8
PROJEKT FOTOSHOP Gjinite e fotografise 1. Fotografia e peisazhit 2. Fotografia e portretit 3. Fotoreportazhi 4. Fotografia komerciale 5. Fotografia dokumentare 6. Fotografia shkencore 7.Fotomontazhi

Gjinite e fotografive

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Ky material jep informacion mbi gjiinite e fotografive.

Citation preview

Page 1: Gjinite e fotografive

PROJEKT FOTOSHOP Gjinite e fotografise1. Fotografia e peisazhit2. Fotografia e portretit3. Fotoreportazhi4. Fotografia komerciale5. Fotografia dokumentare6. Fotografia shkencore

7.Fotomontazhi

Page 2: Gjinite e fotografive

Fotografia e peisazhit

Fotografia e peisazhit eshte nje nga gjinite me popullore te

fotografise. Ajo trajton peisazhin, jo vetem ate natyror, por edhe ate urban, me ose pa pranine e

njerezve. Tre jane stilet ne gjinine e peisazhit: paraqites,

impresionist dhe abstrakt. Peisazhi paraqites jep pamjen e

peisazhit ne menyren me te natyrshme dhe realiste, pa

efekte te posacme apo manipulime. Peisazhi

impresionist perdor mjete dhe teknika te posacme qe sjellin si

rezultat pamje qe me shume japin mbresen e nje peisazhi sesa

detaje apo realitetin. Peisazhi abstrakt I meshon me fort

dizajnit sesa besnikerise pamore.

Peisazh abstrakt

Peisazh impresionist

Peisazh paraqites

Page 3: Gjinite e fotografive

Fotografia e portretitPortreti eshte nje nga gjinite me te hershme te fotografise. Ne kemi pershtypjen se dikur njerezit kane qene me serioze, sepse rrallehere shikon fytyra te qeshura ne foto. (kjo mund te ndodhe edhe pse procesi I fotografimit ne kohen me te vjeter zgjaste me shume ne kohe se sa sot dhe keshtu shumekujt mund t’I ngrinte e qeshura ne fytyre!! ) Qe te fotografosh nje fotgrafi te bukur portreti, ju duhet te kujdeseni per kendin e fotografimit , Largesine fokale, ndricimin e duhur, castin e duhur, sfondin e duhur.

Page 4: Gjinite e fotografive

Fotoreportazhi

Fotoreportazhi eshte nje forme e vecant e gazetarise ecila perdor imazhet fotografike per te ilustruar rrefimin e nje ngjarjeje, si dhe sherben per dokumentimin vizual te saj. Ndryshe nga lloje te tjera te fotografise ajo duhet te kete patjeter 3 veti:1. Aktualiteti: fotot qe kane kuptim brenda kontekstit kohor qe paraqitet ne lajm.2. Objektiviteti :rrethanat e pershkruara ne reportazh dhe pamjet qe e paraqesin duhet te jene te verteta, te paraqitura me ndershmeri dhe korrektese.3.Rrefimi : imazhet lidhen me rrefimin e lajmit dhe marrin kuptim brenda ngjarjes qe tregohet. Forca e padiskutueshme e imazhit ka bere qe disa foto te marrin vlera emblematike edhe te shkeputura nga rrefimi gazetaresk I ngjarjes.

Page 5: Gjinite e fotografive

Fotografia komerciale

Reklama eshte nje forme komunikimi e cila synon joshjen e nje kategorie te caktuar njerezish drejt nje malli(veshje, ushqime etj.) apo sherbimi (agjenci udhetimi, kompani ajrore, banka etj.) Konkurrenca e lire e tregut I shtyn ofertuesit te garojne jo vetem me cilesine, cmimin, ambalazhimin, por edhe me estetiken qe shoqeron produktet e ketyre produkteve. Per shembull nje dege e fotografise komerciale eshte edhe ajo e ushqimeve, ku ne stilin e “natyres se qete” paraqiten ne menyre sa me joshese produkte ushqimore apo edhe receta te tera kuzhine. Fotografia e modes ka per qellim te reklamoje veshjet dhe objektet e tjera qe lidhen me moden.

Page 6: Gjinite e fotografive

Fotografia dokumentareFotografia dokumentare lidhet gjithashtu me ngjarje apo personazhe domethenese. Ajo mund te kete synime sociale. Fotografia dokumentare mbulohet kryesisht nga fotogazetare profesioniste, por edhe amatore. Nese sekuencat filmike kane avantazhin e dokumentimit me te detajuar me ze dhe me figure, prape se prape roli I fotografise nuk ka rene aspak. Ajo mund te kete synime artisike, per shembull dokumentimin e nje suksesi teatror apo nje ekzpozite pikture, synime akademike (dokumentimin e nje konference apo kerkimi shkencor) etj. Fotografi perpiqet te sjelle pamje objektive dhe qe percjellin atmosferen e ngjarjes.

Page 7: Gjinite e fotografive

Fotografia shkencore

Fotografia shkencore mendohet te jete shume e hershme. Ajo ka filluar rreth viteve 1840. Ajo nuk ka per qellim te transmetoje “bukurine” e nje objekti, por informacionin shkencor te objektit te fotografuar. Disa teknika per te realizuar fotografi shkencore jane: 1. Ndricimi: Perdorimi I fleshit dhe I ndricimit te vazhdueshem eshte I domosdoshem per te nxjerre ne pah format, strukturen etj.2.Perdorimi I zoomit: (zmadhimi/zvogelimi) Permasta e objekteve te fotografuara mund te jene nga me mikroskopiket deri tek makroskopiket. Per kapjen e tyre perdoren nga teleskopet e hapesires deri tek mikroskopet.3.Fusha e punes : Kontrolli I fushes se punes eshte teper I nevojshem, per te mos demtuar kontekstin e fotografise. Momentet jetesore duhet t’a percjellin kete ide.4. Efekti kohe : Fotografite shkencore japin nje imazh qe mund te ndodhe ne nje te qindten e sekondes, por edhe per nje periudhe shume te gjate kohore. Prandaj eshte shume e rendesishme, qe permes shkrepjes, efekti kohor te jete I pranishem ne foto.5. Aspekti estetik: Edhe pse nuk eshte paresor ne kete gjini, kur ai gjen zbatim pa cenuar permbajtjen shkencore te fotos, e kthen foton ne nje ikone te artit te fotografise.

Page 8: Gjinite e fotografive

FotomontazhiFotomontazhi eshte nje teknike e cila kombinon foto te ndyshme ne nje te vetme.Ndonese fotomontazhi ka tendence qe te jete anti-art ai eshte nje nga gjinite me te perhapura, qe perdoret si nga individet e zakonshem, ashtu edhe nga profesionistet, mediat etj.Ne ditet e sotme krijimi I nje fotomontazhi eshte teper I lehte, per shkak te progameve kompjuterike fotoshop.