16
TAKIMET NË PRESIDENCË Kreu i Komisionit të Jashtëm në Kongresin Amerikan Faqe 6 GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 28 QERSHOR 2019 Nr. 4467, ÇMIMI 20 LEKË ÇMIMI PËR MAQEDONI DHE GREQI 1 EURO KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU www.standard.al e-mail: [email protected] [email protected] Botim i “standard” Qëndrimi i Bashës Opozita nuk merr pjesë në asnjë proces zgjedhor pa u dënuar vjedhësit e votave Ngjarja në Bushat Digjet KZAZ-ja, Qeveria akuza opozitës. PD-LSI: Skenar i Ramës Fushata “#EdheUnë” Pedagogët refuzojnë 30 qershorin: Nuk duam të zhvillohen zgjedhje si në Irak Pesë kërkesa Mjekët e rinj në protestë, bllokojnë shërbimet roje në QSUT Takimi elektoral në Fier Pritet me protesta, Mehmetaj-Ramës: Hiqi policat e hajde matu me qytetarët Kontrolli i Shtetit Pasiguria e jetës së pushuesve në bregdet, neglizhencë e madhe nga qeveria Politikë Faqe 4 Politikë Faqe 5 Sociale Faqe 8 Sociale Faqe 9 Aktualitet Faqe 7 Ekonomi Faqe 10 CMYK nga celulari ose kompjuteri BLI SIGURIMIN STATISTIKAT Raporti i OKB: Shqipëria, prodhuesi më i madh i kanabisit në Evropën juglindore REZOLUTA NGA “ACRE” PE: Të respektohet dekreti i Presidentit, të rikthehen zgjedhjet e lira e të ndershme! Faqe 12 Faqe 6 Rama refuzon, Presidenti Meta takime me Bashën, Vasilin, Milon dhe ambasadorët: Kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë Krans Montana Forum Berisha flet në forumin botëror: Në Shqipëri po zhvillohen zgjedhje si në Korenë e Veriut Kongresmeni Engel: Duhet dialog, Shqipëria meriton proces zgjedhor të denjë si vend anëtar i NATO-s Faqe 7 < < 2-3, 5

GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 28 QERSHOR 2019 Nr. … · të drejta në raport me intere-sat e vendit, demokracisë, unitet-it dhe paqes sociale. Edhe SHBA mbështet fort të ardhmen

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 28 QERSHOR 2019 Nr. … · të drejta në raport me intere-sat e vendit, demokracisë, unitet-it dhe paqes sociale. Edhe SHBA mbështet fort të ardhmen

TAKIMET NË PRESIDENCË

Kreu i Komisionit të Jashtëm në Kongresin Amerikan Faqe 6

GAZETË E PËRDITSHMEE PREMTE, 28 QERSHOR 2019

Nr. 4467, ÇMIMI 20 LEKËÇMIMI PËR MAQEDONI

DHE GREQI 1 EURO

KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU www.standard.al

e-mail: [email protected]@standard.al

Botim i “standard”

Qëndrimi i Bashës Opozita nuk merr pjesë në asnjë proces zgjedhor pa u dënuar vjedhësit e votave

Ngjarja në BushatDigjet KZAZ-ja, Qeveria akuza opozitës. PD-LSI: Skenar i Ramës

Fushata “#EdheUnë”Pedagogët refuzojnë 30 qershorin: Nuk duam të zhvillohenzgjedhje si në Irak

Pesë kërkesaMjekët e rinj në protestë, bllokojnë shërbimet roje në QSUT

Takimi elektoral në FierPritet me protesta, Mehmetaj-Ramës: Hiqi policat e hajde matu me qytetarët

Kontrolli i ShtetitPasiguria e jetës së pushuesve në bregdet, neglizhencë e madhe nga qeveria

Politikë Faqe 4

Politikë Faqe 5

Sociale Faqe 8

Sociale Faqe 9

Aktualitet Faqe 7

Ekonomi Faqe 10

CMYK

nga celulari ose kompjuteriBLI SIGURIMIN

STATISTIKATRaporti i OKB: Shqipëria, prodhuesi më i madh i kanabisit në Evropën juglindore

REZOLUTA NGA “ACRE”PE: Të respektohet dekreti i Presidentit, të rikthehen zgjedhjet e lira e të ndershme!

Faqe 12

Faqe 6

Rama refuzon, Presidenti Meta takime me Bashën, Vasilin, Milon dhe ambasadorët: Kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë

Krans Montana Forum

Berisha flet në forumin botëror: Në Shqipëri po zhvillohen

zgjedhje si në Korenë e Veriut

Kongresmeni Engel: Duhet dialog, Shqipëria meriton proces zgjedhor të denjë si vend anëtar i NATO-s

Faqe 7

PRESIDENTI FIRMOS DEKRETIN Zgjedhjet lokale në 13 tetor,

Meta letër publike Ramës: I dashur Edi, tregohu vizionar dhe reflekto!

< <2-3, 5

Page 2: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 28 QERSHOR 2019 Nr. … · të drejta në raport me intere-sat e vendit, demokracisë, unitet-it dhe paqes sociale. Edhe SHBA mbështet fort të ardhmen

2 E premte, 28 qershor 2019

Presidenti firmos dekretin, zgjedhjet lokale në 13 tetor: Axhenda ime jo “Rama ik, por “Edi reflekto”Presidenti i vendit Ilir Meta

firmosi dje dekretin për datën e re të zgjedhjeve vendore. Vendimi u bë pub-

lik pas minuta pasi kishte përfun-duar takimet e ngjeshura që Pres-identi zhvilloi me krerët e partive dhe ambasadorët e BE-së, të nisu-ra që herët dje në mëngjes në selinë e kreut të shtetit. Në një konfer-encë për median, kreu i shtetit bëri me dije se data e zgjedhjeve të reja lokale do jetë 13 tetori. Ndërsa në konferencë, Meta pati një thirrje të veçantë ndaj kryeministrit, i cili re-fuzoi takimin me Presidentin. Ai i kërkoi Ramës të reflektojë. “Ax-henda ime jo “Rama Ik”, por “Edi Reflekto!””.

Nga ana tjetër, Presidenti theksoi se nuk detyronte askënd të merrnin pjesë në zgjedhje por dha garanci se më 13 tetor nuk do të ketë asnjë bashki në Republikën e Shqipërisë ku nuk do të ketë të paktën një kan-didat alternativ.

Dy arsye për 13 tetorinNë konferencën për medi-

at, Presidenti dha dy arsye se pse kishte zgjedhur datën 13 tetor për zgjehdjet vendore. “Për dy ar-sye kam vendosur 13 tetorin. Është dita më e shpejtë për të organi-zuar zgjedhje të përgjithshme ven-dore gjithë përfshirëse jo vetëm sa i takon vullnetit të atyre që dëshiro-jnë të marrin pjesë në zgjedhje por njëkohësisht edhe që dëshirojnë si-pas të gjitha afateve ligjore dhe pro-ceduriale të jenë të përfshirë në një administrim gjithëpërfshirës të pro-cesit zgjedhor. Arsyeja e dytë sepse e kam nënvizuar edhe në 8 qer-shor kur bëra publik vendimin për anulimin e zgjedhjeve dhe e kam ritheksuar dhe në 10 qershor në shp-jegimet para jush, një nga arsyet kryesore ka të bëjë me garantimin e vazhdimësisë të integrimit europi-an, të mos shkëputjes së Shqipërisë nga Maqedonia Veriore lidhur me momentin e çeljes së negociatave . Për fat të keq kemi humbur mjaft kohë, por për fat të mirë ende në ax-

hendën e BE është për të marrë një vendim për të dyja vendet në tetor dhe Këshilli i BE-së është në 17-

18 tetor. Duke zgjedhur 13 tetorin si datën më të shpejtë për të garan-tuar zgjedhje gjithëpërfshirëse për

të gjithë ata që duan të marrin pjesë dhe njëkohësisht për të dhënë një mesazh pozitiv përmes këtyre zg-jedhjeve dhe duhet të punojmë për një vendim pozitiv nga Këshilli i vendeve të BE.”- pohoi Meta.

Për KryeministrinPresidenti theksoi dje se qën-

drimi i tij kishte qenë mjaft i qa-rtë duke pohuar se në Shqipëri më 30 qershor nuk ka zgjedhje ligjore e shtetërore. “Një nga pretendimet ishte se nuk është caktuar datë e re zgjedhjeve. Unë pikërisht duke syn-uar të dekurajoja përshkallëzimin e konfliktit sepse çdo ditë që ka-lonim drejt 30 qershorit rrezikonim të kishim një konflikt edhe më se-rioz kam që në 10 qershor që kam pritur kryeministrin për të disktu-tuar për mundësitë që duhej ti jep-nim opozitës. Këto kanë qenë me-sazhe publike por edhe informale e miqësore. Ju i dini reagimet e tij. Unë nuk e kam humbur dhe nuk kam ndërmend të humbas qetësinë. Nuk jam këtu për të plotësuar tekat e opozitës por për të bërë maksi-mumin që të evitojmë një konf-likt jo vetëm politik dhe institucion-al por dhe social kudo që mund të zhvilloheshin zgjedhje të tilla. I kam kërkuar zyrtarisht dhe formal-isht kryeministrit një takim dhe për-faqësuesve të opozitës. Deri tani

për të marrë vendimin për një datë të re ka qenë mungesa e një reagi-mi konstruktiv apo bashkëpunues nga ana e kryeministrit. Përgjigjja e tij ka qene se ka qenë shumë i zënë me fushatë ndaj e kishte të pamun-dur nga ora 07-13 te takoheshin dhe unë u detyrova t’ i kërkoja takimin nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 13:00 duke besuar se nga ora 05:00- 07:00 është e vështirë të or-ganizosh takime elektorale. Por kam qenë i gatshëm në çdo orë, edhe në mesnatë për të biseduar pasi për mua nuk ka gjë më të rëndësishme se stab-iliteti, kredencialet e demokracisë dhe e ardhmja europiane. Më vjen keq për reagimin e tij por nuk do të humbas për asnjë moment qetësinë. Për mua nuk ka gjë më të rëndësishme se stab-iliteti, kredencialet e demokracisë. ”- deklaroi Meta.

Ndërkaq Presidenti theksoi se nuk ndalonte askënd që të vëzhgon-te votimet të dielën, duke pohuar se ai kishte bërë të qartë pozicion-imin ligjor duke vendosur 13 tetor-in si datën e re të zgjedhjeve ven-dore. “Nuk ndaloj askënd dhe nuk i kërkoj askujt që të vëzhgojë proces votimesh ditën e dielë apo kurdo ata e çmojnë të arsyeshme sepse është e drejtë e tyre. Unë thjesht kam bërë të qartë pozicionin ligjor për zg-jedhjet e ardhshme që do të jenë me 13 tetor. Si ti them unë dikujt mos

A keni marrë garanci nga Lulzim Basha se do të jetë në zgjedhje, apo rrezikojmë një bojkot të dytë nga opozita? Kush do të mbajë përgjegjësi për kostot financiare të 30 qershorit

Sa i takon pjesëmarrjes në zgjedhjet vendore dua tju sig-uroj se nuk mund të dety-roj askënd të marrë pjesë në mënyrë të pavullnetshme në zg-jedhje, askënd. Detyra ime, si president, dhe si i vetmi in-stitucion që ka përgjegjësinë për caktimin e datës së zgjedh-jeve është tu jap mundësinë të gjithëve të reflektojnë, të bëhen pjesë e këtij procesi. Të he-qin dorë nga agjendat e ngush-ta maksimaliste të secilës palë. Duke qenë që është një objektiv kombëtar anëtarësimi në BE i bëj thirrje të sillen në mënyrë europiane në këto orë dhe në këto ditë që të marrim çeljen e negociatave nga BE në 17 - 18 tetor, 3-4 ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme vendore. Nuk mund të garantoj se kush do të

marrë pjesë dhe kush nuk do të marrë pjesë. Unë dëshiroj të gjithë të marrin pjesë por në cdo rast jam i bindur se nuk do të ketë asnjë bashki në Republikën e Shqipërisë ku nuk do të ketë të paktën një kandidat alterna-tiv, sepse kjo është në kundër-shtim me detyrimet europiane. Jam i sigurt se nuk do ketë asnjë bashki pa kandidatë alternativë.

A duhet të ishit konsultuar me përfaqësues të SHBA?

Qëndrimet e mia kanë qenë gjithmonë të qarta konstruktive dhe të paanshme. Vendimet që kam marrë janë në përgjegjësinë time institucionale, kushtetuese. Jam i bindur se vendimet janë të drejta në raport me intere-sat e vendit, demokracisë, unitet-it dhe paqes sociale. Edhe SHBA mbështet fort të ardhmen europi-ane të Shqipërisë. Ju kam thënë disa herë, zgjedhje pa opozitën që nuk ekzistojnë më edhe në mënyrë të paqtë të mbaheshin do të vononin integrimin në një afat të pacaktuar.

Pyetje-përgjigje në konferencën e Presidentit

Politikë

Presidenti Meta me dekretin e dates së zgjedhjeve

Meta - Soreca

Page 3: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 28 QERSHOR 2019 Nr. … · të drejta në raport me intere-sat e vendit, demokracisë, unitet-it dhe paqes sociale. Edhe SHBA mbështet fort të ardhmen

3 E premte, 28 qershor 2019

Politikë

Presidenti Ilir Meta thirri dje në presidencë gjithë aktorët kryesorë politikë në vend, si dhe diplomatët e vendeve të BE. Takimet erdhën si pjesë e përpjekjeve të kreut të shtet-it për të zgjidhur krizën politike në vend. Kreu i shtetit i dërgoi ft-esë dhe kryeministrit Edi Rama, por kryeministri refuzoi dialogun me argumentin se “është i zënë me në fushatën elektorale”, edhe pse real-isht ndodhej vetëm disa qindra met-ra larg Presidencës.

Në orën 09:00, në zyrën e kreut të shtetit ishte kreu i opozitës, Lulzim Basha. Presidenti Meta pas takimit me të shkroi në FB se : “Sot prita në një takim Kryetarin e Par-tisë Demokratike, z.Lulzim Basha për të diskutuar mbi krizën aktuale që po kalon vendi. Kërkohet përg-jegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë.”

Më pas Presidenti prit në zyrë nënkryetarin e LSI Petrit Vasi-li. Kreu i shtetit e ka bërë publik në faqen e tij në facebok lajmin për takimin me drejtuesin e lartë të LSI. “Në vijim të konsultimeve me par-titë politike për zgjidhjen e krizës aktuale në vend, prita sot në takim Nënkryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, z.Petrit Vasili. Kërko-het përgjegjshmëri dhe sjellje euro-piane nga të gjithë.”

Po ashtu në kuadër të konsultimeve për zgjidhjen e krizës aktuale dhe dekretimin e 13

tetorit 2019, si datë të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, Presidenti Meta priti dje në takim kryetarin e Partisë Demokracia

Sociale, z.Paskal Milo. “E ardhmja europiane kërkon sjellje europiane nga të gjithë faktorët politikë dhe institucionalë.”, tha ai.

Pas takimit me krerët e partive politike që ishte planifikuar deri në 13:00, në zyrën e Metës mbëri-ti dje edhe ambasadori i BE në Ti-ranë, Luigi Soreca. Së bashku me të në takim ishin edhe ambasadori britanik, Duncan Norman, ambasa-dorja e Gjermanisë Susanne Schütz si dhe Christina Vasak ambasadorja e Francës në Shqipëri. Kreu i shtetit ka patur një axhendë të ngjeshur me takime intensive.

Presidenti takime me Bashën, Vasilin, Milon dhe ambasadorët: Kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë

Meta pret Idrizin: Si dy studentë të dhjetorit ’90 kemi besim se Rama do reflektojë deri nesër

Kreu i LZHK-së, Dashamir She-hi në përfundim të takimit me Pres-identin e vendit Ilir Meta, deklar-oi dje në emër të aleatëve të PD-së se bisedimet me të u fokusuan tek një datë e re zgjedhjesh, pasi nuk mund të jetë 30 qershori. Shehi tha se nga mbrëmja e djeshme Pres-identi mund të dalë me një ven-dim për të dekretuar një datë të re zgjedhjesh, por deri atëherë do të duhet të presim. “Patëm një dis-kutim me ftesë të Presidentit për situatën që po rëndohet. Presiden-ti ka një ide të tillë që zgjedhjet ligjërisht me datë 30 nuk bëhen se kemi një dekret të Presidentit. Be-soj se do të bëjë një dekret të ri

për një datë të re zgjedhjesh për të ulur tensionin politik gjithmonë para datës së hapjes së negociat-ave të tetorit.Ky është diskutimi bazë, për këtë po ikim të takojmë

dhe aleatët.Nga darka besoj se do të dalë një gjykim i përbashkët. Mendimin tonë unik do ta nxjer-rim me PD dhe aleatët e tjerë.”, u shpreh Shehi.

Presidenti takim me partitë aleate të PD-së, Shehi: Zgjedhjet ligjërisht me datë 30 nuk bëhenPresidenti i Republikës, Ilir Meta

në vazhdën e takimeve në Pres-idencë priti dje edhe kryetarin e PDIU-së, Shpëtim Idrizin, për ven-dimin e tij për të caktuar datën e 13 tetorit për të zhvilluar zgjedh-jet vendore. Meta në njoftimin me kreun e PDIU-së, theksoi se ka shprehur besimin se kryeministri Rama do reflektojë deri të shtunën. “Në vijim të konsultave me par-titë politike, për caktimin e 13 te-torit 2019 si datë të zgjedhjeve vendore dhe zgjidhjen e krizës ak-tuale, prita sot në takim kryetar-in e PDIU, z. Shpëtim Idrizi. Kus-htetuta e Republikës së Shqipërisë i jep ekskluzivisht të drejtën për të caktuar datën e zgjedhjeve, vetëm Presidentit të Republikës.Ndaj e ftoj opozitën të jetë më e qetë dhe

të mos provokohet nga askush që kërkon trazira në Shqipëri dhe në Ballkan. Si studentë të Dhjetorit ’90, së bashku me z.Idrizi shpre-hëm besimin se Kryeministri Rama do të reflektojë deri të shtunën”, theksoi Meta.

rri ti se mërzitem unë. Ne shqiptarët jemi mikpritësa. 30 qershori është një ditë e mirë dhe jemi dhe në pikun e sezonit turistik. Nuk duhet ta hum-basim jo vetëm të dielën por edhe në muajt e ardhshëm pasi jo pak dëme

i kanë ardhur ekonomisë tonë. Seci-li bën vlerësimin e tij dhe detyrën e tij. Unë e kam bërë dhe bëj detyrën time në emër të Presidentit të Repub-likës së Shqipërisë para qytetarëve shqiptarë.”- pohoi Meta.

Meta - Idrizi

Meta - Basha

Meta - Vasili

Meta - Milo

Meta me aleatët e PD-së

Page 4: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 28 QERSHOR 2019 Nr. … · të drejta në raport me intere-sat e vendit, demokracisë, unitet-it dhe paqes sociale. Edhe SHBA mbështet fort të ardhmen

4 E premte, 28 qershor 2019

Kreu i PD, Lulzim Ba-sha në një deklaratë për mediat bëri të qa-rtë qëndrimin që i bëri

Presidentit Meta. Ai tha se pavarë-sisht datës 13 tetor të dekretuar nga Presidenti, opozita nuk do të mar-rë pjesë në asnjë proces zgjedhor pa dalë para drejtësisë ata që kanë vjedhur votat. “Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar nuk merr pjesë në asnjë proces zgjedhjesh dhe në asnjë diskutim për zgjedh-je, nuk merr pjesë në asnjë diskutim për zgjidhje politike apo për refor-ma apo për çfarëdo formule pa dalë para drejtësisë të gjithë ata që janë përfshirë në vjedhjet e zgjedhjeve në bashkëpunim me krimin. Fundi i pan-dëshkueshmërisë së politikanëve të lidhur me krimin është kushti i pane-gociueshëm që ne t’u kthehemi pro-ceseve politike. Ne nuk bëjmë mar-rëveshje me Edi Ramën, në asnjë rrethanë dhe në asnjë kusht. Në as nuk diskutojmë më me Edi Ramën në asnjë rrethanë. Tashmë ikja e tij është e vetmja rrugë për të zgjidhur krizën. Ata që mendojnë se Edi Rama do t’ia hedhë gabohen. Edi Rama është në fund të rrugës së tij poli-tike.”- tha ai.

QëndrimiPër kreun e PD-së, kryeministri

ka ende mercenarë, shërbëtorë, in-teresaxhinj apo mbështetës naivë, që vazhdojnë ta mbështesin duke mbyllur sytë para bashkëpunimit

të tij me krimin. “Kishte të tillë në krah edhe në kohën kur e mbushi Shqipërinëme drogë dhe e kthy-en në qendër europiane të krim-it. Kishte prej tyre që e mbështes-in, sepse mendojnë se shqiptarët janë të padenjë për demokraci, ndaj ju duhet një autokrat që t’i mba-jë urtë. Edhe sot ka të tillë. Do të ketë të tillë edhe ditën që Edi Rama do të rrëzohet. Sic ka sot njerëz që ende duan Enverin apo sic kishte dikur nga ata që Donin Babën. Por ata nuk e mbajnë dot në pushtet Edi Ramën, sepse Edi Rama ka tradhëtuar popullin e tij. Ka tradhëtuar Shqipërinë. Edi Rama do

të largohet, sepse ai nuk përfaqëson më interesat e shqiptarëve. Me Edi Ramën në krye Evropa do të ketë vetëm krim dhe emigracion nga Shqipëria. Me Edi Ramën në krye Evropa do të ketë vetëm destablitet në Shqipëri dhe në rajon. Pa të, Shqipëria do të hapë negociatat dhe do t’i sjellë vetëm vlera dhe kon-tribute pozitive Evropës. Këtë, tashmë, e dinë në ccdo kryeqytet të Evropës.”- theksoi ai.

Më tej ai tha se në fushatën fall-co për zgjedhjet fallco për krye-tarët fallco, Edi Rama po bredh në Shqipëri duke u sjellë si i fortë. “ Kushdo që di pak nga historia, e

di që kur një udhëheqës e mban pushtetin duke persekutuar dhe bur-gosur kundërshtarët e tij, atëhere ka ardhur fundi i tij. Ky është repre-

sion policor që nuk do të kalojë le-htë. Ata që mendojnë se do të bur-gosin opozitën dhe do të trembin opozitën, e kanë gabim. Ata do të mbajnë përgjegjësi shumë shpe-jt për këtë gjë. Duke u shprehur mbështetijen time dhe të PD-së familjeve të të gjithë atyre që po persekutohen nga regjimi policor në pushtet, dua t’ju premtoj se ne nuk harrojmë dhe ne nuk falim. Ata që fusin në burgje politike njerëz të pafajshëm për të mbrojtur regjimin e kriminalizuar, do të mbajnë pëg-jegjësi para ligjit.”- tha Basha.

Ndërkohë kryedemokrati thek-soi se zgjedhjet janë të qytetarëve dhe jo të qeverisë e as të politi-kanëve. “Zgjedhjet janë mënyra se si ju vendosni se kush do të qever-isë. Nëse ju nuk keni asnjë mundë-si të vendosni, ato nuk janë zgjedh-je. 30 qershori nuk ka asnjë lidhje me zgjedhjen. 30 qershori nuk ka asnjë lidhje me njerëzit. 30 qer-shori nuk është dita e vullnetit të njerëzve . Është thjesht dita kur ale-anca krim-qeveri mendon se do të forcojë pushtetin e saj. Por 30 qer-shori është dhe do të jetë nul. Ai do t’i japë goditje të rëndë pushtetit të Edi Ramës dhe krimit. Ne do të bë-jmë çdo gjë që mundemi që 30 qer-shori të hyjë në histori si dita fatale e pushtetit të Edi Ramës. Juve dua t’ju them se me përpjekjet tona ne e kemi plagosur për vdekje regjimin e Edi Ramës. Shumë shpejt ky reg-jim do të mbarojë.”- pohoi Basha.

Qëndrimi i kryedemokratit

Dekreti i presidentit për zhvillim-in e votimeve në 13 tetor ka rik-thyer debatin në Komisionin Qen-dror të Zgjedhjeve. Kryetari i këtij institucioni, Klement Zguri nënvizoj se edhe vetë zgjedhësit nuk janë më të qartë, ndërsa edhe njëherë theksoi se nuk është KQZ që vendos mbi vlefshmërinë apo jo të dekretit. “Situata e krijuar e kohëve të fundit, me dekrete, pa dekrete. Mënyra se si janë shman-gur apo sjellë palët, pa një zgjidh-je të plotë, racionale, institucion-ale na ka sjellë në këtë situatë që jemi sot. Unë besoj se KQZ nuk e ka forcën, fuqinë, takatin për ta thënë shqip, për të pranu-ar dhe për të mbajtur në kurriz pe-

sha të tilla.”, tha kreu i KQZ Kle-ment Zguri. Por për përfaqësuesit e mazhorancës në KQZ dekreti i presidentit është i pavlefshëm. “Një dekret, dy, tre, katër, pesë...

ndërro datën dhe heq datën, ky është anti-ligj. Ligji është ky (tr-egon kushtetutën). Kjo dhe vetëm kjo. Kushtetuta e Republikës.”, tha Denar Biba.

Dekreti i Presidentit, debate në KQZ. Zguri: Nuk e kemi takatin për të mbajtur në kurriz pesha të tilla

Basha: Nuk marrim pjesë në asnjë proces zgjedhor apo zgjidhje politike pa u dënuar vjedhësit e votave

Zëvendësndihmës Sekretari Amer-ikan i Shtetit, Matthew Palmer, në një intervistë për “Zërin e Amer-ikës”, tha se shpreson që zgjedhjet të zhvillohen në 30 qershor. Duke u ndaluar tek situata politike, Palm-er është shprehur se mosmarrëvesh-jet për kohën e zhvillimit të zgjedh-jeve shpreson të zgjidhen përmes institucioneve të vendit, pas krijimit

të Gjykatës Kushtetuese. “Shpreso-jmë që zgjedhjet të zhvillohen në 30 qershor, shpresojmë që ato të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe transparente. Pas zgjedhjeve do të formohet Gjykata Kushtetuese dhe shpresojmë që mosmarrëveshjet për kohën e zhvillimit të zgjedhjeve të zgjidhen përmes institucioneve të vendit.”

Palmer: Shpresojmë që zgjedhjet të zhvillohen në 30 qershor

Politikë

Basha dje në konferencë për shtyp

Mbledhja e KQZ-së

Matthew Palmer

Page 5: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 28 QERSHOR 2019 Nr. … · të drejta në raport me intere-sat e vendit, demokracisë, unitet-it dhe paqes sociale. Edhe SHBA mbështet fort të ardhmen

5 E premte, 28 qershor 2019

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i është drejtuar me një letër publike, kryem-inistrit Edi Rama. Presi-

denti thotë se donte që datën e zg-jedhjeve ta vendoset bashkë me kryeministrin, por ky i fundit, siç thotë Presidenti, pritjes iu përg-jigj me një të larë në pishinë ditën e djeshme vetëm 200 metra nga Presidenca. Më tej duke folur për dobësonë që ka Presidenti për doktor-in, Meta thekson se edhe Rama nga ana tjetër nuk e urren aq shumë sa ak-tron para kamerave pasi marrëvesh-jet më të mëdha, sic ishte ajo në 2008 për ndryshimin e kushtetutës, midisi Ramës dhe Berishës janë bërë. Ndër-kohë në fund të letër, Meta i këkron Ramën në emër që të reflektojë dhe të vendosë vendin në shinat ligjore e kushtetuese.

Letra publike e PresidentitI dashur Edi, Ti më ke priv-

uar padrejtësisht, si në planin in-stitucional, ashtu edhe në atë njerë-zor, nga mundësia për t’u takuar bashkë.

Jam thellësisht i indinjuar dhe njëkohësisht i brengosur që pritjes sime sot, nga ora 05:00 e mëngjesit ti i’u përgjigje me një të larë në pishinë vetëm 200 metra larg Pres-idencës.

Doja ta vendosnim bashkë datën e zgjedhjeve dhe kam që nga data 8 qershor 2019 që të pres e të pres, me shpresë. Por unë, siç me të dre-jtë ti ankoheshe, nuk mund ta lija Shqipërinë pa një datë të zg-jedhjeve vendore dhe t’u mohoja shqiptarëve të drejtën për të votuar në mënyrë të qetë, në paqe dhe me alternativa.

Data 13 tetor 2019 e dekretuar nga unë për mbajtjen e zgjedhjeve

vendore, u vendos sepse kjo është data më e shpejtë për të garantu-ar të drejtën e opozitës për të mar-rë pjesë në zgjedhje, por edhe për të garantuar përfshirjen në proces-in e administrimit të zgjedhjeve. Ne të dy e dimë mirë, nga ata që ven-dosin për të ardhmen europiane të Shqipërisë, se nuk ka çelje të ne-gociatave me Bashkimin Europi-an me zgjedhje monopartiake, siç ja ke marrë vrapit t’i bësh ti, përkun-

drazi. Po të kujtoj se në 17-18 te-tor 2019 ne presim mbledhjen e Këshillit Europian, që do të mund të vendosë për çeljen e negociat-ave për Shqipërinë dhe Maqedon-inë e Veriut.

Ti thua se data e dekretuar nga unë është dhuratë me rastin e ditëlindjes së Doktorit më 15 te-tor. Ti e di që unë nuk ta kam fshe-hur asnjëherë, as ty dhe as publi-kut, dobësinë që kam për Doktorin. Njerëz jemi, kemi edhe pika të dobëta. Por edhe ti nuk është se e “urren” aq shumë sa aktron para kamerave dhe militantëve të tu. Aq më tepër që marrëveshjet më të mëdha në këtë vend i keni bërë ti dhe Doktori, siç ishte edhe ajo brenda natës që ndryshoi themelet e Kushtetutës, që ishte votuar me ref-erendum nga i gjithë populli, dhe pasojat e të cilës i vuajmë edhe sot.

Natyrisht që nuk ka lidhje as me 18 tetorin, ditën e lindjes së ud-hëheqësit të fundit komunist, Ram-iz Alia, i cili, pavarësisht formim-it të tij komunist, nuk besoj se e ke harruar, tregoi përgjegjshmëri të lartë me shtyrjen e zgjedhjeve në vitin 1991, duke i krijuar hapësirat e duhura opozitës për të marrë pjesë në to, për të mirën e vendit.

Ndaj të lutem Edi tregohu vizio-nar, reflekto dhe mos na zhgënje!

Meta thirrje Ramës

Presidenti letër publike kryeministrit: Edi tregohu vizionar, reflekto dhe mos na zhgënje!

Politikë

Djegia e KZAZ-ve në Bushat, opozita: Skenar kriminal i mazhorancësPartia Demokratike ka dënu-ar dhunën në KZAZ-në e Bushatit, duke e cilësuar si një skenar të Edi Ramës. Sipas Partia Demokratike ky është një skenar për inkrimin-imin e opozitës dhe identifikimin e saj me dhunën që ka planifikuar vetë. “Emërimi i Tom Doshit si shef i shtabit politik për Shkodrën, nga Edi Rama, është emblema e qeverisë për 30 Qershorin. Një individ, në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara, është garancia që Edi Rama i jep krimit për të bashkëqeverisur. Duke qenë se e ka dërguar si përfaqësues në KZAZ për të dhënë direktiva për 30 Qer-shorin, për të bërë herë si politikan, herë si gangster, herë si shef policie, le ta ngarkojë edhe si prokuror që të shpallë armik atë që ka caktuar partia. Partia Demokratike shpreh keqardh-jen për policët e dëmtuar sonte, si dhe i inkurajon ata të bejnë publik çdo in-formacion qe zbulon planin kriminal

të Edi Ramës për përplasje civile”, thuhej në reagimin e PD.

Pas reagimit të PD-së, përmes se-kretarit të saj të përgjithshëm Gaz-ment Bardhi, edhe kretarja e LSI Monika Kryemadhi dënon sulmin e KZAZ në Bushat dhe thekson se , asnjë mbështetës i partisë që ajo dre-jton nuk ka lidhje me këtë ngjarje. Si-pas Kryemadhit, kjo ngjarje është pjesë e një skenari të parapërgati-tur nga qeveria për të tensionuar në mënyrë të qëllimshme dhe të insken-uar situatën. Ajo paralajmëron se, së shpejti do të publikohen edhe em-rat e personave përgjegjës. “Dënojmë me forcë djegien e KZAZ në Bushat. Asnjë mbështetës i Lëvizjes Social-iste për Integrim nuk ka asnjë lidh-je me këtë ngjarje. Dënojmë me forcë deklaratën kriminale dhe mashtruese të Ministrit të Brendshëm të inkrim-inuar gjer në fyt, si pjesë e një skenari të parapërgatitur nga qeveria për të

tensionuar në mënyrë të qëllimshme dhe të inskenuar situatën. Së shpej-ti do i tregojmë me emra e mbiem-ra këta autorë të këtij provokimi po-licesk. U bëjmë thirrje mbështetësve tanë, qindra mijëra qytetarëve të tjerë tu qëndrojnë larg këtyre provoki-meve të fëlliqura dhe që të mos bien

pre e këtij skenari dhune të inskenu-ar nga Edi Rama dhe Sandër Lleshaj. Qeveria do të zhvillojë zgjedhjet e Partisë Socialiste, me KZAZ e Partisë Socialiste në qendrat e votimit të Par-tisë Socialiste,me komisionerët e Par-tisë Socialiste,me numëruesit e Par-tisë Socialiste për ti dorëzuar në fund

në KQZ socialiste.”- tha kryetarja e LSI-së.

Më tej Kryemadhi tha se: “Ne e njohim dhe jemi shumë mirë të in-formuar për planin kriminal të hartu-ar nga Edi Rama,personat e ngarkuar me emra të vërteta dhe emrat e rreme, planet operative kohën e fillimit e të mbarimit dhe që ka disa ditë që po tentohet të vihet në jetë por edhe që do të demaskohet shumë rreptë nga ne. Ky plan është totalisht i dështu-ar, pavarësisht propagandës konflik-tuale , përhapjes së panikut tek qyte-tarët dhe bizneset private. Të gjithë tashmë e njohim këtë plan krimi-nal dhe kush mbyll sytë para tij është bashkëfajtor me të. LSI dhe e gjithë Opozita e bashkuar do ti mposh-të me fuqinë e pamasë të paqes,ma-sivitetit dhe dashurisë e dhimbjes për vendin që këta kriminelë në qeveris-je duan ta shkatërrojnë për interesat e trafiqeve,krimit dhe mafias.”

Thirrja e Metës

Rama - Meta

KZAZ e djegur

Page 6: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 28 QERSHOR 2019 Nr. … · të drejta në raport me intere-sat e vendit, demokracisë, unitet-it dhe paqes sociale. Edhe SHBA mbështet fort të ardhmen

6 E premte, 28 qershor 2019

Situata e tensionuar poli-tike në Shqipëri ka sjellë vemendjen e të gjithë ndërkombëtarëve në vendin

tone. Palët politike janë një “ luftë “ më njëra tjetrën, mesa duket ven-di është gati të shkojë drejt një për-plasje civile sepse mazhoranca është e vendosur të kryejë zgjedh-je mbas 2 ditësh ndërkohë që Kreu i Shtetit e ka c’dekretuar këtë fakt ku ka caktuar 12 tetorin si datë zg-jedhjesh e mbi të gjitha duke ftuar palët që të dialogojnë . Por përplas-jet nuk kanë të sosur, ende vazhdo-jnë mosmarrëveshjet mes policisë së shtetit dhe qytetarëve të rretheve ku këta të fundit nuk duan që të vendosen materialet zgjedhore në njesitë bashkiake ku ata jetojnë. E gjithë Shqipëria është në një mend-je që ditën e dielë nuk do të këtë zgjedhje. Madje dhe përfaqësuesit e parlamentit Europian kërkojnë nga qeveria shqiptarë që të respek-tojnë dekretin, vendimin e presi-dentit Meta. Ata bëjnë thirrje që në Shqipëri duhet të këtë patjetër zg-jedhje të lira dhe të ndershme. Në rezoluten ë ARCE-së theksohej se “ qeveria aktuale dhe institucionet e drejtësisë në Shqipëri nuk kanë bërë përpjekje konkrete kundër krimit të vazhdueshëm të blerjes së votës, një fakt i njohur ndërkom-bëtarisht, angazhimit në zgjedhje të individëve me të kaluar kriminale, përhapjes së krimit shqiptar në ra-jon e më gjerë”. Grupi i Aleancës së Reformistëve dhe Konservatorëve në Parlamentin Europian ka dalë më një rezolutë për krizën poli-tike në Shqipëri ku kërkohet të res-pektohet dekreti i Presidentit të Re-

publikës për 30 qershorin. ACRE deklaroi se është e domosdoshme të zgjidhet kjo krizë politike, të për-gatitet terreni për rikthimin e stand-ardeve demokratike dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Ndaj, edhe një herë apelojmë për dialog në mes

të palëve, respektimin e Dekretit të Presidentit për shtyrjen e zgjedh-jeve, duke vendosur një datë për zgjedhjet duke garantuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme përmes një qeverie tranzitore”, deklaroi ACRE.

REZOLUTAMbi krizën politike në Shqipëri,

paqen, stabilitetin, dialogun politik dhe zgjedhje të lira e të ndershme.

Aleanca e Konservativëve dhe Reformistëve në Evropë përkra-hu kërkesën e opozitës shqiptare në maj 2017 për zgjedhje të lira e të ndershme. Tashmë ka fakte të qa-rta dhe prova në dosjen hetimore të zbuluar nga media ndërkom-bëtare se qeveria e Ramës ka ma-nipuluar zgjedhjet. Në Deklaratën

e ACRE të 24 shkurtit 2019, u përkrah sërish kërkesa e opozitës shqiptare për zgjedhje të lira e të ndershme, luftë kundër korrup-sion dhe krimit të organizuar të lid-hur me qeverinë përmes një qev-erie tranzitore. Duke respektuar parimin demokratik se qeveris-ja bazohet në një sistem zgjedh-jesh pluraliste të lira e të ndershme; Duke pranuar dhe inkurajuar zba-timin e ligjit kushtetues. Duke mar-rë në konsideratë se Shqipëria po kalon një krizë të rëndë kus-htetuese të identifikuar nga fak-ti që për më tepër se një vit nuk ka Gjykatë Kushtetuese funksionale dhe se së fundmi edhe Gjykata e Lartë është nxjerrë jashtë funksion-imi; Duke gjykuar se qeveria ak-tuale dhe institucionet e drejtësisë

në Shqipëri nuk kanë bërë përpjek-je konkrete kundër krimit të vazh-dueshëm të blerjes së votës, një fakt i njohur ndërkombëtarisht, an-gazhimit në zgjedhje të individëve me të kaluar kriminale, përhapjes së krimit shqiptar në rajon e më gjerë; Duke gjykuar se emigracioni ma-siv që ka marrë përmasat e një ‘ek-sodi’ shqiptarësh nga vendi i tyre, çka përbën një fenomen me pasoja të rënda politike, ekonomike e sho-qërore; Duke qenë të bindur se sit-uata politike në Shqipëri vazhdon të përfaqësojë rrezik për avancim të mëtejshëm të krizës në vend, çka mund të ketë pasoja të rën-da për sigurinë publike, stabilitetin demokratik, rendin e paqen brenda vendit e në rajon. Duke konsideruar se mbajtja e zgjedhjeve për qever-isjen lokale më 30 qershor 2019 në mungesë të një alternative opozi-tare kompetitive e duke injoruar përgjigjen e vazhdueshme të qyte-tarëve përmes protestave do të sillte pasoja të rënda për vendin, unitetin e popullit dhe pluraliz-mit politik; ACRE deklaroi se është e nevojshme të zgjidhet kjo krizë politike duke përgatitur ter-renin për restaurimin e standar-deve demokratike dhe zgjedhjeve të lira e të ndershme. Prandaj, edhe njëherë bën thirrje për dialog midis palëve, respektim të Dekretit Pres-idencial për shtyrjen e zgjedhjeve, caktimin e një date zgjedhjesh dhe garantim të kushteve për zg-jedhje të lira e të ndershme me një qeveri transitore.

(Adoptuar nga Këshilli i ACRE në mbledhjen

e 27 qershorit 2019)

Deklarata

Rezoluta e ACRE në PE: Të respektohet dekreti i Presidentit, të rikthehen zgjedhjet e lira e të ndershme!

Politikë

“Ndaj, edhe një herë apelojmë për dialog në mes të palëve, respektimin e Dekretit të Presidentit për shtyrjen e zgjedhjeve, duke vendosur një datë për zgjedhjet duke garantuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme përmes një qeverie tranzitore”, deklaroi ACRE

Kongresmeni amerikan

Engel për krizën politike: Shqipëria meriton proces zgjedhor të denjë si vend anëtar i NATO-sKreu i Komisionit të Jashtëm në Kongresin Amerikan, Eliot L.En-gel, ka bërë një deklaratë ditën e djeshme në lidhje me situ-atën politike në Shqipëri. Engel u shpreh i shqetësuar për situatën në vendin tonë. Ai thotë se palët politike nuk duhet që t’ia lejojnë vetes dhunën, kurse shton se du-het me patjetër që t’i hapet rruga dialogut.

Deklarata e Eliot Engel:Shqipëria ka bërë hapa të mëdha

që prej viteve të saj nën diktat-urën e Enver Hoxhës dhe popul-li shqiptar ka investuar shumë për të parë rrënjët e demokracisë së tyre. Marrëdhënia e fortë dhe e ngrohtë e SHBA-Shqipëri ka ndi-hmuar në nxitjen e këtyre zhvil-limeve. Prandaj, unë jam shumë i shqetësuar nga ajo që dëshmoj në

ditët dhe javët e fundit, pasi ud-hëheqësit politikë shqiptarë duket se kanë arritur një bllokim politik. Në një përpjekje për të zvogël-uar tensionet dhe për t’u larguar nga konfrontimet, u bëj thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë ku-fizimet më të mëdha dhe të ndalo-jnë të gjitha aktet e dhunës. Ky mosmarrëveshje mund të zg-jidhet vetëm me dialog dhe si-

pas sundimit të ligjit. Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe mer-iton një të ardhme evropiane, por krizat e përsëritura rreth zgjedh-jeve minojnë atë rrugë përpara. Unë i bëj thirrje popullit shqiptar të rifi-tojë veten për një angazhim politik paqësor dhe për një proces zgjed-hor të denjë për një anëtar të famil-jes demokratike të Atlantikut të Ve-riut të kombeve demokratike.

Parlamenti evropian

Deklarata e Engel

Page 7: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 28 QERSHOR 2019 Nr. … · të drejta në raport me intere-sat e vendit, demokracisë, unitet-it dhe paqes sociale. Edhe SHBA mbështet fort të ardhmen

7 E premte, 28 qershor 2019

Qytetarë të shumë u grum-bulluan dje në Fier për t’i penguar rrugën kryeminis-trit Rama, i cili u ndal në

këtë qytet në kuadër të fushatës ele-ktorale të zgjedhjeve të 30 qershorit. Por pasi janë grumbulluar së bash-ku ata janë nisur drejt komisariatit të Fierit për të kërkuar lirimin e anëta-rit të kryesisë së PD në Fier, Pan-deli Tole. Njoftimin për shoqërim-in e Toles, e ka bërë ish deputeti Luan Baçi i cili shkruan se ai është shoqëru-ar me forcë nga policia. “Policia poli-tike e Edi Rames filloi nga presionet dhe shoqerimet. Tani ne keto mo-mente, forca te shumta policie kane hyre me force te shtepia e Kryetarit te Grup seksionit dhe antarit te krye-sis te Deges PD Fier ish futbollistit te dashur te Apollonise z Pandeli Tole

dhe e kane arrestuar duke e çuar ne komisariatin e policise. Pa dhene asn-je spjegim, pa bere asgje. Perse zoti Kryeminister pse kjo sjellje me qyte-taret Fierak ? Çfar te ka bere Pande-li Tole ? Ne do te jemi perballe teje te gjithe. Ne sot tani jemi te gjithe Pan-deli Tole.” shkruante Baçi. Ndër-kohë për të penguar protestuesit që të hynin në ambientet e komisariatit, u angazhua një kordon policie. Pro-testuesit kërkonin që të takohen me drejtorin e Policisë në Fier në mënyrë që t’i kërkojnë lirimin e Pandeli Toles.

Kejdi MehmetajNdërkohë nënkryetarja e LSI-së,

Kejdi Mehmetaj iu bashkua dje pro-testës së mijërave fierakëve kundër vizitës së kryeministri Edi Rama sot në këtë qytet. Përmes disa video-ve të postuara në facebook, ish-depu-tetja tregon pjesmarrjen masive të fi-erakëve në protestë. Ish-deputet-ja akuzon kryeministrin Edi Rama se Fierin e varfëroi, e kriminaliz-oi dhe e la të shkretë pa njerëz. “Ha-jde o Rama Gangsteri. Këtu e ke Fi-

erin dhe fierakët! Çfarë të tha falli sot që të ka pushtuar frika dhe e ke mb-uluar Fierin e socialistëve të vjetër me qindra polica që i ke kthyer në badyguard personal. Ky Fieri që ti e varfërove, e kriminalizove dhe e le shkret pa njerëz, është Fieri që do të dërgojë mbrapsht në skutat e betoni-zuara që fshihesh. Lëri punonjësit e shkretë të administratës rehat. Lër re-hat dhe kompanitë e autobuzave që t’i sjellin me detyrim ata punonjës nëpër takime. Hiqi policat dhe pastaj, po je trim sa hiqesh, hajde matu me Fier-in!”, tha ajo.

Takimi i RamësKryeministri Rama gjatë takim-

it elektoral me qytetarët e Fierit ka ko-

mentuar edhe vendimin e Presidencës ku Meta dekretoi datën 13 tetor si datën e re të zgjedhjeve. Rama ka ironizuar takimin që kreu i opozitës Lulzim Basha dhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili bënë me Metën pak para se ky i fundit të dekreton-te datën e re për zgjedhjet lokale. “E kanë kuptuar se nuk është thjeshte zgjedhje vendore. Pro kur pop-ulli ka mundësinë që t’i japë një mësim shembullor karnavaleve që u mblodhën sot në selinë e revolu-cionit imagjinar. Do kishte qenë një fushatë ndoshta më e lehta nëse do ishte thjeshtë fushatë ven-dore. Veprat flasin më shumë se fjalët” tha Rama.

Ndërkohë duke ju referuar qën-drimit të kreut të PD-së i cili doli në një konferencë nga selia blu ku tha,: “Duke ardhur dëgjova Xhul-jetën, që tha se më kishte plago-sur mua për vdekje. Në fakt gati për vdekje më plagosi nga dhimbja kur isha i dashuruar pas saj dy vjet më parë, ndërsa sot konfirmoi edhe njëherë tjetër se më 30 qershor as-gjë nuk do të ndodhë dhe s’ka si të ndodhë. Xhuljeta tha se do vazh-dojë luftën, nuk e pranon 13 tetorin. Tani në fakt ai 13 tetori, e kam para-

Politikë

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte dje i pranishëm në Forumin Krans Montana të zhvilluar në Gjenevë. Ai ka folur në këtë forum për zg-jedhjet në Shqipëri, teksa ka kra-hasuar Edi Ramën me Kim Jong Un. Berisha është shprehur se Rama është i gatshëm të zgjedhë kandidatët për kryetar bashkie, edhe pa opozitën, pasi për të ka thënë ai mjafton që të jetë të pranishëm në votime edhe vetëm 3 persona.

Fjala ne Krans Montana Forum, Gjeneve, Zvicer! “Kandidati i PS do jete kryetar edhe ne rast se vetem 3 vete do vo-tojne ate”, kjo nuk eshte deklarata e Kim Jong Un ne Korene e Veriut, por eshte deklarata e kryeministrit shqiptar per kandidatin e PS ne zg-jedhjet lokale, te cilat zhvillohen me nje kandidat, pra pa alternative ne 57% te bashkive te vendit. Ko-rea e Veriut nuk synon integrim-in ne Europe kurse Shqiperia qe do te zgjedhe qeveritar vendore edhe me tre vota dhe pa alternative eshte vend anetare i NATO-s dhe kerkon te hape negociatat me BE.Bashkepunimin rajonal e demton shume trashegimia e shkuar, pro-jektet e vjetra siç eshte ai i Ser-bise se Madhe qe eshte aktivizuar se fundi nga Beogradi. Heqja dore nga ky projekt qe ka shkaktuar lufta dhe konflike eshte kusht theme-lor per paqen stabilitetin dhe bash-kepunimin rajonal! Bashkepunimin rajonal e veshtireson shume mung-esa e nje infrastrukture qe lidh keto vende. Sot pas tre dekadash te re-

nies se perdes se hekurt ne rajonin qe perjetoi konfliktet me te egra, nuk ekziston asnje projekt madhor rajonal europian. Projekti i vetem rajonal keto 30 vite eshte projek-ti i TAP, nje projekt i financuar nga Azerbajxhani dhe konsorcium pri-vat. Bashkepunimin rajonal e dem-ton shume korrupsioni dhe krimi i organizuar dhe heshtja e Komision-it Europian para ketyre problemeve madhore te rajonit.Do te ndalem pak ne rastin e Shqiperise. Qe nga viti 2016 deri sot Komisioni Europian ka miratu-ar tre raporte suksesive, ne te cilat rekomandon hapjen pa kushte te negociatave me Shqiperine. Te tre keto raporte jane hedhur poshte nga vende si Gjermania, Franca, Hol-landa etj. Ne rast se do me pyesni nese keto vende qe refuzojne rapor-tin e Komisionit, shpikin gjera per Shqiperine, une ju garantoj se ato nuk shpikin asgje por problemi es-hte se raportet e Komisionit jane larg realitetit ne vend. Por meg-jithe kete une jam per hapjen e ne-gociatave sepse konstatoj se ven-di eshte ne nje rreth vicioz qe ka sjelle vendosjen e rregjimit Kakis-tokracise, nga i cili perfiton regjimi dhe ndeshkohen qytetaret. Nuk ndi-hmon aspak kur shef zedhenes te Komisionit te dalin me dhjetra here sikur te ishin zedhenesa te qever-ise ne teresi kunder opozites dhe re-zultati i kesaj mbeshtetje eshte de-gradimi i rregjimit ne ate shkalle sa qe kreu i ekzekutivit shqiptar te deklaroje se edhe me tre vota kan-didati i tij do jete kryetar bashkie.

Krans Montana Forum

Berisha flet në forumin botëror: Në Shqipëri po zhvillohen zgjedhje si në Korenë e Veriut

Rama pritet me protesta në Fier, Mehmetaj-Ramës: Hiqi policat dhe po je trim hajde matu me qytetarët

Takimi elektoral

shikuar unë, fallxhorja sheh filx-han, unë bëj parashikime. Thashë se mund të ndodhte një datë e re, dhe parashikova 21 tetor. Të jesh para tyre nuk është zgjuarsi e mad-he, se janë komplet bosh nga koka. Por e kam ditur se çmenduria e parë do pasonte të dytën, dhe thashë 21 tetor, por u bë 13. Po mendoja pse

e bëri 13. Se ai mund ta bënte dhe të hënën, më 21. Ka një arsye, ka menduar që më 15 është ditëlindja e Doktorit, por prapë është ters 13, se Doktorit i bie të martën ditëlindja. Është vetëm për t’u argëtuar dhe qe-shur. Zgjedhjet janë pengu i tyre për të marrë peng Shqipërinë dhe për të mos e lejuar që të çeli negociatat”.

Rama në Fier

Kejdi Mehmetaj në protestë

Protesta e Fierit

Berisha dje në Forumin Krans Montana

Rezoluta e ACRE në PE: Të respektohet dekreti i Presidentit, të rikthehen zgjedhjet e lira e të ndershme!

Page 8: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 28 QERSHOR 2019 Nr. … · të drejta në raport me intere-sat e vendit, demokracisë, unitet-it dhe paqes sociale. Edhe SHBA mbështet fort të ardhmen

8 E premte, 28 qershor 2019

CMyK

Zhvillimi i zgjedhjeve pa opozitën është zhvillimi më negativ për demokracinë e një vendi. Në Shqipëri, një

proces i tillë kujtdo i kujton vetëm periudhën e komunizmit, kur zgjedh-jet zhvilloheshin me një kandidat, i cili merrte gjithmonë 100% të votave. Në 30 qershor jemi në të njëjtën situ-atë. Qeveria kërkon të shkojë në zg-jedhje pa opozitën duke e vendosur vendin 30 vite pas. Intelektualë, spor-tistë, artistë vijojnë të shpërndajnë në rrjetet sociale mesazhin nëpërm-jet hashtag #edheune, ku përcillet vendosmëria e tyre për të mos marrë pjesë në votimet e 30 qershorit, të an-uluara tashmë me dekret të Presiden-tit të Republikës, Ilir Meta.

Dhe pedagogët e rretheve dhe të Universitetit të Tiranës i janë bash-kuar nismës. Ish-studenti i dhjetorit ’91 Ardi Stefa shkruan: “Gishti im nuk do të nxihet të dielën”, duke tre-guar në këtë mënyrë se refuzon të shkojë të votojë në 30 qershor. Edhe pedagogët në rrethet e vendit shpre-hen publikisht kundër votimeve me një parti pas 30 vitesh pluralizëm. Gjithashtu pedagogia e Universi-tetit të Vlorës Liza Zykaj, i bashko-het nismës #edheune e cila thekson se: “Nuk ka votim të lirë, pa alterna-tivë zgjedhje!” Më tej ajo thekson se “Kemi vendosur të jetojmë në këtë

vend ku vota duhet të ketë peshë për fëmijët dhe brezat që kemi eduku-ar”. Dhe Osman Metalla, gjithash-tu pedagog shkroi ditën e djeshme në facebook-un e tij se është kundër votimeve si në monizëm. Ai deklar-oi se është pro zgjedhjeve të lira dhe të ndershme ku qytetari zgjedh me votë të lirë. Lektori i Universitetit të Tiranës Romeo Hanxhari, shtron ar-syen e forte se përse është kundër kë-

tyre votimeve, duke ironizuar me një fletë tallëse votimi, të shperndarë gjatë zgjedhjeve në Irak. “Do të shkoj të votoj me këtë fletë votimi të Sad-amit: shikojeni, ishte demokratike, kishte mundësi zgjedhje, dhe nuk ishte faji i Sadamit nëse ai fitonte me 99,9999999999% të votave”, shkru-an pedagogu.

I pari që bëri një thirrje të tillë ishte artisti Bujar Kapexhiu. Ai

deklaroi se do të dilte dhe do të bllokonte votimet në 30 qershor. Kap-exhiu deklaroi se ishte gati të dëno-hej, por nuk do të lejonte votime moniste. Pas tij edhe artisti tjetër, Neritan Liçaj iu bashkua kësaj nisme. Edhe ai deklaroi të njëjtën gjë. Pas këtyre reagimeve, lista erdhi duke u shtuar. Gazetari Agim Xhafka shkroi në Facebook se edhe ai nuk do të le-jojë zgjedhje në 30 qershor. “Më 30 qershor unë do të shkoj në qendrën e votimit. Por do shkoj t’u tregoj të tjerëve që të mos votojnë… #Edhe-Unë’, pohoi Xhafka. Pas tyre nismës iu bashkuan dhe personalitete të tjera si shkrimtarja Flutura Açka, peda-gogu i UT-së Gjekmarkaj, analisti Fa-tos Lubonja etj.

Fushata “#EdheUnë”

Pedagogët refuzojnë zgjedhjet e 30 qershorit: Nuk duam zgjedhje si në Irak

Sociale

Publikohet qarkorja e Ministrisë së Arsimit për shkollat. Ish-deputeti: Ky është pushtim policorIsh-deputeti i Partisë Demokra-tike, Luçiano Boçi ka publikuar një qarkore të Ministrisë së Ar-simit, ku urdhërohet që shkollat në vend t’i dorëzohen policisë. Sipas Boçit, kjo është shkelje e ligjit dhe skandal. Ai shton se Ministria sillet si pronare e ambi-enteve shkollore në kundërshtim me ligjin për arsimin para uni-versitar. Ai tha se në funksion të farsës zgjedhore dhe përdhosjes së Kushtetutës Ministria e Arsim-it nxjerr një qarkore, e cila hapur shkel Kodin Zgjedhor dhe Lig-jin për Arsimin parauniversitar. Këtë gjë Boçi e ka cilësuar si një skandal të paparë pasi kjo qarko-re synon dorëzimin e institucion-eve arsimore policisë së shtetit, duke ligjëruar dhunimin e shkol-lave. “Në funksion të farsës zg-

jedhore dhe të përdhosjes së Kushtetutës, Ministria e Arsim-it nxjerr një qarkore, e cila hapur

shkel Kodin Zgjedhor dhe Ligjin për Arsimin parauniversitar. Një turp e skandal i paparë e i padëg-

juar. Qarkorja urdhëron në pikën 5, dorëzimin e institucioneve ar-simore policisë së shtetit, duke

ligjëruar dhunimin e shkollave. Policia e shtetit ndalohet sipas Kodit Zgjedhor t’i afrohet QV-ve e jo më t’i posedojë siç i kërko-het.”- deklaroi ish-deputeti.

Më tej ai theksoi se kjo është një pushtim policor dhe drejtorët si personel arsimor, në kundër-shtim me nenin 88 të Kodit që i ndalon, përfshihen me detyrim në procesin zgjedhor. “Ministria sil-let si pronare e institucioneve ar-simore në kundërshtim me nenin 28 të Ligjit të arsimit para univer-sitar, i cili përcakton se është një-sia e qeverisjes vendore (Bashkia) ajo që zotëron juridiksionin mbi to. Që garanton paprekshmërinë, ruan e mirëmban institucionin arsimor. Çmenduria e Ramës e të pabesëve të tij nuk paska kufij.”-u shpreh Boçi në deklaratën e tij.

Hashtagu “Edhe Unë”

Ministria e Arsimit Luçiano Boçi

Publikimi i Romeo Hanxharit

printo

cmyk

Universiteti i Tiranës

Page 9: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 28 QERSHOR 2019 Nr. … · të drejta në raport me intere-sat e vendit, demokracisë, unitet-it dhe paqes sociale. Edhe SHBA mbështet fort të ardhmen

9 E premte, 28 qershor 2019

CMyK

Mjekët që kryejnë specializimin afatg-jatë pranë kirurgjisë së përgjithshme në

QSUT, kanë lajmëruar se nga sot do të bojkotojnë të gjitha shërbi-met 24 orëshe. Lajmi është bërë i ditur nga Shoqata e Speciali-zantëve dhe Mjekëve të rinj me një status në facebook, ku në peti-cionin e firmosur prej tyre kërko-het plotësimi i pesë kushteve që lidhet me situatën e vështirë, si-pas tyre, të krijuar në QSUT.

Në kërkesën drejtuar dy minis-trive të Shëndetesisë dhe Arsimit si dhe QSUT mjekët e rinj kërko-jnë pagesë për rojet e natës, ush-qim në mensën e spitalit, heqjen

e pagesës së tarifës së parkingut, zbatimin dhe respektimin e kod-it të punës dhe kontratës së lid-hur nga drejtoria e spitalit, si dhe rikthimin e pranë urgjencës kiru-rgjikale të dhomës së mjekut spe-cializantë me kushtet më bazike. Mjekët e rinj deklarojnë se deri në plotësimin e të gjitha kërke-

save të paraqitura dy ministrive do të bojkotojnë të gjitha shër-bimet 24 orëshe në urgjencë dhe në pavione, dhe se në këtë pro-testë të tyre kanë edhe mbështet-jen e mjekëve primarë. “Duke qene se: sherbimet 24 oreshe te mjekeve specializante nuk pagu-hen, duke mos pasur emrin te lis-

ta e menses se QSUT, duke u de-tyruar te gjithe specializantet te paguajne faturat e parkingut bren-da ambjenteve te QSUT dhe qe gjate gjithe kohes punojne ne kushte ekstremisht te veshtira dhe shpesh here nen agresion fizik e verbal, me ne fund vjen qer-shia mbi torte: SPECIALIZAN-

TET E KIRURGJISE TASHME NUK KANE ME AS DHOMEN E TyRE NE URGJENCEN E QSUT-.Qe sot ne kemi marre kete iniciative nen mbeshtetjen edhe te shume mjekeve primare...Turp...!”-shkruajnë ata në post-min e tyre ne facebook.

Mjekët specializantë më herët gjatë këtij viti kanë protestuar para urgjencës së Qendrën Spita-lore Universitare “Nënë Tereza” pas ngjarjeve të dhunimit fizik të personelit mjekësor si në spita-lin e Lezhës apo edhe në QSUT. Ata u shprehen se ishin të pasig-urt në vendin e punës dhe ndihe-hin nën presion. Ata thanë se një tjetër problem ishte se speciali-zantët nuk paguhen për shërbimet 24-orëshe, problematika të cilët nuk morën zgjidhje nga Minis-tria e Shëndetësisë. Pas këtij la-jmi reagoi dhe Drejtoria e Qen-drës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” e cila theksoi se pas letrës u zhvillua një takim për të adresuar për zgjidhje të disa kërk-esave të tyre. Sipas QSUT-së disa pika u sqaruan, ndërsa u ra da-kord që në ditët në në vijim të bisedohet për zgjidhjen e pikave të tjera.

Prej kohësh, plazhet private janë objekt diskutimesh dhe debatesh në sezonin turistik. Pavarësisht se me vendim të Këshillit të Min-istrave, 20% e plazheve duhet të jetë publike dhe 80% private, një raport i tillë nuk respektohet. Bizneset private që kanë në ad-ministrim vijën bregdetare kanë vendosur çadra deri në breg të detit, duke zaptuar edhe hapësirën e plazhit publik. Të shqetësuar, pushuesit kërkojnë nga pushteti vendor që të ndërhyjë për ta rreg-ulluar këtë situatë, pasi kjo pe-shon në xhepat e tyre. Përballë kësaj situate, autoritetet duket si-kur janë dorëzuar.

Ndërkohë më herët Këshil-li i Ministrave miratoi një rreg-ullore me një vendim të veçantë e cila parashikon që subjektet që li-dhin kontrata me njësitë e qever-isjes vendore për të marrë me qira një hapësirë në plazh për një afat nga 1 deri në 5 vite duhet të res-pektojnë disa kritere. Rregullor-ja përcakton kushtet minimale që duhet të plotësojë një stacion plazhi sipas kategorisë ku klas-

ifikohet për plazhet e tipit A që janë plazhe kryesisht me përbër-je ranore dhe gjerësi të konsid-erueshme të brezit të plazhit rreg-ullorja parashikon që për çadrat dhe ndenjëset e pushuesve të re-spektohet një distancë prej të pa-ktën 7.5 metra nga vija e bregut të detit, liqenit, lumit. Po kësh-tu hapësira prej 2.5 metra përpara brezit të parë të çadrave të jetë e

lirë për t’u shfrytëzuar nga publi-ku. Së treti hapësira midis çadrave (nga çadra në çadër) nuk duhet të jetë më e vogël se 3 metra në linjë horizontale me vijën e ujit, si dhe jo më e vogël se 2.5 metra në lin-jë vertikale me vijën e ujit. Meg-jithatë, mjafton të bësh një vizitë në plazhin e Durrësit për të kuptu-ar se asnjë nga pikat e rregullores së miratuar nuk zbatohet.

Durrës, bregdeti i zaptuar nga privatët, nuk zbatohet rregullorja

Mjekët e rinj në protestë, bllokojnë shërbimet roje në QSUT. Pesë kërkesa drejtuar Ministrisë

Nëse planifikoni të udhëtoni në SHBA për pushime vere, duhet të jeni të kujdesshëm për të respektuar disa rregulla në mënyrë që të mos penalizoheni. Ambasada ameri-kane mëngjesin e djeshën publikoi një mesazh që tërheq vëmendjen për respektimin e rregullave. “Ju nuk mund të punoni ose të shkoni në shkollë ndërsa jeni në SHBA me vizë turistike. Mosrespektimi i rreg-ullave mund ta bëjë më të vështirë për ju që të merrni një vizë tjetër në të ardhmen”- apeloi ambasada.

“Do të udhëtoni në SHBA për push-ime këtë verë? Sigurohuni që të re-spektoni të gjitha rregullat e vizës tuaj! Ju nuk mund të punoni ose të shkoni në shkollë ndërsa jeni në SHBA me vizë turistike. Mosres-pektimi i rregullave mund ta bëjë më të vështirë për ju që të mer-rni një vizë tjetër në të ardhmen. Keni pyetje për çfarë është e le-juar të bëni ose jo ndërkohë që jeni në SHBA me një vizë turistike? Më pyesni mua! #PyetAnen”-shkruante ambasada.

Pushimet e verës në SHBA, Ambasada jep udhëzimet për vizën

Sociale

Kërkesat e mjekëve

Protesta e mjekëve

Plazhi i Durrësit

Ambasada amerikane

Page 10: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 28 QERSHOR 2019 Nr. … · të drejta në raport me intere-sat e vendit, demokracisë, unitet-it dhe paqes sociale. Edhe SHBA mbështet fort të ardhmen

10 E premte, 28 qershor 2019

Kontrolli i Shtetit: Pasiguria e jetës së pushuesve në bregdet, neglizhencë skandaloze nga qeveriaMarrë shkas nga rastet

tragjike të humbjes së jetëve të push-uesve në plazhet

shqiptare, që në fillim të sezonit dhe duke shprehur ngushëllime per familjarët e tyre, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka risjellë në ve-mendje auditimin e performancës “Menaxhimi i plazheve publike”. KLSH ka kërkuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit që të ndë-rhyjë ne aktet ligjore qe përgjeg-jës për kontraktimin e vrojtuesit të plazhit të jetë autoriteti vendor, pra bashkia (jo stacioni i plazhit që e neglizhon) dhe që kostoja e

vrojtuesit të plazhit të përfshihet në tarifën për dhënien me qira të stacioneve të plazhit.

Po ashtu, KLSH ka rekoman-duar që të përcaktohet institucioni përgjegjës për licensimin dhe tra-jnimin e vrojtuesit. Lypset edhe ndryshimi i aspekteve teknike: jo për çdo 250 m, por për çdo 100 m të ketë vrojtues plazhi, për të mb-uluar me eficiencë monitorimin e pushuesve, pasi sipas studimeve shkencore, sugjerohet se gjerësia

më optimale e plazhit për t’u vro-jtuar nga vrojtuesi është 106 m, distanca më optimale nga bregu deri në det është 98 m dhe distan-ca më e largët për të vrojtuar është 85 m. Përgjatë bregdetit shqiptar do të duhen rreth 5000 vrojtues plazhi, një statistikë kjo mjaft op-timiste për punësimin e të rinjve shqiptarë gjatë sezonit veror.

Në aspektin teknik, konstatohet se:

Së pari: VKM Nr. 369, datë 18.5.2016 e ve theksin më shumë tek ekzistenca e një kulle vrojti-mi, sesa tek vrojtuesi i plazhit vet.

Vrojtuesi i plazhit rezulton të jetë “aksesor” i kullës, e për rrjedhojë theksi duhej vënë tek profili i vro-jtuesit, i cili duhet të ketë pajis-jet përkatëse logjistike. Kështu, është konstatuar në terren që në mënyrë improvizore disa stacione plazhe të ngrenë kulla vrojtimi të cilat janë bosh, për të përmbushur në dukje një detyrim ligjor.

Së dyti: Kulla e vrojtimit, me gjatësi 3m dhe për çdo 200–250 metra plazh nuk rezulton të jetë eficiente duke cenuar aftësinë e vrojtuesit për të monitoruar push-uesit dhe shpëtuar jetën në ras-tet e rrezikut të mbytjes. Sipas një studimi të bërë në Australi , një shtet i spikatur ndërkombëtarisht në këtë fushë, ku shpëtohen 5000 pushues për sezon nga vrojtuesit e plazhit , sugjerohet se gjerësia më optimale e plazhit për t’u vrojtuar nga vrojtuesi është 106 m, distan-ca më optimale nga bregu deri në det është 98m dhe distanca më e largët për të vrojtuar është 85m.

Në aspektin juridik, konstatohet se:

Së pari: Vrojtuesi i plazhit nuk njihet si profesion. Paqartësia dhe vakuumi ligjor që krijon baza rregullatore konsiston në faktin se ka caktuar një standard për vro-jtues pa patur një institucion cer-tifikues dhe një akt ligjor që rreg-ullon profesionin e vrojtuesit të plazhit. VKM nuk përcakton se

cilat janë institucionet përgjeg-jëse për trajnimin, kualifikimin dhe licencimin e vrojtuesit për të shpëtuar jetë. Duke qenë se është një profesion tepër speci-

fik dhe me përgjegjësi të lartë, sepse lidhet me shpëtimin e jetës dhe në vende si SHBA dhe Eu-ropë kërkon ndjekjen e një tra-jnimi rigoroz, ekzistenca e insti-tuteve përkatëse për trajnim dhe licencim duhet ishte hapi kryesor.

Së dyti: Të gjitha kushtet e sig-urisë, përfshirë mbrojtjen e jetës njerëzore, për të cilën duhet të jetë garant një autoritet shtetëror, ia cakton si detyrim stacionit të plazhit, të cilët për shkak të ko-stos, nuk kontrakton vrojtues

Vendimet e gjykatave ndërkom-bëtare po rëndojnë çdo vit e më shumë taksapaguesit shqiptarë në dy forma. E para nëpërmjet ta-rifave të larta që paguhen ndaj zyrave të huaja të avokatisë tëspe-cializuara për gjykatat ndërkom-bëtare dhe së dyti për shumat e mëdha qëqeveria shqiptare do të paguajë për çështjet e humbura në këto gjykata. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave në vitin

2018 u paguan nga buxheti i shtet-it 300 milionë lekë ose 2.5 mil-ionë euro për të mbrojtur çështjet kundër shtetit shqiptar në gjykatat ndërkombëtare. 2.5 milionë eurot ishin shtesa fondesh për tre kontra-ta me zyrat avokatore për të mbro-jtur shtetin shqiptar në gjykatat ndërkombëtare, teksa miliona euro janë paguar në vitet e mëparshme. Kjo është vetëm një pjesë ë vogël e faturës që qeveria shqiptare po

paguan për të shlyer vendimet e gjykatave të jashtme. Në sirtarët e buxhetit janë dhjetëra vendime që gjykata e tëdrejtave të njeri-ut ka dhënë për shlyerjen e ish pr-onarëve. Faturat mbi 50 milionë euro të paguara dhe në proces nga buxheti i shtetit janë vetëm për ish pronarët. Ndërsa pritet tëdalin ven-dimet edhe për 106 çështje në pro-ces në Gjykatën e Strasburgut të cilat kapin vlerën e 1 miliardë eu-

rove sipas burimeve nga shoqata e ish pronarëve. Më herët këtë muaj Gjykata Ndërkombëtare ICSID e urdhëroi Shqipërinë që t’i pagua-jë biznesmenit italian Frances-co Becchetti një shumë prej 110 milionë eurosh për shpronësimin e investimeve të tyre në një sta-cion televiziv. Më herët në vitin 2017 qeveria kishte humbur një gjyq 13 milionë euro në gjykatat ndërkombëtare.

Qindra miliona euro të humbura nëpër gjyqet ndërkombëtare nga qeveria

Ekonomi

Kulla e vrojtimit, me gjatësi 3m dhe për çdo 200–250 metra plazh nuk rezulton të jetë eficiente duke cenuar

aftësinë e vrojtuesit për të monitoruar pushuesit dhe shpëtu-ar jetën në rastet e rrezikut të mbytjes

Për çdo 100 m të ketë vrojtues plazhi, për të mb-uluar me efecient monitorimin e pushuesve100

Përgjatë bregdetit shqiptar do të duhen rreth 5000 vrojtues plazhi, një statistikë kjo mjaft optimiste për punësimin e të rinjve shqiptarë gjatë sezonit veror

5000 Rojet bregdetare

Page 11: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 28 QERSHOR 2019 Nr. … · të drejta në raport me intere-sat e vendit, demokracisë, unitet-it dhe paqes sociale. Edhe SHBA mbështet fort të ardhmen

11 E premte, 28 qershor 2019

Mbledhjet e përbashkëta Shqipëri – Kosovë, në vend të rezultateve, kanë prodhuar një luftë të re treg-tare, e cila me gjasë, sipas lajmëri-meve të Kosovës, do të nisë më 1 korrik. Shqipëria duhet të plotëso-jë 6 kushte në lehtësimin e proce-durave dhe tarifave me Kosovën, në të kundërt do ta vërë Shqipërinë të njëjtat barriera gjatë vitit.Nëse qeveria e Shqipërisë, deri më datën 1 korrik 2019, nuk heq ma-sat e përkohshme tarifore ndaj importeve të Kosovës, konkret-isht ndaj patates, birrës, qepës dhe gjithashtu të lehtësojë pagesat nga tarifa e skanimit dhe Rrugës së Kombit, dhe disa certifikuara fi-tosanitare, Kosova do t’i kthe-het reciprocitetit, duke rritur kos-tot ndaj eksporteve të Shqipërisë në Kosovë.Berat Rukiqi, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës thotë se Shqipëria dhe Kosova, duke pas-ur parasysh afërsinë gjeografike, kulturore dhe historike, do të du-hej të bashkëpunonin shumë më

fuqishëm në aspektin politik dhe ekonomik. Ai ka thënë se Shqipëria është tregu më ideal që Kosova të eksportojë mallra, por sipas tij, pengesat e kanë bërë atë si shtetin më të vështirë për eksport. Sipas tij, për një kohë të gjatë pengesë krye-sore ka qenë infrastruktura rrugore, e cila tashmë është tejkaluar me Au-tostradën e Kombit.Edhe Klubi i Prodhuesve të Kosovës, përmes një reagimi, i ka bërë thirrje Qeverisë së Repub-likës së Shqipërisë për heqjen e të gjitha barrierave tregtare që prod-huesit e Kosovës po hasin gjatë ek-sportit të produkteve të tyre në tre-gun shqiptar. Klima e biznesit ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës është përkeqësuar së fundmi, tek-sa bashkëpunimi ekonomik nuk po përparon. Ditë më parë INSTAT raportoi se gjatë vitit 2018 numri i bizneseve nga Kosova në Shqipëri ishte 423, duke shënuar rënie me 11 për qind në raport me një vit më parë. 55 ndërmarrje nga Koso-va e kanë mbyllur aktivitetin vitin

e kaluar, ku 23 ishin në sektorin e prodhimit dhe 32 ishin në sektorin e shërbimeve.Ndërmarrjet nga Kosova ish-in në rritje vitet e fundit pas një përkeqësimi që u vu re në vi-tin 2015, por duket se situata ka nisur të përkeqësohet sërish. Edhe pse qeveritë e dy shteteve të një-jtit komb u angazhuan në mbledh-je të përbashkëta për të rritur bash-këpunimin ekonomik, e kundërta shihet të ketë ndodhur. Por, edhe të dhënat statistikore tregojnë se edhe numri i bizneseve të Shqipërisë që veprojnë në Kosovë kanë filluar të ulet. Vetëm gjatë vitit të kaluar janë mbyllur 22 biznese të Shqipërisë që kanë vepruar në Kosovë. Kurse nga viti 2002 e deri më tani janë mbyl-lyr 84 biznese. Në këto të dhëna që janë të përgatitura nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë tregohet se aktualisht në Kosovë veprojnë 1 mijë e 297 biznese të Shqipërisë. Gjatë vitit të kaluar janë regjistruar 191 të tilla, ndërsa këtë vit janë reg-jistruar 57 biznese.

Shitjet e makinave por dhe num-ri i automjeteve që prodhohen po bie, prandaj shitësit janë të shqetësuar për këtë ngërç. Vi-tin e kaluar, shitjet e makinave në Mbretërinë e Bashkuar panë rënien më të madhe vjetore që nga kriza financiare, sipas Sho-qatës së Prodhuesve të Makinave dhe Tregtarëve. Megjithatë, gjatë dy viteve të fundit, blerësit kanë qenë më të kujdesshëm, pasi të dhënat më të fundit për muajin maj treguan një rënie prej 4.6% në shitje, krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. E gjithë kjo do të thotë se shitësit janë të prirur për të zhvendosur disa nga prodhimet e tyre dhe prod-huesit po u japin atyre liri vepri-mi për ta bërë këtë. Për klientët, kjo gjendje nënkupton ulje të mëdha, pasi pjesa më e madhe e makinave të reja shiten nëpërm-jet marrëveshjeve financiare.

Por cilat janë ato lloje autom-jetesh, për të cilat mund të përfi-toni marrëveshjet më të mira?

Makinat më pak të njohura kanë zbritjet më të mëdha, pasi ato më të zakonshmet mund të shiten shpejt edhe në një klimë financiare të ndërlikuar. Koha e vitit mund të ketë gjithashtu një efekt të rëndësishëm kur një au-tomjet është i popullarizuar dhe kështu që shitësit janë më pak të prirur për të ulur çmimin. Ka marrëveshje shpesh më të mira në fund të çdo tremujori, pasi shitësit përpiqen të godasin ob-jektivat. Periudha mes muajit mars dhe gusht, shënon kohën në të cilat bëhen uljet më të mëdha-ja.

Si munden blerësit të marrin çmimin më të mirë?

Këshilla universale është të pendohemi. Ndërmarrjet mad-je do të presin që blerësit ta bë-

jnë këtë. Kjo nuk mund të vijë na-tyrshëm tek shumë njerëz – por këshilltarët e konsumatorëve thonë se ka disa këshilla krye-sore për të siguruar që blerësit ta nisin me këmbën e djathtë. Eksperti, Derek Arden thotë se para se të vendosnin të blinin një makinë blerësit duhet të kërko-jnë për modelin dhe specifikat e makinës që duan të blejnë. Ai thotë se dërgimi i një email-i pasues direkt tek anëtarët e stafit brenda 24 orëve me një ofertë përfundimtare ndonjëherë mund të funksionojë.

Por jo të gjithë, janë të aftë për të negociuar për ulje çmimi në të tilla raste, dhe është e na-tyrshme që disa madje të ndje-hen dhe nervozë. Kështu që Arden sugjeron marrjen e një miku për mbështetje, pasi kështu do të jeni më shumë këmbëngulës në lidhje me ofertën që ju paraqisni.

Përtej fasadës “rozë”, Kosova dhe Shqipëria nisin luftën tregtare më 1 korrik

Këshilla tregu, si të ‘negociojmë’ një çmimin të mirë kur blejmë një makinë?

Ekonomi

plazhi dhe në shumë raste, sipas konstatimeve të AKB, janë trajn-uar dhe certifikuar vetë pronarët e subjekteve, duke sjellë fiktivi-tet në punësimin e vrojtuesve të plazhit. Kjo praktikë ka rezultuar e dështuar dhe me kosto fatale për jetët e pushuesve.

Së treti: Në rastet kur shëno-hen mbytje të pushuesve, nuk për-caktohet se çfarë përgjegjësie ka stacioni i plazhit që s’kontrakton vrojtues apo vet vrojtuesi, vepri-mi apo mosveprimi i të cilit nuk ka rezultuar në shpëtimin e jetëve të pushuesve. Në Greqi, profe-sioni i vrojtuesit të plazhit rreg-ullohet me një sërë aktesh lig-jore, përfshirë edhe Kodin Penal, ku parashikohet një vepër pe-nale e posaçme për vrojtuesin, i cili në rastet e mbytjeve në plazh, mosveprimi apo veprimi i tij është i dënueshme me burg.

Rekomandimet e KLSH për të rregulluar çështjen e vrojtuesit të plazhit:

1. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, në bashkëpunim me AKB, të ndërmarrë hapat e nevo-jshme për hartimin e një akti lig-jor për të rregulluar profesionin e vrojtuesit të plazhit.

2. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, deri në miratimin e një ligji mbi rregullimin e profe-sionin të vrojtuesit të plazhit, të ndryshojë nenin 6, të VKM Nr. 369, datë 18.5.2016 “Për mira-timin e rregullores për kushtet dhe kriteret e Ushtrimit të vep-rimtarisë së Stacionit të plazhit” si më poshtë:

• Përgjegjës për kontraktimin e vrojtuesit të plazhit të jetë au-toriteti vendor, bashkia (jo stac-ioni i plazhit).Kostoja e vrojtuesit të plazhit të përfshihet në tarifën për dhënien me qira të stacioneve të plazhit.

• Të përcaktojë shprehimisht mënyrën dhe institucionin përg-jegjës për licencimin dhe tra-jnimin e vrojtuesit.

• Për çdo 100 m të ketë vro-jtues plazhi, për të mbuluar me efecient monitorimin e push-uesve.

Rekomandimet e KLSH-së, për çështjen e vrojtuesit, të lëna vitin e kaluar, ende nuk kanë marrë ve-mendjen e duhur nga institucionet pergjegjese duke sjellë për pasoje qe ne plazhet shqiptare te mos ga-rantohet siguria dhe jeta e push-uesit.

Pika kufitare e Morinit

Page 12: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 28 QERSHOR 2019 Nr. … · të drejta në raport me intere-sat e vendit, demokracisë, unitet-it dhe paqes sociale. Edhe SHBA mbështet fort të ardhmen

12 E premte, 28 qershor 2019

Policia e Vlorës këtë të enjte ka vënë në pranga tre persona për vepra të ndryshme penale. Sipas efektivëve të qytetit bregdetar, ndaj të arrestuarve rëndojnë akuzat e dhunës, kultivim-it të lëndëve narkotike dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur.“Policia ka arrestuar 3 shtetas për vepra të ndryshme penale. Policia ka ndalu-ar shtetasin e shpallur në kërkim G. Q., 41 vjeç, banues në Vlorë. Ndalimi i këtij shtetasi të shpallur në kërkim u bë pasi më datë 26.06.2019, dy-shohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij 30 vjeçare V.M, për motive të dobëta. Materialet iu referuan Proku-rorisë për veprën penale “Dhunë në familje” Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin L. S., 28 vjeç, banues në fshatin Vodicë, Vlorë. Ar-restimi i tij u bë pasi ditën e djeshme ky shtetas është kapur në vendin e

quajtur “Ish-Parku i Tregtisë” duke drejtuar automjetin tip Ford Fo-cus në gjendje të dehur. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregull-t”-njoftoi policia.

Shqipëria ishte prodhuesi më i madh i kanabisit në Eu-ropën Juglindore për peri-udhën 2010-2017 dhe një

nga tre shtetet që është përmendur më shumë në raportet e viteve të fundit për tranzitimin dhe kapjen e kanabisit, së bashku me Holandën dhe Spanjën. Gjetjet janë publikuar në raportin e fundit të UNODC, Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe krimet. Raporti tha se analiza e treguesve të ndryshëm për periudhën 2010–2017 ka treguar se kultivimi i kanabisit ndodh në një masë të madhe në disa vende, ku për Europën Juglindore për-mendet Shqipëria. Raporti përdor një sërë treguesish për të identifi-kuar se ku ka të ngjarë të ketë kulti-vim dhe prodhim kanabisi si hek-tarët e kanabisit të asgjësuar, numri i bimëve të asgjësuara dhe origji-na e kanabisit të asgjësuar. Sipas të dhënave të raportit të UNODC, në Shqipëri janë asgjësuar në 2016-n rreth 2.5 milionë rrënjë, ose 5,205 plantacione në fushë të hapur. Sipas tabelave të publikuara nga UNO-DC , Shqipëria renditet e dhjeta në botë për nga sasia e kanabisit të as-gjësuar për 2016-2017, ku rekordin e mbajnë Paraguaji dhe Filipinet, përkatësisht 36.5 dhe 26.4 milionë rrënjë të asgjësuara. Në Europë, sa-sitë më të mëdha të kanabisit të as-gjësuara ishin në Shqipëri, Itali dhe Turqi. Në 2017-n në Shqipëri u asg-jësuan 67 mijë bimë dhe 500 plant-acione, ndërsa u kalua dhe te pro-dhimi i mbyllur, teksa u asgjësuan 7,776 bimë në hapësira të mbyllura. Për periudhën 2016-2017 UNODC nuk ka publikuar të dhëna për sipër-faqen e mbjellë dhe për prodhimin. Të dhënat e fundit për to janë të vitit 2012, kur kishte 10 mijë hektarë të mbjella me kanabis me një prodhim prej 1,400 tonësh. Shqipëria përmen-det dhe si një nga vendet e Europës, ku janë kapur laboratorë kokaine, së bashku me Belgjikën, Slloven-inë, Portugalinë dhe Spanjën. Rapor-ti theksoi se gjatë periudhës 2013–2017, shtetet që u përmendën më shpesh në anketat e raportit vjetor si shtete kryesore të origjinës, nisjes dhe tranzitit të barit të kanabisit të asg-jësuar ishin (në radhë zbritëse sipas frekuencës së herëve që ata janë për-mendur):

Europa: Holanda, Shqipëria dhe SpanjaAmerika e Veriut: Meksika, Shtetet e Bashkuara dhe KanadajaAmerika e Jugut: Paraguai dhe Ko-lumbiaAmerika Qendrore: GuatemalaKaraibe: XhamajkaAfrika: Gana, Mozambiku dhe Re-publika e Bashkuar e Tanzanisë

Rreth 200 milionë persona për-dorin drogë të paktën një herë në vit. Nga këta, 25 milionë konsiderohen si të varur nga drogat. 15.3 milionë per-

sona në të gjithë botën kanë probleme si rrjedhojë e përdorimit të drogave. Çdo vit, 200.000 persona vdesin nga sëmundje që janë të shkaktuara nga përdorimi i drogave. OBSH vlerësoi se 0,7 % e barrës globale të sëmund-jeve ndodh si pasojë e përdorimit të kokainës dhe opioideve .Marijua-na trafikohet nga Shqipëria në Ita-li, e më pas shpërndahet në vendet e tjera të Europës. Tre janë rrugët krye-sore të trafikut të marijuanës në Itali. Nga Shqipëria përmes detit Adriatik mbërrin në Itali e më pas shpërnda-het në tregjet europiane të shitjes. Dy rrugët e tjera të trafikut të marijuanës janë nga Meksika e nga Afrika e Ve-riut. Gjithashtu Shqipëria mbetet një nga rrugët e trafikimit të heroinës nga Turqia, që më pas tranziton në Gre-qi, Bullgari, Shqipëri e Maqedo-ni dhe shpërndahet në pikat strateg-jike të tregtisë së heroinës në Europë. Ekspertët maqedonas kanë sinjali-zuar autoritetet italiane se marijua-na shqiptare mbërrin dhe në Maqedo-ni për tu shpërndarë më pas në vendet ballkanike, të cilët e tregtojnë në ven-det e Europës.

Kronikë

Policia italiane ka sekuestru-ar një sasi të madhe droge, ndër-sa në pranga ka përfunduar një shtetas shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije. Sipas mediave, gjatë aksionit të Policisë në Bres-cia janë bllokuar plot 43 kg her-oinë, vlera e së cilës në treg ar-rinte në 3.5 milionë euro. Sasia e drogës ishte fshehur në një ga-

razh, ndërkohë kanë nisur hetimet intensive për zbardhjen e rrjet-it dhe arrestimin e personave që janë të implikuar. Shqiptari i ar-restuar konsiderohet si një nga tregtarët më të rëndësishëm të drogës në zonën e veriut, ndoshta edhe më tej ku shuma e parave të fituara prej aktivitetit kriminal ar-rin në shifra marramendëse.

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Dimcë të Komunës së Hanit të Elezit. Aty një ujk ka sul-muar fëmijët e këtij fshati. Si pa-sojë lëndime të rënda ka marrë një nga fëmijët e fshatit, i cili tash-ti po trajtohet në QKUK në Prisht-inë. Ekrem Sumës, banor nga fshati Dimcë, njëherësh dëshmitar i rastit, ka thënë se rasti ka ndodhur në orët e pasditës së djeshme, kur ujku ka sulmuar fëmijët në një rrugicë mali, pothuaj se në fshat, me ç’rast më së keqi ka pësuar njëri nga fëmijët më të vegjël, i moshës 5-vjeçare. Ai tha se në momentin kur ka dëgjuar thir-rjet e fëmijëve, ka qëlluar shumë afër vendit të ngjarjes dhe ka mun-dur të largojë ujkun, i cili e kishte tërhequr zvarrë për disa metra fëm-ijën. Për të kuptuar për më shumë, vendin e ngjarjes sot e vizituan për-faqësuesit e Komunës dhe të Poli-cisë së Kosovës. Mësohet se fëmija fatkeq ka pësuar lëndime të rën-da trupore dhe po trajtohet në Qen-drën Klinike Spitalore në Prisht-inë, ndërsa është jashtë rrezikut për jetë. Mjekët e Qendrës Klinike dhe

Universitare të Kosovës për herë të parë e trajtuan një rast të pacien-tit që u kafshua nga ujku. Pesëv-jeçari nga një fshat i Hanit të Elezit mori lëndime të rënda trupore në kokë, duar, bark e këmbë. Ai po tra-jtohet në QKUK dhe gjendja shën-detësore e tij, sipas mjekëve, është stabile. Express jua sjellë rrëfimet e babait të djalit si dhe të mjekëve për këtë rast. Shkruan gazetarja Gentiana Hasani.Loja me top gati përfundoi me tragjedi për pesëv-jeçarin A. Suma nga fshati Dimcë i komunës së Hanit të Elezit. Ai pasditen e djeshme u sulmua nga një kafshë jo e zakonshme, deri-sa po luante me motrat e vëllanë e tij. Ishte ora gati gjashtë e pas-dites. Pesëvjeçari A.Suma po lu-ante në një arë pranë shtëpisë së tij. Por loja atyre iu ndal nga një ‘mysafir’ jo i këndshëm. Ujku u shfaq në mes të arës, duke iu vër-sulur atyre. Kafsha e egër kishte arritur që ta kafshojë pesëvjeçarin, duke i shkaktuar lëndime jo të lehta trupore. Ai u tërhoq zvarrë nga ujku për disa metra.

Ujku sulmon fëmijët në Han të Elezit, më i vogli në gjendje të rendë shëndetësore

Në Vlorë, arrestohen 3 persona për vepra të ndryshme penale

Sekuestrohen 43 kg heroinë me vlerë 3.5 mln euro, arrestohet shqiptari

Raporti i OKB-së: Shqipëria, prodhuesi më i madh i kanabisit në Evropën juglindore

Statistikat

Fusha me hashash

Page 13: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 28 QERSHOR 2019 Nr. … · të drejta në raport me intere-sat e vendit, demokracisë, unitet-it dhe paqes sociale. Edhe SHBA mbështet fort të ardhmen

13 E premte, 28 qershor 2019

Voltana Ademi padit në prokurori ministrin Lleshaj dhe policinë për gazin lotsjellës në protestë

Në parashtrimin e saj, në kallëzimin penal drejtuar organit të Akuzës, nënvizohej se: “Në cilësinë e Kryetares së e bashkisë Shkodër së bashku me qytetarët e Shkodrës po bënim manifestim paqësor, në mbrojte të të drejtave dhe lirive themelore Kushtetuese, mbrojten e drejtës së votës, e cila është parimi kryesor në zbatim të Kushtetutës”

Akuzat

Policia e Kavajës ka ndaluar një ndër personat e shpallur në kërkim, i dyshuar kryesor, për sulmin ndaj KZAZ-së nr.42 dhe ndaj punon-jësve të Policisë. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, bazuar në prova filmike, raporte shërbimi dhe pro-va të tjera të grumbulluara në lidhje me aktet e dhunës ndaj punonjësve të Policisë dhe KZAZ-së nr 42 Ka-vajë në protestën e datës 19 Qer-

shor 2019, bënë kapjen dhe ndal-imin e shtetasit SH. D., 26 vjeç, banues në Kavajë. I riu akuzohet për veprat penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, i mbetur në ten-tativë, “Organizimi dhe pjesëmar-rja në grumbullime manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punon-jësit të policisë së rendit publik” dhe “Shkatërrimi i pronës.” “Ky shtetas në datë 19.06.2019, gjatë zhvillim-it të protestës para KZAZ nr 42 Kav-

ajë, duke tentuar të hyjë me forcë në ambjentet e KZAZ-së ka qëlluar me sende të forta, mjete piroteknike dhe shishe molotov punonjësit e Policisë të dislokuar në shërbim pranë kësaj KZAZ-je” tha policia. Nga ana e pol-icisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të dysh-uar, të përfshirë në këto veprime të kundraligjshme. Materialet iu dërgu-an Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme.

Qëlloi me molotov policinë gjatë përplasjeve në KZAZ, arrestohet i riu në Kavajë

Përplasjet mes qytetarëve dhe policisë të shtetit në qyte-tin e Shkodrës ishin mjaft të tensionuara për 2 ditë rad-

hazi , banorët u dhunuan nga efe-ktivet blu , ndaj tyre u shpërnda në masë gazi lotsjellës çka solli pasoja të rënda në shëndetin e tyre. Shumë gra dhë fëmijë ishin në gjendje të fik-ti nga situata e krijuar . Qytetarët nuk pranonin që në vendin e tyre të ven-doseshin materialet për zgjedhjet e 30 qershorit Kryebashkiakja e Shkod-rës, Voltana Ademi, kallëzoi penal-isht Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj dhe punonjës të Policisë së Shtetit për gazin e hedhur ndaj qyte-tarëve kundër Ramës në protestën e 20 qershorit në këtë qytet. Lleshaj dhe punonjësit e policisë akuzo-hen për “shpërdorim detyre”. Padia është depozituar në Prokurorinë e Rre-thit Gjyqësor Shkodër dhe Bashkia e Shkodrës kërkon edhe “pezullim të ushtrimit të detyrës publike” për per-sonat e kallëzuar penalisht. Në par-ashtrimin e saj, në kallëzimin penal drejtuar organit të Akuzës, nënvizo-hej se: “ Në cilësinë e Kryetares së e bashkisë Shkodër së bashku me qyte-tarët e Shkodrës po bënim manifestim paqësor , në mbrojte të të drejtave dhe lirive themelore Kushtetuese, mbro-jten e drejtës së votës, e cila është pa-rimi kryesor në zbatim të Kushtetutës. Manifestimi ishte paqësor dhe kon-form dispozitave ligjore në fuqi. Nga ana e punonjësve të Policisë së Shtet-it dhe punonjësve të Drejtorisë së

Policisë Vendore Shkodër, është hed-hur masivisht gazi me lëndë helmuese mbi qytetaret të cilët po manifiestonin paqësisht në qytetin e tyre, situatë e cila është pasqyruar direkt live në me-diat Lokale dhe Kombëtare. Pamjet filmike provojnë qartazi se efektivë të Policisë së Shtetit,dhe drejtues të saj si dhe efektivë në nivel zbatues, dhe me dyshimin e arsyeshëm për urdhër të paligjshëm të Ministrit të Brend-

shëm, me anë të veprimeve të tyre kanë konsumuar elementë të veprës penale të “shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i K.Penal.” Në vazhdim të kallëzimit penal, nën-vizohet se “Përdorimi i armëve për përhapjen e gazrave irrituese, hel-muese është kryer duke cënuar nenin 47 të Kushtetutës, nenet 5, 17, 85, 86, 102 dhe 133 të ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit” i ndryshuar, nenet 106, 107, 108, 109, 110 dhe 111 të VKM Nr. 750, datë 16.9.2015 “Për miratimin e rregullores së Pol-icisë së Shtetit”.”. Bashkia e Shkod-rës, në kallëzimin penal për ministrin e brendshëm dhe punonjës të Poli-cisë së Shtetit thotë se “siç tregojnë edhe pamjet filmike, punonjësit e Pol-icisë së Shtetit kanë sulmuar me gaz edhe protestues të cilit ishin në kushte të pamundura shëndetësore, apo per-sona që po u vinin atyre në ndihmë. Kjo metodë kriminale, është shkelje flagrante e ligjit, që vë në rrezik seri-oz jetën e qytetarëve dhe personave që ishin duke i ndihmuar ato.... I kërko-jmë prokurorisë që të hetojë se çfarë urdhrash janë dhënë që parë datës 20 qershor 2019 në lidhje me protestën e kësaj date dhe veçanërisht urdhrat e kësaj date në lidhje me përdorimin e gazit irritues/helmues nga ana e pol-icisë për shpërndarjen e protestueve. Kjo do të ndante përgjegjësinë lig-jore individuale të gjithësecilit në këtë shkelje të rëndë ligjore komform kësaj pike ligjore,” thuhet në kallëzimin pe-nal të bërë nga Bashkia e Shkodrës.

Dëmtoi materialet zgjedhore, hetohet në gjendje të lirë 43-vjeçari në MatPolicia e Matit ka ndaluar një shtetas i shpallur në kërkim si i dyshuar për sul-min ndaj KZAZ-së nr.16 e 17, dhe ndaj punonjësve të Policisë. Shtetasi A.L, 43 vjeç, banues në Burrel ( për veprat pe-nale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, “Organizimi dhe pjesëmar-rja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punon-jësit të policisë së rendit publik” “Ky shtetas në datë 19.06.2019, gjatë zh-villimit të protestës para KZAZ nr 16 dhe 17, në Burrel dhe Klos, në bash-këpunim me persona të tjerë, kanë ushtruar dhunë ndaj forcave të rendit që mbanin në ruajtje KZAZ, dhe më pas kanë dëmtuar materialet zgjed-hore”. Në përfundim të hetimeve nga ana e Policisë, materialet iu referu-an Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, ku me vendim të prokurorit, shtetasi A.L, do të heto-het në gjendje të lirë.

Arrestohet shqiptari që u arratis nga burgu Pas disa ditësh në kërkim, policia ital-iane ka mundur të arrestojë shqiptarin Lekë Luca i cili të hënën ( 24 qershor) u arratis nga burgu i Trapanit në Siçi-li. 32-vjeçari Luca u arrestua ndërsa po ecte në këmbë në krah të linjës hek-urudhore Trapani-Palermo. Për disa ditë ai kishte qëndruar i fshehur në zo-nat pyjore mes qytezave Dettilo e Pace-co. Në momentin e arrestimit ka tentu-ar të largohet, por është bllokuar nga forcat e rendit. Lekë Luca është dën-uar deri më 2022 nga drejtësia ital-iane me akuzën e trafikut të drogës. Është hera e dytë që ai arratiset nga burgu. Dy vite më parë së bashku me një shqiptar tjetër u arratis nga bur-gu i Civitavehias. Autoritetet italiane po hetojnë nëse në arratisjen e tij kanë ndihmuar dhe bashkëpunëtorë të tjerë.

Shpërthen bombola e gazit në hotel në Llogara, plagosen 3 personaNjë shpërthim gazi ka ndodhur të mërkurën (26 qershor) në një hotel në Vlorë. Pronari i hotelit në Llogara, T.M 63 vjeç, bashkë me dy punëtorë të tjerë kanë qenë duke bërë lidhjen e sobës me gaz ku ka ndodhur një shpërthim gazi..Si pasojë është dëmtuar lehtë pro-nari bashkë me punëtorin E.S, 38 vjeç, të cilët po marrin mjekim në Spitalin e Vlorës. Ndërsa punëtori tjetër Xh. Dh., 20 vjeç është dërguar në Spitalin Ush-tarak Tiranë për mjekim më të special-izuar. Policia ka arrestuar në flagrancë për “Shkeljen e rregullave të mbrojt-jes në punë”, 63-vjeçarin. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Kronikë

Voltana Ademi

Page 14: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 28 QERSHOR 2019 Nr. … · të drejta në raport me intere-sat e vendit, demokracisë, unitet-it dhe paqes sociale. Edhe SHBA mbështet fort të ardhmen

14 E premte, 28 qershor 2019

Artur Bego

Burhan Misiraj një student 21-vjeçar është në ditët e fundit të përfundim-it të studimeve “Bache-

lor”, për Inxhinieri Elektronike, në Universitetin e Tiranës. Ai është një student i zakonshëm, si mijëra bashkëmoshatarë të tij, por me një histori sa të dhimshme, aq edhe të jashtëzakonshmë, e mbushur me vuajtje e skarifica. Kulmin, histo-ria e dhimshme e tij e arriti në vi-tin 1997, në ditën e zgjedhjeve të 29 qershorit të atij viti. Atë ditë Burhani humbi babain e tij, krye-tari i Qendrës së Votimit në fshatin Mbërs, Roskovec, nga një atentat me armë zjarri, brenda ambien-tit ku votohej. Sot, 22 vjet më pas, ende problemet dhe përpjek-jet për deformimin e votës, nga i njëjti krah politik, vazhdojnë dhe kjo studentit 21-vjeçar, i shkak-ton një dhimbje tjetër, të mbush-ur me zhgënjim.

HistoriaViti 1997, duhet të ishte një

viti gëzimi për familjen Mi-siraj në Mbërs të Rroskovecit. Prindërit Burhan dhe Luljeta por edhe fëmijët e tyre Misiri dhe Paola, atëherë respektivisht nga 5.5 dhe 2.5 vjeç, prisnin ardhjen në jetë të një tjetër djali dhe vël-lai. Në 29 qershor 1997, Burhani, atëherë kryetar i grupseksionit të PD-së, një punëtor, por edhe artë-dashës dhe njohës dhe përdorues i disa veglave muzikore, ishte cak-tuar kryetar i Qendrës së Votimit, në fshatin e tij, në Mbërs të Rosk-ovecit, në Qarkun e Fierit. Ban-dat e armatosura, të cilat prej mua-jsh kishin marrë Shqipërinë peng dhe nuk e kishin lejuar PD dhe fro-cat e koalicionit të saj, të zhvillonin një fushatë normale elektorale, kul-muan me “aksionin” e tyre, me vras-jen e Burhanit në Qendrën e Votimit, vetëm pse ai nuk i lejoi manipulimin dhe deformimin e votës...

... Pas kësaj, bandat, këtë herë të prira nga drejtuesit lokalë të PS-së, festonin në qendër të Roskovecit “fitoren” e “vulosur” me gjakun e Burhanit... Ngjarja e saj dite “bëri xhiro” edhe në mediat ndërkom-bëtare. “The Irish Times”, shprehej në 1 korrik 1997 se, “Disa inciden-te të njerëzve të armatosur u rapor-tuan. Më serioze ishte vdekja e z. Burhan Misiri, kreu i një komisio-ni zgjedhor në Fier, 75 km në jug

të Tiranës. Ministria e Brendshme tha se ishte qëlluar per vdekje dje pasdite...”. Bashkëshortja e Bur-hanit, Luljeta, atë ditë ishte në muajin e tretë të shtatzënisë së tretë të saj. Dhe gjashtë muaj më vonë, asaj i erdhi në jetë djali që priste. Në kujtim të bashkëshor-tit të saj, nëna i vuri emrin Burhan, djalit të porsalindur.

PersekutimiPër familjen Misiraj, kjo ishte

ngjarja më e rëndë e perskeutim-it të tyre politik, perskeutim që da-tonte që para viti 1990. Si të mos mjaftonte kjo, për bashkëshort-en Luljeta, tani nënë e tre fmëi-jëve jetimë, pa baba, pushteti që erdhi me gjakun e bashkëshortit të saj, nuk tregoi asnjë kujdes, qoftë me mundësi punësimi, qoftë me ndihma për fëmijët e saj të vegjël, e drejtë që i njihej edhe nga lig-ji. Falë mbështetjes së prindërve e të afërmëve të saj, por edhe dre-jtuesve vendorë të PD-së, Luljeta rriti dhe edukoi e shkolloi tre fëm-ijët e saj.

Në vitin 2005, me rikthimin e

PD-së në pushtet ajo u punësua në Ujësjellësin e Fierit. Por ky punësim zgjati aq sa zgjati edhe qeverisja e PD-së, sepse në vi-tin 2013, “Rilindësit” e hoqën atë nga puna. Në vitet që pasuan, të vështirë do ta kishin edhe fëmi-jët e saj. Djali më i madh Misiri, i diplomuar për Inxhinieri Fizike, pasi dështoi në përpjekjet për gjet-jen e një pune, u largu drejt Ir-landës me Fisnikun, djalin e xhax-hait të tij, i cili për mbiemrin

“Misiraj” që mbante, nuk kishte e nuk priste ndonjë fat më të mirë. Motra e tij Paola, e diplmuar për Stomatologji, falë ndihmës së të afërmëve, ka mundur të punësohet në sektorin privat. Ndërsa Burhani, që ka marrë emrin e babit të tij, por që nuk e njohu kurrë atë, është pesimist, në mundësinë e tij për tu punësuar, megjithëse për disa ditë mbaron studimet “Bachelor” për Inxhinieri Elektronike.

ApeliNga bisedat me studentin

21-vjeçar Burhan Misiraj, mëson dhe kupton dashurinë e madhe të tijën, për babain që nuk mundi ta njohë. Ato që ai ka dëgjuar nga të njohurit, për babanë e tij, mjaf-tojnë që ai ta ketë atë si një mod-el, që e ndjek me krenari. Ndaj edhe kur bisedon me studentin 21-vjeçar, ai nuk e fsheh dëshirën që ta risjellë pas 22 vitesh në me-dia, historinë e babait të tij, jo vetëm si një kujtim dhe vlerësim, por edhe si një apel për atë që ai ishte dhe për atë që ai bëri në mbrojtje të votës së lirë. Por stu-denti 21-vjeçar ka një “merak” dhe këmbëngul që në risjelljen e his-torisë së babait të tij, mos të mer-ret me vrasësit, urdhërdhënësit dhe urdhërzbatuesit. Këtë e bënë jo nga frika, por se nuk do që kujti-mi i babait të tij, të devijojë ape-lin e rëndësishëm që i biri përc-jell 22 vjet më pas, kur situata me manipulimin dhe deformimin e votës ëhstë po aq problematike dhe e dhimshme. “’Për Demokracinë ia vlen të japësh dhe jetën, sepse është forma më thellësisht e nderu-ar si sistem qeverisje e aplikuar ndonjëherë nga njeriu’. Kjo është një shprehej e Rhonald Rhegan, në të cilen unë e gjej më mirë vet-en dhe babain tim. 22 vite më pare babai im u vra në qendren e votim-

it , e cila është simboli i demokra-cisë. Si kryetar komisioni e ndi-ente detyrim mbrojtjen e votës, nuk donte tëa lejonte humbjen e vlerës së saj, kjo ishte dhe arsye-ja e asaj që ndodhi. Babai im nuk ishte frikacak , por diçka e kishte shum frikë, të jetuarit në komu-nizëm, e kishte shumë frikë për ne, fëmijet e tij, të jetonim atë që jetoi ai vet, atë që ai vuajti. Ka 6 vjet që demokracia cenohet, vjedh-ja e votës e cenon. Por sot, sot kur e gjithë Shqipëria është në këmbë, të gjithë e kanë shancin dhe mundësinë që të kontribuo-jnë në mbrojtje të saj, është diçka që me krenari do t’ua tregosh fëm-ijëve nesër. Unë personalisht jam bashkuar dhe do bashkohem në të gjitha protestat, në radhë të parë për idetë që babai im i mbronte edhe me jetë dhe në radhë të dytë

sepse jam një i ri që e dua vendin tim. Përveç përfshirjes në protestat e opozitës, unë kam qenë një nga nismëtarët dhe qëndrestarët e pro-testës se studenteve, kam qendru-ar për më se 2 muaj në shesh dhe aty e ndjeva frikën e një vendi që është kapur nga një diktator. Në 2 muaj protestë ne fituam një thes me përralla dhe mashtrime. Sot kemi një situatë të tensionuar politike, por me një kauze për mbrojtjen e demokra-cisë, pak a shumë njëjta me të cilen u përball babai im. Kjo më bën të ndihem keq, sepse ajo për të cilën ai luftoi nuk është arritur ende as sot, kur unë fëmija i tij, vetë jam bërë i aftë për të luftuar ‘luftën’ e babait tim, ‘luftën’ për demokraci. Përvec trishtimit më jep dhe force, më bën të ndihem mirë, sepse sot unë po nd-jek ëndrrën e tij, pasi atë fizikisht nuk arrita ta ndjek. Kjo më mbush me motivim, më bën më të fortë dhe më krenar mbi të gjitha”, u shpreh studenti 21-vjeçar Burhan Misir-aj, i cili, në vazhdim të rrugës së ba-bait të tij, sot është pjesë e protes-tave të opozitës, kundër sistemtit të korruptuar, sipas tij, që “mbahet në këmbë” nga vota e vjedhur.

Në kujtim të vrasjes të kryetarit të komisionit në Qendrën e Votimit

Burhan Misiraj “Dëshmori i Atdheut”, 22 vjet më parë humbi jetën për ruajtjen e votës

Speciale

Voltana Ademi

Rruga me emrin e Burhan Misirit

Trazirat e vitit 1997

Page 15: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 28 QERSHOR 2019 Nr. … · të drejta në raport me intere-sat e vendit, demokracisë, unitet-it dhe paqes sociale. Edhe SHBA mbështet fort të ardhmen

E premte, 28 qershor 2019 15•

Zbavitje

Fjalëkryqi i “Standard”

Fjalëkryqi pa skemë

HORIZONTALE1. Al që thirrej Scarface.6. Ashtu si bie viktima.7. Eshtë si kartelë.11. Pak frikacake.12. Në krye të subjekteve.13. Agjenci Ajrore Durrës.15. Pak kaustike.17. Të parat në Wellington.18. Fillojnë andej.19. Kufij itinerari.21. A. Hopkins te Heshtja e qengjave.26. Mbyllin punime.27. Emri i Bismarck.

29. Mund të kjenë titujt e fisnikërisë.30. Një kitarë me katër tela.31. Eshtë bota e vërtetë. 32. Bëjnë vizita... zyrtare.33. Një markë makine.34. Mes cogito dhe sum. 35. Kanë shirita me këngë.36. Një mund të jetë anonime.38. Ndërmarrje Industriale Ekonomike.39. Janë gaztorë.41. Janë tutkunë.43. Opera me Calaf. 45. Mbyllin një koment.46. Një shpend deti.

49. Mbarojnë një studim.50. Inicialet e Triolet.51. Luhet në ekstreme.52. Shkroi Teogonia.53. Mbyllin një sirtar. 54. Eshtë anije peshkimi.57. Një masë gjykimi.59. Fabian këngëtare.61. Ze në traget.62. Një e ka sportiv Dritan Shakohoxha64. Janë melodrama.66. Qe veshja e Nënë Terezës.67. Nxjerr nga shtrati lumenjtë.68. Një britmë në arenë.

HORIZONTALE1. Kufizojnë një princip -Ben aktor -Janë ndalimë në pranga2. Foxx aktor -Inicialet e Delon -Rebus pa zanore -Gjysmë armate -Banka e Vatikanit 3. Një anestetik -Është kurë me rreze dielli4. Turner i CNN -Agjenci Ajrore Lokale -Ata funksionalë nuk janë në gjend-

je të kuptojë frazat apo fjalitë -Djeg në ekstreme5. Gjysmë erotik -Film i Mike Nichols -Inicialet e Travolta-s -Gjysmë kritik6. Kompozoi Night an Day -Organisation for Security and Co-operation in Europe -Një mund të jetë monstruoz7. Në krye të garës -Jeton në një qytet

-Në krye të radhës -Duhan pa kufij -Është pusia8. Kështu fillon afrimi -Jean-Auguste-Dominque që qe piktor -Në fund të krahut -Dy romake -Thurin ode9. Stevens i Father and Son -Tek trupe -Me to bëjnë torno -Pacino aktor -Kështu të bëhet ai që s’të ndahet10. Ishulli i Odiseut -Chaney që qe aktor

-Armstrong që shkeli i pari në Hënë -Është enë kryesore gjaku11. Mund të jetë kuzhine -Tase e volejbollit -Janë gjërat -Janë grykat e vullkaneve12. Kështu thirrej Stan Laurel në Itali -Kishte 100 porta -Është baba -Gjysmë taktik

Vertikale1. Qe kompozitor i paharruar i yni2. Babai i Horacit -Mund të skadojnë3. Një gadishull në Gironde, Francë -Film shqiptar4. Qe titulli i Francis Drake -Brezi për kimono -Gjsymë kanali5. Fillojnë testin -Qyteti i Coca-Colas-s6. Është muzikë dasme -Ekstreme ekstremi7. Fillojën largimin -Shërbëtori i Don Zhuanit8. Lind në kufij. -Vidal që shkroi Duluth

Eshtë një fjalëkryq për ekspertët dhe për kampionët. Për ta zgjidhur duhet që kutitë e zeza të vendosen nga ju

Duhet të nxini 47 kuti

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

-Në hyrje të oazit9. Ford i The Fugitive10. Nuk duhen besuar -Të parat në sondazh11. Film i Ridley Scott.12. Janë predha anijesh -Një mund të jetë edhe autonom13. Organizma Financiare Autonome -Opera e Verdi-t14. Film i Brad Bird dhe Jan Pinkava15. Mund të jetë shiu16. Can mesfushor te Liverpool -Dy shkronja për disa -Një dëshmi, provë17. Në atë vend -Është e bukura e dheut18. Një shtrojë si tatami -Kishte 100 Teba19. Në fund të vitit -Janë kapo20. Farrow aktore -Janë norma gjykimi21. Diftong në teori -Një mund të jetë edhe elektrike22. Janë si rrëfenja -Skuadër e Athinës

69. Pak amatoriale.

VERTIKALE1. Një garë... specifike në hipodrom.2. Fundi i një fukarai3. Inicialet e Stone regjisor.4. Pak nuhatëse.5. Ndërrohen me zapping.6. E tatojnë pa para.7. My... e kënduar nga George Harrison.8. M të nxjerrin një ketër.9. I preu Seneka.10. Një gjyqtar me flamur.11. Shkronjësi i vogël i... De Amici-s.13. ...kundër një vendimi të padrejtë.14. Një amator.15. Një sport me brez të zi.16. Guinness aktor.20. Eshtë palaçoja.22. Humphrey i Casablanca. 23. Zanore për serioz.24. Një aeroplan... zjarrfikës.25. Një taksë pa as.28. Një e drejtë e jona.

30. Alan aktor.32. Lumë në Amerikë.35. Mund të përdoren për të komuni-kuar me zhargone.37. Ylli i... baletit.39. Hapen në kufij.40. Ishulli me pareo.41. Shkroi Hedda Gabler.42. Fitore pa fre.44. Qe miku i madh i Eneas.47. Qe lumi i harresës.48. Eshtë prift… bekimi.51. Një shtet aziatik.53. Kaçaturian i Vallja e shpatave.54. Një pjesë e territorit55. Fillojnë rindërtimin.56. Ndërmarrje Kërkimi rajonale. 57. I ka tekm kremi.58. Rajon Ndërtimi Mat.60. Mund të jetë me harqe. 61. Dalë në krye.63. Mbush në ekstreme.64. Të parat në olimpiadë.65. Fillojë një periudhë.

Page 16: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 28 QERSHOR 2019 Nr. … · të drejta në raport me intere-sat e vendit, demokracisë, unitet-it dhe paqes sociale. Edhe SHBA mbështet fort të ardhmen

CMYK