61
Projekt i financuar nga BE i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i zbatuar nga Konzorciumi i kryesuar nga GIZ Shërbimet Ndërkombëtare Përkrahje Kodit Civil dhe të drejtave pronësore (KCDP) Kontrata numër: 2014/344-574 “Vlerësim ligjor i legjislacionit ekzistues për fushat në lidhje me Kodin Civil në dritën e standardeve dhe praktikës më të mirë ligjore të BE-së: Ligji për Trashëgiminë” _______________________________________________________________ ____________ Komponenti B, Aktiviteti B.3: “Realizimi i një vlerësimi ligjor në dritën e standardeve dhe praktikës më të mirë evropiane për t’i identifikuar mospërputhjet dhe boshllëqet” (TR, Aktiviteti 2.3) Faqe 1 nga 61

Hyrje - Ministria e Drejtesise · Web viewKjo e kishte vënë fëmijë në pozitë të pafavorshme krahasuar me fëmijët e tjerë te të cilët marrëdhënia e tillë ekzistonte

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Hyrje - Ministria e Drejtesise · Web viewKjo e kishte vënë fëmijë në pozitë të pafavorshme krahasuar me fëmijët e tjerë te të cilët marrëdhënia e tillë ekzistonte

Projekt i financuar nga BE i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i zbatuar nga Konzorciumi i kryesuar nga GIZ Shërbimet

Ndërkombëtare

Përkrahje Kodit Civil dhe të drejtave pronësore (KCDP)

Kontrata numër: 2014/344-574

“Vlerësim ligjor i legjislacionit ekzistues për fushat në lidhje me Kodin Civil në dritën e standardeve dhe praktikës më të

mirë ligjore të BE-së: Ligji për Trashëgiminë”___________________________________________________________________________

Komponenti B, Aktiviteti B.3: “Realizimi i një vlerësimi ligjor në dritën e standardeve dhe praktikës më të mirë evropiane për t’i identifikuar

mospërputhjet dhe boshllëqet” (TR, Aktiviteti 2.3)

Nënkomponenti: “Ligji për Trashëgiminë”

Prishtinë, 31 Korrik 2015

I zbatuar nga:

Faqe 1 nga 38

Page 2: Hyrje - Ministria e Drejtesise · Web viewKjo e kishte vënë fëmijë në pozitë të pafavorshme krahasuar me fëmijët e tjerë te të cilët marrëdhënia e tillë ekzistonte

Projekt i financuar nga BE i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i zbatuar nga Konzorciumi i kryesuar nga GIZ Shërbimet

Ndërkombëtare

Përmbajtja

1. Hyrje............................................................................................22. Metodologjia...............................................................................33. Shtrirja e analizës........................................................................34. Standardet ndërkombëtare dhe marrëveshjet ndërkombëtare shumëpalëshe...................................................................................45. Legjislacioni i BE-së dhe Këshilli i Evropës..................................7

5.1 Legjislacioni parësor i BE-së......................................................7

5.2 Legjislacioni dytësor i BE-së......................................................9

6. Jurisprudenca e GJEDNJ dhe e GJED si pjesë e acquis të BE-së (përfshirë jurisprudencën e CEDAW).............................................117. “Praktika më të mira” në Evropë..............................................218. Përmbledhje dhe përfundime...................................................229. Tabela........................................................................................23Appendix – Comparative perspectives on inheritance law...........29

Faqe 2 nga 38

Page 3: Hyrje - Ministria e Drejtesise · Web viewKjo e kishte vënë fëmijë në pozitë të pafavorshme krahasuar me fëmijët e tjerë te të cilët marrëdhënia e tillë ekzistonte

Projekt i financuar nga BE i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i zbatuar nga Konzorciumi i kryesuar nga GIZ Shërbimet

Ndërkombëtare

1. Hyrje

Ky raport u hartua në kuadër të aktivitetit B.3.: “Realizimi i një vlerësimi ligjor në dritën e standardeve dhe praktikës më të mirë evropiane për t’i identifikuar mospërputhjet dhe boshllëqet” (TR, Aktiviteti 2.3) me konsideratë të veçantë për nënkomponentin e Ligjin për trashëgiminë. Aktiviteti B.3 synon t’i japë këshilla Ministrisë së Drejtësisë (MD) përkitazi me harmonizimin e Ligjit ekzistues për trashëgiminë me standardet dhe praktikat më të mira ligjore të BE-së.

Synim i përgjithshëm i projektit është "përafrimi i legjislacionit vendor të Kosovës me standardet evropiane" dhe ndihma MD-së në hartimin e Kodit gjithëpërfshirës civil "në përputhje me acquis të BE-së" dhe praktikat më të mira evropiane.

2. Metodologjia

Ky raport u hartua nga ekipi për Ligjin për familje/Ligjin për trashëgiminë në përbërje të Prof. Dr. Bea Verschraegen dhe Prof. Dr. Arta Mandro si Ekspertë të Lartë Ligjorë dhe të dy ekspertëve ligjorë vendorë, Adelina Sokoli dhe Bedri Bahtiri. Përgjegjëse për pjesën që ka të bëjë me Ligjin për trashëgiminë ka qenë kryesisht Prof. Dr. Arta Mandro, ndërkaq vlerësimi ligjor në dritën e standardeve evropiane me konsideratë të veçantë për nënkomponentin e Ligjit për trashëgiminë ishte nën përgjegjësinë e Prof. Dr. Bea Verschraegen. Që të dyja vlerësimet janë realizuar nën mbikëqyrjen e Ekspertit kryesor 3, Dr. Kerstin Niethammer-Juergens, i cili e ka shqyrtuar dhe rishikuar më tej vlerësimin ligjor që merr në konsideratë të veçanti Ligjin për trashëgiminë, për të siguruar që raporti të jetë në pajtim të plotë me TR të projektit dhe nevojat e përfituesit.

3. Shtrirja e analizës

Ligji i Kosovës për trashëgiminë si pjesë përbërëse e Kodit të ardhshëm Civil do të duhet të jetë në pajtim me acquis të BE-së. “Acquis communautaire” i ngërthen të gjitha parimet e përgjithshme të së drejtës së BE-së, legjislacionin parësor (traktatet), legjislacionin dytësor (rregulloret, direktivat dhe vendimet), jurisprudencën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) dhe Gjykatës Evropiane të Drejtësisë (GJED), marrëveshjet e ratifikuara ndërkombëtare dhe projekt legjislacionin tjetër, duke përfshirë këtu qëllimet për hartimin e legjislacionit të ri në të ardhmen. Prandaj, për interpretimin e legjislacionit të BE-së dhe harmonizimin e ligjit ekzistues kërkohen analiza dhe krahasime të hollësishme të legjislacionit të BE-së me ligjin vendor ekzistues.

Kështu, kjo analizë ka si qëllim dhënien e një pasqyre të këtyre standardeve kryesore ndërkombëtare dhe evropiane për të drejtën e trashëgimisë dhe suksedimin trashëgimor dhe

Faqe 3 nga 38

Page 4: Hyrje - Ministria e Drejtesise · Web viewKjo e kishte vënë fëmijë në pozitë të pafavorshme krahasuar me fëmijët e tjerë te të cilët marrëdhënia e tillë ekzistonte

Projekt i financuar nga BE i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i zbatuar nga Konzorciumi i kryesuar nga GIZ Shërbimet

Ndërkombëtare

të vlerësojë pasojat e tyre praktike. Për këtë qëllim do të shtjellohet evoluimi i kuadrit ligjor konvencional në nivel rajonal, ndërkombëtar dhe evropian. Veç kësaj, jurisprudenca e GJEDNJ-së dhe GJED-së do të tregojë se si gjykatat e interpretojnë dhe zbatojnë të drejtën evropiane në mënyrë efektive. Gjithashtu, përshkrimi i "praktikave më të mira" të disa shteteve anëtare të BE-së do të ndihmojë për të kuptuar se si duhen trajtuar grupe të caktuara në pozitë të cenueshme sikurse fëmijët dhe gratë në dritën e parimeve themelore të rëndësishme të BE-së. Në fund, vlerësimi i përfundimeve do të shpie në rekomandime për mënyrën e përfarimit të Ligjit ekzistues për trashëgiminë me këto standarde evropiane me qëllim këshillimin e MD-së për harmonizimin e mëtejshëm të Ligjit ekzistues për trashëgiminë.

4. Standardet ndërkombëtare dhe marrëveshjet ndërkombëtare shumëpalëshe

Marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Kosovës janë pjesë e sistemit të brendshëm juridik. Për më tepër, Kushtetuta e Republikës së Kosovës ka përcaktuar hierarkinë e këtyre instrumenteve në sistemin e brendshëm, si dhe zbatueshmërinë e tyre, si vijon:

Karakteri i vetëzbatueshëm (ose jo) i së drejtës ndërkombëtare: nënkupton që një marrëveshja ndërkombëtare e cila është ratifikuar bëhet pjesë e së drejtës së brendshme pas botimit në Gazetën Zyrtare, me përjashtim të rasteve kur nuk është e vetëzbatueshme dhe zbatimi i saj kërkon nxjerrjen e një ligji.

Epërsia e marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara: nënkupton që një marrëveshje ndërkombëtare e ratifikuar e cila bie ndesh me kuadrin ligjor kosovar ka epërsi ndaj dispozitave e ligjeve dhe akteve tjera të institucioneve publike. Si rrjedhojë, gjyqtarët dhe akterët tjerë të përfshirë në sistemin juridik duhet t’i zbatojnë normat ndërkombëtare pavarësisht mospërputhjeve që mund t’i kenë ato me ligjet vendore1.

Vazhdimësia e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe e legjislacionit të zbatueshëm: ashtu siç përcaktohet me paragrafët 1 dhe 2 të nenit 145 të Kushtetutës së Kosovës: 1. “Marrëveshjet ndërkombëtare dhe aktet e tjera për bashkëpunim ndërkombëtar, që janë në fuqi në ditën e hyrjes në fuqi të kësaj Kushtetute, do të vazhdojnë të respektohen deri …” dhe 2. “Legjislacioni i zbatueshëm në ditën e hyrjes në fuqi të kësaj Kushtetute vazhdon të zbatohet për aq sa të jetë në pajtueshmëri me këtë Kushtetutë, derisa të mos shfuqizohet, zëvendësohet ose amendamentohet në pajtueshmëri me këtë Kushtetutë”2.

1 Nenet 19 dhe 22 të Kushtetutës së Kosovës. Për më shumë informata, vizito vegzën: http://www.kushtetutakosoves.info/?cid=2,247 2 Kushtetuta e Kosovës. Dispozitat Përfundimtare. Neni 145 [Vazhdimësia e Marrëveshjeve Ndërkombëtare dhe e Legjislacionit të Aplikueshëm]. Për më shumë informata, vizito vegzën: http://www.kushtetutakosoves.info/?cid=2,256.

Faqe 4 nga 38

Page 5: Hyrje - Ministria e Drejtesise · Web viewKjo e kishte vënë fëmijë në pozitë të pafavorshme krahasuar me fëmijët e tjerë te të cilët marrëdhënia e tillë ekzistonte

Projekt i financuar nga BE i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i zbatuar nga Konzorciumi i kryesuar nga GIZ Shërbimet

Ndërkombëtare

Neni 145 i Kushtetutës së Kosovës parasheh që marrëveshjet ndërkombëtare dhe aktet e tjera për bashkëpunim ndërkombëtarë vazhdojnë të jenë fuqi3. Marrëveshjet dhe instrumentet ndërkombëtare që zbatohen drejtpërdrejtë kanë prioritet në rast kundërshtish me legjislacionin vendor4.

Ca prej këtyre instrumenteve ndërkombëtare të përmendura në Kushtetutën e Kosovës përcaktojnë standarde që i prekin të drejtat trashëgimore:

Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut (DUDNJ); Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut

(KEDNJ) dhe Protokollet e saj (që mund ta influencojnë ligjin vendor për trashëgiminë);

Konventa për të Drejtat e Fëmijës (KDF); Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas (CEDAW); Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile e Politike (PNDCP) dhe Protokollet e tij (që

mund ta influencojnë ligjin vendor për trashëgiminë); Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit Racor (KEDR).

DUDNJ: garanton të drejta të barabartë për të gjithë [nenet 1 dhe 7] burrat dhe gratë para dhe pas martesës dhe në momentin e zgjidhjes së saj [neni 16], dhe e njeh të drejtën e gjithsecilit për të pasur pasuri dhe për të qenë i mbrojtur nga privimi arbitrar nga pasuria e vet [neni 17]5.

Detyrimet që rrjedhin nga CEDAW: Konventa CEDAW u miratua nga Organizata e Kombeve të Bashkuara në vitin 1979. Që atëherë, ajo ka shërbyer si instrument i rëndësishëm për avokuesit vendorë dhe ndërkombëtarë për të drejtat të barabarta për gratë. Zbatimin e saj e monitoron një Komitet i ngritur në pajtim me nenin 17 të Konventës6. CEDAW bën thirrje për t’i ndaluar praktikat lidhur me pasurinë dhe trashëgimin që favorizojnë bashkëshortin ose

3 Kushtetuta e Kosovës. Dispozitat Përfundimtare. Neni 145 [Vazhdimësia e Marrëveshjeve Ndërkombëtare dhe e Legjislacionit të Aplikueshëm]. Për më shumë informata, vizito vegzën: http://www.kushtetutakosoves.info/?cid=2,256.4 Kushtetuta e Kosovës, neni 22.5 Për më shumë informata, vizito vegzën: http://www.un.org/en/documents/udhr/.6 Në nenin 2(f), CEDAW obligon shtetet palë që t'i ndryshojnë ose shfuqizojnë ligjet ekzistuese, rregulloret, zakonet dhe praktikat të cilat përbëjnë diskriminim ndaj gruas. Në veçanti, neni 5(a) kërkon që shtetet të “ndryshojnë karakteristikat dhe modelet sociale e kulturore të sjelljes së burrit dhe gruas, në mënyrë që të arrijnë të zhdukin paragjykimet dhe praktikat zakonore, dhe të gjitha praktikat e tjera që mbështeten në idenë e inferioritetit ose të superioritetit të njërit apo të tjetrit seks, ose në rolet stereotipe të burrit dhe të gruas.”; Neni 16(h) i mandaton shtetet që të eliminojnë diskriminimin ndaj gruas në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me martesën dhe me marrëdhëniet familjare, duke siguruar në mënyrë të veçantë të drejta të barabarta për të dy bashkëshortët lidhur me pronësinë, blerjen (trashëgimin), menaxhimin, administrimin, gëzimin dhe disponimin e pasurisë. Rekomandimi i përgjithshëm nr. 21 mbi barazinë në martesë dhe në marrëdhëniet familjare bën shprehimisht thirrje për të drejta të barabarta trashëgimore për gruan dhe barazi në pronësinë e pasurisë së fituar gjatë martesës.

Faqe 5 nga 38

Page 6: Hyrje - Ministria e Drejtesise · Web viewKjo e kishte vënë fëmijë në pozitë të pafavorshme krahasuar me fëmijët e tjerë te të cilët marrëdhënia e tillë ekzistonte

Projekt i financuar nga BE i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i zbatuar nga Konzorciumi i kryesuar nga GIZ Shërbimet

Ndërkombëtare

trashëgimtarët e tij në vend të bashkëshortes7. CEDAW është instrumenti kryesor dhe më gjithëpërfshirës që parasheh njohjen, gëzimin dhe ushtrimin e barabartë nga gratë të të gjitha të drejtave të njeriut në fushën politike, ekonomike, shoqërore, kulturore, civile ose në çdo fushë tjetër, pavarësisht nga gjendja e tyre martesore, mbi bazën e barazisë së burrit dhe gruas. Fryma dhe qëllimet e Konventës janë në pajtim me parimet e së drejtës ndërkombëtare, standardet e përgjithshme të barazisë dhe të drejtave të njeriut si dhe qëllimet e OKB-së, ashtu siç janë përcaktuar në Kartën gjegjëse.8 Ndonëse është një nga traktatet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut të ratifikuara më së shumti, CEDAW është njëherazi traktati i OKB-së për të drejtat e njeriut me numrin më të madh të rezervave dhe deklaratave9. Gjithashtu, shumë shtete kanë bërë rezerva edhe sa i përket të drejtave trashëgimore, siç është, për shembull, rasti i Mbretërisë së Bashkuar10.

KDF: i njeh fëmijët si bartës të të drejtave dhe i përkufizon më tej të drejtat e tyre. KDF garanton dhe mbron të drejtat e fëmijëve nga të gjitha format e diskriminimit, shih nenin 2. KDF garanton interesin më të lartë të fëmijës dhe garanton mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve duke mbajtur parasysh të drejtat dhe detyrat e prindërve, të kujdestarëve ligjorë ose të personave të tjerë ligjërisht përgjegjës për fëmijën, shih nenin 3. Për më tepër, neni 3.3 parasheh që institucionet duhet t’i mbrojnë fëmijët dhe vë në pah respektin për pikëpamjet e fëmijës, neni 1211. KDF vë theksin mbi të drejtat materiale, psikosociale, ligjore dhe të njeriut të fëmijëve, pa i përmendur askund të drejtat e tyre në pronë dhe trashëgimi.

PNDCP mbi ligjin/të drejtat e trashëgimisë: siguron barazi përpara gjykatave, shih nenin 14, dhe ndalon ndërhyrjet arbitrare ose të paligjshme në jetën private, në familjen apo në shtëpinë e ndokujt [neni 17], parasheh të drejta të barabarta për të dy bashkëshortët gjatë martesës dhe me rastin e prishjes së saj [neni 23], si edhe konfirmon të drejtën e gjithsecilit për mbrojtje të barabartë të ligjit pa kurrfarë dallimi [neni 26].

7 Në shumë vende, gratë vazhdojnë të jenë të margjinalizuara: atyre nuk u garantohen të drejta të barabarta ligjore për t’u bërë pronare apo shfrytëzuese të tokës. Për më tepër, të drejtat e tyre janë të kufizuara në të drejta dytësore pronësie mbi tokën, me ç’rast ato i zotërojnë të drejtat e tyre përmes një anëtari mashkull të familjes (shish “Using CEDAW to Secure Women’s Land and Property Rights: A Practical Guide” në http://globalinitiative-escr.org/wp-content/uploads/2014/03/CEDAW-Guide.pdf ). 8 “Using CEDAW to Secure Women’s Land and Property Rights: A Practical Guide” në:http://globalinitiative-escr.org/wp-content/uploads/2014/03/CEDAW-Guide.pdf p. 8, shih gjithashtu Holtmaat, R., “Preventing Violence against Women: the Due Diligence Standard with respect to the Obligation to Banish Gender Stereotypes on the Grounds of Article 5(a) of the CEDAW Convention', Due Diligence and Its Application to Protect Women from Violence”, Nijhoff Law Specials, Benninger-Budel, C., ed., Leiden, Holandë, Shtëpia botuese Brill/Martinus Nijhoff, 2008.9 “How could the Convention on the elimination of all forms of discrimination against women (CEDAW) be implemented in the EU legal framework?”, shih: http://www.europarl.europa.eu/document/activities/cont/201109/20110909ATT26166/20110909ATT26166EN.pdf . 10 Cituar më sipër. f.15.11 Konventa për të Drejtat e Fëmijës, për më shumë informata shih:http://www.ohchr.org/EN/ProfessionalInterest/Pages/CRC.aspx.

Faqe 6 nga 38

Page 7: Hyrje - Ministria e Drejtesise · Web viewKjo e kishte vënë fëmijë në pozitë të pafavorshme krahasuar me fëmijët e tjerë te të cilët marrëdhënia e tillë ekzistonte

Projekt i financuar nga BE i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i zbatuar nga Konzorciumi i kryesuar nga GIZ Shërbimet

Ndërkombëtare

Konventat përkatëse të Hagës japin gjithashtu udhëzime të mëtejme:

Konventa e Hagës e 5 tetorit 1961 për konfliktet e ligjeve në lidhje me formën e disponimeve testamentare: përcakton kritere të ndryshme të lidhjes për përcaktimin e ligjit të zbatueshëm në rastin e trashëgimit me testament12.

Konventa e Hagës lidhur me administrimin ndërkombëtar të pasurisë së personave të vdekur: e lehtëson po ashtu administrimin e suksedimit trashëgimor me karakter ndërkufitar dhe krijon certifikatë ndërkombëtare me të cilën caktohet administratori i pasurisë së caktuar trashëgimore, i cili më pas njihet nga shtetet kontraktuese13.

Konventa e Hagës mbi ligjin e zbatueshëm për suksedimin e pasurisë së personave të vdekur: vendosë dispozita të përbashkëta në lidhje me ligjin e zbatueshëm në rastet e suksedimit të pasurisë së trashëgimlënësit dhe përcakton kritere të ndryshme të lidhjes për përcaktimin e ligjit të zbatueshëm për rastet e suksedimit ligjor14.

5. Legjislacioni i BE-së dhe Këshilli i Evropës

5.1 Legjislacioni parësor i BE-së

Bashkimi Evropian i respekton të drejtat themelore të mishëruara në Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (KEDNJ) dhe u kërkon shteteve joanëtare që ta ratifikojnë Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut si kusht për anëtarësim.

KEDNJ dhe Protokollet e saj garantojnë të drejtën për një proces të rregullt gjyqësor dhe qasje në gjykata në nenin 6, ndalojnë diskriminimin në nenin 14 dhe bëjnë thirrje për të drejtën për respektimin e jetës private dhe familjare në nenin 8.

“Acquis communautaire” mishëron gjithashtu respektimin e të drejtave themelore dhe parimeve të njohura me Kartën e të drejtave themelore e Bashkimit Evropian, posaçërisht

12 Për shkak të rritjes së lëvizjeve të njerëzve, gjithnjë e më shumë njerëz kanë vendbanimin jashtë vendit dhe zotërojnë pasuri të cilat ndodhen në juridiksione të ndryshme. Ndryshueshmëria e konflikteve materiale të rregullave të parapara me ligj dhe rregullave të trashëgimisë është rritur dhe ende vazhdon të ketë pengesa ligjore. Suksedimi me elementë ndërkufitarë është situatë shumë komplekse, kryesisht për arsyen se ligjet për trashëgiminë dallojnë nga njëri shtet në tjetrin. Për t’i lehtësuar marrëdhëniet ndërkufitare, dhe për të siguruar një hapësirë të harmonizuar të drejtësisë, bashkëpunimi ndërkombëtar për çështjet civile është dashur të evoluojë. Në këtë mënyrë është arritur të sigurohen dhe garantohen procedura më efikase, të menjëhershme dhe të sigurta. Jo të gjitha shtetet anëtare të BE-së e kanë nënshkruar këtë Konventë, shih statusin e përditësuar të ratifikimeve në: http://www.hcch.net/index_en.php?act=conventions.status&cid=40 . 13 Konventa u nënshkrua më 2 tetor 1973 por nuk hyri në fuqi deri në vitin 1993. Për më shumë informata, vizito vegzën: http://www.hcch.net/index_en.php?act=conventions.text&cid=83.14 Ndonëse u nënshkrua në vitin 1989, kjo Konventë ende nuk ka hyrë në fuqi. Me sa duket, ajo do të mbetet vetëm “lettre morte” pasi që shtetet ende nuk e kanë miratuar atë. Të vetmet shtete që e kanë nënshkruar deri më tani janë Argjentina, Holanda, Luksemburgu dhe Zvicra, shih http://www.hcch.net.

Faqe 7 nga 38

Page 8: Hyrje - Ministria e Drejtesise · Web viewKjo e kishte vënë fëmijë në pozitë të pafavorshme krahasuar me fëmijët e tjerë te të cilët marrëdhënia e tillë ekzistonte

Projekt i financuar nga BE i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i zbatuar nga Konzorciumi i kryesuar nga GIZ Shërbimet

Ndërkombëtare

të nenit 21, i cili parasheh ndalimin e çdo lloj diskriminimi për shkaqe të tilla siç janë gjinia, raca, ngjyra, origjina etnike apo sociale, tiparet gjenetike, gjuha, feja apo besimi, mendimet politike apo të llojeve të tjera, përkatësia në një pakicë kombëtare, prona, lindja, aftësia e kufizuar, mosha apo orientimi seksual.

Neni 1 i Protokollit nr. 12 të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore po ashtu e parasheh të drejtën e pavarur për të mos qenë i diskriminuar në gëzimin e cilësdo të drejtë të parashikuar me ligj dhe ndalon diskriminimin nga autoritetet publike. Veç kësaj, me nenin 1 të Protokollit nr. 1 të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore mbrohet gëzimi i papenguar i posedimeve dhe ndalohet privimi nga posedimet përveçse në interes të publikut etj.15.

Traktati për Funksionimin e Bashkimit Evropian (TFBE), që i përcakton rregullat rreth organizimit dhe funksionimit të BE-së, jep udhëzime lidhur me parimet e mëtejme specifike që kanë të bëjnë me fushën e së drejtës trashëgimore:

a) E drejta komunitare ndalon çdo diskriminim për shkak të shtetësisë dhe synon të nxisë integrimin social të të gjithë personave që kanë vendbanimin kryesor dhe selinë e regjistruar në ndonjë shtet anëtar, pavarësisht nga shtetësia e tyre, neni 12 i TFBE;

b) Neni 21 ia bën të mundur Këshillit të ndërmarrë veprime të përshtatshme për ta luftuar diskriminimin për shkaqe të tilla siç janë gjinia, origjina racore apo etnike, feja apo besimi, aftësia e kufizuar, mosha apo orientimi seksual;

c) Neni 81 dhe, në veçanti, neni 81 (2) bën thirrje për bashkëpunim gjyqësor në çështjet civile me implikime ndërkufitare.

Në vitin 1972, Këshilli i Evropës miratoi Konventën e Bazelit mbi Krijimin e Skemës së Regjistrimit të Testamenteve: Konventa parasheh ngritjen e një skeme regjistrimi që ua bën të mundur testatorëve t’i regjistrojnë testamentet e tyre16 17.

15 Shih gjithashtu: “The right to property under the European Convention on Human Rights, A guide to the implementation of the European Convention on Human Rights and its protocols” nga Aida Grgić, Zvonimir Mataga, Matija Longar dhe Ana Vilfan. Human rights handbooks, nr. 10.16 Kjo është parë si përpjekje pozitive për uljen dhe eliminimin e rrezikut që testamenti të mbetet i panjohur ose të shpallet me vonesë. Kështu, skema e regjistrimit lehtëson zbulimin e ekzistencës së testamentit menjëherë pas vdekjes së testatorit. Më saktësisht, sistemi mëton ta thjeshtojë dhe lehtësojë procesin e gjetjes së testamenteve të bëra jashtë vendit (shih Preambulën e Konventës). Ajo parasheh që shtetet kontraktuese të caktojnë një organ të vetëm kombëtar për kryerjen e regjistrimit. Kjo procedurë ia bën të mundur noterit, autoritetit publik apo personit kompetent, të cilit i është besuar detyra e aranzhimit të regjistrimit jashtë vendit, adresimin e kërkesës për regjistrim pranë organit përkatës kombëtar i cili më pas do të merret me regjistrimin në shtetin tjetër kontraktues pa qenë nevoja për të shkuar përmes kanaleve diplomatike. Për më shumë hollësi, shih Raportin sqarues të Konventës së Bazelit.17 Instituti Ndërkombëtar për Unifikimin e së Drejtës Private (UNIDROIT) ka punuar në Konventën për Përcaktimin e një Ligji Uniform për Formën e Testamentit Ndërkombëtar, për ta krijuar një testament ndërkombëtar me qëllim të eliminimit të nevojës për t’iu përmbajtur ligjeve të shteteve kontraktuese për përpilimin e testamentit. Kjo Konventë zgjeron gjithashtu sferën e zbatimit të kritereve të tjera të lidhjes të përmendura në konventat e Hagës, siç janë shtetësia, vendbanimi i zakonshëm dhe vendqëndrimi i

Faqe 8 nga 38

Page 9: Hyrje - Ministria e Drejtesise · Web viewKjo e kishte vënë fëmijë në pozitë të pafavorshme krahasuar me fëmijët e tjerë te të cilët marrëdhënia e tillë ekzistonte

Projekt i financuar nga BE i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i zbatuar nga Konzorciumi i kryesuar nga GIZ Shërbimet

Ndërkombëtare

Miratimi i nismave legjislative dhe përshtatjet e ligjit ekzistues kombëtar që kanë të bëjnë me suksedimin dhe testamentet duhen bërë në pajtim me këto qëllime të së drejtës komunitare, dhe atë kryesisht me ndalimin e diskriminimit në baza të shtetësisë.

Shtetet kontraktuese nuk e përmbushin detyrimin e tyre për t’i siguruar të drejtat e mishëruara në Konventë (shih nenin 1 të GJEDNJ) vetëm duke u përmbajtur nga ndërhyrjet. Ato mund të jenë gjithashtu të obliguara që të përdorin në mënyrë aktive masa të caktuara me qëllim të sigurimit të ushtrimit në mënyrë efektive të të drejtave të parapara me Konventë. Masat të cilat duhet t’i ndërmarrin shtetet për t’i përmbushur detyrimet e tyre pozitive mund të përfshijnë (por nuk kufizohen në): miratimin e legjislacionit për të siguruar gëzimin e të drejtave të garantuara me

Konventë, kryerjen e hetimeve efektive në rastet e shkeljeve të pretenduara të të drejtave të

njeriut, dhe sigurimin e përmbushjes së kushteve faktike për ushtrimin e të drejtave.

5.2 Legjislacioni dytësor i BE-së

Për dallim nga direktivat të cilat mëtojnë t’i përafrojnë rregullat kombëtare të së drejtës private, por që nuk i zëvendësojnë ato (edhe atëherë kur mëtohet harmonizim maksimal), rregullorja vendosw rregulla ligjore të tw zbatueshme pwr twrw BE-së qw i zëvendësojnë në mënyrë efektive ligjet ekzistuese kombëtare në një fushë të caktuar. Kështu, ato zbatohen drejtpërsëdrejti për shtetet anëtare dhe kualifikohen si akte që mbizotërojnë aktet ligjore kombëtare.

Rregullorja (BE) nr. 650/2012 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e datës 4 qershor 2012 për juridiksionin, legjislacionin e zbatueshëm, njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore si edhe pranimin dhe ekzekutimin e instrumenteve autentike në çështje të trashëgimisë dhe në krijimin e Certifikatës Evropiane të Trashëgimisë synon t’i lehtësojë procedurat dhe aspiron të ofrojë siguri juridike më të madhe në çështjet e suksedimit trashwgimor me karakter ndërkufitar. Ajo rregullon po ashtu edhe njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore, pranimin dhe ekzekutimin e instrumenteve autentike dhe marrëveshjeve gjyqësore. Veç kësaj, ajo parasheh për herë të parë mekanizimin e Certifikatës Evropiane të Trashëgimisë për përdorim nga ana e trashëgimtarëve, legatarëve, dhe ekzekutuesve të testamenteve apo administratorëve të pasurisë, për t’u thirrur në statusin e

përhershëm, dhe jep zgjidhje valide për problemin me konfliktet e ligjeve që zbatohen për testamentet dhe ekzekutimin e tyre në shtete të ndryshme. Një shtojcë e kësaj Konvente përcakton që testamenti është i vlefshëm pavarësisht vendit ku është bërë dhe pavarësisht shtetësisë, vendbanimit apo vendqëndrimit së testatorit përderisa është në pajtim me kriteret e Shtojcës. Veç kësaj, testamenti ndërkombëtar është i vlefshëm edhe në shtete të tjera që nuk janë palë nënshkruese të kësaj Konvente, shih Jean-Pierre Plantard, “Explanatory report on the Convention providing a Uniform Law on the Form of an International Will”, UNIDROIT, f. 3 nw Uniform Law Review / Revue de droit uniforme, 1974, I, f. 91 et seq.

Faqe 9 nga 38

Page 10: Hyrje - Ministria e Drejtesise · Web viewKjo e kishte vënë fëmijë në pozitë të pafavorshme krahasuar me fëmijët e tjerë te të cilët marrëdhënia e tillë ekzistonte

Projekt i financuar nga BE i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i zbatuar nga Konzorciumi i kryesuar nga GIZ Shërbimet

Ndërkombëtare

tyre apo për t’i ushtruar të drejtat e tyre në ndonjë shtet tjetër18. Ajo do të zbatohet për trashëgiminë e personave të cilët ndërrojnë jetë pas 17 gushtit 201519.

Si një instrument ndërkombëtar për përcaktimin e juridiksionit dhe ligjit të zbatueshëm në rastet e suksedimit trashwgimor me karakter ndërkufitar, rregullorja nuk do të analizohet në hollësi në këtë fazë, ngaqë ajo trajton kryesisht çështje që i përkasin së drejtës ndërkombëtare private.

Sido që të jetë, acquis e BE-së kërkon nga shtetet joanëtare që t’i transpozojnë në ligjet e tyre kombëtare standardet juridike të përcaktuara me një rregullore, në qoftë se këto standarde mund të gjenden në preambulën e rregullores. Kjo do të thotë që parimet/standardet mbi të cilat bazohet një rregullore do të duhet të transpozohen gjatë miratimit të nismave ligjore dhe/ose përshtatjes së ligjit kombëtar në fushën e trashëgimisë/suksedimit.

Standardet kryesore të vendosura me Rregulloren nr. 650/2012 të BE-së janë si vijon:

kur bëhet fjalë për suksedimin trashëgimor dhe testamentet, është thelbësore që të respektohen ca parime themelore të politikës publike të tilla si parimi që një pjesë e pasurisë patjetër duhet rezervuar për familjarët më të afërt të të vdekurit, dhe se testatorit si rrjedhojë u nënshtrohet këtyre kufizimeve gjatë përpilimit të testamentit të tij (parimi i "pjesës së rezervuar”);

njerëzit që jetojnë në Bashkimin Evropian duhet ta kenë të mundur që ta organizojnë suksedimin e tyre paraprakisht (shih pikën 7 të Preambulës së Rregullores nr. 650/2012 );

të drejtat e trashëgimtarëve dhe/ose legatarëve, dhe të personave të tjerë të afërt me të vdekurin, si dhe të kreditorëve të suksedimit, duhet të garantohen (shih pikën 7 të Preambulës së Rregullores nr. 650/2012);

18 Po aty, f.1.19 Rregullorja e re është rezultat i një procesi të gjatë negociatash që fillimisht nisën në 1998, kur Komisioni Evropian dhe Këshilli Evropian miratuan Planin e veprimit të Vjenës që mes tjerash identifikoi si prioritet miratimin e një instrumenti evropian në lidhje me suksedimet. Në Këshillin Evropian të Tampere në vitin 1999, kjo çështje u ngrit edhe njëherë si me rëndësi për zhvillimet e mëtejme në fushat e lirisë, sigurisë dhe drejtësisë, megjithatë, u la më pas jashtë teksteve ligjore kryesore të miratuara të tilla si Rregullorja I e Brukselit. Traktatet e së drejtës ndërkombëtare private tw cilat adresojnë ligjet për suksedimin trashwgimor me karakter ndërkufitar nuk janë adekuate për t’i zgjidhur pasiguritë, ngaqë shumë pak anëtarë i kanë ratifikuar ato, shih “Action Plan of the Council and the Commission on How Best to Implement the Provisions of the Treaty of Amsterdam on an Area of Freedom, Security and Justice Planin e veprimit të Këshillit dhe Komisionit për mënyrën më të mirë të zbatimit të dispozitave të Traktatit të Amsterdamit në fushën e lirisë, sigurisë dhe drejtësisë, 1999 GZ (C 19), 1 dhe “Asgjë s'është e sigurtë kur bëhet fjalë për vdekjen dhe taksat (dhe trashëgiminë): “Nothing certain about death and taxes (and inheritance): European Union Regulation of cross-border successions”, Emory International Law Review, Volume 27, Issue 2, f.4 http://law.emory.edu/eilr/documents/volumes/27/2/comments/bost.pdf .

Faqe 10 nga 38

Page 11: Hyrje - Ministria e Drejtesise · Web viewKjo e kishte vënë fëmijë në pozitë të pafavorshme krahasuar me fëmijët e tjerë te të cilët marrëdhënia e tillë ekzistonte

Projekt i financuar nga BE i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i zbatuar nga Konzorciumi i kryesuar nga GIZ Shërbimet

Ndërkombëtare

autoritetet të cilat merren me një suksedim të caktuar duhet që, në varësi të situatës, të marrin parasysh likuidimin e regjimit të pasurisë martesore ose të regjimit të ngjashëm pasuror të të vdekurit kur përcaktojnë pasurinë trashëgimore të të vdekurit dhe pjesët përkatëse të përfituesve (shih pikën 12 të Preambulës së Rregullores nr. 650/2012);

disponimet testamentare me shkrim në rast vdekje duhet të jenë në pajtim me ato të Konventës së Hagës të 5 tetorit 1961 mbi konfliktet e ligjeve në lidhje me formën e disponimeve testamentare (shih pikën 52 të Preambulës së Rregullores nr. 650/2012). Kjo nënkupton kryesisht që çdo dispozitë ligjore që kufizon format e lejuara të disponimeve testamentare, të cilat lidhen me moshën, shtetësinë ose rrethana të tjera personale të trashëgimlënësit, do të vlerësohen si të lidhura me çështjet e formës. I njëjti rregull zbatohet për cilësitë që duhet t’i zotërojnë dëshmitarët, të kërkuara për vlefshmërinë e një disponimi testamentar;

ligji duhet të përcaktojë vetëm nëse një cilësim personal i tillë si për shembull mosha jomadhore duhet t’ia ndalojë personit që të disponojë pronën në rast vdekje në një formë të caktuar (shih pikën 53 Preambulës së Rregullores nr. 650/2012 );

pengesat ndaj lëvizjes së lirë të personave të cilat rrjedhin nga dallimet mes rregullave të shteteve anëtare për suksedimet trashëgimore ndërkombëtare duhet të eliminohen;

ushtrimi i plotë i së drejtës private në pronë që, në pajtim me precedentin e vendosur nga Gjykata e Drejtësisë, përbën pjesë integrale të të drejtave themelore duhet të sigurohet dhe respektohet20.

6. Jurisprudenca e GJEDNJ dhe e GJED si pjesë e acquis të BE-së (përfshirë jurisprudencën e CEDAW)

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) ka pasur mundësinë që t’i garantojë të drejtat e suksedimit trashëgimor në lidhje me të drejtat themelore dhe parimet e përgjithshme të mishëruara në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Çështjet e mëposhtme duhet të merren në konsideratë gjatë rihartimit të Ligjit të Kosovës për trashëgiminë si pjesë e Kodit Civil.

Në çështjen Marckx kundër Belgjikës (13 qershor 1979)21, në pyetje kanë qenë të drejtat në lidhje me lidhjen familjare dhe trashëgiminë22.

20 Shih çështjen C-200/96 Metronome Musik [1998] ECR I-01953; Lëndët e bashkuara C-154 dhe C-155/04 Aleanca për Shëndet Natyror dhe të tjerë [2005] ECR I-06451.21 Marckx kundër Belgjikës (kërkesa nr. 6833/74).22 Parashtruesja e kërkesës, një nënë belge e pamartuar, u ankua që asaj dhe të bijës u ishte mohuar barazia në trajtim me nënat e martuara dhe fëmijët e tyre. Asaj i ishte kërkuar që ta njihte formalisht fëmijën e saj (ose të paktën të fillonte procedurë ligjore) për ta përcaktuar lidhjen amësore, derisa nënat e martuara mund të mbështeteshin vetëm në certifikatën e lindjes. Kështu, lidhja familjare mes fëmijës dhe familjes së të ëmës nuk

Faqe 11 nga 38

Page 12: Hyrje - Ministria e Drejtesise · Web viewKjo e kishte vënë fëmijë në pozitë të pafavorshme krahasuar me fëmijët e tjerë te të cilët marrëdhënia e tillë ekzistonte

Projekt i financuar nga BE i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i zbatuar nga Konzorciumi i kryesuar nga GIZ Shërbimet

Ndërkombëtare

Gjykata konstatoi në veçanti se kishte pasur shkelje të nenit 8 të KEDNJ-së për respektimin e jetës private dhe familjare. Gjykata gjithashtu vuri re se kishte pasur shkelje të nenit 14 dhe konstatoi në mënyrë të qartë diskriminim e ndaluar me Konventë në lidhje me nenin 8. Shkelja e fundit u shqyrtua në lidhje me të dyja parashtrueset, “për sa i përket mënyrës së përcaktimit të lidhjes amësore për parashtruesen e dytë, mungesa e lidhjes familjare të njohur ligjërisht me familjen e së ëmës e të drejtave trashëgimore të saj, dhe kufizimi i lirisë së të ëmës për të zgjedhur se si do ta disponojë pasurinë e saj”23. Në kohën e nxjerrjes së këtij aktgjykimi, Parlamenti Belg po shqyrtonte një ligj për heqjen e dallimeve midis trajtimit ligjor të fëmijëve të lindur në martesë dhe atyre të lindur jashtë martese.

Kështu, qëndrimi i guximshëm i GJEDNJ tregon se neni 8 ka të ngjarë të bëhet nen me peshë, nëse vështrohet në kombinim me dispozita tjera duke filluar nga neni 14, që ndalon diskriminimin nga ana e shtetit, sa herë që ligji për trashëgiminë të trajtojë të drejtat e një bashkësie familjare dhe të njerëzve në lidhje ligjore ose gjaku;

Gjykata e bën gjithashtu të qartë që neni 8 ka si qëllim ta mbrojë individin nga ndërhyrjet arbitrare të autoriteteve shtetërore. Megjithatë, shtetet mund të kenë edhe detyrime pozitive të qenësishme për respektimin efektiv të jetës familjare. Kjo nënkupton, mes tjerash, që kur shteti parasheh në kuadër të sistemit tw tij juridik dispozita që zbatohen për marrëdhënie familjare të caktuara, kjo duhet bërë në aso mënyre që këta persona ta kenë të mundur të jetojnë jetë normale familjare.

Në një çështje tjetër, Inze kundër Austrisë (28 tetor 1987)24, GJEDNJ shqyrtoi një shkelje të mundshme të nenit 14 në lidhje me nenin 1 të Protokollit 125. Gjykata konstatoi se kishte pasur shkelje të nenit 14 (ndalimi i diskriminimit) të Konventës në lidhje me nenin 1 1 të Protokollit nr. 1 (e drejta për ta gëzuar paqësisht pronën) të Konventës.

Kjo çështje pasqyron aktivizmin gjyqësor të gjykatës që ia ka lejuar vetes të verifikojë në se normat kombëtare janë në konflikt me ndonjë të drejtë të KEDNJ në dritën e statusit të tanishëm të integrimit evropian dhe evoluimit të shoqërisë.

mundi të vendosej ligjërisht. Ky detyrim për njohjen formale të fëmijës së saj si të vetin ia kufizoi asaj zotësinë që t’i japë apo t’i dhurojë pronë fëmijës. Ajo mund t’i siguronte së bijës të drejta të njëjta sikurse fëmijët legjitimë të lindur në martesë vetëm nëse do të martohej dhe do ta birësonte më pas bijën e vet ose duke shkuar përmes procesit të legjitimimit/njohjes së amësisë.23 “Jurisprudence from the European Court of Human Rights relating to children”, Children’s Rights Alliance, korrik 2013, në http://www.childrensrights.ie/sites/default/files/information_sheets/files/ECHRJurisprudence180713.pdf; http://www.echr.coe.int/Documents/FS_Childrens_ENG.pdf ; Gjykata po ashtu shqyrtoi për herë të parë neni 1 të Protokollit 1, por nuk gjeti shkelje mw vete24 Inze kundër Austrisë (Kërkesa nr. 8695/79).25 Parashtruesi nuk kishte ligjërisht të drejtë që ta trashëgonte fermën e së ëmës së tij kur kjo e fundit ndërroi jetë pa lënë testament, ngaqë ishte fëmijë jashtëmartesor. Megjithëse parashtruesi kishte punuar në atë fermë deri në moshën 22-vjeçare, atë e trashëgoi të tërën vëllai i tij nga nëna. Me vendim gjyqësor, parashtruesi e fitoi më vonë një pjesë toke që ia kishte premtuar e ëma para se të vdiste.

Faqe 12 nga 38

Page 13: Hyrje - Ministria e Drejtesise · Web viewKjo e kishte vënë fëmijë në pozitë të pafavorshme krahasuar me fëmijët e tjerë te të cilët marrëdhënia e tillë ekzistonte

Projekt i financuar nga BE i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i zbatuar nga Konzorciumi i kryesuar nga GIZ Shërbimet

Ndërkombëtare

Gjykata ka deklaruar në mënyrë të qartë që Konventa është instrument i gjallë dhe si e tillë duhet të interpretohet në dritën e kushteve të sotme. Në anën tjetër, shtetet anëtare të Këshillit të Evropës po i kushtojnë rëndësi barazisë midis fëmijë të lindur në martesë dhe atyre të lindur jashtë martese në lidhje me të drejtat e tyre civile. Si rrjedhojë, trajtimi diferencial për shkak të lindjes jashtë martese lejohet dhe mund të konsiderohet si në pajtim me Konventën vetëm për arsye me peshë.

Vendimi në çështjen Camp dhe Bourimi kundër Holandës (3 tetor 2000)26, kishte të bënte të bënte po ashtu me çështjen e statusit të nënave të pamartuara dhe fëmijëve të tyre të lindur jashtë martese në Holandë27.

Gjykata konstatoi se kishte pasur shkelje të nenit 14 (ndalimi i diskriminimit) në lidhje me nenin 8 (e drejta e respektimit të jetës familjare) të Konventës. Gjykata vuri re se në rastin e fëmijës marrëdhënia familjare me të atin nuk ishte vendosur ligjërisht deri dy vjet pas lindjes së tij kur fëmija u deklarua si legjitim dhe, kështu, fëmija nuk mund ta trashëgonte pasurinë e të atit. Kjo e kishte vënë fëmijë në pozitë të pafavorshme krahasuar me fëmijët e tjerë te të cilët marrëdhënia e tillë ekzistonte qoftë për shkak se ishin fëmijë të lindur në martesë apo etërit i kishin pranuar si të tyret. Në këtë mënyrë ishte krijuar një dallim në trajtimin e personave në situata të ngjashme në bazë të lindjes. Gjykata vërejti se i vdekuri nuk kishte vendosur me vetëdije që të mos e njihte fëmijën të cilin po e priste parashtruesja 28. Përkundrazi, ai kishte pasur si qëllim të martohej me të dhe fëmija ishte shpallur si legjitim pikërisht për shkakun se vdekja e tij e papritur pengoi lidhjen e martesës29. Për këtë arsye, Gjykata nuk mund t’i pranonte argumentet e qeverisë holandeze rreth asaj se si i vdekuri mund ta kishte parandaluar telashin në të cilin tani ndodhej i biri i tij dhe e vlerësoi përjashtimin e fëmijës nga trashëgimia e të atit si joproporcional.

Vendimi tregon që nga pikëpamja e Gjykatës trajtimet e diferencuara në bazë të lindjes jashtë martese të cilat janë në pajtueshmëri me Konventën mund të bëhen vetëm për motive substanciale30.

Në çështjen Merger dhe Cros kundër Francës (22 dhjetor 2004)31, Gjykata po ashtu konstatoi se kishte pasur shkelje të nenit 8, dhe të nenit 1 të Protokollit 1, në lidhje me nenin 14 të

26 Camp dhe Bourimi kundër Holandës (Kërkesa nr.. 28369/95), paragrafi 2827 Parashtrueses së parë (e ëma) dhe foshnjës së saj djalë (parashtruesi i dytë) u ishte dashur ta lironin shtëpinë e vet pasi që partneri i së ëmës kishte vdekur pa lënë testament, përpara se të martoheshin dhe ai ta njihte fëmijën si të tijin (ashtu siç kishte pasur për qëllim). Sipas ligjit holandez të asaj kohe, prindërit dhe vëllezërit e motrat e trashëgimlënësit e trashëguan pronën dhe u shpërngulën në shtëpinë e të ndjerit. Më vonë, fëmija u shpall legjitim. Megjithatë, fëmija nuk mund të konsiderohej si trashëgimtar i të atit meqë vendimi gjyqësor nuk ishte retroaktiv.28 Camp dhe Bourimi kundër Holandës, paragrafi 38 i aktgjykimit.29 Po aty, paragrafi 38 i aktgjykimit.30 Shih GJEDNJ, Sahin kundër Gjermanisë, paragrafi 57.31 Merger dhe Cros kundër Francës (Kërkesa nr. 68864/01)

Faqe 13 nga 38

Page 14: Hyrje - Ministria e Drejtesise · Web viewKjo e kishte vënë fëmijë në pozitë të pafavorshme krahasuar me fëmijët e tjerë te të cilët marrëdhënia e tillë ekzistonte

Projekt i financuar nga BE i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i zbatuar nga Konzorciumi i kryesuar nga GIZ Shërbimet

Ndërkombëtare

Konventës32. Gjykata vendosi gjithashtu që parashtruesja e parë, znj. Merger, kishte pësuar dëme materiale të barasvlershme me diferencën midis shumës që kishte marrë dhe pjesës që i takonte nga pasuria e të atit të saj, pjesë të cilën do ta kishte trashëguar po të kishte qenë bijë “legjitime” e tij. Kështu, Gjykata konstatoi se pasuria duhet të ndahej mes fëmijëve në pjesë të barabarta mu sikur të gjithë fëmijët të ishin legjitimë. Gjithashtu, Gjykata i caktoi parashtrueses së dytë, znj. Cros, nënës, dëmshpërblim për humbjet e pësuara në lidhje me pagesën barazuese të bërë në emër të të bijës së vet.

Gjykata konstatoi që diskriminimi që i ishte bërë parashtrueses së parë u kishte shkaktuar të dyja parashtrueseve dëme jomateriale që justifikonin dhënien e kompensimit.

Në çështjen Pla dhe Puncernau kundër Andorrës (13 korrik 2004)33, Gjykatës iu desh të vlerësojë interpretimin e testamentit në dritën e neneve 8 dhe 14 të KEDNJ34. Gjykata konstatoi se kishte pasur shkelje të nenit 14 lidhur me ndalimin e diskriminimit në lidhje me nenin 8. Nga sa dihet, prindërit e parashtruesit të parë kishin pasur “martesë legjitime dhe kanonike” dhe “në testamentin në fjalë nuk sugjerohej askund se fëmijët e birësuar ishin përjashtuar nga trashëgimia”. “Vendimi i gjykatës vendore përbënte privim nga e drejta trashëgimore të një fëmije të birësuar” dhe ishte “në mënyrë të dukshme në mospajtim me ndalesën e diskriminimit”35.

Çështja Apostolidi & të tjerë kundër Turqisë (27 mars 2007)36 ka të bëjë me pamundësinë e parashtruesve për gwzimin e papenguar të pronës së trashëguar jashtë vendit për shkak të mungesës së pretenduar së masës së reciprocitetit. Në këtë çështje, Gjykata konstatoi se kishte pasur shkelje të nenit 1 të Protokollit nr. 1 (mbrojtja e pronës), për shkak të anulimit të certifikatës së trashëgimisë të parashtruesve, dhe të nenit 6 (e drejta për një proces të rregullt), për shkak të kohëzgjatjes së tepërt të proceduarve përpara gjykatave vendore37.

32 Parashtruesit ishin dy shtetase frënge. Parashtruesja e parë, znj. Merger, e cila ishte e bija, nuk kishte qenë në gjendje ta trashëgonte pasurinë e të atit i cili e kishte njohur sipas ligjit që prekte fëmijët e lindur jashtë martese përpara vitit 1968.33 Pla dhe Puncernau kundër Andorrës (Kërkesa nr. 69498/01).34 Parashtruesi i parë ishte një fëmijë i birësuar i cili ishte përjashtuar nga trashëgimi me testament. Parashtruesja e dytë ishte e ëma e tij, e cila si rrjedhojë kishte humbur të drejtën e shfrytëzimit të përjetshëm të pronës familjare kur gjykatat andorrase interpretuan një klauzolë të testamentit – që përcaktonte se trashëgimtari duhet të ishte i lindur nga “martesa legjitime dhe kanonike” – si referencë për vetëm fëmijët biologjikë. 35 Pla dhe Puncernau kundër Andorrës (Kërkesa nr. 69498/01), paragrafi 59.36 Apostolidi & të tjerë kundër Turqisë (Kërkesa nr. 45628/99).37 Të pesë parashtruesit ishin shtetas grekë të cilët jetonin në Greqi. Halla e tyre e kishte fituar shtetësinë turke me martesë. Ajo vdiq në vitin 1984 duke lënë një apartament në Turqi që kishte qenë i regjistruar në emrin e saj në kohën e vdekjes. Gjykatat turke e regjistruan tokën në emrin e një fondacioni. Pasi morën certifikatën e trashëgimisë, parashtruesit e regjistruan apartamentin në emrin e tyre në regjistrin e tokave. Duke u bazuar në këtë certifikatë ata kërkuan edhe titullin e pronësisë mbi tokën. Gjykatat turke zbatuan rregullin sipas të cilit, siç edhe ishte rasti në realitet për çdo të huaj që kërkonte të blinte pronë në Turqi, ata mund ta trashëgonin

Faqe 14 nga 38

Page 15: Hyrje - Ministria e Drejtesise · Web viewKjo e kishte vënë fëmijë në pozitë të pafavorshme krahasuar me fëmijët e tjerë te të cilët marrëdhënia e tillë ekzistonte

Projekt i financuar nga BE i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i zbatuar nga Konzorciumi i kryesuar nga GIZ Shërbimet

Ndërkombëtare

Në çështjen Alboize-Barthes & Alboize-Montezume kundër Francës (21 tetor 2008)38, ndonëse e shpalli çështjen të papranueshme39, Gjykata ra dakord me palët se vetë legjislacioni kishte krijuar trajtimin diferencial, me rregullat për ndarjen e e trashëgimit te fëmijët jo legjitimë të cilët ishin njohur vullnetarisht dhe fëmijët jo legjitimë atësia e të cilëve ishte “përcaktuar me pranim publik, ku të fundit nuk përfitonin nga periudha tridhjetëvjeçare e lejuar me Kodin Civil për pranimin ose heqjen dorë nga pjesa e trashëgimit”40.

Në çështjen Brauer kundër Gjermanisë (28 maj 2009)41, Gjykata konstatoi sërish shkelje të nenit 14 në lidhje me nenin 842.

pronën vetëm në qoftë se shtetasit turq e gëzonin të njëjtën të drejtë në Greqi. Gjykatat turke vlerësuan se ky kusht i reciprocitetit nuk ishte përmbushur në rastin në fjalë dhe se për rrjedhojë parashtruesit nuk kishin zotësinë për ta trashëguar tokën që pretendonin se ishte e tyrja. Për po të njëjtën arsye u anulua edhe titulli i pronësisë mbi apartamentin të cilin kishin arritur ta merrnin parashtruesit. Më pas ai u regjistrua në emrin e parashtruesve mbi bazën e certifikatës së trashëgimisë që dëshmonte marrëdhënien familjare të pakontestueshme me të ndjerën. Kështu, parashtruesit kishin zotëruar një të drejtë pronësore të njohur me ligjet turke gjatë gjithë periudhës së vlefshmërisë së certifikatës së trashëgimisë, e që mund karakterizohej si “posedim”. Andaj, anulimi i certifikatës paraqiste ndërhyrje në të drejtën e gëzimit të papenguar të posedimeve. Ky anulim i bazuar në parimin e reciprocitetit nuk i plotësonte kriteret e ligjshmërisë. Ndonëse gjykatat turke kishin konstatuar se kushti i reciprocitetit nuk ishte përmbushur në Greqi, nuk u dëshmua në se në Greqi ekzistonte ndonjë ndalesë për shtetasit turk që të fitonin pasuri përmes trashëgimit. Dokumentet zyrtare tregonin se shtetasit turk kishin fituar pasuri të paluajtshme me trashëgimi. Për rrjedhojë, ndërhyrja nuk kishte qenë e parashikueshme.38 Alboize-Barthes & Alboize-Montezume kundër Francës, (Kërkesa nr. 44421/04).39 Megjithëse ankimi i parashtruesit ishte ankesë e përgjithshme për diskriminim në kuptimin e sferës së zbatimit të Protokollit të ri nr. 12, Franca ende nuk e kishte ratifikuar atë. Në mënyrë që neni 14 të mund të gjente zbatim për rastin e parashtruesit, interesat duhet t’i përkisnin sferës së zbatimit të nenit 1 të Protokollit nr. 1. Në këtë çështje, Gjykata konstatoi se neni 1 i Protokollit nr. 1 nuk ishte i aplikueshëm dhe se neni 14 nuk mund të zbatohej: mospërputhje e ratione materiae.http://hudoc.echr.coe.int/sites/eng/pages/search.aspx?i=002-1912 . 40 Parashtruesit ishin fëmijë jashtëmartesorë. Në vitin 1995, i ati i tyre vdiq pa arritur që t’i njihte si trashëgimtarë të tij. Pas disa muajsh u bë ndarja e trashëgimit sipas kushteve të një kontrate të noterizuar dhe përfituesit morën në posedim pjesët e veta. Në vitin 1996, parashtruesit arritën të marrin një urdhër nga një gjykatë e shkallës së parë (frëngj. tribunal de grande instance) që njihte bijësimin e tyre. Më pas ata i paditën trashëgimtarët e të atit të tyre për ta marrë pjesën e tyre trashëgimore. Megjithëkëtë, kërkesëpadia e tyre u hodh poshtë për arsye se fëmijët jolegjitimë marrëdhënia birërore e të cilëve ishte vendosur me pranim publik të statusit të tyre nuk mund të kishin pretendime ndaj një trashëgimi që tashmë ishte likuiduar. Ligji i Francës i vitit 1982 ua bënte të mundur fëmijëve jolegjitimë që bijësimi të përcaktohej përmes pranimit publik të statusit të tyre dhe kështu të njiheshin si përfitues të pasurisë trashëgimore të të atit të tyre. Kjo bënte të mundur që ata të kërkonin pjesën e tyre në pasurinë trashëgimore në rastet kur likuidimi kishte filluar para hyrjes në fuqi të Ligjit, por që nuk ishte përmbyllur ende. Gjykatat vendore kishin konstatuar se pasuria e të atit të parashtruesit ishte likuiduar përfundimisht në vitin 1955, një vit para se të përcaktohej bijwsimi. Andaj, pas vdekjes së të atit, parashtruesit nuk ishin në gjendje të trashëgonin nga pasuria e tij meqë ajo nuk ishte pjesë pronës së tyre. 41 Brauer kundër Gjermanisë (Kërkesa nr. 3545/04).42 Në këtë çështje, parashtruesja nuk ishte kompetente për të trashëguar pasuri nga i ati i saj i cili e kishte njohur sipas ligjit për fëmijët e lindur jashtë martese para 1 korrikut 1949. Të drejtat e barabarta trashëgimore

Faqe 15 nga 38

Page 16: Hyrje - Ministria e Drejtesise · Web viewKjo e kishte vënë fëmijë në pozitë të pafavorshme krahasuar me fëmijët e tjerë te të cilët marrëdhënia e tillë ekzistonte

Projekt i financuar nga BE i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i zbatuar nga Konzorciumi i kryesuar nga GIZ Shërbimet

Ndërkombëtare

Gjykata nuk gjeti ndonjë arsye me të cilën të përligjej një diskriminim i tillë, i mbështetur në lindjen jashtë martese, veçanërisht meqenëse përjashtimi i kërkueses nga çdo e drejtë statutore për të trashëguar, e penalizonte atë në një shkallë edhe më të madhe se kërkueset në çështje të tjera të ngjashme të sjella në gjykatë43.

Në këtë rast, GJEDNJ bën një interpretim të gjerësishëm të të drejtave të parapara me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në mënyrë që t’ua bëjë të mundur qytetarëve që t’i gëzojnë këto të drejta plotësisht dhe efektivisht, nganjëherë edhe përtej kufijve të ligjit kombëtar i cili është në konflikt me ndonjë të drejtë të mbrojtur me Konventë.

Në çështjen Fabris kundër Francës (7 shkurt 2013 – Dhoma e Madhe)44, Gjykata vuri re përsëri shkelje të nenit 14 (ndalimi i diskriminimit) në lidhje me nenin 1 (mbrojtja e pronës) të Protokollit nr. 1 të Konventës45. Në përputhje me aktgjykimin në çështjen Mazurek kundër Francës të 1 shkurtit 200046, Gjykata konstatoi në veçanti se pritshmëritë legjitime të të vdekurve dhe të familjeve të tyre, si dhe qëllimi i ligjshëm i mbrojtjes së të drejtave trashëgimore të vëllait dhe motrës nga nëna nuk peshonte më shumë se pretendimi i parashtruesit për të marrë pjesën nga pasuria trashëgimore e së ëmës së tij dhe duhet t’i nënshtrohej imperativit të trajtimit të barabartë të fëmijëve. Trajtimi diferencial ishte diskriminues, meqë nuk kishte justifikim objektiv dhe të arsyeshëm. Si rrjedhojë, Gjykata identifikoi shkelje të nenit 14 të Konventës në lidhje me nenin 1 të Protokollit nr. 1 ku personit “tw lindur nga kurorëshkelja” i ishte mohuar e drejta për të trashëguar pasurinë e së ëmës në pjesë të barabarta me të vëllain dhe motrën nga nëna, për shkak të operimit të legjislacionit në Francë. Gjykata arriti në përfundimin se nuk kishte një raport të arsyeshëm proporcionaliteti midis mjeteve të përdorura dhe qëllimit të ndjekur. Trajtimi i diferencuar të cilin parashtruesi e bën objekt nuk kishte, pra, justifikim objektiv dhe të arsyeshëm. Kështu, ka pasur një shkelje të nenit 14 të Konventës të kombinuar me nenin 1 të Protokollit nr. 1.

sipas ligjit të ish-Republikës Demokratike Gjermane, ku ajo kishte jetuar pothuajse tërë jetën, nuk zbatoheshin për arsye se në kohën e bashkimit të dy Gjermanive i ati i saj kishte jetuar në Republikën Federale të Gjermanisë. Parashtruesja u ankua për përjashtimin nga çdo e drejtë për ta trashëguar pasurinë e të atit ngaqë kjo konsiderohet si trajtim diskriminues dhe plotësisht jopropocional. 43 Brauer kundër Gjermanisë (Kërkesa nr. 3545/04), paragrafi 44.44 Fabris kundër Francës (Kërkesa nr. 16574/08).45 Parashtruesi u lind në vitin 1943 nga një marrëdhënie midis të atit të tij dhe një gruaje të martuar e cila ishte tashmë nënë e dy fëmijëve të lindur në martesë. Në moshën 40-vjecare, gjykata e shpalli parashtruesin fëmijë “jolegjitim” të kësaj të fundit. Pas vdekjes së nënës në vitin 1994, parashtruesi bëri kërkesëpadi për reduktim të ndarjes inter vivos së pasurisë të së ëmës dhe kërkoi një pjesë të rezervuar të trashëgimit, të barabartë me pjesën e fëmijëve legjitimë të së ëmës së tij. Në shtator të vitit 2004, gjykatë në shkallë të parë ( frëngj. Tribunal de Grande) e shpalli kërkesëpadinë e parashtruesit si të pranueshme dhe e pranoi pretendimin e tij. Fëmijët legjitimë e apeluan vendimin, me ç’ rast Gjykata e Apelit në Francë hodhi poshtë vendimin e gjykatës së instancës më të ulët. Parashtruesi ushtroi ankesë në kasacion. Para GJEDNJ, parashtruesi u ankua për pamundësinë e përfitimit nga një ligj i vitit 2001 që u njihte fëmijëve “të lindur nga kurorëshkelja” të drejta të njëjta të trashëgimisë me ato të fëmijëve legjitimë.46 Mazurek kundër Francës (Kërkesa nr. 34406/97).

Faqe 16 nga 38

Page 17: Hyrje - Ministria e Drejtesise · Web viewKjo e kishte vënë fëmijë në pozitë të pafavorshme krahasuar me fëmijët e tjerë te të cilët marrëdhënia e tillë ekzistonte

Projekt i financuar nga BE i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i zbatuar nga Konzorciumi i kryesuar nga GIZ Shërbimet

Ndërkombëtare

Sipas një jurisprudence konstante qysh prej vendimit Marckx, të cituar më sipër, dallimi i vendosur në fushën e trashëgimisë midis fëmijëve “të lindur jashtë martese” dhe fëmijëve “legjitimë” shtron problemin nën këndvështrimin e nenit 8 të Konventës të marrë veçmas si dhe nën atë të nenit 1 të Protokollit nr. 1. Gjykata e ka shtrirë këtë jurisprudencë me këtë vendim duke konfirmuar ndalimin e diskriminimit kur në janë në pyetje disponimet testamentare vullnetare, shih gjithashtu çështjen e sipërpërmendur Pla dhe Puncernau kundër Andorës, nr. 69498/01. Kështu, që nga viti 1979, në vendimin Marckx, Gjykata pohonte papajtueshmërinë me Konventën të kufizimeve të të drejtave të trashëgimisë së fëmijëve bazuar mbi lindjen. Ajo ka riafirmuar pareshtur këtë parim themelor, duke e ngritur ndalimin e diskriminimit të bazuar në karakterin “natyror” të lidhjes prindërore në standard të mbrojtjes së rendit publik evropian.

Në çështjen Negrepontis-Giannisis kundër Greqisë (5 dhjetor 2013)47, Gjykata konstatoi se refuzimi i njohjes së birësimit në Greqi kishte çuar në ndërhyrje në të drejtën e z. Negrepontis-Giannisis për respektimin e jetës private dhe familjare të tij48. Gjykata vërejti se tekstet në të cilat Gjykata e Kasacionit, si gjykatë me kompetenca të plota, ishte bazuar për hedhjen poshtë të kërkesës, ishin të gjitha fetare për nga natyra dhe të vjetruara. Më saktësisht, ato datonin në shekullin VII dhe IX. Në vitin 1982 ishte miratuar një ligj kombëtar që lejonte murgjit të martoheshin, dhe nuk kishte legjislacion vendor që ua ndalonte atyre birësimin. Në çështjen në fjalë, urdhri për birësim ishte marrë në vitin 1984, kur parashtruesi veç kishte arritur moshën madhore. Përveç faktit që urdhri për birësim ishte i vlefshëm për 24 vite, babai birësues kishte shprehur dëshirën për të pasur një bir legjitim i cili do ta trashëgonte pasurinë e tij. Kështu, nga pikëpamja e Gjykatës, refuzimi për ta njohur urdhrin për birësim nuk kishte përmbushur asnjë nevojë urgjente sociale dhe nuk kishte qenë në proporcion me qëllimin e ndjekur.

Çështja Zaiet kundër Rumanisë (24 mars 2015)49 ishte hera e parë kur GJEDNJ-së iu desh të shqyrtonte anulimin e urdhrit për birësim në një kontekst ku prindi birësues kishte vdekur dhe fëmija i birësuar kishte arritur prej kohësh moshën madhore50. Gjykata gjeti se vendimi

47 Negrepontis-Giannisis kundër Greqisë (Kërkesa nr.56759/08).48 Parashtruesi, Nikolaos Negrepontis-Giannisis, ishte një shtetas grek i lindur në vitin 1964 i cili jetonte në Athinë. Xhaxhai i tij, i cili ishte një murg që jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kishte birësuar atë sipas një urdhri të gjykatës së Miçiganit. Parashtruesi u kthye në Greqi i shoqëruar nga babai i tij birësues i cili vdiq disa vite më vonë. Gjykata e shkallës së parë e Athinës e njohu birësimin e bërë në SHBA dhe shpalli se nuk kishte pasur asnjë shkelje të politikave publike, ose të zakoneve bonos mores në lidhje me birësimin. Anëtarët e Negrepontis apeluan vendimin për njohjen e birësimit. Gjykata e Apelit konstatoi se njohja ishte në kundërshtim me rendin publik, dhe i njëjti vendim u konfirmua nga Gjykata e Kasacionit. 49 Zaiet kundër Rumanisë (Kërkesa nr. 44958/05).50 Rasti kishte të bënte me anulimin e birësimit të një gruaje me "nxitjen e motrës së saj birësuese, 31 vjet pasi aprovimit të birësimit dhe 18 vjet pas vdekjes së nënës së tyre birësuese". Parashtruesja pretendonte në veçanti se anulimi i birësimit të saj kishte qenë arbitrar dhe ndërhyrje joproporcionale në jetën e saj familjare, duke treguar se ajo kishte jetuar me nënën e saj birësuese që nga mosha nëntëvjeçare dhe se raportet e tyre

Faqe 17 nga 38

Page 18: Hyrje - Ministria e Drejtesise · Web viewKjo e kishte vënë fëmijë në pozitë të pafavorshme krahasuar me fëmijët e tjerë te të cilët marrëdhënia e tillë ekzistonte

Projekt i financuar nga BE i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i zbatuar nga Konzorciumi i kryesuar nga GIZ Shërbimet

Ndërkombëtare

për anulim ishte shumë i paqartë dhe se nuk kishte justifikim të mjaftueshëm për marrjen e një mase të tillë radikale. Kështu, Gjykata arriti në përfundimin se ndërhyrja në jetën familjare të parashtrueses nuk kishte qenë e mbështetur në arsye relevante dhe të kënaqshme, në kundërshtim me nenin 8 (e drejta për respektimin e jetës private dhe familjare) të Konventës. Gjykata konstatoi po ashtu se ka pasur shkelje të nenit 1 të Protokollit nr. 1 (mbrojtja e pronës) të Konventës, për arsye të ndërhyrjes joproporcionale në të drejtën e pronësisë të parashtruesit mbi tokën e kontestuar.

Gjykata vuri veçanërisht në dukje se anulimi i birësimit nuk duhet të parashihet me ligj si masë kundër fëmijës së birësuar në asnjë rrethanë.

Gjithashtu, Gjykata nënvizoi se në dispozitat ligjore dhe vendimet për çështje të birësimit duhej të ishte i spikatshëm interesi i fëmijës.

Më kontroversi ka qenë vendimi preliminar për çështjen e referuar në Gjykatën e Drejtësisë (GJED), Zhu dhe Chen kundër Sekretarit të Shtetit për Departamentin e Brendshëm, çështja C-200/02. Znj. Chen, një shtetase kineze, ishte transferuar për punë dhe kishte jetuar disa vite në Irlandë, ku edhe e lindi të bijën. Irlanda e njeh "jus soli ", sipas të cilit çdo fëmijë i lindur në territorin e një shteti ka të drejtë ta marrë shtetësinë e atij vendi. Pra, e bija e znj. Chen kishte shtetësi irlandeze dhe, për këtë arsye, znj. Chen kishte të drejtë të kërkojë leje për të qëndruar në Irlandë. Megjithatë, kur e bija e saj ishte ende 2 vjeç, një trashëgimi e papritur në Britani në favor të së bijës e shtyu znj. Chen të shpërngulej në Britani të Madhe dhe ku kërkoi leje qëndrimi për të bijën dhe për veten51. Autoritetet britanike vendosën t’ia jepnin lejen e qëndrimit së bijës së saj ngase ajo e kishte shtetësinë irlandeze (mes Irlandës dhe Britanisë së Madhe është lidhur një marrëveshje për lëvizjen e lirë të qytetarëve, si pjesë e Mbretërisë së Bashkuar). Mirëpo, autoritetet britanike i refuzuan lejen e qëndrimit së ëmës për sa kohë të mos i plotësonte kushtet e nevojshme për marrjen e lejeqëndrimit (për shkaqe të punës, studimeve, familjes që e mban parashtruesen). Znj. Chen e kontestoi këtë vendim dhe kërkoi që leja e qëndrimit t’i jepej nga një gjykatë britanike, duke pretenduar se i ka të gjitha mundësitë për t’i përballuar shpenzimet për veten dhe të bijën në sajë të trashëgimisë së të bijës (si nënë ajo gëzon të drejtat e kujdestarisë mbi pronat e vogla).

Në të dy shqyrtimet gjyqësore, atë të shkallës së parë dhe në apel, gjykatat britanike nuk ia dhanë të drejtën znj. Chen. Ajo vendosi përfundimisht që ta apelonte rastin në Gjykatën e Lartë. Gjykata e Lartë vendosi t’ia referonte çështjen GJED-së për vendim preliminar. Referimi nuk adresonte pyetjen në se ka qenë e mundur që t’i jepej leja e qëndrimit të bijës. Referimi adresonte aftësinë e së bijës për ta gëzuar pasurinë e trashëguar për sa kohë që znj. Chen të pretendonte se në qoftë se nuk i jepej leja e qëndrimit, asaj do t’i duhej që të largohej së bashku me të bijën për në Kinë. Pas pranimit të dosjes së rastit, Gjykatës Evropiane të Drejtësisë i mori shumë kohë që t’ia përcillte vendimin gjykatës britanike .

kishin qenë të bazuara në "dashuri, përgjegjësi dhe mbështetje reciproke" . Ajo u ankua gjithashtu se pas anulimit të birësimit të saj ajo kishte humbur titullin e pronësisë mbi pesë hektarë pyje që i kishte trashëguar nga nëna e saj birësuese.51 Zhu & Chen kundër Sekretarit të Shtetit për Departamentin e Brendshëm C-200/02

Faqe 18 nga 38

Page 19: Hyrje - Ministria e Drejtesise · Web viewKjo e kishte vënë fëmijë në pozitë të pafavorshme krahasuar me fëmijët e tjerë te të cilët marrëdhënia e tillë ekzistonte

Projekt i financuar nga BE i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i zbatuar nga Konzorciumi i kryesuar nga GIZ Shërbimet

Ndërkombëtare

GJED iu referua nenit 1 (2) (b) të Direktivës 90/364, që u garanton familjarëve "vartës" në radhën e paraardhësit të bartësit të së drejtës së qëndrimit të drejtën për t’u sistemuar me bartësit e së drejtës së qëndrimit, pavarësisht shtetësisë së tyre52. Por kjo nuk mund t’i japë të drejtën e qëndrimit një shtetasi të një vendi joanëtar në gjendjen e znj. Chen për shkak të lidhjeve emocionale mes nënës dhe fëmijës, ose mbi gjykimin se e drejta e nënës për të hyrë dhe qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar varet nga e drejta që ka fëmija e saj për të banuar aty. Sipas jurisprudencës së Gjykatës, statusi i një anëtari "vartës" të familjes së një bartësi të së drejtës së qëndrimit është rezultat i një situate faktike, që karakterizohet nga fakti se mbështetja materiale sigurohet nga bartësi i së drejtës së banimit. Megjithatë, në këtë rast, sipas rrethanave të tilla si ato të procedimit kryesor, situata ishte krejtësisht ndryshe: bartësi i së drejtës së qëndrimit ishte në ngarkim të një shtetasi të një vendi joanëtar i cili ishte kujdestarinë e saj dhe dëshironte t’i qëndronte pranë. Në rrethana të tilla, GJED vendosi se znj. Chen nuk mund të pretendonte se është familjar "në ngarkim" të Katerinës në radhën e paraardhësit në kuptimin e Direktivës 90/364, me qëllimin që ta fitojë të drejtën e qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar.

Në anën tjetër, GJED konstatoi se refuzimi për të lejuar prindin për të qëndruar me fëmijën të cilit neni 18 i KE dhe Direktiva 90/364 i japin të drejtën e banimit në shtetin anëtar pritës do të privonte të drejtën e banimit të fëmijës nga çdo efekt i dobishëm. E njëjta do të vlente edhe nëse prindi është shtetas i një shteti anëtar apo shtetas i një vendi joanëtar. Si rrjedhojë, Gjykata arriti në përfundimin se gëzimi nga një fëmijë i vogël i një të drejte vendbanimi nënkupton domosdoshmërisht se fëmija ka të drejtë të shoqërohet nga personi, i cili është kujdestar i tij/i saj kryesor dhe në përputhje me rrethanat, kujdestari duhet të jetë në pozitë që të banojë me fëmijën në shtetin anëtar pritës për kohëzgjatjen e këtij qëndrimi.”

Kështu, znj. Chen kishte të drejtë të kërkonte leje për të qëndruar për shkak të mundësisë së saj për t’i mbuluar shpenzimet për jetesë nga trashëgimi i së bijës. Gjithashtu, mosdhënia e lejeqëndrimit për znj. Chen u vlerësua si shkelje serioze e të drejtave të fëmijës.

Përveç kësaj çështje, GJED ka pasur mundësinë që ta vlerësojë pajtueshmërinë e sistemeve kombëtare të tatimit në trashëgimi dhe dhurata me parimin e mosdiskriminimit sipas së drejtës së BE-së në disa raste53. 52 Shih Direktivën 90/36453 Shih për shembull çështjet C-464/05 dhe C-127/12. Shih gjithashtu çështjen e kohëve të fundit Komisioni Evropian kundër Gjermanisë (C – 211/13) në të cilën GJED i ka konfirmuar interpretimet e veta ligjore dhe aktgjykimet e mëhershme për të njëjtën çështje: Tatimet e Gjermanisë në trashëgimi dhe dhurata cenojnë lëvizjen e lirë të kapitalit që garantohet me legjislacionin e BE-së (neni 63 i Traktatit për Funksionimin e Bashkimit Evropian). Sipas Gjykatës, nuk ka asnjë arsye objektive për ndërvarësinë mes shumës që arkëtueshme të tatimit në trashëgimi apo dhurime të pronës së paluajtshme në Gjermani dhe faktit se a banon të paktën njëra prej palëve në Gjermani apo jo. Sipas rregullave që zbatohen për përgjegjësinë tatimore, vlera e tatimit varet nga vlera e pasurisë së paluajtshme nga njëra anë dhe marrëdhënia familjare midis testatorit ose dhuruesit dhe trashëgimtarit ose përfituesit të dhurimit në anën tjetër. Nga pikëpamja e Gjykatës,

Faqe 19 nga 38

Page 20: Hyrje - Ministria e Drejtesise · Web viewKjo e kishte vënë fëmijë në pozitë të pafavorshme krahasuar me fëmijët e tjerë te të cilët marrëdhënia e tillë ekzistonte

Projekt i financuar nga BE i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i zbatuar nga Konzorciumi i kryesuar nga GIZ Shërbimet

Ndërkombëtare

Meqë monitorimi i respektimit nga ana e shteteve palë të detyrimeve që dalin nga CEDAW bëhet vetëm në bazë të pjesëmarrjes së shteteve palë në procedurë, jurisprudenca e CEDAW nuk i përket drejtpërsëdrejti acquis të BE-së. Megjithatë, qëllimi i dialogut është që shtetet palë të ndihmohen në zbatimin dhe realizimin e detyrimeve të shtetit në lidhje me "Konventën për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas" (në tekstin e mëtejmë Konventa), në vend se të dënohen për mospërmbushje të detyrimeve apo përpjekje të mangëta. Pas shqyrtimit të raportit, Komiteti miraton vërejtjet përmbyllëse ku shqetësimet i shoqëron me sugjerime dhe rekomandime që synojnë përmirësime. Ndonëse ekspertët e Komitetit vënë në dukje atë çfarë konsiderojnë zbatim i mangët, ata nuk veprojnë si gjykatë dhe nuk nxjerrin "vendime" për ndonjë shtet. Përkundrazi, gjithmonë inkurajohet shkëmbimi i informacionit, përvojës apo ideve e sugjerimeve54.

Në sesionin e vet të gjashtëdhjetë, Komiteti i CEDAW vendosi për një rast historik të mbrojtjes së të drejtave të barabarta të grave në trashëgimi në Tanzani55. Në vendimin e vet, Komiteti i CEDAW theksoi se shtetet palë kanë detyrimin për të miratuar ligje për suksedimin trashëgimor pa testament në pajtim me parimet e Konventës dhe për të siguruar trajtim të barabartë për trashëgimtarët e gjallë pa dallim, qofshin femra apo meshkuj. Gjithashtu, ai u thirr shprehimisht në Rekomandimin e përgjithshëm nr. 29 mbi pasojat ekonomike të martesës, marrëdhëniet familjare dhe zgjidhja e tyre56, që përmend në mënyrë të qartë se shtetet palë janë të obliguara që të sigurojnë ndalimin e përjashtimit nga trashëgimia e bashkëshortit të gjallë. Ai rikujtoi gjithashtu Rekomandimin e përgjithshëm nr. 21 mbi barazinë në martesë dhe marrëdhëniet familjare, ku thuhet se shtetet palë janë të detyruara t’u japin grave të drejta të barabarta në administrimin e pasurisë. Ai vuri në pah se " e drejta e grave për të zotëruar, menaxhuar, gëzuar dhe disponuar prona është thelbësore për

vendqëndrimi i njërës nga palët nuk është relevant për asnjërin nga dy kriteret.54 “How could the Convention on the elimination of all forms of discrimination against women (CEDAW) be implemented in the EU legal framework?” Cituar më sipër. f. 11-12.55 Çështja kishte të bënte me dy të veja të cilave iu ndalua që ta trashëgonin pasurinë e burrave të tyre të ndjerë dhe mbetën si rrjedhojë pa strehë. Të dyja gratë, ES dhe SC, të cilat u përfaqësuan nga Qendra për Ndihmë Juridike Gruas dhe Klinika Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut të Gruas e Qendrës Juridike të Universitetit të Xhorxhtaunit, argumentuan se miliona gra të tjera në Tanzani ishin vënë gjithashtu në pozitë të pafavorshme, qoftë si të veja, bija, nëna ose familjare tjera femra të të vdekurit. Komiteti i CEDAW vërejti se ES dhe SC kishin mbetur ekonomikisht të pafuqishme, duke mos pasur pronë dhe shtëpi ku të jetonin me fëmijët e tyre dhe t’ua plotësonin atyre nevojat themelore, dhe shprehu mendimin se ndalesat e tilla dhe statusi i tyre i pambrojtur, si dhe mospasja e mjeteve financiare, ua pamundësonte gëzimin e mundësive të barabarta. Gjithashtu, ai arriti në përfundimin se kuadri ligjor i Tanzanisë që i trajton të vejat dhe vejanët ndryshe në aspektin e pronësisë, posedimit, administrimit, dhe gëzimit e disponimit të pasurisë, rezulton në trajtim diskriminues dhe, kështu, konsiderohet si shkelje e nenit 2 (f), në lidhje me nenet 5, 15 dhe 16 të Konventës. Për më tepër, ai konstatoi se Tanzania duhet t’i japë ES dhe SC dëmshpërblimin e duhur dhe kompensim adekuat proporcional me seriozitetin e shkeljes së të drejtave të tyre, dhe se Tanzania duhet të sigurojë që të gjitha ligjet zakonore diskriminuese që i kufizojnë të drejtat e barabarta të grave në trashëgimi duhet të shfuqizohen, ose ndryshohen për të qenë në pajtueshmëri të plotë me Konventën.56 Rekomandimi i përgjithshëm nr. 29.

Faqe 20 nga 38

Page 21: Hyrje - Ministria e Drejtesise · Web viewKjo e kishte vënë fëmijë në pozitë të pafavorshme krahasuar me fëmijët e tjerë te të cilët marrëdhënia e tillë ekzistonte

Projekt i financuar nga BE i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i zbatuar nga Konzorciumi i kryesuar nga GIZ Shërbimet

Ndërkombëtare

pavarësinë e tyre financiare dhe është kyçe për aftësinë e tyre për të siguruar mjetet e jetesës dhe strehim, si dhe ushqyerje të mjaftueshme për vete dhe familjen e saj”57.

7. “Praktika më të mira” në Evropë

Për t’i zbuluar "praktikat më të mira" në vendet evropiane si Austria, Franca, Gjermania dhe Italia, është e nevojshme të bëhen analiza krahasuese të ligjeve ekzistuese kombëtare të këtyre vendeve. Ekipi i projektit ka shqyrtuar në hollësi ligjin e Austrisë, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, si dhe Ligjin e Shqipërisë për trashëgiminë, për të pasur një pasqyrë të praktikave më të mira në Evropë. Më pas, ekipi ka rënë dakord që t’i referohet faqes së internetit për suksedimet trashëgimore (www.successions-europe.de), që për momentin është duke u përditësuar dhe do të jenë në dispozicion në fund të muajit gusht, pas hyrjes në fuqi të Rregullores për suksedimin. Kjo faqe e internetit do të sigurojë informata të përditësuara dhe të hollësishme mbi të drejtën trashëgimore në çdo shtet anëtar. Kështu, për shembull, faqja e internetit trajton temat e mëposhtme: Cili është autoriteti kompetent për t'u marrë me rastet e suksedimit trashëgimor? Si dhe kur një person do të bëhet trashëgimtar? Në mungesë të testamentit, kush trashëgon dhe sa? Cilat janë kufizimet e lirisë për të disponuar lirisht me pasurinë e dikujt me testament? Si bëhet testamenti dhe a mund të regjistrohet?

Përveç kësaj, duhet vënë në dukje se ligjet e trashëgimisë të, për shembull, Francës, Gjermanisë e Austrisë sigurojnë mbrojtje për grupe të veçanta sikurse fëmijët e birësuar dhe bashkëshorti/ja e trashëgimlënësit. Në të gjitha ligjet, bashkëshorti i trashëgimlënësit mbrohet në mungesë të testamentit duke marrë një pjesë të konsiderueshme të trashëgimit. Këto vende, në mënyra të ndryshme, bëjnë dallim midis rasteve kur, përveç bashkëshortes, trashëgimlënësi ka lënë edhe fëmijë dhe rasteve kur nuk ka lënë. Gjithashtu, si për shembull në Gjermani, pjesa e bashkëshortit varet edhe nga regjimi pasuror martesor i trashëgimlënësit dhe bashkëshortit të tij/saj. Ligjet për trashëgiminë të Italisë, Austrisë dhe

57 Për më tepër informata, vizito vegzën: http://tbinternet.ohchr.org/_layouts/treatybodyexternal/Download.aspx?symbolno=CEDAW%2fC%2f60%2fD%2f48%2f2013&Lang=en . Një grua keniane e cila ishte diskriminuar në bazë të gjinisë dhe i ishte ndaluar ushtrimi i të drejtave trashëgimore parashtroi një rast të ngjashëm: Jane Watiri parashtroi kërkesë në gjykatë për t'i dhënë gjysmën e një parcele toke në të cilën ajo jetoi me katër fëmijët e saj e që kishte qenë e babait të saj të vdekur. Vëllai i saj kundërshtoi, duke pretenduar se ai e kishte kultivuar një pjesë më të madhe të tokës gjatë kohës sa babai i tyre ishte gjallë krahasuar me motrën e tij dhe për këtë arsye kishte të drejtë në atë pjesë më të madhe. Duke pasur parasysh të drejtën zakonore Kikuyu, një grua e pamartuar si Watiri nuk kishte të drejta të barabarta në trashëgimi për shkak të pritjes se ajo do të martohej. Watiri dhe vëllai i saj iu ndanë pjesë të barabarta të pronës së babait të tyre, shih Kenya In re Wachokire, (19 gusht 2002), Reforma në drejtësi dhe gjinia, Shënim praktik 4, http://www.osce.org/odihr/30678?download=true . Komiteti i CEDAW u shpreh se kjo dispozitë zakonore i diskriminonte gratë në kundërshtim me nenin 82 (1) të Kushtetutës së Kenisë, që ndalon diskriminimin në baza gjinore. Gjithashtu, ajo përbënte shkelje të nenit 18 (3) të Kartës së Banjulit dhe nenit 15 (1) - (3) të Konventës.

Faqe 21 nga 38

Page 22: Hyrje - Ministria e Drejtesise · Web viewKjo e kishte vënë fëmijë në pozitë të pafavorshme krahasuar me fëmijët e tjerë te të cilët marrëdhënia e tillë ekzistonte

Projekt i financuar nga BE i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i zbatuar nga Konzorciumi i kryesuar nga GIZ Shërbimet

Ndërkombëtare

Gjermanisë po ashtu përmbajnë, sërish me mjete ndryshme ligjore, dispozita që sigurojnë që në rastin e trashëgimit me testament bashkëshorti dhe fëmijët t’i marrin pjesët e rezervuara.

Fëmijët e birësuar trajtohen, prapë me mjete të ndryshme juridike, në mënyrë të barabartë me fëmijët e lindur në martesë dhe fëmijët biologjikë të lindur jashtë martese.

Megjithatë, duhet cekur se këto vende janë mjaft kufizuese në përcaktimin e të drejtave trashëgimore të prindërve dhe vëllezërve e motrave të trashëgimlënësit.

Gjithashtu duhet theksuar se as ligji gjerman, as ai frëng, austriak e italian nuk përmbajnë dispozita mbi bazën e të cilave bashkëshorti i një martesë faktike, e cila nuk është e regjistruar, mund të kërkojë një pjesë ose një pjesë të rezervuar të trashëgimit në rastin e trashëgimit me testament.

Ekipi ka paraqitur si shtojcë përmbledhjen e pjesëve përkatëse të ligjit për trashëgiminë të vendeve të sipërpërmendura.

8. Përmbledhje dhe përfundime

Duke u mbështetur në gjetjet e këtij raporti, mund të përmbledhim si më poshtë:

Ligji i ri për trashëgiminë duhet të garantojë që qytetarët të jenë në gjendje ta organizojnë trashëgiminë e tyre paraprakisht. Sido që të jetë, të drejtat e trashëgimtarëve dhe të personave të tjerë të afërt me të vdekurin duhet të garantohen në mënyrë efektive, ashtu si dhe ato të legatarëve dhe të kreditorëve të trashëgimit.

Ligji duhet të parashikojë të drejta të mjaftueshme dhe adekuate për bashkëshortin(en) e trashëgimlënësit. Këto të drejta duhet të parashohin që, në mungesë të testamentit, bashkëshorti(ja) i trashëgimlënësit të ketë të drejtë në një pjesë të konsiderueshme të trashëgimit.

Acquis, veçanërisht në kuptim të pajtueshmërisë me Rregulloren e re për trashëgiminë (Rregullorja 650/2012 e BE-së), kërkon gjithashtu që në kuadër të ligjit kombëtar të përcaktohen të saktë përfituesit e secilës radhë (trashëgimtarët, legatarët dhe personat me të drejtë në pjesën e rezervuar). Çështja e pozitës juridike të legatarëve mund të ndryshojë - ata mund të kenë të drejtë në një pjesë të pasurisë ose vetëm të bëjnë kërkesëpadi kundër trashëgimtarëve.

Nevojiten dispozita të qarta që i referohen përgjegjësisë për borxhet, si dhe në lidhje me pjesën disponibile të pasurisë dhe pjesët e rezervuara, si dhe pretendimet që personat e afërt me të vdekurit mund t’i kenë ndaj pasurisë apo trashëgimtarëve.

Faqe 22 nga 38

Page 23: Hyrje - Ministria e Drejtesise · Web viewKjo e kishte vënë fëmijë në pozitë të pafavorshme krahasuar me fëmijët e tjerë te të cilët marrëdhënia e tillë ekzistonte

Projekt i financuar nga BE i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i zbatuar nga Konzorciumi i kryesuar nga GIZ Shërbimet

Ndërkombëtare

Gjithashtu, çdo dispozitë e ligjit që kufizon format e lejuara të disponibilitetit të pasurisë në rast vdekje të cilat lidhen me moshën, shtetësinë ose rrethana të tjera personale të trashëgimlënësit, do të vlerësohen si të lidhura me çështjet e formës. Ligji duhet të përcaktojë vetëm nëse një cilësim personal i tillë si për shembull mosha jomadhore duhet t’ia ndalojë një personi që të bëjë disponim testamentar të pronës në rast tw vdekjes në një formë të caktuar apo jo.

Dhe, në fund, ushtrimi i plotë i së drejtës private ndërkombëtare, e cila, në pajtim me precedentët e vendosur nga Gjykata e Drejtësisë, përbën pjesë integrale të të drejtave themelore, duhet të sigurohet dhe respektohet edhe në Ligjin për trashëgiminë.

Kosova mund të vazhdojë transpozimin e këtyre standardeve që zbatohen për çështjet e trashëgimisë duke plotësuar dhe ndryshuar Ligjin ekzistues për trashëgiminë (nr. 2004/26). Në këtë mënyrë, të gjitha rregullat përkatëse të acquis të BE-së do të jenë të integruara plotësisht dhe në mënyrë koherente në Ligjin për trashëgiminë, si pjesë e Kodit të ri Civil.

9. Tabela

Tabela e mëposhtme paraqet çështjet kryesore të cilat, në bazë të dispozitave të legjislacionit të BE-së, KEDNJ dhe praktikës gjyqësore të GJEDNJ, duhet të adresohen brenda Ligjit ekzistues për trashëgiminë, nr. 2004/26 (LT):

Parimet përgjithshme të BE-së Dispozitat korresponduese në LT (nëse ka)

Ligji duhet të garantojë në mënyrë efektive të drejtat e trashëgimtarëve dhe legatarëve, si dhe të personave të tjerë të afërt me të vdekurit; çështjet e trashëgimisë familjare mes të afërmve përfaqësojnë një tipar të jetës familjare.

Recitali (7) i Rregullores së BE-së nr. 650/2012Neni 8 KEDNJ, praktika gjyqësore e GJEDNJ: Bourimi kundër Holandës, § 35, duke iu referuar Marckx kundër Belgjikës, §§ 52-53.

Neni 3(2) i LT parasheh të drejta të barabarta për fëmijët e lindur jashtë martesës “kur atësia është e njohur rregullisht.” Kjo dispozitë është e paqartë dhe nuk garanton në mënyrë efektive të drejtën e trashëgimisë të fëmijës së lindur jashtë martesës. Neni 3(2) LT duhet t'i referohet vetëm fëmijëve të lindur jashtë martesës, kur atësia është njohur (shih nenet 102-111 LF).

Një përcaktim i saktë mbi të cilin përfituesit janë në çdo situatë të

Parimi i barazisë ndërmjet bashkëshortit martesor dhe bashkëshortit jashtëmartesor i

Faqe 23 nga 38

Page 24: Hyrje - Ministria e Drejtesise · Web viewKjo e kishte vënë fëmijë në pozitë të pafavorshme krahasuar me fëmijët e tjerë te të cilët marrëdhënia e tillë ekzistonte

Projekt i financuar nga BE i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i zbatuar nga Konzorciumi i kryesuar nga GIZ Shërbimet

Ndërkombëtare

trashëgimisë është shumë i rëndësishëm. Sipas shumicës së ligjeve të Shteteve Anëtare të BE-së, “përfituesit” janë trashëgimtarët dhe legatarët dhe personat që kanë të drejtë në pjesën e rezervuar, edhe pse, dhe për shembull, pozita juridike e legatarëve nuk është e njëjtë në të gjitha ligjet. Sipas disa ligjeve, legatari mund të marrë një pjesë të drejtpërdrejtë të pasurisë, ndërsa sipas ligjeve të tjera legatari mund të fitojnë vetëm një kërkesë kundër trashëgimtarëve.Recitali (47) i Rregullores së BE-së, nr. 650/2012

cili parashihet në Nenin 11(2) LT kundërshtohet nga Neni 28(1) LT, i cili përcakton se bashkëshortët jashtëmartesor trashëgojnë nga njëri-tjetri vetëm në rrethana të veçanta. Përveç kësaj, Neni 28(2) sqaron se bashkëbanuesit nuk duhet të jenë trashëgimtar të domosdoshëm. Për hir të koherencës, Neni 11(2) duhet të ndryshohet për të përcaktuar se bashkëshorti jashtëmartesor është i barabartë me bashkëshortin martesor, “përveç nëse me ligj parashihet ndryshe”.

Mungesa e koordinimit në mes të Nenit 11 LT dhe Neneve 39 dhe 58 të LF duhet po ashtu të adresohet. Është mendimi ynë se skenari i “paragrafit 1” skenar, respektivisht që bashkëshortët jashtëmartesor që nuk bashkëjetojnë, duhet të hiqet nga neni 58 LF. Vetëm një çift që jeton së bashku duhet të konsiderohet që ka një marrëdhënie të tillë të ngushtë për të justifikuar se pronat e tyre mund të konsiderohen si të përbashkëta. Kjo gjithashtu ka kuptim nën LT, pasi që Neni 28 LT parasheh që vetëm bashkëshortët jashtëmartesor që bashkëjetojnë munden në kushte të caktuara të trashëgojnë nga njëri-tjetri.

Ligji duhet të garantojë të drejtat e të gjithë kreditorëve të pronës së vdekurit.Recitali (7) i Rregullores së BE-së nr. 650/2012

Neni 65(2) LT nuk garanton të drejtat e kreditorit, i cili mëson për caktimin dhe ndarjen e trashëgimisë shumë vonë ose edhe pas vdekjes së trashëgimlënësit. Një person i cili vepron në mirëbesim gjithashtu nuk është i mbrojtur.

Faqe 24 nga 38

Page 25: Hyrje - Ministria e Drejtesise · Web viewKjo e kishte vënë fëmijë në pozitë të pafavorshme krahasuar me fëmijët e tjerë te të cilët marrëdhënia e tillë ekzistonte

Projekt i financuar nga BE i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i zbatuar nga Konzorciumi i kryesuar nga GIZ Shërbimet

Ndërkombëtare

Ligji duhet të sigurojë që përfituesit janë në gjendje të gëzojnë të drejtat e tyre të krijuara ose që i janë transferuar atyre sipas trashëgimisëProtokolli Nr. 1 i KEDNJ, Neni 1

Neni 93 LT i cili përfshin përmbajtjen e një trashëgimie, e cila mund të arrijë në një detyrim në dëm të legatarit. Prandaj, disa kufizime mund të vendosen në këto dispozita të testamentit.

Ligji duhet të parashikojë të drejta të mjaftueshme/adekuate për bashkëshortin që mbijeton, të tilla si e drejta, në rast testamentit, ti takojë një pjesë e konsiderueshme.Recitali (50) i Rregullores së BE-së, nr. 650/2012

Neni 14(2) LT meriton vëmendje të afërt. Përse prindërit trashëgojnë një pjesë të madhe të tillë të pasurisë së trashëgimlënësit nëse bashkëshorti është ende gjallë? Kodifikimi i Kodit Civil, dhe prandaj ri-hartimi i Ligjit të trashëgimisë, ofron mundësinë për të arritur një zgjidhje më të drejtë në favor të grave si bashkëshorte që mbijetojnë.

Një tjetër metë e LT, në lidhje me mbrojtjen e bashkëshortit të mbijetuar, mund të jetë se ai nuk parasheh krijimin me ligj të asnjë të drejte të uzufruktit në favor të bashkëshortit mbijetues mbi pronën në pronësi të trashëgimlënësit e cila përdoret si një banesë familjare.

Neni 23 LT është i paqartë: pasoja duket të jetë se fëmijët jashtëmartesor janë trajtuar më mirë se bashkëshorti mbijetues.

Një përmirësim i LT është i nevojshëm për të siguruar interesat më të mira të fëmijës dhe të drejtën e fëmijës për t'u dëgjuar në qoftë se trashëgimtari ka ndërmend të heqë dorë nga të drejtat pronësore të fëmijëve të mitur.Shih praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, p.sh. Manic kundër Lituanisë dhe Plaza kundër Polonisë

Mungojnë dispozita që sigurojnë që heqja dorë nga trashëgimia e fëmijës së mitur i nënshtrohet mbikëqyrjes së jashtme nga një gjykatë, ose të paktën nga ana e Organit të Kujdestarisë.

Këto dispozita i përkasin të drejtës materiale, pra LT, dhe nuk duhet të jenë pjesë e ligjit procedural jashtë-kontestimor.

Çdo dispozitë që kufizon format e lejuara të disponimit me pasuri pas vdekjes duke iu referuar disa kualifikime të caktuara personale të personit që disponon me të,

Neni 70(2) LT, i cili përcakton se një testament mund po ashtu të përpilohet nga një person i cili ka zotësi veprimi dhe i cili është i moshës 16 vjeç ose mbi të, dhe është i martuar, nuk e

Faqe 25 nga 38

Page 26: Hyrje - Ministria e Drejtesise · Web viewKjo e kishte vënë fëmijë në pozitë të pafavorshme krahasuar me fëmijët e tjerë te të cilët marrëdhënia e tillë ekzistonte

Projekt i financuar nga BE i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i zbatuar nga Konzorciumi i kryesuar nga GIZ Shërbimet

Ndërkombëtare

të tilla si mosha, duhet të konsiderohen se i përkasin çështjeve të formës. Ligji duhet vetëm të përcaktojë nëse një kualifikim personal, të tillë si, për shembull, pakica duhet të ndalojë një person nga disponimi me pasuri pas vdekjes në një formë të caktuar.Recitali (53) i Rregullores së BE-së, nr. 650/2012

përmbush këtë kërkesë.

Ligji duhet të sigurojë mekanizma për kufizim të përgjegjësisë për borxhet nën trashëgimi nëpërmjet një deklarate të thjeshtë për këtë qëllim para gjykatës ose autoriteteve tjera kompetente ose me anë të inicimit të procedurës specifike ligjore, për shembull procedurës së inventarizimit, para gjykatës kompetente.Recitali (33) i Rregullores së BE-së, nr. 650/2012

Me qëllim të vlerësimit të pasurisë trashëgimore, e cila është përdorur si bazë për llogaritjen e pjesës së domosdoshme, LT parashikon rregulla që kërkojnë inventarizimin dhe vlerësimin e pasurive dhe detyrimeve të personit të ndjerë (shih p.sh. Neni 23 LT). Megjithatë, nuk parashihet procedura e kryerjes së inventarizimit, veçanërisht në lidhje me detyrimet.

Edhe pse një procedurë e inventarizimit është e paraparë në Ligjin për procedurë jashtë-kontestimore, fuqimisht rekomandohet që të përfshihen dispozitat përkatëse ligjore në të drejtën materiale ose në një akt nënligjor që do të nxirret në bazë të së drejtës materiale.

Ligji duhet të parashikojë rregulla për autoritetet që merren me një trashëgimi të caktuar për të marrë parasysh mbarimin e regjimit të pasurisë bashkëshortore ose regjim të ngjashëm pronësor të ndjerit, gjatë përcaktimit të pasurisë të ndjerit dhe pjesëve përkatëse të përfituesve.Recitali (12) i Rregullores së BE-së, nr. 650/2012

Nenet 26 dhe 28 LT mund të ndryshohen për të siguruar që në kuadër të procedurës së trashëgimisë regjimi i pasurisë bashkëshortore të bashkëshortëve të martuar dhe bashkëshortëve jashtëmartesor përfundon në mënyrë korrekte. Përfshirja në LF dhe LT të ndonjë forme të regjistrimit të partneriteteve faktike (jo-martesore), mund të çojë në mundësinë për të siguruar që të dyja situatat janë të mbrojtura me ligj, edhe pse jepen me pasoja të ndryshme juridike.

Faqe 26 nga 38

Page 27: Hyrje - Ministria e Drejtesise · Web viewKjo e kishte vënë fëmijë në pozitë të pafavorshme krahasuar me fëmijët e tjerë te të cilët marrëdhënia e tillë ekzistonte

Projekt i financuar nga BE i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i zbatuar nga Konzorciumi i kryesuar nga GIZ Shërbimet

Ndërkombëtare

Faqe 27 nga 38

Page 28: Hyrje - Ministria e Drejtesise · Web viewKjo e kishte vënë fëmijë në pozitë të pafavorshme krahasuar me fëmijët e tjerë te të cilët marrëdhënia e tillë ekzistonte

Projekt i financuar nga BE i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i zbatuar nga Konzorciumi i kryesuar nga GIZ Shërbimet

Ndërkombëtare

Shotojcë – Perspektivat krahasuese për ligjin e trashegemisë

Dokumenti në vazhdim paraqet një pasqyrë të shkurtër të legjislacionit të vendeve të tjera në të drejtën për trashëgimi si shembuj që të merren parasysh nga nën-komisionet për trashëgimi, derisa të vendoset në disa çështje të ndjeshme që ndërlidhen me trashëgiminë në Kosovë.

Vendet që janë përzgjedhur janë ato me traditën më të pasur në çështjet civile si Austria, Franca dhe Gjermania, si dhe Shqipëria, si model nga rajoni.

Temat e trajtuara janë ato, të cilat ndër të tjera janë identifikuar nga projekti në vlerësimin fillestar si problematike dhe që kanë nevojë për vëmendje të veçantë nga ana e nën-komisionit të MD-së.

1. Kush trashëgon [radhët] dhe kush sa përfiton në ndarjen e trashëguar të trashëgimlënësit

a)

Në Francë, prona e të ndjerëve të pamartuar dhe pa fëmijë ndahet në mënyrë të barabartë mes pasardhësve. Neni 734 i Kodit Civil francez parashikon që, në këtë rast pasuria është transferuar tek prindërit e të ndjerit, vëllezërit dhe motrat si dhe pasardhësit e këtyre të fundit. Fëmijët apo pasardhësit e tyre trashëgojnë nga prindërit e tyre apo paraardhësit tjerë, pavarësisht nga gjinia apo parëlindjes, edhe pse mund të vijnë nga bashkësi të ndryshme.

Sipas nenit 736 të Kodit Civil francez, kur i/ e ndjeri/a nuk ka lënë as vëlla e as motër ose pasardhës, pasuria e tij/saj ndahet në mënyrë të barabartë mes të nënës dhe babait të tij/saj. Nëse nëna dhe babai vdesin para të ndjerit/res, vëllezërit dhe motrat e të ndjerit/ndjerës apo pasardhësit e tyre duhet të kenë sukses në përjashtimin e të afërmve, paraardhësve apo të afërmit kolateral58.

Nëse i ndjeri lë bashkëshort dhe pasardhës, sipas nenit 757-1 të Kodit Civil francez, gjysma e pasurisë i takon bashkëshortit. Nëna dhe babai i të ndjerit/ndjerës marrin nga një çerek. Nëse njëri prej paraardhësve veçse ka vdekur, çereku i kthehet bashkëshortit.

58 Neni 737 i Kodit Civil francez

Faqe 28 nga 38

Page 29: Hyrje - Ministria e Drejtesise · Web viewKjo e kishte vënë fëmijë në pozitë të pafavorshme krahasuar me fëmijët e tjerë te të cilët marrëdhënia e tillë ekzistonte

Projekt i financuar nga BE i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i zbatuar nga Konzorciumi i kryesuar nga GIZ Shërbimet

Ndërkombëtare

Në rast se nuk ekzistojnë as paraardhës as pasardhës, e gjithë pasuria i takon bashkëshortit pasjetues59. Në rast se nuk ka paraardhës, vëllai dhe motra e të ndjerit ose pasardhësit e tyre marrin gjysmën e pasurisë nga ndarja e trashëgimisë që merren nga i ndjeri nga paraardhësit e tij/saj me trashëgimi apo dhuratë. Të gjitha pasuritë tjera i jepen bashkëshortit pasjetues.

Nëse i ndjeri lë bashkëshortin dhe fëmijët, bashkëshorti ka të drejtë të zgjedhë: Ai/ ajo mund të zgjedhë mes pronësisë së çerekut të pasurisë ose uzufruktit të të gjithë pasurisë ekzistuese, kur gjithë fëmijët janë të lindur nga të njëjtët prindër. Apo ai/ ajo mund të zgjedhë pronësinë mbi çerekun e pasurisë në rastin e një apo më shumë fëmijëve të cilët nuk janë lindur nga të njëjtët prindër60. "Atëherë kur ka fëmijë, pa marrë parasysh a janë apo nuk janë të lindur nga çifti, është e mundur vetëm lënia për trashëgim pjesa në dispozicion nga pasuria e partnerit pasjetues. Pjesa në dispozicion ndryshon në bazë të numrit të fëmijëve: Një e treta e pasurisë, atëherë ku janë dy fëmijë dhe një e katërta ku ka tre ose më shumë fëmijë"61

Nëse nuk ka fëmijë, është e mundur që t’i jepet e gjithë pasuria partnerit pasjetues ose një pale të tretë për shkak se nuk ka trashëgimtarë detyrimorë. Sidoqoftë, nëse prindërit e të ndjerit janë ende gjallë ata mund të parashtrojnë kërkesë pronësore për pronën që ia kanë dhanë fëmijës së tyre të ndjerë deri në kufirin e çerekut të pasurisë për secilin partner pasjetues62.

Sipas ligjit francez, partnerët e paregjistruar nuk konsiderohen si trashëgimtarë. Ata trashëgojnë vetëm nëse emërohen si përfitues në testamentin e të ndjerit63.

b)Sipas ligjit austriak në qoftë se i ndjeri ka qenë i pamartuar dhe pa fëmijë, sipas nenit 735 dhe 736 të ABGB-së pasuria iu bie prindërve që kanë të drejtë për të trashëguar dhe pasardhësve tyre. Nëse i ndjeri lë fëmijë, pasuria ndahet në mënyrë të barabartë mes fëmijëve64.

59 Neni 257-2 i Kodit Civil francez60 Neni 757 i Kodit Civil francez: "Kur bashkëshort i vdekur lë fëmijë apo pasardhës, bashkëshorti pasjetues merr, sipas zgjidhjes së tij apo të saj, as uzufrukti i tërë pasurisë ekzistuese ose pronësinë e tremujorit, ku të gjithë fëmijët janë të lindur nga të dy bashkëshortët dhe pronësisë i tremujorit, në prani të një ose disa fëmijëve që nuk janë të lindur nga dy bashkëshortëve ".61 http://www.successions-europe.eu/en/france/topics/in-the-absence-of-a-will_who-inherits-and-how-much62 Po aty 63 Po aty64 http://www.successions-europe.eu/en/austria/topics/in-the-absence-of-a-will_who-inherits-and-how-much

Faqe 29 nga 38

Page 30: Hyrje - Ministria e Drejtesise · Web viewKjo e kishte vënë fëmijë në pozitë të pafavorshme krahasuar me fëmijët e tjerë te të cilët marrëdhënia e tillë ekzistonte

Projekt i financuar nga BE i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i zbatuar nga Konzorciumi i kryesuar nga GIZ Shërbimet

Ndërkombëtare

Në rastin kur i vdekuri lë bashkëshortin, bashkëshorti pasjetues merr 2/3 e pasurisë, pjesa tjetër i mbetet prindërve dhe vëllezërve e motrave të të ndjerit. "Bashkëshorti ka të drejtë në pasurinë e lënë mënjanë për bashkëshortin e mbijetuar mbi dhe përtej pjesës së tij/saj të barabartë me të tjerët"65. Kjo ka të bëjë për shembull me të drejtën e qëndrimit në shtëpi bashkëshortore apo të drejtën për orendi shtëpiake.66

Në rast se i ndjeri lë bashkëshortin/ten dhe fëmijët, bashkëshorti pasjetues merr 1/3 e pasurisë përveç pasurive së lënë mënjanë për bashkëshortin/ten e mbijetuar më shumë se pjesa e tij ose të saj që e ndanë me të tjerët. 2/3 e pasurisë ndahet barabartë mes fëmijëve67.

c)Sipas ligjit gjerman, në mungesë të testamentit, në qoftë se i ndjeri ka qenë i pamartuar dhe nuk ka pasur fëmijë, trashëgimia i takon prindërve të të ndjerit dhe pasardhësve të tyre. Nëse i ndjeri ka qenë i pamartuar dhe ka lënë fëmijë, pasuria do të ndahet në mënyrë të barabartë mes fëmijëve. Nëse i ndjeri ka qenë i martuar, pjesa e pasurisë së bashkëshortit pasjetues varet nga rregullimi bashkëshortor i çiftit. Nëse çifti ka qenë i martuar sipas sistemit ligjor të pronës së bashkësisë së fitimeve të përllogaritura (pjesëmarrjes në pronën e përvetësuar pas martesës), bashkëshorti pasjetues trashëgon gjysmën e pasurisë sipas seksionit 1931 paragrafi 1 e BGB-së dhe çerekun si përfitim kompensues martesor. Fëmijët e çiftit trashëgojnë çerekun e mbetur. Vetëm nëse nuk ka pasur fëmijë, mund të trashëgojnë vetëm prindërit dhe pasardhësit (vëllezërit e motrat e të ndjerit) e të ndjerit.

Nëse i ndjeri nuk ka lënë prindër dhe pasardhës, bashkëshorti trashëgon gjithë pasurinë.

Nëse bashkëshortët përjashtojnë rregullimin ligjor të pronës ose e përfundojë dhe ndarja e pronës hyn në fuqi (ndarje e mallrave-rregullimit) bashkëshorti pasjetues trashëgon gjysmën e pasurisë dhe fëmijët e të ndjerit gjysmën tjetër në pjesë të barabarta.

d)

65 http://www.successions-europe.eu/en/austria/topics/in-the-absence-of-a-will_who-inherits-and-how-much66 Seksioni 758 ABGB67 http://www.successions-europe.eu/en/austria/topics/in-the-absence-of-a-will_who-inherits-and-how-much

Faqe 30 nga 38

Page 31: Hyrje - Ministria e Drejtesise · Web viewKjo e kishte vënë fëmijë në pozitë të pafavorshme krahasuar me fëmijët e tjerë te të cilët marrëdhënia e tillë ekzistonte

Projekt i financuar nga BE i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i zbatuar nga Konzorciumi i kryesuar nga GIZ Shërbimet

Ndërkombëtare

Neni 360 i ligjit shqiptar jep një listë të trashëgimtarëve ligjorë: fëmijët, fëmijët e fëmijëve, bashkëshorti, prindërit, vëllezërit e motrat dhe fëmijët e vëllezërve dhe motrave të paravdekur, gjyshërit dhe të paralindurit tjerë, personat e paaftë për punë në ngarkim të trashëgimlënësit, të afërmit tjerë të tij deri në shkallën e gjashtë, si dhe shteti.

Kodi Civil gjithashtu ofron një radhitje me të cilin ata janë të thirrur për të trashëguar. Bashkëshortët si dhe fëmijët janë trashëgimtarë të shkallës së parë. Të gjithë trashëgimtarët e shkallës së parë trashëgojnë në pjesë të barabarta.

Në Shqipëri, Kodi Civil qartë bën të ditur se bashkëshorti trashëgon të njëjtën pjesë, pavarësisht nëse ai / ajo është në gjendje të punojë ose jo.

Rregullimi i ligji për trashëgimi mbron vijimësinë e trashëgimisë së bashkëshortit, pavarësisht nga numri i trashëgimtarëve të tjerë të cilët mund të përfitojnë nga trashëgimia, në qoftë se njëri nga fëmijët e trashëgimlënësit ka vdekur më herët, ose në qoftë se bashkëshorti nuk ka trashëgimtarë të tjerë të rendit të parë. Për shembull, kur njëri nga fëmijët ka vdekur para të ndjerit, në vendin të tij, trashëgojnë fëmijët e tyre. Në këtë rast, këta të fundit trashëgojnë vetëm pjesën e prindit, që ndahet mes tyre në pjesë të barabarta. Megjithatë, burri/ gruaja në secilin rast marrin gjysmën tjetër të trashëgimisë (neni 361 i KCSH-së]. Nëse nuk ka fare trashëgimtarë tjerë, trashëgimia i përket të bashkëshortit të mbijetuar.

Fëmijët e lindur jashtë martese, atësia/ mëmësia e të cilëve njihet zyrtarisht si dhe fëmijët e birësuar trajtohen barabartë me fëmijët tjerë. Fëmija i birësuar nuk trashëgon nga familja e origjinës së tij, e as kjo nuk e trashëgon atë [neni 362 i KCSH-së].

2. Mbrojtja e bashkëshortit pasjetuesa)Sipas ligjit francez, rregullat martesore të bashkëshortëve duhet të rregullohen përpara se të kryhet ndarja sipas trashëgimisë. Pas vendosjes së rregullave të pasurisë martesore dhe nëse nuk është lënë testament, Kodi Civil francez ofron disa disponime:

Nëse i vdekuri lë prapa bashkëshort/e dhe trashëgimtarë, sipas nenit 757-1 të Kodit Civil, gjysma e pasurisë i takon bashkëshortit/es. Nëna dhe babai i të ndjerit/ës marrin secili nga një çerek.

Faqe 31 nga 38

Page 32: Hyrje - Ministria e Drejtesise · Web viewKjo e kishte vënë fëmijë në pozitë të pafavorshme krahasuar me fëmijët e tjerë te të cilët marrëdhënia e tillë ekzistonte

Projekt i financuar nga BE i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i zbatuar nga Konzorciumi i kryesuar nga GIZ Shërbimet

Ndërkombëtare

Nëse ndonjëri nga trashëgimtarët tashmë ka vdekur, çereku i takon bashkëshortit/es. Në rast se nuk ka as trashëgimtarë, e as pasardhës, e tërë pasuria i kalon bashkëshortit pasjetues68. Në rast se nuk ka pasardhës, vëllai dhe motra e të ndjerit/ës, apo trashëgimtarët e tyre, marrin gjysmën e pasurisë të përfshirë në trashëgimi që është marrë nga i ndjeri prej pasardhësve të tij/saj, qoftë si trashëgimi, qoftë si dhuratë. Të gjitha pasuritë tjera i takojnë bashkëshortit pasjetues.

Nëse i/e ndjeri/a lë bashkëshortin/en dhe fëmijë, bashëshorti/tja i/e mbijetuar ka të drejtë zgjedhjeje. Ai/ajo mund të zgjedhë mes mbajtjes së çerekut të pasurisë apo uzufruktit të të gjithë pasurisë ekzistuese, nëse të gjithë fëmijët kanë lindur nga të njëjtit prindër dhe mes marrjes së çerekut të pasurisë, në rast se një apo më shumë fëmijë nuk janë fëmijët (biologjikë) të të dy bashkëshortëve.69

“Kur ka fëmijë, biologjikë ose jo të çiftit, atëherë është e mundur të trashëgohet vetëm pjesa e mbetur e pasurisë tek partneri pasjetues. Pjesa e mbetur ndryshon varësisht nga numri i fëmijëve: një e treta e pasurisë kur janë dy fëmijë, dhe një e katërta kur janë tre apo më shumë fëmijë”70.

Nëse nuk ka fëmijë, ka mundësi të kaloj e tërë pasuria tek partneri pasjetues apo tek pala e tretë, sepse nuk ka trashëgimtarë të detyrueshëm. Megjithatë, nëse prindërit e të ndjerit/ës janë gjallë, ata mund të parashtrojnë kërkesë pronësore, për atë që ia kanë dhënë fëmijës së tyre të vdekur deri në limitin e një çereku të pasurisë për secilin prind që është gjallë.71 Sipas ligjit francez, partnerët e pakurorëzuar nuk konsiderohen si trashëgimtarë. Ata trashëgojnë vetëm nëse emërohen si përfitues në testamentin e të të vdekurit72. b) Sipas ligjit austriak, nëse i/e vdekuri/a lë pas vete bashkëshorten/tin, bashkëshorti pasjetues përfiton 2/3 e pasurisë, ndërsa pjesa e mbetur kalon te prindërit, vëllezërit dhe motrat e të

68 Neni 257-2 i Kodit Civil.69 http://www.successions-europe.eu/en/france/topics/in-the-absence-of-a-will_who-inherits-and-how-much70 http://www.successions-europe.eu/en/france/topics/in-the-absence-of-a-will_who-inherits-and-how-much71 ibid72 ibid

Faqe 32 nga 38

Page 33: Hyrje - Ministria e Drejtesise · Web viewKjo e kishte vënë fëmijë në pozitë të pafavorshme krahasuar me fëmijët e tjerë te të cilët marrëdhënia e tillë ekzistonte

Projekt i financuar nga BE i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i zbatuar nga Konzorciumi i kryesuar nga GIZ Shërbimet

Ndërkombëtare

vdekurit. “Bashkëshortit/tes i takon pasuria e lënë anash për të bashkëshortin pasjetues, duke ia shtuar pjesës së barabartë që ndan me të tjerët”73.

Kjo përfshinë, për shembull, të drejtën që ai/ajo të qëndroj në shtëpinë e tyre të martesës, apo të drejtën mbi mobilet shtëpiake74.

Në rast se bashkëshorti/tja i/e vdekur lë bashkëshorten/tin dhe fëmijë, bashkëshortin pasjetues merr 1/3 e pasurisë përveç pasurisë së ndarë veçmas për bashkëshortin pasjetues, dhe ka të drejtë për pjesën tjetër që ndahet me të tjerët. 2/3 e pasurisë ndahet ne mënyrë të barabartë nga fëmijët. 75

c) Ligji shqiptar parashikon të drejtën për shtimin e sendeve shtëpiake [neni 368 KCSH-së] për trashëgimtarët (pa cekur bashkëshortët si të tillë) të cilët jetuan së bashku me trashëgimlënësin në kohën e vdekjes së tij, përveç kur trashëgimlënësi ka disponuar ndryshe në testament. Ndërsa kujdestari në asnjë rast nuk mund të përfitoj nga disponimet testamentare, disponimet janë të vlefshme të bëra në testament në favor të kujdestarit nëse ky i fundit është bashkëshorti i testatorit. Kush e ka vrarë ose ka tentuar ta vras me qëllim trashëgimlënësin ose bashkëshorten e tij konsiderohet si i padenjë dhe nuk mund të trashëgojë.

3. Autoritetet: Gjykata dhe noteria

a)Në Francë, noterët kryesisht merren me çështjet e trashëgimisë. Përfshirja e tyre është obligative nëse pasuria përfshin pronë të paluajtshme. Kjo është opcionale, por rekomandohet nëse nuk ka pasuri të paluajtshme. Noteri harton listën e atyre që thirren në pasuri. Llogaritë një inventar të përafërt të pasurisë së të ndjerit, i përbërë nga pasuria dhe detyrimet (borxhet) e pasurisë.

Noteri harton renditjen e trashëgimisë në një deklaratë statutore (acte de notoriété) dhe certifikatat e pronës së paluajtshme duke regjistruar transferimin e pronës së paluajtshme pas vdekjes.

73 http://www.successions-europe.eu/en/austria/topics/in-the-absence-of-a-will_who-inherits-and-how-much74 § 758 ABGB75 http://www.successions-europe.eu/en/austria/topics/in-the-absence-of-a-will_who-inherits-and-how-much

Faqe 33 nga 38

Page 34: Hyrje - Ministria e Drejtesise · Web viewKjo e kishte vënë fëmijë në pozitë të pafavorshme krahasuar me fëmijët e tjerë te të cilët marrëdhënia e tillë ekzistonte

Projekt i financuar nga BE i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i zbatuar nga Konzorciumi i kryesuar nga GIZ Shërbimet

Ndërkombëtare

Në rast mosmarrëveshjeje, gjykata e qarkut në vendin ku është hapur trashëgimia ka material ekskluzive dhe juridiksion territorial në pajtim me nenin 841 të Kodit Civil francez76. E njëjta gjykatë është kompetente edhe për të marrë deklaratën e atyre që heqin dorë ose pranojnë e trashëgiminë dhe legun.

b)Në Austri procedurat trajtohen nga Gjykata e Qarkut (Bezirksgericht) e vendbanimin e fundit të ligjshëm të ndjerit dhe të komisionarit të gjykatës (noterisë), si organ i gjykatës.77

Noteria publike gjithashtu luan rol të rëndësishëm në procedurat austriake të trashëgimisë. Ndër të tjera, ai/ ajo është përgjegjës/se për regjistrimin e vdekjes dhe aktiviteteve të domosdoshme zyrtare të kryera në periudhën mes vdekjes dhe shpërndarjes përfundimtare të pasurisë sipas urdhrit të gjykatës.

c)Në Gjermani, në çështjet e trashëgimisë, gjykata për vërtetim zyrtar (gjykata lokale në vendbanimin e fundit të të ndjerit) është kompetente për t'u marrë me çështjet e trashëgimisë.Përveç kësaj, ekzistojnë autoritetet e veçanta kompetente në nivel lokal për çështje të caktuara. Këto përfshijnë, për shembull, mbajtjen e testamenteve dhe kontratat e trashëgimisë në mbrojtje të sigurt, mbrojtjen e pasurisë, ekzekutimin e i testamentit dhe shpërndarjen e pasurisë (të gjithat kryhen nga noterët)

d)Në Shqipëri noterët merret ekskluzivisht me çështjet e trashëgimisë78. Sipas Kodit Civil shqiptar dhe Ligjit për Noterinë79, trashëgimia ligjore hapet nga noteri, i cili vepron në njësinë vendore të vendbanimit të fundit të trashëgimlënësit. Trashëgimitë e lëna me testament procedohet nga noteri i cili ka hartuar testamentin ose aty ku ruhet testamenti.Atributi si trashëgimtari dhe pjesa trashëguese përcaktohen me certifikatë të trashëgimisë lëshuar nga noteri, sipas rregullave të përcaktuara me këtë Kod dhe me ligjin për noterinë.Ndarja e pasurisë mes trashëgimtarëve bëhet dhe aprovohet me akt noterial. Nëse trashëgimtarët nuk pajtohen për ndarjen e trashëgimisë, noteri u ofron trashëgimtarëve mundësinë për të arritur marrëveshje mes tyre. Nëse trashëgimtarët nuk pajtohen me zgjidhjet e ofruara nga noteri, ndarjen e pasurisë e bën gjykata kompetente.

76 http://www.easydroit.fr/codes-et-lois/Sous-section-3-Du-partage-judiciaire-du-Code-civil/S53123/77 https://e-justice.europa.eu/content_successions-166-at-en.do?member=1#toc_178 http://www.qbz.gov.al/Kodi%20Civil.pdf79 http://www.notariati.al/Legjislacioni.html

Faqe 34 nga 38

Page 35: Hyrje - Ministria e Drejtesise · Web viewKjo e kishte vënë fëmijë në pozitë të pafavorshme krahasuar me fëmijët e tjerë te të cilët marrëdhënia e tillë ekzistonte

Projekt i financuar nga BE i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i zbatuar nga Konzorciumi i kryesuar nga GIZ Shërbimet

Ndërkombëtare

4. Format e testamentit dhe regjistrimi i testamentit

a)Në Austri me ligj përcaktohen këto lloje të testamentit:Një akt publik hartohet nga noteri ose gjykata, një testamenti ollograf, të cilat trashëgimlënësi duhet ta shkruajnë tërësisht me dorë dhe të nënshkruajë, një testament i shkruar (me dorë ose i shtypur nga dikush tjetër përveç trashëgimlënësit), i cili duhet të jetë hartuar në prani të tre dëshmitarëve.Testamentet, kontratat e trashëgimisë dhe çdo kontratë tjetër ku hiqet dorë nga e drejta e trashëgimisë së ndonjë pjese të detyrueshme/ juridike mund të regjistrohet në Regjistrin qendror austriak të testamenteve, me kusht që të ruhet tek noteri, gjykata apo avokati. Kjo drejtori elektronike menaxhohet nga Dhoma austriake e noterëve juridike civilë dhe është regjistri i vetëm i testamenteve që është rregulluar ligjërisht. Gjykatat dhe noterët janë të detyruar të raportojnë Regjistrin nëse ekziston ndonjë dokument të tillë.

b)Në Francë ekzistojnë këto lloje:(a) Testamentet ollograf: trashëgimlënësit duhet të shkruajnë, të vendosin datën dhe ta nënshkruajnë dhe atë tërësisht me dorë (neni 970);(b) Testmentet e regjistruara noteriale: këto testamente duhet të bëhen para dy noterëve ose një noteri dhe dy dëshmitarëve (neni 971). Nëse testamenti bëhet para dy noterëve, trashëgimlënësi e dikton atë. E njëjta gjë vlen edhe nëse testamenti bëhet vetëm para një noteri.Në të dyja rastet, testamenti pastaj lexohet para trashëgimlënësit (neni 972 i Kodit Civil). Testamenti duhet të nënshkruhet nga trashëgimlënësi në praninë e noterit dhe dy dëshmitarëve (neni 973 i Kodit Civil) dhe duhet të nënshkruhet nga noteri dhe dëshmitarët (neni 974 i Kodit Civil);(c) testamenti i vulosur: të shtypet ose të shkruhet me dorë nga testatori ose ndonjë person tjetër, të nënshkruhet nga testatori, pastaj të paraqitet i mbyllur dhe i vulosur përpara një noteri në prani të dy dëshmitarëve (neni 976 i Kodit Civil).

Të gjitha testamentet, veçanërisht testamentet ollograf, mund të regjistrohen nga noteri në Regjistrin qendror të testamenteve (Fichier central des dispositions de dernières volontés, FCDDV).

c)

Faqe 35 nga 38

Page 36: Hyrje - Ministria e Drejtesise · Web viewKjo e kishte vënë fëmijë në pozitë të pafavorshme krahasuar me fëmijët e tjerë te të cilët marrëdhënia e tillë ekzistonte

Projekt i financuar nga BE i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i zbatuar nga Konzorciumi i kryesuar nga GIZ Shërbimet

Ndërkombëtare

Në Gjermani nenin 2231 i ligjit parashikon se: "Testamenti mund të bëhet në këtë formë të rregullt 1. me deklaratë tek noteri, 2. me deklaratë nga testatori (trashëgimlënësi testamentar) në pajtim me nenin 2247.1). Testatori mund të bëjë testamentin me një deklaratë me shkrim dhe e nënshkruar me dorë të vet. (2) Testatori duhet të cekë në deklaratë kohën kur (dita, muaji dhe viti) dhe vendi ku është shkruar. (3) Nënshkrimi duhet ta përmbajë emrin dhe mbiemrin e testatorit. Nëse testatori nënshkruan në mënyrë tjetër dhe ky nënshkrim mjafton që të vërtetohet identiteti i testatorit si dhe serioziteti i deklaratës së tij, nënshkrimi i tillë nuk e zhvlerëson testamentin. (...) (5) Kur testamenti bëhet sipas pikës (1) e nuk përmban asnjë informacion në lidhje me kohën kur është bërë dhe shkakton dyshime mbi vlefshmërinë e tij, testamenti do të konsiderohet i vlefshëm vetëm nëse konstatimet e domosdoshme në lidhje me kohën kur është bërë, mund të vendoset në ndonjë mënyrë tjetër". E njëjta gjë vlen edhe me modifikimet e nevojshme në testament që nuk përmbajnë informacion në lidhje me vendin ku është bërë.

Tutje, ligji përcakton edhe forma të tjera të testamentit si "testamente reciproke për bashkëshortët", kontrata me testament dhe testamenti emergjent.

d)Kodi Civil shqiptar (neni 392) njeh 2 forma të testamentit: ollograf dhe të regjistruar tek noteri. Testamenti ollograf mund të vendoset në noteri për ruajtje sipas dispozitave për ruajtjen e dokumenteve noteriale. Testatorët duhet të shkruajnë, vendosin datën dhe ta nënshkruajë këto tërësisht me dorë (neni 393).

5. Trashëgimtari i detyrueshëm/ pjesa e rezervuar

a) Në Francë, instituti i pjesës së rezervuar është i rregulluar me nenin 912 të nenit 930 të Kodit Civil. Në parim, ligji përcakton se "Pjesa në dispozicion është pjesë e pasurisë dhe të drejtat nuk janë të kufizuara me ligj dhe e cila të të vdekurin mund lirisht ta disponojnë me donacione. "Pjesa e rezervuar për fëmijë: gjysma nëse i ndjeri lë vetëm një fëmijë pas vdekjes, dy të tretat, nëse lë dy fëmijë dhe tre të katërtat nëse lë tre fëmijë ose më shumë (neni 913 i Kodit Civil).

b)

Faqe 36 nga 38

Page 37: Hyrje - Ministria e Drejtesise · Web viewKjo e kishte vënë fëmijë në pozitë të pafavorshme krahasuar me fëmijët e tjerë te të cilët marrëdhënia e tillë ekzistonte

Projekt i financuar nga BE i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i zbatuar nga Konzorciumi i kryesuar nga GIZ Shërbimet

Ndërkombëtare

Në Austri80, fëmijët (përfshirë edhe fëmijët e birësuar) dhe bashkëshortja kanë të drejtë për një "pjesë të rezervuar". "Pjesa e rezervuar" e fëmijëve dhe e bashkëshortit duhet të mbulojë të paktën gjysmën e pjesës që do të merrnin nëse do të mungonte testamenti. Nëse nuk ka lënë fëmijë, prindërit trashëgojnë, por "pjesë e rezervuar" e tyre është vetëm një e treta e pjesës që do të marrin në rast mungese të testamentit.

c)Trashëgimlënësi nuk është objekt i kufizimeve në lidhje me mbetjen e pasurisë që nuk është objekt i pjesës së rezervuar. Mbetja mund të i lihet trashëgim çdo personi, duke përfshirë edhe ata që janë tashmë trashëgimtarë sipas rregullave për "pjesën e rezervuar".

c)Në Gjermani, përfituesit e pjesës së detyrueshme kanë të drejtë të kërkojnë një pagesë me të holla nga trashëgimtarët testamentarë e që është e barabartë me gjysmën e vlerës së pjesës ligjore. Njerëzit që kanë të drejtë në pjesën statutore janë fëmijët e të ndjerit, prindërit e tij ose të saj dhe bashkëshortja e tij ose bashkëshorti i saj.

d)Në Shqipëri, neni 379 i Kodit Civil parashikon se personi nuk mund të i përjashtojë as fëmijët e tij të mitur dhe as trashëgimtarët tjerë të mitur që trashëgojnë me zëvendësim (neni 363, paragrafi i dytë) nga trashëgimia ligjore. Kjo vlen edhe për trashëgimtarët e tjerë të cilët nuk janë në gjendje të punojnë, përveç kur ata kur bëhen të padenjë për të trashëguar.

6. Dhuratat

a)Kodi Civil austriak parashikon disa rregulla që kanë për qëllim mbrojtjen e trashëgimtarëve të detyrueshëm (fëmijëve dhe bashkëshortit) nga dhurimi i gjithë pasurinë e tij / saj nga ana e trashëgimlënësit për njerëzit e tjerë para vdekjes. Sipas këtyre rregulloreve, trashëgimtarët e detyrueshëm mund të kërkojnë që pranuesi i dhuratës ta kthejë dhuratën, nëse "pjesa e rezervuar" e tyre është zvogëluar në këtë mënyrë. Megjithatë, ekziston kufizimi kohor. Në parim, është i kufizuar në dhuratat e dhëna gjatë dy viteve të fundit para vdekjes së trashëgimlënësit.

b)

80 https://e-justice.europa.eu/content_successions-166-at-en.do?member=1

Faqe 37 nga 38

Page 38: Hyrje - Ministria e Drejtesise · Web viewKjo e kishte vënë fëmijë në pozitë të pafavorshme krahasuar me fëmijët e tjerë te të cilët marrëdhënia e tillë ekzistonte

Projekt i financuar nga BE i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i zbatuar nga Konzorciumi i kryesuar nga GIZ Shërbimet

Ndërkombëtare

Në Francë, nëse dhurata ndërhyn drejtpërdrejtë apo tërthorazi në pjesën e rezervuar për një ose më shumë trashëgimtarë, dhurata mund të zbritet nga pjesa e disponueshme (jo-rezervuar) e pasurisë (neni 920 i Kodit Civil).

c)Nuk ka ndonjë dispozitë e veçantë në Kodin Civil Shqiptar.

7. Të drejtat jashtëmartesore të bashkëshortit, partneriteti i regjistruar, etj

a)Sa i përket të drejtave trashëgimore të partnerit të regjistruar, sipas nenit 763 të Kodit Civil francez, partneri i regjistruar nuk konsiderohet si trashëgimtar i të ndjerit. Ai ose ajo ka vetëm të drejtën e posedimit të rehatshëm të shtëpisë së familjes pas vdekjes së partnerit të tij/saj. Ai/ ajo trashëgon vetëm nëse emrin e saj si përfituese gjendet në testamentin e të ndjerit. 81

b)Sipas ligjit austriak, partnerët e regjistruar kanë të njëjta të drejta si bashkëshort.

c)Lidhur me të drejtat e trashëgimisë së partnerëve në një partneritet të regjistruar, në Gjermani partnerët e regjistruar kanë gjithashtu të njëjtat të drejta si të bashkëshortëve. Sidoqoftë, kjo vlen vetëm për partneritetet e regjistruara sipas ligjit për partneritet të regjistruar, që nuk zbatohet tek partneritetet heteroseksuale.

d)Nuk ka ndonjë dispozitë e veçantë në Kodin Civil Shqiptar.

81 Neni 763 Kodi Civil francez: [1] Nëse, në kohën e vdekjes, një bashkëshort ka të drejtë për të trashëguar, merr si vendbanimin e tij/saj kryesor, banesën që u ka takuar si bashkëshortë ose plotësisht është varur nga trashëgimia, ai ose ajo me funksionimin e ligjit mundet që gjatë një viti, ta shfrytëzojë gratis atë banesë, e gjithashtu dhe mobiljet në të, të përfshira në trashëgimi. [2] Kur banesa e tij ose e saj sigurohet nëpërmjet kontratës së qirasë, qiraja do të i paguhet gjatë gjithë vitit, derisa pagesat kryhen. [3] Të drejtat e dhëna në këtë nen do të konsiderohet si efekt direkt i martesës dhe jo i të drejtave të trashëgimisë; [3] Ky nen është i detyrueshëm.

Faqe 38 nga 38