30
Universiteti“Fehmi Agani”Gjakovë Fakulteti i Mjekësisë Programi:Mami PUNIM DIPLOME Tema: Përbërësit kryesorë të qumështit të nënës,dhe përparësitë e gjidhënies. Mentori: Kandidatja: Prof.Asoc. Dr. Haxhi Kamberi Xheneta Ollomani Tetor 2020, Gjakovë

Fakulteti i Mjekësisë Programi:Mami · 2020. 12. 15. · edhe qumështin e fundit që ka kalori më të larta. Kjo është e rëndësishme pasi në fillim të pirjes së gjirit,

  • Upload
    others

  • View
    9

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Fakulteti i Mjekësisë Programi:Mami · 2020. 12. 15. · edhe qumështin e fundit që ka kalori më të larta. Kjo është e rëndësishme pasi në fillim të pirjes së gjirit,

Universiteti“Fehmi Agani”Gjakovë

Fakulteti i Mjekësisë

Programi:Mami

PUNIM DIPLOME

Tema: Përbërësit kryesorë të qumështit të nënës,dhe

përparësitë e gjidhënies.

Mentori: Kandidatja:

Prof.Asoc. Dr. Haxhi Kamberi Xheneta Ollomani

Tetor 2020, Gjakovë

Page 2: Fakulteti i Mjekësisë Programi:Mami · 2020. 12. 15. · edhe qumështin e fundit që ka kalori më të larta. Kjo është e rëndësishme pasi në fillim të pirjes së gjirit,

DEKLARATË

Me anë të kësaj deklarate, unë, Xheneta Ollomani duke ditur përkufizimin dhe format e

plagjiaturës në botën akademike dhe duke iu referuar dokumenteve në fuqi në Universitetin e

Gjakovës ‘‘Fehmi Agani”, deklaroj që:

- punimi i paraqitur këtu është origjinal dhe është kryer personalisht nga unë;

- punimi nuk është marrë nga studentë të tjerë apo punime të tjera në Universitetin e Gjakovës

‘Fehmi Agani”.

Punimi i diplomës në fjalë vlen për nivelin Bachelor të studimeve dhe mban titullin: Përbërësit

kryesorë të qumështit të nënës, dhe përparësit e gjidhënjes.

I

Page 3: Fakulteti i Mjekësisë Programi:Mami · 2020. 12. 15. · edhe qumështin e fundit që ka kalori më të larta. Kjo është e rëndësishme pasi në fillim të pirjes së gjirit,

Falenderimet

I jam shumë mirënjohëse Prof.Asoc.Dr Haxhi Kamberi i cili më ka orjentuar, mbështetur dhe

më ka ndihmuar gjatë kohës së kryerjes së punimit, dhe jam shumë falenderuese ndaj tij për

kohën të cilën e ka ndarë për të më ndihmuar mua deri në përfundimin e këtij punimi.

Falenderoj familijen time e cila më ka besuar dhe më ka mbështetur gjithmonë deri në mbarimin

e 3 viteve studimore deri në përfundimin e kësaj teme diplome,po ashtu,falenderoj shumë

shoqërin tim që më besuan dhe më ndihmuan qdo herë që kam pasur nevoj për ato.

II

Page 4: Fakulteti i Mjekësisë Programi:Mami · 2020. 12. 15. · edhe qumështin e fundit që ka kalori më të larta. Kjo është e rëndësishme pasi në fillim të pirjes së gjirit,

PËRMBAJTJA

Abstrakti………………………………….……………………………..………………………5

Shqyrtim i literaturës I

1.1 Hyrje……………………………….…………………........……………...…………………6

1.2 Ushqyerja me gji dhe qumështi i gjirit.....................................................................................9

1.3 Rëndësia e qumështit të nënës................................................................................................11

1.4 Parimet për ushqyerje të sukseshme.......................................................................................12

Kapitulli II

2.1 Përbërësit e qumështit të nënës................................................................................................13

2.2 Kujdesi në ushqyerjen e nënës.................................................................................................19

2.3 Pirja gjatë gjidhenies................................................................................................................20

2.4 Këshillat per nënat që ushqejn fëmijet me gji..........................................................................21

Kapitulli III

3.1 Përparësitë e gjidhënies............................................................................................................22

IV.Diskutimi..................................................................................................................................23

III

Page 5: Fakulteti i Mjekësisë Programi:Mami · 2020. 12. 15. · edhe qumështin e fundit që ka kalori më të larta. Kjo është e rëndësishme pasi në fillim të pirjes së gjirit,

V. Përfundimi........................................................,.......................................................................25

5.1 Konkluzionet...........................................................................................................................26

VI. Referencat................................................................................................................................27

VII.Biografia..................................................................................................................................28

Punimi përmban:

29 faqe

6 figura

5 tabela dhe

1 grafik.

IV

Page 6: Fakulteti i Mjekësisë Programi:Mami · 2020. 12. 15. · edhe qumështin e fundit që ka kalori më të larta. Kjo është e rëndësishme pasi në fillim të pirjes së gjirit,

ABSTRAKT

Hyrje: Ushqimi i foshnjës në vitin e parë të jetës ka ndikim shumë të madh në shëndetin e tij

gjatë tërë jetës. Qumështi i nënës është ushqimi ideal, i cili ia siguron fëmijës të gjitha përbërjet

ushqyese të nevojshme dhe si i tillë i mundëson rritje dhe zhvillim normal. Mëkimi ekskluziv

nënkupton ushqim vetëm me qumështin e nënës në 6 muajt e para të jetës së fëmijës, pa mos

shtuar ushqim ose lëngje tjera. Qumështi i nënës mundëson mbrojtje të fëmijëve nga infeksionet

dhe sëmundjet, gjegjësisht nga shfaqja e alergjive. Ushqyerja me gji është e shëndetshme,

natyrale, e përshtatshme dhe pa kosto ekonomike.

Metodologjia: Metodologjia e përdorur për hartimin e këtij punimi është metoda e rishikimit të

literaturës.

Qëllimi: Qëllimi i këtij punimi ishte njohja me përbërësit e qumështit të nënës, njohja me

rëndësin e ushqyerjes së foshnjeve, nxitja dhe inkurajimi i nënave të reja për ushqyerjen me gji të

foshnjave dhe promovimi i ushqyerjes me qumësht gjiri në komunitet.

Përfundimi:Përbërësit e qumështit të gjirit janë specifik, i plotësojnë të gjitha nevojat ushqyese

të fëmijës në gjashtë muajët e parë të jetës, andaj ushqimi i foshnjes me qumësht gjiri nuk ka

alternativë përveç në rastet me kundërindikacione absolute për ushqyerjen e foshnjes.

Fjalë kyqe: Nëna, foshnje, përbërësit e qumështit, ushqimi.

V

Page 7: Fakulteti i Mjekësisë Programi:Mami · 2020. 12. 15. · edhe qumështin e fundit që ka kalori më të larta. Kjo është e rëndësishme pasi në fillim të pirjes së gjirit,

Abstract

Introduction:Feeding the baby during their first year of life has a very big impact on his health

throughout life. Breast milk is the ideal food, which provides the baby with all the necessary

nutrients and as such enables normal growth and development. Exclusive feeding means feeding

only with breast milk in the first 6 months of the baby's life, without adding food or other fluids.

Breast milk provides protection to the child from infections and diseases, from the occurrence of

allergies.Breastfeeding is healthy,natural,convenient and without economic cost.

Methodology: The methodology used to compile this paper is the literature review method.

Purpose: The purpose of this paper was to get acquainted with the ingredients of breast milk, to

get acquainted with the importance of breastfeeding, to encourage and urge new mothers to

breastfeed their babies,to promote breastfeeding in the community.

Conclusion: The ingredients of breast milk are specific, they meet all the nutritional needs of the

baby in the first six months of life, so breastfeeding has no alternative except in cases with

absolut contraindications to feeding the baby.

Keywords: Mother, baby, milk ingredients, food.

6

Page 8: Fakulteti i Mjekësisë Programi:Mami · 2020. 12. 15. · edhe qumështin e fundit që ka kalori më të larta. Kjo është e rëndësishme pasi në fillim të pirjes së gjirit,

I Shqyrtim i literaturës

1.1 Hyrja: Ushqyerja me gji është një nga faktorët me të rëndësishëm për mbajtjen dhe

avansimin e shëndetit të fëmijes.Yndyrat dhe hidratet e karbonit i sigurojnë nevojat e përditshme

energjike , por roli i tyre kryesorë është në sigurimin e aminoacideve të domosdoshme për

sintezen e proteinave ,hormoneve dhe

enzimave.

Ushqyerja me gji i siguron latantit:

Tabela 1

Prania e ujit,mineraleve,vitaminave dhe oligamenteve janë të domosdosme për rritje dhe zhvillim

normal, për sintezen e indeve, hormoneve dhe enzimave. Oligamentet dhe vitaminat janë

kofaktorë dhe katalizator të shumë funksioneve qelizore. Ushqyerja me qumësht gjiri, është

mënyra më natyrale, me më pak kosto, dhe më e shëndetshme për të gjithë fëmijët, në vendet e

varfra apo të pasura, në mënyrë që fëmijët të kenë një fillim të shëndetshëm në jetë. Ushqyerja

me qumësht gjiri sjell vetëm përfitime, prandaj duhet të jetë një prioritet për të gjithë.Ushqyerja

me qumësht gjiri ul vdekshmërinë në vendet me të ardhura të larta. Për më tepër, ushqyerja me

qumësht gjiri është e lidhur me një rënie prej 36% në 60% e numrit të fëmijëve të prekur nga

sëmundjet më të shpeshta në aparatin tretës. Një fëmijë i cili ushqehet për një kohë të gjatë me

qumësht gjiri ka më pak mundësi për të qën mbipeshë në fazat e mëvonshme në jetë.

(Mehmedali Azemi 2010)

1.2 Fazat e qumështit:

Kulloshtra: nga dita 3-4, është e trashë dhe me ngjyrë të verdhë dhe transparente . Fëmija nuk

duhet ta humbasë kulloshtrën pasi ajo është e pasur me proteina, kripëra, minerale dhe mbi të

gjitha me disa faktorë mbrojtës si imunoglobulina A që mbron aparatin tretës dhe respirator të

fëmijës nga viruse, baktere apo substanca “ të huaja” që mund të provokojnë reaksione alergjike.

7

Energji nga yndyrat 50%

Energji nga hidratet e karbonit 30-40%

Energji nga proteinat 10-20%

Page 9: Fakulteti i Mjekësisë Programi:Mami · 2020. 12. 15. · edhe qumështin e fundit që ka kalori më të larta. Kjo është e rëndësishme pasi në fillim të pirjes së gjirit,

Qumështi kalimtar:nga dita e 4-20. Ai merr pamje më të qartë, më kremoze dhe të yndyrshme.

Në këtë fazë qumështi përmban më shumë sheqerna të domosdoshme për rritjen e indeve

cerebrale dhe yndyra që shërbejnë si burim energjie.

Qumështi i pjekur:3-4 javë pas lindjes, pra në fund të muajit të parë të jetës. Ai bëhet më i

lëngshëm dhe me shije më të ëmbël, sepse uji është elementi kryesor i tij,dhe me vlera kalorike

68kcal/100 ml qumësht.

Figura 1

Për rritjen, shëndetin dhe zhvillimin më të mirë të foshnjës, si dhe shëndet më të mirë të nënës,

foshnjat duhet të ushqehen vetëm me qumësht gjiri 6 muajt e parë të jetës.Foshnja duhet të

vendoset në gji brenda orës së parë pas lindjes sepse nxit lidhjen shpirtërore mes nënës dhe

fëmijës, dhe nxit refleksin e thithjes. Asgjë tjetër nuk i duhet dhënë foshnjës përpara se të nisë të

pijë gji.Foshnja duhet të ushqehet në bazë të kërkesës që ka, pra sa herë të dojë dhe aq gjatë sa të

dojë foshnja. Sa më shumë të thithë fëmija, aq më shumë qumësht prodhohet. Në ditët e para

bebi mund ta kërkojë gjirin edhe 10 herë në ditë, por më pas do të stabilizohet në 6-7 herë në

ditë. Të ushqyerit vetëm me qumësht gjiri nënkupton që foshnja të pijë vetëm qumështin e nënës

dhe të mos pijë asgjë tjetër, as ujë.Qumështi i gjirit siguron të gjithë ushqimin dhe ujin për të

cilin foshnja ka nevojë gjatë 6 muajve të parë.

8

Page 10: Fakulteti i Mjekësisë Programi:Mami · 2020. 12. 15. · edhe qumështin e fundit që ka kalori më të larta. Kjo është e rëndësishme pasi në fillim të pirjes së gjirit,

Foshnja duhet të ushqehet në njërin gji deri sa ta ketë zbrazur atë, në mënyrë që foshnja të marrë

edhe qumështin e fundit që ka kalori më të larta.

Kjo është e rëndësishme pasi në fillim të pirjes së gjirit, ai është i pasur në ujë dhe sheqer, për të

qetësuar urinë dhe etjen e bebit, më pas pasurohet me proteinat që sherbejnë për t’u rritur, dhe

vetëm në fund me yndyrnat që janë burim energjie. Pra fëmija nuk duhet të humbasë asnjë nga

këto përbërës të gjirit.

Ushqyerja me gji është zakonisht energjike në 5 minutat e para dhe më pas bebi bën një pushim

që nuk zgjat më shumë se 20 minuta. Nëse fëmijën e zë gjumi për një kohë më të gjatë se 4-5

orë, nuk duhet zgjuar për ta ushqyer.Kur nëna është sëmurë, fëmija nuk duhet të largohet prej saj

pasi qumështi i gjiri mbron foshnjën nga infeksioni.Nëse është e mundur foshnja nuk duhet të

ushqehet artificialisht.

Të ushqyerit artificial çon në një inteligjencë më të ulët, shëndet më të dobët për foshnjën dhe

rreziqe shëndetësore për nënën.Të ushqyerit me gji duhet të vazhdojë deri në dy vjeç e sipër, pasi

qumështi i gjirit ndihmon foshnjën të luftojë sëmundjet. Ai është burimi i vetëm për marrjen e

trupëzave mbrojtëse.Fëmijët duhet të ushqehen me gji dhe me ushqime shtesë pas 6 muajve.

Qumështi i gjirit mund të sigurojë gjysmën ose pjesën më të madhe të nevojave ushqyese të

foshnjës nga 6 deri në 12 muajsh, dhe 1/3 ose më shumë të foshnjës nga 12 – 14 muajsh.

(World Health Organization)

9

Page 11: Fakulteti i Mjekësisë Programi:Mami · 2020. 12. 15. · edhe qumështin e fundit që ka kalori më të larta. Kjo është e rëndësishme pasi në fillim të pirjes së gjirit,

1.3 Ushqyerja me gji dhe qumështi i gjirit

Ushqyerja natyrale është ushqimi më i mirë për latantin dhe më ideal në 6 muajt e parë të jetës, i

cili i siguron latantit marjen optimale të të gjitha materieve energjike ,ndërtuese mbrojtëse dhe e

mbron atë prej çregullime të shumëta që iu është ekspozuar në periullën postnatale.Organizata

botërore e shëndetësis dhe UNICEF-i, me qëllim të stimulimit të ushqyerjes natyrale të latantit

,me 1989,kanë miratuar disa qëndrime për mbrojtjen stimulimin dhe mbështetjen e ushqyerjes

natyrale duke rekomanduar përmirsimin e ushqyerjes natyrale në repartet e lindjeve dhe repartet

e të porsalindurve në form të hapave të gjidhënies së suksesshme.

Ushqyerja me gji është gjithmonë e vlefshëm në temperaturën e duhur e ska nevojë për kohë

përgaditje. Është i freskët dhe i pastër nga kontaminimi bakterial, si rrjedhojë ul shanset për

shqetësime gastrointestinale.Në qoftë se ka sado pak ndryshime në përqindjet e vdekshmëris

midis foshnjave të ushqyera me gji dhe atyre me qumësht artificial, të cilat marrin një kujdes të

mirë,efektet mbrojtëse të qumështit të gjirit, dhe kundër patogjeneve enterike apo të tjerë,

rezultojnë në sëmundshmëri më të ulët. Qumështi i gjirit përmban antitrupa bakteriale dhe virale,

duke përfshirë dhe përqëndrime relativisht të larta të imunoglobulinës A sekretore, që parandalon

mikroorganizmat të aderohen në mukozën intestinale. Ai përmban gjithashtu substanca që

pengojnë rritjen e shumë viruseve të zakonshëm, po ashtu dhe antitrupa specifikë që mendohet se

sigurojnë imunitet lokal gastrointestinal kundër organizmave që hyjnë nëpërmjet kësaj rruge në

organizëm. Ushqimi natyral, është më i preferueshmi në periudhën e të porsalindurit por, edhe në

tërë periudhën foshnjore.

10

Page 12: Fakulteti i Mjekësisë Programi:Mami · 2020. 12. 15. · edhe qumështin e fundit që ka kalori më të larta. Kjo është e rëndësishme pasi në fillim të pirjes së gjirit,

Thithja e gjirit, për veç si akt ushqyes paraqet raport psikologjik të pazëvëndesushëm në mes të

nënës dhe fëmijës, gjë që fëmijës i ndihmon për t’u zhvillar emocionalisht dhe psiqikisht.

Ushqyerja me gji ka edhe shume përfitime të tjera në krahasim me nënat që ushqejnë foshnjen e

tyre me qumësht artificial.Gjatë ushqyerjes me gji qlirohet një masë e madhe oksitocine, e cila

përshpejton involucionin uterin dhe pakëson humbjen e gjakut mbas lindjes,pra mundësia e

anemisë pas lindjes pakësohet.Një studim i kohëve të fundit tregoi se ushqyerja me gji ishte e

shoqëruar në mënyrë të ndersjellët me arterosklerozë të azave të mëdha (karotide) deri në

moshën 65 vjeqare, kundrejt personave që ishin ushqyer me qumësht artificial.

Ushqyerja me gji tek fëmijët, përveç përfitimeve shëndetësore të menjëhershme jep edhe

përfitime shëndetësore përgjatë jetës. Të rriturit të cilët janë ushqyer me gji shpesh kanë

presionin e gjakut të ulët dhe kolesterol më të ulët, gjithashtu kanë dhe nivele të ulëta të

mbipeshës, obezitetit dhe diabetit të tipit 2, krahasuar me ata të cilët nuk janë ushqyer me

qumësht gjiri. Studime të ndryshme kanë treguar se njerëzit të cilët janë ushqyer me gji ka dhënë

rezultate më të mira në testet e inteligjencës. Qumështi i gjirit ndryshon gjatë ushqyerjes dhe me

kalimin e kohës, në mënyrë që të përmbushë nevojat për të ushqyrë dhe nevojat imunologjike të

foshnjës që janë gjithmonë në rritje. Qumështi i gjirit siguron përfitime të mënjëhershëm dhe

afatgjata te foshnjet. Foshnjat që janë ushqyer me qumësht gjirit, kanë një rrezik më të vogël për

infeksione të traktit respirator, infeksionet të traktit urinar dhe për infeksione serijoze

bakteriale.Të dhënat sugjerojnë se ushqyerja me gji zvogëlon gjithashtu rrezikun e sëmundjeve

në fëmijëri, edhe pas prerjes së ushqyrejes me gji ku përfshihet tipi 1 i diabetit të sheqerit,

sëmundjes Crohn, artritit reumatoid, alergjia dhe të tjera.

Mehmedali Azemi&Mujë Shala me bashkëpunëtor “Pediatria” Prishtinë 2010,faqja 316

11

Page 13: Fakulteti i Mjekësisë Programi:Mami · 2020. 12. 15. · edhe qumështin e fundit që ka kalori më të larta. Kjo është e rëndësishme pasi në fillim të pirjes së gjirit,

1.4 Rëndësitë e qumështit të nënës

Qumështi i nënës është i shëndetshëm, praktik dhe në çdo moment ,në çdo vend në dispozicion

në temperaturën dhe me përmbajtjen e duhur. Qumështi i nënës ndryshon dhe u përshtatet

vetvetiu kërkesave të foshnjes.

Qumështi përbëhet 88% prej uji. Ai përmban proteina, yndyra, karbohidrate, minerale, vitamina

dhe hekur. Ai e furnizon fëmijën me lëndët e imunitetit dhe lëndët mbrojtëse të nënës dhe në

këtë mënyrë e mbron fëmijën nga sëmundjet.Përveç kësaj, gjidhënia ul rrezikun për sëmundjet e

qarkullimit të gjakut, për tensionin e lartë dhe alergjitë, edhe në moshën e mëvonshme

fëmijërore, dhe ka një ndikim pozitiv në zhvillimin optimal të muskulaturës së fytyrës dhe të

gojës si dhe të nofullave.Gjidhënia përkrah marrëdhëniet e ngushta midis nënës dhe fëmijës dhe

për fëmijën nënkupton interesim, afërsi dhe ngrohtësi.Po ashtu gjidhënia është edhe e volitshme

nga ana ekonomike.Qumёshti i nёnёs ka pёrbёrje tё tillё qё i pёrshtatet plotёsisht nevojave tё

foshnjes gjatё 5-6 muajve tё para tё jetёs.Qumёshti i nёnёs tretet plotёsisht dhe me lehtёsi nga

organizmi dhe aparati tretёs i foshnjes.Ushqimi i huaj nuk e ruan këtë temperaturë siq e ruan

qumështi i nënës,që është më e përshtatshmja e fëmijës.Qumështi i gjirit përmban disa lëndë

mbrojtëse që nuk gjenden në qumështin e lopës.Këto lëndë quhen: antikorpe,lizozome etj… dhe

mbrojnë zorrët dhe gjithë organizmin nga zhvillimi e shumëzimi i disa bakterieve të

dëmshme.Qumështi i nënës kalon në gojën e fëmijës i pastër dhe pa mikrobe,ndryshe nga kalimi

i qumështit të lopës.

(Pediatria dhe kujdesi infermieror –Mehmedali Azemi)

12

Page 14: Fakulteti i Mjekësisë Programi:Mami · 2020. 12. 15. · edhe qumështin e fundit që ka kalori më të larta. Kjo është e rëndësishme pasi në fillim të pirjes së gjirit,

1.5 Parimet për ushqyerje të suksesshme me gji sipas OBSH-së

Organizata botërore e shëndetësisë për të siguruar suksesin e ushqyerjes me gji ka zhvilluar 10

parimet për gjidhënie :

Tabela 2

Figura 2

13

1 Rregullat për mëkim duhet të jenë në formë të shkruar dhe ti shërbejnë tërë personelit shëndetësorë.

2 Tërë personeli shëndetësorë duhet mësuar për aplikimin e këtyre rregullave .

3 Të gjitha shtatëzënat duhet informuar për përparësit e ushqyerjes natyrale dhe teknikën e mëkimit.

4 Brenda gjys ore pas lindjes të femijës,nënat duhet të fillojnë mëkimin,

5 Nënave duhet mësuar teknikën e mëkimit,si duhet rruajtur sekretimin e qumështit nëse janë të ndara

prej latantvëe të tyre.

6 Të porsalidurit nuk duhet dhënë kurfar ushqimi tjetër ose pije,përveç qumështit të gjirit të nënës,

përveç rasteve nëse ekziston indikimi mjekësor.

7 Të organizohet qëndrimi i përbashkët i nënës dhë fëmijës në të njejtën dhom ë24 orë në ditë.

8 Nëna duhet ta bëj mëkimin në kërkesën e të porsalindurit.

9 Fëmijëve nuk duhet dhënë thith mashtruese.

10 Të stimulohet formimi i grupeve për mbështetjen e ushqyerjes natyrale dhe të jenë funksionale edhe

pas lëshimit nga spitali.

Page 15: Fakulteti i Mjekësisë Programi:Mami · 2020. 12. 15. · edhe qumështin e fundit që ka kalori më të larta. Kjo është e rëndësishme pasi në fillim të pirjes së gjirit,

II PËBËRËSIT E QUMËSHTIT TË NËNËS

2.1 Proteinat në qumështin e nënës

Proteinat marrin pjesë në metabolizmin e ujit,ruajtjen e presionit osmotik dhe ekuilibrin acido-

bazik.Proteinat përbëhen prej aminoacideve dhe polipeptideve.Proteinat e ushqimit e sigurojnë

azotin, aminoacited e domosdoshme për sintezen e proteinave të muskujve dhe masës

muskulore,dhe janë të domosdoshme për rritjen dhe zhvillimin e foshnjes.Nevojat ditore për

proteinat janë të shënuara në tabelën me poshtë.

Mosha Proteina

0-3 muaj 2.3

3-6 muaj 1.8

7-9 muaj 1.5

10-12 muaj 1.2

1-3 vjeç 1.0

4-6 vjeç 1.0

7-9 vjeç 0.9

10-12 vjeç 0.9

13-15 vjeç 0.8

16-18 vjeç 0.8

Tabela 3

14

Page 16: Fakulteti i Mjekësisë Programi:Mami · 2020. 12. 15. · edhe qumështin e fundit që ka kalori më të larta. Kjo është e rëndësishme pasi në fillim të pirjes së gjirit,

2.2 Karbohidratet

Karbohidratet, sigurojnë rreth 30-40% të energjisë ditore te latantët,kurse të fëmijet e periudhave

të tjera më shumë.Në disa vende të botës janë burim kryesorë i energjisë për shkak të shprehive

të ushqyerjes dhe faktorëve sociale dhe ekonomike.Marrin pjesë në strukturën e bashkëdyzimeve

organike,dhe janë donatorë të karbonit në shumë procese metabolike në organizëm.Në ushqimin

adekuat gjenden tri burrime të hidrateve të karbonit:laktoza, sakaroza dhe nishesteja të cilat, nën

veprimin e enzimeve të caktuara zbërthehen në monosakaride.

2.3 Yndyrat

Yndyrnat janë burrimi kryesorë i energjis dhe rezervave ditore të energjis te latantët,të cilat

ushqehen më qumësht të nënës,nëse ushqimi është adekuat.Yndyrat kryejn funksione të

ndryshme:e permirsojne shijen e ushqimit, kontribuojne ne ngopje,marrin pjese ne ndertimin e

membranës qelizore ,janë donatorë të atomeve të karbonit për shumë procese metabolike të

organizmit,hyjnë në përbërjen e fosfolipideve të qelizave të trurit,ndikojnë në metabolizmin e

kolesterolit,janë mbartës të vitaminave liposolubile.

Grafiku 1

15

I nënës I lopës I dhisë

Yndyrat

Proteinat

Laktoza

Page 17: Fakulteti i Mjekësisë Programi:Mami · 2020. 12. 15. · edhe qumështin e fundit që ka kalori më të larta. Kjo është e rëndësishme pasi në fillim të pirjes së gjirit,

2.4 Vitaminat në qumështin e nënës

Janë substanca me origjinë organike dhe janë pjesë përbërëse e qdo ushqimi.Organizmi nuk

mund ti sintetizoje vetë vitaminat dhe oligamentet dhe për këtë duhet ti marrim me

ushqim.Vitaminat ndahen në:vitamina të tretshme në yndyrë dhe në ujë.

Vitaminat kryesore që gjenden në qumështin e gjirit janë: Vitamina A,Vitamina

E,Vitamina D,Vitamina K,Vitamina C,Vitamina B1, Vitamina B2, Vitamina B6 dhe Vitamina

B12.

1.Vitamina A: Është një grup komponentesh që luajne rol të rëndësishëm në sintezen e

rodopsinës,që është përgjegjëse për adaptimin e të pamurit në errësirë,rritje të

kockave,shumimin e qelizave (të trurit,muskujve ,mushkrive,gjakut) ,dhe ndikon në

parandalimin e infeksioneve.HipovitaminozaA: paraqitet të sëmundjet e

mëlqis,pankreasit,obstruksionit të rrugëve biliare,sëmundja Crohn etj. Manifestimet

klinike:Varet nga mosha dhe sasia e defiçitit të vitaminës A, më të rrezikuarit janë latantët dhe

fëmijët parashkollorë për shkak të rritjes intenzive. Diagnoza:Caktohet në bazë të anamnezës së

metodës së ushqyerjes. Parandalimi dhe mjekimi:Latantëve me ushqyerje artificiale duhet dhëne

1000NJ,INT/ditë.

2.Vitamina E: është substancë antioksiduese dhe së bashku me selenin e pengon oksidimin e

acideve të pangopura nga membrana e qelizës.Reagon me radikalet e lira ,i neutralizojnë ato dhe

luan rol në ruajtjen e AND-së.Ajo ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare

,zvogëlon mundësin e paraqitjes së kancerit ,sëmundjeve të mlçisë dhe rrugëve biliare.

Hipovitaminoza E: paraqitet të sëmundjet me malabsorbim të yndyrave dhe të fëmijët e lindur

para kohe,dhe mjekohet me dhënien e vitaminës E me dozë:

Tabela 4

16

1-3 vjeç 6mg-9NJ.INT

4-8 vjeç 7mg-10.5NJ.INT

9-13 vjeç 11mg-16.5NJ.INT

14 vjeç 15mg-22NJ.INT

Page 18: Fakulteti i Mjekësisë Programi:Mami · 2020. 12. 15. · edhe qumështin e fundit që ka kalori më të larta. Kjo është e rëndësishme pasi në fillim të pirjes së gjirit,

3.Vitamina D: Qumështi i nënës përmban vetëm 10 NJ.INT të vitaminës D.

Edhe pse qumështi i nënës e ka dozën e duhur të vitaminës D,kjo nuk e mbron latantin nga

sëmundja e rakitit. Mjekimi:Rakiti hipovitaminozë mjekohet me dhënien e vitminës D në dozë

5.000 NJ.INT në mënyrë orale ,qdo ditë dhe se paku tri javë gjer në normalizimin e përqendrimit

të fosfatazës alkaline në serum.Rekomandohen preparatet e vitaminës D të tretshme në ujë,të

cilat absorvohen më lehtë sesa ato vajore.

4.Vitamina K: Quhet vitamina e koagulimit.Vitamina K është e nevojshme për sintezen e

proteinave.Nevojat ditore nuk janë shumë të mëdha ,prandaj defiçiti i saj është i rrallë.

Hipovitaminoza K:shkakton sëmundjen hemoragjike tek i porsalinduri,sepse qumështi i nënës

përmban sasi të vogla të kësaj vitamine dhe sinteza nga bakteret e zorrëve ende nuk është e

mjaftueshme.

5.Vitamina C: është agjenti më i fortë reduktues në organizëm dhe luan rol të rëndësishëm në

proceset oksido-reduktuese në organizëm,ndihmon absorvimin e hekurit,mundëson shëndrimin e

acidit folik dhe folinik,merr pjesë në metabolizmin e tirozinës.

Hipovitaminoza C: është sëmundje e rrall që quhet Skorbuti i latantëve.Zakonisht paraqitet te

fëmijet e ushqyer më qumësht të holluar, apo lëngje të pemëve të ziera.

Diagnoza:vihet me përcaktimin e përqendrimit të vitaminës C në gjak(0.8-1 mg%), dhe në

urrinë (5mg%).ë

Mjekimi:bëhet me dhënien e vitaminës C në dozë 200mg/kg të mass trupore në ditë për disa

javë.

17

Page 19: Fakulteti i Mjekësisë Programi:Mami · 2020. 12. 15. · edhe qumështin e fundit që ka kalori më të larta. Kjo është e rëndësishme pasi në fillim të pirjes së gjirit,

6.Vitamina B1: është vitamin që gjendet në sasi të pamjaftuara në qumështin e nënës po

ashtu edhe në qumështin e lopës.Ajo merr pjesë në metabolizmin e hidrateve të karbonit ,dhe

nevoitet për sintezën e acetikolinës.Hipovitaminoza B1 shkaktohet për shkakë të mangësis së

vitaminës B1.

Diagnoza:caktohet në bazë të përcaktimit të aktivitetit të transketolazës në eritrocite,dhe

tiaminsë në urrinë.

Mjekimi:Në fillim jepet një dozë sulmuese prej 50-100 mg në mënyrë intramuskulore ,mandej

jepet doza e mbajtjes 5-10 mg/ditë tiamin në mënyrë intramuskulare për disa ditë.

7.Vitamina B2:edhe pse është vitamin mjaft e nevojshme në organizëm,zakonisht për shkak

të pranisë në shumë vitaminoza nuk paraqitet hipovitaminoza B2.Defiçiti i saj zakonisht

paraqitet me luspim dhe plasaritje rreth buzëve.

Mjekimi:me dhënien e riboflavinës në dozë 10mg/ditë me kohëzgjatje 8-14 ditë.

8.Vitamina 6:Piridoksina është vitamin hidrosolubile që gjenden në shumë ushqime, është e

nevojshme për metabolizmin e proteinave ,lipideve,acideve nukleike dhe glikogjenit.

Hipovitaminoza B6:defiçiti i saj mund te shkaktoje aktivitet abnormale ne SNQ.

Mjekimi: bëhet me dhënien e piridoksinës në dozë 10 mg në ditë me kohëzgjatje prej 2 javësh.

9.Vitamina B12:në ushqim ajo është e lidhur me proteinat e ushqimit,ku nën veprimin e

acidit korhidrik ajo shëndrohet në dy forma.

Hipovitaminoza B12:paraqet anemin hiperkrome,markocitare e tipit megaloblastik.Zakonisht

paraqitet të moshat të rriturra.

Mjekimi:me dhënien e vitaminës B12 në dozë 100 ug për 10-15 ditë ,pastaj 30-50 ug në javë për

disa muaj me rrall.

18

Page 20: Fakulteti i Mjekësisë Programi:Mami · 2020. 12. 15. · edhe qumështin e fundit që ka kalori më të larta. Kjo është e rëndësishme pasi në fillim të pirjes së gjirit,

2.5 Mineralet: qumështi i nënës përmban 0.2 gr minerale në 100 ml qumësht.Ato ndollen në

formë të joneve ose kriprave.Mineralet për shkak të përqëndrimit optimal të tyre në qumështin e

lopës nuk shkaktojnë ngarkesën osmotike të veshkave.Sasia e kalciumit dhe fosfateve në

qumshëtin e nënës, ëshët me e vogël në krahasim me qumshëtin e lopës.

2.6 Oligamentet: më së miri gjer tani janë hulumtuar hekuri,zinku,flouri dhe bakri.

Hekuri:gjendet në përqëndrim të vogël rreth 50ug/100ml qumësht.

Zinku:ka me pak në qumështin e nënsë rreth 0.2mg/100 ml qumësht.

Flouri:sasia e tij në qumështin e nënës varet prej sasisë të cilën e merr mëndesha.

Tabela 5

Mehmedali Azemi&Mujë Shala me bashkëpunëtor “Pediatria” Prishtinë 2010

19

Qumështi dhe prrodhimet e qumështit Burrim kryesor i proteinave dhe kalciumit

Mishi,peshku dhe veza Burrim i proteinave,hekurit dhe vitaaminës B12

Pemët dhe perimet Burrim i vitaminës C dhe mineraleve

Drithërat dhe përpunimet e tyre Burrim i hidrateve të karbonit dhe vitaminave të grupit B

Yndyrat dhe ëmbëlsirat Burrim i yndyrave dhe energjisë

Pijet joalkoolike Burrim kryesor i ujit në organizëm

Page 21: Fakulteti i Mjekësisë Programi:Mami · 2020. 12. 15. · edhe qumështin e fundit që ka kalori më të larta. Kjo është e rëndësishme pasi në fillim të pirjes së gjirit,

2.7 Kujdesi në ushqyerjen e nënës

Kujdesi në ushqyerjen e nënës është po aq i rëndësishëm në periudhën e dhënies së gjirit, sa dhe

gjatë shtatzënisë. Kjo s’ka të bëjë vetëm me kujdesin për të mos shtuar më në peshë, por mbi të

gjitha me nevojat e rritura të gruas në këtë periudhë. Për t’u përballur qetësisht me ushqyerjen

me gji, nëna ka nevojë për më shumë energji, proteina, vitamina dhe disa kripëra minerale si

kalciumi, fosfori, bakri dhe zinku.

Foshnja ushqehet me qumështin e nënës, prandaj, dieta e shëndetshme dhe e ekuilibruar është

veçanërisht e rëndësishme gjatë gjidhënies. Gjatë gjidhënies për foshnjën, mund t'ju bëjë të

ndiheni më të uritur për shkak të kalorive shtesë që ju duhen. Frutat, perimet, drithërat, produktet

e qumështit, mishrat e lehta dhe peshqit japin materie ushqyes të rëndësishme për juve dhe

fëmijën tuaj.Është llogaritur që për të prodhuar 700-800 ml qumësht në ditë, dieta e nënës duhet

të shtohet me 500 kalori më shumë. Për të plotësuar nevojat e organizmit në këtë moment të

veçantë gruaja duhet të ndjekë një dietë sa më variable dhe të ekuilibruar. Sipas saj, dieta e nënës

duhet të përbëhet nga këto elemente bazë: drithërat dhe nënproduktet e tyre, frutat dhe perimet,

qumështi dhe nënproduktet, peshku, mishi, veza, etj. Gjatë ushqyerjes me gji nëna duhet të hajë

pak dhe shpesh, aq herë sa ushqen edhe fëmijën, pra 6-7 herë në ditë. Ajo duhet të ketë parasysh

këshillat e listuara në vijim: së pari duhet të përdorë sa më shumë ujë dhe ushqime të lëngshme,

pasi 87 % e qumështit të gjirit përbëhet nga uji.

Figura 3 (Kujdesi i nënës)

20

Page 22: Fakulteti i Mjekësisë Programi:Mami · 2020. 12. 15. · edhe qumështin e fundit që ka kalori më të larta. Kjo është e rëndësishme pasi në fillim të pirjes së gjirit,

2.8 Pirja gjatë gjidhënies

Për shkak se femra jep shumë lëngje me qumështin e gjirit, pirja e mjaftueshme gjatë gjidhënies

është veçanërisht e rëndësishme. Më së miri pirja e ujit 2-3 l në ditë,dhe konsumimi i lëngjeve të

tjera të pagazuara dhe në sasi jo të tepruara.

E rekomanduar është pirja e ujit, çajit pa ëmbëltues si çaji HiPP për gji, një gotë lëng të holluar

me ujë mineral.Sasia e kafes duhet pakësuar por nuk është e thënë me e lën krejt.

Alkooli dhe nikotina – duhet të shmangen plotësisht gjatë dhënies së gjirit.

Figura 4 Figura 5 Figura 6

(Kujdesi në ushqyerjen dhe pijet e nënës)

21

Page 23: Fakulteti i Mjekësisë Programi:Mami · 2020. 12. 15. · edhe qumështin e fundit që ka kalori më të larta. Kjo është e rëndësishme pasi në fillim të pirjes së gjirit,

2.9 Këshilla për nënat që ushqejnë fëmijët me gji

1 Përdorni sa më shumë ujë dhe ushqime të lëngshme, pasi 87 % e qumështit të gjirit përbëhet

nga uji.

2 Përdorni sa më shumë ujë dhe ushqime të lëngshme, pasi 87 % e qumështit të gjirit përbëhet

nga uji.

3 Dieta juaj duhet të jetë e shumëllojshme dhe e ekuilibruar.

4 Ju duhet të ushqeheni shpesh dhe pak, sa herë ushqeni fëmijën tuaj, 6-7 herë.

5 Kujdes higjienën e duarve, të cilat duhet të lahen me ujë dhe sapun, dhe atë të gjinjve që

duhet të lahen vetëm me ujë.

6 Shmangni pirjen e duhanit, nikotina e irriton dhe e lë pa gjumë fëmijën.

7 Pakësoni konsumin e alkoolit, kafesë dhe pijeve të tjera eksituese; ato kalojnë në qumështin e

gjirit dhe japin efekte negative te fëmija.

8 Kujdes me përdorimin e medikamenteve; edhe në sasi minimale ato kalojnë në qumështin e

gjirit.

Tabela 6

22

Page 24: Fakulteti i Mjekësisë Programi:Mami · 2020. 12. 15. · edhe qumështin e fundit që ka kalori më të larta. Kjo është e rëndësishme pasi në fillim të pirjes së gjirit,

III PËRPARËSIT E GJIDHËNIES

3.1 Qumështi i gjirit është ushqimi ideal për të porsalindurit dhe për foshnjat. Ai i jep foshnjave

të gjitha lëndët ushqyese të nevojshme për të cilat ata kanë nevojë për një zhvillim të

shëndetshëm. Qumështi i gjirit është i sigurt, përmban antitrupa dhe mbron foshnjat nga

sëmundjet e zakonshme të fëmijërisë siç janë diarreja dhe pneumonia, të cilat janë dy shkaktarët

kryesore të vdekshmërisë foshnjore në mbarë botën. Qumështi i gjirit është i arritshëm dhe i

përballueshëm, ç’ka ndihmon për të siguruar që foshnja të marrë ushqim të mjaftueshëm.

3.2Përparësit e gjidhënies për foshnjen

1. Qumështi i gjirit i ka të gjitha vitaminat, mineralet dhe të gjitha elementet ushqyese që i

nevojitet foshnjes.

2. Qumështi i gjirit tretet më mirë sesa ai me formulë.

3. Qumështi i gjirit përmban antitrupa për të luftuar infeksionet.

4. Foshnjat që ushqehen me qumësht gjiri kanë më pak mundësi për diarre, kapsllëk dhe dhimbje

barku sesa ato që nuk ushqehen me qumësht gjiri.

5. Foshnjat kanë më pak gjasa për obezitet, që të vuajnë nga diabeti apo ndonjë sëmundje tjetër.

6. Foshnjat e ushqyera me qumësht gjiri kanë rrezik më të ulët që të vuajnë nga astma, alergjitë

dhe disa lloje të kancerit.

7. Qumështi i gjirit përmban përbërës të veçantë që ndihmojnë në zhvillimin e trurit.

8. Të ushqyerit me gji është më shumë sesa thjesht një e ushqyer. Është mënyra më efektive për

qetësimi e foshnjes kur është e frikësuar, e lodhur, e uritur apo e stërmunduar.

(Pediatria dhe Kujdesi infemieror -Mehmedali Azemi , Vlora Ismali me bashkëautorë Basil J. Zitelli, Holly W.

Davis: ‘’Atlasi i diagnozës së egzaminimit pediatrik”).

23

Page 25: Fakulteti i Mjekësisë Programi:Mami · 2020. 12. 15. · edhe qumështin e fundit që ka kalori më të larta. Kjo është e rëndësishme pasi në fillim të pirjes së gjirit,

3.3 Përparësit e gjidhënies për nënën

Nga ushqyerja me gji e fëmijës përfitime shëndetësore kanë edhe nënat. Ushqyerja ekskluzivisht

me gji e fëmijës shkakton tek nëna mungesë të ciklit menstrual, duke e bërë atë një metodë

natyrore të kontrollit të shtatzanive (lindjeve). Ajo redukton gjithashtu rrezikun e kancerit të

gjirit dhe të vezoreve më vonë në jetë, ndihmon femrat të kthehen në peshën e tyre të

parashtatzënisë më shpejt, dhe ul obezitetin.

1. E ndihmon nënën që të humbë peshë më shpejtë.

2. Të ushqyerit e foshnjës me gji ndihmon mitrën e nënës që të ngushtohet, zvogëlon rrezikun

për gjakderdhje dhe rrezikun për të pasur hemorragji pas lindjes.

3. Zvogëlon rrezikun e nënës për të pasur osteoporozë (dobësim të eshtrave) më vonë në jetë.

4. Ndihmon nënën që të luftojë ndryshimet e disponimit pas lindjes dhe mund të parandalojë apo

kufizojë efektet e depresionit të pas-lindjes.

5. Zvogëlimin e riskut të osteoporozës pas monopauzës.

24

Page 26: Fakulteti i Mjekësisë Programi:Mami · 2020. 12. 15. · edhe qumështin e fundit që ka kalori më të larta. Kjo është e rëndësishme pasi në fillim të pirjes së gjirit,

IV Diskutimi

Qumështi i nënës ka veçori imunitare dhe e mbron fëmijën ndaj infeksioneve, prandaj dhe është

quajtur “vaksina e parë për bebet”. Ai përmban ushqimin e nevojshëm për 6 muajt e parë dhe

njëkohësisht i bën fëmijët rezistues ndaj infeksioneve si diarea, otitis media (infeksion i veshit),

infeksione të rrugëve të frymëmarrjes…etj.

Është vërtetuar se fëmijët e ushqyer me qumështin e nënës janë ngritur në këmbë më herët se

fëmijët e tjerë. Po ashtu është parë se në vitet e mëvonshme tek këta fëmijë, niveli i IQ (testi i

zgjuarsisë) është më i lartë. Në 5% të fëmijëve të ushqyer me qumështin e nënës për 4 deri në 9

muaj, niveli i IQ ishte 130, ndërkohë që një nivel i tillë nuk është vënë re tek fëmijët e ushqyer

me qumësht lope (vlera normale e IQ është 100-110). Shpjegimi më i mundshëm është niveli i

proteinave dhe lipideve, që në qumështin e nënës ndodhen në masa të përshtatshme për

zhvillimin e trurit.

Në të njëjten kohë gjidhënia ndikon edhe në psikologjinë e nënës dhe fëmiëjs, i bën ata që të

lidhen fort me njëri-tjetrin. Është për t’u përmendur se përbërja e qumështit të nënës ndryshon në

mënyrë fiziologjike duke iu përshtatur nevojave të fëmijës në etapa të ndryshme.

” Nëse do të ekzistonte një vaksinë që do të pengonte vdekjen e miliona fëmijëve në vit, që nuk

ka efekte anësore, që mund të merret nga goja dhe që është ekonomike, do të praktikohej

menjëherë për vetë faktin se është mënyra ideale imunitare për shëndetin e shoqërisë. Dhe ja, të

ushqyerit me qumështin e nënës është një mënyrë e tillë imunitare.

25

Page 27: Fakulteti i Mjekësisë Programi:Mami · 2020. 12. 15. · edhe qumështin e fundit që ka kalori më të larta. Kjo është e rëndësishme pasi në fillim të pirjes së gjirit,

V Përfundimi

Ushqyerja me gji i plotëson të gjitha nevojat nutritive të fëmijës sepse përbërja biokimike e

qumështit të nënës u përshtatet nevojave optimale për rritje dhe zvillim të latantit. Përmbajtja e

imunoglobinës A sekretore, materieve të tjera mbrojtëse antiinfektive,proteinave,

yndyrave,vitaminave dhe karbohidrateve me të cilat latanti bëhet imun ndaj sëmundjeve të

ndryshme, e bëjne qumështin e nënës shumë të rëndësishëm dhe të pa zëvëndësueshëm për një

rritje të shëndosh të fëmijës, si në aspektin fiziologjik edhe në aspektin psikologjik.

Ushqyerja me gji është një nga mënyrat më efektive për të siguruar shëndetin e fëmijëve dhe

mbijetesën. Një nga përparsitë kryesore të ushqyerjës natyrale është se qumështi i nënës thithet

drejt për drejt nga gjiri i nënës dhe është steril, prandaj mundësia e infeksioneve të latantit me

ushqyerje natyrale është më e vogël.Prandaj duhet të mbrojmë dhe të mbështesim ushqyerjen e

foshnjes me gji. Ushqyerja me gji krijon një mardhënie të ngushtë mes nënës dhe foshnjes që

është shumë e rëndësishme për një ushqyerje të mir të foshnjes.Po ashtu ushqyerja me gji është

edhe e lir nga ana ekonomike.

Nëna është ajo që vendos se si ta ushqej foshnjen e saj, por ne kemi për detyrë ta informojm,

këshillojmë dhe ta bindim që ushqyerja natyrale është më e mira për foshnjen por edhe vetë atë.

Performanca e ushqyerjes me gji ndikohet nga qëndrimet dhe besimet e një gruaje në lidhje me

performancën e vetë të ushqyerjes me gji, d.m.th., vetë-efikasitetin e gjirit.

26

Page 28: Fakulteti i Mjekësisë Programi:Mami · 2020. 12. 15. · edhe qumështin e fundit që ka kalori më të larta. Kjo është e rëndësishme pasi në fillim të pirjes së gjirit,

5.1 Konkluzione

Bazuar në rishikimin e litëraturës dhe nga zhvillimi i kësaj teme, konkluzionet përfundimtare

janë:

1. Përbërësit e qumështit të nënës janë spëcifik për foshnjën;

2. Ushqimi i foshnjes me qumësht gjiri nuk ka alternativë;

3. Përkrahja institucionale e nënave për ushqimin e foshnjeve me qumësht gjiri;

4. Ushqimi i shëndetshëm i nënave gjidhënëse;

5. Mos konsumimi i duhanit dhe alkoolit nga nënat gjidhënëse.

6. Marrja e medikamenteve bëhet vetem me rekomandim të mjekut.

27

Page 29: Fakulteti i Mjekësisë Programi:Mami · 2020. 12. 15. · edhe qumështin e fundit që ka kalori më të larta. Kjo është e rëndësishme pasi në fillim të pirjes së gjirit,

VI Referencat

Steven G. Gabbe, Janifer.R. Niebyl, Joe Lige. H. Simpson. Obstetrika: “Shtatzanitë normale dhe

dhtatzanitë patologjike”. Tiranë 2013 faqe:59.

Kligman Behrman Jenson stanton Manoeli, “Nelsoni i Pediatrisë faqe:218,219.

Kligman Behrman Jenson stanton Manoeli, “Nelsoni i Pediatrisë” faqe: 220.

Kligman Behrman Jenson stanton Manoeli, “Nelsoni i Pediatrisë” faqe:586-606.

Mehmedali Azemi&Mujë Shala me bashkëpunëtor “Pediatria” Prishtinë 2010,faqja 316

(Pediatria dhe Kujdesi infemieror -Mehmedali Azemi , Vlora Ismali me bashkëautorë Basil J. Zitelli, Holly W.

Davis: ‘’Atlasi i diagnozës së egzaminimit pediatrik”).

Steven G. Gabbe, Janifer.R. Niebyl, Joe Lige. H. Simpson. Obstetrika: “Shtatzanitë normale dhe

dhtatzanitë patologjike”. Tiranë 2013 faqe:59.

Mujë Shala “Neonatologjia” Njohurit bazë për të porsalindurin. Rilindja 2008 Prishtinë faqe 138.

Mujë Shala “Neonatologjia” Njohurit bazë për të porsalindurin. Rilindja 2008 Prishtinë faqe 142.

Mujë Shala “Neonatologjia” Njohurit bazë për të porsalindurin. Rilindja 2008 Prishtinë faqe 129-136.

Steven G. Gabbe, Janifer.R. Niebyl, Joe Lige. H. Simpson. Obstetrika: “Shtatzanitë normale dhe

dhtatzanitë patologjike”. Tiranë 2013 faqe:59.

Burime nga interneti:

https://www.medline.com/media/catalog/Docs/MKT/MLA1937022.PDF

https://parentsrightsusa.com/best-breastfeeding-positions/

https://www.unicef.org/northmacedonia/media/3781/file/MK_ParentingGuide0to3_Report_ALB.pdf

https://www.google.com/search?q=qumeshti+nenes+antibiotiku+me+i+pademshem&oq=qumeshti++ne

nes+antibiotiku+me+i+pademshem&aqs=chrome..69i57.36770j0j4&sourceid=chrome&ie=UTF-8

28

Page 30: Fakulteti i Mjekësisë Programi:Mami · 2020. 12. 15. · edhe qumështin e fundit që ka kalori më të larta. Kjo është e rëndësishme pasi në fillim të pirjes së gjirit,

VII Biografia e shkurtёr e kandidates-CV (Currciculum Vitae)

29

Informatat personale

Emri dhe Mbiemri Xheneta Ollomani

Datёlindja 10.05.1999

Gjinia F

Vendёlindja Borje

Tё dhёnat kontakuese

Nr i telefonit 043-997-301

Adresa Kukёs

E-maili [email protected]

Tё dhёnat e kualifikimit

Shkolla e mesme Mami “Luciano Motroni” Prizren

Universiteti Universiteti i Gjakovёs “Fehmi Agani”

Fakulteti Fakulteti i Mjekёsisё

Programi Mami

Statusi E rregullt

Nr ID 170305003