26
HYRJE FINANCAT PULIKE Financa Publike dhe Ideologjia Qeveria ne pamje te pare Mjetet e Analizes Empirike Komente Perfundimtare

FIN PUBLIKE LEX 1 (1)

  • Upload
    tpoci

  • View
    481

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: FIN PUBLIKE LEX 1 (1)

HYRJEFINANCAT PULIKEFinanca Publike dhe Ideologjia

Qeveria ne pamje te pareMjetet e Analizes Empirike

Komente Perfundimtare

Page 2: FIN PUBLIKE LEX 1 (1)

Financa Publike dhe Ideologjia

Politikat e Qeverise ne lidhje me menyren e te tatuarit dhe me shpenzimet perbejne financat publike(FP)

Por problemet kryesore lidhen me perdorimin e burimeve reale – disa autore preferojne titullin Ekonomiksi Publik (ne vend te FP)

Page 3: FIN PUBLIKE LEX 1 (1)

Financa Pulike dhe Ideologjia

• Ekonomistet e FP kane analizuar edhe menyren se si duhet te shihen efektet e veprimeve te qeverise ne lidhje me menyren e te tatuarit dhe shpenzimet.

• Pikpamjet ideologjike mbi lidhjen e individit me shtetin ndikojne ne pikpamjet mbi menyren e funksionimit te qeverise ne sferen ekonomike.

Page 4: FIN PUBLIKE LEX 1 (1)

TEORITE KRYESORE

• Pikpamja Organike mbi Qeverine• Pikpamja Mekaniciste mbi Qeverine

Page 5: FIN PUBLIKE LEX 1 (1)

Pikpamja Organike mbi Qeverine

• Shoqeria perceptohet si nje organizem natyror.• Secili individ eshte pjese e ketij organizmi dhe

qeveria zemra e tij.• Individi ka rendesi vetem si pjese e komunitetit.• E mira e individit percaktohet ne lidhje me te

miren e teresise.• Rrjedhimisht Komuniteti vendoset mbi Individin.• Shembulli me i ulet i perceptimit organik te

shoqerise eshte dhene nga Nazizmi.

Page 6: FIN PUBLIKE LEX 1 (1)

Pikpamja Mekaniciste mbi Qeverine

• Sipas kesaj pikpamje, Qeveria nuk eshte pjese organike e Shoqerise.

• Qeveria eshte nje mjet i krijiuar nga Individet per te arritur me mire objektivat e tyre individuale.

• Ne qender eshte Individi dhe jo grupi.

Page 7: FIN PUBLIKE LEX 1 (1)

LIBERALET

• Ka dy opinione brenda pikpamjes Mekaniciste:• Liberalet te cilet besojne ne nje qeveri shume te

kufizuar.• Jane kunder cdo roli te metejshem ekonomik te

qeverise.• Jane jashtezakonisht skeptike rreth aftesise se

qeverise per te permiresuar mireqenien sociale.• A. Smith: “Cdo njeri, per sa kohe qe ai nuk shkel

ligjet e shoqerise, lihet plotesisht i lire per te ndjekur interesin e vet, rrugen e vet”.

Page 8: FIN PUBLIKE LEX 1 (1)

SOCIAL DEMOKRATET

• Besojne se nderhyrja e Qeverise eshte e rendesishme per te miren e individeve.

• Nderhyrjet mund te jene ne formen e Ligjeve, Rregulloreve, ose nderhyrje te tjera per te rritur ne pergjithesi mireqenien.

• Liri do te thote, sipas Social Demokrateve, me teper se sa mungesa e te detyruarit fizik.

Page 9: FIN PUBLIKE LEX 1 (1)

DALLIMET MIDIS TYRE

• Ekziston nje vazhdimesi pikpamjesh midis Liberaleve dhe Social Demokrateve, lidhur me madhesine e duhur te nderhyrjes se Qeverise.

Page 10: FIN PUBLIKE LEX 1 (1)

QEVERIA NE PAMJE TE PARE

• Per te formuar pikpamje te qendrueshme mbi politikat publikat kerkohet me shume se ideologji.

• Cilat jane kufizimet ligjore qe vendosen ne sektorin publik.

• Per cfare i shpenzon parate qeveria dhe si financohen keto shpenzime.

Page 11: FIN PUBLIKE LEX 1 (1)

KUADRI LIGJOR

• Hartimi i Buxhetit eshte nje proces i rendesishem per Qeverine e nje vendi.

• Buxheti eshte nje dokument ne te cilin pasqyrohen detyrimet dhe premtimet e nje Qeverie.

• Sistemi buxhetor perbehet nga Buxheti i Shtetit dhe Buxhetet Vendore.

• Projektligji per Buxhetin e Shtetit i paraqitet Kuvendit, nga Kryeministri ne emer te Keshillit te Ministrave.

• Parimet dhe procedurat per hartimin e projektbuxhetit, si edhe per zbatimin e buxhetit, percaktohen me ligj.

Page 12: FIN PUBLIKE LEX 1 (1)

Kuadri Ligjor

• Taksat, tatimet dhe detyrimet financiare kombetare dhe vendore, lehtesimi ose perjashtimi prej tyre i kategorive te caktuara te pagesave, si edhe menyra e mbledhjes se tyre caktohen me ligj.

• Buxheti i shtetit krijohet nga te ardhurat e mbledhura prej taksave, tatimeve dhe detyrimeve te tjera financiare si edhe nga te ardhura te tjera te ligjshme.

• Buxheti perfshin te gjitha shpenzimet e shtetit.• Kur shpenzimet tejkalojne te ardhurat, sipas kuadrit ligjor,

shteti ka te drejte te marre dhe te garantoje hua dhe kredi financiare.

Page 13: FIN PUBLIKE LEX 1 (1)

Madhesia e QeveriseSi matet madhesia e qeverise

• Ekzistojne disa menyra per te percaktuar nese qeveria eshte apo nuk eshte e “madhe”.

• Nje tregues matje i perdorur shpesh, eshte numri i punonjesve ne sektorin publik. (por ky tregues mund te rezultoje i gabuar.)

• Por, reduktimi i numrit te punonjesve publik redukton shpenzimet e qeverise.

Page 14: FIN PUBLIKE LEX 1 (1)

Madhesia e Qeverise

• Tregues tjeter eshte matja e madhesise se qeverise nga volumi i shpenzimeve te saj vjetore. Dallohen tre tipe baze:

• - blerja e mallrave dhe sherbimeve;• - transfertat e te ardhurave per njerezit,

bizneset ose qeverite e tjera;• - pagesat e interesave.

Page 15: FIN PUBLIKE LEX 1 (1)

Madhesia e Qeverise

• Volumi i shpenzimeve qeveritare eshte rritur me kalimin e kohes, por kjo nuk do te thote domosdoshmerisht se eshte rritur madhesia e qeverise.

• Ka disa tregues qe duhen marre ne konsiderate, te tilla si inflacioni, monedha ka humbur vlere me kalimin e kohes.

• Tregues tjter mund te jete edhe rritja e numrit te popullsise, e cila krijon kerkesa per nje sektor me te madh publik.

• Pra eshte e dobishme qe te ekzaminohen shpenzimet qeveritare te krahasuara me madhesine e ekonomise.

Page 16: FIN PUBLIKE LEX 1 (1)

Madhesia e Qeverise

• Prandaj, treguesi me i sakte per te matur madhesine e qeverise eshte raporti i totalit te shpenzimeve qeveritare te nje vendi me produktin e brendshem bruto.

• Sa me i larte te jete ky raport, aq me e madhe eshte prania e qeverise ne ekonomi, pra aq me e madhe eshte madhesia e qeverise.

Page 17: FIN PUBLIKE LEX 1 (1)

SHPENZIMET

• Shpenzimet publike ne Shqiperi kane ardhur duke u reduktuar dhe aktualisht luhaten rreth 30% e GDP. Kjo politike i referohet tendences per te reduktuar deficitin buxhetor.

• Shpenzimet publike luajne rol te rendesishem ne zhvendosjen dhe rishperndarjen e te ardhurave brenda vendit.

• Ka dy menyra klasifikimi te shpenzimeve qeveritare:• - klasifikimi ekonomik• - klasifikimi funksional

Page 18: FIN PUBLIKE LEX 1 (1)

Klasifikimi Ekonomik

• Lidhet me perkufizimin e shpenzimeve sipas tipit te inputit te perdorur.

• Ne kete klasifikim shpenzimet ndahen ne:• - korrente• - kapitale• Shpenzimet korrente jane shpenzime per sherbime dhe

mallra konsumi te cilat jane te dmd per kryerjen e operacioneve te qeverise. Zakonisht kryhen ne me pak se nje vit.

• Shpenzimet kapitale jane shpenzime per periudha me te gjata se nje vit

Page 19: FIN PUBLIKE LEX 1 (1)

Klasifikimi Ekonomik

• Pjesen me te madhe te shpenzimeve qeveritare e zene shpenzimet korrente, rreth 80%. Kjo deshmon nje performance te ulet te sektorit publik ne Shqiperi, ku pjesa me e madhe e shpenzimeve shkon per pagat e punonjesve publik , kontributet e sig shoq te tyre, si dhe per pagesat e interesit ndaj borxhit te brendshem dhe te jashtem, shpenzime te jera.

• Po te shikosh te dhenat statistikore zyrtare per strukturen e shpenzimeve qeveritare te Shqiperise, duket qarte cfare peshe zene shpenzimet per arsim, shendetesi dhe sektore te tjere social

Page 20: FIN PUBLIKE LEX 1 (1)

TE HYRAT

• Perbehen kryesisht nga te ardhurat tatimore rreth 90% dhe pjesa tjeter nga te ardhura jotatimore dhe grante.

• Te ardhurat tatimore perbehen kryesisht nga tatimet dhe me pak nga taksat, rreth 5%.

• Niveli i ta ardhurave ka ardhur duke u rritur, rreth 25% e GDP, por perseri mbetet ne nivele me te ulta se shpenzimet qeveritare..

• Tatimet ndahen ne tatime direkte dhe indirekte.• Tatimet direkte jane tatimi mbi fitimin dhe tatimi mbi te

ardhurat personale.• Tatimet indirekte jane vendosur mbi konsumin dhe perbehen

nga tvsh, akcizen dhe doganat.

Page 21: FIN PUBLIKE LEX 1 (1)

Te Hyrat

• Zerin kryesor ne ardhurat tatimore e perben TVSH, me pas vjen tatimi mbi fitimin, akciza dhe tatimi mbi te ardhurat personale.

• Ulja e evazionit fiskal, reforma ne sistemin tatimor dhe permiresimi i administrimit te te ardhurave jane sfidat e administrates se sotme publike.

Page 22: FIN PUBLIKE LEX 1 (1)

MJETET E ANALIZES EMPIRIKE

• Ekzistojne pikpamje te ndryshme ne lidhje me menyren se si ekonomistet perpiqen te tregojne ndikimet e politikave te ndryshme qeveritare.

• Konservatoret argumentojne se tarifa te ulta te tatimit sherbejne si stimuj ne menyre qe njerezit te punojne me shume.

• Liberalet jane skeptike. Ata argumentojne se tatimet kane ndikim te vogel.

• Mungesa e mendimeve te sakta spjegohet me faktin se ekonomistet nuk jane ne gjendje te kryejne eksperimente te kontrolluara ne lidhje me ekonomine, nuk ka asnje element kontrolli per te bere krahasime, si rrjedhoje nuk dime me siguri pasojat e politikave te ndryshme.

Page 23: FIN PUBLIKE LEX 1 (1)

Mjetet e analizes empirike

• Per shkak te mungeses se eksperimenteve te kontrolluara, ekonomistet perdorin metoda te tjera per te analizuar ndikimin e politikave te ndryshme qeveritare mbi ekonomine.

• Nje nga zhvillimet me te medha ne financat publike ka qene perdorimi gjeresisht i mjeteve moderne statistikore per te studiuar ceshtje te politikes publike.

• Per te ilustruar perdorimin e analizes empirike sjellim ne vemendjen tuaj Debatin rreth efektit te tatimeve mbi oferten e punes: ne pamje te pare duket sikur tatimet e ulin oferten e punes. Por a eshte i drejte ky konkluzion?

Page 24: FIN PUBLIKE LEX 1 (1)

Roli i Teorise

• Ne te njejten kohe qe kane ndryshuar tarifat tatimore, kane ndryshuar edhe shume faktore te tjere, te cilet mund te kene ndikuar ne oferten e punes.

• Nese E ardhura jo nga puna – e ardhura nga dividentet, interesat etj, u rrit per nje periudhe, njerezit mund te kene punuar me pak, sepse ishin me te pasur.

• Ne menyre alternative, p.sh nje renie e moralit – mund te kete ulur oferten e punes.

• Nje rol i rendesishem i teorise ekonomike eshte te ndihmoje per te izoluar nje grup te vogel variablesh qe kane ndikim te rendesishem ne sjellje.

Page 25: FIN PUBLIKE LEX 1 (1)

Komente te pergjitheshme

• Pyetje• Diskutime

Page 26: FIN PUBLIKE LEX 1 (1)

Metoda te Analizes Empirike

• Intervistat – Kufizimet• Eksperimentet Sociale - Kufizimet• Eksperimentet Laboratorike – Kufizimet• Studimet Ekonometrike - Kufizimet