36
GJETJET E VROJTIMIT MBI DISA ASPEKTE TË KLIMËS SË INVESTIMEVE SEKRETARIATI I KËSHILLIT TË INVESTIMEVE DHJETOR 2017

GJETJET E VROJTIMIT MBI DISA ASPEKTE TË KLIMËS SË … · gjobiten qytetaret apo bizneset qe nuk pranojne t’ujapesh fature me TVSH. Mundësi sistemimi detyrimesh tatimore pa efekte

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: GJETJET E VROJTIMIT MBI DISA ASPEKTE TË KLIMËS SË … · gjobiten qytetaret apo bizneset qe nuk pranojne t’ujapesh fature me TVSH. Mundësi sistemimi detyrimesh tatimore pa efekte

GJETJET E VROJTIMIT

MBI

DISA ASPEKTE TË KLIMËS SË INVESTIMEVE

SEKRETARIATI I KËSHILLIT TË INVESTIMEVE

DHJETOR 2017

Page 2: GJETJET E VROJTIMIT MBI DISA ASPEKTE TË KLIMËS SË … · gjobiten qytetaret apo bizneset qe nuk pranojne t’ujapesh fature me TVSH. Mundësi sistemimi detyrimesh tatimore pa efekte

Përmbajtja e Prezantimit të Vrojtimit

I. Hyrje

II. Profili i Bizneseve të Përgjigjura

III. Gjetje mbi :

Kontrolli Tatimor

Rimbursimi i TVSH-së

Marrëdhëniet me Administratën Tatimore

Informaliteti

Klima e Biznesit

VI. Përmbledhje e Komenteve dhe Sugjerimeve të Bizneseve

V. Rekomandime dhe Konkluzione

Page 3: GJETJET E VROJTIMIT MBI DISA ASPEKTE TË KLIMËS SË … · gjobiten qytetaret apo bizneset qe nuk pranojne t’ujapesh fature me TVSH. Mundësi sistemimi detyrimesh tatimore pa efekte

I. Hyrje

3

Objektivi i Vrojtimit:

Evidentimi i ecurisë së shqetësimeve kryesore të biznesit mbi disa aspekte të klimës sëinvestimeve me fokus :

a. Inspektimin Tatimor dhe Marrëdhëniet me Administraten Tatimore

b. Informaliteti

c. Rimbursimin e TVSH-së

Krahasimin e disa prej gjetjeve me vrojtimet e mëparshme të Sekretariatit mbi këtoçështje.

Metoda:

Pyetësorë të plotësuar rastësisht onlinë në mënyrë anonime nga 146 biznese

Pyetësor gjysëm i strukturuar

Publikuar në Shqip dhe Anglisht në faqen e internetit të KI dhe Universitetit EPOKA (Korrik-Shtator 2017), dhe link reklamuar në rrjetet sociale përkatëse (FB, Tët)

Dërguar link me e-mail në rreth 8000 adresa biznesi marrë nga QKB, DPT, Universiteti EPOKA, kontaktuar me telefon rreth 1000 biznese.

Bashkëpunim me EPOKA për sensibilizim biznesesh, asistencë në përpunimstatistikor dhe certifikim të dhënash.

Page 4: GJETJET E VROJTIMIT MBI DISA ASPEKTE TË KLIMËS SË … · gjobiten qytetaret apo bizneset qe nuk pranojne t’ujapesh fature me TVSH. Mundësi sistemimi detyrimesh tatimore pa efekte

II. Profili i Bizneseve të Përgjigjura

Page 5: GJETJET E VROJTIMIT MBI DISA ASPEKTE TË KLIMËS SË … · gjobiten qytetaret apo bizneset qe nuk pranojne t’ujapesh fature me TVSH. Mundësi sistemimi detyrimesh tatimore pa efekte

II. Profili i Bizneseve të Përgjigjura -Eksportues

Page 6: GJETJET E VROJTIMIT MBI DISA ASPEKTE TË KLIMËS SË … · gjobiten qytetaret apo bizneset qe nuk pranojne t’ujapesh fature me TVSH. Mundësi sistemimi detyrimesh tatimore pa efekte

III. Kontrolli Tatimor – Llojet dhe Frekuenca e

Kontrolleve Tatimore ( 2013-2016)

Rritje e lehtë e numrit të kontrolleve gjatë 2016, kryesisht vizita fiskale dhe inspektime

në terren.

Page 7: GJETJET E VROJTIMIT MBI DISA ASPEKTE TË KLIMËS SË … · gjobiten qytetaret apo bizneset qe nuk pranojne t’ujapesh fature me TVSH. Mundësi sistemimi detyrimesh tatimore pa efekte

III. Kontrolli Tatimor – sipas Madhësisë së Biznesit dhe

Sektorit

Biznesi mbi 8 million lekë ka përjetuar rritje të numrit kontrolleve në 2016, ndërkohë

që sektori me numrin më të lartë sidomos të inspektimeve në terren paraqitet

Tregtia.

Page 8: GJETJET E VROJTIMIT MBI DISA ASPEKTE TË KLIMËS SË … · gjobiten qytetaret apo bizneset qe nuk pranojne t’ujapesh fature me TVSH. Mundësi sistemimi detyrimesh tatimore pa efekte

III. Kontrolli Tatimor – Sektori Shërbime dhe Industri

Shërbimet kanë patur numër të lartë kontrollesh, si në vizita fiskale dhe inspektime në

terren, në dallim nga sektori i industrisë përpunuese ku raportohet një rënie te theksuar

të tyre. Kjo tendencë e kontrolleve ndoshta është në linjë dhe me politikën e riskut të

deklaruar nga AT.

Page 9: GJETJET E VROJTIMIT MBI DISA ASPEKTE TË KLIMËS SË … · gjobiten qytetaret apo bizneset qe nuk pranojne t’ujapesh fature me TVSH. Mundësi sistemimi detyrimesh tatimore pa efekte

III. Kontrolli Tatimor – Profesionalizmi i Inspektorit

Tatimor (2017)

Ka një vlerësim mbizotërues “professional” në agregatin e tërë kritereve. Kriteri që është

vlerësuar më pak dhe është dallues si “jo professional” mbetet “mbështetja logjistike”.

Sjellja/etika dhe komunikimi janë ndër elementët e profesionalizimit të vlerësuara më

pozitivisht.

Page 10: GJETJET E VROJTIMIT MBI DISA ASPEKTE TË KLIMËS SË … · gjobiten qytetaret apo bizneset qe nuk pranojne t’ujapesh fature me TVSH. Mundësi sistemimi detyrimesh tatimore pa efekte

III. Kontrolli Tatimor – Profesionalizmi i Inspektorit

Tatimor: Vlerësim krahashues 2015 - 2017

Ka një rritje të dukshme të vlerësimit “professional” në marrëdhëniet e biznesit me

inspektorin tatimor, sidomos përsa i përket komunikimit dhe etikës.

Shënim: rezultatet e t-test mbi ndryshimin midis të dhënave për dy vite tregojnë një nivel sinjifikance në 5%

Page 11: GJETJET E VROJTIMIT MBI DISA ASPEKTE TË KLIMËS SË … · gjobiten qytetaret apo bizneset qe nuk pranojne t’ujapesh fature me TVSH. Mundësi sistemimi detyrimesh tatimore pa efekte

III. Kontrolli Tatimor – Vlerësim krahasues mbi

Inspektorin Tatimor

Mbetet në nivele të ulëta megjithëse me rritje të lehtë vlerësimi për mbështetjen

logjistike të inspektorit nga institucionet përkatëse. Megjithëse në përmirësim,

sërisht ka diskutim mbi përgatitjen profesionale ku ka rritje në vlerësimin ekstrem

“shumë jo professional”.

Shënim: rezultatet e t-test mbi ndryshimin midis të dhënave për dy vite tregojnë një nivel sinjifikance në 5%

Page 12: GJETJET E VROJTIMIT MBI DISA ASPEKTE TË KLIMËS SË … · gjobiten qytetaret apo bizneset qe nuk pranojne t’ujapesh fature me TVSH. Mundësi sistemimi detyrimesh tatimore pa efekte

III. Kontrolli Tatimor - Vlerësim mbi Qartësinë e

Raportit të Kontrollit Tatimor - 2017

Në përgjithësi vihet re një tendencë vlerësimi e lartë për qartësinë e raportit në tërë

elementët e konsideruar. Ka luhatje në kategorinë e vlerësimeve shumë i paqartë

dhe disi i qartë ku dallohet konsiderueshëm tek “përmbajtja e raportit” dhe

“gjetjet/përfundimet”.

Page 13: GJETJET E VROJTIMIT MBI DISA ASPEKTE TË KLIMËS SË … · gjobiten qytetaret apo bizneset qe nuk pranojne t’ujapesh fature me TVSH. Mundësi sistemimi detyrimesh tatimore pa efekte

III. Kontrolli Tatimor - Vlerësim krahasimor mbi

Qartësinë e Raportit të Kontrollit Tatimor

Në mesatare ka përmirësime të dukshme mbi qartësinë e raportit të kontrollit

tatimor në vrojtimin e 2017 kundrejt vrojtimit 2015. “Qartësia e raportit” si vlerësim

është rritur në të gjithë elementët e konsideruar për raportin e kontrollit

(përmbajtja, formati, referencat, gjetjet dhe përfundimet).

Page 14: GJETJET E VROJTIMIT MBI DISA ASPEKTE TË KLIMËS SË … · gjobiten qytetaret apo bizneset qe nuk pranojne t’ujapesh fature me TVSH. Mundësi sistemimi detyrimesh tatimore pa efekte

III. Rimbursimi i TVSH – Profili, 2017

22% kanë aplikuar për rimbursim TVSH

Page 15: GJETJET E VROJTIMIT MBI DISA ASPEKTE TË KLIMËS SË … · gjobiten qytetaret apo bizneset qe nuk pranojne t’ujapesh fature me TVSH. Mundësi sistemimi detyrimesh tatimore pa efekte

III. Rimbursimi i TVSH – Procedura në

Rimbursimin e TVSH-së, 2017

27 biznese (15 prej tyre eksportues mbi 70%) në vrojtim janë përgjigjur që e kanë

marrë rimbursimin e TVSh-së, ndërkohë që 10 deklarojnë rimbursim automatik. Ka

një rritje të numrit të rasteve të rimbursuar automatikisht dhe pa kontroll nga sistemi

kundrejt vrojtimit të kryer në 2016 (ku u raportuan vetëm 2 raste). Kemi një konsolidim

drejt rimbursimit automatik, megjithëse akoma ka nevojë për më shumë raste për ta

konfirmuar nga eksportuesit mbi 70%.

Page 16: GJETJET E VROJTIMIT MBI DISA ASPEKTE TË KLIMËS SË … · gjobiten qytetaret apo bizneset qe nuk pranojne t’ujapesh fature me TVSH. Mundësi sistemimi detyrimesh tatimore pa efekte

III. Rimbursimi i TVSH – Afatet, 2017

Tek rastet e raportuara nga bizneset që kanë marrë TVSH kemi një respektim

afatesh në 52% të rasteve. Ndërkohë që raportohen praktika (5 raste në vrojtim)

kur afatet tejkalojnë 90 ditë.

Page 17: GJETJET E VROJTIMIT MBI DISA ASPEKTE TË KLIMËS SË … · gjobiten qytetaret apo bizneset qe nuk pranojne t’ujapesh fature me TVSH. Mundësi sistemimi detyrimesh tatimore pa efekte

III. Rimbursimi i TVSH - A keni përfituar

rimbursimin e TVSh-së dhe Si?

Megjithëse kampioni është i vogël për bizneset që kane aplikuar rimbursim TVSH (në

rreth 22% të përgjigjeve) dalluese është rritja e konsiderueshme e përgjigjeve kundrejt

2016 që e kanë marrë automatikisht rimbursimin e TVSh për 2017.

Page 18: GJETJET E VROJTIMIT MBI DISA ASPEKTE TË KLIMËS SË … · gjobiten qytetaret apo bizneset qe nuk pranojne t’ujapesh fature me TVSH. Mundësi sistemimi detyrimesh tatimore pa efekte

III. Rimbursimi i TVSH – Krahasim mbi zbatimin e

afateve

Zbatimi i afateve mbetet sërisht sfidë për

administatën tatimore. Megjithatë vërehet një rritje

e numrit i rimbursimeve brenda 30 ditëve dhe

zvogëlim të numrit të raportuar në afate mbi 90 ditë.

Në vrojtim dhe takime direkte bizneset shprehen

dhe për kontrolle të kryera mbas rimbursimit

automatik.

Page 19: GJETJET E VROJTIMIT MBI DISA ASPEKTE TË KLIMËS SË … · gjobiten qytetaret apo bizneset qe nuk pranojne t’ujapesh fature me TVSH. Mundësi sistemimi detyrimesh tatimore pa efekte

III. Rimbursimi i TVSH - A ka ndikuar në vendimin

për të investuar tek eksportuesit?

Bizneset eksportuese duket se në 2017 janë më pak të ndjeshme në vendimin për të

investuar të lidhur me rimbursimin e TVSH-së, kundrejt reagimit që është marrë

për këtë kategori në anketën e Sekretariatit në 2016.

Page 20: GJETJET E VROJTIMIT MBI DISA ASPEKTE TË KLIMËS SË … · gjobiten qytetaret apo bizneset qe nuk pranojne t’ujapesh fature me TVSH. Mundësi sistemimi detyrimesh tatimore pa efekte

III. Marrëdhëniet me Administratën Tatimore -

Qartësia e informacionit dhe dijeni mbi sistemin e

riksut, 2017

Bizneset vlerësojnë luhaten në shumicë midis vlerësimit “i qartë” dhe “disi i

qartë” për informacionin e ofruar nga adminsitrata tatimore mbi kuadrin ligjor. Ka

komente nga bizneset se administrata tatimore në shumë raste kur kërkohen

sqarime për interpretime bën vetëm citim të akteve ligjore. Ndërkohë, dijenia për

zbatimin e sistemit të riskut për përzgjedhjen për kontroll është në nivele të larta.

Page 21: GJETJET E VROJTIMIT MBI DISA ASPEKTE TË KLIMËS SË … · gjobiten qytetaret apo bizneset qe nuk pranojne t’ujapesh fature me TVSH. Mundësi sistemimi detyrimesh tatimore pa efekte

III. Marrëdhëniet me Administratën Tatimore –

Vlerësim Krahasues mbi Qartësinë e Informacionit

Një përmirësim i ndjeshëm është konstatuar në përgjigjet e bizneseve në lidhje

me informacionin e marrë nga Administrata Tatimore. Kjo besojmë se lidhet me

përmirësimet në komunikimin dhe shërbimet ndaj tatimpaguesve në periudhën

2016 – 2017.

Page 22: GJETJET E VROJTIMIT MBI DISA ASPEKTE TË KLIMËS SË … · gjobiten qytetaret apo bizneset qe nuk pranojne t’ujapesh fature me TVSH. Mundësi sistemimi detyrimesh tatimore pa efekte

III. Marrëdhëniet me Administratën Tatimore –

Vlerësim krahasues mbi dijeninë e taksapaguesit për

zbatimin e sistemit e riskut

Ka një rritje të ndjeshme të dijenisë së takspaguesve mbi Sistemin e Riskut dhe

përzgjedhjen për kontroll në bazë të tij. Kjo mendojmë se i dedikohet dhe me

funksionimin e vetë sistemit të riskut dhe informimit që i është bërë taksapaguesve

në 2 vitet e fundit.

Page 23: GJETJET E VROJTIMIT MBI DISA ASPEKTE TË KLIMËS SË … · gjobiten qytetaret apo bizneset qe nuk pranojne t’ujapesh fature me TVSH. Mundësi sistemimi detyrimesh tatimore pa efekte

III. Marrëdhëniet me Administratën Tatimore – A keni

marrë pjesë në seanca trajnimi për bizneset?

Një rritje e lehtë e rasteve të trajnimit raportohet nga bizneset në Vrojtim për 2017,

që i përgjigjet dhe një ndërveprimi më pozitiv me Administratën Tatimore.

Trajnimet të cilat përmenden më tepër janë mbi raportimet nëpërmjet sistemit

elektronik, TVSH, etj.

Page 24: GJETJET E VROJTIMIT MBI DISA ASPEKTE TË KLIMËS SË … · gjobiten qytetaret apo bizneset qe nuk pranojne t’ujapesh fature me TVSH. Mundësi sistemimi detyrimesh tatimore pa efekte

III. Marrëdhëniet me Administratën Tatimore – Vlerësim mbi

kënaqësinë nga shërbimet elektronike të tatimeve

Kënaqësia nga shërbimet elektronike të tatimeve është dukshëm më e lartë në

2017 në të tëra aspektet e vlerësuara, si aksesi, besueshmëria dhe saktësia e

përpunimit të të dhënave.

Shënim: rezultatet e t-test mbi ndryshimin midis të dhënave për dy vite tregojnë një nivel sinjifikance në 5%

Page 25: GJETJET E VROJTIMIT MBI DISA ASPEKTE TË KLIMËS SË … · gjobiten qytetaret apo bizneset qe nuk pranojne t’ujapesh fature me TVSH. Mundësi sistemimi detyrimesh tatimore pa efekte

III. Informaliteti – A ndesheni me konkurrencë

informale në sektorin ku operoni?

Bizneset duket se kanë

përjetuar një rënie të lehtë të

konkurrencës nga aktivitetet

informale, që gjithsesi

mbetet ende perceptuar në

nivele të larta dhe shqetësim

për ekonominë.

Page 26: GJETJET E VROJTIMIT MBI DISA ASPEKTE TË KLIMËS SË … · gjobiten qytetaret apo bizneset qe nuk pranojne t’ujapesh fature me TVSH. Mundësi sistemimi detyrimesh tatimore pa efekte

III. Informaliteti – Natyra e Informalitetit, 2017

Bizneset në vrojtim perceptojnë për 2017 se evazioni fiskal është natyra më e shpeshtë e

shfaqjes së informalitetit, e pasuar nga puna në të zezë dhe korrupsioni e kontrabanda.

Nga i njëjti vrojtim i kryer në 2015 ka një ndryshim në perceptimin e natyrës si shfaqet

informaliteti, ku më i përsërituri ishte korrupsioni/kontrabanda, mosrregjistrim,

shmangie taksash e punë në të zezë. Puna në të zezë paraqitet në të njëjtat nivele si në

2015, ndërkohë ka rënë fenomeni i bizneseve të paregjistruara.

Page 27: GJETJET E VROJTIMIT MBI DISA ASPEKTE TË KLIMËS SË … · gjobiten qytetaret apo bizneset qe nuk pranojne t’ujapesh fature me TVSH. Mundësi sistemimi detyrimesh tatimore pa efekte

III. Informaliteti – Reagime krahasuese nga biznesi

Bizneset e vlerësojnë në shumicë në të dy periudhat si kosto të qënit informal,

vecanërisht në afat të gjatë. Megjithatë edhe pse shprehen që ndeshin konkurrencë

informale, pjesa më e madhe nuk pranojnë se kanë informalitet në aktivitetin e tyre.

Page 28: GJETJET E VROJTIMIT MBI DISA ASPEKTE TË KLIMËS SË … · gjobiten qytetaret apo bizneset qe nuk pranojne t’ujapesh fature me TVSH. Mundësi sistemimi detyrimesh tatimore pa efekte

III. Informaliteti – Faktorët fiskal më i rëndësishëm

që mund të nxisë informalitetin, 2017

Bizneset vlerësojnë në 2017 se nga faktorët fiskalë që lë hapësira për informalitet

janë procedurat tatimore, marrëdhëniet me administratën dhe përshkallezimi i tatim

fitimit dhe pragu i TVSh. Megjithatë kjo e fundit si shumatore përbën një shqetësim

të konsiderueshëm (38%) për bizneset e përgjigjura në vrojtim.

Page 29: GJETJET E VROJTIMIT MBI DISA ASPEKTE TË KLIMËS SË … · gjobiten qytetaret apo bizneset qe nuk pranojne t’ujapesh fature me TVSH. Mundësi sistemimi detyrimesh tatimore pa efekte

III. Informaliteti: Shkaqet që nxisin informalitetin,

2017

Në pyetjen e hapur për shkaqet në tërësi që mendojnë se nxisin informalitetin, bizneset

perceptojnë se korrupsioni dhe bizneset e lidhura me politikën, pasuar nga kapacitetet

e administratës tatimore dhe doganore dhe cilësia e qëndrueshmëria e legjislacionit

janë ndër më kryesoret. Del në pah dhe një reagim i biznesit mbi nevojën për

përmirësimin e kulturës fiskale nga vetë bizmeset për të rritur pajtueshmërinë me

sistemin fiskal.

Page 30: GJETJET E VROJTIMIT MBI DISA ASPEKTE TË KLIMËS SË … · gjobiten qytetaret apo bizneset qe nuk pranojne t’ujapesh fature me TVSH. Mundësi sistemimi detyrimesh tatimore pa efekte

III. Informaliteti – Propozime për Incentiva, 2017

Përvec kërkesë tradicioanle të biznesit për ulje taksash, ka propozim për rritje të

bashkëbisedimit me bizneset, përmirësimit të profesionalizimit dhe efiçencës së

administratës dhe thjeshtimit të procedurave. Ka biznese që kërkojnë të punohet

dhe incentivohet konsumatori final për kuponin tatimor

Page 31: GJETJET E VROJTIMIT MBI DISA ASPEKTE TË KLIMËS SË … · gjobiten qytetaret apo bizneset qe nuk pranojne t’ujapesh fature me TVSH. Mundësi sistemimi detyrimesh tatimore pa efekte

III. Problematika e Klimës së Biznesit, 2017

Shqetësime në vijim për klimën e biznesit raportohen në Vrojtim për 2017, të tilla si

burokracitë administrative, marrëdhëniet me administratën tatimore dhe qartësia e

legjislacionit fiskal. Bizneset, si në vrojtimin e 2016 për këtë pyetje, vazhdojnë të

kërkojnë incentiva për investime dhe njëkohësisht një proçedurë ankimimi brenda

administrates shteterore më efektive.

Page 32: GJETJET E VROJTIMIT MBI DISA ASPEKTE TË KLIMËS SË … · gjobiten qytetaret apo bizneset qe nuk pranojne t’ujapesh fature me TVSH. Mundësi sistemimi detyrimesh tatimore pa efekte

IV. Komente nga Biznesi - Rimbursim TVSH

Rimbursim automatik për eksportet dhe shkëmbim informacioni nga doganat

kur kryhet eksporti.

Kreditim automatik te teprices kreditore TVSH.

Mundësia e sistemit të detyrimeve të tjera me gjendjen e kreditueshme të

TVSH-së, si tatim fitimi, tatim mbi qeratë, dividentë apo penalitete, nga sistemi

dhe pastaj risku të përcaktojë nëse duhet kontroll apo jo.

Page 33: GJETJET E VROJTIMIT MBI DISA ASPEKTE TË KLIMËS SË … · gjobiten qytetaret apo bizneset qe nuk pranojne t’ujapesh fature me TVSH. Mundësi sistemimi detyrimesh tatimore pa efekte

IV. Komente nga Biznesi - Faktorë që cojnë në

informalitet

Mungesa e zinxhirit të faturimit, blejmë shërbime që nuk janë object TVSH dhe

nuk i shkarkojmë dot TVSH në blerje, duke qenë se marrim fatura Model 4.

Informalitet në Turizëm, tek guidat turistike dhe agjensitë e turizimit.

Mundësia për të fituar më shumë duke paguar më pak taksa. Fryma e përgjithshme

në biznes dhe mungesa e kulturës së biznesi në përgjithësi.

Shtysë për konsumatorin final për të tërhequr kuponin tatimor.

Nuk ka kontrolle ose jane te pamjaftueshme dhe sporadike, dhenia me lehtesi e

licensave per veprimtari prodhuese. Ska asnje institucion qe kerkon dhe

kontrollon standartizimin e prodhimit dhe respektimin e normave teknike,

ambjentale, etj.

Heqja e të drejtës për shitje me pakicë (kupon) për biznesin e madh po krijon

shoqëri fiktive të shitjes me pakicë, pasi biznesi i madh është i detyruar të krijojë

këto shoqëri për të bërë të mundur shkarkimin e mallit që nuk pranon tregu i

pakicës. Ky fenomen po bëhet modë dhe duhet gjetur një zgjidhje teknike për të

eliminuar zinxhirin e shoqërive fiktive të pakicës.

Page 34: GJETJET E VROJTIMIT MBI DISA ASPEKTE TË KLIMËS SË … · gjobiten qytetaret apo bizneset qe nuk pranojne t’ujapesh fature me TVSH. Mundësi sistemimi detyrimesh tatimore pa efekte

IV. Komente nga Biznesi – Incentiva për Formalizim

Rritja e bonuseve për doganierët nëse rrisin zhdoganimet e rregullta, kështu

pjesën që marin nën dorë do e marrin zyrtarisht bonus nga shteti.

Kërkesë të origjinës së produkteve në subjektet e tregtimit përfundimtar të

produktit.

Ideja që një biznes qe plotëson kriteret të certifikohet me një pullë dhe kështu

inspektorët nuk mund të vijnë e të bëjnë presion cdo javë.

Menyra me e mire per te luftuar informalitetin eshte te kontrollohen dhe

gjobiten qytetaret apo bizneset qe nuk pranojne t’u japesh fature me TVSH.

Mundësi sistemimi detyrimesh tatimore pa efekte të menjëhereshme

penalitetesh nga kontrollet tatimore.

Ndërgjegjësim i publikut. Të merren incentiva që për cdo kupon tatimor do të

rimbursohet 5 – 6 – 10 %.

Te gjitha subjektet qe prodhojne, shesin apo kane aktivitet ne fushen e

Agrobiznesit te jene te pajisur me licensat perkatese dhe te jene objekt i

monitorimeve sipas ligjit me qellim qe te te jene te gjithe te barabarte. Kjo

sidomos eshte e theksuar neper rrethe.

Page 35: GJETJET E VROJTIMIT MBI DISA ASPEKTE TË KLIMËS SË … · gjobiten qytetaret apo bizneset qe nuk pranojne t’ujapesh fature me TVSH. Mundësi sistemimi detyrimesh tatimore pa efekte

Administrata tatimore të organizojë takime të vecanta sipas sektorëve, ku ti

drejtojnë drejt formalizimit

Nje administrate tatimore te pregatitur, le shume per te deshiruar niveli i

militantizmit ne administraten tatimore, te rinj e te vjeter nuk ka rendesi,

thjesht perzgjedhja eshte me shume me baza lidhjesh partiake se sa me

specializime profesionale. Te rinj sapo te diplomuar ose me max 1-2 vjet

eksperience pune nuk mund te jene kurre pjese e departamentit te kontrollit

tatimor qe shkojne dhe kontrollojne profesioniste qe kane vite ne kete fushe.

Sherbimi per tatim paguesin me i hapur dhe ne kontakt te drejtperdrejte me

profesionalistet, te ndihmojne subjektet qe te raportojne sic duhet detyrimet

tatimore.

Informacioni sa më i aksesueshëm. Ligjet të dalin përpara se të zbatohen

bashkë edhe me udhëzimet përkatëse dhe të mos ketë shumë ndryshime të

ligjeve.

IV. Komente nga Biznesi – Incentiva për formalizim

Page 36: GJETJET E VROJTIMIT MBI DISA ASPEKTE TË KLIMËS SË … · gjobiten qytetaret apo bizneset qe nuk pranojne t’ujapesh fature me TVSH. Mundësi sistemimi detyrimesh tatimore pa efekte

FALEMINDERIT !

www.investment.com.al