24
4 Korrik 2013 www.impakt.al Botues: GEA Editions, Kryeredaktor: Plator NESTURI e-mail: [email protected], Tel: 00355 42 345189 E përjavshme, çmimi 30 lekë, nr.9 Shqipëria komuniste, Majorka e RDGJ-së! Këshilltari më i mirë për biznesin tuaj Albanian Business Consulting e-mail: [email protected] Monumentet e kulturës, çfarë do të ndodhë?! INTERVISTË/ Genci Samimi Arben Biçoku FUNDI I BALLKANIT, RIKTHIMI I EUROPËS JUGLINDORE DEBAT/ Virgjil Muçi Në pritje të “heroit” Edi Rama Finishi i nacionalizmit në Ballkan?! faqe 6-7 faqe 8-9 “Mission impossible” i Sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry SPECIALE ARGUMENT/ Leonard Mitro ARGUMENT/ Skerdilajd ZAIMI faqe 10 faqe 11 faqe 18-19 faqe 14-15 faqe 11 faqe 22 faqe 21 SHËNDETËSI KOMENT/ ROLAND QAFOKU MODA Si mund ta forcojmë sistemin imunitar? Xhinset, një tendencë e re si e djeshmja A mund të jetë Lulzim Basha kryetar i PD? P as panoramës disi të përgjithshme mbi punën e STASI-t mbi Shqipërinë, në këtë pjesë të dytë studiuesi gjerman Helmut Muller- Enbergs, zbulon hollësi të këtij raporti operativ mes shërbimit gjermano-lindor dhe Shqipërisë. Marinarë, punonjës të firmave të ndryshme që vinin në vendin tonë në kuadër të marrëveshjeve apo edhe si vizitorë, ishin në një pjesë të madhe edhe infomatorë. Programi ekonomik i qeverisë së re, “lufta” fillon me shifrat KABINETI NË IKJE LË NË RREGULL “KARTAT” ME FINANCAT DHE SHIFRAT E TREGUESVE MAKRO-EKONOMIKË DOSSIER/ Nga studimi i Helmut Müller-Enbergs Ecejaket e John Kerryt në Lindjen e Mesme dhe mësimet nga historia e negociatave izraeliano-palestineze faqe 2-3 Rama është tashmë botërisht i njohur si kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë. Kjo do të thotë që qysh tani ai përfaqëson tre gjëra: personin Rama, Kryetarin e PS-së Rama, mbi zgjedhjet dhe zgjidhjet politike të të cilit opinionet janë nga më të ndryshmet, dhe Kryeministrin Rama që është një Institucion i Shtetit i dalë nga zgjedhje të lira... Lideri i ardhshëm i PD-së, cilido që të zgjidhet, duhet të bëjë llogaritë me një trashëgimi komplekse brenda së cilës ka kapituj që kanë shënuar pozitivisht historinë postkomuniste të këtij vendi dhe kapituj të errët që deponojnë për faktin se do të duhet vërtet shumë kohë që PD të marrë trajtat e një partie të djathtë moderne, europiane... Brixh i vështirë politik Nga Mark SOLOMON

Gazeta impakt

Embed Size (px)

DESCRIPTION

4 Korrrik 9

Citation preview

Page 1: Gazeta impakt

4 Korrik 2013 www.impakt.alBotues: GEA Editions, Kryeredaktor: Plator NESTURI

e-mail: [email protected], Tel: 00355 42 345189

E përjavshme, çmimi 30 lekë, nr.9

Shqipëria komuniste, Majorka e RDGJ-së!

Këshilltari më i mirë për biznesin tuaj

AlbanianBusinessConsulting

e-mail: [email protected]

Monumentet e kulturës, çfarë do të ndodhë?!

inteRviStë/ Genci Samimi Arben Biçoku

FunDi i BAllkAnit, RikthiMi i euRopëS JuGlinDoRe

DeBAt/ virgjil Muçi

në pritje të “heroit” edi Rama

Finishi i nacionalizmit në Ballkan?! faqe 6-7

faqe 8-9

“Mission impossible” i Sekretarit amerikan të Shtetit John kerry

SpeCiAle

ARGuMent/ leonard Mitro

ARGuMent/ Skerdilajd ZAiMi

faqe 10

faqe 11

faqe 18-19

faqe 14-15

faqe 11

faqe 22

faqe 21

ShënDetëSi

koMent/ RolAnD qAFoku

MoDA

Si mund ta forcojmë sistemin imunitar?

Xhinset, një tendencë e re si e djeshmja

A mund të jetë lulzim Basha kryetar i pD?

Pas panoramës disi të përgjithshme mbi punën e STASI-t mbi

Shqipërinë, në këtë pjesë të dytë studiuesi gjerman Helmut Muller-Enbergs, zbulon hollësi të këtij raporti operativ mes shërbimit

gjermano-lindor dhe Shqipërisë.Marinarë, punonjës të firmave të ndryshme që vinin në vendin tonë në kuadër të marrëveshjeve apo edhe si vizitorë, ishin në një pjesë të madhe edhe infomatorë.

programi ekonomik i qeverisë së re, “lufta” fillon me shifrat

kABineti në ikJe lë në RReGull “kARtAt” Me FinAnCAt Dhe ShiFRAt e tReGueSve MAkRo-ekonoMikë

DoSSieR/ nga studimi i helmut Müller-enbergs

Ecejaket e John Kerryt në Lindjen e Mesme dhe mësimet nga historia e negociatave izraeliano-palestineze

faqe 2-3

Rama është tashmë botërisht i njohur si kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë. Kjo do të thotë që qysh tani ai përfaqëson tre gjëra: personin Rama, Kryetarin e PS-së Rama, mbi zgjedhjet dhe zgjidhjet politike të të cilit opinionet janë nga më të ndryshmet, dhe Kryeministrin Rama që është një Institucion i Shtetit i dalë nga zgjedhje të lira...

Lideri i ardhshëm i PD-së, cilido që të zgjidhet, duhet të bëjë llogaritë me një trashëgimi komplekse brenda së cilës ka kapituj që kanë shënuar pozitivisht historinë postkomuniste të këtij vendi dhe kapituj të errët që deponojnë për faktin se do të duhet vërtet shumë kohë që PD të marrë trajtat e një partie të djathtë moderne, europiane...

Brixh i vështirë politikNga Mark Solomon

Page 2: Gazeta impakt

E Enjte, 4 Korrik 2013www.impakt.al2

PoLITIKë

Zgjedhjet, nëse vërtet mund të quhen kështu, mbaruan. Për çudinë e të gjithëve, vendas apo të huaj, ato shkuan, si i thonë në shqip, fjollë. Pothuajse.

Duke përjashtuar ndonjë marrje me hu aty këtu, ndonjë plagosje të lehtë, ndonjë sherr apo vrasjen e aktivistit të LSI-së në Laç. Kushedi nëse edhe ai i gjorë nuk ishte thjesht një gabim shënjestre. Gjithsesi prokuroria e krimeve të rënda ka hapur tashmë hetimet dhe të gjithë shpresojmë se e vërteta mbi ngjarjen do të dalë në shesh.

Kjo qetësi e pazakontë, gati-gati e frikshme, të jep ndjesinë se gjërat, më në fund, edhe në Shqipëri, po ridimensionohen. Po marrin trajta, si me thënë, civile, pa shumë kreshta dhe impulse. Në dukje. Po dalin nga format e ngurta dhe po marrin frymë lirisht, paçka se gëzojnë ende një gjendje krejt të ndërmjetme, në formë shkume, as e ngurtë, as e lëngët dhe as e gaztë. Shqiptarët nuk janë mësuar me këto lloj gjendjesh, ndaj edhe u bën përshtypje. Ata çuditen me faktin që votat kësaj rradhe u numëruan në kohë rekord. Sikur gjithçka të ish vendosur qysh më parë në tavolinë pa lënë mundësinë për asnjë diskutim më vonë. Në të gjithë këtë panoramë, gati gati idilike, ndaj së cilës nuk munguan notat “mirë”, “më të mirat”, kalueshëm”, “mjaftueshëm” etj., që u vunë nga Departamenti i Shtetit , autoritetet e BE- së apo dhe veçmas, ambasadorja gjermane në Tiranë e shumë të tjerë, përsa i përket përmbajtjeve, natyrisht duhet të mbyllësh më shumë se një sy për ta përshkuar tej e tej. Duhet të mos bësh kinezin, i cili fiksohet tek përmbajtja, por të mbetesh tek forma, një prioritet shumë oksidental observimi të realitetit. Por le të mos bëhemi kaq sqimëtarë dhe le të mos i marrim gjërat kaq seriozisht duke u identifikuar me vetë ato!

Sekush prej protagonistëve në këto zgjedhje pretendoi se posedonte dhe fliste në emër të një programi të elaboruar me kohë. U thanë dhe u përsëritën gjëra nga më banalet e gjer nga më vizionaret, u premtuan gjëra të mëdha sikur Shqipëria do të shndërrohet në tigrin e ekonomisë dhe të mirëqënies në Ballkan, ndërkohë që parashikimet e institucioneve dhe agjencive ndërkombëtare të ekonomisë e të financave njoftojnë një rritje modeste vjetore, për shkak se Shqipëria nuk ndodhet në planetin Mars, por në mes të vendeve që po përjetojnë krizë ekonomike të fortë.

Nuk pati, nga asnjë forcë politike, asnjë diskutim linear, që të japë një ide të qartë mbi strategjinë për realizimin e ekuilibreve socialë më të mirë se ata të mëparshëm. Asnjë fjalë për dimensionet kryesorë të këtij ekuilibri të kërkuar nga shoqëria, për dimensionin ekologjik, atë ekonomik, teknologjik, atë të shpërndarjes së të mirave që do të krijohen, për dimensionin social të organizimit spontan të shoqërisë, për dimensionin politik e për rrjedhojë atë normativ, institucional, që sëbashku janë rregullatorë të marrëdhënieve në shoqëri si dhe për dimensionin kulturor.

Në vend të një diskutimi të tillë, platformat elektorale u mbushën më slogane, retorikë pa fund, sharje të kundërshtarit, metafora me pleq të kërrusur dhe me kallama bosh.

Po t’i hedhësh një sy “fushëbetejës” postelektorale, tani pasi e gjithë makina i ka motorët pothuajse të fikur, nuk mund të mos e kuptosh menjëherë se në kampin e djathtë, humbja është dhe perceptohet, ndjehet dhe përjetohet e qartë, pa ekuivoke, pavarësisht se sa dhe si kundërshtarët e kampit tjetër e siguruan fitoren. PD është humbësja e këtyre zgjedhjeve.

Brixh i vështirë i

Situata brenda këtij kampi, megjithë humbjen, nuk është aspak konfuze. Lideri historik i PD-së, Sali Berisha, nuk la minimalisht vend për konfuzion duke pranuar me përgjegjësi, emocion dhe dinjitet të lartë humbjen dhe pasi proklamoi dorëheqjen e tij edhe nga posti i kryetarit të partisë, lëshoi mesazhe të qartë para anëtarësisë, sidomos të rinjve, se pavarësisht humbjes, qëndron një kapital i madh politik i PD-së, i cili duhet bartur mbi supe dhe çuar përpara. Ky akt i hapi rrugën garës për një kryetar të ri partie, protagonistë kryesorë të së cilës duket se janë Basha dhe olldashi.

BAShA Apo ollDAShi?Në perceptimin tonë Basha ka avantazhin që të

jep stili karizmatik, mënyra e të bërit dialektikë, pse jo, fytyra prej të pafajshmi, mundësia për të arritur konsensuse falë pozicioneve të privilegjuar në të cilët ka shërbyer deri më sot, mbështetjet e ndryshme, por nuk ka atë që në demokraci quhet thjesht avantazhi i numrave (koncept ende relativ në Shqipëri). Këtë avantazh, në përllogaritjen tonë, e ka olldashi. Por këtij të fundit i mungojnë një sërë karakteristikash të tjera që do t’i jepnin trajtat e një lideri të djathtë të ri në stil. Nuk ka, fjala vjen, as fleksibilitetin e Bashës dhe as elokuencën e tij.

Lideri i ardhshëm i PD-së, cilido që të zgjidhet, duhet të bëjë llogaritë me një trashëgimi komplekse brenda së cilës ka kapituj që kanë shënuar pozitivisht historinë postkomuniste të këtij vendi dhe kapituj të errët që deponojnë për faktin se do të duhet vërtet shumë kohë që PD të marrë trajtat e një partie të djathtë moderne, europiane. Le të mos harrojmë se PD pozicionohet menjëherë pas formimit të saj si parti e djathtë duke u përbërë kryesisht nga elementë të dalë

nga strukturat e PPSH-së dhe derivateve të saj gjatë periudhës së komunizmit. Shqipëria nuk ka ende një të djathtë, në kuptimin klasik të fjalës.

Liderit të ri të PD-së do t’i duhet të japë sinjale dhe energji shkëputjeje nga gjendja infantile dhe rrafshi banal në të cilën ndodhet në përgjithësi klasa politike e sotme shqiptare pas 23 vjetësh që nga përmbysja e komunizmit. Do t’i duhet ta sjellë atë në planin e politikës - art i mediacionit dhe rregulluese e një sistemi vlerash dhe marrëdhëniesh të bazuara në institucionet.

e, pASkëtAJ, BeRiShA?Na është e vështirë të imagjinojmë se Berisha

tani e tutje do të bëjë vetëm anëtarin dhe deputetin e thjeshtë të PD-së. Në fjalën e tij emocionuese të pranimit të humbjes dhe dhënies së dorëheqjes dallohet qartë dimensioni politik në qëndër të të cilit është Shqipëria dhe jo thjesht PD-ja si dhe një lloj përmbajtjeje ndaj dikujt, deri në kufijtë e të qënit si rrallëherë i lexueshëm.

Koha me siguri do të vërtetojë se Berisha, “një aset i çmuar politik” siç do ta përkufizonte ish Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Donald Ramsfeld, nga distanca e pothuajse çerekshekulli eksperience politike jo të lehtë, ka ende shumë për t’i dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve. Nuk është humbja në zgjedhjet parlamentare të rradhës, pas tetë vjet qeverisjeje kompleksivisht pozitive për vendin, ajo që e delegjitimon Berishën që në të ardhmen të luajë një rol mbi palët.

në kAMpin e FitiMtARëveNë kampin e majtë, në atë të fituesve, gjërat

janë shumë më ndryshe. Janë, si i thuhet, më të kokolepsura. Në të gjitha senset.

Fituesi i vërtetë i këtyre zgjedhjeve ndër të majtët është LSI-ja e Metës apo Meta i LSI-së, thuaje

Nga Mark Solomon

Rama është tashmë botërisht i njohur si kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë. Kjo do të thotë që qysh tani ai përfaqëson tre gjëra: personin Rama, Kryetarin e PS-së Rama, mbi zgjedhjet dhe zgjidhjet politike të të cilit opinionet janë nga më të ndryshmet, dhe Kryeministrin Rama që është një Institucion i Shtetit i dalë nga zgjedhje të lira...

...Pas këtyre rrëshqitjeve vjen Rama në fjalimin e tij me rastin e 22 vjetorit të PS-së. Dukshëm, fizikisht i lodhur, por impekabël, konciz, brilant. Njerëzit, pavarësisht ideve që kanë e që mbrojnë, do të donin të shihnin gjithnjë këtë Ramë për ta identifikuar me përfaqësuesin e PS-së dhe me kryeministrin e dalë nga PS-ja, një forcë që deri më tani ka kontribuar jo pak në ndërtimin e shtetit të ri demokratik shqiptar

Page 3: Gazeta impakt

E Enjte, 4 Korrik 2013www.impakt.al 3

PoLITIKë

politikës shqiptare

si të duash. “Brate” Meta diti të luajë mirë një bridge të vështirë politik ngaqë diti të informohet mirë e në mënyrë konstante mbi kartat e të tijve dhe të kundërshtarëve (me diferencën se brenda një nate, të “tijtë”u kthyen në “kundërshtarë” dhe “kundërshtarët” e vetëm një nate më parë në të “tijtë”).

Meta e kish të qartë që në fillim se loja e tij nuk ishte çështje fati apo probabiliteti, por çështje grane. Politikë dhe granë derë më derë. Dhe këtë bëri. Në sy të të gjithëve dhe pa skrupullin më të vogël. Në interes të popullit e të demokracisë, natyrisht. Kështu e katërfishoi numrin e mandateve të tij duke u shndërruar në një masë autonome të cilën PS-së dhe Ramës nuk i mbetet gjë tjetër veçse ta trajtojë me doreza të bardha. Të nesërmen e paszgjedhejve, ndërsa Rama vazhdoi retorikën e tij rilindase dhe premtimet për vitet që do të vijnë, “Brate” Meta u përqëndrua tek biznesi, mediat, ndërkombëtarët e gjer edhe tek kundërshtarët e djeshëm, duke zgjeruar e thelluar më tej konsensuset me ta. Chapeau!, ndërsa nambetet vetëm për t’u parë nëse e gjitha kjo ka për të vazhduar kështu, pa u kontrastuar nga askush, apo do të dalë sërish forca e tretë (me siguri po ajo që, me hir apo me pahir, e bashkoi me PS-në dhe me Ramën) që do t’i përcaktojë kufirin.

Nga ana e tyre PS dhe Rama, megjithë bojatisjet e ndryshme, investimin e madh mediatik, propagandën rilindëse, etj., nuk patën asnjë rritje të vërtetë në kuotën politike në këto zgjedhje, përderisa numri i mandateve që siguruan është pak a shumë ai i katër viteve më parë. Kjo do të thotë se fitorja, edhe pse reale, nuk mund t’i atribuohet ndonjë cilësie të veçantë të programit rilindas, aq sa përkthimit të zhgënjimit të elektoratit ndaj sidomos qeverisjes Berisha 2.

Do të thotë se Rilindja do të vazhdojë të mbetet po ajo epokë historiko-kulturore që vazhdon të studiohet në nivelet e ndryshëm të shkollave shqiptare. Shqiptarët kanë nevojë të shohin nëse do të kenë apo jo ndonjë rilindës klasik më shumë në kartmonedhat e xhepave të tyre dhe jo ndonjë “rilindës” modern më shumë në ekranet e TV. Asgjë më pak e asgjë më shumë.

Pavarësisht se kujt i atribuohet, duhet thënë se në termat e demokracisë, ajo e PS-së dhe e Ramës mbetet gjithsesi një fitore e pastër. Politikisht e pastër dhe jo vetëm shumë e ndryshme nga ajo e Metës, por edhe krejtësisht e pavarur nga fitorja e LSI-së. Ajo është një fitore e një partie me traditë, me konsensus jo të paktë popullor e sidomos me një sens të kultivuar shtetndërtues e shtetzhvillues. Përgjegjësi e madhe dhe provë e vështirë për Ramën, i cilijo gjithmonë ka ditur ta menaxhojë këtë privilegj e të qëndrojë në nivelin e duhur.

iMAZhi i kRyeMiniStRitRama është tashmë botërisht i njohur si

kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë. Kjo do të thotë që qysh tani ai përfaqëson tre gjëra: personin Rama, mbi e për të cilin çdokush është i lirë të mendojë çka të dojë e si të dojë, në masën që lejon vetë aksesi që personazhi ka bërë të mundur në jetën e tij; Kryetarin e PS-së Rama, mbi zgjedhjet dhe zgjidhjet politike të të cilit opinionet janë nga më të ndryshmet, të bashkëndashme apo krejt oponente, dhe Kryeministrin Rama që është një Institucion i Shtetit (le ta shkruajmë me gërmë të madhe) i dalë nga zgjedhje të lira dhe që çdokush do të duhej ta respektonte si të tillë, pavarësisht forcës politike ku militon apo që simpatizon.

Me personazhin Rama është marrë gjerësisht media shqiptare, që nga shtypi rozë e gjer ai blu në të gjitha sfumaturat e tyre dhe nuk mund të thuhet se ai vetë nuk ka dhënë shkas për këtë. Kjo histori, përjashto ndonjë skandal të bujshëm që ndokush mund edhe ta ruajë si asin nën mëngë, nuk i intereson më askujt.

Shqiptarëve u intereson Rama si kryetar i socialistëve, tashmë i pozitës. U intereson se si do të zhvillojë lojën politike, sidomos atë të spalmimit të benefiteve të pushtetit të fituar brenda llojit. U intereson të verifikojë nëse e bart vërtet kapacitetin receptorial të një vizioni të ri politik që do të bënte që Shqipëria të kryejë jo një hap, por një hop përpara në zhvillim. Siç ka premtuar dhe siç ka pretenduar.

Rama kryeministër është ende për t’u verifikuar në praktikë. Performanca e tij e deritanishme, për hir të së vërtetës, nuk inspiron aq besim: ajo ka pika depresioni dhe rrëshqitje stili që në një pozicion si ai i kryeministrit të vendit mund të kenë kosto politike të lartë siç ka edhe amplituda të larta që dëshmojnë se nuk i mungon aftësia e të qënit në lartësinë e rolit. Nuk do të jetë e lehtë për të, të vendosë e të mbajë një konstante aq të domosdoshme për t’u shndërruar në një interlokutor të besueshëm me palët brenda vendit dhe sidomos me partnerët ndërkombëtarë. Kjo është edhe pika e dobët e tij.

është vërtet e domosdoshme që ai të evitojë dimensionin e brishtë dhe egosintonik si ai i shprehur në intervistën dhënë gazetës franceze “Le Courrier des Balkans” në të cilën rrëfen se është frika nga vdekja që e shtyn të kërkojë një dimension pavdekësie, një vend në histori. Cilido që ka njëfarë backgroundi në psikologji nuk mund të mos kuptojë se pas një rrëfimi të tillë qëndrojnë boshllëqe të mëdha në procesin e ndërtimit të personalitetit dhe vakume që as arti dhe as pjesa e teatrit ku po luan nuk mund t’i plotësojnë. është i dhembshëm dhe njëkohësisht shqetësues një rrëfim i tillë. për të mos bërë fjalë

për dimensionet qesharakë në të cilat ka rënë në disa intervista të tjera, më e fundit, ajo e dhënë gazetës greke “Kathemerini”.

Pas këtyre rrëshqitjeve vjen Rama në fjalimin e tij me rastin e 22 vjetorit të PS-së. Dukshëm, fizikisht i lodhur, por impekabël, konciz, brilant. Njerëzit, pavarësisht ideve që kanë e që mbrojnë, do të donin të shihnin gjithnjë këtë Ramë pasi vetëm në këtë performancë do të mund ta identifikonin me përfaqësuesin e PS-së dhe me kryeministrin e dalë nga PS-ja, një forcë që deri më tani ka kontribuar jo pak në ndërtimin e shtetit të ri demokratik shqiptar.

Rama ndodhet aktualisht para ekuacioneve jo të lehtë. Sidomos për një artist të cilit nuk i mungon brishtësia e karakterit dhe mungesa e adezionit të plotë me realitetin. Presioni mbi të është jo i vogël dhe në muajt e ardhshëm do të rritet ende më shumë. Kush vërtet beson tek ai dhe mbështet shpresat dhe perspektivat tek ai, nëse është i sinqertë me veten dhe me të, duhet të bëjë vetëm një gjë: t’i japë diçka para se t’i kërkojë diçka. Kjo është thelbësore për një dualist në karakter si Rama. Kjo do të ishte në të mirën e tij, por edhe në të mirën e PS-së e më tej të vendit.

Një faktor jo për t’u anashkaluar përbën fakti se cilin aktor do të ketë ai përballë, nga kampi tjetër: olldashin apo Bashën.

Zgjedhja e Bashës nuk do të ishte një ogur i mirë për të. Tek olldashi do të gjente një kundërshtar më të fortë e më cinik, por më pak të komplikuar në marrëdhëniet me atë çka Rama përfaqëson. Ky është leximi i ynë.

Në një lexim të tillë, natyrisht nuk përjashtohen të papriturat, krizat, fraksionimet brenda PS-së apo midis PS-së dhe LSI-së e aleatëve të tjerë, zgjidhja e të cilave në interes të PS-së ka nevojë për një Ramë të forcuar e jo atë që kemi parë e shohim gjer më sot.

Në konkluzion të këtij shkrimi, nuk mund të mos themi se ajo çka është tashmë e observueshme në këtë panoramë komplekse të politikës shqiptare në këtë klimë postzgjedhore është fakti se cilido aktor i saj, për momentin, është i detyruar të luajë vetëm bridge, në dyshe dhe jo i vetëm, por gjasat që shumë shpejt kjo lojë t’ia lërë vendin një pokeri politik (e jo vetëm politik) po aq të vështirë dhe me të papritura, janë të shumta.

Lideri i ardhshëm i PD-së, cilido që të zgjidhet, duhet të bëjë llogaritë me një trashëgimi komplekse brenda së cilës ka kapituj që kanë shënuar pozitivisht historinë postkomuniste të këtij vendi dhe kapituj të errët që deponojnë për faktin se do të duhet vërtet shumë kohë që PD të marrë trajtat e një partie të djathtë moderne, europiane...

...Nuk është humbja në zgjedhjet parlamentare të rradhës, pas tetë vjet qeverisjeje kompleksivisht pozitive për vendin, ajo që e delegjitimon Berishën që në të ardhmen të luajë një rol mbi palët

Page 4: Gazeta impakt

E Enjte, 4 Korrik 2013www.impakt.al4

Si ndahet torta e pushtetit tek e majta

PoLITIKë

Prova e parë e Edi Ramës si kryeministër nuk do të jetë për qytetarët, por për bashkëpunëtorët e tij. Mënyra sesi do të ndajë

pushtetin me aleatët në kompozimin e kabinetit qeveritar është shenja që do të tregojë seriozitetin e premtimeve të Rilindjes. Në shtator, emrat e ministrave që do të dërgoj për dekretim te Presidenti Bujar Nishani, nuk do të jenë vetëm fytyra e qeverisjes së re, por edhe lakmusi për fatin e ardhshëm ta koalicionit. Ende pa u shuar euforia e fitores, tensionet kanë nisur të ndjehen mes Partisë Socialiste dhe aleatëve të saj. Kryetarët e partive që tradicionalisht kanë qenë me PS, si Skënder Gjinushi, Paskal Milo e Petro Koçi, kanë shpejtuar ti shtrëngojnë dorën Ramës për fitoren. Ndërsa bashkë me urimin, në podiume mediatike u kanë kujtuar socialistëve se dhe ata janë pjesë e fitores dhe duan vlerësime për qëndrimin 8 vite në opozitë. Marrëdhënia më e vështirë për tu menaxhuar dhe përkthyer në një ekip të përbashkët qeverisës për PS-në është ajo me LSI. Në fjalime publike drejtuesit e dy partive janë mundur të tregohen të kujdesshëm, por gjestet në jo pak raste kanë treguar të kundërtën. Një takim i fshehtë në “Sheraton” mes Metës dhe Ramës prodhoi vetëm një deklaratë të shpërndarë nga selia e PS. Megjithë frymën dhe tonet bashkëpunuese, teksti i saj nuk ishte “përtypur” dhe miratuar lehtësisht nga drejtuesit e LSI-së. Përvjetori i 22-të i Partisë Socialiste vuri në dukje dhe diçka tjetër për dy aleatët kryesorë të koalicionit të majtë. Meta është pranuar si një faktor që i dha fitoren Partisë Socialiste, por mes qëndrestarëve të PS-së si Pandeli Majko dhe një sërë syresh të tjerë, Meta duket aq i huaj sa të mos i jepet edhe dora. Ndaj dhe në këtë aktivitet, me gjithë superlativat që kishte për LSI në fjalimin e kreut të PS-së, Ilir Meta nuk pranoi të qëndronte më gjatë sesa koha që i duhej Ramës për të lexuar fjalën e rastit.

nDARJA e qeveRiSëMandatet e fituara në këto zgjedhje nga

Lëvizja Socialiste për Integrim i imponojnë Partisë Socialiste më shumë lëshime sesa kishte menduar në qeverinë e re. Veç postit të Kryetarit të Parlamentit për të cilin është

javë më parë në “Sheraton” ka gjetur një zgjidhje për të kënaqur ambiciet jo vetëm të LSI, por dhe të aleatëve të tjerë. Shtimi i numrit të posteve ministrore, shihet jo vetëm si një mënyrë për të krijuar hapësira për aleatët, por dhe si një mundësi për qeverisje më të mirë. Përveç LSI, kreu i PS-së duhet të menaxhojë dhe interesat dhe premtimet që ka bërë ndaj aleatëve të tjerë. Marrëveshja e firmosur në muajin qershor me 36 aleatët, detyron Ramën tu jap post ministror të gjithë partive që janë të përfaqësuara në Parlament. “Kur një parti politike e koalicionit, drejtpërsëdrejti, ka fituar një mandat në zgjedhjet e 23

qershorit, atëherë ajo ka të drejtë që të kërkojë një vend në qeverinë e koalicionit pas zgjedhjeve”,- thuhet në paktin e PS me aleatët. Pra veç LSI, PS duhet të përfshijë në qeverisje Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe Partinë Kristian Demokrate të Shqipërisë, të cilat kanë nga një deputet. Në bazë të po kësaj marrëveshjeje, të gatshëm për të marrë poste janë dhe ato parti që në këto zgjedhje nuk fituan mandate, por kanë marrë numër të konsiderueshëm votash. Janë të paktën 4 parti që synojnë të jenë të përfaqësuara në administratë dhe në nivele dytësore në ekzekutiv; Partia Social Demokrate, Partia Demokracia Sociale, Partia Socialiste e Vërtetë ’91 dhe Aleanca Popullore. Këto parti kanë kaluar kuotën prej 5000 votash që është sanksionuar në marrëveshjen me Partinë Socialiste. Në bazë të kësaj marrëveshje, “forcat që kanë nga 5 deri në 10 mijë vota në nivel kombëtare kanë të drejtë të përfaqësohen në administratën lokale dhe atë qendrore”. Pritet që këto parti të përfaqësohen në qeverisje në nivel zëvendës/ministrash dhe në krye të institucioneve që janë në varësi të ekzekutivit. Marrëveshja e firmosur mes Ramës dhe kryetarëve të partive aleate, duket se ka dhe “ankese” apo “shtojca” personale. Bëhet fjalë për premtime që kreu i PS u ka dhënë në mënyrë private një pjesë të kryetarëve të partive me të cilët hyri si aleatë në zgjedhje. Spartak Ngjela është i pari që ka folur për një marrëveshje personale me Ramën dhe që përkthehet në një post ministror për kreun e Partisë Ligj dhe Drejtësi. Ngjela pritet të jetë në drejtimin e një posti ministror edhe

rënë dakord mes Ramës dhe Metës, LSI pritet të marrë 4-5 portofole ministrore. Dy drejtuesit e partive Rama dhe Meta kanë deklaruar se nuk është diskutuar për emra konkretë ministrish, megjithatë kushti i PS-së lidhet me marrjen e dikastereve që më parë nuk kanë qenë në administrimin e LSI-së. Integrimi, arsimi, mbrojtja dhe transportet janë katër ministritë ku LSI ka shprehur interesin për t’i drejtuar. Ministria e Brendshme dhe ajo e Punës duket se janë refuzuar nga PS, për shkak se lidhen me dy nga pikat kryesore të programit të saj, punësimin dhe vendosjen e rendit në vend. Megjithatë takimi Rama-Meta një

votAt e Së MAJtëS

Partitë që marrin post ministror

Subjekti politik Nr. Votave

Lëvizja Socialiste për Integrim 179449Partia Bashkimi për të drejtat e njeriut 14320Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë 8094

Partitë që marrin poste në nivel kombëtar Partia Demokracia Sociale 11838Partia Social Demokrate 10138Aleanca Popullore 8879Partia Socialiste e Vërtetë ’91 6111

Partitë që mund të marrin poste në nivel lokalPartia Demokrate për Integrim e Prosperitet 4383 Aleanca Arbnore Kombëtare 3661Partia Socialiste e Moderuar 3071Partia G 99 2952Partia Ligj dhe Drejtësi 2480Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigranteve 2258Partia Ardhmëria Shqiptare 2254Partia Socialpuntore Shqiptare 2227Partia e Gjelbër 2079Partia e Reformave Demokratike Shqiptare 1434Partia Komuniste e Shqipërisë 8 Nëntori 1370Partia Mendimi i Djathtë Liberal 1193Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim 1180Partia e Punës së Shqipërisë 986Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë 908Partia Komuniste e Shqipërisë 900Partia Rruga e Lirisë 743Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane 677Partia e Punës e Shqipërisë e Riorganizuar 627Partia Unitetit Kombëtar 561Partia Shqiptare Atdheu 551Partia Pajtimit Kombëtar 544Partia Bashkimi Republikan Shqiptar 511Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve 505

LSI pretendon 4-5 ministri, aleatët e tjerë kërkojnë përfaqësim në qeverisjen qendrore dhe lokale. Veç paktit me subjektet e koalicionit, kryetarët e partive aleate flasin për marrëveshje personale me Ramën

Page 5: Gazeta impakt

E Enjte, 4 Korrik 2013www.impakt.al 5

PoLITIKë

PS-LSI, nis Qeveria “Rama”, bie kursi i ministrave, deputetët në mëdyshje për mandatin

është herë e parë që pas zgjedhjeve parlamentare pretendimet e politikanëve të karrierës për tu bërë ministra janë më të ulëta se

kurrë. Rregulli i shpallur nga kreu i PS-së, Edi Rama se ministrat nuk do të mbajnë mandatin e deputetit, ka shuar optimizmin e politikanëve që ëndërronin për tetë vite në opozitë që të ishin pjesë e ekzekutivit. Ideja ka gjetur të papërgatitur shumë prej politikanëve në PS, që në tetë vite u investuan në sektorë të ndryshëm gjatë opozitarizmit. Arsyeja është e thjeshtë, nëse do të pranojnë të ulen në postin e ministrit, duhet të harrojnë garancinë që u jep mandati i deputetit për të qenë në politikë. Sesa i rëndësishëm është mandati i deputetit, mjaftojmë të kujtojmë personazhe si Fatos Nano, Ylli Bufi, Musa Ulqini të cilët largimi nga salla e parlamentit i la në paradhomën e zhvillimeve politike dhe larg qendrës së pushtetit. Modeli i ministrave jo deputetë është zgjedhur nga kreu i PS-së, Edi Rama duke huazuar modelin kosovar dhe atë francez. Në Kosovë ky projekt cilësohet si i suksesshëm, ndërsa në Francë kushtetuta njeh parimin e zëvendësimit të deputetit, që do të thotë se çdo ministër, pas largimit nga posti, mund të kthehet në jetën politike në parlament. Ndërsa në Shqipëri, pas marrjes së postit ministror, deputeti jep dorëheqjen përfundimtare duke ja lënë vendin pasuesit që ka në listën shumë emërore. Duke parë lobimin e fuqishëm që një pjesë e tyre bënë për të hyrë në listën e kryetarit dhe shpenzimet e mëdha monetare për të fituar këto zgjedhje, heqja dorë nga mandati i deputetit dhe beneficet që të jep ky post, duket se është një risk i madh për shumë prej tyre. Aq më tepër që ecuria në postin e qeverisë nuk matet vetëm nga rezultatet, por dhe nga “humori” kryeministrit të ri dhe nga lëkundjet që mund të pasojë koalicioni i majtë. Në intervistën e fundit

mediatike që ka dhënë kreu i PS-së, ka deklaruar se kjo është një çështje nga e cila nuk heq dorë. E vetmja gjë e diskutueshme sipas tij, ishte nëse Kryeministri do të hiqte dorë apo jo nga mandati i deputetit. Si për të forcuar këtë ide, dy ditë më pas edhe kreu i LSI-së Ilir Meta u shpreh se e ka pranuar një kusht të tillë për ministrat e LSI-së. Në rastin e LSI vendimi duket më i lehtë, pasi i jep kësaj force politike mundësi për të promovuar figura politike të reja në parlament duke kënaqur dhe ata që s’ishin optimist për renditjen në listat e kandidatëve. Ndërsa për PS-në reagimet nuk kanë munguar. Ish-kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi dhe Kreu i Asamblesë Kombëtare të PS-së, Gramoz Ruçi, e kanë cilësuar projektin e Ramës si një ide të re “që mbetet për tu parë”. E thënë thjeshtë, pa ngjyrimet e gjuhës politike të socialistëve, kjo do të thotë se kryeministri që pritet të marrë detyrën në shtator është shpejtuar në vendosjen e një rregulli të tillë si detyrues. Heqja dorë nga mandati i deputetit për shumë prej njerëzve që kanë vite në politike, mund të cilësohet dhe si “vetëvrasje” politike. Në këtë mënyrë, kreu i PS-së duket se është i detyruar të zgjedh emra teknicienësh dhe njerëzish që kanë qëndruar larg politikës. Por sado pozitive që të jetë, kjo qeveri teknokratësh do të ketë përplasjet më të mëdha dhe diversione politike në Kuvend, jo më vetëm nga opozita, por dhe nga grupimet politike në Partinë Socialiste dhe në grupin parlamentar të saj.

“qeveRi e voGël Dhe Me FytyRA të ReJA”Duket se dhe vet socialistët nuk e kanë

të qartë sesi duhet të jetë kabineti i ri qeveritar. Ndërsa kreu i PS-së ka premtuar një qeveri që do të mundësojë realizimin e programit të rilindjes, deputetë të njohur të PS kërkojnë ndryshime radikale. Deputeti Erjon Braçe, i cilësuar si një nga zërat e fundit kritikë të mbetur në PS, shprehet se qeveria e majtë duhet të jetë e vogël në numër dhe të sjellë fytyra të reja politikanësh. “Qeveri e vogël, domethënë shumë më pak e kushtueshme nga pikëpamja e shpenzimeve. Më e vogël se qeveria aktuale. Qeveri e re, domethënë me përbërje të re. Më në fund, pas 8 viteve opozitë dhe 15 vite larg nga viti 1997, në krye të vendit të jetë një gjeneratë e re drejtuesish, ekspertes politikë e profesionale që frymëzojnë me dijen dhe pasioni”,- shprehet deputeti Erjon Braçe.

pse ka marrë vetëm 2480 vota në zgjedhjet e 23 qershorit

AleAtët e tJeRë Veç posteve ministrore që do të ndahen

me partitë që kanë mandate deputetësh dhe posteve dytësore në qeveri dhe institucionet qeveritare, për partitë që kanë marrë mbi 5 mijë vota, Partia Socialiste duhet të mendojë dhe për oreksin e aleatëve të tjerë në koalicion. Janë 23 parti politike, që në bazë të marrëveshjes që kanë firmosur me kreun e PS, kanë të drejtë të kenë përfaqësues në nivele të ndryshme të administratës lokale dhe të marrin pjesën e tyre nga torta e pushtetit. Për nga numri i votave mund të mos jenë të rëndësishme për qeverisjen, por në bazë të marrëveshjes që është firmosur me to, PS duhet të përballet me një ushtri kryetarësh që kërkojnë vende nderi dhe favore në këmbim të rreshtimit në koalicion. Sipas marrëveshjes, “pas fitores në zgjedhjet e 23 qershorit 2013, (PS) është e gatshme për të bashkëqeverisur me çdo forcë politike që përfaqëson një numër votash, si shprehje të vullnetit të popullit në nivel qarku nga 500 deri në 1000 vota”. Si çdo dokument partiak edhe në këtë rast hapësirat për interpretime dhe keqkuptime janë të shumta. Në marrëveshje nuk thuhet se çfarë postesh konkrete mund të marrin aleatët. Duke parë parasysh ndërtimin e administratës në nivel qarku, përveç prefektëve, postet e tjerë janë të zgjedhur sipas statusit të nëpunësit civil. Gjë që do të thotë se e majta për hir të aleatëve do të duhet të bëjë dhe emërime thellësisht

politike, duke shkelur kështu një parim për të cilin ka akuzuar prej 8 vitesh mazhorancën në ikje. Mes 23 partive, emrat e të cilave në rang publik janë thuajse të panjohura, PS do të përballet dhe me një problem tjetër. Këto parti kanë karakter lokal dhe shumica e votave u janë dhënë nga miqtë dhe të afërmit e kryetarëve në një qark të vetëm, çka bën që kërkesat e tyre për përfaqësim të jenë vetëm në disa qarqe. Ndaj dhe një pjesë e mirë e tyre e plotësojnë kriterin e përfaqësimit në nivel qarku dhe pse kanë numër të vogël votash. Veç votave, aleatët e “vegjël” i bazojnë kërkesat dhe në një çështje që lidhet me taktikën elektorale. Janë rreth 6 mandate të koalicionit të majtë, si në Lezhë, Tiranë, Durrës, Gjirokastër, Vlorë e Elbasan, të cilat janë marrë me një diferencë prej 500 votash nga koalicioni i majtë. Ky rezultat u jep një arsye më shumë aleatëve, sado të vegjël që të kërkojnë përfaqësim në pushtet. Një tjetër pikë e marrëveshjes së PS me aleatët, që rrëzon logjikën e përfaqësimit në bazë të votave, lë të hapur futjen në qeverisje dhe administratë të një sërë emrash të tjerë. “Partia Socialiste garanton se do të administrojë e do të angazhojë në qeverisje mbi bazën e vlerave dhe të kontributit, çdo individ që do të afrojnë aleatët, pavarësisht nga rezultati i arritur në zgjedhje”,- thuhet në dokumentin e firmosur nga PS me aleatët. Në këtë mënyrë dera për një vend pune duket se është e hapur jo vetëm për kryetarët, por për çdo njeri. Vlerat dhe kontributi, si njësi matëse për një vend pune, vendosen nga Partia Socialiste.

Duke parë lobimin e fuqishëm që një pjesë e tyre bënë për të hyrë në listën e kryetarit dhe shpenzimet e mëdha monetare për të fituar këto zgjedhje, heqja dorë nga mandati i deputetit dhe beneficet që të jep ky post, duket se është një risk i madh për shumë prej tyre

Page 6: Gazeta impakt

E Enjte, 4 Korrik 2013www.impakt.al6

RAJoN

Fundi i vitit 2012 dhe gjysma e këtij viti që po kalojmë, mund të vlerësohen pa frikë si kohët e ringritjes retorike të etnonacionalizmit. Po aq sa edhe

pikënisje, të periudhës postnacionaliste në mentalitetin ballkanik. Të paktën në tre vende, Shqipëri, Greqi dhe Kosovë, kjo frymë ishte më e spikatur, por edhe në Maqedoni, Hungari apo deri diku edhe në Bullgari simpotmat e saj nuk munguan. Për shkak të afërsisë dhe ndikimit të menjehërshëm shkak-pasojë, situatat e krijuara në Shqipëri dhe Greqi paraqesin një platformë më të mirë për të gjykuar të ardhmen e afërt, suksesin e projektit europian, për arsye se Greqia është anëtare e BE-së, ndërsa Shqipëria dhe Kosova janë dy nga vendet, popullsia e të cilave, edhe pse me shumicë myslimane e aspiron më së shumti integrimin europian. Agimi i Artë, Vetëvendosja dhe Aleanca Kuq e Zi janë tre emërtesat politike që shenjojnë këtë imponim të ekstremizimit në skenën ballkanike, pa lënë mënjanë

Finishi i nacionalizmit në Ballkan?!

4 koRRiku

ShBA-të festojnë sot 237-vjetorin e pavarësisë

S ot më 4 korrik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë 237-vjetorin e

Pavarësisë.Në vitin e largët 1776, në Filadelfia u

mbajt kongresi i Dytë kontinental, ku merrnin pjesë drejtues nga 13 koloni të cilët deklaruan shkëputjen nga Mbretëria e Bashkuar. Dokumenti i shpalljes së pavarësisë (Declaration of Independence), i firmosur nga drejtuesit e 13 kolonive ka hyrë në histori dhe si një nga dokumentet e para që frymëzoi lëvizje të ngjashme për pavarësi në shumë vende të botës. Ndërsa për amerikanët, kjo është data e lindjes së kombit amerikan.

Deklarata e pavarësisë u lexua nga politikani Thomas Xheferson, i cili më vonë do të ishte dhe president i tretë i këtij shteti. Një prej sentencave më të rëndësishme në deklaratë është dhe ajo e njohjes së pushtetit të popullit. “Qeveria ekziston vetëm për të mbrojtur të drejtat e popullit dhe kur ajo dështon …atëherë populli ka të drejtë ta heqë atë qeveri e të zgjedhë një tjetër që i përgjigjet aspiratave të tij”, - thuhet në deklaratë. Për vet kohën në të cilën u nënshkrua ky dokument, cilësohet si një nga zhvillimet më pozitive për demokracinë. kolonitë kishin probleme me skllavërinë dhe të drejtat e njeriut, por në pikat e deklaratës i lihej më shumë pushtet parlamentit dhe njerëzve, duke hedhur kushtin bazë të një shteti demokratik. Për SHBA shpallja e pavarësisë ishte vetëm hapi i parë drejt nisjes së krijimit të një shteti modern. Më pas deklaratës ju bashkuan dhe shumë shtete të tjera.

Ngritja dhe rënia e shpejtë e partive me program dhe veprim politik ekstremist

organizata të ngjashme në Maqedoni, Serbi apo edhe Hungari. Në kuptimin historik ato janë bartëset e fundit të brengës nacionale që zë fill në shekullin e 19-të e që synon të sinkronizohet si alternativë për të korrigjuar të tashmen- e barazuar me një krizë të thellë- por edhe të rikonfirmojë preambulën etnocentrike të shtetit dhe shoqërisë, të cilës i refuzohet orientimi liberal në botën globale që po jetojmë. Natyra kategorike e Vetëvendosjes për bisedimet me Serbinë, mohimi prej liderit të saj i çdo qasjeje taktike në diskutimet me të, sado që i nënrenditen filozofisë humane të lirisë dhe vetëvendosjes së popullit, synojnë të absolutizojnë një sovranitet, ekzistenca e të cilit përforcohet vetëm kur e kaluara tragjike inkuadrohet para popullit si lëndë që po konservohet. Kriza ekonomike në Greqi, krijoi debate edhe më të ndërlikura, sa kohë që fqinji ynë jugor është parë shpesh si një vend me dy tipologji: Europë e Ballkanit, por edhe Bizant i Europës. Agimi i Artë duket se brendëson në mesazhet e veta këtë të dytën, duke transplantuar në skenën greke, nevojën për rigjallej historike me praktikën dhe zgjidhjen naziste të problemit. Kërcimi i saj në Parlament dhe reagimi i Bashkimit Evropian, riciklon në kujtesën e të gjithëve precedentin Jorg Haider në Austri. Rasti i Aleancës Kuq e Zi në Shqipëri rimerr të njëjtën lëndë historike, që e pasuron apo e riafirmon të vërtetën e saj me raste

të aktualitetit politik, për të synuar një përmbysje në marrëdhëniet me Greqinë, apo edhe një thyerje të ekipit tradiocional politik në vendin tonë. AK është më pak serioze se homologet e veta, për arsye sepse ka një paraqitje më pak doktrinare dhe ka dalë në skenë më tepër si sajesë me qëllime elektorale. Që të trija -Vetëvedosja më pak- provuan ngjitjen e shpejtë, forcën magjike të retorikës ekstremiste dhe kumbimit teatral të zërit të liderëve të irrituar, sikundër edhe një zbehje dhe squllje që ka nisur të ndihet mirë. Kjo ka disa arsye: së pari rasti i ciklimit me votë të një radikali si Tomisalv Nikoliç në krye të Serbisë, prej nga ku ky antikorp etnik i të vërtetës serbe

pranon dhe firmos lëshimin e Kosovës, Serbisë së Vjetër, zemrës së serbëve, është një dëshmi thelbësore për të kuptuar se nacionalizmit në Ballkan tanimë i ka ngelur vetëm arsenali retorik. Siguria në këtë rajon dhe ekuilibri brenda tij është përgjegjësi mbiballkanike, e si e tillë lodrat ekzaltuese të artistëve politikë që konvertohen në oratorë sapo lexojnë një libër historie, thjesht i japin kuptim demokracisë së vështirë ballkanike. Po kështu, mëdyshjet e pabazuara të një hipernacionalisti të majtë si Albin Kurti në raport me Serbinë, në dritën e problemeve të vërteta të qytetarëve, si mirëqenia dhe punësimi, ngjajnë si aventurë e lodhshme rioshësh. Nga ana e vet ekstremizmi në Greqi fitoi shansin e jetës me hyrjen në Parlament, duke sfiduar kohezionin e shoqërisë greke, e cila më shumë se kushdo tjetër në Ballkan njeh dhe ka incizuar në ndërgjegjen e vet procesin e globalizmit. është vënë re edhe më parë se këto fraksione mëkojnë njëra-tjetrën me armiqësinë reciproke. Por po kaq e vërtetë është se shkreptima e tyre në qiellin ballkanik bëri të kuptohet se shoqëritë e këtij rajoni, edhe pse me prapambetje relative, intuitojnë mirë se perspektiva evropiane është objektiv themelor dhe se sidoqoftë, të paktën kësaj radhe, ekstremizmi, si një lloj ideologjie që i bashkohet krimit politik, është një shfaqje pjesore dhe jo recidivizëm historik.

Skerdilajd ZAIMI

Page 7: Gazeta impakt

E Enjte, 4 Korrik 2013www.impakt.al 7

PoLITIKë

Në vitin 2005 Edi Rama ishte një ndër “Heronjtë e Europës”, sipas kritereve të vendosura nga revista prestigjoze “Times”. Tetë vite më vonë ai ka marrë

timonin e anijes që synon ta çojë Shqipërinë në bregun tjetër, atë të Europës së Bashkuar.

Ndryshe nga viti 2004, kur City Mayor e shpalli atë si kryebashkiakun e vitit, tani euforia dhe entuziasmi i ndërkombëtarëve është më i përmbajtur. 8 vite në opozitë treguan se Rama nuk ndoqi vetëm rrugën e dialogut, por edhe atë të konfrontimit fizik me kundërshtarin, ndaj dhe pritshmëritë mbeten të provohen në një terren konkret të politikës së tij si kryeministër.

Fitorja e tij dhe e koalicionit të majtë në zgjedhjet e 23 Qershorit u trajtua nga mediat e huaja si një fabul interesante për vetë faktin se një ish-basketbollist me prirje në pikturë dhe vizatim rrëzoi nga froni konservatorin “karizmatik” Sali Berisha, që për 22 vite dominoi politikën shqiptare.

Sipas shtypit europian, Edi Rama ia arriti të mposhtë më në fund njeriun që drejtoi me dorë të hekurt Partinë Demokratike, parti në të cilën ai vetë ka milituar në orët e para të krijimit të saj.

Mediat gjermane, kryesisht ato të djathta komentojnë se për të arritur te fitorja, Edi Ramës iu desh konformohej me realitetin dhe të vepronte sipas thënies folklorike “sipas vendit dhe kuvendi”, duke iu nënshtruar ligjësive të sistemit politik shqiptar, një model i njohur ballkanik, ku shteti i ngjan një sipërmarrjeje interesash private.

“Frankfurter Allgemeine” shkruan se tani në vend të demokratëve do të jenë socialistët, që megjithë famën e Edi Ramës si një reformator socialdemokrat nuk do t’i shpëtojnë kollaj perceptimit se partitë politike në Shqipëri janë “klane të mirëorganizuara” përfitimesh të lidhura ngushtë me pushtetin.

Në shumë nga selitë diplomatike dhe kancelaritë perëndimore ka skepticizëm, nëse ky do të jetë vërtet një moment kthese për Shqipërinë dhe aspiratat e saj europiane.

Kryeministri potencial i Shqipërisë përmendet si djali i një skulptori të njohur dhe ish-bashkëshort i një aktoreje me fytyrë melankolike, që para se të katapultohej në skenën politike shqiptare shijonte nudizmin e tij bohemian në plazhet e Francës.

E megjithatë Edi Ramës tani do t’i duhet të bëjë Kryeministrin e Shqipërisë, një vendi që aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, por që ka ende probleme të hapura me fqinjët dhe ç’është më e keqja të mahisura nga vetë ai kur ishte në opozitë.

Pemët e mbjella si kryebashkiak i Tiranës dhe lulishtet buzë Lanës nuk mjaftojnë që Kryetari i Partisë Socialiste të bindë partnerët ndërkombëtarë për profilin e tij europian dhe vizionin perëndimor të ndërtimit të shtetit.

Pikëpyetjet për njeriun që në shtator do të jetë Kryeministri i ri Shqipërisë nuk mungojnë, sidomos kur bëhet fjalë për qëndrimet dhe aftësitë e tij në politikën e jashtme.

pRovA e pARëEnde pa veshur kostumin e kryeministrit, Edi

Rama takoi në Ankara Kryeministrin turk, Taip Rexhep Erdogan, dy ditë para se në Stamboll të shpërthenin protestat masive kundër tij.

Nuk ka asgjë të keqe që kandidati për Kryeministër i Shqipërisë të tregojë hapur prioritetet e politikës së tij të jashtme dhe të shprehë falenderimet për botimin në gjuhën turke të librit të tij “Kurbani” .

Por, Edi Rama shkoi në Ankara i palexuar për atë çfarë po ndodhte në Turqi, duke e mbështetur rekursin e tij diplomatik në një protagonizëm të motivuar vetëm elektoralisht, pa kredite të qënësishme politike, pavarësisht fotos me Kryeministrin Erdogan.

Sinkronizimi i një takimi të tillë nuk merr parasysh konditat, por njëmendësinë për një të ardhme të qëllimeve të përbashkëta.

pRoBleMet Me GReqinë

Kryetarit të ri të Qeverisë Shqiptare do t’i duhet shumë shpejt të ulet në tryezë me homologun e tij grek për të diskutuar mbi çështjen e Marrëveshjes së Ujërave dhe atë të toponimeve në pasaporta.

Rama do të përballet fillimisht me paragjykimin e ngritur ndaj tij për trajtimin jo parimor të çështjes së ujërave dhe depozitimin prej tij të marrëveshjes në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë.

Ky aksion politik i ish-opozitës socialiste i shërbeu asokohe një klime të postuar antigreke, që shihte tek fqinjët jugorë armikun e pandreqshëm, përballë të cilit po vihej Rilindja e udhëhequr nga vetë Edi Rama nën zhurmën e daulleve të Aleancës Kuq e Zi.

Ashtu siç e pohojnë analistët grekë, temperatura mes Tiranës e Athinës është në nivelin 0 gradë dhe për ta ndryshuar këtë klimë Edi Rama nuk duhet të mbështetet vetëm në teknikat e tij të komunikimit.

Domethënëse është intervista e tij e parë për gazetën greke “Kathimerini”, në të cilën Rama flet për një pranverë të re në marrëdhëniet shqiptaro-greke, nisur nga një kontekst i ri gjeopolitik i rajonit, që mesa duket paska të bëjë vetëm me zgjedhjen e tij si Kryeministër i ri i Shqipërisë. Mirëpo marrëdhëniet e lodhura Shqipëri-Greqi nuk mund të fuqizohen me metafora stinësh, variabiliteti i të cilave ndryshon çdo tre muaj, por duhen marrë me seriozitet e bazuar mbi principe të larta.

Athina do të marrë në janar Presidencën e radhës së Bashkimit Evropian dhe me shumë gjasë do t’i japë një tjetër shans Edi Ramës, kësaj here si kryeministër të provojë aftësitë e tij në politikën e fqinjësisë së mirë, pa qenë nevoja e piruetave të ish-basketbollistit të Dinamos dhe kombëtares shqiptare.

Në falenderimin drejtuar qytetarëve të Tiranës, për

votën plebishitare të 23 Qershorit , Edi Rama tregoi se kishte vënë në vend dy porosi të ish-kryeministrit Pandeli Majko, të mos vishte më çorape të kuqe dhe të martohej si gjithë të tjerët. Tani të gjithë janë në pritje të heroit që u rikthye me premtimin për të çuar Shqipërinë në Europë.

Pikëpyetjet për njeriun që në shtator do të jetë kryeministri i ri Shqipërisë nuk mungojnë, kur bëhet fjalë për qëndrimet dhe aftësitë e tij në politikën e jashtme

Leonard mITRo

Kryeministri potencial i Shqipërisë përmendet si djali i një skulptori të njohur dhe ish-bashkëshort i një aktoreje me fytyrë melankolike, që para se të katapultohej në skenën politike shqiptare shijonte nudizmin e tij bohemian në plazhet e Francës

temperatura mes tiranës dhe Athinës është 0 gradë dhe për ta ndryshuar këtë klimë edi Rama duhet të bindë shumëkënd se qëllimet e tij janë të pakushtëzuara nga stinët e Bosforit

FqinJëSiA

në pritje të “heroit” edi Rama

Pemët e mbjella si kryebashkiak i Tiranës dhe lulishtet buzë Lanës nuk mjaftojnë që kryetari i Partisë Socialiste të bindë partnerët ndërkombëtarë për profilin e tij europian dhe vizionin perëndimor të ndërtimit të shtetit

Page 8: Gazeta impakt

E Enjte, 4 Korrik 2013www.impakt.al8

EKoNoMI

Më shumë se pikat konkrete ku do bazohet ekonomia, e majta po paraqet predispozitën për ballafaqim shifrash

Programi ekonomik i qeverisë së re, “lufta” fillon me shifrat

Ndihmë prej të huajve për verifikimet e shifrave kryesore makro-ekonomike

në Shqipëri. Kjo duket se është një “mbrojtje” që mazhoranca e re e së majtës, është duke e kërkuar prej institucioneve ndërkombëtare financiare si Fondi Monetar Ndërkombëtar apo Banka Botërore, lidhur me qasjen e saj ekonomike, teksa është në pritje të misionit të tyre të radhës i cili do të mbërrijë në Shqipëri, pikërisht me qëllimin e vlerësimit të

ecurisë ekonomike të deritanishme të vendit. Ky i fundit, do të vijë saktësisht në dhjetëditëshin e dytë të korrikut në Tiranë, përmes një ekipi të posaçëm ekspertësh, të cilët gjithashtu do të merren edhe me analizimin e masave të vërteta që duhen ndërmarrë për të shmangur përkeqësimin e treguesve tashmë negativë ose edhe në rënie, të ekonomisë shqiptare. Ndërkaq, burime paraprake pranë misionit të BB-së dhe FMN-së në Tiranë, kanë bërë me dije

për mediat se parashikohet që ekspertët e këtij misioni të posaçëm, të merren edhe me një vendosje të tavanit të borxhit publik. Në këtë mënyrë, për të pasur një disiplinë fiskale dhe për të qenë më transparentë, të paktën sipas pëfaqësuesve të së majtës. “Në bashkëpunim me misionin, - mësohet të jetë shprehur Guvernatori Ardian Fullani pak më parë, - do të hidhen hapat e një reforme të gjerë ekonomike, e cila do të jetë në bazë të ekonomisë për 20-30 vitet e ardhshme”. Duke paralajmëruar në këtë mënyrë, se do të ketë një vendosje të re raportesh mes palës shqiptare dhe misionit të FMN-së, por edhe një urë të re komunikimi të përbashkët mbi rakordimin për shifrat dhe në tërësi, të gjithë strategjisë së zhvilimit makro-ekonomik të vendit në 2-3 dekadat e ardhshme.

“Mbrojtje” nga FMN-ja dhe BB-ja, ndihmë për verifikimet e shifrave

DEBATI I FoKUSUAR TEK NDëRKoMBëTARëT

Eglantina naSI

Një “luftë” shifrash. Mes atyre që janë referuar zyrtarisht dhe atyre që pretendojnë të jenë realisht. Kjo është etapa e parë

që mazhoranca e re e krijuar pas zgjedhjeve të 23 qershorit, duket se ka zgjedhur për të nisur implementimin e programit të saj ekonomik. Më shumë sesa një ofertë me pika konkrete se ku do të përmbahet ky program, përfaqësuesit e së majtës, po i paraqesin publikut shqiptar predispozitën për të kryer një ballafaqim shifrash. Duke pretenduar në këtë mënyrë që të ngrejnë së pari, një rrjet të tyrin statistikor, mbi të cilin më pas do të nisin edhe të përqasin politikat e reja të zhvillimit dhe në tërësi, të ecurisë makro-ekonomike të vendit. Tabela e qitjes? Kryesisht të dhënat e ofruara nga Instituti i Statistikave dhe ato të Bankës së Shqipërisë, të cilat në fakt përdoren edhe si shtylla që formëson opinionin ndërkombëtar mbi stabilitetin e vërtetë financiar që gëzon vendi ynë. Polemikat kanë nisur që tani, teksa nuk janë mbushur ende mirë dy javë nga përmbyllja e procesit të 23 qershorit, me vënien në dyshim prej përfaqësuesve të së majtës, pikërisht të shifrave të ofruara prej këtyre dy institucioneve kyçe, mbi rritjen ekonomike, punësimin, por edhe borxhin publik. Prej tyre shfaqet një tendencë e shtuar, për të verifikuar me çdo kusht, nëse nivelet e referuara rreth tyre janë të vërteta apo jo. Konkretisht, ata kanë paraqitur dyshimet e tyre nëse rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto është vërtet në nivelin prej rreth +1.6% siç ka referuar INSTAT-i apo BSH-ja. Në një kohë, kur vetë institucionet financiare ndërkombëtare, të tilla si BERZH-i, FMN-ja apo BB-ja, kanë deklaruar nivele të përafërta të këtij treguesi për Shqipërinë. Sikundër, debati ka nisur që tani edhe për nivelet reale të punësimit në vendin tonë, rreth të cilave, mazhoranca e re nuk duket aspak e bindur që ai të jetë rreth +13.3%, por më shumë. Kujtojmë se një tezë e tillë, u ngrit prej së majtës, edhe gjatë fjalimeve të nxehta elektorale gjatë fushatës për zgjedhjet e 23 qershorit, përmes përfaqësuesve të saj. Pa harruar këtu as treguesin e borxhit publik, i cili për shumë kohë ka përbërë një temë akute të së majtës. Tepër e shqetësuar që në kohën kur ishte në opozitë rreth tejkalimit të kufirit ligjor të tij (prej +60%), duke arritur në nivelin mbi +62%, mazhoranca e re po ngre pikëpyetjen nëse qeveria ende në detyrë mund ta ketë tejkaluar edhe këtë nivel. Për ta përmbyllur, ajo që e shqetëson më shumë mazhorancën e re është gjendja reale e buxhetit të shtetit, për të cilën shpesh po përmend shprehjen “arka bosh”. Për të, treguesit fiskalë që ka referuar së fundmi ministria e Financave

mbi raportin e shpenzimeve dhe të ardhurave, nuk janë aspak të vërteta dhe se hendeku mes tyre mund të jetë edhe më i thellë. Duke përdorur si argument për këtë, edhe deklaratat e bëra së fundmi nga vetë Guvernatori Ardian Fullani, sipas të cilit, gjatë pjesës së parë të këtij viti, shpenzimet buxhetore u rritën me rreth +13.3%, të diktuara kryesisht nga rritja e investimeve publike. “Ndërkohë, të ardhurat fiskale

janë ulur me 0.2%, kryesisht në reflektim të tkurrjes së komponentit tatimor të tyre. Ku defiçiti buxhetor për 5 muajt e parë të vitit rezultoi rreth 38.3 miliardë lekë, duke qenë rreth +1.1 herë më e lartë se një vit më parë dhe duke ndikuar me rritjen në nivelin +62.4% të raportit të borxhit publik ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto”, kujtojmë të ketë qenë deklarata e bërë nga Guvernatori lidhur me ecurinë reale të treguesve fiskalë gjatë pjesës së parë të këtij viti.

+1.6%Eshtë niveli zyrtar i rritjes së

Prodhimit të Brendshëm Bruto në vendin tonë prej institucioneve si Banka e Shqipërisë apo Instituti i Statistikave, i përafërt ky edhe me atë të konfirmuar nga institucionet financiare ndërkombëtare, të tilla si BERZH-i, FMN-ja apo BB-ja

+62%Eshtë niveli zyrtar borxhit

publik, duke e tejkaluar kufirin ligjor të tij (prej +60%), ndërsa mazhoranca e re e së majtës, po ngre pikëpyetjen nëse qeveria ende në detyrë mund ta ketë tejkaluar edhe këtë nivel të deklaruar rreth këtij treguesi të rëndësishëm makro-ekonomik

+13.3%Eshtë niveli zyrtar i konfirmuar

për rritjen e shpenzimeve buxhetore gjatë pjesës së parë të këtij viti, i diktuar kryesisht nga rritja e investimeve publike, ndërkohë që thuhet se të ardhurat fiskale janë ulur me -0.2%, në reflektim të tkurrjes së komponentit tatimor

Page 9: Gazeta impakt

E Enjte, 4 Korrik 2013www.impakt.al 9

EKoNoMI

Teksa gjendet edhe pak kohë në detyrë duke mbyllur mandatin e tij qeverisës, kabineti i qeverisë “Berisha” po tregohet mjaft i kujdesshëm që t’i lërë

në rregull të gjitha “kartat” të cilat kanë të bëjnë me financat dhe shifrat e treguesve makro-ekonomikë. Kështu, prej ditësh, institucionet kryesore të vendit janë duke u marrë me publikimin e raporteve kryesore të periudhave respektive, si për të lançuar mesazhin se nuk kanë asgjë për të fshehur dhe se për çdo tregues, ekziston një analizë e detajuar. Produkt ky, i punës 8-vjeçare që aparati i kabinetit “Berisha” kreu në krye të institucioneve kryesore të vendit. Konkretisht, Instituti i Statistikave, është duke servirur nga dita në ditë publikime më të fundit, të cilët tregojnë mes shifrash konkrete gjendjen reale të treguesve kryesorë makro-ekonomikë të vendit. Përshembull, raporti mbi Indeksin e Çmimeve të Prodhimit, ai për Indeksin e Çmimeve të Konsumit, Indeksi i Tregtisë së Jashtme, Regjistri i Ndërmarrjeve Ekonomike në rang vendi etj. Që të gjitha, të akorduara me të dhënat më të reja të këtij viti, duke dhënë kështu një panoramë të detajuar rreth sektorëve respektivë të ekonomisë. Një fakt ky që duket se po ndodh edhe me Bankën e Shqipërisë, e cila po rend të publikojë dokumenta të rëndësishme që japin një panoramë të qartë mbi ecurinë e treguesve makro-ekonomikë në vendin tonë. Të tilla si Raporti Vjetor 2012, Raporti i Mbikëqyrjes Financiare 2012, Raporti i Politikës Monetare 2013 etj. Në këtë këndvështrim, qeveria Berisha, duket se po “i lan duart” nga ndonjë akuzë e mundshme që mund t’i mbërrijë më

vonë prej mazhorancës së re të së majtës, se ajo nuk ka qenë aspak transparente me treguesit makro-ekonomikë. Nga ana tjetër, ajo që po vihet re se po bëhet këto ditë nga qeveria “Berisha” është edhe një kujdes me kryerjen e veprimeve me financat publike.

Teksa për këtë, duket se po koiçidojnë edhe disa aspekte teknike, siç është përshembull ai i fikjes së sistemit kompjuterik që mundëson aktivitetin e financave në Shqipëri. Si pasojë e të cilit, nga data 12 deri në 30 korrik, qeveria nuk do të mund të kryejë dot asnjë veprim financiar. Për këtë arsye, Ministria e Financave ka urdhëruar kryrjen e të gjitha veprimeve lidhur me pagat e punonjësve përpara kësaj periudhe, në mënyrë që të mos ketë asnjë ngërç në ekzekutimin e tyre. Posaçërisht, përmes një urdhri të veçantë të lëshuar nga ministri Ridvan Bode, thuhet se institucionet buxhetore se nga data 12 deri në 30 korrik, nuk do të kryejnë asnjë veprim financiar.

Qeveria i “fal” të gjitha shifrat

kabineti aktual po përpiqet t’i lërë në rregull të gjitha “kartat” që kanë të bëjnë me financat dhe shifrat e treguesve makro-ekonomikë

tAp

2.5

vkM

Qeveria “Berisha” u bë përcjellësja e parë zyrtare e lajmit pozitiv për Shqipërinë se projekti i gazsjellësit Trans-Adriatik u përzgjodh si fitues i garës për transportin e gazit azer nga fusha e Shah Denizit drejt Evropës

Miliardë lekë është efekti total financiar në arkën e buxhetit të shtetit, i planifikuar nga rritja e re e pagave dhe pensioneve, e cila nisë zbatimin e saj nga data 15 korrik, njësoj siç ishte parashikuar nga Ministria e Financave

Këshilli i Ministrave po vazhdon të marrë vendime të rëndësishme, edhe pse e di se zbatues i tyre do të jetë një kabinet i ri ministror, duke vijuar kështu zbatimin e funksionit të tij vendim-marrës në mënyrë mjaft normale

venDiMet e ReJA

kabineti në detyrë, vazhdon me miratimin e projekteve kyçe

Ajo vazhdon të marrë vendime të rëndësishme. Edhe pse e

di se zbatues i tyre do të jetë një kabinet i ri ministrash. kështu, qeveria “Berisha” në detyrë, po vijon zbatimin e funksionit të saj vendim-marrës në mënyrë mjaft normale, e fokusuar kjo përmes miratimit të mjaft nismave të rëndësishme. Mjafton të kujtojmë këtu se menjëherë pas zgjedhjeve të 23 qershorit, qeveria “Berisha” nuk vonoi për të mbledhur kabinetin e saj të ministrave dhe të miratonte një listë të tërë vendimesh, ku më i rëndësishmi prej tyre ishte ai i kuotave të pranimit dhe tarifat e shkollimit në institucionet publike të arsimit të lartë. Duke u bërë ndërkohë edhe përcjellësja zyrtare e lajmit pozitiv për Shqipërinë se projekti i gazsjellësit Trans-Adriatik (TAP) u përzgjodh si fitues i garës për transportin e gazit azer nga fusha e Shah Denizit drejt Evropës. Në këtë aspekt, qeveria “Berisha” ka realizuar edhe takimet paraprake me palën azere në kuadrin e komunikimit final të këtij vendimi dhe hedhjes së piketave të para për vënien në zbatim të tij. Nga ana tjetër, qeveria “Berisha” ka komunikuar së fundmi edhe vendimin e pandryshuar për rritjen e re të pagave dhe pensioneve. Nismë kjo e cila, sipas ministrisë së Financave, nis zbatimin e saj nga data 15 korrik, njësoj siç edhe ishte parashikuar në buxhetin e shtetit për vitin 2013, me një efekt total financiar të planifikuar prej rreth 2.5 miliardë lekësh. Duke treguar në këtë mënyrë një qëndrueshmëri në atë ç’ka ka premtuar para qytetarëve, edhe pse e di se në shtator do të duhet të ndërrohet nga një aparat i ri ministror i së majtës, i cili do të drejtojë në vend të saj.

Instituti i Statistikave dhe Banka e Shqipërisë janë duke servirur nga dita në ditë publikime më të fundit, të cilët tregojnë mes shifrash konkrete gjendjen reale të treguesve kryesorë makro-ekonomikë të vendit

Ministria e Financave

Page 10: Gazeta impakt

E Enjte, 4 Korrik 2013www.impakt.al10

SPECIALE

Vizita e fundit e Sekretarit Amerikan të Shtetit John Kerry në Lindjen e Mesme, e pesta e këtij lloji që nga marsi i këij viti, duket se ka për qëllim

kryesor riaktivizimin e negociatave midis Izraelit dhe Autoritetit Palestinez.

Domosdoshmëria e riaktivizimit të këtyre negociatave të hapura, të ndërprera prej kohësh, është e qartë dhe e ndjerë për të gjitha palët e interesuara e në rradhë të parë për izraelianët dhe palestinezët, të cilat deri më tani herë kanë shkuar shumë afër një pikëzgjidhjeje të pranueshme për të dyja palët dhe herë të tjera në pika kritike.

Roli i Shteteve të Bashkuara dhe në veçanti i diplomacisë amerikane në këtë proces paqeje përmes negociatash është historikisht i njohur e falë këtij ndërmjetësimi determinant, negociatat mbërritën 13 vjet më parë, gjatë presidencës Klinton, shumë afër gjetjes së një kompromisi historik për të dyja palët në konflikt. Mirëpo asokohe, dihet tashmë botërisht, për shkak të inkoherencës dhe mungesës totale të seriozitetit nga ana e Arafatit, negociatat falimentuan në ditën e fundit.

Kjo përvojë e hidhur e Kamp Dejvidit shkriu edhe ato pak iluzione që kishin ende në Shtëpinë e Bardhë lidhur me njëmendësinë palestineze, ndaj të gjitha qasjet e mëpasme amerikane lidhur me këtë çështje të mprehtë nuk mund të mos e kalkulojnë këtë faktor. Ndoshta për të treguar se kjo histori e mungesës konstante të konseguencës nga ana e Autoritetit Palestinez duhet lënë mënjanë e nuk do të shërbejë si një precedent paragjykues për një fillim të ri të negoziatave, John Kerry po u kërkon palëve një startim të ri dhe energjik të tyre.

Nga ana e kryeministrit izraelian Benjamin Natanyahu dhe përgjegjëses për procesin e negociatave për palën izraeliane Tcipni Livni, Sekretari Amerikan i Shtetit ka marrë të gjitha garancitë për një sjellje fleksibël dhe pozitive në këto negociata të reja, duke mos fshehur se e gjithë kjo ka për të patur për ta një kosto politike jo të vogël. Nga ana e Autoritetit Palestinez sekretari Kerry është ndeshur që në fillim me disa probleme, natyrisht jo të panjohur për të: me mungesën e autoritetit të vetë Autoritetit Palestinez, për shkak të presionit të grupeve dhe klaneve rivalë dhe ekstremistë që gëlojnë nën çatinë e tij dhe me mungesën e një strategjie pozitivisht evolutive edhe të pjesës progresiste që përfaqësohet në të. Si pasojë, qëndrimi kompleksiv palestinez është ai i njohur: vënia e prekushteve dhe e parakushteve për fillimin e këtyre negociatave që nuk mund të mos e vështirësojnë që në fillim rolin e Sekretarit Kerry. Ku është e reja në të gjithë këtë histori?

Ajo qëndron në faktin se artifica e rradhës që palestinezët përdorin këtë rradhë, gjatë këtij misioni të ethshëm të Kerryt për riaktivizimin e negociatave, është prekushti që Izraeli të impenjohet në negociata duke njohur paraprakisht kufijtë e 1967-tës e të ndërpresë ndërtimet e reja në Cisjordani. Palestinezët e dinë se për administratën e Presidentit obama koha shtrëngon dhe se kjo administratë ka nevojë për një rezultat konkret në proçesin e paqes në Lindjen e Mesme. Sipas palestinezëve, ky është një shans i mirë për ta ta rritur sa më shumë pjacën e negociatave duke vënë për herë të parë si para kusht njohjen e linjës së ‘67-tës. Një parakusht i tillë nuk i është vënë Izraelit

“Mission impossible”Ecejaket e Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry në Lindjen e Mesme

dhe mësimet nga historia e negociatave izraeliano-palestineze

Nga Viktor maRKo

as nga Egjypti e as nga Jordania gjatë procesit të gjatë e të vështirë të paqes me këto dy vende dhe, për hir të së vërtetës, as edhe nga negociatorët e mëparshëm palestinezë. Deri më sot, të gjitha marrëveshjet midis izraelianëve dhe palestinezëve bazohen në preambulën 242/1967 të Këshillit të Sigurimit të oKB-së e cila u bën thirrje palëve të punojnë për t’u akorduar mbi kufij “ të sigurtë e të njohur”. Kjo ka qënë gjithnjë formula e pranuar edhe nga negociatorët palestinezë në absolutisht të gjitha akordet e mëparshëm.

Palestinezet tentuan këtë rradhë t’i imponojnë John Kerryt një linjë negociatash të pabazuar juridikisht dhe natyrisht të papranueshme për Izraelin. Kujtojmë se luftën e ‘67-tës nuk e nisi, por e fitoi Izraeli kundër gjithë aleancës arabe të marrë veçmas e sëbashku.

Përsa i përket parakushtit tjetër palestinez, ngrirjes së të gjitha ndërtimeve të reja izraeliane në Cisjordani, edhe ai bie ndesh me qëndrimet dhe impenjimet e deritanishme palestineze, të esplikuara, të pranuara e të firmosura nga përfaqësuesit e tyre në akordet oslo 2. Në këto akorde

parashikohet se secila palë, në zonat që ka nën juridiksionin e vet, mund të projektojë, ndërtojë e zhvillojë urbanizimin sipas ekzigjencave të veta. Mirëpo tani, edhe në këtë pikë, palestinezët e kthejnë përsëri fletën.

Në këto kushte, na duket detyrë jo e lehtë për John Karryn të bindë palën palestineze të heqë dorë nga prekushtet, parakushtet, kushtet e t’i fusë ata në një linjë negociatash serioze.

Misioni i Sekretarit Amerikan të Shtetit është për Autoritetin Palestinez një provë që ai duhet të japë para komunitetit ndërkombëtar. Një provë të cilën ky autoritet po përpiqet ta anashkalojë ngaqë nuk është i interesuar seriozisht për të hapur e zhvilluar negociata frytdhënëse. Këto qëndrime të ngurtë ndoshta i atribuohen faktit se brenda këtij autoriteti presionet e shumë palëve janë të mëdha e nga anë të ndryshmet. E këto presione dihet se nga vijnë. është gjithnjë e më e qartë se nuk mund të ketë zgjidhje të çështjes palestineze dhe të konfliktit izraeliano - palestinez përderisa fraksione konsistentë politiko-militarë brenda dhe jashtë Autoritetit Palestinez nuk janë të interesuar të realizojnë e të kompaktësojnë sëbashku idenë e shtetit palestinez krahës atij hebraik, idenë e dy popujve dhe të dy shteteve, ngaqë do të humbnin dalëngadalë

privilegjet e të qënit mercenarë të forcave të huaja që jo vetëm që nuk e njohin Shtetin e Izraelit, por që edhe e kërcënojnë në mënyrë konstante ekzistencën e tij. Mirëpo në këtë mënyrë nuk bëjnë gjë tjetër veçse shtyjnë pa afat edhe vetë formimin e shtetit të Palestinës nëpërmjet rrugës së vetme nëpërmjet së cilës ky shtet mund të lindë e të ekzistojë: një procesi serioz negociues me Izraelin dhe akordeve të shkruar e zezë mbi të bardhë. Edhe pse duket paradoksale, në të vërtetë është kështu dhe arsyet e këtij kundërsensi i dinë vetëm palestinezët.

Qeveritë izraeliane që deri më tani kanë negociuar me përfaqësuesit palestinezë nuk çuditen më aq nga kthesat dhe piruetat e këtyre të fundit, shpesh edhe një minutë para nënshkrimit të akordeve dhe as nga konfuzioni që mbizotëron në Autoritetin Palestinez. Ato vetëm shpresojnë se më në fund është kuptuar se është e domosdoshme që Autoriteti Palestinez të përfaqësohet me një linjë, me një program e me një axhendë. E sidomos të tijën, palestineze.

E tepërt të thuhet se inkoherenca palestineze do të ishte gjë e re edhe për John Kerryn; mjafton që ai t’i referohet eksperiencës së Bill Klintonit me Arafatin.

Në planin e zhvillimeve të brendshëm në Izrael, riaktivizimi i negociatave me Autoritetin Palestinez është një zhvillim në kahjen e duhur edhe pse jo pa kosto politike për Benjamin Natanyahun. Për këtë arësye ai dhe stafi i tij i negociatorëve mbajnë xhelozisht të rezervuara kartat e lëshimeve që mund e do të duhet të bëjnë në një tavolinë eventuale negociatash me palestinezët. Rrallë herë më parë Izraeli ka shprehur një fleksibilitet të tillë. E ky është një lehtësim jo i vogël për misionin e John Kerryt. Shpresojmë që Sekretari i Shtetit të kultivojë durimin e Bill Klintonit me palestinezët dhe të jetë qysh tani shpirtërisht i përgatitur për zhgënjimin e mundshëm prej tyre.

Qeveritë izraeliane nuk çuditen më nga kthesat dhe piruetat e negociatorëve palestinezë, shpesh edhe një minutë para nënshkrimit të akordeve dhe as nga konfuzioni që mbizotëron në Autoritetin Palestinez. E tepërt të thuhet se inkoherenca palestineze do të ishte gjë e re për John Kerryn

Sekretari amerikan i Shtetit john Kerry me Kryeministrin e Izraelit Benjamin Natanyahu

Sekretari amerikan i Shtetit john Kerry me Mahmoud abbas, Presidenti i autoritetit Kombëtar Palestinez

Page 11: Gazeta impakt

E Enjte, 4 Korrik 2013www.impakt.al 11oPINIoN / KoMENT

Lulzim Basha vazhdon të jetë ylli në ngjitje i polikës shqiptare. Pas afro dy vjetësh nga marrja e drejtimit të bashkisë së Tiranës, ajo që flitej e flitej nën zë në Tiranë e cep më

cep Shqipërisë, duket se se po i afrohet realitetit. Sali Berisha dha dorëheqjen nga kreu i PD dhe pjesa kulmore e fjalimit që nuk do thoshte kurrë lamtumirë, afërmendsh nënkupton që “unë po jap dorëheqjen”, por hija ime është aq e gjatë sa pasardhësi im dhe gjithçka në PD do ketë bekimin tim. Por kujt do t’ia japë Berisha këtë bekim?

Pak gjasa ka që këtë t’ia japë Jozefina Topallit. Kjo u vu re hapur në përpilimin e listave e kandidatëve për deputetë. Duke i prerë krahët Topallit me mungesë në këtë listë të të gjithë mbështetësve të saj, zonjën e hekurt të PD e la si një lule të vetmuar delikate. Vërtetë kjo lule mund të mbijetojë në shi, dëborë e acar, përsëri e vetme është.

Këtë bekim Berisha nuk mund t’ia japë as Ridvan Bodes, këtij njeriu të rëndësishëm në PD, por që në 8 vite në pushtet tregoi se di të bëjë mirë vetëm detyrën e njeriut të financave dhe të mbështesë “Skënderbeun”. Për tjetër gjë, nuk ishte Ridvani.

Këtë bekim Berisha nuk mund t’ia japë as Sokol olldashit, ish-gazetarit që ia rriti kuotat PD-së me intuitën, elokuencëm pse jo edhe me intrigë prej mjeshtri, por që nuk është vënë në provë se çdi të bëjë në mungesë të Berishës.

Këtë bekim Berisha nuk mund t’ia japë as servilave të tjerë rreth e rrotull tij, që kanë lëpirë e llustruar këpucët e Berishës në pushtet, por që tani janë të parët që po i largohen atij.

Njeriu që Berisha mund ti japë bekimin aktualisht mbetet një dhe vetëm një; Quhet Lulzim Basha dhe kuotat për të janë vërtetë shumë të larta në krahasim me të tjerët.

Lulzim Basha ka cilësinë e njeriut besnik dhe mirënjohës ndaj Berishës, njeriu që e prodhoi si politikan. Lulzim Basha ka cilësinë e një karizmatiku që tërheq turmat, që i bën për vete njerëzit, di të bëjë populistin, di të artikulojë dhe di dhe njeh diplomacinë.

Me PD në opozitë Lulzim Basha është i vetmi njeri me pushtet në PD. Si Kryetar i Bashkisë së Tiranës ai është i vetmi që ka një pushtet që na kujton Ramën e vitit 2005 kur në PS morali ishte përtokë dhe i vemti që mbante kokën lart ishte Edi Rama. Në të njëtën situatë ndodhet edhe Lulzim Basha sot. Duke qenë në krye të bashkisë ai ka fuqinë e njeriut shumë të rëndësishëm që të tregojë veten në pushtet, të tregojë veten në përplasjet me pushtetin qendor por edhe të grumbullojë rreth vetes simpatizantë dhe përkrahës të PD.

Lulzim Basha ka edhe avantazhin se ndonëse në moshë shumë të re ka një përvojë për tu admiruar në punët e shtetit: Ministër i Transporteve, ministër i Jashtëm, ministër i Brendshëm dhe aktualisht kryetar i Bashkisë së Tiranës, 39-vjeçari Basha vërtetë ka shumë gjasa të ketë stofin e një politikani të ardhshëm.

Por gjithë këtyre cilësive me shumë pluse, atij i duhet një plus shumë herë më i madh që rrezikon veten nëse nuk e arrin ta marrë. Fakti që është produkt politik 100 për qind ekskluziv i Sali Berishës, Lulzim Bashës i duhet të tregojë veten se çfarë di të bëj vetë. Përkrahja dhe ajo që Berisha i ka dhënë, nuk do të thotë që ai të vazhdojë të jetë në politikën e lartë me mentor Sali Berishën. Nëse një ditë do të jetë në krye të PD, i duhet të bëjë shumë, dhe shumë do të thotë të luftojë me çdogjë politikisht, majtas, djathtas, brenda PD e jashtë saj. Pak a shumë siç ka bërë mentori i tij politik. Pa e kujtoni Berishën sa e sa beteja ka fituar në 23 vjet? E pra, Basha në këto momente vetëm sa ka futur këmbët në ujë. Përpara ka një det për ta kaluar.

A MUND Të JETë LULZIM BASHA KRyETAR I PD?

Nga Roland QaFoKU

Me hyrjen e Kroacisë në BE, më 1 korrik, e cila vjen e bëhet ylli i njëzet e tetë që i bashkëngjitet yllësisë së BE-së, me dhënien e statusit të vendit kandidat Serbisë dhe, më në fund, ajo që fare mirë mund të quhet mrekullia e Brukselit, hapjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Kosovën - çka në një farë mënyre është një sfidë diplomatike e politike për atë pesëshe vendesh anëtare të BE-së që, duke qenë peng të mendësive nacionaliste e anakronike, ende nuk pranojnë ta njohin realitetin e ri gjeopolitik në Europë - përvijohet në mënyrë të qartë e ndoshta përfundimtare harta e asaj që një ditë shpresojmë do të quhen Shtetet e Bashkuara të Europës. Edhe pse politikanët ngurrojnë ta pranojnë haptazi këtë gjë, janë të shumtë studiuesit që e shohin kështu hartën e ardhshme të shtetit të përbashkët të europianëve. Në këtë fazë të re të procesit të integrimit europian, Ballkani, ish-fuçia e barutit, vjen e shndërrohet në Europë Juglindore. Në këtë pikë emri i vjetër dhe anakronik lypset flakur tej për t’i lënë vendin emrit të kahershëm, paraosman, që sot rifiton shkëlqimin e vjetër të bjerrë prej zgjyrës së kohës dhe tingëllon po aq modern e bashkëkohor. Dhe gjasat janë që një periudhë historike luftrash, konfliktesh, mërish etnike e fetare të mbyllet për t’i hapur udhë një epoke të re, një konteksti të ri gjeo-politik, atij të të qenit europianë. Kësisoj retorika politike

e diplomatike, me të cilën jemi ushqyer tash e njëzet vjetë si me një lugë bosh, vjen e tërhiqet, duke i lënë vendin një realiteti të ri dhe një koncepti të ri gjeopolitik. Edhe pse e gjendur në kulmin e një krize ekonomike, politike e morale, në një farë mënyre, Europa dëshmoi se ka një vizion për të ardhmen.

E megjithatë rruga është ende e gjatë dhe procesi larg mbylljes. Pas marrjes së statusit të vendit kandidat dhe hapjes së negociatave për anëtarësim, Mali i Zi ngjan vendi që po ecën më shpejt se fqinjët e tij ballkanikë drejt Brukselit. Maqedonia, edhe pse e ka marrë statusin e vendit kandidat, përveç nyjes gordiane të emrit, ngjan ende e ngërthyer në konvulsionet e veta nacionaliste. Bosnjë-Hercegovina vijon të lëpijë plagët e luftës në kërkim të një identiteti të trefishtë që ngjan si një petk që i rri ngushtë. Ndërsa Shqipëria, mbasi hodhi Rubikonin e zgjedhjeve, ngjan sikur më në fund mund të marrë frymë lirisht prej sherrshamatasë së politikës, në pritje të çeljes së dritës jeshile nga Komisioni Europian për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe, fill paskëtaj, hapjen e negociatave për anëtarësim. Paradoksalisht jemi i vetmi vend anëtar i NATo-s në Europë që nuk e gëzojmë këtë të drejtë, në qoftë se mund të shprehemi kështu. Jo pa një ndjenjë keqardhjeje vërejmë se, shqiptarët, këndej dhe andej kufirit, ashtu si njëqind vjet më parë kur ishin të fundit që u shkëputën për të jetuar më vete, prej të “sëmurit të Bosforit” i cili, sikur donte t’i merrte me vete në rrugëtimin e vet drejt greminës, edhe këtë herë janë tejet të vonuar në pikëpjekjen e tyre me historinë, ndaj dhe të vetëdijshëm vrapojnë për të kapur vagonin e fundit të trenit europian.

Ndaj sot, më fort se dje, besojmë se shprehja gjeografike Ballkan do të shërbejë thjesht për t’i dhënë një ngjyresë sitilistikore veprave të shkrimtarëve e historianëve kur të flasin e shkruajnë për të shkuarën; me fjalë të tjera, një objekt antikuariati që, si i tillë, e ka vendin në muzeun e historisë së qytetërimeve të popujve të kësaj pjese të botës që prapësitë e fatit i ndanë në mënyrë të panatyrshme nga kultura dhe qytetërimi pjesë e të cilit kanë qenë qysh nga ngjizja e tyre.

FUNDI I BALLKANIT DHE RIKTHIMI I

EURoPëS JUGLINDoRE

Gjasat janë që një periudhë historike luftrash, konfliktesh,

mërish etnike e fetare të mbyllet për t’i hapur udhë një epoke të

re, një konteksti të ri gjeo-politik, atij të të qenit europianë

Nga Virgjil mUçI

Shqiptarët, këndej dhe andej kufirit, ashtu si njëqind vjet më parë kur ishin të fundit që u shkëputën për të jetuar më vete, prej të “sëmurit të Bosforit,

edhe këtë herë janë tejet të vonuar në pikëpjekjen e tyre me historinë, ndaj dhe

të vetëdijshëm vrapojnë për të kapur vagonin e fundit të trenit europian

Page 12: Gazeta impakt

E Enjte, 4 Korrik 2013www.impakt.al12 REKLAMA

Your Health Our Intention

Medica – Tiranë – Tel. 042345189; email: [email protected]

Page 13: Gazeta impakt

E Enjte, 4 Korrik 2013www.impakt.al 13REKLAMA

zëri më i ri pranë Jush

Gazeta

16 Maj 2013 www.impakt.al

Botues: GEA Editions, Kryeredaktor: Plator NESTURI

e-mail: [email protected], Tel: 00355 42 345189

E përjavshme, çmimi 30 lekë, nr.2

Azil brenda shtëpisë së Shengen,

zbutet “mësymja” shqiptare në BEFENOMENI/ ShqIpërIA rEzultON Ndër vENdEt Më të dISIplINuArA Në rAjON

GjurMA E GAzSjEllëSIt tAp

AlibiA e përfitimit/ Gjakmarrja, justifikimi më i preferuar në kërkesat për azil

Qasja politike e grekëve, bullgarëve, maqedonasve,

arumunëve, por edhe e të tjera pakicave që jetojnë

aktualisht në territorin shqiptar mbetet një faktor

pozitiv, por gjithsesi prodhon retorikë nacionaliste.

pakicat, “beteja”

etnike tani shtrihet

në arenën politike

Këshilltari më i mirë

për biznesin tuaj

AlbanianBusinessConsulting

e-mail: [email protected]

Filantropi nga labova

që i ktheu Greqisë

lojërat Olimpike

prOFIl/ Evangjel zhapa

Sekrete dhe gënjeshtra

mbi regjimin totalitar

dEBAt/ Ardian vEhBIu

Si lidhen zgjedhjet

me ekonominë?

SpECIAlE

7 milionë dollarë, në aspektin

administrativ, nga pagesat e

komisionerëve deri te sistemi

i kamerave.

Drejtues të shoqatave të turizmit:

Kontratat e lidhura deri tani me grupe

turistike të huaja, janë rritur 20% faqe 5

Me sytë nga Azerbajxhani...

BE neutrale për Gazin

kush do të fitojë,

tAp apo NABuCCO WESt?

A është gazsjellësi TAP një ëndërr

që po e shohim me sy hapur, apo

Shqipëria ka vërtet shansin të

jetë pjesë e një projekti energjetik

të përmasave të tilla? Numërimi

mbrapsht ka filluar dhe të gjithë

aktorët në lojë kanë intensifikuar

përpjekjet diplomatike për të

nxitur një nga dy projektet.

Nisur nga faktorët në terren dhe

dinamika e ngjarjeve, gjithçka

mbetet e hapur në një “lojë” që ka

vënë përballë Shtetet e Bashkuara

dhe Rusinë. faqe 2-3

faqe 9

Shenjtërimi në

optikën e sfidave

të kishës romane

800 MArtIrët E OtrANtOS

faqe 13

faqe 14-15

faqe 17

faqe 8

faqe 10

rIShIkIMI I tEkStEvE të hIStOrISë

Miqësi politike apo vllazërim?

faqe 18-19

INtErvIStA/ ErION kAME

kritikë kafenesh

dhe artistë të emëruar

Në teatër ka shumë antivlera. Ligji

me dy standarde. Kultivimi i dramës

shqipe është një nga politikat më të

mira e ndjekur deri më sot ...

23 Maj 2013 www.impakt.al

Botues: GEA Edition, Kryeredaktor: Plator NESTURI

e-mail: [email protected], Tel: 00355 42 345189

E përjavshme, çmimi 30 lekë, nr.3

Edhe 2 vjet me hapin e breshkës,

ekonomia premton më pak se politika

norma E papunësisë do të mbEtEt në nivElE konstantE dhE vEndEt E rEja

të punës do të kompEsojnë shtimin E popullsisë të aftë për punë

Korridori i Kaltër, apo Autostrada Bregdetare, një

ide që logjikisht bashkon rrugën dalmaciane me

aksin bregdetar grek, vjen në Shqipëri si një opsion

rivalizues me idenë që qeveria aktuale ka për rrjetin

rrugor shqiptar.

korridori i kaltër

dhe zhvendosja e

kombit drejt detit

Këshilltari më i mirë

për biznesin tuaj

AlbanianBusinessConsulting

e-mail: [email protected]

pikturat që çliroi nga

komunizmi, dhimbja e

heshtjes dhe varfërisë

profil/ alush shima

nga intelektuali osman

te profili i nacionalistit

shqiptar

dEbat/ dritan EGro

lëkundet peshorja

e statistikave fetare

CEnsus 2011

KONSTATIMI I DASH-it:

“Çoroditja lidhur me pasojat e

vetë-identifikimit etnik dhe fetar

mund të ketë bërë që shumë të

intervistuar të mos e identifikonin

përkatësinë e tyre fetare”faqe 13

financimi i ndërtimit

të portit të peshkimit

në durrës

nuk bazohet në

kushtetutën e

shqipërisë, por në

sheriatin islamik

Marrëveshja me Bankën Islamike

për Zhvillim (IDB):

“Marrëdhëniet midis shitësit dhe

blerësit janë sipas parimeve të

Sheriatit Islamik, siç interpretohet

nga Akademia Islamike ‘Fiqh’ dhe

shpallur në Standardet e Sheriatit”

Drafti kaloi në parlament me votat

e të dy kaheve politike. Në asnjë

vend tjetër, megjithë përpjekjet për

të lehtësuar investimet islamike,

nuk përfytyrohet që legjislacioni

islamik të merret si pikë referimi

bazë për marrëveshjet me shtetinfaqe 2-3

faqe 5

24 maji i 1944–

ngjarja që i parapriu çlirimit

nga nazifashizmi

konGrEsi i përmEtit

faqe 14-15

faqe 16-17

faqe 20-21

faqe 6-7

faqe 11

komEnt / roland qafoku

komEnt / plator nEsturi

Kur fiton dhe humbet Sali Berisha…

Censusi, një debat i rihapur

faqe 8

EkskluzivE/ kristoforos kasdaGlis

Greqia dhe shqipëria:

ngërçet mund të kthehen

në bashkëpunim

3307

LIGJ Nr. 127/2013

PËR RATIFIKIMIN E MARRËV ESHJES ISTISNA’A DHE MARRËVESHJES SË AGJENCISË ISTISNA’A NDËRMJET KËSHILLIT T Ë MINISTRAVE TË REPU BLIKËS SË

SHQIPËRISË DHE BANKË S ISLAMIKE PËR ZHVIL LIM (IDB) PËR FINANC IMIN E PROJEKTIT TË NDËRTIM IT TË PORTIT TË PES HKIMIT TË DURRËSIT

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e

Këshillit të Ministrave,

KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1 Ratifikohet marrëveshja Istisna’a dhe marrëveshjes së Agjencisë Istisn a’a ndërmjet Këshillit

të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim (IDB) për financimin e projektit të ndërtimit të Portit të Peshkimit të Durrësit.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Miratuar në datën 25.4.2013

Shpallur me dekretin nr. 8145 , datë 2.5.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

Projekti nr. ALB -0035 MARRËVESHJE ISTISNA’ A NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS

ISLAMIKE PËR ZHVILLIM LIDHUR ME PROJEKTIN E NDËRTIMIT TË PORTIT TË PESHKIMIT NË DURRËS, SHQIPËRI Kjo marrëveshje është lidhur më ____/____/____/H (që korrespondon me

____/____/____G), ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë si blerës (në vijim referuar si “Blerësi”) dhe Bankës Islamike për Zhvillim si shitës (në vijim referuar si “Shitësi”).

Blerësi dhe Shitësi referohen kolektivisht si “Palët” dhe individualisht si “Pala”. Meqenëse: A) Blerësi i ka kërkuar Shitësit të financojë ndërtimin e punime ve siç përshkruhet në

shtojcën I (në vijim referuar si “punimet”) nëpërmjet Istisna’a për t’u përdorur në projektin e ndërtimit të Portit të Peshkimit në Durrës, siç përshkruhet në aneksin II (në vijim referuar si “projekti”);

B) Bordi i Drejtorëve Ekzekut ivë të Shitësit ka miratuar në datë 24/08/1433H (që korrespondon me datën 14/07/2012G) ndërtimin e punimeve për projektin, në një shumë që nuk tejkalon 7.580.000 USD (shtatë milionë e pesëqind e tetëdhjetë mijë dollarë amerikanë), përafërsisht

me “vulën” e sheriatit

30 Maj 2013 www.impakt.al

Botues: GEA Editions, Kryeredaktor: Plator NESTURI

e-mail: [email protected], Tel: 00355 42 345189

E përjavshme, çmimi 30 lekë, nr.4

Kërkesa e vetme që një biznes ka ndaj shtetit është

që ai t’i qëndrojë korrekt kontratës dhe të ofrojë

kosto të ulta për shërbimet dhe punët publike...

Anullimi i kontratave

mesazh jo i mirë për

investitorët e huajKëshilltari më i mirë

për biznesin tuaj

AlbanianBusinessConsulting

e-mail: [email protected]

Media e ndikon publikun,

por nuk jep verdiktin

intervistë/ Alban Dudushi

AniJA e të MArrëve

refleksione mbi gjuhën

e debateve politike

DebAt/ Ardian vehbiu

Privatizimi i pronave

të ushtrisë, pronarët e

vërtetë lihen jashtë lojës

KOnFLiKti në POrtO-PALerMO

Rasti i pronave të ushtrisë në

Porto-Palermo, ku gjykata ka marrë

në mbrojtje ish-oficerët që duan

të privatizojnë shtëpitë, flet mbi

dukurinë flagrante faqe 2-3

intervistë Me

ernest nAstO

Aleanca e të Djathtës Fetare -

sidomos e Sionistëve Kristianë

me Neokonservatorët - është

e dukshme, veçanërisht dhe

kryesisht në politikën e jashtme.

Kjo u pa qartë gjatë përgatitjes

dhe promovimit të opsionit

faqe 8-9

faqe 6-7

refuzimi i shkupit

sinDrOMë

AutOiMune?

DështOn sAMiti i Ohrit

faqe 13

faqe 14-15

faqe 18-19

faqe 7

faqe 11

KOMent / PLAtOr nesturi

Dështimi i drejtësisë në

konfliktin mbi pronat

faqe 22

faqe 21

shënDetësi

Plakja – a konsiderohet

ajo një sëmundje?

PrOFiL

hannah Arendt dhe

banaliteti i së Keqes

Kryqtarët e Amerikëstë ndërhyrjes ushtarake në

Irak. Sado irracionale që mund

të duket, qëllimi i Sionistëve

Kristianë në këtë angazhim politik

buron nga besimi i tyre se ardhja

e dytë e Krishtit është iminente

dhe do të realizohet pas një

konflagracioni botëror, në të cilin

lufta me Irakun, apo dhe një luftë

eventuale me Iranin, janë etapa të

pashmangshme drejt këtij qëllimi

final. Nën këtë optikë, roli i shtetit

të Izraelit në gjithë këtë proces

është i një rëndësie parësore.

Prof. i ekonomisë

analist financiar

Menaxhimi i pasurisë publike,

tregtia e politikës me koncensionetPArtneriteti Mes shtetit Dhe PrivAtëve KA rritur KOstOt e shërbiMeve

biznesi beson se dhënia me koncesion e punëve publike është një model i mirë zhvillimi

intervistë/ LuAn bregAsi

9 Maj 2013 Botues: GEA Editions, Kryeredaktor: Plator NESTURI

e-mail: [email protected], Tel: 00355 42 345189

Dosja “e lehtë” e Shqipërisë në BE,

cila është pika e dobët për integriminintErviStë mE amBaSaDorEn E ShqipëriSë në BE, mimoza halimi

Standartet e zgjedhjeve të 23 qershorit, vendimtare për përshpejtimin e statusit

Rritja ekonomike e vendeve të Evropës Qendrore

e Lindore si dhe të Ballkanit do të mbetet

“anemike” ndaj rritjes 1.7% të Shqipërisë

“oaz në shkretëtirë”,

trendi i ekonomisë

shqiptare përballë

vendeve të rajonitKëshilltari më i mirë

për biznesin tuaj

AlbanianBusinessConsulting

e-mail: [email protected]

atDhEu në rrEzik?!

Filmi turk, në funksion

të politikës për një

hapësirë neo-otomane

“ripuShtimi i Butë”- arti

kinematografik zëvendëson taborret

Sfidat historike nga

principata drejt shtetit

kombëtar shqiptar

DEBat/ artan puto

9 maj - 68 vjet

nga Fitorja mbi

nazifashizmin

SpECialE

në 12 vjet, 10 milionë civilë u vranë

nga vala e urrejtjes naziste; më

shumë se gjysma e tyre ishin hebrej.

Holokausti, e vërteta e genocidit më të

madh në historinë njerëzore faqe 8-9

Shqipëria rishikon

Strategjinë e mbrojtjes

Risqet që parashikon dokumenti

i Strategjisë së mbrojtjes marrin

në konsideratë situatën në rajon,

duke u fokusuar në përballjen

e situatave nga “përpjekjet

për ndryshimin e kufijve me

dhunë, nacionalizmi ekstrem,

përplasja e grupimeve etnike,

kulturore, ideologjike, fetare apo

të konfiguracioneve të tjera që i

kalojnë kufijtë shtetërorë, mund

të vazhdojnë të mbeten rreziqe

konstante ndaj sigurisë së tij,

edhe në vitet në vijim“ faqe 5

faqe 6-7

hyjmë në popujt

që ecin si gaforret

intErviStë mE

StuDiuESin arBërESh

proF. mattEo manDala

faqe 13-14

faqe 18-19

faqe 20

faqe 4

faqe 11

lEtër E BotuESit

impakt një gazetë e

drejtpërdrejtë për ju

faqe 11

plator nESturi

23 qershori dhe dilema e votës

faqe 3

lEonarD mitro

Demokracia e lapsit dhe e gomës

-

www.impakt.alE përjavshme, çmimi 30 lekë, nr.1

Për abonimet mund të kontaktoni:Posta Shqiptare

Ose në redaksinë e gazetës IMPAKTe-mail: info.gazetaimpakt@gmail

Tel: 00355 42 345189Tiranë

6 Qershor 2013 www.impakt.al

Botues: GEA Editions, Kryeredaktor: Plator NESTURIe-mail: [email protected], Tel: 00355 42 345189E përjavshme, çmimi 30 lekë, nr.5

Flet për “Impakt” kryetari i Unionit të Operatorëve turistikë Shqiptarë

“Shqipëria, tani ka individualitetin e vet turistik”Këshilltari më i mirë për biznesin tuaj

AlbanianBusinessConsulting

e-mail: [email protected]

Kulti i individit tek Enver Hoxha, Çaushesku e Stalini

analizë/ Daniel UrSprUng

OriEnTaliSTë Të VETES

DEbaT/ ardian VEHbiU

“bizantinët” e apenineve

iTalO COSTanTE FOrTinO

Arbëreshët e ngulimeve të Mbretërisë së Napolit flisnin arbërisht, por shërbesat fetare i bënin në gjuhën greke, sipas ritit bizantin-ortodoks. Mendoj që është e dobishme të kujtohet që ata kanë vazhduar të përdorin gjuhën ...faqe 19

Shtypi shqiptar i kushtoi një rëndësi margjinale vizitës jozyrtare të kreut të opozitës shqiptare, Edi

faqe 2-3

faqe 10-11

Kosova rrezikohet nga influencat turko-arabe

inTErViSTë/ EqrEm zEnElaj

faqe 8

faqe 14-15

faqe 20-21

faqe 12-13

faqe 24rEFlEKSiOn/ niKOS DimOURacizmi i pabesë brenda nesh

faqe 30

faqe 23

SHënDETëSiKura për alzheimerin mund të gjendet brenda organizmit të njeriut

zbarKimi i nOrmanDiSë6 qershori, dita e aleatëve

Kambialet bosh të arnautëve “rilindës”Rama në Turqi, i ftuar privatisht nga kryeministri turk Recep Tayyip Erdoğan. Shtypi turk, të paktën ai online, nuk i dedikoi asnjë radhë të vetme kësaj vizite, meqënëse ajo nuk kishte karakter zyrtar.

Përtej sloganeve rutinë rreth miqësisë tradicionale midis dy vendeve e dy popujve dhe nevojës së zgjerimit të mëtejshëm të tyre, e përtej mesazheve subliminalë si zgjedhja e ngjyrës ...

produktet e eksportit shqiptar, denjësisht “made in albania”

VEnDET E bE-Së DHE KOSOVa, TrEgU më miKpriTëS i prODUKTEVE SHqipTarE

Eksportet shqiptare po njohin një “ekspansion” të vërtetë në tregjet e huaja mes markave tradicionale inTErViSTë/ SaDiK malaj

Mark SOLOMON

Flet Këshilltari i kryeministrit Thaçi, Profesor i të drejtës Publike

Shqipëria ka tashmë individualitetin e vet turistik, si dhe përparësitë e saj në raport me vendet e tjera. Këtë e kanë evidentuar edhe tour-operatorët apo mediat ...

Sot me 32 faqe

13 Qershor 2013 www.impakt.al

Botues: GEA Editions, Kryeredaktor: Plator NESTURIe-mail: [email protected], Tel: 00355 42 345189E përjavshme, çmimi 30 lekë, nr.6

Flet për “Impakt” Reshit Vorpsishoqata e ish- pronarëve“Pronësi me Drejtësi”

Beteja zgjedhore për fshatin, premtime kontradiktoreKëshilltari më i mirë për biznesin tuaj

AlbanianBusinessConsulting

e-mail: [email protected]

“Roli i Ballkanit, vendimtar për Italinë dhe Evropën”

IntERVIstë/ Marta DassùZv/ministre e Punëve të Jashtme të Italisë

PolItIka DhE Dy të këqIjat

DEBat/ Virgjil MuçI

shkëlqimi dhe rënia e nacionalizmitAsnjë konotacion nacionalist në fjalimet e fushatës elektorale. Ku humbën deklaratat e bujshme për Shqipërinë etnike, Bashkim Kombëtar ...?!

faqe 3

faqe 15

faqe 6-7

udhëtim në sarandë, qytezën e shpërfytyruar

REPoRtazh

faqe 12-13

faqe 14

faqe 9

faqe 4-5

faqe 24-25

faqe 29

faqe 20-21

IntERVIstë/ VIttoRIo PaRIsI

RRëfIM/ anastas nIka

Vij në tiranë jo për paratë, por për njerëzit

udhëtimi i “kreontit” në ishullin e salaminës

“Pronat, premtimi që përsëritet në çdo fushatë elektorale”

PaRalElE hIstoRIkEkronikë e një zemërate të paralajmëruar

në fokus të nato-s/ shqipëria përçuese mesazhesh dhe referuese sigurie

BREnDa MuajIt të funDIt, tIRana ka qEnë MIkPRItësE E aktIVItEtEVE ME RënDësI të nato-s

Marrëveshje e re: Financim i ri për ushtrinë, Shqipëria i ofron kushte preferenciale TurqisëzGjEDhjEt 2013

Qyteti me sinagogë hebraikedhe manastirin e 40 shenjtorëve

sot me 32 faqe

EstaBlIshMEntI I VjEtëR në Ps

nuk PREt asGjë të MIRë nGa

EDI RaMa

Cili është armiku real për Edi Ramën? Sali Berisha apo bashkëpunëtorët e gjetur të tij, të cilët i ka dënuar me heshtje në këtë fushatë? Nëse bëjmë një analizë të thjeshtë, Berisha është kundërshtar.

“armiqtë”e vërtetë të RamësNdërsa bashkëpunëtorët e brezit të vjetër, teorikisht janë mbështetës, por a do të mund t’u heqë dyshimet për të ardhmen e tyre dhe ti motivojë të grumbullojnë vota për të, e… për të mundur Berishën?

Rama, jo vetëm nuk ka atë që quhet physic du role për të qënë kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë, por as për të qënë lideri i ardhshëm i PS-së e brenda selisë mavi po përgatiten pikërisht për të përballuar këtë situatë të pas 23 Qershorit

20 Qershor 2013 www.impakt.al

Botues: GEA Editions, Kryeredaktor: Plator NESTURIe-mail: [email protected], Tel: 00355 42 345189E përjavshme, çmimi 30 lekë, nr.7

Anti-Vetëvendosje/ SHBA: Kujdes me qëndrimet, kanë kostoKëshilltari më i mirë për biznesin tuaj

AlbanianBusinessConsulting

e-mail: [email protected]

Teatri i Komedisë operon mes emocionesh, publiku na ndjek për cilësinë

inTerViSTë/ Kastriot Çipi

KULLA e Lënë PërGJYSMë

deBAT/ Ardian Vehbiu

100 xhami dhe propagandë islamike nga Shqipëria për tërë Ballkanin faqe 14

faqe 2-3-4

faqe 10-11

Shqipëria në sytë e STASi-t

eKSKLUZiVe

ProJeKTi KUVAJTiAn

faqe 12-13

faqe 18-19

faqe 26

faqe 23

faqe 15

faqe 29

faqe 28

ModA e Të rinJVe 20-30 VJeÇArë

KoMenT/ nGA ALqi KoÇiKo

KoMenT/ nGA ediSon KUrAni

Aksesorët trendy të një jetese me stil

Prostitucioni, që ende “nuk njihet” në Shqipëri

Letër në fund të tunelit

Beteja e spoteve

eduard Joseph, diplomat amerikan dhe ish-zëvendës/shef i OSBE-së në Kosovë: “Ju mund të vazhdoni të angazhoheni për

bashkimin me Shqipërinë. Por kështu, ju do t’u ndihmoni atyre që po argumentojnë se Kosova nuk duhet të njihet”

Projekti i frustruar i Xhamisë së re

inTerViSTë Me SAZAn GUrin, AMBienTALiST, PedAGoG dHe AKTiViST i MBroJTJeS Së MJediSiT

“Shohim një maket 5-katësh të hartuar ndoshta nga studentë turq me katër minare dhe jo një xhami reale.

Komuniteti Musliman nuk duhet ta niste ndërtimin e xhamisë në hapësirën e fundit publike në Tiranë”KoSoVA

Intervistë me politologun Helmut Müller-Enbergs mbi arkivat e shërbimit sekret të Republikës Demokratike Gjermane...

Sot me 32 faqe

në 23 qershor, dilema e votës nuk do të përqendrohet në zgjedhjet midis të djathtës e të majtës, sesa te fakti se kush do të jetë Kryeministri që do të drejtojë vendin pas zgjedhjeve

Nga Mark SOLOMON

Duke parë Ramën si Personazh, Politikan, mbi nivelin e ndërgjegjies politike e civile, mungesës së kolokacionit, aksesin e munguar ndërkombëtar, “Jo”-të ndaj integrimit në BE, idenë mbi taksën progresive, qëndrimin kundër zhvillimit infrastrukturor, “martesa” e pasinqertë me Metën, moskoherenca në çështjet Kombëtare dhe shumë arsye të

tjera, do ta bënin një mendje të shëndoshë e të ftohtë nga pasionet, të orientohet drejt dhe me votën e saj të largojë makthin e pasigurisë nga dikush që kërkon të improvizojë të bëhet kryeministër. Arsyeja e fundit për të mos votuar Ramën, është edhe pse ka zgjedhur numrin 29 për siglën e PS-së. Sipas përshkrimit kabalistik të pranuar në të gjithë tekstet e vjetër, 29 është numri i dështimit, i sakrificave, i borxheve, i pengesave dhe i refuzimeve.

29 arsye për të mos votuar edi ramën

A MUnd Të JeTë edi rAMA KrYeMiniSTër? KA SHUMë ArGUMenTe Për Të THënë Jo

27 Qershor 2013 www.impakt.al

Botues: GEA Editions, Kryeredaktor: Plator NESTURIe-mail: [email protected], Tel: 00355 42 345189E përjavshme, çmimi 30 lekë, nr.8

Sigurimi i RDGJ-sënë ShqipëriKëshilltari më i mirë për biznesin tuaj

AlbanianBusinessConsulting

e-mail: [email protected]

Butrinti pa shfaqje shqiptare, “Edipi mbret” refuzon ftesën

intERviStë/ Alfred Bualoti

ZëRi ulëRitëS në ShkREtëtiRë

DEBAt/ virgjil Muçi

Daullet dhe këmbanat që po bien, nga Prizreni në Mekën e Re

faqe 6-7

faqe 10-11

“Zgjedhjet, një faqe e re në historinë e iranit fetar”

intERviStë/ DR.EGhBAli ZARch AliBEMAn

ARGuMEnt/ leonard Mitro

faqe 8-9

faqe 14

faqe 20-21

faqe 16-17

faqe 18-19

faqe 22

faqe 2-3

ShënDEtëSi

AnAliZë/ SERGEi kARAGAnov

AnAliZë/ qAMil xhAni

Femrat, komplekse më shumë se meshkujt

Rilindja që nuk “lindi”

Rikthimi i Gjeopolitikës

Një marrëdhënie e ftohtë brenda Luftës së Ftohtë. Kështu i përshkruan raportet mes Shqipërisë dhe Republikës Demokratike Gjermane, dokumentacioni i Ministrisë së Sigurimit të Shtetit të këtij vendi, i njohur nën

akronimin STASI. Pas intervistës me studiuesin Helmut Mueller-Enbergs, që ka hulumtuar dokumentet e STASI-t në lidhje me Shqipërinë, gazeta “Impakt” boton fragmente nga ky punim

Sfida ekonomike e qeverisë së re

MAxhoRAncëS Së DAlë nGA 23 qERShoRi i DuhEt të “nikoqiRiSë” PARAtë, PAStAJ PREMtiMEt

“Thesi” i buxhetit të shtetit, padyshim që është edhe “çengeli” ku do të varen shpresat e qeverisë së re.

Strategjitë e projektet e lëna gati nga paraardhësit, detyrim për t’i vazhduar. DoSSiER/ nga studimi i hElMut MüllER-EnBERGS

Ish-ambasador i Iranit në Tiranë dhe presidenti i Shoqatës së Miqësisë “Iran-Shqipëri”

faqe 2-3-4

në brendësi:Parlamenti i Ri dhe kush do të na përfaqësojë

Kur ende nuk është numëruar votat e fundit, rezultatet paraprake të zgjedhjeve i japin avantazh të dukshëm koalicionit të Partisë Socialiste. Aleanca për Shqipërinë Europiane, koalicioni më i madh në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri, me 37 subjekte politike, ka rezultuar të jetë një gjetje efikase për mbledhjen e votave për të majtën. Por nga një lexim

i votës që kanë hedhur qytetarët, gjithmonë sipas të dhënave jo përfundimtare, shqiptarët kanë votuar koalicionin e PS, por jo Rilindjen e Partisë Socialiste. Të gjitha projeksionet e mandateve për selinë e PS, i japin asaj 66 deputetë. Shumicën qeverisëse dhe shumicën e ëndërruar kushtetuese prej 84 mandatesh, koalicionit të majtë ...

Berisha: Jap dorëheqjen por nuk them lamtumirë!

qEvERiA që PRitEt, FAktoRi lSi, luFtA E BREZAvE DhE intERESAt E BiZnESit në PS

Page 14: Gazeta impakt

E Enjte, 4 Korrik 2013www.impakt.al14 DoSSIER

Mbledhja e informacionit në Shqipëri nga Administrata e

Shërbimeve informative të huajaRDGJ-ja megjithatë, nuk i kishte

varur të gjitha shpresat tek mbledhja e informacionit, qoftë ai edhe i vogël, nga Rezidentura e Ambasadës në Shqipëri. Sidoqoftë ASHIH për periudhën kohore nga viti 1969- 1989 shënoi hyrjen e 869 informacioneve politike dhe ushtarake të siguruara operativisht, nga të cilat, megjithatë, 122 u futën në departamentin e vlerësimit për t’u analizuar. Në krahasim me këtë informacionet mbi shkencën dhe teknikën e Shqipërisë, pra, “kushtet e regjimit” ishin pa interes. Megjithatë bie në sy kuotacioni i lartë me 95 informacione mbi veprimtaritë informative në Shqipëri. Përsa i përket sulmeve informative kundër Ambasadës së RDGJ-së ishte përgjegjës departamenti 10/3 i departamentit të dytë kryesor – pra ai i kundërzbulimit. 340 nga 869 informacione, që Shërbimet Informative të Huaja të Ministrisë për Sigurimin e Shtetit morën nga viti 1969 deri në 1989, të cilat rrodhën nga çështjet politike dhe ushtarake të Shqipërisë, vinin kryesisht nga “organet simotra”, çka përbën rreth 40% të shumës totale. Kështu para së gjithash Shërbimi Informativ Bullgar dorëzoi 168 informacione, ai sovjetik 82, ai çek 43, Shërbimi informativ Hungarez 23, ai polak 22 dhe vetë Shërbimi Kuban si dhe ai Mongolez secili nga një informacion lidhur me Shqipërinë. Pjesa e mbetur e marrjes së informacionit mbi Shqipërinë rrjedh kryesisht nga burimet e Administratës së Shërbimit Informativ të Huaj në Ministrinë e Jashtme të Republikës Federale Gjermane, ku vendi i shqiptarëve përmendet me së shumti përciptazi.

kontAktet në ShqipëRiMarrëdhëniet ekonomike ndërmjet

Shqipërisë dhe RDGJ-së ishin së paku të rregullta prej viteve 1980. Byroja politike e Partisë Socialiste të Unitetit të Gjermanisë si edhe Këshilli i Ministrave diskutonin

nga ky moment çdo vit mbi çmimet e tregut me vendet e Evropës Lindore dhe si rrjedhim morën edhe vendime. Në projektet respektove të komisionit të planifikuar shtetëror kryetari i partisë merrte mendime edhe nga departamenti kryesor nr. 18 i STASIT që i përkiste ekonomisë kombëtare. Sigurisht lidhur me këtë luante edhe Shqipëria rol, paçka se ishte rol dytësor, sepse vendi kishte shumë pak për të ofruar për tregtinë. Këtë pjesë të vogël STASI e kishte në mendje : mbante – si edhe në administratën e qarkut Halle- një skedar për çdo bashkëpunëtor informal, të cilët udhëtonin me shërbim në Shqipëri. Ndër to flitet edhe për një punonjës të ndërmarrjes shtetërore “Serumwrk” në Bernburg, i cili në vitet 1982-1983 qëndroi në Shqipëri. ose edhe drejtori i departamentit të kombinatit shtetëror “Seerederei Rostock” për ekonominë e trafikut dhe të portit detar,

i cili u vendos për bisedime nga viti 1972- 1987 në Tiranë, ku informonte edhe STASIN si bashkëpunëtor informal me emrin “Joachim Scholz”. Departamentin kryesor nr. 8, i cili u përmend edhe më sipër, e mbanin të informuar bashkëpunëtorët informalë “Hermann” dhe “Höhne” nga vitit 1969 deri në korrik të vitit 1989 për marrëdhëniet me tregtinë e jashtme në Shqipëri. Nuk u soll ndryshe edhe bashkëpunëtori informal “Johannes Klein”, i cili pas një udhëtimi për punë për ndërmarrjen shtetërore “Schrott Jena” në vitin 1979, informoi STASIN në Gera. Mënyrë mjaft e përkryer – lidhur edhe me kontaktet shkencore shumë të vakëta- është edhe shembulli i një hulumtuesi të Universitetit të Humboldt-it, i cili merrej me folklorin në Shqipëri. Dhe më pas kishte gjithashtu edhe marinarë, të cilët shkonin nëpërmjet porteve të Shqipërisë, ku brenda çdo rregulli kontraktual, nuk ishin vetëm burim informacioni. Pikërisht në vitin 1951 u lidhën kontratat e para, u strukturuan gjithashtu edhe çështjet e të drejtave detare si edhe ato të peshkimit, po ashtu edhe transportet tregtare brenda ujërave të Shqipërisë. Kontrata posaçërisht për çështjet e ndihmës juridike, familjare, civile dhe penale u bënë të mundura të lidheshin me konsensus në Shqipëri në vitin 1959, një zhvillim, i cili në vitet 1980 u gjallërua përsëri, ku madje edhe në nëntor të vitit 1989 u lidh një kontratë e re për transportin tregtar me anije.

RDGJ-ja, deri para skizmës kujdesej për marrëdhënien e saj me Shqipërinë në mënyrë të larmishme. Kishte madje në fillim të viteve 60’ donacione të sindikatave për Shqipërinë, veçanërisht sepse atje

kishte shenja urie. Qëndrimet turistike si edhe për shërbime, Këshilli i Ministrave të RDGJ-së i sistemoi në vitin 1963 në një direktivë organizative të departamentit të misioneve të huaja të zyrës së saj, e cila vlente edhe për Jugosllavinë dhe Kubën, ku më pas përpunohej çdo vit. Megjithatë turizmi në Shqipëri qëndroi i dobët, u përmirësua lehtë në fund të viteve 80’. Përveç kësaj mbetën edhe shumë çështje për t’u rregulluar me Shqipërinë, si për shembull edhe shkëmbimi i pacientëve.

Periudha “e ngrirë” ndërmjet RDGJ-sëdhe Shqipërisë u shtensionua fshehurazi gjatë kohës së Gorbaçovit. RDGJ-ja mbikëqyrte politikisht partnerët, gjithashtu edhe Shqipërinë. Vërtetim i kësaj është edhe vizita e Ministrit të Jashtëm të RDGJ-së, oskar Fischer në Shqipëri nga 19-21 Qershori i vitit 1989, i cili ishte përgatitur mirë për të mbajtur anën e STASIT. Në këtë vizitë bëhej fjalë veçanërisht për më shumë liri udhëtimi të qytetarëve gjermanë që dëshironin të shijonin bregdetin e Shqipërisë. Majorka e RDGJ-së duhet të bëhej Shqipëria, e cila kishte cilësi të caktuara: ishte po aq e sigurt sa RDGJ-ja, ku lidhur me këtë në vjeshtë të vitit 1989 u ravijëzua një tjetër fushë veprimtarie për STASIN. Dhe sidomos në Nëntor të vitit 1989 u prit një delegacion shqiptar në bujtinën “ Forsthaus Raschwitz” në Lajpcig, një takim në të cilin STASI vendosi menjëherë rreth e qark shumë njësi shërbimi.

AMBASADA ShqiptARe në RDGJSTASI i kushtoi një vëmendje të veçantë

Ambasadës Shqiptare në “Florastraße” në Berlinin lindor, e cila po në të njëjtin vend

Shqipëria komuniste, Majorka e RDGJ-së!

Pas panoramës disi të përgjithshme mbi punën e STASI-t mbi Shqipërinë, në këtë pjesë të dytë studiuesi gjerman Helmut Muller-

Enbergs, zbulon hollësi të këtij raporti operativ mes shërbimit gjermano-lindor dhe Shqipërisë. Marinarë, punonjës të firmave të ndryshme që vinin në vendin tonë në kuadër të marrëveshjeve apo edhe si vizitorë, ishin në një pjesë të madhe edhe infomatorë. Duhet vënë theksi se interesi i shërbimit gjerman ishte kryesisht i natyrës politike, aq sa edhe në mbikëqyrjen e ambasadës shqiptare në Berlinin Lindor, Enbergs na zbulon se “dokumentoheshin hollësisht mendimet dhe shprehjet e personelit të Ambasadës për çdo temë”. Edhe avancimi ideologjik i Shqipërisë me grupet e ndryshme komuniste në Perëndim, ishte një mënyrë penetrimi për informacion nga STASI.

s.zaimi

Helmut müller-Enbergs

Page 15: Gazeta impakt

E Enjte, 4 Korrik 2013www.impakt.al 15DoSSIER

kishte të përqendruar rezidencën dhe përfaqësimin tregtar. Me punët operative së fundmi merrej zyra e STASIT në qarkun e Pankowit, e cila i kryente veprimtaritë e saj me kodin “mbrojtja akustike”. Çdo vit njësitë e shërbimit i bënin përmbledhje në raporte informacioneve të fituara nga Ambasada, duke përfshirë natyrisht edhe të gjithë listën e punonjësve atje, të cilëve iu vendosën edhe kamera. Kjo nuk bëhej në mënyrë të rastësishme por sistematikisht, ku u ngritën edhe planet përkatëse të punës. Filmohej sidomos pjesa e rrugës që të çonte në hyrje të Ambasadës, për të regjistruar punonjësit dhe vizitorët. Ishte për më tepër edhe shumë e qartë se ndërtesa filmohej e gjitha nga lart, duke pasur gjithashtu edhe njohuri të përpiktë për numrat e telefonit. Sigurisht që edhe përgjoheshin lidhjet telefonike sidomos me Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH). Puna e bashkëpunëtorëve të veçantë të Ambasadës ndonjëherë ishte në qendër të vëmendjes edhe me muaj të tërë, si për shembull ajo e Atasheut

kulturor në Tetor-Nëntor të vitit 1976. Ndërkaq kishte mbikëqyrje sistematike, për të nxjerrë përfundime nëse ndodhnin veprimtari informative ose cilat kontakte ruheshin nga qytetarët e RDGJ-së. Çdonjëra prej administratave të qarqeve të STASIT kishte mundësinë të kontrollonte diplomatët shqiptarë. Administrata e STASIT në qarkun e Lajpcigut përgatitej në këtë mënyrë: zyra e qarkut në Grimma vendosi në gatishmëri kundër diplomatëve shqiptarë bashkëpunëtoren informate “Ines” si edhe bashkëpunëtorin “Fräser“ të departamentit të 19-të. Me kundërzbulimin ia dolën mbanë bashkëpunëtorët informalë si “Ludwig”, “Anna”, “Sportsfreund” dhe “Uli” ndaj agjentëve shqiptarë dhe për departamentin e 20-të ishte vendosur “Roland Horn”, i cili e ushtroi këtë detyrë për një dekadë. Informacionet e mbledhura në këtë mënyrë u vlerësuan me kujdes. Raporti i fundit daton më 13 Tetor të vitit 1989. Si rrjedhim Sigurimi Informativ i Lajpcigut i përcaktoi informacionet e zbuluara herë

pas here edhe si të arrira, siç ishte edhe rasti i sekretarit të Ambasadës Shqiptare, mbi të cilin raportoi bashkëpunëtori informal “Stefan” nga zyra e qarkut të qytetit të Lajpcigut në Tetor të vitit 1989. Në këtë mënyrë u krijua një pasqyrë mjaft goditëse mbi veprimtaritë dhe sekuencat e lëvizjeve të bashkëpunëtorëve të Ambasadës Shqiptare. Një ngjarje e tillë, pjesërisht e dhënë edhe me koncepte të përpunuara, dëshmohet gjithashtu edhe për administratën e STASIT në qarkun e Gera-s, Neubrandenburg-ut, Potsdamit dhe Suhl-it. Nuk është për t’u çuditur që dokumentoheshin hollësisht mendimet dhe shprehjet e personelit të Ambasadës për çdo temë nga STASI, çka justifikon edhe gatishmërinë e bashkëpunëtorëve informalë në Ambasadë. Në një rast STASI kapi një punonjës të Ambasadës në Maj/Qershor të vitit 1978 në procesin operativ “Zögling” me dyshimin që një bashkëpunëtor informal i STASIT mund të ishte nxitur nga një punonjës i Ambasadës Shqiptare për të kryer “veprimtari informative”. STASI i ka përsëritur shumë herë këto veprime dyshuese. Në një rast tjetër u mor në mbikëqyrje drejtori i Departamentit të Politikës Tregtare të Ambasadës Shqiptare, ku u pohuan – në bazë të informacioneve nga bashkëpunëtori informal “Automat” – veprimtari të këtilla në vitin 1974-1975 për Shërbimin Informativ Federal. Si pasojë e kësaj STASI ishte munduar të kontrollonte çdo kontakt ndërmjet Ambasadës Shqiptare, qytetarëve shqiptarë që jetonin në RDGJ, si edhe qytetarëve gjermanë. Ai informohej rregullisht nga bashkëpunëtorët informalë të saj veçanërisht edhe për marrëdhëniet e krijuara, të cilat ndonjëherë përfundonin edhe në martesë. Me këtë nuk merrej vetëm STASI por edhe Ministria e Brendshme e RDGJ-së, e cila mbante lista dhe statistika. Ndonjëherë të tilla marrëdhënie personale merrnin nga STASI një karakter informativ. Në këtë kontekst të dokumentuara janë informacionet operative për vitet 1978-1981, pra kur u përcaktuan kontaktet e qytetarëve të RDGJ-së.

kAhu politik i ShqipëRiSënë RepuBlikën FeDeRAle GJeRMAneI përket fenomeneve politike të viteve

60’, dhe para së gjithave të viteve 70’, ku komunizmi kinez magjepsi shumë gjermanë, të cilët u bashkuan për nder të Pekinit dhe Tiranës në shumë parti dhe lidhje komuniste që lulëzuan dhe konkurruan. Edhe pse të kushtëzuar nga lidhja e Kinës me Shqipërinë këto organizata, që më pas u quajtën edhe Grupet K, u orientuan edhe në Shqipëri. Si pasojë anëtarët e tyre nuk udhëtonin vetëm në Shqipëri, për t’u formuar politikisht, por edhe në Ambasadën Shqiptare në Berlinin Lindor. Në të njëjtën kohë ato formuan edhe shoqata miqësore, ku më e madhja e tyre ishte “Shoqata Miqësore Gjermano-Shqiptare”, e ndjekur nga “Shoqata e Miqve të Shqipërisë”. Lidhur me këtë Shqipëria dispononte një instrument të dobishëm, gjë që RDGJ-ja, përkatësisht STASI, nuk mund ta ofronte në Shqipëri. Në këtë drejtim STASI ishte i interesuar veçanërisht të përcaktonte se çfarë ndikimesh kishin këto rrethe në Ambasadën Shqiptare në Berlinin lindor. Receta, sesi STASI do t’i fitonte këto informacione, qëndronte në infiltrimin e sekteve komuniste gjermano-perëndimore, për të marrë në këtë mënyrë në dorë këto “diversione politiko-ideologjike” dhe njëkohësisht për të fituar informacione nga Ambasada Shqiptare. Këtë STASI e arriti me sukses të madh.

Përktheu: Anis Mançellari

Shqipëria komuniste, Majorka e RDGJ-së!

Me kundërzbulimin ia dolën mbanë bashkëpunëtorët informalë si “Ludwig”, “Anna”, “Sportsfreund” dhe “Uli” ndaj agjentëve shqiptarë... Periudha “e ngrirë” ndërmjet RDGJ-se dhe Shqipërisë u shtensionua fshehurazi gjatë kohës së Gorbaçovit. Vërtetim i kësaj është edhe vizita e Ministrit të Jashtëm të RDGJ-së, Oskar Fischer në Shqipëri nga 19-21 Qershori i vitit 1989,

kush është helmut Müller-enbergs

Helmut Müller-Enbergs është një politolog gjerman i cili që prej

vitit 2010 është anëtar i përzgjedhur i komisionit për verifikimin e deputetëve të Landit të Brandenburgut mbi bashkëpunim e tyre me STASI-n. Ai ka përfunduar studimet në vitet 1986 – 1989 për Politologji si fillim në Universitetin e Münsterit e më pas në Institutin “Otto Suhr” të Universitetit të Lirë të Berlinit. Nga 1986-1989 ishte asistent studentor dhe më pas bashkëpunëtor shkencor në Institutin qëndror për Studimin e Shkencave Shoqërore në Universitetin e Lirë të Berlinit, dhe njëkohësisht nga 1990 – 1992, zëdhënës i fraksionit “Bündnis 90” në Landin e Brandenburgut.

Fokusi i tij shkencor është studimi i dokumenteve për bashkëpunëtorët informalë dhe Shërbimi Informativ i Huaj i Ministrisë për Sigurimin e Shtetit si edhe Spiunazhi e Psikologjia e Sigurimit.

Në vitin 2007 ai u promovua nga Eckhard Jesse si doktor dhe filozof. Në vitin 2007-08 ishte i ftuar si shkencëtar në universitetin e Michiganit dhe që prej 2010 është atje profesor me honorar; në vitin 2008-2009 në Fakultetin e Historisë në Högskolan på Gotland në Visby të Suedisë, ku gjithashtu që prej vitit 2012 punon si profesor me honorar. Në publikimet e tij, i ndihmuar edhe nga Cornelia Jabs, ai ka zbuluar shumë anëtarë të Partisë Socialiste të Unitetit të Gjermanisë, një ndër to është edhe karl-Heinz kurras si edhe bashkëpunëtori informal i STASI-t, Otto Bohl.

Shkrimet kryesore : • Kush ishte kush në RDGJ? Një

enciklopedi bibliografike. 2146 biografi për historinë e RDGJ-së.

• Bündnis 90. Lindja – Zhvillimi – Perspektivat. Berlin 1992

• Çfarë kërkon Lëvizja e qytetarëve? Augsburg 1993

• Fytyra e Perëndimit për… Spiunazhin e RDGJ-së kundër Republikës Federale Gjermane. Bremen 2003

• Majtas dhe Djathtas Demokracisë. Ekstremistët në zgjedhjet e Landtagut 2004. Potsdam 2004

• Shkolla e Shërbimit Informativ. Kursi i parë i shkollës së Institutit për studimin ekonomiko-shkencor. Berlin 2006.

• Bashkëpunëtorët informalë. Berlin 2008

Page 16: Gazeta impakt

E Enjte, 4 Korrik 2013www.impakt.al16 BoTA

kina edhe njëherë në Mes

Ka mjaftuar vetëm një lëvizje me natyrë ofensive nga ana e Kinës dhe stabiliteti në Azi është vënë në pikëpyetje serioze. Gjithnjë në

zemër të problemit është ekonomia. Në një plan të ngushtë, tensionet kanë mbërthyer Kinën dhe Filipinet lidhur me kalimin e mjeteve tregtare në Detin e Kinës Jugore, 80% të sipërfaqes të të cilit Pekini zyrtar i njeh si juridiksion të vetin. Në përmbushje të këtij qëllimi që i nënrenditet shpalljes së të drejtave të sovranitetit, Kina ka bërë të njohur vendimin për të caktuar patrullim detar për verifikimin dhe kontrollin e çdo anijeje të huaj që kalon në këtë hapësirë. Kundrejt kësaj, Filipinet janë përgjigjur me hapjen e procedurave të arbirtrazhit si një mëyrë që do ta zgjidhte konfliktin konform të drejtës ndërkombëtare të Detit, por që siç mund të merret me mend në raport me një Fuqi në ngritje, ka pak vlerë nëse bazohet vetëm në letër. Për të kuptuar se çfarë është në lojë në këtë rajon, që është përkufizuar si aksi i ri i zhvillimit ekonomik dhe tregtar të botës, mjaftojnë dy elementë: së pari të dhënat tregtare dhe së dyti lëvizjet ushtarake që kanë nisur të mbështesin lojën e interesave. Edhe përmes burimeve të hapura mund të sillen në vëmendje disa shifra që japin një ide se përse ky acarim: Tonazhi i naftës që kalon nga Ngushtica e Malakës dhe Deti i Kinës Jugore është gjashtë herë më i madh sesa ai që kalon përmes Kanalit të Suezit dhe 16 herë më i madh sesa ai mes Kanalit të Panamasë. Këto ngarkesa mbulojnë thuajse 2/3-at e furnizimit me energji për Korenë e Jugut dhe rreth 60% asaj që merr Japonia dhe Taivani. Një fluks i jashtëzakonshëm mallrash shkon në

përcaktor strategjik themelor Kinën. Tanimë jo si aktor që perceptohet se e imponon peshën e vet ngadalë dhe me heshtje, por si një forcë lëvizëze në rajon. është me siguri një skenar që detyron të gjitha fuqitë e mëdha dhe partnerët e tyre të lëvizin nga çdo pozicion që i përgjigjet status quosë së tanishme, sikundër vështirë të mendohet se edhe Kina nga ana e vet ka ndërmarrë një veprim thjesht aventurier. Qenia në pararojë të goditjes e Filipineve, vendi më properëndimor në Azinë Juglindore, por edhe më i largëti në ndikimin kinez, nënkupton se tensioni në një shkallë më të gjerë, apo rivaliteti është mes Kinës dhe SHBA-ve. Manila zyrtare është një partner strategjik i SHBA-ve, aq sa në vitin 2011 këto

dy vende rikonfirmuan me një deklaratë të përbashkët nga dy ministrat e Jashtëm, Albert Del Rosario dhe Hillary Clinton, detyrimet që rrjedhin nga Traktati 60 vjeçar i Mbrojtjes Reciproke, që ripërcakton partneritetin afatgjatë mes dy vendeve “që të mbajnë një partneritet të qëndrueshëm, reagues dhe të fuqishëm”. Ndonëse i referohet kryesisht paqes në detin e Filipineve Perëndimore, pakti në fjalë adreson një aks ushtarak, apo më mirë një bazë solide veprimi nga amerikanët. Sikundër mund të vihet re, i gjithë tensioni lidhet me rrugët detare, e për pasojë edhe kundërmasat ushtarake i përkasin sferës konvencionale navale. Kjo ndoshta e bën konfliktin edhe më të prekshëm në terma praktikë, edhe ngase në terren palët po lëvizin në mënrë analoge. Kështu në datën 2 korrik, përfundoi stërvitja e përbashkët një javore mes forcave navale filipineze dhe atyre amerikane të cilat agjencia kineze e lajmeve, Xinhua i përcillte me detaje domethënëse: “Gjatë stërvitjes...marinarët dhe marinsat u stërvitën me homologët e tyre filipinas të Marinës, Rojes Bregdetare dhe marinsët në një seri trajnimesh për bazat bregdetare dhe situatat në det si lufta në xhungël, mbrojtje taktike në dhënien e ndihmës, kërkim-shpëtim etj...Në stërvitje u përfshinë 600 marinarë dhe marinsë amerikane, destrojeri Fitzgerald...”. Nëse prania amerikane në Paqësor prej dekadash është rregullator stabiliteti nisur nga mbështetetja e Japonisë, Koresë së Jugut dhe Filipinet, vende me rivalitet historik me Kinën, sot, Pekini zyrtar ridel në skenë duke hedhur dorashkën e sfidës pse statusi i vet ekonomik ia mundëson këtë gjë. Nëse kthehemi pas në kohë, viti 1971 ishte ai kur Kina e Mao Tse Dungut hodhi poshtë tutelën diplomatike të dy blloqeve, duke kaluar në hapje me SHBA-të, çka i dha një goditje të fortë influencës sovjetike në rajon. Sot duket se akrepat po rrotullohen në të kundërt. Sot janë kinezët që po bëhen gati të vendosin bashkëpunim ushtarak me rusët në Paqësor dhe vetëm këto ditë, një flotilje kineze e përbërë nga shtatë anije janë nisur nga qyteti i Kinës Lindore, Qingdao për të marrë pjesë në një stërvitje të përbashkët detare me rusët. Përmbajtja e saj përputhet thuajse plotësisht me atë të stërvitjes së sapo përmbyllur amerikano-filipineze. Në këtë afrimitet prej aziatikësh ka një pragmatizëm që gjithsesi nuk favorizon pozitën strategjike kineze në planin afatgjatë. Kështu Rusia po i jep ndihmë Pekinit për të siguruar praninë e vet, për të kompensuar hijen e të madhit që luan SHBA, por sidomos për t’i hapur rrugën vetes. “Do të doja që të kapnim erën kineze në lundrimin e ekonomisë sonë”, deklaronte para pak kohe Presidenti rus, Vladimir Putin. Për më tepër, nëse në Moskë mendojnë se “Kina nuk po kërcënon, por rritja e saj është e tillë sa i tremb fqinjët”, po aq edhe ky vektor aziatik përfaqëson një ide se barazimi në zhvillim mes Perëndimit të Uraleve dhe Lindjes së tyre është kushti i vetëm që do të kthente Rusinë në një superfuqi të vërtetë, të vetëdijshme dhe të aftë për shfrytëzimin e burimeve të veta. Po flitet madje për nevojën e një kryeqyteti rus në Azi, në Paqësor dhe në këtë kurs të ri Pekini sot shfaqet një opsion i pranueshëm taktik. Vendet e tjera, si Filipinet dhe Japonia, ndonëse së fundmi kanë forcuar bashkëpunimin ushtarak, janë fuqi ushtarake të nivelit të dytë sa të përballen me Kinën, cenimi i së cilës në një plan të kësaj natyre sfidon ekuilibrat ekonomikë globalë. Sa më shumë rritet forca e Pekinit, aq më shumë duket se tremben të gjithë dhe këtu hyn në lojë edhe demografia. është diçka e ngjashme me paradoksin e Gjermanisë së para Luftës së Parë Botërore, bashkimi i së cilës, sado i shoqëruar me sigurime për paqen, ishte një ngjarje aq themelore, sa thjesht e shtyu luftën, por nuk e shmangu atë.

bregun perëndimor të SHBA-ve dhe Lindjes së Largme Ruse. Më shumë se 200 anije tregtare lundrojnë në këto ujëra çdo ditë apo 60 mijë çdo vit. ((Asian Survey, 2006, cit. nga riac.ru). Siç mund të merret me mend, me një akt të vetëm Kina ka vënë në ankth sigurinë e Koresë së Jugut, Japonisë, Filipineve dhe të drejtat tregtare të Rusisë dhe SHBA-ve. Këtij ekuacioni empirik mund t’i bashkëngjitet fare lehtë analiza mbi atë se ku çon ky bllokim aksi në një rajon ku vetëm me Korenë e Veriut komuniteti ndërkombëtar është marrë gjatë së fundmi. Eventualisht Pekini ka bërë të ditur hapur se me ndrydhjen e furnizimit energjetik ndaj Seulit dhe Tokios, kriza në gadishullin korean detyrohet të marrë si

Përgatiti: Skerdilajd ZaImI

Page 17: Gazeta impakt

E Enjte, 4 Korrik 2013www.impakt.al 17

Qeveritë e tri shteteve, Kosovë-Shqipëri-Mal i Zi, si dhe komunat ndërkufitare dhe rrjeti i OJQ-ve po

bashkëpunojnë për zhvillimin e turizmit ndërrajonal duke shfrytëzuar resurset e pasura të trikëndëshiht kufitar.

Bukuritë e rralla natyrore dhe kulturore, e bëjnë trikëndëshin kufitar Kosovë-Shqipëri-Mal i Zi një atraksion të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit rajonal. Në këtë hapësirë të brezit kufitar Peja, komunë perëndimore e Kosovës, kryeson në zhvillimin dhe e promovimin e turizmit të Kosovës si në rajon ashtu edhe më gjerë në botë, thotë kryetari i komunës së Pejës, Ali Berisha.

“Parku i Paqes në Ballkan”, “Majat e Ballkanit”, projekti “Slow Food”, i cili pritet të fillojë, janë projektet ndërkufitare, të cilat e kanë zgjedhur Pejën si destinacion të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit rajonal. Projektet, për të cilat kemi apikuar në fondet e IPA-s(Instrumenti për Parananëtarësim

Kosovë-Shqipëri-Mal i Zi, turizmi i bjeshkëve

në BE) do t´i japin një shtytje të mëtejshme zhvillimit të bashkëpunimit ndërkufitar dhe sektorit të turizmit, sepse rajoni i Rugovës me resurset e veta ka shanset më të mira për zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm”, thotë kryetari Berisha.

RAJoni i RuGovëS - DeStinACion tuRiStikKomuna e Pejës me projektin ndërkufitar

“Majat e Ballkanit”, në mesin e 46 shteteve konkuruese të gjashtë kontinenteve nga organizata Botërore e Turizmit “World Travel and Tourism Council” në prill të këtij viti mori çmimin e parë si destinacion turistik. Ky projekt i financuar nga qeveria gjermane nëpërmjet GIZ-së u përqafua nga qeveria e Republikës së Kosovës, Republikës së Shqipërisë dhe ajo e Malit të Zi, me qëllim të zhvillimit të turizmit ndërkufitar; krijimin e frymës së bashkëpunimit ndërmjet të tria vendeve; krijimin e parakushteve për zhvillimin e turizmit; krijimin e paketave turistike rajonale; , etj. Projekti për turizmin e së nesërmes në realizimin e të cilit bashkëpunuan ministritë e të tria shteteve, komunat dhe OJQ-të, ka shlyer nga harta vijat kufitare në mes tri vendeve fqinje, thotë Arta Istrefi,

Ura e

Gjeçajt-Theth

Programi Seenet 2 , është një rrjet ndërkufitar bashkëpunimi ndërmjet Italisë dhe Evropës Juglindore, i cili punon në programin trevjecar ndërrajonal për decentralizimin e bashkëpunimit, me qëllim të fuqizimit të aftësive menaxhuese si dhe poromovimin e zhvillimit të qëndrueshëm lokal në Pejë, Shkodër, Nikshiq, Kraljevë dhe Nish. Financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë, provincës autonome të Trentos dhe komunës së Pejës, projekti Zhvillimi i Turizmit Rural në rajonin e Rugovës, është finalizuar me pesë shtëpi akomoduese në katër fshatra, me tabela orientuese, shtigje për këmbësorët si dhe muzeun nga jeta dhe tradita e këtyre trevave.

këshilltare politike për media në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë të Republikës së Kosovës:”Turistët mund ta shfrytëzojnë shtegun e gjatë 192 kilometra, i cili ngjitet nga Gryka e Rugovës nga Kosova, shtrihet deri në Plavë të Malit të Zi në njërën anë dhe në Theth si dhe Valbonë në Shqipëri, nga ana tjetër. Këtë projekt të filluar në vitin 2010 dhe të financuar nga qeveria gjermane, ministritë tona synojnë ta përtërinë. Ndërsa, bartëse të projektit do të jenë sërish komuna e Pejës, e Plavës dhe e Shkodrës, të cilat kanë themeluar grupin drejtues për zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij projekti”, shpjegon Istrefi.

RRJeti i oJq-ve nXitJe pëR tuRiZMin nDëRkuFitARNjë rol të rëndësishëm për zhvillimin

e turizmit ndërkufitar kanë organizatat joqeveritare dhe rrjetëzimi i tyre, thotë Fatos Lajci, drejtor i ERA Group, e cila funksionon me këtë strategji dhe është nënshkruese e memorandumeve të shumta ndërrajonale. Lajci beson se: “Bukuritë natyrore dhe kulturore, flora dhe fauna, mikpritja dhe bujaria me të cilën shquhen banorët e brezit kufitar, janë potencialet më të rëndësishme që garantojnë suksesin. Rrjeti i oJQ-ve të të tria shteteve ka arritur t‘i bashkojë kryetarët e komunave ndërkufitare dhe qeveritë e të tria shteteve në qëllimin e përbashkët të zhvillimit të këtyre zonave. Por, shfrytëzimi i këtyre resurseve lë për dëshiruar, meqënse duhet përkushtimi që nga qytetari deri në hartimin e një strategjie shtetërore për ruajtjen e ambientit së pari, në mënyrë që t‘i joshim vizitorët me krijimin e kushteve më elementare “, thotë Lajci, regjisor filmi dhe ambientalist, i cili një dekadë të jetës e ka kaluar në hulumtimin dhe promovimin e resurseve të bjeshkëve të këtij rajoni ndërkufitar.

Kryetari i komunës së Pejës, ali Berisha

Në këtë hapësirë të brezit kufitar Peja, komunë perëndimore e Kosovës, kryeson në zhvillimin dhe e promovimin e turizmit të Kosovës si në rajon ashtu edhe më gjerë në botë, thotë kryetari i komunës së Pejës, Ali Berisha.

TURIZëM

Page 18: Gazeta impakt

E Enjte, 4 Korrik 2013www.impakt.al18

KULTURë

kALATëMonumentet e kulturës, çfarë do të ndodhë?!

Dhënia me qira e monumenteve të trashëgimisë kulturore ka mbetur e ngrirë. Qeveria që pritet të vijë në pushtet përveç problematikave të tjera duhet

të përballet edhe me një udhëzim të lënë pezull nga drejtuesit aktualë të Ministrisë së kulturës. Një muaj përpara zgjedhjeve Visar Zhiti, ministri aktual i kulturës ka vendosur përmes një udhëzimi të japë me qira 22 kala dhe 3 hamameve që ishin listuar si monumentet e para që do t’i hapnin rrugë dhënies me qira të objekteve të trashëgimisë. Por kjo nismë, e cila u pasua me reagime, akuza dhe kundërakuza se qeveria një muaj para zgjedhjeve po

nxirrte në shitje disa prej monumenteve të kulturës, kryesisht kala dhe hamame, u ripa nga institucioni përgjegjës dhe u la i ngrirë. Në këtë mënyrë, ministria vendosi që të shtyjë proçedurat për dhënien me qira të 22 kalave dhe 3 hamameve. Në një deklaratë publike MTkRS shprehu gadishmërinë që të procedojë me këtë iniciativë vetëm pas një diskutimi të gjerë me të gjithë aktorët e interesuar dhe me specialistë të fushës së trashëgimisë. Visar Zhiti nxori një muaj më parë një udhëzim lidhur me procedurat teknike që do të ndiqeshin për dhënien me qira të këtyre objekteve. Udhëzimi parashikonte se projektet e rijetëzimit duhet të hartohen nga institucionet përgjegjëse për

administrimin e Monumenteve të kulturës (Instituti i Monumenteve) dhe miratohen nga nga këshilli kombëtar i Restaurimit. Dhënia me qira kryhet nëpërmjet një procesi të detajuar konkurrimi midis subjekteve të interesuara, ku fokusi është vendosur në mbrojtjen dhe administrimin e monumentit. Sipas udhëzimit të ministrit Visar Zhiti, monumentet e kulturës rijetëzohen për qëllime administrative dhe social kulturore, me kusht që funksioni i ri të mos dëmtojë vlerën e monumentit nëpërmjet procedurës së konkurrimit. Përjashtohen nga konkurrimi dhënia me qera e sipërfaqeve deri në 20 m2, të cilat jepen me afat nga 1 deri në 5 vjet.

Samimi: Rijetëzimi i objekteve të trashëgimisë, utopik. Shteti s’ka para

Genci Samimi, Inxhinieri restaurator me eksperiencë mbi 40 vjeçare në këtë profesion (tanimë në pension pasi ka punuar vitet e fundit në Institutin e Monumenteve të kulturës) ndan me “IMPAkT” qëndrimin e tij profesional, përtej zhurmave politike të deritanishme në lidhje me dhënien me qira të

monumenteve të trashëgimisë kulturore. Projekt ky, i Ministrisë së kulturës Turizmit Rinisë dhe sporteve. Inxhineri restaurator këshillon qeveritarët që të mos marrin vendime të nxituara të cilat mund të rrezikojnë atë çfarë na kanë lënë të parët tanë.

Sabina VEIZaj

Z. Samimi, është folur gjatë për një projekt që ka qëllim rijetëzimin e 40 kalave dhe monumenteve të tjera të trashëgimisë kulturore. përtej vështrimit të çështjes me ngjyrime politike (siç është parë deri më tani), çfarë duhet të kuptojmë me termin “rijetëzim” në këtë rast?

Unë do të mundohem që kësaj pyetje t’i përgjigjem thjeshtë sipas mendimit dhe eksperiencës time. Fatkeqësisht sistemit tonë udhëheqës akoma nuk i është hequr MEGALLoMANIA për shifra. Çfarë është kjo që do të rijetëzojme 40 kala?! Kush, si, me çfarë projekte dhe investime?!

Të rijetëzosh 40 kala është një gjë shumë e mirë, por është një ide pak utopike për mua dhe e paarriteshme. Të rijetëzosh 40 kalatë për mendimin tim do të thotë që në rradhë të parë, atë trashëgimi ndërtimore arkitektonike, historike që kemi ne si komb, ta studiosh me imtësi, thellësi dhe gjerësi në kompleksitetin e saj. Pastaj duhet ta vlerësosh, dhe me rradhë ta mirëmbash vazhdimisht, ta përforcosh vazhdimisht, ta restaurosh dhe ta futësh në efiçencë, produktivitet, ta shfrytëzosh duke mos e

lënë të vdekur. Në kohën e monizmit, neve në qytetin e Beratit për fat mbas vitit 1976 restauruam mjaft kisha dhe xhami. Për të mos i lënë të vdekura këto kryevepra arkitektonike të periudhës së tyre të ndërtimit i kthyem në muzeume. Në xhaminë e Plumbit u vendos muzeu i arkitekturës, në xhaminë Mbret u vendos muzeu i arkeologjik, në xhaminë e Beqarëve u vendos muzeu i veshjeve karakteristike të trevës së Beratit, në kishën e Shën Todrit u vendos muzeu i onufrit i cili më vonë kaloi në kishën e Shën Mërisë Kathedrale pas restaurimit të saj e kështu me radhë. Për kalatë, problemi është shumë më i komplikuar dhe i thellë. Ti rijetëzosh ato do të thotë që mbas përforcimeve, restaurimeve të mureve, t’i fusësh në aktivitete përdorues sipërfaqen e saj duke ruajtur çdo gjurmë autentike të vlefshme. Parimisht jam dakord që sipërfaqja e kalasë të shfrytëzohet, por faktikisht ato që do të përcaktojnë se çfarë duhet të bëhet në këtë sipërfaqje a e dinë dhe a e kuptojnë se çfarë vendimi po marrin?! A e dini ju që mundet të ketë vendimmarrës që nuk kanë qenë ndonjëherë në këtë kala dhe që nuk kanë lidhje me të?!

Prandaj jam plotësisht i detyruar të them që çfarëdo vendimi të merret, vendimmarrësit

duhet të gjykojnë duke qenë prezent në objekt që ta ndiejnë atë që do vendosin duke mbajtur përgjegjësi.

Cili është qëndrimi juaj në lidhje me çështjen: pra duhet të jepen keto vepra me qira për t’u përdorur në funksion të turizmit apo jo? pas restaurimit, a ju humb vlera historike këtyre veprave?

Siç thashë edhe më lart rijetëzimi i 40 kalave është shumë, por që jam plotësisht i mendimit që ato duhet të futen në funksion të turizmit,

jam. Mendoj, që mbas paraqitjes së projektit për rijetëzim, duhet një komision prej tre specialistësh të fushës dhe me experiencë e tituj që ta studiojnë projektin imtësisht me autorët dhe të paraqesin mbrojtjen e tij me të mirat dhe të këqijat . Ne në Shqipëri kemi tre eksperienca të tilla faktike; kalanë e Petrelës, kalanë e Likursit dhe atë të Prezës .

Secili qytetar dhe profesionist, gjatë vizitës në të tre këto kala, në muret dhe sipërfaqet e tyre të brendshme e ka të qartë se çfarë është ruajtur nga patina e vjetër, çfarë është mirëmbajtur, përforcuar dhe restauruar dhe çfarë është ndryshuar dhe bërë e re me ndërhyrjet. Gjatë rrugës së përzgjedhjes së tyre, ato do të seleksionohen. Vlera e tyre e shumëfishtë historike, arkitektonike nuk humbet asnjëherë, por është në funksion dhe varet shumë nga ndërhyrjet përforcuese restauruese dhe sidomos nga ndërhyrjet për përshtatjet e ndryshme.

Cilat duhet të jenë kriteret sipas jush?

Kërkesa kryesore nga vendimmarrësit ose më mirë kriteret duhet të jenë: mirëmbajtje e vazhdueshme, përforcime të nevojshme, restaurime, shfrytëzimi në mënyrë krijuese pa prekur patinën e vjetër dhe asnjë ndërhyrje e re në sipërfaqjen e kalasë pa projekt të miratuar në vend. Masa e ndërhyrjes në sipërfaqjen e kalasë për mendimin tim është thelbi i rijetëzimit dhe miratimi i saj ka të bëjë me një sërë problematikash të komplikuara, ku zgjidhja e të gjithave nuk mundet në asnjë rast të cënojë, rëndojë vetë monumentin. Por një rëndësi të veçantë ka dhe realizimi i projektit të restaurimit,

Kalldrëmi si ishte, lart si u bë

Page 19: Gazeta impakt

E Enjte, 4 Korrik 2013www.impakt.al 19

KULTURë

Z. Biçoku, është folur gjatë për një nismë që ka për qëllim rijetëzimin e 40 kalave dhe monumenteve të tjera të trashëgimisë kulturore. përtej vështrimit të çështjes me ngjyrime politike, çfarë duhet të kuptojmë me termin “rijetëzim” në këtë rast?

Unë personalisht nuk e njoh këtë “projekt”. Di vetëm zhurmën që është bërë në media. Personalisht nuk jam kundër termit ‘rijetëzim’. Duke e shpjeguar çfarë kuptoj me këtë, them që një monument që jetohet, ruhet më mirë se një monument që nuk jetohet. Mirëmbajtja e fondit të monumenteve që jetohen, në këndvështrimin tim është më pak e kushtueshme. Kjo nuk është temë që prek vendin tonë, por zhvillohet kudo. Por thënë këtë, unë kam thënë shumë pak. Pasi çdo monument do një studim rast pas rasti. Ne nuk është se kemi shkëlqyer në mirëmbajtjen e banesave të Gjirokastrës psh, një sit historik, i quajtur tashmë pjesë e trashëgimisë botërore dhe i marrë nën mbrojtje nga UNESCo, teorikisht në gjendje që jetohen, dhe ku praktikisht shkalla e degradimit është tmerrësisht e madhe.

Unë gjykoj që kjo, do politika të kujdesshme, do përzgjedhje shumë të mirë të subjekteve. Shpesh ne flasim për integrimin e monumenteve në guidat turistike, por duhet të dimë që një nga shkaqet që përshpejton degradimin e monumenteve është edhe turizmi. Për mua kjo është një temë që do mjaft profesionalizëm dhe aspak “politizim”. Duhet të bëhet një debat profesional për këtë, dhe ky duhet të jetë i hapur edhe për opinionin publik.

Cili është qëndrimi juaj në lidhje me çështjen: pra duhet të jepen këto vepra me qira apo jo?

Qëndrimi im është që së pari duhet të hapet një debat profesional midis specialistëve të fushës. Sot mjaft njerëz me kontribute në fushën e monumenteve janë të përjashtuar, apo pothuajse të përjashtuar totalisht nga vijimi i kontributeve për këtë fushë. Përmend këtu psh restauratorë si Lazër Papajanin, Genc Samimin, apo qoftë dhe breza më të rinj si Mustafa Arapi, Kliti Kallamata, e mjaft e mjaft të tjerë. Them se qëndrimet përjashtuese duhet të marrin fund. Teorikisht unë nuk jam kundra, por nuk di nëse jemi të përgatitur për këtë, e dyshoj të them të drejtën.

Cilat duhet të jenë kriteret sipas jush?

Kriteri parësor për mua është ngushtësisht kriteri profesional i ruajtjes dhe mirëmbajtjes/restaurimit të monumentit. Strukturave shtetërore i takon të shohin këtë, publiku për këtë i paguan. Ruajtja e monumenteve është një

Biçoku: Monumentet që jetohen ruhen më mirë, të vihen kritere për restaurimin

Arkitekt Arben Biçoku, në një intervistë për “IMPAkT” thotë se është dakord në parim me

rijetëzimin e monumenteve të trashëgimisë kulturore, por sipas tij duhen kritere të forta profesionale për restaurimin e tyre dhe projekte të qarta dhe transparente.

Sabina VEIZaj

detyrim publik. Pastaj në partneritetin publik-privat, a ka efiçencë ekonomike. Sipërmarrja është një temë që i takon ta shohë privati dhe jo strukturave shtetërore (teorikisht sipërmarrja nuk bën hapa që nuk kanë efiçencë ekonomike).

Çfarë do të sillte kjo në kulturën, turizmin dhe ekonominë e vendit në tërësi?

Arsyeja pse bëhet kjo gjë në këndvështrimin tim është gjenerimi i fondeve. Asnjë shteti sado të zhvilluar nuk i mjaftojnë vetëm fondet publike për të mirëmbajtur fondin e monumenteve. është e njëjta arsye pra që na bëri ne shqiptarët të ndryshojmë rendin ekonomiko shoqëror, pra nga nje shtet i centralizuar të kalojmë në shtetin e sipërmarrjes së lirë. Sigurisht nëse kjo do bëhej mirë, do sillte zhvillim ekonomik. Por nëse kjo bëhet keq, dëmi është shumë i madh, humbja dhe tjetërsimi i monumentit. Dhe kjo gjë është e pakthyeshme. Dhe besoj që dhe qëndrimet skeptike dhe kundra rijetëzimit, kanë për bazë pikërisht këtë, riskun e lartë.

Duke iu referuar vendeve të rajonit e më gjerë, çfarë eksperience sjellin ato në lidhje me këtë çështje?

Nëse i referohemi vendeve të tjera të rajonit, ka shembuj të shumtë të rijetëzimit në partneritetin publik-privat. Por ka gjithashtu edhe gabime të shumta përsëri. E unë gjykoj që ne nuk kemi përse gabojmë. Thesht duhet të mësojmë nga gabimet e të tjerëve, por pa i përsëritur vetë ato.

është i parakohshëm zbatimi i këtij projekti? A do kishte nevojë për më shumë diskutime me grupet e interesit?

Ju thashë dhe më lart nuk e njoh projektin dhe nuk jam në gjendje të them nëse është i parakohshëm apo jo. Unë nuk jam kundra konceptit. Unë jam kundra qasjes se si është arritur gjer më sot në këtë koncept, pa transparencë, dhe pa debat. Unë gjykoj që debati për këtë nuk konsiderohet thjesht i nevojshëm, unë do ta konsideronja të detyrueshëm.

Samimi: Rijetëzimi i objekteve të trashëgimisë, utopik. Shteti s’ka para

rijetëzimit sepse mundet të ndodhë si në kalanë e Beratit ku sot fatkeqësisht, një punë e mirë e infrastrukturës nëntokësore është shoqëruar me zhdukjen e plotë dhe moslëlien e asnjë metri katror kalldrëm autentik deri tek heqja edhe të katër gurëve antikë me përmasa të mëdha që gjendeshin në kalldrëmin e hyrjes. Ne kemi raste me fqinjët tanë që me ndërhyrjet e tyre kanë dëmtuar veprën autentike, monumentin.

Çfarë do të sillte kjo në kulturën, turizmin dhe ekonominë e vendit në tërësi?

Shfrytëzimi i kalave nga ana turistike është e rëndësishme për njohjen e kulturës tonë. Vizita turistike në një kala realizon njohjen me historinë e saj, me shkaqet e ndërtimit të saj, me jetën e të parëve tanë, me punën e tyre, me vetëmbrojtjen e të mirave materiale që prodhonin ato. Vizita në kala, në një vend ku të parët tanë mbroheshin dhe jetonin të krijonin një emocion disi të veçantë në qënien tënde dhe vlerësim të veçantë për paraardhësit. Në kala njihesh dhe me këtë gjini ndërtimore arkitektonike të trashëgimisë tonë. Kuptohet që këto vizita duhet të lidhen dhe me përfitime ekonomike që sipas rastit mundet të kenë peshë.

Ju keni shkruar kohë më parë në lidhje me restaurimin e 8 objekteve në qytetin muze të Beratit dhe keni ngritur disa problematika burokratike përpos të tjerash. Çfarë lehtësirash duhen ndjekur për procesin në fjalë? A duhet riparë ligji?

Në qytetin e Beratit janë restauruar tashmë 8 banesa në lagjet historike. Ato janë kthyer në mini hotele, bar bufe dhe restorante. është kthyer në mini hotel dhe një banesë e kategorisë së parë duke ruajtur zgjidhjen e vjetër arkitektonike dhe duke u përshtatur në mënyrë mjaft krijuese. Asaj i janë ruajtur në mënyrë skrupoloze të gjithë elementët autentikë, origjinalë dhe sot është një ndër hotelet më intersantë të qytetit me emrin BUJTINA . Janë shtuar në qytet mbi 100 shtretër nga inisiativa private, janë shtuar vende pune. Shteti për mendimin tim duhet të ndihmojë të gjithë banorët e lagjeve historike dhe të lagjeve të tjera kur ato duan ti kthejnë banesat në Guest House.Duhet të krijojë lehtësi që, kur përmbushen kushtet e

projektit të restaurimit, leja të mos zgjatet për t’u marrë me muaj dhe të kalojë në kalendat Greke. Po kështu dhe ligji duhet të ndryshojë të gjejë format më të përshtatshme për të ndihmuar qytetarët që kanë banesa në lagjet muze. Asnjë nga pronarët e 8 objekteve të përfunduara, me gjithëse ka respektuar projektin e restaurimit, nuk ka përfituar asnjë vlerë monetare .

Duke iu referuar vendeve të rajonit e më gjerë, çfarë eksperience sjellin ato në lidhje me këtë çështje?

Përpara se të hapeshim me botën, me kolegët diskutonim lidhur me nivelin e punës tonë restauruese. Përballja me vendet fqinje dhe më gjerë, na tregoi se edhe përvoja jonë ishte e mirë. Në disa restaurime, në vitet e para dhe pa eksperiencë, puna jonë ka qenë e lavdërueshme. Kuptohet që ne nuk e kemi pasur si qëllim shfrytëzimin e monumenteve për përfitime turistike. Sot që jemi të hapur dhe mbas 23 vjetësh duhet të kemi kujdesin e madh që monumentet të mos transformohen në funksion të fitimit turistik. Vendet e rajonit kanë eksperiencë pozitive, por edhe mjaft negative. Si në shumë fusha të tjera, ne duhet të përqafojmë eksperiencat pozitive në lëmin e trashëgimisë arkitektonike botërore. Sa më pak të ndërhyhet në monument, sa më shumë të kryhet mirëmbajtje, përforcim, sa më shume të ruhet patina e vjetër, aq më shumë bëjmë detyrën tonë në ruajtjen e trashëgimisë arkitektonike. Masa e ndërhyrjes në monumente e kala është kandari që ndan në mënyrë të ekulibruar shkatërrimin nga mosshkatërrimi, dëmtimin nga mosdëmtimi .

është i parakohshëm zbatimi i këtij projekti? A do kishte nevojë për më shumë diskutime me grupet e interesit?

Unë mendoj që zbatimi i këtij projekti nuk është i parakohëshëm, por jo i domosdoshëm. Shteti nuk ka mundësi të mirëmbajë, përforcojë, restaurojë të gjithë këto kala, por aty ku ka mundësi të vihet në balancë konform rregulloreve, ligjeve, detyrimeve të ndërpalëve dhe me transparencë. Ndërmjet diskutimeve të vazhdueshme të arrihet në përfundime pozitive në interes të moshumbjes së monumentit.

arkitekt, arben Biçoku

Page 20: Gazeta impakt

E Enjte, 4 Korrik 2013www.impakt.al20

Ishte 28 Qershor i vitit 1914, kur në Sarajevë u qëllua për vdekje trashëgimtari i fronit të Austro-Hungarisë, Franc Ferdinand. 50-vjeçari ra viktimë e një atentati nga një i

ri serbo-boshnjak, ngjarje që krijoi premisat për fillimin e Luftës së Parë Botërore.

Një prej dëshmive të ruajtura me fanatizëm nga kjo ngjarje që tronditi asokohe Europën, këmisha e gjakosur e Kryedukës Ferdinand do të ekspozohet për publikun në Vjenë. Autoritetet kanë vendosur ta përkujtojnë 99-vjetorin e kësaj vrasjeje të bujshme, duke nxjerrë nga arkivat dëshminë më domethënëse të asaj ngjarjeje, këmishën e Ferdinandit.

Trashëgimtari i perandorisë Austro-Hungareze ishte duke shëtitur bashkë me gruan e tij Sofia në rrugët e Sarajevës kur u shënjestrua nga shtetasi

serb Gavrilo Princip. Kryeduka Ferdinand që ishte duke udhëtuar me automobilin e tij humbi kontrollin pas dy të shtënave të atentatorit.

Këmisha që do të ekspozohet në Vjenë vishej nga Kryeduka Ferdinant poshtë uniformës së tij perandorake, e cila mbahet e eskpozuar në Muzeun Ushtarak të Vienës, kryeqytetit të Austrisë.

Ndërsa në Sarajevë, në vendin ku la frymën e fundit trashëgimtari i fronit të Austro-Hungarisë është vendosur një pllakatë me mbishkrimin e vrasjes së Kryedukës Ferdinand, ngjarje që ndryshoi më pas edhe hartën e Europës.

Në pllakatë shkruhet “Në këtë vend, më 28 Qershor 1914 patrioti serb Gabrilo Princip qëlloi mbi Franc Ferdinand”. Gjatë periudhës së luftës në Bosnjë (1992-1995), autoritetet bashkiake të qytetit e konsideronin atentatorin si një terrorist, ndërsa

më parë komunistët e kishin shpallur 19-vjeçarin hero të rezistencës dhe luftës kundër tiranisë.

Ferdinandi dhe bashkëshortja e tij Sofia mbërritën me tren në Sarajevë më 28 qershor, pak para orës 10 të paradites. Kryeduka inspektoi fillimisht kapanonet e ushtrisë që ndodheshin pranë stacionit të trenit. Më pas çifti dhe grupi që e shoqëronte u futën në makina të hapura dhe u nisën drejt bashkisë së qytetit.

Teksa po i afroheshin ndërtesës, Ferdinandi dhe bashkëshortja e tij u qëlluan nga një distancë e afërt. Gavrilo Princip ishte në një vend pranë një pikë shitje sanduiçesh, kur makina bëri një kthesë të gabuar në një Qendër Publike dhe kishte një mbështetje pas qitjes me pistoletë kundër Franc Ferdinandit dhe gruas tij, dukeshës Sofie von Kotkovato(Sophie Chotkovato).

Vrasja e tij në Sarajevë keqësoi pa masë marrëdhëniet midis Austro-Hungarisë dhe Serbisë. Mbas kësaj, ngjarjet rrodhën shumë shpejt. Austro-Hungaria e paditi Serbinë për organizimin e atentatit dhe i dërgoi ultimatum me të cilin kërkohej që qeveria e Beogradit duhej t’i njihte Vjenës të drejtën të ndërhynte në arsim, ushtri dhe në administratën e shteteve. Serbia u tregua e gatshme të bënte lëshime, por ajo kundërshtoi vetëm një pikë që lejonte funksionarët e policisë austriake të merrnin pjesë në hetime dhe gjykimin e bashkëpunëtorëve të atentatit të 28 Qershorit. Autoritetet austriake e kundërshtuan përgjigjen serbe dhe më 28 Korrik i shpallën luftë Serbisë. Pas një gjykimi 12-ditor për vrasjen në Sarajevë në tetor të 1914, Princip u dënua me 20 vjet, por nuk rezistoi dhe ndërroi jetë 4 vite më vonë në Prill të vitit 1918. 99 vite më vonë këmisha e gjakosur e Kryedukës së Austro-Hungarisë do të ekspozohet për publikun, në përkujtim të vrasjes së tij.

Atentati i Sarajevës shihet si shkak për fillimin e Luftës

së Parë Botërore. Ky akt vuri në lëvizje mekanizmin e aleancave ushtarake. Gjermania shpejtoi të zbresë në fushëbetejë në anën e Austro-Hungarisë, kurse Franca dhe Rusia mbështetën Serbinë. Më 9 tetor 1915, në Luftën I Botërore, forcat ushtarake të Austro-Hungarisë pushtuan Beogradin, kryeqytetin e Serbisë, të ndihmuar nga forcat gjermane, nën komandën e gjeneralit August von Mackensen. Dy javë pasi austriakët hynë në Beograd, forcat serbe rimorën qytetin, duke arrestuar 40.000 austriakë. Nga të gjithë vendet, pjesëmarrëse në Luftën e Parë Botërore, Serbia pësoi më shumë viktima, në raport me numrin e popullsisë. Humbjet e saj ishin tronditëse. Në shtator të vitit 1915, nga 420.000 ushtarë, 94.000 u vranë, në luftime, dhe 174.000 u kapën rob ose humbën ndërsa, pa dyshim, numri i madh i viktimave civile mbetet i pallogaritur.

Shkak për Luftën e Parë Botërore

KULTURë

Ekspozohet këmisha e

Vrasja e tij u bë pikënisje për fillimin e Luftës së Parë Botërore

kryedukës Ferdinand

Page 21: Gazeta impakt

E Enjte, 4 Korrik 2013www.impakt.al 21

Tendenca e re e këpucëve të kombinuara me xhinset, nuk njeh moshë. Ajo shkon nga mosha 18 vjeç, deri mbi

të pesëdhjetat. Njësoj si për veshjet e zakonshme, të shkëlqyerat apo edhe ato që përdorim gjatë fundjavës. E duke folur gjithmonë për veshjen, është rikthyer “Stili retrò”, ai i ndeshur që nga vitet ’50 dhe më pas, si përshembull “window pane”, i cili ka qenë një stil i përdorur në Londrën e viteve ’50, xhaketë dhe pantallona slim (e shtrënguar pas trupit), me copë kuadratash (sot më e rafinuar tek veshjet). Tashmë, “window pane”, e ripërdorur nga yjet e Hollivudit, e ndryshon natyrën e kuadrateve, apo të copës, e cila mund të jetë edhe prej mëndafshi të shkëlqyer apo dhe leshi mjaft të hollë. Duke përdorur gjithashtu fushën blu me viza dhe xhaketë (dopio-petë me 4 kopsa), lino, pantallona të një veshje më të lehtë, të kombinuara me këpucë të çfarëdolloj ngjyrash, ose edhe të kombinuara me xhinse “të grisura” të shkurtra dhe të kthyera nga fundi, së bashku me syze vintage, të tipit oliver people.

Xhinset, një tendencë e re si e djeshmja

Xhaketë dopio-petë me gjashtë kopsa, këmishë rozë dhe xhinse vintage.

Xhaketë e tipit slim, me kuadrata bezhë, në një sfond ngjyre të kafenjtë, stili i qartë “window pane”

Duke qëndruar gjithmonë tek eleganca e pak viteve më

parë, në botën e internetit ka dalë Nick Wooster, i cili është i pari në historinë e botës mashkullore që ka arritur të gjurmojë një lidhje të rëndësishme mes elegancës dhe ekstravagancës. Formula që e bëri fitues atë, ishte pikërisht bërja bashkë e Orlebar Brown, një prodhuesi londinez rrobash banje dhe Nick Wooster, një konsulent mode dhe drejtor i “Bergdorf Goodman e Neiman Marcus”. Rezultati? Ishte një koleksion i veshjeve luksoze të shkurtra, me një

Duke analizuar stilin e Nick Wooster, mund ta

sintetizoja atë sipas shijes sime. E si? Duke u nisur nga pantallonat e shtrënguara në mënyrë rigoroze dhe me bel të lartë, këpucët e futura brenda tyre, mendoj se kombinimi mund të ishte: bluzë dhe këpucë të të njëjtave ngjyra, ose këpucë me një ngjyrë të ndezur dhe bluza apo xhinse me ngjyra më të errëta. Sipas mendimit tim, gjatë kësaj vere, do të jenë shumë në modë bluzat me mëngë të shkurtra, me xhepin me ngjyrë të ndryshme, ose i dizenjuar apo me kuti etj.

Duke folur për botën femërore, Chiara Biasi në Itali, është njësoj si Nick Wooste në Londër

për botën mashkullore. kështu, Chiara Biasi, e cila së fundmi ka qenë në kopertinën e revistës italiane “Maxim”, ka lindur në Pordenone 23 vjet më parë, e transferuar në Milano për të studiuar. E bukur dhe plot pasion, ajo tashmë është një nga mbretëreshat e botës italiane të modës. Në Milano, u njoh me Chiara Ferragni, një blogger-e e njohur italiane, e cila arrin ta bindë të hapë një blog të sajin dhe sot ajo renditet e treta në klasifikimin e blogger-ave italianë. Janë të shumtë ata në fakt që kanë një fashion-blog, por që në realitet nuk është i tillë. Sipas Chiara Biasit, blogu i saj, është një sit ku ajo publikon jetën e

saj të përditshme, tregon gjithçka mund të bëjë një vajzë e moshës 23-vjeçare, suksesin e saj dhe mbi të gjitha, përse është aq e bukur dhe ka stilin e saj. kjo ka bërë që shumë vajza të moshës së saj, ta imitojnë në veshje. ëëë.Chiarabiasi.it është një blog ku mund të flitet për gjithçka dhe fansat e saj dërgojnë fotot ku ka qenë Chiara, ose fotot e tyre të kombinuara me veshjet që bën ajo. Për shumë vajza italiane, është një pikë referimi për stilin e tyre të të veshurit, i cili i siguron në zgjedhjet që ato bëjnë. Shumë e ndjekur edhe në rrjetin e ri social, Instagram, ku ndiqet nga shmë njerëz të cilët nuk janë vetëm italianë, për këtë verë, ajo ka bërë edhe një linjë të re rrobash, të dizenjuara prej saj dhe nën emrin “Bikini Lovers”.

“komplot” të veçantë kamulfazhi, të disponueshëm në ngjyra të ndryshme ekskluzivisht në “Park&Bond”, një nga të parët që përshtati xhaketat me të shkurtrat.

Chiara Biasi në Itali, njësoj si Nick Wooste në Londër

koMBiniMe veShJeSh pëR veRën

MoDA

Luca CARUSO

Page 22: Gazeta impakt

E Enjte, 4 Korrik 2013www.impakt.al22

Edhe pse është folur shumë e shpesh për qepën dhe hudhrën, nuk është kurrë e

tepërt të kujtosh cilësitë e mrekullueshme të këtyre dy bimëve, të përmendura që në tabelat e lashta sumerike.

Në Dhjatën e Vjetër, hebrenjtë, duke iu ankuar Moisiut, citojnë ushqimet e tyre të preferuar: “Kujtojmë peshkun që hanim lirisht në Egjypt, kastravecin, pjeprin, preshin, qepën dhe hudhrën”. Qepa është përdorur në Kinë për të luftuar kancerin të paktën që prej vitit 502 para erës sonë.

Vërehet qartë se përdorimi i këtyre specieve ul ndjeshëm incidencën e tumoreve. Edhe pse nuk ka studime shkencore që të konfirmojnë me qartësi rolin terapeutik të këtyre bimëve, është tashmë e njohur se, fjala vjen, hudhra, përmban rreth 200 fitokomposte, midis

të cilave, ato që janë të sulfurizuar demostrojnë qartë aktivitet bakteriocid dhe në laborator kanë demostruar aktivitet antikanceroz dhe antiinfiamator.

Kompostet e sulfurizuar të hudhrës e të qepës reduktojnë enzimat e fazës së parë hepatike, të cilat, me aktivitetin e tyre nxisin prodhimin e shumë radikalëve të lirë të oksigjenit, ndërsa në të njejtën kohë stimulonnë enzimat e së ashtuquajturës fazë e dytë e cila e kontraston këtë proçes.

Pikërisht për këtë arësye, përdorimi i njëkohshëm i ekstrakteve të hudhrës dhe i kimioterapeutikëve të ndryshëm nuk është i këshillueshëm,ngaqë dobëson efektin farmacologjik të këtyre të fundit. Po ashto i pakëshillueshëm është edhe përdorimi i njokohshëm i ekstrakteve të hudhrës dhe të antikoagulantëve si aspirina, heparina, etj.

Ju ka ndodhur ndonjëherë të dëgjoni t’ju thonë se sistemi juaj imunitar i trupit ka rënë? Çfarë nënkuptojmë me

këtë shprehje? Ekspertët kanë dhënë disa mënyra se si mund ta forcojmë sistemin imunitar.

Në organizmin tonë sistemi imunitar vepron vazhdimisht duke pakësuar çdo lloj sulmi të jashtëm ose të brendshëm. Për ta ndihmuar në punën e tij mbrojtëse, ai duhet forcuar, duke pasur një edukatë të mirë të ushqyerjes dhe duke përdorur substanca që e ndihmojnë atë. Ekspertët kanë dhënë disa mënyra se si mund ta forcojmë sistemin imunitar:

1) Sistemi imunitar forcohet, nëse lejon organizmin të pushojë sa duhet, forcohet nëse nuk pi ose ul ndjeshëm pirjen e duhanit dhe alkoolit.

2) Veprimtaria fizike ndikon në forcimin e tij, por më mirë nëse nuk është një veprimtari fizike e ngjeshur.

3) Mënyra e duhur e të ngrënit. Të bësh një jetë të rregullt duke krijuar një rutinë në veprimtaritë që kryen, ndihmon uljen e stresit që është një prej shkaqeve kryesore jopatologjike, të funksionimit të keq të sistemit imunitar.

4) Shumë mendojnë që sistemi imunitar ndikon vetëm në nivel fizik, por nuk është kështu, duke qenë se trupi ynë është vetëm një prej tri elementeve të një sistemi mjaft kompleks, ku përfshihet edhe mendja, edhe emocionet. Prandaj shmangni emocionet negative: ankth, stres, frikë, kështu do ta ndihmosh të forcohet.

5) Disa substanca të caktuara na ndihmojnë të forcojmë sistemin tonë imunitar. E tillë është vitamina C, e cila duhet të jetë e përditshme në organizëm. Betakaroteni që gjendet në frutat me ngjyrë të kuqe ose portokalli, kontribuon rritjen e qelizave që janë në gjendje të reagojnë ndaj infeksioneve dhe t’i luftojnë ato.

Qepa, HudHra, presHi ....

Një ndër substancat më të njohura sot për cilësitë e saj antiinfiamatore dhe

antikancer është kurkumina, një princip aktiv i gjendshëm në përqindje të lartë në bulbin e kurkumës (curcuma longae).

kjo erzë ngjyrë portokalli të fortë përdoret prej mijëra vjetësh në traditën salutistike indiane dhe kineze për cilësitë e saj të mrekullueshme mbi shëndetin dhe jetëgjatësinë.

është sot shkencërisht e vërtetuar se kurkumina ul nivelin e një proteine infiamatore shumë agresive COX-2(ciklooksegjenaza-2)dhe ushtron gjithashtu një efekt kundërproliferativ, antiangjiogjenezë dhe proapoptotik ndaj qelizave dhe masave kanceroze.

ky princip aktiv zvogëlon gjithashtu enzimat hepatike të fazës së parë ndërsa aktivizon ato të fazës së dytë duke bllokuar kështu aksionin e faktorëve kancerogjenë.

Në modelet laboratorikë të studiuar gjer më tani, kurkumina vret qelizat kanceroze dhe ngadalëson së tepërmi rritjen e atyre

A e dini se kush është në rrezik për lindjen e një melanome nuk duhet

të ekspozohet jo vetëm ndaj diellit, por as ndaj lëngut të portokalleve, sipas studimeve më të fundit. Krejt e kundërta mund të thuhet për një tjetër substancë antioksidante me vlerë të veçantë: lëngun e shegës.

Ky leng me cilësi të larta antioksidante zvogëlon në përqindje të konsiderueshme mundësinë e zhvillimit të qelizave tumorale në zorrën e trashë dhe në mushkëri. Po ashtu, principet aktivë të shegës kundërshtojmë mrekullisht rritjen e parametrit PSA, marker që dëshmon praninë e kancerit të prostatës.

është studiuar se lëngu i shegës bllokon receptorët e proteinës së quajtur IGF-1, ul nivelin e aromatazës (enzimës që konverton testosteronin në estrogjen) dhe se përmban një sërë substancash të quajtura “ellagitanine” të cilat në organizëm çlirojnë acidin

KurKuma sHega

Si mund ta forcojmë sistemin imunitar?

që i kanë mbijetuar procesit citotoksik duke ngadalësuar kështu njëkohësisht rritjen e tumoreve.

Observime të ndryshme epidemiologjike nxjerrin në pah se popullsitë që përdorin gjerësisht këtë erzë kanë një incidencë shumë më të vogël tumoresh se ato që nuk e njohin fare. Skencëtarë të shumtë i atribuojnë përdorimit të kësaj substance të mrekullueshme faktin që në Indi numri i rasteve me kancer ne zorrën e trashë është shumë i ulët në raport me popullsinë. Në fakt, kurkumina dhe quercetina sëbashku ndihmojnë në moslindjen e polipeve të hequr kirurgjikisht nga zorra e trashë, sipas observimit të disa shkencëtarëve që studiojnë substancën prej vitesh.

Janë në studim mënyrat dhe dozat e përdorimit shkencor e klinik të kurkuminës në parandalimin dhe kurimin e kancerit.

Studiuesit këshillojnë që kjo substancë të mos përdoret paralelisht me kimioterapitë e ndryshme pasiqë ndërhyn negativisht në mekanizmin farmakodinamik të tyre.

ellagjik i cili nga ana e tij është në gjendje të kundërshtojë faktorin kB të bërthamës qelizore. është ky faktor që i jep sinjalin e nisjes procesit infiamator duke aktivizuar COX-2.

SHENDETESI

Page 23: Gazeta impakt

E Enjte, 4 Korrik 2013www.impakt.al 23

Dashi

Demi

Binjakët

Gaforrja

Luani

Peshorja

Akrepi

Shigjetari

Bricjapi

Ujori

Kjo që po përjetoni është një periudhë gri e jetës suaj, sa i përket sektorit sentimental. Do t’ju mbërrijë një telefonatë që e kishit pritur prej kohësh. Nëse do ta shfrytëzoni siç duhet, atëherë patjetër që ajo do të kthehet në favorin tuaj.

Gjërat të cilat janë të bukura dhe të pranuara estetikisht, do të gjejnë qasje shumë në jetën tuaj gjatë kësaj jave. Ju pëlqen e mira dhe e bukura, e ndaj tyre do të jeni të predispozuar gjatë këtyre ditëve. Kujdes nga xhelozitë e tepruara.

Para se të thoni diçka këtë javë, duhet ta mendoni mirë. Pasi jo çdo gjë duket se do të jetë në favorin tuaj. Shkarkojini siç duhet energjitë tuaja në aspektin fizik, duke mos u dhënë vetëm pas gjërave që nuk kanë vlerë. Jini vetvetja.

Dashuria renditet në plan të dytë gjatë kësaj jave, pasi duket se të gjithë energjinë tuaj do ta marrë puna. Mos e agravoni më shumë seç duhet situatën e jetës suaj, duke marrë ngarkesa përsipër. Gjërat nuk do të ecin siç duhet.

Duhet që të jeni më të duruar dhe tolerantë gjatë kësaj jave. Mos krojoni konflikte kot së koti me të tjerët. Nëse merrni zjarr shpejt, kjo do të kthehet në disfavorin tuaj. Perspektiva mjaft të mira për të qenë në shoqëri miqsh e të afërmish.

Logjika dhe humori i mirë duhet që të shoqërojnë gjithë javën tuaj. Mos e lini aspak veten që të bini pre’ e kontradiktave apo infirmacioneve të rreme që është duke ju servirur dikush. Kini kujdes prej tyre, pasi do të humbisnit shumë.

Virgjëresha

Edhe nëse nuk e keni, duhet ta gjeni me çdo kusht forcën brenda vetes për të përballur situatat kamufluese që mund të krijohen gjatë këtyre ditëve. Nëse jeni një tip i ndrojtur, duhet të dilni nga vetja dhe të tregoni forcë për jetën.

Nuk duhet që t’u zini shumë besë njerëzve të cilët vetëm premtojnë, por nuk mbajnë asgjë nga ato që thonë. Duhet që gjatë kësaj jave të evitoni zgjedhjet e rëndësishme mbi jetën. Pasi edhe mund të gaboni rreth tyre.

Gjatë kësaj jave ju rekomandohet që t’i bëni siç duhet gjërat dhe jo shkel e shko, sa për të kaluar radhën. Kjo vlen edhe për jetën tuaj familjare në të cilën do të duhet që të ndërmerrni një impenjim, të cilin duhet që ta mbani patjetër.

Një letër apo një dhuratë. Gjithçka suprizë duket se mbërrin për ju gjatë kësaj jave, duke ua bërë atë më të këndshme dhe më të bukur se java e shkuar. Ju rekomandohet që të frekuentoni rrethe të reja, e të takoni njerëz të rinj.

Gjatë kësaj jave do të keni harmoni dhe alegri në familjen tuaj. Gjithçka ka për të shkuar siç duhet, nëse edhe keni mbjellë siç duhet. E vlefshme kjo, sidomos në aspektin profesional. Kujdesa nga një kolegu juaj, po ua punon pas shpine.

Lëvizje, udhëtime, hapësira të reja. Janë pikërisht këto të cilat do të karakterizojnë gjithë ditët e kësaj jave. Duhet të jeni në gjendje ta përballoni siç duhet këtë fazë të re të jetës suaj. Mendoni pak edhe për pushimet tuaja.

Peshqit

Horoskopi

Tirana kulturore 4 korrik - 11 korrik 2013

çfarë ofron kryeqyteti dhe vendi në fundjavë, aktivitetet

“Ndizet” sërish sheshi Tahrir në zemër të kryeqendrës së Egjiptit, Kajro. Protesta masive, gjatë gjithë këtyre ditëve në kundërshtim të presidentit aktual Mohamed Mursi, duke kërkuar publikisht dorëheqjen e tij.

RADio-televiZioni ShqiptARShfaqja: Stina koncertore shkurt-korrik 2013

kineMA “AGiMi”, pJeSë e “iMpeRiAl”Shfaqja: “J’aime regarder les filles”

MuZeu hiStoRik koMBëtAR

FoKUS

Datat: E shtunë, dielë, 6-7 Korrik 2013

orari: ora 11.00 e paradites Data: Nga 1 deri më 11 Korrik 2013

CiRku koMBëtAR

Shfaqja: “Jemi dhe ne”

Organizatorë: Trupa e Artistëve Profesionistë dhe

Cirku Kombëtar

Ekspozita: “Kroacia dhe

Shqipëria nga ajri”

Lloji: Me punimefotografike të bëra nga ajri

autorët: Fotografi i njohur kroat,

Robert Rebersak dhe fotografi shqiptar,

Alket Islami

Data: 4 Korrik 2013,

Ora: 19:00

Zhanri: Komedi franceze

Organizimi: Nga Klubi i filmit francez

Iniciativa: E Aleancës Franceze, Ambasadës së Francës

dhe Crédit Agricole

Koncerti: Për piano dhe orkestër op.

21 i Shopenit

Solist: Kostandin Tashko

Bashkëpunim: Me fituesit e festivaleve

“Pianisti i Ri” organizuar nga EPTA

FotolAJM

Page 24: Gazeta impakt

E Enjte, 4 Korrik 2013www.impakt.al24 REKLAMA

Layout & Design: Tomka Nasi