38
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Fakulteti i Edukimit Programi Fillor PUNIM DIPLOME TEMA: RËNDËSIA E GRAMATIKËS NË MËSIMNXËNIEN E GJUHËS ANGLEZE SI GJUHË E HUAJ NË EDUKIMIN FILLOR Mentorja: Kandidatja: Prof.Ass.Dr. Laura Naka Suada Berisha Gjakovë, 2020

Fakulteti i Edukimit Programi Fillor · 2021. 1. 8. · Foljet frazore – Phrasal Verbs..... 26 4.4. Kohët e foljeve ... Nëse nuk ka një kuptim të qartë të objektivave dhe

  • Upload
    others

  • View
    18

  • Download
    1

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Fakulteti i Edukimit Programi Fillor · 2021. 1. 8. · Foljet frazore – Phrasal Verbs..... 26 4.4. Kohët e foljeve ... Nëse nuk ka një kuptim të qartë të objektivave dhe

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

Fakulteti i Edukimit

Programi Fillor

PUNIM DIPLOME

TEMA: RËNDËSIA E GRAMATIKËS NË

MËSIMNXËNIEN E GJUHËS ANGLEZE SI GJUHË E

HUAJ NË EDUKIMIN FILLOR

Mentorja: Kandidatja:

Prof.Ass.Dr. Laura Naka Suada Berisha

Gjakovë, 2020

Page 2: Fakulteti i Edukimit Programi Fillor · 2021. 1. 8. · Foljet frazore – Phrasal Verbs..... 26 4.4. Kohët e foljeve ... Nëse nuk ka një kuptim të qartë të objektivave dhe

2

UNIVERSITETI “FEHMI AGANI” – GJAKOVË

FAKULTETI I EDUKIMIT

PUNIM DIPLOME

Titulli i punimit: RËNDËSIA E GRAMATIKËS NË MËSIMNXËNIEN E

GJUHËS ANGLEZE SI GJUHË E HUAJ NË EDUKIMIN FILLOR

Emri i studentit: Suada Berisha

Statusi i studentit: I rregullt

Numri i amzës: 010205116

Drejtimi – programi: Fillor

Shkalla e studimit: Bachelor

Mentori i punimit: Prof.Ass.Dr. Laura Naka

Page 3: Fakulteti i Edukimit Programi Fillor · 2021. 1. 8. · Foljet frazore – Phrasal Verbs..... 26 4.4. Kohët e foljeve ... Nëse nuk ka një kuptim të qartë të objektivave dhe

3

DEKLARATË STATUORE

Unë, Suada Berisha, deklaroj se ky punim: “Rëndësia e gramatikës në mësimnxënien e gjuhës

angleze si gjuhë e huaj në edukimin fillor” është puna ime origjinale, e cila nuk është prezantuar

më pare. Pra, punimi im nuk cënon të drejtat e asnjë autori. Ky material është ideuar në bazë të

literaturës së përdorur, e cila është përmendur dhe cituar në referenca.

Punimi është lekturuar nga:

Imer Pantina, Profesor i Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe Suada Berisha

__________________________ _____________________

Nënshkrimi

Gjakovë, 2020

Page 4: Fakulteti i Edukimit Programi Fillor · 2021. 1. 8. · Foljet frazore – Phrasal Verbs..... 26 4.4. Kohët e foljeve ... Nëse nuk ka një kuptim të qartë të objektivave dhe

4

FALËNDERIM

Falënderimi i takon Zotit që më mundësoi të arrijë deri te ky moment.

Falënderoj përzemërsisht dhe i jam mirënjohës familjes, e cila ka qenë një shtyllë e fortë që më

ka qëndruar në çdo hap të jetës sime duke më ofruar mbështetje të pakusht,të cilët më besuan dhe

më përkrahën në çdo sukses timin.

Falenderim i veçantë shkon për gjithë profesorët e mi të Fakultetit të edukimit, e në veçanti

shkon për mentoren time Prof. Dr. Laura Naka e cila më ndihmoi dhe më përkrahu që kjo temë

të dal sa më mirë që është e mundur, duke e falënderuar për ndihmën profesionale dhe këshillat e

dhëna.

Page 5: Fakulteti i Edukimit Programi Fillor · 2021. 1. 8. · Foljet frazore – Phrasal Verbs..... 26 4.4. Kohët e foljeve ... Nëse nuk ka një kuptim të qartë të objektivave dhe

5

ABSTRAKT

Ky punim mbështetet në argumentin se për të qenë mësues i mirë i një gjuhe të huaj së pari duhet

të jesh njohës i mirë i gjuhës amtare. Duhet të jesh kreativ dhe motivues për nxënësit. Të japësh

maksimumin tënd derisa nxënësit të kuptojnë atë se çfarë jeni duke shpjeguar ju si mësues.

Jo çdoherë gjatë orëve mësimore nxënësitë arrijnë të kuptojnë atë se çfarë mësuesi është duke u

përpjekur të shpjegoj, andaj ne duhet të jemi durimtar dhe ta përserisim mësimin edhe njëherë

nga fillimi nëse është nevoja. Duhet të jemi të kuptueshëm se jo të gjithë nxënësit e kanë të

zhvilluar intelegjencën gjuhësore në nivel të njejtë, prandaj me disa nxënës duhet të kalojmë më

shumë kohë duke ia qartësuar në thelb problemin që ata hasin.

E rëndësishme e një gjuhe të huaj është gramatika e saj, pasi që çdo gjuhë e ka gramatikën e vet,

dhe dallojnë shumë njëra nga tjetra, e ne si mësues të një gjuhe të huaj duhet të jemi të aftë t’u

tregojmë nxënësve dallimet, ngjashmëritë dhe të përpiqemi t’u shpjegojmë çdo gjë në mënyrë të

duhur, pasi ne jemi ata ku nxënësit fillojnë t’i vendosin themelet e para.

Por, më e rëndësishmja është që ne t’i bëjmë nxënësit të dojnë gjuhën që ne ua mësojmë atyre,

sepse kur ata duan diçka, atëherë kanë edhe vullnet për të mësuar.

Fjalët kyçe: gjuhë e huaj, gjuhë amtare, kreaiv, motivues, durimtar.

Page 6: Fakulteti i Edukimit Programi Fillor · 2021. 1. 8. · Foljet frazore – Phrasal Verbs..... 26 4.4. Kohët e foljeve ... Nëse nuk ka një kuptim të qartë të objektivave dhe

6

ABSTRACT

This study is based on the argument that to be a good teacher of a foreign language you must

first have enough knowledge about your native language. You need to be creative and motivating

for the students. Give your best until students understand what you are explaining as a teacher.

Students do not always understand what the teacher is trying to explain during the lessons, so we

must be patient and repeat the lesson from the beginning if necessary. It should be understood

that not all students have developed language intelligence at the same level, so with some

students we need to spend more time basically clarifying the problem they face. The importance

of a foreign language is its grammar, as each language has its own grammar, and they are very

different from each other, and we as teachers of a foreign language must be able to show students

the differences, similarities and try to explain everything to them properly, as ëe are where

students begin to lay the first foundations. But the most important thing is that we make students

like the language we teach them, because when they want something then they have the will to

learn.

Keywords: foreign language, native language, creative, motivating, patient.

Page 7: Fakulteti i Edukimit Programi Fillor · 2021. 1. 8. · Foljet frazore – Phrasal Verbs..... 26 4.4. Kohët e foljeve ... Nëse nuk ka një kuptim të qartë të objektivave dhe

7

Përmbajtja:

ABSTRAKT ............................................................................................................................................. 5

ABSTRACT .............................................................................................................................................. 6

HYRJE .................................................................................................................................................... 10

KAPITULI I ............................................................................................................................................... 11

1. ÇFARË TË BËN MËSIMDHËNËS TË MIRË .................................................................................. 11

Organizimi – Organisation .................................................................................................................. 11

Objektivat e përbashkëta - Common objectives.................................................................................. 11

Detyrat e shtëpisë – Homework .......................................................................................................... 11

Ambienti në klasë - Classroom environment ...................................................................................... 12

KAPITULLI II ........................................................................................................................................... 13

2. CILËSITË E NJË MËSIMDHËNËSI TË MIRË ................................................................................ 13

2.1. Komunikimi është çelësi .............................................................................................................. 13

2.2. Të jetë organizator dhe i ditur ..................................................................................................... 13

2.3. Të jetë krijues .............................................................................................................................. 14

2.4. Të jetë motivues .......................................................................................................................... 14

2.5. Të jetë reflektues .......................................................................................................................... 14

KAPITULLI III .......................................................................................................................................... 16

3. SI TË MENAXHOSH MËSIMDHËNIEN DHE MËSIMNXËNIEN ................................................ 16

3.1. Rëndësia e paraqitjes fizike në klasë ........................................................................................... 16

3.1.1. Afërsia - Proximity............................................................................................................... 17

3.1.2. Përshtatshmëria - Appropriacy .............................................................................................. 17

3.1.3. Lëvizshmëria - Movement ................................................................................................... 17

3.1.4. Kontakti - Contact ................................................................................................................. 18

3.2.Përdorimi i infornacionit në klasë ................................................................................................. 18

3.2.1. Dëgjueshmëria - Audibility ................................................................................................... 18

3.2.2. Ndryshimet në tingujt e krijuar - Variety .............................................................................. 18

3.2.3. Bisedat - Conversations ........................................................................................................ 19

3.3. Organizimi i ulsëve në klasë ........................................................................................................ 19

3.3.1. Rreshtat e rregullt – Orderly rows ......................................................................................... 19

3.3.2. Në formë rrethi dhe patkua – Circles and horseshoe ............................................................ 20

3.3.3. Bankat e ndara në grupe të vogla– Separate tables ............................................................... 20

3.4. Dallimi mes një ore të suksesshme dhe asaj të dështuar .............................................................. 20

Page 8: Fakulteti i Edukimit Programi Fillor · 2021. 1. 8. · Foljet frazore – Phrasal Verbs..... 26 4.4. Kohët e foljeve ... Nëse nuk ka një kuptim të qartë të objektivave dhe

8

KAPITULLI IV ......................................................................................................................................... 22

4. SI TË SHPJEGOJMË NJË GJUHË TË HUAJ? ................................................................................. 22

4.1. Ndërtimi i fjalive – Sentence constructions ................................................................................. 22

4.1.1. Plotësuesi – Complement ...................................................................................................... 22

4.1.2. Subjekti + Folja – Subject + verb only ................................................................................. 23

4.1.3. Ndajfolja – Adverbial ............................................................................................................ 23

4.1.4. Fjalitë e përbëra –Multi-clause sentences ............................................................................. 23

4.2. Llojet e emrave ............................................................................................................................ 24

4.2.1. Emrat e përgjithshëm dhe emrat e përveçëm - Common Nouns and Proper Nouns ............ 24

4.2.2. Emrat konkret dhe abstrakt - Concrete Nouns and Abstract Nouns ..................................... 24

4.2.3. Emrat e numërueshëm dhe të panumërueshëm - Countable Nouns and Uncountable Nouns

........................................................................................................................................................ 24

4.2.4. Emrat përmbledhës - Collective Nouns ................................................................................ 25

4.2.5. Emrat e përngjitur – Compound Nouns ................................................................................ 25

4.3. Llojet e foljeve ............................................................................................................................ 25

4.3.1. Foljet ndihmëse – Auxiliary Verbs ....................................................................................... 26

4.3.2. Foljet kryesore – Main Verbs ................................................................................................ 26

4.3.3. Foljet frazore – Phrasal Verbs ............................................................................................... 26

4.4. Kohët e foljeve ............................................................................................................................ 27

4.5. Përemrat – Pronouns ................................................................................................................... 29

4.6. Mbiemrat – Adjectives ................................................................................................................. 30

KAPITULLI V ........................................................................................................................................... 32

5. PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE ................................................................................................. 32

5.1. Të mirat e plaifikimit të orës mësimore ....................................................................................... 32

5.2. Pse duhet të planifikojmë? ........................................................................................................... 32

5.3. Çfarë duhet të përmbajë plani? .................................................................................................... 33

5.4. Çfarë pyetjeve duhet të parashtojmë? .......................................................................................... 34

5.5. Çfarë modeli duhet të përdorim për planifikim? .......................................................................... 35

REKOMANDIME .................................................................................................................................. 36

PËRFUNDIM ......................................................................................................................................... 37

REFERENCA ......................................................................................................................................... 38

Page 9: Fakulteti i Edukimit Programi Fillor · 2021. 1. 8. · Foljet frazore – Phrasal Verbs..... 26 4.4. Kohët e foljeve ... Nëse nuk ka një kuptim të qartë të objektivave dhe

9

Lista e figurave:

Figura 1. Fëmijët në klasë duke mësuar anglisht. ....................................................................................... 16

Figura 2. Organizimi i ulëseve në klasë. ..................................................................................................... 19

Lista e tabelave:

Tabela1. Present and Present Continuous Tense, Past and Past Continuous Tense. ................................... 27

Tabela2. Present Perfect and Present Perfect Continuous, Past Perfect and Past Perfect Continuous. ...... 28

Tabela3. Future Forms ................................................................................................................................ 29

Tabela4. Krahasimi i mbiemrave. ............................................................................................................... 31

Page 10: Fakulteti i Edukimit Programi Fillor · 2021. 1. 8. · Foljet frazore – Phrasal Verbs..... 26 4.4. Kohët e foljeve ... Nëse nuk ka një kuptim të qartë të objektivave dhe

10

HYRJE

Mënyra se si mësimdhënësi ndërvepron me nxënësit është shumë e rëndësishme në edukimin

fillor. Kjo pasi që aty është vendi ku nxënësit bëjnë hapat e parë të edukimit dhe arsimimit për

jetën e tyre. Duhet të tregojmë shumë kujdes ndaj tyre, pasi që shkolla për ta është një ambient i

ri. Ata janë të vegjël, sensitiv dhe emocional, prandaj edhe ne duhet të tregohemi të butë me ta

dhe t’u tregojmë rëndësinë e shkollës dhe duhet t’i mësojmë se si të socializohen me nxënësit e

tjerë.

Ky punim përmban katër kapituj ku secili kapitull ka nënkapitujt e tij. Në kapitullin e parë dhe të

dytë kam paraqitur disa nga pikat se çfarë na bën të jemi mësimdhënës të mirë.

Në kapitullin e tretë kam paraqitur se si të organizojmë mësimdhënien dhe mësimnxënien në

klasë. Si t’i organizojmë ulëset e nxënësve në klasë dhe si të ndërveprojmë me ta.

Në kapitullin e katërt kam paraqitur se si të shpjegojmë një gjuhë të huaj, ku në këtë kapitull kam

përfshirë më shumë pjesë gramatikore.

Në kapitullin e pestë dhe të fundit kam shkruar se si të planifikojmë një orë mësimore.

Page 11: Fakulteti i Edukimit Programi Fillor · 2021. 1. 8. · Foljet frazore – Phrasal Verbs..... 26 4.4. Kohët e foljeve ... Nëse nuk ka një kuptim të qartë të objektivave dhe

11

KAPITULLI I

1. ÇFARË TË BËN MËSIMDHËNËS TË MIRË

Të bëhesh një mësues i shkëlqyeshëm i edukimit fillore nuk është thjesht të marrësh një

kualifikim përkatës. Si në çdo profesion, duhet praktikë, kohë dhe punë për t’u bërë të aftë.

Ekzistojnë, në të vërtetë, një numër i madh i cilësive dhe aftësive që i bëjnë mësuesit e

shkëlqyeshëm të edukimit fillore - ato që vërtet dalin në pah.

Organizimi – Organisation

Ndoshta është e pabesueshme, por, që të kesh aftësi organizative është jashtëzakonisht e

rëndësishme kur bëhet fjalë për përsosmërinë e mësimdhënies. Shkollat më të vlerësuara kanë

treguar që mësuesit e tyre kanë aftësi organizative, veçanërisht të forta, duke siguruar që mësimet

janë planifikuar në detaje të mëdha, burimet e marra mirë para mësimeve dhe se mësimet kryhen

pa probleme, si dhe duke i përmbushur nevojat individuale të nxënësve. Mësimdhënësit që

zhvillojnë mësimet e tyre në një mënyrë të tillë, përdorin çdo minutë të kohës së tyre të mësimit

në mënyrë produktive, dhe kështu do të përfitojnë sa më shumë nga nxënësit e tyre. Dhe,

prandaj kanë më shumë mundësi të performojnë më mirë, ndihen më të sigurt dhe më pak

mundësi të mbesin prapa. (Team, 2016)

Objektivat e përbashkëta - Common objectives

Mësuesit e mirë të edukimit fillor sigurojnë që idetë dhe konceptet e të nxënit, të futura në klasë

të kuptohen nga secili nxënës. Ata sigurohen që të gjithë fëmijët në klasë të kuptojnë objektivin e

mësimit dhe, nëse jo, të përshtatin stilin e tyre të mësimdhënies për të siguruar që kjo të

korrigjohet. Nxënësit duhet të jenë të qartë për pikën e mësimit të tyre, dhe atë që ata po përpiqen

të arrijnë. Nëse nuk ka një kuptim të qartë të objektivave dhe çfarë pritet prej tyre, fëmijët kanë

më shumë mundësi të humbasin interesin dhe të shpërqendrohen dhe të bëhen më pak të

motivuar për të përmbushur qëllimet e tyre. (Team, 2016)

Detyrat e shtëpisë – Homework

Të jesh mësues i mirë i shkollës fillore do të thotë të bësh mendime dhe përpjekje se si fëmijët

tuaj do të vazhdojnë të mësojnë jashtë klasës. Kjo nënkupton vendosjen e detyrave të shtëpisë që

Page 12: Fakulteti i Edukimit Programi Fillor · 2021. 1. 8. · Foljet frazore – Phrasal Verbs..... 26 4.4. Kohët e foljeve ... Nëse nuk ka një kuptim të qartë të objektivave dhe

12

janë të dobishme, domethënëse, në lidhje me ato që janë mësuar në klasë, dhe ndihmojnë në

thellimin e të kuptuarit të fëmijëve për temën. Detyrat e shtëpisë duhet të kenë një objektiv të

qartë ose një grup udhëzimesh për fëmijët që duhet të ndjekin. (Team, 2016)

Ambienti në klasë - Classroom environment

Ndërtimi i marrëdhënieve me nxënësit është një faktor jashtëzakonisht i rëndësishëm kur

përcaktohet efektiviteti i një mësuesi të shkollës fillore. Ndërtimi i marrëdhënieve nxënës-

mësues dhe mbikëqyrja dhe udhëheqja e marrëdhënieve ndër-nxënës janë aftësi thelbësore.

Nevojitet inkurajimi i klasës suaj që të kenë respekt ndaj njëri-tjetrit, të jenë të shoqërueshëm, të

sjellshëm dhe miqësor. Gjithsesi është e nevojshme për të siguruar një enërgji pozitive të klasës.

Një klasë gjithashtu duhet të jetë e gatshme t'i përmbahet rregullave të klasës - rezultati i kësaj do

të thotë që koha mund të harxhohet në mësimdhënie dhe mësimnxënie sesa të luftoni me

problemet e sjelljes, të jepni një veprim disiplinor dhe të ndërpritet kur përpiqeni të kapni

materialin mësimor. Të kesh aftësi të mira të menaxhimit të sjelljes është e domosdoshme për

suksesin e një mësuesi të shkollës fillore. Një klasë kaotike me nxënës përçarës krijon një mjedis

mësimi shumë sfidues. Mësuesit në këto klasa e kanë më të vështirë të mbajnë kontrollin dhe

mund të përdorin strategji të pa përshtatshme disiplinore siç janë bërtitja, dënimi ose kërcënimi i

fëmijëve. Në një klasë prodhuese dhe të kontrolluar, të gjitha disiplinat maten, janë të

përshtatshme dhe shpërndahen me qetësi, dhe çështjet e sjelljes shpesh mund të shuhen me një

paralajmërim të ashpër ose madje edhe me humor. (Team, 2016)

Page 13: Fakulteti i Edukimit Programi Fillor · 2021. 1. 8. · Foljet frazore – Phrasal Verbs..... 26 4.4. Kohët e foljeve ... Nëse nuk ka një kuptim të qartë të objektivave dhe

13

KAPITULLI II

2. CILËSITË E NJË MËSIMDHËNËSI TË MIRË

According to Ethan Miller (2018) “Ne e dimë që duam të mësojmë. Kjo vjen nga nevoja për të

ndihmuar komunitetin tonë dhe për të bërë ndryshime dhe për të bërë jetën më të mirë. Ju me të

vërtetë duhet të doni profesionin tuaj dhe të ndani njohuritë për të qenë efektiv si mësues,

Mësuesit e gjuhëve të huaja gjithashtu duhet të duan gjuhën dhe ndërlikimet e saj, por vetëm kjo

nuk do të jetë e mjaftueshme. Mësimi i një gjuhe kërkon më shumë sesa t'u tregoni studentëve se

cilat janë rregullat e gjuhës. Ju duhet të jeni në gjendje të identifikoni pikat e forta të një nxënësi,

si dhe dobësitë e tyre, të njihni metodat më të përshtatshme të transferimit të aftësive dhe të keni

një durim të jashtëzakonshëm në mënyrë që të keni sukses si mësues.”

2.1. Komunikimi është çelësi

Në mësimin e gjuhës, komunikimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm sepse ky është qëllimi i

një klase gjuhësore - për t'iu dhënë mundësi nxënësve të komunikojnë në një gjuhë të re. Mësuesi

duhet të jetë një komunikues i mirë. Një mësues duhet të jetë një dëgjues i mirë për të kuptuar

nxënësit dhe nevojat e tyre. Komunikimi është mënyra më e mirë për të marrë reagime nga

nxënësit dhe për të vlerësuar nëse ata kanë mësuar mjaftueshëm nga ajo që mësuesi ka shpjeguar.

(Miller, E, 2018)

2.2. Të jetë organizator dhe i ditur

Është e rëndësishme të keni dashuri për mësimdhënie dhe të zotëroni aftësi të mira

ndërpersonale. Si mësues i gjuhës, ju duhet të vendosni objektiva dhe të planifikoni mësimet

tuaja. Shumë nga këto mësime mund të kërkojnë aktivitete. Aktivitetet mësimore duhet të

planifikohen përpara - qëllimet, hapat, burimet dhe vlerësimi. Megjithatë, që të gjitha këto të

përdoren në mënyrë efektive dhe të kenë ndikimin e synuar. Ajo që është e nevojshme është një

themel i fortë dhe që vjen me njohuri. Jo vetëm që duhet të keni njohuri që i përkasin gjuhës, por

gjithashtu duhet të keni njohuri mësimore - metodologji, vlerësim, menaxhim në klasë dhe stile

të të mësuarit. Së bashku me aftësitë gjuhësore dhe mësimore, do t'ju bëjnë më të efektshëm si

mësues i gjuhëve të huaja. (Miller, E, 2018)

Page 14: Fakulteti i Edukimit Programi Fillor · 2021. 1. 8. · Foljet frazore – Phrasal Verbs..... 26 4.4. Kohët e foljeve ... Nëse nuk ka një kuptim të qartë të objektivave dhe

14

2.3. Të jetë krijues

Një mësues i gjuhëve të huaja duhet të jetë në gjendje të mendoj dhe të krijoj në mënyrë që t’u

përgjigjet sa më qartë dhe më saktë nxënësve. Kjo është e dobishme për të dy palët, si për

mësuesin ashtu edhe për nxënësin. Të jesh në gjendje të mendosh në një mënyrë krijuese do të

thotë t’i mbash nxënësit aktiv me ide të reja, dhe ata nuk do të kenë mundësi të mërziten gjatë

orës mësimore. Nxënës të ndryshëm mund të përgjigjen ndryshe në një mësim dhe ju duhet të

keni aftësi të shpjegoni të njëjtën gjë ndryshe për secilin nxënës duke përdorur shembuj dhe

aktivitete të ndryshme. Disa nxënësë mund të mësojnë përmes detyrave ndërsa të tjerët mësojnë

me fotografi apo video të ndryshme dhe disa nxënës të tjerë mund të mësojnë përmes diktimit.

Pra, duhet t’u përshtatemi sadopak nevojave të nxënësve. (Miller, E, 2018)

2.4. Të jetë motivues

Motivimi është një term i cili në të kaluarën është përdorur mjaft lirshëm. Për shembull, kohëve

të sotme u referohet ndjenjave, një qëllimi, një procesi mendor, një lloj sjelljeje tipike ose një

karakteristike personale. Më vonë, motivimi është parë si një grup besimesh, mendimesh dhe

ndjenjash që kthehen në veprim. (Brewster, Ellis, & Girard, 2002, f. 218) Një mësues është një

udhëheqës për shkak të faktit se ata duhet të inkurajojnë nxënësit të përmbushin një qëllim të

përbashkët. Dhe, si me çdo udhëheqës të mirë, një mësues i mirë duhet të dijë t’i motivojë

nxënësit të vazhdojnë mësimin gjatë gjithë jetës. Thjesht, paraqitja në klasë dhe plotësimi i

detyrave, nuk është një tregues i të mësuarit. Një mësues duhet të krijojë entuziazëm për të

mësuar duke kuptuar nevojat e nxënësve. A janë nxënësit e interesuar të mësojnë anglisht. për të

rritur mundësitë e punësimit, për të lëvizur në një vend që flet anglisht ose për të paraqitur më

mirë mendimet e tyre? Kuptimi i këtyre nevojave është i domosdoshëm pasi një mësues i

gjuhëve të huaja mund të inkurajojë një student të plotësojë nevojat e tyre personale dhe të

mbështesë interesin e tyre për të mësuar. (Miller, E, 2018)

2.5. Të jetë reflektues

Një mësues i mirë i duhet të jetë model i mire për nxënësit sepse kjo do t'i bëjë ata të mendojnë

për veten e tyre si nxënës dhe të kuptojnë se çka dëshirojnë të bëhen në të ardhmen. Nga metodat

dhe teknikat që mësusi i përdor në klasë, nxënësit mund të përfitojnë njohuri që do të zgjasin tërë

jetën, pasi që një gjuhë e huaj, nëse mësohet mirë dhe përdoret rregullisht, është vështirë që të

Page 15: Fakulteti i Edukimit Programi Fillor · 2021. 1. 8. · Foljet frazore – Phrasal Verbs..... 26 4.4. Kohët e foljeve ... Nëse nuk ka një kuptim të qartë të objektivave dhe

15

harrohet. Prandaj, ne si mësues të ardhshëm duhet të pasqyrojmë tek nxënësit rëndësinë e

gjuhëve të huaja. (Miller, E, 2018)

Page 16: Fakulteti i Edukimit Programi Fillor · 2021. 1. 8. · Foljet frazore – Phrasal Verbs..... 26 4.4. Kohët e foljeve ... Nëse nuk ka një kuptim të qartë të objektivave dhe

16

KAPITULLI III

3. SI TË MENAXHOSH MËSIMDHËNIEN DHE MËSIMNXËNIEN

Figura 1. Fëmijët në klasë duke mësuar anglisht.

Burimi: https://depositphotos.com/vector-images/classroom.html

3.1. Rëndësia e paraqitjes fizike në klasë

Mënyra se si mësuesi lëviz, si qëndron, sa demostron fizikisht, - të gjitha këto janë pjesa e

rëndësishme në menaxhimin efektiv të një klase. Të gjithë mësuesit, si të gjithë njerëzit, kanë

karakteristikat dhe zakonet e tyre fizike, dhe ata do t'i marrin këto me vete në klasë. Por ka një

numër çështjesh për t’u marrë parasysh që nuk janë thjesht indviduale dhe që kanë një ndikim të

drejtpërdrejtë në perceptimin e nxënësve për ne. Andaj duhet të kemi shumë kujdes me

paraqitjen tonë në klasë. (Harmer, J, 1998, f. 15)

Page 17: Fakulteti i Edukimit Programi Fillor · 2021. 1. 8. · Foljet frazore – Phrasal Verbs..... 26 4.4. Kohët e foljeve ... Nëse nuk ka një kuptim të qartë të objektivave dhe

17

3.1.1. Afërsia - Proximity

Mësimdhënësit duhet të kenë shumë kujdes me afërsinë që shfaqin me nxënësit e tyre. Disa

nxënës e kundërshtojnë nëse distanca midis tyre dhe mësuesit është shumë e vogël, ndërsa për

disa të tjerë, distanca paraqitet si shenjë e ftohtësisë e mësuesit kundrejt nxënësit. Mësuesit duhet

të jenë të vetëdijshëm për afërsinë e tyre, dhe duhet të jenë në gjendje të vërejnë reagimet e

nxënësve të tyre për atë që po ndodh në klasë. (Harmer, J, 1998, f. 15)

3.1.2. Përshtatshmëria - Appropriacy

Vendosja se sa afër duhet të punoni me nxënësit është çështje e përshtatshmërisë. Ashtu është

edhe mënyra e përgjithshme në të cilën mësuesit ulen ose qëndrojnë në klasë. Disa mësues

krijojnë ambient shumë të përshtatshëm dhe shoqërues në klasë, duke u ulur në nivelin e njejtë

sikur nxënësit. Por tek shumë nxënës kjo situatë krijon shqetësim, pasi atyre iu duket e pa

përshtatshme dhe krijon jo rehati në klasë, ku kjo mund të jetë shkas që mësimi të mos zhvillohet

në mënyrë të drejtë. Pra, çdo pozitë që mësuesit e paraqesin në klasë, në sytë e nxënësve tregon

karakerin e tij. Por, ne si mësues duhet të jemi në gjendje të dallojmë kur ata ndihen mire ose keq

me pozitën që ne ulemi në klasë. Marrëdhënia është thelbësore, nëse duam të menaxhojmë një

klasë në mënyrë efektive. (Harmer, J, 1998, fv. 15,16)

3.1.3. Lëvizshmëria - Movement

Lëvizjet e mësuesit janë një element tjetër i rëndësishëm gjatë orës mësimore, pasi që shumë nga

mësuesit preferojnë të qëndrojnë në një pozitë, e cila është në mes të klasës dhe vëmendja e të

gjithë nxënësve të jetë tek ai, pra, kjo mund të konsiderohet edhe si njëra nga mënyrat

tradicionale të cilat janë përdorur ndër vite. Por kjo mund të shkaktoj një lloj pakënaqësie tek

nxënësit. Ose, disa mësues të tjerë preferojnë të bëjnë lëvizje të shumta në klasë dhe për nxënësit

paraqet lodhje dhe mundim. Pra, për t’u zhvilluar procesi i suksesshëm mësimor duhet të bëjmë

lëvizje nëpër klasë, deri në një farë mase. Për shembull, kur fëmijët janë duke punuar në grupe

dhe mësuesja shkon tek secilin grup për t’i kontrolluar nëse janë të angazhuar të gjithë. (Harmer,

J, 1998, f. 16)

Page 18: Fakulteti i Edukimit Programi Fillor · 2021. 1. 8. · Foljet frazore – Phrasal Verbs..... 26 4.4. Kohët e foljeve ... Nëse nuk ka një kuptim të qartë të objektivave dhe

18

3.1.4. Kontakti - Contact

Për të organizuar mësim të suksesshëm në kalsë, duhet të kemi parasysh se çfarë janë duke bërë

nxënësit dhe a e kemi vëmendjen e tyre. Kjo nënkupton t’i dëgjojmë dhe t’i shikojmë në nivel të

njëjtë ashtu siç i mësojmë. Pra, kontakti me sy është shumë i rëndësishëm, duhet t’i dëgjojmë

edhe si përgjigjen. Është pothuajse e pamundur t’u mësosh nxënësve një gjuhë të re në klasë pa

pasur kontakt me ta. Por, natyra e saktë e këtij kontakti do të ndryshojë nga mësuesi në mësues

dhe nga klasa në klasë. Paraqitja fizike dhe personalieti i mësuesit në klasë është njëra nga

aspektet më të konsiderueshme për të pasur menaxhim të mirë. (Harmer, J, 1998, f. 16)

3.2.Përdorimi i infornacionit në klasë

“Me shumë gjasa instrumenti më i rëndësishëm i mësuesit është zëri. Mënyra se si flasim dhe si

tingëllon zëri ynë në klasë. Për të pasur në konsiderat përdorimin e zërit në klasë duhet të kemi

kujdes në tri elemente. (Harmer, J, 1998, f. 16)

3.2.1. Dëgjueshmëria - Audibility

Pa dyshim, mësuesi duhet të dëgjohet nga e gjithë klasa. Pra, mësuesi gjatë shpjegimit duhet të

sigurohet që të gjithë nxënësit e dëgjojnë, madje edhe ata në fund të klasës. Por, duhet të kemi

kujdes se si flasim, sepse nëse bërtasim, atëherë krijohet situatë e pakëndëshme për nxënësit.

Mësuesit e suksesshëm provojnë të gjejnë një balancë mes dëgjueshmërisë dhe nivelit të duhur të

zërit. (Harmer, J, 1998)

3.2.2. Ndryshimet në tingujt e krijuar - Variety

Është vërtetë me rëndësi që mësuesit të bëjnë ndryshime të tingujve kur flasin. Të përshtatin

zërin me atë mësim që janë duke shpjeguar apo me atë aktivitet që janë duke bërë. Pra, ai lloj i

zërit që ne krijojmë kur e prezantojmë një aktivitet të ri duhet të jetë ndryshe nga zëri që e

përdorim kur bëjmë biseda të lira. Në situata të shpeshta, mësuesit e ngritin zërin kur dëshirojnë

të kenë vëmendjen e nxënësve, por nganjëherë në raste të ndryshme edhe kur flasim me volum

normal e marrim vëmendjen e nxënësve. Kjo pasi ata janë kureshtarë të dëgjojnë nëse ne po

themi diçka të rëndësishme apo interesante. Por, sidoçoftë, për mësuesit që nuk e ngritin zërin

pothuajse asnjëherë, ndërhyrja e rastësishme duke bërtitur mund të ketë një efekt jashtëzakonisht

dramatik, dhe kjo ndonjëherë mund të jetë e dobishme. (Harmer, J, 1998, f. 17)

Page 19: Fakulteti i Edukimit Programi Fillor · 2021. 1. 8. · Foljet frazore – Phrasal Verbs..... 26 4.4. Kohët e foljeve ... Nëse nuk ka një kuptim të qartë të objektivave dhe

19

3.2.3. Bisedat - Conversations

Sikur këngëtarët e operave ashtu edhe mësuesit duhet ta ruajnë zërin e tyre. Është e natyrshme që

gjatë gjithë ditës ne e ndryshojmë zërin në situata të ndryshme, por duhet t’i shmangim bërtimat

e panevojshme, kështu që mund të ruajmë enërgjinë e zërit tonë. Ruajtja e enërgjisë së zërit është

njëra ndër elementet që mësuesit duhet ta shkruajnë në listën e tyre kur bëjnë planifikimin e

ditëve apo javëve të punës. (Harmer, J, 1998, f. 17)

3.3. Organizimi i ulëseve në klasë

Figura 2. Organizimi i ulëseve në klasë.

Burimi: “How to teach English” f.18

Në mbarë botën nxënësit zakonisht ulen në rreshta të rregullt. Kështu, në këtë mënyrë mësuesja

qëndron afër dërrasës së zezë dhe nxënësit përballë saj. Në këtë pozitë të gjithë mund ta shohin

mësuesen. Por, varet nga aktivitetet të cilat mësuesja i bën në klasë dhe ashtu edhe bëhet

organizimi i ulëseve të nxënësve, siç e shihni në fotografinë e mësipërme. (Jeremy Harmer –

How to teach English f18)

3.3.1. Rreshtat e rregullt – Orderly rows

Kur nxënësit ulen në rreshta të rregullt, vërtet ka përparësi, pasi që mësuesi është në qendër. Ai

mund t’i vëzhgoj të gjithë nxënësit po ashtu edhe ata e kanë një pamje të qartë të mësuesit. Pra,

ata mund ta shohin se çfarë po shpjegon ai, çfarë po shkruan në tabelë. Edhe për mësuesin është

më lehtë të ketë nën kontroll qetësinë e klasës, pasi i ka të gjithë përballë dhe mund të vërej nëse

Page 20: Fakulteti i Edukimit Programi Fillor · 2021. 1. 8. · Foljet frazore – Phrasal Verbs..... 26 4.4. Kohët e foljeve ... Nëse nuk ka një kuptim të qartë të objektivave dhe

20

ndokush po krijon zhurmë apo është i dekonsentruar. Por, mbi të gjitha duhet të ketë në

konsideratë të angazhoj të gjithë klasën, edhe ata që janë të ulur në fund të klasës, edhe ata që

flasin më pak, e jo të marrë përgjigjje vetëm nga nxënësit që ka më afër. Pra, t’i angazhoj të

gjithë nxënësit e klasës. Mund të themi që rreshtat e rregullt për oragnizimin e ulëseve në klasë

është zgjedhje më e mirë. (Harmer, J, 1998, f. 19)

3.3.2. Në formë rrethi dhe patkua – Circles and horseshoe

Zakonisht këto dy forma përdoren në klasë më të vogla dhe mund të themi se janë dy forma

mjaft të mira për organizim në klasë dhe kjo për arsye se që të gjithë ndihen të barabartë. Në

formë të rrethit të gjithë në klasë janë të barbartë, mund të shohin mësuesen ashtu edhe njëri-

tjetrin, mund t’i shohin lëvizjet trupore të njëri-tjetrit, mund të ndajnë më shumë ndjenja me

njëri-tjetrin, mund të kenë kontakte me sy etj. Ndërsa në formë të rreshtave të rregullt kjo gjë

është e pamundur, sepse nëse nxënësit duan të shohin njëri-tjetrin duhet të kthehen mbrapa. Nëse

mësuesit dëshirojnë që në klasë të jenë të gjithë të barabartë, duke e përfshirë edhe vetveten,

atëherë këto dy forma janë adekuate për t’i ulur nxënësit. (Harmer, J, 1998, f. 19)

3.3.3. Bankat e ndara në grupe të vogla– Separate tables

Edhe forma e rrethit dhe patkoit mund të duket shumë formale në krahasim ku në klasë nxënësit

janë të ulur në grupe të vogla. Mund të vërehet se edhe mësuesi është më aktiv pasi që ec nëpër

klasë për t’i kontrolluar nxënësit nëse janë duke i bërë detyrat, apo nëse kanë vështirësi dhe duke

iu shpjeguar diçka të panjohur rreth njësisë mësimore. Kur nxënësit ulen në grupe të vogla,

atëherë ambienti në klasë është më pak hierarkik se sa në organizimet që i cekëm më parë. Është

më e lehtë edhe për mësuesin t’u ndihmoj njërit grup përderisa tjetri grup është duke e bërë

punën e vet. Të gjitha llojet e organizimeve që i përmendëm kanë përparësitë e veta, për faktin

që mësuesit duhet shumë herë gjatë vitit të ndërrojnë modelin e ulëseve në klasë, pasi që nëse

praktikohet gjatë tërë vitit vetëm një model, kjo do të shkaktoj monotoni tek nxënësit. (Harmer,

J, 2007, f. 42)

3.4. Dallimi mes një ore të suksesshme dhe asaj të dështuar

Të gjithë mësuesit, si në fillim të karrierës ashtu edhe pas disa viteve të punës, duhet që të

përdorin aktivitete dhe teknika të reja. E rëndësishme është që të jenë të hapur për të përdorur në

Page 21: Fakulteti i Edukimit Programi Fillor · 2021. 1. 8. · Foljet frazore – Phrasal Verbs..... 26 4.4. Kohët e foljeve ... Nëse nuk ka një kuptim të qartë të objektivave dhe

21

klasë ide të reja. Por pas çdo aktiviteti të ri duhet pyetur vetveten: A pati sukses? A ju pelqeu

nxënësve?A mësuan diçka të re prej saj? Çfarë mund të ndryshojmë që herën tjetër të jetë më

efikase? (Harmer, J, 1998, f. 22) Një mësim i mirë është i adaptueshëm dhe fleksibil; është një

sistem rezervë; ka objektiva të qarta; ka një larmi aktivitetesh, aftësish, ndërveprimesh,

materialesh; plotëson stilet individuale të të nxënit; ka përmbajtje interesante, të këndshme; ka

një nivel të përshtatshëm të sfidës dhe është i përgatitur mirë, i planifikuar mirë dhe me kohë.

(Brewster, Ellis, & Girard, 2002, f. 231) Njëra nga mënyrat për të pranuar reagime nga nxënësit

është nëse i pyesim se: “ A ju pëlqeu ushtrimi? A mësuat diçka nga ai?”, por jo të gjithë

nxënësit përgjigjen në mënyrë të hapur. Prandaj ne mund t’u themi të shkruajnë atë që mendojnë

në një cope letër në mënyrë anonime, dhe kështu mund të marrim reagime nga ata. Dhe, të

shohim nëse ora ishte e suksesshme. Ka edhe metoda të tjera, p.sh. mund të marrim një koleg

tonin në klasë kur praktikojmë aktivitete të reja, dhe të marrim mendimin e tij. Mësusesit e mirë

po ashtu duhet të kenë çasje nëse nxënësit po tregojnë arritshmëri në njësitë mësimore dhe kjo

bëhet duke ua kontrolluar detyrat e shtëpisë, duke iu mbajtur teste apo kuize të ndryshme me

njohuri të përgjithshme. Çdo rezultat të tyre duhet ruajtur, dhe në këtë formë do të vërejmë nëse

kemi treguar sukses në orët mësimore. (Harmer, J, 1998, f. 22)

Page 22: Fakulteti i Edukimit Programi Fillor · 2021. 1. 8. · Foljet frazore – Phrasal Verbs..... 26 4.4. Kohët e foljeve ... Nëse nuk ka një kuptim të qartë të objektivave dhe

22

KAPITULLI IV

4. SI TË SHPJEGOJMË NJË GJUHË TË HUAJ?

Si mësimdhënësit ashtu edhe nxënësit duhet të dijnë si të flasin për një gjuhë të huaj në pikpamje

të ndryshme. Kjo nuk nënkupton që mësuesit duhet vetëm të flasin dhe nxënësit duhet të

kuptojnë natyrshëm, por që mësuesit duhet të dijnë kur diçka nuk është në rregull dhe t’a

përmirësojnë atë. Është shumë normale dhe e mundur të mësohet një gjuhë tjetër edhe jashtë

klase, por përparësia e të mësuarit në shkollë qëndron tek fakti që shpjegohet në mënyrë

standarde. P.sh mësojmë ku qëndron dallimi mes tingujve /b/, ( as in “berry” ) dhe /v/, ( as in

“very”) , ose pse nuk themi “I have seen him yesterday”, ose ku është gabimi tek ( childish

crime) kur nënkuptojmë “juvenile crime”. Në mënyrë që të jemi të gatshëm t’ua mësojmë një

gjuhë të re, duhet të dijmë si t’ua shpjegojmë situatat e ndryshme. (Harmer, J, 1998, f. 34)

Për mësimin e një gjuhe është e nevojshme që të mësojmë edhe gramatikën e saj. Gramatika

definohet si proces i lidhjes së fjalëve duke krijuar fjali të drejta. Gramatika nuk ndikon vetëm në

mënyrën se si kombinohen njësitë e gjuhës në mënyrë që të “duken mirë”; ajo gjithashtu ndikon

në kuptimin e tyre. (Doff, A., 1996, f. 75)

Pra, po fillojmë me disa pika nga gramatika.

4.1. Ndërtimi i fjalive – Sentence constructions

Një mënyrë për të shpjeguar më lehtë ndërtimin e fjalive është mirë të fillojmë t’u tregojmë se si

t’i përdorin: subjekin, objektin, foljen, plotësuesin dhe ndajfoljen. p.sh:

Fjalia: “The dog bit the man” është e përbërë :

Subjekti (The dog) , Folja (bit) dhe objekti (the man). (Harmer, J, 2007)

4.1.1. Plotësuesi – Complement

Një plotësues i gramatikës është një fjalë, ose frazë që është e nevojshme për të përshkruar temën

ose objektin e një fjalie. Plotësuesit zakonisht ndjekin foljet lidhëse, të cilat tregojnë lidhje më

tepër sesa veprim, p.sh. fjalia “She seems happy” , subjekti (She) , folja (seems) dhe plotësuesi

(happy). (Harmer, J, 1998, f. 35)

Page 23: Fakulteti i Edukimit Programi Fillor · 2021. 1. 8. · Foljet frazore – Phrasal Verbs..... 26 4.4. Kohët e foljeve ... Nëse nuk ka një kuptim të qartë të objektivave dhe

23

4.1.2. Subjekti + Folja – Subject + verb only

Disa fjali janë të formuara vetëm me subjektin dhe foljen. P.sh. (“ He smiled”, “They agreed” ,

“It poured”). Këto fjali quhen jo kalimtare (intransitive). Një folje jo kalimtare (intransitive) ka

dy karakteristika. Së pari, është një folje veprimi, që shpreh një veprimtari të mundshme si: arrij,

shko, gënje, teshtij, ulu, etj. Së dyti, ndryshe nga një folje kalimtare, nuk do të ketë një objekt të

drejtpërdrejtë që merr veprimin. Disa folje, mund të jenë edhe kalimtare (transitive) edhe jo

kalimtare (intransitive). P.sh. “She opened the door”/ “The door opened”. (Harmer, J, 1998, f.

35)

4.1.3. Ndajfolja – Adverbial

Ndajfolja e plotëson foljen në të njëjtën mënyrë që plotësuesi e plotëson subektin. Kemi tri lloje

të ndajfoljeve: “He lived in Los Angeles” (ndajfolje vendi), “The arrived late at night”

(ndajfolje kohe), “She sings beautifully like an angel” (ndajfolje mënyre). (Harmer, J, 1998, f.

35)

4.1.4. Fjalitë e përbëra –Multi-clause sentences

Të gjitha fjalitë që i shikuam gjer më tani, ishin fjali të thjeshta pasi që kanë vetëm një folje. Ne

mund t’i bëjmë fjalitë shumë të gjata dhe komplekse duke i shtuar një numër të ndyrshëm të

foljeve, apo pjesëve të tjera të ligjëratës. P.sh. fjalitë më poshtë:

“The girl met the woman” ,

“The woman ëas standing by the canal” ,

“They went to a café”,

“They had a meal”,

“They enjoyed it very much”.

...mund të plotësohen kështu:

“The girl met the woman who was standing by the canal and they went to a café and had a meal,

which they enjoyed very much”. (Harmer, J, 2007)

Page 24: Fakulteti i Edukimit Programi Fillor · 2021. 1. 8. · Foljet frazore – Phrasal Verbs..... 26 4.4. Kohët e foljeve ... Nëse nuk ka një kuptim të qartë të objektivave dhe

24

4.2. Llojet e emrave

Emrat janë një pjesë e rëndësishme e ligjëratës në anglisht, mbase e dyta pas foljeve. Është e

vështirë të thuash shumë pa përdorur një emër. Ekzistojnë disa lloje të ndryshme të emrave në

gjuhën angleze:

4.2.1. Emrat e përgjithshëm dhe emrat e përveçëm - Common Nouns and Proper Nouns

Shumica e emrave janë emra të përgjithshëm. Emrat e përgjithshëm u referohen njerëzve,

vendeve dhe gjërave në përgjithësi si: karrige (chair) ose qen (dog). Në të shumtën e rasteve këta

emra shkruhen me shkronjë të vogël.

Ndërsa emrat e njerëzve, vendeve apo organizatave janë emra të përveçëm. Dhe këta emra

gjithmonë shkruhen me shkronjë të madhe. Pra, Prishtina është emër i përveçëm, Sarah është

emër i përveçëm, UNICEF është emër i përveçëm. (Harmer, J, 1998)

4.2.2. Emrat konkret dhe abstrakt - Concrete Nouns and Abstract Nouns

Emrat konkret përshkruajnë gjëra fizike, që ne mund t’i prekim, t’i shohim apo t’i ndjejmë:

P.sh njëriu (man), bleta (bee), lule (flower), ylli (star), etc.

Ndërsa emrat abstrakt janë e kundërta e emrave konkret, Pra, janë gjëra që nuk mund t’i prekim.

Emrat abstrakt përshkruajnë ide, koncepte dhe ndjenja.

P.sh. lumturi (happiness), guxim (courage), fuqi (strength), etc.

4.2.3. Emrat e numërueshëm dhe të panumërueshëm - Countable Nouns and Uncountable

Nouns

Emrat e numërueshëm janë emrat që tregojnë sende ose qenie që mund të numërohen: zog (bird),

pëllumb (dove), shtëpi (house), etj. Emrat e numërushëm kanë njëjësin dhe shumësin. Për dallim

nga emrat e panumërueshmëm të cilët janë gjithmonë njejës.

I have only five dollars.

The Earth ëas formed 4.6 billion years ago.

Page 25: Fakulteti i Edukimit Programi Fillor · 2021. 1. 8. · Foljet frazore – Phrasal Verbs..... 26 4.4. Kohët e foljeve ... Nëse nuk ka një kuptim të qartë të objektivave dhe

25

Emrat e panumërueshëm janë emrat që tregojnë sende që paraqiten si një masë e padallueshme,

si një lëndë e pandashme. Te emrat e panumërueshëm asnjëherë nuk i përdorim artikujt

(a/an),P.sh: uji (water), djathi (cheese), lumturia (happiness).

Have you got some money?

Many Asians eat rice.

(Harmer, J, 1998)

4.2.4. Emrat përmbledhës - Collective Nouns

Emrat përmbledhës emërtojnë një tërësi vetash, kafshësh ose sendesh të një lloji, në formën e

numrit njëjës. Ndryshe nga emri i numrit shumës, emri përmbledhës emërton një shumicë

sendesh të njëllojta si një tërësi të pandarë dhe nga pikëpamja sasiore, të panumërueshme.

Mund të jenë emra njëjës apo shumës, varet se a po flasim për një bashkësi apo antarët e asaj

bashkësie. P.sh. mund të themi “The army are advancing” po ashtu edhe, “The army is

advancing”. Në shembullin e parë po flasim për anëtarët në bashkësi pasi kemi përdorur foljen

ndihmëse jam (to be), në vetën e tretë të numit shumës janë (are), ndërsa tek fjalia e dytë po

flasim për bashkësinë pasi që e kemi përdorur foljen ndihmëse jam (to be) në vetën e tretë të

numrit njëjës është (is). Pra, gjithmonë duhet të tregojmë kujdes, me anë të shembujve t’u

shpjegojmë në mënyrë të thjeshtë dhe të kuptueshme për ta. (Harmer, J, 1998, f. 38)

4.2.5. Emrat e përngjitur – Compound Nouns

Emrat e përngjitur të gjuhës angleze formohen me bashkimin e dy fjalëve, pra, mund të jenë

(emër + emër) ose (mbiemër + emër). Çdo emër i përngjitur vepron si një njësi e vetme dhe

mund të modifikohet nga mbiemrat dhe emrat e tjerë. P.sh “apple tree,town hall, sunset,

girlfriend,neat-looking, etc” (Harmer, J, 1998, f. 38)

4.3. Llojet e foljeve

Gjatë shpjegimit të foljeve duhet të tregojmë kujdes të shtuar pasi që pothuajse të gjitha gjuhët e

kanë gramatikën e vet. Pra, gramatika dallon tek secila gjuhë që e mësojmë dhe ne si

mësimdhënës duhet të gjejmë metodat e duhura që t’ua shpjegojmë gjuhën në atë mënyrë që

nxënësit të mos ndjehen konfuz apo të habitur.

Page 26: Fakulteti i Edukimit Programi Fillor · 2021. 1. 8. · Foljet frazore – Phrasal Verbs..... 26 4.4. Kohët e foljeve ... Nëse nuk ka një kuptim të qartë të objektivave dhe

26

Duhet të kemi parasysh që në gjuhën angleze janë tri lloje kryesore të foljeve: foljet ndihmëse

(auxiliary verbs), foljet kryesore (main verbs) dhe foljet frazore (phrasal verbs). (Harmer, J,

2007)

4.3.1. Foljet ndihmëse – Auxiliary Verbs

Foljet ndihmëse janë: (be, do dhe have), në kuadër të tyre i kemi edhe foljet ndihmëse modale

(modal auxiliary verbs): ( shall, should, will, would, can, could, may, might, must or ought). Të

gjitha këto folje përdoren duke u bashkuar me foljet kryesore si në shembujt më poshtë:

We are staying at our friend’s house.

We don’t expect to stay for long.

We can’t afford to pay for a hotel.

We ought to find a place of our oën.

Could we move to another toën?

Should we go now?

(Harmer, J, 1998, f. 39)

4.3.2. Foljet kryesore – Main Verbs

Folja kryesore quhet edhe folja leksikore. Ky term i referohet foljes së rëndësishme në fjali, asaj

që tregon në mënyrë tipike veprimin ose gjendjen e qenies së subjektit. Foljet kryesore mund të

qëndrojnë vetëm në fjali. Ja dhe disa shembuj për to:

He arrived at six o’clock.

He shouted at us because ëe ëere laughing at him.

I poured him a drink.

(Harmer, J, 1998, f. 39)

4.3.3. Foljet frazore – Phrasal Verbs

Foljet frazore të gjuhës angleze janë më të ndërlikuara dhe formohen me bashkimin e ndajfoljeve

dhe parafjalëve dhe po ashtu e ndërrojnë kuptimin e tyre. P.sh“set out”. “We set out for the

following day” dhe “ He set out his agenda for the meeting”. Kanë kuptime të ndryshme në të

Page 27: Fakulteti i Edukimit Programi Fillor · 2021. 1. 8. · Foljet frazore – Phrasal Verbs..... 26 4.4. Kohët e foljeve ... Nëse nuk ka një kuptim të qartë të objektivave dhe

27

dyja fjalitë. Në fjalinë e parë e ka kuptimin e foljes u nisëm, ndërsa tek e dyta e ka kuptimin e

foljes caktoi. Foljet frazore shumë shpesh i hutojnë nxënësit kur mësojnë gjuhën angleze sepse

shumica e gjuhëve të tjera nuk i kanë këto folje. Por, me kalimin e kohës dhe nëse ne si

mësimdhënës përkushtohemi më shumë tek këto folje atëhërë edhe për nxënësit është më e lehtë

t’i mësojnë. (Harmer, J, 1998, f. 39)

4.4. Kohët e foljeve

Koha e tashme e thjeshtë është kohë e cila na tregon një rutinë, apo veprime që ndodhin në

përgjithësi, si në gramatikën e gjuhës shqipe, ashtu edhe në gramatikën e gjuhës angleze. Disa

shembuj mund të shihen në tabelën 1, si më poshtë.

E thjeshtë (simple ) E vazhdueshme (continuous)

E tashme (present) He usually looks after his

brother.

I play piano.

He is looking after his brother

(at the moment).

I am playing piano (right noë).

E kryer (past) I waited you last night.

We watched Netflix last night.

I was waiting for you.

We were watching a movie.

Tabela1. Present and Present Continuous Tense, Past and Past Continuous Tense.

Burimi: Përpiluar nga autori

Zakonisht koha e tashme e thjeshtë dhe e tashme e vazhdueshme u referohen ngjarjeve që janë

duke ndodhur në të tashmen. Por e tashmja e vazhdueshme në gjuhën angleze u referohet edhe

ngjarjeve që janë të planifikuara të ndodhin në të ardhmen. P.sh What are you planning for

tomorrow?.

Koha e kryer e thjeshtë përshkruan ngjarje që kanë ndodhur në të kaluarën dhe shoqërohet me

ndajfoljet e kohës si: yesterday, last night, last week etj. “I read the newspaper yesterday”. Koha

e kryer e vazhdueshme përdoret kryesisht për të folur për ngjarjet e kaluara që ishin në proces në

një moment të caktuar kohor në të kaluarën. P,sh “I was reading at 7 yesterday evening”

(Harmer, J, 1998, f. 40)

Page 28: Fakulteti i Edukimit Programi Fillor · 2021. 1. 8. · Foljet frazore – Phrasal Verbs..... 26 4.4. Kohët e foljeve ... Nëse nuk ka një kuptim të qartë të objektivave dhe

28

Simple continuous

Present perfect I have read that book

She has ëritten me an email.

I’ve been reading that book.

She has been writing emails

all day.

Past perfect I had studied English as a

child.

She had been to Cologne

twice.

I had been studing English for

years.

She had been travelling all

that, so she was tired.

Tabela2. Present Perfect and Present Perfect Continuous, Past Perfect and Past Perfect

Continuous.

Burimi: Përpiluar nga autori

Present perfect përdoret për të folur për një veprim ose situatë të mbaruar.Formohet me foljen

ndihmëse (have) dhe të kryerën e foljes kryesore.

Present perfectcontinuous përdoret për të folur për një veprim ose situatë të vazhdueshme, por

jo domosdoshmërisht të përfunduar. Formohet me foljen ndihmëse (have + been) dhe kohën e

tashme të vazhdueshme të foljes kryesore, e cila në fund merr –ing. P.sh “I have been gardening

since morning”.

Past perfect shpreh një veprim të kaluar, tashmë i përfunduar, kur ndodh një veprim tjetër i së

kaluarës. Formohet me kohën e kryer të foljes ndihmëse (have- had) dhe kohën e kryer të foljes

kryesore.

Past perfect continuous përshkruan një veprim të së kaluarës i cili filloj në të kaluarën dhe

vazhdoj të ndodhte pas një veprimi ose kohe tjetër në të kaluarën. Formohet me kohën e kryer të

foljes ndihmëse (have- had+ been) dhe kohën e tashme të vazhdueshme të foljes kryesore, e cila

në fund merr –ing.“He had been drinking milk out the carton ëhen Mom walked into the

kitchen”.

Pjesoret – Participles janë dy në gjuhën angleze. E tashme, ku foljes kryesore i shtohet –ing në

fund. P.sh take – taking , talk – talking etc. Dhe e kryera, ku folja kryesore merr mbaresat –ed në

fund ose e ndërron formën. P.sh take – taken, talk – talked etc.

Foljet e rregullta – Regular verbs janë foljet të cilat në kohën e kryer marrin mbaresat –ed ose

–d. P.sh happen- happened, laugh- laughed, smile- smiled, etc.

(Harmer, J, 1998, f. 40)

Page 29: Fakulteti i Edukimit Programi Fillor · 2021. 1. 8. · Foljet frazore – Phrasal Verbs..... 26 4.4. Kohët e foljeve ... Nëse nuk ka një kuptim të qartë të objektivave dhe

29

Foljet e parregullta – Irregular verbs janë më të ndërlikuara dhe dëshirojnë më shumë kohë

dhe përkushtim për t’i mësuar, pasi që në kohën e kryer ndërrojnë komplet formën. P.sh see-

saw, go- went, buy- bought etc.

Active voice – kur në një fjali veprimi bie mbi objektin. P.sh

A scene of utter chaos confronted her.

Passive voice – kur në një fjali veprimi bie mbi subjektin. Formohet me foljen ndihmëse + past

participle i foljes. P.sh

She was confronted by a scene of utter chaos.

Tenses Examples

Future with “will” I’ll pick the pen up.

Future perfect The job will have been completed by then.

“going to” They’re going to be on holiday.

Tabela3. Future Forms

Burimi: Perpiluar nga autori

Future simple përdoret për ngjarje që ndodhin në momentin aktual. Formohet me foljen

ndihmëse (will) dhe foljen kryesore.

Future perfect përdoret për ngjarjet të cilat presim të kryhen në të ardhmen. Formohet me foljet

ndihmëse (will+have+been) dhe past participle i foljes.

“Going to” përdoret për ngjarjet që tashmë i kemi planifikuar. Formohet me foljen ndihmëse

(are) dhe present participle i foljes. (Harmer, J, 1998, f. 41)

4.5. Përemrat – Pronouns

Përemrat janë fjalë që përdoren në vend të emrave, mbiemrave ose numërorëve. Në gjuhën

angleze janë tri lloje kryesore të përemrave:

1. Personal pronouns- Përemrat vetor: I (une), You (ti), He, She, It (ai, ajo dhe përemri për

veten asnjanëse që në gjuhë shqipe nuk e kemi), We (ne), You (ju). They ( ata, ato). Në

kuadër të përemrave objektiv hyjnë edhe përemrat subjektiv: Me (mua), You (ty), Him,

Her, It (atë), Us (ne), You (juve), Them (ata, ato). Për shembull : I saw him. Po ashtu

Page 30: Fakulteti i Edukimit Programi Fillor · 2021. 1. 8. · Foljet frazore – Phrasal Verbs..... 26 4.4. Kohët e foljeve ... Nëse nuk ka një kuptim të qartë të objektivave dhe

30

edhe përemrat pronorë: Mine (im), Yours (yt), his (tij), Hers (saj), Ours (yni), Yours

(juaji), Theirs (tyre).

2. Reflexive pronouns- Përemrat vetëvetor: Myself (veten time), Yourself (veten tënde),

Himself (veten e tij), Herself (veten e saj). Ourselves (veten tonë). Youselves (veten e

juaj), Themselves (veten e tyre). Për shembull: He saw himself in the mirror.

3. Relative pronouns- Përmerat lidhor: Who, whose, where, that, të cilët përdoren për t’i

bashkuar dy ide apo ngjarje. Për shembull: fjalia e parë I saw a girl. Fjalia e dytë She was

wearing a beautiful dress. Tash këto dy ngjarje i lidhim me përmerin lidhor who. I saw a

girl who was wearing a beautiful dress. (Harmer, J, 1998, f. 42)

4.6. Mbiemrat – Adjectives

Mbiemrat e gjuhës angleze mund të përdoren para dhe pas emrit dhe gjenden në forma të

ndryshme. Në gjuhën angleze kemi mbiemrat e shkurtër dhe mbiemrat e gjatë, dallimi më i

madh mes tyre ndodh atëherë kur përdorim shkallën krahasuese, pasi që marin mbaresa të

ndryshme. Po ashtu kemi mbiemrat e çrregullt. (Harmer, J, 2007, f. 67)

Mbiemrat e shkurtër të gjuhës angleze në shkallën krahasuese marin mbaresat –er,

ndërsa në shkallën superiore marin mbaresat –est dhe gjithmonë kanë parashtesën the.

P.sh. shkalla krahasuese. shorter, taller, longer, smaller, etj. Shkalla superior The

shortest, the tallest, the longest, the smallest. Kur kanë vetëm një zanore atëherë

bashkëtingëllorja e fundit dyfishohet, p.sh. hotter, bigger,the hottest, the biggest etj.

Ndërsa kur mbarojnë me y atëherë ajo shndërrohet në i, y=i. p.sh. pretty- prettier- the

prettiest, silly- sillier- the silliest, etj.

Mbiemrat e gjatë të gjuhës angleze në shkallën krahasuese nuk e ndërrojnë formën e

tyre por përcillen me parashtesën more ndërsa në shkallën superiore me parashtesën

the most. P.sh careful- more careful- the most careful, beautiful- more beautiful- the

most beautiful, etj.

Mbiemrat e çrregullt të gjuhës angleze ndërrojnë komplet formën e tyre. Gjithsej janë

vetëm pesë:

Page 31: Fakulteti i Edukimit Programi Fillor · 2021. 1. 8. · Foljet frazore – Phrasal Verbs..... 26 4.4. Kohët e foljeve ... Nëse nuk ka një kuptim të qartë të objektivave dhe

31

Adjective Comperative Superlative Example sentence

good better the best Ivy is better in English than Kim.

But Meme is the best.

well (healthy) better the best He is still in the hospital but he is

getting better.

bad worse the worst This is the ëorst neës that I got

recently

far further the furthest Sarah’s house is the furthest

old (people in

family)

elder the eldest Roni is my elder brother. Hans is

my eldest grandpa

Tabela4. Krahasimi i mbiemrave.

Burimi: Përpiluar nga autori

Page 32: Fakulteti i Edukimit Programi Fillor · 2021. 1. 8. · Foljet frazore – Phrasal Verbs..... 26 4.4. Kohët e foljeve ... Nëse nuk ka një kuptim të qartë të objektivave dhe

32

KAPITULLI V

5. PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE

Nxënësit e vegjël zakonisht janë shumë entuziastë dhe energjetik, dhe orët e gjuhëve të huaja do

të jenë përplot larmi dhe ndryshime të aktiviteteve. Ku kemi shumë pak kohë të lirë për të

menduar. Pra, që ne dhe nxënësit tonë të mësojmë sa më shumë dhe të kënaqemi njëkohësisht

gjatë një ore mësimore, atëherë patjetër që ne duhet me shumë kujdes të shtuar të planifikojmë

orët mësimore. Të gjithë mëuesit e mirë planifikojnë si dhe mësohen t’u përshtaten planeve të

tyre, dhe duke e ditur se çfarë duhet të bëjnë në raste emergjente. (Scott, W & Ytrberg, L, 1995,

f. 97)

Një planifikim i mirë e bën një mësues të ndihet më i sigurt dhe më profesional. Procesi i

planifikimit i ndihmon mësuesit të monitorojnë mësimdhënien e tyre dhe të identifikojnë pikat e

tyre të forta dhe të dobëta, si dhe të vlerësojnë mësimin e nxënësit të tyre dhe të formojnë bazën

për planifikimin e ardhshëm. (Brewster, Ellis, & Girard, 2002, f. 323)

5.1. Të mirat e plaifikimit të orës mësimore

1. E bën më të lehtë jetën në klasë;

2. Të kursen kohën;

3. E di se çfarë të nevojitet për çdo orë;

4. Kemi më shumë enërgji dhe etuziazëm për punën që jemi duke e bërë, nuk kemi nevoj të

brengosemi se çfarë duhet të bëjmë më pas;

5. Gjatë rritjes fëmijët e kuptojnë rëndësinë e përgatitjes së mirë të orës, dhe fillojnë të

kënaqen me të.

(Scott, W & Ytrberg, L, 1995, f. 97)

5.2. Pse duhet të planifikojmë?

Shumë mësues me eksperiencë kanë aftësinë të mendojnë shumë shpejt për të vepruar në të

gjitha situatat që mund të krijohen në klasë, e cila i bën ata të mendojnë që nuk kanë nevoj për të

planifikuar orën mësimore. Por, sidoçoftë, planifikimi ndihmon vërtetë shumë pasi që të jep

hapësirën kohore të mendosh se çfarë dëshiron të bësh në klasë të nesërmen apo javën e

Page 33: Fakulteti i Edukimit Programi Fillor · 2021. 1. 8. · Foljet frazore – Phrasal Verbs..... 26 4.4. Kohët e foljeve ... Nëse nuk ka një kuptim të qartë të objektivave dhe

33

ardhshme. Në klasë, plani e ndihmon mësuesin se çfarë duhet të bej, veçanërisht nëse ai

dekoncentrohet nga nxënësit, atëherë me ndihmën e planit mund të kujtoj se çfarë ndodh në klasë

në vijim. Por, mbi të gjitha, planifikimi e ndihmon nxënësin të ketë vetëbesim: ata automatikisht

e vërejnë nëse mësuesi ka menduar për mësimin dhe përgjigjen menjëherë pozitivisht. Sigurisht,

që gjërat në klasë nuk shkojnë gjithmonë sipas planit, psi që në klasë kemi nxënës shumë kurioz

dhe bëjnë pyetje shumë interesante dhe ne si mësues duhet të jemi të gjithanshëm e për një

moment të lëmë anash planin dhe t’u përgjigjemi nxënësve me përgjigje shumë të kënaqshme.

(Harmer, J, 1998, fv. 121, 122)

5.3. Çfarë duhet të përmbajë plani?

Planin mësuesit mund ta shqyrtojnë dhe ta shkruajnë në atë mënyrë që ata dëshirojnë. Nëse u

hedhim një sy planeve të mësuesve me më shumë eksperiencë mund të vërejmë që është shkruar

me shumë pak detaje si p.sh. e shkruajnë emrin e aktivitetit që do ta përdorin në klasë, numrin e

faqes të librit që do e përdorin, titullin e diktimit që kanë në plan ta zhvillojnë ose shënime për

nxënësit në klasë. Këto shënime vërtetë duken bosh, por në fakt i ofrojnë mësuesit të gjitha

informacionet që atij i nevojiten.

Gjatë trajnimeve, mësuesit ushtrojnë se si duhet shkruar një plan dhe se plani duhet të jetë më i

detajuar, të ketë më shumë të dhëna. Rëndësi të madhe ka se plani duhet të përmbaj të dhëna për

të gjithë nxënësit: Sa nxënës janë në klasë? Çfarë moshe? Çfarë gjinie? Si janë ata; akiv, të qetë?.

Pra, të gjitha këto duhet shënuar në plan.

Gjëja tjetër që plani duhet të përmbaj është çfarë dëshirojnë mësuesit, - nxënësit të bejnë gjatë

orës: të studiojnë gramatikë, të shkruajnë një tregim, të dëgjojnë një intervistë, të lexojnë etj.

Aspekti i tretë i planit tregon se si mësuesit, - nxënësit do ta zhvillojnë orën mësimore. A do të

punojnë në grupe? A do të zhvillohet ora me anë të videove me imazhe? Apo, a do të diskutojnë

për ndonjë libër që e kanë lexuar së fundmi?

Për çdo aktivitet që do të bëhet në klasë mësuesi duhet të planifikoj minutazhin e atij aktiviteti

dhe se çfarë materialeve do të përdoren në klasë.

Së fundmi, plani duhet të përmbaj edhe ato gjëra që mund të shkojnë gabim në klasë dhe se si

mund t’i zgjidhim ato. Po ashtu duhet të bëhet edhe ndërlidhja e orëve mësimore të kaluara me

ato të tanishme dhe të ardhshme. (Harmer, J, 1998, f. 122)

Page 34: Fakulteti i Edukimit Programi Fillor · 2021. 1. 8. · Foljet frazore – Phrasal Verbs..... 26 4.4. Kohët e foljeve ... Nëse nuk ka një kuptim të qartë të objektivave dhe

34

5.4. Çfarë pyetje duhet të parashtojmë?

Si do ta pranojnë nxënësit këtë aktivitet? Siç e përmendëm më lartë, rëndësi të madhe

në planifikimin e orës kanë nxënësit. Pra, mosha e tyre, niveli i arritshmërisë së tyre,

kultura, karakteristikat individuale duhet të merren parasysh kur mësuesja vendos të

përdor një aktivitet në klasë. Mësuesit kanë një kapitull në planin e tyre të quajtur

“Përshkrimi i klasës” për t’ia kujtuar vetvetës se çfarë dinë për nxënësit e tyre.

Pse dëshiron ta bësh atë aktivitet? Duhet të jetë një arsye shumë e mirë për zhvillimin e

atij aktiviteti në klasë, përveç faktit që mësuesit i pëlqen ai aktivitet ose i duket interesant.

Çfarë do të përfitojmë nga ai aktivitet? Është shumë me rëndësi se çfarë përfitojmë

nga ai aktivitet. Si do të ndryshojnë nxënësit falë atij aktiviteti? Mund t’i mësoj nxënësit

diçka të re në fushën e gramatikës, ose në të folurit e një gjuhe të huaj, ose mund t’i

ndihmoj nxënësit të mësojnë strategji të reja për të mësuar. Por, mbi të gjitha, me anë të

atij aktiviteti mund të krijojmë një ambient të ri në klasë. Është e vështirë të thuhet se

çfarë mund të ndryshoj një aktivitet, se ndoshta mund të rezultoj që ai aktivitet të jetë i

kotë fare.

Sa do të zgjasë ai aktivitet? Koha është shumë e rëndësishme në të gjitha sferat e jetës e

sidomos në jetën e mësuesit. Prandaj duhet të planifikohet me përpikmëri. Pasi që, nëse

aktiviteti nuk përfundon brenda orës mësimore dhe vazhdon pasi të bie zilja do të krijohet

një atmosferë shumë e pakëndëshme për nxënësit. Pra, në planin e mësuesit duhet të

gjendet edhe planifikimi i kohës.

Çfarë mund të shkoj gabim gjatë aktivitetit? Për të qenë gjithmonë në pozita të mira,

ne si mësues duhet të planifikojmë dhe të shqyrtojmë çdo mundësi se çfarë mund të

ndodh gabim në klasë. Duhet të përpiqemi të mendojmë problemet që mund të shfaqen

gjatë aktivitetit dhe të jemi të përgatitur për ato situata.

Çfarë na nevojitet? Mësuesit duhet të vendosin se çfarë iu nevojitet. A do të përdorin

projektorin, apo librat, apo dërrasën e zezë? Dhe, kjo gjithmonë bëhet në bazë të asaj se

çfarë mjete kemi në klasë.

Si funksionon ky aktivitet? Pra, nëse mësuesi dëshiron të përdor poetrin në atë aktivitet,

atëherë duhet të ketë parasysh se si ta zhvilloj atë. Kush do të filloj i pari? A duhet që

nxënësit të punojnë individualisht apo në grupe? Çfarë të dhëna duhet të jap mësuesi?

Page 35: Fakulteti i Edukimit Programi Fillor · 2021. 1. 8. · Foljet frazore – Phrasal Verbs..... 26 4.4. Kohët e foljeve ... Nëse nuk ka një kuptim të qartë të objektivave dhe

35

Mësuesit këtë e quajnë zakonishtë “Procedurë”. Dhe zhvillohet TQ SA, që nënkupton

mësuesi bën pyetje dhe nxënësit përgjigjen.

Si lidhet me mësimin e kaluar dhe atë të ardhshëm? Një aktivitet në vetvete mund të

jetë shumë i dobishëm, të ketë shumë lidhshmëri dhe mbi të gjitha t’u mësoj nxënësve

fjalë të reja, ku i ndihmon ata të zhvillojnë më shumë fjalorin e tyre. Lidhshmëria ndodh

për t’i mbajtur nxënësit të kyqur në mësim. Është mirë që të bëjmë lidhshmëri mes dy

apo tri aktiviteteve, por për të mbytur monotoninë atëherë mund të zhvillojmë edhe

aktivitet që nuk ka lidhje me mësimin e kaluar apo atë të ardhshëm. (Harmer, J, 2007, f.

158)

5.5. Çfarë modeli duhet të përdorim për planifikim?

Nuk ekziston një “model” korrekt pë planifikimin e orës mësimore. Por e rëndësishme është që

ai model të jetë i dobishëm për mësuesin dhe këdo që vendos ta përdor atë. Të gjithë mësuesit

kanë preferencat e tyre, disa përdorin letra për të shkruar planin, disa të tjerë e shkruajnë vet në

fletore, disa të tjerë e shkruajnë me kompjuter. Ka edhe shumë e shumë modele tjera.

Gjatë trajnimeve, mësusve u referohet që të marrin parasysh sugjerimet e trajnuesve. Por më e

mira është që mësuesit e rinj të përdorin modele të ndryshme derisa ta gjejnë vetveten, pra, derisa

të gjejnë modelin që u përshtatet atyre. (Harmer, J, 1998, f. 125)

Page 36: Fakulteti i Edukimit Programi Fillor · 2021. 1. 8. · Foljet frazore – Phrasal Verbs..... 26 4.4. Kohët e foljeve ... Nëse nuk ka një kuptim të qartë të objektivave dhe

36

REKOMANDIME

Të jesh mësimdhënës i gjuhës së huaj angleze i edukimit fillor nuk është një punë mjaft e lehtë,

por me përkushtim të shtuar dhe me dëshirë të madhe mund të arrijmë sukses.

Rekomandimi I : mëimdhënësit duhet të kenë shumë durim gjatë orës mësimore, pasi që jo të

gjithë nxënësit mund ta kuptojnë njejtë lëndën, disa mund të kenë ngecje.

Rekomandimi II : mësimhënësit duhet të përdorin teknika dhe metoda të ndryshme gjatë

shpjegimit, të cilat kanë shumë efekt pozitiv që nxënësit të kuptojnë më mirë.

Rekomandimi III : ambienti në klasë të jetë i pajisur me mjete mësimore, ku kjo mundëson

mësimnxënie dhe mësimdhënie në nivelin e duhur.

Rekomandimi IV: që mësimnxënia të jetë në nivel të lartë, ku ndikim kryesor ka edhe motivimi i

nxënësve nga ana e mësimdhënësit.

Page 37: Fakulteti i Edukimit Programi Fillor · 2021. 1. 8. · Foljet frazore – Phrasal Verbs..... 26 4.4. Kohët e foljeve ... Nëse nuk ka një kuptim të qartë të objektivave dhe

37

PËRFUNDIM

Për të qenë një mësimdhënës i mirë, i çfarëdo lënde, e sidomos i një gjuhe të huaj në edukimin

fillor, duhet të kemi pak shpirt artisti. Pasi që fëmijët e kësaj moshe dëshirojnë t’i shohin gjërat

në mënyrë të ilustruar me vizatime, imazhe, video etj. Dhe, shumë ka rëndësi se si ne si mësues i

prezantojmë njësitë mësimore tek nxënësit. Pra, ne jemi ata që mund t’i motivojmë nxënësit të

duan një gjuhë të huaj dhe të kuptojnë rëndësinë e saj, pasi që, gjuha angleze në ditët e sotme ka

rëndësi shumë të madhe në të gjithë botën.

Nxënësitë në edukimin fillor i përkasin një moshe që mund të mësojnë shumë shpejt një gjuhë të

huaj, madje kanë aftësinë t’i shqiptojnë fjalët në mënyrën e duhur, dhe ne duhet të shfrytëzojmë

këtë mundësi e t’iu japim motivim atyre të vazhdojnë përpara.

Page 38: Fakulteti i Edukimit Programi Fillor · 2021. 1. 8. · Foljet frazore – Phrasal Verbs..... 26 4.4. Kohët e foljeve ... Nëse nuk ka një kuptim të qartë të objektivave dhe

38

REFERENCA

Brewster, J., Ellis, G., & Girard, D. (2002). The primary english teacher's guide. London: Penuin englis

guide.

Doff, A. (1996). Teach English, A training course for teachers. United Kingdom: University Press.

Harmer, J. (1998). How to teach English. London: Longman.

Harmer, J. (2007). How to teach english. London: Longman.

Miller, E. (2018). Ten qualities of a good elf teacher. Aloe for teachin and language.

Scott, W & Ytrberg, L. (1995). Teachin english to children. London: Longman.

Team, P. (2016, Qershor 08). What are the qualities of a good primary school teacher? What it takes to

be a good primary school teacher.

Burime nga internet:

Miller E. (2018). “10 Qualities of a good EFL teacher” Teaching English Featured Blog of The

Month. British Counsil. Retrieved:

https://eltexperiences.com/ten-qualities-of-a-good-efl-teacher/