16
Morën pjesë në stërvitje; Policia kufitare, Roja Bregdetare, Antikontrabanda, Dogana... Qëllimi i këtij takimi ishte promovimi i ecurisë në karrierë të ush- tarakëve të FA, si dhe evidentimi i arritjeve më thelbësore në drejtim procesit të promovimit në gradë dhe kualifikim E premte, 12 prill 2013 Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 67-të i botimit Nr. 13 (8166) USHTRIA www.mod.gov.al/gazetaushtria (tel. 16-57) e-mail: [email protected] FLET KOMANDANT I QPR: RRETH 40% E KANDIDATËVE QË KANË APLIKUAR JANË ME ARSIM TE LARTE KOSOVË Gjeneralbrigade Bardhyl Hoxha në krye të delegacionit të KDS-së, në një vizitë pune në Kosovë Rekrutimi për ushtarë profesionistë, kolonel Ylber Dogjani: Ja përftimet që kanë shtetasit “Reformat e kryera nga qeveria e bënë Shqipërinë anëtare të NATO-s” Përfundoi stërvitja “Pezë-Helmës 2013” dhe misioni “ALTHTEA” në Bosnje-Hercegovinë IMAMI NË EMISIONIN “LOG” NË TVSH: DEMONTIMI, SHQIPËRIA SOT ËSHTË NJË MODEL BOTËROR faqe 4-5 faqe 6 KDS NËN MOTON:-“SHQIPTARËT TRAJNOJNË SHQIPTARËT” Gjeneralmajor Gjunkshi takim me ushtarakët që konkurrojnë për promovim në karrierë STËRVITJE E PËRBASHKËT NDËRMJET POLICISË SE SHTETIT DHE FA faqe 7 Ja cilat janë grupet apo shtresat e shoqërisë apo ato që quhen “target grup” që synohet të realizohet tërheqja e kandidateve për ushtarë profesionist Qëllimi i vizitës ishte njohja me strukturat dhe angazhimet e FSK-së, identifikimi i nevojave dhe kërkesave të tyre... Stërvitje trajnuese e QNOD me ndihmën e ICITAP SEMINAR NË FT/ TRAJNOJNË AMERIKANËT I PËRKUSHTUAR PAS SPORTIT&MJEKËSISË IMAMI DEKORON THEMELUESIN E BANDËS “VATRA“ Batalioni komando stërvitje planizuese e shtabit dhe komplekse 72 orë ”Gjallica 13” Ali Kastrati dhe “Partizani” sinonime të njëri-tjetrit Banda Muzikore “Vatra”, bërthama e lindjes së Orkestrës Frymore të FA faqe 11 faqe 8 faqe 14 Zv/ministri Spahiu në Slloveni: Asgjësimi i municioneve të tepërta në Shqipëri, drejt përfundimit Kryeministri Berisha: Gjetjet dhe rekomandimet e dokumentit do ta përshpejtojnë duke e çuar drejt përmbylljes procesin e integrimit të plotë të Shqipërisë në NATO Këshilli i Ministrave miratoi dokumentin e Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes Në Bled të Sllovenisë u mbajt Konferenca e 6-të e Evropës Juglindore për Redukmin e Municioneve të Tepërta faqen 2-3 MINISTRI I MBROJTJES ARBEN IMAMI: RSM, instrument analize racionale dhe si një mjet planifikimi në terma sa më të përafërt me metodat më bashkëkohore të planifikimit të NATO-s. “Si i tillë, “ushtrimi” i RSM u përqendrua në përpjekjen për të arritur tek një buxhetin i mirëbalancuar mes tre komponentëve: Personelit, Operacioneve e Mirëmbajtjes dhe Investimeve/Modernizimit. Mblidhet Bordi i Municioneve të Tepërta. Qëllimi i mbledhjes ishte detajimi i punës së bërë për periudhën Janar – Mars 2013 Qëllimi i stërvitjes ishte rritja e nivelit të bashkëpunimit midis këtyre strukturave të specializuara për parandal- imin dhe eliminimin e sulmeve terroriste me municione të paplasura dhe pajisje të... faqe 9 faqe 10 Zhvillohet takimi i grupeve të punës në nivel ekspertësh, për Planin e Implementimit pas RSM me ekspertët amerikanë faqen 3 Pas anëtarësimit arritja tjetër e madhe e jona është në planëzimin. Në qershor në Bruksel do të miratohet Libri Blu. Maksimumi në shtator do të bëhet Konferenca e fundit e Integrimit, e cila ishte e planifikuar ne 2014, por arritëm të avanconim, për shkak se puna jonë ka qenë intensive dhe ne i kemi arritur ato standarde... faqe 11

IMaMI në eMIsIonIn “Log” në TVsH: DeMonTIMI, Në Bled të ... · trashëguam nga sistemi i kaluar. Kjo do të bëjë të mundur, së pari, çlirimin e Forcave të Armatosura

  • Upload
    others

  • View
    4

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: IMaMI në eMIsIonIn “Log” në TVsH: DeMonTIMI, Në Bled të ... · trashëguam nga sistemi i kaluar. Kjo do të bëjë të mundur, së pari, çlirimin e Forcave të Armatosura

ushtriaE prEmtE, 12 prill 2013 1

Morën pjesë në stërvitje; Policia kufitare, Roja Bregdetare, Antikontrabanda, Dogana...

Qëllimi i këtij takimi ishte promovimi i ecurisë në karrierë të ush-tarakëve të FA, si dhe evidentimi i arritjeve më thelbësore në drejtim

të procesit të promovimit në gradë dhe kualifikim

E premte, 12 prill 2013

Botim Qendror i Ministrisë së MbrojtjesViti i 67-të i botimit Nr. 13 (8166)

ushtria

w w w. m o d . g o v. a l / g a z e t a u s h t r i a ( t e l . 1 6 - 5 7 ) e - m a i l : g a z e t a u s h t r i a @ m o d . g o v. a l

FlEt KomaNdaNt i QPR: RREth 40% E KaNdidatëVE Që KaNë aPliKuaR jaNë mE aRsim tE laRtE kosovë

Gjeneralbrigade Bardhyl hoxha në krye të delegacionit të KDs-së, në

një vizitë pune në Kosovë

Rekrutimi për ushtarë profesionistë, kolonel Ylber Dogjani: Ja përftimet që kanë shtetasit

“Reformat e kryera nga qeveria e bënë Shqipërinë anëtare të NATO-s”

Përfundoi stërvitja “Pezë-Helmës 2013” dhe misioni “ALTHTEA” në Bosnje-Hercegovinë

IMaMI në eMIsIonIn “Log” në TVsH: DeMonTIMI, sHQIpërIa soT ësHTë një MoDeL BoTëror

faqe 4-5

faqe 6

kds

nën moton:-“shqiptarët trajnojnë shqiptarët”

Gjeneralmajor Gjunkshi takim me ushtarakët që konkurrojnë për promovim në karrierë

sTërVITje e përBasHkëT nDërMjeT poLIcIsë se sHTeTIT DHe Fa

faqe 7

Ja cilat janë grupet apo shtresat e shoqërisë apo ato që quhen “target grup” që synohet të realizohet tërheqja e kandidateve për ushtarë profesionist Qëllimi i vizitës ishte njohja me strukturat dhe

angazhimet e FSK-së, identifikimi i nevojave dhe kërkesave të tyre...

stërvitje trajnuese e QNOD me ndihmën e iCitaP

seminar në Ft/ trajnojnë amerikanët

i përkushtuar pas sportit&mjekësisë

imami dekoron themeluesin e bandës “vatra“

Batalioni komando stërvitje planizuese e shtabit dhe komplekse 72 orë ”Gjallica 13”

ali Kastrati dhe “Partizani” sinonime të njëri-tjetrit

Banda Muzikore “Vatra”, bërthama e lindjes së Orkestrës Frymore të Fa

faqe 11

faqe 8

faqe 14

Zv/ministri spahiu në slloveni: asgjësimi i municioneve të tepërta

në shqipëri, drejt përfundimit

Kryeministri Berisha: Gjetjet dhe rekomandimet e dokumentit do ta përshpejtojnë duke e çuar drejt përmbylljes procesin e integrimit të plotë të Shqipërisë në NATO

Këshilli i Ministrave miratoi dokumentin e Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes

Në Bled të Sllovenisë u mbajt Konferenca e 6-të e Evropës Juglindore për Reduktimin e Municioneve të Tepërta

faqen 2-3

Ministri i Mbrojtjes Arben iMAMi: RSM, instrument analize racionale dhe si një mjet planifikimi në terma sa më të përafërt me metodat më bashkëkohore të planifikimit të NATO-s. “Si i tillë, “ushtrimi” i RSM u përqendrua në përpjekjen për të arritur tek

një buxhetin i mirëbalancuar mes tre komponentëve: Personelit, Operacioneve e Mirëmbajtjes dhe Investimeve/Modernizimit.

Mblidhet Bordi i Municioneve të Tepërta. Qëllimi i mbledhjes ishte detajimi i punës së bërë për periudhën janar – Mars 2013

Qëllimi i stërvitjes ishte rritja e nivelit të bashkëpunimit midis këtyre strukturave të specializuara për parandal-imin dhe eliminimin e sulmeve terroriste me municione

të paplasura dhe pajisje të...

faqe 9

faqe 10

Zhvillohet takimi i grupeve të punës në nivel ekspertësh, për Planin e Implementimit pas RSM me ekspertët amerikanë

faqen 3

Pas anëtarësimit arritja tjetër e madhe e jona është në planëzimin. Në qershor në Bruksel do të miratohet Libri Blu. Maksimumi në shtator do të bëhet Konferenca e fundit e Integrimit, e cila ishte e planifikuar ne 2014, por arritëm të avanconim, për shkak se puna jonë ka qenë intensive dhe ne i kemi arritur ato standarde...

faqe 11

Page 2: IMaMI në eMIsIonIn “Log” në TVsH: DeMonTIMI, Në Bled të ... · trashëguam nga sistemi i kaluar. Kjo do të bëjë të mundur, së pari, çlirimin e Forcave të Armatosura

ushtriaE prEmtE, 12 prill 20132 zyrtare

stafiDrejtor i Publikimeve:

Lavdrim Lita

Kryeredaktor: Mina Hysa

Gazetarë:Bejdo Malo

Mimoza GolikjaAlba Musaraj

redaktore korrektore: Elona Shimaj Mako

Graphic Designer:Afërdita Hysaj

Në Bled të Sllovenisë u mbajt Konferenca e 6 e Europës Juglindore për Reduktimin e Municio-

neve të Tepërta. Në këtë konferencë nga Shqipëria mori pjesë zv.ministri i Mbrojtjes, z. Ekrem Spahiu, në krye të një delegacioni i përbërë nga Arben Braha, drejtor i AMMCO, Irida Bushati, nëndrejtore e AKSHE-së dhe Arben Kotobelli supervizor i projektit të Agjencisë për Mbështetje të NATO-s. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin gjithashtu ministri i Mbrojtjes së Sllovenisë, Roman Jakic, përfaqësues të Departamentit Amerikan të Shtetit, ambasadori i SHBA në Slloveni, drejtorë të insti-tucioneve ndërkombëtare që merren me reduktimin e armëve dhe të muni-cioneve, përfaqësues të ministrive të Mbrojtjes nga vendet e rajonit, etj. Në fjalën që mbajti në këtë konferencë, z. Spahiu theksoi: “Sot, pas një br-ezi njerëzor nga përfundimi i Luftës së Ftohtë, kemi të gjithë njohjen, kthjelltësinë dhe mundësitë për të analizuar e vlerësuar atë çfarë përjet-uam si kombe e shtete veç e veç, e po kështu, edhe si rajon e më gjerë. Kush më pak e kush më shumë, paguam gjithsesi një kosto të lartë, qoftë për efekt të asaj lufte që edhe pse u quajt “E Ftohtë”, i konsumoi, gjithsesi, të gjitha atributet e një luftë të nxehtë: mendjet e armatosura, arsenalin e plotë të armatimeve e municioneve dhe skemat për përdorimin e tyre për një luftë të gjatë”. “Përfundimi i asaj periudhe, ka vijuar z. Spahiu, krahas kostove të tjera, solli me vete edhe koston e menaxhimit të këtij arsenali të madh e të pakuptimtë armësh e municionesh. Natyrisht që një pjesë e tyre do të mbahej për nevoja të sigurisë e mbrojtjes. Por një pjesë tjetër shumë më e madhe e tyre, jo vetëm që ishte tej nevojave, por çdo vit që kalonte do të kishte efekte të drejtpërdrejta përkeqësuese në cilësitë fizike e balistike të tyre. Për më tepër, përkeqësimi i këtyre cilësive i shndër-ronte ato në një arsenal pasigurie me rrjedhime të rënda për jetën e popullatës dhe për mjedisin. Këto municione po ktheheshin në një rrezik serioz për jetën e banorëve për rreth

tre uzina të adoptueshme për kalibra të ndryshëm; demilitarizohen në rrugë industriale rreth 60 - 80 ton municione në ditë; kosto mesatare e demontimit varion sipas kalibrit (mesatarisht 500 euro / ton); vlera e përfituar nga skrapi mbulon deri në 30 - 40 % të kostos së demontimit; deri më 15 qershor 2013 do të demilitarizohen edhe 4100 ton municione, duke përfunduar kështu demilitarizimin masiv të municioneve. Duke përfunduar fjalën e tij, z. Spahiu tha: “Shqipëria është e vendosur për të eliminuar të gjithë arsenalin e arma-timit, municioneve dhe eksplozivave që trashëguam nga sistemi i kaluar. Kjo do të bëjë të mundur, së pari, çlirimin e Forcave të Armatosura nga kjo barrë e rëndë e stoqeve, së dyti, fokusimin e FA-ve në trajnimin dhe kryerjen me sukses të misionit të saj kushtetues, së treti, eliminimi i stoqeve të arma-timit dhe eksplozivave do të bëjë Shq-ipërinë më të sigurt duke kontribuar më shumë edhe për sigurinë në rajon e më gjerë”. Në takimin e veçantë që përfaqësuesi i Departamentit Amerikan të Shtetit, z. John Stevens, pati me z. Ekrem Spahiu vlerësoi maksimalisht procesin e demilitarizimit në Shqipëri duke e përcaktuar si një model botëror, vlerësoi gjithashtu vullnetin politik të qeverisë shqiptare, mënyrën e drejtimit të këtij procesi, ritmet tepër të larta të demilitarizimit, re-spektimin e standardeve të sigurisë, transparencën e lartë, etj.

grup-depove me municione, por edhe për sigurinë e vendit. Qeveria shq-iptare, nën drejtimin e kryeministrit Berisha, i vendosi detyrë Ministrisë së Mbrojtjes eliminimin e municio-neve të tepërta dhe jashtë nevojave të FA-ve, ndërkohë që Ministria e Mbrojtjes e vendosi prioritet kryesor demilitarizimin dhe përfundimin e

municioneve të tepërta brenda vitit 2013”, - është shprehur zëvendësmin-istri i Mbrojtjes, Spahiu. Më tej, në fjalën e tij, z. Spahiu ka prezantuar arritjet e shënuara në procesin e de-montimit të municioneve në këto 4 vitet e fundit: Në vitin 2010, janë asgjësuar 2000 ton municione shumë të rrezikshme (si dhe 157 ton RDX);

në muajin qershor 2012 ka përfunduar asgjësimi në poligone të hapura; janë asgjësuar mbi 84000 ton municione dhe eksplozive të llojeve të ndryshme; janë reduktuar 18 grup-depo municioni (75 tunele dhe 135 magazina) në gjithë vendin. Aktualisht ky proces është fokusuar si më poshtë: demilitarizimi realizohet në 11 linja industriale në

Zëvendësministri Spahiu në Slloveni: Asgjësimi i municioneve të tepërta drejt përfundimit në Shqipëri

Në Bled të sllovenisë u mbajt Konferenca e 6 e Europës Juglindore për reduktimin e Municioneve të tepërta

“Qeveria shqiptare, nën drejtimin e kryeministrit Berisha, i vendosi detyrë Ministrisë së Mbrojtjes eliminimin e municioneve të tepërta dhe jashtë nevojave të FA, ndërkohë që Ministria e Mbrojtjes e vendosi prioritet kryesor demilitarizimin dhe

përfundimin e municioneve të tepërta brenda vitit 2013”, - është shprehur zёvendёsministri i Mbrojtjes, Spahiu.

Në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, nën drejtimin e zëvendësmin-istrit të Mbrojtjes z.Ekrem Spahiu, në cilësinë e Kryetarit të Bordit, u zhvillua mbledhja e Bordit të Municioneve të Tepërta. Në këtë takim mori pjesë shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH gjen-eralmajor Xhemal Gjunkshi. Gjithashtu ishin të pranishëm dhe anëtarët e Bordit të Municioneve të Tepërta, si dhe drejtorë

drejtorishë në Shtabin e Përgjithshëm. Qëllimi i mbledhjes së Bordit të Municio-neve të Tepërta ishte detajimi i punës së bërë për demilitarizimin e municioneve të tepërta dhe jashtë nevojave të FA-ve për periudhën janar – mars 2013, përfundimi nëpërmjet shitjeve dhe dhurimit të muni-cioneve të tepërta me vlera përdorimi, si dhe situata e reduktimit të grup-depove të municioneve.

Qëllimi i mbledhjes së Bordit të Municioneve të Tepërta ishte detajimi i punës së bërë për demilitarizimin e municioneve të tepërta dhe jashtë nevojave të FA-ve për periudhën janar – mars 2013, përfundimi nëpërmjet shitjeve dhe dhurimit të municioneve të tepërta me vlera

përdorimi, si dhe situata e reduktimit të grup-depove të municioneve

Mblidhet Bordi i Municioneve të tepërta

Page 3: IMaMI në eMIsIonIn “Log” në TVsH: DeMonTIMI, Në Bled të ... · trashëguam nga sistemi i kaluar. Kjo do të bëjë të mundur, së pari, çlirimin e Forcave të Armatosura

3ushtriaE prEmtE, 12 prill 2013zyrtare

Këshilli i Ministrave të Repub-likës së Shqipërisë miratoi dokumentin e Rishikimit Strat-egjik të Mbrojtjes. Ai është

dokumenti më i rëndësishëm për Sigurinë dhe Mbrojtjen dhe kryhet në kushtet kur Shqipëria është një vend aleat i Traktatit të Atlantikut të Veriut. Në këtë dokument bëhet një vlerësim analitik i mjedisit aktual dhe të pritshëm të sigurisë dhe të mbrojtjes, bëhet identifikimi i interesave dhe objektivave kombëtarë, argumentimi analitik për rolin e Forcave të Armatosura në këtë mjedis, sasia dhe cilësia e kapac-iteteve që ato duhet të disponojnë sipas skenarëve më të mundshëm të përdorimit të tyre, si dhe organizimi i tyre në një forcë moderne e të besueshme për përm-bushjen e misionit kushtetues, në kuadrin e mbrojtjes kolektive apo më vete. Doku-menti i Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes u iniciua nga kryeministri i Shqipërisë, u formulua nga ekipe të ekspertizës më të mirë kombëtare dhe u mbështet në mënyrë koherente nga aleatët e NATO. Rishikimi Strategjik i Mbrojtjes është një dokument për të gjithë: për politikanët, qytetarët, ekspertët, ushtarakët, gazetarët, grupet e interesit dhe shoqërinë civile, përfshi komunitetin ndërkombëtar. Botimi i hapur për publikun i këtij dokumenti, përveçse respektimit të normave demokratike, përbën një shprehje të transparencës në fushën e mbrojtjes. Procesi i Rishikimit të Strategjisë së Mbrojtjes i kaloi ndjeshëm përmasat e institucionit të Mbrojtjes. Në të u përfshinë mbi 150 ekspertë civilë dhe ushtarakë nga dhjetë institucione të tjera shtetërore, ndërsa u konsultua me aktorë të tjerë joqeveritarë e të shoqërisë civile. Në fjalën tij në mbledhjen e qeverisë kryemi-nistri Sali Berisha deklaroi se, “dokumenti që keni në dorë, Rishikimi Strategjik i Mbrojtjes, është një dokument i rëndësisë së veçantë, veçanërisht për qytetarët e Republikës së Shqipërisë, e më pastaj për ekspertët, planëzuesit dhe furnizue-sit e Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare. Rishikimi Strategjik i Mbrojtjes përbën një qasje analitike bashkëkohore ndaj risqeve dhe rreziqeve të mjedisit të sig-

urisë kombëtare dhe rajonale, i cili duhet dhe do të trajtohet si një parakusht për kërkesa të mirë menduara për kapacitetet e mbrojtjes sonë kombëtare, në një periudhë afatmesme, mbështetur dhe udhëhequr edhe nga parimet e Konceptit Strategjik

të Lisbonës”. Sipas tij, ky Rishikim Strategjik i Mbrojtjes kombëtare vjen pas një periudhe të shkurtër por të ngjeshur me reforma integruese, qysh prej vitit 2009, viti i anëtarësimit në NATO. “Gjetjet dhe rekoman-dimet e këtij dokumenti do ta përshpejtojnë duke e çuar drejt përmbylljes procesin e integrimit të Shqipërisë në NATO, pasi implementimi i kë-tyre rekomandimeve do të formësojë në një Forcë të Armatosur efikase, të ndërveprueshme dhe mbi të gjitha një Forcë të Armatosur të Aleancës, ku mbrojtja kolektive shkon krah mbrojtjes konvencionale, njëra duke plotësuar tjetrën”,

theksoi ai. Më pas kryeministri Berisha vlerësoi se rekomandimet e Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes hedhin kështu bazat për transformimin e Forcave të Armatosura në përputhje me rritjen

e profesionalizmit dhe përmbushjen e standardeve më të përparuara të Aleancës. “Gjej rastin të përgëzoj di-mensionin ndërinstitucional të procesit të Rishikimit Strategjik, gjë që për-forcon besimin se Mbrojtja dhe Siguria kombëtare realizohet me bashkërendim mes strukturave përgjegjëse, përfundoi kreu i ekzekutivit. Ndërkohë ministri i Mbrojtjes Arben Imami deklaroi se pas një periudhe pune 18 mujore, qytetarët shqiptarë kanë një dokument të Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes së Shqipërisë, që është i pari dokument i këtij lloji si vend aleat i NATO. “Ai u iniciua nga Kryeministri i Shqipërisë, u formulua nga ekipe të ekspertizës më të mirë kombëtare dhe u mbështet në mënyrë koherente nga aleatët e NATO. Rishikimi Strategjik i Mbrojtjes është një dokument për të gjithë: për politikanët, qytetarët, ekspertët, ushtarakët, gazetarët, grupet e interesit dhe shoqërinë civile, përfshi komunitetin ndërkombëtar”, deklaroi ministri Imami. Sipas tij botimi i hapur për publikun i këtij dokumenti, përveçse respektimit të normave demokratike, përbën një shprehje të transparencës në fushën e mbrojtjes. “Rishikimi Strategjik i Mbrojtjes lindi si një domosdoshmëri për:

Adresimin e risqeve të reja të mjedisit të sigurisë në nivel kombëtar ballafaquar njëkohësisht me atë rajonal dhe global, Krijimin, zhvillimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të kapaciteteve të mbrojtjes dhe sigurisë, kapacitete të cilat i shër-bejnë sa vendit ashtu edhe Aleancës ku aderojmë, Ndërtimin e një Force të Armatosur efikase, të mirë pajisur dhe të mirë trajnuar, në kushtet e kufizimeve financiare të parashikimeve makro-ekono-mike afatmesme”, theksoi Imami. Më pas duke u nisur prej këtyre premisave, Imami nënvizoi se procesi i Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes, shërbeu në radhë të parë si një instrument analize racionale dhe si një mjet planifikimi në terma sa më të përafërt me metodat më bashkë-kohore të planifikimit të NATO-s. “Si i tillë, “ushtrimi” i RSM u përqendrua në përpjekjen për të arritur tek një buxhetim i mirë balancuar mes tre komponentëve: Personelit, Operacioneve e Mirëmbajtjes dhe Investimeve/Modernizimit. Një buxhet i balancuar do të çojë, në terma afatmesëm, drejt një Force të Armatosur efikase në përmbushjen e misionit të saj kushtetues dhe detyrimeve ndaj mbrojtjes kolektive në kuadër të Aleancës”, vlerësoi Imami. Gjithashtu ministri Imami vuri në dukje se rekomandimet që parash-trohen në këtë dokument - kapacitetet e kërkuara, gatishmëria e pritshme dhe madhësia e Forcave të Armatosura, - janë në përputhje të plotë me qëllimin fillestar të procesit për rritjen e kapaciteteve të Forcave të Armatosura, duke i balancuar ato me nivelin e ambicies dhe burimet financiare. Procesi i Rishikimit i kaloi ndjeshëm përmasat e institucionit të mbrojtjes. Dhjetë institucione të tjera u përfaqësuan aktivisht gjatë tij. Më tej, ai u konsultua me aktorë të tjerë joqe-veritarë e të shoqërisë civile. Shpreh bindjen time se ky Rishikim u ka vlejtur të gjithëve si një praktikë e mirë e veprimit ndërinstitucional. Falënderoj të gjithë institucionet pjesëmarrëse dhe individët që u përfshinë në këtë proces shumë të rëndësishëm për të ardhmen e sigurisë dhe mbrojtjes së vendit tonë.

Gjunkshi mori pjesë në takimin për Planin e implementimit të rsM-së me ekspertët amerikanë

Në sallën e kolegjiumit u zhvillua takimi i grupeve të punës në nivel ekspertësh, për Planin e Implementimit pas Rishikimit Strat-egjik të Mbrojtjes me ekspertët amerikanë. Në takimin që u drejtua nga zëvendësmin-istri i Mbrojtjes z. Arian Starova, morën pjesë shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, zëvendësshefat e Shtabit të Përgjithshëm të FA përkatësisht gjeneralmajor Viktor Berdo dhe gjeneralbrigade Sandër Lleshi, ekspertë amerikanë të Departamentit të Mbrojtjes, komandantët e forcave si dhe

drejtorë drejtorish në MM dhe SHP. Qëllimi i këtij takimi ishte Planifikimi për Implement imin e Redukt imi t të Forcës dhe Përzgjedhja e oficerëve të lartë për promovim dhe detyra kryesore me qëllim institucionalizimin eficent dhe e fek t iv të s i s temi t për menax-himin e burimeve njerëzore. Rishikimi Strategjik i Mbrojtjes përbën një nga dokumentet më të rëndësishëm, i cili parashtron rrugën e zhvillimit afatmesëm dhe afatgjatë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Këshilli i Ministrave miratoi dokumentin e Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes

Kryeministri Berisha: Gjetjet dhe rekomandimet e këtij dokumenti do ta përshpejtojnë duke e çuar drejt përmbylljes, procesin e integrimit të plotë të shqipërisë në NatO

Ministri i Mbrojtjes Arben Imami: RSM, instrument analize racionale dhe si një mjet planifikimi në terma sa më të përafërt me metodat më bashkëkohore të planifikimit të NATO-s. “Si i tillë, “ushtrimi” i RSM u përqendrua në përpjekjen për të arritur tek

një buxhet i mirë balancuar mes tre komponentëve: Personelit, Operacioneve e Mirëmbajtjes dhe Investimeve/Modernizimit

VENDiMPËR MIRATIMIN E DOKUMENTIT

TË RISHIKIMIT STRATEGJIK TË MBROJTJES

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 11, të nenit 14, të ligjit nr. 8671, datë 26.10.2000, “Për push-tetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:1. Miratimin e Dokumentit të Rishikimit të Strategjisë së Mbrojtjes, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.2. Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave, Ministria e Transportit, Punëve Publike dhe Telekomunikacionit, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë, Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Ministria për Inovacionin, Teknologjinë e Informacionit dhe të Komunikimit dhe Shërbimi Informativ Shtetëror për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

KRYEMINISTRISALI BERISHA

Page 4: IMaMI në eMIsIonIn “Log” në TVsH: DeMonTIMI, Në Bled të ... · trashëguam nga sistemi i kaluar. Kjo do të bëjë të mundur, së pari, çlirimin e Forcave të Armatosura

ushtriaE prEmtE, 12 prill 20134 intervista

artur kopani

“Reformat e kryera nga qeveria e bënë Shqipërinë anëtare të NATO-s”

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë z.Arben Imami ishte i ftuar në emisionin “LOG” të

gazetarit Artur Kopani. Tema e emisionit kishte bënte me Forcate e Armatosura të Republikës së Shq-ipërisë, një FA shqiptare që ka festuar 4 vjetorin si pjesë e Aleancës së At-lantikut Verior (NATO). Për të folur për këtë moment celebrimi siç e quan gazetari Kopani që kanë përjetuar shqiptarët këto ditë, ai kishte ftuar në studion e tij të Televizionit Publik Shqiptar (TVSH) z.Imami. Ja se si është shprehur z. Imami:

Zoti Imami kur themi 4 vje-tori i NATO-s, në një farë mënyre koindicidon edhe me 4 vjetorin e ushtrimit nga ana juaj e detyrës së ministrit të Mbrojtjes. Si u ndjetë në këtë moment të celebrimit dhe përkujtimit të këtij momenti të madh për kombin shqiptar?

Mandati i 2005-2009 në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, kishte një ob-jektiv të vetëm, marrjen e anëtarësim-it. U bënë reforma, janë bërë punë serioze. Gjetëm mbështetjen e miqve, aleatëve dhe partnerëve tanë dhe anëtarësimi u krye në 2009. Fakti është që nga 2009, unë kam filluar detyrën në shtator, zgjedhjet kanë qenë në verë. Nuk ka qenë një situatë dhe koha më e përshtatshme për të intensifikuar të gjitha programet e reformave, për t’u shndërruar në një vend me të vërtetë, plotësisht anëtar, në kuptimin që ne kishim një ushtri të vjetër, ne kishim ndoshta një nga ushtritë më të keq pajisura, më të keq drejtuara, me idetë më delirante që mund të ketë pasur ndonjë ushtri, deri në vitin 1990. Sado që të largosh dhe sado që të pastrosh, të edukosh, trajnosh, është shumë e vështirë. Pra dua të them që nga 2009 e sot, janë 4 vitet e një mandati të kësaj qeverisje dhe 4 vite në këtë detyrë për mua. Personalisht dua të them që është një detyrë e lartë, jo se je ministër, por sepse çështja e sigurisë së këtij kombi, çështja e mbijetesës në shekuj të këtij kombi ka qenë çështje më themelore. Në këtë kuptim, Ministria e Mbrojtjes për çdo vend, besoj po aq jo më pak, të paktën për Shqipërinë, nuk është

vetëm një post i lartë, por është një post me përgjegjësi të lartë. Siç e ka thënë edhe Berisha, anëtarësimi në NATO është për Shqipërinë ngjarja e dytë e rëndësishme, pas asaj të shpalljes së pavarësisë. Ka sigurisht edhe ngjarje të tjera të mëdha politike, siç është viti 1990, rrëzimi i diktat-urës, por nga pikëpamja shtetërore, është një ngjarje e madhe, nuk është thjesht një gur kilometrik, por është një gur themeli. Do të ishte e pa-falshme për ne që në këto katër vjet të mos rendnim, të mos bënim gjithçka, çdo sakrificë, çdo përpjekje që këtë anëtarësim ta meritojmë dhe me këtë të shquhemi, të dallohemi, me këtë anëtarësim të jemi krenarë. Ka qenë një punë shumë e përgjegjshme e të gjithëve.

Besoj se ka një moment, që quhet ai i anëtarësimit, ku Shq-ipëria dhe Kroacia ishin dy vende që vinin po themi nga një bllok tjetër. Besoj se kanë pasur detyra shumë më tepër specifike për të realizuar?

Sigurisht! Ne kem një plan që quhet Plani i Integrimit. Çfarë do të thotë integrim? Se ne jemi të inte-gruar, ne jemi anëtarë me të drejta të plota. Për ta shpjeguar në mënyrën më të thjeshtë është që, n.q.s një shtet anëtar ka një radio, shteti tjetër ka një radio. Dy ushtarët duhet të merren vesh. Puna e parë duhet që radiot të

mund të afrohen. Po themi që të afro-het dhe të dy të flasin të njëjtën gjuhë, anglishten apo cilëndo gjuhë tjetër. Pra, kur flasim për një proces integ-rimi, kemi parasysh që strukturalisht kjo forcë të jetë një forcë e ngjashme me forcat e tjera të NATO-s, që trajnimi, stërvitja të bëhet mbi bazën e kritereve standarde të NATO-s. Themi që certifikimi i njësive të bëhet mbi bazën e standardeve, kritereve zyrtare të NATO-s. Themi që të kemi komunikim të mundshëm, që bëhet edhe sot e gjithë ditën qoftë për ajrin, qoftë pjesërisht. Jemi duke vazhduar. Qoftë edhe për elementë të tjerë me Brukselin apo të themi me komanda të tjera në NATO. E gjithë kjo ka qenë një punë e madhe, por për hir të së vërtetës ne duhet të themi që ne kishim një trashëgimi shumë të rëndë, që vinte nga e shkuara e kësaj ushtrie, e cila pa dyshim është një fitore e madhe, e jashtëzakonshme për këtë vend, i cili më në fund u pastrua nga municionet e tepërta. Është një model botëror. Shqipëria sot në NATO. Unë do të shkoj edhe në OSBE dhe në NATO, ku do të referoj, se si u bë e mundur që një vend kaq i vogël, që mendohet relativisht me resurse më të pakta, në krahasim me vende shumë më të mëdha, në 4 vjet arriti të demilitarizojë vendin prej afro 100 mijë ton municione. Është diçka me të vërtetë që e dëshironim, ndofta

edhe e ëndërronim po themi, por nuk besonim se do të mund të realizohej në 4 vjet.

Sot nuk ka pjesë të vendit të cilat janë të rrezikuara nga këto municione?

Jo! Pjesë të vendit që nga 2010 që të jenë të rrezikuara nuk ka më. Deri në 2010 kemi pasur depo dhe grup-depo, qytete në gjendje shumë të keqe. Kanë bërë një punë heroike

ushtarët, oficerët dhe nënoficerët. I kemi pastruar, i kemi sistemuar. Kemi demilitarizuar ato të parat, të cilët përbënin dhe rrezikun më të madh. Sigurisht që nuk ka qenë një proces i lehtë. Ka qenë një proces i cili ka kërkuar shumë planëzim, shumë inteligjencë gjithashtu. Jo vetëm punë dhe mund, e cila ka qenë përtej përmasave të mendueshme.

Besoj se seritë e kushteve të tjera që duhen thënë...

Fola për një element, por me këtë desha të them se nuk është problemi vetëm i aleatëve, partnerëve apo i Aleancës në tërësi. Ne vetë e kemi të qartë që duhet ta ngremë këtë ushtri me të vërtetë në nivelet më të mira. Çështja themelore në të cilën unë jam përpjekur të trajtoj këto 4 vite, është se jo gjithmonë duhet të zgjidhësh problemin e momentit, por të mund të ndërtosh një memorie, të ndërtosh institucionalisht një ngrehinë, e cila mbetet edhe nesër. Besoj që arritja më e madhe nuk është kjo që thashë. Arritja më e madhe e jona është në planëzimin. Ne pardje, Këshilli i Ministrave, miratoi rishikimin strategjik të Mbrojtjes, i cili është dokumenti themelor i FA-së. Në qershor në Bruksel do të miratohet ai që quhet Libri Blu, ku çdo vend deklaron dhe miratohen së bashku kapacitetet që çdo vend ka në dis-

Ministri i Mbrojtjes Arben Imami flet në emisionin “Log” në TVSH: Demontimi i municioneve, shqipëria sot është një model botëror. Ndihma ndaj FsK dhe marrëdhëniet me vendet fqinje

Pas anëtarësimit arritja tjetër e madhe e jona është në planëzim. Këshilli i Ministrave miratoi rishikimin strategjik të Mbrojtjes, i cili është dokumenti themelor i FA-së. Në qershor në Bruksel do të miratohet Libri Blu. Maksimumi në shtator do të bëhet Konferenca e fundit e Integrimit, e cila ishte e planifikuar në 2014, por arritëm të avanconim, për shkak se puna jonë ka qenë

intensive dhe ne i kemi arritur ato standarde që na bëjnë të mundur ta mbyllim këtë fazë të integrimit të plotë. Kjo na jep mundësinë që të kemi akses edhe në fondet e përbashkëta të NATO-s. Kjo është një arritje e madhe, një arritje intelektuale. Pjesëmarrja në misione, që kur trupat tona speciale kanë shkuar në Afganistan, respekti për Shqipërinë është tjetër, falë profesionalizmit

që ato kanë treguar në terren. Në vitin 2011-2012, ishim vendi i dytë nga ushtritë e NATO-s për kontributin për banorë dhe për GDP e përgjithshme.

Page 5: IMaMI në eMIsIonIn “Log” në TVsH: DeMonTIMI, Në Bled të ... · trashëguam nga sistemi i kaluar. Kjo do të bëjë të mundur, së pari, çlirimin e Forcave të Armatosura

ushtriaE prEmtE, 12 prill 2013 5intervista

pozicion të NATO-s dhe shpresoj, maksimumi në shtator do të bëhet Konferenca e fundit e Integrimit, e cila ishte e planifikuar për vitin që vjen, por arritëm të avanconim, për shkak se puna jonë ka qenë intensive dhe ne i kemi arritur ato standarde që na bëjnë të mundur ta mbyllim këtë fazë të integrimit të plotë. Kjo na jep mundësinë që të kemi akses edhe në fondet e përbashkëta të NATO-s. Kjo është një arritje e madhe, një arritje intelektuale.

Është reduktuar më shumë se çfarë duhet ndoshta Forca jonë e Armatosur, z. Imami me hyrjen në NATO, pasi kjo është vërejtur në debate të ndryshme që keni pasur me ushtarakë të liruar etj?

Ne na duhet një ushtri efektive. Ka gjithmonë një zgjedhje, mund të harxhosh aq sa ke, ose mund të harxhosh aq sa nuk ke. Asnjë ushtrie në botë nuk i dalin paratë që ka. Paratë nuk i dalin SHBA-së, në kuptimin që dalin. Askujt nuk i dalin paratë. Atëherë rishikimi strategjik i Mbrojtjes bazuar në parashikimet buxhetore deri në vitin 2020, përcakton se cilat duhet të ishin balancat e mira e të shën-detshme për ushtrinë. Së pari, për të investuar për personelin, së dyti për të investuar për modernizimin e ushtrisë dhe së treti, për të investuar për stërvitjen dhe mirëmbajtjen. Se ne jemi një popull që po hyjmë shpejt në modernizim, edhe rrugët që ne bëjmë sot, shumë shpejt do të na duhet të mendojmë për mirëm-bajtjen e tyre, të cilat kanë një kosto jo të vogël. Çdo sistem që ngre ka një kosto jo të vogël. Sigurisht që ne jemi të dëshiruar që të ecim përpara. Por shumë shpejt do të na duhet që të mendojmë që të ecim përpara, por edhe të kthejmë një sy mbrapa për të mirëmbajtur atë pasuri që krijohet. Kështu që ne deri sot nuk kemi pasur mundësi që të mendojmë për mirëm-bajtjen, në kuptimin e kapaciteteve, duke i pasur mundësitë të mendojmë edhe për modernizimin e vërtetë me sisteme të reja. Nuk po flasim këtu thjesht për armë, automatikë apo çfarë? Ne kemi automatikë, kemi mjete tjera për ushtarin. Ajo që është më e rëndësishme është që ky modernizim që ne po bëjmë dhe këtu, po dalim tani nga pla-nëzimi, i cili është bërë pasi janë

kryer reforma strukturore brenda në ushtri. Puna e parë që është bërë ishte reformimi administrativ i MM-së dhe SHPFA-së. Mbasi qartësova detyrat, përcaktova njësi institucionale që t’u adresoheshin në mënyrë të drejtpërdrejtë. Këtë e kam edhe për shumë nga kritikat që janë bërë. Në fakt ne kemi ulur numrin e punonjësve, por kjo është bërë nga reformat dhe ndonjë kri-tikë na është bërë nga njerëz që nuk kuptojnë nga këto punë. Në qoftë se kuptoj diçka, kuptoj në këtë fushë. Kam punuar me vite se si ndërtohet një institucion. Pra, për të ndërtuar një njësi institucionale, drejtori dhe sektorë që të përgjigjen në mënyrë të detajuar çështjeve të veçanta që ne afrojmë. Duke e zgjidhur çështjen, pasi përfundon një objektiv, mund të shkohet drejt mbylljes edhe drejtoria apo njësia administrative përkatëse. Modernizimi ka përparuar me një shpejtësi me të vërtetë të pamenduar më parë. Që nga viti 2009 ne kemi nënshkruar kontratën e helikopterëve, gjithashtu këtë vit mbaron kontrata për anijet, e cila po prodhohet këtu në vendin tonë dhe kjo është një gjë e madhe. Në këtë rishikim strategjik të mbrojtjes, kemi përcaktuar cili do të duhej të ishte numri optimal i ushtrisë, në mënyrë që të kryenim detyrat brenda vendit dhe kundrejt Aleancës maksimalisht, por pa de-fektuar në mbështetjen, suportin, mirëmbajtjen në këtë rast të stërvitjes. Sepse mund të mbash 50 mijë ushtarë dhe nuk i stërvit. Kështu ka qenë deri në 2009.

Sa është numri aktualisht?Numri është 10 mijë e pak.

Do të shkojë 8 mijë e 500 në vitin 2015. Sepse edhe reforma do të jetë graduale dhe e parashikuar. Kemi pasur me dhjetëra mijëra ushtarakë. Deri në 2009 nuk bëhej stërvitje, të themi të vërtetën, të kompaktësuara të kompanisë. Nuk po themi stërvitje të ushtarit. Bënin stërvitje individuale të ushtarit dhe deri tek skuadra, n.q.s shkonin diçka më shumë. Kemi kom-paktësuar kompani, batalione. Pra, kemi filluar të kompaktësojmë me stërvitje njësitë tona. Por që të kom-paktësosh do të duhet të harxhosh. N.q.s. ti mban 15 mijë ushtarë dhe nuk stërvit njësinë, nuk ke bërë asgjë. Çështja në ushtri është që të veprojë dhe të reagojë njësia, jo individi.

Ju keni krijuar 49 objektiva të tilla force?

Ne kemi krijuar 49 objektiva që na çojnë në integrimin e plotë dhe në ato afate që kemi përcaktuar për modernizimin. Modernizimi do të vazhdojë. Ky plan, i cili vazhdon deri në 2019–2020, që përfshihen në Librin Blu, përfshin trajnimin, gjuhën dhe shumë elementë.

Sa mirë të trajtuar janë ush-tarakët, z. Imami? Ju thatë gjithë këto reforma. Sa janë fokusuar ata, po themi, për ta ndjerë veten ushtarak të NATO-s, nga ana finan-ciare, nga trajtimi?

Ashtu siç e ndjen veten ministri i NATO-s. Ne paguhemi siç paguhemi në këtë vend. Ky është një vend në zhvillim, por është një vend që për 8 vjet rresht ka rritur rrogat e çdo nëpunësi të administratës.

Edhe të ushtarakëve?Sigurisht. Ndoshta pjesa më e

paprekur është pjesa e rrogave të larta, për pjesën e ushtarakëve të lartë po themi, apo për ministrat, zëvendësministrat, sepse kjo ka qenë politika jonë. Por ushtaraku në Shq-ipëri, padyshim që paguhet mirë në krahasim me profesione të ngjashme. Në sistemin tonë të pagave ushtarakët qëndrojnë në një vend të pëlqyeshëm. Për ata që shkojnë në misione ka pagesa të veçanta, ekstra. Jashtëzakonisht të mira, sepse puna që bëjnë atje, rreziku që kanë, është shumë më i lartë.

Z. Imami, lajmi i nisjes dhe kthimit të kontingjenteve tani është bërë si diçka e zakonshme, rutinë. Cili është feedbeku që merrni nga aleatët tuaj, performancën tuaj?

Aleatët tanë, që kur kanë vajtur trupat speciale tonat në Afganistan, respekti për Shqipërinë është tjetër. Niveli i detyrës së trupave të forcës speciale, niveli i detyrës së një njësie trajnimi për një batalion të ushtrisë afgane që kemi nisur, kërkon kualitet. Shqipëria në vitin 2011-2012 ishte vendi i dytë nga ushtritë e NATO-s për kontributin për banorë dhe për GDP e përgjithshme.

Ju do të vazhdoni të jeni krah SHBA-së?

Absolutisht po. Kjo është një politikë e padiskutueshme e shtetit shqiptar dhe posaçërisht e kësaj qev-erie. Sot ne kemi mbi 220 ushtarakë që shërbejnë në Afganistan. Kemi më shumë ushtarakë, se sa kanë

vende shumë më të mëdha se ne. Pra, është një kontribut substancial. Padyshim që për këtë vendi gëzon respekt në mjediset e NATO-s, jo vetëm në ato shqiptare. Ambasadorë që përfaqësojnë vende të ndryshme në NATO, e kanë thënë që kontributi i Shqipërisë është me të vërtetë për t’u vlerësuar.

Ju keni qenë në një furi sulmesh z. Imami pak muaj më parë nga opozita. Nuk dua të ndalem në natyrën e tyre, por të dija çfarë ka mbetur pas asaj furie?

Dyshimet e z. Rama nuk mund të trajtohen politikisht, ato mund të trajtohen në një degë tjetër, tek psikologu.

Është folur që keni blerë pajisje përgjimi?

Po. Më vjen shumë keq që kry-etari i opozitës nuk ka as kaq mend sa i futet fushatave elektorale. Ai duhet të flasë diçka serioze për ushtrinë.

Ju nuk shisni prona?Jo nuk shesim prona dhe askush

nuk shet prona. Pronat shiten mbi bazën e ligjit. Këto nuk janë pronat tona, në kuptimin që, kur ka qenë ministër Majko, këto prona kanë dalë nga Ushtria. Ne i ruajmë për të mos i hedhur në rrugë. Por janë prona që janë jashtë ushtrisë. Për fat të keq ky proces po ecën ngadalë. Në vitin e fundit në 2012 kemi arritur të bëjmë më shumë, i tërë sistemi në tërësi po flas, sepse kalon në tre ministri. Ne kemi dorëzuar, mbi bazën e ank-andeve që janë kryer, kemi dorëzuar 17 prona, ndërkohë që kemi 1000 mijë prona. Po të ecim me këtë ritëm do të na duhen 50 vjet. Ky është problemi i vërtet.

Ku kanë ngecur? Ato që kanë më shumë vlerë, ato

do të shiten më parë, për ato do të interesohen njerëzit më shumë. Nuk

po flas për korrupsionin apo për gjëra të tilla, por nganjëherë edhe ai mund të ketë ndihmuar, kur janë bërë listat njëherë e një kohë. Ajo që dua të them është që pronat më të mira shiten më shpejt, pjesa që ka mbetur duket që nuk është aq interesante. Unë kam bërë çdo përpjekje, në fund të 2009 kam nxjerrë një listë pronash në faqen e internetit të MM dhe i kemi botuar edhe në gazeta, por ka ecur me këtë hap të ngadalshëm. Ndofta do të duhet të meren disa hapa edhe ligjorë për t’i dhënë një zgjidhje relativisht të shpe-jtë kësaj çështjeje. Ne kemi humbje të madhe, sepse një pjesë i ruajmë me njerëz, kemi humbje se paguajmë për gjëra që nuk na duhen. Interesi ynë është që të gjendej një formulë çfarë p.sh t’ia kalojmë privatit dhe të gjejmë një mënyrë për ta ruajtur, të mos harx-hohemi ne. Ministria e Ekonomisë t’i marrë, ushtria të pastrohet sepse ky ka

qenë qëllimi ynë. Ka pasur dy detyra, nuk ka pasur ndofta ministër nga ish-vendet e Lindjes që i ka pasur kaq të thekura të dyja nevojat, d.m.th nevojën për tu ndarë nga e kaluara, 100 mijë tonelata municione, 1 mijë e ca prona me dhjetëra e mijëra materiale të tepërta të shpërndarë nëpër të gjithë Shqipërinë po mblidhen po shiten po paketohen, sistemohen, po futen nëpër tunele etj. Kemi bërë një punë gjigandeske nga kjo pikëpamje. Çdo ditë kanë lëvizur nga 40-50 kamionë municione nëpër Shqipëri të cilët lëvizin natën.

Kur fola për furinë e sulmeve të opozitës ishte debat shumë i madh në lidhje me mënyrën e kontrollit parlamentar ndaj FA?

E kam thënë që atëherë se e vet-mja rrugë për të bërë kontroll për shërbimet është ligji. Është ligji i cili duhet të vendoset nga Parlamenti, si e mendon parlamenti të kontrollohet. Drejtoria jonë Juridike ka pasur nga pikëpamja profesionale disa sugjerime dhe vërejtje të cilat unë i kam përcjellë. Sa i përket kontrollit duhet të ndajmë një gjë të qartë. Në çdo ministri jo më në Ministrinë e Mbrojtjes nuk mund të ngrihen tre vetë nga kafeneja dhe të vijnë të hapin derën me shkelm. Jam kundër këtij kontrolli jo vetëm si ministër i Mbrojtjes, por edhe sikur të jem drejtues i çfarë do institucioni. Ne kemi 20 vjet që kemi parlament pluralist, jo gjithmonë ka funksionuar në mënyrë perfekte, por asnjëherë nuk ka ndodhur që deputetët të nisen drejt Ministrisë së Mbrojtjes së një vendi anëtar i NATO-s dhe të thonë se hapni derën se ne duam të kontrollojmë. Ne u thamë se nuk mund të bëhen kontrolle pa u miratuar në instancat përkatëse. P.sh, KLSH kontrollon buxhetin dhe këtë e ka bërë edhe tek ne dhe Ministria e Mbrojtjes, ka qenë shumë e rregullt në këtë çështje.

Sa po e ndihmoni FSK-në në aspektin e ngritjes së saj?

Marrëdhëniet mes nesh janë të shkëlqyera. Ne kemi vënë në dis-pozicion çfarëdo që është në të mirë dhe interes të FSK-së dhe të rajonit. FSK është një forcë që ka një mision të caktuar dhe për atë mision që ka ne kemi dhënë të gjithë ndihmën si për trajnime, arsimim dhe bashkëpunime të tjera. Rëndësi të veçantë i kemi kushtuar arsimit sepse ai është dije, është inteligjencë.

Sa po lobon Shqipëria për anëtarësimin në NATO të vendeve të rajonit si Maqedonia, Mali i Zi, por dhe Kosova?

Ne kemi dhënë dhe japim kontrib-utin tonë. Maqedonia është një çështje që ka lidhje mes saj dhe Greqisë, për emrin e Maqedonisë. Sa i përket Malit të Zi ne kemi marrëdhënie shumë të mira, ashtu si dhe me Maqedoninë.

“Ne na duhet një ushtri efektive. Ka gjithmonë një zgjedhje, mund të harxhosh aq sa ke, ose mund të harxhosh aq sa nuk ke. Asnjë ushtrie në botë nuk i dalin paratë që ka. Paratë nuk i dalin SHBA-së, në kuptimin që dalin. Askujt nuk i dalin paratë. Atëherë rishikimi strategjik i Mbrojtjes bazuar në parashikimet buxhetore deri në vitin 2020, përcakton se cilat duhet të ishin balancat e mira e të shëndetshme për ushtrinë.”

Page 6: IMaMI në eMIsIonIn “Log” në TVsH: DeMonTIMI, Në Bled të ... · trashëguam nga sistemi i kaluar. Kjo do të bëjë të mundur, së pari, çlirimin e Forcave të Armatosura

ushtriaE prEmtE, 12 prill 20136 bashkëpunimi

Përfundoi stërvitja “Pezë-Helmës 2013” dhe misioni “ALTHTEA”

në Bosnje-Hercegovinë

stërvitje e përbashkët ndërmjet Policisë së shtetit dhe Ministrisë së Mbrojtjes Pezë-helmës 2013

Qëllimi i stërvitjes ishte rritja e nivelit të bashkëpunimit midis këtyre strukturave të specializuara për parandalimin dhe eliminimin e sulmeve terroriste me municione të

paplasura dhe pajisje të improvizuara eksplozive. Në vijim të aktiviteteve që zhvillon Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FA-ve, dje në Brigadën Logjistike u

zhvilluan dy veprimtari të rëndësishme: Përfundimi i stërvitjes “Pezë-Helmës 2013” dhe ceremonia e mbylljes së misionit “ALTHEA” në Bosnje-Hercegovinë nga FA-të Shqiptare

Në vijim të aktiviteteve që zhvillon Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FA-ve,

në Brigadën Logjistike u zhvilluan dy veprimtari të rëndësishme: Për-fundimi i stërvitjes “Pezë-Helmës 2013” dhe ceremonia e mbylljes së misionit “ALTHEA” në Bosnje-Hercegovinë nga FA-të Shqiptare. Në të dy këto aktivitete ishin të pranishëm zëvendësministrat e Mbrojtjes z. Ekrem Spahiu dhe znj. Arta Musaraj, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-ve, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, z. Hysni Burgaj, gjeneralë, drejtorë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Policisë së Shtetit, ushtarakë të lartë të FA-ve, atashe ushtarakë të akredituar në vendin tonë etj. Stërvitja e për-bashkët “Pezë-Helmës 2013”, e cila u realizua në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Brendshme në garnizonin ushtarak në Pezë–Helmës në Tiranë, u fokusua në operacionet e asgjësimit të municioneve. Në këtë stërvitje, e cila u zhvillua përgjatë një periudhe dy javore, morën pjesë 15 specialistë nga Qendra e Asgjësimit të Municio-neve dhe Eksplozivave të FA-ve dhe 9 specialistë nga Njësia Speciale Antiek-sploziv e Policisë së Shtetit. Qëllimi i stërvitjes ishte rritja e nivelit të bash-këpunimit midis këtyre strukturave të specializuara për parandalimin dhe eliminimin e sulmeve terroriste me municione të paplasura dhe pajisje të improvizuara eksplozive. Gjithashtu gjatë kësaj stërvitje u realizuan edhe disa objektiva si: harmonizimi dhe standardizimi i akteve ligjore dhe nënligjore për bashkëpunimin midis strukturave të asgjësimit të municio-neve (EOD) të Forcave të Armato-sura dhe të Policisë së Shtetit; rritja e bashkëpunimit në nivelin taktik për zbatimin e procedurave dhe rregul-lave për asgjësimin e pajisjeve të improvizuara eksplozive, familjarizimi i personelit respektiv me procedura standarde të veprimit sipas NATO-s. Gjatë një demonstrimi që zhvilluan sot forcat e Qendrës së Asgjësimit të Municioneve dhe Eksplozivave të Forcave të Armatosura dhe ato të Një-sisë Speciale Antieksploziv të Policisë së Shtetit për realizimin e një opera-cioni të përbashkët për asgjësimin e pajisjeve të improvizuara shpërthyese, ata treguan disiplinë, koordinim dhe profesionalizëm të lartë. Në këtë demonstrim mori pjesë edhe një he-likopter i Forcave Ajrore. Më pas, në Brigadën Logjistike në Vaqarr, u zhvillua ceremonia e përfundimit të stërvitjes “Pezë-Helmës 2013”, si dhe e përmbylljes së misionit “ALTHEA” në Bosnje–Hercegovinë”. Pas fjalës së hapjes që mbajti komandanti i Brigadës Logjistike, gjeneral brigade Syrja Gjoka, trupat pjesëmarrëse ne operacionin “ALTHEA” dhe pjesë-marrësit në stërvitjen “Pezë-Helmës 2013” i përshëndeti zëvendësministrja e Mbrojtjes, Prof. Dr. Arta Musaraj. Duke folur për rëndësinë e kësaj stër-vitjeje, zëvendësministrja Musaraj u shpreh: “Stërvitja e përbashkët “Pezë-Helmës 2013” vjen si një demonstrim cilësor i strategjisë së koordinuar për arsimimin dhe trajnimin e personelit me subjekt operacionet EOD mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Brendshme”. Kërcënimet e reja dhe

shpesh shumë të sofistikuara të epokës tonë në një perspektivë globale, ka vijuar më tej znj. Musaraj, kërkojnë jo vetëm reagime, por konceptim dhe formim afatgjatë me njohuri dhe tekni-ka të dobishme dhe të përshtatshme. Në këtë këndvështrim, kjo stërvitje e përbashkët demonstron bindshëm se përpjekjet e orientuara dhe kanalizuara qartë për formimin dhe trajnimin, kanë prodhuar efektiva eficentë dhe performativë në nivelin e standardeve të kërkuara”. Në vijim, zëvendësmin-istrja Musaraj ka nënvizuar kontributin që Qendra e Asgjësimit të Municio-neve dhe Eksploziveve ka dhënë në misionin paqeruajtës “ALTHEA” në Bosnje Hercegovinë. “Ky mision i FA-ve Shqiptare, shënoi të parin mision që kryhet me kapacitete të plota operacionale, financiare e logjis-tike të vendit tonë, si dhe shënoi një arritje unike për Forcat tona të Armatosura, pasi ka qenë i vetmi mision në vartësi operacionale të drejtpërdrejtë të ko-mandantit të EUFOR-it dhe është vlerësuar maksimalisht nga ko-mandantët e EUFOR-it dhe personalitete të tjerë të NATO-s dhe BE-së”, ka theksuar znj. Musaraj. Në për-fundim të fjalës së saj zëvendësministrja

Musaraj, duke i uruar edhe një herë pjesëmarrësit për mbarimin me sukses të kësaj stërvitjeje, shprehu bindjen se niveli i bashkëpunimit të arritur midis këtyre strukturave të specializuara të Forcave të Armatosura dhe Policisë së Shtetit do të ngrihet në nivel akoma edhe më të lartë në të ardhmen. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, në fjalën e tij vlerësoi stërvitjen “Pezë–Helmës 2013”. Ai theksoi se kjo stërvitje ia arriti plotësisht qëllimit, duke rritur ndjeshëm nivelin e bash-këpunimit midis këtyre strukturave. Gjeneralmajor Gjunkshi nënvizoi se, efektivi që mori pjesë në këtë stërvitje është pjesëmarrës edhe në misionin “ALTHEA” në Bosnje-Hercegovinë. Me këtë rast, ai i ka falënderuar ata

për kryerjen me sukses të plotë të këtij misioni të vështirë, që nga viti 2008 deri në vitin 2013, duke e vlerësuat si një nga misionet më të suksesshëm të Forcave tona të Armatosura jashtë at-dheut. Gjithashtu të pranishmit në këtë ceremoni i përshëndeti edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, z. Hysni Burgaj. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, z. Hysni Burgaj, gjatë fjalës së tij në këtë aktivitet duke falënderuar drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë për gatishmërinë që treguan për zhvillimin e kësaj stërvitjeje të përbashkët ndërmjet Qendrës së Asgjësimit të Municioneve dhe Ek-splozivave të Forcave të Armatosura dhe Njësisë Speciale Antieksploziv të Policisë së Shtetit, evidentoi dhe rolin dhe shërbimet e kryera nga Njësia Speciale Antieksploziv të Policisë së Shtetit. “Misioni i Njësisë Speciale Antieksploziv të Policisë së Shtetit kry-en kontrollin, zbulimin, çaktivizimin, heqjan, transportimin, shkatërrimin dhe asgjësimin në poligone të kurtheve me lëndë eksplozive, bombave, minave e predhave të të gjitha llojeve në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Kjo Njësi Speciale kryen rreth 130 shërbime në vit, ku përveç zgjidhjes së detyrave të mësipërme, ka marrë pjesë në përbërje të grupeve hetimore për investigimin e ngjarjeve me pasoja të rënda të shkaktuara nga shpërthimi i lëndëve plasëse, në mbështetjen e strukturave të Hetimit të Krimeve

të Policisë së Shtetit për zbulimin e autorëve të veprave të kryera me eksploziv, si dhe për ruajtjen e jetës së njerëzve dhe të pronës nga dëm-timi me eksploziv.”- u shpreh z. Burgaj. Po ashtu z. Burgaj vuri në dukje rëndësinë e kësaj stërvitjeje të përbashkët:

“Kjo stërvitje e njësive speciale të Forcave të Armatosura dhe të Policisë së Shtetit ka për objekt kryerjen e operacioneve të përbash-këta për zgjidhjen e incidenteve me eksplozivë, si dhe rritjen e nivelit të bashkëpunimit të këtyre strukturave të specializuara për parandalimin dhe eliminimin e sul-meve terroriste me municione të pa plasura dhe pajisje të improvizuara eksplozive. Drejtues dhe instruk-torë të Forcave të Armatosura dhe Policisë së Shtetit punuan së bashku për përgatitjen e këtij demonstrimi, duke zhvilluar në fillim një stërvitje teoriko-praktike të përbashkët 10 ditore për të arritur në finalizimin e saj me demonstrimin e sotëm për zgjidhjen e një incidenti me eksplozivë. ”Në përfundim të kësaj ceremonie për disa ushtarakë të Brigadës Logjistike dhe punonjës të Policisë së Shtetit u shpërndanë medalje “Për pjesëmarrje në mis-ione ndërkombëtare” të akorduara nga ministri i Mbrojtjes, z. Ar-ben Imami, si dhe medalje “Për rezultate të larta në përvetësimin e programit mësimor” akorduar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi. Në misionin “ALTHEA” në Bosnje-Hercegovinë, i cili ka nisur që në pranverën e vitit 2008, ka kontribuar Qendra e Asgjësimit të Municioneve dhe Eksplozivave (QAME), strukturë në vartësi të Brigadës Logjistike. Ky mision i FA-ve të Shqipërisë shënoi të parin mi-sion me kapacitete të plota operacio-nale, financiare e logjistike të vendit tonë. Pjesëmarrja e kontingjenteve EOD në Bosnje-Hercegovinë u reali-zua në kuadër të marrëveshjes midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, që në maj 2005, për pjesëmarrje me trupa në operacionet ushtarake të BE-së për menaxhimin e krizës në Bosnje-Hercegovinë. Ky mision ishte i pari ku trupat tona nuk kanë qenë në vartësi të ndonjë kontingjenti tjetër aleat, por në vartësi operacionale të drejtpërdrejtë të Komandantit të EUFOR-it. Që nga viti 2008 dhe deri më 2013 Shqipëria ka kontribuar me dhjetë kontingjente EOD. Misioni “ALTHEA” renditet si një nga mi-sionet më të suksesshëm të Forcave tona të Armatosura dhe ka marrë vlerësime maksimale nga koman-dantët e EUFOR-it dhe personalitete të tjera të NATO-s dhe BE-së. Gjatë 5 viteve në këtë mision kontingjentet EOD kanë zgjidhur disa detyra të një shkalle rrezikshmërie të lartë si: asgjësimi i pajisjeve të improvizuara eksplozive të zbuluara në rajone të ndryshme; asgjësimi i municioneve konvencionale trofe dhe atyre në inventar të shteteve të ndryshme pjesëmarrëse në këtë mision; sigurimi i rrugëkalimeve të autokolonave dhe eskortave të komandantit, shtabit dhe nënreparteve të EUFOR-it; kon-trolli i vendeve ku ulen helikopterët e EUFOR-it për prezencë minash dhe municionesh të ndryshme.

Page 7: IMaMI në eMIsIonIn “Log” në TVsH: DeMonTIMI, Në Bled të ... · trashëguam nga sistemi i kaluar. Kjo do të bëjë të mundur, së pari, çlirimin e Forcave të Armatosura

ushtriaE prEmtE, 12 prill 2013 77kds

Nën drejtimin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, u zhvil-

lua një takim me të gjithë personelin oficerë që konkurron për marrjen e gra-dave major, nënkolonel dhe kolonel, si dhe kandidatëve për ndjekjen e kursit të Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm dhe Kursit të Lartë të Oficerit. Në këtë takim, i cili u zhvillua në ambientet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, morën pjesë gjithashtu anëtarët e Komi-sionit të Lartë të Karrierës dhe Komi-sioneve të Zakonshme të Karrierës, përfaqësues të CUBIC në Ministrinë e Mbrojtjes, si dhe ushtarakë të lartë në strukturat drejtuese të Forcave të Armatosura. Qëllimi i këtij takimi është promovimi i ecurisë në karrierë të ush-tarakëve të Forcave të Armatosura, si dhe evidentimi i arritjeve më thelbësore në drejtim të procesit të promovimit në gradë dhe kualifikim. Gjeneralma-jor Gjunkshi, falënderoi të gjithë të pranishmit dhe në veçanti CUBIC, për kontributin e dhënë në procesin e standardizimit dhe modernizimit të të dhënave të personelit, vlerësoi gjithash-tu punën me përkushtim të Qendrës së Personel-Rekrutimit. “Ajo që më gëzon është se kjo ndodh vetëm një javë pas festimit të 4 vjetorit të anëtarësimit në NATO. Arritjet e bëra nga FA kanë qenë shumë të rëndësishme, ashtu si në të gjitha fushat edhe në drejtim të menaxhimit të personelit kemi një

rritje të standardizimit. Ne jemi në rrugë të drejtë dhe optimist që arritjet e bëra deri tani do ti afrohen gjithnjë e më shumë standardeve të NATO-s. Ministria e Mbrojtjes dhe SHPFA e ka renditur arsimimin dhe trajnimin në krye të prioriteteve të punës së saj dhe ajo çka është shumë e rëndësishme, me gjithë vështirësitë ekonomike, ne nuk kemi kursyer trajnimin e ushtarakëve brenda dhe jashtë vendit”, theksoi në

fjalën e tij gjeneralmajor Gjunkshi. Më tej, gjeneralmajor Gjunkshi nënvizoi se Komisionet e Karrierës, për herë të parë këtë vit, do të përdorin një dosje totalisht elektronike, për të analizuar dokumentet e çdo dosje kandidati për gradim apo kualifikim.

“Ky takim le të vlejë si një hap i rëndësishëm për arritjen e standardeve të kërkuara dhe rritjen e transparencës së plotë për promovimin e vlerave më të

Gjeneralmajor Gjunkshi zhvilloi takim me ushtarakët që konkurrojnë për promovim në karrierë

Qëllimi i këtij takimi është promovimi i ecurisë në karrierë të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, si dhe evi-dentimi i arritjeve më thelbësore, në drejtim të procesit të promovimit në gradë dhe kualifikim

mira të ushtarakut që nesër do të dëshi-rojmë të arrijmë. Bashkojeni forcën që keni për t’ia përkushtuar ndërtimit të së ardhmes. Kultivoni rrugën e drejtësisë dhe punës, me një vendosmëri që të nxisni ushtarakët për të ruajtur hapin e progresit me strukturat e NATO-s. Edhe njëherë, dëshiroj të nënvizoj se nga ana ime, do të keni mbështetjen e plotë ligjore dhe morale për rritjen e transparencës së plotë”, përfundoi

fjalën e tij shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-së gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi.

Takimi vijoi me një prezantim nga përfaqësuesi i CUBIC në Ministrinë e Mbrojtjes, Calvin L. Peterson, i cili demonstroi konkretisht procedurat e punës, të cilat do të kryen nga komi-sionet e vlerësimit të ushtarakëve, për ecjen në gradë dhe ndjekjen e arsimimit institucional.

Page 8: IMaMI në eMIsIonIn “Log” në TVsH: DeMonTIMI, Në Bled të ... · trashëguam nga sistemi i kaluar. Kjo do të bëjë të mundur, së pari, çlirimin e Forcave të Armatosura

ushtriaE prEmtE, 12 prill 20138 profil

Ka ca zëra njerëzorë që është vështirë t’i mendosh të shuar. Kjo për shkak se fjala e parë dhe e fundit e

tyre në çdo dialog ka ëmbëlsi. Kështu ka ndodhur dhe me Ali Kastratin. Ky njeri universal në sport, në mjekësi, në karrierën ushtarake por dhe në jetën reale ka ca kohë që është shuar. Zëri i tij nuk ndihet më, por askush nuk e harron dot. Edhe pse trans-formimet tek Klubi “Partizani” janë të thella jeta dhe vepra e Ali Kastratit tingëllon e freskët tek të gjithë bashkë-kohësit e tij e deri tek ata që aspirojnë të bëhen kampionë tek ky klub. Ali Ksatrati është historia e vërtetë dhe më e madhe e ekipit të “Partizanit”. Disa prej ekipeve zinxhir të këtij klubi që janë formuar nga apasionantë të sportit të boksit apo të peshëngritjes dhe të mundjes, të gjithë vogëlusheve “verdhë e kuq” u thonë se duhet t’i ngjani Ali Kastratit. Dhe pastaj fillojnë dhe shfletojnë jetën e tij dhe sukseset e tij. Ky shqiptar nga treva më me histori e këtij vendi u kthe në qytetarin sportistin, mësuesin dhe mjekun më të nderuar të kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranë. Radiografia e jetës së Ali Kastratit është radiografia më e komplikuar pasi ka shumë fusha të jetës ku ai ka shkëlqyer dhe ka qenë I përkushtuar marrëzisht pas sportit. Një njeri që besonte verbërisht në aftësitë njerëzore në forcën e mjekut në forcën e zotit, tërë jetën e tij e kaloj si një kalorës. Ai ja arriti t’ia dalë mbanë më shumë sukses dhe e filloi sportin që në ditën që Shqipëria ishte e okupuar dhe pas vitit 1945, vuri themelet e sportit të boksit dhe në shumë sporte të tjera në ekipin ushtarak të “Partizanit”. Të gjithë flasin më dorë në zemër dhe me super lavdërime për “Ali Babanë”. Mjafton tu thuash emrin Ahmet Golemit apo Bejkush Birçes dhe ata të sjellin me mijëra episode nga jeta e tij. Akoma më shumë Rami Sadushi ky boksier i përkorë që e ka njohura nga afër dhe që i ka dhënë tërë mjeshtërinë e tij Ali Kastratit. Nuk është e lehtë ta rindër-tosh biografinë e tij pasi nëse do të shkruash për një fushë, do të shikosh se ke lënë shumë e shumë gjëra mangët për fushën tjetër të aktivitetit të tij. Në cilën fushë nuk ishte i pari Ali Kastrati! E ke shumë vështirë që ta dallosh dh ta përcaktosh. E ke shumë të vështirë të ruash balancën për të rrëfyer jetën e këtij sportisti dhe fizioterapisti të talentuar. Të gjithë thonë menjëherë sa hap gojën për ti pyetur, “usta Aliu” doktor Aliu se ai është ende gjallë, ai u nda nga jeta pak kohë më parë dhe, do të mbahet mend nga të gjithë për historinë e sportit shqiptar që zhvilloi ndër vite, për krijimin e klubit “Partizani” dhe

për fizioterapistin e përjetshëm që shëronte me qindra shqiptarë. Tro-fetë e Ali Kastratit janë një armatë e tërë, mbi 65 medalje të kampionatit kombëtar, 15 herë kampion kombëtar në boks, 16 herë në mundje dhe 15 herë në peshëngritje si trajner. Fitues i të gjitha Kupave të Republikës në mundje (1951-1966), në boks (1951-1963) dhe në peshëngritje (1949-1966), si trajner me “Partizanin”. Fitues i 3 medaljeve të arta si trajner në Spartakiadën e parë Kombëtare me “Partizanin” në të 3 sportet. Mban 65 medalje të kampionit kombëtar. Ka zhvilluar 20 takime ndërkombëtare dhe rreth 300 ndeshje si boksier. Është zgjedhur midis 12 sportistëve më të mëdhenj shqiptarë për të gjitha kohët (1998). Titujt: “Mjeshtër i Merituar”, “Trajner i Merituar”, “Mjeshtër i Madh”, “Urdhri i Artë Naim Frashëri”, “Urdhri i Skënder-beut”, “Nderi i Sportit Shqiptar”. Dhe të gjitha këto kanë ndodhur bren-da një jete njeriu. E pabesueshme! Kur shikon medaljet dhe nderimet që i janë bërë Ali Kastratit të varura në gjoks atëherë mbetesh i çuditur. Si është e mundur që ky njeri nuk është lodhur asnjëherë që nuk është thyer që nuk është plakur që nuk është dekurajuar. Por ai mbetet preshevari

më i spikatur dhe e meritonte një bust jo vetëm në Tiranë por edhe në Preshevë sepse ishte ëndrra, jeta drita e tij e syrit qyteti i Preshevës. E thoshte me krenari kudo që shkonte se ishte nga Presheva nga ai vend i

mrekullueshëm nga një familje shumë e madhe me tradita të shkëlqyera që e kishte si hajmalinë më të shtrenjtë flamurin shqiptar. Askush më shumë se sa Ali Kastrati nuk ka qenë krenar për flamurin shqiptar për kombin e tij për atdheun e tij. Që prej 20 Gushtit të 1922 e deri më ditën që vdiq ai mbeti një mjeshtër i Sportit, një trajner i Merituar (Kombëtar). Por a mjaftojnë këto për të konfirmuar atë që ka bërë Ali Kastrati? Sigurisht që janë shumë pak gjera sepse duhet dhe fjala e Bejkush Birçes, e Hysen Sharrës, e Ramiz Rekës, e Ismet Varfit, e Gjergji Kasës, e Zekman Bode e Neki Abazaj, e Bashkim Likës, e Luigj Dedës, e Hysen Ohmi, e Suvorov Nikollës, e Prokop Beqirit dhe janë dëshmitë e gjalla të jetës dhe të bashkëpunimit me Ali Kastratin... Vlerësimi i legjendës tjetër të boksit Ahmet Golemi: “Mirënjohje për c’ka na mësove dhe na dhurove me cilësitë e çmuara të karakterit të paepur dhe qenies së pamposhtur nga “grushtet” e ringut të jetës. Të gjithë e uruan me zemër 90-të vjetorin e tij dhe të gjithë i uruan prehje të përjetshme. Tërë sportistët e kanë idhull dhe e konsiderojnë të papërsëritshëm në sukses. Ai mbetet figura qendrore e sporteve të rënda jo vetëm për Partizanin por për të gjithë sportin shqiptar. Në punën dhe aktivitetin e tij ai u karakterizua nga patriotizmi i lartë dhe është gëzuar më shumë se askush për pavarësinë e Kosovës. Ishte një familjar shembullor një prind special i pastër moralisht i dashur i sinqertë, i thjeshtë human me nivel të lartë dhe të admirueshëm

profesional me merita të padisk-tueshme të punës së tij titanike të vazhdueshme dhe me një sportivitet të përjetshëm. Ishte fizionomi e qe-shur fisnike me trupin gjithmonë të drejtë, me mendje të freskët me duar të arta me mollëza gishti speciale të klasifikuara si një makinë elektronike në shërbim të njerëzve. Kishte një fizik të bukur dhe të fuqishëm, goditje anësore të fortë si të Muhamet Aliut, dhe nuk dilte asnjëherë nga ringu pa gllabëruar duartrokitje të zjarrta. Puna pasionante e tij e dominoi sportin shqiptar. Bashkëpunëtor i tërë sportistëve që për një kohë të gjatë i lidhi pazgjidhshmërisht me sportin. Arriti të ngjiste 91 shkallë. Nuk janë pakë për jetën e një njeriu. Por 91-një vitet ose 91 shkallët e jetës së Ali Kstratit janë krejtësisht të pabarabarta me askënd. Një jetë me njerëzit, një jetë me sportin. Shkallët i ngjiti bindshëm me stacione të gjata dhe si një mjeshtër i sprovuar shumë në jetë. Ishte njeriu që kishte më shumë se kushdo parime në jetë. Ali Ksatrati së bashku me figurat Petrit Muzaka, Petrit Caslli,. Sherif Çiçiku, Bejkush Birçe, Dashamir Fagu, Alush Abdihoxha, Rami Sadushi, Andon e Vangjel Kona e shumë e shumë legjenda të tjera të sportit të boksit dhe të sporteve të tjera elitare të Shqipërisë. Më bukur se sa e rrëfen jetën e Ali Kastratit, Ethem Ibrahimi dhe Bati Kastrati djali i tij, është e vështirë që ta ripërsërisë tjetër kush. E rindërton e rikorigjon e risaktëson jetën e tij disa herë brenda një rrëfimi. Ethem Ibrahimi ka bërë edhe një libër.

Ali Kastrati dhe “Partizani”, sinonime të njëri-tjetrit

I përkushtuar marrëzisht pas sportit dhe mjekësisë

Page 9: IMaMI në eMIsIonIn “Log” në TVsH: DeMonTIMI, Në Bled të ... · trashëguam nga sistemi i kaluar. Kjo do të bëjë të mundur, së pari, çlirimin e Forcave të Armatosura

ushtriaE prEmtE, 12 prill 2013 9qpr

tar Profesionist për kompletimin e njësive e reparteve të Forcave të Armatosura. Plani i Rekrutimit është konceptuar të realizohet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë në dy faza: Faza Parë, prill-maj 2013 dhe Faza Dytë, shtator –tetor 2013. Puna jone është fokusuar në kryerjen e fushatave të promovimit dhe informimin të grupeve të interesit dhe individëve mbi mundësitë që ofrojnë Forcave të Armatosura, për një karrierë të sigurtë dhe një jetë më të mirë për të rinjtë dhe të rejat që dëshirojnë të bëhen pjesë e saj.

Duke u nisur nga çfarë ju përmen-det, mund të na shtjelloni pak disa nga përftimet që kanë shtetasit të cilët bëhen pjesë e Forcave të Armatosura?

Anëtarësimi i Republikës së Shqipërisë në NATO, kalimi në një ushtri tërësisht pro-fesioniste, ka krijuar hapësira dhe avantazhe për të gjithë shtetasit. Kjo i ka bërë Forcat e Armatosura të jenë më tërheqëse për të rinjtë e të rejat, për faktin se nëse rekrutohesh dhe bëhesh pjesë e Forcave të Armatosura përftimet dhe mundësitë janë më të mëdha, pasi ka një kontratë pune të rregullt dhe të sigurtë, përftim të shërbimit shëndetësor falas për vete e familjen, mundësi arsimimi dhe kualifikimi brenda e jashtë vendit pa pagesë, fitohen aftësi të reja profesionale, vlerën e Ushtarit Profesionist, si dhe të gjitha të drejtat që parashikon Statusi i Ushtarakut

të Republikës së Shqipërisë.Pra me pak fjalë të rinjtë e të rejat e

rekrutuar në Forcat e Armatosura, shër-bejnë në një institucion serioz ku njerëzit respektohen dhe vlerësohen për kontributin e tyre.

Kjo është diçka shume e mirë, por cilat janë grupet apo shtresat e shoqërisë apo ato që quhen “target grup”, ku ju synoni të realizoni tërheqjen e kandidat-eve për ushtarë profesionist?

Më lejoni që t’ju them se Ligji për Forcat e Armatosura nuk ka asnjë kufizim për sa i përket besimit, gjinisë, racës, të askujt që dëshiron të aplikojë për tu bërë pjesë e Forcave të Armatosura, por kjo nuk do të thotë se nuk ka kritere të cilat kandidatët duhet të plotësojnë.

Këtë vit strukturës së Qendrës se Pers-onel Rekrutimit, i është shtuar edhe sektori i Shanseve të Barabarta, misioni i të cilit konsiston në promovimin e barazisë gjinore dhe shanseve të barabarta për të gjithë kandi-datët që dëshirojnë të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura, pra dhe të grupeve apo shtresave te cilat janë lënë në harresë nga shoqëria.

A mund të na shpjegoni cilat janë proce-durat për tu rekrutuar si ushtar profesionist në Forcat e Armatosura?

Bazë për rekrutimin e Ushtarit Profesion-ist janë kriteret e përcaktuara në Politikën e rekrutimit të Ushtarit Profesionist të miratuar

nga Ministri i Mbrojtës. Kriteret, pa dashur të ndalem hollësisht

lidhen me shtetësinë, të dhënat fizike, moshën, arsimimin, gjendjen shëndetësore, si dhe pastërtinë e figurës. Këto kritere, janë të afi-shuara pranë Qendrës së Personel Rekrutimit, zyrave të Rekrutimit në Qarqe, njësive bash-kiake, komunave, etj. Të interesuarit mund t’i gjejnë lehte qoftë edhe përmes telefonave të vënë në dispozicion të qytetarëve. Në mënyrë të përmbledhur e përsëris se ligji nuk ndalon askënd që dëshiron dhe plotëson kriteret e lartpërmendura, për tu bërë pjesë e Forcave të Armatosura.

Zoti Kolonel, tashmë dihet që Forcat tona të Armatosura janë pjesë e angazhi-meve ndërkombëtare në misione paqerua-jtëse me kontingjente të cilat janë rekrutuar në vite. A mendoni se këto angazhime në një farë mënyre janë të rrezikshme për jetën e ushtarëve dhe si pasojë, mund të ndikojnë apo të sjellin vështirësi në përmbushjen e detyrës suaj lidhur me sigurimin e numrit të nevojshëm për të rekrutuar në Forcat e Armatosura?

Angazhimi i trupave tona në misione jashtë vendit jo vetëm që nuk ka ndikuar në ketë drejtim por përkundrazi, janë të shumtë shtetasit që bëjnë pyetjen nëse pas rekrutimit si ushtarë profesionistë , “A mund të jemi pjesë e misioneve paqeruajtëse?”.

Shumë mendojnë se dëshira e tyre për të qenë pjesë e misioneve paqeruajtëse lidhet me faktin se përfitimet financiare janë të konsiderueshme, as unë, dhe askush mendoj se nuk do të ishte kundër këtij fakti, por unë dëshiroj të shtoj edhe diçka tjetër që i motivon. Të mos harrojmë se mosha e kandidatëve që aplikojnë është 19-30 vjeç. Dihet që kjo moshë është e etur për të për-jetuar eksperienca nga më të ndryshmet, dhe padyshim edhe ato eksperienca që mbartin rreziqe. Këto lloj eksperiencash janë të vlefshme për jetën e tyre si dhe për vetë Forcat e Armatosura.

Në misione jashtë vendit, si dhe opera-cionet e ndryshme brenda vendit, personeli i Forcave të Armatosura fiton një përvojë të paharrueshme, që lidhet me shkallët e ndryshme të vështirësive dhe kënaqësive që dhurojnë kur gjerat shkojnë mirë.

Si çdo detyrë edhe rekrutimi, kërkon fonde. A keni fondet e mjaftueshme për të realizuar me cilësi ketë detyrë?

Rekrutuesi më i mirë dhe fondi më i për-shtatshëm janë vetë Forcat e Armatosura, performanca e tyre e shkëlqyer brenda dhe jashtë vendit. Ato janë shembulli më i mirë së cilës mund t’i bashkohen sot të rinjtë dhe rejat, të gjithë ata që besojnë se të ardhmen e tyre ose një pjese të saj, e lidhin edhe me shërbimin në Forcat e Armatosura. Lidhur me këtë mund t’ju them se fondet e vëna në dispozicion të këtij procesi janë plotësisht të mjaftueshme dhe lejojnë realizimin e mis-ionit. Seksionet dhe Zyrat e Rekrutimit në të gjithë dislokimet e tyre, si në veri, qendër dhe në jug të Shqipërisë, janë të angazhuara dhe plotësisht optimiste se do të sigurohet jo vetëm numri i kërkuar por edhe cilësia e kandidatëve do të jetë e mirë. Aktualisht ne jemi në proces i cili përfundon në fund të muajit prill 2013. Deri tani rreth 40% e kandidatëve që kanë aplikuar janë me arsim të lartë, çka na jep shprese se cilësia e rekrutimit do të jetë shumë e mirë. Me ketë rast dëshiroj të nënvizoj se ky fakt nuk dekurajon kandidatët me arsim të mesëm apo edhe me aftësi të tjera profesionale të fituara. Vetëm rezultatet e arritura nga kandidatët në testimin e aftësive fizike dhe intelektuale do të përcaktojnë kandidatët fitues.

Duke ju falënderuar për ketë in-tervistë, do të dëshiroja një mesazh të drejtpërdrejtë për të gjithë lexuesit e gazetës “Ushtria”.

Faleminderit edhe njëherë për mundës-inë për të komunikuar me efektivat ush-tarakë ose jo lexues të gazetës “Ushtria” dhe dëshiroj të ju përcjell të gjithë atyre që na ndjekin dhe që janë të interesuar, të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, kjo sepse tek ne do të ndjehen të vlerësuar për kontributin e tyre, do të motivohen drejt një karriere ushtarake të sigurt, serioze dhe pa pengesa artificiale, do të kenë mundësi për zhvillimin e kapaciteteve të tyre përmes kryerjes së kurseve, kualifikimeve e trajnimeve brenda dhe jashtë vendit, çka do t’u mundësojë atyre përdorimin e këtyre njohurive edhe pas përfundimit të kontratës së nënshkruar apo të ndërprerjes së karrierës ushtarake. Në Forcat e Armatosura, jo vetëm në vendin tonë, por në asnjë ushtri tjetër, askush nuk mund të bëhet i pasur, por çdo pjesëtar i saj, ndjehet i vlerësuar dhe i sigurt në punën e tij, për vete dhe për familjen.

Teksa ke kërkuar të bësh një interv-istë më të, kolonel Ylber Dogjani, komandant i Qendrës Personel - Rekrutimit të pret në zyrën e tij

me mirësjelljen që e karakterizon e ndërsa ti pret të nisësh të bësh punën tende, duket se ai angazhimet i ka të mëdha e ndaj duhet të nxitosh të mbarosh sa më shpejt që ta lësh në angazhimet e tij të pafundme ditore me të cilat përballet. Sigurisht me qetësinë e tij karakteristike ai ndërkohë që u jep porositë vartësve ka kohë edhe të komunikojë për të na kërkuar që të mos mërzitemi pasi do mbaronim shpejt. Natyrisht që nuk kishte vend për mërzitje madje ishte kënaqësi për atmosferën e pritjes dhe ato momente të punës së tyre,l si dhe të komunikimit. Në një intervistë për gazetën “Ushtria” kolonel Ylber Dogjani, komandant i Qen-drës Personel-Rekrutimit, flet për rolin e QPR në këtë fazë që Forcat e Armatosura kanë filluar rekrutimin e kontingjenteve për ushtar profesionist, përftimet që kanë shtetasit që bëhen pjesë e FA, cilat janë grupet apo shtresat e shoqërisë apo ato që quhen “target grup”, nga të cilat synohet të realizohet tërheqja e kandidateve për ushtarë profesionistë. Intervistën që i morëm kolonel Dogjanit po e sjellim më poshtë për lexuesin:

Kolonel Dogjani, ne jemi të njohur me faktin se Forcat e Armatosura kanë filluar rekrutimin e kontingjenteve për ushtar profesionist. A mund të na thoni ju lutem, cili është roli juaj si dhe roli i personelit që ju drejtoni në ketë proçes?

Në radhë të parë ju falënderoj për mundësinë që më jepni të komunikoj me publikun nëpërmjet gazetës “Ushtria”, lidhur me një nga detyrat themelore që ka Qendra e Personel Rekrutimit të cilën unë drejtoj, siç është rekrutimi i kandidatëve për ushtar profesionist në interes të Forcave të Armatosura. Në zbatim të detyrave të vëna nga ministri i Mbrojtjes në Direktivën e Mbrojtjes 2013, mbështetur në Planin e Rekrutimit të miratuar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura për vitin 2013, Qendra e Personel Rekrutimit ka detyrë rekrutimin e kontingjenteve për Ush-

Rekrutimi për ushtarë profesionistë, kolonel Ylber Dogjani: Ja përftimet që kanë shtetasit

iNtErVista/Flet kolonel Ylber Dogjani, komandant i QPr: rreth 40% e kandidatëve që kanë aplikuar janë me arsim të lartë

Ja cilat janë grupet, shtresat e shoqërisë apo ato që quhen “target grup”, ku prej të cilave synohet të realizohet tërheqja e kandidatëve për ushtarë profesionistë

mimoza Golikja

Page 10: IMaMI në eMIsIonIn “Log” në TVsH: DeMonTIMI, Në Bled të ... · trashëguam nga sistemi i kaluar. Kjo do të bëjë të mundur, së pari, çlirimin e Forcave të Armatosura

ushtriaE prEmtE, 12 prill 201310 forcë detare

Nga data 8 deri më 9 Prill, në ambientet e Policisë Ku-fitare, të Antikontrabandës dhe rajonin e Gjirit të Dur-

rësit, u zhvillua stërvitja me tematikë: Standardizimi i komunikimit detar dhe zhvillimi i operacioneve të bordimit. Në të morën pjesë institucionet tona ligjzbatuese në det, konkretisht Polica Kufitare, Roja Bregdetare, Antikondra-banda dhe Dogana. Stërvitja ishte pjesë e plan-kalendarit vjetor të stërvitjeve e trajnimeve të Qendrës Ndërinstitucionale Operacionale Detare dhe u zhvillua nën kujdesin dhe ndihmën direkte të ekipit ICITAP, të atashuar pranë QNOD. Fil-limisht z.Mark Stickevers, përfaqësues i ICITAP, i njohu pjesëmarrësit e stër-vitjes me rëndësinë që ka standardizimi i komunikimit detar, ose të folurit me një gjuhë: I kapitenëve, policisë kufitare, RB, pilotëve, radistëve, antikontra-bandës, doganierëve dhe ligjzbatuesve të tjerë detarë të shtetit shqiptar. Kjo mënyrë korrekte komunikimi, lehtëson zbatimin e detyrës, rrit efektivitetin e punës, i imponon kujtdo respekt për in-stitucionin që përfaqëson dhe përmirëson dukshëm etikën e çdo nëpunësi që merret me detin. Stërvitja trajnuese, kishte dhe një veçori thelbësore sepse u zhvillua pothuajse tërësisht me instruktorë shq-iptarë. Çdo institucion pjesëmarrës i QNOD vuri në dispozicion të stërvitjes nga një aset të vetin, si p.sh. policia kufitare, me koordinator Mirash Locin, sallën e trajnimeve të DRKM,(Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit, Dur-rës, FD,(RB) dy oficerë të Rojes Bregde-tare, kap.Lt. Spartak Shyti për operacio-net e bordimit dhe kap.Lt.Mario Miftari navigator, instruktor për drejtimin e mjeteve detare, antikontrabanda me një mjet detar, etj. Ndërkohë, për të imituar anijen që do kontrollohej nga ICITAP, u mor me qira një motopeshkatore. Z.Mark Stickevers, nënvizoi faktin se ka ardhur momenti që “shqiptarët të trajnojnë shqiptarët”, sepse tashmë vendi ka me dhjetëra specialistë të çdo fushë, të trajnuar në SHBA dhe vende të BE-së. Kjo pasuri e madhe duhet përdorur me kujdes në shërbim të vendit. Në ditën e parë të stërvitjes, u prezantua një brifing i përgatitur nga kapiten Simon Toda dhe kap.lt.Elvis Cenka: Njohuri mbi standardet e komunikimit detar për personelin e institucioneve ligjzbatuese në det. Në fillim kapiten Cenka theksoi objektivat e këtij brifingu, të cilat lidhen me familjarizimin e personelit,

me procedurat e komunikimit detar gjatë praktikave detare, kontrolleve rutinë në ekuipazhet e anijeve të ndry-shme, bordimit veçanërisht në situate emergjente si dhe njohjen e procedurave e listave të kontrollit para bordimit. Hapi i fundit për miratimin e shprehjeve të komunikimit Standard Detar ishte ven-dimi i IMO,(Organizata Ndërkombëtare Detare), A.918(22), v.1973, kur gjatë sesionit të Komitetit të Sigurisë Detare u vendos që gjuha që do të përdorej të jetë anglishtja, ndaj ishte e domosdoshme rritja e nivelit të njohurive për këtë gjuhë.

kapiten Shyti ju përgjigj me profesion-alizëm. Në ditën e dytë u kalua në zba-timin e çështjeve të trajtuara praktikisht. Stërvitja u zhvillua në gjirin e Durrësit, ku u përdorën dy anije, një e antikontra-bandës detare, në rolin e kontrolluesve dhe bordimit dhe anija peshkatarë “Adel”, anijes imituese që do kontrol-lohej. Pavarësisht motit të keq, për mëse tre orë, kuadrot e institucioneve të ndry-shme detare si detarë të vërtetë, dhuruan një spektakël të vërtetë stërvitor. Në përbërje të çdo grupi kishte një përfaqë-sues nga institucionet tona ligjzbatuese, nga Policia kufitare, Roja Bregdetare, Antikontrabanda dhe Dogana. Grupet ndërronin rolet me njëri-tjetrin, njëri kryente praktikën detare, tjetri pritësin, njëri bordimin, tjetri ekuipazhin e anijes. Kapiten Lt. Mario Miftari, ishte instruk-tor për lundrimin. Ai ja mësonte me kujdes përdorimin e motoskafit, pjesë-marrësve. Mario është komandant i “ARCHANGEL-03” dhe është ndër oficerët më të aftë për motorët “Turbo” dhe “Caterpilar”. Ai është kapiten i shpejtësive. Nën drejtimin e tij grupet zbatonin afrimin tek anija, lidhjen me të, kërkesat e komunikimit detar standard, procedurat korrekte të bordimit, të më-suara në klasë, etj. Dhe kur ndonjëri nuk e bëntesic duhej, kuptohet që z.Mark, nuk hezitonte përsëritjen. Dhe deti 3-4 ballë, ishte prezent gjatë gjithë kohës. Kudro të vjetër e të rinj përlesheshin me dallgët për të realizuar programin. Shkëlqim Hajdini, përgjegjës i antikon-trabandës detare në MF, u shpreh: Kjo është stërvitje! Vërtet u lodhëm, por përfituam shumë, veçanërisht kuadrot e rinj. Gjatë kësaj stërvitjeje mjaft elementë u trajtuan për herë të parë. Ndërkohë, kapiteni i Motopeshkatores “Adel”, (më parë kapiten i MP “Shqiponja”), z.Hamdi Kumaraku, detar i vjetër, i emocionuar nga stërvitja na tha: Sot më nxorët mallin e rinisë, mallin e Pashalimanit, ku unë kam kryer shërbimin marinar. Mjaft gjëra nga këto i kam praktikuar atje. Ju lumtë! Jeni të mirëpritur dhe në stërvitje të tjera! Pjesëmarrësit, Alikaj, Kaja, Kurti, Demaj, Bici, Pjetri, Litaj, Osmanaj, etj, ndjeheshin të kënaqur nga mënyra teoriko-praktike dh sesi u zhvillua kjo stërvitje trajnuese. Përfituan mjaft elementë, të cilëve u duhen në detyrën e përditshme si ligjzbatues të shtetit shqiptar. Në fund të stërvitjes z.Mark Stickevers, përfaqësues i ICITAP, vlerësoi profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar nga kuadrot tanë në çdo pjesë të stërvitjes, nga klasa në terren, të rejat që ajo solli, sa i vlejti ajo pjesëmarrësve për detyrën funksionale. Ai vlerësoi bash-këpunimin e institucioneve, ku secili vuri në këtë stërvitje nga një “aset” të tij, duke e bërë atë më pak të kushtueshme. Mundësitë janë që stërvitje të tilla, nën moton:-“Shqiptarët trajnojnë shq-iptarët!”, të zhvillohen më shpesh në të ardhmen. Për këtë duhet vullnet dhe kapërcim i procedurave burokratike, përfundoi z.Mark, duke falënderuar të gjithë pjesëmarrësit.

Shefqet Kërcelli

Stërvitje trajnuese e QNOD me ndihmën e ICITAP, nën moton:“Shqiptarët trajnojnë shqiptarët”

Për një komunikim sipas standardeve ndërkombëtare të institucioneve ligjzbatuese të shtetit shqiptar në hapësirat tona ujore, zhvillohet stërvitja ndërinstitucionale detare për standardizimin e komunikimit detar, nga institucionet ligjzbatuese në det dhe kryerjen praktikisht

të operacioneve të bordimit ku morën pjesë: Policia Kufitare, Roja Bregdetare, Antikontrabanda, Dogana..anglisht, etj. Metodat efektive peda-gogjike, kompetenca profesionale e kapitenit Cenka, baza e pasur e mësim-dhënies, shpjegim pyetje-përgjigje, etj, bënë që pjesëmarrësit të përvetojnë një pjesë të programit që në klasë, para zbatimin në det. Në fund të kësaj çështje z.Mark Stickevers theksoi se: Mund të ketë dhjetëra mënyra komunikimi në det e në tokë, por ne si përfaqësues të shtetit, e kemi atë të standardizuar, sepse ai na bën më seriozë e korrektë në zbatimin e detyrave. Madje, ky komunikim është edhe pjesë e etikës sonë si nëpunës, ndaj cilido që kontrollohet në këtë mënyrë. Pjesë e programit ishin dhe procedurat e bordimit, të cilat i shpjegoi me hollësi kap.Lt.Spartak Shyti, specialist i për-gatitjes së grupeve të bordimit në Flo-tiljen Detare. Bazuar në eksperiencën e krijuar në seminaret e zhvilluara me specialistët e RB të SHBA-së; kapiteni solli në vëmendjen e trajnuesve mjaft probleme të kësaj procedure detare, duke ilustruar ato edhe me video. Për më shumë se dy orë, ai shpjegoi procedurat e parabordimit, bordimit, imbarkimit në anije, si edhe mënyrën e vendosjes së anijeve tona gjatë bordimit. Fillimisht, kapiten Shyti shpjegoi bazën ligjore ndërkombëtare, rëndësinë e njohjes së tij nga të gjithë operatorët shtetërorë dhe privatë, elementët bazë të trekëndëshit juridiksional, gjendja e anijes, flamuri, vendi dhe juridiksioni, kufizimet e ligjit ndërkombëtar, etj. Më pas kapiten Shyti shpjegoi objektivin e parabor-dimit (vëzhgimi, pyetjet, zbulimin) dhe përcaktimin e shkallës së rrezikut, (iden-tifikimi i treguesve të mundshëm për një aktivitet të paligjshëm, pajisjet dhe për-bërja e ekipit të bordimit. Çështje të këtij brifingu ishin plani i bordimit, i inspek-timit, planifikimi në raste kritike, lista minimale e pyetjeve të parabordimit, faktorët e rrezikut, pozicioni i anijeve, komunikimi standard, etj. Nga pjesëmar-rësit u bënë pyetje për veprimet që kryhen gjatë një procesi normal dhe emergjent, përpilimi i dokumentacionit për të dy rastet, realizimi i patkoit, pozi-cioni i anijes së vogël dhe asaj mëmë, numri i personelit të bordimit, të cilave

Përdorimi i kësaj gjuhe standarde, vazh-doi kap.Cenka, është domosdoshmëri, pasi vitet e fundit siguria në det dhe sh-timi i masave për mbrojtjen e detarëve dhe mjedisit detar, është bërë shqetësim për bashkësinë ndërkombëtare. Ky ku-jdes special i sigurisë është intensifikuar periodikisht, si pasojë e aksidenteve të pashmangshme të ndodhura në det. Në këto situatë element i rëndësishëm është problemi i komunikimit, i cili luan rol vendimtar në minimizimin e pasojave e dëmeve që shkaktohen në raste të tilla. Dhe për këtë ka plot shembuj edhe në shekullin e ri. Si rasti i tragetit “Skandi-navian Star”, (1990), ku vdiqën 159 persona dhe cisternës “Deti i peran-doreshës”, (1996),e dëme të mëdha ekologjike. Kjo ka ndodhur për arsyen e thjeshtë, ku mungoi të folurit në nive-lin e duhur të gjuhës angleze dhe shpre-hjeve standarde të komunikimit detar. Për këtë nga IMO, po zbatohen nisma parandaluese për situata të ngjashme. Një e tillë është rishikimi i plotë i fjalorit standard të Lundrimit Detar dhe për-gatitja e një grupi fjalësh e shprehjesh në anglisht, për institucionet ligjzbatuese dhe ekuipazhet e anijeve të çdo lloji. Ne jemi një vend detar dhe zbatimi i këtyre praktikave është domosdoshmëri, se dhe tek ne kanë ndodhur situata të ngjashme. Nisma e IMO, është konkretizuar me dy dokumente: MSC/circ 673, “Komuni-kimit në bord për mbrojtjen e pasagjerëve” dhe MSC/cic 794:“Shprehjet standarde të komunikimit detar”. Këto dy qarkore të Komisionit të Sigurisë Detare përm-bajnë dhe shprehjet standarde detare. Shprehjet Standarde të Komunikimit Detar(SMCP), janë detyrim jo vetëm i detarëve por dhe i pilotëve, operatorët VTS, kapitenët dhe oficerët në shërbim, në komunikimin VHF. Në aspektin ju-ridik si dhe kontekstin VTS, port e bregdet, të gjitha komunikimet VHF dhe UHF janë regjistruar e vendosen në dispozicion të autoriteteve ligjore, në çdo rast aksidenti. Por, çdo dokument do gjuhën ekzakte të folur e të shkuar, mbi bazën e të cilit gjykohet. Për këtë, grupi

i punës pranë QNOD, nën drejtimin e z.Mark Stickevers hartoi e formuloi shprehje të thjeshta, një fjalor të përshtat-shëm në kontekstin detar për të gjithë operatorët tanë. Kapiten Cenka prezantoi konkretisht strukturën e shprehjeve standarde detare. E cila në pjesën A, kishte shprehjet e komunikimit të jashtëm, dhe B, shprehjet e komuni-kimit në bord. Shprehjet standarde janë të detyrueshme për tu zbatuar nga të dy palët. Pasi u shpjegua procesi i gërmëz-imit, fjalët, numrat, kodi dhe shqiptimi, u kalua në veprime praktike në klasë, ku çdo pjesëmarrësi ju dhanë për të gërmë-zuar fjalë dhe mesazhe si: Emri i anijes, sinjali i thirrjes, tipi, flamuri, porti, regjistri, pozicioni, etj, në shqip dhe anglisht. Pjesëmarrësit ishin përzgjedhur nga çdo institucion që ka lidhje direkte me përdorimit e këtyre shprehjeve stan-darde. Në këtë kuadër u zgjidhën detyra praktike dhe teste për përdorimin e këtij fjalori në situata të ndryshme, marrja e të dhënave rutinë, zbatimi i praktikës detare, i bordimit, brenda ujërave dhe në zonën ekskluzive ekonomike, rastet emergjente, etj. Ndërkohë për pjesëmar-rësit ICITAP kishte përgatitur dhe ma-teriale ndihmuese, tabela në shqip e

Page 11: IMaMI në eMIsIonIn “Log” në TVsH: DeMonTIMI, Në Bled të ... · trashëguam nga sistemi i kaluar. Kjo do të bëjë të mundur, së pari, çlirimin e Forcave të Armatosura

ushtriaE prEmtE, 12 prill 2013 11 forcat tokësore

Më datë 10 prill të vitit 2013, komandanti i Forcës Tokësore, gjen-eralmajor Zyber Dushku, priti në një takim të veçantë, Atasheun Ushtarak kinez të akredituar në Tiranë Kolonel Snr. Hua Fang dhe zëvendësin e tij. Gjeneralmajor Dushku, pasi ju uroj mirëseardhjen në Forcën Tokësore, i njohu me punën që bëhet për rritjen e nivelit të operacionalitetit të Forcës Tokë-sore në të gjithë treguesit e saj, kontributin e dhënë në interes të misioneve paqerua-jtëse jashtë vendit, si edhe angazhimin në operacionet brenda vendit, në ndihmë të komunitetit në rastet e emergjencave civile. Gjatë këtij takimi, u shkëmbyen mendime për përvojën e të dyja vendeve në fushën e arsimimit dhe kualifikimit të personelit ushtarak (oficerë, nënofi-cerë dhe ushtarë), si dhe për kulturën, traditat dhe zakonet e dy vendeve tona. Në përfundim koloneli Hua Fang, falën-deroi gjeneralmajor Dushkun për pritjen e ngrohtë dhe miqësore.

Për batalionin komando, Muaj Prill, ka nisur me një aktivitet intensiv stërvitor. Stërvitja planëzuese me shtabin e bata-

lionit dhe stërvitja me trupa ”Vep-rimet operacionale të nënreparteve operacionale të batalionit komando për asgjësimin e grupeve terroriste”, të koduar “Gjallica 13” kanë qenë dy aktivitetet më të rëndësishme në këtë fillim muaji. Për këtë, parap-rakisht nga komandanti i batalionit dhe shtabi, përfshi dhe drejtuesit e nënreparteve është bërë përnjohja me rajonin ku do zhvillohej stërvitje, në kushte fushimi. Tashmë, për struktu-rat e Forcës Tokësore, rajoni i Fekenit dhe ai i Bizës, janë më të preferuarat për zhvillimin e stërvitjeve në kushte të përshtatshme terreni e moti. Në këto stërvitje, synimi kryesor ka qenë testimi profesional dhe aftësitë individuale të shtabit të batalionit por edhe aftësitë operacionale të batalionit komando. Të dy aktivitetet e zhvil-luara kanë pasur sinkron: Punën me standarde dhe kryerjen e procedurave, në përshtatje me misionin që ka batalioni.

Stërvitja e Planëzimit, teston aftësitë profesionale të shtabitStërvitja e planëzimit të shtabit,

e koduar “GJALLICA 13”, ishte stërvitja e radhës që u zhvillua në Batalionin Komando nga data 1 deri 2 prill, në kushte fushimi. Kjo stër-vitje, shprehet komandanti i batalionit nënkolonel Besim Bala, i parapriu stërvitjes komplekse 72 orëshe, të zhvilluar në datat 3 deri 5 Prill në rajonin e Fekenit. Kjo stërvitje, u ideua në përshtatje me misionet që kryejnë aktualisht trupat komando në misione paqeruajtëse, shprehet ai. Qëllimi i kësaj stërvitjeje ishte

Në kuadër të bashkëpunimit midis FA të SHBA-së dhe FA Shqiptare, në datat 8 dhe 9 prill të vitit 2013, në Forcën Tokësore, u zhvillua seminari me temë: “Çështje mbi të drejtën ndërkombëtare, Ligjin e konfliktit të armatosur dhe rregullat e Angazhimit”. Drej-tuesit e seminarit ishin lektorë amerikanë nga Instituti i Studimeve Ndërkombëtare, me shumë eksperiencë në fushën e ligjshmërisë. Në këtë seminar, u trajtuan çështje në lidhje me aspektet ligjore gjatë angazhimit në misione, rregullat e përdorimit të forcës, me fokus operacionet ushtarake në Afganistan apo operacione të tjera. Pjesëmarrësit në këtë seminar ishin oficerë, nënoficerë dhe ushtarë profesionistë të strukturave të Forcës Tokësore.

Lektorët amerikanë trajtuan tema si:Respektimi i të drejtave të njeriut dhe i autoriteteve civile, traktatet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, ligji i konfliktit të armatosur, grupet terroriste dhe konflikti i armatosur, rregullat e angazhimit dhe diskutime rreth kësaj teme. Komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku në ditën e parë, priti në një takim lektorët amerikanë, kolonel Jeffre Palmer dhe nënkolonel Richard Stabile, ku pasi i uroi mirëseardhjen në Komandën e Forcës Tokësore, i falënderoi për prezencën e tyre, eksperiencën që ato do të ndajnë me pjesëmarrësit si edhe diskutuan

rreth çështjeve që do të trajtohen, rëndësinë që kanë këto tema në përgatitjen e trupave para dhe gjatë misionit, etj. Lektorët amerikanë falënderuan komandantin e Forcës Tokësore për pritjen e ngrohtë, krijimin e kushteve për zhvillimin e këtij aktiviteti.

Në séancën e hapjes të këtij seminari, mori pjesë kolonel Adi Ndoni, Shefi i Shtabit të FT-së, i cili pasi përshëndeti drejtuesit e seminarit dhe pjesëmarrësit në këtë aktivitet, kërkoi nga të gjithë pjesëmarrësit të jenë aktivë me pyetje, diskutime dhe të japin eksperiencën e tyre, duke qenë se disa prej tyre kanë shërbyer në këto misione jashtë vendit. Në përfundim të fjalës së tij, kolonel Ndoni, në emër të pjesëmarrësve të këtij seminari falënderoi lek-torët amerikanë, për kohën që kanë vënë në dispozicion dhe uroj për zhvillimin sa më normal të seminarit. Ky aktivitet u zhvillua në një formë bashkëbisedimi, duke trajtuar me kujdes të gjitha temat e planëzuara. Me datën 09.04.2013 në ambientet e FT-së, u zhvillua ceremonia e përfundimit e seminarit, si dhe u ndanë certifikata për të gjithë pjesëmarrësit. Në këtë ceremoni mori pjesë komandanti i Forcës Tokësore gjeneralmajor Zyber Dushku, i shoqëruar nga shefi i Shtabit të Forcës Tokësore kolonel Adi Ndoni. Gjeneralma-jor Dushku, falënderoi lektorët Amerikane për punën e bërë dhe eksperiencën e dhënë, si dhe zyrën e ODC për koordinimin e këtij aktiviteti, në kuadër të ndihmës që SHBA japin për trajnimet e FASH dhe veçanërisht për FT.

Nënkolonel Shpëtim Hysa, major Nexhbedin Basha

ushtarakët amerikanë trajnojnë ushtarakë të Ft-së, për zbatimin, respektimin e të drejtave të njeriut dhe respektimi i autoriteteve civile

aftësimi i shtabit të batalionit për pla-nëzimin e operacionit, për asgjësimin e grupeve terroriste. Objektivat që u synuan në këtë stërvitje ishin aftësimi i shtabit të batalionit, për planëzimin e situatave komplekse, të luftës kundër veprimeve terroriste, funksionimi normal i punës brenda seksioneve në shtab, në vlerësimin e situatave dhe përgatitjen e propozimeve për mar-rjen e vendimit, aftësimi i anëtarëve të shtabit, për kryerjen e detyrave të tyre funksionale, në përputhje me standardet e kërkuara. Një vë-mendje e veçantë në këtë stërvitje ju kushtua vlerësimit të aftësive profe-sionale individuale të shefave në shtab dhe funksionimit të punës në grup në procesin e planëzimit.

Stërvitja planëzuese ”Gjallica 13”, u konceptua dhe u zhvillua në dy faza, në fazën e parë u bë përnjohja me terrenin, në rajonin e Fekenit, mbi bazën e të cilit u ngritën dhe skenarët e improvizuar për asgjësimin e gru-peve terroriste. Në këtë situatë shefat në shtab krahas hartimit të dokumen-tacionit teorik u testuan edhe për

njohjen e terrenit dhe punën në hartë. Faza e dytë ishte faza e përgatitjes së dokumentacionit, propozimeve dhe gjithashtu ishte faza ku aktivizoi trupat e batalionit komando për zh-villimin e stërvitjes fushore, fazë e cila u krye në rajonin e Zall Herrit. Kjo stërvitje solli si risi angazhimin e specialistëve në rol të shefave në shtab, nëpërmjet të cilit zhvilluan idetë dhe konceptet e tyre në procesin e planëzimit dhe të vendimmarrjes. Në bazë të planëzimit të përgatitur nga shtabi nga data 03-05 Prill të vitit 2013, u zhvillua stërvitja fushore e nënreparteve ,reparteve të batalionit, ku qëllimi i saj ishte zbatimi në prak-tikë i stërvitjes komplekse për rritjen e aftësive organizuese, planëzuese dhe zbatuese të komandantëve së nënreparteve ,reparteve operacionale si dhe vlerësimin e saktë dhe në kohë të situatave, marrjen e një vendimi sa më të drejtë si edhe hartimin e një planëzimi sa më të saktë nga ana e tyre. Objektivat që u përcaktuan dhe u arritën në këtë stërvitje ishin: Aftësimi i shtabit dhe komandantët e

nënreparteve në procesin e drejtimit të trupave, planëzimi dhe kontrolli në zbatimin e detyrave në operacionet luftarake, rritja e njohurive dhe af-tësimi i komandantëve të nënreparteve në përgatitjen e të dhënave, marrjen e vendimit dhe drejtimin e trupave, vlerësimi i koncepteve, procedurave dhe standardet operacionale luftarake të kompanisë së dytë, kompanisë së Zbulimit dhe kompanisë së Mbështetjes sipas standardeve dhe DS 7-1. Edhe pse kushtet e motit dhe terreni t i sh in të vështira, trupat komando re-alizuan objektivat në kohë dhe me cilësi, kjo falë përvojës që ato kanë dhe stërvitjeve cilësore dhe me ngarkesë që zhvillojnë çdo di të. Pas kësaj s tërvi t je komanda dhe shtabi i batalionit kanë filluar procesin e planëz-imi t , koncep t imi t dhe de ta -jimit për stërvitjen e radhës “ Biza 2013”, stërvitje që është planëzuar të zhvillohet në muajin Maj 2013.

Nënkolonel Shpëtim Hysa, Major Nexhbedin Basha

Batalioni komando stërvitje planëzuese e shtabit dhe komplekse 72 orë ”Gjallica 13”

Stërvitja planëzuese me shtabin e batalionit dhe stërvitja me trupa ”Veprimet operacionale të nënreparteve operacionale të batalionit komando për asgjësimin e grupeve terroriste”, të koduar

“Gjallica 13”, kanë qenë dy aktivitetet më të rëndësishme në këtë fillim muaji

Komandanti i Forcës tokësore, Gjeneral Ma-jor Zyber Dushku, pret

atasheun ushtarak Kinez

Page 12: IMaMI në eMIsIonIn “Log” në TVsH: DeMonTIMI, Në Bled të ... · trashëguam nga sistemi i kaluar. Kjo do të bëjë të mundur, së pari, çlirimin e Forcave të Armatosura

ushtriaE prEmtE, 12 prill 201312 nato

Dempsey mbërrin në Afganistan për të vlerësuar progresin

Gjenera l i Mar t i n E . Dempsey zhvilloi një vizitë në Afganistan ku u takua me udhëheqësit e

koalicionit dhe ato afganë. Si koman-dant i Shtatëmadhërisë amerikane, Dempsey është aktualisht oficeri më i lartë ushtarak në të gjithë Forcat e Armatosura së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në këtë cilësi, ai shër-ben si këshilltari kryesor ushtarak i presidentit, sekretarit të Mbrojtjes dhe Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Dempsey e mori detyrën e tij aktuale më 1 tetor të vitit 2011.

Udhëtimi në Afganistan pasoi ndryshimin e komandës amerikane në Afrikë, ku Dempsey ishte gjithashtu i pranishëm dhe ai vuri në dukje se tranzicioni ishte në qendër të të dy vizitave. “Gjenerali i trupave të marinës, Joseph F. Dunford, mori komandën e Forcës së Ndihmës të Ndërkombëtare (ISAF) rreth 60 ditë më parë”, tha Dempsey. Ai shtoi se ka në plan “të shqyrtojë fushatën”, së bashku me Dunford. Dempsey u takua me udhëheqës të lartë civilë dhe ushtarakë, përfshirë edhe gjeneralin e ushtrisë Lloyd Austin, komandant i Komandës Qendrore të SHBA-së, James B. Cunningham, ambasadori i SHBA-së në Afganistan dhe gjen-erallejtënant të ushtrisë, Keith M.

Huber, komandant i Bashkëveprimit të Përbashkët së Kombinuar, Task Force 435.Gjithashtu, Dempsey u takua me homologun e tij, gjeneralin e ushtrisë afgane, Sher Mohammad Karimi. Ndërkohë tranzicioni i sig-urisë afgane përparon, disa krahina kanë zhvilluar lëvizje spontane kundër talebanëve, zhvillim ky që Dempsey-it i duket mjaft inkurajues.“Nëse ky bëhet programi ynë, kjo nuk do të ketë rezultat. Fuqia e lëvizjeve të tilla qëndron në faktin se ato janë të krijuara dhe të udhëhequra nga afganët. Për-

pjekjet talebane në pajtim me qeverinë afgane janë një shenjë progresi. Një Afganistan post ISAF, nuk mund të jetë Afganistani i vitit 1990. Ka më shumë se një tip talebanësh dhe ndërsa një grup i vogël mund të jetë i papajtueshëm, ata që nuk janë mund të bëhen pjesë e sistemit politik. Çdo konflikt në histori kur zgjidhet, zgjidhet përmes një forme pajtimi. Unë e mbështes përpjekjen për ta provuar, nëpërmjet afganëve për t’i inkurajuar ata që ta marrin pajtimin si një linjë të rëndësishme përpjekjesh”, shtoi Dempsey.

rasmussen dënon sulmin kryengritës në Farah

Deklaratë nga rasmussen mbi vdekjen e baroneshës thatcher

“Unë dënoj fuqishëm sulmin brutal në ndërtesën e gjykatës në krahinën e Farah, Afganistan, që vrau më shumë se 40 vetë dhe plagosi dhjetëra të tjerë. Ne qëndrojmë përkrah udhëheqjes afgane duke e dënuar fuqishëm këtë sulm të rrëmujshëm, i cili vrau shumë civilë afganë. Ky sulm tregon përbuzje për jetën civile dhe vuajtjet e njerëzve të pafajshëm. Nuk mund të ketë asnjë justifikim për një akt të tillë. Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre. NATO do të vazhdojë të mbështesë autoritetet afgane ndërkohë që ata marrin përgjegjësinë e sigurisë së vendit të tyre”.

“Unë jam thellësisht i pikëlluar nga vdekja e baroneshës Thatcher. Unë shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjen e saj dhe popul-lit të Mbretërisë së Bashkuar. Baronesha Thatcher ishte një politikane e jashtëzakonshme dhe ishte mbrojtëse e flaktë e lirisë, një avokate e fuqishme e NATO-s dhe të lidhjes transatlantike. Ajo mbështeti fuqimisht vlerat e parimet e NATO-s, besoi në një mbrojtje të fortë dhe ka luajtur një rol kryesor në përfundimin e Luftës së Ftohtë. Gjatë qëndrimit të saj si kryeministre e Britanisë së Madhe, Margaret Thatcher u bazua mbi parimet dhe tregoi kurajë të madhe, vizion dhe udhëheqje”.

Presidenti i Taxhikistanit, Emo-mali Rahmon, vizitoi selinë e NATO-s dhe u takua me Sekretarin e Përgjith-shëm ditën e mërkurë më 10 prill. “Ne do të thellojmë dialogun tonë me ju në lidhje me Afganistanin. NATO dhe Taxhikistani ndajnë një interes të përbashkët për një Afganistan të qëndrueshëm dhe të sigurt”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Rasmussen i tha presidentit të Taxhikistanit se Aleanca e vlerëson mbështetjen e vazhdueshme të vendit të tij, ndërkohë që NATO përgatitet të përfundojë misionin e saj luftues në Afganistan, në fund të vitit 2014.

“Ne e v lerëso jmë shumë mbështetjen që ju i keni dhënë vendeve të ISAF-it në garantimin e të drejtave fluturuese dhe në përdorimin e aeroportit Dushanbe”, tha Sekretari i Përgjithshëm.

Taxhikistani ishte vendi i parë në Azinë Qendrore që nënshkroi një marrëveshje transiti për misionin e ISAF-it. Vitin e kaluar, NATO dhe Taxhikistani nënshkruan një Program Individual të Bashkëpunimit së Part-neritetit, i cili ka si qëllim ndërtimin e

bashkëpunimit në fusha që përfshijnë luftën kundër terrorizmit, edukimin dhe trajnimin ushtarak si dhe kontrol-lin demokratik mbi Forcat e Arma-tosura. Ky program i ri partneriteti, përfshin gjithashtu një dialog mbi çështjet e të drejtave njerëzore.

Gjithashtu, NATO dhe Taxhiki-stani bashkëpunojnë në luftën kundër narkotikëve, përmes një projekti tra-jnimi, të ngritur nga Këshilli NATO-Rusi. Projekti ka trajnuar rreth 2.500 personel kundër narkotikëve, nga i gjithë rajoni, duke përfshirë edhe

300 oficerë nga Taxhikistani dhe ne presim ta zgjerojmë këtë projekt në vitet e ardhshëm. Gjithashtu, mjaft përgatitje janë në proces për të filluar një projekt ndihme për Taxhikistanin, rreth shkatërrimit të stoqeve të muni-cionit pranë kufirit afgan.

“Unë jam i bindur se ekziston mundësia për të zgjeruar këtë bash-këpunim gjatë viteve të ardhshëm. Taxhikistani është një partner i vlef-shëm dhe ju keni qenë një partner i besueshëm për NATO-n për më shumë se një dekadë. Ky takim pasqy-

ron interesin tonë të përbashkët për ta avancuar më tej këtë marrëdhënie. Ne jemi mirënjohës për mbështetjen politike dhe praktike të Taxhikistanit ndaj misionit tonë të ISAF-it. Unë kam besim në mbështetjen tuaj të vazhdueshme, ndërkohë që ne për-

gatitemi të përfundojmë misionin e ISAF-it, në fund të vitit 2014 dhe për ta zhvendosur këtë në një mision të ri trajnimi, këshillimi dhe ndihme për forcat afgane, pas asaj date”, tha Rasmussen.

Alba Musaraj

Presidenti i Taxhikistanit viziton selinë e NATO-s

Page 13: IMaMI në eMIsIonIn “Log” në TVsH: DeMonTIMI, Në Bled të ... · trashëguam nga sistemi i kaluar. Kjo do të bëjë të mundur, së pari, çlirimin e Forcave të Armatosura

ushtriaE prEmtE, 12 prill 2013 13kds

Gjeneralbrigade Bardhyl Hoxha në krye të delegacionit të KDS-së, në një vizitë pune në Kosovë

Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja me strukturat dhe angazhimet e Forcave të Sigurisë së Kosovës, identifikimi i nevojave dhe kërkesave të tyre, evidentimi i fushave të bashkëpunimit dhe kontributeve të ndërsjella së Forcave tona të Armatosura në kuadrin e zhvillimit të

Konferencës “Smart Defence”, e cila do të mbahet në Prishtinë nga datat 30 - 31 maj 2013

Në kuadër të bashkëpunimit dypalësh me Forcën e Sig-urisë së Kosovës, në datat 04-05 prill 2013, u zhvillua

aktiviteti Nr.4 i Planit të Bashkëpunimit Dypalësh, “Vizitë e Komandantit të KDS në kuadër të identifikimit të projekteve të përbashkëta sipas konceptit “Smart Defence”. Në këto bisedime, ekipi i MM dhe SHP të FARSH që përbëhej nga gjeneralbrigade Bardhyl Hoxha, komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, kolonel Agim Sula, komandant i Akademisë së Forcave të Armatosura, kolonel Ahmet Leka, shef i Qendrës së Doktrinës dhe kolonel Arben Toska, komandant i Akademisë së Nëno-ficerëve, kreu një vizitë në Republikën e Kosovës. Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja me strukturat dhe angazhimet e Forcave të Sigurisë së Kosovës, identi-fikimi i nevojave dhe kërkesave të tyre, evidentimi i fushave të bashkëpunimit dhe kontributeve të ndërsjella të Forcave tona të Armatosura në kuadrin e zhvil-limit të Konferencës “Smart Defence”, e cila do të mbahet në Prishtinë nga data 30 deri më 31 maj 2013. Në takimin e zhvilluar në Ministrinë e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), zv/ministri FSK, zoti Bejtush Gashi pasi bëri një ekspoze të arritjeve, problematikës dhe sfidave të FSK, vlerësoi marrëdhëniet dhe bashkëpunimin me Ministrinë e Mbrojtjes të RSH dhe evidentoi nevojën e vendosjes të bashkëpunimit të këtyre marrëdhënieve, duke theksuar disa nga fushat kryesore të këtij bashkëpunimi. Në lidhje me konferencën e ardhshme “Smart Defence”, nga të dy bashkëfolësit u këmbëngul në modalitetet e zhvillimit të saj, duke pasur parasysh infrastrukturën, ndërtimin e tematikës së konferencës, platformës, audiencës pjesëmarrëse, ngritjen dhe funksionimin e strukturave mbështetëse, pikave të kontaktit etj. Në takim u theksua se siguria dhe mbrojtja

e secilit nga vendet ballkanike e sidomos kur bëhet fjalë në kushtet bilaterale, nuk është më vetëm çështje e izoluar e secilit, por po kthehet gjithmonë e më shumë në një çështje të përbashkët. Ballkani po përballet me sfida të përbashkëta, si dhe me rreziqe dhe kërcënime rajonale dhe ndërkombëtare, të cilat menaxhohen më mirë me politika, kapacitete dhe zgjidhje rajonale. Në këtë kontekst u identifikuan disa nga temat që lidhen me projektet e përbashkëta konkretisht në: “Parakushtet”, të cilat lidhen kryesisht me zhvillimin e dokumenteve strategjike, doktrinarë, reformën e legjislacionit etj; “Mbrojtja e Mençur” në nivel kombëtar; “Mbrojtja e Mençur” në nivel rajonal; “Zhvillimi i kapaciteteve “niche””, etj. Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, së bashku me koman-dantin e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes të FARSH gjeneralbrigade

Bardhyl Hoxha, kanë biseduar edhe për bashkëpunimin e deritanishëm që ka FSK me Forcat e Armatosura të Repub-likës së Shqipërisë, si dhe mundësitë e mëtejshme të bashkëpunimit në të gjitha fushat me qëllim të ngritjes dhe shtimit të kapaciteteve profesionale; arsimimin dhe trajnimin e personelit ndërmjet të dy forcave tona. Gjenerallejtënant Kastrati theksoi si një domosdoshmëri të ngutshme mbështetjen nga ana jonë, në aspektin metodologjik, të procesit të vlerësimit dhe akreditimit të kurseve që zhvillohen në FSK. Nga ana e tij u kërkua ndihmë për gjetjen e mundësisë në bërjen e vlerësim-eve dhe testimeve, sipas STANAG 6001 të kontingjenteve nga FSK, nga Qendra e Gjuhëve të Huaja. Me këtë rast, gjener-allejtënant Kastrati falënderoi ministrin e Mbrojtjes zotin Arben Imami dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, për gatishmërinë e

treguar, mbështetjen e madhe që FARSH ka dhënë dhe po japin në vazhdimësi për ngritjen e kapaciteteve të FSK. Komandanti i FSK, Gjenerallejtënant Kastrati ofroi mbështetjen e FSK, me ekipe profesion-ale, në ato fusha që mundet ta ndihmojë FARSH, sidomos për emergjencat civile. Ndërsa gjeneralbrigade Bardhyl Hoxha e falënderoi për mikpritjen e ngrohtë dhe e siguroi KOMFSK se FARSH do të vazhdojnë mbështetjen e FSK me të gjitha kapacitetet e tyre, dhe premtoi se në të ardhmen e afërt do të rriten edhe më shumë kapacitetet e bashkëpunimit dhe realizimit të detyrave të përbashkëta. Më tej delegacioni Ushtarak i Shqipërisë, nën drejtimin e gjeneralbrigade Bardhyl Hoxha në mesditë, vizitoi Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të FSK, në Ferizaj, ku janë pritur nga komandanti i saj, gjeneralbri-gade Enver Cikaqi, i cili e ka njohur gjen-eralbrigade Bardhyl Hoxhën dhe ushtarakët

shqiptarë, për punën që po bën KDS, në shkollimin, trajnimin dhe ngritjen e nivelit profesional të pjesëtarëve të FSK-së. Objekti i diskutimit ishte njohja me strukturat dhe angazhimet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK, iden-tifikimi i nevojave dhe kërkesave të tyre, konstatimi i fushave të bashkëpunimit dhe kontributeve tona, me qëllim përmirësimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të mendimit doktrinar, standardizimit, arsimimit dhe zhvillimit të gjuhës së huaj. Në fund të ta-kimit gjeneralbrigade Bardhyl Hoxha ka shprehur angazhimin në emër delegacionit për vazhdimin e bashkëpunimit me FSK, në të gjitha fushat që janë me interes të përbashkët. Ai theksoi: “Edhe gjatë këtij viti, bashkëpunimi do të shtrihet me sukses në fushën e standardizimit, mësi-meve të nxjerra, shkëmbimit të përvojës së instruktorëve, si dhe në rishikimin e përmirësimin e vazhdueshëm të pro-grameve, të leksioneve, metodikave për t’i përshtatur ato sipas natyrës, veçorive dhe kërkesave që zbatohen në operacione të ndryshme reale”. Në fund delegacioni i FARSH vizitoi të gjitha qendrat stër-vitore (5 qendra) të KDS, ku u njohën nga afër me stërvitjen dhe trajnimet e pjesëtarëve të FSK. Në kuadrin e iden-tifikimit të projekteve të përbashkëta sipas konceptit “Smart Defence”, ekipi i FARSH paraprakisht ofroi disa tema, të cilat mund të përfshihen në tematikën e Konferencës dhe që mund të trajtohen nga pala jonë: Qasjet e përbashkëta në hartimin e dokumenteve te nivelit strategjik, doktrinar, taktik dhe stërvitor; Zhvillimi i konceptit për sigurinë e shteteve të vogla; Arsimimi individual i personelit, stërvitja kolektive dhe sistemi i vlerësimit dhe certifikimit; Bashkëpunimi në fushën logjistike dhe emergjencat civile; Bashkëpunimi në fushën e librit dhe zhvil-limit të bibliotekës dixhitale. Delegacioni ushtarak i FARSH pas përfundimit të vizitës zyrtare u kthyen për Shqipëri.

Ahmet Leka

KDs vendos urë bashkëpunimi me bibliotekën e njohur “Marin Barleti”Qendra e Librit dhe Mbështetjes me Informacion

në Komandën e Doktrinë dhe Stërvitjes, në kuadrin e lidhjeve dhe të bashkëpunimit, organizoi një takim dhe shkëmbim mendimi e eksperience në Bibliotekën Publike “Marin Barleti” në Shkodër, me qëllim lidhjen e një bashkëpunimi më të ngushtë që sjell shfrytëzimin e ndërsjellët të fondit së literaturës respektive. Drejtori i bibliotekës, Xhovalin Çuni, njohu anëtarët e QLMI-së dhe të bibliotekës së AFA, me historikun, funk-sionet, koleksionet e antikuaritetit, dorëshkrimeve të Albano-Balkonologjisë, koleksionin e hartave si dhe sasinë e librave të ndarë sipas koleksioneve. Më tej, i njohu me pasurimin, marrëdhëniet ndërkom-bëtare si dhe me publikimet që bën biblioteka si dhe u shkëmbyen mendime në lidhje me ruajtjen dhe restaurimin e librave, organizimin, huazimin dhe informatizimin e ngritjen e bibliotekës dixhitale. Një vëmendje e veçantë iu kushtua punës së bërë prej këtij stafi për informatizimin dhe dixhtalizimin e fondeve të veçantë, të cilët tashmë janë për lexuesin

e gjerë. Me punë të thjeshtë, me njohje dhe me shpenz-ime të pakta e të vijueshme në një periudhë tre deri në pesë vjeçare, me donatorë shqiptarë dhe të huaj ishte ngritur një infrastrukturë modeste e internetit. Puna vazhdonte dhe i gjithë stafi ishte i përkushtuar, me profesionalizëm dhe korrektësi në kryerjen e detyrës në funksion të publikut së gjerë. Duhet theksuar se, fondi i librit në këtë bibliotekë është tepër i hershëm, që nga viti 1450. Është e rëndësishme të theksojmë se në Shkodër gjenden mjaft biblioteka të pasura si: Bibliote-ka “Marin Barleti”, Biblioteka e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Biblioteka e Muzeut Historik, Biblioteka e Seminarit Ndërdiocezian, Biblioteka e Myftisë, Bib-lioteka “Gjergj Fishta”, bibliotekat shkollore si dhe personale. Biblioteka “Marin Barleti” ka lidhje edhe me biblioteka të tjera brenda dhe jashtë vendit. Ajo është e përfshirë në projektin Interreg IIIA si dhe synon të përfshihet në projekte të tjera. Biblioteka ka faqen e vet të Website (biblioteka-shkoder.org). U vizituan të gjitha ambientet e saj, nga kabineti metodik, sallat

e leximit për fëmijë, studentë dhe punonjës shkencorë e të rritur, salla e fondit të hapur të librit shqip si dhe e kompjuterëve, salla shkencore, salla e referencave dhe e periodikëve, posti i konsultimeve si dhe arkiva e saj, etj. Nga QLMI dhe biblioteka e AFA u theksua puna e bërë nga këto institucione të FA si dhe për-pjekjet për pasurimin me libra dhe për promovimin e tyre tek lexuesi ushtarak e më gjerë. Me interes u prit dhe bashkëpunimi si dhe shkëmbimi i mendimeve për librin, takime të vazhdueshme për promovim të librave dhe shkëmbim përvoje në të ardhmen. Me interes u prit dhe shkëmbimi i treguesve kronologjikë si Ballkanologjia dhe Albanologjia në gjuhë të huaj, ndërsa nga QLMI u dhuruan librat: “Teori të Luftës dhe Strategjisë”, “Figurat kryesore të Luftës së Dytë Botërore”, etj. Nga drejtuesit e institucioneve u shtrua si detyrë e ardhshme shkëmbimi i përvojave në takime dhe në simpoziume me karakter shkencor, për punën me librin dhe njohjen e tij nga çdo lexues.

Bernard Zotaj

Page 14: IMaMI në eMIsIonIn “Log” në TVsH: DeMonTIMI, Në Bled të ... · trashëguam nga sistemi i kaluar. Kjo do të bëjë të mundur, së pari, çlirimin e Forcave të Armatosura

ushtriaE prEmtE, 12 prill 201314 kulturë

Ditën e enjte, më 11 prill, Drej-toria e Aktiviteteve dhe Mar-rëdhënieve me Komunitetin pranë Qendrës së Kulturës,

Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes, në bashkëpunim me Drejtorinë e J9 në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave së Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe federatën “Vatra”, Amerikë, or-ganizuan aktivitetin: Banda muzikore “Vatra”, bërthama e lindjes së Orkestrës Frymore Kombëtare të Forcave së Armatosura (OFKFA)”. Ky aktivitet kishte si qëllim kishte si qëllim nxjerrjen në pah të rëndësisë dhe vlerave që ka krijimi i bandës “Vatra” si pararendëse e Bandës Kombëtare të Shtetit Shqiptar dhe Orkestrës Frymore të Forcave së Armatosura të Shqipërisë.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm zëvendësministrja e Mbrojtjes, znj. Arta Musaraj, drejtori artistik i OFKFA, z. Arben Muça, komandanti i OFKFA, z. Altin Babameto, shkrimtari Teodor Laço dhe bashkëshortja e tij, familjarë dhe të afërm të themeluesit të bandës “Vatra”, Thomas Nashi, pjesëtarë të Bandës “Va-tra”, efektivë të Forcave së Armatosura, punonjës të Ministrisë së Mbrojtjes dhe QKMBM-së si dhe të ftuar të tjerë.

Në fillim të këtij aktiviteti, në hollin e QKMBM-së, u paraqit një “Ekspozitë” me fotografi të bandës Muzikore “Vatra” dhe bandave muzikore në Shqipëri.

Më pas, vijoi “Akademia Përkujti-more”, ku fjalën e hapjes e mbajti, drej-tori i Drejtorisë së Aktiviteteve dhe Mar-rëdhënieve me Komunitetin, akademiku i shquar, z. Vasil Tole, i cili në fjalën e tij përshëndetëse tha: “Të nderuar pjesëmarrës, familjarë dhe të afërm të anëtarëve të bandës kombëtare “Vatra”! Është një rast vërtet i rrallë që, për shkak të një aktiviteti kushtuar bandës kombëtare shqiptaro-amerikane “Va-tra”, të na jepet mundësia të kuptojmë dhe eksplorojmë historinë e Shqipërisë të pas Luftës së Parë Botërore, zhvil-limin e muzikës në vitet 1920 dhe gjatë mbretërisë shqiptare (1928-1939), për të ardhur deri në krijimin e formacionit të orkestrës frymore kombëtare, emrin e të cilës sot e mban Orkestra Frymore Kombëtare e Forcave të Armatosura së

Shqipërisë. E gjithë kjo rrugë e përsh-kruar lidhet me rolin e jashtëzakonshëm të këtij formacioni muzikor, i krijuar dhe drejtuar nga kompozitori dhe dirigjenti Thoma Nashi, (deri diku i harruar prej institucioneve shqiptare të kulturës), të cilët themeluan për të parën herë jetën muzikore në qytetet shqiptare, futën konceptin e edukimit muzikor në shkollat shqiptare, ideuan botimet muzikore shqiptare dhe krijuan të parën Bandë Presidenciale e më pas Bandë Mbretërore të Shqipërisë.

Banda “Vatra” erdhi në Shqipëri kur atdheu kishte nevojë për të. Lufta e Vlorës në vitin 1920 ishte thirrja për bashkimin e të gjithë shqiptarëve kundër pushtuesve. Thënia e Nolit: “Mbahu nëne mos ki frikë se ke djemtë në Amer-ikë”, gjeti konkretizimin e saj përmes akteve sublime të 120 vullnetarëve shqiptaro-amerikane, të mbledhur dhe përgatitur nga Federata “Vatra”-USA dhe tek veprimtaria mbarë shqiptare e bandës “Vatra” në atdhe.

Falë Thoma Nashit dhe bandës “Va-tra”, roli u muzikës në vitet 1920-1926 u ri-dimensionua në shoqërinë shqiptare. Kryeministra të kohës dhe vetë mbreti Zog u angazhuan drejtpërsëdrejti për t’i dhënë shtetit shqiptar një dimension më kulturor, për ta vendosur kulturën dhe posaçërisht muzikën në themel të iden-titetit të tij. Me largpamësinë e Thoma Nashit (ai largua nga Shqipëria në vitin 1926), muzika shqiptare u instituciona-lizua edhe pse në mënyrë modeste. Fara

Banda Muzikore “Vatra”, bërthama e lindjes së Orkestrës Frymore Kombëtare të FA

e bandës “Vatra” dhe pjesëtarët e saj ishin kudo në Shqipëri, aty ku krijohej një formacion i ri muzikor, një botim ose një shkollë e re. Me pak fjalë, roli i bandës ‘Vatra”, i gjithë pjesëtarëve të saj ishte një me integrimin e sotëm europian në fushën e muzikës, gjë të cilën ata e realizuan në vite të vështira politike dhe ekonomike për shqiptarët.

Duke ia lënë vendin elementeve të tjera të veprimtarisë, dëshiroj të theksoj se Ministra e Mbrojtjes mbështet integ-rimin përmes kulturës (e posaçërisht prej modeleve shqiptaro-amerikane, si ky i bandës dhe federatës “Vatra”, shqiptarë nga origjina por shtetas amerikane), si përvojat e para të miqësisë thelbësore mes SHBA-së dhe Shqipërisë. Kjo ditë është gjithashtu edhe një homazh për ta, për të gjithë anëtarët e saj e posaçërisht për Thoma Nashin, familjen e tij dhe veçanërisht për Albertin, djalin e tij muzikant, rënë dëshmor për çlirimin e Europës nga nazistët gjermanë, si pjesëtar i denjë i ushtrisë amerikane. Populli shqiptar nuk i harron ata. Rroftë kujtimi dhe vepra e bandës “Vatra”, përfundoi fjalën e tij, z. Vasil Tole.

Më pas, regjisori Kristaq Pilo përcolli përshëndetjen e dërguar nga kryetari i Federatës “Vatra”, Dr. Gjon Buçaj, Amerikë, për aktivitetin: “Me rastin e veprimtarisë muzikore dhe his-torike kushtuar Bandës “Vatra”, kam kënaqësinë t’ju përcjell përshëndetjet e përzemërta dhe përgëzimet e këshillit drejtues dhe të anëtarëve të Federatës

mbarë-shqiptare të Amerikës, “Vatra”. Duke përkujtuar dhe vlerësuar shq-iptarët e Amerikës, në këtë rast vatranët e Bandës së “Vatrës”, institucionit nismëtar, lartëson dhe imazhin e vet me këtë kontribut të çmuar për të kryer de-tyrën morale të mirënjohjes që kombi ka ndaj bijve të vet, të cilët ju përgjigjën dhe i dolën zot në kohë rreziku. Gjithashtu, përshëndesim propozimin e drejtuar ministrit të Mbrojtjes, z. Arben Imami, për dekorimin e bandës “Vatra” dhe të drejtuesit të saj, Thoma Nashi. Një falën-derim i veçantë shkon për kompozitorin dhe studiuesin e njohur, z. Vaso Tole, që na njoftoi dhe i urojmë suksese në drejtimin e manifestimit”.

Më pas, fjalën e mori mbesa e Tho-ma Nashit, znj. Shpresa Stefani Nashi, e cila përshëndeti në emër të familjarëve dhe të shoqatës “Dardha”: “Të nderuar pjesëmarrës! Kam nderin dhe kënaqësinë t’ ju përshëndes në emër të familjes Nashi si dhe t’ ju falënderojmë për këtë ceremoni mbresëlënëse që zhvillohet në nder të bandës muzikore “Vatra” dhe drejtuesit të saj, profesor Thoma Nashit. Nderimi që i bëhet sot kësaj bande muzikore me vlera të veçanta atdhetare, është një kënaqësi e madhe dhe për familjen tonë. Profesor Thoma Nashi krijoi orkestrën “Dodona”, bandën “Vatra” që erdhi në Shqipëri dhe në fund bandën presidenciale në Shqipëri. Banda “Vatra”, paraardhësja e Bandës Frymore të Ushtrisë, siç do theksohet dhe nga referuesit në këtë takim, ka lënë gjurmë të pashlyera atdhetarie në historinë e muzikës dhe të vetë kombit tonë. Populli ynë ka dhe fjalën e urtë që thotë: “Më mirë vonë se kurrë”. Kjo thënie e popullit i shkon shumë vlerësimit që i bëhet sot bandës muzikore “Vatra” dhe drej-tuesit të saj, Thoma Nashi. Natyrisht, ne, pjesëtarëve të familjes Nashi, kjo na mbush me gëzim e na bën të ndjehemi krenarë dhe falënderojmë përzemërsisht organizatorët e kësaj veprimtarie dhe autoritetet shtetërore për këtë nderim që i bëhet pjesëtarit së familjes tonë, të gjithë studiuesit për punën e tyre dhe të gjithë pjesëmarrësit në këtë veprimtari”.

Ky aktivitet vijoi me ceremoninë e dy dekorimeve për themelimin dhe drejtuesin e bandës “Vatra”, z. Thoma Nashi dhe bandës muzikore

“Vatra” nga ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami dhe lidhur me këtë, zëvendësministrja e Mbrojtjes, znj. Arta Musaraj dorëzoi këto dekorata si dhe lexoi motivacionin e tyre: “Min-istri i Mbrojtjes i jep Thoma Nashit, pas vdekjes, medaljen “Për Shërbime të Shquara”, për kontributin e jashtëza-konshëm dhënë në Luftën e Vlorës, viti 1920 dhe për krijimin e bandës kom-bëtare të shtetit shqiptar, që sot quhet: “Orkestra Frymore Kombëtare e Forcave të Armatosura-OFKFA”. Kjo medalje iu dorëzua mbesës së Thoma Nashit, znj. Shpresa Stefani Nashi. Vlerësimi i dytë shkoi për bandën “Vatra” dhe ishte mjaft i veçantë, pasi pothuaj pas 100 vjetësh, Minis-tria e Mbrojtjes ka synuar reformim e Orkestrës Frymore Kombëtare të Forcave së Armatosura, duke e pajisur me një status e institucionalizim të ri. Kjo dekoratë ju dorëzua komandantit të Orkestrës Frymore, z. Altin Babam-eto dhe drejtorit artistik të OFKFA, z. Arben Muça. Zëvendësministrja e Mbrojtjes, znj. Arta Musaraj vijoi: “Ministri i Mbrojtjes i jep bandës muzikore “Vatra”, medaljen “Për Shërbime të Shquara”, për kontributin e jashtëzakonshëm dhënë në Luftën e Vlorës, për gjallërimin e jetës artistike muzikore në Shqipërinë e viteve 1920-1925, për kontributin e anëtarëve të saj, si bashkëthemelues të Orkestrës Frymore Kombëtare të Shtetit Shq-iptar, sot Orkestra Frymore Kombëtare e Forcave të Armatosura”.

Lidhur me këtë vlerësim, ko-mandanti i OFKFA, z. Altin Babam-eto bëri një përshëndetje të shkurtër: “Është kënaqësi e një nder i madh në vazhdimësinë e gjithë kësaj rruge, e cila i kalon 100 vitet. Orkestrat dhe këto formacione kanë një histori më

Ministri imami dekoron drejtuesin dhe themeluesin e bandës muzikore “Vatra“ z. thoma Nashi

alba musaraj

Page 15: IMaMI në eMIsIonIn “Log” në TVsH: DeMonTIMI, Në Bled të ... · trashëguam nga sistemi i kaluar. Kjo do të bëjë të mundur, së pari, çlirimin e Forcave të Armatosura

ushtriaE prEmtE, 12 prill 2013 15kulturë

Lista e ushtarakëve të cilëve u është përpunuar dokumentacion për llojet e pensioneve suplementare të ushtarakëve të dërguar nga QPr në Drssh

NJOFtiMNë zbatim të kalendarit vjetor të aktiviteteve të artit, kulturës dhe trashëgimisë për vitin 2013, Qendra e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes, në bashkëpunim me drejtorinë e J 9 në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave së Armatosura të Republikës të Shqipërisë, organizojnë vizitën në ambientet e shtëpisë muze “Sali Shijaku”,“Monument Kulture i kategorisë së Parë”, në Tiranë, në kuadër të“Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Siteve Arkeologjike”, shpallur nga Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s. Ky aktivitet organizohet posaçërisht për efektivët e Forcave të Armatosura, bashkëshortët dhe familjarët e ushtarakëve në misionet jashtë vendi, më 18 Prill 2013, ora 11.00.

Qëllimi i këtij aktiviteti është të inkurajojë komunitetet vendore dhe njerëzit në mbarë botën që t’i kushtojnë rëndësi të veçantë trashëgimisë kulturore dhe monumenteve përj etën e tyre, identitetin dhe komunitetin.

Ftoheni të merrni pjesë! DREJTORIA E AKTIVITETEVE DHE MARRËDHËNIEVE ME KOMUNITETIN NË QKMBM

nr.

emer

ate

si

mbi

emer

dr

ssh

ven

d b

anim

i l

loji

pens

ion

nr.

prot

.

dat

a

1 Fehmi Hamdi Zagani Shkoder rrill.pens.parakoh 2947/1 18.03.2013

2 Engjell Ndoc Frroku Shkoder rrill.pens.parakoh 2947/2 18.03.2013

3 Hajri Avdyl Veroshi Shkoder rrill.pens.parakoh 2947/3 18.03.2013

4 myzafer Ferit Zhejani Shkoder rrill.pens.parakoh 2947/4 18.03.2013

5 Hysen mehmet Fsharri Shkoder rrill.pens.parakoh 2947/5 18.03.2013

6 Bajram Halid Bushaj Shkoder rrill.pens.parakoh 2947/6 18.03.2013

7 Ndue prend Deda Shkoder rrill.pens.parakoh 2947/7 18.03.2013

8 Basri Qazim Zagani Shkoder rrill.pens.parakoh 2947/8 18.03.2013

9 Gjon Frrok marku Shkoder rrill.pens.parakoh 2947/9 18.03.2013

10 Agostin Shjefen petrushi Shkoder rrill.pens.parakoh 2947/10 18.03.2013

11 ismail Elez Halilaj Shkoder rrill.pens.parakoh 2947/11 18.03.2013

12 Ahmet Zyber Celepia Shkoder rrill.pens.parakoh 2947/12 18.03.2013

13 Ndok Gjelosh Krueveci Shkoder rrill.pens.parakoh 2947/13 18.03.2013

14 Vehbi Danush Shabani Shkoder rrill.pens.parakoh 2947/14 18.03.2013

15 Qamil tafil Bushi Shkoder rrill.pens.parakoh 2947/15 18.03.2013

16 Gjon Ndue Zefi Shkoder rrill.pens.parakoh 2947/16 18.03.2013

17 Zef mark Hila Shkoder rrill.pens.parakoh 2947/17 18.03.2013

18 Fatmir Ahmet Shabani Shkoder rrill.pens.parakoh 2947/18 18.03.2013

19 Angjelin Ndoc lazri Shkoder rrill.pens.parakoh 2947/19 18.03.2013

20 Fadil lame muzhai Vlore rrill.pens.parakoh 2949 18.03.2013

21 Veli Bajram Gjikola tirane rrill.pens.parakoh 3001/1 19.03.2013

22 Xhemil Bajram roshi tirane rrill.pens.parakoh 3001/2 19.03.2013

23 iljaz myslym muskollari Korçë rrill.pens.suplement 2852/1 19.03.2013

24 Ali Adem Çela Durres rrill.pens.suplement 300/1 19.03.2013

25 Besim Hider Shani Durres rrill.pens.suplement 300/2 19.03.2013

26 Arif Nazif Shulku tirane rrill.pens.parakoh 3003 19.03.2013

27 pajtim Embro Seferi Vlore rrill.pens.suplement 2707/1 19.03.2013

28 Binak Zenel Osmanaj tropoje rrill.pens.suplement 2618/1 19.03.2013

29 lilo Kristo thomo Durres rrill.pens.suplement 1972/1 26.03.2013

për llojet e pensioneve suplementeve të ushtarakëve dërguar nga QPR në DRSSH

Lista e ushtarakeve te cilëve u është përpunuar dokumentacion 30 Zija Veiiz Korreshi lushnje rrill.pens.suplement 3010 19.03.2013

31 Valter Gani malaj Vlore rrill.pens.suplement 3008 19.03.2012

32 Osman murat Alia tirane rrill.pens.parakoh 3012/1 19.03.2013

33 lulzim Hysen Sula tirane rrill.pens.parakoh 3012/2 19.03.2013

34 Osman islam Gjini Durres rrill.pens.suplement 3011 19.03.2013

35 lutfi rexhep Beta Diber rrill.pens.parakoh 2998 19.03.2013

36 Ferit Kurtish Gruda tirane rrill.pens.suplement 2997/1 19.03.2013

37 Xhevair ramadan Zani tirane rrill.pens.suplement 2997/1 19.03.2013

38 roland Hasan Abazaj tirane rrill.pens.parakoh 3111/1 21.03.2013

39 Beqir rexhep murashi tirane rrill.pens.parakoh 3111/2 21.03.2013

40 Siri myrto Barbullushi tirane rrill.pens.parakoh 3111/3 21.03.2013

41 Nikolla ilo tefa tirane rrill.pens.parakoh 3111/4 21.03.2013

42 ramiz ramiz pali tirane rrill.pens.parakoh 3111/5 21.03.2013

43 Zenel Ahmet Nelaj tirane rrill.pens.parakoh 3111/6 21.03.2013

44 Bajram Haziz Cupi tirane rrill.pens.parakoh 3111/7 21.03.2013

45 Stefan Caci Gjinarari tirane rrill.pens.suplement 3112 21.03.2013

46 Adem idriz Bala tirane rrill.pens.suplement 3004/1 19.03.2013

47 Bardho Hekuran polisi tirane rrill.pens.suplement 3004/1 19.03.2013

48 Bektash Brahim mustafaj Berat rrill.pens.parakoh 3002 19.03.2013

49 lutfim Emin murtini Elbasan rrill.pens.parakoh 3009 19.03.2013

50 ramazan Hasan myzyri Durres rrill.pens.parakoh 3006/1, 19.03.2013

51 Ali Xhelal Koxha Durres rrill.pens.parakoh 3006/2 19.03.2013

52 Skender Sabri Spahiu tirane rrill.pens.parakoh 3005 19.03.2013

53 Viktor preke Buzukja Shkoder rrill.pens.parakoh 1165/1 19.03.2013

54 Ahmet Haziz Bici Elbasan rrill.pens.parakoh 3007 19.03.2013

55 Halil Zymer Hajdari tirane rrill.pens.suplement 1443 07.02.2013

56 ismail muharrem mera Durres rrill.pens.parakoh 2999 19.03.2013

57 piro llazi turshinka Korçë rrill.pens.parakoh 2850/1 21.03.2013

58 Enver Nuredin metollari Korçë rrill.pens.parakoh 2850/2 21.03.2013

59 Dhimiter muho Hito Vlore rrill.pens.suplement 1539/1 21.03.2013

60 petrit Hysen Agolli Korçë rrill.pens.parakoh 3118/1 21.03.2013

61 ibrahim Zenel Kodra Korçë rrill.pens.parakoh 3118/2 21.03.2013

62 Bujar Kamber Canaj Gjirokaster rrill.pens.parakoh 3119/1 21.03.2013

63 Hajri Vehbi Vrekaj Gjirokaster rrill.pens.parakoh 3119/2 21.03.2013

64 Albert Ameli Spahiu Berat rrill.pens.parakoh 3113/1 21.03.2013

65 Xhaferr Estref Kuci Berat rrill.pens.parakoh 3113/2 21.03.2013

66 lutfi petref Hoxha Gjirokaster rrill.pens.parakoh 3114/1 21.03.2013

67 Feti Halim limollari Gjirokaster rrill.pens.parakoh 3114/2 21.03.2013

68 ramiz Arshim malollari Durres rrill.pens.suplement 2529/1 29.03.2013

69 Vilson muco ibro Durres rrill.pens.suplement 3472/1 29.03.2013

70 Qemal Beqir Hoxha Durres rrill.pens.suplement 3472/2 29.03.2013

71 Ali Hider Vogli Durres rrill.pens.suplement 3472/3 29.03.2013

72 riza ramazan reka Durres rrill.pens.suplement 3472/4 29.03.2013

73 Halil murat Shkrepi Durres rrill.pens.parakoh 3115 21.03.2013

74 Selman Bajram mysliu Diber rrill.pens.parakoh 3116/1 21.03.2013

75 Shahat Xhetan tomcini Diber rrill.pens.parakoh 3116/2 21.03.2013

76 Bashkim Zenel muca Diber rrill.pens.parakoh 3116/3 21.03.2013

77 Adem Kaso Kasaj Berat rrill.pens.parakoh 3117 21.03.2013

78 Skender Sefedin Emini Korçë rrill.pens.parakoh 3105/1 21.03.2013

79 rifat Hazbi ramaj tirane rrill.pens.suplement 3099 21.03.2013

80 mefail Xhemal Carcia Elbasan rrill.pens.parakoh 3107/1 21.03.2013

81 mustafa Qerim Salliu Elbasan rrill.pens.parakoh 3107/2 21.03.2013

82 Agron Neim Agolli Elbasan rrill.pens.parakoh 3107/3 21.03.2013

83 Bashkim Hamit Hajdinaj tirane rrill.pens.suplement 3108/1 21.03.2013

84 Xhevair Ali Dashi tirane rrill.pens.suplement 3108/2 21.03.2013

85 ibrahim Kadri Sinebella tirane rrill.pens.suplement 3108/3 21.03.2013

86 Xhevit Halil Cela tirane rrill.pens.suplement 3108/4 21.03.2013

87 ilia Andrea Gugu tirane rrill.pens.suplement 3108/5 21.03.2013

88 Haki Selman Gjondedaj tirane rrill.pens.suplement 3108/6 21.03.2013

89 islam Ali Batalli tirane rrill.pens.suplement 3108/7 21.03.2013

90 Fatmir Qerim Beshollo (Besholli)Korçë rrill.pens.suplement 1362/1 21.03.2013

91 Qamil Shaqir Koni tirane rrill.pens.suplement 2845/1 21.03.2013

92 Ferdinad muhamer Vincani Korçë rrill.pens.parakoh 3388/1 28.03.2013

93 Nevrus Xhevair Shahinllari Korçë rrill.pens.parakoh 3388/2 28.03.2013

94 Dhimitraq Koci roshanji Korçë rrill.pens.parakoh 3388/3 28.03.2013

95 Xhevit isan Haxhiu Fier rrill.pens.parakoh 3394 28.03.2013

96 Naim Skender Albarjami Elbasan rrill.pens.suplement 3389 28.03.2013

97 Foto (Fatmir) tosun Kuci Vlore rrill.pens.parakoh 3390 28.03.2013

98 Zabit Fiqiri Domi Diber rrill.pens.parakoh 3391/1 28.03.2013

99 Avni Hysen Skura Diber rrill.pens.parakoh 3391/2 28.03.2013

100 Hysen refat malollari Berat rrill.pens.suplement 3392 28.03.2013

shumë se sa vetë shteti jonë. Në këtë vatër shqiptare, orkestra “Vatra” sin-jifikohet sot me Orkestrën Frymore Kombëtare të Forcave së Armatosura. Rruga jonë është përpara dhe ju falën-deroj për pjesëmarrjen”.

Ky aktivitet vijoi me momentin e kumtesave, ku një panel profesion-istësh bënë për auditorin një paraqitje tërësore së kontributeve të bandës “Va-tra”. I pari ishte Prof. Efthim Dodona, një personalitet i njohur në Shqipëri dhe djali i Petro Dodonës, njërit prej pjesëtarëve të bandës “Vatra”, i cili paraqiti kumtesën “Atdhetarizmin e tyre ato e shprehën me muzikë”. Më pas, fjalën e mori z. Frederik Stamati, krye-restauratori i objekteve të trashëgimisë kulturore në Shqipëri, i cili bëri një paraqitje mbi historikun se si u zbulua dhe u restaurua flamuri i bandës “Vatra”, që ishte i ekspozuar edhe në ekspozitë. Kumtesën “Qesen dhe shpirtin për shpëtimin e Shqipërisë,

kushtuar bandës “Vatra”, e paraqiti z. Koço Gjipali. Znj. Ariola Prifti solli kumtesën “Uniforma e një luftëtari të Trupit Vullnetar”, siç quhej në atë kohë, e cila ishte mjaft e veçantë, sepse ardhja e bandës “Vatra” në Shqipëri së bashku me 120 vullnetarë të tjerë shënoi edhe krijimin e forcës së parë paraushtarake shqiptare, atë që mund të quhet gardë civile shqiptare. Pra, rasti i parë kur shqiptarët reagojnë si një komb për të mbrojtur territorin e vendit të tyre.

Ky nuk ishte aktiviteti i fundit i bandës “Vatra”. Një film dokumentar po përgatitet të shfaqet dhe me të do të merret operatori i filmit, z. Ilia Terpini, djali i njërit prej pjesëtarëve të bandës “Vatra”.

Elementi i tretë, që solli dhe mbylljen e këtij aktiviteti ishte mini-koncerti i OFKFA, i cili u zhvillua në shenjë respekti për bandën “Vatra”, në ambientet e hapura të QKMBM-së.

Page 16: IMaMI në eMIsIonIn “Log” në TVsH: DeMonTIMI, Në Bled të ... · trashëguam nga sistemi i kaluar. Kjo do të bëjë të mundur, së pari, çlirimin e Forcave të Armatosura

ushtriaE prEmtE, 12 prill 201316

www.mod.gov.al www.gs.mil.al

Qendra e Personel Rekrutimit. Adresa “Rruga e Dibrës”, Tiranë, Telefon: +3554248587, e-mail: [email protected] dhe website: www.aaf.mil.al

Njoftojmë se Qendra e Personel Rekrutimit gjatë muajve Mars-Prill 2013 rekruton për nevojat e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, kontingjentin prej 168 kandidatësh për Ushtar Profesionist, sipas nevojave të njësive dhe reparteve si më poshtë:

Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes 12 funksione(Tiranë, Kukës, Shkodër, Korcë)

Policia Ushtarake (Tiranë, Gjirokastër) 12 funksione Forca Tokësore (Tiranë, Shkodër, Berat) 95 funksione

Forca Ajrore (Tiranë, Kucovë) 3 funksione Brigada e Mbrojtjes Rajonale 41 funksione(Tiranë, Gjirokastër, Elbasan, Korçë, Kukës, Burrel)

Regjimenti i Mbështetjes (Tiranë) 5 funksione

Bëhu dhe Ti Pjesë e Forcave të Armatosura

FORCAT E ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISE

Aplikoni pranë Zyrës

së Rekrutimit

në Qarkun ku ju banoni!