Upload
labinota-jusufi-halili
View
231
Download
0
Embed Size (px)
Citation preview
7/30/2019 I Nocionet
http://slidepdf.com/reader/full/i-nocionet 2/25
Kuptimet (nocionet) në komunikacion
Kuptimet që lidhen me:Pjesëmarrësit (njerëz)
Mjetet
Rrugët
Veprimeve me mjete
Kuptimet tjera
7/30/2019 I Nocionet
http://slidepdf.com/reader/full/i-nocionet 3/25
PJESËMARRËSIT NË KOMUNIKACION
“pjesëmarrës në komunikacion” quhetpersoni që në çfarëdo mënyre merr pjesë nëkomunikacionin rrugor.
Pjesëmarrës në komunikacion mund të jetë:Drejtuesi (shoferi)
Udhëtari
Këmbësori
Kalorësi etj.
7/30/2019 I Nocionet
http://slidepdf.com/reader/full/i-nocionet 4/25
“pjesëmarrës në komunikacion” nënkupton personin që në çfarëdo
mënyre merr pjesë në komunikacionin rrugor;
“shofer” nënkupton pjesëmarrësin në komunikacion i cili në rrugë drejton
mjetin rrugor;
“këmbësor” nënkupton pjesëmarrësin në komunikacion, që nuk drejton
mjetin rrugor e as që bartet në mjetin rrugor apo mbi mjet, personi i cili mefuqinë e vetë shtyn apo tërheq karrocë dore, qerre kafshësh apo mjetinme lëvizje me veprim motorik, mjetin transportues të fëmijëve, çikletën
apo karrocën lëvizëse për njerëz të paaftë,personi me karrige lëvizëse, icili e lëviz atë me fuqinë e vet ose me fuqinë e motorit, po qe se më atërast lëviz me shpejtësinë e njeriut që ecë, dhe personi i cili rrëshqet mepatina, me ski ose me saje apo udhëton me rrotëza, etj;
7/30/2019 I Nocionet
http://slidepdf.com/reader/full/i-nocionet 5/25
PJESËMARRËSIT NË KOMUNIKACION
Ngasësi (shoferi)
Këmbësori
7/30/2019 I Nocionet
http://slidepdf.com/reader/full/i-nocionet 6/25
MJETET NË KOMUNIKACION“Mjet” quhet çdo mjet transporti i destinuar për të lëvizur nëpër rrugë, përveç karrocave lëvizëse pa motor për persona me aftësitë kufizuara dhe të mjeteve transportuese të fëmijëve.
Mjetet mund të jenë:Mjete me motor (mjete motorike) dhe
Mjete pa motor (mjete jomotorike)
Mjete me motor (mjete motorike) janë:VeturaMotoçikleta
ÇiklomotoriTraktori Automjeti i mallrave Autobusi
7/30/2019 I Nocionet
http://slidepdf.com/reader/full/i-nocionet 7/25
MJETET MOTORIKE
“veturë” quhet mjeti motorik, i destinuar për bartjen e njerëzve që, përveç ulëses së shoferit,ka më së shumti tetë ulëse
“motoçikletë” quhet mjeti motorik me dy rrotë, me ose
pa rimorkio anësore si dhe automjet me tri rrotë – nëqoftë se masa e tij nuk është më e madhe se 400 kg;
“çiklomotor” quhet mjeti me veprim motorik, me dy a tri
rrotë, kapaciteti i punës së motorit i të cilit nuk është më
i madh se 50 cm3 dhe që në rrugë të rrafshët, nukmund të zhvillojë shpejtësi më të madhe se 50 km/h
“traktor” quhet mjetin me veprim motorik, i konstruktuar për
tërheqje, shtyrje apo bartje veglash të ndryshme, përkatësishtpër të shërbyer për lëvizje të atyre veglave ose për tërheqje e
rimorkiove
7/30/2019 I Nocionet
http://slidepdf.com/reader/full/i-nocionet 8/25
“mjet i kombinuar” nënkupton mjetin motorik i
destinuar për mbartjen e personave dhe sendeve,masa më e madhe e lejuar e të cilit nuk i kalon 3.500kg;
“mjet transporti” nënkupton çdo mjet motorik që është
i destinuar për transportimin e ngarkesës (mallit);
“autobusi” nënkupton mjetin motorik i destinuar për bartjen e personave që përveç ulëses së shoferit, kamë shumë se tetë ulëse;
“trolejbusi” nënkupton mjetin e destinuar për mbartjen
e personave që përveç ulëses së shoferit, ka më
shumë se tetë ulëse dhe që për t’i dhënë motoritenergji elektrike është i lidhur me përçuesin elektrik;
mjet bashkangjitës” nënkupton mjetin rrugor i
destinuar që të tërhiqet nga mjeti me veprim motorik i
konstruktuar si rimorkio apo gjysmë-rimorkio;
7/30/2019 I Nocionet
http://slidepdf.com/reader/full/i-nocionet 9/25
MJETET JOMOTORIKE
Mjete pa motor (mjete jomotorike) janë:Biçikleta
Mjetet punuese
Rimorkio
Gjysmërimorkio
7/30/2019 I Nocionet
http://slidepdf.com/reader/full/i-nocionet 10/25
MJETET JOMOTORIKE
“biçikleta” nënkupton mjetin rrugor që ka së paku dy
rrotë dhe që lëviz vetëm me fuqinë e shoferit;
“rimorkio” nënkupton mjetin rrugor bashkangjitës ikonstruktuar në atë mënyrë që masën e tërësishmenëpërmjet akseve të veta, ta mbartë mbi rrugënautomobilistike;
“gjysmë-rimorkio” nënkupton mjetin bashkangjitës paboshtin e përparmë, i konstruktuar në atë mënyrë qëpjesën e masës së tërësishme që bartet në mjetintërheqës, nëpërmjet pjesës së vet të përparme me tëcilën mbështetet në mjetin me veprim motorik
tërheqës;
“qerre” nënkupton mjetin rrugor i destinuar për tërheqje
me kafshë;
“Mjet i bujqësor”- nënkupton mjetin që përdoret për nevojate bujqësisë;
7/30/2019 I Nocionet
http://slidepdf.com/reader/full/i-nocionet 11/25
MJETET“masa e mjetit“-nënkupton masën e mjetit tëzbrazët me rezervuar të plotë të karburantit si dhe
me vegla e pajimet e obliguara për mjetin;“bartja” nënkupton masën e lejuar deri në të cilin mjeti
rrugor lejohet të ngarkohet sipas deklaratës sëprodhuesit të mjetit rrugor;
“masa e përgjithshme” nënkupton masën e mjetit rrugor
së bashku me masën e ngarkesës që transportohet memjet, duke përfshirë edhe masën e personave qëgjenden në mjet, si dhe masën e mjetit të bashkangjitur me ngarkesë, në qoftë se ai i është shtuar mjetittërheqës;
“ngarkim boshtor” nënkupton pjesën e masës së
përgjithshëm me të cilin boshti i mjetit e ngarkonsipërfaqen e rrugës kur mjeti rrugor ndodhet në gjendje
të palëvizshme;
“masa me e madhe e lejuar”, nënkupton masën e mjetitsë bashku me bartjen e mjetit;
7/30/2019 I Nocionet
http://slidepdf.com/reader/full/i-nocionet 12/25
RRUGËTMe “rrugë” nënkuptohet çdo rrugë publike dhe rrugë e pa kategorizuar në të cilën zhvillohet komunikacioni;
“rruga publike” nënkupton një sipërfaqe me rëndësi të përgjithshme për komunikacion, në të cilën mund të lëvizë çdo kush me kushte të caktuara me ligjdhe të cilën organi kompetent e ka shpall rrugë publike;
Sipas karakterit ekonomiko shoqëror:-lokale-regjionale-maxhistrale
Sipas qarkullimit:
-qarkullim të përzier -qarkullim të mjeteve motorike (autoudha, rruga e rezervuar për qarkullim të mjeteve motorike, rruga e shpejtë )
7/30/2019 I Nocionet
http://slidepdf.com/reader/full/i-nocionet 13/25
“rrugë ndërkombëtare” nënkupton rrugën publike që, me akt ndërkombëtar, është klasifikuar në rrjetin e rrugëve ndërkombëtare
“rrugë magjistrale” nënkupton rrugën publike zyrtarisht të kategorizuar si një
rrugë magjistrale, që lidh dy e më tepër qytete të mëdha dhe të cilat mund tëshërbejnë si lidhje me vendet jashtë Kosovës;
“rruga regjionale” nënkupton rrugën publike zyrtarisht të kategorizuar si një
rrugë regjionale, që lidhë dy e më tepër qytete të mëdha;
“rrugë lokale” nënkupton rrugën publike zyrtarisht të kategorizuar si një rrugë
lokale, që lidh hapësirat e banueshme brenda vendbanimeve të një komune;
“rrugë e paklasifikuar” nënkupton çdo rrugë që nuk është rrugë publike, pronari
i së cilës është një qytetar apo grup banorësh, dhe nuk është nën përgjegjësin e
Ministrisë, por e cila jo zyrtarisht e shfrytëzuar nga këmbësorët, automjetet dhemjeteve tjera lëvizëse që lëvizin anash në hapësirën e pashënuar;
“rrugë e pa shtruar ” nënkupton rrugën pa sipërfaqe të ndërtuar rrugore dhe pa
shtresë rruge madje edhe në pikën e lidhjes me rrugën publike ka sipërfaqe tëndërtuar rruge;
7/30/2019 I Nocionet
http://slidepdf.com/reader/full/i-nocionet 14/25
“autoudhë” nënkupton rrugën publike e
ndërtuar posaçërisht dhe e destinuar vetëm për lëvizjen e mjeteve motorike, e cila si autostradë
është e shënuar me shenjë të posaçmekomunikacion që ka dy shirita rrugorë të ndarëfizikisht,(brezin e gjelbër, rrethojën mbrojtëseetj.) për lëvizje nga drejtime të kundërta megjerësi së paku 3,5 metra, varësishtnga konfiguracioni i terrenit - nga një shirit për ndalje emergjente me gjerësi së paku 2,5 metra,pa u kryqëzuar me rrugët tërthore më vijathekurudhore ose tramvajit në nivel, në të cilënmundë të dilet vetëm me rrugët lidhëse publikepërkatëse dhe të ndërtuar posaçërisht në shiritin
përkatës të sipërfaqes rrugore të autostradës,dhe mundësohet rryma e sigurt ekomunikacionit me shpejtësi prej së paku 80km/h, dhe si e tillë është e shënuar me shenj tëkomunikacionit;
7/30/2019 I Nocionet
http://slidepdf.com/reader/full/i-nocionet 15/25
”Rrugë e shpejtë” nënkupton rrugën publike e destinuar për
komunikacion të mjeteve motorike, me një ose me dy shirita rrugor të ndara, të gjitha kryqëzimet i ka mbi dy ose më tepër nivel me
rrugët tërthore dhe binaret e trenit ose të tramvajit, me rregull nuk kashirit të ndaljes emergjente dhe si e tillë është e shënuar me shenjëtë komunikacionit;
“rruga e rezervuar për komunikacion të mjeteve
motorike” nënkupton rrugën publike me së paku dy shiritakomunikacioni të një gjerësie prej së paku 3,25 metra, kumundësohet rryma e sigurt e komunikacionit të mjeteveme shpejtësi prej së paku 60 km/h nëpër të cilin mund tëlëvizin vetëm mjetet motorike të cilat mund të zhvillojnëshpejtësi më të madhe se 60 km/h dhe si e tillë është e
shënuar me shenjën e paraparë të komunikacionit;
7/30/2019 I Nocionet
http://slidepdf.com/reader/full/i-nocionet 17/25
“rrugë automobilistike (qarkulluese)”(1) nënkupton pjesën e sipërfaqes rrugore, edestinuar në rend të parë për lëvizjen e mjeteve rrugore;
“shiriti rrugor” (2) nënkupton pjesën gjatësore të rrugës automobilistike, e destinuar për lëvizjen e mjeteve rrugore në një kahe, me një apo me më shumë shirita
komunikacioni;
“shirit i komunikacionit” (3)-nënkupton pjesën gjatësore të shënuar apo e pashënuar errugës automobilistike, gjerësia e së cilës është e mjaftueshme për zhvillimin ekomunikacionit normal të një rend mjetesh rrugore;
“ishulli i këmbësorëve” (4)-nënkupton sipërfaqen e ngritur ose të shënuar në njëmënyrë tjetër, e cila gjendet në rrugën automobilistike dhe e cila është caktuar për qëndrim të përkohshëm të këmbësorëve, të cilët kalojnë nëpër rrugën për hyrjen osedaljen nga mjeti i cili kryen transportin publik;
“vendkalimi i shënuar i këmbësorëve” (5)-nënkupton pjesën e sipërfaqes së rrugësautomobilistike e destinuar për kalimin e këmbësorëve nëpër shtresën në fjalë eshënuar me shenja përkatëse;
“trotuari” (6)-nënkupton sipërfaqen e rregulluar posaçërisht për lëvizjen e këmbësorëve,
e cila nuk është në nivel me rrugën automobilistike ose është e ndarë në mënyrë tjetër nga rruga;
7/30/2019 I Nocionet
http://slidepdf.com/reader/full/i-nocionet 18/25
“shtegu i biçiklistëve” nënkupton sipërfaqjen e komunikacionit e
ndërtuar dhe e destinuar për lëvizjen e biçikletave e çiklomotorve,që shtrihet përgjatë rrugës automobilistike dhe është e ndarë nga
ajo dhe e shënuar me shenjën e caktuar të komunikacionit;
“shiriti i biçiklistëve” nënkupton pjesën e rrugës, e
destinuar për lëvizjen e biçikletave dhe çiklomotorve, qështrihet përgjatë rrugës automobilistike dhe që është eshënuar me vijën gjatësore në rrugën automobilistike;
“shiriti i komunikacionit për mjetet e ngadalshme”nënkupton pjesën gjatësore të shënuar e destinuar për mjete e rënda dhe mjetet tjera, të cilat me lëvizjen engadalshme zvogëlojnë rrjedhën( frekuencën) ekomunikacionit.
7/30/2019 I Nocionet
http://slidepdf.com/reader/full/i-nocionet 19/25
“shiriti i komunikacionit për ndalje emergjente”
nënkupton pjesën gjatësore të shënuar e rrugës nëautostrada dhe në vende të caktuara në rrugët e një
rangu më të lartë si dhe në tunele, galeri apo tëngjashme
“shiriti i komunikacionit për nxitim (kyçje)” nënkupton
pjesën e rrugës automobilistike e destinuar për kyçje tëmjeteve në rrjedhën e komunikacionit nga rruga dytësore,përkatësisht nga rrugët e tjera hyrëse nga objektet për gjatë rrugës (pompat e benzinës, vendet e caktuara për parkim, motelet etj.) pranë rrugës;
“shiriti i komunikacionit për ngadalësim (çkyçje)”nënkupton pjesën e rrugës automobilistike e destinuar për shkyçje të mjeteve nga rrjedha e komunikacionit në rrugë;
7/30/2019 I Nocionet
http://slidepdf.com/reader/full/i-nocionet 20/25
“zonë e banuar (Vendbanim)” nënkupton hapësirën në të cilën
rreshtat ose bashkësitë e ndërtesave gjenden në një anë apo në të dy
anët e rrugës, duke dhënë pamjen e një rruge dhe kufijtë e së cilës janë të shënuar me shenja të komunikacionit të shënimit të vendeve tëbanuara;
“kryqëzim (udhëkryq)” nënkupton sipërfaqen në të cilënkryqëzohen ose lidhen (bashkohen) dy a më shumë rrugësi dhe sipërfaqja e gjerë e komunikacionit (sheshet etj), ecila krijohet në kryqëzimin, përkatësisht me lidhjen errugëve;
7/30/2019 I Nocionet
http://slidepdf.com/reader/full/i-nocionet 21/25
VEPRIMET ME MJETE
“përballëkalim” nënkupton kalimin me mjetin
rrugor pranë mjetit tjetër i cili nëpër të njëjtën
rrugë lëvizë nga kahu i kundërt;
tejkalimi” nënkupton kalimin me mjet pranë mjetit
tjetër rrugor, që lëviz në të njëjtin kah;
“anashkalim” nënkupton kalimin me mjetin pranë një
mjeti të ndalur ose të parkuar apo pranë një objektitjetër që gjendet në shiritin e komunikacionit nëpër tëcilën lëviz mjeti rrugor;
“Kthimi gjysmë-rrethor” – nënkupton kthimin emjetit për 180 shkallë nga kahja e deritashme elëvizjes për arsye të futjes në drejtim të kundërt tëlëvizjes;
7/30/2019 I Nocionet
http://slidepdf.com/reader/full/i-nocionet 22/25
“Ndalje” - nënkupton çdo ndërprerje të lëvizjes së mjetit në rrugë nëkohëzgjatje deri tre minuta ,pos ndërprerjes e cila bëhet për të vepruar sipas shenjës apo rregullës më të cilat rregullohet komunikacioni;
“Parkimi” - nënkupton çdo ndërprerje të lëvizjes sëmjetit në rrugë në kohëzgjatje më shumë se treminuta, pos ndërprerjes e cila bëhet për të vepruar sipas shenjës apo rregullës më të cilat rregullohetkomunikacioni;
”Ndalja emergjente”- nënkupton ndërprerjen e lëvizjes kur mjeti është ipapërdorshëm për shkak avarisë ose duhet të ndalet për ndonjë arsye tjetër;
“Lëshimi i mjetit” - nënkupton veprimin të cilin në
kushtet e caktuara shoferi është i obliguar që të bëjëme ndaljen e mjetit, me zvogëlimin e shpejtësisë sëlëvizjes, ose me ndërprerjen e veprimit të cilin e kryenme mjet, dhe atë në atë mënyrë që nuk e detyronshoferin e mjetit tjetër që me vrull ta ndërrojë drejtimin;
7/30/2019 I Nocionet
http://slidepdf.com/reader/full/i-nocionet 23/25
NOCIONE TJERA
“Kolona” - nënkupton rendin e së paku trimjeteve që janë të ndaluara në rrugë apo që
lëvizin në shiritin e njëjtë të komunikacion në tënjëjtin kah, gjatë së cilës shpejtësia e lëvizjes sëmjeteve dhe veprimin i shoferëve janë tëkushtëzuar në mes vete dhe në mes nuk mundettë hyjë në mënyrë të papenguar mjeti tjetër;
“Patentë shofer - nënkupton dokumentin publik tëcilin e lëshon organi kompetent dhe i cili dëshmon tëdrejtën për ta drejtuar kategorinë e caktuar të mjeteve;
”Patentë shoferi ndërkombëtar”- nënkupton patentëshoferi ndërkombëtar të cilin e lëshon organikompetent;
7/30/2019 I Nocionet
http://slidepdf.com/reader/full/i-nocionet 24/25
“patentë shoferi i huaj“- nënkupton patentë shoferidhe patentë shoferi ndërkombëtar të cilin e kë
lëshuar organi kompetent te atij shtetit;
“Libreza e mjetit” - nënkupton dokumentin publik të ciline lëshon organi kompetent me të cilën dëshmohetpronësia e një mjetit të caktuar, vetit teknike, vetit dhekarakteristikat tjera;
“Muzgu” - përfshin periudhën e kohës prej gjysmë ore para perëndimit të diellit;
“Agimi” - përfshin periudhën e kohës gjysmë ore mbas lindjes së diellit;
7/30/2019 I Nocionet
http://slidepdf.com/reader/full/i-nocionet 25/25
“Aksident i komunikacionit” - nënkuptonaksidentin në rrugë në të cilin ka marrë pjesë mësë paku një mjet në lëvizje në të cilin një apo mëshumë persona kanë vdekur ose janë lënduar ose është shkaktuar dëm material. Nuk ështëaksident i komunikacionit ku makina e punës,motokulivatori, traktori ose qerrja të cilat lëvizinnëpër rrugët e pa kategorizuara ose gjatë
kryerjes së punëve në lëvizje ka rrëshqitur ngarruga e pa kategorizuar, ose është rrokullisur oseështë ndeshur me ndonjë pengesë natyrore,gjatë kësaj nuk merr pjesë ndonjë mjet tjetër osekëmbësori dhe në këtë ngjarje personit tjetër nuki është shkaktuar dëm material;