43
- 1 - Fusha e mikrotezes: Administrimi tatimor Fjalet kyce: Politika fiskale, sistem tatimor, barre fiskale, shperndarje e te ardhurave, doktrine politike, eficence e shperndarjes se te ardhurave, sistem doganor. Mirenjohje te vecante per kontrbutin e tyre ne realizimin e kesaj mikroteze per Dr. Gentiana Kraja Udheheqese per mikrotezen, Erion Prifti Zv.Drejtor per Sherbimet Mbeshtetese dhe Marredheniet Nderkombetare ne DPT, Klodian Vasia Pergjegjes Hetimi prane DRT Durres, Arian Cyrbja Ekspert Kontabel. Permbajtje Shkurtesat e perdorura Hyrje Qellimi Objektivat Hipotezat Metodologjia 1. Historiku i sistemit tatimor ne Shqiperi 2. Administrimi tatimor dhe struktura e te ardhurave 3. Administrata tatimore 4. Shperndarja e te ardhurave dhe eficenca e tyre 5. Konkluzione 6. Rekomandime 7. Bibliografia

Fusha e mikrotezes Fjalet kyce - uamd.edu.al · PDF fileISSH – Instituti i sigurimeve shoqerore ... Historiku I sistemit tatimor ne Shqiperi pergjate 100 vite te shtetformimit te

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Fusha e mikrotezes Fjalet kyce - uamd.edu.al · PDF fileISSH – Instituti i sigurimeve shoqerore ... Historiku I sistemit tatimor ne Shqiperi pergjate 100 vite te shtetformimit te

- 1 -

Fusha e mikrotezes: Administrimi tatimor

Fjalet kyce: Politika fiskale, sistem tatimor, barre fiskale, shperndarje e te ardhurave, doktrine politike, eficence e shperndarjes se te ardhurave, sistem doganor.

Mirenjohje te vecante per kontrbutin e tyre ne realizimin e kesaj mikroteze per Dr. Gentiana Kraja Udheheqese per mikrotezen, Erion Prifti Zv.Drejtor per Sherbimet Mbeshtetese dhe Marredheniet Nderkombetare ne DPT, Klodian Vasia Pergjegjes Hetimi prane DRT Durres, Arian Cyrbja Ekspert Kontabel.

Permbajtje

Shkurtesat e perdorura

Hyrje

Qellimi

Objektivat

Hipotezat

Metodologjia

1. Historiku i sistemit tatimor ne Shqiperi

2. Administrimi tatimor dhe struktura e te ardhurave

3. Administrata tatimore

4. Shperndarja e te ardhurave dhe eficenca e tyre

5. Konkluzione

6. Rekomandime

7. Bibliografia

Page 2: Fusha e mikrotezes Fjalet kyce - uamd.edu.al · PDF fileISSH – Instituti i sigurimeve shoqerore ... Historiku I sistemit tatimor ne Shqiperi pergjate 100 vite te shtetformimit te

- 2 -

Shkurtesat e perdorura

ATQ - Administrate tatimore qendrore

ATV – Administrate tatimore vendore

VKM – Vendim I keshillit te ministrave

DRT – Drejtoria rajonale tatimore

DPD – Drejtoria e pergjithshme e doganave

TAP – Tatimi mbi te ardhurave personale

TVSH – Tatimi mbi vleren e shtuar

DTM – Drejtoria e tatimpaguesve te medhenj

ISSH – Instituti i sigurimeve shoqerore

ISKSH – Instituti i sigurimeve te kontributeve shendetesore

BE – Bashkimi Europian

OBT – Organizata Boterore e Tregetise

PBB – Prodhimi i brendshem bruto

MSA – Marreveshja e Asocim Stabilizimit

Page 3: Fusha e mikrotezes Fjalet kyce - uamd.edu.al · PDF fileISSH – Instituti i sigurimeve shoqerore ... Historiku I sistemit tatimor ne Shqiperi pergjate 100 vite te shtetformimit te

- 3 -

I. Hyrje

Permes shtjellimit te meposhtem do te trajtojme qellimin qe perpiqet te realizoje sistemi tatimor ne Shqiperi si dhe objektivat qeverisese me ane te shperndarjes se te ardhurave nga buxheti I saj.

Historiku I sistemit tatimor ne Shqiperi pergjate 100 vite te shtetformimit te saj na jep nje pamje te qarte per transformimin te sistemit tatimor I cili pasqyron qarte ndryshimet historike te sistemeve qeverisese ne vendin tone.

Me tej do te pasqyrojme administraten tatimore si dhe funksionimin e sistemit tatimor Shqipetar permes statistikave. Shperndarja e barres fiskale ne rrethet kryesore tregon dendesine e aktiviteteve tatimpaguese ne rang kombetar. Gjithashtu struktura e te ardhurave qe do te paraqexim na jep nje de me te qarte te skemes se taksave te sistemit tatimor te viteve te fundit.

Nga menyra e rishperndarjes se te ardhurave nga ana e qeverise ne keto vitet e fundit do te analizojme nese kemi te bejme me programe qeverisese te mireorientuara dhe afatgjata apo me programe emergjente.

II. Qellimi

Qellimi i kesaj mikroteze eshte te pasqyroje dhe te analizoje sistemin tatimor per mbledhjen e te ardhurave si dhe shperndarjen e tyre nga qeveria duke tentuar te tregoje sa me realisht efikasitetin e saj permes politikave qeverisese kundrejt shoqerise shqiptare.

III. Objektivat

Objektivat qe kerkon te arrije mikroteza jone jane te analizoje dhe te percaktoje efikasitetin e sistemit tatimor si derivat i legjislacionit te miratuar gjate periudhes 1992 – 2012, metamorfozen dhe llogjiken e funksionimit te tij gjate ketyre viteve si dhe orientimin e buxhetit ne prioritetet e qeverive te ndryshme.

IV. Hipotezat

A duhet te reflektojne politikat e rikthimit te te ardhurave ne shoqeri, permes buxhetit qeveritar, rrymat dhe doktrinat e ndryshme qeverisese ne perkatesite emajte apo e djathte?

Qeverite e ndryshme gjate viteve 1992 – 2012, a i kane realizuar filozofite e doktrinave te cilat perfaqesojne.

Page 4: Fusha e mikrotezes Fjalet kyce - uamd.edu.al · PDF fileISSH – Instituti i sigurimeve shoqerore ... Historiku I sistemit tatimor ne Shqiperi pergjate 100 vite te shtetformimit te

- 4 -

V. Metodologjia

Metodologjia e perdorur nga ana jone ne kete mikroteze eshte nje trajtim linear kronologjik i fakteve historike dhe qe gershetohen permes krahasimit te efikasitetit te doktrinave te ndryshme qeverisese.

Page 5: Fusha e mikrotezes Fjalet kyce - uamd.edu.al · PDF fileISSH – Instituti i sigurimeve shoqerore ... Historiku I sistemit tatimor ne Shqiperi pergjate 100 vite te shtetformimit te

- 5 -

1. HISTORIKU I SISTEMIT TATIMOR NE SHQIPERI NE 100 VITE (1912-2012)

Sistemi fiskal dhe financiar (tatimor) i Republikes se Shqipërisë përmbehet nga dy periudha historike:

- periudha e sistemit tatimor te perandorise otomane (trashëguar prej Turqisë), dhe;

- periudha e krijuar dhe shtuar prej shtetit shqiptar të lirë e të pavarur.

Periudha e dytë fillon me krijimin e shtetit shqiptar dhe më tej vazhdon me sistemet tatimore

te zbatuara nga qeverite qe kane qeverisur vendin deri në ditët tona.

Kjo periudhë historike e sistemit tatimor klasifikohet ne keto etapa kohore:

krijimi shtetit shqiptar dhe qeverive pas tij 1912-1924,

krijimi i Republikës dhe Mbretërisë Shqiptare (1925-1939),

pushtimi i vendit (1939-1944),

pezullimi i sistemit tatimor (1944-1990), dhe

rifillimi i sistemit modern tatimor (1991 deri në ditët tona).

Pjesa më e rëndësishme e sistemit tatimor kanë qënë padyshim ligjet që regullojnë të ardhurat e Shtetit dhe krijimi i një administrate me nëpunës të profesionit, të paguar nga Arka e Shtetit, dhe vërtetimet e nxjerrjet e tatimeve dhe taksave në përgjithësi të bëheshin në monedhë dhe më pak në natyrë.

Kjo politikë, për herë të parë në historinë kombëtare arriti të siguronte mbledhjen e të hyrave publike në Arkën e Shtetit Shqiptar dhe shpërndarjen e tyre për përballimin e nevojave urgjente që kishte ekonomia e vendit.

1.1 Periudha 1912-1924

1.1.1 Tiparet e sistemit tatimor

Shteti i ri pas shpalljes se pavaresise se vendit, trashëgoi një sistem tatimor të prapambetur dhe vendi karakterizohej nga një paqëndrueshmëri politike. Përpjekjet për rimëkëmbjen e ekonomisë, veprimtaria dhe funksionet e tij mbetën të cunguara sidomos nga lufta e parë botërore. Qeveria e krijura nga akti historik i shpalljes se pavaresise me qender ne Vlorë, megjithë përpjekjet për përmirësimin dhe ndryshimin e sistemit tatimor, nuk mundi të reformonte sistemin e mëparshëm te perandorise otomane.Disa nga tiparet kryesore të këtij sistemi ishin:

Të ardhurat tatimore u bazuan në taksimin mbi të ardhurat e realizuara nga ekonomia bujqësore dhe blektoria.

Page 6: Fusha e mikrotezes Fjalet kyce - uamd.edu.al · PDF fileISSH – Instituti i sigurimeve shoqerore ... Historiku I sistemit tatimor ne Shqiperi pergjate 100 vite te shtetformimit te

- 6 -

Tatimet e drejtpërdrejta përbënin të ardhurat kryesore në totalin e të ardhurave tatimore.

Mbledhja e tatimeve bëhej në natyrë.

Barra e taksave binte mbi fshatarësinë.

Administrimi mbledhjes së taksave nëpërmjet sipërmarrjes.

Gjatë kësaj periudhe rëndësi të veçantë pati grumbullimi i të ardhurave tatimore, në arkën e shtetit të ri, shqiptar duke i dhënë fund transferimit dhe grabitjes së tyre nga Qeveria Osmane.

1.1.2 Taksat që trashëgoi shteti i ri shqiptar

Shtylla kryesore e të ardhurave të shtetit të ri shqiptar ishin tatimet direkte. Këto tatime u trashëguan nga sistemi i mëparshëm dhe preknin drejtpërsëdrejti produktin apo të ardhurat e prodhuesve në momentin e prodhimit dhe krijimit të tyre. Taksat e trashëguara përbëheshin nga disa lloje taksash:

E dhjeta, tatimi që merrej mbi prodhimet e tokës, zinte vëndin e parë në strukturën e të ardhurave fiskale

Xhelepi, tatimi mbi blektorinë, zinte vendin e dytë në strukturën e të ardhurave fiskale.

Vergjia, tatimi mbi ndërtesat dhe trojet.

Angari, detyrim i personave fizik ose me pagesë për punime në rrugë.

Tatim fitimi, tatim që paguanin tregtarët, zejtarët, industrialistë dhe profesionistët mbi të ardhurat e realizuara.

Taksa e patentës, tatim mbi fitimet e shtresave të pasura të tregtarëve, sipërmarrësve, zejtarëve etj.

1.1.3 Administrimi i taksave

Për ndjekjen e këtyre detyrimeve u miratua dhe u vendos struktura e Drejtorisë së Finacës në prefekture dhe nënprefekturë:

1.1.3.1 Struktura e administrimit te taksave ne Prefekturë

Struktura e administrimit te taksave në Prefekturë përfshinte kete organizim:

Drejtori i Financës,

Ndihmësi i drejtorit, i cili ka detyrë të kontrolloj llogaritë e zyrës

Page 7: Fusha e mikrotezes Fjalet kyce - uamd.edu.al · PDF fileISSH – Instituti i sigurimeve shoqerore ... Historiku I sistemit tatimor ne Shqiperi pergjate 100 vite te shtetformimit te

- 7 -

Shkronjësit e zyrës së llogarisë.

1.1.3.2 Struktura e administrimit te taksave ne nenprefekture

Krahas administrimit të pushtetit qëndror një vend të rëndësishëm në kanun zinte edhe administrata e nënprefekturave. Për zbatimin e detyrave u krijua dhe struktura administrative e Drejtorisë së Financës në n/prefekturë.

Struktura organizative e drejtorisë së Financës ishte:

Drejtori i Financës

Mbledhësi i pagesave

Nëpunësi i të dhënëve

Arketari

Sekretari i Këshillit Administrativ.

Në qëndrën e secilës n/prefekturë u krijua një Këshill Administrativ nën kryesinë e n/prefektit. Detyrat e këshillit ishin:

- të japë me ankand të dhjetat pas urdhërave që do të jepen nga prefektura, apo t’i administrojë me anën e nëpunësve,

- të sigurojë rregullin e ankandit të pyjeve të shtetit,

- të shqyrtojë dhe ratifikojë të ardhunat dhe të prishunat e nënprefekturës dhe të bajë që të ruhen dhe administrohen kamjet e t’undme dhe të patundme që i përkasin thesarit,

- të ndahen pagesat nëpër krahinat dhe qarqet të shënueshme për atë nënprefekturë,

1.1.4 Përmiresimi i sistemit te taksave

Qeveria bëri përpjekje për përmirësimin e sistemit tatimor të trashëguar dhe vendosjen e një sistemi tatimor në interes të konsolidimit të shtetit dhe ekonomisë kombëtare. U morën disa masa në fushën e tatimeve duke lehtësuar fshatarësinë nga barra e rëndë e tyre. Në këtë kuadër u hoq mbitaksa që merrej mbi të dhjetën dhe shtesa e tatimit të luftës që i ishte vënë tatimit të kripës. Ndër masat kryesore ishin heqja e disa taksave si:

mbitaksa për të dhjetën,

shtesa e tatimit të luftës që i ishte vënë tatimit të kripës,

shtesa 6 përqind e tatimit të xhelepit për nevoja ushtarake.

Page 8: Fusha e mikrotezes Fjalet kyce - uamd.edu.al · PDF fileISSH – Instituti i sigurimeve shoqerore ... Historiku I sistemit tatimor ne Shqiperi pergjate 100 vite te shtetformimit te

- 8 -

Për mbrojtjen e ekonomisë kombëtare, u rrit taksa e importimit të duhanit 30 përqind, duke synuar frenimin e importit të duhanit, pasi ai po dëmtonte prodhuesit e vegjël të duhanit dhe tregtinë e tij.

Ne periudhen 1912-1924 nevojat e reja të zhvillimit ekonomiko-shoqëror dhe të konsolidimit të administratës shtetërore shqiptare, bënë të mundur disa ndryshime të pjesshme të sistemit tatimor, një farë zhvillimi të ngadalshëm që nuk preku përmbajtjen thelbësore të sistemit të vjetër. Padyshim, rëndësi të veçantë pati kalimi i të ardhurave tatimore në arkën e shtetit shqiptar, duke i dhënë fund vjeljes dhe grabitjes fiskale të popullsisë shqiptare nga Qeveria Osmane.

1.2 Periudha e Republikës së Parë dhe Mbretërisë Shqiptare (1925-1939)

Kjo periudhë përkon me krijimin e Republikës se parë të Shqipërisë (1925-1928) dhe me pas te Mbretërisë zogiste 1928-1939.

1.2.1 Sistemi tatimor i Republikes se Pare, 1925-1928

Sistemi tatimor në vija të përgjithshme dhe në përmbajtjen themelore të tij ishte produkt dhe trashëgim i sistemit të tatimeve dhe taksave që ishin zbatuar në vitet e fundit të Perandorisë Osmane dhe disa ndryshimeve në politikat doganore dhe të taksave nga qeveritë pasardhëse që synuan mbrojtjen e ekonomisë kombëtare dhe grumbullimin e të ardhurave tatimore, në arkën e shtetit të ri, shqiptar.

1.2.1.1 Politika e Tatimeve dhe Taksave

Në vitin 1925 ndër hapat e para që mori regjimi për rritjen e shpejtë të të ardhurave shtetërore ishin masat për mbledhjen e detyrimeve tatimore të prapambetura të viteve 1912-1924. Fushata për mbledhjen e borxhit tatimor të kësaj periudhe, nisi në fillim të vitit 1925. Ajo filloi me urdhërat e Qeverisë për nxjerrjen me insistim dhe mbledhjen me forcë të tatimeve të prapambetura.Menjëherë u krye organizimi administrativ dhe në bazë të këtij organizimi, vendi u nda në prefektura; çdo prefekturë kishte dy a më shume nënprefektura, të cilat përfshinin disa komuna. Gjatë kësaj periudhe, riorganizimi i shtetit krijoi mundësi për rritjen e të ardhurave buxhetore, të cilat pothuajse siguroheshin nëpërmjet vjeljesë të taksave dhe mbledhjes së detyrimeve të prapambetura. I vetmi instrument për rritjen e të ardhurave buxhetore ishte intensifikimi i sistemit tatimor nëpërmjet përmirësimit të legjislacionit të taksave dhe rritjes së taksave ekzistuese.Politika e taksave karakterizohej nga:

ruajtje e disa tipareve të sistemit tatimor të mëparshëm (otoman),

përmirësim i sistemit tatimor,

mbledhje e taksave të prapambetura,

rritje e barrës tatimore,

Page 9: Fusha e mikrotezes Fjalet kyce - uamd.edu.al · PDF fileISSH – Instituti i sigurimeve shoqerore ... Historiku I sistemit tatimor ne Shqiperi pergjate 100 vite te shtetformimit te

- 9 -

lehtësim dhe përjashtimi nga taksat për kapitalin e huaj,

aplikim i taksave doganore moderne.

Politika ekonomike dhe fiskale karakterizohej nga orientimi drejt një ekonomie të “dyerve të hapura” ndaj kapitalit dhe bankave te huaja. Qeveria u dha me konçesion shoqërive të huaja 23 përqind të truallit të Shqipërisë. Pozitat më të rëndësishme i fituan grupet financiare italiane, sidomos me themelimin e Bankës Kombëtare të Shqipërisë, me qëndër në Romë. Banka u krijua si bankë emesioni dhe krediti dhe duhet t’i jepte shtetit shqiptar 10 përqind nga fitimet e saj. Shoqëritë e huaja patën lehtësi tatimore të mëdha dhe përjashtime nga taksat. Ato zbatoheshin per shoqëritë konçensionare që operonin në fushën e kërkimeve me të drejtë shfrytëzimi të naftës, mineraleve të ndryshme, ngritjen e ndërmarrjeve bujqësore etj. Ato konsistonin në vendosjen dhe aplikimin e tarifave mjaft të ulta të qirasë dhe vendosjen e përqindjes së tatimit në nivele të ulta. Lehtësitë kryesore përfshinin:

pagesë minimale për qiranë e tokës së dhënë në konçesion,

pagesë e tatimit në nivele të ulta.

Qiraja e tokës për dhënien në konçesion ishte 1,5 franga ari për hektar, ndërsa pagesa e tatimit në nivelin5-6 përqind. Krahas lehtësive tatimore u përjashtuan nga tatimi shoqëritë e huaja që operonin në vend. Ato gëzonin perjashtime nga:

Kontrolli i shtetit.

Tagri doganor.

1.2.1.2 Tatimet e drejta dhe të zhdrejta

Llojet e Tatimeve të drejta:

1. Xhelep mbi berra dhe thij.

2. Taksë mbi prodhime pyjesh etj, në prone private.

3. Tatim mbi ndërtesa.

4. Tatim mbi patentë.

5. Taksë progresive mbi të ardhura për rrugë.

6. Të dhjeta mbi drithra e pemë etj.

7. Taksë peshku.

8. Taksë pullash.

Page 10: Fusha e mikrotezes Fjalet kyce - uamd.edu.al · PDF fileISSH – Instituti i sigurimeve shoqerore ... Historiku I sistemit tatimor ne Shqiperi pergjate 100 vite te shtetformimit te

- 10 -

9. Taksë pasaporte.

10. Taksë regjistrimi mbi shit blerje.

11. Taksë regjistrimi mbi sjellje.

12. Taksë të shtetit civil e të gjykateve.

13. Tatime progresive mbi të ardhura e fitime.

14. Taksë personeli për punim rrugësh.

15. Të ardhura nga regjistrimi kadastral.

16. Taksë limani, fener, karantinash.

Llojet e Tatimeve të zhdrejta mbi konsumin

1. Taksë pije

2. Taksë mbi leje shitje pije

3. Taksë konsumi të ndryshëm

4. Të hyra doganore: importe, eksporte e transit etj

Taksa të nxjerra nga Ministria e Punëve të Jashtme

1. Të ardhurave prej legatave dhe konsullatave

1.2.1.3 Sistemi tatimor

Për realizimin e të ardhurave buxhetore u krijua sistemi tatimor. Modeli i zgjedhur në tregun e krijimit të burimeve të veta është pjesë e sistemit financiar ku hynë dhe sistemi tatimor.

Sistemi tatimor që zbatoi shteti Shqiptar gjatë këtyre viteve ndahej në tre grupe të mëdha:

Tatimet direkte ( ose të drejtëpërdrejta)

Tatimet e tërthorta dhe

Taksat shtetërore

Sipas mënyrës së nxjerrjes, tatimet u klasifikuan:

a. Tatime të drejtëpërdrejta dhe

b. Tatime të tërthorta.

Page 11: Fusha e mikrotezes Fjalet kyce - uamd.edu.al · PDF fileISSH – Instituti i sigurimeve shoqerore ... Historiku I sistemit tatimor ne Shqiperi pergjate 100 vite te shtetformimit te

- 11 -

Tatimet e drejtëpërdrejta

Në grupin e tatimeve të drejtëpërdrejta bëjnë pjesë tatimet që rëndojnë direkt mbi pasurinë ose mbi të ardhura. Sistemi tatimor zbatonte këto lloje tatimesh të drejtëpërdrejta:

E dhjeta (tatimi mbi produktet e tokës).

Xhelepi (tatimi mbi bagëtinë).

Vergji (tatimi mbi ndërtesa).

Tatimi mbi fitimin.

Tatimi mbi të ardhurat dhe trashëgiminë.

Tatimi mbi prodhimin e pyjeve dhe guroreve.

Detyrimi i popullsisë për punimin në rrugë.

Tatimet e tërthorta

Tatimet e tërthorta përbënin peshën kryesore të tatimeve, që derdheshin në buxhetin e shtetit. Këto lloje tatimesh përfshinin:

Tatime të zhdrejta mbi konsum.

Të ardhura nga monopoli shteteror.

Tatime të zhdrejta mbi konsum

Në tatime të zhdrejta mbi konsum bëjnë pjesë:

1. Taksë pije

2. Taksë mbi leje shitje pije

3. Taksë konsumi të ndryshëm

4. Të hyra doganore: importe, eksporte e transit etj

1.2.2. Sistemi tatimor i Mbreterise, 1928-1939

Përmirësimi i sistemit tatimor, përsosja e tij me metoda moderne të administrimit dhe vjeljes së tatimeve dhe taksave ishte synimi kryesor për rritjen e të ardhurave buxhetore. Në këtë kuadër rëndësi të veçantë pati hartimi dhe miratimi i parimeve bazë të taksave, të cilat u shpallën nga “Statuti themeltar i Mbretërisë Shqiptare”.

1.2.2.1 Parimet e taksave

Page 12: Fusha e mikrotezes Fjalet kyce - uamd.edu.al · PDF fileISSH – Instituti i sigurimeve shoqerore ... Historiku I sistemit tatimor ne Shqiperi pergjate 100 vite te shtetformimit te

- 12 -

Më 1 dhjetor 1928, u shpall dhe dekretua “Statuti Themeltar i Mbretërisë Shqiptare”, i cili në Titullin III, “Financat e Shtetit ” Kapitulli I - Financat, vendosi parimet bazë të taksave.

Parimet bazë të taksave ishin:

taksa është detyrim,

caktohet dhe mblidhet me ligj,

asnjë shkarkim nga detyrimet, modifikim apo abrogim nuk mund të bëhet veçse me ligj,

nuk mund të krijohen privilegje,

nuk mund te krijohen monopole veçse me ligj dhe eksluzivisht në favor të Shtetit dhe Bashkive.

Fuqia e sistemit tatimor buronte nga “Statuti Themeltar i Mbretërisë Shqiptare”, i cili përcaktonte se: “taksa është një detyrim i popullit për t’i bërë ballë shpenzimeve të përgjithshme të shtetit. Asnjë taksë, e çdo lloji qoftë, nuk mund të caktohet dhe të mblidhet veçse me ligj”.Gjithashtu, u hoq edhe taksa angari e cila u sanksionua në Art. 208, i cili përcaktonte:“angaria është e ndaluar”.Mbështetur në parimet bazë të taksave që buronin nga “Statuti themeltar i Mbretërisë Shqiptare” u miratua Ligj “Mbi Administrimin e Pasunisë dhe Kontabilitetin e Përgjithshëm të Shtetit”.Ky ligj hyn në fuqi më 1 prill 1929 e që në atë datë abrogon të gjitha dispozitat në kundërshtim me të. Më 28 maj 1929, Mbreti Zogu I, Dekreton zbatimin e këtij Dekret Ligjë të aprovuar prej Parlamentit dhe urdhëron shtimin e saj në Kodet të Mbretnis, si Ligjë. Ligja vendos:

- përfaqësia juridike e vendosjes, nxjerrjes dhe mbledhjes së të ardhurave shtetërore i përket Ministrisë së Financave,

- organet e mbledhjes së tatimeve dhe taksave,

- përbërja e të hyrave shtetërore,

- përjashtimi i përgjithshëm ose i pjesshëm nga pagesa e tatimeve dhe taksave,

- agjentët kontabël,

- derdhja në arkën e shtetit e të ardhurave që i përkasin shtetit, por që janë nxjerr prej agjentëve të nxjerrjeve,

- mënyrat e vërtetimit dhe të derdhjes së të ardhurave,

- kontrollin financjar dhe kontabël mbi çdo zyrë ose shërbim shtetëror që ka atribucjon financjar e kontabël,

Page 13: Fusha e mikrotezes Fjalet kyce - uamd.edu.al · PDF fileISSH – Instituti i sigurimeve shoqerore ... Historiku I sistemit tatimor ne Shqiperi pergjate 100 vite te shtetformimit te

- 13 -

- komunikimin e akteve ligjore dhe nënligjore.

- Proçedura e aplikimit të masave disiplinore kundrejt nëpunësave fajtorë,

- Viti financiar ( fillon më 1 prill e mbaron më 31 mars të vitit ndjekës).

Rezultatet e politikës fiskale i pasqyron më së miri ritmi i rritjes së të ardhurave shtetërore nga tatimet dhe taksat gjatë viteve 1928-1929. Të ardhura që u mbodhën nga popullsia nëpërmjet tatimeve dhe taksave në vitin financiar 1928-1929 ishin 27,66 milion franga ari kundrejt 15,6 milion fr. ari që ishte sasia e të ardhurave të mbledhura në vitin financjar 1924-1925. Kjo periudhë karakterizohej nga përmirësime në sistemin tatimor, futjen dhe zbatimin e metodave të reja, ndarjen në grupe të tatimeve, klasifikimi i tatimeve sipas mënyrës së nxjerrjes,detyrimin për regjistrimin e transaksioneve dhe mbajtje e dokumentave për tatimet dhe masat shtrënguese për mbledhjen e detyrimeve të prapambetura të viteve 1912-1924.

1.2.2.2. Tatimet dhe taksat e Mbreterise

Forma kryesore e të ardhurave të buxhetit ishin tatimet dhe taksat, që përbënin pjesën kryesore të të ardhurave shtetërore. Sistemi tatimor që zbatoi shteti Shqiptar gjatë këtyre viteve ndahej në tre grupe të mëdha:

Tatimet direkte ( ose të drejtëpërdrejta)

Tatimet e tërthorta dhe

Taksat shtetërore

Sipas mënyrës së nxjerrjes, tatimet klasifikoheshin:

-Tatime të drejtëpërdrejta dhe

- Tatime të tërthorta.

Tatimet e drejtëpërdrejta

Sistemi tatimor zbatonte këto lloje tatimesh të drejtëpërdrejta:

E dhjeta (tatimi mbi produktet e tokës).

Xhelepi (tatimi mbi bagëtinë).

Vergjina (tatimi mbi ndërtesa).

Tatimi mbi fitimin.

Tatimi mbi të ardhurat dhe trashëgiminë.

Page 14: Fusha e mikrotezes Fjalet kyce - uamd.edu.al · PDF fileISSH – Instituti i sigurimeve shoqerore ... Historiku I sistemit tatimor ne Shqiperi pergjate 100 vite te shtetformimit te

- 14 -

Tatimi mbi prodhimin e pyjeve dhe guroreve.

Detyrimi i popullsisë për punimin në rrugë.

Tatimet e tërthorta

Për sigurimin e të ardhurave tatimore qeveria konsideroi si rrugë kryesore rritjen e tatimeve të tërthorta. Tatimet e tërthorta janë tatime që mblidhen nga konsumatori dhe paguhen nga sipërmarrësit në buxhetin e shtetit. Drejtim i ri i politikës tatimore u konkretizua me reformat e viteve 1926-1928, të cilat i shtuan llojet e tatimeve të tërthorta, rritën vëllimin dhe peshën specifike të tyre në totalin e të ardhurave shtetërore. Reforma synonte rritjen e rolit të tatimeve të tërthorta (doganat dhe tatimi mbi konsumin) dhe zbehjen e tatimeve të drejtëpërdrejta. Tatimet e tërthorta përbënin peshën kryesore të tatimeve, që derdheshin në buxhetin e shtetit. Llojet e tatimeve të tërthorta përfshinin:

- Tatime të zhdrejta mbi konsum.

- Të ardhura nga monopoli shteteror.

- Taksa doganore.

Tatimet mbi konsumin

Tatimi mbi konsumin aplikohej mbi një grup të gjerë mallrash që janë objekt taksimi me tarifa të caktuara që zbatoheshin mbi mallrat e konsumit të gjerë si; mielli, sheqeri, duhani, kafeja, alkoli, birra etj. Tatimi zbatohej me një tarifë proporcionale në formën e kuotës fikse për çdo njësi matëse të artikujve që i nënshtroheshin tatimit.

Tatimet dhe taksat e Bashkive dhe Komunave

Sipas ligjit më 25.12.1921 qytetet e vendit tonë rregullohen dhe administrohen prej bashkive të cilat ndodhen në çdo qytet ose katund që ka më tepër se 250 shtëpi. Çdo bashki është një person juridik që ka të drejtë të ketë pasuri të patundshme, të shesë e të blerë, të pranojë dhurata, të paditë të tjerët e të paditet vetë sipas ligjit. Qeveria për t’u siguruar burime të ardhurash këtyre ka vënë në zbatim ligjin mbi financat e bashkive në bazën e së cilit bashkitë kanë këto burime të ardhurash:

1. të ardhurat nga pasuritë e tyre të lujtshme e të pa lujtshme,

2. gjobat,

3. shtesat mbi taksat shtetërore,

4. taksa e lundrave,

5. taksa e depos për sendet ndezëse,

Page 15: Fusha e mikrotezes Fjalet kyce - uamd.edu.al · PDF fileISSH – Instituti i sigurimeve shoqerore ... Historiku I sistemit tatimor ne Shqiperi pergjate 100 vite te shtetformimit te

- 15 -

6. taksa e veglave peshuese,

7. taksa për zanat e konstruksion shtëpish,

8. taksa e ekspozimit të plaçkave,

9. taksa e tendave të vendit,

10. taksa e mjeteve te transportit,

11. taksa e vendeve të dëfrimit,

12. taksa e lojnave,

13. taksa e regjistrimit të kontratave,

14. taksa e tabelave,

15. taksa e reklamave,

16. taksa e motorova,

17. taksa e profitimit nga zgjerim rrugësh,

18. taksa e pastrimit,

19. taksa e ndriçimit,

20. taksa e regjistrimit të garsoneve,

21. 5 përqind mbi konsumasionin nëpër hotele e apartamente,

22. taksa e numrimit të mjeteve të transportit,

23. taksa e skelave,

24. taksa e ekspozitave,

25. 7 përqind shtesë taksë mbi tagrin doganor,

26. etj.

Në fund të vitit 1927 kemi patur 39 bashki të formuara nëpër qytete dhe katunde shumica e të cilave ndodhen në qëndrën e prefekturave, nënprefekturave dhe të krahinave. Sipas ligjit të komunave, bashkitë ekzistonin vetëm në qëndrat e prefekturave dhe nënprefekturave. Shqipëria përbëhej nga 10 prefektura dhe 29 nënprefektura.Me ligjin e 11 prillit 1929, organizimi i fshatrave u bë nëpërmjet komunave. Bashkitë dhe Komunat për të kryerë

Page 16: Fusha e mikrotezes Fjalet kyce - uamd.edu.al · PDF fileISSH – Instituti i sigurimeve shoqerore ... Historiku I sistemit tatimor ne Shqiperi pergjate 100 vite te shtetformimit te

- 16 -

funksionet e tyre kishin dhe buxhetin e vetë. Të ardhurat e buxhetit përbëheshin nga taksat lokaledhe qëndrore. Të ardhurat lokale vinin nga taksat e ndryshme. Këto taksa ishin:

Taksa mbi shitjen e gjësë së gjallë. (2.5 përqind e çmimit).

Taksa mbi qiratë e ndërtesave të konstruksioneve. (1.5 përqind e qirasë).

Taksa e gjahut.

Taksa e gjëndjes civile.

Taksa e guroreve.

Taksa e peshimit.

Taksa e lejes së tregtisë e zejtarisë.

Taksa nga pasuria pa zot etj.

Ndërsa nga taksat qëndrore në buxhetin e bashkive dhe komunave futej 10 përqind e vleftës së mallrave të importuar, 15 përqind e tatimit të cigareve dhe 30 përqind mbi tatimin e alkolit. Gjatë kësaj periudhe u hodh baza e sistemit tatimor, i cili u pasurua me element të rinj.

Nevoja në rritje e qeverisë për para kishte diktuar përmirësime dhe ndryshime të legjislacionit tatimor në funksion të mbledhjes së të ardhurave nga tatimet dhe taksat. Rritja e të ardhurave gjatë kësaj periudhe, ishte rrjedhojë e:

Politikës tatimore të zbatuar,

Përdorimit të metodave të reja në fushën e tatimeve,

Aplikimi i elemetëve të rinjë tatimorë (tatim fitimi).

Sistemi tatimor vazhdoi të zhvillohej përmes kontrasteve dhe disproporcioneve ku disa tatime dhe taksa ishin në prag të falimentimit dhe disa të tjera vazhdonin të rriteshin. Ai në rrethanat e vështira të krizës solli disa ndryshime të rëndësishme progresive, thelbi i këtij progresi ishte eleminimi i të dhjetës dhe zvëndësimi i saj me tatimin mbi tokën. Sistemi tatimor që zbatoi shteti Shqiptar gjatë këtyre viteve, në thelb ruajti dhe përmirësoi një pjesë të sistemit fiskal otoman dhe huazoi nga perëndimi elemente bashkëkohor të sistemit tatimor, duke përmirësuar dhe përdorur metoda të reja në fushën e tatimeve dhe taksave. Gjithashtu u hodhën themelet e evidentimit dhe mbajtjes së dokumentacionit për tatimet, ku funksionon edhe ekspertiza kontabël.

Page 17: Fusha e mikrotezes Fjalet kyce - uamd.edu.al · PDF fileISSH – Instituti i sigurimeve shoqerore ... Historiku I sistemit tatimor ne Shqiperi pergjate 100 vite te shtetformimit te

- 17 -

1.3 Sistemi tatimor i periudhes se pushtimit te vendit, 1939 - 1944

Tatimet dhe taksat mbi popullsinë gjatë 3 vjetëve të pushtimit italian u dyfishuan. Përbërja e tatimeve dhe taksave nuk ndryshoi në krahasim me regjimin e Zogut.

Sistemi tatimor i kësaj periudhe karakterizohej nga rritja e vëllimit të tatimeve nëpërmjet:

Rritjes së vazhdueshme të tarifave të tatimit.

Shtrirjes në gjerësi e tatimeve.

Forcimit të administratës së taksave.

Prefeksionimi i metodave të llogaritjes dhe mbledhjes së tatimeve.

1.3.1. Përmirësimet e sitemit tatimor

Politika tatimore në hartimin e sitemit tatimor pati prirje kryesore përmirësimet e legjislacionit tatimor dhe dhënien e fuqisë ligjore, aparatit të mbledhjes së taksave për të rritur masat ndëshkimore për vjeljen e tatimeve. Një rëndësi të veçantë i’u dha administrimit të mbledhjes së tatimeve nëpërmjet forcimit të aparatit financiar dhe prefeksionimit të metodave të nxjerrjes së tatimeve me qëllim që të vilnin maksimumin e shumës së tatimeve.Duke filluar nga 1 prilli 1941, u vendos që e dhjeta detyrimisht të paguhej në të holla. Simbas ligjit, shuma e tatimit në para që detyrohej të paguante çdo katund ose njësi, caktohej duke marrë për bazë mesataren e çmimeve të shitjes së të dhjetës në ushtrimet financiare 1928-1929, 1929-1930, dhe 1930-1931, që llogariten mbi 3 milion fr ari, duke e pakësuar këtë mesatare në masën 25 përqind dhe të ardhurat nga tatimi i të dhjetës duhej të arrinin shumën prej rreth 2.5 miljon fr. shqiptare. Gjithashtu, pagimi i tatimit në para, lehtësonte proçedurën e mbledhjes dhe krijonte mundësi të reja për rritjen e tyre.

1.3.2 Rezultatet

Përmirësimet u kryen në funksion të rritjes së të ardhurave nga tatimet. Rezultatet pasqyrohen në;

Ndryshime ligjore dhe shtrirjen në gjerësi të tatimeve.

Futje e elementëve të rinj në taksim.

Përmirësimi i administrimit tatimor.

Rritje e të ardhurave tatimore.

Politika tatimore ishte e diktuar nga kushtet dhe rrethanat konkrete të luftës dhe përcaktohej nga qëllimet e politikës së përgjithshme të saj dhe për rrjedhojë sistemi tatimor ishte i diktuar dhe përcaktohej nga qëllimet politike, duke i shërbyer asaj.

Page 18: Fusha e mikrotezes Fjalet kyce - uamd.edu.al · PDF fileISSH – Instituti i sigurimeve shoqerore ... Historiku I sistemit tatimor ne Shqiperi pergjate 100 vite te shtetformimit te

- 18 -

1.4. Pezullimi i sistemit tatimor, 1945 - 1990

Segmenti kohor 1945-1990, fillon me mbarimin e luftës së dytë botërore dhe përfundon me rënien e sistemit socialist. Qeveria e dalë pas luftës së dytë botërore ndoqi politikën e likujdimi të sistemit tatimor të trashëguar dhe vendosi objektiv politik, krijimin e sitemit të ri tatimor. Ngritje e një sistemi tatimor të ri në vend, perfshin periudhen 1945-1990, e cila ndahet në dy periudha kryesore.

a) Periudha 1945 - 1976, roli i sistemit tatimor në dobësimin e pronës private.

b) Periudha pas vitit 1976 -1990, roli i sistemit tatimor në zhdukjen e pronës private.

1.4.1. Sistemi tatimor 1945 -1947

Politika tatimore e shtetit shqiptar u mbështet në mësimet e klasikëve të marksizëm-leninizmit për tatimet dhe taksat Në bazë të këtij koncepti, tatimet u përdorën si një instrument politik dhe ekonomik për:

zbatimin e tatimeve progresive të larta mbi borgjezinë;

kufizimin e mardhënieve kapitaliste;

dobësimin e fuqisë ekonomike të borgjezisë; dhe

krijimin e sistemit të ri të marrdhënieve socialiste në prodhim.

Çështjet e politikës tatimore dhe shndërrimi rrënjësor i tatimeve u kthye qëllim në vetëvete për likujdimin e pronës private. Masat e marra konsistonin në:

anullimin e tatimeve të tërthorta;

tatimin e konsumit të mallrave të tilla si mielli, sheqeri, kafeja etj;

caktimin e kritereve të reja për tatimin mbi duhanin, pijet alkolike etj;

vendosjen e monopolit shtetëror të tregëtisë së jashtme dhe të valutave.

Politika tatimore në vitet e para u bazua në tatimin e jashtëzakonshëm mbi fitimet e luftës. Kjo periudhë karakterizohet nga kufizimi i prones private, shtetëzimi i minierave, bankave, pyjeve, etj dhe krijimi i sektorit shtetëror të ekonomisë. Ky sektor ishte i përjashtuar nga çdo lloj tatimi dhe barra fiskale mbetej mbi sektorin privat të ekonomisë. Sistemi i ri tatimor në themel të tij, kishte tatimet e jashtëzakonshme mbi fitimet e luftës.

Parimet kryesore të ndërtimit të këtij tatimi ishin:

Tatimit i nënshtrohen fitimet e mëdha që janë realizuar gjatë periudhës 7 prill 1939 deri në 31 dhjetor 1944.

Page 19: Fusha e mikrotezes Fjalet kyce - uamd.edu.al · PDF fileISSH – Instituti i sigurimeve shoqerore ... Historiku I sistemit tatimor ne Shqiperi pergjate 100 vite te shtetformimit te

- 19 -

Tatimi zbatohej në bazë të një tarife proporcionale progresive me një shkallëzim që fillonte nga 15 përqind dhe mbaronte 80 përqind.

Pagues të tatimi konsiderohen pa përjashtim të gjithë tregtarët dhe industrialistët.

Qeveria e pas luftës, nëpërmjet legjislacionit tatimor synonte ndryshime në strukturën e të ardhurave buxhetore në favor të sigurimit të tyre nga sektori shtetëror dhe reduktimin e të ardhurave nga sektori privat. Në mars 1945 KANÇ, shpalli aktet e para të tatimeve të reja të drejtëpërdrejta. Këto akte përmbanin ligjet për tatimet:

Mbi tatimin e fitimit.

Mbi tatimin e të ardhurave të përgjithshme.

Mbi tatimin e ndërtesave dhe trojeve.

Mbi tatimin e shfaqjeve publike.

Tatimi mbi prodhimet bujqësore.

Tatimi mbi të ardhurat blektorale.

Në bazë të këtyre akteve ligjore u vendosën disa lloje tatime dhe takse:

Tatimi mbi fitimin.

Tatimi mbi të ardhurat nga puna.

Tatimi mbi ndërtesat dhe trojet.

Tatimi mbi të ardhurat e përgjithshme.

Takasa e shfaqjeve publike.

Tatimi mbi produktet bujqësore.

Tatimi mbi produktet blegtorale

Taksat doganore

Roli i tatimeve nga sektori privat ishte historikisht i përcaktuar. Ato mund të përdoreshin si të tilla deri në zhdukjen e pronës private duke synuar dhe ndryshuar strukturën e të ardhurave në favor të të ardhurave nga sektori shtetëror i ekonomisë.

1.4.2. Periudha mars 1947 – 1976. Krijimi i sistemit të ri tatimor

Sistemi tatimore përmbante sistemin e taksave qëndrore dhe lokale, të cilat ishin të detyrueshme, të caktuara me ligj, që derdhen në buxhetin e shtetit, në shumën dhe në afatin e

Page 20: Fusha e mikrotezes Fjalet kyce - uamd.edu.al · PDF fileISSH – Instituti i sigurimeve shoqerore ... Historiku I sistemit tatimor ne Shqiperi pergjate 100 vite te shtetformimit te

- 20 -

caktuar. Në sistemin e tatimeve qëndrore përfshiheshin tatimet e mbledhura nga popullsia, e cila për efekte taksimi klasifikohej në bazë të vendbanimit në popullsi që banon në qytet dhe fshat. Në bazë të klasifikimit të popullsisë dhe shpërndarjes së barrës tatimore, sistemi qëndror i tatimeve ndahej në:

A. tatime qëndrore të qytetit; dhe

B. tatime të fshatit.

Në sistemin e tatimeve qëndrore të qytetit përfshiheshin:

1. Tatimi mbi të ardhurat e realizuara nga veprimtaria e tregtarëve, zejtarëve dhe personave të ngjashëm me to.

2. Tatimi mbi të ardhurat nga pagat dhe shpërblimet plotësuese të punonjësve.

3. Tatimi mbi të ardhurat nga beqarët.

4. Tatimi mbi të ardhurat nga të martuarit me fëmijë etj.

Në sistemin e tatimeve qëndrore të fshatit përfshiheshin:

1. Tatimi mbi të ardhurat nga ekonomitë bujqësore individuale.

2. Tatimi mbi të ardhurat nga kulakët.

3. Tatimi mbi të ardhurat nga oborret e anëtarëve të kooperativave bujqësore.

4. Tatimi mbi pijet alkolike.

Sisteme të tjera - taksa me karakter lokal. Përveç tatimeve të qytetit dhe fshatit janë zbatuar edhe disa lloje taksash me karakter lokal.

Në sistemin e taksave lokale përfshiheshin:

taksa mbi zotëruesit e mjeteve të transportit, si: automjete, motoçikleta, biçikleta, karro etj,

taksa mbi kafshët e trasha,

taksa e tregut dhe peshmatjes,

taksa e pastrimit,

taksa e ushtrimit të profesionit,

taksa e akteve dhe pullës.

Page 21: Fusha e mikrotezes Fjalet kyce - uamd.edu.al · PDF fileISSH – Instituti i sigurimeve shoqerore ... Historiku I sistemit tatimor ne Shqiperi pergjate 100 vite te shtetformimit te

- 21 -

Me miratimin e Kushtetutës të vitit 1976, nëpërmjet sistemit tatimor u realizua objektivi i zhdukjes së pronës private. Shteti me politikën tatimore dhe sistemin e ngritur, propagadonte se: Shqipëria ishte i vetmi vënd në botë pa tatime dhe taksa, natyrisht, shqiptarët paguanin tatime dhe taksa të cilat ishin të “kamufluara” në çmimet e kontrolluara të mallrave dhe shërbimeve që furnizoheshin nga sektori shtetëror dhe kooperativist i ekonomisë.

1.5. Sistemi Tatimor Modern, 1991-2012

Në Shqipëri, aktet e para ligjore për vendosjen e sistemit tatimor fillesën e tyre e kanë në vitin 1991, periudhë që përkon me hartimin e legjislacionit tatimor në vend, i cili u konkretizua me shpalljen e tij në janar të vitit 1992, dhe më pas me nxjerrjen e ligjit “Për tatimin mbi te ardhurat” në 14 korrik 1992. Parlamenti, në janar 1992, miratoi një paketë ligjore tatimore e cila krijoi bazën e nevojshme ligjore në fushën e tatimeve dhe taksave. Ajo krijoi një instrument të ri fiskal të domosdoshëm, i cili ofronte mundësi për sigurimin e të hyrave publike, dhe ndaljen e krizës që po përjetonte vendi. Legjislacioni tatimor, që filloi të zbatohej nga 1 janari i vitit 1992i përbën embrionin e sistemit tatimor në Shqipëri.

Administrimi i tatimeve dhe taksave ne Republiken e Shqiperise, sipas paketes fiskale me baze ligjin Nr.7546, date 06.01.1992 filloi te behet nga organet tatimore. Organe tatimore sipas ketij ligji ishin Drejtoria e Tatimeve ne Ministrine e Financave dhe deget e saj ne 36 qendrat e rretheve. Organet tatimore u ngarkuan me detyren e kryerjes te te gjitha veprimeve qe lidheshin me regjistrimin e subjekteve, mbajtjen e dokumentacionit perkates, nxjerrjen e akteve tatimore ne baze te deklarates dhe te dhenave te tjera te paraqitura nga subjektet, percaktimin e bazes dhe madhesise se tatimit. Administrimi tatimor shtrihej per gjithe kategorite e aktiviteteve, pa asnje perjashtim. Konventat dhe marreveshjet e nenshkruara midis Republikes se Shqiperise me shtete te tjera per menjanimin e tatimeve te dyfishta, kishin perparesi ne raport me legjislacionin tatimor.

Administrimi tatimor u perforcua me detyra dhe te drejta me te qarta si dhe elemente qe perqaseshin me zhvillimin e administrates nepermjet ligjit Nr.7681, date 04.03.1993. Ne kete ligj u percaktuan te drejtat dhe detyrat kryesore te administrates tatimore duke e pasqyruar administrimin si nje sherbim tashme mbi konture te percaktuara sipas parimeve te sistemit te ri politik.

Krahas organit tatimor, me dekret Nr.7463, date 31.01.1991 ishte krijuar Policia Financiare, si organ egzekutiv i armatosur dhe i specializuar per kontrollin e zbatimit te legjislacionit fiskal nga sektori sheteror e privat dhe nga personat fizike dhe juridike te huaj ose shqiptare me seli jashte territorit te Shqiperise qe ushtrojne veprimtari ekonomike ne territorin e saj. Policia financiare kishte detyren e kontrollit te sakstesise se pasqyrave financiare, kontrollin e zbatimit te rregullave per peshen, standartet, cmimet, tarifat e cilesise se mallrave, kontrollin e aktiviteteve pa leje, kontrollin e zbatimit te monopolit teshtetit, si dhe kontrollin e zbatimit te dispozitave ne fushen e taksave doganore.

Ne vitin 1995, me Ligjin Nr.7938, date 24.05.1995, policia financiare shperbehet duke sherbyer si baze per krijimin e dy organeve te specializuar sipas emerteses: (a) Policia Doganore, ne varesi te Drejtorit te Pergjithshem te Doganave dhe (b) Policia Tatimore ne

Page 22: Fusha e mikrotezes Fjalet kyce - uamd.edu.al · PDF fileISSH – Instituti i sigurimeve shoqerore ... Historiku I sistemit tatimor ne Shqiperi pergjate 100 vite te shtetformimit te

- 22 -

varesi te Drejtorit te Tatimeve. Emerimi dhe largimi nga detyra e drejtorit te policise per te dy organet ishte ne kopetencat e Ministrit te Financave.Keto organe me miratimin e kodit doganor dhe ligjit te procedurave tatimore ne vitin 2008 u shperbene duke u perfshire ne detyra te tjera te inteligjences dhe verifikimit te terrenit brenda administrative respektive te doganave dhe tatimeve qendrore. Ne vitin 1995 per here te pare prezantohet ne ligj emertimi “Drejtori e Pergjithshme e Tatimeve” dhe “Drejtor i Pergjithshem i Tatimeve”.Ne vitin 1999 nje ligj me i plote dhe i strukturuar ne kuadrin e ligjeve bashkekohore per vende qe kishin kaluar ne tranzicionin politik dhe ekonomik u miratua. Ligji Nr.8560, date 22.12.1999 bente dallim te qarte nga modeli i administrimit duke specifikuar qarte misionin e administrates tatimore, pasqyronte ndryshimet strukturore te saj duke mbuluar edhe detyra qe kishin patur institucione te tjera, si dhe duke perforcuar te drejtat e tatimpaguesve dhe sherbimet qe ata perfitonin. Administrimi tatimor, per here te pare prezantohet i pozicionuar midis administrimit qendror dhe vendor.Hartimi dhe miratimi i ligjit aktual mbi administrimin tatimor me Nr.9920, date 19.05.2008 e vendosi administrimin tatimor ne pozicionin e nje administrimi modern dhe te pershtatur me ndryshimet e reja gjeo-politike te vendit drejt integrimit europian. Ky ligj pasqyron ne menyre te qarte se administrimi tatimor kalon nepermjet sherbimit ndaj tatimpaguesve dhe nje maredhenie bashkepunuese me institucionet dhe gjithe grupet e interesit qe kane interesa per nje mireadministrim ne rritje. Ligji bazohet mbi karten e te drejtave te tatimpaguesit, si dhe nje qartesi e plote mbi parimet universale te administrimit tatimor modern.

1.5.1. Sistemi tatimor, 1991-2011

Sistemi i ri tatimor u hartua duke u mbeshtetur ne nxjerrjen e tatimeve me menyre direkte dhe indirekte. Tatimet mund te klasifikohen sipas :

- Bazes se tatimit (tatime direkte, indirekte)

- Nivelit te administrimit (tatime qendrore dhe lokale)

- Tarifave tatimore (proporcionale, progressive, regresive)

Legjislacioni fiskal i vitit 1992, tatimet i klasifikon sipas mënyrës së bazes së tyre në:

a) tatime direkte,

b) tatime indirekte

a.

Tatimet direkte përbëheshin nga:

� Tatimi mbi të ardhurat personale � Tatimi mbi biznesin e vogël.

Page 23: Fusha e mikrotezes Fjalet kyce - uamd.edu.al · PDF fileISSH – Instituti i sigurimeve shoqerore ... Historiku I sistemit tatimor ne Shqiperi pergjate 100 vite te shtetformimit te

- 23 -

� Taksat.

b.

Tatimet indirekte përbëheshin nga:

� Akciza mbi disa lloj mallrash (cigare, karburantet, pijet alkolike, etj).

Në të ardhurat me natyrë tatimore përfshihen; të ardhurat nga çdo lloj tatimi, të ardhurat nga taksat përfshirë këtu taksën doganore si dhe të ardhurat nga amortizimi.

Ne vitin 1996 sistemi tatimor ruajti klasifikimin e tatimeve sipas tipit te tatimit duke shtuar edhe elemente te rinj ne taksim. Ai filloi te zhvillohej nepermjet ndarjes se tatimeve direkte dhe indirekte.

Tatimet indirekte

a) Tatim qarkullimi (deri 1.07.1996 kur u zevednesua me TVSH)

b) Tvsh

c) Akciza

d) Tatimet per lojrat e fatit, kazinote dhe hipodromet.

Tatimet direkte

a) Tatimi mbi te ardhurat

- Tatim fitimi

- Tatimi mbi te ardhurat

b) Tatimi mbi biznesin e vogël

c) Taksat kombetare

d) Taksa te tjera te percaktuara me ligje te veçanta

e) Taksat doganore

Kontributet e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore, sipas ligjit specifik per sigurimet shoqerore dhe shendetesore ne RSH.

Taksat

Page 24: Fusha e mikrotezes Fjalet kyce - uamd.edu.al · PDF fileISSH – Instituti i sigurimeve shoqerore ... Historiku I sistemit tatimor ne Shqiperi pergjate 100 vite te shtetformimit te

- 24 -

Mbledhja e taksave dhe administrimi i tyre eshte i organizuar dhe ndare ne taksa kombetare dhe lokale.

Taksat kombetare

Taksat kombetare aktualisht jane 16 lloje dhe permbajne 9 tarifa sherbimi dhe 7 taksa. Lista e tarifave te sherbimit dhe taksave eshte:

1. Taksa portuale

2. Taksa e qarkullimit per benzinen

3. Taksa per mjetet e perdorura te transportit

4. Taksa e rentes minerale

5. Taksa e akteve dhe pulles

6. Taksa e ushtrimit te veprimtarise se peshkimit

7. Taksa e karbonit per benzine

8. Tarifa per perdorimine aparateve televizive e RP SH

9. Tarifa per kalimin me avion ne kufirin e RSH

10. Tarifa e sherbimeve konsullore e Ministrise se Puneve te Jashtme apo ambasadave tona jashte vendit.

11. Tarifa per paisje me pasaporte lundrimi e kapitenerise se porteve

12. Tarifa e paisjes me leje drejtimi e DPSHTR

13. Tarifa per sherbimet e radiokomunikimit e A KEP

14. Tarifa e sherbimit per qarkullimin e mjeteve te huaja te transportit te udhetareve me shume se 20 persona, perfshire edhe drejtuesin e mjetit, si dhe te mjeteve te transportit te mallreave me ngarkese apo pa ngarkese percaktuar sipas reciproritetit.

15. Tarife per sherbimet e administrates gjyqesore e Ministrise se Drejtesise, prokurorise, noterise dhe zyres se regjistrimit te pasurise se palujtshme.

16. Tarifat per sherbimet e transmetimeve radiotelevizive e KKRT

Taksat vendore

Page 25: Fusha e mikrotezes Fjalet kyce - uamd.edu.al · PDF fileISSH – Instituti i sigurimeve shoqerore ... Historiku I sistemit tatimor ne Shqiperi pergjate 100 vite te shtetformimit te

- 25 -

Prej vitit 2005, administrimi i tatimeve dhe taksave e tarifave qe zbatohen me Ligjin Nr.9632, date 30.10.2006 “Per taksat vendore” u transferuan nga administrata qendrore te ajo vendore, sipas parimit te decentralizimit fiskal.

Ne taksat dhe tarifat vendore, qe administrohen nga administratat tatimore vendore perfshihen:

a. Taksa vendore mbi biznesin e vogel;

b. Taksa mbi pasurine e palujtshme

- taksa mbi ndertesat

- taksa mbi token bujqesore

c. taksa e fjetjes ne hotel

d. taksa e ndertimit ne infrastructure nga ndertimet e reja;

e. taksa mbi kalimin e te drejtes se pronesise mbi pasurite e palujtshme;

f. taksa e regjitrimit te pervirshem te automjeteve;

g. taksa e tabeles;

h. taksa e zeniese se hapsirave publike;

i. taksa te perkohshme

j. tarifa e regjistrimit per tarifa te ndryshme

k. tarifa e pastrimit dhe largimit te mbeturinave;

l. tarifa e parkimit te automjeteve;

m. tarifa per sherbime.

Kontributet shoqerore

Administrata qendrore ka ne administrim prej vitit 2003 vleresimin dhe mbledhjen e kontributeve shoqerore per te gjithe segementet e tatimpaguesve. Ky sherbim u transferua nga Instituti i Sigurimeve Shoqerore me qellim rritjen e formalitetit dhe mbledhjen e te ardhurave nga kontributet.

Në totalin e te ardhurave prej kontributeve shoqerore, peshë specifike të lartë zenë kontributet që mblidhen nga ndermarrjet publike (buxhetore) dhe ndermarrjet jo buxhetore, të cilat të dyja së bashku zenë 48 % të të ardhurave të realizuara në shkallë vendi, ndërsa

Page 26: Fusha e mikrotezes Fjalet kyce - uamd.edu.al · PDF fileISSH – Instituti i sigurimeve shoqerore ... Historiku I sistemit tatimor ne Shqiperi pergjate 100 vite te shtetformimit te

- 26 -

sektori privat mban nje peshe prej 52 %. Te ardhurat nga kontributet ne vitin 2012 kapin nje volum ne masen 2 here me shume se ne vitin 2003.

1.6 Sistemi tatimor, 2012

Shqipëria si kandidate potenciale për anëtarësim në BE, në bazë të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, si dhe një seri ligjesh të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë në lidhje me menaxhimin e treguesve fiskalë, si elementë të buxhetit i kanë dhënë trajtën e duhur edhe modelit të administrimit të tatimeve dhe taksave, i cili po synon te reformoje menyren e organizimit nga orientimi mbi bazat funksionale drejt sherbimit ndaj tatimpaguesve sipas segmentimit te tyre. Politikat e mbledhjes së të ardhurave të buxhetit janë mbështetur mbi nivelet e administrimit në:

- nivel qendror me dy agjensitë kryesore që janë: administrata tatimore qendrore dhe administrata doganore dhe;

- nivel lokal me rrjetin e administratave tatimore vendore.

ATQ, në dy vitet e fundit ka përpunuar strategjinë e saj afatmesme për gjetjen e një përgjigje pozitive që të pajtohet në të ardhmen me një administratë tatimore moderne, me kulturë pune të përshtatur me strategjitë e reja te qeverise. Synimi i përpjekjeve të qeverisë është në paraqitjen e një autoriteti tatimor, i cili për arritjen e sfidave të brendshme dhe ndërkombëtare beson se përmbushja e obligimeve të tatimpaguesve mund të arrihet vullnetarisht nga ata dhe me rritjen e rolit të administratës si bashkëpunëtorja më e ngushtë e tyre.

Sistemi tatimor aktual ka te njejten strukture ligjesh fiskale, perjashtuar administrimin e akcizes, e cila prej 1 tetorit 2012, ne zbatim te Ligjit Nr.61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”kalon ne administrim te administrates doganore .

Gjatë vitit 2012, ATQ është bazuar në detyrimin ligjor për t’i shërbyer tatimpaguesve duke respektuar të drejtat dhe detyrimet ndërmjet palëve, konform akteve ligjore dhe nënligjore. E strukturuar në një format të ri dhe me krijimin e institucioneve të reja si: Avokati i Tatimpaguesve, Bordi i përbashkët i Këshillit Konsultativ Tatimor për diskutimet e ndryshimeve ligjore në fushën fiskale, ATQ ka mundësuar rritjen e transparencës si dhe rolit të tatimpaguesve në vendimet e saj.

Administrata Tatimore Qendrore prej vitit 2012 zotëron tre dokumente strategjike. Dy prej dokumenteve janë edhe per përdorim të jashtëm (a) Plani Strategjik 2012-2015 dhe (b) Strategjia e Përmbushjes 2012-2015) dhe dokumenti i tretë vetëm për përdorim të brendshëm (Plani Operacional i Përmbushjes 2012. Çdo strategji e dokumenteve strategjikë janë zbërthyer në detyra (rregullore), te cilat në të ardhmen do të bëhen bazë e programit informatik, sipas kerkesave te perdoruesve.

Page 27: Fusha e mikrotezes Fjalet kyce - uamd.edu.al · PDF fileISSH – Instituti i sigurimeve shoqerore ... Historiku I sistemit tatimor ne Shqiperi pergjate 100 vite te shtetformimit te

- 27 -

Objektivat afatmesëm janë pjesë e planit strategjik 2012-2015 të vendosura në 5 qëllime strategjike. Ato kanë një ndarje në (a) prioritare (5 objektiva, që janë konsideruar si rrisqet kombëtare të administrimit) dhe (b) progresive (10 objektiva, qëjanë konsideruar si rrisqe kombëtarë në periudhë afatmesme.

Treguesit tatimorë të realizuar nga Administrata Tatimore Qendrore (ATQ), për 2012 janë treguesi i qarte që ka ardhur si efekt prej ndryshimit te modelit të administrimit të tatimeve dhe taksave, e filluar këtë vit me diferencimin e trajtimit të tatimpaguesve, të cilët përmbushin vullnetarisht, apo janë pajtuar me këtë model, nga tatimpaguesit, që nuk bashkëpunojnë dhe janë pjesë e evazionit tatimor dhe ekonomisë informale.

Page 28: Fusha e mikrotezes Fjalet kyce - uamd.edu.al · PDF fileISSH – Instituti i sigurimeve shoqerore ... Historiku I sistemit tatimor ne Shqiperi pergjate 100 vite te shtetformimit te

- 28 -

2. ADMINISTRIMI TATIMOR DHE STRUKTURA E TE ARDHURAVE

2.1 Administrimi tatimor

2.1.1 Modeli I administrimit

Politika tatimore dhe administrimi tatimor mund te vleresohen sin je kombinim I seciles per te plotesuar te teren. Kombinimi i nje tatimi “ te mire “ dhe nje administrimi “ te mire“ na jep nje baze per vleresimin e menyres se orientimit te taksimit.

Pas 19 vitesh admnistrata tatimore, si nje institucion qendror eshte autoriteti i vetem tatimor qendror ne Republiken e Shqiperise. Administrata tatimore eshte i vetmi autoritet qe pranon deklaratat tatimore per tatimet dhe taksat kombetare, perfshire deklaratat per kontributet e sigurimeve shoqerore dhe shen detesore, vlereson detyrimet tatimore, kontrollon saktesine e deklarimit dhe mbi kete baze percakton detyrimin tatimor shtese te nje tatim paguesi dhe rimbursimin apo kthimin e tatimeve te paguara teper.

Administrimi i detyrimeve tatimore, i ndertuar mbi kollonat e procedurave dhe rregullave nepermjet organizimit funksional, ka tentuar ne vitet e fundit te afrohet me parimet e nje administrimi te mire dhe ne pergjigje te kerkesave te tatimpaguesve.

Duke qene se funksioni paresor i sistemit tatimor gjate te gjithe periudhes se tij ka qene dhe do te jete garantimi i te ardhurave buxhetore, atehere edhe qellimi i pare i administrimit ka qene dhe do te jete i lidhur ngushte me kete funksion ne menyre qe te veproje efektivisht. Ne kete drejtim permiresimi i administrimit ka ndjekur funksionin duke pershtatur strukturen e organizimit, menyren e mbledhjes se taksave duke filluar ne hapat e pare te administrimit me llogaritjen e madhesise se tatimit ne menyre sa me ligjore duke arritur ne vleresimin e tatimeve te llogaritura nga tatimpaguesit ne menyre sa me efektive dhe pa demtuar sistemin.

Ne kete aspekt nje tjeter qellim i administrimit ka qene rritja e efektivitetit ekonomik te sistemit tatimor. Me kalimin e viteve, administrimi tatimor eshte bere me pak nderhyres ne vendimarrjen e biznesit per probleme qe dalin jashte modelit te ndertuar. Bizneset dhe individet kane zhvilluar aktivitet ne menyre te pavarur dhe te pangacmuar nga vendimet e administrates.

Ne vazhdim te ketij qellimi nje tjeter metode e forcuar nder vite ka qene zhvendosja e barres fiskale ndermjet shperndarjes se saj sipas vendit dhe subjektit ku ajo krijohet. Per kete qellim strukturimi i administrimit tatimor ne drejtim vertikal dhe ne horizontal u arrit permes decentralizimit duke pershtatur nivelet e taksimit sipas zonave gjeografike dhe ekonomike.

Arritja e vendosjes se deklarimit individual te te ardhurave ne vitin 2011 erdhi si pasoje e rritjes se kapaciteteve administrative ne procesin e zhvillimit te administrimit.Politikat tatimore te ndjekura nga nje administrim ne rritje prezantohen permes informacionit

Page 29: Fusha e mikrotezes Fjalet kyce - uamd.edu.al · PDF fileISSH – Instituti i sigurimeve shoqerore ... Historiku I sistemit tatimor ne Shqiperi pergjate 100 vite te shtetformimit te

- 29 -

statistikor qe sherben per mbajtjen me tej te nivelit te administrimit sipas parimit te nje administrimi “te mire “.

2.1.2 Raportet tatimore

Raportet tatimore progresive sherbejne per paraqitjen e prodhimit te brendshem bruto dhe te ardhurave buxhetore.Emertimet e treguesve ne keto raporte jane te njejta duke iu referuar ligjeve te buxhetit, kur permenden treguesit e te ardhurave e shpenzimeve.Ne keto raporte paraqiten gjithashtu te ardhurat e grupit nga tatimet e doganat,ne te cilat perfshihen te ardhurat e arketuara per llogari te thesarit nga ATQ, DPD, pushteti lokal dhe te ardhurat e kontributeve shendetesore e shoqerore.Te ardhurat nga keto kategori paraqiten per secilin ze ne menyre analitike.Permes krahasimit vjetor te raporteve tatimore shikohet performanca e ekonomise dhe e te ardhurave buxhetore ne vitin paraardhes e pasardhes.

Nese shikojme peshen e te ardhurave buxhetore si dhe nenkategorite e saj (te ardhurat nga tatimet, doganat, pushteti lokal, kontributet e sigurimeve), duket qendrueshmeria e te ardhurave buxhetore ndaj prodhimit te brendshem bruto.

2.1.3 Taksat e tatimet e nderprera

Nder tatimet qe kane pasur seri historike jo te vazhdueshme jane tatimi mbi qarkullimin i cili u zevendesua ne vitin 1996 me TVSH-ne dhe taksa e solidarietetit e cila kishte nje destinacion te vecante ne te ardhurat buxhetore si fond investimi ne rrugen Durres-Kukes.

Te tjera tatime qe kane nderprerje serie jane tatimi mbi biznesin e vogel, tatimi mbi token bujqesore, tatimi mbi ndertesat qe jane transferuar sipas ligjeve te miratuara nga Kuvendi i Shqiperise ne administrim te pushtetit lokal si rrjedhoje e decentralizimit.

2.1.4 Barra e te ardhurave

Te ardhurat e arketuara nga qytetet dhe rajonet tatimore kane nje shperndarje gjeografike te peshes se tyre ne raport me te ardhurat totale te arketuara nga ATQ e ne raport me prodhimin e brendshem bruto ne nivele te ndryshme.Barra qe mban ne prodhimin e brendshem bruto secila qender rrethi e rajoni tatimor paraqitet ne diagramen e meposhtme

Barren kryesore e mbajne tatimpaguesit e medhenj me rreth 6.5% te PBB-se e 50.2% te te ardhurave te ATQ-se, ne vitin e fundit te serise kohore 1994-2011.

Barren me te ulte e mban rrethi i Hasit me 0.012% te PBB-se dhe 0.9 % te te ardhurave te ATQ-se.Ne paraqitjen e barres ne cdo agjensi, vit pas viti me tendence rritje te barres eshte rajoni i Tiranes, tatimpaguesit e medhenj, qe jane pasqyrim i ndryshimeve te shperndarjes gjeografike te te ardhurave te vendit.

Page 30: Fusha e mikrotezes Fjalet kyce - uamd.edu.al · PDF fileISSH – Instituti i sigurimeve shoqerore ... Historiku I sistemit tatimor ne Shqiperi pergjate 100 vite te shtetformimit te

- 30 -

Fig.2.1: Barra tatimore sipas raportit te tatimeve te paguara ndaj PBB-se per cdo rreth ( vitet 2010-2011)

Page 31: Fusha e mikrotezes Fjalet kyce - uamd.edu.al · PDF fileISSH – Instituti i sigurimeve shoqerore ... Historiku I sistemit tatimor ne Shqiperi pergjate 100 vite te shtetformimit te

- 31 -

Fig.2.2: Barra tatimore sipas raportit te tatimeve te paguara ndaj PBB-se per cdo rajon ( vitet 2010-2011)

Page 32: Fusha e mikrotezes Fjalet kyce - uamd.edu.al · PDF fileISSH – Instituti i sigurimeve shoqerore ... Historiku I sistemit tatimor ne Shqiperi pergjate 100 vite te shtetformimit te

- 32 -

2.2 Struktura e te ardhurave

Tatimi mbi punen

Ne kete grup perfshihen tatimet qe lidhen drejtperdrejte me te ardhurat e krijuara nga puna.Te ardhura te tilla jane tatimi mbi te ardhuren nga punesimi dhe kontributi i sigurimeve shoqerore e shendetesore.

Nese shikojme strukturen e shperndarjes se tatimit mbi punesimin midis sektorit publik e privat nga viti 1994 deri ne vitin 2011 verejme se raporti midis te dyve ka ardhur nga ne favor te sektorit publik deri tek nje peshe e barabarte i dy sektoreve.

Arketimet e kontributeve te sigurimeve shoqerore e shendetesore duke filluar nga viti 2004 u transferuan te ATQ-ja.ISSH dhe ISKSH arketojne kontributet vullnetare dhe sigurimet vullnetare shoqerore e shendetesore te te vetepunesuarve ne bujqesi.

Tatimet mbi kapitalin

Ne kete grup perfshihen tatime qe lidhen drejtperdrejte me te ardhurate e krijuara nga kapitalet e kursimet.Te ardhura te tilla jane tatimet mbi te ardhurat personale, tatimi mbi fitimin, tatimi ne burim si dhe tatimi mbi biznesin e vogel.

Tatimet mbi konsumin

Ne kete grup perfshihen tatimet qe lidhen me konsumatorin e konsumin.Te ardhura tatimore te tilla jane tatimi mbi vleren e shtuar dhe akciza.Te dyja keto taksa jane mbledhur nga sistemi tatimor dhe ai doganor duke i kaluar shpesh here kompetencat e njeri tjetrit.

Taksat lokale

Ne kete grup bejne pjese te gjitha taksat qe mblidhen e administrohen nga pushteti lokal.Keto taksa kane ardhur duke u shtuar ne kompetence te pushteti lokal gjate periudhes 1994-2011 si rrjedhoje e decentralizimit.

Taksat nacionale

Ne kete grup taksash peshen kryesore e zene taksat ndaj ambjentit qe ndahen si me poshte:

-Taksa mbi konsumin e karburantit te importuar,

-Taksa mbi konsumin e karburantit te prodhuar ne vend,

-Taksa vjetore e rruges per tatimpaguesit e TVSH-se,

-Taksa e qarkullimit rrugor,

-Taksa e karbonit per benzinen, benzolin dhe gazoilit,

Page 33: Fusha e mikrotezes Fjalet kyce - uamd.edu.al · PDF fileISSH – Instituti i sigurimeve shoqerore ... Historiku I sistemit tatimor ne Shqiperi pergjate 100 vite te shtetformimit te

- 33 -

-Taksa per ambalazhet plastike te lengjeve te ambalazhuara,

-Taksat per importin e automjeteve te perdorura.

Me poshte po paraqesim raportet e tre treguesve te te ardhurave nga tatimet dhe doganat nga pushteti lokal dhe nga kontributet e sigurimeve shoqerore e shendetesore.Keto raporte tregojne peshen e seciles prej ketyre te ardhurave kundrejt te ardhurave tatimore te pergjithshme per vitet 2008-2010.

Tabele 2.1 Struktura e te ardhurave tatimore ne Shqiperi 2008-2010

Burimi : Ministria e Financave

Vitet Emertimi

2008 2009 2010

Te ardhurat nga Tatimet dhe Doganat (%) 78 77 78

Tatimi mbi vleren e shtuar (%) 41 41 40

Tatimi mbi fitimin (%) 7 6 6

Akcizat (%) 12 12 14

Tatim mbi te ardhurat personale (%) 9 10 9

Taksa nacionale dhe te tjera (%) 5 5 6

Taksa doganore (%) 3 3 3

Te ardhura nga Pushteti Lokal (%) 4 4 4

Taksa lokale (%) 3.3 3 2.7

Taksa mbi biznesin e vogel (%) 1 0.9 0.8

Takse mbi pasurine (%) 0 0.6 0.7

Te ardhurat nga Kontributet e Sigurimeve (%) 18 18 18

Sigurimi Shoqeror (%) 16 16 16

Sigurimi Shendetesor (%) 2 2 2

Te ardhurat Tatimore Gjithsej (%) 100 100 100

Page 34: Fusha e mikrotezes Fjalet kyce - uamd.edu.al · PDF fileISSH – Instituti i sigurimeve shoqerore ... Historiku I sistemit tatimor ne Shqiperi pergjate 100 vite te shtetformimit te

- 34 -

Me poshte po paraqesim raportet e treguesve te meposhtem TVSH, Akcize, Tatim mbi fitimin, T.A.Personale, Takse nacionale, Takseqarkullimi rrugor, Takse mbi Lojerat e fatit kundrejt te ardhurave tatimore ne total.

Keto raporte sherbejne per te treguar peshen e secilit prej zerave ne totalin e te ardhurave tatimore.

Tabele 2.2 Raporti I Tatimit ndaj te ardhurave

Burimi : Administrata Tatimore Qendrore

EMERTIME 2008 2009 2010

TVSH ( pa rimbursime %) 23 23 24

Akciza (%) 8 9 9

Tatimi mbi fitimin (%) 12 11 11

T.A.personale (%) 17 18 17

Taksat nacionale (%) 6 5 5

Taksa e qarkullimit rrugor (%) 3 3 3

Lojerat e fatit (%) 1 2 3

Kontributet gjithsej (%) 30 30 30

Zerat e tatimeve (pa rimbursime) (%) 70 70 70

Te ardhura tatimore gjithsej (%) 100 100 100

Page 35: Fusha e mikrotezes Fjalet kyce - uamd.edu.al · PDF fileISSH – Instituti i sigurimeve shoqerore ... Historiku I sistemit tatimor ne Shqiperi pergjate 100 vite te shtetformimit te

- 35 -

Me poshte po paraqesim te ardhurat tatimore ne raporte tatimore misdis sektorit public dhe atij privat. Ky raport ne treguesit e meposhtem eshte thelbesor per te kuptuar perms sistemit tatimor peshen reale qe keto dy sektore kane pasur ne raport me njeri- tjetrin ne volumin e pergjithshem te ekonimise ne vitet 2009-2010.

Tabela 2.3 Te ardhurat tatimore sipas sektorit publik dhe privat

Burimi : Administrata Tatimore Qendrore

Te ardhurat

(Miliarda leke)

Pesha ndaj totalit

(%)

EMERTIME

2009 2010 2009 2010

TVSH 32.7 29.2 100 100

Sektori publik 3.51 3.33 11 11

Sektori privat 29.19 25.9 89 89

Tatimi mbi te ardhurat personale 27.13 31.0896 100 100

Sektori publik 7.94 8.45 29 27

Sektori privat 19.19 22.6396 71 73

Tatim fitimi 17.15 17.62 100 100

Sektori publik 0.4 1.13 2 6

Sektori privat 16.75 16.49 98 94

Akciza 13.28 13.96 100 100

Sektori privat 13.28 13.96 100 100

Taksa nacionale 7.22 8.2

Lojerat e fatit 3.27 5.18

Page 36: Fusha e mikrotezes Fjalet kyce - uamd.edu.al · PDF fileISSH – Instituti i sigurimeve shoqerore ... Historiku I sistemit tatimor ne Shqiperi pergjate 100 vite te shtetformimit te

- 36 -

3. ADMINISTRATA TATIMORE

Administrata tatimore ne Shqiperi eshte e organizuar ne administraten tatimore qendrore dhe vendore.

3.1 Administrata tatimore qendrore eshte institucion qendror ne varesi te Ministrise se Financave dhe administrate tatimore vendore eshte nje bashkesi administratash lokale te pavarura nga njera-tjetra.Varesia e seciles njesi administrative tatimore vendore eshte nga kryetari perkates I njesise se pushtetit vendor.

ATQ-ja drejtohet nga Drejtori I Pergjithshem.Emerimi I tij behet nga Kryeministri sipas propozimit te Ministrit te Financave.Stafi I drejtuesve te larte perfshin Zevendes Drejtoret e Pergjithshem te cilet emerohen nga Ministri i Financave me propozim te Drejtorit te Pergjithshem.

3.2 Administrata tatimore vendore eshte e perbere nga nje rrjet administratash tatimore, si pjese e organizimit te pushtetit vendor.Organizimi I ATV-se perfshin:

Drejtorine e Pergjithshme te taksave dhe tarifave te Bashkise Tirane, Drejtorite e Taksave vendore per bashkite kryesore dhe Seksionet e te Ardhurave nga Taksat ne bashkite e vogla e komunat.

ATV-ja eshte nje komponent shume I rendesishem I structures se bashkive e komunave, si institucioni perms te cilit komuniteti I biznesit te njesise administrative ku ka juridiksion struktura e taksave vendore se bashku me drejtuesit e pushtetit vendor qe ky I fundit ka zgjedhur ne menaxhimin e njesise administrative, bashkepunojne per nje sere sherbimesh te nevojshme publike.

Me poshte po paraqesim skemen organizative te Drejotrise se Pergjithshme te Tatimeve.

Page 37: Fusha e mikrotezes Fjalet kyce - uamd.edu.al · PDF fileISSH – Instituti i sigurimeve shoqerore ... Historiku I sistemit tatimor ne Shqiperi pergjate 100 vite te shtetformimit te

- 37 -

DREJTORI I PERGJITHSHEM

Zv.Drejtori I Pergjithshem, Departamenti Operacional

Sekretar Inspektor ( Keshilltar)

Drejtoria e Auditit te Brendshem Drejtoria e Apelimit Tatimor

Drejtoria e Hetimit Tatimor Drejtoria e Investigimit te Brendshem (Antikorrupsioni)

Zv.Drejtori I Pergjithshem I Mbikqyrjes Territoriale Nr.1

Zv.Drejtori I Pergjithshem, Departamenti I Procedurave dhe Teknologjise se Informacionit

Zv.Drejtori I Pergjithshem I Mbikqyrjes Territoriale Nr.2

Zv.Drejtori I Pergjithshem,

Departamenti I Sherbimeve

Mbeshtetese dhe Marrdhenieve

Nderkombetare

Drejtoria e Sherbimit dhe Regjistrimit te

Tatimpaguesve

Drejtoria e Perpunimit dhe Kontabilitetit te te

Ardhurave

Drejtoria e Kontrollit Tatimor

Drejtoria e Mbledhjes se te

Ardhurave

Drejtoria e Teknologjise se Informacionit

Sektori I Statistikave dhe Programimit

Drejtoria e Procedurave Tatimore

Drejtoria Juridike

Drejtoria e Burimeve Njerezore

Drejtoria e Finances, Administrates dhe

Prokurimeve

Drejtoria e Marrdhenieve Nderkombetare dhe Integrimit

Page 38: Fusha e mikrotezes Fjalet kyce - uamd.edu.al · PDF fileISSH – Instituti i sigurimeve shoqerore ... Historiku I sistemit tatimor ne Shqiperi pergjate 100 vite te shtetformimit te

- 38 -

4. SHPERNDARJA E TE ARDHURAVE DHE EFICENCA E TYRE

Politikat fiskale me ane te sistemit tatimor e furnizojne buxhetin e qeverise me likuiditetet e domosdoshme per te realiuar objektivat programore te qeverive. Sa me eficient te jete sistemi tatimor ne mbledhjen e taksave dhe tatimeve aq me shume te ardhura buxhetore do te kemi.

Me poshte do te analizojme shperndarjen e te ardhurave buxhetore dhe eficencen e tyre gjate periudhes 1992– 2012.

Te ardhurat buxhetore te arketuara jane shpenzuar nga qeverite qe i perkasin kesaj periudhe, sipas kategorive te meposhtme:

- shpenzime shoqerore dhe politika sociale

- shpenzime per investime publike

- shpenzime operative te funksionimit administrativ te institucioneve

Duke qene se eficenca e sistemit tatimor ka pesuar variacione te shumta gjate ketyre viteve , si rrjedhoje edhe shpenzimet e mesiperme kane pesuar te njejtin variacion ne sasi dhe ne raport midis tyre.

Periudha 1992 – 1996 perkufizohet si nje periudhe pershtatjeje te shoqerise shqiptare nga nje ekonomi e centralizuar ne nje ekonomi te tregut te lire. Sistemi tatimor nuk perbente instrumentin kryesor per vjeljen e te ardhura per buxhetin. Sistemi kryesor per kete qellim ishte sistemi doganor, te dyja jane pjese e politikave fiskale pasi varen te dy nga Ministria e Financave. Amnistia fiskale e propozuar ne kete periudhe qe per dy vitet e para bizneset nuk do te paguanin tatime , nuk rezultoi eficiente persa i perket te ardhurave te buxhetit edhe ne aspektin afatmesem.

Te ardhurat e pakta te buxhetit te shtetit ne kete periudhe te kombinuara me gjendjen e veshtire nga e cila erdhi shoqeria shqiptare si dhe ethet e skemave piramidalee sollen si pasoje qe shpenzimet per investime publike si dhe ato per politika sociale te ishin minimale.

Vitit 1997 solli nje krize financiare te permasava kolosale si pasoje shembjen e skemave piramidale ne te cilat ishin perqendruar kapitalet me te medha te shoqerise shqiptare. Ne kete periudhe te ardhurat buxhetore ishin kryesisht ndihmat nga jashte sepse sistemi tatimor dhe doganor pushuan se ekzistuari. Si rrjedhoje kjo periudhe meqe nuk pati aspak eficence ne mbledhje te ardhurash buxhetor po ashtu nuk pati shpenzime domethenese per kategorite qe financohen nga buxheti i shtetit.

Periudha 1998 – 2005 fillon si nje periudhe stabilizimi te sistemit tatimor dhe doganor. Sistemi ekonomik shqiptar edhe pse ne dominance i perqendruarr te sherbimet fillon te drejtohet te prodhimli ne vend. Ne kete periudhe fillojne te konsolidohen dhe strukturohen me

Page 39: Fusha e mikrotezes Fjalet kyce - uamd.edu.al · PDF fileISSH – Instituti i sigurimeve shoqerore ... Historiku I sistemit tatimor ne Shqiperi pergjate 100 vite te shtetformimit te

- 39 -

shume aktivitetet e biznesit. Ne kete periudhe edhe pse ne qeveri ishte e majta ndodh fuqizimi i biznesit dhe fillojne privatizimet e pronave publike.

Buxheti i shtetit permes sitemit tatimor dhe doganor arrin te vjeli te ardhura te mira dhe si rrjedhoje arrin te financoje te tre kategorite e shpenzimeve qe financohen nga te ardhurat buxhetore. Shkalla e informalitetit vazhdon te jete e konsiderueshme edhe gjate kesaj periudhe, fakt ky qe redukton potencialin e vjeljes se te ardhurave nga sistemi tatimor per llogari te te ardhurave qeveritare.

Ne kete periudhe konsolidohen politikat sociale si dhe jane te konsiderueshme shpenzimet operative te funksionimit administrativ te institucioneve Marreveshja e asocim – stabilizimit (MSA) qe si pasoje sjell reduktimin e tarifave doganore midis BE –se dhe vendit tone, si dhe marreveshjet e tregetise se lire me vendet e rajonit e ulin ndjeshem vleren sasiore te politikave fiskale per llogari te te ardhurave te buxhetit. Si pasoje e reduktimit te te ardhurave te sistemit doganor fillon spostimi i barres fiskale drej sistemit tatimor.

Periudha 2005 - 2011 karakterizohet me shpenzime te medha per investime publike, por qe vetem ne dy vitet e para mbeshteten ne te ardhura qeveritare nga sistemi tatimor dhe pjesa me e konsiderueshme e ketyre shpenzimeve financohen nga te ardhura qeveritare permes rritjes se borxhit publik dhe privatizime te medha te pasurive kombetare.

Ne kete periudhe verehet spostimi i barres tatimore nga sistemi doganor ne ate tatimor. Me gjithe performancen ne rritje te sistemit tatimor ne mbledhjen e te ardhurave per llogari te

buxhetit, raporti i shpenzimeve per investime publike kundrejt te ardhurave te mbledhura nga politikat fiskale.

Te ardhurat nga privatizimet si dhe nga rritja e borxhit publik sollen fillimisht nje hov punesimi per nevojat e shpenzimeve publike, por rezultoi ne nje fenomen jo afatgjate pasi u bazua ne projekte afatshkurtra dhe shumica e ketij likuiditeti favorizoi bizneste e huaja dhe jo ate vendas duke bere qe keto likuiditete te dalin jashte vendit. Nese keto likuiditete do te kishin furnizuar biznesin vendas, ai do te konsolidihej ne shume duke siguruar ne reaksion zinxhir gjithashtu te ardhura me te medha ne sistemin tatimor.

Page 40: Fusha e mikrotezes Fjalet kyce - uamd.edu.al · PDF fileISSH – Instituti i sigurimeve shoqerore ... Historiku I sistemit tatimor ne Shqiperi pergjate 100 vite te shtetformimit te

- 40 -

5. KONKLUZIONE

Ne permbledhje te mikrotezes sone te funksionalitetit te sistemit tatimor, te eficences se buxhetit qeveritar ne shperndarjen e te ardhurave dhe ne pergjigje te pyetjes se shtruar “ A duhet te reflektojne politikat e rikthimit te te ardhurave ne shoqeri, permes buxhetit qeveritar, rrymat dhe doktrinat e ndryshme qeverisese ne perkatesite e majte apo e djathte?” mund te arrijme ne disa konkluzione.

Ne vitin 1992 shoqeria shqiptare kaloi nga nje sistem totalitar me ekonomi te centralizur ku e gjithe ekonomia ishte ne pronesi te shtetit ne nje sistem te tregut te lire ku baza e zhvillimit te tij duhet te jete konkurenca e lire. Meqe tashme rolin kryesor ne zhvillimin ekonomik te vendit e kryen siperrmarrja e lire, qeverive permes politikave te tyre fiskale kane si prioritet ta drejtojne siperrmarrjen e lire drejt nje ekonomie te qendrueshme dhe progresivisht ne rritje.

Shpenzimet qeveritare per investimet publike, politikat sociale dhe administraten tashme mund te sigurohen permes politikave fiskale, te cilat kane si instrument kryesor te tyrin sistemin tatimor. Kombonimi i te gjithe ketyre faktoreve ne forme dhe ne sasi reflektojne politikat qeverisese, te cilat ndahen ne doktrina te perkatesive te tyre si te majta dhe te djathta.

Pas vitit 1992 duhet te krijohej shtesa e re e biznesit por nevojat ekonomike ishin kryesisht emergjente dhe vendi varej nga ndihmat dhe si rrjedhoje sistemi ekonomik i sapokrijuar nuk kishte rregulla dhe menyra kryesore per te siguruar te ardhurat e buxhetit te shtetit ishte sistemi doganor dhe jo ai tatimor. Kjo tregon pamundesine e kontrollit te sistemit te brendshem permes sistemit tatimor dhe menyra kryesore per vjeljen e te ardhurave ishte kufiri me ane te sistemit doganor. Ne kete periudhe nuk mund te flitet per politika sociale te mirefillta ose per investime te konsiderueshme publike.

Pas krizes se vitit 1997 me ardhjen e te majteve ne pushtet filloi konsolidimi i shtreses se siperrmarrjes, te cilen si doktrine e kane rrymat e djathta ne demokracite funksionale. Gjate kesaj periudhe pati konsolidim te biznesit por eficenca e sistemit tatimor dhe doganor nuk dha vlerat e kerkuara, si rrjedhoje shpenzimet publike nuk rezultuan ne shkallen e duhur.

Shpenzimet publike moren hov te larte gjate qeverisjes se djathte pas vitit 2005 por edhe pse sistemi tatimor e rriti eficencen e tij, financim kryesor per keto investime rezultuan te ardhurat nga privatizimet dhe rritja e borxhit publik.

Fenomeni qe veme re gjate gjithe periudhes 1992 – 2012 eshte se ekonomia e vendit tone eshte tej mase informale, fakt qe te gjitha qeverite kane deshtuar ne kete aspekt. Informaliteti i kombinuar me joeficencen e administrates tatimore redukton ndjeshem te ardhurat ne buxhetin e shtetit dhe si pasoje edhe investimet publike dhe politikat sociale.

Page 41: Fusha e mikrotezes Fjalet kyce - uamd.edu.al · PDF fileISSH – Instituti i sigurimeve shoqerore ... Historiku I sistemit tatimor ne Shqiperi pergjate 100 vite te shtetformimit te

- 41 -

Barra tatimore eshte e perqendruar ne qytetet kryesore dhe si pasoje edhe mbledhja e te ardhurave per efekt te buxhetit te shtetit. Fakti qe barra tatimore nuk eshte e konsiderueshme ne zonat rurale tregon per informalitetin e siperrmarrjes dhe per mungesen e politikave stimuluese nga ana e qeverive qe gjithe ketyre viteve per keto zona.

Parimi kryesor i tatimit indirekt eshte se ai nuk lind nga personi qe ia paguan ato administrates tatimore, por ai zhvendoset nga nje person i tatueshem te tjetri derisa paguhet nga bleresi ne i fundit, i cili e konsumon te miren materiale. Zhvendosja e tatimit realizohet permes zhvendosjes se cmimit mbi mallrat ose sherbimet derisa konsumatori i fundit e paguan me te gjithe vleren e shtuar te mallit. Kjo quhet T.V.SH.

Pikerisht mosfunksionimi i skemes se transmetimit te T.V.SH. deri te bleresi i fundit ka qene dhe vazhdon te jete problemi kryesor i sistemit tatimor shqiptar.

Politikat fiskale te qeverise duhet te stimulojne permes sistemit tatimor dhe legjislacionit perkates, siperrmarrjet qe kane me shume prioritet sipas specikave afatgjata te zhvillimit sepse vetem nje siperrmarrje e konsoliduar dhe afatgjate mund te konkuroje ne tregun e hapur te Bashkimit Europian.

Gjate gjithe ketyre viteve ne Shqiperi nuk eshte operuar nga ana e qeverive ne menyre qe te gjenerojne nje treg te brendshem te qendrueshem dhe vendi yne varet kryesisht nga importet. Nje vend i cili nuk ka prodhim te brendshem te konsoliduar dhe eshte i fokusuar kryesisht te sherbimet do te jete gjithmone vulnerabel nga luhatjet e vendeve nga te cilat importon te mirat.

Eficenca per te akumuluar te ardhura permes sitemit tatimor dhe me pas ti rishperndash ne shoqeri permes politikave qeveritare eshte treguesi me kryesor qe evidenton eficencen e cdo qeverie te zgjedhur dhe eshte parametri kryesor per vazhdimesine e punes se saj ose jo, ne cdo vend me demokraci funksionale.

Page 42: Fusha e mikrotezes Fjalet kyce - uamd.edu.al · PDF fileISSH – Instituti i sigurimeve shoqerore ... Historiku I sistemit tatimor ne Shqiperi pergjate 100 vite te shtetformimit te

- 42 -

6. REKOMANDIME

Si rrjedhoje e trajtimit me mesiperm te sistemit tatimor ne teresine e politikave fiskale dhe te eficences se shperndarjes se te ardhurave te buxhetit per politika per nevojat e shoqerise, dolen disa rekomandime si me poshte:

- Transmetimi i vleres se T.V.SH. deri te konsumatori i fundit do te garantonte te gjithe zinxhirin nga prodhuesi i pare dhe deri te konsumatori i fundit.

- Pajisja me kod fiskal i te gjithe qytetareve te Repuyblikes se Shqiperise do te garantonte evidentimin e te gjitha transaksioneve.

- Hapje e metejshme e tregut nga influencat qe favorizojne monopolet dhe ndrydhin konkurencen e lire.

- Eficence dhe barazi e administrates tatimore ne raport me siperrmarrjen do te garantonte kushtet e konkurences se lire.

- Minimizim i rolit te sistemit doganor ne rolin e kontrollit dhe regjistrimit dhe heqja e parapagimit te T.V.SH. qe ne dogane sjell bllokim te padrejte te likuiditeteve te siperrmarrjes.

- Favorizim fiskal dhe subvensionim i bujqesise dhe i sektoreve qe mund te realizojne stabilitet afatgjate ne prodhim, por ne kontroll te vazhdueshem nga administrata tatimore per te evituar abuzivizmin.

- Tenderat publike ti jepen kompanive shqiptare me qellil qe te evitohet qe likuiditeti te dali jashte vendit.

Ana pozitive e vendeve te vogla si Shqiperia eshte qe nuk eshte e nevojshme qe te shpikin asgje vete, vetem te aplikojne eksperiencen qe kane vendet e tjera, ne modelet ekonomike, sociale e politike te te cilave aspirojme te bejme pjese.

Page 43: Fusha e mikrotezes Fjalet kyce - uamd.edu.al · PDF fileISSH – Instituti i sigurimeve shoqerore ... Historiku I sistemit tatimor ne Shqiperi pergjate 100 vite te shtetformimit te

- 43 -

7. BIBLIOGRAFIA

1. Kuvendi i Shqiperise, Ligji Nr.7543, date 24.12.1991 “Per tatimin mbi qarkullimin” shpallur me dekretin Nr.106, date 06.01.1992

2 .Kuvendi i Shqiperise Ligji Nr.7544, date 06.01.1992 “Per Tatimin mbi fitimin”.

3. Kuvendi i Shqiperise Ligj Nr.7545, date 06.01.1992 “Per tatimin mbi te ardhurat e personave fizike ne sektoret private te tregtise, artizanatit e sherbimeve te tjera”

4.Kuvendi i Shqiperise Ligji Nr.7546, date 06.01.1992 “Per administrimin e tatimeve dhe te taksave ne Republiken e Shqiperise”. Ligji Nr.7547, date 06.01.1992 “Per akcizat ne Republiken e Shqiperise”.Ligji Nr.7585, date 14.07.1992 “Per tatimin mbi te ardhurat

5.Ministria e Financave, “Akte normative”, 2010

6.Administrata Tatimore Qendrore, “Udhezime te brendshme”, 2008-2009-2010.

7.INSTAT , 1994-2011.