtrenjtë për autoritetet lokalesesa ndërtimi i infrastrukturës së re, sipjesë e zhvillimit të planifikuar. Kosovësi nevojitet një strategji për zhvillimet e

integruara urbane, që mund tëpromovojë më me efikasitet zhvilliminekonomik, e cila mund të arrihej përmesmenaxhimit më efikas të procesit tëurbanizimit në Kosovë. Në Kosovë mund të shihet se kemimungesë të pikëvështrimit strategjiknga autoritetet lokale të qyteteve.Qytetet në Kosovë hynë në mileniumine ri, pa menaxhim urban efektiv apoinfrastrukturë, për të përmbushur rolin eqyteteve, të cilin do të duhej ta kishin nëekonominë e tregut. Në botën moderne zhvillimi urban dhemenaxhimi i patundshmërive është iplanifikuar në detaje. Banimi individualtenton t’i shërbejë funksionalitetit,absorbimit të dritës dhe rehatisë.Zhvillimi urban gjithashtu duhet të gjejëbalancën mes qëllimeve të sektoritprivat dhe publik, në ekonominë e tregut(Harvey 1973). Në Kosovë forca ezhvillimit të patundshmërive është eudhëhequr nga përfitimet enorme, sipasojë e zhvillimeve urbane tëpaplanifikuara, për dallim nga zhvillimeturbane, të cilat do të duhej të ishin tëplanifikuara dhe me ndikim nërregullimin e hapësirës.Në demokracitë moderne zhvillimeturbane të planifikuara, përmbushindëshirat dhe nevojat e njerëzve nëkuadër të kontekstit legal të definuar,duke integruar çështje të ndryshme siçjanë: transporti, energjia, punësimi dheofrimi i shërbimeve të tjera të interesitpublik. Në Kosovë, tregu i patund �shmërive dhe zhvillimet urbane nuk janënë baraspeshë, gjë që do të duhej tëishte dhe do të duhej ofruar përmes

shërbimeve adekuate për arritje tëqëllimeve ekonomike. Në rast të zhvillimit urban të planifikuar,shfrytëzimi i tokës varet nga konku �rrenca për shfrytëzim të mundshëm dhetë ndryshëm, që rregullohet memekanizëm të ofertës dhe kërkesës. NëKosovë tregu i patundshmërive dhezhvillimet urbane operojnë në formën“laissez faire”, ku shfrytëzimi i tokësështë kryesisht i udhëhequr nga përfi �timet enorme të zhvilluesve të patund �shmërive, pa ndonjë përkujdesje përzhvillime urbane të pakontrolluara, tëcilat shkaktojnë efekte shkatërruese përgjenerata të ardhshme. Në këtë kuptim Prishtina nuk ështëvetëm qyteti me dendësi më të madhe,por një zonë e tërë në të cilën, zhvillimii patundshmërive ishte shumë aktivpërgjatë viteve të fundit, me efekt shumëtë madh në planifikimet urbane.Planerët, agjentët e patundshmërive dhezhvilluesit e patundshmërive në Kosovëpranuan se pavarësisht nga afërsia meshkëmbimet sociale dhe simbolizmitsocial, ndërtimet sot nuk paraqesinrelacionet dhe perceptimet e planerëvepër rregullim të hapësirës. Në Kosovëmund të shihet se ekziston një nivelsinjifikant i lëkundjes ndërmjet elitavepolitike, për të përmbushur interesat etyre në hapësirën kosovare, dukuri kjo ecila qëndron në mes të politikës, historisëdhe aktualiteteve për formësim të vendit,të manifestuar në formën e zhvillimit tëqyteteve në Kosovë. Planifikimi urban është i definuar si:“Brengë e qeverisë për shfrytëzimin eresurseve si segment të administrimit

magazina evropiane47Zhvillimet urbane

Roli i menaxhimit të patundshmërive

ZHVILLIMET URBANE KARSHIMENAXHIMIT TË

PATUNDSH-MËRIVE NË

KOSOVËVisar Hoxha

Page 46: eu-magazine-06-ALB.pdf

publik” (Solesbury 1974). Në Kosovë,nevoja për zhvillim të planifikuar urbanduhet të bashkekzistojë me nevojat etjera për liri të lëvizjes apo pasaportabiometrike. Planifikimi urban duhet tëjetë prioritet i administrimit publik, përtë arritur balancimin e duhur ndërmjettë mirës individuale dhe përfitimevekolektive.Konservimi i objekteve historike, të cilatpërfaqësojnë identitetin e njerëzve,konsiderohet si e mirë kolektive. NëKosovë konservimi i objekteve historike

është bërë viktimë e betejës ndërmjetelitave të ndryshme politike dhe tëbiznesit. Nuk është befasi që presioni politikndikon fuqishëm në mënyrën se siplanerët do të rregullojnë hapësirën nëKosovë, e cila reflektohet përmespresioneve politike në vendimet eplanerëve. Ky presion ka për shkakzhvillimin e sektorit të patundshmërivedhe përfitimet e tyre enorme, të cilat janëtë kanalizuara përmes përfaqë suesve tëtyre politikë në nivelin qendror dhe lokal.

Sfida më e madhe është ndërtimi ikapaciteteve të nevojshme në qeveritëlokale dhe ndryshimi i sjelljes sëzyrtarëve të qeverive lokale, të cilëtmerren me zhvillimin e qytetit dhezhvillimin e planifikuar të patundshmë �rive prej pozitave pasive të tyre në atomë shumë proaktive.

(Autori është drejtor i Programit përMenaxhimin e Patundshmërive,European School of Law andGovernance)

magazina evropiane 48 Zhvillimet urbane

Shfrytëzimi i pronës dhe objekteve me planin e konservimit të Prizrenit

Page 47: eu-magazine-06-ALB.pdf

HyrjeLegjislacioni paraqet mekanizmin kryesorpërmes së cilit një shtet modern i hartonligjet dhe rregulloret që rrjedhin nga ligjet,të cilat formojnë bazën mbi të cilën shoqëriaqeveriset dhe që vazhdimisht reflektojnënormat dhe vlerat e një shoqërie të caktuar.Kjo nënkupton një njohje themelore se ligjetdhe legjislacioni nuk janë vetëm dokumenteteknike, por një pjesë e rëndësishme ezhvillimit shoqëror dhe politik të çdoshoqërie. Zhvillim urban efikas, i barabartëdhe i qëndrueshëm, varet në një masë tëmadhe në ekzistencën dhe angazhimin përzbatimin e ligjeve. Sfidat me të cilatpërballet Kosova nuk janë vetëm miratimii ligjeve, por krijimi i mekanizmave përzbatimin e tyre.

Disa aspekte ligjore të zhvillimit urbannë KosovëZhvillimi urban gjithmonë ka qenë njëçështje e diskutueshme politike. Askushnuk merret saktësisht se si duhet tëdizajnohet një qytet, i cili jo vetëm se duhettë zhvillohet ekonomikisht, por do tëmundësojë një cilësi të mirë të jetës përbanorët e tij. Kosova si dhe të gjitha shtetet e dala ngaluftërat ka pasur migrim dhe normë të lartëtë rritjes së popullsisë urbane, të cilat kanëkrijuar presione në qeverinë qendrore dhelokale. Strukturat politike dhe administrativenuk kanë qenë të gatshme për njëmenaxhim dhe trajtim adekuat të rritjes sëpopullsisë urbane. Qytetet dhe fshatrat nukkanë ditur në masë të duhur t’i adresojnësfidat sociale dhe mjedisore, nevojat einfrastrukturës, mungesën e tokësndërtimore në dispozicion dhe mungesën epolitikave të planifikimit.

Edhe pse periudha e pasluftës ka pasurzhvillime të pakontrolluara urbane, nukmund të thuhet se nuk ka pasur legjislacionpër rregullimin urban të qyteteve dhefshatrave. Menjëherë pas luftës ështënxjerrë Rregullorja e UNMIK�ut, nr.1999/24,e datës 12 dhjetor 1999, për ligjin në fuqi nëKosovë, e cila e lë në fuqi legjislacionin nëKosovë prej 22 marsit 1989 e tutje, në pjesëtku nuk janë diskriminuese, gjer në nxjerrjene ligjeve të reja të miratuara nga Kuvendi iKosovës. Kështu në vitin 2003 nxirret Ligjipër Planifikim Hapësinor nr. 2003/14, i cilirregullon planifikimin hapësinor në tërëterritorin e Kosovës, i amendamentuar mëpas me Ligjin nr. 03/L�106 për Ndryshimine Ligjit nr. 2003/14 për Planifikim Hapësinor.Më pastaj nga Kuvendi i Kosovës nxirretLigji për Ndërtim nr. 2004/15. Këto dy ligjedhe udhëzimet administrative të nxjerranga këto ligje e kanë mbuluar legjislacioninsa i përket planifikimit dhe ndërtimit nëterritorin e Kosovës.Komunat, edhe pse me Ligjin për PlanifikimHapësinor nr. 2003/14 kanë qenë tëobliguara që brenda 18 muajsh të hartojnëplanet hapësinore dhe urbanistike sa upërket territorit të tyre, këtë gjë nuk e kanëbërë. Me ndryshimin e Ligjit për PlanifikimHapësinor komunave u është dhënë edhenjë afat shtesë prej 12 muajsh për hartimine planeve hapësinore dhe urbanistike dhepërsëri të gjitha komunat nuk i kanë hartuarplanet e tyre brenda këtij afati. Kjo mund tëjetë një nga shkaqet e zhvillimeve tëpakontrolluara urbane në Kosovë. Por, përtë mos ndodhur këto zhvillime tëpakontrolluara, Ligjit për PlanifikimHapësinor përkatësisht neni 24 dhe neni 16i Ligjit të ndryshuar ka paraparë që, citoj:“Në raste të veçanta, kur ende nuk është

miratuar Plani Zhvillimor i Komunës dhe/osePlani Zhvillimor Urban dhe kur vonesat emëtejshme në hartimin e Planit ZhvillimorUrban mund të çojnë në zhvillime tëpakontrolluara në kundërshtim me interesate komunitetit, Kuvendi Komunal mund tëmiratojë kushtet e përkohshme përrregullimin hapësinor me vendim tëmotivuar dhe me pëlqimin e shprehur tëMinistrisë”. Kjo do të thotë që ligjvënësitkanë menduar për zhvillimin urban edhe nërastet kur ende nuk janë hartuar planet.Lidhur me këtë është edhe neni 22 i Ligjitpër Planifikim Hapësinor, i cili thotëse:”22.3. deri në miratimin e PlanitZhvillimor të Komunës nuk mund tëndërtohen objektet të cilat janë nëkundërshtim me destinimin e tokës pjellorebujqësore” dhe paragrafi 22.4. ”me vendimtë Kuvendit të komunës, në përputhje meLigjin për tokën bujqësore, do të caktohettoka bujqësore kualitative në të cilën nukmund të ndërtohen objektet në pajtim meparagrafin 22.3 të këtij neni”, çka do tëthotë se ligjvënësit janë kujdesur përruajtjen e tokës bujqësore edhe nëmungesë të planeve.

Çka ndodh në praktikë? Meqenëse me Ligjin për VetëqeverisjenLokale komunat kanë kompetenca përplanifikimin hapësinor dhe urban tëkomunës, në disa raste bëhet ndërrimi idestinimit të tokës bujqësore të kategorisësë parë dhe shndërrimi në tokë ndërtimore.Kjo bëhet, sepse nuk zbatohet Ligji përtokën bujqësore dhe Ligji i aplikueshëmpër tokën ndërtimore, por pritet që Kuvendii Kosovës të nxjerrë ligj të ri për tokënndërtimore, me të cilin pasi të caktohettoka ndërtimore me plan, do të bëhet

magazina evropiane49Zhvillimet urbane

LEGJISLACIONINË ZHVILLIMET

URBANE NËKOSOVË

Vjosa Vela

Konsulentët në planifikim

Page 48: eu-magazine-06-ALB.pdf

rregullimi i saj dhe do t’u jepej në shfrytëzimtë interesuarve sipas kritereve tëpërcaktuara me ligj.Çështja e kushteve të përkohshme përrregullimin e hapësirës është një problemtjetër që në disa raste komunat nuk izbatojnë dispozitat ligjore sa i përketçështjes kur mungojnë planet. Kushtet e përkohshme për rregullimin ehapësirës në të vërtetë janë kushtet nëbazë të të cilave duhet të hartohet një planrregullues i përkohshëm që pastaj do tëinkorporohet në Planin zhvillimor tëkomunës dhe Planin zhvillimor urban. Nëdisa raste këto kushte janë trajtuar si kushtetë lokacionit për një objekt banimiindividual. Me ndryshimin e Ligjit përplanifikim hapësinor është sjellë një risi,sepse këto kushte duhet të miratohen ngaKuvendi i Komunës me vendim të motivuardhe me marrjen e pëlqimit paraprak ngaMMPH�ja.Gjer tani ende nuk është sjellë ndonjë planrregullues i përkohshëm për pëlqim ngaMMPH�ja.Por, të kthehemi tek marrja e vendimit përhartimin e planeve. Gati asnjë komunë nuke ka hartuar vendimin për hartimin e planitnë përputhje me nenin 16 të Ligjit përPlanifikim Hapësinor. MMPH�ja ka hartuarnjë udhëzues që të shërbejë si formë se çkaduhet të përmbajë vendimi për hartimin enjë plani dhe u është dërguar të gjithakomunave, por disa komuna përsëri nuk icaktojnë në vendim kufijtë dhe territorin tëcilin e përfshin plani, që është një gjë edomosdoshme për t’u informuar edhekëshilltarët komunalë dhe publiku i gjerëpër hapësirën, të cilën do ta përfshijë plani,si dhe në asnjë vendim nuk përshkruhen

kushtet dhe mënyra e zbatimit të planit, siçe parasheh ligji.Çështje tjetër është konsultimi dheshqyrtimi publik, pra pjesëmarrja nëhartimin e një plani, të cilës i jep rëndësiedhe Agjenda 21. Këto çështje janë tërregulluara në Udhëzimin administrativ nr.54/2005, lidhur me shqyrtimet publike përplanet hapësinore dhe urbanistike. Raportinga shqyrtimet publike së bashku me Planinzhvillimor të komunës për dhënien epëlqimit që sillet në Ministri, ka mangësi tëshumta. Në të nuk shihet përfshirja eaktorëve të ndryshëm shoqërorë e askomuniteti të cilin e afekton plani, nuk karaport se cilat vërejtje janë marrë nëkonsideratë dhe cilat jo dhe për çfarëarsyesh nuk janë marrë. Shpesh ndodh qënuk janë të informuar fare pronarët etokave se çka është planifikuar në tokën etyre, andaj plani bëhet i pazbatueshëm dhekrijon pakënaqësi tek komuniteti të cilin eafekton. Problem i veçantë i zhvillimit rapid urban nëKosovë është Prishtina. Nuk dihet saktë saështë numri i ndërtimeve pa leje, porsupozohet të jetë 20 000. Qeveria,gjegjësisht MMPH�ja qe sa vjet është nëproces të hartimit të Ligjit për trajtimin endërtimeve pa leje, por nuk ka arritur që tëmiratojë një draft të pranueshëm të këtijligji, për shkak të sfidave të shumta që dotë mund të sillte ky ligj. Sipas informatavetë fundit, ky ligj është hartuar dhe pritet tëmiratohet përfundimisht në vitin 2012.Komuna e Prishtinës, duke u ballafaquarçdo ditë me ndërtime të reja pa leje, kamiratuar Rregulloren për trajtimin endërtimeve pa leje dhe përmes hartimit tëplaneve rregulluese dhe kritereve të tjera

është duke u munduar ta zgjidhë këtëproblem. Shikuar nga aspekti juridik,komuna nuk mund të hartojë rregullore paekzistimin e një ligji ku duhet të bazohetrregullorja, por nga ana tjetër ajo nuk mundtë presë me vite të tëra nxjerrjen e një ligjie të lejojë zhvillime të tjera të pakontrolluaraurbane. Kjo çështje është një sfidë përqeverinë qendrore dhe atë lokale dhe përlegjislacionin ekzistues, të cilin duhetzgjidhur sa më parë.

RekomandimetNë funksion të zhvillimit dhe zbatimit tëlegjislacionit për zhvillim të qëndrueshëmurban në Kosovë:Së pari duhet të ekzistojë vullneti politik përtë rregulluar zhvillimet urbane në Kosovë,pra të funksionojë shteti ligjor, kurseligjvënësit të kryejnë punën e tyre.Përvoja ka treguar që përfshirja e spektrit tëplotë të të interesuarve jo vetëm që ështëparakusht themelor për vendim marrje tësuksesshme pjesëmarrëse, por gjithashtuështë e rëndësishme për promovimin ebarazisë dhe drejtësisë sociale në qeverisjenurbane.Nevoja e hartimit të ligjeve dhe rregullo reveshtesë apo ndryshimi i atyre ekzistuese poqe se nuk funksionojnë, si nga qeveriaqendrore ashtu edhe ajo lokale, me qëllimtë zbatimit sa më efikas të legjislacionit.Mbikëqyrje e përhershme administrativedhe asistencë komunave nga niveli qendror,si dhe mbikëqyrje inspektuese dukeshqiptuar gjoba aty ku nuk zbatohetlegjislacioni.Ngritja e kapaciteteve të inspektoratit.Me qëllim të parandalimit të zhvillimeve tëpakontrolluara urbane, në ligj tëpërcaktohet krijimi i policisë ndërtimore,që të veprojë një kohë gjer në ndërprerjene zhvillimeve të pakontrolluara urbane.Nevoja për hartimin e rregulloreve tëpërshtatshme në nivel lokal përmenaxhimin dhe shfrytëzimin e tokës dhemjedisit të ndërtuar.Efikasiteti i administratës në lëshimin elejeve urbanistike dhe ndërtimore brendaafatit ligjor.

(Autorja është zyrtare e lartë ligjore,Ministria e Mjedisit dhe e PlanifikimitHapësinor)

magazina evropiane 50 Zhvillimet urbane

Ligjshmëria në planifikim

Page 49: eu-magazine-06-ALB.pdf

Prishtina ka një traditë të gjatë dhezhvillim kontinual në periudha tëndryshme të zhvillimit të saj. Me anë tëhulumtimit dhe analizës së objekteveështë identifikuar etapa e zhvillimiturban�arkitektonik në qytetin e Prisht�inës, depërtimi dhe ndikimi i arkitek�turës evropiane�perëndimore në indin evjetër të qytetit, për nevoja të shër�bimeve publike, monumentalitetit dheautoritetit të qeverisjes, e më pak përvlerat arkitektonike dhe artistike.Dokumentimi shkencor i arkitekturësdhe zhvillimit urban të qytetit të Prisht�inës nga fundi i shek. XIX deri në fillim

të shek XX ka rëndësi të posaçme.Qyteti i Prishtinës si qendër e Vilajetit tëKosovës (brenda viteve 1878�1912),fiton një numër të konsiderueshëm tëobjekteve të rëndësishme për admin�istrimin më të mirë të qeverisë osmane.Gjatë analizës dhe përshkrimit të struk�turave organizative të ndërtesave, klasi�fikimit të tyre, është arritur të bëhetevidencimi i zhvillimit shoqëror, si dhearritjes së teknikave të reja të ndërtimit,të ndikuara nga arkitektura evropiane.Mbrojtja dhe ruajtja e strukturavearkitektonike të ndërtuara gjatë kësajperiudhe në qytetin e Prishtinës, të cilat

ende në tërësi nuk janë të shkatërruara,paraqesin trashëgimi me vlerë tëposaçme jo vetëm për qytetin e Prisht�inës, por edhe për Kosovën;Gjatë procesit të hulumtimit është anal�izuar literatura e përgjithshme historike,gjeografike dhe antropografike, mono�grafitë e Prishtinës, si dhe shkrimet endryshme të udhëpërshkruesve tëndryshëm, si burime të rëndësishme përzhvillimin e qytetit të Prishtinës në fundtë shek. XIX dhe fillim të shek XX. Doku�mentacion arkivor i periudhës së hu�lumtuar në arkivin e Prishtinës nukekziston fare. Në Arkivin e Kosovës

magazina evropiane51Zhvillimet urbane

ARKITEKTURA E OBJEKTEVE PUBLIKENDIKIMI I ARKITEK-

TURËS PERËNDI-MORE-EVROPIANE

ARKITEKTURA E PRISHTINËS

1878 – 1912Mr.Sc. Vlora Navakazi, i.d.a

Page 50: eu-magazine-06-ALB.pdf

magazina evropiane 52 Zhvillimet urbane

Zgjerimi hapësinor I qytetitnë fund të shek. XIX dhe nëfillim të shek. XX1

Incizimi është bërë në fund tëshek XIX. Qyteti është zgjeruarnë të gjitha anët në mënyrë ra�diale nga bërthama e vjetër eqytetit. Në fillim të shek XX,qyteti është zgjeruar pasXhamisë së Pirinazit, kurse nëpjesën e poshtme të qytetit,përgjatë rrugës së njohur nëpopull si Divan Joll, (shëtitore)qyteti është përfshirë vetëmderi në gjysmën e kësaj rruge.Zgjerimi ka ndodhur edhe gjatëshek. XIX, në lagjet, si: njëpjesë e lagjes Lokaç, (pjesa edjathtë e rrugës së sotme“Nëna Terezë” (2009), dukeshkuar nga ana jugore e qytetit,si dhe në vendin e quajtur lagjjaRamadanije (lagjja e sotme To�phane, 2009)

1 Zbornik radova, knjiga XIV, Etnografski Institut, Bg. 1951,faqe 27�28.

Page 51: eu-magazine-06-ALB.pdf

ekzistojnë dokumente të cilat nuk ipërkasin lëmit të urbanizmit dhearkitekturës, përderisa numri më i madhi dokumentacionit ndodhet në arkivinshtetëror të Turqisë (në Stamboll), nërajon apo edhe më larg.Me anë të punës në terren është bërëidentifikimi dhe klasifikimi i objektevenëpër terren; klasifikimi i objekteve nëqytetin e Prishtinës në fund të shek XIXdhe fillim të shek XX. Kjo metodë ështëplotësuar me metodën e krahasimit,duke krahasuar me objekte të ngjashmenë qytete të ndryshme të rajonit.Janë shfrytëzuar të dhëna gojore ngaqytetarët e vjetër të qytetit të Prishtinëstë cilët jetojnë në Prishtinë apo në Turqi. Nëpërmes të një numri të madh të har�tave të gjetura nëpër arkiva të botës,nëpër libra dhe literaturë elektronike(internetit, ku një numër i madh i har�tave është identifikuar edhe në Amerikëdhe Kanada), është analizuar një peri�udhë historike e Kosovës, situata poli�tike në te, ndërrimi i kufijve dhe shënimii qytetit të Prishtinës nëpër harta të gje�tura. Faktorë i rëndësishëm i zhvillimit dheformësimit të indit të qytetit të vjetër tëPrishtinës dhe zonës urbane brenda

periudhës së viteve 1878�1912., ështëndryshimi i numrit dhe i strukturës sëbanorëve. Me anë të klasifikimit dhe vlerësimeveanalitike të objekteve, sipas destinimit,formës dhe vëllimit të planimetrisë sëobjektit, dispozitës në indin urban tëqytetit, si dhe mënyrës dhe teknikave tëndërtimit janë arritur rezultate tëmjaftueshme për hulumtim. Nga etapat dhe periudhat e ndryshmehistorike nuk kemi të ruajtura shumëmonumente të kulturës, e posaçërishtnga lëmi i arkitekturës së objektevepublike. Pas vendosjes së qendrës së Vi�lajetit të Kosovës në Prishtinë, qytetifiton vlera të rëndësishme artistike, his�torike dhe arkitektonike të cilat vërteto�jnë vazhdimësinë historike të zhvillimittë qeverisjes dhe administrimit ushtarakpër nevoja të qeverisë otomane. Nëfund të shek. XIX dhe në fillim të shek.XX vërehet frymë e re e ndërtimit, ndër�timi i ndërtesave qeveritare dhe admin�istrative me materiale dhe teknologji tëre. Stili arkitektonik është i ndryshëmnga stili i deriatëhershëm i ndërtimit ori�ental; është i ndikuar nga arkitekturaeuroperëndimore, qoftë e sjellë apo ekrijuar nga mjeshtrit vendës;

Ndërtesat e ndërtuara gjatë kësaj peri�udhe shquhen më tepër me arkitekturëdhe vëllim të ndryshëm nga ndërtimete deriatëhershme dhe më pak për “vlerat arkitektonike apo artistike tëtyre”.

Zhvillimi i qytetit të Prishtinës (shek. XIV deri në shek. XVIII)Pas rënies së territorit të Kosovës nënPerandorinë osmane shprehet njëlulëzim në ndërtimin e strukturavearkitektonike, të mbështetura në për�mirësimin e dy nevojave themelore të:përmirësimit të strategjisë ushtarakedhe asaj religjioze.Fillon ndërtimi i xhamive në çdomëhallë, ku sipas defterit të viteve1569�1570, vërehet se në shumicën erasteve emërtimi i mëhallave bëhetsipas emrit të mesxhidit (xhamisë paminare) apo të xhamisë.

Zhvillimi i qytetit të Prishtinës prejvitit 1878 deri më 1888 � qendër eVilajetit të KosovësNga viti 1878 deri më 1888, Prishtinaishte qendër e Vilajetit të Kosovës, njëndër vilajetet më të mëdha shqiptarenën administrimin e Perandorisë os�

magazina evropiane53Zhvillimet urbane

Page 52: eu-magazine-06-ALB.pdf

mane, ndërsa nga viti 1888 deri më1912, qendra e këtij vilajeti vendoset nëShkup.Pjesë më e rëndësishme publike brendaviteve 1878 deri më 1912, ndodhej nëbërthamën e vjetër të qytetit të Prisht�inës, zona qendrore në mes të pjesës sëbanimit dheÇarshisë së Vjetër (hapësira në mes tëÇarshi�xhamisë dhe Xhamisë së JasharPashës. Për nevoja të administrimit tëVilajetit të Kosovës, Qeveria turke ndër�ton objektin qeveritar “Ucumet Konagi”(Objekti i Muzeut të Kosovës). Në këtëkohë nga Prishtina administrohej i tërëVilajeti i Kosovës, por edhe Sanxhaku iPrishtinës, i cili përbëhej nga 220 000banorë; kazaja e Prishtinës me 237fshatra, me 8027 shtëpi dhe me rreth56.286 banorë;

Strukturat e ndërtuara arkitektonikePër nevoja të qeverisjes dhe admin�istrimit ushtarak të Perandorisë osmanefillon ndërtimi i objekteve me teknikëkrejtësisht të ndryshme në krahasim mendërtimin oriental të deriatëhershëm.

Struktura urbane e qytetitStruktura urbane e qytetit të Prishtinësgjatë viteve 1878 deri më 1912, është endarë në 12 lagje/mëhalla. Numri më imadh i lagjeve/ mëhallëve ka mbajturedhe sot e kësaj dite emërtimin e njëjtësipas emrit të xhamive të ndërtuaragjatë shek XV;

Paraqitja e konceptit perëndimor nëarkitekturën e Perandorisë OsmanePas sundimit mijëvjeçar, në fund tëshek. XVIII, fuqia e Perandorisë Osmanefillon të dobësohet; Sulltan Selimi III,zotërues i Perandorisë Osmane prej vitit1789 deri më 1807, i pakënaqur mekëtë gjendje, fillon të modernizojë ad�

ministratën e posaçërisht ushtrinë;Gjatë reformave të Tanzimatit, edhe nëarkitekturë vërehet një stil i ri i ndër�timit, stili i ri perëndimor neoklasik, i cilibëhet mjaft i përhapur në objektet ekazermave ushtarake dhe pallateve nëPerandorinë Osmane, i sjellë nga

Perëndimi përmes arkitektëve evropi�anë dhe inxhinierëve ushtarakë, meqëllim të përmirësimit të strategjisë dhekushteve të ushtrisë së Perandorisë Os�mane, sipas modeleve evropiane;

Paraqitja e konceptit perëndimornë arkitekturën e BallkanitNë qendra të mëdha të vilajeteve nëpërRumeli, për arsye të qeverisjes më tëmirë administrative, nën ndikimin emënyrës së administrimit perëndimordhe qeverisjes ushtarake, fillon ndër�timi i objekteve për administrim dhe ud�hëheqje ushtarake.

magazina evropiane 54 Zhvillimet urbane

Kazermat ushtarake (mëcidiye Kislasi) 1849�1853, ark. W.J. Smith

Ndërtesa e Kuvendit në Beyoglu 1861�1876, ark. Barborini

Ndërtesa administrative e Vilajetit të Kosovës, në Prishtinë, viti 1896, Prishtinë

Ndërtesa administrative e Vilajetit të Shkodrës gjatë viteve 1878 deri 1912, Shkodër

Page 53: eu-magazine-06-ALB.pdf

Valorizimi i ndërtesave për destinimpublik në PrishtinëGjatë viteve 1878 deri më 1912, në

strukturën urbane të qytetit të Prisht�inës vërehet ndërtimi i ndërtesave përdestinim publik. Numri më i madh i

strukturave arkitektonike të ndërtuaraishte në pjesën qendrore të qytetit, nëpjesën e Çarshisë së Vjetër dhe në afërsitë saj. Këto struktura paraqiten memadhësi monumentale, si dhe me ma�terial të ndryshëm të ndërtimit në kra�hasim me teknikat e atëhershme, janëidentifikuar këto objekte:

1. Muzeu i Kosovës2. Ndërtesa e Gjykatës Komunale3. Shkolla e Mesme Teknike (në vitin

2010 e transformuar në Arkivin eqytetit të Prishtinës)

4. Shkolla e parë shqipe5. Ndërtesa e Kadastrës së KK të Prisht�

inës6. Ndërtesa e Rektoratit të Universitetittë Prishtinës7. Ndërtesa e shkollës së mesme

“Xhevdet Doda” (e rrënuar në vitin2008)

8. Ndërtesa e Ministrisë së Shëndetë�sisë

Në këtë dokument është marrë si shem�bull i valorizimit objekti më reprezenta�tiv i asaj kohe Muzeu i Kosovës.

MUZEU I KOSOVËS / UCUMET KON�AGI/Ndërtesa më monumentale e ndërtuargjatë viteve 1878 � 1912 jo vetëm në Pr�ishtinë, por edhe në tërë Vilajetin eKosovës, është ndërtesa e Muzeut tëKosovës, si ndërtesë për nevojat e qev�erisë osmane e quajtur “Ucumet kon�agi”.

Shembull i rivitalizimit – Muzeu iKosovës “Ucumet Konagi”Gjatë analizës së objekteve administra�tive�qeveritare, gjatë viteve 1878 –1912, në Prishtinë, është analizuarndërtesa publike e qeverisë turke/Uc�umet Konagi. Ky objekt veçohet me el�emente karakteristike të ndërtimit gjatëkësaj periudhe, meriton kujdes tëposaçëm gjatë përcaktimit të kriterevepër ruajtjen dhe rivitalizimin e objektevetë ndërtuara brenda periudhës së viteve1878�1912 në Prishtinë dhe në Kosovë.

magazina evropiane55Zhvillimet urbane

Ndërtesa administrative e Vilajetit të Manastirit gjatë viteve 1878 deri 1912, Manastir

Page 54: eu-magazine-06-ALB.pdf

magazina evropiane 56 Zhvillimet urbane

Muzeu i Kosovës. Baza e përdhesës

Page 55: eu-magazine-06-ALB.pdf

Objekti është ndërtuar në pjesën qen�drore të qytetit të Prishtinës në periudhëne viteve 1878�1912, në mes të xhamisëmë të vjetër në Prishtinë, Çarshi Xhamisëdhe Xhamisë së Jashar Pashës. Rëndës�

inë e pozitës së ndërtesës së Muzeut tëtanishëm e vërteton edhe Sahat�kulla, ecila ishte ndërtuar në shek XVII, duke for�muar përreth saj sheshin publik. Sahat�kulla e vjetër është e ndërtuar sipas

shembujve të kullave romanike të shekul�lit të mesëm. Ndodhej në pjesën qendrorepublike të qytetit, në pjesën e përparmetë ndërtesës së Muzeut te Kosovës.

magazina evropiane57Zhvillimet urbane

Muzeu i Kosovës. Baza e përdhesës

Muzeu I Kosovës. Prerja tërthore

Muzeu I Kosovës. Fasada kryesore

Viti 1895 “Ucumet Konagi “Gjatë qeverisjes së Perandorisë Osmane

Viti 1912. “Ndërtesa e Divizionit të Kosovës”, gjatë qeverisjes së Jugosllavisë së vjetër (Serbisë)

Nga viti 1975 shfrytëzohet për “Muze të Kosovës” gjatë periudhës së Ish� Jugosllavisë

Page 56: eu-magazine-06-ALB.pdf

STILI ARKITEKTONIK�i ndërtesës së Muzeut të Kosovës “Uc�umet Konagi”, është barok me shkallëtë jashtme reprezentative, në formëgjysmërrethore, derisa elementet nëfasadë kanë dekor të lehtë të ndikuarnga arkitektura perëndimore�evropiane

DISPOZITA E BAZES DHE FUNKSIONALITETI I SAJ

Dispozita e bazës � është ndërtesë eveçantë, me hapësira të ndriçuara, ori�entim të mirë, vizura në pjesën qen�drore të qytetit�çarshisë së atëhershme.E rrethuar me oborr, në të cilin ka qenëe vendosur Sahat�kulla e vjetër deri nëvitin 1900. Nga oborri, përmesshkallëve dekorative gjysmërrethorenga të dyja anët, ndodhet hyrja krye�sore e ndërtesës. Hyrja është monu�mentale, me trem të hapur me tri harqegjysmërrethore, si dhe timpanonindekorativ mbi të.

magazina evropiane 58 Zhvillimet urbane

Muzeu i Kosovës. Baza e përdhesës

Page 57: eu-magazine-06-ALB.pdf

INTERVENIMI I PARË

Në vitin 1912, shndërrohet nëndërtesën e Divizionit të Kosovës tëqeverisë serbe. Ndërtesa pësonndryshime gjatë intervenimit të asajkohe; Fasada pëson ndryshime: tim�panoni eliminohet dhe ballkoni mbi hyr�jen kryesore mbyllet në tërësi.

INTERVENIMI I DYTË

Me adaptimin dhe rikonstruktimin evitit 1975, transformohet në ndërtesëne Muzeut të Kosovës. Pasojnëndryshimet në partinë hyrëse, e cilambyllet, që edhe pas intervenimit tëdytë nuk rikthehet, kulmi transformohetnë formë të mansardës, kurse dritaret edrejta marrin formën e gjysmërrethit.

Ndërtesa e Muzeut është objekti më irëndësishëm historiko� arkitektonik nëPrishtinë, prandaj duhet pasur kujdesnë intervenimet e ardhshme në të.Arkitektura e trashëguar nga gjysma edytë e shek XIX dhe fillimit të shek XXnë qytetin e Prishtinës, si përfaqësuesee civilizimit të kësaj periudhe në terri�torin e Ballkanit, nën dominimin ePerandorisë Osmane, nuk është anal�izuar deri më sot; ndërtesat janë tëpranishme dhe ende plotësisht tëpashkatërruara. Qyteti i Prishtinës siqendër e rëndësishme ushtarako�ad�ministrative e Perandorisë Osmane fitoiobjekte me destinim publik, për qëllimtë administrimit më të mirë. Në bazë tëtipologjisë së hulumtuar vërehet sendërtesat e analizuara kanë vend tëposaçëm në zhvillimin e arkitekturës sëkohës së re nën dominimin e Peran�dorisë Osmane, ishte i përvetësuar tipi i

ri arkitektonik dhe hapësinor karakter�istik për hapësirat e qendrave evropi�ane. Duke analizuar dhe klasifikuar këtondërtesa është evidencuar një periudhëe zhvillimit shoqëror, arritjet e reja

teknologjike të ndërtimit, si dhe njo�hurisë më të mirë për strukturat hapësi�nore organizative të ndërtesës si dhezhvillimit urban të indit të qytetit të Pr�ishtinës gjatë periudhës 1878�1912,qendër e Vilajetit të Kosovës.

magazina evropiane59Zhvillimet urbane

Nga viti 1912 deri 1975, Ndërtesë e Divizionit të ushtrisë serbe.

Nga viti 1975 deri 1988,Muzeu i Kosovës

Page 58: eu-magazine-06-ALB.pdf

Asgjë më mirë se një tërësi urbane, kompleksapo objekt arkitektonik, nuk mund tadokumentojë apo tregojë vazhdimësinëshekullore të ekzistencës së një populli nënjë tërësi të caktuar hapësinore. Identitetiurban, i cili është krijuar me shekuj, e ka njërëndësi të veçantë në aspektin kohor dhehistorik, të cilin duhet kultivuar dhe ruajturdomosdo me dinjitet dhe profesionalizëmtë lartë. Është ky një fenomen, të cilit duhett’i japim rëndësi të veçantë në funksionimine shtetit të Kosovës, që pa mëdyshje do tëamortizojë dilemat dhe dyshimet, të cilatkanë qarkulluar me shekuj në këto hapësira.Për këtë ka dokumente dhe fakte tëpamohueshme të shprehura me ekzistencëne popullit shqiptar, si pasardhës të ilirëve nëkëto hapësira. Në këtë vështrim të shkurtër nuk do tëanalizoj detajet apo elementet kryesore tëidentitetit urban, siç janë sheshet qendrore

dhe sekondare, vendtubimet specifike, sirrugët apo shëtitoret për këmbësorë,fontanat, mobilieritë urbane (ulëset,shportate mbeturinave, krojet publike etj.),përmendoret, skulpturat, pikturat apomozaikët publikë, objektet e rëndësishmearkitektonike, si dhe tërësitë urbane, qëidentifikojnë një vendbanim apo një shtet.Si shoqëri, këtij fenomeni nuk i kemi dhënërëndësinë e duhur, e kjo gjithnjë na ështëhakmarrë gjatë shekujve të kaluar tëekzistencës sonë. Në Kosovë për të përcaktuar identitetinurban duhet hulumtuar të gjithë shkaktarëtnë periodat e kaluara historike, të cilët kanëndikuar direkt apo indirekt në zhvillimin dherespektimin e këtij procesi, i cili përcaktonekzistencën e një populli në hapësira tëcaktuara territoriale me shekuj. Për këtëduhet bërë hulumtime të veçanta për

kryeqytetin, qytetet kryesore dhevendbanimet e tjera në Kosovë. Ne vetë jemitë prirë dhe në gjendje ta shkatërrojmëardhmërinë e jetës urbane, për gjeneratate reja që do të jenë të detyruara të jetojnënë këto hapësira, është ky një fatalizëm ipashpjegueshëm historikisht.Përse është i rëndësishëm identiteti urbanshumë pak i trajtuar në tërë Kosovën!Sa lehtë e anashkalojmë dhe harrojmëekzistencën tonë në këto hapësira. Jogjithnjë e kemi vlerësuar të kaluarën tonë,e cila më së miri identifikohet me objektetë cilat çdo shoqëri në mënyrë institucionalei ruan, për të treguar dhe dokumentuarlashtësinë e vet, përderisa ne, mu këto vlerahistorike dhe arkitektonike i kemi zhdukurpërpara dhe të njëjtën gjë jemi duke e bërëedhe në njëmbëdhjetëvjetëshin e parë tëshekullit 21. Vetëm ata të cilët nuk e njohin rëndësinëhistorike të ekzistimit të këtij populli në këtohapësira, e ndërlidhur ngushtë me identitetinurban të vendbanimeve tona, mund taminimizojnë rëndësinë e procesit. Në shikimtë parë kjo duket e parëndësishme, shumëobjekte kulturo�historike edhe që ishinnën mbrojtjen e shtetit në mënyrësistematike në dymbëdhjetëvjetëshin efundit janë zhdukur. Se prapë, që ngapaslufta do të trajtojmë këto monumentekulturo�historike në këtë mënyrë nënçmuese,as që do komente profesionale, gjë që ështëe patoleruar, e pafalshme, pasi sot e kemitërë infrastrukturën shtetërore që është eobliguar të veprojë. Shtrohet pyetja logjike se ku është identitetiurban i Kosovës, me vendbanime të vjetradhe të reja. Ruajtja e identitetit burimor,avancimi i tij, si dhe harmonizimi me

magazina evropiane 60 Zhvillimet urbane

IDENTITETI

URBAN NË

KOSOVË

Arch. Ylber Vokshi Ylli

Mobiliari urban me kohë krijon identitetin e vet në hapësirë“NEWBORN” monumenti i pavarësisë në Prishtinë

Shembull i mirë se si ruhet dhe çmohet identiteti urban“Çarshia e madhe” në Gjakovë e restauruar dhe rindërtuar

Page 59: eu-magazine-06-ALB.pdf

karakterin e përbashkët gjithnjë ka qenëimperativ i çdo shoqërie, përderisa te ne poveprohet në mënyrë vandale me rrënimine tyre sistematik pa asnjë dhënie tëpërgjegjësisë. Kjo mënyrë e veprimeve nëtë njëjtën kohë shkatërron edhetrashëgiminë e qyteteve tona, e cilarrënjësisht ndikon në identitetin e qytetit pasigjeneratat e reja as që e dinë se nga i kanërrënjët apo se nga kanë ardhur. Në tëardhmen sfida më e madhe do të jetë se sitë plotësohen kërkesat e investitorëve të rinj,dhe në të njëjtën kohë duke mbajtur niveline lartë të praktikës planifikuese, nëgjenerimin e hapësirave urbane, në favor tëgjithë banorëve të qytetit. Pyetje thelbësoree teorisë dhe praktikës së urbanizmit do tëduhej të ishte se në interesin e kujtplanifikohet hapësira në qytete, kubashkëpronarë (hisedarë) janë të gjithëbanorët e tij. Pyetja e identitetit të hapësirës urbane ështëme rëndësi fundamentale për përjetimin endonjë qyteti në botën e re globale që pokrijohet. Me zhvillimin e procesit tëglobalizimit, identiteti urban është bërëfaktor i rëndësishëm në procesin eplanifikimit hapësinor. Qytetet poballafaqohen me kërcënimet e humbjes sëidentitetit, e në të njëjtën kohë memundësinë për ta ndryshuar atë. Këtë emundëson ekonomia globale, e bazuar nëekonominë e tregut, me krijimin emundësive të reja për tregje të reja dheintegrime politike.Janë disa principe elementare që duhet tërespektohen, sikurse janë projektuesiturbanë kosovarë, ashtu dhe pjesëmarrësite tjerë gjatë përpilimit të dokumentevehapësinore, ashtu dhe zyrtarët e shumtë tëdy niveleve shtetërore apo ata që presin sfidatë mëdha në jetësimin e këtyre kërkesavetë kohës, si:Përcaktimi i bërthamës së qyteteve�qendrëssë tyre të vjetër (down town), si dhetrajtimi adekuat me kritere të veçantaarkitektonike dhe urbanistike;Ruajtja e identitetit burimor të disa zonavetë qyteteve tona si dhe avancimi dhepërshtatja e tyre sipas kërkesave të rejaurbane;Përparimi dhe riformulimi i të gjithaelementeve karakteristike të një vendbanimi;Identifikimi i pikave karakteristike natyroredhe të ndërtuara të zonave urbane dhe

rurale të vendbanimeve tona;Vënia me prioritet i pasurive të ndryshmearkitektonike dhe bërthamave urbane, sitrashëgimi e patjetërsueshme me shekuj;Evidencimi dhe promovimi i arkitekturës dheurbanizmit bashkëkohor në shekullin 21, sipjesë të pandara të identitetit urban;Kjo do të thotë që sa më parë duhet tëmendohet se si duhet të përmirësohenkushtet e jetesës së këtyre njerëzve, merifillimin e zbatimit të dokumenteve tëshumta të planifikimit hapësinor dheurbanistik. Çuditërisht ende veprimet tonatë pakontrolluara në dhjetëvjetëshin efundit nuk kanë justifikim. A thua, kush napengoi pos vetvetes!Duhet të jemi të vetëdijshëm se është nëpyetje humbja e identitetit urban, igërshetuar me elemente të trashëgimisëhistorike, që shumë lehtë po shkatërrohetme veprimet tona, pa menduar në pasojatë rënda për tërë Kosovën. Kjo çështje nuku përket vetëm rasteve individuale, porseështë e ndërlidhur me filozofinë jetësore tëmjedisit ku jetojmë e veprojmë. Harresahistorike na është hakmarrë në të kaluarën,e si jemi duke vepruar do të na hakmerretedhe në të ardhmen. Qëllimi është që të tregojmë se si njohja mefenomenin e identitetit urban tëvendbanimeve tona mund të shërbejëedhe si udhëzues i zhvillimit të ardhshëmtë tyre. Mbrojtja e të gjitha vlerave natyrore,historike dhe arkitektonike duhej të ishteobliguese, pasi ashtu e kërkojnë ligjet,

normat dhe standardet ndërkombëtare,të cilave deshëm apo nuk deshëm jemi tëobliguar t’u nënshtrohemi, nëse nukdëshirojmë të jemi të “izoluar” edhe në vitete ardhshme të shekullit 21. Një gjë të tillëe ka përjetuar një pjesë e kombit shqiptarnë shekullin e kaluar, me pasoja të rëndatë cilat edhe në ditët e sotme vërehen.Kjo çështje nuk u përket vetëm grupeve tëcaktuara të interesit, porse është e ndërlidhurme filozofinë jetësore të mjedisit ku jetojmëe veprojmë, nëse analizohen vetëm veprimettona në vitet e fundit, të cilat e vërtetojnëqartë identitetin arkitektonik dhe urbanistiktë dokumentuar me trashëgiminë e pasurhistorike dhe kulturore. Çuditërisht këtoveprime fare nuk vlerësohen dhe nuktrajtohen dhe se nuk e kanë vendin që duhett’u takojë në piedestalin e kulturës sëpopullit tonë.Është koha që kokat e kthjellëta intelektualetë reagojnë në këto veprime për të mirëne të gjithë neve dhe gjeneratave të ardhme.Jam i vetëdijshëm se për të shpjeguar epastaj zbatuar elementet kryesore tëidentitetit urban është shumë vështirë nëKosovë. Për shumëkënd ky është mision ipamundur, por me sakrificën eprofesionistëve të vërtetë dhe me një punëkonstante të të gjitha institucioneverelevante shtetërore, kjo do të fillojë tërealizohet.

(Autori është kryetar i Këshillit për PlanifikimHapësinor të Kosovës � KPHK)

magazina evropiane61Zhvillimet urbane

Djegia e hotelit Union në Prishtinë

Page 60: eu-magazine-06-ALB.pdf

magazina evropiane 30 Zhvillimet urbane

Page 61: eu-magazine-06-ALB.pdf

magazina evropiane31Zhvillimet urbane

Page 62: eu-magazine-06-ALB.pdf

August 2012- 8th International Conference on Urban Climate – ICUC 8 Dublin Ireland

- September 2012- 4th International Conference on Harmonisation between Architecture and Nature Kos Greece - Planning Africa 2012 Durban South Africa

October 2012- Space Strategies 2012 San Diego Other - GreeNets 2012 Gandia Spain

November 2012- 13th World Conference of ACUUS: Underground Space Development-Opportunities and Challenges Marina Bay Sands, Singapore Singapore- CONTEMPORARY ARCHITECTURE AND URBANISM IN THE MEDITERRANEAN AND THE MIDDLE EAST CAUMME 2012 International Symposium Global Impacts Local Challenges Istanbul Turkey- Sustainability By Design: breaking the silos Auckland New Zealand

February 2012- Green Development: Sustainable Buildings and Infrastructure Vancouver Canada- Cognitive Research on Human Perception of Built Environment for Health and Wellbeing Visakhapatnam India - Architecture for Leisure in Post-war Europe [1945-1989] Leuven Belgium- International Conference on Environmentally Sustainable Urban Ecosystems (ENSURE 12) Guwahati India

March 2012- International Conference on Sustainable Architecture and Urban Design 2012 Penang Malaysia - 2nd Global Conference: Urban Popcultures Prague Czech Republic - GLOBE 2012 Vancouver Canada - 3rd Global Conference: Urban Fantasies - Magic and the Supernatural Prague Czech Republic

April 2012- Agriculture in an urbanizing society - International Conference on Multifunctional Agriculture and Urban-Rural Relations Wageningen Netherlands - City2020+: Engineering Life Quality for the Future Aachen Germany - First International Conference on Architecture and Urban Design (1-ICAUD) Tirana Albania - ISVS-6 International Seminar on Vernacular Settlements Famagusta Cyprus - GreenAge 2012 Istanbul Turkey

May 2012- 2nd International Congress on Urban and Environmental Issues and Policies Trabzon Turkey - 7th International Conference on Urban Regeneration and Sustainability Ancona Italy- REAL CORP 2012 - 17th International Conference on Urban Planning, Regional Development and Information Society Schwechat (Vienna's Airport City) Austria

June 2012- EUROGEO 2012: Geography and Global Understanding: Connecting the Sciences Dublin Ireland - LONDONICITY 2012: The Second Annual London Studies Conference - London: City of Transformations? London United Kingdom - Sustainable Futures 2012 Kampala Uganda - World in Denmark 2012 - City PLANTastic Copenhagen Denmark

July 2012- World Cities Summit 2012 Singapore

Disa nga konferencat ndërkombëtare lidhur me zhvillime urbane në vitin 2012Some of International conferences for Urban Development on 2012

Medjunarodne konferencije za Urbani Razvoj tokom 2012