243
1 GËZIM VODA FJALË SHPIRTI DËSHNICARËVE TIRANË , 2007

FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

  • Upload
    others

  • View
    5

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

1

GËZIM VODA

FJALË SHPIRTI

TË DËSHNICARËVE

TIRANË , 2007

Page 2: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

2

Konsulentë: Ylli Hoxhaj – Studiues Kastriot Bezati – Historian Nuri Dragoj – Publicist Kadri Cenko – Letrar Luan Velaj – Ekonomist Reçezent: Prof. Dr. Ali Muka – Etnolog Redaktor: Bujar Bejkollari Korrektor letrar: Flamur Dalipaj Korrektore teknike : Eva Prisoj Shënim:

Të gjitha të drejtat janë të autorit. Ndalohet fotokopjimi, riprodhimi dhe ribotimi në çfarëdo mënyre e forme pa lejen me shkrim të autorit. Fotografitë e përdorura, përgjithësisht janë nga vetë autori.

Page 3: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

3

Në respekt të të parëve të mi, prindërve dhe atyre që më rritën me dashurinë për

vendlindjen, por dhe për të gjithë ata njerëz të mirë të fshatit tim, miq, shokë e të njohur dëshicarë, që më kanë dashur dhe i kam dashur.

Autori

Page 4: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

4

NË VËND TË PARATHËNIES

Një befasi e këndshme.

Kish pak kohë që nuk ishim parë me dëshincarin Gëzim Voda, kur ai më mori në telefon dhe më shfaqi dëshirën që të pinim kafe diku, dhe unë nuk ia prisha. Pasi u ulëm përballë njeri-tjetrit dhe konsumuam reciprokisht pyetjet e zakonshme të lidhura me shëndetin e familjen, Gëzimi më vuri përpara një dosje me ngjyrë të blertë, brenda të cilës, pasi e hapa, kish mbi 200 fletë të printuara të formatit A-4, të prira nga titulli “Fjalë shpirti të dëshnicarëve”. Pra bëhej fjalë për një libër të përgatitur prej tij për botim. Nuk besoj të quhet nonsens, po të pohoj se, kaloi një pauz jo fort e shkurtër, gjatë së cilës vetëm shfletoja, lexoja tituj apo nëntituj, pa komunikuar fare me autorin që natyrshëm, më kish ngulur sytë plot dashamirësi njerëzore. Dhe ndodhi kështu, pasi bashkë me kuriozitetin për t’u njohur sado kalimthi me materialin, duke e studiuar me vëmendje më pas, erdhi duke u shtuar doza e kënaqësisë, të cilën nuk po ngurroj ta quaj befasi e këndshme.

Natyrshëm, shumëkush, qoftë ky dëshnicar ose jo, do të më pyeste, fjala vjen se, cili është ai tregues, aspekt a mesazh që të shtyu ta quash ashtu? Dhe unë do t’i përgjigjesha pa asnjë hezitim: struktura e librit, tematika e përfshirë aty dhe fryma me aromë popullore e trajtesës që më shtynë te pohimi i mësipërm. Madje edhe tani, pasi e kam mbaruar leximin e ngadaltë, dhe jam ulur të hedh këto shënime modeste për këtë libër që po merr rrugën e botimit, unë ende vazhdoj ta përjetoj atë çka thashë. Një libër si të gjithë librat, mund të thotë ndokush. Duke qenë dakord me të do të shtoja më tej: ashtu është, por një mesazh i këtij libri, sa i thjeshtë aq dhe domethënës, sikur thotë se, e veçanta e tij lidhet me një angazhim të zgjatur në vite; lidhet sa me mozaikun e dukurive që autori ka vënë në fokus, aq dhe me mënyrën e grupimit, të paraqitjes e të trjatimit të tyre. Pikërisht kjo përbën një mesazh të thjeshtë, të qartë dhe me interes për një rreth të gjerë lexueshish, qoftë për intresa të themi të një natyre disi të ngushtë, ashtu dhe për nga formimi e për nga mosha. Dhe ritheksoj se, të botosh një libër me një mozaik të tillë, duhet jo vetëm angazhim e përkushtim të shtrirë në kohë, por dhe prirje, pasion e dëshirë, të cilat i gjen të mishëruara në faqet e tij. Populli thotë: është me të dhënë, nuk

është me të thënë... Thoni pastaj që nuk kam të drejtë. Pra, nota ndividualiteti librit në fjalë i jep larmia tematike që përmban dhe

mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura me aspekte të urtësisë popullore dëshnicare, siç i ka titulluar bashakarisht autori. Pasi ke lexuar të parën (Fjalë të urta), kalon te e dyta (Bejte), te e treta e kështu me radhë, deri tek rregulla e zakone të pashkruara, të duket se në kalimin nga njera te tjetra, ndjehesh disi i etur. Në këtë kalim sikur ndjen se në bazën e secilës dhe e të gjithave së bashku, qëndron fryma, aroma popullore. E ndjen se ato janë vjelë nga hambari plot jetë i filozofisë apo më saktë, i mendësisë popullore.

Prandaj dhe ajo, ngrohtësia e kënaqësia njerëzore, të shtohen në mënyrë të pandërprerë.

Page 5: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

5

Kjo ndjesi të përfshin pjesa e katërt, e cila titullohet Vargje për vendlindjen, ku paraprakisht kemi të bëjmë me krijime të vet autorit. Të thuash se me ato vargje i ngrihet një monument dashurie fisnike e njerëzore trojeve të vendlindjes dhe banorëve të

saj, ke thënë një të vërtetë vështirë të kontestueshme. Duhet t’i përjetosh ato mesazhe dashurie që përcjell secili nga ato vargje, çdo fjalë e gërmë e tyre, që të mund të arrish të kuptosh sinqerisht autorin. Në cilindo varg e në cilëndo poezi ndjen sa frymë krijimi popullor aq dhe mall e dashuri për njerëzit e për trojet ku je rritur e ke marrë formimin e parë si njeri. Po aq të goditura janë dhe krijimet e disa autorëve të tjerë dëshnicarë apo dashamirës të tyre, që autori ka ditur t’i përzgjedhë me kujdes e me domethënie, që të mos mbetet i vetëm në ato që mund të thuhen për Dëshnicën dhe dëshnicarët. Më tej gjen skica humoristike të përjetuara, me motive krahinore që gjithashtu të japin kënaqësi për bëmat e njerëzve të mirë dëshnicarë

Dhe mendja të shkon si pa u ndjerë te mendimi se, edhe Gëzimi, e ka kaluar fëmijërinë në ato troje dëshnicare e midis atyre njerëzve fisnikë, është rritur me aromë trëndeline e borziloku. Del e qartë se, duke shkruar këto rreshta ai ka qenë i pushtuar nga malli për atë që s’kthehet më... A thua kjo, në forma e në mënyra të ndryshme, ndodh me secilin prej nesh? Unë veç po pohoj duke heshtur. Veç një diçka më vjen ndërmend. Nëse Gëzimi është një njeri i zakonshëm si të gjithë ne të tjerët, kujtoni që jo pak kurbetlinj dëshincarë dhe atëhere do t’i jepni plotësisht të drejtë. Kujtoni poetë të shquar të trojeve shqiptare, të cilët dallgët e jetës i çuan larg e deri shumë larg trojeve amëtare, e kanë manifestuar, e kanë shprehur dhe e kanë materializuar në jo pak krjime të tyre (duke kujtuar vetëm ato të publikuara), mallin e pashuar për vendlindjen e për trojet amëtare. Kujtoni vargje të Naimit e të Çajupit, të Pashko Vasës e të Ndre Mjedës, kujtoni..., dhe cilido koment do të ishte i tepërt.

Pa mohuar vlerat e pjesëve të tjera, vemendjen ta tërheq edhe pjesa e fundit e librit, të cilën autori e ka titulluar edhe Fjalorth në formë të shkurtuar. Kjo është pjesa

relativisht më voluminoze në raport me të tjerat dhe për nga vet natyra e saj, me siguri ka kërkuar më shumë angazhim, më shumë punë, duke diktuar deri dhe shfletim fjalorësh themelorë të botuar deri tani për gjuhën tonë. Pa marrë përsipër ekspertin, kam mendimin se ky fjalorth, në të cilin përfshihen edhe fjalë për të cilat autori kumton se nuk i ka ndeshur në fjalorët themelorë të shfletuar prej tij, nuk i intereson, fjala vjen, vetëm dëshnicarit në kuptimin e ngushtë, por sidomos studiuesve të gjuhës sonë, qofshin këta historianë, etimologë apo dialektologë të saj.

Dua të theksoj se nxitje për angazhime të mundëshme të cilitdo dëshnicari, sikur e ushqen dhe tematika e përfshirë në pjesën e parë të librit, pa lënë në harresë edhe shënimin mbyllës të këtij libri. Ndërsa paraqitja e pjesës së parë të ngjall natyrshëm ndjenjën e krenarisë për Dëshnicën tonë dhe për dëshnicarët e të gjithë brezave, vështrimi mbyllës, duke mbetur natyrshëm si vazhdim i fillimit, bart diçka të thjeshtë në dukje, por origjinale e mbresëlënëse në përmbajtje. Dialogu i shkurtër i autorit me mbesën e vet dhe poezia me titull kuptimpltë Origjina ime e shkruar nga mbesa, nuk ndahesh dot dosido me librin. Zëri i vogëlushes Ada të duket se bart në sfond zërin plot muzikalitet e magji fëminore të fëmijve, nipërve e mbesave tona. Të duket sikur të thotë

Page 6: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

6

se, dashuria për vendlindjen e për trojet amëtare është në genin e të gjithë brezave të familjeve dëshnicare.

Por le të kthehemi sado shkurt edhe një herë atje ku e nisëm: te takimi, kafja dhe dosja me ngjyrë të gjelbërt. Gëzimi më shfaqi kërkesën dhe njëherazi dëshirën që unë ta merrja me vete atë dosje dhe, pasi ta lexoja librin që ai ka përgatitur për botim, të mund të shprehja ndonjë mendim. Unë, siç dhe kuptohet tani, e mora me kënaqësi dhe në mbyllje të bisedës dashamirëse i thashë: Ndonëse janë tema me të cilat nuk jam marrë ndonjëherë, po e gjeta veten, natyrisht edhe si dëshnicar, do të shkruaj diçka. Dhe mesa po vihet re edhe unë e gjeta aty veten. Nuk do të quhej e tepërt po të thoja se libri, secila pjesë a aspekt i sjellë aty, më ngjalli edhe mua kujtime të lidhura me Toshkësin tim dhe me banorët e tij; të lidhura me fëmijërinë time (tani po shkoj 70 vjeç), ku pasi kam kryer klasën e parë të shkollës fillore (me mësues Peço Çomon nga Brezhdani), më ka ndodhur të shkoj aty gjithnjë e më rrallë, deri nga fundi i viteve ’60 (shek. XX). Më erdhën ndërmend gëzime e hidhërime; koha kur ruaja bagëtinë e lozja me moshatarët; kur flija natën me gjyshen te ara e mbjellë me misër e që njihej me emrin “moçale” dhe ajo më kënaqte me ngrohtësinë e bisedave të saj. Më erdhën ndërmend jo vetëm moshatarë e lodra fëminore me ta, por sidomos pleq e plaka të mënçur e plot humor, emrat e urtësia e të cilëve janë ende të gjalla në kujtesën time, duke filluar te ata të lagjes Tenda e Qypit dhe duke zbritur te ata të lagjes Behanaj... Për të mos vazhduar me pleq nga fshatra të tjerë, qoftë nga dy Vinokashët, Kajca, Pavari, Ballabani, Mazhanji. Çorrogunji, të cilët kanë ardhur shpesh në Tiranë, në familjen tonë dhe pasi shtroheshin në muhabete me babanë tonë të mirë, duke mbajtur përpara edhe ndonjë gotë rakije, krijonin një atmosferë të paimagjinueshme nga cilido që nuk e ka provuar.

Përmbajtja e këtij libri që autori e titullon “Fjalë shpirti të dëshnicarëve”, (që mund t’i shkonte, fjala vjen, dhe një titull më i drejtpërdrejtë për etnokulturën e krahinës), nuk ushqen vetëm kujtesën me vlera të së kaluarës por edhe për sot e të ardhmen. Kjo përmbajtje nxit për të angazhuar edhe secilin prej nesh, qoftë në pasurimin e mëtejshëm të këtyre vlerave, me tematikë e aspekte të reja nga fusha e pafund e etnokulturës sonë popullore e kombëtare. E kësaj etnokulture e cila ka si tipar dallues unitetin komnbëtar të shprehur përmes diversitetit krahinor e lokal. Dua të kujtoj se, vlera të së kaluarës i gjen të materializuara në aspekte të natyrës etnografike dhe të asaj folklorike (këto të dytat janë mbizoruese në këtë libër). E theksova këtë, pasi desha të sjell në vemendje dukurinë e njohur, që edhe krijimet e natyrës folklorike bartin e materializojnë një sfond të fuqishëm etnografik, si krijime të së njëjtës mendësi popullore, çka i bën po aq tërheqëse e po aq mbreslënëse.

Në mbyllje të këtyre radhëve, kujtoj se autori i nderuar nuk po bëhet për herë të parë i njour nëpërmjet këtij libri, qoftë për dëshnicarët, ashtu dhe për publikun e gjerë. Gëzimi ka disa vjet që po merret me veprimtari krijuese e botuese, përçka flasin edhe dy libra të tij, të hedhura në publik, pa folur për shkrime e artikuj të natyrave të ndryshme të cilat i gjen sidomos në gazetën “Dëshnica”, por dhe në organe të tjera. I bindur që autori nuk do ta lerë me kaq angazhimin e tij në aspektet e sjella në librin e ri që po e nis për botim, për t’i pasuruar ato më tej, i uroj atij angazhime në botime të reja gjithnjë të

freskëta e me aromë dëshnice. Këtu po parashtroj edhe ndonjë dëshirë për plotësime të

Page 7: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

7

mëtejshme të ndonjë prej tematikave që përfshihen aty, në rastin e një ribotimi të mundshëm. Fjala vjen, tema të tilla si urime, apo sharje e mallkime, lidhen natyrshëm jo vetëm me momente a me emocione të caktuara, por dhe me breza e mosha të caktuara. Përfshirja e tyre në fjali të lidhura me dukuri konkrete, do t’i bënte ato më tërheqëse e më të kuptueshme për lexuesin e sotëm. Po ashtu, përfshirja sa më shumë në fjalorth e nuancave krahinore e lokale, e xhveshja nga ato me natyrë disi universale, do ta bënte atë edhe më të vlertë e më domethënës. Së fundi, pasurimi edhe me paraqitje grafike e fotografi, qoftë dhe të disa prej temave të rrokura, apo prej dëshmitarëve okularë që kanë ndihmuar në mbledhjen e informacioneve origjinale, do të përbënte një dëshirë tjetër. Dhe fjala është jo vetëm për objekte karakteristike të natyrës e të peisazhit dëshmicar (mal, kodër, lis, çezëm etj.), të lidhur edhe me ngjarje konkrete në rrjedhë të kohrave, por edhe për foto të moshuarish (burra e gra); për objekte të krijuara nga dora e njeriut, qofshin ato të teknologjisë popullore e deri të natyrës fetare etj.

Njëherazi u kërkoj ndjesë, qoftë autorit, ashtu dhe cilitdo lexues, nëse u shkon mendja për ndonjë qortim lidhur mesa parashtrova, në mënyrë modeste, më lart.

Tiranë, 9 janar 2008 Prof.Dr. Ali Hazis MUKA, etnolog

Page 8: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

8

Një libër i bukur.

Emri i Gëzim Vodës nuk është i ri në shtypin e letërsinë tonë. Prej disa kohësh ai shfaqet pothuajse në mënyrë ritmike, herë me një vëllim humoristik, herë me ndonjë biografi të spikatur të heronjve tanë, që nuk mund t’i lëmë kurrë ne harresë e këtë radhe me një libër voluminoz me pretendime të mëdha, të titulluar “Fjalë shpirti të dëshnicarëve”.

Që ai ishte, është dhe do të mbetet gjer në fund të jetës së tij dëshnicar i patjetërsueshëm, njeri si pak të tjerë, që jo vetëm nuk e mohon apo harron vendlindjen, e dëshmon gazeta me emrin e kësaj krahine “Dëshnica”, të cilën drejton prej vitesh dhe që falë ndihmës bujare të bashkëfshatarëve dhe miqve, mbetet përherë interesante dhe

një nga më të lexueshmet e më të kulturuarat. Libri që na ofron autori me përmasat e çuditshme shkencore-historike, kulturore-

gjuhësore e veçanërisht artistike, jo vetëm të befason dhe të krijon një ndjenjë të këndshme, por edhe të njeh në thellësi me gjithë jetën, historinë, fizionominë zakonore e shpirtërore të një krahine tepër interesante që ka të drejtë të mburret me gjithçka i ka dhënë kombit.

Nga ana tjetër libri vërteton katërcipërisht se njeriu i mirë që guxon të marrë penën në dorë e t’u thotë diçka të tjerëve për veten e për njerëzit e tij, për fshatin apo krahinën, duhet të njohë në thellësi së pari vendlindjen, historinë dhe raportin e zhvillimit të fshatit, raportin e mardhënieve me fqinjët përreth dhe të tregojë çdo gjë me thjeshtësi, vërtetësi e sinqeritet, pa qënë nevoja të fryjë, shtojë e himnizojë atë që i intereson dhe të nënvleftësojë atë që synon ta zhysë në harresë. Ky është rreziku kryesor te kjo gjini e sidomos tek vepra me të tilla synime e përmasa. Këtij rreziku nuk i kanë shpëtuar dhe nuk po i shpëtojnë shumë nga të ashtuquajturit “historikë”, qoftë të së shkuarës së largët, qoftë të luftës e qoftë të ditëve tona. Gëzim Voda i ka shpëtuar me sukses këtij rreziku, falë përvojës së tij publicistike apo politike, falë një qëndrimi analitik, objektiv e filozofik, të saktë të asaj që thotë.

Duke kaluar nga vështrimi historik e gjeografik tek vlerësimet e personaliteteve të shquara për Dëshnicën e tij, nga profesorët Ylli Popa apo Mentor Përmeti, tek shkrimtari i njohur Kasëm Trebeshina, poeti Xhevahir Spahiu etj, autori pa shtuar asgjë synon të vërtetojë burimin e krenarisë dhe mburrjes së ligjshme, së cilës ne i besojmë me zemër në dorë.

Ai shfaqet herë si mbledhës i apasionuar i urtësisë dhe mençurisë dëshnicare, herë si folklorist që mbledh poezitë e krijuara dhe të kënduara nga populli, gjë të cilën e bën me shumë pasion, duke qënë edhe vetë poet dhe herë si një gjuhëtar i kujdeshëm në mbledhjen e fjalëve.

Gjen rastin dhe vendin të grumbullojë e të botojë bejtet dhe shprehjet e ndryshme alegorike dhe të paraqisë me dinjitet në mes të gjithë këtyre materialeve edhe krijimet e veta poetike për vendlindjen , e cila mbetet përgjithmonë shtrati i frymëzimit të tij.

Page 9: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

9

Mbyllja e librit me vargjet e mbesës së dashur Ada Voda, që është lindur e rritur në Greqi “Origjina ime/ Nga malet vjen...”, dëshmon jo vetëm për një gjetje të bukur e interesante por edhe për faktin që ai duke marrë filiza nga pema e madhe e atdhedashurisë dhe në mënyrë të veçantë nga dashuria për vendlindjen, po i mbjell ato me kujdes tek zemrat e njerëzve të tij, mbesave e nipërve, duke mos e lënë këtë ndjenjë hyjnore e të plotfuqishme të zbehet e të braktisë shpirtrat tanë të trazuar.

Musa Vyshka, shkrimtar dhe poet.

Tiranë, Janar 2008

Page 10: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

10

Përkushtim admirues për vëndlindjen.

Kemi përpara një libër me titull interesant, kuptimplot, poetik e jetësor që i bën jehonë gjuhës së folur, shpirtit të saj në gojën e dëshnicarëve.

Dhe gjuha është një organizëm i gjallë që gëzon e zotëron të gjitha cilësitë e aftësitë e gjallesave njerëzore: Ka fytyrë, ka shpirt, ka edhe zemër... Duke qënë shtylla e identitetit, natyrshëm ajo identifikon individët, komunitetin, madje edhe më gjerë, bashkëkombësit.

Bisedon me një person, të njohur apo të panjohur dhe per çudi gjuha e tij, fjalët që zgjedh e përdor, timbri, muzikaliteti, fortësia, butësia, ëmbëlsia, toni etj, të lehtësojnë përcaktimin e etno-tipit të zonës, të krahinës apo të kombësisë. Nga elementët e ligjërimit gjuhësor gjithashtu lehtësisht dallojmë gazmorin, idhnakun, dinakun, fodullin, të sjellshmin, të respektueshmin, të çiltërin e të ndershmin. Me një fjalë, dallojmë shpirtin, zemrën, fytyrën e folësit.

Këto veçori formohen e trashëgohen nga brezat nëpër vite e dekada, brënda familjes, brënda fisit, nëpërmjet ligjërimit gjuhësor e tërë veprimtarisë jetësore të komunitetit.

Bisedon me një lab, me një myzeqar, me një tropojan, kosovar, çam apo përmetar dhe sigurisht e dallon lehtë, jo vetëm kur flasim e ligjërojmë, por edhe kur këndojmë e argëtohemi, kur thumbojmë e acarohemi...

Pse e si?... Kjo është një fushë e specialistëve... Dhe unë nuk e kam staturën dhe qëllimin të hyj në labirinthet e argumenteve të shumta historike, etno-kulturore, biologjike e, pse jo, edhe gjeo-klimatike.

Por, një ide e bukur, madje shumë e bukur dhe e guximshme e një mikut të nderuar dëshnicar, Z. Gëzim Voda, i cili aktualisht është dhe Kryetar i Shoqatës Atdhetare e Kulturore “Dëshniva”, më nxiti të shkruaj edhe këto pak radhë. Me një dashuri e këmbëngulje admiruese, me një përkushtim e vëmëndje intelektuale, me një guxim të spikatur, madje edhe me një angazhim studimor-shkencor, ai i është futur një pune shumë origjinale e të dobishme, për të sjellë një material të rrallë e shumë të pasur për gjuhën e një komuniteti, për ligjërimin e dëshnicarëve. Ai ka mbledhur fjalë të rralla, shprehje e dialogë të mënçur e filozofikë, rrëfenja e vlerësime, ka qëmtuar e stolisur shumë episode, duke përdorur si material kryesor ligjërimin e gjallë të dëshnicarëve në disa breza. Madje ka qëmtuar edhe autorë të njohur të trashëgimisë krahinore, pleq të motit me personalitet në zgjedhjen dhe përdorimin e fjalës, mjeshtra të humorit, të bejteve dhe urtësisë e mençurisë popullore, model në zbatimin e zakoneve dhe traditave më të spikatura dëshnicare, të cilët autori me dashurinë dhe respektin për brezat, gjen rastin t’i bëjë prezent nëpërmjet fotografive të tyre. Edhe kjo në vetvete, është një prurje me vlerë.

Kur e lexon këtë material interesant e autentik, natyrshëm e kupton se sa e lidhur është gjuha me identitetin e njerëzve. Ajo bëhet shprehësja e tërë atyre vlerave njerëzore, etike, intelektuale, kulturore e qytetare të çdo komuniteti. Tërë ato vlera të shquara, të ruajtura e të pasuruara nëpër mote, autori ka bërë kujdes t’i derdhë në fjalë të rralla karakteristike të komunikimit bisedor e ceremonial, në dialogët, në ligjërimet festive e zakonore, në rrëfenjat, në bisedimet familjare dhe të punës së përditshme...

Page 11: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

11

Vini re si ligjëron një dëshnicar! Përpiquni të dalloni: tonalitetet e emocioneve, qartësinë e shqiptimeve, metaforën dhe alegorinë e kuptimeve, kulturën e ndërhyrjeve, inteligjencën e nënkuptimeve dhe argumentimet, ëmbëlsinë, tolerancën, mirëkuptimin, butësinë e qartësinë e rrëfimit, të humorit, të savitjeve etj.

Bindesh se fjala shprehkërka shpirtin dhe zemrën e atij që flet, bindesh se edhe puna e autorit është bërë me shpirt e zemrën e pastër të një dëshnicari, bindesh se ka shumë e shumë hapësira për të bërë diçka të mirë për Dëshnicën tonë, bindesh se kushdo që ushqen nderim e dashuri për vendlindjen, i ka të gjitha mundësitë të bëjë një punë e t’ua lërë trashëgim kulturor brezave të këtij komuniteti të talentuar e të kulturuar.

Është për t’u përgëzuar edhe fakti që Gëzimin e bren meraku jo vetëm për shpirtin e fjalës së dëshnicarëve, por edhe për t’i shoqëruar figurativisht me mjaft foto që lidhen me mjete, vegla, objekte e orendi nga të tabanit, pjesë e kulturës së punës dhe të jetesës në krahinë. Mbi të gjitha autori meriton përgëzime edhe për shumë fotografi interesante, të cilat shpalosin bukuritë e krahinës së Dëshnicës, të bëra nga vetë ai, çka flet se sa fort ai e do vëndlindjen e tij. Janë po kaq interesante dhe vargjet poetike të tij dhe të mjaft autorëve të tjerë, që burojnë nga i njëjti qëllim : dashuria për vëndlindjen.

Ngazëllehesh që tek libri i z. Gëzim Voda, fjala dhe fotografia gjejnë kaq shumë shpirt.

Udhë të mbarë librit! Le të shkojë të çdo përmetar e te çdo shqiptar! Le të shkojë edhe më tej e le t’u flasë lexuesve dhe brezave me fjalë shpirti e dashurie.

Ylli Hoxhaj, studjues.

Përmet, Prill 2008

Page 12: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

12

Shpirt dhe mall për vëndlindjen.

Lexova me vëmëndje librin “Fjalë shpirti të dëshnicarëve”, të mikut tim Gëzim Voda. Sapo e mbarova më ra në mëndje një thënie e dëgjuar qysh në vitet e fëmijërisë: “Fshat e zanat, derë e tabiat”. Libri në fjalë përbën një pasqyrë të gjallë të veçantive të Dëshnicës dhe dëshnicarëve, ku spikat dashuria për punën, e cila transformon botën, mënçuria dhe mikpritja që zbukurojnë njeriun si krijesa më e preferuar e Zotit; por edhe humori dhe satira e një krahine në të veçantën e saj. Më dha kënaqësi këmbëngulja e autorit për t’iu futur një pune të tillë voluminoze në shërbim të vendlindjes së tij.

Libri do nxiste kureshtjen e çdo lexuesi për ta njohur nga afër Dëshnicën dhe dëshnicarët, gjë që tregon se autori ja ka arritur qëllimit fisnik në një plan të gjerë. Pesha e vlerës së librit qëndron te shpalosja e plotë e botës shpirtërore të një populli, kurse për autorin qëndron te shprehja e sinqertë dhe plot mall e shpirtit të tij ndaj vëndlindjes ku ka zanafillën edhe dashuria për atdheun, gjë që këto vitet e fundit ka pësuar një rënie drastike, për fat të keq. Më dhanë kënaqësi edhe mendimet e disa personaliteteve të njohur të artit dhe shkencës, mbi Dëshnicën dhe dëshnicarët, si dhe vargjet e ngrohta të autorit dhe bashkëkrahinorëve të tij. Po ndonjë të metë nuk kishte, mund të pyesë dikush? Po si mund të ketë vepër në botë pa asnjë të metë, kur të meta kanë edhe veprat e Zotit! Autorit të librit do t’i kushtoja thënien time të preferuar:

Cilido njeri nga kjo tokë ngrihet, në këtë tokë do bjerë. Gjurmët që lë në jetë, janë për të e vetmja vlerë. I uroj gjithë të mirat mikut tim, Gëzimit.

Siri Sulejmani, shkrimtar, poet e publicist.

Tiranë, Maj 2008

Page 13: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

13

PJESA E PARË

NJË VËSHTRIM HISTORIKO – ETNOGRAFIK I KRAHINËS

(Paraqitje e shkurtër)

Shtrirja gjeografike, kufijtë.

Dëshnica është një ndër gjashtë krahinat që ka rrethi i Përmetit, më e madhja si teritor, si popullsi dhe për numrin e fshatrave. Ajo shtrihet në 214 kilometra katrorë1 dhe ka 45 fshatra të organizuara administrativisht në tre komuna; Ballaban, Sukë e Dëshnicë dhe me kryeqendër bashkinë e Këlcyrës, tek e cila përfshihen edhe shtatë fshatra të zonës Mrezhdan – Malëshovë. Qyteti i Këlcyrës konsiderohet i hershëm, me zhvillim tregëtar dhe zejesh, që e bënin atë ndër qytetet më kyçe në jug të vëndit. Në

fillim të shekullit të XVI-të Këlcyra ka patur 514 shtëpi me 4112 banorë, ndërkohë që Përmeti, Gjirokastra, Kruja etj, kanë patur shumë më pak.2

Sipas Defterit të tokave shqiptare të vitit 1431, i cili konsiderohet i pari regjistrim zyrtar në Sanxhakun e Gjirokastrës, Këlcyra renditet një ndër tetë vilajetet (nga ai i Matit në veri të Shqipërisë dhe tërë Jugun), e këtij Sanxhaku3. Shtrirja e këtij vilajeti në shekullin e 14-të, përveç teritoreve të Dëshnicës së sotme, përfshinte dhe mjaft fshatra që sot i përkasin rrethit të Tepelenës, që nga Mezhgorani, Peshtani, Dragoti e Beçishti deri në Toç, Kashisht, Zhapokikë, Selckë etj.4

Ndërsa prejardhja e emrit të Krahinës ngjan se lidhet me emrin e lumit Dëshnica, i cili përshkon pothuaj tërë luginën e krahinës ku ajo shtrihet. Për rrjedhojë, Dëshnica si krahinë nuk ka të bëjë aspak me ndonjë emër fshati të përafërt me të në Korçë, Gjirokastër apo gjetkë.

Krahina e Dëshnicës shtrihet në një luginë të madhe në veri-perëndim të Përmetit, pjesërisht në të djathtë të rrjedhjes së lumit Vjosa dhe gati tërësisht në të dy anët e lumit Dëshnica, i cili buron nga pjerrësitë më veriore të krahinës (fshatrat Bubës, Beqaraj, Komarak e Kondas) dhe derdhet ne Vjosë, përmes qytetit të Këlcyrës. Në juglindje, Dëshnica zë fill në fshatrat Pacomit e Seniçan, të cilët kufizohen me krahinën e Cerjes së Përmetit. Ndërsa më në veri janë lagjet Xhanar, Zaimaj (Dervishas) e Mollej të Bubësit të Dytë, që kufizohen respektivisht me Lavdarin e Skraparit, Vokopolën dhe Dodovecin e Tërpanit të Beratit dhe Shalësin e rrethit të Tepelenës. Në lindje është kreshta e lartësive malore Qarrishtë-Taroninë - Tënda e Qypit që shtrihen nga Seniçani deri në Kajcë e Toshkës, e cila ndan kufirin me mjaft fshatra të Skraparit, me të cilët Dëshnicën e bashkojnë shumë miqësi, zakone, tradita, këngë, fjalë e shprehje të njëllojta ose të përafërta. Në perëndim është mali i Trebeshinës, kreshta e të cilit veçon sinorët e

1 Nuri Dragoj, “Dëshinca dhe Dëshnicarët”, Libri i Parë, Tiranë 2005, faqe 36. 2 Zija Shkodra, “Esnafët Shqiptarë” Shek.XV-XX, Tiranë 1973, fq. 26, Novruz Muhametaj “Mehmet Pavari, figurë

padrejtësisht e mohuar” , botim i vitit 1999, fq. 1 e 2. 3 Dr. Nuray Bozbora, “Shqipëria dhe nacionalizmi shqiptar në Perandorinë Osmane”, Tiranë 2002, fq.49. 4 Nga libri “Sûret-I Defter-I Sancak-I Arvanid” i autorit Halil Inalcik, faqe 30-31, Ankara 1954.

Page 14: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

14

Dëshnicës me rrethin e Tepelenës. Ajo fillon nga Qafa e Kiçokut dhe përfundon në Grykën e Këlcyrës, në veriperëndim të Urës së Muço Hysos që është mbi lumin Vjosë. Në pjesën përtej Vjosës (në jugperëndim), janë shtatë fshatrat e zonës Mrezhdan- Malëshovë, fqinje tradicionale, me miqësi dhe shkuarje shëmbullore të ndërsjelltë të të dy krahinave.

Dëshnica kushtëzohet nga faktorë të kënaqshëm klimateriko- tokësorë për zhvillimin e bujqësisë dhe sidomos pemëtarisë e blegtorisë. Rakia me famë e Përmetit bazën kryesore të rrushit dhe mjeshtërinë e prodhimit e ka tek pjergullat tradicionale e të panumërta të fshatrave të kësaj krahine, sidomos në Pavar, Vinokash, Rodenj, Shelq, Zhepovë, Topojan, Luarë, Leskovec, Xhanaj, Bënjë, Mërtinj, Riban, Fratar, Pacomit etj, që kanë edhe diellin me shumicë. Por edhe tek njerëzit e saj, mjeshtra të vërtetë për përpunimin e rrushit. Të njohura për këtë krahinë janë edhe rehania e pekmezi, si nënprodukte të rrushit. Ndërkaq, kullotat e Trebeshinës për dhën janë ndër më të përmendurat në malet e jugut. Po kaq edhe kullotat për dhi, sidomos përballë Trebeshinës. Në të 45 fshatrat e kësaj krahine ,banorët e saj janë të besimit bektashian, besim i cili ka kultivuar në breza tolerancën në vetvete ,por edhe në marrdhënie me besimet e tjera, duke u shquar për urtësi ,fisnikëri, ndjenjën e miqësisë etj.

Në Dëshnicë ndodhet Kalaja e vjetër Ilire në skajin jugor të malit Trebeshinë, në njërin shpat të Grykës së famshme të Këlcyrës, një nga bukuritë më të magjishme të natyrës sidomos për Shqipërinë Jugore. Aty pranë janë edhe Sarajet e Bejlerëve të Këlcyrës, të njohura në tërë Jugun për vendndodhjen interesante, arkitekturën dhe influencën e njerëzve të atij oxhaku. Kësaj krahine i përkasin edhe Qafa e Kiçokut, Tënda e Qypit dhe Rrapi i Kuqarit, tre emra simbol të përballjeve më në zë me pushtuesit e huaj, sidomos grekë, italianë e gjermanë. Me këto emra lidhen ngjarje të të dy luftërave botërore, por edhe veprimet ndërluftuese italo-greke në fillim të viteve ’40 (të shekullit të 20-të), ku Dëshnica u bë epiqendra e kësaj përplasjeje, së cilës i kushtoi jetë njerëzish dhe dëmtime të mëdha në ekonomi.

Kontribute në histori.

Krahina e Dëshnicës ka meritat e saj edhe në lëvizjen patriotike për liri e pavarësi.

Ndër 13 çeta të luftëtarëve patriotë të rrethit të Përmetit në fundvitet 1800 dhe më pas, 7 i përkasin kësaj krahine me në krye apo në përbërje të tyre figura të shquara dëshnicare, si Riza Velçishti e Riza Xhunga (të dy dëshmorë të para vitit 1913), Mehmet Pavari, Ahmet Kajca, Zaim Bubësi, Mete Sherollari, Lutfi Topojani, Nexhip Bënja, Sherif Demçellari, Myrteza Panariti, Abaz Xhani, Muhamet Arapi etj. Prej kësaj krahine ka dalë personaliteti i shquar Kamber Bënja, dëshmor i vitit 1916, në mbrojtje të monumenteve të kulturës shqiptare prej grabitësve të huaj. Janë 59 figura të kësaj krahine të dekoruar “Për veprimtari të shquar patriotike” ku 49 prej të cilëve për pjesëmarrje në Luftën e Vlorës më 1920.

Dëshnica është nga të rrallat krahina të Shqipërisë, që dërgoi tre djem të saj në Luftën e Spanjës më 1936-1938, kur fashizmi po ngrinte krye në Evropë dhe do bëhej kërcënim për botën pak vite më pas. Dy prej tyre, Musa Fratari dhe Daut Muço

Page 15: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

15

Podgorani janë përkatësisht “Hero i Popullit” dhe “Dëshmor” të asaj lufte. Ndërsa i treti, Sabri Lumani nga Katundishta, mbeti i shurdhuar nga veshët për gjithë jetën.

Kontributi i Dëshnicës ka qënë i ndjeshëm edhe për çlirimin e vendit nga pushtuesit nazi-fashistë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku dolën rreth 800 partizanë, tri çeta të tyre : “Dëshnica”, “Riza Velçishti” dhe “Çlirimi” , si dhe Batalioni “Dëshnica” e ai “Çome Mandi”. Në territoret e kësaj krahine u krijua Grupi i Pestë Partizan si dhe Brigada e 12-të partizane me qendër në Sukë. Ndërkaq mjaft dëshnicarë si Feti Bubësi, Xhako Kajca, Muharrem Çaçuli, Avdyl Harka, Fadil Kame, Kudret Çaushi, Mehmet Aliaj, Lumo Pavari e Naim Guri (tre të fundit dëshmorë), drejtuan deri batalione partizane gjatë kësaj lufte. Kurse burra si Myzafer Trebeshina, Hysni Manushi, Miro Xhunga e Kasëm Trebeshina, arritën deri drejtues të brigadave partizane. Të tjerë si Ali Kame, Rexhep Didini, Kame Aliu, Dajlan Xhunga, Hasan Mërkurri, Hazis Muka, Islam Anxhaku, Haki e Dituri Dine, Bedri Lile, Isa Qypi, Bejdo Meshau, Isa Voda, Manush Pelushi, Faik Rrapo, Sabri Meta, Muhamet Muho, Xhaferr e Reko Serani, Ali Fetiu, Mustafa Xhunga, Muharrem Kuqari, Bajram Mehmeti, etj. kontribuan në mobilizimin e njerëzve për të luftuar pushtuesit. Dëshnicës i përkasin edhe burra të tjerë me prestigj për kohën që jetuan, si Karafil Zhepova, Ibrahim Bundo, Hamit Xhunga, Xhaferr Salua (Bubësi), Demir Tarja, Tare Karati, Rakip Psarri, Rakip Sinani, Muharrem Halimi, Qerim Shehu, Shuaip Harka, Jashar Rexhepi, Tasim Podgorani, Hasim Taullaj, Kaso Velaj, Maliq Çorrogunji, Haki Mihaj, Ceno Jashari, Nazif Alliu, Neim Shehu, Lame Ramadani etj. Kësaj krahine i përket edhe Ali Këlcyra, një nga intelektualët dhe politikanët më në zë për kohën sidomos në gjysmën e parë të shekullit që kaloi, pinjolli i Oxhakut të Bejlerëve të Këlcyrës. Ndërkohë, krahina ka edhe 76 dëshmorë ose gjysmën e të gjithë dëshmorëve të rrethit të Përmetit,shumica dërmuese e tyre i takon Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. Ndër ta, Syrja Sakollari nga Bënja e Dëshnicës, është njëri nga dy dëshmorët e parë të këtij rrethi.

Etja për dije e kulturë.

Pavarësisht nga prapambetja e trashëguar nga pushtimi otoman dhe zaptuesit e

mëvonshëm, dëshnicarët nga koha në kohë kanë dëshmuar etje për dije dhe kulturë. Me dëshirën dhe këmbënguljen e tyre, sidomos të disa figurave të spikatura atdhetare e arsimdashëse që përmendëm më lart por edhe të tjerë si Vesel Rustemi, Nexhip Kajca, Xhevdet Dëshnica, Myrteza Bërzani, Qamil Mollaj, Muhamet Psarri etj. u ngritën edhe shkollat e para në gjuhën shqipe si në Kajcë, Bubës, Panarit, Tolar, Mërtinj, Bënjë, Rodenj, Katundishtë, Leskovec etj. Ndër vite janë shquar mjaft mësues dëshnicarë si Lime Bezati, Islam Xhelili (Hodo), Halil Halili, Abedin Meçani, Skënder Hyseni, Tomorr Caushi, Ilmi Velaj, Hysen Isaj, Maliq Karati, Hysni Mërkuri, Samit Elezi, Jaho Xhangolli, Bashkim Lako, Lefter e Shefqet Bundo, etj. Qe një kohë, sidomos në vitet ’70-’90 të shekullit të mëparshëm, që në Dëshnicë funksionuan ndër të tjera tetë shkolla të mesme nga Mërtinji e Këlcyra deri në Ballaban e Bubës, pa folur për shkollat 7 e 8-vjeçare dhe fillore që u ngritën në çdo fshat. Prej tyre dhe shkollave brenda e jashtë

Page 16: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

16

rrethit të Përmetit kanë dalë me qindra kuadro të larta të të gjitha fushave, që kanë kontribute të ndjeshme në krahinë, në rreth e në shkallë vëndi.

Aktualisht janë shtatë intelektualë dëshnicarë me titullin “Pofesor Doktor”, ndër të cilët Mentor Përmeti, akademik. Janë edhe Ali Muka, Agron Xhagolli, Petrit Muka, Sherif Bundo, Përparim Hoxha e Agim Anxhaku,veç disa të tjerëve që mbajnë tituj më të ulët. Kësaj krahine i përket dhe shkrimtari i madh disident Kasëm Trebeshina. Nga Dëshnica janë edhe violinisti i famshëm gjer tej kufijve të Shqipërisë e kontinentit tonë “Artisti i Merituar” Et’hem Qerimi , regjizori i shquar i gjinisë së teatrit Gëzim Kame, kompozitori i mirënjohur i muzikës së lehtë, Agron Xhunga, matematikani i njohur “Mësuesi i Merituar” Mustafa Fezga, mjeku i shquar neurolog Ethem Kolleshi, diplomati Kujtim Jashar Xhani, trajneri i apasionuar i shumë sporteve të Përmetit për një gjysëm shekulli Et’hem Kaso,personaliteti i njohur në fushën e historisë dhe kulturës përmetare , Kastriot Bezati, tre vëllezërit futbollistë të një kohe Agim, Naim dhe Durim Qypi etj. Prej kësaj krahine kanë dalë 12 aviatorë, ndër të cilët spikat ish-komandanti i Regjimentit luftarak të Kuçovës në vitet ’60-’70, Fari Bubësi, një ndër më të mëdhenjtë dhe themeluesit e aviacionit shqiptar. Dëshnicar (nga Pavari) është edhe Johan Pelushi, një nga figurat kryesore të ortodoksisë së sotme shqiptare, aktualisht Metropolit i Korçës (i konvertuar nga bektashi). Kësaj krahine i përket edhe Baba Dede Abazi nga Mërtinji, ish kryegjysh i Bektashinjve në vitet 1945-1947.

Nder i bëjnë krahinës së Dëshnicës edhe emra drejtuesish e organizatorësh të zotë e të vlerësuar në kohë të ndryshme, si Duro Kopo, Liri Miti, Zigur Kame, Eqerem Aliaj, Et’hem Selfo, Sadik Bakushi, Zana Bajollari, Abaz Demaj, Ramadan Xhani, Bejdo Ramizi, Hysnie Velaj, Ramadan Ismaili, Harun Shkurta, Burhan Delilaj, Qamil Male, Et’hem Xhani, Kasëm Mihaj, Fadil Velaj, Myrteza Xhani, Estref Aliaj, Xhevahire Bajollari, Tafil Tafili, Dyrmish Murati, Shyqyri Sako, Bashkim Xhakollari, Belul Arapi, Nuredin Rustemi, Kujtim Hoxha, Petrit Bregasi, Astrit Shema, Rrapo Dalipi, Merko Muhameti, Adem Delilaj, Zihni Duçkollari, Agron Tahiri, Ali Delilaj, Bujar Fezga etj.

Emra dëshnicarësh janë shquar edhe si drejtues të aftë në sektorët e pushtetit e të ekonomisë në rrethe të tjera të vendit si Tahir Hysesani, Mitat Xhakollari, Gëzim Kopo, Lulëzime Vata (Shabani), Nebi Aliu, Selman Xhunga, Sefedin Bendo, Kaso Bejkollari, Besim Mehmeti, Freda Bejko (Haxhia), Hysni Dragoj, Inajete Agolli (Vila), Shyqyri Haxhia , Tefta Komino (Qypi), Lato Lato, Hysen Lila, Hysen Myhypi, Ibrahim Toshkësi etj.

Dëshnicarë të nderuar mbeten edhe ushtarakët e njohur Hajrulla Muhametaj, Muhamet Mërkurri, Halil Hyseni, Adil Shehu, Sami Aliaj, Bekim Pavari, Qemal Muka, Qemal Xhani, Zagoll Zeqiri, Aliko Laze, Jashar Xhani, Selam Sako, Kujtim Halili, Saba Duçkollari, Akil Bubësi, Petref Pëllumbi, Hajdar Shehu, Servet Memishaj, Bedri Hankollari Ali Turabiu, Barjam Sulejmani, Hasan Bejo, Flamur Skraparlliu, Luan Nikollari, Mystehak Kapo, Syrja J Xhani, Ethem Aliaj, Murat Murati, Hajri Duro, Reshat Muka, Avni Lytaj, Ahmet Haxhia, Tomorr Voda, Shkelqim Lile etj, të cilët ndër vite kanë kryer detyra në vende kyçe në ushtri.

Gjithkujt nga Dëshnica i ka ardhur mirë që për gjithçka dëshnicare, për të kaluarën

dhe të sotmen e saj, ka shkruar me hollësi në tre vëllimet “Dëshnica dhe dëshnicarët”me

Page 17: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

17

mbi 1200 faqe, publicisti i apasionuar dëshnicar, tashmë i njohur në gjithë vendin, zhepoviti Nuri Dragoj, botime të cilat mund të konsiderohen me plot gojën “Enciklopedi” për krahinën. Por edhe të tjerë dëshnicarë kanë kontribute me krijime të tyre si: Hajrulla Muhametaj, Novruz Muhametaj, Belul Arapi, Kujtim Halili, Lumo Kolleshi, Ylli Hoxhaj, Sadik Muraj, Tomorr Çaushi, Kadri Cenka, Flamur Dalipaj, Flamur Hoxha, Ethem Kolleshi, Zenel Anxhaku, Ethem Kaso, Nuredin Nurçe, Ethem Bejo, Ethem Bundo, Nexhip Mërkuri, Demir Allamani, Islam Kalemi, Muharrem Kamani, Ylli Hamataj (Hoxha), Selami Daliu, Alket Arapi,Ylli Selfo, Anila Kruti (Hoxhaj), etj, të cilët i bëjnë nder krahinës me botimet kushtuar asaj, ose pjesërisht për të. Nder i bëjnë dhe dëshnicarët që po lënë emër të mirë jashtë atdheut si Dritan Gani Halili nga Rodenji, pedagog i ekonomisë dhe botues në një nga universitetet e Mynihut në Gjermani, Kudret Isa Hankollari nga Tolari, pedagog në Universitetin e Majamit në ShBA, Xheni Ilir Shehu nga Podgorani që ka mundur të ngjitet si punonjëse në Shtëpinë e Bardhë në SHBA etj.

Djem të kësaj krahine janë edhe themeluesi dhe presidenti i Universitetit “Kristal”, Ahmet Muça, Presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku dhe presidentët e dy klubeve të futbollit të kategorisë superiore; Partizanit dhe Elbasanit, përkatësisht Albert Xhani e Arben Laze. Por dhe të talentuarit në artet figurative, si Bujar Elmazi, Ilir Tare Kaso , etj.

Krenari për Dëshnicën përbëjnë edhe dy studiueset e reja Arminda Ali Turabiu nga Pacomiti dhe Ina Resmi Memishaj nga Vinokashi i Parë, të cilat ndonëse nuk kanë lindur në Dëshnicë, kanë ndërmarrë tema studimore për krahinën ku kanë lindur prindërit dhe të parët e tyre dhe flasin me dashuri për të sikur të jenë rritur atje. Por janë jo pak djem e vajza nga Dëshnica që po shquhen si studentë në universitete prestigjioze të botës deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shquan në këtë drejtim Danild Dashnor Nikollari, i cili ka kryer atje studimet për manaxhim biznesi në marrdhëniet ndërkombëtare me bursë amerikane, për rezultatet e tij të shkëlqyera. Me djem e vajza të këtij niveli edhe më tepër do të rritet krenaria e krahinës.

Tradita dhe zakone karakteristike.

Ajo çfarë e ka dalluar krahinën e Dëshnicës ka qënë bujaria dhe ndjenja e sinqertë e miqësisë në vetvete dhe ndaj kujtdo, fisnikëria në marrdhënie me njëri-tjetrin e me të tjerët. Ndërkaq toleranca dhe prirja për t’i zgjidhur problemet me mirëkuptim e pa konflikt ,është një tjetër dukuri mbresëlënëse e njerëzve të saj.

Por në kushtet e ndryshimeve të mëdha të ndodhura mbas viti 1990, për shkak të proceseve demokratike, shumë dëshnicarë gjetën sistemim në qendra të rëndësishmë urbane brenda vendit ose në emigracion. Në këto rrethana janë zbrazur jo vetëm fshatrat nga popullimi i mëparshëm, por janë braktisur toka, pemë, shtëpi e katandi, ç’ka po bën të harrohen edhe disa zakone, tradita, emërtime vendesh, veglash pune apo të pemëve e kafshëve. Po harrohen dhe fjalë apo shprehje që lidheshin me to gjatë përdorimit apo komunikimit të përditshëm dikur. Edhe brezi më i moshuar që i ka trashëguar nga të parët, gradualisht po pakësohet në mënyrë natyrale. Brezi më pasardhës, në kushtet e vendbanimeve të reja dhe termave të ditës (të diktuara nga

Page 18: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

18

nevojat ), por dhe nga një farë prirje për t’u “modernizuar” nuk po e ndjen detyrimin për t’i mbajtur gjallë ato ç’ka kanë “lënë pas” në vendlindje.

Gjithësesi, ky realitet i sotëm nuk mund të mos marrë parasysh dhe të kaluarën tradicionale, me të mirat e saj. Gjithëkush nga ne, ka nostalgji të ligjshme për atë brez që kemi arritur dhe kemi jetuar, për muhabetet e shtruara miqësore e familjare dëshnicare, për dasmat e gostitë, këngët e dollitë e bëra në to e për shumë zakone të tjera që forconin ndjenjën e vëllazërisë e të bashkimit, të miqësisë e solidaritetit njerëzor, aq të natyrshme dhe shumë domethënëse për veçoritë e dëshnicarëve. Sado që përpiqemi të improvizojmë ato në qytetet ku jemi, nuk mund të thuhet se e arrijmë atë çka kemi trashëguar nga vendlindja. Shumë burra e gra që shquanin për mençurinë e autoritetin në muhabete të mëdha, vetëm sa mund të kujtohen e të krenohemi me ta, se sot nuk gjenden më ashtu për shumë arsye. Vitet që pasojnë do t’i bëjnë edhe më të largëta e të pamundura ato zakone, ata njerëz e ato fjalë, sidomos për brezin e ri që lind apo rritet larg Dëshnicës.

Sipërmarrja për të qëmtuar e sistemuar disa nga vlerat më të spikatura të të parëve tanë, deri diku dhe nga moshatarët e mi e më pas, synon që të mbajë gjallë respektin për brezat e shkuar. Por edhe për vendin ku ata janë lindur e janë rritur, ku kanë punuar e jetuar dhe kanë veselitur fëmijë, bagëti, pemë e katandi si dhe për të çmuar nivelin e komunikimit të një kohe të caktuar. I hodha ato në këtë vëllim, në të cilin do të gjenden 167 fjalë të urta, 44 bejte, 114 shprehje alegorike, 28 këngë gazmore, 29 vargje për lodra, 125 përbetime, 162 urime, 176 fjalë ose shprehje me sharje, 284 shprehje me mallkime, një tufë me rregulla e zakone të pashkruara, 27 krijime në vargje kushtuar vendlindjes, 24 skica humoristike (të përjetuara) dhe 3024 fjalë karakteristike të krahinës (fjalorth) prej të cilave 646 fjalë nuk gjenden në dy fjalorët e derisotëm themelorë të institucioneve tona të specializuara, botuar në vitin 1954 dhe 1980. Natyrisht nuk mund të them se këtu kam përfshirë gjithçka. Por gjithësesi, është një përpjekje modeste për ta parë e gjykuar Dëshnicën dhe njerëzit e saj edhe nga ky këndvështrim. Ka prej tyre që lidhen me turqizma apo greqizma të vjetra ose që përdoren në Dëshnicë por ndeshen edhe në rrethet fqinjë si Skrapari, Tepelena, Berati, Kolonja, Mallakastra etj. Ka prej skicave që kanë të bëjnë me emra realë, të cilët jetojnë edhe sot , ndaj të cilëve kërkoj mirëkuptimin e tyre dhe të të tjerëve që kanë të bëjnë me ta për “prerjen në besë” që u kam bërë. Veçse mesazhi që del për çfarë kam shkruar për ta, shpresoj të jetë ai që vlen më shumë.

Për secilin lexues do të dëshiroja të mos paragjykohej shumë prej fjalëve si “të huazuara nga fqinjët” apo si “fjalë të dalë nga moda” dhe as me “nostalgjinë” që mund të ketë për to autori si kushdo tjetër. Por t’i gjykojë objektivisht, si një realitet i ndodhur në kohë e hapësirë të caktuar, si bejte, alegori, këngë, zakone e fjalë që kanë shoqëruar breza dëshnicarësh duke ardhur deri në ditët e sotme. Natyrisht, dihet edhe ndikimi reciprok ndërfqinjësor. Është si puna e integrimit të sotshëm që duam të bëjmë me botën; që edhe japim, edhe marrim, që ndikohemi edhe nga e folura e kësaj bote. Lexuesit do t’i lutesha të gjykojë sa dëshnicare janë këto që kam sistemuar në këtë vëllim, sa e vërtetë është që ato janë folur, kënduar, përdorur e zbatuar në krahinën

Page 19: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

19

tonë. Le t’i shihnim ato si pjesë e një niveli arsimor, kulturor e gjuhësor në evoluim, siç ka ndodhur në krahina të tjera apo në shkallë vëndi. Por dhe në botë.

Kjo më ka shtyrë të qëmtoja sa të mundesha ndër vite, fjalë e shprehje impresionuese nga tabani nëpër muhabete e takime me të moshuar apo intelektualë dhe njerëz të tjerë nga krahina, duke shfrytëzuar lidhjet e ngushta me fshatin tim të lindjes, por dhe me të tjerë për shkak të miqësive dhe të disa viteve pune në Përmet. Burra e gra zakoni si në Harkëllarët, Memishajt dhe Anxhakët e Vinokashit; në Zaimaj e Mihaj të Bubësit të Dytë, Alliaj, Dyrmishaj e Karat të Bubësit të Parë; Shkurtët e Zhepovës; Kamanajt e Shelqit; Bundot në Bënjë; Kamet në Fratar; Aliajt në Kajcë, Bejkollarët në Leskovec; Hankollarët në Tolar, Lumanajt në Katundishtë; Seranajt, Isajt dhe Kopot në Podgoran; Xhanajt në Mazhaj etj, domosdo që të bënin për vete me fjalët e goditura, të ëmbla dhe shumë shqeto. Natyrisht Nerënxën e themelit tim, që jetoi plot një shekull dhe Xha Rizanë e Çorrogunjit tim, që iu afrua shekullit, i kam patur për “kryeprofesorë”. Kam shfletuar (ndonëse nuk jam gjuhëtar), edhe dy fjalorët themelorë të gjuhës shqipe me rreth 60 mijë fjalë, që përmenden pak më lart. Mund të përmend edhe fjalë tipike dëshnicare që nuk i ndesh kollaj gjetkë si ; lako,leke, loge, bake, babale, boçe, kole, xhane, xhan etj, të cilat për kuptimin që kanë në krahinë, nënkuptojnë përkëdheli dhe ëmbëlsi njerëzore, atë “melhemin” e nënave dhe baballarëve dëshnicarë. Dhe s’ka si të mos na krenojnë ne, pasardhësit e tyre. Ndërkohë janë edhe mjaft fjalë që në mënyrën e të shprehurit të tyre në Krahinën e Dëshnicës, kanë një specifikë të posaçme, ku bie në sy dalja në pah e gërmës “ç” në vënd të gërmës “sh”, ose i gërmës “x” në vënd të gërmës “z” dhe “xh” në vend të gërmës “zh”. Të tilla janë : çpihem (shpihem), çporr (shporr), çqit (shqit), çthur (shthur), çqyer (shqyer), vajç (vafsh ose vajta), arç (ardhsh ose erdha), lëmç (lëmsh) etj. Ose xbathur (zbathur), xbërthyer (zbërthyer), xhvatur (zhvatur), xhveshur (zhveshur) etj. Në njëfarë mënyre edhe zanoret “ë” dhe “o” janë mjaft të theksuara sidomos kur bëhen pyetje “Aty ini – o ? Nga vajtët – o ? A erdhët – o ? etj, e sidomos kur këndohet.

Gjithsesi ato edhe pse përbëjnë një dialektizëm disi specifik, japin njëfarë ëmbëlsire në përdorim, që shpeshherë nënkupton afrimitet, ledhatim etj.

* * * E mbyll këtë tabllo të shkurtër për krahinën e Dëshnicës, me shpresën që të kem

ndikuar apo ngacmuar kujtesën e njerëzve që ndjehen shpirtërisht dhe fizikisht dëshnicarë, për të mos harruar të kaluarën në sensin pozitiv. Por edhe për ta gjykuar e vlerësuar këtë krahinë dhe njerëzit e saj (siç e them edhe më lart) edhe përmes fjalëve,

që shprehin në vetvete “mullzën” apo “tharmin”, për lidhjen e të djeshmes me të sotmen e të ardhmen në kulturën dhe nivelin e të folurit për kohë dhe etapa të caktuara, me veçori karakteristike zakonore apo të traditës.

Me siguri studiues, publicistë ose apasionantë të ndryshëm dëshnicarë do të gjejnë hapësira të tjera për të qëmtuar vlera të “Etnotipit dëshnicar”, (sikurse po bën studiuesi i nderuar Ylli Hoxhaj), si një pasuri jo thjesht me karakter të ngushtë lokal, por si pjesë edhe e pasurisë tonë kombëtare. Domosdo, duke paraqitur këtë botim në vargun e mjaft botimeve dinjitoze të dëshnicarëve të tjerë (sidomos këto tre-katër vitet e fundit),

nuk më shkon mendja se me to dhe me çfarë paraqet hera-herës gazeta “Dëshnica”, si

Page 20: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

20

organ i të vetmes Shoqatë që përfaqëson krahinën, duam ta bëjmë Dëshnicën “qëndrën e botës”. Përkundrazi, plotësohet një boshllëk shumëvjeçar, madje edhe shekullor që ka qënë për të. Sikurse thotë me të drejtë publicisti ynë, tashmë i njohur Nuri Dragoj tek “Dëshnica dhe dëshnicarët”: krahinës tonë nuk i kanë munguar as ngjarjet e figurat historike dhe as trimëritë e treguara nga njerëzit e thjeshtë të saj ,por kanë munguar të shkruarat për ta. Kjo po ndodh, po shkruhet.

Siç jemi të prirur të njohim e mësojmë shumë vlera të pa ditura mirë më parë në krahinat e tjera të Përmetit, apo dhe në shkallë vëndi, aq më tepër kemi detyrimin për vendlindjen tonë si krahinë. Ta duash krahinën tënde dhe të flasësh mirë për të, nuk është “njëanshmëri“ apo “krahinarizëm i ngushtë” siç mund të thotë ndokush. Ca më pak separatizëm. Përkundrazi, të duash krahinën do të thotë të duash, respektosh dhe të mbash gjallë zakonet dhe traditat e saj, është një obligim moral e shpirtëror. Ta transformosh atë, siç po bëjnë e do bëjnë ata që kanë besim në mundësitë e atij vendi, është patriotizëm e atdhedashuri. Atdheu aty i ka rrënjët; tek krahina, fshati dhe themeli i shtëpisë së gjithkujt. Nëse dëshnicarët i përkushtohen me dashuri e pasion krahinës, fshatit dhe vatanit ku kanë lindur ata dhe të parët e tyre, nuk bëjnë asgjë më shumë veç detyrës si atdhedashës e patriotë të vërtetë, kur jo pak “erëra” fryjnë për ta nëpërkëmbur dhe harruar këtë ndjenjë, ca nga vitet që rrukullisen, por dhe ca nga prirjet moderniste të “shoqërisë pa kufi”, të “integrimit gjithëpërfshirës” etj. Le ta bëjnë këtë edhe krahinorët e tjerë. Shqipëria nuk do të ketë keq nga motivimi për vendlindjen, por nga zënia hasha e identitetit, e zakoneve, traditave, gjuhës, fjalëve tradicionale, e besimit fetar etj. që i kanë mbajtur gjallë këto vlera. Do të ishte jo vetëm kënaqësi morale për brezat e sotëm dhe ata që pasojnë, por edhe një respekt i ligjshëm e i natyrshëm për brezat e shkuar, që në trashëgim të vlerave që na kanë lënë në zakone e tradita, në kulturën e të folurit, të punës e të jetesës, në ritet e dasmave, respektin ndaj mikut etj, Dëshica jonë e përbashkët të kishte një muze etnokulturor. Aty mund të ekspozoheshin

mjete, vegla dhe sende reale me fotografi, dokumente dhe mjete të tjera treguese, që lidhen me gjithçka të së kaluarës dhe të sotmes së saj. Nisma e disa djemve dëshnicarë, sidomos nga Rodenji, Kondasi, Xhanajt, Vinokashi, Bubësi etj, që me të ardhurat e tyre financiare po ngrenë disa objekte kulti të besimit bektashi si Tyrbe në Sukë e Kiçok dhe Mekame gjetkë, mund të ishte si një zanafillë për të ndërmarrë sipërmarrje më të qënësishme, që përmirësojnë jo vetëm jetën ekonomike e sociale në krahinë, por edhe atë morale, shpirtërore e kulturore. Natyrisht edhe organet e pushtetit vendor në Dëshnicë mund të ishin edhe më nxitëse, përkrahëse dhe vepruese për kërë qëllim, çka nuk do të ishte çudi që krahina e Dëshnicës për shumë arsye mund të kishte edhe vlera më të mëdha turistike.

Përbërja administrative e Krahinës së Dëshnicës

Fshatrat:

1. Këlcyrë Fshat 2. Katundishtë 3. Kodrishtë

4. Podgoran 5. Podgoran Fushë 6. Çorrogunj

7. Ball 8. Psarr 9. Mazhaj

Page 21: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

21

10. Kondas 11. Komarak 12. Bubës i Parë 13. Bubës i Dytë 14. Beqaraj 15. Kenaj 16. Toshkës 17. Kajcë 18. Pavar 19. Vinokash i Parë 20. Vinokash i Dytë 21. Ballaban

22. Fshat i Ri (Dervishas) 23. Rodenj 24. Shelq 25. Zhepovë 26. Taroninë 27. Sukë 28. Goricë 29. Topojan 30. Delilaj 31. Luarë 32. Leskovec 33. Tolar

34. Bedyqas 35. Panarit 36. Xhanaj 37. Bënjë 38. Mërtinj 39. Fratar 40. Seniçan 41. Velçisht 42. Varibop 43. Riban 44. Kuqar 45. Pacomit

Komunat:

1. Ballaban 2. Sukë 3. Dëshnicë

Bashkia :

1. Këlcyrë

Page 22: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

22

PJESA E DYTË

VLERËSIME PËR DËSHNICËN DHE DËSHNICARËT

Secili dëshnicar do të ndjehej krenar jo vetëm me faktin që e do dhe e

respekton vendlindjen e tij në mënyrë të vetëdijshme, por edhe kur sheh e dëgjon vlerësime nga të tjerë që edhe pse nuk janë dëshnicarë, por dinë dhe e çmojnë Dëshnicën dhe njerëzit e saj. Dhe kur vlerësime të tilla vijnë nga akdemikë e personalitete të njohura të kulturës e shkencës shqiptare, si Ylli Popa, Dritëro Agolli, Farudin Hoxha, Mentor Përmeti, apo njerëz të shquar të penës e të fjalës, si Kasëm Trebeshina, Xhevahir Spahiu, Moikom Zeqo etj, deri dhe të huaj, bëhemi me krahë, krenohemi dhe më shumë.

Jan dhe Cora J. Gordon, bashkëshortë anglezë (piktorë), gjatë një udhëtimi nga

Këlcyra në Bubës e Berat, në vitin 1925. 5 “Ndërsa ai (është fjala për Xhaferr Memajdinin ,(Bubësin)6, kishte dalë për

t’u marrë me kafenë ceremoniale, nën dritën e dobët të llampës me vajguri, syri më zuri një copë të shtypur më ngjyra, të njohur. U zgjata. Kur ç’të shoh! Dora më kishte zënë një revistë amerikane. U përkula për të lexuar titullin: “Revista Periodike Letrare Amerikane”. O Zot i Madh! Në këto anë të Shqipërisë ku mezi shkel këmba e të gjallit.

Herë pas here afrohej për të vazhduar bisedën me ne dhe herë-herë zhdukej për të ndihmuar gruan në detyrën e përgatitjes së darkës. Pa asnjë ankesë, e gjithë shtëpia ishte hedhur nga gjumi, në këmbë për të na pritur ne. Na solli edhe gazeta të tjera si “Mercure de France” dhe “Corriere della sera”, pasi ai dinte me shkrim e këndim të paktën pesë gjuhë. Shqipja, padyshim, që renditej e katërta dhe pastaj vinte greqishtja. Një darkë e shkëlqyer, e përgatitur aty për aty, shumë më mirë se ato që mund të të befasojnë në mjaft shtëpi fermerësh anglezë, u shtrua pjesërisht nga mikpritësi ynë dhe pjesërisht nga gruaja e tij e vogël shumë, e turpshme, një vajzë myslimane, të cilës detyra për t’iu shërbyer të huajve me duart e veta iu duk më tepër një vuajtje se kënaqësi. Mirëpo burri i saj

i emancipuar i mënjanonte me kujdes të gjitha ndrojtjet e saj zakonore, madje të nesërmen në mëngjes e bëri që të dilte për t’i bërë një fotografi së bashku me foshnjen e saj...

Fjetëm në dyshekë të shtruar në dysheme dhe u ngritëm nga ai krah që ramë. Të nesërmen në mëngjes do ta kishim shpërblyer mikpritjen po të mos na ish drejtuar me një buzëqeshje qortuese, por bujare: “Nëse dikush që do ta njihte vendin mirë dhe do të bëhej gati të më paguante për një natë që kaloi në shtëpinë time, nuk do të bënte gjë tjetër veçse do të më fyente, unë nuk po e marr se ju e patët ndër mend një gjë të tillë.” Ne e kundërshtuam pasi kishim ardhur pa na

5 Libri “Dy udhëtarë në Shqipëri”, botim anglisht, 1925, pjesë të të cilit janë botuar të përkthyera në shqip

në gazetën “Dëshnica” Nr.22, Tiranë, 2005. 6 Shënim i autorit.

Page 23: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

23

ftuar dhe i ishin bërë barrë. “Nuk kini dëgjuar kurrë për mikpritjen e shqiptarit?!”- na pyeti. Ç’është e vërteta kishim dëgjuar për mikpritjen e shqiptarit, madje pothuajse më shumë se sa duhej. Në profesionin e rëndomtë të përunjes së shqiptarit, kjo ndjenjë e mikpritjes ishte pothuajse i vetmi virtyt për të cilin ai kishte të drejtë ta ngrinte akoma zërin. Mëgjithëkëtë, ne e themi hapur se deri tani, mepërjashtim të bejlerëve të Këlcyrës, kjo mikpritje në qytetet e jugut mjaftohej më nje apo dy lugë reçel dhe ndonjë filxhan kafe, kurse në fshat ndjenja e mikpritjes e ruan akoma karakterin e saj të dikurshëm si një domosdoshmëri universale. Atje ajo është e vetvetishme. U larguam nga shtëpia e këtij gjeniu mikpritës me një ndjenjë kënaqësie të madhe, kënaqësi jo që po largoheshim prej tij, por që e kishim zbuluar atë.

...Vazhduam të çapiteshim më tej... përpara lartësohej drejt qiellit masivi i madh i Tomorrit, çuka e shenjtë, e cila herë dukej dhe herë na humbiste nga sytë... Pasi lamë pas fshatin Bubës...një xhandar hipur në kalë, i dërguar nga Berati për të na pritur, na mori në dorëzim nga xhandari i Këlcyrës, sikur të kishim qënë letër rekomande, kaq shumë kujdes tregonin autoritetet për personat tanë.”

Prof. Dr. Ylli Popa, Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. 7

“Ju dëshnicarët keni dy karakteristika kryesore. Njëra është krenaria juaj që ju jeni nga Dëshnica dhe mendoni shumë për të, e doni me shpirt vendin tuaj. E dyta është nostalgjia e madhe që kini për fshatin tuaj. Unë mendoj se çdo dëshnicar që shkon në fshat ndjen mall. Fshatrat e Dëshnicës nuk janë afër me Tiranën , por për ju që e doni vendin, nuk janë shumë larg. Kur juve i afroheni fshatit, Dëshnicës suaj të dashur, jeni si ata amerikanët që kur kthehen nga kurbeti ku kanë qëndruar vite me radhë, u troket zemra fort e me vrull kur i afrohen fshatit. Kjo dashuri që tregoni ju për fshatin është një ndjenjë e madhe patriotike. Nuk mund të jesh patriot nëse nuk do vatrën ku ke lindur, fshatin, rrethin e vëndin. Dhe këtë dashuri mund ta kenë vetëm ata që janë patriotë... Ju e doni vëndin tuaj, ju jeni patriotë të krahinës por dhe të Shqipërisë.”

“Dëshnicën e kisha dëgjuar,por nuk dija shumë për të. Dëshnica ,me sa po

konstatoj unë, është e pjekur në mendim dhe ka konsoliduar unitetin. Uroj që këto të forcohen. Janë cilësi që duhet t’i kultivojmë për vendin tonë, pasi kemi qënë të izoluar. Kjo sjellja juaj, ndjenjat tuaja, janë shumë natyrale dhe jetëgjata. Nga ju duhet të mësojnë edhe të tjerë. Është vështirë të gjesh komunitete kaq solide, kaq të dashur...Kur ju këndoni kështu bashkë, kur qeshni e gëzoni, mua më ngrihen krahët. E bëni këtë se jeni me kulturë, se keni në deje dashurinë për njëri-tjetrin dhe Shqipërinë.

Ju dëshnicarët sikur të ishit dhe në parlament, kështu do të silleshit, me tolerancë,do të dëgjonit njëri-tjetrin dhe do të kërkonit më të mirën. Do të ishte

7 Gazeta “Dëshnica” Nr.28, Prill 2006, Tiranë.

Page 24: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

24

mrekulli që të mësonin parlamentarët nga kjo sjellja juaj, nga dashuria juaj për vëndin, nga toleranca njerëzore.”

Dritëro Agolli, shkrimtar dhe poet, “Nderi i Kombit”, Akademik. 8 “Kujtoj mikpritjen që më kanë bërë në Zhepovë shumë vite më parë..

Takuam shumë njerëz të mirë. Të gjithë me buzë të qeshur tek na ftonin për pirë një gotë a një kafe në shtëpitë e tyre. Të ftonin ashtu, thjesht e pastër, me një dashuri që vështirë të përshkruhet me fjalë. Kuptohen lehtë njerëzit që ta bëjnë ftesën me çiltërsi dhe dallohen qartë nga ata që e thonë ashtu,kot, sa për të shkuar radhën. Në Dëshnicë nuk gjen të tillë.”

“Ndihem shumë i emocionuar dhe u falenderoj nga zemra për këtë nder që

po më bëni duke më quajtur “Mik të dëshnicarëve”... Ky është një nder i madh dhe nuk është gjë aq e vogël dhe modeste... Kam dobësi për njerëzit e asaj krahine”

“Fletët e librave titulluar “Dëshnica dhe dëshnicarët” të autorit Nuri Dragoj,

i ledhaton era e dashurisë, fisnikërisë dhe nderimit ndaj krahinës së tij. Krahina është bërthama e atdheut. E tillë është sidomos për moshën e fëmijërisë dhe rinisë së hershme, por edhe të moshës së mëvonshme. Nga kjo bërthamë lind më vonë koncepti historik dhe filozofik i atdheut. Pa një përgjërim ndaj fshatit, qytetit dhe krahinës, është e vështirë të jetë e plotë dashuria për atdheun.”

Kasëm Trebeshina, shkrimtar.9

“Megjithëse kam lindur në Berat dhe jam rritur në Fier dhe në Shqipërinë e Mesme, gjithnjë më merrte malli për vendet e largëta të të parëve të mi... Atje ishin gërmadhat e shtëpisë tonë, djegur nga grekët në qershor të 1913-ës. Dhe që të mos harroja vendin tim, çdo vit shkoja me babanë në Vinokash.

E mbaj mend si tani kur sillesha lart e poshtë shkëmbenjve, rripushinave dhe

plerishtave gjer te Lisi i Jaupit, ku ishte pirgu me gurë i varrit të atij që nuk dihej kush kishte qënë. Mbrëmjeve dëgjoja zilet e dhive. Kur dielli perëndonte pas meje, unë kërkoja të shihja hijet që zgjateshin të padukshme tej Dhëmbelit dhe gjer në Nemërçkë.”

Prof. Dr. Mentor Përmeti, Akademik, “Qytetar Nderi i Përmetit” 10

8 Gazeta “Dëshnica” Nr.23, Qershor 2005, Tiranë,

Gazeta “Dëshnica” Nr.27, Shkurt 2006, Tiranë.

Libri “Dëshnica dhe dëshnicarët” i autorit Nuri Dragoj, Pjesa e Parë, fq.11, 2005, Tiranë 9 Gazeta “Dëshnica” Nr.18, Dhjetor 2004, Tiranë, 10 Libri “Akademiku Mentor Permeti” i autorit Fetah Elezi, faqe78, Tirane 2006, Gazeta “Dëshnica” Nr.28,

Prill 2006, Tiranë.

Page 25: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

25

“Vite më parë jam ngjitur në Leskovec e Topojan, ndër miq të familjes time

dhe jam befasuar nga ajo bukuri e mahnitshme që të jep lugina e Dëshnicës, Mali i Trebeshinës, pemëtoret e çdo lloji... Por mbi të gjitha jam mrekulluar nga mirësia e njerëzve të thjeshtë të atyre fshatrave. Dashuria, respekti dhe bujaria e tyre më kanë mbetuar në mëndje dhe gëzohem që këto virtyte i manifestojnë edhe drejtuesit e Shoqatës “Dëshnica”, të cilët më kanë bërë edhe mua ta quaj veten dëshnicar edhe pse nuk kam lindur e nuk jam rritur atje, ndonëse mbiemrin kurrë nuk e kam ndarë nga Përmeti”

“Unë nuk kam jetuar në Dëshnicë. Me këtë dua të them se nuk kam jetuar as

në Topojan, prej nga është im atë, por as në Përmet. Mirëpo kam pasur raste që kam shkuar dhe kam jetuar si bir i atij vendi. Ndaj ruaj kujtimet më të mira të mikpritjes dhe të dashurisë njerëzore, e cila është vështirë të thuhet me fjalë.”

Xhevahir Spahiu, shkrimtar dhe poet, “Mjeshtër i Madh i Punës”.11

“Ju dëshnicarët ini si ai rrushi i koridhit që mbush lisat dhe ëmbëlson njeriun në muajt më të vonë të vitit, në prag dimri. Ndjej kënaqësi kur jam midis dëshnicarëve. E kam patur me kohë këtë ndjesi. Madje edhe një krijim i imi për lisat me rrush, në Dëshnicë dhe nga dëshnicarët e kam marrë frymëzimin. Trekëndëshi ku përfshiheni ju, ne të Skraparit dhe Frashëri, kanë një histori të përbashkët për njerëzillëkun që i karakterizon. Ky trekëndësh territorial ka edhe diçka tjetër që i afron. Të dhënat në historinë e hershme, flasin se në këtë trekëndësh ka jetuar fisi ilir i Atindantëve që do të thotë se lidhet më Atin, me të parët tanë, me hershmërinë dhe autoktoninë tonë në ato troje. Ndaj dhe njerëzit tanë të mëvonshëm i kanë dashur dhe vazhdojnë t’i duan e të jenë të lidhur ngushtë me ato vënde. Kjo na bën të jemi gjithnjë krenarë.”

Prof.Dr.Farudin Hoxha, Nënkryetar i Akademisë së Shkëncave të Shqipërisë12

“Ndihem shumë i kënaqur kur shkoj në anët tuaja, se ka njerëz vërtetë të mirë, të dashur, njerëz që të rrinë afër pa djallëzi, që vetëm gëzojnë dhe nuk sjellin kurrë trishtim.”

Prof. Dr. Ali Muka, etnolog.13

“Është portreti i secilit...dhe i të gjithëve të marrë sëbashku, që jo vetëm ka ushqyer pemën plot rrënjë e degë të fisnikërisë dëshnicare, por edhe ka lënë gjurmë në edukimin tonë me ndjenjën e respektit për njeriun, familjen dhe

11 Gazeta “Dëshnica”, Nr.34 Maj 2008, Tirane. 12 Gazeta “Dëshnica Nr.28 Prill 2006, Tiranë. 13 Gazeta “Dëshnica” Nr.29, Maj 2006, Tiranë.

Page 26: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

26

shoqërinë, me ndjenjën e dashurisë për Dëshnicën dhe për mbarë trojet tona amëtare.”

Prof. Dr. Sherif Bundo, pedagog 14

“Dëshnica është një krahinë etnografike dhe kulturore me cilësi të spikatura, me tradita dhe karakteristika të lakmueshme, të ruajtura dhe të konservuara me shumë kujdes, me të cilat do të ndihej krenar kushdo që do të kishte një lidhje miqësore me të. Ajo është, si të thuash, njëfarë burimi gjigand i mirëpritjes, bujarisë, dëshirës së zjarrtë për arsim, i punës, i fisnikërisë, por edhe trimërisë dhe këngës... Dëshnica është si puna e qyteteve antike, sa më shumë t’i gërmosh, aq më tepër thesare gjen.”

Prof. Dr. Agron Xhagolli, studiues15

“Krenaria e dëshnicarëve, e papërkulur në çdo situatë e rrethanë, ka mbetur disi e panjohur për gjithësinë shqiptare. Në këto kushte, çdo nismë për ta bërë më të njohur Dëshnicën dhe dëshnicarët, për mua është e mirëpritur. Historia dhe e tashmja e çdo krahine duhet të dalë në dritë. Pa të djeshmen, nuk mund të ketë të sotme dhe të ardhme.

...Shumë pak është shpalosur dhe bërë i njohur shpirti i dëshnicarëve, zemra e tyre fisnike, tiparet më të qënësishme, mbijetesës me mund e me sakrifica në ato mjedise dhe hapësira sa të bukura, aq edhe të vështira për jetën.”

Prof.Dr.Muharrem Dezhgiu, historian16

“Treva e Dëshnicës e kthyer në një istikam të përgjakur për ruajtjen e lirisë, ruan varret e të gjithë atyre që e kanë sulmuar atë pjesë të tokës shqiptare... Kronikat e kohës kanë shërbyer si një thesar i çmuar për të ruajtur dëshirën e zjarrtë të dëshnicarëve për arsimin e shkollën.”

Dr. Moikom Zeqo, studiues17

“Traditat e Dëshnicës janë një afresk i gjerë, i shumëllojtë... Dëshnicarët janë jo vetëm shqiptarë të mirëfilltë atdhetarë të thekur, jo vetëm njerëzit e trimërisë proverbiale, sakrificave, por edhe njerëzit e mendjes dhe të etjes së pakufijshme për kulturë dhe dituri.”

Dr. Flamur Hoxha, deputet i Përmetit18

14 Gazeta “Dëshnica” Nr.12, Maj 2004, Tiranë. 15 Libri Dëshnica dhe dëshnicarët” i autorit Nuri Dragoj, Pjesa e Dytë, faqe 11, Tiranë 2005. 16 Libri Dëshnica dhe dëshnicarët” i autorit Nuri Dragoj, Pjesa e Dytë, faqe 11, Tiranë 2005. 17 Libri “Dëshnica dhe dëshnicarët” I autorit Nuri Dragoj, Pjesa e Tretë, faqe 16-17, Tiranë, 2006. 18 Gazeta “Dëshnica” Nr.27, Shkurt 2006, Tiranë.

Page 27: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

27

“Dëshnica është një krahinë e pasur dhe me vlera të jashtëzakonshme... Për të njohur Dëshnicën duhet të jetosh atje... Dëshnica nuk është vetëm treva e punës, por edhe e kulturës. Jam i bindur se vlerat e përmetarëve janë të trashëguara nga kjo trevë që në vitet e para... Njerëzit e kësaj krahine janë ushqyer me dashurinë për të jetuar atje.”

Mustafa Fezga, “Mësues i Merituar”19 “Nga të gjitha zonat e Përmetit, Dëshnica është thuajse e pakrahasueshme

me zonat e tjera. Dhe më të preferuarit e dëshnicarëve nuk ishin pushtetarët, por mësuesit, sepse Dëshnica nuk ka pasur deri vonë mësues vendas.”

Dr. Marenglen Muka, historian 20

“Pavarësisht se secilit nga ne rrjedhat e jetës i përcaktuan edhe afërsnë edhe largësinë fizike ndaj vendlindjes me fshatrat e Dëshnicës, prapëseprapë zor se mund të ketë të tillë që ta bëjë hasha origjinën.”

Dr. Liri Shimani (Anxhaku), historiane 21

“Mund të them se Dëshnica dhe gjithë perceptimet që mora aty në fëmijëri, kanë ndikuar fuqishëm në formimin tim human. Ndaj padyshim ajo, si gjithë Përmeti, mbeten vende të lidhura thellë në qënien time, bëjnë pjesë ndër pikat e dobëta, ndër afeksionet dhe atraksionet e mia.

Njerëz të butë, të lirë, të hapur, plot dinjitet, bujarë, pafundësisht të dashur, të tillë kanë mbetur në kujtesën timë dëshnicarët. Por më të pashlyeshme për mua janë dy tipare të mrekullueshme të tyre: njerëzillëku dhe mikpritja. Në formën që këto i kam njohur dhe perceptuar tek dëshnicarët, i kam hasur rrallë tjetërkund.”

Kastriot Bezati, historian 22

“Dëshnica si krahinë përbën jo vetëm një vlerë të patjetërsueshme në kuadrin e rrethit të Përmetit, por edhe në atë kombëtar. Emri i saj, sipas Samiut të madh të Frashërllinjve, bazohet tek lumi që e përshkon atë. Dhe, emrat që kanë për bazë lumenjtë bartin vetëm mirësi e urtësi si shenja të zbukurimit të jetës dhe të karakterit të njeriut. Por edhe kalaja e saj ilire në shpat të malit Trebeshinë flet për lashtësinë e banorëve të kësaj treve. Dëshnica ka lënë gjurmët e saj në histori edhe për pathosin e madh atdhetar e patriotik, në luftën e saj për identitet kombëtar dhe liri e pavarësi. Mjafton të themi se ndër 13 çetat patriotike të fillim shekullit që kaloi, 7 prej tyre u ngritën në Dëshnicë”.

Xhemal Dauti, ish-drejtues kryesor në Rrethin e Përmetit në vitet ’80 23

19 Gazeta “Dëshnica” Nr.15, Gusht 2004, Tiranë. 20 Gazeta “Dëshnica” Nr.8, Dhjetor 2003, Tiranë. 21 Gazeta “Dëshnica” Nr.19, Janar 2005, Tiranë. 22 Gazeta “Dëshnica”, Nr.34 Maj 2008, Tiranë. 23 Përshëndetje në promovimin e librit “Me njerëzit e mirë” të T.Caushit, tetor 2006, Tiranë.

Page 28: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

28

“Kush ka shkuar në Dëshnicë e ka punuar me dëshnicarë dhe nuk ka patur mbresa nga më të mirat! Njerëz të urtë, punëdashës, fjalëmbajtës, miqësorë dhe bujarë si rrallë gjetkë. T’i thonë gjërat me shpirt, të flasin me zemër të hapur, të pranojnë siç je dhe të besojnë si veten. Kanë shumë gjëra të përbashkëta me njerëzit e Dangëllisë time. Mbase ka bërë punën e vet edhe besimi bektashian i dy krahinave tona”

Arqile Naqellari , ish-drejtues kryesor në rrethin e Përmetit në vitet ’70. 24

“... Është nder dhe njëkohësisht privilegj të kesh njohur nga afër një trevë

me tradita të çmuara si Dëshnica. Mund ta them me plot bindje se rrallë mund të gjesh popull kaq bujar e mikpritës, punëtor e të çiltër, patriot e demokrat, modest e tolerant, sa dëshnicarët. Të shkruash për Dëshnicën është përgjegjësi e madhe.

Të përshkruash shpirtin e madh dhe zëmrën e gjerë të dëshnicarit do të duhej ndonjë penë e ndritur, ndonjë shkrimtar kalibri.”

Ylli Hoxhaj, studiues. 25

“Ashtu si Dëshnica, në relievin e saj që ka pllaja, bahçe, ara me pjergulla e plantacione vreshtash e frutash, lugina e lëndina të bukura pjellore, burime që gurgullojnë, përrenj të rrëmbyeshëm etj, ashtu gjejmë edhe djerrina, rrëpira e toka të dobëta e të varfra, të gërryera nga erozionet... Edhe ato janë pjesa jonë; po aq të njohura e të dashura. Ndërkohë, Dëshnica edhe kështu, është e thellë dhe e pasur për dhjetra e dhjetra studime e krijime të pritshme. Hapësira e begatia e saj historike e jetësore është e pafundme. Ajo na thërret të gjithëve. Askush nuk ia zë shtegun njeri-tjetrit, dhe cilido ka udhën e tij të kërkimit, të krijimit drejt piedestalit të nderit e të detyrës ndaj vatrës ku kemi lindur.”

Nuri Dragoj, publicist. 26

“Ka sot në Evropë vënde që kanë prodhuar shumë kështjella, por pak heroizma. Ka të tjera vënde që kanë nxjerrë shumë historianë, por pak histori. Dhe kjo ndodh për disa arsye. Por shkaku i parë ka të bëjë me faktin se në vetë zonat e tyre mungojnë epopetë e luftërave legjendare ose për faktin tjetër se në Evropë sot, kultivohen më shumë biznesmenë se sa heronj. Ndërsa me Dëshnicën ka ndodhur e kundërta. Ajo ka prodhuar gjatë shekujve shumë dëshmorë dhe pak historianë, shumë epope lufte dhe gjaku por pak faqe librash, ku brezat të shikojnë të pasqyruar identitetin e tyre. Dhe sipas një analize të thjeshtë, shkaku është se heronjtë janë trima të çartur në luftë, por tepër të urtë dhe modestë pas luftës, pra në kohë paqeje. Të tillë janë edhe dëshnicarët..”

“Aktualisht të gjithë e dinë që nëse je nga Dëshnica, ke sidoqoftë një pasaportë ndershmërie për të komunikuar dhe biseduar me këdo. Qoftë ky burrë

24 Gazeta “Dëshnica” Nr.16, Shtator 2004, Tiranë. 25 Gazeta “Dëshnica” Nr.32, Prill 2007, Tiranë. 26 Libri “Dëshnica dhe dëshnicarët”, Pjesa e Tretë, faqe 3-5, Tiranë 2006.

Page 29: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

29

shteti apo filozof. Të jesh nga Dëshnica,do të thotë të kesh të garantuar edukatën familjare me urtësinë dhe mënçurinë që e karakterizon këtë trevë.”

Bujar Bejkollari, gjuhëtar. 27

“Dëshnica është tepër e pasur me vlera burimore e kulturore, me tradita e zakone, që tregojnë gjerësinë dhe bujarinë e shpirtit të pastër dëshnicar. Këto vlera i gjen kudo ku jetojnë e punojnë dëshnicarët. Ato ruhen të gjalla në ceremonitë që zhvillohen në familjet tona... Oda dëshnicare ka pritur e përcjellë me respekt e bujari, sa e sa miq e dashamirës.”

Niko Tyto, poet e publicist. 28 “Duke qëmtuar me syrin e hulumtuesit bahçen e këngës dëshnicare që është

sa e pasur aq e larmishme, njihesh me të gjitha llojet e shqetësimeve dhe gëzimet, brengat e vajit e të protestës që ka ndjerë dëshnicari ndër vite. Madje kjo parcelë nuk është thjesht një fotokopje që ka huazuar llojshmërinë e këngëve të ndryshme, përkundrazi edhe në këtë zonë, kanë ndikuar faktorët historikë, besimet fetare, mentalitetet njerëzore, roli i individit etj, për ta pasuruar e zbukuruar si me këngë legjendare e historike dhe me këngë të mërgimit e kurbetit, sa me këngët e motmotit e ninullave, aq dhe me këngët e dashurisë e dasmës etj.”

Sadik Muraj, publicist. 29 “Dëshnicari është njeri me shpirt e zëmër të madhe, me mëndje të mprehtë,

ekspresive. Secili kërkon të jetë aktiv në bisedë, këngë e hare, madje shpreh me dorë në zëmër edhe dhimbjen e vet në hidhërim. Sëbashku me njëri-tjetrin dëshnicarët flasin me mendim të pjekur, u peshon rëndë fjala, nxjerrin mjaltë nga goja, e kanë kreshendo urtësinë...”

Tomorr Çaushi, historian. 30 “Ne dëshnicarët jemi në trojet që na kanë lënë të parët. Jemi mijëravjeçarë. E

dëshmojnë këtë vendbanimet dhe toponimet, gojëdhënat që arrijnë deri në kufijt

e legjendave dhe tregimet që janë transmetuar nga brezi në brez... Në këto troje nuk ka patur vakum. Jeta ka gëluar në çdo fazë të historisë. Vetëm një gjë nuk ka ndryshuar, shtrati ku të parët tanë janë vendosur qëmoti. Ky shtrat na ka ngrohur shpirtin e gëzuar zëmrën, na ka ledhatuar trupin e na ka mbushur mushkëritë me ajrin e pastër, me aromën e luleve dhe flladin e malit. Na ka mbajtur afër me njëri-tjetrin. ”

Trifon Dafa, poet e publicist. 31

27 Gazeta “Dëshnica” Nr.22, Prill-Maj 2005, Tiranë. 28 Gazeta “Dëshnica” Nr.23, Qershor 2005, Tiranë. 29 Parathënie e librit “Me njerëzit e mirë” të autorit Tomorr Çaushi, faqe 5, Tiranë 2006. 30 Libri “Me njerëzit e mirë”, faqe 7, Tiranë 2006.

Page 30: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

30

“Dëshnica jonë (është titulli i shkrimit që kam shkruar 37 vjet përpara), s’ka nevojë për temena, ajo këtë na e bëri të gjithëve pa përjashtim, edhe mua edhe shumë si mua që jemi bërë djemtë e saj. Kërkesa e vetme që ka Dëshnica është shumë e thjeshtë: mos më prishni bukurinë që më ka dhënë natyra dhe Zoti.”

Fiqiri Shahillari, publicist. 32

“Dëshnicarët mikun e shohin në sy dhe i shtrojnë bukë e kripë e zemër të bardhë, i dredhin një cigare, e gostisin me një raki, një gotë dhallë a rehani dhe nëse udhëtari nuk do të qëndrojë më gjatë i urojnë udhë të mbarë dhe nëse qëndron atëherë atij i përket oda e miqve dhe meriton të gjitha nderet me dolli, me këngë, me ushqim karakteristik.”

Abdulla Bregu, publicist. 33

“Dëshnicë, ti ke privilegjin e bamirësisë. Bamirësia ka lindur aty dhe po aty ka marrë qytetarinë që ti pa doganë ua jep me atë çiltërsinë tënde të admirueshme të gjithëve.

...Kush qëndroi pak me ty, kush jetoi me ty dhe nuk provoi atë bukurinë e shpirtit tënd që nuk e gjen gjetkë. Atë butësinë, që ne i kemi thënë si përmetarët, atë fjalën e ëmbël që ngroh zemrën...!”

Hetem Bundo, poet, publicist 34 “Ato vlera të njerëzve tanë si fisnikëria dhe urtësia e tyre, që kanë strehuar

fukaranë dhe kalimtarë të ndryshëm edhe nga treva të tjera, që dinë të vlerësojnë por edhe të ndajnë egjrën nga tërshëra, duhen lartësuar më tej... Burra, që mëgjithëse kanë pasur halle dhe derte të mëdha, preken deri në përlotje kur thonë se “Jemi dëshnicarë”.

31 Gazeta “Dëshnica” Nr.20, Shkurt 2007, Tiranë. 32 Gazeta “Republika”, 6 shkurt 2007, Tiranë. 33 Gazeta “Dëshnica” Nr.26, Dhjetor 2006, Tiranë. 34 Gazeta “Dëshnica” Nr.9, Shkurt 2004, Tiranë.

Page 31: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

31

PJESA E TRETË

NGA URTËSIA POPULLORE

Veçoritë dalluese të dëshnicarëve, të theksuara edhe më lart si fisnikëria, urtësia, ndjenja e miqësisë, e tolerancës etj, pasqyrohen më së miri edhe në tërë pasurinë shpirtërore të tyre.

E tregojnë këtë bejtet dhe këngët gazmore nëpër dasma e gostira, fjalët e urta, shprehjet alegorike që nënkuptojnë “thumba” e rromuze miqësore jo denigruese, apo dhe shprehje që lidhen me urime, përbetime etj. Në to ndeshet dukshëm shpirti i pastër dhe njerëzor i banorëve të kësaj krahine, që nuk e teprojnë as në çastet e gëzuara dhe as në sebepe të tjera. Ata e japin veten gjithnjë të thjeshtë e të ëmbël në fjalë e veprime. Dufet ndër ta janë të përmbajtura, siç karakterizohet vetë qënia e tyre. Ata shprehen me shpirt edhe në çastet e hidhura kur mallkojnë e shajnë dikë që u bie “më qafë”, por duke ia lënë “të keqen” që të mos e gjejë nga ai që e mallkon, por nga “Perëndia”, “Zoti”, “Allahu” apo nga vetvetja. Asnjëherë nuk flitet për kanosje direkte. Janë këto virtyte të trashëguara në breza që në krahinën e Dëshnicës fenomeni i vrasjeve të çfarëdo natyre qofshin, apo i hakmarrjeve, nuk njihet prej shumë kohësh.

Edhe ndodhitë politike të periudhës së luftës antifashiste apo që pasuan në dekadat më pas, përgjithësisht për dëshnicarët nuk kanë përbërë problem të dukshëm. Ata kanë ditur të vënë në plan të parë vetëdijen e tyre në vend të urdhërave e direktivave nga lart, të udhëhiqen nga respekti njerëzor para etiketimeve të kohës, të çmojnë virtytet njerëzore dhe jo ofiqet.

Le t’i shohim disa prej këtyre në vazhdim:

Fjalë të urta.

Ai mik që rri nursëz, Ruaj se të ha apasës. Ai që zgjedh grua për fare, Çmon njeriun, nuk bën naze. Arës po i bëre punë, Okërr mbille, bëhet grurë. Atje ku nuk të lidh puna, Nuk do qasur afër hunda. Atje ku s’ta kursejnë bukën, Është mëkat të përmbysësh kupën.

Babait s’i tregohen arat, Mikut s’ia thonë “të palarat”. Barra i ngarkohet kalit, Halli i qahet gomarit. Begatinë që e sjell vjeshta, E bëjnë dëm punët si breshka. Bëj me mikun plot dolli, Po qëndro “zot” në shtëpi. Bilbilit zënë ia pëlqejnë, Por këndon veç në pranverë.

Page 32: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

32

Bujaria e dëshnicarit, Si burim që rrjedh prej malit. Bukën hae me tain, Llafet mbai me përtim. Burrat që mbajnë terezinë, Një llaf thonë, por maten mirë. Burri i mbetur pa grua, Si pëgëri në përrua. Ç’e do mallë e ç’e do gjënë, Kur s’ke grua për të qënë. Dashin përçor bëj kurban, Por mos lër dhënt pa çoban. Dorëdhënësi nderon veten, Korronaci ndjell të keqen. Druri shtrembër e shtie barrën, Llafazani prish mëhallën. Dhe pse gjuha eshtra s’ka, Prish mbretëri e shtie kala. Dhënt e dhitë e Zeres, Nami i Hasan qeres. Dhia që mban bishtin la, Veç për delen bën dava. E bukur fëllënxa e malit, Por ç’ti bësh që fshihet barit. E drejta mbuluar nga heshtja, Si shtëpia me peleçka. E liga vjen fare leht, E mira kërkon zahmet.

Edhe nepërka nën gurë, Mos qoftë e vetmuar kurrë. E vërteta është si dielli, Gënjeshtra i ngjan një peri. Fjalët thënë në mexhëlis, Janë si rrënjët tek një lis. Fukarai për trahananë, E bën lanet bakllavanë. Gënjeshtrat që bëjnë çudinë, S’fshehin dot çfar është e mirë. Gruaja e mbetur pa burrë, Si shkresa që nuk ka vulë. Gruri i mbarë kalli kokëulur, Burri i qënë me fjalë ngulur. Guri çahet me qysqi, Kuvëndi do urtësi. Ha më pak e ruaje nderë, Se sa poste për të tjerë. Hall me burrë e hall pa burrë, Hall të mos martohesh kurrë. Harramsëzi në jatak, Është si hasmi në buxhak. Hëna dhe kur është e ngrënë, Bën si bën e ndriçon vëndë. Hileqari gjithnjë ruhet, I drejti s’ka kujt t’i druhet. I gjatë është edhe kulpri, Por është dredharak nga trupi.

Page 33: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

33

Kali i mirë e shton tagjinë, Papunaçi prish shtëpinë. Kalit i bën hije shala, Burrit i ka lezet fjala. Kau i regjur gjen vet brazdën, Demi i ri lë batall arën. Këmbët shtriji sa është jorgani, Mëndjen kurseje nga “dhjami”. Kërriçi ndan me gomarë, Se ende s’ka marrë samarë. Ku s’mbarojnë dhall’ e rakia, Kurrë pa miq s’mbetet shtëpia. Kujt vështrimin s’ia lë hunda, S’ka pse thotë “davanë e humba”. Kulaçi që është i thyerë, S’bëhet më si qe njëherë. Kungulli që ka marrë gardhë, S’mbahet fshehur në mëhallë. Kungulli s’rritet pa diellë, Rrushi bëhet dhe në ferrë. Kur dëgjohet miza e kalit, Si s’ndjehet pallje gomarit? Kur hedh këmbët me nxitim, Mund të thyesh dhe turinj. Kur i madh është hedhur lëmi, Nuk të bie shumë në sy dëmi. Kur i vjen fundi gomarit, Ktheja vetë kurrizë samarit.

Kur ke grurin në hambar, Le të bjerë shiu me litar. Kur ke respekt për njerinë, Ke me vete Perëndinë. Kur mërxen si bagëtia, Mos qaj pse “pikon” shtëpia. Kur nuk di si bëhet nderi, Mos rënko se vjen qederi. Kur pështymën e hedh lart, Do të bjerë në surrat. Kur s’di sa bëjnë dy e dy, Nuk të shkon festja mbi sy. Kur s’ke ondriet për arën, Mos lakmo ta mbjellësh farën. Kur s’ta zënë sy edhe veshë, Kuturu nuk zihet besë. Kur ta mpin mëndjen bollëku, Vjen tek dera tersllëku. Kur ujku bie në kope, Mos u hiq sikur s’e sheh. Kur ujkun e ke ndër dhën, Mos kërko gjurmë a ka lënë. Kur zullume bën gomari, Fajin nuk e ka samari. Kush bën ferk në ditë të keqe, S’i thotë tjetrit lepe-peqe. Kush është “rrahur” që kulish, Nuk i rri jetës në bisht.

Page 34: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

34

Kush gjithë kohën i bie fyellit, Vjen një ditë i kthen sytë diellit. Kush ha e pi pa karar, Vetes tij i bën zarar. Kush ka lepurin në bark, Mbetet gjithë jetën motak. Kush ka plot e thotë : “S’kam hiç”, E ka të keqen në shpirt. Kush me kumbulla barkun dënd, Do t’i mpihen edhe dhëmbë. Kush me zor kërkon buxhakun, S’e gjen shtruar kollaj jatakun. Kush nuk di të lidhë gomarë, S’bëhet dot në fshat “i parë”. Kush s’shkruan dot emrin e tija, S’ia ka fajin Perëndia. Kush shpejt i gëzohet qarit, Ngjan me shiun e beharit. Kush zem bëhet në dynja, Zor t’i japin çupë për grua. Ligësive hapu udhë, Që pishmënd t’mos bëhesh kurrë. Lulja që erë kundërmon, Dallohet gjer në gjiton. Lisi me rrënjë të thella, S’tundet nga shiu e nga era. Malli bren gurin, Le pastaj burrin.

Martesa me interes, Është si uji që s’rri në thes. Martesa në pleqëri, Nuk është për bismilahi. Martesa që bëhet vonë, Ngjan me qënin që s’njeh të zonë. Mataraja që s’ka ujë Pak t’i biesh shurdhon me zhurmë. Mbill me shatë e korr me drapër, Që duar kryq mos t’rrish në vatër. Me mikun ha edhe pi Por allishverish mos ki. Me një sëpatë s’pritet lisi, Për një fjalë s’kthehet kurrizi. Më mirë bukë thatë te fakiri, Se sa të të tallë zengjini. Më mirë djepja pa njeri, Se shejtani në shtëpi. Më mirë duro shqelm nga mushka, Se të të pijë gjak këpusha. Më mirë dy vakte pa ngrënë, Por vështro baba e nënë. Më mirë flakën në shtëpi, Se sa gruan telendi. Më mirë fli me një zagar, Se sa mik një telendar. Më mirë fukara me nder, Se sa zengjin me qeder.

Page 35: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

35

Më mirë “ha” këmbët e tua, Se të shtyhesh me miell hua. Më mirë një kërcu te vatra, Se një mik që të “ha” prapa. Më mirë mbaj dy dhën cangadhe, Se kopenë me dhi bravare. Më mirë mbill e korr urof, Se sa bridh botën pa mbroth. Mëndja flutur e një djali, Është si vrapi i një gomari. Mëndjelliu si veriu, Llafepakëti jetën ndriu. Më mirë opingat e tua, Se sa mik me këpucë hua. Më përpara humbet mëndja, Pastaj humbet edhe gjëja. Më sa gjen peshk pa halë, Aq ka dhe shtëpi pa fjalë. Më sa pjell kaposhi vezë, Aq nardeni ngjan pekmezë. Më shpejt gjen gomari udhën, Se sa badakçiu punën. Misri s’matet nga lepushka, Por nga kokërrat edhe buka. Mos e lakmo gjënë e botës, Që rrabe mos t’i vësh kokës. Mos lëvdo mushkën e kalin, Kur për punë beson gomarin.

Mos vono borxhin e marrë, Që të mbetesh faqebardhë. Muri bëhet gurë-gurë, Nga fjalët çmohet një burrë. Në rron me ymyzë e tjetrit, Ja ke shitur shpirtin dreqit. Nga çerja lule behari, Nga mëndja kërriç gomari. Njeriu me shpirtin e mirë, Si livadh me trëndelinë. Njeriu që ka tahma, Humbet dhe atë që ka. Një mik që e ke pështyrë, Po e puthe ngjan lëtyrë. Një shtëpi që s’ka të parë, Shkojnë e pshurrin udhëtarë. Paraja që s’e ha qëni, I prish mëndjen çdo kuvëndi. Për njeriun e pa nxënë, Bota duket një pëllëmbë. Për një plesht s’digjet jorgani, Me një llaf s’ndahet pazari. Për pak orë shi në qershor, Mund të mbetesh pa lakror. Plaku i moçëm s’thotë shumë fjalë, Por flet me zëmër të bardhë. Pleqërinë kur e shkel rrufa, Ngjan me shqerrat që zë purtha.

Page 36: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

36

Po besove në biftan Ke nxirë veten me “digan”. Po bëre gjumin me qënin Me pleshta do mbushësh vëndin. Po brodhe hu më hu. Do të ngulet një diku. Po e le arën batall, Vjen tjetri bën ugar. Pofklamadhi mbyt me zhurmë, I pabesi vret në gjumë. Po kaptove çorbë të prishur, Do të shkojë rruga gremisur. Po ndënjte me një ulok, Atij do t’i bëhesh shok. Po nuk drodhi buçja bishtin, Edhe qëntë nuk e xhigisin. Po pate pëndën me qe, E ke vënë bukën këtje. Po punove me gjongul, Nxirret buka dhe në gur. Po punove pa hile, E mira bje vet mbërdhe. Po t’i dihej kaut vlera, Nuk do therej kurrë për thela. Po the njëherë lepe-peqe, Do ta kesh belanë me vete. Po u mësove me lajka, Dardha e ka “bishtin” prapa.

Pula që shumë kakaris, Jo gjithnjë ngroh vezë për fis. Punët bërë me yxhym Si të ngrohesh në një tym. Që borxh mos t’i kesh askujt, Mati sjelljet tua me kut. Qëntë që dinë vetëm të lehin, Mbeten qën dhe në i krehin. Sa bën punë ndezja e eshkës, Nuk të ngroh dielli i vjeshtës. Sa bëhet trari tevligë, Aq ka vlerë fjalë e ligë. Sa duron ai që s’ka Çuditet ai që ka. Sa të mendohet i zquari, E ka bërë gjëmën i marri. Sa të ngroh flakë e kashtës, Aq ka dukë puna e natës. Sa vlen dhalli ku të duanë, S’vlen dollia ndër rrufjanë. Sëmundja me okë vjen, Ikjen e ka me dërhem. Siç është gardhi dhe avllia Ashtu është brënda shtëpia. Simbol paqe është pëllumbi, Por gëlasa bën gjithkundi. Si ta ketë zonjën shtëpia, Ashtu është dhe kullandria.

Page 37: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

37

S’kthehen arë tokat lëndina Po punove me llustrina. Stolimadhja në pleqëri, Si gomari me yzengji. Shargu që peshon me okë, Vjen një ditë duhet për kokë. Shkallë-shkallë është kjo jetë, Dikush hipën, dikush zbret. Shpifaraku “vdes e ngjallet”, I sinqerti larton malet. Shtegu lik të merr dyfekun, Çapi matur hedh hendekun. Tek një mik që “vjell” veç vrer, S’të shijon mishi në hell. Të urtin e ngop dybeku, Të sertin e ha dyfeku. Të vërtetat s’i tret varri

Shpifjet i beson i marri. Tjetrin edhe kur s’e do, Të drejtën mos ia moho. Toka që s’ka pleh e ujë, Nuk bën as misër as grurë. Thirr nevojën të përgjigjet, Mos lër hellin që të digjet. Ugari bërë në janar E mban vlagën një behar. Unë zot, ti zot, Gomarin kush e kullot? Venitur ndriçon kandili, Por bën dritë dhe në netë dimri. Vëri më mirë gurin barkut. Se sa t’i lakmosh bardhakut. Zor të gjesh njeri në botë Të mos ketë hall në kokë.

Page 38: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

38

Bejte

(Të kënduara ose të folura)

Është gusht e vjesht’ e parë, Piqen rrush e piqen thanë, Vajti plaka në të Parë, I vini plakës kazanë, Se e mbushi plot jataknë.

* * * Kemi dhën e kemi dhi, Kemi një gomar të zi, Tre a katër pula deti, Dy karçinë soj laneti, Një qylaf sa një karroqe, Katrapesë okë koqe.

* * * Shkoi e shuma, mbeti e paka, O Aga na lipset haka... - O usta feste lëkure, Të ma bësh të mirë murë, Se hakën ta jap më shumë, Kolisi gurët mbi gurë, Të jap dhe kaposh e pulë...

* * * Dinon ç’e zuri rrabeja, Të merrej si “zanatçi”, Por kujtoi se mirë e dinte, Ç’desh zanati me bagëti. Deles plakë i thoshte rrurëz, Ftujakut i thosh kërthi, Dashin skop e quante dele, Cjapit shyt i thoshte dhi. Bëri stan Dinua i gjorë, Njëzet dhën, dyzet këmborë, Pa rënë shi, pa rënë dëborë, Stani Dinos u bë pordhë.

* * * Plak, plak xhuxhumak, A do bukë të të jap, Bukë kam plotë torbën,

Po dua Xhiko zonjën.

* * * O Felek, more Felek, Unju poshtë e zër një shtek, Hasmi ka ngritur dyfek Të ha balgën jo të vret.

* * * O i shpifuri në krua, I këmbyeri në përrua, O i ngjirizur në vesht, I mbeturi sa një plesht, O i hedhuri në thes, Tërë jeta të vajti ters.

* * * O Teme sheguneja, Muhabet gjer në saba, Kërko bukë e bukë s’ka, Në mëngjes një trahana, Drekë e darkë koçkulla, Ujë e kripë e gjalpë s’ka.

* * * O Demo për kokën tënde, Bukën haje, punën bëne, Më thonë burrë me takëme, Të lëroj tëmën e satëme.

* * * O Dino ç’e bëre vetë, Pive shtatë e nxore tetë, Dërr, dërr, more i shkretë, Bakllavanë e hëngrëm vetë.

* * * Vetëtin në Kakome, Merre shargun ku e ke, Vetëtin në Kandallo, Lëre shargun s’ke çe do.

* * * O Dervish festja mënjanë,

Ç’të mori era harkanë,

Page 39: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

39

Ç’të erdhën këmbët vërdallë, Shkulu tutje në ato thanë.

* * *

Moj Make, imekunatë, Shtëpi trokë e katua thatë, Pa oxhak e pa hale, Tri nuse ku po m’i shpie? Kur s’ke penxhere e derë, Nuset ç’i do menjëherë, Ku do flenë ato me burrë, Kur s’ke vënd për të bërë shurrë?!

* * * Sose, Sose, nakatose, Hëngre, pive, u mballose, Si rruh qëni, si soj dose, Për pak qafën e palose.

* * * O Dervish, o rrondokop, Drek’ e darkë ç’i bëre tok, Bëre fyt raki një okë, Mbete në vatër pilok.

* * * O bandill mustaqe zi, Në qoshe ashtu ç’më rri, Na ke ardhur në shtëpi, Di a s’di të pish raki? Se po ngrenë dhe gratë dolli!

* * * Trahanaja në shullë, Shkojnë breshkat nëpër të,

Ç’e kënaqin zonjënë, E “gostisin” me pëgë.

* * * Feste kuqi në përrua, Papandyeur ra në bela. Gjeti balgë e u pengua, S’doli dot në kasaba.

* * * Dhe për bukë ashtu e kështu, Hidhe këmbën përmbi gju, Mos fol llafe kuturu

Se te gardhi gjen dhe hu.

* * * Orolinga, torolinga, Mbeti Braçia pa opinga, Orolok, torolok Braçia ynë mbeti pa lopë.

* * * Shkoi burri në Martallos, Për të marrë farë për kos, Nga fiqiri u marros, Vajti shul dhe erdhi llos.

* * * O ti që më gjete mua, Të kam mik dhe me sevda, Sa veten time s’të dua, “Top” të gjeça në përrua.

* * * Bambërbymp këmbora e madhe, Dhën e dhi lëshuar bravare, I çaft ujku mbenë cangadhe, Qumështi gjysëm okare.

* * * Të keqen o mor dhallë, Unë hidh ujë e ti i bardhë, Rrofsh që ti më hodhe hallë, Kur pllakoste një mëhallë.

* * * Pirdh o mace, bëj peronda, Ca të trasha, ca të holla, Ca të thata ca të njoma, Se po bën “kuvendin” zonja.

* * * Ku leh qën e ku del tym, Ku ja bën këmbora bym,

Atje ku veriu fryn Dhe era shkon me yxhym.

* * * O balo të hëngërt tënja, E ke të keqen përbrënda, Ç’deshe që shkove te kërma,

Page 40: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

40

Kur të dhashë hirrë e të dënda.

* * * Penxheret me hekura, Kush t’i lajë, e vdekura...?! Ç’mi ngre ato vetulla, Molomëne si ty s’ka.

* * * Turpjemadhi krushkës, Çfar m’i bëre çupës? E cëmite udhës, Mbi samar të mushkës.

* * * Në lëmo të arr’ e madhe, Del Cacania me fustane, Me dy jakë tallagane, Kërkon shelegen manare, Ta ushqejë me bukë vale, Me mjaltë dhe me thelpinj arre.

* * * Penxhere moj penxhere, Pse m’u bëre havale, Penxhereja me kafas, Të vij brënda a më qas.

* * * Marsi, tarrësi, Ai që e mbarsi, Prilli, manohilli, Maji, kokomaji, Qershori, djalë polli, Në të nëntë e nxorri.

* * * Të paçim Muke Aga, Mik qosheje, mish e thua, Nga mideja mashalla, Nuk të ngop një bakllava, Nga fiqiri tralala, Mëndjen nja dy gram e ca, Të të rrojnë gomar e ka, Dhe kërriçi në katua, Se për hall s’kam ç’të të dua.

* * *

Krushku ynë xhype lëkuçe, Mik i qënë që thirrej Sulçe, E hodhi vallen hajdutçe, Tërë nojma, tërë huqe, Na e piu rakinë me duçe, Sytë iu errën, e zunë gulçe.

* * * Kur erdhi fundi senesë, S’mbeti gjë brenda qesesë, U fshinë qilarët me fshesë, U shkundën thesë më thesë, Për një kulaç patëm shpresë, Por gjetëm fund’n e halesë.

* * * Piripizga në mulli, Shkoi të bluajë kutruli, Shulapraku në shtëpi, Kërkon mish e revani, Okaren plot me raki.

* * * Djalin-ë ç’e zuri gjumi, Djalin-ë more, Çfarë t’i bëj më marrtë lumi, Djalin-ë more, Do t’i jap gushë pëllumbi, Djalin-ë more.

* * * Shkoi behari, erdhi vjeshta, Ikën miza, morra e pleshta, U lanë opingat me rretra, Afron koha për të leshta, Pemëve s’u mbesin fleta. Vilet rrushi nëpër vreshta, Për raki e verë të kthjellta, Për dasma me këngë të nxehta,

Çupat zënë presin gërsheta, Çupërisë i thonë: “Njatjeta...!” Shkojnë nga një gjini tek tjetra, I pret burri, vjerri e vjerra, Me tabiete të tjera, Duan evlat kur vjen pranvera. Qëni Taros, qën me vulë,

Page 41: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

41

Lehte e s’pushonte kurrë, Laro thirrej, qe i murrmë, E mbanin lidhur ndën udhë, Ndanë kasolles bërë me gurë, Pranë mënit kërrusur shumë, Tek një gardh thurur me drurë, Druanin mos u “hapte punë”. Tarua që e donte shumë, Thosh: “Nuk gjen si qëni ynë, E lëshoj, bëj rehat gjumnë...” Por Taron “ethet” e zunë, Larua lehte sa për zhurmë, Për gjë tjetër, t’hante munë...

* * *

* * * Kafsharllinjtë vargje-vargje, Ca me gunë e ca me shargje, Hanë e pinë ferrave, Si kulishë të derrave.

* * * Comënit c’ju tha përsheshi, Edhe buza më s’i qeshi, E mori macen për veshi, Dhe e plasi atij sheshi.

* * *

Ç’të të dua mor burrë zi, Mbete kulaç në shtëpi, Si kërçep që nxin në hi O të qafsha me oii... Të ra shpejt kjo pleqëri As për mashkull s’je tani Hiç për grua s’ke terezi. S’kam çitjane o mavri, Le këna edhe stoli, Pa dhe pakëz guduli... Ç’ke moj grua që bë si dhi, Si e mbetur pa tagji! Mëndjen një kokërr lajthi, Pse më flet me qesëndi? Si të jem një jabanxhi... Tundu ca e gjumë mos fli

Unë s’vras veten moj Dudi, Se nuk ke çitjane ti, Kur më erdhe në shtëpi Tjetër gjë më doje ti. Tani dashke dhe stoli Dashke dhe pak xhigili Si të ishim në rini.

* * * Hekuran, bisht digan, I vure pulat në stan, U hoqe dërrasën, U hëngre gëlasën.

* * * O moj pleqëri e shkretë, ç’ke që më mundon, Kurrizi dalë si poçe, Nga këmbët çaloj. Nga sytë u qorrova fare,

Nga veshët s’dëgjoj, Lutem për një filxhan ujë Njeri s’ma ofron. Marr shkopin të dal nga fshati Po fjala s’më shkon.

Page 42: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

42

Shprehje alegorike

S’nxirret dhjamë nga pleshti Sa gomarë, buzëbardhë... Sa miza në atë vënd Të gjeti si poçen pa bythë M’u qepe si miza në bythë të kalit S’mbahet shtëpia me miell hua S’lë larua të hajë balua S’qëndron çatia me një tra Ngjiti si balga pas këpucës Të gjeti si kofinën pas të vjeli U bë vrima e miut pesëqind grosh Më mirë djepja bosh, se shejtani brënda Një qën që leh, nuk të kafshon Qeni leh atje ku ha U hap si purtha në dërrasë U përhap si vajët në lakra Rri ngrehur si thumbi në thes Kapardiset si kaposhi majë plehut Ngrehet si maçoku në thekër S’di dhia ç’është tagjia Kali kuq e ka një huq E mban kokën si kau për urof Përtypet si kau në grazhd I kanë rënë pordhët në zëmër I kanë rënë pendët me vakt E do kufirin te thana U mbajt pas koqeve të dashit

Mos ja nxirr fundin jamakes S’mbulohet dielli me shoshë Dielli duket që në saba Shosha nxjerr kokërra, nxjerr dhe gëzhuta Mos dil si kërriçi para gomarit Nxori sytë me gishtrinjtë e tij Qënka kongjill i mbuluar Shiu i beharit një sup ta qull, një sup jo. Kush i ha kumbullat, e kujt i mpihen dhëmbët

Na vrau kungulli Hasanë Kush ha bukë, bën dhe thërrime I zoti e di ku i pikon shtëpia Do macja uthull M’u bë si burri i nënës I ka hyrë maçoku në bark Kali i botës të lë në mbudhë Burri është baballëku i shtëpisë I bie derës të dëgjojë penxherja Mos ha bukën e turkut e bën duvanë e kaurit S’bie rrufeja në halet Nga ferra e vogël del lepuri i madh Të gjithëve u pjell lopa, atij i ka pjellë kau Po u zemërua s’na prishet shumë gjiza Digjet nga qulli i fryn kosit E kthen gunën nga fryn era Dardha bie nën dardhë Dardha e ka bishtin prapa Kush i hëngri hurdhrat e kujt i vjen era Rron si një mi në një mulli Nuk e shan hunda buzën Të gjithë derrat një hundë kanë I bie cylës në një vrimë Uthulla e fortë, çan rrathët e saj

Mos i trego babait arat në malt Ne i themi ujku, ai thotë gjurmët Ç’ka barku e nxjerr bardhaku Bëmë o baba të të ngjaj Kur s’ke pula mos bëj “hush” Iku koha kur qëni hante petulla Këmborët bjenë për ata që kanë veshë U bë zogu të mësojë klloçkën Ç’është ai qorr që nuk do sy U katandis kaposhi një thelë Rrit kutën të hajë kulprën

Page 43: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

43

Ngriji ato vetulla, pastaj më lësho petulla Të mbetën dhëmbët jashtë Shtati pyll e mëndja fyell I mënçur sa për t’i hedhur edhe samarin Mos qaj hallin e kalorësit që i varen këmbët Ra si qimja në qull Delja që ndahet nga tufa, e ha ujku. Di hallua të bëjë petulla, po s’ka miell. Mos i hiq petët lakrorit, se i dalin lakrat. Në dasmën e botës, të tërë kërcejnë. S’vihen gjilpërat majë më majë. Gjë e gjallë të mban gjallë. Jo çdo dash bën për këmborë. Harrami s’bëhet hallall. Gëzoi tëndes, jo asaj të botës. E zezë është kafeja, por të zbardh faqen. Kush ka qeren, kruan kokën. Jo të gjitha mizat bëjnë mjaltë. Hesapi i botës bëhet kollaj. Po u poq gruri kërkon drapërin.

Si të jetë vallja hidhe këmbën. Të gjithë gishtërinjtë dhëmbin njësoj. Vendi s’të thotë kurrë ngreu. Sheh rrushi rrushin dhe piqet. Fjalët e tepërta janë fukarallëk. Bukë e hi e në shtëpi. Dielli i darkës si të kuqt e plakës. Dhi e zgjebosur dhe bishtin përpjetë. Humbi si sëpata pa bisht. U bë muhabeti tërkuzë. E lëshoi si lopa balgën. Kalit të falur nuk i shihën dhëmbët. Kur zihen qënët, mejami i ujkut. Miqësi e dëndur, del e përfëndur. S’shtrohet kaposhi në vezë. E bën qimen tra Kërkon qimen në vezë Plasi mielli në Rreth të Psarrit Plasi fabrika në Shabaj Bredh si qëni sallhanës M’u ngjit si këpusha Kur të shijë Hajredini urofin Kur të piqet mali me malë Nuk ngopet ariu me miza. Rruga e shkurtër të nxjerr më gjatë.

Këngë gazmore

Atje poshtë te pjergulla, Tejpërteja një përrua, Kërcente vejusheja, Hidhte këmbët thua më thua, Fshati i tërë ra në bela, Kush qe mashkull u tërbua, Vejushën kishin sevda.

* * * Moj kaurka mesoke, Tingli-minglin ku ma ke, Një pëllëmbë nënë bres, Me një bërthamëz në mes.

* * *

Ti tek porta unë tek vija, Nga koka ç’të ra shamia, Hodha sytë në atë dardhë, Pashë një pëllumb të bardhë, Seç e ndolla vito-vito, Qasu më tëhu moj shpirto, A s’m’i pret ato cullufe, Që t’ia vë dogras në strufe, Dhe ti priji ato mustaqe, Që t’i vë stoli në faqe.

* * * Floku yt si pënd’ e korbit, Djemtë ç’i sëkëlldisi-o,

Syri yt si drit’ e hënës,

Page 44: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

44

Bën për të vështruar-o, Vetullat si penë e shkruar, Bëjnë për të qëndisur-o, Faqja jotë pshikokartë, Bën për t’u kafshuar-o, Gusha jotë rrathë-rrathë, Me gjerdan mbuluar-o, Gjoksi jot dëbor’ e malit, Ndën meje rri shtruar-o, Mesi jot shufër dyfeku, Bën për t’u shtrënguar-o,

* * * Një ditë nga bahçeja dola Të mbledh trëndafil me vesë,

Hodha sytë të shikoja, Nga parvazi i penxheresë. Të pashë ku ishe shtrirë, Pranë gjirit të nënesë, Sisët e tua përjashta Sumbulla kullonin djersë. Unë i mjeri kur të pashë U bëra gati të vdes.

* * * O moj fustan shqepur, Pse kërcen përpjekur, Sikur të kanë ndjekur? Rri o burrë, mos u ngut, Kur kërceva m’u këput, Fustanin kisha mbi gjut, Nuk ishte kutë më kut.

* * * Përtej në goricë, Dy kandila ndezur, Xhamadanë e djalit, Kush e paska qepur, Ajo sevdallesha, I ndrijnë sy e vetull, Peshqesh për bandillë, Dheu pa e tretur.

* * * Dy cicat e tua, Kulumbri prej gjëmbi,

Ç’u plaka i shkreti, S’mi zuri dot dhëmbi.

* * * Shpirtin seç ma dogje, Ma ke përvëluar, Si qebap kafeje, Më ke rrotulluar.

* * * O flori varur në gushë, Hajde mbush ujë në fushë, Por mos lër të tundet gjiri, Se më errësohet syri. O flori, dëgjomë rixhanë, Brodha gjithë kasabanë, Gjinj të tillë s’kam parë kurrë, Opopo, seç jam sëmurë.

* * * O filxhan babaxhan, Pije t’u bëfsha kurban, Pije more pije, Se të paska hije. O dajo t’u bëfsha ferrë, Merre dollinë dhe një herë, Ktheje, hidhe hopa, Sa të mbushet gropa.

* * *

Moj raki, moj shkrumbi, Vallë nga ke dalë ti, Nga llullaja, nga kazani, Pije Muço kapedani, Merr edhe pakëz meze Se e do kjo refene, Hidhe mos e lër mënjanë, Hë t’u bëftë gjak e dhjamë.

* * *

Ç’e lëvdon vjerra të renë, Puntore e kam nusen-ë, Kur e merr petsin në dorë, Do tri ditë të tollë lakrorë Nusja ime s‘ha bukë shumë, Por gatuan çdo ditë një furrë,

Page 45: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

45

E do gjellnë të rrjedhë lumë Për një kafshitë do shtat’ lugë.

* * *

Ty pikën e ballit, se ç’ta prishi lija, Rritu moj Bajame se ta shkoi Selvia, Tu rritën baluket, nuk t’i nxë shamia, Këpucët me qafa, çorapet me vija. Ruhu nga magjitë të të rrojë fëmija, Rritu moj Bajame, se ta shkoi Selvia.

* * *

Në një fshat të vogël, Ia thoshte bilbili, Ja merrte Kasëmi, Ja pret Nuredini, Gratë e Vinokashit, Luajtën nga fiqiri.

* * * Hidhe çapin, kapto gardhë, Të të shoh pulpën e bardhë, Atë pulpë, borë, pa qime, Shall ta kem në qafën time.

* * * Buzët seç të ndiznin, Prush, si sheg’ e kuqe, Ç’ma shpike sëmundjen, Kur s’më erdhe nuse. Obobo, i gjori, Si do t’ia bëj hallit S’të pata në dimër, S’do të kem beharit. Bëji rixha satëmes, Lutju me të mirë, Që dasmën ta bëjmë Vjeshtës që do vijë.

* * * Maxhare, leshëra tëndë, Qysh erdhe në derën tënë, Kaluar apo më këmbë? Kaluar nuk shihja vëndë. Më qafë të pastë jotëmë, Që të dha në derën tënë,

Të ka dhënë punë të rëndë, U trete qiri në këmbë, Kafe miqve duke dhënë, Bukë e gjellë duke bërë.

* * * Darkës kur të vija, Çokisja te muri, Isharet të jepja, Aty pas një guri. Prisja të të shihja, Pranë perdes, te cepi, Por ty nuk të linte Shëmra e tyteti. Harrita të pashë,

Poshtë dritës kandilit, Zëmra sa s’pëlciste, Luajta prej fiqirit. Bëra, çfarë nuk bëra, Vura kallauzë, Kur m’u pofashtise, Të putha në buzë.

* * * Udha e mbarë moj çupë, E le derën tënë, Gjumin që ke bërë Lëre tek jotëmë. Vëndin ku ke flejtur Mate me pëllëmbë, Atje ku shkon nuse, Bëj ç’të kemi thënë. Tabiete të tjera

Ti ke për të nxënë.

* * * Bluajnë mokrrat li e lesh, Po vjen Dajua me dy desh, Se me një bota e qesh, U shkon buza vesh më vesh. O Dajo ta paçim hua, T’ardhçim në dasmat e tua, Të bëjmë këngë e horata Dhe dolli gjer në saba.

Të bëjmë fyt ç’ke në katua.

Page 46: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

46

* * * Gjitonja tumane gjerë, A mban ment ç’losnim një herë, Në livadhet bar pa prerë, Ndën kumbullat kokërra verdhë, S’pyesnim për gjëmbaç e ferrë, Ti hasdiseshe si pelë, Tani që fuqitë më mbenë , Nuk t’a kam si dikur ngenë, Më sheh si konen në derë, Se e di që s’kam më vlerë.

* * * Një sini, dy sini, Hidh o dajo një flori, Se po rruhet dhëndërri, Dhe dajua seç e vërviti, Një potkua prej evgjiti.

* * * Berberi që nga Stambolli, E mira këtu ç’e solli O berber, të keqen-ë Me ngadalë briskun-ë Se mos na preç dhëndrrin-ë Është djalë me mustaqe, Pa e vënë briskun në faqe.

* * * Amanet natën e parë, morë djalë, Ta shikosh si sytë në ballë, Amanet natën e dytë, Ta shikosh me të dy sytë, Amanet natën e tretë, Bëj me nusen si di vetë.

* * * Udha e mbarë o krushku parë, Dhe të gjithë krushqit me radhë,

Zoti ua pruftë mbarë, Rakinë ta merrni shtruarë, Se kuajt janë xanxarëë. Udha e mbarë o krushku dytë Me avash e hapni sytë Me kujdes e pa vërtik Ruhuni nga qesënditë.

* * * Ysh e kiç gomarët, Përtej në mëhallët, Po qasen dajllarët, Në dasëm për djalët. Pas u vinë manarët, Ata këmbëçalët.

Dale dajo, me avash, ç’i ke vënë vetes telash, Më mirë viçokun abrash, Se të lësh kopenë pa dash.

* * * Kam nja dy-tre netë O në një konak, Obobo i shkreti ç’u bëra merak Nuk po e marr dot, Një syzezë në fshat, Ja kërkoj babait Më thotë “Nuk ta jap”, Do t’i zë pusinë Aty në hajat, Babanë edhe nënën Kam ndërmënd t’ia vras

Dhe atë syzezë S’rri pa e bërë zap.

Vargje për lodra.

Page 47: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

47

Oromëna, doromëna, Treiroi, ciciroi, Thare, kabadhe, Kofsha, kazbiqe, Këtë merre, këtë hiqe, Këtë fute në filiqe, Okërrisht bokërrisht, Merre hiqe këtë gjisht.

* * * Këtu pi këtu çpi, Këtu miza kakërdhi, Këtu çobani me dhi,

Këtu lajnë leshtë, Atje pinë ujë deshtë.

* * * Shi, shi, babashi, Hipi plaka mbi shtëpi,

Bëri tre kulaçë me hi, Një u poq, një u dogj, Një e hëngri me gjithë zogj.

* * * Rrodhe, rrodhe, kokorrodhe, Ç’e bëre gjënë që më vodhe, S’ësht’ e imja, është e botës, Do ta heq me dackë kokës.

* * * Hapa dollapa, Kush është prapa, Se sytë i hapa. Pty –ptu- pty...

* * * Ciu, ciu, cinxamiu, Të dal jashtë më zë shiu, Të rri brënda më rreh nëna.

Përbetime

Për këtë bukë. Për atë diell. Për këtë dritë. Për këtë dhè. Për këtë tokë. Për nderin tim. Për atë Zot. Për Allahun. Për Zotin Për Perëndinë. Për të Madhin Zot. Për Abaz Alinë Për Muhamet Alinë. Për të madhin Muhamet Për Imam Hysenjin. Për Hasan Dedenë e Tregut. Për Baba Xhaferrë Për Baba Kamberë

Për Baba Tahirin Për Baba Ali Beratin. Për Baba Sadikun Për Çukën e Tomorrit. Për Teqenë e Kulmakut. Për Teqenë e Prishtës. Për Teqenë e Gllavës. Për Teqenë e Sukës. Për Teqenë e Kiçokut. Për Çirakët. Për Cirakët e Vokopolës. Për Mekamët. Për Mekamin e Çunajt. Për Mekamin e Vinokashit. Për Mekamin e Xhanajt. Për Dervish Tafilë. Për ç’ndizen në dynja. Vafsha kurban.

Page 48: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

48

Më lëntë zoti pa sy. Më lëntë zoti pa gojë. Më bëftë zoti ulok. Më lëntë zoti pa këmbë e pa dorë. Më zëntë buka sytë. Më mbettë buka në fyt Mos më zëntë buka e motit. Vrafsha veten . Më vraftë buka jote. M’u bëftë buka helm. M’u bëftë buka zeher. Mos shtrofsha bukë në sufër. Mbeça me bukë thatë. Mos më rëntë bukë në bark. Hëngça këmbët e mia. Mbeça pa darkë. Mbeça pa dhallë. Mos më rëntë lugë në gjellë. Mos më zëntë buka e re. Mos më zëntë korriku. Mbeça me gisht në gojë. Mbeça me sufër thatë. Për këtë sufër. Më vraftë e mira. Më zëntë e mira sytë. Mbeça pa gjë të gjallë. Mos më këndoftë kaposhi në derë. Për këtë jetë. Për këtë zjarr. Mos m’u ndeztë zjarr në vatër. Më mbettë luga thatë. Mbeça pa ngrënë. Mbeça pa bukë. Hëngsha qefinin tim. Mos e ngjërofsha këtë bukë. Për këtë prag. Mos u gdhifsha. Mos më zëntë sabahu. Mos më zëntë djelli i mëngjesit. Mos më zëntë nata. Mos mbjellça farë në arë. Më mbeçin arat pa mbjellë.

Më mbetë mokra thatë.

Mbeça me një ka. Mbeça qorr. Mbeça pa sy. Mbeça ulok. Mbeça kallogre. Mbeça njeri pa njeri. Mbeça rrugës. Mbeça pipalla. Mbeça shkretë. U shkretofsha. Mos paça njeri. Mos mbeça i gjallë. Vdeksha që sot. Mos më mbettë njeri. Më vdekshin fëmijët. Më vdekshin të gjithë. Më rëntë në kokë e në gropë. Mbeça fillikat. Mbeça qyqe. Më zënçin me gurë. Më hëngshin qentë e fshatit. Mos zënça ka në arë. Mos më mbettë pulë në qymes. Më hëngërt kjo tokë. Më mbuloftë dheu. Mos më tretë dheu. Mbeça mbi dhe. Më hedhshin dhe me këmbë. Më marrtë Perëndia mëndjen. Më marrtë Zoti ymrin. Për këtë saba. Për këtë truall. Për këtë Diell. Për këtë Qiell. Hëngsha kësmetin tim. Më qefinofshin. Vafsha kurban për ty. Shkofsha bedel për ty. Shkofsha hazëret për ty. Bëfsha nigja me tim vëlla. Vallahi... Për kokën e djalit t’vetëm.

Më martë Perëndia mëndjen.

Page 49: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

49

Për gjakun e dëshmorëve. Për idealin e Partisë. Për Flamurin.

Page 50: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

50

Urime

Një ditë e mirë! Mbarësi! Mbarë e mbarë të qoftë! Të shkoftë dita e mirë! Të vaftë dita mbarë! Gjeç mirë! Gjeç sevap! Gjeç kësmet! Gjeç uratë! E gjeç plot! Gjeç selamet! Të qoftë puna mbarë! Të qoftë shefaet! Të qoftë ruga e hairit! Të vaftë udha kësmet! Mbarësi të qoftë! Plot shtëpia! Plot hambari! Lëmi i mbarë! Zemra e mirë! Të arça për të mira! Të arça për dasma! Të arça për gëzime! Të arça për poganik! Të arça për hajli! Ta paça borxh! Të paça me jetë! Të paça me kokë! Të paça sa të jetë jeta! Të paça në krye të qoshesë! Të paça në krye të sufrës! Të paça në krye të shtëpisë! Të paça të gëzuar! Gaz e të mira paçim! Gaz e hare paçi! Gaz për derë! Në gaz t’u vimë! Gaz me njëri-tjetrin! Gazi mos ju ndaftë! Plot sufra!

Plot trapezën! Derë e trapezë! Dita njëmijë! Ymër paç! Të dhëntë zoti ymër! Ymër paç nga Perëndia! Allahu të dhëntë ymër! Bardhësi! Fatbardhësi! Zëmra behar! Zëmra flori! Të këndoftë zëmra! Mos të qaftë zëmra! Mos të qaftë syri! Mos t’u dridhtë buza! Qeshur qofshi ngahera! Qeshur sa të jetë jeta! Mos paç lot në sy! Mos të qaftë kurrë syri! Me këmbë e me dorë! Paç me torbë e dhënç me thes! Ta bëftë Zoti grurë! Bukë e pathyer! Të bëftë mirë buka! Ta bëftë Zoti mbarë! Ta bëftë Perëndia kësmet! Ta bëftë Zoti siç e do vetë! Të bekoftë Zoti! Të dëgjoftë Perëndia! U bëftë si të të dojë zëmra! Paçim njëri-tjetrin! Paç e dhënç! Goja flori! Goja argjënd! Llafi jot në vesh të Perëndisë! Të qeshtë nuri! Të qeshtë buza! I bekuar qofsh! Allahu të ndiftë! Të dëgjoftë Perëndia!

Page 51: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

51

Mos të rëntë e keqja në derë! Qofsh zot në shtëpinë tënde! Bollëk të dhëntë Perëndia! Allahu qoftë me ty! Sherr mos paç! Të gjettë e mira! E mira mos t’u ndaftë! T’u heqtë e keqja! Mos të rëntë e keqja në trup! Si goja e zëmra! Të mira paç! Vatrën plot! Plot diganin! Bëfsh hair! Gjeç rahmet! Të ardhtë e mira! Të ndjektë e mira pas! Kësmet madh! Rrofsh e u zbardhç! Rrofsh e i martofsh nipër e mbesa! Kësmet paç! Sa rrofsh u kujtofsh! Rrofsh e gëzofsh! Të lënça prapa! Rrofsh e lënç prapa! T’u bëfsha kurban! Vajça kurban për ty! Vajça vdekur për ju! Të bëftë rehat shpirti! Pleqëri të mbarë! Mbarësi ngahera! Paç nder e yner! Mos të lëntë Zoti pa gjë! Mos paç të ligë në trup! T’u heqtë e liga! Mos t’u ndaftë e mira! Të marrtë hasmi të keqen! T’u shtoftë kopeja!

T’u shtoftë bereqeti! Të ndritë shpirti! Mos të humtë emri! Gjak e dhjamë! Shëmbur qofsh! T’u mbledhçim në dasëm! Të hëngshim dasmën! Të pifshim dollinë! Dolli për derë! Dolli ngahera! Dollibash ngahera! Plot lëmin! Krushqi e pandarë! Hair të qoftë! Të vaftë puna hair! Març nga ditët e mia! T’u bëftë bereqeti dhe në gurt! T’u bëftë rruga xhade! Mos qënç kurrë vetëm! Bëfsh prokopi! T’u bëftë dita njëmijë! T’u heqshin të ligat! Mos pafsh të ligë me sy! Të rruaçin fëmija! E paç shtëpinë plot! E paç thesin plot! Mos të mbettë torba thatë! Mos mbeç kurrë duar thatë! Të ndriçoftë Zoti rrugën! Të dhëntë Zoti Shefaet! Të largoftë Perëndia të ligat! Të ruajttë Zoti nga e keqja! Të dëgjoftë Allahu për mirë! Allahu qoftë me ty! Zjarr i pashuar! Zemër e bashkuar! Miqësi e pandarë!

Mos të hyftë gjëmb në këmbë! T’u bëftë dita njëmijë! I paç duart plot! Të ndezçin qiri tek varri!

T’u bëftë varri ergjënt!

Page 52: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

52

Siç ke shpirtin paç të mirat! Siç ke zemrën paç dhe fatin!

Të shara

Pyzeveng Zuzar Zuskë Zarbë Zabërhan Truçkulur Edepsës Namusës Sojsës Brekegrisur Shulandruk Shulaprak Hundëpërpjetë Bark pa shëmbur Bark skrop Teleshmën Hundraç Bukëthyer Bukëshkelur Karçin Kec i shtirë Kërriç Gomar Hajvan Kokëlopë Kokëviç Viç i palëpirë Kokë kà Kokë buall Cjap Merhum Sporosës Dosë Dosare Qafderr Kokëderr Rrezil Katil

Fyell Fyell pa vrima Gojëxhvatur Gojëlëshuar Gojëzeher Gojëhelm Gojëhale Karkalec Kungull Kungull pa farë Tutkun Tutkë Palaço Paçavure Dallkauk Abrash Alldup Koqe kandari Turi qën Turi derr Turi sës Shpirt qën Shpirt mace Balgë lope Kokë gjyle Kokë gdhë Kokë drugë Kokë shkëmb Kokë shtypës Kokë vare Kokë dru Kokë qylyk Kokë sqepar Shejtan Mavie Mavri Shipllëk Naxhuze

Page 53: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

53

Katran Morracak Syplasur Syqorr Njeri pa namus Kokë qepë Kokë dardhë Hu gardhi Hu gomari Kukuth Kukumjaçkë Bisht përdredhur Maçok Mushkë xanxare Kalë i hazdisur Vatër shuar Varfanjak Shpirtkazëm Dënglamadh Veresës Çeresës Burrë grash Putanë Rrospi Kaplloqe Telendar Telendi Delenxhi Shpirtlig Shpirtzi Buzë e paqeshur Kokë mokërr Kokë qysqi Breshkë e ugarit Thihtlopë e topilës Bretkosë e përroit Nepërkë e shullërit Kopan Gdhë Hundëqurre Veshë pambuk Dhëmbë qën

Dhëmbë derr

Kokë duçe Gjytyrym Lanet Mortjemadh Vatërshuar Belamadh Turpiemadh Lënjëmadh Mëndje fyell Halemadh Gojë paçavure Palo burrë Palo grua Palo njeri Dyfekplasur Kandilshuar Duartharë Mëndje tharë Mëndje fyell Bythë madh Sqollë e halesë. Kau plak. Shkopi i arixheshkës. Evgjiti Sharovës. Gomari i Malinatit. Dele marrosur. Kau balash. Dhi e zgjebosur. Dhi pylli. Dhi bravare. Varrhumbur. Shtëpiprishur. Barkpashëmbur. Hardhiçkë e gurit. Zhapiku i murit. Miu i ugarit. Vërë e halesë. Cjap përçak. Kërriç gomari. Urith i arave. Demi Zelos. Kaposh gollak

Mizë e kalit.

Page 54: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

54

Murrjelë. Këpushë e lopës. Plehu i katoit. Kungulli gardhit. Misër vjeshtuk. Paluzeja pa kripë. Gjuhë nepërkë.

Gjarpër me dy kokë. Zogu i klloçkës. Pulë e qullur. Sy pulë. Veshë gomar. Hundë cjap. Mëndje kërriç.

Mallkime

Mos u ngopsh! Mos u shembsh! Mos paç prokopi! Cipë plasur! Mos të qeshtë buza! T’u shoftë ymri! Vdeksh që sot! Të hëngërt tënja! Të hëngërt mortja! Të marrtë e keqja! Mos u bëfsh! Mos u rritsh! Mos bëfsh prokopi! Mos bëfsh hair! Mos u grysç! U shofsh me soj e me sërë! U shofsh me themel! Të rëntë plasja! U hëngërt murtaja! U hëngërt qimja! U hëngërt sylybati! Engëlia të rroftë! Mos të daltë tym në oxhak! T’u shoftë vatra! Mos t’u ndeztë zjarr në vatër! T’u shkurtoftë ymri! Barku të rroftë! Të mbuloftë dheu! Të rëntë e keqja në derë! T’u shoftë soji! Të humbtë fara! Të humbtë rraca! Të humbtë binaja!

Mos të mbetë soj e sorollop! Mos të bëftë kikiligu në derë! Mos t’u ngjëroftë buka dhe gjella Mos shtrofsh lugë në sufër! Mbeç sufër thatë! Mos t’u hëngërt buka! Mbeç pa gjë të gjallë! T’u thaftë zorra! Mbeçi pa dhallë! T’u thaftë katoi! Të ngordhtë kau i arës! Mbeç pa qe! Të ngordhshin qetë e parmëndës! Të zëntë e mira sytë! Mbeç qorr! Mbeç pa sy! Hëngsh këmbët e tua! Hëngsh kësmetin tënd! Hëngsh kokën tënde! Të marrtë shurra këmbët! Të zëntë dynjaja me gurë! Të hedhçin dhe me këmbë! Të qeshtë bota! Mbeç zbuluar mbi dhe! Vdeksh e të hëngshin qentë! Të mbetë buka në grykë! U mbytç! U marrofsh! T’u shkurtoftë ymri! Mos e hëngsh! T’u bëftë helm buka e Zotit! T’u bëftë zeher buka ime! I bëfsh qefin për kokën tënde!

Page 55: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

55

Të rëntë rrufeja! Të qafsha! Të gjettë e keqja! Të gjettë e të hëngërt! Paç bela gjithë jetën! U nxifsh! U sterrofsh! Plaç të rroftë! Plaç në vënd! Rënç në buzët! Të turpëroftë Zoti! Të lëntë Perëndia pa dorë! Të lëntë Zoti pa sy! Mos të zëntë moti! M’u bëfsh kurban! Më març të ligat! Më març të keqen! Vajç e mos ardhç! Të ardhtë mandata! Të vraftë Zoti! Të godittë Perëndia! Të marrtë ymrin Allahu! Të lëntë Perëndia pa mënt! Më març të keqen e qënit! Mos pafsh diell me sy! Mos paç ditë të mirë! Mos pafsh ditë të bardha! Mbeç njeri pa njeri! Shtrigjërofsh! Mbeç shtrik! U bëfsh lëmsh! U bëfsh copa-copa! U turpërofsh në pleqëri! Të talltë bota! U lemeriç! Lefsh si qën! Mbeç kukuth! U shurdhofsh! U qorrofsh! Mbeç pa këmbë e pa dorë! Kundërmofsh dynjanë! Mos të mbetë këmbë njeriu!

Të këndoftë kukumjamja në derë!

Mos të hyftë njeri në derë! E gjetç nga mos e pandehç! Të gjetë e të hëngërt! Mos pafsh një ditë të mirë! Mos të zëntë akshami! Mos të zëntë sabahu! Mos u gdhifsh! Mos të zëntë nata! Mos të rëntë bukë në bark! Të zëntë ferra pragun! Mbeç në bisht të urës! Të urdhërofshin të tjerët! Të pafshin sytë adhap! Pafsh veten me adhap! Të vraftë qulli! Març malet! Kandil shuar! T’u thafshin duart! Vrafsh veten me dorën tënde! Të zëntë çatia nën vete! Mos vdeksh në shtëpinë tënde! U gremiç! Allaten nga zoti! Të çaftë ujku! Të hëngshin qentë! T’u kyçtë dera! T’u grymçin eshtrat! Mos të gëzoftë perëndia! U merofsh! Të marrtë Perëndia gjënë! Ta thënçin në rrëzë të veshit! Të hëngsha drekën! Thefsh qafën! E gjeç nga i ligu! Mbeç kërcu! Mbeç rehen! Mbeç kërcure! Mos të zëntë këmba dhe! Mos ta dëgjofsha emrin! Mos ta dëgjofsha zërin! Mos t’i pafsha sytë! Mos të rëntë as kripë në bark!

Të bëfshin copa-copa!

Page 56: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

56

Rënç nga gremina! M’u bëfsh kurban i qënit! Të bëftë Perëndia luvgat! Mos e gëzofsh rininë! Mbeç pa grua në pleqëri! Të çaftë ujku! Vafsh prapa Diellit! Të humbtë momeria! T’u errshin sytë! U bëfsh squfur! U bëftë Perëndia kripë! U mbettë hambari thatë! Të foltë hoxha në rrëzë të veshit! Mos të rëntë grurë në hambar! Të vraftë kau i arës! Të rëntë e keqja në vënd të lig! Të vaftë koka pas! U bëfsh gjarpër! Të ndjektë e keqja nga pas! Të hëngërt mortja ime! Të zëntë beja ime! Të rënçin këmbët! I rënç këmbës! Të dalçin sytë! Të plastë koka! Të plaçin sytë! Të rëntë shipllëku! U bëfsh bojë e zezë! Të rëntë damllaja! U damllakofsh! Të rëntë pika! Të zëntë në fyt! Të mbettë në grykë! Të plastë barku, të plastë! Të plastë cipa, të plastë! Vjellç gjak! Dhjefsh gjak! Të mbuloftë balta! Të mbuloftë zija! Mos i bëfsh dy ditë bashkë! Plaç të preftë! Të rroftë e të hëngërt!

Të vraftë kali i qyqes!

E gjeç nga mos e pandehç! E gjeç nga e mira! E gjeç nga njeriu jot! E gjeç nga Allahu! E gjeç nga Perëndia! E gjeç nga Zoti! Të rëntë ylli! Paç fatin e qenit! Bëfsh si macja! U bëfsh kacek! U bëfsh káde! U bëfsh daulle! U bëfsh saraxha! U bëfsh lanet! Të hëngërt saraxhaja! Të plastë zëmra! Të daltë shpirti me adhap! Të daltë shpirti si maces! Të dalçin mendtë! Të luajt kapaku i kokës! Të iktë mëndja! Të daltë loçka e syrit! Të sjellçin kofsha-kofsha! Të sjellçin në drurë! Të sjellçin copa-copa! Të sjellçin kinda-kinda! Të vajttë koka prapa! Kthefsh patkonjtë nga dielli! Të rëntë mënxyra! Të hëngërt damllaja! Të mbaroftë sylybati! T’u thaftë goja, t’u thaftë! T’u thaftë gjuha! T’u mbylltë goja, t’u mbylltë! Të martë Zoti gojën! U shofsh si fara e sinapit! U shoftë fara juaj! U shofsh me farë e me fis! T’u shoftë dera! U shofsh me rrënjë e degë! U bëfsh hi! U shoftë kolera!

Mos të zëntë dreka!

Page 57: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

57

Mos të zëntë darka! Mos u gdhifsh! Të rënçin krahët! T’u thafshin krahët! T’u thaftë dora! T’u prefshin krahët! Paç faqen e zezë! Të plastë gurmazi! T’u zëntë fryma! Të zëntë flama! T’u mbushtë barku me flutura! T‘u bëftë barku daulle! T’u nxiftë faqja! Të plastë cipa e faqes! Të plastë cipa e ballit! Të plaçin veshët! Të rëntë në rrëzë të veshit! Të lëntë Zoti pa gojë! Të lëntë Zoti pa veshë! Të lëntë Zoti pipalla! Të marrtë në lule të ballit! Të qëllofshin në vetull! Të marrtë plumbi në ballë!

Të pafsha pa kokë! Të rëntë prapa kokës! Të vaftë koka në esfel! Të pafsha me kokë në torbë! U bëfsh kuçkël! Mos ta pafsha bojën! Mos të ardhtë koka! Të daltë barku në kurriz! Të marrtë në shpatull! Të marrtë brinjë më brinjë! U thefsh në kërrbishtje! Të rënçin kërrbishtjet përtokë! U nxifsh si gllaniku! Të vënçin kokën në sini! Mos u ngrysç! Të bëfshin copa-copa! Thefsh zverkun! Thefsh qafën! Thefsh këmbët! U bëfsh def! Lipsur qofsh! Të mbiftë ferra te koka. Vajç e mosarç.

Shënim: Në ato çfarë pasqyrohet më sipër, sidomos tek shprehjet alegorike, bejtet, këngët gazmore, urimet, sharjet apo mallkimet, është synuar të thuhen siç janë folur ose fliten ende, pa marrë përsipër të komentohen apo të shpjegohen me cilat raste apo ngjarje e sebepe lidhen ato. Gjykoj se për dëshnicarët janë lehtësisht të qarta. Por edhe për lexues të tjerë nuk mendoj se përbëjnë ndonjë vështirësi. Ndërkohë mbetem i hapur që mendimi kritik i specializuar apo cilido tjetër mund e duhet t’i vlerësojë, analizojë e shpjegojë në mënyrën më të arsyeshme që dëshiron, mjafton të bazohet tek një realitet i posaçëm, që si kudo, shprehet edhe te Krahina e Dëshnicës dhe njerëzit e saj.

Autori

Page 58: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

58

Rregulla dhe zakone të pashkruara.

Ato çfarë evidentohen në këtë çështje janë disa nga rregullat e zakonet e dëshnicarëve për ekzistencën e tyre jetësore dhe ripërtëritjen e vazhdimësinë e kësaj jete tek vetë ata, por edhe tek gjëja e gjallë (bagëtia dhe kafshët e punës), pemëtaria e bimësia që i mbante gjallë. Ato, siç do të shihen, zënë fill me rregullat në ndërtimin e themelit të shtëpisë, me respektin e përkujdesjen ndaj mikut, lidhjet martesore etj.

Bje në sy se tërësia e tyre në përgjithësi lidhet jo aq shumë më interpretimin

fetar por me trupa qiellorë sidomos me Hënën dhe Diellin, çka mund të thuhet se dëshnicarët në mjaft rregulla e zakone janë prirur më së shumti nga mentaliteti pagan. Lexuesi ka rastin t’i gjykojë vetë ato.

- Themelet e shtëpisë së re, si rregull hapeshin ditën e shtunë ose të dielë dhe puna fillonte në mëngjes herët. Për hapjen e tyre thirreshin edhe argatë nga shoqëria ose miqësia.

- Kazmat e para këshillohej t’i hidhte i zoti i shtëpisë (më i moshuari), por edhe djali i martuar apo një djalë tjetër nga fisi me nënë e baba gjallë.

- Fillimi i mureve të shtëpisë shoqërohej më therjen e një bagëtie (dash ose qëngj) por edhe kaposh nëse nuk ndodheshin bagëti. Gjaku i tyre zakonisht duhej të spërkaste njërën nga qoshetë e gurta të shtëpisë, duke u preferuar e djathta nga ana e djellit.

- Themelet dhe muret si rregull ruheshin nga “magjibërësit”, nga “syri i keq” etj, derisa muret të kalonin mesin.

- Qeresteja e shtëpisë së re (trarët, mahitë, gërshërëzat, etj) domosdoshmërisht duhej të priteshin kur ishte Hëna e plotë ose duke u rinuar (në rritje), për të pasur jetëgjatësi dhe sidomos të mos u futej krimbi.

- Zakonisht qeresteja pritej një deri dy vite më parë prej dru lisi ose shkoze dhe mbasi u hiqej zhapa (lëkura), viheshin gjysëm vertikalisht të mbështetura diku, në sy dielli, për të mos patur lagështi.

- Kur shtëpia e re mbaronte së ndërtuari, tek porta ose dera e jashtme

zakonisht viheshin brirë dashi, patkua apo varg me hurdhra për të prishur “syrin e keq”.

- Ndezjen e zjarrit në shtëpinë e porsambaruar këshillohej ta kryente më i moshuari i asaj shtëpie ose djali apo nusja të sapomartuar, të cilët do të banonin aty.

- Fjetjen e parë në shtëpinë e re duhej ta bënte çifti më i ri i asaj shtëpie. - Zjarri në vatër si rregull nuk duhej të shuhej, por kongjilli (shpuza) mbulohej

me hi dhe zbulohej të nesërmen në mëngjes mbi të cilën ndizej zjarri i ri. * * *

- Mikut që vinte, si rregull i sigurohej kafsha, këpucët dhe veshjet e rënda (shargu, tallagania, guna etj). Natyrisht edhe arma që zakonisht ose i varej në mur ose i vihej në kamare (kur ishte armë brezi).

Page 59: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

59

- Miku vendosej gjithnjë në buxhakun (qoshenë) e djathtë duke marrë për bazë oxhakun.

- Ndenjtja e mikut dhe e të zot të shtëpisë ishte këmbëkryq (burrat). Ndërsa gratë zakonisht rrinin me gjunjë të thyer (me gjunjë ndën vete).

- I zoti i shtëpisë pavarësisht rëndësisë që kishte miku, si rregull duhej t’i hapte muhabet, t’i krijonte ngrohtësi duke i afruar kutinë e duhanit, dredhur cigaren, afruar ndezjen e cigares apo çibukut etj, që ai të ndjehej sa më lirshëm.

- Miku edhe kur nuk njihej, pritej njëlloj, veçse edhe pyetej nga i zoti i shtëpisë “Nga të kemi?, ç’e mirë të solli këtej? ç’katandi ke?” etj. Pyetej edhe a kish ngrënë bukë.

- Edhe urimet e para në vakt buke i bënte i zoti i shtëpisë. Ai ngrinte edhe dollitë ose mirësitë e para, apo (simbas rastit) merrte edhe këngën i pari.

- Miku çmohej nga mënyra se si i përgjigjej muhabetit që bënte i zoti i shtëpisë, nga njohja dhe zbatimi i rregullave të vendit atje ku kish shkuar mik dhe inteligjenca për të përballuar dhe ndonjë romuz apo thumb që hidhej për t’i parë mëndjen.

- Asnjëherë miku nuk detyrohej të hante ose të pinte me zor dhe me keqdashje përkundrazi, i zoti i shtëpisë duhej ta ruante mikun edhe nga tentativa e të afërmve të tij për ta dehur ose tallur mikun.

- Përcjellja e mikut bëhej sipas zakonit me shoqërim nga djemuria e shtëpisë deri sa ai të orientohej me udhën që do të bënte, shtigjet ku do të kalonte etj, dhe si rregull, në hejbetë apo torbat e kafshës i hidhej pjesë nga ushqimi i darkës për t’i pasur me vete gjatë rrugës ose si shënjë që mund t’i shpinte në shtëpinë e tij.

* * * - Miqësitë e reja (fejesat) zakonisht bëheshin me mblesëri (ndërmjetës ose

lajmës) i cili duke qënë mik ose i afërt, rekomandonte bërjen e miqësisë nga ato vlerësime që kish ai për palët.

- Mbas bisedimeve të ndërmjetësit (mblesit ose lajmësit) me secilën palë, kontaktet e para bëheshin te shtëpia e çupës, ku pala e djalit në prezencë dhe të mblesit kërkonte vajzën. Ky çast (në rast mirëkuptimi), quhej “pirja e sherbetit” për shkak të gotave me sherbet sheqeri që këmbeheshin në këtë rast. Kjo ditë konsiderohej edhe lidhja e miqësisë së re që pasonte me “parjen e të

rinjve” (në një datë tjetër) e cila shoqërohej edhe me “këmbimin e nishanëve”. - “Këmbimi i nishanëve nënkuptonte unaza respektive ose vëth, gjerdan,

rruaza apo kuti tualeti ose copë fustani për vajzën dhe këmishë për djalin. Kjo quhej zyrtarisht “dita e fejesës”.

- Zakonisht kur këmbeheshin nishanët bëhej edhe “prerja e ditës së martesës”, ku si rregull merrte pjesë edhe mblesi (lajmësi). Dita e martesës duhej të ishte e djela ose e enjtja por të mos përkonte me emrin e asaj dite që ish bërë fejesa. Pra, nëse fejesa ishte bërë të enjten, martesa bëhej ditën e djelë.

Page 60: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

60

- Dasma e djalit zakonisht zgjaste dy ditë, të shtunë në darkë dhe gjithë dita e djelë. Tek vajza darka e dasmes bëhej të shtunën. Dita e djelë ishte për hipjen, nisjen e çupës si nuse me krushqit që do ta merrnin. Darka e së djelës tek djali

ishte më e rëndësishme sepse bëhej me nuse në shtëpi. - Si rregull deri tek e shtuna dhe e djela e gjithë java karakterizohej nga rregulla

dhe kërkesa rigoroze që duheshin zbatuar si hapja e këngëve nga farefisi (ditën e hënë), thënia e këngëve nga lagja ose mëhalla (të enjten); bërja e druve për dasmën (të hënën ose të mërkurën); bluarja e grurit në mulli për çyrekët dhe bakllavanë e dasmës (në ditët e para të javës); zënia e brumit (të enjten në mengjez) etj. Të gjitha këto rite shoqëroheshin me këngë.

- Dy-tri ditë para së dielës (zakonisht ditën e enjte), pala e dhëndërit dërgonte tek pala e nuse kumtrinë e cila përmbante kostum, këpucë, sandale (nga një

palë), triko, çorape për nusen, por dhe karamele, një mollë e një ftua. Këto dy të fundit simbolizonin ëmbëlsinë e miqësisë (molla) dhe të rronte gjatë kjo miqësi (ftoi). Kumtria mund të shkonte dhe ditën që merrej nusja (nëpërmjet krushqve), kur shtëpitë nuk ishin larg.

- Dy ditë para martesës vajza kishte ditën e kënasë, që nënkuptonte ngjyrosjen e flokëve dhe rregullimin tërësor të saj si nuse.

- Caktimi i krushqve përbënte një moment me shumë rëndësi tek pala e dhëndërit. Ata caktoheshin të shtunën në darkë mbasi kishte ardhur e tërë miqësia që pritej dhe pa filluar mirë muhabeti që të sigurohej një gjykim sa më i freskët për numrin dhe pjesëmarrësit përkatës në radhët e krushqve.

- Pjesa më e rëndësishme e krushqve ishte caktimi i selamasit (kryetarit të krushqve), i cili propozohej nga i zoti i shtëpisë dhe që duhej të ishte njeri i pjekur në moshë e në mendim, autoritar, i zoti i fjalës, të dinte mirë zakonet e rregullat edhe të palës tjetër, t’u bënte ballë rromuzeve të mundshmë nga dasmorët tek shtëpia e nuses etj. Po aq të aftë duhej të ishin edhe krushqit e tjerë. Numri i tyre zakonisht duhej të ishte te 7-9 veta, gjithnjë me numër tek. çift bëheshin me nusen në kthim. Dhëndri nuk përfshihej në radhët e tyre.

- Para nisjes së tyre për të marrë nusen, zakonisht të djelën ose natën e së shtunës (kur nusja merrej larg) tek këmbët e kalit që ishte caktuar për për nusen (kalë i kuq ose i bardhë), therej një dash si kurban. Në këtë kalë, dhëndëri i hipur në të, kapërcen dashin e therur për të pasur mbarësi.

- Qoftë nisja e krushqve edhe ardhja e tyre (kur ata i afroheshin shtëpisë së dhëndërit, diku në një vend të dukshëm), shoqërohej me zbrazje pushkësh. Pranohej që edhe në radhët e krushqve të mbaheshin armë.

- Krushqit mund të merrnin me vete (kur shkonin larg) dhe pagurë me raki për t’i përdorur rrugës, sidomos kur u delnin për t’i uruar andej nga u binte rruga. Asnjëherë krushqit nuk duhej të nxirrnin pagurët e tyre të rakisë tek shtëpia ku merrej nusja, sepse do të quhej ofendim për palën vëndase dhe krushqit do të konsideroheshin si të pangopur, pijanecë etj.

- Koha e qëndrimit të krushqve tek shtëpia ku do të merrnin nusen, nuk mund

t’i kalonte dy orët.

Page 61: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

61

- Momenti i ngritjes së tyre përkonte me nxjerrjen e një gotë sherbet për secilin krushk, që do të thosh: “Miqësi e shkuar, krushqi e pandarë!”

- Kur nusja hipte në kalë dhe do të bëhej nisja (natyrisht me duvak), mbi kokën e saj hidhej oriz që do të thoshte të bënte shumë fëmijë. Ndërsa tek këmba e djathtë e kalit thyehej një shishe e vogël (pagur) me raki ose livando që kalit t’i vinte rruga mbarë për ta shpënë nusen sakllam tek burri.

- Tek koka e kalit të nuses (freri), zakonisht vendoseshin dy shami (të kuqe, të bardha ose trëndafili) të cilat i merrte fëmija, zakonisht djalë që i vihej nuses në prehër (sipër kalit), kur ajo kishte mbërritur te shtëpia e burrit. Fëmija duhej të ishte me nënë e baba.

- Nëse rrugës këmbeheshin dy palë krushq, njëra palë devijonte rrugë që larg, për të mos sjellë tersllëk. Në raste shtigjesh të ngushta në pamundësi devijimi, kur krushqit këmbeheshin me urimet përkatëse “Të na trashëgohen!” apo “Paçim mbarësi!”të dyja nuset me ndihmë e atyre që heqin kuajt e tyre,

këmbejnë shamitë personale të duarve, për t’u vajtur mbarë martesa.. - Me mbërritjen e krushqve afër shtëpisë së dhëndërit, ata bënin një farë

devijimi për të mos mbërritur nga e njëjta anë që ishin nisur. - Kur nusja mbërrinte i hidhej përsëri mbi kokë oriz e monedha, por edhe

karamele që të shkonte jetë të ëmbël, të lindte fëmijë dhe të mos i ndahej bollëku në jetë. Më pas kur ajo do të hynte në shtëpi, i jepej një copë kulaç gruri për ta kafshuar (t’i dukej e ëmbël buka në atë shtëpi) dhe i lyheshin gishtat me mjaltë ose pekmes, të cilat ja lëpinte vjerra (nënkuptonte shkuarjen e mirë midis tyre). Për të parë zgjuarsinë e nuses, një çast dikush i jepte një portofol me lekë brënda për të cilin nusja ishte porositur ta mbante mënd njeriun, sepse dërgohej dikush për ta provokuar duke ia kërkuar portofolin, por sjellja e saj në këtë rast çmonte zgjuarsinë e saj.

- Mbas vendosjes së nuses në konakun ku ishte graria, nuses i hiqej këpuca e djathtë nga një fëmijë, i cili do të gjente brenda një monedhë. Në këtë moment nusja rrinte në dhomë pa këpucë. Më pas dhëndëri në një moment vinte dhe i hiqte duvakun nuses dhe i jepte dorën.

- Nga mesnata e së dielës, dhëndëri mes këngëve dhe “rrahjes” me disa pëllëmbë të lehta nga kurrizi, futej në gjerdhek (tek nusja), ku si rregull qëndronte pak dhe më pas dilte e bashkohej me dasmorët. Ndërsa nusja natën e parë flinte me një fëmijë të vogël (djalë) për të bërë djem më pas. Dita e hënë ishte ajo që dhëndëri binte në shtrat me nusen.

- Të nesërmen e ardhjes te burri (dita e hënë) konsiderohej dita e parjes dhe e dorovitjes së nuses nga miqtë që do iknin, mëhalla etj.

- Një ditë më pas (të martën), nusja vihej për të mbrujtur brumin për kulaç ose bukën e parë me dorën e saj tek shtëpia e burrit.

- Ditën e tretë (të mërkurën)nusja dërgohej në çezëm ose te pusi për të mbushur ujë.

- Të enjten e parë pas ditës së martesës nusja zakonisht kthehej për një natë në

derëbabaj (kur shtëpitë ishin afër), bashkë me burrin.

Page 62: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

62

- Mbas një muaji e gjysëm ose dy muajsh, nusja merrej në të parë (derëbabaj) nga njerëzit e afërt të saj. Koha e qëndrimit atje caktohej duke numëruar veç e veç ditët që caktonte vjerri, vjerra, dajua dhe xhaxhaj i djalit etj, të cilat mblidheshin së toku.

- Kthimi i nuses nga të parët bëhej nga tre njerëz të afërm të dhëndërit (me nusen bëheshin çift në kthim), ndër të cilët njëri duhej të ishte beqar, por që kish radhën për martesë.

- Lindja e fëmijës së parë (sidomos kur ishte djalë) shoqërohej me gosti, ku thërritej edhe pala e nuses. Fëmijës i thyehej poganik (kulaç i posaçëm) tek

koka ku i viheshin edhe sende të tjera (libër, kalem, armë, vegla pune etj) për t’u bërë i ditur, trim, punëtor etj. Poganikut si rregull i vihej një monedhë metalike brenda dhe atij që i binte në pjesë kish të drejtën e vënies së emrit.

* * *

- Krasitja e pjergullave, prerja e dushkut dhe qethja e bagëtive si rregull, realizohej kur ishin ditë me Hënë të plotë ose kur ajo rihej (në rritje), siç ndodhte dhe me prerjen e qerestesë, për të patur mbarësi. Për pjergullat kjo nënkuptonte ruajtjen nga krimbi, pjelljen e sa më shumë rrush. Ndërsa për qerestenë dhe dushkun, të mos u hynte krimbi, të mos kalbeshin etj. Koha më e përshtatshme për krasitjen e pjergullave ishte 15 janari deri 15 shkurt. Mos respektimi i rregullit për pozicionin e hënës quhej periudhë erdhimesh , që s’vinte mbarë për to. Ndërsa bagëtia (dhëntë) më hënë të ngrënë mund të sëmureshin.

- Tredhja ose skopitja e meshkujve tek bagëtia (dështë ose cjept) bëhej kur përshejteshin thanët (fundi i gushtit dhe fillimi i vjeshtës së parë) e cila lidhej me freskimin e kohës dhe ruajtjen nga infeksionet prej të nxehtit.

- Qëngji ose keci që lindte me një shenjë në trup që nuk ia shihte syri i tij, konsiderohej ters dhe therej menjëherë.

- Lindja e qëngjit të parë mashkull, zakonisht caktohej për t’u therur kurban në Ditën e Novruzit, ose i taksur gjetkë.

- Therja e bagëtive si rregull bëhej duke ua kthyer kokën nga lindja, për të patur mbarësi.

- Ditën e Verës (14 mars) pjergullat dhe fëmijët e vegjël (në ballë), bëheshin me pak gjak nga therja e një kaposhi, për të zbrapsur të këqijat dhe afruar mbarësi. Në këtë ditë në strehët apo dyert dhe dritaret e shtëpive, deri mbi çati, viheshin degëza me lule thane, shpëndra e plisa dhe ndizeshin zjarre me balga e kashtë dhe tymi e zjarri tregonin largimin e dimrit dhe afrimin e beharit, ripërtëritjes së jetës. Tundeshin edhe zile e këmborë në shënjë hareje për të njëjtin qëllim.

- Në Ditën e Verës zakonisht nuk zihej gjilpërë me dorë, si shenjë e ruajtjes nga gjarpëri dhe nuk digjeshin shkurre bëdunice, që nënkuptonte respektin për bimësinë e re, e cila ishte në kohë lëngëzimi. Ndërkohë atë ditë, pranë burimeve apo çezmave të fshatit vihej një shyp me gjalpë dhe pak bar të

Page 63: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

63

njomë, që nënkuptonte gëzimin për gjënë e re, bulmetin, bimësinë dhe jetën në tërësi, pas dimrit.

- Kur lërohej me qe dhe bëhej pushim, si rregull koka e pëndës së qeve duhej të ishte me drejtim nga lindja e diellit dhe me hosten ngulur ne brazdë.

- Pula që këndonte si kaposh, macja që kollitej, qëni që kuiste si me qarje dhe kërcitja e trarit të shtëpisë konsideroheshin fatkeqësisjellës (tersllëqe).

- Bagëtia që marrosej therej por nuk u jepej njerëzve, se mund të sillte pasoja te ata.

- Trutë e bagëtive, (kur ato piqeshin në hell) nuk u jepeshin fëmijëve të vegjël sepse mendohej se “nuk mbanin mënd”, “do të bëheshin harrakatë” etj.

- Kur qepeshin (androheshin) rroba kur njeriu i kishte ato veshur, personit në fjalë i vihej një copë druçkë në gojë, për të mos harruar ose për të mos u çpuar.

- Kur dikush merrte rrugë që nuk i kish bërë më parë, këshillohej të mbante një copë druçkë në gojë që të mos e harronte rrugën kur ai të kthehej.

- Nëse shiu të zinte në rrugë ose në pyll dhe do të futeshe ndën një pemë për mbrojtje, duhej të ngulej në trungun e pemës sëpata, thika ose biçaku që mund të kish me vete, që rrufeja e mundhsme të shkarkonte në to.

- Kur fshihej shtëpia me fshesë, nuk duhej shkelur fshesa nga dikush, sepse nuk i shkonte mbarë shëndeti.

- Njeriu nuk duhej të lante kokën e trupin ditën e martë e të premte dhe sidomos në aksham (në të errur), sepse mund të sëmurej.

- Kur fillonte “rënia e bukës së re” (korrja e grurit) apo bëhej qethja e bagëtive (dhenve) dhe ngjitja e tyre në mal, shoqërohej dhe me therjen e një bagëtie, si një moment i fillimit të begatshëm të vitit në vazhdim.

Page 64: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

64

PJESA E KATËRT

VARGJE PËR VENDLINDJEN

1- nga vetë autori

Dëshnica dhe dëshnicarët Në do njerz zëmërbujarë, Bukëdhënës, ovardarë, Me sufër gjithnjë të shtruarë, Për karvanë e shtegëtarë, Dhe nuk janë kurrë zullumqarë; -Me shumicë gjen dëshnicarë.

Po të duash punëtorë të mirë, Të sjellshëm që s’të bezdijnë, Që s’bëjnë “sherr” me “qeverrinë” As me fqinjin dhe komshinë. Dhe i gjen në gjithë Shqipërinë, -Dëshnicarët paraprijnë. A e do shtruar muhabetin, Si me fukaranë dhe “mbretin”, Që e dinë mirë tabietin Për dollinë dhe “shëndetin”, Në dasma e për sebepin; -Në Dëshnicë, gjen dhe Përmetin. A do njerz buzën të qeshur, Që nuk rrinë me fytyrë vrenjtur, Bëjnë durim dhe kur kanë hequr, Në siklete s’bëhen “lepur”, Kur duhet, s’rrinë gojë “qepur”; -Dëshnicarë ke për të gjetur. A e do rrushin të ëmbël, Që zor ta kesh parë në ëndërr, Për pekmez, a për musëndër, Dhe trapezë kur bëhesh dhëndër, Kur e ha pikon në zemër; -Dëshnica, krahinë me emër.

Page 65: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

65

Po ta duash të mirë rakinë, Që nderon miq, mysafirë, Ballë-kazani, flakërimë, Safi rrush e ka bërsinë, Nga debinë e nga serinë; - Në Dëshnicë e ka burimnë. A do bujq që të nderojnë, Që zanatin dashurojnë, Tokën dinë ta zbukurojnë, Grurë e misër të prodhojnë, Edhe pemët t’i shumojnë; -Dëshnicës, kurrë s’i mungojnë. Në do kullotë për bagëtinë, Si për delen dhe për dhinë, Bulmet era –trëndelinë, Kukurec që duar lëpijnë Dhe gjithkush ua ka zilinë; - Ato janë në Trebeshinë. A do nuse për shtëpinë, Që e bën mirë kullandrinë, Që do burrin dhe fëmijnë, Dhe s’bën llaf me njerëzinë, S’të braktis kur ke pleqërinë; -Dëshnicaret, gjithënjë ndrijnë. A do nëna me uratë, Zemrën mal e gojën mjaltë, Që gëzojnë t’u rrish për darkë, Kurrë s’të nxjerrin duarthatë, Si të të kenë bir-evlatë; -Si në Dëshnicë nuk gjen prapë. Në do patriotë të ndjerë, Që kanë dhënë për Mëmëdhenë, Si Nexhip Bënj’ me Kamberë, Musa, Daut, Spanjë mbenë, Mehmet Pavari e të tjerë; -Dëshnica bij i ka nxjerrë.

A do zonë me luftra bërë,

Page 66: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

66

Me turq, grekë, gjermanë e sërë, Italianë të kthyer në kërmë, Që rrugës kockat kanë lënë, Në Kuqar, Kiçok e Tëndë; -Dëshnicës pjesë i kanë rënë. Kush Dëshnicës i bën hile, Kush ia zë shtigjet kastile, Dhe me “gurë”i bie mbas shpine, Në vend “miellit” i shet “hime”, Dhe i thotë: “Ha çorbën timë”; -Në Dëshnicë nuk gjen nderime. Kur kujtoj pyjet me lisa, Brazdat ku kam thyer dhe plisa, Udhët me kodra e rripa, Ato vënde ku u rrita, Dhe ujë pirë tek Soponica; -Nder kam që jam nga Dëshnica. Tiranë, Mars 2003

Page 67: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

67

Fshati im

Fshati im nuk është më i famshmi në krahinë Që të ketë nxjerrë trima e dijetarë më emër, Por për mirësi e njerëzillëk them se s’gjen më të mirë. Ndaj kam arsye, para tij të mos vë asnjë tjetër. Ai nis nga shelgjishtat e lumit dhe fushat kumishte, Pastaj ara, ledhe e pemë, gjer në lartësi. Dhe arrin rrëzë malit, me tokat gurishte, Ku Trebeshina si fortesë, mbi kokë i rri. Gjenden aty përrej e bregore radhë e radhë, Shkëmbinj e lisa, tamam si përmendore, Pjergullat ndër hereke dhe ftonj, mollë e dardhë, Që rriten me bollëk si në një serë diellore. Rritet aty qershia, vallëza, fiku e thanët, Lulëzon bajamja, sheftelia, kumbulla e gorrica, Pa gjen koridhin, lurushkun, mënat dhe arrët, Dhe ujin ndër rrepe që shndrin tek Soponica. Ndjen cicërimat e ferraksëve, të grifshës e mëllënjës, Tingujt e qukapikut, turtullit e të bilbilit. Dhe rrëzë malit, zërin e ëmbël të fëllënxës, Në ditët e ngrohta që lamtumirë i thonë dimrit. Pa vjen vapa dhe gjinkallat në korijet zhurmojnë, Dhe zilet e dhive u bëjnë “iso” me grykë, Darkës sheh çupa e djem që sëbashku këndojnë, E hëna buzë malit i vështron tok me yjtë. Dhe bujqit ndër ara zënë qetë që pa gdhirë, Lërojnë, mbjellin e korrin, sipas stinës që vjen, Kënaqen kur djersa u shkon mbarë e mirë, Gëzohen kur kanë miq dhe muhabeti zjen. Ndër pllaja bagëtia i ngjitet Trebeshinës, Stanet ngrenë çobanët ku era nuk i zë. Dhe kundërmon tërfili mbi Dejan a sipër Hingës, Aty ngrihet strunga ku milen një nga një. Por fshatin e zbukurojnë njerzit e mirë,

Page 68: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

68

Që e kanë dashur me jetë tokën e vatanë, Që edhe pse panë botën gjer në “humbëtirë”, Vendlindjes së tyre s’iu ndanë që s’iu ndanë. Për fjalët e mençura kujtohen përherë, Gjithkush atje i lindur, i çmon dhe i di. Edhe nëse gjetkë si ata gjen të tjerë, Për mua fshati im më ngjan Perëndi! Çorrogunj, Gusht 1987

Page 69: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

69

Lisi i Brahos

Atje lart në krye të fshatit, Tek një kodër me plot diell, Rri një lis i moçëm shumë E ka shtatin gjer në qiell. Ngulur lisi në bregore, Rrënjët hedhur përmbi gurë, S’mbahen mend ç’dimra ka shkuar As beharët s’dihen kurrë. Trungu i tij i trashë “tre burra”, Me lëkurë të ashpër gri, Çatajet si krahë shqiponje, Lumë kush merr atje veri. “Lisi i Brahos” i thërresin, Brahos që ka jetuar pranë, Por për moshën që ka Lisi, S’dihet për ç’Braho bën fjalë! Aty rrotull kanë qënë varre, Shënjat duken edhe sot, Mbase ka uratë prej tyre, Që u bën hije nga mot. Më poshtë lisit ka një Qafë, Që kodrën në mes e ndan, “Qaf’ e Kroit” e thërresin, Del dhe vështron anë e mbanë. Thonë se pushtuesit me radhë Dhe ushtritë që janë tani, Lisin e përfshijnë në harta, E çmojnë si për “hajmali”. Cilido që hedh vështrimin, Në Këlcyrë a në Kiçok, E gjithë Rrëza e Trebeshinës, S’ka një tjetër t’ia bëjë shok. Tiranë, Korrik 2004

Page 70: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

70

Mjedis çobanësh në mal.

Rreze diellit të mëngjesit, Sa hedh “synë” në shpat të malit, Vezullon vesa e natës Që “lëpin” tërfilë e Majit. Dhëntë që i kanë lënë monetë, Marrin pllajën në lëndina, Pas u venë shqerrat njomzakë, Që s’pushojnë me blegërima. Mbushen brinjat me oshtima, Dhe bregore e livadhe, Shqerrat hidhen e përdridhen A thua se po heqin valle. Edhe dhëntë trak-truk çokalet U bëjnë iso butë-butë, Cjep e desh, zile-këmborë Mbajnë avazin çukë më çukë. Bashkë me to çobanëria, U prijnë kopeve në ballë, Kërrabat si armë lufte, Shark e gunë hedhur mënjanë. Logoris i ëmbël fyelli, Edhe cyla lozonjare, Ngjajnë me kabanë e Laverit, Nëpër dasmat përmetare. Dhe më tej qëntë leshatorë, Të lëshuar nga zinxhiri, Nuk u flihet por “përgjojnë”. Ndanë një shkëmbi a murrizi. Më tej bef një sokëllimë, Mbase hall do ketë çobani, Qëntë rrufeshëm ngrehin veshët U duket sinjal “alarmi”.

Page 71: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

71

Më pas vjen muzgu i mbrëmjes Tok e mbledh çobanërinë Gati vedrat dhe kusitë Në strungë mjelin bagëtinë. I gëzojnë qumështit të bollshëm Nga dhëntë që kanë mbushur gjinë, Kundërmon era tërfilit Luleshtrydhe, trëndelinë. Edhe qëntë që u rrinë pranë, Tundin bishtin për të zonë, Ulin veshët dhe hirosen, Kur secili merr rracionë. Më pastaj sipas “sebepit” Pranë një prushi bubulak Qëngji pirës në hell dridhet, Këng’ e natës me orë zgjat. Vjen sabau, kërcet dybeku, Tundet bulmeti bekuar Nxirret gjalpi, djathi e gjiza, Se dhalli s’ka të mbaruar. Dhe kështu vazhdon adeti, Behar, vjeshtë, gjer në Shëndre, Lëkurët salcë e shëllirë Për çobanët janë zaire. Dashurinë e kanë në zemër, Çiltërsinë ua gjen në shpirt Bujarinë e kanë me okë, Miqësia fort u ngjit. Çorrogunj, gusht 1985.

Page 72: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

72

“Profetët” e fshatit tim

- Meditime –

S’ke ç’e do lisin me degë, Kur ai është rrënjë tharë, Mos prit të të ngrohij zjarri, Nëse prushi është shuarë. Zor të gjesh ujë tek burimi, Kur damarët i janë prerë, Nuk e shijon dot beharë, Nëse retë kanë fshehur djellë. Nuk ka nder njeri në botë, Kur s’pyet për baba e nënë, S’do kish vlerë as historia, Pa përfillur degë e rrënjë. Ç’do t’më duheshin “spaletat”, Po t’mos doja fshatin tim, Ligsht do ndjehesha po t’më thoshin: -Pse kaq larg na rri or bir?!... Ndaj pak vargje thashë të shkruaja, Për ca pleq që kanë lënë zë,

Që për mua janë degë e rrënjë, Janë “Profetë” që nuk vijnë më. S’di në mirë i kam kolisur, Për këdo që i lexon, Hallall t’mi bëjnë bashkëfshatarët, Dhe sikur unë të gaboj.

E kujtoj Ceno Jasharin, Plak të thinjur, Derë e Parë, Shtruar-shtruar e merrte llafin, Si dëbora që zbardh malë. Bukëdhënës e mikpritës, Zemërbardhë si Ai, Rahmet shpirti tek po prehet,

Page 73: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

73

Të tillë burra s’gjen tani! Më shkon ndërmënd Sefer Kasua, Mesoburrë, mustaqe verdhë, Me ato bejte-rromuze, Siç hidhet kripa në gjellë. Ndaç për këngë e për muhabete, Ndaç për llaf që mbahen mënd, Hokatar e mëndjehollë, Fjalë bitisur në kuvënd. Nuk harroj Braho Xhelalin, Burrë i urtë i rrëzës së malit, Me “dërhem” i maste fjalët, Si t’i kish gramë të kandarit. Sipër fshatit kish shtëpinë, Ku fillonte guri bardhë, Bregu me lisin në krye, Emrin e tija kanë marrë. Nuk shkonte dasma-gostia, Kur s’qe shtruar Riza Asllani, Mbante gjallë një fshat të tërë, Me këngë e shaka tabani. Gojë melhem, që zbuste gurin, Shpirti i tij qe diell behari, Zërin ia kish marrë bilbilit, Si Demir Zyko Skrapari. A harrohet Isuf Sakua?! Që një llaf e thosh “në javë”. Por s’u shkulje dot një gërmë, As me “top”, as me “mortajë”. Të dy bashkë me Xha Rizanë, Bënin ferk në mexhëlis, S’bënin dot pa njëri-tjetrin, Si çatajet në një lis.

Ku ta gjesh Tare Arifin,

Page 74: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

74

Që s’mërzitej kurrë njëherë, Buza gaz dhe plot shtëpinë, S’rrinte dot pa mik në derë. Kishtë parë botë të largët, Dy herë gjer në Argjentinë, Shtëpinë në krye të Selishtës Aty rriti tetë fëmijë. Dhe ai, Dulja i Vodëve, Plaku urtë, që s’bëhet më, Kishte në gjak mirësinë, I fliste zëmra me zë. Bujk-esnaf, s’ja gjeje shokun, Ngiste qetë duke kënduarë, Më thosh kur i vogël isha: - Pas xhaxhajt do hedhësh farë... Ka qënë dhe Dine Hasani, Burrë i zgjuar, me haber, Qe Kryetar i Çlirimtares, Punoi e s’bëri qeder. Po Bakushi i Mullarëve, A mund të mbetet mënjanë?! Ai plak fisnik, i ndjerë, Çupa la për t’a kujtuarë. Ç’kënaqesi kopetë e dhënve, Me Lalushin, dhe Elmazë35, Pranë e pranë monetë i kishin, “Zaptuar” Hingën dhe Dejanë. Tetëdhjetë vjet s’ju ndanë kërrabës, Me pëllëmbë e matën malë, Rënkon për ta Trebeshina, Edhe stanet për ta qajnë. Kujtoj dhe Hysen Muratin,

35 Lalush Damani (Selfo) nga lagja Mataj dhe Elmaz Voda, babai i autorit, moshatarë dhe dy nga çobanët

më të njohur të fshatit. Në Trebeshinë përmenden Stanet me emrat e tyre respektivisht në breg të Dejanit

dhe në Hingë.

Page 75: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

75

Xhakon, Ademin, Shuaipin36, Të katër burra “zemani” Nder kanë për fshatin e fisin. Nuk harroj Bektash Damanin, Turhanë, Reizë dhe Mestanë37, Gjithnjë hapur dera e tyre, Kurrë në rrugë s’linin karvanë. Ishte dhe Nuro Sadiku, Begçiu i fshatit tonë, I ndershëm sa më nuk kishte, Hallexhi mbeti gjithmonë. Aty afër Soponicës, Jetonte Doke Myslymi, Bashkë me vëllezërinë, Për miq s’dinin ç’ishte gjumi. Ç’të them për Qerim Metushin, Që nga puna s’u lodh kurrë, Me çekan e “gdhëste” llafin, Siç gdhëste gurët për murë. Do flas dhe për Fejzi Meron, Fukara, me halle shumë, Por la pas çupën Flamure, Nderoi Ballë e Çorrogunjë. Pak fjalë dhe për Ibrahimin, Më plakun në Hoxhallarë, Rroi më gjatë se gjithë vërsnikët, Mbeti histori e gjallë. Dhe vëllai i tij Estrefi, Ndër burrat, mbeti zotëri, Duroi kampet e nazizmit, Nuk u step për Shqipëri.

36 Xhako Shehu, Adem Shehu e Shuaip Hatja (Beqiri). 37 Turhan e Reiz Hasani (Ymeri) nga Pashajt, vëllezër, dhe Mestan Veliu (Sulejmani) nga Mullarët.

Page 76: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

76

Kush harron Meçan Seferin, Fjalë-mbajtës, burrëror, Kryetar Këshilli për shumë vite, Mbeti gjithnjë njerëzor.

Kanë qën dhe burra të tjerë, Që “ikën” pakëz më parë, Të penës, pushkës, kurbetit, Fshatit tim faqen ja zbardhë. Flas për Maliq Myrtezanë. Që shkoi gjer në Amerikë, Nuk iu nda patriotizmës, Fjalët i lëshonin dritë. Dhe Isa Malua në Shehaj, Qe lindur për burrë kuvëndi, Shumë vite kryeplak i fshatit, “Shkopin kurrë s’ja hëngri qëni”. Ai dhe Lame Osmëni, Burra të ditur me vakt, Qenë të parët firmëtarë, Të ngrihej shkolla në fshat.

Kam njohur burrin e mënçur Plakun Lame Ramadani, E ngrysi jetën në Francë, Me mallë që i dha Vatani. Patriot safi, i thekur, Si me pushkë dhe me penë, La në jetë vetëm një djalë, Tahirin, që mbroi Atdhenë. Nuk harroj Ismail Malkon, Që rroi mbi nëntëdhjet e ca, Luftoi përkrah Ataturkut, Në Izmir, Çanakala. Dy fjalë dhe për Isa Vodën,

Page 77: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

77

Që e kam njeriun tim, Më ka rritur përsëvogli, Ai më thirri: Gëzim. Pjesëmarrës i Luftës së Vlorës, Dekoruar si “Patriot”, Më pas emigroi në Francë, Halim Xhelon, bëri shok. Nderim ndër breza do kenë, Dëshmorët e fshatit tonë, Faik Sakua nga Mullarët, Fejzi Beqiri, gjiton. Partizanë, qenë ndë të parët, Luftuan me burrëri, E dhanë jetën për Vatanin, Kur ishin fare të rinj.

Por do hyja pak në “borxhe”, Në veç burra do përmendja, Se kanë qënë dhe ca gra zonja, Për kuvënd, për punë dhe nëna.

Si burrë ish Fatikua e Lames38, Bënte punë sa një pëndë qe, Rriti një taborr fëmijë, Priste miq si të ish Teqe. Ndërmend më shkon Fatimeja, E Hakiut në Hoxhallarë, Zonjë kuvëndi dhe muhabeti, Zor në llaf burrë t’ja kish dalë. Dhe Kanushja e Turhanit39, Plakë e urtë e zemërmirë, I shërbeu vite Mekamit, Atij për Dervish Tafilë.

38 Fatiko Voda, e shoqja e Lame Osmënit (Vodës) 39 Kanushe Ymeri, e shoqja e Turhan Ymerit nga Pashajt.

Page 78: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

78

Kujtoj Minen e Neimit40, Që kish dalë nga fisi i Xhungës, Grua e gjallë e mëndje hollë, Jepte ujë “në bisht të lugës”. Rahmet pastë dhe Kulja e Gjokëve41, Që la një vatër jetimë, Shkoi të merrte bereqetin, Valë lumi e përpinë. Po Mexhitka e Nazifit, Bijë e Mete Topojanit, Burrë mbi burrat, tabietet, Fjalët si xixat e strallit. Meriton dhe gjyshja ime, Për t’ja thënë dy a tri fjalë, Pesë fëmijëve “zot” iu doli, Kur burrin të ri ia vranë. Esma, emrin ja thërrisnin, Njëqind vjeç i mbushi plot, S’la ledh e arë pa punuar. Themelin e la me zot. Kanë qënë dhe zonja të tjera, Në Shehaj, Mataj, Mullarë, Ishte dhe Nerënxa e Vodës, Që ngjante me kapedanë.

Thashë ca fjalë për të të moçmit, Që ruajtën zakonë e nderë, Para dashurisë për fshatin, “Harram” vanë e bënë kurbetnë. Dhe pse “brodhë” disa prej tyre, Deri larg në Argjentinë, Ajo botë s’ua mbushi syrin, Sa gurët në Trebeshinë.

40 Mine Mullaj nga Mullarët. 41 Kule Gjoka (Mustafaj) nga Beqiraj.

Page 79: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

79

Po them ca fjalë për të moçmit, Që më ra fati t’i njoh, Kur së vogli bridhja fshatit, Në vapë-zheg, dimër e lloh. Thashë ca fjalë për më të moçmit, Njerz të mirë të fshatit tim, Le t’u prehet rehat shpirti, Brezat do t’i kenë kujtim. Thashë ca fjalë për më të moçmit, Ata që emrin na vunë, Për ata që thanë sa rrojtën: - Mos harroni Çorrogunjnë. Tiranë, Janar 2003.

Page 80: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

80

2- Nga autorë të tjerë dëshnicarë.

Kasëm Trebeshina (Vinokashi i Parë) 42

Artani dhe Mirela

Te ky vënd aty më parë, Nënë qiellin e larë, Në mes fushës kaltëruar, Pyje nga çdo anë rrethuar. Unë dikur kuptova jetën Unë së pari njoha veten Kur më merrte gjyshja plakë. Gjyshja thinjur, kërrusur pakë, Më shëtiste ne kopshtije, Nëpër yrte, nëpër hije, Niste përralla më tregonte, Mëndja ime s’i kuptonte. Dhe kujtonte mjegulluar Se kjo botë qe rregulluar Me një vënd gjithnjë ndaluar. ...E tashti pas shumë vjet Nis një këngë më të qetë Për një kohë dhe pë një jetë Për një brengë dhe për një vënd, Vjet dhe njerëz sjell ndërmënd, Sjell dhe gjyshen që e harrova, Që nga nëna e kujtova, Sjell një vend në mjegulli, Ku unë njoha fshat, kufi,

Dashuri dhe njerëzi, Ku dëgjova Shqipëri, Ku pashë murin që zbardhoi, Anës rruge, anës përroi. Dhe më duket prap e shoh Atë shtëpi dhe atë kohë... (botuar në vitin 1961, Tiranë)

Lumo Kolleshi (Mërtinj) 43

42 Nga libri “Kthim ne shtepi” me autor Zenel Anxhaku, faqe 94-97, Tirane 2006. 43 Nga libri “Derdhen vetetimat” i vete autorit, faqe 3, Permet 2002.

Page 81: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

81

Lisi i Mërtinjit. Vdiq dhe lisi i moçëm i Mërtinjit. E qanë zogjtë me kujën më të vjetër, Ata që fije bari sillnin pas kthimit, E ngrinin nëpër degë një qytezë të gjelbër. Vdiq lisi i moçëm i Mërtinjit Ai që nuk provoi sëpatën për së gjalli, Ai që mbante fshehur frikën e ndëshkimit Dhe në shekuj rrufeve ua shuante zjarrin. Vdiq dhe lisi i moçëm i Mërtinjit Ai që fëmijërinë ma bëri si një ketër, Ai që ma kërruste nënën gjithë dimrin, Për të fshirë avllinë e gurtë nga fletët. Vdiq dhe lisi i moçëm i Mërtinjit, Mburrja ime e largët iku bashkë me të, S’është turp t’ju them prej pikëllimit, Për një lis derdh lot e qaj unë pa zë. Ylli Hoxhaj (Xhanaj) 44

Vjersha e parë E nisa nëpër ara vjershën e parë, Kur me babanë kthenim ugarë, Siç vinin plisat varg në brazdë e ledhe Dhe unë rreshtova ca vargje në një bejte. Më mbushej balli djersë e këmbët baltë, Po ato vargje më dukeshin mjaltë. Babi s’dinte gjë e më qortonte: “Shpejt, djalë, t’i mbarojmë plisat sonte!” Po unë tok me plisat që thërrmoja, Një varg a rimë me mëndje e rreshtoja, Ashtu me plisa e djersë gatuar, Vargjet e para mbetën pa shkruar.

44 Nga libri “Balada pa mite” e vet autorit, faqe 60, Permet 2006.

Page 82: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

82

Mbinë me farën a mbenë me thëllime?! Ato dhe sot më vënë në mendime. Me djersë ballit e këmbët me baltë E nisën rrugën ato vargje mjaltë. Flamur Dalipaj (Xhanaj)45

Poeti dhe Hëna Oj, ti hënë, që të shoh rrallë, Po të lutem me kaq mall. Në qofsh hëna që kam parë, Që atëherë kur isha djalë. Dhe tani që jam moshuar Prej vëndlindjes i mërguar Kam një mall e kam një dert, Njëmijë vjet dheu s’më tret. Për atë Grykë në Këlcyrë Ku rrjedh Vjosa valë fryrë, Ndaj dërgomë një rreze drite, Në ato vënde ku më rrite, Në ato shpella, mbi atë lumë, Ku rrjedh Vjosa valë shkumë, Ku jam kredhur, ku jam larë, Ku mbi gurë këmbët kam vrarë, Ku kam bredhur që fëmijë, Ku kam lënë bir e bijë. Moj e verdhë si trëndelinë, Më dërgo mbi Trebeshinë, Shi argjëndi të kulluar, Përmbi malin e uruar, Zbukuroje atë vënd, Me ngjyrën e arin tënd, Se atje unë kam shtëpinë, Në një fshat në Trebeshinë, Se atje kam nënën time Më ka mbetur si jetime Vajzë e djalë atje i kam Nuk i shoh këtu ku jam Ndaj i lutem syrit tënd

45 Gazeta “Deshnica”, Nr.17, Nentor 2004, Tirane.

Page 83: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

83

Që ta shohë atë vënd... Hënë moj të lodha shumë, Më ndihmo dhe për një punë, Hidh ca rreze tek shtëpitë Ca tek mëni, tek ullinjtë. Hidhi pra rrezet e gjata Nëpër vidha e lofata, Hidhi rrezet në çdo mur, Në çdo ledh e në çdo gur, Ti që sheh çdo gjë në botë, Pa shikoje timen portë, Hidhi rrezet ku do ti Dhe më shkel përmbi avlli Një copë gur e një grusht dhè, Merr, shpërndami nëpër re. Se i njoh unë pa mundime Gur e dhè nga toka ime... Londër, Maj 1999. Zenel Anxhaku (Vinokashi i Dytë)46

Lisi i jetës Një lis i gjatë në fshatin tim, I gjatë, i gjatë shumë e shumë, Nga mosha qind apo dyqind, Pranë tij shkon e rrjedh një lumë. Dhe më kujtohet fëmijëria Kur ne, një grusht me vocërrakë, I hipnim lisit porsi miza Kush e kush të shkonte më lart. Dhe pasqyrohej poshtë në lumë Profili ynë fëmijnor Tek ngjiteshim nëpër degë më zhurmë, E cicërinim porsi zogjtë... Por fëmijëria mbeti prapa, Një tjetër lis na fton,

46 Nga libri “Lisi i jetes” i vet autorit, faqe 5, Tirane 1982.

Page 84: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

84

Para nesh ngrihen majat, Lisi i jetës gjelbëron... Dhe poshtë si lumë që shkon pareshtur Vrapon koha me epikë, Tek lisi i jetës si bisqe të çelur, Me duart rrokin kaltërsitë.. Belul Arapi (Ball)47

Kam Trebeshinën Saraje Jam rritur me bukë vale Mish të pjekur, djathë nape, Me ujë nga guva shkëmbi, Të kulluar si argjëndi, Te grop’ e lëpjetës pranë Kemi nometë dhe stanë, Në Dejan mbi Trebeshinë E kemi ngritur shtëpinë. Ti je djalë protoderë, Unë e thjeshtë si luleshqerrë Le të rritem me lëpjeta Po i kam krahët të lehta. Unë jam cipa e dëborës, Që ja hedh lule kurorës, Ti ke lekë dhe salltanete Dhe kopilet mban me vete. Unë o bej nuk thur veç naze Tek lumenjtë me tallaze, Jam e bija e Trebeshinës E rritur rrëzë trëndelinës. Jam e varfër, por e lumtur, Se në zemër jam e bukur. Ik, o bej, or tungjatjeta

47 Nga libri “Bala- Da Jonë” e vet autorit, faqe 45, Vlorë 2000

Page 85: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

85

Unë do rritem me lëpjeta. Unë jam çupë fukaraje Kam Trebeshinën Saraje... Ballaban 1970 Tomorr Çaushi (Fratar) 48

Borziloku nuk po thahet Si qilim i gjerë i gjatë, Qëndisur nga dorë e artë Nga Kiçoku në Qarrishtë Qënka qëndisur një ditë. Dhe brezaret sërë- sërë Vetullore gjysmëhënë, Mbushur rrush, qershi e mollë, Dëshnica i ka kurorë. Nis me grykën si kufi, Lugina një mrekulli Lumi i vogël mespërmes Ecën si zonjë serbes. Ja malet karshi – karshi,

Me qiellin janë në ujdi, E mbajnë Dëshnicën në gji, Dimrit ngrohtë, verës freski. Fshatrat janë radhë e radhë, Plot pemë e pyje pranë, Bash kroi në mes vëndi Ujë i ftohtë, ujë shkëmbi. Lisat lartë mbi kodrinë, Tundin vendin, oshëtijnë, Kur retë mblidhen shkrepëtijnë Thuajse ngjajnë me Olimpnë. Në oda fillon ahengu

48 Nga libri “Me njerëzit e mire”, të vet autorit, faqe 179-180,Përmet, 2006

Page 86: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

86

E në hell piqet shelegu, Burrat e gratë këndojnë Këngët e Naimit tonë. Bujku që djersin në punë, Rakinë e nxjerr me shkumë, Për mikun ballëkazani Sa flakë merr dhe filxhani. ...Ja kjo është Dëshnica jonë, “Rivjerë” është pak t’i thonë, Ç’të sheh syri, ç’të do zëmra, Dëshnica i ka të tëra... Selami Deliu (Katundishtë) 49

Vjen manarja Futen dhëntë në mërzim Tek përroi në rrapishtë, Unë shtrihem te burimi Shtruar vëndi me fjerishtë. Vapa djeg e të zë frymën, Vjen aty veriu i lehtë,

Gjumi m’i rrëmbeu pak sytë, Gjinkallat këndojnë në fletë. Gjumi dhe ëndrrat e mia Më prishen si me magji, Kur manarja më vjen pranë Më ledhaton me dashuri. Lugina e Dëshnicës Në të dy krahët shtrihet e lodhur, E thinjur nga vitet e tragjeditë, Nga heshtja pambarim e plakur, Një mall ia shpon zemrën përditë. Fushëzat veç gjëmba po pjellin,

49 Nga libri “Mes lulesh hedh zëmrën” të vet autorit, faqe 35 e 46, Tiranë, 2002

Page 87: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

87

Kodrat shkurre dhe ferra kanë nxjerrë, Pjergullat që në pranverë zverdhin, Dhe shiu duket, ka frikë të bjerë. Malet përreth kokat kanë ngritur, Me njëri- tjetrin kuvendojnë, Plagët e kohës i bëjnë më të thinjur, Thinjem dhe unë si malet me borë. Luan Velaj (Pacomit) 50

Dëshnica ime. Një ditë behari Aty përmbi Ballë, Pa e mora rrugën Shtruar dalëngadalë. Rruga gjarpërushe Mbushur me zhumricë, Shkova e qëndrova Përmbi Soponicë. Piva ujë kristali Pastaj u freskova,

Mbi një shkëmb të bardhë U ula qëndrova. Pa i hodha sytë Dhe pashë përballë Dëshnicën e bukur Si nuse në prrallë. Dhe fërkova sytë Si të jem në ëndërr, -Jo, për këtë “nuse” S’mund të gjendet “dhëndër”. Që nga Tënda e Qypit Gjer në Pacomit

50 Gazeta “Dëshnica”, Nr. 34, Maj 2008, Tiranë.

Page 88: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

88

Në të dyja anët Derdhen bukuritë. Ulur përmbi shkëmb Po shoh i çuditur: Kush të ka krijuar? Kush të ka stolisur? Lisat shekullorë Me krahë të hapur Hajdeni o bij, Vallë ku keni vajtur!... Isuf Mete (Rodenj) 51

Legjenda e maleve Sa vjen dimri, retë mblidhen , gjithë natyra mjegullon, Shi, borë e breshër derdhen, maj’ e malit zbardhëllon. Retë nxirë e mavijosur, mbi Golik e Taroninë, I sjell era e marrosur dhe shfryn dufin në krahinë. Mbi Dëshnicë, Trebeshina, hijerëndë seç qëndron, Nga Goliku, të largohet, Taroninës i kërkon. Mbledh rrufetë i zemëruar, me të voglin Taroninë, Inatosur, i tërbuar, e godet me vetëtimë. Taronina ndjeu rrezikun, nga tërbimi i Trebeshinës, Prishi lidhjet me Golikun, për të mirën e krahinës. Mali i Kajcës Çukë e Feçit, e më tej në Topojan,

Iu përulën Treneshinës, bisedime i kërkuan. Kështu, në kuvënd u futën dhe e lidhën miqësinë, Trebeshina ndali luftën, ndriçoi dielli në luginë. Të dy malet mbledhin retë, ai dërgojnë njëra – tjetrës, Treneshina e Taronina si dy miq shumë të vjetër. Nga Goliku e Dhëmbeli, Taronina mblodhi retë, Trebeshina nga Tomorri, shirat në Dëshnicë i derdh, I derdh shirat në krahinë, të bëhet misër e grurë,

51 Gazeta “Dëshnica”, Nr.34, Maj 2008, Tiranë.

Page 89: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

89

Kujdesen që përrenjtë, të mos sjellin baltë e gurë. Burimet nga Trebeshina rrjedhin poshtë porsi ar, Që nga shpatet e shkëmbinjta, ujë të ftohtë qelibar. Për dëstilë e për mulli i jep ujë Soponicës, Bukuri i jep natyrës si dhuratë bërë Dëshnicës. Të dy majat më të larta Trebeshinë e Taroninë, Mbledhin ujrat e luginës, vendit i shtojnë bukurinë. Të dy malet e krahinës i përcjellin njjëra – tjetrës, Mësazhin e bukurisë për fillimin e pranverës... Sazan Shahu (Zhepovë) 52

Mall për krahinën Dëshnicarë kudo që jeni, Anë e mbanë nëpër botë, Ju pret nëna që ju lindi Në gjirin e saj të ngrohtë. Ku ja thotë këngës bilbili, Ku buron ujët e ftohtë, Ku pimë qumësht nga gjiri, Aty të bëhemi tok.

... Vitet shkojnë edhe vijnë, Brezat lënë njëri-tjetrin, Toka mbetet dëshmitare, Për të mbajtur lart emrin. Me shumë mall të kujtojmë, Edhe pse kemi shumë halle, Nga gjumi të tundën djemtë Moj sufra me këngë e valle! Nafiz Xhaferri (Zhepovë) 53

Për Dëshnicën më rreh zëmra. 52 Gazeta “Dëshnica”, Nr. 28, Prill 2006, Tiranë, dërguar nga Italia, ku është emigrant. 53 Gazeta “Dëshnica”, Nr.32, Prill 2007, Tiranë.

Page 90: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

90

Unë jam rritur në male, Përballë Trebeshinës plakë, Jeta shkoi dert e halle, Edhe shpirti kullon gjak. Po u them se s’jam poet, Që kam shkruar poezinë, Për Dëhnicën më rreh zëmra, Për të bukurën krahinë. Po u shkruaj si patriot, Se përherë rri menduar Nga sytë më dalin lotë, S’më zë gjumi e rri zgjuar. ... Gjithmonë sufra ka qënë shtruar Si më parë e në vijim, Një traditë e trashëguar Pasurojmë historinë. ... Do të shkruaj plot respekte Për të bukurën krahinë, Se jam bir i kësaj toke Për lulen që s’humbet freskinë. Ylli Selfo (Çorrogunj) 54

Dëshnicës. Kush ka ardhur në Dëshnicë, Dhe ka nnjohur dëshnicarët, Në zakon e në tradita, Më të njohur ndër shqiptarët. Trimërinë dhe bujarinë, E ka lënë më i pari Penën edhe dashurinë, Çdo familje dëshnicari.

54 Gazeta “Dëshnica”, Nr.20, Shkurt 2005, Tiranë.

Page 91: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

91

Është zakon e do të mbahet Njeriut mishi s’i haet, Mikpritja dhe urtësia, Kanë buruar nga mirësia. Nëpër dasma e gostira Dollia një punë e madhe Me bejte këngës ia thonë, Të tjerët ngrihen në valle. Dhe kush vjen për herë të parë, Në Dëshnicë, ndër dëshnicarë, Mysafir a rrugëtarë, Me mbresa është larguarë. Mustafa Çela (Mazhaj) 55

Brengë dëshnicare Kjo Dëshnica vend i bukur Me njerëz të mirë bujarë, Dita – ditës po rrënohet, Kur e sheh s’rri dot pa qarë. Ikën djemt e morën udhët, Ca me tokë e ca me det, Vendi është bërë pyll e ferrë, Shumë fshatra kanë mbetur shkretë. Mbetur pleq si puna ime, Që shtyjnë ditët me zahmet, Në na folçin zogjtë e qiellit, Se ndër njerëz s’ka kush flet. Paska qënë keq Shqipëria Për të patur shumë parti Se gjë tjetër nuk po shohim, Për fshatin s’mendon njeri. Amanet po lë së gjalli,

55 Gazeta “Dëshnica”, Nr.28, Prill 2006, Tiranë.

Page 92: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

92

Mos e lini këtë vënd, Se, larg qoftë, vijnë të paudhët Dhe më pas s’ke ç’i do mënt. Ylli Kasaj (Zhepovë) 56

Mirëse erdhe, udhë të mbarë... ... Sa e lashtë është historia Dhe Dëshnica aq vjet ka I ka munguar liria Ndaj dhe halle shumë ka. O moj nënë Dëshnicë, Fshatra plot tridhjetë e tetë, Sikur të ishin ujë, Do të ngjanin posi det. Kushdo mik që të ka shkelur, Ka thënë fjalën më të mirë, Mu në zemër i ka ngelur, Për zakonin aq të dlirë. Edhe kur kanë shkuar te dera, Hallexhinj e udhëtarë,

Ti i pret si ngahera: - Mirëseerdhe, udhë të mbarë! Rajmonda Hoxha (Podgoran) 57

Fshati im Rrëzë Trebeshinës Ngrihet fshati im, Erë trëndelinë Vjen që në agim. Kënga e bilbilit Me tonën bashkohet

56 Gazeta “Dëshnica”, Nr.9, Shkurt 2004, Tiranë. 57 Gazeta “Dëshnica”, Nr.8, Dhjetor 2003, Tiranë.

Page 93: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

93

Në shtëpitë tona Gëzimi na shtohet. Në ara e vreshta Njerëzit duar artë Të palodhur kurrë, Ditë edhe natë. Podgoran i bukur Ty të dua shumë “Kokën” prek te mali, “Këmbët” lan në lumë. Tahir Sulejmani (Çorrogunj) 58

Fshatit tim Çorrogunj, o fshati im, Vëndi i lindjes më je ti, Megjithse ndodhem larg teje Tek ti mua mëndja më rri. N’ato kodra radhë e radhë, Ku ngrihen ato shtëpi, Te shkolla në mes të fshatit, Ku unë mora dituri. Kur bie dielli në mëngjes

Në Breg të Madh dua të rri, Ta sodis të gjithë fshatin, Bukuritë që ka ai. Të shikoj dhe Trebeshinën, Mal i bukur është ai, Plot me çaj e trëndelinë, Dhe lule lloi- lloi. Ujët që buron nga mali, Është ilaç, është flori, Për ata njerëzit e mirë Që gjithnjë mëndja më rri.

3- Nga dashamirës të Dëshnicës

58 Gazeta “Dëshnica”, Nr22, Mars 2005, Tiranë, dërguar nga Italia, ku ka emigruar.

Page 94: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

94

Fore Dorri 59

Dëshnicë, o vënd i bekuar! Tridhjet vjet do të punoja, Nëpër fshatra do t’ jetoja, Nëpër Dëshnicë u enda, Mes fëmijëve u gjenda. Ca të veshur, ca të zhveshur, Ca të vrejtur, ca të qeshur, Ca të ngrënë, ca të pa ngrënë, Ca si mënjanë të lënë. Qetë-qetë m’u afruan Ndihmën time e kërkuan, Ishin të urtë e të zgjuar, Kishin zell për të mësuar. Dhe fshatarët që punonin, Ëmbëlsisht ne na vështronin, Si djemt e tyre na donin, Dhe nëpër vatra na ftonin. ... Njerëz fisnikë dhe bujarë, I dua si dhe më parë, Dhe nxënësit e mi i dua, Për ta më merr malli mua... Dëshnicë, o vënd i bekuar, Me ata njerëz të shtruar, Që e duan mirësinë Dhe në shpirt kanë dashurinë. Llukan Qorri 60

Mësuesit Na thirre dhe të erdhëm, Të sollëm ne pak dritë,

59 Gazeta “Dëshnica”, Nr20, Shkurt 2005, Tiranë. 60 Gazeta “Dëshnica”, Nr20, Shkurt 2005, Tiranë.

Page 95: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

95

Në gjirin tënd mësuam Zakone e traditë. Me bukë e kripë e zemër, Me bukë prej ponice, Raki prej rrushit mjaltë Dhe ujë Soponice. Kaluam ne të ritë Në gjirin tënd Dëshnicë, Kur mblidheshim si shkollë, Në sheshin Soponicë. ... Në vënd të pushkës sollëm Fletore e abetare, Kur shkrim – këndim mësonim Në shkolla e ugare.... Andon Rrumbullaku 61

Dëshnica dhe Malëshova Dëshnica dhe Malëshova, Dy krahina punëtore Këto vatra patriote, Së bashku në një llogore. Mbas çlirimit nga fashizmi, Shpërthyen si lule bore, Kundër muzgut, errësirës, Prapambetjes shekullore. Shumica analfabete Në mjaft fshatra s’kishte shkollë, U desh të ndërtohen shpejt, Nga Beqaraj në Grabovë. Po të vish në vjeshtë Po të vish në vjeshtë, nisesh nga Rodenji, Të duket si festë, skuqur gjithë ambjenti. Në lisat e gjatë është pjekur rrushtë, Tajga buzëqesh, me gjerdan të kuqe.

61 Nga libri “Për flamur, për Shqipëri”, të vet autorit, faqe 67 e 92, Tiranë, 2005.

Page 96: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

96

Me atë shikim, ke qejf t’i shkosh pranë, Ta shijosh një çikë, t’i nxjerrësh sevdanë, Ndërsa në Zhepovë, kur janë duke vjelur, Me kosha në duar, kadeve duke hedhur, Lodhen gjithë ditën, po dhe me ca natë, Nuk mjaftojnë burrat, nxitojnë dhe gratë, Shumë rrush në vjeshtë, vetë përpunojnë, Kudo që të shkosh kazanët valojnë. Bëjnë reçel rrushi, zaire prodhojnë, Lënë dhe për bërsi që të regjet vet, Kazani rakisë në dimër i pret. Rri në zjarr kazani, bashkë me llullanë, Duke gurgulluar, që mbushin tamzanë....

Page 97: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

97

PJESA E PESTË

SKICA HUMORISTIKE KRAHINORE

(të përjetuara)

Në vargun e vlerave kulturore të krahinës së Dëshnicës, zë vënd të dukshëm

edhe humori i thjeshtë popullor, shakatë dhe rromuzet miqësore për të “kriposur” muhabetin në dasma, gosti, ambjente familjare e shoqërore. E bukura dhe ajo që spikat në të, lidhet shpesh me ngjarje reale, me bëma origjinale, me fjalë të goditura.

Ashtu urtë e butë, dëshnicarët krahas merakut për të kënaqur mikun apo mysafirin e radhës që gjen vënd në buxhakun e odave apo konakëve të tyre, krahas preokupacionit që në dasma, gosti apo vaki e sebepe të tjera të mbeten të gjithë të kënaqur me mikpritjen dhe respektin që ai tregon tër ardhësit , dinë të përcjellin edhe humorin karakteristik të tabanit. Pa pretenduar përfshirjen e tërë humorit të krahinës, copëza të tij, bëhen prezent në këtë vëllim për t’iu dhënë vlerë protagonistëve realë, dhe për të gjykuar e vlerësuar kohën e ambjentin kur dhe ku shprehen ato,por dhe mesazhi që ato përcjellin.

Kënaqem kur dëgjoj kulish, jo ti që qënke “goxha qën”!

Vite më parë ngjiteshin për në Kajcë nënkryetari i kooperativës bujqësore të

Ballabanit dhe kryeagronomi i saj. I pari qe çorrogunjas. I dyti, nga një fshat më tej Dëshnicës. Duke kaluar në lagjen e Harkëllarëve të Vinokashit të Parë, në udhë takojnë Xha Shuaipin, më plakun e këtij fisi. I njohur për shakatë, qesënditë e rromuzet. Por edhe për muhabet burrash.

-Njatjeta Xha Shuaip-, i thotë nënkryetari i kooperativës, si e ke shëndenë, a mbahesh?

I falenderon plaku për begenisjen që i bënë dy udhëtarët, ndonëse ai asnjërin prej tyre nuk njihte. E shumta mund t’i kishte parë për fytyrë, se për emrat, s’bëhej fjalë.

-Nga u kemi o djem, dhe për ku udha e mbarë?- i pyet plaku i harkëllarëve. -Udhëtojmë për në Kajcë- u përgjegjën ata. -Nuk do të ktheheni për një gotë raki e një kafe, apo për ndonjë gotë dhallë?-

ndërhyn ai përsëri. I tha plaku këto jo vetëm për nder e zakon, por ishte dhe kohë behari e pak vapë.

-Nxitojmë Xha Shuaip. Ty të falemnderit. Mbase gjejmë kohë në kthim-vazhduan përgjigjen ata të dy. Dhe ndërkaq bënë të hidhnin çapat për t’iu ngjitur Kajcës. Mirëpo plaku, nuk e kish mbaruar deri në fund fjalën që bëjnë burrat me taban.

-Po mirë mor djem- tha ai. –Nuk e mora vesh kush ini dhe nga u kemi

Page 98: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

98

-Ky,- tha nënkryetari për kryeagronomin (jo pa qëllim), është “kryeveterineri i rrethit”. Ka ardhur këto ditë të shikojë punën tonë me blegtorinë. Ja tha kështu Xha Shuaipit, për t’i treguar se në kooperativë vijnë njerëz të rëndësishëm nga rrethi, por edhe për faktin që ai disi “kruhej” me të mëdhenjtë.

-Duket që vjen nga lart- tha plaku- se është goxha kallëp. Kushedi sa shqerra e karçinë do të ketë ngrënë me gjithë këtë vuxhut...

-Mbaje me shëndet- i tha nënkryetari shokut përbri. -Ta paça borxh,- iu përgjigj tjetri. -Po ty more djalë, nuk e mora vesh nga të kemi?- iu drejtua Xha Shuaipi

nënkryetarit. -Unë jam nënkryetari i kooperativës, jam nga Çorrogunji- u përgjegj ai, duke

i thënë emrin e tij dhe djali i kujt ishte. -Këtë të fundit të më kishe thënë në fillim- tha plaku. Më gëzove shumë me

këtë që dëgjova. Kam shumë respekt për fshatin tuaj. Se siç mund ta dish, kam pasur motrën të martuar atje, e cila s’rron më. Edhe një kulish të lehte në Çorrogunj, unë e dëgjoja me kënaqësi dhe gëzohesha, jo zotrote që qënke goxha qën...

-Oh, ç’ma valove o Xha Shuaip- ia ktheu çorrogunjasi. Ndërsa kryeagronomi pasoi; - Mbaje dhe ti me shëndet atë që dëgjove.

Qeshën një copë herë. Por Xha Shuaipit kurrë nuk ja merrnin për keq shakatë dhe rromuzet. Ishte i lindur për to.

* * *

Mirë... por mos u vardisen grave tuaja?!

Kryetari i Komitetit Ekzekutiv të Përmetit, një burrë zakoni nga fshatrat e Skraparit, dëshnicarët i kishte shumë për zemër. Çmonte fisnikërinë, bujarinë dhe punëbërjen e tyre. Por dhe humorin shqeto të tabanit. Duke udhëtuar një ditë në luginën e Dëshnicës, në fushën e Rodenjit shikon disa gra që mbanin pleh me tezga dhe kofina, nga stallat e bagëtive për në ara. Ndalon makinën dhe për t’i respektuar, i takon një e nga një. Por, qysh në llafin e parë si për t’i vënë në sedër u thotë:

-Juve bravo ju qoftë për këtë që po bëni. Por nuk paskeni burra në shtëpitë tuaja që u ka mbetur juve kjo punë?

Gratë që e njihnin kush ishte dhe ja dinin shakatë që ai kish bërë me njerëz të asaj krahine, për një çast shtangën. Elbete, kryetari i komitetit nuk ishte njeri

dosido. Ndërkaq, njëra prej grave, pak më e moshuar, ja kthen: -Larg qoftë. Burrat i kemi sa një mal. Por siç mund ta dini shoku kryetar, ata

bëjnë punë të tjera më të lodhshme... -Ç’punë të lodhshme- tha kryetari- apo që vinë e flenë darkës me ju...?! Disa nga gratë ja dhanë të qeshurit. Më të rejat kthyen kokën si mënjanë, por

dhe ato nuk e mbajtën gazin.

Page 99: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

99

-Epo, fundja- ndërhyri një grua tjetër, burrat tanë janë. Gra me burra jemi... Kryetari i komitetit si e pa që u “ndez” muhabeti, “shkrepi” edhe ca “xixa” të

tjera. -Qofshi ju që ini- tha ai- se të isha unë grua, të tillë burra që lënë gratë të

lodhen, nuk do t’i qasja në jatak. Burra të tillë kot që i mbani. Më mirë jepuni udhët...

I tha këto fjalë dhe priti deri ku do të vinte fundi i thumbave. -Mirë e ke zotrote, shoku kryetar- vazhdoi ajo që mori fjalën e para,- por po

t’u japim udhët kemi frikë se mos u vëmë në hall juve të rrethit. -Pse, ç’hall do kemi ne me burrat tuaj?- shtoi kryetari. -Po ja, si t’ju them- vazhdoi ajo.- Po të ikin nga ne, mos vinë andej e u

vardisen grave tuaja... Qeshën me të madhe të dy palët dhe u ndanë miqësisht.

S’janë gorricat e Liqedhit...

Islam Anxhakut nga Vinokashi i Dytë, burrë kuvëndi, bujar e mikpritës si ai, nuk mund t’ia haje hakën edhe për zgjuarsi e mprehtësi, ndonëse qe pa shkollë. Aq sa i ëmbël dhe i shtruar qe në muhabet, aq qe dhe terbietlli. Nuk të falte po të mos ja ktheje respektin ashtu siç ta bënte. I këngës, i dollisë, i dyfekut dhe gjithnjë dera e shtëpisë hapur. Ndaj dhe konakët e tij, prisnin e përcillnin dëndur miq e të panjohur. Edhe “njerëzit e shtetit” vinin me dëshirë tek ai.

Një natë ia behën dy “të deleguar” nga Përmeti, që vetëm njërin njihte. Ai me t’i parë tek avllia e shtëpisë, siç e kish zakon, i priti me fjalët: “O mirëse më erdhët, o të keqen xhaxhaj”. Ashtu, xhaxha i thërrisnin të gjithë që e njihnin. Madje edhe fëmijët e tij nuk i thoshin baba, por xhaxha. Dy të ardhurit zunë vend në njërën qoshe të konakut. Ndërsa ai vuri gratë e shtëpisë në punë për të bërë adetin ndaj miqve.

Si fillim, paguri me raki e pak meze sa për të bërë “nxehjen”, deri sa të bëhej tamam buka. Në mezetë e para mbritën edhe ca kokla mishi pastërmaje dhe

aroma e tyre të çponte hundën pa i ngrënë, le pastaj kur i kishe në trapezë. Vazhduan adetin me disa shëndete të shkurtra rakie dhe hera-herës bënte mukaet miqtë: “hëni ,dhe nga një meze...” Ishte zakon vendi që i zoti i shtëpisë u krijon ngrohtësi mysafirëve, për të qënë si në shtëpinë e tyre.

Mirëpo, pas pak çastesh nga fillimi i muhabetit, kokëlat e pastërmasë u bënë fyt. S’mbeti asnjë. Njërit prej “Të deleguarve” (i panjohuri), sikur të qe në garë me dikë, i valonte piruni pa menduar për të tjerët. S’dinte zakonet e vëndit apo ishte bark pashëmbur, kjo nuk po merrej vesh mirë. Mbase e kishte dhe nga “lodhja e madhe” në punët e shtetit! Gjithsesi i zoti i shtëpisë u bëri zë grave dhe ato hazërxhevap. Trapeza u mbush përsëri me koklat e pastërmasë. Por edhe “i deleguari” hazërxhevap pirunin si më parë. Vetëm “sulm” dinte për to.

Pa, ç’pa Xha Islami, hapi një muhabet pak si larg e larg.

Page 100: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

100

-Kam ca gorrica këtu tej shtëpive, tek arat e Liqedhit- shtoi ai- që kanë bërë goxha prodhim. Hanë njerëzit, hanë kafshët dhe bagëtia e fshatit, hanë zogjtë dhe kafshët e egra dhe marzalla se mbarohen. Kanë bërë kokrra edhe në drutë të uruarat. Mos i hyjnë ndonjërit në punë andej nga qyteti, se gjynah të venë dëm...

-E po, gorrica janë o Xha Islam- ja priti shpejt e shpejt ai që “luftonte” me koklat e mishit, nuk janë si këto që na ke vënë përpara.

Tjetri i ra me gju atij që foli, si për ta qortuar; - Ç’po flet ashtu?! Xha Islamit, që nuk i shpëtoi veprimi qortues i mikut tjetër ndaj atij që foli

badjava, gjeti sebep dhe tha: -Ashtu është, siç thua zotrote, por edhe koklat e pastërmasë, nuk janë gorricat

e Liqedhit që i hanë dhe nuk mbarohen... Vetëm atëherë i thirri mëndjes miku.

E shkurtër bima e misrit, por s’i kini parë kallirin!

Shaban Rodenji, një burrë i shkurtër, hokatar e që s’kapej kollaj në llaf, kishte marrë nam të mirë edhe si plak krushqesh. Ishte njeri që dinte ta rrotullonte muhabetin, që llafi i tij të merrte anën, sidomos kur vinte kreyselamas për të marrë nuse gjetiu. Se nuk qe punë e kollajshme të kryesoje “delegacionin” e nusemarrësve, në dasma e tabiete që zor t’i dije të gjitha. Ca më tepër kur ky mision kryhej jashtë fshatit apo krahinës. Mirëpo Shabani nuk ishte nga ata që “ngecte në baltë”. Ndaj dhe dëgjohej shpesh për të (mbase i hapte dhe vetë ai), që “Shabanin e hedh në trat, e s’bje në mbërdhe”.

Në vargun e vajtjes në krye të krushqve, i erdhi radha që t’i kryesonte ata për të marrë një nuse në fshatrat e Tepelenës që përfshin zona e Buzit. Pak më tej Qafës së Kiçokut. Fshatrat e asaj ane e njihnin mirë Dëshnicën. Se përveçse ishin në kufi me njëri-tjetrin, kishin dhe kanë miqësi të ndërsjellta. Tregu i Këlcyrës dhe rruga kombëtare që shkon përmes Dëshnicës për atje, ishte një tjetër faktor i njohjes së gjerë.

U ulën krushqit në anën e caktuar të konakut. Në krye të tyre Shabani. Ai

nuk qe i panjohur për mjaft prej vëndalinjve. Ja dinin “bëmat” në kësi rastesh. Por edhe pala e nuses kish “ustallarët” e saj, para të cilëve Shabani, ashtu i shkurtër, mund të mos vlente as për “çirak”. Dhe si këmbyen gotat me urimet e para ; “Të na trashëgohet çifti!”, njëri prej palës pritëse, mesoburrë, me ca mustaqe dhe vetulla pisk të zeza, si për të qarë “hallin” e dëshnicarëve por edhe për të vënë në lojë krushqit, tha:

-Ky mot pa shi, më duket se do t’u lërë pa bukë ju dëshnicarëve dhe do jetë hall edhe për çupën tonë që vjen nuse tek ju. E them këtë se kam parë bimën e misrit atyre fushave, që është rrëgjuar nga vapa dhe nuk besoj të zërë kalli.

Ai që foli, fërkoi disi mustaqet dhe me një qeshje disi të shtirur, e konsideroi veten fitimtar ndaj palës tjetër. “Spicat” e hedhura qëllonin tek Shabani që ndonëse krushqet meritonin nderime të mëdha, kryeplaku i tyre nuk u mbushte

Page 101: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

101

syrin nga “boja”. Qe i vogël nga shtati. Madje edhe dhëndëri (edhe pse s’qe pjesë e krushqve) ishte aty-aty si ai. Mirëpo kryekrushku qe i regjur me muhabete të tilla. Sa dyer kishte shkelur ai, nuk numëroheshin. Qe rrahur me vaj e me uthull.

-Eh,- ja priti Shabani- nuk është pa gjë ajo që thatë zotëria juaj. Të kesh keq për mikun e ri është uratë e Allahut (ndonëse Shabani nuk besonte shumë në fe). Por juve i nderuar mik ,i keni parë arat tona nga rruga. Anët e arave dielli i rreshk më kollaj. Por, po t’i shikonit nga mesi i tyre do të çuditeshit sa të madh e kanë formuar kallëpin. Ndaj dhe e kemi të mbledhur mëndjen. Shpresojmë që të ketë teprica edhe për këtej, po u ndje nevoja. Prandaj të jini të sigurt që edhe çupa tuaj, nuk do të mbetet pa gjë...

Ai që hapi muhabetin uli kokën dhe me marifet bëri shënjë: “Të mos e vonojmë nusen”. Krushqit e kishin bërë kërkesën për të ikur, qysh më parë.

Si nuk i njohët mëkëmbësit e Beut?!

Në vitet ’30-të dy mëkëmbës të Derës së Bejlerëve të Këlcyrës, aq autoritarë në krahinë, hipur kuajve e mbajtën frymën në Katundishtë. Ishin urdhëruar të merrnin dëmshpërblimin që bagëtia e njërit nga ai fshat, kish shkaktuar në kullotat e asaj dere. Ndodhte dëndur një dukuri e tillë, sepse Katundishta ishte fshati më i afërt me ta si territor. Madje, mendohej si i vetmi fshat që i rrinte si “çekan mbi kokë” Derës së Beut, që rrebelohej hera-herës ndaj tyre.

Si mbërritën tek shtëpia e atij që kërkonin, tej gardhit i thirrën emrin të zot. Prisnin që dikush të përgjigjej. Por ndodhi ndryshe. Qëntë e asaj shtëpie që mesa dukej ishin të pa lidhur, u lëshuan me zhurmë të lehurash dhe hakërrimë ndaj tyre. U trembën kuajt dhe morën udhën kuturu. Të zotërit e tyre u rrezikuan po të mos kish dalë t’u fliste qënve i zoti i shtëpisë. Ai kishtë ca haber për ardhjen e dy mëkëmbësve të Beut, prej kryeplakut të fshatit. Ndaj dhe i kishte përgjuar ata nga muret e hajatit ku mbante bagëtinë dhe po ai i kish ndërsyer qëntë ndaj tyre. Por, për t’u treguar “i njerëzishëm” dhe sikur ndjehej ca “në faj” edhe për këtë që bënë qentë, u foli ashpër qenve në sy të dy të ardhurve.

- Na këtej, kafshë e ligë allabelaves. Yt lanet. Hë qërohuni. Hë shporruni tutje. Na turpëruat në sy të botës. Si nuk i njohët ju mëkëmbësit e Beut!

Fjalët e fundit i përsëriti disa herë për të konfirmuar “fajin” e qënve, por edhe “turpin” që i linin atij. Dhe u kthye nga dy të ardhurit:

- Urdhëroni, zotëria juaj. Ç’axhale u ka prurë këtej? Por të dërguarit e Beut që ende nuk e kishin marrë veten nga zallamahia e

qënve, kur qëgjuan dhe të folurën tallëse të dëmbërësit, për të cilin kishin shkuar, jo vetëm që haraçin nuk ia morën, por ulën kokën, kthyen kuajt mbrapsht dhe ja mbathën andej nga erdhën. Frika nga qentë ishte-ç’ishte, por sidomos tallja e të zot nuk durohej dot.

Lëre ujkun, por shyqyr që shpëtove vetë...

Page 102: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

102

Në një natë me shi e shkrepëtima, në të dalë të dimrit, në kooperativën bujqësore të Mërtinjit kish rënë ujku ndër dhi, te kasollet me kashtë mbuluar, të

ndërtuara kastile për to. Bishës së egër i kish vajtur atje ku s’mbante nga uria dimërore dhe siç i thonë “marsi mbledh lëkurët”. Ndërkohë dihet që ujku “mjergull do”. Kishte gjetur natën më të përshtatshme për gjahun e vet. S’pyeti as për qën e as për çoban që zakonisht rrinin në ruajtje dhe përkujdesje të bagëtive. Mirëpo, për dreq, çobani i tyre atë natë ndryshe nga ç’i kërkohej nuk kish qëndruar ndër dhi, por kalonte natën pranë gruas e fëmijëve. Kurrë nuk i shkonte mendja që ujku do të gjente atë natë të mallkuar për të mbytyr tri dhi, njërën prej të cilave e kish marrë me vehte.

Të nesërmen, që moti u qetësua dhe u mor vesh “gjëma” e ujkut, çobanin e thirrën në kryesinë e kooperativës. I kërkuan llogari për ç’kish ndodhur. Ai s’kish si të thosh që natën e hatasë tek tufa e dhive, nuk qe tek to. Atëherë faji do t’i ngarkohej dyfish; për dëmin dhe për neglizhencën. Madje mund të ndiqej edhe penalisht. Gjetja e tij në ato që thoshte se ; “ishte natë e keqe, me kërcëllima e bubullima dhe nuk e shquam dot bishën...” mund të bëhej më e besueshme, në mos për të hedhur lumin pa u qullur, të paktën të paguante vetëm dëmin. Me këtë mëndje ai i solli vërdallë llafet deri në atë pikë sa u duk që po ia dilte së keqes. Megjithatë, dikush nga të kryesisë, duke njohur karakterin disi dredharak të çobanit, kërkoi dhe diçka më tepër në shpjegimet e tij.

-Dakort që ishte natë e keqe, po ti nuk ndjeve fare çfarë ndodhi apo bënje gjumë? Sepse ujku ka mbytur jo një por tri dhi. Ndërkohë ujku është futur nga çatia e kasolles...

U vu në njëfarë sikleti çobani, por përsëri e gjeti një vjegë për të dalë: -Jo, ore, ç’ne gjumë. Ku flihej asaj nate. Kur e ndjeva unë (se qeni nuk nuhati

gjë), qe momenti kur tundeshin zilet e dhive në kasolle dhe thashë ç’kanë këto. Sa hapa derën, ujku doli me vrap me gjithë dhi në gojë. E ndoqa pas deri tek rripa e fshatit por më tej m’u largua nga sytë dhe s’di nga vajti. Se elbete, natë e keqe ishte. Edhe gjurmët s’ia dalloja dot më...

Tjetri që e pyeti, e kuptoi që ai po gënjente. -Pse s’thuaj që ujku do të ketë rënë në greminë- i tha ai. Por “shyqyr” që nuk

re edhe vetë atje, pa puna e ujkut u mor vesh. Çobanit i ranë djersë të ftohta nga qesëndia e tjetrit. Por, gjithsesi ai me të binte punë miku.

Mirë që kam gomarin...

Samit Xifja nga Luara, njeri jo dosido, edhe pse kishte kontribute aktive në

lëvizjen Antifashiste Nacional Çlirimtare, aty nga mesi i viteve ’50 të , erdhi një ditë që e pa veten të deklasuar. I ishte hequr Karta e Frontit se medemek, “s’rrinte urtë ndaj Partisë”. Dhe gjithëkush që e pësonte këtë “fat” cilësohej “armik i popullit”. Në këtë kategori hynin edhe ata që shpalleshin “kulakë”. Si të

Page 103: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

103

tillë ata shikoheshin si “kau balash”. Kufizoheshin muhabetet dhe vajtje-ardhjet me ta. Me një fjalë, u bëhej një farë bojkotimi publik.

Se nga i erdhi kjo “e mirë” Samitit, nuk po e merrte vesh. Ai njeri i muhabetit dhe i respektuar në fshat e më tej, tani duhej të rrinte gojëkyçur, i mënjanuar e i shpërfillur, kur gjysma e jetës i kish shkuar vëllazërisht e në harmoni me të tjerët. Megjithatë shtrëngoi gjuhën prapa dhëmbëve dhe bënte punën që i jepnin, sidomos kur prona u kolektivizua. Gjithësesi, gomarin, që më pas ishte e vetmja pronë private, e mbante gjithnjë me vete. Me të përballonte punët e vështira, shpintë darkës në shtëpi shkarpat që gjente rrugës dhe hera-herës i hipte dhe vetë. Zor t’i shihje ata të dy pa njëri-tjetrin.

Mirëpo kaluan kohë dhe një ditë Samitin e panë tek kish përqafuar gomarin e tij, po e kruante dhe fërkonte nga koka tek këmbët, e seç i mërmëriste ca llafe tek veshët, që ngjanin pak si në këngë. Ndodhte kjo kur brigada e kooperativës ishte në vakt dreke dhe kishin hapur torbat të drekoheshin me ato që kishin. Por Samiti, në punën e tija, nuk po i vinte veshin nëse u kish bërë përshtypje pjesëtarëve të brigadës, “afrimiteti” i tij me gomarin. Ose më mirë “afrimiteti” i gomarit me të. Mbase mund t’i privohej edhe kjo.

-E ç’bën ashtu o Samit Xifja- hidhet e i thotë një kooperativist që dallohej për “vigjilencën revolucionare”. –Me gomarin po llafosesh?!

Samiti jo pa e menduar mirë atë që do të thoshte, meqë i kish ardhur në shteg, u përgjegj:

-Epo, ky më ka mbetur tani shoku dhe miku më besnik... Shyqyr që e kam e më ka, se elbete, ky do mbetej pa ysmet dhe mua do t’më qelbej goja pa folur...

-Pse,- i tha tjetri- nuk ta mbushkemi syrin ne? Më të rëndësishëm e bëke ti gomarin?!

-Jo- tha Samiti- ç’është ajo fjalë. S’ma ka nxënë goja t’i them ashtu si thatë ju. Unë di që u kam pasur dhe u kam miq, por përderisa s’më begenisni e nuk më bëni muhabet si dikur, gomari më ka mbetur mik e shok. Me këtë kuptohem e më kupton fare mirë.

Fjalët e Samitit qenë gozhdë e shkuar gozhdës.

Nga e mbanin kokën qetë...?

Teme Arifi nga Çorrogunji, njeri punëtor e në terezinë e tija, shquhej për fjalëmbajtje, por edhe pak i rreptë. I i donte hesapet “e qëruara” me këdo. Madje edhe me të afërmit e tij.

Ishte fund Maji, me ca ditë të nxehta si të qe korrik. Mbjelljes së misrit po i ikte vakti. Për shkak se kishte vetëm një kà, priste sa t’i krijohej volia ta bënte pëndë me kaun e një tjetri. Ndaj dhe ara e fundit e pambjellë ishin Zajet, buzë lumit të Dëshnicës, në fushë. Ai zakonisht merrte çupat e tij për të hedhur farën e misrit pas parëmndës. Por atë ditë, meqë ishte larg shtëpisë, thirri të nipin, djalin e vëllait. Ishin një zjarr e një çati.

Page 104: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

104

Mbasi mbollën nja dy lehë, ai me qè përpara dhe i nipi hidhte kokërrat e misrit pas tij, kur shtrëngoi pak të nxehtit në vakt dreke, e lëshoi pendën e qeve për pak çlodhje. Para se të uleshin për të hapur torbën e bukës, Xha Temja i thotë të nipit:

-Merr ata qetë, o të keqen xhaxhaj dhe jepu pak ujë në lumë, se plasën nga vapa. Kur të pinë ujë, lëri në terezinë e tyre.

Dhe ashtu u bë. U kthye i nipi me të dy qetë, por Xha Temes iu duk se si shpejt e pinë ujët qetë.

-A pinë mirë ujë qëtë, o të keqen xhaxhaj? -Po, o xhaxha- u përgjigj më i vogli. - U vure veshin mirë siç të thashë, apo e kishe mëndjen tek dreka dhe i le sa

bënë adenë? -Jo, o xhaxha- foli i nipi, pak si i fyer nga i ungji. I lashë sa deshën vetë. - Ashtu, ëë... ja ktheu më i madhi. Por akoma s’po bindej për ato që pohoi i

nipi. Dhe e ngau pak më tej. -Po kokën nga e mbajtën qetë kur pinin ujë, nga mali apo nga Rodenji? Ku t’i vinte mendja djalit se u dashkej parë edhe koka e qeve kur pinin ujë.

Dhe ashtu, pa e vrarë mendjen shumë, u përgjigj: -Nga mali, o xhaxha. Se dhe shtëpinë andej e kishin, nga mali i Trebeshinës. -Obobo!- tha i ungji.- Pse nuk thuaj që i paske lënë qetë pa ujë. Merri dhe

shpjeri prapë në lumët dhe mos u fol qeve kur pijnë ujë. Ç’mu desh mua, tha me vete i nipi, që i thashë nga mali. Më mirë t’i kisha

thënë nga Rodenji. Dhe ashtu veproi kur u kthye herën e dytë. Mirëpo edhe kjo nuk i “ndezi”. Xhaxhai i thosh gjithnjë të kundërtën, që të sigurohej se edhe kafshët ashtu si njeriu kur pijnë ujë, duhet të jenë të qeta, të mos ngucen.

E kemi parë, sa na u çqyen sytë...

Në një prej darkave të muajit nëntor, i shpallur si “Nëntori i Festave”, për shkak të Ditës së Çlirimit dhe asaj të Pavarësisë, televizioni shtetëror (i vetmi në ato vite), transmetonte pjesë nga biseda e udhëheqësit të lartë të Partisë, me disa punonjës të dalluar të veprave të pesëvjeçarit. I zoti i shtëpisë, një dëshnicar i vendosur për vijën që ndiqej, ishte përqëndruar me nënën, gruan dhe fëmijët para ekranit. Ishte një veprim i përhershëm jo vetëm te ai, por në shumë familje shqiptare. Por asaj darke në atë mjedis ishte shtuar edhe vjerra e të zotit të shtëpisë. Kish ardhur nga një fshat i thellë i Dëshnicës.

E ndërsa tërë vëmendja ishte tendosur për të parë e dëgjuar udhëheqësin, të dy krushkat ( e ëma e të zotit të shtëpisë dhe e vjerra), një sy e mbanin nga televizori dhe një sy nga njëra-tjetra. Se për të dëgjuar, zëre se nuk ishin aty. U kriposej llafi si moshë e si tabiete. Por edhe ca muaj kishin pa u parë. Hera-herës duke folur me zë të ulët, ato bënin edhe ndonjë qeshje nën buzë. Burri i shtëpisë (djali dhe dhëndëri i tyre), pa, ç’pa dhe u hodhi një vështrim disi qortues që të shikonin televizorin, se edhe një farë zhurme po e bënin. Dhe u duk se vërejtja

Page 105: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

105

zuri vënd. Por krushkave, që ishin të dyja nga një anë dhe moshatare, sa u bënte muhabeti nuk u bënte ndjekja e televizorit. Këtë s’mund ta thoshin, veçse ishte gjë që dukej. Ndaj ato mbasi “reflektuan” disi, vanë prapë në fis. Xhëkërxhëket me njëra-tjetrën nuk u ndalën. Edhe ai që u bëri vërejtje, më nuk u foli. Nuk desh të bëhej i bezdisshëm. Por as të humbte përqëndrimin për tek biseda e udhëheqësit.

Si mbaroi ajo çfarë po shikonin, ai si me qesëndi iu kthye dy plakave: -Aman, e ndoqët mirë tëlëvizorin, ë? -Si s’e ndoqëm- tha e ëma- pse çfarë bëmë? -Më vrafshin mua-tha ai- në morët vesh gjë ç’tha shoku Enver. Le që s’morët

vesh ç’tha, por të paktën ta kishit parë si njeri, se ai nuk del dëndur në televizor. -Fundja Enverin këtu e kemi, o djalë- vazhdoi e ëma.- Gjejmë rast dhe e

shohim prapë, po krushkën ku ta gjejmë. Ajo nesër ikën. -Po ime vjerrë- tha ai- ç’kusur pati që e mbajte me llafe dhe nuk mundi ta

shikonte dhe as ta dëgjonte mirë? Se këta s’kanë akoma as televizor në fshat dhe kushedi kur i bje radha për ta parë udhëheqësin.

Atëherë vjerrës nuk iu ndenjt më. -Mos e vra mëndjen shumë o dhëndër, se ne këtu me ty qemë, e pamë dhe e

kemi parë sa na janë çqyer sytë...! - Si, si?- ia ktheu ai dhe sikur u step disi nga ajo fjalë e dykuptimtë e së vjerrës. - Më duket se e thashe atë që lipsej për atë merak që kishe,- tha ajo dhe nuk e

zgjati më tej. Dhëndëri s’dinte si ta merrte këtë që dëgjoi. Por gjithësesi heshti.

Marsi, është për t’i dhjerë tëmën...

Në një nga vitet e zisë së bukës (fillimi i viteve ’50 të), fukarallëku pllakosi sheshit. Ajo që e ndjeu më shumë ishte fshatarësia, sidomos e zonave malore. Njerëzit mezi halloseshin. Aq më tepër në të dalë të dimrit që zairetë mbaroheshin dhe as bagëtia ende s’kish dhënë bulmet. Ndërsa buka e re donte dhe ca muaj të binte. Madje dhe kjo nuk i dihej se si do të përfundonte.

Dhe në një nga familjet e fshatit Toshkës, burrë e grua, jo aq të rinj në moshë, skamja e muajit mars po u zinte frymën. Trahanasë dhe atyre pak fasuleve të kofshtit u kish ardhur fundi. Kishin mbetur nja dy të zjera koçkulla dhe ca kallinj misri nëpër trarët e shtëpisë, që mbasi ia purgisnin kokrrat në zjarr, e bluanin me mokërr dore.

Në kulmin e sëkëlldisë, burri i shtëpisë i thotë së shoqes: -Dëgjo, moj grua. Në këtë hall që jemi, a nuk shkon ca kohë andej nga njerëzit

e tu, që të kursejmë këto pak gjëra që kemi sa t’na pjellin ato dy dhi dhe hamë më pas ndonjë lugë qumësht?

Bëri si bëri e shoqja, e dëgjoi. Shkoi në derëbabaj një fshat pak më tej Toshkësit. Edhe ata e dinin gjëndjen ekonomike të tyre. Pastaj, si i thonë, fukarallëku të mbyll sytë, të çakërdis mëndjen, të turpëron, të bën budalla.

Page 106: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

106

Por s’qe e thënë. Mbas dy ditësh në shtëpinë e toshkëslliut hallexhi, mbriti një mik nga fshatrat e Skraparit, fare pranë Toshkësit. Të zotin e shtëpisë e zuri edhe më keq sikleti. Le ushqimet që po soseshin, por tani nuk kishte as gruan aty që mbase i navaste gjëkafshë.

Megjithatë, i dha mirëseardhjen mikut dhe duke qënë vetë burrë e vetë grua, shkoi nga fundi i shtëpisë dhe filloi të hapë çekmexhetë e dollapët se në sergjenët e mureve nuk dukej asnjë sëhan, pa le përvëlaku prej miell misri. I zoti i shtëpisë hapte kanatat dhe diçka trazonte brënda tyre, për t’i thënë mikut se “po të bëj gati bukën”. Se miku, siç i thonë fjalës, s’do të dijë. Ai është “faqezi”, të turpëron kur nuk ke. Nga ana tjetër donte t’i tregonte mikut se “dollapët e mi thonë se ke ardhur në ditë të keqe or mik”. Pra ta kuptonte vetë miku gjëndjen.

Por mikut që nuk i shpëtonte gjë nga ç’po shikonte, sa herë që hapte e mbyllte i zoti i shtëpisë kanatët e dollapëve, thosh me zë të lartë : “ky marsi është për t’i dhjerë tëmën, të lë pa gjë”. E përsëriti këtë disa herë , aq sa i zoti i shtëpisë e mori për ofendim. Dhe si u mendua pak, foli:

- Nuk është vetëm marsi për t’i dhjerë tëmën or mik, por është edhe ai që shkon mik në mars!

Qënka gabim të shpëtosh një njeri?!

Qazime Fezga nga fshati Xhanaj, nje grua shtatmesatare, punëtore e papërtuar dhe që i kish kaluar të 50-tat, aty nga mesi i viteve ’70, u thirr për t’u gjykuar në Byronë e Komitetit të Partisë të Përmetit. Organizata bazë e parstisë në fshat kish marrë vendim të përjashtohej nga partia si “komuniste e mefshtë” e që “nuk ecte dot me pararojën”. I kishin gjetur si sebep një sasi ditësh të munguara pa arsye në kooperativë. Dhe “vula” e fundit për këtë vendim vihej në byro. Edhe pse ajo kish mbi një çerek shekulli në parti, në atë derë nuk i ish dashur të hynte, veçse kur ish pranuar në radhët e saj.

- Hë, shoqja Qazime, - e pyetën në byro, pa na sqaro ç’janë gjithë këto mungesa që ke bërë? Si mund të udhëheqësh me shembullin personal të tjerët

kur s’je në rregull vetë si komuniste? I dëgjoi Qazimeja dhe mbas një tulatje fillestare, se elbete grua që gjykohej

nga një kuvend, kryesisht me meshkuj, para se të përgjigjej, tha: -Do t’iu lutesha shokë të byrosë, të flas si qëndron e vërteta dhe pastaj më

gjykoni. Të pranishmit në byro që ishin mësuar me të tilla “formula”, nuk i kushtuan

shumë rëndësi kërkesës së saj për ta konsideruar diçka të veçantë. - Urdhëro fol, po të dëgjojmë- ishte zëri i atij që drejtonte. - Që kam munguar pak kohë në punët e kooperativës, e pranoj,- tha ajo. Ju që

nuk e dini mirë pse e kam bërë këtë, mund të më quani si të doni. Por këta shokët e mi në organizatën e partisë (dhe iu drejtua sekretarit të saj që mbronte vendimin në byro), duhet t’ua thoshin tamam të vërtetën. Se në i kam bërë ato

Page 107: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

107

mungesa, e kam pasur një hall të madh. Sikur edhe këtu tek ju të kisha kërkuar leje, besoj se do ma kishit dhënë.

Me këto fjalë të saja, sikur e shtyu byronë që të bëhej kurioze, kush kish qënë ky “hall i madh” i saj.

- Po ja,- vazhdoi ajo- ju jini prindër vetë, ndonjë edhe gjysh. Vajza ime që punon dhe banon në Tiranë ka një fëmijë të vogël që nuk i prin shëndeti atje. Jeta e tij ka qënë në rrezik sa dhe mjekët nuk i kanë bërë derman me ilaçe. Sipas tyre, vetëm klima malore mund ta nxjerrë në selamet. Atëherë i thashë çupës dhe dhëndërit të ma sillnin se mbase do gjente shërim tek mua në Xhanaj. Kam tre muaj që merrem me të. Edhe lejen për këtë ua kërkova. Këta nuk e “vunë dorën në zemër”. Unë vendosa vetë të mos vete në punë që të merresha me fëmijën. Kam bërë keq apo kam bërë mirë, tani gjykojeni ju. Por fëmija e ka marrë veten. E shpëtova nga rreziku...

I tha këto Qerimeja dhe mori frymë thellë. U pa qartë që hoqi një brengë nga vetja. Mbas kësaj nuk i vinte kqe se ç’rrjedhë do merrte qënia në parti. Fundja të ruante dinjitetin , të mos quhej hileqare.

- Ke gjë për të hequr apo për të shtua nga këto që dëgjuam?- ju drejtuan sekretarit të organizatës.

Por ai u befasua edhe vetë nga “oratoria” e Qazimesë dhe për gjithçka mbeti gojëkyçur. Por edhe shumica në byro uli kokën, pa u bërë pjesë e një vendimi arbitrar. Qazimeja fitoi dy beteje: shpëtoi nipin dhe vetveten.

Po. Këto janë këpucët e mia!

Adil Hasani i Vinokashit të Dytë, mbasi ja kish shaluar gomarit në një mbasdite behari, mbriti në Lavdar, një fshat i Skraparit, ngjitur me lagjen Xhanar të Bubësit të Dytë. Atje ku sosi ishte dy herë mik. Edhe kishte dhënë, edhe kishte marrë. Në daç miku që vajti, në daç ai që e priti, ishin të muhabetit, të rakisë, të tabietit. Por, Adili qëndronte pak më sipër. Edhe në s’ja jepnin këtë mundësi, me shkathtësinë dhe shakatë e bëmat që i shkonin për shtat, ai nuk mbetej kurrë “në baltë”. Apo nuk i vinte rrotull edhe politikës.

Si kaluan atë natë deri vonë, ai siç e kish lënë llafin që në darkë, nuk do të vonohej në mëngjes për t’u kthyer në Vinokash. Në të dalë të diellit në kodrat mbi Vëndreshë, gomari e priste në fund të avllisë. Ndërkaq miku piu kafenë dhe një gotë raki nga ajo më e mira që kish i zoti i shtëpisë dhe u ngrit të ikte.

- Ato këpucët desha,- tha ai pa kaluar pragun e derës. Se ishte zakon që këpucët e mikut mbloheshin në një vënd të posaçëm. Zakonisht këtë punë e bënin gratë. Ndaj dhe e zonja e shtëpisë që ishte marrë me to qëkur erdhi miku, ja vuri tek këmbët. Ai, si u hodhi një vështrim, “nuk po u besonte syve” me ato që pa.

Page 108: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

108

- Jo- tha- nuk janë këpucët e mia këto. Këpucët që erdha ishin të reja. Këto qënkan opinga.

- Ju këto zbathët nga këmbët kur erdhët, zoti krushk- tha gruaja e shtëpisë. - Adil Hasani nuk vete mik me këpucë të tilla. Por shikoni mos i kini mblojtur

gjëkundi dhe nuk i gjeni dot. I zoti i shtëpisë u ndodh keq. Ishte turp që mikut dhe sidomos krushkut, t’i

ngatërroje këpucët. Hajde të dëgjoje fshatin. Mbetej avaz. - Pa shiko një herë moj grua,- tha ai. Mirë e ka krushku. Mbase nuk e mban

mënd dhe mos i ke ngatërruar gjetiu. - Jo, mor burrë- tha ajo. Unë i mbaj mënd mirë ato që hoqi, se ja mblova

menjëherë. Sos ishin shumë miq dhe hajde de, edhe mund t’i ngatërroja. - Po mirë moj zonjë,- ndërhyri miku- si thuaj ti, këpucë për të vajtur mik janë

këto? I zoti i shtëpisë që ja dinte mirë huqet krushkut, i bindur se gruaja e tij nuk

kish gabuar në ato që miku kundërshtonte, iu qas së shoqes tek veshi dhe i tha: - Shko shpejt tek sënduqi, merr ato këpucët e reja që më ka prurë djali dhe

bjerja mikut këtu. Ikë dhe mos e zgjat më tej. - Tani po,- tha xha Adili- këto janë këpucët e mia. Adil Hasani nuk vete

krushk me këpucë dosido. E zonja e shtëpisë kish të drejtë, por edhe ai kish një hakë për të marrë në miq

të Skraparit.

Na dashke dhe dy gjellë...!

Ka ndodhur në Riban. Selimeja, një grua nikoqire, në kushtet e fukarallëkut e përcillte mëngjezeve burrin për të lëruar, për dushk a për të korrur, me ç’të kishte. Mjaft që në punë nuk shkonte torbë zbrazur. Shumicën e rasteve përveç dy tainëve me bukë të misërt të bluar në mokërr dore, i hidhte dhe pak gjizë. Rrallë, shumë rrallë mund të gjente në torbë dhe ndonjë kokërr qepë apo diçka tjetër. Edhe dhallin e kish me kursim se në shtëpi kishte edhe të tjerë për të

ngrënë. I shoqi që e dinte katandinë e shtëpisë nuk i vinte shumë faj gruas që torba e

tij prej kohësh kishte pothuaj të njëjtat gjëra, ndonëse e dëshironte të ishte më me bollëk. Fundja-fundja, të mos i mungonte qepa. Se gjiza pa qepën, ngjan si të të japin mjaltë por harrojnë të të japin dhallin. Ose të të japin shpatullën ose bishtin e një dashi për hisè dhe nuk vënë edhe nja dy brinjë.

Në këto hesape që bluante në kokë kur hapte torbën atje ku e zinte vakti i drekës, një ditë s’ju ndejt dhe para se t’i thosh gruas ditën e mirë, e pyeti:-

- Moj grua, nuk na ndodhen më qepë neve në shtëpi? - Pse pyet, o burrë,- i tha ajo. Si s’kemi. Po të mos kemi qepë, s’do bënim dot

as gjellë.

Page 109: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

109

- Po mirë moj grua, si s’më hedh dhe mua një kokërr në torbët që të shtyj gjizën, por na mbiu vetëm gjiza në bark.

E shoqja, ndonëse e kuptoi se e kish tepëruar disi me burrin, as vetë ajo nuk e mori vesh pse gjeti ato fjalë kur i tha:

- Ohu, na dashke dhe dy gjellë, ti o burrë. Unë një dhe mezi po ta navas. S’kish faj. Për gratë, edhe qepa quhej gjellë.

Dhjetë po ua jap unë, dhjetë i kini vjedhur.

Kooperativa Bujqësore e Ballabanit, me 15 fshatra, ishte më e madhja në rrethin e Përmetit. Ajo kufizohej me tre rrethe; Skrapar, Berat e Tepelenë. Vetëm grurë mbillte mbi njëmijë hektarë, ose sa gjithë rrethi i Pukës. Nga mania për të zmadhuar ato dhe bashkuar fshatra pa kriter, kooperativa në fjalë nuk gjente karar. Vlera e ditës së punës si treguesi kryesor që i interesonte fshatarit, në vitin më të mirë mezi arriti në dhjetë lekë (të rinj). Edhe kjo, në vitet që atë ekonomi e drejtoi Resul Ibrahimi, një organizator me përvojë në punët e pushtetit në rreth. Ai edhe pse nuk qe dëshnicar, u përshtat më së miri me ta. Por ja që edhe atij nuk “iu dit” sa duhet.

Bëhej analiza vjetore për arritjet dhe ç’do bëhej në vitin që pasonte. Ishte mbledhur përfaqësia e kooperativës. Paraqitën gjëndjen e pritshme dhe ndër të tjera, vlera e ditës së punës u tha se pritet të dalë dhjetë lekë. E sqaroi këtë vetë kryetari. Në fund të fundit te kjo pikë përqëndroheshin të gjithë veshët e të pranishmëve. Madje edhe ndonjë që njihej si shurdh, këtë çështje çuditërisht e kuptonte fare mirë.

Dhe kur kërkohej të flitej edhe nga pjesëmarrësit, njëri prej tyre i njohur si problematik në punë dhe për dëmet në pronën kooperativiste shprehu pakënaqësi tamam për vlerën e ditës së punës.

-Me punën që kemi bërë,- tha ai- prisnim më shumë. Si nuk e kapërcyem njëherë dhjetëlekshin siç kemi dëgjuar për gjetkë.

Dhe filloi të fliste se nuk punojnë mirë kuadrot, nuk kujdesen për ruajtjen e

pronës etj. E pasuan atë edhe disa të tjerë. U duk se situata u ndez pak si shumë. Natyrisht, edhe kishin të drejtë. Por po bëhej “qimja tra” nga ata që trarin tek vetja e bënin më pak se qime.

Atëherë kryetarit nuk iu ndejt pa folur përsëri, madje me shumë preokupacion. Edhe ai pohoi se nuk kënaqemi as ne me këtë nivel të ardhurash, por dhe s’duhen mohuar disa arritje, kur një vit më parë kemi qënë më keq...

Por disa nuk hoqën dorë nga ankesat, më shumë për “tymosje”, se sa për mosbindje me të vërtetën.

-Dëgjoni,- tha kryetari pak edhe me ton. Ç’kishim për të thënë, e thamë. Nuk them të jini të kënaqur sa duhet por nuk mund t’ua pranoj se mbarëvajtja e punëve dhe ruajtja e administrimi i pronës duhet të kërkohet vetëm tek kryesia. Puna dhe prona e ka bazën në brigadë dhe në fshat. Sejcili nga ju e di si punon

Page 110: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

110

vetë dhe tjetri. Po kështu e di dhe kush dëmton dhe vjedh pronën e përbashkët. Nëse me këtë që them nuk iu mbush mëndjen, atëherë mund t’iu kujtoj edhe këtë tjetrën. Vlera reale e ditës së punës, që ta dini mirë, del jo dhjetë por njëzet lekë. I bini lapsit dhe po nuk doli kështu.

- Ouu- ja priti salla në shenjë mosaprovimi. - Po, po, aq del. Dhjetë lekë po ua jap unë dhe dhjetë të tjera i fitoni nga

vjedhjet. Ishte një deklaratë disi e sikletshme e thënë publikisht. Por në fund të fundit

nuk ishte jashtë realitetit. Resul Ibrahimi, që gjithë jetën kish punuar me korrektesë e ndershmëri, nuk mund të bënte më kompromis me atë që dinte e që ndjente, pavarësisht si ia morën disa aty dhe më lart. Por kjo thënie e tij mbeti më këmbë, e parrëzuar. Ata që e dinë, i kanë dhënë të drejtë.

Shiko, mos zogjtë ngjallen e fluturojnë...

Sadik Jaupi nga Shelgji, doli një copë herë nga Kamanajt brënda fshatit. Siç

ishte dhe zakon, njerëzit hynin e delnin tek njëri-tjetri, jo vetëm për sebep, por edhe për vëllezëri, për muhabet. Kjo shtonte dashurinë midis tyre, ruante njerëzillëkun, i mbante ata edhe më të afrueshëm.

Llaf mbas llafi, muhabeti atje ku vajti Sadiku “u kripos” saqë pa e mënduar as vetë ai, e zuri dreka. Madje, siç e kanë burrat erzelij në këto raste, ai bëri të ngrihet sepse për kaq e kish mënduar vajtjen tek bashkëfshatari. Por mendoi edhe tjetrën: Po të kish ardhur ky tek mua, unë a do ta lija të ikte në këtë vakt? Se Sadiku edhe maste, edhe priste.

- Jo- i tha i zoti i shtëpisë- s’ke ku vete. Ty të lumshin këmbët që erdhe. Nuk e kemi zakon të lëmë ardhësin të ikij në vakt dreke. Pse shtojmë dhe një lugë nuk do të fukarepsemi. Hamë dy kafshata buke dhe ndajnate, shomë e bëjmë.

Fjalët e të zot të shtëpisë ishin tepër të sinqerta. Në fakt edhe Sadikut i haej muhabeti në atë derë dhe u bë siç u tha. Ndërkaq, i zoti i shtëpisë i bëri shenjë së shoqes, për të bërë adetet e duhura.

Krahas pagures me raki, pak gjizë, qepë e nja dy kokla mishi paraprakisht. Më pas edhe nja dy zogj pule të skuqur dhe gjëra të tjera që kish mundësi nikoqirja e shtëpisë. Bënë tabietet e vëndit me ca mirësi e shëndete dhe më pas i erdhi radha kafesë. Duke pirë kafenë, Sadiku bëri sikur po shikonte fundin e filxhanit, si për të treguar se diçka dukej apo thuhej në të .

Ai ishte i njohur për shaka e qesëndi, aq sa shpeshherë të nderonte kur e dërgonin plak krushqie ose për gjetje llafi kur kish grindje ndër miq apo në fshat.

- Dëgjo, o i zoti i shtëpisë- tha Sadiku. Të dëgjojë dhe ndrikulla e zotrisë sate. Dhe luajti pak kokën me qesëndi. Tek ky filxhani unë shoh që ata dy zogjtë e pulës që porsa hëngrëm, kockat që lamë do u bëkan përsëri me pëndë dhe do fluturojnë. Këtë që them ma zuri pak syri edhe kur pashë krahërorin e zogut, por sikur s’mu besua. Tani që po më del edhe tek fundi i filxhanit, siduket do jetë e

Page 111: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

111

vërtetë. Prandaj,- vazhdoi ai- e zonja e shtëpisë kockat që lamë të mos ia hedhë maces por t’i ruajë se kushedi ç’ndodh me to.

- E morëm vesh ç’deshe të thoshe Sadik aga- i tha e zonja e shtëpisë.- mos ki merak se nuk të duam kaposh kur të vimë tek ti...

Plasi e qeshura dhe u ndanë të përqafuar me njëri-tjetrin.

Me emrin tënd kemi samarxhiun tonë.

Në gjysmën e dytë të viteve ’70, në Zhepovë shkon një grup i kontrollit punëtor nga partia në rreth. Ishte koha kur korrej, shihej dhe magazinohej prodhimi i ri i grurit, sidomos administrimi i tij. Harun Shkurta, një nga burrat e njohur të Zhepovës, jo vetëm për humorin por edhe si drejtues ekonomie në atë fshat, ia kish lënë detyrën një tjetër zhepoviti, për shkak moshe. Në ato ditë fushate të korrje-shirjeve ai ishte caktua përgjegjës lëmi. Kujdesej për proçesin që bënin makinat shirëse dhe atë më pas. Në grupin e kontrollorëve ishin dhe dy djem të rinj nga një prej fshatrave rrëzë Trebeshinës, pothuaj përballë me Zhepovën. Qëlloi që një ditë duke vëzhguar punën nëpër lëmëj, Haruni u thotë:

- More djem. Edhe pse kontrolli nuk para pëlqehet nga ata që kontrollohen, ju me ngjakeni djem të ëmbël në sjellje. Nuk u kam pyetur për emrin se për fshatin e mora vesh. Dhe vëzhgonte reagimin e tyre për të matur nëse ja kuptuan sadopak “dhelpërinë” që ja jepte mosha dhe eksperienca prej hokatari.

- Novrus më quajnë- tha njëri prej tyre. I tha dhe mbiemrin dhe i kujt bir ishte. - Ëëë- tha xha Haruni- emrin tënd nuk e harrokam kollaj se më kujton festën e

Novrusit që ne bektashinjt kemi vite që e kemi harruar. Pastaj, me këtë emër është dhe ai që ruan lopët e kooperatibës. Me këtë të dytën gënjeu, i sigurt që kontrollorët nuk ia dinin këtë që po thoshte.

–Po ty tjetrin si të quajnë?- foli përsëri Haruni- - Mua më quajnë Skënder- tha i dyti dhe bëri si i pari. I tregoi mbiemrin dhe

emrin e babait. - Nga mbiemri të ngre kapelën- tha xha Haruni. Jini fis i dëgjuar. Kam njohur

dhe burra të zotë nga ajo derë. Dhe përmendi ndonjë. Por dhe ty zor se do të ta harroj emrin, se Skënder na quajnë samarxhiun e kooperativës.

Kontrollori e kuptoi se ku goditi ky llaf, pavarësisht në ishte apo jo ashtu. - Gëzohem- tha bashkëbiseduesi,- por a ini të kënaqur për samarët që u bën

ky Skënderi juaj? Heshti plaku për një çast i ngecur disi ngushtë nga përgjigja e kontrollorit. Por

ai qe i regjur me kontrollorë e të deleguar, kishte histori të njohura që kish dalë fitimtar. Dhe si u mendua pak shtoi:

- Sa për samarët, Skënderi ynë i bën të mirë, bile mund t’i shikoni e t’i provoni vetë nëse dëshironi... Dhe ndërkaq xha Haruni sikur u çlirua disi. E pa veten më superior në hedhje-pritjen e llafeve me thumba. Dhe nxori paqetën për një duhan së bashku me ta.

Page 112: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

112

- Nuk është çështja vetëm si i bën samarët adashi im- tha kontrollori,- por varet edhe nga kurrizi i atyre që i kërkojnë samarët.

- Hajde të të përqafoj- tha Harun Shkurta,- se ti qënke qerrata kontrollor.

Jam “Tallagania”, shoku komandant!

Aty nga mesi i viteve ’50-të, në rrethet e jugut zhvillohej një stërvitje e madhe ushtarake, ku përfshihej edhe Përmeti. Në disa etapa të saj mori pjesë edhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatorura të Vendit. E pa të udhës që

një ditë të bënte një takim informues me oficerët që përfshiheshin në teritorin e këtij rrethi. Nuk ishte një fjalë goje, takimi me te. Kishte ndër ata oficera që nuk e kishin parë kurrë nga afër atë, pa le ta kishin takuar drejtpërdrejt apo të flisnin para tij. Por ishte në stilin e komandantit që krahas informimit prej tyre, ai edhe i pyeste kush ishin, nga ishin, sa kohë kishin në ushtri etj. Midis tyre ndodhej dhe një oficer dëshnicar nga një fshat fare afër Këlcyrës. Një djalë bojalli, kavak i gjatë dhe me sqimë, që i kushtonte kujdes paraqitjes së jashtme, por pak mburravec.

- Po ju, kush jeni?- e pyeti komandanti kur atij i erdhi radha. Oficeri që ende nuk kish mbushur të njëzetepesat, kryente detyra të thjeshta

në krahasim me të tjerët që lehtësisht binin në sy për argasjen nga lufta dhe jeta. Kundrejt tyre ai ngjante “buzëqumësht”. Konsiderohej një oficer i zakonshëm, me shumë pak përvojë pune.

- Jam “Tallagania”, shoku komandant,- u përgjegj oficeri dëshnicar. Ju besoj se duhet të më njihni.

- Kush, kush?- tha komandanti, që jo se nuk e dëgjoi mirë, por mesa dukej kërkonte kohë për t’i thirrur kujtesës që të përshtaste pseudonimin me personin që po i prezantohej.

- Tallagania- shoku komandant, ai korrieri që u kam prurë në shtab letra nga terreni gjatë luftës. Dhe hodhi një vështrim rrotull, për t’u treguar të pranishmëve se “ka kush i di meritat e mia, mos më pandehni pa gjë...”

Ndërkohë efektivi i oficerëve që ndodheshin prezent, u befasua se kurrë nuk ia kishin dëgjuar këtë lloj emri-pseudonim, qoftë edhe në rrethe të ngushta. Ata u çuditën edhe me kofidencialitetin e tij para komandantit suprem. Komandanti, që tashmë e kishte psikologjisur në vetvete atë që dëgjoi, bëri një buzëqeshje të lehtë dhe pa e fyer bashkëfolësin tha:

- Ëhë, po, po. E qartë. Por meqë ra fjala, unë mbaj mend një korrier me pseudonimin “Guna”. Atë e kishim nga vise të tjera të vëndit dhe ishte në moshën tënde tani.

- Epo ç’bëri “Guna”, ç’bëri “Tallagania”, shoku komandant. Ato me lesh dhie bëhen që të dyja dhe mund t’më kenë ngatërruar ata që kini mbajtur ju afër në shtab- sqaroi oficeri.

I tha këto me njëfarë vendosmërie si për t’i mbushur mëndjen eprorit, pavarësisht saktësisë së pseudonimit “Guna” apo “Tallagania”.

Page 113: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

113

Tani për komandantin çështja ishte edhe më e qartë. Oficeri i ri vuante nga njëfarë deliri madhështie. Nuk ishte gjë e re kjo për eprorin. Lufta kishte lënë edhe simptoma të tilla në një kategori luftëtarësh, që kishin devotshmërinë, por nuk kishin nivelin e duhur kulturor. Por oficeri dëshnicar nuk vinte nga radhët e luftëtarëve. Ai kish lindur në vitin 1931 dhe nuk kish mundur të bënte asokohe as kërcakës prej shtogu, pa le të zbrazte dyfek e të kishte pseudonim. Megjithatë, komandanti që e dinte mirë kujt i jepej pseudonim, nuk u mor më tej me të.

Vite më vonë oficeri i ri që ngjiti disa shkallë , paskej pasur dhe një pseudonim tjetër; “Kaçator”. Dhe siç thosh ai, e paskej “pagëzuar” vetë komandanti. Madje sipas tij, Komandanti bisedonte pa teklif me të. Me këtë “kredo”, ai e mbante veten një me gjeneralët me emër, ndonëse kishte mbetur vetëm kapiten. Gjithësesi ata që ia dinin historitë nuk i thërrisnin më në emrin e vërtetë, por “Kaçator Tallagania”.

Mirë e paski rrojten, o komisar!

Pak vite pas mbarimit të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, Xhako Kajca, komandanti shumë popullor i Batalionit “Dëshnica”,mori rrugën për në kryeqytet. E kish marrë malli për komisarin e atij batalioni, i cili mbas lufte kryente një detyrë me rëndësi në Ministrinë e Punëve të Brëndshme. Kishte disa vjet pa e takuar. Për të ruante kujtimet më të mira. Kur komisari i batalionit thoshte shpesh se “lufta jonë jo vetëm do të na sjellë lirinë, por edhe barazinë dhe nuk do të ketë më Parì e shërbëtorë, të kamur e fukarenj, do hamë njësoj, do rrojmë njësoj, do jemi të thjeshtë e modestë si populli” etj, komandant Xhakua mërmëriste në vetvete: “Ku i ngjen ky djalë i ri gjithë këto fjalë të goditura. Sa të zotë janë këta komisarët...”

Në fakt Xha Xhakua (kështu i thërrisnin edhe në luftë), i mishëronte plotësisht ato që kish dëgjuar në luftë nga komisari. Nuk iu dha ndonjë funksion gjetiu ndonëse doli me gradën major nga ajo luftë. Banonte në Kajcë, lëronte me qè, bënte qilizëm, prashiste misrin, korrte grurin dhe bënte muhabet e pinte raki me bashkëfshatarët siç bënte edhe pa qënë komandant batalioni, edhe pa qënë major. Edhe kur i shkoi mëndja të takonte ish-komisarin në Tiranë, nuk kish ndonjë hall për vete. E shumta të shikonte edhe si punonin “djemtë e popullit” atje lart.

Si mbriti tek porta e ministrisë, një bina goxha e bukur, u prezantua para oficerëve të shërbimit ashtu shqeto, pa i përdredhur shumë llafet.

- Jam Xhako Kajca mor djem. Nga Dëshnica vij. Dua të pjek komisarin tim në luftë, që më kanë thënë se është me detyrë këtu. Dhe i përmendi emrin.

Ata që e dëgjuan kryen veprimet që u takonin dhe, si i morën leje edhe shefit (që Xha Xhakua i thosh ende komisar), e shoqëruan për tek ai. Ngjitën shkallë, kaluan korridore, kthesa, përsëri shkallë deri tek dera e atij që e priste jashtë saj.

Si u përqafuan dhe biseduan një copë herë në zyrën e tij, erdhën filxhanët e kafesë. Porosia ishte bërë që më parë. Por dhe i vajturi nuk qe “duar bosh”.

Page 114: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

114

Nxori nga xhepi i brëndshëm i xhaketës një pagure të vogël me raki Kajce që komisari e çmonte shumë, e cila u kish shpëtuar në mirëbesim kontrolluesve tek porta. Kaluan disa minuta duke pyetur për shëndetin, punën, familjen, shokët. Ndërkaq, Xha Xhakos i kishin bërë përshtypje takëmet e lluksit nëpër korridore, sixhadet, shandanët, ndriçuesit nëpër mure etj, dhe sikur nuk i kish ardhur mirë. Ca më tepër po i vinte me ato që shihte në zyrën ku po pinte kafe, aq sa ai desh të hiqte këpucët para se të futej brenda saj. Dhe menjëherë mëndja i shkoi tek llafet e komisarit në luftë për “thjeshtësinë , modestinë, rrojtjen si popull i thjeshtë”. I vajti mendja edhe tek bashkëfshatari i tij Myrtezai, që drejtonte lokalitetin në Ballaban, dhe në zyrë kish dy-tri karrige të thyera dhe një tavolinë me tri këmbë.

- Po hë,- i tha në kafe e sipër ish-komisari.- Ç’hall të ka prurë o komandant? - Unë s’kam asnjë hall- u përgjegj Xha Xhakua. Por desha të të pyes, meqë ra

llafi, nëse s’ma merr për keq, të tjerët kështu si ti i kanë zyrat këtu në ministri? - Pak a shumë- i tha tjetri.- Po pse më pyete Xha Xhako? - Thashë mos u tepëron ndonjë gjë edhe për zyrat e lokalitetit tim, se më ç’po

shoh, rrojtjen e paski të mirë. U kthye Xha Xhakua në Kajcë tek bashkëfshatarët e tij, me të cilët do të bënte

adetet si edhe më parë. Por në vetvehte iu tipos një brengë. Fjalët e komisarit të batalionit që ai komandonte në luftë, i ngjanin disi të largëta me ç’po shihte në ato vite.

Ti qënke për në qoshe.

Xhevit Duçi nga Rodenji, me një bashkëfshatarin e tij të afërt, shkojnë për një ngushëllim në Leskovec. Mikut të tyre i kish vdekur e ëma. Ndonëse Xheviti ishte pak më i madh në moshë se rodenjlliu tjetër, si për t’i parë mëndjen i thotë :

- Nga ne te dy ti do te jeshe me ipari ,nga qe une bie pak me i afert me ate dere. Tjetrit sikur i pëlqeu ky mendim dhe Xheviti desh s’desh do hynte i dyti te pragu i derës.

U ulën të dy rodenjllinjtë njëri pas tjetrit në njërën qoshe të konakut. Xheviti u ul pas të parit.

Ndërkohë pritej adeti. Fjalët e përzishme, ato që shprehin ngushëllimin e rastit. Dhe ai në krye të qoshesë, siç qe dhe rregulli, duhej të fliste i pari, sipas rëndësisë së vëndit ku qe ulur.

- Qofshi të gëzuar!- qe llafi i parë i tij. I zoti shtëpisë shtangu për një çast por e mori të përafërt me fjalët “Me gëzime

këtej e tutje”, ndaj dhe bëri sikur nuk dëgjoi. - Plaka bëri mirë që iku- vazhdoi më tej i pari i qoshesë,- shyqyr që shpëtuan

nga sikleti nuset e shtëpisë...! Xheviti uli kokën, por nuk ishte i paditur me lajthitjet që bënte hera-herës ai

që kish marrë kreun e qoshesë. Madje edhe çoç kishin biseduar rrugës për fjalët që thuhen në këto raste. Të zotë të shtëpisë nuk iu ndejt më.

Page 115: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

115

- Të faleminderit or mik që më ke ardhur, por ti nuk qënke për atë vënd... Dhe nuk e zgjati më tej, se elbete miku kur gabon ka vënë në siklet veten pastaj tjetrin. Megjithatë, për të mos i lënë kohë ndonjë reagimi të mëtejshëm prej të zot të shtëpisë, Xheviti, që kish radhën për të folur tha ato që duheshin:

- Nëna u pastë lënë uratën! Sa rrofshi e kujtofshi! Në gëzime këtej e tutje! - Faleminderit- u përgjegj i zoti i shtëpisë. - Të ardhça për të mira. Por ti qënke

për në qoshe jo ky tjetri. Dhe u ngirt, i futi krahun dhe e vuri në krye mbi rodenjlliun tjetër. Por edhe Xheviti atë donte, të delte vetë në krye.

Dhe mbeti kjo si histori që i zoti i shtëpisë ndodh të përcaktojë dhe rëndësinë e miqve.

Nuk më la Çajupi...!.

Nga fillimi i viteve 80-të, në një nga tufat e dhënve të kooperativës së Ballabanit, lart në Trebeshinë, ishte zhdukur një dele “pa nam e nishan”. Mendimi se mund ta kish ngrënë ujku nuk po besohej. Sepse si rregull, atje ku ai hante kërmën, mbetej një copë lëkurë apo ndonjë kockë. Edhe po të kishte rënë në ndonjë ckërkë shkëmbi, do të ndjehej era e keqe. Dyshimi po binte tek çobani i asaj tufe në ditën që kish humbur delja. Tek Ferrik Selfua. Ndaj dhe ishin ngjitur deri lart në Qilar e Zaçebe drejtues të kooperativës, madje vetë kryetari, për të biseduar me çobanët.

E ndërsa ishte lënë mesdita për t’u mbledhur së toku, Ferriku, që ishte sebepçiu i asaj mbledhje, mungonte. Dielli i ngrohtë pas nja dy ditësh shi në atë javë të vjeshtës së parë, e kishte bërë atë për vehte, tek kish lëshuar dhëntë me natë, pllajës mbi Zaçebe. Ai, tek lexonte fund një murrizi shullë dielli një libër me vjersha që ia kishte dhënë një i ri nga fshati i tij, kishte rënë në të si i “therur”. Ishte dhënë i gjithi jo sikur ta lexonte, por sikur do ta bluante të tërin. Kur ai u kujtua për mbledhjen, hijet e gurëve të lartë dhe të ndonjë peme në të rrallë, kishin marrë kërrusjen për tatëpjetë. Të ardhurit nga kooperativa dhe çobanëria kishin goxha që prisnin. Madje vunë edhe merak për të.

- Ç’u bëre, more Ferrik, ku humbe?- i tha kryetari i kooperativës, porsa ai mbërriti ndër ta.

- Kini të drejtë, o shoku kryetar- u përgjegj Ferriku, por gjeta belanë, s’më la Çajupi që të vija më shpejt. Ai më vonoi.

- Për kë Çajup e ke fjalën- ndërhyri brigadieri i blegtorisë- apo kërkon të tallesh? Se me atë emër nuk dinin të kish njeri në mal.

Kjo sikur e rëndoi çobanin “fajtor”, ndonëse ai njihej për shkathtësinë dhe shakatë.

- Jo ore, si u tallkam! E kam tamam. Flas për Çajup vjershëtorin, Andon Zakon, ai që ka shkruar vargje për gruan e tij: “që ditën që vdiqe, qëkur s’të kam parë...” Po lexoja vjershat e tij.

Ç’ishin të pranishëm ia dhanë të qeshurit. Ferrikun nuk e kishin parë ndonjëherë me libër në dorë. Me këtë që tha dhe që iu konsiderua si e pavërtetë,

Page 116: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

116

po forconte dyshimin edhe për humbjen e deles, për të cilën ishin mbledhur. Pra, edhe kjo i duhej!

-Më vraftë Allahu, në ka lexuar gjë Ferriku, por ky shejtan nuk kapet dot kollaj në fjalë- tha si me të qeshur Pëllumbi, bashkëfshatari i tij.

Por çobanit që akuzohej, nuk i erdhi mirë. - Po mirë, o Ferrik,- tha kryetari si për ta zbutur por dhe për ta provuar në ato

që kish thënë- a mban mënd ndonjë vjershë të Çajupit, të na e thuash? - Si jo- ia ktheu Ferriku. Dhe sikur u çlirua pak nga ngërçi. “Burrë pa grua mos të mbesë, Se është lulja e shtëpisë, Të rëndohet jet’ e shkretë, Në kohë të pleqërisë.” Desh të vazhdonte dhe më tej. Pjesëmarësit shprehën habi. U dukej sikur ky

ishte një Ferrik tjetër. Gjithësesi, qeshën jo me ironi por u kënaqën nga ato që dëgjuan. Edhe recituesi i vargjeve e ndjeu veten më ngrohtë.

Mirëpo, mbledhja s’kish filluar. Që ajo të mos kthehej në “orë gazmore”, muhabeti u përmblodh. Mori seriozitet. U rrahën mendimet me pyetje e përgjigje rreth deles së humbur dhe fundi nxori Ferrikun me faj. Jo se u vërtetua diçka por, fundja delja atij i kish humbur. Ndaj dhe do paguante delen e do ta largonin si çoban. Vetëm këtë nuk e honepste dot ai, largimin nga era e dhënve, se për pagesën e dëmit do bënte si do bënte. Kishte mbi një çerek shekulli në atë zanat. E njihte Trebeshinën jo me pëllëmbë, por me centimetra.

- Mirë, o shoku kryetar, po ndonjë llaf më takon ta them tani në fund, që ju më dënuat? Dhe, sa qenë pa ngritur, atij iu lejua fjala.

- Unë, dua s’dua do të ikij nga çobanllëku, edhe pse shpirtin e kam te dhëntë. Por desha të të pyes o kryetar: -A ka ndonjë shkollë diku, që nxjerr çobanë? Se, nga të gjithë ne këtu, hiq Pëllumb Vodën , që është çoban esnaf, dhe mbas tij them se vij unë, të tjerët i ke pothuaj “kërthinj” për të ruajtur karçinët. Veç të vish e t’i ruash vetë dhëntë! Pastaj, po për Çajupin, kush do t’u flasë këtyre?!

Momenti u kthye përsëri në të qeshur. Kryetari i dha dorën dhe tjetrën ia hodhi në qafë. Ferriku mbeti përsëri mes shokëve. Mesa duket e ndihmoi edhe Çajupi.

Shënimet që futën sherr në fshat.

Në fshatin Bënjë të Dëshnicës, që shkuarja fshatçe mbahej si privilegj i tyre, aty nga mesi i viteve ’70 të plasi një sherr. Dhe sebep u bë një bllok i vogël xhepi me shënime biografike për fshatin, që i kish humbur dikujt. Ajo që rëndonte ishte animi nga “njollat e errëta”, nga shënimet politiko-biografike duke vënë në shenjë sidomos ish ballistët. Madje aq “i drejtë” kish qënë i zoti i atij blloku, saqë dhe për një nga dëshmorët e fshatit ishte thënë se “paskej qënë edhe ai disa ditë në radhët e ballit”. Në fshat u bë një lëmsh i vërtetë. Problemi vajti deri në

Page 117: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

117

organet kryesore të kohës në rrethin e Përmetit. Çështja mbase s’do kish shkuar deri atje, nëse ai bllok nuk do të kish qenë i kryetarit të këshillit të fshatit, (siç quhej në atë kohë) dhe njëherazi edhe brigadier bujqësie në kooperativë. Vetë detyrat që kish bllokhumbësi dhe tipi pak konfliktual, e shtuan inatin e atyre që e gjetën, për ta popullarizuar. Për më tepër që gjetësi ishte një djalë i ri por që s’shihej me sy të mirë në fshat sepse gjyshi i tij (emrin e të cilit e mbante dhe ky), kishte qënë antikomunist dhe ca kohë i shpallur kulak.

Në mbledhjen e fshatit ai që kish humbur bllokun nuk kish ndërmend të pranonte gabimin dhe t’i kërkonte ndjesë fshatit, por kërkonte që të vihej para përgjegjësisë ai që e gjeti dhe që e hapi në opinion, pa “informuar partinë dhe pushtetin në fshat”. I jepte problemit karakter politik, për të lehtësuar veten. Por se për çfarë iu kishin dashur ato lloj shënimesh që i mbante në një bllok personal xhepi, u mundua të justifikohej me “ca porosi nga rrethi”. Sipas tij duheshin për të mbajtur parasysh llojin e repartit ushtarak kur djemtë e fshatit dërgoheshin ushtarë.

E, ndërsa gjërat më në fund erdhën duke u sheshuar, i ati i bllokhumbësit , një burrë i respektuar nga të gjithë, si për t’i vënë kapak atij sherri tha:

- Më duket sikur këtë zhurmë që u bë në fshat jam shkaktar unë, që nuk e binda dot djalin të mos merrte përsipër detyra që nuk ja thotë dot. Unë fshatin e falenderoj për çfarë tha. Por djali im nuk është për kryetar këshilli. Ai edhe dhitë e kooperativës të ruajë, e ka shumë.

Pulat që mbetën pa krahë.

Avllia para shtëpisë së Ali Fetiut në Bubësin e Dytë, në kohë behari ishte e tëra me hije. Fiqtë, dy arrë, një mën i madh, bajamja dhe pjergullat në to, ua bënin “me sy” jo vetëm njerëzve të shtëpisë dhe kujtdo që shkonte mik në atë derë, por edhe pulave të shumta që ai kish, të cilat e kishin të sigurt freskinë ndën to. Aty në fund të saj, ishte dhe kumaci i tyre. Ndërsa në anën tjetër të avllisë ishte pusi me ujë grilli. Ngjitur me të, arat e kooperativës që mbilleshin një mot misër e një mot grurë, të cilat para kolektivizimit kishin qënë arat e të zotit të shtëpisë.

Por erdhi një kohë, aty nga fillimi i viteve ’80-të që edhe “blegtoria” e vetme që kish fshatari (që ishin pulat), të mos lëshoheshin më azat, pa ruajtje dhe në qejfin e tyre, por “të disiplinuara”.

Ishte angazhuar vetë qeveria dhe partia në qendër me vendime e direktiva që pulat, nëse fshatari do t’u bënte derman, t’i mbante vetëm brënda ose “në vathë”, si bagëtia e imët. Ndryshe, do kish ndëshkime ligjore e publike. Mirëpo hajt të mbushje mëndjen e Fatos, gruas së Xha Aliut si do bënte me 20-30 pulat, përveç zogjve të tyre. Të “burgoseshin” e të mos shihnin diell me sy?!... Këtë e mendonte si një qamet të madh. Se ç’qe e vërteta, arat rrotull shtëpisë (jo vetëm tek ata), edhe pse quheshin të kooperativës, bereqetin, ca kafshët, ca pulat, ca njerëzit, e përgjysmonin ose e sosnin fare. Aty bënin “devër” edhe pulat e Fatos.

Page 118: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

118

Por, udhëzimet e qëndrës kishin zbritur poshtë dhe ishin vënë afate për zbatimin e tyre dhe ndëshkimin e demaskimin para fshatit për të pabindurit.

- Si do bëjmë o plak?- i tha ajo një ditë të shoqit. - E zgjidh unë,- tha ai. E kam menduar si do bëjmë. Nuk do ta shpiem veten të

bëhemi zem me qeverinë dhe partinë. Të nesërmen u mor gjithë ditën me prerje xane, thanishta dhe shkurre të tjera

(vetëm ferra jo). Një ditë më pas bëri një tip vathe si ato të bagëtive, aty ndën pemët para derës së shtëpisë. Hodhi në të ca kashturina, pak hi që pulat të kishin mundësi të prapulizeshin e të kruheshin. Madje dhe të bënin vezë, ndonëse “vatha” kishte një shteg që lidhej me kumacin dhe kasollen ku ato kalonin natën.

U mendua se u zgjidh dhe meraku për pulat. Nja dy-tre ditë dhe atyre sikur po u pëlqente të “zbatonin” disiplinën e imponuar. Por në ditët që pasuan, u pa që pulat në vënd të ligjit (siç ndodh dhe me njerëzit), po zbatonin “Maliqin”. Fluturonin mbi shkurret e vathës dhe shkonin në grurin e kooperativës.

- S’të dolli gjë o plak me mëndjen që dhe, - i tha e shoqja. Pulat po bëjnë zanatin si më parë. Hajde të dëgjosh llafet para fshatit, le pastaj dhe ndonjë gjobë.

- Do t’u bëj marifet tjetër,- tha ai. Nuk prishem unë me shtetin e partinë. S’jam prishur në kohë të kohës.

- Më mirë i lemë o plak- tha ajo,- të bëjnë ç’të duan. Fluturuan, fluturuan. Bëjmë sikur s’dimë gjë. Ne rrethimin ua kemi bërë. Këtë e kanë parë dhe ata të fshatit e të kooperativës. Dëgjomë mua, të mos hyjmë në gjynah me pulat.

- Ç’është ajo fjalë- tha Xha Aliu. –Nesër do ta shohësh si kam menduar t’u bëj derman. Dhe pa rënë mirë dielli ai zuri derën e kumacit e të kasolles dhe më një palë gërshërë në dorë, zinte pulat një e nga një e u priste pëndët e krahëve që ato të mos fluturonin dot mbi gardhin e vathës.

- Të goditë damllaja o plak, ç’ke bërë me pulat. U rëntë dhe atyre që s’kanë punë tjetër por nxjerrin tartana për pulat e mia... Allah, i zëntë mallkimi i pulave!

Sidoqoftë kjo u vlerësua si përvojë. Por pulat mbetën pula. Krahët e tyre u rritën prapë.

Për “Çukën e Tomorrit”, s’kish më dru Dejani!

Belul Arapi nga fshati Ball, një nga ata burrat “me çika” për kohën që jetoi, si mik, më tregonte një herë.

Ishim shumë fëmijë. Unë isha më i madhe. Hallet dhe barrët e shtëpisë më zunë shumë shpejt, sidomos mbas vdekjes së nënës. Imat ,Shaqua, tek unë i kish sytë si për të lëruar e korrur atë pak bereqet që bënim, edhe për vajtjen në mulli, për mik e për të bërë dru. Qëlloi një herë që druve po u vinte fundi. Sapo kish rënë behari dhe ende kish ditë të ftohta, sidomos natën.

- Nisu lart nga mali,- më tha babai, - se këtej afër i bëmë rrah me shkarpa e lisa, i premë dhe ato të shkreta hereke. Ç’qe e vërteta pjesa e malit mbi fshatin tonë,më shumë ka shkurre shkoze dhe fare pak pyll me drurë të lartë. Ja thashë këtë edhe tim eti.

Page 119: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

119

- Hidhu andej nga pylli i Dejanit- tha ai,- se atje ka plot dru. Ca pemë i thyen era e ca dëbora e dimrit, tek-tuk nga rrufeja, sa që edhe sëpata zor se të duhet.

Ashtu bëra. Vura gomarin përpara dhe e ndreqa rrugën për atje. Pylli i Dejanit si pylli i Dejanit. Nuk çpohej kollaj. Shiko unë të gjeja drurë të thyer siç më tha imat, por s’shihja gjë. Mbase i kishin marrë më parë çorrogunjasit që e kishin më afër. Po më zinte darka dhe po mbetesha pa dru. Pastaj s’mora as sëpatë të madhe se u zura besë fjalëve të tim eti. Por dhe ta merrja, ku i prisja dot unë ato pemë të trasha, unë qeshë i vogël. Pashë ç’pashë dhe në të kthyer i vura gomarit nja dy krahë shkarpa. Por me to mund të përcëlloheshe, se zjarr që të mbante prush, mazalla se bënin.

- Hë mor djali babajt, erdhe? - Erdha,- i thashë- por dru në Dejan nuk gjeta. - Si nuk gjete?- tha ai- A mbarohet pylli i Dejanit nga drurët?! Dhe m’u vu keq. T’i thosha që nuk mora sëpatën do më bënte rrezil. Do më

thosh: po a shkohet për dru pa sëpatë! Bëra si bëra dhe meqë besonte në fe, seç m’u kujtua dhe i bëra një bè që unë vetë s’para e besoja, por që ai e kish për goje shpesh.

- Për Çukën e Tomorrit, se kish dru pylli i Dejanit. Imatë nuk e zgjati më tej. Besoi tek mua apo kuptoi pazotësinë time, këtë nuk

ma tha ndonjëherë. Por gjithësesi, unë shpëtova nga sikleti.

Gomari që ra “shehit” për zararin.

Kur fshatarësia kolektivizoi dhe më pas tufëzoi tokën dhe bagëtitë, të vetmet që i mbetën si “relike” atij, qenë kafshët e samarit. Madje aty-këtu u ndërmorën “inisiativa nga poshtë” që dhe ato të ruheshin dhe administroheshin kolektivisht. Të sëkëlldisur ngaqë dhe mbajtja e tyre, sidomos e kuajve, përbënte përsëri një problem më vete, sepse kërkonte ushqim e shërbim më shumë dhe takëme më të mëdha, kafsha që u kthye më “në modë”, si kudo edhe në Dëshnicë, mbeti gomari. Madje ndodhi që edhe për të marrë nuse gjetiu, të shkonin krushk me gomar. Aq “familjare” u bë kjo kafshë sa në ndonjë vënd nuk i thoshin më “mender hajvani” por “gomar bej”. Kafsha në fjalë jo vetëm që ishte shumë praktike për kohën pa kullotë private, por dhe kur bënte zarar, nuk binte kollaj në sy. Pastaj, në fund të fundit, zarar gomari ishte.

Por nuk kaloi aq lehtë zarari që bëri gomari i një katundishtari në grurin e kooperativës. Kur kjo bimë ishtë në kalli dhe treçereku i trupit të gomarit humbiste në të, qëlloi që një ditë zunë një të tillë në parcelën afër zyrave të kryesisë së kooperativës. Kryetari i saj, nje burrë i rreptë, vendalli që e mbantë atë detyrë prej njëçerek shekulli, s’donte të dinte për hatër dhe lëshime. Urdhërat dhe vendimet që kish miratuar kolegjialisht, nuk i mbante thjesht në letër.

- Lidheni gomarin,- kish porositur ai,- derisa të vijë i zoti të paguajë dëmin dhe pastaj ta marrë. Por i zoti i kafshës nuk po dukej, ndonëse në fshat pak a shumë e dinin kush ishte. Gjithësei, ai shihte që larg gomarin, ku rrinte lidhur

Page 120: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

120

dhe në mëndjen e tij bluante mendimin: “do ta mbajnë e do ta mbajnë dhe do ta lëshojnë. S’kanë ç’bëjnë më tepër. Gomari e di vetë rrugën për në shtëpi”. Por edhe të kooperativës ashtu e mbajtën, lidhur.

Mbas disa njoftimeve, më në fund, ai u paraqit në kryesi, ndonëse nuk pranoi të ishte gomari i tij. Edhe pse ai që e pyrti ishte vetë kryetari i kooperativës.

- Sa gomarë buzëbardhë që ka fshati, nuk kanë të bëjnë me gomarin tim- tha ai.

- Domethënë ky nuk është gomari jot- ia ktheu kryetari. - Gomari im ka ditë që ka ndërruar zot,- u përgjegj fshatari. –E nxora një ditë

në Treg dhe e shita. - Domethënë ky gomar nuk të ka ty për zot,- shtoi përsëri kryetari, duke qënë

i sigurt që fshatari po gënjente. - U thashë njëherë,- tha tjetri. –S’kam ç’flas më. - Mirë- tha kryetari. –Lëshojeni gomarin nga lidhja,- u tha ai vartësve të tij,

sidomos rojtarëve. Sa u lëshua gomari njohu të zotnë dhe mori drejtim nga ai që e kish mohuar.

Por kryetari i kooperativës nuk e la të “takohej me të zotin” por nxori revolen dhe e qëlloi për ngordhje në mes të sheshit të fshatit.

- Ç’bëre mor kryetar, më le pa gomar, ç’bëre ashtu me gomarin tim?- tha fshatari, dhe bërtiti me të madhe e pohoi se do ankohej lart.

Rasti i ndodhur mori dhenë. Duke ditur korrektësinë dhe karakterin burrëror të kryetarit të kooperativës, shumë që dëgjuan thanë:” Mirë ja ka bërë, i lumtë dora. Ai është burrë”. Madje shkuan dhe më tej “T’ia kish futur një dhe të zotit të gomarit". Të tjerë, ndër ta edhe i zoti i gomarit, akuzuan kryetarin për “arbitraritet”. Ndonjë gjë edhe ja thanë andej lart, por kryetari mbeti kryetar. Ndërsa fshatari mbeti pa gomar.

Të vetmen gjë që i thanë të zot qe; “ngushëllime! Mos u mërzit se fundja gomari ra “shehit” për kooperativën...”

Page 121: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

121

BURRA DHE GRA TË MOTIT

MJESHTRA TË FJALËES, URTËSISË E ZAKONIT.

Page 122: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

122

PJESA E GJASHTË

FJALË KARAKTERISTIKE TË KRAHINËS

(Fjalorth)

“A”

Abràsh – i prapë, i vrazhdë, jo i shkueshëm me të tjerët, bën marrëzira. “Djalë abrash”. “Kalë abrash”. Açìk- i hapët, i çiltër, që vepron sheshit dhe flet pa ndrojtje për ato që mendon.”Ta thotë fjalën açik” . Adàpt- punëmbaruar, njeri i zoti. Adàsh- kanë emër të njëjtë. Adhàp- heqje, vështirësi, siklet që mezi e ke përballuar. “E pashë veten me adhap”.” Hoqa adhap të madh” Afràto- thuhet për gradacionin e lartë të rakisë, për fortësinë e saj “Raki e fortë afrato”, por edhe për një gjellë me shumë kripë. Agabè- i thuhej vëllait më të madh të burrit nga kunatat (nuset e vëllezërve). Agà- i thuhej vëllait më të vogël të burrit nga kunatat. Por edhe pronar i madh tokash, i pasur. Agurìth- rrush i papjekur, i pa bërë. I thuhet edhe dikujt që flet fjalë të pamatura. “Qënka agurith.” (i papjekur nga mëndja). Agjërìm- ai që nuk ha e nuk pi për një kohë të caktuar si gjithë të tjerët, por zbaton besimin mysliman ose bektashi (agjëron). Ahù- shprehje që përdoret për të kundërshtuar dikë. “Ahu dhe ti”. Ājkë- shtresa e yndyrshme që del sipër qumështit apo një gjelle kur zjen. Thuhet dhe për njerëz të shquar; “Ai është ajka e kombit”. “Ajka e krahinës.”. “Ajka e fisit”.

Àjo- përdoret shpesh në thirrjen e njerëzve të shtëpisë, sidomos të grave, duke nënkuptuar: Ç’u bëre? Ku jini? A më dëgjoni?Ajo, aty ini, ç’u bëtë? Akçihànë- gjellëbërëse, i pëlqehet gatimi që bën, të pret mirë, është zonjë shtëpie. Aksafìsur- i hutuar, ka humbur toruan, i pazoti. Akshàm- mbrëmje, pragnate, në të errur. Alamèt- tregohet diçka për mirë ose për keq, një veçori e dikujt. “Alamet dëmi”. “Alamet djali.”

Alète- vegla pune ose shërbimi vetjak.”Aletet e rrojes”. “Aletet e marangozit”. ”Aletet e shartimit.” Allafrĕnga- paraqitje disi moderne ose veshje e lehtë behari. Allabelàves- zoti na ruajt nga i ligu; Perëndia bëftë derman nga i keqi që na është qepur për të liga; ose hiqmu tutje gjeç belanë. Allabràca- paraqitje disi lluksoze në veshmbathje, por dhe kur i futet krahu dikujt. Allasëndėk- larg qoftë e keqja, mos na ndodhtë gjë. Allasòj- njeri apo diçka e tjetërsuar, me huqe të tjera, i ndryshëm nga më parë ose nga të tjerët. “Qënka allasoj njeri” (tjetër soj, tjetër biçim).

Page 123: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

123

Allatèn- diçka e papritur, pa pandehur e pa parashikuar. “Na erdhi allaten.” (E gjen nga s’e pret).

Allatùrka- veshje ose zakone që s’janë me kohën, që lidhen me të shkuarën e largët,

konservatoren. Ka për referim zakone të kohës së sundimit osman. Allavèrsën- ashtu qoftë, jo keq, u bëftë më mirë. Allaxhàn- e ka me shpirt, e do pa hile, s’ja ka me të keq.”Ja tha me allaxhan.”

Allçàk- mendjekrisur, i papërmbajtur, i shfrenuar. Alldùp- njeri i trashë nga mendja dhe trupi, bën veprime që mund ta tallin, ka ecje qesharake. Allishverìsh- dhënie-marrje, pazare me njëri-tjetrin, ujdi që shpesh kanë kuptimin e keq, që flasin për veprime interesi, fshehtësie etj. “I humbi e drejta nga allishverishet që i

bënë të tjerët”. Alltì- kobure, armë brezi me gjashtë fishekë. Alltýst- diçka e bukur e shndritshme, ku dominojnë elementët prej ari dhe argjëndi. “Ishte veshur alltyst” (me shkëlqim). Amanèt- dëshirë ose porosi që i lihet dikujt për ta kryer ose për të ndryshuar diçka. “E la amanet sa qe gjallë”. “Ja la amanet kur iku.”

Amèl- cmirë, pakënaqësi ose zili që lidhet me diçka më të mirë që ka një tjetër. Amelsës- shpirtkeq, i do të ligën tjetrit, nuk do që tjetri të jetë më mirë se ai. Amint- shprehje aprovuese:të lumtë goja, ashtu u bëftë, fjala jote në vesh të perëndisë etj. Àmull- ujë që s’lëviz, diçka që rri në vënd. Diçka jo shumë e qartë. “I ka lënë punët amull” (as mirë as keq, as fillim e as mbarim).

Amullì- situatë e trazuar, pa qetësinë e duhur, jo normale. Amvìsë- gruaja e shtëpisë që merret kryesisht me gatimin dhe administrimin e ekonomisë shtëpiake. Zonja e shtëpisë. Anagjorè- e njëjta gjë, është po ashtu. Anavàs - zakonisht kupton dicka që prishet. “ I anavasi llafet si mos më keq”( i shtrëmbëroi)

Andàrtë- komitë grekë që kanë sulmuar trojet tona të jugut në fillim të shekullit të 20-të (1913-1914) që kanë kryer zullume (krime e ligësi) edhe në Dëshnicë.

Andĕr- qepje e një copë rrobe mbi një tjetër të grisur. (androhet.) Andràllë- telash, shqetësim, diçka që s’e pret.”Jemi futur në andralla kot së koti.”

Andròj- qep diçka, hedh një andër me penj e gjilpërë, diku. Anedàne- grua e zonja, e pashme, di të bëjë nder por edhe e zonja e fjalës. Angëllëç- sëprapi, ters, befasisht, pa pasur mëndjen, në pozicion të vështirë. “U zura angëllëç kur takova mikun” (u befasova). “U zumë angëllëç, ndaj kthyem rrugë”(qemë në vështirësi) etj.

Angullìmë- kujisje e qënit ose e ujkut me zë të përvuajtshëm, ka një siklet. Merret edhe për tersllëk kur këtë e bën qëni. I thuhet edhe dikujt që qahet kot “Mos angulli si qën!” Apasĕs- pa pandehur, veprim i papritur i dikujt, me fshehtësi dhe ligësi. “Qen që të ha apasës”. “I erdhi e keqja apasës.”

Page 124: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

124

Arabà- karrocë e hapur, zakonisht me katër rrota e tërhequr nga kuaj. “Arabaja e druve”, “Kuajt e arabasë” etj.

Arabaxhì- ai që drejton ose punon me arabanë (karrocën).

Arç- erdha, mbrrita, ja tek jam, siç më sheh. Àrdhës- banor i ardhur nga diku gjetkë. Árë- tokë e punuar, parcelë e lëruar dhe e mbjellë me diçka, që ushqen njeriun dhe kafshët. Árëz- insekt fluturues me ngjyrë verdh e zi që i ngjan bletës dhe ka thumbim të helmuar. Argàsur- përpunuar teknikisht (sidomos lëkurët e kafshëve dhe bagëtive) ose i rrahur nga jeta, i kalitur me vështirësi. “Njeri i argasur, me përvojë jete.”

Argàt- punësim tek një tjetër me pagesë ose me kompensim të njëllojtë me njëri-tjetrin sidomos për punë bujqësie, ndërtimi etj. Arixhòfkë- arixheshkë. Armè- turshi me domate, lakra etj. që përgatiten në enë druri ose balte (qyp) me ujë e kripë. Arrakàt- i çorientuar, i papërqëndruar, ikën kuturu, nuk i ka dukë puna. Arratì- largim pa adresë diku ose ikje fshehurazi. Arrìj- mbërrij, sos, vij. Por edhe arrij të kap diçka, të barazohem me dikë, të plotësoj një boshllëk. Asgjëkùndi- në asnjë vënd. Asllàn- burrë i bëshëm, njeri që s’trëmbet, që s’ka frikë nga jeta. “Asllan djalë.”

Asqèr- ushtar i kohës së Turqisë, ose ushtri e asaj perandorie. Astallĕk- sëmundje e keqe, mallkim ndaj një njeriu të keq ose ndaj një kafshe me huqe. “Të hëngërt astallëku”. Ashĕmi- fjalë që tregon grindje, që flet për sherr e shamata të madhe, për konflikt. “U ka hyrë ashëmi.”

Àshër- grurë i ëmbëlsuar, zakonisht për festat fetare të myslimanëve dhe bektashinjve ku hidhen dhe stafidhe rrushi, kokrra misri etj. Àshra- drurë të çarë që vihen në çatinë e shtëpisë për të mbajtur mbulesën me pllaka guri (dërrasa). Àthët- ushqim gjysëm i thartë ose pemë me shije majhoshe. Avadàn- diçka që qëndron në ajër, e pambështetur diku. I thuhet dikujt “Mos fol avadan”, (mos merr kot).

Avadìze- telashe, shqetësime, situata të pakëndshme që hap dikush duke gjetur sebepe. “E kaloi jetën me avadize”. “Nuk i la avadizet e vjetra”. (Huqet). Avàs- që rregullon zërin sipas këngës, ose njeri që nuk ka një bosht të caktuar, që bën çfarë i thonë të tjerët thjesht për interes të çastit. “Shkon pas avazit të botës”. Por edhe që vazhdon me huqet e vjetra. “Nuk i la avazet e shkuara”. Avàsh- ngadalë, pa nxitim. I thuhet dikujt që rrëmbehet. “Merre më avash muhabetin.”

Avdàll- njeri me trup të madh, i ngathët e që bën punë së prapi, pa ia gjetur anën. “Punon avdallçe.”

Page 125: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

125

Avlimĕnd- vegël druri shtëpie me disa pjesë që thur fijet e leshit (gjalmrin), për rroba, veshje, shtroje etj. “Përgatit rroba shajaku”. Axhalè- ngutje, ikje me nxitim, shpejtim i një pune. “E bëri me axhale”. “Iku me axhale.”Por dhe pasja e nje halli:” I kish ndodhur nje axhale”

Axhamì- fëmijë, kalama, njeri pa përvojë. “Foli si axhami”. “Veproi si axhami”. Axhèt- diçka e sikletshme, sëkëlldi, hall, sëmundje ose rast vdekje. “Kishte axhet të madh”. “I shkuam për axhetisje” (rast vdekjeje). Azàt- bagëti ose kafshë të lëshuara lirshëm, që nuk ruhen me çoban ose toka të lëna shkretë, pa zot. “Mall azat”. Azdìsur- i zhvilluar, i hedhur, i shkathët, i gjendur, i bëshëm. “Njeri i azdisur”, ose “Misër i azdisur” (i zhvilluar). Azgĕn- njeri i fuqishëm, trim, i bërë me shokët, guximtar. “Djalë azgën” (trim).

“B”

Babàle- fjalë përkëdhelëse që tregon ëmbëlsi, afrimitet. U thuhet sidomos më të vegjëlve në moshë. “Erdhe o babale?”

Baballĕk- shtyllë druri që vihet midis trarit dhe kulmit të çatisë së shtëpisë. I thuhet dhe njeriut të drejtë, të shtruar dhe të dashur. “Baballëk njeri.”

Babanàce- bukë misri e zënë me ujë të ftohtë dhe e pakulluar mirë, e qullët. Babaqèmo- kohë e shkuar. “Koha e babaqemos.” I thuhet edhe dikujt me mentalitet prapanik: “Je akoma me babaqemon.”

Babaxhàn- njeri i çiltër, i thjeshtë, i drejtë, i shtruar dhe i dashur, që e karakterizon njerëzillëku. Babëzì- zi e madhe buke, varfëri, mjerim. Babëzìtur- i pangopur, lakmiqar. “Ha si i babëzitur”.

Badakçì- aventurier, hileqar, i pabesë.

Badjavà- punon ose ha lirë, gati falas. Nënkupton edhe të fjalosurat kot, pa përgjegjësi. “Llafoset badjava” (kot). Baft- kësmet, fatmirësi. “E kish ndihur bafti”. ”Baft i madh.”

Bajalldìsur- i tejngopur, i velur, i shfrenuar në të ngrënë e në të pirë, që e tepron dhe me sjelljet e tij. “Na bajalldisi me ato që bëri”. Bàke- përkëdhelet një fëmijë i shtëpisë ose një i afërm. “Erdhe o bake?”

Bakllavà- ëmbëlsirë me shumë petë të holla, me thelpinj arre, me gjalpë dhe e sherbetosur me sheqer ose pekmez. Baktí – blegtoria e një familje apo fshati (bagëtia), sidomos të imtat (dhëntë, dhitë etj.) Por edhe lopë e qè. Balàsh- kafshë shtëpiake me lara- lara në trup. Ose njeri i pacipë që bën turpe dhe ligësira. “E njohin si kaun balash.”

Baldòsë- kafshë e egër pylli që ha prodhime bujqësore sidomos misrin kur është ndër ara. Bàlë- zakonisht dele të zeza me një pullë të bardhë në ballë ose në turi. “Hajde delja balë...”

Balìskë- lopë ose dhi me një pullë të bardhë (balë) në ballë, në turi ose në trup.

Page 126: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

126

Balgòre- kosh i thurur me thupra druri dhe i lyer me balga përzierë me kashtë, që përdoret për të mbluar (mbajtur) drith. Bàlo- emër qeni, më përgjithësuesi. Baltovìnë- toka me lagështi të madhe, me baltë. Balukellì- ai që ka flokë të mëdhenj, të gjatë dhe që e mban veten. “Djalë balukelli” ,( baluktor, me baluke). Ballabàne- grua e bukur, trupmadhe, e pashme. “Ballabane grua.”

Ballĕm- madhëri, ai që është në krye. Ka më shumë kuptim sundimtari ose qeverisje sesa fetar. “E di ballëm Sulltani”. (Sulltani i Madh).

Ballòmë- andër që qepet tek rrobat ose këpucët, samari etj. Balltàk- moçal, batak, kënetë, ujë me llucë. Bamp- nënkupton një goditje, rrahje ose krisëm pushke. “I ra bamp dhe iku”. “Ja bëri dyfeku bamp”.

Bandìll- njeri sqimatar, i hedhur, çapkën që e mban veten. Por edhe pak dënglaxhi (do të duket). Bardhàk- enë e vogël prej balte, qelqi ose metalike me ose pa dorezë (vjegë), që mund të pihet me të ujë, dhallë, verë, birrë etj. Barìt- kalon kohën, merret me diçka. Barìtur- gatim me shije të keqe, që nuk pëlqehet në ngrënie. “Gjellë e baritur”.

Bàrkaç- njeri i pangopur, që e quan si gjë të madhe të mbushë sa më shumë barkun, që është barkmadh. Barkalèc- njeri barkmadh, mezi luan nga vendi, i ngathët. Bàrkas- që është shtrirë me bark nga toka, përmbys. Barkòre- rripi që kalon poshtë barkut të kafshëve të ngarkesës dhe lidhet me samarin në të dy anët. Barkòs- ngopje, fryrje barku nga të ngrënit e të pirit e tepërt. Bàrsë- që është për lindje, do të pjellë (zakonisht thuhet për kafshët). Bàstër- lavër ose erë e nxehtë që prish bimësinë dhe lloje të pemëve frutore. Batàk- vend me baltë dhe tokë me lagështirë e llucë. Batàll- tokë e papunuar, e lënë djerrë. I thuhet edhe dikujt që nuk e ka qejf punën ose nuk e njeh mirë zanatin. “Bën punë batall”. “Rri batall” (i papunë).

Batarè- zbrazje armësh njëherësh. Batërdì- ka ndodhur prishje, djegie, përmbytje. Qamet. Batìs- e la, e përmbysi, e rrëzoi ose e ktheu diçka apo dikë ndryshe nga ç’ishte më parë. “Batisi plisat e arës” (i përmbysi). Etj.

Bàthë- bimë bishtajore me kokërra, që përdoren kryesisht për të ushqyer kafshët. Baùlle- valixhe e madhe ose sëndyq prej druri. Baxhanàk- meshkujt që kanë gratë motra. Baxhì – i thuhej shpesh gruas nga të moshuarit. Bàxho- atje ku grumbullohet dhe përpunohet qumështi i bagëtive dhe nxirret djathi, gjalpi etj. Baxhoxhì- ai që ka aftësinë për të përpunuar bulmetin në baxho.

Page 127: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

127

Bazubè- shkresë zyrtare, njoftim në kohët e shkuara. “Më erdhi bazubeja për të shkuar ushtar”.

Bèbëz- bebja e syrit.

Bedèl- vajtja në punë ose ushtar në vend të një tjetri, për interesat e një tjetri, apo që merr fajësi përsipër për dikë tjetër. “Bëhet bedel për të tjerët.”

Bedunìcë- shkurre që digjet lehtë, që bën flakë të madhe. Bèftë- veprim i papritur, pa njoftim, i befasishëm. “Erdhi me të beftë”. “E qëlloi me të beftë” (papritur).

Begenìs- vlerësim, pritje emirësjellshme, i bëhet nder dikujt, e sajdis me mirëbesim, me fisnikëri. Behàr- thuhet sidomos për njerëzit zëmërmirë, të arsyeshëm “Zëmërbehar!” Bej – i thuhej vëllait më të vogël të burrit prej kunatave, por edhe titull pronësie sidomos mbi tokën. Bèjkë- dele krejt e bardhë sidomos nga turiri “Bejka e stanit”. U thuhet dhe vajzave e nuseve të tilla “Si bejkë mali!”

Bèjte- vargje popullore që kanë për bazë humorin për njerëz dhe ngjarje. Bekçì - rojtar i vreshtave, arave etj. Bekìm- dëshira për të uruar një tjetër. I jepet dikujt uratë për mirë. “Ka bekimin e nënës!”

Bektashìzëm- komunitet i veçantë i besimit mysliman. Të tillë janë edhe dëshnicarët. Belà- shqetësim ose pengesë që të krijohet artificialisht nga një vardisje apo diçka tjetër e padëshirueshme. “Bëhet bela” (të qepet, të vardiset).

Belbëzìm- i merret goja, nuk i shpreh mirë fjalët. Belèc- emër qeni bagëtish, zakonisht me ngjyrë të çelur. Belì – e tregoi vehten, e vërtetoi atë që mendonte, e shpuri në vend amanetin, e nderoi fisin. “E bëri belì”. Belìk- pronë që e administron shteti. “Mos pi ujë në çezmën belik” (Mos u merr me shtetin). Beqìm- mbase, mundet, ndofta. “Beqim vjen sot”. “Beqim është, beqim s’është”. Bereqàves- kënaqie me pak. “Nga hiçja, bereqaves” (shyqyr zotit).

Beribàt- njeri i shthurur, i shkujdesur që harxhon pa kriter, që bëhet i keqi i vetes dhe i të tjerëve. Berihàjë- të bërtitura, grindje, shamata e madhe. Por dhe dikush që shkon pas mendjes së të tjerëve për veprime të këqija. “Shkon pas berihajit” (njeri pa bosht, pa personalitetin

e duhur). Berònjë- grua që nuk bën fëmijë ose bagëti që s’pjellin, që mbeten shterpa. Berr- bagëti të imëta, dhën, dhi. Bezdìsje- mërzitje, tepërim, mbush kupën duke folur ose me veprime të pamatura. Bèzgë- shkurre e vendeve disi të freskëta që digjet shpejt. Bëlldùm- zhurma që krijohet kur bie ose hedh diçka në ujë. “Ra bëlldum.”

Bërdàu- tregohet përplasja e një sendi me një tjetër, zhurma e derës, dritares etj. Bërsì - rrushi i shtypur në fuçi ose kàde para se të bëhet raki ose verë, por edhe mbetjet që dalin pas zjerjes së tyre për raki. Bĕshëm- i mbushur, i plotë nga trupi, i shëndetshëm.

Page 128: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

128

Bëzhdìle- mbeturina të vogla nga punimi i drurit, hekurit etj. apo kur fshihet shtëpia. “Mblodha bëzhdilet.”

Biçàk- thikë e vogël me presë që hapet e mbyllet. Thikë e vogël xhepi. Biçìm- një gjë e papërcaktuar mirë që i ngjan diçkaje tjetër. Ose një njeri që i ngjan një tjetri. “I njëjti biçim.” Biçimsës- njeri i shëmtuar, që bën prapësira. “Si ka biçimin, bën dhe punën.”

Bidòn- enë prej llamarine ose alumini për ujë të pijshëm ose për qumësht etj. Bìfkë- syth i porsaçelur tek një pemë ose bimë, fillimi i një lastari ose degëzimi të ri, ose bisk që po çel. Biftàn- shpifje. Bën të pabërën të bërë. “Me biftan t’a bëjnë babanë burrë.”

Bigàçe, biglaçe- purtekë e gjatë druri që ka dy degëzime në krye dhe mban anën e samarit të kafshës kur e ngarkon, ose dhe për nevoja të tjera. Binà- ndërtesë që nënkupton madhësinë. Diçka voluminoze apo njeri trupmadh. “Alamet binaje!” Bìncë- vend i errët disi i fshehtë që mban ushqim, pije, fruta etj. për kohë dimri e raste të tjera. “I kisha në bincë”.

Bindërmè- dërrasa druri (dhoga) me kanale për dysheme, tavane etj. që futen tek njëra tjetra. Binjàk- dy fëmijë të lindur njëherësh nga e njëjta nënë. Birinxhì- punë që vlerësohet mirë ose një njeri që çmohet për cilësi të vyera. “Birinxhi djalë”. “Punë birinxhi”. Bìrko- i mirë. “Birko djalë”. (djalë i mirë, deli djalë). Bisk- degëz e vogël bime ose peme me fletë. Bismilahì- betim i myslimanëve para se të hanë bukë apo të fillojnë një punë. Ose kur provojnë rroba të reja apo diçka tjetër në respekt të tyre. Bìshë- kafshë e egër, egërsirë. I thuhet edhe dikujt që sillet keq. “U soll si një bishë”.

Bitìs- punëmbaruar, fjalëmbajtës. “E merr përsipër dhe e bitis”. “Punë e bitisur”.

Blànjë- nyje që gjendet tek pemët, sidomos kur çahet dhe nuk gdhëndet kollaj apo nuk ha gozhdë e sqepar në atë vend. Blùaj- veprimi që kryhet në mulli, i cili kthen bereqetin në miell. I thuhet edhe dikujt që rri në mendime. “Diçka bluan në kokë.”

Blózë- pjesa e nxirë nga tymi e pjesës së brendshme të një oxhaku, e buarisë që nxjerr tymin. I thuhet edhe një cope dhoge (dërrase) druri që varej në muret brenda shtëpisë ose ndër trarë, ku vendosen (mblohen) enë, bukë etj. Borçallĕk-peshqeshe ose dhurata që dërgohen nëpër dasma e gostira, që lidhet edhe me detyrimet reciproke në kësi rastesh. Thuhej edhe në rastet kur një burrë ndante gruan dhe ajo duhej të merrte me vehte “borçallëkun” (ato që i takonin asaj nga martesa). Bòçe- fjalë përkëdhelëse për një të vogël, që tregon afrimitet. “Erdhe të keqen boçja!” Por edhe boçe lule, boçe me rrobe etj. Bogdàn- gatim, oriz i thyer me kokëla mishi, gjalpë dhe me erëza. Bojallì- truphedhur, i zhvilluar, i pashëm. Bokërrìmë- vend që nuk është prodhues, kryesisht me shkurre të shkurtra dhe fare pak bar. “Bokërrima që i djeg dhe hënza.” Thuhet edhe “bokërrishta”.

Page 129: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

129

Bollĕk- pasuri, kamje ose mikpritje shembullore me të ngrëna e të pira. “Bollëku i madh.”

Bollgùr- grurë i bluar ashpër, i cili thartohet dhe përdoret si trahana e ashpër, për lakror ose çorbë me kokëla mishi. Bòmbje- predha shpërthyese dore, të lëna sidomos gjatë luftës italo-greke në Dëshnicë. Bomp- i thuhet fëmijëve kur rrëzohen. “Re bomp”(u rrëzove). Bonóz- nder, nur, terezi. Thuhet për dikë që i mbetet qejfi për hiçgjë “Një fjalë t’i thuash dhe i bje bonozi” (sikur i ikën nderi, sikur u bje nuri).

Borrokòç- viç i ri, mëzat. Dem me trup të vogël ose një fëmijë i bëshëm dhe i këndshëm. “Djalë borrokoç”.

Borrolìtur- qè ose dema që zhgërryhen, kruhen me tokën ose ngatërrohen me njëri-tjetrin. I thuhet edhe dikujt që s’rri urtë. “Mos u borrolit kot me të tjerët” (mos u ngatërro).

Bosht- një copë shkop i shkurtër që duke u dredhur me dorë mbledh leshin që tirret në furkë (ose drugë). Bot- njeri i panjohur në një ambjent familjar ose shoqëror. “Ka ardhur një bot” (i

panjohur). Boxhùrre- flokë të pakrehur tek gratë, ose flokë të parregulluar mirë. “A s’mi kreh ato boxhurre?”

Bràmbull- zjarr me flakë të madhe ose një muhabet i zjarrtë. “Na shkoi muhabeti brambull” (fare mirë).

Brànë- lesë e thurur me shufra druri,me të cilën nivelohet toka e lëruar para se të mbillet, duke e tërhequr me qè. Bravàre- bagëti (sidomos dhën) që ruhen rrotull shtëpive për qumësht, të cilat bëjnë edhe zarare. “Bravaret e fshatit”, “Ruajtja e bravareve”.

Bràshje- këpucë të vjetra. Bràzdë- vijë e gjatë e bërë me parmendë në arat e lëruara. Bredharàk- endacak, i papunë që endet rrugëve, njeri që shkon pas fustaneve (grave) etj. Brèjtës- gjitarë (miu,urithi, ketri) që gërryejnë tokën ose frutat e pemëve. Bren- grimcon me dhëmbë, biçak apo thikë diçka, e gërryen. Por edhe “E bren malli për të dashurit, për vendlindjen etj”.

Brèngë- gjendje shpirtërore e shqetësuar, tronditje morale e psikologjike. Brètku- nënkupton lodhjen. U lodha, u këputa. Më ra bretku! Breth- që ecën me vrap, nxiton. Brez- drurë të gdhendur (si dërrasa të ngushta), që u vihen mureve të shtëpive të ndërtuara me gurë dhe me lartësi, të cilat vlejnë për të dystuar dhe lidhur murin në disa distanca lartësie. Por edhe brez leshi që i mbajnë burrat e gratë në mes të trupit. Brezarë- drurë jo shumë të trashë që përdoren për qereste shtëpie (për çatitë e tyre).

Brezmèk- oshkur,rriposkë që u shkohet të mbathurave. Brìnjazi- ikje mënjanë, përbrinjë, i mënjanuar. Brinjë- faqe mali ose kodre të pjerrëta, zakonisht të pa pyllëzuara, të përshtatshme për ara ose kullota. Por edhe brinjët e njëriut dhe të kafshëve. Brìrë- dy të dala çpuese në kokën e të dhirtave, deshëve dhe të gjedhëve (lopëve, qeve). Bròçkulla- fjalë të kota, gënjeshtra, gjykime të papjekura. “Mjaft me broçkulla të tilla.”

Page 130: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

130

Bromp- një mirësi në mes të dollisë me raki, duke ju referuar një individi. Brùcë- shark për çobanët e bagëtive, përgjithësisht me ngjyrë të zezë, i punuar me lesh dele, me flokë nga njëra anë. Brýmë- shtresë e hollë kristalesh të akullta e të holla, ose vesë e ngrirë që mbulon barin. Buarì- pjesa e oxhakut brenda shtëpisë që është më e dalë nga muri, mbi vatër, e cila del dhe mbi çati. Buavìtje- zmadhim i një pjese të trupit, për shkak të një plage ose goditje të jashtme. Bubërròn- shfaqet diçka me shumicë nga toka, nga një vrimë ose nga një enë që valon. “Bubërruan mizat e dheut”. “Bubërruan bimët e porsambjella.”

Bubulàk- zjarri që digjet me vrull, që kërcet e bubullon. Bubuzhèl- insekt me ngjyrë të zezë që bën zhurmë kur fluturon. Bucèlë- fuçi druri e vogël, me një vrimë dhe vulomë (tapë), që përdoret për të mbajtur ujë të pijshëm. Bùçe- qën femër. I thuhet dhe një gruaje bredharake. “U bëre buçe.”

Buçìmë- zhurmë ose krismë e fortë që lidhet me daljen e vrullshme të ujit diku ose me krismën e armëve etj. “Buçiten pushkët”.” Buçiti uji”.

Bùçko- njeri me fytyrë të mbushur, topolak. Buf- zog i madh mishngrënës që fluturon natën. I thuhet dikujt që është i ngathët. “Ç’më rri si buf” “Të gjeti si bufin e pulave”. Ose u thuhet maceve: “Të hëngërt bufi.”

Bufalìq- njeri i shëndoshë, trashamën. Bufàtur- i fryrë për shkak sëmundjeje, i enjtur, buavitur. Buìs- buron, rrjedh ujë me shumicë. “Buisin ujërat”. Thuhet edhe kur ecën mbarë puna. “Buis e mira”. (ka bollëk). Bujàr- njeri i pritur, dorëdhënës, fisnik dhe zemërbardhë. Ka dhe kuptimin e njeriut të privilegjuar në feudalizëm, pjesë e derës së Parë, ose Parësisë. Bujàshkë- copa druri të çara nga një trung me sëpatë, sqepar ose zdrug , të cilat përdoren për të ndezur zjarrin. Bùjgër- lloj lisi qarr me gjethe të vogëla të dhëmbëzuara dhe me dru të fortë. Bùjtur- ka kaluar dikush natën në shtëpinë e dikujt tjetër ose në një han. Bùke- përkëdhelet një vajzë duke nënkuptuar bukurinë e saj. Bùkës- që bën kokërra të mbushura, që kanë shumë tul dhe bërthamë të vogël. “Kumbulla bukëse”, “Arrë bukëse” etj.

Bukfìqe- fiq të ngjeshur dhe të tharë në formë të rrumbullakët. I thuhet dhe dikujt: “I paske faqet si bukfiqe.”

Bùksh- thuhet shpesh për të llogaritur moshën e qève të punës, duke e matur me vitet e lërimit me parmëndë të tokës, nga e cila prodhohet bereqet për bukë. “Qètë e mi janë dy dhe tre buksh”, ose “Kau im është një buksh”.

Bukvàle- përshesh me bukë, vaj ose gjalpë dhe ujë të ngrohtë me ose pa sheqer. Bulçì – pjesa e butë e faqes së njeriut, midis mjekrës dhe mollëzave të faqeve. Bùlë- pikë e vogël ujë ose porsa bulëzon një filiz bime ose peme. Bullĕ- zvarranik i ngjashëm me gjarprin, që nuk shikon mirë ditën dhe nuk është helmues. I thuhet edhe dikujt i trashë nga mëndja “Si bullë”

Bullùt- raki e butë, fundi i kazanit, që nuk pihet, që nuk ka vlerë.

Page 131: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

131

Bunàcë- një vend moçal ku uji nuk lëviz ose natë ku nuk lëviz asgjë, qetësi e madhe, apo që ka dhe pak vesë shiu (butësirë). Bunìtur- fryrje ose ënjtje të vogla në trupin e njeriut nga ndonjë goditje. Burazèr- vëlla më nënë e baba ose me njërin prej prindërve, por edhe vëllamë me dikë tjetër. “Jemi burazerë.”

Burbùqe- syth druri ose bime, që bëhet gati të çelë lule. Burdullàk- bimë e egër me lule të bardha si në të verdha dhe gjethe të trasha që hahet sallatë. Bùrdulli- sëmundje e rrezikshme te kafshët e ngarkesës. “I ra burdulli dhe ngordhi.” Ose “Të hëngërt burdulli!”

Burgjì- turrjelë që çpon vrima në dru ose vidë disi e madhe që mbërthen gjëra të trasha. Bùrmë- vidë ose burgji e vogël. Burxhaìl- sëmundje e keqe vdekjeprurëse.”E hëngri burxhaili”. (e mbaroi sëmundja). Burracàk- njeri që ka frikë, që nuk mban fjalën e dhënë. Burrërì- njeri më cilësi të larta morale ose të rinj në moshë të pjekur. “I vogël, por flet me burrëri”.

Bùshtër- vemje, krimb që ha kërcellin ose frutet e pemëve dhe të bimëve sidomos nën tokë. Nënkupton dhe një buçe (qen femër) që bredh me shumë qen, apo dhe gra imorale. Buxhàk- qosheja e dhomës së ndenjjes ose e odës së miqve ku zakonisht rri më i rëndësishmi, miku etj. Buzùk- vegël muzikore prej druri me tela dhe me bisht të shkurtër. I thuhet dhe dikujt të cilit i shkoi dëm puna dhe mundimi: “I ra buzukut!”

Býckëla- u thuhet qeve (gjedhëve në tërësi) kur hazdisen nga vapa dhe zeregali e vrapojnë. Byk- pluhuri i hollë që del nga shirja e grurit, kashta e copëtuar imtësisht. Bylýk- turmë njerëzish, kafshësh etj. “Erdhën një bylyk me njerëz”. “Kafshët ikën bylyk”. Quhej kështu edhe njësia ushtarake në Perandorinë Osmane me rreth 250 ushtarë të paguar. Bytým- diçka e plotë, e tërë, e pa prerë ose e pa ndarë në pjesë të vogla. “E mori topin e stofit bytym”.(siç ishte, të tërin.) Por edhe që tregon diçka origjinale. “Janë bytym vëndas”. “Janë bytym turke” (safi).

Byzylýk- zbukurim prej materiali të çmuar (ar, argjend) që i mbajnë gratë e reja, sidomos nuset nëpër qafat e duarve.

“C” Ca- thuhet kur lozet syllambyllazi. Por dhe si masë kohe,volumi etj. “Prit ca”. “Mbushe dhe ca.” Etj.

Cangàdhe- bagëti të imëta (dhën,dhi) që dështojnë (shtjenë) dhe mbeten pa qingj ose pa kec. Capònjë- dhi me brirë si të cjapit. Carhòsh- i dhënë pas rakisë, i dehur. “Po flet si carhosh”.

Càzë- pas pak, pak më vonë.

Page 132: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

132

Cekòj- prek, takoj . Cen- vuan nga diçka, nuk është mirë nga shëndeti ose ka diçka në karakter apo në biografi. “E ka një cen edhe ai.”

Cèrgë- pëlhura ose rrjeta e merimangës. Ose rroba shumë të holla apo të vjetëruara. “Janë bërë cergë.”

Cëkërcëk- zhurma e trokitjes së gotave të rakisë në një dasëm ose gosti dhe që shoqërohet me fjalët: “Cekërcëk dhe rruku-rruku”, që do të thotë: “Toke dhe hidhe me fund”. Cëmbòn- ndjen ngacmime diku në trup dhe ankohet. “Më cëmbon në zemër.”

Cëmìt- ndukje ose pickim me dorë i dikujt. Por edhe kur një ushqim që sa e fillon dhe e lë. “Sa e cëmiti dhe e la”. Cĕnga- fruta të papjekura. “Dardhë cënga”. “Fik cëng.” Cënòsur- i sëmurë, vuan nga diçka, ose sëmuret shpesh. “Cënak”, “I cënosur”.

Cërr-cërr- ndillen zogjtë e pulës. Cĕrmë- heqje barku, jashtëqitje e hollë ose purthë. Diarre. “E ka zënë cërma” (barku).

Cërmëdèle- shkurre me degë të holla, që digjet shpejt. Cfàkë- bimë barishtore me kërcell e ngjashme me sherebelin, por pa ndonjë vlerë të njohur. Cfilìtur- i lodhur, i vuajtur, i stërmunduar. “E kish cfilitur rruga”. “E cfiliti vapa”. “Ju cfilit zemra” etj. Por edhe “Gurë të cfilitur me çekan” (të gdhëndur).

Cfrat- pengesë që ndërtohet në një lumë ose përrua për të kthyer ujin në drejtim tjetër, për efekt vaditje ose diçka tjetër. Devijohet rrjedha ose një pjesë e saj. Cibùne- veshje e sipërme prej shajaku e gjatë deri tek gjunjët dhe e hapur përpara, me krahë të shkurtër për burrat dhe pa krahë për gratë, të bardha. Cìcë- sisë. Cicërimë- kënga e zogjve. Por thuhet edhe për fëmijët e vegjël kur sa fillojnë të flasin: “Po cicërojnë, (po belbëzojnë) fëmijët”.

Cìfël- copëz e vogël druri, guri ose metali e shkëputur nga e tëra. Cigarìshte- mjet druri i zbukuruar,me një vrimë gjatësore ku në krye vihet cigarja. Cike-cike- ndillen dhitë nga çobani ose i zoti i tyre. Cikòmë- spango, fije liri ose kërpi që shërben për të qepur dyshekë, këpucë, samar kafshe etj. Cilibìko- i thuhet një të vogëli si përçmim. Cilikòjka- shpend, zogj që ngjajnë disi me sorrat, në ngjyrë të zezë,që lëshojnë klithma çjerrëse dhe jetojnë në guva shkëmbenjsh ose vrima shpellash si në malin Trebeshinë. “Vrima e cilikojkave” mbi pyllin e Dejanit. Cìllë- plënci, barku. Shpesh nga të ngrënit e tepërt dikujt i thuhet : “Të plasi cilla” (barku).

Cìngël- lojë fëmijësh me një shkop dhe një copëz e vogël druri e prerë e pjerrët në njërën anë, në të cilën qëllohet me shkop dhe goditet përsëri kur copëza ngrihet nga toka. I thuhet edhe dikujt që ka shënja papjekurie. “Ai është për të lozur cingël”. (Është ende kalama.) Cinxamì- zog shumë i vogël që rri kryesisht në shkurre e ferra.

Page 133: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

133

Cipàl- copëza shumë të vogla druri apo diçkaje tjetër që mund të kenë hyrë në pjesë të trupit dhe shkaktojnë dhimbje. “Ka hyrë cipal”.Ose “Nuk i jap asnjë cipal” (një të keqi).

Cìpë- pjesa e jashtme e frutave dhe e perimeve; shtresa e kreut kur zjen bulmetin (qumështin), ose pëlhurë shumë e hollë në përdorim për veshje të brendshme. Por edhe “cipa e jorganit” (pjesa e sipërme). I thuhet edhe dikujt që bën gjëra të turpshme: “I ka plasur cipa.”

Cipëplàsur- njeri që e karakterizon mungesa e njerëzillëkut, është i paturp, s’ka nder, me shumë vese etj. Ckĕrkë- vend i thellë dhe i fshehtë në anë të përrenjve dhe lumenjve apo midis shpellave, shkëmbinjve , ose guve apo rruge e ngushte midis shpellave. Cmat – gozhdë e vogël (thumb) që u vihet këpucëve apo diçkaje tjetër. Cmilàr- vegël metalike me majë të mprehtë për të çarë ose gdhëndur gurë ose drurë. Còhë- stof leshi i butë dhe i hollë, kryesisht për veshje grash. Copìtur- i ngrënë, ka mbushur barkun, llupës. “U copit dhe ja mbathi”. Cpurth- shtypur, shtrënguar, tejbërë, ngucur. “Dardhët u bënë cpurth nga tejpjekja”, “U bëmë cpurth në autobuz” (u shtypëm nga shtrëngesa).

Cullùfe- flokë që zgjaten dhe bjenë mbi ballë ose mbi vesh sidomos tek vajzat dhe nuset e reja, për hijeshi. “I kanë lezet cullufet” Cupítur – ngacmuar, prekur, prishur “Të gjeti si balgën e cupitur” (që është ngacmuar dhe vjen erë). Currufjàtur- i hutuar nga mëndja për shkak të moshës. “Plak i currufjatur.” Currumbìdhe- diçka e vockël. “Je sa një currumbidhe.”

Cýlë- instrument popullor melodioz prej druri ose prej metali (tub me disa vrima), i preferuar sidomos prej çobanëve të bagëtive. Cylìnë- tuba metalikë për të marrë ujë diku. Cylybàbë- cylë ose tip borije apo pipëz, lart e ngushtë dhe nga fundi më e gjerë që bëhet me zhapa vidhi, lofate, shelgu etj.

“Ç”

Çaçkë- maja ose kreu i kokës, kafka e saj, sheshi i kokës. I thuhet edhe dikujt që është i trashë nga mëndja “Nuk i rruc çaçka” (nuk i nxë koka). Çaçkë bosh” (pa mënd).

Çàfkë- zog çafkular, karakteristik. Çaíre- livadh me bar, toka djerrë, të papunuara, por të thurura për të kullotur bagëtia. Çakallòs- njeri që flet dhe vepron si i marrë, kokëkrisur. “Qenka çakallos”. (Nuk u marrke vesh me të). Çakërdìsur- njeri i hutuar, i frikësuar, i tronditur mendërisht. Por edhe bagëti pa zot , “Të çakërdisura”.( Të ikur nga frika e një bishe). Çakërrìtur- që ka hapur sytë tej mase, ka zgurdulluar sytë prej inatit. “I janë çakërritur sytë”. Çakërrqèjf- gjendje gjysëm e dehur, ardhur në qejf. “Ishte bërë çakërrqejf.”

Çakìje- thikë e vogël xhepi që hapet e mbyllet, me bisht druri, briri a fildishi. Çalòk- që çalon, që nuk ecën normalisht me këmbë për shkak të një anomalie në lindje ose aksidenti.

Page 134: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

134

Çallĕm- që i jep drejtim llafit dhe punës, që ka inisiativë dhe është i zoti në jetë, që del nga situata e vështirë, punëmbaruar. “Njeri me çallëm”. Çalltìsur- i gjendur, i përpjekur, i respektuar, mikpritës, që bën për të tjerët. Çàllza- kokërrat e njoma të bajameve që hahen. Çamarròk- i pa shtruar, disi i prapë por edhe i pëlqyeshëm, i hedhur. “Fëmijë çamarrok”. (Të bën për vete me çamarrokllëqet e tij.)

Çanàk- enë e thellë prej balte, druri ose metalike ku hanë së bashku ose me radhë njëri pas tjetrit. I thuhet edhe dikujt që mban anën e një tjetri padrejtësisht: “Ju hani në një çanak” (jini njëlloj). “Njeri çanaklëpirës” (servil i tjetrit).

Çap- shko, ik, ec. Ose hapi i hedhur në madhësinë e një këmbe ndaj tjetrës (70-75 cm). Çapaçùl- njeri i çrregullt, shtatshkurtër dhe i pazoti, pa vlerë e që s’ta mbush syrin. Por ndonjëherë thuhet edhe si përkëdhelje e një të vogli “Ku je çapaçul i xhaxhait” etj.

Çàpë- vegël pune metalike me bisht druri që çapit (gërvish) bimët e mbjella me dy maja nga njëra anë dhe presën si sqepar nga ana tjetër. Çapërxhì- njeri që bën prapësira, zihet kollaj me të tjerët. Por edhe i shkathët, punëmbaruar. Çapìtet- fillon dhe hedh hapat e para fëmija,ose një i paralizuar nga këmbët. Çapìtur- tokë e shkrifëruar me çapë. Çapkĕn- i hedhur, punëmbaruar, i këndshëm, gazmor, i pëlqyeshëm. Çàpok- pjesa e trupit nga gjuri i këmbës tek kyçet e mesit. Çapòj- thoi i këmbëve të shpendëve shtëpiake sipër qafës së këmbës, nga pas. Çapràs- vegël metalike që rregullon hapin (mënjanimin) e dhëmbëve të sharrës që ajo të presë më mirë. I thuhet dikujt që nuk duron dot rregullin: “Flet çaprasçe”. Ose “Njeri çapras”.

Çark- mjet metalik për të zënë kafshët ose shpendët e egra, minjtë etj. Thuhet dhe për njerëz të pabesë. “U ngrenë çarqe të tjerëve” (u thurin kurthe, intriga).

Çartallòs- i hutuar nga mendja, i papërmbajtur. Çarvalòsur- i coptuar, dëmtuar dhe shkatërruar si mos më keq. “E kishin rrahur aq shumë,sa e kishin çarvalosur fare”. Çatàll- degë të trasha të një peme, pjesë të një trungu. “Preva disa çataje lisi”, ose i thuhet dikujt me trup të bëshëm”Është rritur sa një çatall lisi”

Çatmà- ndarje me drurë ose me gardh druri (shufra) apo dhe me mur i një dhome nga tjetra në pjesën nën çati, deri tek muri ndarës. Çaush- rreshter në Perandorinë Osmane. Por edhe policë bashkie apo kryepunëtor botore (rrugësh), para çlirimit. Çèçe- gatim me niseshte, qumësht e sheqer për foshnjat. Çeço- nënkupton shpesh veprimin kërcënues ndaj një tjetri për një faj. “Do ta bëj çeço”.

Ose “E rrahën, e bënë çeço”.

Çèhre- ndryshim i ngjyrës së fytyrës në momente të caktuara. Çehresĕs- pamje e keqe e fytyrës, i zymtë, i ngrysur, i shëmtuar. “Duket që në çehre”. “Është bërë çehresës”.

Çekmexhè- vend që fsheh, ruan (mblon) diçka me vlerë brenda shtëpisë, shumë i siguruar. “I mbylli në shtatë çekmexhe” (i kyçi).

Page 135: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

135

Çelìtur- gjallëruar, përmirësuar, ka marrë veten. Çembèr- shami koke për gratë, e bardhë dhe shumë e hollë (napë). E përdorin sidomos të moshuarat. Çengèl- grep metalik me majë të hollë që shërben për të vendosur (varur) diçka në të. Zakonisht ai vihet para oxhakut. Çep- qoshja e murit të jashtëm të shtëpisë ose e një muri tjetër, këndi i murit dhe i diçkaje tjetër me qoshe. Çepèle- thikë fare e vogël, disi e vjetër që hapet e mbyllet dhe mbahet nëpër xhepa. Çepiròk- hapësira midis gishtit të madh të dorës dhe gishtit tregues , kur ata hapen maksimalisht. Çeplendìsem- shplodhem, merrem me diçka, kaloj kohën. Çepòn- i mënjanohet trupi kur ecën, çalon, ka diçka nga këmbët. Çerçivè- mentesha që bëjnë të mundur lëvizjen (hapjen dhe mbylljen) e dyerve, dritareve, portave etj. Çerèp- enë prej balte të pjekur, si tepsi, që e nxeh dhe pjek bukë me prush zjarri pa saç. (Ponicë). Çë- çfarë, ç’thuhet, ç’flitet, ç’është? Çĕrre- zog fluturak ngyrë gri. Çibùk- send prej druri, një kupëz e vogël me bisht dhe një vrimë me të cilën pihet duhan. Çifçì- bujk pa tokë që punon tek një pronar toke dhe mban për vete një pjesë të prodhimit. Çika-çika- copëza ose pjesë shumë të vogla druri, guri, buke të hequra nga i njëjti trup. “E shkoqi bukën çika-çika”. “U thyen gurët çika-çika”. Çikmè- punë e bërë me merak. “E bëri punën me çikme” (s’ka më mirë). Çiklamìngla- copa shumë të vogla, grimca ose punë pa rëndësi, vogëlsira. “E bëri çiklamingla” (e copëtoi). “Dava çiklaminglash” (punë ose llafe kot).

Çikrìk- mjet që mbledh litarin për të ngritur sende me peshë të rëndë. “E mblodhi litarin e pusit me çikrik.” Çilimì- fëmijë shumë i vogël, foshnjë. Por edhe dikush që është i papjekur. “Me mendje çilimiu.”

Çimbòskë- rrip ose brez leshi që shërben për të lidhur të porsalindurit në djepe. Çìngo- enë kuzhine të xinguara. Çinì- enë balte me vjega për të pirë ujë. Çirák- ai që është kaparosur në punë si ndihmës tek një tjetër, që urdhërohet prej tjetrit. Quhet dhe kandili i ndezur. “Flaka e çirakut”. Çiràkët- bè e myslimanëve bektashinj. “Për çirakët s’të kam faj” (për ata që ndizen flakë në dynja).”Për çirakët e Vokolpolës!”

Çìrrje- e bërtitur, ngritje zëri, hakërrimë. Çitjàne -tumane , veshje e poshtme grash si brekushe prej basme, të gjata dhe me shumë pala. Ç’ka?- shkurtim i pyetjes çfarë ka? Ç’po ndodh? Çka- mjaftueshëm, deri diku, jo keq. Shprehet një farë kënaqësie minimale.

Page 136: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

136

Çkalìtur- vegla pune si sëpata, kazma etj që nuk punojnë mirë sepse janë çkalitur (u ka dalë ujët). Çkërmóqje – thërmim, copëzim “Çkërmoq plisat”(copëton).

Çkolìtur- shqitje e diçkaje nga gjëndja normale. Thuhet dhe për dikë që bën prapësira: “I çkolitur nga mëndja”.

Çkoklavìtur- shtjellohet ose zgjidhet një kokël ose nyje në një litar, fije peri etj. Çkokolèpsje- shpleksje e diçkaje të ngatërruar prej fije leshi, pambuku ose metalike. Por edhe “E çkokolepsi fjalën” (e zgjidhi, e sqaroi).

Çkopsítur – i zbërthyer ose i shkujdesur në veshje. Çkoq- bën kokrra-kokrra diçka që është më e madhe, më e plotë. “Çkoqi misrin kokërra-kokërra”. Por edhe “E çkoqi mirë muhabetin” (sqaroi) ose “I çkoqur nga mëndja” (i lajthitur). Çkoqìtur- sqarim ose saktësim i një çështjeje. “E çkoqiti tamam llafin”.

Çkrap- nuk e hapi fare gojën, ose nuk ja bëri fare çkrap me armën që pati. Çkrep- ndez, zbraz, bën qitje me armë. Por edhe “Nuk ia çkrep fare” (s’ia thotë, s’ja pret mëndja), ose “Ashtu ia çkrepi mëndja” (ashtu e mendoi).

Çmàllem- nxjerr mallin me njerëzit e dashur. Çmĕrs- shkëmbinj ose gurë të formuar nga gurë shumë të vegjël, të ngjitur me njëri-tjetrin ose shtresë e gurëzuar nga uji gëlqeror mbi enët metalike, zakonisht me vrima. Çobàn- ruajtës i bagëtive, bari. Çobànçe- nënkupton zakone çobanërie në muhabete, mikpritje, këngë, valle etj. Por edhe “Rrahje çobançe”ose “I ngarkoi drutë çobançe” etj. Çoç- diçka. “Çoç ka ndodhur” (diçka ka ndodhur). “Çoç po bën ai djalë” (diçka po bën). Çokàle- një tip këmbore e vogël, që zakonisht u vihet dhënve ose shqerrave dhe kecrreve. Çokanìtje- trokëllitje në kokë e një njeriu me gisht apo me diçka tjetër për të reaguar rreth një çështjeje ose momenti. I tërhiqet vëmendja. “Do çokanitur pak ai...”

Çokàs- troket lehtë ose sa e ngacmon dikë. “Sa e çokita”. (sa e ngacmova pak) Çokëlìn- takon dy sende, gota apo filxhanë të cilët lëshojnë një farë tingulli. Çolovàtur- i griset diçka nga rrobat e trupit, ose i lodhur apo që bën veprime pa mënd. “Ishte i çolovatur”.

Çomàngë- shkop me një gungë (xhungë) në njërën anë që qëllon një copë dru të vogël rrumbullak (totkël), në kuadrin e një loje fëmijësh ose të rinjsh. Çòrbë- supë e trashur prej borgulli dhe me kokla mishi, sidomos nga të përbrendshmet e bagëtive. Thuhet dhe kur nuk shkon mirë një punë ose muhabet “U bë çorbë” (u trazua).

Çorodìtje- humbet orientimin, hutohet. Çotùrr- lugë ndarëse për gjellë ose lëngje të tjera. Çpìfje- gënjeshtër, sajim i diçkaje të paqënë për të të bërë keq, ose çpifës, çpifarak (shpifës, gënjeshtar).

Çpíhem – ikën mpirja nga trupi, nga gjymtyrët, gjallërohet ose çlodhet trupi i njeriut, vjen në vete fizikisht dhe shpirtërisht. Çpofkë – grua me huqe, llafazane, gënjeshtare.

Page 137: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

137

Çporr- ndjek, përzë me të keq dikë, e largon me forcë. “E çporrëm armikun”, “Na u çporr nga sytë” (u largua, iku). Çqit – shkëput diçka nga e tëra, ose diçka të ngjitur. “E çqiti” (shqiti). Por edhe kur

sqaron një problem ose mendim “E çqiti mirë llafin”. Çqýer – prishur, shkatërruar. Por edhe “U çqyen së qeshuri” (u shqyen). “U çqyen së ngrëni” (plasën).

Çthur - çngatërron ose çprish diçka të thurur ose ngatërruar. Çùçe- shenja mashkullore e një fëmije. Çùkë- pjesa më e ngritur e një kodre ose mali (maja më e lartë). “Çuka e Tomorrit”, “Çuka e Pilafit” (në Trebeshinë), “Çuka e Komarit”. Por është dhe emri i një deleje “Delja çukë”.

Çukìt- mënyra se si gjejnë ushqim shpendët. “Pula çukit barin për krimba”. “Zogjtë çukisin grurin”. Por edhe kur trokëllin diku. “Qukapiku çukit në pemë”.

Çùpë- vajzë, bijë, vashë. Çupërí- koha para martesës, vajzëria. Çupërlìnë- vajzë e vogël e pamartuar ose nuse e re por e papjekur nga mëndja. “Janë çupërlina!” (Bëjnë kalamanllëqe). Çùrgë- rrjedhje pa pushim e ujit nga një burim ose enë. Çùrrë- pulë deti. Çyrèk- bukë gruri me brumë të ardhur (me maja), shumë e shijshme dhe karakteristike për amvisat dëshnicare. Çyrýk- njeri, kafshë ose bagëti që kanë sëmundje apo janë të aksidentuar dhe çalojnë apo kanë diçka tjetër. I thuhet dikujt që bën prapësira “Është çyryk nga mëndja”.

“D”

Dàckë- goditje më dorë, me pëllëmbë dikujt. “Hëngri një dackë”. I thuhet dhe atij që dështon në planet e tij. “E mori dhe ai një dackë”. “E kishte hak një dackë”. Dajandís- duron, nuk jepet kollaj ndaj një sikleti, bën ballë, reziston. “Edhe pse e munduan,dajandisi”. Ose “Dajandisi dhe ja doli mbanë”.”Dajandisi të nxehtët” etj.

Dàjo- vëllai i nënës. Dallamàngo- njeri i trashë, qesharak,që s’kuptohesh dot me të, që flet ç’t’i thotë mëndja. Dallavère- veprim i pasinqertë, me hile dhe jo sy ndër sy (përballë) por korruptiv, i pandershëm. “Mos u bëj dallaverexhi” (hileqar). Dalldìs- guxon të kryejë një veprim jo të zakonshëm, ta bëjë shpejt një punë. Por thuhet edhe kur dikush merr kot. “Dalldis për hiçgjë”. Dallkaùk- njeri me dy faqe, hipokrit, lajkatar dhe i pabesë që kërkon përfitime për vete duke u bërë qejfin të tjerëve. Damàr- kanalet e qarkullimit të gjakut tek qëniet e gjalla. Thuhet edhe kur vlerësohet soji ose aftësitë apo prapësitë e dikujt. “Rrjedh nga damar i keq”. “Është damar...” Damàz- rracë, soj. Zakonisht thuhet për kafshët ose gjedhët. “Ka mbajtur dem për damaz”. “Janë kuaj nga damaz i mirë”.

Dàmë- lodër, zakonisht e fëmijëve, me gurë të vegjël të zinj e të bardhë, që luhet mbi një pllakë guri.

Page 138: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

138

Dàmkë- njollë në kuptimin real por edhe moral për dikë. “U damkos me bojë”ose “U damkos me baltë”, “I damkosur politikisht e moralisht”. Por edhe shenja që u vihet drurëve në pyje. “Janë bërë me damkë nga rojtari i pyjeve”. Damkosen edhe kafshë.

Damllà- sëmundje e keqe që shoqërohet me paralizë. Thuhet edhe kur dikush e pëson nga diçka tjetër: “I ra damllaja”. ( E pësoi nga s’e pandehu.) Damllakòsur- i sëmurë sistematik, i cënosur, i pafuqishëm. “E ka damllakosur pleqëria”.

Dang- imitimi i zhurmës që del nga goditja e një sendi me një tjetër. Danìckë- prapanica, të ndenjurat. “Mos më kthe danickën” (të ndenjurat).

Daròvë- dhuratë për dikë, peshqesh që i jepet dikujt, zakonisht për nuset e sapomartuara. “Sollën darovë për martesën”. Dàtë- në kuptimin e frikës, tmerrit, kërcënimit. “Më kalli datën”. (Më tmerroi). Davà- grindja, mosmarrëveshje midis palëve, sherr. Davarìt- futja në vogëlsira të panevojshme që bëhen sebep për sherr. “Mos e davarit muhabetin”. (Mos nxit sherrin).

Dee-i flitet kalit ose pelës për të ecur. Debìnë- rrush i bardhë si në të verdhë, me kokrra pak si vezake, shumë i ëmbël dhe karakteristik për Dëshnicën. Def- largohu, ik, shporru që këtej. “Bëhu def”. “U bë def” (u shporr). Por dhe vegël muzikore prej një rrethi druri që mban një lëkurë të tendosur. “I bje defit”.

Deftèr- fletore ose rregjistër kadastral i vjetër (i kohës së Turqisë). Por edhe “Defter duhani” apo bllok i vogël shkrimi. Degdìsur- i dërguar në vend të largët, të panjohur apo të humbur. “U degdis në fund të botës”. Por edhe “Mëndje e degdisur” (i hallakatur, i shpërndarë, i papërqëndruar). Dèhur- humbje e kontrollit të vetëdijes, turbullohet nga pijet alkolike apo nga diçka tjetër. Delenxhì- njeri i poshtër, maskara, me vese të këqija. “Delenxhi burrë”. Delì- tregon një shkallë të lartë cilësie e vlere. “Deli djalë, deli vajzë”. Ose “Deli punë, deli fshat” etj.

Dell- pjesë viskoze dhe muskuloze e një organizmi të gjallë. Por i thuhet edhe dikujt që bëhet i njohur në publik për mirë ose për keq. “Ka dellin e mirë” (rracën ose pasionin vetjak). Ose, “Është dell” (budalla, i trashë). Demèk- lidhje gruri ose bari të shkulur apo prerë më parë. Por edhe fjalësqaruese. “Me demek, kjo qënka e vëreta!?”

Denbabadèn- qysh prej kohëve më të vjetra e në vazhdim, qëkur mbahet mënt, gjyshstërgjyshi. “Jam denbabaden dëshnicar”, etj. Dèrë- portë që mbyll diçka. Por edhe “Derë e dëgjuar” (familje apo soj i njohur). Derëbabàj- shtëpia e prindërve të vet për një nuse të martuar. “Shkoi në derëbabaj”. (Iku

tek prindërit). Derëbàrdhë- që rron apo është i lumtur, ka shkuar një jetë të mirë si familje. Por edhe “mos u mundo shumë o derëbardhë” etj.

Derëzënë- i thuhet dikujt që s’di të bëjë nder, që s’është i zoti, që punon së prapi për vetveten dhe për familjen. “Është derëzënë”. Derëzì- që i kanë rënë fatkeqësitë dhe mundimet përsipër. “Derëzi njeri”.

Page 139: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

139

Dèrgjet- qëndrim i palëvizur për shkak sëmundje ose pleqërie. “Dergjet në shtrat”. Dermàn- gjen rrugëdalje ose një zgjidhje për problemin ose shqetësimin që ka. “Iu bë dermani kësaj pune” (iu gjet zgjidhja). Përdoret edhe si fjalë përkëdhelëse, kompliment dashamirës. “Erdhe o derman?!”(o shpirt).

Dertimèn- njeri i pazoti, bën çfarë i thonë të tjerët, njeri pa personalitet. Dèvër- flitet për kohë regjimesh shoqërore “Devra e Turqisë”, “Devra e Mbretërisë” etj. Por edhe në kuptimin e jetesës. “Devër qeni” (jetesë e keqe). “Po bën devër” (rron mirë). Thuhet edhe për një vend moçal ku nuk lëviz ujët apo shkon në vijën që ka bërë vetë: “Aty,bënte devër uji”.

Dëbòj- ndjek, përzë, e nxjerr me forcë nga shtëpia, dyqani apo një ambjent tjetër dikë që nuk e meriton të qëndrojë. Dëmçmùs- ai që kishte fituar besimin e fshatit për të çmuar dëmet (zararet) që i bëheshin dikujt nga kafshë dhe bagëti të një tjetri. Dĕnçkë- diçka e ngritur si gungë në trupin e njeriut nga një goditje e pësuar. Dënd- ngopje, i ngrënë, i shembur, i barkosur. Por edhe “Ja dëndi mirë” (për dikë që e ka hak të fajësohet). Dënèsë- qarje me gulçim (rënkim), për shkak hidhërimi a pikëllimi të madh. Dëng- grumbull dheu, kashte, bari, gurësh ose drurësh etj. por edhe kur goditet diçka apo dikush. “I ra dëng”. Dĕnga- diçka e mbushur me ujë ose me bereqet etj. “Ishte mbushur pusi dënga me ujë”. “E pruri thesin dënga me grurë”. Dëngërdëng – këput të trasha, shet mënd, mburrje. “Ja këpiti dëngërdëng” (sikur s’merrnim vesh). Dëngër- vëngër- fjalë të kota, muhabete pa bukë që të mërzisin. “Nuk pushuat me dëngër-

vëngërat tuaja”. (Na mërzitët me llafet e kota.) Dĕngla- fjalë mburrëse,madhim. “Këput dëngla”. “Dënglamadh” (shet mend). Dërdëllìs- fjalë të kota të lodhshme, të mërzitshme që nuk durohen. “Na lodhi me dërdëllisje”. “Si shumë po dërdëllis” (po flet kot).

Dërdĕng- i shëndoshë, i ngjeshur nga trupi, goxha njeri. Dërhèm- njësi e vjetër peshe e barabartë me një të katërtën e okës. “ma peshoi me dërhem” ose “Burrë katërqind dërhem”(burrë i zoti) etj.

Dĕrmë- dëbim, e heq qafe nga vetja, e përzë, i tregon vendin. “I dha dërmën”.”I dhamë dërmën armikut” (e shporrëm). Dërr-dërr- thuhet për dikë që nuk pushon së foluri kot, që sajon gënjeshtra. “Na mërziti me dërr-dërre të kota”.

Dëstìlë- vend me ujë të rrjedhshëm në përrej që varen, në të cilin vendosen drurë dhe mbi to rroba shajaku të bëra në avlimënt, të cilat i rreh uji dhe bëhen më cilësore për çobanët e bagëtive. (Ka qënë një e tillë në Soponicë të Dëshnicës). Digàn- enë bakri ose alumini disi e thelluar dhe me bisht që përdorin amvisat e shtëpisë për të gatuar. Dinàk- hileqar, njeri i pabesë, të ha prapa krahëve me dinakëri. Dinsës- i pabesë, hipokrit, keqbërës. “Dinsës, imansës”. (I pabesi do të pabesin). Dirèk- dru i gdhëndur që përdoret për ndërtim shtëpie etj.

Page 140: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

140

Dìrsur- djersitur, bie në djersë. Divàn- mesor ose ambjent tip korridori, ku dalin dyert e dhomave të tjera të shtëpisë. Zakonisht gjendet në katin e dytë të një banese dykatëshe. Djep(e)- mjet druri në vend të krevatit, që tundet, në të cilën lidhen foshnjat e porsalindura deri edhe mbi dy vjeç. Djèrrë- toka që janë lënë pa punuar, lëndina. Dobèc- copë druri ose metali me majë të mprehtë, me të cilin zhvishket misri ose vihet në krye të hostenit për të çpuar qetë kur lërojnë me parmëndë. Dobërdàckë- grua e përdalë, bredharake, e pacipë, imorale. Dòçe- copë druri e vogëldhe e rrumbullakët që luhet me shkop. “Loja e doçeve”.

Dogrà- pushkë e vjetër me lloz e me një fishek. Dogramà- dhoga (dërrasa) të trasha për dysheme dhe dyer etj, me një kanal anash (në gjatësi) ose me kllapa për t’u puthitur mbi njër-tjetrën. Dòkërra- fjalë të kota, të pavërteta, gënjeshtra dhe tepërime. “Lëshoi ca dokërra dhe iku”. Dokudò- vlerësohet dikush për cilësitë që nuk ia njohin. “Nuk është njeri dokudo”. Nuk është njeri për të mos u vlerësuar. Ose “Nuk e jap çupën dokudo” (atje ku nuk i njoh).

Dollì- mënyrë për të zgjatur dhe për ta bërë më gazmor muhabetin duke shoqëruar pirjen e rakisë me disa dolli (shëndete). Karakteristikë dalluese kjo, e krahinës së Dëshnicës. Dollibàsh- ai që në një çast ka radhën e dollisë ose komandon dollinë, e cila shoqërohet me fjalët “të kam gjetur”, “për shëndetin e filanit” etj. Dollmà- gjellë me mish të grirë dhe përzierje të tjera perimesh, bollgur ose oriz të mbështjella me gjethe pjergulle. Dongdìs- trondit, shqetëson, që të lodh e të bezdis me fjalë të kota e të tepërta. Donomà- ceremoni festive ose situatë gazmore disi e tejskajshme apo e shtirë dhe më shumë seç duhet. Shpesh për t’u dukur ose për nam. “E pritën me donoma të mëdha”.

Doràc- që është me një dorë. Dordolèc- imazhi i njeriut i ndërtuar me copa druri dhe rrecka që vendoset në arat me grurë apo gjetiu, për të trembur zogjtë që të mos i dëmtojnë. Dòrëza- lidhje e të lashtave (grurë etj), të korrura, apo të barit, që sistemohen në kavaleta ose qipi (mullar), për zaire bagëtish. Dorovìt- hedh para në raste dasmash kur nusja bën qerasjet e para. Dosàre- i thuhet një gruaje ose vajze të shëndoshë, gojëlëshuar dhe të shthurur, duke ju përshtatur emrit të një dose (femra e derrit). “Dosare qerratajt!”

Dovlèt- nënkuptohen hierarki të larta shtetërore bazuiar në kohën e sundimit osman. “Ka bërë hyqëm dovleti” (është dhënë urdhër nga lart, nga i madhi).

Drà- mbetje e kripur që del nga tretja (shkrirja) e gjalpit të kriposur. Drangàll- njeri i trashë ose bosh nga mëndja, i prapë e me huqe por dhe “E la shtëpinë drangall” (bosh, pa gjë). Dràngull- boshatisje, zbrazje. “Ka mbetur dollapi drangull” (mungojnë ushqimet). Drangullìsur- i rrahur, i përplasur. “E drangullisën mirë”( Ia rregulluan qejfin).

Page 141: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

141

Dràpër- vegël metalike e dhëmbëzuar nga tehu, i kthyer nga brenda, që përdoret për të korrur prodhime bujqësore ose bar. Thuhet edhe për një hileqar: “Është i drejtë si drapëri”.

Drègëz- pjesa e sipërme e një plage, korja. Dremìtje- i përgjumur, i vjen për gjumë. Drèmkë- një sy gjumë, dremitje e pakët. “Bëri një dremkë gjumë” (sa mbylli pak synë). Dreq- i thuhet dikujt që bën prapësira (dreqësira). Por nënkupton dhe fjalën “drejt”: “Ma thuaj dreq fjalën” (Mos më gënje). Drënk- i ktheu gotat e rakisë ose gotat e ujit “drënk-drënk” (fët e fët).

Drĕnjë- zog i egër ngjyrë gri. Drìzë- mërqinjë, shkurre me gjëmba të mprehtë për të thurur arat, pronën. Drobìtur- i lodhur, i këputur, i rraskapitur nga puna, sëmundja ose pleqëria. “E drobiti sëmundja”.

Dròjtur- që s’ka guxim, i trembur. Drùaj- kam frikë, dyshoj, mëdyshem (me dy mëndje). Drùgë- copë shkopi 30-40 cm, i lëmuar që shërben për të mbledhur fijet e leshit kur tirret me furkë. Dùçe- shishe e vogël rakie (pagure xhepi). Dudùm- i pagdhëndur, njeri i trashë që nuk kuptohesh mirë me të. Duf- inat, mllef, shfryrje mërzije. “Ai foli me duf të madh”.

Duhanìshte- tokë e mbjellë shpesh herë me duhan. Dùkë- që ka ose nuk ka jetëgjatësi një send apo diçka tjetër. “Miell që s’ka dukë“ (që harxhohet shpejt). “I pati dukë puna”.

Dum- që i jep ose jo rrugëzgjidhje një pune apo problemi. “I dhashë dum” (e kreva). “Nuk i dha dot dum” (e la pezull siç ishte).

Dushk- dru lisi ose pyll lisi. Dushmàn- pushtues, zaptues i truallit. Dùshnje- pyll me shkurre dushku. Duvà- copa basme të vogla, në formë trekëndëshi (nuskë), e qepur tek hoxha dhe që prish “syrin e keq” (magjinë). Duvàk- copë zakonisht prej mëndafshi ose diçka tjetër e hollë që i hidhet nuses në kokë e fytyrë ditën e dasmës. Dybèk- mjet i ndërtuar prej druri që përdoret për të rrahur bulmetin (kosin), nga i cili me këtë proçes, i nxirret gjalpi, dhalli etj. veprim ky i cili kryhet me dorë. Dyfèk- armë luftarake, pushkë. Dyfeqìsur- shkëmbim zjarri me armë midis palësh ose individësh. Dýllë- mbetje nga shkrirja e hojeve të mjaltit që i prodhojnë bletët. Por ka dhe dyllë nga pemët si qershia, bajamja, sheftella etj. (trungjet e tyre). Dýndje- njerëz ose kafshë dhe bagëti të shumta që shtrëngohen me njëri-tjetrin. Por edhe “U dyndën së ngrëni” (u dëndën). Dýngë- frut i tejpjekur, i tejbërë. “Dardhë dyngë”.

Dynjà- bota, gjithësia.

Page 142: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

142

Dynjallĕk- ka parë botë, ka bredhur. “Ka dalë në dynja”. “Ka parë dynjallëk”.Ose botë e madhe, pamje pa fund. Dystìm- sheshim, nivelim i tokës ose i mureve sidomos të shtëpive. “I dystova muret e shtëpisë me brez druri ose me pllaka guri”. “Dystuam rrugën për ta shtruar me gurë” etj. Por edhe “Ai është dyst nga mëndja” (s’ha këshilla).

Dyshemè- shtroje e dhomave të një shtëpie me dërrasa druri (dhoga), të zdrukthtuara. Dýzinë- shumicë në njerëz, kallaballëk. “Dyzinë me njerëz”.( Mbi dymbëdhjetë vetë).

“Dh”

Dhàllë- kosi i rrahur dhe i holluar me ujë. Dhelparàk- njeri hileqar, i pabesë, marifetçi, mashtrues. Dhëmbàç- ai që ka dhëmbë të rrallë ose të rënë. Dhëmp- dhëmbi i gojës, por tregon edhe dhimbjen nga një sëmundje ose goditje nga diçka. Dhinamít- me vlerë, me fuqi të mirë fizike dhe mendore, me gjallëri. “Është djalë me dhinamit” (dinamik, i gjallë, i fuqishëm).

Dhírta – tyfa me dhi ose rroba me lesh dhie (të dhirta). Dhjakonàr- njeri dredharak, hileqar, nuk qëndron kollaj në llaf. Dhjeranák- i ndyrë, i pisët. Dhògë- dërrasa druri të çara me sharrë.

“E”

Edepsës- njeri me vese, s’ka turp, i pa cipë. Egrasì- vend me lagështi, pa ajrosje, nuk e rreh dielli, e dëmshme për shëndetin. Ègjër- bar i keq që rritet bashkë me të lashtat (grurin, elbin etj.) kokrrat e të cilit dëmtojnë shijen e bukës, të vënë në gjumë “Sikur ke ngrënë bukë me egjër”. Përdoret për

tagji bagëtie. Egjërìshtë- toka ose kullota me shumë egjër. Ehù- shprehje mosaprovuese, mospërfillëse, përçmuese ndaj një tjetri. Eksìq- mangët në peshë ose në matje, nuk e mbaron punën tamam. I thuhet dhe atij që nuk është në rregull nga mëndja: “Është eksiq”.

Elb- bimë që ngjan me grurin, me kërcell më të shkurtër dhe kalli më të vogël. Përdoret si për njerëz edhe për kafshë. Por edhe për kafe. Elbète- natyrisht, domosdo, mundet. Elbìshtë- toka që mbillen shpesh me elb ose u jepen elbishtë bagëtive (kashtë dhe tagji elbi). Elmàz- vegël që pret xhamat, prej diamanti ose përbërës të tjerë me veti prerëse. Èmtë- xhaxheshë, gruaja e xhaxhait, kunata e nënës dhe babait. Englendìsem- merrem me diçka sa për të kaluar kohën ose për të mbajtur trupin fizikisht. Englenxhè- i papunë, bredh kot, kalon kohën me të bredhur duke harxhuar e mos punuar.

Page 143: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

143

Erdhíme – ka të bëjë me pozicionin e hënës kur krasiten pjergullat. Si rregull ato krasiten kur ka hënë që rinohet (hënë e re), për të mos u hyrë krimbi e thahen. “Nuk krasitet në erdhimë” (me hënë që është duke u ngrënë, pakësuar).

Ergjelè- bagëti ose kafshë që lëshohen pa ruajtje nëpër kullota. Erz- nder, prestigj, vlera si njeri. Thuhet për dikë që keqsillet, që ofendon e shan publikisht: “Më mori erzin!” Erzelì- i ndershëm, namusqar, fisnik, i njerëzishëm, nuk u bën keq të tjerëve. “Erzeli njeri”. Èrrët- kur është ngrysur, prag mbrëmje, afron nata, mbasdite vonë. Por edhe “Qëllim i errët”, për dikë që mendon ose vepron për keq.

Esfèl- fundi i dynjasë, në humbëtirë. Vënd i panjohur nga ku zor të kthehesh. I thuhet dikujt që e mallkon: “Vafsh në esfel” (prapa diellit, vajç e mos arç).

Èsëll- pa ngrënë mëngjes, ose i pa dehur me raki,apo gjëndja mbas kalimit të dehjes. I thuhet dhe dikujt që flet gjëra të paqëna “Është esëll fare” (bosh nga koka). Esnàf- në kuptimin e ndershmërisë e të korrektësisë. “Burrë esnaf”(Njeri i ndershëm). Èshkë- lloj kërpudhe që rritet në trungjet e pemëve, e cila përpunohet me hi kur thahet dhe e ndez me gurë zjarri. Èthe- gjendje e sëmurë, me të dridhura dhe temperaturë. Por edhe “E zunë ethet nga frika” Evlàt- fëmija, biri ose bija e dikujt. “E ka evlat”. Evlihà- nënkuptohet njeriu i urtë, i sjellshëm, i dëgjueshëm. “Njeri evliha”. Exhèl- fundi, vdekja. “Më duket se të erdhi exheli” (fundi).

Ezhdërhà- përfytyrohet kuçedra, sipas shpjegimit mistik ose njeri me trup të madh, i vrazhdë dhe keqbërës. “Sillet si ezhdërha”.

“Ë”

Ëhĕ- përdoret si keqdashje, përbuzje, mospërfillje, mosbesim etj. Ëhë, s’na doli gjë”. “Ëhë, e humbëm davanë”. Ëmbël- që të kënaq në shije kur e ha ose kur e pi, por edhe “Muhabet i ëmbël”, “I ëmbël si njeri” (i sjellshëm). Ĕnda- ia ka qejfi, e pëlqen një gjë, e dëshiron, “Ia ka ënda”. Ëngëlìa- të gjettë e keqja, u ënjç! (mallkim). “Të rëntë ëngëlia!”

Ënjtje- buavitje, fryrje.

“F”

Fall- parashikim imagjinar i fatit të një njeriu, duke parë letrat e bixhozit, filxhanin e kafesë etj. Fallxhòr(e)- ai ose ajo që merret me shpjegimin e fallit. Fandàksur- i habitur, i hutuar, i humbur, “guak”, i pazoti as për vete. “Si i fandaksur”.

Fanìtur- i shkrehur, i pakët nga trupi,i harruar. “Ai u fanit avash avash”.

Faràshkë- kuti ose arkë e vogël druri e hapur nga lart, ku futen lugët e shtëpisë.

Page 144: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

144

Fàrë- kokërrat në brendësi të frutave, perimeve etj. por edhe pjesa më e zgjedhur e prodhimit të bimëve, që shërbejnë për riprodhimin. Farfurì- enë qeramike ose porcelani me shkkëlqim dhe cilësi të lartë të përdorimit shtëpiak. Farìshte- vënd (tokë) e punuar apostafat për të mbjellë dhe rritur farëra bimësh, sidomos perime e zarzavate. “Mbolli disa oxhakë me farishte”.

Farmàk- helm ose fruta-perime të prishura (të thartuara), që kanë doza helmi kur konsumohen si ushqim ose dhe shumë të kripura. Fashìtur- që është shuar, është fikur gradualisht . Feks- ndrit, shkëlqen, agon. “Feksi dielli”. “Feksi drita” (u gdhi). Por edhe “I feks mëndja” Ferishtè- i pa djallëzuar, i sinqertë, që më shumë bën fjalë për fëmijëte vegjël. “Fëmijë ferishte”.

Ferràks- zogj shumë të vegjël të egër, që zakonisht rrijnë nëpër ferra ose nën fundet e tyre. Ferrìshtë- grumbull i madh ferrash të mbira vetë. Vend i mbushur me ferra. Fèste- kapuç, qeleshe, qylaf apo diçka tjetër që vënë burrat në kokë, pa strehë. Karakteristike e dëshnicarëve: festja me pellush në ngjyrë të zezë dhe disi e gjatë (jo rrumbullake). Fëllënxë- shpend i egër që i ngjan pulës, shumë i bukur, me sqep të kuq dhe mish të shijshëm, që rritet në vende të larta, nëpër shkurrë e rrëzë gurësh, sidomos në Trebeshinë. Fëndòsë- lloj kërpudhe e vogël me një cipë të hollë që kur e shtyp, lëshon erë të keqe. Fëndýe- vegël këpucari. Një copë druri me një majë metalike të hollë në krye për të çpuar që të kalojë spangua, sidomos kur qepen këpucë ose opinga. Fërngëllìmë- zhurma e kalit kur shfryn nga një siklet a mundim i madh ose ndjen egërsirën. Fërngjýzë- sëmundje e rëndë e mushkërive, sidomos për njerëzit. “E hëngri fërngjyza” (e mbaroi, i mori jetën).

Fërshfërìmë- zhurmë e lehtë e erës që përplaset tek gjethet e pemëve ose të bimëve. Fërtèle- diçka që copëtohet, bëhet pjesë-pjesë, thërrmohet, goditet me forcë. “U bënë shkëmbinjt fërtele nga goditja me vare”. “E rrahën e bënë fërtele”.

Fërtòmë- litari prej liri ose kërpi për të ngarkuar kafshët dhe për nevoja të tjera shtëpiake. Fërtýmë- me vrull, me të shpejtë, me forcë. “Ra shi me fërtymë” (me vrull). “E mbylli derën me fërtymë” (me forcë). “Iku me fërtymë” (me të shpejtë).

Fët-fët- shprehet një veprim shumë i shpejtë. Filàn- përdoret për njerëz ose sende që nuk duam tua përmendim emrin në një muhabet. “Nuk merremi me filanin”(atë që nuk është këtu). Ose “ç’ke me filanin?” Filanfistéku- një i panjohur, që s’ja dimë as emrin, as nga është. “Mos u merr me filanfistëkun” (të panjohurin).

Filìç- mjet prej druri (bisht i gjatë me një copë druri të rrumbullakët apo rrathë në fund) që përdoret për të rrahur bulmetin (kosin) brenda në tundës (dybek) ose në kade apostafat, prej të cilit del gjalpi e dhalli.

Page 145: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

145

Filifistùn- shumë larg, në vënd të panjohur, në fund të botës, ku s’ka më larg. “Ma dërguan djalin ushtar në filifistun” (në fund të dynjasë). Filingòr- njeri i hollë, i gjatë dhe pa bark, që ka një farë elegance. “Qënka bërë filingor”.

Filìqe- vrimë ose shtjegës që mbërthehet kopsa (komça), ose ku futet një rrip. Filìzë- degëza të vogla që lëshon një pemë ose bimë e porsambjellë (fildan, llaskonjë). Finòk- dinak, i gatuar për shejtanllëqe, hileqar. Por edhe i zgjuar e i mprehtë. Fìnjë- ujë i përzjerë me hi zjarri që shërben për larje, zbardhje dhe dezinfektim të rrobave. Është përdorur sidomos në kohëra kur sapuni ishte me pakicë, ose për kollajllëk. Fiqìr- mëndja, llogjika njerëzore. “Paska luajtur nga fiqiri” ( ka pakësuar nga mëndja). Firar- njeri që rri fshehur nga sytë e botës, arratiset. “Ka dalë firar”.

Firaùn- njeri i prapë, zevzek, i punon mendja për keq, që s’lë dy gurë bashkë. “Është firaun”.

Firòn- pakësohet, humbet në peshë ose në sasi, drejt mbarimit, i del fundi ujit, qumështit dhe lëngjev të tjera, ose prodhimeve të ndryshme bujqësore, pemtarisë etj. Por edhe një muhabeti: “U firuan llafet”. I thuhet dhe dikujt që bën prapësira: “Paska firuar nga mëndja”.

Fisnikërì- të qënit bujar, zemërgjërë, i ndershëm. Bëhet fjalë për shtresat më të larta të shoqërisë feudale, aristokracia e saj, tërësia e fisnikëve, parësia. Por edhe si titull që thirrej një fisnik “Fisnikëria e juaj”. Fishkaràq- i ngathët, i avashët, i mpirë, pa inisiativë. “Njeri fishkaraq”.

Fìshkur- bimë ose pemë që humbasin gjallërinë dhe zhvillimin nga të nxehtit ose arsye të tjera dhe u varen gjethet. Thuhet dhe për dikë në pleqëri të thellë “Ishte fishkur fare”.

Fitìl- fije pambuku të dredhura në një të vetme që përdoren për ndezjen e kandilit me vajguri si dhe për nevoja të tjera. Fjànko- rrip zbukurues prej mendafshi a materiali tjetër, që mbajnë flokët e vajzave dhe grave në kokë apo që zbukurojnë diçka tjetër (fjongo, kordele). Fjàshko- enë prej qelqi me bark të fryrë dhe grykë të ngushtë e mbështjellë me thurje kashte, thupre ose zhuke, në të cilën mbahet raki, verë etj. Fjer- bimë me kërcell dhe gjethe të vogëla por të shtrira e të dëndura, që merr zjarr shpejt kur thahet.

Fjerìshta- vende që kanë shumë bimë me fjer. Fjérza- bimë bishtajore me kokërra të vogëla disi petashuqe që bëhen gjellë e shijshme, e njohur në krahinë. Flàmë- sëmundje që të skuq sytë dhe zvogëlon shikimin. I thuhet dikujt për keq “Të hëngërt flama”. Fllàshkë- dru ose dërrasë e gdhëndur sa më hollë. I thuhet dikujt: “Turi fllashkë” (turi

hollë. “Kokë fllashkë”( mendje lehtë). Fllùckë- diçka e vrarë në pjesë të trupit të njeriut, që ka mbledhur ujë, qelb ose gjak. Por edhe “Flluckë sapuni” për dikë që s’mban fjalë etj. Fòllë- kopsa që mbërthen rrobat e trupit tek njeriu (komça, sumbulla, pulla).

Page 146: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

146

Fonèps- ngopje me të ngrënë. “Nuk fonepseshin së ngrëni” (nuk ngopeshin, nuk shëmbeshin). Por dhe kur janë të mërzitshme muhabetet e dikujt “Llafe që nuk fonepseshin” (nuk haeshin, nuk mund të pranoheshin).

Fòrur- kur buka ose ujët në një çast zënë gypin e frymëmarrjes dhe bëhen të rrezikshme për jetën. “Ju for buka” (i shkoi shtrembër).

Fraq- i ftohtë i thatë, me erë të hollë nga veriu. Frè- takëme që u vihen kuajve tek goja dhe koka për t’i vënë ata në punë ose kur shkohet mik. Por edhe “Fre rrushi”( veshuk ose bistak); apo “Vëri fre gojës” ( mos fol kot) etj. U vihet edhe kecrreve për të mos pirë gjirin e s’ëmës. Frìngo- fare e re, e pa nisur, i papërdorur më parë. “Vesha rroba fringo” (të reja). Frrèçkë- hunda e kafshëve , sidomos turiri i derrave. I thuhet një të shëmtuari: “E ka turirin si frreçkë derri”. Fshátçe- që mblidhet, punohet ose gjykohet nga i gjithë fshati, nga tërë banorët e tij. “E bënë fshatçe”.

Ftùa- dru frutor që lëshon kokrra të mëdha që çmohen për aromën dhe shijen e veçantë. Ftujàk- kec mashkull mbas vitit të parë. Ftùjë- kec i vitit të dytë, femër. Fùgë- emri i një zogu që ha frutat më të pjekura, sidomos kokrrat e fiqve. “Fiq që i ka ngrënë Fuga”. Furì- me vrull, me nxitim, me rrëmbim, me forcë. “Ra shi me furi” (rrëmbimthi). “Erdhën kuajt me furi të madhe” (me nxitim) etj.

Furkàçe- dru i gjatë me dy grepa në njërën anë që mbajnë barrën kur ngarkohet kafsha e që përdoret edhe për nevoja të tjera. “U vura furkaçe pjergullave që të mos rrëzohen”.

Fùrkë- shkop me dy degëzime të kthyera nga njëra anë dhe një grep mes tyre ku vihet leshi për t’u tjerrë. Por edhe furkat që u vihen pemëve frutorë kur kanë prodhimtari të bollshme. Furrìk- vendi ku shpendët pjellin vezët dhe ngrohin ato për zogj. Fùstër- këmishë ose fustan i grave me tantella nga fundi. “Kishte veshur fustan me fustër”.

Fushnjì- shtresë plehu e bagëtive, i hedhur nëpër ara, sidomos plehu i dhive. Fùtë- rrobë prej pambuku që zakonisht e mbajnë gratë kur bëjnë punët e shtëpisë ose dhe burrat në disa profesione, e cila vihet përpara trupit. Fýçkë- grua ose burrë mendje lehtë. Fýell- tub metalik ose druri me disa vrima që nëpërmjet gishtave dhe duke i fryrë me gojë, lëshojnë tinguj melodiozë. Instrument muzikor që preferohet nga çobanëria. I pranishëm edhe në Dëshnicë. Fýle- bosh. Tub me vrimë tej e tej. I thuhet dhe dikujt që është mendje lehtë. “Është fyl nga mëndja” (bosh).

Fyt- pjesa e përparme e qafës në të cilën kalon ushqimi i qënieve të gjalla. Thuhet edhe kur dikush tregohet i pangopur ne ngrënie e pirje. “I bëri fyt të tëra” (i mbaroi).

“G”

Gabzèrr- gypi ku kalon ajri për në mushkëri, i cili ndodhet në grykën e qënieve të gjalla. Gajàsur- e qeshur e madhe. “U shkula gazit, u gajasa”.

Gàjdë- instrument muzikor frymor, cylë që lidhet me një shakull mbushur me frymë.

Page 147: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

147

Gallamòs- veprime ose fjalë që ngatërrojnë muhabetin dhe shpjenë në sherr. “Mos e gallamos më tej muhabetin”. Por edhe “Ishte gallamosur me baltë” (lyer keq, bërë pis).

Gardhìqe- thurje me shufra apo copa druri e një vendi për të futur shqerrat dhe kecëret kur ndahen nga gjiri, por edhe për nevoja të tjera. Garjèt- kurajo, durim. I thuhet dikujt që ka një hall apo hidhërim në rast vdekje. “Bëj garjet” (duro, bëhu i fortë). Gavètë- enë alumini e thelluar me kapak që mban gjellë, ujë etj. Gaz- situatë gazmore, hareje e humori që përshkohet nga të qeshurat dhe këngët. Është quajtur kështu edhe vajguri që ndizte kandilin ose llambën. Gazèp- ndodhi e rëndë njerëzore, fatkeqësi, vuajtje,mundim. Por i thuhet dhe dikujt që ka huqe: “E ka bërë zoti gazep”. Ose “Të bëftë perëndia gazep” Gaxhavìt- ngacmues i të tjerëve, i nervozon me fjalë dhe veprime. “Mos u gaxhavit tepër se të del e qarë”.

Gaxhòle- lodra të fëmijëve me gurë dhe mjete rrethanore, të cilët imitojnë të mëdhenjtë, që ndërtojnë shtëpi ose kasolle. Thuhet dhe në shenjë nënvleftësimi për dikë që ndërton diçka që s’ta mbush syrin.“Ke bërë një gaxhole”. Gdhë- pjesë e dalë në një trung nga prerja e një dege ose çatalli,që gdhëndet ose pritet me zor, që nuk “ha” kollaj gozhdët. I thuhet dhe dikujt që është kokëngjeshur. “E ka kokën gdhë” (s’mbush, s’ha pyka).

Gdhĕnçkë- nyje e vogël në degë pemësh shkaktuar nga prerja e një tjetre. Gdhij- kaloj natën pa gjumë gjersa zbardh dita (gdhihet), vjen mëngjesi. Gëk- mëk-- nuk nxjerr fjalë dhe s’bën lëvizje. “As gëk as mëk”.

Gëmùshë- vend i preferuar për kullotë bagëtish sidomos në dimër, vënd disi i ngrohtë me bar dhe i thurur, i ruajtur. Gërdàllë- kafshë e vjetër dhe e dobësuar sa mezi mbahet. Por edhe një njeri i hollë dhe shëmtaraq që nuk i ka lezet trupi. “Si gërdallë”. Gërmàdhë- shtëpi ose murishte të vjetra, të rrëzuara por edhe toka të papunuara. “Kanë mbetur gërmadhë”. Gërdhùq- plak shumë i vjetër, me trup të rrëgjuar (të pakët) dhe pa fuqi. “Plak gërdhuq”. Gërmùq- plak i thyer në moshë, i kërrusur,që mezi lëviz. Gërshèt- thurje e flokëve tek gratë e vajzat me bishta të zgjatura që varen në kurriz.

Gërshërëz- dru pylli që përdoret në çatitë e shtëpive. Por edhe insekt i vogël me ngjyrë kafe e errët në të zezë, që zakonisht rri midis kokrrave të rrushit të pjekur. Gërthètë- gaforre që karakterizohet me disa këmbë dhe grepa të frikshëm e cila rritet në vende me lageshti, nëpër vrima e guva gurësh. Gërr-gërr- zhurma e punës së një sharre. I tërhiqet edhe vëmmendja dikujt që bën zhurmë: “Mos bëni gërr-gërr”. Gërr-mërr-nënkuptohet sherri në një rast të caktuar. “Mjaft me gërr-mërre”.

Gërrýer- anë lumi, përroi, ledhi etj. i ngrënë ose i vidhisur nga vërshimi i ujërave të shiut apo nga rrjedha. Por edhe kur një njeri e “gërryen meraku”, e mundon diçka shpirtërisht. Gëxherre-nënkupton fytin”Të hëngsha gëxherren”

Page 148: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

148

Gëzhdàllë- një copë dru apo dërrasë që i vihet këmbës së thyer të bagëtive të imta ose të një karrigeje, tavoline etj, për ta prurë në terezi. Quhet edhe “kllapë”. Gëzhòjë- gualli i arrës, bajames, kërmillit ose pjesa e fishekut që mban barutin dhe plumbin. Gëzhùta- mbeturina nga shirja e të lashtave (grurit, elbit, thekrës) që shërbejnë dhe për tagji kafshësh. Gìnë- lloj toke ose balte e ngjitur që mban lagështi. “Pusit i doli gina” (i doli balta e fundit). Gìshtëz- një kësulë e vogël zakonisht metalike që i vihet njërit gisht të dorës për ta mbrojtur kur bëhet qepja me gjilpërë. Gjinì- që janë të një seksi (mashkull ose femër), por dhe që tregon një rracë, soj, farefis ose familje. “Kjo çupë është e gjinisë tonë” ( e rracës tonë). “Ai djalë është tjetër gjini” (tjetër soj).

Gllanìk- gryka e vatrës së zjarrit, me gjithë oxhakun. Gllĕnjkë- sasia e ujit që pihet më një të gëlltitur. Gògël- kokërra të vogla nga disa lloje drurësh ose nga lidhjet e litarëve etj. Gogësìtje- frymënxjerrje e thellë dhe me ngadalë me gojë hapur, si shenjë lodhjeje, përgjumje ose mbingrënie. Gogòl- figurë mistike që ndjell diçka të frikshme me të cilën trëmbin fëmijët e vegjël para se t’i zërë gjumi. “Erdhi gogoli”.

Gogolèsh- i pa qethur, i pa rruar. Gojàc- ai që i mbahet goja, nuk flet dot rrjedhshëm. Gòjëz- lak me litar ose diçka metalike që i vihet kafshës te goja që të mos kullosë dot gjatë rrugës, por vetëm të ecë. Golìç- ndihmësi i një ustai, sidomos në ndërtim apo punë të tjera. Gollàk- kaposh (gjel) me trup të madh, që këndon me zë të ngjirur, të trashë dhe nuk pëlqehet. “Po flet ose po këndon si kaposh gollak”. I thuhet dhe dikujt që nuk i merret vesh llafi ose që është mendje lehtë. Gollĕnçka- fruta pemësh që akoma nuk janë pjekur mirë. Gomàrazi- mundje që përfundon në barazim. Gònxhe- burbuqe ose lule paksa e çelur. Gorrìca- pemë që i ngjan dardhës, me kokrra më të vogla, që të rrudhin gojën kur i ha e që piqen në prag dimri. Gostì- ceremoni e gëzuar për ngjarje familjare apo shoqërore. Gostìtje- veprim dashamirës dhe miqësor, që shoqërohet me sajdisje (qerasje) apo dhe me dhurata e peshqeshe reciproke. Gràckë- pllaka guri që ngrihen për të zënë shpendë e kafshë të egra, por edhe lojë që bëjnë fëmijët “Loja e grackave”. Thuhet edhe në rastet kur dikujt i kurdiset një e keqe. “Duan t’i ngrenë grackë”, “I përgatitën një grackë”(pabesi).

Gramàr- gurë të një peshoreje, ata që shërbejnë si njësi peshe. I thuhet dhe dikujt që bën marrëzira. “Nuk i ka gramarët në vënd” (s’është në terezi).

Grari- ambjent me shumë gra, që zakonisht nënkupton gratë në familje, nëpër dasma etj. “Po këndon graria”, “Këngë grarishte” etj.

Page 149: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

149

Grashìnë- bimë bishtajore parazitare që rritet bashkë me të lashtat dhe i dëmton ato dhe bukën që bëhet nga drithërat. Grazhd- vënd i posaçëm i thurur me shufra druri ose me mur guri (brenda haurëve apo kasolleve ku mbahen kafshët), ku u hidhet ushqimi. Greth- lloj insekti fluturues disi i madh që ka paraqitje dhe zhurmë të frikshme por dhe që të thumbon keqazi. Grĕnçkë- diçka e vogël e dalë në trungun e një peme apo të degëve të saj. “E çava dorën në një grënçkë”. Ose “E vara torbën në një grënçkë peme”. Grĕnjë- sherr, grindje, konflikt. “Atje dëgjohej grënjë prej kohësh”.

Grìfshë- zog i larmë nga trupi dhe me një xhufkë në kokë. Shpesh thuhet dhe për vajza apo gra disi të egra, grindavece. “Është një grifshë ajo që...”

Grij- pres hollë duhanin apo diçka tjetër. Grìjë- vendi ku mprihen veglat e punës (sëpata, sqepari, kiza etj) zakonisht në gur të zi (pllakë), ose në gur që rrotullohet. Grill- lloj toke me ngjyrë si në gri dhe gurë të zinj, ku shpesh japin shënja për burime të mundshme uji. Grosh- monedhë turke e përdorur dhe në vendin tonë (edhe në Dëshnicë), me vlerë 40 para ose një e njëqindta e lirës turke. I thuhet dhe një pune ose një njeriu apo për një kafshë “S’vlen asnjë grosh” (pa vlerë).

Gròshe- bimë bishtajore, kokrrat e së cilës janë shumë të shijshme në gatimin e tyre për gjellë (fjerzat). Grúnjëra- lloje gruri, por sidomos arat e mbjella me grurë që ka mbirë dhe s’është korrur akoma. Grunjt- bukë me miell gruri. “Bukë e grunjtë”

Guàk- lloj zogu (pëllumb i egër) që këndon në të errur. I thuhet dhe dikujt që rri si i habitur, i hutuar dhe i ngathët. “Ç’më rri si guak” (i habitur)!

Guàll- lëvozhga e fortë që kanë disa fruta si arra, bajamja, lajthia, gështenja etj, të cilat mbeshtjellin pjesën e ngrënshme. I thuhet dhe kurrizit të fortë të breshkës, ose kores së një plage.Por edhe “guall qepe” Gùckë- frymëmarrje. Thuhet sipas rastit. “Zëre guckën”. (Mos u ndje, mos merr frymë, mbaj qetësi absolute).

Gudulís- bërje për të qeshur ose që krijon lëvizje të trupit të padurueshme nga një ngacmim i tjetrit në ije a diku gjetkë. “Mos më gudulis shumë” (mos më nga, mos më xhigëlit). Gulç- frymëmarrje e shpeshtë dhe me zor që shoqërohet me kollë, sidomos tek të moshuarit. Gùnë- veshje e trashë me lesh dhie për çobanë. Gùngë- pjesë e dalë në një trung peme ose në trupin e njeriut prej goditjeve ose nga pleqëria. Por edhe “Arrë gungë” (që nuk i del thelbi kollaj kur çahet).

Gurdullós- shprehje inati duke u tendosur apo duke hapur sytë më shumë se ç’duhet. “M’u gurdullos me inat” (M’u kundërvu). Gurgulè- trazirë, rrëmujë, ngatërresë, zhurmë. Gurishte- toka ose ara me shumë gurë të vegjël.

Page 150: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

150

Gurmàz- fyti, pjesa e brendshme e grykës ku kalon ajri, merret frymë. Gurta- shtëpi ose mure prej guri. Gurthi- lloj loje për femijë që hedh e pret gurë të vegjël me një dorë. Gushkùq- zog i vogël fluturakës. Gùshtje- dardhë ose mollë që piqen në muajin Gusht. Guxmár- gurmazi, qypi tek gryka ku kalon ushqimi për njeriun.

“Gj”

Gjàlmër- fill i trashë prej leshi, i tjerrë në furkë. Gjemi- mjet lundrues detar i madh (vapor, anije) që transporton njerëz. “Kalova detin me gjemi për të shkuar në kurbet”.

Gjer- skaj ose cak deri ku shkohet . “Punova gjer në anë të arës”. Gjerbìt- pirje e ujit ose e një lëngu tjetër avash-avash, duke thithur edhe pikën e fundit. “Gjerbiti dhe fundin e enës”.

Gjerdhèk- dhomë e caktuar dhe e rregulluar posaçërisht për çiftin në natën e parë të martesës. Gjeshtìsi- është fjala që thuhet kur ikën nga kjo botë (vdes) një Baba bektashi. “Babai gjeshtisi” (në vend të fjalës vdiq).

Gjetìu- diku gjetkë, në tjetër vënd. Gjèthe- fletët e pemëve. Por edhe “Ikën lehtë porsi gjethe”. Ose “E ka mëndjen gjethe” (i lehtë).

Gjëkàfshë- diçka, ndonjë gjë, ndonjë send. Gjëkùndi- diku, në tjetrë vënd, në asnjë vënd. “Do ketë shkuar gjëkundi”. “Nuk është parë gjëkundi”

Gjĕmë- ndodhi ose ngjarje e rëndë, e hidhur për dikë (vdekje apo ndonjë hata tjetër). Gjëmëmàdh- që bën prapësira ose që shkakton një dhimbje apo dëm të madh një tjetri; “Bëhet shkak për një gjëmë”.

Gjëmp- zgjatim i vogël dhe me majë të mprehtë që del në disa degë pemësh ose bimësh. Gjëmbi. Gjëmbàç- bimë e egër me kërcell të drejtë dhe që lëshon boçe me gjëmba dhe farë. “Gjëmbaç gomari”. Farat e tij kanë efekte kuruese.

Gjëmìm- krismë ose bubullimë e fortë dhe e zgjatur që shoqërohet me vetëtima dhe shi. Por edhe gjëmim nga shpërthimet e minave, fluturimi i avionëve etj. Ose “Mos fol me gjëmim” (rrëmbyer).

Gjĕpura- gënjeshtra, fjalë pa vënd, trillime. Gjësèndi- diçka, ndonjë send, ndonjë gjë. Gjilmìtre- lloje të ndryshme gjalmëri prej leshi ose shumë fije gjalmëri. Gjinkàllë- insekt fluturues që bën zhurmë me krahët, që rri nëpër pemë ose shkurre në muajt më të nxehtë të vitit. Gjir- pështjellim ose vorbull e thellë uji në një lumë. Gjirìz- llagëm ose sqollë e ujërave të zeza të një nevojtoreje. Gjitonì- fqinj ose komshi me afërsi strehimi. Gjìzë- lloj bulmeti që del nga zierja e dhallit.

Page 151: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

151

Gjòja- sikur, mbase. Gjol- liqen, kënetë, llucë e madhe dhe e hollë. Por edhe ujëmbledhësat për të pirë ujë bagëtia sidomos në male në stinën e verës. “Gjoli i Zaçebeut në Trebeshinë” etj.

Gjòllë- pllaka guri që vendosen në tokë për t’u hedhur kripë bagëtive. Gjon- zog grabitqar që këndon natën, më i vogël së kukumjamja (kukuvajka). Gjòngël- diçka që të mbështjell në gjoks prej një mërzitje apo halli dhe pengon frymëmarrjen. “Më është bërë si gjongël”.

Gjongùl- i dhënë me shpirt pas një veprimtarie ose që e thotë fjalën shumë sinqerisht. “Punon me gjongul”. “E tha me gjongul”(me shpirt).

Gjòrë- i mjerë, i shkretë, i qahet halli dikujt. Gjozaçìk- njeri i shkathët, i pashëm, që bën derman për të dalë nga situata e vështirë, i zoti i fjalës dhe i shoqërisë “E kemi djalë gjozaçik”.

Gjùhë- pjesë e mishtë, e zgjatur, e lëvizshmë brenda gojës. Por edhe artikulimi i gjuhëve të huaja, veç gjuhës amëtare. Gjùhëz- copë metalike brenda një zileje apo këmbore që duke lëvizur, bën tinguj të ndryshëm. Gjullurdì- rrëmujë e madhe, zhurmë, potere, çrregullim, s’merr vesh i pari të dytin. “Dasëm e madhe por me gjullurdi” (pa rregull, s’merreshe vesh) etj.

Gjumàsh- që e zë gjumi kollaj, që e ka qejf gjumin. Gjylpýer- gjilpërë e madhe që qep gjëra të trasha si dyshekë, samarë etj. Gjym- enë bakri ose llamarine me fund të gjerë e grykë të ngushtë dhe vjegë, që përdoret për ujë të pijshëm. Gjynàh- keqardhje për dikë që mund t’i ketë ndodhur një gjë. Gjynahqàr- mëkatar, për t’u mëshiruar. Gjýrgo- plak i vjetër, i rënë nga vakti, nga fuqia. Gjýryk- vegël pune (rrëshek) e kovaçit (hekurpunuesit), e cila fryn ajër për të ndezur

qymyrin. Gjysmàk- i mbetur pas nga zhvillimi mendor dhe kulturor. Ose punë e pambaruar “Gjysmake”.

Gjysh- babai i babait ose i nënës. Por edhe i pari i një teqeje bektashiane. Gjytyrým- njeri i ngathët, i plogët, i pazoti për një punë dhe për vete, i trashë nga mëndja.

“H” Ha- përtyp dhe përcjell ushqimin. Por edhe “Ha drurin krimbi”, ose “Ja hëngri mëndja”; “Të mirin e ha dheu”

Habèr- lajm, njoftim.

Habì- çudi, s’merret me mënt, nuk pritet, që shpie në hutim, mbetje me gojë hapur. Hafìfe- ushqim që tretet shpejt ose që dikush kërkon gjëra të zgjedhura. “Dashka hafife”. Thuhet edhe: “Paska mendjen hafife” (mendjelehtë). Hafìje- spiun, kallzimtar, veprim që bëhet fshehtazi në dëm të tjetrit. “U bëre hafije e botës” (e të tjerëve). Haìr- mbarësi që sigurohet me punë të ndershme. “I ka shkuar puna hair” (mbarë).

Page 152: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

152

Hairsës- njeri që nuk e do punën, që është dembel, pret nga të tjerët. “S’bën hair”.

Hajàt- ambjent i shtruar me pllaka guri jashtë shtëpisë, ose pjesë e dalë tej shtëpisë ku zakonisht mbahen bagëtia. Hàjde- afrohu, eja, bëj këtej nga ne. Por thuhet edhe: “Hajde ç’trim ka qënë ai”ose “Hajde mëndje, hajde!”. Hajdutçe- etiketohet dikush që bën veprim si hajdutët. “E bëri hajdutçe”.

Hajlì- lajm i mirë (haber), për lindje, kthim nga kurbeti etj. Hajmalì- copë rrobë e qepur si trekëndësh tek hoxha për të prishur magji ose prishur “syrin e keq”. Por edhe një dhuratë e paparashikuar “Ja bëri Zoti hajmali”(kësmet).

Hajt- shko, shporru, ik që këtej. Hajvàn- kafshë shtëpiake që nënkupton gomarin, si gjë e trashë. Hajvánçe- sjellje prej kafshe, prej gomari, “Sjellje hajvançe”.

Hajvanërì- kafshët e shtëpisë së toku. Hak- ka të drejtë (ka hak) ose i çmohet puna dhe i jepet haka (shpërblimi) që i takon. Hàkë- kur dikush i ka rënë më qafë por nuk ja ka marrë hakën, nuk ka vepruar si ai tjetri. Nënkupton sebepin e një hakmarrjeje. Hakërìmë- bërtitje e fortë,krekosje ose kanosje ndaj tjetrit. “I foli me hakërrimë” (me inat).

Hakmàrrës- kundërvënie me të njëjtën mënyrë si tjetri, merr hakën, sjellje me inat. Halè- nevojtore. I thuhet dhe një njeriu që bën prapësira. “Halemadh”.

Hàlë- fije shumë e hollë e kallinjve të të lashtave (grurit, etj.) apo dhe e drurëve halorë. Por edhe: “M’u bë halë në sy”, për dikë që të qepet e s’të ndahet për një gjë. Halurìna- mbetje ose hedhurina nga shirja e të lashtave (grurit, elbit etj.) ose rënia e gjetheve të drurëve halorë. Halìç- gurë të vegjël ose copa guri të thyer që hiqen nga ara apo kur bëht një mur. Hall- shqetësim, siklet, nevojë për ta kapërcyer atë. Hallàll- gjë e drejtë dhe që të takon me ligj e me fe. “E drejta është me hallallin” (atij që i takon).

Hallàte- vegla të thjeshta pune që i punon me dorë. Hallòsemi- bëjmë derman me njëri-tjetrin, përpiqemi me ç’të mundemi. Hàllvë- ëmbëlsirë që bëhet me miell ose niseshte dhe gjalpë e sheqer. Hamallëk- puna që bën hamalli e cila konsiderohet jo e kualifikuar. I thuhet dikujt: “Hajde për hamallëk”.

Hambàr- vendi ku ruhet bereqeti ose ushqimet e shtëpisë i ndërtuar me dërrasa (dhoga) druri të zdrukthtuara. Hamĕm- nevojtore, atje ku kryhen nevojat personale. Hàmës- njeri që ha shumë, lakmitar, llupës, që mban mëndjen tëk e ngrëna. Hamtor. Hamshòr- kalë i patredhur. Hàmull- ara që, mbas diegies së kashtës së të lashtave, plugohen për mbjelljet e tjera, zakonisht prashitëse (të pranverës). Han- vënd ku bujtin udhëtarë me gjithë kuajt e tyre. “Bëni sikur jini në han” (aty ku rrinë dhe kafshët).

Hanàç- hileqar, dredharak, shikon interesat e tij duke ua hedhur të tjerëve.

Page 153: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

153

Hanè- shtëpi të mëdha (fise), të banuara. Por edhe mos pajtim me diçka që ndryshe thuhet e ndryshe bëhet. “Hane shan, hane bagdat”. Hanëme- sinonim i fjalës zonjë (nga turqishtja), duke nënkuptuar “Hanëmet e bejlerëve” (zonjat e tyre). “Hanëmet e shtëpisë” (zonjat e shtëpisë).

Hangàr- ndërtesë kryesisht me kollona dhe pa mure, me mundësi ajrosje, për të tharë disa nga prodhimet bujqësore, sidomos duhanin. Hànko- titull që tregon respekt. E thotë nusja e re për kunatat që gjen tëk shtëpia e burrit. U thuhej grave të mëhallës, sidomos nga nuset e reja. Hankohállua-i thuhej hallos së burrit. Hankonënja- thuhej për kunatën e vjerrës ose xhaxheshën e burrit. Hankotézja – thuhej për tezen e burrit. Hankoxhíkua- u thuhej grave të mëhallës. Hankozónja-u thuhej grave që vinin mysafire. Hanxhàr- satëri ose thika e gjerë e kasapit, apo kamë me dy presa dhe me majë të hollë. Hanxhì- ai që mban hapur dhe ka në pronësi një han. Hanxhìn- veprim i pamatur që niset nga spontaniteti, me mendimin “të dalë ku të dalë”. “Bën punë pa hanxhin”.

Hàpës- çelës, vegël që hap kyçin ose bravën. Hapsàne- vajtje në burg, në birucë. Hàptas- drejtpërdrejt, ballëpërballë, açik, pa u fshehur. “Ia tha haptas, si burrat, ato që ndiente”.

Haràç- taksë e detyrueshme ndaj shtetit ose ndaj një tjetri. Hararèt- ka diçka në trup që i kruhet, që s’duron dot pa u kruajtur, e cila lidhet me sëmundjen e zgjebes apo diçka tjetër. Por edhe dikujt që i bëhet ves për të folur vënd e pa vënd, për t’u grindur ose për të vjedhur etj. “E ka hararet” (ves).

Harbìm- shpërthim i shfrenuar mbas një zemërimi, i papërmbajtur. Harbùt- njeri gojëlëshuar, i vrazhdë, i pagdhëndur, i pasjellshëm. Harç- shpenzim, harxhime financiare, shpeshherë të detyruara për dasma, gosti etj. “Nuk mund të shkojmë pa harç tek tjetri”(pa harxhe, pa shpurë diçka). Hardàll- bimë që i ngjan sinapit. I thuhet dhe atij që është i trashë nga mëndja. “Sillet si hardall”.

Hardallòsur- i çekuilibruar, i çakorduar nga mëndja. Hardhì- pjergulla, zakonisht nëpër pemë dhe hereke. Hardhìçkë- zhapik i vogël ngjyrë gri që shpesh gjendet nëpër mure. Harè- gjëndje e gëzueshme. Thuhet :”Gaz e hare paçim”.

Harlìsur- që është zhvilluar shumë, ka marrë fuqi. Por edhe mure ose shtëpi të harlisura (të plasura).

Harmurì- toka të shkrifëruara ose mure të prishur. Harrakàt- i trullosur, s’di çfarë bën, ikën nga të mundet. Harràm- diçka që nuk të takon, që nuk e ke me djersë. “E ke harram”. Harramsës- nuk i ka dukë puna, prish para kot, i keqi i vetes. “Harramsës, kararsës”.

Hasèt- inat, zili, cmirë.

Page 154: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

154

Hasetçì- nuk ka dëshirë të shohë mirë të tjerët, që ata të jenë më mirë se ai, më të vlerësuar,më të kamur etj. Hasĕll- tërshërë ose elb që mbillet në vjeshtë për kullotë bagëtie në dimër. Hàsëm- armiqësi, armik në përgjithësi. Hasudè- ëmbëlsirë me niseshte, gjalpë e sheqer sidomos për fëmijët e porsalindur. Hàsha- mohon një të vërtetë, u bën bisht të vërtetave. Hatà- fatkeqësi, diçka e rëndë për jetën e familjen. Hatĕr-mban anën e dikujt për interesa vetjake. Hatërbozàn- qejfmbetur, hatërprishur. Njeri që zemërohet shpejt, që i mbetet qejfi për pak gjë. Havà- klimë, ndryshimet e motit. Por edhe “Fjalë në hava”(fjalë në erë).

Havalè- bezdisje,mërzitje. Ngjitje dikujt nga pas për interesa të ngushta, jashtë dëshrirës së tjetrit. “Na u bë havale”.

Havàn- vegël e gurtë për të shtypur kripë, thelpinj arre, hurdhra etj. Hazër- bëhet gati, përgatitet për një gjë. Hazërèt- sipas myslimanëve,plotësim i dëshirave në jetë. “Vajti hazëret”. Vajti i ngopur, ose “Shkofsha hazëret” (vajça kurban). Hazërllĕqe- përgatitje për një dasëm, gosti etj. “U bënë gati hazërllëqet e dasmës”.

Hazërxhevàp- përgjigje aty për aty. Por edhe për dikë që është i zoti i punës, i fjalës, i shoqërisë. “Nuk i ha qeni shkopin, është hazërxhuvap”. Hedh- flak, vërvit. Por edhe “hedh pushkë”, “hedh grurin në lëmë”, “ja hedh me fjalë” etj.

Hejvallà- shprehje falenderuese, kur pyetesh nga një tjetër, sidomos besimtarët bektashij. Hejbè- torba të thurura prej leshi dhe me zbukurim që i vihen kafshës në të dy anët e samarit kur shkohet mik e sidomos në dasma. Helàq- i ndotur, i bërë pis. Hèlmës- shkurre me gjethe helmuese por edhe doza helmi apo kripe në gatimet e gjellëve etj, që të cënojnë shijen e të ngrënit. Helmètë- mbulesë metalike për kokën, sidomos në rast lufte. Helmetat e luftës Hell- dru i gjatë dhe i lëmuar me majë nga njëra anë, në të cilin futet mishi i therur i një bagëtie për ta pjekur në prush, duke rrotulluar hellin. I thuhet dhe dikujt që është i hollë dhe i gjatë “Si hell” ose “Mendje hell”(pa vlerë).

Hendèk- kanal i thellë, trase. I nevojshëm për të kulluar ujrat anës arave. Hèqës- pjesë thele nga mishi i pulës që ka të bëjë me kockën e gjoksit të saj. Heqìm- mjek, doktor. Herèke- drurë që u vihen pjergullave (hardhive) që të zhvillohen e të mos rrëzohen. Ato përbëjnë një kulturë pune në Dëshnicë. Hë- në vend të pyetjes: “Hë, çfarë u bë?” Por edhe që flet për zvarritje të një pune prej dikujt. “Hë sot e hë mot”.

Hënëz- ndriçimi më i bukur i hënës kur nuk e pengon asgjë. Hëpërhë- tani për tani, dora-dorës, përkohësisht. Hi- mbetjet që rezultojnë nga diegia e druve në zjarr.

Hilè- dhelpëri, pasinqeritet, veprim për t’i bërë keq tjetrit, i dredhon ligjit.

Page 155: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

155

Hileqàr- ai që është i prirur të bëjë hile në dëm të tjetrit, ligjit dhe shoqërisë, që e quan të moralshme dredhinë dhe mashtrimin. Hìme- mbeturina nga bluarja, shoshja dhe sitja e miellit, të cilat u jepen kafshëve. Hingëllìmë- zëri që nxjerr mushka, kali ose pela kur do ushqim apo sheh të zotin. Hìnkë- mjet metalik (llamarine) e gjerë në krye me një gyp të ngushtë, që hedh bulmetin, rakinë, verën etj. në enë me grykë të ngushtë. Hiròhem- i lutem, i vardisem, i bëj lajka dikujt për interes. Hìrrë- lëngu i kripur që i vihet djathit të mos prishet. Por edhe sëmundja që kap bagëtitë e imta të cilat çalojnë dhe shterojnë qumështin. “I ka zënë hirra”.

Hisè- pjesa që i takon secilit pjesëtar nga një tërësi prone apo pasurie e çdo lloji, e trashëguar. Por edhe “hisetë” (racionet) që ndahen në dasma e gosti për secilin. Hìthër- bimë me kërcell dhe fletë të veshura me push që të djegin kur i prek. Ka veti kurative, por dhe gatuhet lakror, sidomos me miell misri. Hobè- njeri i hutuar që s’di ç’bën. Por edhe një mjet i thjeshtë me rripa lëkure ose litar që mund të hedhësh gurët larg. Hòje- gjithçka që ndërton bleta (gypa) për të hedhur mjaltin. Hokatàr- ai që bën të tjerët për të qeshur, që krijon situatë humori dhe gazmore në muhabete. Honèps- tret, bluan ushqimin. Por edhe “Muhabet që nuk honepset” (i papranueshëm).

Hop- kohë çlodhëse për pëndarët kur lërojnë tokën me qe, mbas “një hopi” (pune të caktuar). Por edhe “Hidhu hop”. Horatà- aheng, situatë e gëzuar në shkallë të lartë , që vijnë në qejf pjesëmarrësit. “Si s’na mblodhët në një horata” (në një gosti). Ose “Kur do t’a bëjmë një horata?” Horasàn- zbardhim nga lyerja me gëlqere ose mure të lidhura mirë me llaç gëlqere. “I kishte bërë shtëpitë horasan” (të lidhura mirë me gëlqere). “I ndrisnin shtëpitë nga horasani” (nga lyerja me gëlqere).

Hordhì- turmë njerëzish keqbërës. Merr kuptimin nga ushtritë e famshme mongole, turke etj. “Erdhi hordhia”.

Horobòjkë- mëndjelehtë, grua ose vajzë e pa shtruar, i flet goja por jo mëndja, e pa pjekur, disi e përkëdhelur. Horr- njeri i shthurur, rrugaç, keqbërës. Hosanà- thurje lavdesh për interesa, bërje qefi pa e merituar. “Janë mësuar me hosana”

(bërje qejfi). Hoshàf- fruta të thara si molla, kumbulla, ftoi etj. që më pas i zjen dhe bëhen komposto dhe çajra të shijshëm Hu- dru i gjatë me majë që ngulet në tokë për thurje ose për të mbajtur pemë ose bimë të mbjella, si domatet, fasulet etj. Huà- diçka që jepet dhe merret borxh për t’u kthyer përsëri atje ku merret. Huàll- enët që ndërton vetë bleta në formë gypash shumë të saktë (hoje), ku ajo prodhon mjaltin. Hukamĕn- njeri i hutuar,i humbur, i pazoti. “Ku na e gjete atë hukamën”(të humbur).

Humaì- kambrik prej pambuku, basme e bardhë. Humbëtìrë- vend i largët, i padëgjuar, i harruar.

Page 156: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

156

Hùndëz- thurje metalike e vogël që u futet disa kafshëve (viçit, mëzit etj.) tek hunda për të mos pirë gji. Hundëllí- njeri që i pëlqen vetëm vetja, fodull, bën ç’i thotë koka e vet, s’përfill të tjerët Hundraç- ai që flet me zë të mbytur, nën hundë, që nuk i qartëson mirë fjalët (hunç). Hungërìmë- ulërimë e qenit ose ujkut duke nxjerrë zë nëpër dhëmbë. I thuhet dhe dikujt që bërtet kot: “Po hungërin si një qen”.

Hunìtës- qën që rri pranë dyerve për të gjetur kocka ose mbeturina të tjera (hunit). I thuhet dhe dikujt që i qepet pas të tjerëve për ndonjë privilegj. “Si qën hunitës”. Huq- ves ose zakon të veçantë që ka një njeri. Por edhe një goditje që vete kot “Del huq”.

Huqellì- njeri që bën veprime të veçanta si detyrim ndaj vetes por që s’pranohen kollaj nga të tjerët. “Për huqet që ka e njohin të tërë”.

Hùrdhër- bimë e përdorimit shtëpiak, djegëse dhe me një erë të pakëndshme, por e domosdoshme në disa gatime gjellësh dhe me aftësi kurative. Hurruàr- mjet metalik (copë çeliku) që në kontakt me gurzjarrin, ndez eshkën. U është dashur sidomos çobanëve dhe udhëtarëve larg shtëpisë. Hush- u flitet shpendëve shtëpiake sidomos pulave. Hýqëm- bën komandë, jep urdhëra, del i Parë. “Është mësuar të bëjë hyqëm” (komandë). Por edhe “Bëftë hyqëm” (pastë të mira), urohet dikush për mirë. Hysmeqàr- shërbyes për një tjetër. Hysmét- shërbim, përkujdesje për diçka ose dikë. Hysmetçì- njeri i ngarkuar me shërbime të posaçme në dasma, gosti e muhabete të tjera familjare e shoqërore.

“I” Ibrét- thuhet për një pasojë të keqe, një prishje, ndotje etj, nga një shkak tjetër. “Ishte bërë për ibret nga sëmundja” (dobësuar). “E pashë për ibret të lagur nga shiu” etj.

Ibrìk- enë prej bakri ose llamarine me grykë të ngushtë dhe vjega, por dhe me një fyt të vogël që shërben për të mbajtur ujë. Idarè- pjesë, diçka e ndarë nga e tëra. “Ia dhanë idarenë me vete” (pjesën, diçka që i takonte). Iftiáç- përulje, nënshtrim marrje dorë etj. “Nuk bëhem iftiaç i zengjinit” (nuk i përulem, nuk i shtrij dorën).

Ìje- pjesa e trupit të njeriut, nën sqetull. Ìjas- ikje brinjazi, anash, i mënjanuar, pa e treguar gjoksin. Ilakà- afërsi gjinore, farefis ose një lidhje miqësore: “Kemi ilaka me njëri-tjetrin” (të lidhur me miqësi) ose “Nuk bëjmë ilaka...” (jemi të një gjaku, nuk e duam atë miqësi). Ilallà- shprehet pakënaqësia për dikë që i bie më qafë apo shpresohet që të mos i afrohet e keqja. “Ai njeri është ilalla” (s’më kanë parë sytë të tillë).

Ildìs- qepje me pe të hollë dhe larg e larg i një rrobe,para qepjes përfundimtare. Ílqe- lloj dushku në zonat e jugut të vëndit me fletë të dhëmbëzuara që rrinë gjithnjë të gjelbërta. Imàm- hoxhë i emëruar për të kryesuar lutjet në xhami ose titull fetar i Kalifit. Imàn- simbol i fesë myslimane, besim. Thuhet dhe për dikë: “S’ka besë dhe fe”. “Pa din e pa iman”.

Page 157: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

157

Imàt- i thuhet babait. “Babai im, imat” Imbìr- djali im, biri im. Imebìjë- vajza ime, çupa ime. Imekunàtë- kunata ime (motra e gruas, gruaja e vëllait dhe gratë e vëllezërve më njëra – tjetrën. Imekushrìrë- kushrira ime. Imembèsë- mbesa ime. Imemòtër- motra ime. Imeshòqe- gruaja ime. Imkunàt- kunati im (burri i motrës ose vëllai i burrit). Imkushrì- kushriri im. Immë- nëna ime. Imnìp- nipi im. Imshòq- burri im. Imùngj- xhaxhai im. Imvëllà- vëllai im. Ìmtë- i pakët, i hollë, i pazhvilluar mirë. “Bie shi i imtë”. “Fëmija ka zhvillim të imtë” (i pakët).

Imtësì- hollësi, saktësim i mëtejshëm, interesim, analizë më e plotë, “deri në imtësi”.

Imzót- imshoq, burri im ose ai që kam mbi vete, mbi kokë, më të madh se veten. Inxhì- zbukurime të vlefshme sidomos për gra, ose dhëmbë prej ari dhe argjëndi. Iqirà- pështirosje, vështirosje, krupë në të ngrënë, për të fjetur dhe për të veshur. Iràt- të ardhurat që ka një njeri nga një pasuri e patundur. Pasuri e paluajtshme. “Iratet tona”.

Irìq- sisor që e ka trupin nga sipër me gjëmba e që ushqehet me gjarprinj. Isáf- për të ardhur keq, vënt dorë dikush, e ruajt zoti... “Ishte katandisur isafi i Perëndisë” (mos më keq). Isllà- për t’u habitur, për të bërë kryq, të vjen të çuditesh “Për të bërë islla!” Īso- zë i njëtrajtshëm që zgjatet në shoqërimin e zërave kryesorë të një kënge. Istikàm- pozicion luftimi, trashe, fortifikim etj. Thuhet dhe për dikë që nuk tërhiqet kollaj nga mendimet dhe qëndrimet e veta. “S’luan kollaj nga istikami”.

Ishallà- lutje dhe shpresë për të realizuar diçka. Isharèt- bën shenjë, jep sinjal për qëllime të caktuara. Ixgëlòsje- humbet seriozitetin, nuk rri rehat, merr kot. “Çupë e ixgëlosur”. (e lëvizur, e hedhur). Izàt- “Me të drejtën e Zotit”. “Me hakën e perëndisë”. Përdoret si betim për t’ju përgjigjur një akuze: “Për izat të Zotit, jam pa faj” (për të drejtën e Zotit). Ìzë- lejë, pëlqim, aprovim. “U martua me izën e familjes” (me aprovimin).

Iziét – heqie keq, gjendje e keqësuar nga shëndeti ose vuajtje të tjera, gjëndje fukarallëku. “Rrojnë me iziete” (me fukarallëk, me të keq).

“J”

Jabanxhì- i ardhur nga një vend tjetër.

Page 158: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

158

Jahù- shprehje disi kundërshtuese ose sqaruese për një çështje apo person. “Ik mor jahu se e di vetë ç’bëj”. “Çfarë thua mor jahu?”

Jakì- mjekim popullor me të bardhën e vezës,e cila rrihet dhe vihet atje ku ka një thyerje

e mbështjellë me një copë karton dhe që lidhet fort. Jallàne- gënjeshtra, të pavërteta. “Është botë jallane” (botë e gënjeshtërt).

Jamàke- enë prej bakri për të bërë gjellë, sidomos për të zjerë fasule. Janì- gjellë që gatuhet me mish dhe lëng. Japràk- dollma, gatim orizi me kokla mishi dhe erëza, mbështjellë me fletë pjergulle (sarma). Jarabishyqýr- shyqyr Zotit jam i kënaqur. Ose kur diçka të ecën mbarë në punë, në jetë etj. Dhe që të mos e hanë “mësysh” gjendet shprehja “Bëni jarabishyqyr” (mashalla).

Jarallëk- mundësi, ardhje për mbarë, për voli, për kollajllëk, që të bèjë një punë apo zgjidhur një problem; ose për të shkuar diku. “Nuk erdha se s’pata jarallëk” (s’më erdhi për mbarë, s’m’u krijua mundësia). Por edhe një vënd i lirshëm për të qëndruar brenda shtëpisë “Dola në jarallëk”.

Jàrgë- lëng që del nga goja në formën e pështymës, në mënyrë të pavullnetshme, kur flihet gjumë ose dremitet, apo para se të fillojnë të flasin foshnjat. Jatagàn- shpatë e kthyer nga maja, me presë dhe me dorezë dhe e stolisur e me mill prej druri ose lëkure që ngjishet në brez. Jatàk- shtresa për të fjetur (shtrat, dyshek, jastëk). Jatruà- mjek, doktor. Jazëk- të qoftë për turp, turpje- madh, na ke turpëruar. “Jazëk të qoftë!”

Jelèk- veshje e leshtë ose cohë pa krahë për pjesën e sipërme të trupit të njeriut, i cili vishet mbi këmishë. Jeniçèr- ushtar i dikurshëm i trupave të zgjedhura të Turqisë, kryesisht prej të rinjve orthodhoksë.

Jerm- mbetur shkretë, pa përkujdesje. U thuhet arave ose shtëpive të mbetura shkretë, të papunuara ose të pabanuara. Por edhe njeri i vetmuar, i harruar, fillikat. Jetìm- fëmijë të mbetur pa prindër, pa nënë e pa baba. Jezìt- i djallëzuar, shpirtkeq, keqbërës, i pabesë. Jonxhìshte- toka të mbjella me jonxhë.

“K”

Ka- kau i arës, ai që lëron me parmëndë. Por tregon edhe pasje, pronësi. “Ai ka pasuri të madhe”.

Kabà- diçka që s’mbahet gjëkundi, pa bazament, pa këmbë mbështetëse. I thuhet edhe dikujt që nuk mban llaf, që s’ka personalitetin e duhur.” Ai është njeri kaba”. Janë edhe meloditë jugore me klarinetë, “Kaba përmetare”.

Kabull- pranim, begenisje. “E bëri kabull gabimin”(e pranoi).

Kacèk- shakull lëkure i fryrë me ajër që i hyn në punë kovaçit (hekurpunuesit) për t’i dhënë fuqi zjarrit. Përdoret dhe si gajdë për t’i rënë cylës (melodioze). Por i thuhet dhe një lakmiqari në të ngrënë: “Bark kacek”.

Page 159: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

159

Kacìdhe- monedhë e vjetër me vlerë shumë të vogël. I thuhet dhe dikujt që nuk është njeri i mirë. “Nuk vlen asnjë kacidhe”.

Kaçàk- ai që jeton fshehur, në arrati, që ikën dhe vjen pa e parë njeri, “kaçakçe” . I thuhet dhe dikujt që nuk është serioz në marrdhëniet me të tjerët: “Mos u sill si kaçak”.

Kaçamàk- gatim i një gjelle që nuk pëlqehet. Përmendet edhe kur dikush nuk bën një punë tamam ose e bën me të meta. “E bëri kaçamak”

Kaçatòr- korrier, dërgues ose prurës i lajmeve nga diku gjetkë. Kaçìk- njeri i hedhur, i papjekur, i përkëdhelur, i flet goja para mëndjes. “Kaçik hesapi”.

Kàçka- arrë, kokërra arre. Kaçùbe- shkurre pa trung, me degë të holla. Kadà- gota të vogla për të pirë raki. Përcaktim specifik në Dëshnicë. Kàde- lloj fuçie prej druri, me grykë të gjerë që përdoret sidomos për grumbullimin dhe shtrypjen e rrushit, por edhe mbajtje prodhimesh të tjera (bereqet). Kadënë- grua e pashme me trup dhe tipare të hijshme. Kadĕr- i bëhet lutje Zotit, i kërkohet ndihmë për një hall. “Të bëjë kadër Zoti” (të vërë dorën në zemër).

Kadì- hoxhë-gjykatës në kohën e sundimit turk, mbi bazën e sheriatit (ligjësive fetare). Kafàs- diçka e thurur prej druri, teli ose hekuri në formë dollapi, që mban brenda kafshë ose shpendë të egra. “Kafasi i pëllumbave, kafasi i fëllënxave” etj.

Kafshàr- ai që përkujdeset për kafshët. Kafshërí- tërësia e shumë kafshëve ose bagëtive, por edhe sjellje jo njerëzore “Prej kafshërie”. Kafshìtë- copë fare e vogël buke sa e merr goja e njeriut. “Vetëm një kafshitë”. Ose “Kafshore”.

Kaìke- zakonisht lundër ose anije detare e vogël dhe e thjeshtë, për të transportuar njerëzit. Përmendej sidomos për ikjen në kurbet të dëshnicarëve. “Ikën me kaike” (anije).

Kajmàk- cipa që vë qumështi kur zjehet (ajka). Kajmekám- nënprefekt i kohës së sundimit turk. Zyrtari kryesor që sundonte një krahinë. Kakarìsje- të bërtiturit e pulës kur bën vezën ose kur trëmbet. Kàkë- të ndoturit e fëmijës. “Bëri kakën”.

Kakërdhì- balgë kokrra-kokrra të vogla që zakonisht bëjnë dhitë, minjtë etj. Kakrìmë- vend i shkretuar ku nuk sheh as dëgjon gjë të gjallë, ku nuk jetohet. “Nuk kakrinte zë njeriu”. Por dhe kur bie zjarr a përmbytje që rrëmbejnë gjithçka. “Ishte bërë vendi kakrimë” (i shkretuar). Kalamà- fëmijë deri tetë-nëntë vjeç, por edhe “Veprim prej kalamani (i papjekur) i një të madhi”.

Kalandèr- endacak, lypsar ose një njeri që bredh kot poshtë e lart pa punë dhe ha dyerve të botës. Kalavèsh- fre ose vesh apo veshuk rrushi i vogël. Kalikìç- e ngre dikë (zakonisht fëmijë) në kraqafë. Kalipèç- ngre dikë në kurriz. Kali i qyqes- larashi, shpend i madh i egër në ngjyrë të bardhë e pulla të zeza.

Page 160: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

160

Kalìtur- veprim që bën kovaçi me disa vegla pune si sëpata, kazma, shata etj. U jep ujë mbas nxehjes, “i kalit”. I thuhet dhe dikujt që është i rrahur me vështirësitë e jetës. “Është njeri i kalitur nga jeta”. Ose e kundërta. Kalùar- diçka e ndodhur në kohë të shkuar (e kaluar). Por dhe një i moshuar “I kaluar

nga mosha”, ose “ka kaluar klasën”, “ka kaluar lumin” etj. Kaluàr- ai që udhëton hipur mbi kafshë (kalorës) ose sende që rrinë “kaluar”(sipër) njëra-tjetrës. Por edhe “Llafe kaluar” (që thuhen pa u menduar mirë). Kall- fut, vë, shtyn. “Ja kalli (ja futi) frikën”. Por gjendet edhe si mallkim për dikë apo për një punë me telashe. “Ja kalla qimen”, “Ja kalla mortjen”.

Kallaballĕk- sasi e madhe njerëzish, turmë e madhe. Kallajìsje- enë bakri që vishen nga brenda me një cipë kallaji,duke i nxehur dhe me fërkim. Kallamè- pjesa e bimës së misrit mbasi korret, ajo që rri ende në tokë. Kallamìzhde- kërcelli i bimës së misrit, bashkë me gjethet mbas zhveshjes (marrjes së kallirit). Kallaùs- udhëheq dikë në rrugë të paditura, tregimtar i shtigjeve dhe rrugëdaljeve për ata që nuk i dinë. Por edhe spiunllëk në shërbim të dikujt me shpërblim. “U bë kallaus i të tjerëve”.

Kalldrĕm- rrugë ose rrugicë e shtruar me gurë, por me rregullsi. Kalldrëmxhì- ai që merret me shtrimin e kalldrëmit. Kallĕp- vegël këpucari që i sjell këpucët sipas këmbës. Janë dhe kallëpët në ndërtim apo gjetkë. I thuhet dhe kallirit të misrit. “Kallëp misri”. Kallëpsĕs- njeri që nuk i qëndron fjalës,që ka huqe, nuk i qesh kollaj fytyra. “Njeri kallëpsës” (i ndërtuar keq).

Kàllëza- mbulesa që mbështjell kokrrat e të lashtave (grurit, elbit etj.) ose kallinjtë e tyre të mbetur ndër ara pas korrjes. Kallì- pjesa produktive e të gjitha të lashtave (gruri, elbi etj.), por edhe i bimës së misrit. Vëndi ku qëndrojnë bashkë kokrrat. Thuhet dhe për dikë që ka trup të drejtë: “Si kalli misri”. Apo që është bosh nga mëndja: “Kalli pa kokrra”.

Kamàre- e thelluar e vogël në murin brenda shtëpisë,anash oxhakut. Kambrìk- pëlhurë e bardhë dhe e hollë pambuku ose liri, për veshje të brendshme ose çarçafë. Kàmë- thikë e gjatë me një ose dy presa,që përdoret edhe si armë e ftohtë (bajonetë). Kamínë- furra e gëlqeres. Djegia e gurëve të bardhë gëlqerorë me zjarr, i cili bëhet me dru (shkarpa), ne nje gropë të posaçme, proçes i cili prodhon gëlqeren e pashuar. Kàmje- pasuri, gjëndje e mirë ekonomike që ka gjë të gjallë dhe mall (tokë, bagëti etj). “I kamur” (i pasur).

Kam-kúm- imitimi i të lehurave të qenit. Por thuhet dhe për njerëz që priren për sherr e zhurmë, që grinden në fis ose në fshat.”Milet kam-kum” (bëjnë si qentë).

Kanakàr- i përkëdhelur, i llastuar, i mbajtur me hatër nga të tjerët, disi i privilegjuar. “Ai është kanakar i shefit”. Ose për fëmijët; “Ai është kanakar i gjyshit”.

Kandìl- vajgurmbajtës dhe ndriçues i vogël, prej tunxhi me një fitil dhe me bisht, që është përdorur gjerësisht në ambjentet shtëpiake dëshnicare.

Page 161: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

161

Kandìs- i mbush mëndjen dikujt për të bërë diçka, por jo gjithnjë tregon sinqeritet. “E kandisi” (i prishi mëndjen).

Kanìstër- shportë e thurur me thupra druri që përdoret për mbajtje rrobash, frutash dhe

ushqimesh të ndryshme. Kànxhë- vegël metalike për të kapur thëngjij (kongjij) në zjarr etj. Kapàr- merr premtim për një punë ose paguan paraprakisht për të garantuar një mall a porosi prej tjetrit. Por edhe “E kaparosi mirë muhabetin” (e ujdisi, u mirëkuptua).

Kapìc- grumbull i madh sendesh të çrregullta në një vend. Kapìstër- rripa ose litar që rregullohen për t’ia vënë në kokë dhe turi një kafshe pune, me të cilën ajo tërhiqet ose drejtohet nga i zoti. Kapìtur- i stërlodhur, i munduar, e zë gjumi më këmbë. “Është kapitur nga puna”.

Kapllòqe- i thuhet dikujt që nuk ia pret shumë mendja. “Ashtu ja thotë kaplloqja”.

Kapòsh- këndes ose gjel. Kapsallìt- hap e mbyll shpejt kapakët e syve, përpëlit ose pulit sytë sidomos në prag gjumi. Kapsìt- veprim që flet për pastrimin e grurit, elbit, thekrës etj, mbas shirjes, që ndan kokrrat nga kashta dhe byku (pluhur kashte). Kaptèll- pjesa e përparme e samarit të kafshëve. Kapuzhèl- insekt që bën zhurmë të madhe kur fluturon, me ngjyrë të zezë e të ndritshme. Karagjòs- njeri qesharak që bëhet gazi i të tjerëve. Karakòll- vend roje, atje ku bëhej roje në kohën e Turqisë. Karàr- përcaktim, vendosje, rënie dakort për diçka. “I dhashë karar” (e vendosa).

Kararsĕs- nuk qëndron në fjalën e dhënë, ose nuk i pëlqen puna që ka bërë vetë ai apo dikush tjetër (nazeli). Karàt- njësi matëse e vlerës së gurëve të çmuar (floririt etj.) e barabartë me 0.2 gramë.

Karavèle- bukë gruri e shijshme me brumë të ardhur. Çyrek. Karavìdhe- gaforrja ose gërtheta. I thuhet edhe një njeriu që është i lëvizshëm, i papërqëndruar mirë, që ngacmon të tjerët, që dredhon “Të gjeti si karavidhet” (s’rri në një vënd). Karçìn- kec i rritur. U thuhet djemve të rinj që nxitohen “Mbete karçin” (i papjekur).

Karfìcë- gjilpërë e kthyer, me një gur të çmuar ose një zbukurim tjetër, që i mbajnë gratë për stoli tek floket ose nëpër rroba. Karfòs- ndreq, rregullon,përfundon. Karfòsur- rrinë ngjitur me njëri-tjetrin, janë bërë një. Karshì- përballë, kundruall, kundrejt ose ballë për ballë. Karshillĕk- veprim mospërfillës i dikujt përballë të tjerëve, ligjit ose moralit. Karvàn- njerëz ose kafshë që ecin në varg me rregullsi. Karvàne- tas alumini, i përdorur sidomos në ushtri. Karxèn- kërcen, hidhet, lodron. Karròqe- enë prej druri e rrumbullakët dhe e thelluar e me dorezë, që përdoret për të matur bereqetin. Merr deri në 10 kg. Por dhe “Mëndje karroqe”, për dikë që është i trashë

nga mëndja.

Page 162: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

162

Kasabá- qyteti, rrugët dhe sheshet e tij. “Mora rrugët e kasabasë” (të qytetit). Kasavèt- siklet, hall, shqetësim që preokupon dikë. “E hoqi dhe këtë kasavet”.

Kasòlle- ngrehinë për kafshë dhe bagëti. Kastìle- veprim i paramenduar, i qëllimshëm. Posaçërisht. Kashaìtje- krehje ose pastrim i qimeve në lëkurën e kafshëve. Kashtìs- rregullon, ndreq, vë në vënd diçka të prishur. E sajon siç ishte. Kashtòre- mjet shtëpiak ose stolisje apo ambalazhim shishesh që mbajnë pije, me thurje prej kashte. Katandì- pasuri, gjendje ekonomike e një familjeje ose individi. “Shtëpi me katandi” (në gjëndje,që rrojnë mirë), ose e kundërta. Katandìsur- nënkupton përkeqësim të gjendjes shëndetësore ose ekonomike. “E pashë të katandisur keq”.

Katàr- mallkim, kusur për të hequr. “E ka katar nga Zoti” (e ka mallkuar Zoti) Katavàlur- i lodhur, i përgjumur, i munduar, po i priten fuqitë, nuk i bëjnë këmbët. “E katavali rruga”. Katimì- gjëndja ekonomike në një familje, pasuria, niveli i jetesës. “Është me katimi” (rrojnë mirë). “S’kanë katimi” (janë fukarej, s’kanë të hanë).

Kativàsur- i këputur nga sëmundja, i munduar, i rraskapitur. Katràn- lëng i trashë i errët (gati i zi) që del nga qymyrguri dhe nafta, shumë i fëlliqur. “U bëfsh katran!”(u nxifsh). Katranòs- diçka e bërë ose e menduar keq, diçka që prishet ose rrezikohet të prishet. “U katranos puna” (u prish, u nxiros).

Katuà- vendi ku mbahen kafshët ose bagëtia, zakonisht në katin e parë të shtëpive me dy kate. Mbahen dhe prodhime bujqësore, blegtorale etj. Katùnd- fshat. Thuhet dhe për dikë që flet kot. “Ja fut katundit”.

Kaùr- ortodoks, i fesë kristiane, i krishter. Kaurdìs- gatuan diçka në tigan ose tenxhere, skuq, tiganis. Thuhet dhe kur rregullon diçka në jetë që të intereson; “Bëra si bëra dhe e kaurdisa” (e ndreqa).

Kaùsh- qese me duhan dhe letër për cigare, ose letër e bërë si hinkë për të futur diçka (kafe, sheqer) etj. Kavàk- lloj plepi që bëhet i gjatë e i hollë (plep i butë). Thuhet dhe për një njeri me përmasa të tillë: “Me trupin si kavak”.

Kavalièr- ngarës i mirë i kuajve. Por edhe njeri bujar, dorëdhënës që nuk i dhimbset paraja. Kazà- njësi administrative e kohës së Turqisë me një nënprefekt (kamejkam) në krye, ku ka patur dhe një gjykatë. Kazàn- enë e thelluar metalike e madhe, me grykë të hapur dhe dy vjega, që mban ujë,

ose përdoret për të zjerë diçka. Kàzmë- vegël pune metalike (me presë dhe me qylyk), me bisht druri të gjatë, me të cilën rëmihet toka dhe bëhen punë të tjera. Kec- i vogli i dhisë, i porsalinduri. Kèce-kèce- ndillen kecërrit. Kedh- keci mashkull.

Page 163: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

163

Kèdhe-kèdhe- ndillen dhitë, kecërit etj. (të dhirtat). Kètërr- gjitar brejtës me trup të vogël dhe bisht të gjatë si të dhelprës që rritet nëpër pemë. Këlbàzë- sëmundje të mëlçisë së zezë tek kafshët ripërtypëse. Por edhe e pështyra e thellë e njeriut. Këlìtje- merr veten me të mirë, synon të hajë gjërat më të mira para kohe, ushqehet me preferencë. “Mjaft u këlite”.

Këlkàzë- bimë barishtore shumëvjeçare e helmur, që gjendet kryesisht në vende me lagështi dhe që janë ushqim i preferuar për derrat e egër. Këllbàqe- të kollurat e forta me këlbazë tek njerëzit. Është e pranishme dh tek kafshët. Këllĕç- armë (shpatë) që varet nga mesi e poshtë. Por edhe pllaka guri që kthehen brinjazi (në profil) kur lozin grackash apo kur vihen kufij të arave. Këllĕf- mbështjellëse e një thike ose arme të ftohtë (kamë ose jatagan), prej metali,lëkure rrobe etj. Këllìrë- i palarë, i bërë shumë pis. Kĕllqe- gjunjët, qëndrueshmëria e tyre. Thuhet për dikë që është i zoti e punëmbaruar. “Është me këllqe”.

Këlltàq- imitimi i zhurmës së këmbëve kur shkelin në ujë. Këlltùq- zhurma kur diçka bie mbi ujë. Këlltàp- e zuri, e kapi. Këlltùp- e hëngri, e futi në gojë etj. Këmbàc- çalamën, më një këmbë. Këmbadòras- kur hipën në pemë apo zvarritesh diku me duar e këmbë. Këmbèj- ndërroj, ndryshoj. “Këmbeva mushkën me pelë”. Ose “këmbeva fjalë..” etj.

Këmbëkrýq- e ndenjur mbërdhe me këmbë të kryqëzuara njëra mbi tjetrën. Këmbëz- diçka e kthyer e vogël tek arma, që e tërheq me gisht dhe arma zbrazet; këmbëzat e shkallëve, ato që mbajnë qerestenë e shtëpive etj. Këmbòrë- diçka metalike si kuti rrumbullake, pak vezake, që tundet diçka brenda saj dhe lëshon tinguj e që u varet në qafë bagëtive ose kafshëve. Kënà- lloj boje bimore e nxjerrë nga përpunimi i një lloj druri të posaçëm. Përdorej nga gratë për manikyr e sidomos për të lyer flokët nuset e reja. Këngëlìa- i thuhet dikujt që i bie më qafë një tjetri. “Të rëntë këngëlia!”(vdeksh në vënd).

Kënìna- ilaç me kokrra, antigripina, aspirina. Kënùt- dhi ose cjep në ngjyrë gri të përhimta. “Kam shumë dhi kënuta”.

Këpùshë- parazit që thith gjakun. Rri zakonisht tek kafshët dhe bagëtia. Kërbìshtje- pjesa e poshtme e shtyllës kurrizore. “U këputa në kërbishtje”(u lodha nga mesi) ose “Hëngra kërbishtjen e pulës” (pjesa te bishti i saj).

Kërcàkës- copë shkopi me vrimë (zakonisht dru shtogu), që brënda i futen kokrra (gollogunga) dhe shtyhen me një shufër dhe kërcasin kur dalin nga vrima. I thuhet edhe dikujt që nxitohet me fjalë dhe me veprime. “Mos u bëj kërcakës”. “Ai është kërcakës”(i papjekur).

Kërcèll- pjesa e drejtë dhe kryesore e një bime. Kërcëllìmë – Zhurma që del nga rënia e një zjarri, vërshimi i ujrave apo nga rrufeja.

Page 164: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

164

Kërcì- pjesa nga gjuri deri tek qafa e këmbës. “Kërcigjatë, kërcihollë, etj”. Kërcù – pjesa e trungut të një peme të prerë bashkë me rrënjën që janë nën tokë (kërçep). Kërcùre- grua ose vajzë e mbetur në vetmi (qyqare), pa njeri, pa ndihmë. “Plakë kërcure” (e vetmuar).

Kërdì- qamet. Ndodh diçka rrënuese, gjakderdhje në luftë, humbje të mëdha nga palët etj. Kërkëllìmë – zhurma e ujit kur e hedh në një shishe apo enë më të vogël. Kĕrmë- kufoma e një kafshe të ngordhur, ose të vrarë e të mbetur zbuluar. Kërmìll –molusk (që i ngjan një krimbi ) i futur në guackë dhe ushqehet me bar të njomë nga vesa dhe lagështia. Kërpùrdhë- bimë parazitare që rritet në pyje në muajt e freskët , kur ka lagështi. E gjen edhe në trungjet e pemëve , prej së cilës bëhët eshka. Kĕrthje – shkurre druri në kohën që bulbëzojnë për të çelur në pranverë. Kërràbë –shkop me një të kthyer në njërën anë , që e përdorin çobanët e bagëtive, ose për të tërhequr degët e pemëve kur ato vilen. Kërrbýthje- nënkupton njëfarë përçmimi dhe nënvleftësimi që i bëhet tjetrit, si njeri pa personalitet, i humbur “Ai është një kërrbythje”.

Kĕrre- Emëri i një mushke zakonisht ngjyrë gri dhe e plakur. I thonë edhe një gruaje të moçme që nuk ja hedh dot kollaj. “Është një kërre ajo që... !”

Kërr-kërr - Ndjellje e kuajve , kafshëve të ngarkesës. Kërrĕk- I veshur hollë në raport me kohën ose për muajt që bëjnë ftohtë. Kërrìç – I vogli i gomares , pulisht. Kërrùsur- Ecje gjysëm i përkulur , zakonisht nga një sëmundje ose i moshuar. Kërrùtë- dele me brirrë të shkurtër. Kësëndìsje- pritje e përzemërt, sajdisje, vlerësim. Kësmèt- të jepet diçka e mirë që nuk e ke menduar , që nuk e prisje. “Ta bën kësmet zoti”. Kët- Me pakicë , me të pakët , me rracjon. “Me të kët”. “E hëngri bukën me të kët“(me racijon, me kursim). Këtèj- nga kjo anë , nga ana jonë , nga neve. “Eja këtej.” Këtjè- në ruajtje, mblojtur, e siguruar diku. “E kisha vënë koburen këtje” (në ruajtje).

Kiç- I flitet gomarit për të marrë udhën. Kiç-kiç- ndillet gomari. Kilikòs- gudulisje.Prekje në trup që të bëjnë të qeshësh , ose të mos durosh. Kilizì- Ndjenjë zilie për një tjetër ,kur ai ha diçka që të pëlqen , apo vishet më mirë etj. Kimèt-përkujdesje ose vlerësim i veçantë për një njeri që e do. “E kam me kimet “, “Është rritur me kimet” (me merak).

Kind- copë stofi ose një rrobe tjetër e prerë tërthorazi, ndryshe nga prerjet e zakonshme. “E kishte prerë fustanin me kinda” (me cepa).

Kìte- tufë e vogël me kallinj gruri të papjekur, që përcëllohen, përflaken pak mbi zjarr dhe hahen gjysëm të pjekura. Kìzë- vegël pune metalike që përdoret me dorë, e kthyer dhe e mprehtë nga brenda, me të cilën priten shkurre, ferra, prodhime bujqësore etj.

Page 165: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

165

Klèçkë- cifël ose kunj i vigël druri që hyn në punë diku si fije shkrepse, kruajtëse dhëmbësh etj. I thuhet dhe dikujt që kapet mbas gjërave të vogla kundër një tjetri: “Mos u kap në kleçka”. Që këtej marrin emrin edhe “kleçkat biografike”. Kllas- fus, vë. “Kovën e kllas unë në pus”. Përdoret dhe për të mallkuar apo lëshuar një shpoti. “I kllas qimen”. “Do ta kllas në dhe”. Etj. Klloçìt- zëri i pulës klloçkë kur ndjell zogjtë e saj. Kllòçkë- pulë e shtruar në zogj, që ka nxjerrë zogj. Kllúkë- vezët që ka ngrohur pula për t’i nxjerrë zogj. Kllup- i futi në gojë, e hëngri menjëherë. Kob- lajm i hidhur, dhimbje, dëshpërim i madh. Kobìtje- ha ose vjedh pasurinë e shtëpisë fshehurazi njerëzve të tjera të saj. “Kobit shtëpinë”.

Kobúre- revole, pistoletë, armë brezi me fishekë. Kocàqe- njeri me një dorë ose me një këmbë të prerë. Por edhe dru të prera shkurt. “I preva kocaqe”. I thonë dhe sëpatës me bisht të shkurtër dhe dy veshave të pasëm tek samari i kafshëve. Kòce- vajzë, çupë, bijë. Koçàn- pjesa boshtore e bimëve të këtij lloji ose boshti i lakrës së bardhë etj. Koçèk- thurje me gardh druri (shufra ose drurë) zakonisht jashtë shtëpisë, për të ruajtur prodhimet bujqësore. Kòçkulla- bimë bishtajore, kokërrat e së cilës përdoren për ushqim sidomos për kafshë e blegtori, por edhe për njerëzit. “Lakror me koçkulla”.

Koçombòl- kalli misri i shkurtër. Thuhet edhe për njerëz shtatshkurtër dhe të bëshëm: “Burrë koçombol”.

Koçorrùm- mishtrishta e misrit, me madhësi të vogël. Koçùme- enë balte ose druri e vogël për të pirë ujë (kotruve).

Kodòsh- dashnor i një gruaje ose fëmijë i lindur në mënyrë të jashtëligjshme. I thuhet dhe dikujt që tregohet i shkathët dhe nuk ja hedh kollaj dikush. “Është kodosh i madh”.

Kodùm- i veshur trashë, mezi lëviz. Kofìnë- kosh i thurur më thupra druri (shelgu, lofate, thane etj.) pak vezak, me të cilin mbahen fruta dhe prodhime bujqësore si dhe rrushi kur vilet. Kofshìnë- copë lëkurë bagëtie e cila vihet tek qafa e qeve në tevligë, nën zgjedhë, kur ata tërheqin parmëndën për të lëruar. Kofsht- pjesë are e vogël, zakonisht nën ujë dhe sa më afër shtëpisë, për të plotësuar nevojat familjare me perime dhe zarzavate të stinës. Koj- dhënie ushqim me lugë një foshnjeje. “E koj me çeçe”.

Kòkël- nyje që lidhen në një litar ose copëza të vogla mishi që gatuhen edhe me gjëra të tjera. Por edhe kur rrënqethet trupi i njeriut nga të ftohtët apo emocionet. “Iu bë mishi kokla-kokla” (iu rrënqeth trupi).

Kokërdhòk- pjesa më kryesore e syrit të njeriut. “Më shikoi drejt e në kokërdhok”. Por edhe : “Ai të ha kokërdhokun e syrit” (është i zoti, s’të fal). Kokërrìma- fruta të pemëve që zakonisht bëhen në vjeshtë. “Erdhi koha e kokërrimave”. “A i mblodhe kokërrimat?”. Thuhet edhe “kokërrina”.

Page 166: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

166

Kòkje- helmetat e vjetra të mbetura nga lufta italo-greke në të cilat u hidhej ushqim qënve. I thuhej edhe “Taç”. “Taç greku”. “Kokje italiani.”

Koklavìtur- ngatërruar, problem i vështirë. Por edhe ngatërrimi i litarëve apo i diçkaje tjetër. “Janë gjëra të koklavitura keq” (të vështira).

Kokodàshe- kokrra misri që piqen dhe hapen (pëlcasin), zmadhohen e hahen. Kokolèpsur- është lidhur keq diçka (litar, tel, penj etj.) apo dhe kafshë me litarët e tyre. “Është kokolepsur gomari pas litarit”.

Kokòre- kapuç prej leshi që vihet në kokë dhe zgjatet deri te gusha, sidomos në dimër. Kokoròs- që rri ngrehur, bën karshillëk, madhohet, do që të duket. Kokorrùm- fëmijë i shëndetshëm dhe i këndshëm, i bëshëm dhe trup shkurtër. Ose “Është qethur kokorrum” (fare). Kolàs- i ngjitet ose i vihet nga pas dikujt për interesin e vet; i bëhet “rrodhe”. “I bëhet kolas nga prapa” (nuk i shqitet).

Kòle- u thërritet nënave disi të moshuara nga fëmijët por sidomos nga nipërit dhe të afërmit. “O kòle!” Por edhe ato u thonë më të vegjëlve: “Hajde te kolja!” Kòlës- ngjitje e diçkaje me kallaj. “E ngjita me kolës.” Kolìs- ujdisje, rregullim, ndreqje e diçkaje qoftë edhe me fjalë. Paketim, zbukurim. “E kolisi mirë punën”. “E kolisi mirë llafin”.

Kolopùç- fëmijë i vogël, i shëndetshëm dhe i dashur. “Ku je o kolopuç i xhaxhait!” “A erdhe o kolopuçi i gjyshit?”

Kolovìtje- lëkundje e fëmijëve në varëse që tunden, prej litari apo në pemët kacavjerrëse (pjergulla, kulpri etj). Kollçìna- qafat e çizmeve, nga mbikëmba deri në gju. Kolldàn- merr të vërtetë gjithçka që dëgjon ose gjykim sipërfaqësor, pa u thelluar tek e vërteta. “Ai foli fare kolldan” (pa përgjegjësi, kot).

Kollofìt- e ha menjëherë, e përlan, e hedh në stomak. Kollopàn- lindja e një fëmije të bëshëm. Por edhe kur ai është me baba të panjohur. “Ta pruri kollopanin me kë deshi”. Ose : “Ta solli kollopanin në derë “(djalin që dashka çupa). Etj. Kollopèc- fre i madh rrushi. “Pjergull me kollopecë të mëdhenj.”

Kollovàr- dhëndër që shkon të jetojë për gjithnjë tek shtëpia e nuses, bashkë me prindërit e saj. (Dhëndër brenda).

Kolloqìfe- i thuhet dikujt që bën naze në të ngrënë, që kërkon gjëra të pamundura, diçka që nuk hahet kudo. Por i thuhet dhe dikujt që kërkon t’i zgjidhë lehtë dhe qyl gjërat në favor të tij “Dashke kolloqife me rigon” ose “S’ka më kolloqife”(punë të kollajshme, të gatshme).

Komìt- kryengritës që del me pushkë malit për lirinë e vatanit. Konàk- dhomë në shtëpi. “Mirëse të më vish në konak” (në shtëpi).

Kondàk- pjesa e drunjtë e pushkës në anën e pasme. Kòndje- këmishë burri ose gruaje prej basme pambuku. Kondùr- copë trungu i prerë dhe i trashë, që e çajnë dërrasa (dhoga). Kòne- qen i vogël ose zagar. Kongjìll- kokërra prushi të një zjarri, djegia përfundimtare e druve.

Page 167: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

167

Konùp- mushkonjë shumë e vogël që të bezdis me zhurmën e sidomos me pickimin në trup. Kopàçe- dru të prera për zjarr. Por edhe : “I kishin futur një kopaçe...” (e kishin rrahur me dru).

Kopàn- dru i gdhëndur dhe i lëmuar që përdoret për të rrahur rrobat kur lahen me dorë. Thuhet dhe për dikë që është i trashë nga mendja dhe trupi. “Tamam kopan.” Kopanìsur- e rrahën mirë e mirë. “E kopanisën”. Ose dikush që nuk sillet mirë, që ta bën borxh: “Do kopanisur mirë.”

Kopè- një numër i konsiderueshëm bagëtish ose kafshësh a kuajsh. Kopsìt- mbërthen, rregullon paraqitjen nëpërmjet veshjes. Por edhe kur zgjidhet mirë një problem apo punë. “U kopsit mirë.”

Kopùk- njeri i pandershëm, me vese të këqija, horr. Koqevè- vezët e pulës dhe të shpendëve të tjera. Koqërìna- frutat e pemëve që vilen në vjeshtë. “A i vole koqërinat?”

Koqĕs- bimë e egër me kërcell të degëzuar dhe me kokrra të vogla që vihet si shtroje për të lidhur fëmijët në djepe, nën shparg, për efekt ajrosje dhe mbajtje butë. Koqìs- mbledh ose këpus kokërrat në pemët frutore, ose qëroj nga papastërtitë disa prodhime bujqësore kur i shkoq (fasulja, misri etj.). Koràq- ezmer, pak i zi. Kordhëtàr- fitimtar i pamposhtur, imponues. I thuhet edhe dikujt që kërkon të shesë mënd, të duket, të mbahet “I madh”. “Mbahet si kordhëtar”. Ose: “Mjaft me kordhë” (me forcë, me komandë).

Kordhòs- nxit, ngacmon ose ndërsen e shtyn dikë për të bërë sherr dhe vetë s’del sheshit. “Mos i kordhos të tjerët.”Ose “Mos u kordhos shumë” (mos u mburr).

Korìje- pyll jo shumë i madh me drurë të ndryshëm. “Korije me lajthi”, “korije me thanë”

etj. Korìtë- ulluk ose një kanal i gdhëndur direkt në një trung peme apo i ndërtuar me dërrasa ose llamarinë që përcjell ujin nga një anë kanali të madh ose përroi në anën tjetër. Janë dhe ato që pinë ujë bagëtia. Korìth- rrush kokërrmadh i kuq ose i bardhë me kokërra paksa të zgjatura që piqet pak më vonë se rrushi i zakonshëm. Korr- priten të mbjellat ose bari me mjete prehëse (drapër ose kosë). Korrobèc- shumë i zi. Thuhet sidomos për rrushin e zi kur është pjekur mirë. Korronàc- dorështrënguar, koprac, cingun, kursimtar i tepëruar. Korrovèsh- veshprerë. Korrozì- u thuhet atyre që janë me lëkurë të errët ose të zezë. “Kà korrozi”, por edhe “Njeri korrozi”(ezmer).

Kosh- diçka e thurur me thupra druri (kofina) që shërben për të mbajtur rrush, fruta ose prodhime bujqësore (kallinj misri etj.). Koshàdhe- patrullë, ushtarë shëtitës që zinin hajdutët ose kryengritësit, në kohën e Turqisë e më pas. Koshère- mjet i ndërtuar me dërrasa druri (sëndyq ose arkë) për sistemimin e bletëve dhe më pas vjeljen e mjaltit në to. “Koshere bletësh.”

Page 168: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

168

Kotòf- mbeti në vënd, ra si i vdekur, e la pa frymë ngaqë u godit keq. “Mbeti kotof”.

Kotòle- të porsalindurit e maces, macet shumë të vogla. Kothère- pjesa anësore e bukës së pjekur. I thuhet dhe dikujt që nuk e vë kollaj dorën në xhep, që është korronac. “Ai është kothere” (nuk harxhon).

Kòvë- enë prej llamarine ose prej druri e thelluar, e hapur nga lart dhe me dorezë, që merr disa litra, me të cilën mbushet ujë në pus ose mbahet bulmeti. Krèdhur- baltë ose moçalishte ku zhyten lehtësisht këmbët. Krèkëz- pemë e lartë ose shkurre e preferuar për të kullotur dhitë. Krèshtë- pjesa më e ngritur (maja) e një kodre ose mali, ku ndahen dy anët e pjerrëta të tyre. Krĕndje- gjethe të shkundura nga pemët dhe shkurret, për bagëtinë. Krìfë- jeleja ose qimet e gjata në qafën e kalit. Krìsje- barishte shumë e rrënjëzuar,që ndikon keq te bimët bujqësore sidomos tek të vonat, duke u shtrënguar rrënjët. Por edhe krisje (çarje) e një muri, druri, guri etj, apo krisje (prishje) e një muhabeti ose miqësie. “Miqësi që ka pësuar krisje”.

Krìskë- vegël metalike e vogël, disi e gjerë nga njëra anë, me të cilën nxirren bukët dhe gatimet e tjera nga tepsitë, kur piqen. Quhet kështu dhe ajo që i vihet hostenit për të kruajtur parmëndën nga dheu kur lërohet. Kròdhe- pjesa e jashtme (anësore) e bukës së pjekur, e fortësuar. Kròmë- i papastër, i pa larë, i pocaqìsur. Krònjë- shtresa që krijohet në fund të enëve kur zjen qumështi, pekmezi apo lëngje të tjera. Krùa- burim uji, çezëm ose pus. “Vajti në krua” (tek burimi).

Krùpë- përçmim për diçka, iqira për një ushqim duke mos e provuar ose pëlqyer atë. Mund të ndodhë kjo dhe ndaj njerëzve të veshur keq, ambjenteve të papastra etj. Krùspull- me trup të mbledhur e të kërrusur, zakonisht nga pleqëria. Ksebĕn- e bën ndryshe ose e braktis, e shan ose dëbon dikë me të egër. “E ksebëri me fjalë të rënda” (e largoi, ofendoi).

Kserolè- punë shkel e shko, sa për të kaluar radhën, që s’përfillet. Kùaj- kafshët e ngarkesës apo të shalës si kali, pela dhe mushka. Kùçkël- pjesa që mbetet nën tokë, kur pritet një pemë, shkurre apo bimë e vogël. Kuç- i flitet qënit që të largohet. Kuç-kuç- ndillet qëni për t’u afruar. Kuìsje- zë i hollë në të qarë i qenit, ujkut, derrit etj. kur i rrahin, i plagosin e arsye të tjera. Kùjë- klithmë e fortë, zakonisht për raste vdekjeje ose një ngjarje tjetër trishtuese. Kukumjàme- shpend që fluturon natën dhe këndon “kukumjau”. Konsiderohet si shpend ndjellakeqës kur këndon afër shtëpive të banuara. I thuhet dikujt që bën keq: “Të këndoftë kukumjamja në derë” (kukuvajka).

Kukurèc- pjekja e të përbrëndshmeve të bagëtive, të mbledhura në një shkop (hell të hollë). Kukùth- përfytyrimi i njeriut të shëmtuar, i shkurtër, shpirtlig dhe me bisht (luvgat). “Na je bërë si kukuthi.”

Page 169: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

169

Kulàç- gatim me miell gruri (bukë) pa maja dhe pa brumë të ardhur. Kulàk- cilësim me nuanca politike në kohën e sundimit komunist për fshatarë disi të kamur dhe të akuzuar si kundërshtarë të regjimit, që e kanë pësuar edhe në Dëshnicë në vitet ’50 të shekullit që kaloi. Kulàr- tevligë. Dru i kthyer në formë U-je që i vihet kaut në qafë për t’u kapur në parmëndë. Por dhe vegla të tjera të nevojshme me këtë formë. Kulètë- protofol, vendi ku mbahen paratë në trupin e njeriut. Kùlë- ndarje pa peshë e disa frutave si arrat (kaçkat), bajamet etj. me nga katër kokrra një pjesë (një kulë). Kulìsh- këlysh. Qën i vogël, i porsalindur. Kulmàk- lloj barishte si fije kallami me kërcell të gjatë që gjendet në vendet moçalishte dhe përdoret edhe për thurje shportash etj. Kulpĕr- bimë kacavjerrëse shumëvjeçare me trup të hollë që u ngjitet pemëve në trung e në disa degë. Kulufrúth- thuhet si kanosje ndaj dikujt, si tentativë për t’i bërë një të keqe. “Do t’i këndoj kulufruthin” (do t’ia punoj, do t’i bëj keq). Kulumbrì- shkurre me gjëmba që bën disa kokrra si të kumbullës (të zeza), por më të vogla. Kullandrìsje- administrim i mirë i ekonomisë familjare dhe asaj publike. Kullòshtër- qumësht i trashë i bagëtive në ditët e para mbas pjelljes. Kullùsëm- vend me barishte dhe shkurre që janë kullotë e mirë për bagëtinë, tokë e lënë lëndinë. Kumàc- vendi ku mbahen pulat , qymes, kotec. Kumbìs-mbështet kokën tek trupi i dikujt ose diku për t’u shlodhur apo në prag gjumi. “U kumbis në karrige”.

Kumtrì- plaçkat e nuses (simbolikisht) që dhëndëri dërgon tek shtëpia e saj, para martesës. Kunàdhe- kafshë e vogël që i ngjan shumë dhelprës, por më e vogël, që rri nëpër zgavra pemësh në pyje dhe guva gurësh. Lëkura e saj është e preferuar për gëzof. Kunàt-ë—vëllai ose motra e burrit por edhe vëllai ose motra e gruas. Janë edhe gratë e vëllezërve me njëra-tjetrën ose burrat e motrave. Kundërmòn- aromë e fortë që të çpon hundët, për mirë ose për keq. Kundòn- flet, bisedon me dikë. Kùndra- këpucë. Në kohë më të hershme, kur të varfërit mbathnin këpucë, qesëndiseshin (i vinin në lojë): “Qënka bërë me kundra” (këpucë). Thuhet dhe në rastet që kundërshton të tjerë apo kur dy sende vihen përballë etj. Kundraxhì- këpucar, këpucëbërës, riparues këpucësh. Kùngull- bimë zvarranike që prodhon kokrra të mëdha që bëhen byrek ose lakror. I thuhet dikujt që nuk i punon mirë mëndja: “Kokëkungull.”

Kùpë- enë metalike ose prej druri e balte, disi e thellë, që përdoret për të ngrënë. Por edhe ato prej qelqi që hidhen në shpatullat e njerëzve kur kanë ftohje. Thuhet edhe “Kupa e gjurit”,” Kupa e qiellit” etj.

Kuqàl- i thuhet kaut me qime të kuqe.

Page 170: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

170

Kuqëlòshe- ngjyra e disa frutave si shega, molla, qershia etj. Thuhet dhe për vajza e nuse: “Është me faqe kuqëloshe.”

Kuqìnë- toka me ngjyrë si të kuqe, sidomos ato gorica. Kurbàn- bagëti që theret për Bajramin e vogël (festë e myslimanëve dhe bektashinjve) apo dhe për raste të tjera, “të taksura” për në vëndet e shenjta të tyre. Kurbèt- vajtje në dhè të huaj për nevoja ekonomike. Kurdìs- bën plan për t’i bërë keq dikujt. “I punon mëndja të kurdisij të keqen për tjetrin”.

Kurth- prapaskenë, mendim dhe plan keqbërës për dikë, veprim me hile. Kusàr- vjedhës, hajdut, përvetësues. Kusì- enë metalike e thelluar dhe rrumbullake, me dorezë, për përdorim shtëpiak. Kusùr- i kthen borxhin një tjetri. Por edhe kur i bihet më qafë dikujt padrejtësisht. “E pati kusur nga të tjerët.” Ose që vuan nga një sëmundje “E ka zënë kusuri!”

Kusurmàdh- që e ndjekin prapësitë, tersllëqet dhe hallet e njëpasnjëshme (kusurlli). Kut- njësi matëse e barabartë me 64-80 cm. Ose sa distanca nga maja e gishtave të dorës, tek brryli i dorës. Kuturìs- qeshje me zë të ulët për të mos rënë në sy të të tjerëve. Kuturlì- lloj gruri i preferuar për të tërhollur petët e byrekut e të bakllavasë. Kuturù- hamëndje, veprim i pamenduar mirë. “Ja fut kuturu”. “Po flet kuturu” (kot, me hamëndje).

Kuvèt- njeri i bëshëm, me trup të hedhur, por edhe guximtar, i papërtuar, i zoti për t’i bërë derman vetes. Kuvetllì- që bën për të tjerët, nuk kursehet, zemër mirë, bujar, fjalëmbajtës. Kuvlì- kafaz për shpendë ose kafshë, vëndi ku rrinë ata, i ndërtuar me materiale druri, hekuri etj. Kyç- mjet për të mbyllur ose bllokuar diçka, për ta siguruar.

“L”

Labòt- lloj bime e egër që i ngjan spinaqit dhe hahet si barishte ose në lakror. Ladút- paraqitje e shëmtuar në veshmbathje, i zhveshur ose i zhgërryer keqas. “Më është bërë si ladut” (mos më keq).

Làfshë- kreshtë e mishtë, e kuqe dhe me dhëmbëza që e kanë mbi kokë shpendët

meshkuj (kaposhët). Lahùr- shami koke e madhe e grave, zakonisht copë e hollë mëndafshi me xhufka. Lajthì- pemë dhe shkurre që nxjerr kokrra me lëvozhgë të fortë që çahen e haen. I thuhet dikujt që është mendjelehtë: “E ke mendjen sa një kokërr lajthi.”

Lajthìtje- gabim pa dashje, ngatërresë pa qëllim, ose merr problemi një zgjidhje tjetër, ndryshe nga zgjidhja e parashikuar. Ndodh dhe e kundërta, që bëhen të qëllimshme. “Paska lajthitur.”

Lak- një rreth me litar ose tel çeliku (kavo), me shtjegëz që ngushtohet kur futet koka në të ose këmba e dikujt apo e kafshëve brenda rrethit. Làkas- ngarkesë me dru që mbahet mbi shpinë (kurriz), të lidhura në gjoks, kryesisht nga gratë. Lakërarmè- lakra të bardha të shtruara turshi me ujë e kripë.

Page 171: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

171

Lakmì- pangopësi, lakmiqar, dëshirë e madhe për të ngrënë ose për të pasur vetë. “Lakmi e madhe, ha të zonë”. Làko- fjalë përkëdhelëse, afrimiteti e miqësie në vend të fjalës “Vëllaçko” ose “O vëlla- o lako”. Fjalë mjaft e veçantë në Dëshnicë.

Lakròr- gatim i barishteve të egra ose të buta që i pjek në tepsi, duke i gatuar me miell, vaj, qumësht, djathë etj. Landàr- vesh rrushi me kokërra të mëdha. Lanèt- i shejtanosur. Njeri që është i prirur të bëjë keq, që merret me llafe, shpifje dhe intriga. “I lanetisur”. Tip i pa pranuar edhe në shoqëri “I bërë lanet”.

Langàrdhë- pyll me shkurre të shkurtra dhe ferra që nuk ecet kollaj në të. Langùa- qën bredharak, zagar. I thuhet dhe dikujt që nuk i zënë këmbët dhé, që bredh: “Të gjeti si langot” (zagarët).

Lànxho- njeri pa personalitet, pa vlerë, shkon pas berihajit (atje ku ka llafe dhe sherre). Lapanjòs- servil, pa personalitet, kërkon lëmoshë për t’i shërbyer dikujt. Laparòsur- i ndotur, i lyer, i bërë pis me diçka. Lapuràks- pëndërënë, i janë rralluar puplat një shpendi. Ironizohet dikush që ka rënë nga ofiqet, për të cilat mbahej më parë. “Është bërë si zog lapuraks” (i kanë rënë pëndët). Lara-làra- diçka e larme, e lyer keq me bojë. Por edhe kafshë e bagëti të larme. “Lara-lara; pulla-pulla.”

Laramën- kafshë ose bagëti lara-lara (baliska). Laràskë- shpend i zi me ndonjë njollë të bardhë. Laràsh- shpend i madh laramën (bardh e zi) ose Kali i qyqes. Larg- qoftë- thuhet për të larguar një të keqe nga vetja, për të mos e besuar diçka që parandjen në një çast. “Larg qoftë me ç’dëgjoj apo mendoj!”

Larìnë- rrush me kokërra të zeza në të kuqe dhe të rralla që piqen më shpejt. Larìskë- lopë ose dhi laramëne.

Lastàr- degëza të holla që zgjaten të cilat dalin nga degët e një peme kacavjerrëse si pjergulla, lurushku, urdhja, kulpri etj. “Je zgjatur si lastar.”

Làshta- bimët bujqësore që mbillen më herët (në vjeshtë) si gruri, elbi, thekra. Laturìs- trazon diçka, e lyen keq me bojë, e fëlliq. “E laturise murin si mos më keq.”

Làvër- vemja që gjendet nëpër bimët dhe pemët si dëmtues i prodhimit të tyre si patatja, fasulja, rrushi, molla etj. Lavìre- grua ose vajzë e shthurur, e përdalë, bredharake, imorale. Lavràk- me shtat të gjatë e të hollë, elegant. Lebetìtur- i trëmbur, i tmerruar, i tronditur, i frikësuar. Ledhatàr- i përkëdhelur, i favorizuar kundrejt të tjerëve. Lèdhe- përkëdhelje, marrje me të mira, me lajka. Ledh- ara të pjerrëta që kanë në vetvete mure ose vende të ngritura në të cilat gjenden pemë dhe drufrutorë, për të ruajtur tokat nga rrëshqitjet dhe gërryerjet. Lèha- ndarja e tokës me parcela nëpërmjet disa vijave, para se të lërohet për mbjellje ose me vijat disi të pjerrëta që bëhen pas mbjelljes. Lejlè- jele, xhufka e qimeve të gjata tek qafa e kuajve (kalit, pelës, mushkës). Lèke- përkëdhelje e një vajze të vogël nga e ëma.

Page 172: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

172

Lemerìsur- i frikësuar, i trëmbur shumë, i tronditur. “U lemerisa nga dallgët e lumit”. “Më lemerisën flakët e zjarrit.”

Lèmza- lëvizje e pavullnetshme e mushkërive që shoqërohet me zë të mbytur që trondit edhe tërë trupin. “E zuri lemza.”

Lengjère- enë e madhe prej bakri për të larë rroba, ose për të hedhur ujët e papastër. Lèpe- përgjigje ndaj dikujt që të thërret, në vend të fjalës “urdhëro”, ose në vend të pyetjes “Si thatë?” Lèpur- i thuhet dikujt që ka frikë: “Të gjeti si lepurin.” Lèqe- shumësi i fjalës lak, ose kyçet e këmbëve.

Leqendìsur- i lodhur shumë, i këputur nga sëmundja, nga meraku që e bren për diçka, ose nga pleqëria. Lèsë- trinë ose branë. Diçka e thurur me shufra druri me të cilat bëhet një gardh për të thurur diçka ose ndërtohet brana për nivelimin e plisave mbas lërimit të tokës, apo që bëhen edhe vende për të ruajtur misrin (koçek). Leshatòr- me shumë flokë, i pa qethur ose i pa rruar. Lèshko- sylesh, i trashë, i pazoti për vete, tallen të tjerët me të. Letùar- mendjelehtë. “I letuar nga mëndja”. Por edhe “I letuar nga punët” (i shlodhur).

Levandýre- gra të pazonja për të mbajtur veten dhe shtëpinë. Pisanjose. Levènd- i veshur me gusto, lehtë, hollë dhe bukur, ose me trup të hollë, të gjatë dhe i shkathët. “Djalë levend”. “Veshur levend.”

Lezèt- shije që të jep kënaqësi. Paraqitje e këndshme. Lezetòsur- e rregulluar, e zbukuruar, të jep kënaqësi. “Bakllava e lezetosur me sherbet”. Por edhe njeri i këndshëm në paraqitje; “I lezetosur”. Lë- s’marr me vete, “Lë nga vetja”; lejon dikë të kalojë (i hap rrugën). “E lënë këmbët ose sytë”, “E lë mosha” etj.

Lëfýt- fyti, pjesa e grykës ku kalon ushqimi. Lëkùçe- copë lëkure me flokë (lesh) që mund të ulesh mbi të ose që u vihet qeve tek qafa kur lërojnë. Lëmç- gjalmër ose fije prej leshi i mbledhur si top i rrumbullakët. Por edhe një problem i ngatërruar qëllimisht. “E kanë bërë lëmsh.”Ose “M’u bë lëmç te gryka”. Lëmòshtra- mbeturina që nxirren nga bërja e ndonjë pune dhe mbeten pa fshirë. “Mos na bëj lëmoshtra.”ose “Fshiji lëmoshtrat”.

Lëmùshka- mbeturina që i nxjerr fshesa kur fshihet avllia, shtëpia, lëmi ku është shirë gruri etj. Lënde- kokrra që i lëshojnë lisat qarr nëpërmjet degëve, që janë në formë vezake dhe përdoren për ushqim nga kafshë të egra në pyje. Lëndìm- ngacmohet një plagë, ose gjendja shpirtërore e dikujt. Lëngàtë- sëmundje e gjatë për njerëz, epidemi për kafshë dhe bagëti ose sëmundje që u bie pemëve. Por edhe një vend moçal me ujra dhe llucë. Lëngëzìm- pemë që lëshojnë lëng kur u pret degët, sidomos kur shartohen dhe ripërtërihen në pranverë, sidomos pjergullat. Lëngìm- dhimbje, vuajtje, heqje nga sëmundje apo diçka tjetër shpirtërore. Lĕnjë- sherr, grindje. “U ka hyrë lënja.”

Page 173: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

173

Lënjtòr- ai që është i prirur të bëjë sherr me të tjerët, që ngacmon me qëllim të keq, që ndjell lënjë. “Hedh çik për të bërë lënjë.”

Lëpjètë- bimë e egër barishtore me fletë të gjera, që konsumohet edhe nga njerëzit për byrek. Lëpùshka- pjesa që mbetet nga zhvekshja e misrit. Lëqýn- lloj ngjitësi i bërë me vezë, qumësht dhe lesh dhie që ngjit enë prej balte. Lëtýrë- ujë i pisët nga larja e enëve të gjellës ose kur gjella bëhet pa yndyrën e nevojshme. “Gjellë lëtyrë” (nuk hahet).

Lëvdàtë- mburrje, fjalë të mëdha, lavde për dikë. Por dhe vetëmburrje, vetmadhim nga dikush. “Na ngopi me vetëlëvdata” (na mori mëntë).

Lëvèzhgë- pjesa që del nga zhvekshja e kallirit të misrit. Lëvrìn- lëviz, qarkullon, ecën, bën punë, përpiqet. “Lëvrin gjaku në dmarë” (luan), “Lëvrin për punë” (përpiqet).

Ligaràq- u thuhet pjelljeve të shëmtuara të bagëtive, kur ata janë fare të vegjël, të porsalindur. Ligsht- i pafuqishëm, i pamundur, s’ndjehet mirë, është keq me shëndet. Por edhe kur dikush ndodhet në pozita oportune, apo të papërcaktuara në një moment. “U ndodha ligsht”. Ose kur shpreh keqardhje “Më erdhi ligsht”

Lìmë- vegël metalike e dhëmbëzuar, e aftë të limosij, të zbukurojë diçka prej druri ose metali. Lìnjë- këmishë. Veshje e brendshme prej pambuku për gra e vajza. Lipacàk- ai që endet rrugëve dhe dyerve të botës për të kërkuar ushqim, veshmbathje, para etj. Lìpsu- largohu, ik, prapsu që këtej. “Lipsu tutje...”

Lìqe- vrimat e disa rrobave që veshim ku mbërthehen kopsat (follat) etj. Lirësì- çmime të lira, me leverdi ose ka lehtësi në lëvizje, nuk ka shtrëngesë.

Lis- lloj druri i fortë, i përdorshëm për dru zjarri, qereste (çatitë e shtëpive) etj. shumë i gjendur në Dëshnicë. Disa lisa janë me emër (të njohur) si Lisi Mërtinjit, Lisi Brahos (Çorrogunj), Lisi Jaupit (Vinokash i Parë), Lisi Ballit, Lisi i Kames (në rrugën Sukë-Ballaban) etj. Thuhet dhe për dikë që është burrëror: “Qëndron si lis.”

Lisìshtë- pyll me drurë të rinj lisi ose me shkurre lisi. Livadhìsje- kullotje e bagëtive ose e kafshëve lirisht pa sinor (pa kufi). Thuhet dhe për dikë që bredh, që endet pa punuar: “Gjen e ha, ndaj livadhit.”

Livando- lëng aromatik, parfum. Lòçkë- kokërr e vogël e rrumbullakët që nxjerrin nga degët lisat e butë. Me to lozin shpesh fëmijët. Thuhet dhe për dikë që është i zoti: “Të ha loçkën e syrit”. Ose për vajzat dhe nuset e reja: “Kërcen si loçka në sini.” Lòço- dikush që vihet në lojë, që e tallin. “E bënë loço”.

Lofàtë- dru ose shkurre e vendeve të ngrohta, me lule të bukura rozë në të kuqe dhe degë që pranojnë përkuljet e nuk thyhen, me të cilat bëhen shporta, kanistra, kofina etj. Lòge- i thuhet një fëmije të vogël në shënjë përkëdhelie: “Erdhi logia”. “Është loge.”

Logorìs- qarje e një të vdekuri me fjalë dhe me zë. I thuhet dhe dikujt që rri duke u qarë: “Mjaft na i logorise hallet e tua.”

Page 174: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

174

Lòko-Lòko- ndillen ose u flitet viçërve kur janë të vegjël, pak kohë pas lindjes. Lokodàc- i zhveshur, ka hequr rrobat e trupit, lakuriq. Lokovìç- i thuhet viçit shumë të vogël, të porsalindur “Lopa na bëri një lokoviç mashkull” ose “Lokoviçe femër”.

Lopçàr- ai që kujdeset për ruajtjen e lopëve. Lopìckë- grua e shëndoshë, dembele, e ngathët. Lovìdhe- bishtajat e njoma të fasules, bizeles etj. Lozonjàr- i lëvizshëm, që bën shaka. Por edhe gra lozonjare, nazellesha, u pëlqen vetja (bishtpërdredhura). Luàdh- toka arë ose me bar të mbrojtura nga era, në vënde disi gropë. Lufòstër- i pa ngopur, tahmaqar, bark pambushur. “Të ka bërë Perëndia lufostër.”

Lugĕs- mjet metalik i vogël, me teh nga njëra anë që është dhe i kthyer e që gërryen drurin për të bërë lugë, apo punime të tjera prej druri. Lùke- fjalë përkëdhelëse që u thonë të vegjëlve nënat ose të afërmit e tyre. “Erdhe, lukja i nënës?” Lukth- tregohet vendi ku është zemra në gjoks. “Më dhëmb tek lukthi i zemrës”.

Lukunì- shumicë, tufë me qën, me ujqër, dhelpra etj. Thuhet dhe për një numër njerëzish keqbërës: “Ishin lukuni.”

Luleshqèrrë- kamomil. Luledrèdhe- lule që kacavirret nëpër ballkonet dhe dritaret e shtëpive përdhese. Luleshtrýdhe- mëna toke, fryte të egra që rriten në natyrë, me gjyrë të kuqe dhe një shije shumë të mirë. Ndodh dhe që kultivohen nga njeriu. Lumàdh- i qahet halli dikujt. “Ç’u bëre o lumadh?” Lumzì- bëhet fjalë për dikë që e pasojnë hallet dhe dertet. “S’po i ndahen të këqijat, lumziut!”

Lùngë- plagë e mbushur me qelb. Lurùshk- rrush i egër ose një lloj rrushi me kokrra shumë të vogla dhe me lastar të hollë, që kacavirret nëpër pemë, sikurse pjergulla. Luvgàt- përfytyrim i diçkaje që lëshon flakë, e cila, sipas tyre, del nga varret, që shndrin dhe që thuhet se u sulet të gjallëve. Lylyvèr- i janë errur ose mugulluar sytë nga sëmundja apo nga vështrimi i një drite të fortë (diellit etj) “I janë bërë sytë lylyver”. Thuhet dhe për dikë me mendje të hallakatur: “U është bërë mëndja lylyver.” Lyngjyèr- sëëmundje e rëndë për njerëzit, tuberkulozi. “E hëngri lyngjyeri” (tuberkulozi).

Lýrë- yndyra e gjalpit dhe e vajit e përhapur në sipërfaqen e gjellës apo në gatime të tjera.

“Ll”

Llabàne- veshje çobanësh prej leshi dhie, që mbulon kokën dhe shpatullat e atij që e hedh në trup, për t’u ruajtur nga shiu kur ruan bagëti ose bën një punë tjetër nëpër shi. Llàçkë- mendjelehtë, budallaqe. “S’ja pret mendja llaçkës” (i fluturon mëndja). Lladìgë- lastarë ose degë të reja të pemëve. “Lis me shumë lladiga”.

Llaf- fjalë e folur.

Page 175: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

175

Llafòsje- bisedë, muhabet me dikë. Llagàp- mbiemri. Llagàr- i pastër,pa cen, që s’ka dyshime për diçka që e shqetëson nga shëndeti apo moralisht e ligjërisht. “Ka dalë llagar, i llagarisur.”

Llagëm- kanal, hendek, vijë uji, sidomos për të mbledhur ujrat nëntokësorë anës arave. Llahtarìsur- i frikësuar, i trëmbur, i tmerruar nga diçka. Llàmbë- ndriçues me vajguri. Një gyp prej qelqi i fryrë në mes dhe me një pasqyrë nga prapa që reflekton dritën që del nga fitili i ndezur prej pambuku, brënda gypit. Dikur në Dëshnicë konsiderohej diçka e përparuar, në raport me kandilin. Llamburìt- ndriçimi i disa llambave brënda shtëpisë. Llàme- grua llafazane që merr në gojë të tjerët, që bën “Llam-llam”(si qeni). “Grua llame.” Llamìt- që flet shumë, që të bëzdis me llafe që shpesh janë gënjeshtra ose sharje. “Po llamit si shumë” (po bën si qëni).

Llangòsur- i bërë pis, i lyer me baltë, me kongjill, blozë etj, ose ka bërë një gatim të papëlqyeshëm. “Qënka llangosur keq”.”E paske llangosur mos më keq”. Llapùsh- që ka veshë të gjatë që i varen. “Cjap llapush”. Por i thuhet dhe një njeriu me veshë të mëdhenj. “Veshëllapush.”

Llaskònjë- lastarë të hollë dhe të rinj të porsa dalë nga trupi i një bime ose peme. Llastìka- opingat prej gome në formën e këpucës ose goma që përdoret për këpucë dhe opinga me rripa, të qepura me spango ose me tel. Llërë- pjesa tek kyçi i dorës ose pjesa e fillimit të krahut. Llògje- fjalë të shumta dhe të kota që të mërzisin. “Na ngopën me llogje.” Llòhë- dëborë e ftohtë e përzierë me shi dhe erë. “Llohë dëbore.”

Llokoçìtje- e tund, e përzjen, e trazon (zakonisht lëngjet). Llomè- prurje balte ose rëre të ujshme nga vërshimi i lumenjve ose përrenjve, që shpesh dalin nga shtrati dhe mbulojnë të mbjellat.

Llomotìtje- flet kot, fjalë pa vënd, flet shumë, përgojon. Llònxhë- vënd i begatë për pjellori, vënde të ngrohta “Myzeqe”. Por edhe rrojtje e mirë, kamje, pasje. “Ata rrojnë llonxhë.”

Lloz- dru ose hekur (shul), për të bllokuar portën e oborrit ose derën e shtëpisë nga brënda. I thuhet dikujt që s’ka zgjuarsi: “Ai është lloz.”

Llùkë- vezë pule të prishura, ose që i ka ngrohur pula (klloçka) për t’i nxjerrë zogj e që nuk bëjnë për t’i ngrënë. Llullà- tub prej bakri i cili lidhet me kazanin që zjehet bërsia e rrushit për raki dhe që prej tij nxirret rakia. Llupës- ngrënës i madh, tahmaqar, oreksmadh. Llùrbë- vend i squllët me llucë dhe i turbullt, i papastër. Llum- baltë e holluar me ujë që shoqëron vërshimin e lumenjve kur bie shi. Ose bëhet fjalë për dikë që karakterizohet nga vese të ulëta. “Llumi i shoqërisë.”

“M”

Mac- i flitet maces ose ledhatohet ajo. Maç- i flitet maçokut.

Page 176: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

176

Madèm- mineral, pasuri nëntokësore. Madhìm- mburrje, vetëlëvdim. “Mos na u madho shumë.”

Màgje- orendi prej druri me fund kënddrejtë dhe grykë të hapur ku ngjeshin brumin e bukës, (tip govate druri). Magjì- aftësia e veçantë e disave që me veprime dhe lëvizje të ndryshmr bëjnë për vete dikë për të besuar atë që i kryen ato, apo për tu emocionuar apo frikësuar prej tyre. Magjýp- evgjit, ngjyrë e zezë. Mahanà- sebep, preteks. “Vuri mahana dhe u ngrit e iku” (gjeti sebep kot).

Mahì- secili nga drurët e qerestesë së shtëpisë që lidh kulmin e çatisë së shtëpisë me murin e jashtëm, të cilat gjithnjë janë të pjerrëta. Mahmùr- që nuk i ka dalë akoma mirë gjumi, që rri i hutuar, s’ka haber apo njohuri nga puna dhe jeta. Mahnìt- i lë me gojë hapur nga habia, i çudit. “U mahnita nga ç’pashë e dëgjova”.

Maìs- pezmatim ose acarim i një plage, infektim. Thuhet dhe kur dikujt i ka lindur një problem social-shoqëror e ligjor: “Ka maisur puna”. Majà- tharm ose brumë i thartuar që shërben për të zënë bukët e zakonshme (të fryra) dhe cilësore.por edhe maja për të zënë djathin, për ta prodhuar atë. Majasëll- enjtje e venave në fund të zorrës së trashë, që krijon shqetësime te njeriu. Majhòshe- frut ose lëng i athët në të ëmbël. “Mollë majhoshe.” “Linomatë majhoshe”.

Màjmur- bagëti dhe kafshë të ushqyera mirë, të dhjamosura, të përzgjedhura, me mish cilësor. Makàr- mbase ashtu, e zëmë se... edhe po edhe jo “Makar ashtu, makar kështu”. Maksùm- i vogël, fëmijë, çilimi, i papjekur. “Po flet si një maksum”. “Ka mëndje prej maksumi.”

Makth- ngërç, ankth, ngarkesë psikologjike. Makutërí- pangopësi, oreksmadh, llupës. “U bëre makut i madh.”

Malaktà- pa mbështetje, diçka që s’qëndron gjëkundi, që rri si në hava. I thuhet dikujt që flet si avadan (pa kuptim). “Njeri malakta.”

Malakùqe- bimë me kërcell të drejtë dhe të gjatë (kallam), që i ngjan disi misrit, që lëshon xhufkë në krye e që bëhet fshesë. Malàksur- spërkatur me ujë diçka për të mbajtur freskinë ose lagështinë diku (oborri, avllia, lulet) etj. Malihèr- pushkë e vjetër me pesë fishekë, prodhim grek. Malukàt- nuk është në vete, vetëm sa e ka emrin njeri. Malùmë- fatkeq, hallexhi, hallemadh. “Ka hequr shumë malumi.” Mallëngjìm- përmallim, prekje në zemër. “Upërlot nga mallëngjimi”.

Mallkìm- fjalë të rënda për dikë që ja bën borxh, i bje më qafë kot. Manàr- i rritur me përkëdheljen e të zot, një bagëti e cila urtësohet dhe i shkon atij nga pas. Thuhet për dikë që përkëdhelet nga dikush: “Sillet si manar.”

Manáto- njësoj, e njëjta gjë, ngjan shumë me një tjetër, toidhio. Mandàlle- copë druri që shërben për të mbyllur derën e shtëpisë nga pas, ose portën e avllisë. I thuhet dhe dikujt që është i prapët: “Qënka mandalle.”

Page 177: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

177

Mandàtë- lajm i keq për rast vdekjeje. I thuhet dikujt kur mallkohet. “Të ardhtë mandata!”

Màndo- veshje e gjatë si pallto leshi ose pellushi, sidomos për gra.

Mandohì- ai që kërkon gjëra të zgjedhura për të ngrënë edhe kur s’mund të gjenden. “Kërkon mandohi.” Màngët- që nuk është në sasinë dhe cilësinë e duhur. Por edhe “I mangët nga mëndja.”

Manùre- djath kaçkavall i tharë dhe i kallëpëzuar në formë të rrumbullakët. Maràq- bimë barishtore shumëvjeçare, e ngjashme me koprën. Gjendet në zona të larta. Maràz- merak, ankth, ndjenjë e mundimshme. Mardhà- cen ose plagë që nuk bie kollaj në sy menjëherë, ose ka diçka morale e politike dhe nuk i është bërë publike. “Ai e ka dhe një mardha.”

Marifèt- hile e rafinuar, dinakëri, kurth për t’i bërë keq tjetrit. Por edhe kur ndreq diçka “Ja gjeti marifetin”.

Marrësi – ai që ja merr këngës nëpër dasma, gosti apo situata të tjera gazmore. Marròsur- që vuan nga çrregullimet në sistemin nervor e psiqik dhe i merren këmbët apo nuk mban dot ekuilibrin. “U marros nga pleqëria”. Marrosen edhe bagëti. Masàt- copë metali (çelik) që në kontakt me gurzjarrin (disi të shndritshëm), lëshon xixa dhe ndez eshkën për duhan. Mastrapà- enë e vogël metalike ose druri (sapllak) që përdoret për të pirë ose për të marrë ujë nga një enë tjetër më e madhe. Mastrapùl- sinonim i një kohe të shkuar. I thuhet dikujt që flet gjëra të rëndomta. “Po na flet si në kohën e mastrapulit” (kohë që s’mbahet mënt).

Masùr- mbledhja e fijeve të leshit (gjalmrit) ose perit rreth diçkaje tjetër. Mashallà- kënaqësi, urim për të “prishur syrin e keq”.

Màshë- mjet metalik shtëpiak për të marrë prushin në zjarr ose për ta hapur atë në vatër. Mashùrkë- bishtajë me kokrra brënda (fasulja, bizelja, qiqra, bathët etj). Matarà- enë llamarine (teneqe) për të mbajtur ujë, qumësht etj. Matèm- agjërim i bektashinjve deri 10 ditë, që mbahet në muajin gusht (dhjetëditëshin e dytë). Màtkë- bleta më e madhe se të tjerat e cila shërben për të shtuar numrin e tyre (bleta mbretëreshë). Matùf- njeri që ka humbur kujtesën, freskinë mendore, sidomos tek më të moshuarit (matufjepsur). Mauzèr- lloj pushke e vjetër me pesë fishekë. Mavìe- simbol i njeriut që s’ka besë, që është kriminel, vrasës. Përfytyrohet shpirtzi (mavije). I thuhet dhe dikujt me tipare të tilla: “Të ka bërë zoti mavie.”

Mavrì- përdoret si mallkim, si sinonim i fjalëve “u shkretofsh, mbeç shkretë, u nxirofsh, të gjetë e keqja”. Personalizohet njeriu i keq. “U bëfsh mavri”.

Mazallà- gjë që s’bëhet, s’mund të jetë e vërtetë, mos ardhtë ajo ditë “Mazalla se ndodh gjë” (e keqja) Mazgàllë- vrimë e hapur në mur fare kot, një punë e papëlqyeshme “U hap një mazgallë fare kot.”

Page 178: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

178

Mazì- lëng që del nga goglat e lisave me të cilin gratë lyejnë (nxijnë) flokët dhe vetullat, sidomos në prag martese, por dhe më pas. Mazllómë- i thuhet një gruaje me huqe, e përdalë, gojështhurur. “Mazlloma e qerratajt!” (grua e keqe)

Mballòmë- copë rrobe ose diçka tjetër (andërr) që qepet diku, e cila është më e madhe. Por ka dhe kuptimin që “Punët e mira nuk bëhen me mballoma.”

Mballòsje- ndreqje këpucësh të vjetra (mballomaxhi) ose tentativë për t’ja hedhur një tjetri. “Ia mballosi këpucët”. “Deshi t’ma mballoste”, (të ma hidhte). Mbánë- i shkoi në fund, e plotësoi qëllimin, detyrën, misionin “Ja doli mbanë”. Ose në anën tjetër, matanë kësaj ane “Mbanë tjetër”.

Mbàrsur- shtatzënë, me barrë, barsë. Mbésë- vajza e djalit, e vajzës, e vëllait dhe e motrës. Mbërdhè- në tokë, ulur, shtruar në tokë. Mbërdhìva- ndikimi i të ftohtit në organizmin e njeriut (mardhje). U ftoha. Mbiùdhje- ara ose toka mbi rrugë. Mbiùjë- toka që nuk ujiten, nuk i zë vija e ujit, kanali vaditës. Mbles- lajmës, shkes, ndërmjetës për të lidhur një martesë. Mbloj- rezervoj ose ruaj diçka duke e vënë diku. “Mbloj mollët në qilar” (vënd me kyç).

Mbollìsem- vonohem, vij me vonesë. Mbreh-preh veglat e punës (sëpatën, kizën etj ).Por dhe “Mbreh qetë e punës” (për ti zënë në parmendë). Ose “U mbrehën për tu grindur”(sa nuk u rrahën) Mbròçulla-fjalë pa vënd mendime pa vlerë. “Po na thua mbroçulla”, “Nuk i le mbroçullat”. Mbroth- terezi. “Eja në mbroth” (hajde në terezi). “Nuk je në mbroth” (s’je në terezi)

Mbrothësì-mbarësi, përparim , zhvillim. Mbruj – përziej mjellin me ujë dhe e ngjesh, e zbus, e rriptoj për ta bërë bukë , ose “Njeri i mbrujtur” ( i zbutur ose i rrahur nga jeta). Mbúdhë-në rrugë, në udhë. “E takova mbudhë”, “Më doli mbudhë”(në udhë).

Mburracàk- njeri që madhohet e vetëlavdërohet , flet për vete. Mbýllëse-kapak ose diçka që zë një vrimë ose një hapsirë tjetër. Medemèk-domethënë e njëjta gjë , ashtu qënka, tamam ashtu. Meçburrë- thuhet kur bëhet një shpifje, kur bëhet e paqëna e qënë. “Mos më bëj meçburrë” (sikur kam burrë tjetër).

Meçik- bosht me gjalmër (fije leshi), që përdoret në avlimënd në kryqëzimin e punimit prej leshi. Mèhet-pakësohet , drejt përfundimit , po i vjen fundi. “Burimet po mehen nga vapa e madhe” (po pakësohet uji ). “Po i mehet fryma nga të nxehtit”.

Meìt –trupi i një të vdekuri dhe rregullimi i tij për varrim. Mejdàn –dalje në pah , prezantim publik , thënie sy ndër sy. “Foli në mejdan” (publikisht).

Mejtèp- shkollë fillore ku jepej edhe mësimi i fesë për besimtarët myslimanë. Mekàm –vend ku kryhen rite fetare nga bektashinj , që lidhen me respektin ndaj një Dervishi. Në Dëshnicë, Mekamë ka patur gati në çdo fshat.

Page 179: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

179

Mèkur –i pakësohet zëri nga të qarit e shumte ose frika. Por edhe nga të qeshurat e tepërta. “U mek së qari”, “U mekëm së qeshuri”. Melaqè- interpretim fetar i përmirësimit të shëndetit të dikujt sidomos të fëmijëve. “E shëruan melaqetë” (shenjtorët, ata që mendojnë për mirë).

Melhèm- ilaç popullor që të qetëson, ose qëndrim i ngrohtë njerëzor ndaj një tjetri. “Melhem për plagë.” Mellàn- bojë, kalem kopjativ. I thuhet dikujt që ta bën borxh: “Të ngjefsha me mellan” (të lyefsha me bojë).

Memùr- njeri i paditur, i mefshtë. Menekshè- lloj lule me gonxhe të verdha, i ngjan karafilit, e cila mbahet në shtëpi dhe është me aromë të mirë. Meqërùf- njeri që s’mban fjalë, s’ka besë, që të ha nga pas, bën keq dhe paraqitet shenjtor. Meràk- diçka që e bren njeriun nga brënda, ose që ka përkushtim për punën. Merhùm- njeri i humbur, shumë i pazoti. “Të bëri perëndia merhum!”

Merimàngë- insekt në ngjyrë të zezë ose të hirtë që rritet në vende të errëta dhe krijon një rrjetë të bezdisshme. Meròhem- vuaj shumë, lodhem, këputem, heq keq. “U merova nga rruga e keqe” (vuajta, hoqa). “U meruam për ujë” (po vuajmë shumë). “Merove botën me sjelljet e liga” (e habite). Etj. Meselè- tregohet një ngjarje. Ose problem i hapur: “Mesele e pambyllur.”

Mesnìk- byrek me kokla mishi dhe me petë. Mesobùrrë- njeri me moshë dhe trup mesatar. Mesòr- koridor ose divan apo rrugicë brenda shtëpisë, ku dalin dyert e dhomave të tjera. Meshìnë- lëkurë bagëtish ose kafshësh, e përpunuar e përdorshme për këpucë, takëme kafshësh etj. Mezè- gatim i lehtë për një muhabet në sufër ose trapezë. Mexhëlìs- kallaballëk ose njerëz të mbledhur në një vënd për një sebep apo për të diskutuar ose dëgjuar dikë. Mexhìte- para e argjendtë e kohës së pushtimit osman, e barabartë me njëzet grosh. Mëhàllë- lagje e një fshati.

Mëk-mëk – që i mbahet goja , flet me përtim. Mëkàt- shkelje e një rregulli fetar apo ligjësie që ndalon diçka. “Ke hyrë në mëkate, në gjynah.”

Mëlçì- pjesë e brëndshme e një organizmi të gjallë. I thuhet dikujt që bën prapësira në vazhdimësi: “Na e hëngre mëlçinë.”

Mëllàgë- lule që rritet në oborret e shtëpisë.

Mëllèze- pemë e lartë pylli ose shkurre që afron me atë të shkozës. Mëllënjë- zog fluturakës me pëndë të zeza që rritet në gëmusha dhe poshtë shkurreve (qofkëla). E preferuar për gjuetarët e shpendëve. Mënd- në kuptimin e dhënies gji të kecave dhe qingjave të porsalindur, kur për një arsye apo një tjetër, nuk pinë dot qumësht te gjiri i nënës në mënyrë të vullnetshme. “Duhen mëndur qingjat”.

Page 180: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

180

Mëndaràk- i vogli i bagëtive që mëndet gjithë kohën, që ka nevojë për qumësht, se mund t’i ketë shteruar gjiri i nënës apo i ka ngordhur. Mëndèshë- gruaja-nënë që i jep gji edhe një fëmije tjetër (të dikujt) për arsye të ndryshme. Mëndër- bimë aromatike që përdoret për gatim, për aromën e saj të pëlqyeshme, që rritet nëpër shtëpia. Quhet edhe “Nanè”. Mëndjellì- ai që zakonisht synon të tregohet “njeri me mënd”, por që mbahet më shumë seç duhet, që bën karshillëk, tregohet fodull. Mëngùar- zgjim dhe ngritje e hershme nga gjumi për të bërë punët sa më shpejt. “Mëngoi me natë,për në mulli.”

Mënjànë- qëndron i pa përzierë me shumicën, dëgjon i vetmuar, s’përzihet në punët e të tjerëve. Por edhe “Ka ngarkuar kafshën mënjanë”, “Ikën mënjanë”. “I ka hipur gomarit mënjanë”. Etj. Mërì- nuk flet me dikë, mban inat dhe zemërim. Mërmërìt- flet me vete me zë të ulët, pëshpërit me veten nga ikën rrugës apo kur rri gjëkundi. Mërqinjë- shkurre me gjëmba për të thurur anët e arave, (drizë), Mërèt- lloj shkurreje me gjethe të vogla dhe e ngjeshur. Mërùt- bishti i biçakut ose i thikës i përbërë prej fildishi, briri etj. Mërxìm- vënia e bagëtive nën hijen e pemëve ose nën tënda të bëra apostafat, për t’i ruajtur nga dielli i nxehtë. Mërzìtje- pakënaqësi, zemërim, të bren diçka. Mësàllë- pëlhurë e njëllojtë nga e mbara dhe e prapa, për këtë shkak i thuhet dikujt “U bëre si mësalla me dy faqe.”

Mësýsh- “syri i keq” ose “vajtje syri”, siç mund të thuhet ndaj fëmijëve kur janë të bëshëm, të bukur e të shkathët, dhe që bjenë në sy tek prindër të tjerë e përfolen “U shkon syri”.

Mëshqèrrë- viçoke ose viçi femër në vitin e dytë të jetës. Mëz- pjella e pelës. Mëzàt- dem i patredhur. Midè- shije, gusto, preferencë për një ushqim. “Më gjete midenë.”

Mih- punim i sipërfaqshëm dhe pa shumë vlerë itokës. Milèt- popull, njerëzi. Milòre- qëngj femër në vitin e dytë të lindjes. (milore dhe milor.) Mill- pjesa mbrojtëse e presës së thikës ose e një bajonete apo biçaku (kllëf për tehun prerës), prej lëkure, metali, briri, druri etj. Millonà- mullixhi. Ai që komandon mullirin të bluajë bereqet. Mindèr- shtroje në dhomën e ndënjes ose në odën e miqve. Mirësì- bërje mirë, ndjenjë njerëzillëku. Por edhe nderimi i një tjetri me mirësi nëpërmjet gjetjes me gota rakie, në një muhabet. “Mirësi për mikun (shëndet)”.

Misëríshta- ara të mbjella me bimën e misrit. Misërnìk- lakror me barishte të egra dhe miell misri ose bukë shumë e hollë, e misërt. Misĕrt- gatim buke ose lakrori me miell misri. “Bukë e misërt”, “Miell i misërt” etj.

Page 181: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

181

Mishtrìshtë- koçan ose pjesa boshtore e një kalliri (kallëpi) misri e cila përmban kokrrat. Mizërì- turmë e madhe e çdo gjëje të gjallë. “ Mizëri me ushtarë”, “Mizëri me zogj” etj. Mjaullìtje- zëri i maces kur kërkon diçka. Mjel- u merret qumështi bagëtive, duke u shtrydhur gjirin. Mjerìm- gjëndje fatkeqe, fatkeqësi, ditë e zezë, varfëri e madhe. Mllëf- inat, urrejtje, zemërim. Moçàl- vënd me ujë të ndënjur dhe baltë, me erë të rënduar. Moçalíshte- vënd me lagështirë të madhe, moçal. Mòkërr- dy gurë të një lloji të veçantë që bluajnë bereqetin duke i lëvizur me dorë mbi njëri tjetrin nëpërmjet një doreze dhe rreth një boshti që e ka guri i poshtëm. Mòle- vemje ose krimb i vogël që bren rrobat (sidomos të leshtat), kur ato rrinë kohë pa u përdorur. Molèpsur- i përfshirë në vese të këqija, i ngatërruar ose i përzjerë me njerëz të prapë, të liq. Por dhe kur përfshihesh nga një sëmundje. “M’u moleps e keqja”.

Molinè- penjë zbukurues mëndafshi ose pambuku, me të cilat qëndiset. Molomëne- grua e pazonja, e papastër,e mpitë. Molìs- ngacmon, gërryen, çpon, trazon. “Mos e molis më tej” (mos e trazo). Molìsur- të dëmtuar nga molja, i ka ngrënë molja. “Ishin molisur të leshtat”, “Janë molisur trarët” (u ka hyrë molja, krimbi).

Mòllëz- pjesa e sipërme e faqes, por edhe pjesa e dalë e majës së gishtave, sidomos atyre të dorës. Molloìs- tregon, flet, komenton, kuvendon me dikë. I thuhet dhe dikujt që të njëjtën çështje e tregon duke e stërgjatur. “Boll na molloise.”

Mollopùp- njeri i ngathët, i heshtur, i pazoti. Monopàt- rrugë e ngushtë pylli ose rrugë dhish apo në vende të thepisura, në të cilën shkohet në varg. “Ecëm monopatit.”

Mornìca- rrënqethje, të dridhura nga të ftohtit apo emocionet. Mortjè- nënkupton vdekjen “E hëngri mortja” (i erdhi vdekja). Ose “Të hëngërt mortja” (vdeksh).

Mortjemàdh- keqbërës, i neveritshëm, i mallkuar. I thuhet dikujt me vese të papranueshme. Morth- të enjturit , të skuqurit dhe të krruajturit e lëkurës së duarve, këmbëve, veshëve etj, që nxitet nga të ftohtët. Morracàk- që është i krimbur në morra (parazitë). Motàk- një vjeçar, që ka mbushur motin, ose motmot. Mpìhem- humbje e përkohshme e aftësive për të lëvizur trupin dhe ndjeshmërinë. Mpìkset- ngjizet, lidhet, qumështi bëhet kos, djath etj. Por edhe gjaku. Mplèksje- ngatërresë e diçkaje me një tjetër, por edhe futja në një grindje apo veprim antiligjor ose të pamoralshëm. Por edhe ngatërresa midis kafshëve etj. Mu- i tregohet dikujt diçka e dukshme, ashiqare. “Ja bën mu”(duket sheshit). Domethënë siç bën “mu” një ka, një lopë.

Page 182: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

182

Mualìf- mezi qëndron, diçka e sajuar sa për të thënë, sidomos kur ndërtohen mure me gurë të palidhur mirë me njëri-tjetrin, pa bazamentin e duhur, ose diçka që gati rrëzohet. “Mure mualif” (mezi mbahen), “Shtëpi mualif” (gati të bjernë).

Mufazá - enë ose orendi që qëndron e mbyllur, e pa trazuar, e pa cënuar. Mùfka- lëshon fjalë të papjekura , “Mufka”. U thuhet dhe fiqve të papjekur: “Fiq mufka”.

Mugëtìrë- buzë mbrëmje ose prag mëngjesi, pa u gdhirë mirë. Pamje gjysëm e errët, e pandriçuar tamam. Mùgull- shikim jo i qartë, diçka midis dritës dhe errësirës, mjegullim. “E ka vështrimin e syve si në mugull” (nuk sheh qartë, s’shikon mirë).

Muhalebì- ëmbëlsirë me miell orizi, qumësht dhe sheqer. Muhamedàn- besimtar mysliman. Muhaxhìr- të ardhur nga një vënd tjetër. Mukajèt- përkujdesje dhe interesim për diçka, përpjekje për të bërë një punë. Nxitje për diçka. Mùkë- porsa ka hyrë dielli, pragmbrëmje, troket nata. “U bë mukë” (po errësohet).

Mùle-mùle- ndjellje e mushkës. Mullà- hoxhë me shkollë. Titull që i jepej atij që ndiqte medresenë ose një shërbyesi të thjeshtë në kultin mysliman. Të tillë ka patur edhe në krahinën e Dëshnicës. Mùllëz- stomak bagëtie që përdoret si farë djathi, për të prerë qumështin duke e bërë djath. Mundebàre- gjithësesi, të paktën, qe si qe. “Mundebare e thashë fjalën” (sidoqoftë e thashë).

Mùnxë- bravë që siguron portën ose derën e shtëpisë, por edhe si mallkim për një tjetër: “Të dhënçin munxët” (iksh nga kjo dynja).

Mùrishte- mbeturina muresh ose shtëpish të rrëzuara, gërmadha. Murtàjë- sëmundje e rëndë sidomos për bagëtinë. Murraçák- i murrëm, ngjyrë gri pak në të zezë. Zakonisht flitet për kafshët, sidomos për qetë dhe lopët. “Kà murraçak”, “Lopë murraçake”. Murrëtúar- errët, ngrysur, pak si në të nxirë. “Ishte murrëtuar nga goditja me gur”. “Është murrëtuar moti” (gati për shi). Murrìtur- shikon për morra dikë, i heq morrat. Ose “Po murritet”.

Murrìz- shkurre e egër me gjëmba, e ngjashme me ferrën, me efekte medicinale. Murrjèlë- mizë që u qepet kafshëve, sidomos atyre të ngarkesës, duke i çpuar e bezdisur ato. I thuhet dhe dikujt që të vardiset jashtë mase për diçka: “M’u bëre si murrjela”.

Musakà- gatim i amvisave shtëpiake me patate, mish të grirë, qepë dhe erëza. Musëndër- dollap brënda në mur të dhomës së gjumit apo diku në shtëpi, ku vihen rroba, shtresa, enë, ushqime etj. Musllùk- enë prej teneqeje me një rubinetë që përdoret për të larë duart dhe sytë me ujë. (kur s’ka çezma në shtëpi ose në oborr). Mushà- merà. Toka të lëna djerrë për kullota të përbashkëta të një fshati. Mùshkë- kafshë ngarkese njëthundrake, e përshtatshme sidomos për vendet malore. E pranishme në Dëshnicë.

Page 183: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

183

Musht- lëngu i frutave dhe i rrushit para se të bëhen raki, verë apo të nxirren produkte të tjera. Muzg- gjysëm errësirë që bie pas perëndimit të diellit ose para lindjes së tij . Mugëtirë. Myhýp- ai që ka marrë dorë te një Baba ose Sheh dhe është pranuar në komunitetin fetar bektashi. Myhýr- unazë gishti e ditës së martesës. Mýkë- pjesa e prapme e sqeparit, sëpatës etj. Mynafìk- njeri i mbyllur dhe disi i djallëzuar. Mynxýrë- situatë e padëshirueshme, e dhimbshme, ose një veprim i turpshëm apo punë e keqe që s’pritej, diçka e pisët. Mallkohet dikush “U bëfsh mynxyrë” (u sterrofsh, u nxifsh).

Myqým- njeri zemërlig që s’do të bëjë mirë, që vuan nga ligësia. “Mos u bëj myqym” (shpirt keq). Mysafìr- ai që të vjen si mik në shtëpi i njohur dhe i panjohur. Mysybèt- njeri i prapët, i pashtruar, që bën paudhësi, prapësi, që zor t’ia gjesh shokun. “E çmuan për mirë por doli mysybet”.

Myshk- bimë barishtore që rriten mbi gurë dhe shkëmbinj, me fije të shkurtra si të dredhura ngjyrë jeshile dhe me një aromë karakteristike. Myshterì- ai që shkon e ble sistematikisht në të njëjtin dyqan, që është klient i rregullt.

“N”

Nafakà- shpenzimet e ushqimit , sipas sheriatitbaba, që paguan burri për rritjen e fëmijës së mitur, i cili rri me gruan e divorcuar, ose ato që djali paguan për babanë. Nafàkë- fat, baft, mbarësi. “Ditë e re, nafaku i ri.”

Nagàçe- sëpatë e vogël, sakicë. Nagàntë- lloj revolveri, lloj arme brezi. Nagàs- ngacmon një plagë apo një bisedë që mund të shpjerë në përkeqësim. “Mos e nagas më tej muhabetin.”

Nahiè- krahinë. Nakàr- cmirë, haset, zili. “Ai është nakarsës” (ziliqar i madh).

Nakatòs- përziej, trazoj. Nakëtèj- i flitet qënit që të largohet. Nallbàn- ai që mbath kafshët me patkonj. Nàllçë- paftë hekuri që i mbërthehet këpucëve ose çizmeve prej lëkure për të ruajtur shuallin e tyre. Nam- famë, lë emër për mirë ose për keq. Namatìsje- pëshpëritje me fjalë gjoja magjike që bëjnë besimtarë apo individë të

ndryshëm për të “prishur synë” ose magjinë tek dikush tjetër (yshtje). Namàz- riti i faljes që bëhet pesë herë në ditë nga myslimanët. Namùz- sedër, nder. “I merr namuzin” ( i merr nderin në sy të botës).

Namuzqàr- sedërlli, njeri me virtyte të mira, i mirësjëllur, me karakter. Namuzsës- i pandershëm, pa karakter, i pabesë, s’mban llaf. Nanà- gjyshja nga nëna (nëna e nënës).

Page 184: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

184

Nanè- mëndër. Bimë aromatike që përdoret për gatim. (Nenexhik). Nanurìs- vë në gjumë foshnjen duke i kënduar, i merr mendjen me këngë. Nàpë- copë pëlhure pambuku sa një shami e madhe, e bardhë, në të cilën zihet djathi dhe gjiza, e kullohet hirra. Por edhe shami që hedhin gratë në kokë. Napolòn- monedhë ari me vlerë prej njëzet franga ose prej njëqind lekësh (të vjetra), e përdorur në kohën e Mbretërisë së Zogut. Nardèn- lëng i thartë i trashuar që del nga zjerja e kumbullave të thata (oshafe) mbas zierjes së tyre, i cili përdoret në gatimin e gjellëve. Nasijèt- zakon, rregullsi, mbajtje fjale. I thuhet dhe dikujt që bën rregull një zakon të keq: “E ka bërë nasijet”, “I është bërë nasijet” (zakon i keq).

Nasitím- në greminë, në dreq, humbsh e mos u pafsh më. I thuhet dikujt sidomos kur mallkohet “Vajç në nasitim” (në fund të botës).

Nashtì- tani, në këtë çast. Navàs- rregullon, terezit, ndreq, ujdis. “I navasi mirë punët”, “I navasi drejt llafet” (i rregulloi).

Naxhàke- sëpatë e vogël. Naxhùze- mallkim për një njeri të keq. Nënkuptohet dorëmbledhuri, shpirtligu. “Është një naxhuze që ka shoqe veten”.

Nazàri- i thuhet Babait të Teqesë në rastet e përshëndetjeve me ta. “Hejvalla Nazari” (qofsh i lumturuar, të paçim me jetë!).

Nàze- lëvizje të trupit apo gjeste për t’i pëlqyer dikujt ose syve të botës, por edhe për t’ju lutur për ndonjë gjë. Nazëtòr- që sillet dhe flet me shumë naze, që vishet e stoliset për të rënë në sy apo që bën naze në ngrënie e pirje. Nazìke- grua e hijshme, e pashme, që bie në sy për mirë. Por edhe nazelleshë në veshje dhe ngrënie. Ndajnàte- para se të errësohet, pa rënë akoma nata ose muzgu i mbrëmjes. Ndënjur- bulmet, gjellë apo një ushqim tjetër që rri në enë një natë a më shumë, ose dikush ka bujtur, ka fjetur, ka ndënjur një natë diku. “Qumësht i ndënjur”. “Miku ndënji një natë tek ne.”

Ndërsèn- nxit, shtyn dikë t’i bëjë një të keqe tjetrit, ose ndërsen qënin për të trembur dikë, apo vërsulur bishës së egër Ndërzìm- mbarsja e bagëtive në mënyrë natyrale (femër-mashkull). Ndih- ndihmoj. “I ndiha babait për një punë.”

Ndjesëpàstë- thuhet kur përmendet dikush që ka vdekur, sinonim i thënies”I paharruar qoftë”. Ndòresh- i vjen për mbarë që të kryejë një punë, ose ka mundësi ta realizojë.

Ndòtur- i bërë pis, i lyer me diçka, i fëlliqur. Ndrij- shkëlqej, ndriçoj diçka duke e fërkuar ose me ndonjë mënyrë tjetër. Ndrìkull- gruaja që përkujdeset për nusen ditën e martesës dhe që është e aftë të administrojë mirë punët e shtëpisë, (zonjë grua). Ndryc- shtyp ose i bën masazh me duar trupit të dikujt. Ndrýdhur- i ka dalë nga vëndi kocka e dorës ose e këmbës.

Page 185: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

185

Nduk- pickon, kafshon. “E nduku qëni” (e kafshoi).

Nefès- frymëmarrje, gulçim kur ka sëmundjen e azmës, azmatik. Nèjse- sidoqoftë, sido të jetë, e lëmë me aq, e zëmë se është ashtu... Neps- lakmi e tepërt për të ngrënë, pangopësi. Neqès- dorështrënguar, dorërrudhur, korronac. Nèsërm- dita që vjen mbas të sotmes. Nètull- ana e një rrobe e kthyer dhe e qepur, për të mos i dalë fijet. Novrùz- ditë e shënuare bektashinjve që bie më 9 deri 11 mars allaturka (data 22 deri 24 mars me kalendarin e sotëm). Festa e Sulltan Nevruzit që përkon edhe me ekuinoksin pranveror. Nĕmur- mallkuar, përfolur deri në tulatje, në hutim të dikujt. Ngallamòs- ngatërron, fut në sherr, i përzjen keq gjërat. “Mos i ngallamos njerëzit për

sherr”. Por edhe “Qënke ngallamosur keq” (qenke bërë pis, qenke futur në qorrsokak). Ngallòftë- u bëftë, u zhvilloftë. Por edhe “Mos i ngalloftë fara”. I humbtë fara. Ose: “Mos ngalloftë kokërr”(mos u bëftë asnjë kokërr). Ngas- bëhet fjalë për ngarjen e qeve në përmëndë. Por edhe kur ngacmon dikë apo një send pa qënë nevoja. Ose “Ngae mirë muhabetin” (trego vëmëndje).

Ngashërim – qarje me dënesë të madhe ,heqje në shpirt. Ngazëllìm- kënaqësi, atmosferë e gëzuar. Nge- kohë e lirë, e volitshme për t’u shlodhur ose për të bërë një punë. “Nuk jam ende i ngeshëm” (s’kam kohë, s’më del koha).

Ngërç- merak, stresim, mbingarkesë shpirtërore. Ngínjur- i velur së ngrëni, i tejngrënë. Ngòpur- i ngrënë dhe i pirë mirë. Por edhe : “Ja ngopi kot fare atij tjetrit” (i bëri keq. Ose: “Na ngopi me fjalë boshe” (me kotësira, me gënjeshtra).

Ngòrdhur- kafshë ose bagëti që u soset jeta. Ngordhç- i flitet një kafshe ose bagëtie që nuk të bindet. “Ngordhç sonte” , “Ngordhç në vënd.”

Ngrìdhet- shfaq shënja zemërimi kur e ngacmon dikë. Por edhe ardhje në afsh e lopës, pelës etj, apo “U ngridh brumi” (erdhi, u fry).

Ngùcur- futja me vështirësi në një vënd të ngushtë e një sendi ose e njerëzve dhe kafshëve. “U ngucëm me njeri-tjetrin” (u shtypëm). “Ngordhi se u ngucën (u shtypën) me njëra-tjetrën”.

Ngushëllìm- veprim që lehtëson hidhërimin, qetëson pas një fatkeqësie. Ngùtur- shpejtuar, me nxitim, humbet qetësinë. “U nguta por e mbarova punën.”

Ngjalli- i dha ndihmë për ta sjellë në jetë. Ngjallur- shëndoshur, i fryrë nga trupi.

Ngjèthur- ndjeshmëri ndaj të ftohtit, të dridhura, mavijosje e buzëve dhe e fytyrës. Ftohje e përgjithshme. Ngjëròhet- gjellë ose gatim tjetër që nuk hahet, s’ta pranon organizmi, nuk ka shije të pranueshme. “Nuk ngjërohet.”

Ngjirìs- rregullon, e sjell në gjëndjen e mëparshme, e bje në terezi diçka të prishur ose e krijon nga e para.

Page 186: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

186

Ngjìrur- i është çjerrë zëri nga të folurit ose nga të ftohtët. Ngjýej- ngjyros, lyej me diçka. Por edhe “Ngjyej bukën me pekmez”, “Ngjyej rrobat e leshta” etj.

Nigjà- përdoret si bè nga gratë “Bëfsha nigja me tim vëlla” (u bëfsha gruaja e vëllait) në rastet për të treguar nderin dhe sinqeritetin e saj ndaj të tjerëve. Nijèt- ndërmënd. “E vura nijet që të vija andej” (e bërë ndërmënd).

Nikoqìre- administratore e mirë e ekonomisë shtëpiake, zonjë e mirë shtëpie. Nòçkë- hundë, frreçkë, diçka e ngritur në trup ose diku. “Noçkë derr” (hundëderr). “Noçka e gjurit” (kupa e gjurit). Etj.

Nòfkë- i vihet dikujt një emër për ta tallur,ose për ta marrë nëpër gojë më kollaj. Nokdàn- nuk merresh vesh kollaj me dikë, i bezdisshëm, i ashpër, grindavec. Noksàn- që ka cen, të metë ose sakatllëk. Por edhe ters e me huqe, i prapët. “Njeri noksan”, “Mushkë noksane”. Nòlla-nòlla- punë avash-avash, njeri i ngathët, veprime pa bukë. “E bën punën nolla-nolla”(me përtim).

Nopràn- i prapë, që bën marrëzira, që s’lë dy gurë bashkë. Nòrre- e shëmtuar, e vjetëruar. “Takova një plakë norre.”

Nuhurìt- ndjeshmëri me hundë. Shkuarje e një qëni apo një kafshe pas erës së një kafshe tjetër; qëni pas erës së ujkut apo dhelprës ose pas gjakut. Nur- hijeshi, paraqitje e bukur.”I kish rënë nur i bukur”. “Ishte gjithë nur.” Nursës- i shëmtuar, fytyrëkeq, nuk është në humor. “Qënke gdhirë nursës.”

Nusërì- koha e një nuseje kur ajo ende nuk është bërë nënë (me fëmijë). Nusërìm- nusja në ditën e dasmës duke qëndruar në këmbë apo në fron, kokëulur dhe pa folur, sipas zakonit të dasmës. Nxë- mëson mirë. Thuhet dhe si masë vëllimi: “Thesi nuk e nxë grurin.” Nxirosur- nënkupton dikë që vuan, që heq”Ishte nxirosur”(po vuante). Ose mallkohet dikush “U nxirofsh!” (u veshç me të zeza).

“Nj”

Njatjèta- përshëndetje falenderuese, në vënd të fjalës “Tungjatjeta”.

Njèrkë- gruaja e dytë e burrit ndaj fëmijëve të tij me gruan e parë. E njëjta gjë thuhet dhe për njerkun (burin e dytë të nënës). Njëdìzaj- pardje ose disa ditë më parë. Njëmë- tani, në këtë çast. “Erdhi njëmë”.

Njënàzaj- pardje mbrëmë, para dy-tre netësh. Njomìshte- bar ose bimë bujqësore që u hidhen kafshëve dhe blegtorisë në kohë behari. Njomzàk- i vogli i bagëtive ose i kafshëve. “Gjë e njomë, njomzak.”

“O”

Oç- i flitet mushkës që të ecij, të lëvizë. Oçkosùn- paç shëndet, t’u bëftë shëndet, thuhet kur dikush teshtin. Odë- dhoma më e preferuar, zakonisht për miqtë, në katin e dytë të një shtëpie.

Page 187: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

187

Odërras- në vend të fjalëve: “Përpara, o burra, jepi, forca”. Përdoret edhe për të ndërsyer qentë. Of- shprehet një hall ose një siklet. Ofìq- detyrë nëpunësie në shtet ose pasja e një titulli të lartë. Ofiqàr- detyrë-mbajtës, nëpunës shteti. “Ofiqar i prefekturës”. “Ofiqar i gjëndjes civile.”

Ofshàmë- teshtimë, thërritje. Ogìç- dash imadh me këmborë që i prin tufës ose qëngj i urtë, i mësuar manar. Oh- shpreh dhimbje ose trishtim. Ohà- u flitet qeve të punës. Oha-babà- u flitet qeve të parmëndës kur ata lërojnë. Ohù- shprehet mospërfillje ose moskokëçarje për diçka “Ohu dhe ti tani...”

Òjna- vë në lojë të tjerët me shaka dhe bejte. E folur me naze por edhe sjellje e shtirë që shpesh nuk pëlqehet “Bën ojna”, “Flet me ojna”.

Okadàr- zotëri njeri, goxha burrë, zonjë e mbajtur. Okàre- enë që mbahet për të matur një okë mall (bereqet). Òkë- njësi matëse e peshës, sidomos për drithërat e barabartë me 1kg e 250-400 gramë. Òkërr- bimë që mbillet për tagji kafshësh, përcel, tepë. Okërrìshte- ara të mbjella me okërr. Olaà- u flitet qeve kur lërojnë, për të mbajtur brazdën. Olelè- qarje e fëmijëve kur rrëzohen dhe vriten. Opinga- lloj këpuce e thjeshtë, e bërë me lëkurë ose me llastika (gomë) që lidhen ose mbërthehen me rripa e tela. Ordinàncë- ai që është vënë në shërbim të një tjetri. Òrmi- rrënjë, rracë. I thuhet dikujt: “Të humtë ormia” (t’u shoftë rraca, t’u shkultë rrënja).

Ormìsje- përgatitet, bëhet gati ose rregullohet e zbukurohet diçka për një sebep ose ngjarje familjare “Ormisa shtëpinë” (e rregullova), “Ormisi pajën”, “Ormisi gjellën” etj.

Oromëna-doromëna- fjalë që lidhen me një lojë fëmijësh. Ortàk- bashkësi prone ose pune me njëri tjetrin. Osh- e tërheq zvarrë dikë me dorë ose me litar. “E tërhoqi osh”.

Oshàfe- fruta të thata. Kumbulla, mollë, vallza, ftonj etj, të thara e që bëhen komposto dhe çaj. Oshnùt- vajti dëm, i shkoi ters. “Ai djalë vajti oshnut” (vajti dëm).

Oshtìmë- zhurmë e erës në pyje, ose në përrenj apo gryka lumenjsh etj. Ovardàr- zemërbardhë, bujar, dorëlëshuar, kavaljer në shoqëri. Oxhàk- vëndi ku kalon tymi i zjarrit, i ndezur në vatrën e shtëpisë. Thuhet dhe për të treguar sojin dhe rracën e mirë “Është nga derë oxhak” (i sojm).

“P”

Pabàft- i pafat, pa kësmet. “S’të ndihu bafti.” Paçavùre- copë e grisur prej një rrobe të vjetër. I thuhet dhe njeriut pa karakter: “Je një paçavure.”

Paçkà- s’ka gjë, mirë bëri, nuk prish punë.

Page 188: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

188

Padishà- funksionar i lartë i kohës së Turqisë (vetë Sulltani). I thuhet dhe dikujt që kërkon të nënshtrojë një tjetër. “Mos u sill si padisha” (si Sulltanët e dikurshëm). Pafìlle- copë llamarine e holle dhe pa rëndësi. I thuhet dikujt që është dobësuar: “Qënke bërë pafille.” Ose që ka rënë ekonomikisht: “Ka mbetur pafille”.por dhe që është pa karakter “Qënke pafille”(pa vlerë).

Pàfkë- diçka metalike e vogël që u vihet këpucëve te shualli (maja e thembra) për t’i mbrojtur nga konsumimi. Pagùr- enë alumini ose druri e rrumbullakët ose vezake, që përdoret për ta mbushur me ujë të pijshëm, sidomos në rrugëtime kur s’dihen burimet e ujit. Pah- pjesë shumë e imët e miellit kur bluhet në mulli “pahu i miellit” ose majaja e miellit. Por përdoret edhe: “I kanë dalë në pah të meta dhe vështirësi”. Ose: “Më në fund i doli në pah e drejta e tij.”

Pahìr- me zor, pa dëshirë, me mundime, me detyrim. “Ma dha borxhin, por me pahir”, “Hëngri me pahir”, “E dha çupën me pahir”.

Pàjë- plaçkat që ka përgatitur nusja në kohën e çupërisë dhe i merr me vete ditën e martesës. I thuhet dhe dikujt që të qepet nga pas jashtë dëshirës: “Mu bë pajë.” Pàka- e pakta. “Iku më e paka e kohës”. Ose: “Nga bregu u paka më mirë qyteti” (u vështroka).

Pàkem- zvogëlohem, mblidhem. “Po pakemi nga pleqëria.”

Pàla- sasia ose rracioni i dushkut që u jepet bagëtive në kohë dimri, ose kur është vënë qipi (mullar). Por edhe “pala e flokëve, pala e fiqve, pala e miqve, pala e këpucëve” etj.

Palanìk- gatim në formë byreku, me miell gruri dhe gjalpë, me tre petë të trasha, secila petë piqet më vete dhe vihet mbi tjetrën. Pastaj piqen së bashku. Palaùr- vënd. “Ka zot palauri” (ka zot vëndi). Përdoret kur tregohet qëndresë. Palavì- i palarë, i ndyrë, i papastër, ka zënë morra dhe pleshta. “Ishte bërë palavi”.

Pàlëza- shtresa fiku të çara dhe të thara, ose kokrra fiku të ngjeshura. Palìqe- u thuhet kecërrve femra që marrin cjap dhe pjellin qysh në vitin e parë, për shkak të mbarësisë së tyre. “Ka pjellë paliqe” (para kohe). Palonjerì- njeri pa dinjitet, pa karakter.”Palonjeri.”

Paluzè- diçka e qullët e gatuar me niseshte ose miell orizi dhe sheqer. I thuhet dhe dikujt që nuk mbaron punë: “E la punën paluze”, ose dikujt që i ndërsehen për ta rrahur: “Desh e bënë paluze.” Pallàvra- fjalë të kota, të zbrazëta, gjepura. “Na mbajti me pallavra”. “Këputi shumë pallavra.”

Palldëm- rripi i samarit që shkon mbas vitheve të kuajve (kafshëve të ngarkuara) dhe kapet në të dy anët e samarit. Pallënxë- peshore metalike e përbërë nga një si pjatë e thelluar, një bisht i shkallëzuar, tre-katër çengela dhe një top hekuri që përcakton peshën tek bishti i shkallëzuar. Pàllje- zëri karakteristik i gomarit (pëllet). Pàllto- xhaketë e trashë që vishet nga mesi e lart. Panafàkë- që s’ka kësmet, s’ka fat. Panaròm- nam i keq, shpifje ose përgojim. “Më hapën panaromin e keq” (namin e lig). Pandèh- mu duk, iu duk, kujtova. “Pandeha se e kishte me mua.”

Page 189: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

189

Pànjë- dru pylli i lartë, me fletë të gjera që punohet mirë. preferohet për mobilje. Gjendet në Malin e Trebeshinës. Papandèhur- befasisht, pa lajmërim, pa njoftim. “Erdhi papandehur” (pa e ditur më parë). Papandì- i thuhet Ditës së Verës, 14 Marsit. “Erdhi papandia” (Dita e Verës).

Paparùnde- është kuqëlisur, kuqojnë. “Gruri dukej paparunde nga lulëkuqet.”

Papàsje- fukarallëk, varfëri. Papùçe- punim prej leshi si gjysëm çorapeje dhe zakonisht vishet mbi ato. Papunàç- njeri që nuk e do punën dhe nuk punon. Paq- i pacënuar, ose e kundërta. “Shpëtoi paq” (nga rreziku). Apo “E bënë paq” (e rrahën mirë).

Pàqme- e pastër, e rregullt. Parà- lekë, monedhë. Paràjsë- sipas shpjegimeve fetare, vendi i mrekullueshëm për njerëzit e drejtë e të ndershëm, të cilët shkojnë një jetë të lumtur pas vdekjes. “Ka gjetur parajsën”.

Parallì- që është i kamur, me para nëpër duar. Por dhe ironizohen ata që shesin mend, që para s’kanë dhe hiqen si kavaljerë (hatërbërës). “Paralliu i madh ai...!” (kur ndërkohë s’ka të hajë).

Parvàs- parmak, pjesa e poshtme ose e sipërme e një dere, porte apo dritareje. Pasrrègull- të fikët, vilanisje.”I erdhi si pasrregull nga lodhja.”

Pastërmà- mish bagëtie i therur në muajt e fundit të vjeshtës, që bëhet rripa-rripa dhe kriposet e thahet në tym (tymoset), përdoret si zaire dimri. Pasunàr- njeri që është në gjëndje të mirë ekonomike. Pash- masë gjatësie që bëhet me hapjen e të dy krahëve horizontalisht. I thuhet dikujt që bën punë të mira: “E ke lejen me pash” (leje të plotë).

Pàshëm- i hijshëm, i dukur. “Grua e pashme”. “Burrë i pashëm”. Pashòq- që nuk i gjendet shoku për cilësitë e mira që ka, që s’ka tjetër si ai. “Për mirësitë që bën, është i pashoq”. Patàksem- çuditem, befasohem, trëmbem. “U pataksëm me ato që pamë!” Pateklìf- pa qëllim, padashje, pa ndonjë synim të paracaktuar. “E qëlloi pateklif”, “Foli pateklif”.

Patìckë- pushkë e vjetër italiane me pesë fishekë. Patkuà- pjesë metalike që u vihet kuajve tek këmbët. Paudhësì- që nuk është në rrugë të drejtë (në rrugën e zotit), prapësi, veprim jo normal. “I paudhi, paudhësi bën” (i prapi bën vetëm prapësira). Pe- fije e hollë pambuku, për të qepur. Por edhe që tregon vështrim, shikim etj. “A e pe atë që iku?”

Peçullàk- sfurk, akrep, insekt helmues, vdekjeprurës, në ngjyrë të zezë. I vepron bishti. Pekmès- musht rrushi i trashur në zjarr që i ngjan mjaltit nga ëmbëlsia, por me ngjyrë të kuqërremtë të errur. Peleçkë- copë e vogël druri që vendoset për të penguar diçka. Peleqìs- i “heq mishin”, e merr nëpër gojë një njeri, e zë në gojë për keq në opinion. Pelìn- bimë më kërcell të gjatë dhe aromë të fortë. Rritet në vende të freskëta (Trebeshinë) dhe ka veti kurative, sidomos për organet e frymëmarrjes.

Page 190: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

190

Pèlte- ëmbëlsirë si qull i trashë me niseshte, miell orizi e sheqer; ose lëng i trashë frutash. Pellg- gropë me ujë, jo shumë e madhe. Pellgàçe- pellg shumë i vogël me ujë që krijojnë gjurmët e kafshëve nëpër rrugë. Pellùsh- copë me push dhe e trashë që përdoret për pallto të mëdha ose jaka xhaketash, kapele, feste etj. Pemurìna- lloje të ndryshme frutash ose drufrutorë. Pendèsë- njohja e fajit ligjërisht, publikisht dhe me fe. Peng- merak i madh për diçka ose lënie parash apo sendesh të tjera tek dikush për garanci, në dorë ose me kusht. Por edhe marrje peng (rrëmbim). Perihënë- e bukur, e pashme, e hijshme, perri. Perìs- që mban dietë dhe rregull në të ngrënë e në të pirë. Peròndë- gozhdë që mbërthen diçka prej druri. Por nënkupton dhe pasjen e një meraku. “Më ka mbetur perondë që nuk e takova dot”, ose ...”që nuk ia thashë një fjalë”.

Perrì- e bukur në shkallë sipërore. Perustì- mjet metalik me tre këmbë që vihet në vatër për të mbajtur tepsinë ku piqet buka apo tenxheret e gjellës gjatë vlimit. Pestìl- qull kumbullash i nderë në tepsi, i tharë e i bërë si petë që përdoret në gjellët me mish. “Mish me pestil”. I thuhet dhe dikujt që nuk rri urtë: “Do të të bëjnë pestil” (do të bëjnë petë).

Peshlì- një farë xhamadani me mëngë. Peshtovàn- drurë të gdhëndur, jo të trashë, që përdoren për të ndarë dhomat në një shtëpi. Bëhet si një gardh. Petanìk- lloj byreku me shumë peta. Petàvër- dërrasa (dhoga) shumë të holla dhe të gjata e të ngushta që përdoren për çatitë e shtëpive.

Pètë- brumë i holluar për byrek, bakllava etj. brumë i tërhollur (tollur). Pètës- shkop i hollë, i lëmuar, i gjatë deri në një metër i cili përdoret për të holluar petët për byrek (tollës). Pètull- gatim me brumë të ardhur që përgatitet në copëza të vogla e që hahen më sheqer ose mjaltë. Bëhen dhe qofte me kos e hurdhra, ose lëng me hurdhra. Pëgër- jashtëqitje e njerëzve e tharë. I thuhet dikujt që ankohet se e marrin mësysh: “Vëri pak pëgër.”

Pëlcèt- krismë, zhurmë, aheng që vjen zëri nga diku. “Po pëlcet kënga dhe vallja.” Por edhe : “Po pëlcet nga të ngrënët” ose “Po pëlcet nga inati”.

Pëlhùrë- copë e hollë e endur, prej pambuku, e bardhë. Pëlýtur- ndotur, bërë pis, njollosur, pluhurosur. Pëllà- bagëti që pjellin, që kanë pjellë, që japin qumësht “Dhën pëlla”, “Dhi pëlla” etj.

Pëllèt- bërtitje e kafshës nga sikleti apo kur kërkon ushqim. I thuhet dikujt që flet me zë të lartë: “Po pëllet si gomari.”

Pëlltùm- tregohet zhurma kur bie diçka në ujë. Pëndàr- ai që nget pëndën e qeve në arë.

Page 191: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

191

Pĕndë- veshja e jashtme e shpendëve, ose një çift me qè, të cilët vihen në parmëndë të lërojnë. Po kështu edhe një cfrat për të kthyer ujin e lumit etj. Pëqì- ndën sqetull. Përcëllàk- kulaç me miell gruri i hollë dhe i vogël, i pjekur në hi ose në mashë. Përcëllìmë- zjarr i rënë në pyll dhe zhurma e flakëve ndjehet me disa të kërcitura karakteristike. Thuhet dhe për ata që duke u ngrohur pranë zjarrit, u skuqen këmbët: “U përcëllohen.”

Përç- era e pështirosur e një cjapi që ka përçitur dhitë. Përçàpje- përpjekje për të zgjidhur diçka, ndërhyrje tek të tjerët.”Përçapa, por nuk bëra gjë.”

Përçàrt- kllapi. Të folur pa vetëdije e pa llogjikë, që zakonisht ndodh në momente gjumi, ose nga prania e temperaturës së lartë, e etheve. Përçìtje- veprimi i cjapit për të mbarsur dhitë. Përçòr- dash ose cjap me këmborë ose me zile të madhe në qafë, që u prin bagëtive. Përdëllìm- dhembshuri, gjen qetësi për fatkeqësinë, ose ka shumë mall për dikë. Përdhèse- dhoma në katin e parë. Shtëpi një katëshe. Përdhèsi- dhimbje kockash e kyçesh në trup nga lagështia. “E ka zënë përdhesi” (artriti).

Përfìll- çmohet, vlerësohet. Përflàk- përcëlloj, i jap një flakë, përzhis. Përflàs- flas keq për dikë ose ja zë n’goje (ja përmënd) emrin për mirë ose për keq. Përfshìj- përmbledh, nuk veçoj, s’lë diçka ose dikë mënjanë. Përgjërìm- ndjenjë dashurie e thellë, mall ose betim. Përgjìm- priresh të dëgjosh apo të vëzhgosh fshehtas një tjetër. Përndàj- i jepet secilit pjesa që i takon nga një e tërë, ose shpërndarje e një numri njerëzish e kafshësh që kanë qënë bashkë, të grumbulluar. Përngjàn- ka tipare të njëjta ose të përafërta me dikë, ose shëmbëllen.

Përpëlìtje- lëvizje e kapakëve të syve ose e gjymtyrëve. Ose është në gjëndje të rëndë, mezi merr frymë, gati për vdekje, ose për ngordhje (bagëtia, kafshët). Përqèsh- tall, vë në lojë dikë me imitime dhe fjalë. Përshèsh- bukë e shkoqur në kos, qumësht, dhallë etj. Por dhe një çrregullim ose prishje diku “Bëre përshesh!”

Përtèj- matanë, në anën tjetër, andej. Përtërìj- e bëj përsëri të re, përtërihem, bëhem prapë i ri, e ribëj, e filloj nga e para. Përtýp- bluaj bukën dhe ushqimet e tjera me dhëmbë. Por edhe “Ai njeri nuk e përtyp kritikën, turpin” (nuk e pranon) Përthàj- i mbyll ose i përthaj plagën dikujt. “U përthanë puçrrat”. Ose: “U përtha toka”, “U përtha kërthiza.”

Përvjèl- qethje e dhënve nga barku dhe pak tek vithjet, për tu ajrosur në pranverë, pa bërë qethjen e plotë që bëhet më pas. Përvlàk- bukë me miell misri, disi e hollë. Përzjèn- trazon, ngatërron. “Trazon dynjanë.” Por edhe bashkon duke i përzjerë: “Përzjeva miellin me lakra dhe vaj”, (bëra lakror).

Page 192: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

192

Përzhìs- përcëlloj, përflak. “Përzhita leshin në flakë për t’i hequr qimet e thekëve”. “Përzhita qumështin se më pëlqente era zhezhi.” Përrallìs- njeri që trillon në biseda, të pabërën e paraqet të bërë. “Na përrallisi sa deshi dhe iku.”

Përrua- mbledhës i ujërave nga rrëketë kur bie shi. Vend i thelluar midis dy kodrave apo faqeve të dy maleve. Pështin- merr, rrëmben, grabit me forcë ose fshehtas. “E pështiu dhe iku me rrëmbim”(e vodhi, e rrëmbeu).

Pështìrë- i neveritshëm, i padurueshëm, i ndyrë, nuk shihet me sy (sidomos në kuptimin moral). “Mos ma zër me gojë se më vjen pështirë” ose “Sjelljet e kanë bërë të pështirë”.

Pështýmë- skorja që vë oxhaku (buaria) brënda saj, nga djegia e druve, e cila hera-herës digjet edhe vetë nga zjarri. “U dogj pështyma” (skorja). Picìr- heqje, vuajtje, lodhje. “Më shkoi jeta picir” (me vuajtje).

Picirùk- i vogël, i shkurtër. U thuhet zakonisht fëmijëve të vegjël kur duan të paraqiten si të mëdhenj ose zogut të pulës. Pikëllìm- hidhërim i madh, dhimbje shpirtërore. Pìku- kulmi i të nxehtit, vapë e madhe. “Piku u vapës”. Thuhet zakonisht kur dielli bie pingul mbi tokë, në mesditë. Pilók – grumbull, lënie në vënd e një ose disa gjërave. “E la grurin pilok në mes të arës” (të grumbulluar).

Pipallà- njeri i mbetur pa njeri, i vetmuar, i mbetur shkretë. “Të pafsha pipalla.” (Mallkim për dikë.) Pipèrkë- speca. Thuhet edhe “Grua me gjuhë piperkë” (si piperka djegëse) Pipëtìn- thuhet zakonisht kur s’ka zhurmë, s’ka jetë, s’bën gëk. “Atje nuk pipëtinte asgjë” (s’kishte jetë).

Pìpëz- lloj cyle e vogël e bërë nga kashta e grurit, e tërshërës, thekrrës ose me zhapa vidhi, lofate etj, e cila lëshon tinguj disi ndryshe nga cyla. Pirës- qengj, kec ose viç që vazhdon më gjatë të pijë gji nga e ëma. “Qëngj pirës”.

Pirg- grumbullim dheu, bari, kashte. Por edhe mullar, qipi. Piripìzgë- cyle e vogël prej kashte gruri ose tërshëre. Thuhet dhe për ndonjë grua llafazane: “Është një piripizgë ajo...”

Pisk- lidhje e shtrënguar e një litari, spangoje etj, pa shtjegës (lak). Pisllëk- ndotur, lyer, papastërti, pis. “Ishte pisllëk i madh.”

Piso-piso- përkëdhelet ose merret me të mirë macja. Piss- ndillet macja. Pistrĕngë- lloj zvarraniku në madhësinë e një zhapiku, me pika dhe nuanca jeshile në të kuqërremta në trup, që e bën të pëlqyeshëm në pamje. Shfaqet sidomos mbas shiut, në behar. I thuhet dhe një vajze ose gruaje që vishet dhe mbahet me shije “Tamam pistrëngë”.

Pishmën- kthen mëndje, ndërron mendim e qëndrim, i pavendosur. Thuhet për dikë që s’vendos dot “Është haxhipishmën”.

Page 193: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

193

Pìzgë- bilbil prej lofate që bëjnë fëmijët. Por edhe : “I rrodhi gjaku pizgë”. Ose: “Lopës i doli balga pizgë” (e holluar). Pizmòsur- paraqitje ndryshe nga e zakonshmja, mbajtje e vetes pak me të madh. “Qënka pizmosur.” Pjek- proçesi i bërjes së bukës, byrekut, mishit etj. Por edhe : “Pjek (takoj) një mik të vjetër.”

Pjell- zakonisht thuhet për kafshët dhe bagëtinë që pjellin të vegjlit e tyre. Por thuhet edhe për lindjet e grave, për pemët: “Rrushi ka pjellë shumë”. I thuhet dhe dikujt : “Atij i

pjell mëndja” (është krijues), por edhe: “Më polli halli” (më ka dalë një problem) etj. Pjèllë- fëmija i dikujt ose i vogli i kafshëve. “Është pjellë e një çifti të nderuar”. “Është pjellë e ujkonjës.” Ose: “Sikur e ka pjellë shejtani!”(njeri i keq). Pjellòre- që jep shumë prodhim. “Toka pjellore.” Plaç- mallkohet dikush që bën një faj ose që bërtet pa arsye. “Plaç të rroftë”. “Plaç në vënd” (i rënç këmbës). Plàçkë- rroba që zakonisht vishen. “Plaçkat e nuses”. Por edhe gjithçka që ka shtëpia “Plaçkat e shtëpisë”.

Plàsje- sëmundje e rëndë tek kafshët. Por edhe tek njerëzit. I thuhet dhe një njeriu ose një kafshe që kryen veprime të dëmshme: “Të rëntë plasja” (vdeksh, ngordhç).

Plehërìshte- vënd me shumë pleh, ose i plehëruar. Plep- pemë e lartë që përpunohet lehtësisht sepse është i butë. I thuhet edhe një shtatlarti “Je rritur sa një plep.”

Plepìshtë- parcelë pylli me plepa të rinj, fildanë plepi. Pleqëròn- njeri në moshën e pleqërisë. “Po pleqëron mirë” (mbahet mirë).

Pleqësì- këshilli i njerëzve të zgjedhur të një fshati, që vlejnë të dëgjohen e të respektohen për ato që thonë e vendosin. Plesht- parazit që rritet sidomos në vendet me pleh dhe të papastra, Plevitòsur- ka marrë të ftohtë, është ftohur. Plënc- stomaku i katërkëmbëshave, sidomos i kafshëve ripërtypëse si lopa e dhia. Plëndàc- njeri barkfryrë, i ngathët, që mezi lëvis. Plëng- mall, dashuri, ndjenjë emocionale mallëngjimi, merak. “Më mbeti plëng që nuk shkova dot tek themeli i shtëpisë ku kam lindur”.

Plithàr- qerpiç (tulla balte të papjekura) ose plis i vogël. Pluàr- pjesë metalike me dy veshë që vihet tek koka e parmëndës për të lërur tokën. Plug- mjet metalik me një vesh dhe dy doreza, që tërhiqet me qè dhe plugon tokën. Por edhe plug më i komplikuar që e tërheq traktori. Pllàjë- rrafshinë që ngrihet ngadalë nga fusha drejt malit ose në kodër, zakonisht pa pyje. Pllàkë- dërrasë guri ose gur i sheshuar që zakonisht përdoren në mure për të mbuluar shtëpi, kasolle etj, apo për të shtruar avlli e rrugë. Pllakòmë- pllakë e madhe guri që gjendet në natyrë, ose që ngjeshin muret e shtëpisë apo diçka tjetër.

Page 194: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

194

Pllakòs- vjen, erdhën, mbërritën, po vijnë. Thuhet kur vijnë shumicë njerëzish, bagëtish, kafshësh a shpendësh.”Në dasëm pllakosi i gjithë fshati”. “Bagëtia pllakosi tek burimi i ujit, prej vapës”. Por edhe “Pllakosi errësira”. “Pllakosi zia”. Etj.

Pllaq-plluq- imitohet zhurma e ujit kur përplas këmbët ose duart në të. Pllatìs- i lë dhe ikën, i lë të çrregullta punët dhe sendet, veglat etj. “I pllatisi dhe iku pa thënë gjë.”

Pllòskë- enë prej druri ose lëkure që mban verë, raki, shëllirë etj. Plluckë- diçka e dyngur e vrarë, që ka mbledhur ujë (flluckë), por dhe fruta ose perime të tejbëra; “Këputa ca dardhë pllucka”, ose “Domate pllucka” (të shtypura, të vrara) etj. Pocàk- i parritur për moshën që ka, i vobekët, i vuajtur, i pa ushqyer mirë. “I mbetur pocak.”

Pocaqì- shumë i pisët, nuk shihet dot me sy, nuk i hahet buka, s’ja vlen ta takosh. I thuhet dhe dikujt që nuk është i ndershëm, pa karakter: “Është pocaqi” (pis). “Është pocaqi nga tabietet”.

Pofashtìs- bëhet e mundur, gjendem rastësisht, gjetje e pa menduar më parë, rastisi pa e thirrur. “Mu pofashtis” (erdhi për mbarë). Por edhe : “Ju pofashtis e keqja” (i erdhi për ters). “Pofashtisa dhe e thashë llafin” (u ndodha dhe fola) etj.

Pòfkëla- këput të trasha (gënjeshtra), llafe pa vënd, madhohet, thotë dëngla, mburret pa masë. “Erdhi e na shiti ca pofkëla, pa pikë turpi.”

Poganìk- gatim me brumë, tip kulaçi, të cilit i futet një monedhë metalike. Bëhet apostafat kur i vihet emri një fëmije të porsalindur. Kush gjen monedhën, i vë emrin fëmijës. Urohen dhe të sapomartuarit “Në poganik të një djali”.

Pojàk- masë peshe 20-25 kg (qillo) për drithërat. I është thënë “pojak” edhe begçiut të fshatit. Ponç- përzjerje vere dhe rakie e nxehur, që pihet në rast gripi. Ponìcë- tepsi prej balte të pjekur e bërë me një teknologji të posaçme nga vendasit dhe jo shumë e madhe, në të cilën mbasi e nxeh hidhet brumi dhe piqet duke e vënë mbi shpuzë. Por edhe mbi të i hidhet shpuza. Buka e bërë prej saj është shumë e shijshme. “Bukë ponice” e përdorur në Dëshnicë. Pòpla- copa dheu, gurësh ose drurësh disi të rrumbullakët që nxirren kur punon tokën. I thuhet dhe dikujt që thumbon apo kërkon të tallë dikë. “Mos m;i hidh mua ato popla”. “Ato popla nuk i nxë jamakja” (thumba, tallje).

Pordhëmàdh- kapadai, mendjemadh, fudull, mburravec, dënglaxhi. Porropì- taksirat, i bie një e keqe, e zë një sëkëlldi, nuk i ndahet tersllëku. “E ka zënë porropia” (poshtë e më poshtë).

Postàt- parcelë toke për ta mbjellë, prashitur ose korrur. Pòste- lëkurë dele me lesh, e argasur dhe e tharë që e vënë si shtrojë në shtëpi, i mbajnë çobanët mbrapa kur ulen e mjelin dhentë në stane dhe u vihet si kofshinë qeve tek zverku kur zihen në parmëndë për të lëruar. Thuhet dhe për dikë që i nënshtrohet një tjetri: “Mos u bëj poste për të tjerët”. Pòshtëm- nën kreun, një kat apo një vënd më ulët. Por edhe”Njeri i poshtëm” (me karaktertë ulët).

Page 195: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

195

Poshtërìm- të poshtëruar, të çnderuar, të ofenduar nga të tjerë. Por edhe “E vuri poshtë me mundje”, (e nënshtroi).

Pot- nënkupton lënien e një trashëgimtari “për nishan”, lindjen e mundshme të një fëmije tek një çift i martuar. “Të paktën të linin një për pot” (për nishan, për trashëgimtar).

Potùrre- pantallona, shallvare. Prag- pjesa e ngritur në hyrje të derës ose të portës së shtëpisë, kufiri që ndan hyrjen ose daljen e dikujt nga një shtëpi. “Mos ta kapërcefsha pragun” (mos të shkelsha në shtëpi). Pràpazi- nga prapa, nga pas. “Ai të ha prapazi” (fshehurazi, prapa shpinës, apasës).

Prapësì- tersllëk, ndodh diçka e padëshirueshme, imponim i një të keqeje nga dikush tjetër etj. Pràpët- njeri i ligësive, që bën prapësira. Por edhe “Ikën në të prapët” (së prapi), “Vjen më të prapët” (me të keq). Pràpsu- largohu, shko më tej ose kthehu nga erdhe edhe një herë.“Prapsu që këtej”

Prapshtìna- këpucë të vjetra. Pràptas- ikën mbrapsht ose shikon prapa etj. Prè- kafshë, bagëti ose shpend që bjenë në kurthin e grabitqarëve ose të gjuetarëve. Por edhe : “Mos bjer pre e hileqarëve.”

Prèhër- vendi që formohet përpara barkut dhe kofshëve e gjunjëve të njeriut kur rri ulur këmbëkryq. “E mbajta nipin në prehër”.

Prèhje- çlodhje. Prèket- takohet dikush, ciket fizikisht. Por edhe: “Preket në sedër” (fyehet për diçka).

Prĕmë- darka që shkoi, nata e djeshme. Pròçkë- veprime ose fjalë të pabesueshme që bëhen sebep për të krijuar një shqetësim. “Për pak sa na e bëri proçkën.”

Pròfkë- dokërra, gjepura, pallavra, fjalë të kota, muhabet i shtirë. “Na ngope me profka.” Prokopì- mbarësi, dobi, fitim. “Punoi dhe bëri prokopi” (Ia pa hairin punës). Proptís – mallkon, çbën nga vetja dikë për keq. “E proptisi” (e largoi nga vetja).

Pròto- raki, pika e parë, ballë kazani (ka qënë krenari e dëshnicarëve). Prush- djegia e plotë e druve ose e qymyrit në zjarr. Pshehtazi- fshehtas, në fshehtësi, jashtë vëmendjes të të tjerëve. “E kurdisën pshehtazi”. Psherëtìmë- merr dhe nxjerr frymë thellë nga një gjëndje jo e mirë emocionale. Pshet- mbështet, vë, ul, ndalon diçka në një vënd për një kohë të caktuar. “Psheti kokën

në gjoksin tim”(vuri kokën). “Psheti këmbën në kurrizin e shokut dhe u ngjit në mur” etj. Pshik- fshik. I fryhet buza apo pjesa rreth buzës se ka kaluar temperaturë pa e ndjerë, ose ethe, apo dhe nga të ftohtët. Pshoj- heq në shpirt ose dyshoj tek një e keqe që mund të më bëjë tjetri, apo tek sinqeriteti dhe ndershmëria e tij. Pshurr- bën ujët e hollë, urinon, shurroset, përmirret. Pshshyè- ndillet kau, lopa, viçi. Pshýmur- ushqime, sidomos gjellë dhe mish që infektohen nga prania e mizave fluturake “Pshymen nga mizat”. Por edhe “Pshymen drutë e njoma” (nga tymi i zjarrit) ose “Pshymet mishi i pastërmasë apo lëkurët” (nga tymi dhe kripa).

Page 196: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

196

Pshyt- pështyn. “E pshyti në syrin e të gjithëve dhe iku” (e pështyu). I thuhet dhe dikujt që nuk ja di të mirën tjetrit: “Mos pshyt në sufrën e tjetrit”(mos u nakatos, mos u përzje).

Puçërrìza- puçërra ose flluska të vogla në trup për shkak të një infeksioni ose temperature. Púlës- rrush kokërr i vogël i bardhë. Pulìsht- kërriçi, i vogli i sojit të gomerëve. Pulìtur- sy gati të mbylluar nga gjumi ose ka zakon që hap e mbyll sytë dëndur, jo normalisht. Pùlpa- pjesa e prapme e kërcirit të këmbës, më e trasha. Pulqèr- diçka e vogël që merret vetëm me dy mollzat e gishtave të dorës. “Nuk më dhe as një pulqer kripë!”

Pullëndër- gjellë me peta të thata, gjalpë dhe me mish pule e pak uthull, e njohur në krahinë. Pullundrìsur- gatim jo i pëlqyeshëm, i pa goditur mirë, nuk të shijon. “Është pullundrisur si mos më keq”. I thuhet dhe ndonjë gruaje që është lyer me kremëra e ngjyrosje të tepërta: “Është pullundrisur si e paparë”. Por edhe kur ke bërë pis rrobat nga pakujdesia “Je pullundrisur si mos më keq”.

Pundìq- njeri trupvogël dhe i shëmtuar, por edhe i pazoti për vetveten. Pùnë – qelbi në një plagë. Plaga e qelbëzuar “Ka zënë punë” (ka zënë qelb). Purgìtur- e pjekur pak, gjysëm e pjekur ose e përflakur, e përcëlluar “Purgita pulën në flakë” (i zhduka mbetjet e pëndëve).Ose “Kalli gruri të purgitur”(kite).

Puròn- ruan, mbron, përkujdeset, i del për zot një fëmije ose një të madhi, ose një pronësie apo mera bagëtish. “Mallin tim e puroj vetë”. “Ata fëmijë s’ka kush i puron!” Purtèkë- shufër e hollë dhe e drejtë që përdoret për të thurur një gardh. Pùrthë- heqje barku tek bagëtia (diarre). “Dhëntë i ka zënë purtha” (janë sëmurë). Pusì- pritë, shteg i zënë diku për t’i bërë keq dikujt. “I zunë pusi dhe s’e vranë dot”.

Pusht- ai që shkon pas femrave, bredharak, kurvar. Putànë- grua e pandershme, imorale, kurvë. I thonë dhe dikujt që nuk mban llaf dhe do ta ketë mirë herë me njërin e herë me tjetrin: “Si putanë.”

Pùtër- shputa e këmbës së disa kafshëve që janë me thonj si ujku, qeni, dhelpra etj. Putìs- puthit, mbyll mirë diçka. Pùtka- punim leshi me dorë (me shtiza), që vishet tek këmbët (mbi çorape), deri afër qafës së tyre. Ppyke-Ppýke- ndillen dhëntë. Ppy-cii- u flitet dhive për t’i kthyer nga diku. Pýkë- copë dru ose hekur me majë nga njëra anë, e cila përdoret për të çarë trungje të mëdhenj druri ose gurë. I thuhet dhe dikujt që nuk pranon këshilla për mirë “Nuk ha pyka” ose “Është pykë nga mëndja” (budalla).

Pykalàq- njeri që nuk ha këshilla, që i pëlqen mëndja ose është me trup të madh dhe alldup. Pyzevèng- njeri i shkathët por i prirur t’ua hedhë të tjerëve, i djallëzuar.

“Q”

Page 197: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

197

Qabè- vëndi i shenjtë i myslimanëve, në vendet arabe. Këndohet për të. Qàfë- pjesa e trupit që lidh kokën me supet. Zverku. Por edhe “Qafa e malit”, “Qafosem me një mik”, “Më qafë e paç”, “E more më qafë” (ja bëre me të keq) etj.

Qafìr- ai që ha fjalën, që spekullon për interesin e tij, që ua bën me hile të tjerëve. Qafòk- që e ka qafën e shtrembër, ka difekte në qafë. Qafòre- një rreth metalik me thumba që i vihet qenit në qafë për ta ruajtur nga ujku. Mund të jetë edhe një rrip që u vihet në qafë kafshëve për t’i lidhur. Mbajnë edhe njerëzit qafore leshi . Qamèt- diçka e keqe, katastrofë, rrënim, përmbytje etj. Qaramĕn- që ankohet apo qahet për diçka nga shëndeti, gjendja ekonomike etj,duke u shtirur më shumë se ç’duhet. Qar- fitim, interes, leverdi. Qarr- lis, dru pylli i lartë dhe i fortë, i pranishëm me shumicë dhe në Dëshnicë. Qarrìshtë- pyll prej lisi ose shkurre qarri. Është dhe maja e Qarrishtës, përballë Trebeshinës, kufi me Skraparin. Qasè- masë për matjen e drithërave, 60 kilogramëshe e përdorur deri në vitet ’60 të shekullit që kaloi. Qàsu- afrohu, eja, hajde më këtej, bëj më tëhu. Qatìp- shkrues, sekretar. Ai që hartonte dhe shkruante shkresat e një zyre a nëpunësi në kohën e Turqisë. I thuhet dikujt që serviloset: “Mos u bëj qatip i një tjetri.”

Qebàp- mjet metalik si tub i shkurtër i mbylluar nga të dyja anët dhe me një deriçkë të vogël me kapak, që rrotullohet mbi zjarr për të pjekur kokrrat e kafesë. Qèçkë- një shkop i vogël, i hollë që vihet në vrimën e tevligës kur zihen qetë në parmëndë. Qedèr- dëm, zarar, humbje. “Shiu që ra qe me qeder”, “Erdhi mik e na pruri qeder” (grindje), ose “Bën nder e gjen qeder” (të bësh mirë e të të bëjnë keq). Qefìl- dorëzënës, garant për diçka ose për dikë. “U bëra qefil për mikun” (garant).

Qefìn- pëlhurë e bardhë që mbështjell të vdekurin për ta varrosur. Qehajà- kujdestar i pasurisë së beut, a të agait. Qèlbës- shkurre e egër me degë të holla që mbajnë erë të keqe. Qelbëzìm- mbledh qelb, qelbëzohet plaga, infektohet, mais. Qelepìr- ngrënie dhe pirje pa paguar gjë, ha xhaba. Qelibàr- përbërja e gjerdanëve të nuseve, tespijeve, mbulesa e thikave etj, me ngjyra të ndryshme dhe të shndritshme. Qèlqe- përbërja e shisheve të rakisë a të verës dhe të llampave me vajguri (xham). Qelqurìna- tërësia e enëve prej qelqi në një shtëpi, takëmet e gostitjes së miqve dhe e përdorimit të tyre nëpër dasma e gosti. Qèllëz- pjesa e sipërme brenda gojës. Por dhe “Qellëza e jorganit” (pjesa e poshtme).

Qemèr- hark prej guri që u bëhet dyerve ose portave dhe dritareve në pjesën e tyre të sipërme. Por edhe harku i urave mbi një lumë ose përrua. Janë dhe qemerët e Tyrbeve dhe Teqeve të bektashijve. Qenèf- nevojtore. I thuhet dikujt që nuk rri mirë: “Do mbyllur në qenef” (nevojtore).

Qepállë- kapakët e syve, qerpikët.

Page 198: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

198

Qepazè- marrje nderi, çnderim. “Na u nxi faqja me atë që na ndodhi, u bëmë qepaze në dynja” (i mori vesh bota).

Qep- andron në rroba apo këpucë me penjë e gjilpërë, diçka që është shqepur ose

grisur, apo i bën me porosi nga fillimi. Qèpë- bimë barishtore që formon kokërr, e përdorshme për gatim gjellësh në familje. Qèpra- drurët që mbushin hapësirat midis mahive në çatinë e shtëpisë, sipër të cilave vihen pllakat e gurit. Qèpshe- lugë e madhe prej metali për të ndarë gjellën ose lëngje të tjera. Qepùjkë- qepë të vogla që mbijnë nga hedhja e farës së qepëve (rabushët), të cilat mbillen dhe bëhen qepë të plota. Qer- diçka e rrumbullakët me dërrasa druri të lëmuara, dhe me një bisht, në të cilat tërhollen (hollohen) petët prej brumit me miell gruri. Qerbelà- vend i shenjtë për bektashinjtë, në vendet arabe. Ka vargje dhe këngë për të. Qère- sëmundje e lëkurës së kokës, e cila rrëzon flokët. Qerèç- gëlqere e shuar ose çimento e përzjerë me rërë, që përdoren për muret e shtëpisë. “Janë bërë qereç-bina” (janë lidhur mirë).

Qerestè- lënda e drurit e domosdoshme për ndërtimin e një shtëpije, e nxjerrë nga pylli. Qeròs- ai që ka qèren, sëmundjen e qères. Qerpìk- qimet buzë kapakëve të syve. Thuhet për dikë që nuk trëmbet , nuk frikësohet kollaj: “Nuk i dridhet qerpiku i syrit”.

Qershì- pemë frutore me kokrra të kuqe dhe të shijshme që piqen në qershor. Qershqèk- lëkura në pjesën e sipërme të samarit, e parapërgatitur duke e rruar, kriposur dhe àrgasur. Qerratà- njeri i zgjuar, i shkathët, i gjallë, por edhe dinak e dhelparak , më tepër në kuptimin e mirë të fjalës. “Është qerrata djalë” (i shkathët). Qerratallëk- djallëzi, prapamendim, hipokrizi, hile. Thuhet për dikë të djallëzuar: “Desh të më bënte një qerratallëk” (hile).

Qesàt- kohë zie, mungesë ushqimesh, vështirësi ekonomike. Qesè- torbë e vogël. “Qeseja e duhanit”, “Qeseja e parave”. Qesëndì- tallje, përqeshje, vënie në lojë me këngë dhe bejte. “Janë miq që të qesëndisin”.

Qesìm- marrëveshje për një punë me çmim të caktuar dhe brënda një afati të caktuar, zakonisht me gojë dhe pa dokumenta. Thuhet për kësi rastesh: “Vetëm ujku ha qesim” (kë të gjejë).

Qesqìn- i gjallë, i shkathët, i zhdërvjellët. Qeshqèk- grurë i rrahur me copëza mishi të zjerë që përvëlohet me gjalpë. Qëdjè- ditën që iku, ditën që shkoi, një ditë më parë. Qëkùr- shumë kohë më parë, zor të mbahet mënd. Diçka e ndodhur në të shkuarën. Qëmòti- njëherë e një vakt, njëherë moti. Qëmtòn- mbledh, grumbullon diçka me përzgjedhje. Por edhe “Qëmton dëbora ose shiu” (bjenë nga pak) ose “Pulat po qëmtojnë kokërrat e grurit”(po i hanë).

Qënçe- qenërisht. Veprim apo sjellje si e qënve. Qëndìmë- diçka e qëndisur, qëndismë. Qënq- pjella e deles, i vogli i saj, qëngji.

Page 199: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

199

Qëpàri- ndodhi e tanishme ose e pak çasteve më parë. Qibàr- bën naze në të ngrënë në veshje, nazelli deri në tepërim. Thuhet edhe: “Qibar astallëk” (nazelli dhe me barkun bosh).

Qifqì- petulla me miell gruri, të cilat futen në kos dhe me hurdhra. Quhen edhe qoftè.

Qilàr- vend i vogël brenda shtëpisë ose nën dysheme (si bodrum) që ruan freskinë, ku ruhen ushqime me vlerë sidomos bulmeti, për një ditë të keqe, për mik, ose për dimër. Qilìm- shtroje e punuar me fije leshi. Punim shajaku. Qilìzëm- punim i thellë i tokës me krahë ose me mekanizma të kohës. Qìllo- masë peshe e barabartë me 1 kilogarm. Qillòshe- enë metalike e provuar që merr 1 kg mall. Qillòta- pantallona të leshta (shajaku) që janë të ngushta nga qafa e këmbës deri tek gjuri dhe më lart të gjera, të preferuara nga çobanët e bagëtive ose moshat e vjetra. Qìme- fije e hollë floku. I thuhet dhe dikujt që ta bën borxh : “Të hëngërt qimja” (u mbytsh me një qime ose të marrtë sëmundja e qimes).Por edhe “Mos e bëj qimen tra”.

Qìmëz- sëmundje parazitare prej një mikrobi si qime që prek dhëntë, dhitë dhe derrat. Qindàre- një e katërta e Okës (për lëngjet). Qinòsur- bashkuar ose përzjerë bagëtitë me dikë tjetër, me disa kushte (ortakëri). Qipì- mullar. Vënia e dushkut, barit ose i kashtës dhe kallamizhdeve të misrit rreth një druri të ngulur në tokë ose një peme pa degë, si zaire për bagëtitë në dimër. Qìqër- bimë bishtajore që bën kokrra të cilat kanë vlera ushqimore. I thonë dhe brumit të thartuar si maja buke, “Brumë për qiqër”. Ose dikujt që gëzon shëndet të mirë: “Ishte qiqër”.

Qitàp- libër i vjetër fetar, Kurani. Përdoret dhe rëndom kur shkruan ose lexon diçka “Hapi qitapet” (të shkruarat).

Qivùr- rrethim me mur guri i një varri. Qòfkël- shpend i egër, (zog i zi) ose mëllënja. Qoftè- petulla të gatuara me brumë gruri, lëng dhe hurdhra të futura në kos. Qòrras- verbërisht, qorrthi. Kryerja e një veprimi pa u matur apo gjykuar mirë, ose i beson një tjetri pa e njohur mirë apo pa i ditur qëllimet e tij të këqija. “Ikje qorrazi”. “Besim qorrazi”.

Qorrollìsur- i merren mënd dikujt nga sëmundja apo nga ndonjë goditje në kokë, s’ka përqëndrim të rregullt; i hutuar, i papërqëndruar. “I qorrollisur” ose “I qorrollepsur”.

Qorrsokàk- ka humbur orientimin kryesor në punë ose në jetë. Ose ka ngatërruar rrugën, është përzjerë në grindje etj. “Është futur në qorrsokak”.

Qòse- burrë pa qime në faqe. Qostèk- zinxhir i hollë i orës së xhepit, sidomos tek burrat e motit. Qoshk- vënd, qoshe ose kthinë e dalë disi jashtë mureve të shtëpisë, ose kasolle në

fund të avllisë. Qotì- uji i ndënjur, që nuk lëviz. I thuhet dhe dikujt që është leshko ose i avashët dhe i pazoti: “Është njeri qoti” (nuk e turbullon ujin).

Qukapìk- zog pylli me sqep të gjatë dhe me aftësi çpuese, i cili bën vrima në drurët e pyllit për të ndërtuar folenë.

Page 200: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

200

Qull- gatim me miell gruri ose misri, me gjalpë që bëhet topa-topa (lugë-lugë). I thuhet dhe dikujt që është i mefshtë: “Është si qull”. Qullàsh- njeri jo i shkathët, i ngathët, që “E heqin nga hundët të tjerët”(qullash).

Qumështòr- gatim me qumësht dhe vezë e pak miell, i cili piqet në tepsi. I thuhet dhe një të riu që tregon papjekuri në jetë : “Je akoma qumështor”.

Qurravèc- njeri që nuk është i zoti për vetveten e që udhëhiqet nga të tjerët apo që mbahet ndryshe nga më parë. “U bë qurraveci!”

Qyfýr- shaka, gjëndje gazmore. Njerëz të prirur për to bëhen të këndshme në mjedise. Qyl- përfitim i pa merituar ose i dhuruar. Qylàf- kapuç ose feste karakteristike e dëshnicarëve, me shajak ose me bellush, përgjithësisht e zezë dhe disi e gjatë, por edhe rrumbullak dhe e bardhë, me majë të sheshtë. Qylaxhì- ai që e ka kthyer në ves përvetësimin apo ngrënien dhe pirjen pa pagesë. Qylýk- kazmë nga njëra anë me majë (qylyk), nga tjetra me presë, për të rëmihur tokën dhe nxjerrë gurët. “E rëmiva tokën me qylyk”, “I nxora gurët me qylyk”.

Qymès- vendi ku strehoen pulat, kumaci ose koteci. Qýngje- tuba balte ose qeramike për ujësjellësa nëntokësorë ose për kullim (drenazhim) tokash moçalishte. Qyp- enë prej balte me grykë të hapur dhe e zgjeruar në mes e me dy vjega, kryesisht për bulmetra e turshi. I thuhet dhe dikujt me kokë të madhe e që s’merr këshilla “Kokë qyp”.

Qyqàr- njeri për tu mëshiruar, për të ardhur keq, i mbetur në vetmi. Qýqe- shpend i egër pyjesh me zë karakteristik në muajt e pranverës e të verës që bën “ku-ku”. I thuhet dhe dikujt për ta mallkuar: “Mbeç qyqe”.”Të këndoftë qyqja në derë” (mbeç shkretë). Thuhet se dhe Qyqja ka mbetur si zog i vetmuar. Qyramìdhe- tjegulla prej balte të pjekur (qeramike).

Qyrèk- vegël pune bujqësore krahu (bel) prej metali e me bisht druri dhe me një këmbëz, me të cilën shtyhet për të rëmihur tokën. Qyrk- pallto e madhe me stof të trashë. Qysh?- çfarë? Si? Qýtë- pjesa e prapme e pushkës, prej druri. Qytýk- nënkuptohet kreu i shtëpisë, njeriu më i moshuar që i dëgjohet fjala nga të tjerët.

“R”

Rabùsh- bishti i fortë i qepës (mashkulli) që nuk hahet e që lëshon farët e qepujkave. Radhikò- pa ndonjë vlerë të veçantë, si gjithë të tjerët ose të tjerat. “Punova radhiko” (bëra ç’gjeta si mundësi); “Punë radhiko” (pa vlerë), “Njeri radhiko” (si të tjerët ose disi).

Rafinàto- dinak, dhelparak, i prirur për hile. Rajà- njeri servil, që bëhet bisht i të tjerëve, i nënshtruar. Rasàt- fidan bime, lloje bagëtie, kafshe etj. Por edhe rraca, soji nga rrjedh. “Rasat i mirë” (soj i mirë) ose “Rasatshejtani” (soj dreqi).

Page 201: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

201

Razì- vë dorën në zemër, jap garanci dhe besë. Thuhet për dikë që ka dyshime për një veprim keqbërës se : “Jam razi për ndershmërinë e tij” (shkoj therur). Ose: “Nuk bëhem razi për të”(s’jap garanci).

Re- qiell i vrenjtur, ose tregon që rrëzohesh apo: “Re nga funksioni”(ulesh në detyrë). Por edhe : “Vë re” (kushton vëmendje). Refenè- gosti me të ngrëna e me të pira në familje ose shoqëri. “Përgatitën një refene të përbashkët”. Por edhe mospërfillje e dikujt për një arsye të caktuar “Nuk e vë njeri në refene atë” (nuk e përfill).

Regëtìn- ndjehet zë, trokitje nga thellësia e trupit, të rrahura të zemrës etj. “I regëtin zemra”. Por edhe vuajtje, heqje: “Regëtin nga dhimbjet”.

Regj- argasje ose përpunim i lëkurëve të kafshëve dhe të blegtorisë me kripë. Por edhe : “Njeri i regjur nga jeta” (i rrahur nga vështirësitë). Ose:” Tokë që nuk regjet me ujë” (nuk ngopet). Etj. Rehanì- musht rrushi i zjerë disi majhosh, i preferuar për mbas buke si ëmbëlsirë dhe tretës. Karakteristikë për krahinën e Dëshnicës dhe Skraparin. Rehàt- ndjenjë ose situatë kënaqësie, rehatim. Rehèn- i lënë pa zot, pa ruajtje (në dorë të Perëndisë). I thuhet dhe dikujt që rri si i ngrirë dhe s’bën përçapje për jetën: “Po rri rehen”, “Ç’më rri ashtu rehen?”, “E la rehen”.

Rèmë- baltë me ujë që del nga vërshimi i lumenjve dhe përrenjve kur bie shi i rrëmbyeshëm. “U mbushën arat me remë” por dhe “Rema e mullirit” (vija e ujit).

Rendèn- vegël metalike me vrima në të cilën grijmë kungullin, kastravecin (sallatorin) etj. Reshedì- ëmbëlsirë që bëhet me niseshte dhe sheqer e gjalpë (revani). Revàn- vrap i kalit me hapa të shpejtë e të shtrirë dhe me rregullsi. Revanì- ëmbëlsirë e bërë me miell, gjalpë, sheqer e vezë dhe e pjekur. Rëmìm- rëmihet, punohet toka me vegla krahu si kazëm, bel etj. Por ka dhe kuptimin kur “rëmohet” në jetën personale dhe politike të njerëzve. Rënkìm- ose rëkim, zë që shpreh dhimbje ose vuajtje nga një sëmundje, plagë apo gjëndje jo e mirë shpirtërore si “Ëh”, “Oh”. Por edhe rëkim për rast vdekje. Rigòn- bimë aromatike që përdoret për gatim gjellësh e mishi të pjekur, e cila gjendet në natyrë në vende të larta ose kultivohet. Rìhem- bëhem i ri dhe njëherë, rinohem, ripërtërihem. “Po rihet hëna” (po zmadhohet). “Rihet plaga” (shërohet). “Qënke rihur”(je bërë si i ri).

Rìmë- një rrugajë në faqe të malit, e bërë nga ujërat e shirave, në të cilën rrokullisen trungje nga lartësitë e malit. Ka të tilla në malin e Trebeshinës, midis kreut të shtëpive të banuara dhe deri ku fillon pjesa e pyllëzuar, të cilat dallohen edhe larg. Është edhe rregullsia e rrokjeve në vargun poetik.

Rjepacàk- shpendë ose bagëti që u bjenë pendët dhe leshi. Por dhe njeri i shkatërruar në veshje apo pa personalitet. “Është katandisur si një rjepacak”.

Robëtòhem- mundohem, lodhem, vihem në vuajtje. Rodhàn- çikrik, rrotëz që mbledh litarin e pusit kur mbush ujë me kovë apo që mbledh tel, litar etj.

Page 202: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

202

Roìt- buron, rrjedh, shtohet ujët dhe pasuria e dikujt. Por roisin edhe bletët që shtohen ose hedhin mjaltin në hoje. I thuhet dhe dikujt që bën marrëzira “Ka roitur nga mëndja”.

Ròjkë- bleta e re që ikën nga zgjoi, ndahet nga tufa ekzistuese. Roshnìca- gjellë me thërrime të verdhuara (pjekura) në digan dhe me gjalpë, që bëhen lëng me hurdhra e uthull. Rudàk- qëngj ose dash i sojit rudë. Rùdë- rracë dele me lesh të butë dhe të dredhur, i preferuar për punime leshi në mënyrë artizanale. Rufaì- ithtar i një sekti mysliman. Ryj- hyj, shkoj, futem. Ryshfèt- të holla (para) të dhëna nën dorë ose diçka tjetër e dhënë në fshehtësi një nëpunësi për një përfitim të paligjshëm. Rytbè- gradë ose funksion i lartë, ofiq zyrtar i kohëve të shkuara.

“Rr”

Rrabè- ngarkesë e madhe fizike e morale, detyrim ose angazhim apo siklet për zgjidhjen e një halli a problem të një tjetri ose të përbashkët. “E zunë rrabetë e shtëpisë në moshë të re”, “I vunë një rrabe para kohe”, ose “Mos u merr me rrabenë e tjetrit”.

Rradàke- nënkuptohet mëndja në kokën e njeriut. “I punon mirë rradakja”, ose “Nuk ia pret rradakja fare” (s’ja pret mëndja). Rràhë- vend i zhveshur nga drurët për shkak të prerjeve ose diegies. “Ishte bërë pylli rrahë” (shkretuar).

Rrahìshte- pyll i rralluar nga drurët dhe shkurret e mëparshme. Rrallìme- shkulje e bimëve të tepërta të misrit apo dhe bimëve të tjera bujqësore në një arë, kur ato janë ende të njoma. Rrangàllë- sende të vjetra, pa vlerë. Rràngulla- plaçka shtëpie ose një tog gjërash të çrregullta. Rrap- pemë e rritur me fletë të gjera që ritet buzë përrenjve, lumenjve dhe vendeve të ulëta. Është dru i fortë që rron shumë, siç është Rrapi i Sukës ose Rrapi i Kuqarit, Rrepet e Soponicës etj. (në Dëshnicë). Rrapìshta- pyll me drurë rrapi (rrepe). “Rrapishtat e përroit të Zhepovës”, “Rrapishtat e lumit” etj.

Rraskapìtur- i lodhur, i këputur, i munduar fizikisht e mendërisht. Rrebèsh- shi i fortë me shtrëngatë, breshër e furtunë. Por edhe: “Ai tha një rrebesh me të shara”. Ose: “Mori rrebesh me kritika”. Apo: “I ranë lotët rrebesh” etj. Rrècka- copa të grisura nga rrobat e trupit apo të tjera. Rreckamĕn- njeri i veshur keq, me rroba të vjetra, të grisura e të palara.

Rrehĕnj- krimba-parazitë që krijohen në bark, sidomos tek fëmijët. Rrèkem- piqem në diell ose pranë zjarrit. Por edhe: “U lodha, u rreka në punë”.

Rremàll- gënjeshtar, rrëmujaxhi, harramsës, njeri pa vlerë. Rrepìcë- bimë e egër që rritet në arat e mbjellë me të lashta. Rrèshkë- fiq shumë të pjekur që varen në degë dhe janë shumë të ëmbël.

Page 203: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

203

Rrètra- opingat prej lëkure kau ose lope që lidhen po me rripa lëkure. Bëhen edhe çanta me rretra, sidomos çobanëria. Rrethànë- konditë, kusht i veçantë në të cilin ndodh një fakt a një ngjarje. Rrethùke- vënd i thurur me gardh, që zakonisht fusin shqerra, kecërr, prodhime bujqësore ose rrethojnë një pemë të porsambjellë për ta ruajtur nga bagëtia. Rrezìl- njeri i keq, që bën veprime jo njerëzore, i pacipë. Rrèzhde- diçka që varet tek disa pemë (arrët, mënat etj.) por edhe dy rrezhdet që i varen dhisë në gushë. Rrë-rrë- u flitet dhënve për të ecur. Rrëfìm- tregon, denoncon, informon për diçka. Rrëkè- vija e ujit të shiut, zakonisht e shoqëruar me zhurmë. Rrëkëllìmë- vend i pjerrët, greminë. Por dhe rrëkëllej ose lëshoj diçka nga lartësia ose “Rrëkëllej rakinë” (e pi) etj. Rrëmb- degëz ose filiz i hollë bime apo peme. Por edhe “Rrëmb gjaku”, “Rrëmb prejardhje gjinore” (farefisi, soji). “Qënka një rrëmb i njohur” (soj i mirë).

Rrëmba-rrëmba-- damarë-damarë, inde të shumtë tek një pemë. Rrëmbìmthi- me ngut, me nxitim. Rrëmbýthje- pjesa e fundit e bimëve që priten dhe mbeten pa vlerë. I thuhet dhe dikujt me vese: “Qenke një rrëmbythje që s’e paske shokun” (pa vlerë).

Rrëmèt- situatë e rëndë nga një përmbytje apo shkatërrim tjetër natyror. Rrëmùjë- mungesë rregulli, çrregullim. Rrënqèthje- i shkojnë mornica në trup nga të ftohtit ose nga frika dhe emocionet. Rrënxùar- shkarje dhjami tek njerëzit. Rrënjìshta- pjesët e rrënjëzuara të pemëve që janë prerë kur ato janë nxjerrë nga toka. Rrëpìrë- e tatëpjetë, vend i pjerrët, vend që rrëshqet. Rrëshìrë- lëng viskoz që del nga disa drurë si pisha, qershia, bajamja, sheftëlira etj, dhe

që ka veti të ngjisë sende apo që ngjit nëpër duar. Rrëshqìtas- ikje me rrëshqitje (barkas ose këmbaduar), pa zhurmë, pa u ndjerë, shkarazi, fshehurazi. “Erdha rrëshqitas”, “Eca rrëshqitas”.

Rrëzàk- është nga fshatrat rrëzë malit (Trebeshinës). Rrëzàll- pjesë e kapistrës ose e frerit që ndihmon në përshpejtimin e ecjes së kuajve. Rripçìnë- vend i pjerrët, rripë e thelluar. Rrìqër- parazit që gjendet tek kafshët dhe blegtoria, i cili u thith gjakun. I thuhet dhe dikujt që nuk ka njerëzillëk me ata në vartësi: “Sillet si rriqër që pi gjakun”. Rrisk- kësmet, fat. “Ja bëri Perëndia rrisk”(kësmet).

Rrjèbull- diçka e qelbëzuar (dregëz) që u del fëmijëve në kokë (mbas lindjes) dhe që i bezdis. Me rritjen e fëmijës, nuk shfaqet më. Rrjèdhur- ikur, pakësuar. I thuhet dhe dikujt që kryen veprime anormale: “Paska rrjedhur nga mëndja” (nuk i ka trutë në rregull).

Rròdhe- bimë që del në vende të punuara, që bën kokrra me gjëmba të cilat ngjiten nëpër rrobat e njerëzve,tek bagëtia etj. I thuhet dikujt që të qepet për një problem: “M’u bëre rrodhe”.

Page 204: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

204

Rrokanìsje- fjalë të shumta që të marrin mendjen, të lodhin. I thuhet atij që ka këtë zakon: “Na rrokanise jashtë mase” (na more mënt). Rromùs- tallje, vënie në lojë. I thuhet atij që e ka si zakon “Rromuzemadh”.

Rrondokòp- që ka shtat të shkurtër, të ngjeshur dhe i shëndetshëm. Rropàmë- buçimë, zhurmë, oshëtimë. Por edhe e tatëpjetë, rrugë e panjohur në vende malore. Rropàtur- i lodhur, i munduar. Rròsje- shi behari i pakët që nuk e ngop tokën. “Ra një rrosje shi” (shi kalimtar). Rroskòp- pa vlerë, i vjetëruar. “Orë rroskop” (pa vlerë). Por edhe njeri prapanik. “Si orët rroskop”.

Rrospì- femër e përdalë, lavire, e degjeneruar. Rròzga- vend me shkurre dhe ferra, copa druri që sjell lumi etj. Rruc- nxë, mëson, merr vesh, të kupton. “Nuk rruc nga dynjaja” (s’merr vesh nga bota). Por edhe qethje e kokës fare “Është qethur rruc”. Rrudh- mbledh, shtrembëron diçka. “Ju rrudhën rrobat e veshjes”. “Rrudhi buzët” (i shtrembëroi, s’i erdhi mirë).

Rrudhë- rrobat me pala (sidomos të grave), vijat (rrudhat) në fytyrën e njerëzve, por edhe vijat – rrudha tek drurët të cilët tregojnë moshën e tyre. Rrufjàn- i pandershëm, dredharak, i djallëzuar. Rrufìt- pi pak e nga pak diçka, e gjerbit me kënaqësi kafen apo lëngje të tjera. Rrùfkë- që mbahet mirë edhe pse është i moshuar. Por edhe “vezë rrufkë”, që është fare pak e zjerë dhe pihet e ngrohtë. Rruh- ngjan, si të jetë ose tamam. “Nga tabietet si rruh plaku” (tamam si një plak i moçëm).

Rrukullìmë- vend i pjerrët, që bjenë gurë. Rrùrëz- dele e re që ka pjellë vetëm një herë. Rryp- njeri i trashë nga mëndja, budalla. “Ku na e gjete atë rryp”.

“S” Sabà- mëngjes herët. “Duket djelli që në saba”. Sàbër- durim. Thuhet sidomos kur ka një fatkeqësi, një qeder të madh “Bëni sabër” (durim).

Saç- mjet metalik me kube në mes, me dorezë dhe një rreth në buzë të kubesë, që pjek bukën me prush zjarri. Mjet tradicional në Dëshnicë. Sadò- mjaft, pusho, lëre atë punë. “Sadò fole”, “Sado qave” etj. Sadrazèm- simbolizimi i njeriut të keq, armik e pushtues. “Sikur erdhi sadrazemi” (sikur erdhi armiku). I thuhet kështu atij që ngutet, nxiton për diçka. Safì- shqeto, tamam, saktësisht. “Është safi dëshnicar”. Sajdìsje- interesim, bën nder, di të presë e të përcjellë, bën për njerëzit. “Është njeri i sajdisur”.

Sak- ai që shërben nëpër dasma e gosti për të mbushur gotat me raki, gjithmonë i kontrolluar nga i zoti i shtëpisë dhe nga ai që bën dolli. Sakàt- njeri ose kafshë me një gjymtyrë të trupit jashtë funksionimit (të prerë ose të paralizuar).

Page 205: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

205

Sakatllĕk- të qënit me një të metë trupore. Sakavìce- sëpatë e vogël për të krasitur degët e pemëve për dushk ose për nevoja të tjera. Sakatùre- hanxhar ose bajonetë. Sakĕn- në asnjë mënyrë. “Sakën se shkon atje...”, “Sakën se e thuaj atë fjalë” (mos trego).

Sakĕs- diçka e gatuar me lënde ngjitëse që ka shërbyer për të pastruar fytyrën dhe trupin e grave e sidomos të nuseve të reja, nga qimet. Përdorej sidomos kur çupa përgatitej për nuse. Sakllàm- saktë, tamam ashtu, është pa cen. “Ma pruri lajmin sakllam”, “Ma dha gjënë sakllam”.

Sallatòr- kastravec, trangull. Sallhàne- thertore, atje ku mblidhen shpesh qëntë e rrugëve. Sallhanòs- që bredh dhe endet kot rrugëve me llafe dhe nuk punon, “Që sallhanos” (sillet si qëntë e sallhaneve), “Mbete duke sallhanosur” (duke bredhur si qëntë rrugaçë).

Salltanèt- madhështi në të veshur dhe në kompletimin e shtëpisë me gjëra të shtrenjta. Por edhe salltanetet tek kafshët (shalë, yzengji, shilte etj.), kur shkonte krushk ose mik. “Janë njerëz të salltaneteve” (qejfeve), “Ka plasur salltaneti i madh” (të dukurit).

Samàr- mbulesë e ndërtuar prej druri dhe me thes lëkurë të mbushura me kashtë, që u vihet kuajve dhe gomarit mbi kurriz për t’u hipur ose ngarkuar. Samaròs- u vë samarin kafshëve të ngarkesës. Samarxhì- ai që bën dhe shet samarë për kafshët. Sapllàke- enë e vogël metalike ose druri me të cilën merr ujë nga enë më të mëdha, ose për të pirë ujë. Sapunìs- u shkoj rrobave një sapun, i laj me sapun “I sapunis”. Saraxhà- sëmundje e stërkungullit. I thuhet dikujt si mallkim “Të hëngërt saraxhaja!”.

Sarmà- japrak. Gatim me oriz, gjalpë dhe erëza e kokla mishi, të mbledhura me fletë pjergulle ose lofate. Satĕn- pëlhurë mëndafshu ose pambuku e hollë dhe e bute që përdoret për astare etj. “Këmishë satëni”, “Astar satëni”.

Satĕr- thikë e madhe që përdoret për të grirë duhan ose mishin. I thuhej dhe ndonjë të vogli kur gabonte: “Të griva me satër”.

Satràp- sundimtar i kohëve të shkuara, drejtues i vogël i kohës së Persisë. Por që nënkupton dhe mendim prapanik. Saúll – thuhet zakonisht në raste rreziku kur mund të ndodhë një e keqe nga rrufeja, nga gjarpri etj, duke nënkuptuar “Hapi rrugë së keqes”, “Saull!” Savìt- tall, hedh rromuze, vë në lojë dikë. “Mjaft me savitje” (tallje).

Sebèp- shkak, preteks. Sedèfe- zbukurime ose stoli të grave prej materiali me vlerë. Sedërllì- dinjitoz, njeri me vlerë që tregon respekt për të tjerët dhe për veten, i njerëzishëm, i ndjeshëm për detyrimet ndaj të tjerëve. Sèfte- fillim, piknisje e një pune ose muhabeti. “Ai e bëri sefte në detyrën e re”.

Sehìr- shikon, vështron, ndjen kënaqësi për diçka nga ajo që shikon.

Page 206: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

206

Sejmèn- ai që ruan gjënë e një të pasuri apo vihet në shërbim të tij, që i rri nga pas dhe bën apo urdhërohet nga ai. Selàm- të fala. Merr ose dërgon të fala, përshëndetje. “Bëji selam babait prej meje” (të fala).

Selamàs- plaku i krushqve (kryetari), ai që i udhëheq ata për të marrë nusen në derën e saj. Selamèt- shpëtim, lumturi, dalje në dritë. “Dola në selamet” (shpëtova, dola nga halli), “Nga puna kam parë vetëm selamet” (të mira).

Selamllëk- ajo pjesë e shtëpive të myslimanëve në të cilën priteshin miqtë, ku bënin edhe faljet. “U mblodhëm për selamllëk” (të faleshim).

Selìs- rris, stërvis apo i bëj ysmet një fëmije apo një bagëtie ose kafshe, por edhe bimëve e pemëve të caktuara. “I ka selitur vetë”.

Selìshtë- arat ose kopshtet e vogla para ose pranë shtëpisë. Selvì- zakonisht u thuhet nuseve dhe çupave me shtat të gjatë, të drejtë dhe të hijshme, sipas emrit të një peme të ngjashme që rri e gjelbër gjithë vitin. Senè- vit, mot. “Sene e mbarë në prodhime” (vit i mbarë), “Ajo sene mos ardhtë kurrë” (p.sh. seneja e karkalecit). Senèt- akt shit-blerje ose huaje, i bërë ligjërisht. “Tokën e kam me senet” (me ligj, me tapi).

Sepète- mobilje tradicionale prej druri, me kapak të harkuar dhe e zbukuruar, ku mbahen rrobat e grave, sidomos të nuseve. Serbès- pa drojtje, pa u frikësuar, lirisht. Sèrë- bitum, zift. Material me ngjyrë të zezë, i ngurtë ose i lëngshëm (viskoz) që mund të digjet, me të cilin asfaltohen rrugët. Sergjèn- dërrasë e gjatë e vendosur horizontalisht përgjatë murit brenda shtëpisë dhe e dalë përpara, për të vënë mbi të enët e kuzhinës dhe sende të tjera shtëpiake. Serìnë- rrush i zi me kokrra të ngjeshura që piqet shpejt dhe është me shumë lëng, nga më tradicionalët në Dëshnicë. Sèrt- i ashpër, i vrazhdë, i hidhët në fjalë e qëndrime. “I sert por i ndershëm”.

Sevàp- bën një të mirë për dikë, jep ndihmë, tregon mëshirë dhe njerëzillëk. Sevdà- dashuri, dëshirë e madhe për të arritur diçka. “Është djalë sevdalli”. Ose “Vajzë sevdalleshë”.

Sëhàn- enë metalike (tas) për të ngrënë. Dikur hanin në të disa veta bashkarisht. I thuhet dikujt që serviloset dhe u bën qejfin të tjerëve: “Tregohet sëhanlëpirës”. Sëhat- orë, tregohet koha. “Erdhi sëhati”, “Vajti sëhati”. Sëkëlldì- brengosur, hidhëruar, ka hall, i ndodh diçka. “Ka sëkëlldi” (dhimbje, hall).

Sëndýq- mobilje druri, me kapak, si arkë, që përdoret për të mbajtur rroba dhe sende të tjera shtëpiake. Sëpàtë- mjet i hekurt dhe i mprehtë me bisht të drunjtë, për të prerë dhe çarë dru. Sëpràpi- diçka e ndërtuar apo e mënduar gabim apo mbrapsht. “E ka bërë zoti sëprapi”ose “Flet dhe mendon gjithnjë së prapi”, “I mbathi këpucët së prapi” etj. Sërm- argjënd. “Ishte veshur e ngjeshur gjithë sërm” (stolira argjëndi), ose “Kishte kobure me sërm”.

Siç- sikundër, më duket. Sidò- në çdo mënyrë qoftë, sido që të jetë.

Page 207: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

207

Sidokudò- dosido, mirë ose keq. “Këtij burri nuk i flitet dosido ose sidokudo”.

Sifilìz- sëmundje e rëndë. Siharìq- lajm i mirë, haber i mirëpritur. Siklèt- brengë, hall, shqetësim, sëkëlldi. Silàh- brez i gjerë prej lëkure ose leshi, me zbukurime e qëndisje të artë ose argjentë ku vareshin armët e brezit qëmoti. “Me kobure në silah”, “U çudit me silajen e xhaxhabeut” etj.

Sinì- enë e cekët prej bakri që përdoret për të pjekur lakror, byrek etj. Tepsi e cekët. Sinòr- kufi ndarës për kullotat, pyjet dhe tokat midis fshatrave dhe pronarëve brenda tyre. Thuhet dhe për dikë që kërkon të ndërhyjë pa vënd në punën e të tjerëve. “Shiko sinorin tënd”. “Qëndro në sinoret e tua”.

Sìrmë- qimet e kallirit të misrit, mustaqet e misrit. Sìtë- mjet shtëpiak prej rrjete teli të hollë mbas një rrethi druri, për të situr miellin, për ta ndarë atë nga mbeturinat e vogla, duke e tundur majtas-djathtas. Sitìle- enë e vogël metalike që përdoret për të pirë ujë, qumësht etj. Sivjètme- e këtij viti, e kësaj seneje. Sixhàde- shtroje prej shajaku e punuar me fije leshi (gjalmër), në avlimënd. Skàmës- i varfër, fukara, i vobektë. Skelèt- tërësia e eshtrave të një organizmi të gjallë. Por edhe një njeri a kafshë e dobësuar, holluar së tepërmi. “Ishte bërë skelet”.

Skëndalì- ndënjëse, karrige me stolisje, ku rri nusja ditën e martesës. Skërfyèll- njeri shumë i gjatë dhe i hollë. “Është rritur, bërë skërfyell”. Skërmìt- ngacmon ose gërvish diçka që prish punë. Sklep- infeksion në sy që të zvogëlon shikimin. Skollomëndra- sëmundje e rëndë për njeriun që lidhej me organet seksuale. “Të hëngërt skollomëndra” (vdeksh me të keq).

Skopìtur- tredhur, (meshkujt tek kafshët dhe bagëtia). Skorbùt- sëmundje e mishit të dhëmbëve, zakonisht tek kafshët. Skrapìna- këpucë me llustër ose sandale për gratë. Skrop- gatim me miell dhe pa yndyrë, shumë i hollë dhe pa vlera ushqyese (në kohë fukarallëku). I thuhet me përçmim dikujt që rrjedh nga fukara dhe mbahet me të madh “U bë barkskropi!”.

Skropanjòs- njeri i vobekët ekonomikisht, por edhe dembel për të punuar dhe i pazoti për veten. “Mbetën skropanjosë” (të pazotë, papunaçë).

Skutìna- copat e rrobave për lidhjen e një fëmije në djepe. Sòbë- mjet ngrohës metalik. Por edhe një nga dhomat e shtëpive dy-tre katëshe e cila ndodhet në katin e parë, që mbahet e ngrohtë dhe mblidhen njerëzit e shtëpisë, sidomos darkave. Sofàt- vend i ngritur me mur para ose përbri portës së shtëpisë, ose tek ballkoni, ku qëndrohet për t’u shlodhur ose freskuar, zakonisht mbrëmjeve. Soj- fis, rracë, origjina e prejardhjes familjare. Sòjkë- thikë e vogël ose biçak, me presë të përthyeshme. Sojllì- nga fis ose rracë e mirë, nga derë e njohur.

Page 208: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

208

Sojsës- rracë e keqe, fis i përçmuar. I thuhet dikujt që bën prapësira dhe gjëra të turpshme: “Sojsës”. Soj- sorollop-- fisi dhe soji me rrënjë e degë. “U bëfshi kripë soj e sorrollop” (mos mbetshi asnjë).

Sokàk- udhë publike e ngushtë, zakonisht me dredha, e shtruar me gurë. Sokëllìmë- britmë ose thirrje me zë të lartë. Zakonisht u sokëllihet bagëtive. Sokollòmë- grua e përdalë, e pacipë, bredharake, imorale, pa nder. Solloìs- marrje nëpër gojë e dikujt për keq, “E sollois” (e përgojon, i heq mishtë). Por edhe zgjatje tej mase e një muhabeti “E solloise shumë muhabetin”. Sònte- këtë natë, këtë mbrëmje. “Sonte do të na vijë një mik i largët”.

Sop- copë druri ose mishtrishtë misri që mbyll një vrimë, sidomos në enë druri ose në një topilë. Sorkàdhe- U thuhet çupave dhe nuseve të reja që janë të hijshme dhe të zhdërvjellta: “Si sorkadhe”.

Sòrrë- shpend me pëndë të zeza që zakonisht bëjnë fole në shtëpitë e prishura. Quhen kështu dhe lopë ose bagëti: “Lopë sorrë”. “Dele sorrë” etj. Sòsi- mbërriti, erdhi, mbaroi, mori fund. “U sosën drutë e zjarrit”(mbaruan). “U sos atje ku qe për të shkuar” (mbërriti). “U sos shëndoshë e mirë tek ne” (erdhi).”U sos durimi”.

Sòtëm- i kësaj dite, në ditën e sotme. Spàngo- fill peri i trashë prej kërpi ose liri, me të cilin qepin këpucë, samarë, dyshekë, thasë etj. Spërdrèdh- prish diçka që është e dredhur. Por edhe “Grua e spërdredhur” (nazelleshë); “Muhabet i spërdredhur” (i ngatërruar).

Spic- paraqitje e kujdesëshme në veshje “I veshur spic”.

Spicë- diçka e vogël, e hollë dhe e mprehtë prej druri, metali ose qeramike (ashkël), që të çpon, të futet në trup apo që kruan dhëmbët etj. Spithàr- gropëza të thelluara në shkëmbinj, të cilat mbushen me ujët e shiut. Ka të tilla në Trebeshinë. Spòro- soj, rracë. Përdoret më shumë për keq.“Sporosës”(rracë e keqe, soj i lig) etj. Spurdhjàk- fëmijë i vogël, i parritur dhe i prapët. Por edhe një i madh me mëndje të papjekur. “Sillet si një spurdhjak” (kalama). Sqep- aty ku është goja e një shpendi. Por i thuhet edhe dikujt që tregohet fodull: “Mos e mbaj sqepin lart” (mos shit mënd).

Sqepòsur- kanë zënë sytë sklepa (janë gjysëm të mbyllur). Sqètull- pjesa nën krah, që mbulohet nga krahu. Sqìmë- njeri që mbahet me të madhe, që s’pëlqen të tjerët. S’pëlqen ngrënien e zakonshme etj. Sqòllë- vënd ku lajnë duart dhe enët brenda shtëpisë ose kanali i shkarkimit të ujërave të zeza (që lidhet me nevojtoren). Sqòtë- dëborë e përzjerë me shi dhe erë të ftohtë. Sqùfur- i thuhet dhe dikujt që bën ligësira “U bëfsh squfur” (u mbarofsh), meqë squfuri helmon mikrobet e bimëve e të pemëve. Sqùkë- klloçka, pula që ngroh vezë për zogj.

Page 209: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

209

Stafìdhe- kokrra rrushi të thara. Stamodùmo- i panjohur. Thuhet për njerëz të panjohur që janë prezent ose që përmenden pa vend në muhabete, apo që kërkon dikush për t’u shtirur ndër ta “Nuk merremi me stamodumon” (me ata që s’i njohim).

Stan- ngrehinë e posaçme me gurë ose shufra druri, ku rrinë çobanët e bagëtitë, sidomos beharit në male. Stanàr- ai që banon në stan dhe përkujdeset për bagëtinë. Stap- shkop prej druri. Stàvë- rroba, dru, gurë dhe gjithçka tjetër e vënë njëra mbi tjetrën në rregullsi. Stènë- shpellë disi e thellë, gjysëm errësirë, vënd i futur nën shkëmbinj. Sterè- toka si e kundërta e detit. “Udhëtova me kaike (anije) dhe dola në sterè”(në tokë).

Stèrë- depo uji nën shtëpi (birucë), që mbledh ujët e shiut për nevoja familjare ose burim uji i futur nën shpella, që mezi duket. Stèrrë- vend ose diçka tjetër i nxirë, i zi. I thuhet dikujt që bën sjellje të këqija: “Të sterrofsha me digan”. “ Të bëftë zoti sterrë” (të nxiftë jetën). Thuhet dhe kur koha është e vrenjtur shumë, për shi. “Është bërë moti sterrë” (nxirë). Stër- tregohet një zmadhim i tepërt për diçka, ose një mbivlerësim. “Ai bëri stërmundime”, “Pati stëdhmibje” etj.

Stërgjýsh- babai i gjyshit. “Jam gjysh, stërgjyshi dëshnicar”. Stërnìp- djali i nipit ose i mbesës. “Është stërnipi ynë”.

Stërplàkur- shumë i moshuar. Stërvùajtur- ka hequr keq gjithë jetën. Stìsur- i shëmtuar, i tjetërsuar. “Ku u ndodh ai njeri i stisur” (i shëntuar). Por dhe diçka e sajuar, e gënjeshtërt, shpifje me paramendim. “Muhabet i stisur” (i sajuar kot).

Stolì- sende zbukuruese për veshje ose për diku gjetkë. Stolìsur- zbukuruar me gjëra të vlefshme. Stopàn- çobani ose stanari që merret posaçërisht me mjeljen e bagëtive dhe përpunimin e bulmetit në stan. Strall- gur që në kontakt me një mjet metalik, nxjerr xixa (gur zjarri). Stranìca- drurë ose gurë varri, ato që mbajnë dheun mbi arkivol tek varri. Strèhë- pjesa e mbulesës së çatisë së një shtëpie që del jashtë murit. Strìngla- të gjitha stolitë që zbukurojnë rrobat në gjoksin e grave. Por edhe : “Mos na këput stringla” (llafe të bukura, dëngla).

Stròfull- fole ose vënd ku rrinë shtazët (kafshët) e egra. Shtrofek. Stròmë- pjesa e poshtme e samarit tek kafshët, dysheku nën samar në formën e kurrizit të tyre. Strùkur- i mbledhur ose i futur në një vënd të vogël e të ngushtë, nga frika. Strumbullàr- dru i drejtë që vihet në mes të lëmit ku shihet gruri dhe lidhen kuajt që rrotullohen rreth tij për shirje. I thuhet një të moçmi “Është strumbullari i shtëpisë” (kryesori).

Strùngë- vendi ose shtegu i një vathe bagëtish, ku rri çobani që i mjel ato. Sùmbull- kopsë, follë që vendoset në pjesë të rrobave që mbërthehen më anën tjetër (xhaketa, këmisha et).

Page 210: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

210

Sup- pjesa e trupit të njeriut afër qafës, deri tek cepi i krahut. Surràt- fytyrë, faqe. Surratsës- fytyrë e shëmtuar, fytyrë e keqe. Surrùp- e sharë. “I dha një surrup” (një të sharë). “Mori një surrup dhe s’u duk më”.

Sus- mos folë, mbyll gojën, rri urtë. Syçakërr- njeri me sy gri, disi të shndritshëm. Sýçkë- syvogël. Por edhe vlerësim për vajza (çupa) me sy të bukur të zinj: “Ishte një syçkë për t’i këputur kokën”, ose “... për djalë të vetëm”. Syfèt- surrat, fytyrë, turi. “Mos ja pafsha syfetin” (fytyrën).

Syfetsës- fytyrë e shëmtuar, surrat i lig, duket që në fytyrë për ligësitë që ka. (turi qën). Sylybàti- sëmundje e rëndë e organeve të frymëmarrjes. Mallkohet dikush që bën prapësira: “Të hëngërt sylybati”.

Sylyfàto- ilaç për dhimbje koke, në vend të aspirinës (kënina). Sylyndrì- i thuhet një gruaje të shëmtuar ose që është e pazonja për punë, e papastër etj. Symbýllazi- lojë fëmijësh hap e mbyll sytë; ose i thuhet dikujt : “E bëre punën symbyllazi” (për sy e faqe). “Po ecën symbyllazi” (kuturu). Etj. Synèt- operacion kirurgjikal që kryhet te fëmijët meshkuj, në organet gjenitale. Syplàsur- i thuhet dikujt që nuk tregohet i kujdesshëm kur ecën, bën një punë me gabime, ose që mashtrohet nga dikush: “Mos u bëj syplasur”.

Syqèshur- që ka pamje gazmore, njeri me humor, i shkuar në shoqëri, të bën për vete. Sýrës- fllucka të vogla që formohen si rreth në një shishe ose enë tjetër kur në të hidhet ujë ose raki apo kur ajo tundet. Por edhe syrësit që formohen kur punohet lesh me shtiza apo syrësit te buka apo djathi (gropëzat), kur ato priten. Syrgjýn- internim në vënd të largët në kohën e Turqisë. “E dërguan syrgjyn” (e dëbuan, e internuan). Syrrèt- nxjerje në fotografi. “Dola në syrret”.

Syth- çelje e një bifke apo filizi a llaskonje në trupin e një bime ose peme. Syvëngër- që nuk përqëndrohet në një vënd në shikimin e syve.

“Sh”

Shafjàn -lëkura në pjesën e sipërme të samarit të kafshëve që ruan stromën (dyshekun e

samarit) nga lagështia. Shahìt- dëshmitar. Por edhe dëshmor. “Ra shahit për atdhe” (dëshmor). “Kam shahit atë...për ç’më ndodhi” (dëshmitar).

Shajàk- stof leshi i bërë në avlimënt me fije gjalmëri (leshi). Shàkull- lëkurë e bagëtive e regjur (argasur) me kripë, në formë thesi, që përdoret për të futur në të bulmetra si djathë, gjizë, shëllirë etj. Shakullìnë- erë e fortë që ngre pluhurin rrotull me fuqi të madhe (si ciklon). “Fryjti një shakullinë”. Shakullìsje- vetërrukullisje e kafshëve në tokë, zhgërryerje. “U shakulleps gomari në mes të arës”.

Shàlë- diçka e ngjashme me samarin, por më e thjeshtë, që u vihet kuajve në kurriz, të ecin me revan (vrap), e me të cilën kalorësi bëhet më i paraqitshëm, më imponues.

Page 211: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

211

Shall- punim leshi ose copë mëndafshi që e vënë burra e gra tek qafa. E luan këtë rol edhe vënia e një peshqiri, sidomos në kohë të nxehtë, për të fshirë djersët. Shallvàre- pantallona të leshta shajaku për burra, të bëra në avlimënt dhe të ngjeshura në dëstilë. Shamatà- zhurmë për shkak grindje ose sherri. Shamì- copë e vogël basme pambuku që lidhet në kokë te gratë ose për të fshirë diçka në duar apo fytyrë (shami dore). Shandàn- send prej metali që mban qirinjtë e ndezur. Shap- kripë minerale që rrudh gojën dhe në sajë të kësaj shijeje dallon nga sheqeri sepse janë të ngjashme në pamje të parë. I thuhet dikujt që i bën rrëmujë punët dhe mendimet: “Nuk po e ndan mirë shapin nga sheqeri”.

Sharabàjkë- diçka e vjetëruar dhe e zhvleftësuar. Sharavèl- njeri qesharak, i veshur keq dhe që nuk e mban veten. Të tjerët tallen me të. Shark- brucë.punim prej leshi dele, si pallto e madhe, zakonisht ngjyrë e zezë, e gjatë deri në fund të këmbëve, në njërën anë me flokë, që i përdorin çobanët e bagëtive në mot me shi e pa shi në dimër. Shartìm- kthim i pemëve të egra në të buta me kalema (fidanë),që futen dhe lidhen tek lëkura e pemëve, duke i marrë nga pema e butë. Shàrrë- vegël metalike me bisht druri e dhëmbëzuar nga njëra anë, me të cilën priten dru etj. Sharrëxhì- ai që punon me sharrë. Shastìsje- i hutuar, i turbulluar, ka humbur toruan (orientimin mendor). Shàtë- vegël pune bujqësore metalike, me bisht druri, përdoret për prashitje dhe punë të tjera. Shatrapàtra- ai që flet kuturu (kot), që i thotë fjalët gjysmake dhe jashtë realitetit të çastit. Shefaèt- paç shëndet, të ndimoftë zoti, mos paç të keq. Shefòn- shami e madhe e zezë prej mëndafshi, që hedhin në kokë sidomos gratë e moshuara. Shegàn- ka i kuq, ose njeri i kuqërt nga shëndoshja e tepërt. “Është ngjallur si shegani”.

Shègë- pemë jo shumë e lartë, me degë me gjëmba që prodhon kokrra të mëdha në ngjyrë të kuqërremtë me kokërriza të shumta të kuqe, me shije majhoshe. Shejtàn- i thuhet njerëzve të pabesë, të djallëzuar, me vese. “Hiqmu tutje o shejtan”.

Shejtanëzùar- karakterizohet njeriu i lig, hileqar, që të ha me pabesi. Shelège- qëngj në vitin e dytë të jetës. I thuhet dhe një vajze të urtë e të sjellshme “Si shelege”.

Shelèk- qëngj mashkull i vitit të dytë. Sheléme- grua e mefshtë, që nuk e mban veten mirë dhe nuk është e zonja për vetveten. Shelgjíshta- vënd me shumë drurë ose shkurre shelgu. Shelk- shelgu, dru ose shkurre me gjethe të vogla dhe lastarë të shumtë që zakonisht gjenden pranë lumenjve e përrenjve me ujë ose atje ku ka lagështi.

Page 212: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

212

Sheriàt- e drejta islamike (fetare), që nënkupton drejtësinë në kohën e Turqisë. Thuhet shpesh kur ka shkelje ligjore: “Mos e shkel Sheriatin”(ligjin).

Sherr- grindje, zënkë, shamata, konflikt. Sherrëxhì- ai që nxit dhe është i prirur të bëjë sherr. Shëllìrë- ujë me shumë kripë (hirrë djathi), por edhe përzjerje qumësht e kos bashkë me pak kripë, që e bëjnë çobanët për vete në vjeshtë. Shëllùngë- tufë leshi i krehur, që tirret në furkë dhe bëhet fije, gjalmër. I thuhet dhe një njeriu të konsumuar nga vitet “Ka mbetur sa një shëllungë leshi” (vogëluar).

Shëmbëllèn- ngjan, e njëjta gjë, pothuaj se. Shëmër- gruaja e dytë që merr një burrë, kundrejt gruas së parë që e ka ende dhe që zakonisht dy gratë në fjalë nuk shkojnë me njëra-tjetrën. Shëngjìns- fik që bëhet më shpejt se të zakonshmit, i lashtë, i cili piqet në korrik. Shëndrè- muaji Dhjetor (Shën Andrea, Shën Ndoi) ose Muaji i Zi. Shëët- thirrje për të mos folur, për të mbajtur qetësi. Shipllëk- ngjyrosës me bojë të zezë. I thuhet dikujt që ndotet: “Qënke bërë shipllëk”. Ose një tjetri që bën prapësira: “Të bëftë zoti shipllëk” (të nxiftë).

Shìrë- proçesi i kthimit në kokrra i të lashtave (grurit etj) duke veçuar kashtën nëpërmjet shkoqjes në lëmë nga këmbët e kuajve. “Shirje në lëmë e grurit”.

Shkàbë- shpend i madh grabitqar me sqep dhe kthetra të mprehta me ngjyrë kafe në gri. Shkàrdhë- shkop i gjatë me një zinxhir, që i lidhet qënit në qafë për të mos e kafshuar atë që e tërheq. Shkàrpa- druçka të holla, të thata për të ndezur zjarrin ose shkurre që u kanë rënë gjethet. Shkop- copë dru e hollë, e lëmuar dhe e kthyer me dorezë në njërin krah, për t’u mbajtur. Shkopërìsht- si me shkop. “E rrahën shkopërisht” (me shkopinj). “Ja thanë shkopërisht” (fare troç, si t’i binin me shkop).

Shkòrsë- lloj qilimi i punuar zakonisht me lesh dhie, rrobë e thjeshtë që përdoret për të shtruar ose mbuluar në shtëpi. Shkòzë- dru i lartë pylli që rritet në vende kryesisht malore, i rezistueshëm dhe me gjethe, të preferuara për kullota dhish. Shkrètë- vend i pabanuar nga njerëz, i braktisur, i papunuar, me shtëpi të shkatërruara. Por edhe njeri i vetmuar “I mbetur shkretë”. Shkrumb- djegur, s;ka mbetur asgjë. “Shkrumbosur”.

Shkrýdhje- shlodhje, ardhje në terezi nga lodhja. Shkùrre- drurë pylli të parritura, pa trung, por vetëm me degë të dëndura. Shorodòl- njeri që nuk mbahet, nuk vishet mirë, bën veprime ta papëlqyera, leshko. “Më shorodol njeri s’më kanë zënë sytë”.

Shòshë- një rreth druri me fund teneqeje me vrima, e cila ndan kokrrat e bereqetit nga gëzhutat (mbetjet e grurit kur shihet) dhe papastërtitë e tjera. Shparg- rrobë e bardhë prej leshi, e bërë në avlimënd, që përdoret për të lidhur fëmijën në djepe.

Page 213: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

213

Shparth- lloj lisi më gjethe të gjera, i përshtatshëm për lëndë ndërtimi. Shpatëz- pjesë druri që lidh dorzën me shtizën tek parmënda. Shpèllë- gurë ose shkëmbinj të mëdhenj që krijojnë në vetvete guva ose vënde të errëta apo gjysëm të errëta, si të fshehura. Gjenden dhe në Malin e Trebeshinës. Shpes- shumëllojshmëri e gjësë së gjallë shtëpiake ose të egra (shpéndë). Shpëlàrje- rrobat e lara me ujë të nxehtë shpëlahen në ujë të ftohtë. I thuhet edhe një njeriu me vese: “I shpëlarë si njeri” (i pacipë).

Shpëndër- bimë e helmët tek kërcelli dhe rrënjët me gjethe të gjata dhe me lule të kuqe në të bardhë, që rritet në vjeshtë e dimër. Shpirt- përveç kuptimit jetësor “E dua me shpirt”, ose “Akoma nuk i ka dalë shpirti”(është gjallë), nënkupton edhe nocionin njeri. “Ishin shumë shpirt” (shumë njerëz).

Shpìrto- shkrepse. Shpìrra- sëmundje që zakonisht prek kafshët në mushkëri dhe shfaqet me teshtimë, sidomos macet dhe qentë. I thuhet dikujt që të bezdis me tështima: “Shpirra të hëngërt”.

Shpotì- tallje, rromuze, përqeshje, mallkim. Shprètkë- organi që pastron gjakun në trupin e njeriut dhe te kafshët. Shpùzë- hi i nxehtë përzjerë me prush zjarri. Shqèmë- shkurre që përdoret për ngjyrosjen në të zezë të rrobave prej shajaku (të leshtave). Shqeràk- pulat dhe kaposhët (kapojt) e zakonshëm që ka një shtëpi. “Pulë shqerake”, “Kaposh shqerak”.

Shqèrra- qingja të vitit të parë të jetës. Shqèskë- grua llafazane, shpifarake, magjistare, e urryer në opinion. I thuhet njerëzve të tillë: “Je bërë si një shqeskë që nuk durohesh”. Shqèto- pa zbukurime, troç, sy ndër sy, vërtetësisht. “Ja tha llafin shqeto” (fare troç). Por edhe “Kafe shqeto” (pa sheqer) etj.

Shqìpe- shpend grabitqar, mishngrënës me tiparet e shqiponjës, por më e vogël. Shqypèc- bar i hollë me gjethe shumë të ngushta që të çpon dhe rritet në malin e Trebeshinës. Shtàrë- bimë fletëmadhe e helmët. Thuhet shpesh kur bëhet një gatim jo i mirë: “E ke bërë gjellën shtarë” (të helmët në kripë).

Shtàzë- tërësia e kafshëve, zakonisht të egra. Shtek- vënd i ngushtë i hapur në një gardh are a diku, për të kaluar në anën tjetër, ose rrugë e ngushtë për njerëz e kafshë në mal. Shter- pakësohet, mbarohet. “U shter pusi”. “Po shteron bereqeti”. Por dhe “I kanë shterur fuqitë”, “I ka shterur mëndja”etj. Shtèrpë- nuk pjell, nuk mbetet barsë. Thuhet edhe: “Llafe shterpë”, për ata që flasin,

japin premtime dhe nuk i realizojnë ato Shtërzìm- shtrëngohet për të pjellë dhia kecin ose delja qingjin. Shtìrje- bën sikur është e vërtetë një gjë që nuk është ashtu (sikur sëmuret). “Shtiret”. Por edhe “Shtirje e bagëtive” (dështim, pjellje e pasuksesëshme para kohe).

Shtìza- disa tela të hollë 25-30 cm të gjatë, me kokë nga njëra anë dhe majë nga tjetra, me të cilat bëhen punime leshi me dorë si triko, çorape etj.

Page 214: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

214

Shtje- bagëti që nuk bëjnë lindje normale, por dështojnë (shtjenë para kohe). Shtjègëz- ajo ku merret shënjë tek pushka, por edhe ngritja e një laku me tel ose litar. Shtok- shkurre me kërcell që ka palcë brenda, me gjethe të gjera e të gjata. Kur hiqet palca kërcelli bëhet kërcakës për të luajtur fëmijët. Shtrëmbër- rrugë, dru, vijë ose fjalë që nuk janë të drejta. Por dhe: “Një dru e shtëmbër prish gjithë barrën”, për ata që sillen keq apo që gënjejnë. Shtrëmbëz- sëmundje që bën të çalojnë bagëtia dhe të pakësojnë qumështin. “I ka zënë shtrëmbza”.

Shtrigjërìm- njeri që mendon vetëm për vehte, që ndjell të keqen, që flet dhe mendon keq për të tjerët, që vetëm ai të ketë, vetëm ai të rrojë mirë etj. Shtrik- përfytyrohet njeriu i lig, shpirtkeq, ziliqar, egoist, korronac por dhe i vetmuar. Shtrìqem- shkrydhje e trupit nga një lodhje ose prag gjumi. Shtrofèk- fole e kafshëve të egra ose i disa shpendëve. I thuhet dikujt: “E ke ngrohur shumë shtrofekun” (ai që s’lëviz nga vëndi).

Shtuf- gurë të zinj në gri, që gdhenden kollaj. Shtýpës- mjet prej druri ose guri me dy pjesë, njëra e thelluar, tjetra futet në të, ku shtypen kripë, hurdhra, thelpinj arre etj. që shërbejnë për gatim. I thuhet dikujt që nuk bindet kollaj: “Ma ke kokën si shtypës”.

Shul- dru i gjatë i lëmuar (shulaprak) ose hekur që i vihet mbrapa portës së avllisë, derës etj për t’i bllokuar ato. I thuhet dikujt që rri e s’punon, që s’ja pret shumë mëndja “Si shulaprak”.

Shullë- vënd që e rrëh djelli, që nuk e zë era dhe disi i pjerrët, rrëzë kodre ose faqe mali. Shullĕhem- ngrohem në diell, marr një faqe dielli, shplodhem në sy dielli. Por dhe “Shullëhem se s’kam me ç’të merrem”, “Shullëhen se s’duan të punojnë” etj.

Shuplàkë- pëllëmbë, dackë. Qëllohet dikush me to. I thuhet dhe dikujt që kritikohet ose paralajmërohet apo shkarkohet nga detyra; “E mori një shuplakë të fortë”.

Shurth- ai që nuk dëgjon mirë nga veshët, ose s’dëgjon fare. Shurdhjèsë- i thuhet dikujt me trup të vogël dhe të shëmtuar. Shùshkë- grua e hutuar, e përgjumur, e prapambetur, e pa zonja. “Të ka bërë perëndia shushkë”.

Shushàtur- i hutuar, i trullosur, ka humbur toruan, s’di ç’bën. Shushàvë- bagëti ose kafshë të lëshuara në liri (azat), të paruajtura nga dikush. “Kanë marrë shushavën”(lëndinat, korijet).

Shushurìmë- zhurmë e lehtë që bëjnë gjethet kur dridhen nga era. Shyp- diçka rrumbullake e mbushur, si top. “Shyp me gjalpë”, “Shyp me baltë” etj.

Shypè- dyshim, mëdyshje, hamëndje. Shytë- ato kafshë e bagëti që nuk kanë brirë. Por edhe “Sëmundja e Shytave”, që ndikon

tek gryka dhe veshët e njerëzve.

“T”

Tabàn- shputa ose shualli i këmbës. Por edhe trualli (themeli), ku lind dhe rritet një njeri apo mbështetet diçka. Thuhet edhe për të vlerësuar qëndrueshmërinë e karakterit të dikujt: “Është njeri me taban” (ka burrëri).

Page 215: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

215

Tabièt- zakon, ves, huq. Tabietsĕs- njeri me vese dhe huqe të liga, që nuk ja vlen të bësh miqësi ose shoqëri me të. Por edhe “Kafshë tabietsëze” (me huqe).

Tabòrr- formacion ushtarak i kohës së Turqisë. Por nënkupton edhe kallaballëk, njerëz të shumtë. “Erdhën një taborr me të deleguar” (njerëz të shtetit)

Tabùt- arkivoli. Taç- qylafi i Babait ose Dervishit, të besimit bektashij. Por edhe helmetë, kokje të lëna nga ushtritë pushtuese apo ndërluftuese në krahinën e Dëshnicës, sidomos nga lufta Italo-greke. Tagjì- ushqim për kafshët dhe blegtorinë, si elbi, urofi, tërshëra, egjëra, koçkullat etj. Tahmaqàr- oreksmadh. I prirur për të ngrënë, pirë dhe rrëmbyer sa më shumë. Tahminà- me hamëndje, kuturu. Taìn- pjesë, sasi, racion ushqimi. “Hëngra një tain bukë”. Takàt- fuqi, forcë, vrull për të kryer një punë. “Po nuk pate takat mos u mat me tjetrin.” Takëm- sende ose vegla që shërbejnë për diçka të caktuar. “Takëmet e kafesë”, “Takëmet e shalës që i vihen kalit”. Por edhe kur përçmohet dikush për një veprim të keq: “Ai dhe takëmi i tij veprojnë me keqdashje”. Përdoret dhe për vlerësim të paraqitjes “Ishin veshur e ngjeshur me takëme të shtrenjta”. Etj. Taksës- për ters, tersllëk, s’të shkon mbarë. “Më vajti puna taksës”(për ters).

Taksiràt- siklet, kusur, hall, diçka që shqetëson. Taksur- nënkupton ritin e të taksurit si kurban apo në para nga bektashinjtë në Teqe a Tyrbe apo Mekame për ditën e Novruzit apo dëshira të tjera të tyre, në shënjë mbarësie. Tàlër- fuçi e vogël prej druri, me grykë të hapur dhe me kapak të lëvizshëm që mban brënda bulmet, turshi etj. Tall- vënie në lojë e dikujt me fjalë ose përqeshje. Tallagàne- veshje prej leshi dhie për çobanët, me mëngë të shkurtra, si pallto e madhe, për të mbrojtur nga shiu dhe të ftohtët në dimër. Tallandìs- e mundon, e vë në lojë me fjalë dhe veprime. Tàllë- bimë parazitare e egër me gjethe si ato të misrit dhe që rritet me të mbjellat pranverore duke i dëmtuar ato tek rrënjët. Tamballàce- plënci. U thuhet atyre njerëzve që hanë shumë, që lakmojnë në ngrënie “E mbushi tamballacen dhe e zuri hasha” (mbushi plëncin dhe iku si i pangrënë).

Tamëm- e njëjta gjë, aq sa duhet, ashtu është, saktësisht. Tamam. Tamzàne- enë qelqi disa litërshe me bark të fryrë dhe grykë të ngushtë e me tapë druri, e thurur kryesisht me thupra ose zhukë (fije kulmaku), në të cilën futet verë, raki etj. Tanìthi- tani, këtë çast, këtë moment, e tanishme. Tantèllë- stolisje për veshje grash ose rroba e pajisje shtëpiake, të cilat bëhen më dorë nga gratë. Tapì- dokument zyrtar pronësie. Taràf- fis, soj, ose grup njerëzish me të njëjtat mendime, qëllime dhe interesa. Tarifë- taksë financiare, pagesë ligjore.

Page 216: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

216

Tarikàt- urdhër fetar për besimtarët myslimanë. Thuhet edhe në rastet e kryerjes së veprimeve të këqija nga dikush e që gjen mbështetje gjetkë: “Atë e mbron tarikati i vet” (dashamirësit e tij).

Tartabìqe- parazit që thith gjakun tek kafshët dhe bagëtitë, me ngjyrë të kuqërremtë e të zezë. Tartakùt- sëmundje e rëndë që u bie kuajve, e cila shoqërohet me të dridhura. I thuhet edhe dikujt që sillet keq: “Ai është tartakut” (si sëmundje e keqe). Ose “Të rëntë tartakuti” etj.

Tartanà- kërkohet diçka që nuk arrihet, veprim prej tekanjozi, pretendim i pavënd. “Mik që na do tartana” (atë që s’e kemi).

Tarr- pastrim i bimëve të mbjella nga bimët parazitare, që dëmtojnë të mbjellat “Tarrëm grurin” etj.

Tas- enë e thellë prej metali, druri ose balte, për të ngrënë. Tatà- i thërritej shpesh nënës prej fëmijëve të vet. Tàvë- enë e gjerë dhe jo shumë e thellë prej bakri, në të cilën zjehet mushti i rrushit për ta bërë pekmes dhe rehani. Quhet edhe gatimi me oriz dhe kokla mishi e zarzavate të tjera. Tàze- ushqim ose fruta të freskëta. Por edhe një muhabet i bërë tani për tani - “I bëmë muhabetet taze” (porsa i përfunduam).

Taxhisllëk- shpenzimet dhe nderimet që bëhen kur shkohet diku për raste martesash apo ngjarje të tjera, që të detyrojnë t’i respektosh. “Erdhën me taxhisllëk të madh” (shpenzim, vlerësim).

Tegèl- e qepura që zgjatet në rrobë a diku gjetkë. Teh- pjesa e mprehtë e një mjeti ose vegle që përdoret për të prerë dru, mish etj. si tehu i sëpatës, hanxharit etj. Tekanjòs- njeri me huqe, kapriçoz, i pëlqen mendja e vet, nuk përfill të tjerët. Tekaýt- njeri i humbur, i pazoti, e tallin të tjerët. “Më tekayt njeri zor të gjesh”. Por edhe “Ishte bërë tekayt nga pleqëria” (e kish humbur).

Teknefès- kafshë e sëmurë sidomos nga organet e frymëmarrjes, i ka rënë rezistenca, nuk justifikon vetveten për punën. I thuhet dhe njerëzve të pafuqishëm, por edhe me huqe. Telàsh- shqetësim, andrallë. “Pata shumë telashe në punë” (pata probleme).

Telatìnë- meshinë, lëkurë e trashë, e përpunuar për këpucë. Telèf- lodhje, mundim, këputje. “U bëra telef nga rruga”.

Telendàr- njeri me sjellje të ulët, që merret me llafe, që përgojon të tjerët, që mashtron,shpif dhe gënjen. “U bëre telendi e botës” (u bën qefin të tjerëve).”Më telendar njeri s’ke ku gjen”(më llafazan).

Teleshmën- i humbur si njeri, i pazoti, i çrregullt në paraqitjen e jashtme, i papastër. Telikòsur- i lodhur, i munduar nga sëmundja ose rruga e gjatë, mezi i mbajnë këmbët, shumë i dobësuar. “Dimri i gjatë e telikosi shumë bagëtinë dhe kafshët e punës”.

Telìshtë- tela kryesisht me gjëmba që janë përdorur për të thurur anët e arave. Thuhet dhe kur janë qepur opinga llastiku me tela “Me telishta”.

Page 217: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

217

Tellàll- ai që lajmëron të tjerët duke thërritur me zë sidomos në ditë pazari dikur. I thuhet dhe atij që përgojon të tjerët në opinion “U bëre tellall i botës”. Temenà- përulje. Përshëndetje allaturka (e kohës së Turqisë), e cila tregon respektin dhe nderimin me trup gjysëm të përkulur dhe dorë në zemër. Por merret edhe si shenjë nënshtrimi e servilizmi. “Mjaft me temena të tjerëve”. “Mos bëj temena kot”(mos u servilos, bëhu pak burrë).

Temìna- fustan, jelek ose shami me zbukurime (hoja). Teneqè- llamarinë e hollë me të cilën bëhen pajisje shtëpiake (kova, kusi, bidonë, etj) për nevojat e fshatit. Por edhe i mbetur keq ekonomikisht “Ka mbetur teneqe” (pa gjë në xhep, fukara).

Tepelèk- maja e kokës (çaçka), kapaku i kokës, tabani i saj. Thuhet në raste sikleti “Më iku tepeleku i kokës” (kapaku). Tèpërt- me shumë se ç’duhet, kalon masën. “Bën shaka të tepërta”, “Ngriti peshë të tepërt” etj. Teptìs- puthit, ujdis diçka. “U teptis kapaku mbi tenxhere”. Thuhet dhe për dikë që i jep rrugë një muhabeti me konflikte: “I teptisi mirë fjalët”.

Teqè- vënd ceremonish fetare për bektashinjtë, ku është Tyrbja dhe ambjente të tjera të respektuara ku rrinë Babai i Teqesë dhe Dervishët. Në Dëshnicë ka qënë Teqeja e Sukës dhe e Kiçokut dhe Tyrbja e Këlcyrës, të cilat po ringrihen nga dashamirës dëshnicarë. Terbièt- rregull, disiplinë. “E bëri terbiet” (e bëri rregull ose ia mblodhi...).

Terbietllì- njeri që është i prirur për të qënë i rregullt, i ndershëm, mikpritës. I di mirë rregullat e nderit. Terezì- barazpeshon, mban drejtësi, e sjell në ujdi një punë a një problem. Terjaqì- njeri që ka një rregullsi të tijën për të pirë raki ose duhan etj. “Është terjaqi i rakisë” (ja di rregullin,e shijon). Tèrje- tharje ose nderje e rrobave të lagura. “U terën në diell”, “U terën pranë zjarrit” etj.

Ters- i mbrapshtë, së prapi. Tersllëk- prapësi, s’të vete mbarë. Tertelèc- i lëvizshëm, i papërqëndruar, që grindet me të tjerët. Tertìp- plan, marifet, veprim. Teskerè- njoftim me letër (shkresë) për raste vdekje, apo kur thërritej ushtar ose në gjykatë. “I vajti teskereja” (njoftimi). Por edhe teskere për leje kalimi ose lirim nga ushtria. Teslìm- dorëzim, iu dorëzua, iu dha dikujt, iu fal, iu dhurua. Term fetar i bektashinjve. “Plaçkë që ju bë teslim nga Babai i Teqesë” (ju dha nga Babai i Teqesë). Ose “Ma bëri Perëndia teslim” (ma pruri peshqesh).

Tespìe- kokrra, rruaza prej fildishi, druri apo materiali tjetër, të futura në një fije spango që mbajnë nëpër duar zakonisht të moshuarit për të kaluar kohën. Tesatmènt- dokument i shkruar, me anën e të cilit lihet trashëgimi një pronësi apo porosi kur shkruesi është ende gjallë. Teshtìmë- shfryrje në sistemin e frymëmarrjes për shkak rrufe apo ndikime të tjera të jashtme si pluhuri, gjethet e disa pemëve etj. Tetanìk- fëmijë i lindur para kohe, gjatë muajit të tetë të shtatëzanisë.

Page 218: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

218

Tevatýrë- fjalë të shumta që marrin nëpër gojë dikë e që të lodhin dhe nuk zgjidhin gjë. “Kjo çështje u bë tevatyrë e madhe” (u tejzgjat, u stërfol).

Teveqèl- njeri i humbur që e marrin nëpër këmbë të tjerët (e tallin), i pazoti, papunaç. Tevlìgë- pjesë e parmëndës. Dru i kthyer në formë U-je që u vihet qeve tek qafa kur ata vihen nën zgjedhën e parmëndës. Tèze- motra e nënës. Tezgenè- i katandisur keq e mos më keq, i fukarepsur, i dobësuar, njeri pa njeri. “Ka mbetur tezgene!” Tëhù- këtej. Vjen që andej. “Po kthehet tëhu”. Tĕmbël- i thuhet një ëmbëlsire sidomos kur e servir ose gostit me të. “Na prunë nga një gotë me tëmbël” (shurup), “Na dhanë nga një lugë me tëmbël” (reçel ose pekmes) etj.

Tĕmli- tëmthi. I thuhet dikujt për keq: “Të plastë tëmli”.

Tëng- shije por edhe aromë e pakëndshme, që nuk ta qas mideja, që nuk të shijon. Tĕnja- sëmundje që zakonisht zë qëntë dhe macet. I thuhet edhe dikujt prej tyre kur i mallkon : “Të hëngërt tënja”.

Tëpàrë- vajtja e nuses së porsamartuar në shtëpinë e prindërve të saj (në derëbabaj). Tërbìm- sëmundje e rëndë e kafshëve, sidomos e qënve që nëpërmjet kafshimit mund të transmetohet te njeriu e u rrezikohet jeta Tërfìl- lloj bari me tre fletë që gjendet me shumicë në lëndina e livadhe. Tërkùzë- litar, fërtomë. E përdorshme për kafshët e samarit që ato të ngarkohen, por edhe për nevoja të tjera shtëpiake, i cili përbëhet prej kërpi ose liri. I thuhet dhe dikujt që zvarrit një punë, një borxh a një bisedë: “E bëre tërkuzë”. Tërsëllĕmë- e bërtitur e madhe, sharje me zë të lartë dhe kërcënime. “Hoqa një tërsëllëmë të madhe” (situatë acaruese). “I foli fëmijës me tërsëllëmë” (i bërtiti).

Tërshërë- bimë me kërcell kashte dhe kokrra afërsisht si të grurit që përdoret për tagji kafshësh dhe për blegtorinë. Tërr- nënkupton mungesën e frikës, shprehjen e guximit. “Nuk i bëri syri tërr” (nuk iu tremb).

Tërr-tërr- ndillen pulat. Tìfo- sëmundje ngjitëse e zorrëve që vjen nga ujët e papastër apo të ndotur të burimeve ose puseve. I thuhet dhe dikujt që bën keq “Të rëntë tifua”.

Tingëllìmë- njëfarë zëri, zhurme apo tingulli që krijohet nga përplasje sendesh, por edhe nga ndjesia që të krijojnë këngët, vargjet apo fjalët e bukura e domethënëse. Tirq- punim leshi që mbështjell kërcirin e këmbës tek burrat, nga qafa deri tek gjuri, i cili mbron nga të ftohtit. I mbajnë sidomos çobanët e bagëtive. Tjerr- kthim i leshit (sidomos të leshit të dhënve) në fije të holluar (gjalmër), duke e punuar në furkë. Tògje- grumbuj sendesh apo dhe gjë e gjallë (bagëti, kafshët, etj.) “E korrëm barin dhe e lamë togje-togje”. “Ishin mbledhur bagëtia togje-togje” (grumbuj-grumbuj). Toìdhjo- ngjashmëri, e njëjta gjë, përafërsisht. “Pamë një ujk toidhjo si qen” (si të ishte qen).

Tokà- tokëz e rripit të mesit ose të një çante. Tòkem- takohem, piqem, përshëndetem, përqafohem. Tokmàk- çekiç i madh prej druri që thyen plisa, ngul apo shtyp diçka tjetër.

Page 219: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

219

Toll- hapje dhe hollim i brumit të petës prej miell gruri në një vënd të sheshtë (qer), duke i bërë petë për byrek, bakllava etj. Tollës- petës ose pec. Shufër prej druri e lëmuar që hollon brumin mbi qer dhe e bën petë. Topilë- rezervuar i vogël i ndërtuar për të grumbulluar ujë për vaditje arash ose kopshte vetjake. Topìtur- i mpirë, i lodhur, i rënë nga fuqia, i përgjumur nga lodhja. “Atë e kishte topitur rruga”. “Ishte topitur nga pleqëria”.

Topolàk- i mbushur, buçko, i shëndetshëm. Toptàn- përnjëherësh, e tëra, pa qënë nevoja për copëzim dhe matje. “E dhashë tokën toptan” (me gjithëfarë që kishte në të, pemë, ndërtime etj.).

Tòrbë- qese prej lëkure, leshi ose rrobe për nevoja shtëpiake, personale, apo për t’i ngarkuar nëpër kafshë. Tòrkë- gjalmër i mbledhur mbas diçkaje prej druri ose gjë tjetër (druga, boshti etj.) Torolìngë- grua mendjelehtë. Por edhe një lojë fjalësh nga fëmijët (orolinga-torolinga). Torolìs- trazon, e bje vërdallë dikë në lojë që mund të shpjerë në mërzitje dhe sherr. “Mjaft na e torolise muhabetin” (e vërdallose).

Toromën- torollak,njeri i trashë, që gënjehet kollaj, s’ja gjen fillin punës, e bën veten për tu tallur nga të tjerët. Torùa- vetëdije. I thuhet dikujt me mëndje të qëndrueshme: “Hallet nuk ia kishin humbur toruan”. Ose e kundërta. “Njeri që ka humbur toruan!” (i hutuar).

Toskërì- krahinat jugore të Shqipërisë, nga lumi Shkumbin e poshtë deri në Çamëri. Totkël- diçka e fortë dhe e rrumbullakët prej druri që përdoret për të lozur moshat e reja. Por edhe “Ishin bërë plisat e arës totkël” (forcuar, nuk shkërmoqeshin).

Tra- drurët kryesorë që mbajnë çatinë e shtëpisë. Ata që mbështeten mur më mur. Trahanà- përgatitje e posaçme me miell gruri, kos, vaj ose gjalpë etj. që thartohet pak, thahet e shkoqet dhe përdoret për zaire dimri për njerëzit. Trashamën- njeri i shëndoshë, barkmadh dhe i shkurtër. Por edhe që nuk i punon mëndja, që i kap gjërat me vështirësi. Trashëgìm- fjalët që i thuhen çiftit në ditën e martesës. Por edhe diçka e trashëguar nga brezat (zakon, traditë ose pasuri). Trazavàç- që ngacmon të tjerët. U bje më qafë, i bezdis dhe i mërzit ata. Trazìrë- përzierje lëngjesh, bulmetrash etj. Por edhe trazirë në stomak (nga prishja e ushqimit), trazira në ambjentin shoqëror (bëhesh sebep për sherr) etj. Trèdhës- vegël druri e posaçme që përdoret për tredhje (për të skopitur). Trèdhur- skopitur. Bëhen të paafta organet mashkullore tek kafshët dhe bagëtia meshkuj (kali, gomari, dashi, cjapi). Trèvë- krahinë. Trënçkë- veprim ose mendim i papeshuar mirë, i pamatur, që shpie në një pasojë. “Për pak na i bëri trënçkën”.

Trëndelìnë- lule aromatik me ngjyrë të verdhë të cilën e thajnë dhe e mbajnë në ambjentet shtëpiake midis rrobave në sëndyqe apo sepete e musëndra. Gjëndet edhe në malin e Treneshinës.

Page 220: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

220

Troç- hapur, pa fshehur gjë, fare qartë, sy ndër sy. “Ja u tha troç”.

Trokëllìmë- zhurma e potkonjve të kuajve në rrugët e gurta. Por edhe trokitje në portë, në derë ose dritare etj. Trokthi- ecje e kalit me revan, me vrap. Tromàksur- i trëmbur, i frikësuar, i tronditur. Trùall- copë toke zakonisht e sheshtë, e përshtatshme për të ndërtuar shtëpi banimi. I thuhet edhe vendlindjes në një kuptim më të gjerë. “Trualli ku u linda dhe u rrita”, “Trualli ynë kombëtar” (Atdheu). Trùmbë- tufë, grumbull, shumicë. “Janë ulur një trumbë me zogj fluturakës” (tufë).

Trùmbull- ujë me mbeturina dheu që shkaktohen nga rënia e shirave dhe vërshimi i lumenjve e përrenjve. Por dhe njeri me “Mendje trumbull” (me mendime të paqarta), ose që “Trumbullon muhabetin” (e prish).

Tùfë- kope, grumbull me bagëti ose kafshë por edhe njerëz. Tuj-tuj- ndillen dhitë, sidomos kur mëndin kecërit (u japin gji). Tulàtur- mblidhet skrupull prej të ftohtit ose nga frika, i humbet gjallëria dhe dinamizmi, stepet. “U tulat aq sa dhe frymë mezi merrte”.

Tumàne- çitjane. Veshje grash nga mesi e poshtë, si brekushe, me shumë pala, që janë mbajtur sidomos nga gratë e moshuara. Tùndës- dybek. Punim druri si fuçi (kade), më i ngushtë nga kreu, pa kapak, në të cilën rrihet bulmeti (kosi) dhe nxirret gjalpi e dhalli. Tùrë- fije leshi ose pambuku i mbledhur rreth diçkaje ose në vetvete me rregullsi. Turì- pjesa e përparme e fytyrës. I thuhet dikujt me fytyrë të shëmtuar “Turi shejtan”, “Turi derr”.

Turp- që bën diçka të pamoralshme. Turpjemàdh- që nuk e ka për gjë të kryejë veprime të paturpshme, të pamoralshme, të pandershme. Tùrtull- zog i egër i gjendur në pyjet e krahinës, i preferuar për gjueti. Tùtje-tëhu- vajtje-ardhje. Tùtko- kokë tharë (nga pleqëria) ose pa mënd, mëndje rrjedhur. “E ka tutkosur mosha” (hutuar).

Tutkùn- nuk ia pret mëndja, i trashë, i pazoti për vetveten. Turrjèlë- mjet që çpon vrima në dru, duke e rrotulluar me forcën e krahut. Turrullòsur- i hutuar, i pavëmendshëm, i lodhur. Tynjatjéta- shprehje falenderuese, përshëndetje tradicionale. E njëjtë me: “Tungjatjeta”ose “Njatjeta”.

Týrbe- ndërtesë tërësisht e gurtë shumëkëndëshe ose e rrumbullakët që ngrihet mbi varre besimtarësh bektashij, të cilët quhen të shenjtë dhe respektohen nga besimtarët e

kësaj feje (Tyrbja e Kiçokut, e Këlcyrës dhe ajo e Sukës). Tyryfýçkë- grua mendjelehtë, i flet goja para mëndjes, që është llafazane. Tyryfýl- njeri kokëbosh nga mëndja, pa personalitet. Tyt – ik, largohu që këtej, mos ta pafsha synë.

“Th”

Page 221: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

221

Thadër- vegël marangozi metalike me bisht druri, nga njëra anë daltë nga tjetra si sqepar, për të gdhëndur dru ose gurë. Është vegël që bën vozet dhe bucelat. Thàlpra- copëza shumë të vogla që dalin nga buka, shirja e grurit etj. Thànë- dru i fortë që bën kokrra të kuqe, të cilat bëhen shurup i pëlqyeshëm si dhe raki. Janë mjaft të pranishme në Dëshnicë. Thanìshtë- pyll me dru ose shkurre thane. Thargjìm- heqia e lagështisë nga veprimi i të nxehtit (diellit, zjarrit ose erës) tek toka apo produkte blegtorale. “U thargjua toka nga vapa” (u ter ose u tha). “U thargjuan lëkurët ose drutë” etj.

Thark- rrethim kryesisht me shufra druri, për të rrethuiar ose mbajtur brënda tyre kafshë, bagëti ose shpendë shtëpiake. “I futën në thark” (i rrethuan).

Tharm- brumë i thartuar (maja) për gatimin e bukës së zakonshme, që ajo të jetë sa më cilësore. Thártë- lëng apo ushqim më shumë se majhosh dhe i zakonshëm, që nuk vjen i ëmbël. “I thartë si uthulla”. I thuhet dikujt që zëmërohet kot: “Pse u thartove?”

Thatanìk- i dobët, i hollë, i pashëndetshëm (thatim). Thèkem- ngrohem pas zjarrit ose diellit. “Po marr një flakë zjarri” (thekem). “Po thekem në diellin e shullërit” (po ngrohem). Thuhet dhe kur nuk bën një punë “Po thekem në diell”.

Thèkë- tufë fijesh leshi ose pambuku të bashkuara dhe të lidhura me nyje nga njëra anë e që varen. Thek- ngroh deri pak në tharje, bukën pranë zjarrit. “Theka bukën”.

Thèkër- bimë njëvjeçare si gruri, që mbillet në lartësi, kryesisht për tagji kafshësh dhe mbulimin e kasolleve me kashtën e saj. Bëhet edhe bukë sidomos për diabetikët. Thèkërt- bukë prej thekre, “E thekërt”. Thekërìshtë- toka që mbillen me thekër. Thelë- copa të vogla nga një e tërë, si mishi, frutat etj.

Thes- ambalazh prej fije leshi ose liri dhe rrobe pambuku, për të mbajtur ose transportuar bereqet, miell etj. Thesùke- thes i vogël, xhake, torbë. Thëllìm- erë e ftohtë (veri) në kohë dimri, që durohet me zor. Thĕmbër- pjesa e prapme e shputës së këmbës ose pjesa anësore e bukës, lakrorit etj. Thënësi- ai që ja merr këngës,ose që drejton një dolli në dasma, gosti, etj, të cilëve u ngrihet” një mirësi për thënësin”

Thërìjë- vezët që lëshojnë morrat (parazitët) në flokë, që më pas bëhen morra. Thërrìme- mbeturina që dalin nga prerja dhe përdorimi i bukës.”Ha bukë e mos bëj thërrime”.

Thith- tërheq me gojë diçka duke marë frymë dhe duke vënë buzët ngjitur me vëndin ose vrimën ku kryen veprimin. “Fëmija e thithi gjirin e nënës”, “Ai ja thithi gjakun e helmuar nga gjarpri”.

Thithlòpë- zhabë e madhe ngjyrë jeshile që rritet në vende me lagështirë ose moçalishte. Thùndër- pjesa ë prapme e këmbëve të kafshëve apo dhe të njeriut.

Page 222: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

222

Thùpër- shufër e hollë prej druri (thane, shelgu, lofate etj.) që shërben për të bërë kofina, shporta, kanistra. Thuthùq- njeri që nuk i shquan dot fjalët, që i mbahet goja, ose që është ende fëmijë dhe s’ka mësuar mirë të flasë. “Ai flet akoma thuthuq”, ose “Mos folë si thuthuq” (siç bëjnë kalamajt).

“U” Ububù- tregohet frikë, shqetësim. “Ububu ç’na gjeti!”

Ùckëla- i kthehet përgjigje dikujt që thërret e bërtet kot, që nuk sillet njerëzisht. “Uckëla të preftë”. Udùt- me forcë, me të keq, me detyrim, por dhe me ligj. “Keqbërësit duhen vënë në udut” (në zap).

Ugàr- tokë e punuar por e pambjellë për mbi një vit, ose punim i Janarit. Ujdì- mirëkuptim ose pajtim me dikë. Ujdis- ndreq, rregullon diçka që është prishur. Por dhe “E ujdisëm muhabetin” (e gjetëm llafin).

Ujèm- mielli ose drithi që i lihet si taksë mullixhiut (millonait) si dhënie hake për bluarjen. Thuhet edhe kur përzjehet diçka ose kur zgjidhet një problem me ujdi: “Bëhet ujem”, “E bëmë muhabetin ujem” (e përzjemë, u mirëkuptuam).

Ùjës- bimë që rritet në lagështi por edhe kokrra drithi në gjendje qumështi apo perime të freskëta, të rritura me ujë. “Kastravec ujës” (shumë i njomë).

Ujth- bimë, pemë ose plagë që lëshojnë lëng kur ngacmohen apo kur priten e shartohen si pjergulla, qershia etj. Ukubèt- diçka e keqe që të habit, të trondit, të bën të vësh duart në kokë, një qamet. Ulërìmë- e bërtitur e fortë ose zhurmë që vjen nga diku apo bëhet prej dikujt. “Ulërin si ujk”, “Ulërin si qën”. Por janë dhe ato në raste vdekje e fatkeqësish të tjera. Ulòk- sakat ose i paralizuar. Që nuk ngrihet dot nga vëndi, apo mezi ngrihet. “Është zënë ulok.” Ùltazi- fluturim i ulët i zogjve apo njeri që ecën gjysëm i përkulur. “Ikin ultazi”.

Ùlze- quhen dhitë që u varen gjinjtë nga qumështi i shumtë sidomos në prill e maj, i cili u rrjedh kur ato ikin rrugës. Ullùk- mbledhësi i ujrave të shtëpisë nga shiu ose koritë e ndërtuar me lëndë druri apo metalike për të hedhur ujët nga një breg kanali në tjetrin, për të pirë ujë bagëtia etj. Ungj- vëllai i babait, xhaxhai. Uràtë- fjalë e mirë me shpirt që thuhet për dikë nga njerëz të moshuar për një veprim njerëzor dhe human. “Paç uratën or bir!”, “E ke uratën me pashë” Ose: “Na e la uratën” (kur dikush ka vdekur).

Ùrdhje- shkurre kacavjerrëse që u ngjitet pemëve ose në faqe muresh, por dhe sëmundje lëkure, tip alergjie. Urgùsur- rëndim ose fryrje barku nga të ngrënit e shumtë, ose nga ushqimi i prishur apo nga ndonjë ftohje. Por edhe kur dikush të lodh me muhabete të kota: “Mjaft se na urguse”.

Page 223: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

223

Urìth- kafshë (gjitar) shumë e vogël sa një mi, me turi të zgjatur që gërmon tokën nën të. I thonë edhe një plugu që lëmon tokën: “Plug urith”.

Uròf- bimë bishtajore që mbillet për tagji kafshësh në toka të varfra (jo shumë pjellore). Por thuhet dhe në situata fukarallëku e skamjeje: “S’kemi të hamë as urof”. Ose për një frikacak: “I shkuan urof.”

Urtë- mos fol, mos u ndje, hesht, mbylle gojën ose njeri i heshtur, kafshë me terbiet etj. Urtùar- i pa ngrënë, e ka marrë uria, ka etje, oreks. Urth- tip kërpudhe që del tek bima e misrit, e cila e prish atë. Thuhet dhe kur dikush ka gogësima me thartirë prej ushqimit ose ftohjes: “E djeg urthi.” Urùar- njeri i mbarë, që ka shumë cilësi e virtyte të mira. “E ka uruar zoti”. Por edhe kur i shpreh përgëzime e respekte dikujt për diçka të mirë. “E uruam për martesën”.

Urrýer- mos dashje e dikujt për njërën ose tjetrën arsye. Uturimë- zhurmë e zgjatur, gjëmim i mbytur, ushtimë. Ùthull- musht rrushi i thartuar që përdoret për të bërë disa gjellë me shije dhe aromë rrushi, që të shijojnë edhe më mirë.

“V”

Va- atje ku ujët e lumit nuk ikën rrëmbyer dhe mund të hidhet më këmbë. Vadè- kohë, vakt, afat. “Ishte tjetër vade ajo që shkoi” (tjetër kohë).

Vàdë- vijë uji që nënkupton sasinë e nevojshme të ujit për vaditjen e një are ose kofshti. Vadìt- ujit tokën, bimët e mbjella. Vàdhëz- pemë e lartë me fruta të vogla që kanë aftësi rrudhëse në gojë, janë mbytëse. Por kur thahen (bëhen oshafe) janë shumë të shijshme, sidomos si çaj. Vàgët- s’ka shumë dritë, ka dritë të zbehtë, pa qartësi, mugëtirë. Vàgull- kohë si me mjergull dhe butësirë. Vaj- kuje, qarje, rënkim, ulërimë. Situatë fatkeqësie, rast vdekje. Thuhet edhe “Vaj medet” për dikë që bën veprime jo bindëse. Është dhe vaji për gatim. Vàjç- shkuar, vajtur, ikur, mbërritur. Vajtur- përdoret shpesh për të treguar kohë apo mosha të vjetra. “Ajo kohë ka vajtur”, (s’kthehet më), “Ai ishte moshë e vajtur” (i moshuar) Vajzërì- çupat, vajzat në moshën para martesës. Vàkët- ujë ose lëngje të ngrohura pak ose njeri që nuk ka gjallëri, që është i mpitë, i pazoti. “Njeri i vakët” (i mpirë).

Vakëf- pasuri e patundur që është pronë e një institucioni fetar (xhamisë apo teqesë), në formën e kullotave ose diçka tjetër. “Është vënd vakëf” (tokë e bekuar, tokë që s’preket) Vakì- ndodhi, ngjarje. “Shkuam në një vaki”(rast vdekje). Ose bëhet pyetja: “Ç’ka bërë vaki?”(ç’ka ndodhur?)

Vaksës- ardhje, vajtje, ngrënie ose gjumë jo në kohën e duhur, jo kur është vakti, ose diçka papandehur. “Erdhi vaksës” (nuk qemë përgatitur).

Vakt- koha e caktuar kur hahet ushqimi, mëngjesi, dreka, darka. Por që tregon edhe një kohë të shkuar. “Kësaj punë i ka ikur vakti” (i ka ikur koha). Ose: “Nuk i ka ardhur vakti” (koha).

Page 224: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

224

Valë- tejnxehje e lëngjeve. “Ujë valë” (i porsahequr nga zjarri). Ose “Buka valë” (sa është hequr nga pjekja). Por edhe “Valë lumi” (dallgë), ose “Mos ja valo kot” (mos fol badjava). Apo “Valon përbrënda” (e ha meraku, marazi).

Vàllë- shprehet një dyshim për një ngjarje ose ndodhi. “Ç’të ketë ndodhur vallë”, “Vallë vjen, vallë s’vjen!”

Vampìr- gjakpirës. Thuhet për dikë që nuk ngopet për të ngrënë ose duke zhvatur nga të tjerët: “Sillet si vampir i vërtetë”, “E ka bërë perëndia vampir”. Vandàk- lidhje e madhe gruri, bari etj. “Bëhen vandak”. Por edhe “Vandak me dru” (vihen në sërë). I thuhet dhe dikujt që është i shëndoshë dhe i ngathët. “Si vandak”. “Si vandak me dru”.

Vapèng- një lloj materiali ngjyrosës i bardhë i mureve brenda shtëpisë që gjendet si madem në tokat gëlqerore (fshatrat rrëzë Trebeshinës). Material që i ngjan gëlqeres. Me të pritet edhe pekmezi. Vàpë- nxehtësi, muajt e nxehtë të beharit. Por dhe “Na bëre vapë” (na mërzite). Varavìngo- bredh poshtë e lart i papunë. “Nuk i zënë këmbët dhe”.

Vàrda- jepi, shpejto, nxitje për të kryer një punë. Vardìsem- i lutem dikujt për t’më zgidhur një hall. “I vardisem” (i qepem prapa). Vàrem- kapem diku ose “Po varem poshtë nga fshati” (po shkoj). Apo : “Puna ime varet nga ajo e shefit”. Etj. Vargàn- njerëz të shumtë që lëvizin në një drejtim, “Vargan-vargan”. Vàrgas- lëvizje njeri pas tjetrit me radhë. “Po ikin vargas” (në varg).

Vàrgër- dash i patredhur, që mbahet për ndërzimin e dhënve. Varrhùmbur- i thuhet zakonisht atij që nuk lë emër të mirë sa është gjallë, për shkak të sjelljeve jo të mira. Por edhe atij që nuk i gjendet varri. Varrjélë- enë druri(bucelë) Váshë – vajzë, çupë, bijë. Vatàn- Atdhe, vëndi (krahina, qyteti, fshati) ku ka lindur e ku banon dikush, vëndlindja. Vàtër- vëndi tek oxhaku ku ndizet zjarri, i shtruar me pllaka guri. I thuhet dhe shtëpisë ku kemi lindur: “Ajo është vatra ime”.

Vàthë- vëndi ku rrinë bagëtia sidomos natën, i rrethuar me mur ose gardh. Thuhet edhe kur nëpërkëmben të drejtat e disave nga dikush: “Kërkon t’i mbajë si në vathë”(si bagëti).

Vàzhdë rrugë në një tokë ku kalon shpesh njeriu, kafshët apo nga tërheqja zvarrë e diçkaje në atë vënd. Por edhe ngjarje të një natyre tjetër që “Bëhen vazhdë” (përsëriten).

Vè- vezët që bën pula apo shpendët e tjera. Por edhe burra ose gra të vè (që u kanë vdekur bashkëshortët). Vèdër- enë prej druri me grykë të gjerë për të mjelë bagëtinë por edhe për të ruajtur bulmetin. Vejushë – grua e re (nuse) e mbetur pa burrë. Velanìsur- prerje e fuqive nga tejngrënia me yndyrna, i ëmbëlsirave apo diçka tjetër. Vèlur- i ngopur, i nginjur, i shëmbur. Që i janë plotësuar dëshirat. Vèllo- pëlhurë e hollë e mëndafshtë dhe e tejdukshme që mbulohet nusja ditën e dasmës kur ajo nusëron tek shtëpia e burrit. Diçka për të fshehur fytyrën.

Page 225: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

225

Vèmje- larvë, krimb që u futet drurëve të shtëpisë ose frutave, të cilat i dëmton. Venìtur- humbet diçka nga paraqitja e zakonshme për shkak sëmundje ose bimë që i pengohet zhvillimi normal, deri dhe mund të thahet. Veqìl- përfaqësues a dëshmitar i dikujt që mbron interesat e atij që e ngarkon. “Veqil i

mbretit” ose “Veqil i prefektit”. Por edhe “Veqilja e shtëpisë” (e zonja e shtëpisë).

Verdhàn- kau ose lopa me qime të verdha (verdhan ose verdhane). Verè- besë, fjalë mbajtës, burrë zakoni. “Janë njerëz me vere“ (i qëndrojnë fjalës). Verèm- sëmundje e tuberkulozit. Thuhet për atë që e ka “Është i veremosur” ose “Ruhu nga veremi”, por dhe “U sëmur nga veremi” (nga meraku) etj. Veresĕs- i pabesë, gënjeshtar, s’mban fjalë, s’ka burrëri, njeri që s’duhet besuar. “Pa vere”, “Veresës”.

Veresìe- blerje ose dhënie e një malli pa para në dorë ose badjava (gati falas) apo pa e parë (në mirëbesim). Vergjì- taksë e përdorur dikur për shtëpi e dyqan. Verìgë- degë me kokrra e një peme që varet, veshuk rrushi, ose zinxhir që ka një çengel dhe varen enët e shtëpisë në zjarr a diçka tjetër, etj. Veselìtur- përkujdesje sitematike për t’i shërbyer bimëve, pemëve apo fëmijëve në mirërritjen e tyre. “Këto pjergulla i kam veselitur vetë”.

Vesë- shi fare i imët ose lagështi në tokë që vjen për shkak të kondesimit të ajrit (natën). Vesvès- njeri që dyshon në gjithçka, që manifeston mosbesim, që bëhet merak kot, që bezdis edhe të tjerët. Vèshaz- dru në formë V-je që vendoset në parmëndë tek fundi i shtizës, për të shyrë plisat tej brazdës kur lërohet me qe. Veshùk- fre ose bistak rrushi, (veshuk ose veshul). Vète- shkoj, shkon, ikën, bën tutje nga një vënd në tjetrin. Por edhe “Flet për vete”, “E ka për vete” etj. Vetëtìmë- dritë e fortë nga shkrepëtima e rrufesë ose veprim shumë i shpejtë. “E kreva vetëtimthi”. Ose kur pastron diçka: “E vetëtiva”, “E bëra vetëtimë” etj.

Vetullòre- vënd i punuar rreth rrënjës së një peme, i mbathur me dhé sidomos në kodra, për të mbajtur lagështi. Vèzme- fole prej lëkure ose materiali tjetër që vihet në rripin e mesit, për të mbajtur

fishekët e armës. Vënçe- muhabet apo këngë sipas zakonit dëshnicar, (vëndçe). Vëng- parandjenjë jo e mirë, ankth, merak etj. Vëngër- që i ka sytë shtrembër, ose shikon shtrembër. Vërdàllë- sillet rrotull sa andej –këtej kot, ose kali që vjen rrotull drurit të lëmit për të shirë grurin (vjen vërdallë) etj. Vërë- vrimë, gropëz ose një vënd shumë i ngushtë. “Në ç’vërë je futur?”

Vërsë- moshë. “Jemi të një vërse” (të një moshe). Vërsnik.

Vërtìk- vrull, shpejtësi, nxitim. Vërtìs- rrotulloj, vë në lëvizje diçka, bje vërdallë dikë. Vërtìtem- sillem rrotull, endem poshtë e lart, bredh. “Vërtitet se nuk e do punën”.

Vërvìt- hedh diçka me vrull e fuqi, e largon nga vetja, e flak.

Page 226: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

226

Vëth- zbukurim ose stoli që e mbajnë gratë tek veshët, sidomos mbas martesës. Vìckëla- hedhin shkelma kafshët. Por thuhet dhe për dikë që u bën bisht punëve dhe rregullave e ligjeve. “Hedh vickëla” (i bje të mirës me shkelma).

Viçòk- i vogli i lopës, i porsalinduri, pjella e vitit të parë, (viç, viçoke). Vidh- dru pylli (pemë ose shkurre) që punohet mirë për mobilje. Por edhe “vidh-grabitje”. Vidhìmë- vënd i pjerrët, greminë. Por edhe vënd i largët, i lodhshëm, i shkretuar. “Në fund të botës, në vidhimë”.

Vidhìshta- pyll me drurë ose shkurre vidhi. Vìjë- kanal jo shumë i thellë që u bëhet arave me parmëndë ose mjete të tjera për të kulluar ujin e shiut, për vaditje etj. Vilanì- i bie të fikët nga lodhja, vapa, ngrënia e shumë ëmbëlsirave, yndyrnave etj. Por edhe “U vilanis nga të qeshurit”. Viròke- mbështjellje penjësh pambuku ose fije leshi në rregullsi, sidomos kur i përdor në makinë qepëse ose avlimënd. Vìzhdë- gërvishtje në tokë, në mur etj, ose vija të shkruara nëpër letra ose gjetkë. Vjedhacàk- njeri që e ka ves vjedhjen, e ka huq, mikrob. Vjègë- dorezë ose vesh tek enët për t’i mbajtur ato, çengel a diçka tjetër që var një send. Vjeshtàke- prodhime që bëhen në vjeshtë si dardhët vjeshtake, domatja, specat etj edhe pse ato piqen dhe në muajt e mëparshëm. Vlàgë- lagështira e domosdoshme e tokës për të mbjellë bimët. Vobektësì- varfëri, skamje, fukarallëk, nivel i ulët ekonomik e social. Vogëlìmë- cikërrima, gjëra të papërfillshme,lojë fjalësh. “Mos u mëso me vogëlima” (me gjëra të kota).

Volì- koha e përshtatshme për të bërë diçka. “E kreva atë punë se më erdhi për voli” (kollajllëk). Vòme- e qarë e madhe, kuje. “Atje kishin vënë vomen” (qanin me të madhe, me kuje).

Vòna- bimë që mbillen në pranverë si misri, patatja, fasulja, duhani etj. (Të vonat). Vòze- fuçi prej druri për të mbajtur verë, raki, ujë etj. Vrànët- kohë për shi, ose njeri që ndjehet i mërzitur, nuk është ne humor apo është tip që s’qesh. Vrangùll- zjarr që bën flakë të madhe. Por dhe: “Ja shpumë vrangull” (hëngrëm e bëmë qef). Vràzhdë- sjellje apo paraqitje e ashpër, nuk është i mirësjellshëm. “Nursës”. Njeri që fjalën e fundit e thotë të parën, të dekurajon. Vrer- lëng me ngjyrë të verdhë dhe i hidhur që del nga goja se i është prishur stomaku nga të ftohtit, një ushqim i prishur apo ngrënia e tepërt. Por dhe që “E ka gojën vrer” (shan, shpif).

Vresht- pjergulla të mbjella me sistem të përparuar. Vrëngla- para ose përdorim i saj. “Hidh vrënglat të marrësh mallin” (hidh paratë). Ose “Po pate vrëngla e hedh hallin”.

Vringëllìmë- zhurmë që del nga lëvizja ose përplasja e dy thikave ose shpatave me teh të mprehtë apo e diçkaje tjetër metalike. Vròmë- grua e përdalë, pa nder, bredharake, imorale.

Page 227: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

227

Vrug- sëmundje tek pemë dhe bimë që shoqërohet me zhuritje (djegie) të gjetheve, në muaj të nxehtë të vitit dhe pa lagështirën e nevojshme. Vulëhùmbur- njeri pa personalitetin e duhur, që nënvleftëson veveten dhe e nëpërkëmbin të tjerët. Por dhe ai që ka ikur diku prej shumë kohësh dhe nuk ka asnjë haber (lajm) për të. “I ka humbur vula”. Vulòmë- tapë që vulos ose mbyll diçka, apo kapak. “I vura vulomën tamzanes së rakisë”. “U vura kadeve vulomat” (i mbylla të mos rrjedhin). Por dhe “I vuri vulomën” (e zgjidhi) një çështje që zvarritej.

Vurràtë- shënjë që mbetet në trup nga një plagë ose nga një goditje, në ngjyrë të murrmë ose mavi. “Më ka mbetur vurratë në krah”. Vuxhùt- trup i madh, i bëshëm, i fuqishëm. “Njeri më vuxhut”.

“X”

Xànë- gjineshtër. Shkurre me zhvillim disi halor, me llaskonja ose degëza të zgjatura dhe lule të verdha, të cilat lejojnë përkulje maksimale. Me to lidhen dorëzat e grurit, kashta e thekrës për kasolle etj. Xanxàr- që nuk rri urtë, tip grindaveci, ngacmues i të tjerëve, tallës, rromuzexhi. Xànxë- që ka një sëmundje apo një huq, ves ose kleçkë moralo-politike. “Ai e ka një xanxë”. Por edhe njeri që merr “zjarr” (nxehet) shpejt: “Merr shkak nga një xanxë” (nga një ndodhi).

Xbàthur- i zbathur, pa këpucë e çorape në këmbët. Xbërthej- zbërthej, çrregulloj ose i gjej fillin një sendi, pune a problemi. Xëx- errësirë e madhe që nuk shikon dot as gjer tek këmbët. “Jashtë është bërë xëx.” (Ka rënë nata e madhe.)

Xinxìfe- shkurre me gjëmba që bën kokrra të vogla si të kumbullës. Xìxë- shkëndijë zjarri të vogla që dalin sidomos kur luan urat e zjarrit ose kur digjen shkarpa apo degë dushku të thata. Xixëllònjë- insekt që fluturon natën dhe lëshon një dritëz të vogël hera-herës. Xùrxull- i dehur me pije alkolike (raki, verë etj) aq sa mezi hedh këmbët dhe ka humbur disi edhe llogjikën. Xvèrdhur- shkëputur, larguar, ndarë, distancuar ose “ftohur” dikush nga miq e shokë apo të afërm. Por edhe të vegjëlit e bagëtive nga nënat e tyre apo dhe fëmijët nga gjiri. “Ka kohë që janë xverdhur” (janë shkëputur).

“Xh”

Xha- shkurtim i fjalës “xhaxha”. I thërritet një të moshuari nga një më i ri në shenjë respekti. “Xha....”

Xhàba- ai që kërkon të përfitojë ose të hajë nga të tjerët pa shpërblim, falas. Xhadè- rrugë automobilistike e shtruar me bitum ose çakëll (gurë të thyer). Xhadì- grua e pacipë, bredharake, e përdalë. Xhahìl- njeri keqbërës, vrasës, i pamëshirshëm, egërsirë. Xhàke- torbë ose thes i vogël.

Page 228: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

228

Xhamadàn- veshje e sipërme prej shajaku për burra e gra, pa mëngë dhe e hapur përpara. Xhambàs- ai që merret me shitje e blerje të pandershme, që ua hedh të tjerëve. Xhamì- institucion fetar i besimtarëve myslimanë. Kanë qënë të pranishme edhe në Dëshnicë. Xhan- shprehje përkëdhelëse, mallëngjimi ose afrimiteti me dikë, sidomos me më të vegjlit “Xhani i gjyshit” (shpirti i gjyshit). Por edhe “Më doli xhani” (u lodha), “Më dogji xhani” (kam mall). Apo “Më plase xhanin”, “Na mori xhanin” etj, (për dikë që ta bën borxh). Xhane- zakonisht u thuhet grave në formë miqësore “Xhane grua” (shpirtmirë), “Erdhe xhane?” (erdhe zemra?). Xhánëm- përdoret kur shprehet pakënaqësi ose habi, apo kur pranohet një gjë pa dëshirë. “Si s’më kupton, xhanëm!”, “E lëmë si thuaj ti, xhanëm” etj.

Xhanxhìn- s’pipëtin njeri, s’ka njeri, s’ka asgjë të gjallë, është shkretuar vëndi. Xhaxhà- vëllai i babait. Xhaxhèshë- gruaja e xhaxhait, emta. Xhebraíl- përfytyrimi i njeriut të keq, vrasës, gjakpirës, e bazuar në tregimet mistike. “Mos na rri në kokë si xhebrail”.

Xheç- dicka.”xheçc më tha”ose “xheç kishte” Xhehnèm- vëndi ku mendohet se prehen shpirtliqtë. “Vafsh në xhehnem” (në ferr, në skëterrë). Xhekú – diku, çoku,”xheku vajti që u vonua” (diku vajti), “xheku i shpëtoi llafi” (çoku i shpëtoi).

Xhelà- pastë për të shndritur këpucët mbas bojatisjes. Xhelàt- njeri pa shpirt, vrasës, kriminel. Xhelèp- tatim për bagëtinë në kohën e Turqisë. Xhelivèra- bën naze, lodra, duket sikur e ka me të vërtetë por tallet, qesëndis. “Bën xhelivera”.

Xhenazè- trupi i rregulluar në arkivol i një të vdekuri. Xhenèt- sipas besimit mistik mysliman, vënd shumë i bukur ku jetojnë shpirtrat e të vdekurve. “Vajti në xhenet”, “I vaftë shpirti në xhenet”(parajsë). Xhepanè- armatim, municion. “Mbetën sheshit zhepanetë e grekut” (municionet).

Xherà- ai që realizon operacionin kirurgjikal tek fëmijët në mënyrë primitive (i bën synet). Xhèrkë- lakër e bardhë që bëhet turshi ose gatuhet gjellë. Xhevaìr- gur i çmuar për unaza. Por edhe vlerësim për dikë. “Ai është xhevair djalë”, “Ajo ishte çupë xhevaire”.

Xhevàp- i kthen përgjigje dikujt. “Ai është xhevapmadh” (të përgjigjet fët e fët). Xhevapllì- njeri që di të bëjë muhabet, që dallohet për urtësi dhe llogjikë “Është burrë xhevaplli” (që merresh vesh). Xhezà- ndëshkim, dënim, gjobë. “Xheza e madhe”. Xhezàp- thuhet për një qëndrim korrekt të prerë ose për një pije alkolike të fortë. “E ndau llafin me xhezap” (flakë për flakë). Ose: “Raki e fortë xhezap” (të merr kokën).

Xhezvè- ena ku bëhet kafe për të pirë.

Page 229: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

229

Xhë- në vënd të fjalës “çfarë thua?” ose “ç’kërkon”. “Xhë thua, xhë kërkon?” Xhĕrre- zhurmë, grindje, zënkë e panevojshme. “Ç’na e hape këtë xhërre” (diçka që ishte e mbyllur).

Xhibilèt- nënkuptohet njeriu i keq. “Xhibiletsës” ose “çfarë xhibileti jini?!” Xhiç- të dogji, mos etj. U thuhet fëmijëve të vegjël që nuk i dinë rreziqet, duke i trëmbur nga zjarri,ujët etj. “Mos, xhiç”

Xhidavì- plagë e madhe nga një aksident a diçka tjetër, i sakatosur. Por edhe një sherr i madh që s’mbyllet kollaj. “Na u hap një xhidavi e madhe” (plagë, grindje, etj).

Xhigëlìmë- gudulisje, kilikosje, bërje për të qeshur. Xhigìt- ngacmon, nget, i bie më qafë. “Pse e xhigit atë tjetrin” (pse e nget)?

Xhigërìma- sende ose gjëra të vogla zbukuruese. Por edhe llafe e gjëra vogëlsira, pa rëndësi. Xhìko- titull i nderuar për një grua, tregohet respekt për të. “Erdhi hanko xhikua”. Ose “Xhiko zonja”. (zonja e nderuar).

Xhind- figurë mitologjike që nënkupton diçka të keqe. I thuhet edhe atyre njerëzve që për një arsye a për një tjetër inatosen, zemërohen, egërsohen: “Bëhen me xhinde”. Thuhet dhe : “Sa xhind ka ajo shtëpi?” (sa njerëz bëhen).

Xhindòsur- i thuhet atij që ka probleme mendore. Por edhe atij që për një arsye ose një tjetër revoltohet dhe shpërthen jashtë kontrollit mendor. “U bë si i xhindosur”. Xhìngla- vogëlima, fjalë pa bereqet, pretendime të kota. “Xhingla-mingla”. Por edhe

stolira të vogla. Xhìxhë- shkëndijat e një zjarri. Xhixhì- gruaja e dajos, dajesha. Xhìxho- përdoret në shenjë respekti për gra të moshuara. Xhòke- veshje e trashë prej leshi, për burra e gra, pa mëngë ose me gjysëm mëngë. “Një mot xhoke, një mot gunë...”

Xhòlla- falas, përfitim pa punuar. Xhongël- diçka e fryrë në pjesë të trupit (e ënjtur) nga ndonjë goditje ose plagë. Xhovàjkë- lugë druri që e mbajnë çobanët e bagëtive me vete. Xhvat- rrëmben, vjedh, grabit. Por edhe kur xhvatesh nga rrobat, nga pjesë direkt të trupit (kur gremisesh etj). Apo “Xhvatet një degë peme “etj, ose “Femër e xhvatur” (pa cipë)

Xhvesh- heq nga trupi një a më shumë rroba, xhvesh shpatën nga milli etj. Xhùfkë- tufë me fije leshi ose mëndafshi që varen nga diku, në rrobat e trupit, armët e brezit, qylafi etj. Por edhe “Xhufka e misrit”, “Xhufkë me maja misri” etj. Xhumà- i thuhet ditës së Premte. Xhùngë- diçka e dalë në kokë e trup nga goditja me një send, por edhe në trungje pemësh, sidomos atje ku priten degë ose dhe natyralisht. Xhuxhumàk- zakonisht u thuhet pleqve që shkurtohen nga vitet “Plak xhuxhumak”.

Xhýbe- veshje e gjatë dhe e lirshme deri tek këmbët, me kinda (sidomos për dervishët dhe hoxhallarët). Xhyhèr- dhè që merret brënda Mekamit (nën sëndyq) dhe frekuentuesit e rastit e shkojnë nëpër gojë (grimca), për të marrë uratën. Xhymèrt- dorëdhënës, bujar, zemërmirë.

Page 230: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

230

Xhymertllì- që karakterizohet nga njerëzillëku dhe dhimbsuria për të tjerët, që ndihmon këdo. Xhymýs- nxit, inkurajon ose e uron dikë që të mos përfundojë keq. “E bëra xhymys për punën” (e nxita).

“Y”

Ýckëla- ikje me nxitim, bredhje. Thuhet zakonisht për kafshët kur i çpon murrjela ose zeregali (miza djegëse). Ýçkël- pengesë,mangësi, sebep, cen. Prirje për të gjetur një sebep apo diçka morale e politike tek tjetri, për t’i bërë keq, për t’i krijuar artificialisht një shqetësim. Yhaa- shprehja disaprovuese për diçka. “Yhaa...ç’po thua dhe ti!!”

Ylbèr- hark i ndritshëm në qiell që ka shtatë ngjyrat e spektrit të dritës, i cili duket sidomos pas shiut nga thyerja e rrezeve të diellit. Ylefè- pagesë, rrogë, veprime që i japin përparësi parave. I thuhet dikujt që ka një hall për të zgjidhur: “Duhet ta luash pak ylefenë” (të paguash). Ose “Kishte ylete të madhe” (rrogë të lartë) etj.

Ýmër- shëndeti, jeta e njeriut. I thuhet dikujt për mirë: “Ymër paç!” (qofsh mirë me shëndet). Por edhe : “T’u shtoftë ymri”. “Mos paç ymër” (vdeksh, mos rrofsh) etj. Ymërmàdh- urim për një njeri zemërmirë, të gjendur etj. “Qoftë ymërmadh”. “S’bëhet ymërmadhi, ymërvogël”. Etj. Ymýs- shpresë, besim. “Mos e humb ymyzin” (mos e humb shpresën). Ose: “Prije atë ymyz” (mos ki shpresë). Etj. Ynèr- bërje nderi. I thuhet dikujt : “S’di as për nder, as për yner” (as të nderojë e as të nderohet).

Yppsh- i flitet gomarit të ndalojë, kur e ngarkon, shkarkon apo i hipën vetë. Yrnèk- mostër. Njeri që nuk meriton vlerësime për mirë. “Është yrnek” (së prapthi, i mbrapsht). Ose kur një njeri i keq puqet për ligësira me një si veten: “Një yrnek janë” (kanë shokë veten). Yrýsht- vrull, nxitim, hov etj. “E mori punën me yrysht” (me vrull, me nxitim).

Yrra-býrra- veprime pa rregull, pa disiplinë, me ngutje apo që më shumë ka zhurmë sesa punë. Yst- shtesë në para që i jepet dikujt për diçka të këmbyer midis tyre. Ysh- i flitet gomarit të ecë. Ysht- veprim fetar i bazuar tek besimi mysliman për të prishur një magji apo “Marrje sysh” etj. Yshyràte- grumbullim i prodhimeve të vjeshtës, sidomos pemurinat. “Po mbledhim yshyratet”.

Yt- përcaktimi i një pronësie për dikë (i yti) por edhe kur i flitet dikujt të largohet se bën një gabim: “Yt që këtej” (hiqu tutje).

Yxhým- sulm, hidhu, vepro, vrapo, lëviz etj. (nga turqishtja). Yzengjì- takëme metalike me rripa që u vihen kuajve të samarit dhe sidomos atyre të shalës, veçanërisht kur shkohet mik, krushk për të marrë nuse apo shkohet në ditë pazari etj.

Page 231: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

231

“Z”

Zabërhàn- i pacipë, bredharak, i pandershëm. Zabìt- oficer i kohës së Turqisë, njeri i vrazhdë, jo njerëzor. “Mos m’u bëj si zabiti i Ynanit” (Turqisë). Zagushì- zjarrllëk i brëndshëm. “Pata zagushi të madhe” (u dogja),nxehtësi, mot pa lagështi. Zahmèt- mundim, vështirësi, siklet. “E pashë në zahmet të madh” (në vështirësi, në siklet). Zahmetìset- vihet në siklet, në hall. “Zahmetiset se do t’i vijnë disa miq”. Zaìf- i sëmurë, i pamundur, pa humor. “Sot qënke gdhirë zaif” (pa humor).

Zairè- ushqime të përgatitura për dimër, si për njerëz dhe për kafshë e bagëti. Zakòn- mënyrë veprimi, sjellje e përsëritur, rregull ose normë në mënyrën e jetesës dhe në marrdhënie me të tjerët. Zalì- të fikët, asfiksim nga ngrënia ose të nxehtët. Zall- kokërr guri disi e lëmuar dhe e rrumbullakët. Ndodhet më shumë në lumin Dëshnica. Zallamahì- rrëmujë dhe zhurmë e madhe, s’merret vesh ç’bëhet, ç’organizim. Zallìshte- toka ose vënde me zall (zaje), zakonisht buzë lumit ose përrenjve. Zambàre- daulle, diçka që bën zhurmë. I thuhet dikujt që flet shumë dhe pa vënd “Bjeri zambares” (daulles).

Zàmkë- ngjitës. Lëng që ngjit ose dyllë qershi, bajame etj, që gjithashtu ngjisin, sidomos letrën. Zap- detyron dikë që të sillet në mënyrën e duhur. “E bëri zap” (i vuri fre).

Zaptìe- xhandar i kohës së Turqisë. “Zaptiet e turkut, seç e ndoqën pas...” Zaptùar- okupuar ose pushtuar me forcë, shtie në dorë për vehte. Por dhe “Zaptim nga sëmundja”, “..Nga veset” etj.

Zarabèllo- qumësht dhe kos të përzjera bashkë. Zaràr- dëm, prishje, humbje. Zàrbë- bredharake, e pandershme, grua lavire, e përdalë, kurvë. Zatèn- në të vërtetë; po se po; tamam ashtu; për më tepër. “Zaten ashtu u tha”, “Zaten ato kërkonin” etj. Zavàll- njeri për të qarë hallin, për ta mëshiruar. “Zavalli Demo...!”

Zbavìtur- ndjehet i kënaqur, dëfrehet, argëtohet me diçka, i hiqet mërzia dhe i shtohet humori. Zbéhtë- - i zverdhur në fytyrë nga sëmundja ose nga frika. Zbras- i derdhet ose i pakësohet ujët një ene, hiqen plaçka të shtëpisë ose largohen ushtri nga territore të caktuara etj. Por edhe : “Nuk zbraz kokën time të mbush tënden” (s’të jap mëndjen).

Zbrazëtì- që është pa gjë brënda, që nuk ka vlerë, që ndjen zhgënjim nga diçka apo dikush, që është i zbrazët nga mendja etj. Zbrùjtur- i njomur, i butësuar, i argasur, i urtësuar. “E zbrujti kulaçin se ishte tharë”. “Ja zbrujtën mëndjen me të folur”.

Zbyth- largoj, shtyj më tutje, spostoj ose zbraps nga një vend në tjetrin diçka, ose dikë.

Page 232: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

232

Zdap- njeri i gjatë, trupmadh, që bie në sy. Zdërre- grua llafazane, që s’pushon së foluri dhe pa personalitet. Zdrënkthi- ecje e kafshëve të ngarkesës me hap të shpejtuar e të çrregullt ose njeri që flet e sillet së prapthi. “Po flet zdrënkthi”.

Zdrug- vegël pune që gdhënd dhe zbukuron drurin. Zdrugòsje- pjesë druri të gdhëndura e të zbukuruara për orendi shtëpiake. Por edhe “Ai do zdrugosur mirë” (duhet ndrequr, për një që është problem). Zdruq- ecje e ngadaltë, e vonuar, e mërzitshme. “Hidhi këmbët, jo zdruq-zdruq” Zehèr- helm. “Volli zeher”. “T’u bëftë zeher” (helm). Por dhe “E ka gojën zeher” (shan, mallkon, shpif). Zem- përfolje, marrje nëpër gojë, sharje publike. “E bëri zem në dynja”.

Zemàn- kohë e shkuar që zakonisht nënkupton të prapambeturën“I kohës së zemanit” (s’kupton nga e reja). Por edhe “Burrë zemani” (burrë i rëndë). Zemerèk- pjesa e sahatit ku ai merr kurdisjen. I thuhet dikujt që nuk është i rregullt: “I ka mbetur zemreku i orës” (nuk është në terezi).

Zengjìn- njeri ose vënd i pasur, i kamur apo që rrojnë mirë. Zeregàl- mizë djegëse që çpon qetë dhe kafshët në vapë, të cilat për këtë shkak ikin me vrap dhe me rrëmujë. Zerzelè- njeri ngacmues, që s’rri urtë, të bezdis, nuk i rrihet pa lëvizur. Zevzèk- grindavec, shumë i lëvizshëm, i bezdisshëm, që s’lë dy gurë bashkë. Zëmër-organi jetik i qënieve të gjalla. Por edhe ngrënie pak bukë para darke , jashtë vakti. “Pak si zëmër” (thyen urinë).

Zëmëràk- njeri që nxehet shpejt, që mban inat, mëri. Zëndàn- ulok, nuk i bëjnë gjunjët,ose s’i bëhet për punë, dembel. “Është zënë zëndan” (ka zënë vënd kot). Zët- diçka që nuk të pëlqen, që të bezdis, që nuk e do. “E kam për zët” (s’më pëlqen). Ose kur dikush ka me inat një tjetër “Më ka marrë për zët”(s’më do, s’më përfill).

Zgàvër- vrimë e madhe në pemë ose nëpër shkëmbinj. Zgĕqe- vënd i ngushtë, qoshe e fshehtë, skutë. Zgràbull- pemë të mëdha të gërryera nga brënda, ose vënde të fshehta nëpër shkëmbinj (zgërbonjë).

Zgrap- që vjedh, rrëmben, grabit diçka ose dikë. Zgurdullòsje- zemërim, inatosje, të bërtitura me inat “Sa shumë u zgurdullua”. Zgjèbe- sëmundje ngjitëse e lëkurës tek kafshët dhe njerëzit që shkaktohet nga parazitët. Shoqërohet më puçërra që kruhen së tepërmi. Zgjebòsur- e ka zënë zgjebja. I thuhet edhe dikujt që bëhet ngacmues për të tjerët: “Si dhia e zgjebosur” (që kruhet nëpër pemët e pyllit).

Zgjèdhë- pjesa prej druri që u rri qeve të parmëndës mbi qafë kur ata lërojnë, tek e cila lidhet shtiza dhe tërë parmënda. Por edhe sundim prej një pakice “Nën zgjedhë”.

Zgjònjëz- puçërr e qelbëzuar në rrëzë të thonjve të njeriut ose tek thundrat e kafshëve,që shoqërohet me dhimbje. Zgjùa- kosh ose arkë prej druri apostafat, ku bleta prodhon mjaltin. Por dhe “U zgjua nga gjumi.”

Page 233: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

233

Zgjýrë- papastërti që krijohet tek rrobat e trupit sidomos në jakat e xhaketave, nga të palarët. Ose llumi i pisët që del kur rrobat lahen. Zi- pikëllim nga ndodhia e vdekjes së një të afërmi. Ose “I ngjyer me bojë të zezë, “I zi”.

Zigj- peshore tradicionale e hershme që ka një bisht të gjatë, të shkallëzuar, çengela dhe pjesë të tjera përbërëse. I thuhet dhe dikujt që i hallakatet mëndja: “I ka luajtur zigji i kokës” (s’ka në terezi mëndjen).

Zilì- dëshirë e madhe për të arritur diçka ose ndjenjë lakmie dhe keqdashje për ato që ka më shumë një tjetër. Ziliqàr- thuhet për ata që manifestojnë lakmi, që karakterizohen nga zilia për të qënë më mirë se të tjerët. Zinxhìr- hallka metalike të kapura me njëra-tjetrën që shërbejnë për të lidhur kafshët ose përdorim tjetër shtëpiak. Zjafèt- gosti, dasëm, muhabet gazmor. Zogë- pulë e re që ende nuk ka pjellë vezë ose “Nuse zogëz”. Zoì- rrojtje e mirë, i kënaqur nga jeta. “Ai po rron zoi” (për bukuri).

Zollòtë- monedhë e vjetër turke baraz me 30 pare. I thuhet dhe prapanicës, kur ofendon dikë: “Na çave zollotën”. Zor- vështirësi, siklet, hall që nuk e zgjidh kollaj. “Ka zorllëk”. Por edhe kur dikë e heqin nga puna: “E hoqën me zor, e mbajtën me zor”.

Zot- çmohet dikush për zotësitë dhe cilësitë si burrë kuvëndi, burrë që i vlerësohet fjala dhe qëndrimi. “Ai është tamam zot vëndi”. Por edhe “Ai është i zoti i shtëpisë”. Etj. Zotròte- referim ndaj dikujt që bisedon, të cilin kërkon ta nderosh ose respektosh për praninë ose vlerat që bart. “Siç the dhe zotrote...” Zorzòp- njeri i lig, i panjohur, gdhë, i pabindur. “Zorzop”.

Zorraxhì- njeri që e ul veten para të tjerëve në ngrënie dhe pirje qyl (pa lekë) apo që bën veprime të tjera të turpshme. “Njeri zorraxhi” (u lëpihet të tjerëve).

Zorrë- të brendshmet tek njerëzit dhe kafshët e bagëtia. Por edhe “Zorrë kungulli, zorrë pjepri” etj. Zullàp- njeri i trashë nga mëndja, i pagdhendur, që bën turpje dhe nuk qederoset, nuk i quan për gjë. Zullùm- bën prapësira, dëme, padrejtësi. I bie më qafë dikujt fare kot. “I bën zullume tjetrit pa të drejtë”(i bën dëme).

Zullumqàr- ai që bën zullume, që e bën ves të qënit ngatërrestar ndaj të tjerëve. Zurnà- vegël muzikore me frymë si fyelli, gajdja, cyla etj. Zùskë- grua imorale, e përdalë. Zuzàr- që sillet kot (zuzon), shkon pas femrave, imoral. “Zuzar njeri”. Zverk- pjesa e prapme e qafës. Por edhe “E mbajtën në zverk” (në kurriz). “Nuk e mbaj më në zverk” (nuk i dal më në mbrojtje). Ose: “Ik, këput zverkun” (largohu).

Zvetìtur- i larguar ose i ftohur metë tjerët. Por edhe ushqime të papëlqyeshme. “Që të zvetiten” (s’pëlqehen, të pështirosen). Zymtë- i ngrysur në fytyrë, i vrenjtur, i mërzitur, i trishtuar. “E pashë shumë të zymtë mikun që më erdhi” (i mërzitur).

Page 234: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

234

“Zh”

Zhabë- bretkosë e madhe që rri në ujra të ndenjura, moçalishte ose lumenj e përrenj me pak ujë. Zhabllùqe- këpucë të mëdha dhe të vjetra që dalin nga këmba. “Vajti mik me ca zhablluqe, që...” (të vjetra).

Zhàngë- vegla punë (sëpatë, kazmë, shatë etj) që nuk presin, janë bërë me dhëmbë nga keqpërdorimi. “Janë bërë zhangë”. Zhángulla- gjëra të vjetra, rroba, këpucë ose orendi. “ç’i mban më këto zhangulla” (vjeturina).

Zhapë- lëkurë perimesh, frutash e pemësh. Por edhe “Zhapa e lëkurës”. I thuhet dikujt që është ezmer: “Ik or zhap zi”.

Zhapìk- zvarranik në ngjyrë jeshile (të gjelbër), më i madh se hardhuca (hardhiçka). Zhargë- këpucë të vjetra që të vjen zor t’i mbathësh. Zhdëpur- rrahur. “E zhdëpën në dru”. Por dhe “U zhdëpëm së ngrëni” (u ngopëm).

Zhezhì- kur digjet (shkrumbohet) qumështi, gjella a diçka tjetër, kur ato zjejnë në zjarr. Zhgarravìna- shkruan ose vizaton keq apo i bën ato nëpër mure e ambjente të tjera publike. Por edhe kur nuk e ke shkrimin e mirë. “Vetëm zhgaravina di të bësh”. Zhgradùar- ulur në gradë ose në detyrë. Zhgrap- s’ja thotë për të shkruar ose lëxuar. Nuk di as shkrim as këndim. Zhìrgë- plaçkë e vjetëruar. Por edhe një grua plakë e kërrususr nga pleqëria dhe jo shpirt mirë. “Zhirgë e keqe” (plakë jo e mirë).

Zhivà- prishës i madh i parave, nuk i ka “dukë” leku ose është dëmtues i madh i rrobave të trupit dhe këpucëve. “Është zhiva i madh”.

Zhubravìtur- veshje që nuk mbahen mirë, të papastra dhe të pa hekurosura. Zhubrìtur- gjethe pemësh ose bimësh të djegura (zhubritura) nga të nxehtët e madh. Zhulìcë- lloj gruri i vëndit, mielli i të cilit është i preferuar për gatimin e bukës dhe sidomos për bakllava, byrek etj. Bimë tradicionale në Dëshnicë. Zhumbàjkë- surrup (sharje) ose pëllëmbë (goditje). I thuhet dikujt që bën prapësi: “Dashke një zhumbajkë (një të rrahur) që ta mbash mënd”.

Zhur- vënd me shumë gurë të vegjël sidomos në vende të pjerrëta ose grykëderdhje përrenjsh e lumenjshi. Por edhe “U dogj zhur nga malli” (nga përmallimi).

Zhurìshtë- tokë are e thatë , të djegura nga dielli me zhavor dhe gurë të tjerë të vegjël. Zhurìtur- etje e madhe për ujë kur ai mungon. S’ka ujë për të pirë ose vaditur. Zhýer- lyer me bojë. Me baltë, vajra etj. Bëhet pis me diçka.

Page 235: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

235

FJALËT QË NUK SHPJEGOHEN NË FJALORËT THEMELORË (645 fjalë)

A

Adhàp Agabè Agà Ahù Àjo Aksafìsur Allabelàves Allabràca Allasëndĕk Allasòj Allatèn Allavèrsën Allaxhàn Alldùp Alltyst Amèl Amelsĕs Anagjòre Anavas Anedàne Angëllĕç Angullìmë Apasĕs Arç Astallĕk Ashĕmi

Àshra Avadàn Avadìze B

Babàle

Babaqèmo Badakçì Bàke Ballabàne Ballĕm Bàrsë

Baxhí Bazubè Bedunicë Belèc Bërdàu Biçimsĕs Biftàn Bìncë Bismilahì Bismishà Blózë Borçallĕk Bòçe Bogdàn Bòmp Bonòz Borrolìtur Bren Brètku Brez Brezàrë Bufàtur Bùke Buksh Burazèr Bùrdulli Burxhaìl Býckëla C

Carhòsh Cëkërcĕk Cëmìt Cfàkë Cike-cike Cilibìko Cilikòjka Cìllë Ckĕrkë

Cmat Cmilàr Cpùrthë Cupitur Cylìnë Cylybàbë Ç

Çallĕm Çapërxhì Çartallòs Çepèle Çeplendìsem Çëpòn Çĕrre Çikmè Çiklamingla Çingo Çkoklavìtur Çkokolèpsur Çkolìtur Çkrap Çobànçe Çokëlìn Çolovàtur Çotùrr Çùçe

Çùrrë D

Dallamàngo Damllakòsur Danìckë

De Dertimèn Dèvër Dëmçmùes Dĕnçkë Dëngërdëng

Page 236: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

236

Dëngër-vĕngër Dëstìlë Digàn Dobèc Dobërdàckë Dongdìs Donomà Dorovìt Drangàll Dràngull Drangullìsur Drënk Dùçe Dýngë Dh

Dhëmbàç Dhinamit Dhjeranak E

Elbète Englendìsur Englenxhè Erdhime Ergjelè Erzelì Esfèl Evlihà Exhèl Ë

Ëngëlìa F

Fandàksur Fërngjýzë

Filanfistèku Filifistùn Filingòr Firar Fjànko Fjàshko

Fjer Fjerìshta Fonèps Fòrur Frrèçkë G

Gallamòs Gaxhavìt Gaxhòle Gdhĕnçkë Gëlàsë Gërthètë Gërr-gërr Gëxherre Golìç Gollĕnçkë Grĕnçkë Grĕnjë Grìjë Guàk Gùckë Gudulís Gurdullósje Gj

Gjershtìsi Gjë e gjallë Gjĕpura Gjilmìtre Gjongùl Gjylpyèr Gjýrgo H

Hafìfe Hairsĕs Hajlì Hajvànçe Hajvanërì Hallòsemi Hanàç Hane

Hankohallua Hankonënia Hankotezja Hankoxhikua Hankozonja Hararèt Harràm Harramsĕs Hatërbozàn Hazërèt Hejvallà Herèke Horobòjkë Hukamĕn Hundëllì Hunìtës Huqellì Hùrdhër Hurruàr Hush Hýqëm I

Ibrét Iftiàç Idare

Ilallà Imàt Imbìr Imebìjë Imekunàtë Imekushrìrë Imembèsë Imemòtër Imeshòqe Imĕ Imkunàt Imkushrì Imshòq Imùngj Imvëllà Iqirà Isáf

Page 237: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

237

Isllà Ishallà Isharèt Ixgëlòsje Izàt Ìzë Iziet Izhdërhà J

Jàhu Jallàne Janì Jarabishyqýr Jarallĕk Jatrò Jèrmo Jezìt K

Kaçìk Kadà Kadĕnë Kadĕr Kakrìmë Kalipèç Kallëpsĕs Kamkùm Kararsĕs Karshillĕk Karvàne Kashtìs Katavàlur Katimì Kativàsur Katranòs Kaùr Kèce-kèce Kèdhe-kèdhe Këlìtje Këllbàqe Kĕllqe Këlltàp

Këlltàq Këlltùp Këlltùq Këngëlìa Kënìna Kërcàkës Kërrbýthje Kĕrre Kërrĕk Kërr-kërr Kësëndìsje Kiç Kiç-kiç Kìte Kllas Kocàqe Koçombòl Koçorrùm Kodùm Kofsht Kokërrìma Kòkje Kokolèpsur Kokorrùm Kolàs Kòlë Kolldàn Kolloqìfte Kollopàn Kollopèc Kòndje Kondùr Koqevè Koràq Kordhòs Korrobèc Korronàc Krèkëz Krìskë Krònjë Ksebĕn Kserolè

Kuàj

Kùçkël Kuç-kuç Kùlë Kulìsh Kulufrùth Kundòn Kùndra Kuqàl Kuqìnë Kuvèt Kuvetllì L

Ladút Làko Langàrdhë Lànxho Làrinë Lejlè Lèke Letùar Levandýre Lëmùshka Lĕnde Lĕnjë Lënjtòr

Lëpùshkë Lëqýn Ligaràq Lòge Lòko-lòko Lokodàc Lokovìç Lopìckë Lukth Lurùshk Lyngjyèr Ll Lladìgë Llamìt Llògje Llullà

Page 238: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

238

M

Magjýp

Mahanà Maksùm Malaktà Malaksùr Malakùqe Malukàt Malùmë Manáto Màndo Mandohì Mastrapà Mastrapùl Mavìe Mavrì Mazallà Mazllomë Mbërdhìva Mbiùdhje Mbollìsem Meçìk Meçburrë Medemèk Meqërùf

Merhùm Mexhëlìs Mëk-mëk Mĕndër Mëndjellì Mërèt Millonà Mirësí Mishtrìshtë Molinè Molìsur Molomĕne Molloìs Mollopùp Mortjemàdh Mualìf Mufazá

Mùgull Mùkë Mundebàre Mùle-mùle Murraçàk Myqým Mysybèt N

Nakëtèj Namusës Nanà Nangàs Nasijèt Nasitím Navas Naxhùze Nazàri Ndryc Ngallamòs Ngjirìs Nokdàn Nòlla-nòlla Nòrre Nj

Njatjèta O

Oç Oçkosùn

Ohà Ohà-babà Okadàr Olàa Olelè Ormì Oromĕna Oshàfe Oshnùt P

Palaùr

Paliqe Palonjerì Pallĕnxë Panaròm Papandi Paparùnde Parallì Pateklif Peçullàk Pelèçkë Pellùsh Perihĕnë Perìs Pëlýtur Pëndàr Pështìn Pështymë Picìr Pipallà Piripìzgë Pistrĕngë Pizmòsur Plëndàc Pllakòmë Pllatìs Pllùckë Pocàk Pofashtìs Pòfkëla Prapshtìina Proptís Pròto Pshèt Pshshyè Pshýmur Pshyt Pullĕndër Pullundrìsur Pundìq Punë Purgìtur Putìs

Pùtka

Page 239: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

239

Ppýke Ppyciì Pykalàq Pyzevèng Q

Qabè Qafìr Qamèt Qèllëz Qenèf Qerbelà Qeshqèk Qëdjè Qĕnçe Qëngj Qifqì Qìllo Qillòshe Qillòta Qyramìdhe R

Radhikò Rafinàto Razì Reomatìzëm Rìmë Rr

Rrètra

Rrethùke Rrezìl Rrë-rrë Rrëmb Rrĕmba-rrëmba Rrënqèthje Rrëzàk Rrjèbull Rrokanìsje Rromùs Rròsje Rroskòp

Rruc Rruh S

Sadrazèm Sakatùre Sakĕn Sakĕs Saúll Savìt Sedërllì Selamàs Sëhàn Sëndýq Sëpràpthi Sìrmë Sitìle Skëndalì Skollomĕndra Skrapìna Skropanjòs Sòjkë Sojsorollòp Sokollòmë Solloìs Spithàr

Spòro Sporosĕs Sqepòsur Stamodùmo Surratsĕs Surrùp Syfèt Syfetsĕs Sylybàt Sylyfàto Sylyndrì Syrrèt Sh

Shafjàn Sharabàjkë Sharavèl

Shefaèt Shefòn Shejtanòsur Shelème Shëllùngë Shershqèk Shëët Shipllĕk Shkokolèpsur Shkopërìsht Shorodòl Shqèskë Shqypèc Shtrĕmbaz Shtrigjërìm Shyp Shypè T

Taç Tahmaqàr Taksĕs Taksur Tallandìs Tamballàce Tamzàne

Tabietsĕs Tantèllë Tartanà Tarr Tatà Taxhisllĕk Tekaýt Terbièt Terbietllì Tezgenè Tëpàrë Tërr-tërr Toìdhi Tòllës Tòtkël Tuj-tuj Tùrë

Page 240: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

240

Turrjèlë Turrullòsur Tynjatjèta Tyryfýçkë Tyryfýl Tyt Th

Thàlpra Thargjím Thesùke Thĕmbër U

Ùckëla Ukubèt Ulze V

Vajç Vaksĕs Vapèng Varavìngo Varrjelë Velanìsur Vendùzë Veresĕs Vresht Vĕnçe

Vidhìmë Vìzhdë Vòme Vrĕngla Vròmë Vuxhùt Xh

Xhelivèra Xhevapllì Xhezàp Xhë Xhĕrre Xhibilèt Xhiç Xhigëlìmë Xhigìt Xhigërìmë Xhixhì Xhòlla Xhòngël Xhovàjkë Xhyhèr Xhymertllì Xhymýs Y

Ýckëla Ymërmàdh

Ymýs Ynèr Yppshsh Ysh Yshyràtë Yxhým Z

Zahmetìset Zambàre Zarabèllo Zdruq Zem Zemerèk Zerzelè Zëndàn Zgràbull Zjafèt Zorzòp Zh

Zhàngë Zhàngulla Zhgaravìna Zhìrgë Zhivà Zhumbàjkë

Page 241: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

241

Në vënd të mbylljes

Mbesa ime Ada, e lindur dhe e rritur për disa vjet në Greqi, e që vitet e fundit ishte

mysafire në fshatin e lindjes së gjyshit në Dëshnicë, kur mu lut t’i lexoja paraprakisht disa nga fjalët e këtij libri pyeti:

“- O gjysh! Po çfarë kuptimi kanë fjalët “biftan, bucelë, abrash,qymes, zabërhan”? Po ato “tevligë, thadër, kallaus, telendar, ponicë e kofshinë”? I them:” O zemra gjyshit, janë fjalë me të cilat kanë komunikuar me njëri-tjetrin ose kanë emërtuar vegla pune, sende, orendi, etj, të parët tanë, të lindur e jetuar në Dëshnicën tonë, e që na kanë lënë si amanet; ta duam e të mos e harrojmë atë vënd.” Ndërkohë imembesë ashtu rrëmbimthi mbas pak kohësh që u kthyem nga vendlindja (Çorrogunji), shkruajti disa vargje që gjyshi ia kish ruajtur dhe rasti e pruri t’i arsyetoj për t’i bërë pjesë e këtij libri, pa dijeninë e saj, duke menduar mesazhin që mund të transmetohet midis brezave.

Autori

Origjina ime

Origjina ime Nga malet vjen, Dhe me mall e kujtime E kujtoj shpesh. Mbaj mend Trebeshinën, Lumin Vjosë shumë mirë Që kalonte me vrull e bënte tërbinë Sikur ishte i gjallë si njeri. Tek shtëpia në mal Me kalë shkova Si e tërbuar, si gjithmonë, Më prisnin atje si e harruar.

Në jetën time këtë s’e harroj, Që kalova dhimbje e gëzime E me to akoma do të jetoj. Këtu po e mbyll vjershën time Që dëgjuat pak më parë, Por tani me qejfe e gëzime Ju uroj udhëtim të mbarë! Ada Voda, Tiranë Korrik 2005

Page 242: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

242

Mirënjohje dhe falenderim.

U jam mirënjohës të gjithë atyre burrave e grave të moshuar të krahinës, që nuk përtuan së treguari bejte, mesele, ngjarje me humor, fjalë të urta, rregulla e zakone nga tabani dëshnicar etj, të cilët nuk rrojnë më., por ato kanë shkuar gojë më gojë deri tek ne.Me aq emra e fotografi të tyre që kam mundur të afishoj në këtë libër, nuk mund të them se vetëm ata janë gjithçka. Gjithësesi, ata por dhe shumë të tjerë që mbeten “anonimë” si emra, përcjellin mesazhin e mënçurisë dhe urtësisë popullore që nuk ka munguar dhe nuk mungon tek njerëzit e kësaj krahine.

Jam po kaq mirënjohës dhe falenderues edhe për shumë bashkëkrahinorë të brezit të sotëm, shokë e miq të cilët gjithashtu nuk janë kursyer në konsulta e biseda miqësore për mjaft nga çështjet që zënë vënd në këtë vëllim.

Autori.

Page 243: FJALË SHPIRTI TË DËSHNICARËVE€¦ · mënyra e paraqitjes së tyre. Kështu, po të ndaleshim, fjala vjen, te pjesa e tretë, gjen të renditura jo pak por dhjetë tema të lidhura

243

Bibliografia e përdorur.

- “Fjalor i Gjuhës së Sotme Shqipe”, botim i Akademisë së Shkencave të

Republikës së Shqipërisë, viti 1980, Tiranë.

- “Fjalor i Gjuhës Shqipe”, botim i Institutit të Shkencave (Seksioni i Gjuhësisë e

Letërsisë), viti 1954, Tiranë.

- Bazbora Nuray – “Shqipëria dhe nacionalizmi shqiptar në Perandorinë Osmane”,

botim i vitit 2002, Tiranë.

- Inalcik Halil – “Suret-i defter-i sancak-i arvanid”, botim i vitit 1954, Ankara.

- Shkodra Zija - “Esnafët shqiptarë, shekulli XV- XX”, botim i vitit 1973, Tiranë.

- Muhametaj Novruz – “Mehmet Pavari, figurë padrejtësisht e mohuar”, botim i

vitit 1999, Tiranë.

- Dragoj Nuri – “Dëshnica dhe dëshnicarët”, Pjesa e Parë dhe e Dytë, botime të

vitit 2005, Tiranë.

- “Dëshnica dhe dëshnicarët”, Pjesa Tretë, botim i vitit 2006, Tiranë.

- Elezi Fetah – “Akademiku, Prof. Mentor Përmeti”, monografi, botim i vitit 2006,

Tiranë.

- Çaushi Tomorr – “Me njerëzit e mirë”, botim i vitit 2006, Tiranë.

- Anxhaku Zenel – “Kthim në shtëpi”, botim i vitit 2006, Tiranë dhe “Lisi i jetës”,

botim i vitit 1982, Tiranë.

- Arapi Belul – “Bala Da Jonë”, botim i vitit 2000, Vlorë.

- Kolleshi Lumo – “Derdhen vetëtimat”, botim i vitit 2002, Përmet.

- Hoxhaj Ylli – “Balada pa mite”, botim i vitit 2006, Përmet.

- Deliu Selami – “Mes lulesh hedh zemrën”, botim i vitit 2002, Përmet.

- Rrumbullaku Andon – “Për Flamur, për Shqipëri”, botim i vitit 2005, Tiranë.

- Gazeta “Republika” – 6 shkurt 2007, Tiranë.

- Gazeta “Dëshnica” – koleksioni i saj nga numri 7 i vitit 2003 deri tek numri 34 i

vitit 2008, Tiranë.