21
Hulumtim i projektit SCOOP dhe i Shoqatës daneze të Gazetarëve Hulumtues Maqedonia "e përmbytur" nga "truri" fals Në vitet 2002 - 2006 në Maqedoni janë refuzuar gjithsej 132 diploma të llogaritura si të pavërteta. Numri më i madh i tyre vjen nga Bullgaria dhe Shqipëria, ndërsa një numër më i vogël nga Kosova dhe Serbia. Të gjitha këto raste janë drejtuar tek organet përkatëse, përkatësisht Ministria e Punëve të Brendshme Xhelal NEZIRI, Maqedoni Kristi PETROVA / “Politika”, Bullgari Admirina PEÇI / “Shekulli”, Shqipëri Republika e Maqedonisë është përfshirë përplot nga akademikë të rrejshëm, të cilët diplomat e tyre në të shumtën e rasteve i marrin në universitetet e vendeve fqinje. Afera me diplomat e falsifikuara filloi në vitin 2002, kur Fakulteti Ekonomik i universitetit "Shën Kirili e Metodij" zbuloi një numër të madh diplomash të rreme dhe zgjat edhe sot e kësaj dite. Edhe pse u zbuluan dhe u prenë disa kanale të kontrabandimit të diplomave, ky "biznes" profitabël po merr gjithnjë e më shumë hov dhe po sfidon institucionet shtetërore. Në të shumtën e rasteve, diplomat vijnë nga Bullgaria dhe Shqipëria, për vetë faktin që me këto dy vende Maqedonia ka nënshkruar marrëveshje dypalëshe për njohjen e ndërsjellë të diplomave, pastaj për shkak të çmimit të ulët të cilin e kërkojnë "ndërmjetësit" dhe lidhjes e afrisë politike të disa partive të vendit me Sofjen dhe Tiranën. Përderisa nga Kosova ka më pak diploma "të eksportuara" nga shkaku se vendi ende nuk ka nënshkruar marrëveshje nostrifikimi. Thuhet që janë shumë të rralla rastet që diploma të blihet nga universitetet e vendit, për shkak të çmimit të lartë dhe nga frika se mos vallë ndokush e zbulon falsifikatin. Si arrihet deri te diploma pa u munduar fare?! Ata që i dinë këto punë thonë se për të ardhur deri te diploma ka dy kanale: njëri, i përbërë nga kontrabandistët e thjeshtë të diplomave dhe tjetri, kanali politik. Qytetarët e Maqedonisë, të cilët pa stazh studentor duan të arrijnë deri te diploma, në të shumtën e rasteve gjejnë njerëz që kanë lidhje që nga universiteti deri te Ministria e Arsimit. I tërë aktiviteti i paligjshëm zhvillohet në një rreth 5-6 vetash, të cilët gjenden në vende dhe pozicione të ndryshme. Grupi ka njerëzit e vet në universitetet e Bullgarisë dhe të Shqipërisë, të cilët i lëshojnë diplomat me apostil dhe njerëzit e tyre në MASH. Qendra e këtij grupi thuhet që është në Gostivar, ku funksionon si shoqatë për shërbime konsaltingu dhe përbëhet nga maqedonas dhe shqiptarë etnikë.

Hulumtim i projektit SCOOP dhe i Shoqatës daneze të ... · Edhe pse u zbuluan dhe u prenë disa kanale të kontrabandimit të diplomave, ky "biznes" profitabël po merr gjithnjë

  • Upload
    others

  • View
    5

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Hulumtim i projektit SCOOP dhe i Shoqatës daneze të Gazetarëve Hulumtues Maqedonia "e përmbytur" nga "truri" fals Në vitet 2002 - 2006 në Maqedoni janë refuzuar gjithsej 132 diploma të llogaritura si të pavërteta. Numri më i madh i tyre vjen nga Bullgaria dhe Shqipëria, ndërsa një numër më i vogël nga Kosova dhe Serbia. Të gjitha këto raste janë drejtuar tek organet përkatëse, përkatësisht Ministria e Punëve të Brendshme Xhelal NEZIRI, Maqedoni Kristi PETROVA / “Politika”, Bullgari Admirina PEÇI / “Shekulli”, Shqipëri Republika e Maqedonisë është përfshirë përplot nga akademikë të rrejshëm, të cilët diplomat e tyre në të shumtën e rasteve i marrin në universitetet e vendeve fqinje. Afera me diplomat e falsifikuara filloi në vitin 2002, kur Fakulteti Ekonomik i universitetit "Shën Kirili e Metodij" zbuloi një numër të madh diplomash të rreme dhe zgjat edhe sot e kësaj dite. Edhe pse u zbuluan dhe u prenë disa kanale të kontrabandimit të diplomave, ky "biznes" profitabël po merr gjithnjë e më shumë hov dhe po sfidon institucionet shtetërore. Në të shumtën e rasteve, diplomat vijnë nga Bullgaria dhe Shqipëria, për vetë faktin që me këto dy vende Maqedonia ka nënshkruar marrëveshje dypalëshe për njohjen e ndërsjellë të diplomave, pastaj për shkak të çmimit të ulët të cilin e kërkojnë "ndërmjetësit" dhe lidhjes e afrisë politike të disa partive të vendit me Sofjen dhe Tiranën. Përderisa nga Kosova ka më pak diploma "të eksportuara" nga shkaku se vendi ende nuk ka nënshkruar marrëveshje nostrifikimi. Thuhet që janë shumë të rralla rastet që diploma të blihet nga universitetet e vendit, për shkak të çmimit të lartë dhe nga frika se mos vallë ndokush e zbulon falsifikatin. Si arrihet deri te diploma pa u munduar fare?! Ata që i dinë këto punë thonë se për të ardhur deri te diploma ka dy kanale: njëri, i përbërë nga kontrabandistët e thjeshtë të diplomave dhe tjetri, kanali politik. Qytetarët e Maqedonisë, të cilët pa stazh studentor duan të arrijnë deri te diploma, në të shumtën e rasteve gjejnë njerëz që kanë lidhje që nga universiteti deri te Ministria e Arsimit. I tërë aktiviteti i paligjshëm zhvillohet në një rreth 5-6 vetash, të cilët gjenden në vende dhe pozicione të ndryshme. Grupi ka njerëzit e vet në universitetet e Bullgarisë dhe të Shqipërisë, të cilët i lëshojnë diplomat me apostil dhe njerëzit e tyre në MASH. Qendra e këtij grupi thuhet që është në Gostivar, ku funksionon si shoqatë për shërbime konsaltingu dhe përbëhet nga maqedonas dhe shqiptarë etnikë.

Secili që ka marrë diplomë bullgare apo shqiptare ka paguar nga 6 deri në 10 mijë euro, varësisht se për cilin fakultet është fjala. Sa i takon kanalit politik të marrjes së diplomave, thuhet që ai është shumë i sofistikuar dhe nuk mund të zbulohet, edhe pse është sekret publik që shumë politikanë të njohur në Republikën e Maqedonisë kanë marrë tituj akademikë pasi janë etabluar në aktorë relevantë të skenës politike. Pamundësia e zbulimit të falsifikatit të tyre, sipas njohësve të rrethanave, qëndron aty se ata, duke shfrytëzuar autoritetin dhe lidhjet e tyre, diplomat në të shumtën e rasteve i marrin "në rregull" nga universitetet shtetërore në Maqedoni, Kosovë, Bullgari dhe Shqipëri. Ata regjistrohen në mënyrë të rregullt dhe për ta mbahet dosje e rreme në akëcilin fakultet, ku evidentohet stazhi i nevojshëm studentor, nënshkrimet, provimet dhe notat, kështu që ata legalisht marrin diplomë të falsifikuar. Duke marrë për bazë faktin që universitetet shtetërore kontrollohen nga partitë politike, thuhet që marrja e diplomave dhe e titujve shkencorë paraqet një procedurë të thjeshtë për politikanët. Një profesor nga Fakulteti Ekonomik, i cili deshi të mbetej anonim, deklaroi që gjatë gjithë periudhës së tranzicionit Maqedonia ballafaqohet me dokumente të rreme për kryerjen e arsimit sipëror. - Të parët zbuluam diploma false në vitin 2002, të cilat ishin lëshuar nga universitetet e Bullgarisë. Ishte për t'u habitur që ato i kishin kaluar filtrat e Ministrës së Arsimit, edhe pse ishin falsifikat. Ne i njohëm nga që semestrat, notat dhe nënshkrimet ishin shkruar nga një stilograf, kurse diplomat e "akademikëve" ishin lëshuar për 2-3 ditë. U drejtuam kërkesë universiteteve dhe morëm përgjigje se personat e tillë as që janë regjistruar në ato institucione. Të gjitha këto dokumente i dërguam në MPB për të ngritur hetime, por në atë kohë nuk u ndërmor asgjë. Supozuam që MPB do të vepronte ashtu, meqë fjala ishte për emra të njohur në institucone të shtetit, drejtorë firmash me renome dhe politikanë, të cilët "në rrugë të shkurtër" donin të bëheshin ose veç ishin bërë akademikë, thotë profesori. Ai informon se në mënyrë të vazhdueshme zbulohen diploma të falsifikuara, mirëpo MPB nuk ndërmerr kurrgjë kur është fjala për emra të njohur. Ndërkaq, në këtë rast, me diploma të rreme u zbuluan Ashim V. (50) nga Gostivari, Qazmedin M. (32) nga Kumanova, Darko Q. (34) nga Tetova, Mile M. (40) nga Gjevgjelia, Kiro G. (35) nga Dellçeva, Toni P. (35) nga Negotina, Toni R. (37) dhe Bogi U. (35) nga Vallandova dhe shkupjanët Oliver V. (26), Dushko L. (48), Ibish N. (36), Gjorgji M. (40), Andrej S. (29), Lube V. (49), Jovan K. (30), Zoran B. (30), Goran J. (29), Marjanço M. (41), Konstandin K. (50), Arkan K. (26), Robert D. (27), Stojanço S. (28) dhe Ramazan Sh. (39). Sipas profesorit anonim, falsifikati së pari është zbuluar tek Ashim V. (50), kurse pastaj edhe te të tjerët. - Të interesuar ishin edhe rreth 300 të diplomuar të tjerë në Bullgari dhe Shqipëri, por pas këtij rasti nuk i dërguan dokumentet. Ndoshta diplomat e falsifikuara i kanë nostrifikuar në ndonjë universitet tjetër të vendit, shton ai. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Arsimit, diploma të falsifikuara janë zbuluar edhe në Fakultetin Juridik, të Mjekësisë dhe në Fakultetin e Kulturës Fizike.

"Të diplomuarit" në Bullgari, Shqipëri... Në Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës i konfirmojnë informacionet rreth diplomave të falsifikuara, por në të njëjtën kohë e hedhin poshtë mundësinë e përzierjes së ndonjë nëpunësi të tyre në procesin e nostrifikimit të diplomave jovalide. - Kërkesat për nostrifikimin e diplomave shkojnë në Komisionin për nostrifikim. Përveç përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës, në të marrin pjesë dhe përfaqësues të MPB, nga njësia e krim-teknikës. Detyra e Komisionit është kontrollimi i vërtetësisë së diplomës, thotë Suzana Xhamtovska, zëdhënëse e MASH-it. Sipas saj, mënyra e parë e kontrollimit është MASH t'i drejtohet institucionit që e ka dhënë diplomën, që të konfirmojë se filan diplome e filan personit është e atij institucioni. Pastaj, shpjegon Xhamtovska, bëhet ekspertiza e dokumenteve, për t'u parë se mos fjala është për falsifikat dhe pastaj jepet mendimi pozitiv ose negativ për atë diplomë. Ajo informon se nga viti 2002 deri në vitin 2006 janë refuzuar gjithsej 132 diploma si të pavërteta. - Pjesa më e madhe e tyre vjen nga Bullgaria dhe Shqipëria, e më pak nga Kosova dhe Serbia. Të gjitha këto raste u janë adresuar organeve kompetente, përkatësisht Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila më tej ngre procedurën e vet, shton Xhamtovska. Numan Sallai, nga sektori për informim i MASH-it, thotë se për çdo diplomë të huaj MASH kërkon verifikim shtesë nga universiteti përkatës. Në të shumtën e rasteve, ai thotë që përgjigjja nga universiteti vjen në kuadër të afatit të përcaktuar prej 30 ditësh. Në qoftë se përgjigjja është pozitive, MASH e nostrifikon diplomën, nëse është negative, e dërgon në MPB. - Ka shumë raste kur nga universitetet përkatëse të huaja nuk kemi kurrfarë përgjigje ose nuk dërgojnë përgjigje konkrete rreth vërtetësisë së diplomës. Kjo ngre dyshime se diçka nuk është në rregull me "të diplomuarin", i cili e ka dorëzuar diplomën për nostrifikim. Jo rrallë vijnë edhe përgjigje negative, me ç'rast MASH, konform ligjeve, lëndën ia dërgon policisë, deklaroi Sallai. Në MPB informojnë se në lidhje me rastet e zbuluara të diplomave të falsifikuara për arsimim të kryer në periudhën 2000-2006 janë paraqitur 201 kallëzime penale kundër 235 autorëve për vepra të kryera penale falsifikim dokumentesh. - Në të shumtën e rasteve fjala është për diploma të falsifikuara të shkollave të larta dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë dhe në vendet fqinje, Shqipëri, Kosovë dhe Bullgari. Diplomat e falsifikuara të paraqiturit i kanë bashkëngjitur gjatë procedurave për përparim në punë, thotë Goran Pavllovski, zëdhënës i MPB-së. Së këndejmi, në vitin 2002, në lidhje me diplomat e falsifikuara, janë dorëzuar 47 kallëzime penale kundër 76 kryerësve të veprës penale 'falsifikim dokumentesh', ku në pjesën më të madhe fjala ka qenë për arsim sipëror të kryer. Sipas tij, për falsifikim diplome në vitin 2003 janë dorëzuar 97 kallëzime penale kundër 100 vetave, të cilët diplomat i kanë shfrytëzuar gjatë punësimit në institucionet shtetërore. - Në vitin 2004 janë dorëzuar 27 kallëzime penale kundër 27 autorëve, ku, përveç diplomave për arsim sipëror të kryer, kemi dhe dokumente të falsifikuara të arsimit të mesëm, thotë Pavllovski, duke shtuar se në vitin 2006 deri më tani janë dorëzuar 3 kallëzime penale kundër 3 vetave, të cilët kanë shfrytëzuar diploma të falsifikuara se kanë mbaruar arsim të mesëm, të lartë e sipëror. Pavllovski informoi se gjatë vitit 2000 e 2001 nuk janë zbuluar raste të falsifikimit të diplomave për arsim të mesëm a sipëror të kryer.

Falsifikime të sofistifikuara Përveç njerëzve nga jeta politike, pa pasoja ligjore diplomë të rreme marrin edhe studentët me xhep më të thellë. Në këtë rast, ata për çdo notë u japin mitë profesorëve dhe këtë e bëjnë në mënyrë indirekte. Kjo metodë më shumë është përfshirë në Fakultetin Filologjik dhe në Fakultetin Pedagogjik në Shkup, konsiderojnë njohësit e rrethanave. Njohësit e mirë thonë se profesorët as kërkojnë as marrin mitë në mënyrë direkte. Që "të blihet" nota, studenti duhet të merret vesh me ndërmjetësin, i cili në të shumtën e rasteve është i afërt me ndonjërin prej profesorëve. E tërë procedura deri te diploma zgjat 4 vjet dhe duhet të harxhohen rreth 20 mijë euro, por diploma mbështetet në indeks e dosje dhe vështirë mund të kontestohet. - Të gjithë i dimë tre sutudentët që kanë lidhje me të gjithë profesorët. Ata pyesin se a ka të interesuar për të marrë notën pa mësuar, por për shërbimin duhet paguar nga 300 deri në 500 euro. Nga kjo shumë nga 100 euro mbeten për studentin, të tjerat shkojnë për profesorin. Njëri nga ata ndërmjetës nga viti i kaluar është i diplomuar, por ende rrotullohet te studentët për të gjetur klientë, sepse në këtë punë ka më tepër levërdi, thotë Artan M. nga Fakulteti Filologjik i Shkupit. Zeqirja Neziri, profesor në të njëjtin fakultet, nuk është i informuar rreth manipulimeve dhe marrjes mitë nga ana e profesorëve. - Ne nuk kemi njohuri se si persona të ndryshëm marrin diploma pa studiuar ose regjistrohen në universitete. Si institucion i verifikojmë vetëm ato diploma nga vendet e huaja me të cilat Republika e Maqedonisë nuk ka të nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në këtë sferë, siç është Kosova ose ndonjë vend tjetër. Ne japim mendimin se kandidati a i plotëson ose jo kriteret për të marrë diplomën ose titullin. Për gjith të tjerat, pra edhe për nostrifikimin, kompetente është MASH-i, thotë Neziri. Diploma të kontestueshme nga Universiteti i Tetovës Një ish-profesor i Universitetit Shtetëror të Tetovës, i cili kërkoi të mbetej anonim, tha se gjatë periudhës nga viti 1994 deri në vitin 2003, kur USHT nuk ishte legalizuar, pa kurrfarë procedure ka dhënë 350 diploma për arsim sipëror të kryer në fakultete e drejtime të ndryshme. - Ka edhe situata tragji-komike, kur disa persona kanë marrë diploma universitare pa e kryer shkollën e mesme. Disa nga këta "akademikë" nuk janë ndalur në këtë shkallë të "shkollimit" të tyre, por pikërisht në USHT, me "procedurë të shpejtë", kanë arritur deri te titulli i doktorit të shkencave dhe magjistrit. Disa prej tyre tani punojnë edhe si profesorë ose si asistentë, thotë profesori. Sipas tij, pas legalizimit të USHT, në vitin 2005, Komisioni i përbërë nga profesorë të Universitetit dhe përfaqësues të MASH-it, zbuloi një varg parregullsish dhe keqpërdorimesh. Komisioni që verifikoi njohuritë e studentëve të diplomuar zbuloi se një numër i madh diplomash të ndara janë falsifikat. - Diploma të falsifikuara nga ky universitet kishin marrë persona kryesisht nga Kosova dhe Shqipëria. Nga Maqedonia i ke vetëm ata politikanë të cilëve iu duhej diploma për të zënë vendin e drejtorit në institucionet shtetërore ose për të përparuar në partinë e tyre. Në këtë aferë janë përzier dekanë, profesorë, punëtorë të administratës e studentë, thotë ish-profesori i USHT-së. Ai shton se dokumentet janë dhënë mbi bazë të indekseve të falsifikuara, kurse për të marrë diplomën janë paguar shuma të mëdha.

Në policinë e Tetovës thonë që janë të njohur me rastin dhe qysh atëherë kanë ngritur hetime, të cilat edhe pas një viti janë pa rezultat. Në Rektoratin e USHT nuk dëshirojnë të flasin në këtë temë, ndërsa informacionin as e konfirmojnë as e demantojnë. Thonë se Komisioni ende punon në diplomat e dhëna para vitit 2004, kur edhe qe legalizuar Universiteti. Me diplomë deri te vendi më i mirë i punës Të dhënat zyrtare në MPB thonë se kërkesat për diplomë në Maqedoni janë shumë të mëdha, ndërsa më shpesh ajo shfrytëzohet për punësim ose përparim në hierarki. Në këtë drejtim, në vitin 2004, policia pati arrestuar shkupjanët A.S. (54), D.M. (38) dhe kolegun e tyre N.D. (62), të punësuar në Elektroekonominë e Maqedonisë, për shkak të falsifikimit të diplomës. Ata para disa viteve kanë blerë diploma të falsifikuara për arsimim sipëror të kryer në Universitetin e Beogradit. Pasi i kanë marrë diplomat, ia kanë dorëzuar Shërbimit për çështje kadrovike të EEM, me kërkesë për t'u ricaktuar në vende më të mira pune. Kërkesa e tyre ishte plotësuar, por pas dy muajve u zbulua se fjala është për të diplomuar fals. Akademikë të rremë janë zbuluar edhe në vetë MPB, ndërsa numri shkon në rreth 100 persona me diploma të rreme. Në vitin 2004 në MPB u zbuluan nja 15 kursistë shqiptarë, të cilët, për t'u punësuar në polici, kishin blerë diploma në Bullgari. Të gjithë kanë qenë të larguar, përveç Fekret Durakut, vëlla i ministrit të atëherhëm të Bujqësisë Sadulla Duraku. Ai kishte dorëzuar diplomë kurse ka magjistruar në Akademinë e Sportit në Sofje. Gjatë kontrollimit policor të dokumentit, ishte zbuluar falsifikati. Por, pas intervenimit të të vëllait ministër, Duraku kishte vazhduar të punonte në Drejtorinë e Sigurimit dhe Kundërzbulimit në Kumanovë. Në vitin 2003 policia ka dorëzuar kallëzim penal kundër dy personave, Z.C. (33) dhe A.S. (35) për shkak të falsifikimit të dokumenteve. Gjatë kontrollimit që i është bërë personit A.S., pronar i një agjencie turistike, në mesin e dokumenteve të falsifikuara ishte gjetur dhe një formular diplome nga Shkolla e Lartë Ekonomike e Pejës, Kosovë. Ishte zbuluar që i njëjti person u kishte siguruar diploma edhe dy punëtorëve të MPB-së.

Bullgari DIPLOMA ME KILE

Për dy muaj nga hulumtimi gazetaresk, gazeta "Politika" zbuloi mbi dhjetë kanale prodhimi dhe distribuimi të diplomave të falsifikuara të arsimit të mesëm e sipëror. Materialet i janë dhënë Shërbimit Kombëtar për luftimin e kriminalitetit të organizuar, i cili tashmë punon në to. Në dallim nga anti-mafia, në Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës nuk treguan kurrfarë interesimi për hulumtimin e "Politikës", nga që kishte qenë kohë pushimesh. Ofertat për diploma të rreme lirisht qarkullojnë gjithandej në Internet, ku mund të shihen shpallje si këto: "Shes diplomë të arsimit të mesëm dhe sipëror", "Diploma tërësisht në rregull të arsimit të mesëm e sipëror nga shkolla që ju e zgjidhni", "Sit për diploma", "Shesim diploma origjinale të arsimit të mesëm e sipëror", "Shes diploma të arsimit të mesëm dhe sipëror, të çdo varianti". Ka dhe mashtrues të sinqertë, të cilët marrin guximin të kërkojnë 100 leva përmes bankës, ndërsa pastaj e ndërrojnë e-mailin e kontakteve. Ata llogarisin që blerësit e diplomave false bëhen të vetëdijshëm se e thyejnë ligjin dhe nuk do të shkojnë në polici që të ankohen se janë mashtruar. Lidhja me "shitësit seriozë" të diplomave të rreme realizohet për dy ditë. Në fillim flitet në mënyrë fragmentare ose kandidatit i bëhet një lloj kontrollimi rreth arsimit sipëror. Në e-mailin e dhënë për kontakt lëshohen disa shpallje për shitje të pasurisë. Kjo pasohet nga frikësimet e moderatorit të sitit "Dallavera.net", se nga IP lëshohen shpallje me e-maile të ndryshme, mbase dhe të tilla që nuk ekzistojnë fare. Në disa letra moderatori frikëson me gjyq, por menjëherë sa bindet se "klienti" është person real dhe seriozisht mendon të blejë diplomë, frikësimet ndërpriten. Kjo ndodh brenda një dite. Në ditën në vazhdim vjen oferta konkrete, në të cilën theksohet çmimi prej 2000 eurosh për diplomë false nga Universiteti i Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore (UEKB), specializimi "kontabilitet dhe kontroll". "Diploma është normale dhe e regjistruar. Kur do të më thoni se cilin vit lëshimi duhet të mbajë ajo, do t'ua them çmimin e saktë dhe afatin e përgatitjes", thotë oferta. Nevojiten dy fotografi, kopja e letërnjoftimit dhe diploma e arsimit të mesëm. Me avancë paguhen 50 %, ndërsa pjesa tjetër, kur merret dokumenti i bërë gati. Nëse nuk ndërhyn anti-mafia e Shërbimit Kombëtar për luftimin e kriminalitetit të organizuar, hulumtimi gazetaresk këtu mbaron. Reporteri mund të shkojë të takohet dhe ta paguajë shumën që kërkohet me avancë. Por, në këtë rast ai tashmë bëhet bashkëpjesëmarrës dhe nxitës i veprës së kryer penale, duke iu nënshtruar kështu goditjeve të legjislacionit bullgar. Hetimet e anti-mafias gjithashtu lidhen me një varg kërkesash procedurale. Detyrimisht duhet gjetur prokurori i afërt me problemin, i cili do të urdhëronte fillimin e dëshmimit. Por, nëse

prokurori vlerëson, sikurse dhe ekspertët e Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës, që problemi është i parëndësishëm, atëherë puna i lihet rastësisë. E tillë është praktika e 90 për qind punëtorive të diplomave për arsim të mesëm e sipëror, të zbuluara në vitet e fundit. Të punësuarit në MPB ballafaqohen me to qoftë përmes sinjalizimit nga prodhimi fals i dokumenteve bullgare dhe të huaja për identifikim, qoftë përmes vizave të huaja, patentave për shofer, lejeve për kontrollim dhe qarkullim të automobilave ose certifikatave të shëndetësisë, të gjitha të falsifikuara. Është i vogël numri i shtypshkronjave të paligjshme që merren vetëm me prodhimin e një lloj falsifikati. "Nuk kemi shumë përvojë në zbulimin e këtij kriminaliteti", pranon një i punësuar në Shërbimin Kombëtar për luftimin e kriminalitetit të organizuar. Rasti i fundit është i datës 13 korrik 2005. Atë ditë u burgos grupi kriminel pesanëtarësh, i cili përgatiste dhe lëshonte në qarkullim një arsenal të tërë dokumentesh të falsifikuara. Organizator i grupit është një burrë 49 vjeç me shtetësi të dyfishtë - maqedonase dhe bullgare. Kjo dukuri mbikëqyret në më shumë grupe të zbuluara kriminale. Ato përbëhen nga më së paku 4 persona, prej të cilëve njëri domosdo është me shtetësi të dyfishtë - maqedonase, serbe ose ruse. Në këtë rast organizatori ka dosje kriminele dhe aktgjykim për falsifikim dokumentesh në Maqedoni. Ai është ish-udhëheqës në sferën e industrisë. Punëtoria e dokumenteve të falsifikuara kishte qenë në Sofje, e vendosur në lagjen "Levski". Rol të rëndësishëm në skemë ka firma për kontabilitet, revizion dhe konsultime rreth tatimeve "Vezilka OOD". Drejtore e saj është bullgarja Snezhina Stefanova Ivanova, e lindur në 26 maj 1962. Dy personat tjerë udhëheqës në firmë janë maqedonasit Stojanov Pece dhe Stojanov Ilija. Bëhen partnerë në vitin 2003, kur e ndajnë pronësinë dhe i marrin pasivet e një shoqate tjetër të falimentuar të Snezhina Ivanovës. Në grup pjesëmarrës aktiv është edhe artisti nga qyteti Trojan, Ivan Hadzhijski, një djalosh i ri i talentuar, i cili pohon se nuk ka kurrgjë të përbashkët me të tjerët. Të vetmen gjë që pranon, thotë se njihet me Ivanovën, e cila është kontabiliste e tij. Gjatë kontrollimit të shtëpisë së një bashkëqytetari të tij nga Trojani, i cili gjithashtu merr pjesë në këtë grup, është gjetur vendi i fshehur me tri çanta me diploma të falsifikuara për arsim të mesëm me vulë e nënshkrim, talona fals, deklaracione doganore me vulë dhe një revole e kalibrit të vogël e bërë me dorë me plumba. Softueri i falsifikatorëve ruhet nga një pjesëmarrës tjetër i grupit, i cili jeton në qytetin e Plevenit. Rasti ende është në nivel hetimesh, pa akuzë të ngritur.

Gjatë vitit 2004 regjistrimi i "Vezilka OOD" pëson ndryshim. Lëndës së veprimtarisë i shtohet:

"prodhimi dhe realizimi i produksionit bujqësor". Është kjo qasja moderne, të cilën përfaqësuesit

e ekonomisë gri në Bullgari e shfrytëzojnë në mënyrë masovike viteve të fundit. I vrarë në

ujdhesën Aruba, kontrabandisti dhe shefi i grupit të organizuar kriminal Konstantin Dimitrov-

Samokoveci, kur ishte gjallë quhej "prodhues patatesh".

Si bujk ishte shkruar edhe narko-dileri i vrarë dhe udhëheqësi i grupit për vrasje të porositura

Anton Miltenov, me pseudonimin Kluna.

Moda bujqësore është mënyra e arsyetimit të të hyrave të jashtëligjshme në veprimtari kriminale nga përfaqësuesit në hije. Qoftë edhe dimensionet të jenë të ndryshme, prodhuesit e dokumenteve të falsifikuara gjithashtu kanë nevojë të legjitimojnë mjetet e fituara në mënyrë të paligjshme, prandaj përcaktohen që vetë të sigurohen si prodhues bujqësorë. Ekspertët i ndajnë diplomat e rreme në dy lloje - dokumente false dhe diploma të vërteta, por të fituara në mënyrë të paligjshme. Për hulumtim më të vështira janë të dytat, për shkak se në pjesën më të madhe ato janë të lidhura me korrupsionin në institucionin përkatës të arsimit të mesëm ose sipëror. Një nga rastet e pakta arriti dhe deri në gjyq para disa vitesh. Gjatë viteve '90 qytetari gjerman Rajner Shute merr diplomën e Fakultetit Teknik të Universitetit amerikan në Florida. Vjen në Bullgari dhe me atë diplomë kandidohet për magjistër në Fakultetin Evropian të Universitetit Xehetar-Gjeologjik. Sot ky institucion arsimor është i mbyllur, por asokohe për një periudhë jepte diploma false me kilogram. Universiteti, nga i cili gjermani mori diplomën, nuk njihet si legjitim në shumë shtete, përfshi dhe vendin tonë. Nën presionin e rektorit të atëhershëm të Fakultetit Evropian të Universitetit Xehetar-Gjeologjik, gjermani është pranuar me mundësi që të vazhdojë studimet. Pas një viti ai merr diplomë të arsimit sipëror me shkallë magjistri, pa ditur asnjë fjalë të gjuhës bullgare. Nuk ka pasur nevojë të demonstrojë se a ka njohuri nga gjuhët, për shkak se provimet që i ka dhënë (gjithsej dhjetë) kanë qenë fiktive. Rektori ka shpjeguar se ka pasur përkthyes që i ka përkthyer pyetjet dhe përgjigjet. Një herë ia doli, kështu që gjermani u përpoq që të mbronte dhe doktorat në Pllovdiv. Por atje fati nuk i buzëqeshi. Gjatë hulumtimit paraqitet edhe një problem tjetër. Prokuroria nuk e sheh të arsyeshme të ngrejë akuzë, duke shtuar se qytetari gjerman tashmë është i dënuar derisa i është marrë diploma. Lënda ende nuk është kryer. Ka shumë gjasa që të mbyllet me një aktvendim lirues. Një lloj tjetër mashtrimi janë edhe publikacionet me të cilat të huajt zakonisht i mbrojnë disertacionet e tyre. Ka raste frapante. Kandidati për titull më të lartë dorëzon shtatë publikime shkencore. Katër prej tyre kanë qenë të publikuara në ato botime ku ai ka qenë botues.

Tri të tjerat kanë qenë të publikuara në botimet më të njohura, edhe atë për një periudhë të shkurtër. Kjo ka zgjuar dyshime. Ato i kanë konfirmuar një varg kontrollimesh. Është konstatuar se i huaji i ka bërë skenim revistës, por duke fshirë pjesë nga përmbajtja, me të shtuar të titullit të publikimit të vet. Në të njëjtën mënyrë ka ndërruar dhe disa nga faqet e fundit. Gjithë tjetra ka qenë autentike. Përpunimi është kryer me një mjeshtri të rrallë, kështu që recenzentët as që e kanë vërejtur mashtrimin. "Bullgaria është bërë pjesë e mafisë botërore për falsifikim diplomash", pranon Petar Kenderov, kryetar i Komisionit të Lartë të Atestimit. Ai është matematikan, akademik, profesor, doktor shkence në matematikë. Ka mbaruar në Universitetin shtetëror të Moskës. Profesor Kenderov pohon se shumica e diplomave, të dërguara në Bullgari për verifikim, kanë elemente nga të cilat shihet që nuk janë lëshuar këtu. Si falsifikohen diplomat? Me teknikë bashkëkohore kompjuterike bëhet skenimi i diplomës së vërtetë dhe me të njëjtin font ndërrohet emri i njeriut. Shkruhet tjetër komision se ka vendosur për titullin, kryesisht me emra që nuk ekzistojnë dhe vihet numri i rremë. Kjo është bërë aq profesionalisht, sa që të huajt (më i fortë është tregu gjerman) e blejnë një diplomë të tillë dhe mbi këtë bazë pretendojnë të marrin titullin e profesorit. Se diploma është falsifikat merret vesh vetëm nëse zyrtarisht shtrohet pyetja rreth rregullsisë së dokumenteve. Në të kundërtën, kjo kurrë nuk mund të zbulohet. Një qytetar gjerman i kishte shkruar një letër zemërthyese ambasadores sonë në Gjermani se e ka humbur diplomën dhe me urgjencë ka nevojë për duplikat. Lutja e tij ka shkuar më tej, por për habinë e të gjithëve është konstatuar se një personi të tillë, me atë numër, kurrë nuk i është lëshuar diplomë. Gjatë verifikimit është konstatuar se gjermani me sukses e kishte shfrytëzuar diplomën e falsifikuar, duke e ditur se është e tillë, sepse për të kishte paguar një shumë më të madhe. Po qe se lëshohet duplikati me nënshkrimet dhe vulat gjegjëse, diploma false nostrifikohet. Shumë të huaj e dinë këtë dhe përpiqen t'i shmangen edhe legjislacionit të tyre edhe legjislacionit bullgar. Ka dhe njerëz që nuk dinë se thyejnë ligjin, meqë diplomën e kanë blerë nga firma e regjistruar zyrtarisht në shtet. Kjo praktikë shpesh haset në Maqedoni. Kështu, blerësi i ik përgjegjësisë së gjyqit, meqë ka shfrytëzuar shërbimin e ndërmjetësit. Nga ana tjetër, ndërmjetësi gjithashtu del i pafajshëm, meqë pohon se nuk i njeh njerëzit që e kanë bërë diplomën. Ai e ka siguruar dokumentin nga persona të tretë dhe ka marrë provizion nga myshteriu i tij, por s'është detyrë e tij të luajë rolin e detektivit. "Shumë herë punojmë në ndjekjen e rrugës së diplomave të rreme deri te myshteriu, për të konstatuar se cilët janë firmat dhe njerëzit që i distribuojnë, por tani për tani nuk kemi të dhëna se a bëhen hulumtime të këtilla edhe jashtë vendit", komenton docent Petar Kenderov. Edhe pse puna e diplomave false është rralluar pak në krahasim me vitet e kaluara, ato ende i ke me dhjetëra. Tregjet e huaja janë stimuli kryesor i falsifikatorëve.

Disa ekzemplarë të gjetur mund të përzihen me origjinalet, por ka dhe diploma që janë bërë pa shumë shkathtësi, të cilat mund të gjejnë vend në faqet argëtuese të gazetave në rubrikën: "Gjeni dhjetë dallime". Të gjitha diplomat e rreme të zbuluara vitin e kaluar, për shembull, janë me nënshkrimin e kryetarit të Komisionit të Lartë për dhënien e Atesteve, edhe pse llogariten se janë lëshuar gjatë mandatit të kryetarit Kenderov. "Ashiqare, ende nuk i kanë bërë skenim nënshkrimit tim dhe s'e kanë", komenton ai. Falsifikatorët ende e shfrytëzojnë edhe nënshkrimin e sekretarit shkencor të vitit 2000. Që atëherë e deri më tani në atë vend janë ndërruar pesë veta. Sipas informatës së Komisionit të Lartë të Atesteve, titujt shkencorë shiten më shtrenjtë se diplomat normale-çmimi arrin dhe deri në 12.000 euro. Ka një element që përsëritet pothuajse në të gjitha diplomat false që janë gjetur jashtë e për të cilat pohohet se janë me prejardhje bullgare. Në to ka rusizma. Falsifikatorëve kjo nuk u bie në sy, për shkak se prapashtesat dhe rasat nuk u bëjnë kurrfarë përshtypje. Në diploma të tjera të kapura jashtë ka pasur absurde me "profesor" si shkallë arsimore. Hulumtimi i bërë nga "Politika" konstatoi dhjetëra e-maile me sufiksin "ru". Në njërin prej tyre çmimi i ofruar për diplomë false ishte 600 leva. Çmimet e dokumenteve të rreme lëvizin nga 1000 euro e lart. Personi që ofron diplomë për 600 leva pohon se këtë e bën për "promovim", meqë për momentin nuk paskësh shumë kërkesa dhe precizon se ky çmim vlen deri në fund të gushtit. Afati për përgatitjen e dokumenteve të rreme është dy ose tri javë. Pagesa bëhet kesh. Mund të kontraktohet që pagesa të bëhet në këste, por diploma do të merret kur do të shlyhet e tërë shuma. Më shumë se 300 diploma false për arsim të mesëm e sipëror janë zbuluar në banesa private në qytetin Pernik në vitin 2004. Aksioni i Shërbimit Kombëtar për të luftuar kriminalitetin e organizuar vazhdon qe dy muaj. Dy burra 68 dhe 47 vjeç janë akuzuar pasi është konstatuar se kanë shitur diploma nga 50 leva secila, që është një çmim rekord i ulët qoftë dhe për falsifikat. Nëntë punëtori për dokumente false janë zbuluar në Sofje, Pllovdiv, Qustendil dhe Silistra në prill të vitit 2003. Firmat e kontrolluara janë fshehur pas veprimtarisë legale të konsulencës, ndërsa zyrat e tyre kanë qenë në lagjet e fundit. Gjatë kontrollit në Pllovdiv janë gjendur dhjetra pasaporta bullgare, gjermane, holandeze dhe irlandeze, pastaj diploma bullgare dhe ruse, si dhe letërnjoftime me fotografi e të dhëna. Kriminelët janë këshilluar nga avokatët e tyre dhe pohojnë se janë koleksionarë. Në deklaratat e tyre ata shkojnë më tej dhe thonë se kanë pasur për qëllim që diplomat dhe letërnjoftimet false t'i ngjesin për muri në vend të tapetave. Paradoks përbën fakti që ata, pasi kanë dhënë deklaratat, menjëherë janë lënë të lirë. Kjo për shkakun se dënimi për falsifikim dokumentesh shkon deri në tre vjet burg dhe prandaj nuk mund t'u shqiptohet masa e paraburgimit të vazhdueshëm. Numri më i madh i shtypshkronjave ilegale gjenden në provincë, e jo në kryeqendër, ku janë të koncentruara qendrat e të gjitha shërbimeve. Më 10 shkurt 2005 në qytetetin Svishtov është

zbuluar shtypshkronja private që ka shtypur qindra diploma të rreme nën emrin e firmave dhe organizatave shtetërore. Pas saj fshihet këshilltari i pasuksesshëm komunal dhe aktivisti i Lëvizjes kombëtare "Simeoni i Dytë" (NDSV), Vollodja Georgiev. Të ardhurat e tij zyrtare vijnë nga libraria dhe firma për reklama në "Qytetin e doganierëve", siç e quajnë Svishtovin. Punonjësit e shtypshkronjave ilegale Georgievin e karakterizojnë si diletant, për shkak se ua ka rrënuar çmimet. Ai fitimin e ka llogaritur mbi bazë të shkallës së qarkullimit, e jo të cilësisë. Vollodja Georgiev ka afinitetin e Akademisë Ekonomike të Svishtovit, ku falë atij ndryshe nga të tjerët kanë diplomuar mbi 200 persona-doganierë të sotëm e të ardhshëm, punonjës transporti etj. Georgiev e kishte ditur që biznesi i tij nuk do të zgjaste shumë. Kur e mbyllën, ai u kishte ofruar policëve të pinin kafe, kurse pastaj i kishte shtrirë duart në mënyrë teatrale për t'ia vënë prangat. Gjatë kontrollit i janë gjetur 154 vula të enteve të ndryshme arsimore bullgare, të administratës komunale dhe tatimore, të noterisë, të enteve dhe institucioneve shtetërore. Pjesa e madhe e dokumenteve është lëshuar falë faktit që ai ka qenë kryetar i këshillit të shkollës në gjimnazin tregtar shtetëror "Dimitar Haxhivasilev". Gjatë hetimeve konstatohen edhe disa ente të tjera arsimore në emër të të cilave ka lëshuar diploma dhe vërtetime akademike false - Universiteti i Ri Bullgar, universiteti "Angel Kënçev" - Ruse, Univeriteti Teknik - Gabrovo dhe UNSS, plus disa shkolla të mesme. Ai ka lëshuar diploma edhe për specializim veterine. Hetimet kundër Vollodja Georgievit përfundojnë në tetor të vitit 2005 me marrëveshje jashtëgjyqësore. Gjykata rajonale në Svishtov konstaton se është arritur marrëveshja midis prokurorisë rajonale dhe avokatëve të Georgievit. I akuzuari njihet fajtor dhe e pranon aktgjykimin - dy vjet burg me kusht për 5 vjet. Në llogari të shtetit i merret konfiguracioni kompjuterik me shtypës lazer, ndërsa dëshmitë materiale shkatërrohen. Një tjetër aktivist partiak është paraburgosur në nëntor 2003 në qytetin Ruse - Julijan Spasov, ish-shef i seksionit të të rinjve për rrethin e Rusesë të Lidhjes së Forcave Demokratike. Ai është akuzuar se ka shfrytëzuar diplomë false juristi. Me të është punësuar si avokat. Në banesën e tij gjatë kontrollit janë gjetur dokumente të vjedhura nga prokuroria e Rusesë. Nuk duhet anashkaluar momenti politik. Në prill të vitit 2005 Gjykata e Qarkut në Burgas e arsyetoi ish-rektorin e universitetit lokal "Prof.dr. Asen Zllatarov" (ish-Instituti i Lartë i Kimi-Teknologjisë), docent Nikollaj Ralevin, të akuzuar se u ka lëshuar diploma personaliteteve të njohura të politikës dhe të biznesit. Prokuroria insiston në tre vjet burg me kusht për 5, mirëpo gjykatësi Sabço Sabev nuk pajtohet. Rasti është skandaloz. Në mesin e atyre që kanë marrë diploma fals janë emrat e ministrit të Shëndetësisë, Ilko Semerxhiev, të shefit të komisionit parlamentar për çështje sociale Hasan

Ademov, ish-zv/ministrit të Mbrojtjes, Mehmed Xhafer dhe personalitete të tjera të njohura. Sipas prokurorisë, të tre kanë marrë diploma në mënyrë të paligjshme pasi kanë mësuar vetëm nja 2-3 muaj. Janë pranuar në kursin e kualifikimit postdiplomik, ndërkohë që kanë hyrë dhe si studentë për studime magjistrature pa e dhënë provimin pranues. Gjithsej 50 veta kanë marrë shkallën shkencore magjistër "me procedurë të shpejtë", pa dhënë provimin pranues. Një skandal i madh korrupsioni u paraqit dhe në Universitetin shtetëror moskovit të Kulturës e të Artit me seli në Ruse në vitin 2004. Rektori i institucionit arsimor, Tatjana Kiselova, është akuzuar se gjatë viteve 2001 dhe 2004 ka ndërmjetësuar në shitjen e 130 diplomave të rreme për Drejtësi të kryer, shuma e të cilave llogaritet 550.000 $. Sipas të dhënave të Internet-sitit "Gazeta.ru", blerjet kanë variuar varësisht nga prestigji i specializimit dhe ndërlikueshmëria e "procesit". Për vitin e parë paguhen 34.000 $, për drejtimin ekonomik-20.000, kurse për drejtimin humanitar-midis 10.000 dhe 20.000 $. Në Ruse falsifikatori më i njohur është Jordan Nikollov, i njohur me pseudonimin Karatisti. Shtypshkronja e tij e parë për bankënota dhe dokumente të rreme është zbuluar qysh më 18 gusht të vitit 1997. Janë paraburgosur 12 veta, por akuzës i janë nënshtruar vetëm tre prej tyre. Karatisti është dënuar me 6 vjet burg me fillim të rreptë, kurse djemtë e tij Ikren dhe Juli marrin aktgjykime me kusht si ndihmës. Dy vjet më vonë është zbuluar edhe një tjetër shtypshkronjë e Karatistit. Një tjetër qytet ku prodhohen diploma me kile është edhe Burgasi. Në vitin 2004 është zbuluar shtypshkronja e Radostin Radevit. Në skemën kriminale pjesëmarrëse ka qenë edhe mikesha e tij Elena Ferdinandova, Aleksandar Hristov, nëpunësi shumëvjeçar në Drejtorinë e Aviacionit Civil në Burgas Mihail Teoharov dhe ish-polici Martin Dinkov. Akuza ata i ngarkon se që nga maji 2003 deri në shkurt 2004 kanë prodhuar 267.000 dollarë. Gjatë aksionit të anti-mafias në ofisin e "Rado print" nga shtypshkronja janë konfiskuar një grafo-presë, skener, shtypës, laminator, makinë ofset, gijotin dore për letra, makinë për qepje në dorë, teknikë fotokopjimi, kompjuter dhe matrica nga alumini me shenjën e Rezervave Federale të SHBA-ve. Në makinën ofset ka pasur përgatitje për të shtypur bankënota të rreme nga 100 dollarë. Janë zbuluar dhe përgatitje të tjera për përpilimin e diplomave të arsimit të mesëm dhe sipëror, klishe dhe vula nga ente të ndryshme shtetërore, licenca për veprimtari truristike, leje për shofer dhe formularë e dokumente të tjera. Skandali më i madh ndërkombëtar deri më tani ka ndodhur në vitin 2002, kur ekspertë nga Ministria maqedonase e Arsimit u prezentojnë kolegëve të tyre bullgarë më shumë se 80 diploma të rreme. Të gjitha ato kanë qenë të lëshuara nga universitetet bullgare. Më shumë dokumente të rreme janë gjetur në universitetin e Shkupit "Shën Kirili e Metodij".

Përfaqësuesit e Ministrisë maqedonase të Arsimit kishin ardhur në vizitë për t'u njohur me kërkesat e nostrifikimit dhe për të marrë ekzemplarë nga vulat dhe nënshkrimet ligjore të enteve gjegjëse arsimore. Më shumë diploma të rreme kishte pasur nga Universiteti i Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore. Hulumtimi i gazetës "Politika" konstatoi se kjo praktikë vazhdon. Kohë më parë në sitin e Ministrisë bullgare të Arsimit dhe Shkencës është paraqitur regjistri i diplomave të nostrifikuara për arsim të mesëm e sipëror të kryer jashtë vendit dhe regjistri i studentëve aktualë dhe atyre që i kanë ndërprerë studimet dhe doktorantëve. Në regjistrin e parë për momentin ka të dhëna për dokumente të arsimit sipëror të njohura pas 1 janarit të vitit 2006. Kjo do të thotë se nëse blihet diploma e rreme me datë të vjetër, nuk ka mekanizëm që do të mund ta zbulonte. Në regjistrin e dytë ka të dhëna aktuale për semestrin dimëror të vitit 2005. Regjistri i plotë u desh të funksiononte që nga fundi i vitit 2004, fillimi i vitit 2005, sipas fjalëve të drejtorit të "Servisi për Informatikë dhe Teknologji", Dimitar Cvetkov. Ideja e punëdhësve lidhet me mundësinë e kontrollimit në Internet, vallë kandidatët e paraqitur për punë kanë ose jo diploma origjinale për arsim të mesëm a sipëror të kryer. Kjo është thënë që në vitin 2001 dhe është përfshirë në projektin e modernizimit të arsimit. Kredia nga Banka Botërore është harxhuar për qëllime të tjera, kurse sistemi ende nuk funksionon. Për momentin problemi me diplomat e rreme për arsimin e mesëm dhe sipëror nuk është me prioritet për Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës.

Box RASTE MË TË VJETRA Nëntor 2002 Polici nga MPB Pazarxhik, i pranuar në punë para 5 vjetësh, pushohet mga puna pasi është konstatuar se diploma e tij e arsimit të mesëm ka qenë e rreme. Rasti është dorëzuar në prokurorinë e Pllovdivit. Në të njëjtën kohë nga puna është pushuar edhe polici kufitar, oficeri më i ri Kiril Kirjakov nga Shërbimi kufitar rajonal në Elhovo. Ai është akuzuar se ka prezantuar dokument me përmbajtje të rreme-diplomë për kryerjen e arsimit të mesëm me notë të përgjithshme më të lartë se nota e vërtetë.

Qershor 2002

Prokuroria e qytetit Pleven nis hetimet kundër drejtorit të shkollës “Vasil Aprillov”, Pllamen Pavllov, për diplomat e rreme të lëshuara prej tij për kryerje të klasës së tetë me vula dhe formularë të vjetër të shkollës. Ai është lëshuar me një dënim disiplinor.

Mars 2002 Pesëmbëdhjetë ushtarë profesionistë nga Brigada 61 elite në qytetin Karllovo nga Forcat e Reagimit të Shpejtë janë pezulluar nga puna për shkak se kanë shfrytëzuar diploma të rreme të arsimit të mesëm. Kjo është konstatuar pas konkurrimit të tyre për t’u përfshirë në çetën bullgare të sigurimit të Forcave për Reagim të Shpejtë në Bosnje. Oficerët kishin dyshuar në numrat e njëpasnjëshëm të diplomave që kanë paraqitur ushtarët. Dokumentet e rreme ishin prodhuar në një shtypshkronjë ilegale në Karllovo. Ishin shitur për një çmim nga 80 deri në 100 leva.

Shtator 2001 Një arsimtar 56 vjeç nga Pllovdivi, Pavel Georgiev, është akuzuar nga që në mënyrë ilegale ka dhënë dëftesa të shkollës së mesme me vulat e gjimnazit të natës “Hristo Spirnenski” SPTU elektro-industri dhe Shkolla e hotelierisë. Ai ka falsifikuar edhe dëftesa të kualifikimit profesional, libraza pune dhe vërtetime për stazhin e punës. Dokumentet i ka vulosur me vula që i ka përgatitur vetë nga materiali “Dentafleks”. Për shërbimin ka marrë deri në 200 dollarë.

Tetor 1999 Policët në qytetin Shumen zbulojnë një grup prej 4 vetash, të cilët kanë lëshuar diploma të rreme të arsimit të mesëm e sipëror në Shumen dhe Veliki Presllav. Kanali mbërrin deri në Turqi, ku është shitur një pjesë e dokumenteve të falsifikuara. Çmimi i diplomave ka lëvizur nga 40 deri në 200 DM.

Tetor 1999 Naçko Markovi 43 vjeç nga fshati Borovan, Vraca, është akuzuar për prodhim dokumentesh të rreme të arsimit të mesëm. Hetimet kishin filluar kur 31-vjeçari Toshko Todorov nga fshati Krushovica me diplomë të rreme kishte konkurruar për të punuar në Drejtorinë rajonale të MPB në Vracë.

Tetor 1999

Zbulohet një shtypshkronjë e fshehtë në fshatin Kaçulka, Kërxhali. Reparti i 37-vjeçarit Akif Mustafa kishte prodhuar dokumente personale dhe diploma të rreme të arsimit të mesëm e sipëror. Porositë kishin ardhur nga Turqia. Më së shumti dokumente ishin lëshuar për specializimin “filologji bullgare” me specializim të dytë “filologji ruse”. Çmimet kanë variuar nga 500 deri në 1500 DM. Një perandori e fshehtë falsifikatorësh Në Shqipëri të gjithë mund të diplomohen, madje brenda pak orësh. Befas mund të shfaqesh si i diplomuar për Shkenca Politike, Ekonomi, Juridik, Inxhinieri në cilën degë të saj që mund të të duhet, Shkenca Natyrore, apo Filologji, deri edhe Mjekësi. Është si një treg i zi, ku mjaft të gjesh personin e duhur dhe siguron mallin që do. Ka qindra shqiptarë të diplomuar të këtillë në të gjithë Ballkanin, në institucionet apo ndërmarrjet private, ku kanë patur interes. Atje ku ata paraqiten prezantohen me diploma që mbajnë firmat dhe vulat e Universtitetit të Tiranës, apo të Universiteve të tjera të Shqipërisë. Dhe punojnë në vendet ku ata duan, aplikojnë deri në institucione shtetërore, si në administratë apo polici. Te “Rruga e Kavajës” Atëherë ç’do gjë qenka e lehtë. Po ku mund të gjesh një diplomë false? Si mund të mbërrish te ndonjëri prej “mjeshtrave”? Pyes një informatorin tim dhe ai më thotë se nuk njeh dikë drejt përdrejt, por ka dëgjuar një të njohurin e tij, se është dikush, me një emër të sajuar, rreth 37 vjeç që mund të të sigurojë një diplomë krejt si origjinalja me firma dhe vulë të cilit universitet të dëshirosh. Thonë se ai, është mjeshtër dhe dokumnetat që dalin nga dora e tij zor se hetohen që janë false. Informohem se ai ka një zyrë ilegale te “Rruga e Kavajës”. Kuptoj se në qendër të Tiranës ky mjeshtër i falsifikimit ende “gjen punë” dhe “ndihmon” klientët e tij me dokumenta false. Por veç tij në po të njëjtën rrugë mund të kontaktosh përmes të tretëve edhe me dy falsifikatorë të tjerë. Informatori im më la të kuptoj se te “Rruga e Kavajës” ka ngritur bazën një rrjet i ri falsifikatorësh. Mbase ka qenë aty gjithherë, dhe nuk është cënuar nga policia. Mbase po hedh rrënjë këto kohë. Njerëzit që pyes më thonë se këto kohë janë tërhequr dhe tregojnë kujdes të jashtëzakonshëm. Arrestimet e bujshme dhe njoftimet për zhdukjen deri në qelizë të gjithë vartave të trafikantëve që fallsifikojnë dokumenta në kryeqytet, bënë që shumë prej tyre ta ndërpresin këtë aktivitet, ose ta zhvillojnë në fshehtësi të plotë, me dhjetëfish më tepër kujdes dhe pa lënë gjurmë. Ndihen të sulmuar dhe nën hetim të vazhdueshëm. Por informatori im më thotë se mund të gjedet mundësia për të siguruar një diplomë prej tyre. Sigurisht përmes një të treti a të katërti. Takimi me ta është i pamundur. I them të pyesë për çmimin e një diplome false. Dhe ai më thotë se kjo varet nga “mjeshtri” që zgjedh. Më thotë se jo të gjtihë janë të një niveli. Disa prej tyre falsifikojnë aq mjeshtërisht, sa edhe vetë rektorët, apo dekanët nuk arrijnë t’u besojnë syve kur shohin firmat e tyre. Ndaloj këtu. Është më e udhës të takoj një të dëmtuar prej këtij biznesi të çuditshëm e tejet fitimprurës. E këto tre vite më i dëmtuari prej tyre thonë se është Shezai Rrokaj, rektori i Universitetit të Tiranës, emri dhe firma e të cilit i shpesh herë është përdorur në dokumenta që ai as i di.

Një rektor i kërcënuar Është thuajse çdo kohë nën kërcënimin e tyre. Asnjëherë nuk mund ta dijë kur një falsifikator mund të hedhë firmën e tij në një diplomë. Ai nuk mund ta parashiokojë as momentin kur ndokush, mund të trokasë në portën e tij dhe me një dosje që ia zgjat e pyet me dyshim: “Firma juaj është kjo zoti rektor? Profesor doktor Shezai Rrokaj, është emëruar rektor i Universitetit të Tiranës në vitin 2003. Ishte kulmi i perandorisë së falsifikatorëve në Tiranë. Ai thotë se që në vitin e parë të detyrës së tij, i mbërriti në zyrë një delegacion nga Maqedonia dhe këkruan të konfirmojnë firmën e tij në një diplomë. I befasuar fillimisht, rektoi i spaoemëruar kuptoi se ishte futur në një histori të ngatërruar. “Ata kishin të drejtë. Shumë shkresa shqiptarësh që kërkonin punë në Maqedoni kishin depozituar diplomat e tyre sikur kishin mbaruar në Universitetin e Tiranës dhe kishin përdorur firmat tona”. Ndër këto shkresa sipas tij kishte shumë raste që firmat ishin falsifikuar, por edhe raste të tjera kur firmat janë të sakta e dokumentat nuk janë autentike. Rrokaj shpjegon se çështja e dokumentacionit fals mund të ndahet në dy drejtime kryesore. Njërin prej tyre ai e quan fajësi institucionale. “Ka raste kur institucioni ka një elelement të korruptuar brenda adminsitratës së vet. Ai mund të lëshojë një dokument kundrejt rryshfetit dhe për pasojë i gjithë institucioni futet në vazhdën e korruptimit të drejtpërdrjetë ose të tërthortë. Nëse një student kërkon një dokument trasferimi dhe sekretarja e një fakulteti lëshon një vërtetim notash jo real, natyrisht dekani, shefi i departamentit, të gjithë instancat nga kalon ky dokumnet do ta firmosin. Pra kjo ka të bëjë me atë që quhet ndershmëria institucionale, përkushtimi dhe serioziteti në detyrën e shtetarit. Gjëra të tilla na kanë ndodhur shpesh në institucionet tona. Por pasi janë diktuar ne kemi marrë masat e nevojshme”. Ndërsa rruga e dytë sipas tij dhe më masivja janë “zyra të ndryshme falsifikatorësh që fallsifikojnë firmat tona, e që quhet tregu i shkresave institucionale. Jemi përpjekur që të parandalojmë me aq sa mundemi por nuk është detyra e mirëfilltë e institucionit tonë që të merremi me punë hetimore”, thotë Rrokaj, ndërsa shpjegon se kur rezulton që një nga pjesëtarët e administratave të fakulteteve ka patur një rast të tillë atomatikisht largohen nga puna. “Nuk ka asnjë masë tjetër më lehtësuese. Është një ulje prestigji institucionale. Është shumë e rëndësishme sidomos në komunikimet rajonale”. Kjo rrugë të shpie në Maqedoni Në shumë prej rasteve që rektori i Universtietit të Tiranës Shezai Rrokaj, ka ngritur zërin për diplomat false, një prej pikave më të forta të referimit do të ishte Universiteti i Tetovës. Kur e pyet rektorin Rrokaj pse, ai thotë se “shumë raste tipike na vijnë nga transferimet ndërinstitucionale”. Duket se kjo pikë e shqetëson mbi gjithë të tjerat. “Unë vetë kam denoncuar disa raste. Kisha marrë kontakte me rektorin e Tetovës dhe i thashë se kam sinjalizime të kësaj natyre prandaj duhet të shikosh se si funksionon administrata juaj për lëshimin e këtyre dokumentave. Më është thënë gojarisht që aty janë kapur raste pikante. Na rezultonte që merrte nga fakulteti një vërtetim për X status akademik në filan vit. Nga ana tjetër ne kërkonim rikonfirmim për këtë dhe na vinte një rikonfirmim tjetër. Ne kërkonim sërish konfirmim për të kuptuar se cili ishte i vërteti ai i mëparshmi apo i mëpasshmi. Në rastet kur vinin dublime të tilla ne i kemi përjashtuar direkt”. Rrokaj tregon se një rats i tillë ishte vitin e shkuar dhe vinte nga Universiteti i Tetovës. “Në dokumentacionin që na erdhi njëherë dilte se

kishte qenë student korrespodence dhe njëherë si student i ditës. Na vinin sinjalizime të ndryshme. Atë rast e kam denoncuar publikisht edhe në media”. Rektori Rrokaj beson se përmes rikonfirmimeve dhe me një marrdhëniedhe informimi më korrekt me universitet e rajonit, mund t’i pritet rruga këtij fenomeni. Ai thotë se koha më e vështirë në rikonfirmimin e dokumentave ka qenë viti 2004 kur nisën lëvizjet në Universitetin e Tetovës, për çështjen e mbylljes së fakultetit të Mjekësisë. “Ne dërguam dokumentacionin për verifikim zyrtar, gjë që nuk është bërë asnjëherë më parë, duke marrë përvojën e agjencive ndërkombëtare. Por nuk na erdhi asnjë përgjigje për rastet që kishim dërguar në vitin 2004. Institucioni u përfshi nga lëvizjet studentore kundër qeverisë. Ndërsa për vitin 2005 pas shumë pritjesh që ta na vinin përgjigjet, dërguam njeriun tonë, i cili verifikoi në regjistra saktësisht se cili ishte statusi i i tyre. Në propozimet që na vinin kishte vende për shumë abuzime, shumë shkelje, të cilat ne i kemi goditur”. Rrokaj thotë se ndër 30 kërkesa transferimi, 4 -5 prej tyre ishin dokumente të falsifikuara. “Kjo i lë shteg abuzivizmit të shtetit”, thotë rektori, ndërsa shpjegon se këto dy vitet e fundit është futur një filtër shumë i mirë i konfirmimeve me institucione në Maqedoni dhe Kosovë, por edhe në 5 – 6 agjenci ndërkombëtare që nga SHBA, Kanada, Greqi, Itali, ku janë vendosur korrespodenca të rikonfirmimeve të rezultateteve të të interesuarve që kërkojnë të ndjekin shkollimin e mëtejshëm apo punësimine tyre në këto vende. Ndëshkime Por a mjafton ky filtër për tu bërë ballë abuzimeve të qindra personave që përdorin dokumenta false? Rrokaj thotë se pothuja në të gjithë ratset kur është konstatuar një person që paraqet dokumenta false shkollimi, ndaj tij, masa maksimale që merret është përjashtimi. Asnjë përgjegjësi penale nuk mbajnë. Deri më sot në Shqipëri luftohen vetëm prodhuesit e dokumentave false. Policia shqiptare shumë herë ka ndërmarrë aksione për arrrestimin e shumë falsifikatorëve dhe shkatërrimin e rrjeteve të tyre. Një aksion i madh u ndërmor në vitet 2002- 2003, e fill pas tij, pasoi një periudhë e shkurtër qetësie, ose fshehtësie. Në vitin 2005 dhe 2006 janë shënuar mjaft raste pikante, të perdoruesve të dilomave false dhe të falsifikatorëve, të arrestuar nga policia. Një myfti me diplomë false Në maj të vitit 2005, një rast flagrant i diplomave të falsifikuara ishte ai i sekretari të Komunitetit Musliman në Shqipëri. Zylyftar Dervishi është myftiu i xhamisë në Lushnje. Ai tashmë jeton ditë disi të qeta, larg përplasjeve dhe akuzave të kryeqytetit. Një vit më parë në maj të 2005 ai kreu një aventurë. Në institucion e Komunitetit Musliman, ai kishte zëvendësuar në postin e sekretarit, Sali Tivarin, i cili u vra në mënyrë misterioze dy vjet më parë në zyrën e tij. Si sekretar i Komunitetit Musliman, Dervishi ishte shpesh i sulmuar. U akuzua se nuk kishte shkollimin e duhur për të shërbyer në atë zyrë. Shpesh dyshohej se ai abuzonte me pronat dhe financat e muslimanëve. Por pas këtyre akuzave sekretari i muslimanëve paraqiti diplomën e shkollimit të tij para komisionit të verifikimeve në Bashkësinë Islame. Kohë më parë kishte deklaruar se ishte diplomuar për ekonomi, por në këtë kohë akuzash ai paraqitit për verifikim një diplomë të Ciklit të Ulët (Mësuesi), të cilën pretendonte se e kishte marrë pas përfundimit të studimeve në vitin 1993 në universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Por pak ditë më vonë Rektori i Universitetit të Elbasanit, profesor Jani Dode, në përgjigjen zyrtare kthyer Komunitetit Musliman pohoi se diploma e Dervishit ishte e falsifikuar. Krerët e komunitetit më të madh fetar në vend i lanë vetëm 10 ditë kohë sekretarit Dervishi për të verifikuar diplomën, ndryshe do të pushohej nga puna. Por pas verifikimeve ish-rektori i Universitetit të Elbasanit, profesor doktor Mehmet Çeliku mohoi të ishte firma e tij në diplomën e sekretarit të muslimanëve. Po ashtu, ish-dekani i Fakultetit të Ciklit të Ulët, të këtij universiteti, profesor Ali Shashai tha se nënshkrimi nuk ishte i tij. Dy ish-drejtuesit e universitetit të Elbasanit treguan detaje të nëshkrimeve të tyre që mungonin në dilpomën e Dervishit dhe pohuan se ajo ishte e falsifikuar, dhe kjo vërtetohej fare lehtë nga mënyra e shkrimit të përdorur. Në vitin 1993 diplomat në Universitetin e Elbasanit shkruheshin nga një piktor, i cili ishte punësuar vetëm se e kishte shkrimin shumë të rregullt. Ekspertët që e kanë verifikuar diplomën e paraqitur nga Dervishi pohuan se në të dallohen disa gabime ordinere, që nxjerrin në pah faktin e një falsifikimi të shpejtë dhe aspak të specializuar. Kështu, ndër të tjera, poshtë dekanit të fakultetit dhe kryetarit të komisionit ekzistojnë vetëm nënshkrime. Ekspertët thonë se duhet të ishin, dhe kjo është një praktikë e njohur, emrat e dekanit dhe të kryetarit të komisionit, që në këtë rast është ai i provimeve. Për pak ditë gjithçka rreth çështjes së diplomës false të sekretarit të komunitetit Musliman u zgjidh. Diploma e tij ishte e fasifikuar. Kundërshtarët e tij dhe akuzuesit kishin fituar. Ai, në qetësi, e la zyrën e paraardhësit të tij të vrarë, mblodhi sendet e tij dhe shkoi në Lushnje. Tani është myfti. Cdo ditë merret me shërbesat fetare. Mbase për këtë nuk i duhet ndonjë diplomë e universiteteve shqiptare. Një superfalsifikator Muharrem Kushe është doktori i shkencave qysh prej vitit 1991. Në vitin 2003, kur ishte kryetar i Gjykatës së Apelit në Tiranë emri i tij u përfshi në çështjen e një diplome false. Ishte diploma e vajzës së tij. Në këtë histori ai gjendje përballë një trafikanti të superkërkuar. Vesel Serjanaj, u arrestua nga policia në nëntor të vitit 2003. 51-vjeçari i cilësuar si “magjistari” që plotësonte ëndrrat e të gjithëve për çfarëdo dokumenti, kishte ngritur “kështjellën” e tij në rrugën “Mihal Grameno” në Tiranë. Aty kishte gjithçka, vula, firma rektorësh, dekanësh, kancelarësh, dokumente origjinale siguruar s’dihet se ku e prej kujt. I superkërkuar, prej shumë kohësh, tejet i kujdesshëm për t’i shpëtuar survejimeve e vijonte aktivitetin e tij në fshehtësi të plotë. Në terren për të gjetur klientët kishte hedhur një grup sekserësh. Vetëm përmes tyre mund të sigurohej një dokument, prej mjeshtrit Serjanaj. Sekserët e tij mund t’i gjeje shpesh pranë Bllokut të Ambasadave, apo në lokalet që njihen për pazare vizash dhe dokumentash të tjera të falsifikuara. Policia ra në gjurmët e tij pas shumë hetimesh. Një muaj para arrestimit të tij Antikrimi ekonomik zbuloi në një garazh të rrugës “Babë Rexha” në Tiranë një thesar me dokumente të falsifikuara. Policia arrestoi Klajdi Canin dhe Skënder Priskën, si bashkëpunëtorë të superfalsifikatorit Alfred Thanati, i arrestuar disa muaj më parë. Policia po tentonte të shkatërronte një zinxhir të fortë trafikantësh, që kishin ngritur brenda pak vitesh një perandori të fshehtë në zemër të kryeqytetit. Në atë kohë në hetim u përfshinë shtypshkronja ku ishin shtypur materialet, madje policia hodhi dyshime dhe nisi hetimet edhe për bashkëpuntorë të tij në institucione të ndryshme, ku ishin siguruar dokumentat, një pjesë e madhe e të cilëve ishte origjinale.

Sipas policisë, në momentin e arrestimit të Canit dhe Priskës, kishte informacione se Vesel Serjanaj ishte bashkëpuntor i tyre.Por provat nuk mjaftonin. Madje Serjanaj, kishte mundur të fshihte të gjitha materialet që punonte dhe ndërpreu aktivitetin e tij që të humbiste gjurmët. Muharrem Kushe, kreu i Gjykatës së apelit, mësoi më vonë se kush ishte Vessel Serjanaj, falsifikatori që posedonte mes “thesareve” të tij dhe një diplomë e falsifikuar me emrin e së bijës. Por Muharrem Kushe e mohoi kategorikisht faktin se kishte të bënte me këtë falsifikator. Ai tha se nuk e njihte, por që nuk mund ta përjashtonte faktin se falsifikatori Serjanaj e kishte përdorur emrin e gjykatësit për qëllimet e tij. Diploma me emrin e 22-vjeçares kishte shenja të dërhyrjes në fotografi dhe mbante firmat dhe vulën e Fakultetit Juridik të Tiranës. Babai i 22 –vjeçares, deklaroi se diplomën origjinale të vajzës e kishte në shtëpi dhe se kurrë nuk e kishte njohur Serjanaj. I bindur se trafikanti e kishte përfshirë emrin e tij jo rastësisht në këtë histori, dhe që më në fund ai ishte në duart e policisë, ia la të shkuarës këtë ngjarje. Me kapjen e Serjanajt nga policia, kryetari i Gjykatës së Apelit dhe shumëkush tjetër në rradhët e policisë menduan se Vessel Serjanaj ishte i fundmi i rrjetit të madh të falsifikatorëve në Tiranë. Por javët dhe muajt në vazhdim treguan të kundërtën. Policë me diploma false Në janar të këtij vitit në Elbasan u shkarkuan nga detyra një oficer dhe dy policë, ndërkohë që një tjetër u vu në hetim. Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut, Elbasan u bë e ditur se kjo masë u mor për arsye se ata kishin paraqitur dokumente false për t’u punësuar në policinë e shtetit. Burime nga Ministria e Brendshme bënë të ditur edhe emrat e këtyre ish-punonjësve. “Janë shkarkuar nga detyra një uniformë e rolit të parë, Nikollaq Tafa, shef i sektorit të qarkullimit rrugor për qarkun e Elbasanit dhe dy uniforma të rolit bazë, Jetmir Runaj, në Peqin dhe Gëzim Serbi në Elbasan. Ndërsa është në hetim edhe Bashkim Bufi, po uniformë e rolit bazë në Peqin”. Sipas të njëjtave burimeve efektivat e kësaj drejtorie u shkarkuan nga detyra pasi rezultuan me dëftesa dhe diploma false, gjatë një kontrolli të ushtruar nga Zyra e Kontrollit të Brendshëm, Zyra e Kuadrit dhe nga Ministria e Brendshme. Brenda pak ditësh hetuesit arritën të vërtetojnë se këta punonjës kishin përdorur dëftesa dhe diploma false për të depërtuar në radhët e Policisë së Shtetit. Madje në një rast është përdorur një diplomë false që një efektiv të titullohet, oficer karriere. Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut, Elbasan u deklarua se i gjithë dokumentacioni i efektivave të kësaj Drejtorie do të kalojë në sitën e kontrollit. Drejtori i Policisë së Qarkut Elbasan kryekomisar Arben Joca thotë se “duke marrë shkas nga ky precedent dhe nga dyshimet se në polici vazhdojnë të shërbejnë punonjës pa arsimin përkatës, do të ketë vazhdimisht hetime në këtë drejtim”. Dyshohet se disa uniforma të rolit bazë të kësaj drejtorie, janë pa arsimin përkatës dhe mjaft prej tyre kanë 15-20 vjet që shërbejnë në polici. Epilog Ky nuk është rasti i fundit. Në gazetat e kryeqytetit çdo javë ndesh lajmërime për arrestime falsikatorsh. Në një vend ku prej afro 20 vjetësh kjo perandori shtrin krahët duke zaptuar çdo ditë zona të reja, ky fenomen nuk mund të zhduket sa hap e mbyll sytë. Magjistarët që mund të shndërrojnë një analfabet në jurist, apo ekonomist, vetëm sa janë tërhequr. Në “zyrat” e tyre të fshehta, rrugëve të Tiranës mbledhin materiale të reja, kryejnë ndonjë punë në fshehtësi të plotë dhe presin një çast trazirash kur vmendja e shtetit të jetë diku tjetër. Të njëjtën gjë bëjnë dhe zyrtarët e pandrgjegjshëm siç i cilëson rektori i UT Shezai Rrokaj, në administratat e universiteteve. Një largim nga puna, ku rroga është kaq qesharake, nuk mund të krahasohet me

prfitimin që mund të marrë prej dy apo tre diplomave false që siguron. Nëse ikën nga puna sërish mbetet i fituar. Numri një i Universitetit të Tiranës dëshiron shumë të besojë se kjo telenovelë me gjithë historitë dhe personazhet që e mbajnë në këmbë të përfundojë. Ai beson se dy vitet e fundit rastet e abuzimeve dhe konstatimet e dokumentave false jan më të rralla. E megjithatë ende pret mbase me pavetëdije, që dikush të trokasë në derën e zyrës së tij dhe t’i thotë: “Zoti rektor, firma juaj është kjo?”. KOSOVË: HIPERPRODUKSION DOKTORËSH E MAGJISTRASH Kosova nuk është vend aq atraktiv për t’u falsifikuar diplomat, për shkak se ende nuk ka status përfundimtar dhe diplomat e universiteteve të këtij vendi nuk janë valide në Maqedoni, por dhe në shumë vende të tjera. Në MPB dhe MASH kanë zbuluar vetëm dy diploma të falsifikuara nga viti 2000 deri në vitin 2006. Por, numri duket që është më i madh, për shkak se me diplomat e Universitetit të Prishtinës më së shumti janë furnizuar funksionarët e partive politike të shqiptarëve në Maqedoni. - Më së shumti ishin të interesuar kandidatët për drejtorë të shkollave të mesme dhe fillore. Ata më parë merrnin diploma nga shkollat e larta në Pejë e Mitrovicë, kurse pastaj vinin në Prishtinë për të marrë diplomë fakulteti, thotë një profesor i Universitetit të Prishtinës, i cili insistonte të mbetej anonim. Sipas tij, shumë politikanë të njohur nga Maqedonia, të cilët në vitin 1989 i kishin ndërprerë studimet (kur Beogradi e pezulloi të drejtën e shkollimit në gjuhën shqipe), pas vitit 1999 i morën diplomat duke i shfrytëzuar lidhjet politike me Prishtinën. Ai thotë se interesim më të madh nga shqiptarët e Maqedonisë ka për titujt magjistër e doktor, të cilët iu duhen për t’u punësuar në dy universitetet në Tetovë – në USHT dhe në Universitetin e Evropës Jug-Lindore. Në Ministrinë kosovare të Arsimit nuk kanë të dhëna për diplomat e falsifikuara, por i mbajnë nën thjerrë përgjegjësit e Universitetit të Prishtinës shkaku se atje për një vit kanë magjistruar dhe doktoruar rreth 50 kandidatë. - Në këtë institucion, nga viti 1990 deri në vitin 2006 janë prodhuar jo më pak se 315 doktorë shkencash dhe 502 magjistra. Sipas personave zyrtarë të Ministrisë, shumica e këtyre kuadrove u kanë dhënë mitë profesorëve për notat, kurse disertacionet për doktor dhe magjistër i kanë pasur plagjiat ose kanë paguar profesorë të tjerë që t’ua përgatisin. Rektori i ri, Enver Hasani, në një debat publik në Prishtinë pranoi se doktorët dhe magjistrat pas vitit 1999 janë ndër më problematikët. - Fenomeni plagjiat është shumë i pranishëm në Universitetin e Prishtinës. Më keq është në Fakultetin Juridik dhe në Fakultetin Ekonomik. Të huajt që janë nëpër komisione as që mund ta marrin me mend se në Universitetin e Prishtinës titujt merren në mënyrë të paligjshme. Ata as që e dinë se janë të involvuar në makineritë administrative të profesorëve lokalë. Titujt e falsifikuar dolën mbi sipërfaqe me rastin e magjistraturës së Naser Ademit, i cili njëkohësisht punonte edhe si dekan i Fakultetit Juridik të Universitetit të Tetovës. Pas zbulimit të

plagjiaturës, Fakulteti Juridik i UP filloi ta shqyrtonte rastin, kështu që ankesat mbërritën madje deri në Ministrinë e Arsimit të Kosovës. Në vitin 2000 Ademi magjistron në temë “Vepra penale nga shërimi pa përgjegjësi i pacientit”, të cilën më vonë, si libër të vet e publikoi tashmë profesori i ndjerë i Fakultetit Juridik, Fadil Batalli. Këto botime kanë 18 faqe identike. Një profesor anonim i UP, i afërt me profesorin e ndjerë Batalli, thotë se Ademi ka kopjuar nga skriptat e Batallit para se ai ta botonte librin. - Profesori i ndjerë ia dha si studentit të tij skriptat, kurse ai pastaj, pa kurrfarë konsultimi, i dorëzon si punim të disertacionit të tij të magjistraturës, shton ai. Nga ana tjetër, Naser Ademi thotë se nuk ka bërë plagjiat, për shkak se libri i Batallit është botuar dy vjet pasi ai ka magjistruar. - Temën e kam punuar para atij dhe unë jam autori i parë, shton ai. Derisa Ademi vazhdon të punojë në USHT dhe të doktorojë në Tiranë, Prishtina vazhdon të prodhojë doktorë dhe magjistra shkencash të diskutueshëm. Nga ky sistem i përmbysur vlerash më së shumti e pësojnë studentët e universiteteve në gjuhën shqipe, qoftë në Kosovë, qoftë në Maqedoni. Ndërkohë, në një raport të Grupit Ndërkombëtar të Krizave, të publikuar në shkurt të vitit 2006, fokusohet standardi i ulët i të diplomuarve në Prishtinë. Sipas këtij raporti, të diplomuarit në Prishtinë janë të papërgatitur, pa mundësi për t’u punësuar dhe nuk janë të gatshëm t’i mbështesin institucionet shtetërore.