37
FEJA ISLAME DHE MJEKSIA NË LUFTË KUNDËR ABORTIT, ALKOLIZIMIT E DROGËS, BIXHOZIT DHE LOJRAVE TË FATIT PERGADITI : HAXHI YMER AGA. TIRANE : 2011.

FEJA ISLAME DHE MJEKSIA NË LUFTË KUNDËR ...haxhiaga.weebly.com/uploads/2/5/7/9/25797820/feja_islame...kundër të drejtave të njeriut, veprim i cili është i dënuar nga feja

  • Upload
    others

  • View
    33

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

FEJA ISLAME DHE MJEKSIA

NË LUFTË KUNDËR ABORTIT,

ALKOLIZIMIT E DROGËS,

BIXHOZIT DHE LOJRAVE TË FATIT

PERGADITI : HAXHI YMER AGA.

TIRANE : 2011.

BISMILAHIRR-RRAHMANI RRAHIM

Zoti xh.sh. thotë : “Mos i vritni fëmijet tuaj për frikën e varferisë, se Ne ua sigurojmë furnizimin tuaj, se mbytja [ose vrasja] e tyre ështëkrim i madh.”

( Sure Isra Ajet 31 )

Dështimi kriminal ( aborti )

Prishja e barrës nënkupton vrasjen e frutit të sapozhvilluar, prandajcdo veprim që synon prishjen e barrës konsiderohet si kriminal dhekundër të drejtave të njeriut, veprim i cili është i dënuar nga feja islamesi krim dhe nga fetë në përgjithesi.

Çeshtja e abortit është diskutuar gjerësisht nga mjekë, filozofë,juristë dhe teologë në këndvështrime të ndryshme.

Njihet një fakt: Në botë bëhen cdo vit 50-60 milionë aborte,shumica në Amerikë dhe në Evropë dhe i përkasin femrave në moshëfare te re, 15-18 vjeç.Në përgjithesi ato që jane marrë me studimin eabortit janë përqëndruar në dy çështje: e drejta e fëmijës dhe e nënës.Që të dyja këto kanë të drejtë jetese.Një pjesë e aborteve rrjedhin sipasojë e imoralitetit.Femrat që mbesin shtatëzëna me fëmijë ilegalë-tëjashtëligjshëm=jashtë lidhjes martesore detyrohen të bëjnë abort-tanxjerrin fëmijën nga barku duke e vrarë atë që mos tu zbulohet vepra eligë që kanë bërë.Feja Islame nuk e konsideron abortin si zgjidhje tështatzanisë së padëshirueshme. Feja Islame e dënon rrebët imoralitetin.Sheriati=ligji Islam i dënon me vdekje burin dhe gruan që bëjnëimoralitet [kurvëri] duke qenë të martuar ata.Ndërsa meshkujt dhefemrat që nuk janë të martuar i dënon me rrahje të rëndë me shkopij porjo me vdekje.Islami e dënon ashpër imoralitetin [kurvërinë] se ai sjellëshumë të këqia nga çdo pikpamje. Ja çfarë thotë Allahu xh.sh.në Kuran:“Mos iu afroni imoralitetit (kurverisë), sepse vërtet ajo është vepër efëlliqur e shëmtuar edhe një rrugë shumë e keqe.’’.S.Isra.Ajeti.32.ProfetiMuhamed a.s. thotë : “Ruhuni nga imoraliteti sepse ai sjell shumë të

keqija sjellë sëmundje, si SIDA, të merr ndriçimin e fytyrës, të shkurtonrriskun,sjell dënimin e Zotit xh.sh.në këtë botë dhe në botëntjetër.Shkaktari i imoralitetit është lakuriqësia, e dala zbuluar. Allahuxh.sh. thotë në Kuran: “ Le të vënë mbulesat e veta mbi trupin e tyre(gratë), se ajo është më e saktë që ato të njihen( se nuk janë imorale) e tëmos ofendohen.”( Sure Ahzab). Pra ndalohet rreptësisht zbulimi i femrësnga feja Islame. Femra nuk duhet të bëhet pasqyrë e gjithëkujt.Imoraliteti dhe alkolizimi janë dy armiq të rrezikshëm të shëndetit dhe tëmoralit të shoqërisë njerëzore.

Në shumë raste abortet rrjedhin edhe si pasojë e anës ekonomiketek shumë njerëz, të cilët janë të paformuar (të pa ditur) .

Zoti xh.sh thotë në Kuran: “Ju mos i mbytni fëmijet nga frika evarferisë, se Ne ua sigurojmë furnizimin atyre dhe juve..”.S.Isra.ajeti.31.

Pra,siç kuptohet nga ana fetare islame, vrasja e fëmijës është krim,i dënuar.

Ja ç’thotë Allahu xh.sh. në Kuran Sure Maide, Ajeti 31:Vrasja efëmijës në barkun e nënës duke qenë me shpirtë është krim që fejaIslame e dënon.“…. Kush e mbyt një njeri pa të drejtë dhe pa bërë ai njeri ndonjëshkatërrim në tokë, atëherë (krimi i tij) është si të kesh mbytur gjithënjerëzit…”S.Maide.Aj.32

Për t’i shpëtuar njerëzit nga imoraliteti që sjell pastaj abortin idërguari i Allahut xh.sh.profeti Muhamed a.s.porosisin që njerëzit( meshkuj dhe femra) të martohen për t’u mbrojtur nga imoraliteti.

Kështu pra, rrjedh ky ligjë i Zotit xh.sh.që në kohën e çiftit të parë,Ademit dhe Havës a.s.

Dështimet kriminale në shumicën e rasteve bëhen prej personave,të cilët nuk kanë njohuri mbi ndërtimin e organeve të brendshmegjenitale të gruas.Viktima të këtyre personave bëhen gratë, që nuk mundta përfytyrojnë rrezikun e madh me të cilin është i lidhur dështimiilegal.

Në dështimet kriminale shpesh herë ndodhin dëmtime të thella tëvaginës, të qafës dhe të trupit të mitrës, sepse personi që bën dështimin,në vënd të vezës së fekonduar kap murin e mitrës, e shpon atë, nxjerrjashte zorrët etj. Pas dështimit kriminal, gruaja shpesh herë shtrohet nëspital në gjendje shumë të rëndë, me hemoragji të madhe nga mitra, me

dëmtime të mëdha të organeve të brendshme gjenitale, me temperaturëtë lartë. Ka raste kur gruaja edhe vdes. Po aq të rrezikshme janë edhemjetet kimike, (ilaçet) barnat e ndryshme që përdoren për të shkaktuardështim dhe që merren nga goja. Çdo mjet i këtij lloji, që të shkaktojëdështim duhet më parë të shkaktojë helmatisjen e gruas dhe ështëpikërisht helmatisja e gruas që jep dështimin. Në këto raste gratështrohen në spital me dëmtime të rënda të mëlçisë së zezë, të veshkave,të trurit dhe për kurimin e tyre kërkohet një kohë e gjatë. Gruaja humbetmundesinë për punë, mbetet invalide dhe nganjëherë humbet edhe jetën.

Komplikacionet nga dështimi

Njerëzit e paditur mendojnë se dështimi është një operacion i lehtë,pa kurrfarë pasojash të dëmshme. Në të vërtetë puna nuk qëndron aspakashtu. Dështimi, bile edhe kur operacioni kryhet sipas rregullave dhe mesukses, lë gjurmë të rënda në shëndetin e gruas. Çrregullohet veprimtariaharmonike dhe e koordinuar e sistemit të gjëndrave me sekrecion tëbrendshëm në organizmin e gruas shtatzanë, shkaktohen trazira nësistemin nervor dhe në gjendjen psiqike të saj e tjera.Vetë operacioni idështimit hyn në kategorinë e atyre operacioneve që janë shumë tëndërlikuara, sepse bëhet pa kontrollin e syrit dhe mjeku është i detyruarta veçojë me kujdes vezën e fekonduar, pa cënuar tërësinë e qafëzës dhetë trupit të mitrës dhe të gërryejë mukozën e mitrës. Komplikacionetgjate këtij operacioni mund të ndodhin sidomos në rastin e dështimitkriminal, i cili bëhët me kushte antisanitare, prandaj dhe vdekjet e gravenë këto raste janë të shumta. Komplikacionet që ndodhin në kohën eoperacionit dhe pas dështimit, mund të ndahen në grupet që vijojnë:

1.Dëmtime të organeve gjenitale dhe të organeve të tjera fqinje.2.Hemoragjia.3.Procese mahisjeje (inflamacion të organeve gjenitale ).4.Shterpësia.5.Çrregullime të ciklit të zakoneve.6.Dështime që bëhen zakon në të ardhmen.

Dëmtimi i organeve gjenitale

Sikurse u vu në dukje edhe më sipër, muret e mitrës në kohën ebarrës, bëhen më të buta, në sajë të furnizimit të tyre të bollshëm megjak. Si pasojë, gjatë ndërprerjes së barrës mund të ndodhë shpuarja eqafëzës ose e murit të mitrës. Kjo ndodh shpesh në dështimet kriminaledhe shoqërohet me hemoragji jashtëzakonisht të mëdha që mund tëçojnë gruan në vdekje. Në të tilla raste, për të shpëtuar jetën e gruas,nganjëhere, mjeku detyrohet t’i heqë asajë mitrën, pas një operacioni tëtillë gruaja humbet përgjithmonë mundësinë që të bëhet nënë. Heqja emitrës fiziologjike të organizmit femëror, shprehet ndër të tjera edhe mendërprerjen e zakoneve ose ndryshe ndërprerjen e ciklit mujor të grave..

Përveç dëmtimit të mureve të mitrës, nga dështimi ilegal shpeshdëmtohet fshikëza e ujit, zorrët dhe enët e mëdha të gjakut. Në këto rasteështë vështirë të shpëtohet jeta e gruas, por edhe sikur kjo të shpëtojë,humbet aftesinë për punë, bëhet invalide. Raste të tilla në praktikënmjeksore nuk takohen rrallë. Po përmend një rast mjaft tipik që kandodhur para ca kohe:

Në ambulancën e pranimit të maternitetit sollën një grua te re, nëmoshë 25 vjece, në gjendje të rëndë. Ishte e zbehtë, pa puls, mehemoragji të madhe nga organet gjenitale, me temperaturë të lartë 40° C.Ankohej për dhimbje të forta në fundin e barkut, kishte të vjella. Nukkish më shumë se një vit që ishte martuar. Para 10 ditësh mjeku nëkonsultore kishte konstatuar se ajo ishte 2 muaj shtatzanë. Gruaja e re nëvendë që të gëzohej, shkon e gjen mënyrën për të ndërprerë barrën. Ngakontrolli mjeksor u konstatua shpuarja e mitrës dhe kishte anemi tërëndë.Kishte humbur shumë gjak.Gruaja u operua menjeherë, mitra edemtuar iu hoq. Gjendja e të sëmurës mbeti e rëndë për disa ditë dhevetëm në sajë të një terapie intensive dhe një kujdesi të veçantë, ajomundi pas 2 muajsh të lërë spitalin, por e lodhur dhe e dërmuarmoralisht. Nuk po përmend raste të tjera të këtij lloji,ku përfundimi kaqenë edhe më keq;kan përfuduar me vdekje.

Hemoragjitë

Pas dështimit mund të shkaktohen hemoragji të mëdha, si pasojë edëmtimit të qafëzës ose të mureve të mitrës, prishjes së tërësisë së enëve

të mëdha të gjakut dhe formimit të një plage me siperfaqe të mëdha nëmitër si rezultat i shkëputjes së vezës së fekonduar.Vecanërisht tëtheksuara janë hemoragjitë në javën e 13-të deri në javën e 16-të tështatzanisë,kohë, kur muskulatura e mitrës nuk është e zhvilluar mirëdhe kur tkurrja e saj është e pamjaftushme për të ndalur hemoragjinë.Në rastë se këto komplikacione të shkaktuara nga tentativat për tëndërprerë barrën ndodhin në një institucion shëndetsor, menjëherëmerren masa për ndalimin e hemoragjisë.Gruas i hidhet gjak dhe në rastse hemoragjia vjen si pasojë e cënimit të tërësisë së mureve të mitrës,atëhere ajo operohet dhe sipas rastit plaga qepet ose, kur mitra ështëdëmtuar rëndë,hiqet plotësisht.Hemoragjia, kur shkaktohet nga tentativatilegale për të ndërprerë barrën, përbën një rrezik serioz për jetën e gruas.Në këto raste ndihma për të ndërprerë hemoragjinë dhe masat për tëzëvëndësuar gjakun e humbur bëhen me vonesë. Zakonisht në të tillaraste gruaja shtrohet në spital në gjendje të rëndë, nganjeherë pa ndjenja.Ndihma mjeksorene te tilla raste nuk eshte gjithmon e efektshme.

Të shumta janë gratë që paraqiten në maternitet me deshtime tëprovokuara në shtëpi, shumica me gjëndje të rëndë anemie, nganjëherëpa puls, pa ndjenja.Ato nuk mjaftojnë që provokojnë dështimin, porpresin të këputet fruti plotësisht,duke patur frikë se po të paraqiten nëmaternitet mund ti bëhen kura për mbajtjen e barrës.Kështu kalojnëditët, gjersa vjen një moment kur hemoragjia bëhet e papërmbajtshmedhe ka raste kur gruaja nuk arrin në spital gjallë.

Një grua e re 18-vjecare nuk kishte shumë kohë që ishte e martuar.Së bashku me burrin mendonin se ishte shumë herët për të pasur njëfëmijë. Gruaja sa mësoi që ishte shtatzanë, me ndihmën e një të njohure,mundohet të provokojë dështimin. Filloi hemoragjia qysh në ditën epare, por gruaja nuk u paraqit për ndihmë në maternitet. Kishte frikë semos atje merrnin masa për t’ia ruajtur barrën. Vazhdoi të humbiste gjakpër një javë rrjesht. Ditën e fundit i filloi një hemoragji epapërmbajtshme dhe e madhe. Gruas i ra të fikët dhe u soll në maternitetnë gjëndje të rëndë, pa ndjenja, pa puls, e bardhë si letër. Gjithë kjotragjedi u zhvillua nën hundën e burrit, i cili sillej krejt i paditur, gjatëgjithë këtyre ngjarjeve. Për të gjithë natën gruaja u përpëlit midisvdekjes dhe jetës. Mjekët bënë çmos për ta shkëputur nga vdekja. Ngamëngjesi gruaja dha shenjat e para të jetës, pulsi filloi të ndizet. Pas çdo

ore që kalonte, gjendja e saj përmisohej, por një rrezik tjetër i madh ekërcënonte, bllokimi i veshkave.

Inflamacioni i organeve të brendëshme

Pas dështimit, në mitër formohet një plagë e gjerë, cënohet tërësiae enëve të gjakut dhe enëve limfatike, krijohen kushte që ndihmojnë përdepërtimin e shumëzimin e shpejtë të mikrobeve. Si rezultat i këtyre,mund të formohet një proces inflamator në cipën e mitrës, në muskulin emitrës, në tubat, në indet rreth e qark mitrës, në cipën e barkut, dhenganjëherë përhapet me anën e gjakut në gjithë organizmin duke dhënëhelmatisjen e gjakut (sepsis). Në institucionet shëndetësore merren njëseri masash për të parandaluar të tilla komplikacione të rënda, gjë që nukmund të bëhet kur aborti ndodh jashtë spitalit. Çdo dështim që fillonjashtë spitalit duhet të konsiderohet si i infektuar, prandaj në të tillaraste, gruaja pa humbur kohë duhet të shtrohet në një spitalgjinekologjik. Ajo duhet të drejtohet atje që me shfaqjen e shenjave tëpara të dështimit dhe jo të presë përfundimin e dështimit, t’i tregojëmjekut me hollesi çfarë ka bërë për ndërprerjen e barrës në mënyrë që tëmarrë masa për ndalimin e shpejtë të përhapjes së infeksionit tej kufijvetë mitrës. Me mijëra gra që lindin në maternitet, të shumta janë lindje tëvështira, edhe ato me operacion, por shumë rrallë ka qëlluar të vdesëndonjë grua gjatë lindjes, ndersa nga dështimet e provokuara, rastet qëjanë përfunduar me vdekje nuk janë të rralla.

Hemoragjitë e mëdha pakësojnë sasinë e gjakut qarkullues nëorganet e ndryshme. Qelizat e veshkave nga mungesa e gjakut për njëkohë pak a shumë të gjatë dëmtohen dhe si rrjedhim nderpritet funksionii tyre. Bllokimi i funksionit të veshkave shkakton helmatisjen e gjakutdhe jo rrallë një komplikacion i tillë përfundon me vdekje ashtu siçndodhi me gruan e re, e cila mbas disa ditësh, mbaroi. Mjetet qëpërdoren për dështim, para se të futen në mitër, kalojnë një zonë qëzakonisht përmban mikrobe me shumicë dhe këto, në kontakt me plagëne shkaktuar, zhvillohen në menyrë të rrufeshme. Brenda disa orësh janënë gjendje të shkaktojnë infeksion të rëndë lokal dhe brenda 2-3 ditësh tëkalojnë në gjithë trupin, duke dhënë infeksionin e përgjithshëm tëorganizmit (sepsis), sëmundje shumë e rëndë, që edhe sot në kohën e

antibiotikëve, vështirë t’i bëhet ballë. Po jap një shëmbull, që ka lënëmbresë të thellë në kujtimin e familjarëve dhe të personelit kurues tëmaternitetit të Tiranës.

Një grua, 32 vjec, me pesë fëmijë, kishte bërë katër dështime medashje. Kur kuptoi se ishte prapë me barrë, menjëherë, iu vu punës për tëshkaktuar përsëri dështim. Pas ditës së pestë filloi t’i ngrihejtemperatura. Herë pas here kishte të dridhura, kishte pak sekrecionehemoragjike. Megjithatë kjo gjendje nuk e shqetësoi. Gjendja sa vinterëndohej, kryerja e dështimit zgjatej, temperatura çdo ditë ishte më elartë dhe,vetëm kur kuptoi se punët kishin marrë rrugë të keqe ajo utregoi familjarëve të vërtetën. Ajo sillet urgjent në maternitet ku merrenmasa të menjëhershme për të mënjanuar infeksionin lokal. Pastrohetmitra nga mbeturinat e vezës së qelbëzuar, njëkohësisht filloi terapia egjithanëshme dhe e fuqishme për të luftuar infeksionin, i cili tashmëkishte kaluar kufijtë e mitrës dhe ishte perhapur në të gjithë trupin. Punëshumë e vështirë.Vetëm pas dy ditësh u panë shenjat e para tëpërmirësimit dhe tek mjekët lindi shpresa për të shpëtuar jetën e tësëmurës. Por përmirësimi ishte i përkohshëm se në organet e gruas ishinkrijuar vatra të shumta me qelb. Këto, herë pas herë, hapeshin në gjakdhe gjendja e të sëmurës keqësohej. Shpresat sa vinin e zbeheshin. Kjogjendje e rëndë, midis jetës dhe vdekjes,me përmirësime të here pasherëshme, vazhdoi plot dy muaj e gjysëm. U përdorën antibiotikë ngamë të fuqishmit dhe medikamente të tjera, por me gjithë përpjekjet emejkëve e të personelit mjekësor, jeta e saj nuk pati mundësi tëshpëtohej. Ajo vdiq në moshë të re.Vrau veten pa dashje me duart eveta.Allahu xh.sh. thotë në Kuran: “Mos e hidhni veten tuaj nërrezik’’.Ndërsa në një ajet tjetër Allahu xh.sh. thotë: “Mos e vritni vetentuaj.’’

Pasojat e mëvonshme të dështimit

Të shumta janë ndërlikimet e mëvonshme të dështimit.

Proceset e mahisjes së organeve gjenitale

Në përqindjen më të madhe të rasteve dështimi shoqërohet meprocese inflamatore të cipëzës së mitrës, bile mund të themi se në abortete provokuara është pikërisht inflamacioni i cipëzës së mitrës që shkaktonabortin. Procesi i mahitjes mund të kalojë në kanalet e tubave, në vezoredhe të shkaktojë adneksitin. Tubat nga mahisja mund të mbyllen dhe nëzgavrën e tyre të grumbullohet qelb. Muret e tubës fillojnë e brehen ngaqelbi, hollohen dhe nën ndikimin e një pune të rëndë fizike ose gjatëmarrëdhënieve seksuale tubi mund të çahet, qelbi i grumbulluar depërtonnë zgavrën e barkut duke shkaktuar pezmatimin e cipëzës së zorrëve,peritonitin. Jo rrallë pas abortit shfaqen kullime të bardha në sasira tëmëdha, të cilat shkaktojnë pezmatimin e organeve gjenitale të jashtme.Procesi inflamator që prek organet gjenitale jo rrallë kalon në indin rrethmitrës. Pas shërimit ky ind tkurret duke tërhequr mitrën anash oseprapa.Kemi të ashtuquajturën përmbysje të mitrës, e cila shoqërohet medhimbje në fundin e barkut e në mes, të cilat shtohen në periudhën ezakoneve. Dhimbjet, kullimet e bardha të shumta e të vazhdueshme eshqetësojnë gruan, ulin aftesinë e saj për punë. Pas dështimitçrregullohet ritmi i zakoneve, këto bëhen të dhimbshme, vazhdojnë përnjë kohë më të gjatë dhe gjaku del në sasi të madhe. Marrëdhënietseksuale bëhen të dhimbshme. Pas dështimit, në lindjet e mëvonshme,shfaqen ndërlikime të ndryshme: ujërat e fëmijës derdhen para kohe dhenganjëherë procesi i lindjes nuk zhvillohet normalisht, gjë që mund tëçojë në vdekjen e fëmijës. Muret e mitrës, pas proceseve inflamatorehumbasin aftesinë për t’u kontraktuar mirë, lindja zgjatet, pas daljes sështratit (placentës) hemoragjia nuk ndalon dhe gruaja humbet sasi tëmëdha gjaku. Ka raste kur mitra, e dëmtuar më parë nga procesetinflamatore ose nga mjetet që shkaktojnë abortin, gjatë veprimtarisë sëlindjes çahet, komplikacion ky shumë i rëndë që i koston jetën fëmijësdhe jo rrallë here edhe vetë nënës.

Shterpërsia ( steriliteti )

Pa mundësia e gruas që të mbetet shtatzanë është një ngandërlikimet jo të rralla te dështimit. Si pasojë e ndryshimeve që ndodhinnë organet gjenitale nga dështimi (ndryshime pezmatuese, hormonale)prishet ai proces qe çon në maturimin e vezes, në fekondimin dhe në

rrënjosjen e saj në mitër. Në shumicën e rasteve shterpësia shkaktohetnga zënia e tubave, zënie e cila ndodh pas një dështimi.Qeliza e arrirënuk mund të kalojë nëpër tub, prandaj gruaja nuk mund të mbetetshtatzanë. Në raste të tjera, kur tubat nuk janë zënë plotësisht, kalimi iqelizës-vezë të fekonduar nëpër tub pengohet dhe veza fillon tëzhvillohet si barrë jashtë mitrës. Me zhvillimin e vezës së fekonduarmuret e mitrës hollohen, brehen, tubi çahet dhe veza bie në zgavrën ebarkut.Zhvillimi i barrës në tub nuk i kalon të dy muajt.Çarja e tubitshoqërohet me hemoragji të madhe të brendshme.Për t’i shpëtuar jetëngruas është e nevojshme të ndërhyhet menjëherë në mënyrë operative.Si pasojë e shterpësise prishet edhe jeta familjare.Shumë gra që mbetenshterpë pas dështimit i drejtohen mjekut me lutje që t’i ndihmojë për t’ubërë nëna, duke u treguar të gatshme që t’i nënshtrohen çdooperacioni.Shpesh ka raste që disa gra që sapo janë martuar, mepretekstin se janë akoma në shkollë ose nuk e kanë gëzuar jetën,kërkojnë t’u mbushin mëndjen mjekëve për t’ju ndërprerëbarrën.Paraqesin lloj lloj çertifikata sëmundjesh nëpër komisione dhekur nuk ia arrijnë qellimit, e provokojnë vetë dështimin me ndihmën enjerëzve të tjerë.Disa prej tyre shkojnë të shrohen me muaj të tëra në maternitet, t’unënshtrohen operacioneve më të vështira për të pasur një femijë.Në konsultore u paraqit një grua e re.Kishte dy muaj që ishin vonuarzakonet, kishte të vjella ,pështirje. Në ekzaminimin gjinekologjik ukonstatua një barrë dy muajshe. Gati sa nuk i ra të fikët kur mori veshkëtë lajm.Pas dy javësh, gjatë vizitës në pavion, vura re të shtruar njëgrua të re.Kishte provokuar dështimin dhe ishte paraqitur në maternitetme hemoragji dhe temperaturë të lartë.Kurimi i saj vazhdoi për një kohëtë gjatë, por edhe kur doli nga materniteti, nuk e mori dot veten ngatronditja që pësoi. Herë pas here e pata parë në konsultore për t’umjekuar nga infeksioni i mbetur nga dështimi. Një ditë gruan e sjellin nëmaternitet në gjendje të rëndë, iu konstatua barra jashtë mitrës dhe uoperua urgjent.Iu hoq një nga tubat. Doli e shëruar nga operacioni, por të këqijat edështimit nuk morën fund. Pas dy javësh gruaja mbetet sërisht me barrëjashtë mitrës, u operua dhe iu hoq edhe tubi tjetër. Pas këtij operacioni iuzhdukën mundësitë për të lindur fëmijë.

Gratë, të cilat për arsye shëndetësore ose për asrye tjetër të fortë që nukduan të mbeten shtatzanë, munden që burri i tyre t’i ruaj vetë ato, me njëmënyrë ose me tjetrën.. Kurse ndërprerja artificiale e barrës lejohet ngafeja, vetëm kur barra paraqet rrezik për jetën e gruas. Atëherë lejohetprishja e shtatzanisë. Kjo gjë bëhet nga ana fetare kur foshnja që gjendetnë barkun e nënës mos t’i ketë mbushur 4 muaj që të jetë qënie e gjallë (me shpirt ).Vetëm në këtë mënyrë lejohet në rast rreziku për nënën prishja eshtatzanisë. Nëse veprojmë ndryshe duke vrarë fëmijën, atëherë shpëtonnjë qënie të gjallë, vrasim një tjetër. Profeti Muhamed a.s. ka thënë “Mëe dobishmja grua për ymetin tim [për popullin tim] është ajo që lindfëmijë shumë”. Ai në një hadith tjetër ka thënë: “Shtohuni se unëgëzohem me shtimin e ymetit tim”.O njerëz: Zoti xh.sh.na urdhëron qëta ruajmë shëndetin.Allahu xh.sh. thotë në Kuran: “Mos e hidhni vetentuaj në rrezik”.Porositemi gjithashtu nga profeti Muhamed me e ruajtshëndetin. Dituria ndahet dy pjesësh. E para është dituria që i përketmbrojtjes së shëndetit dhe e dyta vjen dituria që i përket mbrojtjes sëshpirtit.Se pa shëndetin nuk mund të bëjmë asnjë detyrë fetare dheshoqërore.Gruaja kur lind fëmijë shumë pastrohet nga infeksionet e ndryshme dhe iripërtërihen qelizat e trupit. Është konstatuar nga mjeksia se shumica egrave që preken nga kanceri i gjirit janë gratë që nuk duan të lindinfëmijë ose lindin 1 ose 2 fëmijë.

BISMILAHIRR-RRAHMANI RRAHIM

Alkoolizimi dhe pasojat e tij.

“O ju besimtarë; nuk ka dyshim se pijet alkolike, bixhozi dheidhujt dhe hedhja e shigjetave për fall [e shtëna fall] janë vepra tëndyra, prej shejtanit [djallit të mallkuar] prandaj largohuni prejtyre që të shpëtoni.Nëpërmjet alkoolit dhe bixhozit, shejtani nuk dëshiron gjë tjetër,përveçë se t’ju çojë në armiqësi dhe urrejtje ndaj njëri-tjetrit,t’ju

largojë nga përmendja e Allahut dhe nga namazi, atëherë , a nuk poi jepni fund [këtyre]?

Kur’an.Sure.Maide.aj. 90, 91)

Gjithashtu profeti Muhamed a.s. thotë:

“Ajo pije që të deh, kur përdoret në sasi të madhe, është e ndaluar,edhe nëse përdoret në sasi të vogla”

Alkolizmi, vëllezër, është armiku më i rreptë i trupit tonë, që s’nandahet as natë e as ditë, armik që po na vuri njëherë përpara, ka për tëqënë shumë e zorshme shpëtimi ynë prej tij, derisa të na fusi në dhé.Alkolizimi njeriut i sjell gjithfarë të këqijash.Të shkatërron pasurinë,shpirtin, të prish familjen dhe nuk lë mangut çdo mjerim e fatkeqësi, paia sjellë njeriut mbi krye.Fëmijët e alkolistëve, edhe sikur mos të kenëfutur asnjë pikë alkooli në gojën e tyre, prapë se prapë ata duken si tëdehur. Ata kanë fatin e keq të vuajnë gabimin e prindërve të tyre, sepseprej një njeriu alkolist patjetër do të lindi një femijë me të meta mendoreose trupore. Disa nga fëmijët e tyre vuajnë në fëmijëri disa llojsëmundjesh trupore dhe një pjesë e tyre lindin me të meta mendore. Japra, feja islame 1400 vjet më parë është bërë dorë e fuqishme për tëluftuar pirjen e alkolit. Popujt e tjerë të qytetëruar filluan ta kuptojnëvonë dëmin dhe rrezikun e alkolit. Me hidhërim të madh, sot në Shqipërishohim pijetore disko dhe lojra fati në çdo 100 m në rrugët, qytetet dhefshatrat tona. Zoti e përmirësoftë moralin e popullit tonë!

Alkoli, vëllezër është mikrobi më i dëmshëm që na shkatërronshëndetin dhe ekonominë.Fatkeqësitë në mjerimet e pijanecëvepjestohen si në familjen dhe në mbarë shoqërinë. Alkoli të dëmtonshëndetin, të prish mëndjen,të cenon moralin, të prish fjalorin, tëshqetëson familjen, të shkatërron pasurinë dhe të bën të jesh në armiqësime fisin tend,me të afërmit dhe gjithë shoqërinë.Alkoli e ndalon njeriunnga të falurit dhe të luturit Zotit xh.sh. Prandaj, kush e do veten e tij, tëruaj shëndetin e trupit. Kush dëshiron mbarëvajtjen e familjes dhepërmirësimin e rracës së tij për t’u bërë i fuqishëm ai popull,i të cilitështë pjestar, duhet që të mos përdorë pije alkolike, as shumë e as pak.

Dëmet e alkolizmit nga ana shëndetësore dhe morale

Një nga plagët më të rënda dhe më të dëmshme për njerzimin ështëalkolizmi, rrjedhimet e këqija të të cilit në organizëm njihen mire.Alkooli është një nga shkaktarët kryesorë të sëmundjeve të mëlçisë sëzezë, të sëmundjeve të sistemit nevror qëndror-të trurit, të aksidentevenë punë, të delikuencave të të rinjve dhe të shkatërrimit të sa e safamiljeve. Prandaj lufta që duhet t’i bëhet kësaj të keqeje të madhe përshoqërinë në vendin tonë duhet të jetë e ashpër, e vazhdueshme dhe epandërprerë. Kjo e keqe duhet t’i vihet njerëzve në dukje nga ana fetaredhe shëndetsore, nga ana morale dhe trupore-fizike. Qëllimi i botimit tëkësaj broshure është që të vërë në dukje efektet e dëmshme të alkoolitdhe të përhapë në popull njohuritë e nevojshme për t’u mbrojtur nga kyrrezik i madh për shëndetin dhe moralin. Në vendin tonë alkolizmi sotështë problem i madh. Është detyra e secilit t’u a bëjë të njohur, atyrenjerëzve që nuk i dinë rrjedhimet e këqija të alkolizmit, në mënyrë që ekeqja të luftohet e të zhduket sa më shpejtë. Zoti xh.sh. na porosit nëKuran që njerëzit të largohen prej pijeve alkolike, se ata janë tëdëmshme për trupin dhe për moralin.Ja çfarë thotë Allahu xh.sh në Kuran “ O ju që besuat, nuk ka dyshim sepijet alkolike, bixhozi, idhujt-statujat dhe hedhja e shigjetës-falli, janëvepra të ndyta nga shejtani. Pra largohuni prej tyre që të jeni tëshpëtuar.” S.Maide. Ndërsa profeti Muhamed a.s.ka thenë : “Alkoliështë nëna e të gjithë të ligave”. Alkolizmi mbjell në popull dembelizëmdhe dembelizmi mbjell varfëri. Ndërsa varfëria mbjell vjedhje,mashtrime dhe krim. Këtu poshtë po ju sqarojmë mbi rrezikun që sjellalkoolizmi nga pikëpamja shëndetësore, morale e psikologjike, tëbazuara në të dhëna mjeksore.

Efektet fiziologjike të alkoolit

Alkoli është produkt i fermentimit të sheqerit.Çdo lëng isheqerizuar, po të lihet të fermentohet, jep alkol dhe acid karbonik.

Pijet e ndryshme të fermentuara, si vera e birra, të distiluara, sirakia dhe pijet e ashtuquajtura aperitive (që hapin oreksin) përmbajnëalkol ethylik që ka formulën C2H5 – OH.

Proporcioni i alkolit në verë, mesatarisht është 10%, në verën efrutave mbrin gjer në 5% dhe në birrë nuk i kalon 3%.

Dhjetë litra verë, njëzet litra verë mollësh dhe tridhjetë litra birrë ikorespondojnë një litre alkoli të thjeshtë, ose dy litrave e gjysëm raki.

Alkoli në gjendje të thjeshtë apo të pastër është pa ngjyrë me erë tëkëndëshme e shije djegëse.

Megjithëse efektet fiziologjike të tij në organizmin e njeriut nuknjihen mirë, do të përshkruajmë në këtë punim faktet e pranuarapërfundimisht.

Krejt në kundërshtim me ushqimet dhe pijet e zakonshme, alkolikalon si alkol në gjak dhe po ashtu transportohet në të gjitha indet endryshme të organizmit. Vetëm një pjesë e vogël e alkolit 10 % e sasisësë konsumuar nxirret jashtë nga mushkritë dhe nga veshkat.Megjithëkëtë kur dendësohet frymëmarrja nga një punë intensive emuskujve eliminimi i alkoolit nga mushkritë shtohet mjaft. Pjesa tjetër ealkolit oksidohet apo digjet në trup.

Koncetrimi i alkoolit në gjak, apo siç e quajmë në gjuhënshkencore, alkolemia, lidhet ngushtë me dy fenomene, që ngjasin me nëorganizëm: shpërndarjen dhe shkatërrimin.Alkolemia shtohetproporcionalisht, gjersa të arrijë maksimumin një orë mbas pirjes sëalkolit dhe zbret mandej ngadalë për të ardhur pesë orë më vonë nëkufijtë e një alkolemie normale, dhe kjo natyrisht në qoftë se personi nukka vazhduar të pijë sasira të tjera alkooli.

Grafiku i alkolemisë apo sasia e alkoolit në gjak, ndryshon sipasdozës së alkolit që ka pirë njeriu, gjithashtu ai varet nga sa dendur pinjeriu,nga gradae alkoolit, nga gjendja e stomakut bosh ose plot me ushqime etj.E njëjtasasi alkoli jep një alkoolemi më të madhe , te i njëjti person, kurstomaku është esëll, se sa kur është plot.Për këtë arsye shumë alkolistë epinë rakinë me mezera “për të mos i zënë” siç thonë ata. Kjo ështëarsyeja gjithashtu që pijet alkolike aperitive që pihen esull e pa meze, sikonjaku,fërneta e të tjerë dëmtojnë më shumë organizmin.

Më sipër thamë se alkooli që nuk eliminohet nga trupi digjet.Çdogram alkol jep 7 kalori dmth., një sasi baraz me numrin e kalorive që dotë japi 1, ½ gr sheqer apo 5 gr bukë.Por, në fakt, alkoli nuk është njëburim energjie i dobishëm për organizmin. Për të kuptuar këtë problemduhet të përmendim të tri mënyrat e përdorimit të energjisë kalorike qëjanë : puna muskulare,ngrohja( termogjeneza) dhe metabolizmi bazal.(Metabolizmi bazal është sasia e energjisë që harxhon organizmi nëkondita qetësije).Shumë eksperimente fiziologjike janë kryer në fillim tëkëtij shekulli lidhur me përdorimin e alkolit dhe rezultatet e tyre mund tëpërmblidhen kështu: Sasia e alkolit që digjet nga organizmi është rreth0,1 gr për kilogram peshë të trupit, në një orë.Kaloritë që jep alkoli nëorganizëm kur digjet nuk përdoren për punë muskulare.Në të vërtetëalkooli e pengon djegien normale në muskuj të sheqerit, që është i vetmielement i ushqimor, që furnizon energjinë muskulare. Kështu psh: po t’ijapim të pijë një personi me një herë të vetme një litër verë, dhe po tamasim me regograf (mjet i vegël që mat punën muskulare ), kjo mbasnjë ngjitje të shpejtë e të shkurtër, ulet shpejt, më shpejt se tek personatqë nuk pijnë. Është per t’u shënuar se këtë gjë e kane vërejtur dhesportistë që thonë : kur jemi duke bërë një shëtitje me bicikletë, po tëndalemi për të pirë një gotë verë ose një shishe birrë, puna sportive endjen këtë,ose ta themi me një shprehje karakteristike të sportistëvefillestarë “të priten këmbët”.Pra alkoli jo vetëm nuk jep efektdinamik,por,përkundrazi, ai ka një efekt antidinamik.Nga kjo pikpamjealkooli bën pjesë në kategorinë e anti-ushqimorëve.Atyre që pijnë që nëmëngjes, me kafe ose pa kafe, konjak apo raki, per t’u nxehur,siçmendojne ata,le t’ua themi menjëherë se kaloritë që jep alkooli nukpërdoren për të prodhuar nxehtësi.Shumë njerëz do të çuditen nga kyfakt: alkoli meqenëse shton lehtësisht konsumin e oksigjenit, shkaktonnjë far ngohjeje, por ky efekt i kushtohet veprimit bymehës që ushtronalkoli në enët e gjakut dhe zgjat pak,duke shkaktuar në fund një humbjenxehtësie të trupit.Gjatë ekspeditave ne Polin e Veriut një ekip francezvërejti se përdorimi i alkolit u jepte ne cast një ngrohje rrufe në trup,ndërsa më vonë, kur zhdukej efekti i alkoolit, ata kishin më shumëftohtë.Kjo gjë e çrregullon organizmin.

Përshtypja e ngohjes nga alkoli është krejtësisht gënjeshtare se ajonuk lejon ngjalljen ose lindjen e reflekseve të mbrojtjes së organizmit

kundër të ftohtit, kështu qe alkoolistët sëmuren më shpesh ngapneumonia.

Konkluzionet që kanë paraqitur studjuesit e këtij problem janë tëqarta dhe të sakta :

Alkoli prodhon kalori,por këto kalori nuk janë të vlefshme aspër punën muskulare dhe as për ngrohjen e organizmit. Atoshërbejnë vetëm për shkëmbimet e metabolizmit bazal dhe kjo në njëmasë që nuk njihet mirë. Po përmendim fjalët e Dr.Ruviloas, iAkademisë së Mjekësisë së Parisit: “Nëse alkoli zë një vend nëmekanizmin e të ushqyerit, ai nuk vlen të rekomandohet për cilësitë e tijushqimore”.

Alkoli është një helm për organizminAlkoli gjatë djegjes qëndron amull në indet dhe i njom këto me

koncetrime të ndryshme.Kjo njomje alkooli është veçanërishthelmonjëse për sistemin nevror dhe për aparatin tretës.

Veprimi në sistemin nevror. Alkoli vepron si helm i veçantë nësistemin nevror qëndror:Në fillim jep qelizat nevrore një efekt anestezik(mpires) dhe qejfprurës, por në një fazë të dytë provokon një shtypje aponjë ulje të konsiderueshme të funksioneve të organizmit dhe bëhenkështu,një narkotik (gjumeprures) i vërtetë per organizmin .

Veprimi në aparatin tretës. Për t’u djegur alkoli ka nevojë përsubstanca vitaminike që gjenden sidomos në zarzavate, në prodhimet equmështit dhe në mish. Në qoftë se këto elemente mungojnë ose janëpak në ushqimin e njeriut, atëhere alkoli bëhet helm për mëlçinë e zezë.Sasitë e mëdha të alkolit e pakësojnë dhe bile pengojne proçesin epërpunimit në organizëm të ushqimeve të ngrëna.Ky veprimmanifestohet veçanërisht përpara ngrënies, kur stomaku është izbrazur.Pijet alkolike i pengojne tkurrjet e stomakut.Kështu që termiaperitiv-që hap oreksin për alkolin-është fare pa vend.Të tillë aperitivëjanë veçanërisht të dëmshëm jo vetëm se pihen esëll,por edhe se esencatqë përmbajnë kanë vetitë e tyre helmuese.

Shfaqet e turbullimeve dhe alkolemia.Shfaqja e shqetësimeve nga alkooli është e lidhur ngushtë me sasinë ealkoolit në gjak.Lidhja në mes të kësaj grade të alkolemisë,të sasisë sëalkolit në gjak,(e shprehur me një gram alkol të thjeshtë për një litër

gjak) dhe sasisë së alkolit të pirë varet bdërmjet të tjerash nga pesha epersonit.

Këtu poshtë po përshkruajmë efektin qe jep alkoli në organizmin enjë njeriu që peshon 70 kg.Analiza e gjakut për përcaktimin e përqindjessë alkolit është bërë një orë pasi personi ka pirë alkolin.

Kur përqindja e alkolit në gjak është më pak se 0,50 ‰ (për mijë ejo për qind), kufi ky që mund të mbrihet kur njeriu ka pirë esëll 1/3 litërverë ose 80 gr raki 18°,efekti i alkolit është i padukshëm.

Kur përqindja e koncetrimit të alkolit në gjak shkon nga 0,50 ‰gjer në 1 ‰,dmth kur personi ka pirë 1/3 gjer në 2/3 të litrit të verës osenjë sasi prej 165 gr raki 18°,në përgjithësi,megjithëse nuk paraqet shenjatë dukshme prapseprapë ai nuk i ruan të gjitha aftësitë vepruese tësistemit nevror qëndror,aftësi që kërkojnë një përqendrim të madh tëvëmëndjes dhe një vullnet më të fortë.Lëvizjet që kërkojnë një saktësi tëmadhe nuk janë të sigurta,njeriu nuk ka shqetësime, është i gëzuar dhe ikënaqur nga vetja.

Kur përqindja e koncetrimit të alkoolit në gjak shkon prej 1 ‰ deri1,1/2 ‰,dmth kur personi ka pirë esull 2/3 deri 1 litër verë ose 200-250fr raki 18°,atëhere ai është shumë në qejf ose në gjëndje dehjeje te lehte.Ky person nuk ka më shpirt kritik dhe humbet kontrollin e vetvetes.Tëgjitha reaksionet e jashtme në këtë rast ndryshojnë sipas personit: disakanë shqetësim frymëmarrjen dhe puls të shpeshtë, u skuqen duart dhefytyra,fjala u del e paqartë dhe e turbullt.Disa të tjerë, përkundrazi, flenë,ndërsa ndonjëri nuk paraqet asnjë shenjë të jashtme,megjithësefunksionet psiqike dhe fiziologjike të tij janë të prekura.

Kur koncetrimi i alkolit në gjak është 1,1/2 ‰ deri 2‰,dmth, kurnjeriu ka pirë 1 litër verë 10° ose 250 gr raki 18°,atëhere është në pragune fillimit të dehjes karakteristike: njeriu humbet kontrollin e vetvetes dhebie nën ndikimin e alkoolit.Të gjithëve na ka qëlluar që të shohim nërrugë njerëz të dehur.Të dehurit në këtë fazë kanë disa karakteristika: uçrregullohet ekuilibri dhe prandaj ecin me vështirësi, këndojnë këngë tëndryshme dhe bërtasin me zë të lartë,mendimet e tyre i shfaqin mevështirësi e ngadalësi,ngatërrojne fjalët,dhe disa herë bëhen agresivë.Kur koncetrimi i alkoolit në gjak arrin 2-3 ‰ dmth kur ka pirë 1,1/3-2litra verë 10° ose 350-500 gr raki 18°,personi humbet vëmendjen,i

çrregullohet së tepërmi lëvizja dhe ekuilibri,prandaj ecën sa andejkëndej,sa nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

Kur përqindja e alkoolit në gjak është më e lartë se 3‰ dmth kurnjeriu ka pirë më shumë se 2 litra verë 10° apo më shumë se 750 gr raki18° ai është pothuajse pa ndjenja dhe po t’i japesh edhe një gjysëm litriverë ose 125 gr raki vjen koma alkoolike,dmth personi humbetndjenjat.Kur njeriu bie në këtë gjendje,populli thotë se është dehur përvdekje.

Kur sasia e koncetrimit të alkolit në gjak mbrrin gjer në 5 ‰,dmthkur njeriu pi 3-3,1/2 litra verë ose 700-800 gr raki kjo sasi mund të sjellëvdekje dhe në një koncetrimpak më të lartë 8-10 ‰ ose 1500-1700 grraki,vdekja është e sigurtë.

Përdorimi i alkolit dobëson organizmin,e bën atë që pi të sëmuretlehtë, dhe natyrisht shërimi i sëmundjes kërkon shpenzime.Pra nga çdoanë që ta shikosh këtë problem do të arrish në përfundimin se përdorimii alkolit përmban në vetvete dëme dhe pasoja të rënda për jetën e njeriut.Ashtu sikundër përmendëm edhe më lartë për të luftuar kundrapërdorimit të alkolit duhet një propagandë e gjerë dhe epërditëshme,sepse shumë njerëz mendojnë që alkoli është një lëndëushqyese,që jep guxim e forcë,që shton aftësinë për punë dherendimentin.Nuk e teprojmë në qoftë se themi që alkoli nuk lësystem,organ ose qelizë të organizmit pa e prekur.Njerëzit që pinë alkolvuajnë së tepërmi nga ulçera e stomakut ose gastritet,nga sëmundjet emëlçisë së zezë ose të sistemit nevror qëndror ose periferik.Nëninfluencën e alkolit çrregullohet së tepërmi metabolizmi i lendeveushqyese dhe përvetësimi i vitaminave,sidomos i vitaminës A,ivitaminës B kompleks,i vitaminës E etj.Nuk kemi ndërmend tëpërshkruajmë këtu format e ndryshme patologjike të shkaktuara ngaalkooli,sepse nuk është ky qëllimi i kësaj broshure.Përkundrazi duam tëtërheqim vëmendjen e lexuesve mbi rrjedhimet e dëmshme ngapërdorimi i alkolit.

Shfaqjet klinike të alkolizimit kronik janë të ndryshme dhendryshojnë nga njëri person tek tjetri.Në disa persona alkolizimi kronikfillon me shenja të përcaktuara e shumë të përgjithshme si anoreksi,uljee aftësisë dhe e dëshirës për punë,shenjat e gastritit ose të ulçerës sëstomakut.Në disa të tjerë predominojnë shfaqjet nevrore si psh: dridhja e

duarve dhe e këmbëve,dobësimi i shikimit,paraliza dhe neuriteperiferike, çrregullime të ndjeshmërisë,ëndrra të frikshme të shoqëruaradhe me halucinacionet, i duket sikur i flet dikush edhe në ato raste kuraskush nuk e shqetëson etj).Në disa alkoolistë kronikë shfaqen dëmtimetë rënda të mëlçisë së zezë,të veshkave ose të organeve seksuale, qëshpeshherë kanë pasoja të rënda për jetën.

Kriza e delirium tremens është manifestimi akut( i acaruar) ialkoolizimit kronik.Kjo krize zgjat 3-4 ditë e vetëm në disa rasteshërohet.

Ne përgjithësi alkolistët kronikë jo vetëm që preken më shpesh ngasëmundjet e ndryshme por i kalojnë ato në forma shumë tërënda.Alkoolizmi kronik e keqëson së tepërmi zhvillimin e tifos sëzorrëve,të pneumonisë e bronkopneumonisë dhe ben që sifilizi tëlokalizohet në sistemin nevror.

Rrjedhimet e alkolizmit në shoqëri janë akoma më tërënda.Alkolizmi shton në mënyrë të veçantë kriminalitetin dhe numrin evdekjeve,ul mesataren e jetës,gjë që sjell rrallimin e popullsisë së njëvendi,shkatërron familjet,ndihmon gjerësisht në përhapjen e vobektësisëe rrjedhimeve të saj të rënda dhe së fundi shkakton aborted dhe lindjet efëmijëve të vdekur.Nga personat alkolistë lindin fëmijë të degjeneruardhe këta zhvillohen pak ose keq.Fëmijët e alkolistëve vdesin të rinj oselindin idiotë dhe bëhen kështu barrë e rëndë për shoqërinë.Me të drejtëalkoolizmi është konsideruar si një nga shuplakat më të rrezikshme përshoqërine,nëna e të gjitha të këqijave.

Nuk ka kufi fiziologjik në konsumin e alkolit

Shumë persona nga ana që kanë pirë pije alkolike për një kohë tëgjatë nuk paraqisin kurrë dehje karakteristike,por organizmi i tyre dhegjendja e tyre shëndetësore dobësohet graudalisht.Megjithëse alkolemiaështë më e lartë se 7,5‰,shqetësimet që shkaktohen janë aq të pakta , saqë nuk u bien në sy të afërmve dhe as që është nevoja e vizitësmjeksore.Ne shohim rreth nesh persona që kanë konsumuar sasira tëmëdha alkoli, por që nuk shfaqin turullime mendore.Nga praktika epërditëshme mjeksore del se nuk mund të matet me saktësi dëmi ishkaktuar nga alkoli dhe ka në disa raste njerëz që përdorin alkol e që

jetojnë në një kohë të gjatë.Do ishte gabim të mendohej se alkooli tëzgjat jetën.Po aq i gabuar dhe pa vend do të ishte mendimi që të paktëntë pirët e alkolit me masë do të ishte i pa rrezikshëm.Duke u nisur ngafakti që vetë fjala “të pirit me masë”,pa asnjë përcaktim sasior,ështëshumë e errët,nuk është e mundur që të dihet sasia relative e alkoolit qëmund të pijë pa dëm një njëri.Prandaj është i ndaluar nga Zoti xh.shalkoli si një pikë ashtu dhe 1 litër.

Alkolizmi dhe pasojat e tijAjo që i shquan të gjitha helmatisjet e sistemit nervor nga

alkoli,është se ky përpara se ta shkatërrojë e ngacmon sistemin nervordhe është kjo nxitje apo ky ngacmim që kërkojnë njerëzit me aq pasion.Të pirit e alkoolit,mbasi të jetë bërë zakon,i imponohet me aq forcënjeriut sa është shumë e vështirë që të mposhtet.Nga të pirit e alkolitshkaktohen dy lloj helmatisjesh: dehja dhe alkolizmi.

Dehja është përmbledhja,ose shuma e pasojave të dëmshme paspërdorimit të tepruar të pijeve alkoolike.Pasojat patologjike mund tëbëhen kronike dhe fjala përdorim i tepruar është relative,sepse sasia ealkolit që arrin të dëmtojë,ndryshon nga një person tek një tjetër dhe ngamënyra se si ai ka pirë.Dehja në rastet e para provokon një ngacmim tëtheksuar tek individi i intoksikuar.Sytë e tij shndrisin,temperaturangrihet, qarkullimi i gjakut aktivizohet,forca muskulareshtohen,ndjeshmëria rritet,ndjenjat ngrihen deri në shkallën më të lartë:njeriu i urtë ndizet,njeriu i pasionuar gjëmon,njeriu i trishtuar dënes.Vera e rakia bëjnë të shpërthejnë nga Brenda zemrës të gjithë sekretet qënjeriu ka,“çka barku i nxjerr bardhaku” thotë populli.Mendja sidomos,eksitohetdhe paraqet fenomenin e çuditshëm të hiperidesë: një lindje idesh e tëgjitha llojeve, që ndjekin njëra tjetrën pa asnjë lidhje. Kështu pra, shumënjerëz kërkojnë inspirimin, sigurinë apo forcën në gotën e rakisë.Po atoduhet t’ia kenë mendjen vetes, eksitimi që kërkojnë është një eksitim irremë.Zhvillimi që kërkojnë është një zhvillim jo harmonik.Sistemi muscularnxitet në kurriz të sistemit nervor, imagjinata zhvillohet në kurriz tëarsyes,ndjeshmëria në kurriz të vullnetit etj.

Duke e parë dehjen nga pikpamja fizike,nga pikpamja morale,aponga pikpamja intelektuale,pra pikpamja e efekteve të saj mbi trupin,mbimendjen dhe mbi zemrën e njeriut,ajo jep gjithmonë njërezultat:humbjen e ekuilibrit.Kjo që përshkruam është dehja e gradës sëparë.Po të shtojmë dozën:eksitimi ulet,dhe personi duket i lodhur sëtepërmi.Shenjat karakteristike të fytyrës prishen,fytyrazbehet,fizionomia humbet çdo shprehje,sensibiliteti zhduket,lëvizjetngadalësohen dhe bëhen të pa mundëshme.Idetë shterrin pak ngapak,inteligjenca humbet dhe individi i alkolizuar bei në një gjumë tërëndë: ai është i zhveshur nga çdo ndjenjë dhë jeton i izoluar,tamam sishtaza,në një jetë vegjetative.

Përpara se të bjerë në koma ,i dehuri ngadonjëherë revoltohet.“Dhjete burra-thotë një mjek neurolog,-s’e mbajnë dot”.Shikimi i tij ëstëi egër,sytë të humbur,flokët të ngritur përpjetë,gjestet e tijkërcënuese,pijaneci shtrëngon dhëmbët,pështyn në fytyrë personat që kapranë,i kafshon ato që i afrohen,gërvisht me thonj,gërryen tokën e thërretme zë të fortë, është tamam një njeri i tërbuar.

Kështu pra,alkoli tek individi që e përdor shkakton dëme tëkonsiderueshme dhe jep turbullira që mund të çojnë gjer në vdekje.Pokur njeriu dehet më rrallë,e keqja pushon bashkë me shkakun që e kaprovokuar.Është një helmimi me karakter të ngadalshëm.Ndërsaalkolizimi është një gjë tjetër.

Nëse dehja është një aksident,një gjë e rastit,alkoolizmi është njëhelmim i ngadalshëm,pikënisja e të cilit është e padukëshme dheturbullon thellësisht dhe pa pushim të gjitha funksionet e organeve tona.Helmi që hy në organizëm me doza shumë të vogla por të përsëritura,eshfaq aktivitetin e tij duke shkatërruar shendetin,duke asgjesuarinteligjencën dhe duke plagosur moralin.Alkoli që hyn në stomak epezmaton atë,shterr lëngjet e tij,trash paretet,paralizon lëvizjet,ndalonsekrecionet dhe shkatërron gjithë aparatin e tretjes.Alkoli vepron mbimëlçinë e zezë duke e kongjestionuar e duke e pezmatuar edheshpeshherë kemi edhe komplikacione të rënda,sikurse është edheinfeksion me qelb i mëlçisë së zezë,zmadhimi i saj etj.Efekti i alkolit nëzemër nuk është më pak i dëmshëm.Ngacmimi që i bën zemrës shtonpunën që duhet të bëjë ajo dhe shkakton kështu një zgjerim të hapsiravetë saj,duke holluar paretet( muret e zemrës) .

Të gjitha këto efekte të alkolit mund të përmblidhen me një fjalë :“alkolizmi s’është tjetër veçse një pleqëri e parakohëshme”.Ajo që ekarakterizon atë që pi është mungesa e rezistencës.Plaku dhe pijaneci ingjajnë njëri-tjetrit,bile,në të vërtetë, plaku ka një rezistencë më tëmadhe se pijaneci.Alkoli nuk prek vetem fizikun e njeriut.Ai ndikon poaq keq edhe në jetën e tij intelektuale.Gjatë dehjes në rastet e alkolizmitkronik shfaqen haluçinacione të tmerrshme aq sa njeriu në raste të tillapreferon më mirë vdekjen,vetëm të shpëtojë nga halli që e ka zënë.

Shpeshherë pasojë tepër e rrezikshme e alkolizmit është edhedëmtimi i trurit,që çon deri në hemoragji cerebrale.

Alkolizmi është një fenomen që ndryshon nga një vend në tjetrinqoftë për shtrirjen qoftë për natyrën e formave,në të cilat shfaqet.Poprapëseprapë nuk është aq e thjeshtë të matet shtrirja e alkolizmit në njëvend,sepse ata që dehen,sjellja e të cilëve është prishur nën ndikimin edrejtpërdrejtë të alkolit,janë më të paktë se sa ata që pijnë (të marre sitërësi).Alkoolizmi nuk mund të matet as me numrin e personave meorgane të dëmtuara psh, që vuajnë nga mëlçia e zezë, sado i madh të jetëky numër,as nga numri it ë dehurve.Përhapja e alkolizmit matet nganumri i atyre që pijnë,truri it ë cilëve është gjithnjë dhe në mënyrë tëvazhdueshme i ushqyer nga një gjak i pasur në alkol.

Në vendin tonë rakia është një pije alkolike nacionale=vendase dhemjaft e përhapur dhe alkolizmi sot është përhapur shumë.Çdo ditë e mëshumë alkolizmit duhet t’i bëhet luftë e fortë e organizuar,nga njerëzit efesë dhe të mjekësisë dhe mbarë inteligjenca nëse e duam veten.ProfetiMuahamed a.s. ka thënë: “Pijet alkoolike janë nëna e të gjitha tëligave”.Të gjithë mjekët dhe sociologët e dëgjuar janë dakort me fjalën eProfetit Muhamed a.s.

Në vendet ku prodhimi i alkolit është shtuar,është rritur numri ivdekjeve.Kështu psh, në Francë Brenda 10 viteve të fundit numri total ivdekjeve nga alkolizmi kronik ka arritur nga 9205 që ka qenë 10 vite mëparë në 18475 tani..Konsumi i tepërt i alkolit e çon njeriun në vdekje nëdy mënyra: ose duke prekur trurin e duke shkaktuar vdekjen ngadelirium tremens ose duke u prekur nga sëmundje si cirozaalkoolike,sëmundje që shumë herë shpie në vdekje.

Sidoqoftë numri i vdekjeve që vijnë prej alkolizmit dhe numri iatyre të shkaktuara nga sëmundjet e mëlçisë së zezë paraqesin një

tregues të qartë të rolit të alkolit në vdekjet.Keshtu pra, nga statistikat emësipërme mund të nxirret përfundimi se në Francë numri i vdekjeveështë dyfishuar,ndërsa numri i vdekjeve nga alkolizmi është gati dy herëmë i madh se ai i vdkjeve nga turbekulozi.Është shumë vështirë tëpërcaktohet roli që loz alkoli në sëmundjet mendore.Me gjithë këtësëmundjet mendore që hanë rrjedhim i alkolit dallohen në : psikozaalkolike të vërteta e në psikoza me shenja të theksuara alkolike.

Nga studimet e bëra është konstatuar se me rritjen e shifrës sëkonsumit të alkoolit është shtuar në të njëjtin përpjestim numri isëmundjeve nervore.Kështu psh,nëse numri i hektolitrave të alkolit nëFrancë është shtuar ne propocion 1:2,numri it ë sëmurëve psiqik ështështuar brenda 30 vjetëve 1:4.Në 1999 më shumë se 1/3 nga 36.000 burratë shtruar në spitalet psikiatrike në Francë ishin alkolikë.Për gratëpërpjestimi është më i vogël.Në 33.000 gra të shtruara po në këto spitalevetëm 3000 dmth 1/10 ishin alkolike.Edhe numri i vetëvrasjeve, qës’është gjë tjetër veçse një nga format e marrëzisë,ka pasur të njëjtinpërpjestim.Brenda 30 vjetëve numri i personave alkolistë që kanë kryeraktin e vetëvrasjes është dyfishuar.Këtu është për t’u theksuar se ndërmjet arsyes dhe vullnetit ka një lidhjetë tillë që nuk duhet të çuditemi nëse alkolizmi e shkatërron njërën dhezhduk tjetrën.Ka një lidhje të dukshme dhe që bie në sy në shkallën ealkoolizmit dhe në atë të kriminalitetit.Alkoli është shkaku idrejtpërdrejtë ose i tërthortë i shumë shkeljeve të rënda të ligjeve tëdënueshme penalisht.Në një burg të Francës kishte gati 3000 të burgosurdhe nga këta 2124 ishin njerëz që kishin pirë alkol dhe ishin pijanecë.

Në 20 vitet e fundit në shtetet me një prodhim të madhalkoli,kriminaliteti ka ardhur edhe vjen gjithnjë duke u shtuar dhe kyshtim është pasojë direkte e alkolit.Në shërbimet e mjeksisë sëpërgjithshme,40 % e personave të shtruar kanë pirë alkol dhe nëshërbimet e dispanserive antituberkulare më shume se ¾ e atyre qështrohen kanë pirë alkol në mënyrë të vazhdueshme.

Njihen mirë nga studimet e bëra,rrjedhimet e alkolizmit nëshfaqjen e kancerit.Nga studimet e bëra mbi alkolizmin,të kryera në disamijëra kancerozë është konkluzuar se konsumi i alkolit ndikon nëmënyrë të ndjeshme në prejardhjen e kancerit të gjuhës,të faringsit,të

laringsit e të ezofagut.Është konstatuar gjithashtu se 80% e të sëmurëvetë prekur nga kanceri i ezofagut kanë qenë pijanecë të mëdhenj.

Por e keqja,rrjedhimet e së cilës mbi shënderin,intelektin dhemoralin e individit u përshkruan më sipër,është më tepër e frikëshme dhee rrezikshme për fëmijët e alkolistëve.

Një mjek në një spital të Parisit studjoi 83 fëmijë me të metamendore dhe epileptikë ai konstatoi se 63 nga këta ishin fëmijëalkolistësh.Një mjek anglez mblodhi nga klientela e tij këto vërejtje: njënjeri i shëndoshë kishte 2 fëmijë,një djalë dhe një vajzë.Një ndjal i ri pasmartesës filloi të pij dhe të dehet. I lindën më vonë katër fëmijë të tjerë: ipari nga këto ishte shpirtërisht dhe mendërisht i dobët,të tre të tjerët ishinidiotë-me të meta mendore. Një mjek tjetër frëng,ka bërë studime mbialkolizmin trashëgues,studime këto të cilat janë të shquara.Ky mjek etregon me këto fjalë historinë e nje familjeje që ai e kishte vërejtur.Babai ishte një alkolist që dehej vazhdimisht ndërsa nëna që ishte një eçmendur, ishte vajza e një pijaneci.Nga ky çift linden 9 fëmijë: vajza eparë me konvulsione infaltile, vajza e dytë me konvulsione infaltile,djali i parë me melingjit e konvulsione,vajza e tretë konvulsione,djali idytë me konvulsione infaltile dhe 14 vjeç me krizë të parëepilektike,marrje mendësh,të dendura,vajza e katërtmenengit,konvulsione,vajza e gjashtë lind para kohe,djali i tretë mezhvillim të dobët dhe të meta mendore.

Në 12 familje alkolistësh,të studjuara nga një mjek në Shtetet eBashkuara të Amerikës ,kanë lindur 57 fëmijë,nga të cilët 25 kanëvdekur që në javën e parë,6 qenë idiotë,5 të formuar keq,5 epilektikë,5 tësëmurë,2 u bënë alkolistë dhe vetëm 9 fëmijë shpëtuan nga e keqëja ealkolit.

Këto vërejtje dhe të tjera,që i vërtetojnë këto të dhëna,justifikojnëfjalët e mjekëve,se një popull që alkolizohet bëhet vatër e tëdegjeneruarve,e idiotëve,e epilektikëve dhe e të çmendurve.Ai është njëpopull që zhduket.Kurani famëlartë tregon se janë zhdukur shumë popujnë faqen e tokës.Allahu xh.sh.për ata thotë: “Ata i bënë padrejtësi vetessë tyre.’’ S.Tobe.aj.70. Për një popull që nuk do që të marri mësim porvazhdo me kokfortësi në çthurje,Allahu xh.sh. thotë: “I shkatërruar qoftëpopulli mizor.- [pra do të shkatërrohet pa dyshim populli i pa bindur].’’S.Hud.aj.44.

Aksidentet nga alkolizmi

Aksidentet nga pirja e alkolit janë të mëdha.Pamë në fillim të këtijpunimi shqetësimet që ka organizmi kur konsumon alkol.Për shoferat:

Aksidentet nga të pirit lidhen me përqindjen e alkolit në gjak.Kurnë gjak ka më tepër se 0,50 gr për çdo litër gjak dmth,kur personi ka pirëmë pak se 1/3 të litrit të verës 10° ose më pak se 80 gr raki 18° dëmi ialkolit është më i vogël.

Kur në gjak ka 0,50 gr në një litër-gjer në 1 gr dmth kur personi kapirë 2/3 të litrit të verës 10° ose 165 gr raki 18°,atëhere alkoli luan njërol me rëndësi në aksidentet, prej shoferave.

Nga këto që u thanë,lidhur me aksidentet nga alkolizmi,mund tënxjerrim përfundimin se një njeri që ka pirë alkol (çdo lloj pije që tëdeh,dhe që ka përmbajtje alkoli),që e sjell njeriun në qejf e pastaj e kthennë një njeri të tërbuar,është më i rrezikshëm nga alkoli i mësuar.Nukështë aspak e domosdoshme që njeriu të jetë i dehur për të shkaktuaraksident.Mjafton që shoferi të ketë pirë 2/3 të një litri verë 10° ose rreth165 gr raki 18° gradëshe për t’u bërë i rrezikshëm për të tjerët.Ardhja nëqejf e një shoferi nga alkoli e çon atë drejt rreziqesh,ndërsa thyenrregullat e qarkullimit.

Sipas një statistike mbi aksidentet e qarkullimit automobilistik tëvitit 1990 në Francë,gjysma e aksidenteve, me dëmtime trupore eshoferëve, rezulton të jetë shkaktuar nga të pirit e pijevealkolike,verë,raki ose liker.(4750 raste në 8840 janë shkaktuar nga pija).Gjithashtu nga statistikat eqytetit të Parisit rezulton se gjysma e personave që kanë pësuar aksidentpër vdekje kanë qenë viktima të alkolistëve.Njeriu mund të dehet edheme 1 gotë raki 50 gr.Një rëndësi të veçantë ka njohja e rolit të alkolizmitmbi aksidentet në punë.

Në një ndërmarrje punimesh publike në Francë një mjek ka bërëgjatë tre vjetëve një krahasim ndërmjet punëtorëve që pijnë pije alkolikedhe atyre që nuk pijnë: alkolistët kishin gjatë 4 vjetëve 15 herë mëshumë ditë pune të humbura se sa ata që nuk pinin pije alkolike..Kështupra,megjithëse numri i personave alkolistë në këtë ndërmarrje ishtevetëm 4 %,numri i ditëve të humbura në punë nga këto ishte më i lartë se

80%.Me fjalë të tjera bilanci i përgjithshëm tregoi se personat alkoolistëkishin bërë 1/3 e shpenzimeve për sëmundje e për aksidente në punë.

Pasojat e alkolizmit në familje

Alkolizmi në çdo formë që të ekzistojë,zë një vend me rëndësi nëbuxhetin familjar.Kjo gjë ka rrjedhime të këqija,se të ardhurat në familjenuk mjaftojnë për të plotësuar nevojat më të domosdoshme.E kështu mëvonë alkolisti vë në rrezik qëndrueshmërinë e vatrës familjare si dheedukimin e fëmijëve. Është vështirë të llogariten shpenzimet që bën njeripër pije në krahasim me të ardhurat që merr dhe sikur të bëheshin anketambi buxhetin familjar.

Alkolizmi shkatëron harmoninë familjare

Kur burri pi,gjendja e familjes bëhet shpejt e vajtueshme,sidomoskur shumat që shpenzohen për të pirë janë aq të larta sa ato që mbetennuk mjaftojnë për shpenzimet e ditës.Sado përpjekje të bëj gruaja për tambajtur si duhet shtëpinë,me çka i mbetet nga të ardhurat,ajo detyrohett’i kërkojë burrit të holla të tjera.Dhe grindjet në këtë rast janë tëpaevitueshme,sepse burri,që ka gjithnjë e më tepër nevojë për tëholla,për të pirë,gjen shkaqe të mos japi fare ose të japë familjes të holla[lekë] për nevojat familjare sa më pak.Grindjet shtohen dita-ditës dheburri,në vend që të korigjojë veten,përfundon në fyerje ose në goditje.Poti shihni shtëpitë e pijanecëve,do të gjeni atje: një banesë tëçrregullt,xhama e pasqyra të thyera,mungesë karrigesh,teshash fjetje etj.

Grindjet mes burrit dhe gruas bëhen aq të shpeshta sa që gruaja,qëi ka ardhur shpirti në majë të hundës nga kjo jetë që vazhdo prej njëkohe të gjatë,nuk ia vë më veshin burrit.Ajo i largohet gjithnjë e mëshumë atij.Burri nuk vonon ta verë re këtë largim të gruas,dhe fillonpastaj një tjetër shkak për grindje.Burri dyshon se gruaja etradhëton.Alkolistët kanë prirje për t’u bërë xhelozë se psiqika e tyregabohet nga një lloj deliri në interpretimin e gjërave.Pëe alkolistin gruajadel nga shtëpia sepse ka një takim me diken dhe rri në shtëpi sepse prêtdikë tjetër.Si rrjedhojë të bërtiturat dhe fyerjet dyfishohen aq sandonjëherë mbarojnë me drama të përgjakshme.

Edhe kur çifti nuk mbrrin në këtë gjendje ekstreme, vatra familjareështë gjithmonë e gatshme për ndarje.Nga anketat zyrtare del sealkolizmi është burimi i një pjese të madhe të divorceve.Ndikimishkatërrues i alkolizmit është tepër i madh.Gjendja bëhet dramatike kur pijnë edhe burri dhe gruaja.Fëmijët janë ataqë i ndjejnë më tepër se kushdo pasojat e kësaj gjendjeje.

Pasojat e alkolizmi tek fëmijët

Nga vërejtjet e mjekëve rezulton se fëmija e një çifti alkolistëshpërpara se të lindi e ndjen në vetvete ndikimin e dëmshëm të alkolit.Mund të thuhet me siguri se gratë alkolike dështojnë më shumë se ato qënuk pijnë,lindin fëmijë para kohe dhe lindin fëmijë të vdekur më shpeshse gratë e tjera.Është provuar në mënyrë të të padiskutushme se nëgjakun e fëmijëve të porsalindur dhe në fetuset,kur fëmija ndodhet nëbarkun e nënës,gjendet alkol,(fjala është për fëmijë që lindin në familjealkolistësh).Është vërejtur gjithashtu se ½-1 orë mbas pirjes së ½ litreverë në spermën e burrit ka alkol.

Tek fëmijët e alkolistëve që jetojnë, përqindja e atyre me të metamendore është e lartë.,Karakteristikë për ta është se rritja e trupit është evonët,dhe se shfaqen turbullime psikomotore e psiko-patike tëgjithëanëshme.Nga fëmijët që iu nënshtruan kontrollit mjekësor në njëspital neuro-psikiatrik,gjysma ishin me prindër alkolistë.

Alkolizmi dhe kriminaliteti i të rinjëve

Duhet të dallojmë rastet kur alkoolizmi i prindërve është shkaku ikriminalitetit të fëmijëve dhe kur krimi është kryer nën ndikimin edretjpërdrejtë të pijes.

Çdo djalë ose vajzë e ka të vështirë të jetojë në një vatër kuprindërit janë gjithmonë nervozë dhe të nxitur nga vera e rakia,ku bisedamë e vogël mbaron me shamtë,kur nën pretekstin më të vogël dora ebabës godet.Në këto raste fëmija nuk ka veçse një dëshirë: t ëiki nga sytëkëmbët,pa menduar për jetën e tij.Në shumë familje pijanecësh djaloshiqë punon sjell në shtëpi të gjithë rrogën e tij dhe të hollat për nevojat

personale ia cakton i jati me një shumë që është qesharake.Mungesa embikqyrjes së rregullt dhe e edukimit të fëmijëve nga prindërit dheshembujt e këqinj që japijn ato e prishin moralin e fëmijëve.Të gjithakëto arsye janë faktorë të delikuencës së të rinjve,sidomos tëvagabondazhit të vjedhjes.Deliktet e shkaktuara nga dehja ose ngaalkolizmi i të rinjve janë nga më të ndryshmet,efektet dëmtuese të alkolitjanë më të theksuara në organizmat e rinj se sa në të rriturit.Duke mos ekontrolluar dot më sjelljen e tyre,të rinjtë kryejnë akte të turpshme enganjëherë përfundojnë në krime që dëmtojnë shoqërinë.Këto akte duhettë dënohen nga shoqëria e nga ligji i shtetit.

Faktorët psikologjikë

Besimi i gabuar në vlerën ushqimore të alkolit,ardhja në qejf pasnjë ose dy gotash raki,ndjenja e vetëkënaqësisë dhe vetëbesimit se gjojamund të kryesh çdo lloj pune e se mund të zgjidhësh çfarëdo problemi,sado i vështirë të jetë,pasi ka hedhur disa gota,të gjitha këto janë faktorëqë influecojnë në favor të alkolofilisë.

Pamë se kaloritë që prodhon alkoli nuk janë të vlefshme për punënmuskulare,përveç kësaj alkooli është një armik që pengon djegiennormale të sheqerit në muskuj,djegie që na furnizon me energjimuskulare.Pamë gjithashtu se kaloritë që prodhohen nga djegia e alkolit nuk vlejnëpër ngrohje të organizmit dhe së fundi duhet të përmendim këtu se sasiae alkolit të djegur nga organizmi është vetëm 1/10, ndërsa sasia tjetërdmth 9/10 nuk digjet, pra nuk vlen.

a.Alkoli nuk të dëfren shpirtin

Ka shumë njerëz që mendojnë se sistemi nervor i njeriut,në tëgjitha vendet dhe në të gjitha klimat,ka nevojë për një helm për ta sjellëatë në qejf,për ta çuar në një botë tjetër,ku të harrojë hallet.

Në të vërtetë alkoli,përveç të këqijave nuk ka asnjë të mirë.Ndjenjae kënaqësisë,shtimi i aftësisë për punë nga alkoli nukjanë të vërteta.Shkrimtari i dëgjuar Xhek Londin ka shkruar kështu përgjendjen e atij që pi: “pija na jep gjithmonë dorën kur na ndodh ndonjë

fatkeqësi, kur lodhemi dhe na tregon rrugën më të lehtë për të dalë ngakjo gjendje.Por premtimet që na jep janë të rrema, forma fizike të cilënna e premton, kënaqësia që na jep janë po ashtu të rrema.Nën ndikimin epijes ne humbasim përfytyrimin real të sendeve”.

b.Alkoli nuk është provë…. Pjekurie e burrërie

Disa persona mendojnë se të pish raki apo çdo pije alkolike do tëthotë të tregosh një farë personaliteti.Në këto ambjente gota e parë,ashtusi cigarja e parë,edhe më shumë se marrëdhëniet me një femër,tregojnëpër të riun fillimin e të qënit burrë.Fjalët e përhapura shumë në disagrupe njerëzish se “ky i ri e pi rakinë si një burrë”, e vënë të riun përparanjë gjendje inferioriteti kur ai nuk pi.Rakia dhe duhani,sin ë malësi ashtudhe në fshatin tonë,ishin në të kaluarën shenjë e burrërisë.Ai i ri që pidhe nuk dehet,thonë disa,ai është burre.Janë te njohura,sidomos në tëkaluarën,dollitë e dasmave në vendin tonë ku ai që i qëndronte mëshumë pijes dhe dehej i fundit,cilësohej si burri më i fortë,ja çfarëinjorance në vendin tonë.Kjo më shumë ishte në jugun e Shqipërisë.

Kuptohet se sa të dëmshme janë këto paragjykime.Burrëria e njëpersoni nuk matet me sasinë e rakisë që ai pi,por me diturinë që ka dheme faktin se sa e ka vënë këtë dituri në të mirën e vetvetes e të tëtjerëve,si dhe me karakterin dhe sjelljen e tij.Se e mbaka pak ose shumëpijen njeriu,ajo e bën punën e saj,si shumë e si pak.Puna është se njëperson që ka pirë 400-500 gr raki ka në 1 litër gjak të tij 2‰-3‰ alkol tëthjeshtë.Prandaj e zënka rakia shpejt apo vonë s’ka rënësi,pasojat e sajjanë gjithnjë të dëmshme për shëndetin.

Një shkak tjetër i të pirit është edhe mendimi i gabuar se vetëmpijet alkolike mund ta shuajnë etjen në kohë vape.

Në vendin tonë për fat të mirë janë të paktë ata që mendojnë se ujinuk është në gjendje të shuajë etjen.Nuk është aspak e vërtetë se pijetalkolike e shuajnë etjen.Edhe mendimi i atyre që thonë se duhet pirërakia për të larguar mërzinë,se puna vetë dhe vetmia në punë e kerkonkëtë helm,është po aq i dëmshëm.Dikush tjetër e pin alkolin per t’uzbavitur,për të bërë muhabet,për të kaluar kohën, se i duket sikuralkoli e kryen këtë shërbim por kjo gjë nuk është kështu.E para gjë ështëse nëse di të të bësh muhabet e bën atë pa pas nevojë për të pi alkol. E

dyta gjë është se janë të shumta rastet kur njerzit kanë filluar të pin meqef e gëzim dhe duke u llafosur gjatë pijes me njëri tjerin janëgrinder,janë rrahur por dhe janë vrarë me njëri tjetrin.Prandaj për tëgjitha shkaqet dhe të këqiat që ka, feja Islame e ka ndaluar rrebtësishtëpirjen e alkolit.

c.Shkaqet shoqërore të përdorimit të alkolit.

Të hash e të pish në shoqëri,ky është një akt shoqëror elementar.Si nëqytet ashtu dhe në fshat njeriu ndjen kënaqësi jo aq nga pija se sa nga epira së bashku me të tjerë,me prindërit,me miqtë dhe me shokët.Dheatëhere ata që pijnë inkurajohen gjithnjë e me shumë:zhvillohet një farënxitjeje kush të pijë më shumë dhe të bëjë të tjerët të pinë.Është njëimitim jo për mirë që i shtyn njerëzit të pijnë.Ky imitim negative i nxit tërinjtë të fillojnë të pijnë pa masë,duke kaluar nga sasia e thjeshtë meshokë,në ves,e nga vesi, në skllavë të alkolit,dukë shkatërruar jetën etyre.Disave u është bërë zakon që në mëngjes të pijnë kafe bashkë me gotëne konjakut.Ky zakon i përhapur është sa i kushtuar,aq edhe i dëmshëm,sepse alkoli i pirë esëll e dëmton më shumë shëndetin e njeriut.

Pijetorja për njerëzit pijenecë ushtron një sugjestion,një tërheqje,sëcilës nuk i rezistojnë dot.Atje e kanë mendjen para se të shkojnë në punëe mbasi kanë dalë prej saj,në mëngjes e në darkë,kur është ftohtë dhe kurkthehen të lodhur nga puna.Dhe kur në shtëpi i presin fëmijët dhe gruajaata shkojnë në pijetore,ku mendojnë se gjejnë qetësi.

Edhe në fshat dëshira për të pirë një gotë raki “që gjoja nuk të bënkeq” se është raki “rrushi” Dëshira për të pi shtohet më shumë në dasmae në gëzime e sidomos në vjeshtë,kur ziejnë kazanet e rakisë e kur karaki boll.Të gjitha këto zakone ndikojnë ku më shumë e ku më pak në përhapjen ealkoolizmit.

Opinion i njerëzve për përdorimin e alkolit është i ndryshëm.Porsidoqoftë, rakia, e sidomos ajo e prodhuar nga rrushi, gëzon njëpopullaritet të madh,ndërsa alkoli i prodhuar artificialisht,iindustrializuar, nuk e gëzon aq shumë këtë popullaritet.Disa mendojnëse rakia e rrushit është një pije e nderuar,pije e vendit dhe ka të gjitha të

mirat që ka rrushi,por këta njerëz harrojnë ose nuk e dinë se alkooli irakisë së rrushit është njëlloj si çdo alkool tjetër dhe ka të njëjtënformulë kimike.Ata mendojnë,pa të drejtë, se rakia e rrushit të Përmetit ose Skraparitështë një e mirë që i takon çdo njeriu dhe se nuk duhet lënë pa u provuarkjo pije e lezetëshme, ashtu si djathi i Nemërçkës së Gjirokastrës me erëtrëndeline dhe mish i pjekur dhe kukureci i Labërisë. “Rakia është mjetimë i mirë për të bërë muhabet” thonë qejfllinjtë e saj.Rakia; kjo lëndëgalvanike,është mbajtur nga njerzit si pija më e mirë,që kënaq stomakundhe shpirtin e që të vë në gjumë.Por të gjitha këto janë mendime tëgabuara, janë fjalë të kota, janë fjalë alkolistash.

Për të luftuar tërheqjen pas kënaqësisë së çastit që provojnë shqisatnga pija,si edhe tundimin e përhershëm që u ofrohet atyre që pijnë nëformë miqësore,shoqërore ose tregëtare duhet të bëhen të njohura nëmasë njohuritë e nevojshme fetare e shkencore,që sot nuk dihenmirë,mbi efektet e menjëhershme e të mëvonshme të çilësdo pijealkolike: raki, verë, konjak, fërnet, pak ose shumë qoftë.

Propaganda në favor të alkoolit

Në vendin tonë e kudo në botë,sot propaganda që i bëhet verës dhepijeve alkolike është sa e dëmshme aq edhe e turpshme.Ja ç’shkruajnëpër këtë dy mjekë francezë: “Shtypi e televizioni sot gjenden me gojë tëkyçur.Çdo aulizion kundra alkolizmit,kundër të këqijave që sjell ai oseçdo përpjekje për ta luftuar atë do të shkaktonte zhdukjen emenjëhershme nga shtyllat e gazetave të reklamave të aperitivëve edigjestivëve (pije për të hapur oreksin dhe për të ndihmuar tretjen eushqimeve).Ç’aksion mund të ndërmerret kundra alkolit në këto kushtë?Një gazetë,që kishte botuar rezultatet e punimeve tona të para mbialkolizmin,iu desh ta pushonte fushatën menjëherë.Drejtori i gazetës itregoi autorit të artikullit tre kundër-urdhërat të prerë duke i thënë: “Ju ekuptoni,ata (tregtarët e alkolit) janë klientë shumë të mirë.E di që ju kenitë drejtë por nuk mund ta heq reklamën nga shtylla e gazetës sime.Kjodo të ishte shkatërrim financiar për mua.Hapni një fushatë kundër

prostitucionit, kundër morfinës,kundër kujt të doni,por mos e preknialkolin.Kjo është e pamundur”

Po këta mjekë francezë sjellin një shembull tjetër,të marrë nga njëstudim mbi të këqijat e reklamës së kohës së sotme,studim të cilinShoqata Mjekësore e Spitaleve të Parisit e ka vlerësuar me një çmim.

Gjatë epidemisë së gripit një kronist shkencor kishte botuar njëartikull ku shkruante: “Nuk duhet t’u besohet fjalëve të tregtarëve tërumit, që pretendojnë se për t’u mbrojtur nga gripi mjafton të pish pakrum ose konjak nëmëngjes e në darkë”. Të pasnesërmen autori i artikullit u thirr ngadrejtori i gazetës, në kabinetin e të cilit kishte ardhur një delagacion isindikatave të alkooleve.Këta duke treguar kontratën e publicitetitkërkonin me vendosmëri që artikulli të tërhiqej.Kjo kontratë anullohejnë një fushatë antialkolike.Tërheqja u shpall disa ditë më vonë, enënshkruar nga një bashkëpuntor tjetër, në formën e një bashkëbisedimitë presidentit të sindikatave të prodhimit të rumit që dilte tani gjoja si njëmbrojtës i “njerëzimit”,

Po përmendim edhe fjalët që i drejtoi popullit të tij, shkencëtarifrancez, Zhorzh Malinjak: “ Ka qenë një kohë e gjatë-thotë ai-kur çdoaluzion për alkolizmin francez pritej me skepticizëm dhe me ironi oseedhe me pezmatim të atij që dëgjonte apo lexonte kritikën.Pa mundur tëkonkludojmë ende nëse mendimet e njerëzve kanë ndryshuar,lidhur mekëtë gjë,mund të themi se rëndësia e problemit dhe shtrirja e rrezikutshihet sot më mirë se kurrë.Megjithatë, çdo ecje përpara, sado e shquarqë të jetë, shkakton ndryshime dhe për këtë ndesh pengesa.Lufta kundëralkolizmit ndesh patjetër në interest e një numri të madh prodhuesishdhe mbajtësish pijesh.Këta, të kapur në befasi nga shpikjetshkencore,nga shtrëngimi i rrethit kundër kësaj plage të njerëzimit,Reagojnë për të mbrojtur interest e tyre.Sigurisht, po të ishte e mundur tëpërcaktohej me saktësi kufiri në mes të një konsumi të tepruar të pijes emund të ndalohej vetëm sasia e tepërt,do të gjendej atëherë një rrugëmarrëveshjeje.Vështirësia qëndron në pamundësinë për të përcaktuar një

kufi të përgjithshëm dhe absolut ndërmjet sasisë që dëmton dhe asaj tëpranushmes.Prandaj Feja islame me të drejtë e ndalon të vihet në gojëpika e alkoolit.

Rezistenca që bën bota e alkolit ndihmohet nga amulliaekonomike, nga superprodhimi i dukshëm dhe nga maltuzianizmi ipërgjithsëm. Të tria këto fenomene depërtojnë dhe ushqejnë njëri-tjetrinreciprokisht, në një process të vetëm.Por në anën tjetër, një pjesë e mirëe popullit e kupton dëmin që po pëson nga alkoli,dëm ky që shfaqet pabujë.

Zhvillimi i përgjithshëm i përhapjes së njohurive të nevojshmevepron edhe ky në drejtim të favorshëm,por akoma shumë ngadalë.Veprimi i tij duhet të zgjerohet nëpërmjet një fushata të dendur ndajdëmeve të pijeve alkolike, që nuk mund të quhet propagandë,duke qenëse nuk është veçse një përhapje njohurish.Përhapja e pamjaftueshme ekëtyre njohurive në fshat bën që alkolizmi i fhatarit të jetë një rrezikserioz edhe më i madh, se sa nga alkolizmi i qytetarit.Faktorë të tjerëndikojnë në këtë gjendje, kështu mundësitë që gëzon qytetari për t’uargëtuar, për të shkuar në kampe, në piknikë e etj, e largojnë një pjesë tërinisë nga alkoli.Lufta kundër alkoolit në fshat është më e zorshme.

“Të gjithë francezët,- përfundon Zhorzh Malinjaku-duhet të jenë tëndërgjegjshëm për rëndesinë e problemit që shtron alkolizmi në njëpjesë të madhe të popullsisë.Duke qenë se i gjithë kombi është i detyruartë mbajë mbi kurriz rrjedhimet shoqërore,ekonomike dhe financiare tëalkolistëve,secili pra duhet të marrë pjesë në përpjekjet e nevojshme përluftën kundër alkolizmit.Momenti për të vepruar efektivisht kaardhur.Nëse secili do me gjithë mend të marrë përgjegjësit e tij,e keqjamund të zhduket” .

Ndërsa në vendet jo Islame dijetarët e njerëzit e ndershëm nukgjejnë asnjë përkrahje nga shteti, në luftën kundra alkolizmit, krejt ekundërta ndodh në vendet me ligjin Islam [sheriatin] ku shteti i ka nëdorë frenat e luftës kundra alkolizmit.Shteti më shumë se kushdo tjetërduhet të bëjë një luftë të organizuar kundra të këqijave që shkatërrojnë

njerzit dhe në mënyrë të veçantë kundra alkolizmit që është burimi igjithë të këqiave.

Në vendin tonë [në Shqipëri] sot përdoruesit e alkolit përbëjnëshumicën e popullit.Shpresojmë se nuk do të jetë e largët dita kur kyemër nuk dotë njihet.Që të arrihet një gjë e tillë duhet një bashkëpunim idijetarëve të fesë,mejkëve dhe arsimtarëve dhe secili prej njerëzve tandjejë si detyrë fetare e kombëtare, e të bëjë ç’është e mundur për talufuar e për ta ç’rrënjosur alkolizmin nga populli ynë.Zoti xh.sh.nandihmoftë.

Droga – dera e hapur drejt varrit

Një tjetër helm akoma më i rrezikshëm për njerëzit, për shëndetinashtu dhe për moralin është droga e cila është bërë sot problem i shumëvendeve të botës.Të gjitha lëndët narkotike në fillim dëmtojnë trurinpastaj marrin jetën, se heroina që futet në trupin e njeriut vret milionaqeliza të trurit.Përdoruesit e drogës janë gjithashtu edhe përhapës tësëmundjes së SIDA-s.Problemet dhe shqetësimet për këto janë tëmëdhaja.

Çfarë i shtyn të rinjtë drejt përdorimit të drogës?

Mungesa e edukatës dhe e diturisë fetare dhe mungesa e njohurivembi rrezikun që paraqet droga për shëndetin e njeriut,edukimi i dobëtarsimor i shtetit, si dhe agjentët influencues siç janë cigarja dhe pijetalkolike.Si pasojë e përhapjes së drogës po shkatërrohet nga ana fizikedhe morale rinia e ardhmja e popullit,e ardhëmja e shoqëris njerëzore.Po shkatërrohet familja, që është celula e shoqërisë.

Familja e shëndoshë është themeli i shoqërisë.Familje e tillë arrihetkur pjesëtarët e saj janë me trup dhe moral të pastër.

Armiku më i madh për shkatërrimin e njerëzve nga shëndeti,moralidhe ekonomia është dorga dhe alkoli.

Feja islame, sikurse e thashë më sipër i lufton rrebët drogën dhepijet alkoolike duke i cilsuar ata si armiqtë më të rrezikshëm të shëndetitdhe moralit të njerëzve.Në fen Islame këto quhen haram=të dëmshme,tëndaluara rreptësisht..Allahu xh.sh. në Kuran thotë: “ O ju që besuat, haninga të mirat që u kemi dhënë dhe falenderoni Allahun, nëse jeni qëvetëm Atë e adhuroni.’’ Sure El Bekare, 172) .

Gjithashtu Zoti xh.sh.thoë në Kuran: “ Ja,ej ju hel-ledhine amenuku enfusekum ve ehlikum naren” që d.m.th : “O ju që keni besuar,rujenivehten tuaj dhe familjen nga zjarri’’ [ Nga zjarri në xhehenem dhe ngashkatërrimi në këtë botë]” .Familjet ruhen nga zjarri i xhehenemit nëbotën tjetër pas vdekjes dhe nga shkatërrimi në këtë botë këtu duke iedukuar ato me morale të bukura e duke i dhënë atyre diturinë e duhurfetare e mjeksore.

Zoti xh.sh.i tërheq vërejtjen të gjithë kryetarëve të familjeve e tështeteve dhe gjithë atyre që kanë aftësi;dituri e fuqi; Ti largonjë njerëzitnga pijet alkolike dhe droga.Kjo gjë është gjithashtu dhe një aktpatriotik.

Bixhozi dhe lojrat e fatit

Një tjetër ves i rrezikshëm për shkatërrimin e familjeve dhe gjithëshoqërise është loja e bixhozit dhe të gjitha lojrat e fatit. Allahu xh.sh.thotë në Kuran: “..Alkoli-[pijet alkolike],bixhozi, adhurimi i idhujve,ndonjë send fli në emër të tyre janë vepra djallëzore, [janë veprimeshumë të dëmshme për njeriun të nxitura nga djalli mallkuar). Largohunipra, prej tyre,nëse doni që të shpëtoni prej dëmeve të tyre”.Sure.Maide.ajeti.90.

Bixhozi dhe të gjitha lojrat e fatit quhen kumar dhe çdo lojë tjetërqë fitimi është pa djersë, pa mund, në fenë Islame është i ndaluarrreptësisht.Kumari ose ndryshe bixhozi dhe lojrat e fatit janë mjeti më

favorizues për të futur ngatërresa dhe grindje mes njerëzve.Prej kësajloje dëmprurëse vjen shkatërrimi i njerëzve edhe nga anafinanciare.Bixhozi dhe lojrat e fatit janë një fatkeqësi e madhe përnjeriun,i cili sado i pasur të jetë vjen koha që të nesërmen të jetë inevojitur edhe për bukën e gojës.

Të mësuarit njëherë me lojën e bixhozit dhe të fatit është e vështirëqë të shkëputet njeriu kollaj prej tyre.Si humb, si fiton, në bixhoz, dëmiështë i njëllojtë.Se njeriu kur humbet dëmi është para syve,nuk ka nevojëpër shpjegim.Në rast se fiton përsëri është i dëmtuar seduke mos mjaftuar me fitimin e parë, njeriu vazhdon lojën me shpresënse do të fitojë përsëri dhe kështu herë të tjera do të humbasë.Shpeshherëndodh që e kanë filluar lojën e bixhozit me qejf e gëzim dhe e kanëpërfunduar në rrahje dhe vrasje.

Sa e sa krime janë shkaktuar në mes shokësh dhe miqsh për shkaktë bixhozit ose lojrave të fatit dhe të alkoolit.Për këtë arsye në Kuranbixhozi përmendet me emrin Meisir,origjina e fjalës Jusri.Meisir-do tëthotë fitim i ardhur pa kurrfarë mundi e vështirësie, prandaj është indaluar,haram.Shkurt,çdo mjerim që i sjell alkoli dhe droga trupit,moralit,familjes,shtetit dhe popullit,po ato fatkeqësi dhe dëme i sjell lojae bixhozit dhe ose lojrat e fatit.

Ndërsa sot në vendin tonë dhe në shumë vende tjera të botësbixhozi e lojrat e fatit po përhapen dhe reklamohen me bujë të madhe.Nëpër qytete sheh në çdo rrugë kazino.Shkencëtarët kanë arritur nëpërfundim se tek bixhozçitë konstatohet mungesa e harmonisë ndajfamiljes,fisit,miqëve e shokëve.Ajo i çon njerëzit në gjendje pasionantepër të luajtur në të gjitha lojrat e fatit.Bixhozi është një nga elementëtshtytës drejt narkomanisë.Kumarxhiu ose bixhozçiu veç dëmit material, bie në gjendjedepresioni,duke humbur ndjenjat e dashurisë dhe të ngrohtësisë ndajmiqve,familjes e fisit. Në shumë raste bixhozçiu arrin të shkojnë deri nëkrim.

Gjithë veset e këqija dhe në përgjithësi degjenerimi moral injerëzisë ka ardhur si pasojë e propogandës ateiste dhe luftës që i ështëbërë fesë, largimit të njerëzve nga rruga e Zotit xh.sh.nga feja e Tij.Ateizmi është opjum ( helm-drogë) për popujt kudo në botë. Prandaj tëgjithë t’i përgjigjemi thirrjes së Zotit xh.sh.i cili thotë në Kuran:“Kërkoni falje Zotit tuaj dhe sinqerishtë pendohuni’’.S.Hud.ajeti.90.Profeti Muhamed a.s. ka thënë: “ Janë vetëm dy persona që ju mund t’ikeni zili. Njëri është ai që Allahu xh.sh. i ka dhënë pasuri dhe harxhonpër të thënë të vërtetën dhe tjetri është ai njeri që Zoti xh.sh. i ka dhënëdituri dhe ai e shpërndan atë tek njerëzit ”. Profeti Muhamed a.s. kathënë : “ Ai që shërben kombit, shpërblimin e ka më të madhë nga tëgjithë ” . Edhe unë, duke u nisur nga dëshira e mirë, nga dhimbshuria qëkam për popullin tim e gjithë njerzit i rradhita këto shkrime.

I lutem Allahut xh.sh.-Krijuesit të Gjithësisë që ta drejtojë për sëmbari popullin shqiptar dhe gjithë njerëzimin.Bismilahi Rrahmani Rrahim “ In-ne dijne indallahil Islam ”- (Padyshim feja Islame është feja e Allahut = feja e Zotit xh.sh.

Ves-selamu alejkum ve rahmetullah.Pëgaditi : HAXHI YMER AGA.

Imam xhamie. Tiranë. 2011.