24
CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: [email protected] E Diel 22 Dhjetor 2019 Ç m i m i 2 0 l e k ë & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Nga Bardhyl BEJKO Zoti President më takoni edhe mua, jam dënuar padrejtësisht Nga Fatos ÇOÇOLI Nga Ylli MEÇE Ligj-marrësit, ligj-kthyesit dhe... iso ligjësit KLSH, aleati numër 1 i SPAK Ja si SPAK do godasë në të gjitha nivelet, nga abuzuesit me tenderat e koncesionet, te gjyqtarët dhe prokurorët Faqe 10 Lëvizja Socialiste për Integrim duket se është penduar për djegien e mandateve. Në shkurt të këtij viti, Partia Demokratike dhe partitë e tjera të opozitës dogjën mandatet e deputetëve, në shenjë revolte ndaj politikave radikale të ndjekura nga mazhoranca qeverisëse. Ishte kreu... Ecuria e reformës në drejtësi, lëvizja e lirë, migracioni, politika e vizave, bashkëpunimi poli- cor, lufta kundër krimit të organizuar, lufta kundër terrorizmit, bashkëpunimi në luftën kundër narko- tikëve, bashkëpunimi gjyqësor, çështjet civile dhe penale, kanë qenë disa nga temat... Djegia e mandateve sjell përplasje në opozitë, LSI pendohet dhe nis përgatitjet për t’iu drejtuar Kushtetueses, kërkon rikthimin në Parlament Romina Kuko: Ja çfarë do sjellin kapitujt 23 dhe 24 të integrimit, lufta ndaj korrupsionit thelbësore, koha që të gjithë të japin llogari Hapja e dosjeve për “Rrugën e Kombit”, “Gërdecin” e “21 Janarin” alarmon Berishën e Bashën, PD në sulm ndaj SPAK, akuza Krajës dhe Dumanit Në muajin e fundit të vitit, por artistë të ndry- shëm shprehen se po mbyllet me jo pak probleme me artin dhe kulturën në vend. Në reagimet e tyre herë pas here artistë të ndryshëm i drejtohen institucioneve, që dhe ky vit nuk pati vëmendje prej tyre për të përmirësuar jetën artistike, por problemet i shoqëruan gjatë gjithë... Futbolli shqiptar ka ulje-ngritjet e tij, por fakti që në analizat sportive përdoret për krahasim koha e shkuar, do të thotë që para vitit 1990 futbolli në Shqipëri ka patur një nivel të mirë, të krahasueshëm në rang rajonal dhe padyshim ka mundur të ndikojë në emocionet e njerëzve, gjë që e justifikojnë më së miri stadiumet... EDMOND BUDINA: Arti në krizë, Ministria e Kulturës nuk funksionon, mbyllja e teatrove krim SAIMIR DAUTI: Tirana e Lym Allës - ekipi më i mirë shqiptar, Dinamo e viteve '70-të e papërsëritshme Shefja e ONM shuplakë Metës për Kushtetuesen dhe sulmet ndaj reformës, mbështet kërkesën për Venecian dhe paralajmëron tërmet nga SPAK Afera e CEZ fundos Metën e Berishën, zbardhen të tjera prova kompromentuese, nga pazari 10 mln euro me Ismailajn, te dëshmitë dhe email-et Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Calavera, i ka dhënë një goditje të fortë presidentit Ilir Meta. Ky i fundit ka nisur një sulm të paprecedentë ndaj reformës në drejtësi, ndërsa ka futur në kolaps Gjykatën Kushtetuese. Calavera ka reaguar dje në një intervistë për “TCH”, ku ka mbështetur nismën e PS për të kërkuar ndihmën eVenecias sa i takon përplasjes për anëtarët... Faqe 18 Faqe 20 Faqe 7 Faqe 6 Mbahet në Tiranë takimi për Shengenin Ballkanik, Vuçiç e Zaev: Do i shihni përfitimet pas tre vitesh, asnjë ndalesë në pikat kufitare Takimi i radhës për Shengenin Ballkanik u mbajt ditën e djeshme në Tiranë, ku u diskutua për benefitet që do të sjellë ky bashkëpunim, si edhe u vendos theksi tek qëndrimi i Kosovës për këtë çështje... Faqe 8 Mini-Shengeni, Edi Rama: Kosova po vetizolohet, Ramush Haradinaj një gënjeshtar klasik, nuk ka asnjë detyrim në tryezë Në takimin e mbajtur ditën e djeshme në kuadër të Shengenit Ballka- nik, kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij, por me një gjuhë tepër të ashpër, ai ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit... Faqe 9 Faqe 2-4 Spartak Ngjela: Reforma në drejtësi do fundosë krerët e politikës, presidenti e ka të kotë që var shpresat te Soros Faqe 5

Hapja e dosjeve për “Rrugën e Kombit”, “Gërdecin” e “21 ...€¦ · fund të Marsit 2011, në kundërshtim me marrëveshjen DIA-CEZ. Mar-Ja detajet e dosjeve për privatizimin

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Hapja e dosjeve për “Rrugën e Kombit”, “Gërdecin” e “21 ...€¦ · fund të Marsit 2011, në kundërshtim me marrëveshjen DIA-CEZ. Mar-Ja detajet e dosjeve për privatizimin

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: [email protected]

E Diel 22 Dhjetor 2019

Çmimi 20 lekë

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Nga Bardhyl BEJKO

Zoti President më takoni edhe mua, jam dënuar

padrejtësisht

Nga Fatos ÇOÇOLI

Nga Ylli MEÇE

Ligj-marrësit, ligj-kthyesit dhe... iso ligjësit

KLSH, aleati numër 1 i SPAK

Ja si SPAK do godasë në të gjitha nivelet, nga abuzuesit me tenderat e koncesionet, te gjyqtarët dhe prokurorët

Faqe 10

Lëvizja Socialiste për Integrim duket se është penduar për djegien e mandateve. Në shkurt të këtij viti, Partia Demokratike dhe partitë e tjera të opozitës dogjën mandatet e deputetëve, në shenjë revolte ndaj politikave radikale të ndjekura nga mazhoranca qeverisëse. Ishte kreu...

Ecuria e reformës në drejtësi, lëvizja e lirë, migracioni, politika e vizave, bashkëpunimi poli-cor, lufta kundër krimit të organizuar, lufta kundër terrorizmit, bashkëpunimi në luftën kundër narko-tikëve, bashkëpunimi gjyqësor, çështjet civile dhe penale, kanë qenë disa nga temat...

Djegia e mandateve sjell përplasje në opozitë, LSI

pendohet dhe nis përgatitjet për t’iu drejtuar Kushtetueses, kërkon rikthimin në Parlament

Romina Kuko: Ja çfarë do sjellin kapitujt 23 dhe

24 të integrimit, lufta ndaj korrupsionit thelbësore, koha

që të gjithë të japin llogari

Hapja e dosjeve për “Rrugën e Kombit”, “Gërdecin” e “21 Janarin” alarmon

Berishën e Bashën, PD në sulm ndaj SPAK, akuza Krajës dhe Dumanit

Në muajin e fundit të vitit, por artistë të ndry-shëm shprehen se po mbyllet me jo pak probleme me artin dhe kulturën në vend. Në reagimet e tyre herë pas here artistë të ndryshëm i drejtohen institucioneve, që dhe ky vit nuk pati vëmendje prej tyre për të përmirësuar jetën artistike, por problemet i shoqëruan gjatë gjithë...

Futbolli shqiptar ka ulje-ngritjet e tij, por fakti që në analizat sportive përdoret për krahasim koha e shkuar, do të thotë që para vitit 1990 futbolli në Shqipëri ka patur një nivel të mirë, të krahasueshëm në rang rajonal dhe padyshim ka mundur të ndikojë në emocionet e njerëzve, gjë që e justifikojnë më së miri stadiumet...

EDMOND BUDINA: Arti në krizë, Ministria e Kulturës nuk funksionon, mbyllja e teatrove krim

SAIMIR DAUTI: Tirana e Lym Allës -

ekipi më i mirë shqiptar, Dinamo e viteve '70-të

e papërsëritshme

Shefja e ONM shuplakë Metës për Kushtetuesen dhe sulmet ndaj reformës, mbështet kërkesën për

Venecian dhe paralajmëron tërmet nga SPAK

Afera e CEZ fundos Metën e Berishën, zbardhen të tjera prova kompromentuese, nga pazari 10

mln euro me Ismailajn, te dëshmitë dhe email-et

Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Calavera, i ka dhënë një goditje të fortë presidentit Ilir Meta. Ky i

fundit ka nisur një sulm të paprecedentë ndaj reformës në drejtësi, ndërsa ka futur në kolaps Gjykatën Kushtetuese. Calavera ka reaguar dje

në një intervistë për “TCH”, ku ka mbështetur nismën e PS për të kërkuar ndihmën e Venecias sa i takon përplasjes për anëtarët...

Faqe 18

Faqe 20

Faqe 7

Faqe 6

Mbahet në Tiranë takimi për Shengenin Ballkanik, Vuçiç e Zaev: Do i shihni përfitimet pas tre vitesh,

asnjë ndalesë në pikat kufitareTakimi i radhës për Shengenin Ballkanik u mbajt ditën e djeshme në

Tiranë, ku u diskutua për benefitet që do të sjellë ky bashkëpunim, si edhe u vendos theksi tek qëndrimi i Kosovës për këtë çështje... Faqe 8

Mini-Shengeni, Edi Rama: Kosova po vetizolohet, Ramush Haradinaj një gënjeshtar klasik, nuk ka asnjë detyrim në tryezëNë takimin e mbajtur ditën e djeshme në kuadër të Shengenit Ballka-

nik, kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij, por me një gjuhë tepër të ashpër, ai ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit... Faqe 9

Faqe 2-4

Spartak Ngjela: Reforma në drejtësi do fundosë krerët e politikës, presidenti e ka të kotë që var shpresat te Soros Faqe 5

Page 2: Hapja e dosjeve për “Rrugën e Kombit”, “Gërdecin” e “21 ...€¦ · fund të Marsit 2011, në kundërshtim me marrëveshjen DIA-CEZ. Mar-Ja detajet e dosjeve për privatizimin

2 GAZETA SOTE Diel 22 Dhjetor 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

JA PROVAT PËR DY DOSJET E AFERËS SË CEZPROVAT PËR AFERËN E PRIVATIZIMIT TË OSHEE

1. Letër nga Clifford Chance drejtuar CEZ Shpërndarje datë 15.07.2014

2. E-mail nga Nuel Kalaj drejtuar Mar-tin Roman, me subjekt “OSSH Developments”, datë 07.09.2009.

3. E-mail i Nuel Kalaj drejtuar Tomas Pleskac, me subjekt “Re: Kosova”, datë 11.05.2010.

4. E-mail i Nuel Kalaj drejtuar Josef Hejsek, me subjekt “15.05.2010 Report”.

5. E-mail i Josef Hejsek drejtuar Tomas Pleskac, me subjekt “Albanie-priprava jednani s PM”. datë 28.01.2010.

6. E-mail i Josef Hejsek drejtuar Nuel Kalaj, me subjekt “World Bank- Notice of Event-do be delivered”, datë 17.11.2011;

7. Procesverbal i Mbledhjes së Këshillit të Ministrave Për projektvendimin “Për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin Nr. 835, datë 11.06.2008 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e paketës së aksioneve të kapitalit të shoqërisë anonime “OSSH”,

që u ofrohet investitorëve strategjikë”, datë 17.09.2008;

8. Shkresa Nr. 393 Prot, datë 14.01.2008 e zv.ministrit të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, me lëndë “Dërgohet vendimi i Mbledhjes së Komitetit të Konsu-lencës dhe Transparencës për vlerësimin e aseteve të KESH Sh.A”;

9. Vendim Nr. 4, datë 09.05.2008 i Komitetit të Konsulencës dhe Transparencës të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe En-ergjetikës;

10. Urdhër Nr. 329, datë 09.05.2008 i Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energ-jetikës “Për transferimin e titullit të pronësisë së aksioneve të OSSH” Sh.A”;

11. Shkresa Nr. 329/1 Prot, datë 12.05.2008 e zv. ministrit të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, me lëndë “Mbi urdhrin për transferimin e titullit të pronësisë”.

12. Shkresa Nr. 6466 Prot, datë 08.07.2008 e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe En-ergjetikës me lëndë: “Për përshpejtimin e

procedurave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme të OSSH” Sh.A”.

13. Shkresa Nr. 12/1 Prot, datë 11.01.2008 e Entit Rregullator të Energjisë me lëndë: “Sqarim mbi zgjedhjen e modelit të privat-izimit”.

PROVAT PËR AFERËN CEZ-DIA1. Më 29 Nëntor 2010 Ismailaj së bash-

ku me Metën, udhëtojnë për në Pragë, ku qëndruan së bashku deri më datë 1 dhjetor 2010... Pas kësaj vizite, më datë 7 Dhjetor 2010 ERE nxjerr Vendimin nr. 97 “Për për-caktimin e tarifës së energjisë elektrike për furnizuesin publik me shumicë për periud-hën 1 janar-31 dhjetor 2011, i cili uli çmimin e blerjes së energjisë nga CEZ-i prej KESH-it, nga 2.03 lekë/kwh ne 1.48 lekë/kwh, duke i shkaktuar buxhetit të KESH-it dhe të shtetit shqiptar një dëm rreth 30 mln euro në vit.

2. Sipas edhe pohimeve që më ka bërë mua dhe avokatëve të Clifford Chance Elvis Mataj, në këtë rast Meta kërkonte nga Ismai-laj dhe CEZ-i një shumë prej 10 mil Eurosh.

Bazuar në këto fakte, avokatët e Clifford Chance, hartuan në tetor të vitit 2014 një material voluminoz të quajtur Rejoinder Brief, ku ata argumentonin se kontrata DIA-CEZ, ishte lidhur në kushtet e mashtrimit dhe të korrupsionit. Një pjesë të këtij materiali ata e parashtruan në Vjenë më 30 qershor 2015.

3. Elvisi më ka pohuar mua edhe raste të tjera korrupsioni, në vorbullën e kontratës DIA-CEZ, por në shuma më të vogla. Sipas tij, në periudhën prill-maj 2011, Ismailaj i kërkoi atij që të tërhiqte nga banka, prej llogarive të DIA-s, 50 mijë euro, pasi ai duhej të paguante dikë në Prage. Sipas Elvisit, kjo ishte një pagesë e bërë në dorë dhe nuk pasqyrohej në bilancet e kompanisë. Këtë gjë Elvisi e ka konfirmuar edhe para avokatëve të Clifford Chance, më 27 tetor 2014, kur ai ka dhënë edhe një dëshmi përsa më sipër.

4. Ka pasur edhe raste të tjera, si pagi-mi i Hejsekut me 5000 euro, nga paratë e DIA-s për të kaluar këndshëm week-endin, si dhe pagimi me një shumë jo të vogël tek një studio avokatore.

Kliti TOPALLI

Dosjet me aferën e CEZ rrezikojnë të dërgojnë pas hekurave shumë politikanë. Nëse prokurorët e SPAK

kanë vullnet për të nisur arrestimet e bujshme, mjaftojnë të hetojnë pri-vatizimin e OSHEE dhe paktin CEZ-DIA. Një ditë më parë gazeta tregoi detaje nga dosja që ka dorëzuar në prokurori juristi Romeo Kara për aferën CEZ-DIA. Sot po tregojmë të tjera detaje nga kjo çështje, por dhe nga dosja për privatizimin e OSHEE nga CEZ. Te CEZ-DIA janë kallëzuar Meta-Berisha dhe 5 zyrtarë të tjerë, ndërsa te privatizimi i OSHEE janë të paditur Berisha, ish-ministrat e tij dhe disa funksionarë të ERE.

Skandali CEZ-DIANë padinë e juristit Romeo Kara,

janë rreth 300 faqe me informacion. Një ditë më parë gazeta tregoi se ai flet për një valixhe me para, duke pretenduar se ka shkuar në shtëpinë e Metës. Ndërkohë në një moment tjetër ai shprehet se për privatizimin CEZ-DIA është bërë një pazar me vlerë 10 milionë euro. “Sipas edhe pohimeve që më ka bërë mua dhe avokatëve të Clifford Chance, Elvis Mataj, në këtë rast Meta kërkonte nga Ismailaj dhe CEZ-i një shumë prej 10 mln Eurosh”, thuhet në dosje. Më tej juristi argumenton se si DIA përmes mbështetjes së qeverisë së asaj kohe arriti të merrte në dorë borxhet falë mashtrimit. “Në pikën 16 të dëshmisë së tij Hejsek pohon se: DIA (Ismailaj) ju tha se ajo ishte pjese e kompanisë së madhe amerikane DAI, që oper-onte në të gjithë botën. Ky është një tjetër mashtrim tashmë i provuar nga gjykata ashtu si edhe mashtrimi i parë lidhur me prezantimin “Pasut & Partners”. Në pikën 31 të dëshmisë së tij, Hejsek pohon se: Raporti i Identi-fikimit të Debitorëve u dorëzua në fund të Marsit 2011, në kundërshtim me marrëveshjen DIA-CEZ. Mar-

Ja detajet e dosjeve për privatizimin e OSHEE dhe për paktin CEZ-DIA

Afera e CEZ fundos Metën e Berishën, zbardhen të tjera prova kompromentuese, nga pazari 10 mln euro me Ismailajn, te dëshmitë dhe email-et

dhjetor 2010. Por sipas tij, pas kësaj vizite, më datë 7 dhjetor 2010 ERE nx-jerr Vendimin nr. 97 “Për përcaktimin e tarifës së energjisë elektrike për furnizuesin publik me shumicë për periudhën 1 janar-31 dhjetor 2011”, i cili uli çmimin e blerjes së energjisë nga CEZ-i prej KESH-it, nga 2.03 lekë/kwh në 1.48 lekë/kwh, duke i shkaktuar buxhetit të KESH-it dhe të

shtetit shqiptar një dëm rreth 30 mln euro në vit.

DëshmitëNë dosjen për aferën CEZ-DIA, ju-

risti Kara ka bashkëngjitur dhe dësh-minë e Vojsava Ismailjat, bashkëshort-ja e Kastriot Ismailajt, administratorit të DIA, i cili ndodhet në burg sot. Në një intervistë ajo ka akuzuar direkt Metën dhe flet për shuma të mëdha

1. Sali Berisha, ish-kryeministër e aktualisht deputet i Kuvendit;

2. Nuel Kalaj, ndërmjetës i privatizimit të OSSH, i cili dyshohet se ka kryer transferta të dyshimta parash në shuma të mëdha;

3. Genc Ruli, ministër në Ministrinë e Energjisë; 4. Neritan Alibali, ish-zv/ministër; 5. Enno Bozdo, ish-zv./ ministër në Ministrinë e en-

ergjisë; 6. Mimoza Vokshi, ish-drejtoreshë e Përgjithshme e

Shërbimeve Tregtare në Ministrinë e Energjisë;

7. Ridvan Bode, ish-ministër i Financave; 8. Suzana Guxholli, ish-këshilltare e Sali Berishës; 9. Zoti Florion Mima, ish-ministër i Ekonomisë;

anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave dhe anëtarë të grupit të negocimit të marrëveshjes, të cilët dyshohet se kanë kryer verime dhe mosvep-rime në përmbushje të detyrave funksionale;

10. Shkëlzen Berisha, person ndërmjetës në privat-izimin e OSSH;

11. Josef Ejsek, ish-drejtori i OSSH, më pas CEZ Shpërndarje.

ZYRTARËT E KALLËZUAR PËR PRIVATIZIMIN E OSHEE

rëveshja në fjalë parashikonte sipas tij se: raporti duhej të dorëzohej 3 muaj pas firmosjes së marrëveshjes, pra me 1 dhjetor 2010”, thuhet më tej. Kara akuzon Metën, ministër në atë kohë, se ndikoi për të ulur çmimin e energjisë elektrike për CEZ. Sipas tij më 29 Nëntor 2010 Ismailaj së bashku me Metën, udhëtojnë për në Pragë ku qëndruan së bashku deri më datë 1

parash. “Ka qenë pikërisht Ilir Meta, që pasi kishte realizuar uljen e çmimit të energjisë, i kërkonte Kastriotit që t’u kërkonte çekëve që ta shpërblenin atë, pra Ilirin, me pretendimin se ai i kishte bërë të fitonin miliona euro. Mjafton që të shohësh SMS-të që Ilir Meta i dërgonte Kastriotit në vitet 2010, 2011 dhe e kupton lehtësisht këtë. Kastrioti ka qenë gjithashtu shpesh nën presion për të dhënë para nga bizneset e tij, për të ushqyer fushatat elektorale. Atë që mund të them unë është se në kohën që u prish kontrata e DIA me CEZ, Kas-trioti ka qenë shumë i shqetësuar se Ilir Meta i kërkoi një shumë të madhe eurosh”, ka thënë ajo.

Privatizimi i OSHEEPor në prokurori juristi Kara,

bashkë me Kuvendin, kanë bërë një padi dhe për privatizimin e OSHEE nga CEZ. Sipas tyre shteti ka pasur mbi 400 milionë euro dëme dhe aty kanë paditur ish-kryeministrin Berisha dhe disa ish-zyrtarë. Por kush janë detajet e kësaj dosje dhe provat e dorëzuara në prokurori? Së pari janë 5 e-maile mes Nuel Kalajt dhe çekëve, ku flitet për aferën e CEZ. Më konkretisht: E-mail nga Nuel Kalaj drejtuar Martin Roman, me subjekt “OSSH Develop-ments”, datë 07.09.2009; E-mail i Nuel Kalaj drejtuar Tomas Pleskac, me subjekt “Re: Kosova”, datë 11.05.2010; E-mail i Nuel Kalaj drejtuar Josef He-jsek, me subjekt “15.05.2010 Report”; E-mail i Josef Hejsek drejtuar Tomas Pleskac, me subjekt “Albanie-priprava jednani s PM”, datë 28.01.2010; E-mail i Josef Hejsek drejtuar Nuel Kalaj, me subjekt “World Bank- Notice of Event-do be delivered”, datë 17.11.2011. Po ashtu janë të gjitha vendimet e qever-isë, udhëzimet dhe urdhrat e lëshuara nga Ministria e Energjisë dhe nga ERE. Gjithashtu janë dhe të dhënat që vetë prokuroria ka gjetur nga verifikimi i llogarive bankare të Nuel Klajat. Pra nga të dhënat e mësipërme, mjafton që SPAK tu hyjë këtyre dy dosjeve dhe do ketë perla.

7personat e kallëzuar

penalisht për CEZ-DIA1. Ilir Meta, Presidenti Republikës

së Shqipërisë 2. Sali Berisha, ish-Kryeministër i

Republikës së Shqipërisë 3. Kastriot Ismailaj, administrator

i DIA4. Martin Roman, ish-Drejtor

Ekzekutiv i CEZ Group 5. Tomas Pleskash, z/kryetar i Bor-

dit të Drejtorëve të CEZ-Group 6. Jozef Hejsek, ish-kryetari Bordit

të Drejtorëve të CEZ-Shpërndar-je

7. Bujar Nepravishta, ish-kryetar i Entit Rregullator të Energjisë

Page 3: Hapja e dosjeve për “Rrugën e Kombit”, “Gërdecin” e “21 ...€¦ · fund të Marsit 2011, në kundërshtim me marrëveshjen DIA-CEZ. Mar-Ja detajet e dosjeve për privatizimin

............GAZETA SOT E Diel 22 Dhjetor 2019 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

Hapja e dosjeve për “Rrugën e Kombit”, “Gërdecin” e “21 Janarin” alarmon Berishën e Bashën, PD në sulm ndaj SPAK, akuza Krajës e Dumanit

PD: Kraja dhe Dumani të lidhur me komunizmin e PS

KLP dënon sulmin ndaj prokurorit Albert Kuliçi: Akt i papranueshëm, organet ligjzbatuese të hetojnë me këmbëngulje

Reagimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë për shpërthimin e makinës së prokurorit të Vlorës Albert Kuliçi, nuk vonoi. Dje, përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Këshilli i Lartë i Prokurorisë bëri me dije se pas këtij akti, familja e prokurorit do të merret në mbrojtje. Sipas njoftimit, KLP ka dyshime se ky sulm ndaj Kuliçit ka ardhur për shkak të detyrës së tij si prokuror dhe çështjeve që ka hetuar. “Këshilli i Lartë i Prokurorisë, pasi mësoi me indinjatë të thellë për aktin kriminal që ka ndodhur sot, në orët e para të mëngjesit, kundër pronës

të prokurorit Albert Kuliçi, prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, u mblodh në një mbledhje të jashtëzakonshme për të shqyrtuar reagimin ndaj ngjarjes. Pa dashur të paragjykojmë përfundimet e hetimit, të cilat i presim me padurim, ajo që ka ndodhur sot në Vlorë duket si një sulm i shënjestruar ndaj prokurorit për shkak të funksionit të tij. Si i tillë, ky sulm përbën një akt të papranueshëm që synon të intimidojë prokurorin dhe të cenojë mirëfunksionimin e sistemit të drejtësisë penale në luftën kundër krimit. Për këtë arsye ne e

konsiderojmë mbrojtjen e prokurorëve të Re-publikës si detyrën nr. 1 të Këshillit. Në ushtrim të përgjegjësive tona kushtetuese për mbrojtjen e prokurorëve, në zbatim të ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Këshilli do t’i sigurojë prokurorit Kuliçi dhe familjes së tij mbrojtje të posaçme”, thuhet në njoftim. KLP në vijim, shprehu se prioritet është zbardhja e ngjarjes, duke i bërë thirrje organit të akuzës. “Gjithashtu, Këshilli iu bën thirrje të gjitha organeve ligjzbatuese të hetojnë me këmbëngulje dhe përparësi absolute

ngjarjen e sotme për të arritur në zbardhjen e saj të plotë dhe të shpejtë. Kjo është mënyra më e mirë për t’i dhënë përgjigjen e duhur krimit dhe për të parandaluar ngjarje të tilla në të ardhmen. Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të ndjekë me interes punën e grupit të posaçëm hetimor deri në zbardhjen përfundimtare të ngjarjes dhe do të mbetet në gatishmëri për kryerjen e detyrave që ia ngarkon ligji. Këshilli i Lartë i Prokurorisë inkurajon Z. Kuliçi dhe të gjithë trupën e proku-rorëve të vazhdojnë luftën pa kompromis kundër krimit”, përfundon njoftimi i KLP-së.

Kliti TOPALLI

Prokuror ia e Posaçme Antikorrupsion ka fillu-ar të shqetësojë politikën shqiptare. Edhe pse të gjithë

u turrën të urojnë 8 prokurorët e SPAK pas betimit te presidenti, dje kanë nisur sulmet dhe akuzat e para. Ashtu siç pritej, partia që tregoi se është në ankth nga SPAK, është Partia Demokratike. Dje Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi shpërtheu me akuza të forta ndaj kreut të SPAK Arben Kraja dhe prokurorit Altin Dumani. Ai akuzoi Krajën se i ka shërbyer regjimit komunist dhe nuk mund të jetë në atë post. “Një dokument i Korrikut 1990, i bërë viral ditën e djeshme, ka zbuluar se Drejtuesi i SPAK-ut Arben Kraja, ka marrë pjesë në procese politike, duke i shërbyer regjimit diktatorial deri në grahmat e tij të fundit. Partia Demokratike ka bindjen se një ushtar i diktaturës më të egër në Europë, që dënon qytetarët me motivacionin “për dëmtim të moralit komunist” nuk mund të jetë shërbëtor i shtetit të së drejtës. Përveçse një hetues i diktaturës, drejtuesi i SPAK-ut, Ar-ben Kraja, është propozuar nga PS si zëvendëskryetar i KLSH dhe ka punuar në Kryeministri për qeverinë e PS”, tha Bardhi.

Sulmi ndaj Dumanit Pre e sulmeve ka rënë dhe

prokurori Altin Dumani. PD ka publikuar një video, ku pretendon se ai ka pirë kafe me deputetin e PS, Ulsi Manja. “Fakti i dytë i rëndë, edhe ky i bërë publik nga media online, është takimi një ditë para votimit, i prokurorit Altin Dum-ani me përfaqësuesin e PS, Ulsi Manja. Altin Dumani ishte një nga kandidatët kryesorë për drejtimin e SPAK dhe ky takim, siç analizon me të drejtë media, për të marrë në KLP votat e kontrolluara nga njëri prej klaneve në PS, vendos në pikëpyetje profesionalizmin, pavarësinë dhe paanshmërinë e tij. Minimalisht prokurori Dumani ka detyrimin t’i sqarojë opinionin publik motivin e takimit me Ulsi Manjën, një ditë përpara votimit në KLP. Duke marrë shkas nga këto dy fakte të rënda, PD kërkon fuqimisht nga partnerët tanë SHBA dhe BE,

që t’i përmbahen garancisë që i kanë dhënë popullit shqiptar për të siguruar pavarësinë e SPAK”, tha Bardhi në një deklaratë për mediat.

Pse shqetësohet PD? Nga sulmet e Bardhit treg-

ohet qartë se paniku në radhët e demokratëve po rritet. Po pse shqetësohet PD? Gjatë kohës që në krye të Prokurorisë ishte Adriatik Llalla, pati padi ndaj një sërë funk-sionarësh demokratë. KLSH dhe qeveria socialiste ngritën padi ndaj disa ish- ministrave, duke filluar nga Arben Imami, Lulzim Basha, Sali Berisha, Ridvan Bode, Sherefedin Shehu, e shumë të tjerë. Kallëzimet kanë të bëjnë me abuzime në de-tyrë, por që të gjitha u pushuan në mënyrë të fshehtë. Por duket se dyshja më e shqetësuar në këtë mes është Berisha-Basha. Kraja duket se është kthyer në makth për Bashën,

Bumçi: Dumani dhe Kraja të largohen nga SPAKIsh- deputeti i PD-së, Aldo Bumçi

gjithashtu reagoi për kreun e SPAK-ut, duke mbështetur akuzat që Sek-retari i PD-së Gazment Bardhi bëri ndaj Krajës dje. Në një intervistë televizive, ish-deputeti mbajti të njëjtin qëndrim si Bardhi, duke kërkuar që dy prokurorët e SPAK të largohen nga ky institucion. “Këtu një proku-ror i kohës së komunizmit zgjidhet i pari, i dyti që konkurron takon Ulsi Manjën kryetar të komisionit të lig-jeve. Kjo është reforma në drejtësi?! Ajo që kërkojmë ne është shumë e thjeshtë, atë që kërkon çdo qytetar që po na ndjek sot. Kjo nuk është ajo që i është premtuar shqiptarëve, kjo nuk është reforma që do të sjellë një standard të ri për drejtësinë. Për hir të integritetit dhe besueshmërisë së këtij institucioni vetë zoti Kraja dhe Dumani duhet të dalin publikisht dhe të sqarojnë pozicionin e tyre dhe duhet të konsiderojnë edhe largimin nga ky institucion. Nuk mund të jetë drejtësia e re me prokurorë të kohës së komunizmit”, tha ai.

Strazimiri: Kraja një ish-persekutor, shoqëria të reagojë

Sulme ndaj kreut të SPAK, Arben Kraja, erdhën edhe nga ish- deputeti i PD Gent Strazimiri, duke mbështetur deklaratën e Gazment Bardhit dje. Në një intervistë tel-evizive, Strazimiri tha se Kraja nuk duhet të jetë në krye të SPAK. “Kreu i SPAK, Arben Kraja rezulton që është një ish-persekutor për të cilin unë mendoj se nuk do të kishte më dile-ma për shoqërinë. Persekutorët nuk mund të japin drejtësi. Tu kërkosh shqiptarëve të kenë besueshmëri me persekutorë të vjetër është e pamun-dur. Kjo shoqëri duhet të reagojë sot. Kraja ka dalë një dokument, e vërteta e nxjerrë nga dokumentet e regjimit që sot drejtojnë. Kjo strukturë ka lindur e vdekur në besueshmërinë e saj. Dilni dhe bjeruni këtyre njerëzve! Nëse të gjithë e bëjnë këtë punë. Merruni me politikë. Të gjithë sipas bindjeve të veta në emër të dinjitetit njerëzor. Duket sikur të gjithë po vrasim të ardhmen e këtij vendi. Nëse një gjë nuk shkon mirë të gjithë duhet të merremi”, tha ish- deputeti.

pasi është prokurori që hetoi dosjen e rrugës Durrës-Kukës. Dosja u kopsit, por ishte Gjykata e Lartë që e shpëtoi Bashën. Kraja ka të gjitha mundësitë ta rihapë çështjen. Por nga ana tjetër ka dhe shumë dosje të tjera të bujshme që pritet të marrë

në dorë SPAK, nga afera e CEZ, te Gërdeci e 21 janari. Për dy çështjet e fundit ka kallëzime të reja nga familjarët dhe nuk i dihet si do të ndryshojë rrjedha. Pra duket se PD e ka kuptuar rrezikun e SPAK dhe ka nisur sulmet.

Edhe Lëvizja Socialiste për Integrim është trembur nga SPAK. Në një reagim në rrjetet sociale, nënkryetari i kësaj partie, Petrit Vasili ka hedhur akuza ndaj SPAK, duke treguar hapur kështu frikën ndaj këtij organi. “Përshëndetjet në 360 gradë majtas e djathtas për ngritjen e SPAK si dhe ekzaltimet gati-gati folklorike për të, janë vërtet një tepri artificiale, e cila u duhet kursyer shqiptarëve. Them

u duhet kursyer shqiptarëve, pasi festa të tilla hipokrite dhe zhur-mëmëdha, shqiptarët kanë parë mjaft në këto vite, ndërkohë që re-zultatet janë thelluar të jenë shumë e më shumë negative. Ekzaltim qesharak kombëtar e ndërkom-bëtar pamë të hidhej pa kursim kur u zgjodh klonimi antikus-htetues i Arta Markut si Prokurore e Përgjithshme e përkohshme”, ka deklaruar dje Vasili.

EDHE LSI E TMERRUAR NGA SPAK

“Duke marrë shkas nga këto dy fakte të rënda, Partia Demokratike kërkon fuqimisht nga partnerët tanë SHBA dhe BE, që t’i përmbahen garancisë që i kanë dhënë popullit shqiptar për të siguruar pa-varësinë e Strukturës së Posaçme Antikorrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Çdo e dhënë që ul besimin e publikut tek SPAK nuk ndihmon në forcimin e integ-ritetit dhe paanshmërisë së kësaj strukture. Ruajtja e besimit të publikut është jetike për të garantuar

suksesin e SPAK dhe për të bërë realitet pritshmërinë e publikut për të luftuar pandëshkueshmërinë në radhët e zyrtarëve të lartë. Në funksion të mbrojtjes së interesit publik dhe eliminimit të çdo dyshimi për integritetin e SPAK, prokurorët, për të cilët publik-isht është vënë në dyshim integriteti, pavarësia dhe paanshmëria, duhet menjëherë të sqarojnë pozi-cionin e tyre dhe vlerësojnë seriozisht mundësinë për të hequr dorë nga përbërja e SPAK”, tha Bardhi.

PD U DREJTOHET NDËRKOMBËTARËVE

Page 4: Hapja e dosjeve për “Rrugën e Kombit”, “Gërdecin” e “21 ...€¦ · fund të Marsit 2011, në kundërshtim me marrëveshjen DIA-CEZ. Mar-Ja detajet e dosjeve për privatizimin

GAZETA SOT4 E Diel 22 Dhjetor 2019

3,4,6,10,13,14,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ja si BKH e SPAK do godasin në të gjitha nivelet, nga abuzuesit me tenderat e koncesionet, te gjyqtarët,

prokurorët dhe zyrtarët që shpërdorojnë detyrën

Ja disa nga veprat penale që do hetojnë prokurorët e posaçëm

Situata pas tërmetit, shemben 7 pallate në Laç, në Ishëm ka filluar ndërtimi i shkollave dhe qendrave shëndetësore

Në 16 dhjetor, në qytetin e Laçit janë shem-bur 7 pallate 5 katësh që ndodheshin përballë bashkisë së këtij qyteti, ku banorët e 143 apar-tamenteve janë vendosur në shtëpi me qira ose hotele. 5 ditë pas shembjes së këtyre objekteve vijon puna për pastrimin e inerteve ku banorët kanë treguar mirëkuptim dhe në këto ditë dim-ri e me shi janë larguar nga ajo zonë. Pasojat e tërmetit të 26 nëntorit kanë qenë të mëdha në këtë qytet ku ende 65 pallate të shpallur të pabanueshëm janë në pritje të një kontrolli tjetër më të detajuar, ku në fund do të marrin përgjigjen

nga ana e Institutit të Lartë të Ndërtimit nëse shtëpitë e tyre do të shemben njësoj si 7 pallatet përballë Bashkisë së Laçit apo do të rikonstruk-tohen. Një tjetër fakt që vlen të përmendet në Laç është edhe se si godina e bashkisë së qytetit gjendet në një situatë tepër të rëndë, megjithatë punonjës të kësaj bashkie shprehen se është realizuar kontrolli i duhur dhe përgjigjja që i është dhënë bashkisë është se mund të vijojnë punën pasi themelet nuk janë dëmtuar dhe mbetet që në vijim godina të rikonstruktohet. Por zona më e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit

ishte Durrësi. Deputeti i PS, njëherësh drejtuesi qendror i Zyrës Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore, Bledi Çuçi ishte ditën e djeshme në Ishëm ku vizitoi banorët e prekur nga fatkeqësia natyrore. Çuçi u shpreh se fil-limisht do të ndërtohen institucionet shtetërore, siç janë shkollat dhe qendrat shëndetësore. “Kjo është një nga shkollat më të dëmtuara, të cilën ekspertët e kanë nxjerrë jashtë funksionit. Do të prishet tërësisht për të ndërtuar një të re sepse kjo ka goditje në strukturë. Për nxënësit janë marrë masa me transport të siguruar të shkojnë

në shkollën e Lalzit. Ndërsa për nxënësit e ciklit të ulët do të sistemohen tek ambientet e xhamisë, e cila është e sigurt. Ne do ta fillojmë rindërtimin me institucionet shkollore dhe shëndetësore. Çdo gjë këtu është nën kontroll për sa i përket njohjes së problemeve dhe nevojave ku i kemi. Mbetet problem dinamik zëvendësimi i çadrave verore me çadra dimërore. Por janë duke ardhur pjesë të tjera të çadrave dimërore. Këtu shumica e banorëve kanë zgjedhur të qëndrojnë nëpër çadra pranë banesave të tyre sepse kuptohet që kanë edhe bagëtitë”, tha ministri Çuçi.

Kliti TOPALLI

Ngritja e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion ka nisur t’i shqetësojë të gjithë. Në janar prokuroria

do marrë në dorë dosjet e krimit dhe korrupsionit, por kur të ndodhë kjo asnjë zyrtar në vend nuk e ka të sig-urt fatin e tij. Deri më tani ka pasur shumë skeptikë për SPAK, por fakti që dje nisën sulmet ndaj prokurorëve të SPAK tregon se frika ka filluar të përhapet. Por SPAK nuk do të fokus-ohet vetëm te pushtetarët e lartë, pasi objekt i punës së saj do të jenë të gjithë ata që janë zhytur në afera korrupsioni dhe krimi të organizuar. Kodi i Proce-durës Penale i ka të përcaktuar qartë kompetencat e Gjykatës dhe Proku-rorisë së Posaçme. “Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar gjykon: a) krimet e parashikuara nga nenet 244, 244/a, 245, 245/1, 257, 258, 259, 259/a, 260, 312, 319, 319/a, 319/b, 319/c, 319/ç, 319/d, 319/dh dhe 319/e; b) çdo vepër penale e kryer nga grupi i strukturuar kriminal, organizata krim-inale, organizata terroriste dhe banda e armatosur, sipas përcaktimeve të Kodit Penal”, thuhet në nenin 75/a. Më tej futen dhe çdo akuzë ndaj presidentit, kryeministrit, ministrave, deputetëve dhe zyrtarëve të lartë. Por pika “a” e nenit 75/a fundos zyrtarët e thjeshtë. Të parët që do të fundosen janë drejtorët në administratë që kanë futur duart në tendera. Neni 258 flet pikërisht për abuzimin me tenderat dhe është kom-petencë e SPAK dhe e BKH.

Ja kush rrezikon Sipas legjislacionit shqiptar, përg-

jegjësit kryesorë të tenderave janë Sekretarët e Përgjithshëm të ministrive, ndërsa më pas vijnë ministrat, zv/minis-trat dhe drejtorët e sektorëve të caktuar. Ndërsa në pushtetin vendor përgjegjës janë kryetarët e bashkive. Fakti që SPAK do nisë punën me tenderat e kon-cesionet, jep sinjale se do ketë hetime për ministra, ish-ministra, Sekretarë të Përgjithshëm, specialistë të ndryshëm e kryebashkiakë. KLSH ka zbuluar se gjatë 7 viteve të fundit ka pasur mbi 3 miliardë lekë të reja abuzime me ten-derat dhe janë kallëzuar penalisht mbi 530 zyrtarë. Por pjesa drastike ja kanë hedhur paq në prokurori, e cila ka push-uar hetimet. Nëse shkojmë më thellë, të rrezikuar janë si anëtarë të PD dhe LSI, ashtu edhe të PS. Gjatë qeverisjes

socialiste ka pasur akuza për disa ten-dera e koncesione. Më flagranti është tenderi i Unazës së Re, ndërsa po ashtu

Gjonaj takon shefen e ONM dhe ambasadorin e BE

Zbatimi i reformës në drejtësi ishte çështja kryesore në takimin që zhvilloi dje në Tiranë, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj me she-fen e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit Genoveva Ruiz Calav-era, ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, ekipin e Komisionit Europian, përfaqësueset e misioneve EURALIUS dhe OPDAT. Gjatë këtij takimi intensiv, u zhvillua një analizë e detajuar mbi ecurinë dhe rezultatet konkrete të reformës për vitin 2019, status quon e saj, si dhe përmbushja e objektivave në vijim ku funksionimi dhe forcimi i institucioneve të reja të drejtësisë, do të jenë ndër prioritetet kyçe për vitin 2020. “Ky dialog i fryt-shëm na shërbeu jo vetëm për të evi-dentuar nevojat imediate të ecurisë së reformës në drejtësi, por edhe të drej-timeve për vitin pasardhës në kuadër të mbështetjes teknike dhe buxhetore që KE po jep për zbatimin e saj. Falë bashkëpunimit dhe mbështetjes nga Komisioni Europian si dhe ambasa-da e SHBA, ne do të vijojmë më tej për zbatimin tërësisht të reformës në drejtësi”, u shpreh Gjonaj.

Veliaj pret përfaqësuesit e Këshillit Koordinues

të DiasporësKreu i Bashkisë së Tiranës, Erion

Veliaj priti ditën e djeshme në një takim përfaqësuesit e Këshillit Koor-dinues të Diasporës, që u konstituua dy ditë më parë dhe i falënderoi ata për gjithçka kanë bërë në ndihmë të Shqipërisë gjatë emergjencës që solli tërmeti i nëntorit. Veliaj theksoi nevo-jën për të shtuar edhe më shumë bash-këpunimin në fazën e rindërtimit të zonave më të dëmtuara nga lëkundjet sizmike. “Më vjen mirë që e kemi nisur me vrull, mëngëpërveshur për të bërë gjëra konkrete në secilën prej fushave ku kemi talent. Sot kemi talente të biznesit, të Akademisë dhe të jetës sociale dhe do të doja që në secilën prej këtyre shinave, treni i bashkëpunimit të ecë përpara, që t’i shohim dukun këtij organizimi. Falë arkitektëve që erdhën nga Amerika, kemi një ide të qartë se çfarë duhet shembur e rindërtuar dhe çfarë mund ta meremetojmë me kosto të ulët”, tha Veliaj.

Neni 244- Korrupsioni aktiv i per-sonave që ushtrojnë funksione publike

Neni 244/a- Korrupsioni aktiv i nëpunësve të huaj publikë

Neni 245- Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose

të zgjedhurve vendorëNeni 245/1- Ushtrimi i ndikimit të

paligjshëm ndaj personave që ushtro-jnë funksione publike

Neni 257- Përfitimi i paligjshëm i interesave

Neni 258- Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike

Neni 259- Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike

DISA NGA KOMPETENCAT E SPAK

të dyshimtë kanë qenë koncesionet në shëndetësi dhe në rrugë. Por gjatë qeverisjes së PD shkeljet kanën qenë më flagrante. Rruga Durrës-Kukës ishte çerdhe korrupsioni, ndërsa abuz-ime pati me tentativat për privatizimin e Albetrol, ARMO, me koncesionin e Rapiscan, apo markimit të karburantit. Ndërsa LSI ka përsipër shumë tendera të dyshimtë, ndërsa po ashtu mban përgjegjësi bashkë me PD për privat-izimin e aeroportit apo koncesionin e kontrollit teknik të automjeteve. Pra nëse vërtet hetohen këto tendera e koncesione, atëherë rrezikojnë burgun shumë zyrtarë të lartë.

Gjyqtarët e prokurorëtTë rrezikuar janë sigurisht

edhe gjyqtarët e prokurorët të

kapur me shkelje. Neni 319 është kompetencë e SPAK dhe ai ka të bëjë me korrupsionin aktiv të gjyqtarit e prokurorit. Pra kushdo është i zhytur në afera nga drejtësia do kalojë te SPAK. Por kambana e alarmit duket se ka nisur për të ngelurit në veting, pasi deri më tani askush nuk ka dalë para drejtësisë edhe pse kanë pasuri të pajustifi-kuar. Një tjetër kategori janë dhe zyrtarët e akuzuar për shpërdorim detyre. Edhe kjo vepër do jetë te SPAK dhe nga të zgjedhurit ven-dorë, te inspektorët apo drejtorët do përfundojnë te SPAK. Shumë shpejt do të ngrihet dhe Byroja e Hetimit, e cila do e shtojë dyfish goditjen ndaj pushtetarëve.

1. Në vitin 2017 janë kallëzuar 130 zyrtarë

2. Në vitin 2016 janë kallëzuar 191 zyrtarë;

3. Në vitin 2015 janë kallëzuar 159 zyrtarë;

4. Në vitin 2014 janë kallëzuar 149 zyrtarë;

5. Në vitin 2013 janë kallëzuar 94 zyrtarë;

6. Në vitin 2012 janë kallëzuar 125 zyrtarë.

Ja të kallëzuarit ndër vite për abuzime me tenderatSPAK nuk do të fok-usohet vetëm te

pushtetarët e lartë, pasi objekt i punës së saj do të jenë të gjithë ata që janë zhytur në afera korrupsioni dhe krimi të organizuar.

Kodi i Procedurës Pe-nale i ka të përcaktu-ar qartë kompetencat e Gjykatës dhe Proku-rorisë së Posaçme...

Page 5: Hapja e dosjeve për “Rrugën e Kombit”, “Gërdecin” e “21 ...€¦ · fund të Marsit 2011, në kundërshtim me marrëveshjen DIA-CEZ. Mar-Ja detajet e dosjeve për privatizimin

GAZETA SOT E Diel 22 Dhjetor 2019 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Spartak Ngjela u shpreh pak ditë më parë për gazetën se pas shkarkimit nga posti i presidentit Meta do të dalë para SPAK, ku do i rihapen shumë dosje korruptive dhe do kryhen hetime të thella nga drejtësia e re. Sipas tij, Meta nuk ka tagër për të pezulluar ngritjen dhe funksionimin e Kushtetueses. “Shumë shpejt do dalë para drejtësisë dhe do

i rihapen shumë dosje atij. Ka kryer shumë afera korruptive dhe për këtë do hetohet. Pra presidenti nuk i pe-zullon dot procedurat për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese. KED tani e zgjedh anëtarin dhe çdo gjë është e mbyllur. Pra edhe një herë, presidenti ynë është një njeri injorant dhe nga paniku nuk di se çfarë bën”, u shpreh Ngjela për gazetën.

Avokati: Presidenti do dalë para SPAK

“Shkarkimi i Ilir Metës nga posti i Presidentit të Republikës është një hap i madh përpara në luftën kundër korrupsionit. Rasti Meta, me anulimin e datës së zgjedhjeve, realisht ka qenë ndihma e madhe juridike që presidenti shqiptar donte t’iu jepte forcave antishtet të Partisë Demokratike. Liderët e Partisë Demokratike ish-in hedhur në sulm të dhunshëm për të shpërbërë shtetin

shqiptar. Donin që ta dhunonin shtetit institucionalisht dhe në anarkinë e ardhur, të mund të shpëtonin veten dhe pronat e paligjshme, duke shkatërruar Shqipërinë. Ishte forca e politikës amerikane që i shkatërroi plotësisht. Por, a do të vijojë kjo politikë force amerikane, deri në përfundimin real të reformës antikorrupsion”, u shpreh dy ditë më parë avokati Spartak Ngjela.

NGJELA: SHKARKIMI I METËS, HAPI I PARË I GODITJES SË KORRUPSIONIT

Ngritja e SPAK, Balliu e Vasili shpërthejnë në sulme ndaj Arben Krajës, akuza se është i ndikuar politikisht

Pas ngritjes së Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë nisur sulmet dhe akuzat jo vetëm ndaj reformës në drejtësi, por edhe ndaj kreut të sapozgjedhur të SPAK, Arben Kraja. Ata e akuzojnë këtë të fundit se nuk do të sjellë asnjë produktivitet, si dhe sipas tyre ai është i ndikuar politikisht. Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu u shpreh ditën e djeshme se Arben Kraja ka hetuar 2 vëllezër nën akuzën e “prishjes së moralit komunist”

dhe “kalim të paligjshëm të kufirit” dhe kjo gjë sipas tij është fyerje ndaj shqiptarëve pasi zbehin shpresën që ata kanë tek SPAK. Gjatë një interviste televizive, ai tha se shpresa e shqiptarëve te SPAK po zbehet. “Kjo që ka ndodhur është e rëndë sepse SPAK është një shpresë jo vetëm për opozitën, por për të gjithë qytetarët shqiptarë. Figura të tilla po e zbehin shpresën e qytetarëve shqiptarë për SPAK. Në rastin e Arben Krajës, për t’i qëndruar fakteve dhe provave, kërkova dhe gjeta në fakt 4 letra

që janë për të njëjtën çështje të hetuesit Kraja të kohës së diktaturës. Çfarë është e rëndësishme të theksohet për çështjen e tij, është që në vitin 1990 Arben Kraja mbronte moralin komunist. Dua të them që në vitin 1990 edhe hetues ko-munist, nuk merreshin më me akuza të tilla, sepse ishin drejt fundit, Arben Kraja duket që është një nga të vetmit, nga më ekstremistët, të cilët edhe në korrik të vitit 1990 bënte hetime të tilla”, u shpreh ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu. Por në union me Partinë Demokratike

është edhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Prej dy ditësh kjo parti ka sulmuar ashpër kreun e SPAK, Arben Kraja. Ish-deputeti i LSI Petrit Vasili në rrjetin social Facebook, mbështet të gjitha sulmet në drejtim të Krajës, duke i shpërndarë në faqen e tij zyrtare. Ky veprim nga ana e tij është një tregues i qartë se LSI është partia më e trembur nga SPAK dhe për këtë arsye ata kanë nisur sulme frontale jo vetëm ndaj reformës në drejtësi, por edhe ndaj prokurorëve apo kreut të SPAK.

Elisjeda KIKO

Avokati Spartak Ngjela ko-mentoi aktualitetin politik në vend, që nga ngritja e Strukturës së Posaçme

Antikorrupsion, takimin e presidentit Ilir Meta me djalin e filantropit George Soros, si dhe mbledhjen e fundit të komisionit hetimor. Në një reagim për gazetën “SOT”, Ngjela deklaroi se mazhoranca është e vendosur për t’i shkuar deri në fund shkarkimit të presidentit Ilir Meta, ku theksoi se kreu i shtetit e ka të kotë që po var shpresat te George Soros. Dy ditë më parë, Ilir Meta takoi në ambientet e Presidencës djalin e filantropit George Soros, Aleks Soros. Ky takim në një kohë krize poli-tike u pa si një tentativë e Metës për të qetësuar ujërat me mazhorancën. Në lidhje me këtë takim, avokati Spartak Ngjela u shpreh se Shqipëria drejto-het nga politika amerikane dhe sipas tij, Soros nuk ka fuqi që të ndërhyjë. Ngjela u shpreh se Soros nuk drejton politikën shqiptare, duke shtuar se këto tentativa të Metës janë të dështu-ara dhe po mban shpresa të kota. “Pse nga Soros drejtohet politika shqiptare? Ku e ka forcën George Soros për të ndërhyrë në politikën shqiptare. Nëse do takoheshin në rangjet e larta në Uashington atëherë po. Shqipëria drejtohet nga politika amerikane dhe Soros nuk ka fuqi të ndërhyjë në politikën e Amerikës, nuk e kontrollon dot”, u shpreh Ngjela.

Ngritja e SPAKMë tej avokati komentoi edhe

ngritjen e Strukturës së Posaçme An-tikorrupsion, duke deklaruar se SPAK do ta nisë punën e vet me goditjen ndaj krerëve të politikës. Sipas avokatit të gjithë zyrtarët e lartë do të kalojnë në skaner nga prokuroria speciale, duke shtuar se askush nuk do i shpëtojë hetimit nga drejtësia e re. “SPAK do të fillojë nga krerët e politikës. Se me kë do ta filloj ëtë parin nuk di të jap një përgjigje të saktë. Të gjithë politikanët do të kalojnë në kontroll. Prokuroria speciale është organi që do t’i thërrasë të gjithë me radhë, nga më i madhi e të gjithë”, u shpreh Ngjela.

Shkarkimi i MetësMë tej, avokati komentoi edhe

mbledhjen e fundit të komisionit he-timor, i cili po shqyrton shkeljet kus-htetuese të presidentit Ilir Meta. Sipas

Avokati: Shkarkimi i Metës është i sigurt, nuk i shpëton dot

Spartak Ngjela: Reforma në drejtësi do fundosë krerët e politikës, askush nuk do të jetë imun, presidenti e ka të kotë që var shpresat te Soros

Takimi i Metës me Aleks Soros, reagon PatoziKreu i BD, Astrit Patozi, ka reaguar

në lidhje me takimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta me djalin e filant-ropit, George Soros. Përmes një postimi në rrjetin social, ai tha se opozitarët që i kërkojë llogari kreut të shtetit për këtë takim, janë ata që do rrëzojnë Ramën nga pushteti. “Këta opozitarët radikalë, që i kërkojnë llogari Ilir Metës për “krimin” e takimit me djalin e Xhorxh Sorosit dhe Lulzim Bashës pse nuk pro-testoi në krah të degës së Vetëvendosjes së Tiranës kundër mini-Shengenit ball-kanik, duket se janë të vetmit që mund ta rrëzojnë regjimin e korruptuar të Edi Ramës. Sepse kanë gjetur, jo vetëm shkakun, por edhe kohën e duhur për të na ndriçuar dhe bindur si shqiptarë se përse punët tona na shkojnë kaq keq. Zoti e ndihmoftë Shqipërinë për të ardhur sa më shpejt dita që ata të merren seriozisht dhe populli t’i nd-jekë e t’u besojë! Vetëm atëherë mund të shpresojmë se do të shpëtojmë, jo vetëm nga kjo qeveri e korruptuar, por edhe nga hallet dhe dertet e tjera, që na kanë pllakosur në këto ditë të vështira, jo thjesht nga tërmeti”, tha ai.

Shehu: Rama krah Vuçiç goditi rëndë historinë

e saj tragjikeIsh-deputeti i PD, Tritan Shehu në

një status në Facebook thotë se nuk është Kosova që duhet të ndjekë qor-razi Ramën, por Shqipëria që duhet të ndjekë Kosovën në qëndrimin e saj. Sipas Shehut, Rama krah Vuçiçit goditi rëndë historinë tragjike të Kosovës duke i fajësuar këta të fundit si dhe duke i rekomanduar dhe “ilaç shërues” për marrëdhëniet me Serbinë. “Rama sot në krah të Vuçiçit fajëson Kosovën për marrëdhëniet me Serbinë e i re-komandoi asaj “ilaçin shërues”, që siç duket nënkupton gëlltitjen nga ajo të idesë neo millosheviçiane të fajësimit të shqiptarëve edhe për masakrën e Recakut! Një qëndrim makbethian ky, që ai mbajti sot në atë konferencë shtypi, kur jo vetëm nuk bëri as dhe më të voglin objeksion ndaj Vuçiçit, qoftë edhe për atë shprehjen e para pak ditësh e cinike të tij, por duke marrë pozat e “babait të kombit”, në esencë goditi rëndë Kosovën e historinë e saj tragjike”, u shpreh Tritan Shehu.

duke pritur Gjykatën Kushtetuese”, u shpreh avokati. Më tej Ngjela renditi edhe arsyet se cilat janë shenjat që Meta nuk ka shpresë tek mazhoranca, duke shtuar se shkeljet kushtetuese janë në disfavor të Metës. “Mazhoranca nuk i ndahet presidentit, se nëse ata do i nda-heshin e kishin çuar vetëm me akuzën e parë, për të cilën u shpreh Venecia, por këta bënin sikur nuk e kuptonin. Ata i ngarkuan edhe të dytën dhe në rast se Venecia edhe për të dytën do të

thotë që është shkelje e rëndë, atëherë kjo gjë është në disfavor të Metës. Cilat janë shenjat e tjera që Meta nuk ka shpresë tek kjo mazhorancë? Shenjat e tjera janë rrëzimi i ligjeve që po i bën herë pas here, gjë që tregon që nuk kanë marrëveshje me njëri-tjetrin. Meg-jithatë do të presim të shikojmë se si do të precipitojnë ngjarjet sepse në fund të fundit ky është hetim për të shporrur presidentin. Tani duhet të presim Komi-sionin e Venecias”, tha Ngjela.

Ngjelës, mazhoranca është e vendosur për t’i shkuar deri në fund shkarkimit të Metës, duke i ngritur edhe shkelje të reja. “Fakti që Metën e akuzuan në komisionin hetimor për një shkelje të re, shtyrje të afatit do të kishte. Shkeljet e presidentit i konstaton Kuvendi dhe me vota e çon në komisionin e hetimit parlamentar. Meqë komisioni ishte i ngritur dhe nuk e kishte mbaruar hetimin e parë, ata i ngarkuan edhe hetimin e dytë. Hetimi i dytë do kohë, ndaj në këto momente e çuan prapë në Komisionin e Venecias. Mirë do të ishte që këtë gjë tia kishin lënë gjykatës. Por ka edhe një ngërç tjetër, sepse Gjyka-ta Kushtetuese që është e detyruar të marrë në shqyrtim nuk ekziston. Kryesori që e ka bllokuar është Meta. Përkundrazi Meta nuk i ka në favor këto sepse derisa i filloi hetimi i ri e derisa hetimi i ri shkon në Komisionin e Venecias i jep mundësinë e kohës edhe vetë komisionit, madje edhe vetë Parlamentit për votimin e shkarkimit

Page 6: Hapja e dosjeve për “Rrugën e Kombit”, “Gërdecin” e “21 ...€¦ · fund të Marsit 2011, në kundërshtim me marrëveshjen DIA-CEZ. Mar-Ja detajet e dosjeve për privatizimin

GAZETA SOT6 E Diel 22 Dhjetor 2019

............

p o l i t i k e www.sot.com.al

Shefja e ONM shuplakë Metës për Kushtetuesen dhe sulmet ndaj reformës, mbështet kërkesën për

Venecian dhe paralajmëron tërmet nga SPAK

Calavera: Venecia duhet të zgjidhë çështjen e betimit të gjyqtarëve

Ilir Meta “thumbon” qeverinë: Duhen thelluar reformat për t’u integruar në BE, krimi i organizuar dhe rritja e azilantëve problem

Presidenti Ilir Meta vijon të këmbëngulë se qeveria shqiptare nuk i ka bërë si duhet detyrat e shtëpisë sa i takon procesit të integrimit në Bashkimin Europian. Në 18 dhjetor të këtij vitit Këshilli Europian vendosi që të shtyjë për në maj të vitit tjetër çeljen ose jo të negociatave të Shqipërisë me BE, vendimi ky që u mor edhe pas vetos së vendosur nga Franca për vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut. Por për kreun e shtetit duket se problemi nuk qëndron tek Brukseli, por tek Tirana zyrtare. Duke folur në një intervistë për televizionin boshnjak “O Kanal”, presidenti

Meta bëri thirrje që të vijohet me thellimin e reformave, teksa e ndali theksin tek zbatimi me rigorozitet i ligjeve dhe lufta pa kompromis ndaj krimit të organizuar, i cili sipas tij, është kthyer në një shqetësim real për vendet e Bashkimit Eu-ropian. “Ne prisnim që kjo të ndodhte që dje, por gjithsesi ne duhet të vazhdojmë me këto reforma, ne duhet të punojmë të gjithë bashkë, jo vetëm me Maqedoninë e Veriut, por dhe me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, të gjithë partnerët tanë për të përmirësuar ekonominë e tyre, për të përmirësuar sundimin e ligjit, për të pasur një

klimë më të mirë biznesi për investitorët e huaj, të luftojmë krimin e organizuar, që është një dhimbje koke për shumë vende në BE, për të dekurajuar kërkesat e azilkërkuesve nga Shqipëria në BE, që është gjithashtu një tjetër dhimbje koke për disa vende, që janë skeptike për zgjerimin e BE-së në rajonin tonë. Dhe nëse i bëjmë këto jam i sigurt që përpjekjet tona do të jenë të suksesshme, le ta konsiderojmë këtë si një test, për të treguar se sa serioz dhe sa të angazhuar jemi”, deklaroi ai. Ndër-kohë, presidenti Ilir Meta deklaroi se pas refuzimit të Bashkimit Europian për negociatat, sipas tij, nuk

është koha për të nxjerrë në ankand të ardhmen tonë. “Nuk është momenti dhe koha për të treguar se ne nuk jemi seriozë apo që po kërkojmë opsione të tjera, sepse duke bërë kështu ne do t’u shtojmë dyshimet njerëzve brenda BE-së, të cilët janë skeptikë për zgjerimin e Europës në të ardhmen. Gjithashtu, do të dobësonim të gjithë mbështetësit tanë, që kemi brenda BE-së dhe shumica e vendeve dhe forcave brenda BE-së janë pro zgjerimit të unionit dhe përfshirjes së gjithë vendeve të Ball-kanit Perëndimor, jo vetëm për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, nënvizoi Meta.

Shefja e Operacionit Ndërkom-bëtar të Monitorimit, Genoveva Calavera, i ka dhënë një goditje të fortë presidentit Ilir Meta. Ky i

fundit ka nisur një sulm të paprecedentë ndaj reformës në drejtësi, ndërsa ka futur në kolaps Gjykatën Kushtetuese. Calavera ka reaguar dje në një intervistë për “TCH”, ku ka mbështetur nismën e PS për të kërkuar ndihmën e Venecias sa i takon përplasjes për anëtarët e Kushtetueses. “Në situatën ku jemi sot, me një konflikt interpretimi për metod-ologjinë e emërimit, është një konflikt shumë serioz dhe prandaj Bashkimi Evropian ka kërkuar që në mënyrë që të kapërcehet ngërçi, zyrave të mira të Këshillit të Evropës, Komisionit të Venecias,t’i kërkohet të vijnë që t’i ndi-hmojnë palët ta kapërcejnë këtë ngërç. Unë inkurajoj që ky hap të ndërmerret sa më shpejt që të jetë e mundur. Më bëtë një pyetje shumë të mirë”, tha ajo. Më tej, shefja e ONM kërkoi nga shqiptarët që të mos lejojnë që krerët e politikës të bllokojnë ecurinë e reformës në drejtësi. Sipas saj, kjo reformë është në rrugën e duhur. “Ndonëse e dinim që nuk do të ishte një proces i thjeshtë, jam shumë e lumtur që Bashkimi Evropian mund të kontribuojë për të. Dhe po ju them edhe një herë, sigurisht jemi në një situatë kur duhet ta përsërisim vazhdimisht, t’ua kujtojmë të gjithë shqiptarëve, se nuk duhet t’i lejojnë liderët, politikanët dhe institucionet e tyre që të mos kon-tribuojnë për t’u siguruar që ky proces të jetë i suksesshëm. Ata e meritojnë dhe sigurisht që ne në Bashkimin Evropian do të jemi përkrah popullit shqiptar dhe unë besoj shumë se ata do t’ia dalin”, tha Calavera.

Akuzat ndaj reformësPresidenti Meta dhe opozita kanë

nisur një luftë të fortë me reformën në drejtësi. Sulmet dhe akuzat ndaj saj janë të përditshme, ndërsa mazhoranca akuzohet se e ka kapur procesin. Por shefja e ONM ka bërë me dije se vetingu dhe gjithë reforma po ecni dhe është në monitorimin e ndërkombëtarëve. “Procesi i vetingut u miratua nga Par-lamenti i Shqipërisë, sepse ishte një masë e nevojshme për të rindërtuar besimin e qytetarëve te gjyqësori. Mund t’ju them se është një proces shumë gjithëpërfshirës, shumë intensiv, por edhe një proces kompleks që kërkon një investim shumë të rëndësishëm nga institucionet e vetingut. Ata po punojnë me shumë përkushtim, dhe sigurisht

KPA cakton trupën gjykuese për gjyqtaren e

Apelit të Krimeve të RëndaKolegji i Posaçëm i Apelimit ka

caktuar trupën gjykuese që do të gjykojë gjyqtaren e Apelit të Krimeve të Rënda, Dhurata Haveri. KPA në njoftimin zyrtar bëri të ditur se kryes-uesi i trupës do të jetë Sokol Çomo, relator Luan Daci dhe anëtarë Ina Rama, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schutz. Shorti u hodh vetëm 7 ditë pasi gjyqtarja Haveri ankimoi vendi-min e marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në shtator të këtij viti. Gjyqtarja e Apelit u shkarkua në shkallën e parë, pasi Komisioni kon-statoi mungesë burimesh të ligjshme për një numër asetesh të deklaruara. Gjithashtu, Komisioni konstatoi problem deklarimin e rremë për koston e shkollimit të vajës. Ndryshe nga konstatimet e KPK-së, ILDKP në raportin e dorëzuar, vlerësoi se Haveri ka bërë deklarim të saktë dhe në përputhje me ligjin, ka burime financiare të ligjshme, nuk ka kryer fshehje të pasurisë dhe nuk ka kryer deklarim të rremë.

Xhafaj: Mungesa e Kosovës nuk ka justifikim

Zëvendës ministri i Jashtëm, Et-jen Xhafaj ka reaguar dje për takimin e liderëve të Ballkanit në Tiranë, pa praninë e Kosovës. Në një intervistë televizive, Xhafaj tha se mungesa e Kosovës nuk ka justifikim. “Besoj se është theksuar që në vijimësi që në takimin e parë në Beograd dhe në takimet e tjera nuk ka asnjë arsye për kundërshtimin e pjesëmarrjes vetëm disa teza politike. Kosova është ulur disa herë me Serbinë qoftë në nivel me zv kryeministrash edhe me vetë Vuçiç kemi një dialog që tashmë ka nisur. Ajo që është premisa false politike është ajo që thuhet se duhet të zgjidhen të gjitha menjëherë. Në fakt problematika sidomos nga ana e diplomacisë asnjëherë nuk zgjidhen gjërat menjëherë por hap pas hapi dhe e dyta ti ke pikërisht nevojë dhe detyrim për të folur me ato që janë kundërshtarët e ty. Edhe Shqipëria është duke diskutuar me shumë nga partnerët për disa çështja, edhe Koso-va këtë duhet të bëjë ky nuk është një proces përjashtues”, tha Xhafaj.

“Gjëja e parë e rëndësishme është që ky është vendimi i parë që ka marrë Presidentja jonë në detyrën e saj të re në Bashkimin Evropian, për t’u siguruar që pas ndihmës humanitare që siguruam, morëm menjëherë edhe 15 milionë Euro nga buxheti i BE-së për përdorim që të trajtohet faza fillestare e rindërtimit. Ajo, gjithashtu, njoftoi se Komisioni do të organizojë një konferencë të

donatorëve, dhe ky njoftim u mirëprit nga të gjithë krerët e Bashkimit Ev-ropian. Atë ditë ata ishin në Bruksel në një takim të Këshillit Evropian dhe kjo tregon vërtet se ajo çka dëshiron të bëjë Bashkimi Evropian është që të krijojë kushtet për të nxitur gjithë donatorët ndërkombëtarë që synojnë të ndihmojnë Shqipërinë, në mënyrë që të jemi më efektivë në punën tonë së bashku”, tha shefja e ONM.

SHEFJA E ONM: MBËSHTETJE PËR TËRMETIN

“Në kam shumë besim se institucionet kanë fituar shumë më tepër përvojë tani se si të procedojnë dhe do të bëjnë gjithçka që është e mundur që të sigurohen që të gjitha këto raste të përpunohen brenda afateve lig-jore të vendosura në Kushtetutë. Por më lejoni të them diçka që është shumë e rëndësishme. Nuk janë vetëm institucionet e vetingut përgjegjëse për këtë. Kjo duhet

të jetë një përparësi kryesore kombëtare, përparësi për të gjitha institucionet. Dhe janë shumë prej tyre që duhet të kontribuojnë në këtë proces. Nuk ka asnjë justifikim për të gjitha institucionet e tjera që duhet të sigurojnë mbështetje që të mos e bëjnë këtë me shpejtësi, shumë intensivisht, dhe nuk ka justifikim për bllokime apo pengesa në proces”, tha Calavera.

CALAVERA: INSTITUCIONET TË MBËSHTESIN VETINGUN

po punojnë nën mbikëqyrjen e vëzh-guesve ndërkombëtarë,të cilët kam kënaqësinë t’i drejtoj si Shefe e Zyrës së ONM-së. Deri më tani, institucionet kanë arritur të rivlerësojnë 200 proku-rorë dhe është e qartë se disa prej tyre kanë dhënë dorëheqjen në këtë proces ose janë tërhequr. Shumica e largimeve nga detyra kanë ndodhur për shkak të faktit se magjistratët nuk kanë mundur

t’i justifikojnë pasuritë që kanë pasur në llogaritë e tyre. Por kemi ende shumë punë përpara. Janë rreth 600 dosje të tjera që duhen përpunuar. Kjo është një punë shumë e vështirë dhe sfiduese”, tha ajo.

Ngritja e SPAKCalavera ka folur dhe për betimin

e 8 prokurorëve të SPAK. Sipas saj, ngritja e SPAK është lajm i mirë sa i takon luftën ndaj të korruptuarve. “Më

lejoni të përgëzoj grupin e prokurorëve që u betuan për pozicionet e reja dhe morën detyrat e tyre, si dhe më lejoni të falënderoj gjithashtu Këshillin e Lartë të Prokurorisë,sepse kanë bërë një punë tërësore për ta bërë të mundur këtë. Është e qartë që ky institucion do të jetë themelor për Shqipërinë për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Pra, ky është një lajm shumë i mirë, deri tani”, tha ajo.

Në situatën ku jemi sot, me një konflikt interpre-timi për metodologjinë e emërimit, është një konflikt shumë serioz

dhe prandaj Bashkimi Ev-ropian ka kërkuar që në mënyrë që të kapërcehet ngërçi, zyrave të mira të

Këshillit të Evropës...

Page 7: Hapja e dosjeve për “Rrugën e Kombit”, “Gërdecin” e “21 ...€¦ · fund të Marsit 2011, në kundërshtim me marrëveshjen DIA-CEZ. Mar-Ja detajet e dosjeve për privatizimin

GAZETA SOT E Diel 22 Dhjetor 2019 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

Kreshnik Spahiu: Basha dhe Kryemadhi kanë braktisur kauzën e opozitës, LSI dhe PD i janë nënshtruar RamësIsh-kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu

ka shpërthyer dje në akuza dhe sulme në adresë të klasës politike shqiptare. Përmes një analize të gjatë në rrjetet sociale, ish-kreu i Aleancës Kuqezi u shpreh skeptik për ecurinë e “mini-Shengen-it”, ndërsa shtoi se ky projekt i shërben vetëm Serbisë. Sipas tij, Beogradi do të shfrytëzojë “mi-ni-Shengenin” për të shtrirë tentakulat në Ballkan. “Mini-Shengeni Ballkanik vjen qartazi si një ide dhe reagim i mbylljes kufijve të mëdhenj dhe hapjes që dyerve me komshinjtë! Copëzimi dhe parcelizimi i Ballkanit në 3 shtete duke lënë jashtë

Kosovën, Malin e Zi dhe më gjerë realisht e bën të pazbatueshëm projektin e Mini-Shengenit. 6 vjet më parë qeveria Rama zbarkoi me autobus në Prizren, duke premtuar afrimin e dy shteteve dhe dy qeverive”, deklaroi ai. Më tej, ish-kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu deklaroi se “mini-Shengeni” do të shfrytëzohet nga Serbia për të ngjizur “Jugosllavinë e Re”. “Në këto kushte dhe klimë politike, ka mbërritur mes Tiranës projekti “Jugosllavia e Re”. Rama nuk heziton dhe as nuk i dridhet qerpiku në projektin dhe idetë e hapjes Ballkanike. Në shesh kanë dalë 150 protestues, të

cilët më së shumti janë studentë nga Kosova. Atje mungonte opozita shqiptare. Atje nuk ishte as Luli dhe as Monika. Ata kanë protestuar 300 herë për 30 shtëpi tek Astiri. Ata kanë protestuar kundër Amerikës dhe BE afro 6 muaj. Ata kanë bërë me dhjetra deklarata kundër ambasadorëve të huaj. Ata i kanë shkuar në 12 të natës ambasadorit të BE në shtëpi kur flinte gjumë. Ata kanë debatuar me Departamentin e Shtetit dhe e quajtëm ndihmës se-kretarin Palmer këlysh dhe dhëndër i gruaje serbe”, u shpreh ai. Ndërkohë, ish-kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu akuzoi kreun e PD, Lulzim Basha

dhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi se kanë braktisur kauzën e opozitës. Sipas tij, LSI dhe PD i janë nënshtruar kryeministrit Edi Rama. “Luli dhe Mona që u përplasën 1 vit rresht me Uashingtonin dhe Brukselin, sot nuk protestuan në shesh kundër Beogradit që përdhunoi 20.000 gra shqiptare dhe vrau me mijëra të pafajshëm. Ndoshta nuk e qua-jnë tradhtar Edi Ramën dhe padyshim kjo s’është kauza e tyre. Fundja në jetën e tyre nuk kanë kryer asnjë vepër patriotike as me tokat dhe as me kufijtë. Madje kur i është dhënë rasti i kanë shitur ato. Sig-urisht Edi Rama, gjen dhe bën”, nënvizoi Spahiu.

Rigels SELIMAN

Lëvizja Socialiste për Integrim duket se është penduar për dj-egien e mandateve. Në shkurt të këtij viti, Partia Demokra-

tike dhe partitë e tjera të opozitës dogjën mandatet e deputetëve, në shenjë revolte ndaj politikave radikale të ndjekura nga mazhoranca qever-isëse. Ishte kreu i PD, Lulzim Basha, ai që hodhi i pari idenë e djegies së mandateve, menjëherë pasi kishte përfunduar protesta e opozitës para Kryeministrisë, duke mos u konsultuar me aleatët e tij, sikundër ishte Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila e kundër-shton këtë veprim. Megjithatë, pas shumë debatesh që u përfshinë të gji-tha partitë e kampit opozitar, u vendos që mandatet të digjeshin. Por duket se djegia e mandateve ka rikthyer sërish përplasjet brenda opozitës. Gazeta ka mësuar se ditët e fundit kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka pasur përplasje me kryedemokratin Lulzim Basha, të cilit i ka kërkuar llogari se përse braktisi aksionin opozitar dhe protestat, në një kohë që edhe djegia e mandateve u bë me qëllimi rrëzimin e qeverisë. Mësohet se Kryemadhi ia ka bërë të qartë Bashës se djegia e mandateve dhe premtimi i tij rezultoi një flluskë sapuni, duke u shprehur se është penduar që ajo dhe partia e saj iu bashkuan vendimit të PD për të përjashtuar veten nga Parlamenti në shkurtin e këtij viti. Në këto kushte, sipas informacioneve, mësohet se kryetarja e LSI ka kërkuar nga lideri demokrat që të rrisë presionet ndaj qeverisë, sikundër është rikthimi i protestave, ndërsa ia ka bërë të qartë se do të vënë në lëvizje institucionet për të rikthyer mandatet e djegura.

LSI nis përgatitjet për t’iu drejtuar Kushtetueses

Interesant është fakti se kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim jo vetëm që është penduar për djegien e mandateve, por është duke pritur bërjen funksionale të Gjykatës Kus-htetuese me të paktën 6 anëtarëve, në mënyrë që t’i drejtohet për të kërkuar interpretimin e djegies së mandateve nga ana e deputetëve të opozitës. Mësohet se Kryemadhi dhe zyrtarët të lartë të kësaj partie do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar rikthimin e mandatave me

Fati i LSI, Kryemadhi me sytë nga Gjykata Kushtetuese

Djegia e mandateve sjell përplasje në opozitë, LSI pendohet dhe nis përgatitjet për t’iu drejtuar

Kushtetueses, kërkon rikthimin në Parlament

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi gjatë një interviste në një studio televizive u shpreh pak kohë më parë se vendimi për djegien e mandateve ka shkaktuar debate edhe në radhët e opozitës. Kryemadhi pranoi se mes LSI-së dhe PD-së ka patur debate të forta për këtë vendim, por sipas saj “pasi mbetën pas një rrugëzgjidhje institucionale në betejën me qeverinë pranuan këtë vendim”. “Ideja e djegies së mandateve për herë të parë është artikuluar nga zoti Berisha. Më pas është mbajtur si rritëm nga analistët dhe nga mediat. Për hir të së vërtetës kemi pasur shumë debate midis LSI-së dhe PD-së për djegien e mandat-eve. Dhe erdhëm në momentin që ramë dakord të dyja palët pasi ne konsuamuam çdo element institucional”, deklaroi Kryemadhi në 6 mars të vitit 2019.

KRYEMADHI: DJEGIA E MANDATEVE SHKAKTOI DEBATE BRENDA OPOZITËS

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duket se nuk u konsultua me Lëvizjen Socialiste për Integrim në shkurt të këtij viti, kohë kur vendosi që të digjte mandatet e deputetëve të PD. Menjëherë pasi zhvilloi një protestë anti-qeveritare në 17 shkurt të vitit 2019, Basha deklaroi se e ka lexuar siç duhet mesazhin që i erdhi nga tubimi, ndërsa theksoi se do t’i propozojë grupit parlamentar që të marrin vendimin për të djegur mandatet. “Ne përballë nuk kemi një kryeministër dhe parti politike, por një bandë. Ne nuk do vazhdojmë të jemi fasadë e një Parlamenti. Ndaj unë jam sot këtu për t’ju thënë me përgjegjësi të plotë se e kam lexuar vullnetin tuaj. Ndaj kam vendosur t’i propozoj grupit parlamentar dhe forumeve më të larta politike djegien e mandateve të deputeteve tanë”, deklaroi Basha asokohe.

DJEGIA E MANDATEVE, JA SI LULZIM BASHA ANASHKALOI LSI

Berisha bën thirrje për revolta: Të ngrihemi të rrëzojmë Ramën

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë sërish thirrje për revolta. Përmes një statusi në rrjetet sociale, teksa akuzoi dje kryeministrin Rama se është një shërbëtor i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, Berisha theksoi se ka ardhur koha për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama, i cili sipas tij, është tradhtar. “Esat Toptani i Ri nuk ka zgjedhur Conten e Romës për të lobuar pranë presidentit francez, por Sandrin e Beogradit, njeriun që ishte betuar botërisht se për çdo serb të vrarë ai do vriste 100 shqiptar. Trans-ferimi i politikës së jashtme të Tiranës në Beograd është tradhti. Përballë të gjitha këtyre akteve të rrezikshme për mbarë kombin shqiptar, ju bëj thirrje shqiptarëve kudo që ndodhen sot të bashkojnë forcat dhe energjitë e tyre në mbrojtje te interesave te tyre kom-bëtare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe të flakin sa me parë në koshin e plehrave të historisë mostrën e tyre kombëtare Edvin Kristaq Zografin”, deklaroi Berisha.

Malaj: Nën qeverisjen e Ramës, qytetarët

po varfërohenIsh-deputetja e Lëvizjes Social-

iste për Integrim, Nora Malaj ka shpërthyer dje në akuza në adresë të qeverisë. Përmes një statusi në rrjetet sociale, ish-deputetja Malaj deklaroi se nën qeverisjen e Ramës, qytet-arët po varfërohen. “Bizneset janë të pasigurt, ngritja e taksave me shpejtësi marramendëse dhe goja duhet të mbyllet! As bonusi i bebeve nuk shërbeu për të rritur numrin e lindjeve! Tashmë qeveria ka treguar paaftësi totale qeverisje dhe e ka zhytur vendin në dëshpërim! Realisht, përtej tërmetit dhe atyre qytetarëve që gjenden në ditët më të vështira, Shqipëria gjendet në ditë të hallit! Sigurisht ka një përgjegjës që duhet të përballet me këtë realitet. Qeveria që po zvarritet ai një qerre e shkatërruar , në baltovinën e rrugës , që ka ndërtuar me pa siguri e zgjidhje për të nesër-men ! Kjo tablo është më shumë se mjerim! Është ky realiteti ku paaftësia e qeverisjes na e ka bërë dhuratë në prag të fundvitit””, deklaroi Malaj.

Lëvizjes Socialiste për Integrim është në pritje të Gjykatës Kushtetuese në mënyrë që të hedhë hapin e radhës. Mësohet se Kryemadhi në kushtet kur është e zhgënjyer nga Basha, kërkon rikthimin në Parlament për të nisur betejën me kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë atje ku e la. Pra, si duket Kryemadhi po e shikon që djegia e mandateve nuk ishte e dobishme dhe në kushtet që partia e saj po rrudhet nga dita në ditë, për shkak se ka humbur edhe terrin në pushtetin vendor, rikthimin në Par-lament e sheh si rrugën e vetme për

të evituar shkërmoqjen e LSI. Madje, sinjalet se kërkon rikthimin në Parla-ment, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi i dha edhe gjatë kësaj jave. Teksa ishte duke folur në një intervistë televizive, Kryemadhi kërkoi ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa shtoi se do mbetet për t’u parë nëse ajo do të shkojë apo jo në Kuvend. “Të kthehet Gjykata Kushtetuese, shiko-ni shkoj apo nuk shkoj në Kuvend”, deklaroi ajo. Pra, Kryemadhi parala-jmëroi se me ngritjen e Kushtetues do kërkojë rikthimin e mandateve.

justifikimin se Kuvendi shkeli pro-cedurat, kur plotësoi vakancat e lënë për shkak të djegies së mandateve në bllok të deputetëve të LSI. Sipas informacioneve, një nga pikat që Lëvizja Socialiste për Integrim do të mbrojë rikthimin e mandateve është mos thirrja nga ana e Kuvendit në Këshillin e Legjislacionit të të gjithë deputetëve që dogjën mandatet.

Kryemadhi kërkon rikthimin në Parlament

Por edhe pse kjo strategji mund të jetë deri diku si një mision i pamundur, mësohet se kryetarja e

Page 8: Hapja e dosjeve për “Rrugën e Kombit”, “Gërdecin” e “21 ...€¦ · fund të Marsit 2011, në kundërshtim me marrëveshjen DIA-CEZ. Mar-Ja detajet e dosjeve për privatizimin

8 GAZETA SOTE Diel 22 Dhjetor 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

Presidenti i Malit të Zi Milo Djukanoviç, teksa foli dje në takimin Shengenit Ballkanik, sqaroi edhe zërat skeptikë që pretendojnë se Shengeni minimizon integrimin në BE. Djukanoviç sqaroi se Shengeni nuk ka për qëllim që të minimizojë integrimin në BE, përkundrazi do t’i japë një shtysë më tepër. “Çdo iniciativë duhet të shohim një mundësi

për të bërë progres. Ne duam të hymë në BE por duam që ti bëjmë shoqëritë me Evropi-ane. Popujt tanë i takojnë Europës dhe duhet të kenë të njëjtat standarde jetese. Duhet të punojmë për iniciativat që na ndihmojnë për të këtë. Ne arritëm për sa mundësi ka kjo ini-ciativë. Do të jetë kënaqësi për të kontribuar në këtë”, tha Djunkanoviç.

Djukanoviç: Shengeni Ballkanik nuk përjashton integrimin në BE

Presidenti serb, teksa foli në kuadër të Shen-genit Ballkanik, u ndal edhe tek dëmet e tërmetit dhe tek solidariteti. Ai theksoi se Serbia do të bëhet ndër donatorët më të mëdhenj për Shqipërinë. "E rëndësishme për ne është që bashkëpunimi ynë të bëhet sa më intensiv. Për aq sa mundëm duke dërguar ekipet e shpëtimit, por besoj se gjithë njerëzit në vend tuaj e kuptuan gjithë simpatinë

tonë, falenderoj kryeministrin Rama që na çoi në Durrës, ku pamë fëmijë, prindërit, gjyshërit e tyre që kishin humbur të afërmit. Qeveria e Serbisë do të marrë një vendim të hënën për të ndihmuar me një vlerë domethënëse Shqipërinë, dhe besoj se do të jetë një nga 2-3 apo 4 donatorët më të mëdhenj për Durrësin, Thumanën e zonat e tjera në Shqipëri”, tha Vuçiç.

Vuçiç: Do bëhemi ndër donatorët më të mëdhenj për tërmetin

Shengeni Ballkanik, Basha i përgjigjet akuzave të Ramës për liderët e Kosovës: Akt i denjë vetëm për një peng të antishqiptarizmit

Shengeni Ballkanik ka sjellë debate të shumta, ku si rrallë herë ka pasur edhe përplasje mes krerëve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës, kjo si pasojë e ardhjes së Vuçiç në Shqipëri dhe takimeve në kuadër të Shengenit Ballkanik, si edhe qëndrimit të mbajtur nga ana e Kosovës. Dje kryeministri Rama ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj, si edhe ndaj kreut të LVV Albin Kurti. Menjëherë pas këtyre deklaratave ka ardhur edhe reagimi i kreut të PD, Lulzim Basha. Lideri i opozitës gjuhën e Ramës e ka cilësuar si një akt rrugaçëror dhe

të papranueshëm. Më tej, kryedemokrati Basha u shpreh se Kosova është shtet i pavarur dhe Shqipëria ka detyrimin të promovojë dhe res-pektojë pavarësinë dhe institucionet e saj. “Dënoj sulmin rrugaçëror të Edi Ramës kundër liderëve politikë të Kosovës dhe shpreh ndjesë në emër të çdo shqiptari për këtë akt të papranueshëm! Gjuha e urrejtjes ndaj institucioneve të Kosovës është akt i denjë vetëm për një peng të antish-qiptarizmit si Edi Rama! Kosova është shtet i pavarur dhe Shqipëria ka detyrimin të promovojë dhe respektojë pavarësinë e Kosovës dhe in-

stitucionet e saj. Koha e vasalitetit të autokratit të korruptuar të Tiranës ndaj armiqve dhe kundërshtarëve të pavarësisë së Kosovës do të marrë fund shumë shpejt”, ka deklaruar Basha. Sakaq sipas kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, takimi i Ramës me përfaqësuesit e tre vendeve të rajonit në Tiranë kishte për qëllim heqjen e taksës së Kosovës mbi mallrat serbe. Kjo deklaratë ka bërë që edhe kryeministri i vendit tonë, Edi Rama të shpërthejë në kritika të ashpra ndaj Haradinajt, duke e konsideruar këtë të fun-dit një gënjeshtar. Po ashtu Rama ka theksuar se

qëndrimi që është duke mbajtur Kosova në raport më Shengenin Ballkanik është një qëndrim, i cili dërgon drejt vetizolimit të Kosovës, duke theksuar kësisoj se Shengeni Ballkanik ka për qëllim bashkëpunimin rajonal dhe zhvillimin e Ballkanit. “Ndërhyrje prej të padituri klasik që merret llokum dhe paraqitet mediatikisht. Si bëhet kjo, në çfarë forme bëhet? Nuk ka asnjë nyje detyruese kjo marrëveshje, Haradinaj është një gënjeshtar që gënjen sërish, nuk di nëse e bën nga padija, por se është gënjeshtar, pasi këtu nuk ka asnjë kusht apo detyrim”, theksoi Rama.

Arbjona ÇIBUKU

Takimi i radhës për Shengenin Ball-kanik u mbajt ditën e djeshme në Tiranë, ku u diskutua për benefitet që do të sjellë ky bashkëpunim, si

edhe u vendos theksi tek qëndrimi i Kosovës për këtë çështje. Takimi do duhej të mbahej në Durrës, por për shkak të tërmetit ai u mbajt në Tiranë. Megjithatë ditën e djeshme Vuçiç, Rama e Zaev kanë vizituar lagjet e Durrësit që janë prekur nga tërmeti. Presidenti serb Al-eksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, theksuan se Shengeni Ballkanik do të heqë të gjitha ndalimet kufit-are për tre vendet, si edhe shtuan se përfitimet e kësaj nisme do të shihen pas tre vitesh. Vuçiç në fjalën e tij theksoi se kjo marrëveshje është e rëndësishme për Ballkanin, në aspektin e tregtisë. “Ka rëndësi të jashtëzakonshme për të gjithë rajonin, se ne do të vijojmë të rindërtojmë, do të kemi funksion 24 orë në pikat kufitare të doganës, do të lehtësojmë procedurat, do të kemi më shumë hapësira për kamionët që mos të rrinë më shumë se 5-6 orë në pikat kufitare, do të përpiqemi të zbatojmë marrëveshjen e operatorëve të autorizuar. Që të kenë mundësi të kalojnë më lehtësisht kamionët, do të ulë kostot operative. Ne do të kemi të njëjtat sisteme, kur serbët do të punojnë në të njëjtat kushte me shqiptarët, ashtu sikundër edhe në Serbi e Maqedoninë e Veriut”, ka deklaruar Vuçiç.

Reagon Zaev për Shengenin BallkanikKryeministri i Maqedonisë së Veriut, ka

folur dje po ashtu në lidhje me Shengenin Ballkanik, në kuadër të takimit që është mba-jtur në Tiranë. Zaev ka deklaruar se Shengeni Ballkanik është një marrëveshje rajonale e ngjashme me CEFTA apo Berlinin, duke e quajtur CEFTA plus apo Berlin plus. “Dua të them se në takimin e ardhshëm ndoshta në Beograd në fillim të shkurtit do të nënsh-kruajmë Protokollin e Bashkëpunimit dhe të ndërhyrjes së shpejtë për rastet e fatkeqësive natyrore. Ajo që ne po arrijmë këtu mbas taki-meve në Tiranë po bëjmë një përmbledhje. Ajo që kemi treguar si shembull nga Ohri vetëm në 4 javë kemi nënshkruar marrëveshjen për Pikat Kufitare që është shumë e rëndësishme, tregojmë të mirën që ka Shengeni Ballkanik”, ka deklaruar Zaev.

Çështja e Kosovës Kosova ka mbajtur një qëndrim strikt

për Shengenin Ballkanik, duke prerë kështu me thikë mundësinë për tu bërë pjesë e kësaj nisme. Në reagimet e tyre, krerët kosovarë e kanë bërë të qartë se nuk mund të bash-këpunojnë për Shengenin Ballkanik, për sa kohë aty bën pjesë një shtet si Serbia, e cila deri më tani, nuk ka njohur Kosovën si shtet

Zaev: I bëjmë thirrje Kosovës të na bashkohet, Shengeni është për të mirën e Ballkanit

Mbahet në Tiranë takimi për Shengenin Ballkanik, Vuçiç dhe Zoran Zaev: Do i shihni përfitimet

pas tre vitesh, asnjë ndalesë në pikat kufitareJa marrëveshjet që u miratuan në Samitin e

tretë të Shengenit BallkanikEmergjencat civile

Përgjigja rajonale ndaj tërmetit në Shqipëri ishte emocionuese, e menjëhershme, e plotë dhe bashkëpunuese. Kjo është një shenjë shumë e mirë e asaj që rajoni ynë mund të arrijë kur punojmë të gjithë së bashku.

Zbatimi i katër liriveLiderët analizuan progresin që nga mo-

menti i njoftimit në Ohër më 10 nëntor dhe në Novi Sad më 10 tetor të shtimit të përpjekjeve për të zbatuar katër liritë në rajon, për të çuar para qëllimin që ka secili vend në rajon për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Një qëllim fillestar është të vënë në zbatim nisma aktuale rajonale për të gjithë anëtarët kurdo që kjo është e mundur. 6 vendet e Ballkanit Perën-dimor janë të mirëpritur t’i bashkohen këtyre përpjekjeve, për shkak të frymës përfshirëse, të bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore, si dhe me vizionin për të përmirësuar kushtet e jetesës për qytetarët tanë. Rishikim i Marrëveshjeve të Novi Sadit dhe Ohrit

Janë ndërmarrë disa hapa:-Lëvizja e mallrave-Lëvizja e Njerëzve dhe Shërbimeve-Lëvizja e lirë e kapitalit-Sistemi i vlerësimit

E ardhmja dhe zgjerimiLiderët ripohuan angazhimin që kanë ndaj

perspektivës Europiane të 6 vendeve të Ball-kanit Perëndimor dhe ritheksuan që mbledhjet në Novi Sad, Ohër dhe Tiranë synojnë të rrisin përgatitjen e rajonit për anëtarësimin në BE të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor. Axhenda e blertë e Ballkanit Perëndimor

Liderët njohin se Pakti i Blertë Europian, i publikuar më 11 Dhjetor 2019, është një nismë kryesore e Komisionit Europian. 6 vendet e Ballkanit Perëndimor janë zotuar tashmë të ngrenë këtë çështje në Podgoricë në shkurt të 2019, në miniserialin “Tranzicioni për në Energji të Pastër”.Vizioni: Procesi i Berlinit dhe integrimi ekonomik rajonal

Liderët shprehën kënaqësinë e tyre që Procesi i Berlinit do të drejtohet nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria dhe e konsiderojnë këtë një shenjë të qartë të përkatësisë së rajonit në këtë proces. Liderët mirëpritën nismën e presidencës së ardhshme për të pasur një dre-jtim të përqendruar te rezultatet, të fokusuar tek thellimi dhe jo zgjerimi i axhendës dhe të mbështesin temat dhe prioritetet e hartuara nga kjo presidencë.

dhe ka kryer gjenocid mbi qytetarët kosovarë. Dje presidenti serb Vuçiç edhe kryeministri Zaev i kanë bërë thirrje Kosovës që të bëhet pjesë e Shengenit. “Thirrje për ata që e refu-zojnë, kjo iniciativë ka shumë të mira, duhet t’i bashkohen. Do të donim tryeza dhe në Sarajevë apo Prishtinë. Pikat Kufitare do të shndërrohen me një ndalesë në të ardhmen, por më pas nuk do të kenë asnjë. Në shkurt nënshkruajmë marrëveshjen për lëvizjen e lirë vetëm me karta identiteti brenda Shengenit Ballkanik si dhe përshpejtim të procedurave brenda tregut, vetëm një procedurë për dhënien e vizave për punë”, ka deklaruar Zaev. Sakaq

edhe Vuçiç ka deklaruar se të gjitha vendet janë të mirëpritura për tu bërë pjesë. Duke iu drejtuar Kosovës, ai tha se bashkëpunimi duhet për të forcuar ekonominë dhe për të thithur investitorët e huaj. “Jemi kaq të vegjël, kaq të parëndësishëm po të mos i bëjmë tregjet tona të punës më të mëdha, po që se nuk bashkohemi së bashku, sa të rinj janë larguar nga vendet e Ballkanit? Më thoni një vend që nuk largohen çdo ditë? Si do t'i kthejmë këta njerëz, si do t'i mbajmë këtu? Duke krijuar një atmosferë konflikti dhe lufte sepse kjo na ndihmon poli-tikisht? Mënyra si ne organizojmë rajonin tonë, varet nga ne dhe jo nga fuqitë e mëdha”, tha ai.

Page 9: Hapja e dosjeve për “Rrugën e Kombit”, “Gërdecin” e “21 ...€¦ · fund të Marsit 2011, në kundërshtim me marrëveshjen DIA-CEZ. Mar-Ja detajet e dosjeve për privatizimin

GAZETA SOT E Diel 22 Dhjetor 2019 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

Kryeministri Edi Rama deklaroi, teksa iu referua Kosovës, se kjo e fundit ka zgjedhur një rrugë qorre. Sipas Ramës ka 5 vjet që diskuton dialogun me Serbinë dhe se në këtë samit nuk kishte asnjë kusht që e cenonte. Ndër të tjera Rama është shprehur se të gjithë miqtë e Kosovës përfshirë SHBA dhe BE ishin në tryezë dhe mbështesin nismën, por Kosova përsëri nuk u bashkua. “Është një tym që ngrihet nga rrethi vicioz dhe

rruga qorre, ku është sot politika në Kosovë, që shpresoj të jetë rezultat i një momenti paqartësie dhe të zgjidhet, kur të vijë qeveria e re, me të cilën do punojmë. Ne nuk kemi ndryshuar asgjë në raport me qëndrimin solid të palëkundur, që Serbia duhet të njohë Kosovën. Por, jeta e përditshme na mëson se ka plot gjëra të tjera që mund të bëhen dhe duke bërë gjërat e reja lehtësohet edhe procesi tjetër”, tha Rama.

RAMA: KANË ZGJEDHUR NJË RRUGË QORRE

Teksa kryeministri Edi Rama ka hedhur një sërë akuzash ndaj homologut të tij në Kosovë, Ramush Haradinaj edhe ky i fundit e ka sul-muar Ramën. Rreth deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se nëse kryeministri Haradinaj do të dëgjonte presidentin francez Emma-nuel Makron për të hequr taksën,

tani Kosova do të kishte liberalizim të vizave, Haradinaj tha se nëse i dhimb-sen kosovarët, Edi Rama të largojë taksën e vendosur në rrugën e Kombit, si një kundërpërgjigje kjo ndaj insisti-mit për heqjen e taksës ndaj Serbisë. “Pasi Ramës po i dhimben kosovarët t’ua heq taksën e Kukësit dhe atëherë i kishim besua edhe në të tjera”, tha ai.

Haradinaj i kundërpërgjigjet Ramës

Takimi në Tiranë, Haradinaj: Qëllimi i vetëm i Shengenit është të bëjë Serbinë kryeqytet të Ballkanit dhe të heqë taksën që ka vendosur Kosova

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka bërë dje një deklaratë për Shengenin Ballkanik, duke vendosur theksin tek roli i Serbisë në këtë bashkëpunim trepalësh. Kjo deklaratë ka bërë që edhe kryeministri Edi Rama të shpërthejë në akuza ndaj Haradinajt. Ky i fundit ka deklaruar se synimi i Shengenit Ballkanik është që Serbia të bëhet kryeqyteti i këtij Shengeni dhe ka shtuar se qëllimi final i kësaj nisme është që të hiqet taksa, që Kosova i ka vendosur produkteve që importo-hen nga Serbia. Teksa në Tiranë dje u mbajt takimi i tretë në kuadër të Shengenit Ballkanik, Haradi-naj deklaroi nga Kosova se përderisa kjo e fundit

nuk njihet nga Serbia dhe mohohet masakra e Reçakut, iu mbetet t’iu thonë puna e mbarë pa ta. “Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, pra 6 që kanë mbetur pa u anëtarësuar në BE, ne kemi marrëdhënie kontraktuale me BE-në. Pra, secili vend ka kontratë me BE-në, Kosova e ka MSA-në dhe ne duhet me iu fokusua MSA-së. Pra, nuk kemi nevojë për një Mini-Shengen me kryeqytet Serbinë ose lider Serbinë të Mini-Shengenit tonë. Jemi të interesuar për Shengen në këtë rast, për BE-në. Kosova është vend euroatlantik, pra kjo është perspektiva e jonë. Hetohet që krejt kjo bëhet në njëfarë mënyre me na e heq taksën, është

një byepas për me e heq taksën. Krejt Mini-Shen-geni vetëm një qëllim e ka, një sukses nëse kish mujt me e heq taksën. Pra, edhe nervozat që i kanë këto ditët e fundit pikërisht për atë vijnë, se po iu bien në ujë këto zhvillime”, tha ai. Kryemi-nistri në detyrë Ramush Haradinaj e ka cilësuar homologun e tij në Shqipëri, kryeministrin Edi Rama, si vëllanë e tij. Por përpos kësaj deklarate, Haradinaj tha se Kosova ka nënshkruar me Shqipërinë marrëdhënie për unifikim e tregut. “Unë nuk kam pas qare pa dal kundër ndarjes, jo për inati të njërit prej nesh as në Kosovë, as në Shqipëri, por kam dal kundër ndarjes. Sikurse e

dini Trepça është Kosovë, nuk po na e konteston më kurrkush mbi këtë dhe, a keni dëgjuar dikë duke thënë më që Trepça është e dikujt tjetër pos e Kosovës, pavarësia energjetike ka ndodhur, pra kemi mundur të nënshkruajmë marrëdhënie kontraktuale tash me Shqipërinë për unifikim të tregut, kemi ushtrinë dhe po, kemi edhe taksën, po taksa është kundërvlerë për njohje. Kur të na njeh Serbia ne i hapim dyert për takime bilaterale e trilaterale, po me qëndrime mohuese të Serbisë deri edhe në mohim të masakrës së Reçakut nuk na mbetet rrugë tjetër pos me iu thënë puna e mbarë pa ne”, u shpreh Haradinaj.

Arbjona ÇIBUKU

Në takimin e mbajtur ditën e djeshme në kuadër të Shen-genit Ballkanik, kryeminis-tri Edi Rama ka mbajtur

fjalën e tij, por me një gjuhë tepër të ashpër, ai ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Rama e ka cilësuar Harad-inajn si një gënjeshtar klasik dhe ka thënë se Kosova është duke u vetizol-uar, pasi ftesa për bashkim nga ana e Shqipërisë, por edhe nga vendet e tjera i ka shkuar disa herë. Sakaq akuzat e Ramës ndaj Haradinajt erdhën pasi ky i fundit, deklaroi se Samiti i tretë i Shengenit Ballkanik, që po mbahet në Tiranë, ka për qëllim heqjen e taksës ndaj mallrave serbe. “Ndërhyrje prej të padituri klasik që merret llokum dhe paraqitet mediatikisht. Si bëhet kjo, në çfarë forme bëhet? Nuk ka asnjë nyje detyruese kjo marrëveshje, Haradinaj është një gënjeshtar që gënjen sërish, nuk di nëse e bën nga padija, por se është gënjeshtar, pasi këtu nuk ka asn-jë kusht apo detyrim. Kjo marrëveshje ka vetëm një qëllim, të zbatojë mar-rëveshjet e bëra më parë mes të gjitha vendeve. Unë dua që në këtë proces ne të fusim hap pas hapi edhe elementë të tjerë, që ka të bëjë me zhbllokimin e ngërçit për energjinë. Është një ngërç i madh, që nuk zgjidhet me sharje, fyer-je. Kjo është një gënjeshtër, sepse nuk ka asnjë lloj detyrimi në këtë aspekt. Nëse Kosova hyn në këtë proces dhe thotë që marrëveshjen për lëvizjen e lirë për njerëzit, mallrat, kapitalet, unë nuk dua ta bëj me Serbinë, por me Maqedoninë e Veriut, nuk i thotë njeri gjë”, ka deklaruar Rama. Shengeni për interesin e Ballkanit

Më tej kryeministri Rama ka vi-juar duke thënë se Kosova në qëndrim-in e saj në raport më Shengenin Ball-kanik, duket se ka zgjedhur izolimin, pasi kjo e fundit nuk ka pranuar asesi të marrë pjesë në takime. Madje ak-tivistë të Vetëvendosjes në Shqipëri kanë dalë në protestë në kuadër të Shengenit Ballkanik, duke vendosur theksin kryesisht tek ardhja e Alek-sandër Vuçiç në Shqipëri, si një armik i popullit kosovar. Më tej shefi i qeverisë ka sjellë në vëmendje takimin në Be-ograd kur kërkoi njohjen e Kosovës nga Serbia, por tha se ai nuk është as hero as tradhtar, pasi sipas tij e gjitha

Kryeministri: Kosova duhet të qëndrojë afër Shqipërisë dhe miqve SHBA dhe BE

Mini-Shengeni, Edi Rama: Kosova po vetizolohet, Haradinaj një gënjeshtar klasik, nuk ka asnjë detyrim në tryezë

Duma: Shqipëria do duhej të solidarizohej me Kosovën

Ish-deputetja e Partisë Demokra-tike, Grida Duma ka folur dje në lidhje më Shengenin Ballkanik, teksa me qëndrimin e saj ka goditur qeverinë. Duma ka deklaruar se Shqipëria do duhej të ishte në krah të Kosovës në këtë çështje e jo të bëhej palë me Serbinë, duke pasur parasysh deklara-tat e liderëve kosovarë dhe protestave të cilat janë mbajtur kundër Vuçiç. “Marrëveshja për Mini-Shengenin është e nxituar dhe e gabuar. Ajo po krijon polarizim dhe ndarje me të mëdha mes Shqipërisë dhe Kosovës, një përçarje mes shqiptarësh, e cila asnjëherë nuk ka qenë në këto përma-sa që nga rënia e komunizmit në 1991. Asnjëherë nuk do të duhej që në Tiranë të parakalonin politikanët e Beogradit, kur një gjë e tillë kryhet në kurriz të Kosovës. Aq më tepër kur Vuçiç ishte pjesë e qeverisë së Millosheviçit që dëboi një milionë shqiptarë vetëm sepse quheshin shqiptarë, që shfarosi, përdhunoi dhe masakroi me forcën e armëve. Të gjitha këto krime sot Vuçiç i mohon dhe Tirana bën sikur i harron”, ka deklaruar Duma.

Gjosha: Arroganca është fytyra e vërtetë e Ramës

Ish-ministrja e LSI, Klajda Gjosha ka reaguar pas deklaratave të kryem-inistrit Edi Rama kundrejt liderëve të Kosovës, veçanërisht Haradinajt. Me një postimi në rrjetet sociale, Gjosha u shpreh se gjuha e arrogancës që kalon përtej kufijve është pasqyra e shëmtuar e Ramës. “Është fyese për një shtet të pavarur si Kosova dhe për gjithë qyte-tarët kosovarë. I turpshëm qëndrimi i kryeministrit ndaj Kosovës. Gjuha e arrogancës që kalon përtej kufijve është pasqyra e shëmtuar e lidershipit tonë, është fyese për një shtet të pavar-ur si Kosova dhe për gjithë qytetarët Kosovarë. Bashkëpunimi Ballkanik është i domosdoshëm, por ai duhet të kryhet me transparencë dhe me gjithë përfshirje”, ka deklaruar Gjosha. Më tej ajo ka ngritur disa pyetje duke iu drejtuar krerëve të qeverisë shqiptare. Gjosha ka pyetur se edhe nëse Kosova ka pasur rezerva, çfarë qëndrimi ka mbajtur qeveria jonë dhe ka shtuar duke pyetur nëse është ulur apo jo dikush me ta për të diskutuar.

po ndodh për qëllime të brendshme politike të ditës në Kosovë. “Dje isha hero kur kërkova njohjen e Kosovës nga Serbia në Beograd, unë nuk jam as hero as tradhtar. Çfarë do thoni kur Kosova të vijë nesër në këtë tryezë, që i harruan krimet, nuk më rezulton që deri dje Serbia i kishte kërkuar falje Kosovës apo e kishte njohur Kosovën, kjo zhurmë e madhe është rezultat i

atyre që duhet ta drejtojnë Kosovën drejt së ardhmes, por sot janë në një rreth vicioz që nuk e ndihmon të ard-hmen? Unë nuk jam në asnjë mbrojtje, unë kam reaguar dhe do reagoj ndaj atyre që mbushin rrjetet sociale me sharje, me fyerje, me damka, që s'kanë asnjë lidhje me mua, por unë jam këtu për të çuar përpara idenë time, që nuk është një ide e papërkrahur nga

askush, por është e përkrahur me të gjithë”, ka deklaruar dje Rama.

Thirrje KosovësKryeministri vijoi duke i bërë thirrje

Kosovës që të ndryshojë qëndrimin e saj kundrejt kësaj nisme. Rama theksoi se Kosova duhet të qëndrojë sa më afër Shqipërisë dhe partnerëve ndërkom-bëtarë siç janë SHBA dhe BE. “Kosova duhet të qëndrojë afër Shqipërisë dhe miqve, që janë SHBA dhe BE, dhe të mos kthejë vizion e së ardhmes në një luftë politike të ditës. Kush fitoi nga ta-rifa 100%? Kush fitoi? Unë jam takuar me presidentin Thaçi, takohem dhe flas, unë nuk kam përgjegjësi detyruese apo urdhëruese, unë jap sugjerimin tim. Jam 100% me të drejtën, se nëse nuk do të isha, të paktën një nga vendet mike, do të thoshte kjo nuk është ide e mirë. BE, Gjer-mania, Franca, SHBA, janë të trishtuara që Kosova nuk është pjesë”, tha Rama.

Page 10: Hapja e dosjeve për “Rrugën e Kombit”, “Gërdecin” e “21 ...€¦ · fund të Marsit 2011, në kundërshtim me marrëveshjen DIA-CEZ. Mar-Ja detajet e dosjeve për privatizimin

GAZETA SOT10 E Diel 22 Dhjetor 2019

............

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Koha i përngjet atij llogaritarit të sertë e të ftohtë plak, që të vendos në peshore dhe të kërkon llogari”

Romina Kuko: Ja çfarë do sjellin kapitujt 23 dhe 24 të integrimit, lufta ndaj korrupsionit thelbësore, koha që të gjithë të japin llogariEcuria e reformës në drejtësi,

lëvizja e lirë, migracioni, poli-tika e vizave, bashkëpunimi policor, lufta kundër krimit të

organizuar, lufta kundër terrorizmit, bashkëpunimi në luftën kundër narko-tikëve, bashkëpunimi gjyqësor, çështjet civile dhe penale, kanë qenë disa nga temat për të cilat ka folur zv/ministrja e Brendshme, Romina Kuko. Kjo e fundit gjatë një interviste për gazetën “SOT”, teksa sqaroi se çfarë do të sjellin kapitujt 23 dhe 24 të integrimit, theksoi se lufta ndaj korrupsionit është thelbësore. Sipas zv/ministres Kuko, qeveria ku ajo bën pjesë është e vendosur për të thelluar reforma në kuadër të procesit të integrimit europian.

-Znj. Kuko Shqipëria u përball me një tërmet të fortë, i cili la 51 viktima dhe qindra banesa të dëmtuara. Ministria e Brendshme ka rol të rëndësishëm në menaxhimin e situatës. A ka sot një shifër reale të pasojave që la tërmeti?

Tërmeti i 26 nëntorit është pady-shim fatkeqësia më e madhe natyrore që ka goditur vendin tonë që prej shumë dekadash. Një befasi tragjike, e cila në pakashumë 30 sekondat e veta mori jetë njerëzish, fëmijësh, të moshuarish, pa diferencuar ashtu si vetë natyra nuk diferencon kurrë në furitë e saj. Në 30 sekonda, jetë humbën, të tjerë u lënduan, të tjerë humbën banesat e tyre, mijëra humbën jetën e tyre siç e njihnin deri në atë moment, çdo gjë ndryshoi për ta. Të gjitha institucionet shtetërore ishin më këmbë minuta pasi tërmeti ndo-dhi. Pati mobilizim të menjëhershëm, emergjencat civile, policia e shtetit, ekipet mjekësore, të gjithë nxituan për në vendngjarje. Natyrisht, është detyra e tyre, por unë gjithmonë preferoj të kap edhe planin njerëzor të një nëpunësi/efektivi/funksionari, sepse duke kuptuar planin njerëzor të tyre, arrin t’i motivosh ata. Dhe në planin njerëzor, gjithë kjo ushtri njerëzish që vraponte të ndih-monte bashkëqytetarët në nevojë, kishte lënë pas një familje që gjithashtu kishte pësuar dëme nga tërmeti dhe që kishte nevojë për ta. Nuk do ta harroj kurrë imazhin e një drejtuesi të respektuar policie, i cili ishte zbardhur nga pluhuri i rrënojave në tentativë për të drejtuar efektivët në kërkim-shpëtim, as fytyrën plot ankth, dëshpërim, por me një sens mbinjerëzor detyre të zjarrfikësit Cara, të cilin fati tragjik e kishte thirrur këtë radhë të shpëtonte ndër njerëz edhe familjarët e vet. Kostot e dëmeve janë ende duke u përllogaritur, është një proces që duhet kryer me kujdes dhe durim, në bazë të këtij vlerësimi do të kryhet dhe faza e dytë, ajo e rimëkëmb-jes, jo vetëm rindërtimit. Dhe them rimëkëmbje sepse siç e përmenda dhe më sipër, mijëra njerëzve ato sekonda ju ndryshuan jetën, mënyrën e jetesës siç me shumë sakrifica e kishin ndërtuar, përditshmëritë e tyre. Fëmija që shkon në shkollë, prindërit me rutinën e tyre të jetës, lidhjet familjare, kujdesi për gjërat e vogla të jetës së përditshme. Kostoja njerëzore është ajo më e madhja dhe kjo nuk ka asnjë njësi matëse përveçse aftësisë për rimëkëmbje.

-Mënyra se si u menaxhua situata pas tërmetit ka sjellë dhe vlerësime dhe

kritika. A ka shteti shqiptar kapacitete për të menaxhuar situata të tilla dhe pas kësaj situate apo mendohet që të investohet më shumë në këtë aspekt?

S h i h , k ë t o s i t u a t a t ë jashtëzakonshme janë mjedisi perfekt për këdo që kërkon të gjejë si heroin si tradhtarin. Edhe meqë në Shqipëri jemi ende në fazën ku mendimi kritik konsiderohet si diçka e pashëndetshme, kemi polarizim të qëndrimeve, njëra palë sheh heronj, tjetra sheh në rastin më të mirë apati dhe në më të keqin, tradhti. Por tani që ka kaluar pak kohë dhe të gjithë janë më të ftohtë në gjykimin e tyre-ftohtësi për të cilën kemi aq shumë nevojë, emotiviteti është një nga dëmet më të mëdha që i shkaktojmë vetes- kuptojmë se ekipet e kërkim-shpëtimit shqiptare janë ato që në fakt luftuan të vetme 12 orët e para, janë ato që shpëtuan shumicën e atyre 40 jetëve të tjera. Sa i përket kontributit të partnerëve të huaj, është padyshim i paçmuar dhe plotësisht mbështetës për ditët në vijim, por le të dalim nga mentaliteti se “të huajt janë ata që i vendosin pikat mbi i” dhe të vlerësojmë njerëzit tanë. Sepse ishin profesionistë, të dedikuar me vetëmohim në punën e tyre. Të kritikosh në një moment të tillë, ku të gjithë janë të tronditur, të pasigurt për furinë e ardhshme të natyrës, ku po luftohet për jetë njerëzore duhet të jesh minimalisht cinik i pashpresë dhe maksimalisht malinj. Është e lehtë të rrish në kolltuk me pultin në një dorë dhe celularin në dorën tjetër dhe të japësh mend, është shumë e lehtë dhe gjithashtu shumë mendjelehtë.

-Ju jeni kryetare e Grupit Ndërin-stitucional të Punës për kapitullin 24, në negociatat me BE. Çfarë do sjellë hapja e këtij kapitulli?

Kapitulli 24 “Drejtësia Liria Sig-uria”, së bashku me kapitullin 23 janë kapitujt e parë që do të hapen në kohën kur negociatat me Brukselin të marrin dritën jeshile. Europa është në thelb një hapësirë ku drejtësia, liria dhe siguria janë baza e funksionimit të gjithë këtij territori gjeografik dhe politik në tërësi. Vetë Bashkimi Europian nisi si një projekt paqeje dhe bashkëpunimi ndërmjet vendeve të cilët më parë kishin luftuar kundër njëri-tjetrit. Në mënyrë që një bashkim i shumë shteteve në një union të funksionojë në paqe, drejtësia dhe siguria plus liritë

themelore janë kusht i domosdoshëm. Kapitulli 24 i Acquis, ligjeve bazë të BE, përfshin të gjithë elementët që kjo të jetë e mundur. Çështje si lëvizja e lirë, migra-cioni, politika e vizave, bashkëpunimi policor, lufta kundër krimit të organ-izuar, lufta kundër terrorizmit, bash-këpunimi në luftën kundër narkotikëve, bashkëpunimi gjyqësor, çështjet civile dhe penale, të gjitha këto kanë nevojë për rregulla të përbashkëta, të cilat nëse nuk ndiqen në unison, krijojnë kërcënim për kohezionin e unionit. Ndaj dhe Komisioni Europian është aq rigoroz në plotësimin e të gjitha këtyre kritereve sepse secili shtet që aspiron të jetë pjesë e BE, duhet të ketë kapacitete të plota administrative, kapacitete të agjencive ligjzbatuese për të arritur standardet e duhura. Me fjalë të thjeshta, kapitulli 24 është “laboratori” ku ligjet tona në fushën e Sigurisë, Drejtësisë dhe Lirive bazë përmirësohen dhe përafrohen me ato të Bashkimit Europian dhe ku institucionet tona pësojnë transformime sipas ori-entimeve të BE. Duket si proces i lehtë, në fakt është proces tejet i dhimbshëm. Sepse nevojitet angazhimi i ekipeve të tëra për të bërë një punë cilësore.

-Si e shihni ecurinë e reformës në drejtësi dhe a do të ketë luftë ndaj kor-rupsionit në nivele të larta, kërkesë kjo edhe nga Gjermania e Brukseli?

Reforma në drejtësi është pikëpre-rja e qartë mes së shkuarës dhe së ardhmes së vendit tonë. Për dekada me radhë, shumë jetë njerëzish mund të ishin shpëtuar nëse drejtësia do të ishte realisht e verbër dhe jo e njëanshme. Gjatë punës sime të gjatë në luftën kundër dhunës në familje, kam kuptuar se shumë nga gratë të cilat kanë humbur jetën nga dhuna mund të ishin shpëtuar, nëse gjykatat nuk do kishin dhënë ato vendime skandaloze, të cilat i kanë lënë tërësisht të pambro-jtura dhe i kanë

nxjerrë sërish në pritën e agresorit. Kjo është diçka që më ka lënë një revoltë të madhe brenda vetes edhe në planin njerëzor, diçka e cila duhet të vihet në vend. E thënë këtë, reforma në drejtësi, goditja e korrupsionit janë së pari të domosdoshme dhe urgjente për ne vetë dhe më pas për kërkesat nga partnerët tanë strategjikë. Jemi në moment inte-resant, tani që institucionet e drejtësisë së re po ravijëzohen njëri pas tjetrit dhe ku duket se llogaridhënia do të jetë fjala kyçe e proceseve të ardhshme. Si dikush që e ka të fuqishëm sensin e drejtësisë, jam e bindur se në çdo epokë, vjen një kohë ku gjithkush jep llogari për gjithç-ka dhe se koha i përngjet atij llogaritarit të sertë e të ftohtë plak, që të vendos në peshore dhe të kërkon llogari një më një. Historia e njerëzimit e ka treguar këtë, gjithmonë llogaritari i sertë dhe i ftohtë është shfaqur. Le të shohim.

-Ju mbuloni fushën e terrorizmit. Sa e rrezikuar është Shqipëria nga terrorizmi dhe influenca e vendeve të tjera?

Lufta Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Terrorizmit kanë qenë pjesë e portofolit tim në detyrën e mëparshme në OSBE dhe si e tillë kam patur rastin të shoh në mënyrë kapilare të gjitha zhvillimet në vend, por edhe në raport me rajonin. Shqipëria konsiderohet një vend i cili ka arritur të neutralizojë rrezikun e para gjashtë viteve ku qytetarë të shumtë të radikali-zuar të Ballkanit Perendimor udhëtuan për në Siri dhe u bënë pjesë e ISIS. Ne ndryshuam Kodin Penal në mënyrë të menjëhershme duke kriminalizuar pjesëmarrjen në konflikte jashtë kufijve, riorganizuam strukturat tona të anti-ter-rorit dhe me mbështetjen e partnerëve amerikanë dhe ata europianë arritëm të blindonim vendin tonë nga rreziqe të mëtejshme. Deri tani Shqipëria konsiderohet si pararojë në Ballkanin Perendimor për mënyrën se si ka menaxhuar këtë situatë dhe për mbajt-jen e rrezikut në nivel të ulët. Sa i përket influencës nga vende të tjera, ne i kemi dhënë provat nëpërmjet neutralizimit të një sulmi gjatë ndeshjes së futbollit me Izraelin si dhe me ekspozimin e një sulmi nga celula të tjera në mars të këtij viti dhe vazhdojmë të jemi vigjilentë. Ajo që kemi bërë është gjithashtu ndërgjegjësimi i popullatës, sidomos të

rinjve për rreziqet e mundshme nga ky fenomen mbarëbotëror.

Misioni kryesor dhe i ard-hshëm tani është kthimi i fëmijëve dhe grave nga vendet e konfliktit.

- Znj. Kuko, ju flisni për operacione policore, antiterror-izëm, procese politike. Si është të jesh grua në politikë dhe në një ambient i cili sipas traditave të rajonit tonë është i per-ceptuar më tepër si mashkullor?

Përpara se të vija në këtë pozicion

unë kam punuar në Ministrinë e Mbrojtjes,

në proceset e integrimit në

NATO, një zgjedhje e cila në fakt më gjeti sepse u bëra pjesë e një intershipi si e sapodiplomuar jashtë aty, të cilin e pashë strikt si një praktikë 3 javore, por që më pas u transformua në 4 vite të pa-harrueshme intensive. Duke u mbrujtur, që në moshë shumë të vogël me sensin e detyrës dhe me idenë se në punë ajo që duhet është profesionalizmi dhe devotshmëria, mjedisi ku kam operuar ka qenë përherë për mua një mjedis të cilin e kam konkurruar me ftohtësi profesionale. Koha më dha të drejtë kur pas Ministrisë së Mbrojtjes iu bashkova OSBE, ku për 8 vite rresht jo vetëm që mësova jashtëzakonisht shumë, pata mundësi të jem brenda një laboratori politikash/strategjish, i cili ngërthente politikat e sigurisë së 57 shteteve dhe që parimi bazë i tij ishte profesionalizmi i ftohtë. Ky është dhe parimi që ndjek në këtë detyrë. Nëse je profesionist, mjedisi përreth nuk të influencon dot, nuk luan loja luftash me askënd, je në konkurrencë vetëm me veten dhe ndërton një punë në ekip pa të cilën suksesi nuk është gjithnjë i garantuar. Sa i përket politikës, politika është arti i së mundurës. Është mjeti nëpërmjet së cilit vizioni që dikush ka arrin dhe realizohet dhe në mënyrë që të jesh në anën e drejtë të historisë, kur je në politikë vizioni bazë që dikush duhet të ketë është përmirësimi i jetëve të qytetarëve, rua-jtjen e interesit kombëtar, qoftë kjo edhe nëpërmjet reformave të dhimbshme, të cilat për një kohë të shkurtër mund të mos jenë shumë popullore. Gabimi i një brezi tjetër politikanësh në vendin tonë ka qenë të parit e titujve apo pozitave si ofiqe ndërkohë që unë dhe brezi im (shumë prej tyre me të cilët ende rrahim ide se si të arrijmë të bëjmë më të mirën) e shohim pastërtish si shërbim. Asnjë meritë boshe, merita jote e vetme është kur ti përfaqëson të gjithë në mënyrë të drejtë, kur i shërben atyre dhe kur je ti që jep nga vetja, shpesh me vetëmohim duke sakrifikuar jetën e zakonshme, gjumin, qetësinë familjare. Është kthyer në klishe tashmë shprehja se të jesh grua në politikë është e vështirë kudo. Po, ende në subkoshiencën tonë gratë duhet të japin dyfish prova për t’u konsideruar si të afta. Por në pothuajse pesëmbëdh-jetë vite eksperiencë pune, vite intensive, kam parë se gratë në fakt janë jo vetëm të afta, por frymëzuese në mënyrën se si menaxhojnë punën, me përkushtim dhe profesionalizëm. Disa prej tyre janë dhe do të mbeten gjithmonë model për mua, gra të drejta dhe serioze, njerëzit me të cilët unë konsultohem sa herë që jam përpara një dileme.

-Keni shumë dilema gjatë punës suaj?

Kaloj një proces të pamëshirshëm me veten, duke peshuar opsionet për një mendim apo vendim të caktuar. Kon-sultohem shumë me ata që mendoj se mund të më japin një mendim të drejtë apo të vlefshëm. Por pasi marr një ven-dim është shumë e vështirë, pothuajse e pamundur ta zhbëj atë.

- Cilën konsideroni si armën më të fuqishme tek një njeri?

Fjalën. Mallkimi më madhështor sa dhe i tmerrshëm që kemi në Shqipëri është “t’vdekt fjala”!

Intervistoi: Rigels SELIMAN

Lufta Kundër Ekstrem-izmit të Dhunshëm dhe Terrorizmit kanë qenë

pjesë e portofolit tim në detyrën e mëparshme në OSBE dhe si e tillë kam patur rastin të

shoh në mënyrë kapi-lare të gjitha zhvillimet në vend, por edhe në raport me rajonin...

Page 11: Hapja e dosjeve për “Rrugën e Kombit”, “Gërdecin” e “21 ...€¦ · fund të Marsit 2011, në kundërshtim me marrëveshjen DIA-CEZ. Mar-Ja detajet e dosjeve për privatizimin

GAZETA SOT E Diel 22 Dhjetor 2019 11

e k o n o m i www.sot.com.al

Numri i pensionistëve tejkalon numri e kontribuuesve në skemat e sigurimeve

Qeveria në dilemë, ende pa një vendim për paketën e solidaritetit,

po analizohen zërat në buxhetin aktualEsmeralda HIDA

Qeveria vijon të jetë e paven-dosur sa i takon paketës së solidaritetit për pensionistët dhe familjet në nevojë. Gjatë

diskutimeve për buxhetin 2020 minis-trja e Financave, Anila Denaj, tregoi se qeveria ishte në vështirësi, por tërmeti e vështirësoi akoma më shumë situ-atën. Megjithatë, gazeta ka mësuar se po shqyrtohen të gjitha mundësitë që të ketë shpërblim në fundvit, por më vlerë më të ulët se vitet e shkuara. Një tjetër shqetësim që i shtohet situatës jo të qëndrueshme është edhe plakja e popullsisë, kjo do të thotë se është shtuar numri i personave në moshë pensioni duke kërkuar kështu një fond më të lartë për shpërblimin e tyre. Në 9 muajt e këtij viti rezultojnë 414.650 individë që marrin pension pleqërie në zonat urbane, shifër kjo që është rritur ndjeshëm krahasuar më të njëjtën periudhë të një vitit më parë. Sipas përllogaritjeve, në total regjistrohen 21.676 individë më shumë, çka tregon dhe trendin e shoqërisë shqiptare drejt plakjes. Referuar të dhënave zyrtare të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, të ardhurat në skemën e sigurimeve shoqërore në 9 muajt e parë të vitit janë rritur me 2.4 miliardë lekë krahasuar më të njëjtën periudhë të një viti më pare. Nga ana tjetër, në 9 muaj janë

Sektori i ndërtimit rrit në 42% të ardhurat e siguruara gjatë 2019

Forcohet leku kundrejt monedhave të huaja, euro mbetet në rënie

Viti i ardhshëm do vazh-doj të këtë volum të lartë të ndërtimeve në vend, kryesisht në kryeqytet pasi aty është përqendruar pjesa më ë madhe e popullsisë. Edhe për këtë vit taksa e ndikimit në infrastruk-turë pritet t’i sjellë Bashkisë së Tiranës 42% të të ardhurave, duke e bërë atë tepër të varur nga dhënia e lejeve të ndërtim-it. Numri i madh i ndërtesave, si dhe kontrolli për ndalimin e ndërtimit informal i reduk-ton hapësirat në dispozicion. Gjithsesi të dhënat tregojnë se , të paktën deri në vitin 2022, sek-

tori i ndërtimit pritet të sigurojë rreth 30% të totalit të buxhetit, duke paralajmëruar që vala e ndërtimeve pritet të vazhdo-jë vrullshëm. Për vitin 2020 Bashkia e Tiranës parashikon të mbledhë në 2020-n rreth 14.6 miliardë lekë të ardhura të veta, nga taksat dhe tarifat, sipas projektbuxhetit të saj zyr-tar. Ndërsa për dy vitet e tjera pritet që të ardhurat nga ky zë të mbesin në të njëjtin nivel. Sipas shifrave të publikuara nga ministria, të ardhurat do të mbeten pothuajse të pandrysh-uara deri në vitin 2022.

Edhe për këtë muaj monedha vendase është forcuar kundrejt monedhave të huaja. Sipas të dhënave të publi-kuara nga Banka e Shqipërisë, monedha e përbashkët europi-ane, Euro është këmbyer gjatë ditës së djeshme me vetëm 121.83 lekë , pra 0,14 lekë më pak se një ditë më parë. Sipas ekspertëve, luhatjet e kursit të këmbimit reflektojnë lëvizjen e lirë të mallrave e të kapitalit në shkëmbimet tregtare dhe financiare të Shqipërisë me partnerët e saj tregtarë. Vlera e lekut kundrejt valutave të huaja

përcaktohet lirisht në tregun e këmbimit valutor. Dobësim kundrejt lekut ka shfaqur edhe paundi britanik, të dhënat tregojnë se kjo monedhë është zhvlerësuar me 0.59 lekë, duke u këmbyer ditën e djeshme në nivelin e 142.92 lekëve. Ndër-sa Franga Zvicerane është këmbyer me 111.72 lekë, e cila reflekton në ulje më 0.05 lekë krahasuar më ditët e kaluara. Ndërkohë në kursin valutor të këmbimit rezulton se, monedha e gjelbër amerikane, ndryshe nga monedhat e tjera, është forcuar lehtë me 0.03 lekë.

DPT: 30 dhjetori afati i fundit për pagesën e këstit të tretë të tatim fitimit

Fundi i këtij muaji shënon dhe përfundimin e aftit për parapagimin e këstit tremujor të tatimit mbi fitimin. Nëpërm-jet një njoftimi të publikuar në faqen e saj zyrtare, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u ka rikujtuar edhe njëherë ta-timpaguesve se afati i fundit i parapagimit të këstit tremujor të tatimit mbi fitimin për tre muajt e fundit të vitit është data 30 dhjetor 2019. “Drejto-ria e Përgjithshme e Tatimeve ju sjell në vëmendje se afati i pagimit të këstit tremujor të tatimit mbi fitimin për muajt

Tetor, Nëntor dhe Dhjetor është data 30 Dhjetor 2019. Për çdo paqartësi në përm-bushjen e këtij detyrimi ligjor, mos hezitoni të drejtoheni për informacion në sportelet e Shërbimit të Tatimpaguesve më afër jush, apo në Qen-drën e Thirrjeve”, thuhet në njoftim. Sipas të dhënave të publikuara nga DPT, të ard-hurat nga “Tatimi mbi Fitimin” pritet që gjatë 2020 të rriten me 8% ose 2.8 miliardë lekë më shumë se viti 2019, pra të grumbullohen 38 miliardë lekë në total.

Të ardhurat nga akciza kanë shënuar një indeks në rritje gjatë periudhës janar-nëntor të këtij viti. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, në total llogariten 42.3 miliardë lekë. Rrjedhimisht këto të ardhura regjistrojnë rreth 2 miliardë lekë më shumë se sa në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Periudhë në të cilën u mblodhën 40.8 miliardë lekë. Akciza është një taksë që zbatohet mbi produktet e akcizës, të prodhuara dhe të importuara, që hidhen për konsum në territorin e Republikës së Shqipërisë. Produktet që i nënshtrohen akcizës janë: produk-tet energjetike; alkooli dhe pijet alkoolike; kafeja; duhani e produktet e duhanit; produktet e tjera.

Në buxhetin për vitin 2020, faktorët kryesorë që do ndikojnë në arkëtimin e të ardhurave nga akciza renditen rritja e planifikuar e akcizës për cigaret me efekt 0.75 miliardë lekë, si dhe rritja me 4% e importit/ prodhimit të karburanteve dhe produkteve të tjera të akcizës si birra, vera, duhani. Në raportin mbi treguesit fiskalë të publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekon-omisë, akciza e rimbursuar për këtë periudhë llogaritet 1.5 miliardë lekë. Vlerë ndjeshëm më e lartë se ajo e 11 mujorit të vitit 2018, kur akciza u rimbursua në rreth 1.3 miliardë lekë. Ndërsa për vitin e ardhshëm, referuar të dhënave të buxhetit, akciza është parashikuar të jetë në vlerën e rreth

50.5 miliardë lekë, me rritje prej 2.8 miliardë lekë, ose 5.9% më shumë se pritshmëria e këtij viti. Pritshmëri pozitive për shkak se ministria par-ashikon që lufta kundër informalitetit, kontrolli rigoroz i subjekteve të akcizës si dhe disiplinimi i mëtejshëm i procedurave të përfitimit të për-jashtimeve dhe rimbursimeve nga kjo taksë, do të japin efekt të ndjeshëm në rritje. Gjithsesi politikat e ministrisë për rritjen e akcizës për cig-aret nuk është veç qëllimi i vjeljes së kësaj takse, nga ana tjetër është një nga politikat e përdorura për frenimin dhe uljen e konsumit të cigareve nga popullata si produkt me efekte negative në shëndet, duke rritur çmimin e shitjes së tyre.

Rriten të ardhurat nga akciza, taksa mbi produktet e konsumit arrin vlerën e 42 miliardë lekëve

rritur edhe shpenzimet e skemës, të cilat kanë arritur në nivelin 92 miliardë lekë, apo 5 miliardë lekë më shumë se 9-mujori 2018. Gjithsesi këto shifra nuk paraqiten ndihmuese për buxhe-tin e shtetit, pasi skema e pensioneve sërish mbetet deficitare për shkak se numri i personave që përfitojnë pen-sion është më i lartë se i personave që derdhin kontribute. Në këto kushte,

afro 22 miliardë lekë do të jenë sub-vencione nga buxheti i shtetit, ndërsa për paketën e solidaritetit në veçanti, pak kohë më parë Denaj u shpreh se, duhen rreth 3 miliardë lekë, që të pak-tën çdo pensionist të shpërblehet me 3 mijë lekë. Për të siguruar këtë shumë, ministrja ka sqaruar se do shqyrtojnë vlerat e mbetura në çdo zë nga buxheti i këtij viti, pasi konkretisht ka zëra të

cilët nuk e kanë shfrytëzuar totalisht fondin që ju ishte dhënë nga qeveria.Aludimet mbi paketën e solidaritetit

Pavarësisht se ende nuk është dhënë një vendim zyrtar nëse do të ketë apo jo shpërblim për pensionistët dhe familjet në nevojë për festat e fundvtiti, aludime nga më të ndrys-hmet janë hedhur në lidhje me këtë çështje. Që prej fillimit kur Ministria e

Financave prezantoi projektbuxhetin 2020, zërat kritikë kanë evidentuar menjëherë mungesën e fondit që duhet të shkojë për paketën e solidaritetit. Në ato ditë ministrja u përgjigj se ishte ende herët për përcaktimin e një vlere të saktë që do shkojë për pensionistët dhe familjet në nevojë, pasi vendimi për këtë pikë nuk jepet në të njëjtën kohë që hartohet projektbuxheti. Gjithsesi zërat kritikues, kryesisht de-putetë të PD-së, vazhdonin të kërkonin përcaktimin e fondit shpërblyes, duke u shprehur se ka mundësi që qeveria të mos japë asnjë shpërblim në fund-vit. Për t’u përgjigjur këtyre kritikave, Denaj deklaroi se, vendimi për paketën e solidaritetit do të jepet në fillim të dhjetorit. Por, pas miratimit të buxhetit 2020 në 18 dhjetor, dyshimet për mos pasjen e fondit për bonuset e fundvitit u shtuan edhe më shumë, gati gati u shuan shpresat fare. Nga ana tjetër, burime nga ministria tregojnë se mbyllja e buxhetit të 2020 pa fondin për pensionistët nuk pengon shpërblimin e tyre në fund të vitit, pasi ky buxhet i është dedikuar më tepër projektit të rindërtimit. Por, qeveria do mund ta grumbullojë fondin e nevojshëm nga shpenzimet e pashfrytëzuara të buxhetit 2019. Gjithsesi, ekziston ende mundësia që pensionistët dhe familjet në nevojë të marrin shpërblime në rastin e festave ashtu sikurse çdo vit.

Page 12: Hapja e dosjeve për “Rrugën e Kombit”, “Gërdecin” e “21 ...€¦ · fund të Marsit 2011, në kundërshtim me marrëveshjen DIA-CEZ. Mar-Ja detajet e dosjeve për privatizimin

12 GAZETA SOTE Diel 22 Dhjetor 2019

C M Y K

d o s s i e r www.sot.com.al

Dalin në dritë të tjera detaje nga zhvilli-met gjatë regjimit komunist. Mediat

britanike kanë shkruar shumë artikuj për këtë periudhë. Në disa prej tyre u kushtohet rëndësi përplasjeve me Bash-kimin Sovjetik. Më poshtë tregohet se si Hrushovi tentoi rrëzimin e Hoxhës përmes Titos.

4 janar 1962Sovjetikët vihen në lëvizje për të përmbysur regjimin

në ShqipëriBurime perëndimore thonë

sot se Hrushovi po nxit Ju-gosllavinë për të përmbysur regjimin në Shqipëri. Tito e ka lakmuar vendin edhe më parë dhe beson se një regjim i ri shqiptar mund të jetë mi-qësor si ndaj Moskës dhe ndaj Beogradit. Nëse marshall Tito i bindet kësaj ideje, atëherë do të ishte e rëndësishme që të ketë të mbyllur kanalin e Suezit për të ndaluar anijet kineze që furnizojnë Shqipërinë. Moska do të nxiste shtetet neutrale për të bllokuar asistencën ajrore të Kinës. Ashtu si presidenti Nasser, Tito po e shikon përfiti-min e lojës në mes të Lindjes e Perëndimit, teksa po mbështe-tet politikisht te Lindja dhe ekonomikisht te Perëndimi. Ndërkohë jugosllavët e pavarur e kanë mësuar nga eksperienca se nëse bashkohesh më shumë se ç’duhet me Moskën, mund të përfundosh i vdekur.

24 janar 1962Sentimentaliteti i SHBA për

Shqipërinë e varfërFemrat bionde janë shpe-

shherë arsyeja e rënies së diplo-matëve të suksesshëm. Në mënyrë të ngjashme vende të vogla, të guximshme dhe të vuajtura kanë një forcë sen-timentaliteti ndaj SHBA. Kjo mund të jetë kohë e gabuar për të ngritur çështje për shtetet e vogla që i përshtaten këtij përshkrimi, por të cilat mund të na dëmtojnë rëndë nëse ne ve-projmë vetëm sipas simpative.

Shqipëria fqinje e Jugosl-lavisë së Titos, në ngushticën e Otrantos është përjashtuar nga orbita sovjetike nga vetë Hrushovi dhe automatikisht është tërhequr në influencën e Kinës së kuqe, e cila i ka dhënë deri tani kredi në vlerën 123 milionë dollarë dhe ka sjellë në vend propagandistë dhe ekspertë teknikë. Por Shqipëria e ka njërin sy dhe te paratë e SHBA. Shembujt e Polonisë dhe Ganës kohët e fundit kanë treguar sesa me leverdi është të kesh vëmendjen e SHBA, duke qenë një vend në telashe, që kanë rënë në orbitën e BRSS.

Si gjithmonë ne përballemi me ndryshimin mes një populli të vogël e të vuajtur dhe dikta-torëve mizorë të tij. Në Shqipëri, nacionalizmi i popullit dhe dashuria për lirinë janë armiqtë e vetëm të qeverisë komuniste, të instaluar në vend që prej largimit të forcave pushtuese të Aksit në 1944. Popullsia e vendit është shumë homogjene edhe sot, rreth 98 për qind shqiptare dhe 2 për qind greke. Por një faktor që e ka luftuar gjithmonë komunizmin, siç është besimi fetar, tashmë nuk konsidero-het i rëndësishëm në Shqipëri. Universiteti i Georgetoun ka publikuar një dokument mbi Shqipërinë nga Jani Dilo, i cili thotë se mungesa e identitetit fetar në Shqipëri vjen nga mungesa e arsimit dhe e seri-ozitetit të klerit mysliman e or-todoks vendas. Shqipëria është armike e Hrushovit sepse ky vend i vogël ruan ende taktikat brutale të qeverisjes së Stalinit. Regjimi komunist shqiptar qëndron në pushtet me terror dhe spastrime të vazhdueshme, që ishin stili parësor i Stalinit. Prandaj ndihma e mundshme e SHBA vetëm sa do të forconte pushtetin e komunistëve miz-orë dhe forcën e spastrimeve të tyre. Në mungesë të bazës fetare në vend, asgjë nuk duket se mund të mbërrijë te populli pa dijeninë dhe lejen e shefave. Gjëja më e mirë që SHBA mund të bëjë është të fusë armë kontrabandë për të mbështetur revolucionin edhe pse kjo është e vështirë për t’u menduar duke pasur parasysh eksperiencën në Hungari e në Kubë.

25 janar 1962Intrigat po marrin formë në

BallkanGorge Kenan, ambasadori

amerikan në Jugosllavi ka nisur të rekomandojë që SHBA të mbajë një politikë mosndë-

Ja sugjerimet e ambasadorit të SHBA në Jugosllavi

Situata gjatë regjimit komunist, ja si Hrushovi tentoi rrëzimin e Enver Hoxhës përmes Titos,

vendimi i SHBA për të qëndruar larg përplasjeve

rhyrjeje në sherrin e Shqipërisë komuniste me Bashkimin Sov-jetik. Ai thotë se është në favor të qëndrimit të plotë jashtë sherrit të kampit komunist me argumentimin se ekspeditat e mundshme të eksplorimit në ujërat shqiptare mund të dëm-tojnë marrëdhëniet e SHBA me Jugosllavinë. Kenani për-shkruan këto marrëdhënie si “të mira” megjithë numrin në rritje të incidenteve anti-jugosllave në Shqipëri që kur u bë e ditur se SHBA po i shiste avionë forcave të armatosura të Titos. Por eksperti i makinacioneve komuniste paralajmëron se Tito nuk do të tolerojë tentativat e SHBA apo të kombeve të tjera perëndimore për të tentuar që të shfrytëzojnë konfliktin Shqipëri-BRSS, për të nxjer-rë Tiranën nga orbita komu-niste. Këtë raport sensacional ambasadori Kenan e bëri në Komisionin e Jashtëm të Sen-atit javën që shkoi, ndërsa në bisedat private me senatorët mbi marrëdhëniet SHBA-Ju-gosllavi, ai raportohet të ketë thënë: “Tito po përpiqet me të gjitha mënyrat të rrëzojë nga pushteti Hoxhën me opera-cione të fshehta infiltrimi në Partinë Komuniste. Nëse dësh-tojnë tentativat e brendshme të subversionit atëherë ai do të përdorë mjetet ushtarake në pranverë”. Kenan llogarit se këshilltarët ushtarakë të Titos, pasi të konsiderojnë fillimisht një sulm të shpejtë me pushtim nga kufiri për të evituar motin e keq që pengon ushtrinë e tij të pajisur nga SHBA. “Megjithë vendosmërinë e tij për të çliruar Shqipërinë nga regjimi i pisët stalinist, pro-kinez i diktatorit Enver Hoxha, Tito nuk do të rrezikonte imazhin e tij si një vend i pavarur komunist duke u përzierë në intriga të tilla”, tha Kenan. Duke iu përgjigjur pyet-

jeve të senatorëve, Kenan tha se “në Kremlin po ndodh diçka”, për çka Sekretari amerikan i Shtetit, Dean Rusk tha se mund të jetë kundërshtim i komu-nistëve sovjetikë ndaj mënyrës së trajtimit nga Hrushov të prishjes me Hoxhën. Ish-am-basadori në Moskë, Kenan tha se burimet e tij nga Beogradi thonë se Hrushov është në favor të largimit të Hoxhës ose anek-simit të Shqipërisë. Por kjo poli-tikë po kundërshtohet ashpër nga grupi i stalinistëve të vjetër dhe gjeneralët e ushtrisë së kuqe. Për të qartësuar Moskën në këtë çështje, Kenan thonë se Tito i ka dërguar fjalë Kremlinit se nuk do të lejojë që vendi i tij të përdoret si bazë për një sulm sovjetik. “A do të thotë kjo që Tito nuk do të lejojë avionët rusë të fluturojnë në hapësirën e saj drejt Shqipërisë? Pasi kjo do të ishte rruga e vetme për të pushtuar Shqipërinë nëse ata u mohojnë bazën tokësore” tha senatori Hubert Humprey. Kenan u përgjigj: “Unë besoj se

Tito do të refuzonte dhe kalimet ajrore drejt Shqipërisë, por nuk kam informacione të sakta për të bazuar supozimet”. Kenan shtoi se Tito e kishte thirrur më parë në zyrën e tij duke e paralajmëruar dhe kundër ndërhyrjeve të Perëndimit. Në lidhje me këtë, radio shqiptare citonte nga gazetat komuniste duke deklaruar: “Ne dëshirojmë të vendosim marrdhënie diplo-matike, tregtare e kulturore me të gjitha vendet kapitaliste dhe në veçanti me fqinjët tanë”. Kenan tha se rekomandonte për sekretarin e shtetit Rusk që SHBA të refuzojë hapjet e Titos, por shtoi se nuk mund të thoshte se si do të vepronin Rusk apo presidenti Kenedi. Duke diskutuar zhvillimet mis-terioze në Moskë, Kenan tha se ka ende influenca të fuqishme staliniste dhe në Kremlin. Kjo do të thotë se ka individë që ashtu si Molotov, argumentojnë se politikat e Hrushov po ndrys-hojnë në mënyrë radikale shte-tin sovjetik dhe se po dëmtojnë unanimitetin e partisë.

22 tetor 1962Poeti sovjetik dënon

stalinistët e mbetur në Rusi dhe jashtë saj

Poeti rus Jevgjeni Jev-tushenko, udhëheqësi i të rinjve intelektualë sovjetikë publikoi dje sulmin e tij më të rëndë deri tani ndaj ish-dik-tatorit Stalin. Gazeta zyrtare e Partisë Komuniste, Pravda botoi një poemë të tij me titull “Trashëgimtarët e Stalinit”, ku poeti 30-vjeçar në mënyrë emocionale denonconte stalin-sitët e mbetur ende në Rusi dhe nëpër botë, ku i vetmi që për-mendte me emër ishte Enver Hoxha i Shqipërisë. Ai shkru-an: “Imagjinoj, që një telefon është vendosur te varri i tij, që për Enver Hoxhën, Stalini të japë udhëzimet e tij”. Kjo duket se është një aluzion i fshehtë

Kontrolli i Lartë i Shtetit bazuar në legjis-lacionin për Nëpunësin Civil hap procedurën e pranimit për vende të lira pune:

I. Për 1 (një) vend në pozicionin e Audi-tuesit në Departament Auditimi.

Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune janë:

Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë diplomuar në dy Fakultete: në Shkollën e Lartë të Oficerëve të FLD dhe degën Admin-istrim Biznesi;Të kenë eksperiencë pune në fushën e diplomimit mbi 10 vjet. Të zotërojnë gjuhën angleze dhe një gjuhë të dytë të huaj të një prej vendeve të BE-së;Të zotërojnë pro-

gramet bazë të kompjuterit; teknikat CAAT në Auditim,programin IDEA;Të kenë aftësi të mira menaxhuese dhe komunikuese për të punuar në grup.

Paga mujore për këtë vend pune është në nivelin e pagave të shërbimit civil.

Përshkrimi i punës Paraqitja e dokumenteve KonkurrimiSi dhe informacioni më i plotë mbi kriteret

e kërkuara ndodhen në faqen web të KLSH-së, rubrika Vende Pune http://www.klsh.org.al/web/Vende_pune

Kontrolli i Lartë i Shtetit

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE

REPUBLIKA E SHQIPËRISËKONTROLLI I LARTË I SHTETIT

dhe ndaj aleatëve komunistë kinezë të Hoxhës, pasi më tej poeti shton: “Ku tjetër shtrihet teli që zgjatet nga varri i tij”. Me sa duket e publikuar në kohë për përvjetorin e heqjes së eshtrave të Stalinit nga Mauzoleumi në Sheshin e Kuq të Moskës, poema thotë më tej: “Ne e mbajtëm atë, e nxorëm nga varri, por si ta heqim Stalinin nga trashëgimtarët e tij? Disa nga trashëgimtarët e tij mbledhin trëndafila në pension dhe fshehtas mendo-jnë se pensionimi i tyre është i përkohshëm. Disa madje abuzojnë me Stalinin nga po-diumet dhe vetë natën, lëngojnë për ditët e vjetra”. Vargjet me siguri i referohen anëtarëve të shkarkuar të grupit anti-parti, me në krye ish-ministrin e Jashtëm Molotov dhe disa simpatizantë të tjerë të Stalinit, që i kanë mbijetuar spastrimeve të administratës së Hrushov. Poema ka një përshkrim të gjallë të heqjes së trupit të Sta-linit nga vendi i tij i nderit në Mauzoleumin e mermertë në Sheshin e Kuq: “Arkivoli thua-jse avullonte, një frymëmarrje dallohej nga të çarat, kur e kaluan mes dyerve të mauzo-lumit, arkivoli nisi të ngrohej në ajër, duke prekur majat e bajonetave dhe gjithashtu ishte i heshtur, kërcënueshëm i hesh-tur, duke shtrënguar i zemëruar grushtet e tij, duke tentuar të dilte nga të çarat, njeriu që hiqej si i vdekur”. Ndërsa më poshtë, duke kujtuar epokën staliniste, poeti kthehet në kohë: “Harresa e të mirës së njerëzve, shpifjet, arrestimi i të pafajshmëve. Ne ndershmërisht kemi shkrirë çelikun, ndershmërisht kemi marshuar, në formacione ush-tarake. Ndërsa ai na trembej dhe duke besuar në qëllim-in e madh, nuk mori para-sysh se mjetet e tij i përkisnin madhështisë së një zoti”.

Page 13: Hapja e dosjeve për “Rrugën e Kombit”, “Gërdecin” e “21 ...€¦ · fund të Marsit 2011, në kundërshtim me marrëveshjen DIA-CEZ. Mar-Ja detajet e dosjeve për privatizimin

3,4,6,10,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Diel 22 Dhjetor 2019 13

k r o n i k e www.sot.com.alr a j o n & b o t e www.sot.com.al

Thellohen përplasjet, Gjermania e BE kundërshtojnë sanksionet

e SHBA ndaj gazsjellësit rus

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraTrump nënshkruan sanksionet ndaj kompanive evropiane: Forcojnë Rusinë

Andi LAMKO

Berlini ka reaguar me zemërim dje ndaj paketës së sanksioneve amerikane që kanë për qëllim të ndalojë

punën për përfundimin e gazsjellësit gjermano-rus “Rrjedha Veriore 2”, duke e denoncuar si ndërhyrje në punët e saj të brendshme. “Gjermania vëren me keqardhje se sanksionet e caktuara nga kongresi i SHBA për gazsjellësit ‘Rrjedha Veriore 2’ dhe ‘Rrjedha turke’ kanë hyrë në fuqi me nënshkrimin e presidentit të SHBA. Qeveria federale gjermane i refuzon këto sanksione ekstra-territoriale. Ato prekin kompani gjermane dhe evropiane dhe përfaqësojnë ndërhyr-je në punët tona të brendshme”, tha zëdhënësja e qeverisë Ulrike Dem-mer. Demmer deklaroi se masa të tilla ishin të pakuptueshme veçanërisht me mbrojtjen e SHBA të Ukrainës, e cila është vend transit i gazit rus që kalon përmes Ukrainës për në Evropë. Sanksionet e nënshkruara një ditë më parë nga presidenti Donald Trump prekin kompanitë që punojnë në ndërtimin e gazsjellësit 11 miliardë dollarë ‘Rrjedha Veriore 2” që kalon nga Rusia drejt Gjer-manisë. Sipas legjislacionit, vizat dhe pronat amerikane të personave e subjekteve të prekura ndalohen ose ngrihen. Ndërkohë kompania zvicerane Allseas, e cila po punon në vendosjen e tubave nënujorë në brigjet e Danimarkës, ka njoftuar se po pezullon operacionet.

Australi, zjarret në Sydney largojnë banorët nga shtëpitë

Zelandezët dorëzojnë mbi 50 mijë armë pas ndalesës

Policia australiane është vënë në aksion për të shpëtu-ar banorët e rrezikuar në zonat e përfshira nga zjarret e ashpra në Sydney, duke i detyruar që të largohen prej shtëpive, pasi po rrezikojnë jetën duke dashur të mbrojnë pronën. Në malin Gospers, që ndodhet në Lithgoë, flakët po përhapen në masë shumë të madhe, pasi era po frynë nga pjesa e përparme, duke mundësuar zgjerimin e tyre. Ekipet e zjarrfikësve dhe policia e kanë kaluar ditën

duke trokitur nëpër dyer, duke paralajmëruar banorët për rrezikun e afërt, teksa iu kërkonin të largohen, pasi 20 shtëpi janë shkatërruar. Por, banorët e pabindur kanë mbe-tur në pronat e tyre, duke për-dorur gypat dhe kovat me ujë, në përpjekje për të shpëtuar shtëpitë e tyre, pavarësisht zjarrit që shkatërroi një zonë gjashtë herë më të madhe se Singapori. Zjarret në Australi deri tani kanë shkakruar të paktën pesë viktima dhe kanë djegur miliona hektarë pyje.

Autoritetet e Zelandës së Re njoftuan se vendi do të bëhet më i sigurt pasi qytetarët dorëzuan më shumë se 50.000 armë. Policia në Zelandën e Re filloi procesin e shkatërrimit të armeve të premten, i cili pritet të përfundojë deri në mesnatë, kur në fuqi hyn ligji që ndalon posedimin e push-këve dhe pushkëve gjysmë-au-tomatike. Procesi i dorëzimit të armëve përfundoi në mesnatën e së premtes dhe vlerësohet se 33.000 qytetarë dorëzuan mbi 51.000 armë. Ndalesa e armëm-

bajtjes pasoi pas sulmit terrorist në dy xhamitë në Christchurch më 15 mars të këtij viti, kur u vranë 51 njerëz. Deri më tani, mbi 50.000 armë janë shkatër-ruar në gjithë vendin por disa zotërues të armëve kundërsh-tojnë vendimin. Autoritetet e Zelandës së Re njoftuan më 21 mars se do të ndalonin posedi-min e pushkëve dhe pushkëve gjysmë-automatike të tipit ush-tarak si përgjigje ndaj sulmit në Christchurch, ku një radikal i ‘supremacisë së bardhë’ vrau dhjetra njerëz në një xhami.

Turqia: Izraeli të mbajë përgjegjësi për krimet në Palestinë

Turqia ka përgëzuar dje përpjekjet e kryeprokurores të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të filluar një hetim kundër Izraelit, duke thënë se Izraeli duhet të mbahet përg-jegjës për krimet e kryera në Palestinë. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke, Hami Aksoy, në një deklaratë me shkrim, iu referua deklaratës së djeshme nga kryeprokurorja e Gjykatës, Fatou Bensouda, e cila tha se dëshiron të fillojë një hetim ndaj Izraelit për krime lufte. Aksoy tha se Bensouda kishte theksuar

se është bindur se ekzistonin baza për vazhdimin e hetimit,: "Është e domosdoshme që Izraeli të mbajë përgjegjësi për krimet e kryera në Palestinë dhe për shkeljet e të drejtave të njeriut. Është gjithashtu e nevojshme t'u sigurohet palestinezëve mbrojtje ndërkombëtare dhe t'u jepet fund padrejtësive disa-deka-dëshe në Palestinë", tha ai. Në të kundërtën, tha Aksoy, Izraeli do të vazhdojë t'i kryejë këto krime me ndjenjën e imunitetit krim-inal që buron nga mbështetja e pakushtëzuar e vendeve të treta.

Koreja e Veriut paralajmëron: SHBA do t’i paguajnë shtrenjtë kritikat

Operacioni në Mali, Macron: Ushtria franceze

vrau 33 militantë

Ali Ahmeti rizgjidhet kryetar i BDI edhe

për katër vite BDI, partia shqiptare në pushtet

në Maqedoninë e veriut, ka mbajtur dje kongresin e katërt në të cilin kryetar i partisë u rizgjodh Ali Ahmeti. Siç thonë nga BDI, mbi 800 delegatë votuan që Ali Ahmeti edhe për katër vite tjera të jetë në krye të partisë së tyre. “Në Kongres u zgjodhën edhe anëtarët e organeve të reja partiake, Kongresit i vazhdimësisë, Këshilli Kombëtar, Komisioni qendror zgjedhor si dhe Këshilli i Përgjithshëm i cili më tek zg-jedh kryesinë e partisë”, thonë nga BDI.

Anëtari i presidencës së Bosnje Hercegovinës, Zheljko Komshiç, ka deklaruar se pavarësisht se nuk ekziston njohja e ndërsjellë në mes Bosnjë e Herce-govinës dhe Kosovës, kjo punë është fakt i kryer. “Siç qëndrojnë tani punët, duhet të presim, edhe pse unë personalisht nuk kam dilema se Kosova është shtet i pavarur”, ka thënë Komshiç për televizionin publik të Kosovës. Në pyetjen se a ka dakordim për këtë në Bosnjë, Komshic është përgjigjur: “Nuk kam dakordim për këtë, por kam të drejtë të kem qëndrim timin. Unë nuk do të flas gjithmonë atë që është e dakorduar, për shkak se ne jemi tre në Presidencën e Bosnies, nuk do të thotë se më duhet autorizimi i Presidencës për të thënë diçka. Në veprimet e mia diplomatike duhet t’u përmbahem disa rregullave”, thotë Komshiç.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Ha-radinaj, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është duke e vonuar krijimin e institucioneve, për çka shtoi se nuk e kupton pse fituesi nuk e krijon qeverinë. Ai tha se është mirë që institucionet të krijohen sa më shpejt, pasi sipas tij, vazhdimisht është menduar se po ndodhin shpenzime jo të arsyeshme, emërime të papërshtatshme dhe probleme të tjera. “Kosova e ka rrugën e vet jo të lehtë, jemi të sfiduar si vend, është mirë t’i ndërtojmë institucionet tona sa më shpejt dhe t’iu kthehemi temave qeverisëse, ashtu siç u tha nga Ambasada e Amerikës. Vazhdimisht është menduar se po ndodhin shpenzime, ta zëmë jo të arsyeshme, emërime jo të duhura. Nuk e kuptoj mandatarin ose fituesin pse nuk krijon qeverinë”, tha ai.

Anëtari i presidencës së Bosnjës: Kosova është shtet i pavarur Haradinaj: Vetëvendosje po vonon krijimin e institucioneve

KE kundër sanksionimitEdhe ministri gjerman i Financave,

zëvendës-kancelari Olaf Scholz tha dje se Berlini “fuqishëm kundërshton” këtë ligj, duke i quajtur sanksionet amer-ikane “ndërhyrje serioze në punët e brendshme të Gjermanisë dhe Evropës dhe sovranitetin e tyre”. Komisioni Ev-ropian tha po ashtu se po shqyrton se si kompanitë e BE, të përfshira në ndër-timin e këtij gazsjellësi, do të mund të preken nga legjislacioni i ri amerikan, duke shtuar se Komisioni është kundër sanksionimit të kompanive “që ushtro-jnë biznesin e tyre në mënyrë ligjore”. Ndërkaq, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, gjatë një vizite që i bëri Uash-ingtonit më herët gjatë këtij muaji, tha se edhe nëse SHBA vendos sanksione, kjo nuk do ta pengojë Moskën që të përfundojë projektin e gazsjellësit. Më herët gjatë ditës, zyrtarë të Qeverisë

gjermane, kanë thënë se pavarësisht se kundërshtojnë sanksionet amerikane, Berlini nuk do t’i vendosë kundërmasa Uashingtonit.

Trump nënshkruan ligjinTrump nënshkroi Aktin për Au-

torizimin e Mbrojtjes Kombëtare të vitit 2020 më 20 dhjetor. Dispozita kërkon që anijet që janë të vendosura në gazsjellësin rus të përfundojnë punën e tyre “menjëherë” ose do të përballen me sanksione, përshirë këtu edhe ngrirjen e aseteve. Projekti Rrjedha Verirore 2, që është në vlerë prej 11 miliardë dollarësh, është vetëm pak javë drejt përfundimit dhe analistët janë të ndarë nëse vendosja e sanksioneve në një fazë kaq të vonë, do të ndalojë këtë projekt. Alleseas Group, një kompani me seli në Zvicër dhe që po punon segmentet e fundit në tubacionin prej 1,230 kilometrash,

ka njoftuar se ka pezulluar të gjitha aktivitetet e saj dhe është në pritje të miratimit të ligjit. “Allseas do të vazhdojë punën në përputhje me leg-jislacionin dhe do të presë udhëzime që përbëjnë sqarimet e nevojshme rregullative, teknike dhe mjedisore nga autoritetet përkatëse amerikane”, tha kompania përmes një deklarate. Projekti Rrjedha Veriore 2 është kundërshtuar fuqishëm nga SHBA pasi i heq asaj një pjesë të rëndë-sishme të tregut të energjisë, dhe sepse Uashingtoni beson se Evropa do të thellojë varësinë nga energjia ruse dhe do t’i japë Kremlinit fuqi më të madhe mbi shtetet e Evropës Lindore. Gjermania, që është pjesë e këtij projekti, pas njoftimit për nënsh-krimin e ligjit për sanksione, ka thënë se ky vendim nuk do ta prekë shtetin gjerman, por kompanitë private.

Koreja e Veriut paralajmëroi dje SHBA duke thënë se Uashing-toni do të “paguajë shtrenjt” për kritikat ndaj të dhënave të vendit për të drejtat e njeriut atje. Parala-jmërimi u dha tre ditë pasi Asam-bleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara dënoi shkeljet e të të drejtave të njeriut të Koresë së Veriut gjatë një rezolute vjetore të sponsorizuar nga dhjetëra vende në të gjithë globin. Dënimi i 18 dh-jetorit ishte refuzuar nga i dërguari i Penianit në OKB.

Forcat ushtarake franceze kanë vrarë 33 militantë në një operacion në Mali. Këtë deklaratë e bëri Presiden-tit Emmanuel Macron në një vizitë në Bregun e Fildishtë ku përsëriti angazhimin e Francës për të luftuar xhihadistët në rajon. Ky operacion erdhi disa javë pasi 13 ushtarë francezë vdiqën në një përplasje me helikopterë në Mali e cila konsiderohet si humbja më e madhe për ushtrinë që nga vitet '80. Mijëra trupa francezë janë vendo-sur në Mali që nga viti 2013.

Sanksionet e kon-gresit të SHBA për gazsjellësit ‘Rrjedha Veriore 2’ dhe ‘Rrjedha turke’ kanë hyrë në fuqi me nënshkrimin e presidentit. Qeveria federale gjermane i re-fuzon këto sanksione ekstra-territoriale...

Page 14: Hapja e dosjeve për “Rrugën e Kombit”, “Gërdecin” e “21 ...€¦ · fund të Marsit 2011, në kundërshtim me marrëveshjen DIA-CEZ. Mar-Ja detajet e dosjeve për privatizimin

GAZETA SOT14 E Diel 22 Dhjetor 2019

3,4,6,10,13,14,18,19,20,21,24

k r o n i k e www.sot.com.al

“Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, ku vijojnë veprimet për

zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Mësohet se banesa e vjedhur është në pronë-si të shtetasit Vasil Basho, i cili ishte larguar nga Shqipëria vetëm një ditë më parë, për të shkuar në Greqi, aty ku edhe jetonte...

I dënuar me 5 vite burg për vjedhje, arrestohet në Fier 24-vjeçari

Policia e Fierit ka arrestuar një 24-vjeçar të shpallur në kërkim për vjedhje. Sipas policisë në pranga ka rënë shtetasi me inicialet E. P., 24 vjeç, banues në Sheqishte, Patos, i cili është dënuar me 5 vite burg. Ndalimi i këtij shtetasi u bë i mundur, pasi Gjykata e Shkalës së Parë Fier me vendimin e datës 21.03.2019, e ka dënuar të riun në mungesë me 5 vjet burg për veprën penale “Vjedhje”. Po ashtu uniformat blu njoftojnë se është arrestuar edhe një 21-vjeçar pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Në pranga përfundoi shtetasi me inicialet D. S., 21 vjeç, banues në Radostinë, Fier. Arrestimi i dy të rinjve të shpallur në kërkim u bë i mundur nga ana e Specialistëve për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier. Materialet ndaj dy të rinjve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme procedurale.

Franca i kishte shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet çifti francez

Dy të rinj francezë u arrestuan nga policia në sajë të opera-cionit të koduar “Start”, pasi ishin shpallur në kërkim ndërkom-bëtar për arratisje nga qelia, vjedhje, e falsifikim të çeqeve. Në Tiranë u arrestua 26-vjeçarja franceze me inicialet C. F., ndërsa në Durrës i kërkuari i dytë, shtetasi francez me inicialet A. G., 33 vjeç. Kapja dhe arrestimi i tyre u bë me qëllim ekstradimin drejt Francës. Arrestimi i dy të rinjve u bë i mundur pas shkëm-bimit të informacionit mes Interpol Tirana dhe homologëve për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si dhe pas koordinimit të veprimeve me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë e Durrës për lokalizimin e vendndodhjes së personave në kërkim. Arrestimi i tyre u bë i mundur nga Njësia Speciale “FAST”. Autoritetet gjyqësore franceze të Gjykatës së Lartë Lorent, Francë kanë lëshuar urdhër-arrestin për këta shtetas, për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”, “Falsifikimi i çeqeve” dhe “Largim nga vendi i vuajtjes së dënimit”.

Nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet 21-vjeçari durrsak

Një i ri nga Durrësi ka përfunduar në prangat e policisë pasi nuk i është bindur urdhrit për të ndalur dhe ka tentuar të largohet. Nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore Durrës u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit me inicialet S. K.,21 vjeç banues në Durrës. Shërbimet e Policisë gjatë patrullimit kanë konstat-uar një automjet i cili bënte parakalime të gabuara dhe i kanë dhënë shenjë ndalimi, por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi. Menjëherë shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje, ku drejtuesi braktisi mjetin dhe tentoi të largohej me vrap, por s’ka mundur dot pasi është vënë në pranga nga Policia. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi të vogël të dyshuar lëndë narkotike kokainë. Materialet ndaj tij i kaluan prokurorisë.

Vrasja e dyfishtë në Patos, Gjykata e Fierit lë në burg gardianinGjykata e Fierit ka vendosur masën “Ar-

rest me burg” për gardianin e burgut Martin Skëndaj, i cili dy ditë më parë vrau dy të rinj në Poliklinikën Patos. Trupi gjykues i kryesuar nga gjykatëse Adelina Zarka vendosi arrest me burg për autorin e dyshuar të kësaj ng-jarje. Ai u arrestua në afërsi të vendngjarjes disa minuta mbasi kishte kryer këtë vrasje. Skëndaj, 22 vjeç, kishte shkuar brenda në qendrën shëndetësore për t’u sqaruar me një nga viktimat, Manol Rrapaj, pasi ky i fundit ishte i dashuri i motrës së tij. Pasi kanë debat-uar verbalisht, i riu ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të Rrapajt, si dhe kushëririt

të tij Elis Kapaj. Ky i fundit humbi jetën në vendngjarje, ndërsa Rrapaj pak minuta më vonë në Spitalin e Fierit. Gjithashtu rapor-tohet se motra e autorit të dyshuar, më herët kishte qenë e martuar dhe pasi ishte divorcuar kishte nisur një lidhje me një nga viktimat, gjë për të cilin Martin Skëndaj nuk pajtohej. Një lidhje dashurie e fshehtë mes njëri prej viktimave dhe motrës së autorit është bërë shkak i vrasjes së dyfishtë në Patos. Motra e autorit prej disa vitesh ka qenë e lidhur me viktimën Manol Rrapaj. Pasi ishte zbuluar lidhja e tyre, familjarët nuk ishin dakord për marrëdhënien e dy të rinjve, ndërsa kishin

vendosur që vajzën ta martonin në Panahor të Ballshit. Ndonëse familja Skëndaj kishte men-duar se ky do të ishte dhe fundi i problemeve, dy të rinjtë nuk e kishin ndërprerë lidhjen dhe vazhdonin të takoheshin në fshehtësi. Pas disa kohësh marrëdhënia e tyre u zbulua nga bash-këshorti i vajzës dhe familjarët e tij, duke bërë që ajo të divorcohej. Siç duket as kjo ngjarje nuk ka ndikuar që dy të rinjtë të ndërpresin lidhjen, pasi kanë vijuar sërish të takohen, pasi shtëpitë i kishin shumë pranë njëra-tjetrës në fshatin Kuqar. Në një prej mbrëmjeve që vajza kishte shkuar në dhomën e të dashurit të saj, ishte zbuluar nga nëna e këtij të fundit. Pas

këtij episodi familjet debatuan ashpër, deri sa ngritën edhe sëpatat, por u njoftua policia, e cili ndërhyri menjëherë duke mos lejuar për-shkallëzim të mëtejshëm të konfliktit. Viktima, Manol Rrapaj, bashkë me babanë e tij kishin shkuar para 4 ditësh në polici, ku kishin bërë denoncimin për ngjarjen në fjalë. Ndërkohë, ditën e djeshme, pasi autori ka debatuar në qendrën shëndetësore me Manolin, ka qëlluar ndaj tij me pistoletë, duke e lënë të vdekur në vend, ndërsa ka plagosur kushëririn e tij, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital. Pak pas krimit ai u arrestua nga policia, teksa tentonte të largohej nga vendi i ngjarjes.

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraNë banesën e familjes Basho u morën 1500 euro dhe 80 mijë lekë

Elvis MYRTA

Maskat rikthehen në vendin tonë, ku pre e grabit-jes kanë rënë dy

të moshuara. Tre persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve kanë arritur të mar-rin një sasi parash dhe eurosh në banesën e familjes Basho. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30, në fshatin Terihat, Bashkia Dropull, ku perso-na ende të paidentifikuar, kanë hyrë në banesën e Vasil Bashos, ku ndodheshin dy të moshuara dhe kanë marrë një sasi parash dhe më pas janë larguar. Sipas policisë, autorët nuk kanë ushtruar dhunë ndaj të moshuarve, por vetëm kanë marrë sasinë e parave. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, ku vijojnë vep-rimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Mësohet se banesa e vjedhur është në pronësi të shtetasit Vasil Basho, i cili ishte larguar nga Shqipëria vetëm një ditë më parë, për të shkuar në Greqi, aty ku edhe jetonte. Në momentin e grabitjes, në banesë ndodheshin vetëm vjehrra e Bashos me një plakë tjetër, që e shoqëronte gjith-monë dhe që të dyja ishin mbi 80 vjeçe. Ndonëse zyrtarisht nuk ka ende informacion për grabitjen, i zoti i shtëpisë ka thënë se në banesë kishte 1500 euro dhe 80 mijë lekë të rinj. Me t’u njoftuar nga policia për grabitjen, ai është nisur urgjent drejt vendit të tij. Në deklarimet e para në polici, ai ka thënë se dyshon te personat e zonës. Nga ana e saj, policia ka shoqëruar deri më tani 8 persona nga fshati, qyteti dhe zonat përreth. Tre grabitësit kanë qenë të maskuar dhe të armatosur, ndërsa nga banesa kanë marrë edhe një valixhe me dokumente, që ka qenë e mbyllur.

Goditja e grupit të hajdutëve në KorçëDitën e djeshme Policia e

Korçës ka goditur një bandë

hajdutësh, që ishin kthyer në tmerrin e banesave dhe bizneseve. Një person ka për-funduar në pranga dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen për 8 vjedhje në qytetin e Korçës. Pas një hetimi 1 mujor të zhvilluar për zbardhjen dhe dokumentimin e disa vjedhjeve në banesa dhe biznese të ndodhura muajin e fundit në qytetin e Korçës, ku autorët përdornin të njëjtin mekanizëm, duke vjedhur sasi lekësh, sende apo pa-jisje elektroshtëpiake, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Me-kanizmi”, si rezultat i të cilit

u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit me inicialet A. Z., 23 vjeç, si edhe u shpallën në kërkim shtetasit B. Q., 28 vjeç dhe I. G., 25 vjeç, banues në Korçë. Nga veprimet he-timore të kryera, këqyrja e pamjeve filmike dhe provat e grumbulluara, dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të plot 9 vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Korçës. Serinë e vjedhjeve ky grup e ka nisur më datë 06.12.2019, ku kanë hyrë në banesën e shtetasit me inicialet Ll. T., në lagjen nr.14, kanë marrë 1 orë dore. Pesë ditë më pas më datë 11 të këtij

Plasin grabitjet, tre persona marrin 1.500 euro në banesën e të moshuarve në Dropull, shkatërrohet banda e hajdutëve në Korçë

muaji, ata kanë hyrë, në dyqa-nin ushqimor të shtetasit me inicialet R. E., në lagjen nr.4, kanë vjedhur një sasi lekësh dhe 24 steka cigaresh. Më datë 14.12.2019, në pastiçerinë e shtetasit me inicialet S. T., në lagjen nr.15, ku kanë marrë një sasi lekësh. Një ditë më pas ata kanë hyrë në banesën e shtetasit me inicialet A. D., në lagjen nr.4 dhe kanë marrë një sasi lekësh. Po këtë ditë ata kanë hyrë në lokalin e shtetasit me inicialet N. C., në lagjen nr.15, kanë vjedhur një televizor dhe pije freskuese. Tre ditë më pas 18.12.2019, tre të rinjtë kanë hyrë në dyqanin e V. T., në lagjen nr.14, kanë vjedhur një sasi lekësh, eurosh dhe 5 steka cigare. Pa kaluar 24 orë nga grabitja e lokalit të rinjtë kanë hyrë në banesën e shtetasit me inicialet M. K., në lagjen nr.14, kanë vjedhur një televizor dhe pajisje të tjera elektroshtëpiake. Një ditë më pas ata kanë hyrë në lokalin e shtetasit me inicialet E. S., në lagjen nr.7, kanë vjedhur një televizor plazma dhe një sasi lekësh. Në cilësinë e provës materiale u gjet një automjet, që dyshohet se është përdorur nga shtetasit e mësipërm për kryerjen e veprës penale.

Page 15: Hapja e dosjeve për “Rrugën e Kombit”, “Gërdecin” e “21 ...€¦ · fund të Marsit 2011, në kundërshtim me marrëveshjen DIA-CEZ. Mar-Ja detajet e dosjeve për privatizimin

GAZETA SOT E Diel 22 Dhjetor 2019 15

www.sot.com.alk r o n i k e

Elvis MYRTA

Një ngjarje e rëndë ka tronditur dje qytetin e Vlorës, ku në orët e para

të mëngjesit një sasi e kon-siderueshme tritoli ka shpër-thyer në makinën e Albert Kuliçit, i cili mban detyrën e zv/drejtuesit në Prokurorinë e qytetit bregdetar. Hetimet e autoriteteve për këtë ngjarje sapo kanë nisur, ndërkohë që puna e Kuliçit si prokuror pritet të jetë pista kryesore ku do të përqendrohen he-timet. Shpërthimi ka ndod-hur rreth orës 2:50 të mëng-jesit të djeshëm në lagjen “28 Nëntori” dhe në momentin e shpërthimit makina tip “Golf 5 Plus” me targat AA 583 OO, ka qenë e parkuar para banesës së prokurorit. Pranë saj ka qenë edhe një makinë tjetër e cila ka pësuar disa dëmtime. Lënda plasëse au-tomjetit i është vënë në pjesën e përparme duke i shkaktuar dëme të mëdha. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ndërkohë, menjëherë pas marrjes së in-formacionit policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar skenën e ngjarjes. Një grup hetimor po punon për zbardhje e plotë të kësaj ngjarje. Po ashtu në vendin e ngjarjes është parë edhe vetë prokurori Kuliçi, i cili do të japë edhe dëshminë e tij rreth kësaj ngjarje. Kujtojmë se me shkrirjen e Prokuror-isë së Krimeve të Rënda, për shkak të krijimit të SPAK, kjo çështje do të hetohet nga një prokurori e zakonshme. Sipas grupit hetimor ka dy-shime se një nga pistat ku janë përqëndruar hetimet janë dosjet e pronave që është duke hetuar prokurori Kuliçi. Prokurori Kuliçi ka në dorë shumë dosje të nxehta që

kanë bërë bujë në qytetin e Vlorës. Targeti i çështjeve që heton Kuliçi nuk janë vrasjet dhe krimet e rënda në Vlorë, por falsifikimet e pronave dhe krimi financiar. Albert Kuliçit ka hetuar një sërë dosjesh, që kanë si subjekt zyrtarët e Hipotekës së Vlorës dhe personat që kanë tjetërsuar mijëra metra katrorë tokë në bregun e Vlorës, kryesisht në Karaburun, Radhimë dhe zonën e Zvërnecit. Këto dosje janë dhe pista kryesore ku janë përqëndruar hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë.

HetimetPas shpërthimit të fu-

qishëm në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të Policisë së Vlorës, të cilat kanë filluar procedurat he-timore, ku të parat që janë sekuestruar janë disa pam-je filmike të kamerave të instaluara në rrugën ku ka ndodhur shpërthimi i tritolit. Burime pranë grupit hetimor bënë me dije se kamerat kanë arritur të kapin autor-in edhe gjatë momentit të afrimit dhe largimit. Lidhur me këtë çështje është marrë në pyetje prokurori Albert

Kuliçi dhe disa persona të tjerë. Ndërkohë ngjarja është klasifikuar se ka lidhje me detyrën e prokurorit. Sipas grupit hetimor kamerat e sig-urisë kanë filmuar autorin, i cili ishte i maskuar dhe ka vepruar me shpejtësi. Fillim-isht ai ka lënë makinën e tij në një rrugicë paralele me vendin e ngjarjes dhe më pas është drejtuar me qetësi për tek makina e prokurorit. Ai ka hedhur një pako me ek-sploziv dhe më pas është lar-guar me shpejtësi. Pas 30 se-kondave lënda plasëse është aktivizuar dhe ka shpërthyer duke shkatërruar makinën e prokurorit Kuliçi. Autori ka mundur të largohet duke përfituar nga ora dhe errë-sira. Edhe pse po punohet për gjetjen e tij, autori ende nuk është identifikuar. Lidhur me këtë çështje është marrë në pyetje prokurori Albert Kuliçi dhe disa persona të tjerë. Ndërkohë ngjarja është klasifikuar se ka lidhje me detyrën e tij të prokurorit.

Dosjet e nxehta që ka hetuar prokurori KuliçiAlbert Kuliçi, me origjinë

nga Tropoja, ka patur në dorë vitet e fundit çështjet më

të bujshme në Vlorë, duke filluar nga skandali i madh i tjetërsimit të pronave në Karaburun dhe Zvërnec, ku i përfshirë ishte edhe biznes-meni Pëllumb Petritaj dhe 4 zyrtarë u dënuan me burg, deri te koncesioni i parking-jeve në qytetin bregdetar, i cili u anulua pasi u konstat-uan një seri shkeljesh. Kuliçi ka hetuar edhe një aferë në Albpetrol, si dhe ka kërkuar vendosjen e sekuestros për një pallat 11 katësh në Vlorë, për të cilin u akuzua për shpërdorim detyre ish-krye-bashkiaku Shpëtim Gjika. Prokurori Kuliçi nuk i është nënshtruar ende procesit të veting-ut. Ky nuk është aten-tati i parë ndaj funksionarëve të drejtësisë gjatë këtij viti. Më herët më 25 nëntor maki-na e Andri Ymerit, gjyqtar i Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër u dogj. Ndërkohë që në fillim të nëntorit proku-rori i Durrësit Arjan Ndoja u sulmua me armë. Në atentat mbeti i vrarë shoferi i Ndojës, ndërsa u plagosën prokurori dhe një person i identifikuar si Pëllumb Muharremaj, i cili sipas policisë ka një sërë precedentësh penalë.

Prokurori ka hetuar disa dosje “të nxehta” në qytetin e Vlorës

Sulmi ndaj prokurorit Kuliçi, PD: Ndëshkim shembullor për autorëtPartia Demokratike e konsideron si një sulm mafioz, aktin

ndaj prokurorit të Vlorës Albert Kuliçi, makinës të së cilit iu vendos tritol. Në një reagim për mediat, PD thotë se akte të tilla mafioze kërkojnë angazhimin e menjëhershëm dhe energjik të organeve ligjzbatuese për vënien përpara përgjegjësisë të autorëve të kësaj ngjarje. Ndëshkimi ndaj tyre duhet të jetë shembullor dhe i shpejtë. “Kemi qenë dhe do të mbetemi përkrah çdo prokurori të ndershëm që lufton krimin, pavarësisht mbështetjes që segmente të politikës i japin shpesh kriminelëve, duke i veshur me pushtet. Inkurajojmë prokurorët dhe gjyqtarët e ndershëm, që pavarësisht vështirësisë, të vijojnë betejën pa kompromis ndaj krimit. Ata nuk janë vetëm në këtë betejë, por kanë përkrah shumicën dërrmuese të qytetarëve shqiptarë, që luftën ndaj krimit të organizuar e konsiderojnë si mundësi për t’i dhënë vendit të ardhmen evropiane”, mbyllet reagimi i PD.

Anëtari i KLP, Bazaj: E gjithë policia në këmbë, ngjarja do të zbardhet

Kryeprokurori Olsian Çela reagon për tritolin në makinën e Albert Kuliçit: Angazhim maksimal për zbardhjen e ngjarjesProkuroria e Përgjithshme ka reaguar pas

tritolit që iu vu makinës së prokurorit të Vlorës, Albert Kuliçi. Kryeprokurori Olsian Çela bën me dije se kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa thekson se organet e dre-jtësisë do të angazhohen maksimalisht për vënien para përgjegjësisë të autorëve. “Në orët e para të mëngjesit të datës 21.12.2019, në qytetin e Vlorës një sasi eksplozivi është hedhur dhe ka shpërthyer në automjetin e prokurorit Albert Kuliçi, i cili e ushtron këtë detyrë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rre-thit Gjyqësor Vlorë. Në lidhje me ngjarjen e

mësipërme janë duke u kryer hetime nga kjo prokurori dhe Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë. Aktet e dhunës ndaj magjistratëve, qartësisht synojnë pengimin e funksionimit normal të sistemit të drejtësisë dhe cenojnë rëndë rendin dhe sigurinë publike. Për këto arsye, është i nevojshëm angazhimi maksimal i të gjithë organeve ligjzbatuese për vënien para përgjegjësisë të autorëve. Prokurori i Përgjithshëm inkurajon të gjithë magjistratët të vazhdojnë të kryejnë me përgjegjësi dhe përkushtim detyrat e tyre kushtetuese dhe i siguron ata se do të kenë mbështetjen e tij

maksimale. Është gjithashtu mjaft e rëndë-sishme që të gjithë të kontribuojnë në krijimin e një klime normaliteti dhe mbështetjeje ndaj institucioneve të drejtësisë, pasi kjo do të ndi-hmonte në mirëfunksionimin e shtetit të së drejtës në Republikën e Shqipërisë”, thuhet ndër të tjera në reagimin e kryeprokurorit Ol-sian Çela. Ndërkohë, në lidhje me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe Kryetari i Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci. Kryetari i Gjykatës së Vlorës kërkon mbrojtjen e gjyqtarëve dhe të prokurorëve të këtij qyteti, si dhe të godinave të gjykatës e prokurorisë pasi situata nuk

është fare e mirë. “Nuk ka asnjë shkak tjetër veç detyrës së prokurorit Kuliçi. Kjo është një ngjarje shumë e shëmtuar prej burracakësh e kriminelësh që prej vitesh po trazojnë situatën e qetësisë e të rendit në Vlorë. Ky ishte një me-sazh kërcënues jo vetëm për prokurorin, por për të gjithë pjesëtarët e Prokurorisë së Vlorës dhe të Gjykatës. Situata në sistemin e drejtësisë është shumë delikate dhe opinioni është shumë i ngarkuar pas akuzave skandaloze që i bëhen prokurorëve dhe gjyqtarëve. Të merren masa për sigurimin e jetës dhe aktivitetit profesional të gjyqtarëve e prokurorëve”, u shpreh Haluci.

Meta dënon sulmin ndaj prokurorit: Të zbulohen e ndëshkohen autorët

Pas shpërthimit me eksploziv të automjetit të prokurorit Albert Kuliçi në qytetit e Vlorës, reagoi edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili e ka dënuar vendosjen e eksplozivit shpërthyes në makinën e prokurorit të Vlorës, Albert Kuliçi. Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se askush nuk duhet të prekë njerëzit e ligjit, ndërsa duhet të hetohen dhe ndëshkohen autorët e këtij akti të rëndë. “Dënoj me forcë sulmin ndaj prokurorit Albert Kuliçi! Kërkohet hetim dhe ndëshkim për autorët! Askush të mos guxojë të verë dorë ndaj njerëzve të ligjit”, shkruan Meta për ngjarjen e rëndë. Prokurorit Albert Kuliçi iu bë atentat, në orët e para të mëngjesit të djeshëm, ku u hodh në erë me eksploziv automjeti i tij. Ky ishte vetëm një mesazh paralajmërues për prokurorin, i cili në karrierën e tij në sistemin e drejtësisë ka hetuar edhe disa dosje “të nxehta”.

Menjëherë pas ngjarjes së rëndë në Vlorë ka shkuar dhe anëtari i KLP, Tartar Bazaj. Ky i fundit i cili është edhe kreu i komisionit të mbrojtjes së prokurorëve u shpreh për mediat se sulmi ndaj prokurorit Albert Kuliçi, është shumë i rëndë. Bazaj tha se e gjithë policia është në këmbë duke premtuar se shumë shpejt do të ketë rezultate. “Është një ngjarje shumë e rëndë, jemi në krahë të prokurorit, e gjithë policia e shtetit është në lëvizje për këtë problem. Them që shumë shpejt do të kemi rezultate. Policia e shtetit i ka marrë detyrat dhe paralelisht ka dalë me vendime përkatëse. Gjithsesi KLP ka akses për të dalë me vendim përkatës për mbrojtjen e prokurorit, jetës së tij dhe mbrojtjes së familjarëve”, tha anëtari i KLP-së Tartar Bazaj. “Ka të bëjë me detyrën e prokurorit, nuk mund të themi se për çfarë drejtimi është fiks, ende s’ka të shoqëruar, por janë marrë disa dëshmitarë të largët, por jo konkret, janë marrë të gjitha kam-erat duke u parë”, tha drejtori i Policisë së Vlorës, Artion Duka.

Eksploziv automjetit të prokurorit Albert Kuliçi në Vlorë, dyshohet për shkak të dosjeve të pronave, ja çështjet e nxehta që po hetonte

Page 16: Hapja e dosjeve për “Rrugën e Kombit”, “Gërdecin” e “21 ...€¦ · fund të Marsit 2011, në kundërshtim me marrëveshjen DIA-CEZ. Mar-Ja detajet e dosjeve për privatizimin

16 GAZETA SOTE Diel 22 Dhjetor 2019

Nga Bardhyl BEJKO

Takimet e Presidentit me figura publike, intelektualë, individë të shquar, personal-

itete të njohur, të vendit e të huaj, janë një praktikë e zakonshme, gati rutinore, pasi nevoja për kontakte me për-faqësues të shoqërisë është domosdoshmëri, e cila buron nga vet detyra e të parit të shtetit për tu infor-muar, rakorduar politika në shkallë kombëtare apo gjetur zgjidhje në interes të kombit. Nëse kalon një ditë pa pritje të tilla, duhet të shqetëso-hemi se diçka në bashkëpunimin institucional, në binomin presidencë – shoqëri civile nuk shkon mirë dhe marrëdhëniet me popullin kanë të çara që kërkojnë zgjidhje të shpejta nga ga-ranti i unitetit kombëtar. Për takimet normale, në interes të një politike mbarëkombëtare dhe në emër të sovranit, për të parashtruar probleme të rëndësishme apo për tu ankuar për reformën në drejtësi, siç ishte ajo me zëvendëspresidentin e “SOROS”, që deri tani anatemoheshin se spon-sorizonin reformën në drejtësi në interes të qeverisë apo takime të tjera, ku shikohen figura rrezatuese që ftohen dhe kapërcejnë pragun e Presidencës dhe hyjnë në Zyrën Ovale, bisedo-jnë dhe japin mendime e shkëmbejnë ide pro-gresive me Kryetarin e Shtetit, duartrokiten dhe mezi priten nga opinioni i gjerë shoqëror. Drejt mikpritësit shkojnë me qindra lavde e kompli-mente për nismat e takimeve ose ajo që njihet nga historiku i të shkuarës, si të folurit ballëpër-ballë apo të qëndruarit gju më gju me popullin. Po kur këto takime minimizohen në rutinë, i hapet dera çdo “hallexhiu”, burgaxhiu, inskenu-esi, keqbërësi, bëhen të sforcuara dhe me qëllim karshillëku ndaj pushteteve të tjera të pavaru-ara, siç është gjykata. Takimet që zbresin në nivele me njerëz problematikë kur priten në shtëpinë e pavarësisë së pushteteve, individ që sapo janë njohur me dënime nga gjykata shqiptare, atëherë mendimi të shkon te mano-

Nga Fatos ÇOÇOLI

Më n ë f u n d SPAK u kri -jua dhe shpre-s a t e g j i t h ë

shqiptarëve janë tek kjo strukturë që do të rikthejë besimin e humbur të qytet-arëve tek Shteti. Prokurorët e SPAK kanë një ndihmës të madh e të jashtëzakonshëm në punën që do të nisin, Kontrollin e Lartë të Shtetit. Një aleat parësor. Janë me qindra raste të denoncuara nga KLSH për abuz-imet me tenderat publikë, të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve tanë të lartë. Ky institucion ka denoncuar pa pushim abuzimet në tenderat e qeverisë qendrore dhe njësive vendore. Që nga viti 20134 ka denoncuar humbjen e mbi 200 milionë dollarë naftë shqiptare nga marrëveshjet hidrokarbure dhe keqad-ministrimin e tyre në favor të kompanive të regjistruara në parajsat fiskale. Kompani që dilnin mbi tetë vjet rresht me humbje dhe raportonin miliarda dollarë naftë shqiptare të shitur në tregjet ndërkombëtare! Janë me

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

KLSH, aleati Nr. 1 i SPAKmiliarda euro në formën e dëmit ekonomik, të parasë shtetërore të shpenzuar keq, ose të të ardhurave të munguara në Buxhetin e Shtetit, të zbuluar dhe denoncuar në gati 8 vite nga KLSH. Të gjitha të përmbledhura në dosje-denoncime për Prokurorinë. Nëse sot abuzohet më pak në nxjerrjen e naf-tës shqiptare, nëse Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore është në ristrukturim pozitiv më në fund, kjo ndodh edhe falë denoncimeve të këtij institucioni. Sot kemi prapa hekurave ish-drejtues dhe drejtues të Autoritetit Rrugor Shqiptar, kur KLSH i ka denoncuar ata që në vitin 2013 e më tej në vijimësi. I njëjti institucion ka denoncuar abuzimet me tenderat dhe me menaxhimin e gjithë shpenzimeve dhe të ardhurave bux-hetore me një ritëm një kallëzim penal në javë. Paradoksi është se kemi me dhjetra, e dhjera zyrtarë të nivelit shumë të lartë në administratën tonë shtetërore, që mbahen ende në punë, megjithë denoncimet e KLSH ndaj tyre. Ky institucion nuk ka kursyer dorë duke denoncuar zyrtarëve të lartë të të gjitha partive kryesore. Të Partisë Demokratike në vitet 2012-2013, kur kjo ishte në pushtet, dhe më vonë të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes So-

vrat që bën i pari i shtetit, i cili zbaton një Kanun që nuk është i mirëpritur dhe reflekton energji negative në masën e gjerë të popullit. Së paku gjatë ditës së takimit të Shkëlqesisë së Tij, Pres-identit, Ilir Meta me të sapo dënuarin, Ervin Salianji, figurë aktive dhe përcaktuese e PD-së në video montazhin, gjetur fajtor dhe dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për mashtrim dhe përfshirje në një inskenim të pështirë në prodhimin e një video me personazhe të pesh-kuara në shtresën më problematike të shoqërisë, në një manipulim të mirëfilltë e flagrant për të goditur kundërshtarët politikë me akuza të stisura, pikërisht ministrin e Brendshëm të kohës, Fatmir Xhafaj. Video “Babalja” është kri-jimi më monstruoz që ka bërë politika opozitare me frymëzim nga lidershipi i saj, me skenarë të shkruar në SHQUP. Me regjisorë krerët më të lartë të partisë më të madhe opozitare, u kanë servirur shqiptarëve për muaj me radhë me qëllimin e vetëm, denigrimin e mazhorancës dhe goditjen e njërës prej ministrive më të rëndësishme të qeverisë Rama në një kohë kur kishte nisur aksioni kundër krimit të organizuar. Hetimi i video përgjimit, zbuloi në tërë gjerësinë e saj mashtrimin e PD-së dhe vuri para togave të zeza personazhet më aktivë, që i lidhte drejt-përdrejt me qëllimi për të poshtëruar qeverinë dhe delegjitimuar mazhorancën në një betejë të paskrupullt dhe me dimensione që arrinin deri në qendër të pushtetit ekzekutiv. Pra goditja ishte frontale dhe e mirëmenduar deri në deta-je, po si çdo skenar i shkruar në errësirë edhe ai kishte defektet e veta që bënë të mundur zbulimin e falsitetit dhe gënjeshtrat Salianjiane. Ishte kjo vepër penale që vuri para ligjit Salian-jin dhe bashkëpunëtorët e tij. Pikërisht për këto veprime antiligjore, prokuroria dhe gjykata vendosi ndëshkimin me burg të bash-këpunëtorëve, po edhe të ish-deputetit Salianji, i cili ishte vetëm mekanizmi që i shërbeu partisë me devocion dhe servilizëm ekstrem. Partia Demokratike, ish-deputetët e saj sapo u njohën me vendimin e gjykatës, nisën intifadën me sulme të papara kundër gjykatës dhe vetë gjyqtarit. Kundërshtuan me forcë vendimin për

I një pune hulumtuese të hollësishme dhe të ndershme, duke i krahasuar gjetjet dhe shkeljet me kuadrin ligjor përkatës, duke mos pritur asnjë sekondë, kur materialet bëhen gati, për të bërë kallëzimin penal dhe duke përcjellë materialet në Prokurori pa kompromis dhe me kurajo. SPAK-u i por-saformuar, prokurorët profesionistë dhe me integritet të kësaj strukture, duhet të trajto-jnë me përparësi denoncimet e KLSH dhe të ILDKPKI. Është shpresa se më në fund do të kemi gjyqe shembullore. Denoncimet e KLSH, ndryshe nga denoncimet nëpër media (megjithë vlerën e jashtëzakonshme sensibilizuese të këtyre të fundit), janë të pajisura me dokumente, fakte dhe shifra kokëforta, të cilat do të shërbenin si një bazë ideale nisjeje për procese gjyqësore që do të paralizonin korrupsionin galopant, kundër abuzuesve me pronën shtetërore dhe paratë e qytetarëve të këtij vendi në nivelet më të larta të administratës. Reforma në drejtësi do të fitonte procese konkrete dhe dinjitoze hetimi dhe gjyqesh, peshë dhe besim në sytë e njerëzve dhe partnereve tanë perëndimorë, nëse SPAK e nis punën me dhjetra e qindra dosjet e denoncimeve KLSH.

Zoti President më takoni edhe mua, jam dënuar padrejtësisht

cialiste për Integrim. Pikërisht ky distancim ndaj fuqisë politike të momentit në pushtet dhe respekti e përkushtimi ndaj standardeve ndërkombëtare të profesionit, ato të organi-zatës botërore të 192 institucioneve supreme të auditimit, INTOSAI-t, përbën fuqinë e vërtetë të gjetjeve dhe denoncimeve të KLSH. Nëse ato do të ishin ndjekur nga organet kompetente, sot situata me korrupsionin galopant do të ishte krejt ndryshe. Do ta kishim vënë nën kontroll. Puna profesionale, përkushtimi ndaj standardeve ndërkom-bëtare dhe partneriteti i fuqishëm me organ-izatat simotra të zhvilluara të Evropës, kanë sjellë heshtje në kampin politik shqiptar në lidhje denoncimet KLSH. Kampi politik na ka mësuar se për interesa dritëshkurtra partiake e politike të momentit, nuk rresht së akuzuari e sulmuari çdo institucion shtetëror. Mirë ka mbyllur gojën përpara fakteve kokëforta. Një fuqi e tillë denoncuese e KLSH shumëfisho-het, nga siguria profesionale, se gjetjet dhe zbulimet e dëmeve ekonomike, parave të shpenzuara keq ose të humbura si të ard-hura per Buxhetin e Shtetit, kanë ardhur si rezultat i një analize të kujdesshme të riskut të institucionit shtetëror që kontrollohet.

tyre nuk u prit në takime nga Presidenti i Re-publikës, askujt nuk iu rezervua një privilegj i tillë. Përkundrazi u lanë në dorë të gjykatave. Dhe mirë u veprua. Po me rastin Salianji? Për herë të parë u zbatua pavarësia e gjykatës që ndëshkoi një individ nga gjiri i PD-së. Po rasti nuk mbeti në dorë të gjyqtarit. Pas dhënies së dënimit, Salianji u pritë me nderime e urgjencë në Presidencë. U prit për t`i dhënë mbështetje dhe garanci se ka mbrojtjen e Presidentit. U vlerësua si njeriu i opozitës. Të tjerat janë fjalë dhe alibi për t`i shpëtuar nderin një personi që ka pranuar të inskenojë një vepër të tillë, duke bërë kineastin e së keqes. Pikërisht këtë individ, Salianjin, presidenti e priti në zyrë si një per-sonalitet që i ka dhënë shoqërisë shqiptare me kontributet e tij një emër të madh në shkallë vendi apo ndërkombëtare. U prit si të kishte bërë heroizëm në interes të shoqërisë. Si një shpikës i madh në fushën e kinematografisë apo zhvil-limit ekonomik. Si një intelektual progresist që meriton respektin e të gjithëve. U prit për t’i dhënë kurajo dhe premtuar se presidenti do të ndjekë me kujdes gjykimin në të ardhmen. Me fjalë të tjera do të ndërhyjë për një vendim ndryshe në shkallët e tjera të gjyqësorit. Jo vetëm kaq. Presidenti kërkon t`i dërgojë gjyqtarëve mesazhin se ai që sapo priti për betim tetë prokurorë të SPAK-ut, është mbi ata që japin drejtësinë në këtë vend. Ishte takim ga-rantor për ta mbrojtur eksponentin e opozitës, gjoja në emër të së drejtës. Në realitet është një kundërvënie e hapur ndaj drejtësisë në një moment kruciale, kur reforma ka nisur ud-hëtimin drejtë krijimit të gjitha hallkave të parashikuara në ligj. Pas kësaj pritje të gjithë shqiptarët, që për faje të ndryshme vuajnë dëni-me nga një ditë deri në burgim të përjetshëm, kur sapo janë njohur me takimin që i është rezervuar Salianjit nga presidenti, kanë veç një lutje drejtuar Shkëlqesisë së Tij: Zoti President, iu lutem më takoni edhe mua qoftë edhe pesë minuta se jam dënuar padrejtësisht dhe kërkoj mbrojtjen tuaj. A nuk jam edhe unë shtetas i këtij vendi? Përse të më mohohet kjo mbrojtje? Më trajtoni edhe mua si Salianji i dashur President!

funksionarin e partisë. Demonstrativisht me protesta para gjykatës, bënë gjithë përpjekjet për ta paraqitur këtë dënim si të paravendosur të inspiruar e orkestruar me qëllime keqdashëse ndaj opozitës. Nuk mund të mos akuzohej kryeministri, i cili fajësohet prej PD-së për çdo gjë, si njeriu që ka urdhëruar drejtësinë për të dëmtuar opozitën. Përpjekja për ta paraqitur vendimin juridik, si të sponsorizuar nga qever-ia dhe mazhoranca, synon të justifikojë dënimin dhe t`i japë ngjyrime sikur qëllimi nuk është ndëshkimi i fajit dhe veprës së rëndë penale, po një lojë kundër opozitarizmit. Në realitet nga çdo kënd ta shikosh këtë vendim, kupton se ligji ka vepruar si për çdo individ e qytetar shqiptar që përfshihet në veprimtari keqdashëse që cenon vetë ligjin. I vetmi ndryshim është se për herë të parë një zyrtar i përfshirë në falsifi-kim dhe shantazh, është një individ nga partia që kurrë nuk ka pranuar ti nënshtrohet ligjit dhe gjykimit. Një parti që ka gjykuar se është mbi ligjin dhe e mbrojtur e imunizuar nga çdo shkel-je flagrante, mjafton që keqbërësi dhe fajtori të jetë me tesër partie. Kur është një nga të vetët, shqiptarët gjenden përballë stuhisë dhe sulmeve që vërshojnë nga burimi i SHQUP-it dhe zbres-in në çdo cep të vendit. Ndryshe është gjykimi kur dënohet një nga kundërshtarët politikë. Atëherë shpërthimi i mllefit dhe akuzat ampli-fikohen deri në ekstrem dhe drejtësia vihet përballë stuhisë për mos dënim ekstrem dhe anësi përderisa kundërshtari për vepra edhe më të papërfillshme, si Valdrini në Shkodër apo Kajmaku i Vorës, u shpallën si kryekriminelët më të mëdhenj të tri dekadave edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka bërë një krim të përmasave të tilla, veç një shmangie nga detyrimi i ligjit mbi dekriminalizimin. Askush nga partia që i kishte deleguar në bashkitë respektive nuk bëri protes-ta apo sulme ndaj drejtësisë. Askush nuk mori përsipër të mbrojë fajin e tyre. Përkundrazi, dënuan veprimin si papërgjegjshmëri dhe i nxorën jashtë partisë. Kujtojmë këtu edhe emra të tjerë të rëndësishëm nga radhët e socialistëve të cilët nuk kanë pasur asnjëherë mbrojtje par-tiake. Ajo që njihet është fakti se askush prej

Page 17: Hapja e dosjeve për “Rrugën e Kombit”, “Gërdecin” e “21 ...€¦ · fund të Marsit 2011, në kundërshtim me marrëveshjen DIA-CEZ. Mar-Ja detajet e dosjeve për privatizimin

GAZETA SOT E Diel 22 Dhjetor 2019 17

Nga Besi BEKTESHI

Me sa duket "Eu-rosong" të cilin askush (në botë ) nuk e fut në listë

të rëndësisë së tregut muz-ikor botëror dhe europian, po vret dhe Festivalin Shqiptar të Muzikës së Lehtë! Unë në fakt këtë titullim mbaj mend dhe pse sot i thonë "Festivali në RTSH". Sigurisht si në shumë pjesë të kulturës shqiptare që dikush ka vendosur të shkatërrojë çdo kombëtaritet dhe në Festivalin e Muzikës së Lehtë Shqiptare u mor përsipër mundësisht të fitojë, dominojë dhe të marrë dhe fondet e taksapaguesve shqiptare muzika e prodhuar në Bullgari dhe vende të tjera, nga jo shqiptarë! Po dhe dikush e justifikoi me karakterin ndërkombëtar të muzikës. Dikush tjetër me egërsi tha se: edhe Himni Kombëtar shqiptar nuk është me muzikë shqiptare. Pra pse të mos kishte Festivali i RTSH që atë "SH" e ka për "shqiptar" muzikë të kompozuar, ndjerë dhe shtetësi dhe kombësi bullgare, australiane, rumune, maqedonase etj. etj. Kjo është në vazhdën e përkthimeve të librave nganjëherë bosh, kot dhe mbeturina mjaftojnë që janë të huaja dhe "vdekjes" me qëllim të librit shqiptar, dramës shqiptare, filmit shqiptar. Po kështu dhe "vdekja" e këngës së muzikës së lehtë shqiptare është qëllim në vetvete e një dore apo "sete satanike" kulturore në Shqipëri që kanë disa vite që drejtojnë jo vetëm Ministrinë e Kulturës, por dhe anekse të një drejtimi kulturor kudo në administratën e shtetit apo dhe modele që du-het të drejtojnë kulturën shqiptare në Shqipëri. E bukur është se e bën këtë gjë RTSH që është një organizim publik dhe që kohët e fundit seriozisht dhe sinqerisht, është shumë më mirë i organizuar dhe kompletuar se disa vite më përpara. Po pse duan ta dënojnë kaq shumë kombëtaritetin e muzikës së lehtë shqiptare

Nga Ylli MEÇE

Tani që u miratua dhe “paketa anti-shpifje”, me siguri që në zg-jedhjet e ardhshme

shumica e partive do të shkr-ihen si kripa në ujë, do të shkrihen patjetër, jo se i shkrin ligji, por sepse të gjithë ish-dre-jtuesit e tyre, pra kryetarët, që mbas viteve ‘90-të e deri më sot, kanë qenë në vijën e parë të frontit për shpifje. Kështu që me këtë rast ikja nga skena politike e tyre apo dhe burgosja, do të bënte që partitë të ngeleshin pa drejtues. Mirë ajo partia e “bythëlëvizurve” të LSI-së, që e ka të zgjidhur problemin se me ikjen e Lilit, timonin do e marrë Mony dhe anasjelltas, po të tjerët si do bëjnë?! Historia e këtyre tridhjetë vjetëve të fundit, i pari i pazëvendësueshmi dhe krye shpifësi më i shpifur, ka qenë dhe ngelet Sali Berisha. Ai për nga natyra e tij, të qenit në krye e ka “hobi” dhe nuk ja bën syri “tërr” nga asgjë. Të qënurit, kryekusar, kryepusht ( jo.. këtë nuk e ka), por desha të shkruaja kryepushtetar, kryekriminel, kryemashtrues, kryehipokrit, kryebandit e ka imunizuar atë aq shumë, saqë çdo ligj, çdo paketë ligjore, atij nuk i bën aspak përshtypje dhe nuk e çan “menderen” nga askush, sepse e di që janë pa efekt. Nëse kjo paketë do të merrej seriozisht, do të ndodhte që do vinte në hall të madh dhe do pështjellonte të gjithë politikën, sidomos gjatë fushatave elektorale. Gjatë këtyre tre dekadave, ajo çka i ka karakterizuar partitë dhe kapot e tyre, ka qenë “de facto” fushata e shpifjeve ndaj njera-tjetrës, e cila hera-herës

“Si në shumë pjesë të kulturës shqiptare që dikush ka vendosur të shkatërrojë çdo kom-bëtaritet edhe në Fes-tivalin e Muzikës së Lehtë Shqiptare u mor përsipër mundësisht të fitojë, dominojë dhe të marrë dhe fondet e taksapaguesve shqip-tare muzika e prodhuar në Bullgari dhe vende të tjera, nga jo shqip-tarë! Po dhe dikush e justifikoi me karakterin ndërkombëtar të muz-ikës. Dikush tjetër me egërsi tha se: edhe Him-ni Kombëtar shqiptar nuk është me muzikë...

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Ligj-marrësit, ligj-kthyesit dhe... iso ligjësit

degjeneronte në fushata personale. Dhe ja! Më së fundi u gjet zgjidhja: U kujtuan se shteti ligjor duhet të bëhet serioz, se me shtetin nuk bëhet më shaka, se shteti kërkon burra shteti dhe si i tillë, duhet të mbahet në këmbë me ligje serioze! Në këto kushte e rrethana, Parlamenti si organ ligj marrës, (sikurse ja marrin përherë këngës) me të drejtën e tij që buron nga Kushtetuta, ja morën shtruar duke e miratuar këngën “Tak me sy... tak me qepalla”. I pari që e shoqëronte me shenja e që jua u bënte me sy ishte vetë Rama. Disa ulnin kokën të turpëruar, disave të tjerëve u vinte mirë, teksa gazetarë, kameramanë e telekronista nuk e kishin aspak mendjen te punimet e Kuvendit, por mendonin kokën e tyre. Mendonin ashtu, për faktin, se mirë ja gënjeu dhe shpifi një deputet i shpifur dhe ai, pra gazetari, atë shpikje apo spifje e hodhi në gazetë, po sikur shteti të ngatërrohej e për këtë shpifje të mos akuzonte deputetin, por gazetarin?! Ehhh... të shkruash apo të mos shkruash kjo është çështja! Kësaj i thonë që “për inat të kafshimit nga bushtra...rrahin këlyshin”! E teksa u dridhej lapsi në dorë, mendja u shkonte te ligj kthyesi. Inshallah shpëtonin prej tij, dhëntë natyra që t’ia japë në kokë, për të mos e miratuar sikurse ka bërë përherë! Ligj kthyesi, në fakt është burrë zakoni, sepse sapo mbaronin marrësit, ai

me futjen e autorëve të huaj? Pikërisht në Fes-tivalin e RTSH-së? Ka të bëjë me "lobingun në Eurosong", i cili po e kthen në "valle" muzikën e lehtë shqiptare dhe po e nënshtron në bisht të lobingjeve sllave që votojnë njëri-tjetrin. Se "Eurosong" kështu po kthehet. Ose është kthyer në fakt. Apo ka ndonjë qëllim për të treguar apo thënë se "nuk ka autorë shqiptarë këngësh" që të plotësojnë dhe mbushin një festival në RTSH. Pra për të thënë se nuk kanë as cilësi dhe as mundësi kompozitorët shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe diasporë, për të mbushur me kombëtaritet shqiptar muzikën e lehtë po shqiptare? Hëëë ku është halli?! Apo është qëllimi i ndërkombëtarizimit muzikor të Festivalit në RTSH dhe me anën e tij, pranim se - nuk kemi muzikë kombëtare të lehtë dhe të përfaqësuar denjësisht! Se nuk kemi "importe" muzikore të pikërisht muz-ikës së lehtë?! Në qoftë se është ky arsyetimi dhe nëqoftëse është kjo strategjia, atëherë unë duhet të them se "nuk e kemi luksin për ndërkombëtarizimin e muzikës në dëm të asaj kombëtare"! E vërtetë se muzika është një model ndërkombëtar, por po aq është dhe një besim ose gjurmë pikërisht kombëtare. Kështu e kemi nga ky festival ne muzikën. Kemi atë gjurmë kombëtare të Limoz Disdarit, Feim Ibrahimit, Agim Prodanit, Agim Krajkës, Aleksandër Lalos, Kujtim Laros, e shumë e shumë të mëdhenj të tjerë që kanë bërë Fest RTSH-në një shfaqe të muzikës sonë të lehtë kombëtare të autorëve të lartë shqiptarë. Pse duan ta godasin këtë kombëtaritet?! Unë e di se mashtruesit dhe dementët e kulturës së improvizuar dhe dikur ministre përkthy-ese dhe sot akoma më keq, apo dhe akoma më larg në kohë dje, nuk e duan kulturën kombëtare, sepse janë mbeturinat e saj! Nuk kanë qenë asgjë dhe prandaj e urrejnë! Janë njerëz të panjohur përveç kryetarit të partisë dhe qeverisë që i ka vënë në krye të kulturës, por ky është një diskurs më i vogël. Festivali i RTSH-së është një "Trashëgimi i Kulturës

mbanin të fshehur dhe stilolapsa automatikë, që të vrisnin pa “çak e pa bamp”. Europa mbasi i shqyrtoi mirë e mirë në Hagë dha drejtësinë që na mungonte. Fajtorë ishin ata që u vranë! Kështu ndodhi dhe me 700 mijë eurot apo floririn e Lilit. Bile vetë Amerika kur e studioi kasetën, i vuri vulën duke deklaruar: Shpifje... shpifje! Sikurse edhe për punën e Gërdecit ku i ndjeri Koço Trebicka mbasi pati zbuluar petët e lakrorit dhe përlyerjen amerikane me Medi Gërdecin dhe Sali Sadam Kasapin (në fakt pinjollin bukurosh, por me shumë kodosh e sarhosh Shkëlzen Ber-isha) dhe vetë Amerika mbasi hetoi vetveten..... kini parë që të gjitha ato nuk ishin gjë tjetër veçse shpifje, bile dhe vetë i ndjeri Trebicka ishte vetëvrarë pa dashje me makinën që çuditërisht nuk kishte asnjë gërvishtje. Prandaj në këto kushte futja me iso o popull... mbaju iso ligjeve sepse avokati ynë gjakpirës, është shfrytëzuesi ynë! Meqenëse ra fjala, po ky avokati i popullit... shqiptar është apo i huaj dhe me se merret?! Nuk po vazhdoj më tej, se mos më marrin nën hetim për shpifje. Jo për gjë, por s’kam asnjë kacidhe për të paguar gjykatat tona, të cilat janë shkallë-shkallë nga e para e deri te e larta. Atyre si tua bëj, sepse e di që avokati im nuk do lekë... nuk do, jo se është shpirt mirë, por i kërkon në euro.

A e kemi "luksin ndërkombëtarizues" kundër muzikës shqiptare?!

jua u kthente ligjet, si në ato këngët e Skraparit që janë aq të famshme, apo nuk është edhe vet nga ajo zonë, ku doket e zakonet shoqëruar me raki... i njeh aq mirë! Gjithsesi edhe pse do kalonte në këto dy instanca, ai që u vë vulën, është populli. Në fund të fundit si çdo këngë, marrësi dhe kthyesi janë kryesorët, ama... isoligjësit janë ata që i japin bukurinë çdo vendimi të Parlamentit dhe atyre të Qeverisë. Pra jemi ne bijtë e këtij shekulli, që i japim lezetin. Po pse si mendoni se isua nuk ka rëndësi?! Pa kthjellohuni një herë dhe gjykoni se çdo të ndodhte sikur të mos mbajmë iso për ata që shpifin?! A e dini se çdo të ndodhë? Ne, ose do dënohemi se pse nuk i denoncuam duke u kon-sideruar si bashkëfajtorë në mos kallzim krimi, ose do të dënohemi që përse i kallëzuam, sepse të gjitha akuzat tona janë produkt i fantazisë të sëmurë - shkurt, shpifje nga ana jonë. Ja psh, përse e dënuan Enverin?! E dini ju apo jo? E dënuan për faktin sepse ai kishte shpifur ndaj Ahmet Zogut, Mithat Frashërit dhe gjithë bajraktarëve, se gjoja ata kishin qënë tradhtarë dhe jo atdhe-tarë. Kjo ndodhi madje dhe këtë fillim shekulli.Vetë dy kryet e partive, Saliu e Iliri u akuzuan për shpifje, por rezultoi se kishin shpifur ata të katër që ranë në bulevard, sepse ishin të armatosur me “fishekë-çadra” dhe “pisqollë-çakmak”, bile

Muzikore Kombëtare" dhe ne nuk mund të kemi luksin (sepse jemi të vegjël si popull) të bashkojmë tingujt dhe notat me ato kultura botërore që ose kanë tinguj të harruar, ose tallava, ose pa asnjë shenjë kombëtare të tyre dhe duan të dallohen në Shqipëri, ku janë prodhuar melodi dhe gjallesa të fuqishme muzikore të cilat janë për nga arritjet dhe pse nën diktaturë apo dhe tranzicion, shumë herë më të bukura se sa muzika e tyre. E këtu është dhe qëllimi i disa maskarenjve të kulturës që duan të godasin çdo prodhim muzikor të lartë që kemi, ta deformojnë në fillim muzikën tonë kombëtare, pastaj ta shterojnë, duke e zëvendësuar me atë të fqinjëve sllavë, me atë të popujve të tjerë dhe mundësisht jo vetëm të largojnë karakterin kombëtar, por dhe shijen e mirë perendimore që kemi kultivuar dhe në diktaturë. Prandaj ju duhet ky lloj festivali me pranimin e muzikës së ardhur nga jashtë. Prandaj neglizhojnë monumente kulture dhe i rrëzojnë nga moskujdesja. Prandaj kanë larguar "ish-Atelietë" e monumenteve që sot kullat e malësive të rrëzohen dhe askush mos t’i rregullojë dhe kujdeset e po ashtu kala dhe rrënoja të vjetra apo mesjetare. Prandaj nuk ka restauratorë dhe nuk ka konservues. Qëllimi është që kultura kombëtare të jetë një harresë, një gjë kot pa rëndësi dhe njerëzit apo shqiptarët, të mos jua ndjejë aspak për të. E shoqëruar kjo dhe me largimin në masë, plotësohet kushti i plotë i deformimin patrio-tik dhe pastaj largimit kombëtar në çdo pjesë të rëndësishme të kulturës sonë, e cila pastaj nuk do të ketë më as rëndësinë e saj dhe as shqiptarë që ta mbrojnë! Një nga këto "guxime" anti patriotizmit ishte dhe pranimi dhe futja e këngës së huaj në festivalin e RTSH-së. Po dhe në tjetrin do të tentojnë ta mbushin akoma më shumë me "autorë" të huaj deri sa të vijë dita që mos të ketë më asnjë këngë shqiptare. Ajo ditë do të jetë fitore e atyre që e duan këtë vend bosh, të shterur nga trashëgimia shqiptare. E si ka filluar nuk do të jetë ditë e largët!

Page 18: Hapja e dosjeve për “Rrugën e Kombit”, “Gërdecin” e “21 ...€¦ · fund të Marsit 2011, në kundërshtim me marrëveshjen DIA-CEZ. Mar-Ja detajet e dosjeve për privatizimin

GAZETA SOT18 E Diel 22 Dhjetor 2019

3,4,6,10,13,14,18,19,20,21,24

k u l t u r e www.sot.com.al

Unë nuk mund ta quaj 2019 një vit të suksesshëm. Fakti që dhe shfaqjet teat-rore, jeta kulturore në Tiranë është gati në kolaps, sepse nuk mund të bëhet teatër vetëm tek “ArTur-bina”. Në këtë as-pekt është një krim i jashtëzakonshëm të mbyllësh Teatrin Kombëtar Eksper-imental, që është i gjithi funksiona...

Regjisori shprehet se ky vit nuk pati sukses në jetën artistike dhe kulturore

Arti në krizë të thellë, Ministria e Kulturës nuk funksionon, mbyllja e teatrove krim

Në muajin e fundit të vitit, por artistë të ndryshëm shprehen se po mbyllet me jo pak

probleme me artin dhe kulturën në vend. Në reagimet e tyre herë pas here artistë të ndryshëm i drejtohen institucioneve, që dhe ky vit nuk pati vëmendje prej tyre për të përmirësuar jetën artistike, por problemet i shoqëruan gjatë gjithë vitit. Regjisori i njohur Edmond Budi-na shprehet se 2019 nuk mund të quhet një vit i suksesshëm nga ana artistike dhe kultu-rore, pasi arti ka qenë në krizë, gjë që tregoi se dhe Ministria e Kulturës nuk funksion. Në intervistën për “SOT” regjisori dhe aktori Edmond Budina flet për një sërë problemesh në jetën artistike, por ndalet dhe në Teatrin Kombëtar, që u përfshi në listën e 14 vendndodhjeve më të rrezikuara në Europë, të shpallur nga organizata “Europa Nostra”. Për regjisorin, kjo është rezultati qytetar i këtij vendi, ky qytetaria europiane fitoi mbi injorancën. Regjisori tregon se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit nuk është thjesht për të mbroj-tur godinën e teatrit, por është dhe për të mbrojtur demokracinë në vend. Shqetësues për reg-jisorin Edmond Budina është dhe fakti, që ligjet sajohen në zyra dhe nuk merret mendimi i komu-niteteve, duke pohuar se dhe ligji për artin duhet të ketë diskutim të gjerë me grupet e interesit. Për regjisorin Edmond Budina, në momentin që arti do të jetë i depolitizuar dhe do të krye-jë funksionin e vet të vërtetë, atëherë pa dyshim që gjërat do të jenë dhe më mirë në vend.

-Teatri Kombëtar u përfshi në listën e 14 vendndodhjeve më të rrezikuara në Europë, të shpallur nga “Europa Nostra”. Më herët në një reagim tuaj, jeni shprehur se qytetaria fitoi mbi injorancën. Çfarë mund të na thoni për këtë, sa rëndësi ka për ju?

Kjo është rezultati qytetar i këtij vendi. Jam shprehur se qytetaria europiane fitoi mbi injorancën, ishte injorancë të shembet Teatrit Kombëtar. Luftu-am të gjithë sëbashku kundër mafies së ndërtimit. Kjo është një fitore e jashtëzakonshme dhe ne tashmë kemi konfirmimin e organizatës “Europa Nostra”, dhe padiskutim që do të jemi dhe në shtatëshe, përderisa ne ishim të parët në 14 që u shpallën.

- Jemi në dhjetor 2019, çfarë ka ndodhur me artin dhe kul-turën për ju?

Unë nuk mund ta quaj 2019 një vit të suksesshëm. Fakti që dhe shfaqjet teatrore, jeta

kulturore në Tiranë është gati në kolaps, sepse nuk mund të bëhet teatër vetëm tek “ArTurbina”. Në këtë aspekt është një krim i jashtëzakonshëm të mbyllësh Te-atrin Kombëtar Eksperimental, që është i gjithi funksional, por po ashtu dhe Teatri Kombëtar. Në

EDMOND BUDINA:

këtë aspekt nëse do të shkojmë më tej nuk kemi pothuajse asnjë dramë kombëtare në skenë, me përjashtim të dramës së autorit Bashkim Hoxha. Për mua kjo është një krizë e thellë e teatrit tonë, por dhe arti në përgjithësi është një krizë. Mendoni, që ek-

spozita e autorit Avni Delvina që u çel në Teatrin Kombëtar ishte më e suksesshmja e vitit. Në Teatrin Kombëtar mbi 5000 njerëz kanë ardhur dhe vizituar këtë ekspozitë, në një kohë që Galeria Kombëtare e Arteve rri mbyllur, apo dhe ekspozitat e tjera nuk kanë shikues. Kjo për mua është shenjë e qartë, që Ministria e Kulturës nuk funksionon. Arti në 2019 ka qenë në krizë, ashtu sikundër është në krizë edhe shteti shqiptar. Këtë e pamë më së miri edhe në tërmetin e fundit, që ndodhi, dhe kjo është evidente.

-Në javët e fundit të këtij viti, por kemi dhe një projekt-ligj arti për të cilin nuk është folur më. Dikur është hedhur poshtë nga artistët projektlig-ji i propozuar nga Ministria e Kulturës. Si e shikoni këtë?

Fakti që mbahet në sirtar përpara se të bëhen ligjet, sepse këta i bëjë ligjet pa pyetur njerëzit. Ligjet duhet të bëhen bashkë me njerëzit, duhet të bëhen me komunite-tet. Ligji i artit nuk mund të

sajohet në zyra dhe të mbahet në sirtar, por duhet të konsultohet gjerësisht me njerëzit, me ata njerëz që punojnë , me ata njerëz që e jetojnë realisht këtë. Më pas të merret të bëhet një projekt-ligj, që verifikohet përsëri me specialistë e fushës, dhe më pas ai bëhet ligj. Por këtu siç dihet ligjet i marrin dhe i bëjnë në bazë të interesave. Për mua ky parlament është ilegjitim përder-isa nuk ka 142 njerëz, dhe ata që votojnë këtë ligj janë vetëm disa ngritës kartonësh, disa njerëz që ulin dhe ngrenë kartonat sipas urdhrit të dirigjentit të tyre, dhe kjo është e dhimbshme në këtë vend. Ndaj them që çështja e Teatrit Kombëtar është një çësht-je e demokracisë në Shqiëpri. Rënia e Teatrit Kombëtar është rënia e demokracisë, qëndrimi i Teatrit Kombëtar në këmbë është fitore e demokracisë. Dhe këtë ne e kemi treguar më së miri me qytetarinë, që qytetarët e Tiranës kanë demonstruar në këtë më shumë se një vit e tetë muaj.

-Me vitin që vjen, çfarë shpresoni?

Le të shpresojmë që viti 2020 të jetë më i mirë për artin dhe kulturën, përgjithësisht për shqiptarët, por kryesisht dhe për artin. Aleanca për Mbrojt-jen e Teatrit nuk është thjesht për të mbrojtur këtë si god-inë, por është për të mbrojtur demokracinë. Por nesër nëse kjo kauzë do të fitohet dhe unë besoj që do të fitohet, duhet edhe të shkojmë më tej për sa i përket ligjit për artin, mosimplikimit të politikës në fushën e kulturës dhe të artit. Arti duhet të jetë krejtësisht i pavarur. Në momen-tin që arti i shërben pushtetit dhe artistët janë disa langaraqë, që i lëpihen pushtetit për një rrogë ose pension ky vend është i marrë fund. Në momentin, që arti do të jetë i depolitizuar dhe do të kryejë funksionin e vet të vërtetë, atë të qenies në kontra-diktë ose në konflikt me pushte-tin, me vesin, atëherë pa dyshim që gjërat do të jenë dhe më mirë.

-Edhe më parë artistët të ndryshëm janë shprehur për de-politizim të institucioneve tona në art. Për ju si ndikon kjo?

Padiskutim që institucionet e artit janë të politizuara, kjo as që vihet në dyshim fare. Drejtorin e teatrit e zgjedh kryeministri, të operës po kryeministri, etj. Pra më politizim se kaq nuk ka ku të shkojë. Vjen një në pushtet dhe heq të gjithë nga puna të par-tisë së mëparshme, fut njerëzit e partisë që ka fituar. Politizim më të madh se ky ku mund të kesh. Institucionet janë krejtë-sisht të politizuara, nuk shikon një dramë shqipe në skenë, që të

jetë kundër pushtetit. Në Teatrin Kombëtar erdhi pak më parë drama e autorit Jeton Neziraj, që ishte një vepër e fuqishme njësoj si të ishte shkruar për Shqipërinë dhe ishte krejtësisht e depolitizuar dhe vihej në skenë në teatrin e Prishtinës kundër mafies së ndërtimit, por më thoni a ka një dramë të këtij lloji ose një shfaqje të këtij lloji në Shqipëri? Nuk ka.

-Që në fillim e pohuat mung-esën e dramës shqipe në skenat tona. Sa po vazhdon të jetë shqetësuese në jetën artistike, si ndikon mungesa e saj?

Padyshim që kjo që ndodh është shumë shqetësuese. Unë jam shprehur dhe më parë për këtë problem. Nuk mund të quhet një Teatër Kombëtar pa dramë kombëtare. Natyrisht që do të vihen dhe pjesë të huaja, por baza duhet të jetë drama shqipe në skenën teat-rore, problemet që shqetësojnë njerëzit. Këtë e kemi thënë shumë herë. Njerëzit vijnë dhe shikojnë problemet psikologjiko spirituale frojdiane të Anglisë apo vendeve të ulëta, që mund të jenë pjesë shumë të mira, por që nuk kanë lidhje me publikun. Kjo sepse ata janë në një stad tjetër zhvillimi, ne jemi në një stad tjetër. Mungon plotësisht në teatrin shqiptar. Edhe ky vit më vjen keq se po mbyllet me shumë probleme për artin. Madje më katran me bojë se çdo herë tjetër, sepse janë mbyllur dhe Teatri Kombëtar e Teatri Eksperi-mental, dhe nuk ka jetë. Për mua është shumë herë më keq. Mezi u bë dhe konkursi në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë pas dy vitesh.

-Ju folët për teatrin, por në fushën e kinematografisë çfarë mund të na thoni për projektet tuaja?

Unë jam një nga ata që nuk fitova me projektin në qendër. Por sigurisht që ne do të vazhdo-jmë edhe pse shteti të nëpërkëmb punën dhe luftën tonë. Unë sapo jam kthyer nga Italia, ku xhirova një telefilm si aktor.

-Për Ministrinë e Kulturës, që merret me politikat e artit në vend, cili është apeli juaj këtë muaj të fundit të vitit

Apeli im për Ministrinë e Kulturës është që të japin dorëheqjen, kjo që është minis-tre, por dhe kush do të vijë. Apeli për Ministrinë e Kulturës, sepse ministrja është dhe arkitekte, “Europa Nostra” i tha që ti e ke gabim qeveri. Në momentin që je gabim jep dorëheqjen, duhet të japin dorëheqjen, sepse nuk funksion asgjë në këtë vend.

Intervistoi: Julia VRAPI

Page 19: Hapja e dosjeve për “Rrugën e Kombit”, “Gërdecin” e “21 ...€¦ · fund të Marsit 2011, në kundërshtim me marrëveshjen DIA-CEZ. Mar-Ja detajet e dosjeve për privatizimin

3,4,6,10,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Diel 22 Dhjetor 2019 19

Komedia “Shirli Valentina” e shkruar nga an-glezi Willy Russell ka në qendër një grua që i

duhet të përballet përditë me muret e kuzhinës. E vënë në shumë skena të botës vepra “Shirli

Valentina” është edhe fituese e çmimit “Lorenc Oliver” si komedia më e mirë e vitit 1988...

k u l t u r e www.sot.com.al

Artistët e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, për dy mbrëmje me radhë përcollën për publikun një program të pasur muzikor. Koncertet u zhvilluan mbrëmjen e së enjtes dhe të premtes në pazarin e ri të kryeqytetit. Para publikut ishin orkestra dhe trupa e valleve të Ansamblit Popullor, që interpretuan disa prej valleve më të njohura, si dhe grupi vokal e solistët me disa nga këngët më të njohura popullore. Teatri i Operës dhe Baletit shprehet se kjo ishte një dhuratë për të festuar, por dhe për të përcjellë mesazhe sensibilizuese. “Një dhuratë kjo e TKOBAP, e cila vjen si një buqetë artistike me tin-guj dhe ngjyra, jo vetëm si mënyra më e bukur për të festuar me muzikë autentike, por edhe si formë për të ruajtur traditën dhe fondin e artë të muzikës qytetare dhe krijimtarisë origjinale shqiptare. Në këtë fundvit, le të gëzojmë të gjithë sëbashku e të japim mesazhe sensibilizuese dhe të ngrohim sadopak zem-rat e trazuara n g a n g j a r j a e f u n d n ë n -torit”, shkruan TOB. Ansam-bli i Këngëve e Valleve Pop-ullore (AKVP) ose Ansambli Shtetëror, është krijuar në vitin 1957 si ansam-bël profesion-ist. Ky Ansam-bël përbëhet nga solistët këngëtarë, orkestrina, grupi i valleve dhe kori. Qëllimi i AKVP-së është në përpunimin, zhvillimin dhe përhapjen e thesarit folklorik të Shqipërisë. Këtu përf-shihen pasuritë e mëdha folklorike vokale, instrumentale, koreografike dhe kostumografike, që variojnë nga zona në zonë, duke krijuar një koloritet motivesh. Folklori shqiptar shquhet për origjinalitetin, lashtësinë dhe shumëllojshmërinë e gjinive artistike. Zonat e shumta etnografike kanë veçantitë e veta në këngët, vallet, kostumet, ritet e zakonet. Mbështetja e AKVP-së tek kjo pasuri burimore dhe ekspeditat e ndryshme të zhvilluara në të gjitha zonat kanë bërë që ansambli të jetë jo vetëm krenaria e kulturës tradicionale shqiptare, por edhe të mahnisë me vlerat e tij studiues e folkloristë nga e gjithë bota. AKVP-ja prej dekadash është kthyer në një laborator për përpunimin dhe interpretimin me kërkesa mjaft të larta artistike të thesarit të madh burimor folklorik duke bërë të mundur transmetimin e tij brez mbas brezi.

Regjisorja Driada Dervishi: Suksesi i komedisë tek loja e aktores dhe mesazhi universal

shi vijnë në bashkëpunimin e tyre të tretë me një komedi hit, një nga veprat më të suksesshme të autorit anglez Willy Russell. Komedia “Shirli Valentina” e shkruar nga anglezi Wil-ly Russell ka në qendër një grua që i duhet të përballet përditë me muret e kuzhinës. E vënë në shumë skena të botës vepra “Shirli Valentina” është edhe fituese e çmimit “Lorenc Oliver” si komedia më e mirë e vitit 1988. Përmes humorit tregohet një ud-hëtim i jashtëzakonshëm i një gruaje të zakonshme. Shirli Valentina, vjen nga një aktore që mishëron si humor-in ashtu dhe ngrohtësinë, si vrullin ashtu dhe kurajon, si sarkazmën e po aq natyrshëm dhe autoironinë, Olta Daku, e cila përmes Shirlit fton për të besuar se nuk është asnjëherë shumë vonë për të realizuar ëndrrat.

Regjisorja Driada Dervishi është shprehur më parë, se roli kryesor Shirli duket se është i shkruar për Olta Dakun si aktore. “Mënyra e të ndërtuarit të frazës të duket si një humor i përditshëm, por brenda ka dhe një lloj ironie dhe poezie them që janë virtyte, që ajo i ka si aktore” pohon regjisorja Driada Dervishi mbi bashkëpunimin, me aktoren e njohur Olta Daku. Kjo është një ko-medi klasike dhe moderne, nga e cila sipas regjisores Dervishi publiku do të vazhdojë të buzëqesh gjatë edhe pasi shfaqja të ketë mbaruar. Një nga veprat më të suksesshme të autorit an-glez Willy Russell, e cila qëndron prej tri dekadash në repertorin e teatrove angleze dhe pasi është vënë në mbi 30 vende në mbarë botën, vjen këtë fundjavë në skenën e teatrit të Korçës.

Artistët e Ansamblit Popullor, me program të

pasur folklorik para publikut

“Shirli Valentina”, shfaqjet fundit këtë vit në skenën e teatrit të Korçës

Julia Vrapi

Komedia “Shirli Valentina” është këtë fundjavë në qyte-tin e Korçës. Mbrëmja e së shtunës në teatrin “Anndon

Zako Çajupi” solli në skenë këtë kome-di, që deri tani ka njohur suksese, por do të vijojë dhe sonte për publikun. “Shirli Valentina” shkruar nga Willy Russell vjen në skenë nga regjisorja Driada Dervishi, me interpretimin e aktores Olta Daku. “Shirli Valentina”, një komedi për gruan e zakonshme në një udhëtim të jashtëzakonshëm, përcjell për publikun humor pa fund. Pak ditë më parë aktorja Olta Daku u vlerësua me çmimin “Kult”, si aktorja ë e mirë në monokomedi. Regjisorja Driada Dervishi shprehet se pas mar-rjes së këtij çmimi kjo komedi vijoi në skenën e Korçës. Regjisorja tregon se kjo komedi ka tre vite, që po përcillet në skena me sukses. “Komedia “Shirli Valentina” ka tre vite, që qëndron në repertor dhe sa herë që shfaqet ka mjaft shikueshmëri”, pohon regjisorja e njohur Driada Dervishi. Por këtë fundjavë kjo komedi shënon dhe shfaqjet e fundit në skenën teatrore për këtë vit. Regjisorja Driada Dervi-shi pohon se me shfaqjen e datës 22 dhjetor në Korçë, bëhen 34 shfaqje të “Shirli Valentina” në skena. E pyetur se ku qëndron suksesi i kësaj komedia, regjisorja Dervishi tregon se janë interpretimi dhe mesazhet, që përcjell në skenë. “Suksesi i komedisë “Shirli Valentina”, qëndron tek loja e aktores Olta Daku, por dhe mesazhi universal që përcjell”, shprehet regjisorja Dri-ada Dervishi. Ndërsa drejtoresha e teatrit të Korçës Zamira Kita pohon se në këtë komedi gjejmë një interpretim klas të aktores Olta Daku. “Humori pafund, energjia pozitive, interpre-timi klas, të përfshijnë dhe të bëjnë personazh duke të dhuruar kënaqësi! Mos e humbisni këtë rast”, shprehet Zamira Kita për këtë komedi, që sonte në mbrëmje është në skenën e teatrit të Korçës. Vepra është përkthyer nga Artur lena, skena/kostumet janë nga Laedia Hajdari, përpunim muzikor Julian Shyti, koreograf Elton Cefa.

Komedia me Shirlin në skenë Pas bashkëpunimeve të suk-

sesshme në shfaqjet "Vanja, Sonja e Masha, etj" dhe "Sonte luajmë pa tekst", aktorja e mirënjohur Olta Daku dhe regjisorja Driada Dervi-

Margaritit: Shtatori muaji ku kujtuam me respekt trashëgiminë

“Koncert në Shkodrën e zemrës sime” bën bashkë artistët

Ministrja e Kulturës Elva Margariti shprehet se në muajin shtator u zhvil-luan qindra aktivitete në vend. Sipas ministres së Kulturës, ky ishte muaji kur u kujtua me respekt dhe trashëgimia kulturore në vend. “Ministria e Kulturës në 1 vit. Aty ku e Shkuara Pasuron Të Ardhmen. Shta-tori ishte muaji kur kujtuam me respekt trashëgiminë kombëtare shqiptare, pjesë e trashëgimisë europiane, kur të gjitha vlerat e saj materi-ale e jomateriale bëhen një

së bashku me njerëzit që i krijuan dhe i ruajtën për t’ua përcjellë brezave si dëshmi e identitetit kulturor dhe ev-ropian. Ministria e Kulturës zhvilloi qindra aktivitete në të gjithë Shqipërinë në këtë muaj”, shkruan ministrja e Kulturës. Ndërsa jemi në muajin e fundit të këtij viti, nga institucioni po publiko-hen herë pas here aktivitete apo dhe projekte, që janë zhvilluar përgjatë 2019. Në faqen e Ministrisë së Kulturës po risillen në vëmendje ma-terialet më kryesore të vitit.

Në teatrin “Migjeni” këtë mbrëmje do të zhvillohet “Koncert në Shkodrën e zem-rës sime” nga artisti Vlashent Sata. Sipas njoftimit të in-stitucionit, të gjitha biletat shkojnë për të prekurit nga tërmeti. Koncerti zhvillohet me mbështetjen e dhe inici-ativën e përbashkët të artis-tit Vlashent Sata, Bashkisë Shkoder, teatrit “Migjeni”, me mbështetjen e Pro Rent -audio dhe Xhon Nika design poster dhe me pjesëmarrjen e Gent Rushit, Ermal Rodit, Emiljan Dhimo dhe Roni

Gjura. Vlashent Sata, i lindur më 1983 në Tiranë, është një këngëtar, tekstshkrues dhe kompozitor i njohur. Ai e fil-loi karrierën në moshë të re me këndim, duke u ngjitur në skenë në moshën 5 vjeç. I nxitur nga i ati, Loro Sata, një muzikolog dhe këngëtar tenor lirik, në moshën 6 vjeç Vlashenti fillon piano. Në vitin 2002, ai shkon në Francë për të vazhduar studimet e pianos dhe për-fundon të gjitha ciklet e konservatorëve, së pari në Bordo, pastaj në Paris.

“Ti nuk do jesh kurrë vetëm”, një koncert solidariteti

Artistë të njohur të skenës shqiptare ishin bashkë në një koncert solidariteti, në ndihmë të të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit. I titulluar “Ti nuk do jesh kurrë vetëm”, koncerti u zhvillua në Parkun Olimpik të Tiranës, me pjesëmarrjen e artistëve, orkestrës dhe korit të Teatrit të Operës dhe Baletit, ndërsa të ardhurat e mbled-hura nga shitja e biletave do të shkojnë për rindërtimin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti. Në koncert ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama, si dhe presidenti i Ser-

bisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Në fjalën e saj ministrja e Kulturës, Elva Margariti, u shpreh se ishin aty për fëmijët dhe nxënësit, për shkollat e të cilave duhet ti ringrihen nga gërmadhat e 26 nëntorit me fuqinë e mesazhit “Ti nuk do të jesh kurrë vetëm”. “Sonte kjo skenë arti është platformë solidariteti dhe këta artistë janë solidarë në prag të festave të fund vitit për të qenë së bashku për shkruar një histori të bukur shqiptare që na karakterizon”, tha Margariti.

Page 20: Hapja e dosjeve për “Rrugën e Kombit”, “Gërdecin” e “21 ...€¦ · fund të Marsit 2011, në kundërshtim me marrëveshjen DIA-CEZ. Mar-Ja detajet e dosjeve për privatizimin

GAZETA SOT20 E Diel 22 Dhjetor 2019

3,4,6,10,13,14,18,19,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

Legjenda dinamovite rrëfen episode nga karriera e tij si lojtar e trajner, skeptik për kampionatin e tanishëm

Tirana e Lym Allës – ekipi më i mirë shqiptar, Dinamo e viteve '70-të e papërsëritshme

SAIMIR DAUTI:

Futbolli shqiptar ka ulje-ngrit-jet e tij, por fakti që në anal-izat sportive përdoret për krahasim koha e shkuar, do

të thotë që para vitit 1990 futbolli në Shqipëri ka patur një nivel të mirë, të krahasueshëm në rang rajonal dhe padyshim ka mundur të ndikojë në emocionet e njerëzve, gjë që e justifikojnë më së miri stadiumet plot e përplot thuajse në çdo ndeshje. Aktualisht ky emocion mungon, për shumë shkaqe, por edhe rivaliteti në kampionat është i gënjeshtërt, sepse skuadrat kanë oshilacione të theksu-ara. Padyshim, tonin futbollit ia kanë dhënë tre ekipet e kryeqytetit, Parti-zani, Dinamo e Tirana (në atë kohë 17 Nëntori), që kanë dhuruar spektakël dhe emocion të papërshkruar. Shumë ndeshje kanë lënë gjurmë, e për disa prej tyre i rrëfen ikona dinamovite, Saimir Dauti, i cili, në këtë intervistë për gazetën “SOT”, radhit disa prej ndeshjeve ku ka qenë protagonist dhe i kanë mbetur në mendje. Nga ana tjetër, ai pranon se skuadra më e mirë në historinë e futbollit shqiptar ka qenë Tirana e Lym Allës, ndërsa pas vitit 1990 veçon Skënderbeun e Korçës. Për Dautin, Dinamo ishte një krenari sportive dhe ka luajtur me dinjitet të madh në ndeshje epokale të atyre viteve në rang ndërkombëtar. E natyrisht, nuk mungojnë komentet e tij për ndeshjet e këtij sezoni, ku skuadrat nuk kanë qëndrueshmëri në lojë e rezultate.

-Keni pasur një karrierë të spi-katur me Dinamon, si lojtar e trajner. Duhet pranuar se Dinamo e atyre viteve ishte më shumë se një skuadër e zakonshme, ajo ishte një shkollë futbolli, ishte perfeksion i grupit dhe padyshim e suksesshme. Nga ndesh-jet ku keni qenë protagonist, kë do të veçonit si më të bukurat, nga ato që u kanë mbetur në mendje?

Janë zhvilluar shumë ndeshje të mëdha dhe kam përjetuar shumë ndeshje të veçanta, por dua të kujtoj këtu që një nga ndeshjet më emo-cionuese për mua është Partizani-Di-namo, e mbyllur në barazim 2-2. Partizani shënoi golin e parë, pastaj barazova unë 1-1. Më pas Partizani shënoi golin e dytë, por unë nuk e lashë të fitonte dhe shënova golin e dytë, pra për barazim 2-2. Dinamon e drejtonte trajneri Skënder Jareci dhe kjo ndeshje jo vetëm më ka lënë mbresa, por ishte një nga ndeshjet e mia më të mira (sezoni 1966-1967). Natyrisht, në karrierën time kam pasur shumë ndeshje të spikatura, por pikante do të thosha unë është dhe ajo mes Dinamos e Tiranës, e luajtur në nëntor 1979 (sezoni 79-80), ku unë kam qenë në pozicionin e trajnerit të Dinamos, një ndeshje e fituar nga ne 5-4, por ishte një takim mjaft emocionues, ku u dhanë, me sa mbaj mend nga gjyqtari Arsen Hoxha, 5 penallti, dy për Tiranën e tri për Dinamon. Fituam ne, ishte emocion i madh. Ndërsa në aspektin

ndërkombëtar, po si pjesëtar stafi, për t’u veçuar është takimi që Dinamo e Tiranës ka luajtur ndaj Carl Zeiss Jena të Gjermanisë (Lindore), në vitin 1981, ku ndeshjen e parë e fitoi Dinamo jonë 1-0 me golin e Vasillaq Zërit, kurse në transfertë u mundëm 4-0. Ka qenë një prej përfaqësimeve dinjitoze të Dinamos, për më tepër që skuadra gjermane ishte finaliste në fuqi e kupës UEFA të asaj kohe.

-Ai që ka spikatur tek Dinamo është tredhëmbëshi i saj i famshëm Zëri-Përnaska-Ballgjini...

Sigurisht, Dinamo ka pasur vazh-dimisht një “armë” plus ndaj skuadrave të tjera edhe në këtë aspekt, por unë gjykoj se në çdo periudhë të saj kjo skuadër ka ditur të shpalosë cilësi elite. Edhe më herët, kur unë kam qenë protagonist në fushë, kishim Zhegën, Çeçon e Dautin. Në çdo epokë të Dinamos ka pasur futbollistë dhe grup futbollistësh të nivelit të lartë, ky është fakt.

-Meqë po flasim për futbollin në rininë tuaj, nuk mund të lihet mënjanë fakti që kishte ndjeshmëri të madhe nga tifozët. Stadiumet plot, natyrisht, dhe duket habi që Dinamo, një skuadër që nuk lidhej me ndonjë qytet, të kishte këtë pop-

ullaritet siç ishin skuadrat e tjera të mëdha. Si e fitoi Dinamo këtë prezencë të madhe tifozësh?

Ky konstatim juaji nuk vlen vetëm për Dinamon, të themi të vërtetën, sepse në atë kohë që të gjitha stadi-umet ishin plot. Madje edhe Labinoti (Elbasani) që rivalizonte me skuadrat e kryeqytetit e kishte plot stadiumin në çdo ndeshje. Pra në atë kohë nuk kishte asnjë stadium bosh, sikurse ndodh sot. Nuk duhet harruar që kjo lidhej dhe me një fakt tjetër të thjeshtë por shumë domethënës. Skuadrat kishin në përbërje lojtarë të qytetit të tyre, shumë pak nga rrethet e tjera dhe kjo e lidhte dhe më shumë tifozin me skuadrën e qytetit të tij. Prandaj sot përdoret termi “skuadër e zemrës”.

-Pavarësisht se ishte kohë tjetër, në izolim, prapë kishte futboll taktik. Sot është ndryshe, futbolli ka skemat e tij, çfarë skemash aplikoheshin atëherë?

Në çdo kohë futbolli ka pasur tak-tikën e tij. Skemat kanë ndryshuar në kohë, në varësi të grupeve, cilësisë së lojtarëve dhe njohurive të trajnerëve, por edhe pse të izoluar, ne merrnim njohuritë bashkëkohore nga futbolli, pasi investohej për sportin në Shqipëri. Plus që u kushtohej rëndësi të rinjve, kush pikaste nisej menjëherë në ekipin e parë. Kështu kanë dalë shumë figura të futbollit tonë. Kishte dhe lëvizje nëpër klube, nuk ishte kaq hermetike. Unë, për shembull, e kam nisur me Tiranën (17 Nëntorin e asaj kohe). Kam qenë 17 vjeç dhe luajta në Kupën e Paqes, kështu quhej atëherë kupa mes skuadrave të kryeqytetit. Mua më besoi dhe më aktivizoi në fushë trajneri Myslim Alla. E mbaj mend si tani, ishte minuta e 35-të e pjesës së dytë dhe menjëherë sapo hyra në fushë i kam shënuar gol Sulejman Maliqatit, portierit të madh të Partizanit. Një gol e bëra unë e tjetrin e bëri Enver Shehu. Në atë edicion fituam kupën, kurse kalimi tek Dinamo erdhi mw pas, për shkaqe që nuk është momenti t’i përmendim këtu.

-Ka disa momente kur Dinamo ka qenë në majën e futbollit shqiptar. Është ajo e viteve 50-të, më pas ajo e viteve 70-të, e më pas ajo e viteve 80-të. Kë do të veçonit si Dinamon më të mirë?

Në futboll çdo kohë ka peshën dhe bukurinë e vet. Krahasimet për epoka të ndryshme shpesh nuk vlejnë, për shumë arsye, plus që Dinamo e viteve 80-të është vazhdimësi e asaj të viteve 70-të. Edhe Demollari është vijimësi e atyre viteve. Vetë Demollarin e kam ak-tivizuar unë për herë të parë në Lezhë, në ndeshjen kundër Besëlidhjes, ishte pa bërë 17 vjeç, në vitin 1980. Ju më py-etët për Dinamon më të mirë, unë mund të them se Dinamo perfekte ishte ajo e sezoneve 1973-1974, 1974-1975 dhe 1975-1976, me trajner Durim Shehun, ku në tre vjet rresht ishte e pathyeshme dhe e pakrahasueshme. Një sezon më pas, pra më 1976-77 doli në vend të katërt, pastaj në vend të pestë. Unë e mora drejtimin e ekipit në sezonin 78-79 e vijova në 79-80, ku dolëm kampion.

-Po, por Dinamo, edhe pse domi-nonte në kampionatin shqiptar, duhet pranuar se në arenën ndërkombëtare nuk ka performuar në atë nivel si-kurse Partizani, Tirana apo më vonë edhe Flamurtari. Si është e mundur?

Jo, kjo është shumë e gabuar, përkundrazi, Dinamo është ndër skuadrat që ka performuar më mirë nga skuadrat tona në rang ndërkom-bëtar. Ju duhet ta dini që Dinamo është përballur me skocezët e Aberdinit, skuadër shumë e njohur dhe e fortë e kohës, që drejtohej atëherë nga Aleks Ferguson, që më vonë u bë trajner i madh tek Mançester Junajtid. Dinano është përballur me dinjitet, gjithashtu, edhe ndaj Sportingut të Lisbonës, kemi fituar në Bukuresht me Dinamon ru-mune 3-2. Jemi përballur me Ajaksin e madh, ku kanë fituar ata 2-0, por kemi bërë ndeshje të madhe, atje jemi mun-dur 1-0 me penallti, ku kemi luajtur gjithashtu shumë mirë. Pra Dinamo ka bërë ndeshje të mëdha në atë kohë, por duhet të kuptojmë edhe kornizën e kohës, ku mungonin ballafaqimet e shumta dhe kishim kufizime në disa drejtime.

-Duke gjykuar kohët në futboll e duke i ndarë para vitit 1990 e pas vitit 1990, cilën skuadër do të veçonit më të mirën e historisë së futbollit shqiptar, si kulminacion i epokës?

Midis viteve 1950-1990 unë do të veçoj skuadrën e Tiranës me tra-jner Myslim Allën, një skuadër që të “thyente në mes”, në kuptim letrar të fjalës. Me lojtarë si A.Mema, G.Kas-mi, F.Frashëri, N.Xhaçka, B.Ishka e shumë të tjerë, Tirana e atyre viteve

ishte padyshim një skuadër brilante. Mos harroni se nga ai brez është dhe Pano, i cili siç dihet ka qenë i Tiranës para se të shkonte tek Partizani. Kurse pas vitit 1990, për mendimin tim, u ngrit dhe arriti në majë Skën-derbeu i Korçës.

-Pra, nuk qenka rastësi Tirana e Myslim Allës, apo dhe brezi i atyre lojtarëve që ndalën Gjermaninë në dhjetorin e vitit 1967 (0-0)?

Jo, nuk është aspak rastësi, ka qenë një brez i shkëlqyer lojtarësh dhe një punë serioze nga klubet e nga stafet e tyre. Tirana e Lym Allës është një nga skuadrat më të mira të të gjitha kohërave në futbollin shqiptar.

-Dua të ndalemi pak për zhvil-limet e tanishme në futbollin tonë. Kombëtarja është e para. Duket se do të vijojë kontratën Edi Reja, tashmë në një moshë të madhe. Sa mund ta ndihmojë Kombëtaren kuqezi një plak që afrohet tek të 75-at?

Unë nuk do ta shihja në këtë prizëm, por nga vitaliteti dhe idetë e tij. Nuk ka problem mosha nëse trajneri është fizikisht dhe mentalisht i aftë ta kryejë punën e tij. Me rëndësi janë skemat që ai përdor, pra moduli, apo koncepti logjik i lojës së tij. Nuk duhet ta shohim “u bubu, mosha e tij e madhe”. Nuk është kjo, përkundrazi, Reja ka eksperiencë të madhe si trajner dhe ka aftësi të provuara. Mos harrojmë që ngjiti Napolin në elitë, ishte meritë e tij dhe unë kam bindjen se ai është trajner që di të ndërtojë. Sidoqoftë, një trajneri i duhet kohë të zbatojë idetë e tij, pasi varet shumë dhe nga kontigjenti i futbollistëve që ka në dispozicion. Ai ka një koncept logjik për lojën dhe i duhet koha e duhur ta zbatojë koncep-tin e tij. A gabojnë trajnerët? Sigurisht, Panuçi për shembull, gaboi me skemat. Ai kishte idetë e tij, por nuk ua trans-metonte dot lojtarëve e kjo shpesh nuk varet nga aftësitë profesionale.

-Së fundmi, a ju ka bërë për-shtypje fakti se pas kaq javësh garë nuk kemi një skuadër pretendente apo disa ekipe pretendente. Sepse kreu është bërë “lodër” mes shumë skuadrave. Si e shihni garën dhe fundin e saj?

Ecuria na tregon se asnjë skuadër nuk ka arritur të bindë, pra asnjë ekip nuk arrin të bëjë diferencë ndaj

rivalëve. Ka rivalitet, por ai është në stanjacion, nuk prodhon nivel të lartë. Tjetra që shikoj janë lëvizjet e dendura të trajnerëve, shenjë tipike e paqën-drueshmërisë së klubeve. Këto lëvizje të shpeshta të stafeve e shkatërrojnë futbollin, kjo nuk është shenjë e mirë. Këta po e shkatërrojnë “institucionin” e trajnerit, personalitetin e tij. Madje këtu ka arritur kulmi, pasi është shkarkuar trajneri kampion (Gega) dhe u zëvendësua me një italian që nuk kishte asgjë të rëndësishme në CV-në e tij. Shoh një kampionat me oshilacione, kështu që mbetet për t’u parë si do të jetë fundi.

Intervistoi: Adriatik BALLA

“Midis viteve 1950-1990 unë do të veçoj skuadrën e Tiranës me trajner Myslim

Allën, një skuadër që të “thyente në mes”, në kuptim letrar të fjalës. Me lojtarë si A.Mema, G.Kasmi,

F.Frashëri, N.Xhaçka, B.Ishka e shumë të tjerë, Tirana e atyre

viteve ishte padyshim një skuadër brilante...

Page 21: Hapja e dosjeve për “Rrugën e Kombit”, “Gërdecin” e “21 ...€¦ · fund të Marsit 2011, në kundërshtim me marrëveshjen DIA-CEZ. Mar-Ja detajet e dosjeve për privatizimin

3,4,6,10,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Diel 22 Dhjetor 2019 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

JAVA E 17-TË

TË DIELËN,

22 DHJETOR 2019

Bylis-Luftëtari 13:00

Flamurtari-Teuta 13:00

Laçi-Tirana 13:00

Kukësi-Skënderbeu 16:00

Partizani-Vllaznia 16:00

Partizani do të presë sot Vllazninë, në atë që konsiderohet si testi i madh për vazhdimësinë, pasi skuadra vjen pas tri humbjesh radhazi. Ndaj shkod-ranëve synohet të bëhet kthesa dhe për këtë është optimist edhe trajneri në de-tyrë Renato Kalari. “Nga skuadra pres me thënë të drejtën një sforco të fundit në aspektin fizik. Sezoni i Partizanit ka filluar që në datën 15 qershor, edhe nuk ka ndaluar më deri sot që jemi 21 dhjetor. Ka qenë një sezon i gjatë dhe i lodhshëm. Nga skuadra pres sforcon e fundit, të bëjmë sakrificën e fundit, për Partizanin, për klubin, për presidentin, për drejtorin, për tifozët mbi të gjitha. Ta fitojmë këtë ndeshje dhe pastaj kemi kohë të mendojmë”, tha Kalari.

Mesfushori kuqezi, Emanuele Ndoj, ka pësuar një dëmtim në ndesh-jen e fundit kundër Sasuolos dhe nesër nuk do të jetë i gatshëm për skuadrën e tij. Breshia luan në transfertë kundër Parmës dhe fitorja është detyrim për të mos e mbyllur vitin në zonën e ftohtë duke rrezikuar seriozisht rënien nga kategoria. Në këtë ndeshje, skuadra e Breshias duhet të bëjë pa mesfushorin shqiptar dhe vetë trajneri e konfirmoi mungesën e tij. “Ndoj ka pësuar një dëmtim të lehtë në ndeshjen kundër Sasuolos dhe nuk do të jetë i pran-ishëm ndaj Parmës”, u shpreh trajneri Korini. Breshia luan sot ndeshjen e fundit të vitit pasi skuadrat do t’i dre-jtohen pushimeve të fundvitit.

PARTIZANIShkodrani theu rekord kombëtar në shtytje, kurse Calja plotëson 13 medalje për vitin 2019

Qerimaj e Briken Calja mbyllin vitin me nga 3 medalje, Olimpiada më pranë

Adriatik BALLA

Peshëngritja shqiptare po shkruan historinë dhe viti 2019 rezulton ndër më të suk-sesshmit në rang ndërkom-

bëtar, pasi sportistët tanë kanë sigu-ruar një numër të madh medaljesh, duke e bërë krenar sportin shqiptar dhe flamurin kuqezi. Padyshim, ky sport ka qenë ndër vite elitë e sporteve individuale në Shqipëri dhe e ka përfaqësuar vendin në mënyrën më të mirë, por në këtë mbyllje, kur janë në prag festat, vjen një lajm i madh nga Lindja e Mesme, ku shtangistët kuqezi bëjnë jo vetëm një performancë të shkëlqyer, por sjellin “lumë” medal-jesh, të argjendta e të bronzta, duke dominuar skenën e garës në Doha të Katarit. Në fillim ishte Briken Calja që rrëmbeu tri medalje, të tria bronzi, pasi konkurroi me sukses në peshën e tij trupore deri në 73 kg. Më pas vjen radha e Erkand Qerimajt që merr gjithashtu tri medalje, një argjendi e dy bronzi, në peshën trupore deri në 81 kg. Një sukses i pazakontë që e afron shkodranin me kualifikimin në Olim-piadë, pasi me pikët e mbrëmshme ai është shumë afër përfitimit të kësaj të drejte. “Rekord i ri Kombëtar nga 193 e përmirësova 194 kg në shtytje, dhe fitova 3 medalje, një argjend në dygarësh (351 kg) dhe dy bronzi, një në shtytje (194 kg) dhe një në shkëputje me 157 kg , ngritja e flamurit kombëtar midis dhjetëra shteteve nga e gjithë bota, duke fituar edhe 897.3349 pikë olimpike, e momentalisht brenda kualifikimit olimpik të sportisteve më të mirë nga e gjithë bota”, shkruan

Qerimaj menjëherë pas garë në pro-filin e tij në rrjetin social “facebook”.

Peshëngritje/ Calja bën llogaritë e vitit 2019, 13 medalje të fituara

Nuk ishte vetëm Qerimaj i suk-sesshëm nga delegacioni ynë sportiv në këtë aktivitet, por edhe shtangisti tjetër i spikatur shqiptar, Briken Calja. Tri medalje dhe për sportistin e madh kuqezi, i cili konfirmoi dhe një herë se është në formë të mirë dhe pa-varësisht se i dëmtuar, sforcohet për t’i dhënë Shqipërisë medalje të tjera nga “repertori” i tij. dhe suksesi është i padiskutueshëm pasi viti 2019 është ndër më prodhimtarët e karrierës së tij, me plot 13 medalje, diçka fantastike. Kështu, në peshën trupore deri në 73 kilogram, Calja, edhe pse i dëmtuar në shpatull e në qafë, ka arritur të marrë tre medalje të bronzta. Me vetëm një provë, peshëngritësi nga Shtërmeni

ka qenë i saktë edhe në këtë aktivitet ndërkombëtar të fundit të vitit 2019. 147 kilogram në shkëputje, 180 kilogram në shtytje dhe me totalin 327 kilogram në dygarësh Calja ka merituar vendin e tretë në podium. 13 medalje ndërkom-bëtare për të këtë vit, ku më kulmoret janë medalja e bronztë në Botërorin e Tajlandës, si dhe tre medaljet në Evro-pianin e Batumit, një e artë në shkëputje dhe dy të argjendta në shtytje dhe në dygarësh. Shtangisti Briken Calja ka pasur një vit të shkëlqyer, gjë që e dëshmojnë rezultatet e tij mbresëlënëse në garat ndërkombëtare. Në profilin e tij në “Facebook”, Calja ka premtuar për më shumë vitin e ardhshëm. “Jemi gati në fund të vitit 2019, i cili qenë një vit i suksesshëm, nga ku kam arritur të rrëmbej plot 13 medalje ndërkombëtare në kampionate Europiane, Botërore dhe “Grand Prix”, duke e çuar në 33

Nga lojtarët e përfaqësueses, ai që spikati më shumë dje ishte sulmuesi elbasanas Armando Sadi-ku, i cili realizoi golin e radhës në kamp;inatin spanjoll të ligës së dytë, duke u konfirmuar si një bomber i vërtetë i kësaj skuadre e njëherësh duke dhënë sinjale rikthimi në ekipin përfaqësues të Shqipërisë. Është një “ringjallje” e Sadikut pas dy viteve aspak të mira me oscilacione në performancë dhe me dëmtime të shumta që e mbajtën shumë kohë jashtë fushave. Por Malaga

në Segunda Divizion po i jep “lirinë” sulmuesit kuqezi në këtë periudhë, për të bërë gjëra të mëdha. Kështu, Armando Sadiku gjen golin e 7-të sezonal në Spanjë, por finalizimi i tij nuk i mjafton Malagës. Në minutën e 12-të në sfidën mes Malagës dhe Lugos, Sadiku zhbllokoi shifrat duke kaluar skuadrën e tij në avantazh, por ndeshja përfundoi në barazim 1-1. Në rast të një fitoreje, Malaha do t’i largohej zonës së ftohtë, të klasifikimit. Skuadra që sezonin e shkuar luftonte për ngjitje, nuk po

arrin të bëjë mirë dhe duket se kanë ndikuar jo pak edhe problemet e shumta financiare që ka pasur gjatë gjithë sezonit. Edhe pse skuadra e tij nuk mori rezultatin e shumëpritur, Sadiku ishte përcaktues edhe këtë herë për Malagën duke treguar se po kalon një moment shumë të mirë forme. Të gjithë presin që Sadiku të rikthehet si bomber edhe në Kom-bëtare për duel4et e ardhshme të përfaqësueses, paçka se rivaliteti tani nga të rinjtë në ekipin përfaqësues është shumë i madh.

Sulmuesi/ Armando Sadiku shënon sërish, por Malaga humbet

Ndoji dëmtohet, mungon në ndeshjen e sotme të Breshias

Kalari kërkon një sforco, Vllaznia testi i vërtetë

për “demat e kuq”

Jonuz tremb Partizanin: Vllaznia shkon për pikë në kryeqytet

MESFUSHORI

TRAJNERI

numrin e medaljeve ndërkombëtare të fituara në të gjithë karrierën time, si askush tjetër në Historinë e Peshëngrit-jes Shqiptare. Pavarësisht një dëmtimi në shpatull që më shoqëroi gjatë garës së fundit, arrita të rrëmbej plot 3 medal-je për Shqipërinë, duke marrë pikë të vlefshme për olimpiadën e ardhshme. Sigurisht krenaria e të qenurit në këto maja ia lë vendin punës, nga ku na pret një vit tjetër me pritshmëri akoma më të larta. Suksesi ia lë vendin pasionit për këtë sport, punës dhe djersës”, shkruan Calja. Përfundimisht, një histori suksesi edhe për Federatën Shqiptare të Pe-shëngritjes, e cila ka siguruar gjatë vitit 2019 me dhjetëra medalje ari, argjendi e bronzi në kategoritë e të rriturve dhe të të rinjve në garat ndërkombëtare, duke bërë që shtangistët shqiptarë të “pushtojnë” pedanat e peshëngritjes anekënd botës.

Në konferencën e djeshme për shtyp trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz, vlerësoi të kuqtë por theksoi se skuadra e tij vjen në kryeqytet për të marrë pikë. “Jemi më të plotë, pasi edhe Ualusimibi është gati pasi e kaloi dënimin, u kemi folur shumë lojtarëve për Partizanin, synimet dhe kualitetet që ka dhe pas ndeshjes me Kukësin që ne humbëm, duhet që të mendojmë vetëm për sfidën e radhës, për të dalë me rezultat pozitiv. Besoj te skuadra dhe lojtarët që kam në dispozicion. Dua pikë dhe sa herë që ua kam kërkuar djemve, ma kanë plotësuar dëshirën. Këtë dua edhe në këtë takim. Partizani është një ekip me kualitete dhe shumë lojtarë me eksperiencë, por ne shkojmë për fitore”, tha Jonuz.

Një nga duelet e rëndësishme të javës së 17-të të Kategorisë Superiore, është dhe ai që do të luhet në Kurbin midis Laçit vendas dhe Tiranës. Duke folur për “Rtsh Sport”, trajneri i laçit, Armando Cungu, theksoi se humbja në Ballsh e ekipit të tij nuk do të ndikojë por duelin e sotëm me Ti-ranën, një duel që ai nuk e fsheh që do të jetë i vështirë, por beson se do ta fitojë. “Kishte një farë stepje në Ballsh, janë ekip i ri dhe shumë djem të rinj, ndikon shumë edhe kjo. Kundërshtari kishte dëshirën shumë të madhe që të fitonte dhe në momente të caktuar kishte edhe egërsi dhe këtë e kam thënë edhe pas ndeshjes. Por, ne kemi fajin

tonë, duhet që të ishim më të shpejt edhe në daljet në sulm për të rrezikuar më shumë kundërshtarin, qoftë Bylisin që ne luajtëm apo dhe të tjerët, pa harruar dhe Tiranën që e kemi para”m theksoi Cungu. Më pas ai komenton kalendarin, ngjeshjen e ndesh-jeve dhe vështirësinë e përballjes me një skuadër si Tirana që vjen pas dy fitoresh të rëndësishme. Cungu thotë se ka ndikuare dhe ngjeshja e ndeshjeve, të cilat sidomos kur ke në ekip shumë lojtarë të rinj, bëjnë të vetën. “Nga ndeshja në ndeshje, ne nuk kemi pasur shumë kohë që të ndryshojmë strategjinë e përgatitjeve. Luajtëm në Ballsh, tashmë kemi Tiranën. Që të stërvitesh për

çdo ndeshje, duhet që të kesh mendoj disa ditë më shumë sepse janë tëra takime me kundërshtarë të fortë. Ndaj Tiranës nuk është takim i lehtë, pres nga djemtë që të bëjnë më të mirën dhe të bëjnë gjithçka në fushën e lojës që të marrim 3 pikët. Kemi respekt për Tiranën, vjen nga dy fitore, por edhe ne e kemi moralin në shkallën maksimale. Jemi shumë mirë, humbëm në Ballsh, por në Ballsh kanë humbur shumë ekipe madje edhe ato që janë pretendente kryesore për titull. Duhet që ndaj Tiranës të shkarkojmë të tëra bateritë dhe ta mbyllim si duhet këtë vit”, nënvizoi më tej trajneri i skuadrës kurbinase, Armand Cungu.

Cungu ia bën “benë” Tiranës: Luajmë në fushën tonë, fiton Laçi

“Një histori suksesi edhe për Federatën Shqiptare të Pe-shëngritjes, e cila ka siguruar gjatë vitit 2019 me dhjetëra medalje ari, argjendi e bronzi në katego-ritë e të rriturve dhe të të rinjve në garat ndërkombëtare...

Page 22: Hapja e dosjeve për “Rrugën e Kombit”, “Gërdecin” e “21 ...€¦ · fund të Marsit 2011, në kundërshtim me marrëveshjen DIA-CEZ. Mar-Ja detajet e dosjeve për privatizimin

22 GAZETA SOTE Diel 22 Dhjetor 2019

k u l t u r e www.sot.com.al

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Rita Ora: Viti 2019 ka qenë i zënë, por pushimet fillojnë tani

Këngëtarja me famë botërore Rita Ora ka pasur suk-sese me muzikën gjatë këtij viti. Por këto kohë, ajo po shijon disa ditë të mira pushimi. Rita bashkë me familjen e saj kanë zgjedhur ishullin luksoz St. Barths, për të kaluar së bashku disa ditë në prag të festave të fundvitit. Rita shprehet se për atë pushimet e vitit fillojnë që këto ditë dhjetori. “Pushimet fillojnë tani. 2019 ka qenë i zënë, një film “Oliver Twist” (mezi presim që të gjithë ta shohin vitin e ardhshëm!) Një turne botëror, një shfaqje televizive, 5 fushata, disa covera të revistave, 4 video muzikore, duke u përgatitur për 2020 lançova tekuilan time, e cila u rendit në top 10, vitin e parë!

Unë jam mirënjohëse dhe gati për vitin 2020”, ka shkruar këngëtarja. Kënga e fundit që Rita Ora solli për fansat me klip vazhdon të mbetet “New Look”, teksa pritet që gjatë vitit 2020 të sjell këngën e radhës. Rita vazhdon të jetë shumë e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme. Nuk janë të rralla rastet kur ajo shpesh rish-përndan edhe imazhet, që faqet e fansave i punojnë për të. Së fundmi, këngëtares shqiptare i ka pëlqyer shumë mënyra se si një faqe ka krijuar versionin e Ritës, sikur të ishte një nga personazhet e serialit të famshëm “The Simpsons”.

7 2 1 8 6

3 5 9 7

6 5

8 1 4 3

5 8

3 7 5 6

2 1

4 9 6 3

3 8 7 6 4

3 9 8 6

9 7 4

6 1

4 7 5 1 9 6

1 8 4 3 2 7

5 8

8 1 2

1 2 9 5

5 7

7 2 8 4 1 5

9

6 5 2 4

5 6 7 4 9

9 4 1

8 3

2 3

Jessie J: E lumtur pas ndarjes nga ChanninTatum

Këngëtarja Jessie J është e njo-hur për këngët e saj dhe suksesin e madh. Por së fundmi ajo siguroi fansat se është e lumtur, pas ndarjes me Channing Tatum. 31-vjeçarja postoi një video të shkurtër në Insta-gram me përshkrimin: E lumtur pas ndarjes nga Tatum. Jessie J dhe Tatum qëndruan të lidhur për një vit para se ti jepnin fund marrëdhënies muajin e kaluar. Por burimi shtoi se ata janë akoma miq të mirë dhe mbajnë kon-takte me njëri-tjetrin. Tatum më parë ishte martuar me Jenna Dewan. Ata kanë një vajzë 6-vjeçare Everly dhe njoftuan ndarjen e tyre në prill 2018 pas gati 9 vitesh martesë. Gjashtë muaj më vonë, u përfol se aktori ishte në një lidhje me këngëtaren përpara se të bënte zyrtare marrëdhënien në Instagram. Ndërsa ish-bashkëshortja e tij Dewan po pret një fëmijë nga i dashuri aktual Steve Kazee.

1-Një kryeqytet europiano-jugor. 2- Një nënë nga Gjirokastra. 3- Ajo vë në lëvizje gjeneratorin. 4- Janë 114 Kapitujt e Kuranit. 5- Poeti dhe shkrimtari kosovar Podrimja. 6-Ndajfolje sasije. 7- Një dythundrak i egër i viseve të Amerikës së Veriut me një gungë mbi shpatull. 8- Fillon të lëvizë. 9- Vegël pune i këpucarit, pa të fundit. 10- Ernest Telman. 11- ... Sharon, ish-kryeministër i Izraelit. 13- Njëlloj si burim frymëzimi poetik. 14- Fshat i Vlorës. 16- Pjesë parash për të larë kredinë. 17- Titull i ulët në hierarkinë myslimane. 18- Autobus mbi shina. 20- Luftëtar që del malit për liri. 21- Dif-ektet. 22- Një qytezë afër Tiranës. 23- Port slloven në Adriatik. 24- Nako, i ngatërruar. 25- Pagesë mbi vlerën e faturës. 26- Aparate të fuqishme zhvilli-mi të objekteve në natyrë. 27- Njëlloj si zili apo nakar. 29- Një lagje e vjetër në Shkodër afër kalasë. 30- Hapur për anglezët, 31- Qoshet. 33- Legjendë, gojëdhënë. 34- Masë e vjetër peshe e barabartë me 1.250 kg. 35- Stacioni televiziv ... Njus. 36- Serafini aktor dhe regjisor në inic. 37- Avokat, shkurt...

1-Pagesa e borxhit pjesë-pjesë. 4- Masë ose... 7- Është pjesa e murit e ngritur mbi muret rrethues të kalasë për të luftuar. 12- OKB. 13- Dhëmbët e parë të foshnjës. 15- I thonë ndryshe zhivës. 17- Gati. 18- Përemër vetor. 19- Cohë për çarçafë. 20- Markë aparati fotografik japonez. 21- Ngastër e mbjellë. 22- Krahina, treva, troje. 23- Koshi me thupra për rrushin e mbled-hur. 24- Vezak. 25- Titull fisnik në një perandori. 26- Këngëtarja italiane ... Pauer, pa të fundit. 27- Nuk kam. 28- Tokë e punuar dhe e mbjellë. 29- Është fshat dhe lumë midis Tiranës dhe Krujës. 30- ... Sharif, ish-aktor i lauruar egjyptian. 32- Mamaqi i letrave në inic. 33- Pasthirrmë dhimbjeje, keqardhjeje. 34- Men-dim për dikë. 36- Është perde në teatër. 37- Masë e sipërfaqes së tokës, e barabartë me 4047m2. 38- Një numër. 39- Fletore. 40- Shkencëtari rus Pavllov. 41- Tip autoveture...

Diferenca Dy shoqe po bisedonin për

shpenzimet që bënin gjatë ditës. Pas diskutimeve të shumta, njëra prej tyre nxjerr përfundimin se:

-Një mashkull për një objekt që dëshiron është i aftë të paguaj 5 mijë lekë edhe nëse ai vlen 2 mijë. Ndërsa një femër paguan 5 mijë lekë, edhe nëse vlera reale është 2 mijë lekë, për një objekt që nuk e dëshiron.

Biseda mes shokëveQeni im është aq i zgjuar, saqë çdo

mëngjes më sjell në tavolinë gazetën.Shoku që e dëgjon këtë shprehje

nuk çuditet dhe i thotë:-Kjo nuk është ndonjë gjë e

jashtëzakonshme, sepse këtë veprim e bëjnë të gjithë qentë.

Më pas burri i parë këmbëngul duke thënë:

-E veçanta e qenit tim është se unë nuk jam as i abonuar në shtypin e ditës.

Hartimi i njëjtëMësuesja pasi lexon hartimin e

Karlos e pyet:-Më shpjego, përse hartimi jot

është i njëjtë me hartimin e vëllait?Karlo pa u menduar për përg-

jigjen thotë:-Tepër e thjeshtë zonja mësuese,

sepse ne kemi të njëjtën motër.

Page 23: Hapja e dosjeve për “Rrugën e Kombit”, “Gërdecin” e “21 ...€¦ · fund të Marsit 2011, në kundërshtim me marrëveshjen DIA-CEZ. Mar-Ja detajet e dosjeve për privatizimin

GAZETA SOT E Diel 22 Dhjetor 2019 23

k u l t u r e www.sot.com.al

20 shkurt-20 mars22 nëntor-21dhjetor 22 dhjetor-21 janar 22 janar-19 shkurt23 tetor-21 nëntorLodhja e tepërt do të refle-

ktohet në sferën sentimentale, aq sa do të shkaktojë grindje dhe keqkuptime. Puna ndaj së cilës do të nënshtroheni sot do t’ju bëjë nervoz.

23 shtator-22 tetor

Venusi do ju bëjë pa-sionantë sot dhe do kaloni momente të paharrueshme, me të dashurin tuaj. Disa madje mund të planifikojnë edhe një udhëtim.

23 korrik-22 gusht 22 gusht-22 shtator22 maj-21 qershorBinjakët Dashi

Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

Gaforrja Luani Virgjëresha

Sot disa mendime do ju bëjnë melankolinë. Ende mund të shijoni momente gëzimi në dashuri, që do t’ju dhurojnë disa momente qetë-sie pas problemeve.

Në çifte sot do të ketë një kuptim të lakmueshëm. Punoni shumë për të konsolid-uar marrëdhënien tuaj nëse kujdeseni, përndryshe merrni një vendim konkret.

Në mjedisin sentimental do të jetë një ditë e shkëlqyer, Venusi do të vazhdojë të jetë në anën tuaj, ndërsa Mërkuri do të rezervojë takime të reja për ata që janë beqarë.

Demi

Nëse jeni në çift përpiquni të shmangni konfliktet. Meg-jithëse disa keqkuptime, dashuria do të favorizohet. Edhe beqarët mund të bëjnë takime të shkëlqyera.

21 mars-20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Sfera e dashurisë po lulëzon dhe kush është në çift do të jetë në gjendje të jetojë momente të gëzueshme gjatë pushimeve. Këto ditë do të jenë me surpriza për ju.

Gjatë ditës do keni mundësi t’i përkushtoheni pa rezervë të dashurit tuaj, dhe do përpiqeni të bëni çmos për të riparuar çdo mangësi. Shumë do vendosin të bëjnë plane për të ardhmen.

Vertikal

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor-22 korrik21 prill-21 majEdhe nëse keni shumë

gjëra për të bërë, sot do të jeni në gjendje të jetoni momente të pakujdesshme me të dashurit tuaj. Ditë e shkëlqyeshme për çiftet, por edhe për beqarët.

Satelitit i parë i Etiopisë lançohet në hapësirë

Është koha të shkëputni angazhimet tuaja të punës dhe t’i përkushtoheni plotë-sisht partnerit dhe familjes. Dita e punës do të jetë më pak kaotike sot.

Horizontal

Ditë pozitive për dashu ri-në, pushimet bëjnë gjithçka më sugjestionuese dhe do jeni në harmoni të përsosur me part-nerin tuaj. Në punë, do keni shumë mundësi profesionale.

Në vendin e punës ju mund të kapeni me humor dhe nervozizëm për shkak të sjelljes ndërhyrëse të disa kolegëve. Por bëni kujdes me fjalët që do të thoni sot.

Sateliti i parë i Etiopisë, është lançuar në hapësirë për të ndihmuar këtë shtet të mbledhë të dhëna rreth agrikulturës, si pjesë e një projekti të mbështetur financiarisht nga Kina. Raketa kineze Long March 4B, e ka ngritur në hapësirë satelitin Remoting Sensing Satellite, nga baza ajrore kin-eze, që ndodhet në Taiyuan. Një numër i zyrtarëve dhe shkencëtarëve nga të dy shtetet, u mblodhën në Observatorin dhe Qendrën Kërkimore të Entotos jashtë kryeqytetit, Addis Ababa, për të parë nga afër këtë lançim historik. Ky satelit që pe-shon 70 kilogramë, do të dërgojë të dhëna për mjedisin dhe modelet e motit në Horn of Africa, si përfitim i rëndësishëm për një shtet që varet nga bujqësia dhe pylltaria.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Fjalëkryq i shifruar

Australi, shënohet rekord i ri i temperaturës mesatare

1-Është shpend uji, zhytet në ujë deri në 20 m. 6- Një qytet bregdetar në jug të Italisë. 7- Thir-rje e tifozëve në stadiume. 8- Dermir Dersha. 9- Humoristi anglez Atikson në inic. 10- Aktori amerikan Riçard ... 11- Një pije alkoolike e fortë. 12- Njëlloj si shkak apo arsye. 16- Një qytet historik në Spanjë, në jug të Madridit, pa të fundit. 17- Lloj vaji vegjetal prodhim vendi. 18- Qytet në Arabinë Saudite ku ka lindur Muhamedi i pashquar. 19- Dushk ose... 20- I vogli i gomaricës. 22- Regjisori Luarasi në inic. 23- Janë 114 Kapitujt e Kuranit. 24- Gazermat Italiane. 25- Estonia ka për kryeqytet ... 26- Zotëroj. 27- Fletë me të dhëna të ndyrshme që zakonisht i përdor biblioteka. 29- Personazhi kryesor tek “Debatik”. 30- Ajo përcakton normat e sjelljes, pa fund. 31- Volum ose... 32- Shkencëtari anglez Njuton. 33- Veshje sportive për femrat në orët e gjimnastikës në shkolla. 35- Rrethi çiklistik i Francës. 36- Jo i gjallë, i plogët. 37- Automjetet e Shqipërisë. 38- Canaj i futbollit. 39- Pato, ish-fut-bollist brazilian në inic. 40-Janë si veçori dalluese. 41- Gazeta që ti po lexon. 42- Një frut tropikal. 43- Marçelo trajner italian.

1-Përgatitje ushtarake e trupave rezerviste. 2- Stërqoka, femra e gallofit. 3- Ngastër e pun-uar dhe e mbjellë. 4- Literaturë Italiane. 5- Një kryeqytet europiano-perëndimor. 8- Çarls ... autori i ‘David Koperfild’ pa të fundit. 10- Ulje mbi gjunjë. 11- Kolosi i ... një ishull grek që njihet për një nga shtatë mrekullitë e botës së vjetër. 12- Një fshat i Korçës. 13-Lloj vaji vegjetal, prodhim vendi. 14- Mjegull e lehtë. 15- Industri Minerale. 16- Një pjesë toke, relief. 18- Markë cigaresh italiane. 20- Ish-fshatar i pasur i mbasluftës. 21- Shkenca që studion ndërtimin e formën e lëngjeve. 23- Ish-mjeshtri i baletit Kaceli. 24- Lloj buke e fortë që rron shumë. 25- Gradë e ulët ushtarake. 26- Një shtet ballkanik. 28- Takije prej cohe që mbajnë myz-eqarët në kokë. 29- Kacek prej lëkure ku mban ushqimet bariu. 31- Atdheu i Odisesë. 33- Lloj peshku liqeni me shumë hala. 34- ... Faria, tek filmi ‘Konti Montekristos’. 36- Ish-akademiku Ylli ... 38- Fshat buzë liqenit të Pogradecit. 39- Prift ortodoks. 40- Kompozitori Arapi në inic. 41- pohojnë italianët.

Australia ka shënuar së fund-mi ditën e saj më të nxehtë në histori, sa i përket matjes së tem-peraturës mesatare kombëtare, duke arritur një lartësi prej 40.9 gradë celsius. Byroja e Meteor-ologjisë tha se nxehtësia tejkaloi rekordin e mëparshëm, prej 40.3 gradë celsius, të vendosur më 7 janar të vitit 2013. Matja e mesa-tares së temperaturave maksimale në të gjithë vendin është masa më e saktë e përcaktimit të fuqisë së një vale nxehtësie. Të martën, disa vende regjistruan temperatura mbi 45 gradë celsius. Shkencëtarët kishin parashikuar, që nxehtësia më e lartë mund të shënohej më vonë gjatë, që do të thotë se rekordi mund të prishej përsëri.

Page 24: Hapja e dosjeve për “Rrugën e Kombit”, “Gërdecin” e “21 ...€¦ · fund të Marsit 2011, në kundërshtim me marrëveshjen DIA-CEZ. Mar-Ja detajet e dosjeve për privatizimin

GAZETA SOT24 E Diel 22 Dhjetor 2019

3,4,6,10,13,14,18,19,20,21,24

C M Y K

SOTSOT sport www.sot.com.al

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTOR/ Kliti TOPALLI; KRONIKË/ Elvis MYRTA; KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected] T A F I /

Adriatik BALLA

Liverpuli arrin, më në fund, majën e botës për klube. E “vulosi” mbrëmë në Doha të

Katarit, duke fituar finalen dhe duke rrëmbyer trofeun më të rëndësishëm plane-tar për klube. Një sukses që vjen si vijimësi e një viti të pazakontë triumfesh të skuadrës angleze. Kështu, në minutën e 9-të shtesë të finales së madhe të Botërorit të Klubeve, Liverpuli arrin të shënojë me anë të Roberto Firminos golin që i dha fitor-en 1-0 ndaj Flamengos dhe që falë këtij suksesi arrin të rrëmbejë për herë të parë në historinë e vet këtë trofe të rëndësishëm për klube. Një sukses që vjen pas trium-feve të shumta që ka korrur Liverpuli gjatë vitit 2019, ku kulminacini ishte trofeu i Champions League, por edhe fakti që ndodhet në krye të Premier League me 10 pikë më shumë se vendi i dytë. Sa i takon ndeshjes së mbrëmshme, skuadrës së drejtuar nga trajneri gjer-man Jurgen Klop, këtë herë iu desh të priste fundin e

TRAJNERI/ Ançeloti firmos për Evertonin,

në Premier për 4.5 vjet

BUNDESLIGË Në Gjermani, pas shumë vitesh, Bajerni nuk është më favorit për të fituar titullin, pasi kur po mbyllet pjesa e parë e edicionit në krye është një skuadër tjetër dhe duket e hab-itshme që kreun momentalisht e ka Leipzigu. Janë mbi pesë skuadra në Bundesligën gjermane që synojnë kreun, dhe diferenca në pikë mes tyre është jo më shumë se 7. Leipzigu, që po qëndron në krye të tabelës kohëve të fundit, ka arritur të sigurojë pikë të plota në ndeshjen kundër Augsbur-

gut me një fitore prej 3-1. Me këtë fitore, liderët e Bundesligës i ikin pozitës së dytë, Munshengladbahut që luan sot nga ora 18:30 si mysafir i Hertha Berlinit, me 3 pikë. Në këtë xhiro, edhe kampioni në fuqi i Bun-desligës, Bajerni i Mynihut, arriti të merrte pikë të plota, duke shënuar dy herë në minutat e fundit të ndeshjes ndaj Volfsburgut. Me këtë rezultat, Bajerni mbetet në pozitën e tretë me 33 pikë, 9 më shumë se Volfsburgu që gjendet në pozitën e 9-të. Shalke

nxori një barazim të vështirë ndaj Freiburgut në shtëpi me rezultat 2-2. Me këtë barazim, Shalke mbetet në pozitën e pestë me 30 pikë, katër më shumë se Freiburgu në pozitën e shtatë. Verder Bremeni i Milot Rashicës ka vazhduar me rezultate të dobëta, duke u mposhtur nga Këlni. Me këtë humbje, Bremeni gjendet në vendin e 16-të, pozitë që e dërgon atë në ligën e dytë gjermane. Pra Verderi i Rashicës ka probleme dhe duhet të bëjë kthesë në merkato.

SULMUESI MESFUSHORI DEKLARATA

Dështojnë alternativat, Pol Pogba mbetet i Junajtid

Sulmuesi Dries Mertens pritet të jetë përforcimi i parë i Borusia Dortmundit në afatin kalimtar të janar-it. “Gazzetta dello Sport” ka njoftuar të premten se Mertens tashmë ka arritur marrëveshje me Dortmundin, ekip që i ka ofruar Napolit një dëmshpërblim të vogël për ta lënë të lirë, duke pas-ur parasysh se kontrata e 32-vjeçarit skadon në fund të këtij edicioni. Mertens ka re-fuzuar rinovimin e kontratës me Napolin, pasi nuk është i kënaqur me kushtet e ofru-ara dhe pritet të largohet në janar. Ai te Dortmundi shihet

Mesfushori francez, Pol Pogba, nuk do të largohet nga Mançester Junajtid gjatë afatit kalimtar të janarit, ka insistuar agjenti i tij, Mino Raiola, të premten për me-diumet e huaja. Raiola ka thënë se Pogba do të mbetet te Mançesteri të paktën deri në fund të këtij edicioni dhe me padurim po e pret kthimin në fushë pas lëndimit që po e mban jashtë ekipit prej muajit shtator. “Pogba është i lumtur dhe nuk do të largohet nga Mançesteri, pasi dëshiron të fitojë trofe me këtë ekip”, tha Raiola. Pogba këtë edicion ka vetëm 6 ndeshje dhe kohët e

Maurizio Sarri do të kërkojë trofeun e parë në krye të Juventusit, ku sot pas-dite do të duelojë në finalen e Superkupës së Italisë, përballë Lacios, skuadrës së vetme që i ka shkaktuar humbje këtë sezon. Nuk di të them nëse i kemi plotësuar pritshmëritë e mia dhe të publikut apo jo, por mund të theksoj me bindje se po argëtohem shumë me atë që shoh në fushën e lojës dhe në stërvitje. Natyrisht që kemi ende shumë defekte, por për këtë punojmë që të përmirëso-hemi. Por e dimë që kemi ende shumë punë për të bërë. Këtë takim po e pres normalisht, si

si përforcim i duhur për repar-tin e sulmit, pasi këtë edicion ka shënuar nëntë gola në 21 paraqitje në të gjitha garat me fanellën e Napolit.

një duel radhe që duhet fituar. Vitin e kaluar luajta tri finale, ndaj jam mësuar t’i përballoj. Kemi motivimin e duhur për t’ia dalë”, tha ai.

kohëve shtesë për të ngritur lart trofeun, për herë të parë në histori, pasi anglezët nuk kishin fituar kurrë as këtë turne e as paraardhësin e tij, Kupën Ndërkontinentale, sepse është aktivitet i futur vonë në kalendar. Pjesa e parë ishte shumë e qetë, me asnjë gjuajtje në kuadrat nga të dy skuadrat të cilat studiuan njëra-tjetrën, ndërsa e dyta filloi me shtyllën e Firmi-nos e me disa raste radhazi për të kuqtë. Vetëm Gabigol reagoi nga brazilianët me shpërthimet e tij, ndërsa Liv-

Liverpuli në histori, fiton për herë të parë Botërorin e Klubeve, në finale vendos Firmino në 99’

erpuli dominoi e krijoi raste të tjera, por përsëri pa mundur të kalonte portierin Alvesh. Në të vërtetë nuk munguan rastet, por Liverpulit gjatë 90-minutëshit i mungoi sak-tësia në pasimin e fundit apo në ekzekutime. Ndaj për të zbuluar emrin e fituesit u desh koha shtesë, ku Liverpu-li vijoi të dominonte në lojë e të krijonte raste, ndërsa goditi me kundërsulm në momentin e parë që Flamengo la një hapësirë. Mane bëri gjithçka mirë me një shpërthim në të djathtë dhe duke u rrotulluar

Anglezët mundën në finale skuadrën e njohur e Flamengos. Një brazilian ndëshkon ekipin brazilian, pikërisht Firmino, që shënoi në kohën shtesë

fundit po spekulohet për një transferim të tij te Real Madri-di apo Juventusi. 26-vjeçari ka kontratë me Junajtid deri në verën e vitit 2021.

Mertens po braktis Napolin, e pret Dortmundi

Bajerni fiton, por kreun e mban Leipzigu

Ai është një prej teknikëve më të mirë të futbollit botëror, por nuk i kanë munguar as largimet e bujshme siç ndodhi së fundmi me Napolin. Ndonëse ishte konfirmuar prej disa ditësh, dje ka ardhur edhe njofti-mi zyrtar nga klubi i Everton, që ia beson pankinën ish-trajnerit të Napolit, Karlo Ançelotit. Ky i fundit u shkarkua pak ditë më parë nga napolitanët dhe pa mbushur ende javën gjeti menjëherë një tjetër pankinë për të vijuar karrierën, si për t’i treguar De Laurentisit se gaboi që e largoi. Bie në sy kontrata e nënshkruar mes Ançelotit dhe Everton, pasi do ti mbajë palët

të lidhura për 4 sezone e gjysmë, pra deri më 2024-ën, shenjë kjo që italianit i është besu-ar një projekt i rëndësishëm. Ançeloti është transferuar në Angli bashkë e stafin e tij, por si ndihmës të parë do të ketë edhe trajnerin e përkohshëm të Everton, Dunkan Ferguson, ndërsa debutimi pritet të vijë më 26 dhjetor në ndeshjen përballë Bërnlit. Kjo është eksperienca e dytë e Ançelotit në kampionatin anglez, pasi herën e parë drejtoi Çelsin në Londër, ku arriti të fitojë edhe titullin kampion, ndërsa këtë herë duhet pranuar se objektivat e Everton nuk janë aq madhorë.

Sarri: Pres fitore ndaj Lacios, Juventus funksionon

e pasuar perfekt për Firmi-non, i cili, pasi mashtroi me një lëvizje të topit portierin dhe një mbrojtës dërgoi topin në rrjetë në minutën e 99-të të sfidës. Goli rezistoi deri në fund, pavarësisht disa mundë-sive që krijoi Flamengo duke sulmuar dëshpërimisht deri në vërshëllimën finale. Në fakt brazilianët u përpoqën mjaft në minutat e mbetura ta çonin ndeshjen tek pe-nalltitë, por ishte vonë për ta bërë këtë, pasi eksperienca, forca dhe kualiteti i Liver-pulit nuk e lejuan. Kështu, trajneri Jurgen Klop i solli Liverpulit edhe trofeun e vetëm që i mungonte në his-tori, ndërsa tani bëhet gati të kthehet në Angli për të fituar një tjetër që për tifozët e kësaj skuadra ka gjithmonë më shumë rëndësi, titullin kampion. Dhe është fakt që Liverpuli është në rrugën e duhur për shkak të domin-imit që ka këtë sezon në Pre-mier League angleze. Ndër-kohë, sa i takon Botërorit të Klubeve, për vend të tretë e të katërt u përballën gjatë ditës së djeshme Monterrei me Al Hilal, një ndeshje që u fitua nga Monterrei me shifrat 3-2.