45
Rruga e drejtë - WordPress.com Hadithet e librit Rijadu salihin I Kapitulli i sinqeritetit dhe nijetit në të gjitha veprat dhe fjalët e hapura e të fshehta Allahu i Lartësuar thotë: E megjithatë, ata qenë urdhëruar vetëm që të adhuronin Allahun me përkushtim të sinqertë, duke qenë në fenë e pastër (të Ibrahimit), si dhe të falnin namazin e të jepnin zeqatin. Kjo është feja e drejtë .” (El-Bejjine: 5) Dhe thotë: Tek Allahu nuk arrin as mishi, as gjaku i tyre, por arrin përkushtimi  juaj.” (El -Haxhxh: 37) Po ashtu thotë: Thuaju: “Edhe nëse e fshihni atë që keni në zemrat tuaja apo e shpallni haptazi, Allahu e di atë .” (Alu Imran: 29) Hadithi nr. 1 Nga emiri i besimtarëve, Ebu Hafsin Umer ibën el Hattab ibn Nufejl ibn Abduluzza ibën Rijah ibën Abdilah ibën Kurt ibën Rezah ibën Adijj ibën Ka’b ibën Luejj ibën Galib el Kureshijj el- Adevijj radijAllahu anhu transmetohet të ketë thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem duke thënë: Veprat  janë sipas qëllimeve dhe çdokujt i takon ajo që ka për qëllim. Prandaj, kush shpërngulet (bën hixhret) për Allahut dhe të Dërguarin e Tij, shpërngulja e tij është për Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Ndërsa ai shpërngulja e të cilit është për të fituar disa të mira të kësaj bote ose për t’u martuar me ndonjë femër, hixhreti i tij do të jetë për atë që ka bërë hixhret.” Buhariu dhe Muslimi. Këtë hadith e transmetojnë dy imamë muhadithë: Ebu Abdullah Muhammed ibën Ismail ibën Ibrahim ibën el-Mugireh Berdizbe eë- Xhu’fij el-Buhari dhe Ebu-l- Husejn Muslim ibn el-Haxhxhaxh ibn Muslim el-Kushejrij el-Nejsaburij në dy librat

Hadithet e librit Rijadu salihin, vëll. 1.pdf

Embed Size (px)

Citation preview

8/17/2019 Hadithet e librit Rijadu salihin, vëll. 1.pdf

http://slidepdf.com/reader/full/hadithet-e-librit-rijadu-salihin-vell-1pdf 1/45

Rruga e drejtë - WordPress.com

Hadithet e librit Rijadu salihin I

Kapitulli i sinqeritetit dhe nijetit në të gjitha veprat dhe

fjalët e hapura e të fshehta

Allahu i Lartësuar thotë: “E megjithatë, ata qenë urdhëruar vetëm që të

adhuronin Allahun me përkushtim të sinqertë, duke qenë në fenë e pastër (të

Ibrahimit), si dhe të falnin namazin e të jepnin zeqatin. Kjo është feja e drejtë .”(El-Bejjine: 5)

Dhe thotë: “Tek Allahu nuk arrin as mishi, as gjaku i tyre, por arrin përkushtimi

 juaj.” (El-Haxhxh: 37)

Po ashtu thotë: “Thuaju: “Edhe nëse e fshihni atë që keni në zemrat tuaja apo e

shpallni haptazi, Allahu e di atë.” (Alu Imran: 29) 

Hadithi nr. 1

Nga emiri i besimtarëve, Ebu Hafsin Umer ibën el Hattab ibn Nufejl ibn Abduluzzaibën Rijah ibën Abdilah ibën Kurt ibën Rezah ibën Adijj ibën Ka’b ibën Luejj ibën

Galib el Kureshijj el-Adevijj radijAllahu anhu transmetohet të ketë thënë: “E kam

dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem duke thënë: “Veprat

 janë sipas qëllimeve dhe çdokujt i takon ajo që ka për qëllim. Prandaj,

kush shpërngulet (bën hixhret) për Allahut dhe të Dërguarin e Tij,

shpërngulja e tij është për Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Ndërsa ai

shpërngulja e të cilit është për të fituar disa të mira të kësaj bote ose

për t’u martuar me ndonjë femër, hixhreti i tij do të jetë për atë që ka

bërë hixhret.” Buhariu dhe Muslimi.

Këtë hadith e transmetojnë dy imamë muhadithë: Ebu Abdullah Muhammed ibënIsmail ibën Ibrahim ibën el-Mugireh Berdizbe eë-Xhu’fij el-Buhari dhe Ebu-l-Husejn Muslim ibn el-Haxhxhaxh ibn Muslim el-Kushejrij el-Nejsaburij në dy librat

8/17/2019 Hadithet e librit Rijadu salihin, vëll. 1.pdf

http://slidepdf.com/reader/full/hadithet-e-librit-rijadu-salihin-vell-1pdf 2/45

Rruga e drejtë - WordPress.com

e tyre, të cilët konsiderohen si dy përmbledhjet më të sakta të shkruara tëhaditheve.

Hadithi nr. 2

Nga nëna e besimtarëve, Umu Abdullah Aishja radijAllahu anhu, transmetohet të

ketë thënë: “Ka thënë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: “Një

ushtri do ta luftojë Qabenë. Kur do të dalin në një vend të gjerë, do t’i

lëshojë toka që të gjithë.” 

Aishja i tha: “O i Dërguar i Allahut, si do t’i lëshojë toka që të gjithë kur në mesin etyre ka tregtarë dhe të tjerë që nuk janë prej tyre?” I Dërguari sal-lAllahu alejhi ve

sel-lem i tha: “Do t’i lëshojë që të gjithë e më pas secili ngjallet në bazë

të njetit të tij.” Buhariu dhe Muslimi., ndërsa ky version është i Buhariut.

Hadithi nr. 3

Transmetohet nga Aishja radijAllahu anha të ketë thënë: “Ka thënë i Dërguari i

Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: “Nuk ka hixhret pas çlirimit (të Mekës),

por ka luftë dhe nijet të mirë (për të luftuar). Kër kërkohet ndihma

 juaj që të luftoni, atëherë dilni në luftë.” Buhariu dhe Muslimi.

Kuptimi i tij është se nuk ka hixhret nga Meka sepse është bërë vend Islam.

Hadithi nr. 4

Transmetohet nga Ebu Abdullah Xhabir ibën Abdullah el-Ensarij radujAllahu anhuse ka thënë: “në një betejë ishim me të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ve

sel-lem dhe na tha: “Vërtet në Medine ka burra të cilët kanë qenë me ju,

qoftë kur keni ecur nëpër kodra, qoftë nëpër lugina. Ata i ka penguar

sëmundja.” Sipas një transmetimi tjetër: “Ata janë pjesëmarrës me ju në

shpërblim.” Transmeton Muslimi.

Ndërsa Buhariu transmeton nga Enesi radijAllahu anhu se ka thënë: “Ne u kthyemnga beteja e Tebukut me të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, i cili

tha: “Vërtet ka njerëz të cilët kanë mbetur në Medine pas nesh dhe që

8/17/2019 Hadithet e librit Rijadu salihin, vëll. 1.pdf

http://slidepdf.com/reader/full/hadithet-e-librit-rijadu-salihin-vell-1pdf 3/45

Rruga e drejtë - WordPress.com

 janë me ne kudo që të shkojmë, në kodra a në lugina. Ata i ka penguar

sëmundja.” 

Hadithi nr. 5

Transmetohet nga Ebu Jezid Ma’n ibën Jezid ibën Ahnesi radijAllahu anhu –ai,babai dhe gjyshi i tij të gjithë kanë qenë as’habë- të ketë thënë: “Babai im, Jez-idi,ka marrë disa dinarë (prej ari) që t’i ndajë sadaka dhe i la te një njeri në xhami.Pastaj unë shkova i mora dhe i solla, e ai më tha: “Pasha Allahun, unë nuk t’i kamdestinuar ty!” Duke u grindur me të, shkova tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu

alejhi ve sel-lem, i cili na tha: “Jotja është ajo që ke bërë nijet, o Jezid,

kurse jotja ajo që ke marrë, o Ma’n.” Transmeton Buhariu.

Hadithi nr. 6

Transmetohet nga Ebu Is’hak Sa’d ibën ebi Vekasi Malik ibën Uhejb ibën AbduMenaf ibën Zuhrete ibën Kilab ibën Murrete ibën Ka’b ibën Luej el Kureshij ez -Zuhrij radijAllahu anhu, njëri nga dhjetë të dëshmuarit për ta me xhennet, se ka

thënë: “Në vitin e haxhit lamtumirës erdhi i Dërguari të më vizitonte për shkak tënjë sëmundje që më rëndoi shumë. I thashë- -O i Dërguar i Allahut! Më ka kapluar

sëmundja ashtu siç je duke e parë. Unë jam i pasur, por nuk më trashëgon përveçnjë vajze, a të jap lëmoshë dy të tretat e pasurisë sime? Më tha: “Jo.”  I thashë: -

Atëherë gjysmën, o i Dërguar i Allahut? Më tha: “Jo.” Atëherë i thashë: -E një të

tretën? Më tha: “Një të tretën, por edhe ajo është shumë apo (pjesë) e

madhe, sepse t’i lësh trashëgimtarët të pasur është më mirë sesa t’i

lësh të varfër, të kërkojnë nga të tjerët. Ti nuk do të shpenzosh pasuri

e me të të kesh për qëllim fytyrën e Allahut vetëm se do të

shpërblehesh, derisa edhe për kafshatën e gojës që vendos në gojën e

gruas tënde.” Tha Sa’di: -I thashë: O i Dërguar i Allahut! A do të mbetem prapa

shokëve të mi? Tha: “Ti nuk do të mbetesh e të punosh një punë që me

të dëshiron fytyrën e Allahut vetëm se do të shtohet me të grada,

ndoshta do të jetosh e të kenë dobi nga ti disa e të dëmtohen të tjerë.

O Allah, vazhdoja shokëve të mi hixhretin e tyre dhe mos i kthe

mbrapa, mirëpo fatkeq është Sa’d ibën Havlete.”  Po i vjen keq të

8/17/2019 Hadithet e librit Rijadu salihin, vëll. 1.pdf

http://slidepdf.com/reader/full/hadithet-e-librit-rijadu-salihin-vell-1pdf 4/45

Rruga e drejtë - WordPress.com

Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem që kishte vdekur në Mekë.” Buhariu dheMuslimi.

Hadithi nr. 7

Transmetohet nga Ebu Hurejra Abdurrahman ibën Sahr radijAllahu anhu të ketë

thënë: “Ka thënë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: “Vërtet Allahu

nuk shikon në trupat tuaj e as në fizionomitë tuaja, por shikon në

zemrat dhe veprat tuaja.” Transmeton Muslimi.

Hadithi nr. 8

Transmetohet nga Ebu Musa Abdullah ibën Kajs el-Esh’arij radijAllahu anhu të

ketë thënë: “Është pyetur i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem përnjeriun që lufton për trimëri, fanatizëm farefisnor dhe syefaqësi, se cila nga këtoështë në rrugën e Allahut. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tha:

“Kush lufton që Fjala e Allahut të jetë më e larta, vetëm ai është në

rrugë të Allahut.” Buhariu dhe Muslimi.

Hadithi nr. 9

Nga Ebu Bekrete Nufej’i ibën el-Harith eth-Thekafijj radijAllahu anhutransmetohet se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kur të

ndeshën dy muslimanë me shpatat e tyre, vrasësi dhe i vrari janë në

zjarr.” Atëherë i thashë: “O i Dërguari i Allahut! Për vrasësin është e qartë, po si

është puna me të vrarin?” Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Sepse ai

dëshironte ta vriste shokun e vet.” Buhariu dhe Muslimi.

Hadithi nr. 10

Ebu Hurejra radijAllahu anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-

lem ka thënë: “Namazi i njeriut në xhemat është njëzet e disa shkallë

më i vlefshëm se namazi i tij në treg apo shtëpinë e tij. Kush merr

abdest në formën më të mirë, pastaj shkon në xhami duke pasur

qëllim të vetëm faljen e namazit në xhemat dhe duke mos i interesuar

8/17/2019 Hadithet e librit Rijadu salihin, vëll. 1.pdf

http://slidepdf.com/reader/full/hadithet-e-librit-rijadu-salihin-vell-1pdf 5/45

Rruga e drejtë - WordPress.com

asgjë tjetër, për çdo hap të tij i shtohet nga një gradë dhe i shlyhet nga

një mëkat derisa të hyjë në xhami. E kur të hyjë në xhami, ai është në

namaz përderisa pret namazin tjetër. Secilin prej jush e bekojnë

melaiket. Derisa gjendet në vendin ku ka falur namazin, ata thonë: “O

Zot, mëshiroje! O Zot, fale! O Zot, pranoja pendimin!” Melaiket

veprojnë kështu derisa njeriu të fillojë t’i mundojë  të tjerët ose ta

prishë abdestin në xhami.”  Buhariu dhe Muslimi., mirëpo ky transmetim

është i Muslimit.

Hadithi nr. 11

Transmetohet nga Ebul-Abas Abdullah ibën Abas ibën Abdul-Mutalib radijAllahuanhuma nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, se Allahu i

Madhërishëm ka thënë: “Vërtet Allahu i ka shkruar veprat e mira dhe të

këqija, pastaj i ka sqaruar ato. Kush dëshiron me zemër të bëjë një

vepër të mirë, por nuk mund ta kryejë, Allahu do t’ia shkruajë tek Ai

një vepër të mirë në tërësi, por nëse dëshiron të bëjë një vepër të

mirë dhe e kryen, Allahu do t’ia shkruajë dhjetë deri në shtatëqind

herë më tepër. Por nëse dëshiron të bëjë ndonjë vepër të keqe e nuk

e kryen, Allahu do t’i shkruajë tek Ai një vepër të mirë në tërësi, pornëse dëshiron dhe kryen një vepër të keqe, atëherë Allahu ia shënon

vetëm një vepër të keqe.” Buhariu dhe Muslimi.

Hadithi nr. 12

Transmetohet nga Ebu Abdurrahman Abdullah ibën Umer ibën el-HattabiradijAllahu anhu se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem duke thënë: “Tre veta nga gjeneratat para jush u nisën për rrugë dhe një

ditë i zuri nata para një shpelle, në të cilën hynë dhe bujtën. Një shkëmb u

rrokullis nga kodra dhe e mbylli plotësisht hyrjen e shpellës. Ata thanë:

“Shpëtimi nga ky shkëmb është vetëm që ta lusim Allahun e Madhërishëm që ta

largojë për hir të veprave tona të mira.”

8/17/2019 Hadithet e librit Rijadu salihin, vëll. 1.pdf

http://slidepdf.com/reader/full/hadithet-e-librit-rijadu-salihin-vell-1pdf 6/45

Rruga e drejtë - WordPress.com

Njëri prej tyre tha: “O Zoti im!  Unë i kam pasur prindërit pleq të thinjur dhe

asnjëherë para tyre nuk u kam dhënë të hanë e as të pinë familjes sime e as

shërbëtorëve. Një ditë më argëtoi kërkimi i kullosës më të mirë për kopenë time

e nuk u erdha me kohë dhe ata kishin fjetur. Unë e mola qumështin në enë dhe

ua solla, por i gjeta duke fjetur. Më erdhi keq t’i trazoja, por edhe që të ushqejfamiljen dhe shërbëtorët, prandaj kam pritur me enë në dorë dhe kam shikuar

kur do të zgjohen. Kjo pritje ka zgjatur deri në agim. Fëmijët e mi, aty te këmbët

e mia, klithnin të uritur, por u kam dhënë qumësht pasi prindërit janë zgjuar dhe

kanë pirë qumështin që u kisha sjellë. O Zoti im! Nëse këtë e kam bërë duke

dashur Fytyrën Tënde, atëherë na e largo këtë shkëmb nga hyrja e kësaj shpelle

ku gjendemi!” Shkëmbi lëvizi pak, por jo edhe aq sa të mund të dalin!

Njeriu i dytë tha: “O Zoti im, e kam pasur një kushërirë të cilën e kam dashuruar

më tepër se tërë botën”, sipas një transmetimi tjetër “e kam dashur aq fort siç iduan burrat gratë”. Kërkova prej saj (siç kërkojnë burrat prej grave të tyre), por

ajo nuk më lejoi. Një vit mbretëronte uria dhe ajo erdhi dhe unë i dhashë 120

dinarë (monedha ari) që të vetmohet me mua. Dhe kur ajo ashtu veproi dhe unë

u bëra pronar i saj”, sipas një transmetimi tjetër “kur e ula pranë saj siç ulet

burri pranë gruan e tij”, ajo (duke qarë) më tha: “Frikësoju Allahut dhe mos ma

merr virgjërinë pa të drejtë.” Atëherë u largova prej saj duke e kursyer nga akti i

turpshëm, edhe pse e doja më tepër se këdo tjetër, e lashë të lirë duke ia

dhuruar të hollat e dhëna. O Zoti im, nëse e kam bërë këtë vetëm për të fituar

kënaqësinë Tënde, na e largo këtë gjendje ku jemi!” Shkëmbi përsëri lëvizi edhepak nga hyrja e shpellës, por jo edhe aq sa të mund të dilet prej saj.

Njeriu i tretë tha: “O Zoti im, unë kam pasur rrogëtarë dhe të gjithëve ua kam

paguar menjëherë fitimin e merituar, përveç një njeriu, i cili u largua para se ta

merrte mëditjen. Unë mëditjen e tij pastaj e kam përdorur si duhet dhe pasuria

e tij u shumëfishua. Pas një kohe rrogëtari im erdhi e më tha: “O robi i Zotit, m’i

 jep të hollat e mëditjes sime të papaguar!” Unë i thashë: “Krejt ajo që sheh,

pasuria, delet, lopët, devetë dhe robërit janë prej mëditjes tënde që është

shtuar.” Ai tha: “O robi i Zotit, mos u tall me mua!” Unë atëherë i thashë: “Unënuk po tallem me ty”, pastaj e mori tërë mallin dhe shkoi,  duke mos më lënë

asgjë. O Zoti im, nëse unë këtë e kam bërë vetëm për Ty, atëherë na e largo këtë

shkëmb nga hyrja e shpellës!” Shkëmbi u rrokullis, kurse udhëtarët dolën dhe e

vazhduan rrugën.” Buhariu dhe Muslimi. 

8/17/2019 Hadithet e librit Rijadu salihin, vëll. 1.pdf

http://slidepdf.com/reader/full/hadithet-e-librit-rijadu-salihin-vell-1pdf 7/45

Rruga e drejtë - WordPress.com

Kapitulli i pendimit dhe kërkimit të faljes së mëkateve

Allahu i Madhëruar thotë: “Të gjithë ju, o besimtarë, kthehuni tek Allahu të

penduar, që të arrini shpëtimin!” (En-Nur: 31)

“Dhe që të kërkoni falje nga Zoti juaj dhe të pendoheni…” (Hud: 3) 

“O besimtarë! Pendohuni tek Allahu me sinqeritet të thellë.” (Tahrim: 8) 

Hadithi nr. 13

Ebu Hurejra radijAllahu anhu thotë: “Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “Pasha Allahun, vërtet unë i drejtohem

Allahut me teube dhe istigfar më shumë se shtatëdhjetë herë në

ditë.” Transmeton Buhariu.

Hadithi nr. 14

Nga Egarr ibën Jesar el Muzeni thotë: “ Ka thënë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve

sel-lem: “O ju njerëz, pendohuni tek Allahu dhe kërkoni falje nga Ai.Vërtet unë pendohem tek Ai njëqind herë në ditë.” Transmeton Muslimi.

Hadithi nr. 15

Ebu Hamzete Enes ibni Malik el-Ensari, shërbëtori i të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, thotë: “Ka thënë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve

sel-lem: “Allahu gëzohet për pendimin e robit të Tij më tepër se

ç’gëzohet ndokush prej jush kur rastis devenë e tij, pasi e kishte

humbur në shkretëtirë.” Buhariu dhe Muslimi.

Në transmetimin e Muslimit thuhet: “Allahu gëzohet për pendimin e robit

të tij tek Ai më tepër se ndonjëri prej jush kur gjen devenë e tij në

shkretëtirë. Ajo i ikën duke pasur në shpinën e saj ushqimin dhe ujin.

8/17/2019 Hadithet e librit Rijadu salihin, vëll. 1.pdf

http://slidepdf.com/reader/full/hadithet-e-librit-rijadu-salihin-vell-1pdf 8/45

Rruga e drejtë - WordPress.com

E kërkon, por e humb shpresën për ta gjetur. Pastaj shkon te një pemë

dhe shtrihet nën hijen e saj. Përderisa ishte në këtë gjendje,

papritmas sheh devenë e vet duke qëndruar para tij, e kap nga litari i

saj, pastaj nga gëzimi i tepërt thotë: “O Zoti, ti je robi im dhe unë jam

Zoti yt! Gaboi nga gëzimi i tepërt.” 

Hadithi nr. 16

Transmetohet nga Ebu Musa Abdullah ibën Kajs el-Esh’ari se i Dërguari i Allahut

sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Vërtet Allahu i Lartësuar e shtrinë

Dorën e Tij natën që të pranojë pendimin e mëkatarëve të ditës dhe e

shtrin Dorën e Tij ditën që të pranojë pendimin e mëkatarëve të

natës, derisa të lindë dielli nga perëndimi.” Transmeton Muslimi.

Hadithi nr. 17

Ebu Hurejra radijAllahu anhu thotë: “Ka thënë Muhammedi sal-lAllahu alejhi ve

sel-lem: “Kush pendohet para se të lindë dielli nga perëndimi, Allahu do

t’ia falë.”  Transmeton Muslimi.

Hadithi nr. 18

Transmetohet nga Ebu Abdurrahman Abdullah ibën Umer ibën el-Hattabi se i

Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Vërtet Allahu e

pranon pendimin e robit derisa të arrijë shpirti në fytin e tij (derisa të

 jetë i sigurt se do të vdesë).” Transmeton Tirmidhiu dhe tha se hadithi është i

mirë (hasen).

Hadithi nr. 19

Transmetohet nga Zirr ibën Hubejshi se ka thënë: “Shkova te Safvan ibën AssaliradijAllahu anhu që ta pyesja për mes’hin mbi çorape dhe më tha: “Çfarë të solli oZirr?” I thashë: -Dëshira për dituri. Pastaj më tha: “Vërtet melaiket i shtrijnë

krahët e tyre për kërkuesin e dijes nga kënaqësia me veprën e tij.” I thashë: -Mëngushton në gjoksin tim dhënia mes’h mbi çorape pas kryerjes së nevojës së

8/17/2019 Hadithet e librit Rijadu salihin, vëll. 1.pdf

http://slidepdf.com/reader/full/hadithet-e-librit-rijadu-salihin-vell-1pdf 9/45

Rruga e drejtë - WordPress.com

madhe dhe urinimit dhe meqë je nga shokët e Muhammedit sal-lAllahu alejhi uesel-lem, erdha të të pyes se a ke dëgjuar për këtë çështje ndonjë gjë. Safvani tha:“Po, kur ishim në udhëtim apo udhëtarë, Muhammedi sal-lAllahu alejhi ue sel-

lem na urdhëronte të mos i zbathnim çorapet tri ditë dhe tri net, përveçse në

rast të xhunubllëkut, por jo nga nevoja e madhe, urinimi dhe gjumi.”   Pastaj ithashë: -A e ke dëgjuar Muhammedin  sal-lAllahu alejhi ue sel-lem të ketëpërmendur ndonjë gjë për dashurinë dhe animin për diçka? Tha: “Po, ishim me të

Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në udhëtim dhe derisa ishim me

të, befas thërret një beduin me zë të lartë dhe të fortë: -O Muhammed! Dhe

Muhammedi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ia ktheu atij me të njëjtin zë duke i

thënë eja. Unë i thashë beduinit: -Mjerë për ty! Ule zërin sepse je te

Muhammedi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe e ke të ndaluar (ngritjen e zërit)!

Ai tha: -Për Allahun, nuk do ta ulë zërin! Pastaj tha: -Një njeri e do një popull, por

nuk mund t’i arrijë ata...  Muhammedi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Njeriudo të jetë ditën e Gjykimit me atë që do.”  Safvani thotë: “Vazhdoi të na

fliste i Dërguari i Allahut, derisa përmendi një derë nga perëndimi, ku ecja në

gjerësinë e saj apo kalërimi në gjatësinë e saj shkon 40 apo 70 vjet.”  Sufjani,

njëri nga transmetuesit, tha: “Kjo derë është në drejtim të Shamit.” 

Më pas vazhdon fjala e të Dërguarit: “E ka krijuar Allahu atë ditë kur ka

krijuar qiejt dhe tokën. Do të jetë e hapur për pendim dhe nuk do të

mbyllet derisa të lindë dielli prej perëndimit.” Transmeton Tirmidhiu dhe

të tjerët dhe ai tha se ky hadith është i mirë- i vërtet (hasen sahih). 

Hadithi nr. 20

Nga Ebu Seid Sa’d ibën Malik ibën Sinan el-Hudrij radijAllahu anhu përcillet se i

Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Dikur, para  jush, ka

qenë

një njeri që ka vrarë nëntëdhjete e nëntë vetë. Pyeti për njeriun më të

dijshëm në botë dhe e udhëzuan te një rahib (njeri i devotshëm).Shkon te rahibi e i thotë se ka vrarë 99 veta, prandaj a ka për të

pendim? Rahibi i thotë se për të nuk ka pendim. Ky e vret edhe

rahibin dhe me të plotëson njëqindshen. Pastaj vazhdon të kërkojë

njeriun më të ditur në botë dhe e udhëzuan te një dijetar. I tregon se

8/17/2019 Hadithet e librit Rijadu salihin, vëll. 1.pdf

http://slidepdf.com/reader/full/hadithet-e-librit-rijadu-salihin-vell-1pdf 10/45

Rruga e drejtë - WordPress.com

ka vrarë 100 njerëz dhe e pyet se a ka për të pendim. Dijetari i tha:

“Po! E kush mund të jetë pengesë mes tij dhe pendimit? I tha: “Shko

në një vend, i cili është kështu e kështu, aty banojnë disa njerëz të

cilët e adhurojnë Allahun. Edhe ti adhuroje Allahun me ta dhe mos u

kthe kurrë në vendin tënd sepse është vend i keq.” Njeriu u nis dhe

kur arriti në gjysmë të rrugës i erdhi vdekja. Atëherë u grindën

melaiket e mëshirës me melaiket e dënimit. Melaiket e mëshirës

thanë: -Ai ka ardhur deri këtu i penduar për mëkatet me zemër të

drejtuar nga Allahu i Madhërishëm. Kurse melaiket e dënimit thanë: -c

Asnjëherë më parë nuk ka bërë mire.” Atëherë këtyre melaikeve u

vjen një melek tjetër në formë njeriu dhe këta e marrin për gjykatës,

që të gjykojë se kush ka të drejtë. Ky u thotë: “Matni distancën mes

dy vendeve, vendit të adhurimit dhe atij të mëkateve. Më afër cilit

vend të jetë, atij vendi i takon.” Melaiket e matën hapësirën mes dy

vendeve dhe panë se i penduari ishte më afër vendit që synonte (të

adhurimit), prandaj e morën melaiket e mëshirës.” Buhariu dhe Muslimi.

Në Sahih Buhari është ky transmetim: “Njeriu i penduar ishte më afër

vendit të ibadetit vetëm për një pëllëmbë, prandaj u llogarit si banor i

xhennetit.” Po ashtu, në Sahih Buhari i shtohet edhe ky citat:

“Allahu uurdhëron këtë tokë të largohet, kurse tokën tjetër që të afrohet,

pastaj tha: “Mateni largësinë e dy vendeve” dhe melaiket panë se i

penduari është vetëm për një pëllëmbë më afër vendit të adhurimit,

prandaj iu falën mëkatet.” 

Kurse në një transmetim tjetër thuhet: “Me gjoksin e tij ishte i drejtuar nga

vendi i pendimit.” 

Hadithi nr. 21

Transmetohet nga Abdullahu, djali i Ka’b ibën Malikut radijAllahu anhu, i cili ishteudhërrëfyes i babait të tij atëherë kur ishte verbuar, se ka thënë: “E kam dëgjuarKa’b ibën Malikun kur tregonte se si ka munguar nga ekspedita e Tebukut. Ka’bitha: "Në asnjërën nga betejat që i udhëhoqi i Dërg uari sal-lAllahu alejhi ue sel-

8/17/2019 Hadithet e librit Rijadu salihin, vëll. 1.pdf

http://slidepdf.com/reader/full/hadithet-e-librit-rijadu-salihin-vell-1pdf 11/45

Rruga e drejtë - WordPress.com

lem nuk kam munguar, pos në ekspeditën e Tebukut. Pata munguar në betejën eBedrit, por nuk u qortua askush që mungoi në këtë luftë, ngasë i Dërguari i Allahutdhe muslimanët dolën që të merrnin karvanin e kurejshëve, por Allahu i Lartësuarcaktoi betejën mes tyre dhe armikut pa caktuar ndonjë afat më herët. Kam qenë

me të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem natën e Akabesë, atëherëkur ia dhamë besën për Islam dhe nuk dua ta ndërroj këtë me ngjarjen e Bedrit,edhe pse ngjarja e Bedrit përmendet nga njerëzit më shumë se Besëlidhja eAkabesë. Mund t’ju them se para asnjë beteje të mëparshme nuk kam qenë më ifuqishëm dhe më i pasur sesa në këtë betejë që mungova sepse, për Allahun,asnjëherë më parë nuk kam pasur dy kafshë shale siç kam pasur atëherë.Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem nuk bënte ndonjë luftë e të mos nisej nëdrejtim të kundërt, ndërsa në rastin e kësaj ekspedite, që u organizua në vapë tëmadhe, u nis në një rrugë e gjatë dhe në shkretëtirë. Njerëzit iu përgjigjën asaj

thirrjeje. I Dërguari ua shpalosi muslimanëve çështjen në mënyrë që tëpërgatiteshin sa më mirë dhe u tregoi qartë se nga do të shkonin. Numri imuslimanëve me të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ishte shumë i

madh dhe nuk i bashkonte ata ndonjë libër ruajtës". (Imam Zuhriu thotë se mekëtë libër Ka’bi ka për qëllim Divanin). Ka’bi më tej rrëfen: "Të paktë ishin ata qëdonin të mungonin e që mendonin se mund ta hetonte këtë i Dërguari sal-lAllahu

alejhi ve sel-lem, vetëm nëse Allahu do t’ia zbulonte përmes shpalljes. Pejgamberisal-lAllahu alejhi ve sel-lem u nis në këtë ekspeditë atëherë kur piqeshin frutat, të

cilat mua më tërhiqnin shumë. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe

muslimanët që ishin me të u përgatitën. Edhe unë nisa të përgatitesha, porkthehesha dhe nuk kisha vendosur ende asgjë. Mendoja: “Unë mund tëpërgatitem, nëse dua.” Kështu sillesha poshtë e lartë, saqë njerëzit u përgatitënpër udhëtim dhe muslimanët me Muhammedin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem unisën, kurse unë akoma  nuk bëra asgjë. Vazhdova të vonohesha derisa ata unisën, kurse unë mendova të nisem e t’i kap rrugës. Eh, sikur ta kisha bërë! Pornuk ishte shkruar të shkoja me ta. Pas nisjes së Muhammedit sal-lAllahu alejhi vesel-lem, kur i pashë njerëzit e mbetur në qytet, fillova të mërzitem shumë pasi nukshihja shëmbëlltyrë për mua përveç njeriut të dyshuar për hipokrizi si dhe njerëzit

e dobët, të cilët i kishte arsyetuar Allahu (për të mos marrë pjesë në luftë). Iukujtova Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem vetëm kur arriti në Tebuk,përderisa ishte me njerëz ulur. Ai tha: -Çfarë bëri Ka’b ibën Maliku? Një njeri ngafisi Benu Seleme tha: -E kanë ndalur rrobat dhe shikimi i muskujve (pasuria dhevetëpëlqimi), o i Dërguari i Allahut! -Sa fjalë të keqe ke thënë!- ia priti Muadh ibënXhebeli dhe shtoi: -Për Zotin, o i Dërguar i Allahut, për të nuk dimë tjetër veçse

8/17/2019 Hadithet e librit Rijadu salihin, vëll. 1.pdf

http://slidepdf.com/reader/full/hadithet-e-librit-rijadu-salihin-vell-1pdf 12/45

Rruga e drejtë - WordPress.com

mirë. I Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem heshti. Ndërsa Muhammedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem po qëndronte ashtu, pa një njeri me rroba të bardha,largohej me të mirazhi i shkretëtirës dhe Muhammedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lemtha: “Të jetë Ebu Hajthemeh el Ensari?!” Dhe vërtet ai ishte. Ai (para një kohe)

dha një pjatë lëmoshë me hurma, kurse hipokritët e fyen.” Ka’bi pastaj vazhdon:“Kur kuptova se i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem u nis prapë nga Tebuku, upikëllova shumë, saqë fillova të kujtoja ndonjë gënjeshtër dhe thashë: -Ç’do t’ithem dhe si do të shpëtoj nesër nga hidhërimi i tij? Për këtë çështje fillova tëkonsultohem me të gjithë njerëzit e ditur të familjes sime. E kur thanë se ai povinte, hoqa dorë nga mashtrimi dhe kuptova se nuk mund të arsyetohesha measgjë dhe vendosa të tregoja të vërtetën. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lemerdhi. Kur kthehej nga rruga, ai së pari shkonte në xhami, falte dy rekate dhepastaj ulej me njerëzit. Dhe kur e bëri tërë këtë, nisën të vijnë të gjithë ata që

munguan dhe t’i arsyetojnë mungesat e tyre dhe t’ia japin besën sërish. Ishin mbitetëdhjetë sosh. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem i pranoi pretekstet dhebetimet e tyre dhe e luti Allahun t’ua falë, duke ia lënë Allahut atë që kanë në

zemrat e tyre. Erdha edhe unë te Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe epërshëndeta. Ai qeshi me të qeshurën e njeriut të cilin dikush e ka hidhëruar dhemë tha t’i afrohem. Iu afrova dhe u ula para tij.  -Ç'të pengoi? -pyeti. -A nuk pate

blerë kafshë shale?  Unë u përgjigja: “O Pejgamber i Allahut! Për Zotin, sikur tëisha ulur para çdokujt tjetër në këtë dunja, do të mendoja se mund të

 justifikohesha me ndonjë pretekst, ngase e kam aftësinë e debatimit, mirëpo jam i

bindur se sikur sot të kisha thënë ndonjë gënjeshtër që të pajtohesh me mua,Allahu shpejt do të të bënte të hidhërohesh me mua. E nëse them të vërtetën, ajodo të të hidhërojë. Por unë pres pas kësaj përfundim të mirë nga Allahu. Për Zotin,nuk kam asnjë arsyetim. Dhe për Zotin, kurrë nuk kam qenë më i fuqishëm dhemë i pasur se atëherë kur nuk t'u bashkëngjita.” Pejgamberi sal-lAllahu alejhi vesel-lem tha: -Për sa i përket këtij, ka thënë të vërtetën. Ngrihu dhe shko, që

Allahu të gjykojë për ty. M'u afruan njerëzit e fisit Benu Seleme dhe thanë: -PërZotin, ne nuk e dimë se ke bërë deri tani ndonjë mëkat. A nuk munde t’i kërkoshfalje Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem si të tjerët dhe do të mjaftonte që ai

ta luste Allahun e Lartësuar për faljen e mëkateve të tua? Për Zotin, aq mëqortuan, saqë gati desha të shkoja tek i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhet’i thosha se kisha gënjyer. I pyeta më pas a kishte vepruar edhe dikush tjetër siunë dhe më thanë se janë edhe dy njerëz të tjerë, të cilëve u ishte thënë njësoj simua. Ata ishin Muraretu Ibën Er-Rebi’ dhe Hilal Ibën Umejje el-Vakifi. Këta të dyishin njerëz të mirë, kishin marrë pjesë në betejën e Bedrit, njerëz tek të cilët kam

8/17/2019 Hadithet e librit Rijadu salihin, vëll. 1.pdf

http://slidepdf.com/reader/full/hadithet-e-librit-rijadu-salihin-vell-1pdf 13/45

Rruga e drejtë - WordPress.com

shembull.” Ka’bi më tej rrëfen: "Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ua ndaloinjerëzve të flasin me ne të tre që nuk shkuam me të në Tebuk dhe njerëzit ikninprej nesh dhe ndryshuan në sjellje aq sa nuk më jetohej në këtë tokë, sikur ajo tëmos ishte toka në të cilën ecja më parë. Vazhduam në këtë gjendje për 50 ditë. Dy

të tjerët u tërhoqën dhe rrinin në shtëpitë e tyre duke qarë, kurse unë, pasi ishamë i qëndrueshëm dhe më i ri se ata, dilja jashtë, shkoja në xhami dhe ecja nëpërtreg, por askush nuk fliste me mua. Shkoja edhe te Pejgamberi sal-lAllahu alejhi vesel-lem, kur rrinte me njerëzit pas namazit, i jepja selam dhe thosha me vetentime a i lëvizi buzët duke iu përgjigjur selamit apo jo. Falesha afër tij dhefshehurazi e shikoja dhe hetova se teksa falesha, ai shikonte nga unë, ndërsa kurkthehesha nga ai, e kthente shikimin në anën tjetër. Kur ky injorim nga ana emuslimanëve zgjati, shkova dhe u ngjita në murin e kopshtit të Ebu Katades, i ciliështë kushëriri im (djali i xhaxhait) dhe njeriu të cilin e dua më tepër. I dhashë

selam dhe për Zotin nuk ma ktheu selamin. -Për Zotin, Ebu Katade, a e di se unë edua Allahun dhe të Dërguarin e Tij?- i thashë, por ai vetëm heshti. Edhe një herë ubetova, prapë edhe një herë, derisa foli dhe tha: -Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë

më së miri. Atëherë më pikuan lotët, u ngjita në mur dhe u largova. Kur po ecjanëpër tregun e Medinës, një nebetij (bujk) prej Shamit, që kishte ardhur nëMedinë të shiste gjëra ushqimore, pyeti duke thënë: -Kush më çon te Ka’b ibën

Maliku? Njerëzit e dërguan tek unë dhe ai më dha një letër prej mbretit Gasan. Elexova letrën, në të shkruhej: "Kemi kuptuar se miku yt të ka refuzuar, kurse

Allahu nuk të ka krijuar të jesh i përbuzur dhe i refuzuar. Bashkohu me ne dhe ne

do të të ngushëllojmë." Kur e lexova letrën, mendova se kjo ishte edhe një sprovëtjetër. E hodha në furrë dhe e dogja. Kur kaluan dyzet ditë izolim dhe shpallja nukzbriti ende, erdhi lajmëtari i Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe tha: -Pejgamberi të urdhëron të largohesh nga gruaja jote. -Të shkurorëzohem apodiçka tjetër?- pyeta. -Jo, vetëm mos t’i afrohesh. Të njëjtën gjë u ka thënë edhe dytë tjerëve. I thashë gruas që të shkojë te familja e saj dhe të rrijë derisa Allahu t’i japë fund kësaj pune. Gruaja e Hilal Ibën Umejjes erdhi te Pejgamberi sal-lAllahualejhi ve sel-lem dhe i tha: -O i Dërguar i Allahut, Hilali është plak i pafuqishëm enuk ka shërbëtor. A e urren që t’i shërbej? -Jo, por mos të afrohet- u përgjigj ai. –

Ai, për Zotin, nuk është i interesuar për asgjë dhe vazhdimisht qan, që ngamomenti kur e vure në izolim e deri sot  –  tha ajo. Ka’bi vazhdon: “Dikush prejfamiljes më thoshte ta pyesja Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem për gruantime, pasi ia lejoi Hilalit që t’i shërbej gruaja e vet, por thashë: -Për Zotin, nuk dota pyes! Ku ta di se çfarë do të më thotë nëse e pyes, duke pasur parasysh se unë jam i ri.” Ka’bi më tej rrëfen: “Kaluan edhe dhjetë ditë, u bënë plot pesëdhjetë që

8/17/2019 Hadithet e librit Rijadu salihin, vëll. 1.pdf

http://slidepdf.com/reader/full/hadithet-e-librit-rijadu-salihin-vell-1pdf 14/45

Rruga e drejtë - WordPress.com

kur muslimanëve iu ndalua të flasin me ne. Në mëngjesin e natës së pesëdhjetëfala sabahun në tarracën e njërës prej shtëpive tona dhe derisa isha ulur në atëgjendje që Allahu ka treguar për ne, nga mërzia më ishte ngushtuar shpirti dhetoka me gjerësinë e saj, dëgjova se si nga kodra Sel’ dikush thërriste me tërë zërin

e tij: -O Ka’b ibën Malik! Përgëzim!  Rashë në sexhde dhe kuptova se erdhilehtësimi dhe fundi i brengave të mia. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, pasfaljes së namazit të sabahut, shpalli se Allahu na kishte falur dhe njerëzit nxitonintë na përgëzonin. Dy të tjerëve u shkuan përgëzuesit, kurse një njeri i hipi kalitdhe u nis për tek unë, ndërsa një tjetër nga fisi Eslem ishte ngjitur në kodër dhebërtiste. Zëri i tij ishte më i shpejtë se kali. Kur erdhi ai, zërin e të cilit dëgjova, dhemë përgëzoi, hoqa dy palë rrobat e mia dhe ia dhashë atij, edhe pse, për Zotin,atë ditë nuk kisha rroba të tjera. Më vonë mora hua dy palë rroba (të epërmendhe të poshtmen), i vesha dhe shkova te Pejgamberi alejhis-salatu ves-selam.

Njerëzit më takonin grupe-grupe dhe më uronin faljen, duke thënë: -Falja eAllahut le të sjellë lehtësim! Kur hyra në xhami, Pejgamberi sal-lAllahu alejhi vesel-lem rrinte ulur, kurse njerëzit qëndronin përreth tij. Talha ibën Ubejdullahu u

hodh dhe nxitoi tek unë, më përshëndeti dhe më uroi. Askush tjetër ngamuhaxhirët nuk u ngrit. (Abdullah ibën Ka’bi shton këtu se Ka’bi këtë gjë nuk iaharroi kurrë Talhasë.) Ka’bi vazhdon të rrëfejë: “Kur i dhashë selam Pejgamberit

sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, fytyra i shkëlqente nga gëzimi dhe tha: -Gëzoju ditës

më të mirë që kur të ka lindur nëna! -A është prej teje, o i Dërguari i Allahut, apo

 prej Allahut? – e pyeta. - Nuk është prej meje, por prej Allahut- m'u përgjigj ai.

Kur Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem gëzohej për diçka, fytyra i shkëlqentesikur të ishte pjesë prej hënës. Dhe ne e hetonim këtë. Kur u ula para tij thashë: -O i Dërguari i Allahut, në shenjë pendimi po ia lë pasurinë time si sadaka Allahutdhe Pejgamberit të Tij. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem më tha: -Më mirë

është të mbash edhe për vete një pjesë të pasurisë. -Do të mbaj shigjetën time,hisen që më takoi nga Hajberi- u përgjigja dhe shtova: -Allahu më shpëtoi për

shkak të sinqeritetit dhe në pendimin tim hyn edhe ajo se përderisa të jem

gjallë, do të flas vetëm të vërtetën. Dhe, për Zotin, që kur ia thashë këtë

Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, nuk njoh askënd prej muslimanëve, të

cilin Allahu e ka begatuar, që t'i përmbahet sinqeritetit në të folur më shumë seunë. E lus Allahun të më ruajë edhe në pjesën e jetës që më ka mbetur!" 

Ka’bi vazhdon: "Allahu zbriti fjalët e Tij në Kur’an ku thotë: "Pa dyshim, Allahu e

pranoi pendimin e të Dërguarit, të muhaxhirëve dhe të ensarëve, të cilët shkuan

pas atij në çastin e vështirë...” deri te fjala  "...vërtet, Ai është i Butë dhe i

8/17/2019 Hadithet e librit Rijadu salihin, vëll. 1.pdf

http://slidepdf.com/reader/full/hadithet-e-librit-rijadu-salihin-vell-1pdf 15/45

Rruga e drejtë - WordPress.com

Mëshirshëm me ta.” Dhe fjala e Tij: “Ai ua pranoi pendimin edhe atyre të treve,

që mbetën prapa atëherë, kur toka, sado e gjerë, iu duk e ngushtë...”  deri tefjala: "...O besimtarë! Frikësojuni Allahut dhe bëhuni me ata që janë të sinqertë

(në fjalë dhe në vepra)!" (Et-Tevbe: 117-119)

Ka’bi vazhdon: "Për Allahun, nuk më ka dhuruar Allahu ndonjë dhunti më të

madhe për mua, pasi më udhëzoi në Islam, sesa që u tregova i sinqertë me të

Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe nuk e gënjeva dhe kështu të

humbja ashtu siç humbën ata që gënjyen. Për ata që gënjyen, Allahu tha fjalë të

këqija, të cilat nuk i tha për askënd tjetër:  “Kur të ktheheni tek ata, do t’ju

betohen për Allahun që t’i lini. Largohuni prej tyre!  Ata janë të ndyrë dhe

strehimi i tyre është Xhehenemi. Ky është dënimi për veprat e tyre. Ata do t’ju

betohen që të jeni të kënaqur me ata. Nëse ju do të jeni të kënaqur me ata,

dijeni se Allahu sigurisht që nuk është i kënaqur me popullin e pabindur.”  (Et-Tevbe: 95-96)

Ka’bi vazhdon më tej: “Ne të tre mbetëm mbrapa pas atyre të cilët iu betuanMuhammedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe ai ia pranoi arsyetimin, ua dhabesën dhe kërkoi falje për ta, kurse çështjen tonë e la derisa të gjykojë Allahu. I

Lartësuari thotë: “Ai ua pranoi pendimin edhe atyre të treve, që mbetën

prapa”  sepse nuk është mbetje pas nga lufta, por lënie pas nga ana e të

Dërguarit të Allahut dhe vonimi i çështjes sonë nga ata të cilët iu betuan dhe u

arsyetuan tek ai. Dhe ai sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ua pranoi atyre.” Buhariu dheMuslimi.

Në një transmetim tjetër thuhet: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem

u nis për në ekspeditën e Tebukut ditën e enjte sepse kishte dëshirë të

udhëtonte të enjteve.” 

Në një transmetim tjetër thuhet: “I Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem

mbërrinte nga udhëtimi vetëm ditën në kohën e duhasë dhe së pari shkonte në

xhami, falte dy rekate pastaj ulej në të.” 

Hadithi nr. 22

Transmeton Ebu Nuxhejd, Imran ibën Husejn radijAllahu anhu, se një grua nga fisiXhuhejne erdhi te Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem duke qenë shtatzënë

8/17/2019 Hadithet e librit Rijadu salihin, vëll. 1.pdf

http://slidepdf.com/reader/full/hadithet-e-librit-rijadu-salihin-vell-1pdf 16/45

Rruga e drejtë - WordPress.com

nga binaja dhe tha: “Meritoj ndëshkim, ekzekutoje atë mbi mua.” Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e thirri përgjegjësin e saj dhe i tha: “Kujdesu mirë për të

dhe kur të lindë, eja tek unë.” Kështu veproi. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem urdhëroi që t’i shtrëngohen rrobat, pastaj urdhëroi të gurëzohet. Pastaj ia fali

namazin. Kurse Umer ibën el Hattabi radijAllahu anhu tha: “O i Dërguar i Allahut,ia fale namazin asaj që kishte bërë zina?” Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem

tha: “Vërtet ajo është penduar me një pendim që sikur t’u ndahej

shtatëdhjetë banorëve të Medinës, do t’u mjaftonte. A ke gjetur

pendim më të vlefshëm sesa flijimi për Allahun?” Transmeton Muslimi.

Hadithi nr. 23

Nga Ibën Abbasi radijAllahu anhuma përcillet se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu

alejhi ve sel-lem ka thënë: “Sikur biri i Ademit të kishte një luginë me arë,

do të dëshironte të kishte dy lugina (në vend të njërës). Gojën e tij

asgjë nuk mund ta mbushë përveç dheut. Atyre që pendohen, Allahu

ua pranon.” Buhariu dhe Muslimi.

Hadithi nr. 24

Nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu përcillet se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi

ve sel-lem ka thënë: “Allahu i Madhërishëm qesh me dy njerëz, njëri evret tjetrin dhe të dy hyjnë në Xhenet. Njëri prej tyre lufton në rrugë

të Allahut dhe vritet, kurse vrasësin e mëshiron Allahu dhe ky e

pranon Islamin e pastaj vritet në xhihad (edhe vetë bëhet shehid).” 

Buhariu dhe Muslimi.

8/17/2019 Hadithet e librit Rijadu salihin, vëll. 1.pdf

http://slidepdf.com/reader/full/hadithet-e-librit-rijadu-salihin-vell-1pdf 17/45

Rruga e drejtë - WordPress.com

DurimiAllahu i Lartësuar thotë: “O besimtarë! Bëhuni të durueshëm dhe nxiteni njëri-

tjetrin të jeni të tillë…” (Ali Imran: 200)

Dhe thotë:“Sigurisht që Ne do t’ju provojmë me frikë dhe uri, me dëmtim të

pasurisë, të njerëzve dhe të të lashtave! Prandaj, përgëzoji të duruarit!” (El-Bekare: 155)

Dhe thotë i Lartësuari:“Vetëm ata që janë të durueshëm, do të shpërblehen pa

masë.” (Ez Zumer: 10)

Dhe:“Kushdo që duron dhe fal, ta dijë se, në të vërtetë, këto janë nga veprimet

më të virtytshme.” (Esh Shura: 43)

Ai gjithashtu thotë:“O besimtarë! Kërkoni ndihmë për veten nëpërmjet durimit

dhe namazit! Në të vërtetë, Allahu është me të duruarit.” (El Bekare: 153)

Dhe:“Ne do t’ju vëmë në provë ju, derisa t’i njohim ata midis jush, që luftojnë

(në rrugën e drejtë) dhe durojnë, e derisa të provojmë ato që thuhen për veprat

tuaja.” (Muhamed: 31) 

Hadithi nr. 25

Nga Ebi Malik el-Harith ibën Asim el-Esh’arij radijAllahu anhu përcillet se

Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Pastërtia është gjysma e

imanit (besimit), el-hamdu lil-lahi (falënderimi Allahut) ia plotëson

(besimtarit) peshojën (e veprave), subhanAllahi uelhamdulil-lahi

(lavdia dhe falënderimi Allahut) mbush gjithçka mes qiejve dhe tokës,

namazi është dritë, sadakaja është dëshmi (e besimit), durimi ështëshkëlqim, kurse Kur’ani është argument për ty ose kundër teje. Çdo

njeri, kur gdhin, shpirtin e vet e shet, e shpëton ose e shkatërron .” Transmeton Muslimi.

Hadithi nr. 26

8/17/2019 Hadithet e librit Rijadu salihin, vëll. 1.pdf

http://slidepdf.com/reader/full/hadithet-e-librit-rijadu-salihin-vell-1pdf 18/45

Rruga e drejtë - WordPress.com

Ebu Seid Sa’d ibën Malik el-Hudrij radijAllahu anhu transmetohet të ketë thënë:“Një grup njerëzish prej ensarëve kërkuan (sende të ndryshme) nga i Dërguari iAllahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe ai u dha. Ata përsëri kërkuan, e ai prapë u

dha çka kërkuan, derisa nuk i mbeti asgjë. E kur u harxhua krejt çka kishte, u tha:“Çdo gjë të mirë që kam do t’ju jap, asgjë nuk do të kursej, as  do ta

mbaj për vete, por kush dëshiron dhe kërkon dëlirësi, Allahu do t’ia

 japë. E kush kërkon dhe dëshiron pavarësi, Allahu do ta bëjë të

pavarur, të pasur. Kush bën shumë durim, Allahu do ta ndihmojë në

durim. Askujt nuk i është dhënë dhuratë më e mirë dhe më e

kompletuar sesa durimi.” Buhariu dhe Muslimi.

Hadithi nr. 27

Nga Ebu Jahja Suhejb ibën Sinani radijAllahu anhu përcillet se i Dërguari i Allahut

sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “E çuditshme është çështja e

besimtarit. Çështja e tij është krejt mirë për të dhe nuk është e tillë

për askënd tjetër. Nëse besimtarin e godet gjë e gëzueshme, ai

falënderon (Allahun) e kjo është mirë për të. Kurse nëse e godet gjë e

keqe, ai bën durim, andaj edhe kjo është mirë për të.”  Transmeton

Muslimi.

Hadithi nr. 28

Transmetohet nga Enesi radijAllahu anhu se ka thënë: “Pasi e rëndoi sëmundjaPejgamberin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe i binte të fikët nga mundimi ivdekjes, Fatimja radijAllahu anha tha: “Oh, mundimi i babait tim!” Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tha: “Prej sot babai yt nuk do të ketë më mundim.” Pasindërroi jetë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ajo tha: “O babai im, që iu

përgjigj thirrjes së Zotit të vet! O babai im, që xhenneti firdevs është vendi i tij!

O babai im, që edhe Xhibrilin e ngushëllojmë!” Kur i Dërguari u varros, FatimjaradijAllahu anha tha: “A u kënaqën shpirtrat tuaj kur hidhnit dhé mbi trupin e tëDërguarit të Allahut?” Transmeton Buhariu.

Hadithi nr. 29

8/17/2019 Hadithet e librit Rijadu salihin, vëll. 1.pdf

http://slidepdf.com/reader/full/hadithet-e-librit-rijadu-salihin-vell-1pdf 19/45

Rruga e drejtë - WordPress.com

Transmetohet nga Ebu zejd Usame ibën Zejd ibën Harithe, rob i liruar i tëDërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, njeri i dashur për të dhe bir i njënjeriu të dashur radijAllahu anhuma, se ka thënë: “Vajza e Pejgamberit sal-lAllahualejhi ve sel-lem më dërgoi te Pejgamberi me porosi se djalin e ka të sëmurë për

vdekje dhe që ai të shkonte tek ajo. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ekthen këtë me selam dhe i thotë: “Vërtet, e Allahut është gjithçka që merr,

gjithçka që jep dhe çdo gjë tek Ai është e afatizuar, prandaj le të bëjë

durim duke llogaritur shpërblim me të tek Allahu.” Vajza e Pejgamberit

sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e dërgoi përsëri dhe i betohet që të vijë. Pejgamberisal-lAllahu alejhi ve sel-lem u ngrit në këmbë e me të ishin Sa’d ibën Ubade,Muadh ibën Xhebeli, Ubej ibën Ka’bi, Zejd ibën Thabiti dhe të tjerë radijAllahuanhum. Kur shkoi Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem te vajza e tij, ia dhanëfëmijën në duar. I Dërguari e mori në prehrin e vet. Fëmijës i dridhej trupi, ndërsa

Pejgamberit iu mbushën sytë me lot. Sa’di i tha: “Ç’është kjo, o i Dërguar iAllahut?” Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tha: “Kjo është mëshirë, të

cilën Allahu e vendos në zemrën e robërve të Tij.”  Kurse sipas një

transmetimi tjetër: “Në zemrat e robërve të Tij që Ai dëshiron. Dhe

njëmend, Allahu bën mëshirë ndaj robërve të Tij të mëshirshëm.” Buhariu dhe Muslimi.

Hadithi nr. 30

Transmetohet nga Suhejbi radijAllahu anhu, se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi vesel-lem ka thënë: “Nga popujt që ishin para jush, ka qenë një mbret që ka pasurnjë magjistar. Kur ai magjistar është plakur, i ka thënë mbretit: -U plaka dhe kohaime gati mbaroi. Më sill një fëmijë të cilit do të mund t’i mësoj magjitë. Mbreti isolli atij një fëmijë dhe ky filloi t’ia mësojë magjitë. Sa herë që fëmija shkonte tekmagjistari, ndalej te një dijetar dhe dëgjonte fjalimet e tij dhe mahnitej. Kur kashkuar tek magjistari, ai e ka rrahur (për shkak të vonesës). Djaloshi iu ankuadijetarit. Dijetari i thë: -Kur të kesh frikë nga magjistari, thuaj “më vonuan njerëzit

e mi” (familja ime) dhe kur të kesh frikë nga njerëzit e tu, thuaj “magjistari mëvonoi”. Djaloshi vazhdoi ashtu (për një kohë), derisa (një ditë) hasi në rrugë njëkafshë të madhe dhe njerëzit nuk mund të kalonin. Atëherë djaloshi tha: -Sot duatë mësoj a është magjistari më i mirë apo dijetari. Mori një gur dhe tha: -O Allah!Nëse punët e dijetarit pëlqehen nga Ti më shumë se ato të magjistarit, atëherëvrite këtë krijesë që të mund të kalojnë njerëzit! Gjuajti me gur, e vrau krijesën

8/17/2019 Hadithet e librit Rijadu salihin, vëll. 1.pdf

http://slidepdf.com/reader/full/hadithet-e-librit-rijadu-salihin-vell-1pdf 20/45

Rruga e drejtë - WordPress.com

dhe njerëzit mund të kalonin rrugën. Djaloshi shkoi tek dijetari dhe i tregoi përngjarjen. Dijetari i tha: -O Biri im! Sot ti je më i mirë se unë dhe ke arritur atë qëshoh. Do të gjykohesh, por mos u trego për mua. Djaloshi shëronte njerëzit esëmurë nga verbëria e lindjes, lebra dhe sëmundje të tjera. Një oborrtar i mbretit,

i cili ishte verbuar, kishte dëgjuar për djaloshin. Ai shkoi te djaloshi me dhuratadhe i tha: -Nëse më shëron, këto dhurata janë për ty. Djaloshi iu përgjigj: -Unë nukshëroj askënd. Allahu është Ai që i shëron njerëzit. Pra, nëse beson në Allahundhe i lutesh Atij, Ai do të shërojë. Ai i besoi dhe iu lut Allahut dhe Allahu e sheroiatë. Më vonë oborrtari u kthye te mbreti dhe u ul në vendin e tij. Mbreti i tha: -Kush ta ktheu shikimin? Oborrtari iu përgjigj: -Zoti im. Mbreti pastaj tha: -Unë!Oborrtari i tha: -Jo, Zoti im dhe Zoti juaj, Allahu. Mbreti e pyeti: -A ke ti Zot tjetërpërveç meje? Oborrtari u përgjigj: -Po, Zoti juaj dhe Zoti im është Allahu. Mbretifilloi ta torturonte derisa ai tregoi për djaloshin. E çuan djaloshin te mbreti, i cili i

tha: -O djalosh! A është forcuar magjia jote deri në atë shkallë sa shëron verbërinënga lindja, lebrën dhe sëmundje të tjera?! Djaloshi u përgjigj: -Unë nuk shërojaskënd. Vetëm Allahu mund të shërojë. Mbreti tha: -Unë! Djaloshi mohoi. Pastaj

mbreti pyeti: - A ke ti Zot tjetër përveç meje? Djaloshi u përgjigj: -Zoti im dhe Zoti juaj është Allahu. Ai filloi ta torturojë derisa i tregoi për dijetarin. E çuan dijetarinte mbreti dhe ai tha: -Hiq dorë nga feja jote! Dijetari refuzoi dhe mbreti urdhëroi

të sillet një sharrë, me të cilën e prenë në dy pjesë. Pastaj i tha oborrtarit që dikurishte i verbër: - Hiq dorë nga feja jote! Ai refuzoi dhe kështu mbreti urdhëroi që të

sillet sharra dhe ia vendosën në mes të kokës. E prenë edhe atë në dy pjesë.

Pastaj sollën djaloshin, të cilit i tha: - Hiq dorë nga feja jote! Ai refuzoi dhe mbretie dërgoi me disa njerëz në majë të një kodre. Mbreti u tha njerëzve: -Ngjitunikodrës me të, derisa të arrini në majë dhe shihni nëse ai heq dorë nga feja e tij.Nëse jo, hidheni poshtë! Ata u nisën me djaloshin dhe kur arritën në majë, ai tha:-O Allah! Më shpëto prej tyre me çfarëdo mënyre që Ti dëshiron! Kodra u drodhdhe të gjithë ata ranë poshtë. Djaloshi u kthye te mbreti duke ecur. Mbreti epyeti: -Po shoqëruesit? Djaloshi u përgjigj: -Allahu më shpëtoi prej tyre. Mbretiurdhëroi disa njerëz që ta dërgojnë djaloshin me një anije deri në mes të detit dheu tha: -Nëse heq dorë nga feja e tij mirë, por nëse refuzon, mbyteni ata e dërguan

deri në mes të detit dhe ai tha: -O Allah! Më shpëto prej tyre me çfarëdo mënyreqë Ti dëshiron! Të gjithë u mbytën në det. Pastaj djaloshi u kthye te mbreti, i cili epyeti: -Po shoqëruesit e tu? Djaloshi u përgjigj: -Allahu më shpetoi prej tyre. Pastaji tha mbretit: -Nuk do të kesh mundësi të më vrasës derisa të bësh atë që tëurdhëroj. Nëse e bën, mund të më vrasësh. Mbreti e pyeti: -E ç’është ajo? Djaloshiu përgjigj: -Mblidhi njerëzit në një vend të hapur-shesh dhe më lidh në trungun e

8/17/2019 Hadithet e librit Rijadu salihin, vëll. 1.pdf

http://slidepdf.com/reader/full/hadithet-e-librit-rijadu-salihin-vell-1pdf 21/45

Rruga e drejtë - WordPress.com

një peme, pastaj merr një shigjetë nga torba ime dhe thuaj: -Në emër të Allahut,Zotit të djaloshit! Nëse e bën këtë, do të mund të më vrasës. Mbreti veproi ashtusiç i tha djaloshi, e vuri shigjetën në hark dhe tha: - Në emër të Allahut, Zotit tëdjaloshit. Shigjeta e qëlloi djaloshin, i cili vendosi dorën mbi plagën e shigjetës dhe

vdiq. Njerëzit dëshmuan: -Ne besojmë në Zotin e djaloshit! Pastaj mbretit i thanë:-A nuk e sheh që ndodhi ajo që ti kishe frikë? Për Allahun, të gjithë njerëzit kanëbesuar (në Zotin e djaloshit). Ai urdhëroi që të hapet një hendek në hyrjet errugëve dhe t’u vihet zjarri. Pastaj mbreti tha: -Kush heq dorë nga feja e tij, tëlirohet. Kush nuk heq dorë, hidheni në zjarr! Dhe njerëzit po digjeshin në zjarr,derisa erdhi një grua me foshnjën e saj në gji. Dukej se ajo hezitonte tëpërfundonte në zjarr, por foshnja i thotë: “Ki durim nënë! Me të vërtet ti jepasuese e së vërtetës!” Transmeton Muslimi.

Hadithi nr. 31

Transmetohet nga Enesi radijAllahuanhu të ketë thënë: “Pejgamberi sal-lAllahualejhi ve sel-lem kaloi pranë një gruaje e cila qante mbi një varr dhe i tha:

“Frikësoju Allahut dhe bëj durim.” Gruaja i tha: “Largohu prej meje, sepse ty

nuk të ka goditur fatkeqësia ime!” Ajo nuk e njihte të Dërguarin sal-lAllahu alejhi

ve sel-lem. Kur i treguan se ai ishte Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ajoshpejtoi deri te dera e shtëpisë së Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe

pasi nuk gjeti roje te dera, e hapi derën dhe tha: “(O i Dërguari i Allahut) Nuk tënjoha.” Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tha: “Durimi është në goditjen

e parë (sepse atëherë është më së vështiri).” Buhariu dhe Muslimi.

Në Sahihun e Muslimit qëndron: “Gruaja qante për fëmijën e saj (të vogël).” 

Hadithi nr. 32

Nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu përcillet se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi

ve sel-lem ka thënë: “Allahu i Madhërishëm thotë: “Shpërblimi i robit

Tim besimtar, kur t’ia marr të dashurin e tij nga banorët e kësaj bote

dhe ai bën durim për të duke llogaritur shpërblim, nuk është tjetër

përveçse xhennetit.” Transmeton Buhariu.

8/17/2019 Hadithet e librit Rijadu salihin, vëll. 1.pdf

http://slidepdf.com/reader/full/hadithet-e-librit-rijadu-salihin-vell-1pdf 22/45

Rruga e drejtë - WordPress.com

Hadithi nr. 33

Transmetohet nga Aishja radijAllahu anha se ajo e ka pyetur të Dërguarin eAllahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem për murtajën (taûn) dhe ai e ka lajmëruar se

“ajo është dënim (adhab). që Allahu ia dërgon kujt të dojë, kurse përbesimtarët e ka bërë mëshirë (rahmet). Nuk ka asnjë rob që gjendet

në vendin ku është përhapur murtaja dhe që qëndron në vendin e vet,

duke duruar dhe duke llogaritur në shpërblimin e Allahut (për durim)

dhe duke ditur se asgjë nuk mund ta godasë përveç asaj që Allahu ia

ka përcaktuar e të mos e ketë shpërblimin e shehidit.”  Transmeton

Buhariu.

Hadithi nr. 34

Transmetohet nga Enesi radijAllahu anhu, i cili thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin

e Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “Allahu thotë:  “Nëse robin

Tim e sprovoj me dy të dashurit e tij (me humbjen e syve) dhe ai bën

durim, do t'ia kompensoj me Xhenet.” Transmeton Buhariu.

Hadithi nr. 35

Nga Ata ibën ebi Rebahu transmetohet të ketë thënë: “Ibën Abbasi më ka thënë:“A dëshiron të të tregoj një nga gratë e xhennetit? I thashë se po dhe ai më tha: “Kjo grua e zezë erdhi te Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe i tha: “Muanganjëherë më godet epilepsia dhe zbulohem (zhvishem duke mos e kuptuarfare), prandaj lute për mua Allahun e Madhërishëm.” Pejgamberi sal-lAllahu alejhi

ve sel-lem tha: “Nëse do, bëj durim në sëmundje dhe do të fitosh

xhennetin, por nëse do, po i bëj lutje Allahut të Madhërishëm që të të

shërojë.”  Ajo tha: “Do të duroj.”  Pastaj vazhdoi: “Kur më godet kjo sëmundje

zhvishem, ndaj lute Allahun që të mos zhvishem.” Dhe Pejgamberi i bëri lutje.”Buhariu dhe Muslimi.

Hadithi nr. 36

Nga Ebu Abdurrahman Abdullah ibën Mes’udi radijAllahu anhu transmetohet seka thënë: “Sikur e shikoj të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem se si

8/17/2019 Hadithet e librit Rijadu salihin, vëll. 1.pdf

http://slidepdf.com/reader/full/hadithet-e-librit-rijadu-salihin-vell-1pdf 23/45

8/17/2019 Hadithet e librit Rijadu salihin, vëll. 1.pdf

http://slidepdf.com/reader/full/hadithet-e-librit-rijadu-salihin-vell-1pdf 24/45

Rruga e drejtë - WordPress.com

shkak të një fatkeqësie që i ka rënë. E nëse patjetër duhet ta bëjë

këtë, atëherë le të thotë: “O Zoti im, më bëj mua të jetoj derisa jetë të

 jetë më e dobishme për mua, por më bëj të vdes nëse vdekja është

më e dobishme për mua!” Buhariu dhe Muslimi.

Hadithi nr. 41

Transmetohet nga Ebu Abdullah Hab-bab ibën el-Eret-ti radijAllahu anhu, i cili kathënë: “Iu ankuam të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem (përvështirësitë nga mushrikët e Mekës) derisa ai kishte mbështetur kokën në një ngarrobat e tij nën hijen e Qabesë, duke i thënë: -A nuk do të kërkosh ndihmë për ne?

A nuk do të lutesh për ne?” Ai tha: “Tek ata (besimtarë) që ishin para jush,

merrej njeriu, i hapej një gropë në tokë dhe e vendosnin në të. Më pasmerrnin sharrën, ia vendosnin në kokë dhe e ndanin në dy pjesë,

pastaj ia rripnin me krehër hekuri mishin dhe lëkurën e tij, por kjo nuk

e largonte atë nga feja e tij. Për Allahun! Allahu do të plotësojë këtë

fe, saqë do të udhëtojë kalorësi prej San’as deri në Hadramevt* duke

mos iu frikësuar pos Allahut apo ujkut për kopenë e   tij, por ju po

nxitoni.” Transmeton Buhariu

*Emra qytetesh në Jemen.

Në një transmetim tjetër ka ardhur: “Derisa ai ishte mbështetur në një

rrobë, ndërsa ne kishim përjetuar nga mushrikët tortura.” 

Hadithi nr. 42

Nga Ibën Mes’udi radijAllahu anhu transmetohet të ketë thënë: “Pas betejës sëHunejnit, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem i dalloi disa njerëz nëndarjen e plaçkës së luftës. Ai i dha el Akra’ ibën Habisit njëqind deve, Ujejne ibën

Hisnit po ashtu. U dha disa njerëzve autoritativë duke i dalluar atë ditë. Një njeritha: “Për Allahun, kjo ndarje nuk u bë me drejtësi dhe me këtë nuk u synuakënaqësia e Allahut.” Unë thashë: -Për Allahun, do ta lajmërojë për këtë tëDërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Shkova tek ai dhe e lajmërova përatë që kishte thënë. Në moment i ndryshoi fytyra e tij derisa u bë e tëra si e kuqe,

e më pas tha: “E kush do të mbaj drejtësi nëse Allahu dhe i Dërguari i Tij

8/17/2019 Hadithet e librit Rijadu salihin, vëll. 1.pdf

http://slidepdf.com/reader/full/hadithet-e-librit-rijadu-salihin-vell-1pdf 25/45

Rruga e drejtë - WordPress.com

nuk mbajnë drejtësi?!”  Pastaj tha: “Allahu e mëshiroftë Musain, është

ofenduar edhe me më shumë se kjo, por bëri durim.” Thashë: -S’ka gjë,

pas kësaj here nuk do t’i tregoj asgjë.” Buhariu dhe Muslimi.

Hadithi nr. 43

Transmetohet nga Enesi radijAllahu anhu se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi

ve sel-lem ka thënë: “Kur Allahu i do të mirë një robi të Tij, ia shpejton

dënimin në këtë botë. E kur Allahu nuk ia do të mirën një robi të Tij,

nuk e dënon atë në këtë botë për shkak të mëkateve të tij, derisa ta

shpërblejë me ato mëkate Ditën e Kiametit.” 

Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Me të vërtet madhësia eshpërblimit është sipas madhësisë së vështirësive (sprovave në këtë

botë). Vërtet, kur Allahu e do një popull, i sprovon ata (me fatkeqësi).

Kush ndahet i kënaqur (nga ajo fatkeqësi), do të ketë kënaqësinë e

Allahut. E, kush ndahet (nga ajo fatkeqësi) i hidhëruar, ai do të ketë

hidhërimin e Allahut.”  Transmeton Tirmidhiu dhe thotë se ky hadith është i

mirë (hasen).

Hadithi nr. 44

Transmetohet nga Enesi radijAllahu anhu, i cili ka thënë: “Ebu Talha radijAllahu

anhu kishte një djalë, i cili ankohej nga një sëmundje. Doli Ebu Talha nga shtëpiadhe pas pak djaloshi vdiq. Kur u kthye, pyeti si është djali. Umu Sulejme, nëna e

fëmijës, i tha: “Është më i qetë se kurrë më parë.” I dha atij darkën dhe pasihëngri, bëri marrëdhënie me të. Më pas Umu Sulejme i tha: “Varroseni fëmijën.”Kur u zgjua në mëngjes, Ebu Talha erdhi tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhive sel-lem dhe i tregoi. Ai i tha: “Ke pasur marrëdhënie me gruan tënde

mbrëmë?” Ai tha po. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tha: “O Zot,bekoji këta të dy!” Dhe u lindi një djalë.” Enesi radijAllahu anhu thotë: “Më kathënë mua Ebu Talha dërgoje (fëmijën e porsalindur) deri te Profeti sal-lAllahualejhi ve sel-lem dhe i dha me vete disa hurma. I Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tha: “A ka me vete diçka?”  Ai tha: “Po, hurma.” I mori Profeti sal-lAllahualejhi ve sel-lem dhe i përtypi dhe më pas i mori nga goja e tij dhe ia dha foshnjës

8/17/2019 Hadithet e librit Rijadu salihin, vëll. 1.pdf

http://slidepdf.com/reader/full/hadithet-e-librit-rijadu-salihin-vell-1pdf 26/45

Rruga e drejtë - WordPress.com

në gojën e saj duke ia lyer atë (me lëng hurmash) dhe e emërtoi Abdullah.”Buhariu dhe Muslimi.

Në një transmetim të Buhariut: “Ka thënë ibën Ujejne: “Një njeri nga ensarët tha:

-I kam parë nëntë fëmijë, të gjithë lexonin Kur’anin, d.m.th. nga fëmijët eAbdullahut.”

Në një transmetim të Muslimit: “I vdiq Ebu Talhas një djalë të cilin e kishte meUmu Sulejmen dhe ajo u tha familjarëve të saj: -Mos i tregoni Ebu Talhas për birine tij derisa ta lajmëroj unë. Erdhi ebu Talha dhe ajo i shtroi darkën. Ai hëngri dhepiu. Më pas iu zbukurua atij më mirë se çdo herë dhe bëri marrëdhënie me të.Pasi ai hëngri dhe bëri marrëdhënie me të, i tha: -O Ebu Talha, a e ke parë njëpopull që i jep hua një familjeje dhe më pas kërkojnë huan e tyre? A i takon kësaj

familjeje t’ia ndalojnë huan? Ai tha jo. Ajo tha: -Llogarite djalin tënd kështu. Ai uzemërua e më pas tha: -Më bëre të qetësohem e më pas më tregove për djalintim?! Shpejtoi derisa erdhi tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe

i tregoi për atë që kishte ndodhur. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lemtha: “Allahu ju bekoftë këtë natë!” Enesi thote: “Kishte mbetur shtatzënë UmuSulejme atë natë.” I Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ishte në

udhëtim dhe ajo ishte me të. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, kurvinte nga udhëtimi, nuk dëshironte të hynte në Medinë pa i treguar familjes së tij.

Kur u afruan afër Medinës, Umu Sulejmen e kapën dhimbjet e lindjes dhe Ebu

Talha u preokupua. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem vazhdoiudhëtimin, ndërsa Ebu Talha tha: “Vërtet, Ti o Zoti im e di se sa kam dëshirë të dalme të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem kur ai del për udhëtim dhetë hyj me të në Medinë, por më pengon kjo që sheh.” Umu Sulejme tha: “O EbuTalha, nuk e ndiej atë dhimbje që ndieja më parë, vazhdo rrugën.” Vazhduan tëecin dhe atë përsëri e kapën dhimbjet e lindjes. Ku arritën në Medinë, i lindi njëdjalë. Enesi thotë: -Më tha mua nëna ime: “O Enes, nuk i jep të pijë fëmijës askushpërderisa të shkosh me të tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.” Nëmëngjes shkoi me të tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Dhe

kështu përmendi plotësimin e hadithit. 

Hadithi nr. 45

Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu, se i Dërguari i All-llahut sal-

lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nuk është trimëri t’i mundësh të tjerët

8/17/2019 Hadithet e librit Rijadu salihin, vëll. 1.pdf

http://slidepdf.com/reader/full/hadithet-e-librit-rijadu-salihin-vell-1pdf 27/45

Rruga e drejtë - WordPress.com

në mundje, në dyluftim, por trimëri është ta përmbash veten nga

zemërimi.” Buhariu dhe Muslimi.

Hadithi nr. 46

Transmetohet nga Sulejman ibën Suredi radijAllahu anhu, i cili ka thënë: “Isha ulur me Profetin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, kur dy nga njerëzit po fyenin njëri-tjetrin.Njërit prej tyre i ishte skuqur fytyra dhe i ishin fryrë damarët nga zemërimit. I

Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tha: “Vërtet, unë di një fjalë që

nëse e thotë, do t'i kalojë zemërimi. Sikur të thotë eudhu bil-lahi

minesh-shejtanirr-rraxhim (kërkoj mbrojtje nga Allahu prej shejtanit

të mallkuar), do t’i largohet zemërimi.”  Atëherë të pranishmit i thanë:“Profeti tha kërko mbrojtje nga Allahu prej shejtanit të mallkuar.” Buhariu dhe

Muslimi.

Hadithi nr. 47

Transmetohet nga Muadh ibën Enesi radijAllahu anhu, se Profeti sal-lAllahu alejhi

ve sel-lem ka thënë: “Kush e përmban zemërimin e tij duke pasur

mundësi ta shprehë mbi atë që e ka zemëruar, Allahu i Lartësuar do ta

thërrasë atë në Ditën e Kiametit para të gjitha krijesave që të zgjedhëcilën të dojë nga hyritë (e xhennetit).” Transmeton Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe ka thënë se ky hadith është i mirë (hasen).

Hadithi nr. 48

Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu, se një njeri i tha Profetit sal-

lAllahu alejhi ve sel-lem: “Më këshillo.” Ai i tha: “Mos u zemëro!”  Ia përsëriti

këtë pyetje disa herë dhe ai tha: “Mos u zemëro!” Transmeton Buhariu.

Hadithi nr. 49

Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu të ketë thënë: “Profeti sal-lAllahu

alejhi ve sel-lem ka thënë: “Besimtarit dhe besimtarja nuk do të ndalën së

8/17/2019 Hadithet e librit Rijadu salihin, vëll. 1.pdf

http://slidepdf.com/reader/full/hadithet-e-librit-rijadu-salihin-vell-1pdf 28/45

Rruga e drejtë - WordPress.com

godituri nga fatkeqësitë në veten e tyre, fëmijët e tyre dhe pasurinë e

tyre derisa ta takojnë Allahun e lartësuar pa asnjë mëkat.” Transmeton

Tirmidhiu dhe ka thënë se ky hadith është i mirë-i vërtet (hasenun sahih).

Hadithi nr. 50

Transmetohet nga Ibën Abbasi radijAllahu anhuma, i cili ka thënë: “Erdhi EbuUjejne ibën Hisnin dhe u vendos te djali i vëllait të tij, El-Hurr ibën Kajsi, i cili ishtenga grupi që Umeri radijAllahu anhu mbante afër vetes. Lexuesit e Kur’anit ishinpjesëmarrësit e kuvendit të Umerit radijAllahu anhu dhe këshilltarët e tij, pa

marrë parasysh a ishin të moshuar apo të rinj. I tha Ujejne birit të vëllait të tij: “Obiri i vëllait tim, ti ke afërsi me këtë udhëheqës, atëherë kërkoji atij leje për mua.”Ai kërkoi leje për të dhe Umeri e lejoi. Kur ai hyri, tha: “Na jep më shumë o biri i

Hattabit! Për Allahun ti nuk po na jep me bollëk dhe nuk po gjykon me drejtësimes nesh!” Umeri radijAllahu anhu u zemërua derisa deshi ta rrihte, atëherë Hurrii tha: “O udhëheqës i besimtarëve! Allahu i Lartësuar i ka thënë Profetit të Tij:

“Trego mëshirë, urdhëro për vepra të mira dhe shmangu nga të

paditurit, injorantët.” (El-A’raf: 199). E ky vërtet është nga të paditurit. Për

Allahun, nuk e anashkaloi Umeri këtë ajet, ai ndalej kur i kujtonin Librin e Allahuttë Lartësuar. Transmeton Muslimi

Hadithi nr. 51

Transmetohet nga Ibën Mes’udi radijAllahu anhu, se i Dërguari i Allahut sal-

lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Vërtet pas meje do të ketë egoizëm (el-

ethereh) dhe punë të cilat do t’i kundërshtoni.” Ata thanë: “O i Dërguar i

 Allahut, me çfarë po na urdhëron?” Ai tha: “Të jepni hakun që keni për

obligim dhe të kërkoni nga Allahu atë që ju takon.” Buhariu dhe Muslimi.

El-ethereh është veçimi me një gjë në të cilën edhe të tjerët kanë të drejtë.

Hadithi nr. 52

Transmetohet nga Ebi Jahja Usejd ibën Hudajri radijAllahu anhu, se një njeri nga

ensarët tha: “O i Dërguar i Allahut, a  nuk po më punëson mua si punësove

filanin?” Ai tha: “Vërtet pas meje do të përballeni me egoizëm, atëherë

8/17/2019 Hadithet e librit Rijadu salihin, vëll. 1.pdf

http://slidepdf.com/reader/full/hadithet-e-librit-rijadu-salihin-vell-1pdf 29/45

Rruga e drejtë - WordPress.com

bëni durim derisa të më takoni mua te kroi (Havdi).”  Buhariu dhe

Muslimi.

Hadithi nr. 53

Transmetohet nga Ebu Ibrahim Abdullah ibën ebi Evfa radijAllahu anhuma, se iDërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem në ditët kur përballej me armikunpriste derisa dielli anonte nga perëndimi, ngrihej në mesin e popullit dhe thoshte:

“O ju njerëz, mos ta dëshirojë askush përballjen me armikun. Kërkoni

nga Allahu të jeni shëndoshë dhe në rehati. Por nëse përballeni me

armikun, atëherë kini durim dhe dijeni se xhenneti është nën hijen e

shpatave.”  Më pas thoshte: “O Allah, Zbritësi i librit, Lëvizësi i reve,

Triumfuesi ndaj armiqve! Shpartalloi ata dhe na ndihmo kundër tyre!”Buhariu dhe Muslimi.

8/17/2019 Hadithet e librit Rijadu salihin, vëll. 1.pdf

http://slidepdf.com/reader/full/hadithet-e-librit-rijadu-salihin-vell-1pdf 30/45

Rruga e drejtë - WordPress.com

Kapitulli i sinqeritetit (vërtetësisë)

Allahu i Lartësuar thotë: “O besimtarë! Frikësojuni Allahut dhe bëhuni me ata që

 janë të sinqertë (në fjalë dhe në vepra).” (et-Tevbe: 119)

“...të sinqertët dhe të sinqertat...” (Ahzab:35) 

“...Do të ishte më mirë për ata që të tregohen të sinqertë ndaj Allahut .”(Muhamed: 21)

Hadithi nr. 54

Ibën Mes’udi radijAllahu anhu transmeton nga Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem

se ka thënë: “(Bëhuni të sinqertë se) Vërtet sinqeriteti të shpie në

mirësi dhe mirësia pa dyshim të shpie në xhenet. Njeriu vazhdon të

 jetë i sinqertë (në fjalë dhe vepra) derisa të shkruhet tek Allahu i

sinqertë (besimtarë i vërtetë). Ndërsa gënjeshtra vërtet të shpie në

shthurje (paturpësi) dhe s’ka dyshim se shthurja të shpie në

xhehenem. Njeriu vazhdon të gënjejë derisa tek Allahu të shkruhet

gënjeshtar i madh.” Muttekefun Alejhi.

Hadithi nr. 55

Nga Ebu Muhammed el-Hasen ibën Ali ibën Ebi Talibi radijAllahu anhuma

transmetohet se ka thënë: “Kam mbajtur mend nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu

alejhi ve sel-lem se ka thënë: “Largohu nga ajo tek e cila dyshon dhe merr

atë tek e cila nuk ke dyshim. Vërtet sinqeriteti është qetësi, siguri,

kurse gënjeshtra është pasiguri, dyshim.”  Transmeton Tirmidhiu dhe ka

thënë se hadithi është i vërtet (sahih)

Fjala juribuke do të thotë largohu nga ajo që dyshon se lejohet dhe merr atë qënuk dyshon.

Hadithi nr. 56

8/17/2019 Hadithet e librit Rijadu salihin, vëll. 1.pdf

http://slidepdf.com/reader/full/hadithet-e-librit-rijadu-salihin-vell-1pdf 31/45

Rruga e drejtë - WordPress.com

Nga Ebu Sufjani, Sahr ibën Harbi radijAllahu anhu, transmetohet hadithi i tij i gjatënë ngjarjen e Herakliut. Herakliu tha: “Për çfarë ju urdhëron?” (Ka për qëllimProfetin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ) Ebu Sufjani tha: “Unë i thashë: Ai na thotë

adhurojeni Allahun, i Cili është i vetëm, dhe mos i bëni shok në adhurim Atij dhelëreni atë që thonë të parët tuaj. Na urdhëron për namaz, që të themi të vërtetën,të jemi modest dhe të mbajmë lidhjet farefisnore.” Buhariu dhe Muslimi.

Hadithi nr. 57

Transmetohet nga Ebu Thabiti apo është thënë nga Ebu Seidi, apo është thënënga Ebul-Velid Sehl ibën Hunejf, i cili ishte nga pjesëmarrësit në luftën e Bedrit, se

Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush kërkon nga Allahu me

sinqeritet të plotë të bjerë shehid, Allahu do t’ia japë gradën eshehidit edhe nëse vdes në shtratin e tij.” Transmeton Muslimi.

Hadithi nr. 58

Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu, i cili ka thënë se i Dërguari iAllahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Një nga Profetët salavatullahi veselamuhu alejhim i kishte thënë popullit të tij para një beteje: “Mos të më

bashkëngjitet mua kush është martuar dhe ende nuk ka fjetur me gruan e tij, kush

ka ndërtuar shtëpi por ende nuk e ka ngritur kulmin e saj dhe kush ka blerë deleapo deve me barrë dhe pret që t’i pjellin të vegjlit e tyre.” Shkoi për në betejë dhearriti afër fshatit në kohën e namazit të ikindisë ose përafërsisht në atë kohë. Ai itha Diellit: “Ti je i urdhëruar (të perëndosh) dhe unë jam i urdhëruar (të luftoj).  OAllahu im, ndale atë (Diellin) për ne!” Dielli nuk perëndoi derisa Allahu i mundësoifitoren. Më pas mblodhi plaçkën e luftës dhe zbriti zjarri që ta djegë atë, por nuk edogji. Atëherë Profeti tha: “Dikush nga mesi juaj ka marrë nga plaçka e luftës. Le  të më betohet i pari i çdo fisi. (Gjatë betimit) Dora e njërit prej tyre u ngjit te dorae tij dhe atëherë ai (Profeti) tha: “Marrësi i plaçkës së luftës është nga fisi juaj. Letë më betohet fisi juaj!” Gjatë betimit dora e dy apo tre personave u ngjit t e dorae tij dhe ai u tha se marrësi i plaçkës së luftës është njëri prej tyre. Më pas sollënnjë kokë prej ari, të ngjashme me kokën e lopës. E vendosën (te plaçka e luftës)dhe atëherë zjarri e dogji. Plaçka e luftës nuk ishte e lejuar për askënd para nesh,por Allahu e lejoi për ne duke parë dobësitë dhe paaftësitë tona .” Buhariu dheMuslimi.

8/17/2019 Hadithet e librit Rijadu salihin, vëll. 1.pdf

http://slidepdf.com/reader/full/hadithet-e-librit-rijadu-salihin-vell-1pdf 32/45

Rruga e drejtë - WordPress.com

Hadithi nr. 59

Ebu Halid Hakim ibën Hizami radijAllahu anhu transmeton se i Dërguari i Allahut

sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Dy shitësit (shitësi dhe blerësi) kanëtë drejtë të ndërrojnë mendje për shitblerjen e tyre përderisa nuk

ndahen nga ai takim. E nëse janë të sinqertë dhe të qartë, Allahu do

t’u japë begati që të dyve në shitblerjen e tyre, por nëse gënjejnë dhe

maskojnë atëherë begatia do tërhiqet nga shitblerja e tyre.”  Buhariu

dhe Muslimi.

8/17/2019 Hadithet e librit Rijadu salihin, vëll. 1.pdf

http://slidepdf.com/reader/full/hadithet-e-librit-rijadu-salihin-vell-1pdf 33/45

Rruga e drejtë - WordPress.com

Kapitulli i mbikëqyrjes (el-murakabe)

Allahu në Kur’an thotë: “I cili të sheh kur të ngrihesh në këmbë, (e të sheh) edhe

lëvizjen tënde në mesin e atyre që bënë sexhde.” (Esh Shuara: 218-219)

“...dhe Ai është me ju kudo që të jeni.” (El Hadid: 4) 

“S’ka dyshim se Allahut nuk mund t’i fshihet asgjë në tokë e as në qiell.” (AluImran: 5)

“Pse Zoti yt është që përcjell (u rri në prit).” (El Fexhr: 14) 

“Ai di për shikimin me cep të syve, e edhe për atë që e fshehin në zemra.” (Gafir:19)

Hadithi nr. 60

Transmetohet nga Umer ibën el Hattabi radijAllahu anhu, i cili ka thënë: “Një Ditë,derisa ishim duke ndenjur tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, u

duk një njeri me rroba shumë të bardha dhe flokë shumë të zinj. Në të nukshiheshin shenja udhëtimi dhe askush prej nesh nuk e njohu. U ul pranë

Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem duke i mbështetur gjunjët e vet nëgjunjët e tij, i vendosi duart e veta në kofshët e veta dhe tha: “O Muhammed, më

trego, ç’është Islami?” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tha:

“Islami është të dëshmosh se nuk ka të adhuruar tjetër me meritë

përveç Allahut dhe se Muhammedi është i Dërguar i Allahut, të kryesh

namazin, të japësh zekatin, të agjërosh ramazanin, të vizitosh Qabenë,

nëse ke mundësi udhëtimi tek ajo!”  Ai tha: “Të vërtetën e the.”  Ne u

çuditëm. Po e pyet dhe po ia vërteton përgjigjen.” Ai tha: “Më trego, ç’është

imani?” (Pejgamberi) Tha: “Të besosh Allahun, melaiket e Tij, librat e Tij,

të Dërguarit e Tij, Ditën e Fundit dhe të besosh në caktimin e Tij, qoftë

i mirë apo i hidhur.”  Tha: “Të vërtetën e the.”  Tha: “Më trego, ç’është

ihsani?” (Pejgamberi) Tha: “Ta adhurosh Allahun sikur ta shohësh Atë,

edhe pse ti nuk e sheh Atë, Ai vërtet të sheh ty.” Tha: “Më trego, kur do

të ndodhë kiameti!” (Pejgamberi) Tha: “Për këtë i pyeturi nuk di më shumë

8/17/2019 Hadithet e librit Rijadu salihin, vëll. 1.pdf

http://slidepdf.com/reader/full/hadithet-e-librit-rijadu-salihin-vell-1pdf 34/45

Rruga e drejtë - WordPress.com

se ai që pyet.” Tha: “Atëherë, më trego shenjat e tij?”  (Pejgamberi) Tha: “Kur

robëresha t’i lindë vetes zonjushë, kur të shihen barinjtë të varfër, të

zhveshur e të mjerë se si garojnë në ndërtimin e ndërtesave të

mëdha.” Pastaj shkoi, kurse unë (Umeri) mbeta një kohë. Më pas (i Dërguari) sal-

lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “O Umer, a e di kush ishte pyetësi?” Thashë: -

Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri.” Tha:  “Ai vërtet ishte Xhibrili,

erdhi t’ua mësojë fenë tuaj.” Transmeton Muslimi.

“Kur robëresha t’i lindë vetes zonjushë”,  ka kuptimin se do të shtohen

robëreshat e do të lindin vajza për pronarët e tyre dhe bija e zotërisë është zonjë.Është komentuar edhe në mënyra të tjera.

“Të varfër” domethënë të dobët ekonomikisht, ndërsa fjala “një kohë” d.m.th.një kohë të gjatë, që zgjati tri ditë.

Hadithi nr. 61

Nga Ebu Dherr Xhundub ibën Xhunadeh dhe Ebu Abdurrahman Muadh ibënXhebeli radijAllahu anhuma transmetohet se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi

ve sel-lem, ka thënë: “Ki frikë Allahun kudo që të  jesh. Të keqen përcille

me të mirë, ajo do ta fshijë të keqen. Dhe  me njerëzit bëhu imoralshëm dhe me sjellje të mira.” Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadithi

është i mirë (hasen) 

Hadithi nr. 62

Transmetohet nga Ibën Abbasi radijAllahu anhuma se ka thënë: “Isha pas

Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem një ditë kur më tha: “O vogëlush, unë

po t’i  mësoj disa fjalë. Ruaje Allahun dhe Ai do të të ruajë. Ruaje

Allahun dhe Ai do të jetë me ty. Nëse i lutesh dikujt, atëherë lutjuvetëm Allahut, nëse kërkon ndihmë, atëherë kërko vetëm prej

Allahut. Dije se sikur mbarë populli të mblidhet për të të ndihmuar në

diçka, nuk mund të të ndihmojnë asgjë më tepër sesa të ka përcaktuar

Allahu. Po edhe sikur të mblidhen për të të dëmtuar diçka, ata nuk do

8/17/2019 Hadithet e librit Rijadu salihin, vëll. 1.pdf

http://slidepdf.com/reader/full/hadithet-e-librit-rijadu-salihin-vell-1pdf 35/45

8/17/2019 Hadithet e librit Rijadu salihin, vëll. 1.pdf

http://slidepdf.com/reader/full/hadithet-e-librit-rijadu-salihin-vell-1pdf 36/45

Rruga e drejtë - WordPress.com

me dorë dhe iu largua zgjebja dhe fitoi ngjyrën e mirë të trupit. (Pastaj meleku)

Tha: -Cilën pasuri dëshiron më shumë? Tha: -Devetë ose lopët (nuk i kujtohet

saktë transmetuesit). Ai i jep një deve mbarsë dhe i thotë: Allahu të bekoftë me

të!

Pastaj shkoi tek ai pa flokë dhe i thotë: -Ç’do të dëshiroje më shumë?” Tha: -

Flokë të bukura dhe që të largohet prej meje ajo prej së cilës njerëzit neveriten

nga unë. Meleku e fërkon dhe ai shërohet e i jepen flokë të bukur. Meleku tha: -

Cilën pasuri dëshiron më shumë? Tha: -Lopët. Meleku i jep një lopë mbarsë dhe

i thotë: -Allahu të bekoftë me të.

Meleku i shkon të verbërit dhe i thotë: -Ç’do të dëshiroje më shumë?” I verbëri

tha: -Të më kthejë Allahu të parët, që t’i shoh njerëzit. Meleku e fërkon dhe

Allahu ia kthen të parët. Meleku i thotë: -Cilën pasuri e dëshiron më shumë? Iverbëri thotë: -Dhentë! Ai i jep një dele që lind.

Te të tre pasuria u shtua e u rrit, kështu që i pari bëri një luginë me deve, i dyti

një luginë me lopë dhe i treti një luginë me dele. Pas kësaj meleku i shkon atij

me zgjebe në formën dhe pamjen e tij të mëparshme dhe i thotë: -Unë jam një

njeri i mjerë, më janë ndërprerë shkaqet e furnizimit në udhëtimin tim, ndaj sot

askush nuk mund të më ndihmojë përveç Allahut, pastaj ti. Po të lutem në emrin

e Atij që të ka dhënë ngjyrë dhe lëkurë kaq të bukur dhe që të ka dhënë kaq

deve, të më japësh një deve që të mund ta vazhdoj rrugën. Ky i thotë: -Jo, unëkam shumë obligime. Meleku i thotë: -Sikur po të njoh. A mos ke qenë ai me

zgjebe, nga i cili neveriteshin njerëzit, një i varfër të cilin Allahu e ka pasuruar?

Ky tha: -Unë këtë pasuri e kam trashëguar nga të parët. Meleku i tha: -Nëse po

gënjen, le të të kthejë Allahu në atë gjendje në të cilën ke qenë! Meleku pastaj i

shkon atij pa flokë, por në formën dhe pamjen e tij të mëparshme dhe i thotë

ashtu siç i tha atij me zgjebe, por edhe ky i përgjigjet ashtu siç iu përgjigj i pari.

Meleku i tha: -Nëse po gënjen, le të të kthejë Allahu në atë gjendje në të cilën ke

qenë! Pastaj meleku i shkon ish të verbërit, por në formën dhe pamjen e tij të

mëparshme dhe i thotë: -Unë jam i mjerë dhe udhëtar, më janë ndërprerëshkaqet e furnizimit në udhëtimin tim, ndaj sot nuk mund të më ndihmojë

përveç Allahut, pastaj ti. Të lutem për hit të Atij që të ka kthyer të parët, më jep

një dele që ta vazhdoj rrugën. Ai i thotë: -Vërtet unë kam qenë i verbër, por

Allahu më ka kthyer të parët. Merr vëlla çfarë të duash dhe lër çfarë të duash!

Për Allahun, asgjë sot nuk të ndaloj të marrësh në emër të Allahut të

8/17/2019 Hadithet e librit Rijadu salihin, vëll. 1.pdf

http://slidepdf.com/reader/full/hadithet-e-librit-rijadu-salihin-vell-1pdf 37/45

Rruga e drejtë - WordPress.com

Gjithëfuqishëm e të Madhërishëm! Meleku i tha: -Mbaje tërë pasurinë, ju vetëm

u sprovuat. Allahu është i kënaqur me ty, por është i hidhëruar me dy shokët e

tu. Buhariu dhe Muslimi.

Hadithi nr. 67

Nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu transmetohet se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu

alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nga Islami i mirë i robit është largimi nga ajo

që nuk i intereson.” Hadith është i mirë (hasen), transmetojnë Tirmidhiu dhe

të tjerët.

8/17/2019 Hadithet e librit Rijadu salihin, vëll. 1.pdf

http://slidepdf.com/reader/full/hadithet-e-librit-rijadu-salihin-vell-1pdf 38/45

Rruga e drejtë - WordPress.com

Kapitulli i devotshmërisëThotë Allahu i Madhëruar: “O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashti siç i takon

Atij...” (Alu Imran: 102) 

“Prandaj frikësojuni Allahut sa të mundeni.” (Et-Tegabun: 16)

“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën.” (El-Ahzab: 70)

“Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi). Dhe

do t’i japë risk prej nga nuk e pret.” (Et-Talak: 2-3) Si dhe:

“O besimtarë! Nëse i frikësoheni Allahut, Ai do t’ju japë aftësinë e të gjykuarit

drejt, do t’ju lirojë nga gjynahet tuaja dhe do t’ju falë. Allahu zotëron mirësi të

madhe.” (El-Enfal: 29)

Hadithi nr. 69

Ebu Hurejra radijAllahu anhu thotë: “I është thënë: “O i Dërguari i Allahut, cili

është njeriu më i ndershëm?” Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Ai që

është më i devotshëm.” (Të pranishmit) Thanë: “Nuk të pyetëm për këtë.” 

(Pejgamberi) Tha: “Jusufi është Pejgamber i Allahut, bir i Pejgamberit të

Allahut, bir i Pejgamberit të Allahut, bir i mikut (halilit) të All-llahut.”Thanë: “Ne as për këtë nuk të pyetëm!”  (Pejgamberi) Tha: “Atëherë për të

parët e arabëve po më pyetni? Ata të cilët kanë qenë më të zgjedhurit

në injorancë janë më të zgjedhurit edhe në Islam, nëse njohin

dispozitat e fesë.” Buhariu dhe Muslimi.

Hadithi nr. 70

Nga Ebu Se’id el-Hudrij radijAllahu anhu transmetohet se Pejgamberi sal-lAllahu

alejhi ve sel-lem ka thënë: “Vërtet kjo botë është e ëmbël dhe tërheqëse.

Allahu ju ka bërë mëkëmbës në të, që t’ju shikojë se si veproni, andaj

ruajuni dunjasë dhe ruajuni grave sepse me të vërtet intriga e parë e

Beni Israilëve ka qenë për shkak të grave.” Transmeton Muslimi.

8/17/2019 Hadithet e librit Rijadu salihin, vëll. 1.pdf

http://slidepdf.com/reader/full/hadithet-e-librit-rijadu-salihin-vell-1pdf 39/45

Rruga e drejtë - WordPress.com

Hadithi nr. 71

Nga Ibën Mes’udi radijAllahu anhu transmetohet se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi

ve sel-lem ka thënë: “O Zoti im, kërkoj nga Ti udhëzim, devotshmëri,

ndershmëri dhe mjaftueshmëri!” Transmeton Muslimi.

Hadithi nr.7 2

Nga Ebu Tarif Adij ibën Hatim et-Taij radijAllahu anhu përcillet të ketë thënë: “E ka

dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke thënë: “Kush betohet me betim për

diçka dhe pastaj vëren diçka më të devotshme (se ajo për të cilën

është betuar), le ta marrë (ose të veprojë) atë që është më e

devotshme (duke e shkelur betimin).” Transmeton Muslimi.

Hadithi nr. 73

Nga Ebu Umamete Suddejj ibën Axhlan el-Bahilij radijAllahu anhu përcillet të ketëthënë se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem duke

mbajtur humben në haxhin e lamtumirës duke thënë: “Frikësojuni Allahut,

falni pesë kohët e namazit, agjërojeni muajin e agjërimit, jepni zekatin

e pasurisë suaj dhe respektoni udhëheqësit tuaj, do të hyni në

xhennetin e Zotit tuaj.”  Transmeton Tirmidhiu në fund të kapitullit përnamazin dhe thotë hadithi është i mirë-i vërtet (hasen sahih).

8/17/2019 Hadithet e librit Rijadu salihin, vëll. 1.pdf

http://slidepdf.com/reader/full/hadithet-e-librit-rijadu-salihin-vell-1pdf 40/45

Rruga e drejtë - WordPress.com

Kapitulli i bindjes dhe mbështetjes

Allahu i Madhërishëm thotë: “Kur besimtarët e vërtetë panë ushtrinë e aleatëve,

thanë: “Kjo është ajo që na ka premtuar Allahu dhe i Dërguari i Tij; sigurisht,

premtimi i tyre u vërtetua!” Kjo ua forcoi atyre besimin dhe përuljen.” (El-Ahzab:22) Dhe thotë i Lartësuari:

“(Shpërblim kanë edhe ata) të cilëve njerëzit (hipokritë) u thanë: “Shumë njerëz

po mblidhen kundër jush, prandaj frikësohuni!” e kjo gjë ua shtoi atyre besimin

dhe thanë: “Neve na mjafton Allahu, Ai është mbrojtës i mrekullueshëm!” Ata u

kthyen me dhuntitë dhe mirësitë e Allahut, nuk i gjeti asgjë e keqe dhe fituan

kënaqësinë e Allahut. Allahu është Zotërues i mirësive të mëdha.” (Alu Imran:173-174)

“Ti ki bindje (mbështetje) në atë që është i gjallë, që nuk vdes.” (El-Furkan: 58)

“Dhe besimtarët vetëm tek Allahu le të mbështeten!” (Ibrahim:11) 

“E kur të vendosësh, atëherë mbështetu tek Allahu.” (Alu Imran: 159) 

“Kush mbështetet tek Allahu, pa dyshim Ai i mjafton Atij.” (Et-Talak: 3)

“Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, zemrat e të cilëve, kur përmendet Allahu,

fërgëllojnë dhe, kur u lexohen shpalljet e Tij, u forcohet besimi dhe vetëm te

Zoti i tyre mbështeten.” (El-Enfal: 2)

Hadithi nr. 74

Transmetohet nga Ibën Abbasi radijAllahu anhuma se i Dërguari i Allahut   sal-

lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Më janë paraqitur popujt dhe pashë

Pejgamber që kishte pas vetes një grup të vogël (tre deri në nëntëpersona). Gjithashtu pashë Pejgamber që kishte me vete një ose dy

burra, por pashë Pejgamber që nuk kishte asnjë njeri me vete.

Papritmas m’u shfaq një turmë e madhe. Mendova se ishin ummeti

im, por më treguan se ai ishte Musai alejhis selam me popullin e tij.

Më pas më thanë shiko në horizont. Shikova kur ja, një turmë e

8/17/2019 Hadithet e librit Rijadu salihin, vëll. 1.pdf

http://slidepdf.com/reader/full/hadithet-e-librit-rijadu-salihin-vell-1pdf 41/45

Rruga e drejtë - WordPress.com

madhe. Pastaj prapë më thanë shiko në horizontin tjetër dhe ja një

turmë tjetër, po ashtu e madhe. Atëherë më thanë: -Ky është ummeti

yt dhe në mesin e tyre janë shtatëdhjetë mijë që do të hyjnë në

xhenet pa dhënë llogari dhe pa u dënuar.” Pastaj (i Dërguari) u ngrit dhe

hyri në shtëpinë e tij. Njerëzit më pas filluan të diskutonin se kush ishin këtashtatëdhjetë mijë që do të hynin në xhenet pa dhënë llogari dhe pa u dënuar. Disanga ata thanë: “Ndoshta janë ata që e kanë shoqëruar të Dërguarin e Allahut sal-

lAllahu alejhi ue sel-lem.”  Disa të tjerë thanë: “Ndoshta janë ata të cilët kanë

lindur muslimanë duke mos i bërë asnjëherë shirk Allahut”,  dhe kështupërmenden disa gjëra, ndërkohë që i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem doli dhe

u tha: “Për çfarë po polemizoni?”  Ata i treguan dhe atëherë i Dërguari i

Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tha: “Ata (shtatëdhjetë mijë) janë

njerëzit të cilët nuk kërkojnë nga të tjerët t’u bëhet rukje, nuk ubesojnë besëtytnive dhe vetëm tek Zoti i tyre mbështeten.”  Në atë

moment është ngritur Ukashe ibën Mihsani dhe tha: “O i Dërguar i Allahut, lute

Allahun të jem unë nga ta.” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tha:“Ti je nga ta.” Pastaj është ngritur një tjetër dhe tha: “Lute Allahun të jem edhe

unë nga ta.” I Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem i tha: “Ta parapriu Ukashe.”Buhariu dhe Muslimi.

Er-ruhejt është zvogëlimi i fjalës reht, që ka për qëllim më pak se dhjetë përsona.

El-ufuk është ana, horizonti.

Hadithi nr. 76

Transmetohet nga Ibën Abbasi radijAllahu anhu se ka thënë: “Hasbunallahu ue

ni’mel-uekil” (Na mjafton Allahu, Ai është më i miri mbrojtës). Këtë shprehje eka thënë Ibrahimi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem kur e kanë hedhur në zjarr. E ka

thënë edhe Muhammedi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, kur i thanë: “Vërtet

njerëzit (armiqtë tuaj) kanë tubuar grumbull të madh kundër jush,

andaj frikësohuni. Përkundrazi, kjo ua shtoi e ua forcoi besimin

(besimtarëve) dhe thanë: “Hasbunallahu ue ni’mel-uekil” (Na mjafton

Allahu, Ai është më i miri mbrojtës).”Transmëton Buhariu. 

8/17/2019 Hadithet e librit Rijadu salihin, vëll. 1.pdf

http://slidepdf.com/reader/full/hadithet-e-librit-rijadu-salihin-vell-1pdf 42/45

Rruga e drejtë - WordPress.com

Në një transmetim tjetër të Bhariut nga Ibën Abbasi raadijAllahu anhuma thuhet:“Fjala e fundit e Ibrahimit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem kur e kanë hedhur në zjarr

ka qenë: “Hasbijallahu ue ni’mel-uekil.” 

Hadithi nr. 79

Transmetohet nga Umeri radijAllahu anhu se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut

sal-lAllahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “Sikur ju të mbështeteshit në

Allahun me mbështetje të njëmendtë, do t'ju furnizonte siç i furnizon

shpezët, gëdhijnë të uritur dhe ngrysen të ngopur.” 

Transmeton Tirmidhiu dhe thotë se hadithi është i mirë (hasen). Pra, dalin nëmëngjes me barkun e zbrazët dhe kthehen në mbrëmje me barkun plot.

Hadithi nr. 80

Transmetohet nga Ebu Umarete el-Bera ibën Azibi radijAllahu anhuma të ketë

thënë: “Ka thënë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: “O filan, kur të

biesh në shtratin tënd thuaj: -O Zoti im, shpirtin tim ta dorëzova Ty,

fytyrën time e drejtova nga Ti, çështjen time ta dorëzova Ty, shpinën

time e mbështeta te Ti duke shpresuar në Ty dhe duke u frikësuar nga

Ti, nuk ka nga Ti vendstrehim as vendshpëtim përveç tek Ti. Kambesuar në Librin Tënd, të cilin e ke shpallur dhe në Pejgamberin Tënd

që e ke dërguar.” Nëse vdes atë natë, do të vdesësh me iman, e nëse

gdhihesh, atëherë (gdhihesh) i shpërblyer me mirësi.”  Buhariu dhe

Muslimi. 

Në një transmetim tjetër, nga dy Sahihët thuhet: “Më ka thënë i Dërguari i Allahut

sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: “Kur të nisesh për në shtrat merr abdest si për

namaz, pastaj bjer në anën tënde të djathtë dhe thuaj... (atë që upërmend më lart).” Pastaj tha: “Le të jenë këto fjalët e fundit që thua

(para gjumit).” 

Hadithi nr. 81

8/17/2019 Hadithet e librit Rijadu salihin, vëll. 1.pdf

http://slidepdf.com/reader/full/hadithet-e-librit-rijadu-salihin-vell-1pdf 43/45

Rruga e drejtë - WordPress.com

Transmetohet nga Ebu Bekri radijAllahu anhu Abdullah ibën Uthman ibën Amiribën Umer ibën Ka’b ibën Sa’d ibën Tejmi ibën Murre ibën Ka’b ibën Luejj ibënGalibel-kureshij et-tejmijj radijAllahu anhu  –  ai, babai dhe nëna e tij kanë qenë

prej sahanëve radijAllahu anhum  –  se ka thënë: “Kam shikuar në këmbët emushrikëve dhe ne ishim në shpellë, ndërsa ata ishin mbi kokat tona dhe

thashë: -O i Dërguar i Allahut, nëse ndonjëri prej tyre do të shikonte poshtë

këmbëve te tij, do të na shihte. Më tha: “O Ebu Bekër! Ç’mendon ti për dy

persona, ku Allahu është i treti i tyre?” Buhariu dhe Muslimi.

Hadithi nr. 82

Transmetohet nga nëna e besimtarëve Ummi Seleme, emri i së cilës ishte Hind

bintu Umejje Hedhejfe el-Mahzumijje radijAllahu anha, se Pejgamberi sal-lAllahualejhi ue sel-lem kur dilte nga shtëpia e tij thoshte:  “Në emër të Allahut,

mbështetëm në Allahun. O Zoti im, të drejtohem për mbrojtje të mos

lajthis e as të më lajthisë dikush, të mos gaboj e as të bëhem shkak që

ndokush të gabojë, të mos bëj zullum e as të më bëjnë zullum, të mos

e injoroj askënd e as mos të injorohem nga të tjerët .” Hadithi i vërtetë, e

transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe të tjerët me zinxhir transmetuesish

autentik. Tirmidhiu thotë se ky hadith është i mirë dhe i vërtet (hasen sahih).

Hadithi është sipas versionit të Ebu Davudit. 

Hadithi nr. 83

Nga Enesi radijAllahu anhu transmetohet se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi

ve sel-lem ka thënë: “Kush thotë kur del prej shtëpisë: ‘Në emër të

Allahut, jam mbështetur në Allahun dhe nuk ka kurrfarë fuqie as force

përveç në Allahun’, i thuhet atij je i udhëzuar, i mbrojtur dhe i ruajtur.

Dhe prej tij ikën djalli.”  Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu etj.

Tirmidhiu thotë hadithi është i mirë (hasen).

Ebu Davudi i shton edhe këtë fjali: “Djalli i thotë djallit tjetër: “Si ia del me

njeriun i cili është i udhëzuar, i ruajtur dhe i mbrojtur?” 

8/17/2019 Hadithet e librit Rijadu salihin, vëll. 1.pdf

http://slidepdf.com/reader/full/hadithet-e-librit-rijadu-salihin-vell-1pdf 44/45

Rruga e drejtë - WordPress.com

Kapitulli i drejtësisë – korrektësisë (istikame)

Allahu i Madhëruar thotë: “Ti shko rrugës së drejtë siç je urdhëruar.” (Hud: 112) 

“Me të vërtetë, atyre që thonë: “Zoti ynë është Allahu”, e pastaj vazhdojnë tëvendosur në rrugën e drejtë, do t’u zbresin engjëjt (para vdekjes) e do t’u thonë:

“Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni! Dhe gëzojuni Xhenetit që ju është

premtuar. Ne jemi mbrojtësit tuaj në jetën e kësaj bote dhe në botën tjetër.

Atje do të keni çfarë t’ju dëshirojë zemra dhe çfarë të kërkoni, dhuratë e pasur

prej një Zoti Falës dhe Mëshirëplotë.” (Fussilet: 30-32)

“Pa dyshim, ata që thonë: “Zoti ynë është Allahu!” dhe pastaj qëndro jnë në

rrugën e drejtë, nuk do të kenë arsye për t’u frikësuar e as për t’u dëshpëruar

(kur t’u vijë vdekja). Ata do të jenë banorë të Xhenetit, ku do të qëndrojnëpërgjithmonë, si shpërblim për atë që kanë punuar.” (El-Ahkaf: 13-14)

Hadithi nr. 85

Nga Ebu Amri  –  ose Ebu Amrete  –  Sufjan ibën Abdullahu radijAllahu anhu

transmetohet se ka thënë: “Thashë: -O i Dërguar i Allahut! Më thuaj për islamin

atë për çka nuk do të kem nevojë të pyes askënd përveç teje. Tha : “Thuaj, e

besoj Allahun, pastaj vazhdo me ngulm (në këtë).” Transmeton Muslimi.

Hadithi nr. 86

Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu të ketë thënë: “Ka thënë i

Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: “Mundohuni e punoni duke

mos e tepruar e as duke mos lënë mangët dhe mbahuni fort e veproni

drejt. Dijeni se vërtet askush nuk do të shpejtojë me punën e tij .” Ata

thanë: - As ti o i Dërguar i Allahut? Tha: “As, unë, përveç nëse më përfshin

Allahu me mëshirën dhe mirësitë e Tij.” Transmeton Muslimi.

El-mukarebe është qëllimi dhe vullneti në të cilën nuk ka teprim (guluv) aponeglizhim. Es-sedad është qëndrueshmëria dhe korrektësia në vepër. Jetegam-meduni domethënë të më përfshijë, të më strehojë.

8/17/2019 Hadithet e librit Rijadu salihin, vëll. 1.pdf

http://slidepdf.com/reader/full/hadithet-e-librit-rijadu-salihin-vell-1pdf 45/45

Rruga e drejtë - WordPress.com

Dijetarët kanë thënë se kuptimi i istikames është qëndrueshmëria në adhurimndaj Allahut të Lartësuar dhe kanë shtruar se ajo është nga fjalët përmbledhëse tëtë Dërguarit sal-lAllahualejhi ue sel-lem, rregulluese e çështjeve. Vetëm ngaAllahu është suksesi.