57
Formacionet e shoqërive biznesore

Formacionet e shoqërive biznesore - armandi.infoarmandi.info/ekonomik/2017/Formacionet-e-shoqërive-biznesore... · Regjistër dhe ushtron veprimtari biznesore me qëllim ... Partneti

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Formacionet e shoqërive biznesore - armandi.infoarmandi.info/ekonomik/2017/Formacionet-e-shoqërive-biznesore... · Regjistër dhe ushtron veprimtari biznesore me qëllim ... Partneti

Formacionet e shoqërive biznesore

Page 2: Formacionet e shoqërive biznesore - armandi.infoarmandi.info/ekonomik/2017/Formacionet-e-shoqërive-biznesore... · Regjistër dhe ushtron veprimtari biznesore me qëllim ... Partneti

I. SHOQËRIA KOLEKTIVE (ORTAKËRIA) Kuptimi, themelimi, ndarja

• Shoqëria kolektive (në literaturë përdoret edhe emërtimi ortakëri) është shoqëri tregtare që themelojnë dy ose më shumë persona fizikë dhe/ose shoqëri - në cilësinë e partnerit - ortakut të shoqërisë

• Qëllimi themelimit = ushtrimit të veprimtarisë së caktuar me një emër të përbashkët të biznesit,

• Karakteri i saj = për borxhet e shoqërisë përgjigjen në mënyrë solidare me tërë pasurinë e vet, nëse me kreditorin nuk e kanë kontraktuar ndryshe

Page 3: Formacionet e shoqërive biznesore - armandi.infoarmandi.info/ekonomik/2017/Formacionet-e-shoqërive-biznesore... · Regjistër dhe ushtron veprimtari biznesore me qëllim ... Partneti

• Kjo shoqëri mund të themelohet nëpërmjet regjistrimit të organi kompetent (Agjencia për regjistrimin e biznesit)

• AKTI THEMELTAR = i ortakërisë është Memorandumi respektivisht kontrata për themelimin e shoqërisë kolektive.

• KONTRATA = Bashkëpunimi i partnerëve - ortakëve rregullohet ne formën me shkrim - kontratë, me marrëveshje gojore ose mirëkuptim.

• Shoqëria kolektive nuk është person juridik. • Pavarësisht nga mungesa e kësaj cilësia, ajo mund të

lidhë kontratë, të posedojë pronë, të ushtrojë padi dhe të jetë e paditur, në emrin e saj

• Subjektivitetin biznesor e fiton me regjistrimin në Regjistër dhe ushtron veprimtari biznesore me qëllim të realizimit të fitimit.

Page 4: Formacionet e shoqërive biznesore - armandi.infoarmandi.info/ekonomik/2017/Formacionet-e-shoqërive-biznesore... · Regjistër dhe ushtron veprimtari biznesore me qëllim ... Partneti

Partneti (ortaku)2 Para, sende te drejta etj,

Partneri (ortaku) 1 Para, sende te drejta etj.,

Partneti (ortaku) 3 Para, sende te drejta, etj

Shoqëria e pertneritetit

Pasuria e shoqërise përbëhet nga:

1) para, 2) sende dhe 3) të drejta, si dhe 4) punë e shërbime

që janë kryer ose

që pritet të kryhen

Humbja - fitimi solidare

Pergjegjesi solidare

Menaxhimi solidar

Te drejta solidare

Page 5: Formacionet e shoqërive biznesore - armandi.infoarmandi.info/ekonomik/2017/Formacionet-e-shoqërive-biznesore... · Regjistër dhe ushtron veprimtari biznesore me qëllim ... Partneti

Marrëdhëniet 1. ndërmjet partnerëve (ortakëve) dhe 2. partnerëve me shoqërinë kolektive

• Detyrimi i pagesës së kuotave dhe disponimi i pjesës së kapitalit

• Menaxhimi i shoqërisë kolektive

• Shpërndarje e fitimit dhe mbulimi i humbjeve

• Përgjegjësia e partnerit (ortakut) për detyrimet e shoqërisë – solidare

• Shpërbërja (shuarja) e shoqërisë kolektive dhe largimi i partnerëve (ortakëve)

Page 6: Formacionet e shoqërive biznesore - armandi.infoarmandi.info/ekonomik/2017/Formacionet-e-shoqërive-biznesore... · Regjistër dhe ushtron veprimtari biznesore me qëllim ... Partneti

Detyrimi i pagesës së kuotave dhe disponimi i pjesës së kapitalit

• Lartësinë e kapitalit themelor dhe të kuotave të secilit anëtarë të ortakërisë palët i rregullojnë me kontratën për themelimin e ortakërisë.

• Kuota e partnerit në shoqëri mund të jetë në para,

sende dhe

në të drejta, si dhe

në punë e shërbime që janë kryer ose që pritet të kryhen.

• Në shoqëri kolektive parterët - ortakët paguajnë kuota me vlerë të njëjtë

Page 7: Formacionet e shoqërive biznesore - armandi.infoarmandi.info/ekonomik/2017/Formacionet-e-shoqërive-biznesore... · Regjistër dhe ushtron veprimtari biznesore me qëllim ... Partneti

• Bartja e pjesës së kapitalit ndërmjet partnerëve në shoqërinë kolektive bëhet lirisht.

• Partneri - ortaku mund t’ia bartë pjesën e vet personit të tretë vetëm me pëlqimin e partnerëve të tjerë.

• Partnerët e shoqërisë kolektive e kanë të drejtën e parablerjes së këtyre kuotave.

• Nëse partnerët - ortakët nuk e japin pëlqimin që pjesa e kapitalit t’i bartet personit të tretë, ndërsa nuk e shfrytëzojnë të drejtën e parablerjes, partneri mund t’ia bartë pjesën e vet personit të tretë edhe pa këtë pëlqim

Page 8: Formacionet e shoqërive biznesore - armandi.infoarmandi.info/ekonomik/2017/Formacionet-e-shoqërive-biznesore... · Regjistër dhe ushtron veprimtari biznesore me qëllim ... Partneti

Menaxhimi i shoqërisë kolektive

• Secili anëtar i shoqërisë kolektive ka të drejtë dhe detyrim që t’i udhëheqë punët e shoqërisë.

• Është e pavlefshme dispozita e memorandumit themeltar ose kontratës së partnerëve me të cilën partneri i caktuar paraprakisht heq dorë nga e drejta e menaxhimit.

• Vendimet e partnerëve - ortakëve për punët juridike që kanë të bëjnë me veprimtarinë e rregullt merren me shumicën e numrit të përgjithshëm të votave të këtyre partnerëve

Page 9: Formacionet e shoqërive biznesore - armandi.infoarmandi.info/ekonomik/2017/Formacionet-e-shoqërive-biznesore... · Regjistër dhe ushtron veprimtari biznesore me qëllim ... Partneti

• Udhëheqja e disa punëve të caktuara të shoqërisë kolektive mundet që, me memorandumin themeltar ose me kontratën e partnerëve, t’i bartet: një anëtari të shoqërisë; dy ose më shumë anëtarëve të shoqërisë;

• Pëlqimi i të gjithë partnerëve - ortakëve është i nevojshëm për marrjen e vendimeve për punët jashtë veprimtarisë së rregullt të shoqërisë, si dhe për vendimin për pranimin e partnerit - ortakut të ri.

Page 10: Formacionet e shoqërive biznesore - armandi.infoarmandi.info/ekonomik/2017/Formacionet-e-shoqërive-biznesore... · Regjistër dhe ushtron veprimtari biznesore me qëllim ... Partneti

Shpërndarje e fitimit dhe mbulimi i humbjeve

• Shoqëria e partneritetit (ortakëria) themelohet me qëllim të realizimit dhe shpërndarjes së fitimit.

• Njëra prej të drejtave themelore të secilit anëtar është e drejta në fitimin e krijuar.

• Fitimi dhe humbjet e shoqërisë kolektive shpërndahen në pjesë të barabarta ndërmjet anëtarëve të saj.

Page 11: Formacionet e shoqërive biznesore - armandi.infoarmandi.info/ekonomik/2017/Formacionet-e-shoqërive-biznesore... · Regjistër dhe ushtron veprimtari biznesore me qëllim ... Partneti

Përgjegjësia e partnerit (ortakut) për detyrimet e shoqërisë

• Partnerët e shoqërisë kolektive kanë përgjegjësi solidare dhe të pakufizuar për detyrimet e shoqërisë.

• Kjo shoqëri, edhe pse nuk e ka cilësinë e personit juridik, konsiderohet shoqëri biznesore gjë që nënkupton se pasuria i takon kësaj shoqërie.

• Për këtë arsye kuotat që anëtari i shoqërisë kolektive i ka bartur në pronësi të saj, nuk mund të përdoren si garanci ose për përmbushjen e kërkesave të kreditorëve të partnerëve si anëtarë të shoqërisë kolektive

Page 12: Formacionet e shoqërive biznesore - armandi.infoarmandi.info/ekonomik/2017/Formacionet-e-shoqërive-biznesore... · Regjistër dhe ushtron veprimtari biznesore me qëllim ... Partneti

Shpërbërja (shuarja) e shoqërisë kolektive dhe

largimi i partnerëve (ortakëve)

• Shoqëria kolektive si subjekt i biznesit shuhet: ҉ me kalimin e kohës për të cilën është themeluar ose me

realizimin e qëllimit për të cilin është themeluar,

҉ me vendimin e partnerëve për shuarje,

҉ me falimentim,

҉ për shkak të mosushtrimit të veprimtarisë pandërprerë gjatë periudhës dyvjeçare,

҉ me vendimin gjyqësor për shuarjen e saj,

҉ me paraqitjen e cilit do prej shkaqeve të caktuara me memorandumin themeltar ose me kontratën e partnerëve që ka për pasojë shuarjen e shoqërisë kolektive

Page 13: Formacionet e shoqërive biznesore - armandi.infoarmandi.info/ekonomik/2017/Formacionet-e-shoqërive-biznesore... · Regjistër dhe ushtron veprimtari biznesore me qëllim ... Partneti

SHOQËRIA KOMANDITE - Kuptimi • Shoqëria komandite është shoqëri biznesore të

cilën e themelojnë dy ose më shumë persona fizikë dhe/ose biznesor në cilësinë e ortakëve,

• me qëllim të ushtrimit të veprimtarisë së caktuar me një emër të përbashkët biznesi, nga të cilët së paku

një person (ortaku i përgjithshëm) përgjigjet për detyrimet e shoqërisë në mënyrë të pakufizuar - Komplementari,

ndërsa së paku një person përgjigjet në mënyrë të kufizuar (ortaku i kufizuar) deri në lartësinë e kuotës së vet të kontraktuar - Komanditori

Page 14: Formacionet e shoqërive biznesore - armandi.infoarmandi.info/ekonomik/2017/Formacionet-e-shoqërive-biznesore... · Regjistër dhe ushtron veprimtari biznesore me qëllim ... Partneti

THEMELUESIT E SHOQËTISË KOMANDITORE

KOMPLEMENTARËT

• lloj i anëtarëve që për detyrimet e shoqërisë përgjigjet në mënyrë të pakufizuar

KOMANDITORËT • Lloji i i anëtarëve që për

detyrimet e shoqërisë përgjigjet vetëm për detyrimet në lartësinë e kuotës së vet të deponuar në shoqëri

• Komplementarët dhe komanditorët mund të

kenë cilësinë e personit fizik dhe/ose cilësinë

biznesore.

• Kjo shoqëri mund të themelohet nëse ekziston

së paku një komplementar dhe një komanditor.

Page 15: Formacionet e shoqërive biznesore - armandi.infoarmandi.info/ekonomik/2017/Formacionet-e-shoqërive-biznesore... · Regjistër dhe ushtron veprimtari biznesore me qëllim ... Partneti

Themelimi i shoqërisë komandite

Shoqëria komandite themelohet me A. memorandumin

themeltar dhe

B. me marrëveshje respektivisht kontratë

Kontrata e ortakëve të shoqërisë përcakton detaje

lidhur me me:

veprimtarinë dhe

udhëheqja e shoqërisë.

Kjo kontratë patjetër duhet të hartohet dhe

nënshkruhet nga të gjithë ortakët.

Page 16: Formacionet e shoqërive biznesore - armandi.infoarmandi.info/ekonomik/2017/Formacionet-e-shoqërive-biznesore... · Regjistër dhe ushtron veprimtari biznesore me qëllim ... Partneti

Partneti (ortaku) 2 Komanditori Dihet sasia dhe vlera e Para, sende te drejta etj,

Partneri (ortaku) 1

Komplementari Para, sende te drejta etj.,

Shoqëria komanditore

Pasuria e shoqërise

përbëhet nga:

1) para, 2) sende dhe 3) të drejta, si dhe 4) punë e shërbime

që janë kryer ose

që pritet të kryhen

Komanditori Pergjegjesi dhe te drejta vetem ne bazë të pjesës së investuar

Komplementari: Pergjegjesi solidare

Page 17: Formacionet e shoqërive biznesore - armandi.infoarmandi.info/ekonomik/2017/Formacionet-e-shoqërive-biznesore... · Regjistër dhe ushtron veprimtari biznesore me qëllim ... Partneti

Marrëdhëniet ndërmjet ortakëve dhe ndërmjet ortakëve e shoqërisë

• Me memorandumin e themelimit ose me

kontratën e ortakëve rregullohet:

҉Pagimi i kuotave të komplementarëve dhe komanditorëve ,

҉bartja e pjesës së kapitalit në shoqëri,

҉ndarja e fitimit dhe mbulimi i humbjeve;

҉Në rast se me këto kontrata nuk janë rregulluar këto raporte zbatohen rregullat plotësuese dispozitive

Page 18: Formacionet e shoqërive biznesore - armandi.infoarmandi.info/ekonomik/2017/Formacionet-e-shoqërive-biznesore... · Regjistër dhe ushtron veprimtari biznesore me qëllim ... Partneti

• Kuota e kapitalit, mund të jetë:

҉ monetare dhe jomonetare,

҉ duke përfshirë edhe punën dhe shërbimet e kryera në shoqërinë komandite.

• Kuota jomonetare duhet të vlerësohen.

• Nuk është parashikuar pjesa minimale monetare e kapitalit themelor që duhet të bashkohet në shoqërinë komandite.

• Mirëpo, kjo shoqëri nuk mund të krijohet nëse në të nuk është depozituar asnjë kuotë e kapitalit.

• Komplementarët kanë statusin e anëtarëve të ortakërisë andaj ndaj tyre zbatohen rregullat e caktuara për ortakët e ortakërisë.

Page 19: Formacionet e shoqërive biznesore - armandi.infoarmandi.info/ekonomik/2017/Formacionet-e-shoqërive-biznesore... · Regjistër dhe ushtron veprimtari biznesore me qëllim ... Partneti

Marrëdhëniet ndërmjet shoqërisë komandite dhe ortakëve ndaj peronave të tretë

• Komplementarët

e udhëheqin shoqërinë dhe punët e saj.

janë të autorizuar që ta përfaqësojnë shoqërinë komandite në raport me personat e tretë.

• Shoqërinë komandite mund ta përfaqësojnë një komplementar, disa komplementarë të cilëve u është besuar udhëheqja ose të gjitha komplementarët.

Page 20: Formacionet e shoqërive biznesore - armandi.infoarmandi.info/ekonomik/2017/Formacionet-e-shoqërive-biznesore... · Regjistër dhe ushtron veprimtari biznesore me qëllim ... Partneti

• Komanditori nuk mund ta përfaqësojë shoqërinë komandite përveç nëse e merrë autorizimin ose prokurën.

• Komanditori përgjigjet si edhe komplementari ndaj presonave të tretë nëse emri i tij është përfshirë në emrin e biznesit të shoqërisë me pëlqimin e tij.

Page 21: Formacionet e shoqërive biznesore - armandi.infoarmandi.info/ekonomik/2017/Formacionet-e-shoqërive-biznesore... · Regjistër dhe ushtron veprimtari biznesore me qëllim ... Partneti

• Shoqëria komandite, e ka pasurinë e vet që është e ndarë nga pasuria e anëtarëve të shoqërisë.

• Kreditorët personalë të komanditorit dhe komplementarit nuk kanë të drejtë që sigurimin e pagesës dhe arkëtimin ta bëjnë nga pasuria e shoqërisë komandite.

• Mirëpo, nëse pasuria e shoqërisë komandite nuk mjafton për përmbushjen e kërkesave të kreditorëve të shoqërisë, kreditorët e shoqërisë i realizojnë kërkesat e veta ndaj komplementarëve (pajtimisht me përgjegjësinë e tyre të pakufizuar) në mënyrë të barabartë me kreditorët e vet personalë.

Page 22: Formacionet e shoqërive biznesore - armandi.infoarmandi.info/ekonomik/2017/Formacionet-e-shoqërive-biznesore... · Regjistër dhe ushtron veprimtari biznesore me qëllim ... Partneti

SHOQËRIA ME PËRGJEGJËSI TË KUFIZUAR Kuptimi dhe themeluesit e shoqërisë

• Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar është formë e shoqërisë të cilën e themelojnë një ose më shumë persona juridikë dhe/ose persona fizikë në cilësinë e anëtarëve të shoqërisë,

• Qëllim:- Ushtrimi i veprimtarisë së caktuar nën emrin e përbashkët të biznesit,

A. Për detyrimet e veta kjo shoqëri përgjigjet me tërë pasurinë e vet.

B. Asnjë anëtar i shoqërisë nuk përgjigjet me pasurinë e vet për detyrimet e shoqërisë.

Page 23: Formacionet e shoqërive biznesore - armandi.infoarmandi.info/ekonomik/2017/Formacionet-e-shoqërive-biznesore... · Regjistër dhe ushtron veprimtari biznesore me qëllim ... Partneti

• Shoqërinë mund ta themelojë një person juridik ose fizik ose disa persona juridikë dhe/ose persona fizikë, por jo më shumë se 50 veta.

• Nëse numri i anëtarëve shkon mbi 50, por jo mbi 100 anëtarë, dhe nëse ky numër mbetet i tillë gjatë një periudhe njëvjeçare, kjo shoqëri e ndryshon formën juridike dhe shndërrohet në shoqëri aksionare të mbyllur.

Page 24: Formacionet e shoqërive biznesore - armandi.infoarmandi.info/ekonomik/2017/Formacionet-e-shoqërive-biznesore... · Regjistër dhe ushtron veprimtari biznesore me qëllim ... Partneti

• Themelues të shoqërisë më përgjegjësi të kufizuar mund të jenë personat juridikë që ushtrojnë veprimtari biznesore ose ndonjë veprimtari tjetër, nëse kjo nuk është përjashtuar me ndonjë ligj tjetër.

• Personat fizikë si themelues duhet të jenë plotësisht të zotët për të vepruar.

• Themelimi i shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar fillon me lidhjen e Kontratës për themelimin, përkatësisht me miratimin e Aktit themeltar, STATUTIN ndërsa mbaron me regjistrimin e saj kur edhe e fiton subjektivitetin juridik.

Page 25: Formacionet e shoqërive biznesore - armandi.infoarmandi.info/ekonomik/2017/Formacionet-e-shoqërive-biznesore... · Regjistër dhe ushtron veprimtari biznesore me qëllim ... Partneti

Pjestari 2 20% Para, sende te drejta etj,

Pjestari 1 50% Para, sende te drejta etj.,

SH.P.K – ja

Pasuria e shoqërise përbëhet nga:

1) para, 2) sende dhe 3) të drejta, si dhe 4) punë e shërbime

që janë kryer ose

që pritet të kryhen

të drejta në bazë % të pjesës së investuar (fitimi humbja)

Pergjegjesi në bazë të % ne investime

Pjestari 3 20% Para, sende te drejta etj.,

Pjestari 4 10% Para, sende te drejta etj.,

të drejta në bazë % të pjesës së investuar (fitimi humbja)

Page 26: Formacionet e shoqërive biznesore - armandi.infoarmandi.info/ekonomik/2017/Formacionet-e-shoqërive-biznesore... · Regjistër dhe ushtron veprimtari biznesore me qëllim ... Partneti

Themelimi i shoqërisë • Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar themelohet

vetëm pas regjistrimit të statutit sipas nenit 33 të LSHT.

• STATUTI është dokumenti themelues dhe konstituiv i shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar.

• Para se shoqëria me përgjegjësi të kufizuar të mund të regjistrohet, ky dokument duhet të dorëzohet në Zyrën e Regjistrimit sipas këtij ligji.

• Asnjë ndryshim dhe plotësim në statut nuk ka karakter detyrues ndaj palëve të treta derisa këto ndryshime dhe plotësime të dorëzohen në mënyrë të rregullt në atë zyrë

Page 27: Formacionet e shoqërive biznesore - armandi.infoarmandi.info/ekonomik/2017/Formacionet-e-shoqërive-biznesore... · Regjistër dhe ushtron veprimtari biznesore me qëllim ... Partneti

Për lidhjen e kontratës zbatohen dispozitat e përgjithshme të LSHT dhe LMD me të cilat është rregulluar lidhja e kontratave.

• Për lidhjen e kontratës së themelimit drejtori nuk ka nevojë për autorizim të veçantë, nëse sipas ligjit dhe statutit të personit juridik është i autorizuar për lidhjen e kësaj pune juridike.

• Kontrata si akt themeltar i shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar hartohet me shkrim,

• Si palë kontraktuese paraqiten dy ose më shumë persona fizikë dhe/ose persona juridikë të cilët e themelojnë shoqërinë.

Page 28: Formacionet e shoqërive biznesore - armandi.infoarmandi.info/ekonomik/2017/Formacionet-e-shoqërive-biznesore... · Regjistër dhe ushtron veprimtari biznesore me qëllim ... Partneti

• Akti themeltar i shoqërisë (kontrata ose vendimi për themelimin) përmban sidomos:

1) emrin e plotë dhe vendbanimin e secilit person fizik, emrin e biznesit dhe selinë e secilit person juridik anëtar i shoqërisë;

2) emrin e biznesit dhe selinë e shoqërisë; 3) veprimtarinë; 4) shumën e kapitalit themelor dhe shumat, llojin dhe

vlerën e kuotave të secilit themelues , si dhe përshkrimin e llojit dhe vlerën e kuotave jomonetare;

5) mënyrën dhe kohën e depozitimit të kuotës jomonetare, përkatësisht kohën e pagesës së kuotave monetare;

6) shumën totale të shpenzimeve të themelimit; 7) dispozitat për favoret e veçanta për cilin do person që ka

marrë pjesë në themelimin e shoqërisë ose në kryerjen e punëve para themelimit të shoqërisë apo për konstatimin se a janë plotësuar kushtet për fillimin e veprimtarisë.

Page 29: Formacionet e shoqërive biznesore - armandi.infoarmandi.info/ekonomik/2017/Formacionet-e-shoqërive-biznesore... · Regjistër dhe ushtron veprimtari biznesore me qëllim ... Partneti

Detyrimet kryesore të anëtareve - kuotat dhe kapitali themelor

• Themeluesit mund të themelojnë SHPK nëse i plotësojnë parakushtet sa i përket kapitalit themelor dhe kuotave që bartën në shoqëri.

• Kuotat në shoqërinë me përgjegjësi të kufizuar mund të jenë monetare dhe jomonetare.

• Kuota jomonetare përfshin edhe punën dhe shërbimet e kryera për shoqërinë.

• Kuotat paguhen në shoqëri në pajtim me Memorandumin themeltar të shoqërisë.

• Nëse është parashikuar me memorandum ose me kontratën e anëtarëve të shoqërisë, anëtarët e shoqërisë mund të marrin vendim për pagimin e kuotave shtesë.

Page 30: Formacionet e shoqërive biznesore - armandi.infoarmandi.info/ekonomik/2017/Formacionet-e-shoqërive-biznesore... · Regjistër dhe ushtron veprimtari biznesore me qëllim ... Partneti

• Kapitali themelor i shoqërisë formohet nga kuotat e paguara nga themeluesit.

• Pjesa monetare e kapitalit themelor të shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar në ditën e pagimit të shumës është së paku 1000 euro.

• Kapitali themeltar duhet t'i paguhet shoqërisë brenda katërmbëdhjetë (14) ditësh nga dita e regjistrimit.

• Shoqëria duhet t'i dërgojë Zyrës së Regjistrimit dëshmi të mjaftueshme mbi pagesën brenda katërmbëdhjetë (14) ditësh.

Page 31: Formacionet e shoqërive biznesore - armandi.infoarmandi.info/ekonomik/2017/Formacionet-e-shoqërive-biznesore... · Regjistër dhe ushtron veprimtari biznesore me qëllim ... Partneti

• Kapitali themelor i shoqërisë mundet që me vendimin e kuvendit të anëtarëve të rritet me kuota të reja të anëtarëve ose me shndërrimin e rezervave ekzistuese për këtë qëllim në kapital themelor.

• Kapitali themelor i shoqërisë mund të zvogëlohet me vendimin e anëtarëve të shoqërisë, por jo nën shumën e përcaktuar të kapitalit themelor minimal

Page 32: Formacionet e shoqërive biznesore - armandi.infoarmandi.info/ekonomik/2017/Formacionet-e-shoqërive-biznesore... · Regjistër dhe ushtron veprimtari biznesore me qëllim ... Partneti

Pjesët e kapitalit themelor në shoqëri • Anëtari i SHPK – së e fiton pjesën e vet në kapitalin

themelor të shoqërisë përpjesëtimisht me vlerën e kuotës së paguar në shoqëri.

• Anëtari i shoqërisë mund ta ketë një pjesë të kapitalit në shoqëri.

• Nëse anëtari i shoqërisë merr një ose më shumë pjesë, këto pjesë bashkohen me pjesën ekzistuese dhe së bashku përbëjnë në pjesë të vetme.

• Pjesa e kapitalit mund t’i takojë një personi ose disa personave.

• Nëse dy ose më shumë persona janë pronarë të pjesës së kapitalit, ata konsiderohen bashkëpronarë.

Page 33: Formacionet e shoqërive biznesore - armandi.infoarmandi.info/ekonomik/2017/Formacionet-e-shoqërive-biznesore... · Regjistër dhe ushtron veprimtari biznesore me qëllim ... Partneti

• Pjesët e kapitalit në shoqëri nuk janë letra me vlerë.

• Në pajtim me këtë ato nuk mund të fitohen e as të disponohen me dërgimin e ofertës publike.

• Shoqëria i jep çdo anëtari vërtetimin si dëshmi për anëtarësinë dhe pjesën e tij të kapitalit, nëse me aktin themeltar ose me kontratën e anëtarëve të shoqërisë nuk është caktuar ndryshe

Page 34: Formacionet e shoqërive biznesore - armandi.infoarmandi.info/ekonomik/2017/Formacionet-e-shoqërive-biznesore... · Regjistër dhe ushtron veprimtari biznesore me qëllim ... Partneti

Libri i pjesëve të kapitalit -

• Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar mban Librin e pjesëve të kapitalit dhe është e detyruar që atë ta mbajë në selinë e vet.

• Në Librin e pjesëve të kapitalit shënohen: emri dhe vendbanimi, përkatësisht emri i biznesit; selia dhe numri tatimor identifikues i secilit anëtar të shoqërisë, etj.

• Shoqëria i drejtohet me kërkesë Regjistrit për regjistrimin e të gjitha ndryshimeve të të dhënave të shënuara në librin e pjesëve të kapitalit.

Page 35: Formacionet e shoqërive biznesore - armandi.infoarmandi.info/ekonomik/2017/Formacionet-e-shoqërive-biznesore... · Regjistër dhe ushtron veprimtari biznesore me qëllim ... Partneti

Të drejtat mbi bazën e pjesës së kapitalit

• Anëtarët e shoqërisë, mbi bazën e kapitalit kanë këto të drejta:

1. të drejtën e votës,

2. të drejtat pronësore ndaj shoqërisë

3. pjesëmarrjen në fitim dhe

4. të drejtën e pjesëmarrjes në shpërndarjen e tepricës së likuidimit.

• Këto të drejta janë në përpjesëtim me pjesët e kapitalit të anëtarëve në kapitalin e gjithëmbarshëm themelor të paguar në shoqëri.

Page 36: Formacionet e shoqërive biznesore - armandi.infoarmandi.info/ekonomik/2017/Formacionet-e-shoqërive-biznesore... · Regjistër dhe ushtron veprimtari biznesore me qëllim ... Partneti

Kuotat vetanake të shoqërisë

• Pjesë e kapitalit vetanak të SHPK – së konsiderohet pjesa që shoqëria e fiton, përkatësisht e merr në pronësi nga anëtarët e vet.

• Nga anëtarët e vet shoqëria mund t’i merr pjesët e kapitalit që në tërësi janë paguar, si dhe ato pjesë që ende nuk janë paguar plotësisht.

• Shoqëria nuk ka të drejtë vote mbi bazën e pjesës së vetë të kapitalit, dhe kjo pjesë nuk llogaritet në kuorumin e votave dhe nuk japin të drejtën në dividend

Page 37: Formacionet e shoqërive biznesore - armandi.infoarmandi.info/ekonomik/2017/Formacionet-e-shoqërive-biznesore... · Regjistër dhe ushtron veprimtari biznesore me qëllim ... Partneti

Të drejtat themelore të anëtarëve të shoqërisë E drejta e disponimit të pjesës së kapitalit

• Nëse me LTSH, me memorandumin themeltar dhe me kontratën e anëtarëve të shoqërisë, nëse nuk është parashikuar ndryshe, pjesa e kapitalit të anëtarit të shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar mund t’i bartet lirisht: anëtarit tjetër të shoqërisë ose vetë shoqërisë, anëtarëve të afërt të familjes, përfaqësuesit ligjor ose trashëgimtarit të anëtarit të shoqërisë, pas vdekjes së tij, me ndryshimin e statusit në pajtim me LSHT,

• anëtari i shoqërisë para se pjesën e vet ose një pjesë të pjesës së kapitalit të vet t’ia ofrojë personit të tretë, është i detyruar që këtë pjesë ose një pjesë të pjesës së kapitalit t’ia ofrojë shoqërisë (e drejta ligjore e parablerjes)

Page 38: Formacionet e shoqërive biznesore - armandi.infoarmandi.info/ekonomik/2017/Formacionet-e-shoqërive-biznesore... · Regjistër dhe ushtron veprimtari biznesore me qëllim ... Partneti

• Nëse shoqëria nuk e shfrytëzon të drejtën e parablerjes brenda afatit të parashikuar me memorandumin themeltar ose me kontratë, oferta u dërgohet anëtarëve të tjerë të shoqërisë.

Page 39: Formacionet e shoqërive biznesore - armandi.infoarmandi.info/ekonomik/2017/Formacionet-e-shoqërive-biznesore... · Regjistër dhe ushtron veprimtari biznesore me qëllim ... Partneti

E drejta në pagesën e fitimit

• Anëtari i SHPK – së ka të drejtë në pagesën e fitimit.

• Pagesa e fitimit bëhet përpjesëtimisht me pjesën në kapitalin themeltar të shoqërisë, në kohën kur shoqëria e merr vendimin për pagesën e këtij fitimi,

• Anëtari i shoqërisë i cili e fiton të drejtën në pagesën e fitimit bëhet kreditor i shoqërisë sa i përket kësaj pagese.

Page 40: Formacionet e shoqërive biznesore - armandi.infoarmandi.info/ekonomik/2017/Formacionet-e-shoqërive-biznesore... · Regjistër dhe ushtron veprimtari biznesore me qëllim ... Partneti

ORGANET e SHPK – së

• Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar ka

kuvendin, drejtorin ose këshillin e drejtorëve,

auditin e brendshëm ose komisionin e auditimit,

nëse kështu është rregulluar me memorandumin themeltar ose me kontratën e anëtarëve të shoqërisë.

Page 41: Formacionet e shoqërive biznesore - armandi.infoarmandi.info/ekonomik/2017/Formacionet-e-shoqërive-biznesore... · Regjistër dhe ushtron veprimtari biznesore me qëllim ... Partneti

HUMBJA E CILËSISË SË ANËTARIT TË SHOQËRISË DHE SHUARJA E SHOQËRISË

• Anëtarit të shoqërisë i pushon cilësia e anëtarit: me vdekje, me shuarjen e personit juridik, me largimin (tërheqjen) në pajtim me aktin themeltar ose me kontratën e anëtarëve të shoqërisë apo për shkak të shkeljes së aktit themeltar ose të kontratës së anëtarëve të shoqërisë, me largimin (tërheqjen) në pajtim me vendimin gjyqësor, me përjashtimin në pajtim me vendimin gjyqësor, me aktin themeltar ose me kontratën e anëtarëve të shoqërisë, me bartjen e pjesës së kapitalit personit tjetër, në rast të ngjarjeve të tjera të caktuara me aktin themeltar ose me kontratën e anëtarëve të shoqërisë që çojnë në humbjen e cilësisë së anëtarit të shoqërisë.

Page 42: Formacionet e shoqërive biznesore - armandi.infoarmandi.info/ekonomik/2017/Formacionet-e-shoqërive-biznesore... · Regjistër dhe ushtron veprimtari biznesore me qëllim ... Partneti

SHOQËRIA ME PËRGJEGJËSI TË KUFIZUAR SHUHET

ME: • kalimin e kohës së caktuar me aktin themeltar;

• vendimin e kuvendit të anëtarëve

• ndryshimet statusore që çojnë në shuarjen e shoqërisë;

• falimentim (bankrotim);

• vendimin e formës së prerë me të cilën konstatohet se regjistrimi i shoqërisë ka qenë i pavlefshëm dhe urdhërohet shlyerja e shoqërisë;

• paraqitjen e ngjarjeve të caktuara me aktin themeltar ose me kontratën e anëtarëve të shoqërisë.

• Shoqëria njëanëtarëshe shuhet në rast të falimentimit ose likuidimit të një anëtari i cili nuk ka pasardhës juridik, përkatësisht me vdekjen e anëtarit i cili nuk ka trashëgimtarë të pjesës së kapitalit.

Page 43: Formacionet e shoqërive biznesore - armandi.infoarmandi.info/ekonomik/2017/Formacionet-e-shoqërive-biznesore... · Regjistër dhe ushtron veprimtari biznesore me qëllim ... Partneti

SHOQËRIA AKSIONARE - kuptimi • Shoqërinë aksionare është person juridik të

cilën e themelojnë nga një ose më shumë persona juridikë dhe/ose persona fizikë në cilësinë e aksionarëve;

• Qëllimi - ushtrimi i veprimtarisë së caktuar

nën emrin e përbashkët,

kapitali themelor i së cilës është përcaktuar dhe ndarë në aksione

Page 44: Formacionet e shoqërive biznesore - armandi.infoarmandi.info/ekonomik/2017/Formacionet-e-shoqërive-biznesore... · Regjistër dhe ushtron veprimtari biznesore me qëllim ... Partneti

Shoqëria aksionare ka këto karakteristika:

• Është shoqëri e kapitalit për të cilën nuk është me rëndësi se kush merr pjesë në të me kapital por është me rëndësi kuota në kapitalin themelor të shoqërisë, fati juridik i së cilës nuk është i lidhur me personin i cili e ka paguar ;

• Kapitali themelor (kapitali minimal themelor i shoqërisë i caktuar me ligj) është i ndarë në aksione të cilat, sipas rregullit, me veprime juridike mund të barten nga njëri person tek tjetri;

Page 45: Formacionet e shoqërive biznesore - armandi.infoarmandi.info/ekonomik/2017/Formacionet-e-shoqërive-biznesore... · Regjistër dhe ushtron veprimtari biznesore me qëllim ... Partneti

Aksionari 20% Para, sende te drejta

Aksionari 50% Para, sende te drejta

SH.A – ja

Pasuria e shoqërise përbëhet nga:

1) para, 2) sende dhe 3) të drejta,

të drejta në bazë % të pjesës së investuar (fitimi humbja)

Pergjegjesi në bazë të % ne investime

Aksonari 20% Para, sende te drejta

Aksionari 10% Para, sende te drejta

të drejta në bazë % të pjesës së investuar (fitimi humbja)

Page 46: Formacionet e shoqërive biznesore - armandi.infoarmandi.info/ekonomik/2017/Formacionet-e-shoqërive-biznesore... · Regjistër dhe ushtron veprimtari biznesore me qëllim ... Partneti

• aksionari përgjigjet për detyrimet e shoqërisë deri në lartësinë e kuotës së paguar në shoqëri dhe nuk përgjigjet për detyrimet e shoqërisë me pasurinë e vet, ngase pasuria e shoqërisë, si edhe tek shoqëritë e tjera, është e ndarë nga pasuria e aksionarëve;

• përpjesëtimisht me kapitalin që e zotëron shoqëria (numrin e aksioneve) aksionari ka të drejtë në qeverisje

• shoqëria aksionare ka cilësinë e personit juridik dhe për detyrimet e veta përgjigjet me pasurinë e vet

Page 47: Formacionet e shoqërive biznesore - armandi.infoarmandi.info/ekonomik/2017/Formacionet-e-shoqërive-biznesore... · Regjistër dhe ushtron veprimtari biznesore me qëllim ... Partneti

Themelimi i shoqërisë aksionare • Shoqëria aksionare themelohet me kontratën

themeluese, ndërsa po që se e themelon një person – ajo themelohet me akt themelim.

• Që të dy aktet themeltare duhet të jenë në formën me shkrim, ndërsa nënshkrimet në kontratë, përkatësisht në vendimin e themelimit, vërtetohen.

• Numri i personave që mund ta lidhin kontratën për themelimin e shoqërisë së hapur aksionare nuk është i kufizuar.

• Shoqëria aksionare sipas ligjit duhet ta ketë edhe STATUTIN e shoqërisë

Page 48: Formacionet e shoqërive biznesore - armandi.infoarmandi.info/ekonomik/2017/Formacionet-e-shoqërive-biznesore... · Regjistër dhe ushtron veprimtari biznesore me qëllim ... Partneti

• Akti themeltar i shoqërisë aksionare përmban sidomos: emrin e plotë dhe vendbanimin e personave fizikë, përkatësisht emrin e biznesit dhe selinë e personit juridik të secilit themelues të shoqërisë, emrin e biznesit dhe selinë e shoqërisë, veprimtarinë,

• Shpjegimin se a është shoqëria e hapur apo e mbyllur,

• Shumën e kapitalit themelor të regjistruar e të paguar dhe mënyrën e pagesës, përkatësisht formën në të cilën është bartur kuota,

• Numrin e aksioneve dhe vlerën e tyre nominale, ndërsa për aksionet që nuk kanë vlerë nominale, vlerën e tyre kontabël,

Page 49: Formacionet e shoqërive biznesore - armandi.infoarmandi.info/ekonomik/2017/Formacionet-e-shoqërive-biznesore... · Regjistër dhe ushtron veprimtari biznesore me qëllim ... Partneti

• STATUTI, si dhe ndryshimet dhe plotësimet e tij prodhojnë efekte juridike kundrejt aksionarëve nga dita e miratimit të tij, nëse me statut nuk është caktuar ndryshe.

• Statuti i shoqërisë aksionare hartohet në formën me shkrim.

• Me statut rregullohet më hollësisht veprimtaria në shoqërinë aksionare.

• Në rast të mospërputhjes së aktit themeltar dhe statutit të shoqërisë zbatohet statuti

Page 50: Formacionet e shoqërive biznesore - armandi.infoarmandi.info/ekonomik/2017/Formacionet-e-shoqërive-biznesore... · Regjistër dhe ushtron veprimtari biznesore me qëllim ... Partneti

Shoqëria aksionare në praktikën e biznesit • Shoqëria aksionare në praktikë mund të jetë e

hapur dhe e mbyllur dhe Ligji për Shoqëritë Tregtare në Kosovë nuk e përcakton rregullon shprehmishtë këtë.

• Nëse në statutin e shoqërisë nuk është theksuar lloji i shoqërisë, atëherë shoqëria aksionare është e hapur.

• Shoqëria aksionare e mbyllur është ajo shoqëri aksionet e së cilës emetohen vetëm për themeluesit e saj ose për një numër të kufizuar të personave të tjerë, në pajtim me ligj.

• Ligji nuk e përcakton se sa duhet të jetë numri i aksionarëve.

Page 51: Formacionet e shoqërive biznesore - armandi.infoarmandi.info/ekonomik/2017/Formacionet-e-shoqërive-biznesore... · Regjistër dhe ushtron veprimtari biznesore me qëllim ... Partneti

• Shoqëria e mbyllur nuk mund të bëjë regjistrimin e aksioneve nëpërmjet ofertës publike ose që në ndonjë mënyrë tjetër t’i ofrojë aksionet e veta publikisht.

• Shoqëria aksionare e hapur është ajo e cila, në kohën e themelimit ose pas themelimit, shpall thirrje publike për regjistrimin dhe pagimin e aksioneve.

• Thirrja publike bëhet nëpërmjet ofertës publike dhe fletëpalosjes në pajtim me LSHT dhe me rregulla të caktuara me të cilin rregullohet tregu i letrave me vlerë.

Page 52: Formacionet e shoqërive biznesore - armandi.infoarmandi.info/ekonomik/2017/Formacionet-e-shoqërive-biznesore... · Regjistër dhe ushtron veprimtari biznesore me qëllim ... Partneti

Aksionet dhe letrat tjera me vlerë

• Shoqëria aksionare mund të emetojë aksione

1. të rëndomta (të rregullta) dhe

2. preferenciale (të privilegjuara).

Page 53: Formacionet e shoqërive biznesore - armandi.infoarmandi.info/ekonomik/2017/Formacionet-e-shoqërive-biznesore... · Regjistër dhe ushtron veprimtari biznesore me qëllim ... Partneti

• Aksionet e zakonshme (rëndomta) të shoqërisë aksionare nuk mund të shndërrohen në aksione preferenciale ose në letra të tjera me vlerë.

• Të drejtat e aksionarëve me aksione preferenciale përfshijnë sidomos përparësitë kundrejt aksioneve të rëndomta sa i përket përparësisë në pagimin e dividendit dhe përparësisë së arkëtimit me rastin e likuidimit të shoqërisë

Page 54: Formacionet e shoqërive biznesore - armandi.infoarmandi.info/ekonomik/2017/Formacionet-e-shoqërive-biznesore... · Regjistër dhe ushtron veprimtari biznesore me qëllim ... Partneti

Dividendët dhe pagesat e tjera aksionarëve

• Shoqëria aksionare mund të lejojë pagimin e dividendëve nga aksionet e veta vjetore në pajtim me vendimet e kuvendit të rregullt vjetor ose në çdo kohë ndërmjet kuvendeve vjetore, përveç nëse statut dhe rregullore të veçanta të shoqërisë nuk është caktuar ndryshe.

Page 55: Formacionet e shoqërive biznesore - armandi.infoarmandi.info/ekonomik/2017/Formacionet-e-shoqërive-biznesore... · Regjistër dhe ushtron veprimtari biznesore me qëllim ... Partneti

Kapitali themelor i shoqërisë Llojet e kuotave dhe deponimi i tyre në shoqëri

• Pa kuota të kapitalit shoqëria nuk mund të krijohet.

• Kuota në shoqërinë aksionare si zëvendësim për emetimin e aksioneve mund të jetë në para ose në sende dhe në të drejta, por jo edhe në punë dhe shërbime që mund të kryhen për shoqërinë, pa marrë parasysh se a janë kryer apo pritet të kryhen në të ardhmen.

• Përjashtimisht, kuota jomonetare në shoqërinë aksionare të mbyllur mund të jetë në punë dhe shërbime të kryera, nëse kjo është parashikuar me Statut.

• Dividendët mund të paguhen në para ose në aksione apo në letra të tjera me vlerë ose me aksionet e shoqërisë që i ka në shoqëritë e tjera, si dhe në pasuri tjetër, përveç nëse me aktin themeltar të shoqërisë nuk është caktuar ndryshe.

Page 56: Formacionet e shoqërive biznesore - armandi.infoarmandi.info/ekonomik/2017/Formacionet-e-shoqërive-biznesore... · Regjistër dhe ushtron veprimtari biznesore me qëllim ... Partneti

Kapitali themelor minimal • Kuota monetare e kapitalit themelor të shoqërisë

aksionare është së paku 25.000 Euro.

• Për themelimin e organizatave financiare të dhe sigurimeve, si dhe të shoqërive që ushtrojnë veprimtari të caktuara me ligj si shoqëri aksionare, kapitali themelor të caktohet sipas ligjeve që i rregullojnë këto institucione.

• Kapitali themelor i shoqërisë aksionare të hapur mund të rritet me vendimin e kuvendit të aksionarëve.

• Kapitali themelor mund të zvogëlohet me anulimin e aksioneve vetjake. Në këtë rast ndryshohet statuti i shoqërisë

Page 57: Formacionet e shoqërive biznesore - armandi.infoarmandi.info/ekonomik/2017/Formacionet-e-shoqërive-biznesore... · Regjistër dhe ushtron veprimtari biznesore me qëllim ... Partneti

Shuarja e shoqërisë

• Shoqëria aksionare shuhet:

• me kalimin e kohës për të cilën është themeluar,

• me vendimin e formës së prerë të kuvendit të aksionarëve;

• me vendimin e formës së prerë të gjykatës kompetente me të cilin konstatohet se regjistrimi ka qenë i pavlefshëm dhe urdhëron ,

• të falimentimit dhe

• në rastet e tjera të përcaktuara me ligj dhe me aktin themeltar të shoqërisë që janë theksuar si bazë për shuarjen e shoqërisë.