25
1 RAPORTI PERFUNDIMTAR I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM TË INSTITUCIONIT TË ARËSIMIT TË LARTË UNIVERSITAR PRIVAT UNIVERSITETI JUSTINIANI I-re Programet e studimit: 1. Bachelor ne Diplomaci Maj 2012 Eksperti: Dr. Gafur Muka

I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM TË INSTITUCIONIT TË ... I/RVJ Diplomaci G. Muka.pdf · Numri i stafit me kohë të plotë i angazhuar në programin Bsc Diplomaci të UJ është

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM TË INSTITUCIONIT TË ... I/RVJ Diplomaci G. Muka.pdf · Numri i stafit me kohë të plotë i angazhuar në programin Bsc Diplomaci të UJ është

1

RAPORTI PERFUNDIMTAR

I

GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM

TË INSTITUCIONIT TË ARËSIMIT TË LARTË UNIVERSITAR PRIVAT

UNIVERSITETI JUSTINIANI I-re

Programet e studimit:

1. Bachelor ne Diplomaci

Maj 2012

Eksperti: Dr. Gafur Muka

Page 2: I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM TË INSTITUCIONIT TË ... I/RVJ Diplomaci G. Muka.pdf · Numri i stafit me kohë të plotë i angazhuar në programin Bsc Diplomaci të UJ është

2

Tabela e lëndës

Tabela e lëndës ..................................................................................................................................... 1

Hyrje..................................................................................................................................................... 5

Përbërja e GVJ ....................................................................................................................................... 5

Parimet e Punës së GVJ .......................................................................................................................... 6

Të dhëna për programin e studimit Bachelor në Diplomaci ...................................................................... 6

a) Të dhëna të përgjithshme për Universitetin “Justiniani I” .......................................................... 6

b) Të dhëna për programin e studimit Bachelor në Diplomaci........................................................ 7

I - OFRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE............................................................................................... 9

Standardi I. 1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij. ....... 9

Standardi I.2 - Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit. ... 10

II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE. ..................................... 11

Standardi II.1 – Programet e studimeve synojnë të plotësojnë nevojat e tregut të punës ..................... 11

Standardi II.2 – Programet e studimeve synojnë raujtjen e vlerave kulturore kombëtare dhe interesave

kombëtare ...................................................................................................................................... 11

Standardi II.3 – Institucioni për akreditimin e programeve të studimeve përdor metodologji vlerësimi,

instrumenta matëse dhe vlerësuese për ecurinë e tyre ..................................................................... 12

Standardi II.4 – Programet e studimeve të ciklit të parë janë të detajuara dhe informuese. .................. 13

Standardi II.5 - Institucioni vlerëson dhe dokumenton gjendjen e tij financiare. ................................... 14

III - PERSONELI I INSTITUCIONIT ............................................................................................................ 14

Standardi III.1 - Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente për rekrutimin dhe vlerësimin e

personelit. ....................................................................................................................................... 14

Standardi III.2 - Institucioni disponon një bazë të dhënash për personelin e tij..................................... 15

Standardi III.3 - Institucioni angazhon personel ndihmës mësimoro-shkencor dhe administrativ për

përmbushjen e misionit të tij. ........................................................................................................... 16

Standardi III.4 - Institucioni angazhohet për kualifikimin e vazhdueshëm dhe të mëtejshëm të personelit

të tij ................................................................................................................................................ 17

IV - INSTITUCIONI MBRON TË DREJTAT E STUDENTËVE .......................................................................... 17

Standardi IV.1 - Institucioni ndjek një politikë të mirëpritjes së studentëve të rinj................................ 18

Standardi IV. 2 – Institucioni informon studentët në lidhje me politikat e punësimit. ........................... 18

Standardi IV. 3 – Institucioni disponon statistika në lidhje me numrin e studentëve që ndjekin programet

e studimeve të ciklit të parë.............................................................................................................. 19

Standardi IV. 4 - Institucioni angazhon personelin e tij për përkujdesjen ndaj studentëve..................... 19

V - INSTITUCIONI OFRON SHËRBIME DHE VË NË DISPOZICION TË STUDENTËVE BIBLIOTEKA DHE BURIME TË

TJERA INFORMACIONI.......................................................................................................................... 20

Standardi V. 1 - Institucioni vë në dispozicion të studentëve bibliotekën e tij. ...................................... 20

Standardi V. 2 - Institucioni vë në dispozicion të studentëve laboratorë të mjaftueshëm dhe mjedise të

përshtatshme mësimore dhe për formimin praktik. ........................................................................... 20

Page 3: I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM TË INSTITUCIONIT TË ... I/RVJ Diplomaci G. Muka.pdf · Numri i stafit me kohë të plotë i angazhuar në programin Bsc Diplomaci të UJ është

3

VI - BURIMET FINANCIARE DHE VLERËSIMI FINANCIAR........................................................................... 21

Standardi VI.1 - Institucioni harton një raport financiar të kostove të programeve të studimeve........... 21

VII - INSTITUCIONI GARANTON MARRËDHËNIE BASHKËPUNIMI, TË BRENDSHME DHE TË JASHTME .......... 21

Standardi VII.1 - Institucioni garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi mes personelit të vet. .. 22

Standardi VII.2 - Institucioni garanton marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë

vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj................................................................................ 22

VIII - INSTITUCIONI GARANTON SIGURIMIN E CILËSISË ........................................................................... 23

Standardi VIII.1 - Institucioni garanton sigurimin e cilësisë në realizimin e programeve të studimeve. ... 23

Analiza SWOT për implementimin e programit të studimit ..................................................................... 24

Page 4: I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM TË INSTITUCIONIT TË ... I/RVJ Diplomaci G. Muka.pdf · Numri i stafit me kohë të plotë i angazhuar në programin Bsc Diplomaci të UJ është

4

SHKURTIME

UJ Universiteti “Justiniani i Parë”

APAAL Agjencia Publike e Akredimit të Arsimit të Lartë

MASH Ministria e Arsimit dhe Shkencës

SWOT (Strength, Weakness, Opportunities, Threats)

Pikat e Forta, Pikat e Dobëta, Oportunitet dhe Kërcënimet)

GVB Grupi i Vlerësimit të Brendshëm

RVB Raporti i Vlerësimit të Brendshëm

GVJ Grupi i Vlerësimit të Jashtëm

RVJ Raporti i Vlerësimit të Jashtëm

Bsc Programi i studimeve Bachelor

Page 5: I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM TË INSTITUCIONIT TË ... I/RVJ Diplomaci G. Muka.pdf · Numri i stafit me kohë të plotë i angazhuar në programin Bsc Diplomaci të UJ është

5

Hyrje

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm (GVJ) u kontraktua nga Agjencia e Akreditimit të Arsimit të Lartë për të bërë

vlerësimin e jashtëm programor të Universitetit “Justiniani i Parë”. Qëllimi i procesit të vlerësimit të

jashtëm është të japë një mendim të pavarur për shkallën në të cilën institucioni në fjalë është i përgatitur

dhe i angazhuar të përmbushë me efektivitet dhe përgjegjshmëri kërkesat dhe standardet akademike të

diplomave që do të lëshojë. Për të arritur në këtë gjykim, GVJ u mbështet në shqyrtimin e Raportit të

Vlerësimit të Brendshëm, në dokumentacionin bazë mbi të cilin ngrihet vepri mtaria e UJ (statuti,

rregullorja, etj), dosjet e programeve të studimit, tre regjistrat bazë të përcaktuar nga udhëzimet e

Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH), dokumentacioni i zyrës së burimeve njerëzore, etj. Po ashtu,

GVJ pati mundësinë të bisedojë me rektorin, drejtuesit dhe anëtarët e trupave kolegjiale, stafin akademik,

studentët, punonjësit e sekretarisë mësimore etj. Vizita u bënë në mjediset e universitetit, përfshirë

bibliotekën, sallat e kompjuterëve dhe laboratorët .

Vlerësimi i programit të studimit u fokusua në analizën e programeve të studimit, në shqyrtimin e

sillabuseve: vendosjen e objektivave të të mësuarit, kompetencat që synohen të fitohen, rrugët nëpërmjet

të cilave fitohen (metodat e mësimdhënies), literaturën bazë dhe atë shtesë, mënyrat e vlerësimit të

dijeve, përcaktimin e krediteve, kompetencën e stafit pedagogjik, etj.

UJ ka 2 fakultete: Fakultetin e Drejtësisë dhe Fakultetin e Diplomacisë. Universiteti ka në strukturën e vet

edhe 1 Qendër Kërkimore si:

- Qendra e Kërkimit Shkencor

UJ me strukturat dhe infrastrukturën mësimore siguron një lidhje të mirë midis mësimdhënies dhe

kërkimit, çka është edhe një ndër kërkesat bazë që duhet të përmbushin institucionet që ofrojnë programe

mësimore të të dy cikleve.

Përbërja e GVJ

1. Z. Gafur Muka

Page 6: I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM TË INSTITUCIONIT TË ... I/RVJ Diplomaci G. Muka.pdf · Numri i stafit me kohë të plotë i angazhuar në programin Bsc Diplomaci të UJ është

6

Parimet e Punës së GVJ

Për hartimin e RVJ janë shfrytëzuar disa burime të cilat marrin vlerë pasi janë të konsultueshme nga të

interesuarit për të gjitha cështjet e trajtuara. Burimi i parë i informacionit për grupin e punës ishte Raporti

i Vetëvlerësimit të brendshëm, i hartuar në Janar 2012 nga vetë institucioni. Ky raport jep një informacion

mbi sistemet dhe mekanizmat që ka ngritur UJ për të përmbushur objektivat e veta si dhe për të rritur

efektivitetin e procedurave të tij për menaxhimin e cilësisë dhe standardeve. Universiteti, po ashtu, vuri në

dispozicion të vlerësuesve një numër dokumentesh shtesë si dhe u administruan Rezultatet e Pyetësorëve

të studentëve.

Për realizimin e këtij vlerësimi, GVJ u mbështet kryesisht tek kërkesat e parashkruara nga Ligji Nr. 9741,

datë 21.5.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Udhëzimi Nr. 15, datë 4.4.

2008 “Për organizmin e studimeve në institucionet publike të arsimit të lartë, Udhëzimi Nr. 30, datë 26.09.

datë 28.07.2008 “Për përcaktimin e procedurave dhe dokumentacioni që duhet të paraqesë subjekti juridik

për hapjen e një institucioni privat të arsimit të lartë ose programeve të studimit, në ciklin e parë dhe ciklin

e dytë të studimeve si dhe programeve të studimeve “Master Profesional”. Të gjitha këto materiale u vunë

në dispozicion nga APAAL.

Në takimin e parë të tij, pasi ishte njohur në mënyrë individuale me këto materiale, ekipi diskutoi

gjerësisht mbi Raportin e Vetëvlerësimit, kërkoi shpjegime mbi aspekte të vecanta dhe dokumentacion

plotësues në mbështetje te vlerësimeve te bëra, drejtoi pyetje për sqarime lidhur me formulime të caktuara

vlerësuese dhe, i ndihmuar nga stafi i APAAL, hartoi një program takimesh që do të realizoheshin gjatë

vizitave në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë.

GVJ e vizitoi Universitetin në mënyrë të organizuar në muajin shkurt 2012. Secili prej anëtarëve të grupit ka

pasur mundësinë të vizitojë njësitë e ndryshme të universitetit edhe në mënyrë individuale.

GVJ zhvilloi diskutime me rektorin, dekanët, stafin akademik te departamenteve si dhe me pedagogë të

veçantë. GVJ u ndal në detaje të funksionit të sekretarisë mësimore të Universitetit si dhe kontaktoi me

personat përgjegjes për tu informuar edhe më në hollësi mbi administrimin e aktiviteteve të universitetit.

Ekipi vizitoi me përparësi lehtësitë për studentët si sallat e internetit dhe të kompjuterave, bibliotekën,

mjediset e studimeve, etj. U zhvilluan bashkëbisedime me një grup studentësh dhe u administrua një

pyetësor (sipas modelit te APAAL). Informacioni dhe të dhënat që përmban ky raport bazohen në burimet

e sipërpërmendura dokumentare, në takimet e zhvilluara, si dhe në materialet e ndryshme që iu vunë në

dispozicion GVJ-së sipas kërkesave.

Të dhëna për programin e studimit Bsc Diplomaci

a) Të dhëna të përgjithshme për Universitetin Justiniani i Parë

Universiteti është akredituar nga Këshilli i Akreditimit dhe Licensimit të MASH dhe ka organizuar

programet e studimit në vitin akademik 2006-2007. Në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij UJ ofron

programet e mëposhtme të studimit:

1. Bsc Drejtësi

2. Bsc Diplomaci

3. Msc Drejtësi

Page 7: I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM TË INSTITUCIONIT TË ... I/RVJ Diplomaci G. Muka.pdf · Numri i stafit me kohë të plotë i angazhuar në programin Bsc Diplomaci të UJ është

7

4. BSC në Shkencat Juridiko-Penale

5. BSC në të Drejten Civile

6. BSC në të Drejten Penale

Të gjitha programet janë hartuar sipas kërkesave të Bolonjës të organizuar në module dhe të vlerësuara

me kreditet ECTS.

Programet e studimit të ciklit të parë si më sipër UJ i ofron:

- Programe studimi Bsc me kohëzgjatje 3 vite akademike dhe 180 ECTS:

Strukturat, studentët dhe stafi:

Struktura akademike e UJ përbëhet nga:

1. Fakulteti i Drejtësisë (FDR)

1. Departamenti i të Drejtës Publike

2. Departamenti i të Drejtës Civile

3. Departamenti i të Drejtës Penale

2. Fakulteti i Diplomacisë (FD)

1. Departamenti i Diplomacisë

2. Departamenti Ligjor

3. Qendra Kërkimore-shkencore

Çdo fakultet ka jo më pak se 3 njësi bazë (departamente) duke plotësuar kështu kërkesat e ligjit.

Numri i stafit me kohë të plotë i angazhuar në programin Bsc Diplomaci të UJ është 9 dhe, me kohë të

pjesshme 4. Pra përqindja e stafit akademik me kohë të plotë e angazhuar në programin Bsc Diplomaci

është 69.2%, ndërsa e atij me kohë të pjesshme 30.8 %. Stafit akademik i UJ angazhuar në programet Bsc

garanton përmbushjen e standarteve që lidhen me kualifikimin shkencor-akademik të stafit.

b) Të dhëna për programin e studimit Bsc Diplomaci

Programi i studimit Bsc Diplomaci mbulohet nga Departamenti i Diplomacisë, pjesë e Fakultetit të

Diplomacisë.

Misioni i këtij departamenti, në kuadrin e UJ është që të përgatisë specialistë për sektorin publik, privat

dhe jofitimprurës që të jenë në gjendje të gjenerojnë ide për tu dhënë përgjigje dhe zgjidhje sfidave

aktuale e perspektive të zhvillimit të vendit dhe rajonit.

Kreditet që duhet të plotësohen për të përfunduar me sukses programin Bsc janë 180 ECTS ndërsa

kohëzgjatja për programin është 3 vjet.

Mundësitë për punësim mund të përmblidhen si vijon:

• I punësuar në administratën publike për të kontribuar ne fushën e marrdhënive me jashte e

diplomacisë

• I punësuar në kompani të ndryshme vendase për të orientuar bashkepunimin me firmat e rajonit

dhe më gjërë

Page 8: I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM TË INSTITUCIONIT TË ... I/RVJ Diplomaci G. Muka.pdf · Numri i stafit me kohë të plotë i angazhuar në programin Bsc Diplomaci të UJ është

8

• I punësuar në kompani të huaja për të realizuar një investim sa më efikas në vendin tonë dhe për

të shfrytëzuar sa më mirë potencialet e bashkëpunimit

Objektivat programit të studimit janë “pajisja” e të diplomuarve të ciklit të parë me njohuri të

shëndosha në:

• bazat e legjislacionit; • bazat e sociologjisë, filozofisë; • bazat e diplomacisë; • thellim njohurish në gjuhë të huaj • kulturë plotësuese dhe formuese për aktivitetin në fushën e diplomacisë etj.

Për mbulimin e programit të studimit Bsc në Diplomaci departamenti përkatës ka një staf prej 13

pedagogësh, nga të cilët 9 (69.2%) pedagogë me kohë të plotë dhe 4 (30.8%) me kohë të pjesshme. Nga

stafi akademik me kohë të plotë 1 pedagog ka titullin “Profesor”, 1 titullin “Profesor i Asocuar”, 7 gradën

shkencore Doktor ndërsa nga personeli i Jashtëm 1 pedagog ka titullin “Profesor”, 1 titullin “Profesor i

Asocuar”, 2 gradën shkencore Doktor

Page 9: I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM TË INSTITUCIONIT TË ... I/RVJ Diplomaci G. Muka.pdf · Numri i stafit me kohë të plotë i angazhuar në programin Bsc Diplomaci të UJ është

9

Tabela format për vlerësimin e jashtëm

të programeve të studimit Bachelor në Diplomaci mbështetur në Standardet shtetërorë për programet e studimit të Ciklit të parë

Standardet/kriteret Mendimi i GVJ për përmbushjen e

standardit/kriterit1

I - OFRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE

Standardi I. 1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij.

Kriteri 1 Institucioni ofron programe të akredituara

të studimeve, të organizuara në module dhe të

vlerësuara në kredite, sipas Sistemit Europian të

Transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve (ECTS);

Programi i studimit Bsc Diplomaci është i organizuar në module me vlerësim në kredite sipas Sistemit Europian të Transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve (ECTS). Kreditet që duhet të plotësohen për të përfunduar me sukses programin Bsc janë 180 ECTS

Kriteri 2 Sasia mesatare e krediteve të grumbulluara

gjatë një viti nga një student që ndjek një program

studimi me kohë të plotë është 60 kredite;

Kohëzgjatja për programin Bachelaor (BSC) është 1 vit, duke realizuar në këtë mënyrë 60 kredite ECTS.

Kriteri 3 Programet e studimeve hartohen në

përputhje me qëllimet dhe misionin e institucionit;

Qëllimi dhe misioni i Universitetit Justiniani i Parë është përgatitja e specialistëve të kualifikuar të nivelit bashkëkohor në fushën e drejtësisë dhe diplomacisë që të jenë të aftë të përballojnë nevojat aktuale e perspektive të vendit duke njohur legjislacionin kombëtar e atë ndërkonbëtar, zhvillimet aktuale brenda e jashtë vendit, strukturat europiane e ato ndërkombëtare, zhvillimet aktuale europiane dhe ato ndërkombëtare nëpërmjet një formimi teorik dhe praktik duke njohur praktikat ligjore dhe strukturat kombëtare dhe ndërkombëtare. Programi i studimit Bsc Diplomaci është në përputhje me qëllimet dhe misionin e UJ.

Kriteri 4 Programet e studimeve kanë objektiva të përcaktuar qartë për formimin e studentëve në atë program, të cilët përfshijnë dijet, aftësitë dhe kompetencat profesionale që duhet të fitojnë studentët në përfundim të programit të studimit dhe që karakterizojnë profilin e programit;

Në obejktivat e programit të studimeve Bachelor në Diplomaci të UJ përfshihen : zhvillimi i aftësive krijuese në funksion të profesionit të diplomatit, paisje me njohuri themelore aplikative lidhur me studimin e problematikave të së drejtës ndërkombëtare në përputhje me legjislacionin europian, përgatitjen profesionale në shkallë të lartë për të qenë në gjendje të organizojnë, strukturojnë e drejtojnë raste praktike, shndërrimin e tyre në bashkëpuntorë sa më të mirë për orientimin sa më efikas në komunitetin e të diplomuarave. Këto objektiva

1 GVJ duhet të shprehen me shkrim për të gjitha kriteret. Në fund të kritereve duhet të japë mendimin e tij për përmbushjen e standardit në tërësi.

Page 10: I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM TË INSTITUCIONIT TË ... I/RVJ Diplomaci G. Muka.pdf · Numri i stafit me kohë të plotë i angazhuar në programin Bsc Diplomaci të UJ është

10

mëshirohen qartazi në programin e studimit Bsc në Diplomaci

Kriteri 5 Programet e studimeve hartohen në përputhje me nevojat e tregut të punës;

Parë nga objektivat e vendosur si dhe në analizë të planit mësimor e syllabuseve të lëndëve konstatohet se programi është i orientuar në përputhje me nevojat e tregut të punës duke marrë në konsideratë edhe konkurencën

Kriteri 6 Programet e studimeve hartohen në përputhje me zhvillimin ekonomik të vendit.

Në formulimin e programit të studimit Bsc Diplomaci konstatohet mbështetja dhe inkurajimi i dëshirës për të studiuar, interesi për njohjen e zhvillimeve ekonomike në vend dhe strukturimi i tij në përputhje me këto zhvillime.

Konkluzione: Programi i studimit Bsc Diplomaci është në përputhje me misionin dhe qëllimet e UJ, ka për qëllim formimin e të diplomuarve me baza të mira teorike dhe sens praktik për integrimin në tregun e punës në fushën e diplomacisë dhe marrdhënieve ndërkombëtare me synim zhvillimin e një aktiviteti në përputhje me kërkesat aktuale e ato perspektive.

Standardi I.2 - Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.

Kriteri 1 Programet e studimeve janë përshtatur me strategjinë për zhvillim të institucionit

Programi i studimit Bsc Diplomaci është hartuar duke patur në vëmëndje arritjet e deritanishme në fushën e diplomacisë, përvojën e universitetit sa në mësimdhënje aq edhe në imazh, kërkesat e tregut të punës, evidentimin e kontigjentit të interesuar, sigurimin e plotërisë në formatimin e planit mësimor, evidentimin e mangësive nëpërmjet krahasimeve me përvojat e të tjerëve dhe konsultimit të vlerësimeve nga studentët, realizimin e punës në grup të personelit akademik, ndihmës e administrativ etj. I gjithë ky aktivitet gjen shprehje në realizimin përfundimtar të planit mësimor dhe syllabuseve të cilat në tërësinë e tyre i gjejmë në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.

Kriteri 2 Programet e studimeve të ciklit të parë synojnë pajisjen me njohuritë bazë, mbi metoda e parime shkencore të përgjithshme;

Plani dhe programet mësimore janë të tilla që synojnë paisjen e studentëve me njohuritë e domosdoshme teorike e shprehitë e nevojshme praktike në ushtrimin e profesionit në përputhje me kërkesat e tregut të punës në fushat e caktuara

Kriteri 3 Programet e studimeve të ciklit të parë synojnë dhe formimin e shprehive të veçanta në një llojshmëri të gjerë profesionesh e specialitetesh

Në planin mësimor dhe syllabuset e lëndëve të Bsc Diplomaci konstatohen formulimet për formimin e shprehive të vecanta në njohjen e së drejtës, filozofisë dhe sociologjisë si dhe aspekteve kulturuese në një numër të madh lëndësh me zgjedhje, me synim eksporimin tek studentët edhe të prirjeve të tyre drejt profilizimeve të ardhshme

Konkluzione: Programi i studimit Bsc Diplomaci është në përputhje me strategjinë e zhvillimit të institucionit dhe

Page 11: I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM TË INSTITUCIONIT TË ... I/RVJ Diplomaci G. Muka.pdf · Numri i stafit me kohë të plotë i angazhuar në programin Bsc Diplomaci të UJ është

11

mbështetet në eksperiencat më të mira si të vendit ashtu edhe të huaja në përgatitjen e specialistëve në fushën e diplomacisë, me mundësi të shumta punësimi si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TË

STUDIMEVE.

Standardi II.1 - Programet e studimeve synojnë të plotësojnë nevojat e tregut të punës

Kriteri 1 Programet e studimeve synojnë të plotësojnë nevojat e tregut të punës, në përputhje me synimet strategjike të zhvillimit ekonomik kombëtar

Programi i studimit Bsc Diplomaci merr në konsideratë nevojat e tregut të punës. UJ me përvojën e tij në Programin e studimit Bsc Drejtësi ka krijuar tashmë lidhje me tregun e punës si dhe një imazh të mirë në të. GVJ vlerëson që kjo përvojë do të vlejë edhe për programin e ri.

Kriteri 2 Institucioni, për vlerësimin e nevojave të tregut të punës, kryen një studim tregu, i cili përfshin: a.mundësitë e punësimit të studentëve në tregun vendas ose atë rajonal, kombëtar e ndërkombëtar; b.kërkesat e punëdhënësve; c.një parashikim të përafërt për numrin e pritshëm të studentëve që mund të regjistrohen në këtë program; d.numrin e të regjistruarve në programe të ngjashme në institucionet simotra.

UJ dispononte një bazë të dhënash lidhur me punësimin e studentëve që kishin përfunduar programin master në të drejtën penale. Sipas saj mbi 83 e këtyre studentëve ishin të punësuar. Gjithashtu ekzistonin edhe të dhëna mbi asistimet e studentëve në proces. Kjo lidhje tregon se si UJ, po edhe vetë kontigjenti punojnë për të fituar tregun e punës. Nuk ekzistonte një prognozë mbi numrin e pritshëm të studentëve në vitet e ardhshme por UJ ishte i interesuar të tërhiqte kontigjent edhe duke patur parasysh konkurencën.

Konkluzione: UJ është e lidhur me tregun e punës edhe falë përvojës së tij qysh prej vitit 2006-2007. Në këtë kontekst punohet për zgjerimin e këtyre lidhjeve duke hartuar programe mësimore në përputhje me nevojat e tij si dhe përballimin e konkurencës.

Standardi II.2 - - Programet e studimeve synojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare dhe interesave kombëtare.

Kriteri 1 Institucioni ofron programe studimesh që nuk bien ndesh me interesat kombëtare;

Formimi cilësor i specialistëve në fushën e diplomacisë lidhet me mbrojtjen e interesave kombëtare të vendit tonë si në stadin aktual ashtu edhe në perspektivë. Programi i studimit Bsc Diplomaci anagzhohet për të përmbushur nevojat e tregut me këto specialistë duke u pozicionuar në arsenalin e mjeteve për mbrojtjen e interesave kombëtare

Kriteri 2 Programet e studimeve synojnë të ndihmojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare.

Programi i studimit Bsc Diplomaci është ndërtuar duke patur parasysh përgatitjen e studentëve me formim sa më cilësor në fushën e diplomacisë. Pjesë e këtij formimi, sic del edhe nga plani mësimor dhe syllabuset e lëndëve, janë edhe vlerat historike, kulturore e sociale të vendit tonë.

Konkluzione: Programi i studimit Bsc Diplomaci është formatuar në mënyrë të tillë që të përgatisë specialistë me formim sa më cilësor duke integruar në procesin e formimit edhe vlerat historike, kulturore e sociale

Page 12: I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM TË INSTITUCIONIT TË ... I/RVJ Diplomaci G. Muka.pdf · Numri i stafit me kohë të plotë i angazhuar në programin Bsc Diplomaci të UJ është

12

të vendit tonë.

Standardi II.3 - Institucioni, për akreditimin e prograneve të studimeve, përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e tyre.

Kriteri 1 Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e programeve të studimeve;

Ngritja e GVB ka për qëllim ndjekjen e ecurisë të të gjitha programeve të studimit për të cilat, në fund të cdo viti akademik harton një raport i cili i dërgohet rektorit, senatit dhe drejtuesve të universitetit. Në Njësinë e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë ekziston Seksioni për Bachelorin i cili njeh dhe zbaton politikat e vlerësimit e metodologjinë si dhe ndërton instrumentet për vlerësimin e ecurisë së programeve të studimit. Programet monitorohen gjatë gjithë vitit akademik. Organizohen takime me studentë e pedagogë për një feedback në ecurinë e programeve, cilësinë e mësimdhënjes, procedurat e vlerësimit, praktikat dhe mikrotezat.

Kriteri 2 Institucioni e përfshin këtë informacion në vetëvlerësimin institucional

I gjithë informacioni i marrë nga monitorimi i programeve si dhe vlerësimi prej studentëve e pedagogëve ekziston dhe ishte i përfshirë në RVB. Ai u konsultua gjërësisht prej GVJ.

Kriteri 3 Institucioni publikon rezultatet e pritshme, rezultatet e vlerësimit dhe rezultatet që synon të arrijë

Rezultatet e gjithë aktivitetit mbi kontrrollin e cilësisë ishin të dokumentuara dhe mbi bazën e tyre ishte hartuar një plan strategjik, në nivel institucioni, për zhvillimin dhe përmirësimin e programeve të studimit.

Kriteri 4 Institucioni, për kryerjen e vlerësimit, përdor metoda të tërthorta ose të drejtpërdrejta:

Të tërthorta: a.Sondazhe: të studentëve që ndjekin programet e studimeve, të të diplomuarve; b.Sondazhe të vlerësimit të didaktikës, kurrikulës, të mësuarit; c.Pyetje konceptuale; d.Intervista;

Të drejtpërdrejta: a.Teste të standardizuara kombëtare/ndërkombëtare (p.sh. provimi i shtetit për profesionet e rregulluara); b.Dëgjime në auditor; c.Vlerësimi me nota/pikë; d.Testime paraprake dhe përfundimtare; provime për module, praktikë; e.Vlerësimi i detyrave të kryera nga studentët (detyra kursi për të analizuar të kuptuarit konceptual, provimet, referatet); f.Vëzhgime gjatë kryerjes së ushtrimeve/praktikës;

Mbështetur në RVB, dokumentacionin ekzistues dhe takimet me studentët GVJ konstatoi se për kryerjen e vlerësimit janë përdorur si metodat e tërthorta ashtu edhe ato të drejtpërdrejta. Në sajë të këtyre procedurave UJ ka realizuar një përmirësim të vazhdueshëm të cilësisë dhe ka tërhequr kontigjente studentësh të cilët janë afirmuar në tregun e punës. GVJ konfirmon gadishmërinë e personelit akademik, ndihmës, administrativ si dhe të studentëve e të diplomuarve për të kontribuar edhe më tej në përmirësimin e cilësisë së programeve të studimeve si dhe ruajtjen e permirësimin e imazhit të UJ

Konkluzione: Sigurimi i cilësisë në UJ realizohet sipas kërkesave dhe standarteve duke marrë në konsideratë jo vetëm përmbajtjen e programeve të studimeve për edhe përvojën e krijuar nga institucioni. GVJ gjeti një dokumentacion të pasur të aktiviteteve në këtë drejtim. Synimi për ti pajisur studentët me

Page 13: I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM TË INSTITUCIONIT TË ... I/RVJ Diplomaci G. Muka.pdf · Numri i stafit me kohë të plotë i angazhuar në programin Bsc Diplomaci të UJ është

13

njohuritë e duhura zhvillohet duke marrë në konsideratë edhe tregun e punës edhe konkurencën.

Standardi II.4 - Programet e studimeve të ciklit të parë janë të detajuara dhe informuese.

Kriteri 1 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi të ciklit të parë, japin informacionet e nevojshme për përmbajtjen e programeve të studimeve;

Njësia përgjegjëse për Programin e studimit Bsc Diplomaci është Fakulteti i Diplomacisë i cili përbëhet nga tre departamente. Duke qenëse plani mësimor përmban lëndë/module që lidhen me të tre departamentet ato funksionojnë si unitet për të strukturuar planin mësimor. Personeli akademik, sipas lëndëve përkatëse ka hartuar syllabuset e tyre. Në to vërehet fryma e bashkëpunimit si në grup ashtu edhe në shtrirjen jashtë tij duke inkluduar përvoja të dobishme. I gjithë informacioni lidhur me to jepet në planin mësimor, syllabuset e hartuara, në literaturën e cituar, në literaturën e rekomanduar si dhe në referencat për seminaret e praktikat.

Kriteri 2 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi të ciklit të parë, japin informacionet e nevojshme për lëndët me zgjedhje apo të detyruara për semestër;

Në planin mësimor të Programit të studimit Bsc Diplomaci janë përfshirë 12 lëndë të detyruara dhe 14 lëndë me zgjedhje. Për sejcilën prej tyre pedagogët përgjegjës kanë hartuar syllabuset, ndarjen e krediteve në leksione, seminare, orë studimi individuale si dhe kanë listuar literaturën. GVJ e gjen këtë informacion të plotë dhe në përputhje me kërkesat.

Kriteri 3 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi të ciklit të parë, japin informacionet e nevojshme për ngarkesën mësimore, orët në auditor, frekuentimin/ ndjekjen e programit;

Në planin mësimor të Programit të studimit Bsc Diplomaci është dhënë numri i krediteve për cdo lëndë. Ky është konvertuar në orë mësimore (Leksione, seminare, orë studimi individuale). Mbi bazën e kësaj ngarkese është bërë shpërndarja dhe është hartuar orari i mësimeve. Zhvillimi i leksioneve e seminareve nga pedagogët monitorohej në hierarki administrative edhe me kamera.

Kriteri 4 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi të ciklit të parë, japin informacionet e nevojshme për syllabuset e detajuara për secilën lëndë, për praktikat, ushtrimet apo orët e laboratorit, etj.

GVJ iu vunë në dispozicion të gjitha materialet mësimore të cilat përmbanin informacionet e nevojshme për syllabuset e detajuara për secilën lëndë, për seminaret e praktikat

Konkluzione: Konstatimi i GVJ është se Programi i studimit Bsc Diplomaci është formatuar në mënyrë të tillë që të jetë i plotë dhe informues.

Standardi II.5 -Institucioni vlerëson dhe dokumeton gjendjen e tij financiare

Kriteri 1 Institucioni bën një auditim të përvitshëm (të jashtëm ose të brendshëm) të situatës financiare të tij.

Në zbatim të detyrimit ligjor UJ bën një auditim të përvitshëm ku pasqyrohen të dhëna të hollësishme financiare të kostove për realizimin e programit të studimeve.

Kriteri 2 Në raportin e auditit paraqiten të gjitha detyrimet financiare, pagat e personelit, shpenzimet operative, etj.;

Raporti i auditit përmban kostot operacionale, kostot fikse të mjediseve dhe paisjeve. Pjesa më e madhe e burimeve financiare janë

Page 14: I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM TË INSTITUCIONIT TË ... I/RVJ Diplomaci G. Muka.pdf · Numri i stafit me kohë të plotë i angazhuar në programin Bsc Diplomaci të UJ është

14

përdorur për burimet njerëzore. Zëri i dytë është pagesa e qirasë për ambientet dhe paisja e tyre me mjetet e nevojshme dhe bashkëkohore. Pjesa tjetër përdoret për realizimin sa më të mirë të aktivitetit në organizimin e seminareve, grupeve kërkimoro-shkencore etj.

Kriteri 3 Raporti i auditit përmban një pasqyrë të qartë të granteve të huaja të përfituara dhe kontratave të shërbimeve të lidhura në funksion të realizimit të programeve të studimeve të ciklit të parë.

Sipas raportit të auditit (pasqyruar në RVB) i gjithë aktiviteti i UJ mbështetet në të ardhurat e realizuara nga aktiviteti normal i shoqërisë.

Konkluzione: UJ siguron menaxhimin efikas të burimeve financiare duke i vënë ato në funksion të përmirësimit të infrastrukturës për rritjen e cilësisë së mësimdhënjes.

III - PERSONELI I INSTITUCIONIT

Standardi III.1 - Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të rekrutimit dhe vlerësimit të personelit.

Kriteri 1 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të rekrutimit të personelit në përputhje me statutin dhe rregulloren;

Rekrutimi i personelit ne UJ disiplinohet nga neni 9 i rregullores. Sipas ketij neni pedagogët e brendshëm dhe të jashtëm përzgjidhen me konkurs. Kriteret e konkursit propozohen nga departamenti përkatës dhe miratohen nga dekani. Komisioni për konkursin përbëhet nga pedagogë me përvojë të departamentit, nga përfaqësues të dekanatit dhe të rektoratit. Kandidati i përzgjedhur merret fillimisht me kontratë pune 6 mujore deri 1 vjecare. Kontrata nënshkruhet nga i punësuari dhe dekani. Pas përfundimit të kontratës dhe plotësimit të kushteve të saj punonjësit me grada shkencore mund të lidhin kontratë pune definitive. Punonjësit pa grada shkencore mund të punësohen vetëm me kontrata me afate të caktuara, jo më shumë se 1 vit. Ato mund të përsëriten

Kriteri 2 Personeli akademik i punësuar me kohë të plotë përbën së paku 70% të personelit akademik të angazhuar për realizimin e programeve të studimeve të ciklit të parë;

Për programin e studimeve Bsc në Diplomaci personeli akademik i punësuar me kohë të plotë përbën 69.2% të personelit akademik duke iu përgjigjur kështu standartit të kërkuar

Kriteri 3 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të vlerësimit të personelit;

UJ ndjek procedura ligjore dhe transparente të vlerësimit të personelit. Aktiviteti mësimor dhe kërkimoro-shkencor janë të monitorueshëm. Personelit i krijohet mundësia për tu njohur në cdo moment me rezultatet e vlerësimit të punës së tij

Kriteri 4 Institucioni mban një bazë të dhënash të raporteve të rekrutimit të personelit, të njoftimeve për punë, etj.

UJ disponon të gjithë dokumentacionin për rekrutimin e personelit, qysh nga shpall ja e vendit të punës deri tek nënshkrimi i kontratave të punësimit

Konkluzione: Materialet e vëna në dispozicion si dhe verifikimet e kryera gjatë vizitave në UJ cojnë tek konkluzioni që për rekrutimin dhe vlerësimin e personelit ndiqen të gjitha procedurat ligjore. Lista e plotë e personelit akademik të angazhuar për punën mësimore e kërkimoro-shkencore konfirmon që

Page 15: I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM TË INSTITUCIONIT TË ... I/RVJ Diplomaci G. Muka.pdf · Numri i stafit me kohë të plotë i angazhuar në programin Bsc Diplomaci të UJ është

15

grada shkencore më e pakët që ka ky personel është Doktor i Shkencave, ndërsa raporti i personelit të punësuar me kohë të plotë përkundrejt atij të punësuar me kohë të pjesshme është 69.2% kundrejt 30.8%

Standardi III.2 - Institucioni disponon një bazë të dhënash për personelin e tij. Kriteri 1 Institucioni disponon një bazë të dhënash të hollësishme për anëtarët e personelit akademik të përfshirë në program dhe të personit përgjegjës për organizimin e programit të studimit;

Në RVB është paraqitur lista e plotë e personelit akademik të angazhuar për mbulimin e gjithë aktivitetit mësimor e kërkimoro-shkencor të programit të studimeve Bsc në Diplomaci. GVJ shqyrtoi dosjet e këtij personeli dhe konstatoi që rekrutimi dhe vlerësimi i tij ishin në përputhje me standartet e kërkuara. Ekzistonin edhe kontratat e punës sipas dispozitave të përcaktuara në rregullore. Përgjegjësi i programit kishte titullin Profesor dhe për të ekzistonte i gjithë dokumentacioni.

Kriteri 2 Institucioni disponon listën e plotë të personelit akademik për secilin semestër, të personelit ndihmës mësimor-shkencor dhe atij administrativ;

Në planin mësimor të programit të studimeve Msc në Diplomaci ishte përcaktuar ndarja leksione/seminare/orë individuale si dhe ndarja semestrale. Të gjithë pedagogët titullarë të lëndëve kishin hartuar syllabuset e të gjitha lëndëve në përputhje me kërkesat e planit mësimor. Për specifikat e programit dhe në përmbushje të detyrimeve për ngarkesën mësimore nuk disponohet personel ndihmës mësimoro-shkencor

Kriteri 3 Institucioni publikon kriteret dhe procedurat e rekrutimit të personelit akademik;

Rekrutimi i personelit ne UJ disiplinohet nga neni 9 i rregullores së universitetit. Sipas ketij neni pedagogët e brendshëm dhe të jashtëm përzgjidhen me konkurs. Kriteret e konkursit propozohen nga departamenti përkatës dhe miratohen nga dekani. Komisioni për konkursin përbëhet nga pedagogë me përvojë të departamentit, nga përfaqësues të dekanatit dhe të rektoratit. Kandidati i përzgjedhur merret fillimisht me kontratë pune 6 mujore deri 1 vjecare. Kontrata nënshkruhet nga i punësuari dhe dekani. Pas përfundimit të kontratës dhe plotësimit të kushteve të saj punonjësit me grada shkencore mund të lidhin kontratë pune definitive. Punonjësit pa grada shkencore mund të punësohen vetëm me kontrata me afate të caktuara, jo më shumë se 1 vit. Ato mund të përsëriten

Kriteri 4 Institucioni angazhon si titullarë të lëndëve/moduleve për programet e studimeve të ciklit të parë, personel akademik që ka së paku gradën shkencore “Doktor„ ose titullin akademik “Docent„.

Në listën e personelit akademik të angazhuar me programin e studimeve Bsc në Diplomaci të gjithë titullarët e lëndëve/moduleve kanë së paku gradën shkencore “Doktor„

Konkluzione: UJ disponon një bazë të plotë të dhënash për personelin e tij. Konsultimi i kësaj baze të dhënash nga GVJ për programin e studimeve Bsc në Diplomaci con në konkluzionin se ajo është e plotë dhe në

Page 16: I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM TË INSTITUCIONIT TË ... I/RVJ Diplomaci G. Muka.pdf · Numri i stafit me kohë të plotë i angazhuar në programin Bsc Diplomaci të UJ është

16

përputhje me kërkesat për arritjen e standarteve të këtij programi

Standardi III.3 - Institucioni angazhon personel ndihmës mësimorshkencor dhe administrativ për përmbushjen e misionit të tij.

Kriteri 1 Institucioni dëshmon një angazhim optimal të personelit ndihmës mësimor-shkencor për realizimin e orëve laboratorike dhe për mirëmbatjen e laboratorëve e mjediseve shkollore;

Programi i studimeve Bsc në Diplomaci realizohet nëpërmjet leksioneve/seminareve/orëve individuale të cilat zhvillohen nga titullarët e lëndëve sipas programeve të hartuara prej tyre dhe të miratuara nga dekani. Personeli ndihmës administrativ kujdeset për ambientet, sigurimin e mjeteve mësimore, bazës kompjuterike, bibliotekës. GVJ vlerëson se personeli i angazhuar realizon në mënyrë optimal të gjitha lërkesat ndaj tij

Kriteri 2 Institucioni dëshmon një angazhim optimal të burimeve njerëzore për përmbushjen e objektivave të programeve të studimeve të ciklit të parë;

GVJ gjykon që burimet njerzore për realizimin e programit Bsc në Diplomaci janë të mjaftueshme dhe me kualifikimin e duhur. Kërkesat ndaj tyre janë të përcaktuara në rregullore dhe të konkretizuara në kontratat individuale të punës. Të gjitha këto kërkesa, pra dhe angazhimi i tyre, është në funksion të përmbushjen së objektivave të programit të studimeve

Kriteri 3 Institucioni vë në dispozicion personel të mjaftueshëm për instruktimin, udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e studentëve në praktikën profesionale (së paku 1 tutor/instruktor për 12 studentë).

Nga UJ nuk na u vu në dispozicion një udhëzues për praktikat mësimore të studentëve. Në RVB citohet si detyrë e përgjegjësit të praktikave hartimi dhe zbatimi i një programi pune për zhvillimin e praktikave mësimore

Konkluzione: Për programin e studimeve Bsc Diplomaci në procesin mësimor aktivizohet personeli akademik i cili përballon ngarkesën në Leksione/seminare dhe personeli administrativ i cili përballon ngarkesën për shërbimet.

Standardi III.4 - Institucioni angazhohet për kualifikimin e vazhdueshëm dhe të mëtejshëm të personelit të tij.

Kriteri 1 Institucioni organizon programe specifike për kualifikimin e mëtejshëm profesional të personelit akademik e të personelit mësimor-shkencor;

UJ ka mbështetur dhe promovuar kualifikimin e stafit akademik dhe ka nxitur vazhdimisht punën shkencore dhe aktivitetet shkencore studimore kombëtare dhe rajonale. Në shërbim të këtij vizioni është ngritur dhe qendra e kërkimit shkencor pranë Fakultetit te Drejtësisë. Punimet e stafit akademik qysh prej vitit 2009 botohen edhe në revistën juridiko-shkencore “Justiniani I” e cila po i nënshtrohet vlerësimit shkencor të saj nga MASH.

Kriteri 2 Institucioni disponon një bazë të dhënash të programeve të studimeve të ofruara.

GVJ vlerëson që baza e të dhënave për programin e studimeve Bsc Diplomaci është e plotë

Konkluzione: UJ e organizon procesin e kualifikimit të personelit të tij gjatë ushtrimit të aktivitetit nëpërmjet mbështetjes së veprimtarive kërkimoro shkencor

IV - INSTITUCIONI MBRON TË DREJTAT E STUDENTËVE Standardi IV.1 - Institucioni ndjek një politikë të mirëpritjes së studentëve të

Page 17: I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM TË INSTITUCIONIT TË ... I/RVJ Diplomaci G. Muka.pdf · Numri i stafit me kohë të plotë i angazhuar në programin Bsc Diplomaci të UJ është

17

rinj. Kriteri 1 Pranimi në ciklin e parë tё studimeve bëhet në përputhje me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore në fuqi.

Për pranimin e studentëve në programin e studimeve Bsc Diplomaci zbatohen detyrimet e përcaktuara në ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore në fuqi. Nenet 10 dhe 11 të rregullores së UJ përcaktojnë detyrimet e studentëve si dhe kriteret e përzgjedhjes së tyre. Në RVB listohen të gjitha kërkesat për pranim si dhe procedurimi konkret.

Kriteri 2 Institucioni i Arsimit të Lartë propozon kritere të veçanta për përzgjedhjen e kandidatëve, të cilët kanë mbaruar Maturën Shtetërore, për t’u pranuar në ciklin e parë të studimeve.

Përzgjedhja e kandidatëve bëhet nga një komision i caktuar nga Fakulteti i Diplomacisë mbështetur në kërkesat e rregullores së UJ dhe vlerësimin e dokumentacionit të paraqitur nga kandidatët. Lista përfundimtare afishohet. Një kopje e saj, firmosur nga gjithë antarët e Komisionit Përzgjedhës i jepet sekretarisë së programit të studimeve Bachelor për të filluar procedurat e rregjistrimit.

Konkluzione: Pranimi i studentëve në programin e studimeve Bsc Diplomaci bëhet mbi bazën e dspozitave ligjore të përcaktuara në ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore në fuqi, rregullores së UJ dhe procedurave në zbatim të tyre

Standardi IV.2 - Institucioni informon studentët në lidhje me statusin e institucionit, të programeve të studimeve që ofron dhe me politikat e punësimit.

Kriteri 1 Studentët informohen në mënyrë të detajuar për programin e studimit, organizimin dhe kohëzgjatjen e programit të studimeve;

Në UJ funksionojnë dy zyra për të informuar në mënyrë të detajuar studentët për programin e studimit, organizimin dhe kohëzgjatjen e programit të studimeve: Zyra e Këshillimit të Karrierës dhe Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë

Kriteri 2 Studentët vlerësojnë pedagogun e çdo lënde, në përfundim të semestrit;

UJ organizon pyetsorë me studentët ku kërkohet dhe vlerësimi i tyre për pedagogët e lëndëve. Rezultatet dokumentohen dhe shërbejnë për vlerësimin e cilësisë së punës së pedagogut

Kriteri 3 Studentëve u ofrohet shërbimi i këshillimit të karrierës;

Në prag të diplomimit të studentëve të ciklit të parë të studimeve në diplomaci Zyra e Këshillimit të Karierës ka filluar ti orientojë ato në drejtim të përzgjedhjes si të një studimi adekuat për nivelin e dytë ashtu edhe në drejtim të punësimit

Page 18: I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM TË INSTITUCIONIT TË ... I/RVJ Diplomaci G. Muka.pdf · Numri i stafit me kohë të plotë i angazhuar në programin Bsc Diplomaci të UJ është

18

Kriteri 4 Studentët informohen mbi mundësitë për punësim pas diplomimit në këtë program studimi.

UJ ka një përvojë 5 vjecare marrëdhëniesh me institucione publike dhe private ku punësohen kontigjentet që kanë studiuar në këtë universitet dhe ka grumbulluar një bazë të dhënash konkrete për informimin e studentëe lidhur me punësimin.

Konkluzione: UJ disponon një infrastrukturë funksionale për informimin e studentëve për me programin e studimit, organizimin dhe kohëzgjatjen e tij, vjeljen e mendimeve të studentëve lidhur me ecurinë e programit, ofrimin e shërbimit të këshillimit të karierës dhe mundësitë e punësimit. Përvoja 5 vjecare e marrdhënieve me institucionet publike e private ku janë punësuar studentët që kanë përfunduar në këtë universitet përbën një bazë të dhënash mjaft të dobishme për informimin e studentëve.

Standardi IV.3 - Institucioni disponon statistika në lidhje me numrin e studentëve që ndjekin programet e studimeve të ciklit të parë.

Kriteri 1 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e të diplomuarve, në ciklin e parë;

UJ disponon statistika vjetore për numrin e studentëve të diplomuar për programet që e kanë përfunduar ciklin e studimeve. Kjo përvojë do të vazhdohet edhe me programin e studimeve Bsc në Diplomaci

Kriteri 2 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e studentëve të regjistruar në programet e studimeve të ciklit të parë, tërheqjet nga programi, si dhe largimet para përfundimit të programit apo mospërfundimin me sukses të vitit akademik në të cilin zhvillohet programi i studimeve;

UJ disponon statistika vjetore për numrin e studentëve të rregjistruar në programin e studimeve Bsc në Diplomaci si dhe largimet para përfundimit të programit dhe atyre që kanë mbetur

Kriteri 3 Institucion disponon të dhëna për ecurinë e studentëve gjatë zhvillimit të programit të studimeve që nga pranimi, deri në diplomim.

UJ disponon të dhëna për ecurinë akademike të studentëve në programin e studimeve Bsc në Diplomaci që nga fillimi deri në vitin e fundit. Këtë vit pritet diplomimi i studentëve të parë.

Konkluzione: UJ disponon statistika vjetore për gjithë aktivitetin mësimor të studentëve. Në programin e studimeve Bsc në Diplomaci pritet që këto statistika të plotësohen edhe me të dhënat e vitit të fundit deri në përfundim të studimeve

Standardi IV.4 - Institucioni angazhon personelin e tij për përkujdesjen ndaj studentëve. Kriteri 1 Institucioni u ofron këshillim karriere studentëve, ndjek progresin e tyre dhe i ndihmon ata në çështjet që kanë të bëjnë me procesin mësimor;

UJ u ofron këshillim karriere studentëve nëpërmjet Zyrës së Këshillimit dhe Karierës të ngritur pranë tij në zbatim të kërkesave të ligjit “Për Arësimin e Lartë”

Kriteri 2 Institucioni (nëpërmjet zyrës për këshillimin e karrierës) ndihmon studentët në përzgjedhjen e institucionit në të cilin ata do të zhvillojnë praktikën profesionale, në rastet kur parashikohet një e tillë.

UJ ka konsoliduar marrëdhënie me shumë institucione publike e private të cilat, nëpërmjet Zyrës së Këshillimit dhe Karierës, i përdor për të ndihmuar studentët në kryerjen e praktikave profesionale.

Konkluzione: Për programin e studimeve Bsc Diplomaci ekziston infrastruktura, ku personeli i angazhuar për zbatimin e tij, realizon përkujdesje për studentët që studiojnë në këtë program

Page 19: I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM TË INSTITUCIONIT TË ... I/RVJ Diplomaci G. Muka.pdf · Numri i stafit me kohë të plotë i angazhuar në programin Bsc Diplomaci të UJ është

19

Standardi V - INSTITUCIONI OFRON SHËRBIME DHE VË NË DISPOZICION TË STUDENTËVE BIBLIOTEKA DHE BURIME TË TJERA INFORMACIONI

Standardi V. 1 - Institucioni vë në dispozicion të studentëve bibliotekën e tij.

Kriteri 1 Institucioni vë në dispozicion të studentëve tekste mësimore dhe literaturë ndihmëse të mjaftueshme në sasi dhe cilësore;

Biblioteka e UJ ishte e pajisur me literaturë të mjaftueshme (tekste mësimore dhe literaturë ndihmëse) dhe cilësore ku studentët mund të konsultonin literaturën e rekomanduar

Kriteri 2 Në bibliotekë ka literaturë të mjaftueshme që e ndihmon studentin për realizimin me sukses të programit të studimit;

Fondi i librave në bibliotekë ishte i bollshëm (rreth 1650) por duhet pasuruar më tej sidomos me botimet në fushën e diplomacisë dhe revista presticioze nga vendi dhe më gjërë

Kriteri 3 Në bibliotekë ka botime periodike dhe programe kompjuterike, si libraritë elektronike, të cilat përmbajnë libra apo revista shkencore të nevojshme për realizimin me sukses të programit të studimit;

Gjatë vizitës në bibliotekë GVJ konstatoi ekzistencën edhe të botimeve periodike dhe librarisë elektronike (biblioteka on line Ebrary) të cilat i ndihmojnë studentët në realizimin e tezave të tyre dhe përfshirjes në aktivitetin kërkimoro-shkencor

Kriteri 4 Përgjegjësit e programit hartojnë një plan të detajuar për shtimin e zërave të bibliotekës në mbështetje të programit, përfshirë edhe buxhetin e planifikuar për të;

Ekzistonin plane të hartuara nga përgjegjësit e programit për shtimin e zërave të bibliotekës lidhur me diplomacinë duke evidentuar edhe fondin që duhej vënë në dispozicion.

Kriteri 5 Biblioteka shpall oraret e shërbimit në përshtatje me oraret e programit të studimit dhe nevojat e studentëve.

Biblioteka, në ditët e mësimit, funksiononte në orarin 08.00 deri 16.00. Ishte planifikuar zgjatja e orarit deri në 20.00 duke punësuar part time një student. Për fundjavë (të shtunën) orari ishte 09.00 deri 16.00

Konkluzione: Funksionimi i bibliotekës vlerësohet si në përputhje me kërkesat e programeve të studimit dhe nevojat e studentëve. Zgjerimi i fondeve të saj është një detyrë e përhershme.

Standardi V. 2- Institucioni vë në dispozicion të studentëve laboratorë dhe mjedise të përshtatshme mësimore dhe për formimin praktik

Kriteri 1 Institucioni dëshmon se ka në sasi të mjaftueshme: laboratorë, klasa, zyra, studio e mjedise të tjera me pajisje elektronike dhe të teknologjisë së informacionit, për realizimin e programit tëstudimeve;

UJ ka gjithsej 8 salla leksionesh dhe 15 salla seminaresh, laborator kompjuterash të pajisur me internet. Këto ambiente vlerësohen të mjaftueshme për realizimin e programit të studimeve. Ato janë pajisura me të gjitha paisjet e nevojshme për zhvillimin normal si të leksioneve ashtu edhe të seminareve,

Kriteri 2 Pajisjet e mjediseve mësimore janë të përshtatshme për mësimdhënie në përputhje me qëllimet e programit;

Të gjitha ambientet mësimore ishin të pajisura me paisjet e nevojshme për zhvillimin normal si të leksioneve ashtu edhe të seminareve

Kriteri 3 Laboratorët përmbajnë aparaturat dhe mjetet e nevojshme për plotësimin e kërkesave të programeve të studimeve;

UJ si universitet ku diplomohen juristë dhe diplomatë nuk disponon laboratë në kuptimin teorik të këtij definimi. Laboratori i kompjuterave mjafton për praktikimin e studentëve në hartimin e punimeve të tyre. Ndërsa sallat e seminareve ishin të pajisura me të gjitha paisjet bashkëkohore për zhvillimin normal të tyre.

Page 20: I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM TË INSTITUCIONIT TË ... I/RVJ Diplomaci G. Muka.pdf · Numri i stafit me kohë të plotë i angazhuar në programin Bsc Diplomaci të UJ është

20

Kriteri 4 Institucioni, në varësi të programeve të studimeve që ofron, ka së paku një laborator.

Laboratori i kompjuterave i pajisur me rreth 50 PC plotëson kushtin e ekzistencës së së paku të një laboratori

Kriteri 5 Institucioni, në varësi të programeve të studimeve, disponon kompjutera në laboratorët e teknologjisë së informacionit, të pajisur me programe profesionale si programe për statistikë, linguistikë, arkitekturë, inxhienieri, ekonomi, mjekësi, programestimulimi për shkencat sociale etj

UJ disponon programet e domosdoshme për zhvillimin normal të aktivitetit

Kriteri 6 Institucioni garanton, me kapacitetet që zotëron ose në bashkëpunim me institucione dhe subjekte të tjera, që mjediset janë të mjaftueshme për zhvillimin e praktikave profesionale.

Zhvillimi i praktikave profesionale për programin e studimeve Bsc në Diplomaci bëhet në mjediset jashtë universitetit. Ato sigurohen në bashkëpunim me institucionet publike apo private ku studentët kryejnë praktikën

Konkluzione: Mjediset mësimore dhe paisja e tyre në UJ garantojnë zhvillimin e procesit sipas kërkesave në përmbushjen e standarteve.

Standardi VI - BURIMET FINANCIARE DHE VLERËSIMI FINANCIAR

Standardi VI.1 - Institucioni harton një raport financiar të kostove të programeve të studimeve.

Kriteri 1 Institucioni harton një raport financiar që përmban një pasqyrë të hollësishme financiare të të ardhurave nga tarifat e shkollimit dhe kontributeve të tjera financiare për studentët ose ndarjen e burimeve financiare;

Në zbatim të detyrimit ligjor UJ harton një raport financiar ku pasqyrohen të ardhurat nga tarifat e shkollimit dhe kontributeve të tjera financiare për realizimin e programit të studimeve. Sipas RVB-së i gjithë aktiviteti i UJ mbështetet në të ardhurat e realizuara nga aktiviteti normal i shoqërisë.

Kriteri 2 Institucioni dokumenton raportet financiare për tri vitet e kaluara akademike;

Sipas RVB-së Uj disponon raportet financiare për zhvillimin e aktivitetit në tre vitet e fundit akademike

Kriteri 3 Institucioni dëshmon një qëndrueshmëri financiare përgjatë kohës së zhvillimit të programit të studimit dhe se ka kapacitete financiare të mjaftueshme për përmirësimin e situatës financiare dhe gjenerimin e të ardhurave të domosdoshme në të ardhmen.

Sipas RVB-së i gjithë aktiviteti i UJ mbështetet në të ardhurat e realizuara nga aktiviteti normal i shoqërisë cfarë dëshmon një qëndrueshmëri financiare përgjatë kohës së zhvillimit të programit të studimit

Konkluzione: Në UJ ekziston dokumentacioni i situatës financiare në formën e raporteve financiare. Sipas RVB-së i gjithë aktiviteti i UJ mbështetet në të ardhurat e realizuara nga aktiviteti normal i shoqërisë, cfarë dëshmon një qëndrueshmëri financiare përgjatë kohës së zhvillimit të programit të studimit

Standardi VII - INSTITUCIONI GARANTON MARRËDHËNIE BASHKËPUNIMI, TË BRENDSHME DHE TË JASHTME

Standardi VII.1 - Institucioni garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi mes personelit të vet. Kriteri 1 Institucioni, për hartimin dhe mbikëqyrjen e programit, nxit bashkëpunimin ndërmjet personelit brenda institucionit nëpërmjet shkëmbimit të informacionit;

Duke konsultuar planin mësimor dhe syllabuset e lëndëve, GVJ konstaton se ekziston një bashkëpunim funksional ndërmjet personelit brenda UJ. Organizimi i

Page 21: I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM TË INSTITUCIONIT TË ... I/RVJ Diplomaci G. Muka.pdf · Numri i stafit me kohë të plotë i angazhuar në programin Bsc Diplomaci të UJ është

21

konsultimeve si dhe puna kërkimoro-shkencore nxit dhe më tej bashkëpunimin ndërmjet personelit brenda institucionit dhe rrit nivelin e shkëmbimit të informacionit

Kriteri 2 Institucioni, nëpërmjet ndarjes së detyrave mes personelit brenda institucionit, marrjes së përgjegjësive respektive dhe analizës së vazhdueshme të punës së tyre, garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi.

Në analizë të programit të aktiviteteve mësimore e kerkimoro-shkencore GVJ konstaton se në UJ garantohen marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi midis personelit brenda institucionit

Konkluzione: Marrëdhëniet midis personelit brenda UJ janë marrdhënie kolegjiale në dobi të realizimit dhe përmirësimit të mëtejshëm edhe të programit të studimeve Bsc në Diplomaci

Standardi VII.2 - Institucioni garanton marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj.

Kriteri 1 Institucioni për realizimin e objektivave të programeve të studimeve dëshmon se ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj;

UJ dëshmon dëshmon se ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me universitetet analoge brenda e jashtë vendit. Sipas RVB-së ai është në prag të nënshkrimit të marrëveshjes dypalëshe të bashkëpunimit me Universitetin e Prishtinës dhe atë të Shkupit. Marrëdhënie bashkëpunimi janë realizuar edhe me përfaqësitë diplomatikë në Tiranë si Ambasadën Gjermane, Hollandeze,Këshillin Britanik dhe Ambasadën Franceze

Kriteri 2 Institucioni ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me punëdhënësit për kryerjen dhe mbikëqyrjen e praktikës, në varësi të programeve të studimeve që ofrojnë;

UJ ka vendosur kontakte dhe ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me punëdhënësit e kontigjenteve të tij

Kriteri 3 Institucioni organizon trajnime profesionale të mëtejshme në bashkërendim me punëdhënësit;

Nuk na u vunë në dispozicion të dhëna

Kriteri 4 Institucioni bën një raport analitik të përfitimeve nga marrëveshjet kontraktuale në funksion të realizimit të programeve të studimeve.

Nuk na u vunë në dispozicion të dhëna

Konkluzione: Për programin e studimeve Bsc në Diplomaciv Uj ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me disa nga amabsadat e huaja në Tiranë. Është në proces për vendosje marrëdhëniesh edhe me universitete jashtë Shqipërisë (Prishtina, Shkupi). Materialet për trajnime të përbashkëta me punëdhënësit si dhe raporti analitik i përfitimeve nga marrëveshjet kontraktuale në funksion të realizimit të programeve të studimeve nuk u vunë në dispozicion të GVJ.

Standardi VIII - INSTITUCIONI GARANTON SIGURIMIN E CILËSISË

Standardi VIII.1 - Institucioni garanton sigurimin e cilësisë në realizimin e programeve të studimeve. Kriteri 1 Institucioni ka plotësuar standardet institucionale dhe është akredituar në nivel institucional përpara aplikimit për akreditimin e programeve të studimeve;

UJ është akredituar në nivel institucional. Akreditimi i programit të studimit Bsc në Diplomaci kërkohet edhe pas akreditimit të programeve të tjera të studimit.

Page 22: I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM TË INSTITUCIONIT TË ... I/RVJ Diplomaci G. Muka.pdf · Numri i stafit me kohë të plotë i angazhuar në programin Bsc Diplomaci të UJ është

22

Kriteri 2 Institucioni përdor instrumentet e duhura për sigurimin e cilësisë;

Si instrument bazë për sigurimin e cilësisë UJ ka Grupin e Sigurimit të brendshëm të cilësisë ose i quajtur Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë(NjSBC). Në përbërje të këtij grupi vec antarëve të personelit akademik marrin pjesë edhe 2 studentë me rezultatet më të mira. GVJ u njoh me aktivitetin e kësaj njësie dhe konstatoi funksionimin e saj sipas kopetencave të sanksionuara në nenin 43 të rregullores së UJ. Ai përdor testime dhe pyetsorë si në lidhje me mësimdhënien ashtu edhe në lidhje me mënyrën se si zhvillohet një proces i vlerësimit të brendshëm

Kriteri 3 Institucioni harton një politikë të qartë dhe ndjek procedurën e vlerësimit periodik të efikasitetit të veprimtarive që kryen për sigurimin e cilësisë dhe standardeve të programeve të studimeve që ofron;

Mbi bazën e aktivitetit të NjSBC, në analizë të bazës së të dhënave të fituar nga testet dhe pyetsorët, në fund të cdo sezoni përftohen rezultatet mbi ecurinë e mësimdhënjes, hartohet edhe një raport konfidencial i cili u dërgohet dekanateve për shqyrtim dhe për të marrë masat në drejtim të zgjidhjes së problemeve të evidentuara. Të gjitha këto reflektohen në hartimin e një politike të qartë për sigurimin e cilësisë dhe standarteve të programit të studimeve

Kriteri 4 Institucioni përdor mekanizma formalë për shqyrtimin, miratimin dhe mbikëqyrjen e herëpashershme të programeve të studimeve që ofron;

UJ ka miratuar dokumentin e politikës së vlerësimit të brendshëm për sigurimin e cilësisë së qëndrueshme në të gjitha programet e studimeve. Referuar edhe përvojës së fituar me programet e akredituara, kjo politikë orientohet drejt përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë

Kriteri 5 Institucioni synon ndërgjegjësimin e personelit të vet dhe të studentëve që ndjekin programet e studimeve që ofrohen për rëndësinë e cilësisë dhe sigurimin e cilësisë në to;

UJ është i vetdijshëm për ofertën e programeve të studimeve në fushën e marrdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Duke e njohur dhe vlerësuar forcën e konkurencës UJ ka arritur ta ndërgjegjësojë personelin e vet për rëndësinë e sigurimi të cilësisë. Kjo konstatohet në formatimin e programit të studimeve Bsc në Diplomaci si dhe hartimin e syllabuseve të lëndëve/moduleve.

Kriteri 6 Institucioni harton dhe zbaton një strategji për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë.

Strategjia, politika dhe procedurat janë publikuar.

Ekzistenca e një dokumenti mbi politikën e vlerësimit të brendshëm përbën një strategji të dobishme për përmirësimin e cilësisë. Përvoja e mirë e krijuar me programet e tjera të studimit qoftë Bachelor qoftë Master është po ashtu një bazë e rëndësishme edhe për programin e studimeve Bsc në Diplomaci. I gjithë ky aktivitet është i njohur si nga personeli ashtu edhe nga studentët nëpërmjet botimit të tyre.

Page 23: I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM TË INSTITUCIONIT TË ... I/RVJ Diplomaci G. Muka.pdf · Numri i stafit me kohë të plotë i angazhuar në programin Bsc Diplomaci të UJ është

23

Konkluzione: UJ i ka të gjitha instrumentët e nevojshëm për kontrollin dhe sigurimin e cilësisë edhe për programin e studimeve Bsc në Diplomaci. Dokumentacioni i konsultuar nga GVJ është i plotë. Arritjet e UJ në programet e tjera, qoftë të nivelit të parë qoftë të nivelit të dytë, përbëjnë një referencë të besueshme në parashikimin e ruajtjes së vlerave më të mira dhe pasurimin e tyre me vlera të reja.

Analiza SWOT për implementimin e programit të studimit

Pikat e forta

1. Universiteti Justiani i Parë kërkon akreditimin e Programit të Studimeve Bsc Diplomaci në

një kohë kur e ka marrë fizionominë e tij si një institucion që ka përgatitur specialistë të

inkuadruar në tregun e punës. Ai e ka tashmë imazhin e një institucioni serioz

2. Programi i Studimeve Bsc Diplomaci është hartuar nga specialistë me përvojë akademike

dhe aktivitet botues, të cilët me planin mësimor të miratuar dhe me syllabuset e

lëndëve/moduleve konfigurojnë përgatitjen e specialistëve me formim të gjithanshëm dhe

profesional duke integruar njohuritë bazë me ato plotësuese.

3. Shpërndarja e ngarkesës në leksione dhe seminare si dhe krijimi i hapsirave për punë

individuale nga studentët gjykohet që është vendosur në një raport të drejtë. Ketu

natyrisht ka luajtur një rol të rëndësishëm edhe përvoja e fituar nga programet e tjera të

studimit të këtij universiteti

4. Infrastruktura ekzistuese e UJ përbën një faktor të rëndësishëm për realizimin e

mësimdhënies pa u rrezikuar nga mungesa e standarteve në mjediset ku zhvillohet mësimi

dhe mungesa e teknologjive të kohës

5. Konsiderimi i konkurencës ka cuar në një profilizim disi më të vecantë, cfarë e bën më

atraktive zgjedhjen e studimeve në këtë program studimi.

6. Prania edhe e Fakultetit të Drejtësisë brenda të njëjtit universitet ka bërë që të ruhet një

numër i madh lëndësh nga fusha e drejtësisë. Kjo u jep mundësi studentëve që do ndjekin

studimet në Bachelor për Diplomaci që, në varësi të tregut të punës apo faktorëve të tjerë

subjektivë, të përfundojnë me pak kredite shtesë edhe programin e studimeve Bsc për

drejtësi apo të vazhdojnë në ciklin e dytë studimet për drejtësi. Këto opsione bëjnë që

numri i studentëve në programin e studimeve Bsc Diplomaci të jetë gjithmonë pa

probleme

7. Edhe prania e një stafi me përvojë pune në këtë universitet dhe me grada e tituj

shkencore sipas standarteve të kërkuara, sjellja korrekte administrative me to nga ana e

drejtuesve të UJ krijon një ambient ku të gjithë përpiqen të japin më të mirën. Kjo frymë

interesi bën që edhe studentët të mobilizohen më mirë dhe program i studimeve të

shënojë përmirësime të vazhdueshme.

8. Kontaktet me aktorë të aktivitetit publik dhe privat, ku aktualisht janë punësuar

kontigjente që kanë mbaruar këtë universitet, kultivojnë bindjen tek studentët që

Universiteti nuk e ka të vështirë rrugën për tek tregu i ardhshëm i punës

9. Situata e zhvillimeve aktuale dhe, padyshim dhe e atyre perspektive në rajon dhe më

gjërë, duket që kërkon një aktivizim gjithmonë e më të madh të diplomacisë. Pikërisht

Page 24: I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM TË INSTITUCIONIT TË ... I/RVJ Diplomaci G. Muka.pdf · Numri i stafit me kohë të plotë i angazhuar në programin Bsc Diplomaci të UJ është

24

këto zhvillime induktojnë dëshirën për të studiuar Diplomaci. Në këtë këndvështrim ofrimi

i programit të studimit për Diplomaci shihet si opsion i kohës

Pikat e dobëta

1. Në planin mësimor dhe në Syllabuset e lëndëve vihet re që i është dhënë pesha kryesore

kulturës juridike. Pavarësisht nga politika e strukturimit të UJ si një universitet me

kopetencë të lartë në fushën e drejtësisë duhej që të parashikohej në program edhe

përfshirja e kulturës ekonomike pasi në praktikë sa vjen e po rritet pesha e diplomacisë

eknomike.

2. Mungon një paraqitje e plotë e aktivitetit të studentit në seminare. Duket që seminaret do

të jenë më shumë produkt i punës individuale të studentëve dhe jo përdorim i njohurive

që jepen në leksione .

3. Në disa syllabuse mungon paraqitja e plotë e literaturës. Ajo duhet të listohet duke patur

në konsideratë jo vetëm botimet brenda vendit por edhe ato më kryesorët në gjuhë të

huaj (kryesisht anglisht).

4. Mosvënja në dispozicion e një rregulloreje diplome mbi bazën e së cilës lëshohet diploma

dhe suplimenti i saj përbën problem për të diplomuarit kur ata paraqiten si kandidatë për

vende pune dhe nuk stimulon përpjekje për rezultate më të mira.

5. Mungesa e leksioneve të shkruara në bibliotekën e UJ përbën problem lidhur me

aksesimin e tyre nga studentët

6. Nuk na u vunë në dispozicion syllabuset lidhur me seminaret. Prania e tyre është e

domosdoshme për të rritur eficencën e mësimdhënies dhe ushtrimin e kontrrolleve lidhur

më cilësinë.

7. Nuk na u vu në dispozicion një udhëzues për praktikat mësimore. Hartimi i tij është i

domosdoshëm për mbarëvajtjen e praktikave mësimore

8. Nuk na u vunë në dispozicion përvoja të kryerjes së praktikave mësimore nga ana e

studentëve. UJ duhet të ndalet konkretisht në zgjidhjen afatgjatë të këtij problem pasi

praktikat e suksesshme cojnë edhe në realizim punimesh cilësore edhe në eksporimin

paraprak të tregut të punës.

Kërcënimet

1. Prania e programit mësimor Bsc Drejtësi, konfirmuar tashmë nga përvoja si një program i

suksesshëm con tek prirja e studentëve për të kërkuar si alternativë të parë këtë program

duke ndikuar drejtpërdrejt në kontigjentet si sasiore ashtu edhe cilësore për programin e

studimeve Bsc në Diplomaci .

2. Si program studimi me projeksion të ngushtë në tregun e punës mund ti vërë studentët që

mbarojnë këtë program para alternativës së pritjes ose ndryshimit të profesionit. Kjo

mund të ketë pasojë në kontigjent.

3. Mungesa e një formimi, sado të pakët në fushën e diplomacisë ekonomike, e ngushton

akoma më shumë projeksionin në tregun e punës

4. Sidomos deri në momentin kur kontigjentet e para të dëshmojnë nivel të lartë profesional

konkurrenca (edhe e pandershme) nga programe të ngjashme, të ofruara nga universitete

Page 25: I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM TË INSTITUCIONIT TË ... I/RVJ Diplomaci G. Muka.pdf · Numri i stafit me kohë të plotë i angazhuar në programin Bsc Diplomaci të UJ është

25

të tjera private apo publike brenda apo jashtë vendit, krijon probleme lidhur me dobinë e

programit

5. Vështërsi në përshtatje adekuate të programit dhe në ruajtjen e një linje tradicionale në

formimin e kontigjenteve mund të krijohen nga ndryshimet në legjislacion

6. Mosrespektimi i kërkesave rigoroze në vlerësim, për shkak edhe të ruajtjes së

vazhdimësisë së programit, mund të sjellë kontigjente të dobta e diplomim të pamerituar

dhe për pasojë cvlerësim të diplomës

Oportunitetet

1. Ruajtja e linjës në evidentimin e përvojave të krijuara me produktin e parë

2. Forcimi i kontakteve me tregun kombëtar e rajonal të punës për tu bërë faktor me peshë

në punësimin e studentëve

3. Promovimi i studentëve elitarë për të krijuar e stimuluar modele vlerësimi

4. Sponsorizimi i botimeve me vlerë të studentëve për të rritur shkallën e interesimit për

mësimdhënien

5. Përfshirja në planin mësimor e një moduli për diplomacinë ekonomike. Dukeqenëse UJ

përgatit specialistë për drejtësinë kjo do të forconte më tej profilin e diplomacisë brenda

UJ

Rekomandimet

1. Të plotësohen syllabuset e seminareve

2. Të hartohet rregullorja e përfundimit të studimeve (modeli i suplimentit etj)

3. Të plotësohen me literaturë syllabuset për leksionet

4. Të zgjerohen kontigjentet e bibliotekës

5. Të hartohet udhëzuesi për praktikat profesionale në programin e studimit

6. Të punohet në drejtim të profilizimit më të dukshëm të programit të studimeve Bsc në

Diplomaci kundrejt atij në Drejtësi

7. Të hartohen marrëveshje konkrete me universitetet e tjera brenda e jashtë vendit për të

shkëmbyer edhe përvoja edhe studentë, të dokumentohen dhe publikohen ato

8. Të hartohen marrëveshje konkrete me aktorë të sektorit publik e privat për praktikat

mesimore të studentëve, të dokumentohen dhe publikohen ato

Grupi i Ekspertëve të Jashtëm

1. Dr. Gafur MUKA