47
Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria - Vlada - Government Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor - Ministry of Environment and Spatial Planning - Ministarstvo Sredine i Prostornong Planiranja KONCEPT DOKUMENT PËR RREGULLIMIN E PROFESIONIT TË ARKITEKTËVE DHE INXHINIERËVE NË FUSHËN E NDËRTIMIT 1

FORMULARI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT BUXHETORmmph-rks.org/repository/docs/KD_për_Rregullimin_e... · Web viewÇdo ditë, qytetarët e Kosovës punojnë dhe jetojnë në ndërtesa

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: FORMULARI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT BUXHETORmmph-rks.org/repository/docs/KD_për_Rregullimin_e... · Web viewÇdo ditë, qytetarët e Kosovës punojnë dhe jetojnë në ndërtesa

Republika e KosovësRepublika Kosova - Republic of Kosovo

Qeveria - Vlada - Government

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor - Ministry of Environment and Spatial Planning - Ministarstvo Sredine i Prostornong Planiranja

KONCEPT DOKUMENT PËR RREGULLIMIN E PROFESIONIT TË ARKITEKTËVE DHE INXHINIERËVE NË FUSHËN E NDËRTIMIT

Prishtinë, 2015

1

Page 2: FORMULARI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT BUXHETORmmph-rks.org/repository/docs/KD_për_Rregullimin_e... · Web viewÇdo ditë, qytetarët e Kosovës punojnë dhe jetojnë në ndërtesa

Kapitulli 1: Hyrje

Çdo ditë, qytetarët e Kosovës punojnë dhe jetojnë në ndërtesa të cilat janë projektuar dhe realizuar nga arkitektët dhe inxhinierët e ndërtimit. Vendimet e arkitektëve dhe inxhinierëve lidhur me përmasat, vëllimin, organizimin hapësinor, pamjen, materialet dhe metodat e ndërtimit, ndikojnë jo vetëm në shëndetin, sigurinë dhe mirëqenien e përdoruesve aktual, mirëpo edhe të gjeneratave të ardhshme.

Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit dhe sigurisë publike, projektimit të qëndrueshëm dhe cilësor si dhe ofrimit të qasjes për personat me aftësi të kufizuara, profesionistët të cilët bëjnë projektimin dhe mbikëqyrjen e ndërtimit të objekteve duhet të plotësojnë disa standarde minimale profesionale.

Përgjegjësia kryesore e një arkitekti dhe inxhinieri në fushën e ndërtimit është projektimi dhe mbikëqyrja e ndërtimeve të cilat i plotësojnë kërkesat e pronarit për funksionalitet, siguri dhe qëndrueshmëri, që i plotësojnë standardet e arsyeshme mjedisore dhe që i kontribuojnë estetikës së mjedisit rrethues. Për arritjen e këtij qëllimi, projekti i një arkitekti ose një inxhinieri duhet të plotësojë kërkesat e ligjit dhe të jetë rezultat i aplikimit korrekt të aftësive dhe njohurive të këtyre profesioneve. Është e rëndësishme të theksohet se rezultati i një projektimi të gabuar mund të jetë i dëmshëm jo vetëm për personin që e angazhon arkitektin apo inxhinierin por edhe palët e treta.

Rregullimi i arkitekteve dhe inxhinierëve në fushën e ndërtimit është njëri ndër elementet më të rëndësishme të reformës së përgjithshme në fushën e ndërtimit e cila ka filluar me hyrjen në fuqi të Ligjit të ri për Ndërtimin në vitin 2012. Rëndësia e rritjes së mbikëqyrjes në kryerjen e punëve ndërtimore është përcaktuar si prioritet edhe në Kapitullin I të Programit të Qeverisë 2015-2018.

Për më tepër, Banka Botërore me raportin e saj për “Doing Business” për vitin 2016 ka paralajmëruar ndryshime në disa indikatorë, një prej të cilëve e adreson fushën e ndërtimit në përgjithësi dhe identifikon nevojën për përmirësimin e procesit të licencimit të arkitekteve dhe inxhinierëve në veçanti në mënyrë që të sigurohet se ndërtesat i plotësojnë standardet e nevojshme të sigurisë. Sipas këtij raporti, ceket rëndësia e licencimit të profesionistëve përgjegjës dhe struktura e definuar e sigurimit e cila i mbulon dëmet që rezultojnë nga gabimet e tyre profesionale.

Gjatë përcaktimit të një kërkese për licencim profesional të çfarëdo profesioni, njëri ndër faktorët kryesor që duhet të vlerësohet është rreziku që i kanoset shëndetit dhe sigurisë publike nëse profesioni përkatës nuk rregullohet me ligj, qoftë përmes licencimit profesional apo mekanizmave të tjerë të rregullimit profesional. Ky parim themelor, që është përcaktuar edhe në Ligjin për Sistemin e Lejeve dhe Licencave Nr. 04/L-202 është njëri ndër faktorët kryesor që

2

Page 3: FORMULARI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT BUXHETORmmph-rks.org/repository/docs/KD_për_Rregullimin_e... · Web viewÇdo ditë, qytetarët e Kosovës punojnë dhe jetojnë në ndërtesa

është marrë parasysh nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor gjatë hartimit të këtij Koncept Dokumenti.

Rrjedhimisht, gjatë përgatitjes së këtij koncept dokumenti, Ministria ka bërë përpjekje që të mos fokusohet vetëm në metodat e mundshme për licencimin e arkitekteve dhe inxhinierëve në fushën e ndërtimit, por edhe vlerësimin e nevojës për licencim të këtij profesioni, siç kërkohet me Ligjin për Sistemin e Lejeve dhe Licencave.

Siç do të shihet nga analiza e paraqitur më poshtë, e cila bazohet edhe në krahasimin e mekanizmave të rregullimit të arkitekteve dhe inxhinierëve në fushën e ndërtimit në shtetet e Bashkimit Evropian dhe shtetet tjera, në rastin e arkitektëve dhe inxhinierëve, për shkak të rrezikshmërisë së lartë në punën që e ushtrojnë, krijimi dhe implementimi i mekanizmave shtesë për verifikim dhe mbikëqyrje të punës janë më se të nevojshëm.

Kapitulli 2: Përshkrimi dhe definimi i çështjes/problemit kryesor

Aktualisht në Kosovë është llogaritur se ekzistojnë së paku 3,000 arkitekt dhe inxhinier të fushës së ndërtimit që ushtrojnë këto profesione ose që plotësojnë kriteret formale për ushtrimin e këtyre profesioneve.

Nevoja për rregullimin e këtyre dy profesioneve është identifikuar nga institucionet e Kosovës qysh në vitin 2004 me Ligjin për Ndërtimin Nr. 2004/15 përmes të cilit është krijuar edhe baza ligjore për nxjerrjen e Udhëzimit Administrativ Nr. 06/2011 për Provimin Profesional dhe Licencimin e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në Fushën e Ndërtiit, zbatueshmëria e të cilit ka vazhduar edhe pas miratimit të Ligjit të ri për ndërtimin Nr. 04/L-110 në vitin 2012. Sipas këtij UA, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për zhvillimin e provimit profesional dhe licencimit të arkitektëve dhe inxhinierëve dhe këtë e ka filluar me themelimin e Bordit të Përkohshëm për Licencimin e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit i cili është paraparë të jetë i natyrës së përkohshme dhe përgjegjës për administrimin e vlerësimit dhe licencimit deri në krijimin e odave përkatëse. Megjithatë, vështirësitë në pikëpamje administrative dhe organizative e kanë shtyrë që puna e këtij Bordi të ndërpritet që nga marsi i vitit 2014.

Projektimi arkitektonik, cilësia e punëve ndërtimore si përshtatja me mjedisin rrethues dhe mbrojtja e mjedisit dhe pamjeve natyrore dhe urbane si interes i përgjithshëm publik krijojnë nevojën për unifikimin e kualifikimeve dhe përcaktimin e kritereve. Për këtë arsye, është më se e nevojshme që ushtruesit e këtyre profesioneve, përveç shkollimit universitar si pikënisje, t’i nënshtrohen edhe edukimit të vazhdueshëm dhe të veprojnë sipas standardeve dhe praktikave bashkëkohore.

3

Page 4: FORMULARI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT BUXHETORmmph-rks.org/repository/docs/KD_për_Rregullimin_e... · Web viewÇdo ditë, qytetarët e Kosovës punojnë dhe jetojnë në ndërtesa

Politika Aktuale

Baza ligjore aktuale për provimin profesional dhe licencimin e arkitekteve dhe inxhinierëve në fushën e ndërtimit është përcaktuar kryesisht në Udhëzimin Administrativ Nr.06/2011 për Provimin Profesional dhe Licencimin e Arkitekteve dhe Inxhiniereve në Fushën e Ndërtimit i cili është miratuar në bazë të Ligjit Nr. 2004/15 por që zbatueshmëria e të cilit është vazhduar edhe pas miratimit të Ligjit të ri për ndërtimin Nr. 04/L-110 në vitin 2012. Këtu është e rëndësishme të theksohet se në dispozitat përkatëse të Ligjit për Ndërtimin 04/L-110 (Neni 38, paragrafi 7) përmes të cilit është konfirmuar vazhdimësia e zbatimit të këtij Udhëzimi Administrativ, është paraparë edhe mundësia e ndryshimit, plotësimit ose amendamentimit të këtij Udhëzimi Administrativ. Kjo mundësi është shumë e logjikshme, duke marrë parasysh faktin se UA Nr. 06/2011 është miratuar në bazë të ligjit të vjetër për ndërtimin, dhe azhurnimi dhe përmirësimi i bazës ligjore për rregullimin e këtyre profesioneve mund të jetë i nevojshëm për harmonizimin dhe vënien në funksion të reformave të fushën e ndërtimit që janë filluar në vitin 2012.

Në bazë të Udhëzimit Administrativ Nr. 06/2011, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për zhvillimin e provimit profesional dhe licencimit të arkitektëve dhe inxhinierëve duke filluar me themelimin e Bordit të Përkohshëm për Licencimin e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Asociacionit të Arkitektëve dhe Shoqatës së Konstruktorëve të Ndërtimtarisë të Kosovës.

Sipas Udhëzimit Administrativ nr. 06/2011, Bordi është i natyrës së përkohshme dhe mbanë përgjegjësinë e funksioneve të administrimit të vlerësimit dhe licencimit deri në krijimin e Odave përkatëse, të cilat është paraparë që të zhvillojnë provimin profesional dhe të ushtrojnë funksionin e licencimit të arkitekteve dhe inxhinierëve.

Megjithëse ky Bord i Përkohshëm ka bërë një punë jashtëzakonisht të mirë në vendosjen e kornizës së nevojshme ligjore dhe administrative për zhvillimin e provimit profesional dhe licencimit të arkitektëve dhe inxhinierëve, duke hartuar dhe miratuar Rregulloren e Punës së Bordit, Rregulloren e Punës së Komisioneve, Udhëzuesit të Procesit të Licencimit dhe Kodit të Sjelljes për Anëtarët e Bordit (http://mmph-rks.org/sq/Bordi-per-Licencim-), në praktikë ka hasur në vështirësi. Që nga fillimi i punës, Bordi i Përkohshëm ka arritur që fillimisht ta formojë Komisionin Vlerësues e përbërë nga 21 profesionistë, të përzgjedhur në bazë të përvojës dhe etikës profesionale. Me formimin e këtij Komisioni, ka qenë e paraparë që të vazhdohet me mbajtjen e provimit të parë profesional për 31 nga gjithsej 78 aplikantë – arkitekt dhe inxhinier në fushën e ndërtimit, të cilët e kanë kaluar verifikimin teknik të dokumentacionit, megjithatë, dy

4

Page 5: FORMULARI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT BUXHETORmmph-rks.org/repository/docs/KD_për_Rregullimin_e... · Web viewÇdo ditë, qytetarët e Kosovës punojnë dhe jetojnë në ndërtesa

herë radhazi janë anuluar datat e paraparë për mbajtjen e provimit gjë që e ka stopuar tërë procesin dhe provimi nuk është mbajtur asnjëherë. Vështirësitë në pikëpamje administrative dhe organizative e kanë shtyrë Bordin e Përkohshëm të ndërpritet që nga marsi i vitit 2014.

Në ndërkohë, Qeveria e Kosovës, me propozim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në mbledhjen e mbajtur me 25 Shtator 2015 ka miratuar Projektligjin për Profesionet e Rregulluara i cili përcakton kriteret për pjesëmarrje në disa profesione që kanë të bëjnë me mbrojtjen e interesit publik dhe sigurisë dhe shëndetit, duke përfshirë edhe profesionet e arkitektit dhe inxhinierit. Ky projektligj gjithashtu rregullon edhe mbrojtjen dhe garantimin e standardeve me qëllim që ushtrimi i tyre të bëhet vetëm nga profesionistët e kualifikuar.

Projektligji për Profesionet e Rregulluara parasheh që Ministria e Arsimit të përcaktojë kërkesat minimale për kualifikimet profesionale për profesionet e rregulluara, ndërsa, provimi shtetëror për të gjitha profesionet e rregulluara (duke përfshirë edhe arkitektët dhe inxhinierët) të zhvillohet nga Agjencia e Kosovës për Standarde dhe Vlerësim.

Miratimi i Projektligjit për Profesionet e Rregulluara nga ana e Qeverisë së Kosovës, paraqet ndryshim të politikës së përgjithshme sa i përket çështjes së licencimit profesional në përgjithësi dhe ka implikime të konsiderueshme edhe për licencimin e arkitekteve dhe inxhinierëve nga ana e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Duke marrë parasysh politikat e reja të Qeverisë së Kosovës përkitazi me licencimit profesional, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka bashkëpunuar ngushtë me Ministrinë e Arsimit gjatë procesit të miratimit të Projektligjit për Profesionet e Rregulluara, me qëllim të krijimit të hapësirës së nevojshme ligjore për rregullimin sa më të mirë të profesioneve të arkitektëve dhe inxhinierëve. Në këtë mënyrë, është mundësuar e hartimi dhe miratimi i një Projektligji të veçantë për licencimin e arkitektëve dhe inxhinierëve, i cili do të përdorë disa nga mekanizmat e planifikuar sipas Ligjit për Profesionet e Rregulluara, në veçanti, provimin shtetëror që planifikohet të mbahet nga Agjencia e Kosovës për Standarde dhe Vlerësim.

Njëkohësisht, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është duke ndërmarrë hapat e nevojshëm paraprak për funksionalizimin sa më efektiv dhe të shpejtë të kornizës së re për licencimin e arkitekteve dhe inxhinierëve në fushën e ndërtimit, duke përfshirë krijimin e Regjistrit të Arkitekteve dhe Inxhinierëve, i cili pritet të funksionalizohet së shpejti.

Ligjet dhe aktet nënligjore të aplikueshme

Ligjet dhe aktet nënligjore të cilat ndërlidhen me këtë çështje janë:

5

Page 6: FORMULARI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT BUXHETORmmph-rks.org/repository/docs/KD_për_Rregullimin_e... · Web viewÇdo ditë, qytetarët e Kosovës punojnë dhe jetojnë në ndërtesa

1. Ligji nr. 04/L-202 Për Sistemin e Lejeve dhe Licencave – është ligji kornizë për çështjen e licencimit profesional dhe rregullon, ndër tjera, veprimtarinë e bordeve të licencimit, kriteret themelore për lëshimin e licencave profesionale, njohje e licencave profesionale të lëshuara jashtë vendit, arsimimin e vazhdueshëm etj. Sipas këtij ligji, veprimtaritë e personave në Republikën e Kosovës nuk mund t’i nënshtrohen rregullimit apo kufizimit nga një institucion publik përveç në rastet kur ajo veprimtari, paraqet rrezik për shëndetin publik, sigurinë publike ose mjedisin ose se ka ndikim në përdorimin e resurseve natyrore. Për këtë arsye, i njëjti duhet konsultuar gjatë draftimit të çfarëdo akti ligjor i cili rregullon licencimin e arkitektëve dhe inxhinierëve.

2. Ligji nr.2004/15 Për Ndërtimin – megjithëse nuk përcakton hollësisht mënyrën e licencimit, në ligjin e vjetër për ndërtimin është krijuar baza ligjore për miratimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 06/2011 për Provimin Profesional dhe Licencimin e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit.

3. Ligji Nr. 04/L-110 për Ndërtim – Ligji i ri për ndërtimi, i cili shërben si bazë për reformat në fushë ne ndërtimit të filluara në vitin 2012 e ka vazhduar zbatueshmërinë e Udhëzimit Administrativ Nr. 06/2011 për Provimin Profesional dhe Licencimin e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit vazhdon duke cekur se i njëjti mbetet në fuqi derisa të mos ndryshohet, plotësohet dhe amendamentohet (Neni 38, paragrafi 7).

4. Udhëzimi Administrativ nr. 06/2011 për Provimin Profesional dhe Licencimin e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit – i përcakton kriteret e përgjithshme të cilat kërkohen për provimet profesionale dhe licencimin profesional si dhe verifikimin dhe vlerësimin e aftësive teorike dhe praktike të Arkitektit/ Inxhinierit, për ushtrimin e pavarur të profesionit. Ky UA i parasheh kriteret e nevojshme për pajisje me licencë, organin licencues si dhe disa procedura të nevojshme për marrjen e asaj licence. Megjithëse ky UA ka hyrë në fuqi në vitin 2011, që nga atëherë vetëm një grup i caktuar e që përbënë Komisionin Vlerësues, ka arritur t’i përfundojë të gjitha hapat e nevojshëm sikurse parashihet me këtë UA.

5. Udhëzimi Administrativ MMPH Nr. xx/xx për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 06/2011 për Provimin Profesional dhe Licencimin e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit – qëllimi i këtij Udhëzimi Administrativ, të miratuar së fundmi nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është krijimi i një Regjistri të Arkitekteve dhe Inxhinierëve në Fushën e ndërtimi, përmes të cilit rritet transparenca si dhe i cili mund të shërbejë për informimin e politik-bërjen në këtë fushë. Ky Udhëzim Administrativ është gjithashtu i dobishëm për qëllime të krijimit sa më të shpejtë dhe efektiv të organeve përgjegjëse për licencimin e arkitektëve dhe inxhinierëve siç është shpjeguar më hollësisht më poshtë.

6

Page 7: FORMULARI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT BUXHETORmmph-rks.org/repository/docs/KD_për_Rregullimin_e... · Web viewÇdo ditë, qytetarët e Kosovës punojnë dhe jetojnë në ndërtesa

6. Projektligji për Profesionet e Rregulluara në Republikën e Kosovës – i cili i përcakton kriteret për pjesëmarrje në disa profesione të rëndësishme, e të cilat kanë të bëjnë me mbrojtjen e interesit publik, të sigurisë publike dhe shëndetit, respektimin e parimeve të shqyrtimit të pavarur dhe autonominë e profesionistëve. Ndër këto profesione të rregulluara me këtë ligj, hyjnë edhe ai i arkitektëve dhe inxhinierëve. Projektligji për Profesionet e Rregulluara parasheh që Ministria e Arsimit të përcaktojë kërkesat minimale për kualifikimet profesionale për profesionet e rregulluara, ndërsa, provimi shtetëror për të gjitha profesionet e rregulluara (duke përfshirë edhe arkitektët dhe inxhinierët) të zhvillohet nga Agjencia e Kosovës për Standarde dhe Vlerësim.

Shpenzimet për zbatimin e politikës aktuale1:

Kategoria e shpenzimeveShpenzimet

faktike në vitin paraprak

Buxheti këtë vit

KASH për vitin e

ardhshëmBuxheti i Ministrisë: 0 0 0Buxhetet tjera: Nuk ka info. Nuk ka info. Nuk ka info.Financimi nga donatorët Nuk ka info. Nuk ka info. Nuk ka info.Shpenzimet e drejtpërdrejta nga Ministra e Financave

0 0 0

Rregullimi i Arkitekteve dhe Inxhinierëve në Bashkimin Evropian dhe përvojat e shteteve tjera:

Direktiva Evropiane e Arkitekteve

Që nga viti 1985, në fuqi ka hyrë Direktiva Evropiane e Arkitektëve e cila e parasheh njohjen e diplomave, certifikatave dhe dëshmive tjera të kualifikimit të arkitektëve brenda Bashkimit Evropian. Përderisa e njëjta i parasheh disa kritere bazë për marrjen e kualifikimit arsimor si arkitekt, si dhe avancimin e mëtutjeshëm të atij titulli, ajo nuk jep detaje shtesë. Për këtë arsye, shteteve anëtare i lihet i hapur opsioni se si dëshirojnë që t’i inkuadrojnë këto kritere në legjislacionin e tyre ekzistues dhe ta përfundimisht ta zgjidhin çështjen e licencimit të arkitektëve dhe inxhinierëve.

Direktiva e BE-së për Shërbime

1 Sipas Status-Quos, mekanizmat për licencimin e arkitektëve dhe inxhinierëve janë jo-funksionale nga fillimi i vitit 2014. Për këtë arsye, Ministria nuk ka ndarë mjete për aktivitetet e ndërlidhura me këtë qëllim. Prandaj, edhe në Sistemin Informativ të Menaxhimit Financiar në Kosovë (SIMFK) nuk ka informata për shpenzime faktike për status-quon e kësaj nisme.

7

Page 8: FORMULARI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT BUXHETORmmph-rks.org/repository/docs/KD_për_Rregullimin_e... · Web viewÇdo ditë, qytetarët e Kosovës punojnë dhe jetojnë në ndërtesa

Njëra nga direktivat themelore të Acquis është Direktiva e BE-së për Shërbime. “Shërbimet”, siç përkufizohen në këtë direktivë kanë një fushëveprim shumë të gjerë dhe rrjedh nga Traktati për Themelimin e Komunitetit Evropian. Traktati i përkufizon “shërbimet” si përfitime që jepen si shpërblim, në tregun e lirë dhe përfshijnë veprimtaritë industriale, komerciale, artizanale dhe profesionale. Kështu “shërbimet” përfshijnë virtualisht të gjitha llojet e veprimtarive ekonomike private. Përkufizimi në Traktat, bashkë me dispozitat eksplicite në vetë Direktivën, e bëjnë të qartë se Direktiva ndër të tjera, zbatohet ndaj personave që ushtrojnë ndonjë profesion.

Qasja e zgjedhur në Direktivë është se një veprimtari profesionale i nënshtrohet Direktivës përveç nëse veprimtaria është e përjashtuar shprehimisht. Disa profesione janë shprehimisht të përjashtuara nga veprimi i Direktivës; për shembull, profesionistët e kujdesit shëndetësor, shërbimet financiare, rrjetet e telekomunikacionit dhe shërbimet e transportimit, ndër të tjera. Në të njëjtën kohë, arkitektët dhe shërbimet e lidhura me ndërtimin janë të mbuluara shprehimisht nga Direktiva për Shërbime.

Direktiva përcakton se “tregu konkurrues i shërbimeve është thelbësor për promovimin e rritjes ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës në Bashkimin Evropian” dhe vendos parimet për qeverisjen dhe rregullimin e shërbimeve në të gjitha shtetet anëtare të BE-së. Direktiva pasqyron dy objektiva mbizotëruese:

(1) për të hequr pengesat në Shtetet Anëtare që pengojnë lirinë për t’u vendosur dhe angazhuar në aktivitete komerciale ose që pengojnë lëvizjen e lirë të shërbimeve ndërmjet Shteteve Anëtare; dhe

(2) për të garantuar se si ofruesit e shërbimeve ashtu edhe pranuesit e këtyre shërbimeve kanë “sigurinë ligjore të nevojshme për ushtrimin e këtyre dy lirive themelore.”

Direktiva nuk mbizotëron ligjet ekzistuese të shteteve anëtare, përveç nëse ato janë në kundërshtim me Direktivën. Sa i përket “një profesioni të rregulluar” përveç ndalimit të masave që do të pengonin të drejtën e një profesionisti nga një Shtet Anëtar që të ushtrojë profesionin e tij/saj në një Shtet Anëtar tjetër, Direktiva përcakton parimet vijuese për rregullimin e një profesioni, që janë si vijon:

Miratimin e Kodeve të Sjelljes, për të siguruar se profesionet janë të pavarura, të paanshme dhe ruajnë sekretin profesional. (Direktiva gjithashtu thekson se Kodet e Sjelljes të BE-së caktojnë standardet minimale dhe se Shtetet Anëtare mund të miratojnë standarde më të sakta.)

Kërkesën që informatat përkatëse për profesionin e rregulluar të vihen në dispozicion të publikut;

Kërkesën që publiku të informohet për të drejtën për kërkim të kompensimit me mjete jo-gjyqësore për zgjidhjen e kontesteve në rast të kontestit me një ofrues të shërbimit;

8

Page 9: FORMULARI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT BUXHETORmmph-rks.org/repository/docs/KD_për_Rregullimin_e... · Web viewÇdo ditë, qytetarët e Kosovës punojnë dhe jetojnë në ndërtesa

Heqjen e ndalimeve të përgjithshme për komunikime komerciale me një profesion të rregulluar.

Ndalimin e Shteteve Anëtare që të ndalojnë themelimin ose regjistrimin në shoqata profesionale në më shumë se një Shtet Anëtar.

Praktika e BE-së në Rregullimin e Arkitektëve dhe Inxhinierëve.

Në bazë të analizës sonë të kornizave rregullatore në shtetet anëtare të BE-së për licencimin e arkitektëve dhe inxhinierëve, duket se gjendja dallon nga shteti në shtet; përveç kësaj, përderisa arkitektët janë të rregulluar në shumicën (por jo në të gjitha) Shtetet Anëtare të BE-së, qasja ndaj, dhe fushëveprimi i këtij rregullimi dallojnë.

Për shembull, në Francë, inxhinierët nuk janë profesion i rregulluar, por arkitektët janë edhe pse nuk kërkohen kritere rigoroze për rregullimin e tyre. Në Greqi kriteret janë edhe më të rrepta me vet faktin se vetëm të diplomuarit e njërit prej dy Universiteteve të licencuara në Greqi, mund të regjistrohen si anëtarë të Odës përkatëse. Në Bullgari po ashtu, edhe arkitektët edhe inxhinierët janë profesione të rregulluara kurse në Rumani, vetëm arkitektët janë të rregulluar.

Në disa shtete tjera si në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Holandë, profesioni rregullohet vetëm përmes përdorimit të titujve profesional. Për shembull, në Mbretërinë e Bashkuar, përdorimi i titullit ‘Arkitekt’ është i kufizuar vetëm tek ata që kanë të drejtë të përfshihen në regjistrin e arkitektëve që mbahet nga Bordi për Regjistrimin e Arkitektëve (BRA) në bazë të kualifikimeve specifike profesionale. Megjithatë, shërbimet e arkitektëve nuk janë të rezervuara vetëm për mbajtësit e këtij titulli profesional. Në Holandë, titulli i “arkitektit” është i mbrojtur. Megjithatë, shërbimet e arkitektëve nuk janë të rezervuara për ofruesit e shërbimeve që mbajnë një titull profesional.

Ligji primar në Kroaci që rregullon licencimin e arkitektëve dhe ofruesve profesional tjerë të shërbimeve në sektorin e ndërtimit është Ligji i miratuar në vitin 2015 për odën e arkitektëve dhe odave të inxhinierëve që përbëjnë tri – odën e inxhinierëve të ndërtimit, odën e inxhinierëve mekanik dhe odën e inxhinierëve elektroteknik në fushën e ndërtimit dhe planifikimit hapësinor. Edhe pse ky është ligj i veçantë dhe kryesor sa i përket rregullimit të arkitektëve dhe inxhinierëve në Kroaci, për ta plotësuar tutje, Kroacia ka miratuar edhe Statutin, Kodin e Sjelljes dhe aktet tjera nënligjore përkatëse.

Ligji e përkufizon Odën e Arkitektëve si një “organizatë profesionale të pavarur që përfaqëson interesat e arkitektëve dhe inxhinierëve të licencuar” e cila autoritetin përfundimtar e ka Kuvendin i cili zgjidhet nga të gjithë anëtarët e Odës dhe cakton organet tjera të Odës, kurse mbikëqyret përmes Ministrisë përkatëse. Tiparet kryesore të këtij ligji janë se ky ofron dispozita shumë të hollësishme të kompetencave të Odave të lartpërmendura si dhe kualifikimet profesionale të kërkuara për kategori të ndryshme të personave profesionistë që punojnë në sektor. Licencimi përmes këtij ligji ndodh me regjistrim në Odën e Arkitektëve dhe është i hapur

9

Page 10: FORMULARI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT BUXHETORmmph-rks.org/repository/docs/KD_për_Rregullimin_e... · Web viewÇdo ditë, qytetarët e Kosovës punojnë dhe jetojnë në ndërtesa

për të gjithë që i plotësojnë kërkesat për shkollim universitar dhe praktikë dhe që kanë kaluar provimin shtetëror për planifikim hapësinor dhe ndërtim.

Më poshtë janë paraqitur në formë tabelore përvojat e disa shteteve rajonale dhe të tjera të BE-së, si dhe qasjet e tyre të ndryshme. Megjithëse asnjë prej qasjeve nuk mund të kopjohet drejtpërdrejtë në Kosovë, të gjitha, e në veçanti modeli Kroat, mund të përdoren si bazë për ndërtimin e sistemit të vet që i përshtatet më së miri. Të gjitha këto shtete janë ballafaquar me sfidën e rregullimit të profesionit të arkitektëve dhe inxhinierëve dhe si zgjidhje i kanë adoptuar proceset e caktuara për licencimin e këtyre profesionistëve kurse kompetencën e vet licencimit, shumica e këtyre shteteve ia kanë deleguar organeve të pavarura sikurse janë Odat.

10

Page 11: FORMULARI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT BUXHETORmmph-rks.org/repository/docs/KD_për_Rregullimin_e... · Web viewÇdo ditë, qytetarët e Kosovës punojnë dhe jetojnë në ndërtesa

Shteti Për kë vlen Organi kompetent Kushtet për licencim Informata relevante shtesë Burimi i informacionit

Kroaci

Arkitekt;Arkitekt urbanist;Inxhinier;Udhëheqësit e ndërtimit (voditelj gradnje);Udhëheqësit e punimeve (Voditelj radova)

Odat relevante(e arkitektëve; e inxhinierëve të ndërtimit; inxhinierëve mekanik dhe atyre elektroteknik)

Të jetë profesional; banor i Kroacisë; të ketë shëndet të mirë; t’i ketë përfunduar studimet universitare 5 vjeçare me të cilat fitohet titulli magjistër i fushës përkatëse (min. 300 ECTS) të ketë përfunduar praktikën e punës varësisht nga specializimi – së paku 2 vjeçare; të ketë dhënë provimin profesional; që kundër tij/saj të mos jetë nisur procedurë e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare; të jetë i/e denjë t’i kryej punët arkitektonike dhe ato të inxhinierisë; të mos kryej punë të cilat nuk kanë lidhje me arkitekturë dhe inxhinieri; të ketë paguar taksën administrative të paraparë nga Oda.

-Odat mbikëqyren nga Ministra.-Organet e Odës: Kuvendi, Bordi Ekzekutiv, Bordi Mbikëqyrës, Kryetari, Sekretariati, Gjykata Disiplinore, Qendra e Ndërmjetësimit,-Nr. i anëtarëve në Kuvend përcaktohet nga Komitetet Rajonale ku secili i ka min. nga 2 plus nga 1 për secilin anëtarë të 50.- anëtarët paguajnë sigurimin 10 vjeçar nga dëmet

ZAKON O KOMORI ARHITEKATA I KOMORAMA INŽENJERA U GRADITELJSTVU PROSTORNOM UREĐENJU, dt. 03.07.2015 dhe Statuti i Odës

Bullgari

1.Arkitekt; Arkitekt të peizazhit; planifikuesit urban;2.Inxhinier e projektimit dhe planifikimit të zhvillimit hapësinor

Dy Oda – e Arkitektëve & Inxhinierëve

Arsimimi i lartë 5 vjeçar me të cilin fitohet titulli magjistër i fushës përkatëse; përvoja e punës (2-4 vite, varësisht nga pozita dhe punët e kryera); dëshmi se nuk është dënuar për ndonjë vepër penale; pagesa e shumës së caktuar për regjistrim; provimi profesional

Organet e Odës janë: Kuvendi, Bordi Drejtues, Bordi i Kontrollit, Komiteti për Procedurë Disiplinore, Kryetari.

http://www.kab.bg/a/nav/docs/docs/1

Bosna dhe Hercegovina

ArkitektOda Federale e Arkitektëve

Të jetë shtetas i Bosnjës; të ketë diplomuar në fakultetin e Arkitekturës; të ketë dhënë provimin profesional; të ketë përfunduar praktikën pas përfundimit të provimit profesional; të mos jetë dënuar me burg; të mos jetë në marrëdhënie pune në ndonjë organ shtetëror; të dëshmojë njohuri të mjaftueshme para Komisionit për provime; të jetë i denjë në kryerjen e aktiviteteve profesionale; ta mos keqpërdorë mundësinë t’i kryej punët projektuese dhe zbatuese.

E përbërë nga Odat RegjionaleOrganet e Odës: Kuvendi, Bordi Ekzekutiv, Bordi Mbikëqyrës, Kryetari, Gjykata Disiplinore, Komisioni për provime, Organet tjera të parapara me Statut.

Zakon o Arhitektonskoj Komori Federacije Bosne i Hercegovine

Serbi Inxhinierët1.Planifikuesit përgjegjës,2. Planifikuesit urban,3. Projektantët4. Kontraktorët

Ministria dhe një Odë (e inxhinierëve)

Arsimimi i lartë i specializuar; Provimi profesional; 3 vjet përvojë pune për projektues dhe kontraktorët kurse 5 vjet për planifikuesit përgjegjës dhe ata urban.Provimi profesional epet para komisionit të përbërë nga Ministri i Urbanizmit dhe Ndërtimtarisë, kurse licencimi parashihet të bëhet nga Oda e Inxhinierëve të Serbisë.

Kuvendi i ka 120 anëtarë (nga 5 prej secilit grupacion kurse anëtarët tjerë në përpjesëtim me numrin e përgjithshëm të grupacionit)

http://zakon.co.rs/zakon-o-planiranju-i-izgradnji.html?searched=in%C5%BE&advsearch=oneëord&highlight=ajaxSearch_highlight+ajaxSearch_highlight1

11

Page 12: FORMULARI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT BUXHETORmmph-rks.org/repository/docs/KD_për_Rregullimin_e... · Web viewÇdo ditë, qytetarët e Kosovës punojnë dhe jetojnë në ndërtesa

http://www.ingkomora.org.rs/okomori/

Gjermania ArkitektOda Shtetërore e Arkitektëve

Të ketë përfunduar studimet 5 vjeçare në fushën e arkitekturës dhe të ketë përfunduar së paku dy vite praktikë para regjistrimit. Pas regjistrimit, ai/ajo i nënshtrohet rregullave profesionale dhe disiplinore të Odës. Për më tepër, për ndërtime komplekse, aplikacioni për ndërtim mund të parashtrohet vetëm nga arkitektët. Anëtarët detyrohen që ta paguajnë sigurimin 5 vjeçar.

Belgjika ArkitektKëshilli Kombëtar i Arkitektëve

Për t’u licencuar si arkitekt, duhet përfunduar studimet 5 vjeçare dhe praktikën prej 2 vitesh. Këshilli Kombëtar i Arkitektëve i licencon, regjistron, përcakton detyrimet dhe të drejtat e arkitektëve si dhe është përgjegjës për formulimin e rregullave disiplinore. Këshilli Kombëtar i Arkitektëve e ka kompaninë e vet të sigurimit.

Spanja Arkitekt Kolegji i Arkitektëve

Regjistrimi është i obliguar mirëpo për t’u regjistruar, kandidati duhet ta ketë diplomën Universitare së paku 6 vjeçare. Praktika nuk është e detyruar. Përderisa sigurimi nuk është i obligueshëm, arkitektët mbahen përgjegjës për dëmet e shkaktuara deri në 10 vite.

Itali Arkitekt dhe InxhinierëKëshilli Kombëtar i Arkitektëve

Pas studimeve 5 vjeçare, duhet përfunduar së paku gjysmë viti praktikë dhe pastaj duhet hyrë në provimin kualifikues shtetëror. Për çështje disiplinore të arkitektëve, përgjegjës janë Regjistri Provincial, Këshilli Kombëtar i Arkitektëve dhe Gjykata Italiane e Apelit.

Francë Arkitekt Këshilli i Arkitektëve

Shkollimi Universitar me min. 300 ECTS kredi; Praktika e punës së paku 6 mujore; Provimi profesional; regjistrimi në një prej Këshilleve të Arkitektëve pas përfundimit të studimeve. Përderisa praktika nuk është e obligueshme, sigurimi mbi punën është.

Portugali Arkitekt Shoqata e Arkitektëve Për ta ushtruar profesionin me titullin e arkitektit, i njëjti duhet t’i përfundojë studimet

12

Page 13: FORMULARI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT BUXHETORmmph-rks.org/repository/docs/KD_për_Rregullimin_e... · Web viewÇdo ditë, qytetarët e Kosovës punojnë dhe jetojnë në ndërtesa

universitare së paku 5 vjeçare si dhe së paku një vit praktikë. Përndryshe, përgjegjësia ligjore për dëmet në ndërtim zgjat pesë vite edhe pse arkitektët nuk janë të detyruar që të marrin sigurim.

Greqi Oda Teknike e GreqisëTë diplomuarit e një prej dy Universiteteve të licencuara, që zgjasin pesë vite, janë të lejuar të regjistrohen nga Oda Teknike e Greqisë.

Holandë ArkitektByroja për Regjistrimin e Arkitektëve

Përfundimi studimeve akademike 5 vjeçare në Universitete të licencuara të teknologjisë apo përfundimi i një prej gjashtë akademive katër-vjeçare janë të nevojshme për licencim. Praktika profesionale 2 vjeçare ka filluar të kërkohet që nga Janari i vitit 2015.

75% të Arkitektëve në Holandë janë Arkitektë të Ndërtimit.

13

Page 14: FORMULARI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT BUXHETORmmph-rks.org/repository/docs/KD_për_Rregullimin_e... · Web viewÇdo ditë, qytetarët e Kosovës punojnë dhe jetojnë në ndërtesa

Kapitulli 3: Synimet dhe objektivat

Synimi: Synimi i përgjithshëm i këtij koncept dokumenti është propozimi i një politike të re për rregullimin e profesioneve të arkitektit dhe inxhinierit në fushën e ndërtimit, përmes krijimit të kornizës së përshtatshme ligjore dhe vendosjes së procedurave të nevojshme për licencimin e këtyre profesioneve në mënyre që të sigurohet një proces i mirëfillte i licencimit dhe vazhdimisht të përmirësohet ambienti në kuadër të të cilit qytetarët mund të zgjedhin shërbimet nga profesionistët e kualifikuar, të cilët paraprakisht i janë nënshtruar një procesi rigoroz të provimit profesional dhe të licencimit.

Një synim tjetër më specifik është krijimi i kushteve për arsimimin e vazhdueshëm dhe rritjen e llogaridhënies nga ana e pjesëmarrësve në këto profesione, në mënyrë që arkitektët dhe inxhinierët Kosovarë të jenë në hap me kolegët e tyre nga shtetet e rajonit dhe ato të Bashkimit Evropian dhe tu nënshtrohen standardeve të harmonizuara profesionale, gjithnjë me synim të integrimit të këtyre profesioneve dhe rritjes së nivelit deri në një nivel ekuivalent me atë të shteteve anëtare te Bashkimit Evropian.

Për arritjen e këtij synimi, në këtë koncept dokument janë paraqitur disa opsione që Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor konsideron se duhet të merren parasysh nga Qeveria e Kosovës para vendosjes lidhur me qasjen më të mirë.

Është e rëndësishme të theksohet se fokusi i zgjidhjes së propozuar është krijimi i Odës së Arkitektëve dhe Inxhinierëve të Kosovës, e cila do të jetë përgjegjëse për licencimin e profesionistëve në këto fusha, gjithnjë në bashkëpunim të ngushtë me MMPH dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, e cila do të jetë përgjegjëse për zhvillimin e provimit shtetëror për arkitekt dhe inxhinier sipas Projektligjit për Profesionet e Rregulluara, të miratuar nga Qeveria. Është me rëndësi të ceket se në këtë fazë të përgatitjes së këtij koncept dokumenti, ende nuk është vendosur qasja më adekuatë lidhur me atë se a duhet të themelohen një apo më shumë oda edhe pse në cilin do rast mënyra e themelimit dhe organizimi i odës/odave do të jetë i njëjtë.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, konsideron se rregullimi i profesionit të arkitektëve dhe inxhinierëve në fushën e ndërtimit duhet të bëhet nga vetë këto profesione, përmes Odës së Arkitektëve dhe Inxhinierëve si organ vetë-rregullues, ngjashëm me shumë shtete të tjera të rajonit dhe shtete anëtare të Bashkimit Evropian.

Objektivat:

1. Mbrojtja e sigurisë dhe shëndetit publik

Me qëllim të mbrojtjes së sigurisë dhe shëndetit publik, projektimit të qëndrueshëm dhe cilësor si dhe ofrimit të qasjes për personat me aftësi të kufizuara, profesionistët të cilët bëjnë projektimin dhe

14

Page 15: FORMULARI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT BUXHETORmmph-rks.org/repository/docs/KD_për_Rregullimin_e... · Web viewÇdo ditë, qytetarët e Kosovës punojnë dhe jetojnë në ndërtesa

mbikëqyrjen e ndërtimit të objekteve duhet të plotësojnë disa standarde minimale profesionale. Përgjegjësia kryesore e një arkitekti dhe inxhinieri në fushën e ndërtimit është projektimi dhe mbikëqyrja e ndërtimeve të cilat i plotësojnë kërkesat e pronarit për funksionalitet, siguri dhe qëndrueshmëri, që i plotësojnë standardet e arsyeshme mjedisore dhe që i kontribuojnë estetikës së mjedisit rrethues. Për arritjen e këtij objektivi, projekti i një arkitekti ose një inxhinieri duhet të plotësojë kërkesat e ligjit dhe të jetë rezultat i aplikimit korrekt të aftësive dhe njohurive të këtyre profesioneve. Është e rëndësishme të theksohet se rezultati i një projektimi të gabuar mund të jetë i dëmshëm jo vetëm për personin që e angazhon arkitektin apo inxhinierin por edhe palët e treta.

2. Përmirësimi i kornizës ligjore për krijimin e një procesi efektiv dhe të vazhdueshëm të licencimit.

Licencimi i arkitektëve dhe inxhinierëve ka qenë i paraparë që nga viti 2004 me ligjin e atëhershëm për ndërtim Nr. 2004/15, për t’u vazhduar me ligjin e ri për ndërtimin Nr. 04/L-110 i cili hyri në fuqi në vitin 2012. Sidoqoftë, të dyja këto ligje kishin paraparë rregullimin e këtij profesioni me Udhëzim Administrativ përmes Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor si institucion licencues. Përvoja dhe praktika e deritanishme në Kosovë ka dëshmuar se mënyra më e mirë për rregullimin e këtyre profesioneve është angazhimi i drejtpërdrejtë i anëtarëve të profesionit në procesin e licencimit. Kjo praktikë është gjithashtu në përputhje edhe me praktikat në shtetet e ndryshme të BE dhe ndërkombëtarisht. Për këtë arsye, hartimi i një ligji të veçantë i cili i përcjellë praktikat ndërkombëtare dhe themelon odat profesionale të cilat do të ishin përgjegjëse për licencimin e arkitektëve dhe inxhinierëve në fushën e ndërtimit është i domosdoshëm.

3. Avancimi i mëtutjeshëm i krijimit të standardeve profesionale, procedurave disiplinore dhe edukimit të vazhdueshëm.

Krijimi i standardeve profesionale dhe procedurave disiplinore si dhe krijimi i një sistemi të edukimit të vazhdueshëm për arkitektë dhe inxhinierë në fushën e ndërtimit është i domosdoshëm. Njëkohësisht është e rëndësishme të përcaktohen standardet e etikës. Për këtë arsye lind nevoja e definimit të sjelljeve të pranuara dhe etike, si dhe promovimit të standardeve të larta të ushtrimit të profesionit. Për më tepër, E si hap pasues i domosdoshëm është mbikëqyrja e punës së arkitektëve dhe inxhinierëve si dhe përcaktimi i përgjegjësive profesionale dhe disiplinore të cilave mund t’i nënshtrohen. Së fundi, përmes pagesës së anëtarësisë si dhe tarifave të tjera ligjore në Odë, do të mundësohej kapacitet i mjaftueshëm për avancimin e profesionit përmes edukimit të vazhdueshëm i cili me zhvillimet jashtëzakonisht të shpejta të botës së sotme është më se i nevojshëm për avancimin e profesionistëve të kësaj fushe.

Kapitulli 4: Opsionet

Opsionet e parashtruara më poshtë e reflektojnë gjendjen ekzistuese e cila nuk i përmbushë kushtet dhe standardet e diskutuara, por po ashtu edhe mënyrat e përmirësimit të njëjtës.

15

Page 16: FORMULARI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT BUXHETORmmph-rks.org/repository/docs/KD_për_Rregullimin_e... · Web viewÇdo ditë, qytetarët e Kosovës punojnë dhe jetojnë në ndërtesa

Opsioni I: Opsioni status quo (asnjë ndryshim)

Mos ndryshimi i gjendjes aktuale nënkupton lënien në fuqi të Udhëzimit Administrativ Nr. 06/2011 dhe sistemit aktual të provimit profesional dhe licencimit të arkitektëve dhe inxhinierëve i cili nuk është funksional.

Korniza aktuale ligjore, organizimi i Bordit të Përkohshëm për Provimin Profesional dhe Licencimin e Arkitekteve dhe Inxhinierëve si dhe vështirësitë e hasura në praktikë, e pamundësojnë fillimin e licencimit të arkitekteve dhe inxhinierëve dhe realizimin e synimeve të Ministrisë së Mjedisit për krijimin e bazave të një sistemi të mirëfilltë të licencimit, i cili menaxhohet nga anëtarët e këtyre profesioneve dhe që ka për qëllim rritjen dhe zhvillimin e vazhdueshëm të standardeve të këtyre profesioneve.

Gjithashtu duhet pasur parasysh se edhe në kuadër të Udhëzimit Administrativ Nr. 06/2011 është paraparë që pas një periudhe të caktuar, kompetencat e Bordit të Përkohshëm të transferohen tek Odat e Arkitekteve dhe Inxhinierëve, të cilat ishin paraparë të themelohen sipas këtij Udhëzimi Administrativ.

Megjithatë, duke marrë parasysh rëndësinë e procesit të licencimit dhe me qëllim të delegimit të mirëfilltë të kompetencave të licencimit tek një organ privat që ushtron kompetenca të caktuara publike, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor konsideron se ky delegim është më e përshtatshme të bëhet me akt primar ligjor i cili do ti nënshtrohet konsultimit të gjerë publik dhe me anëtarët e profesionit. Delegimi i kompetencave të licencimit me akt primar ligjor, përveç që është një praktikë e preferuar është edhe praktika standarde edhe në shtetet e rajonit dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, siç është paraqitur në tabelën krahasuese më lartë.

Opsioni II: Miratimi i Ligjit për Licencimin e Arkitekteve dhe Inxhinierëve me të cilin themelohet Oda e Arkitekteve dhe Inxhinierëve

Në kuadër të këtij opsioni parashihet hartimi dhe miratimi i një ligji të veçantë për licencimin e arkitektëve dhe inxhinierëve, përmes të cilit themelohet Oda e Arkitektëve dhe Inxhinierëve si organ përgjegjës për:

vendosjen dhe mbikëqyrjen zbatimit të standardeve të profesionit; licencimin e arkitektëve dhe inxhinierëve në fushën e ndërtimit; sigurimin e edukimit të vazhdueshëm; avancimin profesional të arkitektëve dhe inxhinierëve; ndërlidhjen dhe bashkëpunimin me organet ekuivalente nga shtetet e rajonit dhe ato të BE; administrimin e procedurave disiplinore përkatëse për anëtarët e profesionit; bashkëpunimin me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe organet përgjegjëse të

kësaj ministrie për zhvillimin e provimit shtetëror për arkitektë dhe inxhinierë; bashkëpunimin e vazhdueshëm me institucionet e arsimit të lartë për zhvillimin e mëtutjeshëm të

programeve arsimore në fushën e arkitekturës dhe inxhinierëve.

16

Page 17: FORMULARI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT BUXHETORmmph-rks.org/repository/docs/KD_për_Rregullimin_e... · Web viewÇdo ditë, qytetarët e Kosovës punojnë dhe jetojnë në ndërtesa

Organet e Odës së Arkitekteve dhe Inxhinierëve, dhe në veçanti Kuvendi i Odës është paraparë të zgjidhen në mënyrë demokratike, për të mundësuar krijimin e një organi plotësisht përfaqësues të profesionit dhe të lirë nga ndikimet e grupeve të caktuara të interesit.

Oda e Arkitektëve dhe Inxhinierëve është planifikuar të funksionojë me vetë-financim nga tarifat e anëtarësisë, licencimit dhe të ardhurat e tjera të mbledhura në mënyrë të ligjshme. Megjithatë, të paktën për një periudhë prej dy viteve, me mundësi të vazhdimit edhe për një vit tjetër, Oda është propozuar të mbështetet financiarisht nga Buxheti i Republikës së Kosovës, gjatë të cilës periudhë administrimi i buxhetit do të bëhet në pajtim të plotë me ligjin në fuqi për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë dhe nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Ndihmesë tjetër të cilën Ministria do t’ia ofrojë Odës është hartimi i Statutit të Përkohshëm në formë të Udhëzimit Administrativ në bazë të autorizimit të ligjit të ri, me të cilin rregullohet veprimi më i detajuar i saj, mirëpo i cili po ashtu mund të ndryshohet në momentin që Oda e konsideron të nevojshme dhe është e zhvilluar mjaftueshëm për ta ndërmarrë një veprim të tillë.

Përveç krijimit të Odës së Arkitektëve dhe Inxhinierëve, ligji gjithashtu do të përcaktojë kriteret minimale të licencimit, kërkesat për arsimim të vazhdueshëm, ndërlidhjen me provimin shtetëror që sipas Projektligjit për Profesionet e Rregulluara, planifikohet të mbahet nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, kërkesat për sigurim për anëtarët e profesionit si dhe dispozitat tjera relevante për rregullimin e këtyre profesioneve.

Hartimi dhe miratimi i një ligji të veçantë për licencimin e arkitektëve dhe inxhinierëve përmes të cilit themelohet Oda e Arkitektëve dhe Inxhinierëve është në përputhje edhe me praktikat e shumë vendeve rajonale dhe perëndimore sikurse janë Kroacia, Bosna dhe Hercegovina, Serbia, Gjermania, Belgjika, Italia, Portugalia etj. Të gjitha nga këto shtete, e kanë rregulluar çështjen e licencimit të arkitektëve dhe inxhinierëve përmes Odave apo organeve tjera të pavarura të autorizuara për licencim.

Opsioni III: Rregullimi i Pjesshëm i Profesionit dhe Mbrojtja e Titullit

Një opsion tjetër që është shqyrtuar gjatë përgatitjes së këtij koncept dokumenti është edhe rregullimi i pjesshëm i profesionit përmes mbrojtjes së titullit të Arkitektit ose Inxhinierit.

Në këtë formë të rregullimit, që aplikohet aktualisht në Britani të Madhe dhe disa shtete të tjera të cilat historikisht kanë qenë të lidhura dhe Britaninë e Madhe, një person nuk mund të përdorë titullin “Arkitektet” ose “Inxhinier i Ndërtimit” nëse nuk është i regjistruar në Regjistrin përkatës të Arkitektëve dhe Inxhinierëve.

Për tu regjistruar, arkitekti ose inxhinieri duhet të plotësojë kriteret e përcaktuara me ligj si shkollimi universitar dhe përvoja. Dallimi mes kësaj qasje dhe qasjes së propozuar në Opsionin II është se në këtë sistem, një person që nuk është i regjistruar në Regjistrin e Arkitektëve dhe Inxhinierëve është ligjërisht i ndaluar që të përdorë titullin “Arkitekt” ose “Inxhinier i Ndërtimit” mirëpo profesioni si tërësi nuk është i

17

Page 18: FORMULARI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT BUXHETORmmph-rks.org/repository/docs/KD_për_Rregullimin_e... · Web viewÇdo ditë, qytetarët e Kosovës punojnë dhe jetojnë në ndërtesa

kufizuar, dhe çdo person mund të ofrojë shërbime të arkitekturës dhe inxhinierisë së ndërtimit me kusht që nuk përdor titullin “Arkitekt” ose “Inxhinier” para ose gjatë ofrimit të këtyre shërbimeve.

Opsioni IV: Mos Rregullimi i Profesionit

Nëse vendoset që Qeveria të mos vazhdojë rregullimin e arkitektëve dhe inxhinierëve, atëherë vetë-rregullimi është një opsion që mund të shqyrtohet. Vetë-rregullimi apo liberalizimi nënkupton se profesioni nuk rregullohet dhe nuk mbrohet me ligj dhe u takon organeve profesionale (asociacioneve dhe shoqatave të pavarura) që të përcaktojë dhe mirëmbajnë standardet e profesioneve në mënyrë vullnetare.

Liberalizimi i plotë i ushtrimit të profesionit të arkitektëve dhe inxhinierëve, po ashtu nënkupton mungesën e kërkesës ligjore për edukim të vazhdueshëm i cili sipas disa opsioneve tjera të parapara më lartë është i detyrueshëm, e kjo ngase në zhvillimin e hovshëm të mjedisit biznesor, ushtrimi i mirëfilltë i profesionit kërkon avancim të shkathtësive të atyre që e ushtrojnë. Liberalizimi i plotë po ashtu nënkupton mungesën e procedurave disiplinore të cilave arkitektët dhe inxhinierët do t’i nënshtroheshin si dhe mungesën e standardeve të punës të cilave profesionistët fizik apo juridik mund t’i referohen

18

Page 19: FORMULARI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT BUXHETORmmph-rks.org/repository/docs/KD_për_Rregullimin_e... · Web viewÇdo ditë, qytetarët e Kosovës punojnë dhe jetojnë në ndërtesa

Kapitulli 5: Përmbledhje e opsioneve

Karakteristikat kryesore Opsioni 1 Opsioni 2 Opsioni 3 Opsioni 4Karakteristikat kryesore të opsionit

Mbetja në fuqi e Udhëzimit Administrativ Nr. 06/2011 dhe sistemit aktual të provimit profesional dhe licencimit të arkitekteve dhe inxhinierëve i cili nuk është funksional.

Hartimi dhe miratimi i një ligji të veçantë për licencimin e arkitektëve dhe inxhinierëve, përmes të cilit themelohet Oda e tyre si organ përgjegjës, ndër tjerash edhe për: mbikëqyrjen e anëtarëve të profesionit; vendosjen e standardeve të profesionit; licencimin e arkitektëve dhe inxhinierëve në fushën e ndërtimit; sigurimin e arsimimit të vazhdueshëm etj.

Rregullimi i pjesshëm i profesionit përmes mbrojtjes së titullit të Arkitektit ose Inxhinierit sipas të cilit çdo person mund të ofrojë shërbime të arkitekturës dhe inxhinierisë së ndërtimit mirëpo përderisa nuk është i regjistruar në Regjistrin e Arkitektëve dhe Inxhinierëve është ligjërisht i ndaluar që të përdorë titullin “Arkitekt” ose “Inxhinier i Ndërtimit”.

Mos rregullimi i profesionit që nënkupton se profesioni nuk rregullohet dhe nuk mbrohet me ligj dhe u mbetet sektorit privat ose eventualisht organeve profesionale (asociacioneve dhe shoqatave të pavarura) që të përcaktojë dhe mirëmbajnë standardet e profesioneve në mënyrë vullnetare

Segmenti i popullsisë/sektori/rajoni i shënjestruar

Arkitektët dhe Inxhinierët në fushën e ndërtimit

Arkitektët dhe Inxhinierët në fushën e ndërtimit

Arkitektët dhe Inxhinierët në fushën e ndërtimit

Arkitektët dhe Inxhinierët në fushën e ndërtimit

Karakteristikat e zbatimit – kush është përgjegjës – një resor i Qeverisë (cili), sektori privat, qytetarët

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

Oda e Arkitektëve dhe Inxhinierëve

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor; Sektori privat; dhe asociacionet dhe shoqatat e pavarura

Sektori privat; asociacionet dhe shoqatat e pavarura

Administrimi ose zbatimi i programit ose shërbimit

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

Oda e Arkitektëve dhe Inxhinierëve

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor; Sektori privat; dhe asociacionet dhe shoqatat e pavarura

Sektori privat; asociacionet dhe shoqatat e pavarura

Ligjet, aktet nënligjore, ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve ekzistuese si dhe zbatimi dhe dënimet

Udhëzimi Administrativ Nr. 06/2011

ligji i veçantë për licencimin e arkitektëve dhe inxhinierëve, përmes të cilit themelohet Oda e Arkitektëve dhe Inxhinierëve

Ndryshim plotësimi i Udhëzimit Administrativ për themelimin e Regjistrit të Arkitektëve dhe Inxhinierëve

N/A

Stimulimet ose mos-stimulimet ekonomike – subvencionet ose taksat

Tarifat e përcaktuara nga Bordi i themeluar me këtë Udhëzim Administrativ, për pagesën e licencës dhe provimit profesional

Të hyra vetanake të Odës përmes pagesës tarifës së anëtarësisë dhe të hyrave tjera ligjore

N/A N/A

Udhëzimet dhe kodet Në harmoni me standardet e BE-së

Afatet kohore – kur hyn në fuqi opsioni Tashmë është në fuqi Pas draftimit dhe hyrjes në

fuqi të Ligjit të riPas themelimit të Regjistrit të Arkitektëve dhe Inxhinierëve N/A

19

Page 20: FORMULARI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT BUXHETORmmph-rks.org/repository/docs/KD_për_Rregullimin_e... · Web viewÇdo ditë, qytetarët e Kosovës punojnë dhe jetojnë në ndërtesa

Kapitulli 6: Analiza e opsioneve

Përfitimet:

1. Opsioni I: Opsioni status quo (asnjë ndryshim) – Pas analizës së këtij opsioni, nuk vërehet ndonjë përfitim i konsiderueshëm dhe i matshëm nga ky opsion.

2. Opsioni II: Ndryshimi i politikës ekzistuese – Përfitimet konsistojnë në themelimin e një sistemi funksional dhe të qëndrueshëm të licencimit; mekanizma të fortë të mbikëqyrjes dhe edukim i vazhdueshëm i arkitektëve dhe inxhinierëve. Nga ky Opsion do të përfitonin si qytetarët e Kosovës në tërësi, ashtu edhe vet arkitektët dhe inxhinierët. Për qytetarët do të sigurohej një mjedis i sigurte, i qëndrueshëm dhe i bukur kurse për profesionin do të sigurohej një trup i cili do t’ia përfaqësonte interesat karshi institucioneve dhe organeve tjera si dhe do të sigurohej edukim i vazhdueshëm dhe avancim i tyre në tregun ndërkombëtar. Për më tepër, me miratimin e Projektligjit për Profesionet e Rregulluara do të arrihej harmonizimi i legjislacionit ku do të qartësoheshin kompetencat e gjithsecilit institucion.

3. Opsioni III: Rregullimi i Pjesshëm i Profesionit dhe Mbrojtja e Titullit – meqenëse sipas këtij opsioni askush nuk do t’i mbikëqyre dhe nuk do ekzistonte procedura disiplinore e as edukimi i vazhdueshëm, nga i njëjti mund të përfitojnë disa nga ata arkitektë dhe inxhinierë që dëshirojnë të veprojnë pa iu nënshtruar licencimit dhe që nuk e konsiderojnë bartjen e titullit arkitekt apo inxhinier i ndërtimit si mjaftueshëm të rëndësishëm për t’iu nënshtruar këtij procesi. Po ashtu, do të mund të përfitonin edhe studentët e arkitekturës dhe inxhinierisë si dhe çdo person tjetër i cili nuk është i kualifikuar mjaftueshëm për t’i kryer këto punë profesionale mirëpo e merr përsipër angazhimin dhe rrezikun potencial.

4. Opsioni IV: Mos rregullimi i profesionit – njësoj sikurse me opsionin paraprak, nga i njëjti mund të përfitojnë disa nga ata arkitektë dhe inxhinierë që dëshirojnë të veprojnë në mënyrë të lirshme dhe pa iu nënshtruar ndonjë kufizimi potencial që mund të rrjedhë nga procesi i licencimit.

Pasojat negative:

1. Opsioni I: Opsioni status quo (asnjë ndryshim) – sikurse është cekur më sipër, ky sistem nuk është funksional dhe si pasojë kryesore është ngecja e arkitektëve dhe inxhinierëve në procesin e licencimit. Për më tepër, me miratimin e Projektligjit për Profesionet e Rregulluara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i cili do ta merr përsipër rregullimin e provimit profesional të disa profesioneve, ndër to edhe arkitektëve dhe inxhinierëve, shkaktohet konfuzion lidhur me kompetencën e organeve përgjegjëse për këtë fushë.

20

Page 21: FORMULARI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT BUXHETORmmph-rks.org/repository/docs/KD_për_Rregullimin_e... · Web viewÇdo ditë, qytetarët e Kosovës punojnë dhe jetojnë në ndërtesa

2. Opsioni II: Ndryshimi i politikës ekzistuese – Koha e nevojshme deri në hyrjen në fuqi të ligjit të ri është e vetmja mangësi për funksionalizimin e këtij opsioni.

3. Opsioni III: Rregullimi i Pjesshëm i Profesionit dhe Mbrojtja e Titullit – pasojat negative të këtij opsioni janë mungesa e mbikëqyrjes, procedurës disiplinore si dhe edukimit të vazhdueshëm të arkitektëve dhe inxhinierëve. Po ashtu, vetëm me mbrojtjen e titullit, si problem mund të paraqitet edhe konfuzioni rreth asaj se a është i nevojshëm regjistrimi fare apo mund të vazhdojnë punën të gjithë pa e përdorur titullin. Sipas këtij opsioni personat që dëshirojnë ta ushtrojnë këtë punë profesionale e marrin përsipër edhe rrezikun potencial që mund të rrjedhë nga mungesa e kualifikimeve dhe mbikëqyrjes së nevojshme e rrjedhimisht, mund të pësojnë qytetarët të cilët i angazhojnë personat e tillë.

4. Opsioni IV: Mos rregullimi i profesionit – pasojat negative të këtij opsioni janë mungesa e mbikëqyrjes, procedurës disiplinore si dhe edukimit të vazhdueshëm të arkitektëve dhe inxhinierëve. Po ashtu, sikurse me opsionin paraprak i cili e mbron vetëm titullin, si pasojë paraqitet angazhimi i personave të cilët kanë mungesë të kualifikimeve të nevojshme sepse sipas këtij opsioni, rregullimi i standardeve të punës do të mbetej nën vullnet të asociacioneve dhe shoqatave të pavarura në të cilat anëtarësimi nuk është i obligueshëm.

Efekti shpërndarës

Ndërtimtaria si industri me rëndësi dhe zhvillim të jashtëzakonshëm, mundet po ashtu edhe të jetë cenuese për rrethinë dhe mirëqenie të njerëzve nëse nuk zbatohet nën përkujdesje të veçantë. Për arsye të sigurisë dhe shëndetit të publikut në rend të parë, si dhe qëndrueshmërisë, dobisë dhe bukurisë së objekteve të ndërtuara, zhvillimi i një sistemi të mirëfilltë të licencimit dhe mbikëqyrjes së njerëzve përgjegjës, gjegjësisht arkitektëve dhe inxhinierëve, është e rëndësisë së jashtëzakonshme.

Projektimi arkitektonik, kualiteti i punëve ndërtimore dhe harmonizimi i tyre në rrethinë, si dhe mbrojtja e pamjeve natyrore dhe urbane si interes i përgjithshëm publik të gjitha janë të ndërlidhura ngushtë me interesin dhe sigurinë e përgjithshme publike, dhe e vetmja mënyrë për t’iu përgjigjur këtij lloji të rrezikshmërisë, janë mekanizmat që mundësojnë verifikimin dhe mbikëqyrjen e punës së këtyre personave përgjegjës.

Kosto

FORMULARI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT BUXHETOR

1. Titulli i propozimitKoncept Dokument për Rregullimin e Profesionit të Arkitektëve dhe Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit

2. Organizata buxhetore

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

21

Page 22: FORMULARI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT BUXHETORmmph-rks.org/repository/docs/KD_për_Rregullimin_e... · Web viewÇdo ditë, qytetarët e Kosovës punojnë dhe jetojnë në ndërtesa

3. Emri i kontaktit dhe pozita 4. Detajet e kontaktit

5. Qëllimi i kërkesës/veprimit të propozuar (cili është rekomandimi):

Miratimi i Koncept Dokumentit për Rregullimin e Profesionit të Arkitektëve dhe Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit, respektivisht në Opsionit 2 për Ligjin për Licencimin dhe Themelimin e Odës së Arkitektëve dhe Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit

6. Tregoni se si këto rekomandime do ti mbështesin Prioritetet e Qeverisë dhe të Ministrisë

Kërkojmë nga Qeveria, që pas miratimit të koncept dokumentit të bashkëpunojë me MMPH për alokimin e mjeteve financiare për zbatimin e Ligjit për Odën e Arkitektëve dhe Inxhinierëve

7. Përmbledhje e implikimeve financiare*:(000s euro)

Viti aktual 2015

Viti2016

Viti2017

Viti2018

A. Kostoja totale e propozimitPaga & MëditjeMallra & ShërbimeShpenzimet KomunaleSubvencione & TransfereKapitalGjithsej

17.8757.9

9.975

17.875

68.31036.721.61

10.068.310

58.16025.232.9

58.160

B. Alokimi i aprovuar buxhetor që lidhet me propozimin2

Paga & MëditjeMallra & ShërbimeShpenzimet komunaleSubvencione & TransfereKapitalGjithsej

17.8757.9

9.975

17.875

17.8757.9

9.975

17.875

17.8757.9

9.975

17.875

C. Ndryshimi nga alokimi i aprovuar buxhetor (A-B)Paga & MëditjeMallra & ShërbimeShpenzime komunaleSubvencione & TransfereKapitalGjithsej

D. Rritja/zvogëlimi i gjenerimit të të ardhurave (+/-)

E. Pjesa e rritjes/zvogëlimit që propozohet të mbahet nga organizata buxhetore

F. A ekzistojnë burime potenciale të mbështetjes nga donatorët?

0

40.435

28.8

11.635

40.285

17.3

22.985

0 0 0

JO JO JO

8. Rritja Neto/zvogëlimi në numrin e stafit 4 4

9. Cilat garanci, hua apo obligime të tjera aktuale apo të rastit do të krijohen për Qeverinë?

Obligimi i vetëm që buron nga politika e propozuar me këtë koncept dokument, sipas opsionit të përmbledhur në këtë formular, është shuma e nevojshme e financimit shtesë sipas pikës 7.B. më lartë. Politika e propozuar nuk përcjellët me forma tjera obligimesh.

10. A është propozimi në pajtim me Memorandumin e Politikave Ekonomike dhe Fiskale? Nëse jo, ofroni një sqarim.

Kjo nismë është pjese e politikave të reja të MMPH.

11. Tregoni nëse ky formular shoqërohet nga përshkrimi narrativ i bazës për kalkulimet e kostos/të hyrave të paraqitura

2 Në pikën B të formularit, të dhënat i referohen ndarjeve sipas Buxhetit 2016, të miratuar në parim nga Kuvendi i Kosovës. Ndonëse planifikimi buxhetor për këtë buxhet është bërë para inicimit të nismës së shtjelluar, MMPH planifikon që brenda alokimeve të aprovuara të gjej kursime për të financuar pjesë të kostos së nismës.

22

Page 23: FORMULARI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT BUXHETORmmph-rks.org/repository/docs/KD_për_Rregullimin_e... · Web viewÇdo ditë, qytetarët e Kosovës punojnë dhe jetojnë në ndërtesa

më lartë:

PO: XJO:

12. Aprovimi/data:

_____________________________Nënshkrimi i Sekretarit të Përgjithshëm apo Udhëheqësit të Organizatës Buxhetore

____/______/____Dita / Muaji / Viti

Dr. Ferid Agani

_____________________________Nënshkrimi i Ministrit

____/______/____Dita / Muaji / Viti

Përshkrimi Narrativ i Vlerësimit të Ndikimit Buxhetor (VNB)

Opsioni 1: Bazohet në gjendjen faktike ku Ministria nuk ndan fonde për qëllime të licencimit të arkitektëve dhe inxhinierëve, pasi që mekanizmat për implementimin e këtij procesi janë jo-funksional.

Opsioni 2: Total kostoja për aktivitetet sipas këtij opsioni për periudhën 2016-2018 (ku në kontekstin e vlerësimit të ndikimit buxhetor viti 2016 paraqet vitin e pare të implementimit) është Eur. 144,345. Nga kjo shumë, Ministria parasheh të akomodojë aktivitete në vlerë prej Eur. 53,625 (apo Eur. 17,875 në vit) përmes kursimeve brenda ndarjeve të parapara me draft-buxhetin 2016 dhe parashikimeve përkatëse për vitet 2017-2018. Si rrjedhojë, për financimin e këtij opsioni të nismës, MMPH duhet të kërkojë financim shtesë prej mesatarisht Eur. 40 mijë në vit, për vitet 2017 dhe 2018. Në Opsionin 2 parashihet që nisma mund të gjenerojë të hyra duke filluar prej vitit 2017 (viti 3 i implementimit), por këto të hyra parashihet të mblidhen nga Oda, e cila pritet të ketë status të entitetit jo-publik, dhe si rrjedhojë nuk janë relevante për VNF-në e kësaj nisme.

Opsioni 3: Total kostoja për aktivitetet sipas këtij opsioni, nga viti 2016 (që në kontekstin e vlerësimit të ndikimit buxhetor paraqet vitin e pare të implementimit) në vitin 2018, është Eur. 21,790. Nga kjo shumë, Ministria parasheh të financojë të gjitha aktivitetet brenda ndarjeve buxhetore ekzistuese.

Opsioni 4: Sipas këtij opsioni, Ministria heq dorë nga rregullimi i këtyre profesioneve, dhe nuk financon aktivitete për fuqizimin e kritereve ligjore të ndërtimit përmes licencimit. Si rrjedhojë, ky opsion nuk kërkon financim shtesë.

Supozimet teknike rreth komponentëve të kostove janë përshkruar si pjesë e formularëve standard të Ministrisë së Financave.

23

Page 24: FORMULARI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT BUXHETORmmph-rks.org/repository/docs/KD_për_Rregullimin_e... · Web viewÇdo ditë, qytetarët e Kosovës punojnë dhe jetojnë në ndërtesa

Kapitulli 7: Konsultimi

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë – është një prej institucioneve kyçe, koordinimi me të cilin ishte i domosdoshëm për përgatitjen e këtij koncept dokumenti. Meqenëse përmes Projektligjit për Profesionet e Rregulluara është paraparë rregullimi i disa profesioneve të ndryshme, ndër to edhe të arkitektëve dhe inxhinierëve, duke i përfshirë provimet profesionale si dhe te gjitha kriteret minimale të nevojshme për licencim, gjatë procesit të miratimit të tij, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka bashkëpunuar ngushtë me Ministrinë e Arsimit me qëllim të krijimit të hapësirës së nevojshme ligjore për rregullimin sa më të mirë të profesioneve të arkitektëve dhe inxhinierëve. Ky bashkëpunim është bërë kryesisht me qëllim që të mos përjashtohet mundësia e hartimit dhe miratimit të Projektligjit të veçantë për licencimin e arkitektëve dhe inxhinierëve, i cili mund të përdorë disa nga mekanizmat e planifikuar sipas Ligjit për Profesionet e Rregulluara, në veçanti, provimin shtetëror që planifikohet të mbahet nga Agjencia e Kosovës për Standarde dhe Vlerësim.

Gjatë hartimit të këtij Koncept Dokumenti, grupi punues në kuadër të MMPH gjithashtu ka zhvilluar disa konsultime paraprake me disa institucione dhe palë të interesuara sikurse:

- Universiteti i Prishtinës – Fakulteti i Arkitekturës; - Universiteti UBT; - Asociacionet e Arkitektëve në Kosovë;- Shoqata e Konstruktorëve të Ndërtimtarisë e Kosovës; - Ekspertë të fushës nga Projekti i USAID Partneritetet për Zhvillim.

Të gjithë përfaqësuesit e këtyre grupeve unanimisht e mbështesin nevojën për mbrojtjen e sigurisë dhe shëndetit publik përmes licencimit të arkitektëve dhe inxhinierëve dhe të gjithë e përkrahin idenë se licencimi duhet të bëhet përmes një ose më shumë organeve profesionale të pavarura, siç është Oda. Gjatë konsultimeve paraprake të zhvilluara me akterët e sipërpërmendur janë diskutuar disa çështje me rëndësi si vijon:

- nëse licencimi i arkitektëve dhe inxhinierëve duhet të bëhet nga një Odë e përbashkët për Arkitektët dhe Inxhinierët në Fushën e Ndërtimtarisë apo nga dy Oda të veçanta,

- mënyra e themelimit dhe organizimit të Odës, - provimin shtetëror si kriter për licencim, - njohja e të drejtave të fituara sipas legjislacionit të mëparshëm dhe çështje të tjera.

24

Page 25: FORMULARI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT BUXHETORmmph-rks.org/repository/docs/KD_për_Rregullimin_e... · Web viewÇdo ditë, qytetarët e Kosovës punojnë dhe jetojnë në ndërtesa

Sa i përket numri të Odave, ekzistojnë dy argumente kryesore lidhur me këtë çështje. Argumenti i parë që favorizon krijimin e një Ode është se në këtë mënyrë do të sigurohej më mirë unifikimi i standardeve të punës dhe do të lehtësohej mbikëqyrja e zbatimit të këtyre standardeve nga arkitektët dhe inxhinierët në fushën e ndërtimit. Argumenti i dytë që favorizon krijimin e dy Odave është se krijimi i dy odave është më funksional për shkak të përfaqësimit më të mirë dhe sepse veprimtaritë që këta profesionistë ushtrojnë janë të ndryshme.

Ekzistojnë argumente të ndryshme edhe sa i përket përbërjes e Kuvendit të Odës. Argumenti i parë është se Kuvendi i Odës duhet të përbëhet nga të gjithë profesionistët e licencuar pasi që kjo është e vetmja mënyrë përmes së cilës do sigurohej mbrojtja e interesit publik dhe profesionit në të njëjtën kohë. Argumenti i dytë është se Kuvendi gjithëpërfshirës mund të jetë vështirë i menaxhueshëm dhe për këtë arsye Kuvendi i Odës duhet të përbëhet nga përfaqësuesit e votuar.

Si çështje që është ngritur nga thuajse të gjithë akterët është reforma e paraparë me Projektligjin për Profesionet e Rregulluara që tashmë është miratuar në Qeveri dhe detyrimi i përcaktuar në këtë ligj për mbajtjen e provimit shtetëror. Disa nga akterët e shohin kërkesën për zhvillimin e provimit shtetëror si barrë të panevojshme dhe konsiderojnë se fokusi duhet të jetë tek edukimi i vazhdueshëm dhe zhvillimi i vazhdueshëm profesional e jo tek provimi shtetëror si kriter për t’u licencuar. Të tjerët konsiderojnë se është nëse provimi shtetëror vendoset përfundimisht si kriter për licencimin e arkitektëve dhe inxhinierëve në fushën e ndërtimit, atëherë gjatë përgatitjes së provimit duhet pasur angazhim të madh nga ana e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Odës përkatëse si dhe ekspertëve të tjerë relevant.

Përderisa grupi punues në MMPH e vlerëson jashtë mase kontributin e dhënë nga institucionet dhe organizatat e konsultuara gjatë hartimit të këtij koncept dokumenti, me qëllim të informimit të mëtutjeshëm të këtij procesi dhe zhvillimit të një rekomandimi për Qeverinë që i plotëson nevojat e profesioneve të arkitektëve dhe inxhinierëve në fushën e ndërtimit, grupi punues fton të gjitha palët e interesuara që të dërgojnë komentet dhe sugjerimet e tyre me shkrim lidhur me këtë draft koncept dokument, e në veçanti për çështjet në vijim:

- A duhet rregulluar licencimi i arkitektëve dhe inxhinierëve në fushën e ndërtimit përmes një Ode të Përbashkët për Arkitektët dhe Inxhinierët në Fushën e Ndërtimit, apo nga dy Oda, një për Arkitektët dhe një për Inxhinierët?

- Mënyra e përfaqësimit në Kuvendin e Odës/Odave?- A duhet kërkuar provimi shtetëror si kriter për t’u licencuar?

Komentet e pranuara me shkrim do ta plotësojnë pjesën e mbetur të këtij kapitulli si dhe do ta ndihmojnë grupin punues në plotësimin e tërësishëm të koncept dokumentit.

Kapitulli 8: Krahasimi i opsioneve (vlerësimi i pasojave të secilit opsion)

25

Page 26: FORMULARI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT BUXHETORmmph-rks.org/repository/docs/KD_për_Rregullimin_e... · Web viewÇdo ditë, qytetarët e Kosovës punojnë dhe jetojnë në ndërtesa

Opsioni 1 – Ky opsion nuk rekomandohet meqenëse është në fuqi qe disa vite tashmë dhe si i tillë ka ngecur në praktikë. Për më tepër, ruajtja e status quo-së në raport me miratimin e Projektligjit të ri për Profesionet e Rregulluara përmes së cilit do të përcaktohen kriteret e nevojshme për licencim të disa profesioneve, ndër to edhe të arkitektit dhe inxhinierit, mund të shkaktojë konfuzion lidhur me atë se cili institucion në fakt është kompetent. Përderisa ky Projektligj cekë se në rast konflikti, dispozitat e ligjit të posaçëm do të mbizotërojnë; Udhëzimi Administrativ Nr. 06/2011 për Provimin Profesional dhe Licencimin e Arkitekteve dhe Inxhiniereve në Fushën e Ndërtimit, edhe pse është akt nënligjor, është shprehimisht i deleguar nga Ligji për Ndërtim, si kompetent për licencimin e këtyre profesionistëve. Për këtë arsye, si dhe mos-funksionimin e mirëfilltë të Udhëzimit Administrativ në fuqi Opsioni 1 nuk rekomandohet.

Opsioni 2 – rekomandohet për arsye se me miratimin e një ligji të veçantë për licencimin e arkitektëve dhe inxhinierëve, themelohet edhe Oda e Arkitektëve dhe Inxhinierëve, e cila është organi i vetëm me kapacitet për mbikëqyrje dhe avancim profesional të këtyre profesionistëve. Njëjtë sikurse edhe me ligjet tjera, koha e nevojshme për miratimin e këtij ligji është pasoja kyçe, themelimi i një sistemi funksional dhe të qëndrueshëm të licencimit i cili përmban mekanizma të fortë të mbikëqyrjes dhe edukimit të vazhdueshëm të arkitektëve dhe inxhinierëve është përfitim i gjerë – si për ushtruesit e këtij profesioni ashtu edhe për qytetarët e Kosovës. Për me tepër, licencimi i Arkitekteve dhe Inxhinierëve nga Oda përkatëse është edhe praktike e vendeve rajonale dhe atyre të BE-së.

Opsioni 3 – Me supozimin se Projektligji për Profesionet e Rregulluara hyn në fuqi, ushtruesit e profesioneve si ai i arkitektëve dhe inxhinierëve nuk mbeten të pa-licencuar. Sidoqoftë, ajo është vetëm një prej qëllimeve sepse përveç licencimit, e rëndësisë së jashtëzakonshme është edhe ekzistimi i procedurës disiplinore dhe arsimimi i vazhdueshëm kurse sipas opsionit te tretë i cili e mbron vetëm titullin “arkitekt” dhe “inxhinier”, këto dy veçanti nuk i ofrohen profesionistëve.

Opsioni 4 – Sipas këtij opsioni, standardet e profesionit, në rast se do të ekzistonin në rend të parë, do të ushtroheshin në baza vullnetare. Profesioni megjithëse i rëndësisë së lartë sa i përket sigurisë dhe shëndetit të publikut, do të rregullohej nga vet sektori – asociacionet dhe shoqatat mirëpo në atë mënyrë nuk do të kishte bazë ligjore për caktimin e kritereve mandatorë të anëtarësisë, të punës, të procedurave disiplinore e me siguri as kapacitet financiar për arsimim të vazhdueshëm.

Kapitulli 9: Rekomandimi

26

Page 27: FORMULARI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT BUXHETORmmph-rks.org/repository/docs/KD_për_Rregullimin_e... · Web viewÇdo ditë, qytetarët e Kosovës punojnë dhe jetojnë në ndërtesa

Rekomandimi që i bëhet Qeverisë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor përmes këtij Koncept Dokumenti është hartimi dhe miratimi i ligjit të veçantë për licencimin e arkitektëve dhe inxhinierëve sipas kërkesave dhe standardeve të BE dhe ato ndërkombëtare, përmes të cilit themelohet Oda e arkitektëve dhe inxhinierëve si organ përgjegjës për licencim. Si ndihmesë për hapin e parë në këtë drejtim është edhe Udhëzimi Administrativ MMPH Nr. xx/xx për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 06/2011 për Provimin Profesional dhe Licencimin e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit qëllimi i të cilit është krijimi i një Regjistri të Arkitekteve dhe Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit. Edhe pse me këtë Regjistër synohet rritja e transparencës dhe informimi i politik bërjes në këtë fushë, i njëjti mund të shërbejë për krijim sa më të shpejtë dhe efektiv të organeve përgjegjëse për licencimin e arkitektëve dhe inxhinierëve siç është shpjeguar më hollësisht më poshtë.

Kjo Odë, si organ i pavarur profesional që punon drejt ruajtjes së reputacionit dhe të drejtave të arkitektëve dhe inxhinierëve të licencuar, do të ishte përgjegjëse për licencimin e arkitektëve dhe inxhinierëve sipas kritereve të parapara me atë ligj të veçantë. Nga përvojat e shteteve të tjera që mund të huazohen si praktikë e mirë dhe e zbatueshme në Kosovë, si kritere janë paraparë të jenë:

(i) Shkollimi Universitar; (ii) përvoja e punës; (iii) dhënia e provimit profesional; (iv) sigurimi i punës nga dëmet; dhe (v) anëtarësia në Odë.

Krahas licencimit, funksion i radhës i kësaj Ode është vendosja e standardeve dhe etikës së caktuar të punës. Kjo ngase pritjet e profesionistëve lidhur me sjelljet dhe veprimet etike të cilat duhen respektuar, karshi sjelljeve dhe veprimeve etike të pritura nga publiku, shpesh dallojnë në përmasa të mëdha. Për këtë arsye lind nevoja e definimit të sjelljeve të pranuara dhe etike, si dhe promovimit të standardeve të larta të ushtrimit të profesionit. E si hap pasues i domosdoshëm është mbikëqyrja e punës së arkitektëve dhe inxhinierëve si dhe përcaktimi i përgjegjësive profesionale dhe disiplinore të cilave mund t’i nënshtrohen. Së fundi, përmes pagesës së anëtarësisë si dhe tarifave të tjera ligjore në Odë, ajo paraqet organ të vetëm me kapacitet të mjaftueshëm për avancimin e profesionit përmes edukimit të vazhdueshëm i cili me zhvillimet jashtëzakonisht të shpejta të botës së sotme është më se i nevojshëm për avancimin e profesionistëve të kësaj fushe.

Organet e Odës, me mandat të caktuar, përmes të cilave do të kryheshin detyrat e lartpërmendura do të ishin Kuvendi si trupi më i lartë i Odës përgjegjës për votimin e organeve tjera si dhe votimin e vendimeve kyçe në emër të Odës; Komisioni Mbikëqyrës me përgjegjësi të mbikëqyrjes së ligjshmërisë dhe afarizmit financiar të organeve të Odës; Bordi Drejtues si organ

27

Page 28: FORMULARI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT BUXHETORmmph-rks.org/repository/docs/KD_për_Rregullimin_e... · Web viewÇdo ditë, qytetarët e Kosovës punojnë dhe jetojnë në ndërtesa

ekzekutiv; Kryesuesi si përfaqësues i Odës; Drejtori Ekzekutiv që udhëheq punët e përditshme administrative të Odës; dhe së fundi Komisionet tjera të cilave i delegohen punët e natyrave të ndryshme të veçanta.

Për organizimin e Odës dhe ofrimin e të gjitha këtyre funksioneve, është propozuar që Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për një kohë të caktuar, së paku dy vite, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër, t’i ofroj mbështetje financiare Odës nga Buxheti i Republikës së Kosovës, gjatë të cilës periudhë administrimi i buxhetit do të bëhet në pajtim të plotë me ligjin në fuqi për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë dhe nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.Në skicat vijuese paraqitet në tërësi vizuelisht funksionet, organizimi dhe organet e Odës.

28

Page 29: FORMULARI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT BUXHETORmmph-rks.org/repository/docs/KD_për_Rregullimin_e... · Web viewÇdo ditë, qytetarët e Kosovës punojnë dhe jetojnë në ndërtesa

Funksionet e Odës

Kriteret për t’u licencuar si Arkitekt ose Inxhinier

29

licencimi

vendosja e standardeve

të punës

mbikqyrja e punës

përcaktimi i përgjegjësisë

disiplinore

edukimi i vazhdueshëm

përfaqësimi i interesave të

anëtarëve

ODA

Regjistri i Arkitektëve dhe

Inxhinierëve

MMPH

Kuvendi

Kryesuesi Komisioni Mbikëqyrës Bordi Drejtues

Drejtori Ekzekutiv Komisionet tjera

Administrata

Komisionet e Përhershme

Page 30: FORMULARI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT BUXHETORmmph-rks.org/repository/docs/KD_për_Rregullimin_e... · Web viewÇdo ditë, qytetarët e Kosovës punojnë dhe jetojnë në ndërtesa

30

MASHT

PROVIMIshteteror

ANTARËSIAnë Odë

PRAKTIKApërvoja e

punës

SHKOLLIMIi lartë

SIGURIMIi punës nga

dëmet

Page 31: FORMULARI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT BUXHETORmmph-rks.org/repository/docs/KD_për_Rregullimin_e... · Web viewÇdo ditë, qytetarët e Kosovës punojnë dhe jetojnë në ndërtesa

Kapitulli 10: Komunikimi

Komunikimi bëhet gjatë dy fazave të ndryshme e që janë – gjatë draftimit të këtij dokumenti por edhe në fazën pasi të jetë hartuar. Përfundimisht, shpallja e vendimit politik rreth kësaj çështjeje është më se e nevojshme, sidoqoftë, duke i patur parasysh shpenzimet potenciale të ndërlidhura me këtë, metoda më e shpejtë dhe më efikase për fillim do të ishte publikimi i këtij vendimi në ueb-faqen zyrtare të MMPH-së. Për më tepër, një mundësi shtesë e cila po ashtu nuk kërkon fonde dhe i qaset një grupi të madh njerëzish, do të ishte komunikimi dhe informimi i Komunave dhe popullatës përmes politikës aktuale të legalizimit të ndërtesave pa leje, që është në zbatim e sipër.

31