16
TRAGJEDIA NË MES TË QYTETIT Intervistë me nënkryetaren e LSI-së Faqe 4 GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 5 KORRIK 2019 Nr. 4473, ÇMIMI 20 LEKË ÇMIMI PËR MAQEDONI DHE GREQI 1 EURO KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU www.standard.al e-mail: [email protected] [email protected] Botim i “standard” Ish-kryeministri Pseudoreforma e Soros i dha Ramës të gjitha pushtetet. Nuk do e ndalim betejën Në selinë blu Basha, kryesisë e këshillit: 30 Qershori, nul. Kryemadhi: Rama, minoranca e minorancës Intervista Arben Imami: Askush nuk ka licensë të shuajë PD-në, është vlerë kombëtare Ngjarja e rëndë Nëna kyç në shtëpi fëmijën, 5-vjeçarja hidhet nga kati 2 pas 3 ditëve e braktisur Protestë më 7 korrik Shqiptarët në SHBA kërkojnë ndihmë nga Trump: Shpëtoje Shqipërinë nga Soros Politikë Faqe 2 Politikë Faqe 2 Politikë Faqe 2 Aktualitet Faqe 13 Politikë Faqe 3 CMYK nga celulari ose kompjuteri BLI SIGURIMIN U vra me bukë në dorë, banorët e Kavajës: Ishte njeri i përsosur në jetën familjare të tij Shifrat alarmante “Shqipërisë po i ikën truri”, 750 të rinj largohen nga vendi vetëm në 3 ditë Mehmetaj zbardh të vërtetën e “urdhrit” ndërkombëtar: Opozita përbuzi skenarin e Ramës Faqe 9 < < 6-7 META URON TRUMP SHBA, frymëzim për demokracinë përballë qëllimeve sfiduese anti-vlerë INTERVISTA ME MJEKEN Nga virozat te helmimet dhe sëmundjet e zemrës, disa këshilla si mund të parandalohen Faqe 3 Faqe 8-9 Katër korriku i “shefit”, mesazhet për ditëlindje! Nga Gëzim Saliu Opinion Faqe 14

GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 5 KORRIK 2019 …...2 E premte, 5 korrik 2019 Berisha: Betejë vendimtare deri në rikthimin e vlerave të demokracisë Ish-kryeministri, Sali Berisha,

  • Upload
    others

  • View
    20

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

TRAGJEDIA NË MES TË QYTETIT

Intervistë me nënkryetaren e LSI-së Faqe 4

GAZETË E PËRDITSHMEE PREMTE, 5 KORRIK 2019

Nr. 4473, ÇMIMI 20 LEKËÇMIMI PËR MAQEDONI

DHE GREQI 1 EURO

KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU www.standard.al

e-mail: [email protected]@standard.al

Botim i “standard”

Ish-kryeministriPseudoreforma e Soros i dha Ramës të gjitha pushtetet. Nuk do e ndalim betejën

Në selinë bluBasha, kryesisë e këshillit: 30 Qershori, nul. Kryemadhi: Rama, minoranca e minorancës

IntervistaArben Imami: Askush nuk ka licensë të shuajë PD-në, është vlerë kombëtare

Ngjarja e rëndëNëna kyç në shtëpi fëmijën, 5-vjeçarja hidhet nga kati 2 pas 3 ditëve e braktisur

Protestë më 7 korrikShqiptarët në SHBA kërkojnë ndihmë nga Trump: Shpëtoje Shqipërinë nga Soros

Politikë Faqe 2

Politikë Faqe 2

Politikë Faqe 2

Aktualitet Faqe 13

Politikë Faqe 3

CMYK

nga celulari ose kompjuteriBLI SIGURIMIN

U vra me bukë në dorë, banorët e Kavajës: Ishte njeri i përsosur në jetën familjare të tij

Shifrat alarmante

“Shqipërisë po i ikën truri”, 750 të rinj largohen

nga vendi vetëm në 3 ditë

Mehmetaj zbardh të vërtetën e “urdhrit” ndërkombëtar: Opozita

përbuzi skenarin e Ramës

Faqe 9

SHERRI PËR GËRVISHTJEN E MAKINËSTronditet Kavaja, përplasja

me armë mes 2 grupeve i merr jetën 50-vjeçarit, 7 të plagosur

< <6-7

META URON TRUMPSHBA, frymëzim për demokracinë përballë qëllimeve sfiduese anti-vlerë

INTERVISTA ME MJEKENNga virozat te helmimet dhe sëmundjet e zemrës, disa këshilla si mund të parandalohenFaqe 3 Faqe 8-9

Katër korriku i “shefit”, mesazhet për ditëlindje!Nga Gëzim Saliu

Opinion

Faqe 14

2 E premte, 5 korrik 2019

Berisha: Betejë vendimtare deri në rikthimin e vlerave të demokracisëIsh-kryeministri, Sali Berisha, deklaroi dje se vlerat e demokra-cisë të groposura me 30 qershor me farsën moniste duhet të vendosen një minutë e më parë. “Në rrafshin vleror ka një karakter të shenjtë. Vlerat e demokracisë të groposur me 30 qershor me farsën moniste duhet të vendosen një minutë e më parë. Thirrja ime për mbarë qyte-tarët shqiptarë është të vazhdo-jnë betejën deri në fitoren tonë ven-dimtare të plotë.”- tha ai. Duke folur për gazetarët pas takimit me

Bashën, Berisha tha se bojkoti-mi i zgjedhjeve ishte një nga ak-tet më të mençura të PD-së. “Nuk u bënë pjesë e farsës më të shëmtu-ar të narkoshtetit ku baronët e drogës dhe krimit me pushtet dhe në shpellat e drogës vendosin për fatin e qytetarëve. Është jetike që opozita të qëndrojë e papërly-er. Besnike e vlerave dhe për asn-jë sekondë fasadë e një regjimi më të urryer që kanë pasur shqiptarët nga koha e Enver Hoxhës deri më sot.”- u shpreh Berisha. I pyetur

se cili do jetë fati i PD-së , Beri-sha se se zgjedhjet janë të dënuara me vdekje, nuk ishin zgjedhje ato po një farsë. “Rikujtoni pak Kon-ventën europiane të të Drejtave të Njeriut, vendimet e Gjykatës për të Drejtat e Njeriut për zgjedhjet, votën. Ato vendime hedhin posh-të me përçmim si antidemokratike zgjedhjet moniste, zgjedhjet pa al-ternativë, pa kandidat. Cilido që mbështet apo thotë atë që thoni ju do të mbulohet nga turpi i histor-isë. Ky është një vend i lirë, pop-

ulli opozitar është një popull i lirë, i pa sunduar nga mafia. Asgjë këtë popull nuk mund ta mposhtë. Nuk po bën asgjë veçse po mbron ato vlera, të cilat janë sanksionuar në demokracitë më të hershme në ven-det e lira në mbarë botën. Kon-gresi i autoriteteve lokale dhe ra-jonale të Europës bojkotoi në një akt të pashembullt në histori vëzh-gimin e zgjedhjeve sepse nuk mund të vëzhgonte farsën. Këto janë qën-drime të drejta të lidershipit dhe popullit opozitar.”- theksoi ai.

Politikë

Protesta e 8 korrikut dhe ax-henda e e opozitës pas 30 qershorit, ishte arsyeja pse kryetari i Partisë Demokra-

tike, Lulzim Basha, mblodhi djenë selinë blu kryesinë, aleatët e më pas këshillin kombëtar. Mbledhjet janë zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa mësohet se Basha ka dhënë porosi që fokusi i punë në këto ditë të jetë ma-siviteti i protestës, ndërsa ka porositur që gjithçka të zhvillohet e qetë. Lideri i opozitës është shprehur se 30 qer-shori e motivon më shumë opozitën për të vazhduar bëtejën për largimin e Edi Ramës dhe për ndëshkim të politikanëve që vodhën zgjedhjet. “1. Rama edhe kur i bën i vetëm kandi-dimet, votimet dhe numërimin, edhe kur nuk ka kundërshtar për të vjed-hur, vjedh dhe manipulon. Këtë e deshmojnë qindra denoncime nga media dhe mijëra të tjera nga qyte-taret si dhe gjetjet nga raporti para-prak i ODIHR, me i keqi që nga 97. Rama e beri për të rritur pjesemarrjen fiktive. ODIHR vuri vulën per rolin kriminal të KQZ në këtë operacion të paparë manipulimi. Me Edi Ra-men nuk mund të ketë kurrë zgjedh-je të lira. 2. Konstatimet paraprake te

ODIHR nxjerrin mes shume proble-meve 2 çeshtje kryesore: a) dekreti i presidentit eshte ne fuqi, farsa e 30 qershorit eshte nul sepse eshte kunder parimit themelor te sundim-it te ligjit; b) regjistrimi i paterices se krijuar nga Edi Rama per te kr-juar iluzionin e gares u be ne shkel-je te ligjit. Votimi i 30 qershorit es-hte nul. 3. Refuzimi qe shqiptaret i

bene farses eshte refuzim ndaj reg-jimit te Edi Rames. Ndonese PD eshte aksionierja kryesore e ket-ij refuzimi popullor ka shume ak-sionere. Me ne u bashkua shumi-ca absolute e shqiptareve. Ky eshte refuzim i regjimit te Edi Rames. Detyra jone eshte qe, nepermjet ak-sionit tone politik, ta kthejme kete nga shumice refuzuese per regjimin

e Rames, ne nje shumice shprese dhe besimi per ndryshim.”.

KryemadhiNdërkohë kryetarja e LSI-së,

Monika Kryemadhi, në një pron-oncim për gazetarët pas takimit me Bashën në selinë blu, Kryemadhi tha se 30 qershori është ilegjitim. “Kemi një dekret të presidentit të hyrë në fuqi, kemi dhe një datë tjetër zgjedh-jesh që është 13 tetori. Nuk kemi parë deri sot asnjë ankimim të PS deri më sot as në gjykatat socialiste dhe as në Kushtetuese.Ky njeri ngre çdo gjë mbi ilegjitimitetin. Sot tregon edhe më shumë se ilegjitimiteti i tij, kap-ja e sitemit, çdo institucioni shtetëror nuk mund të jetë jetëgjatë për të. Kanë ikur dhe rrëzuar burra shumë më të fortë se ai.”.

Sa i takon protestës së ditës së hënë, Kryemadhi tha se do të jetë e qetë si gjithë protestat e tjera dhe paqësore. “Provokatorët e Edi Ramës dhe Sandër Lleshit nuk mund të pro-vokojnë më shqiptarët dhe aq më shumë opozitën. 30 qershori ishte ref-erendum plebishitar ku tregoi edhe njëherë se Rama është minoranca e minorancës.”.

Basha, kryesisë e këshillit: 30 Qershori do rezultojë nul. Kryemadhi: Rama është minoranca e minorancës

Arben Imami, një nga themeluesit e Partisë Demokratike ka deklaru-ar mbrëmë në studion e Real Story të Sokol Ballës në Vizion Plus se opozi-ta me aksionin “Rama ik” nuk solli largimin e Ramës, porse iku vetë Par-tia Demokratike, pasi sot nuk është as në parlament dhe as bashkitë nuk i kemi më. Ai i ka dhënë të drejtë Joze-fia Topallit, e cila tha se PD për herë të parë ngeli pa asnjë lloj përfaqësi-mi. Imami foli edhe për debatet bren-da Partisë Demokratike, pas dështi-

mit të protestave 5 mujore duke mos arritur qëllimin final të saj, “largimin e Ramës”. “Në fakt ajo që solli PD-ja ishte vetëm largimi i saj” tha Imami, një nga themeluesit e Partisë Demokratike, i larguar në vitin 1992 dhe i rikthyer në vitin 1996, por kur Basha erdhi në krye të PD u përjash-tua nga listat për deputetë së bashku me Jozefina Topallin. Imami tha se nuk mund të thotë me siguri se çfarë ndodh brenda PD, por ka probleme brenda saj. Pas kaq kohësh PD du-

het të bëjë një reflektim për të parë se çfarë ka arritur në këto 5 muaj, pasi për herë të parë mbeti pa asnjë lloj përfaqësimi. “Pas këtij aksioni opozi-tar 5 mujor është e arsyeshme që të bëhet një moment reflektimi dhe të shihen konkluzione dhe përfundi-met mbi situatën që kaloi dhe mbi atë që ndodhen aktualisht. Protestat nuk dhanë rezultate. Për të gjykuar një ve-prim nëse është i mirë apo i keq, du-het që qëllimi të jetë i mirë, mje-tet të jenë të mira dhe rezultati të jetë

i mirë. Nëse një nuk qëndron, vihet në pikëpyetje. Qëllimet ishin të mira, mjetet ishin të diskutueshme, por re-zultati ishte i gabuar dhe problema-tik. Jozefina kishte të drejtë. Rezulta-ti nuk ishte i mire dhe nuk mund te thuash qe fituam. PD ngeli pa për-faqësim si në parlament ashtu edhe në bashki. Në këtë rast duhet të themi se nuk iku Rama, por iku PD. Partia Demokratike është një vlerë kombëtare dhe nuk duhet të shu-het.”, tha Imami.

Arben Imami: Askush s’ka licensë të shuajë PD-në, është vlerë kombëtare

Sali Berisha

Lulzim Basha Monika Kryemadhi

Edi Rama

Arben Imami

3 E premte, 5 korrik 2019

nr e

faqevePresidenti, Ilir Meta, ka uru-

ar homologun e tij amer-ikan Donald Trump për 243-vjetorin e Ditës së Pa-

varësisë. Në letrën e urimit, Meta shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë, në vitet e vështira të sundimit të diktaturës dhe të partisë-shtet, shembull i madh frymëzimi dhe mbështetje për ta përmbysur atë 30 vjet më parë dhe për të vendosur në Shqipëri, plural-izmin, demokracinë, shtetin e së dre-jtës dhe ekonominë e lirë të tregut. Presidenti nënvizon se sot lidershipi i Trump është frymëzim dhe mbështet-je e pazëvendësueshme për popullin shqiptar dhe mësim se sa të shtren-jta janë liritë themelore të njeriut, demokracia dhe pluralizmi sot për-ballë përpjekjeve dhe qëllimeve sf-iduese anti-vlerë të aktorëve lokalë, rajonalë dhe globalë. Si President i vendit, Meta siguron Trump për an-gazhimin e palëkundur në forcimin e kësaj aleance bazuar mbi parimet e përbashkëta demokratike, që mba-jnë të lidhura fort Shtetet e Bashkuara Amerikës dhe Shqipërinë.

Letra e plotë e MetësI nderuar Zoti President, Me ras-

tin e 243-vjetorit të Ditës së Pavarë-sisë dëshiroj t’Ju përcjell në emrin tim dhe të popullit shqiptar, urimet më të sinqerta e të përzemërta. Në këtë festë kuptimplote Ju dëshirojmë Juve personalisht dhe të gjithë amer-

ikanëve kudo që ndodhen, suksese, paqe dhe begati. Çdo shqiptar beson fort në aleancën solide që qëndron mes dy vendeve tona, bazuar mbi themelet historike të bashkëpunim-it dhe miqësisë së vërtetë. Shte-tet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë, në vitet e vështira të sundim-it të diktaturës dhe të partisë-shtet, shembull i madh frymëzimi dhe mbështetje për ta përmbysur atë 30 vjet më parë dhe për të vendosur në Shqipëri, pluralizmin, demokracinë, shtetin e së drejtës dhe ekonominë e lirë të tregut.

Shtetet e Bashkuara të Amer-ikës, e veçanërisht lidershipi Juaj, Zoti President, vazhdojnë të jenë frymëzim dhe mbështetje e pazëvendësueshme për popullin shqiptar dhe mësim se sa të shtren-jta janë liritë themelore të njeriut, demokracia dhe pluralizmi sot për-ballë përpjekjeve dhe qëllimeve sf-iduese anti-vlerë të aktorëve lokalë, rajonalë dhe globalë. Si President i vendit, Ju siguroj për angazhimin e palëkundur në forcimin e kësaj aleance bazuar mbi parimet e për-bashkëta demokratike, që mbajnë

të lidhura fort Shtetet e Bashkuara Amerikës dhe Shqipërinë.

Duke Ju falënderuar, Zoti Presi-dent, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj vendit tim, në shërbim të vlerave demokratike, të drejtave themelore të njeriut dhe zhvillimit ekonomik, dua të theksoj rëndësinë që ka rritja e pranisë së SHBA-së në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit Perëndi-mor, si faktor kyç për paqen, stabi-litetin dhe sigurinë. Ne jemi të gat-shëm për forcimin e mëtejshëm të Partneritetit dypalësh Strategjik në fushën e sigurisë dhe në NATO dhe besoj se, nën drejtimin Tuaj, ne do t’i forcojmë këto lidhje dhe zgjerojmë më tej bashkëpunimin. Shqipëria do të qëndrojë në sol-idaritet të plotë me SHBA-në, dhe vendosmërisht do t’i bash-kohet përpjekjeve Tuaja në foru-met shumëpalëshe në dobi të paqes e prosperitetit në mbarë botën.

Me kënaqësi të veçantë dua të uroj nëpërmjet Jush, komunitetin shqipta-ro-amerikan që jeton në SHBA, i cili përfaqëson një nyje historike të shkëlqyer dhe na lidh drejt një të ar-dhmeje më premtuese për kombet tona. Urime edhe një herë në Ditën e Pavarësisë së SHBA-së dhe përshën-detjet më të mira për ju, familjen tuaj dhe kombin e madh amerikan!

Ju lutem pranoni, i nderuar Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!

Sinqerisht Ilir Meta

243-vjetori i Ditës së Pavarësisë së Amerikës

Meta uron Trump: SHBA, frymëzim për demokracinë dhe pluralizmin përballë qëllimeve sfiduese anti-vlerë

Politikë

Shqiptarët në SHBA kërkojnë ndihmë nga presidenti Trump: Shpëtoje Shqipërinë nga SorosiPas deklaratave të presidentit Ilir Meta se, fondacioni Soros dhe themeluesi i saj George Soros po synon të kontrollojë të gjithë shte-tin shqiptar, vijnë reagimet e radhës nga Shtetet e Bashkuara. Sipas asaj që njofton Nova Media Alba-nia, kanali televiziv shqiptar në SHBA, më 7 Korrik Shoqata Va-tra dhe shqiptarët e Amerikës do të bëjnë një tubim para Shtëpisë së Bardhë ku do ti kërkohet pres-identit Donald Trump të shpë-tojë Shqipërinë nga spiralja e frikshme e kaosit ku është futur, ne do të tubojmë per të kërkuar

dhe njëherë lidershipin e Presiden-tit te SHBA për Shqipërinë.

Njoftimi: Ti kërkojmë Presidentit Trump

të mos lejojë segmente të Fonda-cionit Soros të rikthejë komunizmin në Shqipëri! Shoqëria Vatra dhe shqiptarët e Amerikës me shqetes-im të thellë per situatën e ngjarjeve në Shqipëri, duke marrë në kon-sideratë përgjegjesinë qe diaspo-ra shqiptare ka për atdheun e famil-jet tona që jetojnë në Shqipëri, duke vlerësuar si të patjetërsueshme lidh-jen e fortë mes Shteteve të Bash-

kuara të Amerikës dhe popullit shqiptar, të karakterizuar nga ndi-hma e sinqeritë të SHBA në rastet më të vështira të kombit tonë, or-ganizojnë të dielën më datë 7 Ko-rrik ora 12:00 një thirrje drejtuar Presidentit Donald Trump.

Me besimin se angazhimi ynë si shqiptarë te Amerikës dhe Presiden-tit Trump si President i vendit më mik i popullit tonë, mund të arri-jë të shpëtojë Shqipërinë nga spiral-ja e frikshme e kaosit ku është fu-tur, ne do të tubojmë per të kërkuar dhe njëherë lidershipin e Presidentit te SHBA për Shqipërinë.Sot eshte

koha të angazhohemi e të kthejmë vëmendjen te atdheu ynë. Sot është momenti për te qenë të gjithë bashkë si shqiptarë, si bashkëkombas pranë shqiptarëve në Shqipëri që shpëtimin mund ta gjejnë vetëm te SHBA.

Shqipëria nuk mund të rikthe-het në komunizëm prej synimeve të errëta të fondacioneve të huaja që kërkojnë pronësinë mbi atdheun që ekziston prej gjakut të të parëve tanë. Le të bashkohemi ditën e dielë më datë 7 Korrik, ora 12:00, për-ballë Shtëpisë së Bardhë në Wash-ington DC. Zoti e bekoftë Amer-ikën, zoti e bekoftë Shqipërinë!

Meta siguron Trump për angazhimin e palëkundur në forci-min e kësaj aleance bazuar mbi pa-rimet e përbashkëta demokratike

Presidenti Meta me Donald Trump

Donald Trump

George Soros

4 E premte, 5 korrik 2019

Intervistoi: Albina Elezi

Kriza politike mes mazhorancës dhe opozitës është thellu-ar akoma dhe më tepër

pas votimeve monopartiake të 30 qershorit .Mazhoranca e vendosur tani do që të shkarkojë Presiden-tin dhe ky i fundit duket më shumë se i vendosur që me 13 tetor të ketë në Shqipëri zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nga ana tjetër në media është përfolur së opozita ka mar-rë urdhër nga ndërkombëtarët për të ndërprërë aksionin që pretendo-hej të mos lejonte votimet e 30 qer-shorit. Në një intervistë për gazetën “Standard” nënkryetarja e LSI-së Kejdi Mehmetaj flet për këto çësht-je si dhe zhvillimet të tjera të jetës politike.

Opozita ka vendosur të mba-jë protestën e radhës kombëtare ditën e hënë . Cili do jetë synimi i saj?

Padyshim aksioni opozitar ku përfshihet edhe protesta e ditës së hënë ka si qëllim rivendosjen e demokracisë në vend dhe kthimin e institucioneve shtetëroe në shi-nat kushtetuese. Sot vendi gjendet në një krizë të thellë ekonomike, sociale dhe mbi tëgjitha institucion-ale. Institucionet nuk veprojnë më bazuar në ligje, por kontrollo-hen nga një individ i vetëm i cili, në cmendurinë e tij të përditshme, shkon deri në pikën që me paratë e qytetarëve shqiptarë bën zgjedhje të brendshme të partisë socialiste. Për ne është e rëndësishme rivendosja e menjëhershme e demokracisë plu-raliste dhe rikthimi i institucioneve në funksionalitet të plotë në mënyrë që të krijohen kushtet për të zgjid-hur edhe problemet ekonomike dhe sociale që vuajnë shqiptarët.

Cili është qëndrimi juaj lid-hur me votimet e mbajtura në 30 Qershor?

30 qershori ishte një dita e votimeve të brendshme të Partisë Socialiste. Komisioni qen-dror i zgjedhjeve ishte socialist , komisonerët , KZAZ-të ishin so-cialistë , personat që shkuan për të votuar ishin të Partisë socialiste. Gjithashtu, kur përfunduan votimet, votat i numëruan përsëri socialistët që fatkëqësisht, u treguan aq të paaftë sa nuk arritën të kordino-

jnë shifrat e manipuluara me njëri tjetrin. Pra aq shumë janë mësu-ar me krime zgjedhore dhe vjedhje votash, sa edhe kur janë të vetëm, prap manipulojnë. Përfundimi i vetëm i këtyre votimeve ishte që i treguan Partisë Socialiste që Edi Rama nuk duhet të jetë më kryetari i tyre pasi nuk mundën të nxirrnin as anëtarët e përfaqësuesit e tyre politik për të votua . Refuzimi i më shumë se 85% të shqiptarëve për të marrë pjesë në ato votime tregoi se opozita ka pasuar gjatë gjithë kohës të drejtë në të gjitha qëndrimet e saj por mbi të gjitha tregoi se qyte-tarët shqiptarë duan të distancohen njëherë e mirë nga politika që bëhet mbi bazë të korrupsionit , të krim-it të organizuar dhe nga ajo klasë politike që dëshiron të rikthejë në vendin tonë diktaturën.

Mazhoranca ka ndërmarrë një nisme në Kuvend per shkarkimin e Presidentit. Cili është gjyki-mi juaj?

Së pari vlen për t’u theksuar që parlamenti aktual është parlament jo legjitim pasi Kushtetuta e shpreh qartë që parlamenti është i për-

bërë nga 140 deputetë. Aktualisht edhe pse me të gjithë blerjet manip-ulimet, presionet, kërcenimet apo dëshirat për pushtet nuk arritën dot që ti zëvendësojnë të gjithë depu-tetet që u tërhoqën nga mandatet e tyre. Zëvendësime që ata bënë ish-in krejtësisht të paligjëshme . çdo vendimarrje e Parlamentit që nga shkurti është nul. Parlamenti do të duhej të ishte shpërndarë me kohë, për ti lënë vendin zgjedhjeve dhe përfaqësimit dinjitoz të qytetarëve në parlament. Cdo përpjekje për të shkarkuar presidentin është nul. Sado që ata të përpiqen, për sa kohë Gjykata Kushtetuese nuk është

funksionale, ata nuk do të jenë në gjendje të marrin një vendim. Nëse ka një arsye pse Edi Rama bashkë me enturazhin e tij po përpiqen të realizojnë shkarkimin e Presidentit është për ta kapur edhe Presidencën si institucion, pasi ky është i vetmi instutucion aktualisht në Shqipëri që shtron detyrat në legjitimitet. Është i vetmi instutucion që po zbaton ligjet aktualisht në Shqipëri dhe po bën tentativa reale për të kthyer normalitetin në vend. I gjithë ky sulm kundrejt Presidentit tre-gon dëshirën e Edi Ramës për të pushtuar të vetmin institucion që ka ngelur i pavarur dhe legjitim në vendin tonë.

Presidenti ndërkohë ka vendo-sur datën 13 tetor për zgjedhjet e reja lokale, ndërsa mazhoran-ca njeh vetëm 30 Qershorin. A do marre pjesë opozita në zgjedh-jet e reja të dekretuara nga Pres-identi?

Kjo nuk ka të bëjë më zgjedh-jet tona , kjo ka të bëje me atë çfarë ligji na detyron të njohim .

Kushtetuta e Shqipërisë e sak-tëson qartë se institucioni që ven-dos datën e zgjedhjeve është Pres-identi i cili shprehet nëpërmjet dekretit. Presidenti është shprehur me 3 dekrete, ku dekreti i dyte anullon datën 30 qershor, ndersa i treti vendos datën 13 tetor si datë të zgjedhjeve lokale. Pavarësisht re-torikës më të cilën Rama përpiqet të ushqejë shqiptarët nëpërmjet prop-aganduesve të paguar, dekretet e presidentit nuk janë atakuar në Gjykatën Kushtetuese. Përveç pre-tendimeve publike, nuk ka asnjë hap, as nga Partia Socialiste, asnga ndonjë grupim tjetër, për ti kërkuar Gjykatës Kushtetuese të gjykojë mbi dekretet e Presidentit. Ajo që njihet dhe duhet te njihet ligjërisht është data 13 tetor si datë e dekretu-ar nga presidenti për të mbajtur zg-jedhjet lokale në Shqipëri. Të gji-tha institucioneve që ngarkohen nga ligji për të zbatuar dekretin e presidentit, unë u bëj ftesë publike të mos vazhdojnë rrugën e palig-jshmërinë, për të cilën do te për-ballen përpara drejtësisë , por të fillojnë ti përgjigjen ligjit dhe të zbatojnë dekretin e presidentit . Ajo që vlen për t’u ritheksuar është se presidenti na ka lënë të gjithëve një detyrë , një propozim në tav-olinë për të pasur në datë 13 tetor dhe zgjedhje të përgjithshme dhe

zgjedhjet presidenciale. Nëpërmjet propozimeve të tij ka hapur rrugën për të bërë ndryshime të thella në funksion të balancimit të pushteteve dhe ndërtimit të institucioneve të pavarura.

Në media, kryesisht ato pranë Qeverisë është përhapur la-jmi sipas se cilit opozita nder-preu aksionin e saj te ndalim-it te votimeve ne 30 Qershor saj te presionit ndërkombëtare. Si nenkryetare e LSI a mund të na pohoni nëse ka pasur vërtet një urdhër qe solli ndryshimin e strategjisë së opozitës?

Unë mund t’iu pohoj se nuk ka pasur asnjë urdhër apo ndikim nga ndërkombëtarët lidhur me këtë çështje. E vërteta është shumë e thjeshtë dhe është bërë publike. Të gjithë shqiptarët kanë qenë të qartë mbi qëndrimet e opozitës, përvec Edi Ramës që ka dashur të nxisë një skenar dhune ditën e diel sepse vetëm nëpermjet dhunës me datë 30 qershor ai do të mundte të zgjaste pushtetin e tij. Vetëm nëpërmjet dhunës ai do të mund të mbahej i lidhur në karrigen e kryeministrin që u ka marrë peng shqiptarëve. Nëse e shikoni retorikën e Ramës, (fat-mirësisht jetojmë në kohën e te-knologjisë dhe cdo gjë gjendet le-htësisht ) nëse ka një drejtues politk që ka përmendur dhunën dhe që ka parashikuar skenar dhune qoftë në datën 30 qershor, qoftë në datat e tjera, ky është vetëm Edi Rama. Nëse ka shkak-tarë të dhunës, qoftë edhe në pro-testat e mëparshme të opozitës, ky është padyshim Edi Rama bash-kë me ministrat e tij dhe më konk-rerisht ministrin e brendshëm që nëpërmjet reagimit disproporcional, ndërmjet akteve të protestuesve dhe policisë të shtetit, ka nxitur pro-testuesit që të jenë më të ashpër . Është e vërtetë që opozita i ka qën-druar dhe vazhdoi ti qëndrojë të se njëjtës linjë logjike që me datë 30 qershor nuk do të kishte zgjedh-je dhe e vërteta është që me datë 30 qershor nuk pati zgjedhje por pati votime farsë. Skenareve të Edi Ramës nuk mund ti përgjigjemi ne.

Unë dua të përfitoj nga in-tervista, për të ftuar edhe njëherë shqiptarët që ti bashkohen pro-testës së datës 8 korrik për ti rik-thyer dinjitetin e merituar vetes dhe Shqipërisë.

Kejdi Mehmetaj zbardh të vërtetën e “urdhrit” ndërkombëtar: Ja pse opozita refuzoi skenarin e Ramës

Refuzimi i më shumë se 85% të shqiptarëve për të marrë pjesë në votime në 30 Qershor tregoi se opozita ka pasur gjatë gjithë kohës të drejtë në të gjitha qëndrimet e saj

Intervistë me nënkryetaren e LSI-së

Politikë

Kejdi Mehmetaj

5 E premte, 5 korrik 2019

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gaz-ment Bardhi, zbardhi dje para mediave skemën piramidale të ngritur nga qeveria për të ma-

nipuluar votimet e 30 qershorit, me syn-im rritjen e pjesëmarrjes në votim. Bar-dhi theksoi se PD do të bëjë kallëzim penal për këtë krim masiv duke filluar nga nënkryetari i KQZ Denar Biba dhe cilido që ka marrë pjesë në dhunimin e Kushtetutës. “ Kamikazët e Edi Ramës në Komision Qendror të Vjedhjeve dhe kudo tjetër do të mbajnë përgjegjësi pe-nale! Partia Demokratike ka vendosur të bëjë kallëzim penal për këtë krim ma-siv elektoral dhe për shpërndorim detyre duke nisur nga Denar Biba dhe duke për-funduar tek çdo kriminel tjetër pjesë e ad-ministratës së Komisionit që ka marrë pjesë në dhunimin e rëndë të ligjit, kus-htetutës dhe demokracisë.”, tha Bardhi.

DeklarataNë qëndrimin e tij, Sekretari i Përg-

jithshëm i PD zbardhi atë që e cilësoi skemën e manipulimit të pjesëmarrjes në votime. “Që prej 30 Qershorit, Edi Rama është zbuluar para shqiptarëve si Kryem-inistri i vetëm në Europë që ka manipu-luar edhe votimet e veta antikushteteise me 1 kandidat. Ai ka rritur pjesëmarrjen me të paktën 8% apo me rreth 280 mijë votues, duke përdorur Komisionin Qen-dror të Vjedhjeve, specifikisht, nënkrye-tarin kamikaz të këtij insitucioni, De-nar Biba. Partia Demokratike disponon të dhëna të plota sesi ka funksionuar ske-ma e manipulimit të numrit të pjesëmar-rësve në votimet e paligjshme dhe an-tikushtetuese të 30 qershorit. Ajo ka funksionuar si një piramidë manipuli-mi, që nis me zyrën e Edi Ramës, vazh-don në zyrën e Denar Bibës, shtrihet tek drejtuesit e KZAZ-ve dhe përfundon tek komisionerët e qendrave të votimit në zo-nat ku nevojitej fallsifikimi. Në Komi-sionin Qendror të Vjedhjeve Denar Biba, në bashkëpunim me 3 punonjës të admin-istratës, kanë drejtuar operacionin e rëndë kriminal të fallsifikimit dhe manipulim-it të votimeve. Pasi merrte urdhrat nga

shtabi politik i Edi Ramës për të deklaru-ar pjesëmarrje të rremë në favor të in-teresit politik të Partisë Socialiste, De-nar Biba dhe tre bashkëpunëtorët e tij në krim, kërkonin nga kryetarët e KZAZ-ve rezultatin që duhej. Ata e siguron këtë nëpërmjet komisionerëve të qendrave të votimit, ku janë mbushur rreth 280 mijë fletë votimi për të plotësuar kuotat e për-caktuara nga Edi Rama dhe shtabi i tij i manipulimit te votimeve antikushtuese.”,

denoncoi Bardhi. Më tej ai tha se kësaj skemë piramidale manipulimi dhe fallsi-fikimi i ka shërbyer edhe mekanizimi që ka denoncuar prej datës 30 qershor edhe Partia Demokratike. “Për të mbuluar këtë krim dhe për të mos lënë gjurmë, Komi-sioni Qendror i Vjedhjeve zhduku trans-parencën tradicionale të këtij institucio-ni. Nuk hodhi të dhënat e pjesëmarrjes në sistemin online të të dhënave për të mos lënë gjurmë. Nuk publikoi asnjë tabelë me rezultatet e votimit për cdo qëndër votimi. Votimet me 1 kandidat dhe të paligjshme kanë përfunduar prej 4 ditësh, por Denar Biba me grupin e tij të krim-it, si asnjëherë më parë, nuk kanë publi-kuar asnjë të dhënë për qendrat e votimit për asnjë bashki. Kjo është e paprecdentë. Ky manipulim flagrant i shërben vetëm propagandës së Edi Ramës për të fshehur dështimin dhe braktisjen e tij totale, për të fshehur katandisjen e Partisë Socialiste në një parti rrogëtarësh, kriminelësh dhe klientësh biznesi. “- tha Bardhi.

Politikë

Ish-kreu i Grupit Parlamentarë të LSI-së, Pe-trit Vasili, bëri publike dje akuzat e reja për manipulim të shifrave të votuese në votimet e 30 qershorit. Në një deklaratë për mediat, Vasili tha se 30 qershori ishte prova e padis-kutueshme e kanibalizmit politik dhe elek-toral të Edi Ramës. Më tej Vasili ka akuzuar edhe KQZ se ka luajtur një rol “tërësisht krim-inal, me të gjithë veprimet e tij në dhunim të ligjit dhe Kushtetutës”. “Ju ftoj të ndjekim së bashku një video e cila tregon qartë si proce-si i votimeve socialiste edhe nga ana formale në komisione degradoi dhe degjeneroi në një proces hajdutërie, pasi dhe komisionet që kanë 7 anëtarë në qendrat e votimeve u katandisën në një anëtar të vetëm, i cili ishte ai punëtori i Partisë Socialiste që ju thoshte dhe zgjedhësve votoni për Partinë Socialiste dhe s’ka nevo-jë se votat janë tonat ( pas shfaqjes se videos). Këto janë vetëm disa nga dëshmitë e mijërave dëshmive të cilat e vërtetojnë këtë kanibalizëm elektoral dhe të këtij votimi socialisto-rilin-das, të cilat qytetarët shumë e më shumë i kanë parë me sytë e tyre por ne kemi detyrën për ti ndarë me të gjithë Shqiptarët, për tu bind-ur deri në fund dhe deri tek Shqiptari më i fun-dit për këtë krim të pashembullt që i është bërë votës së lirë të qytetarëve, spekulimeve dhe shpërdorimit të saj. Fakti publik ishte që refuz-imi i këtij procesi ishte masiv, i jashtëzakon-shëm dhe besoj aksioni më madhor që ndon-jëherë qytetarët shqiptarë kanë ndërmarrë në këto 29 vite pluralizëm. Është vulosur nga mijëra dëshmi, nga mijëra fakte, por përfun-dimisht edhe nga gjetjet e OSBE/ODHIR disa çështje të mëdha që kanë marrë një vulë të qa-rtë publike dhe zyrtare.”- tha Vasili.

QëndrimiNë deklaratën e tij, Vasili tha se votimet

e 30 qershorit ishin të paligjshme pasi dekreti i Presidentit të Republikës është në fuqi dhe zgjedhjet lokale do të zhvillohen më 13 te-tor. “Të vetmit që mund të kishin mundë-si të shqyrtonin dekretin ishte Gjykata Kus-htetuese, e cila duke mos qenë e ngritur për faj të Edi Ramës që donin ta kapnin, i ka bërë të paprekshme këto dekrete dhe ky dekret është fuqi më 13 tetor 2019. KQZ ka luajtur një rol të qartë dhe tërësisht kriminal, me të gjithë ve-primet e tij në dhunim të ligjit dhe Kushtetutës, e ka qenë në krye të aksionit të kanibalizmit el-ektoral të Edi Ramës. Provuar kjo gjerësisht në raportin e OSBE/ODHIR, i cili flet për qën-drime kreative që KQZ nuk vepronte sipas lig-jit dhe Kushtetutës, por sipas urdhrit të çuar

nga Edi Rama.”. Më tej Vasili tha se OSBE/ODHIR konfirmon dhe vërteton që dhe reg-jistrimi I Bindjes Demokratike, për të justifi-kuar një lloj gare elektorale fiktive, ishte tërë-sisht i paligjshëm në kundërshtim të hapur me ligjin dhe e konsumuar kjo vepër nga KQZ. “Përfundimisht 30 qershori dhe votimet so-cialiste nuk janë as më shumë e as më pak, se sa nul, zero,nuk përfaqësojnë asgjë, përveçse një dëshmi të krimit elektoral dhe politik të Edi Ramës. Të gjithë pjesëtarët e këtij votimi kriminal të socialistëve të 30 qershorit, do të përgjigjen në mënyrë të pashmangshme përpa-ra ligjit. Kjo është pa asnjë shpëtim. Duke fill-uar që nga KQZ, i cili ishte në krye të të gjithë përgjegjësive pra kushdo që ka marrë përsipër të hedh firmën për në krimin elektoral të voti-meve socialiste të 30 qershorit do të përgjigjet në mënyrë të drejtpërdrejt edhe individuale.”- deklaroi ai.

Sipas Vasilit, në rast se dosja 339 dhe 184 u bllokuan me çdo mjet e me çdo formë nga prokuroria e kapur e Edi Ramës, dosjen kom-bëtare të 30 qershorit tani e ka në dorë çdo shqiptar. “Nga veriu deri në jug, pra hetimi dhe dënimi i saj do të jetë mbarë popullor. Qyte-taret shqiptarë përfundimisht e kanë bërë zg-jedhjen e tyre. Dhe uzurpatorët dhe kanibalët politik do të kenë vetëm një përgjigje nga ana e popullit. Përgjigja do të jetë, reagim i papa-jtueshëm, i pandalshëm dhe i paepur ndaj tyre. Prandaj në 8 korrik në orën 20:00, të gjithë së bashku, qytetarë dhe qytetare, pa pasur par-asysh asnjë lloj bindje politike, preference të çdo lloji, por te bashkuar vetëm mbi vlera të jashtëzakonshme, siç janë dinjiteti njerëzor në radhë të parë, te cilin nuk mund ta nëpërkëmb askush. Do të jenë atje për tu përballur me au-torin e kanibalizmit elektoral dhe politik që quhet Edi Rama.”- përmbylli qëndrimin e tij nënkryetari i LSI Petrit Vasili.

Manipulimi i 30 Qershorit

Vasili zbardh videon: Si qendrat e votimit me 7 anëtarë përfunduan me 1 anëtar socialist

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Alba-na Vokshi ka reaguar dje për paketën “An-ti-shpifje”, e cila u miratua dy ditë më parë nga qeveria dhe ministrja e Drejtësisë, Etil-da Gjonaj i bëri publike vendimet e Këshillit të Ministrave. Demokratja Vokshi u shpreh se kjo nismë e re e qeverisë Rama synon kon-

trollin total të medias online. “Në një vend ku fletë votimi gjenden lirshëm, gazetarët nuk mund të gjejnë dot vendimin e Edi Ramës për censurimin e medias online. Paketa për kontrollin total të medias, që u miratua dje me nxitim në qeveri, pa u konsultuar me për-faqësuesit e medias, po mbahet e fshehtë. Kjo

paketë, për aq sa e njohim ne dhe gazetarët, synon gjobitjen e rëndë për çdo media kri-tike ndaj Edi Ramës deri në mbylljen e tyre. I braktisur, i bojkotuar, i refuzuar nga 85% e shqiptarëve, Rama po kërkon të mbyllë gojën e atyre që denoncojnë aferat e tij të korrup-sionit apo lidhjet e tij dhe të qeverisë së tij me

krimin. Për të ndaluar rikthimin e dënimeve për agjitacion dhe propagandë, ftoj gazetarët të ngrejnë zërin kundër humbjes totale të lir-isë së tyre profesionale. Ftoj qytetarët të bash-kohen me opozitën në protestën e madhe kombëtare, të hënën më 8 korrik, ora 20.00 para kryeministrisë.”- deklaroi Vokshi.

Vokshi: Paketa antishpifje e qeverisë synon kontrollin total të medias online

Bardhi: PD do bëjë kallëzim penal për Denar Bibën dhe dhunuesit e tjerë të Kushtetutës në KQZ

Denoncimi

Gazmend Bardhi

Denar Biba

Petrit Vasili

Albana Vokshi

6 E premte, 5 korrik 2019

Tronditet Kavaja, sherri mes 2 grupeve kriminale i merr jetën 50-vjeçarit kalimtar të rastit, 7 të plagosur

Një ngjarje e rëndë krim-inale ka tronditur ditën e djeshme Kavajën dhe mbarë opinion publik. Si

rrjedhojë e përplasjes të dy bandave në qytet, ka ndërruar jetë Ramazan Hasalliu, i cili ishte kalimtar i rastit që sapo kishte blerë bukën në dyqa-nin pranë vendit ku ndodhi ngjar-ja. Ndërkaq, 7 të tjerë janë plagosur. Burimet raportuan se përleshje me armë ka ndodhur mes dy grupeve. Njëri grup përbehej nga Rustem Dedej, Elio Hyka dhe Erald Hyka, ndërsa tjetri nga dy vëllezërit Denis dhe Marjus Aliu. Policia ka bllokuar 4 armët që janë përdorur në sherr.

NgjarjaNjë përplasje e armatosur mes

dy grupeve kriminale ndodhur mes-ditën e djeshme në një lokal në hyr-je të qytetit të Kavajës, ka lënë të vdekur një kalimtar të rastësishëm i cili sapo kishte blerë bukë, si dhe shtatë të plagosur. Sherri i dhunshëm që degjeneroi në përdorimin e armëve me breshëri, dyshohet të ketë motiv konfliktin për zonën e influencës për shpërndarjen e drogës, megjithatë vi-jojnë hetimet. Në ngjarje janë përf-shirë dy grupe vëlllezërish Hyka e Dedej nga njëra anë dhe vëllezërit Aliu në krahun tjetër. Vëllezërit Eral-do dhe Elio Hyka së bashku me Rustem dhe Elton Dedej, gjithashtu vëllezër me njëri-tjetrin, ndodheshin

në lokal për tu sqaruar me vëllezërit Marjus dhe Denis Aliu. Janë përplasur fillimisht me grushte dhe më pas kanë nxjerrë armët duke qëlluar me të pak-tën 15 plumba kundër njëri-tjetrit. Si-pas policisë, nga të shtënat e Marjus Aliut mbeti i vdekur kalimtari i ras-tësishëm, 50-vjeçari Ramazan Hasal-liu, që sapo kishte dalë nga furra me bukë në dorë. Të plagosur mbetën: Vëllezërit e përfshirë në konflikt Rustem dhe Elton Dedej, që aktual-

isht ndodhen në Spitalin e Durrësit. Ata dyshohet të mos kenë qëllu-ar me armë, dhe përplasja e armato-sur të jetë bërë mes vëllëzërve Hyka dhe Aliu. I plagosur mbeti edhe vetë Marjus Aliu, i cili është qëlluar nga vëllezërit Elio dhe Eraldo Hyka. Po ashtu, plumbat kapën edhe dy persona të tjerë të rastësishëm. Sali Mekja, pr-onar i një lokali tjetër përballë vendit ku ndodhi përplasja po qëndronte në lokalin e tij me një mik, Arben Ajdini, kur të dy i kapën plumbat. Policia tha

zyrtarisht se të plagosur mbetën 5 per-sona, por burimet , raportuan se në Spitalin e Durrësit kanë mbërritur 7 persona të plagosur si pasojë e shkëm-bimit të zjarrit. I vetmi i arrestuar në lidhje me ngjarjen e rëndë, është Mar-jus Aliu, i cili është prangosur në spi-tal ku ndodhet i plagosur. Vëllai i tij Denis Aliu është shpallur në kërkim policor, së bashku me vëllezërit e kra-hut tjetër, Eraldo e Elio Hyka. Sipas burimeve , zënka mes të rinjve kishte nisur mbrëmjen e së mërkurës . Dje paradite vëllezërit Dedej kanë rra-hur Denis Aliun dhe një orë më pas e kishin lënë për t’u sqaruar në një lokal në hyrje të Kavajës pranë një furre buke, ku ndodhi edhe përplasja e ar-matosur. Ngjarja ka tronditur qytetin e Kavajës, pasi skena ka qenë e denjë për filma me përplasjen me armë zjar-ri në mes të ditës. Viktima Ramazan Hasanlliu babi i tre femijëve u qëll-ua nga plumbat teksa po kthehej në banesën e tij me një qese me bukë në dorë. 50-vjecari e kishte shtepinë 200 meter larg vendit të ngjarjes. Vikti-ma kishte veshur këmishë të bardhë e pantallona të zeza, i shtrirë përmbys në rrugë, pranë një kryqëzimi. Pranë tij kishte qesen e bukës së sapoblerë. Raportohet se plagët e shkaktuara nga plumbat i ka marrë në pjesën e bar-kut Ndërsa familjarët thanë se lajmin e morën vesh nëpërmjet televizorit .Ata kanë hapur dyert e mortit për tragjed-inë që u ndodhi ne familje.

Sherri për gërvishtjen e makinësSipas dëshmive dhe provave të

mbledhura pikënisja e konfliktit ka qenë fërkimi i automjeteve të dy palëve, vëllezërve Alia dhe tre per-sonave të tjerë. Pasi kanë prekur makinat, gjatë lëvizjes në lagjen numër 2 të dy palët kanë zbritur dhe janë konfliktuar verbalisht për disa minuta. Më pas ata kanë shkuar në banesat e tyre ku kanë marrë armët dhe janë rikthyer në vendin e ngjar-jes një orë pas konfliktit të parë. Për-plasja ka vijuar për disa minuta dhe dy grupet në konflikt janë ndjekur me njëri-tjetrin nga zona ku ka mbetur i vrarë 50-vjeçari. “Policia e Kavajës ka dhënë detaje për ngjarjen e sotme, ku një kalimtar humbi jetën dhe pesë të tjerë mbetën të plagosur.Sipas pol-icisë, autorët e dyshuar të ngjarjes janë dy vëllezër, Marjus Aliaj dhe D. A, ndërsa janë bllokuar në cilësinë e provës materiale edhe dy autom-

jete. Fatmirësisht, raportohet se pesë të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën dhe po mbahen në kujdesin in-tensiv të mjekëve. Sakaq, policia ka ndaluar njërin prej vëllezërve si të dyshuar për ngjarjen, ndërkohë vi-jon punën intesive për lokalizimin dhe kapjen e tjetrit. Për ngjarjen janë shoqëruar disa persona dhe po merren në pyetje. Sot rreth orës 12:30 në lagjen nr. 2 Kavajë, pas një konflikti mes disa personave, ka mbetur i vrarë shtetasi R. H., (kalimtar i rastit) dhe kanë mbe-tur të plagosur 7 shtetas, të cilët po marrin mjekim në spitalin e Dur-rësit, jashtë rrezikut për jetën. Shër-bimet e Policisë me marrjen e njoft-imit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur iden-tifikimin e autorëve dhe janë vënë në ndjekje të njërit prej tyre. Për zbard-hjen e plotë të ngjarjes u ngrit men-

Viktima Ramazan Hasanlliu babi i tre femijëve u qëllua nga plumbat teksa po kthehej në banesën e tij me një qese me bukë në dorë. 50-vjecari e kishte shtepinë 200 meter larg vendit të ngjarjes. Viktima kishte veshur këmishë të bardhë e pantallona të zeza, i shtrirë përmbys në rrugë, pranë një kryqëzimi

U vra me bukë në dorë, banorët e Kavajës: Ishte njeri i përsosur në jetën familjare të tijBanorët e Kavajës thanë se vikti-ma Ramazan Hasanlliu ishte njeri i qetë dhe pa konflikte. “Shumë fatkeqësie e rëndë për fëmijët e tij. Shumë njeri i pastër, i ndërg-

jegjshëm dhe njeri i përsosur në jetën familjare të tij.” Vikti-ma Ramazan Hasanlliu u qëllua nga plumbat teksa po kthehej në banesën e tij me një qese me bukë

në dorë.Dëshmitarët, por edhe policia thanë se viktima nuk ishte i përfshirë në konflikt, pasi ka qenë kalimtar në vendin e ngjar-jes. Në komunikatë policia sqar-

oi se autorët e vrasjes janë shteta-sit Marjus Alia, tashmë i arrestuar në gjendje të plagosur në spital dhe Denis Alia në kërkim, të dy vëllezër mes tyre

Kronikë

Tragjedia në mes të qytetit

Vendi i ngjarjes

Denis Aliu

Vendi i ngjarjes

Buka e blerë nga viktima

7 E premte, 5 korrik 2019

Pas ngjarjes së ndodhur në Kava-jë ku mbeti një i vrarë dhe të pla-gosur, ka ardhur reagimi i men-jëhershëm edhe nga ish-deputeti i LSI, Endri Brahimllari. Sipas tij, Edi Rama sillet si klloun nëpër Shqipëri, ndërkohë që vendi fu-tet çdo ditë e më shumë në pasiguri publike. “Ngjarje e rende per qyte-taret e Kavajes. Goditen qytetaret e pafajshem ne mes te qytetit. Pasig-uria publike ne nivele shume te lar-ta. Vendi ne meshire te fatit. Edi Rama sillet si klloun neper Shqiperi nderkohe vendi futet çdo dite e me shume ne pasiguri publike. Paperg-

jegjshmeria e Edi Rames dhe lidhja e tij me krimin solli sot kete ngjarje te rende ne mes te Kavajes”-shkroi Braimllari.

LSI: Pasiguria publike në nivele shume të larta. Vendi në mëshirë të fatit

Kronikë

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas vrasjes në Kava-jë ku nga përplasja me armë mes dy grupeve, mbeti viktimë një i pa-fajshëm dhe u plagosën 4 të tjerë. Meta i shpreh ngushëllimet famil-jes së të ndjerit dhe kërkon zbard-hjen e menjëhershme të ngjarjes. Ndërsa policia nuk ka ende asn-jë informacion zyrtar për ngjarjen, Kreu i Shtetit i kërkoi policisë të marrë masat për garantimin e sig-urisë publike në vend dhe paranda-luar përsëritjen e ngjarjeve të tilla kaq të rënda e tragjike. “Presi-denti i Republikës Meta shpreh shqetësimin e thellë për ngjar-jen tepër të rëndë dhe tragjike, të ndodhur sot në qytetin e Kavajës, ku një qytetar i pafajshëm hum-bi jetën dhe disa qytetarë të tjerë u plagosën. Presidenti Meta pati një bisedë telefonike me Krye-tarin e Bashkisë së Kavajës, z.Isa Sakja dhe i kërkoi t’i përcjellë ngushëllimet dhe solidaritetin e

Tij më të sinqertë të afërmve dhe familjarëve të qytetarit që hum-bi jetën, si dhe u uron shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve. Presidenti Meta kërkon nisjen e menjëhershme të hetimeve për këtë ngjarje të rëndë, zbardhjen e shpejtë dhe të plotë të saj, si dhe vënien para përgjegjësisë të au-

torëve. Presidenti Meta theksoi domosdoshmërinë e rritjes së gat-ishmërisë së Policisë së Shtetit dhe agjencive ligjzbatuese, për të marrë të gjitha masat e duhura për garantimin e sigurisë publike në vend dhe parandaluar përsëritjen e ngjarjeve të tilla kaq të rënda e tragjike”, deklaroi Meta.

Presidenti Meta: Të zbardhet menjëherë ngjarja, policia të marrë masat

Ish-deputetja e PD Orjola Pampuri me anë të një statusi në “Facebook” u shpreh se vrasja e djeshme në Kavajë tregoi se jeta e qytet-arëve nuk është e sigurt as te dyqa-ni i lagjes. Pampuri nënvizoi se kri-mi me 1 të vdekur sot në Kavajë mund tëmos kishte ndodhur në rast se strukturat qeveritare do të mund të kontrollonin bandat që lëvizin nëpër qytetet tona. “Shqiperia ven-di, ku jeta e nje qytetari nuk eshte e sigurte as tek dyqani i lagjes. Sa here ne Shqiperi ka ngjarje te ren-da, perplasje bandash, apo viktima si Ramazani i ndjere sot ne Kava-je, tronditja dhe pasiguria jane nd-jesite me te forta qe na perfshijne. Por bilanci i luftes ne Kavaje sot,

me 1 viktime te pafajshme, qe po blinte buken e familjes ne dyqanin e lagjes dhe me disa te plagosur, es-hte revoltues. Ai provon sa te pasig-

urte jemi ne, familjaret tane, femijet tane, kur qeveria heq dore nga puna e saj dhe behet ortake me krimin per te ruajtur karrigen e paligjshme. Krimi i sotem me nje viktime te pa-fajshme mund te mos kishte ndod-hur, nese qeveria, ministri i brend-shem dhe policia nuk do te ishin te perqendruar te godasin kundersh-taret politike, te bejne terror neper qytete, por te parandalonin krimet dhe te vendosnin rregull. Duke u shprehur ngushellime te sinqër-ta familjareve te Ramazanit te nd-jere, shpreh bindjen se e vetmja menyre per te shpetuar veten dhe vendin nga kjo pasiguri si ne kohe lufte, eshte te largojme kete qever-i”-shkroi Pampuri në facebook.

Vrasja në Kavajë, reagon PD. Pampuri: Qytetarët nuk janë të sigurt

Ish-deputeti i PD-së, Enkele-jd Alibeaj, ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me për-plasjen me armë dje në Kavajë, ku mbeti i vrarë një kalimtar. Ndër-sa shprehu ngushëllimet për famil-jen e viktimës, Alibeaj shkruan se krimi sot nuk e ka më frikë qever-inë sepse ajo është zgjatim i tij. “Një qytetar u vra sot në Kavajë, ndërsa ishte duke blerë bukë. Në

mes të qytetit, në mes të ditës, për-plasjet me armë terrorizojnë qytet-arët. Krimi nuk e ka më frikë qever-inë sepse ajo është thjesht zgjatim i tij! Policia është e zënë me ar-restime politike pasi krimi ka im-unitet nga pushteti në Shqipëri. Zoti ua lehtesofte dhimbjen famil-jareve te Ramazan Hasanlliut. Sher-im te shpejte te plagosurve” shkroi Alibeaj në facebook.

Enkelejd Alibeaj: Krimi nuk e ka më frikë qeverinë

jëherë një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit dhe nga veprimet paraprake dyshohet se autorët e ngjarjes janë dy vëllezër, shtetasit M. A dhe D. A. Shtetasi M. A (autori i dyshuar), mbahet në rua-jtje nga shërbimet e Policisë në spi-talin e Durrësit, pasi është i plago-sur. Policia është vënë në ndjekje të autorit tjetër, shtetasit D. A. dhe vi-

jon krehja e zonës për kapjen e tij Policia ka bllokuar dy automjete që u përkasin pjesëtarëve të palëve që janë konfliktuar. Janë shoqëru-ar në Komisariatin e Policisë Ka-vajë disa persona dhe vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë.Grupi hetimor po punon për zbard-hjen e plotë të rrethanave të ngjar-jes”-njoftoi policia.

Elio Hyka

Eraldo Hyka

Presidenti Meta

Oriola Pampuri

Enklelejd Alibeaj

Endri Brahimllari

E premte, 5 korrik 20198 •

CMYK

Sociale

Intervistoi: Armela Karemanaj

Në ditët e nxehta problemet shëndetësore të njerëzve shtohen. Kjo ndodh për shkak të pakujdesisë së

tyre dhe kënaqësisë së ditëve me diell në plazh duke rritur në këtë mënyrë dhe numrin e njërëzve që kërkojnë ndihmë mjekësore për shkak të djegieve, infeksioneve të ndryshme, alergjive të stinës dhe goditjeve nga dielli. Në një interv-istë për gazetën Standard mjekja Enela Papa tregon shenjat që parala-jmërojnë arrestet kardiake, helmimet nga ushqimet si dhe goditjet nga dielli dhe jep këshillat e duhura se si të mbrohemi prej këtyre sëmund-jeve dhe se si trajtohen ato në rast se pacienti tashmë është i prekur. Papa theksoi se në mënyrë kategorike të moshuarit nuk duhet të dalin nga shtëpia midis orës 10:00 dhe 19:00 kur është piku i vapës pasi shtohet ndjeshëm rrisku i përkeqësimit të shëndetit. Gjithashtu mjekja thekson se duhen shmangur orët e gjata të qëndrimit në diell me qëllim nxirjen

Intervista me mjeken Enela Papa

Nga virozat e stinës deri te helmimet dhe sëmundjet kardiovaskulare, disa këshilla si mund të parandalohen

pasi rrezikohet djegia e lëkurës, ajo shton se ka patur mjaft raste të paraqitura me djegie të shkallës së parë në Qendrën Shëndetësore ku ajo punon. Papa më tej flet dhe për helmimet nga ushqimet ku thotë se në këtë të nxehtë duhen eliminuar Fast Food-et pasi janë shkaktari numër një i helmimeve nga ushqimi.

A janë shtuar virozat e stinës në këtë periudhë që ëhtë piku i të nxehtit dhe cilat janë këshillat tuaja për ti shmangur ato?

Stina e verës me temperatura të larta, sjell edhe probleme të shëndet-it, sidomos tek fëmijët dhe të mosh-uarit. Ushqimi i marrë në mënyrë jot ë rregullt, pagjumësia që vjen nga i nxehti, dehidratimi e shumë faktorë të tjerë kanë bërë që në këtë periudhë të shtohen goxha rastet e të prekurve që vijnë në qendrën tonë për të marrë trajtimin e duhur. Të moshuarit, shumica prej tyre, janë të prekur nga sëmundjet kronike dhe e kanë imunitetin e ulët, duke i shtuar dhe faktorët e përmendur më sipër sjell dhe uljen akoma dhe më tepër të imunitetit duke sjellë pastaj dhe problem serioze me shëndetin. Ajo

çka këshillohet është hidratimi si I të moshuarve dhe fëmijëve vazhdi-isht, shmangia e pikut të vapës, dhe shmandia e kondicionerit, pasi kali-mi nga një gjendje ku temperaturat mund të jenë të ulëta me daljen në ambient ku temperaturat janë të larta sjell përkeqësimin e fytit, hundëve ose dhe temperaturë etj.

Si ndikon i nxehti tek të së-murët kronikë?

Efektet e temperaturave të larta në shëndet ndodhin kur sistemi i rregullimit të temperaturës së trupit tonë nuk arrin të shpëndajë nxehtësinë e tepërt. Gjithashtu këto efekte varen edhe nga mosha dhe gjendja shëndetësore. Të moshuar-it përbëjnë grupin më të madh të rrezikuar nga temperaturat e larta pasi ata shpesh vuajnë nga sëmundje të ndryshme kronike. Me rritjen e moshës aftësia e trupit për të rreg-ulluar temperaturën e trupit bie, tek ata ulet toleranca ndaj nxehtësisë. Tek mosha e tretë kemi kronike tensionin e lartë dhe sëmundjet e zemrës. Tek ata ndodhin ndryshime në funksionin e veshkave të cilat mund të shkaktojnë çrrgullime të

ritmit të zemrës. Ata që vuajnë nga hipertensioni mund të bëjnë një rënie të papritur të presionit arterial e cila mund të çojë në ishemi cere-brale. Tek të sëmurët me diabet dhe sëmundje të tjera endokrine, rëndimi i gjendjes shëndetësore është i lidhur me çrregullimin e qarkullimit të gjakut në lëkurë e cila mund të luajë një rol në reduktimin e shpërndarjes së nxehtësisë. Për gjithë të moshuar-it këshillat që mund të jepen është që të shmangien ekspozimin në diell gjatë pikut të vapës, dhe nërastet kur dalja është e domosdoshme duhen përdorur mjete mbrojtëse si çadra etj, hidratimi i vazhdueshëm si dhe matja e tensionit shpesherë.

Gjatë ditëve të nxehta shtohen dhe rastet e goditjeve nga dielli. Cilat janë shenjat dhe si mund ti shmangim këto goditje?

Është e vërtetë që i nxehti ka bërë që, sidomos javën e fundit, të shtohen dhe në qendrën tonë rastet e goditjeve nga dielli. Kjo vjen si rezultat i qëndrimit të gjatë në diell dhe shkakton rritje te temperaturës së trupit, djersitje të madhe, të për-ziera, dhimbje koke, marrje mendsh

si dhe debulesë. Fillimisht pacienti mund të mos e kuptojë nga vijnë këto, por bëhet për shkak të goditjes nga dielli. Pavarësisht mbrojtjes me çadër në det, rrezet e diellit dhe tem-peratura mbetet e lartë, dhe në këtë mënyrë rrezikohet edhe goditja nga i nxehti. Për uljen e temperaturës është e domosdoshme përdorimi i kremrave hidratues, që ndihmojnë gjithashtu edhe për mbrojtjen ndaj djegies së lëkurës.

A ka patur raste të djegieve të lëkurës nga ekspozimi i gjatë në diell dhe cilat janë këshillat tuaja për këtë fenomen?

Përgjithësisht ekziston ideja e të ndenjurit sa më gjatë në diell për të marrë ngjyrën e dëshiruar të lëkurës gjë që ndalohet në mënyrë kategorike. Kanë ardhur te ne pacientë dhe me djegie të shkalles se parë, që po marrin trajtohen ende. Përgjithësisht nuk përdoret kremi mbrojtes dhe bëhet lyerja me vaj që perkeqeson situaten pai ky I fundit perthith rrezet e diellit akoma dhe më shumë. Shkojne me idene e nxirjes. Alkooli dhe ndenjja e tepërt ne diell ndikojne

E premte, 5 korrik 2019 9•

CMYK

Sociale

Largimi i të rinjve nga vendi jonë po bëhet gjithmonë e më shumë një fenomen shqetësues. Ditën e djeshme

janë bërë publike disa shifra alarmante të cilat tregojnë se vetëm në tre ditët e fundit janë larguar 750 të rinj nga vendi për të studiuar me shpresën për mos t’u kthyer më në Shqipëri. Itali, Gjermani, Francë, Belgjikë, ose Holandë janë shtetet ku ata kërkojnë të studiojnë më shumë. Sa u përket fushave të studimit mbizotërojnë degët e ekonomisë, inxhinieritë, teknologjia e informa-cioni, mjekësi si dhe infermieri. Veç Tiranës, numri më i madh i ap-likantëve është nga Durrësi, Elbasani dhe Pogradeci. Largimi i të rinjve është një alarm, pasi fatkeqësisht pje-sa më e madhe e tyre nuk rikthehen më në Shqipëri për të dhënë ekspe-riencën e fituar jashtë vendit. Madje disa shprehen që largimi nga vendi është qëllimi kryesor.Ka edhe një pakicë që mendojnë se edhe mund të kthehen. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Arsimit, për vitin 2018 janë bërë 15 mijë legalizimi për studime jashtë Shqipërisë. Por sipas ekspertëve të Qendrës së Shërbimeve Arsimore, kjo shifër nuk është reale pasi jo të gjithë fitojnë të drejtën e studimit jashtë vendit, dhe veç asaj rreth 80% e të rinjve kërkojnë nga 5 deri në 10 legalizime pasi aplikojnë

shume keq në shendet duke shtuar këtu dhe të nxehtin e madh të këtyre ditëve. Rastet e tilla janë shtuar ditët e fundit.

Ditët e fundit ka patur shtim të rasteve ku pësohet infarkt në det. Çfarë e shkakton këtë lloj infarkti dhe si mund të parandalohet?

Infarktet në det shkaktohen nga semundjet e zemrës të cilat jane te diagnostikuara ose jo, pasi shumica i diagnostikon kur semundja ka avancuar shumë, po ashtu shkak-tohen dhe nga tensioni i lartë. Kontakti i trupit që është i nxehtë me ujin e ftohtë, plus tensioni ose sëmundjet e zemres sjellin arreste kardiake. Kjo mund të ndodhë dhe te moshat e reja. Megjithatë infark-tet asnjëherë nuk janë surprizë, ka një inicio që mund të ketë qenë i zhvilluar infarkti po ketu vjen dhe edukata shendetesore se shumica nuk kontrollojnë shëndetin e tyre.

Çfarë mund të thuhet për helmimet që vijnë nga ushqimet? Si paraqiten këto raste?

Përsa i përket rasteve që vijnë me helmim nga ushqimi duhet thënë se ndikojne Fast Food-et. Ushqimi i gatshëm te shijon për momentin por proshuta, sallami djathi që përdoren për gatimin e tyre degradojnë nga tem-peraturat e larta dhe janë me të pre-dispozuar qe te prishen gjate ditteve te nxehta. Simptomat e helmimit nga ushqimi zakonisht fillojnë brenda një apo dy ditëve pasi keni ngrënë ushqim të kontaminuar, pavarësisht se mund të fillojnë në çfarëdo periudhe mes disa orëve pasi kenë ngrënë ushqimin apo disa javë më vonë. Simptomat përf-shijnë marramendje, vjellje, dhimbje stomaku, humbje të energjisë, humbje të apetitit, temperaturë të lartë, dhe në disa raste diarre. Pacientët duhet të pa-raqiten për të marrë mjekimin e duhur sapo të vërejnë këto shenja.

Në këto ditë të nxehta të gjithë do të donin të ishin me push-

ime buzë detit ose në mal, mirëpo për fat të keq 81% e shqiptarëve janë shprehur se nuk mund të për-ballojnë dot një javë pushime larg shtëpisë. Në një anketë të zhvil-luar nga Komisioni Europian mbi Cilësinë e Jetës në vendet e Bash-kimit Europian dhe vendet kandi-date për tu anëtarësuar, rezulton se në krahasim me to, shqiptarët nuk mund të përballojnë dot as një javë pushime, madje në përqindje shumë më të lartë edhe se vendet e rajonit. Kështu për shembull, në Malin e Zi vetëm 66% e të py-eturve janë përgjigjur se nuk kanë mundësi që të përballojnë një javë pushime, e ndjekur nga Maqedonia me 65%, Serbia me 60%. Ndërsa në Turqi, gjithashtu vend kandidat për t’u anëtarësuar, rreth 48% e të anketuarve kanë thënë se nuk mund të përballojnë një javë push-ime larg shtëpisë.

Pushime vetëm për të pasurit, 81% e shqiptarëve nuk i përballojnë dot

Pushime vetëm për të pasuritIndividët me të ardhura të ulëta

mesa duket e kanë harruar çdo të thotë pushime. 96% e të anketu-arve që i përket nivelit të parë të ardhurave (më të ulëtat) nuk kanë mundësi që të përballojnë një javë pushime, duke mbajtur sërish nivelin rekord në të gjithë Europën. Edhe për individët që i përkasin grupit të dytë të të ardhurave, janë më shumë se 90% që janë përgjigjur se nuk përballojnë dot pushimet. Ndërsa individët që i

përkasin niveli të tretë (nga katër që janë gjithsej) janë përgjigjur se në i përballojnë dot një javë pushime në 88% të rasteve. Por ndryshe janë përgjigjur ato që i përkasin nivelit të katër të të ardhurave. Sipas an-ketës së Cilësisë së Jetës rreth 48% e individëve të pyetur kanë thënë se nuk përballojnë dot pushime dhe për këtë kategori Shqipëria nuk thyen rekord. Përqindjen më të lartë e kanë serbët, ku sipas anketës rreth 51% e tyre kanë thënë se nuk shkojnë dot me pushime.

Shifrat alarmante

Shqipërisë po i ikën truri, rreth 750 të rinj largohen nga vendi në vetëm 3 ditë

në shumë universitete. Raportet e dala së fundmi tregojnë se më shumë se 79 për qind e të rinjve shqiptarë nga 15-29 vjeç duan të largohen përgjithmonë nga Shqipëria dhe kjo është norma më e lartë në botë, me diferencë të theksuar nga të gjitha vendet e tjera, përfshirë ato në konflikte të armatosura. Papun-ësia, punësimi rastësor, të ardhurat e pakta për të paktën i detyrojnë të rinjtë qëtë largohen. Sipas statisti-kave të fundit të Bankës Botërore, Shqipëria renditet në vendin e fundit

në rajon, për sa i përket nivelit të varfërisë. Papunësia në Shqipëri është absolute, ku qytetarët largohen për të gjetur një punë për të mbijet-uar. Varfëria është shkaku kryesor i dëshirës së të rinjve për t’u larguar, por nuk mund të lihen pa përmendur dhe shumë faktorë të tjerë të cilët janë nxitës si korrupsioni, niveli i arsimimimit dhe shëndetësisë të cilat lënë shumë për të dëshiruar dhe mbi të gjitha duket se të rinjtë shqiptarë po e humbasin shpresën se gjërat do përmirësohen në vendin tonë.

10 E premte, 5 korrik 2019

Programet e punësimit kanë dështuar, përpunohet një tjetër strategjiObjektivat e vendosu-

ra nga qeveria për për rritjen e punësimit në vend nuk janë përm-

bushur. Qeveria ka hedhur për kon-sultim “Strategjinë Kombëtare për Punësim dhe Aftësim në 2019-2022” e cila është një korrigjim i strategjisë 2014-2020, ku vlerë-son se për disa tregues të këtij do-

kumenti, progresi nuk ka qenë i mjaftueshëm për të arritur objek-tivat e vitit 2020. Megjithatë plani i Veprimit i Rishikuar i Strategjisë Kombëtare për Punësim dhe Aftë-si do të përqendrohet në katër për-

parësi strategjike, të cilat nuk ndry-shojnë nga strategjia e vjetër.

Konkretisht synohet nxit-

ja e mundësive për punë të den-jë, nëpërmjet politikave të frytshme të tregut të punës. Në këtë pikë do të krijohet Agjencia Kombëtare për Punësim dhe Aftësi, dhe do të ofrohen shërbime punësimi për të gjithë individët e regjistru-ar. Gjithashtu parashikohet një ri-organizim funksional i zyrave të punës, ndërsa në fokus është dhe zgjerimi i gamës dhe shtrirjes së shërbimeve dhe programeve ak-tive të tregut të punës. Edhe kjo strategji mbështetet në ofrimin e arsimit dhe kualifikimit profesion-al cilësor për të rinjtë dhe të rritu-rit si urë për t’u integruar në treg.

Një tjetër prioritet është nxitja e përfshirjes sociale dhe e kohezi-onit territorial përmes zgjerimit të mbulimit, përfshirjes dhe efektiv-itetit të shërbimeve të punësim-it dhe arsimit dhe formimit pro-fesional për të rinjtë dhe të rriturit, përfshirë dhe popullsinë e rrezikuar

për përjashtim. Si dhe fuqizimi i qeverisjes së tregut të punës dhe i sistemeve të kualifikimeve. Ndër-

sa nuk parashikohen shifra konk-rete të punësimit në 4 vitet e ard-hshme.

Prognozat e errëta, edhe në 6-mujorin e dytë rritje ekonomike e përgjysmuarSipas të dhënave të INSTAT, ak-tiviteti ekonomik në vend u rrit me 2.2% në tremujorin e parë të vitit nga 4.06 % që ishte rrit-ja mesatare në vitin 2018. Por gu-vernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, lajmëroi dje se edhe rritja ekonomike në tremujor-in e dytë do të jetë e ngjashme edhe në tremujorin e parë 2019. “Ngadalësimi i ritmit të rritjes er-dhi kryesisht si pasojë e tkurrjes së prodhimit dhe eksportit të en-ergjisë elektrike. Të dhënat e tërt-horta të disponuara sugjerojnë se ekonomia shqiptare ka pasur një ecuri të ngjashme dhe në tremu-

jorin e dytë. Në terma të kërkesës agregate, rritja ekonomike vijon të mbështetet nga konsumi dhe in-vestimet, ndërkohë që deficiti i shkëmbimeve tregtare me jashtë është zgjeruar dhe politika fiskale vijon të ruajë një kah konsolidues. Në tërësi, rritja ekonomike e vitit 2019 pritet të jetë më e ngadaltë se ajo e një viti më parë, duke pasqyruar goditjen e ofertës që vjen nga rënia e prodhimit të en-ergjisë elektrike”, tha Sejko në një konferencë për median menje-herë pas mbledhjes së Këshillit të Mbikëqyrjes.

Informacioni i ri i marrë në

analizë ka qenë në kahun e posh-tëm të pritjeve tona, tha Guverna-tori. Ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet gjatë dy tremujorëve të parë, por me ritme më të ngadal-ta krahasuar me vitin e kaluar. Ai tha se, inflacioni vijon të mbe-tet nën objektiv, kryesisht si pa-sojë e efektit frenues që vazhdon të japë forcimi i shpejtë i kursit të këmbimit gjatë vitit të shkuar. Nga ana tjetër, kushtet monetare paraqit-en stimuluese dhe aktiviteti kredi-tues ka shfaqur shenja rikuperimi. Parashikimet tona për të ardhmen nuk kanë pësuar ndryshime të nd-jeshme, ndonëse rreziqet e kahut të

poshtëm janë rritur.Në këto rrethana, Këshil-

li Mbikëqyrës gjykoi se qëndrimi aktual stimulues i politikës mon-etare mbetet i përshtatshëm për të garantuar kthimin e inflacion-it në objektiv, brenda një horizon-ti kohor afatmesëm. Në këndvësh-trimin makroekonomik, niveli nën objektiv i inflacionit vazhdon të pasqyrojë rritjen ende të ngadaltë të pagave dhe të kostove të pro-dhimit në ekonomi, inflacionin e ulët në partnerët tanë tregtarë, dhe efektin prapaveprues të forcim-it të kursit të këmbimit gjatë vitit 2018.

Operatori i Shpërndarjes së En-ergjisë Elektrike (OSHEE) ka bërë publik planin e ri të inves-timeve për vitin 2019 duke pa-raqitur në detaj edhe projektet e

pezulluara për shkak të vështirë-sive financiare që kompania po has këtë vit si rrjedhojë e im-porteve për plotësimin e konsu-mit në vend. Referuar këtij plani

rezulton se janë të paktën 69 pro-jekte që pezullohen krahasuar me planin fillestar kur OSHEE. Në vlerë këto projekte të ngrira janë 2.8 miliardë lekë duke nisur nga

ndërhyrjet në nënstacione me 572 milionë lekë tek investimet prior-itare në rrjetin e tensionit të ulët tek linjat ABC me vlerë 603 mil-ionë lekë.

OSHEE anulon investimet për 69 projekte të planifikuara

Ekonomi

Parashikohet një riorganizim funk-sional i zyrave të punës, ndërsa në fokus është dhe zg-

jerimi i gamës dhe shtrirjes së shër-bimeve dhe pro-grameve aktive të tregut të punës

Qeveria ka hedhur për konsultim “Strateg-jinë Kombëtare për Punësim dhe Aftësim në 2019-2022” e cila është një korrigjim i strategjisë 2014-2020

2019

11 E premte, 5 korrik 2019

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka paralajmëruar sërish për rreziqet që mund t’i vijnë Shqipërisë në sektorin publik si rrjedhojë e borx-hit të lartë publik, projekteve me part-neritet publik privat (PPP), detyri-meve potenciale në rritje që rrjedhin prej tyre dhe dobësisë së institucion-eve publike dhe qeverisjes ekono-mike në përgjithësi. Më 1 korrik 2019, Bordi Ekzekutiv i Fondit Mon-etar Ndërkombëtar (FMN) njoftoi se përfundoi shqyrtimin e dytë të Pro-gramit të Monitorimit për Shqipërinë dhe aprovoi raportin e Stafit. Raporti paralajmëron se “si rezultat i borxhit publik ende të lartë, nevojave relativ-isht të mëdha për financim dhe rrit-jes së detyrimeve potenciale, godit-jet e rënda negative ndaj rritjes ose përkeqësimi i kushteve financiare ra-jonale, mund të dëmtojnë shpejt bi-lancin publik të Shqipërisë dhe të ndikojnë negativisht qasjen e tij në fi-nancime të përballueshme”.Shqipëria përballet me boshllëqe të konsiderueshme në infrastrukturë në krahasim me rajonin, gjë që aktual-isht po adresohet përmes përdorim-it të gjerë të PPP-ve. Më shumë se 200 projekte PPP (31 përqind e PBB-së) janë kontraktuar, dhe të tjera me vlerë rreth 15 përqind e PBB-së janë në proces. Megjithatë,paralajmëron FMN, PPP-të nuk janë të integru-ara mirë në kuadrin e përgjithshëm të menaxhimit të investimeve publike, për vlerësimin e fizibilitetit, përbal-lueshmërisë dhe rreziqeve. Në të një-jtën kohë, pagesat e parashikuara të buxhetit vjetor për PPP-të (të financ-uara nga qeveria) po i afrohen tashmë kufirit të ligjshëm që arrin në 5 për-qind të të ardhurave fiskale të vitit të kaluar.Projektet e gjenerimit të energjisë përbëjnë rreth 23 për qind të PBB-së dhe mbulohen nga marrëvesh-jet e blerjes së energjisë që përcakto-jnë çmimin e blerjes, me pak rrezik të dukshëm fiskal të mbetur.Shumi-ca e projekteve të tjera kanë të bë-jnë me infrastrukturën dhe janë ende në fazën e planifikimit ose ndërtim-it. Rreziqet fiskale shoqëruese do të mund të materializoheshin në afat të mesëm ose afatgjatë. Stafi u kërkoi autoriteteve të përdorin amendamen-tet e propozuara në ligjin për PPP për të kufizuar rreziqet nga detyrimet po-tenciale të lidhura me PPP-së dhe për të siguruar menaxhim më konsist-ent të investimeve publike. Kjo është e rëndësishme për të mbrojtur finan-cat publike dhe për të siguruar vlerë për paratë.Në matricën për vlerësimin e rrezikut të publikuar në raport, ka një rrezik të lartë që PPP-të për infrastrukturën të jenë të hartuara dobët dhe të rri-ten detyrimet potenciale. Kjo do të pengonte eficiencën e investimeve

publike dhe do të krijonte detyrime të mëdha potenciale, çka do të mi-nonte qëndrueshmërinë fiskale dhe të borxhit. Në vitin 2019, rritja pritet të ngadalësohet në 3.5 për qind, për shkak të rënies së prodhimit të en-ergjisë që kulmoi në 2018-n dhe ngadalësimit ekonomik në vendet partnere kryesore të Shqipërisë.Si një ekonomi e vogël e hapur, me diversifikim të kufizuar ekonomik, Shqipëria mbetet e ekspozuar duk-shëm ndaj rreziqeve të jashtme dhe të brendshme. Vendi është veçanërisht i prekshëm ndaj thatësirës, plakjes së popullsisë së kombinuar me emi-grimin e vazhdueshëm të punëtorëve të kualifikuar dhe ndikimin nga rritja më e ulët në partnerët kryesorë treg-tarë, thekson FMN.Raporti rekomandon që është e rëndësishme të zbatohet rregullimi i mëtejshëm fiskal, i kombinuar me përmirësimet në cilësinë e politikave buxhetore. Përshpejtimi i reduktim-it të borxhit publik në një periudhë afatmesme, do të krijojë hapësirë për të absorbuar dhe kompensuar godit-jet e kundërta nëpërmjet politikave fiskale anticiklike. Duke pasur para-sysh nevojën për të përmirësuar in-frastrukturën dhe zhvillimin njerë-zor të Shqipërisë, konsolidimi fiskal duhet të mbështetet nga përmirësim-et në politikën tatimore dhe admin-istrimin e taksave që çojnë në të ard-hura më të larta. Këto reforma duhet të mbështeten nga një analizë e ku-jdesshme e sistemit të të ardhurave dhe një strategjie afatmesme për të zgjeruar bazën tatimore dhe për të kr-ijuar kushte të barabarta për bizneset.Fondi shprehet kundër përjashti-meve fiskale në 2018-2019, sido-mos në regjimin e TVSH-së, të cilat kanë ulur rendimentin fiskal. Fon-di ka ripërsëritur kërkesën që të mos ketë vonesa në rimbursimin e TVSH-së dhe të mos krijohen detyrime të prapambetura. FMN thekson se au-toritetet po konsiderojnë krijimin e Korporatës Shqiptare të Investimeve (AIC) – një institucion zhvillimi që

do të shfrytëzonte asetet shtetërore “të lira” duke përdorur institucionet financiare si dhe burime të tjera fi-nancimi. Detyrat e korporatës do të përfshijnë përgatitjen dhe zbatimin e projekteve të investimeve në pronën shtetërore dhe financimin ose bash-këfinancimin e projekteve të tilla.Stafi fuqimisht u këshilloi au-toriteteve që të rishikojnë propozimet për krijimin e AIC, për të shman-gur rreziqet ndaj buxhetit dhe për in-tegritetin e kuadrit të menaxhimit të investimeve publike. Në forma-tin që është, projektligji do të lejon-te qeverinë të drejtonte vendime indi-viduale për investime, të cilat mund ta shndërronin AIC në një instru-ment shpenzues jashtë buxhetit, çka rrezikon të ulë disiplinën fiskale dhe të anashkalojë proceset e menaxhim-it të investimeve publike. Në vend të kësaj, kuadri duhet të sigurojë që AIC do të veprojë në baza komerciale dhe të jetë një zgjatues i qeverisë. Lig-ji duhet të afirmojë pavarësinë e AIC në vendimet operative dhe në përzg-jedhjen e projekteve individuale të in-vestimeve. Stafi gjithashtu rekoman-doi kufizimin e kontributit financiar të qeverisë në AIC më qartë në legjis-lacion dhe ta bëjë AIC subjekt të Lig-jit të Prokurimit Publik.Sektori bankar po finalizon një kon-solidim të rëndësishëm, nga 16 ban-ka në vitin 2016 në 13 për momen-tin. Brenda këtij procesi, pronësia e bankave është zhvendosur nga bankat me përvojë të BE-së tek lo-jtarët e rinj – disa pa përvojë bankare, duke ngritur shqetësime në lidhje me cilësinë e qeverisjes së bankës dhe kapacitetin e administrimit të rrezi-kut. Për të përballuar këto rreziqe, BSH ka miratuar një kornizë më in-tensive të inspektimit dhe mbikëqyr-jes, si në vend ashtu edhe jashtë saj, për bankat me aksionarë të rinj. Këto masa janë pjesë e një përpjekjeje më të gjerë nga banka qendrore për të harmonizuar më tej kuadrin rregul-lator me standardet ndërkombëtare, thotë raporti i FMN.

Fondi Monetar “ngel në klasë” qeverinë shqiptare

Këto ditë termometri ka shënuar tem-peratura të larta në të gjithë vendin dhe vendi i fundit ku shumë prej nesh do të donin të ishin është zyra. Është e pro-vuar shkencërisht që në ditë si këto pro-duktiviteti i punonjësve ulet dhe alter-nativa më e mirë janë pushimet. Por për fat të keq 81% e shqiptarëve janë shpre-hur se nuk mund të përballojnë dot një javë pushime larg shtëpisë. Në një an-ketë të zhvilluar nga Komisioni Euro-pian mbi Cilësinë e Jetës në vendet e Bashkimit Europian dhe vendet kandi-date për tu anëtarësuar, rezulton se në krahasim me to, shqiptarët nuk mund të përballojnë dot as një javë push-ime, madje në përqindje shumë më të lartë edhe se vendet e rajonit. Kësh-tu për shembull, në Malin e Zi vetëm 66% e të pyeturve janë përgjigjur se nuk kanë mundësi që të përballojnë një javë pushime, e ndjekur nga Maqedo-nia me 65%, Serbia me 60%. Ndërsa në Turqi, gjithashtu vend kandidat për t’u anëtarësuar, rreth 48% e të anket-uarve kanë thënë se nuk mund të për-ballojnë një javë pushime larg shtëpisë. Ndër vendet anëtare të Bashkimit Euro-pian, vendet me përqindjen më të lartë janë Greqia me 68% dhe Rumania me 66%, qytetarë që kanë shprehur pa-

mundësitë e tyre për të shkuar me push-ime. Nga grafiku vëmë re se përqindja më e larte e njerëzve që kanë shprehur pa mundësinë për të shkuar me push-ime janë në vende që cilësohen si top destinacione për turizmin si Greqia, Qipro, Portugalia dhe Kroacia. Indi-vidët me të ardhura të ulëta mesa duket e kanë harruar çdo të thotë pushime. 96% e të anketuarve që i përket nivelit të parë të ardhurave (më të ulëtat) nuk kanë mundësi që të përballojnë një javë pushime, duke mbajtur sërish nivelin rekord në të gjithë Europën. Edhe për individët që i përkasin grupit të dytë të të ardhurave, janë më shumë se 90% që janë përgjigjur se nuk për-ballojnë dot pushimet. Ndërsa indi-vidët që i përkasin niveli të tretë (nga katër që janë gjithsej) janë përgjigjur se në i përballojnë dot një javë push-ime në 88% të rasteve. Kandidate si Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Ser-bia dhe Turqia. Anketa në këto vende është zhvilluar në periudhën nën-tor 2016 – mars 2017, me një kampi-on të zgjedhura rastësisht prej 1.000 banorësh për shtetet e vogla dhe 1.300 banorësh për shtetet më të mëdha. Në të gjithë Europën janë zhvilluar në total 36.900 intervista.

Anketa: 90 për qind të shqiptarëve nuk ua mban xhepi pushimet

Ekonomi

Të papunë

E premte, 5 korrik 201912 •

Sociale

Portali “Mësues për Shqipërinë” ka mbyllur regjistrimet, duke

numëruar 5953 mësues që konkur-rojnë për punë. Por jo të gjithë do të jenë pjesë e testimit që do të zhvillohet përgjatë këtij muaji dhe në fillim të gushtit. Dhe sigurisht, jo të gjithë kandidatët do të arrijnë të punësohen përgjatë këtij viti. Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, çdo vit krijohen afro 1400 vende vakante në mësuesi. Bëhet fjalë për kontrata afatgjata dhe afatshkurtra, që krijohen si pasojë e daljes në pen-sion të mësuesve që kanë plotësuar vitet e punës si dhe atyre që marrin leje lindjeje apo mjekësore. Raporti është përafërsisht 1 me 4, çka nënk-upton se mundësinë për t’u futur në punë përmes portalit do ta ketë më pak se çereku i më të mirëve. Por

Barometri i Ballkanit

Shqipëria, me perceptimin më të lartë të korrupsionit

Në Shqipëri, perceptimi për korrupsionin mbetet më i lartë se kudo tjetër në shtetet e Ballkanit.

Ky është konstatimi i Barometrit të Balllkanit, një studim i përvit-shëm mbi perceptimet dhe sjelljet e qytetarëve të rajonit lidhur me një sërë faktorësh socialë, politikë dhe ekonomikë. Në raport thuhet se: “Perceptimi për korrupsionin mbetet i lartë. Ashtu siç ka ndodhur që prej 2016-s, shqiptarët janë ata që raportojnë numrin më të lartë të rasteve të mitmarrjes në krahasim me rajonin. Gjithashtu gati gjysma e të intervistuarve shqiptarë thonë se kanë dhënë para në këmbim të shërbimeve mjekësore. Sipas qytetarëve shqiptarë, më të korrup-tuarat janë partitë politike, shërbimet mjekësore, sistemi gjyqësor dhe Parlamenti. Sa i përket indeksit për situatën aktuale, Shqipëria regjistron nivelin më të ulët këtë vit, me vetëm 30 pikë nga 100 të mundshme. Në krahasim me vitin e kaluar ka një rënie prej 7%. Kjo, sipas raportit,

sugjeron një rritje të pakënaqësisë me situtatën altuale social-ekono-mike dhe zhvillimet politike. Kthesë negative, sipas raportit, ka marrë edhe kënaqësia për jetën. Rajoni, sipas Barometrit të Ballkanit, duhet të bëjë më shumë për të përmirësu-ar kredibilitetin, veçanërisht për të siguruar pavarësinë politike në institucionet kyçe, ashtu si sundimin e ligjit. Papunësia vazhdon të mbetet problem për rajonin, ashtu si munge-sa e sigurisë ekonomike. Vlerësohet përmirësimi i lidhjeve rajonale dhe rritja e optimizmit për perpektivën e anëtarësimit. Ndërkohë dhe më herët gjatë këtij viti Komisioni Europian e vlerësoi negativisht Shqipërinë përsa i përket nivelit të korrupsionit. Në një raport që është shumë negativ për Shqipërinë vihet në dukje lidhja mes korrupsionit dhe organizatave kriminale për pastrimin e parave, ndërkohe që iu tërhoq vëmendja au-toriteteve që nuk po marrnin masat e duhura për të luftuar këtë fenomen e mesa duket korrupsioni nuk ka ndërmend të ndalet në vendin tonë.

Data e testimit të mësuesve, 6 mijë kandidatë për 1400 vende të lira

duhet nënvizuar që në shifrën totale të vendeve vakante, MAS nuk bën publike vendet e punës që mbyllen

për shkak të mosplotësimit të orëve mësimore. Në këtë pikë, Sindikata e Arsimit vijon të këmbëngulë që

ministria duhet t’ua ofrojë vendet e reja të punës fillimisht mësuesve në sistem që rrezikojnë të dalin të pap-unë për shkak të reduktimit të orëve.

Vendet e liraPortali i këtij viti “Mësues për

Shqipërinë” nuk do të shërbejë vetëm për mbledhjen e apliki-meve, por do të luajë rolin kyç deri në punësimin e mësuesve. Me shkrirjen e drejtorive arsimore, punësimi i arsimtarëve më të mirë i është besuar Rrjetit Akademik Shqiptar, që menaxhon të dhënat e mësuesve në portal. Zyrat e reja arsimore të katër drejtorive rajon-ale të arsimit parauniversitar janë të detyruara të shpallin vendet vakante në portal. Për çdo vend të lirë pune, njoftimi do t’i shkojë

direkt në email më të mirit të renditur në listën për punësimet.

Pra, bëhet fjalë për një proces au-tomatik kompjuterik, pa ndërhyrjen e drejtorëve të shkollave a DAReve, që në jo pak herë kanë bërë pazare. Sipas udhëzimit të ri për punësimet dhe emërimet, mundësitë që mësuesi më i mirë të refuzojë ofertat nuk do të jenë të kufizuara deri në tri herë, por pafundësisht. Mosparaqitja e tij 24 orë pas njoftimit në shkollën ku njoftohet se është hapur vendi për të, merret si refuzim. Një tjetër ndrys-him i rëndësishëm është kontrata e punës. Ministria e Arsimit ka hequr periudhën 1-vjeçare të provës, pasi nuk e ka parë të arsyeshme që më të mirët, pas gjithë filtrave që kalojnë për ta gjetur atë vend pune, të kalo-jnë edhe një sitë të re.

E premte, 5 korrik 2019 13•

Kronikë

"Tartaruga" vë në pranga 35-vjeçarin e akuzuar për "Pjesëmarrje në organizatë kriminale"

Policia e Fierit në bashkëpunim me Interpol Tirana në kuadër të op-eracionit "Tartaruga" ka vënë në pranga një 35-vjeçar, mbi të cilin

rëndojnë 3 akuza. Policia bën me dije se i arrestuari është shtetasi Bler-im Sulejmani, 35 vjeç, banues në Levan, Fier. "Arrestimi përkohësisht i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Romës ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale "Pjesmarrje në organizate kriminale", "Trafikim i lëndëve narkotike" dhe "Shtrëngim me anë të kanosjes" të parashikuara nga Kodi Penal Italian", njoftoi policia. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

Shqiptari dhe gruaja shtatzënë kapen me 2,5 kg heroinë dhe 6.200 euro

Policia Italiane e Padovas ka vënë në pranga një shqiptar, nën akuzën e trafikimit të drogës dhe ka proceduar në gjendje të lirë një grua.

Policia bëri me dije se i arrestuari ishte shqiptari me inicialet T.K, 29 vjeç dhe gruaja A.E, 28-vjeç, e cila ishte edhe shtatëzanë. Dyshimet e policisë janë se shqiptari e kishte marrë në makinë gruan për të shman-gur mundësinë e ndalimit nga Policia. Policia e ndaloi makinën tip "Fiat", që po udhëtonin dhe gjatë kontrollit ushtruar në makinë u gjet dhe sekuestrua një "bukë", e paketuar me celofan të zi, që përmbante 520 gram heroinë. Pas kontrolleve në kopshtin e shtëpisë së shqiptarit u gjetën dhe sekuestruan rreth 2 kilogramë heroinë dhe 6.200 euro në para të gatshme, të gropozura në tokë.

Përplasen tre makina në Lungomare

Tre makina janë përfshirë në një aksident në Lungomare të Vlorës, duke u përplasur mes tyre. Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur

të plagosur. Menjëherë në vengjarje ka mbërritur një patrullë e rrugores me policisë nga Kosova dhe Vlora, të cilët kanë nisur hetimet për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

U mbyt në një lum të Italisë, zbardhet identiteti i 17-vjeçarit shqiptar

Zbardhet identiteti i 17 vjeçarit shqiptar të mbytur në lumin Chiusel-la në provincën e Torinos. Viktima është Gesjan Muça, banues në

komunën Settimo Torinese, djali i një familje emigrantësh shqiptarë në Itali. Muça së bashku me disa miq shqiptarë po kalonte një ditë pushimi në një zonë pranë lumit e cila prej një viti është e mbyllur për publikun. Sipas hetimeve të para të ngjarjes, 17 vjeçari shqiptar gjatë zhytjes ka mbetur i bllokuar mes shëkmbinjve të lumit.

I kërkuar në Itali për organizatë kriminale, 59-vjeçari kapet në Vlorë

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 59-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas policisë në pranga me qëllim ek-

stradimi në Itali është vënë shtetasi me iniciale R. B., banues në fshatin Fitore - Vlorë. Ai akuzohet për veprën penale "Organizatë kriminale i trafikimit të lëndëve narkotike". "Në bazë të informa-cioneve të marra në rrugë operative duke bashkëpunuar ngushtë me qytetarët, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe In-terpol Tirana, kanë bërë kapjen e 59 vjeçarit në fshatin Novoselë të Vlorës duke e vendosur para përgjegjësisë penale si më poshtë: Gjykata e Palermos - Itali në vitin 2009, ka lëshuar Urdhër Arrestin Europian ndaj shtetasit R. B, për veprën penale "Organizatë krimina-le e trafikimit të lëndëve narkotike" parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal Italian dhe nenet 73, 74 të Dekretit të Presidentit 309/1990", thuhej në njoftimin e policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Librazhd, ku një fëmijë

i kyçur në banesë nga nëna e tij, është hedhur nga kati i dytë, por fatmirësisht ka shpëtuar dhe nuk është në rrezik për jetën. Fëmija, një vajzë 5-vjeçare ishte lënë e vetme në shtëpi prej tre ditësh, një apartament në katin e dytë të një

pallati, ku ishte kyçur me çelës nga nëna e saj. Fëmija aktualisht ndod-het në spitalin e Librazhdit, ndërsa policia ka shpallur në kërkim nënën që për arsye ende të pamësuara ka braktisur në banesë vajzën e saj. Mësohet se gruaja ishte e martuar tre herë, ndërkohë nuk ka prece-dentë të mëparshëm penale.

Nëna kyç në shtëpi fëmijën, 5-vjeçarja hidhet nga kati 2 pas 3 ditëve e braktisur

Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 47-vjeçarin Olsi Belortaja, i cili aksi-

dentoi për vdekje 3 persona mbrëm-jen e 30 qershorit në rrugën Bilisht – Kapshticë. Olsi Belortja, agjenti doganor që shkaktoi aksindetin e rëndë me tre viktima në Bilisht, ka qënë i dehur dhe kjo është vërtetuar nga dy teste alkooli. Belorta pritet të dalë nesër përpara gjykatës së Korçës dhe prokurorit Julian Kristo, ku do përballet tre akuza të ngritu-ra. Burimet raportuan se drejtuesi i mjetit rezultoi të kishte pirë alkool dhe gjatë testit nga policia ka rezul-tuar se ka qënë në masën e 0.85 mg/l dhe 0.82 mg/l. Në 30 qershor 2019, rreth orës 18:30, Olsi Belortaja, ishte duke qarkulluar me automjetin e tij të markës Benz me targë KO 775 0B në rrugën nacionale Kapshticë-Bi-lisht. Në një pjesë të kësaj rruge, konkretisht në kryqëzimin e saj me rrugën e fshatit Kapshticë ishin duke udhëtuar si këmbësorë Anjeza Gani, Valmira Çuko dhe Semi Çuko. Në këtë vend, automjeti i drejtuar nga Olsi Belortaja ka humbur kontrollin dhe ka goditur këmbësorët Anjeza Gani dhe Valmira Çuko, të cilët kanë ndërruar jetë menjëherë pas aksidentit dhe ka goditur fëmijën e mitur Semi Çuko,të cilin e ka plago-sur rëndë por më pas ka ndëruar jetë në një spital në Tiranë. Menjëherë pas aksidentit Olsi Belortaja është

Vijoi kontrolli i pandërprerë i territorit për parandalimin,

evidentimin dhe goditjen e vep-rimtarisë kriminale në fushën e kul-tivimit të bimëve narkotike. Goditet një tentativë për kultivim të bimëve narkotike në një zonë në territorin e fshatit Lapardha të Selenicës. Në pranga ka rënë shtetasi Jetnor Lutaj, 29 vjeç, ndërsa janë shpallur në kërkim R. L. 28 vjeç dhe M. L., 28 vjeç, si bashkëpunëtorë të implikuar në lidhje me ngjarjen. "Nga këqyrja e vendit të ngjarjes policia ka gjetur dhe asgjësuar fidanë cannabis

Vendimi

Aksidentoi për vdekje 2 gra dhe një fëmijë, lihet në burg ish-agjenti doganor

Kanabis dhe armë në Selenicë, 1 në pranga, 2 në kërkim

sativa, si dhe ka gjetur të fshehura 2 armë zjarri (një automatik model

56' dhe një pistoletë model 54') si dhe municion luftarak" njoftoi poli-cia. Po në vijim të veprimeve për dokumentimin e plotë të kësaj ve-pre penale, u procedua në gjendje të lirë për veprën penale "Moskallëzim Krimi" shtetasi A. L, banues në fshatin Lapardha, pasi dyshohet se ka patur dijeni për ngjarjen. Mate-rialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve" të kryera në bashkëpunim.

larguar nga vendi i ngjarjes dhe më pas është kapur në afërsi të fshatit Zëmblak nga punonjësit e Policisë Gjyqësore. “Më datë 30.06.2019, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Kapshticë, pranë fshatit Kapshticë, mjeti tip “ML” me drejtues shtetasin O.B, 47 vjeç, ka aksidentuar tre kalimtarë në rrugë, konkretisht shtetasen A.G, 32 vjeçe, shtetasen V.Ç, 34 vjeçe, banuese në Kapshticë si edhe një fëmijë ende i

paidentifikuar, ku për pasojë kanë gjetur vdekjen dy shtetaset dhe është transportuar fëmija në gjendje të rëndë shëndetësore drejt Spitalit të Korçës. Drejtuesi i mjetit shtetasi O.B, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, ku pas kryerjes të testit të alkoolit rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.82 mg/l. Po punohet për zbard-hjen e plotë të rrethanave të ngjar-jes”-njoftoi policia.

E premte, 5 korrik 201914 •

Opinion

Kush nuk e di ta mësojë sa s’është vonë ! Së bashku me ditën e pavarë-sisë së SHBA-ve, 4 korriku është një

datë mjaft e rëndësishme edhe për Shqipërinë. Në 4 korrik të vitit 1964 ka ardhur në jetë “KM-ja”, i cili mësohet se që kur u bë i vetëdijshëm për rëndësinë e datës kur kishte lindur, mendoi t’i futej seriozisht artit të politikës. Ishte e shkruar, të lindësh në ditën që është shpallur pavarësia e shtetit më demokratik të botë, padyshim do të thotë diçka.

Por krejt ndryshe nga vitet e tjera, sot KM nuk ishte në Shqipëri, pasi për dy ditë me rradhë do jetë në Poznan të Polonisë, ku merr pjesë në Konferencën e Ballkanit Perëndimor në kuadrin e Procesit të Berlinit. E ku ka më mirë se triumfin personal për KM-në, pas fitores plebishitare ( publiçitare sic i thotë Tërmeti Tepelenës, jo Damiani Dibrës) në 30 Qershor, që ditën e lindjes ta festosh përkrah kancelares gjermane.

Megjithëse ende s’ka asnjë foto nga Rama-Merkel, vetë “media e lirë” e kishte kapur si detaj që në mëngjes këtë çështje dhe kishin lujtur titullin më bukur sa më s’ka: “Rama feston ditëlindjen përkrah Merkel-it në Poloni”. Në fakt duket edhe një formë urime e mediave për KM-në, që sic pohoi vetë “udhëheqësi” pak ditë më parë, tani e në vazhdim do ta trajtojë mirë. S’do dëgjoni më as kazan e as kënetë nga KM, e vetmja gjë që kaloi si pa u ndjerë ishte ai projektligji antishpifje! Po hajt se s’ka gjë, padyshim ligji do jetë një hap pozitiv për rregullimin e tregut mediatik, që me thënë të drejtën e ka tepruar jo pak me këto frazat “zbardhet skandali”. Ka lezet lajmi te mediat kombëtare, ndiqini e mësoni pasi edhe portalet përmes ligjit të qeverisë në atë standard do arrijnë. Jo më kot do shkojmë drejt BE-së. Por ta lemë këtë temën e medias, se ha shumë debat, e për më tepër kush rri dëgjon këta analistët opozitarë që flasin për censurë më pas.

Të kthehemi te ngjarja e ditës. Sot në godinën e PS-së dhe atë të Qeverisë , ndryshe nga çdo vit, “armata” e

Katër korriku i “shefit”, mesazhet për ditëlindje!

urime përnjëherë. Ishin nga ish-min-istrat, Arben Ahmetaj dhe Niko Peleshi. Direkti ra në të. Ju kujtua këshilla e Batonit, që foli për grupin armiqësor brenda PS-së të përbërë nga tre ish-ministrat Bushati, Peleshi e Ahmetaj. “Nuk ka se si të jetë rastësi, këta po më përcjellin një mesazh”– mendoi pa zë. Të dy me-sazhet e ish-ministrave ngjanin si dy pika në ujë. Dhe aty nuk duroi.

–“Ore këta legenat e paskën seri-ozisht këtë idenë e largimit tim”– ju drejtua Rama, Fugës, i cili si gjithnjë ishte i zënë me komentet negative në faqen e “facebooku-t të KM-së.

–“Po jo mo shefi, ku ja mban këtyre të merren me ty. Unë fola edhe vetë me Batonin pas shkrimit që kishte bërë e më tha që “e kisha vetëm me Bushatin, por për të mos u dukur hakmarrës futa edhe dy emra kot të dy ish-ministrave sa për të krijuar një grup armiqësor”– i tha Fuga, KM-së duke e qetësuar.

–“Po për Bushatin e di unë, ka marrë rrugët ai. U mërzit që me Cakën!”- tha Rama tashmë më i qetë.

Për të rikthyer harmoninë në avion, aq më tepër në këtë ditë të shënuar , mendoi Fuga. Hapi direkt faqen e KM-së në “facebook” dhe i tregoi mijëra mesazhe të ardhura në adresë me urime për ditëlind-je. Dhe sic i do shefi, të gjithë të inflitruarit e opozitës në komente, ishin pastruar më mirë sa më s’ka. E vluan më pas urimet: “Lideri ynë, edhe 100”, “Komandant, vetëm ti e bën Shqipërinë”. “Nëse do të uronim të jetoje sa projekte dhe investimet e realizuara në Shqipëri, 100 vite do ishin pak”. Ky i fundit i pëlqeu pa masë KM-së dhe teksa dëgjonte Fugën që i lexonte tha:

-“Op op op… Ndalu pak këtu, kush e ka shkruar këtë, ma thuaj pak emrin”

-“Këtë e ka bërë prefekti i qarkut Vlorë në FB”– i tha Fuga.

–“Po që do e bëj kanddsiatë për deputet këtë unë, me isguri do jetë në lista në 2021-in”– pohoi Rama

-“Fitore të mëdha na presin si 30 Qershori”– ja ktheu Fuga, ndërsa avioni po ulej në Poloni….

*Rubrika “Pikante” i trajton zhvillimet e ditës përmes satirës,

ironisë dhe batutës

“Pavarësia, liria e demokracia janë vlerat më të mëdha që SHBA-të përcjellin në botë që nga 4 korriku, 1776. Në Shqipëri, nuk mund të kishte lider tjetër që mund ti transmetonte më së miri këto tre parime të shtetit demokratik krahas Jush. Je më i miri. Edhe 100 “lali””- mbyllej mesazh i Veliajt

“Po jo mo shefi, ku ja mban këtyre të mer-ren me ty. Unë fola edhe vetë me Batonin pas shkrimit që kishte bërë e më tha që “e kisha vetëm me Bushatin, por për të mos u dukur hakmar-rës futa edhe dy emra kot të dy ish-minis-trave sa për të krijuar një grup armiqësor”– i tha Fuga, KM-së duke e qetësuar

kishte pushim. S’po flasim për pushim zyrtar, por kemi parasysh organ-izimin deri në detaje të festimeve për ditëlindjen e KM-së. Tufat me lule, zbukurimet që KM i gjen te tryeza në mëngjesin e 4 korrikut, urimet në zyrë e përmes sms-ve në rrjetet sociale si edhe harominë që krijohet në gjithë vendin në këtë ditë të shënuar. E meg-jithatë vetë “shefi” sic i takon, e nisi ditën me një falenderim për urimet që do i vinin nga miliona shqiptarë bren-da e jashtë vendit. E padyshim s’kishte si të mungonte lidhja e ditëlindjes me festën e SHBA-ve, ku për të shprehur ndjeshmërinë e tij për këtë ditë, KM përdori një frazë të Presidentit Lin-coln. “Faleminderit pafund dhe ndjesë për pamundësinë që t’u përgjigjem një për një, urimeve tuaja të pafundme për 55 vitet e mia. “Tekefundit s’kanë rëndësi vitet e jetës tënde. Ka rëndësi jeta në vitet e tua”, thoshte Presidenti Lincoln”, shkruante KM. Filo Ameri-kan, s’ke ç’i thua!

Vizita jashtë vendit, detyroi socialistët që urimet t’ja nisnin shefit përmes sms-ve. Ndër të vetmit që patën mundësi të uronin live sot she-fin, ishin “mr. Fuga and mr. Agaçi”, dy figurat e pandara pranë KM-së.

Urimi i parë i mbërritur në tele-fonin e KM-së ishte nga fitimtari i Tiranës, “lali Eri”.

-“Pavarësia, liria e demokracia janë vlerat më të mëdha që SHBA-të përcjellin në botë që nga 4 korriku, 1776. Në Shqipëri, nuk mund të kishte lider tjetër që mund ti trans-metonte më së miri këto tre parime të shtetit demokratik krahas Jush. Je më i miri. Edhe 100 nga “lali””- mbyllej mesazh i Veliajt.

Sapo e pa sms-në, KM ju drejtua Fugës: -“ Ky shoku jot si përhera, nuk e ndal b..lëpirjen as në mëng-jes”- dhe qeshën të dy.

E ndërkohë Veliaj pasi ja nisi mesazhin, direkt mendoi me vete: –“Sa me fat do isha të kishin rrjed-hur ndryshe gjërat. Sot jo vetëm që do festoja fitoren si kryebashkiak por edhe si kryeministër i vendit. S’kishin ku të shkonin ata, unë do isha kryeministri tranzitor. Ehh tani nuk do isha duke uruar por…”-

Mendimet në kokë ja ndërpret dera që hapet në zyrën e tij, ishte

Mazniku: “ Lali, si të kam”…Urimi i dytë KM-së, këtë vit i erdhi

nga Erjon Braçe. Mërzitia e gjithë këtyre viteve ndaj liderit të partisë, për mos marrjen e asnjë posti në ekzekutiv, më në fund këtë vit mori fund. Haku shkoi te i zot, s’ke ç’thua. Tashmë si numri dy i qeverisë, Braçja ndihet më së miri i përfaqësuar. Por ndryshe nga “lali”, zv.kryeminsitri ishte më i përmbajtur në urim. -“ Edhe 100 Edi. Bekime në jetë e familje dhe pafund suksese në vazhdim”.

Urimi i tretë i mbërritur në tele-fonin e “shefit” ishte ai nga ministri i jashtëm në detyrë Gent Cakaj: – “ Gëzuar ditëlindjen i dashur Kryem-inistër! Do më lejoni të elaboroj më tepër urimin tim duke ju përshëndetur përzemërsisht e duke ju uruar suksese të thelluara në betejën e vështirë të cilën keni ditur më së miri ta poër-balloni me sukses. Në një rrafsh të përgjithshëm politik dhe diplomatik, ju jeni padyshim lideri i patjetër-sueshëm i integrimit të vendit dhe nxitjes së ndërveprimit rajonal. Edhe 100 dhe me shpresë për negociatat”.

Sapo mori mesazhin, ndërkohë që ishte ngritur avioni, KM ja plasi të qeshurës së bashku me Fugën: “Çuni Batonit ky, nuk e ndal asn-jëherë ritmin e naaaaaaalt”.

E fill pas këtij urimi, krejt pa-paritmas për KM-në, në telefonin e tij mbërriti një mesazh nga parardhë-si i Cakës, Ditmir Bushati. Pa tele-fonin mirë dhe kontrolloi se për herë të fundit kishin shkëmbyer mesazhe bashkë që para 4 muajsh. As gjatë fushatës, ku Bushati ishte në krye të ekipit të Shkodrës, nuk kishin pasur asnjë komunikim bashkë në telefon.

“Të uroj gëzuar ditëlindjen Edi. Paç lumturi, shëndet e sa më shumë suksese në jetë”. Kjo fjalia e fundit i tingëlloi jo pak hidhëruese “shefit” pasi ju kujtua ish-benjamini i tij në shëndetësi Ilir Beqja me mesazhin e famshëm drejtuar drejtorit që e shkarkoi nga puna.

“Thua Ditmiri e kishte me të futur këtë mesazh?!”– mendoi me vete, por ndërkohë nuk e ndau tur-bullirën që po i trazonte kokën me Fugën që e kishte pranë.

Pa kaluar as 5 minuta nga urimi Bushatit, në telefon i mbërritën dy

Nga Gëzim Saliu

E premte, 5 korrik 2019 15•

Zbavitje

Fjalëkryqi i “Standard”

Fjalëkryqi pa skemë

HORIZONTALE1. Janë shpendë lagune. 10. Inicialet e Sinatra-s. 11. Vihet për t’u mbyllur. 17. Një bllok që mbahet me vete. 19. Në krye të bashkisë. 20. Janë më të shurtra se novelat. 22. Mund të jetë edhe sekrete. 23. Ai i shenjtë shtë papa. 25. Kështu thirrej Enzo Ferrari. 26. Në hyrje të sallës. 27. Mbyllin një dyqan. 28. Luajnë pa... ujë. 29. Janë refuzimet... absolute.

32. Susta pa zë. 34. Kanë president Vladimir Putin. 36. Jetoi 969 vjet. 37. Kridh pa çifte. 39. Me Go në një garë me makina të vogla. 40. Mbretëreshë legjendare asire. 41. Ato të dhëmbëve, s'janë ëmbëlsira. 43. Eshtë edhe ajo simun. 44. Janë sektet myslimane. 45 Hingis teniste. 46. Një shkencëtar si Enrico Fermi. 47. Janë të shumtë në Bangkok. 49. Lidhet në... fyt.

51. Në krye të tabelës. 52. Janë ngasje. 53. Satie kompozitor. 54. Gjysma e nazeve. 55. Ushtrohet edhe për të bindur. 58. Ishte përbindësh që hante fëmijë. 60. Eshtë një gjest... për skenë. 62. Nuk ka i varfri. 63. Një pjesë e atributeve. 65. Ishtin ushtarët që mbolli Kadmi. 66. Nuk lejohen në kthesa.VERTIKLE2. Eshtë përgjigja pas... afatit. 3. Lëvizje Autonome Lokale.

HORIZONTALE1. Inicialet e Gide -Ekstreme në duf. -Është kapelë -Inicialet e Munch. -Tamam pa kufij2. Pak marramendëse. -Field aktore. -Një njeri pa liri. -Mohamed te Roma.3. Gjeti një llampë magjike. -Premtojnë për kampionë.

4. Të lenë në mëdyshje. -Janë Regjentë ata të San Marinos. -Hummels mbrojtës gjerman.5. Ekstreme në ekstreme. -Teke kuote. -Janë fretër të Don Bosco-s. -Inicialet e Twist.6. ... Jack në flamurin britanik. -Curzio, që qe shkrimtar italian. -Është i lartë në fakultet.7. Fillojnë sefte -Një frut mes gjembash.

-Fillojnë afatin -Mbyllin një simbol.8. Janë binarë. -Eshtë vendi ku nuk shihet. -Ente Humanitare Tiranë. 9. Përshkohet nga udhëtarët. -Porto në Brazil. 10. Është për betonim. -Edhe... angleze. -Teliti regjisor -Është si veriu11. Tommy... Jones. -Kush ka.... do të dijë.

-Deborah që qe aktore. 12. Thuren me prapaskena. -Spikat tek shpirtkeqi. -O’Toole që qe aktor

VERTIKALE1. Film i Milos Forman. -Ka kryqytet Bamako.2. Janë ufo. -Tri të parat në renditje.3. Një liqen i kripur. -Kupa e botës e fituar përgjithmonë nga Brazili4. Mund të jetë trimerie.5. Paul që këndon me Garfunkel. -Është i lartë në një ndeshje të shpejtë.6. Nëna e Perseut. -Një listë me dessert.7. Një insekticid klasik. -Eshtë gri në tru.8. ... Diego në Kaliforni. -Robert Altman.9. Fillojnë kyçjen -Është fëmija.10. Këndon Nessun dorma. -Julia i Familja Addams

Eshtë një fjalëkryq për ekspertët dhe për kampionët. Për ta zgjidhur duhet që kutitë e zeza të vendosen nga ju

Duhet të nxini 47 kuti

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

11. Ekstremen në sirtar -Carvalho I Montalban. -Një mbishkrim në kryq.12. Maigret i Simemon. -Gjysma e degëve.13. Emma Bunton. -Deti i Napolit. -Fillojnë seancën.14. Një luhet me drama. -Ente Huanitare Sarandë 15. Heche aktore -Mund të jetë i rrallë.16. Paul piktor zviceran. -Kë zë ka telashe.17. James që qe këngëtare. -Numri i oktetit.18. Messenger për shkurt. -Në krye të radhës.19. Është shtypja në barometër.20. Është shok lufte. -Një fjalë para kohe.21. Damon aktor -Koha e një vit -Direk pa ekstreme.22. Një pemë. -Një mund të jetë barok. -Raymond i Perry Mason.

4. Janë histori dashurie. 5. Do të bëhen dhi. 6. Ashtu qoftë në... kishë. 7. Ndërmarrje Ekonomike Auto-nome. 8. Inicialet e Clapton. 9. Fillojnë turnin. 10. Në krye të familjes. 11. Rosberg, ish-kampion i formula 1. 12. Mosha e Alain Delon. 13. Në hyrje të pistës. 14. Inicialet e Moravia-s. 15. Një pjesë e paguar e borxhit. 16. Tutat pa kufij. 18. Janë në vitin e fundit të gjimnazit. 19. Kanë dy gra. 20. Janë ata që s’duan t’ia dinë për rrezik. 21. Një pije e jona. 22. Alan regjisor. 24. Kanë pyetje... provimi. 25 Përdoren për të mashtruar. 29. Një atentator vetsakrifikues. 30 Eshtë krahina me Athinën.

31. Një pjesë e olimpiadës. 32. Mund të jetë edhe shoqëror. 33. Një armë... për triko. 35. Serra pa çifte. 36. I takojnë fituesit. 37. Ishte Richelieu. 38. Shteti i... francezëve. 40. Ishulli... ynë. 41. Kishte kutinë me të këqiat. 42. Janë në skaje. 44. Stivosur pa sosur. 45. Një i sëmurë si... serial killer. 46. Fukarai që bën... yoga. 48. Eshtë pare... krapi. 49. Një peshk liqeni. 50. Kërkohet nga poeti. 53. Ente Lokale Sociale. 55. Pak papërgjegjshmëri. 56. Reparte Luftimi Autonome. 57. Një Tatum pianist. 59. Në krye të atletëve. 61. Ari i kimistit. 63. Inicialet e Moravia-s. 64. Janë të parat në teori.

E premte, 5 korrik 201916 •

CMYK

Sport

Partizani zyrtarizon ish-sulmuesin e Partizanit të Beogradit, Solomon

Partizani nuk ndalet më në merkato dhe afron sulmuesin e tretë bren-da pak orësh. Pas Joseph Ekuban dhe Brian Brown të kuqtë zyrtari-

zuan edhe afrimin e sulmuesit nigerian Theophilus Solomon. 23-vjeçari nigerian zhvilloi edhe stërvitjen e parë me Partizanin sot në Kamëz ndërkohë që ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me të kuqtë, me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit. Ai ka të dhëna shumë të mira pasi për pjesën më të madhe të karrierës së tij është aktivizuar në Kroaci me ekipe të tilla si Rijeka, Zadar, Sibenik, Istra e Inter Zapresic, ndërsa së-fundmi ishte pjesë e hungarezëve të Ujpest. Solomon në karrierën e tij të deritanishme ka ndërruar shumë skuadra, pavarsisht se është vetëm 23-vjeç. Ai ka luajtur edhe me Partizanin e Beogradit dhe Omonian e Nicosias. Problemi i tij i vetëm është që në 2 sezonet e fundit ka shënuar vetëm 2 gola edhe pse ka luajtur me 4 skuadra të ndryshme.

Kushtoi 70 milionë euro, Rodrigo flet pas firmës te City: Ëndërr për mua

Pas firmës mbi kontratë dhe zyrtarizimit si blerje më e re e Man-chester City-t, mesfushori spanjoll Rodrigo i cili i kushtoi arkave

të Citiziens plot 70 milionë euro ka thënë fjalët e tij të para si lojtar i kampionëve të Anglisë. “Është një ëndërr për mua të jem këtu. Jam bërë pjese e një skuadre të mrekullueshme e cila drejtohet nga një staf teknik me persona fantastikë. Kam shumë gjëra për të mësuar dhe mendoj se Manchester City ishte skuadra ideale për të vazhduar karrierën. Jam krenar për atë çfarë kam arritur deri tani por dua të vazhdoj të punoj dhe të përmirësohem më shumë”, deklaroi Rodri.

Beker është i pakalueshëm, nuk pëson gol prej 846 minutash

Alison Beker është i pakalueshëm. Portieri i Brazilit rezultoi sërish ven-dimtar në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës dhe kundër Argjentinës

e mbajti portën të paprekur. Në ndihmë i erdhën edhe dy shtyllat, por edhe pritjet e tij ishin të jashtëzakonshme. “Seleçao” është skuadra e vetme që nuk ka pësuar gol në këtë kompeticion, por portieri ka shifra akoma më të jashtëzakonshme, nëse llogarisim edhe ndeshjet e kampionatit anglez. Janë 9 ndeshje në total që nuk pëson gol dhe ka arritur 846 minuta. I fundit që i ka shënuar është Rondon, më 4 maj, në ndeshjen Liverpul-Njukasëll. Ai vazhdon të jetë makthi i Lionel Mesit, pasi 2 sezone radhazi e ka eliminuar nga Liga e Kampioneve dhe tani e nxjerr jashtë Kupës së Amerikës. Nëse Brazili ndodhet në finale, një meritë të madhe ka gardiani i Liverpulit.

De Ligt tani pranë Barcelonës, Ajaksi refuzon ofertën e Juventusit

Me ditët që kalon, çështja e Matijs De Ligt po kthehet në një teleno-velë. Te Juventusi, duket se kanë gjetur akordin me lojtarin, dhe

tifozët po presin një “përrallë” me fund të lumtur. Por, në Spanjë rapor-tojnë se bardhezinjtë nuk do e kenë të lehtë. Gjithçka është komplikuar, pasi siç shkruan “Marca”, Ajaksi e ka refuzuar ofertën e parë të Juves, me 65 milionë euro, si dhe 10 të tjera në formën e bonuseve, e cila duket të jetë më e vogël se oferta e Barçës. Barcelona, që njëkohësisht punon për të siguruar edhe Nejmarin dhe Grizmanin, ka vënë në “pjatë” plot 75 milionë euro për Ajaksin, por nga ana tjetër, nuk ka akord me mbrojtësin. Tashmë, mbetet për t’u parë se si do të shkojë ky operacion.

E kërkonin klubet më të mëdha holandeze si Ajax dhe Psv Eind-hoven, pa harruar këtu skuadra me emër të

madh në Europë, në Shtetet e Bash-kuara të Amerikës dhe në Kinë. Por edhe pse ofertat nuk i mungonin në mënyrë surprizuese në moshën 35-vjeçare Arjen Robben ka vendo-sur të varë këpucët në gozhdë. Pasi mbylli eksperiencën e tij 10-vjeçare me Bayern Munich, Robben ka vendosur t’i thotë stop futbollit të luajtur edhe pse dëshira për të vazh-

duar ishte shumë e madhe. Lajmin e ka bërë publik vetë lojtari me një letër. Në karrierën e tij holandezi fluturues është aktivizuar me 5 skuadra, Groningen ku hodhi hapat e parë si futbollist, Psv Eindhoven ku spikati si lojtar, Chelsea, Reali i Madridit dhe Bayern Munich me të cilët fitoi gjithçka. Në këtë tërheq-je të papritur të Robben mund të kenë ndikuar edhe dëmtimet e shpeshta që ka pësuar gjatë viteve të fundit. “Kam vendosur që ta mbyll karrierën time si profesion-ist. Pa dyshim, është vendimi më i

vështirë, që më është dashur të marr ndonjëherë në jetë. Një vendim, në të cilin ‘zemra’ dhe ‘mendja’ për-plaseshin me njëra-tjetrën. Dashuria për lojën të jep bindjen se ende mund të përballesh me gjithë botën, përballë realiteti se jo çdo gjë shkon ashtu si ti e do, dhe nuk je më djali 16-vjeçar që nuk e njeh dëmtimin. Për momentin, jam me shëndet dhe në formë, dhe si një tifoz i futbollit dhe shumë sporteve të tjera, dua të vazhdoj me këtë stil jete edhe në të ardhmen. Kështu që, do më duhet të ndaloj, por më mirë kështu”.

Lacio zyrtarizoi pak ditë më parë, blerjen e parë zyrtare, lojtarin e

ardhur nga Liverpuli, Bobi Adeka-nie. Por, siç raporton “London Evening Standard”, ekipi anglez është ankuar në FIFA, për shkeljen e rregullave ndërkombëtare për transferimet, të shkelura nga Lacio. Lacio pagoi vetëm një shumë të vogël prej 270 mijë paundësh, por ata janë tashmë nën akuzë për faktin se kanë kontaktuar lojtarin 20-vjeçar para kohës së lejuar. Rregulli i FIFA-s, e ndalon një klub të huaj që të kontaktojë një lojtar poshtë 23-vjeç, edhe nëse kanë mbetur të paktën 6 muaj kontratë. Lojtari e pranoi pak kohë më parë që kishte biseduar me Lacion me klubin kryeqytetas. E në fakt, ai

Arjen Robben i surprizon të gjithë, vendosë të varë këpucët në gozhdë

Igli Tare transferoi lojtarin e Liverpulit, kampionët e Europës padisin në FIFA shqiptarin

që e ka bindur lojtarin ka qenë pikërisht Igli Tare, por tek Lacio janë të sigurt që kanë kryer çdo gjë

sipas rregullave. Sidoqoftë, duhet pritur nëse për shqiptarin do hapet një hetim për këtë çështje apo jo.