16
Implementimi i shërbimeve të kujdesit ditor për persona të moshuarit dhe shërbimet e bazuara në shtëpi për personat me aftësi të kufizuar dhe ndikimi i tyre në sektorin e shërbimeve shëndetësore dhe sociale Projekt i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë An EU funded project managed by the European Union Office in Kosovo Projektom koji finansira EU rukovodi Kancelarija Evropske Unije u Kosovo Ideja, funksionimi i shërbimeve dhe parimet që udhëzojnë këtë përpjekje

Implementimi i shërbimeve të kujdesit ditor për persona ...handi-kos.org/repository/docs/Booklet_Shqip.pdf · Gjatë implementimit të projektit, ofrimi i këtyre shërbimeve ndihmoi

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Implementimi i shërbimeve të kujdesit ditor për persona ...handi-kos.org/repository/docs/Booklet_Shqip.pdf · Gjatë implementimit të projektit, ofrimi i këtyre shërbimeve ndihmoi

Implementimi i shërbimeve të kujdesit ditor për persona

të moshuarit dhe shërbimet e bazuara në shtëpi

për personat me aftësi të kufizuar dhe ndikimi i tyre

në sektorin e shërbimeve shëndetësore dhe sociale

Projekt i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë

An EU funded project managed by the European Union Office in Kosovo

Projektom koji finansira EU rukovodi Kancelarija Evropske Unije u Kosovo

Ideja, funksionimi i shërbimeve dhe parimet që udhëzojnë këtë përpjekje

Page 2: Implementimi i shërbimeve të kujdesit ditor për persona ...handi-kos.org/repository/docs/Booklet_Shqip.pdf · Gjatë implementimit të projektit, ofrimi i këtyre shërbimeve ndihmoi
Page 3: Implementimi i shërbimeve të kujdesit ditor për persona ...handi-kos.org/repository/docs/Booklet_Shqip.pdf · Gjatë implementimit të projektit, ofrimi i këtyre shërbimeve ndihmoi

Qëllimi i dokumentit të informacionit

Qëllimi i këtyre sesioneve të informimit është që të përfshijë të gjithë akterët e interesuar në zbatimin e Shërbimeve të bazuara në komunitet, sic është Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Drejtoritë Komunale për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Qendrat për punë sociale, OJQ-të lokale, organizatat e aftësisë së kufizuar dhe një individ apo një organizatë, të interesuar në zbatimin e Shërbimeve të bazuara në komunitet të cilët do të kenë mundësi për të kontribuar në veprim. Këto sesione informuese janë të dizajnuara për ato institucione dhe subjekte të tjera që janë përgjegjëse për mbulimin e interesave të grupeve të synuara të projektit, personat me aftësi të kufizuara dhe të moshuarit. Gjatë këtyre takimeve, ne gjithashtu do të merremi më drejtpërdrejt me pyetjet e iniciativave konkrete dhe zbatim të përgjithshëm të shërbimeve të bazuara në komunitet nga ana e projektit dhe qëndrueshmërinë e këtyre shërbimeve pas përfundimit të projektit.

Implementation of day care services for elderly and home based services

for people with disability and the impact in the health and social services sector

Page 4: Implementimi i shërbimeve të kujdesit ditor për persona ...handi-kos.org/repository/docs/Booklet_Shqip.pdf · Gjatë implementimit të projektit, ofrimi i këtyre shërbimeve ndihmoi

Implementation of day care services for elderly and home based services

for people with disability and the impact in the health and social services sector

PARATHËNIE 3

1. FUNKSIONIMI I QENDRAVE TË PËRKUJDESIT DITOR 4

1.1 Përkufizimi i funksionimit të Qendrave të përkujdesit ditor 4

1.2 Përkufizimi i Shërbimeve të bazuara në shtëpi për personat me aftësi të kufizuar 5

1.3 Burimet njerëzore dhe grupet e synuara 6

1.4 Objektivat 8

2. PARIMET QË UDHËZOJNË FUNKSIONIMIN E SHËRBIMEVE 9

3. PLANI I PUNËS 10

3.1.1 Katër fazat 10

3.1.1 Analiza e praktikave më të mira dhe të kuptuarit e situatës ekzistuese 10

3.1.2 Personeli dhe trajnimi për stafin e punësuar 11

3.1.3 Pilot testimi i shërbimeve dhe vlerësimi i tyre 11

3.1.4 Vazhdimi i shërbimeve dhe vlerësimi afatmesëmtyre 11

4. OPSIONET QË DUHET TË ANALIZOHEN 12

Page 5: Implementimi i shërbimeve të kujdesit ditor për persona ...handi-kos.org/repository/docs/Booklet_Shqip.pdf · Gjatë implementimit të projektit, ofrimi i këtyre shërbimeve ndihmoi

PARATHËNIE

Arsyeja pse po paraqesim shërbimet e ofruara nga projekti është që ato t'ua bejme te njohura institucioneve vendore, sidomos institucioneve komunale për të parë nëse ka mundësi konkrete për nisma konkrete për të siguruar qëndrueshmërinë e këtyre shërbimeve pas përfundimit të projekti. Nga tetori i vitit 2012 HandiKOS dhe KMOP filluan zbatimin e një projekti të financuar nga BE, me synim të krijimit të dy qendrave ditore për të moshuarit dhe shërbimeve të bazuara në shtëpi për personat e rritur me aftësi të kufizuar Mbështetje e Integruar dhe Përkujdesje për të Moshuarit dhe Personat me Aftësi të Kufizuar (PAK) në Kosovë: pilot veprime drejt tranzicionit në shërbime të bazuara në komunitet .

Pas infrastrukturës ligjore të qeverisë së Kosovës, duke përfshirë edhe dy udhëzime administrative që kanë të bëjnë me ofrimin e shërbimeve për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara, të lëshuara në vitin 2010, Zyra Evropiane në Kosovë dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale miratoi këtë program pilot. HandiKOS, Shoqata e Paraplegjikëve dhe Fëmijëve të Paralizuar në Kosovë dhe Qendra për Përkujdesje të Familjes dhe Fëmijëve (KMOP), bashkarisht po e implementojnë këtë projekt në komunën e Prishtinës dhe Ferizajit. Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është të mbështesë decentralizimin e qeverisjes së sektorit social dhe të promovojë dhe lehtësjë licencimin e nëpunësve të shërimeve sociale që ofrojnë shërbime sociale për qytetarët e Kosovës. Objektivi specifik i projektit është që të kapërcejë hendekun në ofrimin e shërbimeve lokale duke përmirësuar mbulimin, cilësinë dhe qëndrueshmërinë e shërbimeve sociale të bazuara në komunitet, përmes pilotimit të shërbimeve gjithëpërfshirëse mbështetëse për të moshuarit në dy qendrat e kujdesit ditor dhe krijimin e shërbimeve shumëdimensionale të bazuara në shtëpi për personat me aftësi të kufizuara. Kohëzgjatja e projektit është 24 muaj, nga 9 tetor 2012 deri më 10 tetor 2014.

Gjatë implementimit të projektit, ofrimi i këtyre shërbimeve ndihmoi për të identifikuar se ku janë nevojat e këtyre grupeve të synuara dhe si mund të trajtohen këto nevoja. Përfshirja e institucioneve shtetërore, sidomos atyre lokale në procesin e implementimit të këtyre shërbimeve, është një faktor i rëndësishëm për të siguruar qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e mëtejshëm të shërbimeve. Për të siguruar efikasitet të procesit, mbështetje financiare dhe vlerësimin dhe mbikëqyrjen e shërbimeve ato duhet të planifikohen dhe të zhvillohen për shërbime të qëndrueshme dhe të organizuara mirë që do të sigurojnë mirëqenien e grupeve të synuara.

Implementation of day care services for elderly and home based services

for people with disability and the impact in the health and social services sector

3

Page 6: Implementimi i shërbimeve të kujdesit ditor për persona ...handi-kos.org/repository/docs/Booklet_Shqip.pdf · Gjatë implementimit të projektit, ofrimi i këtyre shërbimeve ndihmoi

4

1. FUNKSIONIMI I QENDRAVE TË PËRKUJDESIT DITOR 1.1 Përkufizimi i funksionimit të Qendrave të kujdesit ditor

Qendra e kujdesit ditor synon përmirësimin e cilësisë së jetës së të moshuarve, duke u siguruar atyre një vend për të shprehur pikëpamjet e tyre dhe dhe për t'u shoqëruar e angazhuar në një sërë aktivitetesh. Qëllimi i Qendrës ditore është për të ofruar pranuesve mënyrë për të përvetësuar më shumë aftësi, autonomi më të madhe dhe pjesëmarrje në jetën shoqërore dhe komunitare.

Qendra e kujdesit ditor ka një qasje holistike që njeh nevojat e shumta të individëve, të tilla si fizike, psikologjike, sociale dhe krijuese. Ajo gjithashtu përfshin shërbime mbështetëse familjare për mbështetje psikologjike të kujdestarëve dhe familjarëve përfitues dhe të terapive plotësuese, të tilla si terapi arti. Gjatë fazave të para të projektit janë përdorur edhe kinesiterapy dhe Yoga.

Qendra e kujdesit ditor mbështetet nga një personel me përvojë dhe vullnetarëve, të cilët janë të përkushtuar për standardet e cilësisë më të lartë, dhe kanë kualifikime profesionale, përvojë të mëparshme dhe trajnim përkatës. Përveç kësaj, standardet e cilësisë së lartë mbahen përmes monitorimit të vazhdueshëm, sic ësshtë sistemi i vlerësimit të brendshëm.

Shërbimet thelbësore të ofruara në Qendrën ditore që synon plotësimin e nevojave themelore fizike dhe psiko-sociale të individit janë, si në vijim:

1. Mbështetje psikologjike/ këshillim 2. Mbështetje sociale 3. Aktivitete kreative4. Shërbime shëndetësore dhe trajnim mjekësor parandalues 5. Aktivitete sociale dhe rekreative 6. Ndihmë në shtëpi (Ky shërbim ofrohet brenda kornizës së ndihmës për jetesë të pavarur)

Implementation of day care services for elderly and home based services

for people with disability and the impact in the health and social services sector

Page 7: Implementimi i shërbimeve të kujdesit ditor për persona ...handi-kos.org/repository/docs/Booklet_Shqip.pdf · Gjatë implementimit të projektit, ofrimi i këtyre shërbimeve ndihmoi

5

1.2 Përkufizimi i shërbimeve të bazuara në komunitet për personat me aftësi të kufizuara

Shërbimet e bazuara në komunitet (SHBK) kanë për qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së personave me aftësi të kufizuara (PAK) duke u ofruar atyre shërbime bazë për të lehtësuar jetën e tyre të përditshme dhe për të përmirësuar mirëqenien e tyre. Qëllimi i shërbimeve të bazuara në shtëpi është që të ofrojë një sërë shërbimesh shumëdimensionale në mënyrë që të rritet autonomia e individëve në jetën e tyre të përditshme, dhe në këtë mënyrë, të eliminohet mundësia e institucionalizimit dhe t'u ofrojë marrësve të shërbimeve një mënyrë për të përvetësuar më shumë aftësi, autonomi më të madhe dhe pjesëmarrjen në jetën sociale dhe komunitare.

Shërbimet e bazuara në shtëpi kanë një qasje holistike, që njeh nevojat e shumta të individëve, të tilla si fizike, psikologjike, sociale dhe krijuese. Ajo gjithashtu përfshin shërbime të këshillimit të familjes për mbështetjen psikologjike të kujdestareve dhe familjarëve të përfituesve.

Shërbimet e bazuara në shtëpi mbështeten dhe ofrohen nga Qendrat e Kujdesit Ditor. Fillimisht, procesi fillon me regjistrimin në regjistrin e Handikos-it dhe përmes referimit nga një profesionist i kujdesit shëndetësor, ose një anëtari të familjes dhe pastaj vazhdon me regjistrimin si përfitues duke i ndjekur hapat e tjerë të nevojshëm për përfundimin e procesit (Formulari për vlerësimin e Nevojave dhe Plani i Veprimit Individual). Po kështu, në ofrimin e shërbimeve të bazuara në shtëpi, stafi i kualifikuar dhe me përvojë është i përkushtuar për standardet më të larta të cilësisë së ofrimit të shërbimeve dhe mirëmbajtjen e këtyre standardeve.

Bazuar në objektivat e mësipërme, këto shërbime janë të dizajnuara për t'u ofruar në shtëpi me qëllim të përmbushjes së nevojave kryesisht praktike dhe psikologjike të individit.

1. Asistencë në shtëpi 2. Mbështetje psikologjike /këshillim3. Aktivitete kreative 4. Shërbime të infiermerisë5. Mbështetje për jetesë të pavarur 6. Aktivitete rekreative dhe sociale

Implementation of day care services for elderly and home based services

for people with disability and the impact in the health and social services sector

1Fillimisht është menduar që ky shërbim të ofrohet ekskluzivisht nga vullnetarët, por në mungeës të këtj burimi, stafi i projektit gjithashtu vshtë duke e ofruar këtë shërbim

Page 8: Implementimi i shërbimeve të kujdesit ditor për persona ...handi-kos.org/repository/docs/Booklet_Shqip.pdf · Gjatë implementimit të projektit, ofrimi i këtyre shërbimeve ndihmoi

6

1.3 Burimet njerëzore dhe grupet e synuara

Ekipi i Shërbimeve të Bazuara në Komunitet Secila qendër ditore ka një ekip prej tetë njerëzve për të përmbushur nevojat e qendrës. Kontributi i rëndësishëm i vullnetarëve duhet gjithashtu të përmendet, pasi ata mbështesin, inkurajojnë dhe përforcojnë punën e stafit në shumë mënyra të ndryshme. Profesionistët e angazhuar në menaxhimin dhe ofrimin e shërbimeve psikologjike, sociale dhe shëndetësore kanë përgatitje të ndryshme arsimore dhe përvojë të punës nga fusha e sociologjisë / punës sociale, psikologjisë, mjekësisë, administrimit dhe menaxhimit. Përveç kësaj, të gjithë anëtarët e ekipit ndihmojnë në zbatimin e çdo aktiviteti të programit dhe ofrimit të shërbimeve.

Të gjithë anëtarët e ekipit kanë përgjegjësi shtesë, si prania në mbledhjet e ekipit, seancat e mbikëqyrjes dhe takimet javore për qëllime të ndryshme (të monitorimit të progresit dhe të anëtarëve të grupit, hartimin e aktiviteteve dhe organizimin e programeve, etj). Përveç anëtarëve të ekipit të përmendur më lartë, një rrjet i vullnetarëve, gjithashtu, mund të ndihmojë qendrat ditore në ofrimin e shërbimeve. Koordinatori i qendrës dhe asistent administrativ kanë rol kyç në koordinimin e aktiviteteve dhe komunikimit të brendshëm dhe të jashtëm. Komunikimi i brendshëm i referohet komunikimit me anëtarët e ekipit, vullnetarët (organizimit dhe të informimit të takimeve javore), anëtarëve të grupit (përfituesve) dhe familjeve të tyre dhe personave të tjerë të interesuar në aktivitetet e qendrës ditore. Komunikimi i jashtëm i referohet komunikimit me palët e interesuara dhe palëve të tjera, si qeverisë lokale dhe komunitetit lokal, sektorit publik, mediat, OJQ-të përkatëse, sektori privat, etj.

Përveç kësaj, ekipi i bazuar çdo qendër të kujdesit ditor është i angazhuar për të përmbushur nevojat e shërbimeve të bazuara në shtëpi. Kontributi i vullnetarëve ka një rol të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve të bazuara në shtëpi, pasi ata janë shumë të përfshirë në mbështetjen, inkurajimin dhe fuqizimin e përfituesve dhe gjithashtu punën e stafit, në mënyra të ndryshme. Përgatitjet e ndryshme arsimore dhe përvoja e punës në fushën e shërbimeve sociale dhe veçanërisht përvoja në ofrimin e shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara mundëson menaxhimin adekuat dhe ofrimin e këtyre shërbimeve. Për më tepër, ekziston punë e organizuar ekipore për ofrimin e shërbimeve, që do të thotë të gjithë anëtarët e ekipit janë të përfshirë në ofrimin e shërbimeve në komunitet, si ndihma në shtëpi, përkrahja sociale ose asistenca mjekësore.

Implementation of day care services for elderly and home based services

for people with disability and the impact in the health and social services sector

Page 9: Implementimi i shërbimeve të kujdesit ditor për persona ...handi-kos.org/repository/docs/Booklet_Shqip.pdf · Gjatë implementimit të projektit, ofrimi i këtyre shërbimeve ndihmoi

7

Përfituesit e qendrave të përkujdesit ditor për të moshuar

Përfituesit e qendrës ditore veprojnë si "vullnetarë", meqë ata planifikojnë, zgjedhin dhe kryejnë një sërë aktivitetesh, dhe marrin pjesë në një eksperiencë të komunitetit në mënyrë që të arrijnë format e vetë-ndihmës, autonomisë dhe të bashkëjetesës sociale dhe pjesëmarrjes. Të gjithë qytetarët në të dy komunat që janë 60 vjeç e më shumë kanë mundësi për t,u regjistruar dhe për të marrë shërbimet dhe për të të marrë pjesë në aktivitetet e qendrave ditore. Përveç kësaj, anëtarët e familjes dhe kujdestarët e përfituesve përfundimtarë mund të përfitojnë nga shërbimet dhe aktivitetet e qendrës. Në mënyrë më specifike, qendra ditore i drejtohet:• Të moshuarëve, 60 vjec e më shumë • Familjeve dhe/ ose kujdestarëve të përfituesëve të drejtpërdrejtë • Komunitetit lokal për ngritjen e vetëdijës sociale lidhur me çështje e të moshuarëve që ka të bëjë me margjinalizimin e të moshuarëve si dhe për ngritje fondesh.

Përfituesit e shërbimeve të bazuara në shtëpi

Përfituesit e shërbimeve të bazuara në shtëpi përfshijnë personat me aftësi të kufizuara, sidomos me distrofi muskulare progresive dhe spina bifida. Përfituesit janë përzgjedhur nga baza e të dhënave e Handikos-it, dhe për shkak të faktit se ky është një veprim pilot i projektuar për një numër të kufizuar njerëzish, kriteret e përzgjedhjes janë të vendosur për të dy grupet e synuara, bazuar në kritere të veçanta, duke u dhënë përparësi njerëzve që kërkojnë ndihmë të përditshme me të ushqyerit, higjienën personale dhe veshje, personat që jetojnë në zonat rurale, që kanë qasje të kufizuar në shërbimet e kujdesit shëndetësor dhe shërbimet tjera komunale dhe në fund personat që vuajnë nga probleme të tjera shëndetësore dhe sëmundjet dytësore. Përveç kësaj, anëtarët e familjes dhe kujdestarët e përfituesve përfundimtarë mund të përfitojnë nga shërbimet dhe aktivitetet e bazuara në shtëpi. Në mënyrë më specifike, qendra ditore i drejtohet:• Njërëzve me aftësi të kufizuar • Familjeve dhe / ose përkujdesësve të përfituesëve të drejtpërdrejtë • Komunitetit local për ngritjen e vetëdijes për çështjet e aftëisië së kufizuar dhe margjibnalizimit social.

Implementation of day care services for elderly and home based services

for people with disability and the impact in the health and social services sector

Page 10: Implementimi i shërbimeve të kujdesit ditor për persona ...handi-kos.org/repository/docs/Booklet_Shqip.pdf · Gjatë implementimit të projektit, ofrimi i këtyre shërbimeve ndihmoi

8

1.4 Objektivat

Objektivat e qendrës për përkujdes ditor janë:• Për të përmirësuar cilësinë e jetës për marrësit e shërbimeve duke mbështetur pjesëmarrjen e tyre në proceset shoqërore dhe duke mbështetur familjet e tyre • Të sigurojë një "strehë sociale" për të moshuarit • Për të rritur autonominë e individëve, të përmirësojë vetë-besimin dhe të jetë proaktive lidhur me margjinalizimin dhe izolimin social

Objektivat e shërbimeve të bazuara në shtëpi janë: • Për të përmirësuar cilësinë e jetës për marrësit e shërbimeve duke i mbështetur ata në jetën e tyre të përditshme dhe autonominë dhe familjet e tyre • Të sigurojë një "strehë sociale" për personat me aftësi të kufizuar • Për të rritur autonominë e individëve, të përmirësojë vetë-besimin dhe të jetë proaktive lidhur me margjinalizimin dhe izolimin social Shërbimet e bazuara në shtëpi (SHOSH) që u ofrohen personave me aftësi të kufizuar(PAK) kanë për qëllim që të veprojnë si plotësuese të punës ekzistuese të HandiKOS-it dhe të shërbimeve të ofruara tashmë. Vizitat në shtëpi dhe shërbimet që ofrohen në shtëpi janë një element i rëndësishëm në një qasje holistike dhe të integruar të programit të kujdesit për personat me aftësi të kufizuara. Objektivat e vizitave në shtëpi dhe shërbimeve janë si më poshtë:• Këshillimi dhe trajnimi për vetë-përkujdesje dhe aktivitetet e përditshme, si ushtrime të lëvizje, pastrim, larje, gatim • Këshillim dhe mbështetje psikologjike të individëve dhe anëtarëve të familjeve / kujdestarëve të tyre • Mbështetje sociale dhe këshillim social • Mësimi i aftësive (p.sh. menaxhimit në shtëpi, modifikimin e mjedisit, trajnimit në përdorimin, mirëmbajtjen dhe riparimin e pajisjeve ndihmëse, aftësitë artistike, këshilla higjienike etj) • Zhvillimi i një plani individual të veprimit me qëllimet specifike • Monitorimi i shëndetit • Mbështetja për jetesë të e pavarur

Implementation of day care services for elderly and home based services

for people with disability and the impact in the health and social services sector

Page 11: Implementimi i shërbimeve të kujdesit ditor për persona ...handi-kos.org/repository/docs/Booklet_Shqip.pdf · Gjatë implementimit të projektit, ofrimi i këtyre shërbimeve ndihmoi

9

2. PARIMET QË UDHËHEQIN FUNKSIONIMIN E SHËRBIMEVE

Për ta drejtuar punën e tij, ekipi i projektit ka identifikuar një numër parimesh për t'i udhëzuar diskutimet e tij. Këto parime janë , si në vijim:2.1 Për të punuar në partneritet me institucionet qeveritare dhe akterët e tjerë të përfshirë në fushën e politikave sociale Mënyra më e mirë për të arritur një zbatim pozitiv dhe të qëndrueshëm të Shërbimeve të bazuara në komunitet, është përfshirja e palëve të ndryshme të rrjetit në këtë nismën si tërësi, sidomos qeverisjen vendore dhe ata që merren me çështjet e shërbimeve sociale.Projekti synon të shkojë përtej teorisë dhe të përpilojë observime konkrete dhe iniciativa gjatë kësaj faze pilot të ofrimit të shërbimeve.2.2 Projekti do të sigurohet që rekomandimet e tij të udhëzohen sipas objektivave që janë formuluar në mënyrë të qartë;2.3 Planifikimi eksplicit i shërbimeve dhe kostos së këtyre shërbimeve duhet të bëhet para përfundimit të projektit;2.4 Identifikimi i saktë i rezultateve.2.5 Vlerësimi i implementimit të shërbimeve Implementimi i shërbimeve të ofruara nga projekti shoqërohet nga një vlerësim rigoroz dhe sistematik i rezultateve të fituara në mënyrë që përfundimisht të bëhet ndonjë ndryshimi kërkuar. 2.6 Brenga e drejtësisë , për një sistem të drejtë dhe të barabartë

Gjatë gjithë procesit, konsiderohet se drejtësia duhet të mbahet në mend, meqë shqetësimi për drejtësi është i rëndësishëm për sistemin e drejtë dhe të barabartë të shëndetësisë dhe shërbimeve sociale.

Ky shqetësim do të thotë se vëzhgimi i këtij veprimi, situatave të veçanta, të tilla si karakteristikat e popullsive, përfshirja e institucioneve të kujdesit shëndetësor, etj, do të të merren në konsideratë.

Ekipi i projektit beson se Shërbimet e bazuara ne komunitet duhet të ndihmojnë në krijimin dhe mirëmbajtjen e një sistemi të drejtë dhe të barabartë shëndetësor dhe shërbimeve sociale.

Implementation of day care services for elderly and home based services

for people with disability and the impact in the health and social services sector

Page 12: Implementimi i shërbimeve të kujdesit ditor për persona ...handi-kos.org/repository/docs/Booklet_Shqip.pdf · Gjatë implementimit të projektit, ofrimi i këtyre shërbimeve ndihmoi

10

3. PLANI I PUNËS 3.1 Katër fazat

Projekti ka inicuar një qasje katërfazëshe.

3.1.1 Analizimi i praktikave më të mira dhe kuptimi i situatës ekzistuese

Për të qenë në përputhje të plotë me objektivat e projektit , veçanërisht me objektivin e projektit, për të kapërcyer hendekun në ofrimin e shërbimeve lokale duke përmirësuar mbulimin , cilësinë dhe qëndrueshmërinë e shërbimeve sociale të bazuara në komunitet , nëpërmjet pilotimit të shërbimeve gjithëpërfshirëse mbështetëse për të moshuarit në dy qendrat e kujdesit ditor dhe duke ngritur shërbime shumëdimensionale të bazuara në shtëpi për të rriturit me aftësi të kufizuara , ekipi i projektit bëri një studim duke miratuar kornizën e bazuar në komunitet , dhe duke u fokusuar në praktikat e zgjedhura në BE të shërbimeve me bazë komunitare për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara . Kriteret për zgjedhjen e praktikave që vijnë nga vende të veçanta të BE-së kanë përfshirë : a ) Kornizën e politikave kombëtare për shëndet dhe kujdes social për personat me aftësi të kufizuara dhe të moshuarit , b ) Sistemet e menaxhimit të cilësisë kombëtare në drejtim të standardeve dhe udhëzimeve kombëtare dhe c ) Disponueshmëria e të dhënave përkatëse . Përveç kësaj, një analyze e situatës së të moshuarve në Kosovë u zhvillua gjatë fazës fillestare të projektit dhe u pasua nga Mekanizmi i identifikimit të drejtpërdrejtë të përfitimit që ishte bazuar në informacionet e mbledhura në terren .

3.1.2 Stafi dhe trajnimi i tyre

Gjatë fazës së parë të projektit ,është bërë rekrutimi i stafit të cilët duhej të përfshiheshin në ofrimin e shërbimeve në qendrat dhe shërbimet në terren. Aktiviteti në vijim në lidhje me këtë veprim ka të bëjë me trajnimin e këtij stafi . Ky ishte një aktivitet shumë i rëndësishëm, pasi do të përcaktonte në një masë të madhe rezultatin e tërë veprimit. Së pari, materiali i trajnimit që nevojitej për të zhvilluar , bazuar në shërbimet e identifikuara të cilat do të ofroheshin dhe specifikimin e profesionistëve që do të nevojiten . Përveç kësaj ,materiale trajnimi ishte përshtatur me grupin e synuar ( të moshuarit ose PAK ) dhe mënyrën e ofrimit të shërbimeve ( qendra të kujdesit ditor shërbimet e bazuara në komunitet ) . Përpos zhvillimit të materialeve të trajnimit , katër seanca trajnimi u realizuan me stafin , duke përfshirë edhe një vlerësim në fund të trajnimit që konsiderohej si një aspekt i rëndësishëm i procesit të trajnimit , në mënyrë që të kuptohen pikat e forta dhe të dobëta dhe përmirësimin e kurseve të trajnimit në të ardhmen .

Implementation of day care services for elderly and home based services

for people with disability and the impact in the health and social services sector

Page 13: Implementimi i shërbimeve të kujdesit ditor për persona ...handi-kos.org/repository/docs/Booklet_Shqip.pdf · Gjatë implementimit të projektit, ofrimi i këtyre shërbimeve ndihmoi

11

3.1.3 Pilot testimi i shërbimeve dhe vlerësimi i tyre

Vlerësimi është një proces që shqyrton në mënyrë kritike shërbimet që ofrohen nga projekti. Ai përfshin mbledhjen dhe analizimin e informacionit në lidhje me aktivitetet e projektit, karakteristikat, dhe rezultatet. Qëllimi i tij është të bëjë vlerësimin lidhur me ofrimin e shërbimeve, të përmirësojë efikasitetin e vet, shqyrton procesin e zbatimit të veprimit dhe përcakton nëse projekti është duke vepruar sipas planit. Procesi i vlerësimit përcakton kush ka nevojë për programin, sa e madhe është nevoja, dhe çfarë mund të bëhet që më së miri të përmbushë nevojën. Ka tri faza të vlerësimit: vlerësimi I testimi pilot, vlerësimi afatmesëm dhe vlerësimi përfundimtar. Në procesin e vlerësimit janë të përfshirë përfituesit dhe stafi që ofron shërbimet. Procesi i vlerësimit fokusohet në përcaktimin se si këta individë janë të kënaqur me shërbimet dhe cilat janë sfidat pas zbatimit të këtyre shërbimeve.

Për të përcaktuar shërbimet, fillimisht një testim i pilot shërbimeve u zhvillua ku janë përzgjedhur 10 përfitues për çdo shërbim, 5 persona me aftësi të kufizuara dhe 5 persona të moshuar në secilën komunë bazuar në kriteret e përcaktuara në manualet operative. Përfituesit janë përzgjedhur dhe vlerësimi fillestar i procesit është përfunduar. Në bazë të mjetit të vlerësimit të nevojave , planet individuale të veprimit janë krijuar dhe implementuar për 5 personat me aftësi të kufizuar dhe 5 të moshuar në secilën komunë. Procesi pilot funksionimit zgjati rreth një muaj, duke filluar më 1 mars dhe përfundoi më 29 mars 2013 dhe në fund është bërë një vlerësim i testimit pilot. Një raport vlerësimi i dy qendrave ditore u përfundua në prill 2013. Përfituesit dhe stafi i plotësuan pyetësorët e vlerësimit me qëllim të vlerësimit të stafit dhe shërbimet e qendrave ditore. Bazuar në shqyrtimin e këtyre raporteve të vlerësimit, rekomandimet për qëndrueshmërinë dhe strategjitë për rritjen mundësisë së qëndrueshmërisë janë duke u diskutuar. Vlerësimi paraprak i këtyre raporteve tregon se ekziston nevoja për rishikimin e formave të vlerësimit si për personelin dhe përfituesit për vlerësimin më të saktë të ndjenjave të stafit në vendin e punës dhe për vlerësimin e shërbimeve nga përfituesit. Përveç kësaj, duket se ekzistojnë disa nevoja të paplotësuara që kanë të bëjnë me pajisje mjekësore për monitorimin e shëndetit të përgjithshëm dhe nevoja për hapësirë p ër të ofruar këshillim individual. Në këtë fazë projekti ka mundësuar krijimin e procesit të monitorimit dhe çdo muaj puna e qendrave dhe puna në terren monitorohen nga stafi menaxhues i projektit.

3.1.4 Vazhdimi i shërbimeve dhe vlerësimi afatmesëm

Funksionimi i plotë i shërbimeve filloi në fund të muajit prill 2013, pas përfundimit të fazës pilot të funksionimit . Numri i synuar i përfituesve është njëzet e pesë të moshuari dhe njëzet e pesë persona me me aftësi të kufizuar për çdo qendër të kujdesit ditor (QKD) (Prishtinë dhe Ferizaj ), që arrin në pesëdhjetë të moshuari dhe pesëdhjetë njerëz me aftësi të kufizuara (numri I përgjithshëm = 100). Ky numër I synuar është arritur dhe njëzet e pesë të moshuar dhe njëzet e pesë vetë me aftësi të kufizuar, përfitues të qendrave ditore të kujdesit në Prishtinës (gjithsej = 50) kanë marrë pjesë në vlerësimin afatmesëm. Në qendrën ditore të kujdesit në Ferizaj gjithashtu, numri i synuar ishte arritur dhe njëzet e tetë të moshuar (n = 28) e njëzet e pesë vetë (n = 25) me aftësi të kufizuar kanë marrë pjesë në vlerësimin afatmesëm të shërbimeve.

Implementation of day care services for elderly and home based services

for people with disability and the impact in the health and social services sector

Page 14: Implementimi i shërbimeve të kujdesit ditor për persona ...handi-kos.org/repository/docs/Booklet_Shqip.pdf · Gjatë implementimit të projektit, ofrimi i këtyre shërbimeve ndihmoi

11

Në përputhje me propozimin e projektit dhe kornizës logjike, është realizuar një vlerësim afatmesëm për të parë se çfarë ka arritur projekti për sa u përket shërbimeve të dizajnuara për të moshuarit që ofrohen në Qendrat e kujdesit ditor (QPD) dhe shërbimet e bazuara në shtëpi (SHOSH) për personat me aftësi të kufizuar për të udhëzuar pjesën tjetër të projektit në drejtim të fokusit të tij, drejtimin dhe numrin e të punësuarëve në kuadër të kornizës së manualeve të funksionimit për të dy shërbimet. Manualet e funksionimit ishin hartuar gjatë fazës fillestare të projektit. Duhet theksuar se është në përputhje me Raportin e vlerësimit të funksionimit pilot i cili ka theksuar tashmë sfidat kryesore dhe ka propozuar përmirësimet dhe ndryshimet e nevojshme.

Shërbimet u vlerësuan gjatë periudhës së funksionimit prej muajit maj 2013 deri në tetor 2013 për të vlerësuar funksionimin e shërbimeve, punën dhe progresin e bërë drejt arritjes së rezultateve, si dhe dokumentimin e mësimeve të nxjerra. Në mënyrë të veçantë, vlerësimi përfshin, si në vijim: efikasitetit, ofrimin e shërbimeve, bashkëpunimin e stafit të qendrave të kujdesit ditor dhe shërbimeve të bazuara në shtëpi ndërveprimin midis personelit dhe përfituesve.

Gjatë fazës përfundimtare të projektit synohet që ntë bëhet një vlerësim përfundimtar i shërbimeve që do të pasohet nga një analizë e zhvillimit të përgjithshëm të shërbimeve dhe të dilet me koston e qartë të shërbimeve që do të përmbushnin rekomandimet për qeverinë komunale për një pasqyrë të qartë në lidhje me shërbimet në mënyrë që të mundësohet qëndrueshmëria e shërbimeve pas mbarimit të projektit. Gjatë kësaj faze po ashtu synohet të vlerësohet mdryshimet e mundshme më të gjera më afatgjata që mund të paraqiten si rezultat i implementimit të projektit. Këto vlerësime të ndikimeve mund të përqendrohen në mirëqenien shëndetësore dhe sociale përfituesëve të projektit.

4. OPSIONE QË DUHET TË ANALIZOHEN  Gjatë këtij sesioni, të pranishmit mund të prezantojnë idetë e tyre dhe opsionet që duhet të analizohen për zhvillimin e mëtutjeshëm dhe qëndrueshmërinë.

- Si të krijohet një fond i qëndrueshëm për mbulimin e nevojave të grupeve tona të synuara në nivel komunal? - Si të rritet ndërgjegjësimin e publikut në adresimin më të mirë të nevojave për personat me aftësi të kufizuar dhe të moshuarit? - Cilat janë nevojat për ndërtimin e kapaciteteve të autoriteteve lokale / aktorëve në mënyrë që të trajtojnë në mënyrë të mjaftueshme dhe të përmbushin nevojat e të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuara? - Roli i licencimit në sigurimin e shërbimeve të qëndrueshme

Implementation of day care services for elderly and home based services

for people with disability and the impact in the health and social services sector

Page 15: Implementimi i shërbimeve të kujdesit ditor për persona ...handi-kos.org/repository/docs/Booklet_Shqip.pdf · Gjatë implementimit të projektit, ofrimi i këtyre shërbimeve ndihmoi
Page 16: Implementimi i shërbimeve të kujdesit ditor për persona ...handi-kos.org/repository/docs/Booklet_Shqip.pdf · Gjatë implementimit të projektit, ofrimi i këtyre shërbimeve ndihmoi

HandiKOS Dardania 4/7 lam.D-2, PrishtinëTel: +38 (0) 38 548 327

Web: www.handi-kos.orgE-mail: adress: [email protected]

Projekt i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë

An EU funded project managed by the European Union Office in Kosovo

Projektom koji finansira EU rukovodi Kancelarija Evropske Unije u Kosovo