16
CMYK GAZETË E PËRDITSHME E MARTË, 18 SHKURT 2020 Nr. 4638, ÇMIMI 20 LEKË ÇMIMI PËR MAQEDONI DHE GREQI 1 EURO KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU www.standard.al e-mail: [email protected] [email protected] Botim i “standard” Debatet në seancë Ligji i ri për duhanin, rrëzohet me 75 vota kundër propozimi i Ilir Beqajt Detaje te reja Firmosi urdhër-arrestet për grupin Avdylaj, i hiqet mbrojtja fizike gjyqtarit të ‘Dosjes 339’ Në Korçë Sherr dhe përplasje me armë, në kërkim 2 vëllezër. Largohen nga vendngjarja Strategjia e re Banka Evropiane për Zhvillim: Modeli ekonomik shqiptar është joproduktiv Aktualitet Faqe 8 Aktualitet Faqe 7 Aktualitet Faqe 9 Ekonomi Faqe 10 nga celulari ose kompjuteri BLI SIGURIMIN “Labour Focus on Eastern Europe”, verë 1982 Faqe 12-13 Dita e solidaritetit tё Europёs me Shqipёrinё Politikë Faqe 2-3 Pjesa nga intervista e Ashi Pipës dhënë Mishel Lee. Kosova midis Jugosllavisë dhe Shqipërisë << 4-5 Konferenca e Donatorëve për tërmetin e 26 nëntorit, sigurohen 1.15 mld euro. Prej tyre, 800 milionë euro janë hua SHBA jep 5 mln dollarë për themelimin e një akademie transparence, do të asistojë Shqipërinë për administrimin në mënyrë transparente të donacioneve “Faktet e presidentit vërtetuan gjithçka”, reagon PD përmes Gazmend Bardhit: Kapja e Kushtetueses është jetike për Ramën. SPAK të veprojë pa asnjë hezitim Ulçera: Simptomat, Diagnostikimi dhe trajtimi. Ushqimet që nuk rekomandohen Gjakderdhja nga hunda, a është shqetësuese? Ja të gjitha përgjigjet Nuk ishte Konferenca e Donatorëve, por Konferenca e Kreditorëve! Nga Dritan Shano Opinion Faqe 3 QEVERIA PO TENTON GRUSHT SHTETI Të rinjtë në radhë te ambasada gjermane

GAZETË E PËRDITSHME E MARTË, 18 SHKURT 2020 Nr. 4638 ... · [email protected] Botim i “standard” Debatet në seancë Ligji i ri për duhanin, rrëzohet me 75 vota kundër

  • Upload
    others

  • View
    4

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

CMYK

GAZETË E PËRDITSHMEE MARTË, 18 SHKURT 2020

Nr. 4638, ÇMIMI 20 LEKËÇMIMI PËR MAQEDONI

DHE GREQI 1 EURO

KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU www.standard.al

e-mail: [email protected]@standard.al

Botim i “standard”

Debatet në seancëLigji i ri për duhanin, rrëzohet me 75 vota kundër propozimi i Ilir Beqajt

Detaje te reja Firmosi urdhër-arrestet për grupin Avdylaj, i hiqet mbrojtja fizike gjyqtarit të ‘Dosjes 339’

Në KorçëSherr dhe përplasje me armë, në kërkim 2 vëllezër. Largohen nga vendngjarja

Strategjia e reBanka Evropiane për Zhvillim: Modeli ekonomik shqiptar është joproduktiv

Aktualitet Faqe 8

Aktualitet Faqe 7

Aktualitet Faqe 9

Ekonomi Faqe 10

nga celulari ose kompjuteriBLI SIGURIMIN

“Labour Focus on Eastern Europe”, verë 1982 Faqe 12-13

Dita e solidaritetit tё Europёs me Shqipёrinё Politikë Faqe 2-3

Pjesa nga intervista e Ashi Pipës dhënë Mishel Lee. Kosova midis Jugosllavisë dhe Shqipërisë

“EDHE ME TANKE TË VIJNË, S’MË SHKARKOJNË DOT”

Presidenti: Ju zbuloj skemën e mafias që po kërkon të

kapë Gjykatën Kushtetuese<<4-5

Konferenca e Donatorëve për tërmetin e 26 nëntorit, sigurohen 1.15 mld euro. Prej tyre, 800 milionë euro janë hua

SHBA jep 5 mln dollarë për themelimin e një akademie transparence, do të asistojë Shqipërinë për administrimin në mënyrë transparente të donacioneve

“Faktet e presidentit vërtetuan gjithçka”, reagon PD përmes Gazmend Bardhit: Kapja e Kushtetueses është jetike për Ramën. SPAK të veprojë pa asnjë hezitim

Ulçera: Simptomat,Diagnostikimi dhe

trajtimi. Ushqimet që nuk rekomandohen

Gjakderdhja nga hunda, a është shqetësuese?Ja të gjitha përgjigjet

Nuk ishte Konferencae Donatorëve, por Konferenca e Kreditorëve!Nga Dritan Shano

Opinion

Faqe 3

QEVERIA PO TENTON GRUSHT SHTETI

Të rinjtë në radhë te ambasada gjermane

E martë, 18 shkurt 20202

Konferenca e Donatorëve për tërmetin e 26 nëntorit, sigurohen një miliard e 150 milion euro për Shqipërinë

Dje në Bruksel u zhvillua konferen-ca ndërkombëtare e donatorëve, e thirrur nga Presidentja Komision-it Europian z Ursula von der Leyen.

Konferenca ndërkombëtare e donatorëve “Së bashku për Shqipërinë” mbahet pas ngjarjes së tërmetit të 26 nëntorit, ku u prekën rreth 200 mijë qytetarë dhe 51 të tjerë gjetën vdekjen.Para nisjes së konferencës së donatorëve, mes Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Ley-en u nënshkrua marrëveshja për dhënien e grantit prej 15 milionë euro. Marrëveshja parashikon që këto fonde do të përdoren për rikonstruksionin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti. Konferenca e donatorëve, u hap me fjalën e Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Ajo theksoi se Komi-sioni Europian do të japë 100 milionë euro për rindërtimin.

BE 100 mln euro nga buxheti për Rindërtimin pas tërmetit”

Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen teksa deklaroi se Bashkimi Eu-ropian do të japë 100 milion euro nga buxheti i saj për projektin e rindërtimit, dha mesazhe të forta për shqiptarët. Gjatë fjalës së saj në Kon-ferencën e Donatorëve, Ursula Von der Ley-en pohoi se BE është sot me shqiptarët, ndërsa theksoi se e gjithë bota u solidarizua me atë çka përjetoi Shqipëria më 26 nëntor, ku humbën jetën 51 persona dhe qindra të tjerë mbetën pa banesa. Ajo tha se tashmë Shqipërisë i du-het ndihma për të rifilluar nga e para. “Popul-li i Shqipërisë e ka vendin në BE. Sot me këtë pjesëmarrje mbresëlënëse tregoni reagimin e fortë ndaj thirrjes së Shqipërisë. E gjithë bota është mobilizuar në mbështetje tuaj. Nga Tur-qia, deri në Zvicër, e SHBA. Ne kemi parë ek-ipe shpëtimi serbe dhe kosovare. E kemi parë këtë përtej ndarjes politike. Solidariteti mund të shpëtojë jetë. Në fakt solidariteti ka shpëtu-ar shumë jetë në Shqipëri. Nevojat e Shqipërisë janë shumë të mëdha. Kostoja e rindërtim-it është vlerësuar me 1 miliard euro. Është e qartë se Shqipëria e vetme se përballon dot këtë barrë, ndaj jemi mbledhur këtu. Sot i premto-jmë popullit shqiptar se jemi aty për një kohë të gjatë. Solidariteti jonë do jetë i fortë dhe an-gazhohemi për rindërtimin ën vazhdimësi. Ask-ush nuk mund ta ndjejë boshllëkun e atyre që kanë humbur jetën, por mund të ndihmojmë Shqipërinë që të rifilloje nga e para. Së bash-ku mund ta bëjmë vendin tuaj më të fortë. 100 milion euro nga buxheti i BE, (përveç 50 mil-ionëshit të parë). Ju ftoj të gjithëve që të ndih-moni Shqipërinë, që të ngrihet në këmbë shpejt. Pas tërmetit shqiptarët kanë treguar se nuk janë vetëm një popull krenar, por kanë një zemër të madhe. Sot jemi në anën e Shqipërisë, në një moment nevoje. Shqipëria do të ngrihet më e

fortë dhe më e sigurt në zemër të familjes sonë evropiane dhe unë mbështetem te ju për këtë gjë.”, tha Von Der Leyen. Ndërkohë Presiden-ti i Këshillit Europian Charles Michel, tha se shtetet anëtare kanë treguar vullnetin e tyre për të ndihmuar Shqipërinë. “Ndihma jonë ka qenë konkrete, dhe këtë po e bëjmë për fqinjët tanë. Ne jemi të vendosur të intensifikojmë mar-rëdhëniet tona me rajonin. Ne ndajmë intere-sa në spektrin politik dhe ekonomik”, u shpreh Presidenti Michel.

Kryeministri Edi Rama vlerësoi si mjaft të rëndësishme rindërtimin e vendit pas ngjar-jes së tërmetit. “Prania e të gjithëve ju më ngroh zemrën. Çdo jetë e humbur ishte tragjedi. E ardhmja është sfiduese, 17 mijë familje kanë mbetur pa strehë. Raporti pas katastrofës tregon se na duhen 1 miliardë euro fonde për riparu-ar dëmet. Pra duhet të përballemi me dëme, sa 6,4 për qind e PBB-së, tonë. Na ndihmoni me grante, pasi kjo shumë është e papërballueshme për ne. Ajo çka ndodhi në nëntor erdhi nga Zoti, natyra. Ju lutem kuptoni dhe vlerëso-ni thellësinë e këtyre ndjenjave. Ne mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë”, u shpreh Rama.

Franca dhuron 100 milionë euro për Shqipërinë

Mes qeverisë shqiptare dhe asaj franceze u nënshkrua marrëveshja për “Themelimin dhe ushtrimin e aktivitetit të Agjencisë Franceze të Zhvillimit, të Proparco dhe të Expertise France në Shqipëri”. Marrëveshja u nënsh-krua nga Kryeministri Edi Rama dhe ministri për Europën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Francës z. Jean-Vyes Le Drian. Projektet do të jenë me vlerë 100 milionë euro. Do të japim një hua prej 60 milionë euro për rindërtimin e kanalizimeve të ujit të pijshëm dhe 1 milionë euro do të jetë për ndihmë humanitare.

Italia dhuron 65 milionë euroItalia dhuroi një shumë të madhe për pro-

cesin e rindërtimit në Shqipëri. Fqinjët kanë dhuruar plot 65 milionë euro për të ndihmuar popullin shqiptar, që sipas ministrit të jashtëm

italian, t’iu rikthehen ëndrrave të tyre. “Ita-lia ishte nga shtetet e para që ndërhyri në mbështetje të popullsisë. Ne e dimë ç’do të thotë të pësosh fatkeqësi natyrore, ndaj dhe ne që në orët e para aktivizuam mbrojtjen civ-ile. Vetëm 4 ditë më pas, dërguam 450 një-si në Shqipëri. Kemi dhuruar ndihmë materiale emergjence, tenda, pajisje, gjeneratorë dhe një tendë të madhe për punëtorët. Pra, ne i dhamë solidaritetin tonë popullit shqiptar. Krijuam një task-forcë për të mbështetur autoritetet vendore për të mbrojtur trashëgiminë kulturore. Kjo ndi-hmë do të pasohet nga një mbështetje e kon-siderueshme për rindërtim. Kjo ka të bëjë me kthimin e popullit shqiptar në kthimin dhe ën-drrat e tyre. Italia nga ana e saj është gati të bëjë atë që i takon, ne jemi në anën e Shqipërisë. Japim 65 milionë euro, do të përdorim edhe 21 milionë euro, kemi alokuar 5 milionë euro për projektet e zhvillimit në këtë vit”, tha minis-tri italian.

Gjermania i dhuroi 11 milionë euro Shqipërisë

Gjermania ka vendosur të dhurojë 11 mil-ionë euro për rindërtimin në Shqipëri, pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit 2019. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm i Gjer-manisë, Heiko Maas, gjatë fjalës së tij në Kon-ferencën e Donatorëve, që u zhvillua dje në Bruksel.

Danimarka dhe Polonia i japin nga 2.7 milion euro Shqipërisë

Danimarka dhe Polonia do të kontribuojnë me nga 2.7 milion euro për procesin e rindër-timit në Shqipëri. Donacionet janë bërë të di-tura nga ministrat danezë dhe polonezë të pranishëm në Konferencën e Donatorëve në Bruksel. ”Danimarka dërgoi ekspertë nga ek-ipi dhe shumë vende të tjera e kanë bërë këtë. Ajo ccfarë ne bëmë është që të përgjigjeshim menjëherë pas tërmetit duke bërë edhe një thir-rje nga Kryqi i Kuq. 5 milion korona daneze. Por do të shtojmë edhe 2 milion euro duke e ccuar në 2.7 milion euro donacionin tonë për Shqipërinë.”- tha ministri danez.b”Polonia ka shprehur solidaritetin me Shqipërinë men-jëherë pas tërmetit përfshi kontributin financiar në Federatën e Kryqit të Kuq. Polonia është e gatshme të kontribuojë vendos që të angazhojë 2.7 milion euro për rikontruktimin e infrastruk-turs në Shqipëri.”- tha ministri polak.

Suedia dhuroi 5.6 milionë euro për rindërtimin në Shqipëri

Ambasada e Suedisë në Tiranë njoftoi dje se Suedia ka vendosur të dhurojë 5.6 mil-ionë euro për Shqipërinë. Gjithashtu, ambasada njoftoi se ministri i Suedisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim Peter Eriks Son-mp është në Bruksel, pjesëmarrës në Konfer-

encën e Donatorëve për Shqipërinë. “Suedia po e mbështet Shqipërinë me 5.6 milion euro pas tërmetit❗️ Sot Ministri ynë për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim Peter Eriks Son-mp është në Bruksel, pjesëmarrës në Konfer-encën e Donatorëve për Shqipërinë. Shikoni videon e shkurtër për të mësuar më shumë rreth mbështetjes Suedeze”, thuhet në njoftimin e ambasadës suedeze në “Facebook”.

Zvicra dhe Emiratet e Bashkuara Arabe befasojnë Shqipërinë

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë vendo-sur të japin një shumë të konsiderueshme për procesin e rindërtimit në Shqipëri. Në Konfer-encën e Donatorëve, përfaqësuesit e Emirateve të Bashkuara kanë deklaruar se do të dhuro-jnë një shumë prej 70 milionë eurosh, me të cilët vetë ky vend do të ndërtojë 2 mijë njësi banimi. Gjithashtu, një tjetër vend që ka befasu-ar Shqipërinë është edhe Zvicra, e cila ka ven-dosur të dhurojë shumën prej 9 milionë eurosh.

Banka Botërore i jep Shqipërisë 160 milion euro hua

Banka Botërore do t’i japë Shqipërisë një hua prej 160 milion eurosh për rindërtimin, nga të cilat 6 milion euro projektet e spitaleve apo dhe 6 milion të tjera nga BERZH mobil-jet e spitaleve. Ndërsa Banka Europiane e In-vestimeve EIB ka dhënë një grant 2.5 milion euro kurse huaja thotë se mund të shkojë deri në 100 milion euro për rindërtimin, bizneset e dëmtuara si dhe për strehimin e banorëve të prekur nga tërmeti. Por EIB bën me dije se kjo hua të jepet vetëm atëhere kur të parashi-hen projektet dhe të jenë të pranueshme për një hua nga Banka Europiane e Investimeve.

Greqia jep 2.5 milion euro dhe do të ndërtojë 200 shtëpi në Shqipëri

Greqia do të japë si donacion 2.5 milion euro dhe zotohet të ndërtojë 200 shtëpi në Shqipëri. Ishte ministri grek i cili bëri të di-tur shifrën gjatë Konferencës së Donatorëve. Greqia ishte një ndër të parat vende e cila ndihmoi Shqipërinë gjatë tërmetit të 26 nën-torit me emergjenca civile dhe trupa kërkim- shpëtimi. Shifra që ajo jep është e ulët në krahasim me atë që ofroi Italia por ajo do të ndërtojë 200 shtëpi.

UNICEF jep 500 mijë euro për institucionet arsimore në Shqipëri

Organizata ndërkombëtare UNICEF ka dhënë një grant prej 500 mijë eurosh në Shqipëri. Anëtari i UNICEF në sallën e Kon-ferencës së Donatorëve në Bruksel deklar-oi se organizata ishte e pranishme për të ndihmuar në Shqipëri që në fillim të fatkeqë-sisë por duke përmendur arsimin si sektor-

Politikë

“E gjithë bota u solidarizua”

Konferenca e Donatorëve

E martë, 18 shkurt 2020 3

numrat

e faqeve

“Nuk ishte Konferenca e Donatorëve, por Konferenca e Kreditorëve!”

Nga Dritan Shano

Shifra prej me shumë se 1 mil-iard EUR e premtuar në kon-ferencën e organizuar në Bruk-sel në ndihmë të Shqipërisë së

prekur nga tërmeti është impresionuese.-Një falenderim i madh të gjithë ven-deve që u solidarizuan me shqiptarët në nevojë, që premtuan para në ndihmë të shqiptarëve, veçanërisht Italisë, e cila nuk zhgënjeu në angazhimin e saj të përhershëm ndaj vendit tonë; por edhe Turqisë dhe Emirateve të Bashkuara Ar-abe për masën dhe konkretësinë e ndi-hmës së premtuar prej tyre.-Nga kompozimi i premtimeve në grante dhe kredi, ku dominon në mënyrë absolute kredia (80%), kjo nuk ishte Konferenca e Donatorëve por Konferenca e Kreditorëve.-Mbetet të shihen kushtet që do parapri-jnë dhe shoqërojnë si grantet ashtu dhe kredite e premtuara. Njohja e tyre do na jepte një ide të qartë për kalendarin e disbursimeve të këtyre premtimeve; për rolin dhe detyrat që duhet të përmbushë qeveria dhe Kuvendi i Shqipërise, që të mos bëhen pengesë për disbursimin e shpejtë të këtyre fondeve të premtuara.-Cili do te jetë roli i Qeverisë Shqiptare në menaxhimin e këtyre granteve dhe kredive? Procedurat do kryhen nga shtetet apo institucionet kredidhënëse, apo nga Qeveria Shqiptare? Në rast se do kryhen nga shtetet dhe institucionet kjo do të tregojë besimin e ulët tek af-tësitë, kapacitetet dhe transparenca e qeverisë shqiptare ne menaxhimin e kë-tyre fondeve; njëherësh do rrisë dhe paqa-rtësinë e kalendarit të disbursimit të prem-timeve.-Është e qartë se qeveria do duhet të rishi-kojë përsëri buxhetin e vitit 2020. Parashi-kimi i kostove lokale që do duhet të për-ballojë është ende i paqartë. Mbetet për t’u parë nëse kredia e premtuar do ndikojë në stabilitetin makroekonomik te vendit. Kapacitetet e ulëta absorbuese të vërejtu-ra në dekadën e fundit paraqesin risk për thithjen e fondeve dhe zgjidhjen e proble-meve ekonomike dhe sociale të popullsisë së prekur nga tërmeti.-Transparenca e menaxhimit të këtyre fondeve u theksua nga shumë pjesëmar-rës në Konferencë, çka tregon vetëdi-jen dhe nevojën e donatorëve dhe kred-itorëve për garanci që paratë do shkojnë në destinacion.

Presidenti i Republikës Ilir Meta rea-goi për Konferencën e Donatorëve që u mbajt në Bruksel, ku u mblodhën rreth 1.15 miliardë euro për të ndi-hmuar Shqipërinë për rindërtimin nga tërmeti. Meta shpreh mirënjohjen për të gjithë donatorët që treguan soli-daritet ndaj Shqipërisë. “ Përshëndes Konferencën e Donatorëve që po zhvillohet në Bruksel, në mbështetje të Shqipërisë, për kapërcimin e pasojave të tërmetit të nëntorit të vitit të kaluar, e njëkohësisht shpreh

mirënjohjen e thellë për solidaritetin dhe kontributin e vendeve pjesëmarrëse dhe kontribuese.”-tha Meta.

Kreytari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përshëndeti Konferencën e Do-natorëve, që u mbajt në Bruksel, ku u mblodhën 1.15 miliardë euro për Shqipërinë. Basha i quajti të “bekuara” këto donacione, ndërsa i bën apel qeverisë që të fillojë punën për rindër-timin. Gjithashtu, Lulzim Basha kërkon që fondet të përdoren me përg-jegjshmëri. “Të gjitha donacionet ndërkombëtare për popullin shqiptar për dëmet e pas tërmetit të 26 nën-torit janë të bekuara dhe të mirëprit-ura. Falenderime dhe mirënjohje për çdo vend, çdo organizatë dhe çdo in-stitucion ndërkombëtar që i gjen-det pranë qytetarëve shqiptarë në këtë moment të vështirë. Detyra jonë

është të bëjmë gjithçka që këto kon-tribute të shërbejnë vërtet për ndihmë ndaj njerëzve në nevojë. Është e rëndë-sishme që të nisë menjëherë puna dhe fondet të përdoren me përgjeg-jshmëri dhe transparencë për të nda-lur keqpërdorimin dhe abuzimin me to.”-u shpreh Basha.

Politikë

in e dytë më të prekur nga tërmeti tha se 500 mijë eurot do të shkonin për institucionet ar-simore të dëmtuara. ”Dhamë që në fillim të fatkeqësisë që njerëzit të ndiheshin shumë mirë. Dhamë ndihma për arsimin që ishte i dyti më i prekur 500 mijë euro grant për in-stitucionet arsimore të dëmtuara nga tërmeti në Shqipëri.”- tha përfaqësuesi i UNICE.

Mes donatorëve edhe Banka e Zhvillimit Islamik, 365 mln euro

Ndihma për vendin tonë dhuruan edhe Grupi i Bankave Islamike. Grupi i bankave islamike do të kontribuojnë për vendin tonë 365 mln euro në formë pro-gramesh, e ndërsa 50 mln euro të tjera për rikuperimin e biznesit. “Ne presim të dis-kutojmë me partnerë të ndryshme për pro-grame rindërtimi, ka shumë për të bërë. Grupi i bankave islamike jemi gati 356 mln euro në formë programesh dhe 50 mln euro për rikuperimin e biznesit. Këto programe do të përcaktohen në përputhje me Shqipërinë”, tha përfaqësuesi i bankave islamike.

Edhe pse u godit nga tërmeti, Turqia merr pjesë në konferencën e donatorëve

Në konferencën e donatorëve në Bruk-sel për rindërtimin e Shqipërisë morën pjesë 100 shtete, mes tyre edhe Turqia. Vlera to-tale që ka dhuruar Turqia, sëbashku me bash-kë me shtëpitë, që do të ndërtojë shkon në total 46 milionë euro. Ndonëse një pjesë e Turqisë u godit nga tërmeti në janar të këtij viti, ajo nuk ka nguruar të dhurojë donacione. Tërmeti që goditi Turqinë la pas disa viktima dhe shumë dëme materiale.

Britania dhuron 1 milion paund për rindërtimin

Britania ka dhuruar 1 milion paund për procesin e rindërtimit. Ka qenë ambasada e Britanisë që ka bërë të ditur këtë fakt nëpërm-jet një statusi në Facebook. ‘’Krah për krah me Shqipërinë në këtë periudhë vështirësie, për të dhënë një ndihmë në tejkalimin e pasojave të tërmetit tragjik që goditi Vendin në nëntor. Qeveria e Britanisë bën pjesën e saj në konfer-encën ndërkombëtare të donatorëve “Së bashku për Shqipërinë” që mbahet sot në Bruksel me një donacion prej 1 milion £, një vazhdimësi konkrete e angazhimit tonë dhe mbështetjes së veprimtarive të rindërtimit, në mënyrë që qyte-tarët shqiptarë të mund t’i lënë pas krahëve të tilla ngjarje tragjike’’, ka shkruar ambasada.

SHBA: Japim 5 milion dollarë për rindërtimin e ShqipërisëI dërguari i Posaçëm i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer prezantoi në Konferencën e Donatorëve ndihmën që SHBA do të japin për Shqipërinë. Palmer u shpreh se Shtetet e Bashkaura të Amerikës do të japin një donacion prej 5 milion dollarësh për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri. Me anë të një njoftimi zyrtar, ambasada e SHBA në Tiranë tregon edhe mënyrën se si do të përdoren këto fonde. Ajo vë theksin te krijimi i një akademie transparente për mbikëqyrjen e donacioneve për rindërtimin. “ Mattheë Palmer, Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit për Byronë e Çështjeve Europiane dhe Euro-Aziatike shpalli kontributin e fundit prej afro 5 milionë dollarë të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përpjekjet e rindërtimit pas

Konferenca e Donatorëve i ka kaluar pritshmëritë e kryeministrit Rama dhe jo vetëm por edhe nevojat e Shqipërisë për procesin e rindërtimit. Rama shprehet pa fjalë për 1.15 miliardë eurot e mbeldhura në Konferencën e Donatorëve. Në Bruk-sel Rama citon Biblën dhe Kuranin bash-kë e teksa nuk fsheh emocionet thotë se shifra shkon përtej imagjinatës së tij duke mbetur pa fjalë. ”Kjo është një ëoë, fakti që unë nuk kam një fjali më vete e tregon. Ndërkohë që po vinim këtu po spekulonim pasi nevoja ishte kaq e madhe. Nëqoftë se arrijmë tek 40% e të gjithë shumës mund të kthehemi në shtëpi pa ankth, po të arrinim 50% mund të ndiheshim se kishim arritur një sukses. Kjo është përtej imag-jinatës së shfrenuar, nuk di ç’të them por më lejoni të jem mistik se në ç’mënyrë

tjetër mund të shpjegoj këtë. Më lini të ci-toj diçka nga Bibla, Korinthët ku thuhet ‘’Në një frymë u pagëzuam nga një trup e të gjithë pimë nga e njëjta frymë. Nëse një pjesëtar nderohet të gjithë gëzohen’’. Dhe ndërsa citoj Biblën, edhe Papa Francesku e ka pagëzuar por nuk mund të rrij pa cituar edhe Kuranin. ‘’Njerëzimi është një komb i vetëm’’.”- tha Rama.

Një miliard e 150 milion euro për Shqipërinë, Rama mbetet pa fjalë në Bruksel

Basha: Fondet të përdoren me përgjegjshmëri

Konferenca e Donatorëve, Meta: Mirënjohje e thellë për solidaritetin

tërmetit, gjatë fjalës së tij sot në Konferencën e Donatorëve të Komisionit Evropian për Shqipërinë. Shuma do të shkojë për themelimin e një akademie transparence, e cila do të ndihmojë Shqipërinë për administrimin në mënyrë transparente dhe llogaridhënëse të donacioneve të pas tërmetit dhe fondeve të tjera publike; punën rimëkëmbëse dhe konservuese

për monumentet kombëtare në Durrës, Krujë dhe Prezë; si dhe për mbështetjen e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq, e cila do të ndihmojë Kryqin e Kuq Shqiptar në ngritjen e një Qendre Operacionale Emergjencash për koordinim të bashkërenduar dhe më të theksuar në përgjigje të emergjencave të ardhshme.”-ka shkruar Ambasada e SHBA-së.

E martë, 18 shkurt 20204

Përmes një konference të jashtëzakonshme për me-diat kreu i shtetit deklar-oi dje se qeveria po ten-

ton që të bëjë grusht shteti, ndërsa theksoi po tentohet kontrolli ma-fioz për të pasur në dorë Gjykatën Kushtetuese. “Bazuar në kërkesën e Kuvendit dhe më pas të presiden-tit, Komisioni i Venecias i konfir-moi Kuvendit se në 13-14 shkurt do të vinte një delegacion. Kuvendi i Shqipërisë në mënyrë të pabesë, të pamoralshme, ndërkohë që anëtarët e Venecias mbërritën në Tiranë, në 12 shkurt votuan në seancën plena-re, në errësirë të plotë ligjit për disa ndryshime mbi emërimin e gjyqtarëve, duke ia hequr të drejtën e betimit para Presidentit. Dhunohet neni 129 i Kushtetutës dhe parimet themelore të Kushtetutës. Votimi i këtij ligji është atentat i rëndë i mazhorancës ndaj Kushtetues, me qëllimin e vetëm kontrollin ma-fioz të qeverisë në Gjykatën Kus-htetuese. Ky proces kërkon të nxi integritetin e punonjësve të gjykatës Kjo s’do të pranohet kurrë nga presidenti. Ky nxitim, është fyer-je që i bëhet organizmave, Komi-sionit të Venecias, ambasadave, am-basadorëve, që dolën në krah të mazhorancës, për të kërkuar thir-rjen e Komisionit të Venecias, për këtë çështje aq e thjesht sa dhe vet abetarja. Me këtë krim, mazhoran-ca ka zhvleftësuar rëndësinë e tyre (Komisionit të Venecias). I kërkoj ndjesë Komisionit të Venecias që u keqpërdor nga mazhoranca në funksion të fillimit të realizimit të grushtit të shtetit. Republika po për-jeton gjendjen e rëndë të kapjes së shtetit. Unë konfirmoj se do të marr pjesë në seancën plenare të komi-sionit të Venecias ku do t’i njoh të gjithë të pranishmit me fakte dhe më të rënda të përpjekjes për të re-alizuar një grusht shteti në këtë vend. Rilindja është teatri dhe es-trada nr. 1 e këtij shteti dhe e këtij populli.”, tha Meta.

Më tej kreu i shtetit tha se në të ardhmen këtyre tentativave për grusht shteti do t’u përgjigjet me dekrete. “Po ashtu do i drejto-het qytetarëve në mbrojtje të Kus-htetutës. Ajo është e vetmja gjë që garanton unitetin tonë. Pavarë-sisht se dikush nga Jugu, dikush nga Veriu, dikush socialist e dik-ush demokrat. Kemi shumë ndar-je, por e vetmja gjë që na bashkon është Kushtetuta. Presidenti do të bëjë çdo gjë në mbrojtje të Kushte-tutës dhe demokracisë. Ju ftoj që të përqendroheni tek kjo çështje. Do përpiqen që të largojnë vëmend-jen me lloj-lloj shashkash. Por me

Presidenti Meta: Qeveria po tenton të bëjë grusht shteti. Republika po përjeton gjendjen e kapjes së shtetit

Në konferencën e jashtëzakonshme të thirrur për mediat, Presidenti Meta ka bërë të qartë se ndryshe nga hera e parë, kësaj radhe do të shkojë vetë para Komisionit të Venecias për të sqaru-ar atë që ai e cilësoi si “grusht shteti në Shqipëri”.

“Kuvendi i Shipërisë, në mënyrën më të papërgjegjshme, të pabesë dhe të pamoralshme, ndërkohë që anëtarët e delegacionit të Komisionit të Venecias kishin mbërritur në Tiranë, vetëm disa orë përpara se të zhvillonte takimin me ta, në datë 12 shkurt 2020, mbas-dite vonë, voton në seancë plenare pro-jektligjin “Për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr.8577/2000 “Për organ-izimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”. Pikërisht me ligjin nr. 14, datë 12 shkurt 2020, ndryshon atë nen të ligjit që rregullonte proces-in e betimit të Gjyqtarit Kushtetues, duke i dhënë vet përgjigje pyetjeve që priste të merrte nga Komisioni i Vene-cias. Përmbajtja e këtij ligji të votu-ar me kaq urgjencë nga Kuvendi, dhu-noi në mënyrë flagrante nenin 129 të Kushtetutës dhe me të gjitha parimet themelore kushtetuese të shtetit të së drejtës dhe ndarjes dhe balancimit të pushteteve. Votimi i këtij ligji është një tjetër atentat i mazhorancës ndaj Kus-htetutës, me qëllimin e vetëm kon-trollin mafioz të procesit të emërimit të

Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.”, pohoi Meta.

Më tej Presidenti deklaroi se ky ligj synon vendosjen e këtij procesi nën kontroll politik të Partisë Socialiste dhe të nxijë integritetin e çdo anëtari të ri të Gjykatës Kushtetuese, duke dhënë mesazhin se çdo emërim në këtë Gjykatë do të kalojë përmes tetstit të besnikërisë politike.

“Kjo nuk do të pranohet kurrë nga Presidenti i Republikës. Ky ve-prim i mazhorancës, për të mos prit-ur Komisionin e Venecias për një men-dim mbi këtë çështje, është një fyerje shumë e rëndë që i bëhet organizmave të Këshillit të Evropës në tërësi, Komi-sionit të Venecias në veçanti, si dhe Ambasadave dhe Ambasadorëve që i dolën në krah mazhorancës, për të kërkuar thirrjen e Komisionit të Vene-

cias për këtë çështje. Me këtë veprim mazhoranca, ka ftuar një Komision të nderuar, por nga ana tjetër ka zhv-leftësuar vizitën e tyre, duke delegjit-imuar rëndësinë e këtij komisioni. Si Presidenti i Republikës, si përfaqësues i unitetit të popullit dhe Kreu i Shtet-it, i kërkoj ndjesë Komisionit të Vene-cias, që u keqpërdor nga mazhoran-ca në funksion të realizimit të grushtit të shtetit, dhe i siguroj se Republi-ka e Shqipërisë, edhe pse po përjeton gjendjen më të rëndë të kapjes së shtet-it në kontinentin ku jetojmë, nuk do të pranojë instalimin e grushtit të shtetit, përmes shndërrimit të institucionit më të rëndësishëm të drejtësisë, Gjykatës Kushtetuese, në një polici antikus-htetuese të shtetit të PPP-së.”, tha ai.

Për këtë arsye tha Meta, do të marr pjesë në seancën plenare të Komision-it të Venecias, në mënyrë që e gjithë Europa të ndërgjegjësohet për grush-tin e shtetit që po ndodh këtu. “Jam i detyruar të shkojë vetë në Venecia, që e gjithë Europa të kuptojë se çfarë po ndodh në këtë vend në emër gjo-ja të Venecias, apo të partnerëve, për të na rikthyer atje ku ishim përpara 30 vitesh, në një shtet ku shtypen të dre-jtat e qytetarëve dhe ku një grusht njerëzish, përmes grushtit të shtetit kërkon ta kthejë këtë vend në një burg të madh, por me ngjyra.”.

Presidenti Meta: Ja pse do shkoj vetë në “Venecia”

“Do i përgjigjem me dekrete”

Politikë

rëndësi është mbrojtja e rendit kus-htetues, që kërcënohet nga një grup mafioz dhe jo nga PS. Ajo ka meritën e saj për ndryshimet kus-htetuese në 2008. Por një grup ma-fioz që punon kundër interesave publike. Është armik i qartë i shtetit të së drejtës.”, deklaroi Meta.

Ligji për betimin e gjyqtarëveDuke e nisur fjalën e tij me

një mirëseardhje në atë që e qua-jti “Kështjella e mbrojtës së kus-htetutës dhe demokracisë, Meta ka deklaruar se: “Sot ju infor-moj juve dhe gjithë institucionet mbi faktet e reja për veprimtarinë kriminale të tij gjatë kryesimit të KED për2019. Si dhe një shtesë në kallëzimin penal të depozitu-ar për këtë shtetas, jo vetëm për të thelluar hetimin penal dhe pasojat e të cilave po i vuan ende sistemi i drejtësisë për mosplotësimin e kourumit të Gjykatës Kushtetuese atij duhet ti ndalohet ushtrimi ve-primtarisë kriminale me qëllim-in e nxitur nga presioni politik për

kapjen e gjykatës kushtetuese; t’i ndalohet veprimtaria e organizuar kriminale për vonimin e plotësim-it të gjykatës që vendin e fundit t’ja ruaj vetes”.

Më tej Presidenti Ilir Meta rea-goi ashpër sa i takon ligjit të ri për betimin e gjyqtarëve, që Ku-vendi miratoi javën e kaluar. “Dhunohet neni 129 i Kushtetutës dhe parimet themelore të Kushte-tutës. Votimi i këtij ligji është at-entat i rëndë i mazhorancës ndaj Kushtetues, me qëllimin e vetëm kontrollin mafioz të qeverisë në Gjykatën Kushtetuese. Ky proces kërkon të nxi integritetin e punon-jësve të gjykatës.”, theksoi ai. Më tej Presidenti deklaroi se do të paraqesë prova të tjera kundër kreut të KED lidhur me shkeljet ligjore ne emërimet në Gjykatën Kushtetuese. “Do të depozito-jmë një shtesë kallëzimi në padinë ndaj të pandehurit Ardian Dvo-rani. Dvoranit duhet t’i ndalohet menjëherë ushtrimi i detyrës për të bllokuar institucionet e drejtë-sisë”,- deklaroi kreu i shtetit.

Presidenti Meta

Komisioni i Venecias

Ardian Dvorani

E martë, 18 shkurt 2020 5

Presidenti në “Open”

Intervista, Meta: Jam gati për çdo skenar. Para se të më shkarkojnë ata, do i shkarkoj unë me popullin shqiptar

Politikë

Presidenti Ilir Meta hodhi akuza të forta në “Open”, Top Channel ndaj qeverisë. Kreu i shtetit tha se qever-

ia nëpërmjet Dvoranit kërkon të kapë Gjykatën Kushtetuese që të mbyllë PPP-të me vlerë 1 miliard euro. “Jemi bërë shteti më qesharak në botë falë kësaj mazhorance të papërgjeg-jshme, e cila fton Venecian që të na lexojë nenin 179 në Kushtetutë që e ka shkruar vetë Venecia. U shqetësu-an për kallëzimin ndaj Dvoranit dhe çfarë bënë? Një ditë para se Vene-cia të vinte, këta miratuan ligjin natën dhe të fusin anëtarët e Gjykatës Kus-htetuese nga oxhaku dhe të dhunojnë Kushtetutën në mënyrë të hapur dhe flagarante. Nuk e thirra Venecian se më vinte turp t’i thirrja dhe t’i pyes-ja pse e keni shkruar kështu. Në këtë çështje të jemi serioz. Nuk është in-terpretim këtu. Kushtetuta është e qa-rtë. Mazhoranca thotë se do ta vjedh unë atë që të takon që këto PPP-të që janë 1 miliardë euro dhe të gjitha çështjet e tjera t’i mbyllë. Parlamenti i tha që atë ligjin e miratuam dje mos e fusni. Si do të ndiheshit ju? Çdo gjë që është shkruar në Kushtetutë është bërë nga Venecia. Këtu kemi të bë-jmë me rrëmbim të një anëtari të Gjykatës Kushtetuese.”.

“Mafian që kërkon të kapë Gjykatën Kushtetuese”

Meta hodhi gishtin te kryetari i KED-së, Ardian Dvorani, ku sipas Metës, ai po kryen veprimtari krim-inale në emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. “Mafia është kjo. Me datë 8 nëntor, në ditën e par-tisë, kryetari i Kuvendit i shkruan vetëm Dvoranit, por unë kur nis le-tra i nis letra njëkohësisht disa au-toriteteve siç është edhe Avokati i Popullit. Ata gënjejnë njëri-tjetrin. Bëjnë aktrim të paparë. Unë me 5 nëntor i kam nisur letër Gramoz Ruçit, Dvoranit dhe Avokatit të Pop-ullit. Ndërsa në letrën e Dvoranit që i nis Kryetarit të Kuvendit thotë se s’ka letër nga Presidenca”, u shpreh Meta. Më tej ai shtoi: “Këto doku-mente i kanë marrë të gjithë ambas-adat meqë ato e kanë me merak Re-formën në Drejtësi.”

Presidenti hodhi akuza të rënda mbi maxhorancën socialiste. “Nuk është interpretim këtu. Kushtetuta është e qartë. Mazhoranca thotë se do ta vjedh unë atë që të takon që këto PPP-të që janë 1 miliardë euro dhe të gjitha çështjet e tjera t’i mbyllë. Par-

lamenti i tha që atë ligjin e mirat-uam dje mos e fusni. Si do të ndi-heshit ju? Çdo gjë që është shkruar në Kushtetutë është bërë nga Venecia. Këtu kemi të bëjmë me rrëmbim të një anëtari të Gjykatës Kushtetuese”, theksoi Meta.

Kreu i Shtetit paralajmëroi se ask-ush nuk mund ta shkarkojë pa mba-ruar mandatin, duke thënë se do t’i

shkarkojë ai dhe populli shqiptar më parë. “Jam pergatitur per te gji-tha skenaret. Edhe me tanke po te vi-jne ne Presidence do marrin perg-jigjen me shembullore. Para se te me shkarkojne ata do i shkarkoj une me popullin shqiptar. Po e bej te qa-rte, jam gati per cdo skenar. Ata le te vazhdojne, une do t’u jap perg-jigje shembullore. Ata në Kuvend të shkarkuar janë, po të sillen si një bandë. Ata janë të shkarkuar, sepse kanë humbur cdo lloj legjitimiteti, kanë frikë nga fjala e lirë, nga liria e qytetarëve, ndërsa unë nuk kam frikë, përkundrazi”, tha Meta.

“Jam pergatitur per te gjitha skenaret. Edhe me tanke po te vi-jne ne Presidence do marrin perg-jigjen me shembullore. Para se te me shkarkojne ata do i shkarkoj une me popullin shqiptar. Po e bej te qa-rte, jam gati per cdo skenar. Ata le te vazhdojne, une do tu jap pergjigje shembullore.”- tha ai.

Konferenca e donatorëvePresidenti Ilir Meta nuk është as-

pak i interesuar për faktin që pas Konferencës së Donatorëve, ku u dhuruan 1.15 miliardë euro për rindërtimin e vendit, kryeministri Edi Rama mund të dalë më i fortë. Për të ka rëndësi vetëm që shqiptarët të jenë përfituesit. “Nuk më intereson nëse Rama doli më i fortë nga kjo kon-ferencë. Më intereson që këto ndih-ma të shkojnë te qytetarët shqiptarë. A ia njoh ndonjë rol të mirë kryem-inistrit për këtë konferencë? Pat-

jetër, unë jam gati që të duartrokas për kryeministrin, për qeverinë, për çdo punë të mirë që kanë bërë. Kemi bashkëpunuar me qeverinë për këtë konferencë”, tha Meta në emisionin “Open”.

Pyetjes nëse Rama i ka zgjedhjet e ardhshme të siguruara, kreu i shtet-it u përgjigj se ky është një koment që nuk i takon të merret. Por ai vuri në dukje faktin që duhet transparencë për përdorimin e donacioneve. “Këto donacione janë për popullin shqiptar. Kemi solidarizim të vendeve me shqiptarët”, tha ai.

Nga ana tjetër Meta pohoi: “Du-artrokas këtë nismë dhe shpresoj që këto para të shkojnë aty ku duhet dhe të kalohet sa më shpejt fatkeqësia e tërmetit. Por të mos harrojmë që të gjithë vendet veçanërisht SHBA u ka bërë thirrje për transparencë me këto fonde”.

“A është pak kontradiktore fak-

ti që ju thoni se kjo qeveri po bën grusht shteti dhe nga ana tjetër du-artrokisni për Konferencën e Dona-torëve?”- e pyeti Andi Bushati.

“Shikoni, ka edhe vende të tjera, vende diktatoriale që marrin kredi nga Banka Botërore. Unë duar-trokas këtë nismë dhe falenderoj çdo vend që ka dhënë për popullin shqiptar, shpresoj që paratë të shko-jnë aty ku duhet”, tha Meta.

“Përpara se të më shkarkojnë, i shkarkoj unë ata. Unë do të mbroj Kushtetutën e Shqipërisë deri në fund me bindjet e qarta që kam-“ tha Meta.

“Po thoni se do të shkarkohet parlamenti? Cili është risku më i madh?”- e pyeti Eni Vasili.

“Ata kanë frikë nga zgjedhjet. Bëjnë ligje mbi ligje se kanë frikë. Ata kanë frikë popullin dhe median. Bënë ligje për t’ju hequr fjalën ehde juve”- tha Meta.

Vendi po zbrazet dhe po shpopullohet nga kriza e madhe e mosbesimitKreu i Shtetit theksoi dje në in-tervistë se vendi po zbrazet dhe po shpopullohet nga kriza e madhe e mosbesimit. “Këta ma-fiozë, i bëjnë lojë Presidentit. Si do ta gjejnë të drejtën, kur bëhet kjo lojë në këtë mënyrë për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Prandaj, po zbrazet dhe shpop-ullohet Shqipëria, nga kjo krizë e madhe mosbesimi. Sot mora vesh që iku kameramani i Pres-idencës në Gjermani. Më thanë “iku se do marrë 3 mijë euro atje, shtëpinë ja kishin gjetur 500 euro, dhe kishte thënë nuk kam cfarë të bëj”. Edhe radha në ambasadën gjermane më thanë se ishte si në vitet ’90”, shtoi ai më tej.

Meta në “Open”

E martë, 18 shkurt 20206

Politikë

Ditën e djeshme Presi-denti i Republikës ash-tu sikurse kishte para-lajmëruar zhvilloi një

konferencë mediatike ku u pro-noncua për një sërë çështjesh ku mes të tjerash foli dhe për përplas-jen disa mujore me kreun e KED-së Ardian Dvorani përsa i përket emërimeve të reja në gjykatën kus-htetueseve kryesisht për Arta Vorp-sin dhe Marsida Xhaferllarin. Kreu i shtetit paraqiti fakte të reja që si-pas tij vërtetojnë se kreu i KED, Ardian Dvorani, ka shkelur lig-jin dhe Kushtetutën duke kryer ve-prime kriminale në përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Duke e cilësuar Pres-idencën si fortesë të mbrojtjes së Kushtetutës, Kreu i Shtetit para-lajmëroi se do të bëjë një shtesë në kallëzimin penal ndaj Dvoran-it, ndërsa kërkoi që kreut të KED ti ndalohet veprimtaria krimina-le.”. Të kallëzuarit Ardian Dvora-ni duhet t`i ndalohet menjëherë ve-primtaria e organizuar kriminale për vonimin e procesit të plotësim-it të kësaj Gjykate, që vendin e fun-dit vakant në të, t`ia ruajë vetes!”, u shpreh Meta. Kujtojmë se javën e shkuar parlamenti një ditë para ar-dhjes së Komisionit të Venecias në Shqipëri befas miratoi një projekt-ligj ku thuhej se anëtarët e Gjykatës Kushtetuese mund të betohen tek noteri nëse nuk pranohen nga Pres-identi, ku mesa duket është mar-rë shkas nga betimi i gjyqtares Arta Vorpsi e cila muaj më parë teksa iu refuzua betimi në presidencë e bëri në një dhomë noterie . Sipas max-horancës, “qëllimi i projektligjit është ofrimi i një mekanizmi efek-tiv, për të mospenguar në të ardh-men punën e Gjykatës Kushtetuese, duke siguruar që betimi përpara Presidentit të Republikës të bëhet brenda një kohe të mjaftueshme,

pa cenuar fillimin e ushtrimit të de-tyrës nga ana e gjyqtarit Kus-htetues”. Së fundmi kjo çësht-je po ndiqet nga SPAK ku Ardian Dvorani ashtu sikurse dhe kreu i Shtetit kanë dhënë dëshmitë e tyre ne prokurori.

Reagimi i Partise DemokratikePD ka reaguar përmes sekretarit

të përgjithshëm Gazmend Bardhi, lidhur me faktet e denoncuara sot nga Presidenti Ilir Meta, të cilat si-pas kreut të Shtetit dëshmojnë mbi kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

Përmes një postimi në rrje-tet sociale, Bardhi tha se faktet e bëra publike ditën e djeshme nga Presidenti i Republikës, dëshmo-jnë, edhe njëherë, në mënyrë të pa-kundërshtueshme, përdorimin e Ar-dian Dvoranit si mekanizëm për kapjen politike të Gjykatës Kus-htetutese nga Edi Rama. Ndër-sa kërkon menjëherë hetimet nga SPAK, Bardhi shkroi se kapja e Gjykatës Kushtetuese është jetike për Edi Ramën. “Faktet e bëra pub-like sot nga Presidenti i Repub-likës, dëshmojnë, edhe njëherë, në mënyrë të pakundërshtueshme, për-

dorimin e Ardian Dvoranit si me-kanizëm për kapjen politike të Gjykatës Kushtetutese nga Edi Rama. Manipulimi kriminal i fak-teve dhe fshehja e të dhënave janë një krim i rëndë shtetëror. SPAK duhet të veprojë menjëherë dhe pa asnjë hezitim. Kapja e Gjykatës Kushtetuese është jetike për Edi Ramën. Është mënyra e vetme për t’i hapur rrugë projekteve të tij për kriminalizimin total të shtet-it, bashkëqeverisjen me oligarkët dhe krimin e organizuar, si dhe për të patur kontrollin politik mbi çdo pushtet dhe institucion të pavarur”- u shpreh Bardhi.

Këshilltari i Metës: Do dalin fakte më të rënda për grushtin e shtetit

I ftuar në SYRI TV, Bledar Der-vishaj, këshilltari ligjor i Presiden-

tit Ilir Meta, foli ndër të tjera edhe për akuzat që kreu i shtetit lëshoi ndaj kreut të KED-së, Ardian Dvo-rani. Në studio, Dervishaj tha se po përgatitet një kallëzim i ri që do të dorëzohet brenda javës në proku-rori ku do të përfshihen edhe njerëz të tjerë të lidhur me shtrembërimin e fakteve. “Do të ketë një kallëzim shtese që do të depozitohet bren-da kësaj jave me fakte të reja ndaj Dvoranit, se si ky i fundit ka ndë-rhyrë për të shtrembëruar proces-in e emërimeve në Gjykatën Kus-hetuese. Në këtë padi do shikoni edhe njerëz të tjerë të përfshirë në shtrembërimin e fakteve dhe prova që bien ndesh me vullnetit në pro-cesin e emerimeve të Gjykatës Kus-htetuese. Që kishin vetëm një qël-lim dhe synim që Presidentit të mos shprehej për emërimet në Kus-htetuese.’ I pyetur nëse Dvorani du-het të japë dorëheqjen, Dervishaj tha se kreu i KED-së e ka përfundu-ar me kohë mandatin e tij, por është aty për qëllime që tashmë janë të njohura. “Dorëheqja është një akt moral, që është në dorën e tij ta japë ose jo. Po përveç anës morale, ky zotëri e dini që ka hyrë në vi-tin e 17-të të detyrës së tij, kur Kus-htetuta i ka dhënë një mandat prej 9 vitesh. A ka më llogjikë të qëndro-jë?” Dervishaj tha ndër të tjera se Presidenti e ka ndjekur çështjen e emërimeve që në gjenezë.

“Që do të thotë që nëse do të kthehemi pasi në gjenezë te prob-lem, Presidenti në mënyrë të vazh-duar ka zbatuar parimin e luajitetit kushtetues. Nuk e ka shpikuar Pres-identi të drejtën kushtetuese, por ka ekzistuar që në parimet e para e dre-jta kushtetuese. Këta duhet të bash-këpunonin me Presidentin që gjithçka të shkonte në formë prefekte. Gjë që këta jo vetëm nuk e kanë bërë, por i kanë vënë shkopinj nën rrota, për qël-lime që tashmë janë të ditura”.

“SPAK të veprojë pa asnjë hezitim”

“Faktet e presidentit vërtetuan gjithçka”, Bardhi: Kapja e Kushtetueses është jetike për Ramën

Gënjeu se ka mbështetjen e BE për “Mini-Shengenin”, Vasili-Ramës: Pse po i ngul thikë pas shpine Kosovës?Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasi-li ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, ndërsa theksoi se ky i fundit gënjeu se ka mbështetje nga BE për ‘Mini-Shengenin’. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Vasi-li teksa ka publikuar dy deklara-ta në kohë të ndryshme të bëra nga Rama, i ka drejtuar disa pyetje pub-like kryeministrit. Ai pyet publik-

isht Ramën se pse po i ngul thikë pas shpine Kosovën dhe po bën gjithçka për ta izoluar.Në 30 dh-jetor 2019, Edi Rama i akuzuar me të drejtë se kishte ndërmarrë një nismë të pabesë dhe thikë pas shpine për Kosovën tha se Min-ishengeni kishte mbështetjen e BE dhe SHBA.

Ja si gënjente ne 30 dhjetor:

“Shengeni ballkanik ka pozitivi-tet në ekonomi. Nga Shengeni, nuk ka asnjë dëm për Kosovën. Nuk kam dëgjuar asnjë fjalë racion-ale për Shengenin, që mbështe-tet nga Europa e SHBA. ”, deklar-oi Rama Ndersa sot ne 17 shkurt 2020 ne mes te Brukselit deklaron te kunderten, qe BE nuk e ka mbeshtetur Minishengenin dhe lex-

oni cfare thote: “Unë jam i bind-ur që, më herët se vonë, BE, KE do ta mbështesin patjetër këtë vizion se s’ka si të ndodhë ndryshe”. Pse gënjen Edi Rama? Pse Edi Rama ja ngul thikën pas shpine Kosovës? Pse Edi Rama bën gjithshka per izolimin e Kosovës? Pse Edi Rama genjen edhe per mbeshtetjen e BE?”- shkroi Vasili.

Gazmend Bardhi

E martë, 18 shkurt 2020 7

Lirimi me kusht i dy anëtarëve të bandës së Durrësit, ILD fillon inspektimetILD ka filluar një inspektim në gjykatat dhe prokuroritë pas lirim-it me kusht të dy ish- anëtarëve të bandës së Durrësit, Endrit Dokles dhe Sardian Sulajmanit.I pari u lirua me kusht nga gjykata e Krujës këtë vit kurse i dyti u lirua nga gjyka-ta e Fierit. Në fakt ILD bën me dije në njoftim se po inspekton të gji-tha trajtimet e kërkesave për lirimet me kusht nga 1 janari i 2017 deri në 31 janar 2020 por thotë ndër të tjera se po ndjek me vëmendje zhvillimet e fundit. “Në vijim të komunikim-it publik të datës 08 Shkurt, si dhe duke marrë shkas nga njoftimet në

media apo interesit të vazhdueshëm të opinionit publik, lidhur me vep-rimet e kryera së fundmi nga ana e institucionit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, sqarojmë se Inspektori i Lartë të Drejtësisë në kuadër të ushtrimit të funksioneve të tij kus-htetuese dhe ligjore ka iniciuar kry-erjen e një inspektimi tematik pranë gjykatave të rretheve gjyqësore, gjykatave të apelit, si dhe të zyrave të prokurorive pranë tyre, mbi tra-jtimin e kërkesave me objekt “Lir-im me kusht” për periudhën kohore 01.01.2017 – 31.01.2020.Kryerja e këtij inspektimi ka për qëllim iden-

tifikimin e kërkesave me objekt “Li-rim me kusht”, analizimin e procesit të administrimit dhe trajtimit të tyre nga ana e administratës gjyqësore, sigurimin e dokumentacionit për-katës, si dhe analizimin e tij me qël-lim evidentimin e problematikave, të cilat mund të lidhen jo vetëm me çështje, të cilat kanë të bëjnë me mirëadministrimin apo cilësinë e dhënies së drejtësisë, por edhe me veprime apo mosveprime të mag-jistratëve, të cilat kanë sjellë si pa-sojë mosarsyetimin e vendimeve gjyqësore apo mosrespektimin e rëndë ose të përsëritur të legjisla-

cionit procedural dhe material. In-spektori i Lartë të Drejtësisë, duke mbajtur në konsideratë rëndësinë e veçantë të këtij procesi, po ndjek me vëmendje zhvillimet më të fun-dit në këtë drejtim. Përfundimet e kësaj veprimtarie inspektuese do t`i shërbejnë Zyrës së Inspektorit të Larë të Drejtësisë, të marrë ma-sat e nevojshme ligjore me qëllim jo vetëm sigurimin e një trajtimi sa më të drejtë dhe të ligjshëm të këtyre kërkesave, por edhe të sigurojë zba-timin e parimit të ligjshmërisë apo atë të shtetit të së drejtës”-thuhej në njoftimin e ILD-së.

Aksidentohet furgoni i Burgjeve me të burgosur brenda, plagoset policiFurgoni i Drejtorisë së Burg-jeve është përfshirë në një aksi-dent mëngjesin e sotëm, ku për pasojë një polic ka mbetur i lën-duar. Ngjarja ka ndodhur në ak-sin Tepelenë-Mallakastër, në fsha-tin Qesarat të Memaliajt. Mësohet se mjeti i Drejtorisë së Burgjeve në Tiranë, brenda të cilit ishin 3 të burgosur dhe polici shoqërues, është përplasur me një automjet tjetër. Fill pas aksidentit polici, 32 vjeç, është transportuar në spi-talin e Gjirokastrës me dëmtime të lehta. Grupi hetimor ka shkuar ne vendngjarje për të hetuar për shkaqet e aksidentit.

Shqiptarët rrahën të moshuarit italian, arrestohen 2 autoret Policia italiane ka arrestuar katër shqiptarë, të akuzuar se kanë grabitur dhe rrahur një italian të moshuar. Ngjarja ndodhi në zonën e Lignanos në Itali, ku pre e dhunimit ka rënë 85-vjeçari Gi-useppe Sparta, shkruajnë mediat e vendit fqinj. Shqiptarët Taulant Frroku, 30 vjeç, Zef Haxhia, 29 vjeç, Vuka Aviljam 28 vjeç dhe Eugen Gjonaj 26 vjeç u prangosën disa orë pas ngjarjes. Ata i shkak-tuan 85-vjeçarit plagë të shumta dhe një frakturë në brinjë. Për rr-jedhojë, i moshuari ka përfundu-ar në spital.

Zhvillime të reja kanë dalë në dritë për dosjen e bujshme “339”. Ditën e djeshme është bërë me dije se i hiqet

mbrojtja fizike gjyqtarit të dosjes së famshme 339, Bib Ndreca. Mësohet se Ndreca ishte në mbrojtje të posaçme që pas firmosjes së urdhër arreste-ve për grupin Avdylaj, ndërkohë që nuk bëhen të ditura arsyet e heqjes së mbrojtjes fizike. Në dosjen 339 është përgjuar edhe ish-kryabashkiaku i Durrësit Vangjush Dako. Por ndërkohë në mbrojtje vijojnë të jenë dy proku-rorët e çështjes. Megjithatë, hetimet për blerjen e votës nuk u trajtuan në të njëjtën dosje, pasi hetimet për grupin “Avdylaj” ishin të fokusuara për akuza të tjera që lidhen me grupin e struktu-rar kriminal dhe vepra të tjera penale.

Afro një muaj më parë SPAK in-formoi se dërgoi për gjykim në Gjykatën e Posaçme, një pjesë të dosjes “399” apo e njohur ndryshe si dosja “Avdylaj”.

Sipas njoftimit të SPAK, në Gjykatën e Posaçme janë dërguar anëtarët e bandës së grupit të “Avdy-lajve” në Durrës, që akuzohen për disa vepra të rënda penale. “Proku-roria e Posaçme Kundër Korrupsion-it dhe Krimit të Organizuar, me datë 17.01.2020 paraqiti në Gjykatëne Posaçme të Shkallës së Parë për Ko-rrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për gjykimin e procedim-it penal Nr.29/1, të vitit 2019 (akte të transferuara për kompetencë nga pro-

cedimi penal Nr.339/2016 i Proku-rorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë) në ngarkim të pandehurve Astrit Balliu (alis Avdyli,Sulejmani), Altin Avdyli, Jasin Kala (alias Avdyli), Gjevi (alias Xhevahir) Ndoka, Esat Mehmeti, Pe-trit Sulejmani, Saimir Sulejmani, Ha-jri Seferi, Orges Jahelezi, Shkëlqim Avdyli, Denis Llaftiu, Saimir Gjepali, Mario (alias Edinjo) Zeqiri, Elton She-haj, Fatos Llaftiu, Ardit Gjyriqi, Ad-

mir Hoxha, Hekuran Hoxha, Iskënder Sale(alias Mehmet Gjini), Xhemal Shala, Xhevit Shuti, Flamur Çelaj, Ve-hbi Berushi, Mustaf Shuti, Anila Shuti, të akuzuar për veprat penale “Trafiki-mi i narkotikëve”, “Prodhimi dhe fab-rikimi i lëndëve narkotike dhe psiko-trope”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar krim-inal, “Grupi i strukturuar kriminal’’, “Kryerja e veprave penale nga organ-izata kriminale dhe grupi i strukturu-

ar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale’’, në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim, të parashikuara nga”, thuhet në njoftimin e SPAK. Heti-mi për grupin Avdylaj nisën në fillim të shkurtit 2017, atëherë kur në total u kapën dy tonë drogë dhe kur u arrestu-an dy persona.

Nga përgjimet rezulton se ata an-ulojnë itinerarin e mjetit lundrues nga Lezha duke e ngarkuar në një karroa-trec dhe duke e transportuar në Fier nga dhe u nis ngarkesa. Përgjimet zb-ulojnë implikimin e ish-deputetit so-cialist Arben Ndoka dhe familjarëve të tij.Përfitimi i tokave në ishull Lezhë dhe në Malin e Rrencit nga famil-ja Ndoka ka dyshime se është kry-er sipas skemës së akt-dhurimeve fik-tive nga banorë të zonës që nuk kishin informacion për pronësinë e trojeve. Në disa raste, këto prona shkëmbe-heshin me apartamente banimi dhe ndere ndaj zyrtarëve. Familja Ndoka ka rënë në grackën e ligjit për shkak të përgjimeve që po kryheshin ndaj As-trit Avdylit dhe Altin Avdylit për sa kohë njëri prej tyre, Gjevi Ndoka, dy-shohej se kishte lidhje me grupin për trafik droge. Nga ana tjetër, ish-drejtori i burgjeve Çuko është tradhtuar nga komunikimi telefonik i shoferit të tij që bën pazare me një anëtar të grupit Avdylaj për të transferuar një të dën-uar, një veprim i cili nuk është kryer pavarësisht se grupi dyshohet të ketë paguar 3 mijë euro dhe një automjet.

Firmosi urdhër-arrestet për grupin Avdylaj, i hiqet mbrojtja fizike gjyqtarit të “Dosjes 339”

Detaje te reja

Kronikë

Sherr në një familje në Kombinat. Dhunuan vëllain dhe gruan e tij, njëri në pranga, tjetri në hetimNjë rast dhune në familje është regjistruar së fundi në kryeqytet, ku dy vëllezër, kanë rrahur vël-lanë dhe kunatën e tyre. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kombinatit

në Tiranë, ndërkohë që policia ka arrestuar në flagrancë njërin prej vëllezërve, dhe ka procedu-ar tjetrin. Nga shërbimet e Komis-ariatit Nr. 6 është arrestuar në fla-

grancë shtetasi Y. Ç., si edhe u procedua në gjendje të lirë vëllai i tij shtetasi M. Ç., për veprën pe-nale “Dhuna në familje”, pasi pas një konflikti për motive të dobë-

ta, në ambientin para banesës së tyre, në Kombinat, kanë dhunu-ar fizikisht vëllanë e tyre shtetasin L. Ç, si edhe kunatën e tyre (bash-këshorten e L. Ç).

Endrit Dokle

8

PRINTO ME NGJyRA CMyK

CMYK

Ligji i ri për duhanin, rrëzohet me 75 vota kundër propozimi i Beqajt

Autoritetet shëndetësore në Kinë njoftoi dje se numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në mbi 70 mijë, ndërsa numri i të vdekurve është rreth 1 mijë e 800. Deri tani askush nuk mund të thotë se kur mund të marrë fund epidemia, ndërsa virusi po infekton çdo ditë e më shumë njerëz jashtë Kinës. Në provincën Hubei, epiqendra e shpërthimit të sëmundjes, vetëm të hënën u njoftua për 100 vdekje të reja. Ndërsa rreth 11 mijë të in-fektuar u nxorën nga spitali pasi

u trajtuan, thonë autoritetet kin-eze. “Mes rasteve të konfirmuara, 15.9 ishte përqindja e rasteve kri-

tike më 27 janar dhe kjo ka rënë në 7.2 për qind më 15 shkurt. Ky ndry-shim tregon se parandalimi dhe kontrolli i virusit po jep rezultate”, tha Mi Feng nga Komisioni Kom-bëtar i Shëndetit në Kinë. Shumica e rasteve të identifikuara jashtë ter-ritorit kinez, janë pasagjerë të një anijeje që është izoluar në Yokoha-ma të Japonisë. Shtetet e Bashkau-ra njoftuan se evakuuan më shumë se 300 shtetas të tyre që ndodheshin në bordin e anijes “Diamond Prin-cess. Disa prej tyre po mbahen në

një bazë ajrore në Kaliforni e disa tjerë në Teksas. Një grup prej 14 personash që nuk dhanë simptoma, por rezultatet e analizave për koro-navirus u dolën pozitive, u lejuan në këto fluturime por në zonë të ndarë me udhëtarët e tjerë. Të gjithë të evakuuarit do të qëndrojnë në një karantinë 14 ditore. Vende të ndrys-hme po ndërmarrin masa të reja për të penguar përhapjen e virusit tek qytetarët, duke shtuar kontrollet ku-fitare por edhe kontrollet në dyqa-net e mishit. Kjo çështje u diskutua

edhe në konferencën e sigurisë në Gjermani. “Bota shpenzon miliarda dollarë në përgatitjet për sulme ter-roriste por shpenzon shumë pak për sulmin nga një virus, i cili mund të jetë shumë më vdekjeprurës dhe më i dëmshëm për ekonominë, poli-tikën dhe shoqërinë”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus, kreu i Or-ganizatës Botërore të Shëndetësisë. Udhëheqës fetarë në botë, përfshirë Rusinë dhe Izraelin, u bënë thirr-je njerëzve të luten për fundin e ep-idemisë.

Koronavirusi “gjunjëzon” botën, po shkon në 2 mijë numri i viktimave

Ndryshimi i ligjit për duha-nin, ka qenë fokusi i se-ancës së djeshme plena-re të zhvilluar ditën e hënë.

Ministrja e shëndetësisë, Ogerta Ma-nastirliu ka prezantuar nga foltorja e kuvendit ndryshimet të cilat sipas saj do të sillnin uljen e numrit të duhap-irësve. Çështja që pati më shumë de-bate ishte ligji i paraqitur nga deputeti i PS-së, Ilir Beqaj i cili ka propozuar që që në Shqipëri të futeshin paket atë cilësuara “PICTORISLS” , pra për të përfshirë në paketat e cigareve fig-urat që paralajmërojnë dëmtimet në shëndet nga pirja e duhanit dhe heq-jen e logove të kompanive prodhuese. Gjithashtu paketat e duhanit do duhej të plotësoheshin standardet e pake-timit të thjeshtë. Paketimi i thjeshtë do bëhej në ngjyrat bardhe e zi ose dy ngjyra të tjera. Gjatë diskutimeve të tyre deputetët e mazhorancës dhe opozitës shprehën skepticzmin e tyre nëse kjo metodë do ulte numri e përdoruesve të duhanit. Projektligji në fjalë u rrëzua me 75 vota kundër, 8 vota pro dhe 7 abstenim.

DebatiNdryshimi i ligjit për duhanin, ka

qenë fokusi i seancës së sotme plena-re të zhvilluar ditën e hënë. Ministr-ja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka prezantuar nga foltorja e kuven-dit ndryshimet që do të bëhen, si-pas së cilët do të sjellin uljen e num-rit të duhapirësve. Megjithatë, për kryetaren e grupit parlamentar opozi-tar, Rudina Hajdari këto propozime të mazhorancës nuk janë efektive për qëllimin kryesor për të cilat bëhen, pra uljen e numrit të duhanpirësve. Ajo propozoi rritjen e çmimeve të pa-ketave si dhe të mos lejohet tregtimi i tyre për persona nën moshën 25-vjeç.

Deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari është shprehur kundër ndrys-himeve në ligj të propozuara nga ish- ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Sipas pas nuk ndikon në lënien e du-

hanit nëse ndryshohet paketimi, por kërkon që të rritet çmimi i një pakete dhe mosha që mund ta blejnë nga 18- vjeç në 25. “Rritje të çmimit dhe të moshës që mund të blejnë duhan. Jo më 18-vjeç, por 25. Sot nuk kemi ini-ciativa të tilla, por që kanë treguar që nuk janë të efektshme. Ndryshimi i paketimit nuk parandalon duhanpirësit që të blihet. Ne duhet t’ia ndalojmë aksesin, duke bërë një fushatë ndërg-jegjësuese”, tha Hajdari.

Deputeti Ilir Beqaj kërkoi që në ambalazhin e paketave të mos ketë reklamime, por të vendosen vetëm fotot për pasojat që sjell konsumi i cigareve. “ Propozimi ka dy ele-mente që lidhen vetëm me paket-imin. Vendosjen e figurës me pjesë të trupit të dëmtuara nga duhan pir-ja si dhe kalimin në atë që quhet pa-ketimi i thjeshtë. Çfarë është paketimi i thjeshtë. Kam marrë dy modele, që nuk janë shqiptare. Në paketimin e thjesht nuk dallohet marka e paketës së cigareve. “-tha Beqaj. Kundër ishte

deputetja Rudina Hajdari, e cila tha se ky propozim i mazhorancës nuk do të sjellë asnjë efekt për të ulur konsum-in e duhanit. Sipas saj, duke qenë se ky është një nga bizneset më fitimpru-rëse, kërkon që të rritet çmimi i pa-ketave për të ulur konsumin. “ Është biznesi më fitim prurës në Shqipëri. Ju duhet të dini që në Shqipëri sot ka mbi 40% të njerëzve që konsumo-jnë duhan në Shqipëri. Është një nga

bizneset që përfiton më shumë në tre-gun shqiptar dhe nëse ne duam, që ky biznes të ketë ulje në fitim prurje ne duhet të ngremë çmimin e paketës. Ne duhet të bëjmë fushata ndërgjeg-jësuese për të ulur konsumimin e du-hanit dhe mos të vijmë këtu të vi-jmë këtu të përdorim disa taktika që nuk funksionojnë. Duhet të nisemi me dëshirën e mirë për të ulur konsumin e duhanit. Mos bëjmë ligj që janë pro-vuar në disa vende që nuk e sjellin re-duktimin e këtij produkti. Prandaj unë mendoj që ky propozim nuk do te ketë ndikim në konsumatorët e duhanit. Do inkurajoja deputetët që mos e votojnë këtë projektligj.”-nënvizoi Hajdari.

Duhani është e provuar tashmë që dëmton shëndetin e gjysmës së njerëzve që konsumojnë atë aktiv-isht dhe ndikon negativishl në 30 % të njerëzve që ndikohen drejtëpëdre-jtë pasivisht nga produktet e duhanit. Ndikimin më të madh negativ duhani e ka në semundjet kardiovaskulare dhe në ato tumorale.

Nuk arrihet marrëveshja për pagat, naftëtarët e Ballshit nisin grevën e urisëNegociatat për pagat dhe rinisjen e punës dështuan, ndaj naftëtarët e Ballshit shpallën nisjen e grevës së urisë. “Grevë pa afat, nuk bëhet fjalë!”-thanë punonjësit. Paraprak-isht kishin marrë lejen e policisë, por rojet e kompanisë tentuan ti ndalo-jnë të futen në ambientet e qendrës shëndetësore të Uzinës. Për paso-jë nuk munguan as përplasjet. Prej aty thonë se të gjallë i nxjerr vetëm një marrëveshje. “Do të vazhdo-jmë të flijohemi derisa të na plotëso-hen kërkesat tona, pagat e prapam-betura dhe vazhdimësinë e punës.”-u shprehën ata. Më tej ata thanë se u detyruan të zgjedhin rrugën eks-treme, pasi qeveria dështoi tu japë zgjidhje për një problematikë që u ka lënë shtëpitë pa bukë dhe pasig-uri për të ardhmen. Ndërkohë në nënstacionit e Poçemit greva e urisë është në ditën e gjashtë. Gjendja e punëtorëve sa vjen e rëndohet, por edhe ata thonë se janë të vendosur që vetem 27 pagat e prapambetu-ra i nxjerrin që aty. Uzina e Naftës në Ballsh ndërpreu punën në muajin shtator me pretendimin e kompania Bankers Petrolium nuk i furnizon me naftë bruto.

Sociale

printo

cmyk Voimi i ligjit

Ilir Beqja

Greva e urisë

E martë, 18 shkurt 2020 9

CMYK

Kronikë

Policia kufitare në Italinë veriperën-dimore arrestoi 10 persona që dysho-het se morën migrantë pa dokumente nga Italia në Francë të paktën 16 herë. Trafikantët e dyshuar u arrestuan nga policia në qytetin italian Ventimiglia afër kufirit francez më 13 shkurt. Të dy-shuarit janë kryesisht shtetas algjerian dhe tunizian, si dhe një grua shqiptare dhe një francez, thanë hetuesit. Tre prej të ndaluarve ishin tashmë nën arrest shtëpiak, shkruajnë mediat e huaja. Ata u arrestuan si pjesë e të ashtuquajturës operacion Sciarun (Charon në arabisht) kundër trafikimit të migrantëve. Policia është ende në kërkim të dy të dyshuarve që janë në arrati. Të gjithë të dyshuar-it përballen me akuza të ndihmës dhe forcimit të imigracionit të paligjshëm, thanë burimet hetimore. Mërgimtarët u detyruan të paguanin 200 euro se-cili Hetimi njëvjeçar i koordinuar nga zyra e avokatit të shtetit në Imperia çoi në zbulimin e të paktën 16 udhëtimeve përtej kufirit nga Italia në Francë, sipas burimeve hetimore. Mërgimtarët u kon-taktuan nga anëtarët e organizatës afër stacionit të Ventimiglia ose në bare të ndryshme. Disa u kontaktuan gjithash-

tu në telefon dhe i ofruan udhëtimin. Ata udhëtuan me autobus, me tren ose me makinë. Prokurori i Imperias Alber-to Lari më 13 shkurt tha se trafikantët e dyshuar ishin “jashtëzakonisht të rreptë për çmimin: Duhej të paguani 200 euro, me 199 qëndroni në shtëpi”.

Më shumë arrestime në vitin 2019Zyrtari i policisë kufitare Marti-

no Santacroce tha se trafikantët e dysh-uar shpesh ndërrojnë makina në mënyrë që të mos zbulohen nga policia. San-tacroce tha se policia kufitare ka kry-er 193 arrestime në 2019 (23 më shumë se në 2018), përfshirë 62 për imigrim të paligjshëm dhe 14 si pjesë e operacion-eve ndërkufitare me Francën. Një to-tal prej 13 339 oficerësh policie dhe 5 889 patrulla u vendosën në kufirin mid-is Italisë dhe Francës në vitin 2019 dhe 93 operacione të përbashkëta u kryen me zyrtarë francezë të sigurisë, si-pas zyrtarëve të policisë. Një total prej 287 migrantësh të pa dokumentuar u morën përsëri në Francë, pasi kish-in kaluar kufirin në mënyrë të palig-jshme. tha Santacroce. Në 2018, ky numër ishte vetëm 201.

Trafikonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen 10 vetë në Itali. Mes tyre edhe shqiptarë

Sherr dhe përplasje me armë, në kërkim dy vëllezër. Largohen me shpejtësi nga vendngjarja

Në deklaratën e përditshme për mediat, OFL ka bërë të ditur se u është kërkuar deklari-

mi i pasurisë për dy vëllezër të nda-luar më parë në Itali me akuzën e trafikut të drogës. Tashmë numri i personave në verifikim shkon në 21 ndërsa, këtë javë SPAK duhet të marrë vendimet për dy vetëdekla-rimet e para. Shkon në 21 num-ri i personave që u është kërkuar deklarimi i pasurisë prej operacion-it Forca e Ligjit. Përmes një dekla-rate, tashmë të përditshme për me-diat është bërë e ditur se të dhënat u janë kërkuar dy vëllezërve nga Vlora. Burimet kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për dy vëllezërit Mikel dhe Altin Çuçaj. Sipas të dhënave ata janë ndaluar në Itali me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Madje Mikel Çuçaj është ar-restuar në shtator të vitit 2011 pasi ishte i dënuar në Itali me burg

“Shkelje të ligjit mbi narkotikët”. Në atë kohë lajmin për ndalimin e ka dhënë ish drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj, i cili në konferencën për mediat ishte dhe me përfaqësuesen e shtetit Italian. Këtë javë pritet që SPAK të kthe-jë dhe përgjigjet e para mbi for-mularët e propozuar, kjo në zba-tim të afatit 15 ditor. Të parët që bënë deklarimin në zbatim të Anti-KÇK ishin Lulzim Berisha në Durrës dhe Ardian Çapja në El-basan. “Vijon Operacioni Forca e Ligjit, për përmbushjen e detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, për masat pasurore ndaj individëve të dënu-ar apo akuzuar për krim të organ-izuar apo krime të rënda dhe në këtë kuadër OFL vijon intensiv-isht punën për kryerjen e vepri-meve komplekse, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit. Në vijim të veprimeve, ba-

zuar në Aktin Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, OFL u ka dërguar kërk-esat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve: A. Ç., banues në Vlorë, pasi është dënuar nga Gjykata e To-rinos, Itali, për “Trafikim të lëndëve narkotike”; M. Ç., banues në Vlorë, pasi është dënuar nga Gjykata e To-rinos, Itali, për “Trafikim të lëndëve narkotike”. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gji-tha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL bën me dije se formularët e plotësuar nga personat që u është kërkuar vetëdeklarimi janë dorëzuar në SPAK, sipas përcaktimit në Ak-tin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020. Për të gjitha nismat proce-durale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të infor-mojë publikun në vijimësi”-njof-toi policia.

OFL në Vlorë, duhet të deklarojnë pasurinë vëllezërit Çuçaj të dënuar në Itali për trafik droge

Aksioni

Karabinierët kanë arritur të kapin disa anëtarë te një bande hajdutësh maki-nash, të cilët ishin kthyer në makth për qytetarët, duke grabitur autom-jete. Pas hetimeve komplekse të kry-era nga ana e policisë italiane, het-

uesit morën gjithsej 4 masa sigurie ndaj 4 personave, anëtarë të dyshuar të bandës. Ata akuzohen që të gjithë për vjedhje të rënduar, raportojnë me-diat italiane. Në paraburgim përfun-duan dy shqiptarë, respektivisht 37

dhe 22 vjeç, kurse janë lënë në “ar-rest shtëpie” një rumune dhe një ital-ian nga Sanremo. Banda akuzohet se ka kryer qindra vjedhje në disa komu-na të Italisë, në Taggia dhe Arma, por edhe në Sanremo dhe vende të tjera në

Riviera. Grupi operonte sidomos në orët e vona të natës ose në orët e para të ditës. Policia iu ka sekuestruar or-ganizatorëve dhe anëtarëve të bandës edhe shufra hekuri apo mjete të tjera, që përdoreshin për grabitjet.

Grabisnin automjetet, shkatërrohet banda e hajdutëve të makinave në Itali

Një përplasje me armë zjarri ka ndod-hur në qytetin e Korçës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen 17 të qytetit, ose ndryshe lagjja “Radenec” që në Korçë njihet si lagje problem-atike. Burime policore bëjnë të di-tur se është qëlluar në ajër dhe se nuk ka persona të lënduar. Burime zyrtare thanë se gjatë një konflikti për motive të dobëta ndërmjet dy vëllezërve, Vas-jan Xoxi e Kristan Xoxi, me shteta-sin me inicialet E.B., dyshohet se njëri prej tyre (vëllezërve) e ka qëllu-ar në ajër me pistolete. Dy vëllezërit kanë hedhur në tokë armën e zjar-rit dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Forca të shumta poli-cie janë vënë në ndjekje të dy autorëve të dyshuar të ngjarjes dhe po punojnë për kapjen e tyre. Shtetasi E.B, është shoqëruar në ambientet e Komisari-atit për sqarimin e rrethanave të ngjar-jes. Grupi hetimor po punon për zbard-hjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Më datë 17.02.2020, rreth orës 13:10, në lagjen nr. 8, Korçë, gjatë një konf-

likti për motive të dobëta ndërmjet dy vëllezërve V.X e K.X me shtetasin E.B, banues në Korçë, dyshohet se njëri prej vëllezërve ka qëlluar në ajër me armë zjarri pistolete. Dy vëllezërit kanë hed-hur në tokë armën e zjarrit dhe janë lar-guar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Forca të shumta policie janë vënë në ndjekje të dy autorëve të dyshuar të ng-jarjes dhe po punojnë për kapjen e tyre. Shtetasi E.B, është shoqëruar në ambi-entet e Komisariatit për sqarimin e rre-thanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

Ligji i ri për duhanin, rrëzohet me 75 vota kundër propozimi i Beqajt

printo

cmyk

E martë, 18 shkurt 202010

Banka Evropiane: Modeli ekonomik shqiptar është joproduktiv

Zgjidhja e çështjes së kredive me probleme përmes përmirësimit të procedurave të falimentit do të jetë një prej pikave kyçe për nx-itjen e kreditimit të ekonomisë por edhe zbutjen e huave të kë-qija, të cilat konsiderohen ende të larta. Në programin e Refor-mave Ekonomike 2020-2022 të hartuar nga Qeveria parashtro-hen edhe pritshmëritë për le-htësimin e marrjes së kolater-

aleve të kreditorëve të këqij nga ana e bankave. Disa nga risitë kryesore të ligjit kanë të bëjnë me subjektet që u nënshtrohen proce-durave të falimentimit, duke zg-jeruar rrethin e subjekteve mon-itoruese, rendin e përparësive, gjobat, falimentimin ndërkufitar.

Ndërkohë që do të jetë hier-arkia e shlyerjes së detyrimeve ajo që pritet të ketë efektin më të madh në çlirimin e ngërçit të

kolateraleve të kreditorëve të këqij. Ligji i falimentimit par-ashikon një hierarki të re për kërkesat e kreditorëve dhe duke mos referuar më nenin 605 të Kodit Civil.

Kjo hierarki e re përfshin:a) pretendime të siguruara;b) pretendime të preferu-

ara të kreditorëve (duhet të lex-oni përkufizimin e kreditorit të preferuar në nenin 3;

c) pretendime të pasigurta të kreditorëve; ç) duke përfundu-ar pretendimet e kreditorëve dhe vetëm në fund në radhë janë ven-dosur

d) pretendimet e ortakëve/të pronarëve. Rregulla kryesore është që çdo kreditor i së një-jtës klasë të trajtohet ekonomik-isht i barabartë me kategorinë e tij të kërkesave, thekson dokumenti i Këshillit të Ministrave.

Ndryshojnë rregullat për kreditorët me probleme

Projektligji, Shqipëria bëhet gati të vendosë “tavan” për interesat e krediveShqipëria pritet të vendosë ku-fij ligjorë për interesat e aplikuara në kredidhënie. Institucionet përg-jegjëse për stabilitetin financiar po punojnë për të hartuar një projek-tligj që do të vendosë nivele tav-an për normën efektive të inter-esit. Norma efektive e interesit përfshin të gjitha kostot që klien-ti paguan për kredinë ku përveç normës nominale të interesit, përf-shihen edhe komisionet apo tarifat e tjera shtesë që paguhen për kred-inë përfituar.

Projektligji pritet të përgatitet

këtë vit dhe do të ketë kryesisht si objekt institucionet financiare që japin kredi të vogla, brenda një kohe shumë të shkurtër dhe vetëm me një dokument identifikimi. Ak-tiviteti i këtyre kompanive është bërë objekt debatesh, pikërisht për shkak të normave shumë të lar-ta të interesit që ato aplikojnë. Si-pas Bankës së Shqipërisë, norma vjetore e interesit për huatë e dhë-na nga këto subjekte mund të arrijë deri në 127%. Në ligjin e posaçëm që pritet të propozohet, interesat nuk do të lejohen të arrijnë nive-

le treshifrore. Ndonëse kufiri tav-an nuk është vendosur ende zyr-tarisht, mendohet se interesat e lejuara mund të jenë deri në një të tretën e interesave maksimale që aplikohen sot nga institucionet e kredidhënies.

Në fund të vitit 2019, Kosova u bë vendi i parë në Europë që adop-toi një linjë të ashpër kundër in-stitucioneve financiare që ofronin kredi me interesa shumë të larta. Banka Qendrore e Kosovës hoqi li-cencën dhe nisi procedurat e likui-dimit për dy kompani të këtij lloji.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvil-lim (BERZH) ka pub-likuar strategjinë e

re për Shqipërinë për periud-hën 2020-2025 ku merr në ana-lizë gjerësisht edhe ekonominë shqiptare. “Gjatë 4 viteve të kaluara, vendi tregoi një trend rritës të Prodhimit të Brend-shëm Bruto, kryesisht nxitur nga konsumi si dhe një rimëkëmb-je të investimeve, si rezultat i dy projekte madhor në energje-tikë”-thotë raporti i BERZH. Për të përshpejtuar konvergjencën me Bashkimin Europian sa i përket nivelit të të ardhurave, vijon BERZH, Shqipëria du-het të rrisë produktivitetin, duke u shpërngulur drejt një mode-li rritje larg konsumit dhe dre-jt investimeve dhe eksporteve, sidomos duke pasur parasysh zhvillimet më të fundit demo-grafike si në terma emigracio-ni ashtu edhe në terma të urban-izimit të shpejtë të Tiranës.

Përmirësimi i klimës së biz-

nesit është i nevojshëm për të mbështetur diversifikimin dhe thithjen e investimeve të hua-ja direkte, sidomos në turizëm, manifakturë dhe bujqësi, për të

nxitur rritjen e qëndrueshme, thuhet më tej. Sa i përket 6 in-dikatorëve kyç të tranzicion-it, hendeku mbetet i madh në të 6-ta, nënvizon banka. Qeveris-

ja dhe konkurrueshmëria do të përfitonin nga lufta ndaj infor-malitetit të shpërndarë gjerë-sisht në ekonomi si dhe forci-min e insitucioneve. Kostot e

ulta të punës nxisin konkur-reshmërinë, por, nga ana tjetër, ekonomia pengohet nga mungesa e njerëzve të kualifikuar, pasigu-ria në lidhje me pronën, munge-sa e njohurive, sofistikimi i biz-nesit, investimet e ulta në kërkim dhe zhvillim, si dhe kapacitetet e dobëta inovuese, thotë më tej BERZH.

Sektori financiar vlerëso-het me një nivel të lartë eu-roizimi por me banka likuide dhe të mirë kapitalizuara. Sa i për-ket infrastrukturës, transpor-ti rrugor vlerësohet se ka nev-oja të mëdha dhe përmirësime thelbësore. BERZH është e an-gazhuar të adresojë të gjitha këto çështje dhe ka vendosur 3 prior-itete kyçe për Shqipërinë gjatë periudhës 2020-2025: Mbështet-je ndaj përmirësimit të qeveris-jes në ekonomi, përmirësim të konkurrueshmërisë në sektorin privat si dhe më shumë përfshirje në financa dhe aftësi, diversi-fikim energjetik dhe tranzicion drejt energjisë së pastër.

Ekonomi

E martë, 18 shkurt 2020 11

Janë bërë 12 vjet që kur Kosova, shteti më i ri në Evropë, shpalli pavarësinë nga Serbia duke u bërë shtet sovran, me institucione të

pavarura dhe me simbole unike shtetërore në Ballkanin Perëndimor. Gjatë periud-hës së Jugosllavisë, Kosova ishte rajon brenda Republikës Federale Serbe. Edhe pse kushtetuta jugosllave i dha Kosovës autonomi në vitin 1974, ajo u shfuqizua nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit në vitin 1989. Pas shpërbërjes së Jugosl-lavisë në vitin 1991, lufta e përgjakshme e cila në fillim shpërtheu në Kroaci, pastaj në Bosnjë e Hercegovinë, më pas u përhap edhe në Kosovë. Operacioni i ushtrisë, policisë dhe njësive paramilitare serbe në vitin 1998 ndaj Ushtrisë Çlir-imtare të Kosovës (UÇK) e cila kërkon-te pavarësi, mori fund në vitin 1999, pas operacionit 78-ditor të NATO-s. Lufta la të vdekur rreth 13 mijë kosovarë, nga të cilët mbi tetë mijë ishin shqiptarë, ndër-kohë që mbi një milion kosovarë të gru-peve të ndryshme etnike, nga të cilët 800 mijë shqiptarë, braktisën shtëpitë. Ten-sionet mes Serbisë dhe Kosovës vazhdu-an me intervale që nga periudha e luftës në Kosovë. Kriza e parë e përmasave më të mëdha pas luftës ndodhi në vitin 2004.

Gjatë këtyre ngjarjeve, që u quajtën si “Trazirat e Marsit”, 19 persona humbën jetën, nga të cilët 11 shqiptarë dhe 8 ser-bë, kurse qindra të tjerë u plagosën. Në raportin e vitit 2005 nga Kai Eide, diplo-mati norvegjez i emëruar si Përfaqësues Special në Kosovë nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm të atëhershëm të OKB-së, Kofi Annan, u rekomandua fillimi i negociatave për statusin përfundimtar të Kosovës. Në vitin 2005, Annan e emëroi Martti Ahtisaarin si Përfaqësues Spe-cial në Kosovë. Në vitin 2007, Ahtis-ari i prezantoi Këshillit të Sigurimit të OKB-së raportin në të cilin thuhej se Kosova duhet të jetë e pavarur. Nga ana tjetër, Serbia e refuzoi këtë, duke reko-manduar “autonomi të mbikëqyrur”.mNë linjë me Planin e Ahtisarit dhe Rezolutën 1244 të OKB-së që parashi-hte vendosjen e një misioni ndërkom-bëtar, më 17 shkurt të vitit 2008, Koso-va shpalli pavarësinë. Serbia e dërgoi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtë-

sisë (GJND) ankesën e saj për shpalljen e pavarësisë dhe në korrik të vitit 2010, mori përgjigjen se Pavarësia e Kosovës “nuk bie ndesh me ligjin ndërkombëtar”. Pavarësinë e Kosovës, shumë shtete ev-ropiane, përfshirë edhe Turqinë, e njohën menjëherë. Sot, 116 shtete e njohin Kosovën si shtet të pavarur.

Reagimi i ThaçitPresidenti, Hashim Thaçi duke ku-

jtuar këtë ditë ka thënë se për të ardhur deri te 17 shkurti 2008 u deshën përp-jekje, mund dhe sakrifica të mëdha për shumë breza me radhë. “Në fund të shekullit të njëzet populli ynë me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe me përkrahjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të shteteve të Europës, tërë botës demokratike e liri-dashëse, me intervenimin e NATO-s u çlirua përfundimisht nga okupimi dhe represioni i Serbisë”, ka shkruar Kreu i Shtetit të Kosovës në Facebook. Brenda një periudhe tranzicioni, në bashkëren-dim me miqtë ndërkombëtarë, Kosova shpalli Pavarësinë dhe brenda një kohe të shkurtër u njoh nga shtetet më të fu-

qishme të botës, nga demokracitë më të avancuara të globit. “Gjatë këtyre dym-bëdhjetë viteve Kosova ka shënuar të arritura të mëdha në rrafshin nacion-al, në konsolidimin e institucioneve, përparimin ekonomik, në kultivimin e marrëdhënieve të mira ndëretnike dhe funksionimin e shtetit ligjor”.-tha Thaçi. Ai është shprehur se në planin e jashtëm Kosova ka luajtur dhe luan rol paqësor, duke qenë faktor i stabiliteti në rajon. Kosova ka hyrë në dekadën e dytë të pavarësisë me besim, shpresë dhe bindje për një ardhmëri më të mirë dhe më të sigurt.

Reagimi i Kurtit Kryeministri i Kosovës, Albin Kur-

ti ka qenë në Prekaz kë përvjetor të 12-të të Pavarësisë së Kosovës. Kurti ka bërë homazhe te varri i Adem Jashar-it, nga ky është shprehur se përkujtohet e nderohet sakrifica e familjes Jashari. “ Bashkë me kryetaren e Kuvendit, minis-tra dhe deputetë, erdhëm sot këtu në Pre-kaz, në këtë kryeqytetin e e kryengritjes e atdhedashurisë për liri e të qëndresës së popullit tonë për të kujtuar e nderu-ar familjen Jashari. 59 persona të cilët luftuan dhe u sakrifikuan në një ngjar-je të jashtëzakonshme që sot njihet si-kur Epopeja e UÇK-së. Në 12 – vjetorin e shpalljes së pavarësisë i kujtojmë me mall e me pikëllim, por edhe me shumë krenari.”-u shpreh Kurti. Po ashtu, Kur-ti ka zhvilluar homazhe edhe në varrin e ish-presidentit Rrugova. Kurti tha se festojmë përvjetorin e 12-të të pavarë-sisë duke kujtuar presidentin e parë të

Aktualitet

Politika shqiptare ka uruar 12-vjetor-in e Pavarësisë së Kosovës. Kryeminis-tri Edi Rama ka nderuar kujtimin e atyre që dhanë jetën për këtë ditë. “Urime ditën e bekuar të pavarësisë së Kosovës të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen dhe i përjetshëm qoftë kujtimi i atyre që dhanë jetën për këtë ditë”, -ka shkruar Rama në Facebook.

Urimi i MetësNdërsa Presidenti Ilir Meta i ka dër-

guar një mesazh urimi homologut të tij, Hashim Thaçi. Ndër të tjera, Kreu i Shtet-it shqiptar ka thënë se Kosova ka hyrë tashmë në dekadën e dytë të saj si shtet i pavarur dhe sovran, me një demokraci edhe më të gjallë e dinamike. Meta thotë se do të vazhdojë të jetë përkrah Kosovës. “Kjo etapë e re e konsolidimit të shtet-it të Kosovës jam i sigurt se do të sho-qërohet me një hov të ri edhe në mar-rëdhëniet vllazërore dhe bashkëpunimin ndërmjet nesh, në përçim të vlerave më të mira kombëtare dhe europiane. Uroj që përpara sfidave të tjera aspak të lehta, në Kosovë të mbizotërojë uniteti përreth ob-jektivit strategjik për integrimin europian dhe euro-atlantik si dhe njohjen e mëte-jshme në arenën ndërkombëtare”.-thek-soi Meta. Njokësisht, presidenti shpreh besimin se përfaqësimi i njëzëshëm i Kosovës dhe koordinimi me partnerët strategjikë do të mundësojnë edhe fi-nalizimin e suksesshëm të dialogut të ndërmjetësuar me Serbinë, për normal-izimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve përmes një marrëveshjeje që njeh pavarësinë, sovranitetin dhe integ-ritetin e pakthyeshëm territorial të Repub-likës së Kosovës.

Urimi i BashësKryetari i PD, Lulzim Basha ka thënë

se si në krye të opozitës e nesër në krye të

qeverisjes së vendit, Kosova dhe aspira-ta jonë e përbashkët drejt integrimit do të jetë misioni i madh. “Këto nuk kanë qenë vite të lehta për Kosovën,sikundër dhe rruga e së ardhmes është e mbushur me sfida. Por si përherë, jam i bindur se me pjekuri, durim, forcë e mençuri do t’i për-ballni me sukses të gjitha sfidat përgjatë rrugës së vështirë të shtetformimit. Në këtë ditë kaq të bukur dhe të rëndësishme për kombin, dua të shpreh angazhimin tim se çdo ditë të jetës dhe punës time, sot në krye të opozitës e nesër në krye të qeverisjes së vendit, Kosova dhe aspira-ta jonë e përbashkët drejt integrimit do të jetë misioni ynë i madh. Ne do të jemi bashkë në këtë rrugëtim, prandaj edhe më të fortë edhe më të qartë se asnjëherë më parë për të sotmen dhe të ardhmen tonë”, ka shkruar Basha.

Urimi i KryemadhitEdhe kryetarja e LSI, Monika

Kryemadhi ka uruar këtë ditë duke thënë se Kosova është martirja e përgjakur në Evropën e kohëve moderne. “Është e na-tyrshme që sot një nderim i veçantë të shkojë për të gjithë ata djem dhe va-jza, për të gjithë ata luftëtarë të lir-isë që i dhanë Kosovës, lirisë e pa-varësisë së saj, jetën e tyre. Gjithashtu dua të shpreh mirënjohjen e thellë ndaj Shteteve te Bashkuara te Amerikës, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, që ish-in krah Kosovës si në ditët e luftës së përgjakshme, ashtu edhe në procesin politik për shpalljen e pavarësisë së saj. Kosova është amaneti i shenjtë i gjakut të të rënëve, por po aq është edhe ën-drra e bukur e djemve dhe vajzave të saj, ndaj përparimi dhe mirëqenia, pros-periteti dhe zhvillimi i pandalshëm, do ta bëjnë Kosovën edhe më të fortë, edhe më të begatë, edhe më europiane”, ka thënë Kryemadhi.

Politika shqiptare uron 12-vjetorin e Pavarësisë së KosovësKosova 12 vjet shtet, Kurti:

Të bëhemi bashkë dhe të punojmë për ditë më të mira

Pavarësia

Kosovës së zgjedhur me votë popullore, duke vlerësuar përpjekjen e tij për lir-inë e Kosovës. Kryeminsitri, Albin Kur-ti, u shpreh se pavarësia është përpjekja vazhdueshme e popullit të Kosovës për të cilën puna nuk përfundon asnjëherë.“ Ajo ishte ideali përbashkues i brezave para nesh dhe vijon të jetë sfida përpa-ra nesh. Sot Kosova është një hap prapa popullit të vet, ajo nuk është në ditët e veta më të mira por populli ka shpre-sa më të mëdha se kurrë më para. Shpre-sa e popullit është detyra jonë.”-pohoi ai.

Mesazhi i tij është i qartë, të gjithë bash-kë për Kosovën. “Të bëhemi bashkë dhe të punojmë për ditë më të mira. Zhvil-lim ekonomik pra punësim, rend e ligj e siguri pra drejtësi, arsim dhe shëndetësi pra mirëqënie, politika sociale pra bara-zi, politikë e jashtme pra dinjitet, integ-rim europian pra përparim, infrastruk-turë dhe energji pra stabilitet, kulturë dhe sport pra gëzim, dhe mërgata jonë pra bashkëpunim. Këto janë prioritetet tona. Gëzofshi përherë me më të dashurit tuaj, secili, të gjithë bashkë!”-nënvizoi Kurti.

Ceremonia e përkujtimit të pavarësisë

Hashim Thaçi

E martë, 18 shkurt 202012 •

Dossier

Cilat, sipas jush, janë të përbashkëtat dhe ndryshimet midis Kosovës dhe Shqipërisë sot?

Shqiptarët e ndiejnë shpirtërisht që Kosova duhet të jetë pjesë e Shqipërisë, jo vetëm për shkak të elementëve historikë, por, do të tho-sha, edhe për arsye politike. Nuk ka shqiptar që nuk e ndien se Kosova duhet të jetë pjesë integrale e Shqipërisë.

A mendoni se kjo gjithashtu është e vërtetë për brezat më të rinj që janë rritur dhe kanë kaluar nëpër shkollat jugosilave? A mendoni se ata ndihen më pranë Shqipërisë sesa Jugosllavisë?

Në të vërtetë këtë nuk e di, sepse nuk kam qenë në Kosovë. Por do të thosha se, në përgjithësi, ka një tërheqje më të madhe drejt Shqipërisë: kosovarët e ndiejnë se janë pjesë e Shqipërisë dhe do të donin të bashkoheshin me të. Por kjo është më shumë një lloj nostalgjie apo qasje emocionale dhe, për sa i përket ud-hëheqjes, ajo sigurisht i shikon ndryshe gjërat.

Udheheqja shqiptare në Kosovë?Po. Jam krejt i sigurt për këtë. Ata ndiejnë

ndryshe, sepse e dinë qe do të eliminohen nëse Kosova bashkohet me Shqiperinë. Nuk ka dy-shim për këtë. Ata janë zyrtarisht përfaqësuesit e revizionizmit, titizmit etj. Njerëzil në pozita kyçe, që kanë pasur gisht në krijimin e gjendjes ekzistuese, do të eliminoheshin. Pra, s’do mend për t’u kuptuar se ata nuk duan të bashkohen me Shqipërinë, dua të them me një Shqipëri të qever-isur nga ajo lloj udhëheqjeje që ekziston atje sot.

Mendoni se ka ndryshim midis udhëheqjes dhe popullit - se populli nuk ka frikë?

Ashtu është. Përshtypja ime është se populli

e, në mënyrë të veçantë, ata që nuk e njohin sak-të situatën në Shqipëri, kanë një dëshirë nostalg-jike për t’u bashkuar me Shqipërinë. Ata që janë më të arsimuar dhe e njohin ndryshimin midis dy llojeve të socializmit, sigurisht që janë më të rezervuar. Do të thosha se këta janë në përgjithë-si njerëz të arsimuar, që mund t’i dallojnë ndry-shimet, veçanërisht ato ideologjike. Dhe sa për udhëheqjen, nuk ka dyshim që ajo është kundër. Por gjërat e përbashkëta janë: historia e përbash-kët, gjuha e përbashkët, zakonet e përbashkëta. Dhe këto përbëjnë bazën për një bashkim.

Ju thatë se kanë një histori të përbashkët dhe kjo, sigurisht, është e vërtetë. Megjithate, Kosova ka qenë jashtë Shqipërisë për afro shtatëdhjetë vjet tashmë, me përjashtim të një periudhe të shkurtër të pushtimit italian. Meqë shtatëdhjetë vjet në shekullin e njëzet peshojnë më shumë se shtatëdhjetë vjet të çdo kohe tjetër, a mendoni se kjo gjë ka krijuar mundësi për zhvillim të ndarë?

Për mendimin tim, kjo duhet parë në për-puthje me problemet specifike. Për shembull: rajonalizimi - çështja e gegëve dhe e toskëve, së pari - dhe situata ekonomike. Por padyshim që përfshihet edhe elementi afektiv. Nëse, për shembull, një referendum do të mbahej sot në Kosovë, jam i sigurt se një pjesë e madhe e popullsisë do të votonte për bashkimin me Shqipërinë, pikërisht për arsye të këtyre lidh-jeve afektive. Meqë folëm për afritë, duhen përfshirë edhe elementët e rëndësishëm të folk-lorit. Megjithatë ndryshimet janë të ndjeshme. Së pari, kosovarët janë thuajse të gjithë gegë. Dallimi midis gegëve dhe toskëve ka njëfarë rëndësie në historinë e Shqipërisë, dhe vjen që nga koha kur linja ndarëse midis peran-dorive romake dhe bizantine kalonte përmes

Pjesa nga intervista e Ashi Pipës dhënë Mishel Lee, botuar për herë të parë në “Labour Focus on Eastern Europe”, verë 1982

Arshi Pipa Kosova midis Jugosllavisë dhe Shqipërisë

Në Kosovë ka shkolla myslimane dhe islam-izmi praktikohet lirisht, gjëra që mungojnë plotësisht në Shqipëri. Kosovarët janë bes-imtarë. Nuk them se janë fanatikë, por ata ndihen fetarë. Dhe unë mcndoj se feja për ta vjen dhe është kryesisht një element diferencimi vis-a-vis- kundrejt sl-lavëve në përgjithësi.

E martë, 18 shkurt 2020 13•

Dossier

vendit. Kjo, më shumë se ndryshimet fetare, shpjegon se përse gjithmonë ka pasur ndonjë mosmarrëveshje midis gegëve dhe toskëve. Sa për t’iu dhënë një shembull, kur Shqipëria u bë mbretëri, mbreti ishte një gegë nga veriu dhe pati shumë rezistencë ndaj tij nga ana e toskëve të jugut. Të paktën tri kryengritje u filluan në Jug: një në Vlorë, një tjetër në Fier dhe një e tretë në Kurvelesh. Ata që i udhëhoqën këto kryengritje ishin të gjithë toskë. Kishte edhe bajraktarë nga Shqipëria e Veriut, të cilët, për arsye fisnore, nuk e donin Zogun. Por shqetësi-mi kryesor i vinte nga jugu.

Duke qenë se Kosovarët, si dhe shumica e Shqiptarëve në Maqedoni janë gegë, një bash-kim - do t’i kthehem këtij problemi më vonë - do ta ndryshonte menjëherë balancën pak a shumë të njëjtë të gegëve dhe toskëve në Shqipëri. Gjithashtu, në Shqipëri ata kanë mësuar të jeto-jnë së bashku. Nga ana tjetër është edhe çështja e fesë. Në Shqipëri sot ka tre apo katër besime fetare (nëse përfshijmë dhe bektashinjtë) dhe myslimanët formojnë një shumicë prej më shumë se 70 për qind. Elementi mysliman në Shqipëri, në përgjithësi, nuk ka natyre fanatike - feja nuk ka qenë ndonjëherë e rëndësishme për Shqiptarët, për myslimanët edhe më pak se për të tjerët. Katolikët janë diçka më fetarë, por edhe ata vetëm në Shkodër, jo në Malësi. Për arsye të lidhjeve të tyre kulturore me Italinë dhe Vatikanin, ata janë më të vetëdijshëm për identitetin e tyre fetar.

Por është gjithashtu interesant fakti që ata janë ndër më patriotët në Shqipëri. Kanë një traditë të gjatë patriotizmi shqiptar, për-faqësuesit më të mëdhenj të të cilit i gjejmë te françeskanët shqiptarë. Doktrina e themeluesit të tyre nuk është fort shtrënguese për fretërit françeskanë, të cilët ndonjëherë kanë rrëmbyer armët dhe kanë luftuar armikun. Duke qenë se shqiptarët në Jugosllavi janë 95 për qind mys-limanë, bashkimi do ta ndryshonte plotësisht balancën në këtë drejtim.

Fakti që popullsia shqiptare sot është 70 për qind myslimane dhe nesër mund të jetë 95 për qind duket vetëm si çështje përqind-jesh. Por a mendoni se bëhet fjalë për diçka më shumë se thjesht një çështje numrash?

Në Kosovë ka shkolla myslimane dhe is-lamizmi praktikohet lirisht, gjëra që mungojnë plotësisht në Shqipëri.

Kosovarët janë besimtarë. Nuk them se janë fanatikë, por ata ndihen fetarë. Dhe unë mcndoj se feja për ta vjen dhe është kryesisht një el-ement diferencimi vis-a-vis- kundrejt sllavëve në përgjithësi.

Ç’mendim keni për brezin e ri? Më shumë se gjysma e popullsisë kosovare është nën moshën njëzet vjeç.

Pa dyshim që kjo është e rëndësishme. Por, do të thosha se, meqë feja është lënë e lirë në Jugosllavi, atje ka ende një lloj ndjenje fetare, që mund të konsiderohet kryesisht tradicionale dhe zakonore. Atje ekziston akoma, ndërsa në Shqipëri tashmë thuajse është eliminuar. Kësh-tu që, në rast bashkimi, mund të lindin mos-marrëveshje mbi këtë.

Kosova gëzon një shkallë të gjerë autono-mie në Jugosllavi dhe pozita e saj në Federatë është shumë e ngjashme me atë të republikave te tjera dhe Vojvodinës. Çfarë mendoni për statusin e Kosovës në Jugosllavi?

Çfarë kuptimi ka saktësisht thënia se Koso-va është një krahinë autonome? Në aspektin politik, kosovarët kanë një shkalle të madhe autonomie: kanë për shembull forcat e arma-tosura territoriale dhe forcat e tyre të sigurisë; dhe postet kryesore administrative mbahen po ashtu prej tyre. Por çështja është: a funksion-on edhe në nivelin ekonomik kjo autonomi politike? Nuk jam ekonomist dhe nuk e njoh shumë mirë situatën atje, por nga informacioni që kam mundur të mbledh, më duket se situ-ata mund të përshkruhet më mirë me fjalën “gjysmë-koloni”. Federata u ka dhënë atyre

shumë para, madje, edhe Banka Botërore dha për Kosovën një çerek milioni dollarësh për të ngritur ekonominë, si dhe janë dhënë hua me interesa të ulëta nga Federata.

Megjithatë, duket qartë që gjendja atje është e keqe. Krahasoni pagën mujore industriale. Në Kosovë ajo është 180 dollarë, krahasuar me mesataren jugosllave prej 230 dollarësh. Pastaj është fakti qe Kosova është ende në një masë të madhe një rajon bujqësor: 51 për qind e pop-ullsisë jeton me bujqësi, krahasuar me 38 për qind në Jugosllavinë e marrë në tërësi. Ndonjë industri e rëndë është zhvilluar, veçanërisht ajo e minierave dhe industria elektrike, por paratë që shkojnë te këto industri nuk prodhojnë artikuj të tregtueshëm, që sjellin të ardhura dhe punë. Kosovës i duhet të blejë çdo gjë prej vendeve te tjerë të Federatës. Gjithashtu, niveli i papunësisë është tepër i lartë. Në vitin 1981 kishte 178.000 të papunë dhe vetëm 57.000 të punësuar. Edhe këta janë kryesisht punonjës të administratës, kështu që punësimi ka natyrë burokratike, është joproduktiv. Dhe mos harroni edhe një numër të madh studentësh: 51.000, por mbase shifra është pak e ekzagjeruar. Ku do të shkojë ky proletari-at intelektual që po lind? Një numër kosovarësh tani po sillen rrotull duke u përpjekur të gjejnë punë në vendet e tjera të Federatës, apo madje shkojnë në Gjermaninë Perëndimore dhe vende të tjera jashtë shtetit.

Ky është një problem i përgjithshëm, që Kosovën e ka mbërthyer keq për shkak të natyrës së industrisë së saj. Por kudo në mbarë Jugosllavine, degë të caktuara të in-dustrisë, të industrisë kryesore, janë ndier te nënprivilegjuara si një bazë e pakush-tueshme për industrializimin e mëtejshëm. Dhe kudo në Jugosllavi, jo vetëm në Kosovë, papunësia e të rinjve është e lartë. Kosova, sigurisht, e ndien këtë shumë më tepër, sepse nuk ka industri dytësore.

Pra, duhet që absolutisht të përmirëso-het situata ekonomike e kosovarëve, sepse politika ekonomike e kombinuar me një sit-uatë gjysmë koloniale e vë në diskutim vetë domethënien e politikës ekonomike. Nuk di si mund të përmirësohet kjo. Dikush mund të thotë a priori se qeveria jugosllave do ketë bërë ndonjë përpjekje për ta zgjidhur këtë problem, pasi është në interes të Jugosllavise të ketë një Kosovë të shëndetshme. Por nuk e di se cilat janë arsyet që e bëjnë të pamundur shërimin ekonomik të Kosovës. Për shembull, kam lexuar se decentralizimi jo vetëm që nuk e ka përmirësuar situatën atje, por në fakt e ka keqësuar dhe duhet kuptuar se përse. Duhet të dëgjojmë një shpjegim nga njerëz kompetentë në kctë fushë, por fakti është se situata ekono-mike është shumë e keqe.

Po për kulturën?Këtu kemi një tjetër anomali. Kultura

në Kosovë nuk është realisht kosovare, por shqiptare, pra, nëse në këndvështrimin ekono-mik situata është gjysmë-koloniale, në kulturë ajo është thuajse koloniale. Kjo mund të lid-het me faktin se shkollimi nuk është ende aq i zhvilluar sa në Shqipëri. Por çështja është se kosovarët kanë thithur gjithë ç’kanë mar-rë nga Shqipëria dhe për më tepër pa dallim. Atje ka shumë libra nga Shqipëria që thjesht janë riprodhuar. Kini parasysh faktin që ata kanë adoptuar të ashtuquajturën gjuhë letrare standarde. Kuptohen arsyet politike të kësaj gjëje: meqë i kanë quajtur “shiftars” për një kohë të gjatë, dhe duke qenë në njëfarë mënyrë qytetarë të klasit të dytë, ishte e domosdoshme për ta që të identifikoheshin me Shqipërinë me të gjitha mjetet e mundshme. Dhe, duke qenë se shqiptarët identifikohen jo nëpërmjet feve apo strukturave politike -dhe akoma me pak nëpërmjet ideologjisë do të thosha, - por nëpërmjet gjuhës së tyre, ata e adoptuan men-jëherë gjuhën standarde dhe e kanë përdorur atë që atëherë. Kështu që nuk e di se çfarë do të ndodhi tani që marrëveshja kulturore midis Ju-gosllavisë dhe Shqipërisë është pezulluar.

Arshi Pipa

E martë, 18 shkurt 202014 •

Marrëveshja kulturore?Kanë pasur një marrëveshje kulturore me

Tiranën dhe po funksiononte shumë mirë në kuptimin që ata merrnin shumë materiale arsi-more, veçanërisht libra letrarë dhe përpiqeshin ta absorbonin sa më mirë të mundin. Pra, çfarë do të bëjnë tani që marrëveshja është pezullu-ar? Kam dëgjuar se e kanë rishikuar çështjen e gjuhës letrare dhe fare mirë mund ta bëjnë nëse kjo gjendje vazhdon. Shpresoj që ata të përpiqen të zhvillojnë dialektin e tyre letrar. Tani që marrëvëshja është pezulluar nuk do të kenë tekste, kështu që do t’u duhet të krijo-jnë tekstet c tyre dhe kjo do t’u kërkojë kohë. Nuk është aq e lehtë. Nga pikëpamja kulturore, gjithashtu, autonomia ka pasur pak kuptim.

Ndoshta në këtë pikë mund të ishte me vend t’ju pyesja se si mund ta ndryshonte situatën, për mendimin tuaj, nje’ ndryshim i statusit nga krahinë në republikë?

Në një situatë të re, së pari, duhet parë çështja e udhëheqjes. Nëse Kosova merr sta-tusin e republikës, efekti i parë do të jetë një ngritje e moralit të popullsisë, një ngazëllim i vërtetë. Fërkimet do të reduktoheshin dhe mund të përmirësohej edhe situata ekono-mike, nëse Kosova do të kishte një zë më të fuqishëm në Federatë. Kjo do të ishte një pa-sojë thuajse e pashmangshme e statusit të re-publikës, sepse mund të nxiste më shumë ini-ciativa nga ana e udhëheqjes kosovare, mund të nxisë fillimin e reformave, për të cilat ata më parë nuk kishin pushtet dhe legjitimitet të mjaftueshëm. Shpresoj që në një situatë të re udhëheqja të jetë në gjendje për të pasur më shumë ndikim mbi popullin: për shembull, të fillojnë disa reforma në bujqësi, të përpiqen të ndryshojnë gjendjen e saj primitive - nuk po them të kolektivizojnë apo diçka të tillë. Por ka mënyra për të rregulluar situatën, ndosh-ta nga pikëpamja teknike dhe kjo mund të sjellë njëfarë përmirësimi në ekonominë e Kosovës. Sa i përket kulturës, sigurisht, që do të përparojnë dhe do të zhvillojnë një au-tonomi kulturore më të madhe nga Shqipëria.

Pra, do ta shkruajnë historinë e tyre nga një pikëpamje me e pavarur. Ka edhe diçka tjetër. Nëse nuk gabohem, universiteti i atjeshëm u ka dhënë rëndësi lëndëve humanitare; katedrat e teknologjisë dhe të bujqësisë nuk janë shumë të forta. Janë specializuar në histori, letërsi, gjuhë të huaja, por iu mungojnë njerëzit e speciali-zuar në ekonomi, që të jenë të zotët të drejto-jnë industritë. Duhet të rregullohet ekonomia kosovare, por, për aq kohë sa ata nuk kanë dre-jtues dhe specialistë për këtë qëllim, do të jenë gjithmone në një situatë inferiore. Dhe nëse bëhen republikë, mendoj se mund t’ia dalin mbanë. Një ndryshim në status do të krijonte gjithashtu një element stabiliteti, sepse, duke e ndier veten realisht qytetarë të vendit, ata do të fillojnë të përpunojnë projekte më konstruk-tive. Edhe nga pikëpamja kulturore. Kështu që mendoj se Jugosllavia Federale ka shumë për të fituar prej kësaj dhe asgjë per të humbur. Kjo do të ishte një lloj njohjeje ligjore e asaj që ata kane në praktikë, dhe sa për problemin e shkëputjes, nuk mendoj se është real.

Pak më parë thatë se, nëse mbahet një referendum nesër në Kosovë, shumica e kosovarëve do të votojnë për t’u bashkuar me Shqipërinë? Mos ndoshta kjo është ajo që e shqetëson qeverinë dhe udhëheqjen ju-gosllave?

Në situatën e tanishme ashtu mund të ndodhë. Por me dhënien e statusit të republikës vijnë gjithashtu edhe stimujt. Para së gjithash, sepse kosovarët do të bëhen më të vetëdijshëm për sit-uatën politike dhe shumë prej paditurisë që ek-ziston do të zhduket, ndërsa njerëzit do të kup-tojnë ndryshimin midis dy sistemeve. Dhe kur ta kuptojnë këtë, lidhja afektive nostalgjike me Shqipërinë gjithashtu do të dobësohet. Do fil-lojnë të kuptojnë se, megjithëse ka një Shqipëri atje, ka gjithashtu një Shqipëri këtu. Pasi kanë të njëjtën gjuhë, por kanë disa liri që nuk ekzistojnë atje. Në kushte të tilla, nuk është fort e sigurt që

një referendum do të sillte automatikisht alterna-tivën për t’u bashkuar me Shqipërinë.

Ju e dini se, pas ngjarjeve të vitit të fundit në Kosovë, Stane Dolanc, anëtar i Kryesisë së Partisë Jugosllave, u shpreh në një kon-ferencë shtypi përpara gazetarëve të huaj se, nëse Kosovës i jepet statusi i republikës, do të thotë që të krijohen dy Shqipëri, gjë që do të ishte e gabuar. A mendoni se do të ketë dy Shqipëri?

Do të ketë dy Shqipëri, sepse do të jetë një e quajtur Kosovë, që flet gjuhën shqipe dhe zh-villon kulturën shqiptare brenda kuadrit të Ju-gosllavisë Federale. Por çfarë do të thotë kjo në praktikë? Janë një milion e gjysmë shqiptarë në Kosovë dhe gati tre milionë të tjerë në Shqipëri, kështu që do të ketë një Shqipëri më të vogël këtu dhe një më të madhe atje. Por nuk ka dy-shim se kjo gjë do t’i sjellë përfitime Federatës. Unë nuk mendoj që jugosllavët kanë ndonjë gjë për të humbur, sepse shkëputja mua më duket plotësisht e pamundur.

Nuk mendoj se shqiptarët kanë për synim bashkimin me Kosovën. Siç thamë më sipër, sistemet politike janë aq të ndryshëm, sa unë nuk di si mund të njehsohen. Një pushtim i njërës anë mbi tjetrën do të krijonte probleme të mëdha. Vështirë të mendosh se bashkimi i tyre do të sillte ndonjë përmirësim. Shqiptarët, dhe mendoj se e kanë sinqerisht, thonë se ata nuk kanë pretendime territoriale. Kjo, për men-dimin tim, lidhet me problemet në të cilat do të përfshiheshin ata.

Problemi më i menjëhershëm do të ishte karakteri ende gjerësisht privat i bujqësisë kosovare. Shqiptarëve do t’u duhej t’u im-pononin kolektivizimin, por kjo zor se do të pranohej nga kosovarët, të cilët kanë jetuar në një atmosferë lirie në këtë drejtim. Problem do të ishte edhe rajonalizimi. Ose do të kishte një pjesëmarrje më të madhe të gegëve në Qeveri dhe Byronë Politike, gjë që do ta dobësonte shumë dhe praktikisht do ta shkrinte atë lloj udhëheqjeje që ekziston sot në Shqipëri, ose udhëheqësit nga Kosova thjesht do të elimi-noheshin dhe do të krijoheshin kështu armi-qësi. Udhëheqja shqiptare sot - nuk flas për të ardhmen - vërtet që nuk e do bashkimin me Kosovën. Pra, nëse as ajo dhe as udhëheqja e Kosovës nuk e duan bashkimin (kjo si pasojë e ndryshimeve politike), frika për shkëputje apo bashkim nuk kabazë. Shpresoj që udhëheqja jugosllave të arrfjë në këtë përfundim, duke qenë se kjo është në dobi të Jugosllavisë Feder-ale në tërësi dhe jc vetëm të Kosovës.

Përpara se të vazhdojmë, a doni të thoni diçka më tepër për Kosovën nisur nga pers-pektiva shqiptare?

Mendoj se udhëheqja shqiptare ndihet më e sigurt duke e pasur Kosovën atje, si peng për Jugosllavinë, në rast të një pushtimi. Ata e mendojnë atë si një lloj zone tamponi, pasi kanë shumë frikë nga ndonjë pushtim prej Bashkimit Sovjetik. Fakti që ata arrijnë deri aty sa të thonë se, nëse sulmohet Jugosllavia, ata do t’i vijnë në ndihmë, kjo e shpjegon më së miri situatën. Ata ndihen fizikisht më të mbrojtur duke qenë Kosova aty ku është.

Në Shqipëri, a perceptohet çështja kosovare ndryshe nga gegët dhe ndryshe nga toskët? E kam fjalën për atë problemin gegë-toskë që përmendët ju. A ka popullsia e Veriut lidhje më të forta me Kosovën?

Për arsye historike, shqiptarët e Veriut janë më shumë për bashkimin me Kosovën se sa jugorët. Dialekti, si edhe feja, i afron ata. Mar-rëdhëniet e vjetra fisnore mund të jenë ende gjallë, sepse mendoj se ato nuk shkulen aq le-htë. Për shembull, kur unë flas me dukagjinasit nga Shqipëria, ata besojnë se kosovarët janë si ata, malësorë Dukagjini që kanë zbritur poshtë në fusha. Kështu që, në njëfarë mase, i ndiejnë si të fisit të tyre. Sigurisht, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për shqiptarët e Jugut.

Si është situata kulturore sot në Kosovë?Analfabetizmi është ende shumë i lartë

në Kosovë, rreth 31 për qind. Kjo çon në një shpërpjesëtim midis studentëve të universitetit dhe njerëzve të paarsimuar. Kjo, sigurisht, lidhet me diferencat midis popullsisë qytetare dhe asaj fshatare, gjë kjo që në Shqipëri, siç e dini, është korrigjuar. Nuk ka qenë kurrë një problem real në Shqipëri, sepse qytetet kanë pasur përherë një lidhje të afërt me krahinat, por gjithsesi në Shqipëri ka qenë orientim politik që të mbyllej ky hendek. Për pasojë, në këtë drejtim kemi një ndryshim midis Shqipërisë dhe Kosovës.

A mendoni se ky hendek në Kosovë është rezultat i natyrës private të bujqësisë, apo mos ndoshta është rrjedhojë historike e për-masave më të mëdha të qyteteve, e zhvillimit të tyre më të pavarur?

Nuk kam kompetencën të flas për këto prob-leme. Por është e vërtetë se kosovarët kanë pas-ur një lloj ekonomie baritore - rritja e bagëtish dhe veçanërisht e deleve - si edhe zakonin e shtegtimit, që gjithashtu e kanë shqiptarët e Veriut. Ekonomia ndikohet nga faktorët fizikë

Dossier

dhe gjeografikë dhe kjo i bën ata disi më të ndryshëm nga popullsia në Jugosllavi. Ajo që dua të them është se ka një pabarazi të madhe: nga njëra anë, është inteligjencia, shkollarë të mirë po dalin tani atje; dhe nga ana tjetër ka padituri dhe analfabetizëm. Dhe padituria sjell fanatizmin. Situata mund të rregullohet, do të rregullohet, veçanërisht përmes zhvillimit te-knologjik, përmes udhëtimeve nga Kosova në Shqipëri dhe le të shpresojmë anasjelltas, por, gjithashtu, me zhvillimin e një kulture kosovare. Kosovarët kanë disa tradita që, në njëfarë mase, i dallojnë ata nga pjesa tjetër e Shqipërisë. E për ta zhvilluar më tej kulturën e tyre kombëtare, atyre do t’u duhet t’i përdorin këto karakteristika dhe të kthehen te letërsia e krijuar në Kosovë, do t’u duhet të zhvillojnë dialektin e tyre letrar. Ky lloj kopjimi i gjuhës nuk më duket shumë produktiv.

Para së gjithash, kjo krijon një problem të madh. Kam lexuar komunikatën e një prej taki-meve të ekzekutivit që shqyrton situatën e gjuhës dhe ata ishin shumë të brengosur nga ngadalë-sia me të cilën po absorbohet gjuha letrare e njehsuar. Ishte e pritshme për shkak të ndrys-himeve në dialekt. Nëse ata, përkundrazi, do të përpunonin një lloj gjuhe letrare të bazuar në di-alektin kosovar, mendoj se atëherë arsimimi do të përmirësohej dhe popullsia do ta absorbonte atë më mirë. Kjo na sjell te çështja e letërsisë, që është e rëndësishme nga pikëpamja politike dhe kulturore. E kam venë re dhe flas me një farë sigurie, se kosovaret po bënin një punë të mirë në letërsi para se të adoptonin gjuhën letrare të njehsuar, sepse, padyshim, e kishin më të lehtë për t’u shprehur. Pati një lloj eklektizmi të thek-suar apo pa drejtim: të gjitha llojet e rrymave u përzien pa dallim, por ato ishin shtigje, ishin rrugë kalime që po krijoheshin. Jam i sigurt që kanë krijur gjëra të mira. Dhe, sigurisht, njerëzit i kanë, si zgjuarsinë, ashtu dhe aftësinë për të krijuar.Kosovarët kanë një imagjinatë shumë të mirë. Dhe kjo pothuajse është ndalur tashmë. Gegërishtja dhe toskërishtja janë e njëjta gju-hë, për këtë nuk ka asnjë dyshim, por ato kanë disa ndryshime. Nuk është e lehtë të shkruash në dialektin tjetër nëse nuk je stërvitur shumë mirë. Pra, përshtypja ime aktuale është që, ajo çka kanë krijuar së fundmi, nuk ka shumë vlerë. Kishte një potencial letrar të vërtetë, por tashmë është zhdukur.Mund të ringjallet fare mirë, por se si, nuk e di me saktësi.

Përktheu: Çapajev ZëraMarrë nga libri “Stanilzmi Shqiptar”,

hartuar nga vetë Pipa, fq. 78-90, botimet “Princi”, 2010

E martë, 18 shkurt 2020 15

Shëndet dhe Estetikë

Gjakderdhja nga hunda është humb-ja e gjakut prej mbështjellësit të brend-shëm të hundës. Ajo mund të ndodh në të dy kanalet, por zakonisht ndodh vetëm në njërin.Pse hunda pëson shpesh gjakderdhje?

Enët e shumta të gjakut që ndod-hen në hundë ndihmojnë të ngrohin dhe mbajnë të njomur ajrin që ju merrni. Këto enë ndodhen shumë afër sipërfaqes së hundës për këtë arsyje ato shumë le-htë mund të lëndohen. A është gjakderdhja nga hunda shqetësuese?

Gjakderdhjet nga hunda burojnë nga enët më të mëdha të gjakut që ndodhen më thellë në hundë. Këto gjakderdhje mund të jenë të rrezikshme, ato ndodhin edhe pas ndonjë lëndimi. Gjakderdhja nga hundët ndodh më së shpeshti te per-sonat më të shtyrë në moshë për arsy-je të ndryshme. Disa prej arsyeve mund të jenë: presioni i lartë i gjakut, aterosk-leroza, marrja e aspirinit ose çrregullimet me gjakderdhje. Zakonisht sa më shumë që personi është i shtyrë në moshë aq më serioze është gjakderdhja. Nëse gjakderdhja nga hunda zgjat më shumë se 20 minuta ju duhet të kontrolloheni menjëherë te mjeku. Gjakderdhja juaj është rezultat i ndonjë lëndimi, rrëzimi ose ndonjë goditje në fytyrë. Gjakderd-hja nga hunda pas rrëzimit ose ndon-jë aksidenti mund të jetë shenjë e gjak-derdhjeve të brendshme në organizëm. Nëse ju përjetoni shpesh gjakderdh-je nga hunda ju mund të keni ndonjë problem më serioz shëndetësor, si p.sh. shenja të leukemisë. Gjakderdhja nga hunda gjithashtu mund të jetë shenjë e dromcave (grimcave) në qarkullim të gjakut, çrregullimeve në enë të gjakut ose mund të jetë shenjë e tumorit hundor (kancerogjen ose jo kancerogjen).Çfarë e shkakton gjakderdhjen nga hunda?

Shkaktarët më të zakonshëm të gjak-derdhjes nga hunda janë: Thatësia e hundëve (që zakonisht shkaktohet nga sistemet e nxehjeve shtëpiake gjatë dim-rit) dhe,

Ngacmimi i hundëve. Këto dy fak-torë bashkëpunojnë me njëri tjetrin pasi që ngacmimi i hundëve zakonisht ndodh atëherë kur mukusi në hundë është i thatë dhe me kore.

Faktorët tjerë përfshijnë lëndi-met, ftohjet, alergjitë dhe konsumimin e kokainës. Te fëmijët mund të ndodhë për shkak se ata zakonisht fusin objekte të vogla në hundën e tyre kurse person-at e shtyer në moshë mund të kenë at-erosklerozen (e cila është ngurtësia e ar-terieve), infeksione, presion të madh të gjakut, dhe çrregullime me dromca (grimca) të gjakut.

Gjakderdhja nga hunda zakonisht ndodh edhe si pasojë e përdorimit të il-açeve që mund të shkaktojnë dromcat e gjakut, si aspirini. Ndërsa një faktorë më i rrallë i gjakderdhjes nga hunda mund të jetë një çrregullim që quhet telangiek-tasia hemoragjike e trashëguar. Në disa raste shkaqet e gjakderdhjes nga hunda janë të panjohura.Këshilla për parandalimin e gjakderdhjes nga hunda:

Preni thonjët e fëmijës tuaj rregull-isht në mënyrë që ata mos ti fusin gish-tat në hundë.

Neutralizoni thatësine e ajrit në shtëpinë tuaj gjatë dimrit duke përdorur pajisje për lagështimin e saj.

Ndaloni pirjen e duhanit. Tymi i cig-ares thanë hundën tuaj dhe irriton atë.

Hapni gojën kur teshtini.Çfarë duhet të bëj nëse kam gjakderdhje nga hunda?

Gjakderdhjet nga hunda mund të duken të frikshme mirëpo ato nuk janë shqetësuese. Të gjitha gjakderdhjet nga hunda mund të trajtohen në shtëpi.

Nëse jeni duke përjetuar gjakderd-hje nga hunda, uluni ngadalë dhe ano-ni pak përpara, mbani kokën lart pasi që kjo ndihmon në ngadalësimin e gjak-derdhjes. Animi përpara ndihmon që gja-ku të kaloj rreth hundës tuaj dhe jo në fyt. Nëse ju anoni mbrapa ju rrezikoni të përbini gjakun, kjo mund të iu irritoj sto-makun.

Me gishtin tuaj të madh dhe me gishtin tregues shtrydhni dy pjesët anësore të kanaleve tuaja të hundës dhe mbani atë rreth 5 minuta, nëse pas 5 minutave gjakderdhja nuk ndalet atëherë mbani hundët shtrydhur edhe 5 ose 10 minuta më shumë.

Mbasi të ndalet gjakderdhja mos bëni diçka që mund ta shtyjë atë të fil-lojë prap si p.sh të kërruseni ose të fry-ni hundët.

Gjakderdhja nga hunda, a është shqetësuese?

Ulcera është një lezion i mu-kozës/cipës gastrike (sto-makut). Ky lezion shfaqet atëherë kur sekrecionet gas-

trike që përmbajnë acid klorhidrik dhe një enzimë tjetër që quhet pepsinë, irri-tojnë mukozën e stomakut duke e gërry-er atë deri në shfaqjen e kraterit ulceroz. Ulcera peptike që shfaqet në mukozën e stomakut quhet ulcer gastrike. Ulcera gastrike prek më shumë meshkujt 20- 30% sesa femrat 10-20%.Cilat janë shkaqet?

Shkaqet kryesore të sëmundjes ul-ceroze janë dy: infektimi nga bakteri he-likobakter-pylori dhe përdorimi apo abuzimi me barnat anti inflamatore

josteroidiene (AIJS), si për shembull aspirina. Megjithëse një pjesë e madhe e popullsisë është e infektuar nga ky bak-teri, ulcera nuk shfaqet tek të gjithë. Ndër shkaqet e tjera që mund të shkaktojnë ose jo ulcerë, mund të përmendim duhanin, alkoolin, stresin psikologjik apo fizik pas një traume, ndërhyrje apo aksidenti, por edhe antecedentet personale apo famil-jare për sëmundje ulceroze etj.Cilat janë simptomat?

Simptomat e ulcerës janë të ndrys-hme, por ulcera mund edhe të mos para-qesë asnjë simptomë (ulcera memece). Ndër simptomat kryesore mund të për-mendim dhimbjen, që është në formë dj-egie ose shtrëngimi, të përzjerat dhe të vjellat sidomos pas ushqimit, munge-sa e oreksit, fryrjet e barkut ose jashtë-qitja me ngjyrë të zezë në rastin e një ul-cere hemorragjike. Simptomat e ulcerës gastrike dhe duodenale janë të ngjashme, me përjashtim të periudhës së dhimb-

jes. Dhimbja e ulcerës duodenale shfaqet disa orë pas ushqimit (kur stomaku është bosh) dhe përmirësohet pas ngrënies. Dhimbja mund ta zgjojë pacientin në mes të natës. Ndërsa dhimbja e ulcerës gas-trike shfaqet pothuajse menjëherë pas ushqimit (kur stomaku është plot).Diagnostikimi i ulcerës

Ekzaminimi radiologjik dhe en-doskopik (me anë të kamerës) që është dhe ekzaminimi më i mirë për diagnos-tikimin e ulcerës dhe natyrën e tij duke bërë të mundur edhe marrjen e material-it gastrik (biopsisë) për të parë nëse kemi të bëjmë me një lezion beninj apo mal-inj. Është shumë e rëndësishme natyra beninje apo malinje e lezionit ulceroz përpara fillimit të terapisë, sepse terapia mund të fshehë simptomat e ulcerës malinje dhe mosdiagnostikimi në kohë ka pasoja të rënda për jetën e pacientit.Trajtimi

Qëllimi i trajtimit është që të ndalo-jë dhimbjen dhe të parandalojë një kom-plikacion të mundshëm, si për shem-bull hemorragjia apo perforacioni. Nëse ulcera shfaqet nga helikobakter pylori, luftohet me antibiotikë dhe barna të tjera për uljen e aciditetit. Nëse shkaktohet nga përdorimi i AIJS, rekomandohet ndërpre-rja e këtyre barnave. Ndryshimi i stilit të jetës, si: lënia e duhanit, alkoolit, evitimi i stresit mund të ndihmojnë në shërimin më të shpejtë të ulcerës.Dieta ushqimore

Ushqime të rekomandueshme për të sëmurët me ulcer janë: Qumështi, krem-rat, orizi me qumësht, djathë lope pa kripë, gjizë. Vezë gjysmë të ziera, e bard-ha e vezës e rrahur, puding Bukë e bard-

hë jo e freskët 150g/ditë (2-3 feta buke) Mish viçi, pule, peshk (vetëm të ziera ose të pjekura mbas zierjes) Supë me makarona e oriz Lakra, lulelakra, karo-ta të zjera Patate pure ose të ziera Do-mate gjysmë të bëra Fruta të pjekura pa fara dhe pa lëkurë si mollë, dard-ha, pjeshkë, banane Biskotat, pandis-panja, qumësht Panda Gjalp, margarinë, vaj, krem pastiçerie Çaj mali, kamomi-li Duhet ngrënë pak dhe shpesh me por-cione të vogla dhe ndërmjet vakteve kryesore. Duhet respektuar orari i vak-teve kryesore. Duhet evituar pirja e lëng-jeve me gaz, si: ujë me gaz, kola etj. Ush-qime jo shumë të kripura, por as edhe pa kripë fare. Duhen evituar gjellët dhe pijet shumë të ftohta apo shumë të ngrohta.Nuk rekomandohen

Alkooli, (raki, verë, birrë, konjak, uiski etj) duhan, kafe, kakao, çaji kin-ez. Fasulet, bizelet, bishtajat (bathët), mi-shi i derrit, kosi, dhalla, djathërat e fer-mentuar Ushqimet e skuqura, të pjekura, të konservuara (sardelet, mishi i kon-servuar, të tymosurat, vezët e peshkut, kërpudhat) kondimentet, pikantet (sal-ca, majonezë, spec djegës, piper, erëza, mustardë, turshi, gogozhare), hudhrat, qepët, preshi, frutat vajore (arra, ba-jame, kikirika, lajthi), buka e zezë. Të ëmblat e koncentruara: çokollatë, mjaltë, reçel, marmalatë. Frutat citrike: (portokalli, limoni, mandarina, molla e thartë) Medikamente si antiinflamatoret josteroidiene si: aspirinë, ibuprofen, diclofenac, antiinflamatorët steroidiene si kortizonikët, antikoagulantët. Këtu përfshihen të gjitha ushqimet pak a shumë.

Ulçera: Simptomat, Diagnostikimi dhe trajtimi. Ushqimet që nuk rekomandohen

E martë, 18 shkurt 202016

CMYK

PRINTO ME NGJyRA CMyK

Fjalëkryqi i “Standard-it”

Fjalëkryqi pa skemë

HORIZONTALE1. Kanë shumë disiplina -Kështu mund të jetë një ide e... ngulitur - Është mundi pa dobi -Në krye të bashkisë2. Një gjigant i florës -I katërti në kapitull -Ai partizan shpërnadnte urdhrat e mesazhet3. Fare pa fe -Kufijtë e kujtesës

-Bëjnë garvurë me gurë -Një skuadër greke -Miu në computer4. Është transmetimi.. .live -Është fusha më tërheqëse -Është copë torte5. Zola shkrimtar -Janë të dërguar me.. ve-ladon -Kufizojnë Francën

6. Kalohet në gjumë -Satelit i Uranit -Gjysma e inatit -Një muzikë... dasme7. Maxhordomi i inter-pretuar nga Gerard De-pardieu -Matet pa kufij - Finlanda e... finland-ezëve8. Janë edhe ato të cirkut -Një mund të jetë fetar

-Thyhet me dy kafshata -Oliver i Dickens9. Anestetik kozmik -Italia në tabela -Është teto -Agolli që qe aktore10. Në krye të avokatëve -Të parat në stacion -Kompozoi Falstaff. -Është telefilmi11. Një pije bianco dhe rosso

Eshtë një fjalëkryq për ekspertët dhe për kampionët. Për ta zgjidhur duhet që kutitë e zeza të vendosen nga ju

Duhet të nxini 48 kuti

HORIZONTALE1-Janë të Mëdha me Kubën5-Hot… në fast food8-Derisa mbarojnë9-Mbyllin një sirtar11-Tiulli i Byron13-Louis Malle15-Ato të kombit i marrin udhëheqësit në dorë18-Pak latinisht19-Këndohen me akte21-Përfundojnë një shtëpi

22-Ishin armiq të hebre-jve24-Lumë në Zvicër25-Luhet një në teatër26-Ishte ndërkombëtare koministe29-Institute Informative Lokale30-Merren me të kaluarën32-Eshtshteti me Basra33-Ekstremet e ndeshjes34-Një sektor për... pub-licitetet

35-Eshtë shtet ballkanik38-Bëhen pas... pikiatave39-Një pleh kimik41-Fillon nga bishti42-Një Santa në New Mexico43-Makeba e Pata Pata44-Poeti i Méditations poétiques.48-Një fjalë e... mbushur50-Fillojnë lart51-Një libër me harta53-Fund shkurti

54-Janë konfliktet... plan-etare56-Përfundojnë në çengel57-Gjysma e tullës58-I keni në dorë60-Lart e mbetur pa ar62-Ishte babai i Rosmun-das.63-Pacino aktor64-Një takim astro-nautësh në... orbitë68-Dollarë amerikanë69-Kërkohet nga poeti

70-Qytet në Kaliforni71-Ngrihet duke bër-titur

VERTIKALE1-Nxirrte xhindin nga llampa2-Chuck i filmve ac-tion3-Një garë me mo-toçikleta4-Njëlloj për latinët6-Mund të jenë mad-horë7-Një qendrim... i ngrirë8-Fillojnë stafetën9-Qytet zviceran10-Kufizojnë rastet12-Janë lëvizje... mashtruese13-Maazel i baketës

14-Kryeqyteti i Ni-karaguas16-Pak teologji17-Eshtë racë... kombi18-Bëhet nga... servili20-Janë ata që kanë mbetur gojëhapur21-Eshtë klithmë22-I takojnë fituesit23-Pak banalitet24-Thirrrej “Profeso-ri” në Formula 127-Ishte futbolli i Holandës28-Lumi i Firences31-Thuajse unik34-U vra në banjë nga Corday36-U kompozua nga Massenet37-Eshtë trup qiellor38-Kulmet e një kulmi

40-Qëndron ndryshe42-Një “Ka” me rrota43-Djeg... nostalgji-kun45-Këngëtare e famshme italiane46-Instiute Botuese Ushtarake47-Një pjesë e etiketës49-Bardhyli poet50-Amanda e spek-taklit52-Eshtë Na në tabelë55-Struci australian59-Pak rendiment61-Cruise aktor62-Kusinë pa çifte65-Ndesh në kufij66-Zgjatet në eks-treme67-Diftong në kuotë.

-Është dashnor i vjetër -Kush ka... nuk i ecën -Botim pa kufij12. Pamela aktore -Veshja e indianeve -Një gjini filmi

VERTIKALE1. Ka një afat në pro-duke -Pak amatorizëm2. Kërkohet nga poeti -Një vrap pele3. Lumë në Siberi -Mbahen me bateri -Inicialet e Duvall4. Një grua biblike -Numri i muzave5. Janë shqiptarët nën Shkumbin -Një pjesë e variantit -Mbyllin një manastir 6. Inicialet e Béart ak-tore

-Gjarpëron në Shqipëri -Kufijtë e nsiskëms7. Një pjesë e tarikat-eve. -Një legjendë -Giuliana de aktore8. Bëjnë sevap9. U bindeshin feu-dalëve10. Inicialet e Asimov -Një pije dry -Kapen të parat -Në fund majtas11. Janë elektroda pozitive -Gjysmë vrapim12. I dëgjoi vetëm Od-iseu -Mbreti i Shake-speare13. Film i Alan Parker -Në hyrje të Europës -I ka tek rendi14. Një shtet me Dam-

ask -Jupi tani traiuner15. Diku në qendër. -Është leximi në shkollë16. Është yll me bisht -Të parat në atletike -Ekstreme për fen-nec.17. Ari i italianëve -Janë kampionë18. François i Efek-ti natë -Një pjesë e etiketës19. U mbiquajt Ike20. Ente Ekonomike Tiranë -Një program... la-jmesh21. Fillojnë brenda -Merren me iniciativa22. Ajri i Londrës -Inicialet e Gide -Ishte muza e kome-disë

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

Zbavitje

printo

cmyk