24
HAXHINASTO NË PATOS-MARINZË Rritet sasia e naftës shqiptare. Tenderi për “Albpetrol” i hapur »3 NISMA “NJË ORË MINISTËR” Halimi: Mijëra të rinj mbështesin dënimet më të ashpra »3 »7 E MËRKURË 6 MARS 2013 VITI IX, NR. 2914 TEL: 04 2 233 991 FAX: 04 2 233 998 ÇMIMI: 30 lekë • € 1.5 gazetametropol.com FLETA E VOTIMIT Gjykata vendos ndryshimin dhe emrin e Partisë Socialiste »3 REFERENDUMI I PLEHRAVE Kushtetuesja rrëzon vendimin e KQZ, importi do të vendoset nga populli Gjykata vendos t’i japë të drejtë kërk- uesve për lejimin ose jo të mbetjeve që riciklohen në vend. Rusmali: Do rishiko- hen përcaktimet »4 Në fletën e votimit do të regjistrohet në siglën PS. Pas miratimit të propozimit në kongres përfundon dhe procedura ligjore MANDATI I NJë DEPUTETI »2 INSTAT: Në Shqipëri 13.2% janë të papunë Vepra e Zhitit, ku ndahet propaganda nga letërsia artistike Analiza letrare »18-19 »5 RRITET MBËSHTETJA Stalini është gjallë, zgjedhëzit rus kërkojnë kthimin e sistemit diktatorial MIK ME MIT’HAT DHE MEDI FRASHËRIN Seit bej Frashëri, figura e madhe e Dangëllisë dhe e çetës së Topullit »22 »5 Sondazhi/ Rreth 50 për qind e popullsisë e cilëson njeriun me më shumë ndikim dhe më të duhurin për shtetin komunist FLORIJE PECI Nga PETRAQ FLOKU Hakmarrja e trotuareve Nga RESHAT KRIPA Sindroma “komunizëm” »11 »10 Opinion Ulet numri i personave që janë të punësuar në sektorin bujqësor dhe në shtet. Rritet punësimi në biznese të tjera PËRMIRËSOHET GJENDJA E STUDENTES SË TRAGJEDISË, DEL NGA SPITALI HETUESIT NGUSHTOJNË RRETHIN E PERSONAVE TË DYSHUAR PËR ABUZIMIN PRITEN TË DHËNAT E ADN-së PËR PUNONJËSIT E QENDRËS REHABILITUESE Replikat mes krerëve për pasuritë. Ylli: Mazhoranca po bën gjueti shtrigash. Topalli: Përfitoi dhe leje ndërtimi në Tiranë Përdhunimi, mjekët dalin të pastër Në foto: Klinika ku u rehabilitua studentja (në rreth) Florije Peci

Florije Peci ADN, Emri i PS, papunesia

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Florije Peci ADN, Emri i PS, papunesia

Citation preview

Page 1: Florije Peci ADN, Emri i PS, papunesia

HaxHinasto në Patos-Marinzë

Rritet sasia e naftës shqiptare. Tenderi për “Albpetrol” i hapur»3

nisMa “një orë Ministër”

Halimi: Mijëra të rinj mbështesin dënimet më të ashpra»3

»7

E mërkurë6 mars 2013Viti iX, Nr. 2914Tel: 04 2 233 991FAx: 04 2 233 998ÇMiMi: 30 lekë • € 1.5 gazetametropol.com

fleta e votimit Gjykata vendos ndryshimin

dhe emrin e Partisë Socialiste

»3

ReFeRenduMi i pleHRAveKushtetuesja rrëzon vendimin e KQZ,

importi do të vendoset nga populliGjykata vendos t’i japë të drejtë kërk-uesve për lejimin ose jo të mbetjeve që riciklohen në vend. Rusmali: Do rishiko-hen përcaktimet »4

Në fletën e votimit do të regjistrohet në siglën PS. Pas miratimit të propozimit në kongres përfundon dhe procedura ligjore

Dosja e Fidel Yllit kalon për miratim para përfundimit të legjislaturës së Kuvendit

MAndATi i një depuTeTi

»2

inSTAT: në Shqipëri 13.2% janë të papunë vepra e Zhitit, ku

ndahet propaganda nga letërsia artistike

Analiza letrare»18-19

»5

rritet MbësHtetja

Stalini është gjallë, zgjedhëzit ruskërkojnë kthimin e sistemit diktatorial

Mik Me Mit’Hat dHe Medi FrasHërin

Seit bej Frashëri, figura e madhe e dangëllisë dhe e çetës së Topullit

»22

»5

Sondazhi/ Rreth 50 për qind e popullsisë e cilëson njeriun me më shumë ndikim dhe më të duhurin për shtetin komunist

florije Peci

nga Petraq Floku

Hakmarrja e trotuarevenga resHat kriPa

Sindroma “komunizëm”

»11

»10

Opinion

ulet numri i personave që janë të punësuar në sektorin bujqësor dhe në shtet. rritet

punësimi në biznese të tjera

PërmirëSohet

Gjendja e StudenteS Së

traGjediSë, del nGa SPitali

hetueSit nGuShtojnë

rrethin e PerSonave të

dyShuar Për abuzimin

Priten të dhënat e

adn-së Për PunonjëSit e

qendrëS rehabilitueSe

Replikat mes krerëve për pasuritë. Ylli: Mazhoranca po bën gjueti shtrigash. Topalli: Përfitoi dhe leje ndërtimi në Tiranë

Përdhunimi, mjekët dalin të pastër Në foto: Klinika ku u

rehabilitua studentja(në rreth) Florije Peci

Page 2: Florije Peci ADN, Emri i PS, papunesia

02 E mërkurë 6 mars 2013 •

« politikë

Deklarata e ministres

Bregu: Qeveria e vendosur për referendumin

Ministria e Integrimit, Majlinda Bregu, do të informojë të enjten Brukselin për vendimin e mazhorancës për të zgjidhur me referendum çështjen e tri ligjeve të integrimit. Pavarësisht kundërshtimit të komi-sionerit Stefan Fyle, ajo tha se qeveria do të ecë përpara me këtë nismë, nëse opozita do të vijojë të mbajë qëndrim bllok-ues. “Në rast se opozita nuk tërhiqet në bazë të gjitha parashikimeve ligjore, ne votojmë për t’i hapur rrugë të gjitha pro-cedurave për të realizuar një referendum, siç thotë ligji, pra jo 6 muaj para zgjedhjeve dhe jo tre muaj pas zgjedhjeve”, - tha Bregu. Ajo iu përgjigj dhe asaj pjesë të deklaratës së komisionerit Fyle se referendumi nuk është gjithëpërfshirës. “Nuk ka shqiptar sot që të jetë kundër anëtarësimit në BE. Më gjithëpërfshirëse se vota e shqiptarëve mua nuk më duket se është gjithëpërfshirëse vota e parlamentarëve”, - u shpreh ajo. Referendumi për 3 ligjet u miratua në parlament ditën e hënë me votat e mazhorancës.

Klajda Gjoshak

Duhen dënime maksimale ndaj dhunës mbi gratë

Nënkryetarja e LSI-së Klajda Gjoshka dje në një intervistë të dhënë për “Zërin e Amerikës” tha se gjykatat në vend duhet të japin dënime maksimale ndaj individëve që ushtro-jnë dhunë ndaj grave. Si problem kryesor ajo thek-son se është Kodi Penal, pasi duhet të ndryshohet dhe të vendosen dën-ime maksimale ndaj çdo individi që ushtron dhunë ndaj grave. “Në fakt, këtu ka qenë pikërisht hendeku dhe pengesa më e madhe, sepse ne në të gjitha rastet, në 24 rastet e humbjes tragjikisht të jetës së grave gjatë vitit 2012 si pasojë e dhunës, problemi më i madh ka qenë pikërisht te gjykatat dhe te vitet e dënimit që ato kanë dhënë. Do të dëshironim që të kishim një ndryshim më të thellë për të shtuar këtë dënim dhe me të vërtetë për të pasur dhe për të parë disa shembuj në shoqërinë shqiptare, ku tregohet se kushdo që shkel ligjin dhe kushdo që dhunon një grua dënohet maksimal-isht”, -tha Gjoshka.

tri ligjetTopalli: Ke përfiTuar leje nDërTimi në Tiranë. Ylli e KunDërshTon

Fidel Ylli: pD po bën gjueti shtrigashArgumentet: Licencën e radios nuk e mora kur isha deputet

“seKTori i peshKimiT i harruar, nisma për Ta riKThYer në jeTë” Berisha: pS nuk ka fare program qeverisësPërurohet rruga Fier-Rruzhdie. “Ne i mbajmë premtimet”

ervin Koçi

Deputeti socialist Fidel Ylli theksoi dje në mbledhjen e Këshillit të Mandateve

se nuk kishte bërë asnjë shkelje të ligjit dhe se heqja e mandatit të tij bëhet nga mazhoranca për të fshehur problemet e saj. Nga ana tjetër deputetët e Partisë Demokratike filluan të bënin një gjyq ndaj Yllit duke i drejtuar atij një mori pyetjesh mbi pro-nësinë e radios që ai pa pasur në pronësi. Sipas demokratëve, Fidel Ylli ka shkelur nenin 70 të Kushtetutës, pasi në dhjetor të 2009-s, kur ai kishte disa muaj që ishte shpallur deputet, kishte në pronësi një radio. De-puteti socialist gjatë fjalës së tij, duke e cilësuar kërkesën e demokratëve “gjueti shtrigash, u shpreh se PD-ja synon të lar-gojë vëmendjen nga konfliktet e interesit të saj. Sipas Yllit, për këtë çështje ka edhe një vendim gjykate, që thotë se ai nuk ka asnjë konflikt interesi. Deputeti Ylli ka sqaruar se licensën e ra-dios lokale, të cilën tashmë e ka në pronësi motra e tij, nuk e ka marrë në kohën kur ai mori mandatin e deputetit. “Kam ar-dhur t’ju bëj me dije se në këtë nismë të paprinciptë që ju keni marrë si mazhorancë është e turpshme që parlamenti të funksionojë me gjueti shtri-gash, kur unë kam të drejtën t’ju kërkoj juve, zonja Kryetare, se që më 28 dhjetor të viti 2009 ju ka ardhur një shkresë. Unë kam pasur një licensë ra-dioje lokale që në vitin 2003 për një pjesë të Tiranës dhe Durrësit më 2006 në kohën e Ledi Biankut dhe me thotë se “duhet të rinovosh licensën”. Në maj të 2009-s më ka ard-hur një shkresë nga zonja Ed-lira Bushati, që më njofton se duhej të rinovoja licensës dhe unë në bazë të rregullores së ligjit për medien në maj kam plotësuar dosjen dhe ia kam çuar zonjës Bushati për të më rinovuar licencën. Sipas ligjit, kjo zonjë 3 muaj pa u bërë de-putet duhej të më njoftonte në më takonte apo jo dhënia e licensës. Institucioni e injoroi kërkesën time dhe jashtë çdo rregulli më kthen përgjigje më 28 dhjetor 2009 dhe më thotë se “ju tashmë jeni bërë de-putet”, dhe unë i kam dërguar shkresë Kuvendit dhe ILDKP-së, pasi neni kaq thotë se “ju keni konflikt interesi”. Pas një jave Llalla i kthen përgjigje in-stitucionit. Shprehet dhe thotë se nuk jemi në konflikt interesi.

Kryetarja e Kuvendit, Joze-fina Topalli, kërkoi sqarime nga Ylli nëse ka qenë në pronësi të një pasurie publike, siç janë frekuencat, në kohën kur mori mandatin e deputetit në vitin 2009. Topalli rikujtoi se rasti i Yllit nuk është precedenti i parë me deputetët socialistë, pasi edhe Ilir Beqja është akuzuar për konflikt interesi. Por social-isti Ylli vijoj me argumentin e tij se i gjithë problemi ishte krijuar

Kryeministri Sali Berisha përuroi dje rrugën Fier-ko-muna Rruzhdie mes pranisë së shumë banorëve të zonës. Kreu i qeverisë theksoi se po afron koha e zgjedhjeve, duke shtuar se premtimet që bën qeveria janë reale dhe të prekshme krahasuar me pro-gramin e PS-së, që sipas tij është inekzistent. “Shkojmë drejt këtyre zgjedhjeve të përkushtuar për votën e lirë me projektin më të shkëlqyer që Shqipëria ka njohur në tërë historinë e saj. Rama bën qe-sharakun kur thotë se i kemi vjedhur programin. Po ku ka program Rama?! Po shkojmë drejt zgjedhjeve, do të bëjmë gjithçka që çdo fermer e çdo qytetar të eci përpara me erën e ndryshimit. Rruga që ndër-tuam është ndryshimi, shkolla që po ndërtojmë është ndry-shimi. Ne votat i kërkojmë për

të ardhmen e këtij vendi, që të ecim përpara, të ecim drejt një mirëqenieje, drejt një be-gatie, drejt Shqipërisë vend i zhvilluar. Do të bindim banorët se ne jemi ndryshimi”, - tha Berisha. Më herët shefi i ekze-

kutivit ishte i pranishëm në konferencën mbi industrinë e detit, ku theksoi se qeveria do të ndërmarrë masa fiskale për ta rikthyer në jetë këtë sektor. Për këtë Berisha premtoi se Shqipëria i ka të gjitha poten-

cialet e nevojshme për ta bërë këtë, duke e cilësuar sektorin e peshkimit si gjysmë të harruar. Ai theksoi se pret konkluzi-onet e konferencës që të fillojë edhe punën për nismat e reja për peshkimin.

për shkak të Këshillit Kombëtar të Radiotelevizionit, i cili nuk i kishte kthyer një përgjigje dhe prej kësaj ai nuk kishte ndër-marrë asnjë veprim. Debati më pas kaloi në ofendime per-sonale, ku kryeparlamentarja Topalli e akuzoi Fidel Yllin si përfitues të lejeve të ndërtimit në territorin e Bashkisë së Ti-ranës gjatë kohës kur ishte në krye Edi Rama. Por socialisti iu kundërpërgjigj duke thënë se nuk kishte përfituar as-një tender brenda territorit të Bashkisë dhe se hoqi dorë nga bizneset e tij kur u bë deputet, pra në korrikun e vitit 2009.

KKRT-jaAkuzave të deputetit të Partisë Socialiste Fidel Ylli se ky konflikt kishte për burim KKRT-në, pasi nuk i kishte kthyer një përgjigje, institucioni reagoi me një deklaratë për mediet. Sipas njoftimit të Këshillit Kombëtar të Radiotelevizionit, vendimin për licensën e Fidel Yllit nuk mundi ta merrte në shtatorin e vitit 2009, pasi nuk formohej kuorumi i nevojshëm, duke ua vënë fajin anëtarëve të PS-së, të cilët nuk shkonin në mbledhje.

Berisha tha dje në konferencën mbi peshkimin se një nga problemet është edhe infrastruktura. “Flo-tilja e peshkimit ka mjete që u ka kaluar koha me dekada”, - tha Kryeministri, duke shtuar se “potencialet për ferma peshku janë shumë më të mëdha, ka mbi 600 rezervuare e qindra liqene ku me pikatore bëhet peshkëzimi i tyre, ose s’bëhet fare”.

pes

hkim

i

Shefi i ekzekutivit gjatë inaugurimit të rrugës Fier- Rruzhdie tha se gjatë këtyre viteve të qeverisjes nuk kishte mundur të arrinte të gjitha premtimet, por duke vënë theksin se një pjesë e madhe e tyre është bërë. Për këtë ai premtoi se mandatin e ar-dhshëm katërvjeçar sektori i bujqësisë do të ketë një bum investimesh.

inve

stim

et

Paloka - Ju prisnit që shteti t’u thoshte se po shkelni ligjin?

Ylli – S’e kam shkelur ligjin asnjëherë, por varet si e interpretoni ju.

ToPalli - Nuk kemi dëshirë të heqim mandatin. Kemi një qëllim të madh, duke përsëri-tur se nuk jam kundër asnjë miliarderi të partisë tuaj, por ama para shqiptarëve ne duhet të vendosim një standard të lartë. E kemi hedhur hapin e parë me Beqjen, që merrte para publike kur ishte deputet. Sot jeni ju i dyshuar për shkelje.

Ylli - Nuk ke moral ti të më pyesësh mua kur e ke shkelur me të dyja këmbët Kushtetutën!

ToPalli - Unë kam shkelur faktin se mund të bëja mocion. Por unë nuk e kam bërë me asnjë deputet, pasi doja me qëndruar, se unë jam kryetarja e të gjithëve. Po të ishte për mua, asnjë biznesmen nuk do lija në parlament.

Ylli - I ke brenda grupit miliarderët. A mund të them diçka për ta mbyllur?

ToPalli - Paraardhësit e mi kanë qenë të pasur, por gjyshi im ndau pasurinë dhe u mor vetëm me politikë, standard i vendosur 100 vjet më para.

replika

Page 3: Florije Peci ADN, Emri i PS, papunesia

03• E mërkurë 6 mars 2013

»politikë

propozimi i ramës në asamble eDhe me vulë Të KonGresiT

lista zgjedhore, pS ndryshon emrin edhe me vendim gjykateoli Xhilaga

partia Socialiste me një emër ndryshe. Tashmë dhe me vendim gjykate. Pas

vendimit të marrë në Kongresin e PS-së në nëntor të 2011-s për ndryshimin e emrit të saj nga “Partia Socialiste e Shqipërisë” të quhet vetëm “Partia Social-iste”, është Gjykata e Tiranës ajo që i vë vulën një ndryshimi të tillë. Së fundi dhe me ven-dim gjykate Partia Socialiste ka ndryshuar pothuajse gjithçka nga tradita e saj që nga theme-limi i kësaj force më të madhe në kampin e majtë.

VendimiGjykata e Tiranës pranoi në

shkurt të këtij viti kërkesën e Partisë Socialiste për t’u prezan-tuar tashmë jo me germa nistore PSSH, por vetëm PS. “Gjykata vendosi pranimin e kërkesës, depozitimin e vendimit nr.4 datë 5.11.2011 të Kongresit të Partisë Socialiste në regjistrin e partive politike si më poshtë: “Germat nistore të Partisë So-cialiste janë ‘PS’, shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit (taksë pulle 800 lekë dhe totali 800 lekë). Vendimi u shpall në Tiranë me datë 20.02.2013”, - thuhej në vendimin e zbardhur nga gjykata e Tiranës.

Në vendimin e saj kjo gjykata është abuzuar pikërisht në atë çfarë respekton dhe zbaton si ligj themeltar të saj kjo forcë poli-tike. Kështu, në nenin 24, pika 1 të statutit të Partisë Socialiste të Shqipërisë është parashikuar se Kongresi i Partisë është or-gani më i lartë vendimmarrës i Partisë. Në nenin 26, pika 1 të statutit të Partisë Socialiste të Shqipërisë është parashikuar se Kongresi miraton programin dhe statutin e partisë dhe bën ndry-shime dhe përmirësime në to. Vendimi i Kongresit të Partisë Socialiste të Shqipërisë i është paraqitur gjykatës nëpërmjet kryetarit të Asamblesë Kombë-tare të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi. Gjykata, bazuar në provat shkresore të administruara në dosje çmon se kërkesa e kërk-uesit është e drejtë, e bazuar në ligj dhe, si e tillë, duhet të pranohet.

KërkesaNë vendimin e gjykatës

së Tiranës bëhet e ditur se ka qenë vetë kreu i PS-së Edi Rama që ka kërkuar një ndryshim të tillë në përbërjen e germave nistore të kësaj partie. “Kërk-uesi, Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë i është drejtuar gjykatës dhe kërkon që të de-pozitojë vendimin e marrë në Kongresin e Partisë Socialiste, i mbajtur më datën 5.11.2011. Kjo kërkesë gjen mbështetje në ligjin nr.8580, datë 17.02.2000 “Për partitë politike”, në nenin 14 të tij si dhe në nenin 6, 24 dhe 26 të statutit të Partisë Socialiste të Shqipërisë (PSSH)”,

nga organi i partisë që ka në kompetencë përfaqësimin e saj ndaj të tretëve. Në nenin 30 të statutit të Partisë Socialiste të Shqipërisë është parashikuar: “1. Kryetari i Partisë Socialiste

ka këto kompetenca kryesore: a. është drejtuesi më i lartë politik i partisë; b. përfaqëson PS në mar-rëdhëniet me partitë e tjera, me organizatat, shoqatat dhe institu-cionet brenda dhe jashtë vendit.”

- thuhet në vendim. Po kështu gjykata sqaroi se “në nenin 14/2 të ligjit me nr. 8580 datë 17.02.2000 është parashikuar se kërkesa për ndryshime në regjistrin e partive politike bëhet

NDrYShimi i traDitëS

Nëse deri dje emërtohej “selia rozë”, tashmë vështirë të quhet e tillë. E veshur e tëra në vjollcë, godina e PS-së duket krejt ndryshe nga ajo para 2013. Me ardhjen e vitit 2013, që PS-ja e ka quajtur “viti i rilindjes”, është shfaqur edhe vjollca, që zëvendësoi rozën e Internacionales Socialiste, që karakteri-zonte këtë force tradicionale. Kjo ngjyrë dominon jashtë dhe brenda godinës, madje dhe në moketin e shtruar në shkallët e kësaj selie. Një ngjyrë të tillë e sheh kudo nëpër çdo cep. Kjo ngjyre erdhi bashkë me projektin e “Rilindjes”. Tashme edhe faqja zyrtare e Partisë Socialiste është vjollcë. Por jo vetëm kaq, edhe vete kryesocialisti Rama dhe besnikët e tij të rinj në parti shfaqen në publik me veshje e aksesorë të ngjyrave së selisë, duke përshtatur të tilla, si orë, syze, bluzë, kollare e me radhë.

shqipëria nuK Ka asnjë meTër rruGë sipas sTanDarDeve

Siguria rrugore, rama në Fushë-krujëTakimet e PS-së, paraqiten projekti dhe problematikat

Siguria rrugore është tema e radhës mbi të cilën Partia Socialiste ka nisur organizi-min e takimeve me qytetarët. Qyteti i Fushë-Krujës ishte stacioni nga nisi biseda lidhur me një temë të tillë. Kryetari i PS-së, Edi Rama, bëri një për-shkrim të situatës tragjike në rrugë dhe papërgjegjshmërisë së qeverisë përballë kësaj sit-uate. “Shqipëria ka katër herë më pak automjete për 100 mijë banorë se të gjitha vendet e Bashkimit Europian dhe të rajonit, por katër herë më shumë aksidente për 100 mijë banorë. Qeve-ria ka ngritur një komitet. E quajnë ‘Komiteti Ndërministror për Sigurinë Rrugore’, që e kryeson Kryeministri. Në tetë vjet ky komitet është mbledhur vetëm një herë, në vitin 2006, dhe ndërkohë sipas statistikave çdo ditë një

shqiptar vdes në rrugë dhe tre të tjerë plagosen”, - u shpreh Rama. Sipas tij, sot në vitin 2013 Shqipëria nuk ka as-një metër rrugë të certifikuar dhe të plotësuar sipas stand-ardeve europiane, siç i kanë të gjitha vendet e Bashkimit Eu-ropian ose që janë kandidate për në Bashkimin Europian. Ndërkohë kreu i socialistëve u ndal dhe në atë se çfarë do të bëjë PS-ja për të ndryshuar

këtë situatë. “Ajo që ne do të bëjmë është ngritja e një qendre kombëtare të kontrollit të trafikut rrugor, siç e ka gjithë bota. Ne duam që sistemi arsimor shqiptar, publik apo jopub-lik të ketë një program siç e ka gjithë Europa, të përshkallëzuar nga klasa e parë deri në shkollën e mesme, për edukimin rrugor”, - vuri në dukje kryetari i socialistëve.

nisma në fb “1 orë ministër”

eduard halimi: mijëra të rinj na kanëmbështetur për dënimet e ashpra

haxhinasto në patos-marinzë të fierit

haxhinasto: U trefishua dhe shkoi në 1800 numri i të punësuarve

Në një komunikim që ka pasur në Facebook, në kuadër të nismës “1 orë ministër” me studentët e drejtësisë, ministri Eduard Halimi thotë se “Me mijëra mesazhe kanë ardhur për mbrojtjen e policisë dhe me mijëra mbështesin dënimet më të ashpra për ata që vrasin policin”. Ndërkaq, Halimi shtoi se “Kjo do të jetë paketa më e ashpër ndaj krimit në këto 20 vjet në mbrojtje të Policisë së Shtetit dhe sigurisë publike”. Në komunikimin e tij, ministri i Drejtësisë shprehet se “Të dashur studentë të drejtësisë! Referendumi për paketën e drejtësisë kriminale ka gjetur një mbështetje të gjerë tek të gjithë ju miqtë e mi në Fb. Me mijëra mesazhe kanë ardhur tek unë duke më inkurajuar për mbrojtjen që i bëjmë policisë dhe dënimet më të ashpra që duhet të vijnë për ata që sulmojnë dhe vrasin policin. Kjo do të jetë paketa më e ashpër

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Ekonomisë Edmond Haxhinasto zhvilloi një inspektim në vendburimin e naftës në Patos-Marinzë të Fierit. Haxhinasto u takua me zyrtarët e lartë të kom-panisë “Bankers Petroleum”, drejtorin e përgjithshëm dhe zëvendëspresidentin Leonidha Çobo dhe dy zëvendëspresi-dentët Rob Carss dhe Bayene Assmus. Ministri vizitoi qen-drën e grumbullimit të naftës si dhe një sondë për procesin e shpimit të puseve të rinj. Haxhinasto theksoi se qëllim primar i ministrisë që drejton “është rritja e punësimit të qytetarëve shqiptarë nëpërm-jet rritjes dhe garantimit të investimeve në vend”. Sipas tij, METE mbështet dhe ndërmerr nisma me rëndësi për të mundësuar edhe më tej “krijimin e një klime pozitive dhe optimiste për biznesin dhe tërheqjen e investimeve”. Në këtë kuadër, ministri theksoi konkre-tizimin së fundi me miratimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për të përjashtuar nga TVSH-ja makineritë pajisjet.

Ministri Haxhinasto theksoi gjithashtu se “Bankers Petro-leum” në vitin 2014 pritet që të baraspeshojë të ardhurat nga prodhimi me gjithë “inves-

ndaj krimit në këto 20 vjet. Por Reforma e Sistemit të Drejtë-sisë është shumë më e gjerë se kaq. Mesazhet e shumta më nxitën të prezantoj tek ju nismën “1 orë Ministër Drejtë-sie”. Të rinjtë janë gjeneratori i energjive më të mira të vendit dhe ne i kushtojmë vëmendjen që meritojnë duke i dëgjuar me shumë kujdes”. Më tej Halimi shtoi se “22 vjet më parë, kur unë kam studiuar drejtësi asgjë nuk ka qenë si sot; fakultetin e kujtoj në kaos, infrastrukturën në mungesë, librat e pam-jaftueshëm dhe ne lexonim mes rrënojave të fundit të sistemit komunist. Si çdo student kam pasur ditët e mia të mira, të lodhshme, ditët me miqtë, me provime, me debate dhe ide, të cilat mbeten të gjitha si kujtime të bukura. Ju keni fatin të jeni në kohë të paqta, në kushte të lehtësuara, mes mundësish të shumta dhe i sigurt që mes jush edukohen shumë më mirë ministrat e ardhshëm të drejtë-sisë. Në vlerësim të mendjes dhe krijueshmërisë së të rinjve, nisur nga sot ftoj veçanërisht studentët e drejtësisë (por sig-urisht jo vetëm) të shkruajnë nje ide të tyren, te ky postim apo ne inbox-in e kësaj faqeje duke e filluar me: “Sikur të isha Ministër Drejtësie ...”

timet dhe shpenzimet e kryera” dhe shtoi se “për rrjedhojë, të ardhurat e arkëtuara në buxhe-tin e shtetit do të arrijnë mbi 200 milionë dollarë në vit”.

Sipas tij, numri i punon-jësve në këtë sipërmarrje që nga viti 2009 është trefishuar. Aktualisht janë rreth 1800 të punësuar nga “Bankers Petroleum” dhe nënkontrak-torët që i ofrojnë shërbime ndihmëse këtij investimit. Rroga mesatare mujore është gati dyfishuar, duke arritur në 107 200 lekë. Investimet në këtë projekt strategjik kanë arritur vlerën mbi 760 milionë dollarë, duke bërë kështu të mundur rritjen me 240% të prodhimit krahasuar me vitin 2009. Kështu, në vitin 2012 u nxorën rreth 880 mijë tonë naftë. Për këtë vit parashiko-het një rritje prej më shumë se 130 mijë tonësh, duke e çuar kështu prodhimin në më shumë se 1 milion tonë naftë.

Page 4: Florije Peci ADN, Emri i PS, papunesia

04 E mërkurë 6 mars 2013 •

«politikë

Komisioni i sigurisë

miratohet drafti për armët. opozita: Bie erë

Drafti për armët ka ngjallur sërish debate sot në Komisionin e Sigurisë mes deputetëve të mazh-orancës dhe opozitës. Në fund të diskutimeve ky projektligj u miratua vetëm me votat e de-putetëve demokratë, pasi opozita është shprehur kundër. Deputetët e opoz-itës kanë theksuar se ky ligj favorizon tregtarët e armëve dhe nxit dhe prod-hon dhunë, duke shpre-hur dhe votën kundër miratimit të tij. Krahas kësaj socialistët rithek-suan qëndrimin e tyre se ky draft po miratohet në një vit zgjedhor, që sipas tyre ngre shumë pikëpy-etje për funksionimin e tij. Leonard Demi, deputet i Partisë Demokratike, ka theksuar se ligji do të hyjë në fuqi pas zgjedhjeve dhe nuk përdoret për fushatë. Deputeti social-ist Ilir Gjoni u shpreh se fakti që projektligji vjen para fushatës “bie erë”. Më parë ky projektligj është diskutuar dhe në Komisionin parlamentar të Ligjeve dhe Komisionin e Integrimit, që miratuan me votat e maxhorancës projektligjin “Për armët”. Neni që parashikon pajisjen me armë të politikanëve vazhdon të jetë ngërçi i draftit për të pasur një ligj konsensual. Opozita e kundërshtoi sërish këtë nen, pasi sipas saj është e panevojshme mbajtja e armëve nga deputetët apo ministrat.

votimivenDimi merreT me 7 voTa pro, DriTë jeshile për referenDumin

kushtetuesja pro referendumit për plehratReagimi i PD-së: Gjykata nuk hodhi poshtë projektligjin

aKTi Kalon pa DebaTeT. shTaTë voTa pro për miraTimin e 7.3 milionë usD kQZ miraton buxhetin për zgjedhjet e qershorit

Miratohet akti, 35 milionë lekë për edukimin e zgjedhësve

ervin Koçi

Gjykata Kushtetuese i ka hapur dritën jeshile mbajtjes së një referendumi kundër importit të mbetjeve pas kërkesës së paraqitur nga një grup ambientalistësh dhe ak-tivistësh të shoqërisë civile. Sipas burimeve nga gjykata, vendimi është marrë javën e shkuar me një shumicë dërrm-uese të anëtarëve të saj - 7 në favor dhe vetëm 1 kundër. Tek-sti së bashku me argumentet pritet të bëhet publik javën e ardhshme. Për vendimin foli mbrëmë edhe Kryeministri Sali Berisha, i cili tha se e vlerëson qëndrimin e gjykatës si një vendim historik. Pavarësisht pasojave të mundshme, tha ai, “Gjykata sanksionoi atë që quhet demokraci direkte, një shtyllë e rëndësishme për një sistem demokratik”. Debati për importin e plehrave ka nisur që në vitin 2011, kur Kuvendi mi-ratoi një ligj të ri për trajtimin e mbetjeve urbane, ku ishin përfshirë edhe dy nene që le-jonin importimin e tyre për qël-lime riciklimi. Ambientalistët i kundërshtuan me forcë këto dy nene, duke argumentuar se Shqipëria nuk ka mundësitë për kontrollet e nevojshme dhe se vendi sipas tyre mund të rrezikojë të kthehet në një destinacion për mbetjet e rrezikshme. Por sipas qeverisë, ligji është hartuar në përputhje me standardet europiane dhe janë vetëm 25 lloje mbetjesh që lejohet të hyjnë për qëllime riciklimi. Në fillim të vitit të shkuar, të grupuar në Aleancën Kundër Importit të Plehrave, aktivistët e të drejtave të nje-riut dhe ambientalistët mblod-hën mbi 60 mijë firma dhe dorëzuan kërkesën për refer-endum. Tani i takon Presidentit të vendit që brenda 45 ditëve të shpallë datën. Referendumi nuk mund të zhvillohet përpara

Komisioni Qendror i Zgjedhje ka mi-ratuar dje me shtatë vota pro buxhetin për zgjedhjet e vitit 2013, të cilat do të hyjnë në histori si zgjedhjet më të kush-tueshme deri tani. Buxheti për zgjedhjet u shty një mbledhjen e shkuar për shkak se disa zëra financiarë nuk ishin përfshirë dhe anëtarët menduan se do të ishte më mirë që ky akt të shtyhej. Në mbledhjen e djeshme shuma prej 7.3 milionë dollarësh për zgjedhjet parlamentare kaloi pa as një debat ndërmjet palëve, që miratuan una-nimisht. Zgjedhjet e ardhshme parlamen-tare do të hyjnë në histori si zgjedhjet më të shtrenjta që janë mbajtur ndonjëherë deri tani në vendin tonë. Bëhet fjalë për fondet publike që do të përdoren për të siguruar ecurinë e tyre sa për sa i përket

bazës materiale, duke filluar nga kutitë, fletët e votimit, ashtu dhe për shpërblim-in e komisionerëve dhe të stafit të për-kohshëm që do të rekrutohet nga KQZ-ja. Për të gjitha këto shërbime KQZ-ja ka par-ashikuar që të shpenzojë plot 7.3 milionë dollarë, çka përbën shifrën më të lartë që është përdorur ndonjëherë.Fushata edukuese

Një akt tjetër që kaloi dje për miratim në KQZ ishte dhe ai i fushatës edukuese të zgjedhësve. Sipas vendimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shpenzojë rreth 35 milionë lekë për të edukuar zgjedhësit për ditën e votimit. Vendimi parashikon që në këtë fushatë të përfshihen edhe reklamat nëpër mediet audiovizive dhe ato të shkruara. Përfaqësuesi politik i Par-

tisë Socialiste, Genc Gjonçaj, kërkoi që në këtë akt të përjashtohet Televizioni Pub-lik Shqiptar me argumentin se shikuesh-mëria e tij nuk është e mjaftueshme për të hyrë në këtë kategori. Ndërsa anëtari Jani Jani, i propozuar nga PBDNJ-ja, kërkoi që në këtë fushatë të futeshin edhe re-klama në gjuhën greke, pasi sipas tij në këtë mënyrë edukohen edhe zgjedhësit e etnitetit grek që jetojnë në Shqipëri. Ky propozim u pranua me ndryshimin që në vend të reklamave KQZ-ja do të shpërnda-jë fletëpalosje nëpër zonat ku ka etnitet tjetër përveç atij shqiptar. Akti i tretë për miratimin e fletës së votimit për qarkun e Fierit u shty, pasi duheshin bërë konsul-time me kompaninë që do të sjellë apara-turat që do të bëjnë numërimin e votave.

AFATeTMe dhënien e miratimit nga Gjykata Kushtetuese për mbajtjen e referendumit kundër importit të plehrave, e çon numrin e referendumeve për vitin e ardhëm në 2 zgjedhje popullore. Kjo vjen pasi sipas Kodit Zgjedhor nuk mund të mbahen referendume gjatë një viti zgjedhor dhe konkretisht gjashtë muaj para përfundimit të mandatit të Kuvendit dhe edhe tre muaj pas mbledhjes së legjislaturës së parë, ndaj ky referendum do të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm.

PRoceduRATPas aprovimit nga Gjykata Kushtetuese, kërkesa për referendumin kundër importit të plehrave do të shkojë përsëri në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku do të shqyrtohet data e mbajtjes së zgjedhjeve. Sipas procedurave, me më shumë gjasa ky refer-endum do të mbahet në muajin dhjetor të këtij viti, pasi KQZ-ja nuk mund të caktojë dy referendume brenda një viti, pasi Kodi përcakton se një referen-dum mund të bëhet 6 muaj pasi është bërë një tjetër.

TRi ligjeTNjë referendum tjetër që u miratua ditën e hënë në Kuvend nga deputetët e mazhorancës do të zhvillo-het vitin e ardhshëm. Që kërkesa e mazhorancës për tri ligjet të miratohet me referendum, më parë ajo duhet të marrë aprovimin në Gjykatën Kushtetuese dhe më pas duhet të kalojë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për caktimin e datës së votimit.

dhjetorit të ardhshëm, pasi 6 muaj para skadimit të afatit të parlamentit dhe tre muaj pas mbledhjes së parlamentit të ri nuk mund të mbahen referen-dume.

ReagimiPas publikimit të lajmit se

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim të lejojë referendumin kundër importit të plehrave, vjen një reagim nga kreu i Komisionit të Ligjeve. Ilir Rus-malji shprehet se ky vendim është keqinterpretuar, pasi sipas tij Kushtetuesja as nuk lejon dhe as nuk ndalon impor-tin e plehrave. Me këtë vendim ajo ua lë në dorë shqiptarëve,

të cilët mund të shprehen me votën e tyre. “Përfitoj nga ky komunikim për të sqaruar se Gjykata Kushtetuese është rruga nga kalon çdo nismë për referendum, por Gjykata Kushtetuese as nuk ndalon dhe as nuk lejon importin e plehrave me lejimin e referen-dumit. Ky vendim konfirmon të drejtën e shqiptarëve që nëpërmjet votës të vendosin, kaq është përmbajtja”, - sqaron Rusmajli, duke shtuar se disa medie e kanë keqinterpretuar këtë vendim. Më tej ai shtoi se “Gjykata ka respektuar të drejtën sovrane të shqiptarëve për të vendosur me anë të ref-erendumit”.

Page 5: Florije Peci ADN, Emri i PS, papunesia

05• E mërkurë 6 mars 2013

»ekoNomi

vlera dysheme

tarifat tplkapin sërish nivel minimal

Tarifat e sigurimeve të detyrueshme TPL pas rritjes që pësuan në janar, kur tarifa shkoi 18 500 lekë janë ulur sërish në nivelin minimal. Në mars kompanitë e sigurimit shesin një policë sig-urimi të brendshëm, TPL me çmimin 6 600 lekë. Ekspertët thonë se primi i Kartonit Jeshil është përgjysmuar. Sigurimi njëvjeçar nga rreth 400 euro në janar, por edhe gjatë gjysmës së parë të shkurtit tani ka arritur 180 euro. E njëjtja gjë ndodh me sigurimin 15 ditor Karton Jeshil që shitet me 20 euro. Me ndryshimet ligjore të 2011, çmimi i sigurimit të detyrueshëm të makinës përcaktohet nga kompan-itë e sigurimeve, por në mënyrë indirekte ato janë subjekt kontrolli nga AMF-ja, që përcakton një vlerë dysheme. Siguracioni i detyrueshëm i makinave, TPL po shitet nën nivelin e primit e caktuar nga AMF (14 mijë lekë). Shit-ja e policave të sigurimit poshtë kësaj vlere cilëso-het si e pamjaftueshme për të mbuluar rrezikun e produktit.

Dixhitalizmi

mandatpagesa për pensionin shmang abuzimet

Pensionistët tashmë do të pajisen me një man-datpagese që vërteton masën e pensionit që ata kanë marrë dhe kohën kur e kanë tërhequr atë. Ky proces tashmë ka filluar, dhe deri më tani u vjen në ndihmë rreth 150 mijë pensionistve. Me dixhitalizimin e të dhënave, kjo procedurë do të shtrihet edhe në zyrat postare të shpërndarjes së pensionit në të gjithë vendin. Sipas nëndrejtorit të ISSH, Ali Emini, infor-matizimi i shërbimit jo vetëm që mundëson një administrim më të mirë të fondeve, por rrit trans-parencën për qytetarët. Pajisja me një mandat-pagese lufton informalite-tin dhe shmang rastet abuzive. Tani ka filluar informatizimi i derdhjeve kontributive dhe lloga-ritja e masës së përfiti-mit të pensionistëve. Me përfundimin e këtij procesi do të mundësohet edhe informimi online i qytetarëve, për vitet e prapambetura, kon-tributetet që duhet të derdhin dhe dokumenta-cionet e nevojshme për të përfituar pension.

NDrYShimi numri i Të punësuarve në Tremujorin e KaTërT 2012 ishTe 927 mijë

papunësia është ulur në 13.26 për qindINSTAT: 278 063 të punësuar në sektorin privat jobujqësor

brikena Dervishaj

instituti i Statistikave rapor-ton shtim të numrit të të punësuarve në tremujorin

e katërt të vitit 2012 dhe një rënie të shkallës së papunë-sisë. Edhe pse viti 2012 është pranuar zyrtarisht se ka qenë një prej viteve më të vështirë për ekonominë shqiptare, sipas shifrave zyrtare të INSTAT-it, papunësia nuk është sh-tuar përkundrazi ka rënë në 13.26%. Ky është edhe niveli më i ulët për vitin e kaluar.

Shifrat Punësimi duket se është

rritur në sektorin privat jobu-jqësor, që në fund të tremujorit të katërt të vitit të kaluar ka kapur shifrën 278 063 të pu-nësuar, ose rreth 4 500 të pu-nësuar më shumë se një trem-ujor i mëparshëm, kur ky numër i të punësuarve ishte 272 667 persona. Ndërkaq numri i të punësuarve në sektorin bu-jqësor ka mbetur i pandrysh-uar në 485 408 persona për tremujorin e tretë dhe të katërt të 2012. Sipas të dhënave zyr-tare të INSTAT-it, numri i të punësuarve në tremujorin e katërt 2012 arriti në 927 mijë, afro pesë mijë më shumë se në tremujorin e tretë. Ndërkaq punësimi në sektorin publik ka rënë me rreth 400 individë. Pu-nësimi në bujqësi nuk ka pasur ndryshime që nga tremujori i mëparshëm. Po t’i referohemi të dhënave për sektorin privat jobujqësor, numri i të punësu-arve është rritur me rreth 7% gjatë gjithë vitit 2012. Ndër-kohë, numri i të papunëve të regjistruar ka pësuar një rënie të lehtë me rreth 100 individë dhe në fund të tremujorit ishte 141,755 vetë. Në tremujorin e katërt, paga në sektorin publik u rrit lehtë me 0.4%, ndërsa pagesa e papunësisë dhe ndi-hma ekonomike nuk kanë ndry-shuar. Pagesa për një të pa-punë është 6,850 lekë, ndërsa ndihma ekonomike e plotë 4,195 lekë. Sipas INSTAT-it, në strukturën e punësimit sipas sektorëve vihet re një ten-dencë në rënie e punësimit në sektorin e bujqësisë, ndërsa ka një tendencë rritjeje punësimi në sektorin privat jo-bujqësor.

ecuria Ecuria pozitive e punësimit

që raporton INSTAT për vitin 2012 në fakt përputhet me vrojtimet që kryhen periodikisht pranë shumicës së sektorëve, që merren në analizë. Këta sek-torë gjatë vitit 2012 kanë ra-portuar ecuri më të pëmirësuar të punësimit. Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, vlerësimi i bizneseve të ndërtimit është përmirësuar lehtësisht, gjatë tremujtorit të fundit të vitit të kaluar, duke ndikuar edhe në rritjen e treguesit të besimit në këtë sektor. Po kështu edhe në sektorin e shërbimeve apo në atë të industrisë. Treguesi i bes-

Borxhi Stoku i borxhit të një vendi është totali i borxhit publik të emetuar brenda dhe jashtë vendit dhe që ende nuk është shlyer. Borxhi publik mund të emetohet brenda vendit dhe mbahet nga rezi-dentë (borxhi i brendshëm), ose jashtë vendit dhe mbahet nga jorezidentë (borxh i jashtëm). Stoku i borxhit publik për 2010 (në fund të tremujorit të tretë) ishte rreth 715.5 miliardë lekë ose 58.5% e PBB-së. Nga ky total, 407.5 miliardë janë borxh i brendshëm (57%), dhe 308 miliardë janë borxh i jashtëm (43%).

sipas financave, borXhi publiK ëshTë mbi 828 miliarDë leKë

Borxhi, 2012 u mbyll me 61,51 për qindMbi 288 milionë lekë është huamarrja e pushtetit lokal

Stoku i borxhit publik për 2012 është në nivelin e 828,276 milionë lekë, nga të cilat borxhi i qeverisë qendrore është 827,988 milionë lekë dhe borxhi i pushtetit lokal është 288 milionë lekë. Të dhënat flasin për një rritje të përqindjes në raport me PBB-në, në duke kapur nivelin 61,51 për qind, në krahasim me shifrat e parashikuara në strategjinë e menaximit të borxhit për vitet 2012 deri në 2015, miratuar në janar 2012. Sipas kësaj strategjie, gjendja e stokut të borxhit parashikohej të mbahej nën kufirin 60% të GDP. Pasiguritë dhe risqet detyruar qeverinë të hiqte kufirin ligjor që e pengonte të rriste borxhin mbi 60 për qind të PBB-së. Aktualisht Shqipëria ka borxh të lartë publik, gjë që

është kritikuar nga Banka Botërore dhe Fondi Mon-etar Ndërkombëtar. Edhe pse “The ekonomist” në një studim të kohëve të fundit e ka renditur Shqipërinë në shtetet me nivel të ulet borxhi, pasi në hartë vendi ynë paraqitet me ngjyrë jeshile, pra 1 shkallë sipër nivelit minimal, ky kufi është tepër shqetësues, duke parë situatën në tërësi. Sipas “The Economist”, total i borxhit të

Shqipërisë është afro 8 mil-iardë dollarë për vitin 2012, ose në nivelin 59.7 për qind të prodhimit të brendshëm bruto. Borxhi është rritur ndjeshëm dy vitet e fundit. Borxhi publik i qeverisë qen-drore në fund të vitit 2011 vlerësohet të jetë 774,547 milionë lekë ose 58.9% e PBB. Ky borxh përbëhet nga borxhi i brendshëm, i cili vlerësohet të jetë 33.36% e PBB dhe nga borxhi i

jashtem 25.54% e Produktit të Brendshëm Bruto. Borxhi i brendshëm në raport me PBB vlerësohet të jetë rritur me 27 pikë përqindje krahasuar me fundin e vitit 2010, ndër-sa borxhi i jashtëm vlerëso-het të ketë një rritje prej 52 pikë përqindje në raport me PBB. Në total stoku i borxhit është rritur me 79 pikë për-qindje krahasuar me fundin e vitit 2010, nga 58.11 % në 58.90% të PBB.

të DhëNat e pUNëSimit Dhe papUNëSiSë pUNëSimi trem.1/12 trem.2/12 trem.3/12 trem.4/12

Forca e punës 1,076,714 1,076,391 1,064,291 1,069,226

- Të punësuar 933,293 933,263 922,475 927,471

a) në sektorin shtetëror 164,600 164,600 164,400 164,000

b) në sektorin privat jobujqësor 262,029 261,999 272,667 278,063

c) në sektorin privat bujqësor* 506,664 506,664 485,408 485,408

papUNëSia

Të papunë të regjistruar 143,421 143,128 141,816 141,755

Përfitues të pagesës së papunësisë 9,569 10,513 9,969 9,038

Shkalla e papUNëSiSë

Shkalla e papunësisë së regjistruar 13.32 13.30 13.32 13.26

imit në shërbime ka shënuar një përmirësim të ndjeshëm gjatë kësaj periudhe. Pas një rënieje të regjistruar nga ky tregues pak kohë më parë, ky i fundit re-zulton të jetë rritur me 9.7 pikë përqindjeje gjatë tremujorit të katërt të 2012. Në përmirësimin e mëtejshëm të këtij treguesi kanë ndikuar tre elementë të rëndësishëm, të tilla si: Gjendja e përgjithshme e biznesit, punësi-mi dhe gjendja financiare. Bizne-set e këtij sektori të shërbimeve vlerësuan me 13.6 pikë përqind-jeje situatën e përgjithshme ekonomike në vend gjatë vitit tremujorit të katërt të 2012.

Page 6: Florije Peci ADN, Emri i PS, papunesia

06 E mërkurë 6 mars 2013 •

« Sociale

projekti i gjimnazit në pritje të fondeve

komuna përcakton vendet e mundshme, pritet miratimi

Komuna e Bradasheshit kërkon ndërtimin e një gjimnazi në ter-ritorin e saj. Kjo komunë ka tashmë gati projektin dhe e ka paraqitur kërkesën pranë Ministrisë së Arsimit në pritje të lëvrimit të fondeve. Një ndër komunat më të mëdha me mbi 13 mijë banorë, kjo komunë nuk ka pasur një shkollë të mesme dhe nxënësit u drejtohen shkol-lave të qytetit për të vazhduar arsimin e mesëm. Kryetari i komunës ka deklaruar se gjithçka është gati në pritje të miratimit të projektit nga qeveria. “Ne jemi një komunë me shtrirje të madhe dhe me një numër të madh banorësh. Nevoja për një shkollë të mesme në terri-torin tonë ka qenë e përhershme nga banorët, por gjithmonë nuk janë pjekur kushtet për ta ndërtuar. Tani që shkollat nëntëvjeçare i kemi në kushte mjaft të mira, ka lindur nevoja për një shkollë të mesme”, - shprehet Sollaku. Ai deklaron se komuna ka gati projektin për shkollën. “Ne kemi parashikuar një godinë me kapacitet 700 nxënës duke i dhënë mundësinë të vazhdojnë shkollën edhe ata që e kanë të vështirë të ambientohen dhe të udhëtojnë drejt shkollave të qytetit. Kjo shkollë me 24 klasa do të ketë gjithashtu sistem ngrohje, palestër dhe laboratorët e nevojshëm”, - vazhdoi ai. Komuna ka menduar gjithashtu edhe për vendin e ndërtimit. “Kemi dy mundësi për ndërtimin e shkollës së re. Një është afër rreth rrotullimit të Bradasheshit, tokë të cilën duhet ta blejnë dhe nëse nuk biem dakot, atëherë do të jetë një territor shtetëror pranë fushës sportive në afërsi të komunës”, - deklaron Sollaku. l. lleshi

elBaSaNsKema e siGurimeve aKTuale, Transparenca e fonDiT

hana: pS reminishencë e së kaluarës Skemë solidariteti për të gjithë popullsinëSkema e Partisë Socialiste për

një shëndetësi pa kontribute dhe falas është vlerësuar nga drejtore-sha e Institutit të Sigurisë dhe Ku-jdesit Shëndetësor Elvana Hana si një reminishencë e së kaluarës. Ajo ka thënë se PS-ja duhet të bëjë ku-jdes duke mos përdorur shërbimin shëndetësor si fushatë elektorale, sepse do të shkojnë punët si me pëlhurën e Penelopës, të cilën e thurte natën dhe e shthurte ditën, duke rrezikuar kështu shëndetësinë e popullatës. “Skema e siguri-meve shëndetësore aktuale është një model i suksesshëm, pasi ka në thelb transparencën e fondeve që shkojnë për shëndetësinë, duke mb-uluar të gjitha kategoritë në nevojë”, - tha Hana. PS-ja nuk mund të hedhë baltë mbi skemën ak-tuale kur ajo është solidare dhe mbron çdo sh-tresë të shoqërisë. “Skema aktuale e shëndetë-sisë është një punë shumë e madhe e bërë nga

mijëra specialistë dhe disa qeveri të majta e të djathta, si dhe nga shumë institucione prestigjioze që kanë punuar së bashku me special-istët shqiptarë, si Banka Botërore, USAID-i etj., që nga viti 1995 e këtej. Ata kanë parë ndryshimin në atë kohë si domosdoshmëri të një sistemi që kishte 50 vjet që nuk gjeneronte cilësi në sistemin shën-

detësor”, -shpjegoi ajo. Raporti përfundimtar i Bankës Botërore para se të hartohej ligji i ri re-komandoi mbajtjen e normës së kontributit në masën 3.4%, gjë që është reflektuar në ligjin e ri që pritet të hyjë në fuqi. Sa i takon masës së kontributit për të vetëpunësuari, Hana tha se kjo normë është ulur nga 7 në 3.4%, duke e njehsuar me të gjitha kategoritë e tjera dhe në vlerë absolute pagesa do të jetë lehtësisht më e ulët se kjo që është sot. Kjo pjesë është ende duke u punuar në tavolinat e specialistëve.

erta bode

mjekët e rinj do të përfito-jnë nga vendet bosh nëpër spitalet e rre-

theve. Vitet e tyre të speciali-zimit do të reduktohen si dhe përvoja 5-vjeçare do t’i kthejë në mjek familjeje. Mungesa e mjekëve nëpër rrethe dhe në spitalet rajonale ka bërë që të ulen kriteret për cilësinë e tyre. Ministria e Shëndetësisë ka bashkëvepruar me Ministrinë e Arsimit dhe kanë vendosur që në disa kurrikula të caktuara të specializimit të mjekëve do të ulen vitet e specializimit që ata të dalin sa më shpejt në vendin e punës. Nëse sot specializimi zgjat 4 vjet, për disa kurrikula të veçanta do të reduktohet në dy vjet. Ministri i Shëndetë-sisë, Vangjel Tavo, deklaroi se mungesa e stafit të mjekëve nuk është një problem i 2-3-vjeçarit të fundit, por një problem i trashëguar në dekadë, ku në Shqipëri rëndom është ndier mungesa e mjekëve. Mungesa e mjekëve vihet re te mjekët specialistë, kryesisht të mjekëve anestezistë-rean-imatorë dhe mjekëve pediatër neonatë. “Është bërë një listë kombëtare, ku mjekët speciali-zantë janë të lirë më pas, pasi mbarojnë specializimin për të punuar në çdo spital ku shpal-let një vend i lirë pune, por nuk janë të detyruar në bazë të një kontrate të caktuar, siç ka qenë më përpara, ku për të paktën 5 vjet, duhet të fillojnë punë në rajonin ku ka mungesë mjeku”, - tha Tavo. Me këtë praktikë do të kthehet koha e vjetër e sistemit të Partisë së Punës, kur njerëzit shpërnguleshin nga Veriu në Jug për të punuar

qumështi pa rrezik

Del përgjigjja, njësoj si në gjithë rajonin

Instituti italian në Breshia “Bruno Umbertini”nxori përgjigjen e analizave për të gjithë kampionët e qumështit që u dërguan dhe rezultoi se niveli i aflatoksinës ishte i njëjtë si në të gjithë ra-jonin. Këto rezultate rikon-firmojnë faktin se prania e shtuar e aflatoksinës në qumësht në të gjitha vendet e rajonit është e karakterit sezonal, ku u konfirmua se ky lloj myku e ka prejardhjen nga ush-qimi i kafshëve. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare hoqën pezullimin që i kishin vënë tregtimit të qumështit dhe produk-teve të bllokuara deri tani. Këto produkte nuk ceno-jnë sigurinë ushqimore dhe mund të konsumohen normalisht. Megjithatë, në analizat e bëra kanë rezul-tuar disa marka qumështi me përmbajtje aflatoksine 2-3 herë më të lartë se ajo që rekomandohet nga Bashkimi Europian, por këto nivele janë rreth 7-8 herë më të ulëta se niveli që lejohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për garancinë që dha instituti italian ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, përgëzoi fermerët shqiptarë si dhe u dha garancinë e konsum-imit të qumështit, duke u kërkuar besim në proceset e punës së institucioneve tona dhe duke theksuar se Kosova e ngriti zërin për një luftë të ashpër për treg dhe jo për sigurinë e shëndetit të popullit shqiptar. Nga ana tjetër ai shpjegoi dhe deklaroi se edhe qumështi i prodhuar në Kosovë pati të njëjtën përqindje të aflatoksinës si ai shqiptari, kështu që s’ka asnjë rrezik në konsumimin e tij. Të gjitha institucionet tona rea-guan në mënyrën e duhur duke pezulluar tregtimin e qumështit dhe pasi morën përgjigjen përfundimtare u dhanë sërish të drejtë firmave të qumështit të prodhojnë dhe qumështi i tyre të tregtohet, sepse s’ka asnjë rrezikshmëri. Emri i Institutit dhe fakti që analizat u kryhen jashtë shtetit duhet të shërbejnë për të qetësuar konsumatorin që të vazhdojë rrjedhshmërinë e ushqyerjes së tij pa pasur panik për atë ç’ka konsumon.

aFlatokSiNa nëpër rreThe i paploTësuar sTafi i mjeKëve

Ulen vitet e specializimit, vlerësohet përvoja 5-vjeçare

aty ku ndihej nevoja dhe duhej plotësuar stafi. Nga ana tjetër, të gjithë mjekët e rinj që përfito-jnë nga kjo skemë do të kryejnë më pak shkollë dhe ndërkohë do të kenë dy vjet punë më shpejt se mjekët e tjerë. Koha e reduktimit të specializimit të tyre do të plotësohet me vendin e punës që i pret. “Për specializimet, që shpresoj të përfundojnë brenda muajit mars, lista do të jetë listë ra-jonale, ku do të përfshihen edhe kërkesat e spitaleve ra-jonale dhe të spitaleve të tjera të rrethit dhe mjekët që do të fitojnë konkursin do të konkur-rojnë për këto rajone. Do të fitojnë të drejtën e specializi-mit për këto rajone dhe do të jenë të detyruar që për 5 vjet të shkojnë dhe të punojnë në rajonet që marrin specializi-min. Një zgjidhje tjetër, e cila

konsiderohet më afatshkurtër, është specializimi me kurrikula të përshpejtuara për mjekët specialistë. P.sh. për anestezi e reanimacion apo për neano-tologji, që do të thotë një kurs më i ngjeshur. Nëse sot është 4 vjet specializimi, ne mendojmë që për disa kurrikula ky speciali-zim të jetë 2-vjeçar”, - tha Tavo. Ndërsa mjekët e përgjithshëm, që kanë mbi 5 vjet eksperi-encë pune, do t’i nënshtrohen një provimi, që do t’i certi-fikoje ata si mjek familjeje. “Me Ministrinë e Arsimit, me Dekanatin dhe Universitetin e Mjekësisë kemi rënë dakord që për mjekët e përgjithshëm që kanë një përvojë pune mbi 5 vjet sot nëpër qendrat shën-detësore, pas dhënies së një provimi të marrin automa-tikisht diplomën e mjekut të familjes”, - tha ministri.

Së shpejti mjekët e pediatrisë dhe të anestezi-reanimacionit do të dalin nga bankat e specializimit jo me 4-vjet, por me 2. Kjo për shkak të mungesës së stafit të bluzave të bardha nëpër rrethe dhe spitale rajonale. Gjithashtu të gjithë mjekët pediatër që kanë 5 vjet punë do të bëjnë një provim për t’u bërë mjekë familje. Ndërkohë mjekët e rinj do të nënshkruajnë një kontratë 5-vjeçare për të punuar aty ku ka vende të lira mjekësh, qoftë dhe në rrethe të tjera.

Duke plotësuar spitalet e rretheve dhe ato rajonale me mjekë të specializuar do të ulet fluksi i pacientëve në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, ku vërehet një dyndje pacientësh nga gjithë Shqipëria. Shërbimi nëpër rrethe do të bëhet më i mirë, duke ndihmuar kështu pacientin të mjekohet me minuta në kohë dhe duke reduktuar shpenzimet e tij njëkohësisht. Kështu edhe pacientët do të jenë më të kënaqur, se do të marrin shërbimin e munguar me një cilësi më të mirë.

Mungesa e stafit të mjekëve nuk është një problem i 2-3-vjeçarit të fun-dit, por një problem i trashëguar në dekadë, ku në Sh-qipëri rëndom është ndier mungesa e mjekëve. Mungesa e mjekëve vihet re te mjekët specialistë, kryesisht të mjekëve anestezistë-reani-matorë dhe mjekëve pediatër neonatë

Page 7: Florije Peci ADN, Emri i PS, papunesia

07• E mërkurë 6 mars 2013

»aktUalitet

renea Dhe forcaT speciale KonTroll për armë, DroGë e maKina pa DoKumenTe

Superaksionet e policisë në rrugë, bum sekuestrimeshPolicia: Kontrollet do vazhdojnë disa ditë, në akset kryesore të Tiranës

Gjatë kontrolleve të ditëve të fundit, strukturat e policisë së kryeqytetit kanë bllokuar 187 makina pa dokumente, 10 armë zjarri, disa gramë hashash dhe janë kapur 3 persona. Forcat e policisë po sh-trijnë një operacion gjithëpërfshirës, ba-zuar në Planin Operacional të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit mbi Kontrollin e Territorit në funksion të parandalimit të ngjarjeve kriminale, kryesisht kundër krimeve ndaj pronës së qytetarëve, krime të tjera kundër jetës e shëndetit të personit, vjedhje me dhunë etj. Me synim ardhjes në ndihmë të qytetarëve, në funksion të paran-dalimit të ngjarjeve të ndryshme krimi-nale, rritjes së parametrave të sigurisë dhe kryesisht identifikimin dhe kapjen e

personave që mbajnë armë zjarri, armë të ftohta pa leje, strukturat e policisë po punojnë intesivisht në këto drejtime. Po ashtu operacioni është shtrirë dhe do të vazhdojë edhe në ditët në vijim ndaj atyre personave që kanë konsumuar shkelje administrative në bazë të Kodit Rrugor, për ato shtetas që qarkullojnë me automjete pa targa, me targa të hua-ja dhe pa dokumentacionin e nevojshëm ligjor. Ndërkohë përgjatë 24 orëve të fun-dit strukturat e policisë së kryeqytetit deri më tani, kanë bllokuar 187 automjete për mangësi në dokumentacion, janë sekues-truar 10 armë zjarri të llojeve të ndryshme (shotgan, cifte, pistoleta TT) si 10 armë të ftohta pa leje. Janë arrestuar në kushtet e flagrancës 3 shtetas për prodhim dhe

shitje të lëndëve narkotike duke sekue-struar sasisë prej 100 gr, si dhe 20 doza cannabis në afërsi të shkollave. Ky op-eracion do të vazhdojë në ditët në vijim, mbi dokumentimin ligjor të veprimeve të kundërligjshme të personave që kapen me armë zjarri pa leje, si dhe atyre personave që qarkullojnë me automjete pa targa, me targa të huaja që ka kaluar afati, me fenelinë policie, tabela dore policie, xhama të zinj, si dhe pa dokumentacionin e nevo-jshëm ligjor. Theksojmë se, aktualisht po intesifikohet puna më tej, për kontrollin e elementëve me tendenca kriminale, duke shoqëruar dhe marrë në pyetje 82 persona me tendencat e sipërcituara, me qëllim in-formimin dhe analizimin në kohë të aktiv-itetit të tyre të kundërligjshëm.

i kapur në Greqi për vrasjen e lamajt

ekspertët dorëzojnë dosjen për ekstradimin e arben Frrokut

Pa u mbushur dy javë nga vrasja e kryekomisar Dritan Lamaj, në Prokurorinë e Përgjithshme është dorëzuar dje dosja për ekstradimin e autorit të dyshuar, Arben Frro-kut. Burime pranë or-ganit të akuzës thanë se dosja e përgatitur nga Krimet e Rënda pritet t’i dorëzohet Ministrisë së Drejtësisë për vijimësinë e procesit. Bashkë me dosjen e Arben Frrokut është dorëzuar dhe dosja e nipit të tij, Jak Jaku, i cili u arrestua bashkë me të nga forcat e shtetit grek në Selanik. Frroku dhe Jaku u arrestuan si të dyshuarit kryesorë për përfshirje në atentatin ndaj ish-kreut të komisariatit të Kombinatit në Tiranë, Dritan Lamaj më 24 shkurt. Më 1 mars dy të akuzuarit u njohën me akuzat, si dhe nisjen e procedurave për ekstradimin drejt Shqipërisë. Nga ana tjetër, avokati grek i Frrokut kishte deklaruar se nëse nuk do të vinte dosja për ekstradimin e tij brenda 40 ditësh, atëherë klienti i tij do të lirohej. Ish-shefi i komisariatit nr 6 Dritan Lamaj është përplasur me biznesmenin Arben Frroku në datën 14 mars 2012. Frroku denoncoi ato që i quante padrejtësi dhe presione të kryekomisarit Dritan Lamaj, duke dërguar letër në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, në Ministrinë e Brendshme dhe padi në Prokurori. Në nëntor 2012, në mënyrë të organizuar, në Prokurorinë e Tiranës u dorëzuan katër kallëzime penale ndaj kryekomisarit Dritan Lamaj, nga shtetasit A.M dhe L.S., nga Arben Frroku dhe nga kreu i lëvizjes “Shqipëria e Re”, Edmond Vlashaj.

ngjarja në zenelaj të Kombinatit

Sherr me shokët për lojën,11-vjeçari vetëvaret në pemë

Një sherr me shokët duket se ka detyruar 11-vjeçarin t’i jepte fund jetës, duke u vetëvarur. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zenelaj të Sharrës, në periferi të Kombinatit, kur trupi i pajetë i fëmijës 11 vjeç, me iniciale A.H është gjetur rreth orës 18:15 minuta nga familjarët, varur te një pemë. Paraprakisht mësohet se varja është kryer me litarin e kalit që kishte familja e fëmijës. Familjarët e kanë dërguar në ambientet e ambulancës së Kombinatit dhe prej aty trupi u dërgua në QSUT për t’iu nënshtruar një autopsie që do të japë përgjigjen e saktë mbi shkaqet e vdekjes. Paraprakisht policia po heton në pistën e vetëvarjes. Janë familjarët që të përlotur po japin dhe dëshmitë e tyre mbi orët e fundit që kanë kaluar me të miturin. Burimet e policisë thanë se nga dëshmitë paraprake të familjarëve është mësuar se 11-vjeçari është kritikuar ashpër nga shokët mesditën e djeshme për shkak të lojës me top, por ende priten hetime të tjera për të përcaktuar motivin e kësaj ngjarjeje.

hiqen DYshimeT për KliniKën e Traumës, verifiKime asaj rehabiliTuese

prokuroria: aDN-ja e mjekëve e pastër, s’e përdhunuan Florijen

mariglen mulla

pjestarët e stafit mjekësor austriak që kuruan stu-denten e mbijetuar nga

aksidenti i Himarës, Florije Pecin, nuk janë në listën e të dyshuarve për përdhunimin e saj. Lajmi konfirmohet për gazetën “Metropol” nga burime jozyrtare pranë Prokurorisë së Tiranës, të cilat shtuan se homologët austriakë tashmë kanë kryer të gjitha veprimet hetimore ndaj anëtarëve të stafit të klinikës ku Peci u dërgua në gjendje kome. Si pikë kyçe e hetimeve ka shërbyer krahasimi i ADN-së së foshnjës 6 muajshe me atë të personelit spitalor. Të njëjtat burime shtuan se nga ky krahasim paraprak nuk rezulton ndonjë përputhshmëri ADN-je, por do të priten edhe disa analiza specifike, përgjigjet e të cilave kërkojnë më tepër kohë. Ndërkaq, vëmendja e proku-rorëve austriake është zhven-dosur në klinikën e rehabilitimit, ku Florije Peci qëndroi pas daljes nga koma. Sipas prokurorëve shqiptarë, e njëjta procedurë hetimore do të ndiqet edhe ndaj stafit mjekësor të klinikës së re-habilitimit. Nga ana tjetër, prej 3 ditësh Florije Peci ka lënë ambi-entet e maternitetit “Mbretëre-sha Geraldinë”, ku qëndroi e sh-truar për disa javë, pasi mjekët dhanë siguri për shëndetin e saj. Ndërkaq, palës shqiptare i mbe-tet vetëm të presë përgjigjen e homologëve austriakë, pasi në Tiranë janë kryer të gjitha procedurat e duhura, duke ni-sur nga dëshmitë e familjarëve të Pecit, sekuestrimi i kartelës mjekësore, si dhe dërgimi i kampionëve të ADN-së së fëm-ijës 6 muajshe.

HetimetPara dy javësh, vëllai dhe

motra e Florije Peçit dëshmuan në Prokurorinë e Tiranës, në lidhje me shtatzëninë e mo-

trës së tyre. I pari që ka hyrë në zyrën e hetuesve ka qenë shtetasi Gazmend Peçi, i cili ka dhënë deklarime për rreth dy orë. Në lidhje me kallëzi-min që ka bërë në Prokurori, ai është pyetur edhe më parë në organin e akuzës, por edhe dje ka thënë se u qëndron fak-teve të paraqitura në kallëzi-min që ai ka firmosur më datë 6 shkurt 2012, ku thekson se motra e tij është përdhunuar gjatë qëndrimit për mjekim në Austri. Ndërkaq, pas dëshmisë 2-orëshe të Gazmend Peçit, Prokuroria ka thirrur Erida Peçin, motrën e Florijes, e cila ka qenë bashkë me 22-vjeçaren në Austri në pjesën më të mad-

he të kohës së qëndrimit atje. Nga ora 12:00 deri në 15:30, motra e Florije Peçit ka dhënë shpjegime të hollësishme në lidhje me ngjarjen e ndodhur. Ajo ka shpjeguar kohën kur Florije Peçi u dërgua në Aus-tri, më 24 maj 2012, daljen nga koma të 22-vjeçares më 2 korrik dhe më pas largimin nga spitali më 19 korrik 2012 për t’u vendosur në kliniken e rehabilitimit ku ka bërë fizi-oterapi. Sipas motrës së Florije Peçit, e dëmtuara nga ngjarja pas datës 19 korrik 2012 nuk ka shkuar më asnjëherë në spitalin ku ishte kuruar. “Më 19 korrik 2012, Florija ka dalë nga spitali ku u mbajt në koma.

Gjendja e saj ishte përmirësuar dhe ka pasur nevojë vetëm për fizioterapi. Nuk është kthyer më asnjë ditë në atë spital, por ka qëndruar te klinika ‘Neu-rologisches Therapiezentrum Gmundnerberg’ deri në datën 11 tetor, kur Florija u kthye në Shqipëri”, ka thënë motra e Florije Peçit gjatë dëshmisë së saj dhënë për Prokurorinë. Prokurori i çështjes, Arben Nela dhe prokurorja që po drej-ton hetimet, Ervjola Stoja, kanë firmosur vendimin për kryer-jen e ekspertimit gjinekologjik të Florije Peçit. Kjo e fundit në dëshminë e saj tha se nuk mbante mend asgjë se kur kishte mbetur shtatzanë.

aksioni nga policia e Tiranës

Në makinë me 80 gramëhashash, dy bien në pranga

Dy të rinj janë arres-tuar nga komisariati nr.2 Tiranë dhe Seksioni kundër Narkotikëve, pasi iu gjetën 80 gramë hashash. Policia tha se u realizua arrestimi

në flagrancë i shtetasve Artur Kazazi, 37 vjeç dhe Mark Nikolla, 23 vjeç, të dy banues në Tiranë, sepse në rrugën “Ibrahim Rugova”, gjatë kontrollit në automje-

tin tip “Jeep”, me targa Mt 2718 A, që drejtohej nga shtetasi Mark Nikolli, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës material një sasi prej 80 gramësh bashkë me ambalazhim lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë rrethit gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Page 8: Florije Peci ADN, Emri i PS, papunesia

08 E mërkurë 6 mars 2013 •

« Speciale

arTur ajazi

Dangëllia dhe kryeqendra e saj, Frashëri, njihen si zona ku prej shekujsh kanë dalë burra të

mençur, patriotë, njerëz të dijes, pe-nës, por edhe pushkës. Frashëri nji-het jo vetëm si vendi ku kanë lindur dhe janë rritur tre vëllezërit Frashëri (Abdyli, Samiu e Naimi) kolosët e dijes dhe Rilindjes Kombëtare, por edhe vendi që ka nxjerrë trima, patriotë e luftëtarë në çdo periudhë të vështirë që ka kaluar vendi, si bijtë e tyre Mit’hat e Medi Frashëri etj. Një ndër ata do të ishte edhe Seit bej Frashëri (Skënderi), i cili ishte edhe mbetet njeriu që kurrë nuk u lëkund dhe nuk u përkul nga rrebeshet e kohës, vështirësitë e jetës nga kushdo që ka qeverisur dhe që ka ardhur e ka ikur në Shqipëri në shekullin e kaluar.

Kush ishte Seit bej Frashëri...Seiti apo siç e kishin zakon ta

thërrisnin Seit Beu, ishte frashërl-liu me zemër të madhe, me shpirt të gjerë, me dinjitet burrëror, ai kishte fjalë trimi dhe kishte një influencë të madhe në krejt zonën e Dangëllisë e viset e tjera të jugut. Duke pasur një pjekuri të parakohshme Seiti qysh në moshën e re, (vitet 1910-1920) do të ishte mik shtëpie tek dera e Frashër-llinjve dhe do të merrte pjesë aktive me armë në dorë qysh në moshën 15- vjeçare në çetën e patriotit Çer-çiz Topulli, ku bashkë me njeriun e tij të afërt nga e bashkëshortja e tij Fai-keja, trimin Hajredin Tremishti, do të luftonin ndaj hordhive turke, greke e malazeze. Duke qenë njeri me influ-encë në zonën e Dangëllisë, shumë shpejt do të bëhej ndër burrat dhe miqtë e derës së madhe të Frashërit, si Mid’hat bej Frashëri, e Medi bej Frashërit. Duke folur me fëmijët e tij, Yllin, Afërditën dhe Dallëndysh-en, mëson prej tyre se “babai ishte i njohur me shtresat më të larta të qeverisjes qysh nga koha e Turqisë, por edhe pas ardhjes së qeverisë së Mbretit Zog në Shqipëri. Ai njihej me rrethet më të larta të bejlerëve të Shqipërisë së jugut, dhe ishte zëri i parë në Frashër”. Ka marrë pjesë në Kongresin e Lushnjës në ruajtjen dhe sigurinë e delegatëve, dhe ishte kry-etar i parë i komunës në Frashër qysh në moshën 21-vjeçare. Seiti kishte 8 fëmijë, tre djem dhe 5 vajza, por më i spikaturi ishte Hajredini, djali i madh i tij. Pasi kishte kryer mësimet e para në Frashër, Hajredini ka mbaruar gjatë viteve 1939-1942 studimet në Itali për Financë, dhe ka punuar në Tiranë gjatë viteve të luftës, ku ka shërbyer edhe pranë Rezidencës së Mid’hat e Medi Frashërit. Njihej si njeri me emancipim të lartë shoqëror, njeri me zgjuarsi dhe talent në fushën e financës, ku ka shërbyer deri në vitin 1945, në Patos, Durrës, e Tiranë deri ditën e arrestimit. Hajredini ishte mik i shtresave më të larta të Regjencës së viteve 1940-1944, me gradën toger, pranë Medi e Mid’hat Frashërit, dhe njihej si njeri me shumë influencë në Dangëlli e më gjerë. Por le të kthehemi tek Seit Skënderi. Ylli djali i tij sot në moshën 76-vjeçare tregon se “babai ka lindur në një familje të mesme treg-tare në Frashër të Përmetit. Qysh në moshe të re u formua me urrejtje mbi pushtimin otoman dhe në vitin 1910 doli në mal me pushkë në dorë bashkë me 10 luftëtarë, e me vonë u bashkua me çetën e Çerçiz Topulllit dhe Mihal Gramenos. Në vitin 1905 u bë Hyrrjeti nga qeveria otomane e xhonturqve dhe falja e çetave patriotike u bë në Korçë. Çeta e Çercizit ishte dhe mbeti me armë në dorë ishte Seit Skënderi që hyri në Korçë me flamurin shqiptar, duke organizuar qindra njerëz që u

seiT bej ishTe miK iDeali i miT’haT e meDi bej frashëriT

Seit Frashëri, një figurë legjendare e Dangëllisë dhe çetës së Çerçiz topullit

nisen nga Korça në Ersekë – Lesko-vik – Përmet, ku atij iu bë një pritje madhështore në Gjirokastër, të drej-tuar nga Çerçiz Topulli dhe Mihal Gra-menoja”. Mbas “faljes nga xhonturqit” Seiti merret me tregti, kurse në vitin 1914 kur Greqia pushtoi Shqipërinë e Jugut, Seit Skënderi me 300 patri-otë të krahinës së Dangëllisë, luftuan në male kundër grekëve. Si kundër-përgjigje, ushtria greke e dogji tre herë Frashërin tërësisht. Frashëri në atë periudhë kishte 300 shtëpi dhe mbi 30 dyqane, ku popullata e tij pas reprezaljeve ikën muhaxhirë në Berat dhe në fshatrat e tij apo dhe Skrapar. Teqeja e Frashërit ka luajtur një rol të madh për rritjen e frymës patriotike në Dangëlli dhe më gjerë, në Skrapar dhe Kolonjë, ku gjithmonë ishte edhe dora e Seit Skënderit. Në kohën e qever-isjes nga Mbreti Zog i Parë, Seit Beu u emërua kryetar komune në Frashër

dhe sekretar komune kushëriri tij Kadri Skënderi. Ata kryen shumë punë në zonën e tyre duke nisur me rrugën automobilistike, si dhe investime të tjera të rëndësishme. Sherif Skënderi, i vëllai i Seitit, ishte siç quheshin aso-kohe “fanolist”, dhe mori pjesë edhe në Kongresin e Lushnjës, madje ka qenë pjesëtar i shortit për vrasjen e tradhtarit Esat pashë Toptani. Shorti i ra patriotit Avni Rustemit, mik i ngushtë i Seit Frashërit. Një tjetër pinjoll i Skënderasve në Frashër ishte edhe Kadri Skënderi, patriot rilindës dhe mësues i gjuhës shqipe në zonën e Dangëllisë. Të gjithë brezat që kanë mbaruar studimet me Kadri Skënderin (filloren) dilnin të përgatitur, traditë kjo e mbështetur fuqishëm nga pa-trioti Seit Skënderi.

Persekutimi Pushtimi i Shqipërisë nga Italia

fashiste në vitin 1939 i detyroi pa-triotët e Frashërit jo të mbanin zi, por të udhëhequr nga Medi bej Frashëri dhe Seit Skënderi t’i kërkonin Mbretit Zog të dilnin në mal dhe të luftonin ndaj pushtuesit. Në vitin 1945 mbas çlirimit të vendit regjimi dhe klika ko-muniste filloi një fushatë të tërbuar ndaj familjes së Seit Skënderit, ai dhe njerëz të afërm të tij, si djali Hajredini dënuar me burg, Luani, Ylli, u përndo-qën dhe u detyruan të punonin për shumë vite në ferma. Seiti u internua në Gjirokastër, Hajredini u burgos. Gjatë gjithë periudhës komuniste Seit Skënderi, Sherifi dhe Kadriu, por edhe fëmijët e tyre kanë qenë të survejuar nga agjent të Sigurimit të Shtetit. Atyre pas çlirimit ju hoq nga regjimi komunist ajo që asokohe quhej “tris-ka e frontit” dhe shiheshin me syrin e njerëzve që donin “përmbysjen e pushtetit popullor”. Të flasësh dhe të shkruash për familjen e madhe të Seit Bej Skënderit, duhen ndoshta faqe librash për të promovuar vlerat dhe kontributin e tij si patriot dhe luftëtar në ndihmë të çështjes së madhe të Atdheut. Foton e tij do ta gjesh në stendat e Muzeut Kombëtar krah Heroit të Kombit, Çerçiz Topulli, e mjaft atdhetarëve të mëdhenj, duke qenë dëshmi e gjallë e historisë së Sh-qipërisë në shekullin e kaluar.

Duke qenë njeri me influencë në zonën e Dangëllisë, shumë shpejt do të bëhej ndër bur-rat dhe miqtë e derës së madhe të Frashërit, si Mid’hat bej Frashëri, e Medi bej Frashërit. Duke folur me fëmijët e tij, Yllin, Afërditën dhe Dallëndyshen, mëson prej tyre se “babai ishte i njohur me shtresat më të larta të qeverisjes qysh nga koha e Turqisë, por edhe pas ardhjes së qeverisë së Mbretit Zog në Shqipëri. Ai njihej me rrethet më të larta të bejlerëve të Shqipërisë së jugut, dhe ishte zëri i parë në Frashër”.

Frashër

Page 9: Florije Peci ADN, Emri i PS, papunesia

09• E mërkurë 6 mars 2013

»aktUalitet

Berat- Shtrimi në spital duket se ka ndikuar negativisht për një 55-vjeçar nga qyteti i Beratit, i cili në gjendje depresioni është hedhur nga kati i tretë i pavijonit të Pa-tologjisë ku ndodhej prej dy ditësh për kurim duke gjetur vdekjen. Burime nga spitali i qytetit bëjnë me dije se Nahir Hoxha, banor i lagjes “Çlirim”, në kushtet e rënda depresioni është hedhur nga dritarja e katit të tretë të spitalit, ndërsa ishte ngritur nga shtrati për të shkuar në banjë. Burri mësohet se që prej

dy ditësh ishte shtruar në spital për kurim, pasi nuk ndihej mirë dhe u ishte nënshtruar ekzaminimeve të mëtejshme. Sipas buri-meve policore dyshohet se ai ka shfrytëzuar momentin ku në korridorin e Patologjisë nuk ka pasur njerëz dhe po në momentin pranë tij nuk është ndodhur gruaja e tij ai është hedhur nga dritarja duke përfunduar në trotuarin e spitalit. Kanë qenë kalimtarët e rastit në pjesën hyrëse të spitalit, të cilët kanë parë të parët burrin të rrëzo-

het në tokë dhe menjëherë është vënë në alarm ekipi i mjekëve. Drejt spitalit të Beratit kanë mbërritur më pas ekspertë të policisë, të cilët nisën hetimet e parë për të mësuar shkaqet e kësaj gjendje të rëndë. Nga deklaratat e familjarëve, por dhe të mjekëve është mësuar se dy ditë më parë burri ishte shtruar në spital, pasi kishte shfaqur probleme fizike me shën-detin dhe ishte në pritje të ekzaminimit nga ana e mjekëve. S. gorrica

gjirokaSter- Arrestohen 2 shtetas, vidhnin pacientët dhe vizitorët në spitalin ra-jonal “Omer Nishani”. Policia e qytetit të gurtë ka mundur t’u vërë prangat 2 keqbërësve, të cilët prej disa kohësh gra-bisnin pacientët e spitalit të qytetit dhe shumë të afërmve të tyre, ndërsa dyshohet se janë dhe autorë të thyerjes së xhamave të zyrave të OMO-NIA-s dy ditë më parë.

grabitësitHynin si vizitorë në spi-

tal, ndërsa më pas shfrytë-zonin ndonjë gjendje dobësie, apo gjumin e pacientëve për t’u vjedhur çfarë kishin me vete. Ata ishin shndërruar në tmerrin e pacientëve dhe vizitorëve, ndërsa vetëm dje policia gjirokastrite ka mun-dur t’u vërë prangat. Sipas burimeve zyrtare nga policia e Gjirokastrës janë vënë në pranga dy persona që akuzo-hen për vjedhjen e pacientëve në pavijonet e spitalit rajonal “Omer Nishani”, si dhe për thy-erjen e xhamave të zyrës së OMONIA-s në Gjirokastër. Sipas policisë janë arrestuar shteta-sit A. Dumi, i dënuar më parë 3 herë për vjedhje dhe Gj. Koçi, dënuar më parë 5 herë për vjedhje, të dy nga 34 vjeç dhe

DYshoheT që viKTima vuanTe nGa Depresioni, shfrYTëzoi rasTin që ishTe veTëm

hidhet nga kati i tretë i spitalit, vdes 55-vjeçari

Po u nënshtrohej disa ekzaminimeve në pavijonin e patologjisë

i lënduari në burg për të njëjtën vepër

plagoset me armë, shkak një konflikt i vjetër

Qëllohet me armë një i ri, përfundon në Spitalin Ushta-rak. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen “Partizani”, ndërsa ai po kthehej në shtëpi. Menjëherë ai është transportuar me urgjencë në spital dhe më pas drejt atij ushta-rak për një mjekim më të specializuar. Ndërkohë policia ka or-ganizuar forcat duke identifikuar dhe shpallur në kërkim au-torin e ngjarjes. Sipas policisë, Luan Çuli me banim në lagjen “Kala” ndodhet në Spitalin Ushtarak jashtë rrezikut për jetën. Ai u dërgua për një mjekim më të specializuar. Ndërkohë është shpallur në kërkim personi i dyshuar për tentativën e vrasjes. Sipas të dhënave të para, ai quhet Ilir Facja dhe ka lidhje me një konflikt të vjetër të Çulit para se të përfundonte në burg. I plagosuri 26- vjeçar përfundoi në burg për disa muaj pasi u akuzua se në bashkëpunim me persona të tjerë ai ka tentuar të vrasë me levë për motive hakmarrje shtetasin A. Lleshi 36 vjeç. Po kështu është vënë në pranga edhe një shtetas tjetër po për të njëjtën ngjarje. Ndërkohë në janar 2011 gjykata e rrethit gjyqësor Elbasan ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg”, për këtë shtetas, për veprat penale “Plagosje dhe armëmbajtje pa leje”. Ai ishte shpallur në kërkim dhe është vënë në pranga në të njëjtën periudhë. Dyshimet e para për shkakun e plagosjes është për hak-marrje nga një prej personave me të cilët ka qenë në konflikt para se të arrestohej. I shpalluri në kërkim do të përgjigjet për akuzën “tentativë vrasjeje” dhe “armëmbajtje pa leje”. l. lleshi

në survejim prej kohësh

kapet me drogë dhe eksploziv 21-vjeçari

elBaSaN- Arrestohet shpërndarësi, I sekuestrohet edhe një sasi droge dhe mjete për eksploziv në banesë. Eduart Ç. 21, vjeç, me banim në fshatin Katjel është arrestuar pasi gjatë kon-trollit personal iu gjetën 30 doza kanabis dhe gjatë një kontrolli në banesë iu bllokuan 1.5 kg drogë e llojit kanabis, 10 metra fitil dinamiti, si dhe 80 copë kapsolla detonatore. I riu njihej si shpërndarës droge dhe ishte vënë prej kohësh nën survejimin e policisë. Sipas burimeve, nga ana e sektorit kundër drogës është vënë në ndjekje i riu dhe brenda një kohe të shkurtër është identifikuar vendodhja e tij. I riu është kapur pranë një shkolle ku mendohet se shpërndante drogën. Prej disa kohësh ai ishte nën vëzhgim pasi kishte informacione mbi shpërndar-jen e drogës nga ana e tij. Rreth 30 doza ka qenë sasia që i është bllokuar në xhepa pas kontrollit personal nga policia. Menjëherë agjentët janë nisur drejt banesës së tij ku edhe kanë zbuluar një sasi të madhe droge, afro 1kg e 500 gr kanabis sativa, si dhe 10 me-tra fitil dhe 80 kapsolla detonatore. Ai do të përgjigjet për shpërndarje dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve. l. lleshi

identifikohet autori

plagoset me armë në derë të shtëpisë, rëndë 24-vjeçari

rUBik- Një 24-vjeçar është plagosur rëndë me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Rubik. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se 24-vjeçari Bardhok Gega është qëlluar me disa plum-ba pranë banesës së tij. Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes dhe është vënë në ndjekje të tij, ndërkohë që po punon edhe për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes së rëndë. Momentalisht nuk bëhet i ditur identiteti i autorit të krimit, deri në përfundim të hetimeve. Ndërkohë 24-vjeçari është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, pasi gjendja e tij është tepër e rëndë.

Të burGosur Disa herë për vjeDhje, ThYen Dhe XhamaT e omonia-s

vidhnin pacientët e spitalit, arrestohen 2 narkomanët

korÇe- Vajza e mitur 13 vjeç është përdhunuar dhe keqtrajtuar barbarisht nga abuzuesi i saj, 26-vjeçar. Ky ka qenë konkluzioni i ek-spertizës mjekësore të spi-talit të Korçës, ku theksohet se 13-vjeçarja është përd-hunuar dhe se ka shenja të dukshme të keqtrajtimit të saj. Pas denoncimit, Prokuro-ria e Korçës ka nisur hetimin, duke dokumentuar edhe pro-

eKsperTiza mjeKësore jep KonKluzioneT, DoKumenTohen provaT nDaj 26-vjeçariT

vajza 13 vjeç është përdhunuar e keqtrajtuarE mitura ka deklaruar se është dhunuar seksualisht për disa orë

vat ndaj 26-vjeçarit Nikolin Samara. Në dosjen e Proku-rorisë është administruar si provë edhe raporti mjeko-ligjor që e mitura me iniciale M.G. ka kryer pas kontrollit gjinekologjik në maternitetin e Korçës. Ajo është vizituar në praninë e mjekut ligjor dhe njërit prej gjinekologëve të shtëpisë së lindjes. Bur-ime nga Prokuroria bënë me dije se në këtë raport është

shkruar se me të miturën janë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë. Ndërkaq, pasi ka marrë në dorë dosjen, Proku-roria është njohur me rastin dhe ka thirrur edhe një herë të miturën për të konfirmuar deklarimet e saj. Edhe një herë ajo ka treguar me detaje abuzimin seksual që ka pësu-ar, duke pohuar se 26-vjeçari e ka përdhunuar barbarisht për orë të tëra.

përdorues të lëndëve narko-tike. Gjatë vjedhjes së fundit dy të arrestuarit kanë shkuar në spitalin “Omer Nishani” në Gjirokastër me pretekstin se kërkonin një njeri të tyre dhe janë futur në një dhomë dhe i kanë vjedhur një pacienti celu-

larin. Sipas policisë, dy të rinjtë pasi kishin vjedhur celularin e një pacienti kanë shkuar tek zyra e OMONIA-s ku kanë thyer xhamin dhe janë futur brenda ku dhe kanë kaluar natën dhe në mëngjes janë larguar pa vjedhur gjë. Ma-

terialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale të “Vjed-hjes kryer në bashkëpunim” dhe për veprën penale të “Shkatërrimit të Pronës”.

Page 10: Florije Peci ADN, Emri i PS, papunesia

10 E mërkurë 6 mars 2013 •

« opinion

Çdo diktaturë, kur përmbyset, lë pas vetes për një-farë kohe sindromat e saj. Këto vazhdojnë për aq kohë sa do të jetë e aftë shoqëria, sidomos klasa politike, t’i hedhë poshtë. Varet nga vullneti i saj. Një shtet që pretendon se pas përmbysjes së dik-taturës po ndërton një rend demokratik dhe ligjor, brenda një kohe të shkurtër, duhet t’i hedhë në ko-shin e plehrave sindromat e asaj diktature. Kështu

vepruan pothuajse të gjitha shtetet ish-komuniste të Europës Lindore. Po vendi ynë? Kanë kaluar mbi njëzet e dy vjet nga ato ditë të paharruara të përmbysjes së madhe. Sistemi komunist, që sundoi vendin për dyzet e gjashtë vjet, tashmë është shem-bur. Në vend të tij po ndërtohet sistemi kapitalist. Sot janë fare të paktë ata që mund të flasin ende me keqardhje për sistemin e përmbysur. Vetëm disa trundryshkur nostalgjikë, që u ka mbetur ora qysh me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore. Megjithatë, vazhdon të jetojë ende sindroma “komunizëm”, një sindromë e tmerrshme, një gangrenë që po gërryen vendin dhe nuk e le të ecë si motrat e saj europiane. Madje, në vend që të vijë duke u zhdukur, kjo gangrenë sikur po shtohet më tepër këto kohët e fundit e sidomos tani që fushata elektorale, megjithëse e pash-pallur ende, efektivisht ka filluar. Pikërisht për këtë sindromë dua të shkruaj edhe unë në këtë shkrim.

Çfarë është sindroma “komunizëm”? Është himnizimi i idhul-lit, servilizmi, hipokrizia, zhveshja nga normat morale të jetesës, nënshtrimi ndaj së keqes, humbja e personalitetit të intelektual-it, humbja e dinjitetit njerëzor e plot vese të tjera të mishëruara në atë që u quajt “njeriu i ri socialist”. Këto vese shfaqeshin në të gjitha shtresat e shoqërisë, si te politikanët, intelektualët e deri tek ata më të thjeshtit, punëtorët apo fshatarësia koopera-tiviste. Le t’i ilustrojmë këto me shembuj konkretë.

Një perëndi e re ishte krijuar në vendin tonë. Ishte numri një i shtetit, Sekretari i Parë i Komitetit Qendror të Partisë. Ai ishte gjithçka. Parulla e tij ishte ajo e Luigjit XIV: “Shteti jam unë”. Ishte mjeku që shëronte plagët e vendit, profesori që u jepte leksionet e tij gjithë inteligjencës së vendit, mjeshtri që u më-sonte zejtarinë zanatçinjve apo shkencat bujqësore dhe blegto-rale fshatarësisë e të tjera, e të tjera “mrekulli”, që vetëm ai ishte në gjendje t’i bënte. Sipas shembullit të tij, kjo gjë vazhdonte edhe në rangjet e tjera të shoqërisë shqiptare. Vazhdonte në sekretarët e parë të rretheve, sekretarët e Partisë dhe drejtorët e institucioneve qendrore dhe lokale, sekretarët e Partisë dhe drejtorët e ndërmarrjeve shtetërore apo kryetarët e kooperati-vave bujqësore dhe shkallë-shkallë deri në një brigadier brigade në qytet apo fshat. E gjithë kjo elitë kishte nën vete një numër të madh plebenjsh, që ishin të detyruar vetëm të brohoritnin për drejtuesit e tyre dhe t’u thurnin lavde pa mbarim.

Servilizmi. Kjo ishte karakteristika e të varurve ndaj var-tësve. Një gjë të tillë e shihje kudo: në të vetmin radiotel-evizion apo nëpër faqet e shtypit të kohës, e shihje nëpër mbledhjet dhe konferencat e ndryshme, e shihje në çdo hap të jetës së përditshme. Shumë prej tyre e dinin se qëndrimi i tyre nuk ishte i drejtë, megjithatë vazhdonin sipas së njëjtës frymë. I tillë ishte regjimi. Megjithatë, ndihej edhe zëri i së vërtetës. Ky kuptohej nëpërmjet barsoletave të ndryshme që qarkul-lonin gojë më gojë fshehtas. Më lejoni t’ju tregoj një rast të një servilizmi të pamoralshëm:

Një ish-funksionar i lartë i PPSH-së, një ish-ministër i rënë nga fiku, ishte degdisur në një qytet të vogël të rrethit të Vlorës. Atë vit zhvillo-heshin zgjedhjet për pushtetin lokal. Ish-funksionari u paraqit në qendrën e votimit. Në krye të sallës fotografia e diktatorit. Me një hap solemn, iu afrua, mori drejtqëndrim dhe duke nderuar me grusht thirri: “Lavdi shokut!...”, - dhe përmendi emrin e diktatorit.

Nuk kaloi shumë kohë dhe funk-sionari u arrestua dhe u ekzekutua disa muaj më vonë. Ky ishte shpërblimi që diktatori i bëri ish-funksionarit të tij. Unë pyes: çfarë e shtyu atë të brohor-iste për diktatorin, që e kishte degdisur në një vend të humbur dhe po përgatitej ta zhdukte fare nga faqja e dheut? As-gjë tjetër veçse ndjenja e servilizmit që kishte pushtuar ndërgjegjen e tij. Jam i sigurt se në kushtet në të cilat ai ndodhej, një njeri normal kurrë nuk do ta kishte bërë një veprim të tillë. Por ai nuk ishte njeri normal. Ishte, sikur edhe gjithë klani i tij, një lake i bindur, që

vepronte sipas shkopit të dirigjentit të tij diktator. Ai s’kishte ndërgjegje. Ishte “njeriu i ri i socializmit”.

Hipokrizia dhe zhveshja nga normat morale të jetesës. Njeriu ishte i detyruar të vinte një maskë, të cilën e ndërronte sipas rrethanave. Ishte e pamundur të zbuloje se si e kishte fy-tyrën e vërtetë. Aktualisht njeriu nuk kishte fytyrë të tij. Ai fliste me gjuhën e idhullit të tij, shikonte me sytë e tij, dëgjonte me veshët e tij, nuhaste me hundën e tij. Për çdo nismë të dërguar nga idhulli ai do të ishte kurdoherë i gatshëm. Le të sjellim si shembull vitin 1966. Turma të tëra intelektualësh, si dhëntë që vihen përpara nga një bari i vetëm, në të gjitha qytetet e vendit derdheshin rrugëve duke thirrur: “Lërini zyrat, burokratë, merrni rrugën për në fshat!”

A thua t’u kishte therur zemra për fshatin socialist, që mbillte grurë dhe për vete hante misër, madje edhe ky i racionuar? Shi-koni ku kishte arritur hipokrizia e njerëzve ndaj sistemit.

Nënshtrimi ndaj së keqes. Nuk janë të paktë ata që iu nën-shtruan së keqes së madhe. Disa nënshkruan deklarata kapitul-luese. Të tjerë denoncuan deri edhe shokët apo familjarët e tyre. Puna arriti deri aty sa babai të spiunonte djalin ose e kundërta dhe vëllai vëllain. Është e vërtetë se një pjesë e tyre u detyruan me format më të egra të torturave fizike ose psikologjike të ushtruara mbi ta, por shumica një gjë të tillë e bënë vullne-tarisht, thjesht për të përfituar diçka. Sidoqoftë, ata kanë në ndërgjegjen e tyre peshën e rëndë të fajit.

Humbja e personalitetit te intelektualit dhe e dinjitetit të tyre. Një karakteristikë që përfshinte masën më të madhe të intelektualëve. Këtë peshë ata e mbajnë ende në ndërgjegjen e tyre, njësoj si dhe ata që u thyen nga dhuna.

Këto ishin pak a shumë karakteristikat e sindromës “komu-nizëm” që u shfaq në atë kohë. Po sot a vazhdon ende kjo sin-dromë? Le ta analizojmë.

Sot në vendin tonë ekzistojnë, në mos e kam gabim, mbi gjashtëdhjetë parti politike. Përveç rreth dhjetë prej tyre që kanë një elektorat të caktuar, të tjerat janë fantazma. Madje, ka parti që në zgjedhje nuk marrin as votat e familjarëve, por drejtuesit e tyre nuk luajnë prej vendit për vite të tëra qysh prej datës së themelimit. Janë bërë të pazëvendësueshëm. Madje, nuk zhvillojnë as kuvende kombëtare për të bërë zgjed-hje. Janë të zgjedhur të përjetshëm. Shqipëria është në botën e çudirave. Një historian i njohur i kohës së diktaturës është bërë edhe kryetar partie. Nuk mund ta kuptoj se si mund ta quajë veten “historian” një njeri i tillë. A mund të shkruajë ai një histori të vërtetë? Të gjitha këto si pasojë e sindromës “ko-munizëm”, që vazhdon ende.

Sot janë një mori televizionesh dhe gazetash. Janë me dhjetëra e dhjetëra gazetarë, analistë, opinionistë. Disa janë të djathtë e disa të majtë. “Të pavarur” e quajnë veten shumica. Por të gjithë ligjërojnë sipas ritmit të daulles së idhullit të tyre. Fare pak janë ato kanale televizive që mund të shihen me kënaqësi. Të paktë janë ata gazetarë që mund të lexohen me ëndje. Të paktë janë ata analistë dhe opinionistë që mund të dëgjohen pa u shqetësuar nga dokrrat e tyre. Në këtë kategori bëjnë pjesë edhe disa politikanë. Të verbuar nga karriera dhe ethet e ngritjes në detyrë, ata harrojnë pse janë zgjedhur, harrojnë se populli ua ka dhënë votat sepse ka pasur besim tek ta. Shembullin më të

keq e ka dhënë një drejtues i një partie që, megjithëse humbi dy zgjedhje rresht, nuk pranoi të jepte dorëheqjen, në një kohë kur kjo parashikohej në statutin e partisë së tij. Por më e keqja është se edhe ndjekësit e tij nuk u kujtuan t’ia kërkojnë një gjë të tillë, dhe kjo do të ishte në nderin e tyre dhe të partisë. Ata dinë vetëm t’i thurin lavde drejtuesit të tyre të dështuar. A nuk është edhe kjo një shenjë e sindromës “komunizëm”?

Hipokrizia, humbja e personalitetit dhe e dinjitetit ishte një karakteristikë e sistemit totalitar, po kur kjo shfaqet në një sis-tem demokratik, atëherë bëhet një gjë shumë e pështirë. Një gjë e tillë i ndodhi pas përmbysjes së madhe një tjetër funk-sionari të sistemit komunist të rënë nga fiku. Ishte pikërisht diktatori i dytë i atij sistemi që e kishte denigruar deri në bur-gosje. Çuditërisht, pas ndryshimeve ky fatkeq vazhdonte t’i lëpi-hej atij dhe të shoqërohej me të gati për çdo ditë në parkun e kryeqytetit, sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Pse? Është përsëri sindroma “komunizëm” që e shtynte drejt humbjes së personalitetit të tij. Por ky fenomen nuk ndodh vetëm me këtë individ. Janë plot të tjerë që vijnë nga ai sistem dhe ruajnë ende sindromën e sipërpërmendur.

Le të shohim tani disa shfaqje të tjera të ndikimit të sin-dromës “komunizëm” në jetën e përditshme në Shqipëri. Të gjithë i kemi parasysh ato ditë të stuhishme të viteve ’90, kur i gjithë populli u ngrit kundër diktaturës. Midis tyre edhe ish-të përndjekurit politikë. Në shkurt u rrëzua monumenti i diktatorit, simboli i sistemit komunist, por nuk u rrëzua sindroma “komu-nist”, që vazhdoi të punonte fshehtas si hajdut për të përgatitur kasaphana të tjera si ajo e ’97-s. Një fjalë e urtë popullore thotë: “Deri sa ujku mbetet ujk, ai do plumb e jo pambuk”. Ne zgjod-hëm pambukun, se nuk donim më të derdhej gjak si dikur, sepse mendonim se djajtë do të ktheheshin në engjëj, gjë që nuk u ndodhi e nuk kishte si të ndodhte, pasi nuk i lejonte sindroma e mësipërme. Me marrjen e pushtetit, djajtë filluan gjuetinë e sh-trigave dhe mbi të gjitha kundër atyre që i kishin pasur kundër-shtarë të përjetshëm: ish-të dënuarve të vërtetë politikë. Mos-njohje e statusit të tyre të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pushime nga puna dhe deri vrasje si ato të shtatorit 1998. Fil-luan të nderoheshin figurat e krimit komunist. Me emrat e një pjese prej tyre filluan të emërtoheshin sheshet dhe rrugët krye-sore të qyteteve. Një pjesë tjetër u shpallën “Qytetarë Nderi” nëpër komuna dhe bashki. Disa të tjerë madje u dekoruan me tituj të lartë nga Presidenti i Republikës. Përmendim këtu emër-timin e njërit prej shesheve të qytetit të Durrësit me emrin e kryekomunistit Nako Spiru, shpalljen “Qytetar Nderi” të Mal-lakastrës të kryekriminelit Mehmet Shehu dhe dekorimin nga Presidenti i Republikës të gjykatësit që ende vazhdon të jetë në Gjykatën Kushtetuese, vrasësit të poetit Havzi Nela.

Një gjendje e tillë vazhdoi deri në vitin 2005, kur në krye të djajve doli një udhëheqës i ri në moshë, por me mendësi shumë më anarkiste dhe karrieriste se paraardhësi i tij. Ky kloun i poli-tikës e futi partinë, që u bë pronë private e tij, në një rrugë pa krye, pa vizion, një rrugë që përveçse në anarkizëm nuk të çon asgjëkund. Për më tepër ai, pa pasur asnjë argument, vazhdon të ngulë këmbë në mosmiratimin e tri ligjeve të vëna si kusht nga Bashkimi Europian për pranimin e Shqipërisë në gjirin e bashkë-sisë europiane. Në këtë rrugë pati ndihmën edhe të një “presi-

denti të djathtë”, që gati njëlloj me par-aardhësin e tij, vazhdoi të njëjtën rrugë duke mos firmosur ligje themelore, si ai i lustracionit, duke emëruar në shkallët e ndryshme të drejtësisë persona të për-lyer me diktaturën, madje duke dekoru-ar edhe disa prej tyre dhe më e rëndë-sishmja, duke përkrahur në mënyrë të heshtur një revoltë antidemokratike dhe barbare si ajo e 21 janarit.

Këto janë disa nga pasojat e asaj që unë e kam quajtur sindroma “komu-nizëm”. Pa zhdukjen e saj Shqipëria do të ketë gjithmonë ngjarje të jashtëza-konshme, të papranuara nga një vend demokratik. Kur do ta realizojë Shqipëria një gjë të tillë? Nuk e di, por nuk besoj se kjo mund të realizohet në ditët e sotme. Përderisa në vendin tonë ekzis-tojnë ende individë të inkriminuar me sindromën “komunizëm”, një gjë e tillë është e pamundur. Ndoshta duhet të kalojnë edhe më shumë se pesëdhjetë vjet, kur në vendin tonë të mos ekzis-tojë asnjë individ nga ky brez, që Sh-qipëria të shpëtojë një herë e përgjith-monë nga sindroma “komunizëm”.

Sindroma “komunizëm”Nga Reshat KRIPa

Page 11: Florije Peci ADN, Emri i PS, papunesia

11• E mërkurë 6 mars 2013

»opinion

shpesh kur jemi duke ecur sikletshëm dhe me nerva të tendosura mes vështirësish dhe sakrificash të imponuara në trotuarin inekzistent të ndonjë rrugë, sigurisht të kanosur e të traumatizuar prej rrezikut në çdo hap që hedhim, shprehemi gjithë zemërim e indinjatë: Dhe për një gisht trotuar do na përgjëro-ni tani?! Nuk po na ndahen tollonat hap pas hapi. Kështu do vazhdojmë ne shqiptarët?! Edhe trotu-

aret me racion do ti kemi?! Na u bë syri bakër për pak trotuar. Na tregoni ne këmbësorëve, më të persekutuarve në rrugë, ndonjë mënyrë se si të kalojmë anash saj pa rrezikuar jetën, kur në dispo-zicion kemi vetëm një gisht trotuar, edhe ai vende vende totalisht i eliminuar?! Edhe sa duhet të presim?! Si nuk vë dorë njeri, së paku për të minimizuar dhe evituar rreziqet ekstreme, jo më shumë, apo duhet të kalojnë vitet njeri pas tjetrit sa të vijnë fushatat që të hapen e të shqyhen segmentet skaj më skaj, për të patur pastaj të drejtën morale t’ju kërkojmë votën atyre që për katër vite s’ju kemi hedhur një herë sytë?! Tashmë jemi të tejngopur me premtime të ricikluara, aq sa kur dëgjojmë fjalinë e parë, vazhdimin e së dytës e kemi mësuar përmendësh si vjershë nga fushatat e mëparshme. Duke bërë kompromis me veten e natyrisht në dëm të saj, kemi shpikur thënien ngushëlluese ”U shkrofshin e mos u pagofshin!”.

Jemi vrarë, jemi përgjakur dhe aksidentuar nëpër këto rrugët tona; afër dhe larg qëndrave të banuara, brenda dhe jashtë tyre. Pastaj kemi dalë me deklarata për shtyp, me analiza dhe an-gazhime të bujshme, kemi vendosur kurora e sipas gjëmës kemi derdhur edhe ndonjë lot. Dhe më tej gjithçka si më parë. Harrohen të merren masa konkrete, gjendja vijon e njejtë, rreziku i pran-ishëm në çdo hap dhe në çdo kohë. Bilanci i viktimave nga aksi-dentet rritet e bashkë me të edhe gjobat për drejtuesit e autom-jeteve. Thua se me lumin e gjobave u gjet ilaçi i kësaj epidemie, që dita-ditës po merr jetë njerëzish më shumë se një betejë.

Por problemi që dëshiroj të ngre në këtë shkrim dhe për të cilin shqetësohen njësoj si unë edhe shumë e shumë të tjerë, është ai i trotuareve. Sepse, jo në pak raste, inekzistenca e tyre ka qenë dhe shkaku kryesor i aksidenteve me humbje jete. Kjo sepse në mungesë të një trotuari normal, i cili nuk plotëson as në mënyrën më modeste kërkesat minimale të kalimtarëve, këta të fundit kanë qenë të detyruar të ecin në rrugën automobilistike, së bashku dhe njëkohësisht me mjetet që qarkullojnë dendur në to.

Po cila është gjendja e rrugëve, veçanërisht pjesa që ju takon këmbësorëve dhe që ne të gjithë e njohim me emrin trotuar?! Sa ju shërbejnë këto rripa çimentoje të copëtuar kategorive të ndry-shme të kalimtarëve?! A është menduar për ndonjë zgjidhje të afërt të kësaj situate, qoftë kjo dhe përkohësisht, sa të vijë koha dhe momenti për një investim kapital?! Sa njihet gjendja nga instan-cat përkatëse të linjës dhe deri ku ka arritur të dëgjohet zëri për

shqetësimin në fjalë?! Nëse “jo”, kush duhet të paguajë për këtë përgjumje letargjike?! Fundja ne ç’duhet të bëjmë? Të presim sa të gjymtohen e të vriten edhe ca të tjerë, apo të ngremë zërin aq fort sa t’ju prishim gjumin e papërgjegjshmërisë kompetentëve?!

Për të qenë konkret dhe bindës, po sjell në vëmendje segmente të veçantë me emër e adresë. Pa shkuar larg, përshkoni në këmbë rrugën nga kompleksi sportiv i lagjes “Ali Demi” deri në afërsi të ish/Kombinatit të Autotraktorëve. Që ta quash veten këmbësor në disa segmente (trotuare) jo vetëm të ngushta, por gati inekzistente, je i detyruar të riskosh aq herë, sa hapa hedh, ose duhet të kualifikohesh në palestrën e Cirkut të Shtetit si ekuilibrist i çertifikuar. Sepse edhe ai një gisht kapso trutuar i mbetur, i katandisur në pikë të hallit e i kthyer në një torturë të vërtetë për kalimtarët, veç rrezikut të jetës asgjë tjetër s’të ofron dhe për asgjë nuk shërben; të paktën për atë funksion që është ndërtuar. Dhe kjo në të dyja anët e rrugës.

Atje ku nis e zgjerohet të mbysin tavolinat e lokaleve, kastrave-cat dhe kungujt e tregëtarëve. Pak më tutje parkohen 4 a 5 dum-dumër, gjysma brenda e gjysma jashtë trutuarit, në vazhdim disa metra një mur rreshtues apo kufizues prone private (shtëpi, dyqan apo kopësht i gjelbër), vijojnë lokalet që s’lënë hapësira kalimi as sa për një milingonë, makinat private parkojnë kapardisur sikur duan t’ju thonë këmbësorëve: nëse doni të kaloni, n’a kapërceni...s’ju ka mbetur tjetër alternativë për të zgjedhur. Në stacionet e autobuzëve të shërbimit urban, si kudo në Tiranë dhe në këtë segment, ndalin dhe parkojnë lloj-lloj mjetesh, duke e detyruar autobuzin të ndalet në mes të rrugës, ta ngushtojë e jo rrrallë edhe ta bllokojë fare atë.

Gjatë gjithë gjatësisë së kësaj rruge, qarkullojnë fëmijë, pleq, familjarë dhe banorë të lagjes. Dhe kjo katraurë urbane ndodh në mes të Tiranës. Kaq të pamundura të jenë format dhe mundësitë e ndërhyrjes në këtë segment rruge për ndryshimin e një situate të tillë, e cila në çdo kohë përbën një precedent rreziku? Kaq i pamundur të jetë vallë ndryshimi gjëndjes së këtyre rrugëve, të cilave për vite e vite me rradhë u janë tkurrur dhe ato pak cen-

timetra të mbetura për kalimtarët, duke i nëpërkëmbur këta të fundit dhe duke i privuar nga e drejta më elementare, ajo e sig-urisë për jetën? Apo kur rruga dhe trotuaret të skuqen, do kemi rast të dalim rishtaz në media e të prekur t’i ngushëllojmë?!

Tiranë nuk është vetëm qendra. Ajo as fillon e as mbaron rreth saj, ndonëse dhe këtu problemet e qarkullimit rrugor nuk mungo-jnë. Kontrastet normalisht që ekzistojnë, por jo të këtij lloji sa të kesh frikë të dalësh në rrugë, ku të duhet të ecësh me kokën pas se mos pa pritur t’a përmbledh e të merr përpara ndonjë makinë.

Në mjaft raste kur ndërhyrjet kanë qenë domosdoshmërisht të nevojshme, shteti me organizmat e veta ka vepruar pa hezituar, dhe shumë mirë ka bërë. Atje ku rrethanat diktojnë prishjen e një muri a një gardhi për ti dhënë frymëmarrje infrastrukturës rrugore, veçanërisht në zona apo rajone të tilla urbane ku numri i popullsisë shtohet dhe dëndësia e saj për njësi të sipërfaqes vjen e rritet, s’ka arsye për fanatizëm, mëndësi apo nostalgji provinciale.

Infrastruktura moderne që kemi ndërtuar sidomos vitet e fun-dit, nuk ka kaluar pa dhimbje për disa, por shumë më tepër kanë qenë ata të cilëve kjo infrastrukturë ju ka shërbyer e ju shërben dhe akoma shumë të tjerëve do t’ju vlejë në të ardhmen.

Gjithçka ecën me kohën, çdo gjë ka momentin e vet. Dhe koha për të ndërhyrë fuqishëm në infrastrukturën e kryeqytetit edhe në rrugët periferike të tij (nëse mund ta quajmë të tillë dhe seg-mentin në fjalë) ka ardhur, për të mos thënë që po kalon ca si tepër, kryesisht kur diskutohet dhe bëhet fjalë për trotuaret, ku veç emrit, stresit dhe aksidenteve evidente, për asgjë tjetër nuk ka arsye të përmenden. Dikush mund të nxjerrë si shkak për këtë ngërç të tejzgjatur, situatat e mprehta që lidhen me problemet e pronësisë, ndonëse në mjaft raste atje ku shteti ka dashur dhe ka vënë dorë, është gjetur dhe ilaçi. Gjithsesi për aq kohë sa ky hantikap të zgjidhet, ekzistojnë mundësitë e minimizimit të prob-lemeve dhe shqetësimeve në këto segmente të rrezikshme. Fjala vjen, për të ruajtur kalimtarët, njëherësh dhe për evituar ndonjë goditje të papritur eventuale prej mjeteve qarkulluese të rastit, mund të vendosen parmakë ndarës mes rrugës ku kalojnë autom-jetet dhe gisht-trotuareve ku ecin hallexhinjtë e pambrojtur.

Kuptohet zgjidhja më e mirë dhe përfundimtare do të ishte ajo e zgjerimit dhe sistemimit të trotuareve, sigurisht pa ngushtuar rrugën automobilistike, ngritja e tyre disa centimetra në lartësi nga rruga, moslejimi i zënies së këtyre hapësirave nga karrige e tavolina, tezga ambulante, parkime dhe bllokime pa kriter.

Këto shqetësime njihen, janë të dukshme dhe të prekshme nga të gjithë, që do të thotë se në mos sot, nesër, do të vihet dorë dhe për ndryshimin e kësaj situate. Problemi është se kurrë do vijë ajo ditë dhe sa afër saj jemi?!

Veç sa më shpejt, aq më mirë, aq më pak dhimbje, lot dhe plagë të hapura rishtaz.

Hakmarrja e trotuareve

Marrëveshjet verbale të Brukselit

Nga PetRaq FloKu

Nga MIlaIM sheFKIu

edhe një raund negociator ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit përfundoi pa marrëveshje konkrete. Edhe një “deja vu” nga Brukseli, në një teatër monoton me të njëjtin skenar, me të njëjtit aktorë, sfondi i pandryshuar dhe, thënë ndryshe, gjithçka e njëtrajtshme. Ky takim i ngjasoi lojërave mono-tone të futbollit, kur asnjërës palë nuk i duhet fitorja, por thjesht loja. Edhe kryeministri Hashim

Thaçi dhe ai serb Ivica Daçiq, në raundin e gjashtë shkuan me ngarkesa politike dhe me probleme të dyanshme. Hashim Thaçi dy ditë para bisedimeve u përball me një “agresion” politik nga ligjvënësit kosovarë. Disa e quajtën “tradhtar”, ndërsa disa të tjerë ia bënë me gisht se “po gabon po lëshon pe”. Pra Thaçi nuk është më si ai i pari, kur nga Kuvendi mori mbështetjen e të gjithë deputetëve, me përjashtim të atyre të “Vetëvendosjes”, për të biseduar me Serbinë. Thaçi me komoditetin opozitar shkoi në Bruksel dhe në katër raundet negociuese, procesin e drejtoi relativisht mirë edhe pse nuk pati marrëveshje konkrete, përveç konkretizimit të disa marrëveshjeve teknike të vitit të kaluar, që ishin konstruktuar nga zëvendësja e tij, Edita Tahiri. Në raundin e pestë negociator, procesi u vështirësua sepse bisedimet tash-më po i silleshin “rrethit të nëntë” të Dates, veriut të Kosovës.

Fillimisht procesi i pajtimit nisi me krijimin e një asociacioni

për komunat e veriut. Në fillim ky asociacion të duket si një OJQ, ashtu siç e interpretoi kryeministri Hashim Thaçi, por brenda këtij koncepti duket se ka diçka më të madhe, siç thoshte një lider kon-trovers dhe kuisling i Kosovës “një dreq i madh”.

Brenda këtij koncepti (asociacioni...) Serbia synon ta krijojë një autonomi për veriun dhe në këtë mënyrë ta krijojë infrastrukturën për ndarje, në një periudhë të mëvonshme.

Në këtë çështje edhe vetë ndërmjetësja e BE-së, baronesha Catherin Ashton, pret marrëveshje dhe natyrisht lëshim pe nga Prishtina, por jo ashtu siç po pretendon Beogradi.

Kryeministri Hashim Thaçi duket se nuk është në gjendje dhe nuk do të pranojë autonomi për veriun. Kjo për faktin se nuk e ka mbështetjen e partive opozitare, të cilët e akuzuan atë se në raundin e pestë ka tejkaluar Rezolutën e Kuvendit të Kosovës, duke dalë përtej Ahtisarit. Madje deklaratës së tij se “po duhet të marrë vendime të rëndësishme”, ata i thanë se “nuk ka fare nevojë për kësi vendime nëse nuk janë në interes të Kosovës”.

Përveç humbjes së mbështetjes nga krahu opozitar, Thaçi ka filluar ta humbasë edhe mbështetjen e disa deputetëve nga radhët e partisë së tij. Madje kryeparlamentari Jakup Krasniqi ia dërgoi një selam pak para se të hyjë në bisedime, duke i thënë: “Mos e shkel Kushtetutën”. Ndërsa në të njëjtën ditë partneri i koalicionit, lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, i kërkon kushte për

vazhdimin e partneritetit qeverisës, ose do ta braktisë atë. Pa-colli thotë se nuk janë realizuar premtimet e tij për reformë kushtetuese, prandaj i kërkon disa kushte shtesë, ose thotë se nuk është në gjendje të bashkëveprojë me të. Pra përkundër gjithë këtij presioni, Hashim Thaçi nuk ka qenë dhe vështirë se do të jetë i gatshëm për vazhdimin e bisedimeve dhe realizimin e kompromiseve. Deklarata që u dhanë pas takimit të gjashtë se gjoja bisedimet kanë qenë konstruktive, duken si diçka ruti-nore. Kjo, sepse dallimet janë akoma të mëdha dhe vështirë se do të ketë përparim në këtë domen.

Në anën tjetër kryeministri serb, Ivica Daçiq, njihet në opinion-in serb si “palaço” i cili brenda një dite tri herë i ndërron deklaratat. Përkundër kryeministri Thaçi, i cili e ka bagazhin e luftës, atij nuk i besojnë as strukturat paralele e kriminale në veri, por as presi-denti Nikoliq. Marrëveshjet me këtë të fundit do të jenë sikurse marrëveshjet e kaluara që Serbia kurrë nuk i ka realizuar.

Deklarata e kryeministri Thaçi se janë marrë vesh “verbalisht” për shpërbërjen e plotë të të gjitha strukturave të sigurisë në veri, do të mbetet e tillë dhe e parealizueshme. Daçiq është nxënës i Millosheviqit edhe pse i dobët. Mësuesi i tij sa herë që ka folur për paqen, mendja i ka shkuar të lufta. Kështu e ka interpretuar Richard Holbrook, ish-diplomati amerikan. Edhe Daçiq sa herë flet për heqjen e strukturave serbe forcon MUP-in në Mitrovicë.

Page 12: Florije Peci ADN, Emri i PS, papunesia

12 E mërkurë 6 mars 2013 •

« gossip

sheen dëshiron të ndihmojëlindsay lohan; ajo thotë jo

Aktori Sheen dëshiron ta ndihmojë Lohan që ajo të bëhet një aktore serioze, por ai betohet se nuk ka pasur asnjë romancë me të. 26-vjeçarja Lohan është në situatë të vështirë pas përballjeve me dënime kriminale në LA, dhe NYC, përveç tak-save të papaguara dhe manipulim provash. Por për më tepër ajo nuk po punon, gjë që nuk e ndihmon karrierën e saj. Por Sheen kërkon ta ndihmojë duke u bërë mentori i Lohan, pasi ai thotë se e respekton atë dhe vlerëson miqësinë mes tyre. Dhe kjo nuk është hera e parë që Sheen kërkon t`i ofrojë ndihmë, ai i ka dhënë Lohan edhe 100. 000 $ për problemet me taksat. Por ndërkohë Lohan e vlerëson ndihmën e aktorit por nuk dëshiron që Sheen të jetë mentori i saj.

J. lo flet për bukurinë e femrës latine në revistën

“glam Belleza latina”E vendosur për herë të parë si coveri i revistës më të re të Glamur, Glam Belleza Latina, e cila i dedikohet bukurisë dhe stilit të femrës latine. E kush më mirë se Jennifer Lopez mund të përfaqësojë bukurinë dhe pasionin e femrës latine. Në intervistën e dhënë ajo është shprehur se femra latine është seksi, e ëmbël, pasionante dhe moderne.Gruaja latine është për këdo ka thënë Jennifer. E pyetur për ndarjen mes saj dhe Marc Anthony, Jennifer ka pohuar se pas ndarjes ajo ka punuar për këngën ‘Dance again’, e cila i ka shërbyer si një motivim për jetën që do të jetosh, do të duash dhe do të kërcesh përsëri. Dhe tani këngëtarja latine është duke i përjetuar të gjitha me balerinin Casper. Lopez tregon se turi i saj në 78 qytete ndihmoi që lidhja e tyre të solidarizohej.

Barks në lidhje me një prezantues britanik

Ylli i filmit “Les Miserables”, Samantha Barks, në mënyrë sekrete është duke dalë me një moderator britanik. Pasi raportet që e lidhnin aktoren me yllin e Hollywoodit, Russell Crowe, dolën të pavërteta, mediat britanike shkruajnë për një lidhje tjetër të saj. Sipas tabloidit britanik “The Sun”, Barks ende nuk ka dalë publikisht me romancën e saj me Matt Johnson, por ajo ka qenë me 30-vjeçarin për “disa muaj” dhe madje me të ka ndjekur edhe ceremoninë Elle Style Awards në Londër muajin e kaluar. “Ata po i mbajnë gjërat në qetësi, por ata janë abso-lutisht të hutuar nga njëri-tjetri”, ka thënë burimi.

Slim, përsëri më i pasuri në botë

a e dini se shumë rekrutues shpenzojnë vetëm 15-30 sekonda për të shqyrtuar një resume? Kjo do të thotë se eksperienca juaj e përshkruar atje duhet të jetë shumë e saktë

në detajet dhe në përputhje me kërkesat e punës që kërkohet. Kini parasysh se rezymeja juaj është gjëja e parë që një kompani shikon tek ju kur ju aplikoni për punë, kështu që është ajo që krijon për-shtypjen e parë për ju. Ja 3 hapa që duhet të dini kur shkruani një rezume:

1. Jepni informacionin e duhurInformacioni juaj duhet të përshtatet

me përshkrimin e punës, në mënyrë që kushdo që mund t`i japë një vështrim për 30 sekonda, të jetë i aftë të kuptojë se ju jeni personi i duhur për pozicionin e kërkuar. Lexoni përshkrimin e punës dhe bëni një listë të eksperiencave dhe aftësive që ju mendoni se rekrutuesit duan t`i shikojnë tek kandidatët. Përshkruani ek-speriencat tuaja me fjalë kyçe, në fillim të rezymesë suaj, për të tërhequr vëmendjen.

2. tregohuni të qartëBëheni rezymenë tuaj të qartë, kon-

çize dhe të lexueshme. Rekrutuesit për-dorin pak kohë në shqyrtimin e rezymeve, kështu që ju doni të jeni të sigurt se të gjitha të dhënat tuaja do të lexohen.

Këshillë! Mos përdorni italiks për

shkrimin, se e bën më të vështirë për t`u lexuar dhe më pak të kuptueshme.

3. përcakto sasiShprehni në sasi eksperiencat dhe arritjet

sa më shumë të jetë e mundur, për të demon-struar se ju jeni personi i duhur për punën.

testi i rezymesëRishikoni rezymenë tuaj sikur ju të

ishit rekrutuesi dhe bëni pyetje vetes se a qëndron aplikimi juaj, eksperienca juaj përputhet me nevojat e punës? Do ta punësonit ju këtë person në bazë të rezymesë që ka? Nëse përgjigjja do të jetë jo, atëherë rikthehuni edhe njëherë për të bërë ndryshimet e duhura derisa përgjigjja të jetë pozitive.

Miliarderi meksikan, Carlos Slim, u emërua si njeriu më i pasur në botë për të katërtin vit rad-hazi, nga revista e specializuar ekonomike “Forbes”. Manjati i telekomunikacioneve ka një pasuri që llogaritet në 73 miliardë dollarësh, e barazvlefshme me Prodhimin e Brendshëm

Bruto të Shqipërisë në pesë vjet (pothuajse 20-fishi i buxhetit tonë shtetëror në një vit). Mek-sikani u pasurua me 4 miliardë dollarë në krahasim me një vit më parë. Midis tre më të pasurve, surpriza ishte mospërfshirja e Warren Buffet, i cili mbetet jashtë për herë të parë në më shumë se një dekadë. Ai u kalua nga spanjolli Amancio Ortega, manjati i kompanive të veshjeve, midis të tjerave edhe “Zara”-s, që në 2012-n kishte një pasuri të përgjithshme prej 57 miliardë dollarësh. Midis risive më të mëdha të listës së personave më të pasur të botës ishte përfshirja në të për herë të parë i një miliarderi nga Nepali, një prej vendeve më të varfëra në botë. Një rekord prej 1 426 personash u vlerësuan nga “Forbes” se kanë një pasuri që tejkalon një miliardë dollarë, të shpërndarë në total në 42 vende. 27 prej miliarderëve janë amerikanë. Lista sivjet u shtua me 210 miliarderë, ndërsa 60 u hoqën nga lista, pasi pësuan humbje gjatë 2012-s ose në tetë raste, ndërruan jetë. Disa emra të njohur, si Richard Murdoch dhe Roman Abramovich renditen në vendet 91 dhe 107, përkatësisht.

Si të shkruani një rezyme:3 hapa për ta bërë atë efektive

Page 13: Florije Peci ADN, Emri i PS, papunesia

13• E mërkurë 6 mars 2013

»gossip

alicia keys shet shtëpinë në nYcAlicia Keys i është shtuar listës së vipave që së fundmi po shesin banesat e tyre. Këngëtarja ka shitur shtëpinë në NYC, ku bëhet fjalë për banesën që bleu nga Lenny Kravitz, të cilën e ka shitur për 15 mil-ionë $. Ajo që është e sigurt është se pronari i ri do të jetojë në një shtëpi super luksoze. Dhe nuk kemi pse të shqetësohemi për Alician e cila ka një tjetër banesë në të cilën do të jetojë. Në 2012 Alici dhe burri i saj Swiss Beatz, blenë shtëpinë e Eddie Murphy, në New Jersey me një vlerë 12 milionë $.

Fejohet motra e Britney spearsMotra më e vogël e Britney Spears Jamie Lynn Spears është fejuar. Ish-ylli i “Zoey 101” shfrytëzoi rrjetin social “Twitter” për të njoftuar se ajo është fejuar me të dashurin e saj Jamie Watson. Në këtë faqe ajo shfaqi disa fotografi ku shihej duke u përqafuar me të dashurin dhe duke treguar unazën e fejesës. Ajo më vonë postoi një tjetër fotografi ku shihej unaza afër mbishkrimit “Ai ia doli mbanë”. Spears, 21 vjeç më parë ka qenë e fejuar me Ca-sey Aldridge, babain e vajzës së saj 4-vjeçare Maddie, por çifti u nda në vitin 2010.

kate Winslet: Divorci më bëri më të fortë

Aktorja Kate Winslet ka treguar se divorci nga Sam Mendes, e ka bërë atë më të fortë. Kate e cila tashmë është e martuar me Ned Rocknroll, në Dhjetor të 2012, ka pranuar se vitet që ka kaluar e kanë ndihmuar për të mësuar më shumë rreth vetes. “Mendoj se tani jam e aftë t`i shikoj më qartë gjërat, se si modeli i eksperien-cave të kaluara ka formuar atë që unë jam karakteret që unë kam luajtur - dhe unë jam mirënjohëse për këtë. Tani mund të duroj shumë dhe të kaloj çdo pengesë pasi vështirësitë e të kaluarës më kanë bërë më të fortë”, ka dëshmuar Kate.

Arnold Schwarzenegger

rikthehet si kryeredaktor

i një reviste Arnold Schwarzenegger është duke iu rikthyer bodybuildin-gut si  kryeredaktor i revistës “Muscle & Fitness and Flex”. Ish “Mr. Olimpia kishte mbajtur atë pozitë para se të bëhej guvernator i Kalifornisë në vitin 2003. Arnie do të ofrojë këshilla jetësore dhe këshilla të tjera për gym në një kolumnën që do ta botojë çdo muaj. Ai ka një histori të gjatë me revistën “Muscle & Fitness and Flex” që prej vitin 1968, kur ai ishte vetëm 21 vjeç, pasi që në atë kohë ikona e filmit u emëruar fytyra e bodybouldingut nga revista e themeluar nga Joe Weider. Ai besohet se deri më tani ka qenë në ballinën e kësaj reviste mbi 60 herë. “Ishin magazinat ku unë kam gjetur shkëndijën e cila më frymëzoi që unë të ngrish peshat dhe eventualisht të shpërngulesha në Amerikë për t`i realizuar ëndrrat e mija. Jam krenar që po kthehem si kryeredaktor”, ka thënë “Terminatori”.

Tom CruiSe

Mund të BëHej prift

edhe pse ka vite që Tom Cruise është pjesë e Kishës së Shkencologjisë, një sistem besimi që mbron teorinë se njeriu është qënie e pavdek-shme dhe spirituale, shumë njerëz nuk e dinë që aktori i famshëm ka pasur një të shkuar katolike. Sipas gazetës ‘New York Daily News’, protagonisti i ‘Eyes Wild Shut’ ka studiuar në një

seminar për tu bërë prift. “Tom ishte katolik. Shkonim në meshë dhe kalonim shumë kohë në kishë. Na pëlqenin historitë e murgjve dhe donim të bëheshim priftërinj edhe pse ishim shumë të vegjël për të marrë një vendim të tillë”, thotë Shane Dempler, shok fëmijërie i aktorit hollivudian. Ëndrra për t’iu përkushtuar fesë përfundoi shpejt pasi, sipas rrëfimit të Dempler, Tomi dhe ai u përjashtuan sepse i kishin vjedhur alkool murgjve të kolegjit. “Kolegji i dërgoi një letër prindërve tanë duke i thënë që ne ishim djem të mirë, por do ishte më mirë të ktheheshim në shtëpi. Nuk na përzunë, por na ftuan të iknim”, kujton Dempler.

Page 14: Florije Peci ADN, Emri i PS, papunesia

14 E mërkurë 6 mars 2013 •

« Bota

Pazari Maputo

gonçalo Fernandes kontrollon çdo mëngjes punën në kantierin e

ndërtimit në Avenida Armando Tivane, në qendër të Mapu-tos. Inxhinieri 31 vjeçar nga Portugalia kontrollon si po ecën puna në ndërtimin e një godine 16 katëshe banimi, me 45 apartamente luksoze dhe një pishinë. Gonçalo Fer-nandes jeton në kryeqytetin e Mozambikut që prej shtatorit 2012, dhe e ndien veten mirë këtu. Ai është punësuar në firmën portugeze të arkitek-turës, Pitágoras dhe ka ardhur në Maputo. Ndërkohë që tregu i punës në Portugali është krejtësisht i ngopur, në Mo-zambik është krejt e kundërta, thotë ai. “Këtu ka shumë punë. Duhet të ndërtohen ndërtesa banesash, zyrash dhe tregtare. Pra ka shumë hapësirë për zhvillim,” thotë ai duke bërë krahasime midis Mozambikut dhe vendit të tij. E ardhmja e firmës së ndërtimit është në Afrikë, për këtë Ferndandez është i bindur. Ndërkohë që sipas vlerësimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar ekono-mia në Mozambik është rritur me 7,5 përqind në vitin 2012, prodhimi bruto në Portugali ra me tre përqind. Poten-ciali ekonomik i shtuar vitet e fundit nëpërmjet nxjerrjes së lëndëve të para si qymyr dhe gaz, si dhe nga stabiliteti politik dhe social, e kanë bërë Mozambikun interesant për fir-mat e huaja. Në nëntë muajt e parë të vitit 2012, ministria e Punës në Mozambik ka marrë 11 800 kërkesa pune nga punonjës të huaj, kryesisht afrikano-jugorë, portugezë dhe kinezë.

Afërsia kulturore dhe gjuhësore lehtëson migrimin e portugezëve. Sipas të dhë-nave të konsullatës portugeze në Maputo, 17 mijë portugezë janë regjistruar si banorë të provincës së Mozambikut jugor, Gazës dhe Inhambanes. Numri i portugezëve që jetojnë atje është shumë më i madh, pasi shumë të huaj nuk lajmërohen zyrtarisht. Shumë

Në një referendum popullor, zviceranët vo-tuan për kufizimin e rrogave të menaxherëve. Për Gjermaninë një masë e tillë është problematike si ekonomikisht ashtu edhe nga etika. Si për ironi, zvi-ceranët, vendi i bankave dhe koncerneve të mëdha kërkon t`i verë në të ardhmen limit rrogave të larta të top-menaxherëve të ekonomisë. Referendumi në Zvicër ka nxitur diskutimet edhe në Gjermani për të drejtat dhe privilegjet e menaxherëve me rroga të larta. Përfaqësues nga koalicioni qeveritar dhe nga opozita përshëndetën vendimin e marrë nga zviceranët dhe kërkuan ligje më të forta për Gjermaninë. Diferenca ka sa i përket pyetjes nëse ligjvënësit apo sipërmarrjet do të jenë përgjegjëse.

Raportet zvicerane janë specifikePër Komunitetin Gjerman për mbrojtjen e le-

trave me vlerë (DSW) është e qartë se aksionerët e një firmë duhet të jenë përgjegjës për nivelin e rrogës së personelit të lartë. Megjithatë duhet të plotësohen disa kushte, thotë menaxheri krye-sor i DSW-së, Marc Tüngler: “Kjo është një çështje për të cilën duhet të vendosin pronarët. Kështu që përgjegjësinë duhet ta mbajë pronari, pra ak-sioneri, i cili duhet të thotë “Po, unë jam dakord që

kufi për rrogat e menaxherëvedrejtuesit tanë të marrin maksimalisht x - milionë euro.” Koncepti i rrogës duhet të përpunohet në Këshillat Mbikqyrës dhe duhet të bëhet si propo-zim. Sado interesante që të duket votimi zviceran në moment, duhet patur kujdes që gjërat që të mos bëhen krahasime me gjëra që nuk mund të krahasohen, paralajmëron Tüngler. Ndryshe nga Gjermania me sistemin dyshkallësh të drejtimit të siëprmarrjeve, në Zvicër në pjesën më të mad-he kryesia dhe organet kontrolluese ndodheshin së bashku në një Këshill Adminstrativ.

Ndryshime shoqëroreRroga mesatare e një të punësuari me kohë

të plotë në Gjermani është gati 28 mijë euro në vit. Për rrogën e shefit të VW, Martin Winterkorn që është 16,6 milionë euro, do të duhej që ky punonjës të bënte 593 ditë pune. Por krahasimi i shifrave nuk thotë shumë, shpjegon Birger Priddat nga Universiteti i Witten-Herdeckes. Gjermanët nuk kanë kundërshtim që për punë të mirë të jepen edhe honorare të mira, por çështja nuk është këtu. Profesori i ekonomisë dhe filo-

zofisë krahason koncernet e mëdha dhe bankat me sundimtarë absolutë që shkëlqejnë duke demostruar nga jashtë bollëk dhe pasuri. “Kemi të bëjmë me reputacionin. Njeriu ynë nuk duhet të fitojë më pak se të tjerët, sepse firma do të vlerësohej më keq se firmat e tjera. Dhe nëse ne besojmë se jemi kaq të vlefshëm, duhet ta beso-jnë edhe të tjerët.” Në këtë mënyrë sipërmarrjet kanë rritur reciprokisht rrogat e menaxherëve.

Bursa FrankfurtPër dekada me radhë ka vlejtur ky princip.

Por që prej shpërthimit të krizës ekonomike më 2008-ën, krizë të cilës nuk po i vjen fundi ka pa-tur ndryshim mendimi në shoqëri. Rrogat e larta të menaxherëve nuk mund të durohen më. Ek-sperti i ekonomisë, Priddat, krahason duke thënë se nëse shikon pas fasadës, dallon që gjithçka ka të bëjë me dukjen: “Papritur shihet se në fakt ata nuk bëjnë ndonjë punë për të marrë rroga të tilla, ose që bëjnë punë mashtruese apo aktiv-itete që janë punë normale duke marrë para për të cilat nuk ka justifikim.”

Portugezët largohen nga kriza në vend

Mijëra portugezë kanë emigruar vitet e fundit në Mo-zambik. Ata largohen nga kriza ekonomike dhe papu-

nësia në vendin e tyre dhe shkojnë në ish-koloninë portugeze, ku ekonomia është në zhvillim

portugezë shkojnë me vizë turistike në Mozambik dhe fil-lojnë të punojnë ilegalisht. Pas mbarimit të vizës ata largohen nga vendi për t’u futur sërish më vonë si turistë. Javët e kaluara autoritetet e Mozambi-kut kanë shtuar kontrollin kufi-tar dhe kanë kthyer mbrapsht shumë portugezë, që kanë patur shumë viza turistike. Shumica e portugezëve janë të rinj dhe me kualifikim të lartë dhe shkojnë në Mozam-bik me një vizë pune.

Gjithçka fillon me iluzioneMuzika dhe menyja

autentike e restorantit Taverna të kujtojnë Portu-galinë. Sipërmarrësi portugez Nuno Pestana e ka hapur

këtë restorant para shtatë vjetësh. Që kur ka ardhur ai shikon se si gjithnjë e më shumë portugezë vijnë në Maputo. “Shumë kanë shpresa të mëdha, presin më shumë se sa mund të ofrojnë ky vend”, thotë Nuno Pestana. Por ai thekson se “këtu ka shumë për të bërë, ka shumë mundësira, por duhen bërë edhe shumë investime”. “Është shumë vonë, të vish tani në Mozam-bik,” thotë Pestana. Sepse këto kohë Mozambiku është kthyer në një vend me çmime të lar-ta. Rrogat e punëtorëve dhe punonjësve nuk janë shumë të larta, megjithëse shumë prej tyre nuk kanë arsim të mirë dhe janë pak produktiv. Banesat janë të shtrenjta,

transporti po ashtu.” Të gjitha këto rrisin vështirësitë për investime, shton ai. Kapitali, koha dhe durimi janë tre faktorë që i bëjnë investimet të suksesshme në Mozambik, tregon inxhinjeri Gonçalo Fer-nandes. Firma e arkitekturës, në të cilën punon ai, mund të shihte rezultat vetëm pas tre vjetësh. “Është e vështirë të futesh në treg,” thotë Fer-nandes. “Dhe është e vështirë që të bindësh autoritetet e Mozambikut me idetë tona. Ne duhet të bëjmë të qartë se vijmë me qëllime të mira.”

Kërcënime nga jashtë? Osvaldo Macama punon

prej një viti e gjysmë si taksixhi. Ai merr gjithnjë e më

shumë të huaj në makinën e tij në ngjyrë jeshile. Për një pjesë të migrantëve ai gëzo-het. “Kur vijnë me projekte për zhvillimin e vendit ose për të punuar për ndonëj firmë të re”. Por Macama kritikon që “shumë të huaj vijnë dhe marrin vendet e punës nga banorët e vendit”. Rreziku që punët t`i marrin të huajt, dhe ndryshimet e mëdha të rro-gave kanë rritur shqetësimin e shumë banorëve të Mo-zambikut dhe të sindikatave. Por sociologu José Brás thotë se nuk ka arsye për të pasur frikë. “Sipas të dhënave tona forcat vendase të punës janë me kualifikime të ulëta. Kurse të huajt vijnë krye-sisht si forca të kualifikuara pune”. Gati të gjitha firmat portugeze marrin në punë banorë vendas. Megjithatë punëdhënësit e rinj nuk janë gjithnjë të mirëpritur. “Shumë mendojnë se portugezët nuk vijnë për të zhvilluar vendin, por për të bërë biznese”,

thotë Domingos Machava, i cili studion ekonomi në Universitetin Eduardo Mond-lane. Machava mendon se nuk shihet me sy të mirë nëse një grup të huajsh arrijnë mirëqënie më të madhe se sa popullsia vendase. Studenti nga Mozambiku, që për pak do të fillojë jetën profesionale në punë, shpreh keqardhjen që “disa të huaj kanë shance më të mëdha se sa vendasit”. Nëse bëhet fjalë për imi-grantët e rinj portugezë, disa kritikojnë për një “kolonizim të ri” nga ish-mëmëdheu, Portu-galia. Por sociologu José Brás kundërshton. Ai përmend as-pektet pozitive të migracionit të portugezëve në Mozambik. “Ata sjellin një dinamikë të re dhe përvojë. Ata vijnë nga një shoqëri portugeze që nuk është e njëjta si 200 vjet më parë, por është një shoqëri me një vizion të ri, me dije teknike dhe me kualifikime”. Prandaj mendon José Brás, Mozambiku përfiton nga migracioni.

Page 15: Florije Peci ADN, Emri i PS, papunesia

15• E mërkurë 6 mars 2013

»Bota

Qeveria e re qipritote do të ndërmarrë hapa konkretë kundër akuzave për larje

parash. Një firmë private ngar-kohet për hetim. Ministrat e Fi-nancave të eurogrupit i shohin akuzat si pengesë për paketën e ndihmës. Pas zgjedhjes së presidentit konservator, Nikos Anastasiades si president të ri të Qipros, eurogrupi mori frymë lirisht. Nga të gjithë kandi-datët, Anastasiades dukej më i besueshmi për stabilitetin e nevojshëm. Pikërisht këtë duan të shohin shtetet e Eurozonës - stabilitet, por edhe konsoli-dim të financave shtetërore, transparencë në sektorin e fryrë dhe të zhytur në borxhe, para se ta shpëtojnë Qipron nga falimentimi. Qeveria e re ndërkohë e ka marrë një hap të rëndësishëm në drejtim të fitimit të besimit: Ajo do të lejojë një hetim të pavarur për të parë mundësinë reale të efektit të masave kundër larjes së parave. Sipas eurokomisio-nierit, Olli Rehn ky premtim është “rruga më bindëse për të hequr shqetësimet.” Gjermania kishte këmbëngulur për një hetim të tillë.

Paketa gati që në mars? Megjithatë ende disa

shtete të tjera të euros shohin nevojën e zbardhjes së mëtejshme të akuzave për larje parash. Maria Fekter, ministrja austriake e Finan-cave u shpreh pa dorashka, kur tha se Qiproja duhet të krijojë një regjistër ligjor, sepse sipas saj “administrimi anonim i pasurisë së besuar” iu jep “dorë larjes së parave”. Sipas Fekterit “duhet ditur se kush qëndron pas një firme, kush e ka përgjegjësinë. Kjo duhet siguruar nga ana ligjore”. Sipas kryetarit të eu-rogrupit, Jeroen Dijsselbloem politikanët do të bien dakord për Qipron që në Mars.

Pritjet ndaj ItalisëGjendja politike në Itali

pas zgjedhjeve atje nuk ishte pjesë e axhendës së bisedi-meve, por ministrat janë të shqetësuar për kursin e mëte-jshëm të Italisë. “Shpreso-jmë që kursi i reformave i

pavarësia, luksemburgu paralajmëron skocinë

Qeveria e Luksemburgut u shndërrua në të parën jashtë Bri-tanisë së Madhe që u shpreh zyrtarisht kundër referendumit për pavarësinë e Skocisë. Ministri i Jashtëm i “mikro-shtetit”, shtëpi e 400 mijë banorëve dhe shumë bankave të rëndësishme europi-ane, Jean Asselborn, theksoi se “tani është koha për solidaritet dhe jo për të zgjedhur rrugë të ndryshme”. Në një deklaratë për “BBC”, kryediplomati luksemburgas shtoi: “Ndërsa po përballemi me rrjedhojat serioze ekonomike dhe sociale të krizës së Eurozo-nës, në këtë kohë shtetet anëtare duhet të qëndrojnë të bashkuara dhe jo të kërkojnë divorce të dhimbshme për të gjithë. E ardhmja e Skocisë është një çështje që duhet të përcaktohet nga banorët e këtij vendi, por e ardhmja e saj në BE mund të përcaktohet vetën nga vullneti i përbashkët i skocezëve me vendet e tjera anëtare”. Qëndrimi i qartë i Asselborn përsërit deklaratat e Komisionerit Barroso, që ka thënë më parë se nëse Skocia do të mëvetësohet nga Britania, atëherë do të humbë edhe statusin e saj si anëtare e BE-së dhe duhet të aplikojë për t’u rianëtarësuar nga e para. Në një qëndrim të Edinburgut zyrtar, zëvendëskryeministri skocez, Nicola Sturgeon, theksoi se “deklaratat se Asselborn ka të drejtë të ketë pikëpamjet e tij personale”. Ai shtoi se referendimi për pavarësinë në 2014-n është një çështje që u përket vetëm skocezëve

korea V. kërcënon me anulimin e armëpushimit

Korea e Veriut kërcënoi me anullimin e marrëveshjes së armëpushim-it me Jugun, që i dha fund Luftës Koreane në vitin 1953, duke cituar nismën amerikane për të vendosur sanksione të gjithëanshme si një akt agresioni që rihap konfliktin. Korea e Veriut realizoi një testim bërthamor në muajin shkurt, paraprirë nga lëshimi i paautorizuar i një sateliti në hapësirë në dhjetor 2012, veprime që kanë vendosur Penia-nin në qendër të kritikave dhe sanksioneve ndërkombëtare. Autorite-tet koreanoveriore kërcënuan gjithashtu me ndërprerjen e çdo kontakti me Korenë e Jugut, duke ndërprerë linjat telefonike që ndodhen pranë kufirit ndërshtetëror, në fshatin e Panmunjomit. Gadishulli Korean u përfshi nga një luftë e përgjakshme 3-vjeçare, në vitet 1950-53, e cila shkaktoi mbi një milionë viktima dhe çoi në formimin e dy shteteve koreane, të ndarë në paralelin 38. Megjithatë, të dy shtetet firmosën vetëm një armëpushim në fundin e konfliktit dhe jo një paqe që i jepte fund përfundimisht luftës, prandaj të dy vendet janë teknikisht ende në luftë midis tyre. Këshilli i Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara pritet të mblidhet të martën në selinë e OKB-së në Nju Jork, për të nisur bisedimet mbi sanksionet që do të vendosen mbi Korenë e Veriut. Sekretari amerikan i Mbrojtjes në largim, Leon Panetta kërkoi “veprime të menjëhershme” kundër Koresë së Veriut, vetëm dy ditë pas testit të tretë të kryer nga vendi komunist dhe në përgjigje të provoki-meve, SHBA dhe Korea e Jugut organizuan një stërvitje të përbashkët ushtarake pranë kufirit koreanoveriore gjatë shkurtit.

itali, grillo kundër të gjithëve: Jo qeveri teknike

Zgjedhjet e fundit në Itali prodhuan një rezultat që për Brukselin ka rikthyer përsëritjen, por këtë herë me përmasa akoma më të mëdha, të krizës politike në Greqi. Rezultati i prodhuar nga votimi i rreth 40 milion italianëve më 24 dhe 25 shkurt nuk rezultoi me një mazh-orancë të mirëfilltë. Dy kampet kryesore, ai i majtë dhe ai i djathtë humbën terren dhe pala e vetme e fituar në këtë mes ishte lëvizja e M5S, e komedianit Beppe Grillo. Prej daljes së rezultati zyrtar, klasa politike është përfshirë në bisedime të ethshme nën dhe mbi rro-goz. E majta e udhëhequr nga Bersani ka refuzuar kategorikisht një koalicion me të djathtën e Berluskonit, ndërsa lëvizja e “5 yjeve” e Beppe Grillos i refuzon që të dyja. E për të dalë nga ky ngërç politik, së fundmi po qarkullojnë zërat për ndërtimin e një qeverie teknike, të ngjashme me atë Monti që udhëhoqi vendin deri para zgjedhjeve. Por edhe ky propozim është hedhur poshtë nga Grillo. “M5S nuk ka mbështetur, nuk mbështet dhe nuk do të mbështesë asnjëherë një qeveri teknike. Në të vërtetë nuk ka qeveri teknike, por vetëm qeveri politike. Qeveria Monti ishte qeveria më e politizuar e pa-sluftës në Itali. Asnjë qeveri që prej asaj kohe nuk ka guxuar të vendosë në diskutim artikullin 18 për mbrojtjen e punonjësve më parë, qeveria Monti e bëri këtë”, deklaroi kreu i lëvizjes surprizë në vendin përtej Adriatikut. Shtegu për mbështetjen e një qeveri teknike u la i hapur nga kreu i grupit të senatorëve të M5S, Vito Crimi. Në një deklaratë për mediat ai tha se nuk ka asgjë konk-rete, të paktën tani për tani, ndërsa nuk mohoi mundësinë që kjo të ndodhë në ditët në vijim. Pikërisht ky përkufizim e dety-roi atë të tërheqë deklaratat e lëshuara një ditë më parë duke shkruajtur në faqen e tij zyrtare në Facebook se nuk do të lëshojë asnjë intervistë për mediat. Për vetë natyrën e “anarshiste” të ndërtimit të saj, shpesh zërat që mbërrijnë nga M5S janë kon-tradiktorë ndërmjet tyre, ndaj për momentin, figurat kryesore të kësaj lëvizje kanë lënë menjëanë debatin për qeverinë e re dhe po përpiqen të “institucionalizojnë” një zë të vetëm për publikun.

Po afron paketa e shpëtimit për Qipron

kryeministrit, Mario Monti do të vazhdojë të ndiqet”, u shpreh ministri i Financave të Luksemburgut, Luc Frieden. Por pikërisht Monti pësoi dështim të madh në këto zgjedhje. Beppe Grillo dhe Silvio Berlusconi, dyshja nga e cila nuk priten reformat si pretendon KE, kanë marrë më shumë se gjysmën e votave. Normat e sigurimit të interesit për obligacionet shtetërore italiane janë rritur ndër-kohë. Dijsselbloem pret nga

qeveria italiane të mos harrojë përgjegjësinë për stabilizimin e eurozonës.

Franca shpreson për shtyrje

Por edhe Franca ka bërë të ngrihet tensioni i eurozo-nës. Ky vend nuk do të arrijë të respektojë edhe këtë vit kufirin maksimal të deficitit të lejuar prej 3% të prodhimit të përgjithshëm bruto. Me shumë interes pritet nëse KE do të shtyjë me një vit

shkeljen e kufirit deficitar, siç u bë me Spanjën. Komisioneri i BE-së për monedhën, Rehn la të kuptohet: “Tek disa vend vërtet është e justifikuar që të shtyhen afatet për ruajtjen e kufirit të deficitit.” Kusht për Francën është që të vazh-dojë reformat.

Irlanda si shembullMinistri francez i Finan-

cave, Pierre Moscovici përsëriti formulën e tij tashmë të njohur për ruajtjen e ekuilibrit mes konsolidimit dhe rritjes ekonomike. “Duhet të mos lejojmë që recesioni të vijë nga kursimet, sepse kjo mbyt rritjen ekonomike, sepse kjo shton humbjen e besimit politik dhe social në Europë. Kjo mund të shtojë hendekun mes jugut dhe veriut të Europës.” Por KE megjithatë ka edhe shembuj pozitivë për të prezantuar. Olli Rehn u shpreh se Irlanda pritet të dalë nga programet e shpëtimit në vjeshtë dhe Portugalia pritet të mos ketë më nevojë për programet e shpëtimit në vjeshtën e ardhshme.

Page 16: Florije Peci ADN, Emri i PS, papunesia

16 E mërkurë 6 mars 2013 •

« Dossier

Nga albeRt KotINI

Momentum

ka vdekur në Tiranë më 11 gusht 1966, në moshën 102-vjeçare dhe varroset i përcjellë nga të afërmit dhe dashamirës në heshtje.

Shefqet Frashëri punoi për të mirën e mëmëdheut pa u ndier, por i shpërblyer se qëllimi i jetës së tij ishte arritur, sado që shkoi buzëplasur se po e linte vendin nën robërinë e “Kainit të vatanit”.

Në revistën “Leka” të vitit 1938 shkruhet: “Historia shkruhet e nuk bëhet, - thonë histor-ishkruesit e ndërgjegjshëm të shekullit tonë. His-toria shkruhet në bazë të dokumenteve të asaj kohë e jo sipas hamendjesh e thëniesh të njërit apo të tjetrit, të cilët e sjellin ujin sipas qejfit në mulli të vet. “Është kështu pse e them unë”. Ngadalë njëherë. Kjo ndoshta mund të ndodhë nëpër biseda të një gjysmë të kulturuar në mes një sasie njerëzish të paditur, të cilët i marrin fjalët e atij si dogmë dhe i mbajnë si fjalë ora-kulli. Mirëpo në rrethet e kulturuara, po nuk u provua me dokumente, çfarë flitet nuk ka vlerë historike e vihet në radhët e për-rallave. Thamë shkruhet në bazë të doku-menteve të asaj kohe, por shtuar edhe se dokumentet e një burimi nuk janë gjithmo-në ato që e provojnë të vërtetën e thënieve të tyre. Lypsen dokumente burimesh të ndryshme e që për argumentim bëhen nëpër hulumtime të shumta arkivore.”

Pikërisht dosieri në fjalë është mbi personalitetin e harruar që për së gjalli, Shefqet Isuf Frashëri, i cili ka kontribuar në formimin e ndërgjegjes kombëtare. Mbi këtë figure kombëtare gjoja mungon “baza historiografike”, që në fakt është shumë e pasur për ata që duan t’i zbulojnë fenom-enet, pasi mund të formohet një koleksion botimesh të pastudiuara ende.

Lumo Skëndo po te revista “Leka” shkru-an: “Pse të gënjejmë vetveten? Dashu-ria nuk ngjallet me para. Duhet të na vijë nga zemra. Kemi me qindra shqiptarë të shpërndarë. Sa të shkojnë ditët dhe vitet në kafene me fjalë të kota, le të punojnë. Unë që shkruaj këto radhë kam pasur fatin të njoh të venë e historianit grek Sathas. Më ka rrëfyer se i shoqi gjersa vdiq i moshuar, më tepër se 80 vjeç, ka rrojtur në Venedik me bukë e me qumësht, punonte tërë natën gjersa gdhihej, se s’kishte asnjë frangë ndihmë nga qeveria greke. Rronte me një mënyrë më tepër se modeste, me pak të holla që fitonte me shkrimet e tij dhe vdiq pothuaj urie. Dhe kjo nuk e ndaloi të ishte një njeri i madh dhe një punëtor i palodhur i kombit dhe i vendit të tij. Nuk kërkoi njerëz, sa Satha dhe si Satha, por si çirak të atij njeriu”.

Po te “Leka” është një artikull i botuar nga Lumo Skëndo më dt. 18.12.1938, i cili bën fjalë për kolek-sionin e humbur të Abdyl Frashërit, midis të cilit një dorëshkrim që tregonte historinë e Frashërit, fëmijëve të atij vendi dhe të gjithë Frashellinjve, të cilët Abdyli i kishte shkruar sipas rrëfimeve të znj. Tato (hallë dhe teze) e të gjithë Frashëllinjve. Kjo ka qenë mjaft e moshuar dhe e njohur dhe deri në moshën 90-vjeçare ka pasur një memorie dhe inteligjencë fort të mendshme e të shëndoshë e që Abdyli e shfrytëzoi mirë që në rini të tij.

Po kështu një dorëshkrim tjetër ka qenë për Lidhjen e Pirzrenit, që nuk ishte një biografi, as një histori biografike, por një përshkrim i plotë i ngjarjeve në të gjitha aktivitetet. Në Janinë, Gjirokastër, Frashër, Dibër, Prizren, Stamboll dhe në pesë kabinete europiane. Akoma ndihem keq që nuk kam në dorë dorëshkrimin tjetër të hum-bur të babait tim, që ka qenë një defter gjene-alogjie me shënime jetëshkrimi për të gjithë të parët e familjes.”

ShefQeT iSuf fraShëririlindësi i harruar i derës

së madhe të frashërllinjvePersonaliteti i njërit prej Frashellinjve, Shefqet Frashëri

(Marrë nga libri “Ali Këlcyra, aristokrati kuqe-zi”, me autor Tanush Frashërin, viti 2005.)

Shefqet Isuf Frashëri lindi në Frashër të Dangëllisë më 28 nëntor 1864, në derën e familjes bektashiane të Sulejmanbejllinjve. Në shtëpi mësoi të fliste shqip, kurse mësimet e para i mori në shkollën fillore të Frashërit e në teqenë e bektashinjve. Sulejmanbejllinjtë kishin marrëdhënie të mira me Dumellarët, që e kishin shtëpinë poshtë sarajeve të tyre dhe vinin të faleshin në xhamitë e familjes së Shefqetit. Me Naimin është pjekur djalë i rritur, 12-vjeçar, kur ai vinte në Frashër për të kaluar stinën e verës e të vjeshtës. Më 1878 shkon të vazhdojë mësimet e mesme e të larta në Stamboll. Për efekte ligjore tutori i tij u bë Samiu, gjersa erdhi Naimi më 1882.

Në kohën e lirë shkonte te Frashorët, të cilët i futën në gjak frymën nacionale dhe ndikuan në përgatiten e tij si ushtar i lëvizjes kombëtare.

Naimi, me natyrën e tij prej artisti, i tregonte historinë e shqiptarëve, i mësonte vjersha, e shëtiste mes bukurive të Stambollit, kurse mar-rëdhëniet me Samiun ishin “shkencore”, ai e pyeste për dijet e marra gjatë javës dhe biseda bëhej në frëngjisht edhe në shqip. Më 10 gusht 1892 përfundon studimet e larta në fakultetin e administratës civile dhe emërohet në Bejrut, por me ndërhyrjen e Naimit dërgohet në gjim-nazin e Manastirit, ku e rekomandon te Halit bej Bërzeshta, alias Bej Babaj.

Në takimet e shpeshta që Shefqeti e disa patriotë të tjerë bënin në shtëpinë e Bej Babajt në përpjekjet për përhapjen e idesë kombëtare, vendosën të formojnë Komitetin e Fshehtë të Manastirit për Lirinë e Shqipërisë (1895), në të cilin bën pjesë Halit Bërzeshta, Shefqeti dhe i vëllai Sabriu (asokohe nënprefekt i qytetit), Fe-him bej Zavalani; një vit më vonë u anëtarësu-an aty edhe Qiriazët, Jorgji e Kristoja (1896). Në gjimnaz Shefqeti jepte lëndë shkencore e matematikë, por fshehurazi nxënësve shqiptarë u mësonte shqipen, i këshillonte ta donin gjuhën

amtare, ta përhapnin atë e u mësonte vjersha të Naimit. Veprimtaria e tij tërhoqi vëmendjen e policisë. Mbi bazat e raportit të saj drejtori i përgjithshëm i arsimit, Vasil Janina, i kumtoi min-istrisë në Stamboll se “është një revolucionar kokëfortë, i pabindur, që e ka kthyer shkollën në një çerdhe të propagandimit të gjuhës shqipe”.

Ministria e Arsimit më 1897 e transferon Shefqetin në vilajetin e Kosovës si nëndrejtor të liceut të qytetit të Shkupit. Edhe këtu ai vazhdoi të përhapë gjuhën shqipe e të zgjojë ndjenjën kombëtare mes nxënësve. Kësaj radhe komisari-ati i policisë së Shkupit e gjurmonte këmba-këm-bës dhe disa herë shpëtoi nga thonjtë e policisë së Stambollit, kur udhëtonte për në Shkup, kon-sulli austro-hungarez August Kral, mik i madh i shqiptarëve, i cili valixheve të Shefqetit me libra e gazeta shqip u vinte kartëvizitën e tij diplomatike. Pyetjeve provokuese të Dervish Agait (agjenti mbikëqyrës) iu përgjigj drejtpërdrejtë: “Armiqësia e elementeve greko-bullgarë kundër Perandorisë Osmane do t’i sjellë një rrebesh Maqedonisë,

prandaj ne shqiptarët kërkojmë të na njihet zyrtarisht e drejta e mësimit të gjuhës sonë në krahinat me shqiptarë.”

Nuk shkoi shumë kohë, kur i vjen njoft-imi se e largojnë nga arsimi për të kaluar në shërbim të administratës dhe “trans-ferohet” i shoqëruar me rojë si nënprefekt në Lumë (1899-1900). Atje krijon lidhje me patriotë që kishin bashkëpunuar me Abdyl Frashërin, me të cilët punon për propagandimin e idesë kombëtare. Praj kallëzimit të një kallauzi futur në mjedi-sin e atdhetarëve, e largojnë në Preshevë (1900-1901), pastaj në Follorinë (1901-1902), në Përlep (1902-1904), Merqes-Kajmekam në Manastir (1905-1906). Ndërkohë Komiteti i Fshehtë i Manastirit ishte zgjeruar me patriotë të rinj e degë të reja. Në gjirin e këtij komiteti vepronin H.B. Bërzeshta, Shefqet Frashëri, Fe-him Zavalani, Jorgji e Kristo Qiriazi, Bajo Topulli, Shefki Zavalani, Sulejman Luzati (nënprefekt i Tetovës), Sejfi Novosela (Vl-lamasi), Dalip Panariti, Rasim Dasova, Mu-harrem Dibra etj. Komiteti mëmë, me seli në Manastir, duke parë gjendjen e vështirë ku gjendeshin viset shqiptare, i vuri vetes për detyrë propagandimin e idesë së rrëmbimit të armëve kundër pushtetit os-man. Arratisjet e njëpasnjëshme të disa anëtarëve të komitetit, sidomos e Bajo Topullit, e shtrëngoi Ministrinë e Brend-shme të merrte masa. Shefqetin e largojnë përsëri për në Përlep (1906-1908).

Në vitin 1908, me formimin e Komitetit të Itifadistëve (Xhonturqve në Rumeli “Itti-

hat ve Terakki”, dega e Përlepit, e fton Shefqetin të marrë pjesë në të, po meqë nuk dhanë garanci për njohjen e të drejtave kombëtare shqiptare, ai refuzoi prerazi ofertën që i bënë. Nga ana tjetër, e nisi familjen me të shpejtë për në Korçë që të ishte jashtë çdo rreziku. Niazi Resnja në kujtimet e tij “Hatërat - i Nijazi”, botuar në Stamboll më 1910, kur flet për aktivitetin e komitetit shqiptar, në radhë të parë ndërmjet shqiptarëve, përmend Shefqet Frashërin si eksponent në shërbim të komunitetit për mbrojtjen e interesave shqiptare.

“Në qytetin e Përlepit organizata e lartpër-mendur kishte anëtar Shefqetin, kajmekam i Përlepit. Nga një veprimtari e tillë Xhemijeti u shqetësua dhe kishte të drejtë”, - shkruan N. Resnja, prandaj u vendos “zhdukja fizike” e Shefqetit dhe e tre oficerëve të tjerë sh-qiptarë. I njoftuar me kohë, Shefqeti së bashku me disa shokë, Shefki Zavalanin, Sulejman Luzatin, Rasim Dasovën, Muharrem Dibrën, e Dalip Panaritin, vendosën të arratisen e atë bashkohen me çetën e Bajo Topullit. Shefqeti shkruan: “Duke përfituar nga muaji i Ramazanit

në kohën e Iftarit, muarëm rrugën që na nxirrte në teqenë e Kanatllarit. Ashtu të armatosur siç ishim, shkuam fshehurazi në shtëpinë e Shefki Zavalanit, kur të nesërmen u njoftua shpallja e formimit të qeverisë së Xhemijetit.”

Kthehet në Korçë, në gjirin e familjes. Aty bashkëpunon me patriotët e qytetit e pas kthimit të Orhan Pojanit nga internimi formuan në gusht të vitit 1908 “Klubin Shqiptar të Kor-çës”. Me thirrjen e Kongresit të Manastirit (14-22. nëntor 1908), Shefqeti merr pjesë si delegat i Korçës. Ministria e Brendshme osmane, duke e parë se ai nuk hiqte dorë nga “qëndrimet e tij për cështjen shqiptare kundër shtetit osman”, vendosi ta largojë nga territoret me shqiptarë. (shih dokumentin MP. Brendshme osmane me të dhëna biografike të Sh. Frashërit, të shqipëruara nge osmanishtja në AQSH).

Valiu i Manastirit me të mbaruar kongresi e thirri Shefqetin dhe e njoftoi se ishte emëruar kajmekam në Siverek, një qendër e vogël, në Kurdistanin turk, por ai nuk pranoi. Atëherë valiu e njoftoi se atje do të shkonte e shoqëruar me xhandarë bashkë me familjen, të cilën, si e sollën në Manastir, i nisën së bashku në afërsi të kufirit, të sotëm turk me Sirinë. Në Siverek qëndroi 1 vit (1908-1909). Në Dijarbakir shkon si mytesarif (prefekt). Aty dallohet për vendosjen e rregullit e të qetësisë për mbrojtjen e popullsisë nga abuz-imet e nëpunësve të lartë, për afrimin dashamirës me vendasit, saqë fiton besimin e simpatinë e banorëve, disa syresh i përdorte si ndërlidhës me patriotët e tjerë shqiptarë. Për këto qëndrime “shpërblehet” me një varg lëvizjesh, nëpër zonën arabe të perandorisë osmane. Në krye e dërguan me një “zonë të nxehtë”, në Sham Xharabulus i Garb (buzë kufirit të sotëm siriano-turk-irakian), në Alep dhe prej aty në Mardin, të Kurdistanit turk (1912-1913), ku e gjen shpalljen e pavarësisë.

Prej Mardini gjatë kohës së iftarit arratiset së bashku me familjen e disa shqiptarëve të tjerë. Vendoset në Selanik, në pronat e veta. Më 1914, me ardhjen e Princ Vidit, emërohet prefekt i Durrësit, por për mosmarrëveshje të thella me qëndrimet e Esat Toptanit (i cili vuri njerëz ta vrasin, por që shpëtoi për mrekulli) dha dorëheqjen e kthehet përsëri në Selanik. Në vitin 1923 kthehet përfundimisht me familjen në Shqipëri, duke braktisur mallin e shtëpinë në Greqi. Në 11 prill 1923, emërohet nënprefekt i Pogradecit, transferohet, si prefekt i Beratit, kur më 11 shtator 1925 merr pjesë edhe si njeri prej

Page 17: Florije Peci ADN, Emri i PS, papunesia

17• E mërkurë 6 mars 2013

»Dossier

organizatorëve të festimit në kishën e Vakufit të shpalljes së Kishës Autoqefale Shqiptare. Më 10 prill 1926 emërohet në gjykatën e lartë, kurse më 13 prill 1929-1936 e gjejmë anëtar të Këshillit të Shtetit deri më 10 maj 1933, është edhe në Këshillin e Minierave pranë Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare. Në bazë të ligjit të kufi-zimit të moshës, del në pension në vitin 1936. Pushteti i diktaturës komuniste me vendimin nr. 92, Tiranë, dt. 4 janar 1949 i pret pensionin me përgjigjen: “Ke qenë funksionar i lartë në regjimet shtypëse antipopullore si dhe në atë të regjimit feudoborgjez të Zogut”. Pas një viti, në moshën 86-vjeçare, internohet së bashku me familjen në Kavajë.

Shefqet Isuf Frashëri dhe roli i veçantë i tij në Kongresin e Manastirit

Në foton origjinale të botuar në revistën “Dituria” nga Mithat Frashëri është Shefqet Frashëri si delegat i Korçës. Në librin e Institutit të Historisë (Akademia e Shkencave të RPS-të Shqipërisë) me titull “Akte të Rilindjes Kombë-tare Shqiptare” 1878-191, botuar në Tiranë më 1978, f 115, emri i Shefqet Frashërit është hequr. Në revistën politike-kulturore “Përpjekja” të muajit dhjetor 1936 Feim Zavalani në disa numra shkruan për Komitetin Shqiptar të Mana-stirit dhe ngjarje të tjera” (Arkiv Kombëtar).

Midis kujtimeve, monografive, dokumenteve në kapitullin “Organizata e Manastirit 1896-1905”, shkruan: “Për arsye familjare u vendosëm në Manastir në vitin 1896. Edhe këtu gjeta të formuar një organizatë të përbërë prej ushtarit trim, nënkolonel, Halit bej nga Bërzeshta, i njohur më tepër me emrin “Bej Babaj” dhe tim kunetër, Sabri dhe Shefqet Frashëri, i pari ndi-hmësprefekt dhe i dyti profesor në gjimnazin e shtetit. Natyrisht, edhe unë me të ardhur u futa në këtë shoqëri. Në fillim punonim me një fshe-htësi të madhe, duke sjellë gazeta së jashtmi dhe duke përfituar nga çdo rast për të zgjeruar qarkun e veprimit tonë.

Në atë kohë dhe zoti August Krali, konsulli i Austrisë (sot ministër në Sofje) na ndihmonte me çdo mënyrë në bazë të porosive të qeverisë austriake, që të përkrahej çdo lëvizje nacional-iste shqiptare në Turqi. Sidomos ay na dërgonte rregullisht me anën e S. Blloshmit, kavasë të konsullatës, fletoren “Drita”, që nxirrte në Sofje i ndjeri Shahin Kolonja dhe shumë gazeta dhe të përkohshme të tjera. Takimet i bënim në shtëpi-

në e të ndjerit Jorgji Qiriazi. Zoti Krali ndërm-jetësoi për emërimin e Jorgjit, si Dragoman Hon-orar i Konsullatës. Kësisoj, ajo u bë për neve si një vend, ku mund të siguroheshin kundra çdo rreziku. Po në ato kohë nga konsullata austriake e Shkupit përhapeshin këto shkrime në gjuhën shqipe me anën e kavasit të saj Kaja Zagari.

Kjo gjendje vazhdoi afro dy vjet, në krye të të cilave ideja kombëtare sa vinte e po forcohej duke u përhapur, por nga ana tjetër edhe qeveria turke, po ndiente korent të keq e të dëmshëm për të. Mbi këtë dhe të dy kunetërit Sabri dhe Shefqet Frashëri u transferuan, si nënprefektë në Kocanë e në Lumë. Për fat të mirë, në gjimnaz erdhi si profesor Mehdi Zavalani, një fis i jem kështu, që me Bej Babanë u bëmë prapë tre vetë në organi-zatë. Vetëm këta të fundit, duke qenë nëpunës të shtetit, ishin të shtrënguar të silleshin me shumë rezervë, kurse unë, i lirë nga çdo shtrëngatë dhe i bindur në fuqinë e së drejtës, nuk ndruhesha aspak në sjelljet e mija, por veproja me një gux-im, i cili, sot më duket mjaft i rrezikuar.” Në vijim autori Feim Zavalani shkruan për lëvizjen greko-bullgare në Maqedoni: “Këto ndjekje të qeverisë ishin përhapur në të gjitha anët. Në Shkup, p.sh, ku ndodhej im kunat, Shefqet Frashëri, si nëpu-nës, komisari i policisë së qendrës, njeri i quajtur Dervish, ishte caktuar të hetojë mbi sjelljet e tij. Shefqet beu, duke mos ditur situatën, fliste lir-isht. Një ditë në tren, takoi që ndodhen të dy në një kompartiment. Dervishi, duke sjellë fjalën mbi lëvizjen tonë, i bëri disa pyetje.

Dhe Shefqet Beu, pa u menduar aspak i përgjigjet, se armiqësia që po ushqejnë el-ementet greko-bullgare, kundër Turqisë, do t’i sjellë një rrebesh Maqedonisë, prandaj edhe neve shqiptarë, lypim që të na njihet zyrtarisht liria e mësimit të gjuhës sonë, meqenëse këto vende janë shqiptare. Në rast që të pranohet, ky proponim, atëherë dhe Fuqitë e Mëdha, nuk do të shfaqin dot ndonjë kundërshtim dhe kësisoj, do të “shpëtojë” atdheu. Përveç kësaj e siguroi se nuk kishte ndonjë mendim për indipendecë. Atëherë Dervishi u bind nga këto mendime dhe

i tregoi të vërtetën Shefqet Beut. Por duke ditur se kjo zgjidhje nuk do të aprovohej prej qever-isë, e këshilloi, të vazhdojë në punën e tij dhe të heqë dorë nga këto ide dhe kështu i dha fund gjurmimit të tij.

Me gjithë këto ndjekje dhe vëzhgime neve nuk e prishëm aspak programin tonë dhe u përpoqëm për zbatimin e projektit që kishim përgatitur. Kur neve, vepronim në këtë mënyrë, grekërit dhe bullgarët, duke venë në zbatim, sistemin e komitave që kishin shpikur, që më 1904, filluan të vrasin shoqi-shoqin sheshazi. Si një nga këto ngjarje, do t’iu tregoj vrasjen e një bullgari të dorës së parë në rrugën më të madhe të Manastirit nga ana e një vullnetari grek, Sejfi Novosela (Vllamasi), i cili ndodhej atje në çastin e ngjarjes, e na tregoi me tërë trishtimin, tmerrin e përpjekjes që kishte bërë.

Kur filluan të përsëriten shpeshherë të tilla ngjarje nëpër qytete e nëpër katunde, u kup-tua, se një katastrofë ishte e pandalshme dhe atëherë e ndjemë, që me pendë e me propa-gandë verbale, nuk do të mundnim të siguronim një përfundim me të vërtetë të dobishëm, ose përfundimin e dëshiruar. Prandaj, duke zbatuar parimin e shenjtë, filluam të përgatisim opinion-in mbi nevojën e domosdoshme që tu derdhemi armëve, për të mbrojtur të drejtat tona shekul-lore të shkelura në shpatën e pushtuesit.”

Në të gjitha kujtimet e mbledhura mbi ak-tivitetin e Shefqet Frashërit të bën përshtypje se ajo që ka lënë më shumë gjurmë në jetën e tij ishin ngjarjet e Manastirit në vitit 1930. Për këtë ngjarje “Ylli i mëngjesit” i vitit 1918 shkru-an: “Duke dalë nga Manastiri për të vajtur në Ko-rçë, ose në Elbasan, është një kopsht, i cili quhet ‘Dovlexhik’. Në ketë kopsht ka ngjarë një nga tragjeditë më të mëdha të historisë tonë kom-bëtare; por për të cilin pothuajse asnjë shkrimtar shqiptar nuk ka bërë fjalë.”

Jo vetëm në ketë revistë, por edhe në re-vistën “Leka” viti 1938, numër i veçantë, në f. 428-429, masakra e Manastirit, kihet si pikë referimi për të gjitha kryengritjet shqiptare deri më 28.11. 1912. Kjo ngjarje është e botuar në disa versione, sidomos në ato greke, ku sh-qiptarët u masakruan për motive të pronave. Në atë kohë, kur reforma e sulltanit, caktoi, kthimin e të gjithë trashëgimtarëve, në origjinën e tyre, d.m.th. që të zvogëloheshin sipërfaqet e tokës në maksimum. Kjo gjë, u puq dhe me interesat e Greqisë. Deri në vitin 1930, kur u shpall pa-varësia greke, interesat greko-shqiptare, kundër turqve ishin të përbashkëta. Mirëpo në Greqi mjaft prona zotëroheshin nga shqiptarët, të cilat të trashëguara në disa breza u shtrinë mjaft në territorin grek. Çështja u shtrua që trashëgiminë e këtyre pronave ta kthenin në origjinën e tyre fillestare. Kështu që masakra e Manastirit t’u shërbente turqve dhe grekëve jo vetëm kundër pavarësisë së Shqipërisë, por dhe për t’u marrë pronat shqiptarëve. Se çfarë është bërë për këtë simbiozë interesash, është një tragjedi e vërtetë, që nisi në Manastir. Edhe rumunët mjaft shqiptarë i shfrytëzuan kundër otomanëve, gjo-ja për pavarësinë e Shqipërisë, por në fakt de-risa rumunet fituan pavarësinë e tyre. Kisha Or-todokse, nga ana tjetër, në bashkëveprim midis tyre, si ruse, serbe, greke, dhe rumune, bënë një lidhje shpirtërore thjesht për interesat e veta që të binin në kurriz të interesave shqiptare.

Këto ide janë pikante edhe në jetëshkrimin e Shefqet Frashërit (shih: AQSH, fondi 1075, dosja 9-12, kujtime të dr. Naim Vretos për Halit bej Bërzeshtin dhe fondi 252, dosja 2, fleta 1.2., si dhe veprimtaria e Shefqet Frashërit në Komitetin e fshehtë të Manastirit “Për Lirinë e Shqipërisë”, viti 1895.

Sipas motiveve të historisë sonë kombëtare.Jeta dhe vepra e Shefqet Frashërit, përkufi-

zon një vrull të terë ideologësh nacionalistë, të cilët ngritën lart moralin dhe vlerat e Shqipërisë. Edhe, pse u benë vite që të paudhët nuk kanë shkruar në librat e historisë veprën e tyre, do të ishte sinteza e studimit shkencor, fakti, që po të mos ishte vepra e një serë Frashellinjve dhe së bashku me ta, e të gjithë patriotëve dhe ide-ologëve të vërtetë, Shqipëria, nuk do të ishte sot, një prej popujve më virtytshëm, pas rënies së Perandorisë Otomane. Kështu që fakti se drej-tues të kësaj perandorie kane qenë shqiptarët dhe jo grekët, rumunët, rusët apo legjendat ser-be, tregon se me sa dinjitet dhe aftësi njerëzore kanë qenë qysh në gjenezën dhe tablonë e tyre historike. Kjo d.m.th se, po të ishim përplasur në shtjellime të tjera historike, shqiptarët do të ishin një popull po aq i pavarur sa edhe sot.

Page 18: Florije Peci ADN, Emri i PS, papunesia

18 E mërkurë 6 mars 2013 •

« Speciale

vepra e visar Zhitit kufiri që ndan propagandën komuniste nga letërsia e mirëfilltë artistike*

nga: mërgim Korça

NË VËND TË HYRJES - Duke filluar që nga dit’e par’e vendosjes së diktaturës komuniste në Shqipëri e në vazhdim, si çdo çfaqje tjetër e jetës shoqërore që u vu nën një kontroll i cili dora dorës erdhi edhe u bë gjithënjë e më i rreptë, kështu edhe letërsia si edhe të gjitha botimet e ardhëshme erdhën dhe iu nënështruan një site politike partiake nga më të imëtat ! Nga që pikësynimi i këtij shkrimi nuk është t’i analizoj fazat nëpër të cilat u shtri kjo metodë që u tregua tamam policore ku, për një poezí apo tregim autori u persekutua apo u dënua nga burgim e deri në pushkatim ose varje, por një kënvështrimi nuk ia ndaloj dot përparësín’e të paraqiturit : është fjala lidhur me dy qëndrime që mbaheshin ndaj autorëve të gabimeve, ku njerit as i zihej në gojë gabimi, kurse tjetri … dënohej skajshëm si fajtor ! Konkretisht, veprat e Enver Hoxhës që filluan e ndiqnin njera tjetrën, sa vinin e bëheshin kundrathënëse ndërmjet tyre, (duke filluar nga qëndrimet ndaj aleatëve tanë më të ngusht’e të dashur fillimisht e në vazhdim po ata të kthyer në armiq të betuar kundra vëndit tonë), aq sa erdhi puna dhe në mbledhje kole-ktivash na thuhej : Sapo të shkoni në shtëpi do t’i nxini me stilolaps emrat e Beqir Ballukut, Petrit Dumes, Hito Ça-kos si edhe gjithë tradhëtarëve në ud-hëheqjen e ushtrisë sonë në çdo faqe që të gjënden dhe do të blini botimin e ardhshëm të korrigjuar të kësaj vepre … . Pra heronjt’e popullit të faqeve t’asaj vepre ktheheshin në tradhëtarë sa hap e mbyll sytë kurse autori i veprës, En-ver Hoxha, jo që nuk guxohej të përgo-johej lidhur me pohimet diametralisht të kundërta të tija por, përkundrazi … falënderohej se si i zbulonte dhe i dënonte tradhëtarët derisa thuajse të gjith’ata q’e patën rastin t’a ndihmonin, t’a mbështesnin edhe me rrezikimin e jetës së tyre, i zhduku herë me kurthe, (gjatë periudhës luftës), e herë me gjyqe-farsa në vazhdim !

Nuk ndodhte kjo me Visar Zhitin si edhe me gjithë vargun e shkrimtarëve dhe artistëve të cilët dënoheshin pa mëshirë vetëm se ekspertët letrarë supozohej se gjenin pozicionime kun-drare-volucionare në shkrimet e tyre (?) e në vazhdim hetuesit, mbështetur në ato pohime … hartonin akt – akuzat ndaj të vendosurve në shënjestër ! Po … i marrim me radhë krahasimet.

VLERËSIME TË HUAJSH SI DHE VEN-DASISH – Për të gjith’ata q’e dijnë se si qé vlerësuar Visar Zhiti në agun e Shek-ullit të Ri, pa dyshim që vlerësimi i tij ka përbërë për né krenarí të themeltë. Por edhe për ata q’e mësojnë vetëm sot, prap se prap edhe ata mbushen me krenarí të ligjëshme kur mësojnë se me ardhjen e Shekullit të Ri në Romë, pikërisht në qytetin–djep të Kulturës Klasike Latine, në sheshin e famshëm Navona i cili pa as më të voglën mëdy-shje është krenaría e Romës Baroke ku i derdhën talentet e tyre skulptorët si edhe arkitektët nga më të famësh-

mit e të gjitha kohëve si Gian Lorenzo Bernini, (me shatërvanin e katër lumen-jëve Danubi, Gange-i, Nili si edhe Rio della Plata, lumenjt’e katër këndeve të botës), e gjithashtu Francesco Bor-romini dhe Girolamo Rainaldi, (vepër e të cilëve është kisha e Sant’Agnese in Agone e vendosur përballë shatërvanit të famshëm), qé vendosur një pllakatë madhështore me vargjet e kujt ? Me vargjet e poetit shqiptar Visar Zhitit ! Vetëm ky fakt padyshim që na bën krenarë. Po duke e zgjeruar këndvësh-trimin e duke pohuar që me atë rast në Piazza Termini të Romës ishte ven-dosur po një pllakatë madhështore me vargjet e kujt ? E atij mendimtari që ka qenë themeluesi i konceptit Weltliteratur, (letërsí botërore), dhe nga ana tjetër pati një ndikim theme-lor edhe me mendimin e tij filozofik rreth spekullimeve të Hegel-it, e që rrezaton me emrin Johann Wolfgang Göethe ! I njajti nderim si Göethe-s e gjithashtu Visar Zhitit !

Natyrshëm lind pyetja : Ky nderim që iu bë këtij poeti shqiptar, a pati ndonjë vazhdim ? Fakti që u paraqit më lart i ngjarë në kapërcyellin e shek-ullit të kaluar me atë që përjetojmë është vetëm “A-ja” e një vazhde. Pa u zgjatur, nuk ka se si mos të vihet në dukje se në njerën nga të përdi-tëshmet italiane nga më me emër, e pikërisht në Corriere della Sera, me datën 21 Dhjetor 2012, kritiku letrar Sebastiano Grasso i kushton poetit dhe shkrimtarit Visar Zhiti analizën me titull “Poeti gladiator në luftë me Tiranën” duke i dhënë cilësorët muzi-kant, (në fushën e letërsisë – shënim M.K.), Kalorës i Varrit të Shënjtë, art-ist, ushtar, zemër parandijuese, Poeti Engjëll edhe pohimin … pa dyshim, Visar Zhiti është absolutisht ndër po-etët më të mëdhenj europianë !”

Kurse kolegu i tij, Davide Brullo, në mes tjerave në artikullin e tij në re-vistën “La Voce” shprehet për Visarin më 29 Janar 2013 si vijon : “… Visar Zhiti nxjerr përshkëndijime drite që nga errësira … artisti që i hedh dritë

çnjerëzimit njerëzor e pra roje në pra-gun e natës së njerëzimit … artist i kalibrit të Varlam Shallamovit !” Përg-jatë kësaj vazhde natyrshëm lind py-etja : Ç’nuk do të jepnin shkrimtarët e rrymës realizmit socialist e gjithashtu edhe historianët e periudhës së dik-taturës që veprat e tyre, të shkruara sipas mësimeve të nënës partí, të mund t’i zhduknin, (gjë q’e kanë bërë me të gjitha mundësit’e tyre e për këtë kemi prova konkrete), e t’i rishkruanin sipas kamuflazhit demokratik, gjë që deri në një farë mase vazhdimisht po e realizojnë.

Nisur nga sa u radhit më sipër vërtet që është një kënaqësí e posaçme të mund të shprehemi lir-shëm, e zezë mbi të bardhë, se sa m’e njohur që të bëhet vepra e Visar Zhi-tit në Perëndim, aq m’i fuqishëm do të bëhet vlerësimi i saj për vetë vlerat që mbart si edhe horizontet krejtë të panjohur që u hap lexuesve perëndi-morë duke e lexuar veprën e madhe

të një shkrimtari vëndi të vogël !T’ua rikujtojmë tashti lexuesve të

nderuar se ç’ngjiste në Atdhé përg-jatë viteve të asaj s’ashtuquajtur demokrací popullore ! Ishin përzgjed-hur nga partia dy anëtarë të Lidhjes Shkrimtarëve dhe Artistëve, Ramazan Vozga si edhe Pandeli Koçi, të cilët hartuan një akt ekspertimi çvlerësues si edhe akuzues njëkohësisht ndaj veprës Visar Zhitit, të prirur ata nga njera anë nga cmira e tyre për një ko-leg, e kamufluar kjo cmirë nga servi-lizmi i tyre ndaj partisë ! Kësisoji, pa u zgjatur fare me hollësira por pa e lënë kuadrin pa e ndriçuar, në dosjen me nr.12102 të Arkivit të Ministrisë Pu-nëve të Brëndëshme, akt ekspertimi ndaj Visar Zhitit formulohet si vijon : “Edhe pas Plenumit të IV-të të K.Q. ai është bartës ideshë të gabuara poli-tike si edhe konceptesh dekadente … ky pseudo-poet mbjell barëra hel-mues në kopështin e pastër letrar si element armik që është !” Data 24 Tetor 1979. Pikërisht ky akt eksper-tize me frymë skajshëm lufte kla-

sash, i mbështetur në cmirë si edhe një dashakeqësí rivaliteti skajor, tipik i të paaftëve, (mbase edhe rezultat i mungesës personalitetit të tyre, për të mos pranuar t’a bënin një akt-akuze të kësaj natyre, duke u bërë vegla të së tjerëve), i paraprin zyrtarisht vep-rimit të organeve të sigurimit !

Sa për t’i sqaruar lexuesit rreth kushteve të kampeve-burgje ku pre-gatiteshin t’a degdisnin Visar Zhitin ekspertët letrarë, kolegë të tij, mjafton t’a citojmë letrën që i dërgon qeverisë drejtori i minierës së Qafë Barit ku ai shpreh kërkesën ndaj qeverisë që të instalohet një kamp të burgosur-ish atje sepse minatorët civilë, me gjithë shpirtin e tyre revolucionar, në kushtet e asaj miniere, nuk arrinin t’a shfrytëzonin atë ! E nëpër ata kampe-burgje-pune të detyruar si Spaçi dhe Qafë Bari e kaloi një pjesë të rinisë tij edhe Visar Zhiti me shokët e tij sepse njëra prej akuzave të akt-ekspertimit për Visar Zhitin ishte edhe : “… Visar

Zhiti e konsideron vëndin tonë një dhomë të errët vetmíje që duhet brak-tisur me forcë … e pra ky bën aluzion të drejtpërdrejtë për veprime kun-drarevolucionare !”

KRAHASIME MENDËSÍSHË – Jam i detyruar t’a përsëris edhe një herë se sa e madhe është kënaqësía e ime që sot, mbas shkërmoqjes së diktaturës, (tek ne fatkeqësisht diktatura nuk u përmbys por së paku u shkërmoq), dhe pa hyrë fare në konsiderata karak-teri politik, ia kam arritur ditës që të shpreh mendimet e mija krejtë lirshëm dhe jo vetëm kaq por … t’a kërkoj edhe miratimin e lexuesit i cili, duke mirat-uar pikëpamjet e mija, jo vetëm ai por as unë, (qoft’edhe në mungesë), nuk dënohemi për agjitacion e propagan-dë ! Kjo themelorja. Por edhe jo më pak i rëndësíshëm është fakti që në një terren praktik jo vetëm që e kemi mundësinë, nga njera anë t’i qëm-tojmë të vërtetat, (pikërisht ato të vërteta që si shkrimtarët e realizmit socialist e gjithashtu edhe historianët e asaj plejade i dinin, nga arkivat ku e

kishin autorizimin të futeshin, por nuk i zinin në gojë), dhe duke i shfrytëzuar ato dokumenta ne sot, nga ana tjetër, me zë të lartë të nxjerrim përfundime duke i krahasuar dy mendësi, atë të periudhës së diktaturës si edhe atë të sotmen : e para, letërsia e rrymës së Realizmit Socialist, e ndrydhur dhe e pasinqertë, kurse kjo e sotmja e çiltër dhe e ndíer ! Ky pikërisht edhe muri q’e ndan veprën e Visar Zhitit nga ato të Realizmit Socialist !

Pikërisht tashti i erdhi radha një sqarimi. Simpoziumi që do të zhvil-lohet në New York, organizuar dhe drejtuar nga Shtëpia e Lirisë Sh-qiptaro – Amerikane me 18 Shkurt të këtij viti, si emërtim të punimeve të tij do t’a mbajë titullin “GJYQI I NEW-YORK-ut”. Atje nuk është se do të zhvillohet një gjyq karakteri juridik, jo, në asnjë mënyrë, por ai simpozium e ka si pikësynim të hidhet dritë rreth shkaqeve, si edhe akuzave që iu drej-tuan ndonjë vargu tek, tuk, të shkruar

nga poeti dhe shkrimtari Visar Zhiti përgjatë diktaturës e të përdorur nga hetuesit e sigurimit famëkeq për t’a dënuar me 10 vite burg autorin e atyre vargjeve. Kjo nga njera anë. Nga ana tjetër, në vazhdim të hidhet dritë se si ky poet edhe shkrimtar i madh me po ato ndjenja që ushqente edhe kur ishte i burgosur, me një shpirt artisti të rrallë si edhe me një humanizëm të skajshëm shkruan edhe sot, mbas daljes nga burgu, për atë periudhë që krejtësisht padrejtësisht ia nxiu një pjesë të viteve të rinisë tij ! Artisti nuk del dot nga vetja dhe mbasi del nga burgu e mbasi shkërmoqet edhe diktatura, duke i kujtuar rrethimet me tela me gjëmba ai shkruan : “… S’po ngopesha duke parë telat me gjëmba të rrethimit, ishin si një solemnitet memec me tejdukshmërí të pabesu-eshme …” ! E në vazhdim, ky artist i fjalës si edhe i ndjenjave, shprehet së rishmi lidhur me telat me gjëmba se si i dukeshin ata gjatë dimrit me dëborë : “ Edhe telat me gjëmba gux-onin të zbukuroheshin, lule të bardha

Page 19: Florije Peci ADN, Emri i PS, papunesia

19• E mërkurë 6 mars 2013

»Speciale

bajamesh, dhe nuk kishe se si mos të ndjeheshe i fismë ashtu rob mes tyre !”

Këtij shpirti poetik si edhe skajshëm njerëzor, nuk kam se si mos t’ia ve në dukje edhe një këndvësh-trim të denjë vetëm për një Baba Rexheb të vogël i cili vetëm di të dashurojë edhe të falë ! Visar Zhiti, edhe mbas vitesh të gjatë pune dërrmuese në ato miniera që, mes gurësh bloje gjigandë e të ashpër ia bluan kockat si edhe ndjenjat por nuk ia mposhtën dot shpirtin prej artisti, tek i shikon hekurat e frëng-jisë burgut shkruan sot : “ … Kaq bukur këndoi bilbili / Tek hekurat e frëngjisë sime / /Sa edhe hekurat m’u bënë / Degë të gjelbra qershije /…

Duke i kundruar tashti dy tiparet diametralisht të kundërt me Visar Zhitin, të atyre dy anëtarëve të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve që, me indoktrinimin e tyre komunist, këtë njeri me shpirt artisti dhe me ndjenja skajshëm njerëzore e emër-tojnë pseudo-poet si edhe e akuzojnë veprën e tij si reaksjonare, krejt natyrshëm më vijnë në mëndje dy përkufizime personalitetesh të mëdhenj si Baba Rexhebi e gjithashtu Presidenti Ronald Reagan, të cilët respektivisht kanë pohuar, i pari lidhur me çfy-tyrimin e njerëzimit : “Egoizmi, i cili në shekuj i ka mbruajtur si edhe u ka dhënë shtat tiranëve si edhe diktatorëve e më pas gjithë fatkëqinjëve që nuk duan njeri veç vetes së tyre, po nuk u zhduk, nuk sundon dot dashurija si edhe mirësija e ndërsjellë !”

Ndërsa kur u pyet Presidenti Reagan cila shtysa për në komunizëm, ai u përgjigj me gjashtë fjalë, vërtet vetëm gjashtë por … monumentale : “Cmira e turmave të të paaftëve !”

Një logjik’e shëndoshë, mbi hullín’ e një koher-ence po të tillë, na shtyn të shtrohet pyetja : Ç’e dal-lon Visar Zhitin nga Ramazan Vozga si edhe Pandeli Koçi ?! Paaftësia si edhe egoizmi i të patalen-tuarve anëtarë të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të ballafaquar me të talentuarin si edhe të paisur edhe me shpirt poetik, Visar Zhitin. Po nga ana tjetër ter-renin e veprimit kush ua shtronte akuzuesve ? Poli-tika e partisë e mbështetur mbi luftën e klasave.

Mbështetur tashti nga sa pamë qartë në vazh-dim se si Visar Zhiti nuk del dot nga vetja e tij dhe mendësía e tij e paraburgosjes, e periudhës burgut si edhe kur i krijohen kushtet të hedhë në letër, mbas shkërmoqjes së diktaturës, kujtimet e tija, ndjek një drejtëz horizontale paralele me boshtin e abshisave dhe me kahje gjithmonë pozitive ! E krahasojmë tashti këtë engjëll poet,(siç e cilëson kritiku italian Sebastiano Grasso), i cili nuk del dot nga vetvetja, me ish Presidentin Ramiz Alia i cili jo që del nga vetvetja por në librin e tij me titull Jeta e ime, botim i vitit 2010, në faqe 133 shkruan : “Tashmë që ka kaluar ½ shekulli mund të shtrohet pyetja : A mund të ecej në një rrugë tjetër më frytdhënëse ? A mund ndiqej një politikë e jashtme që t’i siguronte vëndit aleatë të qëndrueshëm që do t’ia hapnin Shqipërisë rrugën drejtë PERËNDIMIT ? ” Dhe mua më mundon e vazh-don të më mundojë krahasimi i mendësive mes dy botëve : asaj të Visar Zhitit, nga njera anë dhe asaj të Ramiz Alisë ! I pari, shrimtari me karakter dhe re-alisti, edhe kur ka dalë nga trysnía e burgut, mbas torturash çnjerëzore ku njeri hetues e torturonte dhe i thoshte “… unë nuk të lé të na përmbysësh”, ndërsa hetuesi tjetër i çirrej “… ne nuk presim t’a bësh fajin, por do të të dënojmë që të mos e bësh atë …!” E këta hetues ku mbështeteshin ? Në fjalën integrale të SEKRETARIT përgjegjës për KULTURËN, IDE-OLOGJINË DHE PROPAGANDËN pranë K.Q. të Par-tisë Ramiz Alia, i cili, kur u dënuan si armiq Todi Lubonja si edhe Fadil Paçrami, qe shprehur në paradreken e 27 Qershorit të viti 1973 : “ … Unë e siguroj Plenumin e K.Q. se do të jemi më vigjilentë e do të luftojmë më mirë të zbatohen direktivat e shokut Enver si edhe të Partisë kundër ndikimeve borgjezo-revizioniste, sepse ato përbëjnë një rrezik për fatet e revolucionit dhe diktaturës së pro-letariatit !” Ja, këta qëndrimet e Ramiz Alisë në vitin 1973 e si pasojë edhe dënimi i Visar Zhitit më 1979-ën e si pasojë ju, të nderuar lexues, bëni bilancin si edhe nxirrini përfundimet e duhura duke krahasuar respektivisht se si shprehen Ramiz Alia si edhe Visar Zhiti mbas shkërmoqjes së diktaturës !

Që lexuesve potencialë të veprave të Visar Zhitit mos t’ua shuaj kërshërinë e leximit të veprave mad-hore të tijat, nuk do të ndalem e të komentoj situata ose ndodhí konkrete, (veç ndonjë rrethane apo situ-ate të posaçme), por do t’a vazhdoj ecjen përgjatë hullísë të shtruar prej shkrimtarit artist ku autori na udhëheq nëpër shtigje të ngatërruar të mbidhéshëm si edhe të nënëdhéshëm !

Dëshmit’e Visar Zhitit hedhin dritë mbi një mendësí të tërë e cila u kishte shplarë trutë nga njera anë injorantëve, (pavarësisht se ndërmjet tyre edhe me diploma universitare), falë paditurisë tyre, kurse një kategorie të madhe të shkolluarish falë … servilizmit të tyre të skajshëm ! Sa i takon kat-

egorisë parë, nuk mundem t’a anashkaloj thënjen tamam lapidare të atij që konsiderohet filozofi ki-nez më i madh i të gjitha kohëve, (551- 479 p.K.), KONFUC-it i cili në veprën e tij ku trajton tri tema-tika themelore “Refleksione mbi jetën e mirë, rreth qeverisjes së mirë si edhe vetes tënde”, ka një kalim tamam monumental të cilin ai e shpreh si vijon :

“NË NATYRË ÇDO GJË ËSHTË DIÇKA, KURSE IN-JORANTI NUK ËSHTË ASGJË !” Sa i takon kategorisë tjetër, intelektualëve të mirëfilltë, do t’i hedhim dritë një figure syresh, atë që Visar Zhiti e quan Dr.Fausti i burg-ut ose më saktë : Inxhenier Ismail Farka si edhe paradoksi i policëve ! Ky inxhenier kishte një farë “personaliteti” ndaj policëve sepse e kishte të drejtën të mbante një farë qëndrimi mospërfillës ndaj tyre. Kjo për faktin se ai ishte i vetmi person i burgut që kur ndonjera nga makineritë suedeze të hapjes tuneleve pësonin difekt, sapo njoftohej in-xhenier Farka, shkonte në vënd dhe mbas njëfarë kohe … makineria e riparuar prej tij rifillonte punën. Nga që nuk ngjiste kështu në minierat e shfrytë-zuara nga minatorë të lirë, (jo të burgosur), filluan të vinin dëndur e më dëndur inxhenierë minierash të ndryshëme, së bashku me mekanikët e tyre, të konsultoheshin me inxhenierin e burgosur. Mirëpo bënte vakí që ata mbas konsultimit me “Dr.Faustin e Qafë Barit”, prap nuk arrinin t’a vinin në punë maki-nerinë e hapjes tuneleve në minierën e tyre dhe … ktheheshin në Qafë Bari të konsultoheshin së rishmi me inxhenier Farkën. E pikërisht këtu edhe para-doksi i policëve të Qafë Bar-it që e bënin përgjegjës inxhenierin e “burgosur” … pse “ata civilë” ishin aq të paaftë !(?) Dhe nuk ka se si të mos shtrohet pyetja, hiç retorike, a ka se si t’a kuptojnë lexuesit perëndi-morë këtë mendësí paradoksale ?!

Për të mos e lënë pa i hedhur dritë akoma më bindëse edhe kategorisë së dytë të trú-shplarëve, pra të shkolluarve dhe qëndrimeve të tyre sa servile dje si edhe po aq neveritëse sot, mbasi e trajtuam qëndrimin e Ramiz Alísë përgjatë punimeve të Ple-numit të IV-të të K.Q. të Partisë në 1973-shin, si edhe si shprehet ai në 2010-ën, marrim si shëmbull edhe momentin shumë kuptimplotë të trajtuar nga Visar Zhiti kur mbas arrestimit të tij vajti e ëma tek i kushëriri i saj Dritëro Agolli, (Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve si edhe anëtar i K.Q.të P.P.Sh.-së), që të kërkonte t’a ndihmonte Visarin, ai i tha : “… Nuk fusin kot njeri në burg, ai nuk i kishte të mirë shokët … vjershat ia kam lexuar po ato janë si t’i duash, janë të mira, të këqija …”. Me pak fjalë ai desh të thoshte : “… mos na shtyj t’i humbasim takëmet, rahatllëqet si edhe privilegjet që kemi …!” Nuk kishte zatén si të shprehej ndryshe ai i cili në Plenumin e IV-të të K.Q. e kishte cilësuar shokun e tij Fadil Paçramin : “… deviator i djathtë dhe element antipartí”, dhe në vazhdim shtonte ndaj tij … “duke iu shmangur edukimit komunist të masave …” (shënim-M.K.).

Nuk do të merresha fare as me Ramiz Alinë ose gjithashtu as me Dritëro Agollin por, nga që njeri kur boton në 2010-ën librin rreth jetës së tij na tre-guaka se mund të kishim zgjedhur një rrugë e cila të na afronte me Perëndimin, e tjetri në intervistat sot në 2013-ën na tregon se kish edhe vepra të tijat që hiqeshin nga libraritë, (si vepra në kundërshtim me vijën e mëmës parti), pikësynimi im është t’ia bëj të qartë lexuesit, i cili nuk i ka ditur këta fakte, t’a bëjë vetë krahasimin mes ç’ka shkruar Visar Zhiti dje e që i kushtuan emërtimet pseudo-shkrimtar si edhe ele-ment armik duke ia hapur dyert’ e burgjeve si edhe vuajtjet e ferrit, e çfarë shkruan ai sot e doemos si e sa shkruajnë sot dy elementët tipikë që drejtonin letërsin’edhe artin … dje, kur direktivat e tyre gjatë Plenumit të IV-të ishin pashaporta e Visarit për në FERR ! Prandaj nuk kam si mos t’a them me zë të lartë sot se si kategoria e ish zëdhënësave të partisë dikur, sot po bëjnë ç’mos e po i mbledhin veprat e tyre të dikurëshme dhe po i ribotojnë duke pas sh-tuar në to retushime demokratike, ndërsa Visar Zhiti në veprën e tij, e zezë mbi të bardhë, SOT boton lista emërore shkrimtarësh si Fadil Paçrami, Mehmet My-ftiu e Todi Lubonja me shokë, (të cilët në vazhdim jo vetëm u arrestuan por dhe u dënuan si armiq të popullit dhe partisë-shënim M.K.), dhe i trajton me një humanizëm i cili i shkon tamam një Baba Rexhebi të vogël ! Ja pra, ky ndryshimi themelor q’e shquan Visarin si artist prej tyre, pa lé si njeri !

Diametralisht i kundërt me Visarin paraqitet Dritëro Agolli i cili në Plenumin e IV-të shprehet : “… Shkrimtarët dhe artistët duhet të krijojnë vepra të frymëzuara nga jeta, puna dhe lufta e popullit tonë për ndërtimin e socializmit”, ndërsa sot në interv-istat e tija thotë qart’edhe shquar tamam me një ton ex catedra: “… Historia e letërsisë sonë nuk duhet rishkruar por, të futen në të edhe veprat e atyre që qenë lënë jashtë …”. Pra, ai pranon tashti që të futen mes veprave të tija si edhe të shokëve të tij veprat

e Patër Gjergjit, të Mjedës, të Koliqit, të Astrit Delvi-nës, etj. etj., d.m.th. të bashkohen veprat e djegura dikur prej Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve në turrën e druve të inkuizicionit komunist, me veprat e Realizmit Socialist !(???) E pranojmë për një çast një kompromis të kësaj natyre. Mirëpo si do t’i vinte halli faktit që në veprat e shquara të Realizmit Socialist njeri zëdhënës i partisë e ka bërë Patër Gjergjin fash-ist si edhe tradhëtar, (në një kohë që dekoratën më të lartë që i akordoi shteti fashist italian, Patër Gjergji nuk e pranoi, duke u shprehur : KJO DEKORATË NUK ÂSHT PËR MUE ! Kurse tjetri zëdhënës po i partisë, përrallis e fantazon se veprat e Patër Gjergjit nuk kanë asgjë të përbashkët me vepra artistike por … s’janë gjë tjetër veçse bejte !(?) Edhe unë shtoj se si sot pikërisht spekullohet mbi një nyje shumë de-likate lidhur me ata që ishin nga njera anë shkrimtarë por edhe drejtues të Letërsisë së Realizmit Socialist ku, në njerin aspekt as hidhet dritë mbi servilizmin e tyre ndaj “partisë dhe shokut Enver”, si shkrimtarë, pa lé t’u hidhet dritë fjalimeve si edhe diskutimeve të tyre në forumet madhore ku ata drejtonin pa lé edhe në plenumet e K.Q.të P.P.Sh.-së !

Dhe për t’a ballafaquar së rishmi realizmin me këmbë në tokë si edhe humanizmin e Visar Zhitit me pohimet e Dritëro Agollit në intervistën e fundit të tijë, ku ky pohon se kishte vepra të tijat që me urdhër nga lart ishin hequr nga libraritë, lexuesi të bëjë vetë krahasimet mes … dy të persekutuarve nga pushteti diktatorial ! Prandaj nuk shmangem dot së pohuari se si Vepra e Visar Zhitit ndan tamam si me thikë atë letërsi të Realizmit Socialist që nuk ishte tjetër gjë veçse LEKSJONE E PROPAGAND’E KUQE, nga letër-sija artistike e mbas shkërmoqjes së diktaturës ku në mënyrë të mirëfilltë dy veprat e Visar Zhitit zenë vënd kyç si romane historike me personazhe edhe ngjarje të mirëfillta !

Prandaj, në ndarjen nga ai Realizëm Socialist letërsia e të cilit në masë mbisunduese nuk ishte gjë tjetër veçse EDUKIM KOMUNIST I MASAVE, si edhe busulla e letërsisë dhe arteve, do të nënvizoj tre po-hime madhore të Visar Zhitit :

I- Letërsia e kohës së diktaturës hymnizonte dik-tatorin si edhe partinë me gjithë bëmat e tyre që “… arritën të krijonin një Atdhé me disiplinë burgu dhe qetësí varrezash … shtet që nuk fliste kurrë për mirëqenjen bashkëkohore por për të ardhmen e cila nuk vinte kurrë, si edhe për ideale të zbrazëta …” në një kohë që realiteti ishin tallonat !

II- Ç’ishte letërsia e Realizmit Socialist ? “… Ishte si një fuçí me ujë të turbulltë, ka aty një dorë sheqer të tretur, janë ca vlera por, që t’i përfitoje ato, duhej t’a pije gjithë atë fuçí neveritëse të Realizmit Socialist … donte stomak të fortë ...!” Këtu nuk mund të mos ndalem e t’i dal përpara një pjese të lexuesve të cilët mund të nxitohen edhe të shprehen … “po ky Visar Zhiti me 2 e ½ radhe, ose me 37 fjalë, e jepka përcak-timin se ç’na paska qenë një rrym’e tërë letrare që veproi për 47 vite me radhë në Shqipëri !?” Pikërisht këtij pohimi pyetës do t’i përgjigjem nëpërmjet go-jës së Andrey Sinyavski-t, i cili në veprën e tij “GJYQI FILLON” shprehet lidhur me Realizmin Socialist në Bashkimin Sovjetik : “Realizmi Socialist është : - GJYSËM ART, JO SHUMË SOCIALIST DHE ASPAK REALIST !” Pra ky disident rus, (ku diskutohet në se është ky m’i madhi disident rus apo Solzhenicin-i), e ka përcaktuar jo aq gjatë sa Visari por me gjysëm radhe dhe me jo më shumë se 8 (tetë) fjalë, se ç’ka qenë ai Realizëm Socialist i cili veproi për më shumë se 80 vite në B.S. !

III- Pyetjes më se të rëndomtë e cila qarkullonte mes të burgosurve: DO TË KETË FALJE KËTË VIT ? Ja se me ç’logjikë dhe livel filozofik i përgjigjet Visar Zhiti : “Kurrë ! Mund të falen hajdutët, vrasësit e kriminelët, por nuk falen dot të pafajëshmit. Ne, si të tillë, duhet të zhdukemi sepse … e provojmë fajësín’e tyre …!”

Unë personalisht veprën e Visar Zhitit do t’a kon-sideroja, në dallim nga të tjerat të së njajtës gjiní, një akt akuze mbështetur i gjithi në fakte, personazhe realë si edhe përfundime logjike, paraqitur këto edhe me një livel skajshëm artistik të denjë për secilin prej çmimeve nga më madhorët që jepen për letërsinë dhe artet në botë !

Prandaj të nderuar lexues, në këtë paraqitje kre-jtë fluturimthi, jam munduar t’ua ngjall kureshtjen duke bërë krahasime me si udhëhiqej gjatë diktat-urës dhe ç’qëndrim mbahet sot nga ish drejtuesit e Realizmit Socialist, por pa ju a shuar në asnjë mënyrë kërshërin’e leximit të vetë veprave të Visar Zhitit të cilat un’i quaj :

KUFIRI NDARËS MES PROPAGANDËS SË REAL-IZMIT SOCIALIST ME LETËRSÍN’E VËRTETË ARTISTIKE!

* Nga ky shkrim autori ka nxjerrë boshtin e pikave rreth të cilave diskutoi në simpoziumin e New York-ut të emërtuar gjYQi i NeW York-ut.

Sa për t’i sqaruar lexuesit rreth kushteve të kampeve-burgje ku pregatiteshin t’a degdisnin Visar Zhitin ekspertët letrarë, kolegë të tij, mjafton t’a citojmë letrën që i dërgon qeverisë drejtori i minierës së Qafë Barit ku ai shpreh kërkesën ndaj qeverisë që të instalohet një kamp të burgosur-ish atje sepse mi-natorët civilë, me gjithë shpirtin e tyre revolucionar, në kushtet e asaj miniere, nuk ar-rinin t’a shfrytë-zonin atë ! E nëpër ata kampe-burgje-pune të detyruar si Spaçi dhe Qafë Bari e kaloi një pjesë të rinisë tij edhe Visar Zhiti me shokët e tij sepse njëra prej akuzave të akt-ekspertimit për Visar Zhitin ishte edhe : “… Visar Zhiti e konsi-deron vëndin tonë një dhomë të errët vetmíje që duhet braktisur me forcë … e pra ky bën aluzion të drejt-përdrejtë për vep-rime kundrarev-olucionare !”

Page 20: Florije Peci ADN, Emri i PS, papunesia

20 E mërkurë 6 mars 2013 •

« Kulturë

Katër filma të shkurtër u shfaqën të shtunën në Zvicër, para bashkatd-hetarëve tanë. Ishte ky një aktivitet i organizuar nga Shoqata Kulturore Shqiptare ‘Mëmëdheu’ në bashkëpunim me shoqatën ‘Shqiponja’ dhe Kuvendin Shqiptar në Zvicër. Filmat që u shfaqën janë “Gruaja në të zeza” i Besim Ugzmajlit, “Ujë dhe varrë”, i Erisin Shamil, “Brenda”, i Adhurim Kidës, si dhe “Kati V”, i regjisorit Ben Apolloni. Regjisori shqiptar Ben Apol-loni ka studiuar në Fakultetin e Arteve, dega e Artit dramatik, drejtimi regji, në Universitetin e Prishtinës. I diplomuar më 2005 në Teatrin shqiptar të Shkupit me shfaqjen “Miss Julia”, ai ka magjis-truar me filmin ‘Kati V’, film i cili është shpërblyer si filmi më i mirë në festivalin “Nine Eleven” 2012. Apoloni ka punuar në mjaft projekte të rëndësishme si regjisor, skenarist dhe si aktor. Projektet në të cilat ka punuar Ben Apolloni si regjisor janë: “Mundimet e kota të dashurisë” nga William Shakespeare, e shfaqur në teatrin “ Dodona” në Prishtinë, pastaj “Othello” nga William Shakespeare, e shfaqur po ashtu në teatrin “Dodona”, “Zoostory” nga Edward Albee, e shfaqur në Shtëpinë e Kulturës në Kaçanik, “Vajza”, autor dhe regjisor Ben Apolloni, e shfaqur

Genc Tukiçi dhe Bujar Llapaj, “shqip” me Filarmoninën e Prishtinës

Pianisti shqiptar ka intepretuar veç të tjerave edhe veprën e vël-lait të tij David Tukiçi. Më 31 mars është parashikuar të mbahet koncerti i rradhës në bashkëpunim mes Tiranës dhe Prishtinës

genc Tukiçi është ngjitur për të dytën herë në ske-nën muzikore të Kosovës. Pas koncertit të parë, në dhjetor të vitit 2012, bashkë me Inva Mulën, kur

kjo e fundit promvoi CD-në e saj, “Për ty atdhe”, pianisti i njohur shqiptar që jeton në Francë vendosi të rikthehet pranë publikut në Kosovë. Ai, bashkë me instrumentistët e Filarmonisë së Kosovës, nën dirigjimin e dirigjentit nga Shqipëria Bujar Llapaj (ky i fun-dit po ashtu ka drejtuar orkestrën në koncertin e Inva Mulës në Prishtinë), kanë dalë të dielën në mbrëmje në një koncert në Prishtinë.

Një suitë orkestrale e Fahri Beqirit, koncerti për piano dhe orkestër i Da-vid Tukiçit dhe variacionet Enigma të Edëard Elgarit ka qenë programi që për më shumë se 90 minuta ka mba-jtur të gjallë publikun. “Dhjetori i vitit të kaluar, në koncertin me Inva Mulën, ishte hera e parë që vija në Kosovë. Ai koncert u bë në kohë rekord. Ne bëmë pak prova me Filarmoninë e Kosovës, dhe në mbrëmje dhamë një koncert të mrekullueshëm”, është shprehur pia-nisti Genc Tukiçi. Ai thotë se për ta bërë një mbrëmje të magjishme nuk duhen vetëm muzikantët, por edhe publiku. “E them me bindje se publiku kosovar e njeh dhe e do muzikën. Për këtë arsye me kënaqësi të madhe kam ardhur për këtë koncert, madje e vlerësoj si privi-legj”, ka vijuar Tukiçi, ndërsa ka shtuar se “muzika është bërë për t’u ndarë nga zemra në zemër”.

“Kur arrihet ky kontakt publiku nuk heziton të duartrokasë. Mendoj se çdo notë sonte e kam luajtur me zemër, dhe publiku e ka ndier këtë”, është shpre-hur Tukiçi, menjëherë pas përfundimit të koncertit. Veç veprës së Fahri Be-qirit, ai ka luajtur edhe veprën e vëllait të tij, David Tukiçi, i cili është ndjerë i emocionuar, teksa ka dëgjuar një inter-pretim të bukur të veprës së tij.

“Nuk ka rëndësi se ndonjë notë mund të jetë luajtur gabim, me rëndësi është emocioni që transmetoi vepra. Dhe këtë unë e ndjeva sonte, jo vetëm nga Genci dhe Bujar Llapaj, por edhe orkestra që e luajti atë me shpirt”, ka thënë kompozitori Tukiçi. “E kuptuan dhe e trajtuan si vepër sh-qiptare, dhe ne edhe në muzikë flasim

shqip”, ka shtuar ai.Edhe për Fahri Beqirin, suita orkes-

trale e të cilit nuk ka pasur rastin as-njëherë që të ekzekutohet në Kosovë, e ka vlerësuar si nder për të koncertin e së dielës. “Studenti i ri, kompozi-tori i vyeshëm Drinor Zymberi pati dëshirë ta riorkestrojë këtë vepër. Më la përshtypje shumë. U jam mirën-

johës edhe instrumentistëve edhe dirigjentit Bujar Llapaj që më nderuan sonte”, ka thënë Beqiri. Për dirigjen-tin shqiptar, që jeton në Vankuver të Kanadasë, instrumentistët kosovarë, veç në fytyrë janë rinuar edhe në tinguj, që nga dhjetori kur ai i kishte parë për herë të fundit. Vetëm 5 ditë ai ka pasur në dispozicion për të vënë konturat e koncertit të gjashtë për këtë vit të Filarmonisë së Kosovës, programin për të cilin e ka cilësuar të vështirë. “Pata dëshirën që të vij dhe të punoj një koncert të plotë dhe me koncertin e sotëm them se kemi reali-zuar në mënyrë mjaft të mirë atë pro-gram të vështirë që patëm zgjedhur”, ka thënë Llapaj. Merita Juniku, këngë-tare solistike operistike, e ka vlerësuar Tukiçin si “Pianist i shkëlqyeshëm, në një koncert të mrekullueshëm”. Pia-nistja Lejla Pula gjithashtu e ka quajtur mjaft interesant programin e përzgjed-hur, teksa veprën e David Tukiçit e ka cilësuar si pasurim i literaturës pianis-tike shqiptare. “Interpretimi i vëllait të tij, Gencit, ishte i shkëlqyeshëm. Ishte një përjetim artistik edhe prezantimi i dirigjentit Bujar Llapaj, i cili është një

ekspert i nivelit të lartë”, ka thënë Pula. “Më vjen mirë që Filarmonia e Kosovës e ka vendosur një bashkëpunim me ar-tistë nga Shqipëria. Pres që edhe ana shqiptare, Tirana, do të fillojë të ftojë artistë nga Kosova, sepse kjo po ndodh jashtëzakonisht rrallë”, ka thënë Pula. Drejtori i Filarmonisë së Kosovës, Baki Jashari, ka treguar se bashkëpunimi me muzikantë nga Shqipëria do të vijojë edhe më tej. “Më 31 mars kemi koncer-tin me kompozitor shqiptar. Dëshirojmë të intensifikojmë bashkëpunimin me institucionin simotër në Shqipëri”, ka thënë Jashari, teksa ka folur për atë që i pengon artistët nga Kosova të shkojnë në Shqipëri. “Jemi zhvilluar në mënyra diametralisht të kundërta. Atje krijimtaria gjatë komunizmit ka qenë e kontrolluar nga shteti dhe e limituar në zhvillim, derisa këtu ka qenë më evro-piane. Po punojmë që ta bëjmë më të lehtë këtë lëvizje”, ka thënë Jasha-ri. Koncertin e së Dielës mbrëma, Jashari e ka përkufizuar si një kon-glomerat vlerash dhe emocionesh. “Ishte një program i larmishëm dhe interesant, që tregon përkushtimin e orkestrës së Filarmonisë”.

KATI I PESTË I APOLLONIT, SHFAQET NË ZVICËR

në teatrin “Dodona”, Prishtinë, “Miss Julia” nga August Strindberg, e shfaqur në Teatrin Shqiptar në Shkup, “Tuneli”, film i metrazhit të shkurtër i punuar për festivalin 9/11, Prishtinë, “Orkestra e Titanikut” nga Hristo Boytchev, e shfaqur në Teatrin Kombëtar të Gjilanit, “Mat” në bashkëpunim me Ag Apol-lonin, e shfaqur në Teatrin “Dodona” në Prishtinë. Ai ka shkruar skenarët për filma të shkurtër: “Tuneli”, “Republika”, “Turpi”, “Vajza”, “Identiteti”, “Kati i pestë”, “Viza”,

etj. Apolloni është anëtar i redaksisë së revistës teatrore “Loja” në Prishtinë, dhe bashkëpunëtor i revistës kulturore “Pro Cult” në Prishtinë. Është shpërblyer me shumë çmime si në festivalin Skena UP 2003, për shfaqjen më të mirë “Mundimet e kota të dashurisë”, pastaj me 2008 në festivalin Nine Eleven për skenarin më të mirë në filmin e shkurtër “Republika”, kurse një vit më pas në Festivalin e Tea-trove në Ferizaj, për regjinë më të mirë në shfaqjen “Orkestra e Titanikut”.

Apoloni ka punuar në mjaft projekte të rëndësishme si regjisor, skenarist dhe si aktor. Pro-jektet në të cilat ka punuar Ben Apol-loni si regjisor janë: “Mundimet e kota të dashurisë” nga William Shakespeare, e shfaqur në teat-rin “ Dodona” në Prishtinë, pastaj “Othello” nga Wil-liam Shakespeare, e shfaqur po ashtu në teatrin “Dodona”...

Page 21: Florije Peci ADN, Emri i PS, papunesia

21• E mërkurë 6 mars 2013

»Kulturë

Një botë plot legjenda e mite. Gurët janë shfrytëzuar për të shpalosur nëpërmjet tyre

histori shqiptare. Legjenda e Rozafës, Doruntinës, grave krenare të Malësisë së Hasit, janë ato që do të prezantojnë Shqipërinë sipas konceptit të një artisti shqiptar, i cili nuk je-ton në trojet shqiptare. Bëhet fjalë për ekspozitën që do të çelet në kryeqytetin austriak nga skulptori Destan Gashi. Njëzet skulptura prej mer-meri nën titullin “Legjenda e Rozafës dhe histori të tjera në gur”, do të ekspozohen në galerinë “Artefakt” në Vjenë më 21 mars të këtij viti. Sipas Gashit, në ekspozitën që do të hapet në njërën nga galeritë më të njohura të Vjenës do të ketë të ftuar përfaqësues të popullit shqiptar. “Në ceremon-inë e hapjes do të flasin profe-sori Johann Günther, ambasa-dori i Republikës së Shqipërisë në Austri, Vili Minarolli, dhe ambasadori i Republikës së Ko-sovës, Sabri Kiçmari”, ka thënë Gashi.

Ekspozita prekëse e skulp-torit Destan Gashi të rrëmben në një botë plot legjenda dhe mite. Gurët na tregojnë histori shqiptare, si ajo e legjendës së Rozafës, Doruntinës dhe has-janeve, grave krenare të Malë-sisë së Hasit prej fshatrave pranë Drinit të Bardhë, të ndërgjegjshme për traditat e tyre”, thuhet në informacionin e bërë publik për ekspozitën e Gashit. Duke zbërthyer kon-ceptin e ekspozitës, Gashi ka folur për disa nga skulpturat që do të prezantohen për herë të parë. Kështu, ndërsa flet për

Thuajse të gjithë në Shqipëri, e lidhin së pari emrin e tij me filmin “L’ America”. Në kohën kur filmi u shfaq shkaktoi shumë zhurmë dhe reagime të forta e nga më të ndryshmet, aq sa kujtohet edhe pas më shumë se 20 vitesh. Ngjarjet e filmit zhvil-

SomMiniera e Bulqizës duket të jetë vërtet “e artë” për ide

kinematografike këto vitet e fundit, sepse “pasha” e fateve dhe dhimbjeve njerëzore që mbart në fakt është e madhe dhe jo e lehtë. Së fundi, është një regjisor italian që vjen për “të gërmuar” në Bulqizë…

GIANNI AMELIO, gati për filmin e ri në ShqipëriI njohur së shumti në Shqipëri për “Amerikën”, regjisori

italian bashkëpunon me Piro Milkanin për filmin “I pamposhturi” që nis xhirimet në Bulqizë dhe në Tiranë

loheshin në Shqipërinë e vitit 1991, kur regjimi komunist sapo kishte rënë dhe vendi ishte në kaos. Dy italianë vijnë në Shqipëri kinse për të hapur një fabrikë këpucësh, por në fakt duan thjesht të përfitojnë nga financimet e qeverisë itali-ane për vendet në zhvillim…

Bëhet fjalë për për reg-jisorin italian Gianni Amelio, i cili është rikthyer në Shqipëri për një film të ri. Regjisori i kthehet një projekti filmik që zhvillohet midis Italisë dhe Shqipërisë, Milanos, Bulqizës dhe Tiranës. Pirro Milkani, bashkëpunëtor i hershëm i Amelios, aktor tek “Amerika”, është i pranishëm edhe në këtë projekt të ri. Por këtë herë në tjetër pozicion.

Milkani thotë se filmi që pritet të fillojë xhirimet e tij në qershor është një histori e sotme që i ballafaqon të dy vendet tona, Italinë dhe Shqipërinë, njërin në krizën sociale, tjetrin me tranziconin që me zor po del nga skena. Protagonisti i filmit është një njeri që noton në këto rryma dhe që duhet të jetë vërtet i pamposhtur. Ndaj hë për hë është menduar që edhe filmi

të ketë titullin “I pamposhturi”.Amelio ka vizituar në

fundjavë vendet e xhirimit, Bulqizën me minierën e saj emblematike. Personazhi i Antonios lëviz sa në errësirën e saj në luginat e gjelbra të provincës për t’u hedhur bashkë me të birin në ngjarjet e metropolit, zhurmën dhe politikën e madhe.

Xhirimet fillojnë në qershor. Milkani me shtëpinë e tij filmike

“Bunker Film” është mbështetësi teknik në këtë projekt që prodho-het nga Televizioni Italian, Rai, me të cilin Gianni Amelio edhe e ka filluar karrierën e tij.

Gianni Amelio është një ndër regjisorët më të mirë italianë dhe jo vetëm. Me filmat “Dyer të hapura” kandi-dat për Oscar, “Hajduti i fëmi-jëve”- Palmë e Artë në Kanë, Amelio ka bërë për vete një publik ndërkombëtar.

Spielbergu realizon skenarin e Kubrickut

Regjisori i njohur do të fillojë së shpejti pu-nën për një miniserial kushtuar Napoleonit

Tani në ekran do të kemi mundësi të “njohim” një tjetër Napoleon. Steven Spielberg do t’i japë jetë pas shumë vitesh skenarit të të madhit Stanley Kubrick rreth Napoleonit. Ku-brick e kishte shkuar këtë skenar në vitin 1970, por pa mun-dur ta formësojë në film.

Spielberg i ka thënë televizionit francez “Chanal Plus” se do të bëjë një miniserial televiziv dhe jo një film, për jetën e perandorit francez. Regjisori i filmit “Lincoln” ka ‘bashkëpunu-ar’ më parë me Kubrickun në “A.I Artificial Intelligence” më 2001. Drama fantastiko-shkencore ishte konceptuar nga Ku-bricku më 1970 dhe më vonë ishte shkruar dhe realizuar nën regjinë e Spielbergut. I cilësuar si një nga filmbërësit më të mirë të të gjitha kohërave, Kubricku ka bërë regjinë e filmave: “2001: A Space Odyssey”, “The Shining”, “Dr Strangelove” dhe “Eyes Wide Shut”, që ishte filmi i fundit para se të vdiste, më 1999. Sipas “Hollywood Reporter”, ai ishte i përkushtuar në hulumtime duke përfshirë edhe biografinë për Napoleonin dhe ka shpenzuar disa vjet duke eksploruar jetën e perandorit francez në detaje. Në një ekspozitë në “Los Angeles County Museum of Art”, Kubrick kishte ekspozuar një draft letër për studiot prodhuese të filmave, ku thoshte: “Është e pamundur t’ju tregoj se çka do të bëj, përveç t’ju them se pres të bëj një nga filmat më të mirë që janë bërë deri më tani”. Është rapor-tuar se Spielberg do ta zhvillojë skenarin për Napoleonin në bashkëpunim me familjen Kubrick. Regjisori është i njohur për obsesionin e tij për perfeksionizmin, kështu që trashëgimia e Kubrickut do të gjejë prehje në duart e Spielbergut

Legjendat shqiptare në VjenëSkulptura prej guri, që nga Rozafa, Doruntina, gratë e Malësisë së

Hasit etj. do të prezantojnë kulturën shqiptare në kryeqytetin e Aus-trisë nën titullin “Legjenda e Rozafës dhe histori të tjera në gur”

“Legjendën e Rozafës”, skulp-turë e realizuar me mermer nga Karrara, ai shpjegon se “kjo skulpturë mishëron të porsalin-durin në gjirin e Rozafës”. Sipas legjendës, gruaja e re, Rozafa, u muros e gjallë në muret e kështjellës së Shkodrës në Sh-qipërinë e veriut, sepse, meqë ngrehina rrëzohej vazhdimisht gjatë ndërtimit, duhej të flijo-hej një njeri.

Skulpturën “Kali i Dorunti-nës”, Gashi e ka pagëzuar sipas një prej romaneve të shkrimtarit Ismail Kadare. Ai ka përdorur materialin e quajtur serpentinë e egër për të bërë kokën e kalit. Por legjendën e ka marrë nga vendi ku i ka rrënjët. “Në këtë legjendë bëhet fjalë për ‘besën’, fjalën e nderit te shqiptarët, të cilën

vëllai e mban bile edhe përtej vdekjes, pasi ai kishte prem-tuar se do ta sillte motrën në shtëpi”, ka shpjeguar artisti. Tetëmbëdhjetë skulptura tjera që do të prezantohen në “Legjenda e Rozafës dhe his-tori tjera në gur”, ruajnë linjën që Gashi i qëndron besnik me vite. “Duke i qëndruar besnik traditës së skulpturës në gur, skulpturat tjera të ek-spozitës i kushtohen pothuaj me obsesion temës së aktit femëror. Çdo skulpturë për-faqëson një individualitet të qartë që bazohet ndër të tjera edhe në vetitë e vetë mermerit”, ka shpjeguar ai. Skulptori Destan Gashi ka prejardhje nga Rahoveci. Ai është diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Bruksel,

fillimisht në pikturë më 1978 dhe më vonë ka vazhduar stu-dimet në degën e skulpturës. Prej vitit 1987 jeton dhe krijon si skulptor i pavarur në Vjenë të Austrisë. Gjatë studimeve ka marrë disa çmime e dekora-ta nga qyteti i Brukselit. Prej vitit 1985 ai ka pasur ekspoz-ita të shumta në galeri, kala, kopshte e muze nëpër Austri dhe shtete të tjera. Shumë vepra të Gashit ndodhen nëpër koleksione private në Belgjikë, Holandë, Itali, Austri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Spanjë dhe Gjermani. Për skulpturat e tij, Gashi është nderuar me disa çmime, përfshirë çmimet “Prix d´Excellence de la Ville de Bruxelles”, “Prix de Doutre-lon de Try” dhe “Medaille de la ville de Bruxelles”.

Page 22: Florije Peci ADN, Emri i PS, papunesia

22 E mërkurë 6 mars 2013 •

« speciale

Profil

Diktatori sovjetik Josif Stalin vdiq para gjashtë dekadave, por rusët, siç

duket, ende nuk i kanë thënë “lamtumirë!”. Në anketën e “Carnegies” të bërë nga qen-dra e respektuar në Moskë “Le-vada”, 42 për qind e rusëve e quajnë Stalinin si njeriun që ka pasur ndikimin më të madh në historinë e botës, një ngritje nga 12 për qind, sa ç’ishte në vitin 1989, në kohën kur presidenti i atëhershëm Mihail Gorbaçov ndërmori reformat për liberalizimin e vendit.

Kur Josif Stalini vdiq para gjashtë dekadave, qytetarët sovjetikë kishin ndjenjën se jeta e tyre ndryshoi përgjithmonë, dhe kishin të drejtë. Gjatë pushtetit të tij 30-vjeçar Stalini e transfor-moi Bashkimin Sovjetik dhe e udhëhoqi drejtë fitores gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai gjithashtu ka vrarë, ka burgosur dhe ka zhvendosur me dhjetëra miliona njerëz. Përmasat e plota të këtyre krimeve me gjasë nuk do të kuptohen kurrë.

Në tetor të vitit të kaluar “Carnegie Endow-ment for International Peace” kërkoi zhvillimin e një ankete për qëndrimin e qytetarëve ndaj Sta-linit në Rusi dhe në tri shtetet e Kaukazit të Ju-gut (Armeni, Azerbajx-han dhe Armeni). Rezultati dëshmon qartë se për pjesën më të madhe të të anketuarve tirani sovje-

Në Vatikan filluAn përgAtitjet për

MBAjtjen e KonKlAvëS

I nderuari Papa Benedikti XVI, edhe pse nuk kryeson më Kishën Kato-like Romake, nuk do të lihet kurrë në harresë”, - konfirmojnë për-

faqësuesit e Selisë së Shenjtë. Në Vatikan më 4 mars filloi Kongregata (Asambleja) e Përgjithshme e Kardinalëve - këto janë takimet përgati-tore përpara mbajtjes së Konklavës së ardhshme. Tani në Romë janë mbledhur 142 nga 208 kardinalët e pritshëm. Brenda disa ditëve hier-arkët e lartë të Kishës Katolike do të analizojnë periudhën 8-vjeçare të pontifikatit të kardinalit Jozef Racinger, do të diskutojnë çështjet më të rëndësishme të jetës bashkëkohore të Kishës e madje do të përpilojnë portretin e papës së dëshiruar. Në bazë të përfundimeve të kongregacioneve do të shpallet data e saktë e fillimit të Konklavës.

Mbledhjet e kongregacioneve janë një procedurë standarde para zgjedhjeve të pontifikut. Por kësaj here takimet nuk janë krejtësisht të zakonshme. Pas abdikimit vullnetar të Benediktit XVI kardinalëve do t’u duhet që në një periudhë relativisht të shkurtër kohore jo vetëm të identifikojnë problemet që ekzistojnë sot në katolicizëm, por dhe të diskutojnë kandidaturën e papës së ri. Tashmë janë bërë të ditura disa karakteristika, sugjerime për kandidatin e ardhshëm për postin e papës së Romës. Ndër prioritetet nuk është vetëm përvoja e madhe baritore dhe aftësia për të predikuar në mënyrë të qartë, bindëse fenë katolike, por dhe dëshira e synimi për të zgjidhur çështjet e ngutshme të jetës së Kishës. Ndër kandidatët më të preferuar për-menden nja dhjetë kardinalë nga vende dhe kontinente të ndryshme - Evropa, Amerika dhe Afrika. Më i riu prej tyre është pak më shumë se 60 vjeç. Analisti politik rus Pavëll Svjatenkov beson se për papën e ri kjo është tashmë një moshë e thyer: “Duhet marrë parasysh fakti se pas abdikimit të Papës shumë të vjetër në moshë, Benediktit XVI, kar-dinalët mund të zgjedhin një pontifik relativisht të ri pikërisht duke shpresuar për një periudhë të gjatë të papatit të tij. Madje më tepër se kaq, është shumë i lartë probabiliteti që papa i ardhshëm të mos jetë europian. Për një periudhë të gjatë kohore papët janë zgjedhur vetëm nga klerikët italianë. Kjo traditë u thye prej Gjon Palit II, i cili, siç dihet, ishte polak. Pas tij u zgjodh gjermani Jozef Racinger, prandaj në aspektin e përfitimit të së mirës së Kishës Katolike unë mendoj se duhet të zgjidhet, për shembull, një kardinal nga Amerika Latine.”

Pontifikun e 266-të të Romës do ta zgjedhin 115 kardinalë nga 208 ekzistues në Kishën Katolike Romake. Kufizimi i vetëm është kufiri moshor. Zgjedhësit në kohën e mbajtjes së Konklavës nuk duhet të jetë më shumë se 80 vjeç. Në Vatikan tashmë kanë mbërritur 103 votues. Edhe 12 të tjerë priten të mbërrijnë së shpejti. “Cappella Sistina”, ku tradicionalisht mbahet Konklava, është ende e hapur për turistët. Dy-ert e saj ajo do t’i mbyllë kur peshkopët të bien dakord mbi datën e zgjedhjeve. Pavarësisht nga kjo, në Romë gjithkush që dëshiron mund të shohë veshjet e qepura tashmë për papën e ri. Ato janë ekspozuar në vitrinën e rrobaqepësisë së famshme romake “Gamarelli”, e cila i shërben oborrit papal që nga viti 1798. Meqenëse parametrat fizikë të kreut të ardhshëm të Kishës Katolike Romake nuk dihen ende, veshjet janë qepur në tri masa: të vogël, të mesme dhe të madhe.

presidenti i atëhershëm Mihail Gorbaçov ndërmori reformat për liberalizimin e vendit. Megjithatë, nëse udhëtoni nëpër Rusi, njeriu kurrë nuk mund të vijë në përfundim se rusët besojnë se Stalini është bashkëkombësi i tyre më i famshëm. Përmendoret apo portretet e Stalinit nuk shihen askund dhe nuk ka qytete apo rrugë të emëruara me emrin e tij. Përkundrazi, kufoma e bal-samuar e Leninit, paraardhësit bolshevik të Stalinit, ende ekspozohet në mauzoleun në Sheshin e Kuq në Moskë. Emri dhe monumentet e Leninit mund të hasen në çdo qytet rus. Megjithatë, Lenini ngadalë po zhytet në harresë: nga periudha prej vitit 1989 deri në vitin 2012 popullariteti i tij ra nga 72 në 37 për qind.

Stalini është një hero i fshehur. Grupet staliniste ruse - komunistët, veteranët e luftës dhe të tjerët - në vazh-dimësi kanë paraqitur iniciati-va të ndryshme për të nderuar Stalinin, siç është iniciativa për t’i kthyer qytetit Volgograd emrin e vjetër “Stalingrad”. Megjithatë, mund të thuhet se edhe rusët janë të përçarë sa u përket qëndrimeve të tyre për Stalinin. Gati gjysma e rusëve të anketuar janë të mendimit se Stalini ishte një udhëheqës i mençur, i cili ka sjellë prosperitet në Bashkimin Sovjeti. Gjysma tjetër e rusëve janë të mendimet se krimet e kryera nga Stalini nuk mund të

justifikohen me asgjë.Gjatë gjashtë dekadave pas

vdekjes së Stalinit Bashkimi Sovjetik dhe Rusia postko-muniste kanë kaluar nëpër dy faza e gjysmë të destalinizi-mit, por edhe përkundër kësaj, edhe pse portretet e tij nuk mund të shihen askund, prania e Stalinit mund të vërehet shumë lehtë në rregullin poli-tik në Rusi dhe në marrëdhëni-et e shoqërisë me shtetin.

Përpjekja e parë për t’u shkëputur nga trashëgimia e tij u nis në vitin 1956 nga udhëheqësi sovjetik Nikita Hrushov, i cili akuzoi Stalinin për krime kundër njerëzve të pafajshëm. Procesi i heshtur i destalinizimit vazhdoi edhe gjatë kryesimit të Bashkimit Sovjetik nga ana e Leonid Brezhnevit dhe nuk u ndal as gjatë kohës së Gorbaçovit.

Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991 presidenti i atëhershëm i Rusisë, Boris Jelcin, nuk e vazhdoi procesin e desta-linizimit në nivel shtetëror. Kur Vladimir Putini doli në sipërfaqe si pasardhës i Jelcinit, ai ndërtoi një regjim që u inspirua nga modeli sovjetik: të centralizuar, të mbështetur fuqishëm në forcat e brend-shme të sigurisë. Ishte ky rikthim në kohën e Stalinit, ngase ishte pikërisht Rusia ajo që ishte më e fuqishmja gjatë periudhës së udhëheqjes së Bashkimit Sovjetik nga ana e Stalinit. Rreshtimi i Stalinit si rusi më i madh i të gjitha kohërave pjesërisht është pasqyrim indirekt i men-talitetit të rusëve të sotëm, të cilët ruajnë besnikërinë pasive ndaj shtetit përkundër padrejtësive, korrupsionit dhe abuzimeve të shumta nga zyrtarët qeveritarë.

(Foreign Policy)

tik jeton ende. Nga katër ish-shtetet e anketuara komuniste duket se vetëm Azerbajx-hani e ka vendosur Stalinin në shtegun e parëndësisë: 22 për qind e të anketuarve u përgjigjën se nuk kanë idenë se cili ishte Stalini.

Në Gjeorgji, për dallim, 45 për qind e të anketuarve kishin një qëndrim pozitiv për Stalinin, ndoshta për shkak se ai mbetet gjeorgjiani më i famshëm dhe më famëkeq në histori. Në Armeni 25 për qind thanë se kanë qëndrim pozitiv për të, ndërsa në Azerbajx-han 22 për qind. Por Rusia

mbetet vendi ku trashëgimia e Stalinit ka rrënjët

më të thella. Në anketën e “Carn-

egies”, të bërë nga qendra e respek-tuar në Moskë “Levada”, 42 për

qind e rusëve e quajnë Stalinin si njeriun që ka pasur ndikimin më të madh në historinë e botës, një ngritje nga 12 për qind, sa ç’ishte në vitin 1989, në kohën kur

Stalini është gjallë

Page 23: Florije Peci ADN, Emri i PS, papunesia

23• E mërkurë 6 mars 2013

»

s t a f f

kryeredaktorbrahim Shima

zv/kryeredaktor: armaNd maho

marigleN mulla

politika: albaNa lika, oli xhilaga ekonomia: brikeNa derViShaj sociale: erViN koçi rrethet: bleriNa SPaho kronika: marigleN mulla kultura: bleriNa goCe design&layout: daNiel PrifTi, gëzim duzha

menaxhere marketingu: eligerTa dyrmiShi

cel: 067 20 62 200

adreSa: rr. dull keTa, Nr. 5. (rr. e dibrëS), TiraNë

www.gazetametropol.com

e-mail:[email protected]

e-mail:[email protected]

sport

nani, objektivi i ri i JuventusitLuis Nani mund të jetë një nga emrat e mëdhenj të merkatos së verës. Mesfushori portugez, i cili nuk ka gjetur hapësira tek Mançester Juna-jtid këtë sezon, në verë pritet të ndryshojë ambient. Në gjurmët e tij është vënë Juventusi. Duke iu referuar gazetës “Tuttosport”, bardhez-injtë janë gati të përfitojnë nga polemikat mes Nanit dhe trajnerit Sër Aleks Ferguson për ta afruar atë në skuadër gjatë merkatos së verës. 26-vjeçari, edhe pse ka shumë cilësi, ka gjetur shumë pak hapësira në skuadër për shkak të disa zënkave me trajnerin. Mund të thuhet se transferimi i tij në Itali duket i mundur, për shkak të raporteve të mira mes Juventusit dhe “Djajve të kuq”. Nani ka një kontratë me Mançes-terin që përfundon në vitin 2014-të, por kjo nuk përbën ndonjë problem. Portugezi, por as Ferguson nuk mendojnë të vazhdojnë së bashku në të ardhmen. Ferguson gjatë merkatos së verës do të shqyrtojnë të gjitha ofertat që do t’i vijnë për Nanin dhe sigurisht që do ta këtë të lirë të transferohet tek skuadra tek skuadra që paguhet më shumë.

113 mijë euro gjobë për BendtnerUdhëtimi me makinë në gjendje të dehur i ka kushtuar shumë sul-muesit të Juventusit, Niklas Bendtner. Përveç se është përjashtuar nga kombëtarja daneze, Bendtner është gjobitur nga autoritet ven-dase me 113 mijë euro gjobë. Por, telashet për danezin nuk përfun-dojnë me kaq. Në të njëjtën kohë autoritetet daneze i kanë hequr patentën sulmuesit të Juventusit për 3 vjet. Bendtner është i një ndër lojtarët shumë të pasionuar pas makinave dhe shpejtësisë, por edhe në të njëjtën kohë problematik, pasi nuk numërohet se sa herë është gjobitur për tejkalim shpejtësie apo për parkim të gabuar.

Baloteli s’është gati edhe për XhenoanMario Baloteli me shumë mundësi do të humbasë edhe takimin kundër Xhenoas në kampionat. SuperMario, i cili për shkak të një dëmtimi nuk ka mundur kundër Lacios, ka zhvilluar stërvitje të diferencuara. Dëm-timi i tij është përmirësuar, por ende nuk është gati të për zbritur në fushë. Maksimumi kundër Xhenoas të premten, Baloteli do të jetë në pankinë. Mungesa e “SuperMarios” do të rëndojë mbi Pacinin, i cili përveç sfidës me Xhenoan, duhet të luajë edhe kualifikimin në çerekfi-nalen e Ligës së Kampioneve kundër Barcelonës në “Kamp Nou”.

pjaniç një muaj jashtëNdonëse po kalojnë një moment të mirë, nuk mungojnë lajmet e këqija për Romën. Verdhekuqtë dhe trajneri Andreacoli dhe duhet të bëjë pa mesfushorin Miralem Pjaniç për katër javë. Kjo është përgjigja e stafit mjekësor të Romës pas rezonancës manjetike në kaviljen e këmbës së majtë së Pjaniç, i cili u dëmtua në takimin e fundjavës kundër Xhenoas. Për boshnjakun ky është një problem i vjetër, të cilin e vuan herë pas here. Mund të thuhet se është një lajm i keq për trajnerin Andreacoli, pasi në fillim u mendua se Pjaniç do të humbiste kampionatin për shkak të dëmtimit. Me këtë dëmtim mesfushori rrezikon seriozisht mungesën në derbin e Romës kundër Lacios, që do të zhvillohet në datën 7 prill.

Montpelje i ofron pankinën MaradonësParis SG është në qendër të vëmendjes në futbollin francez, falë ndryshimeve rrënjësore që ka bërë në vitin e fundit me investi-torët e rinj dhe me emrat e mëdhenj që ka afruar gjatë merkatos së verës. Ndaj për të lënë disi larg vëmendjes skuadrën e Paris SG, e cila është çdo ditë është në faqet e para të gazetave, presidenti i kampionëve të fuqi të Francës, Monpelje, Luis Nikolin, ka hartuar një plan. “Për të qenë në qendër të vëmendjes dhe për të lënë disi pas Paris SG, unë do të isha gati të merrja si trajner Diego Marado-nën, - ka deklaruar presidenti i kampioneve në fuqi. Me atë ne do të ishim gjithmonë në faqet e para të gazetave. Realisht që do t’i kisha thënë atij për të marrë drejtimin e skuadrës time, por nuk mendoj se do të vijë, sepse nuk kam forcën e sheikëve të Katarit për ta bindur.”

Reali i Madridit vazhdon më tej, falë ndëshkimit me karton të kuq të Nanit nga gjyqtari turk. Një vendim që do të kontestohet gjatë, teksa Murinjo pak nga pak po kthehet në hero edhe në Spanjë

huntelar përjetë me shalkenKlas Jan Huntelar ka shuar të gjitha zërat në lidhje me të ardhmen e tij. Holandezi ndihet i lumtur në Gjermani tek Shalke, me të cilën tashmë ka si qëllim të mbyllë kar-rierën. Huntelar, i cili është transferuar në Gjermani, pas një sezoni të dobët me Milanin, është pika më e fortë e Shalkes dhe drejtuesit e klubit as që e çojnë ndërmend ta nxjerrin në merkato. Ai ka një kontratë të re që skadon deri në vitin 2015, por nuk përjashton mundësinë që të rinovojë që në këto momente për të mbyllur karrierën në Gjermani. “Ka shumë mundësi që të nën-shkruaj një kontratë të re me Shalken. Deri në përfundim të kontratës aktuale do të jem 32 vjeç, - ka deklaruar Huntelar. Këtu jam i lumtur dhe drej-tuesit e klubit më kanë bërë të ditur se unë jam i rëndësishëm në projektin e tyre.”

Skuadra gjermane e Borusia Dordmund do të vazhdojë më tej në Ligën e Kampion-eve, teksa ka shkatërruar dje skuadrën ukrainase të Shaktar Donesk. Kështu, ndeshja është zgjidhur që në

pjesën e parë për skuadrën gjermane. Në minutën e 31-të Augusto shënon golin e avantazhit teksa në minutën e 37-të dyfishon Gëtze. Në pjesën e dytë gjermanët shënojnë edhe një gol tjetër

duke siguruar kualifikimin për një të tetat e Ligës së Kam-pioneve. Borusia së bashku me Realin e Madridit janë dy skuadrat e para që kualifiko-hen zyrtarisht për më tej në Ligën e Kampioneve.

Borusia shkatërron Shaktar Donesk

ndeshja e shumëpritur dje, e luajtur në “Old Trafford”, sigurisht që

ka dhuruar shumë emocione për të gjithë spektatorët e këtij takimi. Ndeshja e parë, e përfunduar në barazim 1:1 në Madrid, linte çdo gjë të hapur për takimin e dytë, teksa shanset për kualifikim ishin të barabarta për të dyja ekipet.

Pjesa e parëNdeshja ka nisur me ritëm

të shpejtë nga ana e të dyja skuadrave, ndonëse në minu-tat e para kishte një epërsi të lehtë të Realit të Madridit që e kërkonte më tepër zotërimin e topit në mesfushë. Megjithatë, do të ishte Mançester Junajtid që do të rrezikonte më tepër me anë të Nemanja Vidiç i cili pas një goditje këndi gjuan me kokë, por topi ndalet vetëm në shtyllë. Më pas Reali do të merrte kontrollin e lojës, por vetëm pjesa e dytë do të dhu-ronte spektaklin e vërtetë.

Pjesa e dytëPjesa e dytë ka qenë një

spektakël më vete, dhe ndesh-ja ka shkuar sa në favor të një skuadre, aq edhe në të tjetrës më pas. Kështu, në fillim është Mançester Junajtid skuadra që shënon, falë një autogoli të Serxhio Ramos. Por ndeshja merr një pikë kthese kur Nani ndëshkohet me karton të kuq nga gjyqtari i takimit, një vendim shumë i dyshimtë që rezultoi edhe thelbësor për fatin e kësaj ndeshje. Men-jëherë, Reali i Madridit hidhet në sulm dhe falë talentit të Lukas Modriç arrin të barazojë shumë shpejt. Ky i fundit pas një gjuajtje pres 25 metrash shënon dhe i jep zemër skuad-

MaNçeSteR JuNaJtIdeliminohet nga gjyqtari

rës, që në fakt shumë shpejt do të shënonte edhe golin e dytë me anë të Kristiano Ronaldos, i cili nuk donte të festonte shumë. Gjithsesi, pas kalimit në avantazh të Realit të Madridit, misioni për Man.

Junajtid u bë gati i pamundur, pasi i duheshin dy gola për 20 minuta, ndërkohë që ishte me një lojtar më pak. Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, Junajtid ka edhe fatin kundër, pasi asnjë nga rastet

e shumta nuk përfundoi në gol. Me këtë sfidë, skuadra që vazhdon më tej në Ligën e Kampioneve është Reali i Ma-dridit, teksa padyshim do të ketë kontestime të shumta për arbitrimin e këtij takimi.

Page 24: Florije Peci ADN, Emri i PS, papunesia

24 E mërkurë 6 mars 2013 •

« hipotekat