153
UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I FINANCËS Temë Disertacioni FAKTORINGU BURIM FINANCIMI AFATSHKURTËR PËR NDËRMARRJET E VOGLA DHE TË MESME NË SHQIPËRI Në kërkim të gradës shkencore DoktorDisertante Udhëheqës Shkencor Mk. Shpresa ÇELA Prof. Dr. Beshir CICERI Dhjetor, 2013

FAKTORINGU - doktoratura.unitir.edu.aldoktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2014/06/Doktoratura-Shpresa-Cela...Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e

  • Upload
    others

  • View
    39

  • Download
    3

Embed Size (px)

Citation preview

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I EKONOMISË

DEPARTAMENTI I FINANCËS

Temë Disertacioni

F A K T O R I N G U

B U R I M F I N A N C I M I A F A T S H K U R T Ë R

PËR NDËRMARRJET E VOGLA DHE TË MESME

N Ë S H Q I P Ë R I

Në kërkim të gradës shkencore “Doktor”

Disertante

Udhëheqës Shkencor

Mk. Shpresa ÇELA Prof. Dr. Beshir CICERI

Dhjetor, 2013

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) ii Temë disertacioni

F A L E N D E R I M E

Në fund të punës intesive 3-vjeçare, dua të bëj një falenderim shumë të veçantë për

udhëheqësin tim shkencor, Prof. Dr. Beshir CICERI, për inkurajimin e vazhdueshëm,

këshillat dhe sugjerimet dhe gjithë ndihmën që më ka dhënë për përgatitjen e këtij

punimi.

Falenderoj gjithashtu me respekt gjithë profesorët dhe pedagogët e Departamentit të

Financës të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës, për inkurajimin dhe

mbështetjen e vazhdueshme.

Falenderoj bashkëshortin si dhe dy fëmijët e mi, të cilët më kanë qëndruar pranë dhe

më kanë mbështetur dhe inkurajuar vazhdimisht.

Dua të falenderoj, gjithashtu, gjithë kolegët dhe miqtë, të cilët me ndihmën e tyre

ndikuan në realizimin e plotë të këtij punimi.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) iii Temë disertacioni

P A S Q Y R A E P Ë R M B A J T J E S

Falenderime ................................................................................................... ii Lista e Figurave ............................................................................................ vi

Lista e Tabelave ......................................................................................... viii Lista e shkurtimeve ........................................................................................ x Fjalë kyç ......................................................................................................... x Parathënie ...................................................................................................... xi

Hyrje ........................................................................................................................ xii

Qëllimi i studimit ................................................................................................ xiv

Hipotezat e studimit ............................................................................................ xiv

Metodologjia e kërkimit .......................................................................................xv

Analiza e të dhënave ....................................................................................... xvi

Kufizimet e punimit ........................................................................................ xvii

Arritjet e punimit ............................................................................................ xvii

KAPITULLI 1. P A R A Q I T J A D H E Z H V I L L I M I I

F I N A N C I M I T P Ë R M E S K O N T R A T Ë S

F A K T O R I N G

1.1 Përcaktimi i konceptit faktoring.........................................................................1

1.1.1 Faktoringu i llogarive të arkëtueshme ........................................................1

1.1.1.1 Faktoringut si shërbim ..................................................................... 3

1.1.1.2 Produktet e kredisë: Ku përshtatet Faktoringu ............................... 3

1.2 Historia e faktoringut .........................................................................................5

1.3 Kontrata e Faktoringut .......................................................................................6

1.4 Kontrata e Faktoringut dhe faturat me zbritje ....................................................6

1.5 Palët pjesëmarrëse në kontratën faktoring dhe interesi i tyre ............................8

1.6 Format e kontratës faktoring ..............................................................................9

1.6.1 Faktoringu me garanci dhe pa garanci .......................................................9

1.6.2 Produkte të tjera të lidhura me faktoringun ..............................................11

1.6.2.1 Faturat me zbritje .......................................................................... 11

1.6.2.2 Faturat e blerjes për këmbim ......................................................... 11

1.6.2.3 Konfirmimi ..................................................................................... 11

1.7 Procedurat e mbajtjes së evidencave të klientit nga një kompani faktoringu

dhe procesi i grumbullimit të borxhit...............................................................12

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) iv Temë disertacioni

1.7.1 Të dhënat dhe llogaritë .............................................................................12

1.7.2 Mbajtja e llogarive të shitjeve ..................................................................12

1.7.3 Llogaria e klientëve dhe disponueshmëria e pagesave .............................14

1.7.4 Llogaria e kontrollit të llogarive të shitjeve .............................................16

1.7.5 Llogaria e blerjes së borxhit .....................................................................16

1.7.6 Llogaria e furnizuesit ................................................................................17

1.7.6.1 Llogaritë e audituara të furnizuesve .............................................. 18

1.7.6.2 Procesi i mbledhjes së borxhit të furnizuesit ................................. 19

1.8 Rregullimi kontabël i faktoringut.....................................................................21

1.8.1 Standardi Ndërkombëtare i Kontabilitetit IAS 39 dhe Standardi i

Raportimit Financiar Ndërkombëtar IFRS 9 ............................................21

1.9 Kontabiliteti i llogarive në kontratën faktoring ...............................................23

1.9.1.1 Përmbledhja e transaksionit .......................................................... 26

KAPITULLI 2. R I S K U S P E C I F I K , M E N A X H I M I I T I J N Ë

B I Z N E S I N F A K T O R I N G D H E A N A L I Z A E

F I N A N C I M I T M E F A K T O R I N G

2.1 Risku specifik i faktoringut ..............................................................................27

2.2 Mënyrat e menaxhimi të riskut ........................................................................29

2.3 Kur një kompani mund të mendojë për faktoringun? ......................................31

2.4 Kostoja e komisionit të faktoringut..................................................................33

2.5 Përmirësimi i pasqyrës së rrjedhjes së parave me anë të faktoringut ..............36

2.6 Krahasimi: Faktoringu kundrejt financimit me kredi ......................................40

2.7 Kostoja e kontratës faktoring dhe kostoja e kreditimit ....................................41

2.7.1 Analiza 1 – Faktoringu kundrejt financimit me kreditim .........................41

2.7.2 Analiza 2 – Faktoringu kundrejt financimit me kredi ..............................42

2.7.3 Analiza 3 – Financim me kreditim kundrejt faktoringut ..........................44

2.8 Kthimi nga investimi........................................................................................45

KAPITULLI 3. R O L I E K O N O M I K I F A K T O R I N G U T ,

E K S P O R T I M I D H E A V A N T A Z H E T E T I J

3.1 Roli ekonomik i faktoringut .............................................................................47

3.2 Eksportimi i faktoringut dhe avantazhet e tij ...........................................51

3.3 Avantazhet e eksportimit të faktoringut ...........................................................54

KAPITULLI 4. F A K T O R I N G U N Ë B O T Ë D H E N Ë

V E N D E T E R A J O N I T

4.1 Krahasimi i biznesit dhe mjedisi ligjor në botë ......................................59

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) v Temë disertacioni

4.1.1 Krahasimi i ambientit në të cilin mund të veprojë faktoringu si një

biznes në industrinë e shërbimeve fianciare .............................................59

4.1.2 Mjedisi gjyqësor dhe ligjor .......................................................................61

4.2 Mjedisi rregullator dhe i tatimeve ....................................................................63

4.3 Roli i faktoringut në vendet e reja anëtare të BE-së ........................................64

4.4 Tregu i faktoringut në vendet e reja të BE-së .........................................65

4.5 Ambienti ligjor për zbatimin e faktoringut në vendet e reja të BE-së .............68

4.5.1.1 Zbatimi i ligjit ................................................................................ 73

4.5.1.2 Ligji tregtar .................................................................................... 74

4.5.1.3 Detyrimet Kontraktore ................................................................... 75

4.6 Faktoringu në rajon ..........................................................................................77

KAPITULLI 5. F A K T O R I N G U N Ë S H Q I P Ë R I

5.1 Rregullimi ligjor i faktoringut në Shqipëri ......................................................81

5.2 Tregu i faktoringut në Shqipëri ........................................................................82

5.3 Si mund të avancojë biznesi i faktoringut në Shqipëri ....................................86

5.4 Analiza empirike, rasti i firmave shqiptare në përdorimin e faktoringut .........87

5.4.1 Objektivat e analizës empirike .................................................................87

5.4.2 Metodologjia e përdorur ...........................................................................88

5.4.3 Analiza e të dhënave .................................................................................90

5.4.4 Analiza empirike e rezultateve .................................................................91

5.4.5 Konkluzione të rezultateve të pyetësorit ................................................100

5.5 Analiza sasiore e ndikimit të variablave në përdorimin e faktoringut ...........101

5.5.1 Gjetje të analizës ....................................................................................113

KAPITULLI 6. P Ë R F U N D I M E D H E R E K O M A N D I M E T

6.1 Përfundime .....................................................................................................116

6.2 Rekomandime ................................................................................................118

Referenca ................................................................................................... 120 Aneksi 1 – Pyetësor mbi kompanitë faktoring &bankat ............................ 123 Aneksi 2 – Formular Vlerësimi për NMV ................................................. 127

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) vi Temë disertacioni

L I S T A E F I G U R A V E

Figura 1.1. Pjesëmarrësit në një marrëdhënie faktoringu. .............................................9

Figura 1.2. Hapat e procesit të faktoringut. .................................................................10

Figura 1.3. Pjesëmarrësit në një marrëdhënie faktoringu. ...........................................20

Figura 2.1. Krijimi i mungesës së fondeve. .................................................................31

Figura 3.1. Avantazhet kryesore të faktoringut. ..........................................................49

Figura 3.2. Eksportet e Shqipërisë (në miliona euro), 2004-2012. ..............................51

Figura 3.3. Eksportet kryesore të Shqipërisë sipas llojit 2008-2012, në miliardë

lekë. ...........................................................................................................52

Figura 3.4. Sistemi i eksportimit të faktoringut ...........................................................53

Figura 4.1. Ecuria e qarkullimit të faktoringut në botë. (Burimi: FCI, raporti

vjetor, 2012) ..............................................................................................56

Figura 4.2. Ecuria e tregjeve të faktoringut sipas kontinenteve. (Burimi: FCI,

raporti vjetor, 2012) ..................................................................................57

Figura 4.3. Struktura e tregut të faktoringut në botë sipas kontinenteve. (Burimi:

FCI, raporti vjetor, 2012) ..........................................................................58

Figura 4.4. Ecuria e tregut të faktoringut në vendet e përzgjedhura. (Burimi: FCI,

raporti vjetor, 2012) ..................................................................................58

Figura 4.5. Kreditë bankare (Burimi: Banka Botërore). ..............................................66

Figura 4.6. Burimet e Kreditimit të brendshëm (Burimi: Baker dhe Gross, 2004). ....66

Figura 4.7. Volumi i industrisë së faktoringut në BE 8 (Burimi: Zinxhiri

Ndërkombëtare i Faktoringut). ..................................................................67

Figura 4.8. Volumi i industrisë së Faktoringut në BE 8 si përqindje e PBB

(Burimi: Zinxhiri ndërkombëtar i Faktoringut, Banka Botërore). ............67

Figura 4.9. Volumi i industrisë së Faktoringut në BE 15 si përqindje e PBB

(Burimi: Zinxhiri ndërkombëtar i Faktoringut, Banka Botërore). ............68

Figura 4.10. Zbatimi i ligjit dhe progresi i tranzicionit. Burimi: BRZH dhe Banka

Botërore. ....................................................................................................74

Figura 4.11. Tendenca e qarkullimit vjetor të industrisë së faktoringut në Itali. .........78

Figura 4.12. Qarkullimi i faktoringut vendas kundrejt faktoringut ndërkombëtar

në Itali. .......................................................................................................78

Figura 4.13. Qarkullimi i faktoringut vendas kundrejt faktoringut ndërkombëtar

në Greqi. ....................................................................................................80

Figura 4.14. Tendenca e qarkullimit të faktoringut ndër vite në Greqi. ......................80

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) vii Temë disertacioni

Figura 5.1. Tendenca e qarkullimit të industrisë faktoring në Shqipëri .......................86

Figura 5.2. Kohëzgjatja aktuale e shlyerjes së pagesave (djathtas, shkalla e

përqindjes). ................................................................................................91

Figura 5.3. Përqindja e qarkullimit të arkëtuar brenda vitit (djathtas, shkalla e

përqindjes). ................................................................................................92

Figura 5.4. Alternativat e likuidimit në kohë të furnitorëve. .......................................93

Figura 5.5. Shkalla e vështirësisë nga moslikuidimi në kohë i furnitorëve

(djathtas, shkalla e përqindjes). .................................................................94

Figura 5.6. Alternativat e mungesës së kapitalit punues. .............................................95

Figura 5.7. Burimet financiare të përdora për kapital punues (djathtas, shkalla e

përqindjes). ................................................................................................96

Figura 5.8. Parashikimi i investimeve të ardhshme nga NMV-të e marra në studim

(djathtas, shkalla e përqindjes). .................................................................96

Figura 5.9. Informacioni për ecurinë e pagesave të klientëve. ....................................97

Figura 5.10. Informacioni për detyrimet ndaj furnitorëve ...........................................98

Figura 5.11. Alternativat e arkëtimit të klientëve nga kompani faktoringu apo

bankë. ........................................................................................................99

Figura 5.12. Shlyerja e detyrimit të furnitorit nëpërmjet një banke.............................99

Figura 5.13. Lidhja ndërmjet faktoringut si burim financimi dhe qarkullimit të

kompanisë. ..............................................................................................104

Figura 5.14. Lidhja ndërmjet faktoringut si burim financimi dhe moshës së

kompanisë. ..............................................................................................104

Figura 5.15. Lidhja ndërmjet faktoringut dhe degëve të industrisë. ..........................106

Figura 5.16. Lidhja mes rritjeve të shitjeve dhe përdorimit të faktoringut. ...............108

Figura 5.17. Lidhja mes borxhit të përdorur nga NMV-të dhe përdorimit të

faktoringut. ..............................................................................................110

Figura 5.18. Lidhja ndërmjet raportit korrent dhe përdorimit të faktoringut. ............111

Figura 5.19. Korrelacioni midis cash flow dhe faktoringut. ......................................113

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) viii Temë disertacioni

L I S T A E T A B E L A V E

Tabela 1.1. Llogaria e Klientit (në euro). .....................................................................14

Tabela 1.2. Disponueshmeria e Pagesës (në euro). ......................................................15

Tabela 1.3. Bilanci i një komisionari (në euro). ..........................................................18

Tabela 1.4. Bilanci pas ndikimit (në euro) ...................................................................18

Tabela 1.5. Regjistrimi kontabël i faktoringut. ............................................................24

Tabela 1.6. Njohja e interesit efektiv ...........................................................................25

Tabela 1.7. Njohja dhe arkëtimi i pagesës. ..................................................................25

Tabela 2.1. Analiza e mungesës së likuiditeteve. ........................................................32

Tabela 2.2. Analiza kosto-përfitim (në euro). ..............................................................33

Tabela 2.3. Bilanci para faktorimit (në mijë euro). ......................................................35

Tabela 2.4. Bilanci pas faktorimit (në mijë euro) ........................................................36

Tabela 2.5. Pa përdorur faktoringun (të dhënat janë të shkëputura nga librat

kontabile të kompanisë). ...........................................................................37

Tabela 2.6. Përmirësimi i fluksit të parave pas faktoringut. ........................................39

Tabela 4.1. Dhjetë vendet me qarkullimin më të lart të faktoringut. ...........................57

Tabela 4.2. Kuadri ligjor i përdorur për faktoringun nga vende të ndryshme. ............68

Tabela 4.3. Detyrimi Kontraktor në Republikën Çeke dhe Vende të tjera. .................76

Tabela 5.1. Kreditë e dhëna për NMV-të për periudhën 2008/2012 (në lekë). ...........83

Tabela 5.2. Kohëzgjatja aktuale e shlyerjes së pagesave. ............................................91

Tabela 5.3. Përqindja e qarkullimit të arkëtuar brenda vitit. .......................................92

Tabela 5.4. Likuidimi në kohë i furnitorëve. ...............................................................93

Tabela 5.5. Shkalla e vështirësisë nga moslikuidimi në kohë i furnitorëve. ................93

Tabela 5.6. Mungesa e kapitalit punues për firmat e marra në studim. .......................94

Tabela 5.7. Burimet financiare të përdorura për kapital punues ..................................95

Tabela 5.8. Parashikimi i investimeve të ardhshme nga NMV-të. ..............................96

Tabela 5.9. Informacioni për ecurinë e pagesës së klientëve. ......................................97

Tabela 5.10. Informacioni për detyrimet ndaj furnitorëve. ..........................................98

Tabela 5.11. Alternativat e arkëtimit të klientëve nga kompani faktoringu apo

bankë. ........................................................................................................98

Tabela 5.12. Shlyerja e detyrimit të furnitorit nëpërmjet një banke. ...........................99

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) ix Temë disertacioni

Tabela 5.13. Volumi i qarkullimit për NMV-të e marra në studim. ..........................103

Tabela 5.14. Mosha e NMV-ve të marra në studim. ..................................................104

Tabela 5.15. Faktoringu sipas sektorit të industrisë. ..................................................106

Tabela 5.16. Kompanitë që përdorin faktoring, të klasifikuara sipas strukturës së

pronësisë. .................................................................................................107

Tabela 5.17. Shitjet neto për firmat e marra në studim. .............................................107

Tabela 5.18. Përmbledhje e modelit. .........................................................................109

Tabela 5.19. Statistika e regresionit. ..........................................................................109

Tabela 5.20. Analiza e variancës. ..............................................................................109

Tabela 5.21. Statistika e regresionit. ..........................................................................110

Tabela 5.22. Analiza e variancës. ..............................................................................111

Tabela 5.23. Statistika e regresionit ...........................................................................112

Tabela 5.24. Analiza e variancës. ..............................................................................112

Tabela Aneks 1. Tabela e borxhit. .............................................................................132

Tabela Aneks 2. Tabela e Raportit Korrent. ..............................................................133

Tabela Aneks 3. Tabela e Cash-Flow. .......................................................................134

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) x Temë disertacioni

L I S T A E S H K U R T I M E V E

AA Aktivet afatshkurtër

ACID Raport financiar, Aktivet afatshkurta/Detyrimet afatshkurtër

BE Bashkimi Europian

BERZH Banka Europiane Rindërtim dhe Zhvillim

DA Detyrimet Afatshkurtër

FASB Bordi i Standardeve të Kontabilitetit Financiar

FCI Zinxhiri Ndërkombëtar i Faktoringut (Factoring Chain International)

GDP Produkti i Përgjithshëm Vendas

IAS Standardi Ndërkombëtar i Kontabilitetit

IFRS Standardi i Raportimit Financiar Ndërkombëtar

IASB Bordi Ndërkombëtar i Standardeve të Kontabilitetit

NMV Ndërmarrjet e Mesme dhe të Vogla

PBB Produkti i Brendshëm Vendas

TVSH Tatimi mbi Vlerën e Shtuar

UNIDROIT Instituti Ndërkombëtar për Unifikimin e ligjeve private (International

Institute for the Unification of Private Law)

UNICTRAL Komisioni kombëtar për ligjet ndërkombëtare të tregtisë (Nations

Commission On International Trade Law)

UK Britania e Madhe (United Kingdom)

F J A L Ë K Y Ç

Pjesëmarrësit në kontratë faktoringu, furnizues, klient, faktor, shitje, llogari të

arkëtueshme, analizë kosto/përfitimi, eksportim, modelim ekonometrik.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) xi Temë disertacioni

P A R A T H Ë N I E

Kriza që filloi në vitin 2008, vazhdon akoma edhe sot efektet e saj. Ndërkohë që disa

vende vuajnë më shumë se disa vende të tjera, Bashkimi Europian, në përgjithësi,

është ndikuar nga ngadalësimi i ekonomisë me ndikimin e mundshëm në konsum dhe

në vendimet për investime1.

Sektori financiar e sidomos ai bankar, është goditur nga vështirësi të gjeneruara nga

tensionet e varësisë ndaj borxheve, të cilat po ndikojnë në vlerësimin e tregut bankar

dhe aftësitë e tij për të krijuar fonde afatmesme dhe afatgjata. Si rrjedhim, duke bërë

një krahasim edhe me të shkuarën, në përgjithësi, metodat më të përzgjedhura të

vlerësimit janë kostot e fondeve të cilat janë rritur ndjeshëm.

Kushtet aktuale të ekonomisë, të karakterizuara nga kufizimet e kredisë, e bëjnë

faktoringun një nga zgjidhjet më favorizuese për bizneset. Kjo metodë financimi është

një nga mënyrat që kërkon një kohë të shkurtër negociatash dhe një nga metodat më të

lehta për të siguruar fonde për kapitalin punues, që është një nga pikat më të ndjeshme

për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM). Pikërisht për këtë arsye, kur

ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, me një kapital punues tepër të kufizuar, me një

mundësi tepër të vogël për të siguruar kolateralin e nevojshëm për bankat që do i

ofrojë kredi për të mbijetuar në treg në kushtet e mungesës së likuiditeteve, zgjidhjen

e tyre për plotësimin e kësaj nevoje emergjente e gjejnë te faktoringu.

Megjithëse është metodë financimi e njohur që në kohët romake, faktoringu akoma

cilësohet si një nga metodat më të reja të financimit dhe më pak të njohura që po

përhapet së fundmi edhe në vendet ish-komuniste, duke përfshirë këtu edhe

Shqipërinë. Meqenëse është një fushë e re, mjedisi ligjor në këto vende ndikon mjaft

për ecurinë e kësaj industrie, ku në disa vende është pozitive e në disa vende lë për të

dëshiruar.

1 Bonzanini, Daniela, “Positive Developments in her Area of Responsibility”, FCI, Horizons, dhjetor 2011.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) xii Temë disertacioni

HYRJE

Gjatë analizës së një biznesi, nëse do të klasifikohet i suksesshëm apo jo, përveç

pasqyrës së të ardhurave dhe shpenzimeve përfshihet edhe pasqyra e rrjedhjes së

parasë dhe bilanci. Këto janë dy pasqyrat kyçe ku evidentohet qartë se sa likuiditete

ka një kompani për të vazhduar më tej veprimtarinë e saj në treg. Një kompani mund

të jetë fitimprurëse por do të klasifikohet e dështuar nëse nuk arrin të arkëtojë në kohë

paratë nga klientët e saj, të cilat i duhen për të likuiduar furnitorët dhe punonjësit. Për

këtë arsye, vihet në lojë faktoringut, një mënyre financimi që kërkon më pak kohë për

të siguruar likuiditet të nevojshëm, por që është më e kushtueshme për biznesin.

Kriza financiare tregoi më së miri arsyen e zhvillimit të industrisë së faktoringut, pasi

shumë banka, pavarësisht se i kishin të siguruara kreditë e tyre me kolateral, u

gjenden para vështirësive të mungesës së likuiditetit. Dhe një nga manovrat e

Qeverisë Amerikane për të shpëtuar bankat dhe sistemin bankare ishte blerja e

llogarive të arkëtueshme të bankave, duke u mundësuar atyre likuiditet të

mjaftueshëm për të vazhduar veprimet operacionale.

Me globalizimin e ekonomisë botërore pati edhe zhvillime të reja në konkurrencën e

bizneseve që zhvillojnë tregti ndërkombëtare, duke bërë që të theksohej gjithnjë e më

shumë burimi i financimit në momentet kur bëhen diskutimet për lidhje kontratash.

Duke qenë marrëdhënie midis vendeve dhe njerëzve me kultura të ndryshme,

pengesat e gjuhës e zakoneve, bëjnë të nevojshëm përpilimin e mjaft konventave e një

ndër to është edhe UNIDROIT, e cila rregullon marrëdhëniet ndërkombëtare të

industrisë së faktoringut. Kjo konventë u përpilua në Ottav-ës në vitin 1988 dhe u

përshtat më së miri në vitin 2001, në New York, në kontratën ndërkombëtare

UNCITRAL. Mundësia e eksportimit të faktoringut është një nga arsyet kryesore që

do të trajtohen në studim, pasi është një nga mënyrat më të përshtatshme të financimit

të eksportuesve.

Arsyet pse zgjodha trajtimin e faktoringut si mënyrë financimi janë:

Faktoringu është një industri që po gjen gjithnjë e më shumë përdorim nga

NVM-të. Këtë e tregojnë edhe statistikat e vendeve të ndryshme që raportojnë

një rritje të tregut të faktoringut për vitin 2011 si Hungaria me 9.8%,

Republika Çeke me 21%, Rumania me një rritje 20%, Serbia me 30%. Në

nivel global faktoringu ne vitin 2011 pati një rritje prej 22.3%.

Për t’u treguar bizneseve shqiptare që faktoringu është një mënyrë që nuk

kërkon shumë kohë për të siguruar likuiditet, e lehtë për tu aplikuar dhe mjaft

efektive për të përmirësuar fluksin e tyre të parasë, por gjithmonë duke paguar

një kosto që është më e lartë se çdo mënyrë tjetër kreditimi, nëse nevoja për

likuiditet vazhdon për një periudhe kohore të gjatë.

Gjatë shtjellimit të kësaj teme do të përpiqem t’u ndryshoj opinionin shumë

biznesmenëve për këtë mënyre financimi të cilën e njohin shumë pak ose nuk

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) xiii Temë disertacioni

e njohin aspak, shërbim të cilin mund ta marrin jo vetëm nëpërmjet bankave

por edhe nëpërmjet kompanive private. Në Shqipëri janë tetë banka të nivelit

të dytë që e janë licencuar nga banka e Shqipërisë2 për të operuar si kompani

faktoringu, si dhe katër kompani private financiare jo-bankare kombëtare Janë

të licencuara gjithashtu edhe tre kompani ndërkombëtare private, por që tani

për tani pjesën më të madhe të qarkullimit të tyre e realizojnë duke operuar

vetëm si agjenci të mbledhjes së borxheve, pasi kanë hasur shumë probleme

në lidhje me legjislacionin fiskal dhe bankar3.

Në fakt, mos njohja e avantazheve të financimit me faktoring dhe mentaliteti i shumë

bizneseve që operojnë në Shqipëri, bën që ai të renditet si mundësia e fundit e

mundshme për financimin e biznesit në vështirësi likuiditeti dhe sidomos vetëm

atëherë kur biznesi është refuzuar nga banka për një kredi të mundshme.

Do të bëhet dallimi ndërmjet dy koncepteve bazë, të faktoringut dhe të mbledhjes së

borxheve. Në pamje të parë, të dy kompanitë, si ato të faktoringut ashtu edhe ato të

mbledhjes së borxheve krijojnë fitim, duke ndihmuar bizneset që kanë probleme me

kreditë. Bizneset që nuk arrijnë të bëjnë klientët të paguajnë detyrimet e tyre në kohë

ose që kanë nevojë për ndihmë në menaxhimin e llogarive të arkëtueshme, kërkojnë

ndihmë tek këto dy lloje kompanish, por që ndryshojnë në një pikë kyçe nga njëra

tjetra. Kompania faktoring është më komplekse dhe ofron më shumë produkte se sa

kompania që bën vetëm mbledhjen e borxheve.

Mbledhësit e borxhit: Janë agjenci të specializuara në marrjen e borxhit nga

kompanitë që kanë lejuar klientët për të blerë me kredi. Ata shpesh marrin përsipër

borxhin e plotë, duke e blerë atë nga biznesi për një pagesë dhe më pas përpiqen për ta

mbledhur atë vetë. Mbledhësit e tjerë të borxhit ndihmojnë bizneset me burime të

jashtme, duke u lejuar atyre të kalojnë në të gjitha llogaritë e arkëtueshme dhe duke

besuar në metodat e mbledhjes së borxheve agjencisë. Agjencia, pastaj, do të kalojë

pagesat prapa në biznes, duke zbritur nga pagesa e tyre për shërbimin e kryer.

Kompanitë Faktoring: Ashtu si agjencitë e mbledhjes së borxhit, kompanitë faktoring

punojnë për t'u kujdesur për borxhet në emër të bizneseve. Për shumicën e bizneseve

ato hartojnë buxhetet e shtrënguara nga periudha në periudhë dhe duhet të mbledhin

borxhet në mënyrë të besueshme, sa më shumë të jetë e mundshme. Kompania

faktoring merr përsipër mbledhjen e borxhit, por ndryshe nga mbledhësit e borxheve,

ata lejojnë biznesin për të marrë hua në bazë të borxhit të tyre, duke tërhequr të holla

nga paratë e kompanisë faktoring. Por, për ketë tërheqje, bizneset i paguajnë

kompanisë faktoring si për borxhet e mbledhura ashtu edhe për përdorimin e fondeve

të kompanisë faktoring.

NMV-të mund të përballen me mjaft probleme e me plot sfida që sjell tregu, në

përpjekjet e tyre për t’u rritur e zhvilluar. Një ndër problemet më të shumta është edhe

barra financiare. Kjo për faktin sepse ato nuk janë aq të fuqishme sa të listohen me

aksionet e tyre në tregun e kapitalit, por gjithashtu nuk mund të kenë një relacion

pozitiv me bankën, duke bërë kështu që mungesa e likuiditetit për kapital punues të

bëhet shqetësues dhe të kërkojë një zgjidhje të menjëhershme.

2 Banka e Shqipërisë, intervist prill 2012. 3 Albania Debt Collection, intervist prill 2012.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) xiv Temë disertacioni

QËLLIMI I STUDIMIT

Qëllimi i këtij studimi është të vërtetojë që industria e faktoringut, duke qenë një

industri e re, e cila po përhapet në të gjithë botën, është e domosdoshme për NMV-të

e reja në treg, si një nga burimet më efektive të financimit të nevojave të tyre për

kapital punues.

Për arritjen e këtij qëllimi kemi përcaktuar objektivat si më poshtë:

Zbërthimi i një kontrate faktoring si dhe analizën e lidhjes mes palëve

pjesëmarrëse.

Analiza e interesave të palëve pjesëmarrëse në faktoring.

Krahasimi ndërmjet faktoringut dhe mbledhjes së borxheve.

Analiza e tipeve të risqeve që përballet kompania faktoring dhe mënyra e

menaxhimit të tyre.

Analiza e ndikimit të këtij financimi në rrjedhjen e parave të ndërmarrjeve të

cilat ndodhen në vështirësi likuiditetesh.

Llogaritja e kostove të këtij model financimi dhe krahasimi me metodat e tjera

të financimit afatshkurtër.

Llogaritja e kthimit vjetor të pritur.

Analiza e eksportimit të faktoringut.

Analiza e faktorëve ligjorë që ndikojnë në faktoring.

Zbërthimi i ambientit ligjorë, në Shqipëri, për këtë metodë pothuajse të

panjohur nga bizneset shqiptare.

HIPOTEZAT E STUDIMIT

Studimi merr përsipër të ballafaqojë dhe të vërtetojë hipotezat e mëposhtme, të cilat

përbëjnë dhe thelbin e tij.

Hipoteza e parë (H1): A janë bizneset që përdorin faktoring biznese të vogla dhe të

mesme, duke i krahasuar nga qarkullimi vjetor?

Hipoteza e dytë (H2): Shërbimi i faktoringut tenton të jetë më i fokusuar te firmat e

prodhimit dhe shpërndarjes?

Hipoteza e tretë (H3): A janë firmat e reja, të cilat kanë 1-5 vjet që operojnë në treg,

më të prirura të përdorin faktoring?

Hipoteza e katërt (H4): A tenton të jetë më i fokusuar faktoringu në kompanitë me

përgjegjësi të kufizuar?

Hipoteza e pestë (H5): NMV-të të cilat kanë një rritje “agresive” a janë më shumë të

prirura të përdorin faktoring?

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) xv Temë disertacioni

Hipoteza e gjashtë (H6): A është mundësia e përdorimit të faktoringut nga NMV-të,

më e lartë kur niveli i borxhit të tyre rritet dhe mundësia për të marrë kredi nga bankat

ulet?

Hipoteza e shtatë (H7): A është mundësia e përdorimit të faktoringut më e lartë për

NMV-të që rezultojnë me vlera të raportit korrent të ulët?

Hipoteza e tetë (H8): A përdoret më shumë faktoringu nga NMV–të që kanë

vështirësi financiare, duke pasur nivele të ulëta cash-flow?

METODOLOGJIA E KËRKIMIT

Koncepti teorik i kësaj teme është trajtuar në bazë të disa kërkimeve në fushën

ekonomike që trajtojnë dhe analizojnë veçanërisht tipet e faktoringut, mënyrat e

ndryshme të zhvillimit të kësaj industrie, detajet e çdo hapi të operimit të këtij tip

biznesi si dhe risqet dhe kostot me të cilat përballet ky biznes.

Në përputhje me qëllimin e studimit është bërë një analizë e hollësishme e industrisë

së faktoringut ne botë dhe në vendin tonë duke u bazuar në të dhëna statistikore. Për

të parë se si ndryshimet parametrike do të ndikojnë në biznesin e faktoringut është

përdorur një model aktuarial. Gjithashtu metodat statistikore të përpunimit të të

dhënave na ndihmojnë në përcaktimin e shkallës së ndikimit të faktorëve

demografikë, të rritjes së firmave dhe faktorëve të likuiditetit, në ecurinë e biznesit të

faktoringut.

Studimet për industrinë e faktoringut në vendin tonë janë të kufizuara. Literatura

botërore është shumë e pasur me studime dhe artikuj për faktoringun financiar. Ne

jemi munduar të shfrytëzojmë të gjithë literaturën sidomos atë që ka lidhje me vende

të ngjashme me Shqipërinë, jo vetëm me vendet ish komuniste por edhe me vendet

kryesore me të cilat Shqipëria ka marrëdhënie ekonomike. Kërkimi është përqendruar

në njohjen e konceptit të faktoringut, duke lejuar përdorimin e disa metodave

kërkimore si:

Analiza e dokumentacionit që i referohet literaturës specifike në lidhje me

fakoringun nëpërmjet leximit. Kjo metodë të lejon të analizosh por edhe të

krahasosh zhvillimin e kësaj industrie në shtrirjen kohore dhe hapësinore.

Literatura e përdorur është e marrë nga faqet zyrtare të Bankës Botërore,

BERZH-it, zinxhirit të faktoringut FCI dhe gjithashtu një rol kryesor zënë

edhe raportet e publikuara nga Banka e Shqipërisë.

Vëzhgimi aktiv që përqendrohet në vëzhgimin e elementeve përbërës të

faktoringut si dhe faktorëve që ndikojnë pozitivisht apo negativisht në këtë

industri. Nëpërmjet pyetësorëve të realizuar për dy kategoritë e pjesëmarrësve

në këtë industri (kategoria e klientit dhe ajo e kompanisë faktoring),

analizohen faktorët që të shtyjnë për të menduar që faktoringu është mjet i

shpejtë dhe i lehtë financimi, por me një kosto më të lartë se të gjitha metodat

e tjera. Në studim janë përdorur pyetësorët e hapur ku ka mundësi që të

intervistuarit të përgjigjen si me Po ose Jo, por edhe me rangje të

informacionit. Me kompanitë faktoring që operojnë në Shqipëri është përdorur

metoda e intervistës direkte, ku pyetjet ishin direkte në formën e një

bashkëbisedimi. Por informacioni kryesor për të analizuar faktorët që ndikojnë

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) xvi Temë disertacioni

në përdorimin e faktoringut është marrë nga Pasqyrat Financiare të NMV-ve

që përdornin faktoring .

Metoda krahasuese, nëpërmjet të cilës elementet identifikohen teorikisht dhe

krahasohen me elementet e zbuluar praktikisht në dimensione të ndryshme të

konceptit të faktoringut dhe më pas krahasohen dhe dallohen ndryshimet nëse

ka. Në këtë studim analizohen të dhënat midis vendeve të rajonit dhe ato

botërore, duke dhënë qartë të kuptohet se si ndryshon faktoringu në vendet të

ndryshme, që është dimensioni hapësirë si dhe në periudha të ndryshme të

zhvillimit të njerëzimit, duke treguar faktoringun në dimensionin kohor.

Përdorimi i teknikave të vlerësimit ndihmon në përcaktimin e mënyrës së mbledhjes

dhe procedimit të informacionit dhe më pas në interpretimin e tij. Të gjitha këto të

drejtojnë në përcaktimin e një koncepti sa me të saktë dhe të përshtatshëm rreth

faktoringut, përpunimin e tabelave të treguesve mbarë botërore për statistikat në lidhje

me këtë industri si dhe në vlerësimin e saktë të variablave kryesorë që duhet të

shqyrtoheshin në studim.

Një tjetër aspekt në këtë studim është faktoringu dhe mjedis i tij ligjor. Faktoringu

është burim financimi që lidh në një marrëdhënie tre palë që patjetër rregullohen

ndërmjet tyre nëpërmjet kontratës. Kjo kontratë duhet patjetër që të gjejë veten të

rregulluar nga një sërë ligjesh që operojnë në mjedisin ku operon edhe vetë

faktoringu. Ligjet bazë janë ligji vendas për faktoringut dhe konventat për eksportimin

e faktoringut. Janë këto elementë të kontratës që duhet të studiohen në mënyrë që të

tre palët të jenë të mbrojtura në mënyrë te barabartë para çdo problemi të mundshëm.

Kërkimet në tregun ndërkombëtar të faktoringut dhe në atë shqiptar, pranimi i

financimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme nëpërmjet faktoringut, përpiqet të

nxjerrë në pah rëndësinë e këtij fenomeni si në botë ashtu edhe në Shqipëri. Statistikat

tregojnë se sa më shumë të zhvillohet ekonomia aq më e lartë do të jetë fuqia e

prezencës së faktoringut në vendin tonë. Vërtetimi i këtij pohimi është përdorimi i

gjerë e gjithmonë në rritje nga kompani që operojnë në Shqipëri e sidomos ato që janë

të lidhura me marrëdhëniet ndërkombëtare tregtare. Megjithatë, ndërmjet Shqipërisë

dhe vendeve të zhvilluara të Europës ka një diferencë të madhe, por parashikohet të

këtë rritje të madhe të kësaj industrie.

Analiza empirike. Janë intervistuar dhe janë përdorur si bazë materiale

Pasqyrat financiare të 110 NMV-ve që operonin në sektorë të ndryshëm të

ekonomisë.

ANALIZA E TË DHËNAVE

Punimi është bazuar në analiza dhe parashikime për të cilat janë bërë shumë

përllogaritje. Si përfundim, është gjykuar që të gjitha përllogaritjet të përdoren në

analizën aktuariale mbi të cilën është bazuar dhe vërtetimi i rëndësisë së faktoringut

financiar si burim financimi për NMV. Nëpërmjet programeve kompjuterike, si

quickbooks dhe atyre financiare si Alpha apo Excel, si dhe programit statistikor SPSS

u realizua analiza e të dhënave duke përdorur metodën e regresionit të thjeshtë dhe të

regresionit të shumëfishtë linear. Nëpërmjet këtyre metodave, u bë e mundur të dalë

qartë ndikimi probabilitar dhe strukturor i disa treguesve ekonomikë (si variabla të

pavarur) në industrinë e faktoringut (si variabël i varur).

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) xvii Temë disertacioni

KUFIZIMET E PUNIMIT

Duhet theksuar se punimi në vetvete përmban edhe disa kufizime:

Së pari, si çdo model simulimi edhe në modelin tonë rezultatet varen shumë

nga natyra dhe cilësia e të dhënave dhe nga një seri supozimesh që janë

përdorur në simulimet. Të dhënat kanë pas si burim kryesisht NMV-të,

kompanitë private jobankare të faktoringut dhe Bankën e Shqipërisë. Për

burimin e parë dhe të dytë kemi pasur dhe rezerva, por, në mungesë të

alternativave të tjera, si publikimi i pasqyrave financiare nga ana e tyre, ato

janë përdorur si pikënisje për analizat tona.

Së dyti, në analizën sasiore seria vetëm prej 26 observimesh është shumë e

vogël dhe mund të ndikojë në nxjerrjen e përfundimeve. Por meqë shkalla e

gabimeve në përfundimet e analizës sasiore janë të rendit të mijtë, ato

konsiderohen gabime të pranueshme që nuk i cenojnë përfundimet e analizës.

Për këtë arsye rezultatet e modelit duhen të shihen më shumë në

këndvështrimin cilësor se sa sasior. Mendojmë se këto rezultate, të cilat janë të

përafërta por jo shumë të sakta, nxjerrin në pah se cilët janë faktorët që

ndikojnë në biznesin e faktoringut.

ARRITJET E PUNIMIT

Kushtet koherente të ekonomisë, të karakterizuara nga kufizimet e kredisë, e bëjnë

faktoringun një nga zgjidhjet më favorizuese për bizneset. Kjo metodë financimi është

një nga mënyrat që kërkon një kohë të shkurtër negociatash dhe një nga metodat më të

lehta për të siguruar fonde për kapitalin punues, që është një nga pikat më të ndjeshme

për NMV-të. Pikërisht për këtë arsye, ku NMV-të të cilat janë në fillimet e tyre, me

një kapital punues tepër të kufizuar, me një mundësi tepër të vogël për të siguruar

kolateralin e nevojshëm bankës që do i ofrojë kredi për të mbijetuar në treg në kushtet

e mungesës së likuiditeteve, zgjidhjen e tyre për plotësimin e kësaj nevoje emergjente

ne vërtetuam se mund ta gjejnë te faktoringu.

Faktoringu është burim financimi që ka kostot e tij, riskun dhe lehtësirat në

krahasim me burimet e tjera të financimit.

Ne mendojmë se nëpërmjet këtij studimi kemi arritur objektivin kryesor për t’i

paraprirë teorikisht duke analizuar në mënyrë shkencore NMV-ve dhe gjithë të

interesuarve, për të përballuar krizën financiare, duke përdorur burime

alternative, si faktoringu financiar.

Edhe pse është metodë financimi e njohur që në kohët romake, përsëri

cilësohet si një nga metodat më të reja të financimit dhe më pak të njohura që

ne menduam që me studimin tonë ta sillnim të plotë mënyrën e funksionimit të

tij edhe në tregun Shqiptar.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 1 Temë disertacioni

Kapi tu l l i 1

PA R A Q I T J A D H E Z H V I L L I M I I F I N A N C I M I T

P Ë R M E S KO N T R A T Ë S FA K T O R I N G

Punimi fillon me kapitullin e parë, ku përshkruhet kuptimi i faktoringut si një kontratë

midis tre palëve. Kontrata është kontratë shitjesh së llogarive të paarkëtuara të klientit.

Edhe pse mendohet që të jetë një nga industritë më të reja, përsëri ajo ka një zhvillim

të veten që në kohët e lashta romake dhe në këtë kapitull përshkruhet mënyra se si

filloi kjo industri nëpërmjet pjesës së historisë së faktoringut. Meqenëse është një

marrëdhënie midis tre palëve, kompania faktoring, furnizuesi dhe klienti, atëherë

patjetër që ajo do të rregullohet me anë të kontratës e cila trajtohet gjerësisht në këtë

kapitull, duke përshkruar cilat janë kushtet e kontratës dhe pjesëmarrësit në të. Kjo

kontratë rregullohet sipas ligjeve ku aplikohet faktoringu por ka edhe konventa të cilat

bëjnë të mundur rregullimin e kontratave, meqenëse faktoringu ka edhe mundësinë e

eksportimit. Një tjetër çështje që trajtohet në këtë kapitull është procedurat e mbajtjes

së evidencave të klientit nga një kompani faktoringu dhe procesi i grumbullimit të

borxhit. Në fund përshkruhet i plotë trajtimi kontabël i faktoringut sipas SNK-ve.

1.1 PËRCAKTIMI I KONCEPTIT FAKTORING

1.1.1 FAKTORINGU I LLOGARIVE TË ARKËTUESHME

Një4 fluks parash i shëndetshëm është një pikë mjaft e rëndësishme për një biznes.

Shumë fakte tregojnë që një fluks parash i shëndetshëm është më i rëndësishëm se sa

vetë krijimi dhe shpërndarja e mallrave apo shërbimeve. Duke qenë një nga pikat

kyçe, rrjedha e parave është cilësuar si një mjet menaxhimi në kompani. Kështu që

menaxhimi kërkon në mënyrë të vazhdueshme mënyra nga më të ndryshme të

financimit të kompanisë, në mënyrë që të ulet ndjeshëm hendeku i krijuar midis

periudhës së likuidimit të llogarive të pagueshme dhe arkëtimit të llogarive të

arkëtueshme. Në botë ka mënyra financimi nga më të shumëllojshmet ku më të

shpeshtat janë huat bankare. Por, me zhvillimin e tregtisë, po zhvillohet gjithnjë e më

shumë edhe industria e faktoringut5.

Faktoringu kthen llogaritë e arkëtueshme menjëherë në likuiditete. Faktoring, blerja e

llogarive të arkëtueshme do të thotë ekzaktësisht, shitja e llogarive të arkëtueshme ose

e faturave me zbritje të një kompanie një komisionari faktoringu, i cili merr përsipër

riskun e kreditimit të llogarive të debitorit. Pikërisht është shitja ose transferimi i

llogarive të arkëtueshme ose i faturave për nevoja të biznesit për likuiditete. Me shitje

të llogarive të arkëtueshme do të kuptojmë transferimin e titullit të pronësisë nga

4 Shiko Nash, Carson, Management-Accounting, 2008. 5 Factoring - Financing for Companies Seeking Fast Cash, Creative business planning Incorporated.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 2 Temë disertacioni

furnitori te faktori. Kjo mënyre financimi ndryshon plotësisht me huadhënien e

llogarive të arkëtueshme, një mënyrë tjetër kjo financimi. Sa më shumë rritet

ekspozimi i kompanive ndaj tregjeve të reja dhe globale, aq më shumë rritet nevoja

për aplikimin e modeleve të shitjes me terma kredie që si rrjedhim sjell nevojën në

rritje për likuiditete. Kështu që bizneset gjejnë mënyra financimi nga më të ndryshme

ku mund të listohen një numër tepër i madh i tyre, dhe një ndër to është edhe

faktoringu6.

Kjo mënyrë i ofron bizneseve që janë në fazën fillestare dhe bizneseve të vogla e të

mesme mundësi të sigurojnë menjëherë kapital punues dhe likuiditete për zgjerim ose

rritje, pa pasur nevojë për detyrime apo reduktim të kapitalit. Faktoringu i llogarive të

arkëtueshme nuk është një hua, kështu që nuk është e nevojshme të bëjnë pagesa ose

të krijojnë detyrime për biznesin.

Avantazhi kryesor i faktoringut të llogarive të arkëtueshme është se biznesi e ka më të

lehtë për të siguruar likuiditete të menjëhershme nëpërmjet tij se sa nëpërmjet huave

bankare. Shumica e kompanive faktoring do të miratojnë një kontratë faktoringu në

bazë të një pozite pozitive të kompanisë që po kërkon shitjen e llogarive të

arkëtueshme dhe nuk do të ketë nevojë për pasqyra financiare apo pagesë të ndonjë

garancie.

Një pikë tjetër mjaft e rëndësishme e faktoringut është se kontrata faktoring, e lidhur

mes furnizuesit dhe faktorit, vlerëson më shumë riskun e llogarive të arkëtueshme se

sa riskun e vetë furnitorit. P.sh. faktoringu mund të përdoret më mirë në financimin e

llogarive të arkëtueshme të një klienti të madh ose të huaj, i cili e ka normën e

besueshmërisë shumë herë më të lartë se sa vetë furnitori. Në këtë rast bëhet vlerësimi

i besueshmërisë së llogarive të arkëtueshme dhe jo besueshmëria e furnitorit7.

Në përgjithësi biznesi do të arkëtojë 70%-90% të shumës brenda 24 ose 48 orëve pasi

të jetë vendosur marrëveshja e faktoringut. Kur kompania faktoring do të arkëtojë

pagesat e faturave të biznesit, diferencës 10%-30% të shumës i është zbritur

komisioni i kompanisë faktoring që është 1.5% deri në 3% e shumës së faturave për

muaj dhe më pas mbetja i paguhet biznesit. Komisioni i kompanisë së faktoringut

varion në bazë të volumit mujor të llogarive të arkëtueshme të blera, industrisë në të

cilën operon klienti i furnitorit si dhe në varësi të vendosjes së klientit.

Tipet e llogarive më të përdorshme, që mund të faktorohen, janë faturat e shitjes,

financimi i porosive të blerjes, kontratat qeveritare, dhe faktoringu mjekësor. Ndërsa

industritë që përfshihen janë prodhimi, shërbimi, burimet njerëzore, shpërndarja,

shitja me shumicë, telekomunikacioni, farmacitë, stampimi, dhe plot industri të tjera.

Menjëherë, sapo një kompani faktoringu blen llogaritë e arkëtueshme, ajo fillon të

kryejë funksionin e llogaritarit dhe të mbledhësit për biznesin, i cili çlirohet nga këto

detyra duke ju përkushtuar menaxhimit të biznesit. Çlirimi i furnitorit nga dy

funksionet bazë të llogarive të arkëtueshme, ndjekjes së pagesave si dhe mbledhjes së

tyre, rezulton si reduktim i dy pozicioneve të punës që sjell uljen e shpenzimeve të

pagave për këto dy vende pune.

6 The Edwards Research Group, The Basics of Accounts Receivable Factoring. 7 Factoring & Forfaiting, A business and regulatory prespective, Ernest & Young, Qershor 2009.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 3 Temë disertacioni

1.1.1.1 FAKTORINGUT SI SHËRBIM

Faktoringut është në thelb një paketë me dy shërbime.

Kreditimi. Shërbimet e kredisë përfshijnë vlerësimin e besueshmërisë së

kredisë së klientit llogaritë e të cilit faktori do t’i blejë, në bazë të faturave të

shitjes të lidhura me çdo llogari. Faktori zakonisht i bazon këto vlerësime në

një kombinim të të dhënave të pasurisë e të dhënave publike mbi performacën

e llogarive të pagueshme. Siç shihet, NMV-të që përdorin faktoring kanë në

thelb funksionin e dhënies së kredisë. Vlera e shtuar këtu është se

komisionarët e faktoringut gëzojnë vendime të rëndësishme të ekonomisë së

shkallës, duke pasqyruar qasjen e tyre të lartë për informacionin e kreditit.

Mbledhja e llogarive me vonesë. Shërbimi i mbledhjes përfshin grumbullimin

e llogarive rrjedhëse dhe të llogarive të pagueshme si dhe minimizimin e

humbjeve të lidhura me vonesat në pagesa. Kjo nënkupton mbledhjen e

llogarive të pagueshme nëpërmjet sistemit gjyqësor. Përsëri, NMV-të në thelb

transferojnë aktivet e tyre në dobi të faktoringut, dhe komisonerët e

faktoringut gëzojnë vetitë e ekonomisë së shkallës në këtë drejtim.

Një kompani faktoringu mund të gëzojë disa avantazhe të rëndësishme në ofrimin e

kredisë dhe në shërbimet e mbledhjes.

a) Ajo mund të përmbledhë ekonomitë e shkallës në të dy aktivitetet lidhur me

klientët e saj, për shkak se faktoringu ofron këto shërbime për klientë të

ndryshëm, kjo mund të amortizojë kostot fikse lidhur me të.

b) Shumë ndërmarrje të vogla dhe të mesme ka të ngjarë të kenë një ekspertizë të

vogël në këtë fushë.

c) Faktoringu gjeneron të dhëna të pasurisë mbi perfomancën e llogarive të

pagueshme.

Faktorët më të mëdhenj dhe me më shumë përvojë përbëjnë një barazi në shkëmbimin

e informacionit të kredisë, duke i ofruar një alternativë zyrave private të kredisë

tregtare dhe regjistrave publike të kredive8. Ata gjithashtu gëzojnë të njëjtat veti si

ekonomitë e shkallës në shkëmbimin e informacionit që bëjnë zyrat e kreditit dhe

regjistrat publike të kredive.

1.1.1.2 PRODUKTET E KREDISË: KU PËRSHTATET FAKTORINGU

Tregjet e borxhit privat ofrojnë një strukturë të mirë, në kontrast me informacionin e

errët të NMV-ve. Përveç tregut të kredisë, pjesa me e madhe e financimit të NMV-ve

shtrihet në ndërmjetësit financiarë që prodhojnë informacion për biznesin e vogël, në

mënyrë që të zgjidhin problemin e asimetrisë së informacionit. Hyrja në

informacionet e kredisë dhe teknologjisë në mjedise lokale të kreditimit përcakton

masën me të cilën NMV-të marrin financim të jashtëm të mjaftueshëm për të

shfrytëzuar projekte rentabile. Shkalla me të cilën zhvillimi i biznesit pengon

8 Kallberg dhe Udell, “The value of private sector business credit information sharing: The US case”,

Journal of Banking & Finance 27, 2003.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 4 Temë disertacioni

sigurimin optimal të kredisë përcakton masën e hendeqeve financiare me të cilën

NMV-të mund të përballen.

Provat tregojnë së hendeku financiar është një problem serioz për NMV-të. Për

shembull, financat e brendshme janë jashtëzakonisht të rëndësishme në financimin e

NMV-ve, duke sugjeruar një informacion për të shtyrë një financim të tillë9. Vlera

neto e kapitalit dhe asetet janë faktorë të rëndësishëm për sipërmarrësit që të vendosin

për të filluar një biznes10 dhe se si ata fillimisht investojnë në firmat e tyre11 .

Mangësitë e financimit të NMV-ve janë treguar edhe nga fakti se flukset e firmave të

vogla “lëvizjet e fluksit të parasë’’ ndikojnë në vendimet e tyre investuese12.

Pesë teknologjitë e kreditimit (përfshirë faktoringun) dhe dy teknologjitë e huadhënies

janë përdorur për të zbutur problemin e hendekut financiar. Të gjitha këto teknologji

tregojnë sfidën e financimit të NMV-ve ku asimetria e informacioni i bën

problematike kontratat financiare, për shkak se brenda firmës (sipërmarrësit) dinë

shumë më tepër në lidhje me cilësinë e firmës së tyre se sa të jashtmit. Kjo mungesë

informacioni çon në përzgjedhje negative, në fillim të financimit nga jashtë (që është

përmendur më poshtë), sepse firmat e dobëta imitojnë firmat e fuqishme për të marre

financime më të favorshme. Ajo çon gjithashtu në rrezik moral pas financimit, pasi

sipërmarrësit mund të shfrytëzojnë huadhënësit duke i zhvendosur nga risku më i ulët

në risk më të lartë të strategjive apo mund të angazhohen në kurriz të shpenzimeve

kryesore.

Ndryshe nga teknologjitë e tjera të kreditimit (huadhënia, kredia tregtare, huadhënia

me aktive, sigurimi i kredisë), faktoringu ka si aktive bazë llogaritë e arkëtueshme, të

cilat i janë shitur huadhënësit (komisionarit të faktoringut). Kështu që titulli, aktivi

bazë (llogaritë e arkëtueshme), që ka kaluar nga huamarrësit te huadhënësit, në qoftë

se huamarrësi falimenton, nuk është pjesë e pasurisë së falimentuar. Kjo është edhe

pika ku faktoringu ndryshon plotësisht me huadhënien me aktive. Megjithatë, këto

teknologji mund të diferencohen në bazë të mënyrës se si vendosin karakteristikat e

kontratave në nënshkrimin e tyre dhe monitorimin e huamarrësve në mënyra të tilla që

të adresojnë problemet në lidhje me asimetrinë e informacionit, llojin e financimit të

nevojshëm dhe mjedisin e kreditimit të huamarrësit. Edhe pse faktoringu ka disa

avantazhe mbi teknologjitë e tjera, ka gjithashtu dhe disavantazhe. Por në balancë,

avantazhet peshojnë më shumë se disavantazhet në ekonomitë në zhvillim.

9 Allen N. Berger & Gregory F. Udell, “The economics of small business finance: the roles of private

equity and debt markets in the financial growth cycle,” Finance and Economics Discussion Series

1998-15, Board of Governors of the Federal Reserve System (U.S.). 1998. 10 Gregory F. Udell kuotuar në, Bank Market Power And SME Financing Constraints, 2002. 11 Holtz-Eakin, Douglas & Joulfaian, David & Rosen, Harvey S, 1994. “Sticking It Out:

Entrepreneurial Survival and Liquidity Constraints,” Journal of Political Economy, University of

Chicago Press, vol. 102(1), pages 53-75, February. 12 Steven Fazzari & R. Glenn Hubbard & Bruce C. Petersen, 1988. “Financing Constraints and

Corporate Investment,” NBER Working Papers 2387, National Bureau of Economic Research, Inc.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 5 Temë disertacioni

1.2 HISTORIA E FAKTORINGUT

Faktoringu është forma më e vjetër e financave tregtare. Disa studiues pohojnë që

origjina e faktoringut fillon që në kohën e perandorisë Romake13 ku për herë të parë u

shitën letra premtimi me zbritje - dhe disa të tjerë shkojnë edhe më larg në kohërat e

Humurabit, katër mijë vjet më parë14 që në fillimet e para të njerëzimit. Termi faktor

vjen nga latinishtja e vjetër “facio”, që do të thotë “ai që shkakton veprimin”. Siç

tregon edhe folja në latinisht, historia e faktoringut është historia e agjentëve që

kryejnë veprime për të tjerët.

Faktoringu ishte një veprimtari mjaft e zhvilluar në Angli në shekullin e 14-të, ku u

zhvillua me rritjen e industrisë së tekstileve. Puna e agjentit përqendrohej në

funksionet e tij si agjent shitjesh, ose komisionar për fabrikat e tekstilit. Largësia

midis klientëve dhe prodhuesve e bënë tregtinë të jetë problematike, duke parë edhe

format primitive të transportit dhe komunikimit, kështu që agjentët e faktoringut

ndërmorën funksione plotësuese për t’i bërë ballë sfidave të biznesit, që lindën për

shkak të këtyre distancave.

Në qendër të këtyre funksioneve ishte roli i agjentit si një mundësi më shumë për

shitjet e tekstileve. Si rrjedhojë e këtij aktiviteti, agjenti i faktoringut filloi të

përpunonte funksione të tjera të marketingut dhe shpërndarjes, duke përfshirë

disponibilitetin në këshillimin mbi shijet e klientit, kërkesën e produktit, dhe

shërbimet e magazinimit, kështu që prodhuesit e tekstileve mund të transportonin

mallrat tek agjentë, të cilët më pas do i kalonin këto produkte te klienti final.

Agjentët filluan të ndërmerrnin edhe disa funksione të tjera të rëndësishme për të

mbështetur industrinë tekstile. Ata ofronin këshillim për sasinë që prodhuesit mund të

shisnin te klientët potencialë me besim (llogari të arkëtueshme). Ata garantonin

pagesat për prodhuesit e tekstileve, duke marre përsipër përgjegjësi të plotë për

aftësinë paguese të këtyre konsumatoreve. Për të mbrojtur veten e tyre, agjentët

krijuan rezerva për të mbuluar pretendimet për mallrat me defekt dhe çdo

mosmarrëveshje që lindte nga këto pretendime.

Së fundi dhe po aq e rëndësishme nga një perspektive historike, agjentët krijuan fonde

të avancuara për tregtarët e tekstileve bazuar në vlerat e shitjes së këtyre mallrave.

Kështu që në thelb, faktoringu u reflektua plotësisht në element ekonomik dhe

financiar të biznesit të faktoringut ashtu siç ka ekzistuar 600 vjet më parë.

Ndryshimi midis industrisë së faktoringut të ditëve të sotme dhe të industrisë së

faktoringut të 600 vjetëve më parë është që shitjet ose “sjellja si agjent shitjesh” janë

fshirë nga marrëdhënia e faktoringut. Por faktoringu, siç është përdorur në të dy

ekonomitë, si ato të zhvilluara edhe ato në zhvillim, mund të shikohen si aktivitete të

lidhura. Përveç financimit, agjentët e faktoringut i ofrojnë furnizuesve të tyre edhe dy

shërbime të tjera: kredi dhe mbledhje të kredive të paarkëtuara.

13 Sidney Rutberg, The History of Asset-Based Lending, 1994. 14 Dimitri B. Papadimitriou & Ronnie J. Phillips & L. Randall Wray, 1994. “Community-based

Factoring Companies and Small Business Lending,” Economics Working Paper Archive wp_108, The

Levy Economics Institute.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 6 Temë disertacioni

Megjithëse funksioni kryesor i faktoringut nuk ka ndryshuar, përsëri kjo industri ka

marrë përmasa të reja. Në Amerikë, njerëzit gjithnjë e më shumë po përfshihen në

faktoring, sidomos nëse përdorin kartat e kreditit Viza e Mastercard15. Mënyra se si

funksionojnë këto dy karta krediti është se për çdo faturë blerje, kur konsumatori final

përdor kartë krediti, bankat që i kanë emetuar këto karta u japin tregtarëve menjëherë

para por me një vlerë të zbritur 2%-5%. Tregtarët janë të gatshëm të pranojnë blerjet

nga konsumatorët me kartë krediti, pasi në këtë mënyrë realizojnë shitje edhe tek

njerëzit që nuk kanë gjendje likuiditetesh, duke rritur ne këtë mënyrë raportin e

qarkullimit të inventarit.

1.3 KONTRATA E FAKTORINGUT

Si një institut i ri i krijuar në praktikën e biznesit, faktoingu nuk rregullohet direkt nga

praktikat e ligjeve gjatë këtyre periudhave. Shtetet që kanë “Common Law” dhe

shtetet që kanë “Roman Law”, kanë përcaktime te ndryshme të biznesit të faktoringut.

Këto diferenca krijojnë vështirësi në aplikimin e faktoringut, por gjithashtu ato

krijojnë vështirësi edhe në rregullat normative të disa pyetjeve kryesore në lidhje me

faktoringun; natyrisht vështirësitë kryesore hasen në shtetet që ligj primar kanë kodin

civil.

Për shkak se është produkt i praktikave anglo-saksone, biznesi i faktoringut është

strukturuar në përputhje me kërkesat e sistemit “common law”. Konceptet specifike të

biznesit janë rregulluar më shumë në bazë të praktikave që janë karakteristikë e

sistemi ligjor “common law”. Ndërsa vendet që kanë kodin civil, i cili mbështet

institucionet ligjore në sistemin ligjor romak, duhet të rregullojnë specifikat e biznesit

të faktoringut me rregullat ekzistuese të kodit civil. Në përgjithësi, problemi më

madhor i vendeve me kodin civil për çështjen e biznesit të faktoringut dhe organizimit

të tij është pamundësia për të përcaktuar totalin dhe provigjonet e ardhshme16.

1.4 KONTRATA E FAKTORINGUT DHE FATURAT ME

ZBRITJE

Faktoringu dhe faturat me zbritje janë nga industritë e financave që po zhvillohet më

shpejt se kushdo. Por, gjithashtu, këto janë edhe më pak të njohurat. Është e qartë se

këto industri po japin një kontribut domethënës në rritjen individuale të mijëra

kompanive si dhe përmirësimin e prosperitetit të vendeve ku operojnë këto kompani.

Kjo industri përkufizohet si shërbim dhe shumë shpesh keqkuptohet dhe shikohet nga

shumë biznese si “burim financimi i momentit të fundit”.

Pse ndodh kjo? Arsyet janë të ndryshme, por ndoshta më kryesorja është pasi kjo

industri e ka motivuar veten shumë pak. Ndoshta se vetë bizneset janë konservativë

ndaj kësaj mënyre financimi. Ndoshta rrënjët e një keqkuptimi të tillë mund të jenë se

termat “faktoring” dhe “fatura me zbritje” përdoren në të njëjtin kuptim bazë. Kjo nuk

15 Factoring - Financing for Companies Seeking Fast Cash, Creative business planning Incorporated. 16 Ivanka Spasić, Ph. D., Milorad Bejatović, Ph. D., Marijana Dukić-Mijatović, Ph. D., Factoring - Instrument Of Financing In Business Practice –Some Important Legal Aspects,

Ekonomska istraživanja VOL 25 NO 1.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 7 Temë disertacioni

është korrekte. Përveç faktit se kompanitë faktoring shpesh ofrojnë të dy llojet e

shërbimeve, ato janë të ndara dhe janë skicuar për të përmbushur nevoja krejtësisht të

ndryshme të biznesit.

Faktoringu është një miksim i shërbimeve. Kompania faktoring blen llogaritë e

arkëtueshme të furnizuesit. Këto llogari janë evidentuar nga faturat e shitjes të cilat

furnizuesi i ka dërguar te klienti me dërgimin e mallit apo përfundimin e shërbimit.

Furnizuesi i bën me dije klientit që do të jetë kompania faktoring ajo që do të

përgjigjet për grumbullimin e pagesave të tij. Faktori zakonisht financon më pak së

100% të vlerës së drejtë të arkëtimeve, edhe pse ai mban pronësinë për totalin e

arkëtimeve. Ndryshimi ndërmjet kësaj shume dhe vlerës së faturës së shitjeve (e

rregulluar për çdo efekt neto si vlera e shitjeve) krijon një rezervë të mbajtur nga

faktori. Kjo rezervë do të përdoret për të mbuluar çdo deficit në pagesat e faturave të

shitjes lidhur me kërkesat e klientëve. Nëse fatura e shitjes është paguar plotësisht,

faktori i rimburson shumën e rezervës furnizuesit. Një normë tipike paradhënie mund

të jetë 70% (edhe pse kjo mund të jetë deri në 90%), e cila përcakton 30% rezervë.

Faktori i ngarkon furnizuesve të tij një tarifë komisioni, dhe një pagesë shtesë interesi

(nëse furnizuesi shfrytëzon opsionin e financimit). Në marrëveshjet e thjeshta kjo

mund të përfshihet e gjitha në një komision të vetëm. Si rrjedhim, për shembull, nëse

faktori blen 100 € llogari të arkëtueshme nga furnizuesi i tij, sipas një marrëveshje

faktoringu, kjo tregon që 70% është rritje dhe 2% komision. faktori do të rritet me

68% dhe rimerret pasuria e llogarive të arkëtueshme në të njëjtën ditë që lëshohen

faturat e shitjes. Nëse këto fatura shitje paguhen brenda 31 ditëve, faktori i ridërgon

30 € furnizuesit në ditën e 31.

Faktori zakonisht përfshin pagesa shtesë përveç komisionit. Për shembull, interesat

mund të ngarkohen në pjesën e papaguar të llogarive të arkëtueshme më shumë se një

numër i caktuar ditësh. Interesi mund të fiksohet dhe të përfshihet në komision.

Faktori gjithashtu mund të përfshijë një tarifë aplikimi, tarifë kontrolli të kredisë,

tarifë fillestare, tarifë për parakontratë (për të parë të dhënat dhe llogaritë e furnitorit),

dhe tarifa për kërkimet e të dhënave publike për legjislacionin tatimor ose gjyqësor,

padi, aktet administrative, lajmet, njoftimet për shtyp dhe të ngjashme17. Tarifat e

veçanta përcaktohen në marrëveshjen e faktoringut. Kjo marrëveshje duhet të mbulojë

gjithashtu një radhë të gjerë çështjesh të tjera që kanë lidhje me marrëdhënien midis

faktorit dhe furnizuesit, duke përfshirë datën e marrëveshjes në fuqi, termat hyrës,

opsionet e rinovimit, ekskluzivitetin e mardhënieve të faktoringut, faturat e shitjes që

nevojiten të përfshihen në faktoring, kërkesat minimale të volumit të faktoringut,

paranë maksimale të disponueshëm për furnizuesit, çmimin e blerjes për faturat e

shitjes, përqindjen e çmimit të blerjes për të cilin furnizuesi është emëruar për ta

paguar si paradhënie, përqindjen e minimumit të kërkuar të rezervës ose vlerën dhe

termat përfundimtare të dispozitave.

Siç shikohet edhe më lart keqkuptimi midis faktoringut dhe faturave me zbritje është

pikërisht nga fakti se shumë kompani faktoringu janë gjithashtu edhe zbritës të

faturave, kështu që shumë furnizues, bile edhe këshilluesit e tyre, e shohin të

pamundur dallimin ndërmjet këtyre dy shërbimeve. Edhe te faturat me zbritje,

17 Worthy, Financing Small and Medium-size Enterprises with Factoring: Global Growth in

Factoring—and Its Potential in Eastern Europe, 2003.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 8 Temë disertacioni

detyrimet e klientëve blihen nga kompania faktoring si në rastin e faktoringut, por

ndryshe nga faktoringu këtu është furnizuesi ai që vazhdon të operojë, të shesë e të

grumbullojë pagesat e pashlyera. Aq më tepër, marrëveshja midis furnizuesit dhe

kompanisë faktoring nuk i përcillet klientit. Kjo mënyrë ka një numër të madh

ndikimesh. Gjithashtu, furnizuesi mbetet përgjegjës për riskun e kreditit të klientit,

megjithëse disa kompani faktoring ofrojnë siguracione për të mbrojtur faturat me

zbritje të furnizuesit.

1.5 PALËT PJESËMARRËSE NË KONTRATËN

FAKTORING DHE INTERESI I TYRE

Pjesëmarrësit në një marrëdhënie faktoringu janë: furnizuesi, kompania e faktoringut

dhe klienti. Marrëdhënia lind në fillim midis furnizuesit dhe klientit. Furnizuesi i jep

mallra apo i kryen shërbime klientit kundrejt një pagese e cila faktohet me anë të

faturës. Termat e pagesës me të cilën bien dakord furnizuesi me klientin janë nga më

të ndryshmet, ku mund të përmendim n/30, apo n/60 ose n/90. Pra, nëse klienti

likuidon faturat para tridhjetë ditëve, ai përfiton një zbritje sipas marrëveshjes

ndërmjet tyre.

Por, në momentin që furnizuesi i shet mallrat apo i kryen shërbime klientit, mund të

ndodh që furnizuesi nuk ka likuiditete të mjaftueshme për të vazhduar operimin e tij

tregtar. Pra lind nevoja e përmirësimit të rrjedhës së parasë operative pasi duhet të

respektojë termat e marrëveshjes me klientin, në këtë moment kërkohen mënyra

financimi nga më të ndryshme ku, përveç kredive tregtare, apo të letrave me vlerë një

mënyrë financimi është edhe me faktoring. Pra, lind marrëveshja midis furnizuesit

dhe kompanisë faktoring.

Furnizuesi i jep të gjitha llogaritë e arkëtueshme të tij për të cilat po hyn në

marrëveshje faktorimi kundrejt një paraje direkt të arkëtueshme në llogaritë e tij

bankare. Termat me të cilat bien dakord janë subjekt i kontratës së lidhur midis dy

palëve furnizuesit dhe faktorit. Por është e qartë se faktori nuk financon 100% të

shumës së llogarive të arkëtueshme që po i kalon furnizuesi në llogaritë e tij

kontabile. Diferenca e pa financuar i kalon furnizuesit në momentin kur klienti ka

likuiduar shumën e plotë të faturave për të cilat ka rënë dakord me furnizuesin. Nga

kjo diferencë faktori mban komisionin për shërbimin e kryer për mbledhjen e

arkëtimeve.

Ky komision është i diskutueshëm se si do të interpretohet: si komision financiar apo

si e ardhur nga shërbimi, pasi në shumë raste mund të interpretohet si e ardhur nga

shërbimi. Po kjo është me tepër çështje menaxheriale e cila mund ta ndajë edhe në të

dy kategoritë duke përcaktuar sa i përket interesit të përdorimit të parave të

kompanisë faktoring nga furnizuesi dhe sa i përket shërbimit të kryer nga grumbullimi

i arkëtimeve.

Në një marrëdhënie të tillë tre palëshe, secili nga pjesëmarrësit ka interesat e tij nëse

në mes tyre nuk është futur mashtrimi.

Furnizuesi ka interesin pasi sistemon problemin në fluksin e parasë duke

gjetur financime në mënyrë që të operojë veprimtarinë e tij tregtare.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 9 Temë disertacioni

Kompania faktoring duke financuar një pjesë të llogarive të arkëtueshme të

furnizuesit përfiton nga komisioni që mban në momentin e likuidimit të plotë

të llogarive nga klienti.

Klienti përfiton në blerjet me pagesë të mëvonshme, që do të thotë se do

paguajë më vonë brenda një afati të caktuar (30, 60, apo 90 ditë). Nëse

respekton afatet përfiton edhe zbritjen e premtuar nga Furnizuesi.

Një marrëdhënie e tillë trepalëshe paraqitet edhe te Figura 1.1 më poshtë.

Figura 1.1. Pjesëmarrësit në një marrëdhënie faktoringu.

1.6 FORMAT E KONTRATËS FAKTORING

Shërbimi i faktoringut mund të klasifikohet duke marrë si bazë riskun dhe origjinën e

transaksionit18. Nëse merret për bazë risku i kontratës është e nevojshme të bëhet

dallimi dhe të përkufizohen tipet e ndryshme të produktit të faktoringut:

1. Faktoring me garanci;

2. Faktoring pa garanci

Nëse merret për bazë origjina e transaksionit atëherë kontratat do të klasifikohen:

1. Faktoring vendas, i cili përdoret për tregtinë vendase,

2. Faktoring ndërkombëtar, i cili përdoret për tregtinë ndërmjet vendeve të

ndryshme.

1.6.1 FAKTORINGU ME GARANCI DHE PA GARANCI

Faktoringu me garanci përfshin një komisionar faktoringu i cili merr përgjegjësinë

për mbledhjen e borxheve të klientëve të tyre, por mban të drejtën për të kërkuar një

alternativë të plotë nga furnizuesi për ndonjë borxh të keq. Furnizuesi mund të blejë

polica sigurimi me karta krediti të veçanta por nuk ofrohet mbulim i borxhit nga

komisionari i faktoringut.

18 Naftemporiki 2003, gazeta Kredos, 22/11/2005.

KOMPANIA

FAKTORING

Mallrat e shërbimet

Fatura shoqëruese

FURNIZUESI KLIENTI

Para

Llogaritë e

arkëtueshme

Pagesat e

faturave

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 10 Temë disertacioni

Faktoringu pa garanci i ofron furnizuesit shërbim të plotë të menaxhimit të kreditit

për të mbuluar borxhin e miratuar kundrejt mundësisë që komisionari nuk mund të

sigurojë pagesën e plotë të faturave të faktorizuara.

Procesi i faktoringut me garanci dhe pa garanci dhe hapat e ndryshme në këtë proces

Figura 1.2. Hapat e procesit të faktoringut.

Hapi 1: Furnizuesi transporton mallra te klienti të shoqëruara me faturën origjinale.

Kjo faturë normalisht e detyron klientin të paguajë komisionarin e faktoringut (duke

dhënë detajet e plota të pagesës). Në të njëjtën kohë, furnizuesi dërgon një kopje të

faturës origjinale te komisionari i faktoringut. Vendoset lidhja Furnizues – Klient –

Komisionar i Faktoringut.

Hapi 2: Me marrjen e kopjes së faturës nga komisionari i faktoringut, borxhi i lidhur

firmoset nga vetë ai, sipas marrëveshjes së faktoringut. Në të njëjtën, kohë

komisioneri aktivizon një linjë krediti (normalisht deri në 80% të vlerës së faturës)

kundrejt të cilit Furnizuesi mund të zgjedhë të tërheqë menjëherë një parapagim.

Komisionari i faktoringut zakonisht siguron financim brenda një dite nga marrja e

faturës së Furnizuesit.

Hapi 3: Klienti i paguan vlerën e plotë të faturës komisionerit të faktoringut brenda

afatit të caktuar. Në rastet kur kemi një tejkalim nga periudha e pagesës kundrejt një

fature “të pakundërshtuar”, atëherë komisioneri i faktoringut fillon procesin e

mbledhjes së borxhit nga Klienti. Në rast të një mospagese të vazhdueshme,

normalisht është komisionari i faktoringut i cili vazhdon me veprime ligjore dhe

mbyll çështjen kundrejt Klientit. Në rastin e faktoringut me garanci, komisionari i

faktoringut ka opsionin tek furnizuesi të një borxhi të keq të pa mbledhur. E kundërta

është te faktoringu pa garanci, ku komisioneri i faktoringut parashikon ndonjë

humbje. Në disa raste humbja mund të mbrohet nga polici i sigurimit të kreditit, i cili

zotërohet nga komisioneri i faktoringut.

Hapi 4: Në pagesën e bërë nga klienti (ose në rastin e pagesave të vonuara nga data e

rënë dakord) të shumës së plotë të faturës, komisionari i faktoringut krediton balancën

(minus parapagimin dhe komisionet) te llogaria e Klientit. Marrëveshja e faktoringut

me furnizuesin, në shumicën e rasteve, është në Bazë të Qarkullimit të Plotë (me tepër

së sa në bazë të faturave pjesore), dhe si i tillë procesi i faktoringut është i

vazhdueshëm. Kjo është një pikë e rëndësishme dhe nënkupton që faktoringu përfshin

llogarinë e shitjeve të klientit te llogaritë e komisionarit të faktoringut.

Klienti furnizohet

me mallra që

shoqërohen me

faturë nga

furnizuesi

Faktori merr

kopjen e faturës

dhe lidhet

kontrata e borxhit

Klienti paguan

vlerën e plotë të

faturës

Faktori krediton

balancën e

klientit

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 11 Temë disertacioni

1.6.2 PRODUKTE TË TJERA TË LIDHURA ME FAKTORINGUN

1.6.2.1 FATURAT ME ZBRITJE

Në rastin e faktoringut me garanci dhe pa garanci, përfshirja e komisionarit të

faktoringut është normalisht në kontakt me Klientin. Megjithatë, shumica e

marrëveshjeve të faturave me zbritje menaxhohen në bazë konfidenciale, ku klienti

nuk është i informuar për përfshirjen e komisionarit të faktoringut. Procesi i faturës

me zbritje ndjek pothuajse ekzaktësisht atë të faktoringut. Megjithatë, si një shërbim

konfidencial, në marrëveshjen e faturës me zbritje furnizuesi ndjek pagesën nga

klienti direkt kur është realizuar pagesa në një llogari Trust, e cila mbahet nën kontroll

nga komisionari i faktoringut. Siç është paraqitur, faktoringu i faturës me zbritje është

më tepër një mënyrë për të siguruar financim, se sa faktoring për të siguruar financim

me shërbime profesionale. Kjo reflektohet në madhësinë tipike të furnizuesve që janë

të vlefshëm për secilin shërbim-faktoringu i faturave me zbritje është më i

përshtatshëm për furnizuesit e mesëm dhe të mëdhenj, me burime të mjaftueshme për

të ndërmarrë një funksion të menaxhimit profesional të kreditit. Ndërsa faktoringu

është me i vlefshëm për firmat e vogla.

1.6.2.2 FATURAT E BLERJES PËR KËMBIM

Një faturë blerje për këmbim është një formë e pakushtëzuar në shkrimin e adresimit

të një personi (furnitori) tek një tjetër (blerësi). Firmoset nga personi që e jep

(furnitori), duke kërkuar personin të cilit i është drejtuar (blerësin), për të paguar një

kohë fikse të përcaktuar në të ardhmen një shume parash për një person të caktuar.

Menjëherë, sapo të firmoset nga të dy palët, fatura klasifikohet e “pranuar”. Faturat e

pranuara më pas mund t’i shiten ndonjë pale tjetër me një zbritje, kështu që ato mund

të mbledhin borxhin për diferencën. Kjo është plotësisht e njëjtë me procesin e

faktoringut, përveç faktit se faturat e blerjes për këmbim janë përdorur si “mjete

legale”, ndryshe nga përdorimi i një fature shitjeje. Zbritja e faturës është forma e

zakonshme e faktoringut në Francë, ku është vlerësuar se 80% e gjithë tregtisë është

me këmbim faturash (tipar).

1.6.2.3 KONFIRMIMI

Ky është një tip financimi ku një bord financiar konfirmon rregullat e vendosura nga

blerësi të shitësi, duke financuar me tepër llogaritë e blerjes se sa llogaritë e shitjes.

Bordi financiar garanton pagesat te shitësi, duke i ofruar kredi blerësit. Sistemi

përdoret për të siguruar një stabilitet tek eksportuesit. Me tepër është zhvilluar në

Mbretërinë e Bashkuar (UK) në 1960 nga kompanitë e faktoringut, në mënyrë që t’i

ofrojnë një tjetër shërbim klientëve të tyre që t’i japin mundësi atyre të zgjerohen.

Zakonisht ofrohet në rastet kur një klient faktoringu merr një porosi të madhe, që nuk

mund të financojë. Atëherë, komisionari i faktoringut siguron fonde dhe mbulon

nevojën për financim nga detyrimi i vazhdueshëm faktorues. Ky sistem për të

ndihmuar klientin është reduktuar kur bankat blenë kompanitë e faktoringut, por

vazhdon të përdoret nga disa komisionarë faktoringu të vegjël të pavarur në UK dhe

ofrohet si shërbim në Spanjë. As faturat për këmbim as konfirmimet nuk e

zëvendësojnë faktoringun. Në rastin e mëparshëm është thjeshtë se faktoringu po

përdor faturat e blerjes në vend të faturave të shitjes si mjete, në rastin e dytë,

konfirmimi përdoret për të financuar me tepër blerjet se sa shitjet.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 12 Temë disertacioni

1.7 PROCEDURAT E MBAJTJES SË EVIDENCAVE TË

KLIENTIT NGA NJË KOMPANI FAKTORINGU DHE

PROCESI I GRUMBULLIMIT TË BORXHIT

1.7.1 TË DHËNAT DHE LLOGARITË

Njerëzit e biznesit duhet të kuptojnë mekanizmin e faktoringut, zbritjet e faturave të

shitjes si dhe furnizuesit të marrin përfitime më të mëdha nga shërbimet për të cilët

ata kanë paguar. Kontabiliteti është në thelb të shërbimeve, dhe si i tillë është tepër i

rëndësishëm. Si për faktoringun ashtu edhe për zbritjet që përfitojnë klientët,

funksionimi i llogarive të shitjeve është një pikë kritike dhe e veçantë e cila ndiqet

nga sistemi i kontabilitetit të klientëve. Ai formon një urë lidhëse midis dy palëve dhe

një standardizim të informacionit, pa të cilën këto marrëdhënie nuk do të

funksiononin mirë. Llogaritë i sigurojnë furnizuesit informacionin përmes të cilit

mund të matin:

performancën e komisionerëve të faktoringut,

identifikimin dhe kontrollin e kostove të objektit dhe

rregullimin e furnizimit me likuiditet për biznesin e tyre.

Shumë shpesh, furnizuesit nuk i kuptojnë procedurat e kontabilitetit që përdoren nga

komisionarët e tyre të faktoringut dhe ia delegojnë mbikëqyrjen e marrëveshjeve të

tyre të kontabilitetit auditëve. Shumë qartë, audituesi ka një rol kyç në lidhje me

menaxhimin dhe llogaritë e audituara për kompaninë. Por është po aq e rëndësishme

për çdo drejtor manaxhues, t’i japë mundësinë drejtorit të financës së një biznesi që të

bëhet i vetëdijshëm në çdo kohë për shumat e borxheve të kompanisë. Kjo mund të

realizohet vetëm në kontekstin e faktoringut, nëpërmjet kuptimit të informacionit

kontabël që komisionarët e faktoringut dërgojnë çdo muaj, ose me postë ose

nëpërmjet sistemit elektronik të komunikimit të ngritur për këtë qëllim.

1.7.2 MBAJTJA E LLOGARIVE TË SHITJEVE

Llogaria e shitjeve është boshti i faktoringut ose i marrëdhënieve të faturave të shitjes

me zbritje. Nëse në këtë lloj të faktoringut, komisionarët e faktoringut nuk mund të

kandidojnë në mënyrë efektive me llogaritë e shitjes së një furnizuesi, ose me faturat e

shitjes me zbritje, furnizuesi dështon në performancë dhe marrëdhënia nuk do të

qëndrojë. Një sistem i mbajtjes së llogarive të furnizuesit kërkon, mbi të gjitha, llogari

të rregullta së bashku me regjistrimin e shpeshtë të parave të arkëtuara nga klientët për

fatura të veçanta. Komisionarët e faktoringut mund të shpenzojnë kohë të

konsiderueshme duke siguruar që llogaritë e furnizuesve të tyre të jenë në

pajtueshmëri të plotë me të gjitha transaksionet që kanë ndodhur, veçanërisht kur

furnizuesit këmbëngulin në bërjen e pagesave në llogaritë e tyre dhe zakonisht në

shifra të plota, të cilat jo gjithmonë janë të lehta për t’u rakorduar në fatura specifike

të shitjes.

Problemet e pajtimit mund të ndodhin edhe kur klientët, për çfarëdo lloj arsye, bëjnë

zbritje nga pagesat, ndoshta për shkak të shpërndarjes jo të plotë, ose të arkëtimit të

parave jo në kohë. Prandaj mund të ketë rritje të borxhit dhe të pagesave me shuma të

plota. Sistemi i kontabilitetit të faktoringut duhet të jetë në gjendje për t’u përballuar

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 13 Temë disertacioni

me të gjitha këto, zakonisht për mijëra llogari të furnizuesve. Sekreti qëndron mbi

rutina efektive, të kryera me shpejtësi. Kur një pagesë e kryer drejtpërdrejt është

arkëtuar nga furnizuesi, duhet që ky informacion të përcillet drejt tek komisionari i

faktoringut. Që një komisionar faktoringu të jetë efektiv do të duhet të diskutojë me

furnizuesin çdo ditë ose sistemi i komunikimit të jetë tepër i saktë, në mënyrë që të

përcillen të gjitha mesazhet në lidhje me llogaritë e klientit. Kjo është zakonisht në

interesin e klientit për të reaguar shpejt dhe për të treguar bazën e një pagese të dhënë

të caktuar që është bërë, në mënyrë që llogaritë të pajtohen dhe deklaratat e ardhshme

të klientëve të tregojnë një pozicion të saktë.

Në rastet e vështirësisë dhe veçanërisht ku klientët nuk përgjigjen, komisionari i

faktoringut mund të ketë probleme në “pastrimin” e llogarive. Komisionarët e

Faktoringut kanë specialistë të brendshëm të kësaj fushe të cilët janë të aftë në

sistemimin e llogarive të një biznesi të thjeshtë dhe nganjëherë edhe në sistemimin e

llogarive të bizneseve të lodhshme. Pasqyrat financiare mujore të mirëpërcaktuara me

pagesa të shkëputura, të cilat përcaktojnë qartë se cilat fatura të shitjes janë të

papaguara, mund të reduktojnë numrin e pagesave të vështira. Këtu, komisionarët e

faktoringut kanë avantazhe në krahasim me bizneset më të mira të organizuara, të

mëdha ose të vogla. Përveç faktit që personeli i tyre është i specializuar në

kontabilitetin e shitjes dhe në administrimin e llogarive të shitjes, fakti i thjeshtë i

zbatimit të një rutine të përditshme ndihmon në krijimin e garancisë se llogaria është

mbajtur e përditësuar.

Pjesa më e madhe e komisionarëve të faktoringut mund të organizojnë përditësimin e

llogarive të shitjes mbi baza alfabetike sipas klientëve. Me fjalë të tjera, klientët e çdo

furnizuesi do të renditen sipas rendit alfabetik në të dhënat kompjuterike dhe të

trajtohen nga një nëpunës i veçantë i llogarive të shitjes. Një alternativë është të

përdorë një sistem të vetëm alfabetik të furnizuesve, duke përfshirë të gjithë klientët e

tyre . Çdo sistem ka avantazhet e tij, por në vija të përgjithshme kjo formë duhet të

jetë aktualisht më e përhapur, pasi i mundëson kontabilistët për të zgjeruar njohuritë

mbi biznesin e klientit dhe kontaktet, për shkak të njohurive specifike që ka biznesi i

furnizuesit.

Çfarëdo procedurë e miratuar, është thelbësore për regjistrimet e llogarive të shitjes

dhe duhet të përmbajë informata themelore të nevojshme për ndërlidhje të efektshme

të konsumatorëve. Kjo procedurë përmban dokumentin ose numrin e faturave të

shitjes të grumbulluara, ndoshta për numrin e furnizuesve, shumën e detyrimit me

TVSH, datën e dokumentit si dhe datën e shlyerjes. Po aq thelbësore janë detajet e

klientit, veçanërisht emri dhe adresa, detajet e ndonjë marrëveshje të pagesave të

veçantë ose vendeve, emri i kontaktit dhe numrat e telefonit. Të dhënat e

komisionarëve të faktoringut do të kryejnë shumë më tepër se kjo, duke përfshirë

detajet e pagesave të klientëve më të mëdhenj dhe të fundit, prezencën e llogarisë së

klientit në librin e furnizuesit si dhe datat dhe shumat e përfshira në çdo veprim ligjor,

vendimin gjyqësor ose mosmarrëveshjet. E gjithë kjo do të regjistrohet dhe do t’i

mundësojë personelit të kredisë ose personelit të shitjeve për të mbajtur të paktën një

hap përpara në marrëdhëniet e tyre me klientët.

Së fundi, duhet të jetë një sistem efektiv i ruajtjes që personeli i shitjes të punojë në

mënyrë efektive. Komisionarët e faktoringut kanë të bëjnë me mijëra llogari të

furnizuesve. Ata, marrin përsipër rreziqe për të siguruar përshkrime të sakta të

furnizuesve për llojet tregtare, adresat dhe gjurmët e të dhënave. Këtu, lidhja e

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 14 Temë disertacioni

furnizuesve të mirë është thelbësore që pjesa më e madhe e informacionit të sigurohet

fillimisht nga furnizuesi, dhe ajo duhet të jetë e kontrolluar nga stafi i faktoringut dhe

të përditësohet si informacion që vihet në dispozicion përmes llogarive të shitjeve.

1.7.3 LLOGARIA E KLIENTËVE DHE DISPONUESHMËRIA E

PAGESAVE

Furnizuesit e Faktoringut marrin çdo muaj një llogari të klientit të tij nga komisionari

i tyre i faktoringut që përcakton marrëdhëniet e detajuara të kontabilitetit në mes të dy

pjesëmarrësve. Në përgjithësi, këto marrin një format të ngjashëm, edhe pse

komisionar të ndryshëm të faktoringut përdorin emra të ndryshëm për të përshkruar

procesin e kontabilitetit i cili, në thelb, është llogaria e klientit. Në shumicën

dërrmuese të rasteve, kontabiliteti i komisionarëve të faktoringut për furnizuesit e

tyre, në bazë të çmimit të blerjes së borxheve, është i pagueshëm në datën kur ata i

mbledhin nga klienti, si dhe kur periudha e kreditit ka skaduar. Vetëm për të

komplikuar gjerat, disa komisionarë veprojnë mbi bazën e “periudhave të pjekurisë”,

të llogaritura duke iu referuar kohës mesatare të marrë nga klientët për të paguar dhe

ky sistem, edhe pse shumë i drejtë dhe i hapur, kërkon pak më shumë shpjegim. Me

qëllim ilustrimin e këtij parimi fillestar, në vijim “imitimi’’ është ndërtuar si më

poshtë.

Për qëllime ilustruese, është supozuar se llogaria e klientit është në dy pjesë: një

llogari kontrolli e llogarive të shitjes dhe një llogari rrjedhëse e klientit. Llogaria e

kontrollit të llogarive të shitjes është debituar ose kredituar me çdo artikull që lëviz

balancën e asaj llogarie, për shembull, faturat e shitjes ose shënimet shpjeguese të

komisionarit të faktoringut, marrja e pagesave në para nga klientët, artikuj apo

rregullime të tjera të ricaktuara.

Tabela 1.1. Llogaria e Klientit (në euro).

LLOGARIA E SHITJEVE LLOGARIA AKTUALE

Data Artikulli Debi Kredi Teprica Data Artikulli Debi Kredi Teprica

03/01 Teprica në

fillim

50,000 03/01 Teprica

në fillim

28,000

03/02

Fatura e

shitjes së

Faktoringut

10,000

60,000 03/02 Paguar

para

2,000 26,000

03/02 Arkëtuar

Para

2,000 58,000 03/03

Pagesa

ndaj

klientit

5,000

31,000

03/05 Arkëtuar

Para

4,000 54,000 03/05 Paguar

para

4,000 27,000

Burimi: Llogaritjet e autorit.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 15 Temë disertacioni

Llogaria korrente është kryesisht një mjet për debitimin e pagesave nga komisionari i

faktoringut tek furnizuesi, por gjithashtu është kreditimi i pagesave në para nga

furnizuesit. Për qëllime ilustrimi, janë sjellë balancat e hapjes, respektivisht prej

50.000 € dhe 28.000 € dhe në ditën e dytë të muajit, një program i shumave të

faturave të shitjes arrijnë në 10 000 € të pranuara dhe të ofruara për faktoring dhe

debitohet në llogarinë e kontrollit të llogarive të shitjes. Për hir të thjeshtësisë, pagesat

e faktoringut dhe rregullime të tjera të vogla janë injoruar relativisht. në praktikë,

natyrisht, këto do të debitohen në llogarinë rrjedhëse. Në dy mars, pozicioni i llogarisë

ndërmjet komisionarit të faktoringut dhe furnizuesit do të jetë si më poshtë:

Debitorët Bruto ─ Llogaria Korrente = 32,000 €

58,000 € ─ 26,000 € = 32,000 €

Kjo balancë e mbylljes përfaqëson shumën aktuale të kreditimit të furnizuesit në

lidhje me borxhet e blera nga ana e komisionarit të faktoringut dhe ende të

papaguar nga klientët. Nëse marrëveshja e faktoringut do të pushojë, në këtë pikë

furnizuesi do të ketë mundësinë e riblerjes së borxheve nga komisionari i

faktoringut për shumën prej 26,000 € ose lënien komisionarit për të mbledhur

shumat e papaguara dhe të paguaje fondet pas pranimit, një herë që fondet e tij ose

të saj në përdorim ishin të humbura. Duke supozuar një marrëdhënie të

vazhdueshme, me qëllim që furnizuesi i zgjedhur të marrë një pagesë për llogari

në 3 mars, dhe se kjo është ndjekur nga të hyra në arkë më shumë nga klientët që

arrijnë në 4000 €, disponueshmeria në pagesa për furnizuesin, në krahasim me

shumën e duhur, është si te Tabela 1.2.

Nga kjo do të shihet që ky sistem i thjeshtë i kontabilitetit merr në konsideratë edhe

pagesat në llogari deri në disponueshmërinë plus 30% të pagesave të “rezervave”, për

shkak të furnizuesit kur këta të bëjnë pagesat e tyre për komisionarin e faktoringut.

Sistemi i kontabilitetit dhe pagesave është i lehtë për të vepruar dhe për tu kuptuar. Në

praktikë, jeta është rrallë e drejtpërdrejtë, dhe zona kryesore e vështirësive të

mundshme të cilat mund të lindin në lidhje me disponueshmerinë e pagesave kanë të

bëjnë me mbajtjen nga komisionari i faktoringut ose zbritjen e rezervave shtesë të

pagesave. Shumica e faktoringut ose marrëveshjeve me zbritje do të mbajë

provigjione për komisionarin e faktoringut, për të mbajtur mbrapa pagesat në situata

kur, për shembull, blerja e borxheve ka arritur një numër të caktuar të ditëve të fundit

në datën e kërkuar, ose kur ekzistojnë përqendrime të borxhit në llogaritë e disa

furnizuesve.

Tabela 1.2. Disponueshmeria e Pagesës (në euro).

Data 01-Mar 02-Mar 05-Mar

Llogaria e Shitjeve 50,000 58,000 54,000

70% për Marrëveshjen e faktoringut 35,000 40,600 37,800

Minus llogaria korrente 28,000 31,000 27,000

Para të disponueshme 7,000 9,600 10,800

Burimi: Llogaritjet e autorit.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 16 Temë disertacioni

Nga pikëpamja e komisionarit të faktoringut, zakonisht ka arsye për zbatimin e

sistemeve të tilla. Ata nuk dëshirojnë ta bëjnë këtë. Shumë qartë, rentabiliteti i tyre

është prekur në qoftë së ata nuk janë në gjendje për të përparuar me fonde deri në

nivelin maksimal të mundshëm të parashikuara në marrëveshjen e faktoringut. Por në

mënyrë të barabartë, asnjë komisionar faktoringu apo skontues nuk do të dëshirojë për

të avancuar në situatë me rrezik të lartë përqendrimi, kur është ndjerë që furnizuesi,

duke vazhduar të tregtojë pothuajse ekskluzivisht me një pjesë të vogël të klientëve,

është e ekspozuar si për sigurinë e komisionarit dhe për biznesin e vet, për rrezikun e

papranueshmërisë. Problemet e këtij lloji janë të zgjidhura mirë, nëse është e

mundshme, para se marrëveshja e faktoringut të fillojë. Nëse një furnizues e di që

është e mundshme, për shembull, se një situatë e rëndë përqendrimi ndoshta do të

ndodhë në sezonet e caktuara të vitit, ose pas marrjes së një urdhri të veçantë të madh,

është mirë të shqyrtohet pozicioni me komisionarin e faktoringut para fillimit, në

mënyrë që të sigurohet rrjedhja e parave të furnizuesit në masën më të madhe të

mundshme dhe ruajtja e sigurisë së komisionarit. Ndonjëherë këto probleme mund të

jenë të vështira, por shumë shpesh ato mund të zgjidhen me mirëkuptim.

Në kushtet e kontabilitetit dhe pagesave, çdo rezervë shtesë do të shkruhet diku, si në

mënyrën e treguar në shembullin e bilancit ditor, ku ka zbritje, nga balanca korente e

llogarive të shitjeve, një shumë për miratimin e borxhit. Në këtë rast, llogaritë e

furnizuesve nuk miratohen nga pikëpamja me vlerë e kredisë. Përqindja e

disponueshmërisë është aplikuar për rezultatin e “miratuar” të bilancit të llogarive të

shitjes, nga e cila zbritet bilanci i llogarisë rrjedhëse për të dhënë paratë në

dispozicion. Pra, furnizuesi do të njoftohet nga detajet e çdo zbritje mbi dhe nën

rezervën zyrtare të kërkuar sipas kushteve të marrëveshjes faktoring. Gjatë

negociatave për objektin e faktoringut, komisionari do të ketë vendosur që,

mesatarisht, klientët e furnizuesit të paguajnë pas një periudhe të caktuar kohe. Kjo

“periudhë maturimi” për qëllimet e marrëveshjes së faktoringut, është përdorur si bazë

për sistemin e llogarisë së furnizuesit, i cili gjithashtu merr parasysh ekzistencën e

llogarisë së kontrollit të llogarive të shitjes:

1.7.4 LLOGARIA E KONTROLLIT TË LLOGARIVE TË SHITJEVE

Siç u përmend, faktorët e furnizuesit të llogarive të shitjes do të tërhiqen me faturat e

shitjes të ofruara për faktoringun dhe me shënimet shpjeguese, mjete monetare dhe

skonto të marra nga furnizuesit në përputhje me termat standarde të kreditimit të

furnizuesit. Bilanci i treguar në llogarinë e kontrollit të llogarive të shitjeve do të

pasqyrojë qartë modelin aktual të pagesës nga klientët ose aftësinë e komisionarit të

faktoringut në mbledhjen efikase të pagesave prej tyre.

1.7.5 LLOGARIA E BLERJES SË BORXHIT

Kjo llogari është pjesë e sistemit të kontabilitetit të klientit të duhur. Kreditë për

llogari përbëhen tërësisht nga një program për ofertën e pranuar nga komisionari i

faktoringut. Borxhet në të janë thjesht të njëjtat shuma, duke u transferuar në llogarinë

e furnizuesit në mbarimin e periudhës së maturimit të rënë dakord, të cilat siç e kemi

parë tashmë reflektojnë kohën mesatare të marrë nga klientët për të paguar në baza

ditore. Nuk ka të hyra të tjera në llogarinë e blerjes së borxhit. Prandaj bilanci në

llogari paraqet shumën e borxheve që nuk janë maturuar në datën që është prodhuar.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 17 Temë disertacioni

1.7.6 LLOGARIA E FURNIZUESIT

Kjo llogari pasqyron kreditë nga llogaria e borxheve të blera në maturim. Ajo

gjithashtu do të debitohet me parapagimet e furnizuesve, me shërbimet dhe me normat

e zbritjes, çdo zbritje e parave të marra nga furnizuesi dhe shënimet shpjeguese të

lëshuara prej tij. Kur faktoringu pa garanci është në veprim, llogaria do të marrë borxh

për borxhet e këqija që lindin nga furnizuesit në rrezik.

Sipas këtij sistemi duket se aty ku klientët paguajnë saktësisht në një linjë mesatare

me periudhën e specifikuar të maturimit, balanca e kredisë në llogarinë e blerjes së

borxhit mundet, në teori dhe në të gjitha kohërat, të jetë e barabartë me balancën e

borxhit në llogarinë e kontrollit të llogarive të shitjeve. Në supozimin se llogaritjet e

para janë të sakta, programet e ofertës do të zhvendosen nga llogaria e blerjes së

borxhit në llogarinë e klientit, në të njëjtën kohë kur klientët paguajnë. Në praktikë

nuk është kaq e thjeshtë. Gjithmonë do të ketë një mospërputhje midis asaj që është

parashikuar dhe asaj që ndodh aktualisht. Prandaj, është e qartë së në qoftë së bilanci

në llogarinë e kontrollit të shitjes tejkalon atë në llogari të borxheve të blera, atëherë

klientët janë mesatarisht, duke marrë më shumë kohë për të paguar se sa ishte

parashikuar në kohën kur faktoringu kish filluar. Shihet qartë, se situata e kundërt

është e vërtetë, kur shifrat mesatare janë të kundërta. Përfitimi kryesor për furnizuesit

e këtij sistemi është se ata gëzojnë një rrjedhë krejtësisht të parashikueshme të parave

që kur komisionari i faktoringut paguan në mënyrë të plotë në fund të periudhës së

faturimit, pavarësisht nëse klienti ka paguar ose jo. Për këtë arsye është e mundur qe

komisionarët e faktoringut, të cilët veprojnë me sistemin rezervë për furnizuesit, të

ndjehen rehat në kuptimin e rrjedhjes së parasë. Ky sistem ju ofron furnizuesve një

pamje shumë të qartë se si komisionari i faktoringut ka përforcuar në lidhje me

periudhën e faturimit të përcaktuar fillimisht. Kjo është esenciale për ekzekutivet e

furnizuesve të faktoringut për të mbajtur nën vëzhgim lëvizjet aktuale në llogari, si

kundër atyre që janë parashikuar në fillim apo më pas, dhe për të bërë rregullime në

përputhje me rrethanat. Në qoftë se këto rregullime janë vazhdimisht lart,

komisionarët e faktoringut mund të kenë disa shpjegime për të bërë në drejtim të

performancës së mbledhjes së parave, edhe pse një zgjatje e borxhit mund të ndodhë

për shkak të rrethanave jashtë kontrollit të tyre. Nëse lëvizja është vazhdimisht poshtë,

atëherë ka të ngjarë që të paktën një pjesë e përfitimit është për shkak të kontrollit

efektiv të kredisë.

Në kushtet e pagesës, llogaria e furnizuesit automatikisht do të fitojë kredi për

transfertat nga llogaria e blerjes së borxheve. Kështu, pavarësisht nga shumat e

tërhequra si parapagime, furnizuesi do të marrë përfitime në përputhje me periudhën e

faturimit të përcaktuar. Duke qenë kështu, është e nevojshme të merren parasysh

konsideratat e interesit, pasi nuk është e mundur për komisionarin e faktoringut të

ndryshojë periudhat e maturimit në baza ditore. Prandaj, shumica e sistemeve të këtij

lloji përfshijnë një rregullim të interesit të kredive (mbi dhe nën interesin standard të

bazuar në bilancin e borxhit të llogarisë së furnizuesit), do të rillogariten në dritën e

kohës mesatare të marrë nga klienti për të paguar nga një bazë e krahasimit në mes të

bilancit mesatar të përditshëm me llogarinë e kontrollit të llogarive të shitjes dhe me

llogarinë e borxheve të blera. Për shkak të teknikës së përshkruar më sipër, kjo

llogaritje do të sigurojë ose një kredit ose debit për furnizuesin, në varësi të faktit të

periudhës aktuale të grumbullimit në avancë ose me vonesë të saj, të përcaktuar në

marrëveshjen e faturimit.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 18 Temë disertacioni

1.7.6.1 LLOGARITË E AUDITUARA TË FURNIZUESVE

Për shumë vite komisionarët e faktoringut kanë qenë të gatshëm për të kërkuar që

efekti i faktoringut në një bilanc të furnizuesit mund të sigurojë përfitime, krahasuar

me forma të tjera të financimit. Siç e kemi theksuar në një faktoring apo një

marrëveshje të faturave të shitjes me zbritje, furnizuesi nuk është në borxh me

komisionarin e faktoringut, të cilit i janë shitur borxhet.

Tabela 1.3. Bilanci i një komisionari (në euro).

AKTIVET KORENTE PASIVET KORENTE

Mjete monetare 10,000 Furnitorë 250,000

Kërkesa për t’u arkëtuar 200,000 Kapitali neto 110,000

Materiale 150,000

Totali 360,000 Totali 360,000

Burimi: Llogaritjet e autorit.

Rrjedhimisht, në Shtetet e Bashkuara, dhe në disa vende në Europë, audituesit janë

ndjerë të lirë në lidhje me financat e faktoringut si të jenë ‘’Zëra jashtë bilancit’’. Kjo

mund të çojë në disavantazhe të papërfillshme për disa furnizues. Marrim, për

shembull, një kompani të furnizuesit me një bilanc të thjeshtë me karakteristikat në

vazhdim. Për qëllime ilustrimi është supozuar që të gjithë aktivet dhe detyrimet janë

korente.

Mbi këtë bazë, kompania e furnizuesit ka një raport të aktiveve korente ndaj

detyrimeve korente prej 1.44 (360.000/250.000). Ky raport është normal por ka vend

për përmirësim, i cili mund të arrihet me futjen e një objekti faktoring. Le të

supozojmë, që furnizuesi të shesë me 75% zërin debitorë dhe të përdorë mjetet

monetare për të paguar kreditorët. Ky ndikim mund të ilustrohet si më poshtë.

Tabela 1.4. Bilanci pas ndikimit (në euro)

AKTIVET KORENTE PASIVET KORENTE

Mjete monetare 10,000 Furnitorë 100,000

Kërkesa për t’u arkëtuar 50,000 Kapitali neto 110,000

Materiale 150,000

Totali 210,000 Totali 210,000

Burimi: Llogaritjet e autorit.

Raporti aktive korente/detyrimet korente tani shkon në 2.1 (210.000/100.000). Në

pamje të parë, kreditorët e biznesit janë përmirësuar dukshëm, edhe pse në vlerë neto

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 19 Temë disertacioni

ka mbetur i njëjtë. Shifra e debitorit është, faktori rezervë. Sigurisht, çdo vëzhgues i

kujdesshëm, në shqyrtimin e llogarive të kompanisë, do të vërejë një rënie të papritur

të debitorëve dhe, ndoshta, do të arrijë në përfundimin e saktë në lidhje me vlerën e

biznesit. Në mënyrë të ngjashme, llogaria e fitimit dhe humbjes do të duhet të marrë

parasysh shërbimin e faktoringut dhe normat e zbritjes.

Në maj të vitit 1990, Komiteti i Standardeve të Kontabilitetit dhe i zëvendësuar më

vonë nga Bordi i Standardeve të Kontabilitetit, botoi ED 49 (Projekt), si një pasqyrë

financiare e propozuar te Praktika e Standardeve të Kontabilitetit, i cili nën titullin

“Duke reflektuar thelbin e transaksioneve në aktive dhe detyrime’’, i adresohet

çështjeve të zërave jashtë bilancit.

Siç është hartuar, ai përmban lajme të mira për industrinë e faktoringut. Duke njohur

kontributin që faktoringu është duke dhënë tani në financimin e biznesit, shihet qartë

ekzistenca e faktoringut si një marrëveshje kreditimi midis faktorit dhe furnizuesit, të

bazuar në sigurinë e borxheve. Prandaj, nëse miratohet në formën e tij origjinale, ai mund

të kishte implikime edhe përtej çështjeve të thjeshta për marrëveshjet e faktoringut, që

duhet të trajtohen si zëra jashtë bilanci. Projekti shkoi në qendër të marrëdhënieve

ndërmjet komisionarit të faktoringut dhe furnizuesit. Sot, ka mbetur akoma në këtë nivel,

sepse nuk është miratuar një standard ndërkombëtar për faktoringun.

1.7.6.2 PROCESI I MBLEDHJES SË BORXHIT TË FURNIZUESIT

Grumbullimi i likuiditeteve është në thelb pjesa më e rëndësishme e shërbimit të

faktoringut, është pika ku gjykohet me së miri performanca e komisionarit të

faktoringut nga e cila mund të rrjedhin kursime me të vërtetë efektive. Por është edhe

pika më delikate, pasi mund të shkaktojë plot shqetësime, nëse nuk arrin të

funksionojë në rregull.

Në vitet e para të kësaj industrie në UK, aty ku i ka fillimet e veta kjo industri, një

numër i madh i kompanive faktoring nuk rezultuan me fitim dhe arsyet nuk janë fare

të vështira për tu kuptuar. Nëse një komisionar faktoringu ka paguar shumë para tek

furnizuesi i tij për një debitor cilësor por indiferent, ai përpiqet të mbledhë likuiditete

nga çdo gjë që ky debitor është i gatshëm të paguajë dhe kështu ngatërron llogaritë e

llogarive të shitjes. Një proces i mirë i grumbullimit kërkon një administrim të pastër,

komunikim të mirë dhe të trajnuar, staf të motivuar. Disa nga komisionarët e fillimit

kishin pak nga këto cilësi. Ndryshe ndodh me komisionarët e ditëve të sotme. Ata i

kanë këto cilësi dhe performanca e tyre mund të vlerësohet nga reduktimi i periudhës

që klienti paguan detyrimin pa pasur ndonjë ankesë. Në fakt nuk ka asgjë inteligjente

përsa i përket efiçencës së procesit të grumbullimit. Gjithçka që kërkohet është përveç

një stafi të mirëmotivuar, një komunikim të mirë dhe të pastër. Kështu që në lidhje me

këtë proces, shumë kompani faktoringu kanë bërë investime të mëdha në sistemet e

kompjuterizuara të kontabilitetit, i cili arrin t’i ofrojë atyre një informacion në kohë,

informacion korrekt dhe tepër të qartë. Gjithashtu, furnizuesi luan një rol thelbësore

në këtë proces, pasi është ai që ofron informacion fillestar në lidhje me klientin dhe

për mallrat apo shërbimet që ai i ka shitur klientit. Nëse ky informacion është jo i

saktë, atëherë komisionari i faktoringut, klienti si dhe të dy së bashku do të kenë

probleme. Prandaj, disa kompani faktoringu shkojnë pak më larg, duke trajnuar

furnizuesin dhe stafin e tij që t’i japin shumë rëndësi detajeve në lidhje me klientin, në

mënyrë që të eliminojnë probleme të tilla të mundshme. Mbledhja e borxhit të klientit

realizohet sipas skemës së mëposhtme:

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 20 Temë disertacioni

Figura 1.3. Pjesëmarrësit në një marrëdhënie faktoringu.

Komisionarët e faktoringut përpilojnë pasqyra në lidhje me klientin. Këto pasqyra

identifikojnë karakteristikat e klientit, të tilla si pagesat që nuk janë kryer në kohë por

gjithashtu identifikojnë edhe shumat që janë për tu paguar ose mbishumat. Këto

pasqyra quhen të hapura pasi marrëdhënia me klientin nuk ka përfunduar. Rëndësia e

pasqyrave të hapura të klientit është tepër e madhe pasi një vlerë e mbingarkuar do të

sillte një iritim të klientit. Megjithëse në një paraqitje të përgjithshme ato janë detaje

administrative, janë pikërisht këto pasqyra të hapura të klientit që bëjnë diferencën e

madhe përsa i përket administrimit të kredit të kompanisë. Shumë kompani nuk

depozitojnë rregullisht pagesat dhe krijojnë balanca të mbartura. Një gjë e tillë

gjeneron probleme në lidhje me pagesat e vogla apo zbritjet e marra jashtë afatit të

përcaktuar. Nëse komisionari nuk do këtë mundësi të identifikojë secilën faturë me

një pagesë specifike, atëherë do të jenë të pashmangshme pyetjet në lidhje me shumat

e paguara si dhe humbja e kohës së punës së stafit si nga ana e furnitorit ashtu edhe

nga ana e klientit. Prandaj duhet të jenë të kujdesshëm në plotësimin e gjërave që në

dukje janë kaq të vogla por që mund të japin një kontribut të madh në efiçencën e

kontabilitetit dhe të grumbullimit të parave.

Kompania faktoring, në fillim të marrëveshjeve, do t’i sugjerojë furnizuesit një cikël

të caktuar të grumbullimit. Kjo do të jetë e ndryshme në varësi të këndvështrimit të

furnizuesit, i cili mund të kërkojë të jetë xhentil apo i ashpër kundrejt klientit,

megjithëse nëse kompania faktoring ka blerë borxhin e furnizuesit dhe po e financon

atë, ajo nuk do ta lejojë që të ketë trajtime speciale për të gjithë klientët. Kjo do të jetë

një kontradiktë totale me objektin e faktoringut. Megjithatë kompromiset janë të

nevojshme në këtë industri.

Procedura rutinë është që pasqyra e marrëdhënieve të hapura do të shoqërohet me të

paktën dy apo tre letra kujtuese, ku niveli i ashpërsimit vjen duke u rritur, duke

konsideruar rregullat e ligjshmërisë. Këto letra do të shoqërohen me telefonata të

shpeshta drejtuar klientit nga departamenti i kreditit, të cilët janë të parët që mësojnë

Kompania faktoringut

përpilon/përmirëson pasqyrat

e të dhënave të klientit

1. Pagesat që nuk janë

kryer në kohë;

2. Shumat që janë për t’u

paguar ose mbi shumat

Kompania faktoring tërheq

kreditin dhënë furnizuesit

dhe i kalon detyrimin klientit

furnizuest

Klientët me 2-3 letra

kujtuese ku niveli i

ashpërsimit vjen duke u

rritur

Ko

misio

na

rët

kujto

jnë

Klienti nuk paguan

detyrimin

Procesi i mbledhjes së borxhit

Klienti paguan

detyrimin

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 21 Temë disertacioni

pasurinë e klientit dhe që përdorin kontaktet e furnizuesit. Për shuma të mëdha është

mirë që klienti të vizitohet dhe të instalohet një teleteks për të lehtësuar komunikimin,

në mënyrë që të bihet dakord për detyrimet urgjente ose detyrimet e mëdha të

pashlyera.

Veprimi ligjor është marrë si mundësi e fundit. Praktika normale është që komisionari

i faktoringut t’i dërgojë një letër kujtese të fundit, para se të fillojë procedurat ligjore.

Nëse furnizuesi kundërshton veprimin ligjor, shumica e kompanive faktoring do të

tërheqin kreditin e dhënë furnizuesit dhe do kalojnë detyrimin e klientit te furnizuesi.

Kjo mund të jetë një situatë e vështirë për furnizuesin për shumë arsye, por që shumë

mirë mund të mbrohet nga marrëveshja me kompaninë faktoring, pasi tashmë gjithçka

i ka kaluar asaj.

Marrëdhënia midis komisionarit të faktoringut dhe furnizuesit është e vazhdueshme

dhe shpesh ata shkëmbejnë pasqyrat në lidhje me balancat e secilit klient. Në ditët e

sotme këto shkëmbime janë elektronike po ka shumë kompani që vazhdojnë tu

qëndrojnë besnikë letrave. Furnizuesi ka gjithmonë informacion, sidomos kur klienti

refuzon faturat që i janë dërguar. Zgjidhja e konflikteve është ndoshta elementi me i

rëndësishëm në operimin me sukses të kontrollit të kreditit dhe grumbullimit.

Mosmarrëveshje të klientit mund të lindin për disa arsye si: vonesa në shpërndarje,

shpërndarje në tipin e gabuar, masën apo cilësinë etj. Nëse furnizuesi nuk është në

gjendje të zgjidhë problemin atëherë kompanitë e faktoringut ja rikalojnë borxhin

furnizuesit, duke ja lënë atij në dorë për të mbledhur detyrimin.

Në përgjithësi, këto procedura funksionojnë në shumicën e rasteve, megjithëse kritikët

e faktoringut argumentojnë që ekzistenca e mosmarrëveshjeve midis klientit dhe

furnizuesit bën që ky lloj shërbimi të mos funksionojë në mënyrë efiçente, për shkak

të vështirësive të komunikimit në tre plane: faktor, furnizues dhe klient.

1.8 RREGULLIMI KONTABËL I FAKTORINGUT

1.8.1 STANDARDI NDËRKOMBËTARE I KONTABILITETIT IAS

3919 DHE STANDARDI I RAPORTIMIT FINANCIAR

NDËRKOMBËTAR IFRS 9

Kompanitë20 janë të detyruara të shikojnë dhe të zbulojnë zgjidhje të reja për të

mbajtur dhe përmirësuar fluksin operative të parasë. Një kompani mund të

përmirësojë në kohën e duhur fluksin e parave që rezulton nga shitjet e bëra klientëve,

duke përdorur llogaritë e arkëtueshme si kolateral për të marrë hua ose duke shitur të

drejtat e arkëtueshme. Një gamë e gjerë marrëveshjesh mund të hartohen midis

huadhënësve dhe huamarrësve, por më të zakonshmet janë kontratat premtuese,

kontratat e transferimit të të drejtave dhe faktoringu.

19 Wiley IFRS 2008: Interpretation and Application of International Accounting and Financial

Reporting Standards 2008, Barry J. Epstein, Eva K. Jermakowicz, John Wiley and Sons, Feb. 2008. 20 Shiko edhe Implementing Phase 1 of IFRS 9, EYG no AU0548, EYGM Limited, 2010.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 22 Temë disertacioni

Praktika e faktoringut të debitorëve është që kur u bë si burim alternativ legjitim për

të financuar një kompani që ka nevojë për likuiditete. Kjo tregohet nëpërmjet testimit

të perceptimit të tregut për këtë koncept dhe është gjetur që ka shumë cilësi pozitive.

Faktoringu mund të përmirësojë ndjeshëm fluksin e rrjedhjes së parasë së një

kompanie. Në këtë fazë shumica e kompanive do të mënjanojnë efektin e krizës së

rrjedhjes së parave duke përdorur faktoringun, sepse overdrafti dhe huaja janë të

pamjaftueshme për të plotësuar kërkesat për kapital punues.

Në këndvështrimin e kontabilitetit, faktorimi i debitorëve ka mbetur akoma një

shembull interesant, i cili trajtohet në IAS 18 “Të ardhurat” dhe IAS 39 “Instrumentet

Financiare: njohja dhe matja”. Projektet e konvergjencës të IASB-se dhe FASB-it

amerikan vazhdojnë t’i përmirësojnë këto standarde dhe faktorimi i debitorëve

vazhdon të përdoret si një shembull për të demonstruar disa nga sfidat më intriguese

të cilat kërkojnë të zgjidhen. Prandaj, do të trajtohet njohja dhe matja e transaksionit

të faktorimit të debitorëve nga këndvështrimi i një biznesi faktoring, në përpjekje për

të informuar dhe demonstruar natyrën e transaksionit.

Në 12 Nëntor 2009, Bordi Ndërkombëtare i Standardeve të Kontabilitetit (IASB), ka

publikuar fazën e parë të IFRS 9 Instrumentet Financiar, Standard i cili do të

zëvendësojë IAS 39 Instrumentet Financiare: Njohja dhe Matja. Faza e parë e IFRS 9

(ose standardit) mbulon klasifikimin dhe matjen e të gjithë mjeteve financiare që

mbulohen nga objekti i IAS 39.

Konkretisht, kur vlerësohet modeli i biznesit, a duhet që një njësi ekonomike të marrë

në konsideratë transaksionin, për qëllime të kontabilitetit, nëse ligjërisht shet mjetet e

saj ose i vlerëson ato?

Konsideroni një shembull kur llogaritë e arkëtueshme janë shitur qëllimisht për të

qenë pjesë e një programi faktoring. Ndërkohë që të drejtat kontraktore janë

transferuar në fluksin e parave, shitësi mbart riskun e kreditimit dhe nuk lejon të

zhvlerësohet mjeti. Pyetja që ngrihet është nëse njësia ekonomike duhet të mbledhë

fizikisht likuiditetet kontraktore apo është e mjaftueshme që akoma të mos bëjë

zhvlerësimin e mjetit për qëllime kontabiliteti, në mënyrë që të plotësojë kriterin për

amortizimin e kostos. E vetmja guidë në këtë standard është shembulli 3, në

paragrafin B4.4, i cili sqaron trajtimin e siguracionit në varësi të faktit nëse njësia

ekonomike konsolidon qëllime specifike (SPE) dhe nëse këto qëllime zhvlerësojnë

mjetet e saj. Kjo duket sikur sugjeron që vlerësimi kontabël është tepër kritik për të

përcaktuar nëse njësia ekonomike ka vendosur të heqë dorë nga mjetet e mbledhjes së

flukseve monetare kontraktore për qëllime të modelit të biznesit. Aplikuesit e kësaj

mënyre duhet të japin një përgjigje intuitivisht korrekte për të dy tipet e transaksionit:

repo (shitja dhe riblerja e llogarive të arkëtueshme) dhe marrëveshjes faktoring, të

cilat në thelb janë transaksione financimi, meqë mjetet do të kualifikohen për

kontabilitetin e kostos së amortizuar. Është shumë e rëndësishme që të theksojmë që

guida në IAS 39 për zhvlerësimin e mjeteve financiare është rishikuar nga IASB dhe

mundet që trajtimi i mjeteve të shitura si objekt i një garancie do të ndryshojë, kështu

që mjetet duhet të zhvlerësohen. Nëse ndodh kjo, llogaritë e arkëtueshme që pritet tu

kalohen kompanive faktoring, mund të kenë nevojë të regjistrohen me vlerën e tregut

(fari Value), duke realizuar një humbje ose fitim në të ardhmen.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 23 Temë disertacioni

1.9 KONTABILITETI I LLOGARIVE NË KONTRATËN

FAKTORING

Kontabiliteti është në thelb të çdo transaksioni. Kështu që edhe kompanitë faktoring,

të cilat kryejnë transaksione në llogari të klientit, duhet të kenë kontabilitetin e tyre.

Për të treguar mënyrën e regjistrimeve kontabile të një kompanie faktoring do të

marrim një shembull nga tregu shqiptar. Kompanitë të cilat kanë më tepër nevojë për

likuiditet në Shqipëri janë kompanitë prodhuese, të cilat blejnë lëndën e parë dhe në

shumicën e rasteve me pagesë të menjëhershme (për të përfituar nga zbritjet e

mundshme). Mos likuidimi nga blerësit e tyre të produkteve (vetëm pasi produkti të

jetë shitur) vë në vështirësi financiare këto kompani.

Kompania faktoring “Omnifactor”, e cila është kompani faktoringu shqiptare, është

kontraktuar nga “Metro sh.a.” që të jetë kompania faktoruese për një nga debitorët e

saj. Kompania “Metro sh.a.” është një firmë prodhuese shqiptare, e cila prodhon

reklama. Një nga debitorët e saj në tregun vendas i ka kaluar 90 ditë nga blerja e

fundit dhe prandaj ajo po ndjen shtrëngimin në fluksin e parasë. Kompania

“Omnifactor”, fillimisht vlerësoi vlerën e kreditit të debitorëve të kompanisë “Metro

sh.a.” dhe pasi e vlerësoi pozitivisht vendosi të hyjë në marrëdhënie kontraktore në

formën e faktoringut. Termat e kontratës mes të tjerave thonë që ato do të financojnë

80% të vlerës së klientit; do i japin 15% të vlerës në momentin kur klienti do të

paguajë të gjithë shumën dhe do të mbajnë 5% si komisione. Klienti duhet t’i paguajë

tashmë detyrimin e tij kompanisë “Omnifactor”dhe jo më kompanisë “Metro sh.a.”.

Vlera e këtij klienti ishte 100,000 euro. Ky shembull është marrë për të kuptuar

konceptin e regjistrimeve kontabël nga një kompani faktoringu. Transaksioni është

korrekt dhe i kualifikuar sipas termave të IFRS.

Hapi i parë është identifikimi i elementeve të transaksionit nga pikëpamja e

“Omnifactor”, që duhet të regjistrohet në kontabilitet. Në fillim të transaksionit

kompania faktoring identifikon elementet e mëposhtëm:

1. “Omnifactor” ka një mjet financiar që është një e drejtë kontraktore për të

marrë para nga një njësi tjetër ekonomike (në këtë rast klienti i kompanisë

“Metro sh.a.”).

2. “Omnifactor” financoi direkt 80% të shumës (80 000 €) dhe është e detyruar të

financojë akoma edhe 15 % të shumës (15 000 €).

3. “Omnifactor” do të administrojë dhe do të rikuperojë borxhin në emër të

kompanisë “Metro sh.a.”.

4. “Omnifactor”do të mbajë 5% të borxhit (5 000 €) si komision.

Në thelb, e drejta për të marrë ose transferuar para nga një njësi ekonomike në një

tjetër, përcaktohet në përkufizimin e mjeteve financiare dhe detyrimeve financiare.

Prandaj transaksioni është një instrument financiar meqë rrit mjetet financiare në

njërën njësi ekonomike dhe po ashtu rrit detyrimin financiare në njësinë tjetër

ekonomike. IAS 39 kërkon që instrumentet financiare të njihen fillimisht me vlerën e

tregut “fair value”. Në këtë shembull, në fillim janë shkëmbyer para midis dy njësive

ekonomike dhe meqë paraja është me vlerën e tregut, ky transaksion është regjistruar

me vlerën e parave që ato kanë këmbyer. Transaksioni është regjistruar si më poshtë.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 24 Temë disertacioni

Në këtë shembull kompania “Metro sh.a.” i ka dhënë të drejtë klientit të paguajë

faturat pas 90 ditëve. Kështu që kompania e faktoringut “Omnifactor” do të fillojë të

mbledhë paratë vetëm pasi të ketë përfunduar kjo periudhë.

Tabela 1.5. Regjistrimi kontabël i faktoringut.

LLOGARIA

DR CR

Dr Debitor Faktoring Pasq. Bilancit 100 000

Cr Banka Pasq. Bilancit

80 000

Cr Detyrime financimi Pasq. Bilancit

15 000

Cr Komisione financiare të

parealizuar Pasq. Bilancit

5 000

Njohja e të drejtave për të arkëtuar para nga debitori i kompanisë “Metro sh.a.”,

detyrimi për të financuar i mbajtur si një letër me vlerë dhe komisioni financiare i

parealizuar në bazë të IAS 39.

Burimi: Llogaritjet e autorit.

Të ardhurat në këtë transaksion janë njohur sipas termave të IAS 18-ës, e cila

klasifikon tre tipe të njohjes së të ardhurave: të ardhura nga shitja e produkteve, të

ardhura nga shërbimet dhe të ardhura nga interesat e fituara nga përdorimi i mjeteve të

kompanisë. “Omnifactor” i ka dhënë mundësi kompanisë “Metro sh.a.” të përdorë

paratë e saj për një periudhë tremujore, kështu që të ardhurat e saj klasifikohen në

kategorinë e të ardhurave nga interesat e përdorimit të mjeteve të saj. Sipas IAS 18

këto të ardhura njihen sipas metodës së interesi efektiv. Çështja e interesit të përbërë

varet nga transaksioni, kështu që përkufizimi i metodës së interesit efektiv lejon

interesin e përbërë të ndodhë në një kohë të caktuar. Në këtë shembull, interesi i

përbërë është llogaritur një herë në tre muaj.

Ndërmjet “Omnifactor” dhe Kompanisë “Metro sh.a.” nuk ka ndodhur shitje mallrash

por i është dhënë mundësia kompanisë “Metro sh.a.” të përdorë paratë e saj për tre

muaj. Po ashtu, të ardhurat që do të krijojë “Omnifactor” nuk mund të klasifikohen si

shërbim pasi ai po kërkon të mbulojë paratë nga debitori. Megjithatë, komisioni i

mundshëm për grumbullimin e parave do të klasifikohet si e ardhur nga shërbimi dhe

si i tillë do të regjistrohet në kontabilitet.

Hapi tjetër që duhet të sistemohet janë komisionet financiare të parealizuara gjatë tre

muajve dhe të njihen interesat e ardhura. Interesat (në fakt komisioni i transaksionit)

është njohur si në regjistrimin e mëposhtëm.

Në këtë pikë mund të lindë dyshimi që ky interes ishte si e ardhur për “Omnifactor”,

për shërbimin e administrimit dhe mbledhjes së detyrimit. Kështu që pjesa e

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 25 Temë disertacioni

komisionit mund të konsiderohet si e ardhur nga shërbimi prandaj lind pyetja së sa për

qind e 5% do të përcaktohet si e ardhur nga shërbimi. Ky është një vendim

menaxherial i kompanisë faktoring që në këtë rast ka përcaktuar shumën prej 5 000 €

si një komision për grumbullimin. Ose mund të ndajë komisionin e grumbullimit në

dy pjesë, komision shërbimi dhe interesa financiare.

Tabela 1.6. Njohja e interesit efektiv

PERIUDHA LLOGARIA

DR CR

Muaji 1

Dr

Komisionet financiare të parealiz. Pasq. e Bilan. 1 667

Cr Interesat e fituara Pasq. e të

ardh.

1 667

Muaji 2

Dr

Komisionet financiare të parealiz. Pasq. e Bilan. 1 667

Cr Interesat e fituara Pasq. e të

ardh.

1 667

Muaji 3

Dr

Komisionet financiare të parealiz. Pasq. e Bilan. 1 667

Cr Interesat e fituara Pasq. e të

ardh.

1 667

Njohja e interesit efektiv gjatë periudhës së transaksionit sipas IAS 18.

Burimi: Llogaritjet e autorit.

Në fund të tre muajve, interesi ose komisioni do të njihet i tëri. Debitori do të

përmirësojë llogarinë e tij dhe do paguajë vlerën e plot të faturës. “Omnifactor”, nga

kjo shumë do të financojë 15% të vlerës së mbajtur si letër me vlerë dhe kështu që

transaksioni do të jetë i kompletuar. Përfundimi i transaksionit do të regjistrohet si më

poshtë.

Tabela 1.7. Njohja dhe arkëtimi i pagesës.

LLOGARIA

DR CR

Dr

Banka Pasq. Bilancit 100 000

Cr Debitori Faktoringut Pasq. Bilancit

100 000

Dr

Detyrimi për të financuar Pasq. Bilancit 15 000

Cr Banka Pasq. Bilancit

15 000

Njohja dhe arkëtimi i pagesave nga debitori si dhe njohja e pagesës së detyrimit për

financim të Kompanisë “Metro. Sh.a.”.

Burimi: Llogaritjet e autorit.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 26 Temë disertacioni

1.9.1.1 PËRMBLEDHJA E TRANSAKSIONIT

Përpara së të vazhdojmë le të bëjmë një përmbledhje të transaksionit të realizuar në

terma të përgjithshëm. “Omnifactor” është kontraktuar nga kompania “Metro sh.a.”

për të faktoruar në mënyrë që ta financojë në terma afat shkurtër. Si siguri për këtë

financim kompania “Metro sh.a.” i kalon llogaritë e debitorit të saj kompanisë

faktorin “Omnifactor”. Vlera e debitorit ishte 100,000€ nga e cila “Omnifactor”

financoi 80,000€, duke mbajtur 15,000€ si siguri në rast se debitori dështon dhe mban

gjithashtu 5,000€ si komision. Për shkak se kompania “Metro sh.a.” ka përdorur

mjetet e “Omnifactor”, transaksioni është regjistruar si një mjet financiar nën termat e

IAS 39 me vlerën e tregut, e cila është e njëjtë me vlerën e parave. Të ardhurat në

transaksion u klasifikuan sipas IAS 18 në kategorinë e tretë, e cila është interesi dhe

njihet për një periudhë tre mujore të transaksionit, sipas metodës së interesat efektiv.

Rigoroz me çfarë thamë me lart, duhet t’i tregojmë biznesit motivin mbi të cilin është

vlerësuar transaksioni. Menaxhimi vendosi se transaksioni ishte fitimprurës. Në këtë

shembull “Omnifactor” do të mund të merrte para nga banka e saj ose mund t’i

mbante paratë të pashfrytëzuara. Të dy skenarët do të afrohen në të njëjtin rezultat,

pra le të shohim rastin që “Omnifactor” merr para nga një palë e tretë me një normë

12% në vit. Norma e interesat efektiv në shembullin e dhënë me lart do të rezultojë

25% e cila llogaritet:

%25.610080000

5000 . Pra, %2512

3

%25.6 muaj

muaj

Prandaj, nëse “Omnifactor” paguan 12% për fondet e marra me interes dhe financon

efektivisht kompaninë “Metro sh.a.” me 25% përsëri do të ketë 13% si marzh fitimi.

Në këtë rast transaksioni është fitimprurës. Menaxhimi ka marrë në shqyrtim taksat

dhe kostot e administrimit, në mënyrë që të krijojë një fitim më të lartë kur bën

vlerësimet.

Gjatësia e periudhës së transaksionit është e rëndësishme për të kontrolluar nivelin e

tyre të financimit që i është bërë kompanisë “Metro sh.a.” dhe në këtë mënyrë

menaxhon ekspozimin e tyre ndaj klientit të kësaj kompanie. Nëse “Omnifactor” hyn

në marrëveshje faktoringu për një numër të gjerë debitorësh, rishikimi i nivelit të

financimit me pagesat e bëra bëhet shumë herë më e rëndësishme.

Taksat në lidhje me këtë transaksion përfshijnë TVSH dhe tatimin mbi fitimin, që nuk

ndryshojnë me kompanitë e tjera. Nëse kompania e trajton të ardhurën si e ardhur nga

interesi i përdorimit të parave nga kompania “Metro sh.a.” si e ardhur nga shërbimi

për grumbullimin e llogarive të arkëtueshme të kompanisë “Metro sh.a.” ato do të

trajtohen si transaksione me TVSH me 20%, e cila paguhet nga kompania “Metro

sh.a.”. Ndërsa tatimi mbi fitimin është i njëjtë për të gjitha kompanitë dhe nuk ka

dallim mbi natyrën apo objektin e kompanisë. Kjo është një taksë e cila paguhet nga

kompania faktoring “Omnifactor”, në varësi të fitimit të krijuar nga vetë ajo.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 27 Temë disertacioni

Kapi tu l l i 2

R I S K U S P E C I F I K , M E N A X H I M I I T I J N Ë

B I Z N E S I N F A K T O R I N G D H E A N A L I Z A E

F I N A N C I M I T M E F A K T O R I N G

Si çdo biznes tjetër edhe faktoringu ka risqet e veta, por ka edhe mjetet për

menaxhimin e këtij risku, të cilat përshkruhen në kapitullin e dytë të temës. Sa u

përmend në të gjitha pikat e mësipërme, industria e faktoringut po merr zhvillim

gjithnjë e më të madh për shkak të gjendjes jo të mirë të likuiditeteve të kompanive

apo bankave. Në këtë kapitull do përshkruhet momenti kur një kompani ka nevojë për

faktoring dhe do të bëhet analiza e kostos së komisionit të faktoringut. Një nga pikat

më të forta të faktoringut është se ai përmirëson fluksin e parasë së kompanisë. Për

këtë arsye, në këtë kapitull do të analizohet me anë të një shembulli konkret mënyra

se si përmirësohet fluksi i parasë kur një kompani financohet me faktoring. Më pas

nëpërmjet analizës së financimit me faktoring apo me kredi bankare, do të shohim se

faktoringu është me kosto më të ulët se sa kreditë bankare, nëse nevoja për likuiditete

është për një periudhë afatshkurtër. Në çështjen e fundit të këtij kapitulli do

shpjegojmë mënyrën e llogaritjes së kthimit të pritur dhe do të konkludojmë se një

kompani faktoringu mund të ketë një normë kthimi vjetore të lartë.

2.1 RISKU SPECIFIK I FAKTORINGUT

Ka shumë njerëz të cilët duan të jetojnë të qetë, pa marrë përsipër risqet që eksitojnë

në tregun e parasë. Ata preferojnë të depozitojnë kursimet të tyre në depozita kursimi,

apo bono thesari ku në fund të periudhës janë të sigurt që do të fitojnë interesat mbi

këto shuma të depozituara si dhe do të kenë të sigurta paratë e tyre. Kjo kategori e

njerëzve nuk mund të ndërmarrë krijimin e një biznesi faktoring, pasi ai në vetvete

mbart risk.

Njerëzit që mendojnë të përballen me riskun e biznesit të faktoringut kanë tipare të

ndryshme, nga të cilat përcaktohen edhe dy ekstremet e riskut:

Njerëz të cilët e dinë se nëse investojnë në tregun e parasë, luajnë në bursë apo

krijojnë biznese si faktoringu, do të mbartin me vete edhe riskun e humbjes së

parave. Por ka persona që kërkojnë një kthim tepër të madh nga investimi i tyre.

Këto tipe njerëzish pëlqejnë të bëjnë para. Ata janë shpesh herë tepër të suksesshëm

në lloje të tjera biznesi, duke ditur se ku duhet t’i investojnë paratë e tyre. Risku me

të cilën përballen këto tipa njerëzish është ai i paqëndrueshmërisë, pasi ata rendin

gjithmonë drejt investimeve tepër fitimprurëse. Ata nuk janë të përqendruar te

shërbimi i faktoringut ndaj biznesit me të cilin ka lidhur një marrëveshje të tillë.

Kështu që humbin besimin e klientit të tyre. Përveç kësaj, cilësia e shërbimit le për

të dëshiruar, pasi marrëdhënia e tyre bëhet e ftohtë dhe vetëm llogari për të fituar.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 28 Temë disertacioni

Në anën tjetër të spektrit të riskut që ndeshet në biznesin e faktoringut,

qëndrojnë njerëzit të cilët marrin përsipër risk por janë tepër dashamirës dhe

kërkojnë të ndihmojnë furnizuesin e tyre. Këta tipa bien në sy për naivitetin e

tyre. Por fatkeqësisht, disa njerëz të caktuar, shumë shpesh të pandershëm apo

të paskrupullt, mund të përfitojnë nga dashamirësia e tyre. Këta njerëz marrin

përsipër një risk tepër të madh, pasi duke përfituar nga dashamirësia e tyre

mund të përfitojnë furnizuesit e pandershëm, duke i mashtruar. Këta njerëz,

përveç që humbin paratë e tyre, humbin edhe ndërgjeshmërinë ndaj vetes dhe

besimin ndaj njerëzve të tjerë.

Por, në mes të këtyre, qëndrojnë njerëz të cilët mund të jenë tepër të suksesshëm në

biznesin e faktoringut, duke mundësuar krijimin e fitimeve për vete por edhe duke

ndihmuar plot biznese që ndodhen në vështirësi likuiditeti. Megjithatë edhe këta, kur

operojnë në këtë lloj biznesi, mbartin mbi vete riskun e humbjes së parave. Këto risqe

kufizohen në katër më të shpeshtit e mundshëm:

1. Mospagesa nga klienti. Një klient mund të mos paguajë një apo më shumë

fatura për shumë arsye: mosmarrëveshja e lindur me furnizuesin e tij për

cilësinë e produktit apo të shërbimit të ofruar, mungesa e likuiditeteve për të

paguar në momentin e duhur, mbyllja e biznesit apo edhe falimentimi.

Komisionarët e faktoringut, në momentin e përpilimit të kontratave, janë tepër

të kujdesshëm që të mbrohen nga ky lloj risku.

2. Menaxhim i dobët i bizneseve të furnizuesit. Një furnizues që nuk ka aftësi të

mira në menaxhimin e bizneseve të tij mund të sjellë problem edhe në lidhje

me kompaninë faktoring. Nëse shërbimi i furnizuesit është i dobët, apo

produkte janë jocilësore, këto sjellin pakënaqësi te klienti, si rrjedhojë ai nuk i

paguan faturat. Regjistrime të faturave të mbajtura në mënyrë jo të saktë është

një tjetër problem që rrjedh nga menaxhimi i keq i biznesit. Një problem i tillë

e bën tepër të vështirë mundësimin e lidhjes së një marrëveshje faktoringu.

Kështu që kompanitë faktoring, para së të lidhin një marrëveshje, përcaktojnë

qartë aftësitë menaxheriale të administratorëve të biznesit.

3. Ngjarjet personale. Në jetën e tij personale furnizuesi mund të ketë edhe

ngjarje të papritura si sëmundje të rënda, ndarje nga bashkëshortët, vdekje të

një anëtari të familjes, të cilët ndikojnë në biznesin e furnizuesit. Por edhe në

këto raste, të cilat janë të papritura, pasi kujtdo në jetë mund t’i ndodhin

ngjarje të tilla, komisionarët e faktoringut përpiqen t’i minimizojnë me anë të

mjeteve të menaxhimit të riskut.

4. Mashtrimi. Mashtrimi nga ana e furnizuesit është i pakëndshëm por i mundur.

Mashtrime të tilla janë nga më të ndryshmet. Njëri është marrja e pagesave

nga vetë furnizuesi në kohë që duhet t’i arkëtojë kompania faktoring, dhe

furnizuesi nuk ia kalon kompanisë faktoring por i mban për vete. Mashtrim

tjetër mund të jetë edhe shitja e faturave të cilat akoma nuk i janë plotësuar

kushtet e klientit, si produkt i pa përfunduar i pa shpërndarë etj. Apo mashtrim

tjetër i mundshëm është që furnizuesi instrukton klientin që nuk është më në

marrëdhënie me kompaninë faktoring dhe si rrjedhim pagesat duhet t’i kalojnë

përsëri furnizuesit. Edhe kur furnizuesi mashtron se zotëron një kompani dhe

ka klientë të palikuiduar, ku në fakt nuk ka as kompani e as klient, është një

mashtrim me të cilin mund të përballen kompanitë faktoring. Megjithatë, edhe

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 29 Temë disertacioni

nëse ndodh ndonjë mashtrim, kompanitë faktoring të cilat mund të jenë

përgatitur për humbje të tilla, duhet të arrijnë që këtë lloj humbje ta mbajnë në

minimum.

2.2 MËNYRAT E MENAXHIMI TË RISKUT

Kompanitë faktoring, herët apo vonë, do të përballen me riskun e humbjes gjatë

veprimtarisë tyre. Por ato mundohen ta ulin sa më shumë këtë risk. Ato mbajnë

gjithmonë parasysh faktin që mundësia për të humbur, veçanërisht shuma të mëdha,

rritet në mënyrë dramatike kur:

a) Financojnë shuma të mëdha të faturave të furnizuesit,

b) Nuk përgatisin një analizë të rregullt të furnizuesit apo nuk përdorin

dokumentet e duhura ligjore për të mbrojtur investimin e tyre.

Kështu, nëse një kompani faktoringu kalon paratë në një dorë të pasigurt, atëherë nuk

duhet të habitet nëse humbet. Aktualisht, ka shumë mënyra të menaxhimit të riskut, të

cilat mund të përdoren nga secila kompani faktoringu. Siç ndodh edhe me investimet

e tjera, këto mënyra nuk i sigurojnë kompanitë e faktoringut se nuk do të humbasin

asnjë qindarkë, por ato reduktojnë mjaft mundësinë e humbjes e sidomos të humbjeve

të mëdha. Mënyrat kryesore që mund të përdorë një kompani faktoringu për të

menaxhuar riskun ndahen në pesë kategori:

1. Vendosja e kufijve të financimit. Kufijtë e financimit që vendos një kompani

faktoringu varen nga shuma e fondeve që ajo ka dhe sa tolerante është ndaj

riskut. Këto kufij parandalojnë kompaninë të bëhet e mbipërqendruar. Kufijtë

e financimit përcaktojnë shumat maksimale mujore që kompania i financon

furnizuesit e rinj, si dhe kufirin për secilin furnizues.

2. Përcaktimi i industrisë që kompania do të financojë me faktoring. Në fakt ka

plot kompani të cilat kanë nevojë për likuiditete për të vazhduar operimin e

tyre në treg, por kompanitë faktoring nuk kanë pse të riskojnë kapitalin e tyre

dhe të humbin kohë me të gjitha këto kompani. Ka disa prej tyre që janë më të

përshtatshme për tu financuar me faktoring.

3. Kryerja e një analize të mirë të furnizuesit. Analiza duhet të kalojë në katër

etapa: përcaktimi i furnizuesit të dëshiruar, përcaktimi i klientit të dëshiruar,

përcaktimi nëse faturat e reja janë fatura të cilat ju dëshironi t’i financoni si

dhe ndërmarrja e veprimeve të duhura për të siguruar pagesat nga faturat e

pashlyera. Të gjitha këto do të bëjnë që kompania faktoring të jetë tepër e

kujdesshme në momentin e firmosjes së një kontrate me furnizuesin.

4. Krijimi dhe vendosja e rezervave. Arsyeja e krijimit të rezervave është e

thjeshtë. Nëse një kompani faktoringu ka fatura të cilat nuk po i likuidohen në

kohë, atëherë mund të përdorë fondin rezervë, në mënyrë që të mos ndikojë

rrjedhën e saj parasë.

5. Garanci për kredinë. Kjo mënyrë e menaxhimit të riskut vlen më tepër për

kompanitë e mëdha të faktoringut, të cilat vendosin në financim shuma të mëdha.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 30 Temë disertacioni

Kjo garanci realizohet nëpërmjet kompanive të sigurimit, të cilat sigurojnë faturat e

papaguara të furnizuesit që financohen nga kompania faktoring.

Por, të gjitha kompanitë faktoring, në momentin kur financojnë bizneset, duhet

patjetër të hartojnë një listë të politikave që duhet të ndjekin, në mënyrë që të

minimizojnë riskun e humbjes. Kjo listë do i ndihmojë mjaft, sidomos në momentin e

marrjes së një furnizuesi të ri, klienti të ri apo faturave të reja.

Rëndësia e kufijve të financimit në biznesin faktoring

Një nga mënyrat më të mira të shmangies së humbjeve që mund të pësojë një

kompani faktoringu është vendosja e kufijve të ekspozimit të saj ndaj furnizuesit,

klientit dhe faturave. Këto kufij janë të përcaktuara në rregulloret e autoriteteve që e

mbikëqyrin këtë industri, por kompania duhet të përcaktojë kufijtë e veta në lidhje me

tipin e klientit të furnitorit të saj.

Kompanitë faktoring vendosin kufij financimi duke përcaktuar:

1. Kufirin maksimal të faturave që do financojnë ndaj një furnizuesi,

2. Numrin maksimal të furnizuesve që mund të mbulojnë në të njëjtën periudhë,

3. Përqindjen ose pjesën e kapitalit të tyre që do të financojë për një furnitor të

caktuar,

4. Cilësitë e klientit të furnitorit apo edhe faturat ndaj këtij klienti.

Megjithëse këto kufij vendosen për të eliminuar ndonjë dështim të mundshëm, përsëri

drejtuesit e kompanisë faktoring duhet të jenë tepër të kujdesshëm në vendosjen e

tyre, pasi ato kanë avantazhet dhe disavantazhet e tyre. Gjithnjë e më tepër kompanitë

faktoring po përdorin metodën ‘Fuzzy’21, në mënyrë që të përmirësojnë procesin e

tyre vendim-marrës, duke përdorur analizën e të dhënave dhe sistemin e ballafaqimit

të tyre. Teknika ‘Fuzzy’ është logjike duke përdorur modelin “Nëse ndodh...,

atëherë...”. Meqenëse të dhënat nuk lidhen me operatorët e matematikës por të

logjikës, atëherë kjo metodë është cilësuar e tillë.

Avantazhet e vendosjes së kufijve për financim nga kompanitë faktoring

Këto pakësojnë madhësinë e ndonjë humbje potenciale të mundshme. Kështu,

nëse e keqja ndodh me të gjitha llogaritë e arkëtueshme të një furnizuesi dhe

nëse kjo kompani nuk ka financuar shuma tepër të mëdha, atëherë kjo nuk do

të thotë që kjo kompani faktoringu do të falimentojë.

Shmangia e faturave të mëdha dhe furnizuesit me volume të mëdha ulin

ekspozimin e kësaj kompanie ndaj ndonjë organizate të sofistikuar kriminale,

e cila ve në shënjestër ketë kompani meqë ka likuiditetete të mëdha.

21 Jostes, Marco, Nelke, Martin, Using Intelligence for Factoring Credit Analysis, 2002

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 31 Temë disertacioni

Vendosja e kufijve të financimit për një furnizues të caktuar mund të bëjë të

mundur krijimin e fondeve rezervë edhe për ndonjë furnizues të ri, i cili mund

të jetë i interesuar për kompaninë faktoring.

Disavantazhet e vendosjes së kufijve për financim nga kompanitë faktoring.

Kompanitë faktoring duhet të jenë tepër të kujdesshme kur vendosin kufijtë,

pasi të qenurit tepër i shtrënguar ndaj një furnizuesi, klientit apo faturave,

mund të ketë ndikim negativ në veprimtarinë e saj.

Vendosja dhe mbajtja e kufijve të pandryshueshme, sidomos me furnizuesit që

kanë vlera të vogla, mund të lejojë një kompani tjetër të përfitojë.

Pavarësisht nga këto avantazhe e disavantazhe që sjellin kufijtë e financimit, kompanitë

faktoring duhet të kenë në stafin e tyre anëtarë të cilët dinë të kuptojnë furnizuesin, të

përcaktojnë sa më saktë kufijtë dhe të vlerësojnë saktë sjelljet e secilit furnizues. Në çdo rast,

vigjilenca duhet të jetë pjesa më e mirorganizuar e kësaj kompanie.

2.3 KUR NJË KOMPANI MUND TË MENDOJË PËR

FAKTORINGUN?

Nuk është e zakonshme të dëgjosh faktin “të shpenzosh para për të bërë para”, pasi vetë

koncepti i shpenzimit është i lidhur me koston. Rritja e kostove bën që një biznes të dalë

jashtë tregut aktual. Aq më tepër që kërkesa për para kërkon përpjekje e kohë për biznesin.

E gjitha lind në momentin kur faturat e furnitorëve paguhen para se të arkëtohen lekët për

shitjet e realizuara. Një biznes mund të jetë tepër i suksesshëm dhe të ketë shitje, por ai

mund të dështojë nga fakti i mungesës së parave22. Në këto moment, menaxhimi duhet të

jetë tepër i kujdesshëm duke kërkuar që likuidimi i furnitorëve të jetë sa më larg të jetë i

mundur, duke përqendruar blerjet në inventarët që kanë një raport të lartë qarkullimi si dhe

duke u bërë zbritje klientëve që janë të sigurt që paguajnë shumë shpejt faturat e tyre.

Figura 2.1. Krijimi i mungesës së fondeve.

22 Daniel J. Borgia, Ph.D., Deanna O. Burgess, Ph.D. Reducing the Cash Gap by Factoring.

Periudha e pagesës Periudha e arkëtimit

Periudha e mungesës së likuiditetesh

Realizimi i furnizimit

me inventar

Shitja e

inventarit

ditët Periudha e inventarit

Pagesa e furnitorit

20 40 60 80 100 120

Arkëtime nga klienti

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 32 Temë disertacioni

Siç shihet edhe nga Figura 2.1, mungesa e fondeve krijohet pikërisht në periudhën

midis pagesës së furnitorit dhe arkëtimit nga klienti. Në këtë moment, menaxhimi

duhet të përcaktojë mënyrën e lëvizjes së kompanisë. Nëse kompania ndodhet në

periudhën gri, ku është krijuar mungesa e likuiditeteve, atëherë ajo duhet të shpenzojë

ca para ekstra për të vazhduar qëndrimin në treg. Këto para do t’i shpenzojë ose duke

marrë kredi, gjë që do kërkojë shumë kohë duke kaluar edhe periudhën gri të

kompanisë, ose duke u financuar me faktoring. Dhe në këto momente, metoda më e

shpejtë por më e kushtueshmja është faktoringu. Zgjatja e periudhës së mungesës së

likuiditeteve bën që edhe kostot e huamarrjes për biznesin të rriten. Që ta shpjegojmë

këtë, le ta analizojmë me anë të një shembulli.

Tabela 2.1. Analiza e mungesës së likuiditeteve.

Kompania “Art konstruksion” sh.p.k.

Analiza e mungesës së likuiditetit

Kostot operative vjetore € 3,650,000 € 3,650,000

Kostot operative ditore ( 365 ) € 10,000 € 10,000

Periudha mesatare e mungesës

se likuiditeteve (ditë) 100 50

Huaja e nevojshme për operim € 1,000,000 € 500,000

Norma e interesit të huasë 10% 10%

Kostoja e financimit € 100,000 € 50,000

Burimi: Llogaritjet e autorit.

Kompania metalpunuese shqiptare “Art konstuksion” sh.p.k. ka kosto operative

mesatarisht 10,000 euro në ditë. Periudha midis kthimit të inventarit në mjete

monetare është 100 ditë. Në mënyrë që kjo kompani të sigurojë operimin duhet të ketë

gjendje 1,000,000 euro (10,000 euro/ditë X 100 ditë). Kompania nuk i ka gjendje këto

fonde, kështu që ajo detyrohet të marrë hua. Kompania morri hua në bankë me një

normë interesi 10%. Pra, kostoja e huamarrjes në këtë rast do të jetë 100,000 euro

(1,000,000 euro kosto operative X 10%). Menaxhimi u përpoq të gjente mënyra për të

ulur periudhën e kthimit të invenatrit në mjete monetare, me qëllim që kostot e

huamarrjes të ishin më të ulëta. Ai llogariti se nëse periudha e kthimit të inventarit në

mjete monetare për këtë kompani do të ulet me 50 ditë, atëherë kostot operative për të

mbuluar periudhën e mungesës së likuideteve do të ulen në 500,000 euro (10,000 euro

X 50 ditë). Kjo sjell si rezultat edhe uljen e kostos së huamarrjes në 50,000 euro

(500,000 euro X 10% norma e interesit).

Pra, siç shikohet edhe nga shembulli, ulja e periudhës së mungesës së likuiditeteve

sjell edhe uljen e kostove operative. Por kompania në fjalë është kompani e vogël dhe

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 33 Temë disertacioni

si e tillë, duke pasur kufizime në teknologji, në mundësinë e negocimeve me

furnitorët për përfitime të termave të kreditimit nuk mund të bëjë shumë në mënyrë që

ta ulë këtë periudhë. Duke pasur këtë pozicion në treg, ajo përballet më një pasqyrë jo

shumë pozitive të rrjedhjes së parave. Kështu ndodh edhe për të gjitha kompanitë e

vogla. Si rezultat, ato e gjejnë zgjidhjen te faktoringu.

2.4 KOSTOJA E KOMISIONIT TË FAKTORINGUT

Megjithatë, edhe pse zgjidhja është faktoringu, përsëri kompania duhet të bëjë një

analizë të raportit kosto/përfitim, në mënyrë që të bindet përfundimisht nëse një

situatë e tillë do të përmirësohet, nëse faktoringu hyn në lojë si mundësi financimi.

Tabela e mëposhtme ilustron përfitimin nga financimi me faktoring. Kështu,

kompania e sipërpërmendur, që realizon shitje 1,800,000 euro në vit, me kosto

operative 1,620,000 euro dhe me periudhë grumbullimi të llogarive të arkëtueshme 60

ditë, do të ketë në pasqyrën e bilancit 300,000 euro si llogari të arkëtueshme. Siç është

theksuar gjatë këtij studimi, nga faktoringu do të aplikohet një pagesë komisioni, i cili

varet nga analiza që i është bërë këtyre llogarive. E nëse këto llogari cilësohen si të

sigurta për tu mbledhur brenda 60 ditëve, atëherë nga kompania faktoring do të

aplikohet një komision tepër i ulët. Për shkak se faktoringu konsiderohet shitje dhe jo

huadhënie, ligjet e tij në botë nuk përcaktojnë norma përqindjeje të komisionit, por

ato vendosen në varësi të llogarive që blihen. Në rastin që po studiojmë, nëse

komisioni është 9% mbi llogaritë e arkëtueshme, atëherë kostot për faktoring të kësaj

kompanie do të arrijnë 27,000 euro në dy muaj. Nëse i kalojmë në bazë vjetore do të

kemi një kosto totale prej 162,000 euro.

Tabela 2.2. Analiza kosto-përfitim (në euro).

Analiza e kosto-përfitim për 300,000 euro llogari të arkëtueshme të faktoruara 6 herë në vit

Kostoja e faktoringut (është supozuar që çdo llogari e arkëtueshme

mblidhet në fund të 60 ditëve që nga dita e shitjes)

Llogaritë e arkëtueshme = 1,800,000/12 = 150,000

Mbledhja e llogarive të arkëtueshme çdo 60 ditë = 150,000 * 2 =

300,000

Komisioni i faktoringut në bazë 60 ditore = 300,000 * 9% = 27,000

Komisioni i faktoringut në bazë vjetore = 27,000 * 6 = 162,000 (162,000)

Përfitimi vjetor nëse financohet me faktoring, duke reduktuar

periudhën e mungesës së likuiditeteve

Kostot operative për ditë = 1,620,000/360 = 4,500

Reduktimi i nevojës për financim = 4,500 * 60 = 270,000

Kostoja e financimit të reduktimit të nevojës për financim =

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 34 Temë disertacioni

270,000 * 10% ( norma e kostos së kapitalit ) = 27,000

Rregullimi: Vetëm 80% do të financohet nga faktoring = 27,000 *

80% = 21,600 21,600

Kursimi vjetor nga eleminimi i pozicionit të llogaritarit të llogarive të

arkëtueshme 30,000

Kostoja neto e faktoringut (110,400)

Kostoja vjetore e komisionit të faktoringut = 110,400/1,800,000 6.13%

Supozimet:

1- Shitjet vjetore 1,800,000 euro, kostot vjetore operative 1,620,000

euro, kostoja e kapitalit 10%

2- Të gjitha llogaritë e arkëtueshme mblidhen brenda 60 ditëve, me një

mesatare të llogarive të arkëtueshme 300,000 euro çdo 2 muaj

3- Llogaritë e arkëtueshme faktorohen 6 herë në vit dhe vetëm 80% e

tyre.

Burimi: Llogaritjet e autorit

Pra, megjithëse në fillim komisioni i faktoringut deklarohet të jetë 9%, kjo normë

është në terma bruto, pasi siç shpjegohet edhe nga Tabela 2.2, në terma neto, ajo është

më e ulët duke u ndikuar nga reduktimi i periudhës së mungesës së likuiditeteve, por

edhe të pagës së llogaritarit të llogarive të arkëtueshme.

Kjo normë cilësohet si kosto e faktoringut për shërbimet që kryen kjo kompani. Në

shumë legjislacione tatimore të vendeve të ndryshme, kjo është norma e interesit për

fondet e përdorura për periudhën midis datës së pagesës në avancë deri në datën e

mbledhjes së llogarive të arkëtueshme. Por, gjithashtu, nga legjislacione të tjera

tatimore njihet si normë zbritjeje në blerjen e llogarive të arkëtueshme. Kostoja e

shërbimit të faktoringut përbëhet nga:

a) Komisioni për veprimet administrative, ku përfshihen shërbime të tilla si

administrimi i llogarive të shitjes, mbrojtja nga borxhi i keq dhe kontrolli i

kreditit, i cili përbëhet nga kontrolli mbi veprimet operacionale, kontrolli mbi

shpenzimet administrative dhe mbledhja e borxhit. Norma që vendoset për

këtë komponent varet nga disa faktorë si, tipi i industrisë së klientit, fuqia

financiare e klientit dhe e furnitorit, volumi i shitjeve, vlera mesatare e faturës,

termat tregtare të përdorura nga furnitori, tipet ë shërbimeve të kërkuara,

marzhi i fitimit te kërkuar nga komisionari i faktoringut, konkurrenca, figura e

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 35 Temë disertacioni

komisionarit të faktoringut etj. Zakonisht kjo normë është diku midis 1 dhe

2.5%23.

b) Norma e zbritjes, që është një interes për kredinë dhënë klientit si parapagim.

Kjo normalisht lidhet me normën bazë të kompanisë mëmë ose bankës nga e

cila kompania faktoring po merr paratë hua. Ajo mund të jetë 1 deri 2.5% më

shumë se sa norma e lartpërmendur24.

Normalisht, kjo kosto e shërbimit të faktoringut do të ketë një ndikim pozitiv në

pasqyrat financiare të furnitorit, siç do e ilustrojmë më poshtë. Nëse marrim në

shqyrtim kompaninë e lartë përmendur e cila ka një bilanc të tillë para se të përdorë

faktoringun si shërbim.

Tabela 2.3. Bilanci para faktorimit (në mijë euro).

AKTIVET AFATSHKURTRA DETYRIMET AFATSHKURTRA

Inventari 100 Huat bankare për 150

Llogari të arkëtueshme 80 1. Inventare 120

Aktive afatshkurtëra të tjera 20 2. Furnitore 30

Detyrime të tjera 50

Totali 200 Totali 200

Burimi: Llogaritjet e autorit.

Rezulton se kapitali punues është Aktivet Afatshkurtra - Detyrimet për Inventare e

furnitorë = 200 – 150 = 50, ndërsa raporti korrent është 1:33 (200/150).

Supozojmë që kjo kompani do që të hyjë në marrëveshje faktoringu, të cilit i shet

llogaritë e arkëtueshme duke marrë një financim të menjëhershëm prej 80% të 80 =

64. Ndërsa 16 do i marrë pasi klienti i tij të ketë paguar të gjithë shumën që i

detyrohej. Atëherë pozicioni i tij i bilancit do të paraqitet si më poshtë, pasi paratë e

parapaguara nga faktoringu i përdor për të likuiduar furnitorit në mënyrë që të

përfitojë nga termat e tij tregtarë për zbritje dhe një pjesë të huas bankare të marrë për

blerjen e inventarit.

23 Factoring – Theoretical Framework, Management of Financial Services, Rai University. 24 Kompanitë faktoring përdorin paratë e bankave për të blerë llogaritë e arkëtueshme të blientit.

Koment nga Shpresa Çela.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 36 Temë disertacioni

Tabela 2.4. Bilanci pas faktorimit (në mijë euro)

AKTIVET AFATSHKURTRA DETYRIMET AFATSHKURTRA

Inventari 100 Huat bankare për 86

Llogari të arkëtueshme

(kompania faktoring) 16 1. Inventare 86

Aktive afatshkurtër të tjera 20 Detyrime të tjera 50

Totali 136 Totali 136

Burimi: Llogaritjet e autorit.

Edhe në këtë rast, kapitali punues mbetet po 50 por raporti korent është rritur në 1.58

(136/86), nga 1.33 që ishte. Raporti i ri është më i mirë për klientin dhe cilësimi për

kredi të mundshme rritet në sytë e publikut.

Reduktim në detyrimet afatshkurtra. Një parapagim prej 64 (ose 80% të 80)

është përdorur për të paguar huan bankare me të cilën furnitori kish paguar

furnitorët e tij dhe kishte blerë inventaret. Efekti neto i transaksionit faktoring

është se janë reduktuar detyrimet afatshkurtra me 64.

Llogaritë jashtë bilancit. Përderisa llogaritë e arkëtueshme janë blerë nga

kompania faktoring dhe kjo shumë i është paguar furnitorit të faktoringut, ky

transaksion shërben si një llogari jashtë bilanci dhe shfaqet në bilanc vetëm si

një detyrim i varur në rastet e faktoringut me garanci. Kjo sepse në këtë rast,

nëse klienti nuk paguan shumën, furnitori duhet të bëjë parapagimin e marrë

nga faktoringu. Por, nëse kemi një faktoring pa garanci, ky detyrim nuk

shfaqet asgjëkund në pasqyrat financiare të furnitorit. Kështu që faktoringu

ndihmon për të përmirësuar strukturën e bilancit të furnitorit.

2.5 PËRMIRËSIMI I PASQYRËS SË RRJEDHJES SË

PARAVE ME ANË TË FAKTORINGUT

Çdo kompani, pasi bën një analizë të kostos ndaj përfitimit dhe bindet që normat e

komisionit të faktoringut nuk janë aq të larta sa duken në terma bruto, e thellon më

tepër analizën e saj duke krahasuar një overdraft më të lartë apo faktoring dhe ndoshta

edhe duke e krahasuar me kreditë bankare. Për të analizuar këtë situatë, do vazhdojmë

me shembuj nga kompani reale në Shqipëri. Faktoringu është mjaft i përshtatshëm për

tu ilustruar me shembuj dhe për të treguar avantazhet e tij. Kjo për faktin se sa do që

të përshkruhet me fjalë ky shërbim i mirë ndaj biznesit, po nuk u vërtetua kjo

dobishmëri e përdorimit të këtij shërbimi me ndikimin që ka në arritjet e biznesit gjatë

një periudhe kohore të shprehura në termat e rritjes së fitimit, kthimit të kapitalit të

përdorur askush nuk do e këtë të qartë të mirat që sjell ky shërbim. Si faktoringu ashtu

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 37 Temë disertacioni

edhe faturat me zbritje ndihmojnë biznesin në një fazë të vështirë të zhvillimit të tij.

Këtë që thamë më lart do ta ilustrojmë me anë të një shembulli:

Kompania prodhuese shqiptare “RA METAL” prodhon lingota alumini duke përdorur

si lëndë të parë mbetjet e fabrikave (pra bënë riciklim). Prodhimin e saj ajo e tregton

në tregun vendas dhe atë Europian, por më shumë në Itali. Kjo kompani ka një të

ardhme të mirë. Në librat e porosive të saj shikohen porosi të bollshme për një zgjerim

të shpejtë. Në fakt, problemi në lidhje me zgjerimin është bërë një çështje shqetësuese

për drejtimin. Banka ka qenë bashkëvepruese, ka dhënë një overdraft në vlerën prej

80,000 EURO me një interes fiks dhe të pandryshueshëm. Deri tani biznesi ka qenë në

gjendje të punojë duke përdorur këto fonde, por për shkak të modifikimit të linjës së

prodhimit, porositë janë rritur dukshëm dhe overdrafti i dhënë nga banka nuk i

mbulon nevojat e biznesit për kapital punues. Banka ka rënë dakord për të rritur

nivelin e overdraftit në vlerën 100,000 EURO. Por menaxhimi nuk është dakord që të

rritë nivelin e overdraftit.

Tabela 2.5. Pa përdorur faktoringun (të dhënat janë të shkëputura nga librat

kontabile të kompanisë).

Burimi: Pjesë nga librat kontabile të kompanisë së marr shembull.

Tabela e mësipërme tregon efektet që do të këtë kompania nëse menaxhimi nuk

përdor alternativë tjetër financiare. Rritja e shpejtë e biznesit ka sjellë edhe rritjen e

debitorëve, pavarësisht nga përpjekjet e mëdha të menaxhimit për të siguruar pagesa

të menjëhershme. Në këtë rast, duket sikur kompania është e mbingarkuar me porosi

por nuk ka likuiditete të mjaftueshme për të përballuar këtë situate, e cila mund të

thuhet me plot gojën që është një situatë e pazakontë për kompanitë e vogla dhe të

mesme.

Shumica e kompanive faktoring do të vërenin që rritja më shumë se 50% e debitorëve

të pa arkëtuar ka ndodhur gjatë periudhës së rritjes së shpejtë të kompanisë. Rritja e

kompanisë sjell si rrjedhim edhe rritjen e blerjeve të materialeve të para për të

përballuar porositë. Gjithashtu, ka edhe rritje të kostove të punës që kërkohet për të

plotësuar prodhimin e porosisë së marrë. Si rrjedhim, ka një tendencë të

pashmangshme drejt overdraftit. Në muajin e shtatë, limiti i korrigjuar i overdraftit

është në gjendje kritike dhe në muajt në vazhdim ky limit është shkelur. Menaxhimi i

kërkon bankës për rritje të limitit dhe ajo, duke e njohur mjaft mirë këtë klient, bën

një sy qorr për situatën e krijuar ku pagesat mujore tashmë janë tejkaluar. Dhe një nga

drejtorët e kompanisë pohon që “ne po paguajmë penalitetet e suksesit”. Në fakt

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 38 Temë disertacioni

kompania po ecën mirë. Porositë e regjistruara me kalimin e kohës do të sjellin fitime

të mëdha. Megjithatë, rrjedhja e fluksit të parasë është një shqetësim i vërtetë dhe

menaxhimi po bën përpjekje të vazhdueshme për të grumbulluar pagesat nga klientët

e paarkëtuar dhe për të zvogëluar periudhën e debitorëve. Edhe banka nuk po kërkon

një plan biznesi, pasi e shikon se do të jetë e pamundur për të ofruar kredi të reja nëse

nuk merren masa të forta për të përmirësuar gjendjen.

Për më tepër, kompania po përballet me problemin se si do e financojë zgjerimin e

mëtejshëm të saj. Janë marrë në konsideratë një numër i madh mundësish. Kompanisë

i është paraqitur një kompanie ndërmjetëse, e cila tregoi interes në injektimin e

kapitalit për të siguruar vazhdimësinë. Kjo mund të mbartë në vetvete një numër të

madh avantazhesh. Futja e kapitalit të ortakëve mund të forcojë pozicionet e bilancit

të kompanisë. Shtesa e kapitalit do i lejojë menaxhimit të marrë staf shtesë dhe të

reklamojë kompaninë, e cila do të sjell me siguri një zgjerim tjetër. Kompania

investuese, përveç se do të japë një dorë të mirë parash për të rritur kapitalin, do të

vendosë në drejtim një drejtues të vetin, i cili mund t’i jap ide të vyera menaxhimit të

saj.

Gjithashtu, kompania investuese do të përpiqet për të zhvilluar në mënyrë efektive

biznesin e saj. Shumë shpejt ajo mund ta gjejë veten në një pozicion për të shitur

aksionet e saj pas një periudhe kohore, le të themi pesë vjet, kështu që të dyja palët

mund të përfitojnë nëse biznesi rritet në mënyrë të vazhdueshme deri në atë pikë ku

aksionet e tij bëhen të tregtueshme në bursë. Menaxhimi e konsideron këtë fakt si

avantazh. Por, natyrisht, kjo mundësi ka edhe disavantazhet e saja. Ata janë të

vetëdijshëm që futja e një kompanie investuese është një proces që kërkon kohë. Ajo

që është më e rëndësishmja, është fakti që kompania është gati të shesë një pjesë të

aksioneve të biznesit i cili po fillon të japë frytet pas një periudhe përpjekjesh dhe

shqetësimesh të mëdha.

Për të njëjtat arsye, ato nuk duan të fusin në kompani një investitor privat, i cili do të

kërkojë të futet në drejtimin e përditshëm të kompanisë të cilën ortaket nuk duan të

komplikojnë anën operacionale të saj. Aq më tepër që ato janë të vetëdijshëm që është

e vështirë të gjesh njerëz me një nivel kaq të lartë fondesh dhe me sjellje korrekte.

Investitorët private kanë grumbulluar pasurinë e tyre pas një periudhe të gjatë

përpjekjesh dhe përballimit të risqeve dhe, kur investojnë në një kompani private,

tentojnë të presin një pjesë të madhe të kapitalit të kompanisë si shpërblim për

vendosjen e parave të tyre në shfrytëzim.

Opsioni tjetër që mendon menaxhimi është ndërrimi i bankës, duke kaluar në një

bankë tjetër e cila mund tu japë overdraft me një limit më të lartë dhe me kushte më

lehtësuese. Audituesit besojnë që kjo është një mënyrë e mirë por jo për këtë fazë,

pasi nuk ka bankë që do i ofrojë fonde pa rritur masat e sigurisë. Por ato e dinë shumë

mirë që banka me të cilën operojnë është një nga më dorëlëshuarat në përcaktimin e

kritereve të limitit të overdraftit në krahasim me bankat e tjera konkurrente.

Së fundi, menaxhimi mori në konsideratë edhe faktoringun. Një numër i

konsiderueshëm i furnitorëve të tyre përdor metodën e faktoringut dhe shpesh kanë

diskutuar për të përdorur këtë metodë. Por deri më tani, kërkesat për përdorimin e

kësaj metode nuk kanë qenë aq të larta sa janë në këto momente. Menjëherë pasi ato

vendosën për të përdorur metodën e faktoringut gjërat filluan të lëviznin me shpejtësi

dhe brenda pak javëve ato morën një ofertë për faktoring të plotë me një shërbim që

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 39 Temë disertacioni

kushton 1%, një interes prej 2.5% të fondeve të përdorura dhe me një financim deri në

75% të vlerës së llogarive të arkëtueshme që gjenden në kontabilitet, nga një kompani

faktoringu Italiane “IFIS”, meqenëse kjo kompani një pjesë të mirë prodhimit të saj e

shet në tregun Italian.

Tabela e mëposhtme tregon përmirësimin e gjendjes nëse marrëveshja faktoring

realizohet në muajin e tretë.

Shitjet do të jenë të njëjta dhe do të kushtojnë njëlloj si në rastin e parë. Ndryshimi

ndodh në muajin e tretë, kur kompania merr fondet nga kompania faktoring. Kjo

shumë i jep mundësinë menaxhimit për të paguar overdraftin në vlerën e plotë.

Gjithashtu, është supozuar që menjëherë pas faktoringut, performanca e grumbullimit

të llogarive është përmirësuar pak po kjo nuk është marrë në konsideratë në vlerat e

shitjes në mënyre që të vërehet përmirësimi i fluksit të parave, duke kursyer kështu

15,000 EURO. Kjo shumë që do e tejkalonte vlerën e komisionit të shërbimit të

kompanisë faktoring që arrin deri në 13,000 EURO. Është supozuar gjithashtu që

kostot e faktoringut janë të njëjta me ato të përdorimit të parave të bankës, megjithëse

është mjaft e qartë që kostoja totale e financimit është më e lartë në krahasim me

marrëveshjen e mëparshme, nëse fondet e rritura do të përdoreshin në mënyre të saktë

brenda në biznes.

Tabela 2.6. Përmirësimi i fluksit të parave pas faktoringut.

Burimi: Pjesë nga librat kontabile të kompanisë së marr shembull.

Fluksi i parave të marra tregon një pozicion dramatik: në fund të vitit kompania ka më

shumë se 40,000 EURO. Gjithashtu, ka një reduktim në kosto pasi nuk kemi më kredi

nga furnitorët dhe interesat e overdraftit. Në fakt nuk është përdorur fondi i plotë prej

75%, duke krijuar kështu rezerva të vogla të cilat mund të përdoren për nevoja të tjera

të biznesit.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 40 Temë disertacioni

2.6 KRAHASIMI: FAKTORINGU KUNDREJT FINANCIMIT

ME KREDI

Shumë shpesh, kompanitë furnizuese që gjenden në vështirësi likuiditeti ngrenë

pyetjen: A duhet të financohen llogaritë e arkëtueshme me faktoring apo me kredi?

Cili është opsioni më i mirë? Në pothuajse të gjitha studimet e realizuara deri me tani,

nuk ka një përgjigje të prerë përsa i përket kësaj pyetjeje. Faktoringu shmang nevojën

për financim afatgjatë dhe gjeneron nevoja të vazhdueshme për rrjedhje parash.

Megjithatë ka kosto të larta administrative, kur furnitori ka shumë llogari të

arkëtueshme, të cilat mund të përdoren si kolateral si për huan ashtu edhe për burime

të ripagimit në financimin e llogarive të arkëtueshme.

Faktoringu kundrejt financimit me kredi

Faktoringu është shitja e llogarive të arkëtueshme një kompanie faktoringu pa

alternativa të tjera. Blerja përfshin riskun e kredisë dhe të grumbullimit. Shuma që i

kalon kompania e faktoringut furnizuesit është e barabartë me vlerën e llogarive të

arkëtueshme minus komisionin, i cili është zakonisht dy deri në katër për qind më i

lartë se norma e interesit primar. Kostoja e financimit me faktoring është komisioni i

faktoringut për investigimin e kreditit, interesi për shumat e papaguara të fondeve të

dhënë në avancë dhe një zbritje nga vlera e llogarive të arkëtueshme, kur ekziston një

risk i lart i kreditit. Pagesat e klientit janë bërë direkt te kompania faktoring.

Avantazhi dhe Disavantazhi i faktoringut

Avantazhi: Furnizuesi siguron para menjëherë, redukton shpenzimet e

përgjithshme, merr këshillime financiare, merr parapagime për sezonet dhe

forcon pozicionin në pasqyrën bilancit.

Disavantazhi: Ka kosto të lartë dhe krijon një përshtypje të keqe para klientit

për shkak të ndryshimit të pronësisë së llogarive të arkëtueshme. Për më tepër,

kompania faktoring mund të irritojë klientin për shkak të metodave të

grumbullimit të llogarive të paarkëtuara.

Në një marrëveshje financimi me kredi nuk ka transferim të pronësisë së llogarive të

arkëtueshme. Financimi me kredi jep fonde me kusht. Në këto raste financohet me

para në dorë zakonisht 50%-80% të llogarive të arkëtueshme. Kompania që financon

fiton një komision për shërbimin, interesin mbi pagesat e dhëna në dorë dhe për

ndonjë borxh të keq. Klienti vazhdon të bëjë pagesat direkt te furnizuesi.

Avantazhi dhe Disavantazhi i financimit me kredi

Avantazhi: Siguron likuiditete direkt, parapagime për pagesat sezonale dhe

mënjanon ndonjë sjellje negative të klientit.

Disavantazhi: Kosto të larta, punë e vazhdueshme e kontabilistëve në llogaritë

e arkëtueshme dhe risk i lartë.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 41 Temë disertacioni

Një shef finance duhet të njohë mjaft mirë impaktin e një ndryshimi në politikat e

llogarive të arkëtueshme në financimin e tyre. Kostoja mund të ngrihet apo ulet për

disa arsye:

Kur standardet e kreditimit rriten, rriten edhe kostot e kreditimit;

Kur plotësohen kushtet e kompanisë financuese kostot e kreditimit ulen dhe

Kur vlera minimale e faturës së shitjes rritet, kostoja ulet.

Përpara se të analizojmë zgjedhjen me faktoring apo financim me kredi, le të shohim

se si llogaritet kostoja e një kontrate faktoringu.

2.7 KOSTOJA E KONTRATËS FAKTORING DHE KOSTOJA

E KREDITIMIT

“Omnifactor” do të blejë 120,000 euro për muaj llogari të arkëtueshme nga furnizuesi

“Metro sh.a”. Kompania faktoring do të paguajë menjëherë 80% të llogarive të

arkëtueshme, me një normë interesi vjetor 14%, si dhe një komision shërbimi mbi

llogaritë e blera 1.5%. Kostoja e kontratës faktoring do të jetë:

Kostoja e komisionit të faktoringut [0.015 × (120,000 × 12)] = 21,600 €

Kostoja e huamarrjes së fondeve [0.14 × (120,000 × 0.8)] = 13,440 €

Kostoja totale = 35,040 €

Për të analizuar kostot që realizon një furnizues gjatë periudhës së vendimmarrjes së

zgjedhjes mes financimit me faktoring apo me kredi, do të bëjmë analizat e mëposhtme.

2.7.1 ANALIZA 1 – FAKTORINGU KUNDREJT FINANCIMIT ME

KREDITIM

Analiza e financimit me faktoring: “Omnifactor” ngarkon me një normë interesi

furnizuesin e saj “Metro sh.a.” me 3 % në muaj. Kompania faktoring i financon

furnizuesit deri në 75% të llogarive të arkëtueshme të blera si dhe llogari një komision

shërbimi 1% në muaj. Shitjet në muaj për këtë furnizues shkojnë deri në 400,000

euro.

Analiza e financimit me kredi: Banka “BKT” ka ofruar një marrëveshje ku

parashikohet t’i jap hua furnizuesit “Metro sh.a.” deri në 75 % të llogarive të

arkëtueshme. Banka do të ngarkojë me një normë interesi 2% në muaj plus 4%

komision për procedimin në llogaritë e arkëtueshme që ka huazuar. Që banka të marrë

vendim për dhënien e kredisë analizon biznesin dhe kostot administrative për këtë

proces i kalojnë furnizuesit si dhe përcakton një ekstra kosto për llogaritë të cilat i

cilëson si të pasigurta. Të dy këto tipe kostosh klasifikohen si kosto shtesë në opsioni

e financimit me kredi. Periudha e grumbullimit është 30 ditë.

Kompania merr hua maksimumin për një muaj ,duhet të zgjedh kompaninë faktoring

apo do të zgjedh bankën “BKT”?

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 42 Temë disertacioni

Le të llogarisim kostot kur furnitori zgjedh të financohet me faktoring:

Kostoja e proçesimit të llogarive të arkëtueshme (0.01 × 400,000 € ) = 4,000 €

Kostoja e huamarrjes (0.03 × $300,000) = 9,000 €

Kostoja totale e financimit me faktoring = 13,000 €

Le të llogarisim kostot kur furnitori zgjedh te financohet me kredi:

Kostoja e interesave (0.02 × 300,000) = 6,000 €

Komisioni i procedimit të llogarive (0.02 × 300,000) = 6,000 €

Kosto shtesë të cilat nuk aplikohen nga kompanitë faktoring:

Kostot e analizës të situatës së furnizuesit = 2,500 €

Kosto e borxheve të këqija (0.02 × $400,000) = 8,000 €

Totali i kostove shtesë = 10,500 €

Kosto totale e financimit me kredi bankare = $22,500 €

Konkluzioni: Kompania duhet të kërkojë financim me anë të faktoringut.

Pra, siç shikohet edhe nga shembulli në terma relative, banka ofron kushte më të

favorshme se sa kompania faktoring, por banka ka plot kosto të tjera shtesë që e bëjnë

më të kushtueshëm financimin me kredi bankare. Aq më tepër që në analizën e

mësipërme periudha e grumbullimit të llogarive të arkëtueshme është tepër e vogël

duke e theksuar edhe më shumë opsioni financim me faktoring si më të favorshëm.

2.7.2 ANALIZA 2 – FAKTORINGU KUNDREJT FINANCIMIT ME

KREDI

Kompania prodhuese “RA METAL” ka nevojë për 250,000 euro dhe është duke

marrë në shqyrtim alternativat e një huaje bankare nga banka BKT dhe të një

financimi me faktoring nga “IFIS” factoring.

Analiza e financimit me kredi: Termat e huas bankare përfshijnë interesin 18% të

skontuara me 20% të një balance të kompensuar. Banka llogaritë kostot edhe mbi

llogaritë të cilat cilësohen si borxh i keq. Llogaritë e pambledhshme vlerësohen të

jenë 3% e llogarive të arkëtueshme të financuara nga banka.

Analiza e financimit me faktoring: Kompania e faktoringut “IFIS” do të ngarkojë me

komision 4% për faturat e blera në muaj dhe norma e interesit për faturat e blera është

12%, të zbritura në avancë.

Cili opsion është më i mirë?

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 43 Temë disertacioni

Huaja bankare që i ofrohet furnizuesit do të llogaritet si më poshtë, sipas termave të

lart përmendur:

= Vlera neto e huas/(100% - Vlerat e rrjedhur e skontuar)

= 250,000/[100% - (8% + 20%)]

= 250,000/(1.0 - 0.28)

= 250,000/0.72

= 347,222 €

Llogarisim edhe normën e interesit efektiv të huas bankare e cila është:

Norma e interesit efektiv

= Interes /Vlera e rrjedhur (%)

= 0.08/0.62

= 11.11%

Në bazë të llogaritjeve, kostoja totale e huas bankare është:

Interesat (250,000 × 0.1111) = 27,777 €

Kosto shtesë që nuk përdoren nga kompania faktoring

Llogaritë e pambledhura (347,222 × 0.03) = 10,416 €

Kosto totale = 38,193 €

Shuma e llogarive të arkëtueshme që do të financohen nga kompania faktoring është:

= Llogaritë e arkëtueshme / ( 1- [interesin për faturat e blera + komisionin e

shërbimit])

= 250,000/(1.0 - 0.16)

= 250,000/0.84

= 297, 619 €

Norma efektive e interesit për llogaritë e arkëtueshme të financuara me faktoring është:

Norma efektive e interesit = Normën e interesit/Vlerën e rrjedhur (%)

= 12%/[(100% - (12% + 4%)]

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 44 Temë disertacioni

= 0.12/0.84

= 14.3%

Nga ku del se kostoja totale e alternatives faktoring është:

Interesat (250,000 × 0.143) = 35,750 €

Komisioni i Faktoringut (297,619 × 0.04) = 11,905 €

Kosto totale e opsionit faktoring = 47,655 €

Konkluzioni: Në këtë rast, marrëveshja faktoring ofron kostot më të larta se sa opsioni

i bankës, duke e bërë tepër të vështirë përcaktimin se cili opsion është më i mirë.

Përderisa kostot bankare janë më të ulta, normalisht që furnizuesi do të zgjedhë

financimin me kredi por gjithmonë nëse faktori kohë e lejon që të kryejë të gjitha

procedurat bankare për përfitimin e kredisë .

2.7.3 ANALIZA 3 – FINANCIM ME KREDITIM KUNDREJT

FAKTORINGUT

“Omnifactor” sh.p.k. po teston një marrëveshje faktoringu25 me kompaninë “Arredo

Fab” sh.p.k. Termat e marrëveshjes janë në varësi të shitjeve të furnitorit. Shitjet e

furnitorit, pra të kompanisë “Arredo Fab”, e cila prodhon pajisje inoksi për kuzhinat e

bareve dhe të restoranteve, janë 2.7 milion euro në vit, llogaritë e arkëtueshme janë

një e nënta e shitjeve dhe kërkohet që të ketë një rezervë 17% në llogaritë e

arkëtueshme. Komisioni i kompanisë faktoring “Omnifactor” është 2% e mesatares së

llogarive të arkëtueshme të paguara në pikën e llogarive të arkëtueshme të blera.

Interesi i faktoringut i vendosur nga kompania e faktoringut është 16% e llogarive të

arkëtueshme, pasi janë zbritur komisionet e ngarkuara dhe rezervat. Interesat e

ngarkuara ulin pagesat në avancë. Llogaritë e arkëtueshme mblidhen çdo 40 ditë, duke

bërë që kompania të ketë një cikël të grumbullimit të llogarive 9 herë në vit. Kostoja

efektive vjetore e kompanisë faktoring është llogaritur si më poshtë:

Llogaritë mesatare /llogaritë e arkëtueshme

= shitje/qarkullimi

= 2,700,000€ /9 = 300,000€

Furnizuesi do të marrë nga kompania faktoring shumën e mëposhtme, sipas llogarive

të saj të arkëtueshme:

Llogaritë mesatare të arkëtueshme = 300,000 €

25 Shqyrtuar nga burimi: http://www.accounting-financial-tax.com/2009/08/factoring-vs-receivable-

financing-analysis/.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 45 Temë disertacioni

Minus: Rezervat (300,000 × 0.17) = (51,000 €)

Minus: Komisionet (300,000 × 0.02) = (6,000€ )

Shuma neto pa interesa = 243,000 €

minus: Interesat (243,000 × (16%/9) = (4,320 €)

Vlera neto e marrë = 238,680 €

Sa u llogarit më lart rezulton se kostoja vjetore e kontratës faktoring është:

Komisioni i faktoringut një herë në cikël (300,000 × 0.02) = 6,000 €

Interesat e fondeve një herë në cikël (243,000 × (16%/9) = 4,320 €

Kostoja për një cikël të grumbullimit të llogarive të arkëtueshme = 10,320 €

Cikle në total të furnitorit për grumbullimin e llogarive te arkëtueshme 9

Kosto totale vjetore = 92,880 €

Kostoja efektive vjetore, sipas marrëveshjes faktoring, bazuar mbi shumat e marra

është:

= Kosto vjetore/Shumën mesatare të marrë

= 92,880 € /238,680 € = 38.9%

Konkluzioni: Cila mënyrë financimi është më e mira? Kjo varet nga kushtet e

kontratës midis furnizuesit dhe kompanisë faktoring. Pra, siç shikohet, normat e

interesit të ofruara nga kompania faktoring janë tepër të larta, duke e bërë faktoringun

si një opsion të shtrenjtë por të domosdoshëm për financim.

Duke marrë në shqyrtim të tre analizat së bashku, dalim në përfundimin që për të

përcaktuar nëse faktoringu është apo jo një opsion i mirë për financim, varet nga

shumë faktorë, të cilët përshkruhen mjaft qartë në marrëveshjet faktoring si dhe në

kushtet dhe kostot që përfshin banka në miratimin e kredisë.

2.8 KTHIMI NGA INVESTIMI

Gjithkush26 që merr iniciativën për të krijuar një biznes, më parë bën llogaritje se sa

do të fitojë prej tij. Kështu ndodh edhe me biznesin faktoring. Në të gjitha rastet,

përgjigjja është në varësi të sasisë së parave që do të investojnë dhe nga mënyra së si

do ta bëjnë biznesin e faktoringut, të plotë apo të pjesshëm.

26 Shiko Jeff Callender, 2006.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 46 Temë disertacioni

Kthimet që merren janë po ato të normës vjetore të realizuar dhe varen nga tre faktorë.

1. Përqindja e paguar në avancë,

2. Zbritjet e ngarkuara,

3. Gjatësia e periudhës deri sa të paguhet fatura.

Për shkak se nuk ka rregulla të kërkuara në lidhje me zbritjet e faktoringut, kompanitë

faktoring mund të ngarkojnë komisione në varësi të tregut në të cilin operojnë.

Zbritjet mund të llogariten në mënyra të ndryshme, por në përgjithësi është një zbritje

bazë në fillim dhe një zbritje tjetër në vazhdim. Shumë kompani të mëdha faktoringu

kërkojnë komisione për aplikimin apo për analizën e klientit, si dhe komisione për

shërbime shtesë.

Po si duhet të llogaritet kthimi për një kompani faktoringu? Për të llogaritur kthimin

vjetor bazuar në shumën e faturës përdoret formula:

Kthimi vjetor = (përqindja e zbritjes x 365) / numrin e ditëve për të fituar zbritjen.

Le ta shohim përdorimin e kësaj formule në një shembull. Kompania faktoring i

paguan në avancë 80% të faturave të shitjes me arkëtim të më vonshëm, realizon një

zbritje prej 3% për 30 ditët e para dhe 1% për çdo 10 ditë më pas. Në këtë rast kthimi

do të ishte:

Kthimi vjetor = (3% zbritje për 30 ditët e para x 365) / 30 ditë = 36.5%.

Kështu që për çdo 100,000 € që vlejnë faturat, kompania faktoring fiton 3% ose 3,000

€, nëse klienti paguan brenda 30 ditëve. Por kjo ndodh nëse kompania faktoring

financon 100% të faturave të klientit të saj. Por, për të ulur riskun e mos arkëtimit të

llogarive të arkëtueshme të klientit, kompania faktoring i financon asaj vetëm 80% të

vlerës së tyre. Kjo do të thotë që norma mujore e kthimit është më e lartë së 3% dhe si

rrjedhim edhe norma vjetore e kthimit do të jetë më e lartë së 36.5%. Për të gjetur se

sa më i lartë është kthimi do përdorim formulën:

Norma e kthimit mujor për shumat e paguara në avancë = Zbritja / Pagesat në avancë

Norma e kthimit mujore = 3,000 € /80,000 € = 3.75% dhe tani për llogaritjen e

normës vjetore të kthimit nuk merret më zbritja që realizon por norma mujore e

kthimit për shumat e paguara në avancë.

Norma vjetore e kthimit = 3.75% x 365/30 = 45.625%.

Rezulton se një kompani faktoringu mund të ketë një normë vjetore kthimi të lartë.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 47 Temë disertacioni

Kapi tu l l i 3

R O L I E K O N O M I K I F A K T O R I N G U T ,

E K S P O R T I M I D H E A V A N T A Z H E T E T I J

Në këtë kapitull do të trajtojmë rolin ekonomik të faktoringut si një burim financimi

afatshkurtër. Do të shohim se eksportet Shqiptare kanë një trend në rritje për

periudhën 2008-2013. Ky trend vjen sepse Shqipëria, pjesën më të madhe të tregtisë e

zhvillon me Italinë dhe Greqinë, të cilat janë prekur thellë nga kriza e Eurozonës. Kjo

ka bërë që në këto dy vende të rritet kërkesa për mallra gjithnjë e më të lira, gjë që po

stimulon kërkesën për prodhime shqiptare. Më pas do të tregojmë mënyrën se si

eksportohet faktoringu financiar, si realizohet marrëveshja midis komisionarit të

faktoringut dhe eksportuesit. Faktoringu, nëpërmjet eksportimit të tij krijon avantazh

për furnizuesin, duke bërë që të eliminohen kostot administrative dhe shërbimi do të

jetë shumë herë më i mirë, pasi kryhet nga vendasit të cilët njohin mjaft mirë klientin.

Gjithashtu, eliminohen dhe pengesat e gjuhës me të cilën do të komunikojnë.

3.1 ROLI EKONOMIK I FAKTORINGUT

Faktoringu, si instrument financiar i avancuar, ofron shërbime financimi të thjeshta

dhe efikase si dhe ndihmon në suksesin e aktiviteve të bizneseve vendase dhe të

huaja. Ai përfaqëson mjetin efektiv dhe efikas afatshkurtër të financimit në sektorit

privat, për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme. Me rritjen e shpejtë të firmave, të cilat

zgjeruan operacionet e tyre, por që nuk janë të gatshme ose janë të paaftë për të marrë

një kredi nga një bankë lind nevoja e një shërbimi të tillë siç është faktoringu. Në këtë

mënyrë ato mund të sigurojnë një qasje të qetë për të marrë fonde, veçanërisht në

kohën e krizës, kur dihet që bankat janë tepër të kujdesshme dhe e bëjnë tepër të

vështirë marrjen e kredisë, si dhe në një mjedis të përgjithshëm global ku mungesa e

likuiditeteve dhe falimentimi i kompanive të tjera është dominues. Faktoringu si

instrument financimi ka shumë avantazhe:

Disponueshmëria e fondeve – në krahasim me kredinë afatshkurtër të bankave

kompanitë faktoring konsiderojnë faturat e shitjes së furnitorit si mjete të

sigurta, ndërsa bankat konsiderojnë mjetet fikse si mjete më të sigurta;

Më pak kohë në realizimin e faktoringut – procesi i aplikimit dhe sigurimi i

fondeve nëpërmjet faktoringut është shumë herë më i shpejtë se sa koha që

kërkohet për të siguruar një kredi afatshkurtër bankare;

Siguron një fluks më të mirë të parave si dhe një sigurim më të shpejtë të

kapitalit punues;

Siguron likuiditete më shumë dhe më shpejt – biznesi nuk ka pse të presë deri

sa të mbledhë llogaritë e paarkëtuara, por siguron likuiditete te menjëhershme,

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 48 Temë disertacioni

duke përmirësuar veprimtarinë financiare (duke bërë pagesa në kohë ndaj

furnitorit në mënyrë që të përfitojë në termat e ofertave të bëra prej tyre);

Pozicion më i mirë financiar, vlerësime pozitive për kreditë si dhe aftësi

paguese;

Përmirëson reputacionin – rritet standardi për kreditë për shkak se likuiditeti

ka përmirësuar periudhën e likuidimit të detyrimeve, gjithashtu biznesi ka një

reputacion në rritje në lidhje me besimin dhe konkurrencën;

Volum më të lartë të shitjeve – biznesi mund t’i ofrojë klientëve të tij terma

më të mira kredie dhe kështu mund të krijojë më shumë punë/shitje për

kompaninë e vet;

Kushte më të mira për klientët e rinj (është tepër e rëndësishme për kompanitë

që eksportojnë);

Ulet risku - nëpërmjet faktoringut pa garanci kompanitë ulin riskun e borxhit

të keq;

Shmangin riskun e konvertimit pasi i sigurojnë fondet në një kohë të shkurtër

nga shitja duke mos u rrezikuar nga luhatjet e larta që mund të kenë monedhat

e huaja në periudha të largëta kohore;

Rritja e kompanisë është financuar jo me një borxh të ri – dhe kompania nuk

ka pagesa mujore ose në një datë të caktuar të maturimit të kredisë, siç ndodh

kur merret kredi nga banka;

Nuk ka nevojë për një vlerësim të kredibilitetit të furnitorit, pasi faktoringu

analizon aftësinë paguese të klientit;

Nuk është e nevojshme të emetohen letra me vlerë për tu shitur në tregun e bursës;

Nuk është e nevojshme të sigurohen garanci të ndryshme – së pari analizohet

besueshmëria e klientit, prandaj biznesi nuk ka arsye pse të japë garanci

personale ndryshe nga programet e huadhënies që e kërkojnë një kolateral apo

garanci;

Marrëveshja e faktoringut regjistrohet si ngjarje jashtë bilanci dhe nuk i vihet

në dispozicion instucioneve potenciale të financimit;

Është e lehtë të financohen produktet sezonale;

“Kapital punues të freskët” që do të thotë se furnitorët e lëndëve të para mund

të parapaguhen duke përfituar një zbritje shtesë;

Ulen kostot administrative dhe operative – më pak kohë dhe përpjekje për të

arkëtuar llogaritë e paarkëtuara, pasi faktoringu është specializuar në këto

detyra), kursen kohë për kontabilistët në organizimin e punës dhe fokusimin

në çështje të tjera;

Një kompani që sapo ka filluar mund të sigurojë fonde të menjëhershme;

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 49 Temë disertacioni

Informacion dhe menaxhim më të kualifikuar të biznesit – kompania ka më

shumë kontroll në pagesat e klientëve dhe të partnerëve të biznesit;

Disa nga avantazhet më të rëndësishme të kompanive që faktorizojnë llogaritë e tyre

të arkëtueshme paraqiten në Figurën e mëposhtme.

Figura 3.1. Avantazhet kryesore të faktoringut.

Në vendet e zhvilluara faktoringu, si një burim financimi i jashtëm, është rritur

shumë. Kjo për shkak të veçorisë dhe rolit të tij unik për sigurimit të fondeve për

kompanitë, sepse ai bazohet në vlerën e llogarive të arkëtueshme të kompanisë dhe jo

me rangun e besueshmërisë së saj. Faktoringu siguron që burimet financiare

qarkullojnë më shpejt dhe ofron likuiditet dhe aftësi paguese për ekonominë reale.

Qarkullimi i burimeve financiare mund të përshpejtohet, fillimisht duke paraqitur

faktoringun si një produkt të ri për financimin. Kjo mbështetet nga fakti që faktoringu,

si një model alternativ financimi për kompanitë, ka një rol shumë të rëndësishëm pasi

është mjaft e qartë që bota e faktoringut nuk është përballur me krizat financiare, duke

siguruar një rritje në sektorin financiar.

Dallimi mes linjave tradicionale të kreditit afat-shkurtër në pikëpamje të

kushteve, procedurave dhe kontratave të lidhura është si vijon:

1. Miratimi i kredisë afat-shkurtër është i bazuar në pasqyrat financiare të një

njësie ekonomike që kërkon kredi – njësisë ekonomike i rishikohen pasqyrat

financiare, treguesit financiarë të cilët duhet të paraqesin një pozitë të fortë

Fluks më të

mirë parash

sigurim më të

shpejt të kap.

punues

Situatë më

të mirë

likuiditeteve

Situatë më të

mirë fin. për

kredi & aftësi

paguese

Koha e

shkurtër në

sigurimi e

fondeven Mënyrë më e

shpejtë për të

siguruar

fondet

Rritja e

kompanisë

pa borxh

shtesë

Sigurim të

riskut për

mospagesat Volum më

të lartë të

shitjeve

AVANTAZHET

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 50 Temë disertacioni

financiare të entitetit të biznesit. Kontrata e kreditit mund të përmbajë

elementë të tjerë, duke përfshirë kolateralin në formën e pasurisë së

paluajtshme, garanci personale ose angazhime të tjera.

2. Duke qenë se njësia e biznesit duhet të ketë audituar pasqyrat financiare, të

cilat zakonisht nuk kanë pse t’i auditojnë, rrit shumë problematiken për

biznesin e vogël, për deklarata të tilla duke rritur shpenzimet;

3. Për marrjen e një kredie, qëndrueshmëria ekonomike dhe besueshmëria e një

subjekti kanë rëndësi primare, ndërsa në faktoring kjo është e një rëndësie

dytësore, edhe pse është bazë për miratimin e vlerës së aseteve ose borxheve

afatshkurtra, pasi në faktoring më shumë vlen besueshmëria e blerësit;

4. Për kredinë është shumë e rëndësishme që madhësia e Aktiveve të

qëndrueshme të jetë më e madhe se shuma e kredisë – fakt që mund të krijojë

një pengesë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, për shkak të nivelit

relativisht të lartë të riskut për shkak të mungesës së likuidimit.

Megjithatë, edhe faktoringu si një instrument financiar, përveç avantazheve të shumta

dhe të dukshme, ka edhe disa disavantazhe të tilla si:

Përdorimi i tepruar i faktoringut dhe mbështetja në një faktor mund të

orientojë gabim menaxhimin, duke çuar në humbjen e komunikimit të

drejtpërdrejtë dhe në prishje të ekuilibrit të marrëdhënieve me partnerët e

biznesit;

Shpenzimet për shërbimin e ofruar nga kompania faktoring (ku përfshihen

interesi për përdorimin e parave dhe komisionet e grumbullimit të borxhit)

janë zakonisht më të larta se interesat e kredive bankare, por pa përfshirë

kostot e realizuara nga njësia ekonomike deri në marrjen e kësaj kredie;

Eksportuesit duhet të sigurojnë veten nga mospajtimi me klientin në drejtim

të cilësisë së produktit;

Disa klientë nuk duan përfshirje të palëve të treta;

Ai nuk mund të plotësojë të gjitha nevojat e biznesit për likuiditete, pasi

shfaqet si një formë e financimit afat-shkurtër;

Faktori lidh kontratën vetëm kur e di se klienti ka aftësi paguese;

Përveç faktoringut pa garanci, në të gjitha format e tjera të kontratës faktoring

furnitori mbeten përgjegjës për dështimin e mbledhjes së detyrimeve;

Furnitori mund të pësojë një humbje të konsiderueshme të të ardhurave, duke

marrë parasysh riskun e humbjes së të gjitha pagesave të përfshira në kontratë.

Kostot e faktoringut janë duke lëvizur në përmasa të ndryshme dhe ato janë të

strukturuara nga shumica e faktorëve në të njëjtën mënyrë:

së pari, tarifë faktoringu (0,2% - 4,0% për pretendime të caktuara), interes

vjetor (7%-11% të shumës së financuar) dhe

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 51 Temë disertacioni

së dyti, tarifat administrative.

Përfundimisht kostot e faktoringut varen nga lloji i shërbimeve, kreditorët e furnitorit,

vëllimi dhe sasia mesatare e faturave, etj.

Menaxhimi i kompanisë, në marrjen e vendimeve në lidhje me shitjen ose jo të

llogarive të arkëtueshme me një zbritje kundrejt sigurimit të kredisë tregtare nga

banka ndoshta me një interesi të favorshëm, duhet të analizojë risqet që mund të ketë

biznesi në rast se do të ketë pagesa të vonuara. Të tilla janë rritja e kostos së

financimit (normat e interesit për kamatëvonesat), apo nëse një bankë kërkon garanci

hipotekore, duke vënë në rrezik edhe aktivet e qëndrueshme nëse banka të mbledhur

një borxh për pagesat e parregullta ta kalojë aktivin në një ankand publik. Nëse si

hipotekë vendoset e gjithë prona , kjo mënyrë e shlyerjes se kredisë do të përbëjë një

kërcënim për kompaninë.

3.2 EKSPORTIMI I FAKTORINGUT DHE AVANTAZHET E TIJ

Duke u nisur nga kuptimi i faktoringut, mund të vërejmë që një zhvillim më të shpejtë kësaj

industrie do t’ia japë dhe eksportimi i faktoringut, mbasi eksportuesit shqiptarë po ndeshen

me mungesën e likuiditeteve, si pasojë e zgjatjes së afatit të pagesave të faturave të tyre nga

blerësit e huaj nga 30 ditë në 90 ditë. Trendi i eksporteve shqiptare nga viti 2008-2013, siç

shikohet dhe nga tabela e mëposhtme është në rritje. Kjo rritje vjen për dy arsye: e para se

Shqipëria e zhvillon shumicën e tregtisë me dy vende si Italia dhe Greqia të cilat janë

prekur thellë nga kriza e eurozonës dhe kanë nevojë për produktet shqiptare të cilat janë me

çmime konkurruese, e dyta këto dy vende kanë një treg të mirorganizuar të faktoringut

financiar. “Tregtia me Italinë është në nivelin prej 36.9%, ndërsa ajo me Greqinë është

7.8%”, - citojnë ekspertet e INSTAT-it Në rritjen e eksporteve prijnë veçanërisht dy

sektorë: ai i metaleve, mineraleve dhe i naftës, por siç shihet më poshtë, ka rritje edhe në

sektorët prodhues: atë të këpucëve, i cili është sektor i madh eksportues i Shqipërisë,

veçanërisht për firmat italiane dhe ai i ushqimeve të përpunuara, që duket të jetë një sektor i

ri në rritje.

Figura 3.2. Eksportet e Shqipërisë (në miliona euro), 2004-2012.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 52 Temë disertacioni

Figura 3.3. Eksportet kryesore të Shqipërisë sipas llojit 2008-2012, në miliardë lekë.

Eksportimi i faktoringut është një paketë e shërbimeve financiare që kombinon

eksportimin e kapitalit punues, mbrojtjen e kredisë, mbajtjen e llogarive të huaja të

arkëtueshme dhe shërbimin e grumbullimit. Eksportimi i faktoringut ofrohet

nëpërmjet një marrëveshje midis komisionarit të faktoringut dhe eksportuesit.

Komisionari blen llogaritë e arkëtueshme afatshkurtër që eksportuesi do t’i arkëtojë

nga një klient jashtë vendit të tij, kundrejt një shume parash me një vlerë më të ulët se

sa vlera në librat kontabël të llogarive të arkëtueshme, normalisht pa ndonjë kusht,

duke marrë përsipër riskun e paaftësisë paguese të klientit të huaj dhe organizon

grumbullimin e pagesave të kryera nga klienti i huaj27. Kështu, duke eliminuar riskun

e mospagesave nga klientët e huaj, faktoringu lejon eksportuesit të vazhdojnë

veprimtarinë e tyre, të përmirësojnë pozicion e likuiditetit dhe zhvillon konkurrencën

në tregun global.

Eksportimi i faktoringut ofron të gjitha lehtësitë që ofrohen në fushën vendase, bile edhe

me shumë. Nga këndvështrimi i furnizuesit, sistemi i faktoringut do të funksionojë në të

njëjtën mënyrë si faktoring vendas apo i eksportuar, ndërsa kompanitë që eksportojnë

llogaritë e furnizuesit do të shpenzojnë më shumë se sa po të përdornin shërbimin e

faktoringut për shërbimet në vend28. Në këtë rast furnizuesi do të përfitojë mundësinë e

aprovimit të një kredie vendase dhe të eliminojë ankthin e grumbullimit të llogarive në

një vend tjetër. Në të njëjtën kohë, komisionari i faktoringut, që është korrespondent në

vendin ku janë eksportuar mallrat apo shërbimi, do të veprojë duke krijuar kështu një linjë

informacioni për kreditë dhe duke u dhënë mundësi analistëve profesionistë të vlerësojnë

kreditë në ato vende. Gjithashtu, edhe agjentet e eksportuesit mund të jenë duke vepruar

në terren së bashku me komisionerët e kreditit duke bërë të mundur vlerësimin e kredisë

27 U.S. Department of Commerce International Trade Administration, chapter 9. 28 David Hawkins, The business off factoring, MC Graw Hill International, 1993.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 53 Temë disertacioni

dhe duke u siguruar që shumica e shitjeve janë të mbuluara me një kredi të aprovuar. Në

këtë mënyrë edhe grumbullimi është më i lehtë. Pasqyrat do të jenë në gjuhën e vendit

përkatës dhe praktikat lokale do të ndiqen në mënyrë që të dërgohen letra dhe të kryhen

telefonatat e duhura. Mund të merren këshilla nga agjencitë vendase për termat e duhura

të shitjeve.

Nëse do të bëjmë një krahasim të shpejtë midis faktoringut vendas dhe atij të eksportuar do të

shohim se ka disa diferenca të vogla. Këto diferenca janë si në termat strukturore ashtu edhe

në termat operacionale. Në shumicën e rasteve, një faktoring ndërkombëtar është ndërmarrë

duke bashkëvepruar faktori eksportues, i cili padyshim është rezident ne vendin ku është

kryer eksportimi dhe faktorit importues, i cili vepron në vendin e furnitorit. Sistemi i

bashkëveprimit të dy faktorëve paraqitet te Figura 3.4 më poshtë.

Figura 3.4. Sistemi i eksportimit të faktoringut

Sistemi vepron në këtë mënyrë. Një furnizues vendos të eksportojë llogaritë e

arkëtueshme. Gjatë bisedimeve për të arritur në një marrëveshje faktorigu, do të

ndërmarrë ekzaktësisht të njëjtat çeqe siç do të merrte një biznes vendas. Faktori do të

jetë tepër i kujdesshëm që të grumbullojë informacionin e mëposhtëm në lidhje me

eksportimin e faktoringut:

- Volumin dhe tipet e shitjeve të eksportuara sipas vendeve.

- Termat e sakta të përdorura në çdo treg të vendit ku eksportohet, dhe nëse

është e nevojshme nga çdo klient.

- Numrin dhe tipet e klientëve të përfshirë në eksportim.

- Modelet e mundshme në shitjet e ardhshme dhe ekspozimi ndaj kreditit.

- Niveli i konflikteve dhe arsyeja e tyre.

Në këtë pikë theksi vihet mbi cilësinë e riskut të kredisë së dhënë, që ekspozohet nga

lista e klientit. Kjo është për arsyen e mirë që në hapin tjetër faktori eksportues të

sigurohet nga faktori importues në se ai mundet ose jo që të sigurojë një mbrojtje të

EKSPORTUESI IMPORTUESI

FAKTORI

IMPORTUES

FAKTORI

EKSPORTUES

1. kërkesa për

miratim të

shumës

3. Dërgon

kopje të faturës

4. Siguron: pagesat për llogaritë

e bilancit në kohën e maturuar

dhe i mbledh ato;

Siguron vlera monnetare

Siguron monedhën që kërkohet

2. dërgon mallin dhe

dokumentacionin e nevojshëm

6. Bën pagesat

sapo të

maturohen apo

sa më shpejt të

jetë e mundur

5. Dërgonkopje të faturës

7. Siguron vlera monetare dhe

pagesa sapo t’i mbledh ato

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 54 Temë disertacioni

kredisë, në mënyrë që të përmbushë kërkesat e eksportuesit. Shumica e faktorëve

eksportues operojnë pa alternativa dhe prandaj është tepër e rëndësishme që ai të jetë

tepër i sigurt që ana tjetër e faktoringut të jetë e aftë të sigurojë nivelin e shërbimit që

kërkohet. Prandaj është tepër e rëndësishme që ky bashkëveprim të zgjidhet që në

etapat e para të operimit. Ekzistenca e dy pjesëve që bashkëveprojnë në mënyrë

eficente, në mënyrë që të dy së bashku të sigurojnë një shërbim, do të thotë që

keqkuptimet mund të jenë të pranishme dhe sa më pak zona gri aq më mirë për

bashkëveprimin. Kështu që vlerësimi fillestar është tepër i rëndësishëm.

Nëse rishikojmë kërkesat për kredi, faktori importues ka plot avantazhe në lidhje me

furnizuesin dhe faktorin eksportues. Së pari e mbi të gjitha, ai është një faktor

operacional vendas në tregun e faktoringut dhe më thelbësorja flet të njëjtën gjuhë me

klientin. Faktori importues njeh shumë mire praktikat dhe kushtet tregtare të vendit të

tij dhe është pothuajse plotësisht i përfshirë në garantimin e kredisë dhe mbledhjes

nga klientët çdo ditë të punës. Klienti i eksportuesit mund të jetë një person (fizik apo

juridik) i njohur për faktorin importues dhe mund të jetë gjithashtu edhe klient i

ndonjë furnizuesi tjetër lokal. Në këtë mënyrë, faktori importues do të ketë mundësi të

sigurojë informacion ekstra, i cili nuk mund të jetë i vlefshëm për faktorët e huaj.

Duke siguruar këtë informacion faktori importues mund të jetë në gjendje të vendosë

kushte të përshtatshme për limitet e kredisë.

Menjëherë sapo faktori eksportues ka krijuar besimin që bashkëpunëtori i tij, faktori

importues, është në gjendje të kryejë me sukses procesin e grumbullimit të llogarive të

arkëtueshme të furnizuesit të tij, faktori eksportues i jep shumën e parave eksportuesit

kundrejt një çmimi për shërbimin. Nëse arrihet kjo pikë, vazhdimi është një hap tjetër

në plotësimin e marrëveshjes së eksportimit të faktoringut.

3.3 AVANTAZHET E EKSPORTIMIT TË FAKTORINGUT

“Eksportimi është kënaqësi”- pohon z. Harold Willson. Por në fakt ai duhet të shtonte

“pasi të jesh paguar”, sepse siç mund të pohojë kushdo që merret me eksportimet, nuk

është e lehtë të eksportosh, sepse eksporti mbart në vetvete mjaft risqe. Që të realizosh

eksportin në mënyre sa më të suksesshme kërkohet punë mjaft e madhe për të bindur

klientët e vendeve të ndryshme që kanë zakone dhe praktika tepër të veçanta për të

blerë produktet dhe shërbimet e eksportuara nga një vend tjetër. Kërkohet kuptimi i

sjelljes së njerëzve, marketing efektiv, durim dhe gjykim të mirë të klientit. Gjithashtu

kërkohet një organizim i aftësive deri në perfeksion tepër të lartë, duke përfshirë këtu

edhe riskun financiar. Një marrëveshje e mirë hartuar e eksportimit të faktoringut

mund të minimizojë këtë risk dhe mund të asistojë eksportuesin për të tregtuar

produktet dhe shërbimet e tij.

Sipas përkufizimit, faktoringu është një shërbim me “llogari të hapura” dhe shumë

importues kërkojnë kontratat me termat “llogari të hapura”. Për këtë arsye ka shumë

avantazhe që lidhen me tregtinë me “llogari të hapura”, natyrisht duke supozuar që

risku i kredisë ekziston dhe menaxhohet më së miri.

Plotësimi i dokumenteve bëhet në një kohë rekord, ndërsa pagesat mund të merren

shumë më shpejt. Marrëveshjet janë fleksibile dhe volumi i kredisë mund t’i kalojë

furnizuesit dhe menjëherë fillojnë e regjistrohen pagesat. Për sa u tha me lart,

furnizuesi nuk do të detyrohet që të vërtetojë se kapitali i tij punues me fondet aktuale

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 55 Temë disertacioni

është i mjaftueshëm, për të siguruar letrat e kredisë. E gjitha kjo vjen për shkak se

bota po zhvillohet e si rrjedhim edhe tregtia ndërkombëtare përshpejton këtë proces.

Këtij përshpejtimi i vjen në ndihmë shërbimi me llogari të hapura, i cili po bëhet

gjithnjë e më i kërkuar kohët e fundit. Kjo do të thotë që marrëdhëniet midis

menaxhimit të riskut tregtar dhe kërkesave për marketing dhe shitje mund të

përshtaten në detaje. Nuk ka shumë rëndësi se çfarë është një letër krediti, apo ndonjë

sistem tjetër bankar i grumbullimit, eksportimi i faktoringut nuk mund të fshehë

avantazhet që ai krijon.

Një faktor eksportues që po realizon me efiçencë punën e tij mund të zhvendosë

frikën për të operuar në një treg të huaj. Duke siguruar një linjë krediti të shpejtë dhe

efiçente në tregun e jashtëm dhe duke grumbulluar paratë e eksportuesit, ky faktor

mund të kthehet në një faktor vendas. Kjo ndodh pasi me kalimin e kohës, faktori

eksportues ka arritur të krijoje një bazë të dhënash për klientët të cilët blejnë mallra të

importit. Zotërimi i të dhënave dhe kontakteve nuk është njësoj si të përfshihesh

direkt në tregtinë e jashtme, por të jep lehtësinë e njohjes së klientit dhe dhënia e

linjës së kredisë është më e lehtë ndaj personave të njohur.

Avantazhe ka edhe në procesin e grumbullimit, pasi një faktor importues mund të

operojë me aq efiçencë sa edhe një bankë. Pas një kohe të gjatë ne treg, ato njohin

mjaft mirë klientin. Ato gjithashtu do të jenë në gjendje t’i shkruajnë klientit në

gjuhën e tij. Për aq kohë sa komunikimi midis dy palëve është i mirë, termat e kredisë

janë të qarta dhe si rrjedhim ka edhe një politikë të qartë edhe në grumbullimin dhe

nuk ka arsye që pagesat të mos mblidhen në kohën e duhur.

Ka lehtësira edhe në financim. Shumica e furnizuesve të faktoringut eksportues do të

kërkojnë paratë në llogaritë e tyre njësoj siç do ja kërkonin një faktoringu vendas. Por

e veçanta e faktoringut eksportues është se ato mund të ofrojnë avantazhin e kredisë

në monedhë të huaj, duke kursyer kështu kostot e këmbimit valutor. Pra, mbi të gjitha,

është një paketë e plotë shërbimi që zvogëlon në mënyrë të ndjeshme riskun dhe

vështirësitë që përballen biznesmenët eksportues, të cilët kërkojnë të zhvillojnë

aftësitë e tregut jashtë.

Por ç’mund të themi për kostot? Struktura e çmimit është krejtësisht e njëjtë si në

faktoringun vendas: një çmim mbi shërbimin e kryer ndaj furnizuesit për

grumbullimin e llogarive të tij të arkëtueshme dhe interesi për fondet e përdorura nga

eksportuesi. Në fakt çmimi do të jetë i ndryshëm në varësi të vendit dhe e gjithë kjo

është pjesë e kontratës së faktoringut eksportues.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 56 Temë disertacioni

Kapi tu l l i 4

FA K T O R I N G U N Ë B O T Ë

D H E N Ë V E N D E T E R A J O N I T

Në kapitullin e katërt është trajtuar ambienti ligjor në vendet e botës dhe të Bashkimit

europian, duke bërë edhe një krahasim në lidhje me trajtimet legjislative tatimore që

aplikohen në vende të ndryshme. Përveç kësaj, është bërë dhe një paraqitje e ecurisë

së faktoringut në vendet e rajonit, duke përcaktuar trendin e faktoringut bazuar në

volumin e realizuar sipas vendeve respektive. Pra në këtë kapitull, siç e kemi theksuar

dhe në fillim, kemi krahasuar biznesin e faktoringut në hapësirë dhe në kohë. Nga

analiza dhe krahasimi që kemi bërë kemi konkluduar se faktoringu ka një trend në

rritje, sidomos pas krizës financiare të 2008.

Volumi i faktoringut në botë për vitin 2011 ishte në vlerat 2.015 bilion euro ose

2.611bilion dollar amerikan. Faktoringu në botë ka një trend në rritje. Kjo reflektohet

dhe te përqindja që zë volumi i faktoringut në vlerën e GDP-së botërore. Në vitin

2010, volumi i faktoringut përbënte 3.5% të GDP-së botërore, ndërsa në vitin 1980

volumi i tij përbënte vetëm 0.5% të GDP-së në botë. Në vitin 2011 biznesi i

faktoringut në botë regjistroi një rritje vjetore prej 22.3%. Pjesën më të madhe të

faktoringut në botë e realizon tregu europian (Figura 4.1). Në vitin 2011 volumi i

faktoringut europian përbënte 60.4% të volumit të faktoringut botëror. Vendi i cili

realizon pjesën më të madhe të volumit të faktoringut në tregun europian është

Mbretëria e Bashkuar. Për këtë vit ajo realizoi një qarkullim vjetor prej 268.1 bilion

euro (Tabela 4.1 dhe Figura 4.4). Më pas ndiqet nga Franca, Italia, Gjermania dhe

Spanja.

Figura 4.1. Ecuria e qarkullimit të faktoringut në botë. (Burimi: FCI, raporti vjetor,

2012)

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 57 Temë disertacioni

Tabela e mëposhtme tregon qarkullimit për dhjetë vendet me faktoringun më të lartë

në botë.

Tabela 4.1. Dhjetë vendet me qarkullimin më të lart të faktoringut.

Vendi Kontinent

Volumi tregut të

faktoringut (bil.

euro)

Pjesa në përqindje e vendit për

qarkullimin e faktoringut të

Kontinentit Botës

Kina Azia 274.8 54.0 13.6

Mbretëria e

Bashkuar Europa 268.1 22.0 13.3

Italia Europa 175.2 14.4 8.7

Franca Europa 174.6 14.3 8.7

Danimarka Europa 157.3 12.9 7.8

Spanja Europa 122.1 10.0 6.1

Japonia Azia 111.2 21.9 5.5

Shtetet e

Bashkuara Amerika 105.0 50.7 5.2

Tajvani Azia 79.8 15.7 4.0

Australia Australia 57.5 99.0 2.9

Burimi: FCI, raporti vjetor, 2012.

Ilustrimi i mëposhtëm jep paraqitjen e tregjeve të faktoringut në kontinente sipas

viteve. Ashtu siç u theksua më lartë, këtu duket më e qartë që tregu europian përbën

volumin më të madh krahasuar me kontinentet e tjera.

Figura 4.2. Ecuria e tregjeve të faktoringut sipas kontinenteve. (Burimi: FCI, raporti

vjetor, 2012)

Për të kuptuar më mirë strukturën e tregut të faktoringut në botë sipas vendeve dhe

ecurinë e kësaj strukture në vite na ndihmon grafiku më poshtë. Europa, ndonëse

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 58 Temë disertacioni

përbën volumin më të madh dhe përqindjen më të madhe të strukturës, përsëri duhet

të theksojmë se pjesa tjetër e botës po zhvillon këtë treg nga viti në vit më shumë

krahasuar me Europën.

Figura 4.3. Struktura e tregut të faktoringut në botë sipas kontinenteve. (Burimi: FCI,

raporti vjetor, 2012)

Nëse përqendrohemi te figura më poshtë kuptojmë atë që u tha më lartë. Po ashtu,

këtu konstatohet lehtë konsiderata se pas vitit 2008 tregu i faktoringut ka njohur rritje.

Figura 4.4. Ecuria e tregut të faktoringut në vendet e përzgjedhura. (Burimi: FCI,

raporti vjetor, 2012)

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 59 Temë disertacioni

4.1 KRAHASIMI I BIZNESIT DHE MJEDISI LIGJOR NË BOTË

4.1.1 KRAHASIMI I AMBIENTIT NË TË CILIN MUND TË VEPROJË

FAKTORINGU SI NJË BIZNES NË INDUSTRINË E

SHËRBIMEVE FIANCIARE

Infrastruktura e informacionit në një sistem financiar mund të luaj një rol kritik në

përcaktimin e nivelit të kredisë, në krijimin e produkteve të ndryshme të kredisë në

dispozicion dhe sidomos në rëndësinë e faktoringut. Një aspekt kyç i kësaj

infrastrukture është informacioni në lidhje me ecurinë e pagesës. Ky informacion

mund të jetë kritik, për shkak se të dhënat e firmës për të paguar detyrimet e saj të

fundit mund të jenë treguesi më i mirë i aftësisë së saj për të paguar në të ardhmen.

Shkëmbimet e informacionit të palëve të treta janë burimi më i rëndësishëm i një

informacioni të tillë.

Nëse nisemi nga pikëvështrimi kompanisë faktoring, që do blejë llogaritë e

arkëtueshme, ky informacion në lidhje me aftësinë paguese të klientit të furnitorit të

tij do të gjendet në zyrat e kreditit. Zyrat e kreditit adresojnë një nga pengesat

kryesore për kreditim: asimetrinë e informacionit. Nëse ndarja e informacionit

ndërmjet huadhënësve dhe huamarrësve është tepër i gjerë, mund të rezultojë

racionalizimi i kredisë29.

Pjesëmarrja nga huadhënësit në zyrat publike të kreditit, të quajtura regjistrat e

kredisë, shpesh në vende të ndryshme është i amaneduar me ligj mbi një kufi të

caktuar. Shumica e regjistrave publikë të kredisë administrohen nga banka qendrore e

vendit ose nga një bankë rregullatore. Këto agjenci qeveritare, në mënyrë tipike

kërkojnë pjesëmarrje nga institucionet financiare të rregulluara mbi një madhësi të

caktuar30 . Në disa vende si Belgjika dhe Italia, ky prag është shumë i ulët për të dy

palët, si për klientët ashtu edhe për bizneset dhe si rrjellojë pjesëmarrja në këto zyra

publike krediti është shumë e lartë.

Ndryshe nga regjistrat publikë të kredisë, zyrat private janë vullnetare. Kjo do të thotë

që huadhënësit japin vullnetarisht informacion për zyrat e kreditit. Përfshirja e të

dhënave të kredive bankare ndryshon nga vendi në vend. Për shembull, në Shtetet e

Bashkuara, të tre zyrat private të kreditit (Equifax, Experian dhe Trans Union)

mbledhin vetëm informacion për kreditë e klientit, ndërsa në Argjentinë Equifax

mbledh dhe shpërndan si informacion për biznesin privat edhe informacion në lidhje

me furnizuesin, të tilla si lidhja e pronësisë midis firmave dhe rezultatet e kreditit.

Përveç kësaj, ofruesit tregtarë të informacionit (që nganjëherë quhet shkëmbim i

kredisë tregtare) si Dun dhe Bradstreet (D & B31), ofrojnë raporte në lidhje me

kreditin e një kompanie, raporte këto që D&B prodhon në mënyrë tipike nga

informacioni i marrë në lidhje me kryerjen e pagesës dorëzuar nga shitësit.

29 Jaffee, Dwight M & Russell, Thomas, “Imperfect Information, Uncertainty, and Credit Rationing,”

The Quarterly Journal of Economics, MIT Press, vol. 90(4), pages 651-66, November, 1976. 30 Miller, Davide, Principles of Social Justice, Harvard University press,2003, f. 37. 31 D & B është regjistri më i madh i kreditit në botë, me një bazë të dhënash prej 64 milion regjistrime,

13 milionë prej të cilave janë në Shtetet e Bashkuara.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 60 Temë disertacioni

Informacioni i prodhuar nga zyrat e kreditit të biznesit mund të jetë mjaft i vlefshëm

në marrjen e vendimeve të kreditit. Në veçanti, modele të parashikimit të dështimit që

të përfshijë informacion të kreditit tregtar të prodhuar nga zyrat e kreditit të biznesit,

kanë fuqi në parashikimin e dështimit të fortë, përtej raporteve financiare dhe

informacionit përshkrues rreth firmës. Për më tepër, ekzistenca e shkëmbimeve të

informacionit me palët e treta, mund të ndikojë disponueshmerinë e kredisë dhe

performancën makroekonomike. Një studim aktual i Bankës Botërore tregon se pa

zyrat e kreditit, koha për procesin e kredisë, kostoja e huamarrjes, dhe niveli i

standardeve do të jetë më i lartë. Një studim tjetër ka gjetur se vendet e zhvilluara ka

më shumë intensitet në ndarjen e informacionit kryesor formal ose nëpërmjet

regjistrave të kreditit apo shkëmbimeve vullnetare të informacionit - ekspozojnë

huadhënie bankare më të madhe në krahasim me GNP32.

Këtu gjithashtu tregohet se risku i kredisë është i lidhur negativisht me masat e

shkëmbimit të informacionit zyrtar. Nuk ka pasur ndonjë analizë empirike të ndikimit

të zyrave të kreditit në faktoring. Studimet kanë gjetur një lidhje të fortë midis

informacionit të lartë për ndarjen e kredive dhe huadhënies bankare dhe më pak

racionim të kreditit33. Duket se zyrat e informacionit të kreditit do të përfitojnë të

gjitha produktet e kredisë. Por shkalla e rëndësisë së tij mund të ndryshojnë në një

ambient të zhvilluar të teknologjisë së kreditimit. Për shembull, informacioni i zyrave

të kreditit është i nevojshëm për rezultatin e kredisë. Zyrat e informacionit të kredisë

së klientit janë veçanërisht të rëndësishme, sepse në sipërmarrjen huadhënie ku kredia

është produkti kryesor, tregon se kreditorët e sipërmarrësve, në krahasim me biznesin

huadhënës në vetvete, kanë më tepër tendencë për të dominuar34.

Në kushtet e marrëdhënieve të kreditimit, zyrat e informacionit të kredisë mund të

jenë vendimtare në fazat e hershme të marrëdhënieve bankare me huamarrësit, kur

reputacioni i huamarrësit është ende duke u formuar. Por rëndësia e shkëmbimeve të

informacionit për mjetet financiare, huadhënien bazuar në aktive dhe faktoringun,

është më pak e qartë. Nga njëra anë, huadhënës të tillë kryesisht bazojnë vendimet e

tyre të kreditit mbi vlerën e kolateralit të një firme, e jo tek firma në vetvete, kështu që

informacioni i zyrave të kreditit rreth huamarrësve të tyre mund të jetë i një rëndësie

dytësore. Nga ana tjetër, informacioni i zyrave të kreditit rreth debitorëve ndaj

llogarive të tyre të arkëtueshme mund të jetë mjaft i vlefshëm. Megjithatë, një efekt

kompensimi mund të jetë që faktoringu dhe huat bazuar në aktive e zhvillojnë ecurinë

e tyre në bazë të performancës së llogarive të arkëtueshme (që është një llogari e

detyrimeve për klientin). Kjo mund ta bëjë informacionin nga zyrat e kreditit të

biznesit me pak të vlefshëm për institucionet që ofrojnë mjete financiare, veçanërisht

në vendet ku faktoringu është një teknologji dominuese e kreditimit dhe komisionarët

e faktoringut janë të mëdhenj. Këta mund të gëzojnë ekonomitë e rëndësishme të

shkallës për shkak të madhësisë së të dhënave mbi pronësinë mbi informacionin e

llogarive të pagueshme. Në të vërtetë, disa nga këta komisionarë mund të kenë bazat e

32 Tullio Jappelli & Marco Pagano, 2000. “Information Sharing in Credit Markets: The European

Experience,” CSEF Working Papers 35, Centre for Studies in Economics and Finance (CSEF),

University of Naples, Italy. 33 Tullio Jappelli & Marco Pagano, 2000. “Information Sharing in Credit Markets: The European

Experience,” CSEF Working Papers 35, Centre for Studies in Economics and Finance (CSEF),

University of Naples, Italy. 34 Cornett dhe Saunders Fundamentals of financial institutions management, 1999.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 61 Temë disertacioni

të dhënave më të mira se sa zyrat e kreditit të biznesit që operojnë në tregjet e tyre.

Kjo epërsi mund të vijë nga mbulimi i të dhënave ose nga besueshmëria e lartë, nëse

zyrat publike dhe private të kreditit vuajnë relativisht nga joefikasiteti i organizimit

(problemet e agjencisë).

Vendet me infrastrukturë të dobët të informacionit kanë të ngjarë të mos kenë as zyra

publike dhe as private të kreditit. Kjo sugjeron se në këto vende faktoringu do të duhet

të mbështetet kryesisht në bazat e të dhënave të tyre për informacionin e pagesave në

llogaritë debitore. Cilësia e kontabilitetit është një tjetër aspekt i infrastrukturës së

informacionit. Ky dimension është i rëndësishëm sepse forca e standardeve të

kontabilitetit përcakton masën në të cilën huadhënësit mund të vlerësojnë saktë

cilësinë e huamarrësve dhe kushtet. Është gjithashtu e rëndësishme sepse ajo në thelb

përcakton efikasitetin e përdorimit të marrëveshjeve. Si rrjedhojë, aftësia e një vendi

për të zhvilluar kreditimin e pasqyrave financiare mund të jetë shumë e varur në

cilësinë e informacionit kontabël.

4.1.2 MJEDISI GJYQËSOR DHE LIGJOR

Mjedisi gjyqësor dhe ligjor i një vendi mund të luajë një rol kritik në përcaktimin e

produkteve të ndryshme të financimit dhe rëndësinë e faktoringut në të. Një çështje

kyçe për faktoringun është nëse një sistem financiar i ligjeve tregtare e shikon

faktoringun më tepër si një transaksion shitje dhe blerje se sa si një kredi. Nëse po, të

drejtat e kreditoreve dhe kontratës së kredisë së zbatimit janë më pak të rëndësishme

për faktoringun, sepse komisionarët e faktoringut nuk janë kreditorë. Kjo ndodh nëse

një firmë falimenton. Llogaritë e saj të arkëtueshme nuk do të jenë pjesë e pasurisë së

saj të falimentimit për shkak se ato do të jenë pronë e komisionarit të faktoringut35.

Megjithatë, të drejtat e kreditoreve dhe zbatimit të kontratës nuk janë të

parëndësishme për faktoringun, për të paktën dy arsye:

Së pari, ata përcaktojnë mjedisin në të cilin komisionari i faktoringut angazhohet në

aktivitetet e mbledhjes. Kjo do të ndikojë në standardet e nënshkrimit, sepse

komisionerët e faktoringut duhet të kenë parasysh koston e parashikuar dhe

efikasitetin e aktiviteteve të tyre të mbledhjes, kur marrin vendimet se cilat fatura

shitje do të blejnë.

Së dyti, komisionari i faktoringut ka një kërkesë kontingjenti kundër firmës së

huamarrjes nëse ka një mangësi në mbledhjen e llogarive të arkëtueshme. Ky pohim i

kontingjentit mund të jetë i siguruar ose i pasiguruar, në varësi të faktit nëse

komisioneri paraqet një interes të sigurt në disa ose të gjitha asetet e firmës (si një

burim i dytë i shlyerjes).

Ekzistojnë katër masa të prokurës për sundimin e ligjit në mbarë botën: kostoja e

zbatimit të kontratave, sundimi i ligjit, korrupsioni dhe stabiliteti politik36. Shumica e

vendeve në zhvillim vuajnë nga zbatimi i dobët i ligjit. Edhe pse një sundimi i dobët i

ligjit prek të gjitha produktet e huadhënies, ai mund të ndikojë më pak në faktoring,

35 Ligji për Faktoringun. 36 Kaufmann, Daniel, Aart Kraay, and Massimo Mastruzzi. “Governance matters VIII: aggregate and

individual governance indicators, 1996-2008.” World bank policy research working paper 4978

(2009).

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 62 Temë disertacioni

sepse ai përfaqëson një shitje dhe blerje të pronës (në krahasim me një hua të

siguruar). Ky shkëmbim i të drejtave pronësore duhet të minimizojë kërcënimin e

interesave konkurruese nga kreditorët e tjerë. Megjithatë, një rregull i dobët i ligjit do

t’i bëjë aktivitetet e grumbullimit të faktoringut më të kushtueshëm dhe më pak

efikase. Gjithashtu, ai do të ulë vlerat e faktoringut kundër furnizuesve të tij kur ai

angazhohet në faktoringun me garanci dhe kur merr një interes të sigurisë në mjetet e

klientëve si një burim i dytë i pagesës.

Siç vërehet, faktoringu është një formë dominuese në botën e mjeteve financiare, dhe

nuk ka sasi të konsiderueshme të mjeteve financiare të kreditimit, përveç në Australi,

Kanada, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara. Edhe pse është e vështirë të

nxirren përfundime të forta nga të dhënat, këto katër vende rezultojnë shumë lart në

sundimin e masave të ligjit. Ndërsa në shumë vende ku është i përhapur faktoringu (të

tilla si Greqia dhe Italia), rezultati është sundim jo shumë i lartë i ligjit . Nga ana

tjetër, ka vende me një rregull të fortë të ligjit që kanë sasi të konsiderueshme të

faktoringut, ku përmendim Mbretërinë e Bashkuar, Austrinë, Danimarkën dhe

Holandën.

Ligji tregtar në një sistem financiar dhe niveli i zbatimit të tij do të ndihmojë në

përcaktimin e mjedisit në të cilin ndodhin ndryshimet financiare. Ligji tregtar

përcakton të drejtat e pronësisë lidhur me një transaksion tregtar dhe zbatimin e këtyre

të drejtave për caktimin e besimit të palëve kontraktuese në kontratat financiare. Së

bashku, këto dy karakteristika përbëjnë shtetin e së drejtës. Në njërin ekstrem janë

vendet ku ligji tregtar është i qartë dhe i favorshëm për transaksionet tregtare dhe ku

zbatimi është i parashikueshëm. Në ekstremin tjetër janë vende ku ligji tregtar është i

paqartë dhe i paplotë, zbatimi është problematik dhe sjellje penale dhe shantazhe

bllokojnë krijimin e bizneseve të reja, dëmtojnë ato ekzistuese dhe pengojnë

investimet e huaja37.

Në kushtet e sigurisë së interesave - që është linja e kolateralit - një ligj tregtar i

vendit duhet të përcaktojë qartë se si mund të perfeksionohet kolaterali, si përcaktohet

prioriteti i kolateralit, dhe se si bëhet njoftimi. Rregullat mbi interesat e sigurisë mund

të ndikojnë në efikasitetin e të gjithë teknologjive por jo të faktoringut, për shkak së

kolaterali mund të përdoret në lidhje me secilin prej tyre. Por edhe në një marrëdhënie

faktoringu, një komisionar faktoringu mund të marrë një interes të kolateralit në një

llogari të paarkëtueshme të furnizuesit si një burim i dytë i shlyerjes së pagesës.

Megjithatë, ligji tregtar i një vendi për interesat e sigurisë ka ndikimin më të madh në

mjetet financiare të kredisë, për shkak së kolaterali është burimi kryesor i shlyerjes në

bazë të kreditimeve të tilla. Australia, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e

Bashkuara, kanë të mirë-përcaktuar dhe zbatuar me forcë ligjet për interesat e

sigurisë, që pjesërisht shpjegojnë pse mjetet financiare të kredisë në këto vende

ekzistojnë, por jo diku tjetër. Ligje të tilla i japin mjeteve financiare të kreditit besimin

e huadhënësve që ata do të kenë të drejtë të likuidojnë kolateralin e tyre apo të marrin

vlerën e krahasueshme me rastin e falimentimit.

Për matjen e lidhjes së kreditorit me sigurinë e kolateralit është hartuar një indeks i

përbërë. Ky indeks i përbërë shkon nga 0 në 4, me 4 pasqyrohen të drejtat më të forta.

37 Raporti i Tranzicionit BERZH 2003a, f. 24.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 63 Temë disertacioni

Indeksi është ndërtuar duke shtuar një “1” për çdo një nga kushtet e mëposhtme: nëse

kreditoret e siguruar kanë prioritet mbi të tjerët, nëse ka kufizime për të drejtën e

menaxhimit për riorganizimin, nëse nuk ka qëndrim automatik dhe nëse menaxhimi

është i detyruar nga një falimentim. Një qëndrim automatik përfshin imponimin e një

kufizimi të menjëhershëm të të gjithë kreditoreve nga ndërmarrja e veprimit për të

mbledhur borxhet e tyre, duke përfshirë riposedimin e kolateralit.

Edhe pse këto kolaterale të lidhura me karakteristikat e kontraktuesit mund të jenë më

të rëndësishme për mjetet financiare të huadhënies dhe kreditimit të pasqyrave

financiare, kolaterali është gjithashtu i dobishëm në fazat e hershme në marrëdhëniet e

kreditimit38. Por ajo bëhet më pak e rëndësishme në marrëdhëniet midis bankave dhe

huamarrësve të fuqishëm. Së fundi, faktoringu duhet të jetë pak i prekur nga të drejtat

e kreditoreve të dobët, duke sugjeruar se gjërat e tjera janë të barabarta. Ai duhet të

luajë një rol më të madh në vendet me të drejta të dobëta të kreditoreve .

4.2 MJEDISI RREGULLATOR DHE I TATIMEVE

Mjedisi rregullator gjithashtu ka një efekt të rëndësishëm në industrinë e faktoringut.

Në njërin ekstrem, faktoringu vepron krejtësisht jashtë sferës së strukturës rregullative

apo çdo autoriteti, në anën tjetër, ai është rregulluar së bashku me shërbimet e tjera

financiare (bankare dhe të sigurimit). Në shumicën e vendeve niveli i rregullimit bie

diku në mes. Rregulloret bankare të industrisë së faktoringut mund të kenë pasoja jo

vetëm për industrinë, por edhe për ecurinë e përgjithshme makroekonomike.

Financimi i tregtisë së jashtme ka tendencë të jetë kundërciklik dhe të behët më i

rëndësishëm kur firmat janë në vështirësi39. Megjithatë, rregullorja e bankave tregtare

ka tendencë të jetë e prokuruar, sepse rregullatorët e bankës kanë tendencë për të

shqyrtuar me kujdes kreditë bankare, kur fillon një depresion ekonomik. Kjo është në

përputhje me dëshmi të tjera që rregullimi i kujdesshëm i bankave tregtare mund të

shkaktojë kriza të kredive40.

Kompanitë e pavarura financiare mund të luajnë një rol të rëndësishëm në sjelljen

kudërciklike të kredisë tregtare, duke siguruar financim për llogaritë e arkëtueshme.

Por aftësia e kompanive financiare për të kryer këtë funksion mund të varet nga ndarja

e industrive që varen nga rregullimi bankar. Për aq sa disa shërbime faktoringu kanë

lëvizur nga jashtë brenda industrive bankare, si në Shtete e Bashkuara, kompanitë

financiare mund të jenë më pak të afta për ta kryer këtë rol. Shqetësimi shprehet që

rregullat e reja të bankingut ndërkombëtar ose të kapitalit bankar (Bazel II), mund të

përkeqësojnë këtë problem, por është shumë shpejt për të vlerësuar këtë ndikim.

Sistemi tatimor i një vendi mund të ndikojë edhe madhësinë e industrisë së

faktoringut. Pullat e detyruara në faturat e shitjes dhe taksa të tjera në faktoring mund

të pengojnë rritjen e industrisë. Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH-ja) mund të ketë

38 Berger, Allen N., and Gregory F. Udell. “Small business credit availability and relationship lending:

The importance of bank organisational structure.” The Economic Journal 112.477 (2002): F32-F53. 39 Gilchrist, Simon, and Charles P. Himmelberg. “Evidence on the role of cash flow for investment.”

Journal of Monetary Economics 36.3 (1995): 541-572. 40 Peek, Joe, and Eric S. Rosengren. “Bank consolidation and small business lending: It's not just bank

size that matters.” Journal of Banking & Finance 22.6 (1998): 799-819.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 64 Temë disertacioni

një efekt, në varësi nga struktura e sistemit tatimor. Për shembull, edhe pse pagesa e

shërbimeve që lidhen me faktoringun zakonisht duhet të jetë subjekt i TVSH-së,

financimi duhet përjashtuar për të siguruar një fushë loje në mes të faktorëve dhe

huadhënësve të tjerë. Në mënyrë të ngjashme, komisionarët e faktoringut duhet të

gëzojnë të njëjtin trajtim tatimor të provizionit për llogaritë e këqija të arkëtueshme si

huadhënës të tjerë (p.sh., bankat). Por shpesh ato nuk trajtohen si të tillë pasi nuk

njihen si institucione formale financiare, veçanërisht nëse ata janë krejtësisht jashtë

objektit të rregullimit formal.

Faktoringu i llogarive të huaja të arkëtueshme mund të jetë problematik nëse ligjet e

këmbimit valutor të monedhës paraqesin pengesa. Për shembull, në Siri, komisionarët

vendas të faktoringut, pavarësisht nga rregullat kufizuese të këmbimit valutor, mund

të ofrojnë eksportin e faktoringut me procedura negociatash pak më të ndryshme me

komisionarë korrespondentë të huaj, por ata nuk mund të angazhohen në importin e

faktoringut.

4.3 ROLI I FAKTORINGUT NË VENDET E REJA ANËTARE

TË BE-SË

Faktoringu është një nga teknologjitë kryesore të financimin të NMV-ve. Por, në

krahasim me format e tjera të financimit, ai ka edhe përparësi edhe dobësi.

Faktoringu është më i kushtueshëm se sa kreditimi dhe nuk ofrohet si financim për

inventarët me bazë aktivet. Por avantazhi i tij është se ai do të luajë një rol të

rëndësishëm në zhvillimin ekonomik në vendet e reja të BE41. Disa karakteristika të

faktoringut mund t’i japin atij një avantazh për tu zhvilluar në këto vende.

Së pari, fakti që faktoringu heq llogaritë e arkëtueshme nga aktivet e kredimarrësit në

falimentim, mund të jetë i dobishëm nëse sistemi gjyqësor i një vendi është i

pazhvilluar, i paefektshëm, ose të dyja – kushtet që zbatohen për disa vende të reja të

BE-së, siç tregohet nga Raportet për Zbatimin e Standardeve dhe Kodeve (ROSCs) të

Bankës Botërore për paaftësinë paguese dhe të drejtat e kreditorit.

Së dyti, si një lloj i financimit në bazë të aktiveve, faktoringu ka një avantazh të

veçantë në sigurimin e financimit për NMV-të me risk të lartë falimentimi. Është e

rëndësishme që NMV-të e pasigurta të jenë në gjendje të zhvillojnë ekonomitë në

tranzicion, pasi sektori privat në këto vende punon për të arritur sistemet dhe

mekanizmat ekonomike që funksionojnë në Europën Perëndimore.

Së treti, si një teknologji me bazë aktivet, faktoringu mund të ketë një avantazh mbi

produktet e tjera të kredisë në kreditimin e të huamarrësve, informacioni mbi të cilët

është tepër i dyshimtë. Komisionarët e faktoringut mund të bazojnë vendimet e tyre të

kreditimit kryesisht në gjendjen e llogarive kryesore të NMV-ve dhe jo në aftësinë e

tyre kreditore. Kjo ka të ngjarë të jetë veçanërisht e rëndësishme në vendet e reja të

41 Themelet e përqendrimit kryesor: roli aktual dhe në të ardhmen i faktoringut në vendet e Europës

Lindore, veçanërisht në tetë vendet e reja anëtare të BE që u pranuan në 1 maj të 2004: Republika

Çeke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Polonia, Republika Sllovake dhe Sllovenia, të cilave këtu

do i referohemi si BE-8.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 65 Temë disertacioni

BE-së, ku aktiviteti i biznesit mund të anojë më tepër drejt NMV-ve që nga natyra

janë më pak të besueshëm se bizneset e mëdha. Dy karakteristikat e një infrastrukture

të dobët të informacionit - standardet e dobëta të kontabilitetit dhe mungesa e

pasqyrave financiare të audituara, janë të zakonshme në shumicën e mjediseve të

biznesit në vendet e reja të BE-së. Por një tjetër aspekt i një infrastrukture të dobët të

informacionit do të jetë problematike për komisionarët e faktoringut. Të dhënat e

kufizuara për ecurinë e pagesave, të tilla si ato të mbledhura nga regjistra publikë të

kreditit, zyrat e kreditit të biznesit privat, kompanitë e sigurimit të kredisë, ose nga

vetë komisionarët e faktoringut, do të jenë problematike për faktoringun e llogarit e

arkëtueshme vendase. Ndërsa do të jenë shumë më pak problematike për faktoringun

llogaritë e arkëtueshme të huaja, ku llogaritë e obligatorit janë në vendet industriale

me infrastrukturë të fortë të informacionit.

Së katërti, faktoringu mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm në vitet e para të

zhvillimit të NMV-ve që eksportojnë në vendet me ekonomi më të zhvilluara.

Komisionarët e mëdhenj të faktoringut, që operojnë në një vend importues, mund të

kenë gjeneruar informacionin në lidhje me të dhënat e pagesave të importuesve.

Përveç kësaj, faktoringu vendas i vendeve të reja të BE-së gjithmonë mund të

realizojë mbledhjen e llogarive të arkëtueshme të huaja duke marrë pjesë në aleanca të

tilla si Zinxhiri ndërkombëtar i Faktoringut ose, kohët e fundit, duke blerë sigurimin e

kredisë. Në të vërtetë, mund të jetë më e lehtë për komisionarët e faktoringut në këto

vende për të zhvilluar biznesin e tyre rreth llogarive të huaja të arkëtueshme, se sa me

llogaritë e arkëtueshme vendase.

4.4 TREGU I FAKTORINGUT NË VENDET E REJA TË BE-SË

Deri në momentin që bankat mund të ofrojnë kredi, nevoja për industrinë e

faktoringut do jetë më e ulët. Figura e mëposhtme tregon kreditë bankare për sektorin

privat (si përqindje e PBB) në BE 8 dhe në 15 vendet që përbënin Bashkimin

Europian42. Në mënyrë të konsiderueshme kreditë bankare janë më të vlefshme për

vendet BE 15 – duke sugjeruar që në vendete e BE 8 ka një mungesë të madhe të

fondeve dhe një mundësi të madhe për faktoringun, për të përmbushur këtë mungesë

të fondeve.

42 Vendet që përbënin Bashkimin Europian para së të pranoheshin vendet e reja anëtare, të cilave në

këtë studim do i referohemi si BE 15.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 66 Temë disertacioni

Figura 4.5. Kreditë bankare (Burimi: Banka Botërore).

Figura 4.5 paraqet burimet e financimit të brendshëm për sektorin privat. Edhe pse

tregjet e kapitalit luajnë një rol të rëndësishëm, është e qartë se në këto vende ka një

sistem financiar të orientuar drejt bankave. Financimi i ndërmjetësuar dominon

financimin e tregut kapital edhe për firmat e mëdha. Kështu, duke qenë se kreditë

bankare janë të pamjaftueshme në BE 8, faktoringu mund të ofrojë një burim të

rëndësishëm të financimit edhe për ndërmarrjet e mëdha.

Figura 4.6. Burimet e Kreditimit të brendshëm (Burimi: Baker dhe Gross, 2004).

Në vitet e fundit, industria e faktoringut është rritur ndjeshëm në shumicën e vendeve

të reja të BE-së, si në terma absolute (Figura 4.1) edhe si në përqindje të PBB-së

(Figura 4.2). Polonia ka volumin më të madh, ndjekur nga Republika Çeke dhe

Estonia. Megjithatë, në raport me PBB, Estonia është shumë më përpara, e ndjekur

nga Letonia dhe Lituania. Niveli shumë i lartë i zhvillimit i vërejtur në Estoni, mund

të shpjegohet pjesërisht nga faktoringu i pazakontë i llogarive të arkëtueshme në

industrinë e ndërtimit (të cilat kryesisht nuk konsiderohet se mund të faktorizohen dhe

kështu që janë përjashtuar nga llogaritjet statistikore të faktoringut), pasi mund të

mbivlerësojnë faktin e depërtimit aktual në treg të faktoringut. Republika Çeke,

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 67 Temë disertacioni

Polonia, Republika Sllovake, dhe Hungaria renditen pas Estonisë, dhe janë të

grupuara pranë njëra tjetrës. Depërtimit i Faktoringut është dukshëm më i ulët në

Slloveni. Ai është dukshëm më i ulët në vendet e reja të BE -së sesa në Europën

Perëndimore, edhe pse në Europën Perëndimore është mjaft i ndryshëm në vende të

ndryshme. Për shembull, faktoringu është shumë më i ulët në Gjermani se sa në

pjesën tjetër të BE-15.

Figura 4.7. Volumi i industrisë së faktoringut në BE 8 (Burimi: Zinxhiri

Ndërkombëtare i Faktoringut).

Një rritje të ndjeshme në industrinë e faktoringut në shumicën e vendeve të reja të

BE-së vjen për shkak se komisionarët e faktoringut në këto vende kanë qenë në

gjendje të gjenerojnë të dhëna për llogaritë e kompanive vendase, duke u mbështetur

në burime të jashtme si informacioni (nga zyrat e biznesit dhe siguruesit e kredisë) ose

eksportuesit e piketuar dhe llogaritë e arkëtueshme financiare në vendet e tjera. Për

më tepër, nëse BE 15 mund të merret si objektiv, atëherë ka plot mundësi për rritje në

të ardhmen.

Figura 4.8. Volumi i industrisë së Faktoringut në BE 8 si përqindje e PBB (Burimi:

Zinxhiri ndërkombëtar i Faktoringut, Banka Botërore).

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 68 Temë disertacioni

Figura 4.9. Volumi i industrisë së Faktoringut në BE 15 si përqindje e PBB (Burimi:

Zinxhiri ndërkombëtar i Faktoringut, Banka Botërore).

4.5 AMBIENTI LIGJOR PËR ZBATIMIN E FAKTORINGUT

NË VENDET E REJA TË BE-SË

Për të vlerësuar më mirë ambientin në të cilin vepron faktoringu në këto vende, është

bërë një studim nga Banka Botërore i faktorëve që lejojnë apo pengojnë zhvillimin e

industrisë së faktoringut në këto vende. Studimi është realizuar duke marrë në

shqyrtim pronarë privatë dhe kompani që veprojnë në fushën e faktoringut, të cilët

ndodhen ose veprojnë në një nga secili vend i BE 8-ës. Shumica e kompanive që

veprojnë në këto vende janë kompani të mirëfillta faktoring, por në studim janë

përfshirë edhe degë të bankave. Megjithëse kompanitë e studiuara ishin kompani

faktoringu, përsëri pjesa më e madhe e tyre i merrnin fondet që blinin llogaritë e

arkëtueshme si hua bankare (më shumë mundësi nga bankat e lidhura ose bankat

prindër).

Tabela 4.2 tregon se si aplikohen tatimet e ndryshme në procese të ndryshme të

faktoringut dhe në çfarë norme. Përveç tatimeve, janë shqyrtuar edhe rregullimet që i

bëjnë shtete të ndryshme industrisë së faktoringut si dhe kuadri ligjor i përdorur për

të.

Tabela 4.2. Kuadri ligjor i përdorur për faktoringun nga vende të ndryshme.

NR ELEMENTET E

STUDIUAR MËNYRA E APLIKIMIT VENDI I APLIKIMIT

I

Tipet e taksave

Tatimi mbi vlerën

e shtuar (TVSH)

• Aplikohet te para-

financimet - Lituani (18%)

• Aplikohet te tarifat e -Estonia, Letonia, Lituania,

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 69 Temë disertacioni

shërbimeve Sllovenia (~18%)

Taksat e vulës Nuk aplikohet - Nuk aplikohet

Taksa te tjera

Humbjet e Faktoringut

nuk trajtohen si taksë

kostoje

- Polonia

II

Rregullimi

Autoriteti

supervisor

• Banka qëndrore: -Estoni, Letoni, Lituani

• Banka mbikëqyrëse: - Hungari

Ligje te faktoringut Ndërkombëtar - Letonia dhe Lituania

Liçensat e

Faktoringut

• Kapital minimal i

kërkuar ~$4,000 dhe 5

muaj aktivitet

- Hungari

• Kapital minimal i

kërkuar ~$30 dhe 1 muaj

aktivitet

- Republika Çeke dhe

Republika Sllovake

Ligji për kërkesat

mbi kapitalin

fillestare

• Po ekzistojne ligje te

tilla

- Hungari, Letonia,

Lituania dhe Sllovenia

• Jo nuk ekzistojne ligje të

tilla

- Republika Çeke, Estonia,

Polonia, Republika

Sllovake

Kuadri ligjor

Provigjonet e Faktoringut

janë të përfshira në

legjislacioni civil ose

tregtare

- Estonia, Letonia,

Lituania, Sllovenia

Ligjet e letrave me vlerë i

lejon huadhënsit të marrë - Në të gjitha vendet

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 70 Temë disertacioni

si kolateral kapitalin

punues, aktivet (llogaritë e

arkëtueshme, inventarin

dhe të ngjashme me to)

Një sistem i regjistrimit në

regjistrin e barrëve

hipotekare në llogaritë e

arkëtueshme

- Në të gjitha vendet

III

Praktikat Faktoring

Burimet e

Faktoringut

• Huat Bankare (88%)

• Kapitali aksionar (44%)

•Depozitat e shitësve (17%)

• Obligacionet e

korporatave (0%)

Burimet e

informacionit për

klientët

• Vet-deklarim - Në të gjitha vendet

• Banka Prind ose

kompania e sigurimit - Në të gjitha vendet

• Zyrat e Kredisë Publike

- Republika Çeke, Lituania,

Republika Sllovake,

Sllovenia

• Zyrat e Kredisë Private - Polonia

Burimet e

informacionit për

llogaritë kryesore

të obligatorit

• Dun & Bradstreet

• Zyrat e Kredisë

Burimi: Llogaritjet e autorit.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 71 Temë disertacioni

Siç shikohet edhe nga Tabela, vende të ndryshme e trajtojnë shërbimin e faktoringut

bazuar mbi ligje të ndryshme. Gjithashtu, ndryshime ka edhe nga mënyra e marrjes së

informacionit (në Poloni po zhvillohen zyrat private të kreditit të cilat japin

informacion mbi kreditë ë klientëve). Megjithëse këto vende po zhvillojnë industrinë

e faktoringut, përsëri ka pengesa ku më të shpeshtat në të gjitha vendet e marra në

shqyrtim janë:

Mungesa e të kuptuarit të Faktoringut;

Konsiderohet si një huadhënës i mundësisë së fundit.

Vështirësi në marrjen e informacionit të kredisë dhe parashikimit të riskut të

kredisë.

Përmirësim i avashtë i sistemit ligjor.

Mungesa e rifinancimit

Nuk ka pika të caktuara për faktoringun (Polonia)

Legjislacion tatimor të pafavorshëm.

Siç u vu në dukje, struktura e tatimeve të një vendi është ndër faktorët më të

rëndësishëm nëse faktoringu mund të shërbejë si një burim i rëndësishëm i kredisë.

Në lidhje me tatimet, në industrinë e faktoringut në BE- 8 vërehet që vetëm në një

vend (Lituani) aplikohet TVSH-ja për pagesat e interesit në para-financim (Tabela

4.2). Në katër vende nuk aplikohet TVSH-ja për tarifat e shërbimeve për

administrimin e llogarive të arkëtueshme dhe shërbimet e mbledhjes së këtyre

llogarive, ndërsa në katër vende e tjera këto tarifa janë zbatuar (me një normë tatimi

në të katër vendet rreth 18 për qind).

Duhet vënë në dukje se në të gjitha vendet e reja të BE-së ekziston një mungesë e

përgjegjësisë së vulës dhe detyrime të tjera në dokumentin e përdorur si transferues i

të drejtave mbi llogaritë e arkëtueshme i cili aplikohet nga kompania faktoring

(kontrata). Në disa vende, ku tashmë faktoringu luan një rol të rëndësishëm në

ekonominë e vendit, taksat e vulës kanë qenë një pengesë kryesore për zhvillimin e

faktoringut. Vetëm Polonia ndryshon në regjistrimin kontabël të humbjeve te

shkaktuara nga llogaritë e arkëtueshme të këqija, duke mos i regjistruar si shpenzime,

pasi nuk janë të njohura për qëllime tatimore.

Provigjonet nga faktoringu (në krahasim me vendet ish komuniste ku janë njohur

humbjet aktuale) për llogaritë e arkëtueshme problematike, zakonisht nuk lejohen në

këto vende. Meqë shumica e kompanive të faktoringut janë në pronësi të bankave,

atëherë trajtimi diferencial për llogari të taksave në këtë drejtim (lejohet të zbresë

provigjonet nga bankat) nuk paraqet një çështje madhore. Pra, në vendet e BE 8, në

bilanc, pozicioni fiskal duket se favorizon faktoringun.

Me interes për tu studiuar është nëse në vendet e reja të BE- së ekziston një vendim

për faktoringun ose një referencë në ligj (kodi civil ose tregtar), i cili njeh ligjërisht

faktoringun si një shërbim financiar. Njohja e tillë sqaron natyrën e transaksionit, për

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 72 Temë disertacioni

shembull, shpjegimi i qartë në ligjin e faktoringut tregon se si gjyqtarët duhet të

vendosin ndaj komisionarëve të faktoringut në rastet e mospagesave nga shitësit ose

klientët. Njohja gjithashtu tenton për të legjitimuar faktoringun si industri. Vetëm

gjysma e vendeve të BE-8 kanë dispozita të qarta ligjore. Vëllimet e industrisë së

faktoringut (si përqindje e PBB-së) janë më të larta në vendet ku faktoringu njihet

qartë ligjërisht, edhe pse zhvillimi i dispozitave të tilla mund të jetë pjesërisht në

përgjigje me zhvillimin e faktorëve të brendshëm dhe i shtyrë nga këto faktorë43.

Një pikë mjaft delikate dhe domethënëse është mënyra e rregullimit të industrisë së

faktoringut. Në shumicën e vendeve të reja të BE -së është gjetur se kompanitë

faktoring nuk janë objekt i rregullimit ligjor të veçantë, pasi ato janë degë të bankave.

Në tre vende të BE-së (Estonia, Letonia, Lituania) banka qendrore rregullon

veprimtarinë e industrisë së faktoringut (pasi në këto vende dominon fakti që

kompanitë faktoring janë degë të bankave). Ndërsa në Hungari, ku kompanitë

faktoring nuk kanë lidhje me ndonjë bankë, faktoringu rregullohet nga Autoriteti i

Mbikëqyrjes Financiare. Kompanitë faktoring që operojnë në këto katër shtete

(Estonia, Letonia, Lituania dhe Hungari), qofshin pjesë e bankës apo kompani të

organizuara sipas legjislacionit tregtar, duhet të plotësojnë disa kërkesa në mënyrën e

raportimit financiar të tyre44.

Në zhvillimin e kësaj industrie, një ndikim mjaft të madh kanë edhe tipet e

teknologjive të përdorura për kreditimi, duke përfshirë bankat, nëse ato duan të

zgjerojnë produktin e kredisë me kolateral kundrejt llogarive të arkëtueshme, në bazë

të formulave të financimit të lidhura me to. (Këto interpretohen si të ngjashme me

kreditë me bazë aktivet, nëse lidhjet janë përditësuar, përndryshe kredi të lidhura ku

kolaterali do të shërbejë si një burim i dytë i shlyerjes). Duke qenë se janë metoda

financimi dhe shumica e bankave i përdorin financimet me bazë asetet edhe në vendet

e reja të BE-së, ekzistojnë këto teknologji financimi.

Gjithashtu, ligjet tregtare që rregullojnë interesat e garancive, të cilat u sigurojnë

huadhënësve informacionin se barra e huas së tyre si kolateral mund të jetë e përkryer

dhe se prioritet e tyre do të mbeten në fuqi në momentin e falimentimit – janë të

dobëta dhe të vështira për tu zbatuar. Për më tepër, shumica e vendeve të reja të BE-së

nuk kanë një sistem të saktë regjistrimi për të regjistruar qartë barrët hipotekare45. Kjo

pikë e dobët në sistemet ligjore mund t’i japin një avantazh industrisë së faktoringut

mbi huadhënien e siguruar, për aq kohë sa gjykata e falimentimit njeh faktoringun si

shitje dhe blerje (njohja e llogarive të arkëtueshme të faktorizuara nuk janë pjesë e

pasurive të falimentimit).

Mënyrat e faktorizimit të llogarive të brendshme apo llogaritë e jashtme janë të

ndryshme, ku shumica e kompanive për të krijuar një portofol investimi më të sigurt

tentojnë të përdorin mënyrën alternative. Në studimin e realizuar nga Banka botërore

për zhvillimin e industrisë së faktoringut në vendet e reja të BE-së, një analizë të

thellë iu bë edhe faktit se ç’pjesë e llogarive të brendshme të arkëtueshme dhe

43 Klapper, Leora, The Role of Factoring for Financing Small and Medium Enterprises, The World

Bank. 44 Tègla, Imre, Factoring, a tool for trade financing, Gazdálkodás, Vol. XLIX. Special edition No. 12. 45 KIRÁLY, JÚLIA, The missing credit information system in Hungary, Journal of Internet Banking

and Commerce, April 2011, vol. 16, no.1.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 73 Temë disertacioni

llogarive të huaja të arkëtueshme u faktorizonin me mënyrë alternative. Mesatarisht,

66 për qind e llogarive të brendshme të arkëtueshme janë faktorizuar me mënyrë

alternative, ndërsa vetëm 35 për qind e llogarive të huaja të arkëtueshme janë

faktorizuar me mënyrë jo alternative. Ky rezultat është në përputhje me gjetjen e

Sopranzetti (1998), ku huadhënia me alternativa është më e mundshme në qoftë së

llogaritë e arkëtueshme të shitësit janë të një cilësie të ulët46 (duke supozuar së

llogaritë e arkëtueshme të klientëve të huaj të shteteve të anketuara janë të një cilësie

me të lartë së llogaritë e tyre të brendshme të arkëtueshmet).

Burimet kryesor të informacionit për klientët e tyre (Huamarrësit) dhe llogaritë e tyre

kryesore janë zyrat e kreditit ose ofruesit e tjerë të informacionit (zakonisht Dun dhe

Bradstreet ose mbikëqyrësit e brendshëm të bankave), por nuk përjashtohen rastet kur

kompanitë faktoring përdorin informacion nga regjistrimet e tyre në bazën e të

dhënave.

Për shkak të masës së madhe të faktoringut alternativ, besimi për huamarrësit (shitësit

e llogarive të arkëtueshme) është më i rëndësishme në vendet e reja të BE- së sa në

ekonomitë më të zhvilluara. Ndoshta më interesante janë gjetjet në lidhje me llogarinë

kryesore të obligatorit, ku kompanitë faktoring nuk mbështeten, në tërësi ose

pjesërisht, në regjistrimet e tyre në bazat e të dhënave, duke sugjeruar se komisionarët

e faktoringut në këto vende nuk kanë ndërtuar baza të dhënash në nivele të larta, për

shkak të asimetrisë së informacionit, edhe pse ky lloj informacioni ka potencial për të

përmirësuar industrinë ndërkohë që ajo zhvillohet. Duke mos pasur besim në bazën e

të dhënave të krijuara nga vetë komisionarët e faktoringut, ato detyrohen të

mbështeten, në tërësi ose pjesërisht, në zyrat e kreditimit të biznesit dhe në

informacionin e marrë nga kompanitë e sigurimit të kreditit. Kështu, shkëmbimet e

informacionit me palët e treta mund të jenë më të rëndësishme në prodhimin e

informacion në lidhje me ecurinë e pagesës, se sa faktoringu.

Ambientet ligjore të vendeve të reja të BE-së dhe efektet e tyre në industrinë e

faktoringut, janë testuar nga perspektiva të ndryshme, duke vlerësuar fuqinë e

zbatimit të ligjit, ligjin tregtar, detyrimet kontraktuake dhe procedurat e falimentimit.

4.5.1.1 ZBATIMI I LIGJIT

Fuqia e zbatimit të ligjit të një vendi ndikon në nivelin e besimit të ndërsjellë në

transaksionet që kryhen ndërmjet institucioneve shtetërore, qytetarëve të zakonshëm

dhe firmave47. Arrow cilëson besimin si një “lubrifikant të rëndësishëm” në një

transaksion tregtar. Kjo është treguar në një grafik empirik, që niveli i besimit ndikon

në kushtet me të cilat bankat japin hua NMV-ve48.

46 Levy, Hagit, Accounts Receivable Financing and Information Asymmetry, Columbia School of

Business, March, 2010. 47 Raport i Tranzicionit, BERZH-it 2003. 48 Harhoff, D., & Körting, T. (1998). Lending relationships in Germany–empirical evidence from

survey data. Journal of Banking & Finance, 22(10), 1317-1353.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 74 Temë disertacioni

Figura 4.10. Zbatimi i ligjit dhe progresi i tranzicionit. Burimi: BRZH dhe Banka

Botërore.

Në Europën lindore ka një lidhje pozitive mes zbatimit të ligjit dhe reformës

strukturore dhe institucionale. Kjo do të thotë se vendet me zbatim më të lartë të ligjit

kanë bërë më shumë progres gjate periudhës së tranzicionit (Figurë 4.6). Vende të tilla

kanë gjithashtu edhe nivel më të lartë besimi nga (i cili matet nga kërkesat e shitësve

për parapagesat) dhe nivele më të ulëta të korrupsionit (i cili matet nga variabëli i

“kontrollit të korrupsionit” i përdorur nga Banka Botërore dhe indeksi i perceptimit të

Transparencës Ndërkombëtare të Korrupsionit).

4.5.1.2 LIGJI TREGTAR

Gjate viteve të fundit ka pasur analiza të vazhdueshme të ligjit tregtar për interesat e

letrave me vlerë në Europën Lindore, veçanërisht në vendet e reja të BE -së. Për

shembull, në vitin 2003, Banka europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)

paraqiti Anketën e Treguesve të Rinj Ligjore, e cili fokusohet në transaksione të

sigurta. Sondazhi i përgatitur nga ekspertët ligjore të BERZH-it, vlerëson shkallën në

të cilën ligjet e vendit përputheshin me standardet ndërkombëtare. Këto vlerësime

janë të mbështetura në raste studimi që vlerësojnë shkallën në të cilën sistemet ligjore

ofrojnë rezultate të efektshme.

Ekonomitë në tranzicion kanë bërë përparim të konsiderueshëm në përpilimin e

ligjeve të tyre tregtare për transaksione të sigurta, në përputhje me standardet

ndërkombëtare. Por progresi ka qenë i ngadalshëm në disa fusha, si në fushën e

aktiveve materiale të cilat mund të sigurohen, në fushën e njoftimit publik si dhe në

zbatimin dhe prioritetet e tyre. Edhe pse në parim shumica e vendeve lejojnë dhënien

për të gjitha llojeve të mjeteve materiale afatshkurtër (të tilla si llogaritë e

arkëtueshme dhe inventari), shpesh ekzistojnë kufizimet në ligjin në përgjithësi,

veçanërisht në nevojën për përshkrimet e veçanta të çdo aktivi të përfshirë si kolateral.

Kufizime të tilla pengojnë përdorimin e shumë teknikave moderne të financimit, që

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 75 Temë disertacioni

përfshijnë dhënien e sigurisë mbi grupe aktivesh. Midis vendeve të reja të BE-së,

vetëm Hungaria dhe Republika Sllovake nuk kanë probleme në këtë fushë49.

Sistemi i regjistrimit apo njoftimit është i rëndësishëm. Kreditorët duhet të njoftohen

menjëherë kur një kreditor tjetër depoziton një barrë hipotekare për këtë pasuri.

Përveç kësaj, sistemi i regjistrimit duhet të rendis qartë këto pretendime, në mënyrë që

një huadhënës i siguruar mund të ketë besim se barra e tij do të regjistrohet me

prioritet. Duhet të vendosen rregulla të qarta për mënyrën së ku duhet të dorëzohen

kërkesat. (Kjo mund të jetë problematike për huamarrësit me vend-qëndrime të

shumëfishta). Edhe pse është bërë shumë përparim, Raporti i Tranzicioit të Bankës

Europiane për rindërtim e zhvillim konstaton se sistemet e regjistrimit kanë mangësi

në shumicën e vendeve në rajon.

Ndër vendet e reja të BE-së, Hungaria, Lituania dhe Republika Sllovake kanë marrë

përsipër reforma më të gjera në miratimin e kuadrit ligjor dhe institucional për

transaksione të sigurta, edhe pse në Lituani instrumentet e financimit ende vuajnë nga

mangësitë në kërkesat formale për përcaktimin e kolateralit. Republika Çeke, Letonia

dhe Polonia kanë bërë progres të konsiderueshëm në këtë fushë, duke zhvilluar

përmirësime të mëdha të ligjeve të tyre tregtare për transaksione të sigurta. Por në

shumicën e rasteve ka ende mangësi të mëdha. Në Poloni, për shembull, koha e

nevojshme për regjistrim është një çështje problematike. Për të zbatuar një kontratë

duhen mesatarisht deri në 1.000 ditë50.

Së fundi, Estonia dhe Sllovenia kanë bërë vetëm disa reforma të vogla në lidhje

me transaksionet e siguruara. Sllovenia duket se është vendi që ka bërë më pak

reforma, edhe pse ajo po fut dispozita të reja për kolateralin. Por krijimi

i sigurisë është i kufizuar dhe nuk ka regjistër publik për të lejuar ndjekjen e

prioriteteve dhe për të njoftuar palët e treta për detyrimet ekzistuese. Kutia 3 ofron

analiza më të hollësishme të ligjeve tregtare dhe efektet e tyre në industrinë e

faktoringut në vendet e reja të BE -së.

4.5.1.3 DETYRIMET KONTRAKTORE

Nuk ka rëndësi së sa i fortë është ligji tregtar, regjistrimi i barrës hipotekare dhe ligji i

falimentimit në një vend. Ato do të kenë një ndikim të kufizuar në vlefshmërinë e

kredisë në qoftë se nuk janë zbatuar në një kohë të parashikueshme dhe në një mënyrë

të njëtrajtshme. Megjithatë, vendet e BE 8 kanë bërë progres më të madh në miratimin

e ligjeve, duke i përputhur me standardet ndërkombëtare.

Në vitin 2003, BERZH ka anketuar avokatë në ekonomitë në tranzicion, për të

përcaktuar se sa mirë funksionon ligji në praktikë. Avokatëve ju prezantua një skenar

hipotetik në lidhje me zbatimin e një mase sigurie mbi aktivet materiale. Aktive të

veçanta të përdorura si kolateral ishin pajisjet dhe inventari i mallrave për shitje. Të

anketuarit janë pyetur më pas se si të drejtat e sigurisë së klientit hipotetik të bankës

do të zbatohen në vendin e tyre. Rezultatet kryesore nga hulumtimi përfshijnë të

dhëna mbi shumën monetare që një kreditor i siguruar mund të presë për të rimarrë sa

shpejt dhe sa më thjesht. Anketimi ofron një pamje pozitive të habitshme të zbatimit,

49 Raporti i Tranzicionit BERZH 2003a. 50 http://www.worldbank.org/doingbusiness.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 76 Temë disertacioni

duke treguar së në të gjitha vendet e BE 8-ës, përveç Polonisë, ishte e mundur të

rimerret të paktën 80 për qind e vlerës së tregut të aktiveve të vendosura si siguri në

gjashtë muaj ose më pak. Por efikasitetit i procesit mund të ndikohet nga një numër

faktorësh, duke përfshirë kreditorë preferencialë, të cilët pretendojnë te një banke që

ka ndryshim në zbatimin e sigurisë mbi pasuritë e paluajtshme (përfshirë llogaritë e

arkëtueshme) dhe nëse huamarrësi është deklaruar i paaftë të paguajë detyrimin.

Tabela 4.3. Detyrimi Kontraktor në Republikën Çeke dhe Vende të tjera.

Treguesit Republika

Çeke

Pesë ekonomi të

tjera në tranzicion BE 15 USA

Koha e zbatimit të kontratës (ditë) 270 196 252 365

Kostoja e zbatimit të kontratës (%

person/të ardhurat) 18.5 12.6 5.9 0.4

Burimi: Banka Botërore, Shënim i Politikës së Republikës Çeke, paaftësia paguese dhe

Sistemet e të drejtave të kreditorit 2003.

Banka Botërore paraqet një vlerësim disi të ndryshëm se si janë zbatuar ligjet tregtare

në aspektin e të drejtave të kreditorëve. Ajo ka bërë vlerësimeve në tre dimensione në

nivel e paaftësisë paguese të vendi dhe të drejtat e kreditorit, ku më aktuali i të cilëve

ishte një vlerësim i Republikës Çeke botuar në tetor të 200351. Gjate studimit u

konstatua se koha mesatare për të zbatuar një kontratë me kreditorët e pasiguruar

është dukshëm më e gjatë në Republikën Çeke se në pesë ekonomitë me të cilën është

bërë krahasimi (Lituania, Rusia, Republika Sllovake, Turqia, dhe Ukrainë) dhe disi

më të gjatë se në vendete e BE 15-por më e shkurtër se sa në Shtetet e Bashkuara

(Tabelë). Studimi gjithashtu zbuloi se vonesat në zbatimin e kontratës në Republikën

Çeke lë kreditorët e pasiguruar me mjete praktikisht të ulëta, për tu siguruar që aktivet

e debitorit do të jenë të mbrojtura nga shpërndarja ose humbja e vlerës.

Dallimi më i dukshëm mes Republikës Çeke dhe vendeve të tjera është kostoja e

zbatimit. Republika Çeke, krahasuar me vendet e tjera, është mjaft e pafavorshme.

Ndërkohë, këto vende janë shumë të pafavorshme, krahasuar me vendet e BE 15 dhe

me Shtetet e Bashkuara.

Për Mbledhjen e borxhit nga kreditorët e pasiguruar (jashtë falimentimit), përmes

sistemit të gjykatës, raporti i Bankës në Republikën Çeke rekomandon dy rrugë të

tjera të rëndësishme: ndjekjen e pretendimeve të siguruara nga kreditorët e siguruar

(jashtë falimentimit) dhe ndjekjen e kërkesave me anë të falimentimit. Në mënyrën e

parë, Banka tregon së mbulimi i kolateralit duhet të lehtësohet nga Ligji i Ankandit

Publik, sepse ligji ka të ngjarë të përmirësojë marrëdhëniet në mes huadhënësve. Ligji

duhet të përmirësojë procedurat e ankandit joligjor dhe potencialisht të modernizojë

procesin e mbylljes. Por raporti paralajmëron së në qoftë se mbulimi nga kreditorët e

51 Banka Botërore, 2003.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 77 Temë disertacioni

pasiguruar është përmirësuar sipas ligjit të ri, ajo mund të jetë shpenzim për kreditorët

e siguruar. Për më tepër, Banka vëren se sipas ligjit tregtare Çek, kreditorët e siguruar

duhet të mbulojnë kreditorët e pasiguruar deri në 30 për qind të ardhurave të tyre nga

kolaterali dhe nuk gëzojnë pozicion më të fortë në përfitimin e sigurisë në pasuritë e

patundshme - dhe se situata është edhe më keq për pasuritë e luajtshme (të tilla si

llogaritë e arkëtueshme dhe inventarët). Këto probleme do të zbutet dukshëm në qoftë

se mënyra e tretë, falimentimi, është e favorshme për kreditorët. Një raport i kohëve të

fundit të BERZH-it vlerëson ligjet e falimentimit në ekonomitë në tranzicion duke i

dhënë Republikës Çeke dhe tre vendeve të tjera të BE 8-së një vlerësim “të mesme”52.

Asnjë nga vendet e tranzicionit nuk u vlerësua me “shumë lartë”, vlerësim, i cili do të

jetë i barabartë me praktikat më të mira ndërkombëtare, dhe vetëm pesë vende kanë

marrë një vlerësim “të lartë”. Tre vendet e mbetura të BE 8-së (Hungaria, Letonia,

Sllovenia) kanë marrë një vlerësim “të ulët”. Lituania u konsiderua si vlerësimi më i

keq “shumë të ulët”-. Vlerësimi mesatar për 27 ekonomitë në tranzicion ishte “e ulët.”

Edhe pse ligjet e falimentimit të Republikës Çeke janë mesatarisht efektive, Banka

Botërore e konsideron mënyrën e falimentimit si alternativën me të keqe për

kreditorët. Kreditorët e pasiguruar zakonisht marrin pak apo asgjë për pretendimet e

tyre. E ardhmja për kreditorët e siguruar është gjithashtu e zymtë, me të drejta të

kufizuara, vonesa të gjata dhe asnjë kompensim për ta dhe kolaterali shitet shpesh për

shumë më pak se pretendimet e kreditorëve. Si rezultat, kreditorët shpesh nuk i

konsiderojnë procedurat e likuidimit si një alternativë e besueshme për kthimin e

borxhit. Për me tepër, Banka konkludon se ligji Çek i falimentimit ka pasur një efekt

të dëmshëm mbi kreditë me probleme dhe çoi në një reduktim të disponibilitetit të

kredisë.

Në raportin e saj për Lituaninë, Banka tregon një shkëputje të ngjashme mes

strukturës ligjore dhe zbatimit të saj. Raporti i Bankës mbi falimentimin dhe të drejta

e kreditorëve në Republikën Sllovake u bën jehonë temat të ngjashme, edhe pse ai

tregon së format alternative të financimit-duke përfshirë edhe faktoringut, kanë dhënë

efekte për të anashkaluar probleme me falimentimin.

Këto çështje nuk janë unike për ekonomitë në tranzicion: shumë vende të zhvilluara

kanë gjithashtu mangësi në ligjin e falimentimit, veçanërisht në zbatimin i tij.

Dobësitë të tilla ndikojnë jo vetëm në zgjidhjen e falimentimit dhe zbatimin e

kontratave të kredisë, por edhe ndërtimin e kontratave, të cilat ndikojnë në zgjedhjen e

teknologjive të kreditimit. Në këtë fushë janë të nevojshme kërkime të mëtejshme.

Duke pasur parasysh mjedisin ligjor në shumicën e vendeve, mund të jetë e

kuptueshme se faktoringu është tipi kryesor i financimit me bazë aktivet. Arsyeja më

e mundshme është e drejtat mbi pronën: me faktoringun, posedimi i mjeteve kalon

nga debitori te huadhënësi. Për sa kohë që faktoringu njihet ligjërisht si një shitje dhe

blerje, mund të jetë më tërheqëse se metodat e tjera të kreditimit .

4.6 FAKTORINGU NË RAJON

Itali

52 Raporti i Tranzicionit BERZH 2003b.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 78 Temë disertacioni

Italia ka tregje të fuqishme të faktoringut, të cilat kanë pasur një rritje të beftë gjatë

dhjetë viteve të fundit. Italia është tregu i tretë më i madh në Europë për shërbimet e

faktoringut, duke pasur 45 shoqëri që veprojnë në këtë sektor, me një fitim vjetor prej

132 miliard USD. Ndër vite ky treg ka ardhur duke u rritur, ndonëse nuk ka ndonjë

përqindje rritjeje të konsiderueshme. Kjo është rezultat i fazës në të cilën ndodhet

faktoringu në këtë vend (në fazën e maturimit).

Figura 4.11. Tendenca e qarkullimit vjetor të industrisë së faktoringut në Itali.

Italia, duke pasur një faktoring të maturuar, kërkon që rritjen e tregut ta realizojë me

anë të rritjes së eksportimit të tij. Një gjë të tillë e tregon edhe grafiku i mëposhtëm,

duke theksuar përqindjen që zë faktoringu ndërkombëtar në totalin e qarkullimit të tij

në Itali.

Figura 4.12. Qarkullimi i faktoringut vendas kundrejt faktoringut ndërkombëtar në

Itali.

Tregu italian i faktoringut karakterizohet nga bashkëjetesa e pavarur midis kompanive

të faktoringut dhe kompanive që kontrollohen nga grupe bankare. Ndërsa këto të

fundit mund të drejtohen në vendim-marrje nga politikat e grupit të tyre, ato përfitojnë

nga sinergjitë me ndërmjetësit e tjerë financiarë që janë të lidhura me grupin bankar.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 79 Temë disertacioni

Kompanitë Faktoring që i përkasin një grupi bankash mund të jenë subjekt i niveleve

të ndryshme të ndikimit nga kompania mëmë, por, çfarëdo rast studimi që mund të

jetë, përqendrohet në gjetjen e dallimeve të rëndësishme të sjelljes midis ndërmjetësve

të pavarur. Statistikat e Bankës së Italisë, në lidhje më furnizimin e shërbimeve

faktoring, nxjerrin në pah një rënie në numrin e kompanive të kontrolluara nga grupet

bankare, si pasojë e proceseve te përqendrimit të bankës, megjithatë ka një rritje në

pjesën e tregut të ndërmjetësve. Aktorët kryesorë në tregun italian kërkojnë shpesh

për të bashkëvepruar me bankat dhe subjektet e tjera që i përkasin një grupi. Përhapja

e organizmave të tilla në kompani të mesme - të mëdha, do të duhen për të nxjerrë në

pah ekzistencën dhe sinergjinë e konsiderueshme të grupit. Përparësitë kryesore për

këtë rrjedhin:

nga mundësia për të bërë kostot më dinamike,

nga mundësia për të rritur përvojën e fituar nga individi, i cili është

anëtarë i grupit, si dhe

nga mundësia që të ketë qasje më të madhe në burimet financiare.

Aktualisht, për industrinë e faktoringut në Itali, sidomos për faktorët që janë pjesë e

grupeve bankare, të cilët janë lojtarët kryesorë të tregut, çështja kryesore ndoshta do

të vazhdojë të jetë përmirësimi i procesit të integrimit të tyre në grupin të cilit i

përkasin, në dy aspekte kryesore

1. potencialit të shitjeve dhe,

2. qasjes në shpërndarje.

Të gjithë lojtarët e industrisë do të duhet të përballen me rregullat dhe rregulloret që

qeverisin industrinë, të cilat kërkojnë përpjekje të vazhdueshme në drejtim të

procedurave dhe investimeve53.

Greqia

Për ekspertët financiarë grekë nuk është rastësi që në Greqi, gjatë vitit të kaluar,

eksportet u rritën 45%, ndërsa vëllimi i faktoringut u rrit 49%, krahasuar me një vit

më parë. Ka dy arsye pse erdhi kjo rritje54:

1. Para krizës, kompanitë greke ishin fokusuar të shisnin në tregun e brendshëm

dhe sot po shikojnë të shesin në tregje të tjera.

2. Kompanitë greke nuk kanë likuiditet dhe siguruesit e riskut të kredisë në

importe nuk duan ta mbulojnë këtë shërbim. Ndaj u mbetet shoqërive të

faktoringut të ofrojnë diçka.

Avantazhet e shitësit janë: likuiditet i drejtpërdrejtë dhe ulje e kostos operative të

stafit. Kjo situatë ka bërë të ndikojë edhe në tregun financiar e specifikisht në sektorin

e financimit me anë të faktoringut.

53 Massimo Ferraris, The Italian job: post-crisis factoring in Italy, 11 March 2011. 54 Papatheodhori, Biznesi qe rritet ne kohe te veshtira, dhjetor 2011.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 80 Temë disertacioni

Greqia renditet e 14-ta në tregun europian për nga numri e kompanive faktoring. Ajo

ka në treg 12 kompani, që realizojnë një qarkullim vjetor 14,715 milion euro. Pjesën

më të madhe e zë faktoringu vendas me 92% të totalit. Pjesa më e madhe e kompanive

që operojnë në shërbimin e faktoringut janë zgjatime ose departamente të bankave.

Vetëm 2 janë kompani të mirëfillta faktoringu.

Figura 4.13. Qarkullimi i faktoringut vendas kundrejt faktoringut ndërkombëtar në

Greqi.

Nga grafiku i mëposhtëm do vërejmë që faktoringu në Greqi ka ardhur duke u rritur.

Kjo si rezultat i rëndësisë së madhe që po merr kjo industri. Siç vërehet, me krizën

financiare, pjerrësia e grafikut ka rënë pak.

Figura 4.14. Tendenca e qarkullimit të faktoringut ndër vite në Greqi.

Aktiviteti i tyre mbikëqyret nga Banka e Greqisë, me anë të ligjit 1905/1990 dhe

normativave të nxjerra nga Guvernatori i Bankës së Greqisë55. Kjo Bankë ushtron

autoritetin e saj duke kontrolluar aftësinë paguese të këtyre kompanive, raportet e

likuiditetit dhe të përqendrimit të riskut.

55 http://www.bankofgreece.gr/Pages/en/Supervision/LegalF/debitinstitutions/factoring.aspx.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 81 Temë disertacioni

Kapi tu l l i 5

FA K T O R I N G U N Ë SH Q I P Ë R I

Në këtë kapitull do të trajtojmë rregullimin ligjor të faktoringut financiar në Shqipëri,

kushtet që duhet të plotësojë një kontratë për tu quajtur kontratë faktoringu. Më tej do

të vazhdojmë me tregun e faktoringut, ku do të shohim se numri i madh i NMV-ve që

operojnë në tregun shqiptar, kreditimi në rritje por i pamjaftueshëm nga skemat e

garantimit të kredive dhe vështirësitë që hasin ato për kreditim nga bankat e nivelit të

dytë, krijojnë mundësinë e zhvillimit të faktoringut si një burim financimi alternativ

shumë të përshtatshëm. Megjithëse në hapat e para, kompanitë që janë intervistuar i

janë përgjigjur pozitivisht bashkëpunimit me kompanitë faktoring. Më pas do të

vazhdojmë me analizën sasiore të ndikimit probabilitar dhe strukturor të disa

treguesve ekonomikë të NMV-ve si variabla të pavarur, në përdorimin e faktoringut,

si variabël i varur. Analiza realizohet nëpërmjet Data Analysis/Regression në EXCEL,

duke përdorur metodën e regresionit të thjeshtë dhe të shumëfishtë linear.

5.1 RREGULLIMI LIGJOR I FAKTORINGUT NË SHQIPËRI

Veprimtaria e faktoringut është një industri që mbikëqyret nga Banka e Shqipërisë,

edhe pse faktori mund të jetë bankë apo i krijuar sipas ligjit të shoqërive tregtare. Kjo

sipas vendimit të qeverisë, në të cilin parashikohen ndryshime në ligjin aktual nr.

9630, datë 30.10.2006 “PËR FAKTORINGUN”. Një nga ndryshimet kryesore që i

bëhen ligjit të faktoringut është se të gjitha subjektet që do të kenë si objekt

veprimtarinë e faktoringut do të mbikëqyren dhe veprimtaria e tyre do të rregullohet

nga Banka e Shqipërisë, në përputhje me dispozitat e ligjit “Për bankat në Republikën

e Shqipërisë” dhe aktet nënligjore, të nxjerra prej saj për këtë qëllim56. Për t’u ardhur

në ndihmë kompanive faktoring, për marrjen e informacionit në lidhje me kreditë,

Banka e Shqipërisë në website-in e saj publikon regjistrin e kredive. Regjistri i

Kredive përbën bazën elektronike të të dhënave identifikuese dhe financiare të

personave (ekspozimet kreditore të tyre në sistemin bankar dhe/ose financiar), që

aplikojnë për kredi pranë një banke, dege të një banke të huaj të licencuar nga Banka

e Shqipërisë apo pranë institucioneve të tjera kredidhënëse. Ky regjistër do të përdoret

nga cilado palë që është përfshirë në një kontratë faktoring.

Mjedisi ligjor dhe gjyqësor i Shqipërisë po kërkon të luajë një rol kritik në

përcaktimin e produkteve të ndryshme të financimit dhe rëndësinë e faktoringut në të.

Një çështje kyçe për faktoringun është nëse një sistem financiar i ligjeve tregtare e

shikon atë më tepër si një transaksion shitje dhe blerje se sa si një kredi. Nëse sistemi

ligjor në Shqipëri do e trajtonte si të tillë, ku faktoringu nuk është gjë tjetër vetëm një

56 Qeveria: Asnjë institucion jo bankë nuk mund të bëjë më faktoring, Gazeta Standard, Publikuar më

23/10/2008.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 82 Temë disertacioni

transaksion shitje-blerje, atëherë të drejtat e kreditoreve të kontratës së kredisë në

zbatim janë më pak të rëndësishme për faktoringun, sepse komisionarët e faktoringut

nuk janë kreditorë. Ky fakt ndikon në rastin kur një firmë falimenton, llogaritë e saj të

arkëtueshme nuk do të jenë pjesë e pasurisë së saj të falimentimit për shkak se ata do

të jenë pronë e komisionarit të faktoringut.

Por në fakt, sistemi ligjor e trajton faktoringun si blerje të llogarive të arkëtueshme të

furnitorit, që do të thotë se kompania faktoring në momentin e lidhjes së kontratës do

të ketë në pronësinë e saj edhe llogaritë e arkëtueshme të furnitorit.

Që një kontratë të plotësojë kushtet për t’u quajtur kontratë faktoringu duhet që të mos

jetë kontratë huaje apo kontratë për transferimin e kredive të llogarisë klientë, që

lidhet vetëm për të lehtësuar mbledhjen e llogarive, si dhe faktori dhe furnizuesi të

mos jenë i njëjti subjekt. Kontrata faktoring lidhet si për llogaritë e arkëtueshme

vendase, ashtu edhe për llogari të arkëtueshme ndërkombëtare.

Duke u nisur nga trajtimi qe i bën ligji i TVSH shërbimeve financiare, kompanitë

faktoring duhet ta përcaktojnë shumë qartë të ardhurën që realizojnë në bazë të

interesit për përdorimin e fondeve që ngjajnë me kredinë dhe të ardhurën që realizojnë

në bazë të mbledhjes së llogarive të arkëtueshme, pasi dallimi i këtyre dy elementeve

në shërbimin e tyre do të bëjë edhe një faturim më të saktë në lidhje me shërbimin si

të përjashtuar nga TVSH apo shërbim me TVSH.

5.2 TREGU I FAKTORINGUT NË SHQIPËRI

Si në çdo vend, ku mirëfunksionojnë forcat e ekonomisë së tregut të lirë, edhe në

Shqipëri forca lëvizëse e zhvillimit ekonomik shqiptar është sektori privat. Ky sektor

është në rritje të vazhdueshme duke dhënë 75% të PBB dhe duke punësuar 83% të

fuqisë punëtore57. Sektori privat shqiptar karakterizohet nga ndërmarrjet e mesme dhe

të vogla (NMV), klasifikimi i të cilave kryhet në bazë të numrit të të punësuarve, të

xhiros vjetore dhe/ose të bilancit vjetor, sipas Ligjit nr. 1042 dt. 22/12/2008 “Mbi

ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”.

Kjo ndarje është bërë sipas legjislacionit të Bashkimit Europian, që konsideron si

ndërmarrje të vogla dhe të mesme ato që kanë më pak se 250 punonjës (përpara këtij

ligji në Shqipëri konsideroheshin si ndërmarrje të vogla dhe të mesme ato me më pak

se 80 punonjës), me një xhiro vjetore jo më shumë se 50 milion Euro dhe/ose me një

bilanc total që nuk i kalon 43 milion Euro. Mbi bazën e këtij klasifikimi, NMV-të

përfaqësojnë 99,6% të ndërmarrjeve aktive (96,20% janë mikro-ndërmarrje), duke

kontribuar në formimin e 72,9% të PBB dhe duke punësuar 71,4% të fuqisë

punëtore58.

Në Shqipëri, nivelet e financimit të NMV-ve kanë ardhur në rritje, por përsëri ato

konsiderohen të pamjaftueshme për të nxitur një zhvillim të shpejtë të sektorit. Për të

përmirësuar klimën e financimit të NMV-ve, janë ndërmarrë disa masa që lidhen

kryesisht me futjen e skemave të garantimit të kredive për to. Fondet e garancisë të

57 INSTAT, në linjë: www.instat.gov.al, 2013. 58 INSTAT, në linjë: www.instat.gov.al, 2013.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 83 Temë disertacioni

aplikuara janë kufizuar vetëm në mbështetjen me financime të fushave dhe kategorive

të caktuara, duke lënë jashtë pjesën më të madhe të sektorit NMV-ve. Gjithashtu,

NMV-të dhe sidomos NMV-të e reja, hasin mjaft vështirësi për të marrë kredi nga

sektori bankar dhe kostoja e kredisë është relativisht e lartë. Kjo për vetë faktin se

bankat kanë shtrënguar masat për dhënien e kredive, ku si faktor kryesor janë

problemet specifike të industrisë ku operojnë këto NMV, gjendja e huave me

probleme si dhe situata makroekonomike e vendit59. Siç vihet re dhe nga tabela e

mëmopshtme, kreditë e dhëna nga bankat për NMV-të nga viti 2008-2012 kanë

ardhur në rënie.

Tabela 5.1. Kreditë e dhëna për NMV-të për periudhën 2008/2012 (në lekë).

Viti Biznesi i vogël Biznesi i mesëm

2012 65,454,847 71,808,067

2011 74,567,851 74,111,013

2010 60,795,749 69,190,844

2009 50,070,451 53,511,522

2008 64,739,997 63,991,580

Burimi: Banka e Shqipërisë, 2012.

Megjithëse kërkesën për likuiditete, në një sondazh të fundit të Bankës së Shqipërisë

thuhet qartë se problemi kryesor i moskreditimit apo vështirësimit të kushteve të

financimit të bizneseve dhe individëve, janë kreditë me probleme. Rrethi vicioz në

këtë mënyrë bëhet më problematik, pasi kreditë e këqija po rriten si shkak i krizës

ekonomike, i uljes së konsumit dhe, nga ana tjetër, bankat nuk do të financojnë për

rritjen e këtij konsumi apo investimeve60.

Mundësinë e zhvillimit të këtij sektori e kufizon edhe infrastruktura e pamjaftueshme

për kredi, apo të drejtat e papërcaktuara siç duhet të kreditorëve. E rëndësishme është

se fatura nuk njihet si dokument borxhi, meqenëse ligji nuk e ka njohur shprehimisht

kështu. Debitori që ka një faturë, do të duhej të sigurojë prova shtesë në gjyq (një

kontratë me shkrim apo faturë të dorëzimit), për të vërtetuar ekzistencën e borxhit. Ky

boshllëk ligjor, përjashton përdorimin e faturave nga ana e bizneseve, si kolateral të

plotë të huave për kapitalin qarkullues. Përveç kësaj, boshllëqe të ngjashme ligjore,

apo dispozita të pamjaftueshme, ekzistojnë në rastin e dokumenteve për

gjysmëborxhet, siç është borxhi i parapaguar, borxhi i kthyeshëm, borxhi i dorës së

dytë dhe forma të tjera financimi të ngjashëm me aksionet, si dhe ato të tipit të

59 Banka e Shqiperise, departamenti i politikave monetare, Rrezultatet e vrojtimit të aktivitetit kreditues

për tremujorin e parë 2012, prill 2012. 60 Banka e Shqipërisë: Shtrëngimi do prekë bizneset e vogla dhe të mesme, Ekonomi e Martë, 7 shkurt,

2012.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 84 Temë disertacioni

ndërmjetëm. Kjo kufizon disponueshmërinë e pikave të hyrjes për ofruesit e kapitalit

privat apo kapitalit të investuar, që mund të mbartë risqe.

SEED61, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, ka nisur përgatitjen e një

analize tregu mbi faktoringun, me qëllim zhvillimin e alternativave të reja të

financimit për shoqëritë në Shqipëri. Pavarësisht se bankat paraqesin pengesa për të

kredituar NMV-të, për shkak të politikave të tyre shtrënguese, duhet theksuar fakti se

edhe vetë NMV-të nuk janë të afta të thithin fondet që u duhen për financim.

Mangësitë që mund të përmendim këtu nga ana e NMV-ve për të tërhequr fonde për

financim janë:

Mungesa e hartimit të biznes-planeve të qarta dhe të besueshme për bankën.

Mungesa e informacionit kontabël që duhet të disponojnë NMV-të e

vështirëson procesin e ndjekjes së gjendjes likuidatore të huamarrësit.

Niveli i besueshmërisë ndaj konsulentëve vendas është tepër i ulët, duke bërë

që NMV-të të kërkojnë këshilla nga konsulentë të huaj. Kostoja e

konsulentëve të huaj është tepër e lartë. Për rrjedhojë, NMV-të nuk vazhdojnë

më gjatë procedurat për financim.

Bizneset shqiptare, duke u përballur me vështirësi të tilla në sigurimin e likuiditeteve

të nevojshme për kapitalin punues, por duke zhvilluar edhe një mënyrë të re tregtimi,

atë të shitjes me këste, po bëjnë të mundur krijimin e një ambienti mjaft të

përshtatshëm për zhvillimin e faktoringut.

Shumë kompani të mëdha elektronike si Euronics, Neptun apo Glob, për të realizuar

shitje më një bazë tepër të gjerë, kanë filluar të aplikojë një model shitje me këste, që

deri më tani ka qenë e panjohur për tregun shqiptar. Shitje të tilla bëjnë që kompanitë

të ulin nivelin e inventarit në bilancet e tyre, por njëkohësisht të rrisin nivelin e

llogarive të arkëtueshme. Edhe pse kjo gjendje përmirëson dukshëm raportin ACID të

këtyre kompanive, përsëri ajo lë të pa ndryshuar raportin e kapitalit punues, i cili

duhet të përmirësohet në mënyrë që vetë kompania të ketë mundësi zhvillimi. Një

situatë e tillë të drejton patjetër në kërkimin e mundësive të reja te financimit të

biznesit. Duke parë që bankat janë dorështrënguar në dhënien e kredive, mundësia më

e shpejtë për plotësimin e nevojave me kapital punues të këtyre kompanive do të jetë

faktoringu.

Një arsye tjetër e avancimit të industrisë së faktoringut është fakti që eksportet më të

mëdha Shqipëria i ka me Italinë dhe Greqinë. Duke qenë se të dy këto shtete po e

ndiejnë krizën financiare, bën që edhe bizneset me të cilat kooperojnë bizneset

shqiptare të jenë në vështirësi financiare, duke e përcjellë këtë mungesë likuiditetesh

edhe në Shqipëri. Kjo mungesë fondesh do i detyrojë bizneset shqiptare të gjejnë

mënyra financimi, ku një nga më të mundshmet do jetë edhe faktoringu. Këtë fakt e

përforcon mjaft mirë cilësia e eksportimit të faktoringut.

61 Southeast Europe Enterprise Development është një organizate shumë – donatorëshe e drejtuar nga

IFC (International Factoring Chain) që po operon në Shqiperi, Kosovë, Maqedoni dhe Bosnje për të

zhvilluar bizneset e vogla dhe te mesme.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 85 Temë disertacioni

Duke parë ambientin e favorshëm për lindjen dhe zhvillimin e faktoringut, shumë

banka në Shqipëri kanë ndërmarrë hapin e parë në krijimin e departamentit të

faktoringut, si dhe kanë ecur më tej duke siguruar licencën nga Banka e Shqipërisë

dhe duke filluar ta ofrojnë këtë shërbim financiar klientëve të tyre. Nuk kanë mbetur

pas edhe kompanitë e mirëfillta faktoring, që janë jashtë sektorit bankar, duke

siguruar licencimin edhe dy kompani ndërkombëtare. Një ndër to është EFG Factor,

kompani greke, e cila duket e interesuar për tregun shqiptar të faktoringut. EFG

Factors, e themeluar në 1999 është filial i EFG Eurobank Group, e cila vlerësohet

ndër bankat kryesore në Greqi në huadhënie, karta krediti si dhe në kreditimin e

NMV-ve dhe të biznesit të vogël. Në Greqi, EFG Factors renditet e dyta me 27% të

tregut dhe e para në faktoringun ndërkombëtar për tregun grek me 47%. Gjithashtu

mund të përmendim edhe kompaninë “Albanian Faktoring Services”, e cila është një

nga tre kompanitë jobankë, të licencuara për të realizuar shërbimin e faktoringut që

është futur në këtë industri. Këto kompani e shohin mjaft interesant tregun shqiptar.

Interesi i tyre ka ardhur në rritje të vazhdueshme për tregun e faktoringut në Shqipëri.

Shtyrja e afateve të pagesave dhe vështirësimi i kreditimit kanë rritur interesin e

bizneseve private të punojnë me një kompani faktoringu.

Nga një intervistë e realizuar me specialistë të Bankës së Shqipërisë rezulton se

volumi i qarkullimit të kësaj industrie që nga fillimet e tyre e deri në Shtator të 2012

ka arritur në 35.736.023,97 lekë62. Në sektorin financiar jobankar, portofoli i

faktoringut peshon sa 0.4% e portofolit të qirasë financiare dhe 0.3% e portofolit të

kredisë dhe mikrokredisë63. Pavarësisht se shifra mjaft të vogla në krahasim me

shifrat e siguruara nga kjo industri në Europë dhe në botë, përsëri ato janë premtuese

për një zhvillim të faktoringut në Shqipëri, për vetë faktin se:

Së pari, eksportet shqiptare janë rreth 700 milion USD në vit, ku rreth 90% e tyre

shkon drejt Italisë dhe Greqisë (në të dy këto vende është shumë i organizuar biznesi i

faktoringut)64.

Së dyti, sepse vetë kompanitë raportojnë fitim (duke qenë fitimprurëse dhe duke mos

pasur barriera shqetësuese për të hyrë në këtë treg, patjetër që do të ketë hyrje të reja).

Gjatë periudhës Janar – Shtator 2012 raportohen të ardhura 26.124.045,82 lekë dhe

shpenzime 13.397.802,73 lekë. Siç shikohet edhe nga vetë shifra e afarizmit e

raportuar në 2012, 73% e qarkullimit të realizuar nga kjo industri është kryer gjatë

janar – shtator 2012.

62 Intervistë me Gerond, BSH. Autoriteti i Mbikqyrjes, realizuar në Dhjetor 2012. 63 http://www.monitor.al/bsh-faktoringu-349-milione-leke-8332/ (parë më 21/02/2013). 64 INSTAT, në linjë: www.instat.gov.al, 2013.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 86 Temë disertacioni

Figura 5.1. Tendenca e qarkullimit të industrisë faktoring në Shqipëri

Pra shikohet që ka një ndryshim tepër të madh të qarkullimit të deklaruar, kjo për vetë

faktin se kompanitë faktoring sapo kanë filluar të realizojnë shitjet e tyre pas një

periudhe për përfitimin e licencave. Shërbimi i tyre është i ndarë në dy tipe të

ardhurash, ashtu siç e lejon dhe vetë ligji, duke siguruar të ardhura më të larta nga

shërbimi i mbledhjes se sa nga interesat e siguruara nga përdorimi i fondeve.

Figurë 5.2 Raporti i të ardhurave nga kompanitë faktoring.

Një fakt tjetër që duhet të përmendim në cilësitë e industrisë faktoring në Shqipëri

është edhe vendi i realizimit të këtij shërbimi. Deri tani raportohet që shërbimi kryhet

100% në Shqipëri, pa u zgjeruar në vendet e tjera. Pra akoma nuk ka filluar

eksportimi i tij, por që besohet se me problemet financiare që po përballen fqinjët tanë

Italia dhe Greqia, patjetër shumë shpejt do të ketë një eksportim të këtij shërbimi.

5.3 SI MUND TË AVANCOJË BIZNESI I FAKTORINGUT

NË SHQIPËRI

Duke u nisur nga kuptimi i faktoringut, që është shitja e llogarive të arkëtueshme,

mund të vërejmë që një zhvillim më i shpejtë të kësaj industrie do t’i japë mundësitë e

zhvillimit të industrive dhe modelet e shitjes me kredi. Deri tani, në Shqipëri, një

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 87 Temë disertacioni

model i tillë nuk ka ekzistuar, pasi shumica e transaksioneve zhvillohej me lekë në

dorë, gjë që e bënte të pamundur zhvillimin e kësaj industrie.

Hapat e para mund të vërehen në zyrat e mbledhjes së borxhit, të cilat po

bashkëpunojnë me institucionet shtetërore. Ministritë dhe zyrat e taksave po u shesin

kompanive të mbledhjes së borxhit gjobat e pashlyera nga biznesi. Në këtë rast jemi

në modelin e kalimit të llogarive të arkëtueshme jo kundrejt përdorimit të mjeteve

monetare të kompanisë së mbledhjes së borxheve por kundrejt një shërbimi, i cili në

fund do të ketë edhe koston e tij. Ndonëse në këtë moment nuk është faktoring i

mirëfilltë përsëri do guxojmë ta quajmë si fillesat e një industrie të tillë. Në këtë pikë

nuk janë vetëm institucionet shtetërore që po kalojnë administrimin e llogarive të

arkëtueshme zyrave të përmbarimit, por edhe bizneset, ku mund të përmendim CEZ,

si dhe vetë bankat për mbledhjen e kredive.

Ndërkohë, nuk është vetëm kompania CEZ që po ndjen nevojën e likuiditeteve, por

asaj po i bashkohet edhe kompania AMC, e cila ka filluar të menaxhojë llogaritë e saj

të arkëtueshme nëpërmjet kompanisë më të re në Shqipëri por me përvojë

ndërkombëtare të mbledhjes së borxhit, EOS Albania. Kompanive të tilla i bashkohen

edhe plot të tjera, duke bërë kështu të nevojshëm shërbimin e një industrie të tillë.

5.4 ANALIZA EMPIRIKE, RASTI I FIRMAVE SHQIPTARE

NË PËRDORIMIN E FAKTORINGUT

5.4.1 OBJEKTIVAT E ANALIZËS EMPIRIKE

Qëllimi i studimit tonë ishte arritja e disa objektivave nëpërmjet analizës empirike.

Për këtë arsye, kemi marrë në studim 110 ndërmarrje të vogla dhe të mesme, të cilat

operojnë në sektorë të ndryshëm të industrisë dhe kanë karakteristika të veçanta

ndërmjet tyre. Literatura botërore është e pasur me studime empirike, që janë bërë në

vende të ndryshme të rajonit dhe të botës, në lidhje me përcaktimin e faktorëve

përcaktues që ndikojnë në përdorimin e faktoringut financiar, si burim financimi

afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Në Shqipëri, mund të themi se

jemi ndër të parët që po studiojmë dhe përcaktojmë se cilët janë faktorët dhe çfarë

karakteristikash duhet të kenë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, me qëllim që ato të

jenë më të prirura të përdorin faktoringun si burim financimi, në kushtet e mungesës

së kapitalit punues. Duke u mbështetur dhe inspiruar edhe nga studimet empirike

botërore të mëparshme, që janë bërë ndër vite, menduam që në analizën tonë të

përcaktojmë se:

Në ç’fazë është industria e faktoringut në Shqipëri?

Cila është struktura e pronësisë së NVM-ve?

Cilët sektorë të biznesit janë më të prirura për të përdorur financimin

afatshkurtër me anë të faktoringut?

Sa i përshtatshëm është ambienti i biznesit shqiptar dhe sa i favorshëm është

legjislacioni për faktoringun, për tu zhvilluar si industri?

A kanë kompanitë mungesë likuiditeti?

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 88 Temë disertacioni

A përdoret faktoringu si burim financimi për kapitalin punues?

Cilat burime financiare përdorin NMV-të, krahas Vetëfinancimit dhe Huas?

A janë të gatshëm furnizuesit dhe klientët për të përdorur faktoring?

A janë të gatshëm furnizuesit dhe klientët për të dhënë informacion për

ecurinë e pagesave midis tyre?

Sa për qind të qarkullimit të tyre vjetor arrijnë të arkëtojnë brenda vitit?

Çfarë parashikojnë të investojnë NMV-të, për 5-vitet e ardhshme?

Në fund të këtij kapitulli do të japim dhe konkluzionet përkatëse në lidhje analizën

empirike të tregut të faktoringut në Shqipëri .

5.4.2 METODOLOGJIA E PËRDORUR

Sikurse e kemi theksuar edhe në hyrje, metodologjia e përdorur është analiza e

dokumentacionit që i referohet literaturës specifike nëpërmjet leximit, metodës

krahasuese, duke parë se si ndryshon përdorimi i faktoringut në vende të ndryshme të

rajonit dhe botës, por dhe në periudha të ndryshme kohore, si dhe nëpërmjet

vëzhgimit aktiv që ka të bëjë me analizën e faktorëve që ndikojnë pozitivisht ose

negativisht në përdorimin e faktoringut financiar në vendin tonë.

Vëzhgimin aktiv e kemi realizuar nëpërmjet hartimit të dy pyetësorëve:

Pyetësori i parë u adresohet NMV-ve.

Është realizuar një pyetësor për 110 kompani, të cilat kanë objekte të ndryshme

veprimi dhe operojnë në tregun shqiptar. Kompanitë që u intervistuan janë zgjedhur

në mënyrë rastësore dhe shumica e tyre i kanë zyrat qendrore në Tiranë.

Pyetësori i dytë u adresohet kompanive private bankare dhe jo bankare të liçensuara

nga Banka e Shqipërisë për ofrimin e shërbimit të faktoringut.

Pyetësori i parë është ndarë në katër seksione, në mënyrë që të analizohet natyra e

bizneseve të mundshme për të kërkuar shërbimin e faktoringut, mënyrat që përdorin

bizneset shqiptare për financim në situata të mungesës së likuiditeteve, kuptimin e

faktoringut dhe perceptimin e situatës në të cilën faktoringu mund të përdoret në

ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Hartimi i pyetësorit u bë në mënyrë të tillë që të

intervistuarit t’i kuptonin pyetjet të gjithë njësoj dhe të mos kishin vështirësi për tu

përgjigjur. Janë përdorur pyetësorët me pyetje të mbyllura, sipas të cilave të

intervistuarve u kërkohet të japin një përgjigje të saktë dhe ku numri i zgjedhjeve të

përgjigjeve është i kufizuar. Kemi përdorur pyetje të cilat kishin dy përgjigje, PO ose

JO, kurse shumica e pyetjeve kanë qenë me shumë zgjedhje por me përgjigje të njëjtë.

Pyetjet e përdorura janë të shkurtra dhe të drejtpërdrejta, të cilat mundësojnë marrjen

e informacionit të kërkuar në mënyrë sa më të saktë. Mund të themi që kemi përdorur

gjuhën teknike, për arsyen e vetme se të intervistuarit do të ishin financierët apo

përfaqësuesit e departamenteve të menaxhimit të kompanive të marra në studim, pra

pyetësori ju drejtohej një kategorie të caktuar të njerëzve të cilët kishin formim

ekonomik.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 89 Temë disertacioni

Përpara se të plotësonim pyetësorin për NMV-të, kemi bërë një test provë, në

periudhën nëntor–dhjetor të vitit 2012, për të verifikuar qartësinë e pyetjeve përbërëse

të tij. Për këtë, anketuam 10 NMV që operenonin në sektorë të ndryshëm të

ekonomisë. U përdor anketimi ballë për ballë dhe u vu re se pyetësori ishte i thjeshtë e

i kuptueshëm dhe nuk i vinte në vështirësi të anketuarit. I siguruam të anketuarit për

ruajtjen e konfidencialitetit dhe anonanimatit të tyre, duke u koduar pyetësorët me

numra rendorë. Kjo e bëri më të lehtë dhënien e informacionit nga ana e tyre, sepse

dihet që në Shqipëri dhënia e informacionit të firmave, qofshin këto informacione

kontabile ose jo, konsiderohen akoma një tabu. Më pas, po për cilësinë e këtij

pyetësori, morëm dhe mendimin dhe miratimin e disa ekspertëve kontabël.

Anketuesit që kanë punuar për plotësimin e këtij pyetësori kanë qenë ekonomistë, me

qëllim që tu vinin në ndihmë të anketuarve për një përgjigje sa më të saktë. Pyetësorët

i kemi plotësuar në muajin mars-prill të vitit 2013.

Kompanitë e faktoringut dhe bankat e nivelit të dytë, të cilat ofronjnë shërbimin e

faktoringut, i kemi intervistuar me pyetje të hapura në formë bashkëbisedimi.

Informacionin për liçensimin e tyre për të ofruar shërbimin e faktoringut si burim

financimi afatshkurtër e kemi marrë më parë nga Banka e Shqipërisë, nga Autoriteti i

Mbikëqyrjes. Pyetjeve të cilat kanë të bëjnë me qarkullimin tyre vjetor, të ardhurat e

realizuara, nivelin e cash-flow, apo numrin e klientëve që ato kanë ju janë përgjigjur

me skepticizëm, ndërsa pyetjeve të bëra për rregullimin ligjor të faktoringut apo

vështirësive që ata hasin gjatë operimit të tyre në treg janë treguar më të hapur.

Megjithëse shifrat flasin për një treg mjaft pozitiv ku ka mundësi zhvillimi, kompanitë

e para që kanë filluar të operojnë në këtë treg flasin për vështirësitë që hasin në

operimin e përditshëm. Këto vështirësi janë më tepër të sigurimit të informacionit se

sa të gjetjes së furnitorëve. Të katër kompanitë e intervistuara, ASF dhe OMNI

Factor, Pro Factoring, ZIG Kompany, si dhe tetë Bankat e nivelit të dytë, pohojnë që

në Shqipëri ka furnitorë por sigurimi i informacionit për klientët e këtyre furnitorëve

është tepër i vështirë. Kjo është rezultat i mungesës së statistikave në Shqipëri për

këtë kategori shërbimi, por ajo që duhet theksuar është mungesa e publikimit të

pasqyrave financiare dhe kultura që ekziston në Shqipëri për një bashkëpunim të tillë.

Pengesa tjetër që kanë kompanitë institucione jo financiare është se Banka e

Shqipërisë, si autoritet mbikëqyrës i operacioneve të tyre, ka vendosur rregulla tepër

strikte, të cilat pengojnë operimin e shpejt të transaksionit. Një rregull i tillë, i cilësuar

tepër strikt nga OMNI Factor, është edhe gjurmimi i origjinës së themeluesve të

furnitorëve me të cilët kompania faktoring hyn në marrëveshje.

Një arsye tjetër që zhvillimi i faktoringut po gjen pengesa, po sipas kompanive private

te faktoringut të intervistuara, është edhe përkufizimi i provigjoneve si rezultat i riskut

operacional. Ky përkufizim i Bankës së Shqipërisë është i ndryshëm nga ai që

paraqitet te IFRS-të. Banka e Shqipërisë i përcakton provigjonet për kreditë e këqija

jo në një bazë të caktuar të një harku kohor, por në varësi të cilësive dhe shumave të

kredive me probleme65, duke bërë që periudha e mosarkëtimit të zgjatet deri në 360

ditë, ndërsa sipas IFRS-ve mos arkëtimi i llogarive të arkëtueshme brenda një harku

kohorë prej 180 ditësh do të cilësohet si borxh i keq. Kjo diferencë bën që të ketë

65 Rregullore “Për administrimin e rrezikut të kredisë nga bankat dhe degët e bankave të huaja”.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 90 Temë disertacioni

ndikim mbi raportet financiare, pasi duhet të pritet edhe 180 ditë që këto llogari të

cilësohen si borxh i keq dhe të kalojnë në rezultatin e kompanisë.

Përveç kësaj, legjislacioni tatimor paraqet një sërë procedurash për përcaktimin e një

llogarie të paarkëtuar si borxh i keq, të cilat përveç kostove administrative shtesë kanë

edhe probleme të sigurimit të dokumentacionit të duhur66.

Mungesa e informacionit nga ana e shoqërive faktoring ka bërë që tani për tani të

zhvillohet vetëm faktoringu pa garanci, që do të thotë se kompanitë faktoring nuk

dëmtohen nëse klienti nuk ka aftësi paguese për të likuiduar detyrimin e tij ndaj

furnitorit. Me mbarimin e periudhës së mbledhjes së borxhit dhe realizimit të

shërbimeve të cilësuara në kontratë, mbyllet edhe marrëdhënia e furnitorit me

faktorin, por gjithmonë duke rakorduar llogaritë e klientit. Nëse klienti nuk ka shlyer

detyrimin, furnitori është i detyruar të kthejë shumën e dhënë nga fakti si dhe të

paguajë interesat. Këtu Banka e Shqipërisë, nëpërmjet rregullores “Për Administrimin

e Rrezikut në Veprimtarinë e Subjekteve jobanka”, ka përcaktuar qartë që fakti nuk do

të financojë borxhin e keq si dhe nivelin deri në cilën vlerë do të financojë llogaritë e

arkëtueshme të furnitorit. Sipas kësaj rregulloreje, ekspozimi i subjektit ndaj një

personi ose grupi personash të lidhur, konsiderohet ekspozim i madh kur vlera e tij

është e barabartë ose më e madhe se 10% e kapitalit të subjektit. Ky ekspozim i

subjektit ndaj një personi ose grupi personash të lidhur nuk mund të tejkalojë 15% të

kapitalit të subjektit. Në rastet kur i tejkalon këto shifra, subjekti nuk duhet t’i

financojë llogaritë e arkëtueshme të furnitorit.

Kjo është cilësi pozitive pasi mbron të dyja palët, si furnitorin ashtu edhe faktorin.

Furnitori mbrohet në rastin e mosfinancimit të borxhit të keq, pasi ky borxh duke mos

u arkëtuar as nga faktori nuk do sjellë likuiditete për furnizuesin por do i shtojë

shpenzimet e tij me vlerën e interesit të shumës së financimit të këtyre borxheve.

Ndërsa me përcaktimin e limitit të financimit, mbrohet faktori, duke mos e lënë që të

gjendet para faktit të mungesës së likuiditeteve.

Në lidhjen me perspektivën e kësaj industrie, kompanitë faktoring dhe bankat e nivelit

të dytë ishin optimiste, sepse numri i NMV-ve në Shqipëri është shumë i madh,

mungesa e likuiditetit sipas tyre te këto NMV është shtuar dhe kredia bankare ka

kosto shumë të lartë, gjë që do t’i çoj ato në përdorimin e burimeve alternative të

financimit afatshkurtër siç është faktoringu.

5.4.3 ANALIZA E TË DHËNAVE

Të dhënat e mbledhura nga pyetësori, të cilin e kishim përgatitur për NMV-të,

janë analizuar nëpërmjet programit statistikor SPSS 17, për të nxjerrë në pah

nevojën e industrisë së faktoringut në Shqipëri dhe cilat janë tipet e

kompanive që mund të kërkojnë shërbimin e ofruar nga faktoringu. A kanë

NMV-të mungesë likuiditeti? Nëse kanë, çfarë burimesh financiare përdorin

për të financuar nevojat për kapital punues? Me të dhënat që kemi siguruar

nga përgjigjet e pyetësorëve kemi studiuar karakteristikat demografike të

NMV-ve. Për të analizuar ndikimin e faktorëve të likuiditetit të firmave, të

cilët ndikojnë te përdorimi i faktoringut, na duhej patjetër të siguronim

66 Ligji “Per TVSH”.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 91 Temë disertacioni

Pasqyrat Financiare të NMV-ve të marra në studim. Këto pasqyra i kemi

siguruar me vështirësi, pasi ato nuk i gjetëm të publikuara në asnjë institucion

shtetëror.

5.4.4 ANALIZA EMPIRIKE E REZULTATEVE

Për të studiuar faktorët që ndikojnë te përdorimi i faktoringut dhe karakteristikat që

duhet të kenë firmat që përdorin faktoringun si burim financimi afatshkurtër, kemi

analizuar përgjigjet që kemi mbledhur nga pyetësorët e realizuar, duke dhënë në fund

edhe konkluzionet përkatëse.

Pyetjes se cila është kohëzgjatja aktuale e shlyerjes së pagesave nga klientët tuaj

kryesorë, të intervistuarit janë përgjigjur si më poshtë:

Pyetja 1. Cila është kohëzgjatja aktuale e shlyerjes së pagesave nga blerësit tuaj

kryesorë?

Tabela 5.2. Kohëzgjatja aktuale e shlyerjes së pagesave.

Alternativa Frekuenca Përqindja

0-30 ditë 22 20 %

30-90 ditë 55 50%

Mbi 90 ditë 33 30%

Totali 110 100%

Burimi: Llogaritjet e autorit.

Figura 5.2. Kohëzgjatja aktuale e shlyerjes së pagesave (djathtas, shkalla e

përqindjes).

Siç e shohim nga tabela dhe grafiku i mësipërm, NMV-të që janë tashmë të

konsoliduara në treg, ndjejnë mungesën e likuiditetit pasi 30% e tyre arrijnë të

arkëtojnë llogaritë e tyre të arkëtueshme pas më shumë se 90 ditësh. Duke bërë

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 92 Temë disertacioni

analizën sipas vjetërsisë së llogarive të arkëtueshme të ndërmarrjeve të marra në

studim, mund të themi se kjo zgjatje në afatin e shlyerjes së këtyre llogarive tregon se

klientët paguajnë me vonesë dhe shkak i kësaj është vështirësia financiare që ata hasin

gjatë operimit të tyre në treg. Ne kemi vazhduar më tej me pyetjen se sa për qind të

qarkullimit arkëtojnë këto NMV brenda një periudhe 12 mujore dhe të intervistuarit

na janë përgjigjur si më poshtë:

Sa për qind të qarkullimit keni arkëtuar brenda 12 muajve të fundit nga klientët tuaj?

Tabela 5.3. Përqindja e qarkullimit të arkëtuar brenda vitit.

Alternativa Frekuenca Përqindja

0-10% 3 3%

20-40% 90 82%

50-70% 12 11%

80-100% 5 4%

Totali 110 100%

Burimi: Llogaritjet e autorit.

Figura 5.3. Përqindja e qarkullimit të arkëtuar brenda vitit (djathtas, shkalla e

përqindjes).

Nga tabela 5.3 dhe grafiku 5.4 shohim se 3% e tyre arrijnë të arkëtojnë 0-10 % të

qarkullimit të tyre brenda vitit , 82% e tyre arkëtojnë 20-40% të qarkullimit dhe vetëm

11% e tyre arrijnë të arkëtojnë vetëm 50-70% të qarkullimit të tyre brenda vitit. Kurse

80-100% të qarkullimit arrijnë ta arkëtojnë vetëm 4%. Kjo tregon edhe njëherë

vështirësinë financiare që hasin NMV-të e marra në studim.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 93 Temë disertacioni

Pyetjes : A arrini t’i likuidoni në kohë ju furnitorët tuaj?

Tabela 5.4. Likuidimi në kohë i furnitorëve.

Alternativa Frekuenca Përqindja

PO 30 27%

JO 80 73%

Totali 110 100%

Burimi: Llogatitjet e autorit.

Figura 5.4. Alternativat e likuidimit në kohë të furnitorëve.

Të intervistuarit u janë përgjigjur se vetëm 27% e tyre arrin t’i likuidojë në kohë

furnitorët, ndërsa 73% janë përgjigjur se nuk arrijnë t’i paguajnë në kohë furnitorët,

duke u bërë pengesë për vazhdimin me sukses të veprimtarisë së tyre.

Pyetjes se sa vështirësi hasni nga moslikuidimi në kohë i llogarive të pagueshme nga

0- 10? (ku 0 shpreh mosvënien në vështirësi dhe 10 vështirësi deri në pengim të

operimit të përditshëm të kompanisë),

Tabela 5.5. Shkalla e vështirësisë nga moslikuidimi në kohë i furnitorëve.

Alternativa Frekuenca Përqindja

0-3 22 20%

4-7 55 50%

8-10 33 30%

Totali 110 100%

Burimi: Llogaritjet e autorit.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 94 Temë disertacioni

Figura 5.5. Shkalla e vështirësisë nga moslikuidimi në kohë i furnitorëve (djathtas,

shkalla e përqindjes).

Të intervistuarit i janë përgjigjur si vijon: Vetëm 20% e tyre kanë hasur vështirësi në

shkallën 0-3. 50% e të anketuarve pohojnë duke e vlerësuar vështirësinë në lidhje me

likuidimin e furnitorëve të tyre me një notë 7 që është tepër e lartë dhe po 30% e tyre

janë përgjigjur se kanë hasur vështirësi në shkallën 8-10, e cila është vështirësi

maksimale për bizneset aktuale, sepse mos likuidimi i furnitorëve ndikon direkt në

furnizimin e tyre me lëndën e parë e domosdoshme për ecurinë e tyre në treg.

Dihet që një nga treguesit më të rëndësishëm të likuiditetit është kapitali punues. Ai

llogaritet si diferencë midis aktiveve afatshkurta dhe detyrimeve afatshkurtra. Kur

aktivet afatshkurtra tejkalojnë detyrimet afatshkurtra, kapitali punues rezulton pozitiv.

Një kapital punues pozitiv shpreh një gjendje të mirë likuiditeti për shoqërinë. Sa më i

lart të jetë ky tregues aq më likuide është shoqëria ose njësia ekonomik dhe aq më

“siguri” shprehin pasqyrat e saj financiare për kreditorët që nuk dëshirojnë një

mungesë në mjete monetare. Kur detyrimet afatshkurta tejkalojnë aktivet afatshkurtra

atëherë kemi mungesë në kapitalin punues, gjendje kjo që tregon se njësia ka mungesë

likuiditeti. Kjo gjendje financiare i detyron firmat të kërkojnë financim të jashtëm .

Për të parë nëse firmat që kemi marrë në studim kanë mungesë likuiditeti apo jo, kemi

vazhduar me pyetjen:

A keni pasur mungesë në kapitalin punues gjatë veprimtarisë suaj?

Tabela 5.6. Mungesa e kapitalit punues për firmat e marra në studim.

Alternativa Frekuenca Përqindja

PO 43 39%

JO 67 61%

TOTALI 110 100%

Burimi: Llogaritjet e autorit.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 95 Temë disertacioni

Figura 5.6. Alternativat e mungesës së kapitalit punues.

Nga përgjigjet shohim se 61% e firmave nuk kanë pasur mungesë në kapitalin punues,

ndërsa 39% e tyre kanë pasur mungesë në kapitalin punues. Kjo shifër është e

konsiderueshme dhe shpreh edhe njëherë qartë mungesën e likuiditetit që hasin firmat

shqiptare që ne kemi marrë në studim.

Edhe pse duket qartë nevoja për financim, përsëri kompanitë që operojnë në tregun

shqiptar preferojnë ose janë të detyruara të përdorin më shumë metodën e

vetëfinancimit dhe instrumente të tjerë financiarë afatshkurtër për kapital punues.

Këtë e tregon tabela 5.7 dhe grafiku i mëposhtëm 5.8. Vetëm 18% e këtyre nevojave

financohen me hua, 37% financohen me vetëfinancim, 24% financohen nga ortakët

dhe pjesëtarët e tjerë të grupit dhe 21% me instrumente të tjerë financiarë. Kjo për

faktin se bankat janë tepër dorështrënguara në lidhje me kreditë për kapital punues

ndaj këtyre kompanive të reja, por edhe mundësia për të siguruar një kolateral për

bankat është tepër e vështirë për këto kompani. Megjithëse mbi 60% e kompanive të

intervistuara e njohin faktoringun si mënyrë financimi afatshkurtër, përsëri

interpretimi i mënyrës se si funksionon një kompani faktoringu ishte e ndryshme. Mos

funksionimi rigoroz i bursës në Shqipëri bën që bizneset e vogla dhe të mesme të kenë

vështirësi për të siguruar fondet e nevojshme për kapitalin punues.

Cilat burime financiare përdorni për kapital punues?

Tabela 5.7. Burimet financiare të përdorura për kapital punues

Alternativa Frekuenca Përqindja

Vetëfinancim 41 37%

Hua 20 18%

Ortakë dhe pjesëtarë të grupit 26 24%

Instrumente të tjerë financiarë 23 21%

Total 110 100%

Burimi: Llogaritjet e autorit.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 96 Temë disertacioni

Figura 5.7. Burimet financiare të përdora për kapital punues (djathtas, shkalla e

përqindjes).

Më pas e kemi vazhduar analizën tonë me përgjigjet e pyetjes se çfarë parashikoni të

investoni në biznesin tuaj për 5-vitet e ardhshme?

Tabela 5.8. Parashikimi i investimeve të ardhshme nga NMV-të.

Alternativa Frekuenca Përqindja

Ndërtesa, makineri e pajisje 20 18%

Aktive qarkulluese materiale 56 51%

Aktive qarkulluese financiare 34 31%

Totali 110 100%

Burimi: Llogaritje të autorit.

Figura 5.8. Parashikimi i investimeve të ardhshme nga NMV-të e marra në studim

(djathtas, shkalla e përqindjes).

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 97 Temë disertacioni

Nga tabela 5.8 dhe figura 5.9 shohim që investimet e ndërmarrjeve të marra në

studim, për pesë vitet e ardhshme do të shkojnë 51% për aktive qarkulluese materiale,

31% për aktive qarkulluese financiare dhe vetëm 18% për ndërtesa, makineri dhe

pajisje. Kjo tregon se NMV-të do të jenë më të përqendruara në menaxhimin

afatshkurtër të bizneseve të tyre, duke vazhduar të jenë të tërhequr në ndërmarrjen e

projekteve dhe planeve për financime afatgjata. Siç e shohim dhe nga treguesit e

mësipërm, investimet më të mëdhaja do të shkojnë për kapital qarkullues, kështu që

rrjedhimisht do të rritet nevoja për burime financimi afatshkurtra.

Për të testuar se sa të gatshme janë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që kemi marrë

në studim për të përdorur faktoringun si burim financimi afatshkurtër, në pyetësorin e

përgatitur për to kemi vendosur pyetjet e mëposhtme:

A jeni të gatshëm ju si njësi ekonomike të jepni informacion në lidhje me ecurinë e

pagesës së klientëve tuaj?

Tabela 5.9. Informacioni për ecurinë e pagesës së klientëve.

Alternativa Frekuenca Përqindja

PO 43 39%

JO 67 61%

Totali 100 100%

Burimi: Llogaritjet e autorit.

Figura 5.9. Informacioni për ecurinë e pagesave të klientëve.

Nga tabela 5.9 dhe grafiku 5.10 shohim se 39% e të intervistuarve janë përgjigjur se

janë të gatshëm të japin informacion në lidhje me ecurinë e pagesës së klientëve të

tyre, ndërsa 61% janë përgjigjur se nuk janë të gatshëm. Ky është vetëm një problem

mentaliteti që kanë tani për tani bizneset shqiptare, duke e menduar si një nxjerrje

informacioni të kompanisë debitore për ecurinë e pagesave të llogarive të tyre të

arkëtueshme. Por përsëri mund të themi se 39% është një shifër shumë premtuese për

krijimin e një ambienti të mirë për funksionimin e biznesit të faktoringut.

Pyetjes se a jeni të gatshëm ju si njësi ekonomike të jepni informacion për detyrimet

që keni ndaj furnitorëve?

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 98 Temë disertacioni

Tabela 5.10. Informacioni për detyrimet ndaj furnitorëve.

Alternativa Frekuenca Përqindja

Po 40 36%

JO 70 64%

Totali 110 100%

Burimi: Llogaritjet e autorit.

Figura 5.10. Informacioni për detyrimet ndaj furnitorëve

Pra, edhe në këtë rast, shohim se vetëm 36% e të intervistuarve i janë përgjigjur

pozitivisht pyetjes, ndërsa 64% janë përgjigjur se nuk janë të gatshëm të japin

informacion për detyrimet që kanë ndaj furnitorëve.

Kemi vazhduar analizën tonë me pyetjen e mëposhtme.

A do të pranonit që arkëtimin e klientit tuaj ta realizojë një kompani faktoringu apo

një bankë?

Tabela 5.11. Alternativat e arkëtimit të klientëve nga kompani faktoringu apo bankë.

Alternativa Frekuenca Përqindja

PO 44 40%

JO 66 60%

Totali 110 100%

Burimi: Llogaritje të autorit.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 99 Temë disertacioni

Figura 5.11. Alternativat e arkëtimit të klientëve nga kompani faktoringu apo bankë.

Shohim se 40% i janë përgjigjur pozitivisht pyetjes ndërsa 60% i janë përgjigjur

negativisht, duke menduar se ndoshta mbledhja e llogarive të arkëtueshme nga një

kompani faktoringu do të çonte në një irritim të klientit të tyre.

Pyetjes se: A do pranonit që detyrimin tuaj ndaj furnitorit ta shlyenit nëpërmjet një

banke?

Tabela 5.12. Shlyerja e detyrimit të furnitorit nëpërmjet një banke.

Alternativa Frekuenca Përqindja

PO 77 70%

JO 33 30%

Totali 110 100%

Burimit: Llogaritjet e autorit

Figura 5.12. Shlyerja e detyrimit të furnitorit nëpërmjet një banke.

Pyetjes së mësipërme, 70% e të intervistuarve i janë përgjigjur me PO. Pra mund ta

paguajnë furnitorin e tyre nëpërmjet një banke të nivelit të dytë, pasi atyre u ishte

shpjeguar se do ta paguanin faturën me ato kushte që kishin rënë dakord me

furnitorin. Ky rezultat, ashtu sikur e kemi ndeshur edhe në literaturën botërore, i jep

prioritet zhvillimit të faktoringut të servirur nga bankat. Kjo mënyrë është një formë

shumë e njohur e faktoringut në Itali, ku faktorët që janë pjesë e grupeve bankare,

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 100 Temë disertacioni

janë lojtarët kryesorë të tregut. Ndërsa 30% e të intervistuarve i janë përgjigjur

negativisht kësaj pyetje, pra ata nuk parapëlqejnë që në marrëdhëniet midis tyre dhe

furnitorit të futej një kompani e tretë apo bankë. Ata preferojnë marrëdhëniet

tradicionale të të bërit biznes. Pra shohim që pengesë në përdorimin e faktoringut si

burim financimi afatshkurtër, për të përballuar nevojat për kapital punues, janë edhe

vetë firmat të cilat e kanë të vështirë të ndërrojnë mentalitetin e të bërit biznes.

5.4.5 KONKLUZIONE TË REZULTATEVE TË PYETËSORIT

Pjesa me e madhe e kompanive të anketuara, të cilat operojnë në tregun shqiptar, me

shërbimet dhe objektet e ndryshme të veprimtarisë së tyre, e ndjejnë mungesën e

likuiditeteve. Kjo pasi 30% e tyre arrijnë të arkëtojnë llogaritë e tyre të arkëtueshme

pas më shumë se 90 ditëve, 11% e tyre arrijnë të arkëtojnë vetëm 50-70% të

qarkullimit të tyre brenda vitit dhe 39% e tyre rezultojnë me kapital punues negativ.

Mungesa e likuiditetit nuk ndjehet vetëm te kompanitë me një eksperiencë mbi 5 vjet,

por pothuajse mbi të gjitha bizneset, pasi 73% raportojnë që nuk arrijnë të likuidojnë

në kohë furnitorët e tyre, duke u bërë pengesë për vazhdimin me sukses të

veprimtarisë së tyre. Kjo rezulton nga fakti se 50% e të anketuarve pohojnë, duke e

vlerësuar vështirësinë në lidhje me likuidimin e furnitorëve të tyre me një notë 7, që

është tepër e lartë për bizneset aktuale, sepse mos likuidimi i furnitorëve ndikon direkt

në furnizimin e tyre me lëndën e parë të domosdoshme për ecurinë e tyre në treg.

Në vitet e ardhshme, sipas rezultatit të pyetësorit, do të ketë më shumë investime në

mjete qarkulluese dhe aktive financiare sesa në investime afatgjata. Investimet në

mjete qarkulluese do të zënë 51% të investimeve të firmave të marra në studim. Këto

investime do të financohen me burime afatshkurtra, pasi kërkesa për kredi nga NMV-

të, për të financuar kapitalin qarkullues, në vitin 2013 ka rënë me 0.4%, krahasuar me

vitin 2012 (sipas Bankës së Shqipërisë).

Zhvillimi i faktoringut si industri e mirëfilltë do të dojë kohën e vet, pasi në Shqipëri

ekziston mentaliteti i mosdhënies së informacionit si për ecurinë e pagesave të klientit

ashtu dhe për shlyerjet e detyrimeve ndaj furnitorëve. Nga firmat e marra në studim,

afërsisht mbi 60%, janë përgjigjur se s’janë të gatshme të bashkëpunojnë. Kështu që

kompanitë private të faktoringut do të kenë vështirësi në gjetjen e informacionit për

furnizuesit dhe klientët e tyre. Por, nga ana tjetër, sipas rezultateve të pyetësorit, mund

të themi se 70% e firmave të marra në studim janë përgjigjur se mund t’i bëjnë

pagesat e faturave të furnitorëve të tyre te një bankë e nivelit të dytë. Për këtë arsye,

mendojmë se do ketë më shumë zhvillim faktoringu i ofruar nga bankat e nivelit të

dytë, ashtu sikurse ndodh dhe në Itali, ku aktorët kryesorë të ofrimit të faktoringut

janë departamentet e bankave dhe jo kompanitë financiare jobankare.

Faktoringu në Shqipëri është një biznes i ri, që ka vetëm 3 vjet që po funksionon si i

tillë, pavarësisht se ligji për faktoringun është hartuar që në vitin 2006. Pra, mund të

themi se ashtu sikurse theksohet edhe ne literaturën botërore, janë treguesit e

kufizimeve financiare të firmave, ata që luajnë rol përcaktues në përdorimin e

faktoringut. Nga sa pamë më lart mund të themi se në Shqipëri, pavarësisht se ka

kufizime si pasojë e mentalitetit të trashëguar të të bërit biznes, ka vend për

përdorimin apo zhvillimin e biznesit të faktoringut, si alternativë e re financimi

afatshkurtër, pasi firmat që kishim marrë në studim rezultuan me mungesë likuiditeti.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 101 Temë disertacioni

5.5 ANALIZA SASIORE E NDIKIMIT TË VARIABLAVE NË

PËRDORIMIN E FAKTORINGUT

Ne e kemi thelluar punimin tonë, duke shkëputur nga gjithë kompanitë e intervistuara

pasqyrat financiare të kompanive që përdornin faktoringun si burim financimi për

kapital punues. Qëllimi kryesor i punimit tonë, siç e kemi theksuar dhe më lart, ka

qenë të nxjerrim në pah dhe të vërtetojmë se faktoringu është një alternativë shumë e

mirë për financimin e firmave, të cilat janë në fillimet e tyre me një kolateral të

pamjaftueshëm për të marr kredi nga bankat por që kanë një rezultat pozitiv në

pasqyrat e të ardhurave dhe shpenzimeve. Pra, janë firma që rezultojnë me fitim por

ndodhen në vështirësi financiare sepse kanë mungesë likuiditetesh. Duke u

mbështetur te studimet empirike67 që janë bërë në periudha të ndryshme kohore në

Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Itali, vende në të cilat

realizohet volumi më i madh i industrisë së faktoringut në shkallë botërore, kemi

përcaktuar faktorët që ndikojnë në përdorimin e faktoringut.

Binks dhe Enny në vitin 1997 dhe më vonë nëpërmjet studimit empirik në Angli,

Soufani në vitin 2002, kanë përcaktuar se faktorët demografikë, madhësia, sektori,

pronësia ligjore ndikojnë në përdorimin e faktoringut. Nëpërmjet studimit tonë kemi

përcaktuar këta faktorë si variabla të pavarur dhe faktoringun si variabël të varur.

Përveç faktorëve demografikë, një tregues tjetër që ndikon te përdorimi i faktoringut

është dhe treguesi i rritjes ose zhvillimit të firmave. Ky tregues llogaritet duke marrë

të dhënat nga pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve të firmave, duke vënë në raport

diferencën midis shitjeve të vitit aktual me shitjet e një periudhe të mëparshme me

shitjet e një periudhe të mëparshme. Kjo teori është studiuar nga shumë studiues të

fushës ekonomike si Noly në vitin 1969, Beecham në 1988, Palframan në 1989,

Hawkins në 1993, Smith dhe Schnucker në 1994 dhe Bickers në vitin 1994.

Grupi i tretë i faktorëve që i kemi përcaktuar si të rëndësishëm në përdorimin e

faktoringut janë treguesit e kufizimeve financiare. Këta tregues janë raporti korrent,

raporti i borxhit dhe raporti i rrjedhjeve të arkës.

Studimet empirike kanë vërtetuar se këta faktorë kanë rol përcaktues në përdorimin e

faktoringut nga NMV-të. Këto studime janë bërë në vitin 2004 nga Michele

Benvenuti dhe Marco Gallo, si përfaqësues të Bankës Italiane, për të studiuar

karakteristikat e firmave të cilat përdorin faktoring si burim financimi për kapital

punues. Ka pasur edhe studime empirike më të hershme nga Cfr. Mian e Smith

(1992), Smith e Schnucker (1994), Summers e Wilson (2000) e Soufani (2001). Në të

gjitha këto studime është provuar se kufizimet financiare ose mungesa e lartë e

67Mian and Smith (1992) ‘Accounts Receivable Management Policy: Theory and Evidence’, The

Journal of Finance (47):169-20.

Smith and Schnucker (1994) ‘An empirical examination of organizational structure: The Economics of

the Factoring Decision’, Journal of Corporate Finance (1), Pg.119-138.

Soufani (1999) ‘The Role of Factoring in the Financing of Small Firms in the UK’, Ph. D. Thesis,

Nottingham University, 1988

Summers and Wilson (2000), Trade Credit Management and the Decision to Use Factoring: An

Empirical Study, Journal of Business & Accounting, Vol. 27, No. 1-2, Pg 37-68.

Banca d’Italia, Sede di Firenze, Nucleo per la ricerca economica. Perché le imprese ricorrono al

factoring?Il caso dell’Italia Numero 518 - Ottobre 2004 ,di Michele Benvenuti e Marco Gallo.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 102 Temë disertacioni

likuiditetit, sidomos te firmat e vogla dhe në fillimet e tyre, i bëjnë ato që të jenë më të

predispozuara që të përdorin faktoring. Sipas tyre sa më i lartë të jetë niveli i borxhit,

sa më i ulët të jetë cash-flow dhe treguesit e tjerë të likuiditetit, aq më i lartë do të jetë

probabiliteti i firmave të shesin llogaritë e tyre të arkëtueshme.

Pr(Factoringu) = F (Treguesit demografikë, Treguesit e zhvillimit, Treguesit e

kufizimeve financiare)

Pra për të vërtetuar ndikimin e këtyre faktorëve, i kemi përcaktuar ata si variabla të

pavarur, ndërsa Faktoringun si variabël të varur.

Grupi i parë: Faktorët Demografikë

1. MOSHA E FIRMËS: (AGE): Numri i viteve nga krijimi i firmës deri në vitin

2012.

2. MADHËSIA E FIRMËS (SIZE): Madhësia e përcaktuar në bazë të nivelit

vjetor të qarkullimit.

3. SEKTORI: Sektori i industrisë ku operojnë firmat e marra në studim.

4. Pronësia ligjore

Grupi i dytë: Treguesi i Zhvillimit

1. RRITJA E FIRMËS: )(1

1

t

tt

Shitjet

ShitjetShitje

Grupi i tretë: Treguesit e kufizimeve financiare:

1. RAPORTI KORRENT: )(AktiveveiTotali

QarkulluesAktive

2. RAPORTI I BORXHIT: )(AktiveveiTotali

ërAfatshkurtBorxhi

3. CASH FLOW: )(AktiveveiTotali

FlowCash.

Mbasi përcaktuam variablin e varur (Faktoringu) dhe variablat e pavarur (mosha

madhësia, sektori, pronësia ligjore, rritja e firmave, raporti korrent, borxhi, cash-

flow), ne kemi përzgjedhur metodën statistikore të regresionit të thjeshtë dhe të

shumëfishtë linear, për të provuar te firmat e marra në studim, ndikimin e këtyre

variablave te faktoringu.

Duke përdorur metodën e analizës së regresionit do të konfirmojmë empirikisht

lidhjen midis variabëlit të varur dhe variablave të pavarur, duke vërtetuar hipotezat e

mëposhtme:

Faktorët Demografikë

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 103 Temë disertacioni

Hipoteza e parë (H1): Ndërmarrjet që përdorin faktoring, a janë ndërmarrje të vogla

dhe të mesme, duke i krahasuar nga qarkullimi vjetor?

Hipoteza e dytë (H2): Shërbimi i faktoringut a tenton të jetë më i fokusuar te firmat e

reja, të cilat kanë 1-5 vjet që operojnë në treg ?

Hipoteza e tretë (H3): Shërbimi i faktoringut a tenton të jetë më i fokusuar në firmat

që operojnë në sektorin e prodhimit dhe shpërndarjes?

Hipoteza e katërt (H4): Shërbimi i faktoringut a tenton të jetë më i fokusuar në

kompanitë me përgjegjësi të kufizuar?

Hipoteza 1: Ndërmarrjet që përdorin faktoring, a janë ndërmarrje të vogla dhe

të mesme, krahasuar nga qarkullimi vjetor?

Tabela 5.13. Volumi i qarkullimit për NMV-të e marra në studim.

Qarkullimi

Numri i firmave

të marra në

studim

Numri i firmave

që përdorin

faktoring

% e firmave që

përdorin

faktoring

Më pak se 2,000,000 ALL 5 0 0%

2,000,000 ALL - 4,999,999 ALL 12 0 0%

5,000,000 ALL - 7,999,999 ALL 21 7 33%

8,000,000 ALL - 14,999,999 ALL 38 12 32%

15,000,000 ALL - 100,000,000ALL 15 6 40%

Mbi 100,000,000 ALL 19 1 5%

Totali 110 26 24%

Burimi: Llogaritjet e autorit.

Për të analizuar lidhjen ndërmjet qarkullimit vjetor të kompanive dhe numrit atyre që

marrin shërbimin e faktoringut, janë marrë në shqyrtim 110 kompani. Ndër këto,

vetëm 26 prej tyre marrin shërbimin e faktoringut. Duke ju referuar tabelës 5.13 dhe

grafikut të mëposhtëm 5.14, vërejmë që numri më i madh i kompanive që marrin

shërbimin faktoring është në intervalin e qarkullimit 5 000 000 – 8 000 000 ALL. Kjo

shpjegohet me faktin se kompanitë që kanë qarkullim vjetor nën 2000 000 ALL këtë

qarkullim e realizojnë me shitje me para në dorë (pra nuk përdorin llogari të

arkëtueshme). Ndërsa kompanitë me qarkullim mbi 100 000 000 ALL nuk kanë

nevojë për faktoring, sepse mund të përdorin lehtësisht kreditë bankare. Këtë lidhje

hiperbolike e kemi analizuar nëpërmjet metodës së regresionit, ku si variabël të

pavarur kemi marrë nivelet e qarkullimit, ndërsa si variabël të varur numrin e

kompanive që përdorin faktoring.

Në bazë të të dhënave të mara nga tabela, kemi gjetur edhe lidhjen ndërmjet këtyre

variablave, cila shprehet me anë të ekuacionit përkatës:

3.1142.10375.3 2 xxy

Ekuacioni është i shkallës së dytë, që do të thotë se lidhja është hiperbolike.

Koeficienti para x² është negativ, që do të thotë se hiperbola është e përmbysur dhe

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 104 Temë disertacioni

tregon se kompanitë të cilat kanë qarkullim vjetor shumë të lartë dhe shumë të ulët

nuk kanë nevojë për faktoring. Si rrjedhim, mund t’i japim përgjigje hipotezës se

faktoringu është burim financimi më shumë i përshtatshëm për NMV-të.

Koefiçenti i përcaktueshmërisë është R²=0.697 i cili tregon për një përafrim të mirë të

lidhjes midis dy variablave të mara në shqyrtim.

Figura 5.13. Lidhja ndërmjet faktoringut si burim financimi dhe qarkullimit të

kompanisë.

Hipoteza II : Shërbimi i faktoringut a tenton të jetë më i fokusuar te firmat e

reja, që kanë 1-5 vjet që operojnë në treg?

Tabela 5.14. Mosha e NMV-ve të marra në studim.

Mosha e firmave

në treg

Numri i firmave të

marra në studim

Numri i firmave që

përdorin faktoring

% e firmave që

përdorin faktoring

Më pak se një vit 14 0 0%

1 - 5 vjet 56 17 30%

5 - 10 vjet 31 8 26%

mbi 10 vjet 9 1 11%

Totali 110 26 24%

Burimi: Llogaritjet e autorit.

Figura 5.14. Lidhja ndërmjet faktoringut si burim financimi dhe moshës së

kompanisë.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 105 Temë disertacioni

Për të analizuar lidhjen ndërmjet moshës së kompanive dhe numrit të atyre kompanive

që marrin shërbimin e faktoringut, janë marrë përsëri në shqyrtim 110 kompanitë.

Duke ju referuar studimit që kemi bërë, siç e vërejmë nga tabela 5.14 e qarkullimit

dhe grafiku 5.15, vetëm 26 nga këto kompani e përdorin shërbimin e faktoringut.

Shohim që kompanitë që kanë më pak se një vit në treg nuk e përdorin këtë shërbim,

po ashtu dhe kompanitë të cilat kanë mbi 10 vjet që operojnë në treg. Pra, nga

vrojtimet e mësipërme shohim se më të fokusuara për të përdorur shërbimin e

faktoringut janë firmat e reja, që kanë 1-5 vjet që operojnë në treg.

Këtë lidhje hiperbolike e kemi analizuar nëpërmjet metodës së regresionit, ku si

variabël të pavarur kemi marrë moshën e kompanisë, ndërsa si variabël të varur

numrin e kompanive që përdorin faktoring. Në bazë të të dhënave të mara nga tabela,

kemi gjetur edhe lidhjen ndërmjet këtyre variablave, e cila shprehet me anë të

ekuacionit përkatës:

2294.26 2 xxy

Ekuacioni është i shkallës së dytë, që do të thotë se lidhja është hiperbolike.

Koeficienti para x² është negativ, që do të thotë se hiperbola është e përmbysur dhe

tregon se kompanitë që kanë më pak se një vit dhe më shumë se 10 vjet që operojnë

në treg, nuk kanë nevojë për faktoring.

Koefiçenti i përcaktueshmërisë është R²=0.788, i cili tregon për një përafrim të mirë të

lidhjes midis dy variablave të mara në shqyrtim.

Hipoteza III: Shërbimi i faktoringut a tenton të jetë më i fokusuar te firmat e

prodhimit dhe shpërndarjes?

Për të vërtetuar hipotezën sipas së cilës shërbimi i faktoringut financiar tenton të jetë

më i fokusuar te firmat që operojnë në sektorin e prodhimit dhe të shpërndarjes, janë

marrë në konsideratë përgjigjet e 110 kompanive të cilat kemi marrë në studim. Siç e

kemi theksuar dhe më lart, vetëm 26 prej tyre përdorin faktoringun si burim alternativ

financimi. Nga studimi i bërë, siç duket nga tabela 5.14, kemi gjetur se sektori që

është më pak i prirur për të përdorur faktoringun është sektori i shërbimeve financiare

jobankare, që ndiqet nga sektori i ndërtimeve dhe nga sektori i shitjeve me pakicë.

Këta sektorë, për vetë natyrën e tyre, kalimin e pronësisë te pronari e shoqërojnë me

likuidimin e plotë të detyrimit të pronarit ndaj këtyre kompanive. Kjo bën që mos të

krijohen llogari të arkëtueshme.

Mungesa e këtyre llogarive ul nevojën për financimin nëpërmjet faktoringut. Nuk

ndodh e njëjta gjë për firmat që operojnë në sektorët e prodhimit, shitjes me shumicë

dhe sektorin e transport-komunikimit. Kjo ndodh sepse firmat, për të përfituar nga

termat zbritëse të furnitorit, kërkojnë t’i likuidojnë faturat e tyre brenda kohës së

përcaktuar (n/30, n/60,n/90). Por nga ana tjetër, për të pasur një qarkullim më të

shpejtë të inventarit shesin me kredi (me pagesa të mëvonshme). Këta dy faktorë

krijojnë mungesën e likuiditetit te këto firma. Kjo është arsyeja që firmat që operojnë

në këta sektorë kanë prirje më të madhe për të përdorur faktoringun financiar si burim

alternativ financimi. Të njëjtën gjë shpreh edhe grafiku 5.16, i cili në boshtin e X-ve

paraqet sektorët e industrive:

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 106 Temë disertacioni

1-Shërbime financiare jobankare, 2-Ndërtim, 3-Transport/komunikim, 4-Shitje me

pakicë, 5-Prodhim, 6-Shërbime profesionale, 7-Shitje me shumicë.

Në boshtin e Y-ve paraqiten numri i firmave që marrin faktoring, sipas secilit sektor

të industrisë.

Tabela 5.15. Faktoringu sipas sektorit të industrisë.

Sektori Numri i firmave të

marra në studim

Numri i firmave që

përdorin faktoring

% e firmave që

përdorin faktoring

Shërbime financiare

jobankare 3 0 0%

Ndërtim 12 1 8%

Transport/komunikim 7 1 14%

Shitje me pakicë 19 2 11%

Prodhim 11 6 55%

Shërbime

profesionale 33 7 21%

Shitje me shumicë 25 9 36%

Totali 110 26 24%

Burimi: Llogaritjet e autorit.

Figura 5.15. Lidhja ndërmjet faktoringut dhe degëve të industrisë.

Në këtë mënyrë i kemi dhënë përgjigje hipotezës se shërbimi i faktoringut tenton të

jetë më i fokusuar te firmat e prodhimit dhe shpërndarjes.

Hipoteza IV: Shërbimi i faktoringut a tenton të jetë më i fokusuar te kompanitë

me përgjegjësi të kufizuar?

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 107 Temë disertacioni

Tabela 5.16. Kompanitë që përdorin faktoring, të klasifikuara sipas strukturës së

pronësisë.

Pronësia Numri i firmave të

marra në studim

Numri i firmave që

përdorin faktoring

% e firmave që përdorin

faktoring

Ortak i vetëm 31 6 19%

Sh.p.k 69 19 28%

Kolektive 0 0 0%

Sh.a 10 1 10%

Totali 110 26 24%

Burimi: Studimi empirik i autorit.

Për të vërtetuar këtë hipotezë janë shqyrtuar përsëri 110 kompanitë, por nga ana

strukturore e pronësisë. Vetëm 19 kompani ose 73%, nga 26 që përdorin faktoring,

janë SH.P.K., pra nivel shumë i lartë i kësaj lloj pronësie që përdorin faktoring. Kjo

shpjegohet me faktin se mungesa e likuiditetit e krijuar te SH.P.K, nuk mund të

zgjidhet me shitjen e kuotave të këtyre kompanive, ashtu siç mund të zgjidhet nga

kompanitë SH.A. Për të vërtetuar hipotezën jemi bazuar te Tabela 5.15.

Grupi i dytë i treguesve: Treguesi i rritjes

Hipoteza V: A janë NMV-të që kanë një rritje “agresive” më shumë të fokusuara

të përdorin faktoringun financiar si burim financimi afatshkurtër?

Tabela 5.17. Shitjet neto për firmat e marra në studim.

Rritja e shitjeve

neto në %

Numri i firmave të

marra në studim

Numri i firmave që

përdorin faktoring

% e firmave që

përdorin faktoring

1-5 % 15 0 0%

6-10% 14 0 0%

11-20% 30 5 17%

21-50% 26 12 46%

51-100% 15 6 40%

Mbi 100% 10 3 30%

Totali 110 26 24%

Burimi: Studimi empirik i autorit

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 108 Temë disertacioni

Për të vërtetuar këtë hipotezë, kemi përdorur Pasqyrat Financiare për një periudhë 4

vjeçare të NMV-ve të marra në studim. Siç e kemi theksuar edhe më lart, ato janë 110

nga të cilat vetëm 26 përdorin faktoringun si burim financimi. Nga pasqyrat financiare

kemi shkëputur pasqyrën e të ardhurave dhe shpenzimeve (PASH) dhe kemi llogaritur

rritjen e shitjeve neto. Nga raportet e llogaritura, siç vërehet edhe nga tabela 5.16,

vumë re lehtësisht se firmat që përdorin faktoringun financiar kanë një përqindje rritje

të shitjeve neto shumë të lartë. Ato i përkasin intervaleve të rritjes, shumica nga 20-

100%, që realisht do të thoshim që konsiderohen ritme shumë të larta rritje. Ky

rezultat vjen, sipas mendimit tonë nga dy arsye, e para e vjen nga rritja e njësive të

prodhimit apo e vëllimit të shitjeve dhe e dyta nga rritja e çmimit për njësi. Por meqë

ne konstatuam që këto firma janë relativisht të reja në moshë, atëherë kjo na bën ta

përforcojmë mendimin tonë që kjo rritje e shitjeve vjen si rezultat më shumë i rritjes

së vëllimit të shitjes sesa i rritjes së çmimit për njësi. Kështu ne kemi vërtetuar

hipotezën e mësipërme.

Figura 5.16. Lidhja mes rritjeve të shitjeve dhe përdorimit të faktoringut.

Grupi i tretë i treguesve: Borxhi, Raporti korrent, Cash-Flow

Për të studiuar ndikimin që kanë treguesit e mësipërm si variabla të pavarur, te

faktoringu si variabël i varur, kemi përdorur analizën e regresionit të shumifishtë.

Duke i marrë të dhënat nga Pasqyrat Financiare të kompanive që përdornin

faktoringun si burim financimi afatshkurtër, kemi ndërtuar Tabelën e Borxhit, Tabelën

e Raportit Korrent dhe Tabelën e Cash-Flow. Këto tabela gjenden në fund të punimit.

Hipoteza VI: Sa më i lartë të jetë niveli i borxhit, aq më e ulët është mundësia për

të marrë kredi nga bankat dhe aq më e lartë është mundësia e përdorimit të

faktoringut si burim financimi afatshkurtër?

Një nga treguesit që kemi përzgjedhur si të rëndësishëm që mund të ndikojë në

përdorimin e faktoringut është dhe raporti i borxhit. Ky raport merr parasysh pjesën e

gjithë aktiveve të financuara me borxh. Një shoqëri me sasi të madhe borxhi, ka vështirësi

në zgjerimin e financimit me borxh, pasi kreditorët mund të japin borxh vetëm me norma

të larta interesi. Sa më e lart të jetë pjesa e borxhit, aq më e madhe është shkalla e riskut

sepse në rast falimentimi, kreditorët duhet të shlyhen përpara pronarëve. Për këtë arsye

mendojmë se NMV-të që kanë nivel të lart borxhi janë më të prirura të përdorin

faktoringun. Këtë e kemi shpjeguar nëpërmjet regresionit të shumëfishtë, duke u bazuar

në të dhënat e marra nga tabela e borxhit, në fund të punimit.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 109 Temë disertacioni

Analiza e regresionit

Ekuacioni i regresionit është: BorxhiFaktoringu 5.11039.33

Tabela 5.18. Përmbledhje e modelit.

Parashikues Koeficientët Gabimi standart t Stat P-value

Intercepti (konstant) -33.03943826 31.75254934 -1.04053 0.308464

Borxh tot/Aktv tot 111.4995401 47.87672144 2.328888 0.028611

Burimi: Studimi empirik i autorit

Tabela 5.19. Statistika e regresionit.

Multiple R 0.429338541

R katrori 0.184331583

R katrori i axhustuar 0.150345398

Gabimi standard 59.90170741

Vëzhgime 26

%%,,. 151890159 22 adjRRS

Tabela 5.20. Analiza e variancës.

Burimi Df SS MS F Kuptimi F

Regresioni 1 19461.47486 19461.47 5.423721 0.028611

Gabimi i mbetur 24 86117.14921 3588.215

Totali 25 105578.6241

Burimi: Llogaritjet e autorit.

Duke analizuar të dhënat e regresionit të mësipërm, borxhi rezulton si një faktor që

ndikon në përdorimin e faktoringut.

Vlerat e P (probabilitetit) 0.02< 0.05 tregon për rëndësinë e borxhit te faktoringu.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 110 Temë disertacioni

Figura 5.17. Lidhja mes borxhit të përdorur nga NMV-të dhe përdorimit të faktoringut.

Vihet re edhe grafikisht se me rritjen e borxhit rritet dhe përdorimi i faktoringut.

Kështu kemi vërtetuar hipotezën e mësipërme.

Hipoteza VII: A janë NMV–të me raport korrent të ulët, më të prirura të përdorin

faktoringun?

Raporti korrent

Një tregues tjetër që e kemi përcaktuar si të rëndësishëm është edhe raporti korrent.

Siç dihet ai llogaritet nga raporti Aktive afatshkurtra/Detyrime afatshkurtra. Ky raport

duhet të jetë të paktën “2”, që nënkupton se shoqëria disponon “2” lekë të investuara

në aktive afatshkurtra për çdo “1” lekë detyrime afatshkurtra. Ne do të analizojmë,

nëpërmjet regresionit të shumëfishtë, rëndësinë e këtij treguesi në nivelin e përdorimit

të faktoringut, duke i marrë të dhënat nga tabela e raportit korrent në fund të punimit.

Analiza e regresionit.

Ekuacioni i regresionit është: Faktoringu = 82491 – 36976 Raporti korrent

Tabela 5.21. Statistika e regresionit.

Multiple R 0.401319689

R katrori 0.161057493

R katrori i axhustuar 0.126101555

Gabimi standard 61037658.41

Vëzhgime 26

Parashikues Koeficientët Gabimi

standard t Stat Vlera-P

Intercepti (konstant) 82491101.46 25369789.37 3.251548535 0.003389187

RAPORTI KORRENT

Akt.Qark/Tot. Akt

-36976937.23 17226654.67 -2.146495529 0.042151162

Burimi: Llogaritjet e autorit.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 111 Temë disertacioni

%%,, 1316 22 adjRR61037658.4S

Tabela 5.22. Analiza e variancës.

Burimi Df SS MS F Kuptimi P

Regresioni 1 1.71655E+16 1.71655E+16 4.607443054 0.042151162

Gabimi i

mbetur

24 8.94143E+16 3.7256E+15

Totali 25 1.0658E+17

Burimi: Llogaritjet e autorit.

Duke analizuar të dhënat e regresionit të mësipërm, raporti korrent rezulton një

tregues i rëndësishëm. Vlera e p (probabilitetit) 0.042 < 0.05 tregon për rëndësinë e

ndikimit të raportit korrent te përdorimi i faktoringut.

Nëpërmjet analizës së regresionit të shumëfishtë, vërtetuam hipotezën se sa më pak

likuide të jetë një firmë, apo sa më të ulët ta ketë raportin korrent, aq më shumë është

e prirur të përdorë faktoringun si opsion për financim të jashtëm për kapitalin punues.

Këtë konkluzion e shpreh dhe grafiku i mëposhtëm.

Figura 5.18. Lidhja ndërmjet raportit korrent dhe përdorimit të faktoringut.

Hipoteza VIII: Sa më i ulët të jetë niveli i cash-flow, aq më shumë NMV-të janë

prirura të përdorin faktoring?

Analiza e regresionit: Cash flow kundrejt faktoringut

Kemi marrë në analizë një tregues specifik të likuiditetit që është cash–flow. Sa më i

ulët të jetë niveli i cash-flow në një njësi ekonomike, aq më tepër ajo ka nevojë për

financime të jashtme, sepse me paratë e gjeneruara nga aktiviteti operativ ajo nuk i

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 112 Temë disertacioni

shlyen dot të gjitha detyrimet afatshkurtra. Kjo situatë mund ta çojë njësinë në shitje

të detyruar të investimeve dhe aktiveve të saj, por në rastin më të fundit e çon atë në

falimentim dhe likuidim të plotë. Rënia e nivelit të cash–flow nga veprimtaria

operative vjen si pasojë e disa problemeve të cilat mund të jenë, rritja e shitjeve me

ritme shumë të shpejta, qarkullimi i ngadalshëm i inventarëve, rritja e llogarive të

arkëtueshme dhe gjithashtu nga kufizimi i kredisë tregtare nga furnitorët. Ne kemi

menduar se ky është një tregues i rëndësishëm, i cili ndikon te përdorimi i faktoringut.

Për këtë arsye, nëpërmjet analizës së regresionit të shumëfishtë, kemi vërtetuar

rëndësinë e tij. Të dhënat janë marrë nga Tabela e cash-flow në fund të punimit.

Ekuacioni i regresionit është:

FlowCashFaktoringu 768.0557.0

Tabela 5.23. Statistika e regresionit

Multiple R 0.425308

R katrori 0.180887

R katrori i axhustuar 0.146757

Gabimi standard 0.276809

Vëzhgime 26

%%,,. 15182768090 22 adjRRS

Parashikues df SS MS F Kuptimi F

Regresioni 1 0.4061 0.4061 5.3000 0.0303

Gabimi i mbetur 24 1.8390 0.0766

Totali 25 2.2451

Burimi: Llogaritjet e autorit.

Tabela 5.24. Analiza e variancës.

Burimi Koeficientët Gabimi

Standard t Stat Vlera-P

Më pak se

95%

Më shumë

se 95%

Intercepti

(konstant) 0.55712 0.05548 10.04241 0.00000 0.44263 0.67162

Cash Flow -0.76881 0.33395 -2.30217 0.03031 -1.45805 -0.07957

Burimi: Llogaritjet e autorit.

Variabli i varur – Input Y - Faktoringu

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 113 Temë disertacioni

Variabël i pavarur – Input X – Cash flow

Shenja (–) te ekuacioni tregon se me rritjen e cash-flow ulet përdorimi i faktoringut.

Duke analizuar të dhënat e regresit të mësipërm shohim që edhe sipas kësaj analize,

treguesi i cash flow është shumë i rëndësishëm në përdorimin e faktoringut. Këtë e shpreh

qartë vlera e probabilitetit e cila është p=0.03 pra është më e vogël se 0.05.

Si vihet re dhe nga grafiku, cash-flow dhe faktoringu kanë një korrelacion negativ.

Kjo do të thotë se sa më i ulët të jetë niveli i cash-flow aq më i lart është përdorimi i

faktoringut nga NMV-të. Sipas analizës së regresionit të mësipërm, variabli i pavarur

cash-flow shpjegon 24% të variacionit në vlerat e faktoringut.

Figura 5.19. Korrelacioni midis cash flow dhe faktoringut.

Kemi vërtetuar hipotezën e mësipërme.

5.5.1 GJETJE TË ANALIZËS

Nga vërtetimi i hipotezave të mësipërme për të tre grupet e faktorëve, mund të themi:

Faktoringu është një burim financimi afatshkurtër shumë i rëndësishëm dhe

shumë i përshtatshëm për Ndërmarrjet e Vogla dhe Mesme në Shqipëri, për të

cilat forma e re e financimit është në harmoni me madhësinë e tyre, me

mungesën e përvojës në treg dhe me kufizimet e tjera që burojnë për shkak të

mosprezencës në të gjitha ndërmarrjet dhe në të gjitha rastet, të stafeve

profesionale dhe teknike. Po kështu, faktoringu, i përshtatet atyre edhe në

funksion të madhësisë dhe reduktimit të mjaft elementëve që rritin

artificialisht koston e tyre të vendimmarrjes dhe të financimit.

Ndërmarrjet e reja, gjatë kohës që janë në fazat e para të ciklit të jetës së tyre,

për shkak se janë në fillimet e aktivitetit ekonomik dhe në fazën e rritjes, faza

të cilat karakterizohen nga mungesa të theksuara të likujditetit dhe të

mundësive për investime, nuk kanë kolateral të mjaftueshëm për të garantuar

marrjen e kredive nga bankat e nivelit të dytë. Për këtë arsye, faktoringu do të

ishte një zgjidhje mjaft e mirë financimi për kapital punues.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 114 Temë disertacioni

Nga analizat faktoriale dhe avantazhet krahësuese të burimeve të financimit të

ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, rezulton se Faktoringu është më i

përshtatshëm për firmat që operojnë në sektorët e prodhimit dhe të

shpërndarjes. Eficensa e përdorimit të faktoringut si burim financimi rezulton

më e lartë për arsye se kjo formë financimi i shkon më për shtat shpejtësisë së

kërkuar të rrethxhirimit të aktiveve qarkulluese dhe pamjaftueshmërisë në

fonde qarkulluese të këtij komuniteti ndërmarrjesh.

Për shkak të statusit juridik, të të drejtave dhe detyrimeve që burojnë nga

forma e organizimit dhe të fleksibvilitetit në marrjen e vendimeve, ndërmarrjet

e organizuara në formën e shoqërive me përgjegjësi të kufizuar, (shpk), janë

më të fokusuara, por edhe më të përshtatëshme, të përdorin faktoringun si

burim për financimin e kapitalit punues. Forma e organizimit të një shoqërie

me përgjegjësi të kufizuar, duket që ka një korrelacion të fortë pozitiv me

aftësinë për të ndjekur dhe faktorizuar faktoringun si burim të përshtatshëm

financimi. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar me një pronar, kanë epërsi

edhe më të dukshme.

Firmat që kanë një rezultat pozitiv në PASH dhe karakterizohen nga një rritje

shumë e shpejtë, të cilën mund ta konsiderojmë rritje “agresive”, janë shumë

të fokusuara drejt përdorimit të faktoringut si burim financimi afatshkurtër.

Në drejtimin financiar, konkluzioni se sa më i lartë të jetë niveli i borxhit aq

më e pakët është mundësia për të marrë kredi nga bankat është më se i qartë.

Ky është një përfundim që buron sa nga llogjika aq edhe nga normat bazë të

analizës financiare. Ndërkohë, duhet nënvizuar se për këtë komunitet

biznesesh është e lartë mundësia e përdorimit të faktoringut si burim

financimi. Për këto biznese, shtrohet për zgjidhje studimi dhe menaxhimi i

kujdesshëm i riskut të kostos së faktoringut.

Firmat që rezultojnë me kufizime financiare, të shoqëruar me nivel të ulët

cash-flow, me kapital punues negativ, me raport korrent të ulët, me nivel

borxhi të lartë, janë më të përshatshme të përdorin faktoringun si burim

financimi afatshkurtër. Një zgjidhje e tillë, rezulton më efektive për arsye të

avantazheve dhe fleksibilitetit që paraqet faktoringu si burim i ri dhe efikas i

financimit, shpjeguar në punim.

Nga të dhënat e analizës së regresionit të trajtuar në punim, rezulton se borxhi

(huamarrja) shpjegon 25% të variacionit në vlerat e faktoringut, raporti korrent

shpjegon vetëm 16%, si dhe cash-flow shpjegon 24% të variacionit në vlerat e

faktoringut. Por sikurse është nënvizuar dhe evidentuar në punim, këto analiza

regresioni janë bazuar te të dhënat që janë mare nga pasqyrat financiare të

firmave të marra në studim, të cilat, edhe pse të dhëna të vjela në trajtën e

informacionit financiar nga burime zyrtare, në lidhje me to duhen shprehur një

sërë dyshimesh dhe rezervash, për ekzistencën e informalitetit që ekziston në

hartimin e tyre.

Mendojmë se duhet t’i shikojmë këto analiza më tepër nga këndvështrimi

cilësor sesa sasior, për vetë numrin e vogël të simulimeve, vetëm 26, pra t’i

konsiderojmë si rezultate jo absolutisht të sakta por tërësisht të përafërta.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 115 Temë disertacioni

Rezultate të cilat tregojnë kahun e ndikimit të variablave të pavarur të

përzgjedhur nga ne në përdorimin e faktoringut, si variabël i varur.

Këto kufizime i lënë rrugë studiuesve të ardhshëm për vërtetime empirike dhe

rezultate më të sakta.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 116 Temë disertacioni

Kapi tu l l i 6

PË R F U N D I M E D H E R E K O M A N D I M E T

6.1 PËRFUNDIME

Faktoringu, si një fenomen që është i përhapur në të gjithë botën, ka marrë

vëmendjen e duhur në lidhje me mbështetjen dhe përgjegjshmërinë legjislative

në fillim të shekullit XXI. Në mënyrë që t’i japin mundësi kompanive të

faktoringut ligjëvënsit duhet të miratojnë ligje që i sigurojnë atyre një ambient

operimi të barabartë me kompanitë që operojnë në fushat e tjera të biznesit.

Faktoringu është një formë e predominuar e instrumenteve financiare dhe një

burim i rëndësishëm i financimit të jashtëm për kompanitë e vogla dhe të

mesme (SME-s). Faktoringu nuk është një investim tradicional, por një

industri ku mund të veprojnë njerëz të cilët duan të bëjnë pasuri, duke marrë

në konsiderate riskun dhe cilësinë e shërbimit të faktoringut.

Ka të paktën dy dallime mes faktoringut dhe kredisë bankare, të cilat janë në

favor të faktoringut si një alternativë më e mirë financiare për firmat e vogla

dhe të reja:

Së pari, këto dy mjete alternative të financimit ndryshojnë sipas llojit të

kolateralit. Në rastin e faktoringut, llogaritë e arkëtueshme të cilat janë asete të

parealizuara ende përdoren si kolateral, ndërsa në rastin e kredive bankare janë

asetet e qëndrueshme ato që përdoren si kolateral. Ky dallim është shumë i

rëndësishëm, sepse siç vihet re, kompanitë e vogla dhe të mesme shpesh nuk

kanë pasuri të mjaftueshme për të siguruar kredi.

Së dyti, dallimi mes faktoringut dhe kredisë bankare është në procesin e

vlerësimit të riskut të kredisë. Ndërsa bankat janë të interesuara në analizën e

kreditit të firmës që kërkon kredi, kompanitë faktoring hetojnë karakteristikat

cilësore dhe sasiore të furnizuesit dhe klientëve të saj.

Faktoringut nuk është i lirë nga risku. Një komisionar faktoringu mund të

përballet me shumë risqe, por vetëm personat e zgjuar mund t’i bëjnë ballë me

sukses dhe të menaxhojnë këto tipe risqesh. Duke përdorur mjetet e riskut të

faktoringut, komisionari i faktoringut mund të menaxhoje që fitimi të jetë më i

lartë se humbja.

Produkti më i ofruar nga kompanitë faktoring është “faktoringu me

alternative”, pro kjo nuk do të thotë që ky është produkti i vetëm i ofruar nga

ata. Kompanitë faktoring po punojnë për të sjellë një llojshmëri të produkteve,

sepse ato besojnë që faktoringu mund të përmbushë qëllimet e kompanive të

ndryshme të vogla e të mesme që operojnë në industri të ndryshme. Ndërkohë,

faktoringu nuk është një përshtatje perfekte për të gjitha kompanitë, por është

një zgjidhje perfekte për të plotësuar nevojat e shpejta për financim.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 117 Temë disertacioni

Numri i NMV-ve tejkalon ndjeshëm numrin e kompanive faktoring, duke

krijuar një ambient të mirë për zhvillimin dhe zgjerimin e industrisë faktoring.

Financimi me anë të faktoringut është një nga mjetet që kërkon më pak kohë

dhe një nga metodat më të lehta për sigurimin e likuiditeteve, për një shoqëri

që ka një rezultat pozitiv në PASH. Dihet se që një kompani të jetë e

suksesshme, përveç fitimit ajo duhet të jete e aftë edhe të likuidojë/paguaj

detyrimet e saj në kohë. Këtë e lehtëson mjaft kontrata faktoring, duke

siguruar likuiditete shumë shpejt dhe shumë lehtë.

Faktoringu ka si aktive bazë llogaritë e arkëtueshme, që kalojnë nga

huamarrësi te huadhënësi dhe në rast se huamarrësi falimenton, nuk janë pjesë

e pasurisë së falimentuar. Nëse një kompani mund të jetë në prag të

falimentimit ose gjykata vendos masën e falimentimit, atëherë për të shpëtuar

llogaritë e arkëtueshme ajo mund të hyjë në marrëveshje faktroing, duke i

kaluar llogaritë e saj të arkëtueshme tek kompania faktoring. Me këtë veprim,

sipas ligjit të falimentimit, kompania shpëton një pjesë të pasurisë së saj.

Shoqëritë Faktoring vendosin limite financiare, duke shmangur mundësinë e

ndonjë humbje potenciale. Kjo është një nga masat e sigurisë që vendosin

faktoruesit, në mënyrë që të mos shkojë drejt falimentimit.

Faktoringu shmang nevojën për financim afatgjatë dhe gjeneron nevoja të

vazhdueshme për rrjedhje parash.

Faktoringu redukton shpenzimet e përgjithshme, në rastet kur mund të

aplikohet për kredi tregtare dhe ka kohë aplikimi të shkurtër, pasi analiza e

kreditit nuk është e gjatë në kohë dhe njëkohësisht merr parapagime të

caktuara.

Faktoringu, ndryshe nga format e tjera të kredidhënjes, përfshin tre pale të

cilat lehtësojnë komunikimin , zvogëlojnë afatet në pagesa, duke krijuar

mundësi për likuiditet dhe duke rritur fuqinë investuese të bizneseve.

Faktoringu është pranuar gjerësisht si një burim financimi alternativ dhe

përdoret pothuajse në çdo industri që shet-biznes-biznes, ose-biznes-qeveri.

Por segmentimi i firmave që përdorin faktoring ka një përqendrim më të lartë

në kompanitë e prodhimit, shpërndarjes dhe transportit.

Faktoringu ka një lidhje të zhdrejtë me nivelin e borxhit të NMV-ve dhe

disponueshmërinë e bankave për të dhënë kredi, d.m.th sa më i lartë të jetë

niveli i borxhit dhe sa më e ulët disponueshmëria e bankave për të dhënë

kredi, aq më i lartë është përdorimi i faktoringut.

Aplikimi i teknikës së financimit me faktoring ka vështirësi, sepse njihet

shumë pak në Shqipëri si burim financiar për NVM-të, të cilat vihen në

vështirësi financiare për shkak të mungesës së likuiditetit.

Përderisa është zgjidhje e re për përmirësimin e likuiditetit të NVM-ve si çdo

fenomen tjetër edhe faktoringu do kohën e vet për të ndryshuar mentalitetin e

pjesëmarrësve.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 118 Temë disertacioni

NMV-të shqiptare kanë nevojë për kapital punues dhe likuiditete dhe

faktoringu do të jetë një produkt i mundshëm financiar në dispozicion të

biznesit shqiptar.

6.2 REKOMANDIME

Prezantimi dhe aplikimi i faktoringut si burim financimi afatshkurtër për

NMV-të do të jetë i suksesshëm nëse do të shoqërohet me një fushatë të

përshtatshme edukimi dhe ndërgjegjësimi.

Sistemi Bankar Shqiptarë është likuid dhe përdoret përgjithësisht për

investime në Bono Thesari dhe kredidhënie me kolateral pasuri të palujtshme.

Mendoj se do to të ishte e preferueshme të merreshin për bazë dhe klasa të

tjera asetesh si kolateral, siç janë llogaritë e arkëtueshme .

Faktoringu është burim fleksibël, ai nuk është i përkufizuar në mënyrë strikte

dhe kjo e bën atë të përshtatet sipas ambientit.

Mungesa e informacionit të aksesueshëm për kreditë e bizneseve e bën

faktoringun me garanci (ku faktori është përgjegjës për kredinë e blerësit) jo

praktik, sepse nuk njihen si blerësi ashtu dhe shitësi. Për këtë arsye,

rekomandoj përdorimin e faktoringut pa garanci (ku faktori nuk është

përgjegjës për kredinë e blerësit).

Një shoqëri Faktoring duhet të përcaktojë llojin e shoqërisë që do të financojë,

pasi nuk mund të rrezikojë kapitalin dhe kohën me disa shoqëri të cilat kanë

nevojë për likuiditete për të vazhduar operimin e tyre në treg.

Duhet të bëhet një analizë e kujdesshme për klientin, duke kaluar në katër

hapa:

o Përcaktimi i furnizuesit të dëshiruar,

o Përcaktimi i klientit të dëshiruar,

o Përcaktimi i faturave nëse janë ato të duhura,

o Ndërmarrja e veprimeve për të siguruar pagesat nga faturat e

pashlyera,

o Krijimi i rezervave, e cila ndihmon shoqërinë Faktoring në rastet kur

ka fatura të cilat nuk po paguhen në kohë.

Çdo shoqëri Faktoring duhet të hartojë patjetër një listë të politikave që duhet

të ndjekë për të mënjanuar ose minimizuar riskun e humbjes.

Faktoringu ka premisa shumë të mira për tu zhvilluar si industri përderisa

numri i NMV- ve është shumë i madh.

Mendojmë se faktoringu është shumë i përshtatshëm për firmat të cilat

produktet e tyre i shesin në vende me ekonomi të zhvilluar, ku për mbledhjen

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 119 Temë disertacioni

e llogarive të arkëtueshme të huaja faktorët vendas mund të bëjnë aleanca me

FCI-n ose duke blerë sigurimin e kredisë.

Meqenëse tregu i faktoringut është në fillimet e tij, është shumë herë më mirë

që të përgatitet ambienti, si ai ligjor por edhe fiskal, për trajtimin sa më korrekt

të çështjeve që do të përballet një kompani faktoringu si dhe kompanitë që do

guxojnë të zgjidhin ngërçin e tyre të likuiditeteve me anë të financimit me

faktoring.

Duhet të firmoset dhe të ratifikohet Konventa mbi Faktoringun Ndërkombëtar

–UNIDROIT.

R E F E R E N C A

Allen N. Berger & Gregory F. Udell, “The economics of small business finance: the

roles of private equity and debt markets in the financial growth cycle,”

Finance and Economics Discussion Series 1998-15, Board of Governors of the

Federal Reserve System (U.S.). 1998

Banka e Shqipërisë: Shtrëngimi do prekë bizneset e vogla dhe të mesme, Ekonomi e

Martë, 7 Shkurt, 2012

Berger, Allen N., and Gregory F. Udell. “Small business credit availability and

relationship lending: The importance of bank organisational structure.” The

Economic Journal 112.477 (2002): F32-F53.

Cornett dhe Saunders Fundamentals of financial institutions management, 1999

David Hawkins, The business off factoring, MC Graw Hill International, 1993

Dimitri B. Papadimitriou & Ronnie J. Phillips & L. Randall Ëray, 1994. “Community-

based Factoring Companies and Small Business Lending,” Economics

Working Paper Archive p_108, Levy Economics Institute, The

Gregory F. Udell kuotuar ne, BANK MARKET POËER AND SME FINANCING

CONSTRAINTS, 2002

Harhoff, D., & Körting, T. (1998). Lending relationships in Germany–empirical

evidence from survey data. Journal of Banking & Finance, 22(10), 1317-1353.

Holtz-Eakin, Douglas & Joulfaian, David & Rosen, Harvey S, 1994. “Sticking It Out:

Entrepreneurial Survival and Liquidity Constraints,” Journal of Political

Economy, University of Chicago Press, vol. 102(1), pages 53-75, February.

Ligji “Per TVSH”

Miller, Davide, Principles of Social Justice, Harvard University press,2003, f. 37

Steven Fazzari & R. Glenn Hubbard & Bruce C. Petersen, 1988. “Financing

Constraints and Corporate Investment,” NBER Working Papers 2387,

National Bureau of Economic Research, Inc.

Tullio Jappelli & Marco Pagano, 2000. “Information Sharing in Credit Markets: The

European Experience,” CSEF Working Papers 35, Centre for Studies in

Economics and Finance (CSEF), University of Naples, Italy.

Tullio Jappelli & Marco Pagano, 2000. “Information Sharing in Credit Markets: The

European Experience,” CSEF Working Papers 35, Centre for Studies in

Economics and Finance (CSEF), University of Naples, Italy.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 121 Temë disertacioni

Albania Debt Collection, intervistë, prill 2012

Banka Botërore, 2003

Banka e Shqipërisë, departamenti I politikave monetare, Rezultatet e vrojtimit te

aktivitetit kreditues për tremujorin e pare 2012, Prill 2012.

Banka e Shqipërisë, intervistë prill 2012

Bonzanini, Daniela, “Positive Developments in her Area of Responsibility”, FCI,

Horizons, Dhjetor 2011, ,

D & B është regjistri më i madh i kreditit në botë, me një bazë të dhënash prej 64

milion regjistrime, 13 milionë prej të cilave janë në Shtetet e Bashkuara.

Daniel J. Borgia, Ph.D., Deanna O. Burgess, Ph. D. Reducing the Cash Gap by

Factoring

Factoring - Financing for Companies Seeking Fast Cash, Creative business planning

Incorporated

Factoring - Financing for Companies Seeking Fast Cash, Creative business planning

Incorporated.

Factoring & Forfaiting, A business and regulatory prespective, Ernest & Young,

Qershor 2009.

Gilchrist, Simon, and Charles P. Himmelberg. “Evidence on the role of cash flow for

investment.” Journal of Monetary Economics 36.3 (1995): 541-572.

Implementing Phase 1 of IFRS 9, EYG no AU0548, EYGM Limited, 2010.

Jaffee, Dëight M & Russell, Thomas, “Imperfect Information, Uncertainty, and Credit

Rationing,” The Quarterly Journal of Economics, MIT Press, vol. 90(4), pages

651-66, November, 1976.

Jeff Callender, 2006.

Kallberg dhe Udell, “The value of private sector business credit information sharing:

The US case”, Journal of Banking & Finance 27, 2003.

Kaufmann, Daniel, Aart Kraay, and Massimo Mastruzzi. “Governance matters VIII:

aggregate and individual governance indicators, 1996-2008.” World Bank

policy research ëorking paper 4978 (2009).

Naftemporiki 2003, gazeta Kredos, 22/11/2005

Nash, Carson, Management-Accounting, 2008

Peek, Joe, and Eric S. Rosengren. “Bank consolidation and small business lending:

It's not just bank size that matters.” Journal of Banking & Finance 22.6

(1998): 799-819.

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 122 Temë disertacioni

Qeveria: Asnjë institucion jo bankë nuk mund të bëjë më faktoring, Gazeta Standard,

Publikuar më 23/10/2008,

Raport i Tranzicionit, BERZH-it 2003

Rregullore “Për administrimin e rrezikut të kredisë nga bankat dhe degët e bankave të

huaja.”

Sidney Rutberg, The History of Asset-Based Lending, 1994

The Edwards Research Group, The Basics of Accounts Receivable Factoring

U.S. Department of Commerce International Trade Administration, chapter9

Wiley IFRS 2008: Interpretation and Application of International Accounting and

Financial Reporting Standards 2008, Barry J. Epstein, Eva K. Jermakowicz,

John Wiley and Sons, Feb. 2008

Worthy, Financing Small and Medium-size Enterprises With Factoring: Global

Growth in Factoring—and Its Potential in Eastern Europe, 2003.

http://www.orldbank.org/doingbusiness

http://www.accounting-financial-tax.com

http://www.bankofalbania.org/ëëë/pub/ps_viti_2010_4082_1.pdf Tabelë 4. Kredia

brenda ditës për pjesëmarrësit në sistemin AipS.

Klapper, Leora, The Role of Factoring for Financing Small and Medium Enterprises,

The World Bank.

Tégla, imre, factoring, a tool for trade financing, gazdálkodás, vol. Xlix. Special

edition No. 12.

Király, Júlia, The missing credit information system in Hungary, Journal of Internet

Banking and Commerce, April 2011, vol. 16, no.1.

Levy, Hagit, Accounts Receivable Financing and Information Asymmetry, Columbia

School of Business, March, 2010.

Factoring – Theoretical Framework, Management of Financial Services, Rai University.

Dimitrova, Emilia P., The Economic Nature of Factoring and its Legal Manifestation

in the Bulgarian Legislation and the Convention on International Factoring,

ACTA UNIVERSITATIS DANUBIUS, Vol. VII, no. 1/2011.

Article 6, paragraph 1 of the Value Added Tax Act, Legjislacioni tatimor i Bullgarisë.

A N E K S I 1 – P Y E T Ë S O R M B I K O M P A N I T Ë

F A K T O R I N G & B A N K A T

1. A ofroni ju shërbimin e faktoringut?

PO

JO

2. Shërbimi juaj konsiston në:

Sigurimin e fondeve të klientit tuaj

Në mbledhjen e borxheve të klientit

Të dyja shërbimet së bashku

3. Deri në çfarë mase mbuloni llogaritë e arkëtueshme të klientit?

Deri 70%

Deri 80% Deri 90%

4. A aplikoni interes për fondet që i siguroni klientit tuaj?

PO

JO

5. Sa është % interesi (me bazë mujore) që përdorni për fondet e dhëna klientit?

3%

5%

Specifikoni % tuaj nëse është ndryshe

6. A aplikoni kosto të tjera përveç interesit për fondet e përdorura?

PO

JO

7. Sa kohë ju duhet ju mesatarisht për të përcaktuar nëse ju mund ta blini ose jo një

llogari të arkëtueshme në ditë?

Brenda disa orëve

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 124 Temë disertacioni

Një ditë - dy ditë

Më shumë se disa ditë

8. Me cilët klient punoni më mirë me ata që operojnë në :

Industri

Prodhim

Shërbime

9. A hasni vështirësi në gjetjen e klientëve?

PO

JO

10. Nëse po, cilat janë natyra e tyre?

Konkurrence

Mosbesuese

Mentaliteti

11. Nga e siguroni informacionin që klienti është i besueshëm?

Regjistrat publik

Zyrat e kreditit

Kompanitë e sigurimit te kredit të biznesit privat të kredisë

12. Sipas eksperiencës tuaj a është ndihmues ligji për faktoringun që është në fuqi ?

PO

JO

13. Po legjislacioni tatimor, shprehet qartë për mënyrën e faturimit të kompanive

faktoring?

PO

JO

14. Shërbimin tuaj e faturoni:

Me TVSH

Pa TVSH

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 125 Temë disertacioni

Me dhe pa TVSH

15. Numri i klientëve tuaj a është në rritje ?

PO

JO

16. Si i mbani evidencat në lidhje me likuidimin e borxhit nga konsumatori për një

klient të veçantë?

Me program financiar

Me Excel

Specifikoni modelin ndryshe

17. A munden që klientët tuaj ta ndjekin procedurën e faktoringut on-line ?

PO

JO

18. Sa vite keni ju që operoni në tregun Shqiptare ?

1-2 vjet

3-5 vjet

6-8 vjet

19. A ofroni ju dhe shërbim internacional për klientët vendas ?

PO

JO

20. Ku mendoni ju që operohet me lehte ne tregun vendas apo atë ndërkombëtare ?

Vendas

Ndërkombëtar

21. A mendoni ju se faktoringu është një industri me perspektiv në tregun shqiptar?

PO

JO

22. A mendoni që këtë shërbim mund ta kryej më mirë një kompani private apo një

banke e nivelit te dyte?

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 126 Temë disertacioni

PO

JO

23. Nëse po për cilat arsye?

Staf më i kualifikuar

Shërbim më i shpejt

Ofrim konsulence

24. Sa kohë ju duhet mesatarisht në mbledhjen e llogarive të arkëtueshme?

1 muaj

deri në tre muaj

deri në një vit

25. A keni pas raste kur për zbatimin e kontratës i jeni drejtuar gjykatës?

PO

JO

26. A keni pas raste ku për shkak të mos realizimit të kontratës e keni prishur

kontratën me klientët tuaj? (pra i keni rimarr fondet e dhëna)

PO

JO

27. Sa është qarkullimi juaj vjetor nga aktiviteti faktoringut ?

PO

JO

28. A jeni ju anëtar të zinxhirit të faktoringut Ndërkombëtar (FCI)?

PO

JO

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 127 Temë disertacioni

A N E K S I 2 – F O R M U L A R V L E R Ë S I M I P Ë R N MV

1 Sa vite keni ju si njësi ekonomike që ushtroni aktivitetin tuaj?

2- vjet

3 - 5-vjet

6 - 10 –vjet

2 A jeni të gatshëm ju si njësi ekonomike të jepni informacion në lidhje me

ecurinë e pagesës së klientëve tuaj?

PO

JO

3 Cila është kohë zgjatja aktuale e shlyerjes së pagesave nga blerësit tuaj

kryesor?

0-30 ditë

30-90 ditë

më shumë se 90 ditë

4 Sa % e qarkullimit nuk ju likuidohet brenda 12 muajt e fundit nga Klientët

tuaj?

5 Me çfarë dokumenti faktoni llogaritë e arkëtueshme?

Fatura Tatimore

Llogaritë Bankare

Programe Kontabiliteti

6 Sa klientë keni pasur dhe sa prej tyre kanë falimentuar ?

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 128 Temë disertacioni

7 Sipas informacioni tuaj sa klient nga grupi i klientëve që nuk ju likuidojnë

rregullisht janë penalizuar nga organet tatimore ?

PO

JO

8 Sipas informacionit tuaj a ka ndonjë prej tyre ku banka ka sekuestruar

kolateralin e kredisë?

PO

JO

9 A përdorni në kontabilitet praktikat e llogaritjes se provizioneve për klientët e

vështirë?

PO

JO

10 A jeni të gatshëm ju si njësi ekonomike të jepni informacion për detyrimet që

keni ju ndaj furnitorëve tuaj?

PO

JO

11 A keni pasur raste të mos likuidoni në kohë furnitorët tuaj?

PO

JO

12 A ka pasur raste ku mbi ju janë marre masa shtrënguese për moslikujdim në

kohë?

PO

JO

13 Sa ju vë në vështirësi mos pagesa në kohë e llogarive të pagueshme për

likuiditete? (Vendosni një numër nga 0 në 10, ku 0 shpreh mos vënien në vështirësi

likuiditeti dhe 10 vështirësi deri në pengim të operimit të përditshëm të kompanisë)

0-3

4-7

8-10

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 129 Temë disertacioni

14 Nëse do t’ju kërkohej të rendisnit 3 sektorët e ekonomisë në të cilat njësit

ekonomike kanë më shumë vështirësi për të likuiduar, cilat do të ishin? (Me 1

vendosni sektorin me shumë të riskuar nga vështirësia e likuiditeteve, me 2 pak më

pak dhe me 3 kompaninë që nuk ka vështirësi likuiditeti.)

Industria

Ndërtimi

Shërbimet

15 Cilat burime financiare shfrytëzoni gjatë investimit në pajisje të reja ose në

teknologji më të avancuar?

Vetëfinancimin

Huat

Instrumente të tjerë financiare

Vetëfinancim Huat Instrumentet e tjerë financiare

16 Cilat burime financiare përdorni si asete korrente të biznesit tuaj?

Vetëfinancim

Huat

Instrumentet e tjerë financiare

17 Cilat burime financiare përdorni për të investuar në pasurinë e patundshme?

Vetëfinancimi

Huat

Instrumentet e tjerë financiare

18 Cilat burime financiare keni përdorur krahas Vetëfinancimit dhe Huas?

Mbështetjen e familjes

Overdraftin

Lizingun

19 Ne cilin nivel financimi investoni aktualisht ne biznesin tuaj?

0- 50.000 €

50.000 € -250.000 €

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 130 Temë disertacioni

mbi 250.000 €

20 Nëse pagesat e detyrimeve nga ana e blerësve janë te vonuara si arrini te

financoni operacionet dhe investimet e biznesit tuaj ?

Mbështetjen e familjes

Huat

Instrumentet e tjerë financiarë

21 Çfarë parashikoni të investoni në biznesin tuaj për 5-vitet e ardhshme?

Makineri e pajisje

Materiale qarkulluese

Aktive financiare

22 Sa do t’ju kushtojnë këto investime?

0- 50.000 €

50.000 € - 250.000 €

mbi 250.000 €

23 Cilat instrument financiare do të përdorni?

Vetëfinancimin

Huat

Instrumentet e tjerë financiare

Mbështetjen e familjes

Overdraftin

Lizingun

24 Jeni në proces aplikimi për ndonjë nga burimet e financimit të

sipërpërmendura?

PO

JO

25 Nëse po, tek cilët prej tyre?

Vetëfinancimin

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 131 Temë disertacioni

Huat

Instrumentet e tjerë financiare

Mbështetjen e familjes

Overdraftin

Lizingun

26 A keni marre pjesë ndonjëherë në ndonjë seminar apo tavolinë te rrumbullakët

ku është diskutuar për faktoringun financiar?

PO

JO

27 A ju ka ofruar ndonjë herë ndonjë banke e nivelit të dytë apo kompani e

pavarur financiare shërbimin e Faktoringut?

PO

JO

28 A do të pranonit që arkëtimin e klientit tuaj ta realizoj një Kompani

Faktoringu?

PO

JO

29 A do të pranonit që detyrimin tuaj ndaj furnitorit ta shlyenit nëpërmjet një

Banke të nivelit të dytë?

PO

JO

Tabela Aneks 1. Tabela e borxhit.

Borxh tot/Aktv tot Rritja /rënia e nivelit të borxhit. Numri i NMV-ve

0.99 34 811 195 1

0.91 14 442 291 2

0.99 5 097 2012 3

0.38 8 652 811 4

0.3 21 785 228 5

0.66 42 834 575 6

0.26 26 113 346 7

0.6 1 361 616 8

0.95 10 625 937 9

0.86 29 451 076 10

0.68 20 246 017 11

0.31 -10 046 856 12

0.75 18 409 243 13

0.44 14 022 975 14

0.8 266 113 013 15

0.35 7 015 364 16

0.78 34 186 518 17

0.72 22 352 217 18

0.35 11 046 382 19

0.2 -122672010 20

0.65 12 266 990 21

0.65 99 362 210 22

0.8 131 400 284 23

0.7 99 398 793 24

0.72 66 105 853 25

0.22 16 940 157 26

Burimi: Studim empirik i autorit

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 133 Temë disertacioni

Tabela Aneks 2. Tabela e Raportit Korrent.

Raporti Korrent

Akt.Qark/Tot. Akt Rritja /rënia e nivelit të borxhit ASH

Numri i

NMV-ve

0.9 34 811 195 1

0.6 14 442 291 2

0.6 5 097 2012 3

1.2 8 652 811 4

0.8 21 785 228 5

1.4 42 834 575 6

0.96 26 113 346 7

0.82 1 361 616 8

0.8 10 625 937 9

1.5 29 451 076 10

1.5 20 246 017 11

2 -10 046 856 12

1.5 18 409 243 13

0.9 14 022 975 14

0.9 266 113 013 15

1.5 7 015 364 16

0.9 34 186 518 17

0.8 22 352 217 18

1 11 046 382 19

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 134 Temë disertacioni

4.1 -122672010 20

1.9 12 266 990 21

2.2 99 362 210 22

1.3 131 400 284 23

1.08 99 398 793 24

1.4 66 105 853 25

1.2 16 940 157 26

Burimi: Studim empirik i autorit.

Tabela Aneks 3. Tabela e Cash-Flow.

Nr Cash Flow/Tot Aktiveve Borxhi Ash/Tot Aktiveve

1 0.016 0.723

2 0.06 0.73

3 0.008 0.99

4 0.02 0.61

5 0.001 0.70

6 0.001 0.67

7 0.005 0.73

8 0.007 0.38

9 0.0002 0.26

10 0.43 0.48

Faktoringu: burim financimi afatshkurtër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Shpresa Çela (Liçaj) 135 Temë disertacioni

11 0.32 0.66

12 0.003 0.77

13 0.0056 0.55

14 0.003 0.78

15 0.0026 0.76

16 0.0036 0.44

17 0.007 0.25

18 0.003 0.72

19 0.01 0.09

20 -0.53 1.22

21 0.006 0.024

22 0.008 0.112

23 0.03 0.54

24 0.08 0.32

25 0.37 0.072

26 0.02 0.22

Burimi: Studim empirik i autorit.

Temë disertacioni – Shpresa Çela (Liçaj), 2013

Faktoringu Burim Financimi Afatshkurtër për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme në Shqipëri

ABSTRAKT

Në kushtet aktuale të ekonomisë, të

karakterizuara nga kufizimet e kredisë,

ndërmarrjet e mesme dhe të vogla (NMV-të) po

hasin probleme me likuiditetin. Megjithëse

është metodë financimi e njohur që në kohët

romake, faktoringu financiar, akoma cilësohet

si një metodë e re financimi. Qëllimi kryesor i

këtij punimi është të analizoj faktoringun si

burim financimi afat-shkurtër për NMV-të, si

dhe aplikimin e tij në Shqipëri. Për këtë arsye

do të trajtohen disa çështje themeltare si

origjina, palët pjesëmarrëse, procesi i

grumbullimit të borxhit, rrisku dhe menaxhimi i

tij, analiza e kostos së komisionit të faktoringut,

eksportimi si dhe ambienti ligjor në Shqipëri

dhe në vende të ndryshme të botës. Më tej do të

vazhdojmë me tregun e faktoringut, ku do të

shohim se numri i madh i NMV-ve që operojnë

në tregun shqiptar, kreditimi në rritje por i

pamjaftueshëm nga skemat e garantimit të

kredive dhe vështirësitë që hasin ato për

kreditim nga bankat e nivelit të dytë, krijojnë

mundësinë e zhvillimit të faktoringut si një

burim financimi alternativ shumë të

përshtatshëm. Më pas do të vazhdojmë me

analizën sasiore të ndikimit probabilitar dhe

strukturor të disa treguesve ekonomikë të

NMV-ve si variabla të pavarur, në përdorimin e

faktoringut, si variabël i varur.

ABSTRACT (ENGLISH)

In the current economic conditions,

characterized by credit constraints, small and

medium enterprises (SMEs) are facing liquidity

problems. Although it is known that the

financing method in Roman times, financial

factoring, still regarded as a new method of

financing. The main purpose of this paper is to

analyze factoring as a source of short-term

financing for SMEs, as well as its application in

Albania. For this reason will be treated some

fundamental issues as its origin, participants,

the debt collection process, risk and its

management, cost analysis of commission

factoring, exporting and legal environment in

Albania and in different countries of the world.

Further we will continue with the factoring

trade, where we will see the large number of

SMEs operating in the Albanian market, rising

credit but insufficient by the guarantee schemes

of credit and the difficulties faced in lending by

the banks of the second level, creating the

possibility of development of factoring as an

alternative source of funding very convenient.

Then we will continue with quantitative

analysis of the probability and impact of some

structural economic indicators SMEs as

independent variables, the use of factoring , as

the dependent variable.