52
Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 80-të i botimit Nr. 8 Mbrojtja Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes FA, 2 mijë forca për shuarjen e zjarreve

FA, 2 mijë forca për shuarjen e zjarreve

  • Upload
    hanhi

  • View
    244

  • Download
    4

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: FA, 2 mijë forca për shuarjen e zjarreve

Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes

Viti i 80-të i botimitNr. 8

MbrojtjaOrgan Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes

FA, 2 mijë forca për shuarjen

e zjarreve

Page 2: FA, 2 mijë forca për shuarjen e zjarreve

Mbrojtja / nr. 8 gusht 2012 2

P ë rmba j t j anumri 8

reportazh

speciale

inervista

doktrina

18

28

32

40

Një ditë mes inxhini-erëve dhe specialistëve të ndërlidhjes

Zjarri nuk pret, ai merr jetë njerëzish dhe zhduk pasuri kombëtare

Borë pa përmbytje dhe zjarr pa flakë të mëdha nuk ka

Terrorizmi dhe rebelimi, paradigmat konkurruese në ditët e sotme

Drejtor i Publikimeve: Lavdrim Lita

Kryeredaktor: Kapiten Dritor Papa

Gazetarë: Albert Hitoaliaj

Bejdo Malo Alba Musaraj

Mimoza Golikja

Redaktore korrektore: Elona Shimaj

Graphic Designer:Afërdita Hysaj

Shtypur në shtypshkronjën:“Kristalina H”

stafi

4 intervista

Forcat Speciale, të aftë për të përmbushur çdolloj detyre apo sfideKolonel Devis: “Jam krenar që njoha dhe pata nderin të punoj me FS Shqiptare, me to do të shërbeja në çdo skaj të Globit.”

14

Teatri i luftimeve dhe konceptet bazë për operacionet speciale Ky material përshkruan konceptet dhe principet bazë për t’i udhë-zuar komandat e ndryshme të FA dhe komandantët e reparteve...

10 ceremonitë

forcat speciale

strategji

Gradimet dhe emërimet e reja të oficerëve në FARSHGjeneralmajor Gjunkshi: Promo-vimi i gjeneralëve reflekton si vle-rësimin individual të karrierës të secilit prej kolegëve...

22

Zhvillimi dhe praktikimi i ekspertizës ndërkulturore në FA

Në mjedisin operativ aktual, suk-sesi i misionit mbështetet në af-tësinë për të përmirësuar mar-rëdhëniet me individët...

Page 3: FA, 2 mijë forca për shuarjen e zjarreve

nr. 8 gusht 2012 / Mbrojtja 3

editorialForcat e Armatosura, të

palodhur në ndihmë të komunitetitTemperaturat e larta që kanë përfshirë vendin tonë gjatë kësaj pe-

riudhe vere, ndonëse të mirëpritura nga shumë turistë apo push-ues që zgjodhën bukuritë e terrenit të thyer malor apo bregdetin e bukur shqiptar si destinacionin e duhur për pushimet e tyre, sollën

me vehte edhe efektin anësor që me sa duket nuk do i shpëtojmë dot asnjë vit, atë të zjarreve. Janë me qindra e qindra hektarë pyje e kullota të cilat po bien pre e gjuhëve të zjarrit, produkt ky i ndonjë pakujdesie apo piromani që luan ruletë me ligjin. Harta e zjarreve edhe kësaj radhe ka qenë mjaft e gjerë dhe ka përfshirë qarkun e Shkodrës, Beratit, Dibrës, Gjirokastrës, Kukësit, Vlorës dhe Tiranës, ndërsa më serioze gjendja paraqitej në zonën e Priskës së Madhe, të komunës Dajt, ku gjendja e krijuar nga zjarri në këtë zonë mori përmasa dramatike, për shkak të erës e cila ka favorizuar flakët e tij, duke u shpërndarë në një sipërfaqe edhe më të madhe.Ky bilanc sado pesimist në dukje, do ishte tragjik nëse nuk do të kishim një angazhim direkt dhe serioz të strukturave të Forcave tona të Armatosura, të cilat ashtu si në kohë përmbytjesh pranvere apo vjeshte, reshjesh të mëdha dëbore në dimër apo emergjenca si këto të zjarreve tani në verë, janë një komandë larg komunitetit, për të “luftuar” deri në vetëmohim për shpëtimin e jetëve, minimizimin e pasojave dhe përpjekjet për rivendosjen e gjendjes normale. Ashtu si edhe në raste të tjera emergjencash, Qendra e Bashkuar Operacionale në Shtabin e Përgjithshëm buçet nga informacioni i pandër-prerë që dërgohet nga drejtuesit e njësive të angazhuara në operacionin për shuarjen e zjarreve. Numërohen mbi 2000 forca, 100 mjete transporti, 20 mjete zjarrfikëse, dy ambulanca dhe një helikopter të angazhuara direkt në pengimin e përhapjes dhe shuarjen e zjarreve në mbarë Shqipërinë, punë shembullore kjo e kryer në kushte të vështira nga burra dhe gra në uniformë, të cilët luftojnë me temperaturat e mëdha të zjarreve ndërsa kolegët e tyre vazh-dojnë të kryejnë me sukses detyrën në Afganistanin e largët, nën një rrezik konstant për t’u përballur me zjarrin e kundërshtarit apo të infiltruarve prej tyre në radhët e ushtrisë afghane. Për Forcat tona të Armatosura kjo është vetëm maja e ajzbergut nëse do të pasqyronim sado pak aktivitetin e tyre që në ndryshim me institucione të tjera nuk gjen qetësi as në kohën e verës. Në çdo moment, ushtarakët tanë me mbështetjen e stafit civil, punojnë në mënyrë të palodhur për realizimin e misionit të njësisë ku ata bëjnë pjesë, në një gamë mjaft të gjerë aktivitetesh, duke filluar me stërvitjet intensive të përpara dërgimit në mision që me mjeshtëri kryhen nga personeli i Forcës Tokësore, kryerjen në mënyrë shembullore të detyrës gjatë misionit, dhe

gatishmërinë për të qenë të kudogjendur për përballimin e emergjencave që mund të kanosin popullsinë civile. Ndërsa trupat ushtarake përpiqen për të shuar zjarret nga njëra anë, nga ana tjetër vazhdon puna e palodhur për shmangien e emergjencave që mund të vijnë si rezultat i municioneve të tepërta të trashëguara nga e kaluara, ku pavarësisht temperaturave të larta, puna vazhdon me ritme mëse të kënaqshme për eleminimin e tyre brenda afateve të parashi-kuara. Kjo nuk është gjithçka, pasi nuk mund të rrimë pa përmendur pu-nën e palodhur që po bëhet për ndërtimin e anijes tjetër të Forcës sonë Detare, asgjësimin e minave detare, ndërtimin e urave, riparimin e rrugëve dhe sa e sa të mirave që mbajnë autorësinë e ushtarakëve tanë. I pëlqen dikujt apo jo, bilanci i cilitdo angazhim të Forcave të Armatosura është tejet pozitiv dhe kjo nuk do të ishte e mundur të arrihej pa një direktivë dhe vëmendje të pandërprerë të ministrit të Mbrojtjes, zotit Arben Imami dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, të cilët pavarësisht angazhimeve dhe axhendave të tyre të ngjeshura, gjejnë kohën të jenë gjithmonë pranë personelit të Forcave të Armatosura. Kjo histori suksesi është në zhvillim dhe nuk mund të fashitet as nga koha as nga përpjekjet e atyre që nuk i shohin dot Forcat e Armato-sura me sy realist, por si objektiv gjuetie shtrigash, e cila nuk pritet të ketë ndonjë efekt as në motivimin e këtyre trupave as në performac-nën e shkëlqyer të tyre.

Kapiten Dritor PapaKryeredaktor

Page 4: FA, 2 mijë forca për shuarjen e zjarreve

Mbrojtja / nr. 8 gusht 2012 4

Thuajse një muaj më parë, konkretisht më datë 22 korrik 2012, në pjesën ushtarake të Aero-portit “Nënë Tereza” në Rinas u zhvillua cer-emonia e pritjes së kontingjentit paqeruajtës

“Eagle 4”, i cili u kthye në atdhe pasi kreu me sukses misionin paqeruajtës në Kandahar të Afganistanit. Për të respektuar sakrificën e këtyre misionarëve të paqes, për ti pritur në aeroport kishin dalë krerët e ushtrisë shqiptare, përfaqësues nga policia e shtetit, nga përfaqësitë diplomatike të akredituara në Tiranë, familjarë dhe të afërm, ndërsa nepërmes mediave që e mbuluan ceremoninë, pritja e “Eagle 4” u prit me lot në sy dhe dhimbje në zemër nga mbarë publiku shqiptar. Kthimi i “Eagle 4” zgjoi dhimbjet e humbjes së kapiten Feti Vogli, Dëshmorit tonë të Atdheut i cili më datë 20 shkurt 2012 humbi jetën nga një sulm i pabesë “jeshil mbi blu” i një talebani të infiltruar në radhët e ushtrisë afgane.

Duke dashur që së bashku me lexuesit të shua-jmë kureshtjen tonë rreth asaj me të cilën u për-ball “Eagle 4” në Afganistanin e largët, të priturat e të papriturat e tyre, ndjesinë që të jep të qenurit nën tension apo nën zjarrin e kundërshtarit, emocio-net dhe kënaqësinë që të jep vizita surprizë e vetë Kryeministrit Berisha dhe gjeneralmajor Gjunkshit në mision dhe në fund, kthimi sërish në atdhe pranë familjeve dhe të dashurve të tyre, kontaktuam për një intervistë komandantin e kontigjentit, nënkolonel Behar Mara, të cilin në emër të redaksisë së revistës Mbrojtja e falënderojmë për kohën dhe bashkëpunimin që ofroi.

Zoti nënkolonel, sapo keni përfunduar me sukses një nga misionet më të vështira që Forcat tona të Armatosura janë angazhuar ndonjëherë. Si e vlerë-

Forcat Speciale, të aftë për të përmbushur çdolloj detyre apo sfide sado e veshtirë të jetë ajo

intervista

soni stërvitjen e para dërgimit në mision, sa për-puthje kishte mes asaj që ju prisnit dhe asaj që ju përjetuat realisht?

Forcat Speciale Shqiptare janë të përgatitura për të kryer operacione të një shkalle vështirësie të lartë. Kontigjentet “Eagle” të FS, janë të dislolokuara dhe kryejnë detyra operacionale lufatarake (COMBAT) në një nga zonat më të vështira të Afganistanit, jo vetëm nga pikëpamja e rrezikut. Një zonë përgjegjësie që përfshin një sipërfaqe rreth 14.000 km2, pra një zonë me një thellësi rreth 86 km dhe gjerësi 188 km vijë kufitare me Pakistanin, pra zonë e madhe jo vetëm nga pikpamja e madhësisë, por edhe nga shumëllojshmëria e terrenit, shkretëtirë, male të thepisura të pakalueshme, tërësisht të minuara, në korridore të cilat përdoren nga talebanët për trafi-kimet e paligjishme jo vetëm të lëndëve narkotike por për të gjitha llojet e trafiqeve, si eksplozivë, arma-time, si dhe rrugëkalime kryesore të përdorura nga ana e tyre për sulme ndaj forcave të koalicionit dhe

Kolonel Devis: “Jam krenar që njoha dhe pata nderin të punoj me FS Shqiptare, me to do të shërbeja në çdo skaj të Globit.”

Page 5: FA, 2 mijë forca për shuarjen e zjarreve

nr. 8 gusht 2012 / Mbrojtja 5

intervistaforcave të sigurisë vendase.

Kryerja e detyrave në një mjedis të tillë të minuar dhe shumë dimensional kërkon një përgatitje dhe një stërvitje të gjithëanshme. Stërvitja paradis-lokuese, si dhe ajo e zhvilluar ne vijimësi nga FS, jo vetëm i kanë shërbyer më së miri misionit dhe detyrave që kanë FS, por çdo disliplinë dhe element i përgatitjes së tyre është bërë në për-puthje me kushtet konkrete të misonit dhe detyrave që kryejnë këto trupa në mision. Shkalla e lartë e vështirësisë në kryerjen e detyrave treguan dhe testu-an më së miri aftësitë dhe standartet e larta të përgatitjes së çdo speciali. Këto standarte janë arritur jo vetëm gjatë stërvitjeve apo kurseve të FS, por edhe nga eksperienca e fituar në stër-vitjet e përbashkëta me FS të ushtrive të NATO-s, veçanërisht asaj amerikane dhe turke. Eksperienca dhe përvoja e fituar në misionet e mëparshme në Af-ganistan dhe Irak kanë ndikimin e vet pozitiv. Për-gatitja e lartë fizike dhe psikologjike për të vepruar në terrene tepër të vështira, është kyçi i suksesit për të përballuar një mision të vështirë. Jo vetëm këto el-ementë të përgatitjes, por çdo disiplinë ka rëndësinë e vet duke filluar nga ajo zbuluese e terrenit, e njohjes së mjedisit shumë dimensional, përgatitja xheniere, pasi lëviz në një fushë të minuar dhe duke përfunduar tek ajo më kryesorja përgatitja shëndetësore, ku spe-cialisti i shëndetësisë brenda grupit ka në dorë jetën e personelit në fushëbetejë. Ngjarja reale e ndodhur tregoi më së miri se specialisti i shëndetësisë së grupit ishte në gjendje jo vetëm të jepte ndihmën e parë, por të mbante në jetë shokun e tij të plagosur. Pra çdo disiplinë ka rëndësinë e vet dhe çdo element i përgatitjes plotëson atë që quhet sukses i misionit. Pasi merren në konsideratë këto që thashë më lart, të krijohet bindja e plotë se Forcat tona Speciale kanë gjithë përgatitjen e duhur për tu përballur dhe kryer operacione të një vështirësie të lartë.

Si e vlerësoni bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, cila ishte rutina që i nënshtro-heshit çdo ditë dhe cilat janë disa nga detyrat që angazhoheshit me shpesh?

Bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë, veça-nërisht me komandën operacionale amerikane, me të cilët operonim dhe bashkëpunonim në kryerjen e detyrave të përbashkëta operacionale, janë jo vetëm tepër të rëndësishme, por tepër vendimtare në ar-ritjen e suksesit të operacionit, si në aspektin e re-alizimit të C3, (drejtim – komandim – kontrollit), por edhe në atë të mbështetjes llogjistike dhe operacio-nale në luftim.

Kryerja e detyrave në interes së Brigadës 504 të Survejimit të largët të fushë betejës (504th Battle-

field Surveillance Brigade, Combined Task Force Viper, Afghanistan), apo Skuadronit 2-38, batalionit 1-17, të kësaj brigade e cila kishte zonë përgjegjësie mjaft të madhe, medoemos kërkonte bashkëpunimin e të gjithë aktorëve, si nga forcat e koalicionit ashtu dhe me partnerët vendas, Forcat e Sigurisë Afgane dhe me strukturat e pushtetit vendor .

Besimi ynë në komandën amerikane ishte i padis-kutueshëm jo vetëm në marrëdhëniet hierarkike, por edhe në vendim marrje. Duhet të jesh krenar të bash-këpunosh me to, jo vetëm të dëgjojnë dhe respektoj-në, por edhe të vlerësojnë për atë çfarë bën dhe atë cili je.

Çdo ditë në takime të përbashkëta, ndarje de-tyrash, vlerësim të situatave dhe rreziqeve, shkëm-bimi në kohë të informacionit, takimet e përjavëshme me krerët e pushtetit vendor dhe krerët e forcave të sigurisë. Direktiva jonë ishte e qartë, bashkëpunimi me partnerët vendas, përgatitja dhe dhënia e asis-tencës së nevojshme e këtyre strukturave për të marrë në dorë kontrollin dhe drejtimin e vendit. Jo vetëm bashkëpunimi në aspektin e përmirësimit të infrastukturës shtetërore dhe rritjes së rolit ven-das, por bashkëpunimi jonë ishte mjaft i gjerë dhe në përcaktimin e objektivave dhe elementëve që cënonin sigurinë në rajon, pra bëhet fjalë për influecën dhe goditjen e elementëve dhe grupeve terroriste tale-bane që vepronin jo vetëm ndaj forcave të koalicionit, por edhe ndaj forcave të sigurisë vendase.

Në lidhje me bashkëpunimin, më duhet të theksoj se është nder dhe privilegj të punosh dhe ndërveprosh me forcat amerikane; na kanë mbështetur në gjithëç-ka, na kanë vlerësuar për gjithëçka, kemi vepruar si një ekip, si të pandarë, ne fituam besimin e tyre, ishim të barabartë në tryezën e vendimarrjes dhe në çdo as-pekt të kryerjes së detyrave të përbashkëta. Në lidhje me këto marrëdhënie të krijuara, komandanti i njësisë operacionale amerikane, kolonel Devis, gjatë cermon-

Page 6: FA, 2 mijë forca për shuarjen e zjarreve

Mbrojtja / nr. 8 gusht 2012 6

isë së përfundimit të misonit të tij, u shpreh: “Jam krenar që njoha dhe pata nderin të punoj me FS Shq-iptare, me to do të shërbeja në çdo skaj të Globit.”

Pra performanca e demostruar nga trupat tona në të gjithë aspektet, bashkëpunimi dhe besimi reciprok, ishin kyçi i suksesit të misionit të vështirë.

Misioni dhe detyrat e kryera nga kontigjenti i “Eagle-4” përfshinjnë një gamë të gjerë, ku mund të përmend kryerjen e operacioneve “Combat” vdekjepru-rëse apo jovdekjeprurëse ndaj kryengritësve dhe ter-roristëve të armatosur, bashkëpunimin me forcat e koalicionit, dhënien e asistencës dhe mbështetjes kun-drejt forcave afgane të sigurisë, si dhe bashkëpunimin me to në operacionet e përbashkëta. Në mënyrë më specifike ato përfshinin:

- Operacione me desantim nga ajri .- Operacione të goditjes direkte (Ndjekja, goditja

dhe arrestimi i objektivave të veçantë, elementë tale-banë).

- Kryerja e zbulimit special, në korridoret e infiltri-meve të antikontrabandës dhe terroristëve.

- Shoqërim të personaliteteve civile dhe ushtarake në zonat urbane dhe të rrezikshme.

- Detyra patrullimi dhe pika kontrolli taktike, si dhe të planizuara për goditje të shpejtë nga ajri dhe toka për të goditur dhe ndërhyrë në situatat e veçanta brenda zonës së përgjegjësisë.

Këto operacione me kohëzgjatje 3 ditore, me qëllim jo vetëm kryerjen e zbulimit special përgjatë kufirit në korridore të caktuara mbi infiltrimet e elementëvë ter-roristë, si kryerja e operacioneve speciale për goditjen e objektivave Talebane në shpella të përdorura nga ana e tyre jo vetëm si baza strehimi,por edhe vende të mbështetjes llogjistike.

E veçanta dhe një eksperiencë e madhe për trupat tona kanë qenë operacionet speciale me infiltrim nga ajri, si dhe operacionet e goditjes direkte, opercaci-net e kapjes dhe goditjes së elementëve terroristë

talebanë.Gjate kryerjes se detyres, edhe nje nga grupet

shqiptare ashtu si edhe vende te tjerat te kualicionit, ra pre e nje sulmi te pabese nga talebane te infiltruar ne radhet e ANA. C’mund te thoni rreth asaj fatkeqe-sie, si u perjetua dhe sa ndikim pati ajo ne moralin e trupave tona ne mision.

Ne kryenim detyra të vështira në një terren kre-jtësisht të minuar nga brenda dhe jashtë, krahas zonës së përgjegjësisë krejtësisht armiqësore ndaj Forcave të Koalicionit dhe atyre afgane të sigurisë. Krahas saj, mbështetur direktivës së ISAF, çdo op-eracion kryhej në bashkëpunim me Forcat e Sigurisë Afgane (Policinë Afgane), ku në radhët e tyre kishte të inkriminuar, infiltruar që bashkëpunonin me taleba-nët per të minuar nga brenda apo goditur pas shpine Forcat e Koalicionit. Vetëm këtë vit numërohen më shumë se 30 raste të goditjes nga këta policë të cilët jo vetëm që përpunoheshin psikologjikisht, por familja e tyre merrte shuma te majme vetëm për të goditur dhe vrarë anëtarë të Koalicionit.

Pra edhe ne, ashtu si edhe shumë vende anëtare të Koalicionit na goditi dhe vrau pabesia partnere.

Edhe pse mbaj mbi supe një përvojë të madhe në misone, si komandant 3 herë me FS, nga këto 2 herë në Afganistan , data e 20 shkurtit do të mbetet e paharruar në memorien time. Ngjarja në Robat ishte mjaft tronditëse, jo vetëm për ne kontigjentin, por për çdo shqiptar, ishte një ngjarje të cilën e përjetonim për herë të parë. I ndodhur në një situatë të tillë, çdo komandant do ta kishte të vështirë të mbante jo vetëm peshën e rëndë të dhimbjes së humbjes së bashkëluftëtarit të tij, por edhe atë çfarë do të vijon-te më pas. Si komandant, jo vetëm drejtoja por ndiqja nga afër çdo detyrë sado e lehtë të ishte.

Çdo ditë 2 grupe speciale kryenin detyra të ndry-shme jashtë dhe nje grup special qëndronte për 24 orë me detyrë në qytet për detyra sigurie dhe goditje. Atë ditë grupi i parë special i drejtuar nga kapiten Feti Vogli po kryhente detyrë patrullimi dhe shoqërimi të një grupi amerikan për të parë dhe verifikuar gjend-jen e një shkolle në fshatin Daman, zona e Robatit e cila kontrollohej dhe mbahej nën kontroll nga trupat tona, një zonë mjaft problematike jo vetëm e njohur për kultivimin e bimëve narkotike, por e influencës dhe aktivitetit të elementëve talebanë të lidhur me ekspo-nentë të strukturave drejtuese të forcave të sigurisë afgane, duke kontrolluar gjithcka që vjen nga tregëtia e drogës, si dhe lidhjet e fshehta me shërbimet tale-bane. Qëllimi i tyre ishte që forcat e Koalicionit të mos futeshin këtë zonë, të kishin liri veprimi dhe të mos mbikëqyreshin nga forcat tona. Papritmas, i ndodhur në zyrën time u informova mbi ngjarjen tragjike të hapjes zjarr në pabesi nga një polic afgan, i cili ishte pjesë e operacionit dhe se ata po kryenin detyra bash-karisht me ne në atë zonë. I ndodhur në një situatë të tillë, bashkë me komandantin amerikan mora masat e menjëhershme të dërgimit të grupeve të ndërhyrjes

Page 7: FA, 2 mijë forca për shuarjen e zjarreve

nr. 8 gusht 2012 / Mbrojtja 7

Program Koncertisë shpejtë qoftë nga trupat amerikane, ashtu dhe nga ne, situata bëhej më e vështirë për arsye se lëvizja kryhej në kushtet e pamjes së kufizuar dhe të një ter-reni me kalueshmëri tepër të ulët, të përkeqësuar nga moti i keq. Kërkuam dhe u ndërhy me mbështetje nga ajri për të parandaluar çdo përshkallzim të situatës. Grupi jonë kundërveproi me shpejtësi duke ju përgjigjur zjarrit, dhe duke bërë arrestimin e të gjithë policëve, marrjen e tyre në pyetje, edhe pse në kushtet e hum-bjes së shokut, komandantit të grupit, dhe plagosjes së 2 nënoficerëve, një shqiptar dhe një amerikan. U veprua me trimëri dhe profesionalizëm duke bërë të mundur dhënien e ndihmës së parë të plagosurve, dërgimin e tyre të menjëhershëm në Spitalin e Kan-dahar, veprimet standarte të evakuimit mjekësor me mbështetje nga ajri i cili u realizua në një kohë rekord rreth 31 minuta, ku koha sdandart për operacione të tilla ishte planizuar 36 min. Jo vetëm kaq, situata ishte e acaruar si rezultat i arrestimit dhe ndalimit nga ana jonë të 11 policëvë. Ne kishim izoluar zonën, për të mos lejuar askënd të futej brenda perimetrit të sigurisë. Më shumë se 100 forca policie afgane kishin rrethuar zonën të interesuar për fatin e policëve të cilët tashmë ishin në dorën tonë. Gjatë kësaj kohe në ajër patrullonin helikopterët amerikanë “Apache”. Mbaj mend një mori telefonatash në drejtimin tim nga drej-tuesit e lartë të policisë afgane për mos vrarë policët e arrestuar. Përgjigja ime ishte e prerë, askush të mos afrohej në zonë dhe se ata do te ndaloheshin të gjithë dhe do të trajtoheshin konformë rregullave të angazhimit të ISAF-it. Dhe ashtu u veprua, u ndaluan të gjithë, u morën provat nga grupi jonë dhe u bë sho-qërimi i tyre në bazë. Jo të gjithë ishin të implikuar, vetëm 2 prej tyre, të cilët mbështetur hetimeve dhe ekspertëve amerikanë morën dënim me burgim të për-jetshëm, të tjerët pas disa ditësh u lanë të lirë. Të gjithë policët dhe komandanti i tyre u transferuan nga ajo zonë.

Ngjarja u përjetua me dhimbje nga i gjithë populli shqipëtar duke ndarë me ne çastet dramatike të hum-bjes së kapitenit. Në këtë situatë u desh të lëviz me helikopter rreth 100 km për të ndjekur në vend gjend-jen dhe ndërhyrjen mjekësore të nëntetar Peçit, pasi sic dihet, nga spitali ishim keqinformuar mbi gjendjen e tij. U binda vetë edhe pas marrjes se 4 plumbave dhe falë ndërhyrjes së Specializuar të mjekëve amerikanë, deklarova me përgjegjësi se gjendja e tij ishte jashtë rrezikut për jetën. Nuk kishte prekje dhe dëmtim te organeve jetësore dhe po atë ditë u bë e mundur nisja e tij për ndërhyrje më të specializuar në Gjermani.

Të ndodhur në një situate të tillë mu desh të bëja për herë të parë procedurat për riatdhesim dhe për raste plagosjesh, të cilat ishin proçedura standarte të NATO-s, por të provuara dhe të pa njohura me parë nga ne. Ashtu siç ndodh gjithnjë pas një ngjarje të rëndë, janë shumë pyetje të cilat të vijnë në mendje; si u veprua nga ana jonë, çdo të ndodhte nëse do kishim humbje të tjera në radhët tona apo të policëve të ar-

Page 8: FA, 2 mijë forca për shuarjen e zjarreve

Mbrojtja / nr. 8 gusht 2012 8

restuar tashmë, si u vlerësuan nga komanda këto ve-prime, etj?

Sipas komandës amerikane, pjesëtarë të së cilës ishin pjesë e operacionit së bashku me ne dhe 11 policët afganë, ngjarja ishte e paramenduar dhe kishte qëllim goditjen pas shpine të forcave të Koalicionit. Ne, edhe pse të tradhëtuar nga ata që normalisht duhej të na ruanin krahët, vepruam me profesionalizëm, disiplinë të lartë operacionale, jo vetem duke kundërvepruar dhe zbatuar rregullat e angazhimit, por në të njëjtën kohë duke dhënë ndihmën e parë ushtarakëve të pla-gosur. Është e rëndësishme që situata nuk percipitoi më keq pasi në rast se do të detyroheshim të qëllonim dhe vrisnim policët afganë, ai veprim do pasohej nga një impakt tepër negativ në popullsi dhe në forcat e policisë afgane. Veprimet tona ishin një shembull pozitiv për forcat e Koalicionit, dhe ne shpesh jemi vlerësuar që arritëm të ruajmë gjakftohtësinë dhe menaxhojmë si duhet një ngjarje aq të rëndë.

Ndonëse të copëtuar shpirtërisht, personeli i “Eagle 4” ashtu si çdo shqiptar e përjetoi këtë ngjarje të rëndë me forcë, kurajo dhe burrëri. Na jepte kurajo populli shq-iptar i cili gjithmonë na mbështeti dhe mori nga dhim-bja jonë. Na dha kurajo interesimi i pandërprerë i min-istrit të Mbrojtes zoti Arben Imami, shefit të Shtabit të Përgjithshëm gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, dhe ajo që do të ngelet në mendjen tonë për një kohë të gjatë ishte kujdesi i treguar nga vetë kryeministri Berisha, i cili bashkë me gjeneralmajor Gjunkshin morën për-sipër rrezikun dhe erdhën dhe na takuan duke na motivuar dhe siguruar se jemi në mendjet e tyre gjatë gjithë kohës.

A keni nxjerre mesime te reja nga eksperienca e misionit “Eagle 4” dhe si mendoni te ua kaloni ato kontigjenteve te reja?

Çdo operacion ka të veçantat e veta, të cilat lidhen me ndryshimin e situat-ave, natyrën e detyrave, ndryshimeve që lidhen me zonën e përgjegjësisë dhe zo-nën e interesit. Nga çdo mision “Eagle” janë nxjerrë mësime të cilat u janë trans-metuar në kohë kontigjenteve pasardhëse, mësime këto që futen direkt në përgatitjen e kontigjenteve para dislokimit. Krahas kësaj këto mësime u transmetohen kontigjenteve në kohën e rotacioneve drejtpërdrejt në terren, duke ju bërë të qartë me detaje çdo hollësi që ka lidhje me situatën ,detyrat operacionale dhe çdo prob-lematikë të hasur më parë. Nëse do marrim si shembull konkret ngjarjen e jashtëzakonshme të ndodhur më 20 shkurt 2012 me policinë afgane, në instruktimet tona tashmë ne theksojmë që këto të fundit në cdo kohë të mbahen nën vëzhgim, mbikëqyrje të pandërprerë, duke përdorur rregulla të ashpra sigurie me to, me qëllim ng-jarje të tilla të mos përsëriten më në të ardhmen.

Krahas kësaj,pas kthimit dhe përfundimit të mis-onit, transmetimi i mësimeve të nxjerra bëhet jo vetëm

nëpërmjet brifingjeve, por edhe nëpermjet rishikimit të programeve te stërvitjes. Në lidhje me këtë pikë, edhe gjatë kryerjes së misionit nga ana jonë, komandanti i FS kolonel Dritan Demiraj, si komandanti i parë i kontigjentit “Eagle”, duke qenë se njihte në detaj situatën jo vetëm që kontaktonte me ne në mënyrë shpeshtë për situ-atën, por ndiqte në mënyrë të drejpërdrejtë në terren për shumë ditë ndërrimet e kontigjenteve, jo vetëm në takime, detyra por edhe duke dhenë çdo udhëzim apo detyrë në lidhje me misionin e radhës.

Si e përjetuat kthimin në atdhe, pritjen e organi-zuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe cila ishte ndalesa juaj e parë në Shqipëri?

Misioni duhet përmbushur me çdo kusht, pavarë-sisht se ne humbëm një dëshmor, ne nuk u mposhtëm, nuk u dorëzuam, nuk bëmë prapa; ne nuk u ndalëm kurrë përpara vështirësive, në emër jo vetëm të heroit, por dhe në emër idealit të flamurit që mbanim me vete. Ne e përmbushëm me sukses misonin e dhënë.

Nuk ishte e lehtë për mua dhe gjithë pjestarët e kontigjentit të ktheheshim pa heroin tonë, por ai ishte pranë nesh në zemrat tona, në zemrën e çdo shqiptari, ne erdhëm 45 dhe jo 44.

Ne u pritëm me cermoni, ashtu siç ikëm me cermoni. Ministria e Mbrojtjes, vetë shefi i Shtabit të Përgjith-shëm të FA gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, komandanti

i FT gjeneralmajor Viktor Berdo, gjeneralë, drejtorë drej-torish në MM dhe SHP jo vetëm na pritën por vlerësuan maksimalisht punën e kontigjentit për përmbushjen e misionit. Na pritën krahëhapur ashtu siç na mbështetën dhe inkurajuan në mënyrë të vazhdueshme gjatë kohës kur ne kryenim detyrën në Afganistan. Dhe ishte ky in-teresim i drejpërdrejtë i tyre ai që na bënte që ne të ndjeheshim mirë dhe të ishim mbështetur fuqishëm gjithmonë për të ecur përpara .

Sapo u kthyem në atdhe, ndalesa jonë e parë për të gjithë pjesëtarët e kontigjentit ishte vizita në familjen e Heroit, prindërve të tij, vizita tek nëntetar Aleksandër Peçi dhe më pas tek varrezat e Dëshmorit të Kombit.

Ne të gjithë së bashku, si një trup i vetëm, ashtu si në çastet e para ndamë dhimbjen së bashku me familjet

Page 9: FA, 2 mijë forca për shuarjen e zjarreve

nr. 8 gusht 2012 / Mbrojtja 99

e tyre. Si e vlerësoni performancën e personelit të “Eagle

4”, cili është mesazhi që ju dëshironi që nëpërmes revistës Mbrojtja t’ua kaloni jo vetëm personelit të “Eagle 4” por edhe familjarëve të tyre?

Misioni “combat” i FS shqiptare “Eagle” është një mision i një shkalle të lartë vështirësie, në një terren të vështirë, dhe që kërkon një përgatitje të gjithëa-nëshme për tu realizuar me sukses. Përsa i përket per-formancës së trupave tona, mund ta them me bindje të plotë se ato tashmë kanë jo vetëm përvojën e duhur, por edhe përgatitjen e gjithëanëshme për të përmbushur dhe përgjigjur çdo lloj detyre apo sfide sado e veshtirë të jetë ajo.

Këto nuk janë vetëm vlerësimet e mija si koman-dant, referuar standarteve të arritura në operacione të vështira të kryera me aleatët dhe partnerët tanë amerikanë, por edhe vlerësimet e marra nga drejtues-it e lartë të komandës së Koalicionit. Në lidhje me këtë pikë, përsa i përket misonit, detyrave, performancës operacionale të demostruar çdo pjesëtar i kontigjen-tit është dekoruar me medaljen më të lartë dhënë nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s , për shërbime të vecanta në operacione të tilla. Ky vlerësim merr përmasa edhe më të mëdha pasi vetë zëvëndës ko-mandanti i Komandës Jug-Lindore gjenerali Field, me kërkesën e tij organizoi një ceremoni të veçantë ku ua vendosi personalisht në gjoks dekoratën çdo pjesëtari të kontigjentit. Në përfundim të asaj ceremonie, ai theksoi se: “Ju ishit vetëm 45 në formacion,puna juaj ishte e jashtëkonshme dhe do të mbetet gjith-monë mbresëlënëse.”

Mesazhi i im si komandant i kontigjentit, për cdo pjestar të kontigjentit dhe familjet e tyre është si vijon: Si komandanti juaj, jam krenar për ju dhe për gjithcka që ju bëtë për përbushjen e misionit, ju të gjithë së bashku përballuat dhimbjen për shokun tuaj të armëve, ju mbajtët lart flamurin e kombit, treguat vlerat më të larta që karakterizojnë çdo shqiptar, nuk u ndalët përballë sfidave dhe rreziqeve, vendosët emër të mirë jo vetëm për FS por për emërin shqipëtar; dhe ajo që është më e rëndësishmjë, ju kuptuat dhe vepruat si luftëtarë, mbyllët me sukses një mision që është për burra të aftë për tu përballur me situata tejet të vështira, dhe ju ja dolët me sukses.

Ndërsa familjet e tyre i falëndëeroj që na mbështetën, jetuan dhe përjetuan me ne çdo çast, djemtë e tyre nderuan kombin e tyre, familjen tonë të madhe , ata që të gjithë janë heronj. Ne ushtarakët, bijtë e tyre, jemi të pergatitur për gjithcka; ky eshtë misioni ynë që duhet përmbushur dhe mbështetja juaj na e bën më të lehtë realizimin e tij me sukses.

Ndërsa familjes së heroit, Dëshmorit të Atdheut Feti Vogli do ti thoja se bashkeluftëtari ynë i një ideali, ra si hero në krye të detyrës; ne të gjithë vëllezerit e tij do ta mbajmë atë së bashku të gjallë në zemrat tona,ashtu siç e nderoi me respekt dhe madhështi i gjithë kombi ynë dhe të gjithë forcat e Kualicionit.

Page 10: FA, 2 mijë forca për shuarjen e zjarreve

Mbrojtja / nr. 8 gusht 2012 10

Gradimet dhe emërimet e reja të oficerëve me gradë madhore në FARSH

zyrtareCEREMONITË E PREZANTIMIT

Me propozim të ministrit të Mbrojtjes, zotit Arben Imami, Presidenti i Republikes së Shqipërisë zoti Bujar Nishani ka graduar dhe emëruar ushtarakët e Forcave të Ar-

matosura si më poshtë:Me dekret Nr. 7742, datë 16 gusht 2012, gjeneral-brigade Zyber Faslli Dushku gradohet gjeneralmajor dhe me dekret Nr. 7750, datë 16 gusht 2012 lirohet nga detyra e zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, emërohet komandant i Forcës Tokësore.Me dekret Nr. 7743, datë 16 gusht 2012, gjeneral-brigade Viktor Daut Berdo gradohet gjeneralmajor dhe me dekret Nr. 7749, datë 16 gusht 2012, lirohet nga detyra e komandantit të Forcës Tokësore, emërohet zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.Me dekret Nr. 7744, datë 16 gusht 2012, kolonel Bardhyl Veli Hoxha gradohet gjeneralbrigade dhe me dekret Nr. 7751, datë 16 gusht 2012, lirohet

nga detyra e komandantit të Brigadës Logjistike, si dhe me dekret Nr. 7755, emërohet komandant i Komandës së Doktri-nës dhe Stërvitjes.Me dekret Nr. 7745, datë 16 gusht 2012, kolonel Qemal Demçe Shkurti gradohet gjeneralbrigade dhe me dekret Nr. 7753, datë 16 gusht 2012, lirohet nga detyra e shefit të Kabinetit të Shefit të Shtabit të Përgjith-shëm, si dhe me dekret Nr. 7757 emërohet komandant i Forcës Detare.Me dekret Nr. 7746, datë 16 gusht 2012, kolonel Syrja Selim Gjoka grado-het gjeneralbrigade dhe me dekret Nr. 7752, datë 16 gusht 2012, lirohet nga detyra e komandantit të Policisë të FA, si dhe me dekret Nr. 7752, emërohet komandant i Brigadës Logjistike. Me dekret Nr. 7747, datë 16 gusht 2012, kolonel Jeronim Rasim Bazo gradohet gjeneralbrigade, me dekret Nr. 7752, datë 16 gusht 2012, lirohet nga detyra e Drejtorit të Drejtorisë së Planifikimit dhe Monitorimit të Mbrojtjes në SHPFA.Me dekret Nr. 7741, datë 16 gusht 2012, gjeneralbrigade Agim Lala, lirohet nga detyra e komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes dhe del në lirim për efekt të plotësimit të kohës së qëndrimit në gradë.

Gjeneralmajor Gjunkshi: Promovimi i gjeneralëve reflekton si vlerësimin individual të karrierës të secilit prej kolegëve, por prezanton edhe ekipin që tashmë do të angazhohet në përgjegjësitë më të larta të strukturave të FA.

Page 11: FA, 2 mijë forca për shuarjen e zjarreve

nr. 8 gusht 2012 / Mbrojtja 11

zyrtare Prezantimi i zëvendësshefit të ri të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura

Më datë 20 gusht 2012, u zhvillua në ambientet e Minis-trisë së Mbrojtjes ceremonia e dorëzimit dhe marrjes së detyrës të zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Ar-matosura. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm zëvendësministri i Mbrojtjes, zoti Arian Starova, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-së, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, zëvendësshefat e Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, komandantët e Forcave një-sive dhe strukturave të FA, drejtorët e drejtorive në MM e SHP. Ceremoninë e përshëndeti shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-së, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi. Në fjalën e tij, gjeneralmajor Xhemal Gjunk-shi, ndër të tjera u shpreh se: “Sot është një ditë e shënuar, për FA. Duke promovuar gjeneralët në gradat e detyrat e reja, ne finalizojmë sot një proces tepër të rëndësishëm për Forcat tona të Armatosura. Promo-vimi i gjeneralëve reflekton jo vetëm vlerësimin individual të karrierës së secilit prej kolegëve, por prezanton edhe ekipin që tashmë do të angazhohet në përgjegjësitë më të larta të strukturave të FA. Dita e sotme do të sho-qërohet me disa ceremoni. Në zbatim të dekreteve të Presidentit të Republikës dhe urdhrave të ministrit të Mbrojtjes, ajo fillon me prezantimin e zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, e do të vijojë edhe me prezantimin e komandantëve të rinj të Forcës Tokësore, Forcës Detare, Komandës së Doktrinës e Stërvitjes dhe të Brigadës Logjistike.

Me këtë rast, më lejoni të shpreh vlerësimet më të mira për të gjithë ata drejtues që lenë detyrën në pozi-cionet e mësipërme, për punën e rezultatet që ata me

strukturat e tyre kanë arritur, si pjesë e angazhimit së të gjithë Forcave tona të Armatosura.”

Në vijim, në fjalën e tij gjeneralmajor Zyber Dushku i cili linte detyrën e zëvendësshefit të SHP, u shpreh: “Unë jam përpjekur të bëj më të mirën e mundshme së bashku më ju për realizimin e objektivave të caktuara, ashtu siç dua t’ju premtoj që, detyrën që më është ngarkuar do ta kryej me sukses duke bashkëpunuar me të gjitha strukturat në MM/SHP duke zbatuar ligjet dhe rregullat në fuqi u shpreh në mbyllje të fjalës së tij gjen-eralmajor Dushku”.

Mbyllja e ceremonisë ishte një premtim për vijimësi të punës së mirë:

“Motoja ime do të jetë bashkëpunimi institucional dhe ambicia për të çuar më tej objektivat e caktuara”, u shpreh në mbyllje të fjalës së tij gjeneralmajor Bërdo. Kjo ceremoni ishte fillimi i ceremonive së prezantimit të komandantëve të rinj.

Prezantimi i komandantit të ri të Forcës TokësoreShefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-së, gjen-

eralmajor Xhemal Gjunkshi, mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit dhe marrjes së detyrës të komandantit të Forcës Tokësore së bashku me përfaqësues të tjerë të lartë ushtarakë e civilë. Në fjalën e tij gjeneralma-jor Viktor Bërdo në ceremoninë e dorëzimit të detyrës së Komandantit të Forcës Tokësore u shpreh ndër të tjera se: “Këtë Forcë unë pata nderin ta drejtoj për një periudhë më shumë se dy vjeçare. Bashkë me Shtabin e Forcës, komandantët e reparteve dhe nënreparteve, u munduam dhe bëmë më të mirën, si në drejtim të përgatitjes së ushtarakëve tanë në përmbushje të mi-sionit, por edhe në realizimin me sukses të angazhi-meve tona si ushtri e NATO-s. Ne jemi munduar dhe kemi arritur që repartet dhe rajonet stërvitore të jenë jo vetëm poligone ku stërviten ushtarakët tanë dhe rritet profesionalizmi e operacionaliteti i strukturave tona, por edhe vatra ku skalitet personaliteti i njeriut. Vlerësimet e larta që trupat tona kanë marrë nga Ko-manda e NATO-s dhe nga ushtritë aleate në misione, e kanë vërtetuar më së miri këtë.”

Ndërsa shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralm-

Page 12: FA, 2 mijë forca për shuarjen e zjarreve

Mbrojtja / nr. 8 gusht 2012 12

ajor Xhemal Gjunkshi në fjalën e tij në ceremoninë e emërimit të Komandantit, të Forcës Tokësore. Ndër të tjera u shpreh: “Ceremonia e ndërrimit të detyrës së komandantit të Forcës Tokësore është një eveniment i shënuar jo vetëm për efektivat e kësaj force, por për të gjithë Forcat tona të Armatosura. Forca Tokësore përbën strukturën më të rëndësishme të Forcave tona të Armatosura. Efektivat e saj kanë siguruar një sërë arritjesh në përmbushjen e objektivave të përcaktuara nga Ministria e Mbrojtjes e Shtabi i Përgjithshëm i FA, duke u dalluar veça-nërisht në kryerjen me sukses të misioneve deri tek ato luftarake në mbështetje të paqes në kuadër të Aleancës, si dhe në përballimin e emergjencave civile në ndihmë të popullsisë, duke përfaqësuar me dinjitet Forcat tona të Armatosura dhe ngritur lart emrin e shtetit shqiptar”.

Gjeneralmajor Zyber Dushku, komandanti i ri i FT, në fjalën e tij u shpreh ndër të tjera se: “Unë e marr këtë detyrë të rëndësishme në një kohë që arritjet tuaja janë jo vetëm të evidentu-ara, por edhe të mirë-vlerësuara. E marr këtë detyrë në fazën e implementimit të strukturës së rishikuar, kur të gjithëve na presin sfida të reja. Unë jam optimist se së bashku me ju do të përballojmë me sukses këto sfida, duke pasur si lajtmotiv përmbushjen e misionit kushtetues dhe të çdo detyre të ngarkuar. Ju premtoj dhe ju siguroj se në punën time si komandant, bashkëpunimi me ju do të jetë në shkallën më të lartë.”

Prezantimi i komandantit të ri të KDS-sëNjë tjetër ceremoni e kryer më datë 20 gusht, ishte

edhe ceremonia e dorëzimit dhe marrjes së detyrës së komandantit të ri të Komandës së Doktrinës dhe Stër-vitjes. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm figurat e

larta ushtarake e civile që shoqëruan edhe ceremonitë e tjera. Ceremoninë e përshëndeti shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor Xhemal Gjunk-shi. Në fjalën e tij gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, ndër të tjera u shpreh: “Roli i komandantit që dorëzon sot detyrën, Gjeneral Brigade Agim Lala, ka qenë thelbësor në të gjithë aktivitetin dhe arritjet e Komandës së Dok-

trinës e Stërvitjes. Në cilësinë e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, dëshiroj të shpreh një falënderim të përzemërt për gjeneralbrigade Lala, i cili largohet nga Forcat e Armatosura për shkak të plotësimit të kohës në shërbim dhe pas një kontributi e shërbimi të gjatë në këto forca, ku është shquar për profesionalizmin e përkushtimin e veçantë si pedagog e drejtues i lartë. Gjithashtu kam kënaqësinë të prezantoj sot para jush

Page 13: FA, 2 mijë forca për shuarjen e zjarreve

nr. 8 gusht 2012 / Mbrojtja 13

komandantin e ri të Komandës së Doktrinës e Stërvitjes, gjeneralbrigade Bardhyl Hoxha. Duke vlerësuar punën e tij të deritanishme në drejtimin e Brigadës Logjistike, si dhe eksperiencën e kontributet e tij në detyra të tjera të rëndësishme brenda dhe jashtë vendit, unë shpreh besimin tim të plotë se me cilësitë që e karakterizojnë dhe me mbështetjen tuaj do ta çojë edhe më tej histo-rinë e suksesit të Komandës së Doktrinës e Stërvitjes. Komanda e Doktrinës e Stërvitjes, ashtu si deri më sot, do të jetë e angazhuar në detyra e përgjegjësi edhe më të mëdha në të ardhmen. Parë në vlerësimin e sfidave që kemi përpara, kërkohen angazhime të reja, nivele më të larta e standarde bashkëkohore”. Në fund të cer-emonisë e në përfundim të fjalës së tij gjeneralbrigade Bardhyl Hoxha theksoi edhe një herë për gatishmërinë, dedikim dhe përkushtim maksimal, për përmbushjen me seriozitet të detyrave në kuadrin e misionit të KDS-së.

Prezantimi i komandantit të ri të Brigadës LogjistikeCeremonia ishte e të njëjtit format me të mësipërmet,

ku u prezantuan komandantët e rinj. Në ceremoninë e prezantimit të komandantit të Brigadës Logjistike për-shëndeti, gjeneralbrigade Bardhyl Hoxha i cili e kishte mbajtur atë detyrë deri në atë çast. Në fjalën e tij gjen-eralbrigade Bardhyl Hoxha ndër të tjera, u shpreh se: “Fjalët e para që kam thënë në ceremoninë e marrjes së detyrës së komandantit të Brigadës Logjistike kanë

qenë, ruajtja e standarteve të krijuara nga ish-koman-danti i Brigadës Logjistike, aktualisht sot shef i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH. Si përfundim mbajtëm stan-dartet që lidhen me trajtimin e municioneve dhe rritëm standartet që lidhen me trajtimin e stoqeve”.

Gjeneralbrigade Syrja Gjoka, komandanti i ri i Brigadës Logjistike, në fjalën e tij në këtë ceremoni u shpreh se: “Dua të falënderoj të gjithë stafin e Brigadës Logjistike

për të gjitha rezultatet e arritura nën drejtimin e gjen-eralbrigade Bardhyl Hoxha, i cili ka ecur nën përgjegjësitë dhe gjurmët e ish-komandantit të Brigadës Logjistike, sot në pozicionin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi. Unë edhe njëherë angazhohem që së bashku me gjithë këtë pers-onel të bëj të mundur realizimin e të gjithë detyrave të projektuara më parë me qëllim arritjen e rezultateve sa më të larta”.

Prezantimi i komandantit të ri të Forcës DetareAshtu si dhe në ceremonitë e tjera, në fillim të cer-

emonisë shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-së, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, lexoi Dekretin e Presi-dentit i cili emëronte gjeneralbrigade Qemal Shkurti si komandant të Forcës Detare. Ceremonia e prezan-timit të komandantit të ri të FD, u përshëndet nga zëvendëskomandanti i Forcës Detare. Më pas në fjalën e tij komandanti i ri i Forcës Detare, gjeneralbrigade Qe-mal Shkurti, në këtë moment të marrjes së detyrës së komandantit të Forcës Detare u shpreh: “Jam i vetëdi-jshëm për vështirësitë dhe sfidat që do të më duhet të përballoj për përmbushjen me sukses te kësaj detyre. Por kam bindjen se me përkushtimin tim ndaj detyrës, me mbështetjen e ministrit të Mbrojtjes dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, me ndihmën, bash-këpunimin dhe përkushtimin tuaj, të gjithë së bashku do të bëjmë të mundur që Forca Detare të ecë në rrugën

tashme të konsoliduar, atë të modernizimit të tyre dhe të krijimit e mbajtjes së kapaciteteve operacionale të domosdoshme për përmbushjen e misionit kushtetues te mbrojtjes së sovran-itetit të hapësirës detare të Republikës së Shqipërisë, zbatimit të ligjshmërisë në det, në bashkëpunim me institucionet e tjera shtetërore dhe plotësimin e detyrimeve ndaj Aleancës eu-roatlantike. Së fundi, me lejoni t’ju siguroj se në gjithë punën dhe veprimtarinë time në krye të Forcës Detare do të udhëhiqem vetëm nga zba-timi me fanatizëm i Kushtetutës së Shqipërisë, i ligjeve, rregullave dhe rregulloreve në fuqi, për të siguruar që Forcat Detare të jenë kurdoherë në shërbim të atdheut e në mbrojtje të inte-resave kombëtare.”

Për të mbyllur këtë kronikë të shkurtër të këtyre ceremonive të cilat mbartën me vete emocion e përgjegjësi, po citojmë urimin, (duke iu bashkuar gjithashtu këtij urimi) e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-së, gjen-eralmajor Xhemal Gjunkshi, i cili në ceremoninë

e emërtimit të zëvendësshefit të ri të Shtabit, u tha: “Shpreh besimin e plotë, se edhe me kontributin e drej-tuesve që sapo promovuam, Forcat tona të Armatosura do të realizojnë me përkushtim misionin e tyre kush-tetues dhe të gjitha objektivat e ngarkuara nga shteti e qeveria shqiptare në shërbim të popullit dhe të atdheut. Edhe një herë urime më të mira për të gjithë të promo-vuarit në gradë dhe suksese në detyrat e reja”.

Page 14: FA, 2 mijë forca për shuarjen e zjarreve

Mbrojtja / nr. 8 gusht 2012 14 SPECIaLE / janar 2012 14

Ky material përshkruan konceptet dhe principet bazë për t’i udhëzuar Komandat e ndryshme të FA dhe komandantët e reparteve dhe njësive të luftimit që të jenë më të informuar për kryer-

jen e operacioneve speciale (SO). Këtu përshkruhet kry-erja e operacioneve speciale dhe sigurohet një udhëzues i përgjithshëm se si komandantët ushtarakë të së gjithe niveleve duhet të dislokojnë dhe të ekzekutojnë komandim-kontrollin (C2) e forcave të operacioneve speciale (SOF) kur ata caktohen si pjesë e një Task Force të Bashkuar (JTF). Më shumë informacione për specifikat operacionale dhe se si operojnë Forcat Speciale në mision do t’i gjeni më hollësisht tek manualet “Taktikat e Forcave Speciale” (pjesa 1&2), “Operacionet e Forcave Speciale në Mjetet e Lëvizshme”, “Alpine dhe në Ndërtesa” (Pjesa 1, 2 & 3), “Procedurat e Planëzimit të Forcave Speciale”, “Doktrina e Forcave Të Operacioneve Speciale”, “Planizimi i Forcave Speciale”, “Manuali i Luftimit të Afërt”, “Enciklopedia e Ruajtjes së Personaliteteve të Larta Shtetërore”, “Manu-ali i Luftimit të Mbijetesës”, “Manuali i Luftimit në Qendrat e Banuara”, etj nga autori kolonel Dritan Demiraj.

Teatri i luftimeve dhe konceptet bazë për operacionet speciale

ForCat sPeCiale

Kolonel Dritan Demiraj*Komandant i FS

Operacionet Speciale (SO)Operacionet speciale (SO) janë operacione që kryhen

nga forca ushtarake të stërvitura (FS), pajisura dhe të or-ganizuara mirë për të arritur objektiva ushtarake, politike, ekonomike dhe informuese me mjete ushtarake jo konven-cionale në zona të ndjeshme armike, politike dhe të zonave që ndalojnë hyrjen e forcave tona. Këto operacione kryhen përmes të gjithë spektrumit të operacioneve ushtarake, në mënyrë të pavarur ose në bashkëveprim me operacio-net konvencionale dhe forcat e tjera jo speciale. Konsider-ata politiko-ushtarake në mënyrë të shpeshtë formatojnë operacionet speciale (SO), sidomos ato që kërkojnë teknika klandestine, të fshehura ose të përdorimit të teknikave me sekret të madh, të cilat ndikojnë dhe në nivel kombëtar. Operacionet speciale (SO) ndryshojnë nga operacionet konvencionale për sa i përket shkallës së rrezikut nga ana politike dhe fizike, teknikave operacionale, mënyrave të dis-lokimit, pavarësisë nga mbështetja e forcave tona, nga vartësia e informacioneve të zbulimit të detajuar opera-cional dhe aseteve vendase atje ku ato veprojnë. Opera-cionet speciale (SO) janë bërë një pjesë integrale e teatrit të fushatave ushtarake përgjatë gjithë spektrumit të op-eracioneve ushtarake. Ndërsa operacionet speciale mund të kryhen njëanshmërisht në mbështetje të objektivave kombëtare ose specifike në një teatër luftarak, shumica e operacioneve speciale janë të përcaktuara duke kryer shtimin e mundësive të suksesit të fushatës luftarake në përgjithësi. Operacionet speciale (SO) duhet të plotësojnë dhe jo të përfundojnë operacionet konvencionale. Kryerja me sukses e operacioneve speciale (SO) qëndron në af-tësimin e individëve dhe njësive të vogla, të cilat janë të specializuara në disa drejtime, shpesh në aftësitë e luftim-it jo konvencional, të aplikuara në mënyrë të adoptuar, të improvizuar, të përshtatur dhe me besim në vetvete. Sasia me grupe të vogla, aftësitë unike dhe të larta operacio-nale, mundësia për të vepruar për një kohë të caktuar pa mbështetje, pra repartet e operacioneve speciale (Bata-

Nga ky numër e në vijim revista Mbrojtja do të sjellë një cikël shkrimesh të cilët synojnë të japin një pamje të qartë e të përmbledhur të natyrës së operacioneve

speciale, forcave speciale dhe mjedisit të ri të sigurisë botërore.

Page 15: FA, 2 mijë forca për shuarjen e zjarreve

15janar 2012 / SPECIaLE 15

ForCat sPeCiale

lioni i FS dhe batalioni Komando) i ofrojnë Republikës së Shqipërisë një përgjigje ushtarake të duhur, të mundshme dhe vendimtare. Këto përgjigje nuk e detyrojnë shkallën e përgjegjësisë politike të rrezikojnë përshkallëzimin e situ-atës, të shoqëruara me dislokimin e pandërprerë në rritje të forcave konvencionale. Operacionet speciale (SO) mund të përdoren në mënyrë të drejtpërdrejtë kundër një force armike dhe në një përplasje të vetme si p.sh: një sulmi kundër një nyje të rëndësishme komunikimi, ose në mënyrë indirekte p.sh: duke organizuar, stërvitur dhe mbështetur një forcë në territorin e vet si pjesë e misionit (FID), për luftë guerile (UW) ose nëpërmjet kryerjes së operacioneve psikologjike (PSYOP) në mënyrë që të influencojë kundër-shtarët ushtarakë ose popullsinë lokale civile. Në raste të tjera, rezultatet që fitohen nga përdorimi i këtyre forcave në sasi krejt të vogla, është në përpjesëtim të zhdrejtë me rezultatet që ato japin. Operacionet speciale (SO) janë në mënyrë të pandashme JOINT. Megjithëse ato mund të kry-hen si një operacion i veçuar, prapë se prapë ato kërkojnë koordinim dhe mbështetje rutinë ‘joint’ (kjo do të varet nga lloji i operacionit dhe madhësia e tij).

Operacionet speciale në shkallën e operacioneve ushtarakeOperacionet ushtarake kryhen brenda një shkalle të cilat

konsistojnë në dy gjendje: 1. Lufta dhe 2. Operacione luftar-ake të ndryshme nga lufta (MOOTW). Ky model i ndihmon komandantët e teatrit luftarak ku zhvillohen operacionet në përcaktimin e situatës strategjike brenda një teatri që është përshkruar nga kushte të ndryshme politike, ekonomike dhe ushtarake. Megjithatë diskutimet që do të bëj më poshtë mbi zbatueshmërinë e operacioneve speciale (SO) brenda gjendjes së operacioneve ushtarake përshkruan secilën në pjesë të veçanta, në situatë aktuale mund të mos ketë dallim ku një gjendje e veçantë mbaron dhe ku një tjetër fillon. Operacio-net speciale (SO) nuk kushtëzohen nga ndonjë mjedis specifik. Principet me të cilat operacionet speciale (SO) planëzohen dhe realizohen, aplikohen në të dyja rastet si për në luftë ashtu dhe për në operacione luftarake të ndryshme nga lufta (MOOTW). Në luftë, operacionet speciale mund të realizohen gjatë fazës së para-konfliktit, gjatë konfliktit dhe në mënyrë më të shumtë gjatë fazës së pas-konfliktit të fushatës ush-tarake. Gjatë operacioneve luftarake të ndryshme nga lufta (MOOTW), objektivi përfundimtar është shpesh ri-mbajtja e

stabilitetit e atij vendi ose e gjithë rajonit. Kjo mund të marrë formën e asistencës së huaj humanitare (FHA) pas një fat-keqësie natyrale ose njerëzore, duke u kujdesur për refug-jatët e zhvendosur, ose disa forma të operacioneve të paqes. Reparte të vogla të operacioneve speciale (SO) i kryejnë këto detyra me objektiv të përgjithshëm në mënyrë indirekte, përmes operacioneve që asistojnë autoritetet e vendit pritës (HN), agjencitë e tjera qeveritare, agjencitë e tjera jo qeveri-tare (NGOs), organizatat private vullnetare (PVOs) ose part-nerët e koalicionit, për ruajtjen e paqes, forcimin e infrastruk-turës së vendit ose që sigurojnë asistencën për shpërndarjen e ndihmave. Forcat e operacioneve speciale (SOF) në mënyrë të rregullt janë të dislokuara në grupe stërvitjeje të lëvizshme (MTTs), për stërvitje Joint dhe të kombinuara, në programe dhe seminare të zhvillimit profesional dhe në aktivitete të tjera ushtarake të cilat janë një pjesë e rëndësishme e strat-egjive të teatrit ku zhvillohen këto luftime.

Objektivat e Operacioneve SpecialeMeqenëse kryhen përmes shkallës së plotë të opera-

cioneve ushtarake, Operacionet Speciale (SO) mund të fokusohen në nivelet taktike, operacionale ose strategjike të luftës. Objektivat strategjike kombëtare janë të drejtu-ara rreth arritjeve të objektivave kombëtare dhe ndërkom-bëtare. Në vijim të këtyre objektivave, operacionet speciale (SO) mund të kryhen ne disa raste dhe nën mbikëqyrjen direkte të Këshillit të Lartë të Mbrojtjes (NCA). Objektivat në teatrin ku zhvillohen veprimet luftarake ngrihen nga ko-mandantët e operacioneve atje, të cilët bazohen në objek-tivat kombëtare duke qenë dhe pjesë integrale e planit të fushatës së teatrit. Objektivat operacionale krijohen nga komandantët e njësive vartëse, objektivat e mbështetjes së teatrit të cilat të çojnë direkt në suksesin në teatër. Operacionet speciale i sigurojnë komandantit të Forcës së Bashkuar (JFC) në zgjedhje të ndryshme, elastike ose aftësi përgjigjeje të lartë, për zgjidhje të krizave, për të arritur objektivat e tij operacionale. Përmes kryerjes së objektivave në nivel operacional dhe strategjik, operacionet speciale mund të kryhen në mbështetje të objektivave tak-tike të forcave konvencionale po ashtu.

Karakteristikat e Operacioneve Speciale Operacionet speciale (SO) karakterizohen nga atribute të

cilat në mënyrë të dukshme i dallojnë ato nga operacionet kon-

Page 16: FA, 2 mijë forca për shuarjen e zjarreve

Mbrojtja / nr. 8 gusht 2012 16

konCerti

vencionale. Operacionet speciale (SO) mund të përcaktohen dhe kryhen për të krijuar kushte të favorshme për objektivat dhe synimet strategjike të Shqipërisë. Kjo mund të përfshijë dhe një angazhim me kohë të gjatë për të arritur rrezultatet e dëshiruara. Në mënyrë të alternuar, operacionet speciale (SO) mund të jenë kryesisht ofensive, zakonisht me rreziqe të larta fizike dhe politike dhe të drejtuara në objektiva me vlera të mëdha, kritike dhe shumë të ndjeshme. Operacione të tilla mbështeten mbi befasinë, sigurinë dhe guximin në mënyrë të vazhdueshme të kombinuar me dinakërinë dhe mashtrimin për arritjen e suksesit. Misione të tilla nga vetë natyra janë klandestine dhe ofrojnë potencialin për kthimin e investimeve, por rrallë herë sukses për një shans të dytë nëse përpjekja e parë dështon. Operacionet speciale normalisht kërkojnë planizim në nivel operatori, informacione të detajuara dhe njohuri të mirë të gjuhës dhe kulturës së zonës ku do të kry-het misioni. Stërvitje dhe prova paraprake të shumta duhet të bëhen pjesë integrale të misionit, për realizimin me sukses të këtij operacioni. Operacionet speciale (SO) shpesh herë kryhen në distanca të mëdha nga bazat e tyre, gjë që kërkoj-në sisteme të sofistikuara të komunikimit dhe mjete për infil-trimin, mbështetjen dhe eksfiltrimin (daljen) për tu kthyer nga zonat e ndjeshme politike dhe armike. Operacionet speciale (SO) në mënyrë të vazhdueshme kërkojnë përdorim të saktë dhe të selektuar të zjarrit të armëve. Sigurisht që kjo kërkon kompletimin e tyre me armë, pajisje dhe mjete shumë më të avancuara se repartet e tjera të ushtrisë.

Operacionet Speciale dhe principet bazë të luftësObjektivat. Operacionet speciale janë të përdorura më

së miri atëherë kur mbështesin objektivat e komandantit. Vëmendja kryesore e çdo operacioni special (SO) është kryerja e misionit që bën të mundur kryerjen e objektivave operacionale ose strategjike të komandantit të Forcës së Bashkuar (JFC).

Sulmuese. Aplikimi vdekjeprurës i operacioneve speciale janë në mënyrë të pandërprerë nga vetë natyra sulmuese, sepse vetë ato kërkojnë të godasin ose të përplasen me një armik në mënyrë që ta detyrojnë ose të ndalojnë vep-rimet e tij.

Masive. Operacionet speciale (SO) përqendrohen në efektet e fuqisë së luftimit në kohë kritike dhe në vende të ndryshme për të arritur rezultate vendimtare.

Ekonomizimi i forcave. Forcat e operacioneve speciale nuk mund të përdorin burimet e tyre të limituara për de-tyra jo të rëndësishme dhe dytësore. Ekonomizimi i forcave, është i rëndësishëm për kryerjen me sukses të operacio-neve speciale (SO) për shkak të madhësisë së vogël dhe mungesës së aftësive të shumta që janë pjesë e pandarë e reparteve taktike të operacioneve speciale (SO).

Manovra. Manovra është një element i rëndësishëm i operacioneve speciale (SO) me qëllim goditjen e armikut ku dhe kur ata janë më të zbuluar dhe të pambrojtur dhe për të shmangur forcën e tij.

Unifikimi i komandës. Operacionet speciale kërkojnë unifikim të komandës për të integruar dhe sinkronizuar forcat e operacioneve speciale (SOF) me çdo aspekt të planit të fushatës ushtarake. Arkitektura e komandim-kon-trollit të operacioneve speciale shpesh herë i përshtatet secilit mision për arritjen e qëllimit final.

Sigurimi. Planëzimi dhe kryerja e operacioneve spe-ciale (SO) kërkojnë një shkallë shumë të lartë sigurie për

mbrojtjen e natyrës së fshehtë që kanë misionet, të cilat shpesh herë kryhen në zona të vetmuara në distanca shumë të largëta në prapavijat armike. Në të njëjtën kohë, forcat e operacioneve speciale (SOF) duhet të balancojnë shqetësimin mbi sigurinë me nevojën e provave të shumta përpara kryerjes së tyre dhe duke integruar operacionin me forcat e tjera. Si përfundim, një planëzim i saktë mbi sigurimin dhe kryerjen e operacionit, është shumë i rëndë-sishëm për ruajtjen e jetës së forcave të operacioneve speciale (SOF).

Befasia. Befasia në shumicën e rasteve është çelësi kyç për kryerjen me sukses të Operacioneve Speciale (SO) dhe për mbijetesën e këtyre forcave gjatë operacionit. Forcat e operacioneve speciale duhet të arrijnë dhe mba-jnë befasinë deri në atë shkallë, sa armiku të mos mund

Page 17: FA, 2 mijë forca për shuarjen e zjarreve

nr. 8 gusht 2012 / Mbrojtja 17

të kundërveprojë në mënyrë të efektshme, përpara sesa misioni të ketë përfunduar.

Thjeshtësia. Ashtu siç kemi thënë që operacionet speciale kërkojnë shpesh pajisje, armatim dhe metoda të sofistikuara, planet që drejtojnë mënyrën e dislokimit të këtyre trupave në operacion duhet të jenë të thjeshta dhe në mënyrë direkte, me qëllim që të jenë sa më të kup-tueshme, që të përballojnë stresin e ambientit operacional dhe të adoptojnë ndryshimin e situatave.

Forcat e Operacioneve SpecialePërgjatë historisë, suksesi i një force të vogël kun-

drejt një objektivi të nivelit strategjik apo operacional ka kërkuar njësi me kombinimin special të pajisjeve, stër-vitjeve, njerëzve, ose taktikave që shkojnë më tutje se ato të njësive konvencionale. Këto karakteristika kanë lejuar këto njësi të veprojnë në mënyra jo-konvencionale, për të cilat armiku shpesh ishte i papërgatitur. Njësitë konvencio-nale nuk janë normalisht aq të trajnuara dhe aq të pajisura në mënyrë speciale dhe as të organizuara të kryejnë operacione speciale (SO): ndonjë ndryshim masiv në aftësitë e tyre mund të kufizojnë zotësinë për t’iu përgjigjur rreziqeve në shkallë më të gjerë. Nevoja dhe mundësia për të sulmuar ose goditur objektiva strategjikë ose operacionalë me njësi të vogla, sjell formimin e njësive speciale me aftësi të specializuara. Forcat që përbëjnë Forcat e Operacioneve Speciale (SOF) janë:

• Batalioni i Forcave Speciale dhe Batalioni Komando. Njësi të tjera të afta të kryejnë ose mbështesin Operacio-net Speciale brenda strukturës së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Në më të shumtën e rasteve Forcat e Operacioneve Speciale (SOF) janë të strukturuara kryesisht të jenë forca e zgjedhur për Operacionet Speciale. Megjithatë, në rrethana të caktuara, forcat konvenciona-le mund të jenë të afta të kryejnë një operacion special të veçantë të një vështirësie jo shumë të madhe. Meqenëse nuk janë të paracaktuara si forca të operacioneve speciale, këto forca duhet të kryejnë stërvitje dhe të pajisen më mirë se normalisht, për të mbështetur ose kryer Operacione Spe-ciale bazë.

• Forcat detare dhe anijet që ajo disponon të cilat janë mjete lundruese të shpejta, sigurta dhe luftimi moderne, mund të shërbejnë në disa raste si platforma detare sul-muese, infiltrimi ose eksfiltrimi në det të hapur në raste kur kompanisë së zhytjes së luftimit të Forcave Speciale të Shtabit të Përgjithshëm i është dhënë një detyrë luftarake për goditjen e elementëve terroristë ose kriminalë në det, të mjeteve detare të ankoruara ose të mjeteve detare që tentojnë të futen me forcë ose ilegalisht në hapësirën tonë detare.

• Forcat ajrore dhe helikopterët që ajo disponon si ato të transportit dhe ato të sulmit, mund të shërbejnë si plat-forma ajrore transportimi, infiltrimi, eksfiltrimi dhe kërkim shpëtimi me luftim (CSAR) në mënyrë të veçantë për kom-paninë e parashutizmit dhe aksioneve direkte të Forcave Spe-ciale të Shtabit të Përgjithshëm, si brenda kufijve tanë ashtu dhe në zonat luftarake ku janë të dislokuara në përbërje të Aleancës.

• Shërbimi Informativ Ushtarak mbështet Forcat e Ar-matosura dhe autoritet e Drejtimit dhe të Komandimit Strategjik të saj, me informacion zbulimi, kundërzbulimi dhe sigurie në nivel strategjik dhe operacional në kohë paqe dhe lufte. SHIU grumbullon, analizon dhe identifikon të dhëna mbi

veprimtarinë që cenojnë sigurinë kombëtare, kërcënimet e mundshme ose rreziqet ndaj Forcave të Armatosura që vijnë nga jashtë ose shfaqen brenda vendit. Mbështet në misionet jashtë vendit, Forcat Speciale si pjesë e një (Task Grupi të Operacioneve Speciale) SOTG nga personeli i saj në zonat luf-tarake ku janë të dislokuara këto forca në kuadër të misioneve të NATO-s , BE dhe OKB.

Karakteristikat e Forcave të Operacioneve Speciale (SOF)Kërkesat e Operacioneve speciale (SO) kërkojnë forca me

veti që i dallojnë ato nga forcat konvencionale. Komandantët duhet të jenë të familjarizuar me këto karakteristika, për të qenë të sigurtë që misionet e zgjedhura për forcat e operacio-neve speciale (SOF) të jenë në përputhje me aftësitë e tyre. I gjithë personeli i forcave të operacioneve speciale (SOF) i nënshtrohet një procesi përzgjedhje të kujdesshme dhe stër-vitjeje sipas detyrave dhe listës së detyrave themelore të mi-sionit, të cilat janë më të larta se aftësitë luftarake bazë, për të arritur aftësitë e nivelit-hyrës në forcat e Operacioneve Speciale. Këto programe bëjnë të pamundur zëvendësimin e shpejtë apo krijimin e personelit të ri apo aftësive të tyre. Forcat e operacioneve speciale (SOF) janë të përbëra nga personel me pjekuri dhe me përvojë, shumë prej të cilëve kanë një nivel të lartë të aftësive ushtarake në më shumë se në një specialitet. Forcat e Operacioneve Speciale (SOF) zgjidhen sipas aftësive individuale që ato kanë (në kompaninë e zhytjes së luftimit, antiterrorit, të parashutës apo të operacioneve alpine) të orientuara sipas zonave që do të përdoren për të ve-pruar; aftësitë e komunikimit ndërkulturor dhe gjuhësor janë pjesë e pandarë e rutinës stërvitore të tyre. Forcat e opera-cioneve speciale (SOF) nuk janë një zëvendësues për forcat konvencionale, por një plotësues i domosdoshëm në ekzis-tencën e aftësive konvencionale. Varur nga kërkesat, (SOF) ato mund të veprojnë të pavarura ose së bashku me forcat konvencionale. Forcat e operacioneve speciale (SOF) mund të plotësojnë dhe përforcojnë forcat konvencionale kështu që ato mund të arrijnë një objektiv që përndryshe nuk mund të arrihej. Aftësitë speciale dhe dukshmëria e vogël, aftësi të pandara tek Forcat e Operacioneve Speciale mundësojnë një përgjigje ushtarake të përshtatshme në situate apo kriza që kërkojnë përdorim force të saktë, të fortë dhe të kufizuar.

*Kolonel Dritan Demiraj ka kryer mbi 29 kurse për Forcat Speciale në shkollat më të mira të NATO-s si në SHBA, Gjer-mani, Turqi, Francë, Izrael, Zvicër, Itali, Belgjikë, Shqipëri,etj

dhe autor i 19 librave ne fushën e FS dhe Sigurisë.

Page 18: FA, 2 mijë forca për shuarjen e zjarreve

Mbrojtja / nr. 8 gusht 2012 18

Seç ka një muzikalitet tjetër trokitja në tastierë. Duke parë se si gishtat e tyre rrëshqasin me shpejtësi të madhe mbi shk-ronjat e tastierës dhe sa shpejt zbërthe-

jnë kombinimet e saj, padashur bëhesh “ziliqar” për profesionalizmin e tyre. I zotërojnë në perfeksion. Me sy mbyllur, pa i parë fare, shkalla e gabimit është zero, por nuk është vetëm kjo ajo që të tërheq vë-mendjen tek këta ushtarë profesionistë, këta inx-hinierë dhe oficerë. Ka dhe shumë e shumë arsye të tjera që të shtyjnë t’i njohësh nga afër. Rruga për tek Agjencia e Sistemeve të Ndërlidhjes dhe In-formacionit është një ndër rrugët më të vjetra të Tiranës, por ajo që sheh sapo hyn në postbllokun e këtij reparti është një gjë krejtësisht e re. Një disi-plinë dhe një rregull i përsosur ushtarak. Një repart i organizuar me shumë kujdes dhe me konceptet bashkëkohore. Mikpritësi ynë është zëvendëskoman-danti i këtij reparti, major Lavdërim Poka. Është ora e pikut së zbatimit të detyrave ushtarake dhe të gjithë ushtarët profesionistë janë në vendet e tyre të detyrës. Për vetë funksionin që kryen ky repart, qetësia, maturia dhe korrektësia në zbatimin e de-tyrave është parësore. Valët e tyre lidhin anembanë Shqipërinë. Majori të tregon në hartën e Shqipërisë se si këta mjeshtër të valëve kryejnë detyrat dhe se si udhëtojnë me ditë të tëra për të mbajtur gatish-mërinë. “Ka përgjegjshmëri”, thotë majori dhe i duhet që të presë shumë raportime për plotësim detyrash dhe duhet të japë udhëzime se si të kryhen ato. Ditët e punës për këta ushtarakë janë të gjata, sepse e tillë është detyra e tyre. “Kemi një traditë

Një ditë mes inxhinierëve dhe specialistëve të ndërlidhjes, mjeshtër të tastierave

rePortazh

Bejdo Malo

shumë të mirë dhe jemi munduar që këtë traditë të këtij reparti ta shpiem me tej. Jemi një repart që kërkon shumë disiplinë dhe kërkon shumë impenjim në punë”, vazhdon major Poka. Detyrat e komandan-tit të këtij reparti, nënkolonelit Arben Hoxha, ndiqen me shumë kujdes. “Në analizat që ne bëjmë nxjerrim të gjitha mangësitë dhe përcaktojmë rrugët se si të ecim përpara”. Në vazhdim të këtij dialogu, ma-jori foli rreth historikut së ndërlidhjes shqiptare në

Page 19: FA, 2 mijë forca për shuarjen e zjarreve

nr. 8 gusht 2012 / Mbrojtja 19

rePortazh

Forcat e Armatosura. Datëlindja është më 30 qer-shor 1931, kur është krijuar struktura e parë e ndër-lidhjes, më saktë Kompania e Parë e Ndërlidhjes me ushtarë profesionistë, të cilët ju nënshtruan kurseve për të përvetësuar të fshehtat e teknikës së kohës. Megjithëse ishte një fillim modest, për disa vjet kjo kompani ishte kompania më e specializuar. “Në maj të vitit 1945”, thotë majori, “u krijua Batalioni i Parë i Ndërlidhjes dhe pas tre vjetësh u krijua Regjimenti Ndërlidhjes, në varësi të Shtabit të Përgjithshëm”. Kjo rritje strukturale u shoqërua me një shërbim korrekt dhe bashkëkohor të ndërlidhjes dhe merita është e tërë atyre oficerëve që e krijuan në vitin 1931 dhe që vunë gurët themeltarë të këtij shërbimi jetik të Forcave së Armatosura. Në vitin 1981, u krijua Brigada e Ndërlidhjes në varësi të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave së Armatosura duke siguru-ar një gatishmëri luftarake më profesionale. Në vitin 2001, Brigada e Ndërlidhjes u riorganizua në Regji-ment Ndërlidhjeje për të qenë me e manovrueshme si shërbim dhe për të shkuar në të gjithë cepat e Shqipërisë, por me strukturat e reja në vitin 2003, Regjimenti i Ndërlidhjes u riorganizua në Batalion Ndërlidhjeje. Arritja më e madhe e strukturës së shërbimit të ndërlidhjes është struktura e aplikuar në vitin 2010, kur u organizua Agjencia e Sistemeve të Ndërlidhjes dhe Informacionit. Kjo strukturë e re po konsolidohet gjithnjë e më shumë, duke u bërë më fleksibël dhe duke i shërbyer më mirë Forcave së Armatosura. Majori flet me shumë respekt për tërë kolegët e tij, për mënyrën e bashkëpunimit dhe për përpjekjet që bëjnë të gjithë oficerët nënoficerët dhe ushtarët profesionistë të këtij reparti shumë special për t’u ngritur nga ana profesionale

Të përgjegjshëm dhe të përkushtuarMajori tha se objektivat dhe detyrat kryesore të

vitit janë shumë bashkëkohore dhe me standardet e ushtrive të vendeve anëtare të NATO-s. Ai tha se: “Në zbatim të detyrimeve të Direktivës së ministrit të Mbrojtjes, programit të veprimtarive kryesore së Shtabit të Përgjithshëm dhe misionit e detyrave krye-sore të ASNI-së, janë realizuar një sërë objektivash dhe detyra kryesore. Janë zbatuar të gjitha dety-rimet për implementimin e fushave të automatizimit në Forcat e Armatosura. Ai tha me bindje të plotë se tërë arritja e objektivave është puna në grup. Janë angazhuar dhe kanë kryer detyrën me përgjegjësi personeli inxhiniero-teknik i ASNI-së, si nëntogeria Gerta Myteberi, nëntogeria Netila Lika, nëntoger Ar-dit Cuku dhe kryekaptere Zamira Rustemi. Këta ush-tarakë punojnë për ngritjen e tyre profesionale, kanë kryer kurse të avancuara për përvetësimin e teknikës, por edhe për mësimin e gjuhës angleze. Kanë një nivel shumë të lartë profesional dhe janë mjeshtër të zotërimit të teknikës. Me tej, ai shton se: “Kemi bashkëpunuar ngushtë me Shtabin e Përgjithshëm dhe përfaqësuesit e CUBIK-ut. Detyra kryesore ishte automatizmi i Tabelës së Organizimit të Pajisjeve në Forcat e Armatosura dhe ka përfunduar hedhja e të dhënave të TOP-it sipas strukturës së re. Këto janë detyra me shumë përgjegjësi dhe janë realizuar pas një punë me kohështrirje të gjatë dhe përkushtim. Nëse shikon kalendarin vjetor, atëherë konstaton se është zhvilluar trajnim me të gjithë personelin e strukturave të FA-së që do të punojë me hedhjen e të dhënave së personelit. Sistemi i automatizimit menaxhohet çdo ditë dhe komunikohet e instrukto-het personeli përgjegjës i të gjithë strukturave të FA-së.

Po kështu, vazhdon hedhja e të dhënave për të gjitha dosjet e ushtarakëve në rezervë të FA. Ata kanë siguruar dhe kanë bërë mbështetjen me ndër-

Page 20: FA, 2 mijë forca për shuarjen e zjarreve

Mbrojtja / nr. 8 gusht 2012 20

lidhje midis ministrit të Mbrojtjes, SHSHP dhe reparteve vartëse të gjithë strukturave të FA-së për komandim-kontrollin e tyre dhe janë siguruar ndër-lidhje të vazhdueshme midis QBO si dhe njësive e reparteve kryesore të FA për realizimin e komandim-drejtimit dhe menaxhimin e emergjencave të ndry-shme civile. Një risi është dhe realizimi i komuni-kimit në videotelekoferencë me të gjithë komandat e forcave dhe repartet e ushtrisë. Sipas një grafiku të miratuar çdo të hënë, komandantëve të Forcave dhe reparteve i mundësohet komunikimi online për real-izimin e detyrave. Sistemi i radio-ndërlidhjes funk-sionon me Komandat e Forcave dhe repartet e FA-së si nga vendslokimi, variantet mobil me shtrirje në të gjithë vendin. Radiondërlidhja funksionon nëpërmjet transmetimit të zërit dhe mesazheve nga tastiera e kompjuterit që përdoret nga operatorët e ASNI-së, si ata me eksperiencë dhe ata më të rinj, për komunikim me kolegët dhe shokët e tyre me mision në Afganistan (Kandahar) ‘‘EAGLE-5”, në Afganistan (Kabul) ‘‘OMLT” dhe Afganistan (Herat) ‘‘Kontigjenti 11-të”. Nga ana e duarve dhe mendjes së personelit inxhiniero-teknik të ASSNI-së, arritje është dhe kalimi i funksionimit të sistemit së rrjeteve kompjuterike në të gjithë strukturat e FA, pavarësisht nga vendi ku janë dislokuar”, sqaron më tej major Lavdërim Poka.

Një mision që ata e kryejnë me mjeshtëriKomandanti i ASNI-së, nënkolonel Arben Hoxha

sqaron se: “Janë ndjekur me përgjegjësi kurset in-stitucionale për arsimimin e personelit të ASNI-së, si për personelin oficer dhe nënoficer. Niveli i njohjes së gjuhës së huaj është i mirë si nga personeli ofi-cer, nënoficer dhe civil. Vlen të përmendet njohja e kësaj gjuhe nga personeli inxhinier i ASNI-së. Misioni

dhe detyrat kryesore të ndër-lidhjes nuk mund të realizohen ndryshe përveçse nëpërmjet punës në grup. Çdo detyrë e marrë nga eprori ka si hap të parë komunikimin me detyrën e të gjithë stafit të shtabit dhe marrjes së vendimit sipas propozimeve të tyre me qëllim që detyra të jetë sa më e re-alizueshme dhe e plotë. Vetë sistemet e ndërlidhjes kërkojnë punën në grup për bashkëpunim të inxhinierit elektronik, infor-mativ dhe telekomunikacionit, me qëllim që sigurimi dhe real-izimi i ndërlidhjes për komunikim të jetë sa më i shpejtë, i saktë, i sigurt dhe i qëndrueshëm në të gjithë territorin e vendit ku shërbejnë Forcat e Armatosura.

Inxhinierë janë kapiten Lorenc Kondili, kapiten Gazmend Gërdeci, nëntoger Harri Rrapaj, toger Gledis Llubani, nëntogere Anjeza Juga, inxhineret Zoje Ibra, Lorena Taullaj dhe Anisa Meta të cilët përbëjnë dhe elitën pro-fesionale të këtij reparti. Këta profesionistë të kuali-fikuar i shikon në vendet e tyre të punës që drejtojnë me kompetencë dhe me siguri të plotë. Puna e mirë e tyre ka bërë të mundur trajnimin e një pjesë të kon-siderueshme të specialistëve të tjerë ndërlidhës në FA. Riparimi i defekteve të ndryshme të ndërlidhjes realizohet nga grupi i riparimit të ASNI-së, i përbërë nga 4-5 veta që shkon në çdo skaj të vendit, atje ku është instaluar aparatura dhe pajisja e ndërlidhjes që shërben për komunikim. Të papërtuar ditën dhe

Page 21: FA, 2 mijë forca për shuarjen e zjarreve

nr. 8 gusht 2012 / Mbrojtja 21

natën, në kohë të keqe dhe në terren të vështirë, këta specialistë të ndërlidhjes punojnë dhe shërbejnë me korrektësi. Asnjëherë nuk mungon ndërlidhja dhe kjo falë përkushtimit.

Stërvitja sipas standardeve bashkëkohore Major Lavdërim Poka tha se: “Në zbatim të udhëz-

imeve të SHSHP për stërvitjen, matricës së veprim-tarive kryesore të ASNI-së, kalendarit të stërvitjes gjatë kësaj periudhe, kemi pasur shumë aktivitete stërvitore dhe jemi përqendruar në të gjitha format e përgatitjes së shtabit si mbledhje mësimore, stër-vitje planëzimi, stërvitje DST dhe shumë e shumë el-ementë të tjerë që lidhen me përgatitjen fizike, tekni-ke dhe atë ushtarake. Aty mëson se është zhvilluar stërvitja trajnuese për Combined Endeavor-2012, që do të zhvillohet në Gjermani nga data 5 deri më 22 shtator me pjesëmarrjen e 43 shteteve anëtarë të NATO-s dhe PfP, si dhe është zhvilluar stërvitja dhe trajnimi i kontingjenteve që shkojnë me mision, si ai i OMLT-së. Arritja më e madhe mund të kon-siderohet standardi që është arritur në stërvitjen me efektivin për njohjen, përdorimin dhe testimin e sistemeve të ndërlidhjes në kushte stacionare dhe fushore. Krenaria e këtij reparti janë ata që shërbejnë në misionet paqeruajtëse, të cilët me të vërtetë janë ushtarakë të sakrificës dhe krye-jnë detyrën me shumë devocion. Në misione aktu-alisht janë nënkolonel Isuf Lusha “KFOR”, Kosovë, kapter Petrit Meci “KFOR”, Kosovë, tetar Ervin Hila “OMLT”, me mision në Afganistan, kapiten Er-jon Qamili me mision në Afganistan dhe të sapo kthyerit nga misioni i muajit korrik, kapiten Bledi Muçaj nga Afganistani, Tetar Saimir Kojku po nga Afganistani. “Ndërlidhësit në mision janë një shem-bull korrektësie dhe kanë lënë mbresat më të mira.

Ata kanë kryer me nder dhe me shumë përkushtim këto detyra”, thotë nënkolonel Arben Hoxha dhe ai shpreh bindjen absolute se edhe në të ardhmen me nivelin e përgatitjes që kanë, ata do të kryejnë më së miri të gjitha këto misione. “Është një nder për kombin tonë dhe një përgjegjësi shumë e mad-he kryerja e misioneve dhe ne e vlerësojmë realisht këtë detyrë. Kemi krijuar një traditë shumë vjeçare e cila është themeli i punës sonë. Përvoja është shumë e rëndësishme dhe ne ia kemi dalë mbanë që të realizojmë të gjitha detyrat. U kthehemi të gjitha ndodhive dhe ngjarjeve që na kanë ndodhur në vite, analizojmë me hollësi tërë dinamikën e stërvitjes në kryerjen e detyrave luftarake dhe atë të misioneve paqeruajtëse dhe kemi arritur që t’i realizojmë me shumë përkushtim”, mbyll sqarimin e tij nënkolonel Arben Hoxha. “Viti 2012 ka pasur dhe plot gjëra të reja”, thotë major Poka, “si kalimi në strukturën e re organizative të ASNI-së, implementimi i fushave të automatizimit në FA, komunikimi në mënyrë të pan-dërprerë dhe të sigurt me transmetim të dhënash me radio me misionet paqeruajtëse në Afganistan, re-alizimi i komunikimeve me videotelekoference së ko-mandave të Forcave dhe reparteve të FA nga QBO në SHP si dhe standardizimi i procedurave e realizimi i detyrimeve për objektivat e forcës dhe stanagët e ndërlidhjes nga personeli i Qendrës së Kërkim Zhvil-limit”. Një ditë me oficerët e ASNI-së: Nënkolonel Arben Hoxha - komandant ASNI , nënkolonel Viktor Hysi - komandant i Qendrës së Kërkim Zhvillimit dhe major Lavdrim Poka – zëvendëskomandant i ASNI, të tjetërson dhe të fut në botën e mjeshtërve të tastierave. Tani gjithçka është e kompjuterizuar dhe bashkëkohore. Kjo ka bërë që shumë detyra të kry-hen më së miri. Ata janë mjeshtër të elektronikës dhe përvetësimit të teknikës bashkëkohore. Puna e tyre është shumë delikate, e brishtë, e butë, por dhe shumë e shumë herë kapriçoze dhe tekanjoze. Për të zbuluar të gjithë misteret e elektronikës është një maratonë e gjatë prej maratonomaku. Nga kjo kodër e bukur në verilindje të Tiranës, këta ushtarakë të bin-din se e ardhmja e Forcave së Armatosura është sipas standardeve të NATO-s. Ata janë të vetëdijshëm se ajo që kanë arritur është vetëm pjesa e parë. Pjesa më e vështirë është të arrijnë tregues të lartë të përgatitjes profesionale, të punojnë sa më shumë, të këmbëngulin se arsimimi është çelësi i suksesit të tyre. Ata janë fjalëpakë dhe korrektë. Janë mësuar të komunikojnë nëpërmjet tastierave dhe ato janë pjesë e jetës së tyre, e kënaqësisë së tyre. Është krijuar një ekip që vepron si një trup i vetëm. I gjen kurdoherë në krye të detyrës. E vlerësojnë atë dhe kanë respekt për uniformën ush-tarake. Duke filluar që nga ushtari profesionit dhe duke përfunduar tek komandant Arbeni, shikon se ata janë miqësore dhe e vlerësojnë detyrën.

Page 22: FA, 2 mijë forca për shuarjen e zjarreve

Mbrojtja / nr. 8 gusht 2012 22

Në mjedisin operativ aktual, suksesi i misionit mbështetet në aftësinë për të përmirësuar marrëdhëniet me individët e huaj, organizatat ose ushtritë. Personeli i shërbimit ka ten-

dencën të vendoset në një sërë fushash të botës gjatë gjithë karrierës së tyre si dhe është caktuar vetëm për disa punë e vende për periudha relativisht të shkurtra. Ato kanë nevojë për mënyra efikase që të përftojnë një kulturë dhe një aftësi gjuhësore. Nocioni i kompetencave ndërkul-turore është zhvilluar për të pasqyruar këtë kërkesë. Një përkufizim i saj është “aftësia për t’u kuptuar shpejt dhe saktë, pastaj angazhimi i individëve në mënyrë të përshtat-shme dhe efektive nga prejardhje të ndryshme kulturore, për të arritur efektin e dëshiruar, pavarësisht se nuk kanë njohuri të thella për kulturën tjetër”.

Në vitet e fundit, janë ndërmarrë një numër projektesh kërkimorë që synojnë të kuptuarit e 3C-së në ushtri. Janë intervistuar shumë luftëtarë nga FA, trupat e marinës dhe ato ajrore, diplomatë luftëtarë që kanë kaluar vite duke bashkëvepruar e ndërtuar marrëdhënie me ho-mologët e tyre të huaj në pjesë të ndryshme të botës, si pjesë e detyrave të tyre. (Tani e tutje, ne i referohemi atyre si ekspertë “ndërkulturorë”.) Duke reflektuar në hulumtime, ne shohim se ekspertët ndërkulturorë zh-villojnë strategji të caktuara mendore ose zakone që i ndihmojnë ata të mësojnë shpejt rreth kulturës tjetër. Zakone të tilla mendore mund të përvetësohen e të praktikohen nga kushdo, në çdo nivel të komandës ush-tarake. Shtatë zakonet mendore organizojnë tre strat-egji: 1-Strategji për të menduar e reflektuar mbi men-dimet e veta, duke adaptuar një qëndrim ndërkulturor, 2- Kërkimi e zgjerimi i kuptimit kulturor dhe 3- Aplikimi i të kuptuarit kulturor për të drejtuar veprimet.

Përshtatja e një qëndrimi ndërkulturorNjih veten dhe sa i ndryshëm jeEkspertët ndërkulturorë janë të vetëdijshëm se ata

e shohin botën në një mënyrë të veçantë, për shkak të formimit të tyre kulturor, historisë personale dhe kulturës. Ata parashikojnë se, në një bashkëveprim me dikë që ka një formim të ndryshëm kulturor, perspekti-vat që çdo person sjell në situatë ka të ngjarë të mos përputhen. Në këtë kontekst ekspertët ndërkulturorë janë shprehur se: “Instinkti natyror për ne është të shohim një fakt dhe ta interpretojmë atë në konteks-

Zhvillimi dhe praktikimi i ekspertizës ndërkulturore në FA

strategji

Alba Musaraj

Page 23: FA, 2 mijë forca për shuarjen e zjarreve

nr. 8 gusht 2012 / Mbrojtja 23

tin tonë dhe jo të themi kuptimin tonë për të, konteksti ynë mund të mos jetë i drejtë për të interpretuar këtë fakt dhe kjo mund të jetë gjëja më e rëndësishme, ai fakt, ai veprim ose ajo përgjigje, si e bëni interpretimin? Kjo është pyetja e vërtetë kulturore. A e shtroj unë atë sipas prizmit tim apo mundohem të kuptoj një prizëm tjetër, i cili do të më japë më shumë qartësi dhe do të më sjellë më pranë të së vërtetës”? Kjo mospërputhje, i çon ekspertët ndërkulturorë të shqyr-tojnë të përbashkëtat dhe ndryshimet midis tyre dhe njerëzve brenda fushës së tyre të veprimeve. Përvoja që je-tojnë në vende të shumta shpesh i çon ata të zhvillojnë teori rreth asaj se si amerikanët ndryshojnë nga njerëzit e tjerë në botë.

Hulumtuesit kërkimorë përpiqen të modelojnë këto dallime me objektivitet. Ekspertët ndërkulturorë më-sojnë të formojnë këto dallime në aspektin se si ata vetë janë të ndryshëm. Për shembull, ata theksojnë se shumica e botës nuk vepron me të njëjtin ritëm siç bëjnë amerikanët. Ekspertët ndërkulturorë e kuptojnë se pre-jardhja e tyre personale dhe formimi kulturor ndikojnë në pikëpamjen e tyre për botën. Disa studiues besojnë se disa lloje të njohurive kulturore janë më të rëndësishme se sa disa të tjera në promovimin e mësimit të mëte-jshëm. Ekspertët ndërkulturorë përdorin interesat e tyre personalë si pikënisje për të mësuar rreth kulturave të tjera. Këto objektiva të vetë-përcaktuar mund të vijnë nga interesa afatgjatë apo nga nevoja për të përmirësu-ar ose përshtatur veprimin. Disa prej këtyre ekspertëve kanë një kureshtje të përjetshme lidhur me dinamikat njerëzore sociale, kulturore dhe psikologjike. Shumica e tyre kanë interes të thellë në histori, disa të tjerë në fe, të tjerë në sport dhe disa të tjerë tek armët. Të gjithë i përdorën këto fusha interesi si një bazë për formulimin e pyetjeve në lidhje me një kulturë apo rajon të ri. Për sh-embull, njëri prej këtyre ekspertëve kishte mjaft interes për thikat dhe shfrytëzonte çdo mundësi për të disku-tuar rreth tyre duke bërë praktika me lokalët afganë. Në këtë mënyrë, ai përdori interesin e tij të brendshëm për të krijuar një lidhje personale me kulturën.

Ekspertët që veprojnë në mjedise të ndryshme kultu-rore e kuptojnë pse përmbushja e objektivave të misionit kërkon dituri rreth kulturave lokale. Të gjithë ekspertët ndërkulturorë kanë zhvilluar në mënyrë të pavarur medi-time të qarta për vlerën e mirëkuptimit kulturor. Këto meditime motivuan mësimin në çdo kohë që ata hynin në një kulturë të re. Pothuajse pa përjashtim, çdo ek-spert që u intervistua tha që përdori njohuritë kulturore si bazë për ndërtimin e marrëdhënieve me vendasit duke treguar interes. Disa ekspertë përmendin se aftësia e plotë gjuhësore nuk është një kërkesë për ndërveprim

të suksesshëm. Ajo mund të jetë e mjaftueshme për të mësuar fjalët kyçe si dhe frazat për të ndihmuar lehtësimin e ndërveprimeve sociale. Kur takon për herë të parë përkthyesit e tu, duhet kuptuar se nga vijnë, çfarë besojnë. Ndjenja që të krijohet është se çfarë duam të përfitojmë dhe a mund t’i besojmë. A është ai një kamikaz? Duhen kuptuar këto gjëra dhe mund të bëhet pyetja “Mos jeni taleban”? Ekspertët ndërkultur-orë kanë vënë në dukje se “sasia e rrezikut nuk është aq e madhe sa mund të duket kur e dini se me kë jeni dhe se çfarë po bëni”. Pasi rreziku është më i ulët, është më e lehtë të krijosh marrëdhënie e mundësi, si për shembull të dalësh me përkthyesit dhe të flasësh me ta lidhur me gjuhën e kulturën e tyre.

Korniza e ndërveprimeve ndërkulturore si mundë-si për të mësuar. Ekspertët ndërkulturorë vazhdojnë mësimin e gjërave të reja rreth një kulture gjatë gjithë kohës që ata janë në të. Ata priren të konsiderojnë njohuritë dhe aftësitë e krijuara në trajnim si një tram-polinë për të vazhduar mësimin. Një studim i famshëm hulumtimi rishikon mënyrën se si ekspertët mësojnë nga eksperienca në një shumëllojshmëri të gjerë fush-ash dhe arritën në përfundimin për të përdorur përvojat në mënyrë efektive si një mundësi për praktikë, kështu përvoja mund të përdoret si një mundësi eksplicite për të mësuar.

Luftëtarë të shumtë kanë përshkruar se si ata kri-jojnë qëllimisht marrëdhënie me “njerëzit që janë në brendësi të kulturës” për të mbështetur mësimin. Këta janë anëtarë të kulturës dhe mund të sigurojnë një be-gati informacioni. Shumica kanë përdorur përkthyesit e tyre si mentorë kulturorë për të përmirësuar njohu-ritë e tyre për historinë e një rajoni, kulture dhe gjuhe. Një kapiten ushtrie ka thënë: “Të flasësh me një afgan 70 vjeçar është e pabesueshme. Unë vura në dukje mjekrën e tij dhe e pyeta: Ju jeni një njeri i mençur, si ia arritët të jeni kaq i vjetër dhe i mençur? Ai më pa

Page 24: FA, 2 mijë forca për shuarjen e zjarreve

Mbrojtja / nr. 8 gusht 2012 24

sikur donte të më thoshte: Si ka mundësi që ma bën këtë pyetje? Askush nuk më ka pyetur më parë për diçka të tillë! Kështu që ne u ulëm dhe ai më tha: Le të flasim rreth kësaj”.

Paraqitja e njohurive themelore rreth një kulture dhe akti që tregon interes për të mësuar rreth saj, mund të shërbejë në ndërtimin e urave. Ekspertë të ndry-shëm përmendin se duan të mësojnë më shumë si dhe duan të forcojnë marrëdhëniet lokale si një motivim të dyfishtë për identifikimin dhe bashkëveprimin me men-torët kulturorë. Një ekspert tregoi se për një muaj në turneun e tij ai mësoi nga ushtarët afganë shkronjat e alfabetit. Në pesë minuta u rrethua nga një turmë prej 12 vetash. Për ta kishte kuptim që dikush kujdesej të mësonte gjuhën e tyre. Për ta ishte e rëndësishme që dikush e respektonte kulturën dhe gjuhën e tyre. Pas kësaj, eksperti ishte i aftë të fillonte një dialog me shumë prej ushtarëve. Me pak prej tyre, marrëdhënia ndryshoi pas kësaj ngjarjeje. Hulumtime të shumta tregojnë se këto lloj reagimesh janë thelbësorë në zhvillimin e ek-spertizës. Megjithatë, mentorët ofrojnë perspektiva të njëanshme. Ekspertë të ndryshëm të intervistu-ar kanë treguar për mënyrën se sa shpesh e kontrollojnë informacionin e siguruar nga mentorët amtarë duke kërkuar një mendim të dytë. Kërkimi i një mendimi të dytë për një çështje specifike ose nga një tjetër informues apo online, ndihmon gjithashtu në vlerësimin e besueshmërisë së informacionit të parë.

Kërkimi dhe zgjerimii mirëkuptimit kulturorNjë vëmendje i duhet kushtuar surprizave.

Ekspertët ndërkulturorë janë të vëmendshëm ndaj mospërputhjeve dhe sjelljeve të çuditshme si dhe hetojnë shkaqet e tyre. Surpriza e shkak-tuar nga situatat e papritura i motivon ata për t’i dhënë një kuptim situatës, disa herë duke u përpjekur ta konsiderojnë botën nga pikëpamja e njerëzve që i përkasin një kulture tjetër. Një major ush-trie përshkroi se duke qenë në krye të një ekipi amerika-no-afgan, kreu një operacion së pastrimit të lulëkuqeve. Ekipi i tij kishte filluar ndërtimin e një rruge në mënyrë që fermerët lokalë t’i merrnin mallrat e tyre më lehtë në treg dhe po punonin me një mulla vendas, i cili i ndihmon-te ata të lidheshin me vendasit e tjerë. Në fund të op-eracionit, ata paketuan gjithçka. Ishte majori dhe katër ose pesë kamionë me afganë. Përkthyesi tha: “Ka shumë sende të ndihmës humanitare që kanë mbetur prapa dhe majori u habit si ishte e mundur se i komunikuan që u shpërndanë të gjitha dhe përkthyesi i tha se ata mba-jtën disa dhe i fshehën në fugon”. Udhëheqësi afgan në atë kohë ishte mulla. Majori shkoi tek ai dhe i tha se e dinte se kishin lënë pas mjaft furnizime, por mullai e mohoi duke i thënë se ishin shpërndarë të gjitha. Majori e kuptoi se ai po gënjente. Nëse kjo ngjarje do kishte ndodhur në SHBA, nëse ai do të kishte qenë anëtar i një-

sisë së tij, majori do i kishte lexuar të drejtat e tij duke i thënë se ishte fajtor dhe do e kishte arrestuar. Majori u habit se mullai që ai e mendonte një njëri aq të kënd-shëm e të dobishëm, jo vetëm kishte marrë gjëra që nuk i përkisnin atij, por edhe po gënjente. Megjithatë, ai e detyroi veten të vlerësonte situatën dhe nga pikë-pamja e mullait. Majori ishte një oficer amerikan, mullai një afgan. Sipas perspektivës së tij, ai po vidhte furniz-ime, por mullai po mbështeste trupat e tij e po merrte atë që meritonte për punën që kishte bërë. Mënyra e trajtimit sipas majorit nuk ishte akuzuese, ai donte që mullai ta merrte vesh që ata e dinin, por nuk do t’ia fuste duart në fyt. Në Shtetet e Bashkuara do të funk-siononte ndryshe. Nëse majori do të kishte krijuar një situatë atje ku të dilte keq, do ta kishte turpëruar mul-lain, por në vend të kësaj ai e kuptoi se mullai po bënte gjënë e duhur për trupat e tij.

Ne shohim se ekspertët ndërkulturorë vazhdimisht miratojnë perspektivën e kulturave të ndryshme si një strategji për zhvillimin e një kuptimi më të gjerë brenda situatave që fillimisht atyre i duken të habitshme ose konfuze. Hulumtimet sugjerojnë se “marrja e perspek-

tivës” është me të vërtetë një strategji efektive brenda situatave sociale dhe ndërkulturore dhe se individët të cilët shpesh kanë tendencë për të marrë pikëpamjet e të tjerëve janë në gjendje të përshkruajnë pozitat e tyre në një mënyrë të kuptueshme më lehtë nga të tjerët. Marrja e perspektivës rrit gjithashtu dhe aftësinë për të zbuluar marrëveshjet e fshehura dhe arrin rezultat e dëshiruara në negociata.

Jo çdo gjë që ekspertët ndërkulturorë kanë thënë dhe gjithçka që ata dinë është e vërtetë. Ata vazhdi-misht ngrenë pyetje mbi të kuptuarin e tyre dhe kanë strategji të mira për të gjetur se kur dhe si gabojnë. Miratimi i një mendimi shkencor, duke përfshirë formu-limin dhe testimin e hipotezave, është i lidhur me kom-petencën ndërkulturore. Për shembull, llojet e pyetjeve që ekspertët ndërkulturorë bëjnë në mënyrë që t’i japin kuptim surprizave kulturore janë të ngjashme me llojin e pyetjeve që bëjnë shkencëtarët për të testuar

Page 25: FA, 2 mijë forca për shuarjen e zjarreve

nr. 8 gusht 2012 / Mbrojtja 25

hipotezat e tyre. Gjetja e strategjive të ndryshme dhe kërkimi direkt i reagimeve janë dy mënyra për testimin e hipotezave kulturore. Një nënkolonel i forcave speciale amerikane, nisur nga një përvojë në Somali jep një sh-embull mjaft të mirë të përdorimit të mentorëve kultur-orë për të testuar një hipotezë. Në këtë rast, ai u habit kur pa njerëz me flokë të kuqe dhe me mjekër në turmat vendase, në një vend ku zakonisht popullsia ka flokë të zinj ose kafe. Ai zhvilloi një hipotezë dhe e verifikoi me përkthyesin e tij: Në Somali, nëse shihni një njeri në mes të turmës me mjekër ose flokë të kuq kjo tregon se ai është udhëheqësi ose i moshuari i fisit.

Ekspertët ndërkulturorë vazhdojnë të mësojnë nga përvojat pasi ato ndodhin. Gjatë një bashkëve-primi ndërkulturor, ka pak kohë për të reflektuar mbi shikimin, dëgjimin dhe mendimin, por më pas, mund të mendohet përsëri mbi përvojën dhe ndoshta mund të zbulohen sinjale që nuk janë vënë re në kohë ose vlerësime dhe supozime që mund të kishin qenë të pasaktë. Gjithashtu, është e mundur që të identifiko-hen mundësitë e humbura. Fuqia e reflektimit si një strategji e të mësuarit shihet tek takimi i parë i një

koloneli të forcave të koalicionit dhe një komandanti të batalionit afgan. Të pranishëm në takim ishin të gjithë oficerët e komandës afgane, rreth një duzinë apo më shumë. Koloneli i marinës shkoi në mes të dhomës dhe bëri prezantimin e tij. Papritur, një nga afganët u ngrit në këmbë, drejtoi gishtin nga koloneli dhe tha (në sy të të gjithë oficerëve të tjerë afganë): “Ky njeri është një horr”. Koloneli kujtoi se kishte lënë një familje pas, ishte vendosur atje dhe një pjesë e tij mendonte “nuk kishte nevojë për këtë skenë”. Ai donte t’i thoshte që ishte atje për t’i ndihmuar ata, ndërkohë që ata s’po bënin asgjë për të, por ai kafshoi gjuhën dhe për të qenë efektiv nuk duhet ta humbiste durimin. Kështu që ai tha: “Sigurisht, ju jeni një njeri i mençur edhe gruaja ime gjithashtu mendon se jam horr” dhe në atë çast shpërtheu e qeshura në sallë. Oficeri afgan u bë avokati i tij më i mirë gjatë gjithë vendosjes së tij atje. Më vonë,

koloneli nxori përfundimin se ai po përpiqej të tre-gonte në sy të kolegëve të tij se ishte njeri i rëndë-sishëm dhe po përdorte kolonelin për ta treguar këtë, duke e quajtur horr. Në një bashkëveprim të mëvonshëm me oficerin afgan, koloneli transmetoi hipotezën e tij në lidhje me qëllimin e oficerit, duke i treguar atij se ai kishte menduar për shkëmbimin dhe do lejonte që marina të vendoste bazat për zh-villimin e një marrëdhënieje të thellë.

Ekspertët ndërkulturorë i përdorin njohuritë kul-turore dhe të kuptuarit e tyre për të përcaktuar atë që duan të arrijnë dhe si të shprehin veten e tyre për të përmbushur atë. Ata vendosin objektivat e ko-munikimit duke shfaqur mënyrën që duan të tjerët t’i shohin ata. Më pas, angazhohen në vetë prezantimin e disiplinuar për të përmbushur këto objektiva. Mar-rja parasysh e kontekstit do të thotë të konsiderosh të gjithë mesazhet e komunikuar: Nëpërmjet fjalëve, gjuhës së trupit, sjelljes, veshjes, kontekstit social dhe veprimeve. Gjithashtu, kjo përfshin parashikimin se dikush nuk mund të arrijë të gjitha objektivat në një bisedë të vetme.

Si mund të kujdesen udhëheqësit ushtarakë për ekspertizën ndërkulturore?Hulumtimi tregon se këto strategji men-

dore kanë pasoja për ecurinë efektive të mis-ionit: Përgatitja për dërgimin e trupave jashtë vendit, fitimi i tërheqjes brenda një kulture apo mjedisi si dhe mësimi nga eksperiencat. Strategjitë mendore për 3C janë diskutuar shpesh si rezultatet e një marrëveshjeje të madhe eksperience dhe në mënyrë të qartë eksperienca ndihmon. Megjithatë, është e mundur nxitja e zakoneve efektive mendore në rrugën e karrierës së dikujt, duke vendo-sur bazat për fillimin e vazhdueshëm kulturor si me detyrën e parë jashtë vendit. Paraqitja e një grupi gjithëpërfshirës strategjish do të

ndihmojë udhëheqësit në kompetencat e tyre ndërkul-turore dhe ndoshta në rritjen e trajnimit të vazh-dueshëm si dhe zhvillimin e stafit të ri. Një mënyrë që udhëheqësit të rrisin aftësitë e njohuritë e tyre kultu-rore është nxitja e dialogut me dhe ndërmjet vartësve rreth çështjeve kulturore.

Diskutimi i çështjeve kulturore ose eksperien-cave rreth: Raportimit të surprizave kulturore tek anëtarët e grupit, diskutimit të tyre si një grup, për-pjekjes për të marrë perspektivën amtare, formulimit të disa hipotezave, gjetjes së mentorëve kulturorë dhe drejtimit të disa pyetjeve, krahasimit të përgjigjeve të tyre, mund të ndihmojnë praktikuesit të vendosin ose të përcaktojnë një vizion pozitiv. Duke përshkruar dhe dhënë shembuj të rezultateve të mundshëm të prod-huar nga trajtimi i veprimeve ndërkulturore, liderët nxi-sin përvetësimin e njohurive të rëndësishme kulturore dhe aftësive para, gjatë dhe pas vendosjes.

Page 26: FA, 2 mijë forca për shuarjen e zjarreve

Mbrojtja / nr. 8 gusht 2012 26

Nga ceremonia e prezantimit të

komandantit të FD

Page 27: FA, 2 mijë forca për shuarjen e zjarreve

nr. 8 gusht 2012 / Mbrojtja 27

poster

Page 28: FA, 2 mijë forca për shuarjen e zjarreve

Mbrojtja / nr. 8 gusht 2012 28

Zjarri nuk pret, ai merr jetë njerëzish dhe zhduk pasuri kombëtare

konCertiM

bi 60 beteja për shuarjen e zjar-rit, mbulimin e emergjencave civile për banorët e bllokuar nga bora në veri, si dhe mbi 10 ura të tipit “Be-

jli” që kanë zgjidhur problemet të mëdha sociale dhe ekonomike për shumë e shumë zona rurale të Shqipërisë. Kështu mund të përmblidhet me pak fjalë tërë veprimtaria e Brigadës së Mbështetjes Rajonale për vitin 2012. Përgatitjet e vitit 2012 janë të mbëshetura mbi përvojën e vitit paraard-hës por dhe mbi historikun disa vjeçar të kësaj brigade. Këtë e mëson sapo mbërrin në territorin e kësaj brigade ku rregulli dhe dispina ushtrake janë kërkesa numër një. E vendosur në një prej kodrave dominuese të verilindjes së Tiranës, gar-nizoni i kësaj njësie të rëndësishme të FA është një kantier i madh që zien dhe që çdo ditë e nis me një operacion të ri. Një ditë gushti është shumë herë më shumë e ngarkuar për shkak se jo vetëm detashmentet e saj rajonale, por dhe batalioni i kërkim shpëtimit, ai i xhenjos dhe vetë shtabi i brigadës janë në alarm të përditshëm për të shuar zjarret. Zëvëndëskomandanti i kësaj bri-gade, kolonel Elez Satki i ngjan një timonieri të një anije në furtunë sepse duhet të komunikojë me tërë mjetet e ndërlidhjes që ka në dispozicion. Ai duhet që të verë në punë dy celularët që mban mbi tavolinë, radiot dhe duhet që të japë urdhërat për t’u nisur gjithë grupet e kërkim shpëtimin në destinacion. Për të gjithë vartësit e tij por dhe për atë vetë dita ka një kuptim tjetër. Shefja e

marrëdhënieve me publikun nënkolonele Alda Sula tregon se për Brigadën e Mbështetjes Rajonale, qoftë bora e madhe që mbulon veriun e Shqipërisë, qoftë ardhja e stinës së nxehtë nxjerr në vëmend-jen kryesore gatishmërinë e plotë të gjithë ele-mentëve që kanë të bëjnë me masat për mbrojtjen nga zjarri dhe me emergjencat civile. Po, zjarret janë një prej emergjencave që kanë një shtrirje të madhe gjeografike dhe rrezikojnë pasuri të mëdha kombëtare, jetë njerëzish dhe pasuri indidvidësh. Ndërsa komandanti i kësaj brigade, gjeneralbrigade Abaz Lleshi thotë për revistën Mbrojtja se: “Masat për parandalimin dhe përballimin e situatave të zjarreve që mund të ndodhin në zona të ndryshme e sipas shtrirjes gjeografike që mbulon BrMR, janë përcaktuar më së miri në udhëzimet, planet e vep-rimit, që në fillim të vitit, në planëzimin vjetor për

Bejdo Malo

Brigada e Mbështetjes Rajonale në front

s P e C i a l e

Page 29: FA, 2 mijë forca për shuarjen e zjarreve

nr. 8 gusht 2012 / Mbrojtja 29

>> >> >>vitin 2012”. Duke ndjekur një ditë të aktivitetit të kësaj brigade bindesh se objektivi kryesor i tërë shtabit të saj është rritja e frymës së bash-këpunimit mes tërë reparteve përbërëse por dhe me organet e pushtetit lokal e qendror, si dhe strukturat e policisë si PMNZSH, Policia Pyjore, për krijimin e një terreni të përshtatshëm, për ndërveprueshmëri në kohë reale të strukturave të brigadës, duke mbajtur në efiçencë pikat e kontaktit me këto organe. Këtë e vëren më se miri kur zëvendëskomandanti i kësaj brigade, kolonel Elez Satki të tregon hartën e pjesëmar-rjes së efektivit dhe mjeteve të kësaj brigade për shuarjen e zjarreve. Nënkolonele Alda Sula e fillon shpjegimin e saj me rishikimin, plotësimin dhe përmirësimin e planeve operacionale të për-dorimit të forcave dhe mjeteve për operacionet kundër zjarrit, duke evidentuar në këto plane dhe përvojën e vitit të kaluar element të cilin e shikon të materializuar tek evidencat e kolonel Satkit. Testimi i gatishmërisë së forcave dhe mjeteve për kryerjen e këtyre operacioneve në këtë njësi është një realitet sepse ata veprojnë në kushte reale të emergjencave. Nuk ka stërvitje më të kualifikuar se sa marrja pjesë në mbi 50 opera-cione vjetore. Por nëse nuk përmirëson planet e bashkëpunimit me organet e pushtetit vendor në të gjitha nivelet, me prioritet në rajonet ku janë dislokuar strukturat vartëse të BrMR-së atëherë nuk ke vënë pikat mbi “i”, cilëson kolo-neli, dhe për këtë shkak funksionojnë ekipe të BCU, pranë prefekturave e komunave, në interes të përballimit të situatave të pritshme të zjar-reve. Një tjetër sekret i mbarëvajtjes së punës duket se është vënia në përdorim të tabelave të pikave të kontaktit (TPK) me përfaqësuesit e Pushtetit Qendror e Lokal, si në brigadë ashtu edhe nëpër detashmente.

Nëse i shikon nga afër krijon bindjen absolute se kjo brigadë i ka kapacitetet e duhura qoftë për operacione humanitare apo të emergjencës, dhe kjo është një arritje e Forcave të Armato-sura. Nuk ka opercaion për shuarjen e zjarrve që pjesën “e luanit” të mos e kenë marrë efektivat e kësaj brigade. Sipas komandantit të batalionit të kërkim-shpëtimit, nënkolonel Luan Domi, pri-oritet është gatishmëria e mjeteve zjarrfikëse

për të siguruar në çdo kohë lëvizjen dhe për-dorimin efektiv të tyre në rast emergjence, dhe ja kemi dalë mbanë të realizojmë këtë me sukses në mbi 10 raste që ka mbuluar ky batalion këtë vit. Për këtë qëllim mbahen në gadishmëri të përhershme pajisjet e zjarrfikëseve, si veshjet kundra zjarrit, kundërgazet, mbushja e bom-bolave me ajër, mbushja e tyre me ujë dhe furniz-imi me karburant etj. Shfrytëzimi me kapacitet dhe rendiment të plotë i mjeteve e pasjeve, tregon se e gjithë stërvitja e kryer në vite ka dhënë rezultatet e veta “Nga ana e shtabit të Brigadës,- thotë kolonel Halil Kuçana, pavarë-sisht nga puna e bërë, kërkohet që të gjitha strukturat e vartësisë të jenë në gatishmëri të plotë pajisjet dhe mjetet e nevojshme për për-ballimin e operacioneve për shuarjen e zjarreve. Personeli i kualifikuar për këtë qëllim është një aset i madh. Sistemi i lajmërimit të personelit, organizimi i grupeve të emergjencës, nisja në detyrë duke mbajtur kontakte të vazhdueshme,

Brigada e MbështetjesRajonale në front

Borë pa përmbytje dhe zjarr pa flakë të mëdha nuk ka

Si u shpëtuan 70 hektarë pyje nga 250 ushtarakët shqiptarë

Emergjenca

Page 30: FA, 2 mijë forca për shuarjen e zjarreve

Mbrojtja / nr. 8 gusht 2012 30

janë elementët kryesorë të kryerjes me sukses të operacionit. Krahas mjeteve speciale për shuarjen e zjarreve, janë në gatishmëri dhe mjete të tjera si fadroma, eskavatorë, mjete vetëshkarkuese etj. Koordinimin e punës me organet e qeverisjes ven-dore duke përcaktuar deri në detaje pikat e bash-këpunimit, e shikojmë si pikë kyçe që forcat dhe mjetet tona të jenë me efikasitet të plotë në kohën dhe momentin që e kërkon nevoja. Zjarri nuk pret. Ai kërkon ndërhyrje të menjëhershme”.

Beteja vazhdon...Nëse i hedh një sy analizave gjashtë mujore por

dhe analizave ditore vë re një ndjenjë përgjegjësie por dhe diskutime ku përpalsen probleme të vështira të ditës ku kërkohet llogari dhe jepet llogari. Vendin më të rëndësishëm e zë planifikimi dhe marrja e masave në kohë për mbrojtjen nga zjarri. Duhen përmendur sidomos angazhimet e forcave dhe mjeteve të kësaj brigade gjatë vitit që kaloi në operacionet për shuarjen e rreth 60 va-tra zjarresh, operacione të zhvilluara në Shkodër, Vlorë, Gjirokastër, Elbasan, Burrel, Tiranë, Kukës, Lezhë, Dibër etj. Në këto operacione është bash-këpunuar me institucionin e prefektëve të këtyre qarqeve, me përfaqësuesit për Emergjencat Civile, kryetarët e komunave, përfaqësuesit e Drejtorive të Shërbimit Pyjor, Policisë Pyjore e zjarrfikëseve. Bashkëpunimi ka qenë tepër konstruktiv e i frytshëm gjatë gjithë kohës. Këtë vit, situ-ata është paraqitur krejt ndryshe nga ajo e vitit të kaluar. Zjarret e rëna në Gjirokastër, Elbasan, Bur-rel e Tiranë, Kukës dhe Peshkopi, falë ndërhyrjes së menjëhershme e profesionale të strukturave të BrMR, janë izoluar e shuar pa pa-sur pasoja problematike. Gjashtë beteja kundër zjarreve në një ditë. Major Naim Ahmetaj, specialist i BCU, në këto ditë të nxehta gushti që janë vijim i një verë të stërg-jatur me thatësisrë dhe me tem-eratura të pazakonshme duhet të komunikojë në shumë drejtime në të njëtën kohë. Majori ka barrën e rëndë të mbatjes së kontak-teve dhe të përcjelljes së udhëzimeve për të gjithë grupet që veprojnë në terren. Me një kronologji të habitshme majori të shpjegon se të gjitha forcat e BrMR-së janë të angazhuara në betejën e sh-uarjes së zjarreve. Në raportimin e tij, të cilin e fillon nga Kukësi, ai thekson angazhimin e mbi 25 forca dhe 1 mjet i KMR Kukës duke filluar nga fundi i korrikut dhe deri në ditët e para të gushtit kur u shua zjarri. Këto forca kanë marrë pjesë në shuar-jen e zjarrit ne komunën Kalimash dhe përgjegjësia

dhe sakrfica e tërë personelit ka qënë maksimale. Po ashtu rreth 30 forca, 1 mjet zjarrfikës dhe 1 mjet Iveko i detashmentit Gjirokastër për gati një javë në fillim të gushtit kanë marrë pjesë në sh-uarjen e zjarrit në periferi të qytetit Delvinë. Një betejë tjetër një javore kundër zjarreve ka qënë ajo e detashmentit të Burrelit me rreth 15 forca dhe një mjet Iveko të angazhuar në shuarjen e zjarrit në komunën Selishtë të Qarkut Dibër. Por beteja më e gjatë me flakët e zjarrit konsiderohet ajo e Batalionit të Kërkim Shpëtimit në Tiranë i cili për 10 ditë rresht ka marrë pjesë me shumë forca dhe mjete në shuarjen e zjarrit në fshatin Priskë, ko-munën Dajt qarku Tiranë. Detashmeti i Kukësit ka rinisur një tjetër betejë për një vatër të re zjarri në Zapod të Kukësit në ditët e para të gushtit. Mbi 25 forca dhe 1 mjet i KMR Kukës është i an-gazhuar në shuarjen e zjarrit në komunën Zapod, qarku Kukës. Një udhëtim i vështirë ka qënë ai për një pjesë të Detashmetit të Burrelit ku 25 forca dhe 1 mjet iveko në mesin e gushtit për gati një javë është i angazhuar në shuarjen e zjarrit në ko-munën Lurë të Qarkut Dibër. Por beteja vazhdon dhe detashmentistët e kësaj brigade lënë gjurmë çdo ditë qoftë në veri qoftë në Shqipërinë e Mesme por dhe në jug. Ata janë atje ku i thërret detyra.

Një betejë që nuk mbaron asnjëherëAta sapo kanë sfiduar zjarrin e madh në Priskë të

Tiranës sapo kanë shuajtur shumë zjarre në Kukës, në Peshkopi dhe në Kolonjë duhet që të nisin beteja të reja. I tërë ekfetivi i kësaj brigade ka marrë de-tyra për shuarjen e një zjarri të madh në Lurë dhe një zjarr tjetër në Pukë. Në këtë fund gushti ata nuk kanë kohë që të bëjnë bilancet e asaj që kanë arritur por duhet që të ndërrojnë vetëm destina-cion. Në Detashmentin e Kukësit viti nuk ka fillim e mbarim. Është një betejë shumë e gjatë e cila fillon në janar me ndihmën e popullsisë që bllokohet nga

Page 31: FA, 2 mijë forca për shuarjen e zjarreve

nr. 8 gusht 2012 / Mbrojtja 31

dëbora dhe pastaj sa vjen stina e nxehtë ata fil-lojnë betejën për shuarjen e zjarreve. Nënkolonele Alda Sula thotë se: “Detashmenti i Kukësit është i përbërë nga ushtarakë shumë profesiosnitë të cilët kanë krijuar fizonominë e tyre në drejtim të aksioneve kundër shuarjes së zjarreve. Në komu-nën e Kalimashit, ushtarakët e këtij detashmenti kanë përballuar shuarjen e zjarrit në një terren shumë të vështirë malor. Po ashtu për gati 20 ditë u punua pa orar për të shuar zjarret në zonën pyjore të Leproj dhe Keel. Po ashtu shumë forca u angazhuan dhe në zjarrin e madh që ra në komun-nën e Golajt. Në qarkun e Beratit, kjo brigadë në këtë verë të nxehtë, thotë kolonel Elez Satki dha një kontribut direkt në zjarrin e madh që ra fasha-tin Skrevn dhe sidomos shuarja e zjarrit në malin e Goricës që rrezikonte dhe lagjen muzeale të këtij qyteti. Ky zjarr i cili është përsëritur në këto katër vitet e fundit në mënyrë të qëllimishme, mobilozoi efektivin e kësaj brigade dhe në një terren shumë të vështirë u arrit që të neutralizoheshin flakët dhe të shpëtonin banesat muzeale. Kështu, u shpëtua Mali i Partizanit i cili është dhe një pyll i ri i inves-tuar me shumë mund për të mbrojtur kurorën e qytetit. Tek këta njerëz që vrapojnë pas zjarreve dhe shpëtojnë miliona lekë pasuri dhe jetë njërzish gjen gjithmonë mirësi, përkushtim dhe gadishmëri. Kjo u pa më së miri thotë nënkolonele Alda Sula në Ko-munën e Velipojës në qarkun e Shkodrës. Në fsha-tin Rrjoll ranë gjashtë vatra zjarri në të njëtën kohë. Atëherë u morën masat dhe menjëherë u hartua dhe plani operacional për të organizuar sh-uarjen e zjarreve në këtë rajon. Ishte një shtrirje e madhe dhe bari ishte shumë i thatë ndërkohë që erërat detare ndihmonin gjuhët e verdha dyllë të flakëve që të përhapeshin me shpejtësi. U punua për disa ditë dhe u gjet mënyra që tja dalin mba-në. Këta djem e mbajnë fjalën thotë komandanti i kësaj brigade, gjeneralbrigade Abaz Lleshi. Ai tre-gon për revistën “Mbrojtja” se ka me qindra raste kur efektivat e kësaj brigade kanë demostruar se janë të aftë që të plotësojnë me shumë sukes dhe me shumë përkushtim detyrën. Si komandant bri-gade nuk do të veçoja asnjërin por do të jepja vlerësimet më të larta për të gjithë. Këta ush-tarë me koncepte bashkëkohore dhe me përvojën e tyre disa vjeçare, e njohin me pëllëmbë tërë ter-ritorin e Shqipërisë. Kjo ua ka lehtësuar shumë detyrën. Këtë e vërtetoi më së miri gjendja në zjarrin që ra në Vig-Mnelë në Fushën e Zezë dhe në Malin e Veleikut, ku në bashkëpunim me Forcat Tokësore të Balionit të Vaut të Dejës u bë e mun-dur në një kohë rekord që të shuhen zjarret. Kemi arritur në një konkluzion shumë të rëndësishëm, thotë kolonel Elez Satki, nëse evidenton dhe mban shënime të kujdeshme për përvojën e një viti më parë atëherë do ta gjesh me lehtë rrugën për të shkuar tek zjarri, për të gjetur ujë më lehtë dhe

për të gjetur rrugët e kalimit të mjeteve. Është shumë i rëndësihëm në këtë betejë dhe një bash-këpunim shumë i ngushtë me pushtetin lokal, i cili na mbështet, na mirëkupton dhe na falënderon kur ne arrijmë t’ia dalim mbanë duke bërë detyrën tonë me shumë kujdes. Kështu mund të flitet për bete-jën e kësaj brigade dhe në shuarjen e zjarrjeve në Qarkun e Tiranës dhe në atë të Vlorës. Nuk ka cep të Shqipërisë që dora dhe mundi i këtyre njerzve të mos ketë venë vulën e vet. Një ditë mes kë-tyre njerëzve është një përvojë shumë e mirë. Në shtabin e kësaj brigade mëson shumë gjëra nga bota njerëzore, nga përkushtimi i këtyre njerëzve. Ata janë të drejtpërdrejtë, të saktë, fjalëpakë dhe shumë të saktë në atë që bëjnë. Ata janë në mes të betejës, mjafton që të lajmërohen për një emergjencë të re dhe të gjitha proceset fillojnë nga e para. Të ngjajnë si deti këta njerëz. I gjen kudo. Ku ka rrugë rurale për të ndërtuar. Ku ka male të vështira për t’u bashkuar me ura. Ishim në Mirakë të Librazhdit dhe fjala e parë e urimeve ishte për këta ushtarakë që dinë të ndërtojnë shumë mirë ura “Bejli”. Peza e Madhe e Tiranës mbeti pa rrugë automobilistike para disa kohësh sepse ura që të lidh me qendrën e fshatit ra. Një urë “Bejli” lidh me Tiranën një komunë me rreth 30 mijë banorë. Ah sa shumë shembuj që ka për punën e këtyre njerëzve, për punën e sinqertë të këtyre ushtarakëve për të cilët shumë pak vlerë kanë disa rregulla dhe disa ofiqe hierarkie. Ato shkrihen të gjitha para një zjar-ri, para një emergjence.

Page 32: FA, 2 mijë forca për shuarjen e zjarreve

Mbrojtja / nr. 8 gusht 2012 32

Situata e vështirë e krijuar nga vatrat e zjarreve në zona të ndryshme të vendit tonë, ka gjetur të an-gazhuara në maksimum për shuarjen e tyre edhe personelin e Brigadës së Mbështetjes Rajonale. Për

më shumë informacion rreth angazhimit të personelit dhe mjeteve të kësaj brigade, ne iu drejtuam për një intervistë zëvëndëskomandantit të BrMR, kolonel Elez Sakti, të cilin e falënderojmë për kohën për tu dhënë përgjigje disa pyetjeve të cilat do japin një panoramë më të qartë të përfshirjes së BrMR për përballimin e kësaj situate emergjente.

Zoti kolonel, gjatë këtij muaji BrMR, ashtu si edhe shumë njësi të Forcave tona të Armatosura, është kthyer në një njësi që është në betejë të përditshme me zjarret që kanë përfshirë shumë qarqe të vendit. Si paraqitet gjendja dhe ç’mund të na thoni për kontributin e brigadës suaj për përballimin e kësaj situate të krijuar?

Brigada e Mbështetjes Rajonale është në gatishmëri të plotë operacionale për të përballuar emergjencat e stinës së verës të vitit 2012 dhe aktualisht po luan një rol krye-sor në shuarjen e zjarreve në 10 rajone të Shqipërisë. Pri-oritet e punës sonë janë nga fusha të ndryshme. Mund të përmend vetëm një fakt që kjo brigadë ka realizuar operacionin për furnizimin me ujë të pijshëm në bashkinë e Sarandës dhe është një fakt shumë kuptimplotë që tregon se ne nuk dimë të bëjmë shumë mirë vetëm detyrën për shuarjen e zjarrit, por dhe tërë detyrat e kalendarit vjetor të cilat janë shumë të ngjeshura dhe lidhen me situata të papritura, të cilat të detyrojnë të marrësh vendime të menjëhershme. Jemi të shpërndarë në të gjithë Shqipërinë dhe kjo tregon potencialin që kemi për të realizuar të gjitha detyrat. Brigada është një kantier i madh pune që vlon në Detashmentin e Kukësit, në atë të Burrelit si dhe atë të Gjirokastrës. Të mos harrojmë që batalioni i xhenios mban një peshë shumë të rëndësishme në Brigadën e Mbështetjes Rajonale. Ata janë specialistë të mirëfilltë dhe marrin pjesë jo vetëm në operacionet në ndihmë të komunitetit, por edhe në operacionet e mirëfillta ushtarake. Brigada mban një barrë të rëndësishme në drejtim të shumë stërvitjeve që zhvillohen në FA. Mjafton të përmend stërvitjet që zhvillohen çdo vit në rajonin e Bizës. Sekreti i tërë punës

dhe suksesit të kësaj brigade është një bashkëveprim shumë i kujdesshëm mbi baza të sinqerta, që nga maja e piramidës dhe deri tek ekskavatoristi i thjeshtë. Kërkesa e llogarisë dhe ndjekja e zbatimit të detyrave. Nuk ka operacion të emergjen-cave civile ku kontributi i batalionit të kërkim shpëtimit, i cili është i përbërë nga profesionistë të vërtetë, të mos jetë parësor. Stina e nxehtë e verës për Brigadën e Mbështetjes Rajonale konsiderohet si beteja me zjarret. Janë shuar mbi 50 zjarre duke shpëtuar prona, pasuri dhe jetë njerëzish.

Cilët janë protagonistët e vijës së parë dhe si arrihet bashkëpunimi me ta?

Pa frikë do të vlerësoja punën dhe përkushtimin e batalion-it të kërkim shpëtimit me komandant nënkolonel Luan Domi, i cili në kushte të vështira terreni dhe moti, ja ka dalë mbanë që të realizojë operacione që duan përgatitje të lartë luf-trake. Ka një sekret ky sukes; një përgatitje e gjithëanëshme psikologjike dhe fizike në forca dhe në mjete gjatë gjithë vitit. Ka një shkallë shumë të lartë gadishmërie ky batalion dhe një kohë rekord evakuimi dhe mbërritje në vendin e ngjarjes. Njeh tërë territorin e Shqipërisë në majë të gishtave, njeh çdo qafë, pllajë, pallat dhe majë lisi.

Borë pa përmbytje dhe zjarr pa flakë të mëdha nuk ka

intervista

Flet zëvendëskomandanti i Brigadës së Mbështetjes Rajonale, kolonel Elez Sakti

Page 33: FA, 2 mijë forca për shuarjen e zjarreve

nr. 8 gusht 2012 / Mbrojtja 33

Po ashtu një rol të rëndësishëm ka luajtur dhe Detash-menti i Kukësit, me komandant Muharrem Toçilla i cili vetëm në ditët e fundit luftoi me dy zjarre të mëdhenj në Kukës; ku sidomos zjarri në Zapod ishte i përmasave të mëdha dhe zona e kishte larg ujin dhe vetë ushtarët profesiosnistë dhe mjetet e këtij detashmenti ia dolën mbanë që të shuanin zjar-rin. Detashmenti i Burrelit, me komandant nënkolonel Agim Musta, këtë verë të nxehtë dhe të tej zgjatur ka shuajtur shumë zjarre në pyejet e Burrelit dhe në zonën e Dibrës. Në jug të vendit Detashmenti i Gjirokastrës me komandant kolo-nel Fatri Ibrahimi, mbulon një zonë të madhe gjeografike dhe një terren të vështirë. Mjafton të shikosh letrat e falënder-imit që vijnë nga bashkitë dhe komunat për kontributin e kë-tyre ushtarakëve. Unë them me bindje të plotë se kontributi i major Luan Domit, i Ismet Hasës, ushtar profesionist dhe i Indrit Abazit në zjarrin e madh në Priskë të Tiranës është dhe arritja më e madhe që është shënuar në kalendarin e këtij viti. Jo vetëm ata por dhe tërë efektivi i këtij batalioni dhe i batalionit të xhenjos në shuarjen e zjarrit në Dajt konfirmon dhe një herë për aftësitë profesionale të këtyre ushtarakëve. Unë i ndjek nga afër nga mëngjesi deri në mbrëmje këta ush-tarakë dhe them me bindje të plotë se ata e kanë në gen uniformën e blertë. Tërë efektivi i brigadës meriton notën më të lartë. Kemi një frymë bashkëpunimi të lartë sepse këtu vetëm një hallkë të mos funksionojë atëherë ne do të kemi probleme shumë të mëdha. Të gjithë në një lloj kuptimi jemi ushtarë profesionistë për të bërë në perfeksion detyrën që na ngakohet. Ka një intensitet shumë të madh pune dhe të gjithë gjejnë motiv për të realizuar sa më mirë detyrat

Cilat janë sekretet mbi të cilat mbëshetet puna juaj?Ah, sekretet janë me qindra dhe me mjëra. Ndryshojnë

sipas situatës së përdishme që çdo ditë shfaqet në një formë të re. Ne jemi atje ku është zjarri, ku është emergjenca, ku duhet të shpëtohen jetë njerëzish, jemi atje ku ka etje, ku lumi nuk mund të kalohet dot, jemi atje ku na thahet goja për ujë, ku duhet të luftojmë me flakët, duhet të luftojmë me borën dhe dallgët e rrëmbyeshme të lumenjve. Kështu që kudo përballemi me mistere, kudo na dalin sekrete të reja, përpara, kudo sfi-dojmë natyrën dhe kapriçiot e saj; por them me bindje të plotë se objektivin kryesor në punën dhe jetën tonë të përdishme kemi frymën e bashkëpunimit mes shtabit dhe reparteve, mes komandantëve dhe vartësve por dhe me organet e pushtetit lokal e qendror, si dhe strukturat e Policisë Pyjore, dhe tërë policive të tjera. Stërvitje, praktikë, përvojë, mirëkuptim dhe, çdo ditë e jona fillon nga e para. Si zvëndëskomandant duhet që të ndjek jo vetëm nga zyra por dhe në terren shumë e shumë detyra, shumë e shumë emergjenca, duhet që të sig-urohet mbarëvajtja e opercacionit me mjete dhe me njerëz. Nuk është e lehtë si për mua dhe për komandantin e brigadës, gjeneralbrigade Abaz Lleshi, që mban peshën dhe përgjegjistë e mëdha për të gjitha detyrat. Ai di ti vërë njerëzit në punë dhe kjo është aftësi. Detyra e komandantit është autoriteti i tij. Por puna jonë ka dhe shumë e shumë sekrete të tjera. Punojmë me njerëz që kanë halle, që kanë probleme vetijake por sa përballen me detyrën i flakin ato tutje dhe trasformo-hen në njerëz të tjerë. Ata e kanë adrenalinë sakrificën dhe e dashurojnë profesionin e tyre. Është krijuar një plejadë e plotë ushtarakësh profesionistë të cilët vërtet dinë të bëjnë shumë mirë punën e tyre, dinë të marrin mbi supe përgjegjësi të mëdha, dinë t’u bëjnë ballë shumë e shumë sfidave. Kjo nuk është pak. Është një betejë kjo e jona. Është detyra jonë që çdo ditë ta fillojmë me rishikimin, plotësimin dhe përmirësimin e planeve operacionale të përdorimit të forcave dhe mjeteve

për operacionet kundër zjarrit, duke evidentuar në këto plane dhe përvojën e vitit të kaluar. Një tjetër sekret është dhe zhvillimi i stërvitjeve sipas planeve e programeve të miratu-ara, duke u dhënë përparësi temave që lidhen me përballimin e zjarreve. Borë me trashësi të madhe pa përmbytje të mëdha por dhe zjarr pa flakë e tym nuk ka, por si struktura e vetme ushtarake, BrMR-ja, tashmë lider në dhënien e ndihmës ndaj komunitetit, për të gjitha rastet e ndihmës, qofshin ato hu-manitare apo të emergjencës, përfshirë edhe zjarret, zotëron dhe i ka të përcaktuara të gjitha kapacitetet e duhura për zhvillimin e operacioneve për shuarjen e zjarreve.

Mund të na përshkruani një panoramë të punës për vi-tin 2012?

Unë mund të them se në 12 qarqe të vendit në këtë vit është punuar njëherazi për shuarjen e shumë zjarreve. Gjithç-ka filloi në veriun e vendit në muajin janar, kur nga reshjet e dëborës shumë zona u izoluan plotësisht. U morën shumë masa dhe u bë e mundur që të dërgohen dhjetëra tonë ushq-ime, që të hapen rrugë, që të vendoset komunikimi. Pastaj er-dhi radha e punëve dhe stërvitjeve kalendarike të brigadës ku u arritën rezulatete shumë të larta. Vera na e shtoi volumin e punës 20 herë. Të gjithë kundër të gjithë zjarreve. Një betejë që ne e kemi fituar. Jemi specializuar dhe janë shumë zjarre sidomon në qarkun e Tiranës ku ne kemi vendosur vulën e punës sonë. Nuk është e lehtë. Këta njerëz e dashurojnë profesionin e tyre dhe kanë respekt për uniformën për urdhrin dhe për displinën ushtarake. Nëse nuk do të ishin këto, atëherë nuk do të ishin shuar dhe shumë zjarre në Qarkun e Dibrës, që për hir të së vërtetës në këtë verë kanë qenë më shumë se kudo. Pyje të tëra, pjesë përbërëse të Parkut Komëbtar të Shq-ipërisë kanë rënë pre e dorës dashakeqëse dhe u është vënë zjarri. Por është bërë e mundur që t’i shuajmë këto zjarre. Edhe në Qarkun e Kukësit ka patur shumë zjarre. Harta e zjarreve ka përfshirë dhe jugun e vendit sidomos Beratin dhe Kolonjën. Duke bërë një bilanc të këtyre zjarreve dhe të punës së efektivit të brigadës me forca dhe mjete arrihet shumë lehtë në konkuluzione. Nuk kemi patur asnjë thyerje urdhëri. Nuk kemi patur asnjë thyerje të displinës. Nuk kemi pushuar asnjë ditë. Kemi levizur sa nga njëri qark në tjetrin dhe kjo nuk është pak. Përfundimisht ne jemi një njësi e specializuar në këtë fushë dhe është gjë shumë pozitive që ka një brigadë që di të menaxhojë emergjencat dhe situatat e vështira.

Page 34: FA, 2 mijë forca për shuarjen e zjarreve

Mbrojtja / nr. 8 gusht 2012 34

Toger Aurel Kaja është ushtaraku më i gjatë i Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Ai është plot dy metra i gjatë. Ai është një ndër volejbollistët më të spikatur shqiptarë dhe ka

një karrierë të shkëlqyer si në volejbollin klasik por dhe në rërë. Por ky gjigand me një trup të drejtë si qiriu ka shatë vjet që është diplomuar si oficer këmbësorie dhe drejton një nga togat e Batalionit të Kërkim Shpëtimit. Bëma e fundit e këtij oficeri dhe sportisti është udhëheqja e betejës për shuarjen e zjarrit në Malin e Priskës në Tiranë. Dialogu me të është shumë njerëzor dhe ai flet me një siguri që të ngjall shumë besim tek ajo që thotë. Gjiganti nga Shijaku është komandant i togës së kërkim shpëtim-it, e profilizuar për alpinizëm në zonat malore. Ai thotë se në Malin e Priskës është rikthyer pas katër vjetësh për të fikur zjarrin. Ai e risjell atë betejë duke kujtuar me detaje se si u hapën rrugët e kalimit si u hapën rrugët për ndalim zjarri dhe si u punua për largimin e trungjeve. “Jemi bërë mjeshtëra në këtë lloj profesioni, thotë ai. Kam udhëhequr mbi 12 operacione alpinizimi për të shuar zjarret. Them me bindje të plotë se operacioni për shuarjen e zjerrit në malin e priskës ka qënë më i vështiri në karrierën time si ushtarak. Asnjëherë nuk ishim ndeshur me këto vështirësi dhe sakrifica që u ndeshëm nga data 13 deri më 17 gusht 2012 në Malin e Priskës. Ter-reni ishte shumë malor, sqaron togeri, i thepisur mbi 45 gradë gjë që e bën shumë të vështirë ngjitjen për eleminimin e vatrave të zjarrit dhe më e vështirë ishte zbritja. Në mëngjes, për të shkuar tek vatra

e zjarrit, duhet të bënimim dy orë rrugë në këmbë. Po ashtu dhe në errësirë duhet të bënim dy orë rrugë në këmbë kur kishim punuar në kushte shumë të vështira terreni dhe moti, në kushtet e mbytjes nga gazi karbonik, nga tymi, nga nxehtësia e flakëve dhe nga dehidratimi i trupit. Në një prej ditëve të operacionit e ndoqëm nga afër dhe e pamë konkre-tisht tërë sakrificën dhe përkushtimin e Batalionit të Kërkim Shpëtimit dhe në veçanti të togës së alpinimit dhe të terreneve malore.“Gjëja e parë që konstatojë ishte përkushtimi mobilizimi për detyrën dhe përpjekja për të shpëtuar pasurinë dhe gjënë e gjallë. Togeri është djali i oficerit Abedin Kaja, një prej oficerëve me karrierë më të gjatë në Divizionin e Shijakut dhe ai është krenar për të atin e tij, ashtu si dhe i ati shikon të mëshiruar tek i biri tërë endër-rat e tij të parealizuara dhe vazhdimin e një tradite

Si u shpëtuan 70 hektarë pyje nga 250 ushtarakët shqiptarë

Personazh

Beteja e Normandisë në Malin e Priskës

Bejdo Malo

Page 35: FA, 2 mijë forca për shuarjen e zjarreve

nr. 8 gusht 2012 / Mbrojtja 35

familjare. Kjo simbiozë kishte një tjetër rrezatim në Malin e Priskës kur shikoje toger Aurelin se si ud-hëhiqte togën e tij. Togeri është modest për atë që ka arritur dhe e quan ende të pafunduar formimin e tij si oficer dhe të sjell si model ideal komandantin e tij të batalionit Luan Domi. Ai sjell me dhjetra fakte se si është arti i komandimit dhe bashkëpunimit nga komandant Luani dhe se si ai ka përfituar shumë nga përvoja e tij. Kthehemi në një trup të vetëm të gjithë kur jemi në operacion, sqaron togeri. Ai sjell si model vartësit e tij nëntetar Osman Plaku dhe Festim Harizi si dhe ushtarët profesionistë Hydajet Madani dhe Vladimir Zoto. I kam parë në shumë e shumë raste në mes të flakëve dhe ua njoh devotsh-mërinë dhe dispilinën ushtarake. Në 12 operacionet që kemi qënë bashkë i kam patur krah të djathtë dhe kemi bërë luftë të njëtë me flakët. Por e tërë toga ka mirëkuptim dhe kjo është mbjellur falë modelit të këtij togeri që për karjerën ushtrake ka sakri-fikuar dhe sportin. Atij i pëlqejnë shumë shkencat psikologjike dhe filozofike dhe në këtë hulli e drejton dhe bisedën. Psikologjikisht të shpjegon dhe tërë sakrficën e efektivit të tij në Malin e Priskës dhe në operacionet e tjera. Nëse në një operacion shikon një sportist dhe një ushtarak, një tjetër njeri shikon kur do të qetësohet duke dëgjuar muzikë. E ka një prej mënyrave më relaksuese për tu rikuperuar për ditën vijuese. Ai është shumë i lidhur me familjen e tij dhe atë e ka pjesë të domosdoshme për të gjetur motiv për punën.

Zjarri i Malit të Priksës dhe alpinistët shqiptarëMë datën 12 gusht në mbrëmje, në Malin e

Priskës ra një zjarr në rrethana krejt misterioze, i cili i favorizuar nga temperatura dhe era u për-hap në mënyrë të rrufeshme në rreth 40 hektarë pyll me pemë nga 70 deri në 100 vjeçare. Zilja e parë për të kërkuar ndihmë nga Drejtori i Parkut

të Dajtit, Lutfi Myftari, ishte për rojën operative të Brigadës së Mbështetjes Rajonale. Të gjithë kyetarët e komunave të Shqipërisë, telefonin e kësaj brigade dhe celularin e drejtuesve të saj e kanë në krye të listës. Këtë e pamë më së miri dhe në zyrën e zotit Myftari. Ai tregon se sa i rashë telefonit, mora përgjigje dhe pas dy orësh pashë që malit ti ngjtej toga e kërkimit shpëtimit. Makina e tipit Iveko bëri të gjitha përjekjet dhe në terren rrugë pa rrugë që të përcillete sa më larg efektivin e aplinistëve shqiptarë kundër zjar-reve. U punua me tërë intesitetin nga ora 16.00 deri në orën 21.00 në mbasditen e datës 13 gusht 2012. Më datën 14 gusht 2012, në orën 9.00 filloi dita e dytë e operacionit e cila përfun-doi në orën 21.00. U neutralizuan shumë vatra zjarri dhe u punua atje ku emergjenca ishte më e madhe. Drejtori i Emergjencave Civile, Fredi Olli e vlerëson shumë punën dhe përpjekjet e tërë këtij efektivi dhe e quajti vendimtar kontributin e tyre në shuarjen e këtyre flakëve. Mbi 15 oficerë nëno-ficerë dhe ushtarë profesionsistë ishin atje ku gjuhët e flakëve ishin mbi 10 metra të larta dhe e ndanë zjarrin në disa pjesë si e vetmja mënyrë që të lokalizohej dhe neutralizohej. Ishte një betejë shumë e komplikuar dhe në varësi të erës dhe të drejtimit që merrnin flakët. Ditën e dytë ishin mbi 70 hektarë park që ishin përfshirë nga flakët dhe drejtori i parkut Lutfi Myftari kishin dhënë dhënë sinjalin “SOS”, të bëjmë të gjitha përpjekjet që të shpëtojmë këtë margaritar të kurorës së Tiranës, që i jep oksigjenin por dhe që ka vlera shumë të mëdha kombëtare. Data 15 gusht ishte akoma një ditë më e vështirë për aplinistët shqiptarë edhe pse ata ishin përforcuar dhe me rreth 200 trupa të tjera ushtarake nga Forcat Tokësore. Por pu-nën e tyre askush nuk mund ta bënte. Ajo ishte specifike dhe speciale, ishte e profilit të tyre dhe ata e kishin në gen alpinzimin ngjitjen dhe zbritjen.

Page 36: FA, 2 mijë forca për shuarjen e zjarreve

Mbrojtja / nr. 8 gusht 2012 36

Kanë mbi 4 vjet që janë profilizuar dhe kanë ka-pur objektiva të veçanta. Operacioni zgjati nga ora 9.00 deri në orën 21.00 dhe tashmë ishin mësuar me betejën, e njihnin terrenin, dinin ku të god-snin edhe pse intesiteti i flakëve shtohej. Njihnin centimentër për centimetër rajonin e përflakur dhe betejën e zhvilluan sipas teorisë macja me miun. Nuk mund ta përballoje ndryshe këtë zjarr. E njëta situatë e vështirë u përsërit dhe më datën 16 gusht 2012 kur operacioni filloi shumë herët dhe përfundoi si çdo ditë. Komandanti i brigadës, gjeneralbrigade Abaz Lleshi dhe kolonel Elez Satki ndiqnin nga afër tërë këtë sitatë dhe jepnin udhëzimet se si flakët të zvogëloheshin. Toger Aureli të sjell shumë e shumë detaje se si në këto katër ditë ata kishin mundur që të bllokonin zjarrin brenda harkut të 40 hektarëve. Më datën 17 ata harritën dhe fitoren finale duke i neutralizuar flakët duke i ndarë ato në më të

vogël dhe duke ndryshuar tërësisht situatën. Mbi 225 trupa ushtarake bënë ligjin kundër një fatkeqësie natyrore. Nuk rreshtin falënde-rimet nga drejtori i Parkut Kombëbtar, Lutfi Myftari dhe nga zoti Fredi Olli. Ata e kishin ndjekur operacionin nga afër dhe konfirmonin se po të mos ishte FA, Dajti do ishte një mal i zhveshur me një pirg të madh hiri mbi të.

Dita “D”Ashtu si dita e Normandisë për forcat

Aleate që gjunjëzuan Hitlerin, ashtu dhe data 17 gusht 2012 mund të konsiderohet për 250 trupat ushtarake të BrMR dhe të Forcave Tokë-sore për 11 mjete ushtarake një helikopter të Regjimentit të Farkës dhe një autoambulancë ushtrake. Të gjitha zbarkuan në Priskë që në orën 8.00 të mëngjezit dhe zhvilluar për gati 18 orë betejën finale për shuarjen e zjarrit. Ishte një betejë e vërtetë që kishte pesë ditë që zhvillohej dhe bilanci herë ishte në favor të zjarrit dhe herë në favor të zjarrshuarsve. Sitata dramatike ishte çtensionuar dhe ishte kthyer besimi tek të gjithë se këtë betejë e kishin fituar zjarrsharsit. Këtë e shikoje në çdo cep të Priskës së Madhe në rreth 70 hektarë pyje të cilat mbaheshin të mbërthyera në darën ushtarake. Flakët ishin ndarë në pesë vatra të cilat ishin aktive nga 40 vatra zjarri që ishin ditën e parë. Një betejë që efektivi i Bata-lionit të Dytë të Këmbsorisë, të Batalionit Ko-mando, Forcës Tokësore me në krye Batalionin e Kërkim Shpëtimit të Brigadës së Mbështetjes Rajonale, bënë që nga Tirana të mos duken shtëllunga të mëdha tymi që sfidonin retë, por të kishte një sitatë të re të kontrolluar plotë-sisht nga këta ushtarakë. Shtabi i Përgjithshëm e kishte ndjekur situatën me shumë kujdes dhe gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, si ushtaraku më i lartë i Shqipërisë kishte sitatën në dorë. Ai raportoi se zjarri i Priskës ishte i mundur. Një betejë që kishte plot pesë ditë dhe që shpë-toi pasurinë kombëtare. Sipërfaqja e pyllit me pisha, me shkoza, me mëlleza, me panja, me dëllinja kishte shpëtuar. Ky është një ndër py-jet më të bukura të territorit shqiptar, i për-bërë në kurorë nga ahu dhe nën lartësinë 1400 metra mbi nivelin e detit me florë dhe faunë mesdhetare. Ushtarakët e kishin marrë “deko-ratën” e tyre. Ata ja kishin dalë mbanë dhe kjo falë një përkushtimi dhe serioziteti. U bë bilanci dhe çdo gjë ishte nën kontroll, pa asnjë ngjarje të jashtëzakonshme. FA kishte kryer një operacion special me standarte shumë bashkohore nga i cili u nxorrën dhjetëra mësime për emergjencat civile, u arshivua një përvojë dhe u evidentuan shumë emra ushtrakësh për aftësitë e tyre.

Page 37: FA, 2 mijë forca për shuarjen e zjarreve

nr. 8 gusht 2012 / Mbrojtja 37

Një libër i goditur dhe i pasur në mendime

Promovim

Para katër vitesh, në muajin maj 2008, shkrimtari Ylli Polovina iu prezantua lexuesit shqiptar me librin “Gjysma e harruar e Skën-derbeut”, i cili ishte libri i shtatëmbëdhjetë

i tij. Edhe pse Polovina në promovimin e atij libri u prezantua si një publicist i thjeshtë, ai libër ishte një krijim i vërtetë historik. Jo vetëm pse kemi të bëjmë me një gërmim thellë në histori, duke na sjellë fakte, në shumicën e tyre të panjohura për lexuesin e gjerë, por ai u kundërvihet me sukses dhe në mënyrën më bindëse shumë autorëve (shumica e tyre amatorë në histori), të cilët e kanë përshkruar Skënderbeun si një nacionalist ekstremist, duke thënë se përgjaku në mënyrë të panevojshme popullin tonë, si një renegat nga që u shkëput nga ushtria turke dhe iu kundër-vu asaj edhe pse ata e kishin titulluar “Skënderbe”, madje duke e shpallur edhe hileqar province, etj.

Argumentet që sjell në atë libër z. Polovina koha vërtetoi se janë jo vetëm bindëse por edhe të patund-shme, pasi asnjë prej autorëve që ai u kundërvihet nuk ka marrë mundimin ta kundërshtojë, qoftë edhe në një aspekt të veprës së tij. Njëkohësisht në atë botim Ylli Polovina jep edhe atë anë të panjohur deri më sot të Skënderbeut: përmasat e tij evropiane, të cilën e shpreh qysh në titullimin e vetë librit.

Plot katër vjet më pas, në maj 2012, ai na prezan-tohet me librin e dytë po për atë epokë, “Gjon Muzaka i Beratit përballë Skënderbeut”. Polovina nuk mundohet të shkruajë histori dhe as nuk merret me përshkrimin

e bëmave të larta të Skënderbeut apo të Muzaka-jve. Ai veçse thellohet në njohjen për Skënderbeun, familjen e tij si dhe në marrëdhëniet e tij me princat e tjerë shqiptarë, e veçanërisht me Muzakajt, duke e analizuar paragraf për paragraf testamentin e Gjon

Shënime rreth librit “Gjon Muzaka i Beratit përballë Skënderbeut”, i Ylli Polovinës

Nga Dilaver Goxhaj

Page 38: FA, 2 mijë forca për shuarjen e zjarreve

Mbrojtja / nr. 8 gusht 2012 38

Muzakës. Por, veç thellimit të njohurive në aspektin e paraqitjes pozitive të figurës së Gjergj Kastriotit, i cili “është mirëfilli një dardan, si e gjithë familja prej ku lindi”, ai na prezanton edhe disa nga anët negative të veprimtarisë së tij si kryekomandant i ushtrisë shq-iptare, por edhe si princ i derës së Kastriotëve, duke e zhveshur në këtë rast nga mitizimet e deritashme. “Gjon Muzaka, thotë z. Polovina, është i pari në histori që Skënderbeun e ka vështruar si njeri dhe jo si mit, ndërsa koha... kërkonte romantizimin e të vërtetës. Pëlqente histori, por edhe propagandë”. Me këtë libër, në mënyrën më modeste z. Ylli u jep indirekt historia-nëve një udhëzim të vogël dhe disa këshilla, dhe kështu edhe ai merr pjesë në ndërtesën e historisë sonë, duke çikur me majën e gishtave gurët e kështjellës Histori e Skënderbeut dhe e princave të tjerë shqiptarë.

Metoda që ka përdorur Ylli Polovina nuk është një punë e lehtë dhe se nuk mund të bëhet shkel e shko, por ka kërkuar kujdes shumë të madh; dhe mendoj se ia ka arritur qëllimit. Kam bindjen se ky autor, me këtë prurje të tij ka për t’ua ndërruar mendjen shumë prej historianëve dhe studiuesve të epokës së Skënderbeut. Por, nuk përjashtohet mundësia që atyre, të cilët i kanë përfunduar studimet e tyre për atë epokë dhe i kanë publikuar, sidomos ata që jetojnë ende mund t’u duket edhe i mërzitshëm. Madje, nga ata që vepra e tyre është pritur mirë, është marrëzi të presim që të korrigjojnë veprën e tyre. Kështu që libri “Gjon Muza-ka i Beratit përballë Skënderbeut” është shkruar për lexuesin e sotëm dhe historianë e studiuesit e ardh-shëm, duke pasur në tavolinë edhe një model të cak-tuar se si duhen analizuar faktet dhe ngjarjet; është një libër që për cilindo që kërkon të shkruajë histori të mëson se si të zgjedhësh një gjë dhe të mënjanosh një tjetër. Ylli Polovina nuk ndalet në lëvdata, ai e ndan historinë nga panagjiriku, duke mos i duruar dot ato. Po të kemi parasysh se Polovina është një romancier, dikur edhe një poet, mendoj se e ka pasur të vështirë në mbajtjen e këtij pozicioni dhe vlen të përgëzohet për këtë gjë, pasi nuk ka asnjë lloj lajkatimi qoftë për Skënderbeun ashtu edhe për Muzakajt e qytetit të tij, Beratin. Çdo fjalë e ka peshuar ashtu si peshojnë sara-fët monedhën e floririt.

Ky lloj interpretimi e bën librin jo vetëm tërheqës në të lexuar dhe të kuptueshëm për të gjitha nivelet e lex-uesve, por, paralel me prezantimin e Skënderbeut, au-tori nxjerr në pah edhe një nga principatat shqiptare më të mëdha të asaj kohe, sikundër janë Muzakajt, pronar-ët e tërë Myzeqesë, Tomoricës, Oparit, Skraparit, duke i bërë një analizë tepër të hollësishme dhe inteligjente testamentit të Gjonit, ku, në kundërshtim me atë çka thotë Fan Noli, (i cili “shpreh mospërputhje të plotë me qëndrimin në testament të princit të Beratit”), Polovina argumenton të kundërtën, mbështetjen që Gjon Muzaka i jep historisë së shkruar nga Barleti.

Testamenti i Gjon Muzakës “nuk tregon tjetër veç ad-hurim të Gjon Muzakës për biografin e Skënderbeut dhe gëzim për botimin e librit të tij”.

Ylli Polovina, duke shpjeguar të gjitha lidhjet e princave që morën pjesë në Lidhjen e Lezhës na e bën të qartë se ajo ishte një lidhje e themeluar midis Miqve. Të gjithë princat pjesëmarrës në Kuvendin e Lezhës ishin të lidhur mes tyre me krushqi; asnjë prej tyre nuk ishte pa lidhje me të tjerët. Natyrisht që, në atë lloj shteti që ata deshën të krijonin, ata vendosën ta kishin të përbashkët gjithçka, bazuar në kushtin që të gjithë të ishin të barabartë midis të barabartëve. Me anën e kësaj lloj marrëveshjeje mes miqsh, nuk mund të ishin të kryekomandantit të gjitha pronat e principatave që pranuan kryekomandant Skënder-beun. Ky lloj organizimi në shumë gjëra ngjason me demokracinë e sotme, por që, sikundër e vë në dukje autori, Skënderbeu pati raste që e theu atë mar-rëveshje, me synimin që “i gjithë shteti të trashëgo-hej brenda Kastriotëve”, dhe këtu fillojnë ftohjet dhe largimet nga Lidhja, ku disa prej tyre shkuan deri edhe në tradhti. Të gjitha këto lexuesit i jepen qartë si në një panoramë filmike, dhe kjo është një nga meritat e autorit.

Ylli Polovina në këtë libër mban qëndrim kritik në shumë aspekte të veprimtarive të Skënderbeut të pr-ezantuara nga Marin Barleti, Fan Noli, Abas Ermenji, Emanuele Politos, Sulejman Kylçe, Dhimitër Frëngu etj, por edhe ndaj testamentit të vet Gjon Muzakës, duke i ballafaquar me një arsyetim tepër logjik dhe duke shfrytëzuar “lajthitjet” e tyre.

Kështu, për herë të parë mësojmë përmes argu-mentit të autorit se marrja e vulës nga sekretari Sull-tanit, nuk është ashtu sikundër e paraqet Barleti, kur

Page 39: FA, 2 mijë forca për shuarjen e zjarreve

nr. 8 gusht 2012 / Mbrojtja 39

thotë se, “Me t’u shkruar letra, sekretari u vra aty për aty bashkë me shokë të tjerë që po iknin bashkë me të” dhe “nuk shfryu vetëm kundër këtyre, por u vranë gjith sa ranë atëherë në duart e Kastriotit”. Y. Polovina jo vetëm që e quan gënjeshtër por ai na jep mundësinë për ta interpretuar më realisht udhëheqësin Skënderbe si dhe kohën kur ai jetoi.

Një pjesë e veçantë e librit trajton shkaqet që e bind-ën Skënderbeun të ndërmerrte atë rrezik, shkëputjen nga Turqia dhe kundërvënien ndaj asaj perandorie aq të fuqishme. “Historiografia jonë, por edhe mjaft alban-ologë të huaj, thekson Polovina, kanë një të tillë analize të këtij kapërcyelli të hovshëm të Skënderbeut, i cili nuk e vë aspak në dyshim sikur ka qenë gjest i pa lloga-ritur mirë. Gjykohet si veprim racional dhe historik”. Ylli Polovina, përmes analizës së fakteve dhe referimit të historianëve të ndryshëm e bind lexuesin se “në fillimet e luftës së Skënderbeut kundër Perandorisë Osmane ai ka pasur rrethana lehtësuese më shumë nga sa dimë ne”.

Autori, duke ndjekur hap pas hapi ecurinë e gjithë familjeve të mëdha shqiptare të epokës së Gjergj Kastriotit dhe lidhjet mes tyre si dhe me Malin e Zi, Serbinë, Italinë dhe Hungarinë, na sjell një sërë ng-

jarjesh të cilat të bindin se historia e Shqipërisë dhe e shqiptarëve nuk fillon me Skënderbeun, por shumë e shumë më herët; se populli ynë ka pasur trima e kapedanë që i janë kundërvënë jo vetëm Perandorisë Osmane në mënyrë të pandërprerë para ardhjes së Gjergj Kastriotit, por edhe Perandorisë Bizantine e asaj Romake. Vepra e Skënderbeut, lë të kuptojë autori, nuk është rastësi, por një vijim i natyrshëm i rezistencës mijëra vjeçare të shqiptarëve.

Në mënyrë të veçantë autori merret me tra-

jtimin e betejës së Beratit, që me të drejtë ai e quan një dështim të strategjisë së “Rrethimit të qyteteve”, duke korrigjuar historinë e derisotme dhe duke e bërë të qartë për herë të parë se ajo betejë nuk u humb për shkak të tradhtisë së Moi-si Golemit, (dhëndër i Muzakajve), apo të ndonjë tradhtie tjetër, por thjesht për faj të Skënderbeut. Vetëm duke e lexuar këtë libër lexuesi mëson lojën politike që luan Gjergj Kastrioti dhe bindesh se të gjithë historianët e tij në këtë pikë janë të gabuar. “Moisi Golemi nuk ka asnjë përgjegjësi, del në për-fundim z. Polovina, për atë kërdi që u bë në 26 kor-rik 1455”.

Interesante është trajtesa që autori i bën nipit të Gjergj Kastriotit në fund të shekullit të pesëm-bëdhjetë, i cili ka hyrë në kujtesën e të afërmeve të tij me emrin Skënderbeu i Ri, veprimi i të cilit solli edhe ftohjen e mbretit të Napolit ndaj Kastri-otëve të mërguar në Itali. Të njëjtën gjë mund të themi edhe për nipin tjetër të Skënderbeut, (1457-1530), i biri i Ivan Beut Cërnojeviçi, i cili u kthye në fenë islame, emri zyrtar i të cilit ishte Skënder Bej, por që “në rreth të ngushtë të krishterësh thirrej edhe Stanko Bushatlliu”, dhe që u emërua nga Sull-tani guvernator i Malit të Zi.

Edhe Progani i dikurshëm, biri i krishterë i Nikol-la Dukagjinit, i myslimanizuar, i cili mbërrin kryeqe-veritar i perandorisë osmane për Rumelinë (1512-1515), ndërsa dy pararendës të tij Hamid Ali Pasha dhe Koca Mustafa Pasha qeverisën respektivisht 1509-1511 dhe 1515-1516, përbëjnë një risi tjetër të këtij libri.

Përfundimisht mund të themi se parashtrimet që bën Ylli Polovina në këtë libër tregojnë finesë dhe zotësi, cilësi të kultivuara nga puna e tij e gjatë letrare dhe kërkimore. Mendimet që ai shfaq janë plotësisht të lira, nuk ka frikë prej askujt dhe nuk e ka për gjë ta paraqesë Skënderbeun thjesht si një politikan autokrat dhe pa asnjë anësi. Për këtë kemi të drejtë të themi se Polovina nuk mban parasysh lexuesin e tanishëm, por atë të ardhshëm.

Autorit, duke vënë përballë Skënderbeut Muzakajt e Beratit, ndriçon jo vetëm origjinën dhe shtrirjen e Muzakajve, por edhe kontributin e tyre në aspektin e rezistencës shqiptare në një periudhë jashtëzakonisht të madhe si dhe zbulon para bashkëkombësve vlerat që i janë harruar Beratit dhe popullsisë së tij në vite, pa u munduar t’u bëjë qejfin bashkëkohësve. Ai u lë pasard-hësve një dëshmi të vërtetë të ngjarjeve në Berat dhe rre-thinat e tij në epokën e Muzakajve dhe të Skënderbeut.

Nëse Ylli Polovina do ta shoqëronte librin edhe me hartën skicë të principatës së Muzakajve, ashtu si e pat ndarë Andrea Muzaka i III, si dhe me rrugën që e lidhte Beratin me Pogradecin dhe Stambollin, do të ishte një shtjellim edhe më i plotë.

Page 40: FA, 2 mijë forca për shuarjen e zjarreve

Mbrojtja / nr. 8 gusht 2012 40

Studimi i terrorizmit, si një disiplinë aka-demike e pavarur, i pati fillesat në vitet 1970 si reagim ndaj fenomenit në rritje të terrorizmit ndërkombëtar. Përpara

viteve 1970, terrorizmi shihej fillimisht si një përbërës brenda rebelimeve të lokalizuara. Termi u përdor së pari për qëllime propagande, emërti-mi i një rebeli si të paligjshëm apo portretizimi i metodave të tij si “përtej kufirit”. Përdorimi i termit “terrorist” nga Anglezët për të përshkru-ar rebelët në Irlandën e Veriut, Qipro dhe Malaja shërbeu për të nënvizuar këtë çështje. Në të vërtetë, në Malaja manuali kryesor i kundër-re-belimit u quajt ‘The Conduct of Anti-Terrorist Op-erations in Malaya’, duke treguar se të dyja ak-tivitetet shiheshin si sinonime të njëra-tjetrës. Në këtë periudhë, rebelimi dhe terrorizmi u panë praktikisht si i njëjti fenomen, termi “Terror-izëm” kishte pikë së pari vlerë politike dhe pro-pagandistike. Por terrorizmi ndërkombëtar i cili u shfaq në vitet 1970 përfshiu grupe si Baader-Meinhof Group (Red Army Faction), Brigadat e Kuqe Italiane, dhe Ushtrinë e Kuqe Japoneze si

Terrorizmi dhe rebelimi, paradigmat konkurruese në ditët e sotme

doktrina

edhe grupe të tjera me lidhje të pakta me lëviz-jet e masave apo rebelimet. Ato ishin më tepër grupe terroriste “pa trup” që përbënin qeliza të vogla me individë të armiqësuar brenda shoqërisë Perëndimore, sesa lëvizje rebele me qëllime të caktuara dhe të arritshme. Megjithatë kishte edhe grupe të rëndësishme me terroristë me baza rebele – si PLO, e konsideruar nga special-istët si një ndër grupet më të rëndësishme dhe më të rrezikshme – në kulturën popullore Perën-dimore koncepti i terrorizmit ishte si më poshtë: qeliza pa trup të individëve radikalë dhe nihilistë. Kështu, u shfaq një paradigmë e re e cila ka pasur shumë ndikim në diskutimet publike. Në këtë kon-ceptim popullor të pranuar nga shumë ligjvënës dhe politikë-bërës Perëndimorë edhe pse jo nga specialistë të terrorizmit, terroristët vështro-hen si individë jonormalë të papërfaqësuar, pra të mos përshtatur me shoqërinë. Pjesërisht sepse ata janë të papërfaqësuar, dhe pjesërisht për të shkurajuar rivalitetin, “ne nuk negociojmë me ter-roristët”. Terroristët janë kriminelë, metodat dhe objektivat e të cilëve janë të papranueshme. Ata përdorin dhunën pjesërisht për të tronditur dhe ndikuar mbi popullsitë dhe qeveritë, por gjithash-tu edhe për shkak se ata janë individë me të meta (‘të këqinj’) si nga ana morale ashtu edhe nga ajo psikologjike. Në këtë paradigmë, terrorizmi është fillimisht një problem përforcim-ligji, dhe ne adop-tojmë një qasje rasti, ku objektivi kryesor është kuptimi i autorëve të sulmeve terroriste.

Kjo paradigmë ka pasur shumë ndikim në qasjen tonë mbi Luftën mbi Terrorizmin – gjerë-sisht sepse fjala ‘terrorizëm’ është titulli. Kësh-tu ne kemi tentuar të ngrehim një përbërës të rebelimit global – përdorimin e terrorizmit si një

N/Kolonel Dëfrim HAXHIJA*

Page 41: FA, 2 mijë forca për shuarjen e zjarreve

nr. 8 gusht 2012 / Mbrojtja 41

taktikë – derisa ai u identifikua si çështja e vetme, duke injoruar aspektet e tjera të konfliktit. Kështu ne kërkuam të kuptonim Osama bin Laden, dhe disa komentues e konsiderojnë dështimin disa herë për kapjen e tij si një shkak për vazhdimin e Luftës. Në të njëjtën mënyrë, reagimi i Australisë për Bom-bardimet e Balit më 2002 është fokusuar fillimisht në “sjelljen e terroristëve përpara drejtësisë” – që këtu del roli qendror i agjencive të policisë në qasjet e bazuara në rast dhe në ato qasje me evi-dencë ligjore. Paradigma e rebelimit është shumë e ndryshme. Nën këtë qasje, rebelët konsiderohen si përfaqësues të çështjeve apo konflikteve të thella brenda shoqërisë.

Qeveritë kërkojnë të godasin e shkatërrojnë re-belët pikë së pari duke “fituar zemrat dhe mendjet” e popullsisë së gjerë, një proces ky që për nga nevo-ja shpeshherë përfshin kompromis dhe negocim. Në ditët e sotme, ne shpesh i konsiderojmë metodat e rebelëve si të papranueshme, por ankesat e tyre shpesh shihen si të legjitimuara, po qe se ato ndiqen në mënyrë paqësore. Kjo është edhe arsyeja se përse shoqëria shpesh pranon ata rebelë të cilët refuzojnë dhunën por kërkojnë të njëjtat objekti-va nëpërmjet mjeteve politike – p.sh individët si Nelson Mandela dhe Gerry Adams. Në të njëjtën mënyrë, nën këtë paradigmë, ne shohim rebelët të përdorin dhunën brenda një strategjie të ku-jdesshme dhe të integruar politiko-ushtarake, më tepër sesa si veprime psikopatie. Në këtë para-digmë, rebelimi është një problem i gjithë qeverisë më tepër sesa një çështje ushtarake apo e për-forcimit të ligjit. Bazuar në këtë, ne adoptojmë një qasje bazuar në strategji për kundër-rebelimin (COIN), ku objektivi kyç është shkatërrimi apo mar-gjinalizimi i strategjisë së rebelëve më tepër sesa përpjekja ‘për të kuptuar autorët’ për veprimet e tyre specifike. Figura 2 na jep, në një format tabele, një përmbledhje të ndryshimeve kryesore që vihen re mes paradigmave të Terrorizmit dhe të Kryengritjes/Rebelimit. Megjithatë, siç vihet re, paradigma e Terrorizmit përfaqëson gjerësisht një stereotip popullor më tepër sesa një analizë të pranuar nga shumica e analistëve specialistë, të cilët tentojnë të shohin Terrorizmin si një pjesë të veçantë apo si nën-kategori të rebelimit.

tErrorIZMI Terroristi shihet si një person jonormal i papërfaqësuar Jo negociata me terroristët Metodat dhe objektivat janë të dyja të papranueshme Terroristët kanë të meta psikologjike dhe morale, me tendenca (psikopatike) drejt dhunësTerrorizmi është një problem përforcim-ligji Kundër-terrorizmi adopton një qasje të bazuar në rast të fokusuar në kapjen e autorëve të veprimeve terroriste.

rEbELIZMI Një rebel përfaqëson çështje të thella në shoqëriFitimi i zemrave dhe mendjeve është kritikMetodat janë të papranueshme; objektivat nuk janë të tillaRebelët përdorin dhunën brenda një strategjie të inte-gruar politiko-ushtarake – dhuna është instrumentale dhe jo qendrore për qasjen e tyreRebelimi është i gjithi një problem qeveritar Kundër-rebelimi përdor një qasje të bazuar në strategji të fokusuar në shkatërrimin e strategjisë së rebelëve dhe kapja e tyre është çështje dytësore.

Në mënyrë të qartë, paradigma e rebelimit sig-uron një model më të mirë mendor për konfliktin ak-tual, më shumë sesa stereotipi i terrorizmit. Në të vërtetë, veprimet aktuale në Luftën mbi Terrorizmin duket të jenë të ndryshme nëse shihen përmes një paradigme terrorizmi. Disa (si kooperimi për për-forcimin e ligjit ndërkombëtar dhe veprimet për të kundërshtuar financimet terroriste) i përshtaten paradigmës së terrorizmit në mënyrë të qartë, ndërsa të tjerë (Lufta e Irakut dhe Afganistanit, iniciativat kundër-shumimit të veprimeve, ndikimi në Azinë Qendrore) duket të jenë të palidhura me axhendën e anti-terrorizmit dhe kështu shihen me mosbesim nga disa. Megjithatë, nëse shihet me lentat e kundër-rebelimit, këto veprime kanë kup-tim. Ato përshtaten qartësisht në të tria rrymat e kundër-rebelimit klasik: arritjen e paqes, fitimin e

Page 42: FA, 2 mijë forca për shuarjen e zjarreve

Mbrojtja / nr. 8 gusht 2012 42

zemrave dhe mendjeve, ndërprerjen e sponsorizimeve të jashtme.

Për shembull, fushata e Irakut kërkoi të ri-struk-turojë milicinë e cila krijoi xhihadin, duke hequr ten-dencat nën-shtresëzuese anti-demokratike të cilat shkaktuan shqetësimin Islamist (paqësimin). Ajo adreson gjithashtu ankesat kryesore të ngritura nga Al Ka’eda në Deklaratën e saj të Luftës, e cila lidhet më së shumti me regjimin e sanksioneve kudër Irakut të Sadamit (fitimi i zemrave dhe mendjeve).

Ndërmarrja e veprimit kundër Irakut lejoi heqjen e trupave të SHBA nga Arabia Saudite (një tjetër ankimim i Al Ka’edës) dhe dërgoi një mesazh kyç për sponsori-zuesit shtetërorë të terrorizmit (mohimi i sponsoriz-imit). Për më tepër, në një nivel strategjik, fushata e Irakut u ka lejuar forcave Perëndimore të luftojnë xhi-hadin në terren, brenda Kalifatit. Kjo u ka dhënë Perën-dimorëve një iniciativë strategjike, xhihadistët janë të fokusuar në Irak dhe jo në sulmimin drejtpërsëdrejti të Perëndimit. Megjithatë, Iraku padyshim që përshtatet më mirë në paradigmën e kundër-rebelimit më shumë sesa një kundër-terrorist tradicional.

E njëjta gjë zbatohet edhe për veprimin kundër Ko-resë së Veriut (mohimi i vendeve të shenjta dhe spon-sorizimi, në këtë rast transferimi i teknologjisë nukleare dhe kimike për Islamistët) dhe veprime të tjera të ndry-shme në fushatë. Nëse Lufta mbi Terrorizmin është një rebelim global, më paskëtaj paradigma e kundër-rebe-limit (e cila, siç përshkruhet më lart, përfshin veprime kundër terrorizmit si një pjesë e rebelimit) është një model mendor më i mirë për Luftën sesa vetë kundër-terrorizmi. Në të vërtetë, çelësi për shkatërrimin e xhihadit global mund të mos shtrihet fare në kundër-terrorizmin tradicional (puna e policisë, inteligjenca, operacionet speciale apo masat e sigurisë). Kështu teoria e kundër-rebelimit mund të sigurojë këndvësh-trime më të përdorshme. Siç shpjegohet edhe më poshtë një qasje kundër-rebelimi mund të gjenerojë një sërë veprimesh delikate por në thelb të ndryshme me Luftën Kundër Terrorizmit.

Ndryshimi i koncepteve mbi kundër-rebelimin globalEdhe pse kundër-rebelimi është më i përshtat-

shëm sesa kundër-terrorizmi në këtë konflikt, teknikat e kundër-rebelimit tradicional që nga vitet 1960 nuk mund që thjesht të zbatohen tek problemet e sot-me në një modë të thjeshtë dhe mekanike. Kjo sepse kundër-rebelimi, në formën e vet ‘klasike’, mobilizo-het për të shkatërruar rebelimet në një shtet dhe jo për të luftuar rebelimet globale. Praktika më e mirë e kundër-rebelimit që del nga “Luftërat e Lirisë Kombëtare” të viteve 1950-1970, sulmoi rebelimet nëpërmjet masave ushtarake, inteligjence, politike, socio-ekonomike, “zemrave dhe mendjeve” dhe atyre të sigurisë. Për shembull, programet paqësore në kundër-rebelimin klasik kërkojnë aftësinë e opera-

cioneve të koordinuara të informacionit, zhvillimit, qeverisjes, operacioneve ushtarake dhe të sigurisë së policisë, dhe operacioneve të hapura apo të fshehta kundër guerileve rreth një zone gjeografike – shpesh-herë një province apo rajoni.

Në nivel kombëtar, kontrolli i të gjithë veprimeve të kundër-rebelimit (politik, ushtarak, shoqëror dhe ekonomik) në duart e një “Supremo” supremi të vetëm njihet si një element kyç. Kjo mund të arrihet në një shtet: p.sh Malaja, Irlanda e Veriut dhe fushata të tjera e treguan këtë. Por të arrish këtë nivel integrimi kërkon një qëndrueshmëri qeverisëse, unitet dhe kon-troll. Për më tepër, ajo kërkon një koordinim dhe integ-rim jashtëzakonisht të afërt midis agjencive policore, inteligjencës, ushtrisë, ndihmës, informacionit dhe atyre administrative. Për shembull, fushata Malajane e suksesshme në një Supremi të përgjithshme me fuqi të kombinuara ushtarake, politike dhe administrative, e mbështetur nga një sistem i ndërlikuar agjencish fed-erale, shtetërore, rajonale dhe nën-rajonale ekzekutive. Në të njëjtën mënyrë, kundër-rebelimi i suksesshëm klasik në Kontinentin Amerikan, Afrikë dhe Azi është mjaft i lidhur ngushtë me përmirësimet në qeverisje, sisteme të integruara administrative dhe veprim ndër-agjenturore të bashkuara.

Në një nivel global, nuk ekziston asnjë qeveri në botë me fuqinë për të integruar aksionet e kombeve të pavarura në atë shkallë të afërt siç kërkohet nga teoria tradicionale kundër-rebelimit; programet ra-jonale kundër-rebelimit as nuk mund të jenë të lid-

hura ngushtësisht me bllokun e të gjitha manovrave të rebelëve. Kjo është veçanërisht e vërtetë kur armiku, si në këtë rast, nuk është një lëvizje fsha-tare në masë e tipit Maoiste, por një rebelim i gjerë urban i cili operon në celula të vogla dhe në skuadra

Page 43: FA, 2 mijë forca për shuarjen e zjarreve

nr. 8 gusht 2012 / Mbrojtja 43

me një “nënshkrim taktik” të ulët në çrregullimin e shoqërive të globalizuara. Në sistemin e sotëm ndërkombëtar, një qasje globale e unifikuar edhe vetëm në ato zona të ndikuara drejtpërsëdrejti nga xhihadi i sponsorizuar nga Al Ka’eda, do të ishte tej mase problematik. Ajo do të kërkonte kooperim përtej gjithçkaje të arritur deri më atëherë midis shteteve të ndryshme. Ashtu siç ka argumentuar edhe Robert Kagan, “Kriza aktuale e legjitimitetit” ndikoi në përpjekjet e Sh.B.A-ve për të ushtruar një lidership global në Luftën mbi Terrorizmin si një simptomë, më tepër se shkak, të një ndarje thel-

luese gjeo-strategjike midis Evropës dhe Amerikës. Ndërsa kjo ndarje vazhdon, nën sistemin ndërkom-bëtar siç është caktuar aktualisht, çdo fuqi kom-bëtare mjaftueshmërisht e aftë për të vepruar si një Supremi kundër-rebelimi global do të ten-

tojë të ketë mungesë legjitimiteti. Në të kundërt, çdo grupim kolektiv apo multi-kombëtar (si KSKB – Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara) i cili do të mund të grumbullonte legjitimitet të padis-kutueshëm do të tentonte të kishte mungesa fuqie të mjaftueshme për të vepruar efektivisht kundër re-belëve Islamistë apo sponsoreve të tyre shtetërore. Kjo do të kishte tendencën për të qenë në mënyrë fatale e kufizuar nga çdo faktor (barazi sovraniteti midis shteteve, mos-ndërhyrja në punët e brendshme të shteteve, konsensusi multilateral) që gjeneruan legjitimitetin e tij. Kështu një koncept i gjithë kundër-rebelimi – në formën e vet klasike, me një Supremo të vetëm që koordinon veprimet – është problematike kur zbatohet në një nivel global.

Në mënyrë të njëjtë, kundër-rebelimi klasik kërkon të mohojë vendet e “shenjta” të kundërshtarit, të parandalojë infiltrimin në teatër dhe të izolojë re-belët nga mbështetja. Një rebelim global ka kufizuar cënueshmërinë e shumicës prej këtyre masave, për shkak të fenomenit të shteteve të dështuara dhe ato që janë në vijim për të dështuar, dhe zonat e nën-ad-ministruara midis shteteve (siç janë zonat fisnore në kufirin Pakistano/Afgan). Kjo lejon strehë gjeografike për rebelët, ndërsa rrjedhjet ndërkombëtare të in-formacionit dhe financimet sigurojnë “streha-kiber-netike” (si prania e Internetit të Al Ka’edës) atje ku rebelët mund të operojnë.

Kështu, një rebelim global kërkon një ri-mendim të kundër-rebelimeve tradicionale. Ajo çka kërkohet është pakësimi i kundër-rebelimit, jo zbatimi i teknikave të shablloneve të viteve 1960. Si kundër-terrorizmi dhe kundër-rebelimi sigurojnë disa përgjigje, por nevojitet një qasje e integruar e cila tërheq vëmendjen tek të dyja disiplinat, i modifikon ato për kushtet aktuale dhe zhvillon metoda të reja të zbatueshme për një rebe-lim të globalizuar.* Pedagog për Operacionet e Mbështetjes së Paqes

AM “Spiro MOISIU” Tirane

Page 44: FA, 2 mijë forca për shuarjen e zjarreve

Mbrojtja / nr. 8 gusht 2012 44

Arsimimi i hershëm i oficerëve shqiptarë të karrierës në Itali

dossier

Nga studimet dhe dokumentet e hulumtuara deri më sot, njoftimi më i hershëm i doku-mentuar për dukjen e oficerëve shqiptarë të karrierës, të cilët vinë nga një shkollë ush-

tarake e huaj, në rastin konkret italiane, i përket vitit të largët 1914. Informacioni vjen përmes faqeve të revistës “Zana“, që botohej në qytetin e Durrësit, në gjuhën shqipe. Pikërisht në numrin e datës 15 Qershor të vitit 1914, revista e mësipërme hedh dritë dhe zbu-lon, madje me imazh, një grup djelmoshash shqiptarë, të cilët kishin ndjekur mësimet ushtarake për oficerë karriere në Shkollën e Trupave pranë Regjimentit të 10-të të Ushtrisë Italiane, me qendër në qytetin e Barit, në anën tjetër të Adriatikut, në Itali. Në këtë grup dal-lohen menjëherë emrat e disa personazheve, të cilët do të bëheshin personalitete të njohur të historisë ush-tarake shqiptare, si Mark Raka, Llesh Topallaj. Në këtë grup bënin pjesë edhe oficerë të tjerë, si Vehbi Ademi, Palok Nikaj etj. Ky grup, ndiqte studimet si nxënës për oficerë, duke iu nënshtruar një programi afatshkurtër, i nevojshëm për të përgatitur dhe formuar oficerë për nivelin e trupës. Informacioni i mësipërm, që dëshmohet edhe përmes një fotografie të vitit 1914 me një pjesë të këtyre oficerëve të “Shkollës së Barit”, të botuar në një prej faqeve të revistës “Zana“, vërtetohet edhe përmes dy burimeve dokumentare italiane të kohës. I pari është një dokument që i përket Ministrisë së Luftës së Ital-isë dhe i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Italiane, i vitit 1923. Në të bëhet e njohur një listë me emrat e 29 oficerëve, disa prej tyre shumë të njohur, të cilët kanë ndjekur mësimet pikërisht në Shkollën e Trupave

Prof. Dr. Proletar Hasani

Shkolla e Trupës pranë Regjimentit të 10-të të Këmbësorisë, në Bari

të Regjimentit të 10-të në Bari të Italisë. Saktësisht, 21 prej kësaj liste i përkasin oficerëve shqiptarë të përgatitur dhe të titulluar prej kësaj shkolle. Në këtë listë bënin pjesë togerët Mark Kodheli, Kel Jakova, Mark Raka, Palok Nikaj, Lazër Mirashi, Adem Vehbiu, Qamil Boksi, Beqir Gjylbegaj, Shyqyri Borshi dhe Llesh Topallaj, të cilët e kryen Shkollën e Trupave të Barit në harkun kohor 1913-1914. Madje, pas viteve të shkollimit ata kishin shërbyer për disa kohë në njësi të Ushtrisë Ital-iane, të shpërndara nëpër zona të ndryshme të Ital-isë. Të tillë ishin regjimentet 91 dhe 92 të Fanterisë (Këmbësorisë) me vendvendosje në Turin; Regjimenti i 90-të i Këmbësorisë, në Genes Catanzaro; Regjimenti

Page 45: FA, 2 mijë forca për shuarjen e zjarreve

nr. 8 gusht 2012 / Mbrojtja 45

i 82-të i Këmbësorisë, në Romë; Regjimenti i 7-të i Këmbësorisë, në Milano; Regjimenti i 39-të i Këmbë-sorisë në Verona dhe Regjimenti i 31-të me qendër në Napoli. Në përfundim të shërbimit dhe të një kursi për oficerë ata u graduan togerë. Më tej, po në këtë listë, vijojnë emrat e 11 nëntogerëve, Ismail Leskoviku, Azis Çami, Gjon Kumrija, Alo Kuçi, Budo Abazi, Lec Kodheli, Faslli Çarçani, Ramiz Varvarica, Shyqyri Jakova, Dan-iel Haxhia, dhe Gjysh Gjyshja, të cilët studiuan gjithash-tu në Shkollën e Trupave të Regjimentit të 10-të të Këmbësorisë, me qendër në qytetin e Barit, në Itali. Por, këta oficerë e kryen shkollën në vitin 1915. Edhe oficerët shqiptarë, që i përkisnin këtij grupi, pas përfundimit të shkollës, vijuan të shërbenin nëpër disa regjimente të Ush-trisë vendase, si Regjimenti i 9-të i Këmbësorisë, në Bari, pjesë e Korpusit të Ushtrisë në Ankona; Regjimenti i 19-të i Këmbësorisë në Kozenca; në Xhenion ushtarake me qendër në Turin e Verona. Grupi i dytë, prej 11 vetësh, fituan gradën nëntoger.

Burimi tjetër është një libër dokumentar i autorit të njohur italian Dr. Piero Cro-ciani, me titullin origjinal “Gli Albanesi nelle Forze Armate Italiane, 1939-1943” (“Shq-iptarët në Forcat e Armato-sura Italiane 1939-1943”), i botuar në Romë, në vitin 2001 dhe i përkthyer dhe botuar në shqip në vitin 2005. Edhe në këtë libër sillen të dhëna, ndo-nëse pa emra, për një grup prej afro 23 oficerësh shq-iptarë, një pjesë e vogël e të cilëve, më pas, do të bëheshin të njohur në Ushtrinë Shq-iptare, të paktën deri në prag të pushtimit fashist. Në të shkruhet se,- këta ushtarakë, pasi përfunduan studimet në Shkollën e Trupave të Barit, në Itali shërbyen, si dhe të tjerët para tyre, në disa regjimente të këmbësorisë, të artilerisë dhe të xhenios, të Ushtrisë italiane. Këta ush-tarakë arritën që, në fund, të fitonin gradat nëntoger deri toger. Me këta oficerë dhe të tjerë, që u afruan në Forcat e Armatosura italiane në Shqipëri, u mundë-sua drejtimi i reparteve dhe formacioneve ushtarake të formuara prej tyre në harkun kohor 1914-1917, gjatë

viteve të Luftës së Parë Botërore, deri më 1920. Këto reparte dhe formacione ushtarake, u ngritën dhe vepruan në zonën jugore dhe jugperëndimore të Shqipërisë, ku e shtrinin veprimtarinë e vet forcat italiane, pjesëmarrëse në këtë luftë. Madje, ideja dhe synimi i Komandës Ushtar-ake italiane ishte që, me këto formacione shqiptare, që tani ishin, si të thuash, “pjesë përbërëse” e trupave italiane në Shqipëri, në të ardhmen, të paktën teorikisht, të formonin

njëherësh “bërthamën bazë të ushtrisë së ardhme shq-iptare”. Kështu përfundon edhe studiuesi P. Crociani, në librin e tij, të cituar më parë. Një formacion i tillë, në përmasat e një regjimenti, i cili shërbeu si një bërthamë e ushtrisë së menduar nga italianët, ishte pikërisht ai i emërtuar “Milicia e Rregullt Shqiptare”, organika e të cilit u plotësua dalëngadalë deri në vitin 1920. Por, projekti për të ngritur këtë milici mbeti vetëm në përmasat dhe ima-zhin e një legjioni. Ky legjion qendrën e kishte ngritur fil-limisht në Gjirokastër dhe në Delvinë, më pas në Përmet. Në një burim shqiptar, pjesë e literaturës së botuar në librin me titullin “Shqipënija më 1937”, botuar në vitin 1938, përshkruhet ky for-macion ushtarak, i emërtuar “Legjioni i Milicisë Shqiptare”. Sipas këtij botimi, legjioni i lartpërmendur përbëhej prej dy kohortash, ndarje këto të njëjta me batalionin, me nga 4 kompani secila. Në krye të legjionit, madje edhe të bata-lioneve e të kompanive, qën-dronin oficerë italianë. Më pas, nëpër komandat e batal-ioneve dhe të kompanive, hynë edhe disa oficerë shqiptarë, të cilët i përkisnin grupit të

oficerëve që kishin ndjekur dhe përfunduar deri në vitin 1915, kurset dhe akademitë ushtar-

ake në Itali. Pikërisht këta oficerë ishin pjestarë të grupit të parë, prej 10 vetësh, që u përgatitën në Shkollën e Trupës të Regjimentit të 10-të të Këmbësorisë (Fanter-isë), në Bari të Italisë dhe që ishin graduar oficerë. Po në këtë trupë oficerësh bënte pjesë edhe grupi i dytë, me 11 oficerë shqiptarë, që përfunduan po këtë shkollë dhe që u graduan nëntogerë, më 1915. Sipas të njëjtit burim, i cili është bazuar mbi dokumentet e shtetit shqiptar të

Faksimile

e Listave të ushtarakëve shqiptarë në Shkollën e Trupave, në Bari (Itali)

Page 46: FA, 2 mijë forca për shuarjen e zjarreve

Mbrojtja / nr. 8 gusht 2012 46

periudhës deri në vitin 1937, në vitin 1918, njeri nga batalionet e “legjionit të Milicisë Shqiptare”, koman-dohej fillimisht nga Mark Raka, i cili vinte pikërisht nga Shkolla e Trupës së Barit të Italisë. Më pas vendin e tij e zuri Ismail Haki Tatzati, që ishte produkt i shkollës dhe akademisë ushtarake turke. Megjithëse në krye të formacionit të mësipërm, postet kryesore drejtuese dhe komanduese i mbanin oficerë madhorë italianë, në krye të nënreparteve përbërës të milicisë, u caktuan edhe disa oficerë shqiptarë që kishin kryer shkollën dhe akademinë ushtarake në Itali. Dhe këta vinin nga radhët e oficerëve të dalë nga Shkolla e Trupës e Regjimentit të 10-të të Këmbësorisë së Barit, gjithsej 21 vetë. Dh-jetë prej tyre ishin ata që e ndoqën këtë shkollë në vitet 1913-1914 dhe grupi i dytë, me 11 vetë, të cilët e kryen atë në vitin 1915. Një grup tjetër, i përbërë prej 6 vetësh, kishte ndjekur studimet në Shkollën Ushtarake të Modenës (Itali) në vitet 1914-1915, edhe këta me gradën toger. Më pas, në këtë përmbledhje nuk figuron asnjë prej oficerëve të të dy grupeve që ndoqën, për-funduan Shkollën e Trupave të Regjimentit të 10-të, të Barit në Itali dhe u titulluan oficerë me gradat toger ose nëntoger. Nga ana tjetër, deri më sot nuk njihen dhe nuk ka të dhëna dokumentare, që do të vërtetonin në se, pas grupit të dytë të oficerëve shqiptarë që përfunduan shkollën e mësipërme, ndonjë grup apo individ i veçuar nga Shqipëria është titulluar oficer nga kjo shkollë. Kë-sisoj, me grupin e dytë të oficerëve që, në fund të vitit 1915 e përfunduan atë, kapitulli i saj, të paktën për oficerët shqiptarë, duket i mbyllur përgjithmonë, pikër-isht në vitin e largët 1915. Gjithashtu, e rëndësishme është që të vihet në dukje se, ndërsa për grupin e parë prej dhjetë vetësh gjenden emrat dhe të dhënat për numrin më të madh të tyre, tetë vetë, si Mark Kodheli, Mark Raka, Lazër Mirashi, Adem Vehbiu, Qamil Boksi, Beqir Gjylbegaj, Shyqyri Borshi dhe Llesh Topallaj, për dy bashkënxënës të tjerë të këtij grupi, togerët Kel Jakova dhe Palok Nikaj, për fat të keq deri më sot disponohen vetëm fare pak të dhëna. Ndërkohë, për grupin e dytë

të nxënësve–ushtarakë të Shkollës së Trupave të Regjimentit të 10-të të Barit (Itali), gjendja është krejt ndryshe! Të dhënat e burimeve ush-tarake shqiptare të kohës, së cilës ata i përkasin, janë fare të pakta. Vetëm për tre prej anëtarëve të këtij grupi, për Aziz Çamin, Ramiz Varvaricën dhe Alo Kuçin gjenden të dhëna më të plota, ndërsa për tetë nxënësit e tjerë ka fare pak ose aspak të dhëna, që do të ndih-monin për të rindërtuar portretet e tyre. Ata janë Ismail Leskoviku, Gjon Kumrija, Budo Abazi, Lec Kod-heli, Faslli Çarçani, Shyqyri Jakova, Daniel Haxhia dhe Gjush Gjyshja.

Llesh Topallaj

Një prej nxënësve të

grupit të parë të shqiptarëve

në Shkollën e Trupave të Regjimentit të 10-të të

Këmbësorisë të Barit, në

Itali

Histori dhe emraLlesh Topallaj, ishte gjithashtu një prej nxënësve të

grupit të parë të shqiptarëve që kapërceu detin Adria-tik dhe nisi mësimet në Shkollën e Trupave të Regji-mentit të 10-të të Këmbësorisë të Barit, në Itali. Ai ishte lindur në Shkodër në vitin 1896. Në vitin 1913, së bashku me një grup nxënësish shqiptarë, të përbërë nga Mark Kodheli, Kel Jakova, Mark Raka, Palok Nikaj, Lazër Mirashi, Adem Vehbiu, Qamil Boksi, Beqir Gjylbe-gaj dhe Shyqyri Borshi, u regjistrua dhe ndoqi mësimet në Shkollën e Trupave të Regjimentit të 10-të të Këm-bësorisë të Barit. Studimet këtu vijuan deri në Gusht të vitit 1914. Pas përfundimit të programit mësimor të shkollës, për vitet pasardhëse, u caktua për të shër-byer pranë Regjimentit të 31-të të Këmbësorisë në Napoli, po në Itali. Në përmbyllje të këtyre viteve ai u gradua toger. Aty nga viti 1918, Ll. Topallaj u kthye në Shqipëri dhe hyri në shërbim të Ushtrisë Shqiptare, ku pati një karrierë me ecuri normale. Por, kulmin e karri-erës personale ushtarake, krejt të veçantë, Ll. Topallaj, e arriti në kohën kur u shpall Mbretëria e Shqipërisë, në Shtator 1928, kohë kur ai u përzgjodh dhe iu besua detyra e veçantë delikate e adjutantit mbrojtës (tru-projës) së Mbretit Zog. E vërteta është se, përkrah adjutantit tjetër, Zef Serreqit, Llesh Topallaj vërtetoi se e përmbushi me shumë zell dhe besnikëri këtë de-tyrë. Sprova ishte shumë pranë, vetëm pak më shumë se dy vite më pas. Në shkurtin e vitit 1931, Mbreti i Shqipërisë, Ahmet Zogu, ndodhej për një vizitë në Vjenë të Austrisë. Në një nga këto ditë, në mbrëmjen e datës 20 shkurt ai, i shoqëruar prej Ministrit të Oborrit, kolo-nelit në rezervë Eqrem Libohova dhe nën mbrojtjen e një prej truprojave të tij, major Llesh Topallajt, po dilte nga godina e ”Operangase”, e kryeqytetit austriak, ku po shfaqej opera e famshme ”Aida” e Verdit. Në këtë kohë, mbreti u qëllua me armë gjatë një atentati. Aten-tati, siç u provua më pas, gjatë gjyqit, që u zhvillua në Vjenë për këtë ngjarje, ishte kryer nga dy ish-oficerë shqiptarë, tani emigrantë në Vjenë, Azis Çami dhe Ndok

Page 47: FA, 2 mijë forca për shuarjen e zjarreve

nr. 8 gusht 2012 / Mbrojtja 47

Gjeloshi. Në këtë atentat mbreti Zog shpëtoi pikërisht falë vigjilencës, reflekseve, besnikërisë dhe shpirtit vetë-mohues të truprojës së tij, major Llesh Topallajt, i cili e mbrojti me trupin e tij mbretin dhe për pasojë mbeti vetë i vrarë në vend. Ministri Libohova u plagos në këm-bë, kurse atentatorët u kapën nga policia vendase. Pak ditë më pas, më 5 Marsin e atij viti, trupi i adjutantit të vrarë u soll në Durrës. Ai u varros me një ceremonial ushtarak, me batare pushkësh dhe topash dhe u shpall dëshmor i kombit.

Mark Kodheli, ishte një ndër oficerët shqiptarë, që bënte pjesë në grupin e parë të përbërë nga dhjetë vetë, të gjithë nga Shqipëria, të cilët frekuentuan Shkollën e Trupave të Regjimentit të 10-të të Këmbësorisë së Barit (Itali) në vitet 1913-1914. Në përfundim të kësaj shkolle, u titullua oficer më 1 Nëntor 1914. Ai ishte lindur më 23 tetor 1892, në qytetin e Shkodrës. Pas përfundimit të Shkollës, periudhës dyvjecare pranë Regjimentit të Fanterisë 91-92, me qendër në Turin të Italisë, u kthye në atdhe. M. Kodheli, me gradën toger, hyri në shërbim të Ushtrisë Shqiptare dhe që prej 9 Shkurtit të vitit 1925, kur u përzgjodh nga radhët e ofi-cerëve të parë këtij viti për t’u bërë pjesë e Ushtrisë së riorganizuar, atij iu dha grada kapiten i Klasit të Parë, në armën e Këmbësorisë. Me këtë gradë ai shfaqet edhe në “Listën e shkallzimit të oficerëve në lirim, më datën 1 Shtator 1938“. Kjo do të thotë se ai ishte në lirim prej vitesh. Më pas, në fillimin e muajit Prill të vi-tit 1939 ai rishfaqet, por tanimë në postin e lartë të Prefektit të Qarkut të Durrësit, të cilin e mbajti deri në pushtimin fashist të Shqipërisë. Pas kësaj kohe M. Kodheli u largua drejt qytetit të Barit, në Itali, ku kreu de-tyrën e Konsullit në Konsullatën e Shqipërisë.

Qamil Boksi, ishte gjithashtu, bashkënxënës shqiptar i kësaj shkolle. Ai ishte lindur në qytetin e Shkodrës, në vitin 1883. Pasi për-fundoi Shkollën e Trupave të Regji-mentit të 10-të të Këmbësorisë, në Bari të Italisë më 11 Nëntor të vitit 1914. Q. Boksi shërbeu për një periudhë dyvjeçare pranë Regjimentit të 7-të të Këmbësorisë me qendër në Milano, po të Italise. Me kthimin në atdhe, më 1 Janar 1918, ai hyri në Ushtrinë Shqiptare, ku pati një karrierë jo të pakët, afro njëzetenjëvjeçare, që vijoi deri në vi-tin 1939, në prag të pushtimit fashist të Shqipërisë. Nëpërmjet burimeve të informacionit zyrtar dhe familjarë bëhen të ditura të dhëna që hedhin dritë e ndriçojnë ecurinë e gjatë të karrierës dhe të fatit të këtij ushtaraku shqiptar. Ai hyri në shërbim të forcave të Xhandarmërisë Shqiptare dhe, në këtë kuadër, në vitin 1921, kur mbante gradën kapiten, mori pjesë në

operacionin për shtypjen e lëvizjes separatiste të kra-hinës së Mirditës. Në vitin 1924 u vu përkrah forcave ushtarake që sollën në fuqi F. S. Nolin, arsye për të cilën u pezullua nga detyra në Dhjetor të po këtij viti, kur qeveria e Nolit ra dhe u rikthye në pushtet Ahmet Zogu. Por, shumë shpejt, në Maj të vitit 1925 ai u rikthye në shërbimin e Xhandarmërisë, në detyrën e Qarkkomandantit të prefekturës Korçë. Në vitin 1926 gradohet kapiten i Parë dhe, dy vjet më vonë, më 1928 emërohet Qarkkomandant i Gjirokastrës, kurse në Janar 1933 transferohet po në këtë detyrë, por tashmë në Vlorë. Që prej 28 Nëntorit të vitit 1930 mbante gradën major. Me ngjarjet tronditëse të ndodhura në suazën e Kryengritjes së Fierit, të vitit 1935, Q. Boksi shkarkohet nga detyra që mbante në Xhandarmëri dhe dërgohet në një detyrë të thjeshtë, si përgjegjës i Shtëpisë së Oficerëve, në Tiranë, de-tyrë që ai vijoi t’a kryente deri më datën 3 Nëntor të vitit 1939, kur vdiq papritmas! Siç duket në vdekjen e tij ka ndikuar tronditja e pësuar prej shkarkimit nga detyra që kryente që prej largimit nga Xhandarmëria,

ku kishte shërbyer për shumë vjet. Kur vdiq, Q. Boksi kishte gradën nënkolonel, të cilën e mbante që prej 28 Nëntorit 1935 dhe fig-uronte më shërbim pranë Grupit IV të Përzier, ku përfshihej edhe detyra e përgjegjësit të Shtëpisë së Oficerëve.

Në pjesëtarët e grupit të parë, që zbuloi dhe ndoqi mësimet ushtarake në Shkollën e Trupave të Barit, oficer i njohur në vitet 20-30 të Shek. XX, ka qenë Shy-qyri Borshi. Ai ishte lindur më 14 Shtator të vitit 1895, në Borsh të Sarandës. Me të përfunduar mësimet, u titullua oficer, më 1 Nëntor 1914 dhe shërbeu për një periudhë dyvjeçare në Regji-mentin e 59-të të Këmbësorisë në Verona. Paskësaj fitoi gradën toger dhe u kthye në atdhe. Në vijim, në vitin 1918, hyri në

shërbim të Ushtrisë Shqiptare. Sipas të dhënave të burimeve të botuara ushtar-ake shqiptare, karrierën kryesore, Sh. Borshi e pati pranë Armës së Xhandarmërisë Shqiptare. Në këtë rrjedhë, më 21 Janar (Kallnduer) të vitit 1928, deri më 1 Prill 1933, ai mbante gradën major dhe shër-bente pranë Departamentit Ushtarak, kurse, që prej 28 Nëntorit të vitit 1938 ai shfaqet, në bu-rimet ushtarake italiane, me gradën nënkolonel, por tashmë në shërbim të Karabinierisë mbretërore. Pas çlirimit të Shqipërisë, Sh. Borshi, përmendet në seancat e Gjyqit Special kundër kriminelëve të luftës, si një pjesëtar i karabinierisë që “...ka shër-byer kundër popullit të tij”.

Page 48: FA, 2 mijë forca për shuarjen e zjarreve

Mbrojtja / nr. 8 gusht 2012 48

Uniforma ushtarake,vlerë dhe krenari kombëtare

Fokus

Paraqitja estetike e ushtarakut nuk mund të kup-tohet pa uniformën e tij, ajo është prezantimi, serioziteti, vlera, krenaria e një kombi. Ajo është shteti, fuqia e tij mbartja dhe shkatëri-

mi i vlerave në rast të kundërt. Pas viteve 90 uniforma e ushtarakut ka evoluar në një arritje vërtet dinjitoze me përmirësime të dukshme cilësore të gradave, em-blemave, shënjave dhe dekoracioneve. Transformimet e mëdha demokratike të periudhës post komuniste nuk mund të mos përfshinin Forcat e Armatosura, tashmë me një vizion të ri por të qartë për të ardhmen. Reforma në FA do të ishte fillimi i transformimeve të mëdha që do niste me vendosjen e kontrollit civil, heqjen e simboleve komuniste nga uniformat ushtarake dhe zëvëndësimin e tyre me simbolet kombëtare, vendosjen e gradave dhe depolitizimin e departizimin. Për herë të parë, që nga viti 1966 u vendosën emblemat, shenjat, simbolet, dekora-cionet, flamujt dhe më tej do të vazhdohej me unifor-mat cereminiale dhe luftar-ake në FA. I rëndësishëm por dhe i domosdoshëm u bë plotësimi i gjithë uni-formave ceremoniale, pune dhe lufte, me të gjithë ak-sesorët e nevojshëëm. Di-zenjoja e kamuflazhit ush-tarak shqiptar u përgatit për herë të parë në vitin 1995 e cila është bazuar në terrenin kombëtar, u përgatit gjithashtu unifor-ma e stërvitjes sipas stan-dardeve të integrimit në NATO, që do të plotësonte uniformën ushtarake me të

cilën FA shqiptare u bë pjesë e Aleancës Euroatlantike. Përpjekjet kanë synuar në krijimin e një imazhi të ri për Forcat e Armatosura.

Vështrim i shkurtër historik i evoluimit të uniformës ushtarakeNëpërmjet një vështrimi historik vërejmë se unifor-

mat ceremoniale e të luftës në vendin tonë, kanë një histori të gjatë, përdorimi i uniformave dhe gradave nga shqiptarët është i hershëm. Vetë Heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ka përdorur dy uniforma. E para ishte uniforma e luftës, me përkrenare dhe parzmore e ndërsa veshja tjetër, sipas Barletit, ishte ajo popullore me qeleshe dhe xhubletë. Kurse ushtrinë e tij Skënderbeu e kishte paisur me uniforma dhe sim-bole të kohës, (këtë e vërejmë jo vetëm tek gravurat po edhe tek dokumetat që tregojnë për blerjen e pël-hurave cilësore të asaj kohe për ushtrinë e tij). Nëse i referohemi etapave nëpër të cilat ka kaluar historia

e Shqipërisë në këto 100 vjet dhe bashkë me të edhe historia 100 vjeçare e ushtrisë shqiptare, për uniformën ushtarake që nga themelimi i shtetit shqiptar, janë bërë për-pjekje serioze në kom-pletimin e ushtrisë me uniformat e nevojshme, duke u mbështetur në tra-ditat kombëtare por edhe eksperiencën e huaj.

Periudha 1912-1928, (Pavarësia e Shqipërisë, Qeveria e Vlorës)

Para krijimit të shtetit shqipar duke qënë nën Perandorinë turke dhe

Mimoza GOLIKJA

Page 49: FA, 2 mijë forca për shuarjen e zjarreve

nr. 8 gusht 2012 / Mbrojtja 49

si pjesë e ushtrisë së saj nuk kemi pasur uniformë kombëtare të ushtrisë. Shqiptarët kanë mbajtur uni-format turke, sipas reparteve ku ata kanë shërbyer. Vetëm Garda Perandorake ka pasur një regjiment të quajtur Regjimenti Arnaut, me uniforma disi më të veçanta.

Pas rënies së perandorisë turke dhe shpalljes së Pavarësisë në nëtor 1912, në vitin 1913 ush-tria shqiptare e sapo krijuar mbante uniformë turke me qeleshe të kuqe dhe syprinë të zezë. Për oficerët uniforma ishte tip austriake me kapele pa strehë. Shenjat e gradës ishin në jakë. Paisja me uniformë e ushtrisë së sapo krijuar të Qeverisë së Ismail Qe-malit, ishte gjetja e uniformave ekzistuese që njihen si model 1913, por gjithashtu gjatë kësaj kohe iu janë blerë ato së bashku me armatimet italianëve dhe aus-triakëve. Viti 1914, është ai që identifikon uniformën ushtarake Model 1914, e cila i përket periudhës së Princ Vidit. Për oficerët uniforma ishte sistem aus-tro gjerman tip husar gri e kaltër me kolbak të zi. Për trupën vazhdojnë uniformat e vjetra me parolla të kuqe. Gjatë kësaj kohe tek uniforma ceremoniale shi-het ndikimi gjerman si dhe kultura ushtarake austro hungareze.

Lufta e Parë Botërore identifikon uniformën e ush-trisë shqipëtare si uniforma Model 1914-1918. Në këtë kohë shihen uniforma të përziera sipas ushtrive në shërbim të të cilave ishin repartet shqiptare. Dal-lohen uniformat e reparteve shqiptare pranë Ushtrisë Austriake, Italiane dhe Franceze.

Uniformat Model 1918, identifikohen si uniforma tip konvencional, me shenjat e gradave në jakë. Kapele pa strehë. Për shkak të mungesave ka variacione të mëdha në prerje, pamje dhe pajime. Kurse uniforma e viteve 1920, Model 1920, ishte gati e njëjtë me Model 18, por disi më e unifikuar.

Më tej, Model 1922 është uniforma e parë e rregullt e Ushtrisë Shqiptare, përgjithësisht e ng-jashme me atë Model 18. Xhaketa me jakë të mbyllur ngjyrë kaki dhe me kapele pa strehë. Në kapele vendo-set për herë të parë Përkrenarja e Skënderbeut me dy pushkë të kryqëzuara. Gradat vendosen në anët e jakës dhe në kapele. Pas kësaj uniforme për ushtrinë shqiptare kemi uniformën Model 1925. Është koha e Republikës. Vazhdojnë uniformat Model 22, por me disa variacione të vogla. Futen për Gardën dhe për uniformën e paradës për oficerë, uniformat tip husar të kuqe dhe të zeza me kolbak të zi. Futet shpata në uniformat e paradës.

Periudha e viteve 1928-1939 (Periudha e Monarkisë)Nga të gjitha periudhat që njeh historia e uniformës

së ushtrisë shqiptare periudha më e spikatur është periudha e Monarkisë. Gjatë kësaj kohe janë bërë për-pjekje serioze për një unifikim kombëtar në uniformën ushtarake. Por në vitin 1927 kemi uniformën Model 1927. Futet kapelja tubolare me strehë dhe uniforma e përafërt me atë italiane. Hiqet për oficerët uniforma e paradës tip husar. Uniforma e paradës për oficerë

Page 50: FA, 2 mijë forca për shuarjen e zjarreve

Mbrojtja / nr. 8 gusht 2012 50

me rrip mesi të praruar dhe me paleta metalike me thekë. Kurse Model 1931, ndryshon nga Model 27, nga vendosja e gradave me yje në kapele. Hiqen nga uniformat e paradës spaleta metalike me thekë. Ndry-shon ngjyra e uniformës nga kaki në gri e gjelbër (gri-gio verde), duke u unifikuar me atë italiane.

Model 1936 është modeli ku futet xhaketa e hapur me kravatë dhe kapelja e sheshtë tip oficeri. Ngjyra mbetet e njëjta. Vendosen shenjat e gradave në spaleta. Në vitin 1937, ndryshon rripi i paradës, duke iu aplikuar dhe shiriti i kuq e zi në mes. Ndër-sa në vitin 1939 kemi uniformën që njihet si Model 1939, është modeli që përkon me pushtimin italian. Në këtë kohë futet sistemi italian i gradave dhe uniformave si dhe futja e gradave në spaleta dhe në kapele, kurse më vonë në mëngë dhe në kapele. E veçantë është uniforma e Regjimentit të Gardës Mbretërore.

Periudha e viteve 1941-1944 (Lufta Nacional Çlirimtare)Lufta e Dytë Botërore ishte periudha që

hyri në historinë e Shqipërisë si periudha e

Luftës Nacional Çlirimtare. Modeli 1943 UP, është mod-eli i uniformës që përkon me pushtimin gjerman. Ky mod-el uniforme rikthehen në fuqi uniformat e vjetra Model 36 të kohës së Zogut për Xhandarmërinë dhe Ushtrinë. Në këtë kohë kemi uniformën e Divizionit Skanderbeg.

Por gjithashtu kemi uniformën Model 1944 UP, është uniforma partizane. Këto janë uniforma, trofe jo të rregullta, pa grada. Shenja dalluese e këtyre uniformave ka qënë ylli i kuq në kapele dhe shalli i kuq në qafë. Përveç këtyre uniformave ushtarake shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore ekziston edhe uniforma Model 1943 BK, që është uniforma balliste, e cila është uniformë trofe jo e rregullt, pa grada. Shenja dalluese ka qënë në kapele, shqyt i kuq 5 cepash me shqiponje të zezë. Ecim më tej dhe pikërisht uniforma Model 1944, është uniformë që identifikohet si uniformë, Kongresi i Përmetit. Këtu shohim sistemin e parë të gradave pas luftës. Kopje e sistemit jugosllav Model 1942. Shenjat e gradës ven-doseshin në mëngë. Këto janë uniforma trofe të paunifi-kuara.

Pas Luftës së Dytë Botrërore, uniformat e ushtrisë shqiptare ishin gjithmonë të një tipi të huaj, ku përdorej

edhe ndonjë simbol shqiptar. Në të gjitha rastet kur ushtria shqiptare ka përdorur uniforma të vendeve të huaja, mike, këto uniforma ndërkohë nuk kanë qënë në për-dorim nga ana e atyre vendeve. Përfun-dimi i Luftës së Dytë Botërore dhe çlirimi i vendit do të sillnin uniformën Model 1945. Ishin uniformat e para të vërteta të pas Luftës, si dhe gati kopje të uniformave të dikurshme Model 31. Gradat në këtë uniformë vendoseshin në kapele dhe jakë dhe ngjyra e uniformës ishte kaki tip an-gleze. Model 1947 ishte modeli i futjes së sistemit sovjetik të gradave dhe uni-formave. Shenjat e gradave vendoseshin në spaleta. Spaleta ishin metalike prej bronxi. Ngjyra e uniformës ishte kaki tip sovjetike. Për uniformën e paradës, është aplikuar shpata e vjetër Model 27.

Periudha e viteve 1950-1961 (marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik)Kjo periudhë ka uniformën Model 1952. Sistemi

Sovjetik i gradave dhe uniformave, gati identik me atë Model 47. Spaletat prej cohe të praruar. Për uniformën e paradës shpata e vjetër Model 27 zëvendësohet me shpatën tip sovjetik. Model 1961, vazhdon ende sistemi sovjetik i gradave dhe uniformave, gati identik me uni-formën Model 52.

Periudha e viteve 1961-1978 (Heqja e Gradave)Periudha e viteve 1961-1978, ishte periudha kur

Shqipëria pas prishjes së marrëdhënieve me Bash-kimin Sovjetik, kishte hedhur sytë dhe po forconte marrëdhëniet me Republikën e Kinës. Ishte pikërisht lulëzimi i këtyre marrëdhënieve ajo që solli në ushtrinë shqiptare në vitin 1966 heqjen e gradave dhe shen-jat dalluese nga uniformat ushtarake, ndërsa në vitin 1975 u hoq çdo shenjë tjetër dalluese nga uniforma e

Page 51: FA, 2 mijë forca për shuarjen e zjarreve

nr. 8 gusht 2012 / Mbrojtja 51

ushtrisë shqiptare. Uniformat e kësaj periudhe kanë qënë ato Model 1966, pikërisht uniformat e heqjes së gradave dhe lënia e shenjave dalluese si dhe ngjyrave të filetove. Ngjyra e uniformës fillon të bëhet kakí drejt të gjelbrës. Hiqet shpata tip sovjetike nga uniforma e paradës. Jaka nga e mbyllur e lartë tip sovjetik, bëhet e mbyllur e ulët tip kinez me petica. Zhduken kopsat prej bronxi dhe zëvendësohen me kopsa plastike kafe. Më tej, Modeli 1975, nuk ishte gjë tjetër veçse tërë-sisht Modeli kinez. Heqja e të gjitha shenjave dalluese dhe lënia vetëm e peticave romb të kuqe. Për oficerët në këtë kohë futen në përdorim xhaketat me jakë të ka-pur dhe kravatë.

Periudha e viteve 1980 -1991 (Me forcat tona)Kjo periudhë njhet si periudha kur Shqipëria

mbështetej në gjithçka “me forcat tona”. Uniforma ushtarake ka qënë ajo Model 1991. Në këto vite është përdorur “stof polak”, por dhe uniforma e dokut, rripi me yll në tokëz, këto uniforma janë qepur në Punëtorinë Ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes Popullore dhe cilë-sia e materialit mund të thuhet e mirë për kohën.

Periudha e viteve 1991-2012, (Etapa shqiptare)Kjo është dhe periudha e rivendosjes së gradave. Në

uniformat e vjetra Model 75, vendosen shenjat e gradave në spaleta dhe ato të armës në petica. rivendoset një sistem gradash me 15 shkallë, një stemë në kapele dhe shenja e emrit për të gjithë FA, por uniforma dhe akse-sorët ishin ato që përdoreshin para vitit 1991. Siste-met e gradave u unifikuan për të gjithë FA dhe për çdo forcë ndryshimi u bë në simbol. U ndërthur tradita dhe ngjyrat kombëtare në uniformën ceremoniale për tru-projat e nderit si dhe uniforma e mbajtsit të flamurit në ceremonialin ushtarak. Po kështu gjatë kësaj kohe u përgatitën uniformat për shërbimin shëndetsor, të ki-misë, mirmbajtjes si dhe një sërë uniformash të veçanta operacionale për FA, si dhe u përcaktuan uniformat për misione të veçanta si dhe veshje kundër lagështirës, modelet e këpucëve, jelekët e armatimit, veshjet e dim-rit. Gjatë kësaj periudhe u përcaktuan dhe vendosën ngjyrat e uniformave, si dhe modelet e katër uniformave, ceremoniale, pune, dimërore dhe të stërvitjes. U plotë-suan me grada, emblema, shënjat të armëve, forcave e shkollave, legjendat, togëzat, komçat, simbolet dhe dekoracionet çdo për forcë. U plotësuan dekoracionet e kapeleve për gradat madhore, të larta të ulëta për nënoficerë dhe studentë. U përcaktuan ylykët e kordo-nëve. Në këto uniforma ju kushtua vëmendje uniformave të femrave në Forcat e Armatosura.

Po a është uniforma ushtarake që kemi sot e një kualiteti të lartë, e standardeve dhe e cilësisë si ajo e vendeve më të dalluara të NATO-s? Pikërisht për të përcaktuar kualitetet dhe standardet më të mira të veshjes të Forcave të Armatosura Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Ar-matosura, u angazhuan totalisht në këtë proces duke përcaktuar uniformën e ushtarakut si një nga prior-itetet e saj për vitin 2012.

Page 52: FA, 2 mijë forca për shuarjen e zjarreve

Mbrojtja / nr. 8 gusht 2012 52

e m e r g j e n C at